184
Prof. asoc. dr. Milazim KRASNIQI HYRJE NË GAZETARI ROZAFA PRISHTINË, 2008

Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Prof. asoc. dr. Milazim KRASNIQI

HYRJE NË GAZETARI

ROZAFA PRISHTINË, 2008

Page 2: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

ELEMENTE TË SYLLABUSIT TË LËNDËS

Qëllimet e kursit (modulit):Kjo lëndë e inkuadron studentin në studimet themelore mbi gazetarinë dhe njëherësh e pajis me njohuritë fillestare për profesionin e gazetarit. Kombinimi i mësimit teorik me punën praktike, gjatë tërë vitit akademik, i mundëson studentit të përvehtësojë nocionet dhe informacionet themelore të gazetarisë dhe t’i zbatojë mënyrat standarde të shkrimit gazetaresk konkretisht, duke u motivuar dhe duke u kalitur për profesionin e gazetarit.

Rezultatet e pritura të nxënies: e kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri,njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton definimet themelore për gazetarinë dhe mediat, e mëson rëndësinë që kanë metodat e kërkimit shkencor në profesionin e gazetarisë, i njeh kriteret themelore të vlerësimit të lajmit dhe të raportit e kupton mënyrën e vlerësimit të ngjarjeve që duhet të tematizohen, fiton aftësi që të shkruajë lajmin dhe raportin sipas strukturës së piramidës së përmbysur, e kupton se kreu i lajmit paraqet çelësin e suksesit në gazetari, e vëren se përdorimi me mjeshtri dhe me korrektësi i gjuhës shqipe është aspekt i rëndësishëm i suksesit në këtë profesion, e kupton rëndësinë e raportimit nga vendi i ngjarjes dhe aftësohet që ta realizojë raportimin për ngjarje krejt të ndryshme nga njëra-tjetra, i mëson edhe strukturat alternative të shkrimit të tekstit gazetaresk.

Pas përfundimit të këtij kursi (lënde) studenti do të jetë në gjendje që:

1._ i din definimet kryesore për gazetarinë dhe për mediat ________________________________________________________

2. i njeh kriteret themelore për përcaktimin e vlerës së lajmit/raportit dhe të ngjarjeve__________________________________________________

3._mund të shkruajë lajmin dhe raportin sipas modeleve të gazetarisë bashkëkohore _________________________________________________________

Page 3: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

4._mund të raportojë nga ngjarje të ndryshme, sipas standardeve të gazetarisë bashkëkohore _________________________________________________________

Metodologjia e mësimdhënjes: Mësimdhënia në këtë lëndë është e kombinuar: ligjërata dhe ushtrime. Në ligjërata aplikohet metoda interaktive, por pjesa kryesore mbulohet nga ligjërimi i mësimdhënësit. Ndërsa, në ushtrime bëhet shkëputja e teksteve nga gazetat e ditës, analiza e tyre në bazë të mësimeve paraprake, rishkrimi i tyre me metodat shkollore dhe debati e vlerësimi i përbashkët për variantet e teksteve të përftuara nga studentët. Aplikohen edhe teste periodike, së paku tre gjatë një semestri, për të ndjekur shkallën e mësimnxënies.

LITERATURA

Milazim Krasniqi, Hyrje në gazetari Mensher, Melvin: Raportimi dhe shkrimi i lajmeve, Onufri, (botimi i pestë), Tiranë, pa datë botimiGidens, Anthony: Sociologjia, Fondacioni Soros&Çabej, Tiranë, 1997Meyer, Filip: Gazetaria e saktë, Koçi, Tiranë, 2006 Mol Rus-Shtefan, Gazetaria

DEFINICIONE PËR MEDIAT

Gazetaria është profesion me të cilin mblidhen, shkruhen, redaktohen dhe publikohen informatat, si për gazeta, ashtu edhe për mediat e tjera të shkruara, për radion dhe për televizionin.

Çka janë mediat, sipas Vebsterit: Mediat janë mjete komunikimi, që nga gazetat, revistat, radio ose televizioni. Këto mjete ndërmjetësojnë ndërmjet komunikuesve, gazetarëve, veprimtarëve për kontakte me publikun dhe komunikatorëve të tjerë dhe publikut të tyre.

Page 4: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

GAZETARIA SI PROFESION ME NDIKIM NË RRITJE NË SHOQËRI

Leximi i rregullt i gazetave ditore, dëgjimi i radios edhe në udhëtim, shikimi serik i disa edicioneve të lajmeve televizive brenda një dite të lodhshme dhe frekuentimi gjithnjë e më pasionant i faqeve informative në internet, nga një numër gjithnjë e më i madh i lexuesve/publikut, është dëshmi e një ndikimi të fuqishëm të medias në botën e sotme. Edhe pse numri i lexuesve/publikut është i ndryshueshëm nga vendi në vend e nga rasti në rast, shpesh herë në varësi edhe nga ngjarjet e veçanta, trendet e përgjithshme provojnë zgjerimin e vazhdueshëm të këtij ndikimi të medias. Ky ndikim mbi publikun është rritur falë disa faktorëve.

1. Rritja pothuajse e vazhdueshme e numrit të gazetave ditore dhe e kanaleve të radios e të televizionit, si dhe përhapja e shpejtë e internetit, provokon kureshtjen e njerëzve që duan të mësojnë gjera të reja e të pazakonshme. Zgjerimi i ofertave mediale është i theksuar edhe në shoqëritë dhe në vendet në tranzicion, sikundër është edhe Kosova. Pluralizmi në fushën e informimit në shoqëritë në tranzicion është bërë një tregues i aspiratës së transformimit drejt demokracisë dhe lirisë. Ndërsa, rasti i Kosovës, e cila ka dalë edhe nga okupimi, është edhe më specifik. Ekspansioni i mediave të shkruara dhe elektronike në Kosovë, pas vitit 1999, ka krijuar një situatë krejtësisht të re. Në këtë periudhë, në Kosovë dalin mesatarisht shtatë gazeta ditore dhe dhjetëra revista të specializuara. Ndërsa, mediat elektronike kanë njohur një ekspansion edhe më të madh. Në Kosovë transmetojnë programe rreth njëqind radiostacione dhe mbi njëzet televizione, prej të cilave tri kanë frekuencë nacionale (Radiotelevizioni Publik i Kosovës, Koha Vizion dhe Radiotelevizioni 21.) Në Kosovën e porsadalë nga një luftë shkatërrimtare dhe nga një sistem totalitar gjysmëshekullor, ku mediat kanë qenë shtetërore dhe të kontrolluara në mënyrë të ashpër, ky është një zhvillim që tregon rritjen e ndikimit të medias në shoqërinë e re. Njerëzit duan të jenë sa më të informuar për ngjarjet që ndodhin në vendin e tyre dhe në botë, gjë që është shenjë e rritjes së përgjegjësive qytetare po edhe e përqafimit të trendit globalizues. Fatkeqësisht, procesi i rritjes së ndikimit të medias në shoqërinë tonë po ngrihet mbi një traditë jo shumë të qëndrueshme. Para Luftës së Dytë Botërore, në Kosovë nuk ka pasur media në gjuhën shqipe. Gjatë

Page 5: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Luftës së Dytë ka filluar ngritja e disa mediave në gjuhën shqipe, por ato janë shpërbërë pas mbarimit të luftës. Pas Luftës së Dytë Botërore, deri në vitin 1999, në Kosovë është botuar vetëm një gazetë ditore, “Rilindja”. Ajo gazetë ka pasur një zhvillim të vështirë, me rënie e me ngritje, por gjithmonë pronësia mbi të ka qenë e shtetit komunist. Edhe hartimi i politikave editoriale është bërë nga strukturat politike të partisë së vetme që ishte në pushtet, Lidhjes së Komunistëve, edhe pse si themeluese i gazetës emërtohej “Lidhja Socialiste”. Me gjithë vështirësitë nëpër të cilat ka kaluar, gazeta “Rilindja” paraqet traditën më të madhe gazetareske në gjuhën shqipe në Kosovë, në shekullin e XX-të. Megjithatë, gazetaria e asaj kohe ka qenë më shumë ideologjike se sa profesionale, veçmas në periudha të caktuara të turbulencave politike. Kur regjimi okupator serb e mbylli gazetën “Rilindja”, në gusht të vitit 1990, (Radiotelevizioni i Prishtinës ishte marrë nën kontroll nga forcat serbe më 5 korrik 1990), u krijua një errësirë e plotë informative. Pati përpjekje që të kompensohej mungesa e saj me përshtatjen e disa revistave kulturore e arsimore, (Fjala, Shkëndija, Kosovarja dhe Zëri) si gazeta politike. Më vonë u përdor emri i një reviste profesionale mujore, “Bujkut”, për të ribërë gazetën ditore “Rilindja”, që ishte mbyllur. Radiotelevizioni Shqiptar pati vënë në shërbim të publikut të Kosovës dy orë program, për të kompensuar disi mungesën e medias në vendin e okupuar. Pra, mbi këtë traditë të brishtë, pas çlirimit të Kosovës në vitin 1999, ekspansioni i medias së shkruar dhe elektronike ishte i habitshëm. Në këso rrethanash filloi të formësohej një realitet në kompleks medial në Kosovë. Rrjedhimisht, ndikimi i mediave në zhvillimet politike dhe shoqërore filloi të bëhej më i theksuar.

2. Një faktor i rritjes së ndikimit të mediave është edhe zgjerimi i infrastrukturës së shitjes së gazetave dhe mbulimit i territorit nga sinjali i medias elektronike. Ngritja e rrjeteve të shumta konkurruese të shitjes së gazetave, në kushtet e ekonomisë së tregut të lirë dhe të qarkullimit masiv të njerëzve, mundëson plasimin e gazetave gjithkund, që nga shitoret e artikujve ushqimorë, stacionet e trenave e autobusëve, aeroporteve e deri te faltoret. Secila pritje në këso punktesh, potencialisht e provokon njeriun që të afrohet te kioska dhe të zgjedhë ndonjë gazetë për ta shfletuar. Pra, duke qenë të kudondodhura, gazetat tërheqin vëmendjen e qytetarëve, shpesh herë edhe të atyre që nuk janë lexues të rregullt. Parapagimi i gazetave është një shërbim mjaft i zhvilluar në shumë vende dhe ai ka krijuar kontingjente stabile të lexuesve të gazetave. Në Kosovë ky shërbim ende nuk është funksional. Ndërsa, sa i përket sinjalit të

Page 6: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

radios dhe të televizionit, po edhet të internetit, këto vitet e fundit oferta është përmirësuar dukshëm.

3. Çmimet relativisht të lira të blerjes së gazetave kanë krijuar edhe një rrethanë objektive të zgjerimit të rrjetit të lexuesve e prej andej edhe të rritjes së ndikimit të mediave në botën e sotme. Në Kosovën e pasluftës, çmimi i gazetave ditore ka ardhur duke rënë për shkak të konkurrencës së madhe ndërmjet tyre. Nga çmimi prej gjysmë euro, sa ishte në fillim çmimi standard, është arritur te çmimi minimal prej dhjetë centësh, që e ka pasur gazeta “Infopress”, e pas saj edhe gazetat “Lajm” dhe “Kosova Sot.” Realisht, ky çmim është nën nivelin e mbulimit të shpenzimeve të shtypjes së gazetës, por ky çmim është për të hyrë e për të konkurruar në një treg medial të pastabilizuar. Por, ky çmim minimal, simbolik, mund ta nxitë qytetarin që ta blejë një ekzemplar gazete, gjë që në kushte të një çmimi real, ndoshta nuk do ta bënte. Në mes të këtyre dy çmimeve, atij maksimal prej pesëdhjetë centësh dhe këtij prej dhjetë centësh, është krijuar mesatarja prej tridhjetë dhe prej njëzet centësh, që gjithsesi janë çmime nxitëse për lexuesin potencial. Çmimi minimal prej dhjetë centësh për një ekzemplar gazete ditore, është i ngjashëm me shtypin pennypress të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili shënoi shpërthimin e vërtetë të shtypit në shekullin e XIX-të.

4. Edhe përfshirja e mediave të shkruara në internet, si dhe transmetimet satelitore dhe kabllovike, kanë mundësuar qasjen e lehtë të shumicës së njerëzve në përmbajtjet e mediave, e prej këndej edhe ndikimit të këtyre të fundit mbi idetë dhe mbi sjelljet e tyre në jetën e përditshme. Fjala vjen, në veb faqen ëëë.albasoul.com përditë publikohen përmbajtjet e disa gazetave shqiptare dhe agjencive të lajmeve. Disa nga gazetat shqiptare kanë edhe publikimet e veta në internet, gjë që tërheq një kontingjent të ri të lexuesve të tyre.

Por, të gjitha këto janë rrethana të jashtme që rrjedhin nga sfera tregtare, teknike e teknologjike. Ndërsa, natyra e medias dhe shkaqet e ndikimit të saj mbi publikun janë shumë më komplekse. Gjëja më thelbësore në këtë mes është gjetja e përgjigjes adekuate në pyetjen: pse njerëzit gjithnjë e më shumë po e planifikojnë kohën e lirë dhe madje edhe jetën e tyre në varësi nga leximi i gazetave dhe shikimi i lajmeve televizive? Shumë njerëz e planifikojnë jo vetëm kohën e tyre të lirë, po edhe udhëtimin dhe shpesh herë edhe agjendën e punës së përditshme në varësi nga koha që u duhet për të lexuar, ose së paku për të shfletuar gazetat e ditës. Ndërsa, koha e lirë prej shumë njerëzve organizohet në atë mënyrë që në të të përfshihet edhe rituali i shikimit të lajmeve televizive. Kjo nevojë e përditshme për t’u informuar, edhe në orarin e punës e edhe në kohën e

Page 7: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

lirë, faktikisht është bërë vetobligative nga shumë njerëz. Publiku i mediave në këtë kontekst dallon shumë nga publiku i rregullt i ngjarjeve kulturore dhe sportive. Njerëzit lexojnë libra, por lexojnë nga rasti në rast, duke bërë përzgjedhje të qartë nga autori në autor. Njerëzit shkojnë edhe në teatër, por atje shkojnë nga rasti në rast, duke bërë një përzgjedhje edhe më strikte. Po ashtu ndodh edhe me publikun e ngjarjeve sportive. Sado tifozë që të jenë, ata nuk shkojnë çdo ditë në fushat e sportit. Ndërsa, gazetat i blejnë çdo ditë. Edhe lajmet televizive i shikojnë çdo ditë. Njerëzit presin çdo ditë informata të reja për ngjarjet që kanë ndodhur, qoftë në afërsinë e tyre, qoftë edhe në cepat më të largët të planetit. Në këtë mes ka një ndërlidhje të nevojës për informim për ngjarjet që mund të kenë ndikim në jetën e tyre dhe të kureshtjes për të mësuar gjëra të reja e interesante, edhe nëse ato nuk hyjnë në përdorim konkret, gjë që është element i vetë natyrës njerëzore. Informimi për ngjarjet ditore në fushën e politikës dhe të qeverisjes, na shkon në mend në fillim të çdo meditimi për nevojën konkrete të publikut për informacion. Njerëzit duan të dinë se çfarë ndodh në fushën e politikës, sepse vendimet politike ndikojnë në kualitetin e jetës së tyre. Reklamimi i përnatshëm i përmbajtjeve të gazetave ditore shqipe, para edicionit kryesor të lajmeve të Radiotelevizionit të Kosovës, ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes së lexuesve në ngjarjet politike të ditës. Theksimi me zëra të lartë dhe triumfues i temave të tilla, nganjëherë të kujton zërat e shitësve ambulantë të gazetave në rrugë. Por, këta zëra reklamues të titujve të gazetave u referohen vazhdimisht me përparësi ngjarjeve e deklaratave politike të ditës, me idenë se ato tërheqin më shumë vëmendjen e lexuesve. Një kontingjent jo i vogël i lexuesve të gazetave janë lexues edhe për shkak të konkurseve për vende pune, informatave kulturore e sportive, orareve të trenave e avionëve. Mirëpo, këta nuk janë lexues të rregullt. Ka kontingjente lexuesish/shikuesish që janë të preokupuar kryesisht me faqet argëtuese, ato fantastiko-shkencore, ose edhe kronikat e zeza. Pra, tabloja është shumë më e ngatërruar nga sa duket në shikim të parë.

Në të vërtetë, publiku lexues i gazetave dhe audienca e lajmeve televizive janë shumë heterogjene dhe nuk mund të përmblidhen brenda një definicioni. Ata u përkasin grupeve të ndryshme moshore, sociale, grupeve të ndryshme intelektuale, grupeve të ndryshme gjinore, etnike dhe fetare. Meqë në jetën e tyre të përditshme, ata mund të mos kenë asnjë pikë takimi (bëjnë punë të ndryshme, jetojnë në qytete të ndryshme, u takojnë partive të ndryshme, shkojnë në faltore të ndryshme), atëherë çka i bashkon në statusin e lexuesve të rregullt të gazetave dhe shikuesve të rregullt të lajmeve televizive? Natyra e gazetave dhe e lajmeve

Page 8: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

televizive është e tillë që i përmbush disa prirje dhe kërkesa themelore të natyrës njerëzore: periodicitetin brenda të cilit bëhen punë të caktuara, (kjo e afron më së shumti me ritualin,) kënaqjen e kureshtjes momentale dhe relaksimin që krijon thjeshtësia e komunikimit. Këtë e stimulon pa dyshim edhe larmia e temave, pluraliteti i qasjeve dhe i stileve të shkrimit.

Duke i pasur të gjitha këto elemente në një vend, mediat i japin një përgjigje impulsit agresiv të kureshtjes njerëzore, e cila nuk rresht së kërkuari përgjigje për ambiciet, fantazimet, dilemat dhe shqetësimet që lëvizin pandërprerë brenda kësaj krijese. Duke mbledhur një shumësi ngjarjesh në një vend, duke i trajtuar ato ngjarje nga kënde të ndryshme kur e kur kundërthënëse, mediat e sfidojnë kureshtjen e pangopur të njeriut që të matet me atë provokim emocional, praktik po edhe intelektual. Fjala vjen, lexuesi i rregullt i gazetës ia nis leximit nga kryeartikulli dhe ndjek gazetën faqe për faqe, rubrikë pas rubrike e tekst pas teksti, deri në fund të saj. Kombinimet e temave, si edhe stilet e shkrimit, janë nga më të ngatërruarat.

Të marrim si shembull ilustrues gazetën “Koha Ditore” të datës 27 tetor 2006 (e premte), duke përmendur vetëm disa nga titujt:

Ballina:Paralajmërime:Ahtisari: Jam në përfundim të propozimit për statusinAktet kriminale e dëmtojnë KosovënOperatori i dytë i telefonisë mobile, në shkurt 2007

Kryeartikuj të filluar:Kather parasheh edhe 5 vjet nevojë për KFOR-in në KosovëLDK-ja me dy hesape

Fragmente: Ndryshohet aktakuza ndaj Ramush HaradinajtBDI kërcënon se nuk do ta respektojë ligjin për policinëAgnesa Vuthaj emërohet zëdhënëse e DacitBombat e NATO-s vrasin mbi 50 civilë në Afganistan

Faqe 2Govan: Kushtetuta e Serbisë dhe statusi i Kosovës, çështje të ndaraNdryshohet aktakuza ndaj Ramush Haradinajt (teksti i plotë, i cili është paralajmëruar dhe ftilluar edhe në ballinë)Sejdiu zot shtëpie i “Darkës së Lamës”

Page 9: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Faqe 3Tomë Gashi dhe Avni Zogiani- prapa grilaveSurroi: Dokumenti për statusin duhet dorëzuar deri në fund të vititBDI kërcënon se nuk do të respektojë Ligjin për Policinë në komunat shqiptare (i paralajmëruar edhe në ballinë)Ahtisari: Jam në përfundim të propozimit (i përsëritur nga ballina)Koshtunica dhe Pavle thërrasin për dalje në referendumTadiq: Nëse nuk kalon Kushtetua, pasojat tejet negative për Serbinë

Faqe 4 LDK-ja me dy hesape (vazhdimi nga ballina)Daci bëhet me zëdhënëse (temë e paralajmëruar edhe në ballinë)

Faqe 5 Operatori i telefonisë mobile, në shkurt 2007Priten ndryshime në rregulloren mbi të drejtat e punëtorëveRrjeti i “Telekomit” serb ilegalisht shpërndahet në territorin e KlinësInspektorët mbyllin degën e PTK-së në Skenderaj

Faqe 6Visner: Aktet kriminale e dëmtojnë rëndë reputacionin e KosovësBehxhet Pacolli hyn në politikëDemokratë, radikalë e socialistë bashkë pro referendumitShtyhet fillimi i gjykimit të Vojisllav Sheshelit

Në faqet pasuese, të cilat janë me tekste gazetareske, deri në atë 28, (prej dyzet faqeve gjithsej, sa ka ky numër), mesatarisht ka nga tre tituj, që do të thotë se numri i titujve në këtë numër shtohet edhe me rreth shtatëdhjetë tituj të tjerë. Kur shihet kjo sasi titujsh me larminë tematike, rezulton se një numër i vetëm gazete, i sjell në vëmendje lexuesit ngjarje që nga politika e ditës e deri te ndodhitë në Hollivud, horoskopi dhe fjalëkryqi. Sado selektiv që të jetë lexuesi i këtij numri të gazetës ditore “Koha Ditore”, vëmendja do t’i ndalet së paku në disa nga titujt dhe do të formojë një koktej ngjarjesh që do të kënaqin nevojën e tij për informim, po edhe kureshtjen e tij për gjërat me të cilat nuk ka të bëjë fare. Prandaj, mund të themi se media është një zbulim në të cilin është gjetur akordi i mjetit të informimit me natyrën e trazuar e shumë komplekse të njeriut, duke ia sfiduar kureshtjen e pafrenuar, mundësitë intelektuale e në të njëjtën kohë duke ia kënaqur edhe disa nevoja praktike. Në këtë raport kundërthënës, provokimit emocional e intelektual në njërën anë dhe përmbushjes së disa nevojave praktike, media e mban publikun në orbitën

Page 10: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

e vet. Thënë figurativisht, lexuesi është viktima e medias, sepse pozita e tij e varshmërisë prej saj tashmë është evidente. Por, në të njëjtën kohë, edhe media është viktimë e shijes së publikut, sepse publiku ndikon shpesh herë në orientimin tematik, stilistik e edhe ideologjik të saj. Mirëpo nuk ka qenë gjithmonë kështu. Në të kaluarën, ndikimi i medias mbi publikun ka qenë më i vogël, por ndikimi i publikut mbi median ka qenë edhe më i vogël. Në publikimet e hershme të tipit canard, (pata) të shekullit të XV-të, poenta nuk ishte në ndikimin mbi publikun, po vetëm në komunikimin e rrëfimeve për ndonjë ngjarje konkrete, shpeshherë të përzier me elemente fantastike. Edhe publikimet e tipit broglietti sillnin lajme për ngjarje politike e financiare, madje edhe për dukuri natyrore, por pa e pasur poentën te formësimi i një opinioni publik. Lajmet madje ishin edhe pa tituj, gjë që e bënte edhe më të qartë mungesën e ndonjë tendence të paramenduar të ndikimit. Në të vërtetë, ndikimi i medias dhe ndërvarshmëria me publikun ka filluar të shprehej me forcë në periudhën e Revolucionit Borgjez Francez, kur gazetat dhe publikimet e shumta morën edhe karakter të fuqishëm propagandistik e ideologjik. Nga eksplodimi i këtij lloji të shtypit dhe publikimeve formatizohet edhe opinioni publik, si një nga elementet e luftës politike dhe ideologjike. Pas përvojave tragjike të Revolucionit Borgjez Francez dhe të shtypit në kuadër të tij, pasoi periudha e krijimit të rregullave të lojës ndërmjet mediave dhe pushtetit, veçmas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Britaninë e Madhe. Por, ndikimi i mediave në jetën e shoqërisë nuk u përjashtua më asnjëherë, me gjithë masat represive që u ndërmorën dhe që ndërmerren ende në shumë vende të botës. Kualifikimi i shtypit si “pushtet i katërt” (pas pushtetit legjislativ, pushtetit ekzekutiv dhe atij gjyqësor) tregon fuqizimin e ndikimit të tij, gjë që është bërë faktik falë lidhjes emocionale dhe praktike me publikun.

Në kohën tonë kjo lidhje ka marrë disa tipare të një rituali. Njeriu mund të mos shkojë me javë në xhami, në kishë ose në sinagogë, por nuk rri asnjë ditë pa shfletuar gazetën dhe pa shikuar disa edicione lajmesh televizive, me një përkushtim të ndjeshëm. Prandaj, njohja e themeltë e kësaj veprimtarie, e këtij profesioni, ndër të tjera hedh dritë edhe mbi disa aspekte të prirjeve dhe të aspiratave të njeriut të sotëm dhe të shoqërive të sotme. Rrjedhimisht, gazetaria si profesion është mjaft komplekse dhe me rëndësi të theksuar në jetën e shoqërisë. Përgatitja e profesionistëve të ardhshëm me njohuri teorike dhe me shkathtësi praktike, në mënyrë që ta ushtrojnë këtë profesion me sukses e me etikë të lartë profesionale e njerëzore, është me shumë rëndësi edhe për shoqërinë tonë.

Nga ana tjetër, “ gazetaria për shumë njerëz është bërë punë e ëndërruar: vokacioni më shqetësues dhe më i bukur në botë.” ( Shtefan Rus-Mol:

Page 11: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

2005:11). Ofrimi ndaj këtyre njerëzve i dijeve teorike dhe i përvojave praktike, është një shërbim që e ka të sigurt shpërblimin e vet.

ThEKSIME

1. Natyra e gazetave dhe e lajmeve televizive është e tillë që i përmbush disa prirje dhe kërkesa themelore të natyrës njerëzore: periodicitetin brenda të cilit bëhen punë të caktuara, (kjo e afron më së shumti me ritualin,) kënaqjen e kureshtjes momentale dhe relaksimin që krijon thjeshtësia e komunikimit. Këtë e stimulon pa dyshim edhe larmia e temave, pluraliteti i qasjeve dhe i stileve të shkrimit.

2. Mund të themi se media është një zbulim, në të cilin është gjetur akordi i mjetit të informimit me natyrën e trazuar e shumë komplekse të njeriut, duke ia sfiduar kureshtjen e pafrenuar, mundësitë intelektuale e në të njëjtën kohë duke ia kënaqur edhe disa nevoja praktike. Në këtë raport kundërthënës, provokimit emocional e intelektual në njërën anë dhe përmbushjes së disa nevojave praktike, media e mban publikun në orbitën e vet, si planeti që nuk e lë një satelit të shkëputet, edhe po të dojë.

ILUSTRIME

1. Ballinat e gazetave shqipe të Kosovës

DETYRA

1. Shënojini në fletoren tuaj titujt e një gazete ditore, të gjashtë faqeve të saj të para!

2. Plotësoni (në klasë) me korrektësi këtë pyetësor!

- A lexoni rregullisht ndonjë gazetë ditore?

a) Po b) Jo

- Cilën gazetë ditore e lexoni rregullisht?

Page 12: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

--------------------------------------------------------------------------------

- A i shikoni rregullisht lajmet televizive? a) Po b) Jo- Në cilin kanal televiziv i shikoni lajmet rregullisht

a) RTK, b) KTV, c) RTV 21 d) RTSH, e) Top Channel f) ALSAT

- Sa edicione lajmesh i shikoni gjatë një dite dhe një nate?

a) Një edicion b) Dy edicione c) Tri edicione d) Katër edicionee) Pesë edicione f) Më shumë edicione

Page 13: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

PROFILI I GAZETARIT TË SUKSESSHËM

Gazetarët, që ushtrojnë gjithë atë ndikim në shoqëri, duhet të jenë profesionistë të mirë. Nëse e kanë zotëruar profesionin me të gjitha obligimet, vlerat dhe etikën, ata do ta ushtrojnë ndikimin në favor të informimit të drejtë dhe prej këndej edhe në emancipimin e shoqërisë së cilës i takojnë. Gazetari i standardeve të larta profesionale, në kohën tonë është në të njëjtën kohë profesionist por edhe intelektual, person që është i preokupuar me prodhimin e ideve dhe të zgjidhjeve për problemet e shoqërisë së cilës i takon, por edhe të njerëzimit. Prandaj, gazetari i këtyre standardeve, duhet të jetë i mbrujtur me një sërë vlerash, në mënyrë që të përballojë peshën e rëndësisë së profesionit të vet. Këtu po identifikojmë disa nga ato vlera:

Ndershmëria

Ndershmëria në trajtimin e temave dhe në komunikimin me burimin e informimit, me synimin që të publikohet e vërteta për atë që ka ndodhur, është çelësi i një pune të suksesshme. Nëse gazetari e ka këtë virtyt moral dhe profesional, ai do ta ketë më të lehtë që të gjejë mënyrën më të përshtatshme të tematizimit dhe të shtjellimit të ngjarjeve. Nga moria e të dhënave që mbledh lidhur me një ngjarje, gazetari me ndershmëri profesionale dhe etike, do të zgjedhë ato që i duken më të besueshme, më të vërteta, më të rëndësishme për ta ndriçuar ngjarjen dhe për ta bërë më të kuptueshme temën. Pra, përzgjedhja e elementeve të një teme dhe theksimi i ndonjë aspekti të saj, varet shumë nga ndershmëria e gazetarit. Nëse gazetari ka prirje inatçore ose hakmarrëse ndaj njerëzve, tematizimin dhe trajtimin e ngjarjeve mund ta shfrytëzojë për qërimin e hesapeve. Nëse është profesionist, ai arrin ta kamuflojë atë prirje dhe më të shumtën as redaktorët nuk mund ta detektojnë qëllimin e vërtetë. Në atë rast, standardi i ulët i ndershmërisë profesionale dhe etike fillon e prodhon informim të deformuar, gjë që mund të ketë pasoja jo vetëm për personat e tematizuar, po edhe për opinionin publik, sepse ai formohet mbi premisa të gabueshme. (...)Janë të shumta rastet e shpifjeve, të trillimeve, të akuzave të rreme, të etiketimeve që u janë bërë shumë njerëzve në këto vite. Krejt kjo e ka shkakun themelor te jondershmëria e gazetarëve që kanë firmosur ato tekste dhe te redaktorët që i kanë botuar. Në këtë mes, gazetarët që punojnë në gazeta partiake ose të afërta me partitë politike janë viktima të shpeshta të kësaj prirjeje, ku sakrifikohet

Page 14: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

ndershmëria profesionale dhe morale. Gazetat e tilla nuk e kanë në plan të parë informimin e publikut lexues, duke mbuluar ngjarjet me standarde profesionale, ku e drejta e shpjegimit u jepet së paku dy palëve, fjala vjen, qeverisë dhe opozitës, menaxherit dhe përfaqësuesit të sindikatës, punëdhënësit dhe punëmarrësit, mjekut dhe pacientit (ose familjarit të tij), etj. Gazetat e tilla më shumë kanë synim përpunimin psikologjik, ose rekrutimin praktik të lexuesve në kauzën, të cilën bosët ose mentorët e padukshëm të gazetës e shohin me interes të veçantë. Por, ata janë dhe mbeten të padukshëm dhe mund ta lajnë duart për shfajësim. Ai/ ajo që nuk mund të shfajësohet është gazetari, autori, ai që nënshkruan tekstin. Emri dhe mbiemri i tij fiksohen dhe mbeten dëshmi e ndershmërisë ose e jondershmërisë. Të gjithë mund të gjejnë shfajësime ose të fshihen, përveç gazetarit, autorit, i cili mbetet i zbuluar para publikut për tërë kohën. Kjo mund të shihet edhe në shembujt nga gazetaria shqiptare. Sot pak kush di ndonjë gjë për sponsorët e gazetës “Albania”, por shumë njerëz dinë për tematikën, për tonin dhe për idetë e Faik Konicës, që janë përjetësuar në tekstet e tij. Po ashtu është edhe me tekstet e Fan Nolit, të Mihal Gramenos, të Branko Merxhanit, të Vangjel Koçës, të Petro Markos, etj. Politikanë dhe aktivistë të llojllojshëm kanë arritur të fshehin fytyrat e tyre nga pasqyra e opinionit publik, ndërsa gazetarët dhe publicistët, ata që kanë firmosur tekstet në gazeta dhe në revista, jo. Edhe po të duan, nuk munden. Kjo ka të bëjë me memorizimin e punës së gazetarit. Pra, nëse puna është bërë me pandershmëri, hilja zbulohet më vonë, gjë që është edhe më fatale për gazetarin, sepse atëherë ai as nuk mund të mbrohet, as të përmirësohet a të pendohet. Nga ana tjetër, edhe nëse nuk ndodhin ngritje të padive gjyqësore, (në vendet në tranzicion, gjykatat nuk kanë as pavarësinë elementare, veçse janë të ndikuara nga bosët e padukshëm, shpesh herë nga po ata që ndërsejnë edhe mediat), gazetarit gjithmonë do t’i mbetet brejtja e ndërgjegjes për punën e pandershme, nëse e ka bërë me qëllim. Prandaj, më mirë është të mos ndiqet fare ajo rrugë, e cila në të gjitha variantet e çon gazetarin në konflikt me vetveten dhe në komprometim në sytë e publikut. Më së miri është që gazetari ta kryejë punën e vet me ndershmëri.

