Upload
others
View
11
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
Kontrolli i Lartë i ShtetitRruga “Abdi Toptani”, Nr. 1Tiranë Tel/Fax 04/228485, Tel.04/251267Web-site: www.klsh.org.al; e-mail: [email protected]
Shtypur në ShtypshkronjënMORAVA
AUDITUESIT E KLSH-sëNË
SHTYPIN E PËRDITSHËMVëllimi X-të
KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSHJanar – Qershor 2018
Seria: botime KLSH - 10/2018/94
Tiranë, 2018
ISBN 978-9928-159-74-8
Albana AGOLLIAlbana GJINOPULLIAlbert THOMAAlfonc GABILIAlfred CAKOAlfred LESKAJAlfred ZYLFIAlush ZAÇEAmantja PATOZIArtan MIRASHIArtur HASANBELLIUAulent GURIAulona JONUZIAzmi STRINGABajram LAMAJ Bashkim ARIZAJBesim BILERIBrenton KOTORRIBrunilda ZENELIBujar LESKAJElina BREGAJElira CUKALLAEriola HOXHAErmira VOJKAFatos ÇOÇOLIGjovalin PREÇIIrena ISLAMIJonild HOXHAJKlejvis KULEKoço SOKOLIKozma KONDAKÇIUKristaq GJURGJAJLindita LATI MILOLolita BAHOLLILuan KUKALuljeta NANOManjola NAÇOMarjola LLANAJMegi RUSIMimoza BEDINIMiranda HAXHIAMuhamed KAVAJANiko NAKO Qemal SHEHUQeram CIBAKURedi AMETLLARIRejlond SINANIRinaldo MUÇASali AGAJSelfo ZENELIValbona GAXHAJVjollca SELMANIVullnet KARAFILAJXhuljeta ÇELAJYllka PULASHIZija LIKA
AUDITUESIT E KLSH-së
NË
SHTYPIN E PËRDITSHËM
VËLLIMI X të
KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSH
JANAR – QERSHOR 2018
Tiranë, 2018
Titulli:
Audituesit e KLSH-së në Shtypin e Përditshëm
Vëllimi X-të
Janar- Qershor 2018
Përgatiti botimin:
Amantja PATOZI
Realizoi në kompjuter:
Armanda BEGAJ
Seria e botimeve KLSH
10/2018/94
©Copyright KLSH
ISBN: 978-9928-159-74-8
Shtypur në Shtypshkronjën “MORAVA”
Tiranë, 2018
Përmbajtja
Kontrolli i Lartë i Shtetit 3
PËRMBAJTJA
Faqe
Hyrje 7
Bujar LESKAJ Vetëm llogaridhënia dhe transparenca kthejnë besimin e qytetarëve
11
Vjollca SELMANI Dixhitalizimi, transparenca dhe besimi publik: Mundësitë dhe sfidat e KLSH-së
17
Aulona JONUZI Hallkat e domosdoshme të procesit të auditimit 22
Niko NAKO Edhe njëherë për problemet e shqetësimet e Ujësjellësve sh.a.
25
Aulent GURI Cilësia e ajrit në Shqipëri 34
Fatos ÇOÇOLI Mushka ARMO, Shteti dhe KLSH 37
Alfred LESKAJ Financimi i sistemit shëndetësor nën optikën e një auditimi performance të KLSH-së
40
Fatos ÇOÇOLI Paraja e harruar publike 44
Megi RUSI Energjia e qëndrueshme, objekt i auditimit 46
Brunilda ZENELI Qasja e KLSH-së në rritjen e kapaciteteve njerëzore, nëpërmjet përhapjes së dijes
49
Sali AGAJ
Redi AMETLLARI
Auditimi i KLSH-së, për një reflektim realist shtetëror për bashkimin doganor Shqipëri-Kosovë
53
Zija LIKA Institucione jo efektive në ekzekutimin e vendimeve gjyqësore
59
Alfred ZYLFI Cilësia e godinave shkollore në fokusin e auditimit të performancës
69
Fatos ÇOÇOLI KLSH, miliardat e denoncimeve dhe gjyqet shembullore
73
Alush ZAÇE Auditimet dhe rekomandimet e KLSH-së në shërbim të qytetarit
75
Fatos ÇOÇOLI Masakra hipotekore që paralajmëroi KLSH 79
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
4 Botime 2018
Albana GJINOPULLI Kontrolli financiar publik në fondet e asistencës europiane
81
Elira CUKALLA Të dhënat dhe rëndësia e tyre 84
Gjovalin PREÇI Fondet buxhetore për zhvillim bujqësor kanë nevojë për monitorim të vazhdueshëm
87
Bujar LESKAJ Për zbatimin pa kushte nga qeveria të rekomandimeve të FMN-së
90
Bujar LESKAJ Auditimi suprem publik i Shqipërisë dhe Kuvajtit së bashku nën moton e INTOSAI-t
95
Yllka PULASHI Kontributi i KLSH-së në investimet e huaja 102
Klejvis KULE Transparenca e KLSH-së përballë partnereve strategjik të saj
106
Azmi STRINGA Sfida e zhvillimit elektronik dhe ruajtja e të dhënave
112
Irena ISLAMI Integriteti publik në kuadër të globalizimit 115
Lolita BAHOLLI Mungesa e kodit të stafit të Prokurimit Publik në Shqipëri
119
Fatos ÇOÇOLI KLSH dhe kontributi në integrimin e vendit 122
Qemal SHEHU Kontributi i KLSH-së në menaxhimin e aseteve vendore
124
Fatos ÇOÇOLI Që llogaridhënia të kthehet në sistem 127
Qeram CIBAKU Institucioni kombëtar i auditimit dhe besimi i publikut
129
Luljeta NANO Zhvillimet institucionale të KLSH-së nën optikën e Progres Raportit të Komisionit Europian
136
Fatos ÇOÇOLI Pse BE vlerëson KLSH-në? 140
Aulent GURI Bashkëpunimi i KLSH-së me botën akademike 142
Amantja PATOZI 93 vjet Kontrolli i Lartë i Shtetit 145
Fatos ÇOÇOLI Gruevski dhe tenderët tanë 148
Bajram LAMAJ Pandëshkueshmëria në hipoteka, shërbimi ndaj qytetareve dhe kontributi i KLSH
150
Redi AMETLLARI Progresi i KLSH-së, si pjesë e zhvillimit kombëtar
154
Përmbajtja
Kontrolli i Lartë i Shtetit 5
Elina BREGAJ KLSH, hapat drejt Integrimit 157
Bujar LESKAJ Raporti efektiv KLSH- Kuvend. Ja katër kolonat e bashkëpunimit
160
Fatos ÇOÇOLI Ekonomisë, KLSH dhe alternativa për zhvillim 169
Rejlond SINANI KLSH dhe Gjykata Europiane e Audituesve 171
Albana AGOLLI KLSH drejt formatit të plotë profesional 173
Valbona GAXHAJ Përgjegjshmëria menaxheriale në këndvështrimin e një audituesi publik
176
Marjola LLANAJ Parimi i ekonomisë dhe efikasitetit në përdorimin e aseteve publike
179
Vullnet KARAFILAJ Vlerësimi doganor online, risqet që paraqet dhe rekomandimet e KLSH-së
185
Bashkim ARIZAJ KLSH dhe përmirësimi i bazës ligjore për prokurimet publike
188
Jonild HOXHAJ Investimet publike dhe (dis)favoret e korrupsionit
192
Lindita LATI MILO Pavarësia e Kontrollit të Lartë të Shtetit, sfidë e vazhdueshme
196
Kristaq GJURGJAJ KLSH dhe përmirësimi i financave vendore 199
Kozma KONDAKÇIU KLSH dhe teknologjia e informacionit në shërbim të taksave vendore
203
Selfo ZENELI Planet e përgjithshme vendore, mekanizëm themelor i zhvillimit të qëndrueshëm të financave vendore
206
Eriola HOXHA Audituesit si konsulentë të institucioneve publike
210
Artur HASANBELLIU Cilësia e ajrit, rekomandimet e KLSH-së dhe heshtja e institucioneve përgjegjëse
213
Albert THOMA Për monitorimin efecient të prokurimeve publike
217
Alfred CAKO Si të veprojnë Hipotekat me taksën e ambienteve të përbashkëta?
220
Ermira VOJKA Biodiversiteti dhe rëndësia e tij në jetën tonë 223
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
6 Botime 2018
Alfonc GABILI Zyra e Auditimit të Qeverisë së SHBA (GAO) një model suksesi në fushën e auditimit
227
Brenton KOTORRI Rëndësia e komunikimit institucional 230
Manjola NAÇO KLSH një model larg “Amnezisë institucionale” 233
Mimoza BEDINI KLSH dhe sfida e Institucioneve Supreme të Auditimit në menaxhimin e burimeve njerëzore
236
Miranda HAXHIA KLSH, rrugëtim për në BE 240
Koço SOKOLI Rekomandimet e KLSH-së për zgjidhjen e detyrimeve të papaguara (borxhit tatimor)
243
Besim BILERI Investimet e pastudiuara nxjerrin zbuluar drejtuesit e pushtetit vendor
248
Luan KUKA
Artan MIRASHI
Aktiviteti i Hipotekave në fokusin e Kontrollit të Lartë të Shtetit
251
Xhuljeta ÇELAJ Përpjekje për ruajtjen e mjedisit përmes një rasti auditimi
254
- Media e shkruar dhe vizive për KLSH-në, janar - qershor 2018 263
- Faksimile të pasqyrimit të aktivitetit të KLSH-së dhe shkrimeve të stafit, janar - qershor 2018
295
Muhamed KAVAJA Investimi për audituesin 257
Rinaldo MUÇA Performanca e qeverisë dhe integrimi europian 259
Hyrje
Kontrolli i Lartë i Shtetit 7
HYRJE
Prej shumë kohësh Kontrolli i Lartë i Shtetit është një zë i veçantë në publicistikën e
vendit, jo thjesht si objekt, por dhe si subjekt i saj. Institucioni është i pranishëm në
faqet e gazetave të ditës dhe portaleve mediatike, jo thjesht si burim informacioni
për aktivitetin e tij, por edhe si prezantues i problematikave serioze të
administratës shqiptare prej vetë audituesve.
KLSH mund të flasë tashmë për një traditë të konsoliduar, që është shndërruar
dalëngadalë, nga një risi e komunikimit institucional, në një fenomen dhe për vetë
shtypin shqiptar.
Po cila ka qenë arsyeja kryesore për mbërritjen në këtë koncept modern dhe
interaktiv të komunikimit me publikun të njërit prej institucioneve më hijerënda të
Republikës sonë parlamentare?
Për ne si KLSH, si institucion kushtetues që zbaton standardet ndërkombëtare të
auditimit të jashtëm publik, si Deklaratën e Limës, ISSAI 1 (Neni 16 “Raportimi i SAI-t
në publik”) dhe ISSAI-n 12 “Vlerat dhe përfitimet nga SAI: të bësh diferencën në
jetën e qytetarit” (Parimi 4 “Raportimi mbi rezultatet e auditimit: të bërit të mundur
që publiku t’i mbajë të përgjegjshme qeverinë dhe institucionet e sektorit publik”),
të qënit në shërbim të qytetarit, të raportuarit drejtpërsëdrejti atij, nënkupton edhe
një komunikim gati të përditshëm me atë vetë.
Po bëhen më shumë se pesë vite e gjysmë tashmë, që institucioni ka zgjedhur ta
realizojë këtë komunikim kryesisht nëpërmjet medias së shkruar, duke i raportuar
qytetarit për punën audituese të bërë në mbrojtje të interesave të tij, nëpërmjet
shkrimeve, eseve, analizave dhe editorialeve të audituesve të vet, të publikuara në
gazetat më të njohura të vendit. Kjo praktikë, e nisur në vitin 2013, përshkruan me
një gjuhë të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë gjetjet dhe rekomandimet e auditimeve
kryesore të KLSH, në fushat më përcaktuese të shërbimeve publike ndaj qytetarit
dhe të ekonomisë shtetërore.
Në takimin sensibilizues të SIGMA-s, një nismë e BE dhe OSBE, e financuar kryesisht
nga Bashkimi Europian, në datën 4 qershor 2018 në Tiranë, me temë “Zhvillimi i
marrëdhënieve efektive të punës ndërmjet KLSH dhe Parlamentit”, z. Joop Vrolijk,
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
8 Botime KLSH 2018
Këshilltar i Lartë i SIGMA u shpreh: “Ajo që ju keni bërë si KLSH me komunikimin me
qytetarin përmes shkrimeve të audituesve tuaj në shtypin e përditshëm, është
unikale në llojin e vet”.
Shkrimet e audituesve të KLSH-së nuk publikohen aspak si qëllim në vetvete. Ato
synojnë të tërheqin në rrugën e komunikimit të drejtpërdrejtë me qytetarin (të
realizuar edhe nëpërmjet blogjeve dhe komenteve prej lexuesve në faqet
elektronike të gazetave) nëpunësit e institucioneve të tjera të administratës
shtetërore, në mënyrë që ky dialog i nisur të jetë dobiprurës për të dyja palët. Jo
vetëm qytetarët të marrin informacion për gjetjet dhe rekomandimet nga puna e
institucioneve kryesore të Shtetit (KLSH, por edhe institucione të tjera, si ILDKPKI,
ministri të ndryshme, bashki, etj.), por nga reagimet qytetare nëpër blogje,
ekspertët e institucioneve të mësipërme të marrin shtysa për përmirësim të punës,
tema për auditime, investigime, kontrolle të reja, etj.
Me kalimin e viteve, me fitimin e përvojës dhe shtimin e kurajos për t’i thënë gjërat
siç janë në shkrimet e audituesve të KLSH ka rritje të cilësisë së prezantimit të
argumenteve, thellim të konkluzionit auditues, zgjerim të informacioneve për
temën që trajtohet, si dhe përmirësim të gjuhës së përdorur. Publicistika e
institucionit tashmë iu është shmangur stereotipeve të shkrimeve të gjata, me një
stil monoton dhe gjuhë të rënduar teknike. Artikujt sjellin në faqet e gazetave
problematika të qarta dhe propozojnë zgjidhje për secilën prej tyre.
Ky libër është edicioni i 10-të i botimit “Shkrime të audituesve të KLSH në shtypin e
përditshëm”, i cili përmbledh shkrimet më të mira të drejtuesve dhe audituesve me
përvojë dhe atyre të rinj të institucionit për periudhën janar-qershor 2018.
Tematika e këtyre shkrimeve në këtë edicion është shumë e larmishme. Ajo
përmbledh tituj si: “Dixhitalizimi, transparenca dhe besimi publik”, “Vetëm
llogaridhënia dhe transparenca kthejnë besimin e qytetarëve”, “Problemet dhe
shqetësimet e Ujësjellësve sh.a.”, “Cilësia e ajrit në Shqipëri”, “Auditimi i KLSH për
një reflektim realist shtetëror për bashkimin doganor Shqipëri –Kosovë”, “Integriteti
publik në kuadër të globalizimit”, “Sfida e zhvillimit elektronik dhe ruajtja e të
dhënave”, “Pandëshkueshmëria në hipoteka, shërbimi ndaj qytetarëve dhe
kontributi i KLSH”, “Institucione jo efektive në ekzekutimin e vendimeve
gjyqësore”, si dhe dhjetëra tituj të tjerë nga sfera e shërbimeve publike për
qytetarin dhe nga problematika e sektorëve më jetikë të ekonomisë shtetërore.
Që nga janari 2013 deri në qershor 2018, janë 572 shkrime, ese dhe analiza, ku
drejtuesit dhe audituesit më me përvojë, por edhe ata të rinj, kanë provuar veten
Hyrje
Kontrolli i Lartë i Shtetit 9
në pothuajse të gjitha gazetat kryesore të vendit. Është rritur ndërkohë shumë
gama e tematikave që trajtohen në shtyp. Audituesit sjellin shembuj konkretë nga
puna e tyre, shifra, krahasime, mendime dhe propozime për përmirësimin e punës.
Një vlerë e shtuar e kontributit të KLSH në publicistikën shqiptare është trajtimi i
temave të lëvruara pak për shkak të natyrës teknike të tyre dhe dijeve te kufizuara
në fushat përkatëse, si llogaridhënia publike, integriteti i qeverisjes dhe rritja e
transparencës, respektimi i rregullave të etikës, problematikat e vjeljes së të
ardhurave nga tatimet dhe doganat, të metat e administrimit të pushtetit vendor
dhe taksave vendore, përparësitë në luftën kundër korrupsionit në tenderat
publikë, monitorimi i fondeve shtetërore për zhvillimin bujqësor, auditimi si
konsulent i institucionit publik, etj.
I nderuar lexues,
Kjo përmbledhje është përgatitur prej nesh, me vetëdijen e plotë që komunikimi
ndërmjet institucioneve publike dhe qytetarit nuk është vetëm detyrë
institucionale, por përbën edhe një nga shtyllat kryesore të një demokracie të
zhvilluar dhe funksionale.
Amantja PATOZI
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
10 Botime KLSH 2018
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 11
VETËM LLOGARIDHËNIA DHE TRANSPARENCA KTHEJNË BESIMIN E QYTETARËVE
nga Bujar LESKAJ1 – Kryetar i KLSH-së,
botuar në gazetën “Panorama”më 25 mars 2018 dhe “Tirana Times”, më 31 mars 2018.
Në harkun kohor të më pak se dy muajve (shkurt-mars 2018), tre burime
prestigjioze dhe të besueshme ndërkombëtare kanë vlerësuar nivelin e korrupsionit
tek ne dhe problemet me reformën në administratën tonë publike. Që në fillim më
duhet të pohoj se këto klasifikime na turpërojnë të gjithëve Ne, drejtuesve të
Qeverisë shqiptare dhe të institucioneve të tjera të Shtetit (të varura dhe të
pavarura), përfshirë edhe autorin e këtij shkrimi modest.
Më datën 14 mars 2018, publikohet sondazhi i Organizatës së Kombeve të
Bashkuara, i realizuar nëpërmjet kompanisë prestigjioze ndërkombëtare të
sondazheve Gallup International për Indeksin e Lumturisë në 157 shtete1. Ky indeks
përmban nën-indeksin e perceptimit të korrupsionit nga qytetarët, si ndër treguesit
kryesorë të tij. Sipas të dhënave, Shqipëria rezulton të jetë vendi i 19-të më i
korruptuar në botë, ku gati nëntë në dhjetë shqiptarë besojnë se korrupsioni në
administratën shtetërore është gjerësisht i përhapur, Sipas të dhënave, krahasuar
me 5 vjet më parë perceptimi për korrupsionin në Shqipëri është përkeqësuar, nga
84.7%që ishte, në 88.6% aktualisht. Gallup e mat korrupsionin duke pyetur direkt
nga 1 mijë qytetarë për secilin nga të 157 shtete të botës. Ndër dy pyetjet që u
drejtohen atyre për korrupsionin, njëra formulohet: “A është korrupsioni i përhapur
në qeveri, apo jo?”.
Po në muajin mars, SIGMA, një iniciativë e përbashkët e Organizatës për
Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Bashkimit Europian (BE) për
Mbështetje në Qeverisje dhe Menaxhim, publikoi Raportin e Monitorimit për vitin
2017, për ecurinë e reformës në administratën publike për 6 vendet kandidate në
1 http://www.gallup-international.com/surveys/happiness-hope-economic-optimism/
http://worldhappiness.report/ed/2018/
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
12 Botime 2018
BE, përfshirë dhe Shqipërinë. Raporti “Parimet e Administratës Publike: Shqipëria2”,
ndër të tjera thekson se “…mungesa e rregullave specifike për të siguruar rekrutimin
e bazuar në meritë, integritet dhe procedurë disiplinore, për disa grupe punonjësish
që ushtrojnë autoritet publik dhe që nuk mbulohet nga Ligji për Shërbimin Civil pas
ndryshimeve të miratuar në vitin 2014, mbetet një çështje shqetësuese”. Raporti
gjithashtu konstaton se “është përmirësuar përqindja e vendeve të lira të punës të
plotësuara, por ka pasur një rënie të konsiderueshme në numrin e kandidatëve
pjesëmarrës3”, çfarë nënkupton se ka më pak kandidatë që aplikojnë për një
pozicion të hapur, rezultat i drejtpërdrejtë i përshtypjes së qytetarëve se është e
pamundur të fitosh punë në një institucion të administratës publike, pa pasur lidhje
a njohje me drejtuesit e lartë. Në shumicën e pozicioneve më të larta në qeveri,
cilëson raporti i SIGMA-s, nëpunësit janë emëruar përmes përdorimit të procedurës
së jashtëzakonshme.
Më 21 shkurt 2018, organizata jofitimprurese e mirënjohur botërore "Transparency
International (Transparenca Ndërkombëtare)", ndër më të besueshmet në matjen e
korrupsionit në 180 vende të botës, e rendit Shqipërinë në vendin e 91-të ndër këto
180 vende, ose tetë vende më poshtë se një vit më parë. Treguesi i kësaj organizate
konsiderohet botërisht si indikatori më i saktë i përhapjes së fenomenit të
korrupsionit në një shoqëri të caktuar, pasi i referohet perceptimit, ndijimit të tij
nga vetë qytetarët. Ideja e qarkulluar në disa segmente të administratës sonë
publike se "korrupsioni është pakësuar por perceptimi i qytetareve ka ngelur prapa"
nuk qëndron, për arsye se qytetari ndeshet përditë me administratën shtetërore
dhe ai është në gjendje ta vlerësojë sjelljen e saj më mirë se të gjitha institucionet
tona shtetërore. Prandaj edhe "Transparency International" e mat korrupsionin
kudo në botë nga përgjigjet e qytetarëve ndaj anketave të saj. Indikatori i saj është
treguesi më i njohur dhe i pranuar ndërkombëtarisht sot.
Po kjo organizatë përmend në vlerësimin e saj për Shqipërinë se rruga e vendit tonë
për anëtarësim në BE është vështirësuar nga progresi i ngadaltë në luftën ndaj
korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Renditje, konsiderata dhe cilësime të tilla duhet të na bëjnë të gjithëve më të
përgjegjshëm dhe të ndërgjegjshëm, pasi nuk po gjejmë rrugëdaljen madhore për ta
luftuar me efektivitet dukurinë më gërryese të besimit të qytetarit tek Shteti,
2http://www.oecd.org/officialdocuments/publicdisplaydocumentpdf/?cote=GOV/SIGMA(2017)1&doc
Language=En, faqe 27, paragrafi i tretë. 3 Po aty, faqe. 28, paragrafi i parë.
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 13
KORRUPSIONIN. Kujtojmë sa larg jemi nga plotësimi i 17 objektivave të Axhendës
2030 të Kombeve të Bashkuara (uljen e ndjeshme të varfërisë, zhvillimin e
qëndrueshëm ekonomik, prodhim dhe konsum të përgjegjshëm, zhvillim të
përgjegjshëm të qyteteve dhe të komuniteteve të tyre, arsim cilësor, uljen e
pabarazive shoqërore, etj.) dhe detyrat që kemi marrë përsipër të realizojmë, si
shtet anëtar i OKB-së, në kuadër të Axhendës së saj.
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, në Ditën
Botërore Kundër Korrupsionit, më 9 dhjetor 2017, dha këtë mesazh: "Ne mund ta
realizojmë Axhendën 2030 për Zhvillim të Qëndrueshëm, vetëm nëse çdo vend ka
institucione të forta, transparente dhe gjithëpërfshirëse, të bazuara në sundimin e
ligjit dhe të mbështetura nga publiku"4.
***
Gjykoj se rruga më e mirë është krijimi i sinergjive nga bashkëpunimi real mes
institucioneve kryesore të Shtetit, shoqërisë civile dhe qytetarëve. Në këtë aspekt
duhet të reflektojmë të gjithë. Për shembull, marrëveshjet e bashkëpunimit, të
nënshkruara mes KLSH dhe Ministrisë së Financave që në vitin 2012 dhe me
Prokurorinë e Shtetit po në atë vit, duhet të rigjallërohen dhe të synojnë një
bashkëveprim të pandërprerë, si me strukturat e auditimit të brendshëm dhe
Drejtorisë së Inspektimit Financiar në Ministrinë e Financave, ashtu dhe me
prokurorët që trajtojnë dosjet e dërguara nga KLSH, në Prokurorinë e Shtetit, pse jo
dhe duke krijuar një task-forcë për të ndjekur kallëzimet e KLSH-se dhe të
institucioneve të tjera të pavarura nga Qeveria.
Si KLSH, si institucion suprem auditimi, roli ynë shtrihet në dhënien e
rekomandimeve për ndryshime dhe përmirësime të akteve ligjore dhe nënligjore,
duke synuar minimizimin e riskut të abuzimit me detyrën dhe fondet buxhetore,
minimizimin e korrupsionit dhe tolerancës ndaj tij, shmangien e rasteve të konfliktit
të interesit, etj.
Qeveria duhet të nxjerrë Urdhrin për zbatimin e rekomandimeve tona nga ana e
institucioneve në varësi të saj. Që nga viti 2013, kjo nismë mungon dhe ka
kontribuar në fuqizimin e antikulturës së pandëshkueshmërisë në radhët e
administratës shtetërore
4 http://www.un.org/en/events/anticorruptionday/
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
14 Botime 2018
Sikurse e kam përmendur edhe në shkrime të mëparshme, korrupsioni ndjek
formulën e studiuesit të mirënjohur me famë botërore, Robert Klitgaard5:
K = M + S – P
ku K është korrupsioni, M monopoli, S sasia që mund të përfitohet nga
korrupsioni(e quajtur ndryshe fuqia diskrecionale e korrupsionit, liria e veprimit të
tij) dhe P përgjegjshmëria, llogaridhënia.
Korrupsioni është i barabartë me monopolin, plus liri veprimi, minus llogaridhënien.
Nëse aktiviteti është publik, privat apo jo-fitimprurës, kudo korrupsioni do të jetë
shumë i mundshëm, kur dikush ka fuqinë e monopolit mbi një mall apo shërbim, ka
fuqinë për të vendosur nëse do ta përfitosh atë dhe sa do të përfitosh, si dhe nuk
është i përgjegjshëm.
Sot në të gjithë botën, institucionet supreme të auditimit të jashtëm publik (SAI-t)
po përpiqen ta bëjnë sa më transparente llogaridhënien dhe aktivitetin e qeverisjes,
praktikisht duke e rishkruar ekuacionin e Klitgaard në
K = M + S – (P+T),
ku elementi i ri “T”, pra transparenca, së bashku me rritjen/fuqizimin e
llogaridhënies, kontribuojnë fuqimisht në frenimin dhe më tej mposhtjen e
korrupsionit në aktivitetet shtetërore.
***
Në këtë këndvështrim, edhe ne si KLSH e kemi pare misionin dhe rolin e sotëm të
audituesve tanë, pasi duke mbikëqyrur nga afër procesin e menaxhimit financiar,
audituesi publik ka mundësi të zbulojë anomalitë dhe deviacionet nga procedurat
standard të menaxhimit të parasë shtetërore, duke identifikuar kështu edhe ato
parregullsi të cilat ngjizin korrupsionin.
Ndonëse si institucion suprem auditimi, natyrshëm kemi më pak fuqi investigative
se organet e Prokurorisë apo të Policisë së Shtetit, vlera e shtuar e punës sonë në
gjetjen e indicieve për korrupsion qëndron në dijet e fituara të audituesve tanë për
të vlerësuar të dhënat dhe pasqyrat financiare të entit publik me risk të lartë për
akte abuzimi me pronën dhe fondet shtetërore, në aftësinë profesionale, njohuritë
dhe ekspertizën financiare që ata kanë, duke dhënë dhe indicie për institucione të
5 Formula e Klitgaard: Monopol+Diskrecion-Pergjegjshmeri=Korrupsion.
https://www.smh.com.au/news/editorial/monopoly--discretion--accountability--corruption/2006/12/03/1165080809865.html
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 15
tjera. Gjatë mbi 900 auditime që kemi kryer në periudhën 2012-2017, këto vlera të
trupës audituese të KLSH i kemi vënë tërësisht në shërbim të zbulimit të mashtrimit
financiar dhe korrupsionit, krahas rolit parësor të këshillimit dhe ndikimit në
përmirësimin e sistemeve të menaxhimit të pronës dhe parasë publike. Numri i
kallëzimeve penale gjatë kësaj periudhe 6-vjeçare ka qenë tregues i punës sonë,
duke dërguar 266 kallëzime penale apo indicie për 847 nëpunës të Shtetit, kryesisht
zyrtarë të lartë dhe të mesëm, me një ritëm një kallëzim në javë apo një kallëzim
afërsisht çdo tre auditime. Besojmë se këto kallëzime, si dhe në tërësi dosjet e
auditimeve të realizuara nga KLSH, do të jenë indicie dhe materiale të vlefshme për
institucionet e reja të reformës në drejtësi, të cilat tashmë kanë filluar nga
funksionimi, për thellimin e luftës kundër korrupsionit(dhe ky është lajm i mirë për
të gjitha institucionet dhe qytetarët).
Si institucion i auditimit të jashtëm publik, në këto gjashtë vite 2012-2017, e kemi
orientuar aktivitetin auditues drejt sfidave të mirëqeverisjes, duke synuar të fitojmë
besimin e qytetarit përmes një roli aktiv në forcimin e llogaridhënies dhe
transparencës, si dhe në thellimin e luftës ndaj korrupsionit në të gjitha nivelet e
qeverisjes. Edhe pse standardet ndërkombëtare te INTOSAI-t, të cilat po i zbatojmë
gjerësisht në punën tone, theksojnë rolin këshillues dhe rekomandues të
institucioneve supreme të auditimit në drejtim të parandalimit të sjelljeve
korruptive dhe abuzimeve me fondet publike, mjedisi në të cilin operojmë si dhe
nivelet e larta të korrupsionit në çdo qelizë të qeverisjes së vendit, na kanë bërë të
zgjedhim me vetëdije të plotë një qëndrim të balancuar ndërmjet rolit këshillues
dhe parandalues me rolin zbulues dhe denoncues të institucionit.
Rastet e fundit të veprimeve të Prokurorisë ndaj ish-zyrtarëve të Shtetit të
denoncuar prej kohësh nga KLSH, si në fushën e ndërtimit dhe mirëmbajtjes së
rrugëve kombëtare dhe në miradministrimin e pronave shtetërore në zyrat e
hipotekave, dëshmojnë drejtësinë e kallëzimeve penale, gjetjeve dhe
rekomandimeve tona. Por jemi tërësisht të ndërgjegjshëm që asnjë veprim ose
rezultat pjesor qoftë i Prokurorisë, ILDKPKI apo KLSH nuk do të arrijë ta luftojë me
efektivitet korrupsionin, pa krijimin jo thjesht formal të një fronti kombëtar anti-
korrupsion, ku theksi të vihet pikërisht në forcimin e llogaridhënies dhe
transparencës së institucioneve publike. Veprimi i parë i këtij fronti duhet të jetë
largimi nga Qeveria i dhjetëra drejtuesve të lartë të evidentuar dhe denoncuar
penalisht nga KLSH në abuzim flagrant me pronën dhe fondet shtetërore, duke mos
pritur vetëm nga Prokuroria e Shtetit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
16 Botime 2018
***
Nisur dhe nga raportet e fundit të Komisionit Europian, Departamentit Amerikan të
Shtetit dhe nga tre indikatorët e Gallup, SIGMA dhe Transparency International për
nivelin shqetësues të korrupsionit tek ne, ka ardhur koha ta ngremë stekën në
luftën kundër tij. Veçmas, asnjë nga institucionet tona nuk e maksimizon dot punën
e vet. Edhe reforma në drejtësi, e cila është një kusht i domosdoshëm, por jo i
mjaftueshëm për të qenë efektive në luftën ndaj korrupsionit, edhe ekspertiza e
vyer dhe kontributi i institucioneve donatore ndërkombëtare nuk do të arrijnë të
maksimizohen, pa sinergjizimin dhe koordinimin e përpjekjeve të institucioneve
shtetërore mes tyre dhe me shoqërinë civile të vendit, në dobi të të gjithë
qytetarëve, dhe jo thjesht dëgjesa publike për fasadë. Në këto momente nuk
nevojiten më projekte dhe strategji më vete të çdo institucioni, por një projekt
kombëtar i njëjësuar, një strategji kombëtare dhe krijimi i një fronti unik
gjithëpërfshirës në luftën kundër korrupsionit, ku të sinergjizohen dhe
konkretizohen kontributet e secilit institucion. Vetëm kështu ndikimi i qytetarit
shqiptar, i matur dhe i provuar shkencërisht nga organizata si Gallup apo
Transparency International, do të arrijë të ulet në lidhje me korrupsionin e
administratës sonë publike, duke forcuar funksionimin e Shtetit ligjor tek ne.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Bujar LESKAJ për periudhën janar-qershor 2018:
Për zbatimin pa kushte nga qeveria të rekomandimeve të FMN-së.
(Botuar në gazetën “Gazeta Shqiptare”, më 1 prill; “Albanian Daily News”, më 5
prill; “Tirana Times”, më 6 prill 2018)
KLSH, NIK, Auditimi Suprem Publik i Kosovës dhe Kuvajtit , së bashku nën moton e
INTOSAI-t.
(Botuar në gazetën “55”, më 11 prill 2018)
Raporti efektiv KLSH-Kuvend. Ja katër kolonat e bashkëpunimit.
(Botuar në gazetën “Telegraf ”, më 5 qershor 2018)
Vjollca SELMANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 17
nga Vjollca SELMANI – audituese KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 5 janar 2018.
Tranzicioni i gjatë dhe i vështirë që vendi ynë po kalon prej gati tre dekadash, si dhe
debatet e shumta mediatike mbi nivelin e lartë të korrupsionit në organet e
drejtësisë si dhe në institucionet shtetërore e kanë sfilitur besimin e njerëzve ndaj
transparencës dhe efikasitetit të punës së këtyre institucioneve. Tendenca e
përfitimeve korruptive po rrënon më tej besimin publik duke krijuar një situatë
tepër shqetësuese ku të gjithë, në një formë apo në një tjetër, humbasim
kolektivisht. Besimi publik ndaj institucioneve shtetërore shërben si një katalizator i
fuqishëm për avancimin e reformave në të gjitha hallkat e qeverisjes, prandaj
ringritja e këtij besimi mbi baza të shëndosha mbetet një nga prioritetet kryesore,
pa të cilin këto reforma vështirë që mund të arrijnë objektivat e planifikuara.
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka një rol kyç në rifitimin e besimit tek institucionet
shtetërore duke rritur transparencën dhe llogaridhënien në lidhje me përdorimin e
fondeve publike. Transparenca promovon parimet themelore demokratike, që
ndikojnë pozitivisht për të shndërruar cinizmin mbizotërues të qytetarëve ndaj
qeverisjes në një pjesëmarrje aktive të tyre në debatet për çështjet publike.
Gjithashtu, transparenca rrit përgjegjshmërinë dhe përkujdesjen e administratës
publike në menaxhimin e fondeve publike. KLSH synon të sigurojë që në të gjitha
transaksionet ku përfshihen shpenzime publike, të mbizotërojnë transparenca dhe
përgjegjësia në mënyrë që të fitohet besimi i publikut.
Ndërkohë, vendi ynë është përfshirë në revolucionin mbarë botëror të
dixhitalizimit, i cili parashikohet të transformojë tërësisht pjesën dërmuese të
aktivitetit njerëzor. Shpesh herë, dixhitalizimi perceptohet si një burim i
pashmangshëm i transparencës. Sa e vërtetë është kjo? Gjithashtu, në kushtet kur
dixhitalizimi është ende në hapat fillestare, është shumë e rëndësishme të shtrohet
pyetja se cili do të jetë impakti i këtyre transformimeve në besimin e njerëzve tek
DIXHITALIZIMI, TRANSPARENCA DHE BESIMI PUBLIK: MUNDËSITË DHE SFIDAT E KLSH-së
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
18 Botime 2018
institucionet publike? Si mund të ndihmojë procesi i dixhitalizimi në kryerjen sa më
mirë të misionit të KLSH-s?
Dixhitalizimi ofron mundësi të mëdha për ndryshime të qëndrueshme që synojnë
përmirësimin e besueshmërisë së marrëdhënieve midis individëve, organizatave
dhe institucioneve publike. Zhvillimi i jashtëzakonshëm i mediave sociale, e-
government, revolucioni i katërt industrial ose Industry 4.0 (si do të
revolucionarizohet prodhimi industrial nga interneti i objekteve), janë faktorë që
favorizojnë transparencën e shkëmbimeve ekonomike dhe sociale. Por, problemet e
shkëmbimeve në një kontekst dixhital janë ngushtësisht të lidhura me ato të
shkëmbimeve në një kontekst tradicional (analog). Një shoqëri ku tradicionalisht
mbizotëron fryma e mosbesimit, do të “trashëgojë” eventualisht këtë mosbesim
dhe në botën e dixhitalizuar. E thënë ndryshe, dixhitalizimi nuk është një shkop
magjik që zgjidh menjëherë problemet aktuale shumë akute. Përkundrazi, ai mund
t’i thellojë ato në rast se nuk merren masat e nevojshme për të kuptuar e
kontrolluar ecurinë e këtij procesi me të gjitha pasojat e tij. Rritja e manipulimeve
në sektorin financiar dhe ekonomik, sulmet kibernetike të natyrave të ndryshme,
rastet e plagjiaturës dhe falsifikimit janë disa nga rreziqet që shoqërojnë procesin e
dixhitalizimit dhe që dëmtojnë besimin e përdoruesve të shërbimeve dixhitale.
Disa faktorë të tjerë që lidhen me menaxhimin e teknologjive të reja, shkaktojnë
krizë besimi tek përdoruesit e tyre. Kështu për shembull, mungesa e rregullave dhe
standardeve të qarta të lojës shkakton reaksione të forta në pranimin e modeleve
të reja të biznesit. Kjo po ndodh për shembull me platformat dixhitale Uber ose
Airbnb. Kujtojmë këtu se Gjykata Evropiane e Drejtësisë ka vendosur që platforma
dixhitale Uber të konsiderohet si kompani transporti për sa shfrytëzon aplikacione
të ndryshme për ofrimin e shërbimeve në fushën e transportit. A po veprojnë këto
kompani – platforma dixhitale në përputhje me rregullat e normat e lojës
ekonomike ? A po ushtrojnë këto platforma një konkurrencë të ndershme ndaj
ndërmarrjeve të taksive apo të hotelerisë? Meqë besimi shkatërrohet shumë më
shpejt se sa ndërtohet, mosnjohja e dinamikave të adoptimit të teknologjive të reja
dhe indiferenca ndaj tyre mund të sjellin pasoja shumë negative në lidhje me të
ardhmen e sektoreve të prekur nga këto teknologji.
Një shembull tjetër i tensionit ndërmjet avantazheve dhe disavantazheve të
dixhitalizimit është ai që lidhet me datafikimin (një pjesë gjithmonë e më e madhe e
informacioneve ‘datafikohet’ ose shndërrohet në ‘të dhëna dixhitale’). Datafikimi e
prek drejtpërsëdrejti misionin e KLSH-së. Nga njëra anë, datafikimi përmirëson
Vjollca SELMANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 19
praktikat e kontrollit duke mundësuar aksesin në të dhënat e ndryshme që kanë
mundësi të rrisin transparencën e aktiviteteve të institucioneve publike. Duke pasur
më shumë të dhëna që lidhen me zbatimin e aktiviteteve publike mundësohet
analiza e këtyre aktiviteteve e mbështetur në evidencën faktuale (Evidence-based
approach). Efektiviteti i kësaj mënyre analize është provuar gjerësisht në fusha nga
më të ndryshmet (nga mjekësia deri në administratën publike). Si rrjedhojë,
transparenca më e madhe do të ndikojë pozitivisht në një besim më të madh të
qytetarëve në këto institucione.
Por, nga ana tjetër, datafikimi ushtron presion për ndryshimin (zgjerimin) e
mandatit të KLSH-së duke tërhequr vëmendjen në rrezikun e sulmeve kibernetike.
Datafikimi rrit mundësinë e ‘rrjedhjes’ së informacionit në mënyrë të paautorizuar
dhe për pasojë rrezikon aktivitetet e personave fizikë apo juridikë aktiviteti i të
cilëve lidhet me këto të dhëna. Sa të sigurta ndaj sulmeve kibernetike janë
shërbimet qeveritare të dixhitalizuara? Një tjetër shtysë për zgjerimin e mandatit
‘tradicional’ të KLSH-s është dhe nevoja për të matur njëherazi efikasitetin dhe
koherencën e iniciativave publike të dixhitalizimit. Në çmasë këto iniciativa kanë
realizuar objektivat e tyre për përmirësimin e shërbimeve qeveritare ? Në çmasë
këto iniciativa janë komplementare, pra plotësojnë njëra-tjetrën?
Sikurse rezulton nga përvoja ndërkombëtare, shumë shpesh, suksesi i një projekti
apo programi është i ndërlidhur me suksesin e një projekti apo programi tjetër.
Mosrespektimi i këtij parimi ekonomik që quhet “supermodularitet” sjell humbje të
mëdha në dy drejtime:
i) në se nuk zhvillohen njëkohësisht projektet komplementare, asnjëri prej tyre
nuk do të jetë efikas sa dhe si duhet;
ii) gjithashtu, ndodh shpesh, kur konstatohet mungesa e efikasitetit të një
programi, në vend që të investohet në drejtim të projekteve që janë
komplementare me të, ndërpritet projekti i avancuar, duke çuar dëm fondet
e përdorura për të. Parimi i “supermodularitetit”është shumë i pranishëm në
kushtet e dixhitalizimit. Kështu për shembull, duhet të sigurohemi që rritja e
numrit dhe nivelit të automatizimit të shërbimeve qeveritare dixhitale të
realizohet paralelisht me programet që garantojnë sigurinë e informacioneve
qeveritare si dhe me programet që vendosin përdoruesit e këtyre shërbimeve
(qytetarët) në qendër të strategjisë qeveritare të dixhitalizimit. Nëse njëri nga
këto aspekte injorohet, komprometohet në mënyrë të pashmangshme
suksesi i aspekteve të tjera.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
20 Botime 2018
Një kontribut të veçantë në përcaktimin e hapave të mëtejshëm të KLSH-së ndaj
dixhitalizimit, kanë shkëmbimet e eksperiencave ndërkombëtare në këtë fushë.
Vende të ndryshme të EUROSAI-t po përpiqen të përcaktojnë një seri optimale
praktikash që synojnë zgjerimin e hapësirave të kontrollit dhe rritjen e efikasitetit të
tij përmes dixhitalizimit. Bashkëpunimi ndër-institucional, brenda dhe jashtë vendit,
është një domosdoshmëri që kushtëzohet nga fakti që dixhitalizimit është një
proces kompleks ngushtësisht i lidhur me konceptin e network-ut (rrjetit).
Shkëmbimi i praktikave të pjesëmarrësve të ndryshëm të network-ut ndihmon në
identifikimin e praktikave më të mira që në një fazë të dytë (kur teknologjia dhe
efektet e saj të njihen më mirë) mund të standartizohen.
Kështu për shembull, në kërkim të praktikave më të mira të auditimit të e-
government, një grup pune mbi teknologjitë e informacionit (IT) i përbërë nga disa
vende të EUROSAI-t, ka sugjeruar krijimin e një “intelligent databas” në internet në
të cilën mund të depozitohen raportet e auditimit të e-government nga vende
anëtare të SAI si dhe artikuj, prezantime, metodologji e materiale të tjera që lidhen
me praktikat e kontrollit dixhital. Ideja është që të mundësohen kështu analiza të
thella për menaxhimin efikas të kontrollit të dixhitalizuar, rastet e rrezikut që
shoqërojnë përdorimin e tij, si dhe projekte të ardhshme që paraqesin interes në
këtë fushë. Ky “brainstorming” kolektiv është dizenjuar në mënyrë të tillë që të
angazhojë në diskutim jo vetëm auditet publikë që punojnë në fushën e e-
government, por dhe të gjitha palët e përfshira në auditimin modern të IT-së.
Zgjedhjet e duhura të objektivave dhe praktikave të punës së KLSH-së në funksion
të dixhitalizimit, mund të arrihen nëse do të mbështeten në themele të sigurta si:
1) Një strategji afatmesme e menaxhimit të transformimeve dixhitale të
objektivave dhe praktikave të KLSH-së – e konsideruar si një e tërë dhe
gjithëpërfshirëse për të evituar parcelizimin e punës dhe përpjekjeve.
2) Zhvillimi i kapaciteteve të nevojshme njerëzore (know-how) në përputhje
me njohuritë dhe eksperiencat e duhura për të vënë në zbatim me sukses
mënyrat e reja të punës – ku pavarësisht avancimit të shpejtë të teknologjive
dixhitale, qofshin ato në infrastrukturë (interneti apo telefonia mobile), në
hardware, software “intelligent machines” (makinat që mësojnë); njeriu do të
mbetet pjesa qendrore e sistemeve ekonomike dhe sociale.
3) Vullnet të fuqishëm institucional dhe vijimësi në formulimin dhe zbatimin e
programeve dhe projekteve të transformimit kërkon. Në këto kushte, vetëm
Vjollca SELMANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 21
dëshira e mirë është e pamjaftueshme për të sjellë frutat e duhura nga
adoptimi i inovacioneve teknologjike, prandaj kërkohet iniciativë, adoptim
dhe përdorim i kujdesshëm i teknologjive dixhitale nëpërmjet programeve të
zbatuara me rigorozitet.
Rruga drejt transformimeve është e gjatë dhe e vështirë. Suksesi kërkon
parapërgatitje institucionale shumë-planëshe dhe bashkëpunim me të gjithë
përdoruesit / përfituesit e eko-sistemit dixhital. Por, sa më herët të kapet roli i
leadership-it në rrugën e transformimeve, aq më frutdhënës do të jetë përdorimi i
këtyre teknologjive inovative. Historia e zhvillimeve teknologjike ka provuar se sa
më shpejtë të kapen dhe të adaptohen arritjet inovative, krijohet një avantazh
konkurues shumë i rëndësishëm që vështirë të mund të kapet nga të vonuarit. Dhe
ne kemi gjithë besimin e vullnetin e duhur për të qenë në vagonat e parë të këtyre
transformimeve.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
22 Botime 2018
HALLKAT E DOMOSDOSHME TË PROCESIT TË AUDITIMIT
nga Aulona JONUZI – Kryeaudituese, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 19 janar 2018.
Në Kontrollin e Lartë të Shtetit, procesi i zbatimit të rekomandimeve kryhet për çdo
vit dhe ka për qëllim verifikimin e zbatimit të rekomandimeve të dhëna nga KLSH,
në subjektet e audituara dhe përcaktimin e shkallës së zbatueshmërisë së tyre. Ai
konsiderohet si hallka e 4-t e procesit të auditimit (pas planifikimit, auditimit në
terren dhe raportimit). Çdo praktikë e auditimit në sektorin publik, është e
destinuar të mbart mangësi/ të meta, nëse në të nuk përfshihen proceset e njohura
të “follow-up”-it. Nëse qasjet e auditimit e kushtëzojnë veten deri në zbulimin e
parregullsive, duke mos treguar më tej asnjë potencial zhvillimi, në përfundim këto
qasje do të reduktohen në një teknikë institucionale jokreative. Madje mund të
konkludohet se, qëllimi final i synuar nga auditimi i jashtëm publik ka gjasa të
humbasë, nëse rekomandimet e lëna nuk ndiqen me efektivitet (që do të thotë
monitorim dhe angazhim maksimal deri në zbatimin e plotë të tyre).
Fokusi i këtij shkrimi është zbatueshmëria e masave disiplinore, si element i
rëndësishëm dhe me ndikim në përmirësimin e sistemit të menaxhimit financiar në
tërësi, pasi lidhet pikërisht me nxjerrjen e përgjegjësive individuale për shkeljet e
konstatuara dhe dhënien e masave në raport me to.
Gjatë procesit të verifikimit të zbatimit të rekomandimeve, mbi auditimet e KLSH-
së, të kryera përgjatë 3 mujorit të fundit të vitit 2016 dhe 6 mujorit të parë të vitit
2017, u konstatua se masat disiplinore janë dhënë në referencë të shkeljeve: në
fushën e prokurimeve; ose në procedurat e dhënies me qera; apo mungesës së
koordinimit të kërkesave individuale për projektet në zhvillim me strategjitë
institucionale të zhvillimeve rajonale dhe sektoriale që kanë sjellë favorizim të
projekteve, të cilat nuk kanë rezultuar me ndikim në interesat e shtetit; etj. Në disa
raste, titullarit të institucionit i është lënë në kompetencë vlerësimi, nxjerrja e
përgjegjësisë dhe dhënia e masave disiplinore në raport me shkeljet e konstatuara,
Aulona JONUZI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 23
ku na ka rezultuar se në ato raste kur vendosja e masës është lënë në dorë të
titullarëve, ose nuk është vepruar për zbatimin e rekomandimit; ose në rastet kur
është vepruar janë ngritur komisione disiplinore brenda institucioneve respektive,
të cilat në fakt kanë marrë vendimin “ndërprerje e ecurisë disiplinore”. Në të dy
skenarët e ndjekur (pra si në rastin e mosveprimit ashtu edhe në atë të veprimit)
rezultati ka qenë i njëjtë: Nuk është dhënë asnjë masë disiplinore.
Është paksa paradoksale të mendosh që nga njëra anë pranohen rekomandimet
mbi shkeljet për të cilat kërkohet edhe marrja e masave disiplinore, ndërsa nga ana
tjetër nuk veprohet për zbatimin e rekomandimeve mbi marrjen e masave
disiplinore, ose ecuria disiplinore vendoset të ndërpritet. Gjithë sa më sipër do të
thotë që pranohet të ketë parregullsi, por përgjegjësia mbetet kolektive.
Nëse komisionet disiplinore vendosin ndërprerje të ecurisë disiplinore, a do të thotë
kjo që rekomandimet e KLSH-së nuk qëndrojnë? E nëse po, sa gjasa ka që në
pothuajse të gjitha rastet kur vendosja e masave disiplinore lihet në dorë të
titullarëve, ose ecuria disiplinore është ndërprerë ose nuk është vepruar fare?
Çështja merr rëndësi të veçantë pasi nëpërmjet këtyre masave, synohet të kërkohet
marrja përsipër e përgjegjësisë individuale për kryerjen e një shkeljeje me apo pa
dëm ekonomik. Në fakt “paraja” është vetëm një nga matësit e rëndësisë, por jo
domosdoshmërish më i rëndësishmi. Në këtë kontekst, kur bëhet fjalë veçanërisht
për rekomandime në sektorë kyç, ose me impakt të lartë në mjedis, apo në cilësinë
e jetës së qytetarëve, apo të ngjashme si këto, ndjekja e zbatueshmërisë së tyre
kërkon angazhim maksimal nga SAI dhe nga audituesit, si dhe vëmendje të veçantë
sidomos ndaj rekomandimeve kyçe për të arritur rezultatet e dëshiruara.
Në këto kushte, praktikat e GAO-s na shërbejnë më së miri, duke na udhëzuar se
pikërisht në këto raste kërkesa për zbatimin e rekomandimeve duhet të ngrihet në
mënyrë progresive në nivele më të larta menaxheriale1.
KLSH si një institucion që aplikon Standardet Ndërkombëtare të Auditimit të
Institucioneve Supreme të Auditimit, ISSAI-të, si edhe tërësisht e hapur ndaj
praktikave më të mira të fushës, e konsideron zbatimin e rekomandimeve si pjesë
organike të procesit të auditimit. ISSAI 12 “Vlerat dhe Përfitimet e SAI-ve – bërja e
ndryshimit në jetët e qytetarëve”, konsideron SAI-n si një aktor udhëheqës në
sistemin menaxhimit financiar në tërësi, përtej roleve dhe përgjegjësive tradicionale
të tyre. Është interesante se si ISSAI 12 e trajton “auditimin e jashtëm publik” si një
1 GAO/ 9.2.1 “Si të ndjekim rekomandimet e dhëna”
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
24 Botime 2018
faktor të rëndësishëm që sjell ndryshimin në jetën e qytetareve. Edhe në këtë
dokument theksohet rëndësia e ndjekjes së rekomandimeve ku parashikohet se, SAI
duhet të ketë mekanizma për ndjekjen e rekomandimeve.
Në vijim, parimi i 3-të, që GAO ndjek përgjatë zbatimit të rekomandimeve “Aplikim i
kujdesshëm i një monitorimi të shëndoshë dhe i sistemit “follow-up”, parashikon se
audituesit duhet të sigurohen që subjektet të kenë sisteme “follow-up”-i që
përmbushin në mënyrën e duhur përgjegjësitë themelore të tyre për zgjidhjen dhe
zbatimin e rekomandimeve të lëna.
Po në referencë të praktikave të SHBA-ve, përgjegjësia e agjencive për të
implementuar rekomandimet buron pikërisht nga Ligji për Kontabilitetin dhe
auditimit, i cili daton që më 19502, i cili citon se, përgjegjësia primare për
përmirësimin e operacioneve, ku nevoja për këtë të fundit diktohet nga puna
audituese, mbetet brenda menaxhimit të vetë agjencisë.
Në përfundim, gjykoj se sado i lartë të jetë niveli i angazhimit të SAI-t në procesin e
zbatimit të rekomandimeve, zbatueshmëria e plotë e tyre kërkon njëkohësisht
angazhim po aq të lartë edhe nga subjektet e audituara, sepse duhen të dyja anët,
për të ngritur “ura të forta” sigurie dhe besueshmërie në funksion të përmirësimit
të jetëve të qytetarëve.
E nëse angazhimi i këtyre të fundit nuk mjafton për të zbatuar rekomandimet e
auditimit të jashtëm publik, atëherë kërkesa për zbatimin e rekomandimeve duhet
të ngrihet në nivelet më të larta menaxheriale. Aty ku mungon angazhimi individual,
duhet një vullnet që buron nga lart-poshtë, gjithëpërfshirës e detyrues. Aktualisht
mungesa e nxjerrjes së një Urdhri nga Kryeministri mbi dhënien e një vlere
detyruese zbatimit të rekomandimeve të KLSH-së riskon të favorizojë antikulturën e
pandëshkueshmërisë.
2 Përgjegjësia primare për përmirësimin e operacioneve, ku nevoja për këtë është diktuara nga puna
audituese, qëndron brenda menaxhimit të agjencisë. Ndërsa përgjegjësia kyçe e audituesit është të bëjë rekomandime konstruktive dhe të ndjekë zbatimin e tyre, me qëllim vlerësimin nëse rezultatet e kërkuar a janë arritur.
Niko NAKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 25
EDHE NJËHERË PËR PROBLEMET E SHQETËSIMET E UJËSJELLËSVE SH.A.
nga Niko NAKO – Kryeauditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 19 janar 2018.
Probleme për zgjidhje në Ujësjellës sh.a. ka shumë. Në armatën prej mbi 5400
punonjësve që numërojnë aktualisht Ujësjellësit sh.a. ka specialiste, inxhiniere
Hidro të talentuar dhe mjeshtra punonjës Ujësjellësi sh.a. me mjaft përvojë, por ata
ose nuk i pyet kush ose pajtohen me gjendjen e këtyre Shoqërive. Nuk duhen
shkurtuar punonjësit por duhet të administrohet dhe paguhet gjithë uji i
konsumuar. Nga mos kontrolli dhe kërkesa e llogarisë e Degëve teknike dhe
veçanërisht të Drejtuesve të këtyre Shoqërive, duke përfituar edhe nga fakti që
matësit e ujit janë vendosur në shkallët e pallateve nuk janë të sigurte nga
ndërhyrjet apo ç’plumbosja e tyre duke bërë ndërhyrje në matësit e ujit, madje ka
raste që faturohen sasi uji njësoj si një fabrikë e cila shpenzon me mijëra m3 në ditë
me një qytetar të thjesht që ka vetëm 1 çezmë dhe i faturohet 1m3 ne ditë, pa
harruar lavazhet, lidhjet dytësore etj.
Në 56 Shoqëritë e Ujësjellësve sha, në shkallë vendi janë punësuar rreth 5,400
punonjës duke shpenzuar vetëm për pagesën e Këshillave Mbikëqyrëse
mesatarisht rreth 45-50 milion lekë/vit. Nga numri prej 5400 punonjës rreth 40% e
zënë 5 Ujësjellësit sh.a. respektivisht: Tirana 1170 punonjës, Durrësi 605 punonjës,
Feri 302, Berati 249, Shkodër 226 punonjës, etj.
Nga auditimet e ushtruara nga KLSH ka rezultuar se kuadri ligjor dhe nënligjor për
rregullimin veprimtarisë tyre nuk është i plotë, në mjaft shoqëri anonime të
Ujësjellësve kanë rezultuar mjaft shkelje ku mund të përmendim:
Nëse pa energji elektrike mund të rrish edhe 1 javë, pa ujë nuk mund të rish as 1
ditë, ku çmimi dhe fatura e ujit nuk shkon më tepër se 1 kafe në ditë dhe kur UJI
është jetik për njerëzit, atëherë pse nuk paguhet? I pengon mentaliteti i
Shqiptarit se pritet falja e radhës, pa mundësia për të paguar-apo mungesa e
organizimit dhe zbatimi i ligjit, më tepër qëndron kjo e fundit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
26 Botime 2018
Së pari:Kuadri ligjor në fuqi për Ujësjellësit sh.a.
Para transferimit të ish ndërmarrjeve të Ujësjellës-Kanalizime në pushtetin vendor,
veprimtaria e Këshillave Mbikëqyrëse rregullohej bazuar në VKM nr. 642, datë
11.10.2005 “Për funksionimin e Këshillave Mbikëqyrës”, ndryshuar me VKM nr. 677,
datë 3.10.2007 dhe VKM r. 215, datë 28.3.2012. Pas daljes së VKM nr. 660, datë
12.09.2007 “Për transferimin e aksioneve të Shoqërive të Ujësjellësve dhe
Kanalizimeve Njësive të Qeverisjes Vendore” dhe një sërë vendimesh të tjera të
mëvonshme u bë transferimi i aksioneve dhe pronave nga Ministria e Ekonomisë
në pushtetin vendor duke ndryshuar edhe statusit juridik nga ish-ndërmarrje
shtetërore në shoqëri anonime shtetërore shkurt sha. Duke bërë edhe regjistrimin
në QKR.
Pra në asnjë nga 3 VKM e mësipërme nuk përcaktohet qartë:
a. Ku klasifikohen Ujësjellësit sh.a. në Shoqëri strategjike, jo strategjike, apo
jo strategjike vendore.
b. Si do të bëhet shpërblimi (pagesa) e Këshillave Mbikëqyrës, mbi bazën e
përqindjes së pagës Sekretarit të Përgjithshëm Ministrisë Zhvillimit
Ekonomik,Tregtisë Turizmit dhe Sipërmarrjes apo meqenëse aksionet janë
transferuar në pushtetin vendor të paguhen në përqindje mbi pagën e
Sekretarit të Përgjithshëm të Prefekturës.
c. Si do të bëhet pagesa dhe sa e sekretarit të këshillit mbikëqyrës.
A. Për gjendjen e krijuar me Vendimin e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit
nr.137, datë 30.09.2015 përcjellë me shkresën nr. 527/217 datë 10.10.2015, KLSH
bazuar në nenin 18-Revokimi dhe ndryshimi i akteve, të ligjit nr. 154/2014, datë
22.11.2014 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, dhe nenin 26, të Ligjit nr. 9000, datë
30.01.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, u ka
rekomanduar 3 Ministrive, respektivisht: Ministrisë Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë,
Turizmit dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me Ministrisë e Transportit dhe e
Infrastrukturës. Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe Ministrinë e Financave,
rekomandime konkrete.
Nga Ministria e Ekonomisë Tregtisë Turizmit dhe Sipërmarrjes të ndërmerret
inciativa për :
a) Ndryshimin e Ligjit nr. 10 264, datë 8.4.2010 “Për një ndryshim dhe shtesë në
ligjin nr. 7926, datë 20.4.1995 “Për transformimin e ndërmarrjeve shtetërore në
shoqëri tregtare”, të ndryshuar në nenin 8, duke kërkuar shfuqizimin e pikës nr. 1.a.
Niko NAKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 27
të nenit 8, në të cilën përcaktohet që “1/3 e anëtarëve propozohet nga Ministri i
Financave” dhe neni 8 të riformulohet:
“Anëtarët e Këshillave Mbikëqyrëse të shoqërive aksionare shtetërore i propozohen
Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (sot MZHETTS) si më poshtë:
b) 1/3 e anëtarëve caktohet nga Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës;
c) 2/3 e numrit të anëtarëve propozohet nga ministria e linjës administrative apo
nga organi i qeverisjes vendore, që përfaqëson shtetin për shoqërinë shtetërore
përkatëse.
B. Rishikimin dhe ripunimin thelbesor të kuadrit rregullator me synim hartimin një
Vendimi të ri të Këshillit të Ministrave dhe Udhëzimi të ri duke reflektuar të gjitha
problematikat e këtyrë 15 viteve pasi si VKM nr 642 datë 11.10.2005 i ndryshuar me
VKM nr 677 datë 03.10.2007 “Për Këshillat Mbikëqyrës të Shoqërive Anonime
Shtetërore dhe ne Udhëzimin e Ministrit nr 318 datë 08.04.2009 “Për emërimin,
funksionimin dhe shpërblimin e Këshillit Mbikëqyrës në shoqëritë anonime
shtetërore” datojnë që para daljes së Ligjit nr. 10264, datë 08.04.2010.
C. Në funksion të unifikimit të mënyrës së pagesës së anëtarëve dhe sekretarëve të
Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës-Kanalizime sh.a. nga Ministria e Zhvillimit
Ekonomik,Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes,në bashkëpunim me Ministrinë e
Transportit dhe Infrastrukturës, Ministrin e Shtetit për Çështjet Vendore dhe
Ministrinë e Financave, që të ndërmarrin nismën ligjore dhe të paraqesin në
Këshillin e Ministrave, projekt-vendim mbi mënyrën dhe masën e pagesës së
anëtarëve dhe sekretarëve të Këshillit Mbikëqyrës të Ujësjellës-Kanalizime sh.a.
kryesisht në rregullimin e problemeve të mëposhtme:
Shoqëritë e Ujësjellësve sh.a. aksionet e të cilëve janë transferuar në
pushtetin vendor të mos klasifikohen si Shoqëri Strategjike, por si Shoqëri jo
strategjike vendore, pasi nuk mund të konsiderohet shoqëri strategjike një
Ujësjellës me 10 punonjës.
Pagesa e Këshillave Mbikëqyrës të mos kushtëzohet nga paga e Sekretarit të
Përgjithshëm të Prefekturës, por nga tregues të tjerë, si numri i punonjësve,
xhiroja apo volumi i shitjeve të ujit, etj.
Pagesa e sekretarit të Këshillit Mbikëqyrës të vendoset për pjesëmarrjen në
çdo mbledhje të zhvilluar dhe jo pagë fikse mujore, njëkohësisht të jetë
punonjës i Shoqërisë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
28 Botime 2018
Në këtë kuadër të bëhet edhe rregullimi i sistemit të pagave të Shoqërive të
Ujësjellës Kanalizimeve sh.a, duke vendosur kufij maksimalë për pagat e
punonjësve dhe veçanërisht unifikimin e pagave të administratës dhe
drejtorit të shoqërisë në vendosjen raporteve të drejta me pagat e
punonjësve. Kjo pasi u konstatuan raste të caktimit të pagës së drejtorit të
shoqërisë nga ana e Këshillit Mbikëqyrës në nivele mjaft të larta; përmendim
rastin e Ujësjellësit sh.a. Pukë-Fshat ku paga e Drejtorit ishte caktuar 90 000
lekë/muaj,ndër26hë që shoqëria kishte gjithsej 10 punonjës.
Të rishikohet numri i anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, me synim reduktimin
e numrit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës, pasi si shoqëritë me 10
punonjës dhe ato me mbi 600 punonjës kanë të njëjtin numër prej 6
anëtarësh.
Nga auditimet e kryera nga KLSH për pagesën e bordeve dhe Këshillave
Mbikëqyrëse ka rezultuar se në 14 Ujësjellës sh.a. janë kryer pagesa të tepërta
duke shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 5,183,375 lekë, ku përmendim;
Ujësjellësi sh.a. Fier në vlerën 1.440.278 lekë, Durrës në vlerën 421,589 lekë, Fushë-
Krujë në vlerën 246 713 lekë, Elbasan-Qytet, në vlerën 741,895 lekë, Patos në
vlerën 486,698 lekë, Mirditë në vlerën 1,044,402 lekë, Ura Vajgurore në vlerën
251,100 lekë, etj. Nga 56 Ujësjellës sh.a. në shkallë vendi 44 Ujësjellës sh.a. i kanë
paguar sekretarët e Këshillit më tepër se përcaktimi në udhëzim e Ministrisë
Ekonomisë, duke shkaktuar buxheteve të Ujësjellësve sh.a një dëm ekonomik në
vlerën 1,552,070 lekë.
Së dyti: Gjatë auditimit është konstatuar se disa anëtarë të këshillave Mbikëqyrëse
të 8 Ujësjellësve sha, përfaqësues të Bashkive ndodhen në kushtet e konfliktit
ndërmjet detyrës publike dhe interesave private dhe konkretisht:
Në Këshillat Mbikëqyrëse të 8 Ujësjellësve rreth 14 ish Kryetarë Bashkie dhe
Komune duke qenë në pozicionet e kryetarit të Bashkisë apo Komunës, njëherazi
nga Asambletë e Aksionarëve apo Këshillat Bashkiake (kur ka qenë vetëm 1
aksionar), KLSH dyshon se këto raste janë në gjendjen e konfliktit ndërmjet detyrës
publike dhe interesave private të një zyrtari. Kjo në kuptim të Ligjit nr. 9367, datë
7.4.2005 "Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e funksioneve
publike" i ndryshuar, neni 29, Kufizimet për kryetarin e bashkisë, të komunës dhe të
Këshillit të qarkut, shkronja a) ku përcaktohet se: Kryetarët e Bashkive dhe
Komunave nuk mund të jenë Drejtues ose anëtarë të organeve Drejtuese të
Niko NAKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 29
organizatave fitimprurëse, që ushtrojnë veprimtarinë brenda territorit të
juridiksionit të tij.
Për rastet e gjendjes në kushtet e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe
interesave private, KLSH bazuar marrëveshjen e nënshkruar më datën 02.03.2012
ndërmjet Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Inspektoratit të Lartë për
Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive përfaqësuar nga Kryeinspektori dhe ligjin nr.
9367, datë 07.04.2005 “Për parandalimin e konfliktit të interesave në ushtrimin e
funksioneve publike” neni 8- Identifikimi i interesave private të zyrtarit nga persona
të tretë, KLSH me shkresën nr. 527/176 datë 31.07.2015, i ka ofruar Inspektoratit të
Lartë për Deklarimin dhe Kontrollin e Pasurive, informacionin për dyshime se janë
në gjendjen e konfliktit ndërmjet detyrës publike dhe interesave private të një
zyrtari për 15 persona.
Do vendoset faksimale pjesë e skanuar e Vendimit të Kryetarit të Kontrollit të Lartë
të Shtetit nr. 137, datë 30.09.2015 dhe shkresës KLSH nr. 527/217 datë 10.10.2015
dërguar 3 Ministrive respektivisht: Ministrisë Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit
dhe Sipërmarrjes në bashkëpunim me Ministrisë e Transportit dhe e
Infrastrukturës. Ministrinë e Çështjeve Sociale dhe Ministrinë e Financave.
Mbi auditimet e ushtruara nga KLSH në shoqëritë e Ujësjellës Kanalizime sh.a.
Për vitet 2016-2017, nga Departamenti i Auditimit të Shoqërive Publike, janë
audituar mjaft shoqëri Ujësjellës Kanalizime sh.a. Nga auditimet e kryera kanë
rezultuar dëme ekonomike të konsiderueshme në vlerën 180,597 mijë lekë dhe
shpenzime dhe/ose të ardhura jo në përputhje me parimet e ekonomicitetit,
eficiencës dhe efektivitetit në vlerën 18,399 milion lekë.
Për shpërdorime me dëm ekonomik të konstatuara nga auditimet e KLSH,
përmendim:
Ujësjellës Kanalizime sh.a. Durrës për vitin 2016 me një dëm ekonomik në vlerën
15,001 mijë lekë;
Ujësjellës Kanalizime sh.a. Pogradec për vitin 2016 me një dëm ekonomik në
vlerën 3,757 mijë lekë;
Ujësjellës Kanalizim sh.a. Tiranë për vitin 2017 me një dëm ekonomik në vlerën
95,931 mijë lekë;
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
30 Botime 2018
Ujësjellës Kanalizime sh.a. Lushnjë për vitin 2017 me një dëm ekonomik në
vlerën 47,619 mijë lekë;
Ujësjellës Kanalizime sh.a. Shkodër për vitin 2016 me një dëm ekonomik në
vlerën 1,930 mijë lekë, etj.
Por çfarë është bërë pas 2 vjetësh në zbatim të rekomandimeve të KLSH?
Si fillim u pranuan rekomandimet e KLSH dhe me Vendimin e Këshillit Ministrave nr.
63, datë 27.1.2016 “Për riorganizimin e operatorëve që ofrojnë shërbimin e
furnizimit me ujë të pijshëm, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të
ndotura”, u shfuqizuan 3 VKM e mëparshme respektivisht VKM nr. 642, datë
11.10.2005 “Për funksionimin e Këshillave Mbikëqyrës”, ndryshuar me VKM nr .677,
datë 3.10.2007 , VKM nr. 215, datë 28.3.2012 dhe VKM nr. 660, datë 12.09.2007
“Për transferimin e aksioneve të Shoqërive të Ujësjellësve dhe Kanalizimeve Njësive
të Qeverisjes Vendore.
Në Vendimin e Këshillit Ministrave nr. 63, datë 27.1.2016 ndër të tjera në statutet e
këtyre Shoqërive, aksionet e tyre u janë transferuar përkohësisht Këshillave
Bashkiake dhe nuk do ketë më Këshilla Mbikëqyrëse, por si struktura drejtimi
përveç Drejtorisë do funksionojnë Këshillat e Administrimit me 3 persona.
Sipas nenit 5 të Statutit Tip të Ujësjellës sha, Organet e shoqërisë së ujësjellës-
kanalizimeve sh.a., janë:
a. Asambleja e Përgjithshme;
b. Këshilli Administrimit përbëhet nga 3 (tre) anëtarë, 1 (një) prej të cilëve është
administratori dhe 2 (dy) janë persona të cilët nuk janë të punësuar në shoqëri;
c. Administratori (Drejtori i shoqërisë) dhe nga ky i fundit zgjidhen 2 drejtorë njëri
për anën teknike dhe tjetri për anën ekonomike.
Neni 6, Asambleja e Përgjithshme (AP)
Nga ana e KLSH për rastet e abuzimeve në Ujësjellës sh.a. gjatë kësaj periudhe
përveç se është rekomanduar dëmshpërblimi i dëmit në masën 100%, në disa raste
janë dërguar në organet e Prokurorisë duke kërkuar Kallëzime Penale për nivele të
larta drejtuesish e konkretisht: për Drejtorin e Ujësjellësi sh.a. Korçë, Drejtorin e
Ujësjellës Kanalizime sh.a. Durrës, Drejtorin e Ujësjellës Kanalizime sh.a. Lushnjë, etj.
Niko NAKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 31
1. Asambleja e Përgjithshme përfaqësohet nga kryetari i bashkisë përkatëse, i cili
merr vendime brenda kompetencave të parashikuara nga ligji për organizimin dhe
funksionimin e qeverisjes vendore.
5. Bashkitë dhe shoqëritë e ujësjellës-kanalizimeve sh.a., janë të detyruara të
respektojnë marrëveshjet, detyrimet kontraktore, kontratat e shërbimit, si dhe çdo
të drejtë /detyrim që rrjedh prej tyre, të nënshkruara ndërmjet Këshillit të
Ministrave, ministrive dhe institucioneve qendrore, shoqërive të ujësjellës-
kanalizimeve dhe ish-njësive të qeverisjes vendore me institucionet financiare
ndërkombëtare dhe me shoqëritë kontraktuese.
Edhe pse kane kaluar 2 vjet që ka dale Vendimi i Këshillit Ministrave nr. 63, datë
27.1.2016, ”Për riorganizimin e operatorëve që ofrojnë shërbimin e furnizimit me
ujë të pijshëm, grumbullimin, largimin dhe trajtimin e ujërave të ndotura”, gjendja
e Ujësjellësve sh.a. është si më parë dhe në mos më keq. Ky vendim në pamje të
parë duket sikur sjell një gjë të re duke lidhur kontrata ndërmjet administratorit të
Shoqërie Ujësjellës sha pra Drejtorit me Këshillin e Administrimit (kontratë e cila ka
ekzistuar edhe më pare me Këshillin Mbikëqyrës) dhe një kontratë ndërmjet
Bashkisë dhe Ministrisë së Linjës e cila është pa vlerë juridike , pasi Ujësjellësit sha
janë Shoqëri anonime dhe janë të pavarura në vendimmarrjen e tyre.
Ky vendim sipas rekomandimit të KLSH, nuk ka vendosur klasifikimin e Ujësjellësve
sha, nuk ka vendosur kritere për përcaktimin e pagave të administratës dhe
Drejtorit (administratorit shoqërisë), nuk është bërë një riklasifikim dhe nuk është
vendosur një tabelë orientuese të pagave dhe aktualisht një punëtor i thjeshte në
Ujësjellës sha, paguhet jo me tepër se 25,000 lekë muaj, kurse administrata mbi
50,000-70,000 leke muaj,drejtori i shoqërisë varion mbi 80,000 deri 120,0000 leke
muaj, si në Puke me 10 punonjës dhe në Durrës me 650 punonjës.
Një problem social teje i mprehte është mos pagesa nga ana e mjaft Shoqërive të
Ujësjellësve të kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore për
punonjësit e tyre, ku një pjese e mire e tyre janë ne prag pensioni, ngarkesa me
kamat vonesa, mbytja me borxhe nga OSHE për mos pagesën e energjisë elektrike,
e cila në Ujësjellësit sh.a. me ngritje mekanike paguhet me çmim biznesi 14 lekë/kv.
Sipas të dhënave jo zyrtare më datën 31.12.2017 borxhet e energjisë elektrike
shkojnë në mbi 8,713,106,468 lekë, nga të cilat 2,843,784,890 janë kamat vonesa.
Kreditë afat gjata të mara për ndërtimet e mjaft Ujësjellësve të rinj nga Banka
Gjermane (KFV), mbytja e 5-6 prej tyre me borxhe dhe kredi afat gjata, për blerjen e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
32 Botime 2018
të ashtuquajturve, Matësit e ujit (sahatet) me Uarles, me “komandim ne distance”,
si ne Ujësjellësit sh.a., Berat, Korçë, Pogradec, Lushnjë, Fier, dhe asnjë Këshill
Bashkiak nuk është ulur dhe ka parë efektivitetin e marrjes se këtyre kredive,
përveç defekteve dhe problematikave që ato kanë shfaqur. Për gjendjen e kredive
nuk publikohen shumat e principialit dhe interesat bankare që paguajnë Ujësjellësit
sha, apo Qeveria për këto Kredi afat gjate. Duhet në riskedulim të këtyre
borxheve,por kështu edhe gjendja e lartë e faturave të papaguara.
Probleme ka edhe me mos pagesën e detyrimeve tatimore, ku në kushtet e
llogaritjes nga sistemi elektronik kamat vonesat kanë shkuar në “stratosferë”.
Ndërsa subvencionet për vitin 2017 nga 650,000,000 lekë të parashikuara janë
dhënë vetëm gjysma e tyre ose në vlerën 287,242,385 mijë lekë, etj.
Nuk ka nevojë për reforma të mëdha dhe “ndëshkim” personash që bëjnë lidhje të
paligjshme të ujit të pijshëm, apo nuk paguajnë faturat e ujit të pijshëm, por më
parë duhet të japin llogari administratat dhe veçanërisht Drejtorët
(Administratorët) e Shoqërive të Ujësjellësve sh.a., Këshillat e Administrimit, të
cilët nuk e kanë kryer punën për të cilën paguhet dhe me veprimet apo
mosveprimet e tyre (pasi kuadri ligjor ka ekzistuar por nuk zbatohet) kanë lejuar
lidhjet e paligjshme duke ligjëruar”vjedhjen” e vlerës së ujit të pijshëm, pra zbatimi i
ligjit duhet të fillojë nga këta të fundit, pastaj të kalojnë tek qytetarët. Mos merret
si shembull energjia elektrike ku u ndëshkuan qytetarët dhe asnjë drejtues i OSHE
apo Zyrave të Shpërndarjes Energjisë Elektrike në rrethe, nuk u vu para
përgjegjësisë ligjore.
Kuadri ligjor dhe nënligjor për administrimin e ujit të pijshëm ekziston por ai nuk po
gjen zbatim dhe me të po abuzohet pasi ndaj abonentëve të cilët nuk paguajnë
faturat e ujit të pijshëm nuk u është kryer ndërprerja e ujit të pijshëm, siç
parashikohet në VKM nr. 236, datë 10.05.1993 “Për administrimin dhe furnizimin
me ujë tek përdoruesit familjarë dhe jo familjar” i ndryshuar me VKM nr. 96, datë
21.2.2007 dhe Udhëzimi i Ministrit të Rregullimit të Territorit dhe Turizmit nr. 03,
datë 28.07.2004 “Për administrimin e ujit të pijshëm”, ku ndër të tjera përcaktohet
se:Nëse pagesa nuk kryhet brenda 30 ditësh, ndërmarrja e ujësjellësit ndërpret
furnizimin me ujë. Shpenzimet e kryera nga ndërmarrja e ujësjellësit, për rilidhjen e
konsumatorit me rrjetin e furnizimit me ujë, të përballohen nga konsumatori.
Një shkrim të botuar në Gazetën Telegraf më datë 23 dhjetor 2014, pra para 3
vjetësh është trajtuar edhe gjendja e lartë e debitorëve në Ujësjellës sh.a., duke
bërë thirrje publike Qeverisë që duke e përshëndetur ndërhyrjen e fuqishme për
Niko NAKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 33
ndërprerjet e paligjshme dhe pagesat e faturave të prapambetura të energjisë
elektrike të vazhdojë edhe për ndërprerjen e lidhjeve të paligjshme dhe pagesat e
faturave të papaguara për ujin e pijshëm pra debitorët e ujësjellësve sha. Nga
shoqëritë e Ujësjellësve duhet të përgatiten njoftimet me shkrim për secilin
abonent, pasi një pjesë e tyre neglizhojnë, ose jetojnë jashtë vendit dhe nuk janë
në gjendje të njihen me detyrimet për faturat e ujit të pijshëm.
Me rekomandimin dhe ndërhyrjen e audituesve të KLSH, gjatë periudhës së
auditimit në Ujësjellës sh.a., Berat-Kuçovë u krijuan grupe pune, u bënë njoftimet
në TV-Lokale dhe u bë e mundur që të dyfishohet arkëtimi i debitorëve të ujit të
pijshëm nga 100,000-150,000 lekë në ditë u arkëtuan 300,000-500,000 lekë në ditë
dhe në total u arkëtuan mbi 5,000,000 lekë. Ja pra që ende ka rezerva në këtë
drejtim. Në këtë shkrim shtohej pyetja, Se mos mbas debitorëve të energjisë duhet
të vazhdohet edhe me debitorët e ujit të pijshëm, sidomos bizneset.?
Për gjendjen financiare të Ujësjellësave sh.a. të marrin më tepër përgjegjësi
Bashkitë si pronare dhe zotërues të aksioneve, Enti Rregullator i Ujit në lidhje me
përcaktimin e politikës çmimeve, Ministria e linjës, Drejtoria e Përgjithshme e
Ujësjellës Kanalizimeve ku kjo e fundit të mos “ngopet me lugë bosh” dhe jep
“dekorata” me shifrat e pyetësorët për treguesit e performancës që grumbullon
çdo tremujor nga 59 shoqëritë e Ujësjellësve, por të analizojë në vazhdimësi
performancën e tyre, gjendjen e lartë të debitorëve të ujit të pijshëm duke
propozuar masa konkretë për përmirësimin e gjendjes, si ristrukturimi i borxheve
për faturat e papaguara nga abonentët familjarë apo jo familjarë (Bizneset).
Furnizimi me matësit e ujit të pijshëm në mënyrë të përqendruar dhe jo tu lihet në
dorë vendosja e tyre punonjësve të Ujësjellësve, se në vendosjen e tyre po
abuzohet dhe dikush po pasurohet.
Edhe pse jo analizimi i gjendjes së Ujësjellësve sh.a. në mbledhjet më të afërme të
Këshillave Bashkiake duke dalë me një plan veprimi konkret. Ujin na e ka falur
natyra, ne duhet ta administrojmë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
34 Botime 2018
CILËSIA E AJRIT NË SHQIPËRI
nga Aulent GURI1 – Kryeauditues, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë ”, më 8 shkurt 2018.
Në zbatim të planit vjetor dhe programit të auditimit nr. 682/4, datë 06.10.2017,
Kontrolli i Lartë i Shtetit, realizoi auditimin e performancës me temë “Cilësia e
Ajrit”. Ky auditim u ushtrua në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencinë
Kombëtare të Mjedisit, Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Institutin e
Shëndetit Publik, si dhe në Agjencinë Rajonale të Mjedisit Berat, Inspektoriatin
Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve Berat, Drejtorinë Rajonale Shëndetësore Berat. Ky
ishte një auditim paralel ndërkombëtar (EUROSAI Cooperative Audit on Air Quality) i
cili u udhëhoq nga SAI Holandez në bashkëpunim me SAI-n e Polonisë si dhe
ekspertëve të Gjykatës Evropiane të Llogarive, ku morën pjesë rreth 16 SAI nga
vende të ndryshme të Evropës. Pas përfundimit të punës paraprake audituese u
përgatit programi auditues. Në përfundim të punës audituese në terren, me
shkresat nr. 682/5, 6, 7, 8 datë 30.11.2017 iu dërgua projekt raporti i auditimit
institucioneve subjekt auditimi. Me vendimin nr. 203, datë 29.12.2017 të Kryetarit
të KLSH-së, është miratuar Raporti Përfundimtar i Auditimit të Performancës me
temë “Cilësia e Ajrit dhe me shkresën nr. 682/13, datë 29.12.2018, i janë përcjellë
institucioneve subjekt i këtij auditimi, rekomandimet përkatëse.
Nga auditimi ka rezultuar se, qeverisja qendrore dhe lokale në Shqipëri kanë dështuar
në përmirësimin e cilësisë së ajrit. Edhe pse në vitin 2014 është miratuar Strategjia
Kombëtare e Cilësisë së Ajrit, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit nuk ka raportuar
asnjëherë mbi zbatimin e saj. Plani Kombëtar i Veprimit për Cilësinë e Ajrit ende nuk
është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe si rrjedhojë, asnjë bashki në Shqipëri nuk
ka miratuar Planet Vendore të Veprimit të Cilësisë së Ajrit në të cilin analizohen në
detaje problemet dhe masat që duhen marrë për eliminimin e tyre. Substancat
kryesore që ndikojnë në cilësinë e ajrit në Shqipëri janë grimcat e imta (PM10 dhe
PM2.5), dyoksidi i squfurit, benzeni, monoksidi i karbonit, plumbi dhe ozoni
troposferik. Këto substanca janë të përcaktuara si ndotësit kryesorë të ajrit nga OBSH
Aulent GURI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 35
dhe janë të parashikuara edhe në Direktivën e Cilësisë së Ajrit 2008/50/EC.
Monitorimi i cilësisë së ajrit (detyrim i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit -AKM dhe
Institutit të Shëndetit Publik-ISHP) nuk i përmbush plotësisht standardet e vendosura
nga direktivat përkatëse të BE-së dhe aktet ligjore e nënligjore të vendit tonë. Së pari,
duhet theksuar që i gjithë procesi i monitorimit të cilësisë së ajrit është i pa akredituar
dhe shumë laboratorë për elementë të ndryshëm si për shembull për grimcat e imta
(PM10 dhe PM 2.5) janë të pa kalibruar çka dëshmon qartë për nivelin e ulët të
besueshmërisë së të dhënave që paraqiten në Raportet e Gjendjes së Mjedisit që
publikohen çdo vit nga AKM. Gabimi në nxjerrjen e të dhënave që ato prodhojnë
është shumë i madh. Shembull konkret janë dy stacionet e Tiranës, ku nga vëzhgimi
në terren i grupit të auditimit i shoqëruar dhe i pohuar edhe nga specialistët e
institucioneve përgjegjëse për monitorimin e ajrit, u pa, se të dhënat shënonin 25-30
µg/m3, ndërkohë që vlerat reale (që prodhoheshin nga tubat pasive me të cilat bëhej
dhe krahasimi) ishin 3 herë më të larta. Norma e vendit tonë sa i përket PM10 është 40
µg/m3. Në metodologjinë e monitorimit të cilësisë së ajrit ka 2 lloje matjesh, matjet
fikse dhe matjet treguese. Matje fikse janë ato matje që kryhen në territore të
caktuara vazhdimisht (365 ditë/vit ose 90 % e kësaj sasie për ndotës të veçantë),
ndërkohë që matjet treguese, janë matje që plotësojnë objektivat e cilësisë së të
dhënave që janë më pak të sakta se ato që kërkohen për matjet fikse. Shpesh herë,
media, ekspertë apo edhe politikanë i janë referuar matjeve treguese duke
prezantuar të dhëna që kanë dalë nga një fushatë 2-3 javore monitorimi të cilësisë së
ajrit si vlera reale të qyteteve. Kjo gjë ka patur synim vetëm keqinformimin e
qytetarëve në lidhje me gjendjen e cilësisë së ajrit. Nuk mundet që një periudhë
vetëm disa javore të jetë prezantuese e vlerave të elementëve ose treguesve
kryesorë të cilësisë së ajrit të cilat kanë norma vjetore si dhe kanë metodologji apo
periudha më të gjata kohore se sa disa javore për të arritur në mesataren vjetore.
Në qytetin e Tiranës për vitin 2014 dhe 2015 për të gjetur mesataren e cilësisë së ajrit
urban është vepruar duke matur në 2 pika të ndryshme monitorimi për periudha disa
javore me stacione të lëvizshme. Kjo, nuk mund të jetë aspak vlera reale e qytetit të
Tiranës. Sot, në Tiranë janë vetëm 2 stacione fikse të monitorimit të cilësisë së ajrit në
administrim të ISHP-së, që ndodhen respektivisht në qendër të Tiranës dhe pranë
Parkut Kombëtar të Dajtit (prapa Institutit të Shëndetit Publik - ISHP). Në një kohë kur
Tirana ka vetëm 2 stacione fikse të monitorimit të ajrit, çdo ekspert, specialist apo
njohës i mirë i çështjeve të mjedisit e kupton që vendosja e stacionit të monitorimit të
ajrit prapa ISHP-së është e padobishme. Në të gjithë territorin e vendit tonë kemi
vetëm 7 stacione të matjeve fikse të cilët monitorojnë pa ndërprerje nga të cilat 2 për
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
36 Botime 2018
një periudhë 2 vjeçare (2015-2016) nuk kanë qenë në gjendje pune. Numri i
stacioneve fikse të monitorimit të cilësisë së ajrit në Shqipëri nuk është i mjaftueshëm
për të prodhuar të dhëna përfaqësuese dhe të besueshme për qytetet përkatëse. Për
të qenë sa më realist, nga një krahasim që grupi i auditimit ka bërë me vendet e
rajonit, Shqipëria rezulton të jetë vendi me numrin më të vogël të stacioneve edhe
pse shtete si Kosova (12 stacione fikse të monitorimit të cilësisë së ajrit) e Maqedonia
(17 stacione fikse të monitorimit të ajri) kanë një sipërfaqe më të vogël se ne.
Monitorimi i ajrit në Shqipëri i ngjason një të sëmuri, i cili nuk ka një termometër të
saktë për të kuptuar nivelin e temperaturës.
Nga ana tjetër Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve i cili ka përgjegjësinë që të
ndëshkojë ndotësit e mjedisit në tërësi dhe po ashtu të ajrit nuk kryen inspektime sa i
përket tejkalimit të normave të shkarkimeve të elementëve ndotës të ajrit, sepse nuk
zotëron asnjë mjet/ laborator për matjen e këtyre shkarkimeve në terren për
rrjedhojë edhe marrja e masave administrative është subjektive dhe në rastin konkret
mund të krahasohet me një polic rrugor i cili vendos një gjobë për tejkalim shpejtësie
pa patur radarin si mjet të vërtetimit të tejkalimit të shpejtësisë. Kundravajtjet
administrative, veprat penale kundra ndotjes së ajrit, ligji për ndotjen e ajrit dhe ligji i
inspektimit nuk janë të koordinuara duke qenë se nuk bëjnë dallim midis veprave
penale dhe atyre administrative. Qytetarët e vendit tonë nuk informohen në kohë
reale lidhur me vlerat e cilësisë së ajrit dhe nuk kanë akses “on line” për t’u informuar
se sa është niveli i ndotjes në qytetin ku ata banojnë. Ky akses është i garantuar
vetëm për specialistët e institucioneve përgjegjëse për monitorimin e cilësisë së ajrit.
Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, janë edhe sëmundjet që lidhen direkt ose
indirekt me cilësinë e ajrit të jashtëm. Instituti i Shëndetit Publik nuk ka të dhëna
konkrete se sa ka ndikuar cilësia e ajrit në shtimin e numrit të vdekjeve, shtimin e
sëmundshmërisë së popullsisë veçanërisht në zona të ndotura. Raporti i OBSH-së për
vitin 2012, në rubrikën përkatëse për Shqipërinë ka përcaktuar tregues të ndryshëm si
për shembull numrin e vdekjeve ose vitet e humbura të jetës si pasojë e ndotjes së
ajrit, por askush në Shqipëri nuk mund të thotë se si kanë dalë këto rezultate, as ISHP
që e ka detyrim të raportojë pranë OBSH-së dhe as selia e saj në Shqipëri.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Aulent GURI për periudhën janar-qershor 2018:
Bashkëpunimi i KLSH me botën universitare.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 24 maj 2018.)
Fasos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 37
MUSHKA ARMO, SHTETI DHE KLSH
nga Fatos ÇOÇOLI1 – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 8 shkurt 2018.
