60
“JAVA E NATO-S” Gara atletike e NATO-s Ekspozitë muzeale Panel-diskutim Koncert i përbashkët për Ditën e NATO-s Ditë e hapur e Armatës

“JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

“JAVA E NATO-S”Gara atletike e NATO-sEkspozitë muzealePanel-diskutimKoncert i përbashkët për Ditën e NATO-sDitë e hapur e Armatës

Page 2: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Me rastin e “Javës së NATO-s” dhe 70 vjetorit të themelimit të Aleancës, më 6 prill në parkun e qytetit në Shkup u mbajt NATO gara e vrapimit e organizuar

nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes, Armata, Këshillit Euroatlantik dhe nga Federata e Atletikës. Së bashku me qytetarët në këtë garë mori pjesë edhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska, shefi i SHP të Armatës, gjenerali Vasko Gjurçinovski, euro ambasadori Samuel Zhbogar, shefi i zyrës

së NATO-s në Shkup, koloneli Jankoviq, pjesëtarë të Armatës dhe të punësuar në Ministrinë e Mbrojtjes. “Sot në mënyrë simbolike dëshmuam se përgjatë gjithë këtyre viteve vrapuam drejt cakut të përbashkët , e ai ishte anëtarsimi në NATO dhe kjo garë fatkeqësisht ishte shumë më e vështirë se gara e sotme. Ajo zgjati shumë dhe kërkoi shumë përpjekje dhe abstenime. Megjithatë, vendi ynë ia arriti qëllimit. Dëshmuam se të gjithë jemi të bashkuar në dëshirën që vendi ynë të jetë më i mirë,

Vrapojmë drejt cakut të përbashkëtNATO gara e vrapimit

Page 3: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

3

Java e NATO-s Ekspozita muzeale

Java e NATO-sTë bashkuar gjithmonë jemi më të fortë

Intervistë me Të bashkuar gjithmonë jemi më të fortë, shefe e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sllovenisë

InfoMbështetje e parezervë nga Republika Çeke

NATO armataForcat e armatosura të Portugalisë

24 orëU shënua Dita e brigadës së 1. të mekanizuar këmbësorike Java e NATO-s Krenarë me Armatën

ArmatimPushka automatike „Galil“

Armatim„ASLAV“ - Automjet i lehtë blindues australian me rrota 8х8

ArmatimHelikopteri - „AÉROSPATIALE GAZELLE“

E paobligueshmeSi të zhvilloni negociata “të vështira”: 8 këshilla

EdukimRelevanca e Sun Cu-së (2)

Përgjatë historisëHistoria e konflikteve në Sudanin Jugor

Film„Së pari ata e vranë babanë tim“

6

9

5

16

24

32

34

12

29

40

53

të bëhet më i sigurt dhe më përparimtar. Për këtë shkak, vraponim drejt NATO-s dhe për shkak të energjisë dhe përkushtimit, ia dolëm për të realizuar qëllimin”, tha ministrja Shekerinska.Garën e hapi shefi i zyrës ndërlidhëse të NATO, Zoran Jankoviq i cili shprehu bindje se vendi ynë do të jetë vendi i 30 anëtarë i Aleancës. Dyqind e gjashtëdhjetë garues vrapuan në shtigjet me nga tre dhe pesë kilometra. Tre garuesit më të mirë në disciplinën e 3 kilometrave dhe 5 kilometrave u shpërblyen me një maratonë ndërkombëtar jashtë vnedit. Fituesit u shpallën në “Ditën e Hapur të Armatës”, në parkun e qytetit në Shkup.

45

Vrapojmë drejt cakut të përbashkët

50

NATO gara e vrapimit

56

MBUROJA viti XI numri 115 maj 2019

përmbajt ja

Page 4: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

4

NATO është e formuar më 4 prill të vitit 1949 kur 12 vende nënshkruan marrëveshje në