Formimi intelektual si themel i profesionalizmit

Për ta kryer punën me sukses në gazetarinë moderne, ku konkurrenca dhe rritja e standardeve profesionale janë provokim i vazhdueshëm, duhet që gazetari të jetë i aftësuar për profesionin që ka zgjedhur. Marrja e një diplome fakulteti është një gjë e domosdoshme, por diploma nuk e zgjidh

Page 15: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

problemin. Aftësimi për ta ushtruar me sukses profesionin e gazetarit, bëhet në mënyrë paralele: me nxënien e dijeve teorike dhe me praktikimin e tyre. Në rend të parë, gazetari duhet të ketë arritur një formim intelektual solid, ku përfshihet njohja solide e sociologjisë, e politologjisë, e historisë dhe e kulturës. Gazetari nuk është procesmbajtës, që të mbajë shënime vetëm se çfarë thonë të tjerët. Po ta shikojmë qoftë dhe nga ana fizike, ai është pjesëmarrës në ngjarjet për të cilat raporton. Fjala vjen, raportimi i tij nga mbledhjet e parlamentit, nga konferencat e shtypit, nga ngjarjet sportive, nga koncertet, nga aksidentet, etj., e bën atë pjesëmarrës aktiv në ngjarje, së paku dëshmitar vigjilent të saj. Ne vetëm mund të pandehim se si do të zhvilloheshin ngjarjet, po të mos ishin prezentë gazetarët. Por, minimumi është se ngjarjet do të zhvilloheshin më ndryshe, ndoshta në mënyrë shumë më vulgare e më të dhunshme. Prezenca e gazetarit në ngjarje, prandaj, edhe ende pa raportuar, ka një efekt. Nëse ai ka formimin e duhur intelektual, ai është më i ndërgjegjshëm dhe më i aftë ta vlerësojë drejt rëndësinë e ngjarjeve për të cilat raporton. Në atë rast, ai ka edhe përgjegjësinë dhe vigjilencën e njeriut dhe të qytetarit që synon të ndikojë në përmirësimin e gjendjes dhe të evitojë gjërat e dëmshme. Gazetaria e angazhuar, në këtë kontekst, nuk është aspak e ideologjizuar, por është më njerëzore. Tekstet e gazetarëve që arrijnë të afirmohen si profesionistë të standardeve të larta, intelektuale dhe qytetare, lexohen me më shumë vëmendje dhe ushtrojnë më shumë ndikim mbi publikun. Nëse e ka arritur formimin intelektual, teknikat e shkrimit mësohen më lehtë dhe pastaj ndodh përparimi më i shpejt në profesion. Ndërsa, nëse i ka përfituar teknikat e shkrimit, pa pasur formimin adekuat intelektual, pas një entuziazmi fillestar, gazetari fillon e ballafaqohet me vështirësi serioze dhe me pamundësi që të jetë konkurrues në tregun e punës. Në skenën mediale shqiptare të Kosovës së pasluftës, ka raste të freskëta. Pas mbylljes së gazetës “Rilindja”, një numër i konsiderueshëm i gazetarëve të saj, mbetën pa punë, edhe pse në vend filluan të dilnin tetë gazeta ditore në vend të një gazete që kishte dalë deri në vitin 1999. Pra, edhe pse tregu i punës ishte shumëfishuar (edhe me ngritjen e një numri të madh të radiove e të televizioneve, tri prej të cilave me frekuenca nacionale), shumë gazetarë të Rilindjes mbetën pa punë. Por, shumica e gazetarëve të Rilindjes, që ishin dalluar për nivel intelektual, madje edhe ata që kishin arritur moshën e pensionit, gjetën punë e janë konkurrues edhe sot në mediat e reja e me standarde të reja profesionale, që u ngritën në Kosovën e pasluftës. Gjatë punës si kryeredaktor revistash, redaktor përgjegjës gazete ditore në vitet 1987-2002, i kam njohur të dyja këto kategori dhe me dhimbje kam parë katandisjen graduale të atyre që për shkak të mungesës së formimit intelektual, nuk arrijnë të përballojnë presionin e ritmit të punës dhe të

Page 16: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

kërkesave gjithnjë në rritje të profesionit. Prandaj, formimi i duhur intelektual, paraqet themelin e profesionalizmit në gazetari. Ky përfundim më forcohet edhe nga një përvojë vrojtuese e këtyre viteve të fundit. Duke qenë anëtar i Bordit të Drejtorëve të Radiotelevizionit Publik të Kosovës në vitet 2001-2006, kam përcjellë nga afër problemet e gazetarëve në këtë institucion. Shumica prej tyre në këto vite kanë marrë pjesë në shumë trajnime që i kanë mbajtur ekspertë kulminantë të BBC dhe mediave të tjera prestigjioze evropiane. Shumë nga këta gazetarë kanë shkuar edhe jashtë vendit në trajnime, në kurse e në seminare të ndryshme. I kanë mësuar teknikat e raportimit, madje edhe për raportime nga pikat e krizës. Por, të gjitha ato investime për ngritjen profesionale të tyre, nuk kanë rezultuar me ndonjë përmirësim të ndjeshëm të nivelit profesional të gazetarisë në RTK. Përkundrazi, në raportimin për trazirat e marsit 2004, pati mjaft dobësi në raportim, të cilat sado që ishin të paqëllimta, i shkaktuan dëm të konsiderueshëm RTK-së dhe profesionit. Ndërsa, njëri nga shkaqet themelore të atyre dobësive ka buruar nga përgatitja modeste intelektuale dhe profesionale e atyre gazetarëve në atë kohë. Nuk u kanë mjaftuar përvojat e trajnimeve e të nxënies së teknikave, për të ditur të vlerësojnë drejt kompleksitetin dhe dramaticitetin e atyre ngjarjeve që më vonë prodhuan pasoja të rënda për kredibilitetin e Kosovës dhe të shqiptarëve. Prandaj, gazetari duhet të jetë i aftë të vlerësojë se si do ta perceptojë publiku ngjarjen për të cilën raporton. A do t’i rritë raportimi i tij emocionet e publikut? A do ta turbullojë ndjeshmërinë politike, duke i dhënë kahe të dhunshme? Për ta arritur këtë, gazetari duhet të ketë njohuri për historinë e vendit të vet, po edhe më shumë për raportet konkrete të tij me vendet e tjera në kohën kur gazetari punon. Gazetari duhet të ketë njohuri edhe për kulturën e vendit të vet, për zhvillimet politike, madje edhe për biografitë e protagonistëve kryesorë të politikës në vendin ku ai punon.

Guximi

Guximi na shkon në mendje sa herë flitet për punën e gazetarit. Në shikim të parë kjo duket disi e pakuptueshme, sepse gazetaria nuk ka të bëjë me sportet luftarake. Por, ka arsye të forta të mendohet se guximi është pjesë përbërëse e këtij profesioni. Gazetari raporton për ngjarje ku ka më shumë palë të ballafaquara, të konfrontuara. Sado objektiv që të jetë në raportimin e tij, ndonjëra palë do të mbetet e pakënaqur ose e irrituar. Pala e pakënaqur mund të bëjë reagime, mund të ngrejë padi gjyqësore, mund të telefonojë në redaksi, mund të bëjë presion me telefon mbi gazetarin, mund të adresojë kërcënime anonime. Kjo është një dukuri më e shpeshtë në vendet në tranzicion, në vendet me standarde të ulëta të shtetit ligjor dhe të demokracisë, ku grupet e interesit, e madje edhe

Page 17: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

grupet e krimit të organizuar, janë të fuqishme dhe me ndikim në institucionet e sistemit. Në aso rrethanash, gazetarit i duhet guxim i vërtetë për ta kryer me nder punën e vet, sepse gjendet nën presion e nën kërcënime serioze. Vrasja e gazetares ruse, Ana Politkovskaja, e cila shkruante tekste kritike ndaj qeverisë së Putinit, është një shembull i dhimbshëm se deri ku mund të shkojë arroganca e grupeve kriminale që nuk duan të kritikohet puna e tyre. Në fund të fundit, vrasja e rreth treqind gazetarëve në vitin 2006 në vatrat e krizave nëpër botë, zbulon anën e rrezikshme të natyrës së këtij profesioni. Por, gazetarët në vatrat e krizave janë të pakët në krahasim me ata gazetarë që punojnë nëpër redaksi, në kushte komode e në gjendje paqeje, por që ballafaqohen me presione për të heshtur informata e fakte, që i zbulojnë gjatë punës së tyre raportuese e sidomos të punës hulumtuese. Prandaj, secili gazetar duhet të zgjidhë dilemën para se të futet në ujërat e këtij profesioni: a mund të përballojë me guxim presionet që mund të bëhen mbi të, duke mbrojtur etikën e profesionit. Mënyra më e mirë për ta përqafuar me guxim etikën e profesionit është nëse gazetari arrin përgatitje të plotë profesionale dhe intelektuale. Në atë rast, guximi i tij është i motivuar nga përparësia që ia siguron ajo përgatitje. Aftësia e gazetarit për të debatuar dhe për të argumentuar qëndrimin e mbajtur, shndërrohet vetvetiu në guxim dhe i dekurajon ata që ia kanë mësyrë të bëjnë presion. Ka edhe raste kur personat ose grupet me ndikim, bëjnë presion mbi redaktorët ose botuesit e medias, për ta shmangur gazetarin nga rubrika, ku ai tematizon punët e tyre. Edhe në aso situatash, kërkohet aftësi argumentimi për të mbrojtur çështjen para redaktorëve ose botuesve, sepse as ata nuk guxojnë të shkojnë deri në fund me kërkesat e tyre, sepse ashtu do të mund ta zbulojnë veten si aleat të komplotit.

Korrektësia

Guximi i gazetarit është i pandarë nga korrektësia në raport me bashkëpunëtorët, me eprorët dhe me të gjithë njerëzit që tematizohen në raportet e tij. Gazetari duhet të respektojë individualitetin dhe pozitën e secilit person me të cilin ka të bëjë në punën e tij. Ruajta e burimeve të informimit është kushti themelor për ta kryer punën dhe kjo arrihet vetëm nëse ruhet gjithmonë korrektësia ndaj tyre. Nëse informatat e marra nga burimet e besueshme keqpërdoren njëherë, më nga ajo adresë nuk mund të merren informata. Korrektësia në sjellje e në shkrime duhet ta përshkojë tërë punën e gazetarit, edhe ndaj atyre që e dinë që nuk kanë mirëkuptim dhe nuk duan të bashkëpunojnë. Kush e di, mund të ndërrojnë mendje nën ndikimin e korrektësisë së gazetarit!

Page 18: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Kreativiteti

Gazetari që e ka guximin të bazuar në përgatitje të plotë, nuk pret që të komandohet gjithmonë nga redaktorët për të ndjekur ngjarjet. Ai propozon vazhdimisht tema të reja nga rubrika që mbulon. Observimi i detajeve, i ngjarjeve dhe i njerëzve, mbledhja e vazhdueshme e të dhënave, komunikimi me sa më shumë njerëz, i mundëson gazetarit që të dijë të zgjedhë mes morisë së informatave dhe në këtë pikëpamje të jetë kreativ edhe në tematizim e edhe në shkrim. Çdo tekst që shkruhet ka veçantinë dhe papërsëritshmërinë e vet. Prandaj gazetari duhet që brenda rregullave ekzistuese të provojë të gjejë zgjidhje kreative, që e bëjnë shkrimin e tij të lexueshëm e atraktiv. Respektimi i disa standardeve të shkrimit gazetaresk, sikundër janë stili i piramidës së përmbysur, kreu rezymues i lajmit/raportit, citimet e pjesëmarrësve në ngjarje, etj., nuk e pamundësojnë kreativitetin në shkrim. Standardet e tilla e bëjnë të deshifrueshëm e të pranueshëm tekstin gazetaresk, të cilin lexuesi edhe e pret si të tillë. Por, nëse ato standarde ose kritere, përdoren me mjeshtri, ato krahas informimit, i afrojnë lexuesit edhe kënaqësinë e leximit të një teksti të shkruar bukur.

Saktësia (në kohë e në premtime)

Saktësia është një tipar tjetër thelbësor në punën e gazetarit. Gazetari duhet të jetë i saktë në citimin e deklaratave, të të dhënave dhe të të gjitha informatave që përdor për të shkruar lajmin ose raportin. Për ta pasur saktësinë e duhur i duhet koncentrim në punë, që nga shkuarja me kohë në ngjarjet që mbulon. Kur gazetari arrin me vonesë në ngjarje, ai jep një dëshmi negative për veten e vet. Meqë gazetari është figurë e njohur, pjesëmarrësit në ngjarje e shohin se është vonuar. Për atë shkak, ata edhe mund të formojnë një opinion negativ ndaj tij. Mund të kenë mbresën se ai e ka injoruar ngjarjen, ndërsa ata duke qenë pjesëmarrës të asaj ngjarjeje, ndjejnë se i ka injoruar edhe ata. Prej këndej mund edhe të paramendojnë se ai gazetar do të mbulojë ngjarjen shkel e shko, gjë që i demotivon për ta blerë gazetën për të cilën ai punon, ose për ta shikuar televizionin për të cilin ai raporton. Për t’i evituar këto keqkuptime, gazetari duhet të jetë në vendin ku mbahet aktiviteti para kohës së fillimit të tij. Mirë është të bëjë përpjekje që të takojë ndokënd nga organizatorët

Page 19: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

dhe të kërkojë ndonjë informacion shtesë. Organizatorët zakonisht janë më të disponuar para fillimit të aktivitetit, prandaj edhe mund të jenë më dorëlirë në dhënien e ndonjë informacioni të rëndësishëm.Gazetari duhet të jetë i saktë në mbajtjen e premtimeve që u jep bashkëpunëtorëve. Nëse i mban premtimet ndaj tyre, e formon dhe e thellon partneritetin dhe miqësinë, gjë që i mundëson të sigurojë burim të përhershëm informimi. Në të kundërtën, mund ta humbë besueshmërinë dhe burimin e informimit, gjë që do të ndikojë negativisht në karrierën e tij, sepse pa burim të pasur informatash, nuk mund ta kryejë me sukses punën e përditshme.

Përkushtimi ndaj profesionit

Gazetari duhet të ketë një përkushtim të madh dhe të përhershëm ndaj profesionit. Ky profesion kërkon angazhim të përhershëm, i cili është i mundshëm vetëm nëse përkushtimi është i plotë. Kureshtja është njëra nga themelet e përkushtimit. Gazetari heton dhe shënon gjithçka që i duket se mund të hyjë në punë, që nga emrat e njerëzve, numrat e telefonave të institucioneve, emrat e rrugëve e të themeltave e deri te ngjarjet e rëndësishme historike, që kanë të bëjnë me sektorin që ai mbulon. Këto shënime duhet të shfletohen shpesh, në mënyrë që të mos harrohet ndonjë detaj ose e dhënë që mund të hyjë në punë. Duke mbledhur vazhdimisht shënime, gazetari pajiset me shumë informacione, e kjo i mundëson që të operojë më lehtë në punën e vet. Në rast se ka përkushtimin e duhur, gazetari nuk ndihet keq as kur punon me orar të tejzgjatur. Edhe në atë rast, ai e di se puna e tij është e rëndësishme dhe e vlefshme për prestigjin e tij, për redaksinë dhe për publikun. Përkushtimi ndaj profesionit e bën më të lehtë edhe përballimin e qëndrimit për një kohë më të gjatë larg familjes. Nëse detyrën e konsideron vërtet të rëndësishme, atëherë e kupton se edhe sakrifica që bën, e ka vlerën vet. Edhe shkalla e rrezikut që shpesh herë parakupton puna në këtë profesion, amortizohet më lehtë kur ekziston përkushtimi ndaj profesionit.

Mësimi i vazhdueshëm

Gazetari i përkushtuar ndaj profesionit të vet, krahas kryerjes së obligimeve, gjen kohë edhe të mësojë vazhdimisht të fshehtat e

Page 20: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

profesionit. Kjo arrihet duke mësuar edhe nga përvojat e kolegëve, me të cilët duhet të zhvillohet vazhdimisht komunikim dhe dialog. Gazetarët janë relativisht të hapur në komunikimin ndërkolegial, flasin për problemet me të cilat ballafaqohen dhe mënyrat si i zgjedhin ato. Ato përvoja janë shpesh herë me interes, sepse ka situata që përsëriten, kur është fjala për keqkuptimin e akterëve të ngjarjeve të ndryshme. Gazetari që ka mbajtur mend ngjarje të ndryshme mund të gjendet më lehtë kur gjendet edhe vetë në situata të vështira. Pjesë e rëndësishme e të mësuarit janë edhe trajnimet, ku aplikohen metodat e reja të ushtrimit të profesionit. Kjo është e domosdoshme për gazetarët e rinj, të cilët ende janë në kërkim të stilit të vet. Gazetarët nuk duhet të përtojnë të shkojnë në trajnime, në seminare e në aktivitete që organizojnë asociacionet e gazetarëve. Në ato aktivitete, mund të prezantohen informacione e përvoja të reja të kolegëve e të specialistëve, të cilat mandej mund t’u hyjnë shumë në punë gazetarëve në punën e tyre të përditshme. Edhe leximi i revistave profesionale, në të cilat publikohen studime të reja mbi profesionin dhe problematikat e medias dhe të komunikimeve masive në përgjithësi, janë me shumë interes për gazetarët. Freskimet e tilla, e luftojnë rutinën, që është njëri nga armiqtë e gazetarisë së suksesshme.

Ndjenja e shërbimit dhe e përgjegjësisë

Çdo gazetar duhet të jetë i ndërgjegjshëm për rëndësinë që ka puna e tij për informimin e publikut. Nëse informimi është me standarde profesionale të larta, publiku do të përfitojë informim më të mirë dhe do të krijojë opinion më të saktë për ngjarjet. Në këtë rast, do të kemi një shoqëri më të informuar e më stabile. Rrjedhimisht, puna e gazetarit ka efekte edhe në emancipimin politik dhe shoqëror të atij publiku. Ndjenja se është në shërbim të atdheut, krahas përgjegjësisë ndaj publikut dhe përgjegjësia para Zotit, janë komponentët që e bëjnë një gazetar të përgjegjshëm e të suksesshëm.

THEKSIME

1. Ndershmëria në trajtimin e temave dhe në komunikimin me burimin e informimit, me synimin që të publikohet e vërteta për atë që ka ndodhur, është çelësi i një pune të suksesshme. Nëse gazetari e ka këtë virtyt moral

Page 21: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

dhe profesional, ai do ta ketë më të lehtë që të gjejë mënyrën më të përshtatshme të tematizimit dhe të shtjellimit të ngjarjeve. Nga moria e të dhënave që mbledh lidhur me një ngjarje, gazetari me ndershmëri profesionale dhe etike, do të zgjedhë ato që i duken më të besueshme, më të vërteta, më të rëndësishme për ta ndriçuar ngjarjen dhe për ta bërë më të kuptueshme temën. Pra, përzgjedhja e elementeve të një teme dhe theksimi i ndonjë aspekti të saj, varet shumë nga ndershmëria e gazetarit.

2. Prezenca e gazetarit në ngjarje, prandaj, edhe ende pa raportuar, ka një efekt. Nëse ai ka formimin e duhur intelektual, ai është më i ndërgjegjshëm dhe më i aftë ta vlerësojë drejt rëndësinë e ngjarjeve për të cilat raporton. Në atë rast, ai ka edhe përgjegjësinë dhe vigjilencën e njeriut dhe të qytetarit që synon të ndikojë në përmirësimin e gjendjes dhe të evitojë gjërat e dëmshme. Gazetaria e angazhuar, në këtë kontekst, nuk është aspak e ideologjizuar, por është më njerëzore.

3. Ka arsye të forta të mendohet se guximi është pjesë përbërëse e këtij profesioni. Gazetari raporton për ngjarje ku ka shumë palë të ballafaquara e të konfrontuara. Sado objektiv që të jetë në raportimin e tij, ndonjëra palë do të mbetet e pakënaqur ose e irrituar. Pala e pakënaqur mund të bëjë reagime, mund të ngrejë padi gjyqësore, mund të telefonojë në redaksi, mund të bëjë presion me telefon mbi gazetarin, mund të adresojë kërcënime anonime.

ILUSTRIME

1. Formimi intelektual: gjenerata e parë e studentëve të Degës së Gazetarisë në Universitetin Publik të Prishtinës

DETYRA

1. Gjeni në gazetat ditore shembuj të gazetarit që identifikohet për ndershmëri në raportim!

2. Gjeni në gazetat ditore shembuj të gazetarit që identifikohet për guximnë raportim!

3. Merrni një intervistë dhe analizoni a përputhen titulli, motoja, mestitujt dhe boxet, me përmbajtjet që ka dhënë i intervistuari, apo janë ndryshe nga fjalët e të intervistuarit.

Page 22: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

GAZETARIA E PËRGJITHSHME DHEGAZETARIA E SPECIALIZUAR

Këto definime tingëllojnë si terminologji të huazuara nga praktika mjekësore, por kanë të bëjnë edhe me gazetarinë. Gazetari që me punën e vet në një redaksi, mbulon tema të ndryshme, mund të mbajë epitetin “gazetar i përgjithshëm”. Në vendet e vogla si Kosova, gazetarët e tillë janë shumë më të zakonshëm se sa gazetarët e specializuar. Kjo ndodh ngase mediat e vogla nuk kanë mundësi materiale dhe teknike që të mbajnë ekipe më të mëdha gazetarësh dhe t’i specializojnë ata për rubrika e për tema të veçanta. Përkundrazi, ekipet e vogla të gazetarëve që i kanë në dispozicion, i bartin vazhdimisht nga një rubrikë në tjetrën, nga një temë në tjetrën, nganjëherë në mënyrë gati marramendëse. Këtu po sjell vetëm një shembull sa për ilustrim, nga puna në redaksinë e lajmeve të Radiotelevizionit publik të Kosovës. Më 2 nëntor 2006 në Lajmet qendrore të RTK-së, gazetarja Pranvera Munishi-Morina, raportoi për rënien e borës së parë dhe për problemet që shkaktoi ajo në trafik (“Bora e parë-problemet e vjetra” – ishte titulli i raportit.) Ndërsa, më 3 nëntor, pra në edicionin e mbrëmjes tjetër, e njëjta gazetare raportoi për raportin që kishte paraqitur Auditori për Kuvendin e Kosovës. Më datën 4 nëntor kjo gazetare raportoi mbi ngritjen e një memoriali për ushtarët rusë. (Po të përcilleshin edhe edicionet e tjera të lajmeve qendrore të RTK-së, do të gjenim larmi edhe më të madhe të fushave që mbulon jo vetëm kjo gazetare, por të gjithë gazetarët që punojnë për redaksinë e lajmeve të këtij transmetuesi publik.) Për ta përballuar punën e këtillë, të lëvizjes nëpër ngjarje e tema nga më të ndryshmet, gazetari/gazetarja, duhet të ketë prirje të mbajë mend një vëllim më të madh të dhënash themelore, që nga emrat e figurave kryesore të jetës politike, shoqërore ose kulturore e deri te ndikimet e ndryshimeve klimatike në jetën e komunitetit. Por, memoria duhet të ndihmohet me mbajtjen e shënimeve të shumta në një bllok shënimesh ose në kompjuter, sepse vetëm ashtu gazetari mund të jetë i sigurt se i ka ruajtur të dhënat që i duhen. Emrat e personave dhe funksionet e tyre, emrat e institucioneve dhe raportet e tyre të ndërsjella, numrat e telefonit, zyrtarë e privatë, kalendari i aktiviteteve, etj., janë të domosdoshme për të kryer punën si duhet në rrethanat e një gazetarie fluturuese. Nëse gazetari e bazon tërë punën e tij në memorien e vet, ai rrezikon të mos e përballojë vëllimin e informatave dhe të të dhënave, gjë që i shkakton vonesa në mbledhjen e informatave. Pra, gazetari që fluturon nga një rubrikë në tjetrën, nga një sektor në tjetrin, në të vërtetë përballon një punë më të vështirë, qoftë si vëllim, qoftë edhe si informacion që duhet të

Page 23: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

memorizojë. Por, kjo është edhe një punë atraktive, interesante dhe aspak monotone, sepse ka të bëjë gjithnjë me njerëz të rinj, me tema të reja dhe me sfida të reja profesionale. Në këso kondita pune, gazetari e ka më të vështirë të krijojë rrjetin e burimeve të informimit të vet. Për atë shkak ai duhet të jetë i pajisur me virtytin e korrektësisë. Vetëm ashtu ai arrin të ruajë burimet e informimit, edhe kur për to nuk ka nevojë të përditshme, po vetëm sezonale (si puna e raportimit për borën e parë dhe problemet që shkakton në trafik.) Informimi sistematik për ngjarjet në vend i jep gazetarit mundësi të orientohet më lehtë në punën e tij. Nëse i përcjell me vëmendje edicionet e lajmeve dhe i lexon gazetat, ai arrin të memorizojë më shumë informacione, që do të thotë se arrin të orientohet më mirë në rrëmujën e ngjarjeve të përditshme. Në të vërtetë, ngjarjet shumë herë janë të lidhura mes vete në bazë të parimit të shkakut dhe të pasojës. Fjala vjen, nëse Kuvendi miraton një ligj për ndalimin e pirjes së duhanit në vendet publike, menjëherë priten masat që duhet të ndërmarrë qeveria për zbatimin e tij. Por priten edhe reagimet e sektorëve që janë të lidhur me prodhimin dhe me distribuimin e duhanit, e madje edhe reagimet e shitësve ambulantë. Në të njëjtën kohë priten edhe reagimet e shoqatave të mjekëve, të shoqatave ambientaliste, të partive opozitare, të personaliteteve publike. Gazetari që do të mbulonte këto zhvillime duhet të ketë njohuri edhe për kuadrin ligjor që ekziston në vende të tjera dhe për praktikat që bien ndesh me ligjet. Ideale do të ishte që gazetari të dinte madje edhe kur ka filluar të konsumohet duhani në Evropë dhe cilat janë statistikat për pirjen e tij në komunitet. Bile, do të ishte me interes të dinte edhe kush mban rekordin në Librin e Ginisit për pirjen e duhanit! Natyrisht, informacionet për dëmin që shkakton duhani në shëndetin e njerëzve, të publikuara nga organizatat shëndetësore, në këtë rast janë të domosdoshme. Me një fjalë, miratimi i një ligji të vetëm, për një çështje konkrete dhe në dukje të parë margjinale, prodhon shkaqe dhe pasoja që prekin fusha të ndryshme, që nga legjislacioni, te pasojat sociale, shëndetësore e deri te rikujtimi i episodeve historike dhe i kurioziteteve.Lidhje të ngjashme të shkaqeve e të pasojave, mund të gjenden edhe në tema e në ngjarje të tjera, që nga ngjarjet politike e deri te ato të sportit. Të marrim edhe një shembull. Shpallja e konkursit për pranimin e studentëve të rinj në Universitetin e Prishtinës, edhe pse është një ngjarje e përvitshme, gjithmonë raportohet në media. Në fakt, kjo ngjarje është e lidhur edhe me një varg ngjarjesh të tjera: politikat e Ministrisë së Arsimit, (pse rritet ose zvogëlohet numri i studentëve të rinj, pse ulet ose rritet taksa e studimeve, pse rritet përqindja e poenëve nga shkollimi i mesëm e zvogëlohet numri i poenëve të provimit, etj). Këto politika komentohen edhe nga partitë opozitare, të cilat duan të gjejnë dobësitë e këtyre politikave qeveritare dhe të afirmojnë politikat e veta. Zakonisht,

Page 24: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

hapet debat edhe nga specialistët e arsimit, po edhe nga pjesëtarë të biznesit. Intervistimet e tyre i japin publikut më shumë informacion lidhur me ngjarjen. Arsyeja se përse në një vit akademik duan të regjistrohen më shumë kandidatë për studimin e gjuhës angleze dhe në degën e gazetarisë, se sa në mjekësi, po ashtu, mund të jetë një temë interesante. Arsyet mund të kërkohen me anën e intervistave, e anketimeve, po edhe me hulumtimin e arsyeve praktike të tregut të punës. Statusi i universiteteve private dhe mundësitë e tyre për të pranuar kandidatët e mbetur, po ashtu hapet si temë në këtë periudhë. Konkursi prodhon edhe fate ose pasoja për shumë nxënës që nuk arrijnë të regjistrohen në fakultetet, gjë që mund të identifikohen me anën e shkrimeve të ndryshme. Pra, një ngjarje e zakonshme prodhon një varg shkaqesh e pasojash, që bëhen tema me interes për trajtim medial. Lidhjet e mira me kolegë, i ndihmojnë gazetarit që të orientohet më mirë dhe ta kryejë punën me kohë, sepse në atë rast mund të marrë informacione plotësuese nga burime të besueshme. Në të vërtetë ka informata që gazetarët i ruajnë vetëm për vete dhe kjo është krejt e natyrshme. Por, kur kanë raporte të mira kolegjiale, ata mund të japin ndonjë këshillë, ndonjë sugjerim e edhe ndonjë informacion që ndihmon për ta përballuar më me sukses presionin e “gazetarisë së përgjithshme”.

Është krijuar një klishe sipas së cilës gazetarët e rubrikës së ekonomisë, po edhe të sportit e nganjëherë edhe të kulturës, të jenë më të specializuar. Arsyet e kësaj ndarjeje të këtyre fushave si më të specializuara, duket se janë më shumë praktike, se sa profesionale. Nuk mund të thuhet se në sferën e ekonomisë, fjala vjen, ka marrëdhënie më të ngatërruara e vëllim më të madh ngjarjesh se sa në fushën politike. Megjithatë, është fakt se gazetarët në rubrikat për ekonominë janë më të koncentruar në tema nga kjo lëmi. Por, në këto rubrika gazetarët vijnë më vonë, pasi të kenë kaluar testet në gazetarinë fluturuese. Në rast se gazetari punon në rubrika të kësaj natyre, ku kërkohet të raportojë vetëm nga një fushë, si ajo e ekonomisë, e sportit ose e kulturës, ai duhet të ndërtojë një rrjet stabil të bashkëpunëtorëve. Nëse është në rubrikën e ekonomisë, gazetari duhet të ketë lidhje me zyrtarë të ministrisë së financave, të komisioneve parlamentare për buxhet dhe financa, me zyrtarë të Odës Ekonomike, me zyrtarë të sindikatave, me përfaqësues të firmave të veçanta, me ekspertë të opozitës, etj. Nëse funksionon kjo mënyrë e komunikimit, gazetari siguron informacion të rregullt, lidhur me ngjarjet dhe prapaskenat në fushën e ekonomisë. Po ashtu, ai siguron edhe informacion më të plotë, duke e marrë atë nga burime të ndryshme, që shpesh herë denoncojnë njëri-tjetrin. Mirëpo, gazetari i specializuar e di se nuk bën të abuzojë me informatat që ka, por

Page 25: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

ato duhet t’i prezantojë në mënyrë të balancuar, duke ia lënë lexuesit/ publikut që ai të gjykojë vetë për vërtetësinë e të dhënave.

THEKSIME

Nëse gazetari e bazon tërë punën e tij në memorien e vet, ai rrezikon të mos e përballojë vëllimin e informatave dhe të të dhënave, gjë që i shkakton vonesa në mbledhjen e informatave. Pra, gazetari që fluturon nga një rubrikë në tjetrën, nga një sektor në tjetrin, në të vërtetë përballon një punë më të vështirë, qoftë si vëllim, qoftë edhe si informacion që duhet të memorizojë. Por, kjo është edhe një punë atraktive, interesante dhe aspak monotone, sepse ka të bëjë gjithnjë me njerëz të rinj, me tema të reja dhe me sfida të reja profesionale. Por, në këso kondita pune, gazetari e ka më të vështirë të krijojë rrjetin e burimeve të informimit të vet.

ILUSTRIME Dy tekste nga fusha të ndryshme të një gazetari

Një tekst nga sektori i ekonomisë, si shembull i gazetarisë së specializuar.

DETYRA PËR USHTRIME- Përcillni disa net edicionet e lajmeve të RTK-së dhe evidenconi temat e ndryshme që mbulon një gazetar! RAPORTONI REZULTATET! - Gjeni në gazeta tekste që raportojnë për ngjarje të fushave të ndryshme, por që janë të të njëjtit autor! - Gjeni dy tekste të fushës së njëjtë dhe të autorit të njëjtë dhe analizoni se a janë paraqitur në mënyrë të baraspeshuar palët e ndryshme. Bëni një version më të baraspeshuar të tyre!

Page 26: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

PËRDORIMI NË GAZETARI I METODAVE TË KËRKIMIT SOCIOLOGJIK

Gazetari nuk është një procesmbajtës, i cili shënon sipas një rendi kronologjik atë që thuhet në një tubim, pavarësisht nga rëndësia që kanë ato që thuhen dhe nga rëndësia që kanë ata që flasin aty. Përkundrazi, gazetari duhet ta ketë aftësinë që t’i filtrojë ato që thuhen në tubimin ku ai është prezent, ose që i ka regjistruar me anën e intervistimeve, duke përdorur në raportimin e vet vetëm atë informacion që ka relevancë më të madhe dhe nga i cili publiku ka më shumë dobi. Prandaj, gazetari duhet të ketë njohuri edhe për metodat e kërkimit shkencor, të cilat e ndihmojnë jashtëzakonisht shumë punën e suksesshme të tij. Natyrisht, këto metoda të kërkimit në gazetari përshtaten me natyrën e profesionit të gazetarit, por ruajnë disa nga tiparet shkencore, që i bëjnë metoda të besueshme dhe të afta që të zbardhin disa të vërteta të fshehura. Nga tipologjia e metodave të kërkimit sociologjik, më e qëndrueshmja është ajo e Entoni Gidensit. Nga tipologjia e tij, ne kemi identifikuar si më kryesore për përdorim në praktikën gazetareske këto metoda: puna në terren, anketimet dhe studimi i dokumentacionit. Natyrisht, intervista mbetet njëra nga metodat e rëndësishme në gazetari, edhe pse në kërkimin sociologjik Gidensi e llogarit si “Metodë ndihmëse”, (Gidens, 1997) Pra, në gazetari metoda më e përhapur dhe më efikase sa i përket realizimit në një afat të shkurtër kohor, që duhet të respektohet, është intervista. Me anën e intervistimeve, qoftë direkte qoftë me telefon ose me imejl, gazetari mbledh mjaft të dhëna, informacione, për temën që përgatit. Intervista duhet të ketë disa pyetje thelbësore që i japin mundësi gazetarit të nxjerrë të dhëna relevante nga i intervistuari, e kjo arrihet më me sukses nëse gazetari ka njohuri për intervistën si metodë e kërkimit sociologjik, e nuk e trajton vetëm si “zhanër” gazetaresk. Njohuritë më të mëdha për intervistën si metodë kërkimi, e shpëtojnë gazetarin nga thjeshtëzimi i punës e prej këndej edhe nga puna pa fryt. Nëse gazetari bën pyetje pa motivimin e duhur që të depërtojë sa më thellë në temën që trajton dhe që ta zbulojë të vërtetën që fshihet, ai mund të marrë shumë fjalë, por merr pak informacione. Intervista që fillon ose zhvillohet në frymën miratuese ndaj asaj që ka thënë bashkëbiseduesi, nuk lë mundësi që të nxirren informacione të rëndësishme, sepse bashkëbiseduesi do të përpiqet ta forcojë qëndrimin e vet të mëparshëm me “të dhëna të reja”, duke e deformuar edhe më shumë informacionin në drejtim të publikut.