Kompania aksionere ARMO (nga inicialet në anglisht Albanian Refining and
Marketing of Oil) që përfshin dy rafineritë që kemi, atë të Fierit, e ndërtuar 50 vjet
më parë (në vitin 1968) dhe atë të Ballshit, e 34 viteve më parë (1975), u shndërrua
në private me 85% të kapitaleve të saj, në vitin 2008. Ishte një privatizim që u
cilësua në atë kohë i suksesshëm, por që, për fat të keq, me kalimin e viteve, nuk
rezultoi i tillë. Të dyja rafineritë, ndryshe nga planet e biznesit të paraqitura gjatë
ankandit të privatizimit, punuan fare pak. Nafta vinte në rafineritë, por nuk dihej ku
përpunohej. Rafinerive nuk iu bënë investimet kapitale për të cilat kishin nevojë të
domosdoshme, që të prodhonin naftë D1, atë që tregtohet në Bashkimin Europian,
me vetëm 0.1% squfur. Po të ishin kryer ato investime të premtuara, këto dy
struktura do të ishin tërësisht funksionale dhe fitimprurëse sot dhe të një mijë e
katërqind punonjësit të paguar dhe me punë të garantuar, dhe jo me 12 rroga të
papaguara dhe në mes të rrugëve, sikurse sot. Edhe pse Shteti ynë ishte pronar me
15% të aksioneve në ARMO dhe kjo kompani përbënte interes strategjik për
ekonominë shqiptare, nga asnjë strukturë përgjegjëse e tij nuk u ngrit qoftë edhe
një herë të vetme zëri për premtimet e pa mbajtura dhe kushtet e parealizuara në
kontratën e privatizimit. Në të kundërt, ARMO me 85% në dorë të privatit, arriti të
mos paguante jo vetëm furnitorët e saj dhe kreditë e marra nga bankat private, por
edhe taksat dhe detyrimet e tjera ndaj Shtetit për të gjithë këtë periudhë, për rreth
10 vjet! Grumbulloi kësisoj me qindra miliona euro detyrime. Të gjithë që e
zotëruan në këto 10 vjet, sipërmarrësi sot i kërkuar në mbarë Europën për detyrime
të pashlyera, kompanitë private që pas vitit 2013 e morën me qera, e përdorën
ARMO-n si përdoret një mushkë e urtë, duke i ngarkuar borxhe-dru pambarim,
duke nxjerrë vetëm fitime prej saj, derisa mushkës iu thye shtylla kurrizore. Tani kjo
“mushkë” aset ekonomik kombëtar ndodhet në prag të falimentimit, mbylljes
përfundimtare dhe të gjithë dinjitarët tanë më të lartë shtetërore duket sikur vetëm
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
38 Botime 2018
ngrenë supet me keqardhje. Sikur duan të thonë:”Na vjen keq, por nuk është në
dorën tonë. ARMO është e privatizuar. I takon privatit!”. Po pjesa shtetërore 15%?
Po detyrimi kushtetues dhe kombëtar për ta konsideruar një kompani me interes
strategjik për ekonominë tonë, edhe po të mos kishim qoftë edhe një përqind
aksione? Asnjë raport, shkresë apo informacion nuk bëhet publik nga ministritë
tona ekonomike për përgjegjësitë e strukturave përkatëse shtetërore ndaj
keqmenaxhimit të saj dhe mospagimit 10 vjeçar të detyrimeve ndaj Shtetit. Askush
nuk llogarit koston, humbjen në Buxhetin tonë të Shtetit, nga fakti që këto struktura
nuk kërkuan llogari dhe nuk vepruan në kohën e duhur. Askush nuk llogarit koston e
shkatërrimit të dy aseteve kombëtare, rafinerive të vetme të naftës që kemi. Po
kush duhet ta bëjë? Kontrolli i Lartë i Shtetit, institucioni që ngjan e vetmja
strukturë publike e përgjegjshme, kumton në një njoftim publik të ditëve të fundit,
se është i gatshëm të auditojë, por i ka duart e lidhura. Kushtetuta e ndalon të
auditojë në kompani ku pjesa shtetërore e aksioneve është më pak se 51%. Dhe
ARMO ka vetëm 15% aksione shtetërore. Nëse deputetët e Kuvendit tonë duan
vërtet të zbardhen përgjegjësitë dhe historia e hidhur e ARMO-s të bëhet një mësim
për të gjitha privatizimet dhe koncesionet e ardhshme të vendit, mjafton të
amendojnë Kushtetutën (qoftë dhe përmes një ligji të veçantë), duke e lejuar
Institucionin Publik Suprem të Auditimit të kontrollojë edhe pjesën publike (të të
gjithë ne shqiptarëve) në kompani të rëndësishme, ku aksionet e Shtetit janë më
pak se 51%. Shumë institucione supreme auditimi të Europës, simotra të KLSH, e
gëzojnë këtë mandat. Por lind pyetja: a e duan vallë deputetët tanë shkuarjen deri
në fund me të vërtetën e hidhur të keqmenaxhimit 10 vjeçar të ARMO-s? Nxjerrjen
e përgjegjësive të plota, deri në sanksione edhe materiale për zyrtarët dhe ish-
zyrtarët përgjegjës për shkeljen e ligjeve financiare dhe fiskale të Shtetit? ARMO
është një patate e përvëluar që djeg dhe asnjë “dorë”shtetërore sot nuk do që ta
mbajë. Nëse është kështu, të paktën të kenë guximin të mandatojnë strukturën e
vetme profesionale dhe të përgjegjshme që kemi në mbrojtje të parasë publike,
KLSH-në, që të kontrollojë!
1 Shkrime të tjera të botuara nga Fatos ÇOÇOLI për periudhën janar-qershor 2018:
Paraja e harruar publike.
(Botuar në gazetën “Sot”, më 17 shkurt 2018.)
Fasos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 39
KLSH, miliardat e denoncimeve dhe gjyqet shembullore.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 13 mars 2018.)
Masakra hipotekore që paralajmëroi KLSH.
(Botuar në gazetën “Sot”, më 20 mars 2018.)
KLSH dhe kontributi në integrimin e vendit.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 7 maj 2018.)
Që llogaridhënia të kthehet në sistem.
(Botuar në gazetën “Gazeta Shqiptare”, më 11 maj 2018.)
Pse BE vlerëson KLSH-në?
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 22 maj 2018.)
Gruevski dhe tenderët tanë.
(Botuar në gazetën “Gazeta Shqiptare”, më 25 maj 2018)
Ekonomisë, KLSH dhe alternativa për zhvillim.
(Botuar në gazetën “Shqiptarja.com”, më 8 qershor 2018.)
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
40 Botime 2018
FINANCIMI I SISTEMIT SHËNDETËSOR NËN OPTIKËN E NJË AUDITIMI PERFORMANCE TË KLSH-së
nga Alfred LESKAJ – Kryeauditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 15 shkurt 2018.
Kujdesi shëndetësor është një faktor i rëndësishëm i zhvillimit të vendit. Një
popullatë e shëndetshme, është parakushti i një shoqërie që funksionon e
zhvillohet në mënyrë harmonike. Por prej vitesh perceptimi i qytetarëve shqiptar
është që cilësia e shërbimeve shëndetësore është e ulët. Kjo ndjesi e përgjithshme
ka ndikuar në pakënaqësinë e tyre ndaj këtyre shërbimeve, të ofruara kryesisht nga
institucionet shëndetësore publike.
Shëndetësia shqiptare ka pasur dhe ka një numër jo të vogël sfidash, të cilat prekin
drejtpërdrejt standardin dhe nivelin e produkteve që ajo ofron për pacientët.
Procedurat e zgjatura dhe me shumë hallka në sistemin e referimit për pacientët,
pakënaqësia e pacientëve për cilësinë e dobët të shërbimeve shëndetësore,
financimi i ulët i sistemit shëndetësor, rritja e kostove të shërbimeve në mungesë të
protokolleve të miratuara, etj., përbëjnë problemet kryesore dhe tregojnë
performancën e ulët të sistemit shëndetësor.
KLSH në përfundim të auditimit të performancës mbi kostimin e shërbimeve
spitalore, në raportin përfundimtar të auditimit të miratuar me vendimin e nr. 204
datë 29/12/2017, të Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka evidentuar
parregullsi dhe problematika të ndryshme në sistemin e ofrimit të kujdesit
shëndetësor. Në mënyrë të përmbledhur ato kanë qenë pjesë e konstatimeve dhe
rekomandimeve për Ministrin e Shëndetësisë e Mbrojtjes Sociale, Fondin e
Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor dhe spitalet universitare dhe rajonale në vend
duke evidentuar probleme, mes të cilave, domosdoshmërinë mbi;
a) Hartimin dhe miratimin e Protokolleve Klinike, sipas praktikave më të mira;
b) Implementimin e modelit DRG;
Alfred LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 41
c) Rritjen e autonomisë së spitaleve;
d) Rritjen e transparencës së shpenzimeve;
e) Optimizimin e përdorimit të burimeve të ndryshme;
f) Zhvillimin dhe shtrirjen e projektit e-health mbi shëndetësinë elektronike;
g) Zvogëlimin e procedurave të panevojshme dhe të shumëfishta për përfitimin
e kujdesit shëndetësor, etj.
Gjatë këtij auditimi nga departamenti i performancës së KLSH-së janë adresuar
përgjegjësitë dhe rekomandime të ndryshme të cilat, të vlerësuar drejt,
potencialisht mund të sjellin përmirësime në të ardhmen nga institucionet e
kujdesit shëndetësor.
Sistemi aktual shëndetësor përdor protokolle dhe udhërrëfyes klinikë, mbi bazën e
klasifikimit ICD9-CM, një standard i kufizuar deri në 300 sëmundje. Shumica e
vendeve të tjera e përdorin në mënyrë standarde klasifikimin ICD-10. Megjithëse
Ministria e Shëndetësisë ka hartuar disa protokolle dhe udhërrëfyes klinikë, ato
kanë nevojë të rinovohen, pasi kanë një kohë të gjatë që janë hartuar dhe nuk i
përgjigjen zhvillimeve të fundit të shëndetësisë. Vlen të theksohet, për shembull, se
në QSUT vetëm një shërbim përdor protokolle të miratuar nga MSHMS sipas
praktikave të mira, duke u bazuar në klasifikim më të fundit ICD-10. Ekzistenca e
protokolleve dhe udhëzuesve klinikë të miratuar nga Ministria e Shëndetësisë do të
ketë për pasojë zvogëlimin e keqpërdorimit dhe abuzimit të barnave dhe
materialeve mjekësore, si dhe në evidentimin e përgjegjësive të stafit mjekësor për
trajtimin e pacientëve.
Sa i përket financimit të shërbimit shëndetësor përfshijnë përdorimin e sistemit
DRG – (Diagnosis Related Grouping-Grupimit në bazë të Diagnozës) për përcaktimin
e kostove të shërbimeve spitalore.
Kostimi i shërbimit shëndetësor në rrjetin tonë spitalor publik, evidenton këto
nevoja primare:
1. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në bashkëpunim me FSDKSH,
QKCSA-ISH dhe QSUT kërkohet të hartojë/rinovojë Protokollet dhe udhëzuesit
klinikë për institucionet shëndetësore.
2. Financimi i shërbimeve spitalore duhet të bëhet mbi bazën e përcaktimit të
kostove sipas modelit DRG, klasifikimit më të fundit ndërkombëtar ICD-10 të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
42 Botime 2018
sëmundjeve dhe protokolleve/udhëzuesve klinikë të miratuar nga Ministria e
Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
3. Institucionet shëndetësore duhet të garantojnë cilësinë e shërbimeve
shëndetësore sipas standardeve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë
nëpërmjet procesit të akreditimit.
4. FSDKSH duhet të aplikojë procedurën e prokurimeve publike për përfituesit e
institucioneve shëndetësore jo publik për paketat shëndetësore që ajo financon.
5. Institucionet publike përgjegjëse për kontrollin e paketave shëndetësore duhet të
realizojnë vlerësimin cilësor të tyre sipas parametrave klinik të përcaktuara në
protokollet klinike.
6. Përcaktimi i marzhit të fitimit për paketat shëndetësore nga Këshilli Teknik i
FSDKSH të bëhet sipas përcaktimeve ligjore në fuqi.
7. Rritja e shkallës së autonomisë për spitalet dhe ndryshimi i formës së menaxhimit
të tyre për t’ju përshtatur ndryshimeve të parashikuara në ligjin e sigurimeve të
kujdesit shëndetësor dhe zhvillimeve të shëndetësisë.
8. Sistemet informatike pjesë e shëndetësisë elektronike përveç avantazheve në
aspektin klinik, të ndikojnë në rritjen e transparencës, zvogëlimin e korrupsionit,
zvogëlimin e barrës administrative, zvogëlimin e kostove shtesë dhe rritjen e cilësisë
së shërbimeve të kujdesit shëndetësor.
9. FSDKSH duhet të planifikojë një sistem informatik të unifikuar për vlerësimin e
kostove spitalore për të reflektuar zhvillimet e fundit të shëndetësisë dhe
mundësinë e suportimit të Protokolleve Klinike sipas klasifikimit ICD-10 dhe modelit
DRG.
10. Sistemet informatike produkte të FSDKSH, Ministrisë së Shëndetësisë dhe
Mbrojtjes Sociale dhe Institucioneve Shëndetësore duhet të jenë të unifikuar në
gjenerimin e raporteve sipas formatit të kërkuar të regjistrit elektronik dhe
kërkesave të blerësit unik të shërbimeve FSDKSH.
Këto konkluzione, fryt i një analize të kujdesshme dhe të thelluar, të grupit të
auditimit të departamentit të performancës së KLSH, shpien në disa konkluzione të
rëndësishme. Ndër më kryesoret përmendim:
Sistemi aktual i vlerësimit të kostove për shërbimet spitalore është një vlerësim që
mbart shpenzime të tepërta dhe nuk reflekton kostot e vërteta, duke orientuar
Alfred LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 43
kërkesat e institucioneve shëndetësore spitalore drejt vlerësimit të shpenzimeve
dhe jo sipas kostove të tyre. Mungesa e specialiteteve pranë shërbimeve në spitalet
rajonale dhe bashkiake, si dhe mungesa e performancës së shërbimit parësor ka
krijuar rritjen e kostove dhe përqendrimin e pacienteve në qendrën më të madhe
universitare QSUT. Implementimi i paketave shëndetësore përbën një nismë të
mirë për miratimin e protokolleve për këto paketa, por mënyra e
vlerësimit financiar të tyre bie ndesh me ligjin e prokurimeve publike, duke rritur
kostot e këtyre shërbimeve shëndetësore. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes
Sociale së bashku me Fondin edhe QSUT duhet të angazhohen në hartimin dhe
implementimin e protokolleve klinike për të gjitha shërbimet spitalore duke pasur si
orientim modelin DRG dhe klasifikimin më të fundit ndërkombëtar të sëmundjeve
ICD-10. Riorganizimi i hartës së spitaleve mbi bazën e treguesve të performancës së
shërbimit spitalor përbën një kusht të nevojshëm dhe të domosdoshëm për uljen e
kostove të tepërta për sistemin shëndetësor. Premisat e krijimit të një tregu
shëndetësor do të çonte në ekuilibrin e kërkesë-ofertës duke rritur eficiencën,
cilësinë e shërbimeve nga ofruesit e kujdesit shëndetësor për pacientë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
44 Botime 2018
PARAJA E HARRUAR PUBLIKE
nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 17 shkurt 2018.
Deri tani janë të paktë ata që e shohin administrimin shtetëror në atë që ai duhet
vënë realisht përpara përgjegjësisë dhe i duhet kërkuar më shumë llogari, në
mënyrën se si i shpenzon paratë e të gjithë neve, taksapaguesve shqiptarë. Nuk
janë pak, por mbi 6.6 miliardë euro. Rreth 3.4 miliardë euro shpenzime dhe rreth
3.2 miliardë euro të ardhura nga tatimet dhe doganat, si dhe hua të marra. Pra,
buxheti i shtetit i një viti. Informacioni që marrim si qytetarë se si janë përdorur
gjithë këto para tonat, si janë kryer shpenzimet dhe si janë vjelur të ardhurat, është
pak të thuash i mangët. Është gati i paqenë! I vetmi institucion që na kujton se si po
përdoren këto para, është Kontrolli i Lartë i Shtetit, me njoftimet e tij për shtyp, ku
kumton gjetjet e tij në sektorë të rëndësishëm si marrëveshjet për naftën, KESH,
OSHE, prokurimet, tatimet, hipotekat e me radhë. Çdo burim tjetër duket një
propagandë e rëndomtë interesash partiake dhe qeveritare. Dy ditë më parë,
institucioni i mandatuar nga Kushtetuta për të ruajtur paranë publike, bëri të njohur
gjetjet e një viti të tërë, 2017-ës. Përtej dëmit ekonomik tradicional që kishte
zbuluar, në nivelin 85.5. milionë euro (O Zot, duken pak në krahasim me një rrëmet
tjetër!), më bëri përshtypje një tregues tjetër, ai që KLSH e quan “Shkelje të
disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, si
në të ardhura dhe në shpenzime”. Është shprehje teknike e auditimit, por me fjalë
të thjeshta nënkupton paranë publike të prishur keq, apo mungesa në të ardhura,
apo të ardhura shumë më të pakta se sa duhej të ishin mbledhur. Nuk janë pak këto
fonde jo të menaxhuara si duhet, por plot 826 milionë euro! Më shumë se 300 euro
menaxhuar keq për çdo shqiptar. Çdo të bënim ne nëse dikush nga familja me katër
anëtarë bën rrush e kumbulla 1.2 milionë lekë të vjetra të buxhetit familjar, apo nuk
siguron të ardhurat që duhej të siguronte? Do të ngrinim zërin në kupë të qiellit.
Ndërsa për këto 826 milionë euro të prishura keq apo mungesë të ardhurash në
Buxhetin tonë të Shtetit, askush nuk shqetësohet. KLSH i bie fort kambanës, por ata
Fasos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 45
që duhet ta dëgjojnë dhe të kundërveprojnë, ku janë? Le të marrim një nga sektorët
ku këto 826 milionë euro janë shkelur. KLSH thotë: “Grupi i dytë i shkeljeve dhe
dëmeve më të mëdha konstatohet përsëri në fushën e prokurimeve publike.(Nga
fjala e Kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në analizën vjetore 2017, 15 shkurt
2018, Durrës). “Vërehet një përqendrim i prokurimeve në një numër të kufizuar
operatorësh…Në numër të lartë janë procedurat që kanë diferenca të lartë të ofertës
fituese dhe fondit limit, pra mbi 20%, fakt që ngre pikëpyetje si për saktësinë e
llogaritjes së fondit limit ashtu edhe për uljen e ofertave në nivele që vënë në rrezik
realizimin e shërbimeve, investimeve apo sigurimin e mallrave në cilësinë e duhur”.
Ç’do të thotë kjo? Do të thotë që me qindra milionë euro që shpenzohen në
prokurimet e fondeve publike nuk shpenzohen mirë, në bazë të normave të një
administrate publike të përgjegjshme, se nuk sigurohet vlera e duhur për paranë e
harxhuar lumë të taksapaguesve shqiptarë. Po për 600 konfliktet gjyqësore si
rrjedhojë e problemeve të privatizimeve të mbartura ndër vite, por për mijëra
rastet e shkeljeve të hipotekave me pronat e qytetarëve të këtij vendi, që rrezikojnë
të na sjellin një cunam qindra miliona eurosh vendimesh të Gjykatës së Strasburgut
ku duhet të paguajë Shteti ynë nga paratë tona? Po për qindra gjyqet e fituara nga
punonjësit e larguar me pa të drejtë nga administrata shtetërore dhe që
dëmshpërblehen sërish me paratë e të gjithë neve? A nuk duhet të ndihet dikush
fajtor, përgjegjës për këto dëme apo para të harxhuara keq? Apo fajtori, si
gjithmonë në shtetin tonë do të ngelet i panjohur dhe përgjegjësia jetime? Sërish
vetë KLSH e jep zgjidhjen, por ajo po vonohet, edhe pse ky institucion ka katër vjet
që po e kërkon. Është ligji për përgjegjësinë materiale të nëpunësit publik. Në
mënyrë që çdo vendim-marrje e gabuar e atyre që na drejtojnë të ketë një kosto
materiale për ata vetë, në rast se vërtetohet paaftësia e tyre, pakujdesia, apo më
keq, abuzimi e korrupsioni. Po pse politikanët tanë, ata që përbetohen çdo ditë e
natë për mbrojtjen e interesave tona financiare, e injorojnë këtë ligj të propozuar
prej katër vjetësh nga KLSH? Që këta veshë të shurdhër të dëgjojnë më në fund,
duhet të ngrihemi ne si qytetarë dhe të mbrojmë paratë e taksave që paguajmë çdo
ditë. Po nuk e bëmë ne, askush tjetër nuk do të na vijë për ndihmë. Zëri kurajoz dhe
profesional i KLSH rrezikon të shndërrohet në një thirrje në shkretëtirë, përpara
indiferencës së politikës. Ky zë mund të shumëfishohet vetëm nga reagimi i duhur
qytetar. E ç’mund të ketë gjë më me vlerë në një aksion publik, se sa dalja për të
mbrojtur paratë tona, paranë e harruar dhe të keqtrajtuar publike?
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
46 Botime 2018
ENERGJIA E QËNDRUESHME, OBJEKT I AUDITIMIT
nga Megi RUSI – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 24 shkurt 2018.
Çështja e energjisë së rinovueshme e të qëndrueshme është mjaft delikate dhe
komplekse e fatkeqësisht edhe pse është në qendër të vëmendjes së politikave
kombëtare e ndërkombëtare, ajo është fare pak e trajtuar nga këndvështrimi i
auditimit. Burimet e energjisë së rinovueshme përfshijnë energjinë e ujit, erës, ajrit,
diellit, biomasës, mbetjeve, atë gjeotermale, etj. Përcaktimet dhe kufizimet në
lidhje me burimet e energjisë së rinovueshme ndryshojnë nga vendi në vend, dhe
secili prej tyre ka politikat e tij lidhur me llojet e burimeve të energjisë që do të
shfrytëzojë. Në Shqipëri burimi më i përhapur i kësaj energjie është padyshim
uji, dhe shumë pak dielli apo era.
Shqipëria, ka një shpërndarje hidrografike me një sipërfaqe ujëmbledhëse të
madhe e cila është rreth 57% më shumë se gjithë territori shtetëror i vendit, duke
bërë që hidroenergjia të jetë burimi më i përhapur i energjisë së rinovueshme. Sot
në vendin tonë mbi 98% e energjisë elektrike sigurohet nga energjia hidrike,
ndërkohë që burimet e tjera kanë një rol dytësor në kontributin e tyre.
Energjia e ujit mund të përftohet në mënyra të ndryshme, duke shfrytëzuar
rrjedhën e ujit, presionin e tij ose një kombinim të të dyjave, që është tipik për
hidrocentralet me diga. Energjia potenciale gjenerohet si rezultat i gravitetit dhe
varet nga diferenca e niveleve të lartësive. Aktualisht në vendin tonë janë ndërtuar
e po vazhdojnë të ndërtohen një sërë hidrocentralesh me kapacitet të madh e të
vogël, në rrjedha të ndryshme ujore të shpërndara gjeografikisht në gjithë territorin
e Shqipërisë. Një nga avantazhet e energjisë së ujit është ndotja minimale e mjedisit
e krahasuar me forma të tjera të prodhimit të energjisë. Hidrocentralet
përgjithësisht kërkojnë një mirëmbajtje minimale dhe mund të operohen nga
distanca. Ato mund të vihen në veprim brenda pak sekondave dhe për këtë arsye
mund të përdoren për të mbuluar kërkesat e menjëhershme të prodhimit të
Megi RUSI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 47
energjisë, sidomos në kohën e pikut të saj. Edhe pse energjia e ujit renditet ndër më
të përdorurat, ajo gjithashtu ka disa të meta. Hidrocentralet karakterizohen nga
kosto të larta të investimeve, veçanërisht në rastin e hidrocentraleve të mëdha dhe
kjo shkon krah për krah me ndikimet negative në mjedis siç është nevoja për të
përmbytur sipërfaqe të mëdha toke, shkatërrimi i biodiversitetit dhe efektet e
ndryshme socialo-ekonomike. Sasia e energjisë së prodhuar gjithashtu mund të
varet nga luhatjet e nivelit të rrjedhjes së ujit, kësisoj furnizimi mund të mos jetë
gjithmonë i vazhdueshëm.
Auditimet e përqendruara në fushën e energjisë së qëndrueshme përgjithësisht
janë auditimet mjedisore për çështje specifike, por jo domosdoshmërish. Ato mund
të përfshijnë të gjitha llojet e auditimeve, në varësi të kushteve konkrete të hasura
dhe mund të shtrihen në faza dhe hallka të ndryshme të ciklit, si në burim ashtu
edhe gjatë gjenerimit, furnizimit apo konsumimit të energjisë. Duke marrë parasysh
investimet dhe zhvillimin e vazhdueshëm të këtij sektori, ka ardhur koha që
Kontrolli i Lartë i Shtetit të drejtoj fokusin e tij edhe në auditimet e infrastrukturës
së energjisë së rinovueshme. Kjo është një iniciative e madhe sepse në shumë
vende të botës ende nuk ka pasur përvojë të mjaftueshme me auditimet e kryera
në mënyrë specifike në fushën e energjisë së qëndrueshme. Fenomen i vërtetuar
nga studimet e pyetësorët të kryer në 60 Institucione të ndryshme Supreme të
Auditimit (SAI) në botë ku vetëm ¼ e tyre kanë raportuar se kanë eksperiencë në
auditime në fushën e prodhimit të energjisë dhe kursimit të sajë të gjeneruar nga
burime të rinovueshme ose jo të rinovueshme, çka dëshmon për eksperiencën e
pakët të hasur në këtë fushë auditimi.
Kontrolli i Lartë i Shtetit gjithashtu ka kryer auditime në institucione mjedisore si ish
Drejtoritë e Pyjeve, Ministrinë e Mjedisit, Agjencinë Kombëtare të Mjedisit,
Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, ku ka identifikuar problematika të
ndryshme në lidhje me pasojat dhe ndikimet në mjedis nga ndërtimi i
hidrocentraleve, si dhe ka lënë rekomandime për marrjen e masave të rrepta për
zvogëlimin e risqeve në aspektin e mbrojtjes së mjedisit duke rritur
përgjegjshmërinë e institucioneve në lidhje me lejet mjedisore dhe kontrollin e
zbatimit korrekt të tyre. Rëndësia e ekzistencës dhe ruajtjes së mjedisit apo zonave
të mbrojtura në thelb ka të bëjë me gjenerimin e përfitimeve ekonomike, sociale
dhe mjedisore, përfitime të cilat kanë rezultuar shumë të vakëta për periudhat e
auditimit, për shkak të kohës së shkurtër të ekzistencës së institucioneve përkatëse
si dhe mungesës së një mbështetje institucionale nga strukturat më të larta. Këto
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
48 Botime 2018
problematika të hasura shërbejnë si indicie dhe për programimin e audititmeve
specifike të infrastrukturës së energjisë së rinovueshme së bashku me politikat
shtetërore të mirë studiuara dhe zbatimin real të tyre.
Për më tepër Kontrolli i Lartë i Shtetit në vitet e fundit ka bërë një sërë përpjekjesh
për të ngritur kapacitetet e stafit në këtë drejtim duke mundësuar trajnime
ndërkombëtare në fushën e audititmit të infrastrukturës së qëndrueshme, si
qëndrueshmëria e infrastrukturës së ujit, transportit, materialeve të ndërtimit,
minierave dhe padyshim energjisë së rinovueshme.
Procedura e përgatitjes së auditimit specifik në këtë fushë gjen zbatueshmëri edhe
duke u bazuar në udhëzimet e auditimit të INTOSAI, ku përfshihen ISSAI 5130
Zhvillimi i Qëndrueshëm "Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Manuali i
Auditimit të Energjisë së Qëndrueshme për Institucionet Supreme të Auditimit, etj.”
udhëzime ku paraqiten rekomandime të përgjithshme dhe ndihmëse për kryerjen e
auditimeve të përqendruara në këtë fushë, si dhe informacion i dobishëm për
çështjet e energjisë. Këto dokumente kanë si qëllim të asistojnë audituesit gjatë
përgatitjes se auditimeve në fushën e energjisë së qëndrueshme duke ofruar
shembuj për mënyrën se si duhet të përcaktohen kriteret dhe qasjet e auditimit.
Institucioni i auditimit mund të zhvillojë analizën e vet të riskut për të verifikuar
vlefshmërinë e temave të mundshme të auditimit. Kjo analizë zakonisht është pjesë
e një studimi paraprak të një procedure auditimi e cila është paralelisht pjesë e
fazës së planifikimit. Zgjedhja e një teme të përshtatshme të auditimit është vendim
i institucionit auditues, i cili e referon planifikimin për auditim bazuar ne vlerësimin
e situatës në fushën e energjisë së qëndrueshme, verifikimit se si kjo fushë është e
rregulluar me marrëveshje ndërkombëtare dhe me ligjet kombëtare, si dhe bazuar
në pasqyrën e instrumenteve të qeverisë për menaxhimin e energjisë, duke
përcaktuar në këtë mënyrë fushën për auditim në hallkat e dobëta të këtij zinxhiri
që kanë ndikim negativ. Zhvillimi i qëndrueshëm nxjerr në pah nevojën për
ekuilibrin mes aspekteve ekonomike, sociale dhe mjedisore. Prandaj,
qëndrueshmëria nuk është e njëjta gjë me ndikimin në mjedis, por një koncept më
kompleks. Zhvillimi i qëndrueshëm kërkon një përpjekje nga të gjithë sektorët, dhe
për të kontrolluar ndikimin e qëndrueshmërisë së infrastrukturës në përgjithësi dhe
asaj të energjisë në veçanti, audituesi duhet të përqendrohet në çështjet mjedisore
duke i kushtuar vëmendje aspekteve sociale dhe ekonomike.
Brunilda ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 49
QASJA E KLSH-së NË RRITJEN E KAPACITETEVE NJERËZORE, NËPËRMJET PËRHAPJES SË DIJES
nga Brunilda ZENELI – Kryeaudituese, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 24 shkurt 2018.
E citova këtë thënie të shkrimtarit amerikan Louis L’Amour, për të treguar
rëndësinë që dija, si një proces që e shoqëron individin gjatë gjithë jetës, si dhe
përçimi i saj tek të tjerët, ka për individin dhe mjedisin ku punojmë dhe jetojmë.
KLSH, synon të jetë një institucion profesional i besueshëm që i kontribuon shtimit
dhe kursimit të vlerës së parave publike, duke dhënë siguri mbi llogaritë financiare
të përdoruesve të tyre dhe duke ndihmuar në përmirësimin e menaxhimit të
Qeverisë e të enteve të tjera publike nëpërmjet auditimit, duke fituar në këtë
mënyrë besim të plotë tek qytetarët shqiptarë dhe të audituarit. Për të arritur këtë,
KLSH nuk mund të kufizohet vetëm në raportimin e përdorimit të parave publike në
përputhje me ligjin, por duke qenë një trupë profesionale dhe me një gjykim prej
eksperti. Misioni i saj shtrihet edhe tek vlerësimi i përgjegjshmërisë qeveritare dhe
të enteve të tjera publike në lidhje me përdorimin e burimeve publike në tërësi.
Pikërisht, nisur nga fakti i këtij misioni të rëndësishëm, por dhe të vështirë që ka,
KLSH i ka kushtuar një vend të rëndësishëm në të gjithë planet e saj strategjike
shtimit dhe forcimit të kapaciteteve të burimeve njerëzore. KLSH në planin e saj
strategjik ka si bosht të filozofisë së menaxhimit të burimeve njerëzore, vlerësimin e
tyre si një aset institucional, duke u fokusuar në konsolidimin dhe trajnimin e tyre të
vazhdueshëm me qëllim rritjen e dijes individuale dhe kolektive dhe përçimin e saj
tek të tjerët.
Rritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore, KLSH gjatë viteve 2012-2017 e ka
patur në fokusin e saj kryesor. Rritja e kapaciteteve profesionale, ju krijon mundësi
“Dituria është si paraja: për të pasur vlerë duhet qarkulluar dhe
në qarkullim mund të rritet në sasi dhe me shpresë edhe në cilësi”.
Louis L’Amour
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
50 Botime 2018
audituesve të ndjekin ritmet e ndryshimeve, duke e bërë KLSH më dinamike dhe
pjesëmarrëse.
Nisur nga sa thamë më lart, KLSH këtë sfidë e ka përmbushur më së miri gjatë viteve
2002-2017, duke u angazhuar në një punë të pandërprerë për rritjen dhe fuqizimin
e kapaciteteve të burimeve njerëzore, gjë e cila është realizuar nëpërmjet disa
mënyrave të cilat njihen edhe si praktikat më efikase për përhapjen e dijes, e
konkretisht:
a. Nëpërmjet rotacionit brenda institucionit:
Nëpërmjet rotacionit, ku transferimi i dijes nga njëri pozicion në tjetrin ndihmon për
rritjen e kapaciteteve profesionale. Pikërisht për të shfrytëzuar pozitivisht dijen dhe
për ta transferuar atë tek të tjerët, nga Kryetari i KLSH-së është ndjekur një politikë
e tillë, ku auditues me eksperiencë dhe aftësi profesionale të spikatura, por edhe
auditues të rinj janë promovuar në pozicione të ndryshme. Kjo traditë ka ndjekur
vazhdimësinë e saj dhe është aplikuar dhe së fundmi, ku Kryetari i KLSH-së theksoi
domosdoshmërinë e saj në Analizën vjetore të KLSH-së 2017.
Rotacioni është aplikuar në të gjitha nivelet, në nivelin e audituesve, të
kryeaudituesve, si dhe të drejtorëve ku janë përfshirë të gjithë departamentet si
Departamenti i Auditimit të Institucioneve Qendrore, Departamenti i Auditimit të
Buxhetit të Shtetit, Departamenti i Auditimit të Performancës, Departamenti i
Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit, Departamenti i Auitimit të Investimeve të Huaja
dhe Teknologjisë së Informacionit, etj. Ky rotacion i vazhdueshëm, i shtrirë në të
gjitha nivelet strukturore, ka shërbyer më së miri për rritjen e kapaciteteve dhe
aftësive profesionale të stafit në disa fusha, si dhe për shkëmbimin e dijes.
b. Nëpërmjet shkëmbimit të dijës me organizata jashtë institucionit:
Nëpërmjet shkëmbimit të dijes midis institucioneve dhe organizatave të fushës, me
njerëz që kanë role të ndryshme, ka rezultuar një prej mënyrave më efektive për
rritjen e dijes individuale dhe kolektive. Pikërisht KLSH, gjatë periudhës 2012-2017,
ka institucionalizuar 9 marrëveshje bashkëpunimi me SAI homologe dhe konkretisht
të: Austrisë, Turqisë, Polonisë, Sllovenisë, Kosovës, Kroacisë, Malit të Zi, Bosnje
Hercegovinës, Maqedonisë. Këto Marrëveshje Bashkëpunimi, kanë shërbyer si një
aset mjaft produktiv me impakt rritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve të KLSH-së.
Gjithashtu, jo më pak të rëndësishme kanë qenë një sërë bashkëpunimesh me
organizata ndërkombëtare të auditimit si INTOSAI, ku KLSH është anëtare e Grupit
të Punës së INTOSAI për auditimin e integritetit në subjektet e audituara dhe do të
Brunilda ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 51
angazhohet në të ardhmen në realizimin dhe shtimin e numrit të auditimeve të
integritetit, EUROSAI, SIGMA, DG-Budget ku vlen për t’u theksuar partneriteti i
vendosur mes KLSH dhe DG-Budget. Një rol të rëndësishëm ka patur dhe ka
bashkëpunimi me institucionet e vendeve më të përparuara në fushën e auditimit si
Government Accountability Oficce (GAO)-Amerikë, European Court of Auditors
(ECA)-BE etj., ku janë zhvilluar një sërë trajnimesh, konferencash, pjesëmarrje në
auditime, të cilat kanë ndikuar pozitivisht në cilësinë e veprimtarisë audituese të
KLSH, ku shkëmbimi i dijes dhe eksperiencave ka qenë vendimtar në rezultatet e
përftuara.
c. Nëpërmjet trajnimit të vazhdueshëm:
Të mësuarit dhe dituria janë të ndërlidhura së bashku. Strategjitë e dijes rrethojnë
iniciativat e të mësuarit dhe dijes, ato duhet të konvergjojnë me iniciativa trajnimi.
Trajnimi si koncept në përgjithësi është i domosdoshëm të zhvillohet në të gjitha
organizatat publike apo private, pasi ka ndikime të drejtpërdrejta në cilësinë dhe
rezultatet e punës së çdo njësie organizative. Por një rëndësi të veçantë trajnimi i
burimeve njerëzore ka në KLSH, si një organizatë e cila nëpërmjet auditimeve, do të
vlerësojë përgjegjshmërinë qeveritare dhe të enteve të tjera publike në lidhje me
përdorimin e burimeve publike në tërësi, programet qeveritare dhe të enteve të
tjera publike në lidhje me transparencën dhe sa e si rezultatet e këtyre programeve
kanë kënaqur interesat e taksapaguesve shqiptare, angazhohet të vlerësojë edhe
veprimtarinë e administratorëve publikë në lidhje me përmbushjen e përgjegjësive
të tyre për përdorimin e parave publike dhe kjo kërkon individë të ditur. Nëpërmjet
trajnimit individët e veçantë përfitojnë njohuri shtesë, me qëllim që të bëhen më të
aftë profesionalisht dhe në këtë mënyrë të kuptojnë dhe të zgjidhin në një kohë më
të shkurtër e me cilësi objektivat e tyre individuale, si dhe objektivat e organizatës
në tërësi. Vetëm me rekrutimin e suksesshëm të punonjësve, KLSH nuk mund të
arrijë objektivat e veta, çdo gjë është në lëvizje dhe ndryshim të pandërprerë,
prandaj dy prej nën objektivave strategjikë, janë rritja e kapaciteteve njerëzore
institucionale dhe rritja e kapaciteteve njerëzore individuale, pasi nëpërmjet tyre
arrihet:
Përfitimi punonjësve të kualifikuar dhe të vlefshëm;
Rritja e cilësisë së punës audituese;
Rritja e besueshmërisë ndaj KLSH-së.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
52 Botime 2018
Në zbatim të rekomandimeve të Kongresit të INTOSAI, 2010 dhe e rishikimeve të
bërë në vijimësi nga kjo organizatë, KLSH ka implementuar në Matjen e
Performancës Institucionale sipas Kornizës së Matjes së Performanës së SAI-ve, ku
rritja e kapaciteteve audituese dhe e cilësisë së auditimit, janë pjesë e saj. Në
funksion të kësaj metodologjie janë monitoruar parametrat e zhvillimit institucional
duke vlerësuar kapacitetet audituese dhe cilësinë në auditim. Praktikat e mira të
fushës, kërkojnë që zhvillimi metodologjik dhe profesional të burimeve njerëzore,i
cili duhet të kryhet bazuar në dy shtylla kryesore, ku njëra prej tyre është trajnimi i
vazhdueshëm i stafit auditues. KLSH ka forcuar kapacitetet audituese, nëpërmjet
një procesi të vazhdueshëm kualifikimi, kryerjes së trajnimeve të thelluara dhe
gërshetimit të ngritjes arsimore me veprimtarinë praktike audituese. Për arritjen e
këtij objektivi strategjik dhe të vazhdueshëm të KLSH-së, faktet flasin vetë.
Ditë mesatare trajnimi për punonjës
Burimi: KLSH, Departamenti i Metodologjisë
Rëndësia e procesit të trajnimit është cekur jo pak herë edhe nga studiues të huaj,
të cilët e kanë cilësuar trajnimin si:
“Procesi i trajnimit është procesi i përvetësimit sistematik të sjelljeve,
koncepteve, njohurive, roleve apo aftësive që sjellin një performancë më të mirë
në punë”.
Sali AGAJ, Redi AMETLLARI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 53
DOGANOR SHQIPËRI-KOSOVË
nga Sali AGAJ dhe Redi AMETLLARI1 – Auditues, KLSH,
botuar në gazetat “Telegraf”, “55”, “Koha Jonë”, më 27 shkurt 2018.
Në mbyllje të vitit 2017, Kontrolli i Lartë i Shtetit përfundoi auditimin e
performancës me temë “Unifikimi i pikave doganore të Shqipërisë me Kosovës”,
miratuar me Vendimin e Kryetarit nr. 202, datë 29.12.2017. Auditimi kishte si risi
bashkëpunimin e frytshëm me institucione të rëndësishme të Kosovës si, Zyra
Kombëtare e Auditimit, Ministria e Financave, Dogana dhe Oda Ekonomike e
Kosovës. Raporti përfundimtar i auditimit iu përcoll Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, Kuvendit, Kryeministrit, Ministrisë së Diasporës dhe Ministrisë për
Evropën dhe Punët e Jashtme dhe Ambasadës së Kosovës.
Natyrshëm, pritshmëria dhe ndjeshmëria e publikut dhe biznesit janë të larta. Në
aspektin politik të integrimeve, e si financuese e pikës së përbashkët doganore në
Morinë-Vermicë, Bashkimi Evropian është një tjetër aktor që ka një pritshmëri të
lartë për të parë tek Shqipëria një ekonomi të fortë, me protagonizëm rajonal, si
dhe institucionalisht të pjekur për t’u bashkuar në familjen evropiane. Për shkak të
valencave të shumta që mbart tema, u trajtuan studime ekonomike nga Universiteti
i Harvardit, hulumtime nga ekspertë të makroekonomisë dhe anketa për biznesin,
të hartuara nga grupi i auditimit, veçanërisht me Dhomën e Tregtisë dhe të
Industrisë të Tiranës dhe Odën Ekonomike të Kosovës, për të zbërthyer në një masë
të gjerë komponentët e këtij auditimi.
Në përfundim të punës audituese, KLSH ka arritur në mesazhin se: “Me gjithë
përparimin e arritur në fushën e shkëmbimit tregtar dhe bashkëpunimit doganor,
marrëveshjet e nënshkruara nuk përbëjnë një bazë të plotë rregullatore për
unifikimin doganor me Kosovën. Marrëveshjet e nënshkruara karakterizohen nga
një formë e shprehjes së vullnetit të mirë, por nuk janë pasqyruar në politika të
mirëfillta qeveritare, të cilat do ta realizonin me përgjegjshmëri dhe me sukses
bashkimin doganor me Kosovën. Konstatohet se nuk ka një angazhim të
AUDITIMI I KLSH-së, PËR NJË REFLEKTIM REALIST SHTETËROR PËR BASHKIMIN
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
54 Botime 2018
vazhdueshëm institucional, bazuar në një strategji të posaçme për unifikimin
doganor me Kosovën, gjë e cila ka dëmtuar dukshëm besimin e bizneseve në dy anët
e kufirit. Veprimtaria e Ministrisë së Financave e Ekonomisë dhe Drejtorisë së
Përgjithshme të Doganave në unifikimin e pikave doganore është e mangët dhe nuk
ka krijuar premisat për një bashkim doganor të shpejtë ndërmjet Shqipërisë dhe
Kosovës. Nuk është hedhur hapi vendimtar, unifikimi i politikave fiskale, si parakusht
për sigurimin e bashkimit doganor, i cili përbën një potencial për rritjen e
shkëmbimit të mallrave, rritjen e ekonomisë për dy vendet, si dhe një parapërgatitje
e proces maturimi për institucionet shqiptare për t’u bërë ballë sfidave që
parashtron integrimi në tregun evropian”.
Pozicioni i Shqipërisë dhe Kosovës në CEFTA
Shqipëria me Kosovën kanë lidhur një marrëveshje të tregtisë së lirë (MTL), por
bashkimi doganor është një shkallë më e lartë, jo vetëm si ndërveprim ekonomik,
por edhe si një sinkronizim ekonomiko-fiskal dhe kërkon vendosjen e tarifave të
përbashkëta karshi vendeve të treta. Në rastin e MTL-së, siç është CEFTA, shtetet
anëtare tregtojnë pa tarifa doganore me njëri tjetrin, por ruajnë sovranitetin e
politikave tregtare me shtetet e tjera jashtë CEFTA-s. Pra, tarifat e vendosura karshi
atyre vendeve jo anëtare ndryshojnë nga një shtet në tjetër. Kjo mund të çojë në
fenomenin që në teorinë ekonomike quhet “diversion tregtar” (Viner 1950) – një
situatë ku të mirat nga jashtë MTL importohen në një vend anëtar me tarifë të ulët,
nga ku mund të dërgohen pa tarifë në një vend brenda MTL-së që aplikon një tarifë
të lartë për palët e treta. Bazuar në të dhënat e INSTAT, në periudhën 2012-2016
eksportet me vendet e BE kanë zënë mesatarisht 76,6 % të totalit; ndërsa eksportet
me CEFTA-n zënë 12,4% të totalit. Në CEFTA, me gjithë barrierat e shumta
burokratike që ngrihen nga vendet anëtare karshi mallrave shqiptare, Shqipëria ka
raportuar vetëm 3 raste (numrin më të vogël krahasuar me shtetet e tjera) në
Komitetin e Përbashkët gjatë periudhës 2009-2016. Kjo tregon një nivel të dobët të
komunikimit dhe aksesit që ka biznesi shqiptar tek instancat shtetërore për të
adresuar problematikat që ndesh në kufijtë ballkanikë.
Tarfia e përbashkët
Ekonomisti i shquar, David Ricardo, në veprën e tij “Parimet e Politikave Ekonomike
dhe Taksimit” (v. 1817) thekson se “Eliminimi i tarifave do të sillte një përfitim neto
në dobi të mirëqenies së përgjithshme – nga ku përftimet e konsumatorëve janë më
të mëdha se humbjet e prodhuesve”. Vendosja e tarifave të përbashkëta është një
proces i shtrirë në kohë, p.sh BE-së iu deshën 11 vjet dhe me efekte zinxhir në
Sali AGAJ, Redi AMETLLARI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 55
hallkat ekonomike dhe administrativ. Sipas një skenari 1, vendosja e një tarifë të
përbashkët sjell një tarifë të lartë për shembull për Kosovën. Kjo nënkupton që
konsumatorët në Kosovë do të paguajnë çmime më të larta për importet nga jashtë
unionit doganor ose do të furnizohet nga furnitorë më pak eficient nga Shqipëria.
Pavarësisht tarifave të larta të importit, qeveria e Kosovës do të përfitojë më pak të
ardhura për shkak të alternimit të burimit të importit, nga vendet me jashtë, me
furnitorë nga Shqipëria. Sipas një skenari 2, vendosja e një tarife më të ulët, për
shembull në Shqipëri, do të ulte riskun e diversionit tregtar dhe do të sillte dy
efekte pozitive. Së pari do të rriste importet e Shqipërisë nga vendet e tjera duke
sjellë efektin pozitiv të “krijimit të tregtisë”. Së dyti, do të rriste të ardhurat në
importet. Prodhuesit vendas, megjithëse do të ndeshen me një konkurrencë të
lartë, kjo do të kompensohej nga përfitimet që do të vijnë për konsumatorët, të
cilët do të blejnë mallra me çmime më të ulëta. Rregullimet ligjore: Cili shtet do t’i
mbledhë detyrimet doganore? Si do të mblidhen këto detyrime dhe si do të bëhet
ndarja e të ardhurave?
Barrierat burokratike.
Për periudhën, 2012-2016 eksportet me Italinë zinin mesatarisht 51,0 % të
eksporteve gjithsej të Shqipërisë, ndjekur nga Kosova me 7,5 %, Spanja me 6,8 %,
Greqia me 3,9 %. Eliminimi i barrierave jotarifore përbën qëllimin kryesor të
Marrëveshjes për Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Në këtë kuadër janë ngritur edhe grupe pune, por biznesi vazhdon të ndeshet me të
tilla pengesa. Sipas një ankete të kryer nga Oda Ekonomike e Kosovës, theksohet se
“Ekzistimi i barrierave jo-tarifore, në të vërtetë paraqet një neglizhencë të qeverive
respektive. Andaj duhen siguruar kushte që incidentet e shpeshta që paraqiten në
sektorë të ndryshëm të mos ndodhin, duke krijuar kështu kushte për fuqizimin e
marrëdhënieve tregtare”. Tre janë format kryesore të barrierave të hasura nga
biznesi i Kosovës: burokracia e tepruar; certifikata e origjinës; dokumenti fitosanitar
dhe më konkretisht: Në pikën kufitare shqiptare kërkojnë noterizimin e analizave të
kualitetit të lëshuara nga IKSHP ose Instituti Bujqësor dhe nuk e njohin dokumentin
fitosanitar. Sipas bizneseve kosovare të anketuar, Shqipëria është i vetmi vend që
kërkon dokumente të ndryshme, madje edhe krahasuar me të gjitha shtetet e BE-
së, etj.
Operimi i Doganës së Kosovës në Portin e Durrësit.
Në Portin e Durrësit, 90% e tranzitit dhe 30 % e mallrave që përpunohen kanë si
destinacion Kosovën. Deklaratat publike në këtë rrafsh, të cilat shërbyen edhe si
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
56 Botime 2018
informacion për grupin e auditimit, nuk përputheshin me gjendjen reale të
konstatuar nga grupi auditues në fushën e ekzistencës së bazës ligjore, përgatitjeve
administrative nga Ministria e Financave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave
si dhe kapaciteteve infrastrukturore të Portit të Durrësit. Nga operimi i plotë i
doganës kosovare në Portin e Durrësit, bizneset do të përfitonin një ulje të kostos
aktuale me rreth 2 milionë euro në vit. Braktisja e projektit për vënien e Portit të
Shëngjinit në shërbim të Doganës së Kosovës, pa u kryer një studim i mirëfilltë për
potencialet dhe përfitimet ekonomike që do të sillte për të dy vendet, ka shkaktuar
një mungesë përgatitjeje institucionale e cila është reflektuar edhe në shtyrjen e
operimit të doganës së Kosovës në Portin e Durrësit. Nga informacionet e marra
nga grupi i auditimit, operimi i doganës së Kosovës në Portin e Durrësit do të
fillonte në dhjetor 2017, për të cilën u përgatit edhe një projektvendim i Këshillit të
Ministrave “Për lejimin e kryerjes së kontrolleve fizike nga zyrtarët e zyrës doganore
të Kosovës në Portin e Durrësit dhe Porto Romano dhe njohjen e licencave të
agjencive të përfaqësimit Doganor të Kosovës”. Por, qeveria shqiptare hoqi dorë
nga miratimi i këtij projektvendimi, për një afat të pacaktuar. Kjo tërheqje
konstatohet edhe nga fakti se zyra doganore e Kosovës nuk u hap në muajin
dhjetor, sikurse qe parashikuar, për arsye se nga pala shqiptare nuk është marrë
asnjë masë për të plotësuar kriteret bazë të operimit, siç vëren Dogana e Kosovës
në “Raportin për Parakushtet e vendosjes së Doganës së Kosovës në Portin e
Durrësit” dërguar në datën 23.10.2017 Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave.
Çfarë nuk shkon?
Për bashkimin doganor Shqipëri-Kosovë nuk ekziston një kuadër rregullator i
posaçëm që të rregullojë marrëdhëniet mes dy vendeve, por vihet re një kuadër i
shpërndarë në dispozitat e marrëveshjeve të nënshkruara. Këto marrëveshje e
cekin në mënyrë tangente unifikimin e pikave doganore me Kosovën por nuk
përfaqësojnë në thelb, në formë dhe përmbajtje, një bazë ligjore të posaçme.
Konkretisht, Marrëveshja për Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë nuk parashikon
strategjinë e implementimit të punës, organet dhe ministritë përgjegjëse për të
ndjekur procesin dhe nuk kanë arritur të eliminojë barrierat burokratike.
Harmonizimi fiskal, si gur-themeli i unionit doganor, nuk është konturuar si politikë
qeveritare, bazuar në një marrëveshje ndër-qeveritare, por është shtruar në formë
aspirate. Në Strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2015-2020, ndonëse
përmendet në mënyrë tangenciale bashkëpunimi me Kosovën dhe me gjithë
Sali AGAJ, Redi AMETLLARI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 57
rëndësinë që ka për vendin tonë, ky bashkëpunim nuk parashikohet në një kapitull
të veçantë.
Mungesë efektiviteti:
Strukturat institucionale të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtorisë së
Përgjithshme të Doganave Shqiptare nuk janë angazhuar në mënyrë të
vazhdueshme e në koordinim me institucionet e Kosovës në këtë drejtim, për shkak
të mungesës së një strategjie të posaçme. Paradoksi që është krijuar është se në
optikën e performancës, procesi është invers, nga inputet po shkohet tek një
objektiv i vagullt e retorik, që ndryshon trajtë pas çdo deklarate publike, e jo nga një
objektiv i qartë e strategjik tek inputet. Kjo ka shkaktuar një situatë ku Dogana
shqiptare por edhe Ministria e Financave po e gjene veten të papërgatitura dhe
shumë prapa përballë deklaratave politike në këtë rrafsh.
Çfarë kemi rekomanduar?
KLSH ka dhënë 24 rekomandime në këtë auditim, ndër kryesore janë:
- Hartimi i një strategji kombëtare të posaçme për bashkimin doganor me
Kosovën, për ta veçuar Kosovën nga përgjithësimi i një bashkëpunimi
ekonomik me vendet e Europës Juglindore.
- Në grupet e përbashkëta të punës midis Shqipërisë dhe Kosovës, të
përfshihen edhe Bashkimi i Dhomave të Tregtisë e Industrisë të Shqipërisë
dhe Oda Ekonomike e Kosovës, si organizata që përfaqësojnë bizneset e të
dy vendeve
- Hartimi i një studimi mbi vendosjen e Portit të Shëngjinit në shërbim të
Doganës së Kosovës. (“Porti i Shëngjinit – Porti i integrimeve shqiptare”,
Fjala e deputetit Bujar Leskaj në Kuvendin e Shqipërisë, 2009).
- MFE të marrë masa që në administratën doganore të instalohet një
platformë Single Window (sikurse do të implementohet nga pala kosovare
në vitin 2018) dhe të shqyrtojë rekomandimin 36 të UN/CEFECAT për të
krijuar një Single Window (Dritare të Vetme) Shqipëri – Kosovë.
- MFE dhe DPD të ndërmarrin hapat e nevojshëm administrativë për krijimin
e një regjistri elektronik të përbashkët për bizneset që operojnë në Shqipëri
dhe në Kosovë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
58 Botime 2018
Këto rekomandime kanë si qëllim ndërmarrjen e hapave konkretë, për të realizuar
një zhvendosje nga retorika aktuale në një angazhim shtetëror efektiv dhe
gjithëpërfshirës, duke thirrur në tryezat e përbashkëta edhe organizatat e bizneseve
të të dyjave vendeve. Po ashtu, duke marrë parasysh të metat e strukturës së
eksporteve shqiptare, të cila përbëhen nga produkte me vlerë të ulët e të
papërpunuara, është me rëndësi që bashkimi doganor të zhvishet nga ambalazhi
politik e të parashtrohet si domosdoshmëri e realitetit të zhvillimeve ekonomike.
1 Shkrime të tjera të botuara nga Redi Ametllari për periudhën janar-qershor 2018:
Progresi i KLSH-së, si pjesë e zhvillimit kombëtar.
(Botuar në gazetën “Telegraf”, më 1 qershor 2018.)
Zija LIKA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 59
INSTITUCIONE JO EFEKTIVE NË EKZEKUTIMIN E VENDIMEVE GJYQËSORE
nga Zija LIKA – ish-Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në revistën “Monitor“, më 1 mars 2018.
Ndonëse me vonesë kohore të konsiderueshme dy vjeçare, ish ministri i shtetit për
inovacionin dhe administratën publike, në mbështetje të Ligjit 152 / 2013 “Për
nëpunësin civil” të ndryshuar, ka nxjerrë urdhrin nr 5151, datë 28.10.2015 “Për
zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë nga institucionet e
administratës publike, të përfshira në fushën e zbatimit të ligjit për shërbimin civil”.
Nëpërmjet këtij urdhri, është përcaktuar procedura që duhet të ndiqet nga ana e
institucioneve përkatëse të administratës publike, të përfshira në fushën e zbatimit
të ligjit të sipërpërmendur, lidhur me ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës
së prerë, për rikthimin në vendin e mëparshëm të punës apo pozicion pune të
barazvlefshëm (të të njëjtit nivel dhe kategori), të ish nëpunësve civilë të larguar
padrejtësisht nga puna, të cilët e konfirmojnë këtë të drejtë përmes këtyre
vendimeve përkatëse gjyqësore.
Kjo procedurë përfshin ngritjen e një komisioni të posaçëm pranë secilit prej
institucioneve përkatëse debitore, i cili duhet të shqyrtojë mundësitë e sistemimit
(rikthimit) në një pozicion të rregullt pune të shërbimit civil, të ish nëpunësve
gjyqfitues, zotërues të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, ende të pa
ekzekutuara.
Vetëm pas dërgimit nga komisioni i posaçëm tek Departamenti i Administratës
Publike, të akt rekomandimit përkatës për sistemimin në punë të ish nëpunësit civil
gjyqfitues, ky i fundit (DAP) duhet të vijojë me nxjerrjen e aktit të emërimit.
Le të shohim se çfarë ka ndodhur në DPT Tiranë
Do të duhej të kalonin rreth 3,5 vite nga hyrja në fuqi e Ligjit 152 / 2013 “Për
nëpunësin civil”, apo 1,5 vite nga nxjerrja e urdhrit të detyrueshëm për zbatim, të
ish ministrit të shtetit për inovacionin dhe administratën publike nr. 5151, datë
28.10.2015 “Për zbatimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë nga
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
60 Botime 2018
institucionet e administratës publike, të përfshira në fushën e zbatimit të ligjit për
shërbimin civil, që DPT Tiranë të nxirrte në zbatim të tij, urdhrin nr.25, datë
24.04.2017 “Për ngritjen e komisionit të posaçëm, për zbatimin e vendimeve
gjyqësore të formës së prerë nga administrata tatimore”.
Bazuar në këtë urdhër të DPT-së, komisioni i posaçëm i ngritur në zbatim të tij, në
përfundim të shqyrtimit të kërkesave të gjyqfituesve (të cilat janë shpeshherë
shumë të pakta, krahasuar me numrin e tyre) i propozon ish nëpunësit civil (në rast
se është e mundshme), sistemimin në një pozicion pune të të njëjtit nivel dhe
kategori, në zbatim të dispozitivit të vendimit gjyqësor “titull ekzekutiv”.
Çuditërisht vetëm pasi ish nëpunësi civil, shpreh pëlqimin për sistemimin në
pozicionin e propozuar të punës, komisioni i posaçëm i DPT- së, i drejtohet DAP-it
me akt rekomandimin përkatës, për emërimin e tij në këtë pozicion. Po në rast se
ish nëpunësit civilë, zotërues të vendimeve gjyqësore të formës së prerë ende të pa
ekzekutuara, nuk kërkojnë të rikthehen në punë apo nuk e japin pëlqimin për
pozicionin e punës që ju ofrohet në bazë të këtij urdhri të sipërcituar (gjë e cila ka
nivel shumë të lartë probabiliteti), çfarë duhet të ndodh?! Fatkeqësisht nëse ndodh
kështu, në mënyrë krejtësisht të paligjshme bazuar në këtë urdhër, ndërpritet
vazhdimi i mëtejshëm i procedurës përkatëse ligjore dhe të gjithë ata që refuzojnë
rikthimin në pozicionin e propozuar të punës konform vendimeve përkatëse
gjyqësore të formës së prerë, lejohen padrejtësisht në dëm të taksapagueve
shqiptarë, të vazhdojnë të trajtohen me dëmshpërblimin përkatës në mënyrë krejt
të pakufizuar në kohë (deri sa të jetojnë), ndërkohë që ligjërisht vazhdimi dhe
përfundimi i kësaj procedure ligjore, duhet ta ndërpres menjëherë këtë
dëmshpërblim financiar.
Përveç sa më sipër, vonesa shumë e gjatë kohore dhe plotësisht e pajustifikuar, në
lidhje me ngritjen e këtij komisioni të posaçëm nga ana e DPT-së, të ngarkuar sipas
urdhrit të sipërcituar me detyrimin ligjor të gjetjes së mundësive dhe vazhdimit të
procedurave përkatëse në bashkëpunim me DAP, për rikthimin në punë të ish
nëpunësve civilë, konform vendimeve gjyqësore të formës së prerë ende të pa
ekzekutuara, ngarkon me përgjegjësi ligjore, financiare dhe administrative,
drejtuesit kryesor të kësaj drejtorie të përgjithshme, si dhe ata respektiv të
drejtorive të saj juridike, apo të burimeve njerëzore.
Të dhënat statistikore të deritanishme tregojnë se, zbatimi i akteve të mësipërme
nënligjore, të nxjerra me shumë vonesë sikurse themi më sipër, jo vetëm nuk e ka
zgjidhur këtë problematikë shumë të rëndësishme në aspektin ligjor, ekonomik,
Zija LIKA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 61
financiar, social e të tjera, por përkundrazi e ka vështirësuar e përkeqësuar edhe
më tej atë. Kështu për shembull, nëse janë rikthyer në marrëdhënie pune në zbatim
të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, rreth 10 – 15% e numrit të ish
nëpunësve civilë të administratës tatimore qendrore, të larguar më parë
padrejtësisht nga puna pas vitit 2000, zotërues të vendimeve përkatëse gjyqësore
të formës së prerë, ende të pa ekzekutuara deri në fundin e vitit 2013 (kohë në të
cilën hyri në fuqi ligji 152 /2013), të paktën në periudhën e mëpasshme rreth 40% e
këtij numri nëpunësish civilë të kësaj administrate që janë larguar nga puna, i janë
shtuar listës së gjyqfituesve, përfitues të dëmshpërblimeve të majme financiare,
qysh prej momentit të largimit përkatës nga puna, derisa të rikthehen në të ose të
jenë gjallë nëse ky rikthim nuk do të ndodh. Bazuar në ligjin në fuqi 152/2013 “për
nëpunësin civil” të ndryshuar, nenit 66/1, pika 1,në të cilin përcaktohet se vendimet
gjyqësore të formës së prerë për rikthimin e nëpunësve civilë në detyrë, duhet të
zbatohen menjëherë nga “njësia përgjegjëse” e cila në bazë të nenit 4, pika 1,
shkronja f, të po këtij ligji është Departamenti i Administratës Publike (DAP) për
institucionet e administratës shtetërore dhe njësia e burimeve njerëzore, për
institucionet e pavarura dhe njësitë e qeverisjes vendore, konstatohet fare qartë se
në rastin që analizojmë: DPT dhe DAP (ashtu sikurse edhe shumë institucione të
tjera, që e kanë këtë problematik), janë plotësisht jo efektive përsa i takon
ekzekutimit të vendimeve gjyqësore të formës së prerë të kësaj natyre.
Disa këshilla e rekomandime, për minimizimin e dëmit financiar nga statusi i
nëpunësit civil.
Nisur nga fakti që përgjatë 17 viteve të fundit të veprimit të Ligjeve nr. 8549 datë
11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil” dhe 152/2013 “për nëpunësin civil” të
ndryshuar, buxheti i shtetit shpenzon çdo vit miliona euro për dëmshpërblimin, që
rrjedh nga ekzekutimi i vendimeve gjyqësore të formës së prerë në favor të ish
nëpunësve me status të larguar më parë nga puna, në rolin e një ekonomisti finance
me përvojë të gjatë pune në këtë profesion e mësimdhënie, duke qenë i obliguar të
kontribuoj profesionalisht në favor të interesit publik, kam bërë publike përgjatë
vitit 2017, përmes mediave të ndryshme vendase dhe paraqitur paranë
institucioneve kryesore ligjzbatuese të vendit tonë, përmes faqeve të tyre zyrtare
elektronike, disa mendime, këshilla dhe rekomandime ekonomiko – ligjore, të cilat
nëse do të zbatohen do të çojnë në minimizimin e këtij dëmi financiar sistematik e
të përvitshëm, duke bërë të mundur që paratë e taksapaguesve, të mos përdoren
për pagesa inproduktive e parazitare, por t’ju rikthehen atyre, në formën e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
62 Botime 2018
investimeve publike, mallrave dhe shërbimeve qeveritare, rritjes së rrogave dhe
pensioneve, politikave më të mira sociale e të tjera.
Meqenëse institucione të ndryshme shtetërore (sistemi tatimor qendror, doganat
në pjesën më të madhe të pozicioneve të punës, ministri, bashki e tjera), që gëzojnë
ligjërisht statusin e nëpunësit civil për punonjësit e tyre, kanë specifika të ndryshme,
jam përqendruar në zgjidhjen e këtij problemi në sistemin tatimor qendror, që
përbëhet nga: DPT-Tiranë, 13 DRT, DTM- Tiranë e tjera, ndërkohë që kjo zgjidhje
mund shërbejë si model edhe për institucione të tjera me status, në vartësi me
veçoritë që ato kanë.
Së pari: Duhet të bëhet rregullimi përkatës ligjor, duke ngarkuar me përgjegjësi
financiare, administrative dhe/ose penale autoritetet përkatëse vendimmarrëse,
për largime të padrejta nga puna, të konfirmuara përmes vendimeve përkatëse
gjyqësore të formës së prerë, që lidhen me periudhat respektive nga datat e
largimit, deri tek ato të marrjes formë të prerë të vendimeve gjyqësore dhe për
mosekzekutim në kohë të këtyre të fundit, prej datave përkatëse që duhet të
realizohej përmbushja e këtij detyrimi ligjor, deri në ato të ekzekutimit të këtyre
vendimeve, apo në vazhdim për pjesën e mbetur të tyre ende të paekzekutuar.
Zbatimi i pjesës së parë të këtij rekomandimi, që lidhet me largimet nga puna të ish
nëpunësve civilë dhe zhvillimin e proceseve gjyqësore përkatëse deri në marrjen
formë të prerë të vendimeve gjyqësore në favor të tyre, duhet të analizohet me
shumë kujdes dhe objektivitet, pasi periudha e deritanishme e funksionimit të
sistemit të drejtësisë, është mbushur me raste të shumta kontestimesh, gjykimesh
jo korrekte të ndershme e profesionale, të shoqëruara me ngjarje e fenomene
korruptive, të denoncuara edhe prej emisioneve televizive investigative si “Fiks-
Fare”, “Stop”, “Boom” e të tjera. Lidhur me atë çka themi, le të shpresojmë se
funksionimi në të ardhmen i strukturave të reja të sistemit të drejtësisë, të dala nga
implementimi i reformës në drejtësi, do të ndryshojë në drejtimin e duhur realitetin
përgjithësisht negativ të funksionimit të deritanishëm të këtij sistemi. Gjithashtu
këto autoritete, në përkatësi të institucioneve që gëzojnë statusin e nëpunësit civil,
duhet të mbajnë përgjegjësinë e sipërcituar, në të gjitha ato raste kur sipas
verifikimeve përkatëse, rezulton se kanë bërë emërime në punë nga jashtë ose
brenda sistemit, në ato pozicione pune tek të cilat ato duhet të rikthenin
detyrimisht, ish nëpunësit përkatës, zotërues të vendimeve gjyqësore të formës së
prerë,të cilat e konfirmonin më parë këtë të drejtë, duke lejuar në këtë mënyrë
vazhdimin abuziv të pagimit inproduktiv të këtyre të fundit, me fondet përkatëse
Zija LIKA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 63
publike të buxhetit të shtetit, deri në momentin e rikthimit në vendin e mëparshëm
të punës, sikurse përcaktohet në këto vendime gjyqësore, ose derisa të jenë gjallë
nëse ato nuk ekzekutohen.
Është plotësisht e mundur që kjo shtesë organike, jo vetëm të mos cënojë aspak me
kosto shtesë financiare buxhetin e shtetit, por përkundrazi të gjenerojë të ardhura
shtesë të konsiderueshme për të. Kjo gjë bëhet plotësisht e mundshme, nëse
realizohet rikthimi në punë i ish nëpunësve tatimorë të larguar më parë
padrejtësisht nga puna, duke ekzekutuar vendimet gjyqësore të formës së prerë, të
cilat e konfirmojnë këtë të drejtë, ndërkohë që shtesa organike e miratuar më parë
sikurse themi më sipër, duhet të jetë jo më e vogël se numri përkatës i këtyre të
fundit.
Menjëherë pas këtij miratimi, Ministria e Financave konformë procedurave
përkatëse ligjore, duhet të transferojë fondin përkatës të parashikuar në buxhetin e
shtetit për dëmshpërblime të kësaj natyre, në fond pagash për llogari të DPT-Tiranë,
duke shtuar pjesën kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që do të
paguhet nga punëdhënësi (shteti) dhe rritjen totale respektive të pagës bruto
krahasuar me më parë.
Ky transferim është tepër i rëndësishëm, pasi ai bën të mundur zëvendësimin e
shpenzimeve buxhetore inproduktive me ato produktive, pasi këto të fundit në çdo
rast do të krijojnë të ardhura shtesë nga punësimi për llogari të buxhetit të shtetit,
ndërkohë që ndryshesa (rritja/ulja) e shpenzimeve faktike në kuadrin e këtij buxheti,
Së dyti: Për të gjithë ish nëpunësit tatimor, të larguar më parë nga puna dhe për të
cilët aktualisht ekzistojnë vendimet përkatëse gjyqësore të formës së prerë në favor
të tyre, duhet të fillojnë menjëherë nga ana e DPT-së dhe DAP-it Tiranë, procedurat
e rikthimit të tyre në punë, duke i kërkuar paraprakisht qeverisë në mënyrë të
argumentuar, miratimin e një shtese organike për aq sa nevojitet, në përmbushje të
detyrimit përkatës ligjor, që rrjedh edhe nga zbatimi i Ligjit 152 / 2013 “për
nëpunësin civil”, të ndryshuar, neni 7, pika 2, shkronja gj. Përfshirja e rreth 10.000
subjekteve të biznesit të vogël me xhiro vjetore mbi 2 deri 5 milion lekë të reja, në
skemën ligjore të tvsh-së, duke filluar prej datës 01.04.2018 e në vazhdim, do të
kërkojë përveç të tjerash, shtimin e organikës së administratës tatimore qendrore
mbi numrin 1586 që ajo është aktualisht, në mënyrë që të bëhet i mundur jo vetëm
përpunimi, azhornimi, gjurmimi dhe ndjekja e informacionit përkatës tatimor, por
edhe kontrolli i vazhdueshëm tatimor i tyre në përputhje me legjislacionin tatimor
në fuqi.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
64 Botime 2018
do të jetë e barabartë me pjesën e kontributit të sigurimeve shoqërore dhe
shëndetësore, që do të paguaj punëdhënësi (shteti) në zbatim të legjislacionit
përkatës, plus rritjen totale respektive të pagës bruto, krahasuar me më parë për të
gjithë ish nëpunësit e rikthyer faktikisht në punë, minus pjesën e dëmshpërblimit
financiar të ndërprerë për ata ish nëpunës, të cilët sikurse themi më poshtë lirohen
apo largohen nga shërbimi civil. Përllogaritet se vlera e çdo dëmshpërblimi financiar
të ndërprerë, është përafërsisht e mjaftueshme për të mbuluar koston shtesë
buxhetore të rikthimit dhe vazhdimit në punën e mëparshme, të katër ish
nëpunësve zotërues të vendimeve gjyqësore të formës së prerë, të cilat e
konfirmonin më parë këtë të drejtë. Kjo do të thotë se vlera e dëmshpërblimit, që i
korrespondon 20% të numrit total të ish nëpunësve tatimorë të kësaj kategorie, të
cilëve për shkaqet e përmendura më poshtë ju ndërpritet dëmshpërblimi financiar,
është e mjaftueshme për të përballuar koston shtesë buxhetore të rikthimit dhe
vazhdimit në punën e mëparshme, të të gjithë pjesës tjetër të barabartë me 80% të
numrit total të tyre, ndërkohë që nëse shifra e mësipërme e daljes nga skema e
dëmshpërblimit financiar është mbi 20%, atëherë gjenerohet përfitim shtesë
buxhetor në formën e kursimit të shpenzimeve përkatëse të këtij buxheti.
Nëse për këtë kategori ish nëpunësish, kryhen procedurat përkatëse ligjore të
rikthimit në punë dhe për këtë bëhet njoftimi zyrtar i secilit prej tyre, atëherë
ndërpritet menjëherë dëmshpërblimi financiar i sipërpërmendur, pasi në këtë
moment madje edhe kur ekzistojnë arsye të justifikuara ligjore për mosparaqitje në
punë, efektet e vendimeve gjyqësore të formës së prerë nuk justifikohen (zerohen),
ndërsa të gjithë ata që paraqesin aktin e dorëheqjes me shkrim, apo për arsye të
ndryshme të pajustifikuara ligjore nuk e respektojnë këtë vendimmarrje, lirohen
apo largohen respektivisht nga shërbimi civil dhe numri i tyre i zbritet atij të
strukturës së shtuar organike të personelit, duke e fiksuar atë përkohësisht në
përputhje me rregullat përkatëse ligjore.
Në përfundim të këtij procesi, do të jetë tepër e sigurt, se numri i ish nëpunësve të
kësaj kategorie që do të vazhdojnë të paguhen, do të jetë më i vogël nga ai i
mëparshëm, madje me një ndryshim thelbësor tepër të madh, pasi këta të fundit
nuk do të paguhen më në mënyrë inproduktive e parazitare, por nëpërmjet punës e
cila padyshim dhe për çdo rast, do të gjenerojë nëpërmjet produktivitetit përkatës,
përfitim shtesë me interes publik. Në lidhje me këtë, ka shumë të ngjarë që pjesa
më e madhe e atyre, që kanë emigruar jashtë vendit (në Europë, SHBA, apo
kontinente të tjera), apo që kryejnë punë të tjera ose merren me biznes, nuk do të
Zija LIKA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 65
preferojë të rikthehet në vendin e mëparshëm të punës, ndërkohë që padyshim ju
intereson vazhdimi sa më gjatë në kohë i përfitimit parazitar të dëmshpërblimit
ekonomik, që rrjedh nga mos kryerja e procedurave përkatëse ligjore të rikthimit në
punën e mëparshme, konform vendimeve gjyqësore përkatëse të formës së prerë.
Aktualisht janë rreth 380 ish nëpunës të sistemit tatimor të larguar nga puna pas
vitit 2000, për të cilët ekzistojnë vendimet përkatëse gjyqësore të formës së prerë
në favor të tyre, por që ende figurojnë të pakthyer në punën e mëparshme. Ky fakt,
përbën një dëm të madh ekonomik të përvitshëm që i bëhet buxhetit të shtetit dhe
taksapaguesve shqiptarë, pasi secili prej tyre ka përfituar dhe përfiton çdo vit, në
vartësi me pagën përkatëse që ka patur, një shumë prej 9-10 milion lekësh të vjetra,
pa dhënë asnjë lloj kontributi në punë. Duke qenë kështu, kuptohet fare qartë që
shumicës së tyre apo ndoshta të gjithëve, nuk i intereson rikthimi në punën e
mëparshme, madje mund ta konsiderojnë si një nga fatkeqësitë më të mëdha, nëse
një gjë e tillë u ndodh, pasi ata mund të bëjnë punë të tjera (qoftë edhe në sektorin
publik) dhe paguhen për to, të merren me biznese, e tjera, apo të emigrojnë jashtë
vendit për vite të tëra dhe deri sa të arrijnë moshën e pensionit ose të jenë gjallë
(gjë e cila nuk përbën aspak çudi), të paguhen duke shtuar çdo vit në llogarinë
bankare të çdonjërit prej tyre, shumën prej rreth 10 milion lekësh. Përvoja e
deritanishme ka treguar se kjo pagesë, mund të vazhdojë pandërprere deri në më
shumë se 40 vjetë rresht, duke kapur shifrën e mbi 400 milion lekëve.
Në këtë situatë, rikthimi i tyre në punë sa më shpejtë që të jetë e mundur (qoftë
edhe me shtesë organike), jo vetëm që e ndërpret efektin përkatës negativ në
buxhetin e shtetit, por përkundrazi mundëson lëvizjen e tij drejt kahut pozitiv, pasi
kontributi (produktiviteti) i punës së tyre në sistemin tatimor, i cili ende
karakterizohet nga një nivel i lartë evazioni fiskal, do të shoqërohet me siguri në
kushtet e mirëmenaxhimit të këtij sistemi, me një rritje të ardhurash për buxhetin e
shtetit disa herë më shumë se rrogat përkatëse të tyre, të cilat vazhdojnë t’i marrin
sistematikisht në periudha periodike vjetore, në mënyrë inproduktive e parazitare,
madje dhe pa zbritur më parë kontributin e sigurimeve shoqërore dhe
shëndetësore, sikurse ndodh me të punësuarit.
Pra zbatimi i kësaj skeme ekonomiko-ligjore në çdo lloj rasti dhe rrethane, do të
rezultojë me efekte financiare pozitive për buxhetin e shtetit dhe do të ulë nga ana
tjetër, treguesin në % që zë kostoja reale vjetore e mbajtjes së personelit të
administratës tatimore qendrore, (të cilës i shtohet edhe dëmshpërblimi vjetor i
sipërcituar), ndaj totalit të të ardhurave vjetore që vilen prej kësaj administrate,
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
66 Botime 2018
ndërkohë që vonesat subjektive të pajustifikuara nga ana ligjore, lidhur me
ekzekutimin e vendimeve gjyqësore të formës së prerë (për sa i takon rikthimit në
vendin e mëparshëm të punës, të ish nëpunësve përkatës të larguar më parë nga
puna), apo akoma më keq mosekzekutimi fare i tyre, do të vazhdojnë të ndëshkojnë
financiarisht këtë buxhet dhe taksapaguesit shqiptarë. Mundësia e rikthimit në
punë, për raste të tjera të ngjashme, qoftë edhe me shtesë organike deri në masën
ku të ardhurat e produktit marxhinal të punës barazojnë çmimin e saj (pagën),
sikurse përcakton shkenca e ekonomisë, duhet të shikohet me përparësi edhe në
institucione të tjera ku vepron ligji përkatës “për nëpunësin civil”, duke përfshirë
edhe njësitë e qeverisjes vendore.
Në këndvështrimin ligjor, ekonomik, financiar dhe social, çdo shtesë organike e
miratuar konform procedurave përkatëse ligjore, që do të mundësonte rikthimin në
punën e mëparshme të ish nëpunësve të kategorisë së lartpërmendur, do të ishte e
justifikuar deri në masën që treguesi ekonomik “të ardhura të produktit marxhinal
të punës”, të jetë jo më i vogël se pjesa e kontributit të sigurimeve shoqërore dhe
shëndetësore që paguan punëdhënësi (në rastin tonë shteti), në zbatim të
legjislacionit përkatës, plus rritja respektive e pagës bruto krahasuar me më parë,
pasi pjesa tjetër e shpenzimeve që lidhet me pagën, mbulohet financiarisht nga
fondi përkatës i parashikuar në buxhetin e shtetit për dëmshpërblime dhe i
transferuar më parë në fond pagash, sikurse themi më sipër.
Së treti: Është e domosdoshme dhe emergjente që në kuadrin e rregullimit dhe
përmirësimit të mëtejshëm të legjislacionit në fushën e shërbimit civil e të tjera, të
përcaktohet qartë se nëse përgjatë periudhës kur ish-punonjësi civil apo jo civil,
është trajtuar apo trajtohet me dëmshpërblim financiar nga fondet e buxhetit të
shtetit për shkak të ekzekutimit të vendimit përkatës gjyqësor të formës së prerë në
favor të tij dhe nga ana tjetër brenda kësaj periudhe, verifikohet se ai ka qenë apo
është i punësuar në sektorin publik dhe për pasojë i paguar prej fondeve publike
buxhetore, atëherë këto shuma pagesash duhet t’i zbriten atij prej dëmshpërblimit
të pritshëm, ose të kërkohet rikthimi i tyre në buxhetin e shtetit, përmes vendimit
ekzekutiv të nxjerrë prej institucionit përkatës, konform zbatimit të procedurave të
nevojshme ligjore.
KLSH, institucion suprem i auditimit të zbatimit të legjislacionit dhe ruajtjes e
mirëmenaxhimit të parasë e pronës publike.
Nisur nga dëshira e mirë për të kontribuar në zgjidhjen sa më eficiente të kësaj
problematike tepër të rëndësishme dhe komplekse në aspektin ligjor, ekonomiko–
Zija LIKA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 67
financiar, social, moral, politik e shoqëror (sikurse themi më sipër), para disa kohësh
(përgjatë vitit 2017), përmes adresave përkatëse elektronike të DAP-it, DPT-së,
DPD-së, Ministrisë së Financave, Kryeministrisë, Avokatit të Popullit, KLSH-së, dhe
Presidentit të Republikës kam dërguar opinonin, këshillat dhe sugjerimet e mia
ekonomiko - ligjore, të cilat njëkohësisht i kam bërë publike, duke i botuar edhe në
disa prej gazetave kryesore të vendit tonë, si dhe në revistën ekonomike “Monitor”.
Megjithëse këto këshilla dhe sugjerime ekonomiko – ligjore, të cilat janë rezultat i
një studimi të thelluar shkencor të kësaj problematike komplekse, me pasoja shumë
të rënda negative për buxhetin e shtetit shqiptar (prej jo më pak se 10 milion euro
çdo vit), do të çonin në minimizimin e dëmit financiar, nëse do të merreshin në
konsideratë dhe zbatoheshin nga ana e institucioneve ligjvënëse dhe ligjzbatuese,
fatkeqësisht me përjashtim të KLSH-së, nuk u morën në konsideratë, madje u
anashkaluan dhe u nënvlerësuan ndoshta pa i lexuar fare, duke mos më kthyer në
shënjë respekti dhe mirënjohje për këtë kontribut shkencor të dhënë në favor të
interesit publik, qoftë edhe përgjigjen formale me tre shkronja “FLM”.
Nëse këto institucione të lartpërmendura (përveç KLSH-së), qoftë edhe në
bashkëpunim me specialistët përkatës të FMN-së (të cilët kanë asistuar në këtë
periudhë ekspertimin e financave publike shqiptare dhe çuditërisht nuk kanë dhënë
asnjë lloj rekomandimi zyrtar për zgjidhjen e kësaj problematike), disponojnë të
paktën një skemë ekonomiko–ligjore më eficiente se ajo e rekomanduar nga ana e
ime, atëherë çfarë presin akoma që nuk e vënë në zbatim, ndërkohë që praktika e
deritanishme e ndjekur prej tyre ku mbizotëron spontaniteti, pasiviteti dhe “gjumi
letargjik”, jo vetëm nuk e minimizon dëmin financiar të shkaktuar prej të paktën 10
milion euro çdo vit, por përkundrazi tenton ta thellojë akoma më tej atë. Sqarojmë
se i vetmi institucion, i cili i mirëpriti, studiojë dhe vlerësojë si të drejta, dobishme,
shkencore dhe eficiente këto rekomandime, që çojnë nëse zbatohen nga
institucionet përkatëse shtetërore në minimizimin e dëmit financiar sistematik të
përvitshëm, sikurse përmendet më sipër, ishte KLSH-ja që e ka përfshirë dhe
vazhdon ta përfshijë këtë problematikë kontrolli, si pikë të veçantë e të
rëndësishme të programeve audituese, të cilat janë realizuar dhe vazhdojnë të
realizohen, veçanërisht pranë institucioneve të administratës publike, të përfshira
në fushën e zbatimit të ligjit “për shërbimin civil”. Pavarësisht nga sa themi,
implementimi i plotë i rekomandimeve të lartpërmendura të karakterit ekonomiko
– ligjor, të cilat optimizojnë zgjidhjen e kësaj problematike të ndërlikuar dhe
komplekse duke i përdorur instrumentet përkatës deri në shterim, kërkon përveç të
tjerash përmirësime të mëtejshme ligjore dhe meritojnë të merren në konsideratë
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
68 Botime 2018
dhe diskutohen prej komisioneve parlamentare të ekonomi – financës dhe atij të
legjislacionit, përndryshe këto të fundit, (ndonëse me shumë vonesë), duhet të
gjëjnë zgjidhjet e duhura përkatëse. Bazuar në të gjithë informacionin kompleks e
transparent, të përditësuar dhe publikuar nga ana e KLSH-së në faqen e saj zyrtare;
vlerësimet e shumta pozitive, të bëra prej përfaqësuesve zyrtarë të institucioneve
supreme audituese (SAI) të vendeve të ndryshme partnere të botës (duke përfshirë
edhe ato të disa prej vendeve të zhvilluara); rezultatet e larta me impakt pozitiv
edhe për të ardhmen, të arritura në fushën e gjetjeve, zbulimeve, luftës kundër
korrupsionit e evazionit fiskal, dhënies së rekomandimeve ndaj subjekteve të
audituara, qeverisë dhe kuvendit, në funksion të përmirësimeve të mëtejshme të
performacës (sidomos të institucioneve të shërbimit publik), legjislacionit e të tjera
(veçanërisht përgjatë periudhës kur ky institucion drejtohet nga zoti Leskaj),
rezulton se KLSH (ALSAI) nuk është vetëm institucion suprem i auditimit të zbatimit
të legjislacionit, ruajtjes e mirëmenaxhimit të parasë e pronës publike, në përputhje
me parimet kyçe të auditimit (pavarësia, ligjshmëria, paanëshmëria,
profesionalizmi, transparenca, konfidencialiteti, interesi publik, ekonomiciteti,
efiçenca, efektiviteti, etj.) dhe standardet ndërkombëtare të institucioneve
supreme të auditimit (ISSAI, EUROSAI, INTOSAI), pasi ai nuk auditon thjesht
performancën e të tjerëve, por udhëheq institucionalisht me performancën e tij.
Nisur nga sa më sipër, shpreh bindjen se funksionimi në të ardhmen i strukturave të
reja të sistemit të drejtësisë, të karakterizuara nga ndershmëria, profesionalizmi,
korrektesa dhe integriteti moral (në ndryshim rrënjësor nga sa më parë), do të bëj
të mundur që rezultatet pozitive të veprimtarisë së këtij institucioni të sipërcituar,
të avancojnë më tej dhe të jenë akoma më të prekshme në favor të interesit publik.
Alfred ZYLFI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 69
CILËSIA E GODINAVE SHKOLLORE NË FOKUSIN E AUDITIMIT TË PERFORMANCËS
nga Alfred ZYLFI – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 16 mars 2018.
Tashmë në KLSH auditimi i performancës në këto vite nuk përbën më risi sepse ai
është bërë rutinë e punës së tij dhe Departamentit të Auditimit të Performancës,
por ajo që duhet veçuar është përfshirja e tij gjithnjë e më shumë në sektorë të
shërbimeve publike për të vlerësuar e rekomanduar përmirësimit e objektivave të
tyre. Në këtë fokus auditimi i performancës në KLSH u përqendrua në godinat
shkollore parauniversitare si një nga faktorët kryesorë për ngritjen e një sistemi sa
më cilësor të arsimimit roli i të cilit është parësor për çdo vend që synon një zhvillim
të qëndrueshëm ekonomik, kulturor dhe social.
Arsimimi dhe shkalla e tij është e lidhur ngushtësisht edhe me ndërtesat shkollore,
të cilat kanë ndikimin e tyre shumë të rëndësishëm në mbarëvajtjen e këtij procesi
kaq delikat. Nga rëndësia mjaft e madhe që kanë ndërtesat e shkollave në edukimin
e fëmijëve, shpesh janë quajtur si “mësuesi i tretë”. Hapësirat e shkollës, ku fëmijët
kalojnë pjesën më të madhe të ditës, përcakton mënyrën se si ata reagojnë brenda
këtij dimensioni, e ndikon drejtpërsëdrejti në sjelljen e tyre, procesin e marrjes e
dhënies së mësimit e gjithashtu në kushtet shëndetësore të tyre. Asnjë godinë nuk
lidhet aq fort e nuk ndikon aq shumë sa ndërtesat e shkollave tek nxënësit,
komuniteti dhe pamja urbane. Pikërisht rëndësia që ka ndërtesa e shkollës dhe
numri i madh i strukturave shkollore që ekzistojnë, rikonstruktohen e që kërkojnë të
ndërtohen në të ardhmen, lind nevojën që të njohim, të kuptojmë e të arsyetojmë
mbi evoluimin, historikun e tipologjitë e tyre në mënyrë që mos përsërisim gabimet
e të shkuarës në të ardhmen. Ndërtesat shkollore kanë një zhvillim të ulët nga
pikëpamja cilësore, megjithëse këto vitet e fundit ka patur një rritje sasiore për
shkak të disa politikave stimuluese që kërkojnë domosdoshmërish të ushtrojnë një
“presion” pozitiv në nivelet politike për të kaluar nga “riparimet e pjesshme sipas
nevojave të çastit” drejt “zgjidhjeve të plota e afatgjata”.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
70 Botime 2018
Ndërmjet këtij auditimi jemi munduar të skicojmë dhe adresojmë rrugën për
përmbushjen dhe plotësimin e përparësive strategjike gjithëpërfshirëse të faktorit
“Ndërtesë” në arsimimin e nxënësve, kaq të rëndësishëm për sigurimin e
mbarëvajtjen e këtij procesi kaq delikat. Gjithashtu, kemi kërkuar të promovojmë
bashkëveprimin ndërmjet qeverisjes qendrore, pushtetit vendor, shoqërisë civile,
grupeve të interesuara, komunitetit të biznesit dhe publikut të gjerë, se rritja e
performancës së vendit ku zhvillohet procesi mësimor është investimi që ndikon në
zhvillimin tërësor të vendit.
Godinat shkollore parauniversitare kanë marrë vëmendjen e duhur këto vitet e
fundit kryesisht në drejtim të rritjes së cilësisë tyre, megjithatë ajo vazhdon të
ndeshet me problematikat, që kanë të bëjnë me;
përcaktimin e legjislacionit dhe përgjegjësitë, kompetencat, vendim-
marrjen, nëpërmjet bashkëpunimit midis institucioneve qendrore;
përcaktimi i fushave të përgjegjësisë ndërmjet institucioneve qendrore e
lokale;
mungesën e strategjisë për godinat shkollore parauniversitare;
mungesën e studimeve për ndërtimin, zhvillimin dhe mirëmbajtjen e
godinave shkollore parauniversitare;
marrëdhënie të dobëta e inefektive të partneritetit me palët e interesit;
hartimin e projekteve jocilësore në ndërtimin dhe rikonstruksione e
objekteve arsimore;
mungesën e praktikave më të mira që sjellin risi dhe modernizim;
mungesën e shkollave dhe amortizimi i tyre;
mungesën e mjediseve shkollore, klasa, laboratorë, palestra, ndërtimet pa
leje në ambientet shkollore, zënia e ambienteve shkollore dhe të oborreve
të tyre;
mungesën e vlerësimit dhe certifikimit të tyre sipas standardeve europiane
në hapësira, në numër nxënësish, ventilim dhe ajrim të klasave, ndriçimit të
tyre në kushtet natyrale dhe nëpërmjet dritës elektrike, etj.;
mungesën e vlerësimit të shkollave sipas karakteristikave dhe standardeve
të tyre në përputhje me ciklet e mësimdhënies si të arsimit fillor, nëntë-
Alfred ZYLFI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 71
vjeçar dhe të mesëm;
mungesën e përcaktimit e nevojave dhe prioriteteve si për godina të reja
shkollore, ashtu dhe rikonstruksionin e tyre cilësor në funksion të kohës;
mungesën e përcaktimit të kostove për çdo shkollë për mirëmbajtjen dhe
miradministrimin e tyre, etj.