Page 27: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Pra, pyetje në stilin: “Ju keni deklaruar se ... çfarë mendoni për këtë?”, më mirë është të mos bëhen fare, se sa të bëhen ashtu keq.

Puna në terren është njëra nga metodat e kërkimit sociologjik, e cila po ashtu ka mundësi të përdoret me sukses në gazetari. Pra, gazetari nuk shkon në terren sa për të shkuar, por në pajtim me intencat e kësaj metode përpiqet të zbulojë anën e fshehtë të gjërave, informatat që nuk janë në dispozicion, ato gjëra që nuk shihen nga syri i të gjithëve. Meqë kjo metodë përdoret për punë në grupe të vogla, ajo është posaçërisht e përshtatshme për përdorim në gazetari.

Në të vërtetë, gazetaria ka filluar ta përdorë herët këtë metodë hulumtimi. Në shekullin e XIX-të Xhozef Puliceri dhe Uilliam Hersti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në konkurrencën e tyre të ashpër, nxitën edhe gazetarinë e terrenit dhe të udhëpërshkrimeve. Si shembull tipik i punës në terren ka mbetur shembulli i gazetares Elizabet Kokrin (pseudonimi Neli Blaj), e cila pati realizuar një gazetari hulumtuese në spitalet psikiatrike të Nju-Jorkut dhe i pati botuar në gazetën “Vorld”. Po kjo gazetare mahniti publikun e gazetës “Vorld” edhe me udhëpërshkrimet e saj “Udhëtimi rreth botës për 80 ditë” në vitet 1889-1890, me çka i dha një afirmim edhe më të madh gazetarisë në terren. (Gocini, 2001:221) Sot nuk mund të merret me mend gazetaria që nuk bëhet nga terreni, nga vendi i ngjarjes. Mediat që nuk raportojnë nga vendi i ngjarjes, e humbin besueshmërinë e publikut.

Kjo do të thotë se njohuritë e gazetarëve për punën në terren, duhet të jenë solide dhe të plotësohen vazhdimisht, sepse konkurrenca po bëhet gjithnjë e më e ashpër ndërmjet mediave e ndërmjet vetë gazetarëve. Nuk mjafton që gazetari të shkojë në terren, por ai duhet të dijë si ta shfrytëzojë qëndrimin e tij në terren për të mbledhur sa më shumë informacione, për ta njohur sa më shumë prapavijën e ngjarjeve për të cilat ai hulumton ose raporton.

Ndodh që për një ngjarje në terren të shkojnë gazetarë të disa mediave. Po të analizohet raportimi i tyre, vërehet se kualiteti i raportimeve ndryshon shumë. Ndonjëri ka më shumë informata, më shumë detaje, më shumë të dhëna pikante, ndërsa tjetri ka vetëm informacione rutinë. Në këtë rast mund të vërehet se nuk është shfrytëzuar me të njëjtën njohuri e me të njëjtin përkushtim metoda e punës në terren. Ka edhe raste kur gazetarët infiltrohen në ndonjë rrjet të grupeve kriminale, qëndrojnë në mesin e tyre dhe më vonë largohen dhe i publikojnë njohuritë e tyre për atë rrjet dhe aktivitetet e tyre kriminale.

Page 28: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Metoda e anketimeve është shumë e përhapur në kërkimet sociologjike, por mund të përdoret me sukses edhe në gazetari, natyrisht duke e përshtatur me objektivat e profesionit gazetaresk, ku rezultatet nuk deponohen në një raport ekspertësh, por raportohen për publikun e gjerë.Anketimi duhet të mbështetet në disa procedura dhe parametra, që e bëjnë atë të japë rezultatet më të besueshme. Caktimi i numrit të respondentëve, përzgjedhja e tyre, qartësia e pyetjeve, përpunimi i rezultateve, duhet të jenë korrekte, nëse synohet të nxirren rezultate korrekte.

Anketimet përdoren më shumë nga gazetaria hulumtuese, sepse ato marrin njëfarë kohe deri sa të realizohen dhe të nxirren rezultatet. Por, nëse ato rezultate nxirren brenda një procesi ku janë respektuar procedurat dhe rregullat, atëherë ato japin një ndihmesë në njoftimin e publikut për ndonjë dukuri. Nga ana tjetër, gazetarët duhet të aftësohen t’i përdorin anketimet që u jepen nga ana e partive politike ose e agjencive të ndryshme. Në rast se kanë njohuritë e duhura për anketën si metodë kërkimi, ata do të dinë ta vlerësojnë cilësinë e një ankete dhe të bëjnë raportim korrekt lidhur me të, pa u mashtruar nga pompoziteti i autorëve të saj.

Studimi i dokumentacionit është një nga metodat e rëndësishme të kërkimit sociologjik, po edhe të hulumtimit gazetaresk. Gazetari duhet të zhvillojë prirjen që të lexojë sa më shumë dokumente, veçmas dokumente që kanë të bëjnë me sektorin të cilin ai e mbulon me raportimet e veta. Nëse gazetari mbulon sektorin e arsimit universitar, ai duhet të lexojë ligjin mbi arsimin e lartë, urdhrat administrative të ministrisë respektive, statutet e universiteteve, aktet e tjera juridike, konkurset, referatet që publikohen dhe të gjitha dokumentet që kanë të bëjnë me temat që trajton. Nëse gazetari i ka lexuar dhe i di përmbajtjet e dokumenteve, konkludon shumë më lehtë për veprimet konkrete se a janë në pajtim apo në kundërshtim me dokumentet e miratuara dhe me ligjet që janë në fuqi. Nëse ato dokumente nuk i ka lexuar, gazetari mund të bëjë gabime gjatë raportimit. Leximi i dokumentacionit është edhe më i domosdoshëm për gazetarët që raportojnë nga gjykatat, nga policia dhe përgjithësisht nga institucionet shtetërore.

Page 29: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

THEKSIME

Nga tipologjia e metodave të kërkimit sociologjik, më e qëndrueshmja është ajo e Entoni Gidensit. Nga tipologjia e tij, ne kemi identifikuar si më kryesore për përdorim në praktikën gazetareske këto metoda: puna në terren, anketimet dhe studimi i dokumentacionit.

Njohuritë e gazetarëve për punën në terren duhet të jenë solide dhe të plotësohen vazhdimisht, sepse konkurrenca po bëhet gjithnjë e më e ashpër ndërmjet mediave e ndërmjet vetë gazetarëve. Nuk mjafton që gazetari të shkojë në terren, por ai duhet të dijë si ta shfrytëzojë qëndrimin e tij në terren për të mbledhur sa më shumë informacione, për ta njohur sa më shumë prapavijën e ngjarjeve për të cilat ai hulumton ose raporton.

ILUSTRIME

Raportet financiare kërkojnë aftësi të gazetarit për të kuptuar rrjedhën e parasë.

Studimi i dokumentacionit: Gazetari duhet të aftësohet ta nxjerrë esencën e një dokumenti, në të kundërtën, do të bëjë përshkrimin e tij, pa arritur të përcjellë te publiku informatat më të rëndësishme:

BORDI I RADIO TELEVIZIONIT TË KOSOVËS

për

KOLEGJIN E VEÇANTË TË GJYKATËS SUPREME MBI ÇËSHTJET E KORNIZËS KUSHTETUESE(në bazë të Nenit 9.4.11 të Kornizës Kushtetuese të Kosovës)

LËNDA: Kërkesë për harmonizimin e disa dispozitave të Ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës, nr. 02/L-47, me Kornizën Kushtetuese të Kosovës, me qëllim të mbrojtjes së pavarësisë dhe përgjegjësive, në bazë të Nenit 5.4 pika

Page 30: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

c), Nenit 9.4.11 pika c) dhe 11.1 pika dh), e Kornizës Kushtetuese të Kosovës

Përmbledhje:

Bordi i Radio Televizionit të Kosovës kërkon zbatimin e Nenit 9.4.11 pika c), lidhur me mbrojtjen e pavarësisë dhe përgjegjësive të garantuara në Nenin 5.4 pika c) dhe 11.1 pika dh) të Kornizës Kushtetuese të Kosovës.

Pavarësia dhe përgjegjësitë e RTK-së dhe Bordit të tij, të garantuara në Nenin 5.4 pika c) dhe 11.1 pika dh) të Kornizës Kushtetuese të Kosovës, janë cenuar me disa dispozita të Ligjit të RTK-së, Nr. 02/L-47, të cilat nuk janë në harmoni me dispozitat e parapara në Kornizën Kushtetuese të Kosovës dhe së këndejmi duhet të shpallen të pavlefshme.

Dispozitat e Ligjit të RTK-së, të cilat nuk janë në harmoni me Kornizën Kushtetuese të Kosovës, janë të paraqitura më poshtë:

Në Rregulloren 2006/14, Mbi shpalljen e Ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës, që është pjesë përbërëse e Ligjit të RTK-së, nën pikën (g), në fund të paragrafit 1 të nenit 19 shtohet një fjali e re si në vijim: “Fondet e RTK-së, duke përfshirë parapagimin për transmetuesin publik dhe burimet e tjera të financimit të parapara në këtë nen si para publike do të depozitohen në tërësinë e tyre në një xhirollogari të caktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave”.

Në Rregulloren 2006/14, Mbi shpalljen e Ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës, nën pikën (i) në nenin 20 shtohet paragrafi i ri 11, si në vijim: “Pesë (5) për qind e fondeve të arkëtuara nga parapagimi për transmetuesin publik ndahen për Fondin e krijuar në kuadër të Zyrës së Kryeministrit për përkrahjen e mediave të pakicave, atyre shumëtnike dhe të disfavorizuara”.

Page 31: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Ligji për RTK-në, nr. 02/L-47, Neni 14.1:Reklamimi: “Sasia e reklamave dhe porosive të tjera me pagesë në skemën programore të RTK-së caktohet deri në 20%” në çdo fillim të vitit nga Këshilli i KPM-së në pajtim me praktikat dhe standardet e pranuara Evropiane”.

Ligji për RTK-në, nr. 02/L-47, Neni 20.3. “Në ato vendbanime ose pjesët e vendbanimeve të Kosovës në të cilat mungon sinjali cilësor televiziv i rrjetit tokësor, të lirohen nga pagesa e parapagimit televiziv deri në sigurimin e kushteve teknike për pranimin e programit të RTK-së”.

Kërkesa e Bordit të RTK-së, bazohet në faktet e paraqitura më poshtë:

Kreu 11.1 pika dh) i Kornizës Kushtetuese të Kosovës: njëra nga organet dhe zyrat që kryejnë funksionet e tyre në mënyrë të pavarur nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes është Bordi i Mediave Publike.

Kreu 5.4. pika c) e Kornizës Kushtetuese të Kosovës: Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes kanë gjithashtu përgjegjësi në fushën e mediave si më poshtë:

5.4. c). Ta garantojnë pavarësinë redaktuese të transmetuesit publik duke ruajtur pavarësinë e bordit të tij, anëtarët e të cilit do të caktohen nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes, nga kandidaturat e paraqitura prej organizatave joqeveritare dhe prej organizatave jopolitike në Kosovë. Këta anëtarë do të përfshijnë të dy gjinitë dhe do të reflektojnë shumëllojshmërinë etnike dhe rajonale të shoqërisë së Kosovës.

Page 32: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Kreu 3 i Kornizës Kushtetuese të Kosovës, “Të drejtat e njeriut”: Të gjithë personat në Kosovë gëzojnë, pa diskriminim të asnjë lloji dhe në barazi të plotë të drejtat dhe liritë themelore të njeriut. 3.2 Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes respektojnë dhe sigurojnë standardet e pranuara në arenën ndërkombëtare të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut, duke përfshirë të drejtat dhe liritë e parashtruara në: a) Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut. b) Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive Themelore të Njeriut dhe Protokollet e saj.

4. Kreu 2 i Kornizës Kushtetuese të Kosovës: Parimet që duhet të respektohen nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes.

Institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes dhe zyrtarët e tyre:Ushtrojnë pushtetin e tyre në përputhje me dispozitat e Rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe kushtet e përmendura në këtë Kornizë Kushtetuese (b) Promovojnë dhe respektojnë plotësisht rendin juridik, të drejtat dhe liritë e njeriut, parimet demokratike

Ligji për Komisionin e Pavarur për Media dhe Transmetimin dhe dispozitat të cilat rregullojnë çështjet që kanë të bëjnë me transmetuesin publik – RTK-në, janë në kolizion me Kornizën Kushtetuese, respektivisht me Kreun 11.1 pika d) dhe pika dh). Sipas Kreut 11.1 (d) Komisioni i Pavarur i Mediave është një organ i pavarur sikur Bordi i RTK-së 11.1 (dh), dhe në mes këtyre dy organeve të pavarura nuk mund të ketë subordinim. Nga kjo del fakti se Ligji për Komisionin e Pavarur për Media dhe Transmetimin dhe nenet e lartshënuara të Ligjit për RTK-në janë në kolizion me Kornizën Kushtetuese të Kosovës. Provë:

Page 33: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Kreu 11.1 pika (d) dhe pika (dh) e Kornizës Kushtetuese të Kosovës: Organet dhe zyrat e mëposhtme kryejnë funksionet e tyre në mënyrë të pavarur nga institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes: (d) Komisioni i Pavarur i Mediave (dh) Bordi i Mediave Publike dhe

Duke u nisur nga të gjitha ato që u cekën më lart, Bordi i RTK-së i propozon Kolegjit të Veçantë të Gjykatës Supreme të Kosovës, që të shqyrtojë të gjitha faktet e lartpërmendura dhe të marrë                         

V   E   N   D   I   M

Obligohet Kuvendi i Kosovës që dispozitat e Ligjit mbi RTK, duke përfshirë edhe Rregulloren Nr .2006/14 (të lartshënuara) t'i rishqyrtojë dhe t’i shpallë të pavlefshme nenet si vijon:

Në Rregulloren 2006/14, Mbi shpalljen e Ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës, që është pjesë përbërëse e Ligjit të RTK-së, nën pikën (g), në fund të paragrafit 1 të nenit 19 të shpallet e pavlefshme fjalia e re si në vijim: “Fondet e RTK-së, duke përfshirë parapagimin për transmetuesin publik dhe burimet e tjera të financimit të parapara në këtë nen si para publike do të depozitohen në tërësinë e tyre në një xhirollogari të caktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave”.

Arsyetim i Bordit të RTK-së: Kjo është shkelje e dispozitave të cilat garantojnë pavarësinë editoriale të Transmetuesit Publik të Kosovës, të garantuar me Kornizën Kushtetuese të Kosovës, respektivisht Nenit 5.4 pika (c) dhe Nenit 11.1 pika (dh) dhe nenin 1.1 (ç) 1.2 (ç) dhe 1.3 të vet Ligjit për RTK-në. Kjo rrezikon seriozisht pavarësinë editoriale të RTK-së.

Në Rregulloren 2006/14, Mbi shpalljen e Ligjit mbi Radio Televizionin e Kosovës, nën pikën (i) në nenin 20 të shpallet i pavlefshëm paragrafi i ri 11, si në vijim: “Pesë (5) për qind e fondeve të arkëtuara nga parapagimi për transmetuesin publik ndahen për Fondin e krijuar në kuadër të Zyrës

Page 34: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

së Kryeministrit për përkrahjen e mediave të pakicave, atyre shumëtnike dhe të disfavorizuara”.

Arsyetim i Bordit të RTK-së: Ky nen gjithashtu e rrezikon pavarësinë financiare të RTK-së, duke qenë se RTK-ja është e obliguar me të njëjtin Ligj që të alokojë 10 % të buxhetit të vet vjetor, për programet e minoriteteve. Me këtë obligim shtesë, RTK-së i reduktohen shtesë 5 % nga buxheti edhe ashtu i mangët. Kjo është shkelje e dispozitave të cilat garantojnë pavarësinë financiare dhe editoriale të Transmetuesit Publik të Kosovës, të garantuar me Kornizën Kushtetuese të Kosovës, respektivisht Nenit 5.4 pika c dhe Nenit 11.1 pika dh) dhe nenin 1.1 ç 1.2 ç dhe 1.3 të vet Ligjit për RTK-në.

Në Ligjin për RTK-në, nr. 02/L-47, të shpallet i pavlefshëm Neni 14.1:Reklamimi: “Sasia e reklamave dhe porosive të tjera me pagesë në skemën programore të RTK-së caktohet deri në 20%” në çdo fillim të vitit nga Këshilli i KPM-së në pajtim me praktikat dhe standardet e pranuara evropiane”. Arsyetim i Bordit të RTK-së: Nuk siguron qëndrueshmëri financiare gjatë periudhës tranzitore dhe pajtueshmëri me nenin 17.1 të Ligjit për KPM-në, vendos kërkesat arbitrare të vendosjes së standardeve te reja dhe të ndryshueshme për çdo vit, dhe nuk është në pajtim me Konventën Evropiane mbi Televizionin pa kufij. Në mënyrë specifike, nëse kjo më tutje shikohet së bashku me fuqinë e KPM-së që aktualisht të reduktojë apo eventualisht të eliminojë të gjitha reklamimet dhe sponsorimet në RTK (sipas nenit 17 të Ligjit për KPM-në dhe Transmetimet), kjo klauzolë e vë vet ekzistencën e RTK-së në diskrecion të vetëm të KPM-së. Kjo do ta rrezikojë dhe dëmtojë pavarësinë financiare, dhe rrjedhimisht editoriale të RTK-së.

Ligji për RTK-në, nr. 02/L-47, të shpallet i pavlefshëm Neni 20.3. “Në ato vendbanime ose pjesët e vendbanimeve të Kosovës në të cilat mungon sinjali cilësor televiziv i rrjetit tokësor, të lirohen nga pagesa e parapagimit televiziv deri në sigurimin e kushteve teknike për pranimin e programit të RTK-së”.

Arsyetim i Bordit të RTK-së: Parapagimi prej 3.5 € paguhet për tri mediume brenda RTK-së: një televizion dhe dy radio (Radio Kosova dhe Radio Blue Sky). Me miratimin e këtij neni, është lënë anash fakti se parapagimi paguhet jo vetëm për sinjal televiziv por edhe për dy radiot

Page 35: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

me mbulim mbarë kosovar. Ky nen është plotësisht i papranueshëm, sepse kjo faktikisht është ftesë për mospagesë të tij dhe çdo qytetar do të kërkojë të respektohet e drejta e tij për lirim nga parapagimi, sepse nuk ka sinjal cilësor televiziv, ndërkaq që pranon sinjalin e radios. Dy radiot e RTK-se do të pushojnë se ekzistuari, duke qenë se parapagimi paguhet vetëm për televizion. Ky nen është shkelje e dispozitave të cilat garantojnë pavarësinë editoriale dhe financiare të Transmetuesit Publik të Kosovës, të garantuar me Kornizën Kushtetuese të Kosovës, respektivisht Nenit 5.4 pika c dhe nenit 11.1 pika (dh) dhe nenin 1.1 (ç) 1.2 (ç) dhe 1.3 të vet Ligjit për RTK-në.

Bordi i RTK-së kërkon që shpenzimet e procedurës t’i ngarkohen Kuvendit të Kosovës, në shumën prej _______________, në bazë të rregullave të Gjykatës Supreme të Kosovës, respektivisht Kolegjit të veçantë të Gjykatës Supreme lidhur me çështjet e Kornizës Kushtetuese të Kosovës.

7 maj 2006

Në emër të Bordit të RTK-së:

Dr. Vjosa Dobruna

DETYRA 1. Lexoni kapitullin “Metoda e kërkimit sociologjik “ të Entoni Gidensitnë librin “Sociologjia”, Fondacioni Soros/Çabej, Tiranë, 1997, fq. 637-6472. Gjeni një anketë në gazetat ditore shqipe të Kosovës dhe analizoni se a është e bazuar në procedura dhe rregulla.3. Bëni një hulumtim në vendlindjen tuaj lidhur me gjendjen e bibliotekës së shkollës ose lokalitetit, me anën e intervistimeve.

HULUMTIM: puna në terren, bibliotekat e lokaliteteve

Page 36: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

STRUKTURA E SHKRIMIT GAZETARESK

ARSYET E BOTIMIT TË LAJMIT DHE TË RAPORTIT

Brenda një dite në vendin tonë ndodhin me qindra ngjarje, ndërsa në tërë botën ndodhin me mijëra ngjarje. Secila nga ato ngjarje ka peshën e vet për pjesëmarrësit në të, por jo të gjitha ato ngjarje kanë peshë e rëndësi për publikun. Disa prej tyre kanë rëndësi shumë të madhe për publikun, sepse ndikojnë edhe mbi jetën e tyre, ndërsa disa ngjarje nuk kanë fare rëndësi për publikun dhe as nuk ndikojnë fare në jetën e tyre. Gazetarët dhe redaktorët e bëjnë vlerësimin e ngjarjeve në bazë të njohurive dhe përvojave të tyre, duke pasur para sysh gjithnjë interesin dhe dobinë e medias, të harmonizuar edhe me interesin dhe dobinë e publikut.Studiuesja Sheri Rikiardi ka identifikuar tre kritere tradicionale për përcaktimin e vlerës së lajmit: “relevancën, dobinë dhe interesantësinë”. (Rikiardi, Malovic, 1996:6)

Page 37: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Relevanca, sipas saj, ka të bëjë me rëndësinë që ka një ngjarje për interesimin e publikut. Po marrim një shembull nga mediat shqipe. Vizita e kryetarit dhe e kryeministrit të Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe takimi me presidentin amerikan ka pasur një relevancë të madhe si ngjarje, sepse ajo i intereson gjithë publikut. Për këtë arsye shumë media shqipe kanë dërguar në Uashington gazetarë që ta përcillnin vizitën nga vendi i ngjarjes. Pra, për ngjarje të rëndësishme, interesimi i publikut rritet shumë, prandaj edhe mediat i përgjigjen atij interesimi të shtuar, duke raportuar nga vendi i ngjarjes dhe duke i dhënë raportimit një hapësirë më të madhe. Dobia shihet nga ajo se sa informacionet e publikuara u ndihmojnë lexuesve/publikut për përmirësimin e kualitetit të jetës së tyre. Botimi i lajmeve dhe i raporteve për punët që bëhen në rrugë, fjala vjen, u ndihmon lexuesve/dëgjuesve/shikuesve, që të dinë se në cilat rrugë ka bllokim të komunikacionit. Ndërsa, aspektet interesante të ngjarjeve, kënaqin kureshtjen e publikut, prandaj si të tilla ato përfshihen në edicione, më shumë me synim që ta argëtojnë publikun.

Gjithnjë sipas Sheri Rikiardit, elemente të rëndësishme të lajmit janë: ndikimi që ka ngjarja mbi publikun, konflikti që ka ngjarja në vete, e pazakonshmja që është pjesë e ngjarjes, rëndësia e personave të përfshirë në ngjarje, afërsia e ngjarjes me publikun dhe elementi tjetër është vetë publiku që është i larmishëm dhe që ndryshon vazhdimisht. Ngjarjet që kanë një ose disa elemente të këtilla fitojnë vlerë për t’iu raportuar publikut. Raportimi për ato ngjarje, pra, arsyetohet me vlerën që ato paraqesin në sytë e publikut. Sa më profesionistë që të jenë gazetarët dhe redaktorët, aq më shumë janë gjasat që të zgjidhen vetëm ngjarje që kanë vlera, e të mos përfshihen në raportim ngjarje me vlera më të pakta, ose krejt pa vlerë për publikun. Një raport që u transmetua në emisionin qendror të lajmeve të Radiotelevizionit të Kosovës më 29 korrik 2008, mbi një aksion të dy studentëve holandezë për të vendosur disa shporta plastike (për një përdorim) në rrugët e kryeqytetit, nuk është ngjarje që ia vlen të raportohet në atë format. Ngjarja ka të bëjë me një aktivitet të dy personave dhe efektet e aksionit mbi jetën e banorëve të kryeqytetit nuk janë fare të dukshme. Ndërsa, në jetën e qytetarëve të mbarë Kosovës, ajo ngjarje nuk ka asnjë efekt. Prandaj, mund të thuhet se përfshirja e saj në lajmet qendrore me aq pompozitet, më shumë ka të bëjë me efektet propagandistike që synojnë t’i arrijnë për veten e vet gazetari dhe redaktorët. Pra, ata duan të përcjellin një mesazh se si duhet të zgjidhen problemet e papastërtisë së kryeqytetit. Por, kapaciteti i vetë ngjarjes nuk e mundëson bartjen e një mesazhi më serioz për këtë problematikë.

Page 38: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Përkundrazi, ajo ngjarje duket si një argëtim ose si një tallje e dy të rinjve holandezë.

Përfshirja e ngjarjeve të parëndësishme në botime gazetash dhe në emisione lajmesh në radio e në televizion, fatkeqësisht është e shpeshtë ndër ne. Kjo gjë i mërzit lexuesit/dëgjuesit/shikuesit dhe ata, pas një kohe të gjatë të ballafaqimit me lajmeve të parëndësishme, fillojnë dhe e humbin interesimin për mediat që u servojnë lajme të parëndësishme.

Gazetat tona dinë të botojnë disa lajme ose raporte me disa ditë vonesë, pasi që për atë ngjarje kanë informuar gazetat e tjera, po gjithsesi edhe mediat elektronike. Në këso rastesh lexuesi ndihet edhe i fyer, sepse ai e paguan gazetën për të marrë informacione me kohë, e jo për t’ia ofruar informatat me disa ditë vonesë. Prandaj, nëse gazeta nuk arrin ta sigurojë lajmin ose raportin për një ngjarje në kohën e duhur, më mirë është të mos ta botojë fare, se sa ta botojë me vonesë.

THEKSIME

Gazetarët dhe redaktorët e bëjnë vlerësimin e ngjarjeve në bazë të njohurive dhe përvojave të tyre, duke pasur gjithnjë para sysh interesin dhe dobinë e medias të harmonizuar edhe me interesin dhe dobinë e publikut.

Përfshirja e ngjarjeve të parëndësishme në botime gazetash dhe në emisione lajmesh në radio e në televizion, fatkeqësisht është e shpeshtë ndër ne. Kjo gjë i mërzit lexuesit/dëgjuesit/shikuesit dhe ata pas një kohe të gjatë të injektimit të lajmeve të parëndësishme, fillojnë dhe e humbin interesimin për mediat që u servojnë lajme të parëndësishme.

ILUSTRIME Raporti për vizitën në Uashington të presidentit dhe të kryeministrit të Kosovës.Lajmi për vdekjen e kryetarit të komunës së Mitrovicës Lajmi për një ngjarje të parëndësishme në një komunë.

DETYRA

1. Gjeni në gazeta lajme dhe raporte që kanë relevancë të ndryshme, prej atyre me interes shtetëror (mbledhjet e Kuvendit e të qeverisë) e deri te ato me interes të një pjese më të vogël të publikut (fjala vjen të shoqatës së gjuetarëve, të shoqatës së bletarëve).

Page 39: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Identifikoni dobinë e publikut nga ai lajm ose nga ai raport.

2. Gjeni në gazeta lajme ose raporte që kënaqin kureshtjen e publikut, pa pasur publiku ndonjë dobi praktike dhe pa pasur ngjarja ndonjë relevancë të dukshme.

PYETJET THEMELORE NË GAZETARI

Shkrimi gazetaresk bëhet brenda disa rregullave, të cilat mundësojnë plasimin sa më të koncentruar të informatave te publiku. Pra, për ndryshim nga teksti artistik, i cili gjithmonë synon të jetë origjinal dhe i paparashikueshëm, shkrimi gazetaresk i afrohet më shumë një forme standarde dhe konvencionale të shkrimit. Sigurisht që ky standardizim dhe konvencionalizim i shkrimit gazetaresk ka ardhur e është formuluar nga praktika, e nuk ka qenë i njëjtë në tërë historinë e praktikës së gazetarisë. Përkundrazi, në fillimet e veta, gazetaria nuk e ka pasur qëllim informimin e koncentruar, po më shumë shkaktimin e efekteve psikologjike te publiku. Publikimet e tipit të kanardit, të almanahëve, të broletit dhe të korantosëve, po edhe të gazetave të para të shekullit të XVIII-të, kanë qenë shumë larg formës së sotme të shkrimit gazetaresk. Nëse shikohen edhe tekstet e publicistëve të njohur shqiptarë, që nga Jeronim de Rada, Sami Frashëri, Faik Konica, Fan S. Noli, Branko Merxhani, Vangjel Koça, e shumë të tjerë, vërehet lehtë se më shumë dominohen nga stili personal i shkrimit, që është karakteristikë për letërsinë, nga ngjyrimi emocional dhe nga elemente propagandistike. Ja si e nis shkrimin e vet Nonda Bulka, (1944), ku spikat ngjyrimi personal dhe emocional, pa dhënë ndonjë përgjigje në fillim të tekstit:

“Ishte ditë vere në një nga qytetet më të mëdha të Arnautistanit. Ecja filli vetëm duke menduar për hallet e kusuret e këtij vendi heroik, por shumë fatkeq. Vapa përvëlonte. Djersët më kullonin rrëke. I kredhur në të thella kapërceja nga një ngjarje në tjetrën.Shikoja me sytë e mendjes vendin e shkretuar prej tufanit, tërmetin që po trondit botën dhe që po kthen në shkrumb e hi atë që dora e njeriut e ka ngritur me djersë e gjak. Habitesha me shtazëritë njerëzore. Në këto të thella isha kredhur, kur… fiu, fiu… sirena. - Bum, bum, bum! – krisi topi.”

Shkrimi gazetaresk, veçmas lajmi dhe raporti, që synojnë informimin e publikut për ngjarje konkrete që ndodhin, tashmë kanë një strukturë të stabilizuar, të cilat mundësojnë të vlerësohet kur janë të shkruara mirë e kur nuk janë. Kriteri themelor është bërë përgjigjja sa më adekuate ndaj gjashtë pyetjeve themelore: kush, çka, kur, ku, pse dhe si. Rëndësinë e

Page 40: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

këtyre pyetjeve për njohurinë e njeriut, e pati formuluar poeti Rydiard Kipling në një poezi, në të cilën shkruante:

I kam gjashtë shërbëtorë besnik(Që më kanë mësuar krejt çka unë di)Emrat e tyre janë: çka, pse e kurDhe qysh e ku dhe kush

Sipas këtij poeti, pyetjet janë motivuesi i diturisë, sepse duke gjetur përgjigje për to njeriu mëson shumë gjëra. Natyrisht, radhitja e pyetjeve të Kiplingut, në praktikën e gazetarisë, ka pësuar ndryshime të mëdha. Në fakt, radhitja e tyre varet nga rasti në rast. Por, më të shumtën pyetja ‘kush’ është ajo që kërkon përgjigjen e parë në lajmin ose në raportin për një ngjarje, ndërsa pyetjet ‘çka’ e ‘kur’ vijnë menjëherë në radhë. Përgjigja në pyetjen ‘kush’ jepet më së shpeshti në rastet kur bëhet fjalë për persona të njohur dhe për institucione të rëndësishme. Theksimi në fillim të shkrimit i subjektit që është i përfshirë në një ngjarje, tërheq më fort vëmendjen e lexuesit dhe mundëson që informatat të plasohen me sukses më të madh, se sa nëse teksti do të fillonte me përshkrime të përgjithësuara, me evokime të ngjarjeve të ngjashme (pa e treguar ngjarjen e ndodhur), ose me opinione personale të gazetarit. Kur tregohet se kush është i përfshirë në një ngjarje dhe çka ka ndodhur, në fillim të shkrimit, afirmohet më shumë pesha e ngjarjes së ndodhur.Shembujt e mëposhtëm, të improvizuar, e ilustrojnë këtë pohim:

Arkëtari i njësisë tre të Bankës Komerciale në kryeqytet, Sherif Sherifi (60), është në gjendje kritike, në Shërbimin Intensiv të Qendrës Klinike në Prishtinë, pasi që është plagosur në kraharor me një plumb të kalibrit 6.9 mm në vendin e vet të punës, në orën 14 të së martës, kur po përpiqej të pengonte grabitjen e zyrës së tij nga tre persona të maskuar.

Të shohim a janë dhënë përgjigjet e duhura:

Kush? Arkëtari i njësisë tre të Bankës Komerciale në kryeqytet Sherifi, Sherifi (60)Çka? Është në gjendje kritike, pasi që është plagosur në kraharorKur? Rreth orës 14 të së martësKu? Në vendin e vet të punës, dhe /ose: ndërsa tash gjendet në Shërbimin Intensiv të Qendrës Klinike Pse? Po përpiqej të pengonte grabitjen e zyrës së tij nga tre persona të maskuarSi? Me plumb të kalibrit 6.9 mm.

Page 41: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Nëse radhitja do të ishte si më poshtë, ka shumë mundësi që interesimi i lexuesit të ishte më i vogël për këtë lajm, sepse ai do ta humbte durimin gjatë kërkimit të informatës kryesore, kush është plagosur:

Pse? Kur po përpiqej të pengonte grabitjen e zyrës së tij nga tre persona të maskuarçka? është plagosur në kraharor Si? me një plumb të kalibrit 6.9 mm në vendin e vet të punës.

Kush? Arkëtari i njësisë tre të Bankës Komerciale në kryeqytet, Sherif Sherifi, (60),

Ku? Në vendin e tij të punës, dhe /ose: ndërsa tash gjendet në Shërbimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Kur? në orën 14 të së martës

Pra, nëse vihet në fillim pjesa e ligjëratës që jep përgjigje në pyetjen pse e jo kush, shkrimi merr më shumë ngjyrim emocional e gati letrar, në dëm të plasimit të menjëhershëm e direkt të informatës kryesore. Varianti tjetër, që do të jepte në fillim kohën, kur ka ndodhur ngjarja, po ashtu është më pak e pëlqyeshme, sepse edhe në atë rast do të vonohej informata kryesore:

Në orën 14 të së martës, kur po përpiqej të pengonte grabitjen e zyrës së tij nga tre persona të maskuar, është plagosur në kraharor me një plumb të kalibrit 6.9 mm, ndërsa tash gjendet në Shërbimin Intensiv të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, arkëtari i njësisë tre të Bankës Komerciale në kryeqytet, Sherif Sherifi (60), i cili tash është në gjendje kritike.

Në këtë mënyrë informata kryesore do të vonohej krejt, gjë që do të mund ta shtynte lexuesin ta braktiste leximin e lajmit, ose të bënte kapërcime në kërkim të informatës kryesore. Gati secilit lexues i ka ndodhur ndonjëherë që të bëjë kapërcime të këtilla në ndonjë tekst, pa e ditur përse i ndodh kjo gjë, ndërsa e vërteta është se në këso rastesh lexuesi ngutet të marrë informatën kryesore.

Sidoqoftë, mundësitë e përdorimit të njërës ose të tjetrës mënyrë janë në dispozicion, por më e pëlqyeshmja është që të gjendet mënyra e cila mundëson që informata kryesore (në këtë rast është plagosja e arkëtarit) të plasohet sa më parë dhe sa më drejtpërdrejt.

Page 42: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Në zhanre të tjera, si në reportazhe, në udhëpërshkrime, në komente, në ese, mund të ndiqen mënyra të tjera të organizimit të shkrimit. Gazetarët me përvojë e ndjejnë me intuitë se në cilën pyetje është më së miri të fillohet dhënia e përgjigjes. Ndërsa studentët dhe gazetarët e rinj duhet t’i zbatojnë rregullat, sepse kjo është mënyra më e mirë për t’i përvetësuar fshehtësitë e profesionit.

THEKSIME

1. Shkrimi gazetaresk, veçmas lajmi dhe raporti, që synojnë informimin e publikut për ngjarje konkrete që ndodhin, tashmë kanë një strukturë të stabilizuar, të cilat mundësojnë të vlerësohet kur janë të shkruara mirë e kur nuk janë. Kriteri themelor për këtë vlerësim është bërë përgjigjja sa më adekuate ndaj gjashtë pyetjeve themelore: kush, çka, kur, ku, pse dhe si.

2. Në zhanre të tjera, si në reportazhe, në udhëpërshkrime, në komente, në ese, mund të ndiqen mënyra të tjera të organizimit të shkrimit. Gazetarët me përvojë e ndjejnë me intuitë se në cilën pyetje është më së miri të fillohet dhënia e përgjigjes. Ndërsa studentët dhe gazetarët e rinj duhet t’i zbatojnë rregullat, sepse kjo është mënyra më e mirë për t’i përvetësuar fshehtësitë e profesionit.

3. Kriteri themelor është bërë përgjigjja sa më adekuate ndaj gjashtë pyetjeve themelore: kush, çka, kur, ku, pse dhe si.

ILUSTRIME

Një tekst ku pyetjet themelore marrin përgjigje adekuate:

DETYRA

1. Përpunojeni lajmin për arkëtarin e plagosur, ashtu që secilin version ta filloni me përgjigjen në pyetjet e ndryshme: Kush? Çka? Kur? Ku? Pse? Qysh? Krahasoni përgjigjet dhe zgjidhni më të mirën!

Page 43: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

2. Formuloni vetë një periudhë në të cilën jepen përgjigje në të gjashtë pyetjet!

3. Gjeni në gazetë shembullin e një lajmi që nuk është shkruar sipas parimit të përgjigjes në të gjashtë pyetjet. Shkruajeni versionin tuaj të atij lajmi dhe evidentoni dallimet!

4. Gjeni në gazetë një shembull të një lajmi që është shkruar sipas parimit të gjashtë pyetjeve dhe analizoni anët e mira dhe të këqija të tij! Shkruajeni versionin tuaj të lajmit dhe evidentoni dallimet!

Donald Ferguson dhe Xhim Paten, kanë krijuar një tabelë të aritmetikës së lajmeve, për t’ua lehtësuar punën gazetarëve të rinj:

TABELA E ARITMETIKËS SË LAJMIT

1 burrë i zakonshëm + 1 jetë e zakonshme - 0

1 grua e zakonshme + aventura - lajm

1 burrë dhe 1 grua - 0

1 burrë dhe 3 gra - lajm

1 nëpunës banke + 1 grua e 7 fëmijë - 0

1 nëpunës banke + 200. 000 euro - lajm

1 fëmijë + 1 qen i humbur - 0

1 fëmijë i princit Çarls + 1 qen i humbur - lajm

1 person+ një arritje - lajm

1 burrë i zakonshëm + një jetë e zakonshme 79 vjet - 0

1 burrë i zakonshëm + jetë e zakonshme 100 vjet - lajm

Çka tregon tabela?

Page 44: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

1. Tabela tregon se njerëzit janë kurreshtarë.

2. Gazetari që është kurreshtar, më lehtë e gjen se çka i duhet lexuesit.

3. Redaktori që kënaq kurreshtjen e lexuesit, ka kryer punën e vet me sukses profesional.

Detyrë:

Gjeni lajme që nuk janë lajme, sipas tabelës së mësipërme.

Gjeni lajme që i plotëson standardet sipas tabelës së mësipërme.

Page 45: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

KREU I LAJMIT Kreu i tekstit në gazetari ka rëndësi vendimtare. Nëse kreu shkruhet mirë, atëherë shanset që teksti të jetë i suksesshëm janë shumë më të mëdha. Gazetarët me përvojë i kushtojnë shumë rëndësi fillimit të tekstit, sepse e dinë që prej tij varet se a do ta ndjekë lexuesi tekstin e tij deri në fund, apo do ta ndërpresë leximin e tij. Me gazetarët e papërvojë e të pashkolluar ndodh krejt e kundërta: ata mundohen që argumentet kryesore t’i lënë për në fund të tekstit, që ta “fuqizojnë” mesazhin e tij. Por, në atë mënyrë ata e dëmtojnë rëndë punën e vet, sepse lexuesi i teksteve gazetareske nuk kërkon efekte estetike si në letërsi, ku mesazhi kryesor mund të jetë në fund të tekstit. Lexuesi i gazetave kërkon informata direkte dhe sa më të qarta.

Prej kësaj rezulton se mjeshtëria e shkrimit të teksteve të mira gazetareske mësohet nga shkolla dhe nga përvoja. Talenti në këtë profesion është i rëndësishëm, por nuk është vendimtar. Shumë të rinj të talentuar nuk arrijnë të bëhen gazetarë të suksesshëm, nëse kanë mungesë vullneti për të mësuar nga teoria dhe nga praktika e gazetarisë. Nëse bazohen vetëm në talentin e vet dhe në “përvojën personale”, ata humbin shumë kohë dhe nuk arrijnë të mësojnë të gjitha anët e profesionit.

Për secilën ngjarje që bëhet objekt i trajtimit gazetaresk, duhet të gjendet mënyra më e përshtatshme e fillimit të tekstit. Pra, me rëndësi është aftësia e gazetarit që ta vlerësojë ngjarjen dhe të dijë se cili element i saj është më i rëndësishmi, për ta përfshirë në kreun e tekstit. Edhe intuita e gazetarit luan rol në shumë raste. Gazetari duhet të vendosë se a ta fillojë tekstin me përshkrimin e atmosferës së ngjarjes, me pasojat që ka shkaktuar ajo ngjarje, me ndonjë deklaratë specifike të ndonjërit nga pjesëmarrësit në ngjarje, ose thjesht me prezantimin e fillimit të ngjarjes. Të marrim si shembull raportimin lidhur me protestën e organizatës “Vetëvendosje”. Mundësia e parë është që kreu i raportit për ngjarjen të përshkruajë nisjen e protestës nga selia e organizatës dhe të identifikojë ndonjë parullë ose slogan tipik të saj. Por, kreu i raportit mund të fillojë edhe me ndonjë tezë nga fjalimi kryesor që është mbajtur në qendër të

Page 46: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

kryeqytetit, ku lideri i “Vetëvendosjes”, Albin Kurti, ka deklaruar se protesta ishte vetëm një vërejtje e vogël. Kreu mund të sajohet nga përshkrimi i incidenteve që ndodhën para selisë së UNMIK-ut, që mandej rezultoi me një reagim brutal të policisë së UNMIK-ut, nga i cili u vranë dy njerëz dhe u plagosën disa të tjerë. Kreu mund të fillojë edhe me identifikimin e reagimeve të qeverisë, lidhur me protestën dhe me viktimat.

Se cila do të jetë pika që do të futet në kreun e raportit, varet edhe nga orientimi politik i mediave. Në këtë rast mediat proqeveritare mund të nxjerrin në krye reagimin e qeverisë ose të partive në pushtet. Por, nëse bëjnë kështu, e braktisin standardin dhe etikën e raportimit gazetaresk dhe i afrohen më shumë propagandës. Pra, në raste të tilla ku ka viktima në njerëz, kreu i lajmit/raportit, domosdoshmërisht duhet të identifikojë viktimat, dhunën që është ushtruar dhe pasojat që ajo ka lënë në fatet e njerëzve. Është e sigurt se nëse kreu i tekstit nuk e ka këtë element, atëherë lexuesi do të mbetet i zhgënjyer.

Lidhur me rëndësinë e kreut të tekstit gazetaresk, Xhon Kancellor dhe Valter Mer thonë: ‘Kreu është ai me të cilin ia nisni shkrimit, gjë që tingëllon shumë thjesht, por nuk është gjithmonë bash ashtu. Më shumë shporta të bërllokut kanë qenë të mbushura me letra të bëra shuk për shkak të kreut të lajmit, se sa për çkado tjetër’. (Malovic: 2005:197)

Autorët Pits, Kumbulla, Popovic dhe Rid, kanë bërë këtë skemë për vlerësimin e lajmit për ta shkruar kreun e mirë:

1. Çka është lajm në atë tregim?2. Cilat elemente të lajmit duhet të dominojnë në tregim?3. Cilat janë elementet themelore të tregimit: kush, çka, ku, kur, pse

dhe si?4. Cilat theksime duhet të dominojnë në kreun e lajmit?5. Çka është gjëja më e rëndësishme e ngjarjes që ka ndodhur?6. Si ndikon ngjarja në njerëzit e përfshirë në të, në bashkësinë dhe në

publikun?7. Kush është i dëmtuar?8. Kujt i ka ndodhur?9. Kur ka ndodhur?10. Pse ka ndodhur??11. Si ka ndodhur?12. Çka ka ndodhur?13. Çka kemi mësuar prej asaj ngjarjeje?

Page 47: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

14. Sa është dhe pse është e rëndësishme ajo ngjarje dhe ai për publikun?

15. Pse publiku do të interesohej për atë lajm? (Malovic:2005:199)

Te ne flitet vazhdimisht për ngjarjet, me komentet e vetë folësve e rrallë ndodh të komentohet lajmi për ngjarjen, sipas shkrimeve të gazetarëve. Kjo ndodh për shkak se më të shumtën shkruhet në mënyrë jo mbresëlënëse.

Sikundër që kreu i efektshëm njihet lehtësisht edhe kreu i keq i tekstit, njihet lehtësisht. Sipas Hiley Vardit, kreu i keq ka këto tipare: -Folje jointeresante-Lojë fjalësh, shitje mendsh, si thotë populli -Gazetari imponon opinionin e vet, ndërfutet në tregim-Gazetari niset nga ideja që publiku di diçka për ngjarjen-Kreu i keq ka pak ose aspak informata dhe të dhëna përmbajtësore. (Malovic:2005:200)

Ky autor propozon që gazetari t’i ketë tabu dhe të mos i përdorë kurrë në kreun e lajmit citatet, përemrat (ju, ti) dhe pyetjet, sepse ato dëshmojnë përtacinë e gazetarit dhe nuk arrijnë të mobilizojnë vëmendjen e lexuesit.

THEKSIME

Gazetarët me përvojë i kushtojnë shumë rëndësi fillimit të tekstit, sepse e dinë që prej tij varet se a do ta ndjekë lexuesi tekstin e tij deri në fund, apo do ta ndërpresë leximin e tij. Me gazetarët e papërvojë e të pashkolluar ndodh krejt e kundërta: ata mundohen që argumentet kryesore t’i lënë për në fund të tekstit, që ta “fuqizojnë” mesazhin e tij. Por, në atë mënyrë, ata e dëmtojnë rëndë punën e vet, sepse lexuesi i teksteve gazetareske nuk kërkon efekte estetike si në letërsi, ku mesazhi kryesor mund të jetë në fund të tekstit, por kërkon informata direkte dhe sa më të qarta.

Cila do të jetë pika që do të futet në kreun e raportit, varet edhe nga orientimi politik i mediave. Në këtë rast mediat proqeveritare mund të nxjerrin në krye reagimin e qeverisë ose të partive në pushtet. Por, nëse bëjnë kështu, e braktisin standardin dhe etikën e raportimit gazetaresk dhe i afrohen më shumë propagandës.

Page 48: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

ILUSTRIME

Kreu i mirë i raportit Kreu i keq i raportit

DETYRA

1. Gjeni disa shembuj të kreut për të cilin mendoni se u ndihmon lexuesve që ta kuptojnë ngjarjen më mirë!

2. Identifikoni krerë të tekstit gazetaresk, që fillojnë me citate dhe me pyetje!

3. Identifikoni fillime të tekstit gazetaresk me folje jointeresante!

4. Identifikoni tekste në të cilat gazetari e imponon opinionin e vet, ndërfutet në tregim!

Page 49: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

TIPOLOGJIA E KREUT TË TEKSTIT GAZETARESK

Edhe pse çdo ditë raportojnë me qindra e me mijëra gazetarë në të katër anët e botës, duke përdorur të njëjta deklarata të personave të përfshirë në ngjarje, kurrë nuk bën vaki që dy tekste të jenë të njëjta. Pra, teksti gjithmonë ka një papërsëritshmëri, që vjen si rezultat i identiteteve njerëzore dhe stileve të veçanta të shkrimit. Sado që shkrimi gazetaresk është më afër shkrimit konvencional, mundësitë që ai të jetë autentik, i papërsëritshëm janë të mëdha. Nëse gazetari koncentrohet gjatë punës dhe mbledh sa më shumë informata, nëse e kupton mirë ngjarjen për të cilën raporton, ai do ta ketë shumë të lehtë kur të ulet ta shkruajë tekstin. Nuk do të ketë nevojë që të ‘filozofojë’, por do të shkruajë rrjedhshëm, qartë dhe shpejt. Lehtësim të madh në këtë mes paraqet zgjidhja e drejtë që ai bën sa i përket kreut të tekstit. Nëse e ka zgjidhur drejt mënyrën si do ta fillojë raportimin, i ka të gjitha shanset që të shkruajë një raport mbresëlënës. Si bëhet kjo zgjidhje? Teoricienët e ndryshëm të mediave dhe profesorë të gazetarisë, kanë definuar disa lloje të kreut të tekstit. Melvin Mensheri, konsideron se ekzistojnë dy lloje themelore të kreut të lajmit: lloji i drejtpërdrejtë dhe lloji i vonuar:I drejtpërdrejtë: ky lloj kreu i tregon menjëherë lexuesit ose dëgjuesit aspektin më të rëndësishëm të tregimit. Zakonisht ai përdoret në lajmet që pasqyrojnë ngjarje të reja. I vonuar: ky lloj kreu e tërheq lexuesin ose dëgjuesin në brendësi të tregimit, duke e nënkuptuar përmbajtjen e tij. Zakonisht ai përdoret në tregime të veçanta, ndonëse gjithmonë e më shumë po gjen vend edhe në tregimet e lajmeve. (Mensher: 127)

Mirëpo, ka edhe një tipologji më të detajuar të llojeve të kreut të tekstit gazetaresk, veçmas të lajmit dhe të raportit. Më i përhapuri në lajmet dhe raportimet është kreu rezymues. Në këtë lloj kreu të tekstit, bëhet menjëherë një rezyme e ngjarjes, ose e pasojave që ajo ka prodhuar. Në këtë mënyrë, publiku e merr që në fillim informatën se cili është përfundimi i asaj ngjarjeje. Në fakt, publikut i pëlqen kjo mënyrë e plasimit të informatës kryesore, sepse ia kursen kohën, por edhe nervat.

Page 50: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Nëse një gazetar do të raportonte nga Zveçani, ku shkritorja e famshme është e braktisur, pasi që do të merrte informata nga disa burime, do të mund ta shkruante kreun rezymues në këtë mënyrë:

“Braktisja dhe shkretimi në Zveçan duken si shenjë se, sipas informatave që posedon RTK-ja, pushteti paralel serb në veriun e Kosovës do të shpërbëhet para caktimit të statusit final të vendit.”

Por, nëse gazetari do të raportonte nga Mitrovica, ku qeveria e Serbisë ka blerë disa lokale të shqiptarëve, kreu rezymues do të mund të shkruhej në këtë mënyrë:

“Blerja nga qeveria e Serbisë e banesave dhe e objekteve afariste në pjesën veriore të Mitrovicës, është sinjal se po zbatohet ndarja faktike e qytetit para definimit të statusit të Kosovës. “

Teksti më tutje do të plotësohej me citate të personave që janë intervistuar, me elemente të tjera të ngjarjes (nëse ka pasur incidente, ose reagime) dhe me prapavijën e saj. Mirëpo, i tërë teksti do të mbetej i lidhur fort me kreun, ku është dhënë në fakt perspektiva ose përfundimi i asaj ngjarjeje.

Nëse gazetari e fillon tekstin me përshkrimin e vendit, ose të personave, atëherë kemi të bëjmë me kreun përshkrues të tekstit gazetaresk.Kreu përshkrues ka parasysh edhe imagjinatën e lexuesit, prandaj, vizualiteti i saj funksionon si një lloj kamere.

Ja si mund të jetë një shembull i kreut përshkrues:

“I vështruar nga lartësia e Bondstillit, fshati Sojevë, i cili shtrihet tutje në luginë, si një gungë e thyer breshke, merr një pamje më interesante, se sa duket në fillim. Ngritja dhe aterimi i shpeshtë e helikopterëve, është shenjë e gjallërisë që mbretëron në këtë vend, i cili qetësinë e dikurshme të një fshati të vogël, e ka këmbyer me gjallërinë e një baze të madhe ushtarake. Për njeriun që hyn për herë të parë në bazën ushtarake amerikane të Bondstillit, mbresa që dominon vetvetiu ka të bëjë me madhësinë e bazës, e menjëherë pas kësaj bie në sy pastërtia e plotë dhe organizimi perfekt.”

Pra, gazetari alternon pamje, i krahason, i vlerëson dhe prej gjithë kësaj mund të formësojë një fillim mbresëlënës të tekstit, i cili mund ta mbajë lexuesin të lidhur me leximin e tij deri në fund të tekstit.

Page 51: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Kreu narrativ synon të japë një ekspozicion të ngjarjes, ta paralajmërojë dramaticitetin e saj, në mënyrë që ta tërheqë sa më shumë vëmendjen e lexuesit. Kreu narrativ, kur përcillet me kamera, ose me fotografi të mira, fuqizohet edhe më shumë.

Shembull i mundshëm i një kreu narrativ:

“Kampi i Bllacës ka ngjallur kujtesën e hidhur të kampeve të dikurshme shfarosëse, te të gjithë ata që kanë kujtesë dhe ndërgjegje dhe që kanë ende guxim t’i kundërvihen barbarisë.”

Nëse kreu do të plotësohej nga narracioni gazetaresk, i ndërtuar me citate, me përshkrim të gjendjes dhe me të dhëna të tjera, atëherë raporti do të ishte vërtet mbresëlënës. Por, që kreu të ketë funksionin e tij motivues ndaj lexuesit, sigurisht që duhet që edhe pjesa tjetër e tekstit të jetë e shkruar me profesionalizëm. Kreu alternativ përdoret kur gazetari synon të tërheqë vëmendjen e lexuesit në disa elemente dytësore, për ta përgatitur që të marrë mesazhin kryesor në fund të tekstit. Ky lloj kreu më shumë është karakteristik për reportazhin, ose edhe për esenë.

Melvin Mensheri i përmbledh kështu elementet e një fillimi të lexueshëm qartë:

1. Gjeni elementet esenciale të tregimit.2. Vendosni nëse ngjarjes i shkon më mirë kreu i drejtpërdrejtë apo i

vonuar.3. Nëse njëri nga elementet dallohet nga të tjerët, përdorni kreun

njëelementësh. Nëse nevojiten më shumë se një, atëherë përdorni kreun shumëelementësh.

4. Përdorni emrat konkretë dhe foljet shprehëse dhe të larmishme5. Bëjeni kreun të lexueshëm, por mos sakrifikoni raportimin e

vërtetë dhe të saktë për hir të lexueshmërisë. (Mensher: 151)

Mënyra më e mirë për të përvetësuar aftësitë për të përdorur të gjitha llojet e kreut të tekstit, të cilat sa herë që shkruani duhet të përdoren si për herë të parë, është bashkimi i mësimit teorik dhe punës praktike.

THEKSIME - Nëse gazetari koncentrohet gjatë punës dhe mbledh sa më shumë informata, nëse e kupton mirë ngjarjen për të cilën raporton, ai do ta ketë

Page 52: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

shumë të lehtë kur të ulet ta shkruajë tekstin. Nuk do të ketë nevojë që të ‘filozofojë, por do të shkruajë rrjedhshëm, qartë dhe shpejt.

- Mënyra më e mirë për të përvetësuar aftësitë për të përdorur të gjitha llojet e kreut të tekstit, të cilat sa herë që shkruani duhet të përdoren si për herë të parë, është bashkimi i mësimit teorik dhe punës praktike.

ILUSTRIME

Një raport me kreun rezymuesNjë raport me kreun përshkruesNjë raport me kreun narrativ

DETYRA1. Formoni kreun rezymues dhe kreun përshkrues nga këto elemente:

- Hotel ‘Iliria’ mbrëmë ishte pikëtakimi i shkrimtarëve dhe i përkthyesve shqiptarë, të cilët u nderuan me çmimet tradicionale të Art Klubit ‘Serembe’, në përmbyllje të vitit 2006

- Art Klubi ‘Serembe’ nga Laçi, në bashkëpunim me LSHK, në një solemnitet që u organizua në ambientet e hotelit ‘Iliria’ në Prishtinë, ndau çmimet tradicionale në fushën e letërsisë origjinale dhe të përkthimeve, për vitin 2006. Fitues të këtij çmimi tradicional janë shkrimtari Kasëm Trebeshina për romanin ‘Rapsodi shqiptare’ dhe përkthyesi Agron Tufa, për vëllimin e poezive të nobelistit Josif Brodskij.

- Edhe ky fundviti po karakterizohet nga dhënia e çmimeve të shumta nga ana e asociacioneve të ndryshme të shkrimtarëve, të cilat duan ta përmbyllin vitin kalendarik me tërheqjen e vëmendjes së publikut në aktivitetet e tyre.

Page 53: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

PIRAMIDA E PËRMBYSUR

Stili më i përhapur i shkrimit në gazetari është ai ku informatat kryesore për një ngjarje përfshihen në fillimin e tekstit, ndërsa pjesët më pak të rëndësishme lihen në fund të tij. Këtë stil shkrimi, teoricienët e kanë emërtuar si “piramidë e përmbysur”, duke dashur që ta bëjnë edhe vizualisht më të qartë këtë stil shkrimi gazetaresk.

Ka shumë definicione se çka është në fakt kjo piramidë e përmbysur.Definicioni i Rikard Veinerit për strukturën piramidale të shkrimit gazetaresk, i përfshirë në Vebster’s Nev Vorld Dictionary of Media and Communications, (Macmillan) thotë: ‘Njëri nga stilet më të shpeshta të shkrimit gazetaresk, është ai në të cilin elementet më të rëndësishme të lajmit i japim në pasusin e parë, në krye, ndërsa informatat e tjera për ngjarjen, të radhitura sipas rëndësisë, i publikojmë në trupin e raportit, në paragrafët (fragmentet) pasues.

Pse ka mbetur kjo praktikë? Thuhet se kjo praktikë është ngulitur për shkak se radhitja bëhej me shkronja plumbi dhe nëse teksti duhej shkurtuar, ishte më e lehtë që shkurtimi të bëhej në fund të tekstit, sesa në fillim. Në fakt, një këso nevoje të shkurtimit të teksteve, madje edhe në shtypshkronjë, para se faqet të filmoheshin, e kam pasur edhe vetë si kryeredaktor i revistës “Fjala”, në vitet 1990-1993. Kur ishte e pashmangshme që të bëhej shkurtimi i teksteve, (meqë gjatë thyerjes teknike nuk ishte planifikuar mirë hapësira që kërkonte një tekst), situata ishte mjaft e sikletshme. Madje ka pasur raste të hidhërimit të autorëve, që ndiheshin të fyer nga çfarëdo shkurtimi. Por, redaktori teknik, Rexhep Hajdari, për ta lehtësuar situatën, më propozonte që teksti të shkurtohej aty ku kishte dy pika, pra, ku bëhej numërimi i fakteve! Sigurisht që kjo ishte një mahi, sepse teksti nuk mund të shkurtohej aty. Teksti duhej të shkurtohej në fund, edhe nëse ishte fjala për ese, që në të vërtetë nuk shkruhet krejt sipas stilit të piramidës së përmbysur. Në ditët tona, planifikimi i faqeve me kompjuter është shumë më preciz, prandaj nuk ka më nevojë për shkurtime të asaj natyre arbitrare. Megjithatë, ende në gazetari dominon stili i piramidës së përmbysur,

Page 54: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

i cili mëton që lexuesit t’ia plasojë informatat kryesore që në fillim. Në rastet e gazetave, kjo bëhet për t’i ofruar lexuesit informatat kryesore, para se ai eventualisht ta ndërpresë leximin e tekstit. Ndërsa, në mediat elektronike, në radio dhe në televizion, ky stil ndihmon që të kursehet në maksimum hapësira kohore, minutazhi.

Autorët e ‘Misuri Grup’-it, thonë:‘Kjo është mënyra më efikase e shfrytëzimit të hapësirës në tregim. Kjo mënyrë i mundëson gazetarit të shkruajë tekste të gjata, ose që është edhe më e shpeshtë, prezantimin e informatave në një ose në dy paragrafë’. (Malovic: 2005: 209)

Një skemë e piramidës së përmbysur do të ishte kështu:

KREU

TRUPI

PËRFUNDIMI(Nëse ka)

Autorët Itule dhe Anderson japin këto udhëzime për të shkruar sipas piramidës së përmbysur: - Kreu i lajmit le të jetë efektiv dhe i ngjeshur. Në paragrafin e parë të shkurtër, jo më të gjatë se 35 fjalë, thoni më të rëndësishmen, ndërsa në të dytin thoni poentën, së cilës nuk i jepet vendi në paragrafin e parë. - Përshkruani rrethanat e ngjarjes dhe prapavijën. - Paragrafin e tretë ose edhe më shumë paragrafë, kushtojani rrethanave në të cilat ka ndodhur ngjarja. Këta paragrafë shfrytëzojini edhe për elementet e tjera, nëse raporti është me më shumë elemente. - Lajmin dizajnojeni ashtu që të shkoni nga më e rëndësishmja drejt atyre që janë më pak të rëndësishme. - Mos shkruani sipas radhitjes kohore të ngjarjes. - Përdorni citate ku është e nevojshme. - Shfrytëzoni kalimet efektive ndërmjet paragrafëve. Kalimet mund të jenë: gjithashtu, por, ndërkohë, nga ana tjetër, mirëpo…- Mos komentoni! Komenti nuk e ka vendin në raport.- Evitoni fundin. Kur nuk keni çka të thoni më, vërini pikën dhe aq. (cituar sipas Malovic:2005:210)

Page 55: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Më këto udhëzime, stili i piramidës së përmbysur mund të realizohet me lehtësi. Autorë të ndryshëm pohojnë se ky stil i shkrimit përdoret më së shumti nga agjencitë e lajmeve, por, sikundër u tha më lart, përdoret gjerësisht edhe nga gazetat, radiot e televizionet.

THEKSIME

Në gazetari dominon stili i piramidës së përmbysur, i cili mëton që lexuesit t’ia plasojë informatat kryesore që në fillim. Në rastet e gazetave kjo bëhet për t’i ofruar lexuesit informatat kryesore, para se ai eventualisht ta ndërpresë leximin e tekstit. Ndërsa, në mediat elektronike, në radio dhe në televizion, ky stil ndihmon që të kursehet në maksimum hapësira kohore, minutazhi.

Autorët e ‘Misuri Grup’-it, thonë:‘Kjo është mënyra më efikase e shfrytëzimit të hapësirës në tregim. Kjo mënyrë i mundëson gazetarit të shkruajë tekste të gjata, ose që është edhe më e shpeshtë, prezantimin e informatave në një ose në dy paragrafë’.

ILUSTRIME

Tekste ku respektohet dhe tekste ku nuk respektohet piramida e përmbysur.

DETYRA1. Gjeni në gazeta një raport dhe analizojeni në bazë të udhëzimeve të mësipërme!2. Mblidhni të dhëna për një ngjarje. Organizojeni tekstin sipas piramidës së përmbysur.

Page 56: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

PËRDORIMI I CITATEVE

Citatet janë dëshmia më e fortë se raportimi që i afrohet publikut është i mbështetur në të dhëna të marra nga vendi i ngjarjes, përkatësisht nga pjesëmarrja direkte në raportimin e subjekteve kryesore të asaj ngjarjeje. Citatet e forcojnë besueshmërinë e raportimit, sepse ato nxjerrin në plan të parë dëshminë e akterëve për një ngjarje, e jo impresionin e gazetarit. Si të tilla, citatet janë pjesë e domosdoshme e raportimit profesional gazetaresk.Brus Garisoni thotë: “Lajmi në më të shumtën e rasteve është ajo çfarë thonë njerëzit dhe si e thonë njerëzit, qoftë si pjesëmarrës në ngjarje, qoftë si vëzhgues, si dëshmitarë ose si informatorë.” (Garison: 208). Pra, rezulton se në të vërtetë interpretimi i ngjarjes, ose vlerësimi i saj me anën e deklaratave të ndryshme, vjen e bëhet bartës kryesor e vërtetësisë së një ngjarjeje. Kaq të rëndësishme janë deklaratat që citohen në gazetari, sa që janë bartëse të një pjese të së vërtetës që gazetari ia kumton publikut. Citatet në gazetari nuk janë element i diferencuar i ligjërimit, i cili duhet të shënjohet me fusnota e në raste të gjatësisë më të madhe edhe të diferencohet grafikisht, sikundër ndodh në shkencë. Në gazetari, citatet janë pjesë përbërëse e tregimit, pa të cilin ai tregim do të jetë i mangët dhe në fakt joprofesional. Mjafton të futen në thonjëza dhe të tregohet saktë se kush është personi i cituar dhe cili është funksioni i tij ose pozicioni me të cilin përfshihet në raportim. Në një studim shkencor, autori e përdor citatin kur e huazon dhe e integron në tekstin e vet një tezë, një mendim ose një ide të huaj. Ndërsa në gazetari, citati përdoret brenda autorësisë së gazetarit, sepse ai i mbledh deklaratat dhe i mbarështon në raportin e vet autorial. Me një fjalë, citati në gazetari është pjesë përbërëse e autorësisë dhe element i profesionalizmit.

Page 57: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Gazetari që përcjell një ngjarje vjel disa deklarata. Gati asnjëherë ai nuk arrin t’i fusë në tekstin e vet të gjitha prononcimet që janë bërë dhe të gjitha deklaratat që ka vjelë nga bashkëbiseduesit. Në fakt, ai duhet të citojë vetëm ato pjesë të deklaratave që shprehin fakte ose ide interesante, të veçanta, origjinale. Për të pasur sukses në këtë përzgjedhje, gazetari duhet të ketë aftësi që ta vlerësojë drejt rëndësinë e ngjarjes dhe të pjesëmarrësve në të. Nëse e ka atë aftësi, ai e bën më me lehtësi dhe më me sukses edhe gjerësinë e raportimit, edhe përzgjedhjen e citateve. Për ilustrim se si përdoren citimet, po sjellim një shembull nga gazetat ditore shqipe të Kosovës: Një konferencë shtypi e organizatës “Çohu”, e mbajtur më 19 korrik 2008, në të cilën u prezantua raporti i saj i observimit të dyqind ditëve të qeverisë Thaçi, pati prezantim mjaft të gjerë në mediat e shkruara shqipe në Kosovë. Në disa nga raportet e botuara në gazeta, ka pasur mjaft citate nga Raporti i paraqitur dhe nga konferenca e shtypit e organizuar për këtë rast, nga ana e drejtuesve të kësaj organizate.Në gazetën “Koha Ditore”, edhe pse raporti është mjaft i gjerë, ai në tre paragrafët e parë nuk ka asnjë citat. Ka një parafrazim të raportit dhe një parafrazim të liderit të organizatës, por jo citat, ndërsa në një raport të tillë, citati i parë do të duhej të vendosej që në paragrafin e dytë, për ta mbështetur tregimin mbi atë argumentim. Madje edhe kur përmendet fakti alarmant se për tre muaj të vitit 2008, për dreka e darka janë shfrytëzuar 1.3 milionë euro, gazetari nuk e sjell citatin, veçse bën parafrazimin e folësit të konferencës. Kjo është një gafë e rëndë profesionale, sepse, në këtë rast, nëse gazetari do ta bënte citimin e deklaratës së liderit të organizatës “Çohu”, argumenti dhe besueshmëria në sytë e lexuesit do të ishte më e fortë. Në atë rast, lexuesi do të merrte informatën “pa ndërmjetës”, pra direkt nga folësi në konferencë, e jo të relativizuar nga gazetari. Në paragrafin e shtatë, gazetari sjell një citat problematik, i cili rrezikon besueshmërinë e ngjarjes dhe të raportimit të vetë gazetarit. Citohet deklarata e njërit prej pjesëmarrësve të konferencës, i cili për vendimin e qeverisë lidhur me mosakreditimin e universiteteve private, thotë se vendimi “ka qenë i drejtë, por jo ligjor”. Më këtë citat, gazetari shkakton konfuzion në mendjen e lexuesit, i cili logjikisht pyet: si është e mundshme që ligji të jetë i padrejtë, ndërsa vendimi që është në kundërshtim me ligjin, të jetë i drejtë, kur do të duhej që ligji të ishte i drejtë? Më kësi citimesh, në vend që lexuesi të informohet, ai në fakt hutohet. Po në këtë paragraf është një citim po aq i palogjikshëm, në të cilin folësi ka kërkuar që drafti për akreditim t’u ishte dorëzuar më parë universiteteve private e më vonë qeverisë. (Lexuesi që e di se qeveria e ka angazhuar Këshillin Britanik për Akreditim, sërish do të hutohet, kur i thuhet se raportin që e ka porositur dhe paguar qeveria, dikush kërkon që

Page 58: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

t’u jepet më parë atyre që kanë qenë objekt i vlerësimit.) Duhet të jetë e qartë se folësit në një konferencë flasin çfarë të duan, por gazetari duhet të dijë t’i dallojë marifetet e tyre e të mos e ngatërrojë raportin e vet me to, sepse ashtu e rrezikon besueshmërinë e mediumit në sytë e publikut. Ky raport ka edhe disa citime të tjera nga fundi, shumica e të cilave janë jorelevante për konferencën dhe për tregimin gazetaresk. Dhe paradoksalisht, ai mbyllet me një citat, i cili nuk e ka aspak vendin aty. Ai citat, por jo ashtu i cunguar, do të duhej të përfshihej më parë në paragrafin e dytë, se sa në fund të raportit. Prezantimi i të njëjtës konferencë shtypi në gazetën “Express” është shumë më modest dhe madje i firmosur jo me emrin e një autori, por me emrin e gazetës! Citati i parë në këtë raport është pozitiv, edhe pse raporti i organizatës “Çohu” dhe diskutimet në konferencën e tyre të shtypit, kanë qenë shumë negative për qeverinë. Por, “Express”-i zgjedh citatin ku lavdërohet puna e tre ministrave. Në këtë rast, nuk është përfillur argumentimi në Raport dhe fryma e konferencës, por është afirmuar koncepti redaksional, për ta paraqitur qeverinë në dritë sa më të mirë. Pjesa kryesore e fjalës në konferencë as nuk parafrazohet, ndërsa në njërin nga dy citatet në pjesën e fundit të Raportit të organizatës “Çohu”, theksi i kritikës bie edhe mbi dobësinë e opozitës! Gjasat janë që gazeta nuk ka pasur gazetar në konferencë dhe në mungesë të kësaj, ka përdorur vetëm raportin. Por, edhe nëse është kështu, citimet janë të njëanshme dhe joesenciale për raportin dhe për frymën e asaj konference shtypi. Gazeta “Epoka e re” ka transmetuar raportin e agjencisë “Kosovapress”, e cila citimin e parë e ka me synim të relativizimit të frymës kritike të raportit të organizatës “Çohu” dhe të konferencës së saj. Gazeta “Kosova Sot” ia ka kushtuar një faqe të plotë Raportit të organizatës “Çohu” dhe konferencës së shtypit të liderëve të saj. Por, edhe në këtë gazetë, përzgjedhja e citateve nuk është fatlume. Shembuj të përdorimit joadekuat të citimeve gjenden shumë në gazetat shqipe. Më e keqja në këtë mes është kur seleksionimi i citimeve bëhet për të mbrojtur një politikë redaktuese, e jo për ta informuar sa më drejt lexuesin. Rëndësinë më të madhe e ka citimi i saktë, pra, ashtu si është folur ose deklaruar nga folësit. Gazetari duhet ta ketë gjithmonë në vëmendje këtë gjë, sepse citimi i saktë është obligim edhe profesional, edhe ligjor. Incizimi i deklaratave e bën më të lehtë punën e citimeve të sakta, por duhet pasur gjithmonë kujdes që ato të mos ndryshohen. Shpeshherë ndodh që palët të reagojnë, të deklarojnë se kanë menduar diçka tjetër nga ajo që është cituar. Por, kur gazetari e ka incizimin dhe kur e ka transmetuar me besnikëri, ky bëhet argument i fortë në duart e tij.