Në këtë kontekst i zhvilluar e detajuar në raportin përfundimtar të auditimit
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nëpërmjet sintezës së përmirësimit
mirëkuptimit të aktorëve të ndryshëm, pasqyrimit me realizëm dhe objektivitet i
situatës, vlerësimit performancës sistemit ka dhënë mesazhin kryesor: “Nxitje e
reformave për vlerësimin e cilësisë së godinave shkollore parauniversitare, duke i
cilësuar si “mësuesi i tretë” për ndikimin e tyre shumë të rëndësishëm në
mbarëvajtjen e procesit aq delikat të mësimdhënies e mësim nxënies në sistemin e
arsimit”.
Sot sfida për arsimim sa më cilësor gjithëpërfshirës e të barabartë qëndron në
rritjen bashkëpunimit të gjithanshëm të institucioneve qendrore e vendore,
sipërmarrjeve e bizneseve, partnerëve të tjerë zhvillimorë, publikut, etj., për të
kërkuar e përshtatur edhe lidhjen e godinave shkollore me shkallën arsimore, për të
ndërtuar një sistem godinash shkollore të hapur me zhvillimet e teknologjinë
bashkëkohore që të lehtësojë arsimimin, sot e në të ardhmen në përputhje me
sistemin e BE.
Godinat shkollore të sistemit parauniversitar, si objekte në të cilat mësojnë nxënësit
dhe punojnë mësuesit e personeli ndihmës, duhet të plotësojnë standardet për
objektet shkollore në shumë aspekte, si pozicioni, orientimi, ndriçimi, ajrosja e
hapësirave, ngrohja dhe mirëmbajtja e higjienës në objektin shkollor si dhe
orenditë, mjetet mësimore ndihmëse dhe mbingarkesa në programit mësimor,
sepse ato ndikojnë direkt në shëndetin fizik të nxënësve.
Për këto apo dhe të tjera duhet të kryhen studime që të konsistojë në zhvillimin e
politikave dhe hapave ligjorë që duhen ndërmarrë për reformimin dhe
modernizimin menaxhimit të godinave shkollore në sistemin e arsimit
parauniversitar, përcaktimin e kritereve të përgjithshme, organizimin dhe
funksionimin e institucioneve, në përputhje me kërkesat e perspektivën e zhvillimit
ekonomik, kombëtar dhe rajonal, normave dhe standardeve dhe drejtimeve
europiane të zhvillimit të vendit. Për të gjitha këto Pushteti Vendor në bashkëpunim
me Qeverinë duhet të marrin masa për të plotësuar të gjitha boshllëqet ligjore dhe
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
72 Botime 2018
institucionale duke bërë dhe përmirësimet përkatëse në mënyrën e menaxhimit të
godinave shkollore parauniversitare në sistemin e arsimit e cila duhet të
përqendrohet në:
përmirësimi i cilësisë së ligjit ekzistues;
përcaktimit të saktë dhe të plotë mbi vartësitë e sistemit të arsimit dhe
menaxhimit të administrimit të godinave shkollore;
përcaktimit të përgjegjësive dhe kalimit të kompetencave dhe pronësive të
sistemit të godinave të arsimit parauniversitar nga qeverisja vendore;
përmirësimin e të gjithë kuadrit ligjor ekzistues në lidhje me këtë sistem
përmes rritjes së bashkërendimit të legjislacionit dhe heqjes së pengesave të
ndërmjetme;
përgatitjen e infrastrukturës dhe personelin administrues që merret me
sistemin e godinave të arsimit parauniversitar;
përmirësimin e monitorimit dhe vlerësimit të sistemit të menaxhimit dhe
administrimit të godinave të arsimit parauniversitar;
përcaktimin e strukturave përkatëse nga nivel qendror e deri tek niveli më i
ulët të cilat do të merren jo vetëm me politikat e tij por edhe me administrimin
e gjithë këtij sistemi.
Fasos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 73
KLSH, MILIARDAT E DENONCIMEVE DHE GJYQET SHEMBULLORE
nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 13 mars 2018.
Në këto gjashtë vite 2012-2017, syri profesional vëzhgues dhe ruajtës i parave
publike, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka denoncuar pa pushim abuzimet me paranë e
përbashkët të shqiptarëve. Janë me miliarda euro në formën e dëmit ekonomik, të
parasë shtetërore të shpenzuar keq, ose të të ardhurave të munguara në Buxhetin e
Shtetit. Të gjitha të ravijëzuara dhe përmbledhura në dosje të përgatitura me kujdes
dhe përgjegjshmëri. Gati një denoncim në javë (një kallëzim penal në javë) në 2186
ditë ose mbi gjashtë vjet! Ky institucion nuk ka kursyer denoncime ndaj zyrtarëve të
lartë të Partisë Demokratike në vitet 2012-2013 në pushtet, dhe më vonë të Partisë
Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim, me bindjen se korrupsioni nuk është
as blu dhe as rozë, por i zi. Pikërisht kjo shpërfillje ndaj fuqisë politike të momentit
në pushtet dhe respekti e përkushtimi ndaj standardeve ndërkombëtare të
profesionit, përbën fuqinë e vërtetë të gjetjeve dhe denoncimeve të institucionit
“watchdog” (ruajtës) të parasë së përbashkët të qytetarëve. Sepse askush nuk
mund të akuzojë apo ankohet për anim partiak apo politik. Askush nuk mund të
flasë për shantazh apo gjobëvënie, sikurse përflitej jo fare pa të drejtë ky institucion
gjashtë vjet e tre muaj më parë. Një fuqi e tillë e sotme amplifikohet nga siguria se
gjetjet dhe zbulimet e dëmeve ekonomike, parave të shpenzuara keq ose të
humbura si të ardhura kanë ardhur si rezultat i një analize të kujdesshme të rrezikut
të institucionit shtetëror që kontrollohet, i një pune hulumtuese të hollësishme dhe
të ndershme, duke i krahasuar gjetjet dhe shkeljet me kuadrin ligjor përkatës, duke
mos pritur asnjë sekondë, kur materialet bëhen gati, për të bërë kallëzimin penal, si
dhe duke mos hapur asnjëherë “ankandin” abuziv: “sa para më jep, që të mos të ta
nxjerr emrin e mos të të denoncoj tek prokurori”? Një dukuri e shëmtuar dhe
shtetvarrosëse kjo, që ndodhte rëndom në institucione të tjera, që paguheshin e
paguhen nga taksapaguesit shqiptarë për të kontribuar në luftën kundër abuzimit
dhe korrupsionit shtetëror! Përkundrazi, institucionit ruajtës të parasë së qytetarit i
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
74 Botime 2018
është dashur të përballet me presione të forta politike, sa herë “ka sulmuar qiejt”
(dhe këtë e ka bërë përherë) duke denoncuar në Prokurori edhe ministra të Shtetit,
apo abuzime e dëme ekonomike në nivele me qindra milion euro. Nëse sot
abuzohet më pak në nxjerrjen e naftës shqiptare, nëse Agjencia Kombëtare e
Burimeve Natyrore është në ristrukturim pozitiv më në fund, kjo ndodh edhe falë
denoncimeve të KLSH. Nëse sot janë prapa hekurave ish-drejtues dhe drejtues të
Autoritetit Rrugor Shqiptar, Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka denoncuar ata që në vitin
2013 e më tej në vijimësi. Masakrës me pronat e qindra mijëra shqiptarëve dhe
mbivendosjet dhe abuzimet e të gjitha llojeve nëpër hipoteka dhe zyra të ALUIZNI-t,
KLSH i është përgjigjur me 36 kallëzime penale për 196 drejtues, ish-drejtues,
përgjegjës sektori dhe specialistë të këtyre zyrave. Në pamundësi për t’i gjykuar e
dënuar po vetë zyrtarët e Shtetit të kapur në abuzim flagrant (nuk është gjykatë),
në më shumë se gjashtë vite, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar mbi 270
kallëzime penale, dosje të artikuluara dhe shumë profesionale e të detajuara, pranë
organit të akuzës. Institucionet e reja që do të dalin nga reforma në drejtësi,
prokurorët profesionistë dhe me integritet me siguri që do të trajtojnë me
përparësi denoncimet e KLSH. Sepse ato, ndryshe nga denoncimet nëpër media (me
gjithë vlerën e jashtëzakonshme të këtyre të fundit), janë të pajisura me
dokumente, fakte dhe shifra kokëforta, të cilat do të shërbenin si një bazë ideale
nisjeje për procese gjyqësore shembullore kundër abuzuesve me pronën shtetërore
dhe paratë e qytetarëve të këtij vendi. Reforma në drejtësi do të fitonte procese
konkrete dhe dinjitoze hetimi dhe gjyqesh, peshë dhe besim në sytë e njerëzve,
pikërisht në rast se do të mbështetej tek denoncimet e KLSH-së. Dhe me siguri që
një ditë ajo do të mbështetet! Dhe kjo ditë nuk është shumë e largët.
Alush ZAÇE
Kontrolli i Lartë i Shtetit 75
AUDITIMET DHE REKOMANDIMET E KLSH-së NË SHËRBIM TË QYTETARIT
nga Alush ZAÇE – Kryeauditues, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 15 mars 2018.
Në fjalën e tij në analizën vjetore të vitit 2017, zhvilluar në datat 15-16 shkurt 2018,
Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit cilësoi se “Aktiviteti i KLSH-së gjatë vitit 2017
është motivuar dhe udhëhequr nga drejtimi themelor: “Auditimi publik në shërbim
të qytetarit” i Kongresit INCOSAI i XXII-të, i INTOSAI-t dhe nga drejtimi tjetër
themelor “Si mund të ndihmojnë SAI-et në rikthimin e besimit të qytetarëve tek
qeverisja publike?” i Kongresit të X-të të EUROSAI-t. Ai theksoi se ”Jemi përpjekur t’i
realizojmë këto dy orientime themelore duke i parë si detyra/sfidat tona kryesore,
mbi bazën e mesazhit kuptimplotë të Kongresit INCOSAI i XXII-të”.
Si auditues, jemi të ndërgjegjshëm që në çdo hap të punës sonë mbartim, secili prej
nesh, imazhin dhe autoritetin e institucionit tonë kushtetues. Ky imazh dhe besimi i
qytetarit në punën e KLSH-së forcohet vetëm në rast se vihemi tërësisht në shërbim
të interesave të qytetarit. Nisur nga kjo qasje dhe filozofi e institucionit, e mishëruar
në vullnetin e drejtuesit të institucionit dhe e të gjithë trupës audituese të tij, për
bashkëpunimin e hapur dhe efektiv me shoqërinë civile, me grupet e interesit, si
dhe në kuadrin e transparencës për zgjidhjen e ankesave të qytetareve dhe grupeve
të interesit, kemi marrë në shqyrtim ankesën e Shoqatës Shqiptare të Inxhinierëve
Konsulentë (AACE) për problematikat që dalin nga legjislacioni aktual i prokurimeve
të shërbimeve të konsulencës.
Në opinionin publik ka akuza pa fund për dhurata me prokurimet publike, pra me
paratë e taksapaguesve, për përfitime politike apo monetare. Akuza për fituesit e
tenderëve të paracaktuar, që dalin fitues me vlera pothuajse 100% të fondit limit që
prokurohet. Kemi dëgjuar vetëm akuza të tilla, por asnjëra palë nuk ka bërë pyetjen
“Si është e mundur që të paracaktohen fituesit kur tenderi është i hapur dhe mund
të marrë pjesë kushdo qoftë, mjafton të plotësojë kriteret e përcaktuara në
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
76 Botime 2018
Dokumentet e Tenderit? Përse qenka kaq e sigurt, që mund të përcaktohet fituesi
me urdhër? Cila pjesë e procedurave të prokurimit publik ja u lejon këtë ndërhyrje?
Nga auditimet e kryera nga KLSH në prokurimin e këtij shërbimi, konstatuam se
problemi në këto raste, përgjithësisht, nuk qëndron në përllogaritjen e fondit limit,
sikurse eksperienca na ka treguar se ndodh rëndom në prokurimin e punëve
publike. Problemi në këto prokurime qëndron në mangësitë ligjore që kanë
çrregulluar raportin ofertë teknike – ofertë ekonomike.
Si KLSH kemi bërë analizën e këtyre mangësive dhe në zbatim të nenit 15 të Ligjit
154/214 “Për organizimin dhe funksionimin e KLSH-së”, është marrë Vendim nga
Kryetari i KLSH-së dhe janë rekomanduar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik (si
institucioni i ngarkuar me ligj për të paraqitur propozime për rregullat e prokurimit),
ndryshime ligjore në Vendimin e Këshillit të Ministrave me nr. 914, datë 29.10.2014
“Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” dhe në Dokumentet Standarde të
Tenderit.
Mangësitë ligjore të konstatuara, mbi të cilat abuzohet nga Komisionet e Vlerësimit
të Ofertave, duke bërë vlerësime subjektive, ishin mungesa e nënkritereve
(detajimit të kritereve) në setin e rregullave dhe orientimeve e gjykimeve të
vlerësimit. Ky detajim nga kuadri ynë ligjor i deritanishëm nuk bëhet dhe kjo kishte
sjellë një varg abuzimesh, prej të cilave kush e pësonte, krahas dëmtimit të
interesave të Buxhetit të Shtetit, ishte konsumatori fundor, qytetari me shërbime
më të pakta dhe aspak cilësore ndaj tij.
Kemi kërkuar që në Nenin 28 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për miratimin e
rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, të specifikohet që: “Në rastin e
procedurave të prokurimit “Shërbim konsulence”, si përvojë e mëparshme për
shërbimet e ngjashme me objektin e prokurimit do të njihen dhe/ose shërbimet e
ngjashme me fushat përkatëse të ekspertizës, pjesë e objektit të prokurimit”.
Gjithashtu kemi propozuar që në Nenin 37 të VKM nr. 914, datë 29.12.2014 “Për
miratimin e rregullave të prokurimit publik”, i ndryshuar, të shtohet “Titullari i
autoritetit kontraktor apo personi i autorizuar nxjerr urdhër për krijimin e
komisionit të vlerësimit të ofertave, siç përcaktohet në nenin 58 të këtyre
rregullave. Në rastin e shërbimit të konsulencës, të gjithë anëtarët e komisionit
duhet të jenë ekspertë të fushës së objektit që prokurohet”, ndryshim ky që do të
sjellë vlerësim profesional të ofertave të shërbimit të konsulencës.
Alush ZAÇE
Kontrolli i Lartë i Shtetit 77
Në Vendimin e marrë nga Kryetari i KLSH-së për propozimet për përmirësime
ligjore, të cilat i janë propozuar APP-së, propozimi më i rëndësishëm është ai i
vendosjes së nënkritereve të vlerësimit. Kështu, është propozuar që në DST të
vendosen nënkriteret si më poshtë:
Për kriterin “Përvoja për Pune të Ngjashme të Konsulentit”:
Përvoja për punë të ngjashme;
Kapaciteti ekonomik dhe certifikatat e standardeve të cilësisë.
Për kriterin “Metodologjia e Propozuar”:
Përqasja teknike dhe metodologjia;
Plani i punës dhe grafiku i dorëzimit të projektit;
Organizimi i Stafit.
Për kriterin “Kualifikimet e Stafit Kryesor të Propozuar”:
Kualifikim i përgjithshëm;
Eksperienca në fushën përkatëse.
Në çdo rast, anëtarët e KVO në mënyrë individuale duhet të argumentojnë dhe
dokumentojnë lidhur me mënyrën e pikëzimit, sipas nënkritereve të mësipërme.
Për kriterin “Transferimin e Njohurive”, (nëse kërkohet):
Nëse transferimi i njohurive nuk aplikohet (nuk kërkohet), atëherë pikët maksimale
të parashikuara për vlerësimin e këtij kriteri duhet t’i shtohen kriterit “Kualifikimet e
Stafit kryesor të propozuar”.
Si KLSH besojmë se zbatimi i rekomandimeve që kemi dhënë, vendosja e këtyre
nënkritereve të detajuara më sipër, në Dokumentet Standarde të Tenderit, së
bashku me ndryshimet e propozuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave me
nr.914 datë 29.10.2014, i cili orienton që “Secili prej anëtarëve të komisionit të
vlerësimit të ofertave duhet të shpjegojë në detaje vlerësimin e tij”, do të minimizojë
vlerësimin subjektiv që i bëhet operatorëve ekonomikë që operojnë në fushën e
shërbimit të konsulencës.
Mbyllja e këtyre “shtigjeve”, do të ishte një kontribut i jashtëzakonshëm për të
“ndëshkuar”, nëpërmjet ligjit ata “konsulentë” fitues që bëjnë pakte të fshehta me
Autoritetet Kontraktore, në kurriz të cilësisë së shërbimit. Rastet e bëra publike
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
78 Botime 2018
kohët e fundit nga Prokuroria e Shtetit dhe veprimet e ndërmarra prej saj, në
reflektim të cilësisë së ulët ose skandaloze të punimeve në disa objekte rrugore,
kanë provuar drejtësinë e gjetjeve dhe rekomandimeve të KLSH në auditimet e tij
në këto gjashtë vitet e fundit (2012-2017) pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar. Pa
dyshim që shkeljet dhe abuzimet e konstatuara kanë ardhur edhe si rezultat i
vlerësimeve subjektive të bëra nga Autoritetet Kontraktore në shërbimet e
konsulencës. Këtyre vlerësimeve iu mbyllet rruga një herë e përgjithmonë me
zbatimin e rekomandimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit, i cili në punën e tij i jep
përparësi interesave të qytetarit.
Dhe në vijim të kësaj motoje, KLSH, në bashkëpunim me grupet e interesit (si rasti i
bashkëpunimit me AACE), do të vazhdojë të rekomandojë përmirësime ligjore edhe
në fusha të tjera, siç është ajo e shërbimit të mbikëqyrjes së punimeve, në mënyrë
që edhe ky shërbim të vlerësohet në mënyrë sa më objektive dhe cilësia e këtij
shërbimi të ndikojë pozitivisht tek qytetari.
Fasos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 79
MASAKRA HIPOTEKORE QË PARALAJMËROI KLSH
nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 20 mars 2018.
Arrestimet e fundit nga Prokuroria për tjetërsimet e tokës shtet në bregdetin e
qarkut Lezhë dhe dyshimet e forta të përfunduara në një vendim bllokues të
Këshillit të Ministrave për të kontrolluar nëse rreth 30 mijë parcela në të gjithë
bregdetin shqiptar janë dhënë në pronësi me procedura të rregullta apo jo,
përfaqësojnë vetëm paradhomën e një masakre të përbindshme të ndodhur me
pronën private dhe shtetërore tek ne. Ato i japin të drejtë shqetësimeve dhe
denoncimeve prej 6 vitesh të KLSH-së, institucionit mbrojtës të parasë publike të
qytetarëve. Ky i fundit i ka kushtuar një rëndësi të veçantë kontrolleve dhe
auditimeve të tij në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (hipotekat) të
vendit, i bindur se letrat dhe denoncimet e qytetareve, ku në mbi 90% flisnin për
padrejtësi në hipoteka, i paraprinin të keqes së madhe të abuzimit dhe
korrupsionit shtetëror në këto zyra. Për vetëm pesë vitet e fundit 2013-2017,
KLSH ka realizuar 25 auditime në hipoteka. Vetëm hipotekën e Lezhës e ka
audituar dy herë, në vitin 2013 dhe në vitin 2017. Nuk janë pak, për një
institucion me 160 auditues gjithsej dhe me një buxhet modest prej 3 milion
eurosh në vit, kur i duhet të kontrollojë zbatimin e Buxhetit të Shtetit në të gjithë
ngrehinën shtetërore në qendër dhe në bashkitë në të 365 ditët e vitit. Për vetëm
periudhën janar 2013-qershor 2017, KLSH ka realizuar 40 auditime në hipotekat
dhe zyrat rajonale të ALUIZNI-t, duke zbuluar një dëm ekonomik rreth 18.5
milionë euro. Ky institucion ka kallëzuar penalisht 196 persona, ish drejtues,
drejtues dhe specialistë si të hipotekave dhe të ALUIZNI-t, ose nga pesë persona
për çdo auditim. Të bën përshtypje se ndërsa nga kallëzimet penale të
institucionit janë gjykuar e dënuar disa ish punonjës nga zyrat e ALUIZNI-t
Shkodër, Vlorë, Sarandë dhe Tiranë, deri tani nuk është gjykuar dhe arrestuar
asnjë nga ish drejtuesit, drejtuesit dhe specialistët e hipotekave, të denoncuar
nga KLSH. Kjo tregon se në hipoteka mbrojtja partiake dhe shtetërore, e shtrirë
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
80 Botime 2018
deri në prokurori, për hajdutët dhe masakruesit e të drejtave të ligjshme
pronësore të shqiptarëve, ka qenë e fortë, që nga viti 2012 e deri sot. Hipotekat
janë ndër zgjatimet fundore më të ndjeshme dhe të rëndësishme të metastazave
të korrupsionit galopant partiak dhe shtetëror. KLSH ka denoncuar dhe bërë
publike edhe mënyrat e tjetërsimit të pasurisë shtet në certifikata pronësie
abuzive për individë të ndryshëm. Ka ngritur zërin për administrimin e mangët të
praktikave dhe kërkesave të qytetarëve në proces, nëpër hipoteka, që krijonin
zvarritje jo vetëm me muaj, por edhe me vite, për regjistrimin e lejeve të
ndërtimit mbi truall shtetëror, për regjistrime pasurish me ndryshime të zërave të
kadastrave (rasti flagrant i fundit i Lezhës, ku toka ranore dhe fond pyjor është
dhënë në pronësi private si tokë bujqësore), për regjistrimet në bashkëpronësi të
paligjshme, për regjistrimet e pronave me mbivendosje, etj. Të gjithë këtë
masakër me qindra mijëra metra katrorë tokë të dhënë në mënyrë abuzive në
dëm të pronarit privat real, ose po me qindra mijëra metra katrorë tokë shtet të
dhënë privatit të veshur me pushtet, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dashur ta
kufizojë, ta bllokojë ose ta parandalojë. Ka propozuar gjatë kësaj kohe 133 masa
për largim nga puna, 134 masa vërejtje deri në largim nga puna. Ka kërkuar
ndryshimin thelbësor të mënyrës së punës nëpër hipoteka, duke parë
performancën shumë të ulët të tyre në shërbimin ndaj qytetarëve. Mirëpo
ngrehina shtetërore, sidomos ajo qendrore qeveritare ka preferuar deri tani
heshtjen, duke mos vlerësuar me objektivitet dhe transparencë gjetjet dhe
dukuritë e ngritura si shqetësime madhore nga institucioni i auditimit publik të
jashtëm të vendit. Ky mosveprim ka bërë që masakra të vazhdojë e patrazuar.
Tani është koha më shumë se kurrë që si prokuroria, ashtu dhe grupi i veçantë që
do të ngrejë qeveria për të kontrolluar të 30 mijë parcelat e dhëna në bregdet, të
bazohen mbi kallëzimet penale dhe dosjet e auditimeve të KLSH në hipoteka, pse
aty e kanë të vërtetën lakuriqe. Aty kanë të dokumentuar historitë e vjedhjeve,
praktikat abuzuese, mënyrat e përvetësimit të pronës shtetërore dhe të
tjetërsimit të paligjshëm të asaj private nga “specialistët” e deritanishëm të
hipotekave, të ndihmuar nga një radhë hartografësh e pseudo ekspertësh. Nëse
duhen kontrolle dhe auditime të reja, të 160 audituesit e KLSH-së janë të gatshëm
të japin ndihmesën e tyre. Shteti duhet t’i besojë trupës profesionale dhe të
përkushtuar të audituesve të këtij institucioni të vet, në këto ditë të zbulimit të
majës së ajsbergut të korrupsionit shtetëror, që parathonë zbulime të reja edhe
më ngjethëse dhe dëmtuese të pronës dhe parave publike të qytetarëve të këtij
vendi.
Albana GJINOPULLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 81
KONTROLLI FINANCIAR PUBLIK NË FONDET E ASISTENCËS EUROPIANE
nga Albana GJINOPULLI – Drejtore Departamenti, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 25 mars 2018.
Gatishmëria e BE-së për të pranuar vendet e Europës Qendrore dhe Lindore si
vende kandidate potenciale u tregua shprehimisht për herë të parë në Këshillin e
Europës në Kopenhagen (1993), i cili deklaroi “Vendet kandidate që aspirojnë
anëtarësimin, do të bëhen anëtare të Bashkimit Europian. Pranimi do të bëhet sapo
vendi i asociuar të jetë i aftë të marrë përsipër detyrimet e anëtarësimit duke
plotësuar kushtet ekonomike dhe politike të kërkuara”.
Në qershor të vitit 2000, Këshilli i Europës në Santa Maria de Feira ra dakord që të
gjithë vendet e rajonit të jenë “kandidatë potencialë” për pranimin në BE. Kjo
perspektivë do të ndihmonte çdo vend për të nxitur reformat paqësore dhe për të
filluar të vendosin ligjet e tyre në të njëjtën linjë me ato të BE-së.
Në procesin e zgjerimit të BE-së të gjitha vendet kandidate, ndër të tjera duhet të
krijojnë dhe të zhvillojnë sistemin e tyre të kontrollit të brendshëm financiar në
sektorin publik (PIFCS–Public Internal Financial Control Systems) dhe gjithashtu të
zbatojnë këtë sistem në njësitë e qeverisjes.
Kontrolli i Brendshëm Financiar Publik ngushton distancën ndërmjet kulturave të
ndara për të sjellë një njohje të sistemeve moderne të kontrollit të brendshëm në
“Botën e Vjetër”, dhe ndihmon për të shpjeguar se si “Bota e Re” komunikon në
mënyrë efektive mbi këto çështje. Si elementi kryesor i Kontrollit të Brendshëm
Financiar Publik, përgjegjshmëria menaxheriale është një nga kushtet për pranimin
në Europë. Kushtet për anëtarësimin e BE-së të vendosura nga Këshilli Europian dhe
i zhvilluar nga Opinionet e Bashkimit Europian janë kryesisht të një natyre
ekonomike dhe politike. BE-ja kërkon nga Shtetet kandidate të arrijnë një nivel të
caktuar të zhvillimit ekonomik dhe demokratik, me qëllim që të jenë të aftë të
mbështesin detyrimet e anëtarësimit pa vështirësi të mëdha. Në këtë kuptim, BE
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
82 Botime 2018
gjithashtu kërkon që vendet e Europës Qendrore dhe Lindore të adoptojnë acquis
communautaire.
Vende të cilat marrin statusin e “Vendit Kandidat” në Bashkimin Europian hyjnë në
negociata për një numër kapitujsh të cilat synojnë transpozimin e EU “Acquis
communautaire” (ose legjislacioni i përbashkët i kërkuar për tu aplikuar në të gjithë
vendet anëtare: i ashtuquajtur “hard” acquis) në legjislacionin kombëtar. Kapitulli
32 i Acquis communautaire konsiston në tre elementë: Kontrolli i brendshëm
financiar publik (PIFC), auditimi i jashtëm dhe mbrojtja e interesave financiarë të
BE-së / lufta kundër mashtrimit.
Referuar këtij të fundit pra auditimit të jashtëm, në nivel kombëtar rëndësia bëhet
e dyfishtë, nga njëra anë kërkohet dhënia e sigurisë mbi nivelin e përgjegjshmërisë
së përdorimit të fondeve të alokuara për Shqipërinë nga BE (si pjesë e të hyrave në
Buxhetin e Shtetit) dhe nga ana tjetër Komisioni Europian kërkon siguri për
mbrojtjen e interesave financiarë të Bashkimit Europian.
Nëpërmjet Instrumentit të Para Anëtarësimit IPA, Komisioni Europian ka vënë në
dispozicion të Shqipërisë më shumë se 1 miliard euro për tu menaxhuar dhe
administruar në mënyrë të decentralizuar nga Qeveria Shqiptare: 517 milion dhe
649.4 milion euro përkatësisht me Marrëveshjet Kuadër të Programit IPA I dhe IPA II.
Nënshkrimi i këtyre Marrëveshjeve vendos detyrimin që Qeveria merr përsipër të
japë siguri tek Komisioni nëpërmjet auditimit të pavarur, mbi plotësinë, saktësinë
dhe vërtetësinë e raporteve ose pasqyrave financiare dhe llogaritë vjetore të tyre si
dhe funksionimin efikas të sistemeve të menaxhimit, kontrollit dhe mbikëqyrjes,
ligjshmërinë dhe rregullsinë e transaksioneve të kryera me fondet e instrumentit të
para anëtarësimit. Kjo është rregulluar nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet krijimit të
Agjencisë së Auditimit të Programeve të Akredituar të Asistencës së BE, si autoritet i
pavarur auditimit për fondet e BE-së në Shqipëri. Ligji 90/2016, i cili jep kësaj
agjencie statusin e Agjencisë Autonome nën vartësinë e Kryeministrit, duke krijuar
një rreth vicioz ku përfshihen të dyja përgjegjësitë e auditimit, pra të vlerësimit dhe
të raportimit tek e njëjta strukturë Qeveria, situatë e cila komprometon tiparin
thelbësor të auditimit “pavarësinë”.
Natyrshëm lind pyetja, po Kuvendi apo qytetari shqiptar nga duhet ta marrë këtë
siguri?
Përsëri i referohemi Marrëveshjeve Kuadër dhe Rregulloreve të Komisionit Europian.
Në çdo aspekt donatori është kujdesur më së miri për mbrojtjen e interesave të BE-
Albana GJINOPULLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 83
së, ka krijuar sisteme të kontrollit të cilat nëse zbatohen efektivisht u japin
financuesit sigurinë e arsyeshme se çfarë po ndodh me fondet e asistencës.
Strukturat e ngarkuara janë përgjegjëse tek Komisioni Europian, raportojnë
rregullisht tek DG përkatëse, por informacioni dhe raportimi nuk ndjekin të njëjtën
linjë brenda vendit.
Është përgjegjësi e shtetit shqiptar të çojë më tej këto rregulla edhe pse në
Marrëveshjet Kuadër nuk ka asnjë nen ku të kërkohet që Legjislativi Shqiptar të
marrë sigurinë e kërkuar për fondet e asistencës, për të mos diskutuar më tej
çështje të performancës së autoritetit auditues. Duket se ka ndjeshëm një mangësi
në marrjen e informacionit dhe më tej të sigurisë, probleme të standardeve të
auditimit ku mungon parimi bazë i pavarësisë në funksionim dhe raportim, po ashtu
dhe të cilësisë së informacionit dhe raportimeve të auditimit në lidhje me
përgjegjshmërinë e përdorimit të fondeve të BE nga institucionet shqiptare.
Është në interes të vetë vendit që krahas sigurisë për donatorin të fitojë sigurinë për
interesat e vendit, duke nxitur mirëqeverisjen dhe mirëadministrimin e përdorimit
të asistencës Europiane. Vetëm kështu Programi i Instrumentit të Paranëtarësimit
do të jepte rezultatet për të cilat është krijuar dhe mbështet vendet kandidate.
Natyra evoluese e standardeve të BE-së për përgjegjshmërinë financiare bën më të
vështirë për të njohur standardet e BE-së në kontrollin financiar dhe auditimit nga
shtetet aderuese. Në përgjigje të kësaj nevoje, auditimi i fondeve të alokuara
nëpërmjet asistencës IPA nga Kontrolli i Lartë i Shtetit do të jetë një nxitje të
vazhdueshme për vendosjen e sistemit të llogaridhënies financiare dhe rrit
mundësinë e matjes së progresit në vendosjen e standardeve të larta të
përgjegjshmërisë financiare. Rezultatet e auditimeve të asistencës së BE-së nga
Kontrolli i Lartë i Shtetit do të mundësojnë analizën e sistemit të llogaridhënies për
financimet e BE-së, krahasojmë zhvillimin e sistemit shqiptar të përgjegjësisë
financiare dhe identifikimin e hapave që duhet të bëhen për të arritur standardet
Europiane.
Nga ana tjetër, krijimi i mekanizmave efektive të kontrollit financiar do të ketë
rëndësi shumë të madhe për zhvillimin administrativ të vendit. Krijimi i sistemeve
efektive të kontrollit financiar siguron vlerë më të mirë të parasë publike
pavarësisht burimit, po ashtu dhe pakësimin e mundësive për mashtrim, korrupsion
dhe parregullsi financiare, si një nga problemet më të mëdha të administrimit
publik të vendeve kandidate.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
84 Botime 2018
TË DHËNAT DHE RËNDËSIA E TYRE
nga Elira CUKALLA – Audituese, KLSH,
botuar në gazetat “Telegraf”dhe”Koha Jonë”, më 28 mars 2018.
Historia e një institucioni publik apo privat, ecuria dhe zhvillimi i mëtejshëm i tij
realizohet nëpërmjet të dhënave që disponon. Objektivi kryesor i investimit në
Teknologjinë e Informacionit (TI), është disponueshmëria e të dhënave si dhe
eliminimi i burokracive pa cënuar integritetin dhe konfidencialitetin.
Në vite, kompanitë në çdo sektor të industrisë në botë, kanë provuar humbjen,
vjedhjen apo shitjen e të dhënave të tyre sensitive. Incidentet që kanë ndodhur, jo
rrallë herë me pasojë humbjen e të dhënave edhe në profil të lartë, i kanë kushtuar
organizatave miliona dollarë në kostot direkte dhe dëmtim të reputacionit në
mënyrë indirekte. Në disa raste, shkak për humbjen e të dhënave është bërë: shitja
e detajeve të llogarisë së klientit, humbja e laptopëve, USB, CD, kaseta dhe celulare.
Të dhënat janë rriskuar jo vetëm nga humbja e pasurive fizike, por dhe nga zbulimi i
transmetimeve elektronike, për arsye se përdoruesit fundorë nuk i kuptojnë
rreziqet që lidhen me dërgimin e të dhënave personale apo sensitive përmes postës
elektronike, mesazheve dhe mjeteve të transferimit të skedarëve, apo përdorimit të
rrjeteve sociale. Pjesa më e madhe e tyre është konsideruar e paqëllimshme dhe
rezulton të ketë ardhur si rezultat i veprimeve të përdoruesve të brendshëm, palëve
të treta dhe përdoruesve të jashtëm.
Rritja e investimeve në teknologji, në mënyrë të pashmangshme shoqërohet me
rritjen e kërcënimeve të brendshme dhe të jashtme, çfarë e bën mbrojtjen e të
dhënave më të vështirë se kurrë!
Kuptimi i problemit
Për të siguruar të dhënat, konfidencialitetin, integritetin dhe disponibilitetin e tyre,
duhet në mënyrë të domosdoshme të implementohen kontrolle operacionale dhe
strategjike. Që kontrollet të jenë sa më efektive, fillimisht duhet të marrin përgjigje
këto pyetje themelore:
Elira CUKALLA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 85
1. Cilat janë të dhënat personale që dispononi?
2. Ku gjenden këto të dhëna, si brenda organizatës ashtu edhe në palët e treta?
3. Në ç’mënyrë transmetohen e ku shkojnë këto të dhëna?
Përgjigja e këtyre pyetjeve është sfida me të cilën përballen institucionet në zbatim
të detyrimeve ligjore/rregullatorë për mbrojtjen e të dhënave kudo në botë. Nga
ana tjetër, çdo institucion do të mund të realizojë në mënyrë efektive vazhdimësinë
e biznesit apo ofrimit të shërbimeve vetëm nëse ka qartësuar rëndësinë e pyetjeve
dhe të përgjigjeve.
Zhvillimi teknologjik ka bërë që sasia e të dhënave të rritet me shpejtësi e po ashtu
dhe përdorimi i pajisjeve mobile, por kjo rritje shoqërohet me risk të lartë lidhur me
aksesimin në të dhëna sensitive nga palë të paautorizuara.
Vlera materiale e të dhënave, të cilat disponohen ose aksesohen nga punonjësit e
autorizuar, mundëson krijimin e një mjedisi informal, ku të dhënat përdoren për
përfitime personale. Punonjësit gjithashtu nga të drejtat e përdorimit të sistemit
dhe mungesës së rregullave e politikave të një vendi pune të modernizuar nga
teknologjia, mund të shkaktojnë me ose pa qëllim humbjen e të dhënave apo
tjetërsimin e tyre. Edhe nëse sistemet janë ndërtuar dhe operojnë në mënyrë të
sigurt, dhe IT dhe politikat e kërkojnë ndjekjen e parimit të nevojshëm të
funksionimit me role dhe menaxhim të rreptë të përdoruesve, përsëri mbetet
rreziku që lidhet me të dhënat, për arsye se rrënja e problemit është përdoruesi.
Njëkohësisht punonjësit në palët e treta, që për arsye kontraktuale kanë të drejta
në zhvillimin, testimin apo prodhimin e një aplikacioni që përmban të dhëna,
përbën një numër të konsiderueshëm të personave që mund ti keqpërdorin ato.
Mbrojtja e të dhënave
Institucionet publike, që përballen me kosto të larta të mirëmbajtjes së sistemeve
teknologjike, nuk e kanë vlerësuar të nevojshme në pothuajse asnjë rast trajnimin
dhe inkurajimin, përsosjen profesionale të specialistëve IT. Oficer sigurie ose
ekspert për mbrojtjen e të dhënave, nuk ekziston në strukturat e institucioneve
publike edhe në rastet kur kanë sisteme komplekse me të dhëna të rëndësishme.
Hyrja në fuqi në maj të vitit 2018 e rregullores GDPR (General Data Protection
Regulation) të BE-së, kërkon kapacitete njerëzore, të përgatitur për ta
implementuar me sukses, trajnime dhe ndërgjegjësim në lidhje me rëndësinë e saj.
Qëllimi i rregullores së re GDPR është që të mbrojë privatësinë dhe shkeljet e së
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
86 Botime 2018
drejtës për mbrojtjen e të dhënave personale, kur zhvillimet dhe përfshirja
teknologjike sa vjen dhe po bëhet me e madhe edhe në vendin tonë. Nga ana tjetër,
edukimi i brezave që vijnë me kulturën dixhitale dhe mbrojtjen e të dhënave
personale është me rëndësi të veçantë!
Auditimi i Teknologjisë
Auditimi IT ka një rëndësi të veçantë në institucionet që gjenerojnë/ruajnë të
dhëna, ku fokusin qëndron në mënyrën se si këto të dhëna përdoren e jo në
madhësinë e tyre.
KLSH zhvillon prej më shumë se 3 vitesh, bazuar në Ligjin nr.154/2014 ”Për
Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, auditime të
teknologjisë së informacionit duke ndikuar në: përmirësimin e qeverisjes IT, rritjen e
sigurisë së të dhënave dhe analizimin e tyre, përmirësimin e aplikacioneve si dhe
monitorimin e shërbimit të mirëmbajtjes që në pothuajse të gjitha rastet është
shërbim i dhënë tek palët e treta.
Bazuar në përvojën audituese të teknologjisë së informacionit, KLSH konstaton se
institucionet edhe pse investojnë në aplikacione të ndryshme me një përfshirje të
gjithanshme teknologjike, nuk i kushtojnë rëndësi mbrojtjes së të dhënave që
disponojnë duke ndërtuar rregullore të qarta, qoftë për punonjësit e brendshëm
ashtu dhe nga palët e treta që kanë akses në këto të dhëna, të cilat në disa raste
janë me rëndësi kombëtare.
KLSH, si institucion suprem auditimi, po luan një rol të rëndësishëm në
evidentimin e këtyre problematikave dhe ndërgjegjësimin e opinionit publik si dhe
palëve të interesuara për rëndësinë që ka kontrolli dhe ruajtja e të dhënave
personale pavarësisht klasifikimit për nga rëndësia që këto të dhëna kanë.
Vazhdimisht KLSH, rekomandon rritjen e kapaciteteve njerëzore në teknologjinë e
informacionit, si një mënyrë e domosdoshme për të qenë jo vetëm në sinkron me
investimet në këtë drejtim të cilat duhen monitoruar, por edhe në ndryshimin e
një kulture se në shtet nuk ka specialistë të përgatitur për teknologjitë reja dhe
askush nuk i monitoron ato.
Gjovalin PREÇI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 87
FONDET BUXHETORE PËR ZHVILLIM BUJQËSOR KANË NEVOJË PËR MONITORIM TË VAZHDUESHËM
nga Gjovalin PREÇI – Drejtor Drejtorie, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 29 mars 2018.
KLSH në mënyrë të vazhdueshme po rrit kontributin dhe ndikimin e tij në
përdorimin me efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet të fondeve publike,
nëpërmjet auditimeve dhe kryesisht atyre të performancës. Konsolidimi në pesë
vitet e fundit të auditimit të performancës, si një nga llojet më bashkëkohore të
auditimit, ka bërë të mundur që të përfshihet në auditim gjithnjë e më shumë
përdorimi i fondeve buxhetore në fusha të caktuara të ekonomisë. Në këtë kuadër,
kohët e fundit KLSH ka përfunduar auditimin e performancës së fondeve buxhetore
të akorduara nga Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural. Krahas mangësive të
evidentuara si në procedurat burokratike dhe të kushtueshme të aplikimit për
fermerët, informacion i kufizuar dhe jo cilësor, disa skema të dështuara (si ajo për
të luftuar mizën e ullirit), etj., efektiviteti i fondeve buxhetore për zhvillimin
bujqësor nuk ka arritur objektivat e synuara kryesisht për shkak të mungesës së
monitorimit të investimeve dhe skemave kombëtare të akorduara.
Pikësëpari, është e nevojshme që monitorimi të fillojë me një shpërndarje të
mjaftueshme të numrit të inspektorëve të AZHBR, për të kontrolluar dosjet e
aplikuesve dhe përfituesve potencial brenda afatit të caktuar pasi krijohen vonesa
të panevojshme në përzgjedhjen e projekteve, ekzekutimin e pagesave ndaj
përfituesve, për pasojë ndikim negativ në besimin e fermerëve për grandet në
skemat kombëtare të bujqësisë. Kështu, duhet shmangur konstatimi i një prirjeje
negative të zvogëlimit të numrit të inspektorëve dhe specialistëve që angazhohen
direkt me kontrollin dhe monitorimin e skemave kombëtare, dy nga aktivitetet e një
rëndësie të veçantë për AZHBR, në raport me numrin e skemave kombëtare,
numrin e përfituesve që duhet të kontrollojnë, shtrirjen e gjerë territoriale të
investimeve që financohen, si dhe rritjes së përvitshme të vlerës së fondeve
buxhetore, me pasoja në uljen e efektivitetit të grandeve të dhëna.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
88 Botime 2018
Në kuadër të monitorimit të skemave kombëtare të një rëndësie të veçantë është
shmangia e mungesave në staf, kryesisht në drejtorinë e kontrollit, pasi duke ulur
volumin e punës, detyrimisht ul performancën monitoruese në tërësi të AZHBR-së.
Profesionet dhe formimi bazë universitar i specialistëve kontrollues në përshtatje
me drejtimet e akordimit të fondeve buxhetore është thelbi i suksesit në kontroll,
monitorim dhe efektivitet të skemave kombëtare. Fatkeqësisht konstatohet se
rekrutimi i një pjesë të konsiderueshme të punonjësve në sektorin e kontrollit
përgjatë viteve 2013-2017 ka qenë në kundërshtim me kriteret e përcaktuara nga
vetë AZHBR, për më tepër që mbizotërojnë profesione që nuk kanë lidhje të
drejtpërdrejtë me aktivitetet kryesore të saj. Po të shtojmë këtu se janë larguar
afërsisht 62% e specialistëve të drejtorisë së kontrollit, ku një pjesë e
konsiderueshme (30 prej tyre) janë me 3-6 vite eksperiencë në AZHBR me formimin
e duhur profesional, duke ndikuar negativisht në aktivitetin e kontrollit, si dhe në
efektivitetin e shpenzimeve buxhetore shtetërore.
Në mënyrë të domosdoshme duhet të përcaktohet qartazi në udhëzimet e
përbashkëta të Ministrisë së Bujqësisë dhe Ministrisë së Financave funksioni i
monitorimit për skemat kombëtare të vogla, përveç verifikimit para financimit dhe
pas financimit 70% të vlerës së investimit. Kjo duhet shoqëruar me ngritjen dhe
fuqizimin e sektorit të monitorimit, analizën për përcaktimin e numrit të duhur të
stafit të kësaj strukture, me qëllim mbulimin sa më të mirë jo vetëm të investimeve,
por dhe të skemave të ashtuquajtura të vogla. Sektori i monitorimit duhet të
hartojë një manual të detajuar për metodologjinë e kryerjes së monitorimit,
mungesa e të cilëve, ka sjell ulje të efektivitetit gjatë ushtrimit të detyrave të këtij
sektori dhe ulje të efektivitetit të fondeve të dhëna. Sektori i monitorimit duhet të
sigurojë informacion të mjaftueshëm për indikatorët gjatë monitorimit të
investimeve të cilët japin të dhëna reale dhe të qëndrueshme se sa efektive janë
fondet e dhëna. Gjithashtu, rritja e efektivitetit të veprimtarisë monitoruese të
AZHBR-së ka nevojë për rritjen e bashkëpunimit dhe koordinimit në kohë midis
sektorit të monitorimit dhe sektorëve të tjerë brenda këtij institucioni.
Është mjaft e rëndësishme që AZHBR të hartojë dhe të zbatojë një strategji dhe
aktivitete informimi e ndërgjegjësimi, duke ju drejtuar të gjitha grupeve të interesit
për skemat e përfitimit, kriteret dhe kushtet që duhet të plotësojnë për mbështetje
financiare të prodhimit bujqësor dhe zhvillimin rural, sipas kërkesës së vendosur në
udhëzimin përbashkët për zbatimin e skemave kombëtare. Një drejtim i veçantë për
fuqizimin dhe përmirësimin e monitorimit të fondeve buxhetore të akorduara nga
Gjovalin PREÇI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 89
AZHBR është pajisja e stafit dhe specialistëve kontrollues me infrastrukturën
përkatëse që nga automjete të përshtatshme transporti, programe kompjuterike të
fushës, dhënie mundësie verifikimi në regjistra elektronikë publikë, mjete matëse, etj.
Gjatë auditimit të performancës së AZHBR në dhënien e grandeve buxhetore për
periudhën janar 2013 - shtator 2017 kanë rezultuar edhe problematika të tjera, për
të cilat Kryetari i KLSH, Zoti Bujar Leskaj, me vendimin nr. 209, datë 29.12.2017 ka
miratuar Raportin Përfundimtar, si dhe për përmirësimin e gjendjes, i ka
rekomanduar AZHBR-së dhe Ministrisë së Bujqësisë përkatësisht 38 masa
disiplinore dhe 11 masa organizative, me afat zbatimi kryesisht brenda gjashtë-
mujorit të parë 2018.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
90 Botime 2018
PËR ZBATIMIN PA KUSHTE NGA QEVERIA TË REKOMANDIMEVE TË FMN-së
nga Bujar LESKAJ – Kryetar i KLSH-së,
botuar në gazetat “Gazeta Shqiptare”, “Albania Daily News” dhe “Tirana Times”,
më 1, 5 dhe 6 prill 2018.
Deklarata përmbyllëse e 20 marsit 2018 e misionit të parë të monitorimit të Fondit
Monetar Ndërkombëtar, pas dhënies së kredisë trevjeçare Shqipërisë prej 330.9
milionë euro më 28 shkurt 2014 (prej këtej, dhe kalimit të këtij institucioni
prestigjioz në rolin e thjeshtë vëzhguesit, në bazë të nenit 4, të marrëveshjes së
lidhur me FMN-në, dhe jo më ndikuesit të drejtpërdrejtë nëpërmjet kushteve për
akordimin e transheve të kredisë për ekonominë tonë), ngre disa shqetësime
thelbësore që duhet t’i lexojmë dhe adresojmë si duhet që të gjithë: Kuvendi,
Qeveria, njësitë e vetëqeverisjes vendore (bashkitë), institucionet e pavarura
kushtetuese, shoqëria civile dhe mediat.
Deklarata ngre alarmin se “Duke pasur parasysh nivelin e lartë të borxhit publik
(71,2% e PBB-së në fund të vitit 2017...), tronditje të tilla negative si ngadalësimi i
rritjes ekonomike... apo materializimi i detyrimeve të kushtëzuara, mund të japin
ndikim negativ te borxhi dhe te qëndrueshmëria e jashtme, çka do të kërkonte një
korrigjim të fortë fiskal”1. FMN me detyrime të kushtëzuara i referohet kryesisht
pagesave të Buxhetit të Shtetit ndaj partneriteteve publik-privat të lidhura deri tani
dhe që do të kontraktohen edhe në të ardhmen, si nga qeveria qendrore dhe nga
njësitë e vetëqeverisjes vendore.
Në lidhje me partneritetet publik-privat, FMN thekson në deklaratë se “...një
prioritet kyç është pakësimi i vendimmarrjeve të fragmentuara dhe fuqizimi i
proceseve të vlerësimit të riskut brenda Ministrisë së Financave. Këto procese janë
me rëndësi kritike, po të kemi parasysh detyrimet e mëdha të kushtëzuara që shpesh
1 http://www.imf.org/external/lang/albanian/np/ms/2018/ms032018a.pdf Deklarata Përmbyllëse e
misionit të FMN, faqe. 3, paragrafi i parë, 20 mars 2018.
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 91
janë pjesë e kontratave të PPP-ve me një horizont kohor afatgjatë. Praktika aktuale
e propozimeve të pa kërkuara duhet të eliminohet”2.
Në të njëjtën linjë me rekomandimet e FMN, në përshëndetjen tij gjatë prezantimit
të Strategjisë sonë Kombëtare për Energjinë 2030, më 26 mars 2018, të lexuar nga
drejtoresha e USAID-it në Shqipëri, zj. Catherine Johnson, Ambasadori amerikan
Donald Lu u shpreh: “...Më lini që t’i bëj jehonë mesazhit që është përcjellë nga FMN
se Shqipëria do të përfitojë duke mos dhënë më koncesione jo konkurruese tek
bizneset individuale sepse duhet të ketë një kontratë transparente standarde për të
gjithë konkurrentët në sektorin e energjisë. Askush nuk duhet të marrë trajtim të
posaçëm3”.
Ky cilësim i fortë vjen nga Ambasadori Lu, miku i madh i shqiptarëve, ideator dhe
imponues për realizimin e reformës së domosdoshme në drejtësi, për forcimin e
shtetit të së drejtës, institucioneve dhe kombit shqiptar. Në veçanti, shqetësimi i tij
që askush nuk duhet të gëzojë trajtim të posaçëm në dhënien e fondeve publike,
duhet të na bëjë të reflektojmë thellë. Situata është vërtetë problematike.
Legjislacioni i derisotëm në fushën e koncesioneve dhe partneritetit publik-privat
(PPP) përballet me një handikap, me një të metë thelbësore. Ai nuk parashikon një
oponencë teknike dhe profesionale të pavarur nga Ekzekutivi, e cila të funksionojë
nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë të Kuvendit. Neni 18 i Ligjit
nr.125/2013, “Për Koncesionet dhe Partneritetin Publik-Privat”, me emërtimin
“Komisioni i dhënies së koncesionit/partneritetit publik privat”, parashikon ngritjen
e kësaj strukture në varësi të plotë nga Autoriteti Kontraktues (i cili është në
shumicën dërrmuese të rasteve dikasteri i linjës), duke përfshirë edhe pagesën e
këtij komisioni për punën e bërë. Eksperienca e deritanishme sjell shembuj të
shumtë të koncesioneve të kontraktuara dhe menaxhuara keq, edhe për shkak të
mungesës së një oponence profesionale dhe të pavarur nga Ekzekutivi.
Sot jemi në kushtet kur projekti 1 miliardë euro i bërë publik nga Qeveria dhe në
tërësi planet për ofrimin gjithnjë e më të madh të shërbimeve publike në nivel të
qeverisjes qendrore dhe vendore, nëpërmjet koncesioneve ose formulës së PPP-ve,
sikurse e kanë theksuar dhe po e theksojnë me forcë edhe FMN, Banka Botërore,
USAID, etj., po sjellin ekspozimin e rritur të ekonomisë sonë përballë risqeve të (i)
përzgjedhjes së gabuar të një partneriteti publik-privat, pa një studim të thelluar të
raportit kosto-përfitim, (ii) të natyrës afatgjatë të këtyre projekteve dhe
2 Po aty, faqe. 3, paragrafi i tretë
3 http://www.tpz.al/2018/03/26/ambasada-amerikane-ultimatum-rames-ndal-koncesionet/
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
92 Botime 2018
kompleksitetit të kushteve kontraktuale të tyre, (iii) të një kuadri ligjor të munguar
ose të paplotë, (iv) të transparencës dhe pjesëmarrjes së pakët të publikut në
proces, si dhe (v) të dështimit të projektit, me kosto të larta dhe afatgjata mbi
Buxhetin e Shtetit.
Këshillat profesionale të FMN-së duhen respektuar dhe zbatuar. Përballimi i risqeve
të mësipërme, përgatitja e strategjisë dhe planit të veprimit për zbutjen e tyre janë
përgjegjësi dhe detyra të menjëhershme dhe urgjente për institucionet e Shtetit
tonë.
Eksperienca e derisotme, e konstatuar edhe gjatë disa auditimeve tona si KLSH, ka
dëshmuar se koncesionet e dhëna dhe vitet e para të zbatimit të partneriteteve të
para publik-privat, në përgjithësi kanë gjeneruar problematika të shumta, ndër të
cilat edhe sociale, ku si më kryesoret renditen:
1. Kontrata koncesionare tejet të favorshme për biznese të caktuara dhe
jokonkurruese për shumicën dërrmuese të sipërmarrjeve private;
2. Rritje e paargumentuar e shpenzimeve prodhuese ose kostove të shërbimit për
efekt të shmangies së pagesës së taksës mbi fitimin ose në rëndim të çmimit fundor
mbi konsumatorin ose mbi Buxhetin e Shtetit;
3. Zgjatje të afatit të koncesioneve tej çdo limiti kohor;
4. Ndryshim i kritereve të përzgjedhjes së kompanisë fituese nga ato që i ofrohen
publikut shqiptar me kriteret e shpallura në shtypin e huaj dhe në dokumentet e
tenderimit;
5. Mos arkëtim i garancisë bankare nga koncesioni i dështuar;
6. Afat tejet i shkurtër i shpalljes së ftesave të projekteve koncesionare (praktika
botërore e ka mesatarisht 2 vjet, tek ne ka ndodhur shpallja edhe brenda pak
javëve!);
7. Mungesë e plotë dhe kronike e diskutimit paraprak publik për një koncesion ose
partneritet publik-privat që do të jepet;
8. Mungesë e strategjive për sektorët specifikë ku jepet koncesioni apo partneriteti
publik privat dhe përfshirje e gjerë e qeverisë qendrore në përzgjedhjen e
projekteve dhe licencimin përkatës;
9. Mospërdorim i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit dhe akteve të tjera juridike
ndërkombëtare, në të cilat Shqipëria si shtet është palë, të cilat prevalojnë mbi
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 93
legjislacionin vendas dhe janë një premisë e mirë për rishikimin e kontratave
koncesionare problematike të dhëna më herët, të cilat cenojnë konkurrencën e lirë
dhe përkeqësojnë çmimet e mallrave dhe të shërbimeve për qytetarët.
Gjykoj se disa koncesione ose PPP, për vetë rëndësinë strategjike që mbartin (p.sh.
porte, aeroporte) sot dhe në të ardhmen duhen të argumentohen dhe mbrohen
nga Qeveria edhe në Këshillin e Sigurisë Kombëtare. Në këto raste orientimi duhet
të jetë drejt aleatëve tanë strategjikë si SHBA dhe Gjermania. Ndërsa kompanitë e
regjistruara si “off shore”, pra me pronësi jo të qartë dhe transparente, nuk duhet
të lejohen të marrin pjesë në tendera publikë.
Po më 20 mars 2018, Gjykata Europiane e Audituesve (ECA), institucioni suprem i
auditimit i Bashkimit Europian, duke publikuar gjetjet dhe rekomandimet e Raportit
të saj Special mbi partneritetet publik-privat të koordinuara nga Komisioni Europian
(të cilin do t’ia vëmë në dispozicion edhe Kuvendit dhe Ekzekutivit), shprehej se
“Partneritetet Publik-Privat të bashkë financuara nga BE në Vendet Anëtare, nuk
mund të konsiderohen si një opsion ekonomikisht i mundshëm për ndërtimin ose
dhënien në përdorim të infrastrukturës publike4”.
Sipas ECA-s, partneritetet publik-privat (PPP) të audituara prej saj paraqisnin
mangësi të përhapura dhe përfitime të kufizuara, duke rezultuar në 1.5 miliardë
euro shpenzime joeficiente dhe joefektive. Përveç kësaj, vlera për para dhe
transparenca u dëmtuan gjerësisht nga politika dhe strategji të paqarta, nga
analizat e papërshtatshme, nga regjistrimi jashtë bilancit i PPP-ve dhe mungese
balancimi në ndarjen e riskut mes privatit dhe Shtetit. Na lind natyrshëm pyetja: kur
në vendet e Bashkimit Europian, me një legjislacion dhe kulturë shtetare shumë më
të konsoliduar se ne, PPP-të konsiderohen problematike, si duhet të jenë ato tek ne?
Në deklaratën për shtyp, ECA pohon se audituesit e saj audituan 12 partneritete
publik privat të bashkë financuara nga BE në Francë, Greqi, Irlandë dhe Spanjë në
fushën e transportit rrugor dhe teknologjisë së informacionit dhe komunikimit, me
një kosto totale prej 9.6 miliard euro dhe një kontribut të BE-së prej 2.2 miliard
euro.
Institucioni suprem i auditimit i BE-së thekson me forcë se “Audituesit gjetën që
PPP-të ju lejuan autoriteteve publike të siguronin infrastrukturë në shkallë të gjerë
përmes një procedure të vetme, por kjo e rriti riskun e konkurrencës së
4 https://www.eca.europa.eu/Lists/ECADocuments/INSR18_09/INSR_PPP_EN.pdf Njoftim për Shtyp i
Gjykatës Europiane të Audituesve, Luksemburg, 20 mars 2018, faqe 1, fragmenti i parë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
94 Botime 2018
pamjaftueshme dhe për këtë arsye autoritetet kontraktuese u vendosën në një
pozicion negociator më të dobët. Për më tepër, shumica e PPP-ve të audituara
demonstruan ineficienca të konsiderueshme gjatë ndërtimit të infrastrukturave që
kishin marrë përsipër, me shtatë nga nëntë projektet e kompletuara (që
korrespondojnë me 7.8 miliard euro si kosto projekti) që shkaktuan vonesa deri në
52 muaj dhe rritje të mëdha të kostos5”.
Në Greqi (deri tani vendi përfitues më i madh i kontributeve të BE-së nëpërmjet
PPP-ve, me 3.3 miliard euro ose 59% të totalit), kosto për kilometër e tre
autostradave të audituara u rrit ndjeshëm deri në 69%, ndërkohë që niveli i
rentabilitetit i këtyre projekteve u reduktua ndjeshëm, duke rënë me 55%. ECA
thekson se arsyet kryesore për këtë shpenzim joefektiv qëndronin në faktin se
boshllëqet financiare të shkaktuara nga rinegocimi i kontratave të PPP-ve u lejua të
mbuloheshin nga buxheti i BE dhe i shtetit investues, me projekte të përgatitura
keq nga partnerët publikë dhe me kontrata me koncesionarët privatë, të
nënshkruara përpara se sa çështjet e rëndësishme të ngelura pezull të ishin zgjidhur.
Të gjitha institucionet e Shtetit tonë duhet të ndërgjegjësohen në maksimum për
problematikën e thellë dhe serioze të menaxhimit të partneriteteve publik-privat
edhe tek ne. Risqet e lidhura me koncesionet dhe PPP-të, e bëjnë imperative dhe të
domosdoshme që Kuvendi të shikojë mundësitë për krijimin e një njësie të
oponencës së përhershme e profesionale ndaj gjenerimit dhe zbatimit në praktikë
të këtyre kontratave, një sekretariat pranë Kuvendit, i përbërë fillimisht qoftë edhe
nga dy ose tre ekspertë, personalitete të fushës së financave dhe administrimit
publik, një ekip i cili të funksionojnë në vartësi të tij dhe të jetë i pavarur
financiarisht nga Ekzekutivi. Kjo njësi duhet të ketë kapacitetin e mjaftueshëm
financiar për të komisionuar ekspertë të fushave respektive për studimin/
oponencën sipas koncesionit apo PPP-së që shqyrtohet, në emër dhe për llogari të
Kuvendit dhe Komisionit parlamentar përkatës. Krijimi i një strukture të tillë do të
jepte sinjalin e parë se vërejtjet dhe sugjerimet e FMN-së, Bankës Botërore, USAID-it
dhe partnereve tanë të tjerë të rëndësishëm ndërkombëtarë, ndaj risqeve që po
grumbullohen mbi menaxhimin e qëndrueshëm të financave tona publike, po
dëgjohen si duhet, këshillat po zbatohen dhe kundërveprimi ndaj këtyre risqeve
është ai i duhuri dhe në kohë.
5 https://www.eca.europa.eu/Lists/ECADocuments/INSR18_09/INSR_PPP_EN.pdf Po aty, faqe 1,
fragmenti i tretë.
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 95
Nga Bujar LESKAJ – Kryetar i KLSH-së,
botuar në gazetën “55”, më 11 prill 2018.
Të bashkuar dhe të frymëzuar nga moto e INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus
prodest (Nga eksperienca e përbashkët fitojmë të gjithë)”, duke falenderuar dhe
shprehur mirënjohje të thellë për mirëdashjen dhe angazhimin personal të
Presidentit Al-Sarawi të Byrosë së Auditimit Shtetëror të Kuvajtit dhe të gjithë
punonjësve të Byrosë që kontribuan në organizimin ekzemplar të kësaj Konference
të Përbashkët Shkencore, më lejoni të cilësoj se jo rastësisht janë përzgjedhur tre
tema themelore të saj.
Auditimi mbi bazën e riskut, risqet e punës institucionale, si dhe qasja ndaj
revolucionit dixhital të Big Data (të dhënave masive) janë sot kryefjala e zhvillimeve
më të fundit të progresit në auditimin suprem publik kudo në botë.
I. Auditimi mbi bazën e riskut
Në ditët e sotme, si në auditimin publik ashtu dhe në atë jo publik, janë të njohura
botërisht katër qasje audituese: ajo e procedurave thelbësore, e bilanceve
financiare, e auditimit të bazuar në sistem dhe e auditimit të bazuar në risk. Qasja e
fundit është mënyra e auditimit që po fiton gjithnjë e më shumë përparësi, sepse
mundëson përdorimin me efektivitet dhe efiçiencë të burimeve të kufizuara
audituese në dispozicion të institucioneve publike dhe private.
Risku karakterizon çdo veprimtari që kryen njeriu në shoqëri, ekonomi, politikë,
arsim, shkencë, shëndetësi, rend, turizëm, infrastrukturë, etj. Çdo risk është
specifik, dmth ka natyrën e tij: përmasat, densitetin (i lartë, i mesëm, i ulët),
ndikimin, masën e humbjeve (dëmtimeve), etj. Risku në sistem përcaktohet nga
natyra e proceseve, objekteve dhe struktura (infrastruktura). Për të menaxhuar
riskun në sistem, duhet bërë menaxhimi i proceseve eventualisht në objekte
ose/edhe në strukturat përkatëse.
AUDITIMI SUPREM PUBLIK I SHQIPËSË DHE KUVAJTIT SË BASHKU NËN MOTON E INTOSAI-t
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
96 Botime 2018
Risku është pasiguria e rezultatit, dhe një menaxhim i mirë i riskut lejon:
Të rritet besimi në arritjen e rezultateve të dëshiruara;
Të trajtohen kërcënimet në mënyrë efektive në nivele të pranueshme; dhe
Të merren vendime të informuara mbi shfrytëzimin e mundësive.
Menaxhimi i mirë i riskut u lejon grupeve të interesit të rrisin besimin në aftësitë
organizative të institucionit dhe në dobinë e shërbimeve të ofruara prej tij.
Kjo është arsyeja përse auditimi mbi bazën e riskut njihet ndërkombëtarisht si
praktikë e mirë jo vetëm në administratën publike, por në të gjithë sektorët e
ekonomisë, si çelësi i suksesit të një institucioni, njësie ose strukture audituese, në
përmbushjen e misionit dhe detyrave të saj.
Kjo qasje behet akoma dhe më shumë domosdoshmëri në veprimtarinë e
institucioneve supreme të auditimit publik, vëllimi i punës së të cilave po rritet në
progresion gati gjeometrik me kalimin e kohës dhe me disponueshmërinë gjithnjë e
më të madhe të të dhënave virtuale të enteve që ato auditojnë, pa shkëputur
punën në terren dhe komunikimin e vazhdueshëm me drejtuesit dhe punonjësit e
tjerë të institucionit të audituar.
Hapi i parë në analizën dhe modelimin e riskut është identifikimi i nevojës për të. E
thënë ndryshe: a ndeshemi me një nivel risku të atillë për të cilin do të ishte e
nevojshme dhe frytdhënëse një analizë e kujdesshme? Analizimi dhe vlerësimi i
riskut ka njohur dhe po njeh një bum, jo vetëm në fushën ekonomiko-financiare,
por pothuajse në çdo aspekt të jetës.
Jam i sigurtë se prezantimet e Byrosë së Auditimit Shtetëror te Kuvajtit, e cili është
një SAI shumë i zhvilluar dhe me progres konstant në të gjitha llojet e auditimit, e
Zyrës së Auditimit Suprem të Polonisë(NIK), një nga SAI-t Europiane më të mëdha
dhe moderne, të Zyrës Kombëtare te Auditimit te Kosovës, e cila dhe pse një
strukture relativisht e re, e krijuar vetëm një dekadë me parë, ka njohur një
dinamike të ndjeshme zhvillimi, së bashku me kontributin tonë modest si ALSAI, do
të sjellin praktika dhe eksperienca të punës audituese bazuar mbi analizën e riskut,
me vlerë për të gjitha SAI-t tona dhe më tej.
Prezantimet do të theksojnë se metodologjia e auditimit dhe qasjet hulumtuese
bazuar në analizën e riskut janë shumë të ngjashme si në auditimin financiar e të
përputhshmërisë, ashtu dhe në atë të performances dhe të teknologjisë së
informacionit. Gjatë kryerjes së këtyre katër lloj auditimeve, risqet analizohen në dy
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 97
nivele, në nivelin strategjik dhe në nivelin operacional. Analiza e riskut në nivelin
strategjik kryhet për të identifikuar dhe përzgjedhur fushat dhe institucionet që do
të auditohen, ndërsa analiza në nivel operacional kryhet për të identifikuar në
mënyrë të hollësishme temën dhe entitetin(entitetet) e zgjedhur për të audituar.
Shkëmbimi i eksperiencave të auditimeve tona bazuar në risk, do të na mundësojnë
si SAI që të përmirësojmë dhe përsosim:
• Vlerësimin dhe minimizimin e riskut të auditimit, duke e përqendruar auditimin
në zonat me risk të lartë;
• Përdorimi optimal te burimeve audituese që kemi në dispozicion;
• Një vlerësim paraprak ezaurues rreth temës dhe entitetit që auditohet;
• Zbulimin e dobësive më të theksuara në funksionimin e
entit/programit/projektit të audituar;
• Vlerësimin dhe dokumentimin e riskut të audituesve, duke marrë parasysh
riskun e menaxhimit dhe riskun e realizimit të objektivave të vetë audituesve;
• Rritjen e besueshmërisë së auditimit;
• Kontributin për arritjen e 3E-ve (ekonomicitetit, efektivitetit dhe eficiencës nga
enti/projekti/programi i audituar;
• Realizimin e auditimeve efektive dhe ekonomike.
II. Risqet e punës institucionale
Gjatë ditës së dytë do të prezantojmë eksperiencat e secilit nga SAI-t tona në
menaxhimin, pra në përballimin dhe mitigimin e risqeve të veprimtarisë sonë
institucionale. Suksesi i këtyre eksperiencave dhe qasjeve në menaxhimin e riskut
institucional varet shumë nga prania e një strategjie përkatëse efektive dhe plan
veprimi eficient dhe efektiv.
Menaxhimi i riskut konceptohet si tërësia e proceseve të përfshira në identifikimin,
vlerësimin dhe gjykimin e risqeve, përcaktimin e përgjegjësisë, ndërmarrjen e
veprimeve për zvogëlimin apo parashikimin e tyre, si dhe monitorimin dhe
rishikimin e progresit.
Sipas Modelit COSO-ERM, menaxhimi i riskut institucional është një proces i ndikuar
nga titullari i njësisë, menaxherët dhe pjesa tjetër e stafit, i projektuar për të
identifikuar ngjarjet e mundshme që mund të kenë impakt në institucion dhe
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
98 Botime 2018
menaxhuar riskun, për ta mbajtur brenda kufijve të oreksit për risk, që i përket
arritjes së objektivave strategjike të institucionit.
Si ALSAI, ne mars 2015, mbështetur në ISSAI 9130 “Udhëzues për Standardet e
Kontrollit të Brendshëm për Sektorin Publik- Informacion i zgjeruar për Menaxhimin
e Riskut Institucional” dhe në Ligjin e vendit ”Për Menaxhimin Financiar dhe
Kontrollin”, kemi miratuar Strategjinë e Menaxhimit të Riskut Institucional, në
përputhje me objektivat kryesore të Strategjisë së Zhvillimit të SAI-t tonë 2013-
2017.
Qëllimi i Strategjisë sonë të menaxhimit të riskut është që të sigurojë që ky koncept
të jetë në themel të kulturës organizative, nëpërmjet qasjes dhe filozofisë së
zvogëlimit të riskut dhe vlerësimit të tij, për çdo veprimtari që kryen institucioni i
Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Si SAI, e konsiderojmë se për të qenë efektiv, menaxhimi i riskut institucional duhet
të bëhet pjesë e kulturës dhe veprimtarisë së audituesve tanë, i integruar në planet
dhe veprimtaritë e përditshme audituese dhe nuk duhet parë si një program i
shkëputur.
Në vijueshmëri në këto vite, kemi kërkuar qe menaxhimi i riskut të bëhet
përgjegjësi e çdo punonjësi të institucionit, i çdo niveli deri në hierarkinë më të lartë
drejtuese.
Shpreh besimin se shkëmbimi i eksperiencave dhe diskutimet e SAI-ve tona, gjatë
pjesës së parë të ditës së dytë të kësaj Konference Shkencore, lidhur me mundësitë
e një menaxhimi sa më efektiv të riskut të veprimtarisë institucionale, do të japin si
rezultat përsosjen e politikave tona menaxheriale të menaxhimit të riskut.
Pjesa e dytë e ditës së dytë të Konferencës sonë do të përqendrohet në diskutimin e
një prej sfidave më madhore, me të cilën përballen dhe do të përballen edhe më
gjerë e thellë në të ardhmen, të gjitha SAI-t tona, me menaxhimin e fluksit dhe
vënien në përdorim të të dhënave masive dixhitale, të quajtura “Big data”.
“Big Data”, ose të dhëna masive, është një term i dalë botërisht në fillim të viteve
2000, i cili përshkruan një vëllim të madh të dhënash në forme dixhitale, të
strukturuara dhe të pastrukturuara.
III. Big Data
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 99
Në epokën e dixhitalizimit të mbarë shoqërive tona, gjithnjë e më shumë informata
janë në dispozicion në internet. Me qeverisjen elektronike, qeveritë mund të bëhen
më transparente në sytë e qytetarit, pasi mund ta vendosin informacionin
menjëherë në dispozicion të tij në kohë reale dhe ta bëjnë lehtësisht të arritshëm
për të.
Në të njëjtën kohë, qytetarët gjithnjë e më shumë po përfshihen në çështjet e
auditimit. Ata mund të bëhen të ashtuquajturit "auditues nga kolltuku", pra nga
komoditeti i shtëpisë së tyre ose nga vendi i tyre i punës, ata mund t'u japin
audituesve opinionet dhe gjetjet e tyre për një sërë çështjesh, apo edhe të veprojnë
si auditues në lidhje me programe ose shërbime publike.
"Të dhënat e hapura" (open data), të dhënat masive (Big Data) dhe qasja e
pakufizuar elektronike në informacion, janë quajtur "vaji i ri" që lubrifikon shoqëritë
moderne. Ato kanë implikime shumë të gjera për të gjitha institucionet shtetërore,
duke përfshirë institucionet supreme të auditimit (SAI-t), pasi kërkojnë prej tyre që
të ndryshojnë në mënyrë drastike mënyrën se si e organizojnë punën e tyre.
Në kushtet e një aktiviteti si publik dhe privat, i cili po ndryshon kaq me shpejtësi në
botën e internetit, ne SAI-t ndodhen përpara një sfide sa të vështirë aq edhe
thelbësore për ta. Në pamje të parë, duket sikur ata humbasin pozicionin e tyre të
privilegjuar, ngaqë pothuajse gjithkush ka një qasje pothuajse të pakufizuar në
informacion.
Në të vërtetë, është pikërisht tani momenti ynë, i SAI-ve, për të përcaktuar rolin
parësor që duhet të kenë në këtë shoqëri të “open data dhe “”big data”. Sqarimi
dhe interpretimi i të dhënave dixhitale të veprimtarive publike, garantimi i sigurimit
të vërtetësisë së tyre janë detyra dhe përgjegjësi që natyrshëm bien mbi strukturën
kushtetuese që mbikëqyr miradministrimin e fondeve publike, pra pikërisht mbi ne.
Ne SAI-t duhet të shfrytëzojmë plotësisht pozitën e veçantë dhe përvojën e tyre për
të mbledhur dhe analizuar në mënyrë kritike informacionin. Ne na është besuar
ligjërisht qasja në të gjitha institucionet qeveritare, duke përfshirë ato agjenci, që,
për nga natyra e punës që bëjnë, mbeten jashtë aksesit të qytetarëve. Prandaj dhe
përgjegjësia jonë është më e madhe.
Jam i bindur se konferenca dhe kumtuesit e saj do të paraqesin strategjitë dhe
taktikat e SAI-ve tona në fushën e dixhitalizimit, të të dhënave të hapura dhe të
dhënave masive, në mënyrë që të ndërtojmë kapacitetet e duhura njerëzore, duke
përfshirë trajnimin dhe rekrutimin e personelit me kapacitete në fushën e TI dhe
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
100 Botime 2018
çështjet që lidhen me analizën e të dhënave masive dhe dixhitalizimin, si dhe duke
kryer ndryshimet e mundshme organizative(krijimin e departamenteve, drejtorive
apo njësive të reja, etj.).
Sot sfida e punës audituese është sigurimi i cilësisë në përdorimin e të dhënave
masive. Sot, një auditues nuk mund dhe nuk duhet ta konceptojë punën e tij larg
përdorimit të përditshëm, në çdo kohë dhe vend-ndodhje të laptop-it të vet.
Zhvillimi i metodave të reja të auditimit, mjeteve dhe teknikave të përshtatura për
punën në ekip, duke përdorur në çdo hap internetin, kërkon analizë të thelluar të të
dhënave, për të verifikuar vërtetësinë dhe saktësinë e tyre, duke siguruar cilësi në
përdorimin e të dhënave masive. E gjithë kjo qasje e re do të kërkojë përshtatjen e
procesit të auditimit, sqarimin e çështjeve të aksesit dhe ruajtjes së të dhënave, si
dhe sigurimin që SAI i ka aftësitë të auditojë sistemet e TI ku ruhen të dhënat
masive.
Konferenca jonë do të përcjellë fuqishëm mesazhin se të dhënat masive kanë një
potencial të jashtëzakonshëm në gjurmimin dhe analizimin e shpenzimeve
qeveritare, jo vetëm nga ne audituesit, por edhe nga publiku dhe qytetarët e
interesuar. Ndaj bindjen se ne SAI-t, si institucionet më të larta të auditimit publik
në vendet tona, do të punojmë fort në këtë drejtim, në sinergji me partnerët e tjerë
lokalë dhe ndërkombëtarë, që të dhënat qeveritare të hapen për publikun. Këto të
dhëna të hapura dhe masive do të kenë një impakt të madh në rritjen e
Formatimi i të dhënave qeveritare në formën e të dhënave masive është një tjetër
sfidë dhe për këtë, ne SAI-t kemi një rol qendror në promovimin e transparencës, si
dhe që aksesi i qytetarit, publikut dhe shoqërisë civile në informacionin qeveritar të
mund të kuptohet dhe përdoret prej tyre në formatet e të dhënave të hapura dhe
të dhënave masive.
Konferenca jonë do të diskutojë rëndësinë e mësimit kumulativ në dixhitalizimin e
aktivitetit auditues, duke u rekomanduar SAI-ve të përpilojnë strategji për këtë dhe
përshtatje të këtij lloji mësimi me standardet ndërkombëtare të fushës (ISSAI-t). Ajo
do të diskutojë aspektet ligjore dhe specifikimet e sigurisë së të dhënave masive, si
dhe sfidat e aksesit dhe cilësisë së të dhënave masive, veçanërisht ato që kanë të
bëjnë me aksesin ndaj të dhënave të njësisë publike që auditohet mbi një bazë të
përhershme. Konferenca po ashtu do të trajtojë sfidën e përdorimit të të dhënave
masive si inpute për auditimet dhe diapazoni në të cilin të dhënat nga auditimi
mund të publikohen si të dhëna të hapura, me qëllim që të merret përfitim shtesë
për publikun dhe qytetarin.
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 101
produktivitetit dhe të menaxhimit të riskut të programeve dhe fondeve qeveritare.
Kjo përbën pa dyshim një sfidë kryesore për rritjen e transparencës, besimit të
qytetarit në qeverisje dhe kufizimin efektiv të korrupsionit.
Për ne, kjo eksperiencë e një Konference të plotë të përbashkët shkencore është
unikale dhe do të jetë me dobishmëri e përfitim të jashtëzakonshëm.
Duke falenderuar edhe njëherë Byronë e Auditimit Shtetëror te Kuvajtit dhe në
veçanti Presidentin Al-Sarawi për mikpritjen e ngrohtë dhe organizimin e përsosur
të kësaj Konference, Ju uroj të gjithëve suksese në kumtesat tuaja dhe në punimet e
Konferencës!
Në përfundim, më lejoni një konsideratë personale. Si ALSAI, si SAI i një vendi të
vogël Europian, jemi përpjekur gjatë viteve 2012-2017 të organizojmë disa forume
për progresin e auditimit publik, të bindur në dobinë e shkëmbimit të ideve dhe
eksperiencave të punës sonë audituese si SAI Europiane dhe më gjerë. Kemi
realizuar pesë konferenca vjetore modeste, me pjesëmarrje dhe të studiuesve e
këshilltarëve nga SIGMA, DG-Budget, Parlamenti Europian, etj., për tema të
ndryshme si Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit për një menaxhim financiar
të përgjegjshëm në sfidat e sotme, Auditimi kombëtar në shërbim të qeverisjes
kombëtare, Analiza e Riskut, Të Auditosh për Qëndrueshmëri dhe Zhvillim, etj.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
102 Botime 2018
KONTRIBUTI I KLSH-së NË INVESTIMET E HUAJA
nga Yllka PULASHI – Drejtore Departamenti, KLSH,
botuar në gazetën”Koha Jonë”, më 17 prill 2018.
Marrja e statusit të vendit kandidat për në BE dy vjet më parë, po sjellin rritjen e
angazhimit dhe projekteve të Bashkimit Europian. Investimet e huaja direkte vitin e
kaluar arritën vlerën e 970 milionë eurove. Sipas statistikave të Bankës së
Shqipërisë, investimet e huaja mbyllën një tjetër vit në rritje, me rreth 3.6% më
shumë krahasuar me vitin 2016, në realizimin e projekteve dhe programeve me
financim të huaj nga institucione donatore ndërkombëtare ose nga shtete partnere
të Shqipërisë. Interesi më i lartë i vendit tonë është që këto financime, shumica e të
cilave janë kredi të buta, të realizohen në kohë, duke sjellë përmirësim të ndjeshëm
të perspektiva e ditëve të fundit e çeljes nga Parlamenti Europian të negociatave
për anëtarësimin e infrastrukturës dhe rritje të cilësisë së shërbimeve publike ndaj
qytetarit shqiptar.
Në shërbim të këtij interesi madhor, edhe KLSH si institucion agjent i qytetarit dhe
Kuvendit për përdorimin me ekonomicitet, efektivitet dhe eficiencë të parasë
publike, i ka parë auditimet e tij në projektet me financim të huaj, në funksion të
mirëmenaxhimit të këtyre fondeve.
Duke parë kompleksitetin dhe problematikën e marrëveshjeve me donatorët dhe
institucionet kreditore të huaja, ka qenë dhe është në vijimësi investimi që trupa
audituese e këtyre projekteve të përfaqësohet nga audituesit me eksperiencë dhe
dije profesionale, të kompletuar nga auditues të rinj me të dhëna premtuese.
Rritja e efektivitetit të investimeve në projektet me financime të huaja, kërkon para
së gjithash studime të fizibilitetit (leverdishmërisë) sa më të sakta dhe të
gjithanshme, me pjesëmarrjen e të gjithë palëve të interesuara, të bashkërenduara
me përllogaritjet e nevojshme për kohën, formën dhe mundësinë e kthimit të
investimit, të shprehur në tregues të matshëm dhe të dukshëm sasiorë dhe cilësorë.
Eksperienca e deritanishme ka treguar se projekti ose programi me financim të huaj
Yllka PULASHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 103
merr një periudhe kohore relativisht të gjatë për zbatimin e tij, me vonesa të
theksuara, duke zbehur përfitimin përfundimtar prej tij.
Brenda vetë projektit, nuk ka gjithnjë një ekuilibër optimal midis shpenzimeve
kapitale dhe atyre operative, çka bën që jo të gjitha programet dhe projektet të
jenë të orientuara drejt zgjerimit të kapaciteteve prodhuese të ekonomisë sonë,
përmirësimit të produktivitetit të saj, rritjes së aftësive konkurruese dhe mundësive
për punësim.
Edhe nëse projekti ecën mirë në momentet e fillimit, nuk janë të pakta rastet kur
veprimtaria mbikëqyrëse e enteve tona publike paraqet mangësi, duke ndikuar në
cilësinë dhe në afatet e realizimit të projektit nga kontraktori. Kjo gjeneron shpesh
një ujdi të fshehtë mes drejtuesve të projektit dhe kontraktorit dhe kjo dukuri
negative kërkon para së gjithash një monitorim të rreptë nga ana e njësive zbatuese
publike, punonjësit e të cilave duhet të jenë të përgjegjshëm, se përfitimet e
komuniteteve, ashtu si dhe huaja e marrë e që duhet paguar nga Buxheti i Shtetit,
varen prej veprimtarisë së tyre. Gjatë veprimtarisë audituese si KLSH, nga auditimet
tona kemi konstatuar se vijon të mbetet problematik realizimi në afat i projekteve
me financime të huaja, të shoqëruara me nivele të ulëta disbursimi në krahasim me
programin e marrëveshjes, shpesh të shoqëruara me kosto shtesë në pagesën e
përqindjes për kredinë e pa tërhequr, si dhe vonesa në realizmin e objektivave. Në
rastin e rialokimeve, rriten me tepër shpenzimet menaxheriale dhe të konsulencës,
në dëm të shpenzimeve për investime.
Në projektet e infrastrukturës rrugore, një nga shkaqet kryesore të vonesave dhe të
rritjes së kostos janë shpronësimet, ku përgjithësisht projektet nisin dhe kontratat
nënshkruhen pa përfunduar plotësisht procedura e shpronësimeve. Gjithashtu,
pamundësia financiare për kompletimin plotë të segmenteve të veçanta rrugore, ka
cënuar sigurinë rrugore si dhe standardet Europiane të kësaj sigurie. Kemi vërejtur
se jo në të gjitha rastet mbahen garancitë bankare për kontratat e nënshkruara,
duke lënë shkak për mos përmbushje të detyrimeve kontraktore dhe mungesë
penalizmi, kryesisht kjo për kontratat e shërbimeve të konsulencës. Mungesa e
bashkërendimit të kohës së përfundimit të projektit, me përgatitjen dhe
kualifikimin e personelit të nevojshëm për të vënë në zbatim investimet e kryera, ka
zvogëluar efektivitetin e projekteve.
Njësitë e menaxhimit/koordinimit të projektit nuk arrijnë të zbatojnë ligjin e
marrëveshjes në mënyrë të plotë lidhur me dokumentacionin që rrjedh prej saj
(amendamentet, marrëveshje të veçantë mbi procedurat e disbursimit, etj.) Në të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
104 Botime 2018
shumtën e herës janë konstatuar ndryshime të shpeshta të stafeve, ose ndryshime
të strukturës së tyre, duke sjellë mos organizim, apo mbikëqyrje dhe monitorim të
dobët të projekteve.
Kemi vërejtur mangësi të shumta dhe cilësi të dobët të shërbimeve të supervizionit
gjatë zbatimit të kontratave, pasi ka raste që nuk arrihen parametrat teknike të
përcaktuar në marrëveshje për punimet e reja apo rehabilituese, duke rënë në ujdi
me kontraktorin. Për pasojë, bie cilësia e punimeve dhe ligjërohen padrejtësisht
vonesat në zbatimin e projektit. Në fushën e prokurimeve hartohen kontrata pa
objektiva të matshëm dhe pa sanksione në rastet e mos arritjes së treguesve;
likuidime për shërbime dhe punime të parealizuara dhe të pa dokumentuara, mos
aplikim të penaliteteve gjatë zbatimit të kontratës bazë, zgjatje të paargumentuara
të afatit të punimeve, etj.
Një problem i rëndësishëm i dalë nga auditimet është mosrealizimi i monitorimit të
vazhdueshëm dhe mbikëqyrja e kontratave të punimeve për shërbimin e
konsulencës, duke sjellë për pasojë dëm ekonomik për punime të pakryera por të
paguara, cilësi të dobët, shtim të volumeve të punimeve dhe vonesa të tej zgjatura
dhe të pa argumentuara e pa justifikuara në realizimin e komponentëve të veçantë
dhe të projektit në tërësi. Janë konstatuar parregullsi në zbatimin e afateve të
përfundimit të kontratave (kryesisht për punimet e ndërtimit), si dhe nuk kanë
kërkuar zbatimin e penaliteteve për kontraktorët të cilët nuk kanë mundur të
plotësojmë detyrimin e realizimit të kontratës brenda afateve të përcaktuara.
Të gjitha këto të meta dhe shumë të tjera të konstatuara nga auditimet, si KLSH
kemi synuar t’i korrigjojmë me rekomandimet që kemi dhëne në auditimet tona, në
bashkëpunim të ngushtë me institucionin e audituar dhe me ministritë e organet
superiore të mbikëqyrjes.
Sfida me miratimin e ligjit të ri organik të KLSH-së në vitin 2014, për mundësinë e
auditimit të projekteve të financuara nga fonde të Bashkimit Europian, ka hapur një
perspektivë të gjerë përpara audituesve të institucionit. Nga njëra anë, përafrimi i
zhvillimit të ekonomisë shqiptare me rregullat e Acquis Communautaire kërkon
rritjen e eficiencës maksimale prej investimit të fondeve të brendshme dhe të
huaja. Nga ana tjetër, ritmi i Shqipërisë për arritjen e standardeve Europiane do të
varet shumë nga rritja e nivelit të financimeve të jashtme, si dhe e cilësisë
audituese të këtyre financimeve, në funksion të përshpejtimit të integrimit të
vendit.
Yllka PULASHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 105
KLSH e ka rrokur këtë sfidë dhe e ka përballuar me sukses atë, në sajë të trajnimeve
dhe eksperiencës së grumbulluar me grupe auditimi, me auditues të fushave të
ndryshme (ekonomistë, financierë, inxhinierë, jurist, etj.), si në SAI-t partnere,
kryesisht në Poloni, Kroaci dhe Turqi, si dhe në trajnimet e Projektit të Binjakëzimit
të BE-së, IPA 2013 (i cili është në fazën përmbyllëse të tij, pas realizimit me sukses
të mbi 90 misioneve të këshillimit dhe trajnimit), ashtu dhe në trajnimet brenda
vendit me ekspertë të fushës.
Plani i ri strategjik i zhvillimit të institucionit 2018-2022, i lançuar nga Kryetari i KLSH
në Analizën Vjetore të KLSH në shkurt 2018, në qytetin e Durrësit, përmban
objektiva ambiciozë dhe në drejtim të rritjes së cilësisë së gjetjeve dhe
rekomandimeve të institucionit, përsa i përket projekteve me financim të huaja,
objektiva të cilat trupa jonë audituese është e angazhuar maksimalisht t’i realizojë
në kohë dhe me efektivitet të plotë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
106 Botime 2018
TRANSPARENCA E KLSH-së PËRBALL PARTNERËVE STRATEGJIK TË SAJ
nga Klejvis KULE – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf“, më 19 prill 2018.
Kriza financiare globale, e cila shkatërroi vendet e punës dhe dëmtoi rritjen
ekonomike në shumë pjesë të botës, përqendroi vëmendjen në nevojën për një
transparencë më të madhe në sektorin publik dhe atë privat. Kjo thirrje për
transparencë, së bashku me shtrirjen gjithnjë e më të gjerë të internetit,
dixhitalizimin e të dhënave, përdorimin e teknologjisë si dhe nga lëvizjet e
ndryshimeve shoqërore dhe politike, krijuan atë që quhet “Axhenda e hapur e
veprimtarisë”. Në Transparency International Strategy 2020 (TIS) theksi vihet në
ndryshimin që institucionet publike dhe private të zbatojnë standardet më të larta
të transparencës, llogaridhënies dhe integritetit për të parandaluar dhe përballuar
korrupsionin. “Transparenca” mund të përshkruhet si parim që njerëzit, të cilët
varen nga vendimet administrative, transaksionet e biznesit ose subvencionet,
fitojnë njohuri se si bëhen vendimet që i prekin ato në mënyrë direkte ose indirekte.
Është detyrë e nëpunësve civilë, menaxherëve dhe agjencive të veprojnë në mënyrë
transparente, të kuptueshme dhe të parashikueshme. Vitet e fundit po bëhen
përpjekje të madhe për tu anëtarësuar në Bashkimin Europian dhe një nga kriteret
e rëndësishme për tu plotësuar është, përshtatja e legjislacionit të Komunitetit Europian
në hapësirën e tyre ligjore dhe pastaj ta vënë atë në zbatim. Ndërmjet shteteve
demokratike është arritur një konsensus i përgjithshëm mbi përbërësit e qeverisjes
së mirë, që përfshijnë disa parime, ku përveç të tjerave është transparenca dhe
pjesëmarrja qytetare në vendimmarrjen e institucioneve publike. Sa më sipër
procedurat transparente nënkuptojnë mbledhjet e hapura, publikimin e gjendjes
financiare, legjislacionit, buxhetin, auditimet, prokurimet, etj.