Page 59: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Meqë deklaratat ose diskutimet nga një ngjarje i transmetojnë nga disa media, kjo e bën edhe më të domosdoshëm transmetimin e saktë të citimeve, sepse nëse një gazetar e ndryshon ndonjë citim, ai mbetet i zbuluar nga kolegët e tij të mediave të tjera. Ja një shembull i disa ndryshimeve të citimit të fjalëve të presidentit amerikan Xhorxh Bush, në takimin me presidentin dhe me kryeministrin e Kosovës, më 21 korrik 2008. Në gazetën ‘Koha Ditore’ të datës 22 korrik, fjalët e presidentit amerikan citohen kështu: “Ka qenë një nder të mirëpres presidentin dhe kryeministrin e një Kosove të pavarur. Jam krenar që jeni këtu. Ju mirëpres. Jam përkrahës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës. Jam kundër çdo ndarjeje të Kosovës”. Në gazetën Express ky citat jepet më i shkurtuar dhe pak i ndryshuar: “Ka qenë nder për mua që t’u uroja mirëseardhje presidentit dhe kryeministrit të Kosovës së pavarur”. Pasi nuk është përfshirë fragmenti: “Jam krenar që jeni këtu. Ju mirëpres.”, është dhënë fjalia pasuese : “Unë jam mbështetës i fuqishëm i pavarësisë së Kosovës. Jam kundër çfarëdo lloj ndarje të Kosovës”.Në gazetën “Infopress” citati është kështu: “Pata nderin që prita kryetarin dhe kryeministrin e Kosovës. Jam krenar me ju”. Shihni dallimet: Jam krenar që jeni këtu.Jam krenar me ju.

Dallimet në këtë citim, e bëjnë lexuesin të mendohet se cili nga këto dy citime është më i saktë, e kjo e shtyn të mendojë edhe për seriozitetin dhe kredibilitetin e mediave. Deklarata kaq të rëndësishme për fatet e një vendi, duhet të citohen sa më të plota dhe me saktësi. Pra, nga të gjitha anët na rezulton i njëjti konkluzion: nuk ka lojë me citatet, sikundër që nuk ka informim korrekt dhe të plotë pa inkuadrimin e citateve në raportimin gazetaresk.

THEKSIMENë gazetari, citatet janë pjesë përbërëse e tregimit, pa të cilin ai tregim do të jetë i mangët dhe në fakt joprofesional. Mjafton të futen në thonjëza dhe të tregohet saktë se kush është personi i cituar dhe cili është funksioni i tij ose pozicioni me të cilin përfshihet në raportim.

Gazetari që përcjell një ngjarje vjel disa deklarata. Gati asnjëherë ai nuk arrin t’i fusë në tekstin e vet të gjitha prononcimet që janë bërë dhe të gjitha deklaratat që ka vjelë nga bashkëbiseduesit. Në fakt, ai duhet të citojë vetëm ato pjesë të deklaratave që shprehin fakte ose ide interesante, të veçanta, origjinale.

Page 60: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

ILUSTRIME

Gazetat me raportet nga konferenca e shtypit e organizatës “Çohu”.

Gazetat me citime të deklaratës së presidentit Xhorxh Bush

DETYRA1. Gjeni në gazeta raporte dhe analizoni si janë bërë citimet, krahasoni citimet në disa gazeta dhe vëreni a ka ndryshime. 2. Mblidhni disa deklarime nga kolegët për aspektet e organizimit studentor në fakultetin tuaj dhe pastaj hartoni një raport, duke përdorur citatet sipas kritereve që janë cekur në këtë leksion.

Page 61: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

TITULLI - KULMI I PIRAMIDËS SË PËRMBYSUR

Në gazetarinë e shtypit, titulli i tekstit zakonisht paraqet pikën e parë në të cilën ngulitet vëmendja e lexuesit. Titulli i një teksti gazetaresk, bashkë me mbititullin dhe me moton e shkrimit, e cila shënohet me shkronja më të theksuara se pjesa tjetër e tekstit, paraqesin strukturën më të lexuar. Shumë lexues e përshkojnë gazetën me sy, duke lexuar kryesisht titujt, mbititujt dhe moton ose nëntitullin e tekstit. “ Titujt e të gjitha zhanreve veprojnë më fuqishëm se sa tekstet”. ( Shtefan Rus-Mol:2005: 151)

Prandaj, kjo pjesë e shkrimit gazetaresk dhe veçmas titulli, funksionon gati si një fragment autonom i tekstit. Figurativisht mund të quhet një kulm mbi ngrehinën e piramidës së përmbysur. Gazetari që raporton për një ngjarje, krahas koncentrimit në gjetjen e elementeve më të rëndësishme të asaj ngjarjeje, krahas përpjekjeve për të identifikuar pjesët më esenciale të citateve, krahas strukturimit në mendje të tërë materialit, duhet të mendojë edhe për gjetjen e një titulli sa më domethënës e interesant. Ka redaksi e redaktorë që nuk kërkojnë nga gazetarët këtë angazhim, pra, titujt i nxjerrin vetë redaktorët, gjatë përgatitjes së tekstit për botim. Por, ka edhe redaksi që mund t’u lejojnë gazetarëve që ata të propozojnë titujt e shkrimeve. Prandaj, nëse gazetari ka gjetur një titull të mirë, gjasat janë që ai të respektohet nga redaktori. Për këtë arsye, gazetari duhet të ushtrohet për gjetjen e titujve domethënës e interesant, sepse në atë mënyrë ai e kompleton punën e vet. Gjetja e titujve domethënës e interesant shkon në përpjesëtim me seriozitetin me të cilin një gazetar e kryen tërë punën e vet. Nëse ai e ka kuptuar drejt ngjarjen dhe vlerën e saj, nëse ka mbledhur informata të mjaftueshme, nëse ka citate esenciale, e ka më lehtë që ta sublimojë kuptimin ose mesazhin e ngjarjes. Por, në më të shumtën e rasteve dhe veçmas për ngjarjet kryesore, redaktorët i formojnë vetë kryeartikujt ose titujt e gazetave. Në atë

Page 62: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

mënyrë, ata marrin përgjegjësinë profesionale të suksesit ose të mossuksesit në treg të gazetës.

Po të shikohen titujt e artikujve kryesorë të gazetave ditore shqipe në Kosovë, mund të kuptohen edhe orientimet politike, po edhe profesionale të tyre. Fjala vjen, gazeta “Express” është e njohur për tituj me tendencë ironizimi, karikimi, ose sensacionalizmi. Pra, nuk synohet që të gjendet një titull domethënës për ngjarjen, por të plasohet një mesazh i redaksisë për ngjarjen. Një titull i paharruar në këtë kontekst është ai i gazetës ‘Express’, “Cika Hasim” në gjerësinë e tërë faqes së parë të gazetës. Pra, duke përdorur një fjalë serbisht (cika - axha) dhe duke e shkruar emrin e kryeministrit të Kosovës me germa të latinicës sllave, synohet të jepet mesazhi se si një fëmijë serb e perceptuaka kryeministrin i cili ka bërë një vizitë në familjen e fëmijës, së cilës i ka dhuruar një traktor. Sado që redaktorëve mund t’u jetë dukur një gjetje inteligjente, ajo mund të jetë e tillë për vetë ata, por jo edhe për lexuesin, i cili kërkon informim sa më të plotë edhe nga titulli. Tituj me tendencën që të përcillen mesazhet e redaksisë mbi ngjarjen ose mbi personat që përfshihen në tregimin gazetaresk boton nganjëherë edhe gazeta ‘Epoka e re’. Kjo prije e vënies së titujve bombastikë, më shumë i afron këto gazeta me shtypin me tendenca sensacionaliste.

THEKSIME

Gazetari që raporton për një ngjarje, krahas koncentrimit në gjetjen e elementeve më të rëndësishme të asaj ngjarjeje, krahas përpjekjeve për të identifikuar pjesët më esenciale të citateve, krahas strukturimit në mendje të tërë materialit, duhet të mendojë edhe për gjetjen e një titulli sa më domethënës e interesant.

ILUSTRIME

Disa tituj të gazetave ditore shqipe, ku titulli përdoret për të përcjellë mesazhe ironike të redaksisë, ose për të krijuar efekte sensacionalizmi:Hallall. Maskarallëk. Aplikojmë. Asnjë. etj.

DETYRA 1. Lexoni titujt e disa raporteve në gazeta dhe shënojini në fletore.

Pastaj lexojini raportet dhe provoni të gjeni tituj më domethënës e më interesantë se sa ata që i kanë.

Page 63: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

PËRDORIMI ME KORREKTËSI DHE ME MJESHTRI I GJUHËS NË GAZETARI

Gjuha standarde shqipe, me leksikun dhe me koloritin shprehës të saj, ofron mundësi jashtëzakonisht të mëdha për një gazetari të nivelit të lartë. Por, për ta shfrytëzuar me sukses pasurinë e saj shprehëse, gazetari duhet të përgatitet seriozisht gjatë shkollimit, po edhe gjatë karrierës profesionale, sepse gjuha vazhdimisht zhvillohet, pasurohet, ndryshohet në disa përbërës të saj gramatikorë, leksikorë e stilistikë. Prandaj, e para e punës është që studenti/gazetari duhet ta kultivojë ndjenjën për gjuhën e vet amtare, në të cilën studion dhe shkruan. Pavarësisht sa gjuhë të tjera di, pavarësisht se a janë ato gjuhë të mëdha, botërore, në plan të parë duhet ta ketë gjuhën në të cilën studion dhe shkruan. Vetëm në atë rast mund të zhvillohet profesionalisht e intelektualisht në mënyrë harmonike. Në të kundërtën, nëse bigëzohet ndërmjet gjuhës në të cilën studion/shkruan dhe ndonjë gjuhe që e ‘mahnit’, do të ketë probleme serioze gjatë punës. Në atë rast mund të vijë në situatën që të “përkthejë” vetveten, për shkak të mosruajtjes së hierarkisë së gjuhëve që flet ose edhe i shkruan.

Kultivimi i ndjenjës për gjuhën amtare bëhet me anën e leximit të vazhdueshëm. Më së shumti ndihmon në këtë plan leximi i prozës artistike. Nga vëzhgimet tona rezulton se shkrimtarët që kanë qenë edhe gazetarë të njohur, kanë më të shumtën një stil më të rrjedhshëm, më afër të folurit të drejtpërdrejtë, që është edhe formë shprehëse e gazetarisë. Veprat letrare në prozë të shkrimtarëve të njohur si Ernest Heminguej, Gabriel Garsia Markes, Ismail Kadare, Umberto Eko, të cilët kanë qenë edhe gazetarë ose publicistë të njohur, ofrojnë hapësira të shkëlqyera të përvetësimit të mundësive shprehëse të gjuhës. Heminguej ka deklaruar se ka mësuar shumë nga njëqind e dhjetë rregullat që ia kishte mësuar redaktori Pet Vellington, kur shkrimtari punonte për gazetën “The Kanzas City star”. Edhe pse ato njëqind e dhjetë rregulla kanë ardhur duke u koncentruar, (tash konsiderohen si dhjetë rregulla), në stilin e prozës së Ernest Heminguejit, këto rregulla mund të identifikohen qartë.

Page 64: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Edhe mënyra se si e fillon rrëfimin Gabriel Garsia Markesi, ka elemente të përafërta me fillimin e kreut të lajmit, ku që në fillim të tekstit jepet përgjigje në pyetjet: kush, çka, kur, ku, pse, dhe qysh? Ja si është fillimi i romanit “Kolonelit s’ka kush t’i shkruajë”:

“Koloneli hapi kutinë e kafesë dhe pa se kishte mbetur vetëm një lugëz. Hoqi xhezven nga zjarri, derdhi gjysmën e ujit në dyshemenë prej dheu dhe me një thikë kroi kutinë sipër xhezves deri kur ranë edhe grimcat e fundit të kafesë të përziera me leskra ndryshku”

Po të kërkojmë përgjigjet në pyetjet themelore të gazetarisë, kush, çka, kur, ku, pse dhe qysh, do t’i gjejmë në këto dy fjali fillestare të romanit:

Kush? - KoloneliKur? - Hoqi xhezven, (kur pa se kishte mbetur vetëm një lugëz kafe.)Çka? - Hapi kutinë, hoqi xhezven, derdhi ujin, kroi xhezvenKu? - Në dyshemenë prej dheuPse? - Sepse kishte mbetur vetëm një lugëzQysh? -Grimcat e fundit të kafesë ranë të përziera me leskra ndryshku.

Në veprën “Historia e Migel Litinit, ilegal në Kil”, stili është edhe më afër publicistikës:

“Aeroplani 115 i Ladecos nga Asunsioni i Paraguait, po bëhej gati të ulej në aeroportin e Santiagos së Kilit me një orë vonesë.” Kush? – Aeroplani 115Çka? – Po bëhej gatiKur? – Me një orë vonesëKu? – Në aeroportin e Santiagos së Kilit Qysh (si)? – Po bëhej gati

Pra, në një fjali të vetme, në fillim të librit, kemi përgjigjet ndaj pesë pyetjeve themelore (nuk ka përgjigje vetëm pyetja ‘pse’), gjë që është shumë e përafërt me stilin e gazetarisë. Kjo mënyrë e drejtpërdrejtë e rrëfimit është pjesë e dukshme e stilit të Markesit.

Studentët dhe gazetarët e rinj mund të praktikojnë që të mbajnë shënim termat e rinj që hasin gjatë leximit, deri sa t’i përvetësojnë. E rëndësishme është që të mësojnë kuptimin e fjalëve, veçmas të termave, e të mos kenë njohuri të mjegullta për to, sepse në aso rastesh mund t’i përdorin gabimisht, sikundër ndodh jo rrallë në gazetarinë shqiptare. Të

Page 65: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

mësuarit e kuptimeve të termave dhe të definimeve është me rëndësi për të mësuar më shpejt dhe në mënyrë më sistematike. Termat, në fakt, përdoren përditë gjatë raportimit për ngjarje të ndryshme. Fjala vjen, gazetari që raporton nga gjyqësia, domosdoshmërisht do të përdorë terma si: procedurë penale, akte ligjore, aspekt juridik, abrogimi i nenit, corpus delicti, etj. Ndërsa, gazetari që raporton nga mjekësia do të detyrohet të përdorë terma (së paku në rastet kur citon): mortalitet, fetus, apendicit, eksitus, hernia, ulkus, infarkt i miokardit, testis, femur, etj. Po gazetari që raporton për ngjarjet letrare? Ai duhet të mësojë kuptimet e termave si: estetikë, tekst, versifikacion, poetikë, kompozicion, syzhe, personazh, zhanre letrare, figuracion, etj. Pra, në secilin sektor të raportimit ka specifika terminologjike të cilat gazetari duhet t’i mësojë për ta kryer me sukses punën e vet. Ndihmesë në këtë aspekt japin fjalorët terminologjikë dhe enciklopeditë, me të cilat gazetari duhet të konsultohet shpesh. Duhet të zhvillohet aftësia që të ngulitet në mendje forma se si shkruhen disa nga fjalët, veçmas ndajfoljet si: drejtpërdrejt, ballë për ballë, mes për mes, shpeshherë, rrallëherë, nganjëherë, etj. Prandaj, është i domosdoshëm Fjalori Drejtshkrimor, si një mjet me të cilin kjo punë përballohet më me sukses. Nëse gazetari nuk e di mirë gramatikën, së paku duhet të mësojë nga Fjalori Drejtshkrimor e të mbajë mend se si shkruhen fjalët, në mënyrë që të mos bëhet barrë e lektorëve ose e redaktorëve gjuhësorë. Nëse teksti është me shumë gabime gjuhësore dhe drejtshkrimore, kjo gjë e ngadalëson procesin e përgatitjes së tij për shtyp. E nëse kjo ndodh shpesh, autori identifikohet si problem dhe e humb respektin e redaktorëve, lektorëve e edhe të kolegëve.

Lidhur me përdorimin e gjuhës standarde besoj se nuk duhet të ketë dilema. Gjuha standarde, me leksik më të gjerë, me përdorim në të gjitha nivelet e shkollimit dhe të komunikimit publik, me përdorim dominant në media, ofron mundësi pakrahasimisht më të mëdha se ndonjë e folme dialektore. Qëllimi i gazetarit dhe i medias është që të realizojë komunikim sa më të gjerë me publikun. Ndërsa, kjo gjë arrihet më me sukses nëse informacioni i ofrohet publikut në gjuhën standarde, në të cilën ai pranon informacione edhe nga fushat e tjera të komunikimit dhe të mësimit. Por, kjo nuk e përjashton aktivizimin e fjalëve të rralla, shprehjeve të ndryshme popullore, specifikat gjuhësore të ndonjë shtrese folësish ose rajoni. Përkundrazi, kur ato përdoren me sens e me maturi, e bëjnë tekstin më mbresëlënës. Shembull nga gazeta ‘Shekulli’ e Tiranës, 25 nëntor 2006:

Page 66: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Tjetër përvjetor i mblodhi flokëbardhët akademikë në sallën e konferencave. Ka kaluar një muaj që nga ditëlindja e Dritëro Agolli, por Akademikët i marrin shtruar dhe festa si këto. “Akademik Dritëro Agolli” e kishin quajtur takimin e djeshëm me rastin e 75-vjetorit të lindjes së shkrimtarit. (Mbititulli:Akademia e Shkencave festoi dje 75-vjetorin e shkrimtarit Dritëro Agolli, titulli: Akademikët për akademikun, autore: Alma Mile)

Sot, në mesin e albanologëve, zhvillohen diskutime lidhur me gjuhën standarde shqipe dhe raportin e saj me gegërishten. Rezultatet e këtyre diskutimeve, kur shndërrohen në zgjidhje gjuhësore, bëhen pjesë e përdorimit edhe nga ana e gazetarëve. Por, duhet të jetë e qartë se sado të aftë e kompetentë që të jenë gazetarët në problemet gjuhësore, nuk janë ata që i vendosin rregullat. Nëse do të ndodhte që secili gazetar të shpikte rregulla për qejfin e vet, gjuha shqipe do të përjetonte kaos të paparë.

THEKSIMEStudentët dhe gazetarët e rinj mund të praktikojnë që të mbajnë shënim termat e rinj që hasin gjatë leximit, derisa t’i përvetësojnë. E rëndësishme është që të mësojnë kuptimin e fjalëve, veçmas të termave, e të mos kenë njohuri të mjegullta për to, sepse në aso rastesh mund t’i përdorin gabimisht, sikundër ndodh jo rrallë në gazetarinë shqiptare. Të mësuarit e kuptimeve të termave dhe të definimeve është me rëndësi për të mësuar më shpejt dhe në mënyrë më sistematike.

ILUSTRIME

Fjalori Drejtshkrimor i Gjuhës Shqipe.

Një tekst me shumë gabime drejtshkrimore.

DETYRA

1. Shkruani një tekst e pastaj merreni Fjalorin e Drejtshkrimit dhe krahasoni se a i keni shkruar drejt fjalët. Gabimet nënvizojini me ngjyrë të kuqe.

Page 67: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

2. Lexoni në gazeta raporte dhe mundohuni t’i zëvendësoni disa fjalë që janë përdorur në to me disa fjalë të tjera, që ju duken më adekuate për temën!

RAPORTIMI NGA VENDI I NGJARJES

Rregullat e raportimit të BBC

1. Gazetari nuk guxon të ndërlidhet në veprimtaritë kriminale (Gazeta si Dejli Mirror që i fusin gazetarët në grupe kriminale për të zbuluara rrjetat kriminale)

2. Kurrsesi nuk bën të pengohen organet e hetuesisë.3. Kriminelët intervistohen nganjëherë, por vetëm kur ka arsye të

fortë për këtë. 4. Informatat nuk paguhen.5. Për vizitë në burgje mirret leje nga organet gjyqësore dhe nga

kontrolli intern i redaksisë.6. Dëshmitarët dhe anëtarët e familjeve të të akuzuarve kanë jetën e

vet private dhe nuk lejohet t’i ekspozohen opinionit, pa nevojë. 7. Intervistimi i dëshmitarëve nuk duhet të jetë tillë që të ndikojë në

procesin gjyqësor, dhe nuk lejohet që të paguhet biseda.

Page 68: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

RAPORTIMI PËR FATKEQËSITË NË KOMUNIKACION

Jetojmë në një kohë kur komunikacioni është i jashtëzakonshëm dhe kjo gjë e ka tagrin e vet edhe sa u përket fatkeqësive. Gati përditë raportohen fatkeqësi në komunikacion, në të cilat humbin jetën njerëz, shumë të tjerë lëndohen dhe përfundojnë me invaliditete për tërë jetën. Këto ngjarje shkaktojnë trauma të rënda në familjet e viktimave dhe të të goditurve.Nga ana tjetër, aksidentet në komunikacion shkaktojnë edhe dëme të mëdha materiale, të cilat rëndojnë mbi pronarët e veturave, mbi agjencitë e sigurimeve dhe mbi qeverinë. Edhe çrregullimi i trafikut, bllokimi i rrugëve me orë të tëra, që vjen si pasojë e aksidenteve, shkakton jo vetëm nervozë, por edhe probleme në jetën e njerëzve. Me një fjalë, aksidentet në komunikacion kanë një peshë jo të vogël për jetën e shoqërisë. Kjo i shtyn mediat që të raportojnë për këso ngjarjesh dhe t’u japin atyre një peshë të caktuar në botimet ose edicionet e veta. Fatkeqësisht, në mediat shqipe në Kosovë dhe në Shqipëri, raportimet për aksidentet dhe fatkeqësitë e ndryshme, shpesh herë janë të mangëta dhe joserioze. Në vend se ta informojnë publikun, ato ia shtojnë hutimin dhe konfuzionin. Kjo ndodh kur raportimi nuk është profesional. Atëherë, si duhet të bëhet raportimi për këto ngjarje? E para, gazetari duhet të bëjë përpjekje që të jetë sa më shpejt që të jetë e mundshme në vendin ku ka ndodhur aksidenti për të cilin duhet të raportojë. Më të shumtën e rasteve kjo detyrë u ngarkohet korrespondentëve nga terreni, sepse ata mund të mbërrijnë më shpejt në vendngjarje. Por, në rastet kur pasojat e aksidentit janë më të mëdha (një numër më i madh viktimash ose kur viktima janë personalitetet publike), atëherë dërgohen ekipe gazetarësh për të raportuar për ngjarjen. Në të dyja rastet, arritja sa më shpejt në vendngjarje është e rëndësishme për një raportim sa më profesional. E dyta, me të arritur në vendngjarje, gazetari duhet të përpiqet që të sigurojë informata të dorës së parë nga personat, policia, prokurori,

Page 69: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

shërbimi i ndihmës së shpejtë dhe më vonë edhe nga dëshmitarët. Por, deklaratat e dëshmitarëve duhet të trajtohen me shumë kujdes, sepse ato mund të jenë të njëanshme, subjektive dhe të pavërteta. Kjo ndodh veçmas në rastet kur dëshmitarët janë edhe vetë të përfshirë në aksident, por kanë shpëtuar pa lëndime, ose me lëndime më të lehta. Deklaratat e tyre mund të jenë të ngjyrosura me emocione dhe nëse barten si të atilla te publiku, ndikojnë për informim emocional dhe të njëanshëm. Pra, gazetari duhet të insistojë që të marrë informacione nga personat zyrtarë që gjenden ose që kanë qenë në vendngjarje. Kjo është me rëndësi të theksohet, ngase gazetat shqipe në Kosovë, shpeshherë u japin më shumë hapësirë deklaratave të dëshmitarëve se sa të personave zyrtarë. Sigurisht që deklaratat e dëshmitarëve sigurohen më lehtë, por ato kanë më pak vlerë për informim korrekt dhe të plotë të publikut. Emrat e viktimave dhe të të lënduarve në një aksident, duhet të merren vetëm nga personat zyrtarë e kurrsesi nga dëshmitarët. Emrat dhe mbiemrat duhet të merren të plotë, edhe pse në raport mund të përdoren vetëm inicialet. Gazetari duhet të dijë se pesha e një aksidenti matet me numrin e viktimave dhe të të lënduarve në rend të parë, e më vonë vijnë dëmet materiale dhe aspektet e tjera të ngjarjes. Prandaj, kreu i lajmit ose i raportit duhet të fillojë me njoftimin për identitetin e viktimave dhe të të lënduarve dhe vendin ku ka ndodhur aksidenti. Nëse nuk shkruhet në këtë mënyrë, publiku vihet në siklet gjatë leximit/dëgjimit të tekstit. Publiku kërkon që menjëherë të kuptojë se çfarë ka ndodhur, cili është epilogu dhe ku ka ndodhur ajo ngjarje. Më vonë i interesojnë edhe rrethanat dhe detajet e tjera të ngjarjes, si ka ndodhur, a ka pasur dëshmitarë, si është gjendja shëndetësore e të lënduarve, kur do të bëhet varrimi i viktimave. Por, të gjitha këto vijnë më vonë. Në fillim informimi duhet të koncentrohet në viktimat dhe të lënduarit, pra në fatet njerëzore. Në rast se ndonjë viktimë, ndonjë i lënduar ose person i përfshirë në aksident, është figurë e njohur publike, kjo duhet të fokusohet, sepse në atë rast interesimi i publikut rritet për këtë aspekt të ngjarjes. Vdekja e dr. Xhavit Ahmetit, në një aksident komunikacioni në Serbi, në vitin 1997, pati bërë një jehonë të jashtëzakonshme në Kosovë. Xhavit Ahmeti në kohën kur vdiq në atë aksident komunikacioni, ishte këshilltar për arsim i ish presidentit të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. Në varrimin e Xhavit Ahmetit patën marrë pjesë rreth 100.000 persona. Njëra nga motivimet për atë reagim të jashtëzakonshëm ishte edhe dyshimi se mos aksidenti ka qenë një inskenim. Pra, në këso rastesh, gazetari duhet të ketë parasysh edhe pista alternative: mundësia e ndonjë aksidenti të qëllimshëm. Kjo nuk mund të raportohet në fillim, por duhet të mbetet në fokus të interesimit të gazetarit, për raportimet e mëvonshme, kur mblidhen më shumë të dhëna për zbardhjen e ngjarjes.

Page 70: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Gazetari duhet të mbledhë informata edhe për aspektet e tjera të ngjarjes, sikundër janë dëmet materiale, kushtet e motit dhe të rrugës, ndihma e ofruar personave të përfshirë në aksident nga udhëtarët e tjerë ose nga policia, masat e ndërmarra nga policia (bllokimi i rrugës, arrestimet eventuale). Të gjitha këto informata mund të jenë të dobishme për raportin, sepse nëse redaksia kërkon një raport më të gjerë, gazetari e ka më lehtë të plotësojë kërkesën e saj. Në rast se nuk i ka mbledhur informatat e nevojshme, ai e përgatit raportin më me vështirësi dhe ai raport nuk i ofron publikut informacionin e plotë. Nëse kjo përsëritet, lexuesi/dëgjuesi/shikuesi i një mediumi, fillon të mërzitet dhe kërkon zgjidhje te ndonjë medium tjetër, e kjo është humbje për mediumin.

(Një raport i sajuar si ilustrim i raportimit profesional)

Ahmet Ahmeti (40), arsimtar nga Drenasi, ka humbur jetën ndërsa bashkudhëtari i tij, Mehmet Mehmeti (35), ka pësuar lëndime të rënda në një fatkeqësi trafiku, e cila ndodhi mbrëmë rreth orës 16 te lokaliteti Kroni i Mbretit. Lëndime të lehta ka marrë edhe Sherif Sherifi, po ashtu banor i Drenasit, i cili duke vozitur veturën Mercedes me targë 212 KS 313, ka dalë në anën e majtë të rrugës dhe ka goditur veturën BMV me targë 123 KS 543, me të cilën po udhëtonin i ndjeri Ahmet Ahmeti dhe i lënduari rëndë, Mehmet Mehmeti.Policia konfirmon se fatkeqësia ka ndodhur për shkak se vozitësi Sherif Sherifi, i cili rezulton se nuk ka as patentë shoferi, ka ecur me shpejtësi të madhe në atë pjesë të rrugës, që ka një kthesë të fortë, për çka e ka humbur edhe kontrollin mbi veturën e tij dhe ka shkaktuar ndeshje direkte me veturën BMV që po vinte nga drejtimi i Prishtinës. Sipas deklaratës së policisë në vendin e ngjarjes, nga fuqia e goditjes, i ndjeri Ahmet Ahmeti është hedhur pesë metra jashtë makinës, ndërsa mjeku kujdestar, që ka mbërritur në vendin e aksidentit pas gjysmë ore, vetëm sa ka konstatuar vdekjen. Ndërsa, bashkudhëtari i viktimës, Mehmet Mehmeti, është bllokuar në veturë, por ka mbetur gjallë, ndonëse me lëndime të rënda trupore. Në vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori Sylë Syla, i cili i ka filluar hetimet për gjetjen e shkakut të kësaj fatkeqësie. Prokurori menjëherë ka urdhëruar që vozitësit Sherif Sherifit t’i bëhet testi i alkoolit dhe i narkotikëve. Ndërsa, policia ka bllokuar vendin e aksidentit për dy orë, gjë që ka shkaktuar kolona të gjata në të dy drejtimet e rrugës Prishtinë-Pejë.

Page 71: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Sipas informacioneve që publikoi Shërbimi Emergjent i QKUK-së, jeta e të lënduarit Mehmet Mehmeti ende është në rrezik, sepse ai ka të thyera të dyja këmbët, dhe ka lëndime edhe në kokë. Ndërsa, vozitësi Sherif Sherifi ka vetëm lëndime të lehta trupore.

Me të dëgjuar goditjen e fortë, disa bujq që po punonin në arat aty afër, kanë nxituar në vendin e fatkeqësisë dhe janë përpjekur t’u ofrojnë ndihmë të lënduarve. Ata kanë arritur ta nxjerrin të lënduarin Mehmet Mehmeti nga vetura, që kishte filluar të digjej. Njëri prej dëshmitarëve, që e ka parë ngjarjen, por që nuk dëshiron të identifikohet, na deklaroi se vetura Mercedes ka ardhur me një shpejtësi të madhe, aq sa atij i është dukur se po fluturonte. Shërbimi Policor konfirmoi se hetimet për shkaqet e këtij aksidenti po vazhdojnë.

THEKSIMEGazetari duhet të bëjë përpjekje që të jetë sa më shpejt që të jetë e mundshme në vendin ku ka ndodhur aksidenti për të cilin duhet të raportojë. Më të shumtën e rasteve kjo detyrë u ngarkohet korrespondentëve nga terreni, sepse ata mund të mbërrijnë më shpejt në vendngjarje.

Gazetari duhet të dijë se pesha e një aksidenti matet me numrin e viktimave dhe të të lënduarve në rend të parë, e më vonë vijnë dëmet materiale dhe aspektet e tjera të ngjarjes. Prandaj, kreu i lajmit ose i raportit duhet të fillojë me njoftimin për identitetin e viktimave dhe të të lënduarve dhe vendin ku ka ndodhur aksidenti.

DETYRA

Nga këto elemente sajoni një raport që të jetë brenda kritereve të përshkruara në këtë njësi!

Të lënduar tre persona: vozitësi Hysen Hyseni (32) bashkudhëtari Mehmet Hyseni (50) dhe vozitësi i Mercedesit, Kadrush Kadrushi (60).

Veturat: BMV (321 KS 123) dhe Mercedes (221 KS 122)

Page 72: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Vendi, koha dhe shkaku: kilometri 45 në magjistralen Ferizaj – Shkup, pasdite rreth orës 17, shpejtësia e madhe e BMV-së.

Prokurori Selim Hajra: Po bëjmë identifikimin e shkaqeve të fatkeqësisë. Kemi marrë testet e alkoolit te të dy vozitësit.Tash për tash dyshojmë se shpejtësia e BMV-së ka qenë shumë e madhe dhe ka mundësi që shoferi ta ketë humbur kontrollin mbi makinën. Por, do të shohim se çka do të rezultojë nga hetimet e mëtejshme. Gani Kolgeci, fshatari që ka ndihmuar i pari të aksidentuarit, duke i nxjerrë nga vetura që po merrte flakë:

Unë isha aty në arë, tue mbjellë fara të kungujve, kur e ndeva rrapllimën dhe u ktheva e pashë se qai kerri i bardhë duel pej udhe. Ngava sa mujta e kur u afrova te kerri, aty ishin dy vetë e kerri ia nisi me u kall, e unë e çela derën e kerrit dhe e nxorra atë personin. I janë bashkangjitur edhe disa udhëtarë që po kalonin aty pas pak çastesh, por ai nuk i tregon.

Gjejeni mënyrën që të raportoni edhe për ndihmën e tyre.

Raportimi nga spitali:

Mjeku kujdestar, Dr. Agim Kastrati: Gjendja e Hysen Hysenit është e rëndë: ka lëndime në kokë dhe në kraharor. Ekipi mjekësor po përpiqet për jetën e tij në sallat e operacionit. Mehmet Hyseni i ka të thyera të dyja ekstremitetet e poshtme, sternumin dhe krahun e majtë, ndërsa Kadrush Kadrushi ka marrë kontuzion në shtyllën vertebrore dhe e ka thyer ekstremitetin e poshtëm të majtë.

Policia rrugore, polici Mustafë Lajçi: Nga ora 17 rruga është e bllokuar për komunikacion, ngase shërbimi kompetent ende nuk ka ardhur që të bartë veturat. Rruga mbetet e bllokuar edhe për disa orë, deri sa të kryhen hetimet dhe të vijë shërbimi kompetent për largimin e veturave.

Përkujtesë: Në këtë aks rrugor ndodhin shpesh aksidente. Sipas statistikave të policisë rajonale (të cilit rajon?), vetëm në vitin 2007 në këtë aks rruge

Page 73: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

kanë ndodhur 50 aksidente, ku kanë humbur jetën njëzet persona e janë lënduar 60 të tjerë, ndërsa janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, që nga Agjencioni i Sigurimeve Dardania llogariten në qindra mijëra euro.

RAPORTIMI PËR KATASTROFAT DHE PËR FATKEQËSITË E MËDHA

Raportimi për fatkeqësitë e përmasave të mëdha dhe për katastrofat është njëri nga raportimet më të vështira dhe më dramatike për gazetarët, por edhe njëra nga ndërmarrjet më të vështira për redaksitë e agjencive të lajmeve, të radiove, të televizioneve dhe të gazetave. Radhitja që u bë më lart, në një mënyrë tregon edhe një radhitje funksionale në raportim, sepse zakonisht raportimet e para në këso rastesh i bëjnë agjencitë e lajmeve, pastaj radiot e televizioni, ndërsa gazetat i publikojnë raportet për këto ngjarje më vonë, që mund të arrijë edhe në harkun kohor të njëzet e katër orëve. Megjithatë, kohët e fundit, edhe kjo radhitje është prishur, sepse televizionet po marrin primatin e raportimeve, madje të transmetimeve direkte, edhe për katastrofat dhe fatkeqësitë e mëdha. Në kujtesën tonë është e freskët mënyra e transmetimit të disa televizioneve shqiptare, të katastrofës së Gërdecit në Shqipëri, kur shpërthyen depot e municioneve më 15 mars 2008. Nga ai shpërthim i

Page 74: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

tmerrshëm, humbën jetën mbi dyqind e pesëdhjetë persona, me qindra të tjerë u plagosën, ndërsa dëmet materiale arritën në miliona euro.

Raportimi i medias shqiptare për Gërdecin, tashmë ka krijuar një standard profesional, i cili duhet të merret në konsideratë, kur të trajtohet kjo temë. Raportimi i disa mediave elektronike, Tv Klan, Top Channel, Alsat dhe Televizioni Shqiptar, u bë praktikisht nga vendi i ngjarjes. Ajo mënyrë e raportimit ishte shumë e rrezikshme për gazetarët dhe për kameramanët, sepse ata ishin brenda zonës ku shpërthimet e municioneve e të bombave ishin aktive dhe qëllonin gjithandej. Por, konkurrenca e fortë ndërmjet mediave për ekskluzivitet, ishte motivuesi i kësaj sjellje që nuk mund të konsiderohet plotësisht profesionale e madje as plotësisht etike, sepse gazetarëve dhe kameramanëve nuk u lejohet që ta vënë në rrezik me vetëdije jetën e tyre gjatë raportimit. Por, ky standard që vjen si pasojë e konkurrencës së fortë, tashmë është futur edhe në praktikën e gazetarisë shqiptare. Raportimi i televizioneve nga këso ngjarjesh, e ka eklipsuar raportimin e agjencive të lajmeve, të cilat në të kaluarën mbanin primatin e raportimit të hershëm. Studentët e gazetarisë dhe gazetarët e rinj duhet të përgatiten posaçërisht për këso lloj raportimesh, në këso kushtesh që imponon konkurrenca e ashpër ndërmjet mediave. Kjo do të thotë se duhet të përgatiten edhe për raportimin kronologjik të ngjarjes nga afërsia ku ndodh katastrofa, pra duke e raportuar katastrofën ashtu si ajo ndodh, minutë pas minute. Në raste të këtilla, gazetari duhet të ketë sa më shumë informacione paraprake. Fjala vjen, gazetarët që raportuan nga Gërdeci kanë pasur më shumë sukses nëse kanë pasur njohuri paraprake lidhur me problemin e armatimeve dhe të depove të tyre në Shqipëri, vendndodhjen e tyre, shpërthimet e mëhershme, politikat qeveritare që janë zhvilluar lidhur me eliminimin e atyre armatimeve ose për shitjen e tyre, rastet e ngjashme në botë, etj. Gazetari që di më shumë për këtë problematikë, ose që furnizohet nga ekipi i gazetarëve të tjerë, që janë edhe ata pjesë e punës në terren, ka mundësi të tërheqë më shumë audiencën. Përvojat e raportimit nga katastrofa e Gërdecit, e mediave elektronike shqiptare, duhet të analizohen në të ardhmen dhe të nxirren anët e mira të tyre, por edhe të eliminohen anët e rrezikshme, veçmas dërgimi i gazetarëve dhe i kameramanëve në zonën e rrezikut, pa asnjë mbrojtje. Katastrofat dinë të marrin edhe jetë gazetarësh, prandaj, raportimi prej tyre duhet të bëhet me kujdes, me përgatitje adekuate e me gjakftohtësi profesionale. Raportimi kronologjik nuk është i domosdoshëm, nëse ai paraqet rrezik për jetën e ekipeve në terren, sepse jeta e njerëzve vlen më shumë se informimi kronologjik.

Page 75: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Raportimi për katastrofat e këtilla mjafton të njoftojë publikun me vendndodhjen e katastrofës, zonat që potencialisht kërcënohen nga katastrofa, me numrin e viktimave dhe të të plagosurve, me aksionin për shpëtimin e jetës së banorëve të rrezikuar, me aksionet humanitare që ndërmerren (dhurimi i gjakut, strehimi) dhe me masat ligjore që janë shpallur lidhur me shkaqet ose shkaktarët e katastrofës. Meqë katastrofat zakonisht janë natyrore (zjarret masive, vërshimet, tërmetet) dhe rreziku që paraqesin është i madh, raportimi duhet të jetë i vëmendshëm, që të mos rrezikojë jetën e ekipeve që raportojnë, duhet të jetë i balancuar (të mos shkaktojë panik te popullata) dhe praktik (të ndihmojë parandalimin e viktimave dhe të dëmeve).

Gazetat shqiptare i kanë dhënë katastrofës së Gërdecit një publicitet të madh me raportimet e veta. Por, meqë ngjarja praktikisht ka qenë e transmetuar në disa televizione të vendit, disa gazetarë i kanë filluar raportet me një mënyrë jotipike për këso rastesh, pra me anën e raportimit alternativ, e jo sipas stilit të piramidës së përmbysur. Po të mos ishte ai transmetim masiv i ngjarjes, kjo mënyrë raportimi do të dukej joprofesionale, por në atë realitet, ku katastrofa është transmetuar direkt, ajo mënyrë raportimi edhe mund të përligjet. Në raportin e gazetës “Shekulli” të datës 16 mars 2008, vetëm titulli e bart informatën kryesore mbi numrin e viktimave, ndërsa kreu i raportit është me citat dhe me rrëfimin e një banori të një fshati të përfshirë në rrezen e katastrofës. Pas kreut të këtillë, më shumë përshkrues, raporti i kthehet në një linjë të qetë (duke shënuar ditën dhe kohën, “E shtunë, Mesditë”, pastaj një fryme paksa përshkruese se si ka ndodhur ngjarja dhe çfarë kanë pësuar njerëzit, etj. Pavarësisht se pjesë të katastrofës së Gërdecit janë transmetuar në televizione, gazetari që raporton në gazetë, duhet të fokusohet te viktimat në plan të parë, pastaj te të plagosurit dhe trajtimi i tyre, te vendndodhja e katastrofës dhe zonat e tjera të rrezikuara prej saj, më tutje te dëmet e shkaktuara materiale dhe te pasojat që ka lënë prapa katastrofa, mandej te masat që ndërmarrin ekipet e shpëtimit, me masat e organeve të rendit e të drejtësisë, e krejt në fund të merret me dëshmitarët. Raporti në gazetë mund të pasurohet me detaje në këto aspekte dhe të plasojë informacione që nuk ka mundur t’i plasojë transmetimi direkt i ngjarjes në televizione.

Këtu më poshtë po e japim të plotë raportin e gazetës “Shekulli”, që të bëhet një analizë se sa është në pajtim renditja në të me ato që u shënuan më lart si prioritete të raportimit të tillë:

Katastrofë me 250 viktima

Page 76: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Klodiana Kotorri16 mars 2008

“Unë nuk kam jetuar në kohë lufte, por me çfarë kam dëgjuar, kjo që

ndodhi sot është kaluar lufte”. Kështu e nis rrëfimin e tij një prej të

mbijetuarve të tragjedisë së djeshme. Tronditje të tokës, shpërthime të

fuqishme, tym, zjarr, të gjitha njëherësh brenda pak minutave. E më pas

ulërimat e banorëve të cilët linin banesat e tyre dhe futeshin nëpër tunele,

bankiere, ngjiteshin në kodra, ku të mundnin vetëm të shpëtonin “kokën”

megjithëse fillimisht ata nuk po e kuptonin çfarë po ndodhte. Agimi një

burrë rreth 55-vjeç, që banon në qendër të fshatit Marikaj e ka të vështirë

të përshkruajë të gjithë pamjen tronditëse që ka përjetuar. Ai nuk është i

vetmi person që vërtitet në rrugët e Marikajt, fshatit që ndodhet vetëm

pak kilometra larg depove të armatimit që shpërthyen paraditen e

djeshme. Pasi ka siguruar familjen në një vend jashtë rrezes së veprimit të

shpërthimit, ai është kthyer sërish në Marikaj për të ruajtur lokalin dhe

banesën e tij. “Po tronditej toka, u thyen xhamat e çdo banesë, çatitë, në

fillim menduam se ishte tërmet, më pas dëgjuar zhurma të fuqishme

shpërthimi dhe pamë zjarr. E kuptuam që kishin shpërthyer depot.

Menjëherë u larguam nga fshati për të shpëtuar nga ndonjë shpërthim

tjetër i mundshëm”,- tregon për “Shekullin” Agimi.

Fshatrat në “luftë”

E shtunë. Mesditë. Shpërthejnë depot e armatimit që ndodhen në fshatin

Gërdec. Dy shpërthime të njëpasnjëshme me diferencë kohe prej pesë

minutash, shkaktuan tronditje të tokës dhe për pasojë fshatrat përreth

patën dëmtime në banesa ndërsa u lënduan shumë banorë. Fshati Gërdec

ishte epiqendra e tragjedisë, aty ku çdo minutë që kalonte shtonte të

Page 77: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

plagosurit. Pothuajse të gjithë punëtorët e firmës që merrej me çmontimin

e predhave mbetën të plagosur, ndërsa kishte dhe të vdekur në radhët e

tyre. Pas punëtorëve që gjendeshin pranë depove, radhën e dëmtimeve e

kishin banorët e fshatit Gërdec e cila mbante nën vete këto depo

armatimesh. Çdo shtëpi e këtij fshati ka pësuar dëmtime, ndërsa disa prej

tyre u shembën tërësisht. Prej së largu dëgjoheshin shpërthimet e

predhave, edhe disa orë pas ngjarjes. Shumë njerëz nuk dinin se ku kishin

familjarët e tyre. Policia bëri evakuimin e këtyre banorëve megjithëse një

pjesë e mirë e tyre kishin mundur të gjenin vetë vendstrehimin për të

shpëtuar. Brenda rrezes së shpërthimit gjendet dhe fshati Marikaj. Vetëm

pak minuta pas shpërthimit në fshatin Marikaj mbizotëronte qetësia. Në

rrugët e fshatit shiheshin pak njerëz, të cilët duket se kishin marrë

përsipër të ruanin banesat e tyre, ndërsa familjarët kishin shkruar gjetkë

për shpëtim. Çdo banesë, pallate, dyqane, lokale, nuk dispononte më dyer

e dritare të gjitha ishin thyer e shkatërruar. Askush nuk llogariste dëmin

material, madje kishin braktisur banesat dhe ishin fshehur në kodra,

tunele e bunkerë pas alarmit se do të shpërthenin edhe dy depo të tjera të

cilët strehonin armatime të rënda. Shpërthimi i gjeti banorët të shpërndarë

nga familjarët e tyre. Për ta ka qenë shumë e vështirë të telefononin

familjarët për të mësuar për shëndetin e tyre pasi nuk kapej linja, ndërsa

energjia elektrike u shkëput fill pas ngjarjes.

Viktima sa në luftë

Vargu i makinave në autostradën Tiranë-Durrës, nuk ka qenë i pakët

mesditën e djeshme, një pjesë e mirë e tyre mbërritën në destinacion me

xhama të thyer. Automjetet që po udhëtonin në autostradë pranë Vorës, e

Bërxullës kanë qenë më të prekurat nga shpërthimit. Ato kanë pësuar

tronditje por për fat të mirë drejtuesit e tyre megjithëse në gjendje paniku

kanë mundur të shmangin aksidente të mundshme. Disa automjete kanë

Page 78: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

ndaluar disa të tjera kanë lëvizur duke rritur shpejtësinë, autostrada u

përfshi nga një kaos ndërsa numëroheshin të lënduar për shkak të

dëmtimeve në makinat e tyre. Një autobus me pasagjerë që po udhëtonte

në autostradë ka pasur shumë të lënduar të cilët u transportuan me

urgjencë në spital. Ndërsa shumë biznese në këtë aks rrugor pësuan

dëmtime. Pasi u larguan të gjitha automjetet nga autostrada policia nuk

lejoi më kalimin e tyre në këtë aks rrugor duke e vënë atë në dispozicion

të ambulancave, mjeteve policore e zjarrfikësve. Ndërkohë që vetëm pak

kilometra nga epiqendra e shpërthimit, alarmi kishte vënë në lëvizje

banorët e Vorës, të cilët kyçën banesat dhe u larguar për të mbrojtur

“kokën”.

Banorët tregojnë minutat e tmerrit mes shpërthimeve të shumta dhe frikës

së një tragjedie edhe më të madhe

Dëshmia: Njerëzit linin shtëpitë e fëmijët qanin

Shpërthimi i depove ka lanë në qiell të hapur, shumë lokale e dyqane në

fshatrat përreth. Xhamat e dritareve dhe dyert janë shkatërruar e thyer,

ndërsa asnjë lokal nuk ishte në gjendje pune ditën e djeshme në fshatrat

përreth epiqendrës së shpërthimit. “Kanë mbetur vetëm muret, gjithçka

është thyer. Ka dalë jashtë funksionit lokali. Unë ndodhesha brenda në

lokal kur dëgjova tronditje të fuqishme. Dola menjëherë jashtë, pashë tym

dhe zhurma të llahtarshme”,- tregon një banor i fshati Gërdec për

“Shekullin”. Sapo ka dalë jashtë lokalit ai ka parë se çdo ndërtesë kishte

pësuar dëmtime. Makinave të parkuara u ishin thyer xhamat. “Në

momentin e parë u larguam për t’i shpëtuar shpërthimeve të tjera pasi e

dimë që aty janë disa depo me armatime të rënda. Në minutat e para pas

shpërthimit ka qenë një tmerr i vërtetë. Njerëz që dilnin nga banesat dhe

ulërinin, fëmijë që qanin. Më pas erdhi me urgjencë policia. Ishte një

Page 79: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

tmerr i vërtetë” shton më tej dëshmitari. Asnjë nga banorët e fshatit nuk e

dinte se çfarë po ndodhte. Nuk dinin ku kishin familjarët e tyre. Askush

nuk po e kuptonte se kush ishin fatkeqët e lënduar nga gjithçka nga ajo që

panë më sytë e tyre. “Mjerë kush ka qenë afër depos”, thotë Qemali një i

moshuar, i cili edhe në luftë nuk ka dëgjuar të ketë pasur kaq të plagosur

brenda pak minutash. “Në vitin 1997 na u mësua veshi me breshëri

automatiku, me shpërthime bombash, por të paktën dinim se nga të

ruheshim. Por sot nuk dinim si të ruheshim ku të shkonim, na erdhi pa

pritur” tregon Agimi një 55-vjeçar nga Marikaj.

Bërxullë

Një dasmë pranë “betejës” së predhave

Shpërthimet e depove, ndërprenë një dasmë që sapo kishte nisur në një lokal në Bërxullë në periferi të Tiranës. Mbi 100 dasmorë kanë braktisur dasmën të tmerruar. Të njëjtën gjë ka bërë edhe çifti i ri që kishte mbledhur të afërmit për të festuar ditën më të bukur të jetës së tyre. Gjithçka u duk si tërmet në fillim por tymi dhe zhurma kanë bërë që dasmorët të kuptojnë gjendjen, e të largohen dhe të dalin me shpejtësi nga lokali, në të njëjtën mënyrë ka reaguar edhe nusja e cila ka mundur të vrapojë zbathur për të shpëtuar. Për fat të mirë në radhët e dasmorëve nuk ka pasur viktima por ata kanë qenë të tronditur. Dasma nuk ka vazhduar më tej, por është anuluar për shkak të ngjarjes. Ndërkohë që dasmorët u larguan në drejtim të banesave të tyre.

THEKSIME

Raportimi për fatkeqësitë e përmasave të mëdha dhe për katastrofat, është njëri nga raportimet më të vështira dhe më dramatike për gazetarët, por edhe njëra nga ndërmarrjet më të vështira për redaksitë e agjencive të lajmeve, të radiove, të televizioneve dhe të gazetave.

Raportimi për katastrofat e këtilla mjafton të njoftojë publikun me vendndodhjen e katastrofës, zonat që potencialisht kërcënohen nga

Page 80: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

katastrofa, me numrin e viktimave dhe të të plagosurve, me aksionin për shpëtimin e jetës së banorëve të rrezikuar, me aksionet humanitare që ndërmerren (dhurimi i gjakut, strehimi) dhe me masat ligjore që janë shpallur lidhur me shkaqet ose shkaktarët e katastrofës. Meqë katastrofat zakonisht janë natyrore (zjarret masive, vërshimet, tërmetet) dhe rreziku që paraqesin është i madh, raportimi duhet të jetë i vëmendshëm, që të mos rrezikojë jetën e ekipeve që raportojnë, duhet të jetë i balancuar (të mos shkaktojë panik te popullata) dhe praktik (të ndihmojë parandalimin e viktimave dhe të dëmeve).

ILUSTRIME

DETYRA

1. Analizoni raportin e gazetës Shekulli, për katastrofën e Gërdecit, se ku është e ku nuk është në frymën e kritereve për raportimin për katastrofat.

Page 81: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

2. Në bazë të Tabelës së Brus Garisonit, analizoni raportin e mësipërm të Gazetës 55, për fatkeqësinë në Liqenin e Farkës.

3. Analizoni krerët e raporteve të mësipërme, dhe gjeni ku janë e ku nuk janë në pajtim me stilin e piramidës së përmbysur!

DEMONTRIM I RAPORTIT PËR GËRDECIN GËRDECI ME RRETHINË JANË SHPALLUR ZONË E FATKEQËSISË SË PËRGJITHSHME

Shpërthimet e depove të armatimit në Gërdec, të cilat ende nuk janë ndërprerë plotësisht, deri tash kanë marrë jetën e 25 njerëzve dhe kanë lënë të plagosur me qindra të tjerë, shumë prej të cilëve ende nuk kanë marrë ndihmës mjekësore, pasi që hyrja në zonën e shpërthimit paraqet rrezik të lartë. Numri më i madh i viktimave janë nga kontigjenti i atyre që punonin në depotë e municioneve që demontoheshin, por një numër i konsiderueshëm i viktimave janë edhe banorë që i kishin banesat në afërsi të deposë.

Përvec fshatit Gërdec, i cili mbetet epiqendra e kësaj katastrofe, të rrezikuara janë edhe fshati Marikaj, Bërxulla, Kamëza dhe autostrada Durrës-Tiranë në tërë gjatësinë e këtyre zonave të goditura. Autoritetet u kanë dhënë urdhër banorëve të gjithë kësaj zone që të evakuohen, sepse rreziku nga shpërthimet e tjera ende nuk ka përfunduar. Në autostradë janë aktivizuar njësitë policore që nuk lejojnë qarkullimin e automjeteve në periemetrin e zoëns së goditur nga fatkeqësia.

Bashkë me njësitë e policisë së shtetit, në terren janë edhe autoritetet lokale, që po mirren me vendosjen e banorëve të evakuuar në qendra strehimi. Poashut gjatë tërë kohës njësitet e nihmës së shpejtë janë në terren, duke u ofruar të lënduarve ndihmën e parë dhe duke i bartë drejt qendrës spitalore “ Nënën Tereza” në Tiranë. Sipas njoftimeve të Kryqit të Kuq Shqiptar, në këtë qendrë spitalore po vazhdon dhënia vullnetare e gjakut nga një nuëmr i madhe qytetarëve, në shenjë solidariteti me të plagosurit në këtë fatkeqësi të rënsë. Solidariteti që po shprehet, gjithnjë spas autoriteteve të Kryqit të Kuq Shqiptar, është mbi parashikimet, megjtihëse nevojat për gjak janë gjithnjë e më të mëdha.

Sipas njoftimeve nga prokuroria e shtetit, tashmë kanë filluar hetimet lidhur me shkaqet që e provokuan këtë fatkeqësi të rëndë në deponë e municioneve në Gërdec dhe së shpejti priten rezultatet e para të këtyre hetimeve. Përndryshe e gjithë zona e Gërdecit vazhdon të mbetet nën kontrollin e plotë të autoriteteve shtetërore, duke mos lejuar kthimin e banorëve në fshat, sepse rreziku end e nuk ka kaluar.

Nga banorët që kanë mbijetuar katastrofën e Gërdecit, mund të dëgjohen rrëfime nga më tronditëset lidhur me katastrofën. Njëra nga rrëfimet e tilla është edhe ajo e një çifti dhe e mbi 100 dasmorëve që në momentet kur ndodhi fatkeqësia ishin në dasmë në një lokal në fshatin Bërxullë. Ata u detyruan të braktisnin dasmën, nën breshërinë e xhamave të thyer dhe gjëmimit të predhave që binin në afërsi të ambienteve ku po

Page 82: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

bëhej dasma e tyre. Shqetësimi dhe zhgënjimi dallohen qartë si vurata në fytyrat e tyre. Ndërsa, Agim Syla nga fshati Mirakaj, një nga banorët e pakët që kanë mbetur në fshat dhe që thotë se po e ruan dyqanin e vet, thotë se nga gjëmimet e predhave janë thyer xhamet e dyqanit është dridhur toka nën këmbë dhe paniku kishte pllakosur gjithë banorët e fshatit Mirakaj, që kanë ikur në vende më të sigurta, përtej kodrës që ndanë fshatin e tyre me zona që nuk janë prekur nga fatkeqësia. Agimi përshkruan me emocione të forta shkretërimin e fshatit të vet. Edhe pse frika duket sikur ende shëtit në bebëzat e syve të tij, nga ajo që ka përjetuar, e që thotë se i ngjante një tërmeti shkatërrimtar, ai edhe më tutje është i vendosur të qëndrojë në pronën e vet. Derisa ne po e mbyllim këtë raportim nga afërsia e zonës së katastrofës, ende dëgjohen gjëmimet e predhave që shpërthejnë dhe ende rreziku për banorët e pakët të mbetur brenda saj është i madh, për ç’arsye edhe po vazhdon evakuimi i tyre nga njësitet e armatës shqiptare.Presidenti i vendit, Bamir Topi, me një dekret të veçantë e ka shpallur këtë zonë si zonë të fatkeqësisë së përgjithshme.

TABELA E BRUS GARISONIT, ‘SI TË RAPORTOJMË PËR FATKEQËSITË’

TË DHËNAT

1. VIKTIMAT (Emri dhe identiteti i çdo viktime ose personi të lënduar, Mënyra si kanë vdekur ose si janë lënduar, Llojet e lëndimeve, Ku kanë qenë në kohën e fatkeqësisë

(BURIMI: Policia, zjarrfikësit, spitalet, miqtë, farefisi, dëshmitarët e fatkeqësisë, fqinjët)

2. DËMIDëmi në pasuri, Përshkrimi i pasurisë, Përshkrimi kronologjik i ngjarjes, Sigurimi, Të dhënat e tjera për pasurinë

Page 83: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

(BURIMI: Policia, zjarrfikësit, pronarët, kompanitë e sigurimeve)

3. PËRSHKRIMI

ShkakuKoha dhe kohëzgjatja e ngjarjesPërshkrimi kronologjik i ngjarjesNdihma që kanë ofruar policët, zjarrfikësit dhe të tjerëtDëshmitarët

(BURIMI: Policia, zjarrfikësit, pjesëmarrësit në fatkeqësi, dëshmitarët, agjentët e kompanisë së sigurimeve)

4. SHPËTIMILirimiPërvojat e të shpëtuarve

(BURIMI: Policia, zjarrfikësit, akterët, dëshmitarët)

5. MASAT LIGJOREHetimetArrestimiAktakuza

(BURIMI: Policia, zjarrfikësit, prokurori publik, pronari i pasurisë)

6. ELEMENTE SHTESËRrëfimet njerëzore, emocionet, si pjesë e raportit themelor.

(BURIMI: Viktimat dhe dëshmitarët)

Page 84: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

RAPORTIMI NGA KONFERENCAT E SHTYPIT

Konferencat e shtypit janë forma të përshtatshme komunikimi të personaliteteve dhe të institucioneve të ndryshme, për të shprehur dhe për të afirmuar qëndrimet e tyre lidhur me çështjet që kanë të bëjnë edhe me publikun. Ato u japin rast organizatorëve që me minimumin e angazhimit të jenë prezentë në sa më shumë media. Për këtë arsye, konferencat e shtypit që mbajnë politikanët, diplomatët, shtetarët ose zëdhënësit e institucioneve, janë gjithnjë e më të shpeshta. Konferencat e shtypit po bëhen zëvendësuese të politikave publike, duke prezantuar prej tyre vetëm ato aspekte që janë të favorshme për imazhin dhe reputacionin e bartësve të funksioneve ose të institucioneve përfaqësuese. Konferencat e shtypit po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, gati solemne, në vend se të jenë rast për të komunikuar më drejtpërdrejt me publikun. Për këtë arsye, roli i gazetarëve në zhbirimin e kësaj membrane të padukshme të tyre, është gjithnjë e më i madh.

Pse i përcjellin mediat konferencat e shtypit?

Konferenca shtypi mbajnë zakonisht zyrtarë të lartë politikë, shtetërorë, diplomatë të rangjeve të larta, personalitete të njohura të ekonomisë, të kulturës, të arsimit. Konferencat mbahen ose në prag, ose pasi kanë ndodhur aktivitete ose ngjarje në të cilat ata kanë qenë të përfshirë. Meqë ato aktivitete ose vendet që merren, mund të kenë ndikim në jetën e qytetarëve, interesimi i publikut për to rritet. Prandaj, mediat duan që ta kapin këtë lidhje, me interesimin e publikut dhe raportojnë për atë që thuhet dhe atë që ndodh në konferencat e shtypit. Meqë brenda një dite mund të mbahen shumë konferenca shtypi në një qytet ose në një shtet, redaktorët vendosin se cilat prej tyre do t’i mbulojnë dhe se prej cilave do t’i publikojnë raportet e gazetarëve. Gjithnjë, qëllimi është që të kuptohet diçka më shumë për qëndrimet, për aktivitetet dhe ngjarjet, sepse në atë mënyrë kënaqet më shumë kureshtja e publikut. Nuk është e lejueshme që konferencat e shtypit të përcillen dhe të raportohen në media, për qëllime promocionale të organizatorëve, sepse në atë rast media rrezikon të humbë besimin e publikut të vet. Gjithmonë

Page 85: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

duhet të dominojë qëllimi që të përmbushet nevoja e publikut për informim sa më të plotë.

Si organizohen konferencat e shtypit?

Në redaksi vijnë ftesa ose imejle nga personat që janë përgjegjës për komunikim me publikun, në të cilat njoftohet për vendin, kohën, temat dhe personin që do të mbajë konferencë me gazetarë. Organizatorët e konferencave të shtypit, bëjnë organizim sa më të mirë, në mënyrë që të lënë mbresa sa më të mira për punën e vet e të plasojnë sa më efektivisht qëndrimet e veta. Organizatorët e kufizojnë kohën e konferencave në mënyrë që të dominojë ajo që ata paraqesin. Shpeshherë bëjnë edhe seleksionimin e gazetarëve ose mediave që marrin pjesë, ose ajo që është më e shpeshtë, bëjnë seleksionimin e fshehtë të gazetarëve që u japin rastin të bëjnë pyetje. Sa më i mirë që të jetë organizimi dhe dizajni, aq më shumë janë shanset që organizatorët ta shtyjnë qëndrimin e vet. Prandaj, në këtë pikë, gazetarët janë oponencë e tyre, sepse ata duan të kuptojnë gjithmonë diçka më shumë se sa ajo që prezantohet.

Si duhet të sillen gazetarët në konferencë?

Paraprakisht gazetarët duhet të mbledhin informata shtesë nga ato që ofron ftesa ose imejli, që njofton konferencën. Informatat duhet të mblidhen për personin që e mban konferencën dhe për institucionin e për ngjarjen konkrete. Sa më shumë informata shtesë që ka gazetari, aq më shumë i ka shanset që të kuptojë prapavijën e ngjarjes dhe të bëjë raportim më të mirë. Gazetari duhet të jetë në vendin ku mbahet konferenca para fillimit të saj, në mënyrë që të jetë sa më i relaksuar e sa më i koncentruar. Po ashtu, atë kohë mund ta shfrytëzojë për këmbim opinionesh me kolegë, për të marrë edhe ndonjë informacion shtesë. Kur të fillojë konferenca, gazetari duhet të jetë maksimalisht i koncentruar në atë që thuhet, të mbajë edhe shënime, pavarësisht se e ka vendosur diktafonin për incizim. Nëse bën pyetje, ato duhet të jenë të shkurtra, të drejtpërdrejta dhe të qarta. Nuk duhen përjashtuar as pyetjet që janë agresive, me përpjekje për të zhbiruar më thellë nga ajo që prezantohet. Natyrisht, kjo bëhet me mirësjellje e jo me nervozë. Gazetarët mund ta plotësojnë njëri-tjetrit, qoftë kur nuk merret përgjigje e qartë, qoftë kur ndonjëri nuk arrin ta bëjë pyetjen plotësisht të qartë. Ky

Page 86: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

bashkërendim, sado që është spontan, mund të prodhojë më shumë informata për të gjithë gazetarët që janë prezentë. Pyetjet që bëhen mund të jenë për temën që është objekt i konferencës, por në ndonjë rast ato mund të zgjerohen edhe jashtë asaj teme. Kjo veçmas në rast të politikanëve ose diplomatëve të nivelit të lartë, që përfaqësojnë institucione vendimmarrëse.

Si shkruhet raporti nga konferenca e shtypit?

Zakonisht në një konferencë shtypi trajtohen disa çështje, prandaj gazetari duhet të dallojë atë që është më e rëndësishmja që në fillim dhe të koncentrohet në të. Pastaj të sajojë një tërësi unike të tregimit, duke inkuadruar edhe elementë të tjerë të ngjarjes. Meqë deklarata që mund të jepet edhe në formë të shkruar nga organizatori është më sterile, gazetari duhet të koncentrohet në atë që është thënë më vonë, gjatë pyetjeve e përgjigjeve, sepse aty ka gjasa të dalë raporti më interesant. I pajisur edhe me udhëzimet e redaktorit, për hapësirën që i kërkohet të ketë ai raport, gazetari duhet ta shkruajë raportin sa më shpejt në mënyrë që të ketë kohë për korrigjime eventuale, nëse ato kërkohen nga redaktori.

THEKSIME

Konferencat e shtypit po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara, gati solemne, në vend se të jenë rast për të komunikuar më drejtpërdrejt me publikun. Për këtë arsye, roli gazetarëve në zhbirimin e kësaj membrane të padukshme të tyre, është gjithnjë e më i madh.

Nuk është e lejueshme që konferencat e shtypit të përcillen dhe të raportohen në media, për qëllime promocionale të organizatorëve, sepse në atë rast media rrezikon të humbë besimin e publikut të vet. Gjithmonë duhet të dominojë qëllimi që të përmbushet nevoja e publikut për informim sa më të plotë.