Në Republikën e Shqipërisë ekziston një nevojë dhe domosdoshmëri për
ndërgjegjësimin dhe edukimin e vetë institucioneve për transparencë në
administratën publike. Si i tillë, vendi ynë ka nevojë të përmirësojë politikat e
qeverisë përsa i përket transparencës si dhe qytetarit i duhet ofruar një pasqyrë për
Klejvis KULE
Kontrolli i Lartë i Shtetit 107
një administratë publike të depolitizuar, profesionale dhe të zhvilluar duke u bazuar
në praktikat më të mira ndërkombëtare të menaxhimit të burimeve njerëzore.
Vetëm një qasje e tillë do të siguronte krijimin dhe zhvillimin e një administrate
publike të pa korruptuar dhe të pavarur nga ndikimi politik, e cila bazë themelore të
funksionimit të saj ka ligjin dhe si e tillë është në shërbim të të gjithë shoqërisë.
Parandalimi dhe luftimi i korrupsionit në administratën publike duhet të jetë
rrënjësor dhe të gjitha institucionet duhet të punojnë në bashkëpunim të ngushtë
me njëra tjetrën. Duhet të kthehet besimi i publikut dhe të rritet rezistenca kundër
sjelljes dhe praktikave të korruptuara. Mungesa e transparencës në marrëdhëniet
midis politikanëve, shërbyesve civilë, udhëheqësve publikë dhe bizneseve të tyre
krijon një ambient të mbyllur ku mundësia dhe presioni i korrupsionit është i lartë.
Këtë nismë të rëndësishme, nëpërmjet një pune me vullnet të palodhur, prej viti
2012 e deri më sot, e ka vënë në zbatim një nga institucionet model të vendit tonë,
siç është Kontrolli i Lartë i Shtetit. Sipas standardeve ndërkombëtare (ISSAI 20),
nocioni i transparencës i referohet raportimit publik të besueshëm, të qartë dhe
relevant të SAI mbi statusin, mandatin, strategjinë, aktivitetet, menaxhimin
financiar, operacionet dhe performancën e SAI-t. Përveç kësaj, ai përfshin detyrimin
e raportimit publik mbi gjetjet dhe konkluzionet e auditimit, si dhe qasjen e publikut
në informacionin mbi SAI. Duke i vënë gjetjet e tyre të auditimit në dispozicion të
publikut, SAI-t ofrojnë një dritare kritike mbi transparencën në menaxhimin e
financave publike.
Kohët e fundit qytetarët i shikojnë Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) si
institucione të besueshme, të cilat nëpërmjet raporteve dhe gjetjeve të tyre
ndihmojnë në përdorimin e fondeve publike me ekonomicitet, eficiencë dhe
efikasitet. Ata duan të dinë se si shpenzohen fondet publike nga institucionet
publike dhe se si institucionet i kryejnë detyrat e tyre. Sot, siç është theksuar më
parë, ekziston një kërkesë më e fortë për promovimin e demokracisë dhe qeverisjes
së mirë, e cila kërkon forcimin e transparencës dhe llogaridhënies. Si një institucion
kyç për t'iu përgjigjur kësaj kërkese, SAI-t po marrin shumë rëndësi, roli dhe
përgjegjësitë e tyre po rriten vazhdimisht. Siç theksohet në standardet
ndërkombëtare, SAI duhet të komunikojë në mënyrë të qartë me qytetarët se çfarë
bëjnë dhe çfarë vlere të shtuar ata krijojnë për shtetet dhe shoqëritë e tyre në
mënyrë që të rrisin njohuritë publike rreth rolit që luan SAI në aspektin e
llogaridhënies dhe transparencës.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
108 Botime 2018
Sa më sipër, bazuar në motot “Udhëheqja nëpërmjet shembullit” dhe“Qytetarët
janë përfituesit kryesorë të auditimit publik”, KLSH ka nxitur rritjen e
përgjegjshmërisë, transparencës, dhe përdorimit me efektivitet, eficiencë dhe
ekonomicitet të pasurisë publike, duke forcuar integritetin dhe besimin e publikut
tek institucioni, për të qenë vlerë e shtuar për shoqërinë dhe të sjellë ndryshim në
jetën e qytetarëve. Ndryshimi në drejtimin e institucionit në dhjetor 2011 solli
transformime të rëndësishme në filozofinë e menaxhimit të KLSH-së, si dhe të
raportit të institucionit me palët e interesit në përmbushjen e misionit të tij
kushtetues. Kryetari i ri i këtij institucioni shumë të rëndësishëm, theksonte në
fund-vitin 2011, se “Do të realizojmë përmirësimin e transparencës në marrëdhëniet
me publikun, nëpërmjet një partneriteti të gjerë me median dhe me organizatat jo-
fitimprurëse që luftojnë korrupsionin”.
Kjo qasje e KLSH-së e ndjekur përgjat një periudhe 2012-2018 është në përputhje të
plotë dhe bazohet në standardet profesionale të auditimit publik suprem, ISSAI-t,
ku po përmend disa prej tyre, si Deklarata e Limës (ISSAI 1), Standartin ISSAI 20
“Parimet e Transparencës dhe të Përgjegjshmërisë”, Parimi i 8-të, mbi komunikimin
në kohë dhe gjerësisht të Institucioneve Supreme të Auditimit (SAI-t), në ISSAI-n 12
“Vlerat dhe dobitë e Institucioneve Supreme të Auditimit – Të bësh ndryshimin në
jetën e qytetarëve”, dhe Parimi i 6-të mbi komunikimin efektiv me palët e interesit.
Këto standarde e orientuan institucionin se si të jetë sa më i efektshëm në
përcjelljen e informacionit për auditimet dhe gjetjet e tij, jo vetëm për Kuvendin,
por edhe për publikun e gjerë. Krahas njoftimeve për shtyp për rezultatet e
auditimeve, KLSH zgjodhi këtë qasje origjinale dhe të drejtpërdrejtë, komunikimin
me qytetarin nëpërmjet shkrimeve, editorialeve, analizave në shtypin e përditshëm.
Transparenca dhe përgjegjëshmëria e aktivitetit të institucionit ka përbërë një nga
treguesit kryesorë të modernizimit të tij dhe ka rritur besimin e publikut dhe
qytetarëve. Gjatë aktiviteteve audituese 2012-2018, KLSH-ja e ka konsideruar
transparencën si instrument të nxitjes së llogaridhënies të administratorëve publik.
Ky parim nënkupton dhe i referohet disponibilitetit të informacionit të raporteve të
auditimit ndaj publikut të gjerë, në përputhje me rregullat që qeverisin këtë proces,
duke i konsideruar qytetarët si aleatin më besnik në luftën kundër korrupsionit dhe
papërgjegjshmërisë nga nëpunësit publik. Transparenca ka qenë dhe vazhdon të
mbetet shprehje e filozofisë dhe përqasjes së institucionit të KLSH-së për të
vendosur në plan të parë interesat e qytetarit.
Klejvis KULE
Kontrolli i Lartë i Shtetit 109
Duke patur si mision informimin e publikut dhe Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me
përgjegjshmërinë e qeverisë dhe të enteve të tjera publike për përdorimin e
burimeve publike sipas ligjit, me ekonomicitet, efektivitet dhe efiçiencë dhe nxitjen
e kësaj përgjegjshmërie në të gjithë sektorin publik, për shtimin e luftës kundër
korrupsionit, KLSH e ka vënë gjithmon theksin në forcimin e bashkëpunimit me
palët e interesit, si: qytetarët, Parlamentin, organizatat kombëtare dhe
ndërkombëtare. Në Konferencën e 7-të Ndërkombëtare Antikorrupsion, e
organizuar në Lima të Perusë, për Komunitetin INTOSAI, ku KLSH ishte
pjesëmarrëse, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërkombëtar të Institucioneve
Supreme të Auditimit dhe rritjen e rolit të tyre në ndihmë të një qeverisjeje sa më
transparente. Simpoziumi i 24-t i Përbashkët OKB-INTOSAI i maj-qershorit 2017
theksoi sfidën e përdorimit të të dhënave të hapura “open data” jo vetëm si inpute
për auditimet, por edhe si outpute në përdorim të qytetarit, duke cilësuar se “të
dhënat nga auditimi mund të publikohen si të dhëna të hapura, me qëllim që të
merret përfitim shtesë për publikun... Për këtë, SAI-t kanë një rol qendror në
promovimin e transparencës, si dhe aksesit të qytetarit, publikut dhe shoqërisë civile
në informacionin qeveritar”.
Nga viti në vit, KLSH dhe Kuvendi i kanë ngritur raportet e tyre në një shkallë më të
lartë duke shërbyer si aktorë kryesorë të transparencës dhe llogaridhënies, në
funksion të informimit të qytetarëve mbi mënyrën sesi shpenzohen fondet publike.
Janë intensifikuar marrëdhëniet jo vetëm në nivel mbledhjesh për raportim të
institucionit, por është rritur pjesëmarrja e anëtarëve të Kuvendit të Shqipërisë në
aktivitete të organizuara nga KLSH, të tilla si Konferenca Shkencore, takime me
vlerësues dhe ekspertë nga Institucionet Ndërkombëtare dhe homologët etj.
Partneriteti me shoqërinë civile dhe mediat ka filluar të institucionalizohet në vitin
2012 nëpërmjet marrëveshjeve të nënshkruara nga Kryetari i KLSH me disa OJF
(Albanian Platform for Policiy Advocacy, Integrimi Urban, Komiteti Shqiptar i
Helsinkit, Institutin për Studime Publike dhe Ligjore, Shoqata Mjedisore të
ndryshme, Shoqatën e ish të Përndjekurve), ndër më aktivet në luftën kundër
korrupsionit për më shumë transparencë në qeverisje. Organizimi tashmë për
publikun e gjerë të aktivitetit “Java e hapur”, duke ofruar informacion, dëshmon për
vendosmëri në transparencë dhe komunikim të drejtpërdrejtë të institucionit me
publikun. Kjo eksperiencë u zhvillua më tej në nëntor të vitit 2017, ku institucioni u
ofroi qytetarëve shqiptar “Muajin e hapur” me shumë aktivitete, seminare dhe
prezantime për ta sjellë veprimtarinë e institucionit sa më pranë qytetarit. Në
zbatim të parimit 8-të, të ISSAI 20, për komunikimin aktiv të SAI-t nëpërmjet
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
110 Botime 2018
publikimeve, gjatë periudhës 2013-2018 institucioni ka botuar libra, shkrime të
audituesve, revista shkencore, manuale të auditimit etj. Vetëm gjatë kësaj periudhe
KLSH, në fushën e komunikimit dhe të transparencës me publikun, ka përgatitur
kolanën e saj të botimeve, e cila ka arritur në fund të vitit 2017 në 83 tituj, nga
vetëm 12 botime modeste të periudhës 1992-2011. Botimet e KLSH-së janë zbatim i
detyrimeve ndërkombëtare të angazhimit të institucioneve të auditimit edhe në
fushën e botimeve të dokumentacionit, për t’i mundësuar qytetarëve një akses më
të gjerë. Për vitin 2017, institucioni ka qenë i pranishëm 6.7 herë më shumë me
informacione dhe mesazhe në median e shkruar dhe ka gjashtëfishuar praninë e tij
në mediat audiovizive, krahasuar me vitin 2010, duke kontribuar në median e
shkruar të vendit me 521 artikuj, njoftime, editoriale dhe komente analitike
përgatitur nga audituesit e tij. Lufta kundër mashtrimit dhe korrupsionit nëpërmjet
auditimeve të KLSH njeh tregues konkretë të cilët kanë ardhur duke u përmirësuar
nga viti në vit të tilla si intensifikimi i rasteve dhe rritje e numrit të kallëzimeve
penale. Rreth 98% e vendimeve të Kryetarit të KLSH-së për gjetjet dhe
rekomandimet nga auditimet sot publikohen në faqen në internet të institucionit në
kohë pothuajse reale. Raportet më të rëndësishme të auditimit i janë dërguar dhe
komunikuar Kuvendit, duke synuar një ndërveprim aktiv me Ligjvënësin.
Transparenca dhe përgjegjshmëria institucionale ka arritur në nivelet më të larta të
arritura në vitet e fundit, duke krijuar një aset të madh për institucionin e KLSH-së,
aset që do të zhvillohet dhe fuqizohet më tej. Në Strategjinë për zhvillimin e
institucionit të KLSH 2018-2022 dhe Strategjinë e komunikimit, theksohet se faktorë
kyç në rritjen e transparencës dhe mirëqeverisjes janë marrëdhëniet e KLSH me
publikun dhe Kuvendin, si dhe duke përfshirë edhe partnerë të tjerë në nivel
kombëtar dhe ndërkombëtar. Gjithashtu KLSH, përveç zhvillimeve të rëndësishme
dhe konkrete që ka arritur, sot ndodhet përball disa objektivave sfidues, të cilat do
ndihmojnë në forcimin e mëtejshëm të pozitave të veta si institucioni kryesor në
kontributin në luftën ndaj korrupsionit dhe mirëqeverisjen, konkretisht:
1. Garantimi i vazhdueshëm i transparencës dhe aksesibilitetit të të gjitha palëve të
interesit në KLSH;
2. Promovimi i një komunikimi efektiv me qytetarët dhe Parlamentin, në kuadër të
rolit të KLSH-së si një “watchdog” që siguron transparencë mbi fondet publike;
3. Përmirësimi i cilësisë së të dhënave të ofruara për palët e interest (saktësia,
qëndrueshmëria dhe kohëzgjatja);
Klejvis KULE
Kontrolli i Lartë i Shtetit 111
4. Konsolidimi i pjesëmarrjes së audituesve në opinion-dhënien në median e
shkruar dhe kalimi gradual drejt dhënies së opinionit në emisionet televizive;
5. Forcimi i kapaciteteve të auditimit, si atij të brendshëm dhe të jashtëm publik;
6. Përmirësimi i vazhdueshëm i bazës ligjore, rregullatore dhe metodologjisë së
KLSH, në përputhje me standardet INTOSAI dhe praktikat më të mira europiane;
7. Vëmendja e vazhdueshme ndaj qytetarëve, Parlamentit, palëve të interesuara,
ndaj ngjarjeve dhe shqetësimeve të vendit, duke përdorur një komunikim efektiv.
Parë në tërësi këto sfida, me qëllim realizimin e tyre, nuk do të mjaftonte vetëm
puna e Kontrollit të Lartë të Shtetit, por e të gjitha institucioneve që përbëjnë një
sistem publik të cilat, duhet të punojnë së bashku për të identifikuar dhe përcaktuar
një rrugë zhvillimi që do të çojë në përmirësimin e qeverisjes, sigurimin e
transparencies, llogaridhënies, parandalimin e mashtrimit, abuzimit dhe
korrupsionit si dhe të plotësojë kërkesat për përdorimin efikas të burimeve në
sektorin publik.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
112 Botime 2018
SFIDA E ZHVILLIMIT ELEKTRONIK DHE RUAJTJA E TË DHËNAVE
nga Azmi STRINGA – Drejtor Departamenti, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 20 prill 2018.
Në datën 11 prill 2018, u zhvillua seminari me temë “Control Environment: e-
Estonia” organizuar nga SAI i Estonisë. Pjesëmarrësit në këtë seminar vizituan
Ekspozitën “e- Estonia” ku u njohën me zhvillimet kryesore të Estonisë në fushën e
digjitalizimit të shërbimeve publike dhe mekanizmat bazë të përdorura për
digjitalizimin e shoqërisë, politikat dhe sfidat kryesore, si dhe shërbimet publike të
ofruara nëpërmjet platformave elektronike në Estoni. Nëpërmjet përdorimit të
gjerë të teknologjive të informacionit dhe digjitalizimit në shërbimet publike,
Estonia kursen nga 2% - 6% të PBB-së në vit.
Përfaqësuesit e Autoritetit të Sistemeve të Informacionit të Estonisë parashtruan
nevojën e shtrirjes dhe zhvillimit të IT, si dhe rritjen e sigurisë së të dhënave gjatë
përdorimit të platformave digjitale në institucionet publike. Siguria Kibernetike po i
tejkalon kufijtë e çështjeve teknike dhe po transformohet gati në çështje politike,
duke pasur parasysh dhe zgjerimin e përdorimit të sistemeve të informacionit.
Gjatë diskutimeve u theksua rëndësia që ka për qeveritë që kërkojnë të aplikojnë
qeverisjen elektronike e-GOV, hartimi dhe zbatimi i një bazë ligjore që rregullon
Takimi i XII-të i EUROSAI IT Working Group u zhvilluar në datat 11- 13 prill 2018 në
Talin të Estoni-së, i cili kryesohet nga Zyra Supreme e Auditimit të Polonisë.
EUROSAI-ITWG është një nga grupet e punës më të mëdha të EUROSAI-t. Në këtë
takim të rëndësishëm morën pjesë përfaqësues nga 36 SAI-t anëtare të EUROSAI,
nga Gjykata Europiane e Audituesve si dhe nga GAO e Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, të cilët janë pjesë e INTOSAI Working Group on IT Audit. EUROSAI-ITWG
ka si qëllim të nxisë Institucionet Supreme të Audimit të Europës që së bashku të
eksplorojnë ndikimet strategjike që vijnë si rezultat i zhvillimeve në fushën e
teknologjisë së informacionit (IT), si në fushën e auditimit dhe në përdorimin e IT-së
në administrimin institucional të SAI-ve.
Azmi STRINGA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 113
përdorimin e IT në shërbimet publike, duke u siguruar që korniza ligjore të jetë në
një hap me zhvillimet në këtë sektor. Ky diskutim u ndoq me shumë interes dhe
vëmendje nga përfaqësuesit e KLSH pasi dhe Shqipëria ka një platform shërbimesh
digjitale e-Albania. Evidentimi i risqeve në aplikimin e e-Lituanisë dhe e-Estonisë
dhe rolin që SAI-t e këtyre vendeve luajnë në miradministrimin e tyre, parashtron
para KLSH rëndësinë e zgjerimit të auditimeve IT në planin afatmesëm, në gjithë
spektrin e-Albania dhe më gjerë, me një periodicitet nga 2-4 vjet, referuar
praktikave më të mira.
Në ditën e dytë takimi nisi me fjalën përshëndetëse të Kryetarit të SAI-t Estonez
z.Janar Holm, i cili uroi mirëseardhjen dhe shprehu kënaqësinë që takimi i XII-të, i
EUROSAI-ITWG u zhvillua në kryeqytetin Estonez, Talin, i njohur në Bashkimin
Europian si “smart city”, qyteti pararojë në aplikimin e qeverisjes elektronike në
Europë. Ai bëri një pasqyrim të gjerë të përdorimit të teknologjisë IT dhe auditimit
të saj në Estoni. Pas fjalës përshëndetëse të Kryetarit të SAI-t Estonez, u prezantua
moduli CUBE për auditimet i ndërtuar nga EUROSAI-ITWG. CUBE (Control Space for
e-Government) është një modul i dizenjuar nga SAI-t pjesëtarë të EUROSAI - IT
Working Group, për të thjeshtuar dhe konsoliduar auditimin IT. Synimi i këtij moduli
është që të kthehet në një bazë të dhënash inteligjente për raportet e auditimit,
prej të cilit mund të aksesohen lehtësisht auditimet e qeverisjes elektronike e-GOV.
Në ditën e tretë takimin e hapi Presidenti i SAI-t Polak, z. Krzysztof Kwiatkowski. Në
cilësinë e Presidentit të NIK-ut Polak, si drejtues i EUROSAI-ITWG, ai gjeti rastin të
njoftoj pjesëmarrësit se ky grup u zgjerua edhe me 4 shtete, Armeninë, Bosnje-
Hercegovinën, Malin e Zi dhe Azerbajxhanin. Ai renditi sfidat e drejtimit të këtij
grupi, për EUROSAI-n, nën shembullin e grupit të punës të INTOSAI-t. Në fjalën e tij
ai përfitoi nga rasti të falenderojë KLSH-në, që u bë SAI pilot në impementimin e
Active Handbook të Auditimit IT. Z. Kwiatkowski i drejtoi një falenderim të veçantë
GAO-s së SHBA-së, të përfaqësuar në takim, në cilësinë e anëtarit të grupit të punës
së INTOSAI-t.
Në vijim të takimit u bë një prezantim i detajuar i projektit për përdorimin pilot të
“IT Active Handbook”, zhvilluar si pjesë e binjakëzimit midis SAI-t Polak NIK dhe
KLSH-së. Ky projekt është asistuar nga ekspert të EUROSAI-ITWG nga Polonia,
Portuglia dhe Estonia, vend pritës i këtij takimi. IT Active Handbook është ndërtuar
bazuar në INTOSAI IT Audit Handbook. Në bazë të kësaj eksperience të suksesshme,
pjesë e projektit të binjakëzimit ndërmjet KLSH dhe SAI-t Polak, modulet e testuara
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
114 Botime 2018
të Active IT Audit Handbook mund të aksesohen në faqen e internetit të EUROSAI-
ITWG dhe përdoren nga pjestarët e EUROSAI në auditimet IT që zhvillojnë.
Përfaqësuesit nga SAI i Zvicrës, që ka drejtimin e nën-grupit të punës përgjegjës për
zhvillimin e ITSA (IT Self Assessment) dhe ITASA (IT Audit Self Assessment), bën një
prezantim në lidhje me rëndësinë e zhvillimit nga SAI-t të vetëvlerësimeve periodike
në lidhje me përdorimin e teknologjisë së informacionit dhe auditimin e saj.
Përfaqësuesit e ECA (Gjykata Europiane e Audituesve) inkurajuan SAI-t të kryejnë
këto vetëvlerësime. Sipas ekspertëve të EUROSAI-ITWG vetëvlerësimet IT(A)SA
duhet të kryhen periodikisht çdo 2-4 vjet. Zhvillimet në IT do të ndryshojnë
mënyrën se si auditohet. Si rrjedhojë kërkohet trajnim dhe edukim i vazhdueshëm i
audituesve në lidhje me përdorimin dhe auditimin e IT.
Irena ISLAMI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 115
INTEGRITETI PUBLIK NË KUADËR TË GLOBALIZMIT
nga Irena ISLAMI – Drejtore Drejtorie, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 23 prill 2018.
Një forum i organizuar nga OECD në fund të muajit mars në Paris diskutoi dhe
debatoi lidhur me një temë të rëndësishme dhe aktuale “Integriteti publik, në
kuadër të globalizimit: Si të ndërtojmë një shoqëri më të drejtë?”
Integriteti ndikon në krijimin e kushteve të barabarta për biznesin, reduktimin e
pabarazive social-ekonomike dhe bërjen e politikave publike më efektive, duke
rritur për të gjithë përfitimet nga globalizimi. Për këtë arsye të gjitha qeveritë duhet
të bashkëpunojnë për të luftuar korrupsionin dhe praktikat negative në fusha si
infrastruktura, tregtia, konkurrenca, zhvillimi i qëndrueshëm, etj. Në këtë drejtim
hartimi i një strategji anti-korrupsion është parësor sepse korrupsioni është
shqetësimi kryesor i qytetarëve, përpara globalizimit dhe emigracionit. Ky
shqetësim i qytetarëve është i justifikuar sepse korrupsioni është fenomeni që po
gërryen shoqërinë e sotme. Korrupsion sjell shpërdorimin e burimeve publike,
thellon pabarazitë ekonomike dhe sociale, “ushqen” pakënaqësitë popullore dhe
sjell humbjen e besimit tek institucionet publike.
Nga disa studime të kryera nga OECD rezulton që korrupsioni “redukton” benefitet
e globalizimit:
Benefitet në kuadër të globalizimit janë të rrezikuara sepse për shkak të
korrupsionit deformohet tregu dhe krijohet konkurrencë e pandershme,
dekurajohen investimet e huaja direkte dhe dëmtohen politikat publike.
Investitorët dekurajohen kur korrupsioni prek dhënien e licencave ose të
lejeve mjedisore, doganat ose mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
116 Botime 2018
Korrupsioni afekton mirëqenien e qytetarëve dhe shpërndarjen e të
ardhurave dhe i dekurajon qytetarët që të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre në
jetën sociale, ekonomike dhe politike.
Korrupsioni afekton edhe politikat publike sepse qeveritë humbasin të
ardhurat nga taksat e korporatave sepse ato priren ta ushtrojnë aktivitetin
e tyre atje ku taksat janë më të ulëta. Përveç kësaj korrupsioni brenda vetë
shteteve, sidomos në fushën e prokurimeve publike, zvogëlon efektivitetin
e shpenzimeve publike dhe alokimin e burimeve, duke sjellë pabarazi dhe
varfëri.
Një fushë tjetër me risk ku priten globalizmi dhe integriteti është “skllavëria
moderne”, e cila përfshin trafikun njerëzor dhe shfrytëzimin e krahut të
punës.
Në mënyrë që globalizmi të “fitojë” ndaj korrupsionit nevojitet bashkëpunim
ndërkombëtar, i cili është shumë i rëndësishëm për parandalimin dhe investigimin
e korrupsionit, si edhe për ndëshkimin e të korruptuarve.
Duke iu referuar çështjes që u ngrit në fillim të këtij artikulli, mund të themi që
globalizimi mund të sjellë më shumë përfitime për qytetarët nëse të gjithë
angazhohen në një detyrë me peshë të rëndë, që të ketë më shumë etikë në
veprimet tona, më shumë përgjegjësi dhe më shumë llogaridhënie, më shumë
iniciativa për promovimin e integritetit në veprimet e qeverisë, të transaksioneve të
biznesit dhe të shoqërisë në përgjithësi.
Krijimi i kushteve për një globalizim të drejtë kërkon vendosmëri, bashkëpunim dhe
ndërveprim në të gjithë sektorët. Nëse korrupsioni ka përmasa ndërkombëtare, kjo
kërkon një bashkëpunim ndërkombëtar më të fortë, me qëllim përballim e sfidave
të integritetit global në një mënyrë të integruar dhe të koordinuar.
Institucionet Supreme të Auditimit duhet të punojnë dhe të ndërmarrin hapat e
duhur që të mund të kontribuojnë që integriteti publik të jetë në shërbim të
mirëqenies së qytetarëve dhe të jetë në shërbim të mbrojtjes së interesit të tyre.
Një fushë me risk të lartë korrupsioni është infrastruktura: rrugët,
hekurudhat, aeroportet, portet dhe infrastruktura dixhitale, e cila tërheq
investitorët ndërkombëtarë, por projektet infrastrukturore janë shumë
vulnerabël karshi korrupsionit, marrëveshjeve të fshehta dhe keq-
menaxhimit.
Irena ISLAMI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 117
Në këtë drejtim, nëse i referohemi Kontrollit të Lartë të Shtetit do të konstatojmë
që qysh nga viti 2013 në vazhdim, KLSH ka pasur një vizion të ri, me qëllim
modernizimin e institucionit, duke synuar instalimin e një sistemi efektiv të
integritetit:
Në fokus të politikave të ndjekura nga menaxhimi është pasur parasysh që
masat e ndërmarra për instalimin e një sistemi efektiv të integritetit të jenë
të vazhdueshme, pjesë e menaxhimit të përditshëm të institucionit të KLSH-
së dhe jo politika të përkohshme, me impakt krijimin e një ambienti jo
korruptiv dhe implementimin e një kulture etike dhe me integritet.
KLSH i është bashkuar iniciativës së ndërmarrë nga Gjykata Holandeze e
Auditimit për kryerjen e vetëvlerësimit të integritetit, i cili synon në testimin
e sistemit të integritetit, evidentimin e fushave vulnerabël dhe me risk si
dhe hartimin e planit të masave që do të merren për forcimin e sistemit të
etikës si dhe përmirësimin e menaxhimit të integritetit në institucion. Një
nga metodat inovative, në funksion të fuqizimit të sistemit të integritetit
është dhe metoda INTOSAINT (Integrity Self Assesment INTOSAI).
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka aplikuar këtë instrument të vetëvlerësimit të
integritetit për herë të parë të plotë në vitin 2014.
Në KLSH është miratuar një strukturë e veçantë, Sektori i Etikës dhe
Integritetit. Nëpërmjet krijimit të këtij sektori, KLSH avancoi duke emëruar
si pjesë të strukturës organizative “Komisionin e integritetit“, i cili ndër të
tjera ka përgjegjësi si strategjike dhe menaxheriale përsa i përket
integritetit.
Në Rregulloren e brendshme të organizimit dhe funksionimit të institucionit
janë sanksionuar procedura, të cilat tentojnë konsolidimin dhe forcimin e
sistemit të kontrollit të integritetit të punonjësve gjatë veprimtarisë
audituese.
Kodi Etik i KLSH-së. Bazuar në kërkesat e ISSAI 30, KLSH ka hartuar,
disponon dhe zhvillon një Kod Profesional të Etikës.
Gjatë vitit 2013, KLSH u pranua anëtare e Task Forcës së Organizatës
Europiane të Institucioneve Supreme të Auditimit (EUROSAI) “Mbi auditimin
e etikës” dhe ka pasur rolin e tij aktiv në këtë Task Forcë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
118 Botime 2018
Në zbatim të ISSAI 20: "Parimet e transparencës dhe llogaridhënies", KLSH
ka synuar që nëpërmjet transparencës së veprimtarisë së aktivitetit
institucional të sigurojë dhe ti japë publikut një garanci dhe një
transparencë të plotë në lidhje me menaxhimin e sistemit të integritetit në
KLSH. Këtij qëllimi i kanë shërbyer publikimet në internet të raporteve të
performancës institucionale, publikimit të analizave vjetore dhe periodike
të veprimtarisë së KLSH-së, etj.
Si përfundim mund të themi që KLSH është bashkuar me tendencën e SAI-ve
europiane dhe ka ngritur strukturën e tij etike, ka Kodin e tij të Etikës, po
bashkëpunon me shoqërinë civile, po bën gjithnjë e më shumë transparente
veprimtarinë e tij, po menaxhon konfliktin e interesit nëpërmjet deklarimeve
periodike, po drejton nëpërmjet shembullit të Drejtuesve të Lartë, duke vlerësuar
maksimalisht sjelljen etike dhe integritetin e audituesve të jashtëm publikë.
Lolita BAHOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 119
MUNGESA E KODIT ETIK TË STAFIT TË PROKURIMIT PUBLIK NË SHQIPËRI
nga Lolita BAHOLLI – Kryeaudituese, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 24 prill 2018.
Të gjitha organizatat duhet të zhvillojnë një kod etik për stafin e tyre, kod i cili duhet
ndjekur. Kodi i etikës është një deklaratë e formalizuar që përmban kode etike të
sjelljes që duhet të ndjekin anëtarët e organizatave. Shumica e parimeve të etikës
janë të lidhura me prokurimin dhe bazohen në parimet e trajtimit të barabartë,
proporcionalitetit dhe transparencës.
Zyrtarëve të prokurimit i besohet një lloj i veçantë i administrimit të shpenzimit të
parave si nga buxheti i shtetit ashtu dhe nga burime të tjera publike. Për rrjedhojë
ata duhet të shpenzojnë paratë pa devijuar nga procedurat e prokurimit dhe pa i
përshtatur ato për lehtësitë e tyre. Mesazhi i një procedure duhet të jetë i qartë për
blerësit dhe furnizuesit, pasi zyrtari i prokurimit ka përgjegjësi për të vepruar në
mënyrë etike dhe duhet të jetë e qartë se çfarë mund të ndodhë nëse nuk
respektohen sjelljet etike.
Në Republikën e Shqipërisë, autoritetet kontraktore dhe faktorët e tjerë që lidhen
me prokurimin publik, për sjelljen e tyre profesionale në prokurim, nuk kanë një
kod etik të prokurimit, si një konsideratë e përditshme e punës, të cilit ato duhet t`i
përmbahen, për të përcaktuar vlerat thelbësore dhe normat e sjelljes etike,
praktikat e rekomanduara, si dhe për të vendosur kodin e mirësjelljes në mes të
autoriteteve kontraktuese, operatorëve ekonomikë dhe kontraktorëve. Kjo në një
kohë që në shumë shtete si dhe në organizata të ndryshme në botë, ekziston dhe
zbatohet një kod i tillë.
Nga auditimet e kryera nga KLSH janë të shumta rastet me korrupsion në këtë
fushë, të cilat flasin për një sjellje jo etike. Këtu mund të përfshihen devijimet nga
procedurat e sakta; rezistenca ndaj auditimit; mbajtja jo e saktë e dokumentacionit;
hezitimi për të deleguar kompetencat; sekreti i tepruar; menaxhim i diktuar; takime
të panevojshme me operatorët ekonomikë, vendosja e të njëjtit staf në procedura
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
120 Botime 2018
për një periudhë të gjatë kohore, dhënia e informatave të operatorëve ekonomike
pjesëmarrës në procedurë, etj. Shumë herë lihet të nënkuptohet se anëtarët e
njësive të hartimit të dokumenteve të tenderit apo të komisioneve të vlerësimit të
ofertave kanë qenë të diktuar të veprojnë në kundërshtim me bazën ligjore të
përcaktuar, apo janë shtyrë nga interesa të përfitimeve të ngushta vetjake,
pavarësisht përcaktimeve të nenit 26, “Veprimet korruptive dhe konflikti i
interesave” të Ligjit nr. 9643, datë 20.11.2006, ndryshuar, “Për prokurimin publik”,
ku janë përcaktuar arsyet e refuzimit të një oferte deri në kallëzimin penal në
organet përkatëse, kur aktet apo veprimet në fjalë përbëjnë vepër penale.
Roli kryesor i secilit zyrtar të prokurimit është të ekzekutojë funksionin e tij të
prokurimit sipas standardeve më të larta të profesionalizmit dhe në respektimin e
vlerave, objektivave dhe interesave të organizatës. Kjo nënkupton që zyrtari i
prokurimit duhet t'i përmbahet parimeve të drejtësisë, paanësisë, transparencës, të
shmangë konfliktin e interesit dhe të ndonjë padrejtësie tjetër si dhe të respektojë
dhe zbatojë politikat, rregullat dhe procedurat përkatëse të organizatës.
Zyrtarët e prokurimit duhet të udhëhiqen nga fryma e ligjit ose koncepti më i gjerë
që ka për qëllim të shprehet në një kod. Është e nevojshme që zyrtarët e prokurimit
të kuptojnë se çfarë ligji apo rregulli synon të arrijë. Kjo do të thotë se prokurimi
duhet të shihet si një profesion që duhet të kryhet nga stafi profesional, pasi
prokurimi i cili bazohet në praktika të shëndosha etike ndikon në ekonominë e çdo
vendi.
Përgjithësisht në akte të ndryshme të prokurimit, pranohet nevoja për të rregulluar
dhe monitoruar në mënyrë efektive etikën dhe sjelljen etike të zyrtarëve të
përfshirë në sistemin e prokurimit për të siguruar transparencën dhe
llogaridhënien, por eksperienca audituese e Kontrollit të Lartë të Shtetit ka treguar
se lihet shumë për të dëshiruar.
Punësimi i stafit profesional të prokurimit dhe përcaktimi i qartë i roleve si dhe
dhënia e përshkrimit të vendeve të punës e minimizon incidentin e konfliktit të
interesit, përmirëson mbikëqyrjen dhe sjelljen etike. Për këtë arsye tashmë ka
lindur nevoja për të zhvilluar një manual të kodit të sjelljes për zyrtarët e
prokurimit, i cili të sigurojë mekanizmin për udhëheqjen e sjelljes së stafit dhe
identifikimin e sjelljes së pranueshme si dhe përcaktimin qartë të pasojave.
Kodi i prokurimit duhet të përcaktojë konceptet dhe parimet etike që lidhen me
procesin e prokurimit si besnikërinë dhe respektin për rregullat dhe rregulloret,
Lolita BAHOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 121
ndershmërinë gjatë procesit; paanshmëri dhe drejtësi; transparencë;
konfidencialitet; shmangie të shfaqjes së pahijshme si dhe kujdesin e duhur,
gjithashtu duhet të nxisë standardet më të larta të kompetencës profesionale midis
atyre për të cilët ata janë përgjegjës, për respektimin e konfidencialitetit dhe
informacionit të marrë si edhe mospërdorimin e tij për përfitime personale, të
përpiqen për një konkurrencë të vërtetë, të drejtë dhe transparente;
Kjo jo vetëm që do të ndihmojë në rikthimin e perceptimeve të publikut për
procedurat e prokurimit, por gjithashtu do të bëjë që procesi të jetë i qëndrueshëm
dhe të kontribuojë në zhvillimin social ekonomik të vendit, në vend që të shihet si
një veprimtari përmes së cilës asetet publike konvertohen në pasuri private.
Gjetjet e raportuara në këtë fushë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, tregojnë se jo
vetëm ka ardhur koha por jemi shumë vonë që institucionet apo organizatat që
kryejnë procedura prokurimi të hartojnë dhe të venë në funksion në mënyrë të
detyrueshme kodin e sjelljes etike për stafin e prokurimit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
122 Botime 2018
KLSH DHE KONTRIBUTI NË INTEGRIMIN E VENDIT
nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 7 maj 2018.
Miratimi nga parlamentet e vendeve anëtare të Bashkimit Europian i rekomandimit
të Komisionit Europian për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë,
është pa dyshim një proces politik. Megjithatë, këto parlamente, në diskutimet e
anëtarëve të tyre, shikojnë çdo lëvizje, ndryshim dhe përparim konkret në të 33
kapitujt e Marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit të vendit tonë me BE-në. Kapitulli i
32-të, ai i “Kontrollit Financiar”, në një nga të dy pjesët kryesore të tij, atë të
auditimit të jashtëm publik, është praktikisht i plotësuar tërësisht. Në ka një
institucion transparent, të përgjegjshëm, të hapur me qytetarin (98% e raporteve të
auditimit publikohen në kohë reale në faqen e internetit të institucionit
www.klsh.org.al ), që gëzon besimin dhe simpatinë e qytetarëve, ky është Kontrolli i
Lartë i Shtetit (KLSH). Një fakt i tillë është konstatuar edhe nga organizata të
rëndësishme ndërkombëtare, si Transparency International, Open Budget Index i
International Budget Partnership, etj.
Miratimi i Ligjit të ri të KLSH-së nga Kuvendi i Shqipërisë, më 27 nëntor 2014, mund
të konsiderohet pa mëdyshje si reforma më e rëndësishme në të gjithë historinë e
Kontrollit të Lartë të Shtetit, që nga viti 1992 e këtej, kur ky institucion nisi të
funksionojë, pas zhvillimeve demokratike në Shqipëri. Ky ligj ia shtroi rrugën e
reformimit dhe modernizimit të plotë këtij institucioni, në përputhje të plotë me
Standardet Ndërkombëtare të Auditimit (ISSAI-t) të organizatës botërore të
institucioneve supreme të auditimit INTOSAI. Në këtë mënyrë është përmbushur
me sukses projekt-idea e paraqitur nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit,
z.Bujar Leskaj, në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit të Shqipërisë
më 14 nëntor 2011 si dhe Strategjia e Zhvillimit 2013-2017 të KLSH, e pasuar nga
strategjia e re e zhvillimit të institucionit 2018-2022. Ky ligj, që shënon një arritje të
rëndësishme në kornizën ligjore të vendit, përmban amendime të qenësishme në
Fasos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 123
drejtim të forcimit të pavarësisë së KLSH, të drejtave dhe detyrave të tij, statusit të
audituesve, si dhe në marrëdhënien me subjektet e audituara.
Me këtë ligj, legjislacioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit, i përafrohet gjithnjë e më
shumë standardeve ndërkombëtare të auditimit INTOSAI dhe legjislacioneve
bashkëkohore të institucioneve homologe në vendet e tjera Europiane dhe më
gjerë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka për kompetencë të auditojë edhe përdoruesit e
fondeve publike të ofruara nga Bashkimi Europian ose organizata të tjera
ndërkombëtare. Realizimi me sukses i Projektit të Binjakëzimit IPA 2013 për
modernizimin e kapaciteteve audituese të KLSH është një tjetër garanci për
institucionet Europiane për kontributin e këtij institucioni në rrugën e integrimit.
Pasja e një ligji tërësisht në përputhje me standardet INTOSAI ka qenë një kërkese e
kahershme e Bashkimit Europian, e cila gjendet në të gjitha Progres Raportet, që
nga viti 2009 e deri në vitin 2013, pa praninë e të cilit Kapitulli i 32-të i Marrëveshjes
së Asocim-Stabilizimit të Shqipërisë me BE-në, as hapej, as edhe mbyllej.
Duke vlerësuar rëndësinë e miratimit të këtij Ligji integral të KLSH-së, Delegacioni i
Bashkimit Europian në Tiranë është shprehur më 28 nëntor 2014: “…Delegacioni i
BE-së e përgëzon Parlamentin shqiptar për vendimin e djeshëm për miratimin e Ligjit
mbi Kontrollin e Lartë të Shtetit. Ai është jo vetëm një hap i madh përpara lidhur me
përpjekjet e Shqipërisë për të reformuar auditin e jashtëm të fondeve publike, por
gjithashtu i lehtëson rrugën Programit të BE-së për Mbështetjen e Buxhetit për
Menaxhimin e Financave Publike”. Prej këtej del qartë kontributi i qenësishëm i
KLSH-së në integrimin e vendit. Nëse bëhet tek ne një vlerësim apo garë për
institucionet shqiptare më pranë standardeve Europiane, pa dyshim ky institucion
kushtetues do të dilte ndër të parët.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
124 Botime 2018
KONTRIBUTI I KLSH-së NË MENAXHIMIN E ASETEVE VENDORE
nga Qemal SHEHU – Drejtor Departamenti, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 9 maj 2018.
Menaxhimi i aseteve është burimi kryesor i të ardhurave në Njësitë e Vetëqeverisjes
Vendore (NJVQV), pas Reformës Territoriale dhe Administrative. Si i tillë, ai nuk
është një aktivitet që mund të përfundojë në një afat të caktuar, por është një
proces i vazhdueshëm në fazën e tanishme të zhvillimit të tyre. Nevoja për të
mbledhur dhe analizuar të dhënat mbi statusin operacional dhe mirëmbajtjen e
aseteve është parësore, pasi pa mbledhjen e të dhënave NJVQV nuk mund të
fillojnë të ndërmarrin një planifikim kuptimplotë për menaxhimin e tyre.
Dhënia e pavarësisë dhe rritja e autonomisë së NJVQV ka sjellë në vëmendje
domosdoshmërinë e vlerësimit të auditimeve nga KLSH-ja në drejtim të
administrimit dhe menaxhimit të aseteve të qëndrueshme që ato zotërojnë në
territorin e tyre, si dhe krijimin e të mirave publike ndaj komunitetit. Në auditimet e
kryera gjatë viteve 2015-2017, në disa bashki e komuna pas ndarjes së re
administrative, rezultatet e pritura në menaxhimin e aseteve nuk janë arritur
përkundrazi, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar shpërdorime e veprime
korruptive që sjellin pasoja të pariparueshme juridike e institucionale, ku prona
është kthyer në mjet fitimi për titullarë dhe menaxherë të disa njësive vendore,
duke i shitur e dhënë me qira pa pasur tagër ligjor, si dhe u ka munguar vizioni dhe
përgjegjësia ligjore në ushtrimin e kompetencave, duke u kthyer në “pronarë” të
këtyre pronave.
Shfrytëzimi i tyre deri tani është pa efektivitet dhe me eficiencë shumë të ulët, pasi
produktet e tyre nuk po transferohen si të mira për komunitetin. Në kuadrin e
decentralizimit, janë transferuar të gjitha pronat e qëndrueshme në territoret e
bashkive dhe ish-komunave, por mungesa e shoqërimit të këtij transferimi me
udhëzues të posaçëm apo me trajnime të punonjësve që do të punojnë me
administrimin dhe menaxhimin e tyre, ka sjellë amulli. Trajtimi i këtyre resurseve jo
Qemal SHEHU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 125
në mënyre ligjore dhe si një burim i rritjes së të ardhurave të bashkisë dhe mos
administrimi i tyre sipas akteve ligjore në fuqi, ka sjellë që një pjesë e aseteve janë
“përvetësuar” nga persona që nuk kanë plotësuar kushtet e caktuara dhe nuk kanë
njohuri apo kapacitete menaxhuese e administruese.
KLSH-ja, duke e vlerësuar maksimalisht rëndësinë e menaxhimit të asteve vendore,
ka kryer trajnime me audituesit e Departamentit të Auditimit të Njësive të
Vetëqeverisjes Vendore, duke evidentuar auditimet cilësore brenda KLSH, si dhe
duke bashkëpunuar me lektorë e specialistë të fushës përkatëse për asetet (pyje,
kullota, vepra ujore, etj.) dhe me ekspertë të jashtëm, për të ndihmuar audituesit
në rritjen të aftësive profesionale të auditimit në këtë fushë, pasi rekomandimet e
KLSH-së po japin një impuls të ri.
Nga auditimi që ka kryer KLSH në procedurat e transferimit të aseteve, pas
Reformës Territoriale, janë konstatuar parregullsi në zbatimin e procedurave në
transferimin e të drejtave dhe detyrimeve, në kundërshtim me Ligjin nr. 9228, datë
24.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar dhe Vendimin e
Këshillit të Ministrave me nr. 510, datë 10.06.2015 “Për miratimin e procedurave
për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve, personelit, aktiviteteve dhe çdo
dokumentacioni tjetër zyrtar në njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga
riorganizimi administrativo-territorial”. Këto parregullsi kanë sjellë mos evidentim
të drejtë të inventarit të aseteve të këtyre njësive, si dhe mos evidentim të saktë të
të drejtave dhe detyrimeve apo borxhi i bizneseve ndaj njësive të qeverisjes
vendore. Kemi theksuar se mos vlerësimi sa duhet i kësaj problematike mund të
çojë në një “faliment” apo rritje të huave në nivel lokal, një shqetësim i ngritur edhe
nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, USAID dhe Banka Botërore.
Njësive të Vetëqeverisje Vendore u janë transferuar pjesa më e madhe e pronave,
kullotave dhe pyjeve, për të cilat ende nuk janë kryer inventarizimet dhe
regjistrimet në Zyrat e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP-të), me
justifikimin e mungesës së hartave përkatëse. Bashkimi i ish Komunave me
Bashkitë, ka nxjerrë edhe një problem të mprehtë në lidhje me dhënien me qira të
sipërfaqeve të konsiderueshme të tokave bujqësore të pandara me afat kohorë nga
30 deri 99 vjet, ndërkohë një pjesë të tyre i kanë dhënë me qira, pa i patur ato në
pronësi, pasi pronat nuk janë transferuar. Por edhe në rastet kur pronat u janë
transferuar Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, dhënia me qira e tyre është bërë në
mungesë të plotë të dokumentacionit, problematikë që në një të ardhme jo të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
126 Botime 2018
largët mund të krijojë një problem social, duke kryer investime në mungesë të
dokumentacionit ligjor.
KLSH nga auditimet e kryera në NJVQV, në lidhje me pronat ka konstatuar mungesë
vizioni dhe keqadministrim të tyre, për të cilën për përmirësimin e gjendjes kemi
rekomanduar masa organizative.
Gjithashtu, konstatojmë se bashkitë e kanë të pamundur kontrollin e territorit, dhe
në disa Njësi të Vetëqeverisjes Vendore mungon edhe personeli i specializuar për
këtë qëllim. Në pjesën më të madhe të bashkive janë krijuar dhe funksionon
Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMTV), por ajo që kemi konstatuar është se
këto struktura janë plotësuar me specialistë jo të fushës, duke mos zbatuar Ligjin
nr.9780, datë 16.07.2007 “Për inspektimin dhe mbrojtjen e territorit nga ndërtimet
e kundërligjshme”, të ndryshuar.
Si KLSH, për përmirësimin e gjendjes, do të këmbëngulim fort në zbatimin e
rekomandimeve tona të sigurt se, prania e vizionit dhe e një strategjie për
menaxhimin e aseteve vendore, do të ishte qasja e duhur dhe afatgjatë në
shfrytëzimin me efektivitet dhe eficiencë të aseteve vendore.
Fasos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 127
QË LLOGARIDHËNIA TË KTHEHET NË SISTEM
nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Gazeta Shqiptare”, më 11 maj 2018.
Nëse të gjithë ne si qytetarë, të politizuar deri në rrënjë të flokëve nga bombardimi
me lajme e pseudo-lajme nëpër media, presim duarkryq me padurim të bien në
rrjetë “peshqit e mëdhenj” të korrupsionit, kryesisht politikanë, harrojmë se kjo
dukuri ushqehet përditë e pandëshkuar në administratën tonë shtetërore, me mos
kërkimin në sistem të llogarisë. Kërkesa e llogarisë nuk mund të bëhet e plotë në
formë fushatash dhe takimesh me qytetarë, me gjithë vullnetin e mirë
kryeministror. Presioni pozitiv i ankesave të qytetarëve, që sot mblidhet i mirë
strukturuar nga bashkëqeverisja, përfundon në spektaklin e radhës, në rast se
mbaron vetëm me zgjidhjen e problemit të qytetarit ankues të radhës dhe me
dënimin, nëse vërtetohet, të zyrtarit apo zyrtarëve që e kanë zvarritur. Problemi,
apatia shtetërore apo mosveprimi në rast të një korrupsioni pasiv apo aktiv, mbetet
aty, pasi kalon rrëmeti bashkëqeverisës, si shiu që lag gjethet, por nuk tund për ta
rrëzuar, trungun e korrupsionit. Dhe korrupsioni më i rrezikshëm është ai që
harrohet. Të përqendruar në sportin popullor të hamendimeve të gjetjes së
peshqve të mëdhenj për rrjetat e hapura nga vetingu në gjyqësor dhe polici,
rrezikojmë të anashkalojmë korrupsionin galopant në gjirin e administratës sonë
shtetërore. Të fshehura mirë në tenderat aspak transparentë dhe krejtësisht jo të
barabartë, në koncesionet apo partneritetet publik-privat (PPP) me ofertë të
pakërkuar, metastazat e korrupsionit po rrezikojnë shëndetin e buxhetit të Shtetit
tonë për vitet që do të vijnë. Duke e ngarkuar atë, njëlloj si mushka, me “drunj”
gjoja për përmirësimin e shërbimeve ndaj popullatës(sa shqiptarë e dinë se “Check-
up-i”, kontrolli mjekësor falas, për të cilin të gjithë e paguajmë privatin sa frëngu
pulën, edhe për kontrolle të pabëra, po kalon në dështim kronik), apo për rritjen e
investimeve të huaja. Por në fakt, duke i shtuar stivën e detyrimeve, derisa një ditë
mushkës “Buxhet” t’i thyhet kurrizi. Aventura me PPP-të duhet parë me shumë
kujdes. Ato janë të domosdoshme, tani që TAP-i dhe hidrocentralet mbi Devoll po
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
128 Botime 2018
përfundojnë, por duhet të jenë transparentë 100%. Përndryshe korrupsioni i sotëm
qeveritar do t’i përpijë. Dhe “drita” mbi llogaridhënien e këtyre vendimeve aq me
rëndësi për fatin e dhjetëra dhe qindra miliona eurove para të të gjithëve, nuk ka si
bie me fushata raportimesh të ministrave të fushës, apo dëgjimesh ankesash nga
qytetarët e kundërveprimesh të menjëhershme. Bie fjala, për “Check-up”-in, një
qytetar mund të ankohet për rezultatet e shëndetit të tij, që ky shërbim sot falas
mund t’ia ketë nxjerrë jo të sakta, por kurrsesi jo për dhjetëra mijëra kontrollet e
“Check-up” të pakryera gjatë një viti, për të cilat, në bazë të kontratës, Buxheti i
Shtetit tonë duhet t’i paguajë privatit që realizon këtë shërbim njëlloj sikur këto
kontrolle të jenë bërë, ngaqë nuk përmbushet kuorumi!!!(sasia e kontrolleve reale
të rëna dakord në kontratë). “Drita” do të binte dhe llogaridhënia në administratën
tonë publike do të hynte në sistem, në rast se do të miratohej ligji për Përgjegjësinë
Materiale të Nëpunësit Shtetëror. Këtë ligj Kontrolli i Lartë i Shtetit ka vite që po e
rekomandon të përgatitet dhe të miratohet, por askush nuk ka reaguar. Nëse ky ligj
miratohet, atëherë përgjegjësia ndaj dështimeve nëpër tendera e koncesione, ndaj
dëmeve materiale të shkaktuara Buxhetit të Shtetit, nuk do të ngelej më jetime. Do
të kishte një emër funksionari të Shtetit, ose disa syresh, sipas tipit të përgjegjësisë,
kolektive apo individuale. Do të konkretizohej në shuma që funksionarët dëmtues
të Buxhetit dhe interesave të të gjithëve, apo edhe kryerës së abuzimit e
korrupsionit, do të detyroheshin t’i paguanin si dëmshpërblim Buxhetit të Shtetit.
Ky zhvillim, miratimi i këtij ligji do të sillte peshën e rëndë dhe të papërballueshme
të shpërblimit të dëmit, në rast të një vendim-marrje me pasoja tejet negative për
paranë publike. Do të shërbente si frenim i fortë, njëlloj si vetingu, për cilindo në
administratën shtetërore, që do t’i hynte rrugës së abuzimit apo korrupsionit, me
synim përfitim vetjak. Deri tani, i mbrojtur nga daullet e shiut të vetingut ndër
gjykatës dhe prokurorë, ky “cilido” e sheh rrugën e hapur për abuzim në
administratën publike. Por nëse ligji i propozuar nga KLSH do të merrte formë dhe
miratohej, atëherë llogaridhënia do të niste të kthehej në sistem të pagabueshëm,
kur abuzuesi do të hynte në administratën shtetërore si në vrimën e gjilpërës.
Qeram CIBAKU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 129
INSTITUCIONI KOMBËTAR I AUDITIMIT DHE BESIMI I PUBLIKUT
nga Qeram CIBAKU – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 15 maj 2018.
Këto vitet e fundit, fokusi i auditimeve të KLSH-së nuk ka ndjekur kornizën a
stereotipin klasik të “auditimeve financiare” (ku certifikohen llogaritë e
institucioneve mbi besnikërinë ndaj kritereve dha parimeve të kontabilitetit), apo
vlerësimeve për rregullshmërinë në zbatimin e ligjeve dhe legjislacionit nga ana e
subjekteve dhe agjencive shtetërore, (të njohura si “auditime të përputhshmërisë”).
Në fakt, janë alternuar dhe kombinuar mbikëqyrja e financave shtetërore dhe
dhënia e opinionit mbi deklaratat financiare vjetore, me vlerësimin rreth
pajtueshmërisë së veprimtarisë së tyre sipas dispozitivit rregullativ në fuqi.
Mbi këtë bazë, nëpërmjet planifikimit dhe kryerjes së angazhimeve audituese në
institucionet, agjencitë, sektorët dhe entet publike me risk të lartë të mashtrimit
dhe korrupsionit; dhënies së rekomandimeve konkrete për fusha, drejtime, politika,
programe, procedura e kontrolle që duhen korrigjuar, reformuar, plotësuar a
përmirësuar, i është shërbyer në mënyrë të drejtpërdrejtë qytetarit dhe nxitjes së
llogaridhënies së zyrtarëve që përdorin fondet dhe paratë publike. Pra, i është
shërbyes kauzës së Kongresit të X-të, të EUROSAI-t (Turqi, 22-25 maj 2017), i cili, në
analizën rreth avancimit dhe evoluimit të rolit të institucioneve kombëtare të
auditimit të jashtëm, në kuadër të axhendës së OKB-së mbi Qëllimet e Zhvillimit të
Qëndrueshëm, konsideroi si objektiv të ditës avancimin e këtij roli “për t’iu
përgjigjur nevojave të reja të shoqërisë në mënyrë më të mirë”.
Për të ilustruar praktikisht dobinë dhe rolin e institucionit të KLSH për jetën e
qytetarëve, (kjo falë dhe ndjeshmërisë së institucionit mbi reagimin publik e
mediatik), jemi mjaftuar vetëm me një aspekt të analizës: vëmendjen e posaçme që
KLSH tregoi mbi vlerësimin e sistemit të rekrutimeve e karrierës në arsimin
parauniversitar si dhe funksionimin e platformës dixhitale “Mësues për Shqipërinë”.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
130 Botime 2018
Që në krye të herës duhet thënë se, ka shumë arsye për këtë vëmendje të shtuar të
KLSH ndaj arsimit dhe mësuesit, sepse shoqëritë e civilizuara nuk e kthejnë
vështrimin mbi mësuesin vetëm kur kremtohet dita e mësuesit. Aksioma i pranon
mësuesit si edukatorë të paepur e të pakursyer, që manifestojnë zotësi e
kompetenca psiko-pedagogjike të mirëfillta dhe që ndikojnë të tjerët të avancojnë
dhe fitojnë njohuritë shkencore, kompetenca profesionale të spikatura dhe vlera
humane e qytetare, (sikundër Kadareja, thotë gjithçka për mësuesen përmes pak
rreshtave të poezisë së tij. “Ata të urtat gjer në dhembje/Të thjeshta gjer në
madhështi”).
Në analizën e mëposhtme, duam të sjellim në mënyrë të sintetizuar para syve të
publikut, jo vetëm të gjeturat e konstatuara nga auditimet mbi aspektet e
funksionimit, performancën dhe dobësitë në aplikimin në praktikën e përditshme të
portalit të punësimit “Mësues për Shqipërinë”, por edhe kontributet e KLSH në
përmirësimin e këtij sistemi rekrutimi e punësimi, për ta bërë sistemin më eficient
dhe më të lehtë në përdorim, duke shmangur kurthet e procedurave.
Portali “mësues për Shqipërinë” në skanerin e auditimit të KLSH
Në ditët e sotme, platformat dhe portalet digjitale të punësimit janë kthyer gati-gati
në “një modë”. Përveç portalit të punësimit të Shërbimit Kombëtar të Punësimit,
(që funksionon mbi bazën e Vendimit të Këshillit të Ministrave), janë lancuar dhe
disa portale të tjera që rregullohen me udhëzime të Ministrave sipas fushës së
përgjegjësisë shtetërore që mbulojnë, të tilla si “Infermierë për Shqipërinë”,
“Mësues për Shqipërinë”, etj., Qëllimi i deklaruar si lajtmotiv i këtyre portaleve
lidhet me meritën në rekrutim, duke inkurajuar një standard dhe kulturë të re në
burimet njerëzore dhe duke promovuar më të aftët e më të kualifikuarit.
Slogani: Punë ka, por s’ka profesionistë/(apo portale ka, por sa punësohen prej
tyre?!)
Nga analizat e kryera për një nga institucionet më të rëndësishme të administrimit
të veprimtarisë arsimore vendore në kryeqytet, janë testuar nga auditimi dhe kanë
rezultuar tregues të ulët të performancës nga rekrutimet përmes garës konkurruese
të portalit të punësimit. Më konkretisht, në Portalin “Mësues për Shqipërinë” për
rastin e analizuar nga auditimi i KLSH, në konkurrimet 2015-2016 dhe 2016-2017
kanë marrë pjesë 587 aplikantë gjithsej dhe janë sistemuar në vende vakante
definitive 98 kandidatë, ndërsa në pozicione provizore 49 kandidatë. Pra,
konstatohet se, vetëm 16,6 % e kandidatëve që kanë konkurruar nëpërmjet këtyre
Qeram CIBAKU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 131
dy portaleve, janë sistemuar me kontratë punësimi definitive, (ose vetëm 25 % janë
punësuar nga pozicioni definitiv dhe zëvendësues). Nga ana tjetër, në subjektin e
audituar, për periudhën janar-dhjetor 2016 rezultojnë 31 punonjës, nga të cilët 17
prej tyre janë pa arsimin përkatës dhe 14 janë mësues jashtë profili.
Referuar të dhënave në tabelën e përgjithshme të renditjes së kandidatëve
pjesëmarrës në portale, u evidentua se numrin më të lartë të kandidatëve të
punësuar, e përbëjnë ato të profilit arsimi fillor, gjuha angleze, matematikë, etj.
Mirëpo, asnjëri nga kandidatët e profileve shkenca shoqërore, gjuha frënge, gjuha
gjermane, gjuha italiane, (të listuar në portalin 2015-2016) dhe kandidatët e
profileve gjeografi, TIK, edukim muzikor e shkenca shoqërore (të portalit 2016-
2017), nuk ka arritur të emërohet nëpërmjet njësisë arsimore vendore.
Sa më sipër, bazuar dhe në këto indikatorë të matjes së performancës, duhet ende
shumë kohë që të arrihen synimet dhe pritshmëritë e nismës së portalit, në bazë të
së cilit,”kjo nismë do të krijojë mundësi për të rinjtë, të cilëve do t’u ofrohen mundësi
reale punësimi dhe përfitimi të eksperiencave pozitive në drejtim të mësimdhënies”,
sikundër synohet nga Ligji nr. 69/2012, datë 21.06.2012 “Për sistemin arsimor
parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe Udhëzimi i MAS-it
nr.38, datë 06.10.2015 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit
nga puna të mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor
parauniversitar”.
KLSH ka vlerësuar reformat në arsimin parauniversitar, kontributet e Ministres së
MASR znj. Nikolla si dhe ka propozuar që nga ministria e linjës të ndërmerret një
paketë masash dhe të përsosen mekanizmat, për të nxitur jo vetëm pjesëmarrjen e
mësuesve apo të rinjve të diplomuar në procesin e konkurrimit në portalin e
punësimit “Mësues për Shqipërinë”, por edhe të krijohen shanset dhe mundësinë
reale të punësimit të tyre. Në këtë mënyrë, kjo iniciativë mund të ndikojë në
përmirësimin e cilësisë në arsim në komunitetet në nevojë si dhe në ndryshimin e
mentalitetit të kërkuesve të punës në arsim. KLSH i ka rekomanduar Ministrisë së
Arsimit, Sporteve dhe Rinisë që të rishikojë dhe përmirësojë Udhëzimin nr. 38, datë
06.10.2015 “Për procedurat e lëvizjes paralele, emërimit dhe largimit nga puna të
mësuesit në institucionet arsimore publike të sistemit arsimor parauniversitar”, në
lidhje me aspektet e mëposhtme:
Të korrigjohet Udhëzimi, duke përcaktuar që gjithë dokumentacioni i duhur
për konkurrimin të jetë origjinal ose fotokopje të noterizuara, pasi
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
132 Botime 2018
përdorimi i dokumentacionit të fotokopjuar e të pa noterizuar (si deri me
tani), krijon hapësira për parregullsi, shkelje dhe veprime abuzive.
Të qartësohen procedurat e renditjes së kandidatëve konkurrues të një
profili në portal, kur kandidatët rezultojnë me totalin e përgjithshëm të
pikëve të barabarta, si dhe të përmirësohet e rregullohen mënyrat e
njoftimit dhe të konfirmimit nga ana e kandidatëve, pasi shumë prej tyre
banojnë në rrethe dhe mbeten jashtë skemës së njoftimeve.
Të plotësohet udhëzimi dhe për nevoja të arsyetuara (që duhen detajuar në
udhëzim), të lejohet kryerja e lëvizjeve paralele dhe gjatë vitit, kur nevojat e
shkollave e bëjnë këtë transferim të nevojshëm. Pra, lëvizjet paralele të
bëhen dhe gjatë vitit, aq më tepër që, në muajin gusht që është afati
përfundimtar sipas udhëzimit, nuk kanë përfunduar regjistrimet e nxënësve
dhe balancimi i numrit të klasave dhe mësuesve, etj.
Të marrësh “në apel” qeverisjen dhe të fitosh besimin e publikut
Motoja e INTOSAI-t është se institucionet kombëtare të auditimit duhet të
udhëheqin proceset e auditimit në gjithë sektorin publik dhe të ndikojnë në
përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve të vendeve të tyre. Pavarësisht
mënyrës se si KLSH është shikuar nga qeveritë (ata e kanë konsideruar auditimin si
“një e keqe e domosdoshme” apo si “një barrë shpenzimi”), ky institucion ka
përmbushur në mënyrë korrekte përgjegjësitë e tij ligjore e kushtetuese.
KLSH është institucion i shërbimit publik, që realizon detyrimet kushtetuese në
pozitat rigoroze kundrejt qeverisë/qeverive të radhës, duke u “mbajtur lëkurën e
ujkut para syve” gjithë zyrtarëve që janë të prirur nga keqmenaxhimi dhe
shpërdorimi financiar, material, monetar a buxhetor. Ndaj ky institucion, që “merr
në apel” qeverisjen shtetërore (jo vetëm Qeverinë!) dhe administrimin e kuletës së
shtetit, ka fituar besimin e publikut, meqenëse ka vendosur dhe zbatuar standarde
dhe ka krijuar një profil të performancës përmes shembullit dhe nxitjes së
llogaridhënies dhe transparencës nga autoritetet dhe zyrtarët e shtetit.
Konsolidimi i këtij profili është mundësuar përmes përgatitjes së raporteve të
besueshme dhe rekomandimeve që adresojnë zgjidhje praktike për Kuvendin,
organet e qeverisjes se përgjithshme në nivel qendror e vendor, etj. Konkluzionet e
angazhimeve audituese janë jo vetëm zgjidhje racionale për më të mirën duke
vlerësuar raportet kosto/përfitim, por edhe një mundësi për të vënë në lëvizje
mekanizmat e administratës dhe përmirësuar shërbimin ndaj qytetarit dhe
Qeram CIBAKU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 133
mirëqeverisjen. Kjo vlerë publike me mjaft dobi, ndikon për të kuruar defektet dhe
pikat e dobëta të sistemeve, nënsistemeve dhe fushave të llogarisë, si dhe për të
parandaluar abuzimin, mashtrimin, dëmet financiare dhe korrupsionin e çdo niveli.
Vetëm në auditimin e zhvilluar në një nga njësitë arsimore vendore, institucioni
kombëtar i auditimit i ka rekomanduar Ministrit të Arsimit, Sporteve dhe Rinisë një
paketë propozimesh që i kontribuojnë përmirësimeve të legjislacionit dhe
plotësimit të dispozitave dhe akteve nënligjore në fuqi, duke u ofruar si aleat i afërt
i aspiratave të qytetarëve që kanë varur shpresat e tyre të punësimit tek drejtësia e
portaleve.
Ky kombinim i shërbesës shtetërore me perceptimin dhe besimin publik u
rikonfirmua edhe nga rezultatet e sondazhit të realizuar nga koordinimi i Programit
të Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin (PNUD) dhe Institutit për Demokraci e
Ndërmjetësimi (IDM) për vitin 2017, rezultate të lancuara e të bëra publike pak ditë
më parë. Referuar raportit1, KLSH si aleat i i aspiratave të qytetarëve dhe denoncues
i abuzimit rankohet në top-listën e institucioneve më të vlerësuara nga qytetarët
dhe publiku, sepse ka manifestuar në sytë e opinionit publik një rol të perceptuar
prej 67% në rritjen e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së Qeverisë dhe
qeverisjes, (duke shënuar një rritje prej 6 pikë përqindje përkundrejt matjeve dhe
indikatorëve të sondazhit të vitit 2015)2.
Le të përmbyllim analizën vetëm me një argument: niveli i perceptimit të rolit
kontribuues të KLSH për nxitjen e llogaridhënies publike është 4% më e lartë se
perceptimi nga publiku mbi rolin qe luan Kuvendi i Shqipërisë, agjent i së cilit është
KLSH.
Fakti është se, si instrument aktiv i promovimit të llogaridhënies, përgjegjshmërisë
dhe transparencës, Kontrolli i Lartë i Shtetit, i vlerësuar si akumulim i përvojave dhe
kapaciteteve të integruara e shumëdimensionale për afro 100 vjet jetë, ka fituar në
këtë mënyrë besimin e qytetarëve të vendit, por dhe respektin e institucioneve
homologe të familjes së INTOSAI-t. Prandaj, ky vlerësim i rankimit publik nuk është
thjeshtë një shtysë krenarie, por atij vlerësimi i rrinë ngjeshur fjalët e Paolo Coelhos
në veprën “Alkimisti”, se “nganjëherë, dhe një mbret plak ka nevojë të ndihet
krenar për veten”.
1 PNUD dhe IDM, “Sondazhit i opinionit publik, Besimi në qeverisje” 2017, Tiranë 2018, faqe 32, grafiku
nr.19. 2 PASOS dhe IDM, “Sondazhi Besimi në qeverisje 2015, Tirane, dhjetor 2015, faqe31, grafiku nr. 20.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
134 Botime 2018
Korrupsioni dhe fronti i kontribuesve kundër tij
Aspektet e korrupsioni i cekte pak ditë më parë, Byroja për Demokracinë, të Drejtat
e Njeriut dhe Punën e Departamentit Amerikan të Shtetit, në raportin e publikuar
mbi respektimin e të drejtave njerëzore, ku u skanua niveli i demokracisë dhe
problematikat e hasura në praktikën e të gjitha vendeve të analizuara për vitin
2017. Më konkretisht, në Seksionin IV “Korrupsioni dhe mungesa e transparencës
në qeverisje”, të “Country Reports on Human Rights Practices for 2017”3, DASH
nënvizoi se gjatë vitit 2017 (citojmë): “korrupsioni ishte i përhapur në të gjithë
degët e qeverisjes në Shqipëri”. Kontributi i KLSH për denoncimin e korrupsionit
tanimë është zyrtarisht e ndërkombtarisht i njohur dhe prandaj nuk do të ndalemi
në këtë shkrim. Por, meqenëse “stina e llogaridhënies” sapo ka nisur nga
Kryeministri dhe anëtarët e kabinetit qeveritar, (në disa raste këto takime devijojnë
nga qëllimi i tyre, pasi qytetaret duke shfrytëzuar mundësinë e takimit në publik me
zyrtarët më të lartë, përpiqen të adresojnë dhe zgjidhin hallet e problemet e veta
familjare), që të marrin kuptimin e llogaridhënies, këto takime e dëgjesa publike
duhet të përgatiten jo thjesht si qëllim propagande e vizibiliteti. Në këto takime e
dëgjesa duhet të preken më konkretisht tema dhe duhet t’u jepet përgjigje pyetjeve
të tilla si, “Cilat janë pikat e programit qeveritar që ende nuk janë realizuar dhe
përse kjo ka ndodhur, meqë programi qeverisës është dokument i votëbesuar në
Kuvendin e Shqipërisë?”, “Çfarë po bën konkretisht Qeveria në luftën kundër
korrupsionit dhe çfarë masash janë dhënë ndaj ministrave që nuk kanë vrarë
mendjen për të zbatuar rekomandimet e raporteve të auditimit të KLSH-së?”, “Si po
i shpenzojnë dikasteret dhe agjencitë paratë e shtetit?”, ”Në çfarë raportesh janë
fondet e buxhetuara me fondet e shpenzuara sipas skemave të partneritetit të
gërshetuar publik-privat dhe si janë projeksionet e shlyerjeve/kthimeve që do tu
ngarkohen kostove buxhetore të programeve të ardhshme buxhetore
afatmesme?”, etj.
Nëse i qasemi modelit matematikor të Robert Klitgaard mbi korrupsionin 4 ,
metaforikisht ai parashtrohet si rezultante e shumës se monopolit me diskrecionit
në vendimmarrje, duke zbritur përgjegjshmërinë publike. Kjo do të thotë se me
rritjen e shkallës së përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies së zyrtarëve të shtetit, të
mbikëqyrjes dhe kontrollit më rigoroz ,(qoftë nga autoritetet qeveritare ose nga
3Departameni Amerikan i Shtetit, “Country Reports on Human Rights Practices for 2017”, Albania, faqe
15. 4R.Klitgard, “International corporation against corruption”, Nëntor 1997.
Qeram CIBAKU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 135
publiku), do të kemi më shumë dëshmi për ngushtimin e hapësirave për korrupsion
dhe ndëshkimit të tij në përditshmëri. Ndaj, forcimi i mekanizmave të llogaridhënies
nënkupton konsolidimin dhe frontin e koordinuar që inkurajon llogaridhënien dhe
përgjegjshmërinë publike, “ndezjen e motorëve” edhe nga institucionet apo aktorët
e tjerë me peshë, si Kuvendi, Prokuroria, Inspektimi Financiar Publik, Auditimi i
Brendshëm, Mediat dhe shoqëria civile, etj. për të vënë “alertin” mbi
papërgjegjshmërinë dhe pa ndëshkueshmërinë, në plotësim të ëndrrës evropiane
për fëmijët tanë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
136 Botime 2018
ZHVILLIMET INSTITUCIONALE TË KLSH-së NËN OPTIKËN E PROGRES RAPORTIT TË KOMISIONIT EUROPIAN
dokumente të rëndësishëm për përcaktimin e prioriteteve zhvillimore e sfidave
institucionale përtej së tashmes.
Komisioni Europian, Drejtoria e Përgjithshme e Buxhetit dhe Delegacioni i BE-së në
Shqipëri, kanë qenë dhe mbeten partnerë të rëndësishëm në procesin e reformimit
dhe modernizimit të institucionit të KLSH-së, drejt përafrimit me praktikat e acquis
communitare, të BE-së.
Fokusuar në këtë aspekt, Raporti i Komisionit Europian publikuar në prill 2018 ka
pasqyruar dinamikën, progresin institucional si dhe orientimet e rekomandimet për
zhvillimet që duhet të ndjekë KLSH-ja në periudhat në vijim.
Në këtë raport në kapitullin 32 “Auditimi i jashtëm” konstatohet dukshëm një
progres i zhvillimit si të kuadrit legjislativ rregullator ashtu edhe të performancës
operacionale të KLSH-së drejt reformimit modernizimit dhe praktikave më të mira
të fushës. Raporti konfirmon progresin e bërë në përmbushjen e objektivave të
zhvillimit institucional, atë të sigurimit të kuadrit rregullator ligjor në përputhje me
Standardet Ndërkombëtare të Auditimit, dhe forcimit të kapaciteteve audituese
dhe të metodologjisë të auditimit.
Zhvillimi i kuadrit rregullator ligjor në përputhje me kërkesat e Standardeve
Ndërkombëtare të Auditimit ka qenë një nga fushëbetejat institucionale më të
rëndësishme të KLSH-së. “Pavarësia funksionale, operacionale dhe financiare e
Kontrollit të Lartë të Shtetit është përcaktuar në kuadrin kushtetues dhe ligjor në
përputhje me standardet e INTOSAI-t, theksohet në Progres Raport.
nga Luljeta NANO – Sekretare e Përgjithshme, KLSH,
botuar në gazetën “Koha Jonë”, më 22 maj 2018.
Progres Raportet e Komisionit Europian nga KLSH janë konsideruar në vijimësi si
Luljeta NANO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 137
Ishte Komisioni Europian që në Progres Raportin e tetorit të vitit 2012 vinte në dukje
që: “Ka pasur përparim në fushën e auditimit të jashtëm. Kryetari i ri i Kontrollit të
Lartë të Shtetit (KLSH) u emërua nga Kuvendi në dhjetor të 2011-ës. Pas disa vitesh
në pezullim, janë përgatitur dhe janë dërguar për procedurën e miratimit projekt
ndryshimet e ligjit të SAI-t për ta sjell në përputhje të plotë me standardet e
Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve të Kontrollit të Lartë (INTOSAI)”.
Ligji “Mbi Organizimin dhe Funksionimin të KLSH-së” u miratua në nëntor 2015 dhe
odiseja më shumë se dy vjeçare nga viti 2012 deri në fund të vitit 2014 e miratimit
të Ligjit të ri Organik të KLSH-së, në një farë mënyre shtoi periudhën e stërzgjatur
për më shumë se dy dekada të tranzitimit të KLSH-së drejt implementimit të
kërkesave të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit.
Ky ligj siguroi rrugën e zhvillimit drejt reformimit të KLSH-së si një institucion
modern Europian i auditimit suprem publik.
Në këtë aspekt Progres Raporti orienton që për të ardhmen politikat menaxheriale
të institucionit duhet të fokusohen në forcimin dhe zbatimin e kuadrit rregullator
ligjor. “Zbatimi i plotë i kuadrit rregullator ligjor duhet të sigurohet më tej” cilësohet
në Raport.
Zbatimin e këtij rekomandimi, KLSH e konsideron të lidhur ngushtë me objektivin e
zhvillimit të kapaciteteve institucionale.
Aktet nënligjore në zbatim të Ligjit organik të KLSH-së, kuadri i brendshëm
rregullator administrativ e organizativ së bashku me manualet dhe udhëzuesit
specifikë të auditimit në zbatim të Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit ISSAI
kanë krijuar një infrastrukturë solide si dhe një platformë efektive të zhvillimit
institucional. Krahas ndërtimit të infrastrukturës rregullative legjislative politikat
menaxheriale janë fokusuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të audituesve
e konfirmuar kjo edhe në konkluzionet e Progres Raportit të Komisionit Europian
dhe konkretisht:
“Përsa i përket kapacitetit institucional, zhvillimi profesional i audituesve ka qenë
prioritet në vitet e fundit me mesatarisht 25 ditë trajnimi për auditues në vit”.
Në funksion të zhvillimit të kapaciteteve institucionale, Raporti pasqyron dinamikat
në drejtim të përgatitjes së dy dokumenteve të rëndësishëm të zhvillimit strategjik
të KLSH-së, duke konfirmuar që: Plani i ri strategjik i zhvillimit për 2018-2022 u
miratua në dhjetor 2017. Strategjia e komunikimit për periudhën 2017-2019 u
miratua në korrik 2017.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
138 Botime 2018
Objektivat prioritare të Strategjisë së Zhvillimit 2018-2022 janë në një linjë dhe
shprehin konvergjencën me rekomandimet e Progres Raportit të Komisionit
Europian. Raporti cilëson se “Aktivitetet audituese ende nuk kryen në përputhje të
plotë në Standardet Ndërkombëtare të Auditimit ISSAI”.
Zbatimi i standardeve ndërkombëtare të auditimit gjatë veprimtarisë audituese
përbën një sfidë për të gjitha Institucionet Supreme të Auditimit në nivel global.
Cilësia e veprimtarisë audituese të KLSH-së ka qenë dhe mbetet një nga objektivat e
zhvillimit institucional për periudhat në vijim. Në strategjinë e Zhvillimit për pesë
vitet e ardhshme 2018-2022 theksohet se “Cilësia e Auditimit është ndër prioritetet
kryesore dhe është e lidhur ngushtë me procesin e përfitimit nga auditimet duke
prodhuar raporte në funksion të mirëqeverisjes dhe rritjes së përgjegjshmërisë së
menaxhimit të financave publike”. Një nga mënyrat që KLSH do të vijojë të aplikojë
për të shtuar vlerë dhe gjeneruar përfitime në forcimin e përgjegjshmërisë,
transparencës dhe integritetit të qeverisjes në tërësi dhe të njësive të sektorit
publik është duke ofruar vlerë dhe cilësi në vetë auditimet e kryera prej tij.
Rritja e cilësisë së Auditimit për sigurimin e kryerjes së veprimtarisë audituese në
përputhje të plotë me standardet e auditimit të jashtëm publik si dhe praktikat e
mira të fushës ka qenë objektiv prioritar strategjik i KLSH-së për periudhën e kaluar
2013-2017. KLSH përgjatë kësaj periudhe ka progresuar në drejtim të hartimit të
Manualeve të Auditimit (Përputhshmërie dhe Financiare) si baza metodologjike në
drejtim të zhvillimit dhe modernizimit të veprimtarisë audituese. Në raportin e KE-
së, theksohet progresi që KLSH ka bërë në drejtim të pilotimit të auditimeve të
përputhshmërisë financiare apo dhe të auditimeve IT. “Manualet e reja të
përputhshmërisë dhe të auditimit financiar u pilotuan së pari në vitin 2016.
Auditimet e para të IT u kryen në vitet 2016 - 2017. Në vitin 2017, KLSH ka
ndërmarrë hapa drejt përmirësimit të kontrollit dhe sigurimit të cilësisë në
përputhje me Standardet ndërkombëtare të Auditimit”.
Përsa i përket rekomandimeve të adresuara nga KLSH subjekteve të audituara
Komisioni vëren se “Ndikimi i punës së auditimit është i kufizuar” duke e
argumentuar me nivelin relativisht të ulët të zbatimit të rekomandimeve. Në këtë
aspekt artikulohet që: “Shqipëria nevojitet të përmirësojë implementimin e
rekomandimeve të auditimit të jashtëm”.
Efektiviteti i auditimeve të KLSH-së arrihet vetëm nëpërmjet zbatimit të
rekomandimeve nga entitetet publike dhe është e vetmja mënyrë, përmes së cilës
Luljeta NANO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 139
KLSH si institucion i auditimit të jashtëm publik mund të kontribuojë efektivisht në
mirëqeverisje.
Janë pikërisht adresimi i rekomandimeve të karakterit legjislativ dhe organizativ të
cilat kanë efekt parandalues të shkeljeve dhe parregullsive si një nga funksionet
themelore të institucioneve supreme të auditimit.
KLSH në funksion të rritjes së nivelit të implementimit të rekomandimeve ka
përdorur të gjitha instrumentet institucionale në drejtim të adresimit të kërkesave
për ngritjen dhe funksionimin e një “trekëndëshi partneriteti” (Parlament, KLSH
dhe Ekzekutiv) për zbatimin e rekomandimeve sikurse është shprehja e vullnetit të
kreut të ekzekutivit nëpërmjet nxjerrjes së një Urdhri për zbatimin e
rekomandimeve të KLSH-së (Urdhër i cili mungon që nga tetori 2013 për mungesë
vullneti) dhe rritjes së mbikëqyrjes parlamentare nga legjislativi pra të krijimit të një
nënkomisioni të dedikuar për shqyrtimin e raporteve të auditimit dhe
rekomandimeve të KLSH-së konsideruar ky i fundit si një mekanizëm efektiv për
rritjen e llogaridhënies nga institucionet qeveritare.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
140 Botime 2018
PSE BE VLERËSON KLSH-në?
nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 22 maj 2018.
Në faqet 93-94 të Progres Raportit 2018 të Komisionit Europian për Shqipërinë,
thuhet:” Pavarësia funksionale, operacionale dhe financiare e Institucionit Shtetëror
të Auditimit (KLSH-së) është garantuar në Kushtetutë dhe në kornizën ligjore, në
përputhje me standartet e INTOSAI-t…Për sa i përket kapacitetit institucional,
zhvillimi profesional i audituesve ka qenë prioritar në vitet e fundit, duke kryer
mesatarisht 25 ditë trajnimi/për auditues çdo vit. SAI ka miratuar planin e auditimit
për vitin 2018 duke përdorur një metodologji vlerësimi bazuar në risk. Plani i ri i
zhvillimit strategjik për 2018-2022 është miratuar në dhjetor të 2017-ës”. Syri
vëzhgues dhe kontrollues i Bashkimit Europian është më hulumtues dhe llogari
kërkues për institucionet shqiptare se kurrë ndonjëherë, tani që qeveria e tij,
Komisioni Europian, i dha rekomandimin Parlamentit Europian që të miratojë çeljen
e negociatave me Shqipërinë më 17 prill 2018. Po në të njëjtën datë doli Progres
Raporti 2018 për Shqipërinë dhe cilësimet për institucionin e auditimit të jashtëm
publik në vend. Lind pyetja: pse kaq vlerësues syri i rreptë profesional i BE-së?
Përgjigjja është e thjeshtë. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka 6 vite e gjysmë që po
funksionon mbi bazën e parimeve dhe standardeve të organizatës ndërkombëtare
të institucioneve supreme të auditimit, INTOSAI. Institucioni që tashmë ka mbi 6
vite e gjysëm që ka shpalosur të plotë pavarësinë dhe profesionalizmin, mbështetur
fort mbi standardet ndërkombëtare të fushës, ISSAI-t, në rradhë të parë në
Deklaratën e Limës (ISSAI 1) dhe në Deklaratën e Meksikos(ISSAI 10). Ligji i ri i
miratuar në fund të vitit 2014, pas një beteje epokale me interesat për t’i cënuar
pavarësinë këtij institucioni kushtetues, u vlerësua nga Delegacioni i Bashkimit
Europian në Tiranë si një “...hap domethënës në integrimin e vendit në BE”(nga
prononcimi i Delegacionit një ditë më vonë miratimit të ligjit, 28 nëntor 2014).
Avancimi i institucionit në nivel të kapaciteteve të audituesve të tij, është realisht
mbresëlënës. Kontrolli i Lartë i Shtetit, me gjetjet në raportet e auditimit dhe
Fasos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 141
kallëzimet e tij penale kundër qindra abuzuesve me pronën publike dhe paratë e
taksapaguesve, ka sjellë shpresë në zemrat e qytetarëve të thjeshtë se korrupsioni
mund të zbulohet dhe dënohet. Të gjitha Progres Raportet e fundit të Bashkimit
Europian për Shqipërinë të viteve 2014-2017 kanë rekomanduar se duhen
ndërmarrë hapa edhe më të fuqishëm e konkretë për forcimin e pavarësisë dhe
veprimtarisë së institucioneve kushtetuese si KLSH, në një proces gjithëpërfshirës
reformash. Ato kanë vënë në dukje nevojën për të garantuar zbatimin efektiv të
legjislacionit në fuqi, si dhe profesionalizmin, funksionimin dhe pavarësinë e këtyre
institucioneve. Është e domosdoshme që me ndihmën e programeve të asistencës
së Bashkimit Europian të realizohet verifikimi dhe vlerësimi i kuadrit të
përgjithshëm ligjor, si dhe organizimi individual institucional i këtyre institucioneve,
me qëllim forcimin e pavarësisë dhe funksionimit normal të tyre. Ka ardhur sërish
koha që ekspertë të pavarur të programeve dhe Shteteve Anëtare të BE-së të
identifikojnë masat konkrete që synojnë të rrisin pavarësinë, transparencën,
profesionalizmin dhe besimin publik te këto institucione, si dhe mbushjen e
boshllëqeve ekzistuese në kuadrin e përgjithshëm legjislativ dhe në strukturat e tyre
institucionale. Sidomos lufta e thelluar ndaj korrupsionit kërkon sinergjizimin e
veprimtarisë së këtyre institucioneve, pasi arritjet individuale të gjithsecilit janë
shumë pak dhe shumëfishohen, vetëm nëse koordinohen me veprimtarinë dhe
arritjet e institucionit tjetër të pavarur. Përparësitë e sotme të reformës në drejtësi
në asnjë mënyrë dhe kohë nuk do të anashkalojnë apo sjellin në plan të dytë
misionin, vlerat dhe arritjet e institucioneve të tilla të pavarura të Shqipërisë, si
KLSH apo ILDKPKI. Ato përbëjnë shtyllën kurrizore të besimit publik se ky vend
mund të bëhet. Puna e tyre, e inkuadruar natyrshëm në punën dhe rezultatet e
strukturave të reja të reformës në drejtësi, do të sjellë shtetin e së drejtës dhe
besimin e humbur të qytetarëve shqiptarë tek institucionet shtetërore.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
142 Botime 2018
KLSH RRIT BASHKËPUNIMIN ME BOTËN UNIVERSITARE
fundit ka intensifikuar gjithmonë e më shumë bashkëpunimin duke nënshkruar
“Marrëveshje Bashkëpunimi” me institucione akademike, Universitete të ndryshme
si për shembull Universiteti i Durrësit Aleksandër Moisiu, Universiteti Mesdhetar i
Shqipërisë, Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Gjeologji-
Miniera, Kolegji Universitar “Luarasi”, etj., ku në jo pak raste ka bashkëpunuar
ngushtë edhe me profesorë të nderuar si Prof. Dr. Skënder Osmani, Prof. Dr. Omer
Stringa, Prof. Dr. Jorgji Bollano, etj., si në organizimin e konferencave shkencore,
“workshop-eve” e seminareve ashtu edhe në auditime të ndryshme. Trendi më i ri
që po gjen gjithmonë e më shumë aplikim në praktikën e punës së Kontrollit të
Lartë të Shtetit, krahas bashkëpunimeve për organizimin e një sërë konferencash
shkencore me Universitetet më në zë të vendit, është edhe prezantimi në
ambientet universitare në leksione të hapura, i disa prej auditimeve të
performancës të kryera me profesionalizëm nga audituesit e KLSH-së. Në këto
prezantime audituesit janë shoqëruar nga Drejtori i Departamentit të Performancës
në KLSH, z. Rinald Muça i cili krahas njohjes së studentëve me praktikën e punës të
Departamentit të Performancës duke evidentuar dhe nxjerrë në pah auditimet e
fushave e tematikave të ndryshme të realizuara përgjatë viteve 2012-2017, ka
theksuar gjithashtu nevojën për bashkëpunim midis KLSH-së dhe botës akademike
në tërësi. Gjatë këtij pesë vjeçari, pesë fushat apo drejtimet kryesore ku janë
fokusuar auditimet e performancës janë 1. Reformat qeveritare; 2. Shërbimet socio-
ekonomike; 3. Projektet infrastrukturore; 4. Projektet mjedisore-energjetike; dhe 5.
Shërbimet social-kulturore.
Në këto leksione, studentët kanë patur mundësinë të njihen më tepër me rolin dhe
filozofinë e KLSH-së, si mbikëqyrës i fondeve publike, me një profil të konsoliduar si
“watchdog”, dhe më specifikisht në auditimet e performancës. KLSH si institucion i
pavarur kushtetues, është ndërtuar që t’i shërbejë qytetarit shqiptar, duke qenë
nga Aulent GURI – Kryeauditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf ”, më 24 maj 2018.
Nën moton “nga eksperienca e përbashkët përfitojmë të gjithë”, KLSH në vitet e
Aulent GURI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 143
“agjent” i Kuvendit dhe palëve të interesit, duke i informuar në mënyrë të
vazhdueshme, të paanshme dhe të plotë, mbi përgjegjshmërinë që qeveria dhe
entet publike tregojnë në përdorimin e parasë publike. Studentët nga ana e tyre,
por edhe trupa akademike kanë shprehur mjaft interes në përfshirjen e tyre në
auditimet e KLSH-së në të ardhmen, e sidomos në auditimet e performancës, të
cilat, për nga natyra janë më gjithëpërfshirëse. Deri më tani janë prezantuar katër
auditime të performancës me synimin që të vazhdohet kjo praktikë e nisur duke
qenë se ka patur një impakt mjaft pozitiv si për audituesit e KLSH-së të cilët
përfitojnë në mënyra të ndryshme përgjatë prezantimit të punës së tyre përballë
një auditori mjaft kualitativ, ashtu edhe për vet studentët dhe profesorët të cilët
kanë mundësi të njihen me tematika nga më të ndryshmet të cilat Departamenti i
Performancës në KLSH ka trajtuar në vitet e fundit. Katër auditimet e prezantuara
në këtë leksione janë: “Cilësia e Ajrit”, “Performanca e Ministrisë së Arsimit Sportit
dhe Rinisë në Zhvillimin e Sportit”, “Unifikimi i pikave doganore të Shqipërisë me
Kosovën” dhe “Trashëgimia kulturore”. Diskutimet dhe pyetjet nga ana e
studentëve krahas atyre lidhur me auditimet e prezantuara kanë prekur edhe
çështje të tjera si metodologjia e përdorur në hartimin dhe realizimin e raporteve të
auditimit, teknikat e vjeljes së informacionit, përpunimit dhe përdorimit të
analizave të ndryshme si për shembull Analiza Kosto-Përfitim, SWOT, PESTLE, etj.