ILUSTRIME

Page 87: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Konferenca shtypi të Ibrahim Rugovës në vitet 90

Konferencë shtypi e Eqrem Kyeziut, prill 2008-04-17

Konferencë shtypi e Havier Solanës

DETYRA1. Merrni pjesë në një konferencë shtypi dhe provoni të bëni një raportim prej saj.

2. Në grupin tuaj sajoni një konferencë shtypi dhe raportoni për të.

3. Lexoni në gazetat ditore një raport nga një konferencë shtypi dhe krahasoni elementet e saj me ato që kërkohen në këtë leksion!

BllokKonferencat e shtypit që janë mbajtur në Kosovë në vitet nëntëdhjetë, veçmas nga Ibrahim Rugova, janë shembull interesant i shfrytëzimit të konferencave të shtypit për qëllime të promovimit të programit politik. Konferencat e rregullta javore me gazetarë të Ibrahim Rugovës kanë zgjatur nëntë vjet, çdo të premte në orën 11 në selinë e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Në ato konferenca, përveç gazetarëve vinin një numër i konsiderueshëm i qytetarëve, të cilët meqë nuk i zinte salla ku mbahej konferenca me gazetarë, rrinin në oborr dhe prisnin me durim përfundimet e saj. Ato konferenca shtypi, kanë shërbyer jo vetëm për të informuar qytetarët për qëndrimet politike që mbante LDK-ja dhe presidenti i Kosovës, por edhe për qëndrimet që duhej të mbanin vetë qytetarët e Kosovës kundruall ngjarjeve që ndodhnin. Për këtë arsye, ato konferenca shtypi duhet të hulumtohen edhe në një drejtim tjetër: si një institucion politik pothuajse vendimmarrës.

Page 88: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

PËRDORIMI I KOMUNIKATAVE PËR SHTYP DHE I LAJMËRIMEVE

Brenda një dite ndodhin aq shumë ngjarje, sa që redaksia dhe gazetarët e saj e kanë të pamundur që t’i mbledhin vetë të gjitha informatat për ato ngjarje. Prandaj, redaksia shfrytëzon komunikatat e shtypit dhe njoftimet e ndryshme që bëjnë institucionet, partitë politike, organizatat e ndryshme joqeveritare, kompanitë e ndryshme, klubet sportive dhe individët, në mënyrë që të hartojë planin e mbulimit të ngjarjeve, në pajtim me politikat editoriale. Këto informacione janë të mirëseardhura për redaksinë, sepse shpesh herë ato i mundësojnë mediumit që të raportojë për ngjarje që tërheqin vëmendjen e publikut. Dallimi ndërmjet gazetarisë dhe komunikatave është se gazetaria duhet ta paraqesë ngjarjen nga të gjitha anët, ndërsa komunikata e paraqet vetëm nga njëra anë, qëndrimin e palës që e publikon komunikatën. Për këtë arsye, komunikatat zakonisht nuk botohen të plota, por merren si pikënisje për ta trajtuar gazetari në mënyrë profesionale ngjarjen ose qëndrimin e shprehur.Komunikatat që publikohen nga institucionet qeveritare janë më të sigurta, se sa ato që mund të publikohen nga disa organizime më të vogla. Megjithatë, redaktorët e mirë gjithmonë i verifikojnë informacionet.

Sipas Dagllas Andersonit dhe Brus Itulit, duhet të vërtetohen këto gjëra lidhur me komunikatën:- a ka vlerë si lajm- a mos synohet të arrihet publicitet- a ka foto ose tekst të vlefshëm- a mund t’i besohet komunikatës

Ndërsa, komunikata duhet të ketë këto elemente:- datën dhe vendin ku është shkruar- të dhënat se kush e dërgon komunikatën- kush është personi për kontakt- adresa dhe telefoni i selisë

Page 89: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

- për çka është fjala, çfarë aktiviteti- kur mund të botohet informata

Sa u përket lajmërimeve, ato kanë qëllim të njoftojnë publikun për ngjarjen që do të mbahet. Si të tilla ato mund të shërbejnë si udhërrëfyes për redaksinë e për gazetarët që të shkojnë në ato ngjarje që lajmërohen. Nga kualiteti i njoftimit varet ndonjëherë edhe përgjigjja e redaksisë, a do të raportojë për atë ngjarje a jo. Prandaj, shkrimi i lajmërimit/njoftimit ka rëndësi të konsiderueshme: nëse ai është i shkruar mirë, sipas parimit themelor të shkrimit gazetaresk, mund të ndikojë në vendimin e redaksisë për ta përcjellë atë aktivitet. Njoftimi duhet të ketë edhe adresën e personit për kontakt, në mënyrë që redaksia ose gazetari të mund të marrin informacione shtesë, nëse u duhen.

THEKSIME

Dallimi ndërmjet gazetarisë dhe komunikatave është se gazetaria duhet ta paraqesë ngjarjen nga të gjitha anët, ndërsa komunikata e paraqet vetëm nga njëra anë, qëndrimin e palës që e publikon komunikatën. Për këtë arsye, komunikatat zakonisht nuk botohen të plota, por merren si pikënisje për ta trajtuar gazetari në mënyrë profesionale ngjarjen ose qëndrimin e shprehur.

ILUSTRIME

Njoftim i USAID-it për një aktivitet të kësaj organizate Komunikatë e RTK-së për shtyp

Page 90: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

NJOFTIM PËR MEDIA

UNITED STATES OFFICE PRISTINAOffice of Public Affairs

Arberia, Nazim Hikmet 30, 10000 Pristina TEL: (038) 549 516 FAX: (038) 548 615URL: http://pristina.usmission.gov

Hapet në Gjilan Qendra për Shërbime të Qytetarëve

ÇKA: Në komunën e Gjilanit hapet Qendra për Shërbime të Qytetarëve. E mbështetur nga iniciativa e USAID-it për Qeverisje Lokale dhe komuna e Gjilanit, qendra do të shërbejë si pikë për të gjitha transaksionet komunale me qytetarët.

KUSH: Xhemajl Hyseni, Kryetar i Gjilanit dhe Dr. Ken Yamashita, Drejtor i Misionit të USAID-it në Kosovë do të flasin në këtë ceremoni.

KUR: E hënë, 19 maj, 14:30

KU: Qendra e Shërbimit të Qytetarëve, Gjilan (përballë Hotel Kristalit)

Page 91: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

PERSONI PËR KONTAKT: Xheraldina Cernobregu, USAID, (038) 243-673, ext. 150, celular +377- (0)44-120-266

Bordi i Drejtorëve të Radiotelevizionit të Kosovës

KOMUNIKATË PËR OPINION

Bordi i Drejtorëve i Radiotelevizionit të Kosovës shqyrtoi në mbledhjen e vet të rregullt, më 30 maj 2008, problemet që po e ngarkojnë veprimtarinë e këtij transmetuesi publik, për shkak të bllokimit nga ana e menaxhmentit të KEK-ut, të parave të mbledhura të parapagimit. Mbajtja në xhirollogarinë e KEK-ut të dy milionë eurove të RTK-së, të mbledhura nga parapagimi, e ka sjellë RTK-së në vështirësi serioze, aq sa e ka rrezikuar edhe realizimin e detyrave ditore programore, sikundër është dërgimi i ekipeve në terren, blerja e materialit shpenzues dhe pagimi i shërbimeve komunale.

Bordi i Drejtorëve i RTK-së, kërkon nga Bordi i Ri Mbikëqyrës i KEK-ut që të shfrytëzojë kompetencat e veta dhe ta obligojë menaxhmentin e KEK-ut që të kryejë sa më shpejt obligimet që ka ndaj RTK-së, pra të bartë në xhirollogarinë e RTK-së paratë e mbledhura nga parapagimi. Një veprim i tillë do të lehtësonte gjendjen e rënduar të punës në RTK dhe do të krijonte një rrethanë të re të bashkëpunimit e të mirëbesimit ndërmjet RTK-së e KEK-ut.

Bordi i RTK- së shpreh edhe me këtë rast gatishmërinë e kontakteve direkte me Bordin Mbikëqyrës të KEK-ut, për të zgjidhur këtë problem sa më shpejt, në interes të ndërsjellë e para së gjithash në interes të publikut.

Në Prishtinë, 30 maj 2008

Për Bordin e RTK-së

Page 92: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Dr. Vjosa Dobruna

Kryetare e BorditDETYRA1. Gjeni një komunikatë shtypi dhe kthejeni në lajm2. Analizoni komunikatat e përfshira në gazeta dhe përpiquni të gjeni a ka elemente promocionale në to!

Page 93: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

RAPORTIMI PËR KRIMET

Krimet që marrin jetë njerëzish shkaktojnë shqetësim dhe tronditje në mesin ku ato ndodhin. Vrasja e njeriut është shqetësuese vetvetiu, sepse ajo fut frikë për sigurinë e secilit individ. Njeriu është i prirë të imagjinojë dhe të projektojë situata analoge me ato të një vrasjeje, në të cilat e sheh veten si viktimë dhe kjo i shkakton shqetësim dhe frikë. Nëse një vrasje ka ndodhur për shkak të ndonjë zënke për një kontest pronësor, shumë njerëz mund të kenë ndjenjën se ai rrezik vlen edhe për ta, meqë edhe ata kanë ndonjë kontest pronësor. Nëse ndonjë vrasje ka ndodhur për shkak të një zënke në komunikacion, shumë njerëz mund ta ndiejnë veten po ashtu të rrezikuar, ngase janë pjesëmarrës në komunikacion dhe në zënka që ndodhin për shkak të bllokimit në semafor, të parkimit, të blindimit me drita, etj. Nëse një vrasje ka ndodhur për shkak të plaçkitjes, shumë njerëz do të ndihen të pasigurt në shtëpitë dhe në pronat e veta. Nëse një vrasje ndodh për motive politike, ajo mund të tronditë jo vetëm shumë njerëz, por edhe institucionet dhe stabilitetin e vendit. Vrasja është e dënueshme nga komuniteti edhe me automatizëm, sepse ekziston bindja se jeta e secilit njeri duhet të jetë e pacenueshme.

Prandaj, raportimi për krimet e rënda të vrasjeve të njerëzve, kanë një peshë të madhe për median. Kjo peshë bëhet më e madhe kur raportimi ka të bëjë me vrasje të personaliteteve të njohura të jetës politike, ekonomike, kulturore ose përgjithësisht publike, sepse në atë rast ajo ka ndikim në tërë jetën e vendit. Prandaj, në ato raste raportimi kërkon angazhim shtesë të gazetarit dhe të redaksisë, sepse tema del në plan të parë për nga rëndësia dhe pritshmëria e publikut.

Raportimet për vrasjet e kësaj natyre kërkojnë shkallë të lartë të profesionalizmit. Çka nënkupton kjo shkallë e lartë e profesionalizmit? E para, kjo nënkupton që gazetari të ketë njohuritë themelore për institucionet që janë të involvuara në luftimin e krimeve dhe në hetimin e krimeve të ndodhura, policinë, prokurorinë, shërbimin sekret. Nëse ka edhe pika kontakti në këto institucione, gazetari mund të orientohet më mirë dhe më shpejt lidhur me ngjarjen. Burimet që ka e ndihmojnë për të mbledhur informacionet e nevojshme, ose së paku për të shkuar në adresat e nevojshme.

Page 94: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

E dyta, gazetari që mbulon sektorin e krimeve duhet të ketë informacione për grupet kriminale, format e veprimtarisë së tyre, marrëdhëniet që ata kanë mes vete po edhe me segmente të politikës. Këto informacione nuk merren lehtë, por gazetari profesionist, që gërmon vazhdimisht dhe që krijon lidhje të mira, mund t’i sigurojë në një masë të mjaftueshme në mënyrë që t’i ndihmojnë për një raportim sa më të mirë.

E treta, gazetari që zgjidhet për këtë lloj raportimi duhet të ketë edhe trimëri edhe motivim të fortë profesional e qytetar, për të mbuluar këtë sektor të ndjeshëm. Gazetarët e këtij sektori mund të jenë cak i presioneve psikologjike por edhe i sulmeve fizike nga pjesëtarët e organizimeve kriminale. Kjo mund të jetë dukuri më e shpeshtë në vendet ku qeveria nuk është e fortë, ose edhe më keq, ku edhe segmente të ndryshme të qeverisë janë të involvuara në format e ndryshme të krimit. Prandaj, gazetarët që raportojnë për krimet në Kosovë mund të kenë më shumë probleme, sepse nuk e kanë të sigurt mbrojtjen e jetës së tyre nga ana e organeve shtetërore. Si thuhet popullorçe: nuk e kanë shpinën të mbrojtur.

Gazetari që raporton për krimet, kur arrin në vendin ku ka ndodhur ngjarja, duhet të jetë efikas në mbledhjen e këtyre të dhënave:-Identitetin e viktimës ose viktimave: emrin dhe mbiemrin, moshën, profesionin (pozitën që ka pasur në shoqëri),-Identitetin e autorit të vrasjes (nëse është identifikuar) -Rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi (vendi, koha, arma e krimit, nëse është identifikuar ose gjetur, gjurmët e tjera të mbetura)-Dëshmitarët (a ka pasur dëshmitarë okularë kur është kryer krimi, kush e ka gjetur dhe kush e ka identifikuar viktimën) -Deklaratat e zyrtarëve të policisë e të prokurorisë-Deklaratat e spitalit ose të morgut-Familja e viktimës, veçmas nëse është fjala për familje të njohura dhe për dyshim se ka motive që lidhen me familjen. Por, kjo bëhet më shumë kujdes, pra pa provokuar hidhërimin e saj.

Nëse dorasi është identifikuar dhe arrestuar, atëherë gazetari duhet të mbledh të dhënat për identitetin e tij, për rrethanat e arrestimit të tij, për dosjen e tij eventuale në polici dhe për raportet eventuale që mund të ketë pasur me viktimën.

E rëndësishme është që mbledhja e këtyre informacioneve të bëhet me kujdes të madh, duke evituar rrezikun e pranimit të ndonjë dezinformate, nga ana e pjesëmarrësve në ngjarje dhe rreth saj. Deklaratat e dëshmitarëve dhe të avokatëve të të arrestuarit ose të të akuzuarit, duhet

Page 95: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

të merren me shumë rezerva, sepse ata mund të kenë edhe synim të devijojnë pistën e vërtetë të hetimeve.

PËRVOJA E RAPORTIMIT PËR KRIMIN NGA MEDIAT SHQIPE NË KOSOVË

Gazetaria shqipe në Kosovë, veçmas përgjatë viteve nëntëdhjetë, ka krijuar një përvojë të vetën të raportimit mbi krimin. Nga viti 1990, kur mediat praktikisht dolën nga kontrolli i regjimit, raportimi për vrasjet që bënin policia, shërbimi sekret dhe ushtria serbe, kanë qenë të gjera, por me një ngjyrim të jashtëzakonshëm emocional, politik e kombëtar. Ato raportime kanë kryer edhe funksionin e mobilizimit politik të masave, në përpjekjet e përgjithshme nacionale kundër gjendjes së pushtimit. Sot mund të ndërtohet një histori e asaj mënyre të raportimit, e cila për mungesë të burimeve të informimit nga institucionet qeveritare ka kryer më shumë misionin e mobilizimit politik e kombëtar.

Në rrethanat e ndryshuara pas vitit 1999, me anën e disa rregulloreve të UNMK-ut, gazetaria në Kosovë filloi përpjekjet që të respektojë standardet profesionale të raportimit, por ky proces ecën jo pa vështirësi. Vështirësitë më të mëdha për arritjen e standardeve profesionale të raportimit edhe në këtë sektor, një kohë kanë ardhur nga vetë disa media të afërta me grupime të caktuara politike, ku gazeta “Bota Sot” mbetet kampione. Në disa raste të vrasjeve të pandriçuara, gazeta “Bota Sot” krijonte një propagandë të jashtëzakonshme, duke ngritur akuza vetë, në adresa të ndryshme politike, pa asnjë referencë në organet e policisë ose të drejtësisë. Meqë ato krime ende nuk janë ndriçuar, mbetet e paqartë se sa kanë ndikuar ato mënyra joprofesionale të raportimit mbi krimet, në mjegullimin e pistave të vërteta të krimeve. Pas përvojave të hidhura nga raportimi për trazirat e dhunshme të vitit 2004, raportimi për krimet nga mediat shqipe në Kosovë, ka ardhur duke u disiplinuar. Në vitet që pasuan, është eliminuar forma propagandistike e raportimit, në të cilën ngriheshin akuza në adresa të ndryshme nga gazetarët që merrnin përsipër punën e prokurorëve.Oscilimet e mëdha të raportimit për krimet në gazetarinë shqipe në Kosovë, në këto tetëmbëdhjetë vjet, kanë qenë të ndërvarura nga oscilimet dhe transformimet në vetë shoqërinë dhe institucionet e vendit.

Page 96: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Tash që trendi i përgjithshëm po shkon drejt qëndrueshmërisë, edhe gazetaria po synon të arrijë standardet edhe në raportimin për krimet ndaj jetës së njeriut. Por, ende punët janë vetëm në testim.

Brus Garisoni mendon se “Raportimi për kriminalitetin përqendrohet në lajmet kryesore. Për TV dhe radiot, raportimi direkt mbi krimin, mund të jetë pjesë e rëndësishme e programit. Gazetat dhe revistat ato ngjarje i përcjellin në pajtim me distancën kohore”. Por, kjo qasje ende nuk është përqafuar nga shumica e mediave shqipe në Kosovë. Shumica prej tyre ende parapëlqejnë që të presin informata shtesë, e kur bëjnë kështu, shumica e mediave të shkruara e humbin rastin që të jenë joshëse ndaj lexuesve me këso temash. Më të shumtën, raportimet e para i japin të ndrojtura dhe jo në faqet kryesore.

Kjo është një qasje joprofesionale, sepse raportimi për krimet e rënda të vrasjeve të njerëzve duhet të ketë një peshë më të madhe për median. Kjo peshë bëhet më e madhe kur raportimi ka të bëjë me vrasje të personaliteteve të njohura të jetës politike, ekonomike, kulturore ose përgjithësisht publike, sepse në atë rast ajo ngjarje ka ndikim në tërë jetën e vendit. Prandaj, në ato raste, raportimi kërkon angazhim shtesë të gazetarit dhe të redaksisë, sepse tema del në plan të parë për nga rëndësia dhe pritshmëria e publikut.

Mënyra e raportimit për vrasjen e zyrtarit të lartë të policisë, Triumf Rizës, i cili u vra në Prishtinë më 30 gusht 2007, nga pjesëtarë të një strukture të krimit të organizuar, zbuloi se shumica e mediave, veçmas ato të shkruara, ende nuk e kishin kuptuar plotësisht rëndësinë që kanë për publikun raportimet e gjera e të detajuara për ngjarje të këtilla. Do ta përshkruajmë këtë rast dramatik, për të kuptuar sa më shumë për problematikën e raportimit të krimeve, anën profesionale dhe etike të saj.

Page 97: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

SHEMBULLI I RAPORTIMIT PËR VRASJEN E TRIUMF RIZËS

Raportimet në mediat shqipe në Kosovë, për vrasjen e policit të njësive elite të Shërbimit Policor të Kosovës, Triumf Rizës, e cila ndodhi më 30 gusht 2007, tregojnë ndryshimin që ka filluar të ndodhë në disa media.

Viktima e këtij krimi të shëmtuar, polici i njohur dhe mund të thuhet edhe i popullarizuar në mesin e rinisë prishtinase, Triumf Riza, ka qenë një shembull i policit të guximshëm e të vendosur që ta luftojë krimin dhe kriminelët. Guximi i tij ka mbjellë shpresë e siguri te qytetarët e Prishtinës dhe veçmas te rinia e kryeqytetit.

Triumf Riza ka qenë në të njëjtën kohë simbol i rinisë urbane, një djalë kryeqytetas, i lidhur me shumë pjesëtarë të estradës, duke përfshirë edhe lidhjen me një këngëtare të njohur. Prandaj, tronditja e publikut nga kjo vrasje ka qenë e jashtëzakonshme, gjë që dy gazeta me profil urban, “Express” dhe “Koha Ditore” e kanë kuptuar me kohë.

Gazeta “Express”Gazeta “Express” e ka raportuar vrasjen e Triumf Rizës si ngjarjen kryesore të ditës, me një foto të madhe në ballinë dhe me një titull të madh, “Krimi kundër Triumfit”, i cili në këtë formë shpreh një lloj familjarizmi me viktimën, duke e prezantuar si të gjithënjohur për publikun. Raporti i gazetares Sara Rexhepi në faqen tetë, me dy fotografi nga vendi i krimit, dhe me titull “Plumba për Triumfin”, i ka karakteristikat e një raporti mjaft më gjithëpërfshirës.

“Koha Ditore”Gazeta Koha Ditore, e njohur në shtypin ditor të Kosovës si gazetë me standard të lartë profesional, i kushton kësaj ngjarjeje një raport të gjerë në faqen pesë. Me mbititullin, “Atentat në lagjen “Dardania të Prishtinës” dhe me titull “Vritet polici i SHPK-së, Triumf Riza”, raporti është i ilustruar me portretin e madh të viktimës dhe me një fotografi nga vendi ku është kryer krimi.

“Kosova Sot”Gazeta “Kosova Sot” boton në faqen 9, në rubrikën “Kronika e zezë”, një raport për vrasjen e Triumf Rizës, ndërsa teksti është i mbuluar nga një sërë lajmesh të shkurtra, ku bie në sy edhe titulli “Polici sillet me arrogancë ndaj eprorit të TMK-së”, gjë që tregon mungesën e sensit të redaktorit të kësaj rubrike.

Page 98: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

“Infopress”Gazeta “Infopress”, e ka paralajmëruar raportin për vrasjen në faqen e parë, në faqen 2 ka botuar një koment lidhur me krimin, ndërsa në faqen 11 është raporti për vrasjen e Triumf Rizës. Gazetari Bekim Kabashi e nis raportin në mënyrë korrekte, duke e theksuar emrin dhe mbiemrin e viktimës, vendin dhe kohën e vrasjes. Por, paragrafi i dytë është i plasuar aty pa vend, sepse nuk është fare relevante se a ka qenë në detyrë apo nuk ka qenë në detyrë polici i vrarë. Relevante në këtë rast është çfarë thotë përfaqësuesi i policisë, i prokurorisë dhe të spitalit e edhe dëshmitarët. Gazetari i ka plasuar deklaratat e dëshmitarëve para atyre të zëdhënësit të policisë, gjë që nuk është praktikë e mirë. Gazetari i është referuar një konflikti të hershëm të viktimës me Enver Sekiraqën në “Sëiss casino”, gjë që më vonë rezultoi se ishte pista e motivimit të krimit. Po ashtu, gazetari i referohet edhe lidhjes së viktimës me këngëtaren Adelina Ismaili, që po ashtu rezultoi të ishte një lidhje e vërtetë. Pra, ky raport i ka disa elemente esenciale, që janë të lidhura me krimin e ndodhur.

Gazeta “Zëri”Gazeta “Zëri” boton në faqen 5 një raport për vrasjen, i cili ka titullin “Në qendër të Prishtinës vritet polici i SHPK-ë, Triumf Riza”. Gazetari Visar Fetaj e fillon raportin, duke e vënë theksin te koha kur ka ndodhur vrasja: “në pikë të ditës dhe në qendër të Prishtinës”, ndërsa në këtë rast rregulli e do që në fillim fare të tregohet kush është viktima. Raporti është i mbushur me referime në deklaratën e zëdhënësit të policisë, ka edhe një referim të zbehtë në deklaratë dëshmitarësh, por jo e specifikuar. Raporti është i pasuruar edhe me një fotografi nga akti ndezjes së qirinjve në vendin e krimit dhe me një portret të viktimës.

Gazeta “Lajm”Gazeta “Lajm” sjell në faqen 8 një lajm të shkurtër për vrasjen e Triumf Rizës, në fund të faqes, ndërsa sipër tij është një raport i gjerë me titull “Studentët: Pacolli, investuesi më i madh në arsim”, si promovim i figurës së botuesit të kësaj gazete. Minimumi është se edhe në këtë rast redaktori i kësaj faqeje ka pasur mungesë të etikës profesionale.

Gazeta “Bota Sot” boton një lajm të kompiluar në redaksi, krejt joadekuat me peshën dhe me përmasat e ngjarjes.

Page 99: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

RAPORTIMI NGA VARRIMI I TRIUMF RIZËS

Gazeta “Express”

Raportimi nga varrimi i viktimës, në gazetën “Express” sërish është i gazetares Sara Rexhepi, që do të thotë se është e njëjta gazetare që ka raportuar edhe për vrasjen, gjë që është shenjë e qasjes profesionale të kësaj gazete. Titulli i raportit “Përcjellja e fundit për Triumfin”, sërish e ruan intonimin familjar, intim dhe identifikues me atmosferën e përgjithshme të pikëllimit. Raporti është i intonuar me përshkrime autentike të atmosferës, të udhëtimit e të fjalimeve, në mënyrë mjaft profesionale. I pasuruar edhe me foto të mëdha nga ngjarja, ky raport është një model i mirë i gazetarisë profesionale. Gazeta Express në të njëjtën ditë ka edhe një tekst të gazetarit Nebi Maxhuni, në të cilin aktualizohen përpjekjet e policisë për kapjen e autorëve të krimit. E vetmja qasje joprofesionale mund të konsiderohet dhënia e plotë e emrave të të arrestuarve dhe të atyre që janë në kërkim.

Gazeta “Koha Ditore”Raporti i gazetarit Zija Miftari, i shkruar sipas modelit alternativ dhe jokronologjik, e jo sipas piramidës së përmbysur, është shumë i gjetur dhe në pajtim të fortë me peshën e ngjarjes. Ja si e fillon raportin ky gazetar: “Agnesa, vogëlushja 4 vjeçare, assesi nuk pajtohej me faktin se të premten në varrezat e fshatit Stagovë të Kaçanikut, po ndahej përfundimisht nga xhaxhai i saj, polic Triumf Riza. Vetëm të qarat e saj e prishnin qetësinë e mbi 3 mijë njerëzve që ishin mbledhur në një fushë afër varrezave, për t’ia dhënë lamtumirën e fundit Triumf Rizës, i vrarë të enjten”. Ky raport mund të jetë si model për një gazetari profesionale. I pasuruar edhe me katër fotografi në tërë faqen 7, raporti i ofron publikut një informacion të plotë dhe efektiv për këtë ngjarje.

Gazeta “Kosova Sot” Raporti i gazetares Luljeta Humolli është i ngarkuar me përshkrimin e atmosferës në familjen e të ndjerit, pastaj thuhen disa fjali për arrestimin e tetë personave, ndërsa për varrimin, atmosferën, fjalimet, nuk ka asnjë fjalë (edhe pse mbititulli është “Triumf Riza u varros me nderime të larta policore”). Këto mungesa kanë ndodhur sepse gazetarja, sipas gjasave, nuk ka shkuar fare në vendin ku është bërë varrimi.

Gazeta “Zëri”

Page 100: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

“Zëri” më datën 1 shtator 2007 boton në faqen 5 një raport me mbititull “Prishtina i jep lamtumirën e fundit policit Triumf Riza, i cili varroset në Stagovë të Kaçanikut” dhe me titull “Varroset polici Triumf Riza, në arrest mbahen tetë të dyshuar për vrasjen e tij”. Gazetari Visar Fetaj, e fillon raportin me “kreun rezymues” që është mjaft i thatë: “Polici i ndjerë Triumf Riza është përcjellë të mërkurën nga Prishtina për në banesën e fundit në Stagovë të Kaçanikut”. Sintagma “për në banesën e fundit” është krejt e pashije në këtë kontekst, sepse varri nuk mund të quhet banesë, as në poezi, e lëre më në një raport gazete.

Pastaj fillon me përshkrimin më korrekt të atmosferës në lagjen Dardania dhe në familjen e të ndjerit. Më vonë gazetari “raporton” për hetimet e policisë dhe e mbyll raportin me një informatë për numrin e policëve të vrarë brenda këtij viti. Nga materiali i botuar del qartë se gazetari nuk ka qenë fare në vendin e ngjarjes ku është bërë varrimi i të ndjerit, sepse nuk ka asnjë citim nga fjalimet që janë mbajtur atje dhe as nga atmosfera e varrimit.

Gazeta “Infopress”Raportin për ditën e varrimit të viktimës Triumf Riza, e ka bërë sërish gazetari Bekim Kabashi. Në pjesën e parë të raportit përshkruhet atmosfera në lagjen Dardania, pra para nisjes së kufomës për në fshatin Stagovë, ku u bë varrimi. Në pjesën e dytë, raporti fokuson hetimet lidhur me vrasjen. Ndërsa në fjalinë fundit tregohet se trupi i pajetë i viktimës u nis drejt vendlindjes së të afërmve të tij. Pra, shihet qartë se gazetari nuk ka qenë në vendin ku është bërë varrimi, sepse nuk janë përfshirë as atmosfera e atjeshme, as fjalimet e mbajtura atje.

Gazeta “Bota Sot” Kjo gazetë boton në faqen 3 një lajm të kompiluar e konfuz, ku nuk raporton për varrimin e Triumf Rizës, po për aksionin e policisë për kapjen e dorasit. Në lajm përsëritet gati fjalë për fjalë lajmi i një dite më parë, i cili ishte i sigluar me B.S.. Vetëm në fjalinë e fundit, bëhet përpjekje të thuhet diçka për varrimin, por edhe kjo bëhet në një konfuzion të çuditshëm: “Ceremonia për funeralin do të bëhet për oficer të rënë në linjë të detyrës, ndërsa varrimi i tij u bë pasdite me nderimet më të mëdha në fshatin Stagovë të Kaçanikut, në të cilin morën pjesë personalitete të larta udhëheqëse të institucioneve të Kosovës dhe qytetarë nga të gjitha anët e vendit dhe me lot në sy i dhanë lamtumirën e fundit (R. Asllani) “Nuk është e qartë se çfarë ka dashur të kumtojë gazetari kur thotë

Page 101: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

“ceremonia për funeralin” dhe më vonë flet për varrimin, pastaj thotë se morën pjesë personalitete ndërsa nuk e përmend asnjë. Në faqen 5 “Bota Sot” boton reagimin e Zyrës së kryeministrit (me inicialet L.H) dhe të Partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (me inicialet b.s).

Gazeta “Epoka e Re” Kjo gazetë ka transmetuar një raport të radios Europa e Lirë (!) dhe një tekst të huazuar nga “Gazeta Shqiptare”, për lidhjet e Adelina Ismailit me të ndjerin. Në fund përmendet varrimi i të ndjerit. Gjithsesi një tekst joadekuat dhe jo në momentin duhur, sepse dita e varrimit në këso situatash duhet të mbulohet me raportim nga vendi i ngjarjes dhe me një intonim sa më serioz.

Gazeta “Lajm” Gazeta “Lajm” nuk ka botuar asnjë rresht nga varrimi i viktimës, Triumf Riza, gjë që e bën edhe më të rëndë dështimin profesional të kësaj gazete në këtë rast dhe që ngre dyshime për ndonjë motiv të fshehtë të injorimit të kësaj ngjarjeje nga ana e kësaj gazete.

DITA E TRETË E RAPORTIMEVE - ARRESTIMET

Në ditën e tretë, raportimi i mediave u fokusua në arrestimin e të dyshuarve për vrasjen e Triumf Rizës, e konkretisht në dorëzimin e të dyshuarit kryesor, Arben Berishës.

“Express”-i në faqen 8, me titull të madh “Dorëzohet Arben Berisha”, vazhdon ta mbajë këtë ngjarje lart në agjendën e vet, duke iu përgjigjur interesimit të publikut për të.

“Koha Ditore”, në faqen 5, ka sërish një raport të Zija Miftarit, gazetarit që ka raportuar edhe nga varrimi i Triumf Rizës. Raporti i Zija Miftarit i plotëson standardet profesionale, sepse është i bazuar në burime, përdor inicialet e të arrestuarit, citon kumtesën e policisë, evokon vrasjen që ka ndodhur dy ditë më parë dhe përfundon me informacionin se policia është në kërkim edhe të Enver Sekiraqës dhe se dyshohet se vrasja ka ndodhur për hakmarrje. “Kosova Sot” ka sërish një lajm të shkurtër e të panënshkruar, në rubrikën “Kronika e zezë& Marketing”(!), emërtim krejt i papërshtatshëm për këtë rast.

“Bota Sot” lajmin për arrestimin e të dyshuarve e jep më 2 shtator në një

Page 102: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

lajm të kompiluar me tri fjali(!), të firmosura me V.K. Rezulton se të gjitha janë përpunime në redaksi dhe se asnjë gazetar i gazetës “Bota Sot” nuk i ka përcjellë ngjarjet më tronditëse të Kosovës më 30, 31 gusht dhe më 1 shtator 2007.

“Infropress” ka një raport të shkurtër në faqen 9, ku theksi kryesor bie në interesim e policisë për ta intervistuar Enver Sekiraqën, një person për të cilin thuhet në tekst se i ndjeri Triumf Riza ka pasur konflikt në vitin 2005.

Gazeta “Zëri” sjell në faqen 2, të numrit të së hënës të datës 3 shtator 2007 (meqë nuk del të dielën), tekstin e Visar Fetajt për arrestimet që ka bërë policia. Në këtë tekst përmenden burime të paidentifikuara policore, por edhe referimi në konfirmimin e Veton Elshanit për arrestimin të dyshuarit kryesor, për bastisjen e lokalit të Enver Sekiraqës dhe për armiqësinë që ky ka pasur ndaj të ndjerit, e që është pistë e hetimeve. Edhe nga ky raportim shihet se gazetari e di zanatin, por nuk e njeh sektorin, prandaj shkruan në mënyrë standarde, pa elementë pikantë, pa burime të tjera, përveç të policisë.

ÇKA NA TREGON ANALIZA E RAPORTIMEVE PËR VRASJEN

Gazeta “Express”: Pas hyrjes kryesisht profesionale, raporti vazhdon me disa informata që nuk e kanë vendin në krye të tij: (informata se viktima nuk ka qenë në detyrë, referimi në të dhënat e dëshmitarëve për momentin e krimit). Logjikisht, menjëherë pas hyrjes, duhet të vinte deklarata e zyrtarit të SHPK-së, (Veton Elshanit), pastaj informacioni nga Qendra Klinike Universitare, ku është konfirmuar vdekja e viktimës, e më vonë të dhënat e selektuara nga dëshmitarët.

“Koha Ditore”: Në kreun e raportit do të duhej të përfshihej koha e vrasjes, vendi ku është kryer vrasja, e jo theksimi i hetimeve të policisë. Po ashtu, paragrafi i tretë, nuk e ka vendin fare aty, sepse ai duhet të ishte nga fundi i raportit. Edhe paragrafi i katërt, i cili i referohet një deklarate të paidentifikuar lidhur me punën dhe përkushtimin e të ndjerit në ndjekjen e hajnave, duhej të ishte shumë më poshtë në raport. Përshkrimi i miqve dhe i familjarëve të të ndjerit në QKU, po ashtu është dhënë tepër lart në raport, sepse ai duhej të jepej pasi të ishte konsumuar deklarata e zyrtarit të policisë dhe e mjekëve të QKU-së.

Page 103: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Raporti mbyllet me theksimin e fortë të telegramit të ngushëllimit që Veton Surroi i ka bërë familjes së të ndjerit. Hapësira e gjerë e telegramit, mund të kuptohet si një veprim politik, i cili në kësi vendi dhe në këso rrethanash, pavarësisht qëllimit të mirë që mund të ketë, nuk është profesionalisht i arsyetueshëm.

“Kosova Sot”: Raporti i kësaj gazete është joprofesional deri në fund, një shembull i improvizimit të palejueshëm gazetaresk. Ja si fillon raporti: “Në lagjen Dardania, në Prishtinë, në parkingun “Flamurtari”, që gjendet prapa banesave “te Santea”, ka pasur të shtëna me armë zjarri me ç’rast persona tash për tash të panjohur kanë vrarë pjesëtarin për intervenime të shpejta të SHPK-së, Triumf Riza”. Lënia e emrit të viktimës në fund të kreut të raportit, pas numërimit të tri lokacioneve ( !!!), tregon se as gazetarja dhe as redaktori nuk kanë njohuritë elementare për këtë formë të raportimit, ku emri i një personaliteti të njohur, që është viktimë, nxirret në krye të tekstit.

Gazeta “Zëri”Është një raport rutinë, si për çdo ngjarje tjetër, që do të thotë se as redaksia e as gazetari nuk e kanë pasur idenë e peshës së krimit të ndodhur dhe të zhvillimeve që do të pasojnë si reagim qytetar ndaj krimit. Bindja ime është se gazetari nuk është i specializuar për mbulimin e këtij sektori, por është gjuajtur aty në momentin kur ka ndodhur ngjarja.

“Bota Sot”Gazeta “Bota Sot” e paralajmëron temën në faqen e parë me titull “Vritet Triumf Riza, pjesëtar i SHPK-së”, ndërsa në faqen 2 është një lajm i shkurtër, i sigluar me B.S., sipas të gjitha gjasave i sajuar në redaksi, nga ndonjë përpunues lajmesh.Kreu i lajmit është kështu: “Zyrtarë të SHPK-së thanë se në ora 15,45, në parkingun “Flamurtari”, prapa banesave “Te Santea”, është shtënë me armë zjarri nga persona të panjohur, në një pjesëtar të SHPK-së i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij”.Nga kreu i lajmit nuk mësohet gjëja më e rëndësishme, kush është personi i vrarë. Nuk mësohet as kush është personi i policisë, i cili ka dhënë deklaratë për policinë, veçse thuhet “zyrtarë të policisë thanë se...” çka lë të kuptohet se kanë qenë disa zyrtarë që kanë folur për këtë ngjarje, gjë që nuk është e vërtetë.Në paragrafin e dytë thuhet se “nga këto të shtëna është plagosur Triumf Riza i lindur më 7.05. 1979, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga

Page 104: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

mjekët”, që është një fjali krejt e kotë.Në paragrafin e tretë thuhet se “Veton Elshani, zëdhënës i SHPK-së, tha e policia është e informuar për rastin dhe ka dalë në vendin e ngjarjes ku po qëndron edhe tani për të marrë të dhënat e duhura lidhur me incidentin që ka pësuar një pjesëtar i saj.” Pasaktësitë në këtë paragraf janë skandaloze, përfshirë këtu edhe fjalën “incident”, e cila në rastin e vrasjes së një zyrtari të lartë të organeve shtetërore, është krejtësisht joadekuate. Në paragrafin pasues thuhet se “Ai bëri të ditur se autorët e krimit ende nuk janë kapur dhe SHPK po punon në këtë drejtim”. Nëse merret kuptimi logjik i fjalëve, kjo fjali lë të kuptohet se policia po punon për moskapjen e autorëve të krimit!!! Lajmi te “Bota Sot” mbyllet me këto fjalë: “Triumf Riza ishte pjesëtar i SHPK-së dhe shërbente në Njësitin e Mbrojtjes së Përafërt me seli në Prishtinë, ndërsa gjatë kohës kur ka ndodhur krimi, i ndjeri ishte jashtë detyrës. (B.S). Pra, asgjë me vlerë për informim adekuat të publikut.

Gazeta “Lajm”:Teksti që boton kjo gazetë është skandaloz, kur shihet në kontekstin e peshës që ka ngjarja për Kosovën. Prapavija e këtij qëndrimi nuk na është e qartë.

Analiza e raporteve për këtë krim, tregon se është eliminuar retorika propagandistike e viteve të para të çlirimit të Kosovës, (1999-2003), por nuk është zëvendësuar nga organizimi plotësisht profesional i raporteve. Gazetat “Express” dhe “Koha Ditore” kanë raporte të gjera dhe më profesionale, “Infopress” ka raporte korrekte, por tema nuk trajtohet me përparësi, “Zëri” boton raporte rutinë, “Kosova Sot” dhe “Bota Sot” raporte të kompiluara në zyra, ndërsa gazeta “Lajm”, ka mbajtur qëndrim skandaloz ndaj kësaj ngjarjeje.

KUSH SHKRUAN PËR KRIMET NË GAZETAT SHQIPE TË KOSOVËS

Raportin për vrasjen dhe për varrimin e Triumf Rizës, në gazetën “Express” i ka shkruar gazetarja Sara Rexhepi. Mbulimi i ngjarjes nga e njëjta gazetare në kësi rasti është shumë më profesional dhe i jep më shumë shanse gazetës që të ketë raportim më të plotë, sepse gazetarja ka më shumë informacione kur ka qenë e preokupuar me këtë ngjarje nga fillimi e deri në përmbylljen e saj. Gazeta “Express” në këtë rast ka treguar shkallë të lartë profesionalizmi, sepse ka pasur edhe editorial nga

Page 105: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

drejtori ekzekutiv i gazetës, Baton Haxhiu, dhe një varg tekstesh në ditët në vazhdim. Kësisoj, më duket se “Express” i ka gjasat serioze që të ecë drejt profilizimit të gazetarëve që shkruajnë për krimin dhe që të profilizohet dhe vetë si gazetë me ndjeshmëri më të madhe profesionale ndaj këtyre ngjarjeve. Ky është një depërtim serioz profesional i gazetës “Express”. Minimumi është se ajo ka përfituar lexues të rinj, nga rinia urbane e kryeqytetit, të cilët edhe në marshin kundër krimit, me moton “Triumf gjithmonë me ty”, që u mbajt më 4 shtator 2007, ishin me pjesëmarrje masive.

Raportin për vrasjen e Triumf Rizës te “Koha Ditore” e ka shkruar gazetari Kastriot Jahaj, ndërsa raportin nga varrimi e ka shkruar gazetari tjetër, Zija Miftari. Kjo do të thotë se kjo gazetë, e cila është e standardeve më të larta profesionale në Kosovë, ka dy gazetarë të përgatitur për raportim nga ky sektor.

Edhe gazetari i “Inforpress”-it, Bekim Kabashi ka një prirje që të jetë gazetar i përgatitur për këtë sektor.

Raportet në gazetën “Zëri” i ka shkruar gazetari Visar Fetaj, i cili shihet se shkruan brenda standardit asnjanës të kësaj gazete, shkrime rutinë, pa depërtime serioze profesionale.

Gazetat “Bota Sot”, “Kosova Sot”, “Epoka e re” në këtë rast zbulojnë se nuk e kanë as idenë se çfarë rëndësie ka raportimi për ngjarje të kësaj natyre e të kësaj peshe, ndërsa gazeta “Lajm”, duke e bojkotuar ngjarjen e varrimit të Triumf Rizës, ka ngritur dilema për profilin e saj, jo vetëm profesional, por edhe etik.

PËRFUNDIME

Nga analiza e këtyre raportimeve, nxirren këto përfundime: E para, disa gazeta shqipe në Kosovë, si “Express” dhe “Koha Ditore”, kanë filluar ta kuptojnë rëndësinë e ngjarjeve të tilla, pra, të krimeve që ndodhin e që kanë ndikim në disponimin dhe në qëndrimin e publikut. Gazeta “Express” në këtë rast është treguar gazeta më shkallën më të lartë të profesionalizmit, duke e mbajtur këtë ngjarje si top temën e vet, duke e mbuluar me raporte të gjera nga terreni dhe me fotografi autentike, duke e plotësuar edhe me një editorial shumë të veçantë të drejtorit ekzekutiv të gazetës e duke e pasuruar edhe me opinione të lexuesve.

Gazeta “Koha Ditore” dëshmoi shkallë të lartë profesionalizmi dhe etike,

Page 106: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

por me mobilizim më të vogël nga sa ka qenë realisht interesimi i publikut për ngjarjen. Injorimi i gazetës “Lajm” ndaj kësaj ngjarjeje mbetet që të sqarohet se a ka motive jashtëprofesionale. Ndërsa, në planin profesional ajo këtë herë ka dështuar plotësisht.

Raportimi i gazetës “Infopress” është brenda kapaciteteve të gazetës, por me një tendencë të lehtë, që të kuptohet më mirë rëndësia e këtij sektori në të ardhmen.

Raportimet e gazetës “Kosova Sot” janë raportime sa për të raportuar, pa qëndrim e pa nivel profesional. Dështimi i gazetës “Epoka e re” këtë herë është i lidhur me zhvillimet brenda redaksisë së saj, ku kanë ndodhur ndryshime të redaktorëve e të gazetarëve bash në këtë periudhë.

E dyta, shumicës së gazetave u mungojnë gazetarët e specializuar për raportime nga ngjarjet e tilla. Ato mbulohen nga gazetarë që punojnë në sektorë të tjerë, gjë që e ul kualitetin raportimeve. Vetë fakti që gazetarët që kanë shkruar për këtë ngjarje, nuk kanë sjellë asnjë përvojë të tyre nga bisedat ose njohjet me viktimën, tregon se ata nuk janë të specializuar për raportime në këtë sektor, sepse po të ishin, do të ishte e pamundur të mos kishin njohje e përvoja me policin Triumf Riza, i cili ishte simbol i luftës kundër krimit në Kosovë.

E treta, ajo që është imorale, ka redaksi që ngjarjet e tilla i mbulojnë me lajme të kompiluara, pa pasur gazetarë në terren.

E katërta, ka edhe raste të shëmtuara, kur një gazetë e ka heshtur krejt ngjarjen, varrimin e Triumf Rizës, ndërsa në ditën e pestë pas vrasjes, botuesi i gazetës i dërgon telegram ngushëllimi familjes së viktimës!!! Qoftë dhe vetëm ky rast, tregon se disa media nuk janë plotësisht në shërbim të informimit, por në shërbim të promovimit të botuesit që ka projekte partiake. Bile nganjëherë edhe të përpjekjeve për të fshehur lidhjet e mundshme të biznesit e të politikës me kriminelët e identifikuar.

E pesta, shumica e gazetave nuk kanë strategji të qarta të ndikimit mbi opinionin publik, por vetëm informim rutinë. E vetmja gazetë në këtë rast, e cila ka ndikuar në formimin e opinionit për krimin dhe në mobilizimin qytetar kundër krimit, ka qenë gazeta “Express”. Fakti që disa gazeta kanë shkruar për këtë ngjarje dhe rreth kësaj ngjarjeje më gjerësisht në ditën e pestë dhe në ditën e gjashtë pas krimit, se sa në ditën e parë të krimit tronditës, tregon se planifikuesit e temave në ato redaksi, kanë dështuar plotësisht dhe nuk e kanë të qartë rëndësinë që ka

Page 107: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

mbulimi i temave për krimin. Kjo do të thotë se vetë redaktorët e atyre gazetave duhet të trajnohen e pastaj të profilizohen gazetarët që do të shkruajnë në këtë sektor të ndjeshëm.

E gjashta, gazetarët në këtë sektor nuk duhet të jenë fillestarë, por emra të njohur të gazetarisë, sepse përvoja dhe fama e tyre i bën në depërtues në hulumtimin e krimit dhe të rrjeteve të tij, po i bën edhe më të mbrojtur karshi kriminelëve.

Dhe e fundit në këtë mes, pa gazetarë të guximshëm e të specializuar për raportimin e krimeve dhe për hulumtimin e krimeve, lufta kundër krimit në një shoqëri, nuk është kurrë e plotë.

THEKSIME

- Gazetari duhet të ketë njohuritë themelore për institucionet që janë të involvuara në luftimin e krimeve dhe në hetimin e krimeve të ndodhura, policinë, prokurorinë, shërbimin sekret. - Gazetari që mbulon sektorin e krimeve, duhet të ketë informacione për grupet kriminale, format e veprimtarisë së tyre, marrëdhëniet që ata kanë mes vete po edhe me segmente të politikës.

- Gazetari që zgjidhet për këtë lloj raportimi, duhet të ketë edhe trimëri edhe motivim të fortë profesional e qytetar, për të mbuluar këtë sektor të ndjeshëm.

ILUSTRIME Raportet e gazetave shqipe mbi vrasjen dhe varrimin e Triumf Rizës.

DETYRA 1. Lexoni në gazetat ditore lajme dhe raporte për krimin dhe bëni përpjekje që t’i rishkruani, sipas përshkrimit të mësipërm.

Page 108: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

RAPORTIMI NGA GJYKATAT

Raportimi nga gjykimet e ndryshme, varësisht nga rastet, mund të jetë me shumë interes për publikun, e kjo do të thotë se është me interes edhe për mediat. Gjykimet në vete kanë një shkallë dramaticiteti dhe tragjizmi, sepse atje, gati si në një tragjedi, rolet janë të ndara mes të këqijve dhe të mirëve, ndërmjet drejtësisë e padrejtësisë, ndërmjet të vërtetës e të pavërtetës. Edhe nga ndarja fizike në sallën e gjykimit, ndërmjet gjyqtarëve, prokurorëve, avokatëve e publikut, e ka një element të fuqishëm të atij dramaticiteti. Ndërsa, funksionalisht, gjykatat janë pjesë e pushtetit gjyqësor, që është pushteti më i ngarkuar për të mbajtur ekuilibrat në shoqëri. Vendimet e pushtetit gjyqësor kanë ndikim direkt në jetën e qytetarëve. Por, ato kanë edhe ndikim psikologjik në jetën e tyre. Nëse pushteti gjyqësor tregohet i vendosur në ndëshkimin e krimit dhe të padrejtësive, ai ndikon në frenimin e të keqes në shoqëri. Ndërsa, në rast se nuk tregohet i vendosur, dobësia e tij mund të shërbejë për t’i inkurajuar elementet e dhunshme dhe kriminale që të veprojnë kundër ligjit. Për të gjitha këto shkaqe, mediat duhet të jenë vazhdimisht të ndjeshme ndaj raportimit nga gjykatat, në mënyrë që përmes informimit korrekt dhe të plotë, të bëhen kontributore të promovimit të drejtësisë dhe të vlerave humane në një shoqëri. Këtë rol mediat e luajnë veçmas nëse raportojnë për procese ku gjykohen veprime që kanë pasur pasoja ose efekte në jetën e qytetarëve. Krimet për gjakmarrje, krimet e motivuara etnikisht, veprat e terrorizmit, veprat e trafikimit të qenieve njerëzore dhe të trafikut të drogës, veprat e rënda të korrupsionit në nivelet e pushteteve, krimet e luftës, dhunimet, zakonisht trazojnë qetësinë e qytetarëve dhe, si të tilla, ato zgjojnë edhe vëmendjen e publikut kur ato raste gjenden para drejtësisë. Me një fjalë, raportimi nga gjykatat, mund të jetë një lëndë e rëndësishme e medias, nëse gjendet mënyra e duhur e raportimit. Raportimi për proceset gjyqësore është i vështirë, kompleks dhe kërkon shumë angazhim të gazetarëve. Për t’u aftësuar plotësisht për raportim të suksesshëm, gazetari duhet të ketë njohuri themelore për Kushtetutën e vendit, për ligjet themelore, kodin e procedurës penale dhe të dijë si

Page 109: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

funksionon gjykata nga e cila ai raporton. Faktikisht, gazetari duhet të specializohet për raportime të tilla, sepse këto janë të ndjeshme dhe kërkojnë njohje të mënyrave të funksionimit të gjykatave dhe të raporteve të tyre me prokurorinë, me policinë e me burgjet. Proceset gjyqësore janë të llojllojshme, që nga proceset spektakulare, ku gjykohen organizata të mëdha të krimit të organizuar, persona të akuzuar për krime lufte dhe krime të tjera të rënda. Gjykimi i organizatës “Klani i Zemunit” në Serbi, i cili u bë përgjegjës për vrasjen e ish kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingjiqit, ishte në këtë aspekt një gjykim spektakular. Si për nga numri i të gjykuarve, si për nga kohëzgjatja dhe dhënia e dënimeve, ai gjykim ishte spektakular. Gjykime të ngjashme ka pasur në Itali, ku janë dënuar pjesëtarë të mafisë italiane. Në historinë e gjyqësisë, gjykimi më spektakular mbetet ai i Nurembergut, ku u dënuan disa nga krerët e nazizmit, pas Luftës së Dytë Botërore. Edhe Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në Hagë, ka pasur elemente të tilla, me rastin e gjykimit të krerëve të shtetit serb, megjithëse ajo nuk arriti ta finalizojë misionin e saj si Gjykata në Nurenberg. Gjykimet dinë të sjellin emocione të forta, të cilat mediat i transmetojnë te publiku. Ka mbetur i shënuar raportimi nga gjykimi i Avni Klinakut dhe grupit të tij, në vitin 1998 në Prishtinë, kur Klinaku dhe Shukrije Rexha shpallën fejesën në gjykatore, me të marrë vendimin për dënimin e tyre. Shumë gjëra të tjera janë harruar, por ai raportim ka mbetur në kujtesën e shumë lexuesve. Dëshmia e një të mbijetuare, së familjes shqiptare Bogujevci, në një gjykatë në Serbi mbahet mend për guximin e saj dhe për dimensionin moral të asaj dëshmie, sepse një femër ka pasur guximin të shkojë në Beograd dhe të përballet me kriminelët që ia kanë masakruar familjen. Radiotelevizioni Publik i Kosovës, duke e vlerësuar drejt interesimin e publikut, e ka përcjellë dëshminë e saj nga Beogradi. Në proceset gjyqësore ka raste që ndodhin edhe vrasje, gjë që e shton edhe më shumë dramaticitetin e këtyre ngjarjeve dhe raportimeve.Një gjë duhet të mbetet në fokus të këtyre raportimeve gjithmonë: angazhimi i gazetarëve dhe i medias që të informojë publikun për të vërtetën. Media që nuk e ka këtë moto, më mirë është të mos raportojë fare nga gjykatat. Raportimi nga gjykatat duhet të jetë sipas modelit të piramidës së përmbysur, përveç në rastet kur ka ndonjë veçanti për të cilën gazetarit i duhet një model alternativ, me të cilin mund të përcjellë më shumë detaje dhe të bëjë më shumë përshkrime. Ajo që nuk lejohet në një raportim, është transmetimi i fjalimeve që bëhen në gjyq, sepse ato e çorientojnë informacionin themelor.

Page 110: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

Nuk preferohet stili sensacional i shkrimit, por ruajtja maksimale e korrektësisë, përdorimi i saktë i citateve, i shifrave dhe i emrave e mbiemrave të akterëve të gjykimit. Këtu po improvizojmë një raport të shkurtër, praktikisht pa detaje, por vetëm me të dhënat themelore:

Numan Naseri (56) nga Belaja u dënua dje me 10 vjet burg, me akuzën për vrasjen e fqinjit të tij, Bahri Begelit, të cilin e ka privuar nga jeta në korrik të vitit 2005, në oborrin shtëpisë së viktimës, pas një zënke për një kontest pronësor. Edhe pse Bahri Belegu është vrarë me tre plumba, në pikë të ditës, në sy të anëtarëve të familjes së vet, i akuzuari Numan Naseri deklaroi në gjyq se nuk ndihej fajtor. Ai madje deklaroi se ngjarja nuk i kujtohej. Ndërsa, avokati i tij, Fehmi Fallanga, kërkoi lirimin e menjëhershëm të klientit të tij, duke aluduar se ai ishte në gjendje të keqe mendore, për shkak të së cilës i duhej “rehabilitimi në ambientin familjar”. Mirëpo, Kolegji Gjyqësor në krye me Selami Stringën, u mbështet në argumentet e prokurorit të çështjes, Agni Ahmatit, i cili e përshkoi krimin si vrasje me paramendim. Prokurori bëri të ditur se i akuzuari, Numan Naseri, pas kryerjes së vrasjes, i ka kërcënuar edhe anëtarët e tjerë të familjes së viktimës, duke ua drejtuar revolen dhe duke u thënë se kështu do t’ua bëjë të gjithëve, theksoi prokurori. “Pas kryerjes së krimit, i akuzuari ka shkrepur edhe pesë plumba në ajër, në shenjë kremtimi të aktit të bërë”, tha prokurori në vazhdim. Pastaj ai u përqendrua edhe në ‘prirjen kriminale’ të të akuzuarit, duke pohuar se ai edhe më herët ka shfaqur prirje dhune ndaj fqinjëve, e madje edhe ndaj anëtarëve të familjes së vet, ku përmendi rrahjen prej të akuzuarit të gruas dhe të fëmijëve të të vëllait. Mbrojtja nga ana e vet iu përmbajt qëndrimit se Numan Naseri në ato momente ka qenë në krizë mendore dhe se ajo krizë është ende aktive. Mirëpo, psikiatri, dr. Hamdi Hazbiu, deklaroi se veprimet e të akuzuarit në çastet e krimit kanë qenë të planifikuara dhe tha se i akuzuari nuk është i rrezikshëm për rrethin. Gjykatësi Selami Stringa, pasi e lexoi aktgjykimin, bashkë me porotët e çështjes, u larguan shpejt nga salla e gjyqit, sepse i dënuari me dhjetë burg, Numan Naseri, filloi të shante me zë të lartë. THEKSIME - Mediat duhet të jenë vazhdimisht të ndjeshme ndaj raportimit nga gjykatat, në mënyrë që përmes informimit korrekt dhe të plotë, të bëhen

Page 111: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

kontributore të promovimit të drejtësisë dhe të vlerave humane në një shoqëri.

- Raportimi nga gjykatat, duhet të jetë sipas modelit të piramidës së përmbysur, përveç në rastet kur ka ndonjë veçanti për të cilën gazetarit i duhet një model alternativ, me të cilin mund të përcjellë më shumë detaje dhe të bëjë më shumë përshkrime. Ajo që nuk lejohet në një raportim është transmetimi i fjalimeve që bëhen në gjyq, sepse ato e çorientojnë informacionin themelor.

ILUSTRIME

DETYRA1. Gjeni në gazeta një raport nga një gjykim dhe përpiquni ta përpunoni sipas parimit të piramidës së përmbysur.

Page 112: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

RAPORTIMI NGA MBLEDHJET DHE NGA TUBIMET

Raportimi nga mbledhjet dhe nga tubimet e ndryshme politike, është mjaft i shpeshtë dhe, me kohë, shndërrohet në punë rutinore për shumë gazetarë. Shndërrimi i kësaj pune në rutinë, bart me vete rrezikun që të humbet esenca e raportimeve nga mbledhjet dhe nga tubimet, të cilat nganjëherë marrin ecuri të paparashikuar dhe mund të bëhen edhe dramatike. Kuvendi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i mbajtur në sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, pati një ecuri pothuajse normale në pjesën më të madhe të kohës. Shumë gazetarë dhe kameramanë, që llogaritën se pjesa tjetër e punimeve do të jetë më shumë teknike (numri i votave), dolën të gabuar. Drama e vërtetë e atij kuvendi filloi aty nga fundi i punimeve të tij, kur filloi një rrahje masive ndërmjet kuvendarëve dhe pjesëtarëve të sigurimit të dy grupeve rivale. Nga transmetuesit televizivë, vetëm KTV pati kamerat në sallë në atë pjesë të mbledhjes, prandaj KTV edhe i ofroi publikut të vet ekskluzivitetin e asaj ngjarjeje dramatike. Prandaj, në mbledhje dhe në tubime, gjithmonë mund të ndodhin të papritura, që do të thotë se rutina, improvizimi, nuk kanë vend as në këtë raportim.

Nëse gazetari ka njohuritë e duhura për subjektet që mbajnë mbledhje ose tubime, nëse e di agjendën e tyre, nëse i di raportet ndërmjet protagonistëve, mund t’i identifikojë shumë më lehtë gjërat esenciale në atë mbledhje ose në atë tubim. Për të pasur ato njohuri, ai duhet të mbajë kontakte me zëdhënësit, me zyrtarë të rangjeve të ndryshme dhe me administratorë që kanë njohuri për gjendjen në një subjekt. Pa ato njohuri paraprake, zor është që në një tubim që zgjat një kohë të shkurtër, ose në një mbledhje ku flasin shumë veta, të dihet ajo që është më e rëndësishmja në atë ngjarje. Melvin Mensheri mendon se raportimi nga mbledhjet duhet të këtë këto elemente:

1. Qëllimi themelor i mbledhjes, rezultatet e votimit, vendimet, miratimin e ndonjë politike

2. Shkakun, kohën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes3. Pikat e rendit të ditës.4. Shqyrtimi, kohëzgjatja e mbledhjes,

Page 113: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

5. Theksimet e ekspertëve 6. Komentet dhe qëndrimet e vëzhguesve, organeve të pushtetit dhe të

atyre që goditen nga ato vendime,7. Prapavija8. Ndërrimet e panatyrshme të rendit të ditës,9. Rendi i ditës i mbledhjes së radhës.

Nëse përmbushet mbledhja e informatave për të gjitha këto elemente, atëherë raporti mund ta pasqyrojë atë ngjarje në mënyrë shembullore.

Ndërsa, në tubimet politike fokusimi duhet të jetë te fjalimet që mbahen, sepse fjalimet i japin tonin asaj ngjarjeje. Gazetari duhet të identifikojë saktë emrat dhe mbiemrat e folësve dhe funksionet e tyre dhe të përpiqet që të shkëpusë fragmentet më karakteristike nga fjalimi. Në rast se redaksia kërkon një raportim të shkurtër, atëherë koncentrimi në gjetjen e fragmentit kryesor, duhet të jetë maksimal.Ndodh që redaksia, kur media është kundërshtare e një subjekti ose e një personaliteti, kërkon që gazetari të bëjë një prezantim jo pozitiv të tubimit dhe të folësve. Në atë rast, gazetari duhet të bëjë të pamundurën që ta amortizojë sa më shumë atë kërkesë në tekst, sepse në fund të gjithë shfajësohen disi, e përgjegjësia e fundit, e pashlyeshme, i mbetet autorit të tekstit.

THEKSIME Nëse gazetari ka njohuritë e duhura për subjektet që mbajnë mbledhje ose tubime, nëse e di agjendën e tyre, nëse i di raportet ndërmjet protagonistëve, mund t’i identifikojë shumë më lehtë gjërat esenciale në atë mbledhje ose në atë tubim.

Në tubimet politike fokusimi duhet të jetë te fjalimet që mbahen, sepse fjalimet i japin tonin asaj ngjarjeje. Gazetari duhet të identifikojë saktë emrat dhe mbiemrat e folësve dhe funksionet e tyre dhe të përpiqet që të shkëpusë fragmentet më karakteristike nga fjalimi.

ILUSTRIME

DETYRA: 1. Merrni një raport nga një mbledhje dhe rishkruajeni në bazë të kritereve të propozuara.

Page 114: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

2. Merrni një raportim nga një tubim dhe rishkruajeni në bazë të kritereve të propozuara.

RAPORTIMI NGA NGJARJET KULTURORERaportimi nga ngjarjet kulturore, nga festivalet, nga shfaqjet, nga premierat e filmave, koncertet, shout, revytë e modës, është mjaft atraktiv, por në të njëjtën kohë është edhe me përgjegjësi dhe nuk realizohet pa vështirësi. Lidhur me këto ngjarje bëhen parapërgatitje nga organizatori dhe bëhen njoftime për mediat që duan t’i përcjellin ato ngjarje. Pra, gazetari ka një katalog ose një program se si do të jetë ecuria e ngjarjes për të cilën është ngarkuar të raportojë. Por, edhe në këso ngjarjesh ndodhin gjëra të papritura, prandaj gazetari duhet të jetë shumë i koncentruar në punën e vet që të mos i shpëtojnë gjërat pikante, për të cilat publiku është kureshtar. Në rastet kur pjesëmarrësit e festivaleve janë në konkurrencë për shpërblime, ka më shumë fjalë, më shumë zhvillime të papritura dhe më shumë kureshtje të publikut. Festivali “Kënga në Radiotelevizion” i Radiotelevizionit Publik Shqiptar në vitin 2007, u eklipsua nga polemika të forta, meqë juria bëri një votim që nuk ishte krejt i zakonshëm. Disa anëtarë të jurisë i dhanë një kënge pikët maksimale, ndërsa disa nuk i dhanë asnjë votë. Sherri që plasi mes anëtarëve të jurisë, u bart edhe në media dhe zgjati me javë. Aspektet e tjera të festivalit u zbehën shpejt, ndërsa mbeti polemika për mënyrën e votimit të jurisë, motivet e anëtarëve, ndikimin mbi ta të zyrtarëve të RTSH-së, etj. Prandaj, një gazetar që ka raportuar për atë festival, gjithsesi është dashur ta fokusojë këtë problem në krye të raportit të vet, edhe pse në festival ka shkuar për ta raportuar për rrjedhën normale të ngjarjes. Pra, edhe në këto ngjarje ka të papritura dhe dramaticitet. Sidoqoftë, gazetari duhet të përgatitet para së gjithash për raportimin e rrjedhës normale të aktivitetit. Në këtë kontekst, ai duhet të bëjë vlerësimin real të vlerës së asaj ngjarje, e jo ta personalizojë punën, duke i dhënë ngjarjes vlerë më të madhe se sa që ajo ka, vetëm ngase ai raporton vetë për të. Një festival folklorik që mbahet në Klinë ose

Page 115: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

në Kaçanik, nuk mund të ketë vlerë të barabartë me festivalin e Gjirokastrës. Nga ana tjetër, gazetari duhet të ketë ide të qartë se cilat janë gjasat e këngëtarëve dhe të grupeve që marrin pjesë në një aktivitet garues, duhet të jetë i informuar a kanë fituar çmime më herët, çfarë lidhjesh eventuale kanë me organizatorin ose edhe me jurinë. Më së miri është që gazetari të marrë pjesë edhe në prova, të dëgjojë albumet e këngëtarëve e të grupeve dhe të flasë me kritikë të muzikës. Meqë shumica e festivaleve dhe koncerteve te ne transmetohen në radio dhe televizion, kjo e bën edhe më me përgjegjësi gazetarin që raporton, veçmas për gazetat, sepse përparësia e mediave elektronike, që i transmetojnë ngjarjet direkt, është e madhe. Por, kureshtja i shtyn shumë njerëz që e kanë parë ngjarjen në televizion, që të lexojnë se çfarë shkruajnë gazetat për atë ngjarje. Kjo kureshtje u jep shans të mirë gazetave. Nëse gazetari raporton me më shumë detaje, që nuk i ka kapur kamera, atëherë suksesi i raportimit mund të jetë i plotë. Për ta arritur këtë sukses, gazetari duhet ta ketë para sysh edhe përfshirjen e publikut në raportin e vet. Publikimi i shifrave të numrit të pjesëmarrësve në aktivitet, identifikimi i personave të rëndësishëm, çështja e shitjes së biletave, e kohës kur janë hapur dyert e sallës ku zhvillohet aktiviteti, e trajtimit të publikut nga organizatori, janë me interes. Ndërsa, sa i përket ecurisë së ngjarjes, ajo duhet të krahasohet me programin e të identifikohen ndryshimet eventuale dhe për ato ndryshime të kërkohen përgjigje nga personat kompetentë. Për publikun është me interes edhe publikimi i detajeve për sjelljet e pjesëmarrësve e të organizatorëve. Bile gazetat me prirje sensacionaliste, më shumë i kushtojnë kësaj ane se sa raportimit për vetë ngjarjen. Pas mbarimit të festivalit ose shfaqjes, gazetari duhet të përpiqet të gjendet në prapaskenën e sallës, atje ku shkojnë pjesëmarrësit në aktivitet. Atje mund të ketë polemika, reagime, inate, përgëzime, që mund të jenë me interes për t’u përfshirë në raport. Ajo që është me shumë rëndësi në këtë mes, është se pas përfundimit të ngjarjes me karakter garues, shumë pjesëmarrësve u rritet dëshira për të komentuar, për të polemizuar, për t’u intervistuar, e kjo i jep shans gazetarit që të mbledhë sa më shumë informacione.

THEKSIME Gazetari duhet të përgatitet para së gjithash për raportimin e rrjedhës normale të aktivitetit. Në këtë kontekst, ai duhet të bëjë vlerësimin real

Page 116: Hyrje nw gazetari- LIBRI€¦  · Web viewe kupton se gazetaria është një profesion me ndikim në rritje në shoqëri, njihet me tiparet e gazetarit të suksesshëm, i kupton

të vlerës së asaj ngjarje, e jo ta personalizojë punën, duke i dhënë ngjarjes vlerë më të madhe se sa që ajo ka, vetëm ngase ai raporton vetë për të.

Sa i përket ecurisë së ngjarjes, ajo duhet të krahasohet me programin e të identifikohen ndryshimet eventuale dhe për ato ndryshime të kërkohen përgjigje nga personat kompetentë. Për publikun është me interes edhe publikimi i detajeve për sjelljet e pjesëmarrësve e të organizatorëve.

ILUSTRIME

Raportet nga koncerti i këngëtarit 50 cent

DETYRA

1. Rishkrimi i një raporti nga një festival.