Qëllimi kryesor i raporteve të auditimeve të performancës është mbulimi ose
fokusimi në tematika aktuale të cilat sjellin shqetësime në komunitet si dhe të
garantojë që këto raporte të jenë lehtësisht të kuptueshme për grupet e interesit
dhe publikun e gjerë. Nuk janë lënë pa përmendur edhe sfidat që hasin audituesit e
jashtëm në punën e tyre të përditshme dhe se sa e rëndësishme është përfshirja
qytetare në përmirësimin e mëtejshëm të realitetit që audituesit nxjerrin në pah.
Në mjaft raste dhe sidomos në auditimet e performancës, qytetarët janë përfshirë
në mënyra të ndryshme e në faza të ndryshme të auditimit duke dalë në “gjetje”
shumë të rëndësishme për auditimin të cilat nuk do të kishin qenë të mundura pa
përfshirjen e tyre. Synimi i audituesve të KLSH-së është gjithmonë krah interesit
publik, gjë e cila është kuptuar më së miri nga një pjesë e mirë e qytetarëve dhe kjo
ka qenë një ndër arsyet kryesore që ata kanë kontribuar në këto auditime.
Në përfundim, këto takime janë shfrytëzuar edhe për të ftuar për të aplikuar të
gjithë studentët e interesuar për zhvillimin e praktikave mësimore pranë
institucionit të KLSH-së. Kështu, në muajin Prill 2018 u zhvillua edhe rekrutimi i
studentëve praktikantë dhe nga rreth 350 aplikues u përzgjodhën 15 studentë nën
kujdesin e Grupit të Punës për Menaxhimin e Programit të Praktikave Studentore i
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
144 Botime 2018
përbërë prej 7 Audituesish, dhe nën kujdesin e Sekretares së Përgjithshme e
Drejtoreshës së Përgjithshme në Kontrollin e Lartë të Shtetit. Këta 15 studentë
(emrat e të cilëve janë publikuar në faqen zyrtare të KLSH-së) do të zhvillojnë pranë
këtij institucioni praktikën mësimore 6-mujore, të marrëdhënies së para-punësimit,
Universitet – Institucion Publik. Ky mësim i nxjerrë nga eksperienca e vendeve më
të zhvilluara është duke u aplikuar në KLSH me qëllim asistimin e brezit të ri të
studentëve në mënyrë që të fitojnë më shumë njohuri e të jenë më të përgatitur
përpara se të ballafaqohen me tregun e punës.
Amantja PATOZI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 145
93 VJET KONTROLLI I LARTË TË SHTETIT
nga Amantja PATOZI – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Panorama”, “Koha Jonë” dhe “Sot”, më 27 maj 2018.
Ka shumë njerëz në Shqipëri, që kanë dëgjuar të flitet për Kontrollin e Shtetit vetëm
pas vitit 1991. Historia me zigzage e shtetit shqiptar, por sidomos 50 vitet e
diktaturës gati e kishin ngulitur keqkuptimin se ky institucion më parë nuk ka
ekzistuar fare. Por, në fakt, e vërteta është ndryshe, sepse historiku i Kontrollit të
Lartë të Shtetit lidhet ngushtë me shpalljen nga deputetët e Kuvendit Kushtetues
më datë 21 janar 1925 të krijimit të Republikës Parlamentare Shqiptare.
Fill pas miratimit të Statutit Themeltar të Republikës Shqiptare, Presidenti i
Republikës në atë kohë, Ahmet Zogu më datë 20 maj 1925 firmosi Dekret-Ligjin
“Mbi formimin e Këshillit Kontrollues”, dekret që hyri në fuqi më datë 26 maj 1925.
Ky këshill krijohej si një organ kushtetues dhe nuk varej nga asnjë ministri. Ndaj
edhe kjo datë shënoi edhe rrugëtimin e institucionit të parë kontrollues të shtetit
shqiptar, gati 13 vjet pas qeverisë së parë të Ismail Qemalit.
Që nga ajo ditë e deri më sot kanë rrjedhur shumë vite, në të cilat Kontrolli i Shtetit
ka pësuar ndryshime të thella si në koncept ashtu edhe në funksionimin e vet, në
varësi të rrethanave historike dhe të regjimit politik të kohës.
Më poshtë po japim shkurtimisht etapat kryesore nëpërmjet të cilave ka kaluar në
vite historia e këtij institucioni të rëndësishëm për çdo shtet modern në botë.
Në vitet 1928-1939, vendi drejtohej nga një monarki institucionale. Me ligj të
veçantë përcaktohej mënyra e organizimit dhe ushtrimit të veprimtarisë së
institucionit të Kontrollit Shtetëror, mënyra e raportimit në Parlament dhe
marrëdhëniet e tij me qeverinë e mbretin.
Në Gusht 1946 bëhet riorganizimi tërësor i organeve të kontrollit, si në formë edhe
në përmbajtje. Me ligj të veçantë të Kuvendit Popullor krijohet Komisioni i Kontrollit
të Shtetit, i cili ishte në përbërje të Qeverisë dhe në varësi të plotë prej saj.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
146 Botime 2018
Me vendosjen e pluralizmit në Shqipëri, me asistencën e BE u hartua projekt-ligji
“Për Shërbimin e Kontrollit të Shtetit”, i cili u miratua nga Kuvendi i Shqipërisë në
31 gusht 1992. Në këtë ligj sanksionohej se Shërbimi i Kontrollit të Shtetit ishte
organi më i lartë i kontrollit ekonomiko--financiar dhe i pavarur nga qeveria.
Pavarësia e plotë, depolitizimi dhe departizimi i organit suprem të kontrollit u
realizuan me miratimin e Ligjit nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të
Shtetit” dhe më pas të Ligjit themelor të Shtetit nr. 8417, datë 21.10.1998
“Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, pjesa e katërmbëdhjetë “Kontrolli i Lartë i
Shtetit”, nenet 162-165.
Në datën 27 nëntor 2014, Kuvendi i Shqipërisë miratoi Ligjin e ri të KLSH-së,
nr.154/2014, “Mbi organizimin dhe funksionimin e KLSH”. Ky ligj realizon
profilizimin e KLSH-së si një institucion modern Europian i auditimit suprem publik,
i cili e bazon aktivitetin e tij tërësisht në standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t.
KLSH gjatë gjithë periudhës së pluralizmit ka vepruar në mënyrë të pavarur, duke
gëzuar pavarësi dhe duke u përpjekur të bashkëpunojë me institucionet homologe
dhe partnerët ndërkombëtare. Në pamundësi të përmendjes së të gjithë figurave të
drejtuesve të KLSH ndër vite, do të veçonim personalitetet e ndritura, veçanërisht
në vitet 1925-1944, si: Kol Thaçi, Laç Gera, Llambi Aleksi, Fejzi Alizoti, Lame Kareco,
Eqerem Libohova, Xhaferr Ypi, Rrok Gera, Izedin Beshiri dhe të tjerë.
Kujtesa institucionale e një organi kushtetues është e një rëndësie parësore për të
lexuar drejt vlerat dhe kontributin e tij përgjatë viteve, por edhe gabimet dhe
momentet e kthimeve prapa. Një analizë e tillë në dritën e fakteve të plota i
shërben institucionit kushtetues për të kuptuar qartë pozicionin e tij në shoqëri, por
edhe opinionit publik dhe qytetarëve për të peshuar si duhet misionin dhe
realizimin e tij nga ky institucion.
Institucionet Supreme të auditimit sot janë pozicionuar si kurrë më parë, për të
bërë diferencën, jo vetëm për vendet e tyre, por në tërësi për të gjithë botën. Në
nivel kombëtar, SAI-t ndihmojnë në përmirësimin e shërbimeve publike dhe
ndihmojnë drejtuesit publikë të planifikojnë të ardhmen.
Duhet të ndjehemi krenar që shteti shqiptar dhe themeluesit e tij, që prej vendosjes
së pavarësisë në vitin 1912 kanë pasur largpamësinë për të krijuar edhe një
strukture të pavarur shtetërore që do të mbikëqyrte mënyrën e shpenzimit të asaj
arke simbolike të shtetit të ri të sapokrijuar.
Amantja PATOZI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 147
Duke e parë veten në këtë mision, kemi kërkuar identitetin institucional, nëpërmjet
dokumentimit dhe hedhjes dritë të plotë mbi historinë e zhvillimit të KLSH, si një
përgjegjësi për brezat që vijnë, por edhe një shërbim për qytetarin, opinionin publik
dhe partnerët tanë vendas dhe të huaj.
Në këto gjashtë vite Kontrolli i Lartë i Shtetit nën drejtimin e Zotit Leskaj ka bërë një
progres të dukshëm në të gjitha dimensionet, duke e kthyer KLSH-në, në një
Institucion Modern të auditimit të jashtëm publik.
Në Raport progresin e fundit për Shqipërinë, në kapitullin 32 “Kontrolli financiar”
është theksuar fakti që: “Për sa i përket kapacitetit institucional, zhvillimi
profesional i audituesve ka qenë prioritar në vitet e fundit, duke kryer mesatarisht
25 ditë trajnimi/për auditues çdo vit. SAI ka miratuar planin e auditimit për vitin
2018, duke përdorur një metodologji vlerësimi bazuar në risk”.
Pavarësisht arritjeve të viteve të fundit KLSH aspiron që nëpërmjet auditimeve të tij
të sjellë vlerë të shtuar në shërbimin ndaj qytetarit, Kuvendit dhe subjekteve
publike që auditon. Kjo nënkupton sigurimin e aftësive më të mira profesionale dhe
njohurive mbi standardet ndërkombëtare të fushës për të gjithë trupën audituese
dhe personelin mbështetës në KLSH, nëpërmjet partneriteteve dhe punës së
përbashkët, duke zbatuar një nga parimet e ISSAI 12, që të udhëheqësh nëpërmjet
shembullit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
148 Botime 2018
GRUEVSKI DHE TENDERAT TANË
nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Gazeta Shqiptare”, më 27 maj 2018.
Rasti i ish-Kryeministrit maqedonas, Nikolla Gruevski, i dënuar pak ditë më parë për
abuzime në një tender për blerjen e makinës së tij super të shtrenjtë prej afro 600
mijë eurosh, të sjell ndërmend me dhjetëra, në mos qindra raste të denoncuara nga
KLSH për abuzimet me tenderat publikë, të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve tanë të
lartë. Ky institucion ka denoncuar pa pushim abuzimet në tenderat e qeverisë
qendrore dhe njësive vendore. Janë me miliarda euro në formën e dëmit ekonomik,
të parasë shtetërore të shpenzuar keq, ose të të ardhurave të munguara në
Buxhetin e Shtetit, të zbuluar dhe denoncuar në 6 vite e gjysëm nga KLSH. Të gjitha
të përmbledhura në dosje-denoncime për Prokurorinë. Nëse sot abuzohet më pak
në nxjerrjen e naftës shqiptare, nëse Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore
është në ristrukturim pozitiv më në fund, kjo ndodh edhe falë denoncimeve të këtij
institucioni. Sot kemi prapa hekurave ish-drejtues dhe drejtues të Autoritetit Rrugor
Shqiptar, kur KLSH i ka denoncuar ata që në vitin 2013 e më tej në vijimësi. I njëjti
institucion ka denoncuar abuzimet me tenderat dhe me menaxhimin e gjithë
shpenzimeve dhe të ardhurave buxhetore me një ritëm një kallëzim penal në javë
në 2326 ditë, ose në gjashtë vjet e katër muaj, por pak ose asfare nuk është lëvizur
nga strukturat e tjera përgjegjëse dhe pritëse të denoncimeve. Paradoksi është se
kemi me dhjetëra zyrtarë të nivelit shumë të lartë në administratën tonë
shtetërore, që mbahen ende në punë, me gjithë denoncimet e KLSH ndaj tyre. Ky
institucion nuk ka kursyer dorë duke denoncuar zyrtarëve të lartë të të gjitha
partive kryesore. Të Partisë Demokratike në vitet 2012-2013, kur kjo ishte në
pushtet, dhe më vonë të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Pikërisht ky distancim ndaj fuqisë politike të momentit në pushtet dhe respekti e
përkushtimi ndaj standardeve ndërkombëtare të profesionit, ato të organizatës
botërore të 192 institucioneve supreme të auditimit, INTOSAI-t, përbën fuqinë e
vërtetë të gjetjeve dhe denoncimeve të institucionit. Nëse ato do të ishin ndjekur
Fasos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 149
nga organet kompetente, sot situata me korrupsionin galopant që ende e kemi do
të ishte krejt ndryshe. Puna profesionale, përkushtimi ndaj standardeve
ndërkombëtare dhe partneriteti i fuqishëm me organizatat simotra të zhvilluara të
Europës, kanë sjellë heshtje në kampin politik shqiptar në lidhje me këtë institucion
kushtetues. Kamp që për interesa dritëshkurtra partiake e politike të momentit, nuk
rresht së akuzuari e sulmuar çdo institucion shtetëror. Një fuqi e tillë denoncuese e
KLSH shumëfishohet, nga siguria profesionale, se gjetjet dhe zbulimet e dëmeve
ekonomike, parave të shpenzuara keq ose të humbura si të ardhura për Buxhetin e
Shtetit, kanë ardhur si rezultat i një analize të kujdesshme të riskut të institucionit
shtetëror që kontrollohet. Një punë hulumtuese të hollësishme dhe të ndershme,
duke i krahasuar gjetjet dhe shkeljet me kuadrin ligjor përkatës, duke mos pritur
asnjë sekondë, kur materialet bëhen gati, për të bërë kallëzimin penal dhe duke
përcjellë materialet në Prokurori pa kompromis dhe me kurajo. Institucionet e reja
që po dalin nga reforma në drejtësi, sidomos njësia e specializuar SPAK, prokurorët
profesionistë dhe me integritet të kësaj strukture, duhet të trajtojnë me përparësi
denoncimet e KLSH dhe të ILDKPKI, sapo ajo të nisë funksionimin. Është shpresa se
më në fund do të kemi gjyqe shembullore, si ajo që pak ditë më parë përfundoi
Maqedonia ndaj ish-Kryeministrit të vet, edhe pse vetëm për shkeljet me blerjen e
supermakinës së vet shtetërore. Denoncimet e KLSH, ndryshe nga denoncimet
nëpër media(me gjithë vlerën e jashtëzakonshme sensibilizuese të këtyre të fundit),
janë të pajisura me dokumente, fakte dhe shifra kokëforta, të cilat do të shërbenin
si një bazë ideale nisjeje për procese gjyqësore që do të paralizonin korrupsionin
galopant, kundër abuzuesve me pronën shtetërore dhe paratë e qytetarëve të këtij
vendi në nivelet më të larta të administratës. Reforma në drejtësi do të fitonte
procese konkrete dhe dinjitoze hetimi dhe gjyqesh, peshë dhe besim në sytë e
njerëzve dhe partnereve tanë perëndimorë, njësoj si Maqedonia fitoi tre ditë më
parë me vendimin e gjykatës maqedonase ndaj ish-Kryeministrit Gruevski.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
150 Botime 2018
PANDËSHKUESHMËRIA NË HIPOTEKA, SHËRBIMI NDAJ QYTETARËVE DHE KONTRIBUTI I KLSH-së
nga Bajram LAMAJ – Drejtor Departamenti, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 28 maj 2018.
Pandëshkueshmëria është një fenomen që po konsolidon mungesën e përgjegjësisë
në kryerjen e detyrës nga administrata publike dhe po cenon drejtpërsëdrejti
qeverisjen e mirë dhe rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj publikut. Ky fenomen
është i përhapur gjerësisht në Shqipëri, veçanërisht në hipoteka, dhe është e lidhur
ngushtësisht me konceptin e moszbatimit të ligjit kur shkelet për ndëshkim njësoj
për të gjithë, veçanërisht për administratën publike që paguhet për shërbim ndaj
qytetarëve. Ndjeshmëria e qytetarëve është shumë e madhe kur ata nuk marrin
shërbimin e kërkuar në Zyrat Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, e
më keq akoma kur nëpunësi që i ka cenuar pronën me veprimet dhe mosveprimet e
tij nuk ndëshkohet, duke qenë në dijeni se ai ka shkelur dhe ligjin në momentin që
ai ndeshet përsëri në sportel, krijon një impakt negativ dhe ai nuk denoncon më
veprime korruptive dhe humbet besimin në institucione.
Publiku është njoftuar nga Kontrollit të Lartë të Shtetit me transparencës në media
dhe në faqen zyrtare për auditimet që ka kryer në ZVRPP dhe masat që
rekomandon,organizative dhe ato disiplinore, si dhe dërgimin e shumë zyrtarëve të
hipotekave në organin e prokurorisë për shpërdorim detyre.
Realiteti flet në të kundërtën, pasi nëse nga ZVRPP masat organizative dhe
administrative për vitin 2017-2018 janë zbatuar deri në 70%, masat disiplinore nuk
janë zbatuar as 20% nga ZQRPP-a, e cila ka të drejtën të fillojë procedurat
administrative. Qëndrimi i këtij institucioni në marrëdhënie me KLSH, nuk ka qenë
ai që kërkon koha, për ndëshkimin e punonjësve të korruptuar e që shkelin ligjin
dhe nuk përmbushin kërkesat e detyrës për shërbim korrekt ndaj qytetarëve. Çdo
rekomandim organizativ i dhënë nga KLSH, është fakt se ka patur një ndikim shumë
pozitiv, pasi kemi parandaluar me qindra veprime të paligjshme transaksionesh
pronësore në ZVRPP-të që mund të kryheshin nga administrata e hipotekave në
Bajram LAMAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 151
bashkëpunim me persona të interesuar. Fakti se masat kufizuese janë dhënë për të
parandaluar vazhdimin e kryerjes së transaksioneve që rrjedhin nga prona të
regjistruara në shkelje të ligjit, duke cenuar direkt interesat e pronarëve legjitime
dhe përvetësuar padrejtësisht pronën publike “shtet”, tregon se kur ka
bashkëpunim e vlerësim reciprok institucional, nuk mungojnë rezultatet. Një pjesë e
madhe e këtyre rekomandimeve jo vetëm që pranohen, por janë marrë dhe masa
kufizuese deri në plotësimin me dokumentacionin e duhur tekniko ligjor, kjo ka
ardhur dhe nga këmbëngulja institucionale e profesionalizmi i treguar e KLSH, duke
rritur besimin e qytetarëve tek institucioni i KLSH.
Megjithëse në procedurat e auditimit dhe evadimit të tyre, ku kryhen mbi tre herë
ballafaqime si në subjekt dhe në ambientet e KLSH me transparencë dhe me frymë
bashkëpunuese e debati, ku reflektohen të gjitha ato argumente ligjore dhe
vlerësohen me skepticizëm profesional të gjitha provat dokumentare, ku përgatitet
Raporti Përfundimtar dhe dërgohen rekomandimet e miratuara nga Kryetari i KLSH,
këtu fillon problemi i zbatimit të ligjit dhe shfaqet fryma e pandëshkueshmërisë
ndaj personave përgjegjës. Ka ZVRPP si ajo e Burrelit, Fierit, Kolonjës, Kukësit,
Sarandës, etj., që jo vetëm nuk i kanë zbatuar plotësisht, por në shumë raste janë
bërë palë me përfituesit e paligjshëm të pasurive, duke marrë masë parandaluese
kufizimi, por për interesa personale kanë lejuar dhe kryer veprime me pasuritë që
janë konstatuar me mungesë dokumentacioni ose me pasuritë e regjistruar në
shkelje të ligjit, pra duke vazhduar me paligjshmërinë. Mungesa e dëshirës për të
zbatuar ligjin apo për tu thelluar në vlerësimin e parregullsive të evidentuara nga
KLSH, ka çuar deri aty sa të merren iniciativa administrative të pa mbështetura në
ligj nga drejtuesit e ZQRPP, duke kryer auditim mbi rekomandimet e KLSH dhe më e
keqja se KLSH nuk vihet në dijeni dhe as nuk kryhet ndonjë ballafaqim, duke patur
parasysh se KLSH është organi më i lartë i auditimit të jashtëm publik (rasti i ZVRPP
Burrel, ku ka 6 muaj nuk është marrë asnjë masë për zbatimin e rekomandimeve
dhe nuk është njoftuar KLSH brenda afatit ligjor. Sigurisht është në të drejtën e
Titullarit të ZQRPP të kërkojë rishikim të rekomandimeve për masa disiplinore, por
nuk ka asnjë të drejtë ligjore të veprojë në kundërshtim me ligjin , duke devijuar
trajtimin ligjor të KLSH për masat organizative e të cenojë direkt interesat e publikut
dhe të shtetit.
Është në të drejtën e drejtuesit të ZQRPP-së që të verifikojë problematika, por nuk
ka asnjë të drejtë të kontestojë punën e institucionit për interesa të ngushta e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
152 Botime 2018
nepotike, duke mos zbatuar rekomandimet por ka munguar përgjegjësia
institucionale për informimin zyrtar të KLSH sipas ligjit.
Kjo marrëdhënie dhe ezaurimi i shkeljeve, pa u vënë në dijeni KLSH, ka rritur frymën
negative tek punonjësit e ZVRPP se “...ne nuk ka kush na ndëshkon për shkeljet e
ligjit që na evidenton KLSH”. Shmangia e ballafaqimit institucional nga ZQRPP ka
bërë të mundur që me gjithë punën korrekte që kryen KLSH e vlerësuar dhe nga
Raport Progresi i BE të tre viteve të fundit, kjo shikohet në perceptimin e publikut,
ku çdo ditë paraqiten qytetar dhe ankesa për probleme pronësie e kanë marrë
përgjigje në kohë dhe janë nxitur institucionet për zgjidhjen e problemeve.
Perceptimi që qytetarët kanë për punën e ZVRPP-ve, tregon qartësisht se puna e
KLSH në këto institucione nuk vlerësohet në rëndësinë duhur, pasi mundësitë që një
nëpunës të kapet dhe të dënohet për shkelje të ligjit janë shumë të pakta. Dihet se
në strukturat e hipotekave një pjesë e njerëzve janë punësuar me influenca si
politike dhe nepotike, kjo sjell dhe mosbesim se ushtrohen influenca mbi
institucionet ligj zbatuese, në mënyrë që hetimet ndaj tyre ose të mos nisin fare,
ose që të mos çojnë asnjëherë në një përfundim konkret, ky është fakt. Fenomeni i
pandëshikueshmërisë në ZVRPP, jo vetëm nuk është ulur, por po bëhet edhe më e
vështirë për ta luftuar këtë fenomen, duke qenë se pushteti i shkelësve të ligjit në
këto institucione është në rritje.
Është interesante të vihet re se skenarët ku transaksioni korruptiv është më i
dukshëm “Paguani dikë nën dorë në një institucion për të marrë një shërbim” dhe
“Ndërhyni për të punësuar një të afërm/të njohur jashtë procedurave” në ZQRPP
janë prezentë dhe krijojnë pamundësinë për tu ndëshkuar.
Fenomeni i pandëshkueshmërisë lidhet ngushtësisht me konceptin e ligjit,
moszbatimin e tij, korrupsionin dhe, mosfunksionimin e sistemit të drejtësisë.
Ndërkohë shikohet se në masat e marra në hipoteka , vërehet shpesh që shkelësit
lëvizin duke bërë rokada, por nuk dalin jashtë sistemit, kjo ndodh për arsye se këta
persona krijojnë një pushtet ekonomik dhe politik duke e bërë pandëshkueshmëria
edhe më të vështirë për ta luftuar atë. Ligji në Shqipëri, vazhdon të veprojë ndryshe
për qytetarët e thjeshtë dhe ndryshe për zyrtarët e lartë. Kontrasti midis asaj çfarë
mendojnë qytetarët për sa i përket mundësisë që ata vetë të ndëshkohen për
shkelje ligjore dhe asaj që ata mendojnë se ndodh me një zyrtar të lartë për të
njëjtat shkelje, vazhdon të jetë i konsiderueshëm. Kur korrupsioni prevalon në
institucione, kthehet në mbështetësin kryesor të fenomenit të
pandëshkueshmërisë. Nuk mund të mohohen disa hapa të ndërmarrë për
Bajram LAMAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 153
respektimin e afatit të shërbimit në hipoteka, por thelbi i mirëqeverisjes në
hipoteka mbetet tek zgjidhja e problemeve dhe shqetësimeve që ka publiku, por
ndëshkimi “publik”, nuk e zëvendëson ndëshkimin institucional dhe administrativ.
Ndërhyrja e planifikuar për reformimin dhe funksionimin e sistemit të regjistrimit,
legalizimit dhe kthimit të pronave e kompensimit të ish pronarëve, mund të sjellë
ndryshime të konsiderueshme në perceptimet e qytetarëve shqiptarë mbi
pandëshkueshmërinë në vend, si dhe për rolin apo performancën e institucioneve
që mendohet të krijohen, por kjo kërkon maturi e pragmatizëm, për faktin që e
nesërmja mos të na kthejë aty ku ishim.
Pavarësisht se Shqipëria ka arritur një nivel të mirë përgatitjeje në luftën
antikorrupsion, duke adoptuar edhe një strategji dhe plan veprimi kundër
korrupsionit, ky i fundit vazhdon të jetë shumë i përhapur. Për këtë arsye nevojiten
shumë përpjekje për të bërë progres me qëllim ndërtimin e një historiku solid të
investigimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në të gjitha nivelet. Në këtë kuadër
merr një rëndësi të veçantë vlerësimi i funksionit dhe punës së institucioneve të
pavarura (këtu përfshihet edhe KLSH si organi suprem i auditimit të jashtëm publik)
të përfshira në luftën kundër korrupsionit dhe mbrojtja e tyre nga politika dhe
ndikime të tjera të panevojshme. Departamentit Amerikan të Shtetit në raportet e
saj, për sa i takon “të drejtave të njeriut” ka evidentuar faktin se
pandëshkueshmëria mbetet problem në Shqipëri.
Kjo kërkon rritjen e frymës së bashkëpunimit institucional ndërmjet institucioneve
dhe për rastin konkret mes KLSH dhe Ministrisë së Drejtësisë, Zyrës Qendrore të
Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme me qëllimin e mirë që nëpërmjet këshillimit,
ballafaqimit dhe në respekt të pavarësisë institucionale të ndikojmë nguljen e
mundësisë së pandëshkueshmërisë për të gjithë ato punonjës të hipotekave që
shkelin ligjin dhe të ndikojmë direkt në përmirësimin e shërbimit ndaj qytetarëve,
që tashmë janë të lodhur në dyert e hipotekave.
Kjo do japë një impakt pozitiv në përmirësimin e imazhit të pandëshkushmërisë dhe
do të rrisë gatishmërinë qytetarëve për të raportuar shkelje ligjore me sfond
korruptiv e që cënon të drejtat e tyre legjitime, kështu që në mungesë të aktivitetit
efikas të shoqërisë civile, do të kemi një angazhim më të madh qytetar për
mirëqeverisje e përfitim të shërbimeve cilësore e në kohë për nevojat që kanë në
hipoteka.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
154 Botime 2018
PROGRESI I KLSH-së SI PJESË E ZHVILLIMIT KOMBËTAR
nga Redi AMETLLARI – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 1 qershor 2018.
Në 28 maj, KLSH kremtoi 93 vjetorin e krijimit duke hyrë kështu në një moshë një
shekullore.
Por, pa hyrë në rrjedhën historike, kjo moshë 93 vjeçare i akordon Kontrollit të
Lartë të Shtetit medaljen e institucionit më të vjetër të pavarur të historisë së
shtetit shqiptar. Pra, është vetë historia që e njeh KLSH-në si një institucion të
pandashëm me ecurinë e zhvillimit të shtetit shqiptar.
Po çfarë përfaqëson Kontrolli i Lartë i Shtetit? Përkufizimi që tejçon plotësisht
kumtin e KLSH-së vjen nga një personalitet i shquar që mori nismën ligjore për
themelimin e Këshillit Kontrollues në vitin 1925, deputeti i Vlorës, Mustafa Tragjasi:
“Populli po thotë se taksat jam tue i paguar por nuk jam duke ditur se ku po
prishen. Edhe për t'i dhënë një dritë popullit që nesër t'i paguajë taksat ma me
gëzim është e nevojshme që ta ndriçojmë mbi të ardhurat dhe të prishurat”. Pra,
mesazhi është i qartë, KLSH u përket qytetarëve si taksapagues.
Pas 100 viteve Shtet, në 2012, Kontrolli i Lartë i Shtetit u imbarkua në një lundrim
kah “kontinentit të qytetarëve”, për të braktisur njëfarë ishulli burokratik e
izolacionist që u krijua edhe nga tranzicioni i egër në Shqipëri. Si busull në këtë
udhëtim vjen miratimi i ligjit 154/2014 i KLSH-së që e rithemeloi Kontrollin e Lartë
të Shtetit sipas morfologjisë së simotrave europiane dhe standardeve të auditimit
publik të Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Audimit
(INTOSAI-t). Ky është një udhëtim kah vetvetes, për t’u rikthyer tek raison d'être,
arsyeja e ekzistencës së këtij institucioni, qytetarit.
Janë një sërë organizatash prestigjioze ndërkombëtare, me peshë në politikëbërjen
europiane dhe atë botërore, që në analizën e zhvillimit të Shqipërisë, kanë përdorur
si indikator edhe ecurinë e KLSH-së.
Redi AMETLLARI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 155
Në planin institucional, është me rëndësi të theksojmë se në kuadër të
implementimit të standardeve ndërkombëtare, Programi SIGMA (nismë e
përbashkët e BE-së dhe OECD) ka vlerësuar miratimin e "Manuali për Auditimin e
Përputhshmërisë" dhe "Manuali i Auditimit Financiar" nga Kryetari i KLSH, z. Bujar
Leskaj në 31 dhjetor 2015. SIGMA thekson se manualet tregojnë se ato janë
zhvilluar në linjë me nivelet 3 dhe 4 të ISSAI (standardet), të cilat adresojnë
zhvillimin e auditimeve individuale dhe përfshijnë parimet përgjithësisht të njohura
profesionale që përforcojnë auditimin efektiv dhe të pavarur të subjekteve të
sektorit publik.
Në planin e kontributit në qeverisjen publike që ofron në çdo auditim që kryen, në
2016 organizata prestigjioze “Transparency International” e vlerësoi KLSH-në si ndër
të vetmit institucion që lufton korrupsionin në Shqipëri. Aty theksohet se kallëzimet
për abuzime vijnë vetëm nga KLSH. “Të 15 institucionet dhe sektorët e shqyrtuar
janë larg të qenit shtylla të forta për luftën kundër korrupsionit. Në terma relativë,
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) dhe Avokati i Popullit janë më të mirët në këtë
sistem, ndërsa Shoqëria Civile, Prokuroria dhe Gjyqësori janë ndër më të dobëtit”,
thuhet në raportin e TI.
Në 16 mars 2018, Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM) dhe Programi i
Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (PNUD) prezantuan gjetjet e sondazhit “Besimi
në Qeverisje 2017”, dhe e klasifikuan KLSH në vendin e parë si institucioni më i
besueshëm sa i përket ushtrimit të kontrollit ndaj qeverisë.
Së fundmi, edhe progres raporti i BE-së i 2017, në shqyrtimin e plotësimit të 5
kritereve të Kopenhagenit, analizon kontributin dhe ecurinë e KLSH. Progres raporti
thekson se “Pavarësia funksionale, operacionale dhe financiare e Institucionit
Shtetëror të Auditimit është garantuar në Kushtetutë dhe në kornizën ligjore, në
përputhje me standardet e INTOSAI-t”. Me tej, përsa i përket kapacitetit
institucional, progres raporti thekson se “zhvillimi profesional i audituesve ka qenë
prioritar në vitet e fundit, duke kryer mesatarisht 25 ditë trajnimi për auditues çdo
vit. SAI ka miratuar planin e auditimit për vitin 2018 duke përdorur një metodologji
vlerësimi bazuar në risk”. Progres raporti i BE-së i rekomandoi KLSH-së miratojë një
qasje të auditimit të jashtëm bazuar në risk, mbështetur në të cilën do të planifikojë
se si do të reduktohen gradualisht auditimet e përputhshmërisë dhe do të rriten
auditimet e performancës dhe ato financiare”.
Si një institucion pararojë, jo vetëm i zhvillimeve kombëtare, por edhe të atyre
ndërkombëtare, KLSH ka qenë i angazhuar dhe po angazhohet në rritjen e numrit të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
156 Botime 2018
auditimeve të performancës. Viti 2017 qe viti i përfundimit të Strategjisë së
Zhvillimit Institucional 2013-2017 të KLSH, ku zhvillimet profesionale dhe rritja e
kapaciteteve audituese përmbushën Objektivin e Tretë Strategjik, përmirësimi i
cilësisë dhe shtimi i numrit të auditimeve të performancës. Auditimet e
performancës janë rritur ndjeshëm në numër (20 përqind më shumë se një vit më
parë), mbulueshmëri institucionesh dhe cilësi, duke trajtuar tema me ndjeshmëri të
lartë publike si Siguria Ushqimore, Efektiviteti i Politikave për Zhvillimin Strategjik të
Turizmit, Kostimi i shërbimeve spitalore, Cilësia e Ajrit, Unifikimi i Pikave Doganore
mes Shqipërisë dhe Kosovës, Rehabilitimi i ish të përndjekurve Politikë në
Periudhën e Tranzicionit dhe Efektiviteti i Granteve në AZHBR, etj.
Me miratimin e Strategjisë së re 2018-2020, Departamenti i Auditimit të
Performancës do të nisë një rrugëtim të ri, me më shumë sfida dhe përgjegjësi, ku
auditimet e performances do të marrin një rol edhe me protagonist si pjesë e
natyrshme e aktivitetit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Natyrisht, numri i lartë i auditimeve të përputhshmërisë nuk është një përzgjedhje e
brendshme institucionale, por nxitet nga faktorë të jashtëm, si korrupsioni i lartë në
sektorin publik që po cënon përditë interesat e qytetarëve shqiptarë Problemet e
mprehta të korrupsionit në Shqipëri, që siç evidentohen nga Raporti i
Departamentit Amerikan të Shtetit janë të shtrira në të gjitha degët e qeverisjes, e
detyrojnë KLSH që të ruajë një vigjilencë të lartë për të vënë para përgjegjësive
ligjore zyrtarë që shpërdorojnë me një të rënë të lapsit milion euro të qytetarëve
shqiptarë. Auditimet e përputhshërisë po ashtu vijnë si një reagim i KLSH-së në
përgjigje edhe të ankesave që depozitohen në këtë institucion nga qytetarët, por
edhe nga indiciet që burojnë prej denoncimeve të mediave dhe OJQ-ve.
Prandaj, KLSH-ja në auditimet e saj dhe në çdo reformë institucionale do të
vazhdojë të japë kontributin e saj në proceset integruese të vendit, duke u
pozicionuar, me parzmoren e INTOSAI-t dhe Kushtetutës, në rolin e saj si shërbestar
i qytetarëve dhe gardian i fondeve dhe aseteve publike. Në këtë kontekst,
vlerësimet për ecurinë e KLSH-së marrin edhe një trajtë të zhvillimeve kombëtare,
pasi në Shqipëri mund të ketë korrupsion, por ka edhe kush e lufton. Vlerësimet e
organizmave ndërkombëtare për KLSH-në janë edhe një promovim i asaj se në
Shqipëri nuk ka vetëm anë të errët, por edhe një institucion, që me fjalët e
nismëtarit të themelimit të KLSH-së, deputetit, Mustafa Tragjasi, po i hedh “një
dritë popullit që nesër t'i paguajë taksat ma me gëzim...”
Elina BREGAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 157
KLSH, HAPAT DREJT INTEGRIMIT
nga Elina BREGAJ – Përgjegjëse sektori, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 2 qershor 2018.
“Duhet ta pranojmë, të gjithë jemi pjesë e historisë së nesërme”
Alan Shepard
Në 93-vjetorin e krijimit të institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, është e një
rëndësie të veçantë vlerësimi i figurave dhe ngjarjeve që kanë lënë gjurmë ndër vite
në arritjet dhe zhvillimet e tij. Formimi i një kujtese institucionale, si një element i
rëndësishëm në kuadër të modernizimit të administratës shqiptare, integrimit të saj
në Bashkimin Europian, duhet të jetë detyrë e përgjegjësi profesionale dhe morale
e çdo punonjësi të administratës shtetërore, për të kontribuar në ndërtimin e
vetëdijes dhe identitetin institucional, përpara se të jemi përballë detyrave,
përgjegjësive e sfidave të reja të Integrimit.
KLSH-ja, në kuadrin e Integrimit, ka arritur të jetë partnere me akademikët e
specialistët në fushën e auditimit, duke dhënë e marrë informacione e kërkime në
një fushë tepër të rëndësishme ndërkombëtarisht, me një peshë të rëndësishme në
jetën publike në vend. Në këto gjashtë vite, janë botuar Revista Shkencore çdo
katër muaj, me informacione, ide, e opinione në fushën e auditimit publik,
kontabilitetit dhe financës publike në përgjithësi, të cilat shihen me një interes të
veçantë nga punonjësit në këtë fushë, nga akademikët, specialistë të enteve publike
dhe private, profesionistë të pavarur si dhe çdo i interesuar tjetër në çështje me
interes publik. Kjo është një iniciativë të cilën duhet ta përqafojnë të gjithë
institucionet publike me rëndësi në vend. Kërkimi shkencor është një komponent
shumë i rëndësishëm zhvillimi, i cili promovon transparencën me qytetarët,
llogaridhënien, pjesëmarrjen qytetare dhe profesionalizmin. Këto janë direktiva të
rëndësishme edhe të Integrimit Europian, të cilat institucioni ynë i ka implementuar
me sukses.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
158 Botime 2018
Për më tepër, bashkëpunimi me individë dhe institucione të rëndësishme në vend,
si Kuvendi, subjektet publike që auditohen, është një tregues i qartë i integritetit
institucional. Pavarësisht problematikave të hasura në aspekte të zbatimit të
rekomandimeve të KLSH-së, efektiviteti i këtij institucioni vërehet në
bashkëpunimin me Parlamentin, kryesisht me Komisionin e Ekonomisë dhe të
Financave, si dhe me Qeverinë, shoqërinë civile dhe median, për të rritur
efektivitetin dhe pavarësinë reale të KLSH-së duke zbatuar rekomandimet e dhëna
nga Komisioni Europian dhe për të realizuar misionin e saj të qenësishëm, luftën
kundër korrupsionit.
Kryetari i KLSH-së, ka vlerësuar dhe ka vendosur një theks të rëndësishëm në
bashkëpunimin ndër-rajonal dhe pjesëmarrjen në aktivitete e konferenca të
rëndësishme për shkëmbimin e eksperiencave, e për trajnimin sa më të mirë të
audituesve të KLSH-së në Shqipëri. Ky është investim në formimin dhe forcimin e
kapaciteteve të Institucionit dhe aktivitetit auditues të Institucionit, në përputhje të
plotë me standardet e INTOSAI-t dhe EUROSAI-t. Tashmë, auditues të financave
publike në vend mund t’i nënshtrohen trajnimeve më të mira, si dhe vizitave me
vlerë në institucione homologe për të përcjellë ekspertizën dhe dijen në punën e
sotme, e të nesërme, si pjesë e historisë së suksesit të këtij institucioni ndër vite. IT-
ja po ashtu në procesin e auditimit ka marrë një rëndësi edhe më të veçantë për
specializimin e mëtejshëm, në harmoni me digjitalizimin dhe zhvillimet e fundit të
veprimtarisë institucionale bashkëkohore.
“Experentia mutua Omnibus Prodest”...
Referuar motos së sipërme të INTOSAI-t, vlen të përmendim edhe promotoren që
nxit fuqishëm bashkëpunimin midis institucioneve të larta të auditimit, Gjykatën
Europiane të Audituesve, ECA. Aspirata për integrim, për adaptimin e praktikave më
të mira Europiane, është shprehur në ndërtimin e marrëdhënieve midis KLSH-së
dhe ECA-s përgjatë këtyre viteve. Ky bashkëpunim është karakterizuar nga vullneti i
mirë për të vijuar dhe thelluar më tej ndërveprimin mes këtyre dy institucioneve. Ky
bashkëpunim është konkretizuar tashmë edhe nëpërmjet internship-eve gjashtë-
mujore të pesëmbëdhjetë audituesve të KLSH-së pranë këtij institucioni, por
gjithashtu edhe nëpërmjet kurseve të trajnimit që ECA organizon mbi çështje të
interesit të përbashkët, ku përfaqësuesit e KLSH-së kanë dhënë kontributin e tyre.
Për ne si KLSH, si SAI, të kemi ekspertë të trajnuar nga ECA në auditimet tona është
garantim i suksesit dhe cilësisë së trupës audituese, për të promovuar vlerat më të
Elina BREGAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 159
mira nga auditimet e kryera, në prodhimin e dokumenteve të mirëshkruar strategjik
të KLSH-së.
Së fundmi, duke iu referuar edhe Raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë,
për vitin 2018, zhvillimi profesional i audituesve ka qenë prioritar në vitet e fundit,
duke kryer mesatarisht 25 ditë trajnimi/për auditues çdo vit. KLSH-ja ka miratuar
planin e auditimit për vitin 2018 duke përdorur një metodologji vlerësimi bazuar në
risk dhe është miratuar plani i ri i Zhvillimit Strategjik për 2018-2022, si dhe
Strategjia mbi komunikimin për periudhën 2017-2019. Perspektiva e së ardhmes
patjetër fokusohet në rritjen e cilësisë së punës audituese, një qasje e re e auditimit
të jashtëm bazuar në risk. Risitë në sektorin e auditimit, standardet dhe qasjet e
reja janë gjithmonë të vlerësuara për t’u implementuar dhe zhvilluar në këtë
institucion, sa historik, aq edhe Europian.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
160 Botime 2018
RAPORTI EFEKTIV KLSH-KUVEND JA KATËR KOLONAT E BASHKËPUNIMIT
nga Bujar LESKAJ – Kryetar i KLSH-së,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 5 qershor 2018.
Në frymën e përcaktimeve të Deklaratës së Limës1 dhe të orientimeve të Raportit të
SIGMA-s nr. 332 “Marrëdhëniet mes Institucioneve Supreme të Auditimit dhe
Komisioneve Parlamentare”, në cilësinë e kandidatit të nominuar nga Presidenti i
Republikës për pozicionin e Kryetarit të KLSH-së, në Platformën Strategjike3 për
zhvillimin e KLSH-së, paraqitur në Komisionin e Kuvendit për Ekonominë dhe
Financat, kam theksuar se një ndër objektivat kryesore të punës së institucionit në 7
vitet e ardhshme do të ishte: “Intensifikimi i konsultimeve me Komisionin për
Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë për përafrimet strategjike të KLSH
2011- 2018, në funksion të rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj Kuvendit, si një detyrim
kushtetues... Në zbatim të detyrimit kushtetues, KLSH do të shërbejë tërësisht si
struktura numër një dhe më e besueshme e informimit të Kuvendit për mirë
administrimin e pronës shtetërore, si për shumicën ashtu dhe për pakicën
parlamentare, nëpërmjet raporteve periodike të saj dhe takimeve e konsultimeve të
herëpashershme me anëtarët e Kuvendit, por sidomos me Komisionin për Ekonominë
dhe Financat”. (nëntor 2011)
***
Në strategjinë e zhvillimit të KLSH 2013-2017, në Pikën 6 “Partnerët tanë
strategjikë”, kemi cilësuar se “Kuvendi është partneri ynë kryesor... Kuvendi është i
interesuar që KLSH të jetë një institucion i fuqishëm dhe profesional. Krahas
shpërndarjes së burimeve publike në subjektet publike, ai ka deleguar edhe
1 Deklarata e Limës, Lima, Peru, 1977, http:/issai.org/media/12901/issai_1_e.pdf
2 Raporti i SIGMA-s “Marrëdhëniet mes SAI-ve dhe Komisioneve Parlamentare”, Paris, 09 dhjetor 2002.
http://unpan1.un.org/intradoc/groups/public/documents/nispacee/unpan020450.pdf 3 Platforma Strategjike për Zhvillimin e KLSH-së, faqe 6.
http://klsh.org.al/web/20120127090824projekide_70.pdf
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 161
përgjegjësitë për përdorimin e tyre por ai mbetet i interesuar që të verifikojë se si
janë përmbushur këto përgjegjësi. Kontrolli i Lartë i Shtetit paraqitet si instrumenti
kryesor për të verifikuar se si janë përmbushur përgjegjësitë e këtyre subjekteve në
pikëpamje të funksioneve të deleguara me ligj. Partneriteti i KLSH me Kuvendin
realizohet kryesisht nëpërmjet Komisionit të Ekonomisë dhe të Financave, i cili
diskuton dhe i propozon Kuvendit çështje që kanë të bëjnë me Buxhetin e Shtetit dhe
burimet publike në tërësi4”.
***
Sot, si auditues të jashtëm publik, jemi të bindur se ekziston një marrëdhënie
simbiotike (e domosdoshme, jetike) mes Parlamentit dhe institucionit më të lartë të
auditimit të jashtëm publik (SAI-t). Parlamenti dhe SAI kanë role reciprokisht
mbështetëse për të siguruar një qeverisje efektive. Ata përbëjnë dy elementë
thelbësorë të një sistemi të balancuar të llogaridhënies së Qeverisë, të quajtur
Trekëndëshi i Llogaridhënies, sipas studiuesit Rick Stapenhurst dhe të tjerë5.
4 Strategjia e Zhvillimit të KLSH 2013-2017, faqe 8.
http://www.klsh.org.al/web/strategjia_klsh_2013_2017_937.pdf 5 Rick Stapenhurst dhe të tjerë “Të ndjekësh paranë:Krahasimi i Komisioneve Parlamentare të
Llogarive Publike”, Londër, 20 janar 2014, www.amazon.co.uk/Following-Money-Parliamentary-Committees-Stapenhurst/dp/B01FKTMPXK , përshtatur për Shqipërinë
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
162 Botime 2018
Parlamenti mund të kryejë funksionet e tij vitale të mbikëqyrjes së aktivitetit
qeveritar në mënyrë eficiente dhe efektive, kur ai përdor dhe mund të mbështetet
mbi punën audituese të SAI-t. Nga ana e tij, SAI mund të jetë shumë më efektiv,
nëse Parlamenti dhe komisionet e tij sigurojnë forume për paraqitjen dhe
diskutimin e rezultateve të rëndësishme të auditimeve të SAI-t, duke përbërë
aleatin kyç në nxitjen e Ekzekutivit dhe në inkurajimin e institucioneve të tjera të
pavarura, për të ndërmarrë veprimet e duhura korrigjuese të propozuara nga SAI.
Progresi i marrëdhënieve Parlament-SAI
Marrëdhëniet mes Parlamenteve dhe SAI-ve janë forcuar dhe rritur gjatë dy-tre
dekadave të fundit gati në të gjitha vendet e botës, përfshi dhe Shqipërinë, sidomos
pas shpërthimit të krizës së përbotshme financiare dhe ekonomike të vitit 2008, kur
roli i SAI-ve në shëndoshjen e financave publike u rrit ndjeshëm.
Në harkun kohor të tre viteve (22 dhjetor 2011-19 dhjetor 2014), në kuadrin e
Axhendës së saj të Zhvillimit post 2015, Organizata e Kombeve të Bashkuara ka
miratuar dy Rezoluta për institucionet supreme të auditimit:
- Rezolutën A/66/209 "Nxitja e eficiencës, përgjegjshmërisë, efektivitetit dhe
transparencës së administratës publike, duke forcuar Institucionet Supreme të
Auditimit", dhe
- Rezolutën A/69/228: "Promovimi dhe fuqizimi i eficiencës, përgjegjshmërisë,
efektivitetit dhe transparencës së administratës publike, me anë të forcimit të
institucioneve të larta të auditimit".
Me anë të tyre, OKB nxit parlamentet e Shteteve Anëtare të OKB-së të forcojnë
pavarësinë e SAI-ve të vendeve të tyre dhe të bashkëpunojnë më fort me to.
Miratimi i Rezolutave përbën kurorëzimin e përpjekjeve të bashkuara të SAI-ve nga i
gjithë globi, në një lobim konkret dhe të mirë organizuar nga ana e Organizatës së
tyre INTOSAI, e cila numëron 192 SAI anëtare nga 192 shtete të botës.
Rezolutat kontribuojnë në njohjen dhe kuptimin e rëndësisë që kanë dokumentet
themelore të auditimit publik suprem, Deklarata e Limës e vitit 1977 dhe Deklarata
e Meksikos e vitit 2007. Këto dokumente, nëse njihen dhe zbatohen nga dhe
parlamentet dhe SAI-t e Shteteve Anëtare të OKB-së, sigurojnë një auditim suprem
të përgjegjshëm, profesional, të aftë të forcojë llogaridhënien dhe rrisë
transparencën në administrimin e fondeve dhe aseteve publike.
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 163
Këto Rezoluta, të cilat shërbejnë si udhërrëfyes në punën tonë, ne i kemi përkthyer
në shqip dhe ia kemi kaluar në vitin 2015, Kuvendit dhe komisioneve të tij në formë
fletëpalosje, si dhe kemi promovuar në opinionin publik dhe pranë palëve të tjera të
interesit, përmbajtjen dhe rëndësinë e tyre.
Sipas Anders B. Johnsson, Sekretar i Përgjithshëm i Unionit Ndërparlamentar
Botëror (IPU), “Një studim i fundit i kryer nga IPU tregon se në shumicën e vendeve
(85%) anëtarë të OKB-se, raporti i SAI-t përbën burimin kryesor të informacionit për
Parlamentin në punën e tij kontrolluese”6.
***
Cilësoj kontributin e rëndësishëm që ka dhënë Programi SIGMA i Bashkimit
Europian dhe i OECD-së (Mbështetja për Përmirësim në Qeverisje dhe Menaxhim)
prej tashmë 26 vitesh në përmirësimin e qeverisjes publike në vendet kandidate
dhe potenciale kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Falenderoj SIGMA-n për ndihmësen e çmuar dhënë KLSH ndër vite, në veçanti
Këshilltarët e Lartë të saj z. Joop Vrojlik, për kontributin në trajnimet e audituesve
të institucionit dhe në hartimin dhe procesin e diskutimit të draft-ligjit organik të
KLSH-së, si dhe z. Alastair Swarbrick për ndihmesën e tij.
Vlerësoj SIGMA-n për Raportet e saj me nr. 33 “Marrëdhëniet mes Institucioneve
Supreme të Auditimit dhe Komisioneve Parlamentare” të datës 9 dhjetor 2002 dhe
me nr. 54 “Zhvillimi i Marrëdhënieve Efektive të Punës mes Institucioneve Supreme
të Auditimit dhe Parlamenteve”, të datës 12 maj 20177, lidhur me situatën e
marrëdhënieve Parlament-SAI, praktikat e mira të SAI-ve më të zhvilluara Europiane
dhe sugjerimet konkrete për progresin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve,
sidomos në optikën e SAI-ve të vendeve kandidate dhe potenciale kandidate për në
BE.
Këto sugjerime na kanë ndihmuar ndjeshëm ne si SAI, si KLSH, në ndërtimin e një
raporti efektiv dhe eficient me Kuvendin e Shqipërisë. Jam i sigurte se për
përmbajtjen dhe rëndësinë e këtyre gjetjeve dhe orientimeve të SIGMA-s, do të
flasë në detaje z. Alastair Swarbrick, Këshilltar i Lartë i SIGMA-s.
6 Anders B. Johnsson, fjala në Konferencën për Fuqizimin e Auditimit Publik të Jashtëm në rajonet e
INTOSAI-t, maj 2010, Vjenë. http://www.intosai.org/uploads/intosaipublikation02112010small.pdf 7 Raporti i SIGMA-s “Zhvillimi i Marrëdhënieve Efektive të Punës mes SAI-ve dhe Parlamenteve”, Paris,
12 maj 2017. http://sigmaweb.org/publications/Supreme_audit-institutions-and-parliaments-SIGMA-Paper-No.%2054.pdf
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
164 Botime 2018
Falenderoj SIGMA-n si për organizimin e një numri të konsiderueshëm takimesh,
tryezash të rrumbullakëta, seminaresh e konferencash, ndër të cilat veçoj Takimin
dhe Marrëveshjen e Stambollit të datës 9 mars 2011, Konferencën dhe Rezolutën
për Marrëdhëniet midis SAI-ve dhe Parlamenteve, mbajtur në Budva, Mal i Zi më
datat 18-20 nëntor 2013, si dhe Konferencën e mbajtur më datat 8-9 nëntor 2016
në Ankara, Turqi, mes SAI-ve të vendeve kandidate dhe potenciale kandidate për
anëtarësim në Bashkimin Europian, me temë “Zhvillimi i marrëdhënieve efektive
ndërmjet Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve”. Të tre këto
evente kanë shërbyer si gurë kilometrikë në dhënien e mesazhit se puna audituese,
gjetjet dhe rekomandimet e një SAI përbëjnë punë integrale të vetë Parlamentit, e
parë kjo në këndvështrimin e qasjes “SAI si institucion watchdog i Parlamentit dhe
qytetarëve”.
Marrëdhënia simbiotike Kuvend i Shqipërisë-KLSH
Marrëdhëniet e Kontrollit të Lartë të Shtetit me Kuvendin e Shqipërisë, e sidomos
me Komisionin për Ekonominë dhe Financat të Kuvendit të Shqipërisë, reflektojnë
kërkesat e standardeve ndërkombëtare të INTOSAI-t për më shumë përgjegjësi në
sistemin e llogaridhënies për përdorimin e fondeve publike, në veçanti të
Deklaratës së Limës, e quajtur ndryshe “Magna Carta”, Kushtetuta e Institucioneve
Supreme të Auditimit, ISSAI 1, Neni 8 “Marrëdhënia me Parlamentin”, i cili thekson
se: “Institucioni Suprem i Auditimit duhet të fuqizohet dhe të mandatohet nga
Kushtetuta për t’i raportuar gjetjet e tij në mënyrë të pavarur dhe çdo vit
Parlamentit”, të ISSAI-t 12, “Vlerat dhe Përfitimet nga institucionet supreme të
auditimit, të bësh diferencën në jetët e qytetarëve”, Parimi 6 “Komunikimi efektiv
me Parlamentin dhe palët e tjera të interesuara”, i cili u kërkon SAI-ve të zhvillojnë
marrëdhënie profesionale me Parlamentin dhe partnerët e tjerë, duke
“...komunikuar me Parlamentin dhe veprimtarët e tjerë të interesuar, në një mënyrë
që të rrisin njohuritë e tyre dhe të kuptuarit e rolit dhe përgjegjësive të SAI-t, si një
auditues i pavarur i sektorit publik”8, si dhe të ISSAI-t 20, “Parimet e Transparencës
dhe Llogaridhënies”, Parimi 7 “SAI-t të mbajnë një marrëdhënie të fortë me
komisionet përkatëse parlamentare për t'i ndihmuar ata të kuptojnë më mirë
raportet dhe konkluzionet e auditimit dhe të ndërmarrin veprimet e duhura".
8 ISSAI 12, http://www.intosai.org/issai-executive-summaries/view/article/issai-12-the-value-and-
benefits-of-supreme-audit-institutions-making-a-difference-to-the-liv.html
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 165
Gjashtë vite e gjysmë më parë, vinim nga një traditë raportesh formale me
Kuvendin, pothuajse tërësisht të përqendruara në paraqitjen shabllone çdo vit të
detyrimit kushtetues të raportimit mbi Zbatimin e Buxhetit të Konsoliduar të Shtetit
për vitin pararendës dhe të raportimit mbi Performancën e KLSH. Nuk ishte e lehte
ta tejkaloje këtë mënyrë të menduari.
Në filozofinë tonë të punës si institucion “whatchdog” i qytetarit dhe Kuvendit,
zgjodhëm qasjen e promovimit të trekëndëshit të llogaridhënies “Parlamenti
(qytetarët)” - KLSH - Qeveri”, në dobi të forcimit të llogaridhënies dhe
transparencës së qeverisjes. Për këtë, synuam dhe kërkuam komunikim më të
shpeshtë me Parlamentin, duke respektuar rregullin bazë që si institucion suprem i
auditimit, si SAI, ne nuk bëjmë politika, por auditojmë zbatimin e tyre.
Pohojmë me mirënjohje që ky rregull përgjithësisht është mirëkuptuar nga Kuvendi
i Shqipërisë. Dëshmi konkrete e frymës pozitive të bashkëpunimit, me të cilin
Kuvendi mirëpriti qasjen tonë, është nisma e rishikimit të ligjit integral të Kontrollit
të Lartë të Shtetit, e përfunduar në nëntor 2014. Komisioni për Ekonominë dhe
Financat, sidomos Kryetari z. Erjon Braçe dhe Sekretari i tij, Akademik Anastas
Angjeli, por edhe deputetët Florjon Mima, Edmond Spaho, etj., të Komisionit dhe
Kuvendit, luajtën një rol parësor për miratimin e një ligji modern për KLSH, tërësisht
në përputhje me standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t, çka ishte dhe një kërkesë
e përsëritur e Bashkimit Europian në Progres Raportet e tij për Shqipërinë për vitet
2011-2013.
Si KLSH, jemi përpjekur të konturojmë raportin me Kuvendin, në shinat e forcimit të
llogaridhënies dhe transparencës. Në këtë konturim, na kanë ndihmuar gjetjet,
përsiatjet me eksperiencat e SAI-ve të zhvilluara europiane dhe konkluzionet e
Raporteve të SIGMA-s Nr. 33 dhe Nr. 54, sidomos të këtij të fundit. Nëpërmjet tyre,
kemi fituar qartësinë e mungesës së natyrshme që parlamentet kanë në kapacitete
profesionale, për të kontrolluar përdorimin me ekonomicitet, eficiencë dhe
efektivitet të fondeve publike, si dhe të rolit tonë si SAI, po ashtu të natyrshëm, për
të plotësuar këtë mungesë me informacion objektiv, me ekspertizë, dije dhe
kapacitete, të cilat ne duhet t’i afrojmë, duke shpalosur vlerat e një SAI të pavarur,
si integriteti, përgjegjshmëria, vlera e shtuar, profesionalizmi, etj.
Të ndihmuar nga Raportet e SIGMA-s dhe nga rezolutat e takimeve dhe
konferencave të lartpërmendura, të organizuara nga ky Program, jemi përpjekur të
përcjellim informacionin objektiv, ekspertizën dhe gjetjet nga auditimet, tek
Kuvendi, nëpërmjet shtimit të komunikimit me komisionet e tij dhe paraqitjes në
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
166 Botime 2018
vëmendje të Kuvendit, jo vetëm të një numri të rëndësishëm të raporteve të
auditimit, por edhe të informacioneve përmbledhëse për disa prej tyre.
Për shembull, gjatë vitit 2017, kemi paraqitur në Kuvend (Kryetarit të Kuvendit të
Shqipërisë, Nën Kryetarëve të Kuvendit, Komisionit për Ekonominë dhe Financat,
komisioneve te tjera parlamentare) informacione mbi rekomandimet e auditimit në
Bankën e Shqipërisë, informacion mbi auditimet në AlbPetrol, informacion mbi
integritetin e zyrtarëve të administratës shtetërore, etj., krahas dërgimit të disa prej
raporteve më të rëndësishme të auditimit.
Në tërësi, për vitin 2017, Kuvendi është njohur dhe informuar me hollësi për 38
auditime, ose mbi 24 përqind të auditimeve tona tërësore në vit. Kuptohet,
Kuvendit i kanë kaluar raportet më të rëndësishme në tematika dhe impaktin e
shpresuar nga auditimi. Përqindja rritet, kur flasim për raporte të auditimit të
institucioneve qendrore ose raporte të auditimit të performancës. Për këtë vit,
synojmë të informojmë dhe sensibilizojmë Kuvendin dhe komisionet e tij, për rreth
30 përqind të auditimeve tona tërësore.
Vullneti për thellimin e bashkëpunimit ka qenë reciprok. Pjesëmarrja e Kryetarit të
Kuvendit, Kryetarit të Komisionit për Ekonominë dhe deputetëve në aktivitetet e
KLSH-së, si analizat Vjetore, konferencat shkencore, por edhe në aktivitete
ndërkombëtare, dëshmon për mbështetjen parlamentare.
Rezoluta e Kuvendit
Në vitin 2016, Kuvendi miratoi Rezolutën e datës 20 tetor 2016, “Mbi perfomancën
e Kontrollit të Lartë i Shtetit të vitit 2015“, ku theksohet që “Kuvendi i Shqipërisë, në
funksion të detyrimeve të tij kushtetuese, por dhe në zbatim të rekomandimeve të
Progres Raportit 2015 të Komisionit Europian për ngritjen e një mekanizmi më
eficient nga Kuvendi për zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së, shpreh angazhimin
e tij maksimal në këtë drejtim, me qëllim përmirësimin e bashkëpunimit dhe
ushtrimin e kontrollit parlamentar për zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së, sa më
poshtë:
- Të bashkëpunojë me KLSH-në dhe Qeverinë, që të rritet shkalla e ndërveprimit
gjithëpërfshirës me të gjitha institucionet e administratës publike për zbatimin e
rekomandimeve të KLSH-së;
Bujar LESKAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 167
- Të shikojë mundësinë e krijimit të Nënkomisionit Parlamentar brenda Komisionit
për Ekonominë dhe Financat për të monitoruar në mënyrë sistematike aktivitetin e
KLSH-së dhe zbatimin e rekomandimeve”.
Menjëherë kemi dhënë dakordësinë tonë për krijimin e nënkomisionit të dedikuar
parlamentar. Për të gjitha detyrat e lëna nga rezolutat e Kuvendit të Shqipërisë, ato
të viteve 2012, 2014 dhe 2016, si SAI kemi hartuar plane konkrete pune për
zbatimin e tyre.
Jemi të ndërgjegjshëm që rrugët e komunikimit dhe përcjelljes së ekspertizës nga
auditimet, në kanalet dhe mënyrat se si ky informacion mund të shfrytëzohet nga
Parlamenti dhe komisionet e tij, janë të shumëllojshme. Në këtë drejtim, na ngelet
shumë për të bërë.
Sfida e së ardhmes
Sikurse shprehet edhe Raporti i SIGMA-s nr. 54 në pikën 1.2.2 “Komunikimi-të
kuptuarit të rolit dhe punës së SAI-ve”, “...përcjellja formale e raporteve të auditimit
nuk mjafton për të stimuluar ndjekjen e duhur të zbatimit të rekomandimeve dhe
veprimin nga ana e Parlamentit. SAI-t kanë nevojë të bëjnë më shumë për të
shpjeguar rolin e tyre dhe punën që bëjnë”9.
Na pret përpara një sfidë e madhe. Me Vendimin e Kryetarit Nr. 56, datë 30 prill
2018, KLSH miratoi Kodin e Etikës së Kryetarit, i cili njeh dhe pranon pa asnjë
kushtëzim Kodin e Etikës së Deputetit të Kuvendit. Ky standard hap rrugën, në
kushtet e mungesës totale të konfliktit të interesit për 6 muajt e ardhshëm në
përfundim të mandatit të kryetarit aktual, për një marrëveshje të gjerë kuadër
KLSH-Kuvend, të cilën me këtë rast ia propozoj Kryetarit të Kuvendit.
Si KLSH, si SAI, në bazë të standardeve të INTOSAI-t, të Rezolutave të OKB-së dhe të
Raporteve të SIGMA-s, gjykojmë se marrëveshja duhet të përfshijë jo vetëm
fuqizimin e ndjekjes parlamentare për zbatimin e rekomandimeve të KLSH-së, si
plotësim edhe të rekomandimit të njëjtë(forcimi i ndjekjes parlamentare) të dhënë
nga Progres Raportet e Komisionit Europian për Shqipërinë në tre vitet e fundit
2016, 2017 dhe 2018, por edhe një axhendë konkrete për zbatimin e rekomandimit
9 Raporti i SIGMA-s “Zhvillimi i Marrëdhënieve Efektive të Punës mes SAI-ve dhe Parlamenteve”, Paris,
12 maj 2017, faqe 13, fragmenti i parë. http://sigmaweb.org/publications/Supreme_audit-institutions-and-parliaments-SIGMA-Paper-No.%2054.pdf
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
168 Botime 2018
qendror të KLSH-së në këto vite, për draftimin dhe miratimin e Ligjit për
Përgjegjësinë Materiale të Nëpunësit Publik, si dhe angazhimin juridik të Qeverisë
për nxjerrjen e Urdhrit për zbatimin e rekomandimeve të KLSH nga ana e
institucioneve në varësi të saj.
Ka ardhur koha e krijimit të nën komisionit të dedikuar të Kuvendit, pranë
Komisionit për Ekonominë dhe Financat, për shqyrtimin e gjetjeve dhe
rekomandimeve nga raportet e auditimit të KLSH, nën shembujt e praktikave të
mira të sugjeruara nga Raporti Nr. 54 i SIGMA-s (faqe 43 “Përvojat europiane për
trajtimin e raporteve të SAI-t”).
Në Strategjinë e Zhvillimit të KLSH 2018-2022, Pika 4 “Partnerët strategjikë”, kemi
theksuar se “Cilësia dhe besueshmëria e raporteve të auditimeve të KLSH po tërheq
gjithnjë e më shumë vëmendjen e parlamentarëve, duke rritur mundësinë e
funksionimit të mekanizmave të “Trekëndëshit të Llogaridhënies” (SAI-Parlament-
Qeveri), pasi gjetjet dhe rekomandimet e auditimit orientohen pikërisht drejt
identifikimit dhe zgjidhjes së problematikave të qeverisjes publike, duke kontribuar
për mirëqeverisjen10”.
Investimi kryesor i së ardhmes për një SAI është forcimi i besimit të qytetarëve dhe
Parlamentit në rolin dhe vlerën e shtuar të punës së tij. Si auditues të KLSH, si trupë
auditimi që synon të shndërrohet në një formacion auditues modern europian,
garantojmë se do të kushtojmë të gjitha kapacitetet dhe energjitë tona në
realizimin e këtij investimi madhor.
10
Strategjia e Zhvillimit të KLSH 2018-2022, faqe 39, paragrafi i parë. Kolana “Botimet KLSH”, 2018
Fasos ÇOÇOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 169
EKONOMISË, KLSH DHE ALTERNATIVA PËR ZHVILLIM
nga Fatos ÇOÇOLI – Ekspert i Jashtëm, KLSH,
botuar në gazetën “Shqiptarja.com“, më 8 qershor 2018.
Pak ditë më parë opozita e vendit, në Komisionin për Ekonominë dhe Financat të
Kuvendit, me paraqitjen e raportit të performancës së Kontrollit të Lartë të Shtetit,
kishte rastin të bënte kauzë të saj politike gjetjet e forta të institucionit auditues. Të
tilla si dëmi ekonomik 85.8 milion euro vetëm për vitin 2017, apo shkelje të
disiplinës financiare me të ardhura të munguara në Buxhetin e Shtetit dhe
shpenzime jo efektive për 825,6 milion euro! Këto shifra janë akt-akuza të mirëfillta
për keq-qeverisje të vendit. Në pjesën më të madhe, ndoshta mbi 80 përqind, këto
dëme dhe pasoja negative kolosale janë shkaktuar nga drejtuesit e administratës
shtetërore, të ardhur nga partia në fuqi, kundërshtarja kryesore dhe rivalja e
opozitës së sotme. Opozita i ka të gjitha arsyet të jetë e pranishme në takime të tilla
ballafaquese dhe të thotë të sajën. Mbledhje të ngjashme komisionesh
parlamentare konsiderohen fatlume për çdo opozitë të shteteve të tjera Europiane
dhe më gjerë, ku ajo mund të dëshmojë të metat dhe problematikat e mprehta të
qeverisjes së sotme, dhe ç’është më e rëndësishmja, t’i mbështesë ato nga gjetjet
dhe rekomandimet profesionale të institucionit më të lartë kontrollues të vendit të
saj. Aty ia vlen që opozita të shkarkojë gjithë energjitë dhe arsenalin e denoncimeve
të veta. Duke ofruar, përse jo, edhe planet e saj. Alternativat për një qeverisje më të
mirë. Duke thënë: “Unë, të nderuar qytetarë që më keni votuar apo jo, po të isha në
pushtet, po të kisha ministrat e mi, do ta bëja kështu”. Mirëpo opozita jonë mungon
në pikëtakime të tilla të rëndësishme, në pretekstin e bojkotit. Kur Kontrolli i Lartë i
Shtetit, në tetor 2017, paraqiti raportin për zbatimin e Buxhetit të Konsoliduar të
Shtetit për vitin 2016, një detyrim i tij kushtetues, me gjetje sërish të forta dhe
rekomandime me vlerë, opozita ishte. Por kësaj radhe, refreni i saj ishte: “Kjo qeveri
është e hashashit dhe e krimit. Të luftojmë këtë qeveri të republikës së bananeve!”.
Këto janë fraza që mund të shkojnë në një demonstrim të pakënaqësisë së
qytetarëve nëpër rrugë. Por jo në mbledhje të komisioneve parlamentare,
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
170 Botime 2018
veçanërisht të Komisionit të Ekonomisë, ku denoncohet nga një institucion
profesionist i mandatuar nga Kushtetuta, anti-kultura e pandëshkueshmërisë, kur
dhjetëra e qindra drejtues të lartë të administratës sonë shtetërore kapen “me
presh në duar” në abuzim të detyrës dhe të pronës publike dhe denoncohen në
Prokurori, ndërsa qeveria qendrore hesht dhe në vend t’i largojë, i mban ose i
promovon në poste të tjera! Kjo është “marihuana” e vërtetë që po deformon dhe
gati shkallmon besimin e qytetarit shqiptar tek Shteti dhe këtë duhet të denoncojë
me forcë opozita e vendit. Kurse ajo nuk po tregohet serioze. Po humbet raste të
arta për të ngjallur shpresë dhe frymë të mirëfilltë opozitare. Në Komisionin e
Ekonomisë, nga opozita mungojnë personalitete të ekonomisë sonë publike, që më
parë kanë kontribuar në të, si Florjon Mima, Sherefedin Shehu, Ridvan Bode,
Edmond Spaho apo Liljana Elmazi. Lëvizja opozitare dhe alternativa sfiduese ndaj
keq-qeverisjes së partisë në pushtet duhet të mbarset me propozime konkrete për
përmirësime ligjore në ekonominë publike. Përse të mos bëhet aksion i deputetëve
të opozitës së sotme propozimi katërvjeçar i KLSH, dërguar Kuvendit për katër vitet
e fundit rresht, për përgatitjen dhe miratimin e Ligjit për Përgjegjësinë Materiale të
Nëpunësit të Lartë Publik? Ky ligj do të përbënte frenimin real të korrupsionit
galopant në strukturat tona shtetërore dhe opozita do të merrte pikët e saj pranë
qytetarit, në rast se e bënte nismë të sajën. Njësoj sikur fitoi realisht me nismën për
ligjin e dekriminalizimit të Parlamentit. Tani përparësia numër një e vendit është de-
korruptimi i administratës sonë shtetërore dhe ky ligj do të mund të shndërrohej në
kauzën perfekte të një opozite të suksesshme. Po kërkesa 5-vjeçare e KLSH që
Kryeministri i vendit të nxjerrë Urdhër për zbatimin e rekomandimeve të KLSH për
administratën qendrore?! I tillë ka qenë Urdhri i vitit 2006 i Kryeministrit të
mëparshëm. Madje, në këtë rast opozita do të tregonte edhe vlerat e punës së
Kryeministrit të vet, kur ishte në pushtet. Por opozita jonë nuk po bëzan, nuk po
lëviz, e ndrydhur në veprime jo-serioze të stilit “jam agjenci zbulimi dhe përgjimi!”.
Sa keq për vetë atë dhe për vendin. KLSH-në e kanë vlerësuar organizata si
Transparency International, SIGMA, Raportet e Progresit te Bashkimit Europian.
Bazuar mbi punën dhe vlerat e institucioneve kushtetuese të pavarura, si ILDKPKI,
KLSH, Avokati i Popullit, opozita jonë mund dhe ka nevojë të japë alternativa
konkrete për zhvillim. Vetëm duke i dhënë ato, ajo mund të krijojë frymën opozitare
të domosdoshme për të sjellë ndryshim në jetën politike, ekonomike dhe sociale të
vendit.
Rejlond SINANI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 171
KLSH DHE GJYKATA EUROPIANE E AUDITUESVE
nga Rejlond SINANI – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 7 qershor 2018.
Në datat 14-16 Maj 2018, në Gjykatën Europiane të Audituesve (ECA) u zhvillua
trajnimi me temë “Teknikat dhe metodat e analizës financiare”. Pjesëmarrës në
këtë trajnim ishin punonjës të niveleve të ndryshme të ECA-s, si auditues,
specialistë finance, menaxherë projektesh, etj. Kontrolli i Lartë i Shtetit u
përfaqësua nga kryeaudituesja Valbona Gaxha dhe audituesi Rejlond Sinani.
Trajnimi u zhvillua nën udhëheqjen e z. Guido Peiffer, me një përvojë të pasur
profesionale dhe akademike në fushën e shërbimeve financiare.
Objektivat e këtij trajnimi ishin:
Analiza e pasqyrave financiare dhe gjenerimi i indikatorëve të kapacitetit
financiar dhe të performancës financiare të subjekteve private, si
kontraktorë potencialë dhe përfitues të institucioneve evropiane;
Analiza e pasqyrave financiare dhe gjenerimi i indikatorëve të performancës
financiare të subjekteve publike;
Diskutimi i koncepteve financiare dhe jo-financiare të performancës së
subjekteve publike si dhe sugjerimi i kornizës konceptuale mbi identifikimin
e indikatorëve të performancës.
Punimet e këtij trajnimi u hapën me një prezantim të pjesëmarrësve dhe në vijim,
z.Guido Peiffer shpjegoi rëndësinë dhe përmbajtjen e këtij seminari ku u trajtuan
elementët përbërës të pasqyrave financiare, efekti i ndryshimeve të tyre si edhe
rëndësia e elementëve në marrjen e vendimeve apo nxjerrjen e konkluzioneve.
Gjatë këtij aktiviteti u theksua se raportet financiare mund t'u sigurojnë
menaxherëve të subjekteve private dhe administratorëve të subjekteve publike një
mjet të vlefshëm me të cilin do të matet përparimi i tyre kundrejt objektivave të
brendshëm të paracaktuar. Përveç kësaj, ndjekja e raporteve të ndryshme me
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
172 Botime 2018
kalimin e kohës është një mjet i vlefshëm për identifikimin e tendencave në fazat e
tyre të hershme. Raportet përdoren gjithashtu nga bankierë, investues dhe analistë
të biznesit për të vlerësuar gjendjen financiare të një subjekti.
Analiza financiare është e rëndësishme për krijimin e strategjisë pasi jep një pasqyrë
të qartë mbi gjendjen aktuale të subjektit si dhe risqet e mundshme në të ardhmen.
Organizatat e sotme qeveritare përballen me sfidat e llogaridhënies si kurrë më
parë. Përveç kësaj, organizatat qeveritare përballen me këto sfida edhe nga palët e
ndryshme të interesit. Balancimi i qëllimeve shpesh konfliktuale të fushave të
ndryshme të administrimit është një test i vazhdueshëm për këto subjekte.
Për sektorin publik, strategjia e organizatës është një zgjedhje ose rrugë që ata
ndërmarrin për të krijuar vlerë publike për qytetarët që ju shërbejnë. Përgatitja dhe
ekzekutimi i strategjisë duhet të jetë një ndër kompetencat thelbësore të çdo
organizate, si për ato fitimprurëse edhe për subjektet qeveritare.
Në një seksion të veçantë gjatë trajnimit u diskutua në lidhje me leximin dhe
interpretimin e pasqyrave financiare të konsoliduara dhe raportit të risqeve të disa
subjekteve të ndryshme si private edhe publike.
Albana AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 173
KLSH DREJT FORMATIMIT TË PLOTË PROFESIONAL
nga Albana AGOLLI – Ish-drejtuese në KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 9 qershor 2018.
Kush do të lexojë këto rreshta, mund të mendojë se kam konflikt interesi, duke
qenë ish-punonjëse e këtij institucioni. Ndoshta mund ta lehtësojë këtë fakti që po
shkruaj e ndodhur me punë jashtë shtetit, në vendin më të zhvilluar të kontinentit
tonë, Gjermaninë. Edhe pse jam jashtë Atdheut, mendjen dhe vëmendjen e kam
gjithnjë tek lajmet që përcjellin mediat tona. Me Kontrollin e Lartë të Shtetit (KLSH)
më lidhin shumë vite pune, eksperienca jete dhe përvojë në auditim, që nga vitit
1997. Së bashku me kolegët, jam rritur profesionalisht me institucionin, sidomos në
periudhën 2012-2017, kur u kryen reforma të gjera, në dobi të plotë të ne,
audituesve. Nga tradita e trishtë e një kohe kur standardet ndërkombëtare të
INTOSAI-t i njihnin vetëm një grusht njerëzish në institucion, që numëroheshin me
gishtat e njërës dorë, u arrit që praktikisht secili auditues të shkojë të paktën një
deri tre herë jashtë shtetit në vit, për të marrë trajnim me kolegët e tij auditues të
institucioneve supreme të auditimit në Europë. Tani moto “Experentia mutua
Omnibus prodest (Nga eksperienca e përbashkët fitojnë të gjithë)” e INTOSAI-t
njihet nga të gjithë audituesit e KLSH, madje edhe nga punonjësit mbështetës.
Prandaj dhe gëzohem, kur lexoj në mediat e Shqipërisë, se institucioni dhe drejtuesi
i tij marrin vlerësime maksimale për punën e kryer nga ajo strukturë e Parlamentit,
e caktuar ta mbikëqyrë, nga Komisioni për Ekonominë. Kjo ndodhi dje, më 6
qershor, në mbledhjen e këtij Komisioni për të diskutuar performancën e KLSH. Po
ashtu mendoj se një Këshilltar i Lartë i SIGMA-s, Joop Vrojlik kishte plotësisht të
drejtë katër ditë më parë, kur në një aktivitet të këtij programi të OECD-së dhe BE-së
në Tiranë, për marrëdhëniet e institucionit auditues me Parlamentin, ju drejtua
audituesve të KLSH: “Ju keni bërë një progres të paimagjinueshëm, që në kujtesën
time, asnjë institucion auditimi, të paktën në Europë, nuk ka mundur ta bëjë. Në
vitin 2011, ju ishit me 2 ditë trajnimi për auditues në vit. Mesatarja e institucioneve
europianoperëndimore më të zhvilluara të auditimit është 20 ditë trajnimi në vit. Ju
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
174 Botime 2018
keni arritur në 29 ditë!”. Këtë unë e kam përjetuar vetë. Nga mediat, mësova për
paraqitjen nga Kontrolli i Lartë i Shtetit i raportit të tij të performancës për vitin
2017. Deputetët e Komisionit të Ekonomisë dhe Financave të Kuvendit vlerësuan
profesionalizmin e punës së kryer nga institucioni, por edhe mënyrën e raportimit
transparent, bazuar në Kornizën e Matjes së Performancës së institucioneve
Nga ana tjetër, jam në kontakte të shpeshta me koleget dhe kolegët e mi atje dhe
të gjithë me konfirmojnë atë që e kam përjetuar për 5 vite rresht 2012-2017:
kultura e punës dhe mjedisi është inkurajues për karrierën dhe zhvillimin
profesional të audituesve të vjetër dhe të rinj. Institucioni po “rinohet” (në 6 vjet ka
ulur moshën mesatare nga 50 në 42 vjeç), pa humbur nga eksperienca e audituesve
me stazh të gjatë pune, por duke marrë mendësinë, qasjet e reja dhe energjinë e
audituesve të rinj. Në nivel të dijeve shkencore dhe profesionalizmit, KLSH është një
institucion me 8 drejtues me titullin "Profesor", "Profesor i Asocuar" apo “Doktor i
Shkencave”, me 19 drejtues dhe auditues që kanë një diplomë të dytë, ose diploma
supreme të auditimit (SAI-ve). Ky dokument u miratua si standard për t’u përdorur
nga të gjitha SAI-t në Kongresin e INTOSAI-t, INCOSAI i XXII-të në dhjetor 2016 në
Abu D’habi të Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai dëshmon përgjegjësinë e KLSH ndaj
rolit dhe misionit të vet, si dhe cilësinë e lartë në ofrimin e një pasqyre për të
shikuar objektivisht rezultatet e punës. Më ka bërë përshtypje dhe një frazë e një
deputeti gjerman, anëtar i delegacionit të Parlamentit Europian që në maj të këtij
viti vizitoi KLSH-në:”Po të kishit si vend një stafetë për flamurin e institucionit më
pranë BE-së, me siguri do ta kishit fituar stafetën!”. Kuptohet konotacioni negativ
që kanë stafeta apo flamuri tek ne, për shkak të diktaturës së gjatë komuniste në
Shqipëri. Tingëllojnë si fjalë të emulacionit socialist të atij regjimi të shëmtuar. Por
ngelet vlerësimi që deputetët e Parlamentit Europian i bënë ligjit të ri të KLSH, si
kontribut real dhe i fortë për integrimin e vendit, si dhe standardeve të integritetit
dhe të profesionalizmit që ky institucion zbaton. Në Sofje, Bullgari më 15 maj 2018,
dy ditë përpara Samitit europian, KLSH dhe Kryetari i tij morën vlerësime nga i
gjithë komuniteti i SAI-ve europiane për pavarësinë reale dhe tërësisht funksionale
të institucionit. Institucioni shqiptar i auditimit të jashtëm është në pararojë të
zhvillimeve integruese të vendit dhe këtë e dëshmojnë jo vetëm vlerësimet nga
Transparency International, nga SIGMA apo nga Raportet e Progresit të Bashkimit
Europian, por janë vetë qytetarët që me shtimin e letrave të tyre drejtuar KLSH,
shprehin besimin se ky institucion bie era shtet dhe mund t’u ndihmojë të zgjidhin
hallet që kanë. Kjo më bën të ndjehem krenare, për institucionin ku kalova një pjesë
të jetës dhe karrierës sime.
Albana AGOLLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 175
dhe certifikata ndërkombëtare në kontabilitet dhe auditim. Institucioni ku kam
punuar përcjell përgjegjshmëri, progres dhe integritet. E bën këtë nëpërmjet
cilësisë së punës audituese, por edhe përmes 86 titujve të librave të botuar brenda
gjashtë viteve e gjysmë, apo 521 artikujve, analizave dhe shkrimeve të botuara në
shtypin tonë nga audituesit dhe drejtuesit e institucionit në 5 vjet 2013-2017. Kjo
përgjegjshmëri, frymë e përhershme reformimi dhe progresi, transparence dhe
pune në ekip, më bën të shprehem me bindje se KLSH përfaqëson strukturën
publike drejt formatimit të plotë profesional.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
176 Botime 2018
PËRGJEGJSHMËRIA MENAXHERIALE
NË KËNDVËSHTRIMIN E NJË AUDITUESI PUBLIK
nga Valbona GAXHAJ – Kryeaudituese, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 13 qershor 2018.
Gjatë një trajnimi pranë Gjykatës së Llogarive Europiane, tema e drejtimit financiar,
përcaktimi i përgjegjësive dhe mënyra e qeverisjes në të gjitha nivelet e hierarkisë
së njësisë publike, u trajtuan si një çështje që fillon me vendosjen e objektivave të
njësisë bazuar në misionin dhe vizionin e saj. U theksua si shumë e rëndësishme që
objektivat e njësisë duhet të vendosen me përgjegjshmëri nga ana e drejtimit në
mënyrë që të jenë të qartë, konkretë, relevantë, me përgjegjësi të mirëcaktuara
dhe lehtësisht të matshëm.
Me një qasje interesante, pjesëmarrësit të ndarë në grupe u vendosën në rolin e
drejtuesit i cili duhej të hartonte objektivat e një njësie të supozuar dhe më pas në
rolin e audituesit të jashtëm për t’i vlerësuar këto objektiva dhe për të mësuar
nëpërmjet tyre për mënyrën dhe kulturën e qeverisjes.
Në reflektim të kësaj eksperience, si auditues të jashtëm publik, sjellim në
vëmendje faktin se në shumë institucione misioni është një perifrazim i Ligjit
organik mbi të cilin është ngritur njësia publike dhe vizioni është një formulim
konfuz, i copëzuar ose mungon fare. Pra, prej tyre kuptojmë çfarë njësia duhet të
bëjë por jo se cila është strategjia me të cilën ajo do të përmbushë misionin. Po
ashtu, shpesh gjejmë që objektivat e njësisë janë përsëri perifrazim i neneve të ligjit
dhe për më tepër të pandryshueshëm nga viti në vit.
Që nga ky moment audituesi merr mesazhin e parë mbi kulturën dhe nivelin e
përgjegjshmërisë në qeverisje të njësisë dhe me skepticizmin dhe profesionalizëm i
mban parasysh ato kur harton kriteret e auditimit. Procesi i vlerësimit të qeverisjes
dhe përgjegjshmërisë menaxheriale përshkallëzohet më tej kur audituesi zbërthen
objektivat e njësisë në procedura, procese pune, sisteme kontrolli të cilat i teston
për të konkluduar me siguri të arsyeshme nëse fondet publike janë përdorur me
Valbona GAXHAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 177
efektivitet, eficiencë dhe ekonomicitet. Kjo gjithmonë në funksion të përmbushjes
së objektivit të tij: dhënies së opinionit mbi përdorimin e fondeve publike.
Në përfundim të auditimit, për çdo shkelje të ligjit, parregullsi, mangësi të
konstatuar, audituesi duhet të përcaktojë përgjegjësitë për keqmenaxhimin e
fondeve publike dhe aty përballet me sfidën e sintetizimit të gjetjeve në një
konkluzion të vetëm nëse njësia i ka arritur objektivat e saj ose jo. Ky proces bëhet
edhe më i vështirë kur gjetjet nuk janë të matshme në terma sasiorë apo kur ato
ndërthuren me tregues cilësorë me impakt jo të drejtpërdrejtë në menaxhimin e
sektorit publik. Pra, ndodhemi në rastin ku “përgjegjësia” dhe “përgjegjshmëria”
ndërthuren dhe çështja nuk është më thjesht nëse jemi në përputhshmëri me ligjin
apo jo.
Analiza deduktive e bërë paraprakisht nga audituesi, që nga hartimi i objektivave
deri te vlerësimi i masës dhe përgjegjshmërisë së realizimit të tyre, vjen vetiu në
ndihmë duke e bërë më të thjeshtë formulimin e konkluzioneve dhe
rekomandimeve. Tek këto rekomandime konkretizohet dhe realizimi i objektivit të
audituesit.
Pra është e rëndësishme që i gjithë procesi i auditimit të kuptohet si ndërveprim
midis dy palëve: KLSH dhe njësi publike, me qëllimin për të shtuar vlerë në rritjen e
përgjegjshmërisë së menaxhimit për miradministrimin e fondeve dhe pronës
publike.
Në funksion të kësaj, në kuadrin e projektit të binjakëzimit me Dhomën Superiore
të Auditimit polak - NIK, KLSH-ja ka miratuar formatet e reja të raportimit të cilat
sjellin risi në formulimin e gjetjeve dhe konstatimeve duke i argumentuar ato në
mënyrë koncize mbi kriterin (objektivi), shkakun (përgjegjësitë), impaktin
(konseguenca, përgjegjshmëria), rëndësinë dhe rekomandimin. Pavarësisht se
aplikimi i këtyre formateve mbart sfidat e veta në lidhje me mënyrën e formulimit
të gjetjes, aftësisë së të shkruarit me profesionalizëm të audituesve, vlen për të
theksuar se ky është një shembull i përgjegjshmërisë menaxheriale. Kjo pasi,
pavarësisht se raportet e auditimit në formatin e vjetër hartoheshin në përputhje
me Ligjin dhe rregulloret, çështja dhe shqetësimi që shtrohej ishte: a ishin këto
raporte të plota, të kuptueshme dhe të formuluara me cilësinë dhe
profesionalizmin e duhur në funksion të rritjes së dobisë së auditit të jashtëm,
rritjes së nivelit të zbatimit të rekomandimeve. Pra, në fund të fundit, a e realizonte
ky produkt, me përgjegjshmërinë e duhur menaxheriale, misionin e KLSH-së:
“detyrimi për informim të qytetarit” sipas vizionit “ të fitojmë besimin e qytetarit“?!
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
178 Botime 2018
Megjithatë, trajtimi i përgjegjshmërisë menaxheriale si çështje që duhet të
pasqyrohet që në pikënisje të aktivitetit të çdo njësie publike, me vendosje të
objektivave dinamike dhe të matshme të saj, është veçse një këndvështrim i
diskutimit. Nga puna audituese e KLSH-së, numri i lartë i gjetjeve në disa njësi të
qeverisjes vendore apo njësi varësie, çështja e përgjegjshmërisë menaxheriale
duhet të fillojë me sqarimin e konceptit të saj në vetvete dhe më pas se si ajo duhet
pasqyrohet në gjithë strukturën hierarkike zbatuese dhe raportuese. Koncepti i
“përgjegjshmërisë” gjendet i ndërthur në konceptin e “përgjegjësisë”, dhe shpesh
trajtohet si një nën koncept kompleks i saj. Për audituesin ato duhet të trajtohen së
bashku, që do të thotë se struktura hierarkike e njësisë duhet të testohet me
pyetjen nëse ajo e kontrollon, mat dhe nxit përgjegjësinë me përgjegjshmëri në çdo
hallkë të saj me strategji dhe masa konkrete dhe jo vetëm me disa trajnime formale
ndërgjegjësimi.
Mariola LLANAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 179
PARIMI I EKONOMISË DHE EFIKASITETIT NË PËRDORIMIN E ASETEVE PUBLIKE
nga Marjola LLANAJ – Kryeaudituese, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 15 qershor 2018.
Përfaqësues të Kontrollit të Lartë të Shtetit në datat 31 Maj dhe 1 Qershor 2018,
ishin pjesë e Seminarit të Auditimit të Prokurimit Publik 2018, i cili u zhvillua në
Athinë, organizuar nga Gjykata Greke e Auditimit, si një aktivitet lidhur me
përditësimin e dokumenteve të Auditimit të Prokurimit Publik të përgatitura nga
Komiteti i Kontaktit të Institucioneve Supreme të Auditimit të Bashkimit Europian.
Përfaqësuesit e SAI-ve pjesëmarrëse patën mundësi për të diskutuar ndryshimet
kryesore të paraqitura nga Direktivat 2014 të Prokurimeve Publike të BE-së dhe
diskutuan rezultatet e përditësuara të auditimit në fushën e auditimit të
prokurimeve publike.
Pjesëmarrja e SAI-ve siguroi vlerësimin përfundimtar dhe kontributin e tyre në
punën e rishikimit të këtyre dokumenteve.
Gjatë këtij seminari të gjithë përfaqësuesit e SAI-ve, u njohën dhe u informuan mbi
zhvillimet më të fundit të legjislacionit europian të prokurimit publik, u diskutuan
çështjet të auditimit të prokurimeve publike dhe u shkëmbyen përvojat me
auditues nga SAI të tjera të BE-së.
Gjatë zhvillimit të seminarit përfaqësuesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit e gjetën
veten pjesë të Komunitetit Europian të auditimit , dhe me kënaqësi ndan të njëjtat
përvoja dhe parime mbi të cilat udhëhiqen auditimet e KLSH, parimi i ekonomisë
dhe efikasitetit në përdorimin e aseteve publike .
Në komunitetin Europian dhe në Shqipëri, ligji i prokurimit publik në thelb ndjek në
mënyrë të drejtpërdrejtë qëllimin e kufizuar: Hartimin dhe zhvillimin e procedurave
për dhënien e kontratave publike.
Ky qëllim, është një instrument për arritjen e një objektivi më të rëndësishëm,
zhvillimin e konkurrencës efektive në këtë sektor, në interes të krijimit dhe
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
180 Botime 2018
respektimit të lirive themelore në integrimin europian të anëtarëve të këtij
komunitetit ose atyre vendeve që dëshirojnë të jenë pjesë e tij.
Për shkak të diversitetit të situatave të jetesës, legjislacioni i Prokurimit Publik nuk
mund të vendosë norma për çdo situatë ligjore; prandaj është shumë e rëndësishme
njohja e parimeve themelore të prokurimit publik.
Kuadri ligjor rregullator i Prokurimit Publik duhet parë në dy këndvështrime: së pari,
përmes parimeve të caktuara që e udhëheqin autoritetin kontraktues në
vendimmarrjen e tij dhe së dyti nga tenderuesit në vlerësimin e të drejtave të tyre
në procedurat e prokurimit publik.
Në fushën e prokurimit publik, përveç parimeve specifike të përcaktuara në ligje,
vendime dhe udhëzues, është e rëndësishme që parimet e përbashkëta të vlerave
të qytetërimit Europian të jenë kritere, që duhet të merren në konsideratë gjatë
zbatimit të këtij sistemi ligjor.
Në Komunitetin Europian, ngritja e sistemit të prokurimit publik, zhvillimi dhe
zbatimi bazohet në parimin e lëvizjes së lirë të mallrave, parimit të lirisë së
themelimit dhe parimit të lirisë së ofrimit të shërbimeve, të cilat rrjedhin nga
Traktati themelues i Komunitetit Europian dhe mbi parimet e ekonomisë,
efikasitetit dhe efektivitetit, sigurimit të konkurrencës ndërmjet tenderuesve,
transparencës së prokurimit publik, trajtimit të barabartë të ofertuesve dhe të
proporcionalitetit. Këto parime janë të specifikuara në nenin 2, të Direktivës
2004/18 / EC, si vijon:
- parimi i trajtimit të barabartë;
- mosdiskriminimi ;
- transparenca;
Kuadrin bazë për rregullimin ligjor të prokurimit publik e siguron Traktati i
themelimit të Komunitetit Ekonomik Europian, i cili kishte kryesisht për qëllim
krijimin e një tregu të brendshëm të përbashkët të Shteteve Anëtare në ndalimin e
çdo diskriminimi kombëtar dhe kufizimi në përzgjedhjen e produkteve dhe
shërbimeve, duke përfshirë lëvizjen e lirë të mallrave pa të gjitha detyrimet
doganore si dhe ndalimin e kufijve sasiorë, që ka efekt të njëjtë mbi detyrimet
doganore dhe kuotat midis shteteve anëtare.
Qëllimi i Traktatit të KE-së do të arrihej më së miri edhe duke ndaluar kufizimin e
lëvizjes së lirë të fuqisë punëtore, shërbimeve, kapitalit, pagave, vetëpunësimit, dhe
Mariola LLANAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 181
lirinë e zgjedhjes së themelimit të ndërmarrjeve në vendet e shteteve anëtare.
Arritja e objektivit të Traktatit është të përfshijë zhvillimin e politikave të
rëndësishme të Komunitetit Europian, veçanërisht në fushat e ligjit të
konkurrencës, ndihmës shtetërore dhe bujqësisë.
Regjimi i lëvizjes së lirë të mallrave dhe shërbimeve është më i rëndësishmi për
fushën e prokurimit publik. Traktati themelues i Komunitetit Europian (Traktati i KE-
së) përmban objektivin themelor të acquis të prokurimeve publike, që do të thotë
hapja e tregut të prokurimit publik ndërmjet shteteve anëtare dhe lejimin e
tenderuesve për të marrë pjesë në procedurat e dhënies së kontratave publike,
individit përtej kufijve të shteteve anëtare. Duke qenë se nuk do të ishte e mundur
që Shtetet Anëtare, në bazë të Traktatit të KE-së, të vendosin rregulla më specifike
të prokurimit publik, direktivat e prokurimeve publike janë miratuar si burim ligjor
dytësor.
Kuptimi i parimeve themelore dhe vendosja e tyre në një sistem legjislacioni është
edhe më domethënës në pikëpamje të faktit se, megjithëse zbatimi i direktivave
nuk ka qenë efektiv kudo, parime të tilla krijojnë një bazë të vetme për
interpretimin dhe arritjen e objektivave që shoqërojnë sistemin e prokurimit publik
nëpërmjet kontratave themelore dhe direktivave përkatëse.
Parimet kanë luajtur një rol të rëndësishëm, si në drejtimin e ligjvënësit gjatë
miratimit të përmbajtjes së normave ligjore dhe në kuptimin e dispozitave ligjore,
veçanërisht në rastet e përcaktimit të pasaktë të tyre. Kuptimi dhe interpretimi i
parimeve të caktuara lehtëson interpretimin e normave ligjore në kuptim të
përmbajtjes, kontekstit dhe qëllimit.
Parimet ligjore lidhin normat ligjore me një tërësi të vetme, duke siguruar norma të
tilla me përmbajtjen e kërkuar, veçanërisht në rastet kur bollëku dhe diversiteti i
rrethanave aktuale nuk mund të mbulohen gjithmonë nga një normë ligjore.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, auditon prokurimet publike, duke u udhëhequr nga parimi
i ekonomisë dhe efikasitetit në përdorimin e aseteve publike duke përqasur
standardet ndërkombëtare dhe metodikat më të fundit të auditimit me kulturën
dhe mjedisin ku auditon, duke i kthyer raportet e veta në një vlerë të shtuar për çdo
subjekt, në shërbim të një menaxhimi më të mirë të fondeve dhe aseteve publike. .
KLSH, në çdo raport auditimi, ka rekomanduar vazhdimisht Autoritetet
Kontraktuese që të hartojnë dhe zhvillojnë procedura prokurimi bazuar në këto
parime, parimi i ekonomisë, efikasitetit dhe efektivitetit arrihet vetëm nëse
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
182 Botime 2018
autoriteti kontraktues e përdor prokurimin publik në mënyrë që të garantojë
përdorimin ekonomik dhe efikas të pasurive publike dhe të arrijë me sukses
qëllimet e ekzistencës së kuadrit ligjor të prokurimit publik, të përcaktuara në
përputhje me rregulloret që mbulojnë përdorimin të aseteve buxhetore dhe të
pasurive të tjera publike.
Përdorimi i duhur i kuadrit rregullator të prokurimit publik nga autoriteti
kontraktues në kryerjen e një procedure të prokurimit publik duke hartuar
dokumentacionin e tenderit në mënyrë të tillë që të bëjë të mundur paraqitjen e
ofertave të suksesshme dhe konkurruese kontribuon në një nivel më të lartë të
ekonomisë dhe efikasitetit. Duke vepruar kështu, autoriteti kontraktues siguron
trajtim jo diskriminues dhe në këtë mënyrë qasje më të madhe të prokurimit publik
tek operatorët ekonomikë.
Ky parim detyron autoritetin kontaktues që, duke kryer prokurimin publik dhe
përzgjedhjen e ofertuesve, duhet të garantojë se ka shfrytëzuar përdorimin
financiar të financimeve të alokuara në mënyrën më të mirë të mundshme në
raport të drejte dhe të balancuar midis shpenzimeve të investimit dhe përfitimit të
fituar.
Një nga synimet e sistemit të përgjithshëm të prokurimeve publike është përdorimi
racional i financave publike; secili autoritet kontraktues kur administron dhe
menaxhon pasuritë publike duhet të jetë i vetëdijshëm për përgjegjësinë që
ndërmerr gjatë përdorimit të procedurave të prokurimit publik.
Parimi i efikasitetit kërkon përdorimin e fondeve të alokuara në atë mënyrë që të
arrihen qëllimet maksimale; parimi i ekonomisë, nga ana tjetër, do të thotë arritja e
një efekti të dëshiruar me volumin minimal të aktiveve të përfshira.
Efektiviteti përcaktohet si një raport midis investimeve dhe rezultateve ose
qëllimeve të pa përcaktuara financiarisht në sektorin publik; kjo është arsyeja pse
duhet të përcaktohen qëllimet e matshme, të përcaktuara qartë në misionin që
përcaktojnë institucionet që administrojnë pasuritë publike, për më tepër, arritja e
tyre duhet të monitorohet edhe pse ekziston një shumëllojshmëri e madhe kur
bëhet fjalë për qëllimet në administratën publike, pasi është e vështirë specifikimi i
një treguesi sintetik të vetëm për të treguar plotësisht efektivitetin e tyre .
Prandaj në çdo raport të tij Kontrolli i Lartë i Shtetit kërkon dhe rekomandon që
Autoriteti Kontraktues të balancojë ekonominë, efikasitetin dhe efektivitetin gjatë
përdorimit të procedurave të prokurimit publik, pasi zhvillimi i një prokurimi publik
Mariola LLANAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 183
përfshin jo vetëm vetë procedurën si proces, por është edhe një fazë para shpalljes
së njoftimit për tenderim kur autoriteti kontraktues formulon një listë të nevojave
në lidhje me mallrat, shërbimet ose punimet inxhinierike në veçanti.
Është pikërisht kjo fazë, hartimi, ku autoriteti kontraktues duhet të ketë kujdes të
lartë dhe përgjegjshmëri. Autoriteti kontraktues duhet në mënyrë të detajuar dhe
të justifikuar të përcaktojë objektin e prokurimit publik; duhet të përcaktojë
qartësisht nëse ai ka nevojë të vërtetë për objektin që prokuron apo ky aktivitet i tij
përfaqëson thjesht “dëshirën” për të shpenzuar fondet buxhetore sa më shpejt që
të jetë e mundur në frymën e realizimit sa më të lartë të fondeve pavarësisht nga
nevojat aktuale.
Hartimi i dokumentacionit të përshtatshëm të tenderit është një kusht i nevojshëm
dhe i mjaftueshëm për realizimin me sukses të një procedure të prokurimit publik.
Kushtet dhe kriteret duhet të jenë proporcionale me objektin e prokurimit publik;
kriteret nuk duhet të jenë të pajustifikueshme, diskriminuese ose ekskluzive, ata
duhet të mundësojnë konkurrencën e drejtë dhe të ofrojnë të gjithë informacionin
përkatës në mënyrë që ofertuesit të mund të ofrojnë oferta krahasuese.
Dështimi i paraqitjes së ofertave krahasuese dhe konkurruese zakonisht i atribuohet
dokumentacionit të tenderit të zhvilluar në mënyrë të dobët. Formulimi i kritereve
është momenti vendimtar në realizimin e pritjeve sa i përket ofertës më të
favorshme. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që Autoritetet kontraktuese
duhet të vendosin nëse çmimi duhet të zgjidhet si kriteri i vetëm ose nëse duhet të
përfshihen gjithashtu dhe kriteret e tjera. Pasi nuk është e mundur të modifikohen
apo ndryshohen kriteret gjatë zhvillimit të procedurës, autoriteti kontraktues duhet
të dijë paraprakisht se cilat janë pritshmëritë e tij; autoriteti kontraktor nuk duhet
të “zbulojë”, pasi të jenë marrë ofertat, që kritere të tjera do të mundësonin një
vendim më të mirë lidhur me ekonominë.
Për përcaktimin dhe kryerjen me ekonomi të procedurës së prokurimit, një gjë
tjetër e rëndësishme është faza e zbatimit të kontratës, si dhe respektimi i
marrëdhënieve kontraktuale të finalizuar në një kontratë të mirë hartuar nga ana
ligjore.
Autoriteti kontraktues mund të vlerësojë lehtë efektet e dhënies së prokurimit
publik në bazë të punës apo shërbimeve të kryera; prandaj duhet t'i kushtojë
vëmendje të veçantë kryerjes së mirë të punëve, me monitorim të vazhdueshëm
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
184 Botime 2018
dhe mbikëqyrje të sjelljes së ofertuesit në përputhje me kushtet e përcaktuara në
kontratë.
Ndryshimet e mundshme të kontratave, duhet të bëhen bazuar në gjendjen faktike
dhe në bazën e duhur ligjore. Ka shembuj të trajtuara dhe bërë publike gjerësisht
nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në raporte të ndryshme Auditimi, kur çmimi
përfundimtar kontraktual, me të gjitha ndryshimet e përfshira, bëhet më i lartë se
vlera më e lartë e ofertës në momentin e shpalljes së kontratës.
Një faktor i rëndësishëm për të siguruar parimin e ekonomisë (dhe ndoshta më e
rëndësishmja) janë zyrtarët që kryejnë procedurat e prokurimit publik. Kur zyrtarët e
shohin realizimin e prokurimit publik më shumë si një sjellje zyrtare të detyrueshme
sesa si një mundësi për të arritur rezultate të mira, kjo nuk të çon gjëkundi tjetër
veçse në një burokraci të panevojshme dhe shkatërrimin e mundësisë së ofruar nga
sistemi i prokurimit publik për një përdorim efektiv dhe ekonomik të financave
publike.
Prokurimi publik përfaqëson një zonë ku ka rrezik mjaft të lartë të sjelljes
korruptive; kjo duhet të zotërojë mendimin se hartimi dhe zhvillimi i një procedure
tenderimi bazuar në parimin e ekonomisë duhet të jetë i barabartë me parimin e
menaxhimit të mirë të pronës personale të këtij zyrtari.
Në rast se parimet e mësipërme, konsiderohen vetëm si pjesë integrale e kuadrit
rregullator të prokurimit publik, por nuk bëhen pjesë e brendshme e mendësisë dhe
filozofisë së Autoriteteve Kontraktuese dhe Institucioneve në Shqipëri, nuk do të
jemi asnjëherë në gjendje të sigurojmë zbatimin dhe përqafimin e Direktivës së KE
për të qenë pjesë e integrimit europian.
Vullnet KARAFILAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 185
nga Vullnet KARAFILAJ – Kryeauditues, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 15 qershor 2018.
Globalizimi, efektet e të cilit ne i ndjejmë dhe i komentojmë çdo ditë, është pasojë e
revolucionit të teknologjive të informacionit, komunikimit, sistemit liberal të
shkëmbimeve tregtare në kuadrin e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT) apo
marrëveshjeve rajonale në kontinente të ndryshme të botës. Së paku tre shekujt e
fundit, historia ka dëshmuar se progresi teknologjik ka qenë për të gjitha vendet
“motori i industrializimit të tyre”.
Duke jetuar në një shoqëri dinamike, post-industriale e cila po zhvillohet në mënyrë
marramendëse drejt asaj që quhet “knowledge-based society” ose shoqëria e
bazuar në dije, menaxhimi i doganave është vetëm një nga shumë fushat, në të cilat
është synuar koncepti i veprimtarive “pa letra”.
Në vijim të këtyre zhvillimeve dhe nevojave të tregut për menaxhim të fluksit të
punës, duke filluar nga data 1 shkurt 2018 hyri në zbatim procedura e vlerësimit të
përqendruar online të deklaratave doganore, duke bërë të mundur zëvendësimin e
dokumentacionit që plotësonin agjencitë doganore për sipërmarrësit.
Në gjykimin tonë si auditues kemi vërejtur disa efekte pozitive nga kjo
vendimmarrje ndër të cilat mund të përmendim:
a) Vlerësimi doganor online shmang kontaktet e drejtpërdrejta me biznesin, duke
ulur ndjeshëm korrupsionin dhe abuzimet në këtë segment të shërbimit doganor;
b) Përqendrimi i të dhënave online sipas doganave unifikon procedurat e
vlerësimit, ndërkohë që më parë vlera doganore përcaktohej ndryshe nga një
doganier tek tjetri për të njëjtin artikull;
c) Krijimi i një database të vlerës, ku raportohet historiku i veprimeve të
periudhave të fundit, duke mundësuar krijimin e një baze reale të të dhënave për
vlerësim dhe minimizimin e përdorimit të çmimeve të referencës;
VLERËSIMI DOGANOR ONLINE, RISQET QË PARAQET DHE REKOMANDIMET E KLSH-së
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
186 Botime 2018
d) Shkurtimi i kohës dhe kostove për bizneset;
e) Eliminimi i dokumentacionit shkresor si dhe shkurtimi kohës së zhdoganimit të
mallrave.
Megjithatë, nga puna jonë si auditues përpos anëve pozitive të vlerësimit doganor
online, konstatojmë edhe praninë e disa risqeve të cilat jo vetëm duhen marr në
konsideratë por dhe duhen trajtuar me kujdesin dhe vëmendjen e merituar.
Në një vlerësim objektiv të situatës nëse do të realizonim një analizë SWOT, do të
përmendim si dobësi dhe kërcënime elementët e mëposhtëm:
a) Mungesën e moduleve të menaxhimit të riskut;
b) Mungesën e punonjësve të mirë trajnuar;
c) Largimet e shpeshta nga puna të punonjësve të doganës;
d) Mungesën e një faze paraprake diskutimi dhe ndërgjegjësimi kundrejt bizneseve
mbi procedurat dhe përdorimin e sistemit dhe shërbimit të ri doganor.
Trajtimi i çështjeve të mësipërme është i rëndësishëm për rritjen e efikasitetit dhe
lehtësimin jo vetëm të shërbimit doganor dhe kontrollit të tij, por edhe të
lehtësimit të proçedurave të tjera të tregtisë, duke ditur nevojën imediate të
doganave për trajtim si hallka më problematike e administratës në Shqipëri. Në
shumicën e shteteve shkëmbimi i të dhënave elektronikisht (EDI, Electronic Data
Interchange), në fillim të implementimit nuk ka qenë plotësisht operativ. Për të
bërë të mundur zbatimin e tij në mënyre efikase dhe shmangien e kostove e
shpenzimeve joefektive, e vlerësojmë si domosdoshmëri praninë e një stafi të mirë
trajnuar, i cili jo vetëm do të garantojë mirëmbajtjen e sistemit dhe mbrojtjen e tij
nga çdo sulm i mundshëm kibernetik por edhe do të mundësojë kryerjen me
korrektësi të trajtimit dhe ofrimit të shërbimit. Nisur nga kjo dhe rekomandimet e
herëpashershme që KLSH ka lënë në dogana risjellim dhe njëherë në vëmendje se
largimet e shpeshta nga puna të stafit të doganave janë një kërcënim dhe kosto e
lartë, si për implementimin e sistemit të ri ashtu dhe për institucionin dhe buxhetin
e shtetit, kostot e të cilave do të rëndojnë drejtpërsëdrejti në xhepat e qytetarëve.
Në këtë aspekt gjykojmë, që këto ndryshime dhe automatizimi i shërbimeve të
shihen në:
a) mënyrë racionale duke eliminuar masat penguese dhe vlerësuar faktorët e
jashtëm kërcënues;
Vullnet KARAFILAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 187
b) mënyrë të thjeshtë për të mos krijuar pakënaqësi dhe pamundësi përdorimi nga
ana e bizneseve;
c) mënyrë të barabartë duke patur të njëjta rregulla loje për të gjithë tregtarët.
Është fakt që në Shqipëri, për vetë qenien në këtë tranzicion të gjatë, transformimi i
shoqërisë, ndryshimet e administratës, krijimi i strukturave dhe ngritja e
mekanizmave të reja kanë krijuar mangësi, të cilat përdoren dhe keqpërdoren, duke
qenë vazhdimisht një kërcënim për mirëqeverisjen dhe ekonominë. Jemi të gjithë të
ndërgjegjësuar se jo vetëm letrat dhe shkresat janë të manipulueshme por sistemet
dhe programet gjithashtu, duke pohuar dhe njëherë shprehjen e të madhit Steve
Jobs “Nuk janë mjetet tek të cilat mund të kemi besim – ato janë vetëm mjete. Ato
punojnë, ose nuk punojnë. Janë njerëzit tek të cilët mund të kemi ose jo…”
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
188 Botime 2018
KLSH DHE PËRMIRËSIMI I BAZËS LIGJORE PËR PROKURIMET PUBLIKE
nga Bashkim ARIZAJ – Drejtor Departamenti, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 16 qershor 2018.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në të gjitha raportimet e tij përpara Kuvendit për zbatimin
e Buxhetit të konsoliduar të Shtetit për vitin e mëparshëm, ka theksuar
problematiken e mprehte me të cilën hasen prokurimet publike tek ne, duke
rekomanduar masa konkrete për përmirësimin e situatës. Ndër këto masa, me
kryesoret janë propozimet për përmirësime në kuadrin ligjor dhe atë rregullues të
prokurimeve, pasi ato krijojnë mundësitë për mos-përsëritjen e dukurive negative
dhe parandalimin e korrupsionit.
1. Në nenin 66 të këtij Vendimi, ku bëhet fjalë për shqyrtimin dhe vlerësimin e
ofertave, përcaktohet se “Pas korrigjimit të gabimeve aritmetike, komisioni i
vlerësimit të ofertave verifikon nëse ofertat e vlefshme janë ose jo me çmim
anomalish të ulët sipas formulës së përcaktuar në dokumentet standarde të
tenderit. Nëse një apo disa oferta vlerësohen si anomalish të ulëta, komisioni i
vlerësimit të ofertave duhet të kërkojë sqarime nga ofertuesit, përpara se të marrë
vendim për kualifikimin ose jo të tyre, në përputhje me nenin 56 të Ligjit te
Prokurimeve Publike. Në çdo rast, ofertuesi ka detyrimin të argumentojë dhe të
dokumentojë me prova shkresore sqarimet për elementin/elementet e veçanta të
ofertës, në përputhje me kërkesat e nenit 56 të Ligjit te Prokurimeve Publike”.
Në zbatim të kësaj pike, në rast se ofertuesi refuzon të japë sqarime, pra nuk
paraqet me shkrim argumentimin e elementit/elementëve të veçanta të ofertës,
atëherë Komisionet e Vlerësimit të Ofertave (KVO) e s’kualifikojnë këtë ofertues
nga procedura e mëtejshme e prokurimit. Pra ky nen nuk përcakton se çfarë duhet
të bëjë Autoriteti Kontraktues (institucioni publik që zhvillon tenderin), në rast se
Duke ju referuar auditimeve të kryera gjatë viteve të fundit, janë tre përmirësimet
kryesore që KLSH ka rekomanduar në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 914,
datë 29.12.2014 “Për Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”.
Bashkim ARIZAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 189
ofertuesi refuzon të japë sqarime të dokumentuara për argumentimin e
elementëve të veçanta të ofertës, brenda afatit të përcaktuar.
Po kështu, në këtë nen dhe në tërësi, në bazën ligjore që rregullon prokurimin
publik, nuk përcaktohet se çfarë duhet të bëjnë Autoritetet Kontraktuese, në rast se
një ofertues, pas hapjes dhe leximit të ofertave, tërhiqet në mënyrë të njëanshme
nga procedura e prokurimit.
Si KLSH kemi vërejtur raste të shpeshta kur, pas daljes së ofertave anomalish të
ulëta, disa operatorë kanë refuzuar të paraqesin me shkrim sqarimet për ofertën
anomalish të ulët, e për pasojë automatikisht janë s`kualifikuar nga procedura e
prokurimit. Po kështu, edhe pas hapjes dhe leximit të ofertave nga KVO, disa
operatorë ekonomikë kanë tërhequr në mënyrë të njëanshme ofertat nga
procedurat e prokurimit, duke bërë që edhe këta operatorë automatikisht të
s`kualifikohen nga procedura e prokurimit.
Ky vakum ligjor lejon hapësira për abuzime sepse gjatë afatit 15 ditor që ka
Komisioni i Vlerësimit të Ofertave (KVO) për këtë vlerësim, apo gjatë afatit të
paraqitjes së sqarimeve për ofertat anomalish të ulëta, operatorët që kanë
paraqitur oferta në vlera të ulët negociojnë, me qëllim ndarjen e fitimit me
operatore të tjerë që kane paraqitur oferta në vlera më të larta, dhe për këtë arsye
tërhiqen lehtësisht nga procedura e prokurimit. Pra, për tërheqjet në mënyrë të
njëanshme të operatorëve ekonomikë pas hapjes dhe leximit të ofertave, në bazën
ligjore që rregullon prokurimin publik nuk parashikohen penalizime administrative
apo ekonomike (gjoba), çka e bën procesin e vlerësimit të ofertave subjektiv dhe
lehtësisht të manipulueshëm.
Këto ndryshime bëhen edhe më të domosdoshme, duke pasur parasysh faktin që
në rregullat e prokurimit publik, sigurimi i ofertës nuk kërkohet në procedurat e
prokurimit me vlerë më të ulët se kufiri i lartë monetar, si dhe për procedurat me
vlerë më të lartë se kufiri i lartë monetar, sigurimi i ofertës lihet në gjykimin
fakultativ të vetë Autoritetit Kontraktues, çka nuk i jep mundësinë Autoritetit
(institucionit shtetëror përkatës) që të kërkojë së paku konfiskimin e sigurisë së
ofertës.
2. Neni 74 i Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 914, datë 29.12.2014 “Për
Miratimin e Rregullave të Prokurimit Publik”, në lidhje me Bashkimin e Operatorëve
Ekonomikë (BOE), cilëson se “Oferta mund të paraqitet nga një bashkim
operatorësh ekonomikë, ku njëri prej të cilëve i përfaqëson të tjerët gjatë procedurës
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
190 Botime 2018
dhe në rast përzgjedhjeje, edhe gjatë zbatimit të kontratës. Në ofertë duhet të
përcaktohet pjesa e shërbimit, punës ose furnizimit, që do të kryejë secili nga
anëtarët e këtij bashkimi. Para dorëzimit të ofertës, bashkimi duhet të krijohet
zyrtarisht, me një marrëveshje të noterizuar, ku të përcaktohen përfaqësuesi i
grupit, përqindja e pjesëmarrjes së punës/shërbimit/furnizimit dhe elementet
konkrete, që do të kryejë secili nga anëtarët e këtij bashkimi”.
Në zbatim të kësaj pikë, si KLSH kemi vërejtur raste, ndonëse jo të shpeshta, kur
gjatë periudhës 15 ditore të afatit të vlerësimit të ofertave apo gjatë afateve të
ankimit për raste të ndryshme, një nga anëtarët e BOE është tërhequr nga
bashkimi, duke bërë që ky BOE të s`kualifikohet automatikisht nga procedura e
prokurimit. Pra, kjo bazë ligjore lejon hapësira për abuzime, sepse një nga anëtarët
e BOE (sidomos ata që mund të ketë përqindje të vogël në shoqëri) mund të
negociojë me operatorët e tjerë, me qëllim ndarjen e fitimit dhe për këtë, tërhiqet
lehtësisht nga procedura prokurimit, duke prishur bashkimin e kësaj shoqërie.
Edhe në këtë rast, bëhet i domosdoshëm rregullimi ligjor, për të përcaktuar se çfarë
duhet të bëjë Autoriteti Kontraktor, në rast se një nga anëtarët e bashkimit të
operatorëve ekonomikë tërhiqet nga shoqëria, në mënyrë të njëanshme dhe pa
arsye të përligjur.
3. Në nenin 18 dhe 24 të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 914, datë 29.12.2014,
ku flitet për sigurimin e ofertës dhe sigurimin e kontratës, përcaktohet se:
“Në procedurat e prokurimit me vlerë më të lartë se kufiri i lartë monetar, autoriteti
kontraktor mund t’u kërkojë ofertuesve të paraqesin sigurimin e ofertës, sipas këtij
neni. Në këtë rast, sigurimi i ofertës ka formën e një depozite apo garancie, të
lëshuar nga një bankë ose një shoqëri sigurimi, e licencuar nga shteti për të ushtruar
këtë veprimtari”.
“Sigurimi i kontratës garanton autoritetin kontraktor në rastet e shkeljes së
kontratës. Para nënshkrimit të kontratës, ofertuesi i përzgjedhur si fitues duhet t’i
dorëzojë autoritetit kontraktor një sigurim kontrate prej 10% të vlerës së saj.
Sigurimi i kontratës ka formën e një depozite apo garancie, të lëshuar nga një bankë
ose një shoqëri sigurimi, e licencuar nga shteti për të ushtruar këtë veprimtari”.
Nga auditimet që ka kryer KLSH, pothuajse në të gjitha procedurat e prokurimeve,
sigurimi i ofertës dhe sigurimi i kontratës nuk është bërë në formën e një depozite
apo garancie, të lëshuar nga një bankë, por është bërë nga një shoqëri sigurimi.
Garancia e ofertës dhe e kontratës e lëshuar nga shoqëritë e sigurimit behet në
Bashkim ARIZAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 191
formën primi, çka do të thotë që operatorët ekonomikë nuk depozitojnë para në
kesh në këto shoqëri në vlerën 2% të fondit limit për garancinë e ofertës dhe 10% të
vlerës së kontratës fituese për garancinë e kontratës, por paguajnë një vlerë të
papërfillshme që afërsisht shkon nga 1,000 lekë deri në 5,000 lekë. Marrim një
shembull, në një procedurë prokurimi me fond limit 100 milion lekë, sigurimi e
ofertës duhet të jetë 2 milion lekë, ndërsa kontrata ka dalë fituese me vlerën 90
milion lekë dhe sigurimi i kontratës duhet të jetë 9 milion lekë. Në rast se, për arsye
të shkeljeve të ndryshme do të kërkohet konfiskimi i këtyre garancive, buxheti i
shtetit do të përfitojë sipas rastit 2 milion lekë për sigurimin e ofertës dhe 9 milion
lekë për sigurimin e kontratës. Mirëpo, nga auditimet e KLSH është konstatuar se,
në asnjë rast të kërkesave të Autoritetit Kontraktues për të konfiskuar sigurimin e
ofertës apo të kontratës, nuk ka gjetur bashkëpunim nga shoqëritë e sigurimit dhe
çështjet kanë shkuar në gjykatë, duke e zvarritur pambarimisht këtë proces dhe
pothuajse asnjë herë nuk është bërë e mundur arkëtimi i shumave në Buxhetin e
Shtetit.
Nëse sigurimi i ofertës dhe i kontratës do të bëhej në kesh në një bankë të nivelit të
dytë, dhe në rast se Autoriteti Kontraktues kërkon konfiskimin e tyre, ky konfiskim
do të behej brenda afateve të përcaktuara në rregullat e prokurimit publik.
Edhe për këtë rast, behet nëse është i domosdoshëm rregullimi ligjor për të kërkuar
që sigurimi i ofertës dhe i kontratës të bëhet vetëm në bankat e nivelit të dytë në
kesh, nisur dhe nga përvoja dhe përafrimi me rregullat dhe udhëzimet e
prokurimeve të institucioneve financiare ndërkombëtare të cilat këto garanci i
kërkojnë të bëhen vetëm në bankat e nivelit të dytë (sipas udhëzimeve të
prokurimeve të miratuara nga Banka Europiane e Investimeve).
Si KLSH besojmë se zbatimi i rekomandimeve që kemi dhënë për ndryshimet e
propozuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave me nr. 914, datë 29.10.2014, do të
minimizojë vlerësimin subjektiv që i bëhet operatorëve ekonomikë në tenderat
publikë.
Mbyllja e këtyre “shtigjeve”, do të ishte një kontribut i jashtëzakonshëm për të
“ndëshkuar”, nëpërmjet ligjit ata që ofertojnë me vlera ekonomike shumë të ulëta,
duke bërë pakte të fshehta me kontraktorët, në kurriz të sasisë dhe mbi të gjitha të
cilësisë së mallrave dhe shërbimeve për qytetarin. Këtyre pakteve do të mund t’iu
mbyllet rruga një herë e përgjithmonë me zbatimin e rekomandimeve të Kontrollit
të Lartë të Shtetit, i cili në punën e tij përfaqëson vetëm interesat e qytetarit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
192 Botime 2018
INVESTIMET PUBLIKE DHE (DIS)FAVORET E KORRUPSIONIT
nga Jonild HOXHA – Kryeauditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 17 qershor 2018.
Në thelb të çdo njësie publike qëndron një rol, një mision, një objektiv, një detyrim
apo një angazhim i cili nëse shkon paralel me përgjegjshmërinë e funksionarëve
publike, kjo njësi i ka përmbushur më së miri ato. Referuar një publikimi të
Transparency International për vitin 2017 për Shqipërinë, vendi ynë renditet në
vend të 91 nga 180 në total duke qenë pas Kosovës dhe para Bosnje Hercegovinës.
Në një situatë si kjo e sotmja ku, pothuajse në të gjitha mjediset e administratës
publike, niveli në të cilin perceptohet korrupsioni është i lartë, tregon as më pak e
as më shumë por se ky fenomen është pjesë integrale e një rrethi vicioz brenda të
cilit gjenden të gjithë aktorët dhe faktorët që shoqërojnë një aktivitet publik, që nga
faza e planifikimit e deri në përfundim të tij e madje deri në gjykimin e tij kur vjen
puna tek sistemi gjyqësor. Kostoja e dukshme e këtij fenomeni është vetëm maja e
ajsbergut pasi pasojat reale të korrupsionit në administratë janë ato të cilat
ndodhin në një shtrirje më të gjerë, në hapësirë dhe në kohë dhe që kërkojnë një
analizë të studiuar mirë.
Nëse gjyqësori dhe ekzekutivi do të funksiononin në përputhje të plotë me parimet
e mirëqenies dhe mirëqeverisjes së shëndoshë, pavarësisht mangësive për shkak të
gabimeve njerëzore, ndoshta dhe fokusi kryesor i KLSH nuk do të ishte auditimi i
përputhshmërisë, por ai financiar dhe i performancës. Në drejtimin social disa
fenomene si emigrimi jashtë vendit, cenimi i meritokracisë akademike si dhe
promovimi i aftësive të tjera korruptive kanë deformuar ndjeshëm boshtin që duhet
të ndjekin brezat e rinj duke nxjerrë “talente” të reja në fushën abuzivizmit duke
demotivuar kështu masën, duke ulur pritshmëritë e të rinjve për të ardhmen e duke
kaluar fokusin në rrugëzgjidhje alternative në rrugë informale, jo ligjore e deri në
krime.
Jonild HOXHAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 193
Korrupsioni në administratë është një fenomen i cili bie ndesh me parimet mbi të
cilat punonjësit janë zgjedhur apo emëruar duke bërë që këta funksionarë të
përvetësojnë të drejta jo legjitime për përfitime personale në kurriz të
taksapaguesve, biznesit dhe mirëqenies së përgjithshme. Duke qenë
gjithëpërfshirës, ky fenomen prek aspekte politike, sociale dhe ekonomike.
Cilat janë ndikimet dhe pasojat e korrupsionit në drejtim të investimeve publike
dhe pse KLSH i konsideron me risk?
Nëpërmjet korrupsionit në drejtim të investimeve, funksionarët publikë të përfshirë
në këtë fenomen i sigurojnë subjekteve shërbime nëpërmjet shmangies së
pagesave të detyrueshme, certifikimit të akteve të manipuluara e jo në përputhje
me realitetin apo shmangien e kërkesave për kualifikime me qëllim lehtësimin e
procedurave të palëve të përfshira në aferë. Pasojat kryesore të korrupsionit në
këtë fushë janë ato që lidhen me rritjen e kostos së shërbimeve projektuese,
mbikëqyrëse dhe kolauduese si dhe të ndërtimeve për subjektet e kontraktuara si
dhe deformimi i tregjeve për të gjitha këto. Duke synuar një marzh fitimi të paktën
për ti mbijetuar një tregu ku korrupsioni kthehet në një kosto të pashmangshme
për disa dhe një e keqe e domosdoshme për disa të tjerë, operatorët e tregut të
projektimit, mbikëqyrjes e kolaudimit si dhe ndërtimit, kalojnë në uljen e cilësisë së
shërbimit apo të punës. Në një situatë akoma më ekstreme, ulja e cilësisë së
shërbimeve dhe punimeve shkon në mos kryerjen e tyre duke kaluar kështu në një
fiktivitet të plotë, dhe e gjithë kjo sepse kostoja reale tejkalon vlerën e likuiduar të
shërbimit apo të punimeve. Në këto kushte, projektet hartohen me mangësi,
mbikëqyrja nuk kryhet gjatë gjithë intervalit të punimeve, investimet amortizohen,
degradohen, realizohen me mangësi, kthehen në objekt abuzimi dhe bëjnë që në
një të ardhme shumë të hershme të rikryhen duke përdorur të njëjtën skemë
abuzimi.
KLSH e ka përsëritur këtë fakt, e shumë probleme të tjera që lidhen me investimet
dhe vazhdon ti përsërisë çdo ditë, nëpërmjet raporteve të publikuara në faqen
zyrtare, nëpërmjet kallëzimeve penale si dhe nëpërmjet botimeve të herë pas
hershme të vet stafit të saj. Në bazë të eksperiencës së auditimit, KLSH, si një
Institucion i pavarur në një mjedis të shumëllojshëm, arrin të gjenerojë konstatime,
konkluzione rezultate dhe rekomandime në drejtim të përmirësimit të punës që
duhet të kryeje administrata publike. Duke qenë një organ suprem auditimi, për
peshën që mbart si nga emërtimi i tij ashtu edhe për detyrat e tij funksionale,
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
194 Botime 2018
Kontrolli i Lartë i Shtetit, ka synuar këto 6 vitet e fundit vënien përpara përgjegjësisë
të nismëtarëve realë të fenomeneve korruptive dhe jo vetëm të personave të
përfshirë sipas gjurmët dokumentare të auditimit duke hedhur dritë, denoncuar
dhe synuar ndëshkimin e paligjshmërisë.
Ajo që ngelet problem edhe sot e kësaj dite dhe që KLSH i ka mëshuar në raste
specifike kur ka qenë e nevojshme, është cedimi i sistemit të drejtësisë për
problematikat e ngritura nga Institucioni i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në mungesë
të kompetencave ligjore për ta realizuar vetë këtë drejtësi, institucioni ka paraqitur
rastet konkrete për të cilat janë konstatuar shkelje në organin e akuzës dhe fakt
është që shumë prej këtyre çështjeve ngelen nëpër dosje ose orvaten nëpër seanca
gjyqësore e duke mos penalizuar askënd. Ndërkohë që vijohet me këto procedura
gjyqësore të tej zgjatura (apo të mbyllura), funksionarë publikë, sipërmarrës apo
çdo lloj tjetër operatori ekonomik në tregun e investimeve publike nuk pengohet
apo nuk penalizohet për sa ka kryer shkelje dhe kjo bëhet shkak për dhënien e
shembullit se “po nuk dhe nuk merr gjë” duke blerë kështu një tender, funksionarët
dhe në fund duke blerë edhe vetë drejtësinë.
Lufta kundër korrupsionit, para së gjithash, është një luftë e brendshme e individit,
e shtypjes së tundimeve personale dhe e shmangies se përfitimeve nëpërmjet
shpërdorimit të detyrës. Për audituesit e KLSH është jo vetëm kaq, por është edhe
qëllim në vetvete i krijimit të bindjes te funksionari publik në fillim dhe më pas të
subjekti i audituar se përfitimet nëpërmjet korrupsionit janë një kosto për të
ardhmen e cila nuk është e largët.
Auditimi dhe eksperienca e jetës ka treguar se korrupsioni veç varfëron pasi është
një shpërndarje parash në duar të caktuara dhe në këtë mënyrë të pasurit
pasurohen e të varfrit varfërohen. Prishja e ekuilibrave në të gjitha fushat e
përmendura më sipër çon në deformimin e shtetit ligjor dhe në probleme në rritje.
Nëse bëhet një bilanc, konstatohet se nga një auditim në tjetrin, investimet
përsëriten për të njëjtat rrugë, kantieret e sapo mbyllura për rrugët rihapen për
punime të kanalizimeve, brenda garancisë së një investimi kryhet një tjetër i
mbivendosur, etj. Shpesh, garancitë e punimeve (vlera 5% e mbajtur për garanci)
lëshohen duke u mjaftuar me kalimin e afatit 1 apo 2 vjeçar të parashikuar në
kontratë dhe pa verifikuar nëse investimi ruan apo jo të njëjtën trajtë si në
momentin e përfundimit të tij, duke i humbur kështu edhe kuptimin këtij
dokumenti e duke mbajtur peng një vlerë prej 5% vetëm për efekt formal për
zbatimin e kontratës dhe jo për sigurimin e cilësisë së punimeve të kryera.
Jonild HOXHAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 195
Përsëritja e investimeve lidhet ngushtë me mungesën e një garancie më të gjatë në
afat për punimet e ndërtimit. Nëse do të kishim një periudhë garancie të gjatë,
detyrimisht, sipërmarrësit do të rrisnin cilësinë e punës për të përmbushur afatin e
kërkuar. Nisur nga eksperienca audituese, garancia e punimeve të ndërtimit është
një ndër elementët kyç që duhet të marrë trajtimin e duhur nga ligjvënësit duke e
rritur atë përtej afateve aktuale, të cilat parashikojnë një afat prej 2 vjetësh për
investimet publike. Një afat i tillë është jashtëzakonisht pak duke marrë në
konsideratë vlerat që parashikohen nga institucionet shtetërore për investimet.
Mangësitë në drejtim të cilësisë së punimeve jo domosdoshmërish mund të
shfaqen që në vitin e parë apo të dytë të përdorimit të tij. Kjo, kuptohet varet edhe
nga lloji i investimit, por nëse marrim rastin e rrugëve, për të cilat investohet jo pak,
problematikat e tyre shfaqen mesatarisht një periudhe 5 vjeçare ku si pasojë e
cilësisë së dobët shkrifërohen, çedojnë apo kërkojnë riveshje.
Sa më sipër janë një përmbledhje e shumë prej problemeve që audituesit e
Kontrollit të Lartë të Shtetit konstatojnë dita ditës gjatë auditimeve të investimeve
publike. Ajo që duhet theksuar dhe që ka vlerë të ndryshojë në vazhdimësi është
fakti se lufta kundër korrupsionit është një detyrë e përbashkët. Kjo është një herë
detyrë morale dhe personale për publikun, biznesin dhe operatorët ekonomike
pjesëmarrës në tregun e investimeve publike dhe shumë herë më shumë detyrë për
funksionarët publikë. Për këta të fundit, KLSH në vazhdimësi do të hedh dritë për ti
vënë ata përpara përgjegjësisë duke synuar rritjen e llogaridhënies së ekzekutivit
ndaj publikut që e ka zgjedhur, rritjen e eficiencës së investimeve, shmangien e
keqpërdorimit të parasë publike si dhe identifikimin e aktorëve të mundshëm të
përfshirë në afera korruptive, shkaktarët e vërtetë të disfavoreve në brezat që vijnë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
196 Botime 2018
PAVARËSIA E KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT, SFIDË E VAZHDUESHME
nga Lindita LATI MILO – Drejtor i Përgjithshëm, KLSH,
botuar në gazetën “Shqiptarja.com”, më 19 qershor 2018.
Proceset e integrimit janë shumë komplekse dhe integrale për çdo vend dhe
qeverisje që synon të jetë e suksesshme në këtë proces, jo thjesht si qëllim në
vetvete, por si instrumenti i duhur për të rritur përgjegjshmërinë dhe standardin e
shërbimit ndaj qytetarit, duke synuar mirëqenien e tij. Eksperienca e vendeve të
tjera ka treguar se shkalla e përgjegjshmërisë së qeverisjes dhe qeverive përbën
çelësin e proceseve të suksesshme integruese. Në këtë këndvështrim, bazuar në
standardin ndërkombëtar ISSAI 12 “Vlerat dhe Përfitimet nga SAI-t: të bësh
diferencën në jetën e qytetarëve”, Institucionet Supreme të Auditimit (SAI-t) luajnë
një rol jetik për rritjen e përgjegjshmërisë, transparencës dhe integritetit të
qeverive të vendeve përkatëse.
Nuk ishte i rastësishëm fakti që një ditë përpara Samitit të Kryetarëve të shteteve të
Europës dhe të Ballkanit Perëndimor, në të njëjtën sallë u mbajt Konferenca e
Nivelit të Lartë “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në rritjen e
Përgjegjshmërisë, Transparencës dhe Integritetit në Sektorin Publik”, në Sofje të
Bullgarisë, organizuar nga SAI i Bullgarisë.
Prezantimi i eksperiencave nga SAI-t e vendeve anëtare dhe vendeve kandidate të
BE-së mundësoi të identifikoheshin praktikat më të mira jo vetëm në nivel rajonal,
por edhe më gjerë. Eksperienca e Kontrollit të Lartë të Shtetit në lidhje me fitimin
dhe mbajtjen e pavarësisë reale të auditimit të jashtëm publik në kontekstin
shqiptar u cilësua si rasti studimor më i mirë nga përfaqësuesit e Gjykatës
Europiane të Audituesve, fakt i cili u përcoll edhe përtej asaj salle. Tashmë,
konsiderohet si pjesë e vlerës së shtuar në zinxhirin e praktikave më të mira në
rrjetin ndërkombëtar të institucioneve supreme të auditimit, e për rrjedhojë kjo
eksperiencë është pjesë e punimeve studimore të fushës së auditimit, përfshirë
edhe qarqet akademike. Jo thjeshtë për faktin e pohuar nga KLSH, por për faktet e
Lindita LATI MILO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 197
provuara nga procesi i rishikimit mes kolegëve (Peer Riview), i kryer nga Gjykata
Austriake e Auditimit.
Një institucion modern i auditimit të jashtëm publik ka një rol jetik në sigurimin e
qytetarëve nëse qeveria përdor siç duhet taksat dhe asetet e tyre. Megjithatë,
është e vështirë për qytetarët të besojnë garantin e përgjegjshmërisë së qeverisë,
pra institucionin e auditimit të jashtëm publik, nëse ky institucion nuk është i
pavarur.
Diskutimet mbi pavarësinë e SAI-ve fokusohen në kornizën kushtetuese dhe ligjore,
e sanksionuar si në Deklaratën e Limës të vitit 1977, e konsideruar si “Magna
Carta”, Kushtetuta e institucioneve supreme të auditimit, ashtu edhe në Deklaratën
e Meksikos të vitit 2007. Mirëpo, sikurse është argumentuar dhe provuar, pavarësia
institucionale përfshin shumë më tepër se sa thjesht ligjet dhe rregullat. Po aq sa të
rëndësishme janë kushtetuta dhe ligjet për të mundësuar pavarësinë, po aq jetik
dhe themelor për pavarësinë e KLSH-së është forcimi dhe konsolidimi i institucionit,
nëpërmjet veprimit, çdo ditë, në përmbushje të misionit kushtetues, si shërbestar i
qytetarit dhe agjent i Kuvendit. Të qenit shërbestar i qytetarit përbën moton dhe
mesazhin themelor të strategjive të zhvillimit të EUROSAI-t dhe INTOSAI-t për vitet
2017-2022.
Ruajtja në terma realë e pavarësisë operative konsiderohet si një sfidë e
vazhdueshme dhe ajo më e vështira. Pavarësia institucionale dhe operative e një
SAI sfidohet në çdo auditim, në çdo gjetje, në çdo konkluzion dhe në çdo
rekomandim. Sikurse Kryetari Leskaj cilësoi në Konferencën e Nivelit të Lartë në
Sofje, “Ruajtja e pavarësisë institucionale nuk është vetëm një çështje e ruajtjes së
ekuilibrit, por gjithashtu ka të bëjë me mençurinë institucionale për të zgjedhur
momentin e duhur, për të zgjedhur fjalët e duhura, për të zgjedhur rekomandimin e
duhur dhe për të zgjedhur partnerët strategjikë”.
Për më tepër, përtej Deklaratës së Meksikos, korniza e standardeve ndërkombëtare
të SAI-ve kërkon nga institucionet e auditimit të jashtëm publik që ta konsiderojnë
vetveten si institucione profesionale, që realizojnë aktivitetin auditues bazuar në
vlerësimin e riskut. Qasje kjo që ka ndikim në pavarësinë institucionale, rëndësia e
së cilës vjen në rritje. Në këtë kontekst, progresi profesional dhe zbatimi i nivelit të
4-të, të këtyre standardeve nga audituesit e KLSH-së përbën sfidën kryesore dhe një
domosdoshmëri për një pavarësi institucionale efektive.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
198 Botime 2018
Për këto arsye, pavarësia nuk mund të “arrihet”, por fitohet çdo ditë, jo si një
privilegj, por si një përgjegjësi përpara qytetarit, i cili përfaqësohet nga Parlamenti,
para të cilit KLSH raporton, por jo vetëm. KLSH, në zbatim të strategjisë
institucionale për rritjen e transparencës së punës audituese dhe si institucion i
përgjegjshëm, informon direkt publikun nëpërmjet shkrimeve të audituesve në
shtypin e përditshëm, në partneritet me median, mbi gjetjet dhe rekomandimet
kryesore dhe me interesin me lartë publik, të adresuara institucioneve publike të
audituara. Kjo qasje është cilësuar si unike nga partnerët tanë ndërkombëtarë. Ajo
kontribuon në kultivimin e kulturës së transparencës dhe përgjegjshmërisë, duke
qenë SAI një organizatë që udhëheq nëpërmjet shembullit.
Qasja e KLSH-së u vlerësua nga i gjithë komuniteti i SAI-ve europiane. Gjykata e
Llogarive e Spanjës, ku ndodhet edhe Sekretariati i EUROSAI-t, organizatës rajonale
të INTOSAI-t për Europën, në vlerësim të eksperiencës të përcjellë në Sofje nga SAI
shqiptar, e ftoi Kryetarin Leskaj për një prezantim të sfidave për pavarësinë reale të
SAI-t, në emër të EUROSAI-t, në një tryeze të rrumbullaket “SAI-t dhe ndërveprimi
me botën akademike”, e cila u organizua po në Spanjë më 13 qershor 2018.
Ballafaqimi i eksperiencës shqiptare me atë ndërkombëtare, në të cilën kontesti i
vendit ka rolin e vet, mundëson identifikimin e aspekteve të domosdoshme dhe
instrumenteve të duhur për përmirësimin dhe konsolidimin e një pavarësie
efektive, duke sjelle rritjen e vlerës dhe efektivitetin e KLSH për qytetarin.
Pavarësia e KLSH nuk është qëllim në vetvete por instrument për realizuar misionin
kushtetues dhe objektivat institucional. Një institucion i pavarur nga politika, që
funksionon bazuar në Kushtetutën e vendit, Ligjin bazë, manualet e auditimit e
standardet ndërkombëtare të auditimit të jashtëm publik, rezolutat e OKB-së, e
praktikat më të mira të INTOSAI-t e EUROSAI-t mund të realizojë në interes të
qytetarit misionin e vete si “watchdog” i parasë dhe i aseteve publike.
Kristaq GJURGJAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 199
KLSH DHE PËRMIRËSIMI I FINANCAVE VENDORE
nga Kristaq GJURGJAJ – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 19 qershor 2018.
Me reformën administrative dhe territoriale, me decentralizimin e shumë
kompetencave në lidhje me vendosjen e disa taksave dhe tarifave vendore dhe
grumbullimin e tyre, shtohet dhe përgjegjësia e Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, në
drejtim të krijimit të strukturave për mbledhjen e taksave dhe rritjen e kapaciteteteve
administrative.
Pavarësisht kësaj, realiteti në të cilin gjenden sot financat e Njësive të Vetëqeverisjes
Vendore (NJVQV-të, pra bashkitë), flet për një qasje ku kryetarët e Njësive më shumë
presin nga fondet e qeverisë qendrore, se sa punojnë për të shtuar ato ekzistuese për
të rritur burimet që kanë dhe për të gjetur burime të tjera të ardhurash, nga vënia në
eficiencë e pasurive që u janë dhënë. Reforma Territoriale dhe Administrative nuk po
jep frytet e duhura, në drejtim të shtimit të ardhurave dhe në drejtim të mirë
menaxhimit të aseteve dhe burimeve ekonomike që u janë vënë në dispozicion të 61
bashkive. Vetë sistemi i taksave dhe tarifave vendore kërkon një reformim, si pjesë e
rëndësishme e zbatimit të Reformës Territoriale dhe Administrative.
Një pjesë e bashkive janë në faza të konsolidimit të strukturave të brendshme, të
shtrirjes së shërbimeve të munguara në gjithë territorin e tyre. Edhe pse ka kaluar më
shumë se një vit nga miratimi i ligjit nr. 68/2017 “Për financat e Vetëqeverisjes
Vendore”, puna po çalon në krijimin e burimeve financiare e njerëzore të bashkive,
çka në të vërtetë nevojitet për shërbime më të mira vendore, veçanërisht në
përmirësimin e infrastrukturës, zbatimin e projekteve të reja, shërbimeve sociale, etj.
Nga auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, ka rezultuar se administrimi i taksave
dhe tarifave vendore reflekton mangësi të mëdha. Në shumë njësi vendore
konstatohen nivele të larta të borxhit tatimor, pasaktësi të vlerës reale në mungesë të
transferimit të të drejtave nga ish-komunat në Bashki.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
200 Botime 2018
Janë konstatuar se ende mjaft subjekte ushtrojnë aktivitet pa u regjistruar në QKB
dhe organet tatimore (Zyrat e Taksave Vendore). Këto subjekte, nga njëra anë, përveç
se nuk paguajnë taksa dhe sigurimet shoqërore (kryejnë evazion fiskal), nga ana tjetër
kryejnë konkurrencë të pandershme, duke shitur me çmime të ulëta.
Në këtë drejtim ka mjaft neglizhencë apo ka raste që sipërmarrësit nuk u binden
rregullave dhe nuk pranojnë të regjistrohen.
Në kuadrin e reformës së sistemit tatimor, nga pushteti vendor mblidhen rreth 20 lloj
taksash dhe tarifash, ku nga më kryesoret përmendim: taksa mbi pasurinë (ndërtesat
dhe tokës bujqësore), taksa mbi kalimin e pronësisë, taksa e ndikimit në
infrastrukturë, taksa e regjistrimit të automjeteve, taksa për zënien e hapësirave
publike, tarifa e pastrimit, taksa e truallit, taksa e tabelës dhe reklamës, tarifa e
shërbimit (pastrimit, ndriçimit dhe gjelbërimit), etj.
Nga ajo që KLSH ka konstatuar gjatë vitit 2017, në auditimet e ushtruara e 32 ish
bashki dhe 120 ish komuna, është mungesa e planifikimit të drejtë të të ardhurave,
pasi vihen re rezerva në planin e disa lloj taksash e tarifash vendore, për të cilat nuk
është mbajtur parasysh as edhe realizimi i vitit të mëparshëm dhe parashikimi në plan
i borxhit të krijuar ndër vite.
Kemi vërejtur si KLSH se nuk ka procedura të shkruara për ndjekjen e debitorëve të
periudhave të mëparshme, dhe në shumë raste nuk ka një transferim të saktë të listës
së këtyre debitorëve gjatë procesit të transferimit të kompetencave nga komunat
drejt Bashkive. Problemi i borxhit tatimor edhe për njësitë e vetëqeverisjes është
sensitiv, pavarësisht mungesës së një shifre të saktë për të mundësuar rritjen e
sensibilizimit për këtë lloj problematike.
Vetëm në auditimet e vitit 2017, detyrimet e paarkëtuara nga Bashkitë ndër vite janë
2 miliardë e 575 milion lekë, ku përmendim Bashkitë Patos në vlerën 263.6 milion
lekë, Divjakë në vlerën 261 milion lekë, Shkodër në vlerën 216 milion lekë, Fier në
vlerën 173.6 milion lekë, Sarandë në vlerën 146.6 milion lekë, Krujë në vlerën 160
milion lekë, Kavajë në vlerën 132 milion lekë, Durrës në vlerën 113.6 milionë lekë, Ura
Vajgurore në vlerën 100.8 milion lekë, Roskovec në vlerën 96.6 milion lekë, Himarë në
vlerën 82 milion lekë, Kukës në vlerën 74.6 milionë lekë etj.
Audituesit e KLSH kanë konstatuar se në disa NJVQV nuk është ndërtuar një sistem i
informatizuar dhe cilësor, me qëllim që të sigurojë administrim të drejtë të të
ardhurave dhe të mundësojë siguri të mjaftueshme operacionale për trajtim të njëjtë
të subjekteve objekt të taksave dhe tarifave vendore. Një sistem i sigurtë garanton
Kristaq GJURGJAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 201
edhe një sistem efektiv kontrolli të administrimit fiskal në organet e pushtetit vendor,
duke siguruar një planifikim dhe mbledhje në mënyrë të saktë të taksave e tarifave
vendore, si dhe rritje të cilësisë së shërbimeve për popullatën.
Kemi vërejtur se pas kryerjes së reformës administrative dhe kalimit të aktivitetit të
bizneseve në Bashkitë të mëdha, nga punonjësit e ish-komunave nuk është bërë
dorëzimi i detyrës dhe listat apo dosjet e bizneseve me proces verbal. Pra, nuk janë
dorëzuar me inventar, dosjet e bizneseve, regjistrat e tatimpaguesve, pasqyra e
debitorëve të krijuar sipas viteve, lloji i aktivitetit, detyrimet dhe arkëtimet,
veçanërisht debitorët e taksës së tokës të cilët nuk disponohen me lista emër për
emër, detyrimi dhe pagesa për secilin vit, të cilët zënë një volum të madh pune (edhe
kur janë dorëzuar janë dorëzuar në total), veprime këto në kundërshtim me kërkesat e
VKM nr. 510, datë 10.06.2015 “Për miratimin e procedurave për transferimin e të
drejtave dhe detyrimeve, personelit, aktiviteteve dhe çdo dokumentacion tjetër zyrtar
në njësitë e qeverisjes vendore, të prekura nga riorganizimi administrativo-territorial”,
me Urdhrin e Ministrit të Financave nr. 47, datë 30.06.2015 “Për procedurat e
mbylljes së llogarive të njësive të qeverisjes vendore që do të shkrihen”, si dhe me
Udhëzimin e Përbashkët të Ministrit për çështjet vendore dhe Ministrit të Financave
nr. 3237, datë 16.07.2015 “Për procedurat, afatet kohore, standardet dhe kriteret e
plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm, për riorganizimin administrativo-
territorial”.
Në asnjë prej NJVQV-ve nuk janë krijuar regjistrat për subjektet me leje minerale që
shfrytëzojnë sipërfaqe pyjore/ kollusore, me të dhënat e kontratave për sipërfaqen e
shfrytëzueshme dhe vlerën e qirasë ku ushtrojnë aktivitet subjekte private, si në ish-
bashkitë Mat, Klos, Tropojë, Dropull, Delvinë, etj.
Nga auditimet, KLSH ka konstatuar se nga disa ish-komuna, dhënia me qira e tokave
bujqësore të pandara është bërë në kundërshtim të hapur me Udhëzimin e Këshillit të
Ministrave me nr. 1, datë 18.7.2012 “Për procedurat e dhënies me qira të tokave
bujqësore të pandara”, si dhe të akteve të tjera ligjore e nënligjore që kanë si objekt
tokën bujqësore. Pas reformës territoriale mjaft fermerë që kanë lidhur kontrata me
ish-komunat për dhënien me qera të tokave të pandara, nuk kanë zbatuar kontratat e
lidhura me pasojë mos pagesën e detyrimeve kontraktore, fenomen ky i shfaqur
dukshëm pas shkrirjes së komunave në Bashkitë Cërrik, Roskovec, Ura Vajgurore,
Delvinë, Gramsh, etj.
Për eliminimin e mangësive, KLSH ka rekomanduar vëmendje të shtuar për
përmirësim të treguesve financiarë të njësive të vetëqeverisjes vendore. Në lidhje me
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
202 Botime 2018
burimet e tyre financiare, KLSH ka orientuar bashkitë që të përqendrohen në rritjen e
të ardhurave vendore përmes paketave “të zgjuara” fiskale, duke shfrytëzuar asetet
dhe pasuritë e tyre. Kemi konstatuar se ecuria në këtë aspekt nuk është e kënaqshme.
Krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit, bashkitë tona janë shumë më tepër të
varura nga fondet që vijnë nga qeveria qendrore. Prandaj, kemi kërkuar që fokusi i
tyre të jetë pavarësia financiare e mundësuar nga burimet tërësisht në dorë të
bashkive. Një problem për t’u adresuar më tej është se ka ende mbivendosje e
kontroll të panevojshëm në fushën e veprimtarisë me dhe nga pushteti qendror, që
del mjaft qartë me ekzistencën e drejtorive të dekoncentruar dhe kontrollin e
prefektit, mjegullën në kufirin mes dy pushteteve në fusha si mjedisi, menaxhimi i
pyjeve e kullotave, bujqësisë, etj.
KLSH, si agjent i Parlamentit dhe i qytetareve në përmirësimin e financave vendore të
bashkive të reja, synon me rekomandimet e saj, të orientojë drejt administratat
tatimore bashkiake, për përmirësimin e gjendjes në vjeljen e taksave dhe tarifave
vendore, për të ulur borxhin në rritje të njësive vendore dhe për të shtuar shërbimet
ndaj qytetarëve, të sigurtë se prania evazionit të duhur dhe e një strategjie për
menaxhimin e kësaj detyre themelore në secilën bashki, do të ishte qasja e duhur dhe
afatgjatë në shfrytëzimin me efektivitet dhe eficiencë të burimeve vendore.
Kozma KONDAKÇIU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 203
KLSH DHE TEKNOLOGJIA E INFORMACIONIT NË SHËRBIM TË TAKSAVE VENDORE
nga Kozma KONDAKÇIU – Drejt r Drejtorie, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 19 qershor 2018.
Në vitet 2013-2018 Kontrolli i Lartë i Shtetit e ka përqendruar vëmendjen në
zhvillimin e auditimeve të sistemeve të teknologjisë së informacionit me fokus të
veçantë auditimin e institucioneve zbatuese të Buxhetit të Shtetit në nivel qendror
dhe vendor.
Ecuria e zhvillimeve të auditimeve të TI për vitet 2015-2017 paraqitet:
Këto arritje i dedikohen edhe bashkëpunim me ekspertët polak, estonez e portugez
të Projektit të Binjakëzimit IPA të Bashkimit Europian me KLSH. Fryt i këtij projekti
ishte jo vetëm zhvillimi i burimeve njerëzore por dhe përdorimin i teknikave të reja
siç ishte Manuali aktiv i auditimit IT i zhvilluar dhe testuar për herë të parë në KLSH.
Ky manual përbërën një risi edhe për komunitetin e auditimit të teknologjisë së
informacionit të EUROSAI-t dhe INTOSAI-t për përdorimin e mjeteve për analizimin
e riskut në planifikimin e auditimit të TI.
Produkt i këtij Bashkëpunimi të frytshëm ishte edhe zhvillimi i një auditim pilot të
Teknologjisë së Informacionit (TI) në Drejtorinë e Përgjithshme të Taksave dhe
Tarifave Vendore të Bashkisë Tiranë, me fokus auditimin e sistemeve të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
204 Botime 2018
Teknologjisë të Informacionit. Kjo bashki mbledh të ardhura nëpërmjet taksave
vendore në nivel të disa dhjetëra miliona euro në vit dhe mënyra e administrimit të
informacionit dixhital për këtë aktivitet është përcaktuese në performancën e këtij
institucioni.
Kërkesat për informacion për fushat përkatëse u hartuan nga grupi i auditimit, në
përputhje me manualin e Auditimit të Teknologjisë së Informacionit të KLSH,
përgatitur në bazë të Manualit të WGITA-IDI mbi Auditimin e Teknologjisë së
Informacionit për Institucionet Supreme të Auditimit. Në përfundim të këtij
auditimi pilot, KLSH konkludoi se zhvillimi i teknologjisë së informacionit në
mungesë të një Strategjie në këtë drejtori përcaktuese të Bashkisë Tiranë për
sigurimin e të ardhurave të saj, ka sjellë mos pasqyrimin qartë të objektivave të
institucionit lidhur me infrastrukturën e TI dhe burimet e nevojshme për ngritjen,
zhvillimin dhe mirëmbajtjen e saj. Mungesa e Planit Strategjik mbart riskun e keq
adresimit të burimeve të nevojshme për mbështetjen e veprimtarisë së vjeljes se
taksave dhe tatimeve vendore. Me gjithë përpjekjet e bëra, Drejtorinë e
Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore në Bashkinë Tiranë nuk ka marrë
masa të mjaftueshme rregullatore dhe organizative për garantimin e sistemeve të
informacionit. Menaxhimi i elementëve kritikë në sistemet e informacionit, është i
pamjaftueshëm dhe i papërshtatshëm, ndërsa investimet në sistemet e
informacionit nuk kanë zgjidhur përfundimisht efektivitetin e regjistrimeve dhe
sigurimin e qëndrueshmërisë së veprimtarisë së Drejtorisë.
Rekomandimet e dala nga ky auditim synojnë të ndihmojnë Drejtorinë e
Përgjithshme të Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Tiranë në ofrimin e
shërbimeve me cilësi dhe në kohë për taksapaguesit, nëpërmjet menaxhimit me të
mirë dhe efektiv të sistemeve të regjistrimit, dhënies së informacionit, shpjegimit
dhe llogaritjes së detyrimit/ve tatimore duke shmangur në maksimum gabimet
teknike të sistemit, si dhe përshpejtimin dhe lehtësimin e procedurave për pagesat
e taksave vendore për të gjitha subjektet taksapaguese që ushtrojnë aktivitetin e
tyre në qytetin e Tiranës. Ky raport auditimi ka marrë vlerësimet jo vetëm të njësisë
së audituar pranë bashkisë Tiranë, por edhe të ekspertëve partnerë në Projektin IPA
të Binjakëzimit të KLSH me institucionet supreme të auditimit. Në vijim, raporti do
të përfshihet në platformën online “Cube” të organizatës europiane të
institucioneve supreme të auditimit, e cila pasqyron auditimet me të arrira të
kryera në fushën e teknologjisë së informacionit nga SAI-t e zhvilluara evropiane.
Kozma KONDAKÇIU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 205
KLSH po synon të përdorë auditimin e TI për rritjen e efektivitetit të teknologjisë së
informacionit të përdorur në mbledhjen dhe menaxhimin efektiv të taksave dhe
tatimeve duke evidentuar dobësitë dhe dhënë rekomandime jo vetëm në nivel
vendor, por edhe atë qendror.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
206 Botime 2018
PLANET E PËRGJITHSHME VENDORE, MEKANIZËM THEMELOR
I ZHVILLIMIT TË QËNDRUESHËM TË FINANCAVE VENDORE
nga Selfo ZENELI – Kryeauditues, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 20 qershor 2018.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në zbatim të ligjeve për menaxhimin e Sistemit
Buxhetor në Republikën e Shqipërisë, ligjit për Menaxhimin Financiar dhe
Kontrollin, si dhe të Ligjit me nr. 139/2015 “Për Vetëqeverisjen Vendore”
dhe Ligjit me nr. 68/2016 ”Për Financat e Vetëqeverisjes Vendore” ka
konstatuar ritme të ngadalta në ecurinë e reformës territoriale vendore dhe
të decentralizimit, si dhe mosplotësim të pritshmërive në drejtim të fuqizimit
të financave vendore, për një zhvillim të qëndrueshëm në të ardhmen.
Mirëqeverisja ka si mision rritjen e mirëqenies së komuniteteve, nëpërmjet
përmbushjes sa më cilësishëm të nevojave, nëpërmjet planifikimit për një
zhvillim të qëndrueshëm të proceseve dhe fuqizimit të financave vendore.
Proces kryesor në këtë qasje për zhvillim është hartimi dhe zbatimi i Planeve
Buxhetore funksionale, reale, të mirëstudiuara dhe të mbështetura në Plane
të Përgjithshme të Zhvillimit Vendor, shkencërisht të bazuara në analizën e
riskut dhe në burimet në dispozicion.
Fuqizimi i financave Vendore nuk mund të realizohet pa hartimin e planeve
të përgjithshme vendore, si instrument kryesor i zbatimit të Buxhetit
Vendor, me fonde të financuara nga Buxheti i Shtetit. Këto plane tashmë
prej 2 vitesh janë hartuar dhe janë në proceset përfundimtare të miratimit
në Këshillat Bashkiakë të gati 26 bashkive të vendit, bazuar në marrëveshjen
ndërmjet ish–Ministrisë së Zhvillimit Urban (MZHU) me institucionin e
Selfo ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 207
Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, duke synuar realizimin e
planeve të përgjithshme vendore në 26 Bashki të vendit.
KLSH ka audituar realizimin e kësaj Marrëveshjeje, duke shtruar pyetjet:
1) A e kanë parashikuar dhe përfshirë strategjinë e përgjithshme të
zhvillimit vendor këto plane në nivel të çdo Bashkie?
2) A përmbushin këto plane funksionin e të qenit instrument kryesor
dhe burim bazë i të dhënave për hartimin e buxhetit afatmesëm dhe
vjetor të Njësive të Vetëqeverisjes Vendore?
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përgjigje të këtyre pyetjeve, nga auditimet e
kryera në disa prej 26 Bashkive të përfshira në projektin lidhur me hartimin
e Planeve të Përgjithshëm Vendore, ka konstatuar se këto plane të hartuara
dhe miratuara, si dhe një pjesë e projekt-planeve në proces miratimi, janë të
paplota, të mangëta në strukturë e në tregues, duke mos plotësuar
karakterin e të qenit gjithëpërfshirës dhe kësisoj, duke mos siguruar
përmbushjen e funksionit kryesor si instrument integral parashikimi e
programimi. Për më tepër kur ky instrument synohet të shërbejë në një
shtrirje kohore deri 25 vjet. Disa prej mangësive në PPV rendisim:
Struktura e projektit të Planeve të Përgjithshëm Vendore përbëhet nga 3
komponentë:
1. Strategjia Territoriale e Bashkisë;
2. Plani i Zhvillimit Territorial;
3. Rregullorja e Planit.
KLSH ka vërejtur se rezulton një strukturë jo të plotë e funksionale, që të
shërbejë si mekanizëm për parashikime të treguesve Buxhetorë afatmesëm e
afatgjatë, pra për të hartuar buxhete real e funksional, në përmbushje të
funksioneve të rishikuara pas reformës territoriale.
Mungesa e funksionalitetit të Strukturës lidhet me faktin që në të mungojnë,
nuk përfshihen, si dhe nuk reflektohen qartësisht një sërë komponentësh, si:
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
208 Botime 2018
a. Analiza e konsoliduar e cila përfshin pikat e forta dhe mundësitë, pikat e
dobëta dhe kërcënimet;
b. Matrica e qëllimeve, objektivave, programeve dhe projekteve të planit;
c. Matrica e zbatimit të planit;
d. Matrica e prioritarizimit të projekteve; dhe
e. Fishat e projekteve.
Të gjitha këto duhen shoqëruar me treguesit e shpërndarjen e buxheteve të
nevojshëm apo burimet e financimit të mbuluar nga buxheti i Bashkisë dhe
buxheti Qendror, me synim që ky të jetë sa më funksional dhe i aplikueshëm
dhe lehtësisht i përdorshëm nga personeli zbatues gjatë shtrirjes në kohën
prej 25 vitesh të parashikuar, por edhe lehtësisht i monitorueshëm.
Kjo situatë është në kundërshtim me Ligjin nr. 107/2014 “Për Planifikimin
dhe Zhvillimin e Territorit”, Ligjin nr. 10296, datë 10.07.2010 “Për
Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin” dhe me Ligjin nr. 9936, datë
26.06.2008, “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e
Shqipërisë”.
Mangësi tjetër kryesore konsiston se Planeve të Përgjithshme Vendore të
hartuara u janë kufizuar vetëm në pjesën kryesore të Zhvillimit Urban dhe
nuk plotësohen, ose thënë më saktë mungojnë parashikimet e përcaktimet
në tregues të zhvillimit të fushave, si bujqësia dhe zhvillimi rural, ujërat,
pyjet, burimet natyrore, tashmë të transferuara totalisht si funksione, asete
e pasuri në Bashkitë përkatëse, vënia në funksion e të cilave do të
gjeneronte burime të ardhurash, punësimi dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Për këtë, KLSH ka rekomanduar që Bashkitë, Kryetari dhe Këshillat Bashkiak
të marrin masa, të vazhdojnë procedurat deri në miratim dhe njëkohësisht
me grup të veçantë të shqyrtojnë plotësinë, saktësinë dhe funksionalitetin e
strukturës së projektit të Planeve të Përgjithshëm Vendore, ku të reflektohen
qartësisht elementet dhe treguesit e munguar trajtuar më sipër. Të gjitha
këto të shoqëruara me shpërndarjen e buxheteve të nevojshëm apo burimet
e financimit të mbuluar nga buxheti i Bashkisë dhe buxheti Qendror, me
Selfo ZENELI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 209
synim që Projektet e Planeve të Përgjithshëm Vendore të jenë sa më
funksionalë dhe lehtësisht të përdorshëm dhe të monitorueshëm nga
personeli zbatues në shtrirjen kohore të parashikuar prej 25 vjet.
KLSH, nisur nga fondet e destinuara dhe përdorura për Hartimin e Planeve të
Përgjithshme Vendore, do të ketë përparësi vënien në proces studimi dhe
parashikimin e përfshirjen e një auditimi performance dhe të kombinuar me
tematikë “Performanca dhe efektiviteti i përdorimit të Fondeve për Hartimin
e Planeve të Përgjithshme Vendore për 26 Bashki, me burim financimi nga
Buxheti i Shtetit”.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
210 Botime 2018
AUDITUESIT SI KONSULENTË TË INSTITUCIONEVE PUBLIKE
nga Eriola HOXHA – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “55”, më 20 qershor 2018.
Prej vitesh auditimi është konsideruar thjesht një procedurë administrative që
përdorej për të kontrolluar dokumentet, numëruar aktivet, dhe raportuar ngjarjet
e ndodhura në të kaluarën tek disa nivele drejtuesish. Madje nuk është e largët
koha ku në kujtesën e audituesve, institucioneve dhe publikut KLSH prezantohej
dhe shfaqej nën petkun e vjetruar të kontroll-revizionit, imazh i së cilës do të
fillonte të ndryshonte dukshëm nga viti 2012 dhe në vazhdim ku u shënua një
kthesë në filozofinë e menaxhimit të këtij institucioni. Në 6 vitet e fundit, KLSH
është orientuar gjithmonë e më shumë drejt standardeve ndërkombëtare, si e
vetmja rrugë e duhur për të rritur efektivitetin e strukturave të auditimit, mbrojtjen
e interesave publike, si dhe për të shmangur arbitraritetin e për të shtuar
efikasitetin e menaxhimit të burimeve publike në tërësi.
Sot, si dëshmitarë të këtyre zhvillimeve dhe ndryshimeve, mund të themi se
tashmë dhe puna e audituesit ka kaluar në një profesion të vlefshëm për zgjidhjen
dhe përmirësimin e shumë problematikave në institucionet publike , duke rikujtuar
dhe njëherë se nuk është zbulimi i mashtrimeve qëllim në vetvete, por promovimi i
dialogut të hapur dhe konstruktiv me palët e audituara dhe qeverinë në mënyrë që
përmes ekzaminimit të eficiencës, të efektivitetit dhe vlerësimit të programeve ose
të vetë institucioneve, të arrihet udhëheqja drejt përmirësimit.
Nën një klimë zhvillimi dhe qeverisje gjithmonë e më komplekse ku korrupsioni,
mashtrimi, teknologjia dhe fshehja e të dhënave shtojnë rreziqet e mirëqeverisjes,
nga puna jonë si auditues kemi konstatuar një mësim shumë të rëndësishëm: se
rregullat asnjëherë nuk janë të mjaftueshme, rregullat asnjëherë nuk janë garanci
se shkeljet do të marrin fund. As ndëshkimet madje.
Nisur nga këto konstatime, nga filozofia moderne e drejtimit në KLSH dhe përqasja
me standardet ndërkombëtare puna e audituesit gjithmonë e më tepër po
Eriola HOXHA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 211
orientohet drejt bashkëpunimit me institucionet duke përfshirë dhe shërbimin
këshillues nëpërmjet rekomandimeve që lihen në çdo auditim, pranueshmëria dhe
zbatueshmëria e të cilave është gjithmonë në rritje. Studiuesit theksojnë se një
audit është efektiv vetëm nëse ka bindur vendimmarrësin e njësisë së audituar të
ndjek rekomandimet e propozuara, duke u nisur nga efektet pozitive që pritet të
sjellin këto rekomandime.
Iniciativa dhe përkushtimi i KLSH për të siguruar që veprimtaria audituese të kryhet
në pajtueshmëri me ISSAI-t, ka qenë në fokus të veprimtarisë institucionale në këto
vite. Jo vetëm duke marr shembullin e vendeve të zhvilluara, por dhe duke
bashkëpunuar me këto të fundit, nëpërmjet trajnimeve, konferencave,
internshipeve, shkëmbimeve të stafit dhe projekteve pilot në auditime, në mënyrë
që dhe cilësia e auditimit dhe rekomandimeve të jetë në nivel sa më të lartë, sa më
praktike dhe sa më ndihmuese për institucionet publike.
Sjellim në vëmendje se p.sh në Holandë, raportet e auditimeve dhe rekomandimet
e tyre citohen dhe futen në referencat e doktorantëve, planeve strategjike,
manualeve, etj. Në Britani, auditet nuk kufizohen vetëm në çështjet apo
institucionet britanike por e kanë kthyer vëmendjen mbi probleme në rang global,
siç janë problemet e klimës dhe ato të energjisë, rekomandimet e së cilave janë me
interes dhe impakt të lartë social për të gjithë.
KLSH është gjithmonë pjesëmarrëse në çdo Konferencë Kombëtare apo
Ndërkombëtare, për të marr më të mirën e praktikave audituese të vendeve
evropiane apo dhe më tej. Sjellim në vëmendje pjesëmarrjen në konferencën e
datës 15 maj 2018, në Sofje të Bullgarisë, Zyra Kombëtare e Auditimit të së cilës
(BNAO) nën Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Europian,organizoi
Konferencën e Nivelit të Lartë me titull “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit
në rritjen e Përgjegjshmërisë, Transparencës dhe Integritetit në Sektorin Publik”.
KLSH mori pjesë me një delegacion të kryesuar nga Kryetari, z. Bujar Leskaj dhe i
përbërë nga znj. Lindita Milo (Lati), Drejtore e Përgjithshme dhe z. Fatos Çoçoli,
ekspert i jashtëm. Në panelin e parë të Konferencës, Kryetari i KLSH paraqiti sfidat
e institucionit për forcimin e pavarësisë institucionale, rëndësinë e miratimit të
ligjit organik të KLSH në vitin 2014 si një hap konkret dhe përcaktues në drejtim të
një pavarësie të plotë të institucionit dhe theksoi rëndësinë e partneritetit të
institucionit me Parlamentin , Komisionin e Kuvendit për Ekonominë dhe Financat,
Kryetarin dhe Sekretarin e tij, si dhe me partnerët ndërkombëtarë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
212 Botime 2018
Në forumin e diskutimeve Presidenti i Gjykatës Europiane të Audituesve (ECA)
përmendi rrjetin e krijuar mes SAI-ve të vendeve të Ballkanit Jugperëndimor si një
strukturë që po i shërben me shkëmbimin e informacionit dhe të eksperiencave të
mira të auditimit, jo vetëm modernizimit të SAI-ve por edhe integrimit të vendeve
të tyre.
Nën frymën e një filozofie të tillë po punojnë dhe audituesit, pavarësisht sfidave
me të cilat ndeshen në përplasjen e herëpashershme me institucionet të cilat ende
janë në dilemën nëse KLSH është aty për t’i kritikuar dhe ndëshkuar apo për t’i
ndihmuar.
Megjithatë sipas Progres Raportit të fundit të KE, në 2017, 52% e rekomandimeve
të SAI për përmirësime legjislative dhe organizative janë pranuar nga të audituarit
dhe 68% e tyre janë duke u implementuar. Shifër që tregon bashkëpunim dhe
vlerësim nga institucionet e audituara, marr parasysh faktin që shumë prej
rekomandimeve kanë vështirësi në zbatim të menjëhershëm për shkak të nevojës
në kohë për përshtatshmëri me standardet e reja kërkuara nga KLSH.
Po kështu në maj të vitit 2017, SAI dhe CHU (Njësia Qendrore e Harmonizimit të
Auditimit të Brendshëm) firmosën një Memorandum Mirëkuptimi të ri, për të
koordinuar dhe monitoruar më mirë ndjekjen e zbatimit të rekomandimeve të
auditimeve, duke vlerësuar rëndësinë e tyre në përmirësimin e cilësisë së
qeverisjes, punës së institucioneve publike dhe rritjen e besimit të qytetarëve.
Ndërkohë, KLSH vazhdon të sjellë vlerë të shtuar në shërbimin ndaj qytetarëve,
Kuvendit dhe subjekteve që auditon dhe të veprojë si një agjent ndryshimi, në
shërbim të qeverisjes së mirë, duke reflektuar vlerat dhe parimet e një SAI modern,
anëtar i komunitetit të INTOSAI-t i udhëhequr nga motoja “KLSH shërbestar i
qytetarit”.
Si përfundim më lejoni të ndaj me ju një thënie që e ndjejmë jo vetëm pjesë të
filozofisë sonë jetësore por edhe të punës si audituese:
“Mund të mos jemi përgjegjës për situatën në të cilën ndodhemi, por do të jemi në
qoftë se nuk bëjmë asgjë për ta ndryshuar (Martin Luther King).
Një thënie e shkurtër por që të bën të mendosh gjatë…
Artur HASANBELLIU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 213
CILËSIA E AJRIT, REKOMANDIMET E KLSH-së DHE HESHTJA E INSTITUCIONEVE PËRGJEGJËSE
nga Artur HASANBELLIU – Drejtor Drejtorie, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 21 qershor 2018.
Jetojmë në një mjedis të ndotur, i cili përherë e më tepër po dëmton rëndë
shëndetin tonë, por ku, për fat të keq, evidencat e sakta të kësaj ndotjeje të
perceptuar dhe vërejtur gjerësisht nga qytetarët, mungojnë.
E thënë më qartë, institucionet përgjegjëse shtetërore nuk kanë të dhëna konkrete
mbi pasojat që jep ndotja e ajrit në shëndetin e njerëzve dhe në mjedis. Po ashtu,
nuk ka analiza mbi pritshmëritë e politikave të cilësisë së ajrit lidhur me përfitimet
ekonomike, sociale e mjedisore.
Nuk jemi i vetmi vend që ka probleme me ndotjen e ajrit, i cili është padyshim një
fenomen global. Kujtojmë se Komisioni Europian ka vendosur të padisë Gjermaninë,
Francën, Hungarinë, Italinë, Rumaninë dhe Britaninë për shkeljen e dispozitave të
cilësisë së ajrit, pasi ka rezultuar se në këto vende, ndotja e ajrit është në nivele më
të larta se ato të lejuara nga rregulloret europiane. Por ndoshta jemi ndër vendet e
pakta në botë, që nuk dimë ende saktësisht se cila është situata reale e ndotjes në
vend.
Vlerat e cilësisë së ajrit në vendin tonë nuk janë reale, për një arsye të thjeshtë që
ato nuk janë gjithëpërfshirëse. Aktualisht, në të gjithë vendin kemi vetëm 7 stacione
monitorimi të cilësisë së ajrit, të cilat duhet dhe monitorojnë pa ndërprerje, por
ndërkohë 2 prej tyre, për një periudhë 2 vjeçare nuk kanë qenë në gjendje pune. Të
gjitha këto stacione rezultojnë të jenë të pa-akredituara. Për më tepër, një pjesë e
tyre janë të pa-kalibruara, ç’ ka dëshmon qartë për nivelin e ulët të besueshmërisë
së të dhënave që ato japin. Gjithashtu, praktika e deritanishme e monitorimit të
cilësisë së ajrit nuk është në përputhje me kërkesat e Direktivave të BE-së. Paratë e
shpenzuara në këtë proces shkojnë vetëm për pagat apo dietat e punonjësve të
përfshirë në monitorim, ndërkohë që për kalibrimin e laboratorëve të stacioneve të
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
214 Botime 2018
monitorimit nuk ka asnjë investim. Ky alokim i gabuar ose planifikim jo i mirë i
buxhetit shkakton shkëputjen midis objektivit të monitorimit të cilësisë së ajrit dhe
parave të shpenzuara për të.
Gjithashtu, ky proces nuk është efektiv, për arsye se qëllimi kryesor i sistemit të
monitorimit është të prodhojë të dhëna të sakta e të besueshme, të cilat në fakt
nuk realizohen. Duke qenë se Raportet e Gjendjes së Mjedisit, sa i takon kapitullit të
cilësisë së ajrit paraqesin të dhëna të pabesueshme, si rezultat i mungesës së
kalibrimit dhe akreditimit të stacioneve të monitorimit, atëherë ato nuk
përmbushin qëllimin kryesor të tyre.
Sikur të mos mjaftonin problemet teknike në matje, janë edhe paqartësitë në
ndarjen e kompetencave ndërmjet institucioneve të autorizuara me ligj për t’u
marrë me një procedurë të tillë. Si KLSH, kemi konstatuar se bashkëpunimi midis
institucioneve kryesore, si Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e
Mjedisit, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit e Pyjeve, si dhe Instituti i Shëndetit Publik
jo gjithmonë ka qenë i frytshëm dhe në nivelet e duhura. Një fakt shumë i
rëndësishëm që nuk mund të anashkalohet është se Instituti i Shëndetit Publik nuk
ka akses në të dhënat e monitorimeve për cilësinë e ajrit që bën Agjencia
Kombëtare e Mjedisit.
Një sërë verifikimesh ende nuk mund të bëhen nga institucionet kompetente, të
paktën në një nivel cilësor të tyre. Kontrolli i shkarkimeve të gazrave nga
automjetet është i pamundur të kryhet nga institucionet përkatëse përgjegjëse. Po
ashtu, kontrolli dhe reduktimi i shkarkimeve të substancave ndotëse nga impiantet
industriale nuk mund të arrihet, për sa kohë nuk kryhet kontrolli i monitorimit të
shkarkimeve industriale nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit. Nuk duhet harruar se
kontrolli dhe reduktimi i ndotjes së shkaktuar nga industria e ndërtimit është një
sfidë e madhe në rastin e Shqipërisë, me ritmet gati të shfrenuara që kemi në
sektorin e ndërtimit. Mungojnë Plani Kombëtar dhe planet lokale për menaxhimin e
cilësisë së ajrit, të cilat duhet të hartohen dhe implementohen nga pushteti vendor.
Me keqardhje pohojmë se Strategjia Kombëtare për Cilësinë e Ajrit, e miratuar në
vitin 2014, ende nuk është zbatuar. Për më tepër, kjo strategji ka objektiva të
përgjithshme dhe nuk parashikon masa konkrete për zbatimin e këtyre objektivave.
Në të nuk përcaktohen qartë përgjegjësitë e institucioneve kundrejt mos realizimit
të këtyre objektivave, aktivitetet që ato duhet të zhvillojnë dhe afatet kohore për
përmbushjen e këtyre objektivave.
Artur HASANBELLIU
Kontrolli i Lartë i Shtetit 215
Është e qartë se monitorimi i cilësisë së ajrit nuk i përmbush standardet e
vendosura nga direktivat përkatëse të BE-së. Vlerat e publikuara për Tiranën, por
edhe për qytetet e tjera të Shqipërisë nga stacioni i lëvizshëm i Agjencisë
Kombëtare të Mjedisit, nuk janë përfaqësuese si vlera mesatare të tyre. Numri i
stacioneve fikse të monitorimit të cilësisë së ajrit në Shqipëri nuk rezulton të jetë i
mjaftueshëm për të prodhuar të dhëna përfaqësuese dhe të besueshme për qytetet
përkatëse.
Në të njëjtën kohë, Inspektorati i Mjedisit nuk kryen inspektime, sa i përket
tejkalimit të normave të shkarkimeve të elementëve ndotës të ajrit. Dhe kjo ndodh
për arsyen e thjeshtë se nuk zotëron asnjë mjet apo laborator për matjen e këtyre
shkarkimeve në terren. Jo vetëm kaq, por nga ana e Institutit të Shëndetit Publik
nuk është kryer asnjë studim epidemiologjik për vlerësimin e lidhjes shkak-pasojë,
lidhur me ndikimin e cilësisë së ajrit në shëndetin e popullatës. Dhe kur flasim për
popullatën në Shqipëri, duhet të kemi parasysh statistika trishtuese si ato të rritjes
së pashpjegueshme të sëmundjeve vdekjeprurëse të pashërueshme dhe atyre
kardiake.
Situata rëndohet edhe më shumë nga fakti se Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, në
strukturën e re që ka implementuar, nuk ka më në organikën e saj sektorin e ajrit,
gjë që pritet të ndikojë negativisht në objektivat e përgjithshme të saj, lidhur me
përmirësimin e cilësisë së ajrit. Ishte pikërisht sektori i ajrit që merrej me miratimin
dhe zbatimin e strategjisë dhe planit kombëtar.
Sikur të mos mjaftonin të gjitha problemet e sipërpërmendura, Shqipërisë i mungon
një sistem efektiv për ndjekjen penale të thyerjeve të legjislacionit mjedisor.
Pikërisht për të përmbushur këtë mangësi, miratimi i ligjit të krimit mjedisor është
një domosdoshmëri për Shqipërinë.
Është fakt që sanksionet lidhur me cilësinë e ajrit janë parashikuar në Kodin Penal,
në Kreun IV “Vepra penale kundër mjedisit”, neni 201 “Ndotja e ajrit”, në Ligjin
nr.8897, datë 16.5.2002 “Për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”, Kreu IX, neni 19
parashikohen gjithashtu sanksionet e ndotësve të ajrit. Gjithashtu, Ligji nr. 10431,
datë 9.6.2011 “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, Neni 69 “Kundërvajtjet” parashikon të
gjitha rastet në të cilat Inspektorati Shtetëror i Mjedisit e Pyjeve mund të marrë dhe
të vendosë masa administrative për subjektet që ndotin cilësinë e ajrit. Ligji nr. 10
433, datë 16.6.2011 “Për inspektimin në Republikën e Shqipërisë”, Kreu VII
“Kundërvajtjet Administrative”, është ligji kryesor mbi të cilin Inspektorati Shtetëror
i Mjedisit e Pyjeve operon, bazuar dhe në ligjet e mësipërme.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
216 Botime 2018
Inspektorati është organi i vetëm në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, i cili vendos
masa administrative, kur ato nuk përbëjnë vepra penale, ndërsa në rastet kur kemi
të bëjmë me vepra penale, ky institucion mund të bëjë kallëzim në prokuror ose në
polici. Inspektorati Shtetëror i Mjedisit e Pyjeve gjithashtu ushtron kontrolle, bazuar
në kushtet e lejeve të Mjedisit të Tipit A, B dhe C, të vendosura nga Agjencia
Kombëtare e Mjedisit, nëse kushtet dhe normat për emetimin dhe shkarkimin e
elementëve ndotës në ajër janë respektuar nga subjektet private apo jo.
Për një periudhë shumë të shkurtër, rreth tre vjeçare, duke parë problematikën e
mprehtë lidhur me cilësinë e ajrit, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer dy auditime
performance. Konkretisht, në vitin 2014 ka kryer auditimin mbi implementimin e
politikave mjedisore me fokus cilësinë e ajrit dhe në vitin 2017, auditimin e
performancës mbi cilësinë e ajrit në Shqipëri. Ky i fundit, në kuadër të një auditimi
të përbashkët me 16 SAI-e, institucione homologe të KLSH-së në Europë.
Në auditimin e parë janë adresuar specifikisht rekomandime për problematikën e
hasur dhe në auditimin e dytë rezulton se Ministria e Mjedisit jo vetëm që nuk ka
ndërmarrë masa për zbatimin e rekomandimeve të lëna nga auditimi i parë, por
situata paraqitet edhe më e agravuar, saktësisht siç u përshkrua më lartë.
Mbetet në përgjegjësinë ligjore dhe morale të lidershipit politik dhe administrativ të
Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, ndërhyrja sa më parë për minimalisht marrjen e
masave për të mos rënduar më tej situatën. I domosdoshëm është hartimi me
urgjencë i një plan veprimi, jo vetëm në zbatim të rekomandimeve të KLSH-së, por
edhe në zbatim të të gjithë detyrimeve ligjore ndërkombëtare dhe kombëtare të pa
mbajtura deri tani, në dobi të përmirësimit të situatës mjedisore dhe sjelljes së saj
në parametra normalë. Përpos të gjithave, ky është një detyrim sa ligjor, aq edhe
moral karshi brezave që do të vijnë.
Albert THOMA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 217
PËR MONITORIM EFICIENT TË PROKURIMEVE PUBLIKE
nga Albert THOMA – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 21 qershor 2018.
Megjithëse me hapa të ngadaltë, procesi i prokurimit të fondeve publike është
transformuar në vazhdimësi gjatë dy dekadave të fundit, si nga pikëpamja
rregullatore ashtu dhe nga logjistika, kryesisht sistemi elektronik i prokurimit të
fondeve publike.
Procedurat e prokurimit, sidomos ato me ndjeshmëri si në veprat publike të
infrastrukturës, monitorohen njëlloj, sipas kuadrit rregullator, si për çdo prokurim
tjetër, përfshi dhe ato me vlerë të vogël. Monitorimi është lënë në kompetencë të
autoriteteve kontraktore dhe mekanizmave të parashikuar në ligj, si Agjencia e
Prokurimit Publik, Komisioni i Prokurimit Publik dhe Gjykata. Po a ka treguar
përvoja e këtyre viteve se monitorimi dhe kontrolli kanë qenë eficientë dhe të
pavarur?
Shqipëria synon dhe aspiron të çelë negociatat me BE dhe në këtë kurs duhet të
ishte imediate reformimi i sistemit të monitorimit dhe kontrollit të prokurimit
publik dhe veçanërisht të realizimit të investimeve publike kryesisht veprat e mëdha
të infrastrukturës.
Dhënia e kontratave publike nga ose në emër të autoriteteve shtetërore duhet të
jetë në përputhje me parimet e Traktatit të Funksionimit të Bashkimit Europian
(TFEU), dhe në veçanti të lëvizjes së lirë të mallrave, lirisë së veprimtarive dhe lirisë
për të ofruar shërbime, si dhe parimet që rrjedhin prej saj, të tilla si trajtimi i
barabartë, mos diskriminimi, njohja reciproke, proporcionaliteti dhe transparenca.
Megjithatë, për kontratat e punëve publike mbi një vlerë të caktuar, dispozitat
duhet të hartohen në koordinim me procedurat kombëtare të prokurimit për tu
siguruar kështu se këto parime kanë efekt praktik dhe prokurimi publik është i
hapur për konkurrim. Prokurimi publik luan një rol kyç në strategjinë Europa 2020,
të përcaktuar në Komunikatën e Komisionit të datës 3 marsit 2010, me titull
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
218 Botime 2018
“Europa 2020, një strategji për rritjen e zgjeruar, të qëndrueshme dhe përfshirëse”,
si një nga instrumentet e bazë të tregut që do të përdoret për të arritur rritje të
zgjeruar, të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse, duke siguruar përdorimin më
efikas të fondeve publike. Për këtë qëllim, rregullat e prokurimit publik, miratuar në
përputhje me Direktivën 2004/17/EC dhe 2004/18/EC të Parlamentit Europian dhe
Këshillit, duhet të rishikohen dhe modernizohen me qëllim rritjen e efikasitetit të
shpenzimeve publike, duke lehtësuar në veçanti pjesëmarrjen e shoqërive të vogla
dhe të mesme (NVM) në prokurimin publik, dhe për ti mundësuar autoriteteve
kontraktore përdorimin sa më të mirë të prokurimit publik në mbështetje të
qëllimeve të përbashkëta shoqërore.
Aktualisht në fushën e prokurimit publik dhe të kontrollit të investimeve, impakt në
drejtim të përmirësimit të procedurave dhe rritjes së monitorimit e kontrollit ka
luajtur vetëm auditimi i jashtëm publik, Kontrolli i Lartë i Shtetit. Ai, në veprimtarinë
audituese ka evidentuar jo vetëm shkeljet dhe kundravajtjet me pasoja financiare
dhe ka rekomanduar masa deri dhe drastike, duke i referuar në institucionet
ligjzbatuese si prokuroria, por parësore është evidentimi i dobësive të sistemit si në
prokurim, edhe në monitorim e kontroll të realizimit të investimeve me fondet
publike.
Një nga dobësitë themelore për të cilat disa herë KLSH ka rekomanduar
përmirësime ligjore, është vendosja e mekanizmave parandalues në sistemin
elektronik të prokurimit në lidhje me bashkëpunimin korruptiv të KVO dhe
rrjedhimisht të autoriteteve kontraktore me operatorët e tregut, ndarja e
procedurës në fazën e kualifikimit dhe në fazën e vlerësimit të ofertave. Ende KVO
kur hap procedurën e vlerësimit të ofertave ka në dispozicion si kualifikimin e
operatorëve ashtu dhe ofertat ekonomike. Pasi ka informacionin e plotë, qëllon të
hyjnë në bashkëveprim me operator të paracaktuar nga autoritetet duke ekzpozuar
dhe informacione të operatorëve të tjerë me qëllim krijimin e bazës për ankimime
me qëllim skualifikim të operatorëve më ekonomik, në favor të operatorëve të
paracaktuar. Nëse sistemi do të ndante në fillim vlerësimin e kritereve të
kualifikimit dhe pas kësaj procedure të shfaqte ofertat ekonomike do të
parandalohej bashkëpunimi korruptiv midis autoritetit kontraktor dhe operatorëve
ekonomik në treg në drejtim të shmangies së konkurrencës së ndershme dhe
sigurimit të efektivitetit të fondeve publike. Nga auditimet e KLSH ka rezultuar
shpesh që kjo dobësi të krijoj kushte për zgjerim të bashkëpunimit korruptiv deri në
hallkat e kontrollit me ligj siç është APP, KPP dhe gjykatat.
Albert THOMA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 219
Një dobësi tjetër themelore e evidentuar nga KLSH është procesi i mbikëqyrjes dhe
kolaudimit të veprave publike të cilat janë liberalizuar dhe aktualisht kolaudimet
kryhen nga operator privat të lincensuar për këtë qëllim. KLSH ka evidentuar raste
kur kolaudatorët paraqiten në prokurim për kolaudim të veprave publike me shuma
qesharake deri dhe në 1,000 lekë. Shtrohet pyetja për çfarë interesi kolaudatori
privat do të japë garancinë e kryerjes siç duhet të punëve publike kur 1,000 lekë
nuk arrijnë as për transportin deri në destinacion ku është vepra e ndërtuar?
Natyrisht që ka një interes dhe ky interes është shpërblimi që ndërtuesit japin për
mbikëqyrësit dhe kolaudatorët, të cilët i përpilojnë aktet e kolaudimit në më të
shumtën e herës në kafe duke rritur fiktivitetin dhe mbuluar vjedhjet dhe
shpërdorimet në ndërtimin e veprave publike. KLSH ka rekomanduar për penalizm
shumë operator të kësaj natyre dhe ka rekomanduar vënien në ngarkim dhe dëmet
ekonomike të evidentuara dhe është i vetmi institucion që ushtron presion në këtë
drejtim. Sipas ligjit autoritetet kontraktore pranojnë veprat publike në bazë të aktit
të kolaudimit të këtyre operatorëve dhe përveç auditimit të jashtëm publik nuk i
nënshtrohen asnjë lloji tjetër monitorimi apo kontrolli dhe shumica e veprave
publike, sidomos ato të infrastrukturës, nuk janë efektive, degradojnë në një kohë
të shkurtër madje dhe brenda periudhës së garancisë.
Ka ardhur koha dhe është imediate të reformohet ky shërbim duke krijuar
instrumente me përgjegjësi shtetërore të pavarura, si p.sh. institute, të cilat të
marrin në dorë me kompetencë mbikëqyrjen dhe kolaudimin e punimeve për
veprat publike dhe sidomos ato të infrastrukturës dhe të mos lihet në dorë të
autoriteteve kontraktore marrja në dorëzim vetëm mbi bazën e një akti kolaudimi,
fiktiv në më të shumtën e rasteve, nga operatorët privat të licencuar të cilët nuk
kanë asnjë përgjegjësi ligjore dhe shtetërore të certifikojnë punimet sipas interesit
të ndërtuesve apo furnizuesve të mallrave ku një pjesë e mirë e fondit të investimit
vidhet apo shpërdorohet.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
220 Botime 2018
SI DUHET TË VEPROJNË HIPOTEKAT ME TAKSËN E AMBJENTEVE TË PËRBASHKËTA?
nga Alfred CAKO – Kryeauditues, KLSH,
botuar në gazetën “Panorama”, më 22 qershor 2018.
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH), përveç se propozon dhe këshillon për ndryshime
ligjore dhe ndryshime të tjera sa herë që ka dispozita ligjore bllokuese apo një
vakum ligjor, ai është një gardian për rritjen e standardeve të respektimit të kuadrit
ligjor egzistues dhe ndaljen e gabimeve, keqinterpretimeve apo edhe abuzimeve
me këtë kuadër ligjor. Në këtë kuptim mund të analizonim një aspekt të
rëndësishëm të keqinterpretimit apo abuzimit me ligjin nga ana e Zyrave Vendore
të Regjistrimit të Pasurive (ZVRPP-ve), gjatë regjistrimit të pasurive në procesin e
kalimit të pronësisë në lidhje me taksën për kalimin në pronësi të ambjenteve të
përbashkëta.
Ka një shqetësim dhe interes të mirkuptuar prej KLSH-së nga ana e shoqatave të
ndërtuesve ose të bizneseve që operojnë në fushën e ndërtimeve të cilat i janë
drejtuar edhe KLSH-së me kërkesë për konsultime me argumente jo ligjore për të
intimiduar veprimet e saj gjatë auditimeve në ZVRPP. Në të njëjtën gjatësi vale me
ndërtuesit janë edhe punonjësit e ZVRPP-ve që kanë sjellë një reagim kundërshtues
të paargumentuar në ligje nga ana e tyre në lidhje me kërkesën këmbëngulëse të
KLSH-së që të rikuperojnë dëmin ekonomik të shkaktuar në buxhet, të ndryshojnë
dhe të marrin në konsideratë në të ardhmen edhe trajtimin e taksës së ambjenteve
të përbashkëta gjatë regjistrimit të pasurive duke i sjellë kështu arkës së shtetit të
ardhura të konsiderueshme të munguara në mënyrë abuzive dhe korruptive.
Shkelja e këtij kuadri rregullator në mënyrë spekulative dhe korruptive sigurisht që
ka kohë që po goditet hap pas hapi nga ana e KLSH-së duke i ardhur në ndihmë
buxhetit dhe interesit shtetëror e publik e duke ngritur edhe në këtë aspekt
kërkesat për standardet e punës së ZVRPP-ve.
Por le të flasim pak më teknikisht mbi problemin me gjuhën e argumentave ligjore
mbi pretendimet e ndërtuesve dhe ZVRPP-ve kundër kërkesës së KLSH-së. Ndaj
Alfred CAKO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 221
kërkesave dhe pretendimeve të bashkuara në thelb të dy palëve, me kërkesa me
ngjyrim paksa të ndryshëm por synim të njëjtë, përgjigjet e argumentuara të KLSH-
së kanë qenë e do të jenë në thelb si më poshtë:
1- Ndërtuesit ngrejnë pretendimin se kërkesa e KLSH-së ndaj zyrave të regjistrimit
të pasurive për taksimin e ambjenteve të përbashkëta do të ngrinte më tej koston e
ndërtimeve. Kjo qasje nuk është e vërtëtë pasi gjatë kontratave ligjore për
transferimin e pasurisë nga ndërtuesit tek blerësit e banesave këta të fundit
paguajnë sipas përqindjes në kate edhe përqindjen e ambjenteve të përbashkëta,
vlerë për të cilën ndërtuesit nuk duan të paguajnë taksën e kalimit në pronësi. Në
këtë kuptim zbatimi i ligjit mund të ulte vetëm fitimin mbi baza abuzive ose
korruptive të ndërtuesve. Gjithashtu, ndërtuesit kanë ngritur pretendime të pabaza
në letrat e tyre drejtuar KLSH-së sikur punonjësit e saj gjatë auditimeve kanë
kërkuar edhe regjistrimin e truallit funksional të ndërtesës të pa zënë me ndërtime,
gjë që nuk është e vërtetë pasi raportet dhe vendimet e auditimeve të KLSH-së kanë
kërkuar taksën e kalimit të pronësisë vetëm për ambjentet e përbashkëta brenda
godinës së ngritur.
2- Punonjësit e ZVRPP-ve në observacionet e tyre kundër kërkesës së KLSH-së ndaj
tyre për rekuperimin e dëmit të shkaktuar nga mos-taksimi i ambjenteve të
përbashkëta dhe ndryshimin e veprimeve të tyre në të ardhmen, kanë pretenduar
pa baza ligjore duke thënë se sipërfaqja e përbashkët nuk mund të jetë e
tatueshme, për faktin se ajo nuk shprehet në metër katror, por në përqindje dhe se
në referim të nenit 28, të Ligjit nr. 9632, datë 30.10.1996 “Për sistemin e taksave
vendore”, i ndryshuar, taksimi i sipërfaqeve të përbashkëta nuk është kompetencë
e ZVRPP-së, por e Bashkisë.
Argumenti i audituesve të KLSH-së për këtë çështje ka qenë kundër këtij pretendimi
për faktin se taksa për kalimin e pronësisë vendoset për të gjitha sipërfaqet e
ndërtesës (qoftë e përbashkët apo jo), për të cilën transferohet e drejta e
pronësisë. Në përqindje shprehet “kuota e pjesëmarrjes” dhe jo sipërfaqja, siç
pretendohet. Në fakt, sipërfaqet e përbashkëta regjistrohen në m2 sipas Ligjit
nr.33/2012, datë 21.3.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme” dhe
konkretisht nenit 50, “Regjistrimi i mjediseve të përbashkëta në ndërtesa”. Por nga
ana e audituesve të KLSH-së argumentohet se edhe shprehja në përqindje sigurisht
që mund të përkthehet lehtësisht në sipërfaqe për m2 thjesht duke kryer një veprim
të thjeshtë matematikor. Për më tepër, sipërfaqet e përbashkëta janë të mirë-
përcaktuara në aktin e kolaudimit dhe në projektin arkitektonik, të cilin punonjësit
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
222 Botime 2018
dhe regjistruesi i ZVRPP-ve duhet ta kontrollojë me detaje përpara vijimit me
regjistrimet përkatëse.
Së dyti, pretendimi i këtyre punonjësve se nuk është kompetenca e ZVRPP-së vjelja
e taksës së kalimit të pronësisë për sipërfaqet e ndërtimit por kompetencë e
bashkive është totalisht e pabazë për shkak se në nenin 28, pika 4 e Ligjit nr. 9632,
datë 30.10.1996 “Për Sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar, citohet se “Vjelja e
taksës mbi kalimin e të drejtës së pronësisë për ndërtesat bëhet nga zyrat e
regjistrimit të pasurive të paluajtshme...”.
Në vazhdim, në këtë debat tekniko-ligjor, KLSH ka këmbëngulur sipas kësaj fryme të
shpjeguar më lart se është detyra e ZVRPP-ve që në përputhje me Ligjin nr.33/2012,
datë 21.3.2012 “Për regjistrimin e pasurive të paluajtshme”, i ndryshuar, pika 2, të
kryejnë regjistrimin e detyrueshëm të sipërfaqeve të përbashkëta (sipërfaqe
ndërtimi) sipas nenit 50, “Regjistrimi i mjediseve të përbashkëta në ndërtesa”. Pra
nga mosveprimi në përputhje me kuadrin ligjor është shmangur edhe pagimi i
taksës së kalimit të pronësisë për këto sipërfaqe sipas nenit 28, të Ligjit nr. 9632,
datë 30.10.1996 “Për Sistemin e taksave vendore”, i ndryshuar.
Ermira VOJKA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 223
BIODIVERSITETI DHE RËNDËSIA E TIJ NË JETËN TONË
nga Ermira VOJKA – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 22 qershor 2018.
Aktiviteti i përditshëm i çdo njeriu është i lidhur me biodiversitetin dhe në këtë
aspekt lind natyrshëm pyetja, çfarë dimë ne për biodiversitetin dhe a kemi ndikim
të drejtpërdrejtë në të?
Në një raport special të publikuar në tetor të vitit 2015 nga eurobarometër
“Qëndrimet e europianëve kundrejt Biodiversitetit” për të kuptuar se sa të
familjarizuar janë qytetarët europianë me termin “biodiversitet” ata u pyetën “Keni
dëgjuar ndonjëherë për biodiversitetin”?
Nga përgjigjet rezultoi që pjesa më e madhe e kishin dëgjuar termin “biodiversitet”
por më pak se 1/3 e tyre e kuptonin së çfarë donte të thoshte ky term dhe rreth 2/3
e qytetarëve europianë të anketuar nuk e dinin kuptimin e termit biodiversitet.
Biodiversiteti është tipari më kompleks dhe më thelbësor i planetit tonë, ai është
shumëllojshmëria e jetës në tokë në të gjitha format dhe ndërveprimet. “Diversiteti
biologjik” nënkupton shumëllojshmërinë midis organizmave të gjallë nga të gjitha
burimet tokësore, detare apo ekosisteme të tjera ujore, në tërësinë ekologjike të së
cilës ato janë pjesë, kjo përshin diversitetin brenda specieve si dhe diversitetin
ndërmjet specieve dhe ekosistemeve1.
Meqenëse ne jemi duke parë gjithnjë e më shumë drejt objektivave të zhvillimit të
qëndrueshëm, ai që duhet të kemi në konsideratë është biodiversiteti i cili është një
element jetik për mirëqenien e planetit tonë dhe për cilësinë e jetës së njeriut.
Njerëzit janë të varur nga funksionimi i ekosistemeve për disa arsye: ekosistemet
prodhojnë oksigjen, pastrojnë ujin dhe ajrin, krijojnë rezerva ujore dhe i qarkullojnë
ato, rregullojnë klimën, krijojnë shtresat e punueshme të tokës, parandalojnë
erozionin dhe dëmtimet nga përmbytjet, ofrojnë lëndë të parë si dhe japin ushqim
1 Neni 2 i Konventës së Kombeve të Bashkuara mbi Diversitetin Biologjik, 5 qershor 1992.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
224 Botime 2018
dhe bimë për mjekësinë. Shumica e këtyre shërbimeve që ne marrim nga
ekosistemet nuk mund të zëvendësohet nga teknologjia njerëzore kundrejt asnjë
kostoje.
Vendi ynë dhe mbrojtja e biodiversitetit
Shqipëria, edhe pse një vend i vogël, shquhet për larmi të peizazheve biologjike dhe
radhitet ndër vendet me biodiversitet të lartë në Europë. Larmia e ekosistemeve
dhe habitateve, ofrojnë një shumëllojshmëri të lartë të llojeve të bimëve dhe
kafshëve. Rreth 32% e të gjithë florës europiane ndodhet në Shqipëri. Flora
shqiptare është e lidhur ngushtë me florën e rajonit të Mesdheut, si dhe me florën
e Alpeve Europiane Jugore dhe më gjerë. Diversiteti i peizazhit brenda vendit rrjedh
nga karakteristikat natyrore dhe origjina e lashtë e Shqipërisë, si dhe aktiviteti i
shoqërisë njerëzore. Gjithashtu Shqipëria shquhet për një diversitet të lartë të
burimeve gjenetike, llojeve dhe ekosistemeve. Në vendin tonë rriten rreth 400 lloje
bimore të cilat janë ballkanike, kjo tregon që Shqipëria ka një larmi të pasur të
florës dhe faunës.
Për të mbrojtur këtë larmishmëri të peizazheve si dhe larmishmërinë e florës dhe
faunës në vitin 2000 është miratuar Strategjia e parë për Biodiversitetin në Shqipëri
dhe që nga ajo periudhë janë bërë përpjekje lidhur me çështjet e mjedisit apo dhe
drejtpërdrejtë me biodiversitetin. Janë ngritur struktura siç është Ministra e
Turizmit dhe Mjedisit, Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura si dhe është
miratuar një legjislacion mbi çështjet e mjedisit, mbrojtjes së natyrës dhe
ndërgjegjësimit të publikut. Në janar të vitit 2016 është miratuar Dokumenti i
Politikave Strategjike për Mbrojtjen e Biodiversitetit që identifikon qartë fushat
kryesore të punës, përkatësisht: rritjen e sipërfaqes së zonave të mbrojtura,
hartimin e planeve të menaxhimit dhe zbatimin e tyre; plotësimin e kuadrit ligjor në
përputhje me BE-në për natyrën dhe mjedisin; eliminimin e prerjeve të pyjeve dhe
gjuetisë së paligjshme, si dhe aktivitetet e ndërtimit të kapaciteteve dhe të zbatimit
të planeve të veprimit për llojet dhe habitatet e rrezikuara. Republika e Shqipërisë
ka aderuar në dy protokollet e Konventave të Diversitetit Biologjik:
- Protokolli i Nagojës për akses në burimet gjenetike dhe ndarjen e përfitimit,
aderuar me Lligjin nr. 113/2012, datë 22.11.2012; Protokolli Nagoya-Kuala Lumpur,
shtesë në Protokollin e Kartagjenas për Biosigurinë, aderuar me Ligjin nr.112/2013,
datë 22.11.2012; si dhe ka miratuar Ligjin Nr. 9587, datë 20.7.2006 për “Mbrojtjen
e Biodiversitetit”, i cili është azhurnuar me:
Ermira VOJKA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 225
Ligjin Nr. 37/2013 datë 14.2.2013 dhe ligjin Nr. 68/2014 datë 3.7.2014
Po lind pyetja çfarë mund të bëjnë dhe duhet të bëjnë strukturat përgjegjëse lidhur
me mbrojtjen e biodiversitetit?
Hapi i parë që duhet të ndërmerret për mbrojtjen e biodiversitetit ka të bëjë me
informimin e qytetarëve për rëndësinë që ka biodiversiteti në jetën e tyre.
Gjithashtu duhet të ofrohet siguri që çështjet lidhur me biodiversitetin merren në
konsideratë kur bëhet fjalë për planifikimet e investimeve të reja në infrastrukturë.
Duhet të bëhet e mundur një implementim më i mirë i legjislacionit në fuqi për
biodiversitetin. Të punohet për rigjenerimin e natyrës dhe biodiversitetit në rastet
ku është dëmtuar nga njerëzit. Strukturat përkatëse të sigurohen që subvencionet
për bujqësinë dhe peshkimin nuk dëmtojnë biodiversitetin. Me krijimin e AKZM
duhet të punohet për zgjerimin e zonave të mbrojtura të cilat kanë ndikim direkt në
përmirësimin e gjendjes së mjedisit dhe biodiversitetit. Duhet të promovohen
kërkimet që kanë të bëjnë me humbjen e biodiversitetit si dhe të miratohen ligje
më të forta për mbrojtjen e natyrës dhe të biodiversitetit.
Në përmbushje të detyrimeve të tij kushtetuese, Kontrolli i Lartë i Shtetit
përkatësisht Departamenti i Auditimit të Performancës ka në fokusin e tematikave
për auditim edhe çështjet e mjedisit dhe nëpërmjet kryerjes së këtyre auditimeve ai
ka kontribuar dhe do të vazhdojë të kontribuojë nëpërmjet dhënies së
rekomandimeve për përmirësimin e të gjitha çështjeve të lidhura me mjedisin
përfshirë këtu edhe biodiversitetin. Auditime të tilla si: “Implementimi i Politikave
Qeveritare për Mbrojtjen e Mjedisit”, “Menaxhimi i Parqeve Kombëtare”, “Ruajtja e
Ekosistemit të Parkut Kombëtar të Prespës”, “Cilësia e Ajrit”, që janë kryer nga KLSH
apo auditimet që po kryhen aktualisht me në fokus mjedisin janë një përpjekje e
KLSH për të dhënë kontributin e saj si një Institucion Suprem Auditimi bashkëkohor
i cili ashtu si dhe SAI-t e tjera ka kuptuar vlerën dhe rëndësinë e mjedisit dhe
biodiversitetit në jetën e qytetarëve dhe nëpërmjet rekomandimeve të tij përpiqet
të kontribuojë në përmirësimin e situatës.
Zvogëlimi i numrit të specieve të kafshëve dhe të bimëve, i habitateve natyrale dhe
i ekosistemeve apo më keq akoma mundësia e zhdukjes së tyre, është një problem
serioz në nivel global. Sipas raportit special të Komisionit Europian ka një numër
faktorësh që kërcënojnë biodiversitetin siç janë: ndotja; fatkeqësitë e shkaktuara
nga njerëzit si dëmtimet e shkaktuara nga industria apo shkarkimi i vajrave në
mjedis; ndryshimet klimaterike; mbi shfrytëzimi i burimeve natyrore si peshkimi
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
226 Botime 2018
mbi normat e lejuara, gjuetia pa kriter, shfrytëzimi i tokës bujqësore mbi
kapacitetet e saj; shpyllëzimi dhe humbja e habitateve dhe llojet invazive.
Ruajtja e biodiversitetit jo vetëm që siguron mbrojtjen e organizmave që na
rrethojnë si dhe burimet që këto organizma kanë nevojë për të mbijetuar por
gjithashtu mbështet pritshmëritë tona për një cilësi më të lartë të jetës në të
ardhmen.
Duke pasur në konsideratë se sa pak njohuri ne kemi rreth mënyrës se si funksionon
natyra, ruajtja e biodiversitetit si një investim i rëndësishëm për të ardhmen është
dhurata më e çmuar që ne mund tu lëmë brezave të ardhshëm.
Alfon GABILI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 227
ZYRA E AUDITIMIT TË QEVERISË SË SHBA (GAO) NJË MODEL SUKSESI NË FUSHËN E AUDITIMIT
nga Alfonc GABILI – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 22 qershor 2018.
Falë mbështetjes së Kryetarit të KLSH z. Bujar Leskaj, së bashku me një kolege
patëm fatin të jemi pjesë e “Programit Ndërkombëtar të Praktikës së Audituesve
2018 (International Fellowship Auditor Program)”, për 4 muaj pranë Zyrës së
Auditimit të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (Government
Accountability Office – GAO).
Zyra e Auditimit të Qeverisë së SHBA (GAO), është një agjenci e pavarur, jo partiake
që punon për Kongresin dhe që është pjesë e pushtetit legjislativ. E njohur ndryshe
si “Watchdogu i Kongresit”, GAO auditon se si Qeveria Federale shpenzon paratë e
taksapaguesve. GAO udhëhiqet nga Kontrollori i Përgjithshëm për një mandat 15
vjeçar, i cili emërohet nga Presidenti në bazë të listës së propozuar nga Kongresi.
Z.Gene L. Dodaro nga data 22 Dhjetor 2010, është aktualisht Kontrollori i 8 i
Përgjithshëm i GAO, pasi u konfirmua nga Senati dhe u emëruar në këtë detyrë nga
Presidenti Obama. Ai ka shërbyer si Kontrollor i Përgjithshëm i Komanduar që nga
Marsi 2008.
GAO, u themelua në vitin 1921. Në këtë vit, Akti i “Buxhetit dhe Kontabilitetit”,
transferoi përgjegjësitë e auditimit, kontabilitetit dhe ankesave nga Departamenti i
Thesarit të SHBA-ve, tek një agjenci e re. GAO u krijua sepse menaxhimi financiar
federal kishte hasur probleme pas Luftës së Parë Botërore. Lufta kishte rritur
borxhin publik dhe për këtë arsye Kongresi pa të nevojshme të kishte më shumë
informacion dhe kontroll më efektiv mbi fondet publike. Akti e krijoi GAO-n të
pavarur nga pushteti ekzekutiv dhe i dha një mandat të gjerë të hetojë mbi
mënyrën e përdorimit të fondeve federale. Akti gjithashtu i kërkonte Presidentit të
SHBA-ve të përgatisë një buxhet vjetor për qeverinë federale. Akte të tjera të
mëvonshme qartësuan dhe zgjeruan rolin e GAO-s, por Akti i “Buxhetit dhe
Kontabilitetit” vazhdon të shërbejnë si baza kryesore e veprimtarisë së GAO-s.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
228 Botime 2018
GAO i kryen detyrat e saj audituese, në pjesën më të madhe (rreth 90%), në bazë të
kërkesave të ardhura nga Kongresi, komisionet dhe/ose nënkomisionet
parlamentare dhe pjesën tjetër me inicimin e Kontrollorit të Përgjithshëm. Çdo vit
GAO prodhon më shumë se 900 produkte të ndryshme si raporte auditimi, dëshmi
para Kongresit dhe/ose komisioneve parlamentare, etj. Deri më tani GAO ka
ndihmuar Kongresin dhe Qeverinë Federale në kursimin e Buxhetit Federal nga
shpenzimet jo efektive në vlerë rreth 175 miliard dollarë!
Përgjegjshmëria dhe transparenca janë elementët kyç në përmirësimin e qeverisjes,
e për pasojë Institucionet Supreme të Auditimit (SAI) luajnë një rol kritik në
përmirësimin e performancës së qeverisjes. Për këtë arsye, Programi Ndërkombëtar
i Praktikës së GAO-s (International Fellowship Auditor Program - IAFP), një kurs
intensiv studimi 4 mujor, është dizajnuar për të fuqizuar kapacitet e SAI-ve
pjesëmarrëse në përmbushjen e misioneve të tyre, si dhe për të rritur
përgjegjshmërinë dhe cilësinë e qeverisjes në mbarë botën.
GAO e inicioi këtë program në vitin 1979, në përgjigje të rritjes së shpenzimeve të
qeverisë federale jashtë vendit dhe nevojës për të përforcuar llogaridhënien mbi
këto fonde, si dhe nën moton e INTOSAI “Experientia Mutua Omnibus Prodest” (nga
eksperienca e përbashkët, përfitojnë të gjithë).
Mbi 580 zyrtarë të niveleve mesatare dhe të lartë, të SAI-ve nga mbi 105 vende
pjesëmarrëse, janë diplomuar nga ky program. Shumë nga këta pjesëmarrës më
vonë janë promovuar në detyra të ndryshme shtetërore si Auditorë ose Zëvendës
Auditorë të Përgjithshëm, Ministra dhe/ose funksione të tjera të larta shtetërore.
Për këtë vit marrin pjesë 20 përfaqësues nga 15 shtete të ndryshme të botës.
Në këtë program intensiv studimi 4 mujor, përveç temave të ndryshme të
prezantuara nga lektorët e GAO-s, pjesëmarrësit kanë mundësinë të ofrojnë dhe
praktikat më të mira të auditimit të cilat zbatohen në vendet e tyre respektive. Na
bën të ndjehemi krenarë fakti se edhe pse jemi ndër SAI më të vegjël pjesëmarrës,
prezantimi i kryer nga ne mbi rolin, detyrat, përgjegjësitë dhe sidomos
performancën e KLSH-së, ishte një ndër prezantimet që tërhoqën vëmendjen dhe
pati pëlqyeshmërinë më të lartë të pjesëmarrësve.
Nga Kontrolli i Lartë i Shtetit për 10 vjeçarin e fundit, kjo është pjesëmarrja e tretë
në këtë program, me një total prej 5 audituesish. Nën moton e INTOSAI
“Experientia Mutua Omnibus Prodest” (nga eksperienca e përbashkët, përfitojnë të
gjithë), KLSH ka sjellë në shqip “Standardet e Auditimit të Qeverisë” ose ndryshe
Alfon GABILI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 229
“Libri i Verdhë”, një botim i GAO-s, si dhe është në proces përkthimi të botimit
“Standardet e Kontrollit të Brendshëm në Qeverinë Federale” ose ndryshe “Libri
Jeshil”. Këto dy manuale shërbejnë si një udhërrëfyes në përmirësimin e cilësisë së
auditimit dhe qeverisjes së përgjithshme.
Vlen të theksohet dhe fakti që për herë të parë në historinë e tyre, këtë vit marrin
pjesë dhe 2 audituese nga Zyra Kombëtare e Auditimit të Republikës së Kosovës.
Edhe pse është pjesë aktive e INTOSAI dhe EUROSAI, Zyra Kombëtare e Auditimit të
Republikës së Kosovës, në këto organizata përfaqësohet në cilësinë e vëzhguesit. Ky
program ofron mundësinë për të shkëmbyer pikëpamjet dhe për të ndarë përvojën
e SAI-t të Kosovës me atë të SAI-ve të tjerë pjesëmarrës.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
230 Botime 2018
RËNDËSIA E KOMUNIKIMIT INSTITUCIONAL
nga Brendon KOTORRI – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 23 qershor 2018.
Një muaj më parë pata mundësinë të përfaqësoja Kontrollin e Lartë të Shtetit në
Qendrën për Ekselencë në Financë, në Lubjanë të Sllovenisë, ku mbajt trajnimi
“Përmirësimi i aftësive të komunikimit të folur dhe të shkruar”. Në këtë trajnim
morën pjesë specialistë dhe drejtues të departamenteve të komunikimit me
mediat, publikun dhe marrëdhënieve me jashtë të institucioneve financiare të
rajonit.
Pjesëmarrja në aktivitete të tilla është mbi inkurajuar dhe mbështetur për
punonjësit e KLSH gjatë viteve të fundit. Shifrat tregojnë se në Kontrollin e Lartë të
Shtetit, një punonjës kalon rreth 25 ditë në vit duke u trajnuar brenda ose jashtë
vendit. Kjo tregon angazhimin maksimal për rritjen e kapaciteteve dhe aftësive të
punonjësve të KLSH, të shërbyesve publikë të këtij institucioni. Ky investim tek rritja
e kapaciteteve të punonjësve, është një kapital kumulativ i cili mund të japë rezultat
direkt por edhe afatgjatë në përmirësimin e administratës publike shqiptare në
tërësi. Është një shenjë e dukshme e një kulture pune që jo vetëm merr prej
punonjësit, por edhe i kthen atij investim direkt në formimin e tij profesional.
Gjatë trajnimit mbi komunikimin, të zhvilluar nga CEF, u vendos shumë theksi tek
kultura organizative e mjedisit të punës. Sipas studiuesve, kultura organizative
ndikon drejtpërdrejtë në komunikimin me qytetarët. Sa më i hapur dhe komod të
jetë komunikimi brenda institucional, aq më e thjeshtë është për institucionin të
bashkëbisedojë me qytetarin. Trajnimi u zhvillua nga ekspertë të fushës së
komunikimit nga Irlanda. Në ditën së parë të trajnimit, u parashtrua për
pjesëmarrësit, disa nga teknikat e të shkruarit institucional, të cilat nëse aplikohen
përmirësojnë komunikimin efektiv. Për ekspertet nga Irlanda, ka disa rregulla, që i
ndihmojnë tekst shkruesit dhe zëdhënësit e institucioneve, për të komunikuar më
mirë dhe më thjeshtë me publikun. Së pari, duhet të kemi parasysh audiencën të
Brendon KOTORRI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 231
cilës po i drejtohemi, dhe duhet të marrim në konsideratë edhe anëtarin më të
pakualifikuar të shoqërisë për të kuptuar terma teknikë. Kësisoj, lind si detyrë e
institucioneve që të përdorin një gjuhë sa më të thjeshtë në mënyrë që cilido
qytetar të mund të kuptojë lehtësisht mesazhin që po komunikohet. Së dyti,
mesazhi duhet të jetë i çliruar nga ujërat e tepërta. Në këtë mënyrë, administrata
publike bëhet më e afërt dhe më e drejtpërdrejtë me qytetarin. Së treti, të mos
përdoren metafora dhe analogji të cilat e komplikojnë mesazhin.
Teksa dëgjoja këto këshilla, fillimisht bëja një lloj hamendësimi nga përvoja
personale, se sa pak i zbatojnë institucionet shqiptare këto rregulla, dhe sa punë
duhet bërë që komunikimi publik të rafinohet, dhe sidomos të përmirësohet dhe
humanizohet sjellja me qytetarin nëpër sportelet e pensioneve, sportelet e gjendjes
civile, të hipotekave, qendrave shëndetësore, dhe gjithëfar lloj dritaresh që tek ne
ende janë të blinduara me kangjella, si shenjë e qartë e distancës që kërkon të
krijojë shteti me qytetarin. Sikur të mos mjaftonte burokracia etatiste.
Më pas, përtej pesimizmit, më erdhën ndërmend gjashtë këshilla mbi të shkruarit
institucional nga George Orwell, të cilat i shkruan tek vepra e tij “Politics and the
English Language." Aty Orwell parashtron, se në mënyrë që komunikimi
institucional të jetë efikas dhe i pagabueshëm, duhen ndjekur disa rregulla:
- Të mos përdoren asnjëherë metafora apo figura letrare artistike;
- Mos përdor një fjalë të gjatë kur mund të përdorësh një të shkurtër;
- Nëse mund ta heqësh një fjalë nga fjalia, gjithmonë hiqe;
- Mos përdor fjali pësore kur mund të përdorësh shkakore;
- Mos përdor një fjalë të huaj, zhargon, teknike, nëse mund ta
zëvendësosh me një fjalë të përdorimit të përditshëm;
- Mos i zbato këto rregulla nëse mesazhi u bë më keq se ç’ishte.
Me siguri, kultura e shërbimit publik, do të ishte krejt ndryshe nëse këto rregulla do
t’i zbatonte çdo institucion.
Dita e dytë e trajnimit u fokusua tek menaxhimi i deklaratave për shtyp dhe
situatave të krizave. Pjesëmarrësit u përballën me simulime të situatave konkrete të
cilat duhen menaxhuar në përditshmërinë e punës me mediat dhe publikun.
Trajnimi u realizua më së shumti përmes interaktivitetit dhe detyrave praktike. Pas
shkëmbimeve të shumta, u ftova përkrah trajnuesve për të ndarë me pjesëmarrësit
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
232 Botime 2018
nga i gjithë rajoni, për rreth një orë, disa këshilla praktike mbi komunikimin politik,
gjuhën e trupit dhe menaxhimin e imazhit në studio televizive. Kjo ligjëratë u
mirëprit nga të pranishmit, dhe secili prej tyre e gjente veten tek skenarët e gjuhës
së trupit të cilat parashikojnë një komunikim të suksesshëm.
Strategjia e Komunikimit të KLSH 2018 -2022, parashikon ndër të tjera, përgatitjen e
një grupi audituesish nga institucioni, të cilët të mirë trajnohen posaçërisht për
përfaqësimin e KLSH në median vizive, si në intervista ashtu edhe në debate
televizive. Formimi i këtij grupi do të sillte një hapje më të madhe të institucionit
karshi publikut të gjerë, si dhe do të mundësonte një komunikim më të
drejtpërdrejtë me qytetarin.
Në Lubjanë, shkëmbimet me pjesëmarrësit e tjerë, më dhanë mundësinë të kuptoj
se jo vetëm problemet tona janë të ngjashme në të gjithë rajonin, por se edhe
zgjidhja për shumicën e këtyre problemeve është më shumë bashkëpunime dhe
shkëmbime rajonale, për të krijuar përfytyrimin e një kulture ballkanike që i
përfshin të gjitha kulturat tona të mëvetshme. Me siguri ka ardhur koha që në
Shqipëri, debatet në hapësirën publike të mos i dominojë gjuha e rëndomtë e
politikës apo e analistëve të paguar, por gjuha e ekspertëve për hir të mirë
informimit.
Manola NAÇO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 233
KLSH NJË MODEL LARG “AMNEZISË INSTITUCIONALE”
nga Manjola NAÇO – Drejtor i Përgjithshëm, KLSH,
botuar në gazetat “Sot” dhe “Standard”, më 23 dhe 25 qershor 2018.
KLSH e shikon veten si një katalizator jo vetëm për mirëqeverisjen dhe
transparencën në menaxhimin e fondeve buxhetore por edhe për një
përgjegjshmëri më të lartë menaxheriale të strukturave shtetërore. Misionin dhe
funksionin e saj, KLSH e ka parë të lidhur me kontributin e drejtpërdrejtë për
përmirësimin e menaxhimit të financave publike, kryesisht duke adresuar risqet
kryesore të lidhura me konsolidimin fiskal, borxhin publik, sistemin e prokurimit
publik, kontabilitetin dhe raportimin financiar. Këto adresime janë shoqëruar edhe
me rekomandime për ndërhyrje të rëndësishme lidhur me krijimin e sistemeve
efektive të kontrollit të brendshëm, kontrolle të cilat bazuar në auditimet e
realizuara janë në shumicën e rasteve jo funksionale etj. Megjithatë, KLSH nuk do të
ishte rritur kaq shpejt nëse nuk do të kishte kuptuar historinë që mbart në vetvete
dhe nuk do të kish studiuar ciklet në të cilat ka kaluar zhvillimi institucional.
KLSH, ka hyrë në kujtesën dhe trashëgiminë historike me kontribute të
dokumentuara, pavarësisht fazave në të cilat ka kaluar historia e zhvillimit të tij.
Përvoja e mbartur në vite, tipologjitë institucionale në rrjedhën historike,
deformimet e pësuara gjatë periudhës së komunizmit dhe zhvillimi jo i
qëndrueshëm pas viteve 1990-të, përbëjnë vlerë jo vetëm historike por për më
tepër institucionale. Historia duhet të kujtohet me arritjet dhe kufizimet që ka patur
pasi vetëm kështu, institucioni arrin të ketë një vizion të qartë për të ardhmen.
Nëse nuk arrijmë të studiojmë dhe të kuptojmë historinë e Institucionit, rrezikohemi
ta përsërisin atë.
Efektet që ka patur “amnezia institucionale” shkaktuar nga ndryshimet e
vazhdueshme të strukturave shtetërore shqiptare, që i kanë dhënë mundësinë KLSH
të kuptojë se çfarë është më e rëndësishme për krijimin e një dimensioni të ri
institucional. Vetëm përmes një lidershipi të fortë dhe vizionar KLSH arriti që përpos
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
234 Botime 2018
arritjeve në fushën e auditimit në plotësimin e misionit kushtetues, të kultivonte në
mënyrën më bashkëkohore të mundshme memorien institucionale. Kërkohej
vullnet dhe vizion i qartë që të dokumentohej historia e KLSH, përmes një muzeu
“me stil modest”. Ky muze në çdo moment do të transmetojë ndër breza rrugën
përmes të cilës KLSH arriti të rritej dhe të arrinte në atë që është kthyer sot një
Institucion model që mund të përfaqësohet denjësisht në mjediset e INTOSAI-t dhe
EUROSAI-t.
Një njohës i thellë i zhvillimeve të KLSH, mund të thotë me bindje se periudha 2012-
2018, është periudha më e suksesshme në konsolidimin e Kontrollit të Lartë të
Shtetit, e lidhur me miratimin e një ligj në përputhje me modelet më të mira
ndërkombëtare që rregullojnë aktivitetin e institucioneve supreme të auditimit
(Ligji 154/2014), në përputhje me atë që është kushtetuta e institucioneve tona
Deklarata e Limës dhe më pas asaj të Meksikos që shpalos parimet mbi të cilat
mbështetet dhe garantohet pavarësia institucionale.
Po ku qëndron KLSH krahasuar me të kaluarën e saj?
Së pari, flasim për një institucion me një pavarësi të sanksionuar qartë në kornizën
ligjore të saj, krahasuar me një pavarësi të munguar apo të cënueshme në çdo
moment.
Së dyti, kemi një institucion që po hedh hapa të sigurtë dhe të qëndrueshëm në një
model auditimi të bazuar mbi Standardet Ndërkombëtare të Auditimit INTOSAI.
Së treti, janë vendosur kanale efektive komunikimi të vazhdueshëm (përmes
publikimeve, prezencës në shtyp, konferenca shkencore, workshop-e dhe një faqe
web me informacion të përditësuar dhe mjaft të pasur), në dallim nga një histori
hermetike dhe të mbyllur të trashëguar.
Së katërti, sot kemi një Institucion që ka një bashkëpunim të ngushtë me SAI
homologe, duke marrë pjesë në grupe pune të komunitetit EUROSAI dhe duke u
përfaqësuar denjësisht edhe në takimet e komunitetit INTOSAI, një praktikë e
munguar më parë.
Së pesti, sot flitet për kapacitete njerëzore të ngritur në një nivel më të lartë.
Profesionalizmi i rritur (Profesorë, PhD të fushës së financës dhe kontabilitetit,
auditues me certifikim ndërkombëtar në fushën e auditimit) vjen kundrejt një
historie me auditues me eksperiencë në fushat respektive.
Manola NAÇO
Kontrolli i Lartë i Shtetit 235
Së gjashti, KLSH ka hartuar dhe implementuar një kornizë matje performance sipas
modeleve europiane duke gërshetuar treguesit sasiorë të auditimit me ato cilësor.
Indeksi i dobishmërisë së auditimit për periudhën 2012-2017, është 101.8 lekë, 5
herë më i lartë se indeksi i dobishmërisë për periudhën 2001-2011, ndërkohë që kur
flitet për nivelet e dëmit ekonomik niveli mesatar i zbuluar për vitin 2012-2017
është 202.6 miliard lekë krahasuar me 47.7 miliard lekë të zbuluar për periudhën
2001-2011, por tregues të tillë sasior nuk arrijnë të japin përmasat e transformimit
që ka pësuar auditimi dhe puna e KLSH. Në këtë kontekst treguesit sasiorë janë
vendosur përkrah treguesve cilësore për të paraqitur një kornizë që ti shërbejë jo
vetëm monitorimit të punës audituese por të jetë edhe një dritare e hapur për
qytetarët, për të kuptuar dhe lexuar më mirë dhe lehtë punën tonë.
Modeli i zgjedhur nga KLSH është vizioni drejt të ardhmes duke kuptuar dhe mësuar
nga gabimet e bëra. Konsolidimi dhe modernizimi i KLSH, kërkon që memoria
institucionale të ruhet dhe të ecet përpara. Autoriteti i KLSH, varet së shumti në
profesionalizmin e stafit të saj, koncept që tejkalon njohuritë dhe eksperiencën e
auditimit, dhe që lidhet me qënien njerëzore.
Një mendje e pavarur, një qasje konstruktive dhe mendimi kritik ndihmojnë
auditimin dhe e përmirësojnë atë. Duhet të performojmë me kujdes, paanësi dhe
profesionalizëm të lartë, që të kemi produkte cilësore, konstruktive dhe në kohën e
duhur. Duhet të rrisim kanalet e komunikimit, për të përçuar në media dhe përmes
saj tek qytetari punën tonë. Ky komunikim duhet të jetë i thjeshtë dhe i
kuptueshëm. Asnjëri nuk do të auditohet, për misioni i KLSH, është garantimi që çdo
lek shpenzohet në mënyrë të drejtë dhe ligjore. Ky mision është një obligim
kushtetues dhe një përkushtim për qytetarin, i cili duhet të besojë tek ne.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
236 Botime 2018
KLSH DHE SFIDAT E INSTITUCIONEVE SUPREME TË AUDITIMIT NË MENAXHIMIN E BURIMEVE PUBLIKE
nga Mimoza BEDINI – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 25 qershor 2018.
Vendimet për mënyrën e shpërndarjes së fondeve publike ndërmjet agjencive dhe
aktiviteteve, pasqyrojnë qëllimet e qeverisë për politikat dhe ofrimin e shërbimeve.
Por vendimet se ku duhet të shpenzohen paratë janë efektive vetëm nëse këto para
shpenzohen për destinacionin e përcaktuar dhe nëse këto para shpenzohen në
mënyrën e duhur. SAI-et janë ndër institucionet më të rëndësishme për të siguruar
që kjo të ndodhë. Megjithëse vetë qeveria luan rolin parësor në zbatimin e
buxhetit, SAI-i kontrollon nëse buxheti është zbatuar në mënyrë të duhur dhe sipas
prioriteteve.
Në shumicën e vendeve legjislatura duhet të luajë një rol të rëndësishëm në
zbatimin e gjetjeve dhe rekomandimeve të auditimit. Megjithatë, është SAI që
gjeneron hetimet për ekzekutimin e buxhetit të qeverisë dhe diagnostikon
problemet e mundshme. Për më tepër, raportet e SAI janë burimi i vetëm i pavarur i
informacionit mbi zbatimin e buxhetit. Si të tilla, ato shpesh janë burimi i vetëm i
informacionit të besueshëm, mbi efikasitetin dhe efektivitetin e qeverisë, në
dispozicion të publikut.
Deklarata e Limas e vitit 1977, deklaron se përmes punës së tyre të auditimit, SAI-t
duhet të ndjekin katër objektiva kryesore:
- Komunikimin e informacionit me autoritetet publike dhe publikun e gjerë
nëpërmjet publikimit të raporteve objektive;
- Zhvillimin e menaxhimit të shëndoshë financiar;
- Ekzekutimin e duhur të aktiviteteve administrative;
- Përdorimin e duhur dhe efektiv të fondeve publike.
Llojet e ndryshme të auditimeve për diagnostikimin e probelemeve janë:
Mimoza BEDINI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 237
Auditimet financiare, vlerësojnë saktësinë dhe drejtësinë e procedurave të
kontabilitetit të përdorura nga një agjenci qeveritare dhe pasqyrat financiare të
prodhuara. Pyetja kryesore që heton është: "A japin deklaratat ose raportet e
audituara në mënyrë të saktë gjendjen financiare dhe/ose aktivitetin e subjektit të
audituar?" Pa auditime të tilla, është shumë e vështirë që ne të dimë se çfarë bën
qeveria me burimet publike, nëse dokumentet me këtë informacion do të
publikoheshin ndryshe.
Auditimet e përputhshmërisë, vlerësojnë nëse fondet janë përdorur për qëllimet për
të cilat janë ndarë nga legjislativi dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret
përkatëse. Pyetja kryesore që ata kërkojnë është: "A është subjekti i audituar në
përputhje me ligjet dhe rregulloret në fuqi?" Transaksionet rishikohen për të
përcaktuar nëse departamentet qeveritare dhe agjencitë janë në përputhje me të
gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse. Pa auditimet e përputhshmërisë nuk do të
dimë, për shembull, nëse burimet e buxhetuara janë shpenzuar për artikujt e
miratuar nga legjislativi.
Disa SAI-e kryesisht në vendet e zhvilluara, kanë filluar të lëvizin përtej këtyre
funksioneve themelore të auditimit për të vlerësuar "përdorimin e duhur dhe
efektiv të fondeve publike". Kjo ka çuar në hulumtimin e auditimeve të
performancës, të njohura edhe si auditime për vlerën e parave që analizojnë kosto-
efektivitetin, efikasitetin operacional dhe efektivitetin e përgjithshëm të
programeve qeveritare në arritjen e objektivave të tyre.
Të gjitha SAI-et e Shteteve Anëtare të BE-së kryejnë auditime të performancës,
ndërsa auditimi i performancës përgjithësisht interpretohet duke iu referuar
ekonomisë, eficiencës dhe efektivitetit, shtete të ndryshme e interpretojnë këtë në
mënyra të ndryshme. Në Francë, fokusi është në arritjen e objektivave të
dëshiruara nëpërmjet vlerësimit të programit. Në Portugali, auditimet e
performancës kanë tendencë të përqëndrohen në zhvillimet kundër performancës
së kaluar, në vend që të jenë tregues të praktikës së mirë.
Pa auditime të vlerës së parave, nuk do të dimë nëse agjencitë zbatuese kanë
përdorur burimet publike në mënyrën më efikase dhe efektive të mundshme.
Prandaj, ato janë një pjesë integrale e procesit të sigurimit që procesi i zbatimit të
buxhetit ndjek objektivat e politikave në masën më të madhe të mundshme.
Disa vëzhgues e shohin auditimin e performancës si një luks që vendet e varfëra nuk
mund të përballojnë dhe argumentojnë se puna kryesore e SAI-ve duhet të mbetet
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
238 Botime 2018
auditimi financiar dhe përputhshmërisë. Duke pasur parasysh se shqetësimi kryesor
i qytetarëve është ofrimi i shërbimeve nga qeveria, është e vështirë të shihet se si
SAI-t mund të shmangin vlerësimin e performancës në një periudhë afatgjatë.
Por cilat janë sfidat që përballet një SAI?
Sfidat me të cilat përballet një SAI, klasifikohen në institucionale, teknike dhe
politike.
Sfida institucionale, SAI-t shfaqin disa sfida si çdo institucion në vendet në zhvillim.
Sfida kryesore është kapacitet i ulët për përmbushjen e funksionit të tyre kryesor.
Zakonisht SAI-et nuk janë të financuara sa duhet dhe nuk kanë numrin e duhur të
stafit.
Sfida teknike, zhvillimet në teknologjinë e informacionit dhe qasjet e reja në
menaxhimin e financave publike kanë krijuar sfida të reja teknike për SAI-t. Për të
kryer funksionet e tyre të auditimit financiar bazë, aftësitë e teknologjisë së
audituesve duhet të forcohen në mënyrë që ata të mund të monitorojnë në mënyrë
efektive transaksionet elektronike, të tilla si prokurimi elektronik dhe të kenë qasje
në sistemet dhe të dhënat e qeverisë.
Sfida politike, sfidat politike me të cilat ballafaqohen SAI janë të dyfishta. Ata duhet
të mbrojnë pavarësinë e tyre dhe të imponojnë rekomandimet e tyre mbi
ekzekutivin.
SAI-t mund të mbahen nën kontroll nga ekzekutivi që kontrollon buxhetet e tyre.
Kontrolli mbi buxhetet e SAI, i jep ekzekutivit aftësinë jo vetëm për të ndikuar
drejtpërsëdrejti në atë që duhet audituar dhe raportuar, por edhe fuqinë për të
kontrolluar në mënyrë indirekte fushën e punës së SAI-ve. Buxheti i një SAI
përcakton numrin dhe nivelin e pagave, numrin e auditimeve që mund të kryhet
dhe shkallën në të cilën raportet e auditimit mund të shpërndahen dhe
komunikohen. Në këtë mënyrë, kontrolli mbi financat i jep qeverisë një kontroll jo
të shëndoshë mbi aftësinë e SAI-ve për të audituar agjencitë dhe ministritë e tyre.
Sfida e dytë politike që hasin SAI-t është se ata nuk kanë autoritet të mjaftueshëm
për të siguruar që gjetjet dhe rekomandimet e auditimeve të zbatohen brenda
procesit të menaxhimit të burimeve publike. Në shumë raste SAI-t arrijnë të kryejnë
auditime në kohë dhe të bëjnë rekomandime të mira për veprime korrigjuese, por
ato mund të injorohen ose të mos zbatohen plotësisht nga ekzekutivi duke u
shoqëruar me pandëshkueshmëria politike, do të thotë që këto rekomandime ende
injorohen ose që zyrtarët e atakuar nuk janë sanksionuar.
Mimoza BEDINI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 239
Niveli i zbatueshmërisë së rekomandimeve të institucionit të auditimit të jashtëm
publik në Shqipëri është i kënaqshëm, në shifrat 60-70 % (referuar statistikave të
KLSH) i ngjashëm me nivelet e SAI-ve të rajonit dhe atyre të zhvilluara, por
problematikë ngelet zbatueshmëria e ulët e propozimeve të KLSH për largim nga
puna të zyrtarëve të lartë të denoncuar nga institucioni. KLSH nëpërmjet
bashkëpunimit me Parlamentin, veçanërisht me Komisionin e Ekonomisë dhe të
Financave, si edhe me Qeverinë, shoqërinë civile dhe median do të rrisin
efektivitetin dhe pavarësinë reale të KLSH-së duke zbatuar rekomandimet e dhëna,
si një tregues i drejtpërdrejtë i vullnetit politik për luftën reale ndaj korrupsionit.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
240 Botime 2018
KLSH, RRUGËTIM PËR NË BE
nga Miranda HAXHIA – Audituese, KLSH,
botuar në gazëten “Telegraf”, më 26 qershor 2018.
Të aspirosh për BE është çështje e shtruar për zgjidhje, të bëhesh instrument për të
ndihmuar këtë rrugëtim është pjesë e zgjidhjes së çështjes. Kush mund të jetë një
instrument i tillë, a mund të kemi një tillë? Sigurisht që po, parë në këtë
këndvështrim Kontrolli i Lartë i Shtetit është pjesë e këtij mekanizmi me rolin e tij
kushtetues.
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë duke i dhënë tagrin e institucionit më të lartë
të kontrollit ekonomiko financiar në Shqipëri, i njeh të drejtën ndërmjet të tjerash
të auditojë përdorimin e fondeve publike nga organet e qeverisjes qendrore dhe
vendore. Për këtë qëllim, legjislacioni i prokurimit publik i cili ka si objekt
përcaktimin e rregullave që zbatohen për prokurimin e mallrave, shërbimeve dhe
punëve publike kërkon përqasjen me direktivat e reja të BE-së lidhur me
prokurimin publik.
Kontrolli i Lartë i Shtetit, duke qenë anëtar i institucioneve supreme ndërkombëtare
të auditimit me pjesëmarrjen aktive në arenën ndërkombëtare po luan një rol të
rëndësishëm në përqasjen e direktivave të BE-së.
Përfaqësimi i KLSH-së në Maj 2018, në Sofje të Bullgarisë, nga Kryetari, z. Bujar
Leskaj, znj. Lindita Milo (Lati), Drejtore e Përgjithshme dhe z. Fatos Çoçoli, ekspert i
jashtëm, ku Zyra Kombëtare e Auditimit të Bullgarisë (BNAO) organizoi nën
Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Europian, Konferencën e Nivelit të
Lartë me titull “Roli i Institucioneve Supreme të Auditimit në rritjen e
Përgjegjshmërisë, Transparencës dhe Integritetit në Sektorin Publik”, tregoi qartë
sfidat e KLSH-së në Shqipëri për forcimin e pavarësisë institucionale dhe
kushtetuese.
Në vijim Seminari i organizuar në Maj të 2018 nga Gjykata Greke e Auditimit lidhur
me azhurnimin e dokumenteve të Auditimit të Prokurimit Publik të përgatitura nga
Miranda HAXHIA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 241
Komiteti i Kontaktit i Institucioneve Supreme të Auditimit të Bashkimit Europian, ku
KLSH ishte pjesëmarrëse, flet qartë për rolin e saj aktiv.
Pjesëmarrja e Shqipërisë përfaqësuar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në këtë seminar
ishte pozitive për faktin se SAI-et patën mundësinë të njiheshin me mjetet, të
informoheshin mbi zhvillimet më të fundit të legjislacionit europian të prokurimit
publik dhe jurisprudencës si dhe të diskutonin çështjet e auditimit të prokurimeve
publike dhe të shkëmbenin përvojat me SAI të tjera të BE-së. Me qëllim që
audituesit të jenë të vetëdijshëm për dokumentet e përditësuara duhet të
promovojnë përdorimin efektiv të këtyre dokumenteve, në auditimet e kryera prej
tyre lidhur me prokurimet publike në një mjedis të BE-së.
Kontrolli i Lartë i Shtetit me pjesëmarrjen në këtë seminar, pati mundësinë të njihet
me ndryshimet kryesore të paraqitura në Direktivat 2014 të Prokurimeve Publike të
BE-së si dhe të ndante me SAI-et si motra rezultatet e përditësuara të auditimit në
fushën e auditimit të prokurimeve publike.
Fokusi i këtij shqyrtimi përbëhej kryesisht nga:
• Përshkrimi i përmbajtjes së re të Direktivave Europiane për prokurimin
publik;
• Azhurnimi i referencave në jurisprudencën e GJEDNJ;
• Përfshirja e referencave për shkeljet më të zakonshme të prokurimeve
publike;
• Redaktimi i pyetjeve të auditimit në lidhje me direktivat (duke përfshirë
procedurat e reja të prokurimit dhe fushat e reja të trajtuara, siç janë
ndryshimet në kontratat dhe koncesionet);
• Përditësimi i shënimeve për disa pyetje të listës së kontrollit;
• Përditësimi i përmbledhjeve të raporteve të auditimit të SAI-ve në datën
aktuale.
Duke qenë se legjislacioni i prokurimit publik në Shqipëri u hartua i orientuar nga
legjislacioni përkatës i BE-së, roli aktiv i KLSH në takimet ndërkombëtare organizuar
për përqasjen dhe përafrimin e legjislacionit vendas me Direktivat e BE-së do ta
ndryshojë rrënjësisht sistemin e prokurimit publik në Shqipëri. Për këtë qëllim, roli i
Kontrollit të Lartë të Shtetit është domethënës dhe shërben si instrument kalimi për
në BE.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
242 Botime 2018
Përafrimi i legjislacionit të prokurimit publik me acquis communnataire është i
rëndësishëm. Duke qenë se, përafrimi me Direktivat e BE-së nuk është i plotë pasi
dhe vetë Direktivat shoqërohen me ndryshime të herëpashershme, KLSH është
organizmi që transmeton këto ndryshime duke diktuar nevojën e përmirësimit të
legjislacionit shqiptar mbi prokurimin publik. Ndryshimet kanë si qëllim kryesor
përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit në ato raste ku ai nuk vjen në përputhje me
Direktivat.
Në këtë aspekt, përherë e më shumë themi me bindje të plotë se KLSH me vullnetin
e mirë të transmetojë ndryshimet e Direktivave të BE-së në fushën e prokurimit
publik shërben si instrument kalimi për në BE.
.
Koço SOKOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 243
nga Koço SOKOLI – Përgjegjës Sektori, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 28 qershor 2018.
Institucioni i auditimit më të lartë publik, Kontrolli i Lartë i Shtetit, në këto gjashtë
vitet e fundit, ka tërhequr gjithnjë vëmendjen e Kuvendit dhe të qeverisë, për
akumulimin e një borxhi të konsiderueshëm tatimor (detyrime të papaguara ndaj
Shtetit), i cili çdo vit rritet në përmasa alarmante.
Duke parë heshtjen qeveritare në përgjithësi dhe mosmarrjen e masave të
efektshme, KLSH ndërmori auditimin e performancës “Efektiviteti i masave të
ndërmarra nga Organet Tatimore në mbledhjen e detyrimeve të papaguara të
subjekteve tatimpaguese”. Ky auditim u krye në Drejtorinë e Përgjithshme të
Tatimeve dhe institucionet në varësi të saj, në Drejtoritë Rajonale Tatimore, duke u
shtrirë në Ministrinë e Financave, në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në
Qendrën Kombëtare të Biznesit, në Zyrën Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të
Paluajtshme dhe në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, si institucione që kanë
detyrim zbatimin e masave shtrënguese të kërkuara nga Administrata Tatimore
Qendrore.
Fokusi ishte analiza e performancës së veprimtarisë së organeve qendrore tatimore
në drejtim të menaxhimit të detyrimeve të papaguara, me qëllim që kjo veprimtari
të ketë efektivitet të lartë dhe që buxheti i shtetit dhe në tërësi shoqëria të
përfitojë fondet e parashikuara nga dispozitat ligjore përkatëse. Në këtë mënyrë,
objekti i këtij auditimi ishte pasqyrimi i situatës reale në të cilën ndodhen detyrimet
e papaguara tatimore në vendin tonë, duke marrë në shqyrtim faktorët që janë të
lidhur ngushtë dhe ndikojnë drejtpërdrejtë në krijimin e këtyre detyrimeve,
veprimtarinë e vetë organeve tatimore qendrore dhe bashkëpunimin me
institucionet shtetërore për marrjen e masave shtrënguese deri në vjeljen e këtyre
detyrimeve.
REKOMANDIMET E KLSH-së PËR ZGJIDHJEN E DETYRIMEVE TË PAPAGUARA (BORXHIT TATIMOR)
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
244 Botime 2018
Pyetja kryesore që grupi i auditimit shtroi ishte: A ka qenë efektive veprimtaria e
Organeve Tatimore në menaxhimin dhe marrjen e masave për mbledhjen e
detyrimeve tatimore të papaguara? Mesazhi që dha auditimi i KLSH ishte se
Administrata Tatimore Qendrore nuk ka arritur të menaxhojë detyrimet tatimore të
papaguara në afat dhe të zbatojë me efektivitet masat organizative dhe
shtrënguese për grumbullimin e tyre. Kjo evidentohet me rritjen e konsiderueshme
në vlerë dhe në numër të subjekteve me detyrime tatimore të papaguara me
vjetërsi mbi 2 vjeçare, duke ndikuar kështu negativisht në të ardhurat e Buxhetit të
Shtetit.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve nuk ka mundur të vjelë detyrimet e papaguara
nga subjektet tatimpagues, pasi nuk ka krijuar kushtet për zbatimin plotësisht të
kuadrit ligjor në fuqi nga drejtoritë rajonale, nuk ka kryer monitorimin dhe
kontrollin e duhur ndaj drejtorive rajonale tatimore të kësaj veprimtarie të
rëndësishme, si dhe bashkëpunimi me institucionet shtetërore ka qenë i pjesshëm,
duke ulur ndjeshëm efektivitetin e veprimtarisë së administratës tatimore
qendrore, në zbatimin e masave ligjore shtrënguese për mbledhjen e detyrimeve
tatimore të papaguara në afat.
KLSH rekomandon që objektivat dhe masat për zbatimin e misionit të Administratës
Tatimore Qendrore, duhet të mbështeten në bindjen se përmbushja vullnetare
mundësohet vetëm atëherë kur të gjitha funksionet për shërbimin ndaj klientit,
kontrollit tatimor dhe mbledhjes së detyrimeve të prapambetura do të trajtohen si
një tërësi veprimesh të ndërvarura dhe të mbështetura në modelin e menaxhimit të
riskut. Përzgjedhja e instrumenteve të përshtatshme për trajtimin e risqeve, si dhe
të kuptuarit e arsyeve se përse tatimpagues të ndryshëm, nuk janë në përputhje me
legjislacionin tatimor dhe të kontributeve shoqërore, do t’i mundësojnë
administratës të përdorë dhe përqendrojë burimet e saj në mënyrë efektive.
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është një institucion relativisht i paformuar
sipas standardeve europiane, por në vitet e fundit ka bërë progres në zbatimin e
praktikave moderne të administrimit të tatimeve. Është vënë në zbatim një sistem i
ri i teknologjisë së informacionit (IT). Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve gjithashtu
ka treguar përkushtim në përmirësimin e shërbimeve të tatimpaguesve. Dobësia
kryesore në punën e kësaj Drejtorie janë rezultatet e këqija në mbledhjen e
detyrimeve tatimore të papaguara në afat dhe ritmet e shpejta të rritjes së tyre.
Mbledhja e detyrimeve tatimore të papaguara në afat është drejtimi më i vështirë i
punës së organeve tatimore. Peshën më të madhe në krijimin e detyrimeve të
Koço SOKOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 245
papaguara e zënë detyrimet e akumuluara nga njoftim-vlerësimet e kontrolleve
tatimore, vlerësimeve të bëra për tatimpaguesit, verifikimet në terren, gjobat dhe
interesat e sistemit informatik, si edhe nga pamundësia në përmbushjen e detyrimit
tatimor për shkak të situatës financiare e pasurore të tatimpaguesit.
Gjendja e detyrimeve tatimore të papaguara në afat përbëhet kryesisht nga
detyrimet tatimore të lindura nga 2-5 vite, me një peshë prej 58% të totalit të
borxhit, gjë që tregon se sasi të mëdha të detyrimeve tatimore të papaguara janë të
pa mbledhura, për të cilat DPT-së tashmë e ka praktikisht të vështirë të ndërmarrë
veprime të mëtejshme ligjore për mbledhjen e detyrimit me forcë. Kështu, vlera e
saktë e masës detyrimit tatimor të papaguar fryhet së tepërmi, duke sjellë si pasojë
nevojën e veprimeve spastruese, siç ka qenë ligji i faljes i zbatuar në vitin 2011 dhe
ligji i ri i miratuar tashmë nga Kuvendi dhe që ka hyrë në fuqi me 06.05.2017, për
faljen e detyrimeve tatimore e doganore të prapambetura.
Nga auditimi, KLSH konstatoi se nuk është zbatuar nga strukturat e mbledhjes me
forcë të ATQ kriteri ligjor i evidentimit të detyrimeve të papaguara tatimore, të pa
mbledhura, si edhe në asnjë rast nuk ka patur kërkesa pranë drejtorive rajonale
tatimore nga subjektet tatimpagues për shpalljen e detyrimit tatimor të pa
mbledhura dhe si rrjedhojë sektorët e mbledhjes me forcë nuk kanë zbatuar
praktika të tilla për shpalljen e detyrimit tatimor të pambledhshëm.
Nga auditimi i ushtruar në terren, përgjigjet e pyetësorëve të stafit të Administratës
Tatimore Qendrore dhe nga intervistat e zhvilluara me specialistët e mbledhjes me
forcë, rezulton se konsumohen shumë burime njerëzore dhe kohë, duke bërë
shumë procedura, mijëra njoftime që duhet të bëhen nga specialistët e borxhit në
drejtoritë rajonale tatimore për subjektet, duke qenë se pothuaj të gjitha drejtoritë
rajonale kanë më shumë subjekte me detyrime të papaguara sesa subjekte të
regjistruara, gjë që ka ndikuar edhe në efektivitetin e mbledhjes së detyrimeve
tatimore të papaguara.
Sistemi i ri elektronik tatimor C@TS i vënë në zbatim në vitin 2015 në të gjithë
Administratën Tatimore Qendrore, nuk është plotësisht përshtatshëm për punën e
përditshme të personelit të mbledhjes me forcë. Ky sistem punon me data dhe jo
me periudha tatimore, pra në rastin e arkëtimeve të cilat bëhen nga tatimpaguesit
për detyrimet në kohë reale apo të lindura rishtazi, këto arkëtime mbyllin borxhet e
prapambetura (ku përfshihen dhe detyrimet për të cilat subjekti mund të jetë në
proces gjyqësor, në apelim dhe në akt-marrëveshje) dhe njëkohësisht nuk mbyllin
detyrimet koherente, të cilat në vazhdimësi gjenerojnë gjoba dhe interesa. Është e
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
246 Botime 2018
pamundur të nxirren nga sistemi tregues sintetikë, të cilët do t’i shërbenin hartimit
të raporteve menaxheriale nga drejtuesit e strukturave të mbledhjes me forcë.
Nga të dhënat e dërguara prej Drejtorive Rajonale si dhe nga auditimi i kryer vihet
re se masat shtrënguese nuk janë të shtrira në të gjithë fazat e përcaktuara në
kuadrin ligjor, por janë mjaftuar vetëm me vendosjen e një mase dhe me tej
procedurat janë bërë pjesërisht ose janë ndërprerë.
Administrata tatimore është mjaftuar vetëm me zbatimin e kërkesave të nenit 89,
“Njoftimi dhe kërkesa për të paguar”, nenit 90, “Urdhri i bllokimit të llogarive
bankare të tatimpaguesit” dhe nenit 91, “Masa e sigurimit të detyrimit tatimor”.
KLSH ka konstatuar se nuk ka gjetur zbatim realizimi i procedurës së sekuestrimit e
më pas konfiskimit, të pasurisë së paluajtshme, të siguruar në favor të administratës
tatimore, në pronësi të tatimpaguesit, duke vijuar me zbatimin e procedurave të
Ankandit Publik dhe të ardhurat e përfituara, do të shkojnë për likuidimin e
detyrimeve tatimore të papaguara nga ana e tatimpaguesit.
Gjithashtu, nga ana e administratës tatimore nuk kanë gjetur zbatim kërkesat e
Ligjit nr. 9920, datë 19.05.2008 i ndryshuar, që kanë të bëjnë me mbledhjen e
detyrimeve të prapambetura tatimore, konkretisht lidhur me “Fillimi i procedurës
së falimentimit”; “Transferimi i detyrimit tatimor palës së tretë”; “Përgjegjësia e
ortakut, aksionarit dhe administratorit” dhe “Procedurat për deklarimin e detyrimit
tatimor si të pambledhshëm”.
Përvoja e vendeve të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD)
tregon se autoritetet tatimore duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë
parandalimit të krijimit të detyrimeve tatimore të papaguara. Dihet se sa më i vjetër
është borxhi tatimor, aq më e vështirë është mbledhja e tij dhe bazuar në
rrethanat, gjeneron më pak para.
Për këtë, Administrata Tatimore Qendrore duhet të ndërtojë strategji të
zbatueshme për parandalimin e hershëm të krijimit të borxhit tatimor. Në procesin
e mbledhjes së detyrimeve tatimore, administrata tatimore duhet të ndërmarrë
masa për të parandaluar krijimin e borxhit tatimor.
Si KLSH kemi rekomanduar që, lidhur me parandalimin e ekzekutimit të masave
shtrënguese, një rol të rëndësishëm ka edukimi i subjekteve tatimore, i cili mund të
realizohet nga administrate tatimore në disa mënyra. Administrata tatimore duhet
ta realizojë edukimin duke përgatitur mjaftueshëm materiale të shkruara të
propozimeve për masat që mund të merren për përmirësimin e procedurave të
Koço SOKOLI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 247
deklarimit e të pagimit vullnetar të tatimeve, si dhe hartimin e materialeve të
shkruara të propozimeve për plane konkrete bashkëpunimi, ndërmjet shoqatave
profesionale tatimore, shoqatave të biznesit dhe Drejtorisë së Përgjithshme të
Tatimeve, lidhur me informimin dhe edukimin e tatimpaguesve.
.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
248 Botime 2018
INVESTIMET E PASTUDIUARA NXJERRIN ZBULUAR DREJTUESIT E PUSHTETIT VENDOR
nga Besim BILERI – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Sot”, më 28 qershor 2018.
Kryerja e reformës administrative dhe territoriale tek ne, pas zgjedhjeve vendore të
qershorit të vitit 2015, u përball me probleme të shumta dhe sfida ende të
pafituara. Ajo ka sjellë, krahas risive dhe përfitimeve, edhe dështime dhe
keqpërdorim flagrant të parave të taksapaguesve, në investime të pa studiuara dhe
me përfitim zero për komunitetet vendore.
Riorganizimi i pushtetit vendor në vitin 2015 u shoqërua me nxitimin e disa
komunave, që në prag të shkrirjes tyre, të kryejnë investime jo të domosdoshme,
pa kërkesë dhe interes të komunitetit, pa miratimin e Këshillit të Komunës, çka i ka
bërë këto objekte jo funksionale.
Ndër këta është dhe komuna Qerret Pukë, pasi investimi për ndërtimin e magazinës
frigoriferike të frutave në fshatin Gomsiqe, për vlerën rreth 10 milion lekë (të reja),
nuk ka funksionuar për periudhën 2015 dhe në vazhdim. Kështu Komuna Qerret në
muajin prill të vitit 2014 ka ndërtuar objektin “Pistë për vendosjen e dhomës
frigoriferike për fruta” për vlerën 4,4 milion lekë, ndërsa në muajin shkurt 2015 ka
ndërtuar mbi këtë pistë objektin “Magazinë frigoriferike frutash” për vlerën 5,4
milion lekë, me burim financimi nga Programi i Zhvillimit Rajonal-Shqipëria Veriore.
Pra objekti është ndërtuar në 2 faza, për vlerën totale 9, 9 milion lekë.
Qëllimi i ndërtimit të këtij objekti, sipas komunës, thuhet: “Për magazinimin dhe
ruajtjen e frutave të pyllit” por në fakt nuk ka rezultuar kështu, pasi në magazinën
frigoriferike mbi 2 vjet nuk është sjellë asnjë lloj frutash nga banorët dhe fermerët e
kësaj zone. Për rrjedhojë magazina frigoriferike nuk shfrytëzohet që kur është
ndërtuar në vitin 2015 dhe në vazhdim.
Planifikimi për këtë investim nuk ka qenë i studiuar, pasi nuk disponohen
aktmarrëveshje ose kontrata midis komunës dhe fermerëve të zonës, për furnizimin
Besim BILERI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 249
me fruta, për sasinë e tyre në përputhje me kapacitetin dhe tonazhin që zë
magazina. Për rrjedhojë objekti qëndron si ngrehinë e boshatisur, madje përreth tij
qëndrojnë të stacionuar dengje bari, kontenierë, dhe automjete të personave
privatë. Njëkohësisht pajisjet frigoriferike të objektit si kompresorët, avulluesit,
panelet murale, gjeneratori nga mos funksionimi i tyre për një periudhë të gjatë
dhe në kushtet klimatike ekstreme të dimrit mund të dalin jashtë përdorimit.
Ky objekt i trashëguar nga komuna nuk ka shpresë për t’u shfrytëzuar në të
ardhmen, pasi nuk ka oferta dhe në territorin e Bashkisë Pukë disponohen disa
objekte te tjera që merren me ruajtjen e përpunimin e frutave. Po kështu dhënia
me qira e objektit për menaxhimin e tij nuk është mundësuar për 3 vjet, pasi nuk ka
pasur kërkesa. Adoptimi i objektit paraqet vështirësi, pasi materiali me të cilin është
veshur magazina është specifik dhe nuk mund të përshtatet përveç atij për të cilin
është ndërtuar.
Ky aset publik nuk është në funksion të qëllimit të ndërtimit tij, çka ka shkaktuar
vlerën 10 milion lekë mos efektivitet të fondeve publike, duke e lënë ndërtesën të
pa shfrytëzuar, të boshatisur, duke mos u zbatuar përgjegjshmëria e drejtuesve dhe
menaxherëve kryesorë që janë pjesë e vendim marrjes në përdorimin e fondeve
publike si dhe mos ushtrimin e transparencës në administrimin e këtij fondi.
Objektiv kryesor për komunën duhej të ishte përmirësimi dhe rritja e investimeve
për t’u përgjigjur me efektivitet dhe efiçencë kërkesave të zhvillimit të komunitetit,
shfrytëzimi në maksimum i burimeve për rritjen e të ardhurave nga shërbimet që
institucioni i ofron komunitetit, rritja e transparencës me publikun, zvogëlimi i
mundësive për shpërdorime dhe dëme ekonomike buxhetit të komunës, kjo në
përmbushjen e misionit të përcaktuar nga neni 3 i ligjit nr. 8652, datë 31.07.2000 “
Për Organizimin e Funksionimin e Qeverisjes Vendore” i ndryshuar, mision i cili nuk
është zbatuar për këtë rast.
Titullari, menaxherët kryesor të pushtetit vendor, njësia administrative Qerret e
bashkisë Pukë, duhet të marrin masa të shpejta për eliminimin e problematikave në
fushën e investimeve publike të trashëguara nga ish-komuna Qerret, me qëllim
mire-administrimin e fondeve dhe sigurimin e funksionimit afatgjatë të veprave
publike, për këtë fushë të rëndësishme të sektorit publik, duke vlerësuar,
konkretisht zgjidhjen e problemit të magazinës frigoriferike të fshatit Gomsiqe, si
aset i pashfrytëzuar dhe jo efektiv.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
250 Botime 2018
Kontrolli i Lartë i Shtetit, në të gjitha auditimet e tij të zhvilluara pas qershorit 2015
(madje edhe më parë, për t’i paraprirë pasojave të një reforme administrative dhe
territoriale të nxituar, me auditimin e performancës për ndarjen e re territoriale në
vitin 2014), i ka parë të gjitha investimet vendore të audituara, në këndvështrimin e
dobisë reale të tyre ndaj komunitetit dhe ndaj raportit kosto-përfitim, duke
denoncuar me forcë rastet e investimeve të kryera jo në bazë të parimit të 3E-ve,
përdorimit me ekonomicitet, efektivitet dhe eficiencë të parasë publike.
Investimet e pastudiuara ose ato të realizuara keq, nxjerrin zbuluar drejtuesit e
pushtetit vendor dhe rasti i përshkruar më sipër duhet të jetë në qendër të
vëmendjes edhe për të gjithë drejtuesit e tjerë vendorë të vendit, për të reflektuar
dhe përmirësuar situatën në të ardhmen.
.
Luan KUKA, Artan MIRASHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 251
AKTIVITETI I HIPOTEKAVE NË FOKUSIN E KONTROLLIT TË LARTË TË SHTETIT
nga Luan KUKA dhe Artan MIRASHI – Auditues, KLSH,
botuar në gazetën “Shqiptarja.com”, më 28 qershor 2018.
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka vlerësuar në vazhdimësi si prioritetet të
rëndësishëm, informimin dhe transparencën me publikun, duke ndihmuar në
zgjidhjen ligjore të problemeve të qytetarëve, kjo e reflektuar edhe në programet e
auditimit të Zyrave Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZVRPP),
duke vendosur si pikë të veçantë, auditimin e zbatimit të procedurave për kryerjen
e shërbimeve ndaj qytetarëve.
Duke i konsideruar Zyrat e Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, si
institucione me ndjeshmëri të lartë, lidhur me cilësinë dhe ofrimin në kohë të
shërbimit ndaj qytetarit, si dhe transparencën në dhënien e informacionit, KLSH-ja
ka audituar aktivitetin e tyre në kontekstin e zbatimit afateve dhe procedurave
ligjore, për kryerjen e shërbimeve ndaj qytetarëve. Në auditimet e kryera janë
konstatuar në vazhdimësi shkelje të procedurave dhe afateve, duke
keqadministruar kërkesat e qytetarëve dhe tejkalimin e afateve në kryerjen e
shërbimeve të kërkuara, duke i kthyer qytetarët, nën pretekstin “plotësim
dokumentacioni”, por që në shumë raste këto kanë rezultuar sorollatje të padrejta,
që kanë sjellë si pasojë mungesën e transparencës së punës ndaj publikut dhe
mosfunksionimin e Sistemit të Kontrollit të Brendshëm, lidhur me integritetin e
punonjësve të ZVRPP-së. Në të gjitha ZVRPP-të e audituara, është konstatuar se nuk
ka Rregullore të Brendshme të Funksionimit të Administratës që të përshtatet me
kërkesat ligjore aktuale, për rrjedhojë nuk ka një përcaktim të kryerjes së detyrave,
lidhur me ushtrimin e kompetencave dhe mbajtjes së përgjegjësive, nga çdo
specialist deri tek regjistruesi si drejtues i institucionit.
Lidhur me praktikat e pa përfunduara, që janë në proces, konstatohen vonesa në
trajtimin përfundimtar të tyre, duke mos i bërë evidente afatet e zgjidhjes së tyre
dhe nxjerrjen e përgjegjësisë së zgjatjes dhe shkeljes së afateve.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
252 Botime 2018
Në auditimet e kryera janë konstatuar probleme edhe me arkivat dixhitale, ku
hidhen të dhëna dhe dokumente që krijojnë dosjet përkatëse të pronave, pasi
sistemi dixhital i instaluar nuk krijon mundësi që të hedhësh dokumente, në mënyrë
të vazhdueshme dhe pa kufizim, gjë e cila sjell pasiguri në ruajtjen e informacionit
me të dhënat përkatëse për pronat, duke shkelur parimin e sigurisë,si një nga
parimet themelore mbi të cilat mbështet aktiviteti i ZVRPP-së.
KLSH ka audituar në mënyrë periodike dhe në vazhdimësi ZVRPP-të, lidhur me
zbatimin e procedurave ligjore për regjistrimin e pasurive të paluajtshme, të cilat
kanë rezultuar me shkelje ligjore, si dhe janë konstatuar veprime abuzive, gjatë
procesit të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe kryerjes së transaksioneve
me pronat.
Konstatimi i shkeljeve dhe veprimeve abuzive, kanë rezultuar në forma dhe lloj të
ndryshme, që lidhen kryesisht me origjinën e dokumentacionit që ka shërbyer për
fitimin e pronësisë, por duke e diferencuar si një nga fushat më problematike,
mbetet regjistrimi i tokave bujqësore sipas Akteve të Marrjes së Tokës në Pronësi
(AMTP).
Në katër ZVRPP-të e audituara gjatë vitit të fundit, konkretisht: ZVRPP Lezhë, ZVRPP
Korçë, ZVRPP Skrapar dhe ZVRPP Malësi e Madhe, janë konstatuar shkelje të
shumta dhe janë zbuluar abuzime lidhur me pranimin e dokumentacionit dhe
regjistrimin e pasurive të paluajtshme të përfituar me Ligjin nr. 7501, datë
17.09.1991 “Për tokën”.
Aktet e Marrjes së Tokës në Pronësi (AMTP) të lëshuara nga Komisioni i ndarjes së
tokës në fshat, të cilat kanë shërbyer si akte të fitimit të pronësisë, në shumë raste
rezultojnë të parregullt me mungesë të elementeve dhe të korrigjuar, duke mos
plotësuar kriteret për të shërbyer si Titull Pronësie. Në vazhdimësi janë konstatuar
shkelje të procedurave ligjore lidhur me ndarjen e sasisë takuese të tokës për çdo
familje bujqësore, duke abuzuar në këtë drejtim pasi në shumë raste, familjet
bujqësore janë pajisur me disa akte pronësie duke përfituar tokë bujqësore më
tepër se sasia takuese, gjithashtu janë zbuluar abuzime të shumta lidhur me
ndryshimin e zërave kadastral të tokës, duke i kthyer si toka bujqësore, në shkelje
të procedurave ligjore, për ti ndarë më pas me AMTP të lëshuara në kundërshtim
me ligjin.
Shkeljet e konstatuara gjatë auditimit të ZVRPP Lezhë, ZVRPP Korçë, ZVRPP Skrapar
dhe ZVRPP Malësi e Madhe, të shprehura në shifra, ka rezultuar që ndryshimi i
Luan KUKA, Artan MIRASHI
Kontrolli i Lartë i Shtetit 253
zërave kadastral të tokës, duke i kthyer si toka bujqësore, ka sjell përfitim të
padrejtë për poseduesit e AMTP-ve, duke tjetërsuar pronën shtetërore me
sipërfaqe totale rreth 628 dynym, nga moszbatimi i kritereve ligjore për ndarjen e
tokës bujqësore, ka sjell përfitim të padrejtë për poseduesit e AMTP-ve, duke
tjetërsuar pronën shtetërore me sipërfaqe totale rreth 550 dynym, gjithashtu nga
regjistrimi pasurive sipas AMTP-ve, që nuk plotësojnë kriteret për të shërbyer si
Titull Pronësie, ka sjell përfitim të padrejtë për sipërfaqen totale rreth 12 dynym.
Problematikat dhe parregullsitë e konstatuara janë të shumta dhe i kanë zanafillat
që nga veprimet e kryera nga Komisionet e Ndarjes së Tokës, që në shumë raste
kanë vepruar me mungesë të përgjegjshmërisë, duke kryer veprime abuzive me
ndarjen e tokës, kjo kryesisht në zonat që kanë rëndësi në fushën ekonomike dhe
në atë të turizmit, ndërsa regjistrimi i pasurive që rrjedhin nga AMTP të parregullta,
ka ndodhur nga neglizhenca e punonjësve të ZVRPP-ve, në zbatimin me përpikëri të
procedurave ligjore të regjistrimit të pasurive.
Përfitimi i padrejtë nga individë të caktuar i këtyre sipërfaqeve të mëdha toke, duke
tjetërsuar nga pasuri shtet, kanë sjellë pasoja, duke ndikuar në rritjen e faturës
financiare për kompensimin e ish pronarëve, pasi këto sipërfaqe toke mund të
kalonin në fondin e kompensimit të ish pronarëve, duke ndikuar pozitivisht në
zbutjen e kësaj fature.
Kontrolli i Lartë i Shtetit në përfundim të auditimeve në institucionet e ZVRPP-ve,
për të gjitha parregullsitë dhe shkeljet e konstatuara, ka rekomanduar zbatimin e
masave përkatëse për të bërë të mundur përmirësimin e gjendjes dhe minimizimin
e parregullsive, ndërsa për rastet e konstatuara si abuzive dhe korruptive, janë
përcjell në Institucionet kompetente.
Nisur nga problematikat që lidhen me regjistrimin e tokave bujqësore, që KLSH i ka
bërë prezent në vazhdimësi, është e domosdoshme ndërhyrja e strukturave
shtetërore, për të mundësuar kthimin në pronësi të shtetit të sipërfaqeve të tokës,
që janë përfituar padrejtësisht nga individë të ndryshëm, si dhe marrja e masave
për ti dhënë zgjidhje përfundimtare, lidhur me regjistrimin e tokave bujqësore.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
254 Botime 2018
PËRPJEKJE PËR RUAJTJEN E MJEDISIT PËRMES NJË RASTI AUDITIMI
nga Xhuljeta ÇELAJ – Audituese, KLSH,
botuar në gazetën “Telegraf”, më 30 qershor 2018.
Shfrytëzimi i karrierave sipërfaqësore në zonën e Urës Vajgurore ka përfshirë
tashmë shumë zona të gjelbra, duke shfrytëzuar barbarisht faqet e kodrave të kësaj
zone, të cilat shfaqen të zhveshura dhe plot pluhur në momentet kur intensiteti i
punës së operatorëve ekonomik arrin maksimumin. Ndotja e ajrit që i shkaktohet
banorëve të zonës vjen si rrjedhojë e moszbatimit të kushteve të lejeve mjedisore
të operatorëve ekonomik të licensuar nga shteti, si edhe nga mungesa e inspektimit
dhe monitorimit efektiv të këtyre operatorëve nga organet shtetërore kompetente.
Pavarësisht auditimit të kryer nga KLSH në fund të vitit 2017 mbi cilësinë e ajrit në
vendin tonë, me fokus pikërisht cilësinë e ajrit në Urën Vajgurore, e në veçanti në
fshatrat Konizbaltë dhe Pashallinj e në lagjen Guri i Bardhë, vazhdojnë ende të
raportohen në median e shkruar po të njëjtat problematika të evidentuara nga
grupi i auditimit gjashtë muaj më parë.
Subjektet shtetërore lokale të përfshira në mbikëqyrjen mjedisore të subjekteve
ekonomike që ushtrojnë aktivitetin e tyre në zonën e sipërpërmendur janë
Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Pyjeve Berat, Agjencia Kombëtare e Mjedisit,
Agjencia Rajonale e Mjedisit Berat dhe Drejtoria Rajonale e Shëndetit Publik për sa i
takon raportimeve mbi sëmundshmërinë dhe vdekshmërinë.
Gjatë auditimit KLSH kreu dy vizita në terren dhe përgatiti dhe shpërndau një
pyetësor për banorët e zonës së Urës Vajgurore nga ku rezultoi se ISHMP Berat
gjatë ushtrimit të veprimtarisë së inspektimit asnjëherë nuk ka kontraktuar
ekspertë privatë me qëllim kryerjen e matjeve të shkarkimeve në ajër gjatë
inspektimeve që kryejnë në subjektet ekonomikë që ushtrojnë veprimtari
ekonomike në zonën e guroreve.
Duhet theksuar gjithashtu se ISHMP Berat nuk ka kryer verifikim apo inspektim të
vetmonitorimeve që kryejnë subjektet ekonomike në zbatim të dispozitave të Ligjit
Xhuljeta ÇELAJ
Kontrolli i Lartë i Shtetit 255
nr. 10463, datë 09.06.2011 “Për mbrojtjen e mjedisit”. Operatorët ekonomik nga
ana e tyre e kanë përmbushur detyrimin ligjor për të paraqitur vetmonitorimin
sipas afateve të përcaktuara. Duke qenë se vetmonitorimet e paraqitura nga
subjektet ekonomikë realizohen në përputhje me dispozitat e ligjit cituar më sipër,
nga “laboratorë të akredituar”, ISHMP Berat nuk ka verifikuar vlerat e shkarkimeve
në ajër të raportuara nga subjektet duke i marrë ato të mirëqena dhe brenda
normave të lejuara. ISHMP Berat, ashtu si Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe
Pyjeve, nuk është i pajisur me mjete logjistike matëse për të kryer matje në rastet e
inspektimeve rutinë dhe të programuara dhe për të verifikuar vërtetësinë e të
dhënave të shkarkimeve në ajër të vetmonitoruara nga subjektet. ISHMP Berat nuk
ka inspektuar nëse subjektet ekonomike respektojnë kushtet e lejes mjedisore sa i
takon respektimit të kushteve të transportit.
Nga vëzhgimi në terren, si edhe nga rezultatet e pyetësorëve të shpërndarë pranë
banorëve të zonës së studimit, ka rezultuar se mjetet e transportit të subjekteve
ekonomike përdorin rrugët e fshatit për transportin e materialeve. Mjetet në
shumicën e kohës lëvizin të pambuluara duke rritur riskun e aksidenteve fatale dhe
gomat e tyre rrisin nivelin e pluhurit duke mos qenë të lagura. Edhe për këtë
problematikë, ISHMP Berat nuk ka kryer inspektime dhe nuk ka vendosur asnjë
gjobë, ndërkohë që mjetet e rënda të operatorëve ekonomikë vazhdojnë të
amortizojnë rrugët, rrisin nivelin e ndotjes dhe rrezikojnë jetën e banorëve. Lidhur
me këtë problematikë, ka rezultuar se 91.7% e të anketuarve e perceptojnë si
problem thelbësor përdorimin e rrugëve nga kamionët e operatorëve ekonomik.
Gjithashtu, gjatë vizitës në terren grupi i auditimit i shoqëruar nga inspektorë të
Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve të Qarkut Berat pa nga afër disa nga
aktivitetet ku shfrytëzohen karrierat sipërfaqësore nga operatorët ekonomik të cilët
nuk kishin leje mjedisore për të vazhduar aktivitetin e tyre. Për këtë arsye janë
gjobitur nga ISHMP Berat, por pavarësisht gjobës prej 500.000 lekë edhe pas një viti
operatori ekonomik vazhdon aktivitetin në pritje të miratimit të lejes mjedisore nga
autoritetet përkatëse. Ndëshkimi me gjobë në masën e përcaktuar nga dispozitat
ligjore në fuqi nuk e pengon operatorin ekonomik në aktivitetin e tij, pasi masa e
ndëshkimit nuk është në proporcion të drejtë me nivelin e përfitimeve ekonomike
të gjeneruara nga subjekti dhe me nivelin e dëmit të shkaktuar nga ai në mjedis.
Kushtet e lejeve mjedisore parashikojnë gjithashtu edhe rehabilitimin e mjedisit
gjatë shfrytëzimit të karrierës sipërfaqësore, por konkretisht rezultoi se për
verifikimin e këtij kushti të parashikuar në lejet mjedisore, nga ISHMP Berat nuk
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
256 Botime 2018
janë kryer inspektime. Ka rezultuar se vetëm në një rast është respektuar pjesërisht
kërkesa e rehabilitimit të mjedisit gjatë shfrytëzimit dhe subjekti ka mbjellë 12
bredha.
Agjencia Rajonale e Mjedisit Berat, duke filluar nga viti 2014 nuk ka më kompetencë
lidhur me monitorimin e subjekteve ekonomike të cilët kanë përfituar leje
mjedisore të tipit B, por ARM ka vetëm detyrim të organizojë dëgjesa me publikun
dhe të jap një mendim lidhur me aktivitetin e subjektit që aplikon për leje mjedisore
të tipit A dhe B. Duhet qartësuar se, në mungesë të kompetencës lidhur me
lëshimin e lejeve të tipit A dhe B, mendimi i dhënë nga ARM është formal, duke
pasur parasysh që subjektet kundrejt ARM nuk kanë asnjë detyrim ligjor, pasi edhe
vetëmonitorimet ato i dërgojnë për miratim në AKM. Gjithashtu ARM nuk disponon
lejet mjedisore të tipit A dhe B të lëshuara ndaj subjekteve që ushtrojnë aktivitet në
zonën e guroreve.
Nga anketimi i grupit të auditimit me banorët e zonë ka rezultuar po kështu se ata
vuajnë nga një sërë sëmundjesh të cilat edhe OBSH i lidh drejt për së drejti me
efektet e ndotjes së ajrit. Pyetjes lidhur me diagnozën sa i takon sëmundjeve ka
rezultuar se një pjesë e madhe nuk ka raportuar mbi sëmundjet ndërsa disa pres
tyre vuajnë nga sëmundje të rrugëve të frymëmarrjes, alergji dhe tumore në
mushkri, etj.
Nga anketimi ka rezultuar se prezenca e institucioneve përgjegjëse për inspektimin,
monitorimin dhe mbrojtjen e shëndetit pranë kësaj zone është inekzistente.
Banorët e zonës nuk e kanë të qartë kujt duhet t’i drejtohen lidhur me ankesat e
tyre për sa i takon problematikave të shkaktuara nga guroret e zonës, si dhe në 67%
të rasteve ata nuk janë ankuar fare pranë këtyre institucioneve.
Masat e marra nga qeverisja qendrore dhe lokale për përmirësimin e cilësisë së ajrit
për banorët e zonës së Urës Vajgurore ende vazhdojnë të jenë të pamjaftueshme,
përveçse inefektive dhe ineficiente. Funksioni i inspektimit dhe i monitorimit të
operatorëve ekonomik nga institucionet përgjegjëse vazhdon të jetë i cunguar, për
aq kohë sa nuk u është dhënë zgjidhje problemeve madhore që hasin institucionet
në përmbushjen e këtyre dy funksioneve. Në mungesë të mjet/ laborator për
matjen e këtyre shkarkimeve në terren dhe akreditimit/ kalibrim të laboratorëve
private që ofrojnë vetmonitorim për subjektet shfrytëzuese të karrierave
sipërfaqësore, sistemi i ngritur funksionon vetëm në përfitim të subjekteve private,
duke penalizuar cilësinë e ajrit dhe shëndetin e banorëve të Urës Vajgurore.
Muhamed KAVAJA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 257
INVESTIMI PËR AUDITUESIN
nga Muhamed KAVAJA – Kryeauditues, KLSH,
botuar në gazetën “Shqiptarja.com”, më 30 qershor 2018.
Shtatë vjet më parë, në vitin 2011, mund të numëroheshin me gishtërinjtë e njërës
dorë audituesit në KLSH që kishin njohuri për standardet ndërkombëtare ISSAI, apo
për moton e INTOSAI-t “Experentia mutua Omnibus prodest (nga eksperienca e
përbashkët fitojnë të gjithë”. Shërbimet jashtë shtetit ishin monopolizuar në duar të
tre-katër nëpunësve mbështetës, shumica me eksperience zero në auditim.
Mesatarja e trajnimeve për auditues ishte 2.1 ditë në vit. KLSH mund të renditej ndër
institucionet më të mbyllura dhe me perspektivë të zymtë karriere në Shqipëri. Qasja
ndryshoi me ardhjen në detyrë të Kryetarit z. Bujar Leskaj. Institucioni u hap, jo vetëm
për mediat dhe opinionin publik, por në radhë të parë, për “t’u hapur sytë” vetë
audituesve. U përgatiten dhe realizuan me dhjetëra programe trajnimi me ekspertë
vendas, ndërsa më 7 korrik 2012 u nis grupi i parë i audituesve të KLSH-së, për një
trajnim një javor në Varshavë, Poloni për auditimin e përputhshmërisë dhe atë
financiar, vetëm dhjetë ditë pasi Kryetari Leskaj nënshkroi marrëveshjen e
bashkëpunimit me Zyrën Kombëtare të Auditimit të Polonisë (NIK). Më tej, trajnimet
dhe vizitat e punës jashtë vendit, për periudhën 2012-2018 ndoqën njëra-tjetrën,
duke i mundësuar secilit auditues që të mund të ballafaqonte punën dhe qasjet e tij
në auditim, me atë të kolegeve të tij të SAI-ve të zhvilluara europiane.
Këto dije të fituara në trajnime dhe shkëmbime eksperiencash, u konsoliduan me
anë të dhjetëra botimeve të librave dhe manualeve për standardet ndërkombëtare
të auditimit, për guidat e përditësuara të llojeve të ndryshme të auditimit (financiar,
të përputhshmërisë, të performancës, të teknologjisë së informacionit), etj., të
ideuara dhe drejtuara për botim nga Kryetari i KLSH. Përmbajtja dhe formati i
trajnimeve u përqendruan në nevojën e audituesve për trajnime të një niveli të
lartë, që të harmonizojnë më së miri dijet teorike me njohuritë praktike. Audituesit,
nga të konsideruarit një trupë amorfe, të rreshtuar për të kryer auditimet e radhës
në mënyrë formale, me “copy paste”, sa për të plotësuar numrin e kontrolleve që
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
258 Botime 2018
duhet të raportohen në Kuvend, u shndërruan në investimin dhe vëmendjen
qendrore të institucionit.
Dijet e tyre, krahas ofrimit të mundësive konkrete për t’i shtuar ato nëpërmjet
trajnimeve, librave të profesionit, të mësuarit virtual e formave të tjera të nxënit, u
testuan me qëllim krijimin e mundësive për ngritje në karriere, por edhe për të
justifikuar vendin e punës me dijet e nevojshme dhe të domosdoshme. Ndërkohë,
ceremonitë për vlerësimin e audituesve të vjetër të institucionit, me rastin e daljes së
tyre në pension, pa shpenzuar asnjë lek nga buxheti i Shtetit, u shndërruan në traditë.
Mjedisi i punës u kthye gradualisht në konkurrues, në saj të mundësive të
herëpashershme ofruar stafit për t’u ngritur në detyrë (për shembull, nga auditues i
dytë në gradën auditues i parë e deri kryeauditues), mbi bazën e njohurive të
fituara në auditim dhe në trajnime.
Për të maksimizuar cilësinë dhe diversitetin e njohurive, KLSH synoi ofrimin e një
game të gjerë burimesh trajnimi, duke gërshetuar kapacitetet e brendshme me ato
të huaja të ekspertizës. Një pjesë të mirë të ekipeve të auditimit u është mundësuar
ndihma dhe pjesëmarrja në auditim të eksperteve të jashtëm, të cilët janë
personalitete në fushat e tyre, si në mjedis, ndërtim, tenderim, banka, etj. Puna e
përbashkët me ta ka përbërë një shkollë të mirëfilltë për audituesit e KLSH, njëlloj si
eksperienca e grumbulluar nga auditimet pilot me ekspertet polake, kroate dhe
holandezë të Projektit të Binjakëzimit IPA 2013, me fonde të Bashkimit Europian.
Gjatë kësaj periudhe, 10 auditues të KLSH-së kanë përftuar trajnime, nëpërmjet
intershipeve me afat 5 mujor nga Gjykata Europiane e Audituesve (ECA) dhe 5
drejtues e auditues, përmes fellowship-eve me afat 4 mujor nga Zyra e Auditimit
Qeveritar të SHBA-së, GAO.
Ngritja e dijeve në auditim i mundësoi institucionit që të raportonte në Komisionin
e Kuvendit për Ekonominë dhe Financat, bazuar në Kornizën e Matjes së
Performancës së SAI-ve, një dokument i miratuar si standard për t’u përdorur nga
të gjitha SAI-t në Kongresin e INTOSAI-t, INCOSAI i XXII-të në dhjetor 2016, në Abu
D’habi të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj thotë se “I vura që në fillim detyrë vetes që të paktën
një herë në vit, çdo auditues i institucionit të dilte jashtë vendit për të parë si
auditojnë koleget e tyre”. Vetë audituesit, me shaka (por shakaja është gjysma e së
vërtetës, thotë populli), shprehen se “Kryetari i vuri bast vetes për ne, që të hapnim
sytë me eksperienca auditimi jashtë. Nuk ka institucion tjetër që ta këtë bërë këtë në
Shqipëri për secilin profesionist të vetin, por ai e realizoi bastin”.
Rinaldo MUÇA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 259
PERFORMANCA E QEVERISË DHE INTEGRIMI EUROPIAN
Kontrolli i Lartë i Shtetit e kishte paralajmëruar qysh përpara 4 vitesh, në auditimin
e performancës të vitit 2014 “Mbi performancën e shërbimit bibliotekor në RSH”
gjendjen e mjeruar të këtij institucioni dhe këtij shërbimi në përgjithësi në vendin
tonë. Atëherë do të shkruanim: “Aktualisht, shërbimi bibliotekar dhe veçanërisht
Biblioteka Kombëtare e ushtron aktivitetin e saj në kushte të vështira, jo të denja
për një institucion të tillë, simbol të kulturës kombëtare. Konkretisht mungojnë
hapësirat fizike funksionale, gjë e cila ka përkeqësuar gradualisht ruajtjen dhe
zhvillimin e fondit të librit, cilësinë e shërbimit ndaj lexuesit, kushtet e punës për
punonjësit, krijimin e një perspektive afatgjatë dhe të qëndrueshme zhvillimi,
bashkëpunimet me institucione homologe apo akademike brenda e jashtë vendit,
etj. Ka mungesa të theksuara të hapësirave për të vendosur materiale bibliotekare,
sipërfaqja e ambientit ku është vendosur fondi i Bibliotekës Kombëtare plotëson
vetëm 15% të nevojave të saj. Pjesa tjetër është vendosur jashtë çdo kriteri dhe
standardi minimal. Gjithashtu vendi ku ruhet fondi i vlerave të rralla ka mungesa të
theksuar të ambienteve, kushteve të sigurisë dhe mjedisore.
Ndërtesat bibliotekare në Shqipëri pothuajse janë lënë jashtë vëmendjes së
Ministrisë së Kulturës dhe Bashkive, duke i “harruar” ato në gjendjen e tyre si
përpara 70-80 viteve a më shumë, ku duhet të veçohet rasti i Bibliotekës Kombëtare
si institucioni më i rëndësishëm në këtë fushë.
Mjediset e Pallatit të Kulturës në vartësi të Ministrisë së Kulturës u janë dhënë më
qira subjekteve privatë për librari, bankë, klube, institucione të huaja, etj., duke mos
krijuar kushte për shtimin e hapësirave të BKSH dhe TOB brenda tij, duke sjellë për
pasojë edhe një denatyrim të funksioneve të gjithë godinës së projektuar për të qenë
një institucion kulturor.”
nga Rinaldo MUÇA – Drejtor Departamenti, KLSH,
botuar në gazetën “Panorama”, më 30 qershor 2018.
Në fakt, emergjenca e Bibliotekës Kombëtare nuk është një ngjarje surprizë.
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
260 Botime 2018
Asnjë nga rekomandimet tona të atëhershme për zgjerimin e hapësirave të këtij
institucioni apo zhvendosjen diku tjetër, brenda standardeve normale të punës, nuk
u mor në konsideratë. E njëjta situatë u përsërit me auditimin e KESH dhe OSHEE,
ku tek i pari rekomanduam që rritja e çmimit të energjisë duhet konsideruar si
instrumenti i fundit për ta nxjerrë kompaninë nga kriza financiare, pasi të ishin
ezauruar të gjitha zgjidhjet e tjera të mundshme, ndërsa tek i dyti paralajmëruam
krijimin e detyrimeve të reja, po aq të rrezikshme për mbarëvajtjen financiare të
kompanisë sa edhe detyrimet e trashëguara nga CEZ. Sot të dyja këto kompani
vazhdojnë të lëngojnë vendim-marrjet e gabuara të së kaluarës, ndonëse çmimi i
energjisë u rrit këtu e 4 vjet të shkuara.
Nëse hidhemi në shëndetësi, audituam përpara 2 vitesh Urgjencën Mjekësore në
vendin tonë dhe e rimorëm përsëri këtë çështje në fokus në 2018-n, sepse jetë
njerëzish kanë humbur për shkak të menaxhimit të dobët të këtij shërbimi. Sot pas
2 vjetësh konstatojmë përsëri me keqardhje se jo vetëm që rekomandimet e lëna
nuk janë marrë në konsideratë, por gjendja është përkeqësuar në pothuajse të
gjitha aspektet e këtij shërbimi. Problematike në këtë sektor mbetet po ashtu
kostimi i shërbimeve spitalore, ku mungon A-ja e këtij procesi, ekzistenca e
protokolleve mjekësore, mbi bazën e të cilave të bëhet një kostim i planifikuar dhe
optimal.
Nëse kalojmë tek menaxhimi i varfërisë dhe kontributi i shtetit në lehtësimin e saj,
jemi i vend në Europë që nuk kemi të përcaktuar ligjërisht një minimum jetik, pra
atë nivel minimum shpenzimesh që i nevojiten individit apo familjes për të
plotësuar nevojat bazë të saj. Një familje në ndihmë ekonomike përfiton
maksimalisht 8.000 lekë të reja në muaj nga buxheti i shtetit, ndërkohë që një i
burgosur (individ) i kushton mesatarisht 12-14 euro në ditë. Aristoteli shprehej se
“varfëria ushqen revolucionarët dhe kriminelët” dhe mesa duket në Shqipëri nuk
kurojmë sëmundjen, por simptomën.
Nëse i hedhim sytë nga arsimi, auditimi mbi “Arsimin profesional” konstaton se
kemi një arsim të tillë inekzistent. Auditimi mbi “Pranimet në IAL për vitin 2016”
nxjerr në pah një Ministri me qëndrim centralizues e paternalist ndaj
Universiteteve, edhe sepse këto të fundit janë të paafta të marrin përsipër
përgjegjësitë që u ngarkon ligji.
Në “Performancën e borxhit publik”, përtej nivelit shqetësues të këtij borxhi për një
ekonomi si e jona, institucione si Ministria e Financës apo Banka e Shqipërisë kanë
Rinaldo MUÇA
Kontrolli i Lartë i Shtetit 261
dështuar në krijimin e një tregu sekondar financiar, i cili do të ulte ndjeshëm
normën e financimit të këtij borxhi, duke rritur qarkullimin e tij.
Nëse fokusojmë një prioritet të deklaruar të qeverisë, sikurse është “lufta kundër
korrupsionit”, shohim se “Strategjia Ndërsektoriale Kundër Korrupsionit”, një
angazhim madhor, financuar pothuajse 50/50 me partnerët ndërkombëtarë, mund
të konsiderohet pa hezitim një strategji e dështuar. Ministria e ngarkuar rishtazi për
koordinimin e kësaj strategjie nuk zotëron ende të plotë arkivën e saj. Ka
prefektura, si ajo e Tiranës, që nuk kanë raportuar asnjëherë për realizimin ose jo të
objektivave që u ngarkon kjo strategji, ndonëse është miratuar në vitin 2015.
Në të gjitha sa më lart natyrshëm lind pyetja: “Cili është realisht prioriteti i
qeverisë?” Anëtarësimi në BE ndoshta? Nëse është kështu, me çfarë kapacitetesh
kulturore, arsimore, ekonomike, financiare, njerëzore do të hyjmë në BE dhe çfarë
avantazhi strategjiko-ekonomik kemi për të progresuar në Union?
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
262 Botime 2018
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 263
JANAR – QERSHOR 2018
5 Janar
2. Gazeta “Shqiptarja.com”: Abuzime me 3 tendera ilaçesh e mjeti të
blinduar, kallëzohet Gentian Kerri. Ish zyrtari i prokurimeve është kallëzuar
nga KLSH (faqe 5).
3. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon ish-drejtuesin e prokurimeve publike:
Dëm ekonomik prej afro 249 mln lekësh (faqe 7).
4. Gazeta “Mapo”: Dëmi 250 milionë lekë, KLSH kallëzon ish–kryetarin dhe
anëtarët e KPP (faqe 5).
5. Gazeta “Dita”: Abuzimi me 3 tendera, KLSH kallëzon ish-kreun e
Prokurimeve dhe 4 vartësit (faqe 10).
6. Gazeta “RD”: Korrupsioni 250 milionë, KLSH kallëzon të besuarin e Ramës
(faqe 4).
7. Gazeta “Shekulli”: Loja me prokurimet publike i kushtoi shtetit 249 mln
leke, kallëzohet ish–kreu i Komisionit (faqe 6).
8. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH kallëzon në prokurori ish–kreun e
Prokurimeve (faqe 13).
9. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH kallëzim penal për ish-kryetarin e KPP (faqe 11).
10. Gazeta “Panorama”: KLSH kallëzon ish-kreun e Prokurimeve. Shkelje me
tenderet e barnave, rrugëve dhe shërbimit postar (faqe 7).
6 Janar
11. Gazeta “Shqiptarja.com”: Udhëtimet dhe drekat e gjyqtarëve me paratë
publike. Faturat e KLD dhe Gjykatës së Lartë për bileta avioni, pritje dhe
MEDIA E SHKRUAR DHE VIZIVE PËR KLSH-në,
1. Gazeta “Sot”: Shkaktuan 248.9 milion lekë dëme nga abuzimet me
tenderat, KLSH kallëzon ish-kreun e Komisionit të Prokurimeve Publike dhe
4 anëtarë. KLSH: KPP shpërfilli ankesat e operatorëve. Nga Mimoza Ibra
(faqe 8).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
264 Botime 2018
përcjellje, orendi zyre dhe shpërblime. Shpenzimet e prokurorëve. KLSH, me
anë të një raporti të publikuar vitin e kaluar, ka konstatuar abuzime nga ana
e prokurorëve sa i takon udhëtimeve dhe dietave gjatë viteve 2014-2015.
Nga Adriatik Doçi (faqe 4 ).
12. Gazeta “Telegraf”: Digjitalizimi, transparenca dhe besimi publik: Mundësitë
dhe sfidat e KLSH-së (faqe 8).
13. Gazeta “Shqiptarja.com”: Udhëtimet dhe drekat e gjyqtarëve me paratë
publike. Faturat e KLD dhe Gjykatës së Lartë për bileta avioni, pritje dhe
përcjellje, orendi zyre dhe shpërblime. Nga Adriatik Doçi (faqe 4).
8 Janar
14. Gazeta “Telegraf”: Një vizitë te Bujar Leskaj. Nga Luan Çipi (faqe 18).
9 Janar
15. Gazeta “Tema”: Skandali ne Vain - Kune: 500 mijë m2 ne zonën e mbrojtur
ndahet me ligjin 7501 (faqe 7).
12 Janar
16. Gazeta “Sot”: KLSH/ Abuzimet me detyrën , mbi 2 miliardë euro dëme. Nga
Kliti Topalli (faqe 3).
13 Janar
17. Gazeta “Standard”: Siguria ushqimore, studimi “fake” nga fondacioni Soros
dhe mania e koncesioneve. Raporti i KLSH....... (faqe 14).
18. Gazeta “Sot”: Zbardhen dosjet që pritet të rihapen nga Arta Marku, 8 ish
ministra të PD-PS-LSI drejt përballjes me drejtësinë, ja si Llalla pushoi
hetimet për ta. Nga Kliti Topalli (faqe 3).
15 Janar
19. Gazeta “Telegraf”: Sot analiza vjetore e KLSH-së në Universitetin
“Aleksandër Moisiu” (faqe 12).
17 Janar
20. Gazeta “Sot”: Zbardhen kontrollet e KLSH-së në pushtetin lokal, bashkia e
Durrësit dhe e Krujës asnjë inventar për pronat, në Vlorë gjysma e
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 265
bizneseve debitore. KLSH gjen një sërë shkeljesh gjatë kontrolleve të
ushtruara në bashki të ndryshme të vendit (faqe 10)
20 Janar
21. Gazeta “Telegraf”: Deklarata e Limës/ Kontrolli i Lartë i Shtetit organizon
analizat vjetore të departamenteve të auditimit (faqe 7).
22. Gazeta “Sot”: Kryeprokurorja Marku ngre drejtori të posaçme për
inspektimin e punës së prokurorëve, nis aksioni për zbardhjen e abuzimeve
(Padia e KLSH për ministrin Damian Gjiknuri dhe ish-administratori i CEZ
Arben Seferi) (faqe 3).
23. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH: Zhduken pasuritë e konfiskuara të krimit.
Në 2016-2017 u “fshinë” nga regjistrat 24 prona. Kontrolli i Lartë i Shtetit,
kryeni inventarizimin sipas Ligjit. Nga Ornela Manjani (faqe 7).
24. Gazeta “Standard”: SKANDALI. KLSH akuza Fondit Shqiptar të Zhvillimit: Ja
si u abuzua me paratë e Lungomares së Edi Ramës në Vlorë! (faqe 10).
23 Janar
25. Gazeta “55”: Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj zhvilloi një takim me Joop
Vrojlijk, ekspert i Financave Publike (faqe 8).
24 Janar
26. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH, në Gjykatën Holandeze të Auditimit (faqe 17).
26 Janar
27. Gazeta “Sot”: Auditimi i KLSH: Agjencia për Zhvillim Bujqësor mungesë
efektiviteti, të rregullojë gjendjen brenda 6 muajve (faqe 2).
28. Gazeta “Telegraf”: Udhëheqja metodologjike si faktor zhvillimi i
profesionalizmit në Kontrollin e Lartë të Shtetit (faqe 14).
29. Gazeta “Panorama”: KLSH: Në bujqësi, për 4 vjet, është abuzuar me
subvencionet (faqe 11).
30. Gazeta “55”: Skemat Kombëtare në bujqësi KLSH: AZHBR s’ka rritur
efektivitetin e synuar nga menaxhimi i fondeve (faqe 10).
31. Gazeta “55”: Gjykata Holandeze e Auditimit vlerëson rolin e KLSH në luftën
kundër korrupsionit (faqe 11).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
266 Botime 2018
27 Janar
32. Gazeta “Telegraf”: Mbi performancën dhe impaktin e veprimtarisë
audituese të Departamentit, përgjatë vitit 2017 (faqe 9).
33. Gazeta “Koha Jonë”: Performanca dhe impakti i veprimtarisë audituese
përgjatë vitit 2017. Auditimi i investimeve të huaja në KLSH (faqe 20).
34. Gazeta “Sot”: Zbardhet raporti i KLSH, 15 mld lekë dëm nga abuzimet në
institucione, procedim disiplinor për 201 persona. Nga Mimoza Ibra (faqe 8).
35. Gazeta “55”: Udhëheqja metodologjike si faktor zhvillimi i profesionalizmit
në KLSH (faqe 10).
36. Gazeta “55”: Lungomare në Vlorë, gjelbërimi kushtoi 618 mijë euro por
KLSH-së nuk i del numri i pemëve: Janë mbjellë më pak (faqe 11).
29 Janar
37. Gazeta “Telegraf”: KLSH konkludon se AZHBR nuk ka arritur efektivitetin e
synuar nga menaxhimi i fondeve buxhetore për skemat kombëtare në
bujqësi (faqe 17).
38. Gazeta “55”: KLSH bën analizën mbi auditimet në shoqëritë publike dhe
sistemet IT (faqe 8).
30 Janar
39. Gazeta “Telegraf”: Drejtoria e Komunikimit, Botimit dhe Marrëdhënieve me
Jashtë në KLSH zhvillon analizën vjetore të punës për vitin 2017 (faqe 14).
40. Gazeta “55”: Drejtoria e Komunikimit në KLSH ka reflektuar një qasje të re
të KLSH-së në përputhje me standardet e ISSAI-t (faqe 8).
41. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH, transparencë me publikun (faqe 17).
42. Gazeta “Sot”: Ahmetaj dështon në menaxhimin e borxhit publik, KLSH
zbardh shkeljet e ligjeve dhe standardeve (faqe 11).
43. Gazeta “Shekulli”: KLSH : Qeveria shqiptare pengon doganën me Kosovën
(faqe 19).
44. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH : Cilësia e ajrit e dobët, problem
shqetësues për qytetet kryesore. Nga Voltiza Duro (faqe 8).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 267
31 Janar
45. Gazeta “Telegraf”: KLSH/ Performanca dhe impakti i veprimtarisë audituese
i departamentit përgjatë vitit 2017 (faqe 10).
46. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH: 870 masa disiplinore në një vit. Kontrolli i Lartë
i Shtetit zhvillon analizën vjetore të Departamentit të Auditimit të Njësive të
Vetëqeverisjes Vendore (faqe 16).
47. Gazeta “55”: KLSH: Qeveria pa strategji, institucionet e papërgatitura,
kufijtë me barriera (faqe 5).
48. Gazeta “55”: Analizohet puna e Departamentit të Auditimit të njësive të
Vetëqeverisjes Vendore në KLSH për vitin 2017 (faqe 10).
49. Gazeta “Shqiptarja.com”: Më në fund një gjyq i fituar nga 3 milionë
shqiptarë! Nga Fatos Çoçoli (faqe 10).
1 Shkurt
50. Gazeta “Panorama”: KLSH kallëzon kryetarin e Bashkisë së Kukësit “Për dy
vjet u abuzua në 8 tendera, dëmi 59 milionë lekë” (faqe 7).
51. Gazeta “Ballkan”: Paditet në prokurori kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim
Shehu. KLSH kallëzon në Prokurori Kryetarin e Bashkisë Kukës me detyrë
Titullar i Autoritetit Kontraktor (faqe 4).
52. Gazeta “Sot”: KLSH kallëzon penalisht Bashkim Shehun, kryebashkiaku i
Kukësit shkaktoi 125 milionë lekë dëm nga abuzimet me tenderat. Nga
Mimoza Ibra (faqe 6).
53. Gazeta “Shqiptarja.com”: Abuzime me tetë tendera, KLSH kallëzon
bashkiakun e PD. Nga Elton Qyno (faqe 8).
54. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH: Po ulet aftësia e vendit për të paguar
borxhet (faqe 9).
55. Gazeta “55”: Departamenti i Auditimit të Buxhetit të Shtetit në KLSH
zhvillon analizën për 2017-ën (faqe 10).
56. Gazeta “Shekulli”: Kryebashkiaku i Kukësit paditet në prokurori. KLSH
kallëzon në prokurori Bashkim Shehun. Nga auditimi i kryer, ai akuzohet se i
ka shkaktuar dëm shtetit 125 mln lekë. Nga Dionis Xhafa (faqe 2).
57. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH kallëzon penalisht kryetarin, Bashkim
Shehu. Abuzime në Bashkinë Kukës, dëmi 124 mln lekë (faqe 7).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
268 Botime 2018
58. Gazeta “Standard”: Mashtrimi me “paternalizimin” e Ramës ndaj Kosovës,
KLSH zbulon petët e lakrorit (faqe 10-11)
59. Gazeta “Telegraf”: Rrugët e papërfunduara të dyshes Xhike-Haxhinasto po
marrin jetë njerëzish (faqe 8).
60. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon në prokurori Kryetrarin e Bashkisë Kukës
(faqe 9).
2 Shkurt
61. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH: 600 masa për auditimet në mjedis.
Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit në KLSH (faqe 12).
62. Gazeta “Integrimi”: KLSH : Probleme me ngrohjen, përmasat, amortizimin e
mobilimin (faqe 6).
63. Gazeta “55”: Kalon në filtrin e analizës puna e Departamentit të Auditimit
të Aseteve dhe Mjedisit në KLSH për 2017 (faqe 10).
64. Gazeta “Telegraf”: KLSH / Departamenti i Auditimit të Aseteve dhe Mjedisit
(faqe 9)
3 Shkurt
65. Gazeta “Telegraf”: Departamenti i Auditimit të Institucioneve Qëndrore
zhvillon analizën vjetore të punës për vitin 2017 (faqe 6).
66. Gazeta “55”: Departamenti i Auditimit të Institucioneve Qëndrore zhvillon
analizën vjetore të punës për vitin 2017 (faqe 10).
67. Gazeta “Sot”: Gjykata detyron prokurorinë të rihapë hetimet ndaj
kryebashkiakes së Sarandës, KLSH e kallëzoi për abuzime mbi 1 milionë euro
(faqe 4).
68. Gazeta “Shqiptarja.com”: 1 milion euro abuzim nga Bashkia e Sarandës,
Gjykata rihap çështjen (faqe 9).
69. Gazeta “Mapo”: Gjykata rihap çështjen për Bashkinë e Sarandës (faqe 5).
6 Shkurt
70. Gazeta “Dita”: Prokuroria zgjeron rrethin, do hetojë edhe ish-ministrin e
LSI. Krimet e Rënda po hetojnë denoncimet e Gjiknurit dhe KLSH-së për
dëmin e dyshuar prej 54 milionë eurosh (faqe9).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 269
71. Gazeta “Panorama”: Rruga “Tiranë- Elbasan”, Prokuroria verifikon rolin e
Edmond Haxhinastos. Ish ministri i Transporteve dha dorëheqjen pas auditit
të KLSH. Nga Erald Deliu (faqe 7).
72. Gazeta “Panorama”: Skandali me rrugën “Tiranë-Elbasan”. KLSH e kallëzoi
ish-zyrtarin që në vitin 2016. Raporti: Qurduka mban përgjegjësi për një
dëm prej 6.4 mln dollarësh. Nga Erald Deliu (faqe 7).
73. Gazeta “Shqiptare”: KLSH kryqëzon qeverinë për shëndetësinë, mungojnë
shërbimet. Nga Ornela Manjani (faqe 6).
74. Gazeta “Integrimi”: Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit. Sistemi
shëndetësor shqiptar është në kolaps, jo shërbime efikase shëndetësore
(faqe 5).
75. Gazeta “Bulevard”: Replikë e detyruar: Nuk ka folur ende Bulevardi, ja si ka
folur Kontrolli i Lartë i Shtetit për ish komunën Ishëm (faqe 4-5).
76. Gazeta “Shekulli”: KLSH: Mungojnë shërbimet, pacientët kanë perceptim
negativ! (faqe 2).
77. Gazeta “Sot”: Abuzimet me rrugët, prokuroria nis hetimet ndaj Edmond
Haxhinastos, gati hapja e dosjeve dhe për 2 ish-ministra socialistë. Nga
Endri Arizi (faqe 5).
78. Gazeta “Shqiptarja.com”: Dosja e “Rrugëve” Prokuroria: Hetim ish-ministrit
Haxhinastos. Nga Elton Qyno (faqe 2).
7 Shkurt
79. Gazeta “Shqiptarja.com”: Ja 3 dosjet me 10 zyrtarët e ARRSH që janë nën
hetim. Nga Elton Qyno (faqe 8-9).
8 Shkurt
80. Gazeta “Shekulli”: Krimet e Rënda lënë në burg Dashamir Xhikën dhe dy
ish-zyrtarët e tjerë (faqe 8).
81. Gazeta “Shekulli”: KLSH: Dëmi financiar i institucioneve në 2017-n 825
milionë euro (faqe 2).
82. Gazeta “55”: KLSH në 2017: Shthurja financiare e institucioneve arrin 825
milionë euro, kryeson qiradhënia shtetërore (faqe 11).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
270 Botime 2018
83. Gazeta “Sot”: KLSH: Shthurja financiare e institucioneve arrin 825 milionë
euro (faqe 10).
84. Gazeta “Dita”: Abuzimet në Tiranë–Elbasan, burg për Xhikën dhe 2 vartësit
(faqe 15).
85. Gazeta “Ballkan”: KLSH për 2017: Shthurja financiare e institucioneve arrin
825 milionë euro, kryeson qiradhënia shtetërore (faqe 12).
86. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH: Institucionet publike, 825 milionë euro
dëm buxhetit. Nga Ornela Manjani (faqe 10).
9 Shkurt
87. Gazeta “Shqiptarja.com”: Ja ku kanë përfunduar vilat, hotelet dhe makinat
e krimit. Abuzimet me pasuritë që u janë sekuestruar bosëve të drogës,
KLSH zbardh manovrat e zyrtarëve, 22 llogarive bankare nuk u dihet
destinacioni. Nga Adriatik Doçi (faqe 7).
88. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH: Në vitin 2017 u zbuluan 825.6 mln euro
dëm shtetit (faqe 11).
89. Gazeta “Standard”: Vjedhja e 825 mln € në vit nga administrata “ rilindase”
ja pse dështojnë investimet! (faqe 10-11).
90. Gazeta “Sot”: Ministria e Financave strategji për privatizimin e pronave
publike, ja si ka dështuar shitja nëpërmjet ankandeve. KLSH: Procedura e
shitjes së pronës shtetërore me ankand nuk ka rezultate (faqe 11).
10 Shkurt
91. Gazeta “Standard”: KLSH: Shëndetësia shumë e shtrenjte për shqiptarët,
cilësia e dobët (faqe 8).
92. Gazeta “Shekulli”: Abuzimi me tokat në Ishëm, prangoset ish-kryekomunari
i PS-së dhe 4 zyrtarë. Nga Llambi Kallço/Nikoleta Kovaçi (faqe 4).
11 Shkurt
93. Gazeta “Shqiptarja.com”: Agjencia: Ja pse 22 llogaritë bankare kanë
mbetur pa destinacion (faqe 7).
94. Gazeta “Panorama”: Zbardhet dosja e Xhikës, 6 shkeljet që i shkaktuan
dëm prej 37 milionë USD. Abuzimet me rrugët, nën verifikim roli i
Haxhinastos. Nga Erald Deliu (faqe 8).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 271
12 Shkurt
95. Gazeta “Shekulli”: Drejtori i ALUIZNI në Sarandë, Marjel Murati, legalizoi
edhe ajrin. Skandali i legalizimeve në qytetin bregdetar, ku janë legalizuar
objektet që nuk ekzistojnë... (faqe 12-13).
13 Shkurt
96. Gazeta “Shqiptarja.com”: Kaosi që gjeti Arta Marku në zyrat që i la Llalla.
Disa gjetje të tjera të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nga Adriatik Doçi (faqe 2-
3).
14 Shkurt
97. Gazeta “Sot”: Hetimet për CEZ: Ishte iniciatori i paktit me çekët, ka qenë në
dijeni për të gjitha lëvizjet (faqe 7).
98. Gazeta “Standard”: Statistikat zyrtare, 90 milionë euro barrë e re borxhi në
vit, ja mashtrimi me PPP-të. Borxhet e biznesit (faqe 10).
99. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH: Etiketat, kërcenim serioz për sigurinë
ushqimore. Nga Voltiza Duro (faqe 10).
16 Shkurt
100. Gazeta “Panorama”: KLSH: Dëmi ekonomik nga administrata në 2017
arrin 826 milionë euro. Nga Dorina Azo (faqe 9).
101. Gazeta “Panorama”: Presidenti Meta: Duhet të rikthehet besimi tek
institucionet publike (faqe 9).
102. Gazeta “Telegraf”: Presidenti Meta: KLSH nëpërmjet vlerësimit të
performancës duhet të kontribuojë drejtpërdrejtë në evidentimin dhe
jetësimin e praktikave më të mira (faqe 4).
103. Gazeta “Telegraf”: Miliona euro, kreu i KLSH, Leskaj: Janë rritur dëmet
ekonomike nga ana e institucioneve shtetërore (faqe 5).
104. Gazeta “Sot”: Bujar Leskaj, akuza për prokurimet publike: Gjysma e
tenderave në 2017 u fituan nga vetëm 57 kompani, kemi bërë 47
kallëzime penale (faqe 11).
105. Gazeta “Sot”: Leskaj, këshillë qeverisë: Kujdes me buxhetet jorealiste
(faqe 11).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
272 Botime 2018
106. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Shteti, 825,6 milionë euro dëm buxhetit.
Meta vlerëson performancën e KLSH. Analiza vjetore, Leskaj: Gjysma e
tenderave në 2017 u fituan nga vetëm 57 kompani. Nga Ornela Manjani
(faqe 7).
107. Gazeta “Koha Jonë”: Presidenti: Sfidat e arsimit kërkojnë reflektim pozitiv,
jo arrogancë (faqe 24).
108. Gazeta “Standard”: Në analizën e KLSH. Presidenti Meta: Sfidat e arsimit
të lartë kërkojnë reflektim pozitiv e jo arrogancë (faqe 7).
109. Gazeta “Albanian Daily News”: Head of State Audit Presents 2017 Annual
Analysis. “57 Companies Won Half of Public Tenders” (faqe 5).
110. Gazeta “55”: KLSH zhvillon analizën vjetore për 2017 në Universitetin
“Aleksandër Moisiu”. Kryetari Bujar Leskaj: 820 milionë euro dëm
taksapaguesve shqiptarë, mungon përgjegjshmëria e institucioneve (faqe 5).
111. Gazeta “Integrimi”: Reforma në energji/ Kejdi Mehmetaj: Ishte reformë e
burgut, qeveria vijon ta ketë prioritet (faqe 2).
112. Gazeta “Integrimi”: Analiza Vjetore e veprimtarisë së KLSH për vitin 2017.
Ilir Meta: Problemet e arsimit të lartë nuk u takojnë vetëm universiteteve,
qeverisë apo institucioneve, por gjithë shoqërisë (faqe 9).
17 Shkurt
113. Gazeta “Telegraf”: KLSH në Kosovë për 10 vjetorin e pavarësisë (faqe 10).
114. Gazeta “Shekulli”: Ndërtuesit e bypass-it të Fierit dhe të Vlorës: Nëse nuk
marrim lekët, hyjmë në grevë urie (faqe 16).
20 Shkurt
115. Gazeta “Mapo”: “Tiranë-Elbasan” Haxhinasto dëshmon te Krimet e
Rënda, fletëthirrje edhe për Dervishajn. Ish ministri i transporteve
Edmond Haxhinasto i është përgjigjur interesit të hetuesve për procedurat
e tenderit të rrugës “Tiranë-Elbasan” dhe abuzimet e konstatuara nga
KLSH dhe auditi i urdhëruar nga Gjiknuri (faqe 5).
116. Gazeta “Dita”: Haxhinasto në prokurori: Dëshmova për ato që dija si
drejtues politik. Ish ministri i transporteve dëshmoi një orë para
prokurores së dosjes Elisabeta Ymeraj. Dha shpjegime për procedurat e
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 273
tenderit të rrugës “Tiranë-Elbasan”, KLSH zbuloi 54 mln euro dëm
ekonomik (faqe 8).
117. Gazeta “Shqiptarja.com”: Zbardhen kallëzimet e KLSH që mbërritën në
prokurori (faqe 8).
118. Gazeta “Shqiptarja.com”: Auditi i KLSH. Ndryshimi i projektit fillestar dhe
punimet në Ibë dhe Mullet (faqe 8).
21 Shkurt
119. Gazeta “Telegraf”: Hije skandali mbi drejtoreshën e përgjithshme.
Zbulohet titullari që i shiti makinën private institucionit ku punonte për 14
milionë lekë. Procedurat, transaksioni dhe raporti i audituesve të KLSH
(faqe 4).
120. Gazeta “Dita”: Tjetër kontroll. Kallëzimi në 2016 për Dashamir Xhikën,
tenderi i Plepa-Kavajë-Rrogozhinë (faqe 11).
121. Gazeta “Shqiptarja.com”: Abuzimet me fondet. Rrugët, ish ministri
Dervishaj dëshmon mbi 2 orë tek Krimet (faqe 10).
22 Shkurt
122. Gazeta “Ballkan”: Kush është biznesmeni i akuzuar për vjedhjen e tokës së
repartit ushtarak (faqe 5).
123. Gazeta “Dita”: Operacioni dyshohet se u dekonspirua, biznesmeni Karkini
u arratis para masave (faqe 8).
124. Gazeta “55”: Kur nuk dëgjon KLSH, prit vjedhje të tjera – Si u grabitën
pronat dhe radarët e ushtrisë (faqe 2).
125. Gazeta “Shekulli”: Zhduket “Bosi” i inventarëve të Mimi Kodhelit, policia:
Na dekonspiroi prokuroria (faqe 4-5).
126. Gazeta “Koha Jonë”: Njeriu që vodhi poligonin, Karkini iku nga vendi 9
ditë para urdhër arrestit (faqe 16).
23 Shkurt
127. Gazeta “Mapo”: Tenderat me shkelje. Dy ministri i dhanë mirëmbajtjen e
radarëve biznesmenit të shpallur ne kërkim (faqe 4).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
274 Botime 2018
24 Shkurt
128. Gazeta “Standard”: Riciklohet në krye të Portit të Durrësit i akuzuari nga
KLSH (faqe 11).
25 Shkurt
129. Gazeta “Shqiptarja.com”: Auditi, ja pse KLSH kishte të drejtë kur paditi
Andi Tomën (faqe 9).
26 Shkurt
130. Gazeta “Dita”: 280 dosjet e pluhurosura. Institucionet nuk janë bërë për
t’i vënë brirët njëri–tjetrit. Nga Bedri Islami (faqe 2-3).
131. Gazeta “Dita”: Llalla pengoi hetimet për 280 zyrtarë, tashmë dosjet janë
hapur (faqe 3).
27 Shkurt
132. Gazeta “Sot”: Metodat e reja të auditit, KLSH bashkëpunim me UMSH
(faqe 9).
133. Gazeta “Panorama”: Për integrimin nuk mjafton “PO”-ja e opozitës. Nga
Preç Zogaj (faqe 21).
134. Gazeta “Telegraf”: Ajo që nuk ishte realizuar për vite të tëra, u krye falë
një projekti. Nga Vepror Hasani (faqe 9).
28 Shkurt:
135. Gazeta “Telegraf”: KLSH, sot takim informues për auditivet (faqe 7).
136. Gazeta “Telegraf”: Miliona lekë më shumë nga bashkitë përgjatë
monitorimit. Nga Artur Bego (faqe 11).
1 Mars
137. Gazeta “Sot”: KLSH konstaton problematika tek pajisjet e urgjencave (faqe 9).
138. Gazeta “Sot”: KLSH: Doganat kanë dështuar me profilet e riskut për
biznesin, efektiviteti në rënie (faqe 11).
139. Gazeta “55”: KLSH: Doganat kanë dështuar me profilet e riskut për
biznesin, efektiviteti në rënie (faqe 11).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 275
2 Mars
140. Gazeta “55”: KLSH nënshkruan Marrëveshje Bashkëpunimi me
Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë (faqe 10).
141. Gazeta “55”: KLSH: PPP-të gjenerojnë problematika të shumta. Qeveria të
zbatojë rekomandimet e FMN-së (faqe 5).
142. Gazeta “Integrimi”: Abuzimet në shëndetësi. KLSH vëren problematikat e
para te pajisjet e urgjencave (faqe 4).
6 Mars
143. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH merr pjesë në Seminarin “Integriteti
Ndërkombëtar Antikorrupsion” organizuar nga SAO i Hungarisë. KLSH në
samitin Antikorrupsion (faqe 20).
144. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në Seminarin “Integriteti Ndërkombëtar
Anti - Korrupsion” organizuar nga SAO i Hungarisë (faqe 11).
145. Gazeta “Telegraf”: KLSH merr pjesë në Seminarin “Integriteti
Ndërkombëtar Anti - Korrupsion” organizuar nga SAO i Hungarisë (faqe 8).
17 Mars
146. Gazeta “Telegraf”: Babëzia me pronat në bregdet, KLSH ka dërguar dosjet
në prokurori dy vite më parë (faqe 2-3).
147. Gazeta “Shekulli”: KLSH-ja kallëzoi 1 vit më parë 8 zyrtarë të ALUIZNI-t për
tokat e Shëngjinit (faqe 2).
18 Mars
148. Gazeta “Shqiptarja.com”: Dosja nr. 2 e pronarëve në Lezhë, hipotekuan
pyje, kanale e kënetë. Zbardhen emrat që po hetohen, KLSH i paditi 9
zyrtarë pas abuzimeve me AMTP. Nga Elton Qyno (faqe 9).
149. Revista “SCAN”: KLSH, raport djegës për administratën (faqe 57).
19 Mars
150. Gazeta “Telegraf”: Në hetim për pronat, të gjithë të barabartë para ligjit
(faqe 10)
151. Gazeta “Dita”: Dosje e dytë për skandalin e tokave, shtyhet masa për
bashkiakun Frroku (faqe 11).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
276 Botime 2018
20 Mars
152. Gazeta “Telegraf”: “Peshkaqenët” e pronave “çajnë” rrjetat e drejtësisë.
Nga Jakup B. Gjoca (faqe 5).
21 Mars
153. Gazeta “Panorama”: Babëzia shumëpartiake. Nga Preç Zogaj (faqe 15).
25 Mars
154. Gazeta “Sot”: Pas abuzimeve me rrugët plas tjetër skandal në radhët e LSI,
Haxhinasto dhe ish vartësit e tij shkelje me ujësjellësin e Tiranës, shpërdoruan
70 mln euro. Ja gjetjet nga auditi i KLSH. Nga Kliti Topalli (faqe 3).
31 Mars
155. Gazeta “Telegraf”: KLSH merr pjesë në takimin e 4-t vjetor të grupit të
punës së EUROSAI-t (faqe 13).
2 Prill
156. Gazeta “Telegraf”: Kabinat e Divjakës, një histori korrupsioni. Nga Rei
Morina (faqe 8).
4 Prill
157. Gazeta “Telegraf”: Departamenti i Performancës në KLSH zhvillon një
leksion të hapur në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” (faqe 9).
158. Gazeta “55”: “Auditimi i Performancës” KLSH leksion të hapur në
Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu” (faqe 8).
6 Prill
159. Gazeta “Sot”: Mazhoranca nis lëvizjet për të nxjerrë Bashën para
drejtësisë, auditi i Rrugës së Kombit për vjedhjen e 230 milionë eurove, ja
detajet. Pjesë nga raporti i KLSH për skandalin me rrugën Durrës – Kukës.
10 Prill
160. Gazeta “Telegraf”: Auditimi Suprem Publik i Shqipërisë dhe Kuvajtit së
bashku nën moton e INTOSAI-t. Nga fjala në Konferencën Shkencore të
përbashkët mes KLSH dhe Byrosë së Auditimit Shtetëror të Kuvajtit, që po
zhvillohet më datat 09-10 prill 2018 në Kuvajt, ku marrin pjesë dhe Zyra e
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 277
Auditimit Shtetëror (NIK) e Polonisë dhe Zyra Kombëtare e Auditimit e
Kosovës.(faqe 10)
11 Prill
161. Gazeta “Shekulli”: KLSH: KESH, miliona lekë dëm me blerjen e skafeve
(faqe 2).
13 Prill
162. Gazeta “Telegraf”: Zhvilloi punimet Konferenca e Përbashkët Shkencore
organizuar nga Zyra Shtetërore e Auditimit të Kuvajtit dhe Kontrolli i Lartë i
Shtetit (faqe 11).
163. Gazeta “Koha Jonë”: Konferencë mes Zyrës së Auditimit të Kuvajtit dhe
KLSH (faqe 15).
164. Gazeta “55”: Kreu i KLSH, Bujar Leskaj takon kryetarin e Asamblesë
Kombëtare të Kuvajtit. Zhvilloi punimet Konferenca e Përbashkët Shkencore
organizuar nga Zyra Shtetërore e Auditimit të Kuvajtit dhe Kontrolli i Lartë i
Shtetit (faqe 11).
165. Gazeta “Panorama”: Leskaj: Do rritet bashkëpunimi për metodologji të
reja në auditim (faqe 7).
19 Prill
166. Gazeta “Standard”: KLSH: Gati gjysma e ankesave të qytetarëve janë për
çështje pronësie (faqe 10).
167. Gazeta “55”: KLSH, institucioni më i besueshëm për kontrollin ndaj
qeverisë. Sondazhi i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ( PNUD)
vlerëson KLSH-në si institucionin më të besuar nga shqiptarët (faqe 5).
168. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në takimin e XII të EUROSAI-t Working
Group në Talin të Estonisë (faqe 10).
169. Gazeta “Panorama”: Prokuroria nis hetimet për tenderat e Dhori Kules
dhe Konit në UT. Nga Erald Deliu (faqe 11).
21 Prill
170. Gazeta “Shekulli”: Abuzimi me regjistrimin e 673 ha tokë, KLSH çon 3 ish-
zyrtarë pronash në Prokurori (faqe 13).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
278 Botime 2018
171. Gazeta “Telegraf”: Ja babëzitë e Hipotekave me tokat e shqiptarëve. KLSH
kallëzon në prokurori dy ishregjistruesit dhe një ish-specialist të zyrës
vendore...... (faqe 11).
172. Gazeta “55”: Abuzime në regjistrimin e 673 ha tokë, kallëzohen 3 ish-
zyrtarë të Pronave në Malësi të Madhe (faqe 11).
173. Gazeta “Sot”: Abuzime me pronat, kallëzohen 3 ish-zyrtarë në Malësi të
Madhe (faqe 3).
22 Prill
174. Gazeta “Panorama”: Legalizimet, KLSH kallëzon 8 zyrtarë të ALUIZNI-t.
Nga Erald Deliu (faqe 10).
175. Gazeta “Dita”: Abuzimet me legalizimet në Kamëz, Vorë dhe zonat historike,
KLSH çon në prokurori 8 zyrtarë e ish–zyrtarë të ALUIZNI-t (faqe 11).
176. Gazeta “Tema”: KLSH kallëzon ish-kreun e ALUIZNI-t në Kamëz dhe disa
zyrtarë të tjerë për shkelje të rënda (faqe 6).
177. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH/ Në Prokurori ish–drejtori dhe 7 zyrtarë të
ALUIZNI-t (faqe 10).
178. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: KLSH kallëzon në prokurori ish-drejtorin, 2
përgjegjës. Abuzimet me lejet e legalizimeve, 20 punonjës të ALUIZNI-t nën
hetim. Nga Ornela Manjani (faqe 9).
179. Gazeta “Sot”: Legalizimet, KLSH valë kallëzimesh në prokurori për
ALUIZNIN Kamëz – Vorë dhe Hipotekën në Malësi e Madhe (faqe 10).
23 Prill
180. Gazeta “55”: KLSH, kalorësi i vetëm i Shtetit në luftën kundër
korrupsionit, çon në prokurori hajdutët e legalizimeve (faqe 5).
24 Prill
181. Gazeta “55”: KLSH : Thethi dhe Liqeni i Shkodrës, dy mrekulli të natyrës
të rrezikuara nga keqmenaxhimi (faqe 5).
25 Prill
182. Gazeta “Panorama”: Shifra e frikshme, KLSH zbulon 825 milionë euro
dëme financiare në 2017 (faqe 6).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 279
183. “Open Data”: Dëmi Ekonomik në Fondin e Sigurimit të Detyruar të
Kujdesit Shëndetësor sipas auditimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit për
2016 (online).
26 Prill
184. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH: Në 2017-ën, dëm kolosal ekonomik 825
milionë euro, 129 kallëzime penale (faqe 10).
185. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH i “tërheq veshin” Qeverisë: Borxhi Publik larg
parametrave të synuar (faqe 11).
186. Gazeta “Koha Jonë”: Planifikimi i buxhetit, KLSH: Vijohet me praktikat e
programimeve jorealiste dhe të dobëta (faqe 11)
187. Gazeta “Ballkan”: Raporti vjetor i KLSH- 2017, dëm kolosal ekonomik 825
milionë euro, 129 kallëzime penale (faqe 4).
188. Gazeta “Sot”: Zbardhet raporti i KLSH, 825 milionë euro dëme në buxhet
nga abuzimet, 129 zyrtarë të kallëzuar penalisht gjatë 2017. Nga Kliti Topalli
(faqe 10).
189. Gazeta “Albanian Free Press”: Skandali, zhduken 1 miliard dollarë nga
arka e shtetit. KLSH denoncon vjedhjen e fondeve publike (faqe 4).
190. Gazeta “Albanian Free Press”: Tenderët, kjo mundësi “e artë” për
abuzimet me fondet publike (faqe 5).
191. Gazeta “RD”: Raporti shastisës i KLSH: 825 milionë euro janë vjedhur nga
arka e shtetit në 2017 (online).
192. Gazeta “Citynews”: Zbardhet raporti i KLSH-së/ 129 zyrtarë përfundojnë
në Prokurori (online).
27 Prill
193. Gazeta “Standard”: KLSH u bashkohet kritikave të programit të
koncesioneve (faqe 11).
194. Gazeta “Citynews”: KLSH në Finlandë/ Zbardhet takimi për qeverisjen
mjedisore (online).
195. Gazeta “Ballkan”: KLSH “godet ” koncesionet – PPP-të pa monitorim,
papërgjegjshmëri dhe mungesë kapacitetesh (faqe 11).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
280 Botime 2018
196. Gazeta “Citynews”: KLSH publikon shifrat tronditëse/ 1 miliard dollarë u
zhdukën nga arka e shtetit (online).
28 Prill
197. Gazeta “Telegraf”: KLSH pjesëmarrëse në aktivitetin e zhvilluar në
Finlandë nga EUROSAI për qeverisjen mjedisore (faqe 9).
198. Gazeta “Shekulli”: KLSH nis verifikimin për kompaninë e nipit të Sadri
Abazit (faqe 2).
199. Gazeta “Citynews”: KLSH përballet në Gjykatë me Prokurorinë/ Ja “dosja
e nxehtë” që i përplasi (online).
3 Maj
200. Gazeta “55”: Korrupsioni me tenderat e KQZ-së, gazetari Artur Çani
dorëzon dosjen në KLSH: Janë 3 miliardë (faqe 4).
4 Maj
201. Gazeta “Telegraf”: Ambasada e Republikës së Polonisë në Tiranë dhe
Kontrolli i Lartë i Shtetit organizon promovimin e librit “100 Simbolet
Polake” (faqe 11).
202. Gazeta “55”: KLSH sjell në shqip librin “Simbolet Polake” (faqe 3).
203. Gazeta “Ballkan”: KLSH sjell në shqip librin “Simbolet Polake” (faqe 13).
204. Gazeta “Shqiptarja.com”: Libri “100 simbolet polake” promovohet në
Ditën Kombëtare të Polonisë në KLSH (faqe 14).
205. Gazeta “Sot”: KLSH sjell në shqip librin “Simbolet Polake”, i pranishëm
Kryetari Leskaj dhe Ambasadori i Polonisë (faqe 9).
206. Gazeta “Sot”: “Simbolet polake...” promovohet në Ditën Kombëtare të
Polonisë (faqe 10).
10 Maj
207. Gazeta “Telegraf”: Misioni i anëtarëve të Parlamentit Evropian për
Kontrollin e Buxhetit takon kryetarin e KLSH (faqe 9).
11 Maj
208. Gazeta “55”: Misioni i Anëtarëve të Parlamentit Evropian për Kontrollin e
Buxhetit takim me kreun e KLSH, Bujar Leskaj (faqe 4).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 281
12 Maj
209. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH: Aviacioni Civil shpenzoi 40 mijë euro për
një film që s’u shfaq (faqe 8).
13 Maj
210. Gazeta “Koha Jonë”: Përvoja evropiane për KLSH (faqe 16).
14 Maj
211. Gazeta “Telegraf”: KLSH merr pjesë në rrjetin e Koordinatorëve të SAI-ve
të vendeve anëtare të BE-së dhe kandidatëve të mundshme për BE (faqe 7).
15 Maj
212. Gazeta “Sot”: Auditimi për shërbimet spitalore, KLSH raporton në Kuvend
(faqe 6).
16 Maj
213. Gazeta “Panorama”: Kreu i KLSH referon në konferencën e Institucioneve
Supreme të Auditimit. Leskaj merr vlerësime nga Gjykata Evropiane e
Audituesve. “Mirënjohje ndërkombëtare për ligjin e ri të organit të KLSH”
(faqe 13).
214. Gazeta “Telegraf”: Konferenca e nivelit të lartë në Sofje për rolin e SAI-ve
në rritjen e përgjegjshmërisë, transparencës dhe integritetit (faqe 10).
215. Gazeta “Ballkan”: Roli i institucioneve supreme të auditimit, KLSH në
konferencën e Sofjes (faqe 4).
17 Maj
216. Gazeta “55”: Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj vlerësohet nga Gjykata
Evropiane e Audituesve (faqe 4).
18 Maj
217. Gazeta “Albania Daily News”: Institutional Independence, a key factor
(faqe 11).
218. Gazeta “Tirana Times”: Albania and the Sofia high level conference on
supreme audit institutions (online).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
282 Botime 2018
27 Maj
219. Gazeta “Sot”: Punonjës dhe ish-regjistrues të kallëzuar penalisht
vazhdojnë detyrën në Hipoteka, KLSH gati të njoftojë Ministrinë e Drejtësisë
(faqe 10).
220. Gazeta “Panorama”: 93 vjet Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga Amantia Patozi
(faqe 20).
221. Gazeta “Koha Jonë”: 93 vjet Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga Amantia Patozi
(faqe 16).
222. Gazeta “Sot”: 93 vjet Kontrolli i Lartë i Shtetit. Nga Amantia Patozi (faqe
14).
223. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Gruevski dhe tenderat tanë. Nga Fatos Çoçoli
(faqe 22).
29 Maj
224. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH kremton 93 vjetorin e krijimit (faqe 8).
225. Gazeta “Panorama”: Abuzimet me pronat, KLSH kallëzim për ish-kreun e
Rrogozhinës (faqe 8).
226. Gazeta “55”: Dëmi 25.5 milionë lekë, u tjetërsuan 26.5 ha, KLSH kallëzon
ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës (faqe 5).
227. Gazeta “Shekulli”: Abuzimi me tokat, nën hetim ish-kryekomunari
Ndriçim Dushku (faqe 13).
228. Gazeta “Telegraf”: KLSH kremton 93-vjetorin e krijimit (faqe 9).
229. Gazeta “Telegraf”: Dëmi ekonomik në vlerën 24.5 milionë lekë dhe
tjetërsim të paligjshëm të pronës shtetërore për sipërfaqen prej 27.6 ha
(faqe 9).
230. Gazeta “Sot”: KLSH kallëzon në prokurori ish-kryetarin e Bashkisë
Rrogozhinë, shkaktoi 24.5 milionë dëm nga abuzimi me pronat. Nga Rigels
Seliman (faqe 10).
231. Gazeta “Standard”: KLSH kallëzon ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës, i
shkaktoi 24.5 mln lekë dëm shtetit (faqe 9).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 283
232. Gazeta “Ballkan”: KLSH kallëzon në prokurori ish kryetarin e Bashkisë
Rrogozhinë (faqe 4).
233. Gazeta “Dita”: Dëmi 24.5 mln lekë për tokat me qira, KLSH çon në
Prokurori ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës (faqe 8).
30 Maj
234. Gazeta “Ballkan”: KLSH çon në Prokurori kryebashkiakun e Belshit, 80
mln lekë dëm buxhetit të shtetit. Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në
Prokurori kryetarin e bashkisë Belsh, së bashku me drejtorin e Bujqësisë,
përgjegjësin e Urbanistikës, juristen, 2 kolaudatorë dhe 1 mbikëqyrës të
punimeve. Ata akuzohen se kanë shkaktuar një dëm ekonomik në vlerën 80
milion lekë (faqe 4).
235. Gazeta “Ballkan”: Zbatimi i taksës së ndikimit në infrastrukturë, probleme
me 2305 ndërtime në proces legalizimi. Taksa e ndikimit në infrastrukturë,
sipas ligjit, zbatohet edhe tek ndërtimet pa leje që janë në proces legalizimi,
por duket se në disa raste është hasur ngërç përsa i përket arkëtimit.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kryer së fundmi një auditim në gjashtë prej
drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të
Ndërtimeve Informale, ku të paktën për 2305 raste janë konstatuar
problematika që lidhen me taksën e infrastrukturës (faqe 7).
236. Gazeta “Dita”: Taksa e infrastrukturës probleme në zbatim, 2305
ndërtime në proces legalizimi. KLSH ka kryer një auditim në gjashtë prej
drejtorive rajonale të Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të
Ndërtimeve Informale, ku të paktën për 2305 raste janë konstatuar
problematika që lidhen me taksën e infrastrukturës (faqe 8).
237. Gazeta “Mapo”: Abuzimi 80 mln lekë me tenderët, KLSH denoncon dhe
kryebashkiakun e Belshit (faqe 5).
238. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon në prokurori kryetarin e Bashkisë Belsh,
dëm ekonomik në vlerën 80 milionë lekë. KLSH kallëzon në prokurori
kryetarin e Bashkisë Belsh, Drejtorin e bujqësisë, përgjegjësin e
urbanistikës, juristen (anëtar të KVO), 2 kolaudatorë dhe 1 mbikëqyrës të
punimeve (faqe7).
239. Gazeta “Standard”: Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori
kryebashkiakun e Belshit dhe 6 zyrtarë të tjerë (faqe 6).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
284 Botime 2018
240. Gazeta “Standard”: Befason KLSH-ja: Janë vjedhur dhe shpërdoruar
mesatarisht 300 mijë € në ditë nga administrata. Administrata rilindase
shtetërore në qendër e në bazë po bën kërdinë me fondet publike. Kontrolli
i Lartë i Shtetit sapo ka botuar buletinin e parë statistikor për vitin 2018, që
përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga KLSH në
periudhën janar - prill 2018 (faqe 10-11).
241. Gazeta “Sot”: KLSH padit penalisht kryebashkiakun e Belshit, shkaktoi 80
milionë lekë dëm në buxhet nga abuzimet me tenderat. Kontrolli i Lartë i
Shtetit padit në prokurori edhe 6 zyrtarë të tjerë të Bashkisë Belsh. Nga
Endri Arizi (faqe 8).
242. Gazeta “Sot”: 35 milionë euro dëm buxhetit të shtetit nga institucionet,
KLSH zbardh buletinin për periudhën Janar-Prill 2018, ja sektorët më
problematikë (faqe 8).
243. Gazeta “Shekulli”: Abuzuan me tenderët për ndërtimin e rrugëve, nën
hetim 7 zyrtarë të Belshit (faqe 13).
244. Gazeta “55”: Dëmi, 80 milionë lekë, KLSH kallëzon kreun e Bashkisë Belsh,
drejtorin e bujqësisë dhe 5 zyrtarë. Gjatë auditimit u konstatuan shkelje
dhe parregullsi të dispozitave ligjore në fushën e prokurorimit publik,
kryesisht në përzgjedhjen e procedurës së prokurimit, vlerësimin e ofertave
ekonomike duke vepruar me dy standarde vlerësimi, zbatimin e
investimeve (faqe 5).
245. Gazeta “Tema”: KLSH: Rilindja Urbane e Belshit u bë me tendera të
paligjshëm. Reagon Bashkia. Pas auditimit financiar të Bashkisë Belsh në dy
vitet e fundit, Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzoi në Prokurorinë e Elbasanit
kryebashkiakun dhe gjashtë zyrtarë e ish-zyrtarë të tjerë për shkaktimin e
një dëmi financiar prej 80 milionë lekësh, ndërsa Bashkia i konsideroi akuzat
politike. Nga Ivana Dervishi (faqe 7).
246. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Paditet kryebashkiaku, KLSH: Miliona lekë
dëm me tenderat. Nga Ornela Manjani (faqe 6).
247. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Zbatimi i taksës së infrastrukturës, probleme
me 2305 ndërtime (faqe 6).
248. Gazeta “Panorama”: Nuk paguajnë taksën, si do ndryshojë vendimi për
legalizimin e shtëpive. S’ka leje legalizimi pa paguar taksën e
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 285
infrastrukturës. KLSH propozon ndryshimin e vendimit, rastet e zbuluara
nga kontrolli (faqe 7).
249. Gazeta “Panorama”: Tenderët, KLSH çon për ndjekje penale kreun e
Bashkisë Belsh (faqe 7).
31 Maj
250. Gazeta “Ballkan”: KLSH çon për ndjekje penale kreun e ERE-s : 9 milionë
euro dëm buxhetit të shtetit (faqe 4).
251. Gazeta “55”: Taksa e infrastrukturës, zbatimi me probleme për 2305
ndërtime në proces legalizimi. Taksa e ndikimit në infrastrukturë sipas ligjit
zbatohet edhe tek ndërtimet pa leje që janë në proces legalizimi por duket
se në disa raste është hasur se ngec sa i përket arkëtimit. Kontrolli i Lartë i
Shtetit ka kryer së fundmi një auditim në gjashtë prej drejtorive rajonale...
(faqe 5).
252. Gazeta “Sot”: KLSH ka kryer pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor
Elbasan, me shkresën nr. 6/132 dhe 6/13 date 22.05.2018 kallëzim penal
ndaj A.T, me detyrë Kryetar i Bashkisë në cilësinë e titullarit të Autoritetit
Kontraktor, H.F. me detyrë Drejtor i Bujqësisë në Bashkinë Belsh (faqe 6).
253. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH zbulon shkelje të administratës me dëm
financiar 35.4 mln euro (faqe 9).
254. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH çon në Prokurori 11 drejtues të mesëm e
të lartë (faqe 9).
255. Gazeta “Telegraf”: Taulant Balla, takon në Kryesinë e Parlamentit Arif
Tafanin, kryebashkiakun socialist të Belshit, i akuzuar në prokurori për
shpërdorim fondesh. Nga Jakup B. Gjoca (faqe 2).
256. Gazeta “Telegraf”: SIGMA dhe Kontrolli i Lartë i Shtetit, organizon një
seminar ndërgjegjësimi (faqe 9).
257. Gazeta “Standard”: IKMT kallëzon penalisht kryetaren dhe ish-kryetarin e
Bashkisë Sarandë për abuzim me lejet. Në nëntor të vitit të kaluar Kontrolli i
Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre kryebashkiaken
e Sarandës Floriana Koka (faqe 6).
258. Gazeta “Mapo”: Dëmi 9 milionë euro, KLSH kallëzon penalisht kreun e
ERE-s (faqe 4).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
286 Botime 2018
259. Gazeta “RD”: Vjedhje 9 milionë euro në KESH (faqe 5).
260. Gazeta “RD”: KLSH : 35 milionë euro dëm në vetëm 4 muaj (faqe 7).
1 Qershor
261. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Regjistrimi i pronave, nën akuzë 12 zyrtarë.
AMTP të parregullta për sipërfaqen 15 6309 m2. Nga Ornela Manjani (faqe
8).
262. Gazeta “Sot”: Abuzime të shumta me pronat në Elbasan, KLSH kallëzon
penalisht 12 zyrtarë e ish-zyrtarë të hipotekës (faqe 7).
263. Gazeta “Panorama”: Abuzimet me pronat, kallëzim për 12 zyrtarë. KLSH:
Regjistruan zona arkeologjike, liqene dhe rrugë (faqe 8).
264. Gazeta “Dita”: Tjetërsuan liqenin dhe zonat arkeologjike në truall,
kallëzohen 12 zyrtarë dhe ish zyrtarë të Hipotekës (faqe 9).
265. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon në prokurori specialistë të zyrës
vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme Elbasan (faqe 9).
266. Gazeta “Shekulli”: Liqeni bëhet kullotë, KLSH kallëzon punonjësit e
hipotekës në Elbasan (faqe 2).
267. Gazeta “Koha Jonë”: Liqeni u bë kullotë; KLSH padit punonjësit e
hipotekës (faqe 10).
268. Gazeta “Standard”: Liqeni u bë kullotë, KLSH padit punonjësit e hipotekës
në Elbasan (faqe 7).
269. Gazeta “Ballkan”: Liqeni u bë kullotë, KLSH padit punonjësit e hipotekës
në Elbasan (faqe 4).
270. Gazeta “55”: KLSH kallëzon 7 ish regjistrues, 4 specialistë dhe 1 ish-
specialist të Hipotekës në Elbasan (faqe 5).
3 Qershor
271. Gazeta “Sot”: KLSH jep alarmin: KESH rrezikon falimentin, për shkak të
borxheve mund t’i sekuestrohen llogaritë. KESH vazhdon të jetë i zhytur në
borxhe, gjyqet i kushtuan 17 milionë lekë në 2017 (faqe 10).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 287
4 Qershor
272. Gazeta “Telegraf”: KLSH – SIGMA, “Zhvillimi marrëdhënieve Efektive
ndërmjet Institucioneve Supreme të Auditimit dhe Parlamenteve” (faqe 8).
5 Qershor
273. Gazeta “Panorama”: Leskaj e Ruçi, pakt për nënkomision parlamentar që
shqyrton raportet e KLSH. Kreu i KLSH: Parlamenti mund të mbikëqyrë
qeverinë, kur mbështetet në raportet e KLSH. Ruçi premton bashkëpunim
(faqe 7).
274. Gazeta “Shqiptarja.com”: Gramoz Ruçi: Do ngremë nënkomision
parlamentar për KLSH (faqe 2).
275. Gazeta “Sot”: KLSH prezanton strategjinë 2018-2022, Ruçi premton
mbështetje, Bujar Leskaj thirrje institucioneve të zbatojnë rekomandimet.
Bujar Leskaj: Të zbatohen rekomandimet për largimin e zyrtarëve të
korruptuar. Nga Endri Arizi (faqe 8).
276. Gazeta “Sot”: Raporti, Ministria e Brendshme miliona lekë dëme buxhetit
të shtetit me rikonstruksionin e godinës, emergjencat civile dhe largimet
nga puna. Kontrolli i KLSH për vitet 2015-2017, ja abuzimet e firmave të
kontraktuara dhe favorizimi i tyre nga ministria (faqe 11).
277. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Abuzimet, Leskaj: Problem largimi i zyrtarëve
të konstatuar me shkelje. Kreu i KLSH: Kuvendi të zbatojë rekomandimet
(faqe 4).
278. Gazeta “Telegraf”: Aktiviteti i përbashkët KLSH-SIGMA “Zhvillimi i
Marrëdhënieve Efektive të punës ndërmjet KLSH dhe Parlamentit (faqe 7).
279. Gazeta “55”: Programi i BE, SIGMA vlerëson profesionalizmin e KLSH nën
drejtimin e Bujar Leskajt. Aktiviteti i KLSH dhe SIGMA-s “Zhvillimi i
Marrëdhënieve efektive të punës ndërmjet KLSH dhe Parlamentit”/ Dr
Bujar Leskaj: Bashkëpunimi me Kuvendin është bazuar mbi bazën e katër
shtyllave kryesore (faqe 5).
280. Gazeta “Ballkan”: Apeli i KLSH-së: Të zbatohen rekomandimet. Leskaj:
Problem largimi i zyrtarëve të konstatuar me shkelje (faqe 4).
281. Gazeta “Albanian Daily News”: Ruçi: ALSAI Sub-committee to Be
Established (faqe 3).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
288 Botime 2018
6 Qershor
282. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH kallëzon në Prokurori Feliks Baçin, 48 mln lekë
dëm shtetit. Ish Drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil (faqe 9).
283. Gazeta “Telegraf”: KLSH kallëzon në Prokurori ish-Drejtorin Ekzekutiv të
Autoritetit të Aviacionit Civil. Dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit
të AAC, pra dhe buxhetit të shtetit, arrin në vlerën 48 milionë lekë dhe
efekti negativ financiar arrin në vlerën 30 milionë lekë (faqe 8).
284. Gazeta “Ballkan”: KLSH kallëzon në Prokurori ish Drejtorin e Autoritetit të
Aviacionit Civil (faqe 4).
285. Gazeta “Standard”: KLSH kallëzon ish Drejtorin Ekzekutiv të Autoritetit të
Aviacionit Civil. 48 mln lekë dëm shtetit (faqe 8).
286. Gazeta “Shqiptarja.com”: KLSH: 600 mijë € dëm në Autoritetin e
Aviacionit Civil. Akuza në Prokurori (faqe 6).
287. Gazeta “Shekulli”: KLSH kallëzon ish Drejtorin e Aviacionit Civil. Nga
auditimi i KLSH-së rezultoi që dëmi ekonomik që i është shkaktuar buxhetit
të AAC, pra dhe buxhetit të shtetit, arrin në vlerën 48 milionë lekë (faqe 16).
288. Gazeta “Dita”: KLSH kallëzon në Prokurori ish Drejtorin të Autoritetit të
Aviacionit Civil, 78 mln lekë dëme, emërime të paligjshme dhe shkelje në
tendera (faqe 10).
7 Qershor
289. Gazeta “Panorama”: Leskaj: Dëmi ekonomik në 2017 arrin 826 milionë
euro. Kreu i KLSH në Kuvend: Për shpërdorim detyre u kallëzuan 47 zyrtarë.
“Shkeljet më të mëdha në të ardhurat, pronën dhe prokurimet”. Nga Dorina
Azo (faqe 8).
290. Gazeta “Shqiptarja.com”: Erjon Braçe: Të rihapet dosja, auditim Rrugës
së Kombit. Kërkesë KLSH (faqe 5).
291. Gazeta “Sot”: Bujar Leskaj prezanton në Kuvend raportin e KLSH,
socialistët kërkojnë hetim për aferën e Rrugës së Kombit. Leskaj:
Institucionet dhe Prokuroria nuk ndëshkojnë zyrtarët. Nga Mimoza Ibra
(faqe 7).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 289
292. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Leskaj: Dëmi ekonomik, 110.5 mld lekë.
Rritet borxhi tatimor e doganor (faqe 6).
293. Gazeta “Tema”: U mbyll nga Basha me procedurë. Rihapet dosja e
“Rrugës së Kombit” (faqe 4).
294. Gazeta “55”: KLSH kallëzon në Prokurori ish-Drejtorin Ekzekutiv të
Autoritetit të Aviacionit Civil. Në total, nga auditimi rezultoi që dëmi
ekonomik që i është shkaktuar buxhetit të AAC, pra dhe Buxhetit të Shtetit,
arrin në vlerën 48 milion lekë dhe efekti negativ financiar arrin në vlerën 30
milionë lekë. Nga auditimi i KLSH, u konstatuan një sërë shkelje të
dispozitave ligjore (faqe 5).
295. Gazeta “Albanian Daily News”: Economic Damage amounts to Lek 11.5
bln. ALSAI’s Report (faqe 5).
8 Qershor
296. Gazeta “Telegraf”: Kryetari i KLSH-së, z. Bujar Leskaj zhvillon një takim me
deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës (faqe 5).
297. Gazeta “Telegraf”: Nga kush janë të pavarura institucionet e pavarura?
Nga Gjergj Erebara (BIRN) (faqe 9).
298. Gazeta “Koha Jonë”: Leskaj takon deputetët e Kosovës. Rekomandimet/
Ministria e Financave dhe Ekonomisë të marrin masa për hartimin e një
studimi dhe zbatimin e tij mbi vendosjen e Portit të Shëngjinit në shërbim
të Doganës së Kosovës (faqe 7).
299. Gazeta “55”: Deputetët e Kosovës vlerësojnë auditimin e KLSH-së mbi
bashkimin doganor. Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj zhvillon një takim me
deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës (faqe 5).
300. Gazeta “55”: KLSH merr pjesë në seminarin e zhvilluar mbi “Auditimet në
prokurorimin publik 2018” (faqe 5).
11 Qershor
301. Gazeta “Panorama”: Zbardhet raporti i KLSH-së: KESH drejt falimentimit,
rrezikohen edhe llogaritë. Kontrolli i Lartë i Shtetit jep arsyet e gropës
financiare: Nga humbjet e larta, kreditë dhe shitja e energjisë nën kosto.
Nga Dorina Azo (faqe 5).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
290 Botime 2018
12 Qershor
302. Gazeta “55”: KESH drejt falimentimit/ KLSH: Humbje prej miliona eurosh.
Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit, për auditin e KESH për periudhën
prill-dhjetor 2017, ngre shqetësimin e situatës financiare të shoqërisë. KLSH
parashikon që për 2017, humbjet e shoqërisë të arrijnë deri në 7 miliardë
lekë, për shkak të thatësirës hidrike dhe çmimit të shitjes së energjisë, që
nuk mbulon kostot e operimit. Sipash KLSH shqetësuese janë edhe kreditë e
marra nga KESH, që provokojnë një borxh tej mundësive të saj ekonomike
(faqe 5).
303. Gazeta “Panorama”: Shitja e Energjiseë, KLSH: Dëmi ekonomik 2,8
milionë euro. “KESH shiti për 9 muaj energji me çmim të ulët te privati”
(faqe 7).
13 Qershor
304. Gazeta “55”: Shitja e energjisë, KLSH nxjerr shumën: Dëmi ekonomik 2.8
milionë euro (faqe 5).
15 Qershor
305. Gazeta “Telegraf”: KLSH nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me
Dhomën e Llogarive të Ukrainës (faqe 9).
306. Gazeta “Sot”: KLSH marrëveshje me Dhomën e Llogarive të Ukrainës,
Bujar Leskaj: Të zhvillojmë institucionet për hir të integrimit në BE (faqe 6).
307. Gazeta “Koha Jonë”: KLSH marrëveshje me Dhomën e Llogarive të
Ukrainës. Bujar Leskaj: Ky dokument do të kontribuojë në zhvillimin dhe
modernizimin e institucioneve tona dhe marrëdhëniet mes dy vendeve
(faqe 13).
16 Qershor
308. Gazeta “55”: KLSH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e
Llogarive të Ukrainës. Presidenti i Dhomës, z. Valeriy Pastkan: Kjo është
marrëveshja e dytë që nënshkruante me institucionet supreme të auditimit
(SAI-t) simotra evropiane, pas marrjes së detyrës në mars 2018 dhe
momenti më i rëndësishëm vjen menjëherë pas nënshkrimit, kur palët
duhet të përkthejnë në nisma konkrete vullnetin e tyre për punë të
përbashkët (faqe 5).
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 291
309. Gazeta “Ballkan”: Alarmi për ndotjen e ajrit, Raporti: Shqipëria nuk ka
asnjë laborator për matjen e shkarkimeve (faqe 7).
18 Qershor
310. Gazeta “Dita”: Ku na çojnë mangësitë në administrimin parëse publike.
Nga Dr. Arqile Veshi (faqe 7).
20 Qershor
311. Gazeta “Ballkan”: Prokurimet, raporti i auditimeve. KLSH: Me shkelje 94%
e tenderave të kryera nga njësitë vendore (faqe 6).
312. Gazeta “Sot”: KLSH: 370 milionë lekë dëmi ekonomik në realizimin e
investimeve në nivel vendor. Raporti, 94% e tenderave të bashkive me
shkelje, standarde të dyfishta në shqyrtimin e ofertave (faqe 10).
313. Gazeta “Shekulli”: Akuza, 10 mijë tenderë pa garë, dëmi 60 mln €.
Raporti (faqe 18).
21 Qershor
314. Gazeta “Shekulli”: Firma që kërkon tokën e TK-së akuzohet për shkelje nga
KLSH (faqe 7).
23 Qershor
315. Gazeta “Shekulli”: Pandëshkueshmëria në Hipoteka ndihmon në
përhapjen e korrupsionit (faqe 2).
316. Gazeta “Tema”: Pandëshkueshmëria në Hipoteka ndihmon në përhapjen
e korrupsionit (faqe 10).
26 Qershor
317. Gazeta “Albanian Daily News”: Speaker Ruçi receives former ECA
President Weber (faqe 2).
318. Gazeta “Telegraf”: KLSH, rrugëtim për në BE. Nga Miranda Haxhia (faqe 7).
319. Gazeta “Mapo”: E drejta e rikandidimit dhe vetëfrenimi etik. Nga Ndriçim
Kulla (faqe 7).
320. Gazeta “Sot”: Performanca e KLSH, Ruçi takon Weber (faqe 6).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
292 Botime 2018
27 Qershor
321. Gazeta “Telegraf”: Dr. Hubert Weber, një nga hartuesit e Deklaratës së
Limës dhe Ish-President i Gjykatës Europiane të Audituesve, viziton KLSH-
në (faqe 8).
322. Gazeta “Dita”: Ish Presidenti i Gjykatës Europiane të Audituesve, viziton
KLSH. Doktor Hubert Weber është një nga hartuesit e deklaratës së Limës.
Deklarata e Limës për parimet dhe rregullat e auditimit të jashtëm publik,
e nënshkruar në vitin 1977 në Lima të Perusë, konsiderohet ndryshe edhe
si Kushtetuta e Institucioneve Supreme të Auditit (faqe 7).
323. Gazeta “Panorama”: Presidentit Meta i dhurohet “40 vjet Deklarata e
Limës”. Ish-kreu i Gjykatës Europiane të Audituesve takon Leskaj e Metën
(faqe 9).
324. Gazeta “Sot”: KLSH: Sipas KLSH, sensitiv është borxhi i konsiderueshëm i
krijuar ndaj subjekteve private. Raporti i KLSH, reforma territoriale e
dështuar. Bashkitë 20 milionë euro të pa arkëtuara, rriten borxhet ndaj
privatit për punët publike (faqe 11).
28 Qershor
325. Gazeta “Gazeta Shqiptare”: Menaxhimi i fondeve, KLSH merr në auditim
7 universitete. Monitorimi i Qëndresës Qytetare zbardh shumat
marramendëse për luksin e zyrave. Nga Voltiza Duro (faqe 11).
326. Gazeta “Ballkan”: KLSH nis kontrollin në 7 institucione të arsimit të lartë
(faqe 11).
327. Gazeta “Panorama”: Financat e universiteteve, Raporti: Miliona për luks,
zero për kërkim shkencor. Abuzime me paratë e studentëve, shpenzime të
larta dhe studentë pa bursa. KLSH nis auditim për 7 universitete. Nga
Besarta Basha (faqe 16).
328. Gazeta “Standard”: Universitetet, shpenzime në rikonstruksione, asnjë
monedhë për kërkime apo studime (faqe 18).
329. Gazeta “Mapo”: Studimi i Fondacionit Friedrich Ebert: Zero bursa, por
blerje luksi. Zëri i Amerikës ka publikuar raportin e kryer për shpenzimet
në Universitetet Publike. Sipas tij paratë e tarifave të studentëve dhe të
ardhurat nga buxheti i shtetit janë shpenzuar më së shumti për investime
Media për KLSH
Kontrolli i Lartë i Shtetit 293
luksi dhe zyra. Ndërkohë në Universitetin e Tiranës shpenzimet për bursa
studimi janë në nivelin 0, të papërfillshme edhe fondet e shpenzuara për
kërkim shkencor (faqe 2).
29 Qershor
330. Gazeta “Panorama”: Nis në fund të qershorit. Rekomandimet e KLSH,
udhëzim për zbatimin e 61 bashkive (faqe 11).
331. Gazeta “Shekulli”: Bashkitë e pabindura (faqe 16).
332. Gazeta “Sot”: Konsulenca do t’i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 29.5
milionë lekë. Konçesioni i Aeroportit të Rinasit drejt rishikimit, qeveria
kërkon konsulent për vlerësimin e pozicionit ekonomik (faqe 10).
333. Gazeta “Telegraf”: Fitimet e larta, shteti kontroll “llogarive” të TIA-s,
synohet ulja e tarifave të aeroportit (faqe 8).
334. Gazeta “Tirana Times”: Public universities generous with luxury spending,
stingy with research (faqe 17).
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
294 Botime 2018
Faksimile
Kontrolli i Lartë i Shtetit 295
FAKSIMILE TË PASQYRIMIT TË AKTIVITETIT TË KLSH-së DHE SHKRIMEVE TË STAFIT,
JANAR – QERSHOR 2018
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
296 Botime KLSH 2018
Faksimile
Kontrolli i Lartë i Shtetit 297
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
298 Botime KLSH 2018
Faksimile
Kontrolli i Lartë i Shtetit 299
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
300 Botime KLSH 2018
Faksimile
Kontrolli i Lartë i Shtetit 301
AUDITUESIT E KLSH-së NË SHTYPIN E PËRDITSHËM Vëllimi X
302 Botime KLSH 2018
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
RSH. Kontrolli i Lartë i Shtetit
Audituesit e KLSH-së në shtypin e përditshëm / RSH. Kontrolli
i Lartë i Shtetit ; përgat. Amantja Patozi. - Tiranë : KLSH, 2018
V. 10 ; 24 cm.
V. 10 : Janar-qershor 2018. - ... f. : me foto
ISBN 978-9928-159-74-8
1.Kontrolli i Lartë i Shtetit 2.Shtypi periodik shqiptar
3.Shkrime, korrespondenca për shtypin
351.95(496.5) :050/070 "2017"
Kontrolli i Lartë i ShtetitRruga “Abdi Toptani”, Nr. 1Tiranë Tel/Fax 04/228485, Tel.04/251267Web-site: www.klsh.org.al; e-mail: [email protected]
Shtypur në ShtypshkronjënMORAVA
AUDITUESIT E KLSH-sëNË
SHTYPIN E PËRDITSHËMVëllimi X-të
KLSH NË MEDIA MEDIAT PËR KLSHJanar – Qershor 2018
Seria: botime KLSH - 10/2018/94
Tiranë, 2018
ISBN 978-9928-159-74-8
Albana AGOLLIAlbana GJINOPULLIAlbert THOMAAlfonc GABILIAlfred CAKOAlfred LESKAJAlfred ZYLFIAlush ZAÇEAmantja PATOZIArtan MIRASHIArtur HASANBELLIUAulent GURIAulona JONUZIAzmi STRINGABajram LAMAJ Bashkim ARIZAJBesim BILERIBrenton KOTORRIBrunilda ZENELIBujar LESKAJElina BREGAJElira CUKALLAEriola HOXHAErmira VOJKAFatos ÇOÇOLIGjovalin PREÇIIrena ISLAMIJonild HOXHAJKlejvis KULEKoço SOKOLIKozma KONDAKÇIUKristaq GJURGJAJLindita LATI MILOLolita BAHOLLILuan KUKALuljeta NANOManjola NAÇOMarjola LLANAJMegi RUSIMimoza BEDINIMiranda HAXHIAMuhamed KAVAJANiko NAKO Qemal SHEHUQeram CIBAKURedi AMETLLARIRejlond SINANIRinaldo MUÇASali AGAJSelfo ZENELIValbona GAXHAJVjollca SELMANIVullnet KARAFILAJXhuljeta ÇELAJYllka PULASHIZija LIKA