Uashington, duke u obliguar që në bazë kolektive t’i kundërpërgjigjen rrezikut nga përpjekja e Bashkimit Sovjetik ta zgjerojë kontrollin e vet nga Evropa Lindore, në pjesët tjera të kontinentit. Qëllimi primar i NATO-s i dhënë në Marrëveshjen e Uashingtonit është të mbrojë sigurinë dhe paqen e të gjitha anëtareve të saj, duke përdorur mjete politike dhe ushtarake. Që nga ajo kohë, e deri më sot, NATO është aleanca më e madhe ushtarako-politike në të cilën bëjnë pjesë 29 vende anëtare, e ku sa më parë edhe Republika e Maqedonisë së Veriut do të mund që në mënyrë aktive të participojë si anëtare e 30. 4 prilli si ditë e NATO-s festohet në të gjitha vendet anëtare. Republika e Maqedonisë së Veriut edhe gjatë periudhës së kaluar, për çdo vit në mënyrë solemne e shënonte Ditën e NATO-s. Ndërsa sivjet, vit ky jubilar për NATO-n sepse e shënon 70 vjetorin e themelimit të saj, në vendin tonë në mënyrë të veçantë dhe me më shumë aktivitete u shënua jubileu i madh duke u dëshmuar miqve të NATO-s me shumë entuziazëm, se ne tashmë ndjehemi si pjesë e familjes së madhe dhe se të gatshëm jemi në pritje të ditës kur edhe zyrtarisht do të jemi anëtare e 30. e saj.Me rastin e Ditës së NATO-s dhe 70 vjetorit të formimit të Aleancës, në parkun e qytetit në Shkup u mbajtën gara në atletikë, të organizuara nga Ministria e Mbrojtjes, Armata, ATA dhe Federata e Atletikës. Së bashku me qytetarët, në këtë garë morën pjesë edhe ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefi i SHP të ARM-së, gjenerali Vasko Gjurçinovski, euroambasadori Samuel Zhbogar, shefi i zyrës së NATO-s në Shkup,

koloneli Jankoviq, si dhe pjesëtarë të Armatës dhe MM-së. Ministrja e mbrojtjes deklaroi se me këtë garë edhe simbolikisht dëshmojmë se për gjithë këto vite vraponim drejt qëllimit tonë të përbashkët, e ai ishte anëtarsimi në NATO. Në Muzeun Ushtarak u organizua ekspozitë muzeale “70 vjet NATO dhe Republika e Maqedonisë së Veriut anëtarja e 30. e Aleancës”. Në mes të eksponateve muzeale ishte edhe ftesa për anëtarsim në Aleancë, Protokolli i nënshkruar, marrëveshjet me Bullgarinë dhe me Greqinë, shumë mirënjohje dhe çmime të dhëna nga kreu ushtarak dhe shtetëror, si dhe shumë eksponate tjera. U promovua edhe pulla jubilare postale kushtuar 70 vjetorit të themelimit të Aleancës. Nën organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe fondacionit “Fridrich Ebbert” – zyra në Shkup, u mbajt panel diskutim me temë: “70 vjet sukses i NATO-s që ka të bëjë me gatishmërinë për ndryshime”. Në Filharmoninë Kombëtare në Shkup, nën moton “Së bashku jemi më të fortë”, orkestrat ushtarake të Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut me koncert të përbashkët shënuan 70 vjetorin e themelimit të NATO-s. Në disa qytete u organizua “Ditë e hapur e Armatës”, ndërsa në parkun e qytetit në Shkup, gardistët ushtarak, pjesëtarët e njësive speciale, Orkestrës Ushtarake pjesëtarët e Njësisë për Dedikime Speciale pranë MPB-së dhe Brigada Ajrore, demonstruan shkathtësitë e tyre para qytetarëve të vendit. Vizita dhe pjesëmarrja e qytetarëve, si dhe mbështetja nga ana e korit diplomatik në të gjitha aktivitetet e lartëcekura edhe njëherë dëshmoi se “Ne jemi NATO”.

Dr. Zhanet Ristoska

“Ne jemi NATO”

Фото: Raul654

BotuesМinistria e Mbrojtjes

së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Kryetar i KëshillitRadmilla Shekerinska

Kryeredaktore përgjegjëseDr. Zhanet Ristoska

Redaksia:Umit Redzepi

(redaktor i artit grafik dhe teknikës), Kristina Ilievska

(gazetare dhe fotografe), Asim Zaimi

(Redaktor gjuhësor)Bujar Zylfiqari

(përkthimi në gjuhën shqipe)

Shtyp: „FENIKS PRINT“SHPKEL Koçani

„Оrce Nikollov“ 116 1000 Shkup

Теlefon: 02 3128 276www.mod.gov.mk

Qënrdimet e plasuara nga ana e bashkëpunëtorve të jashtëm nuk përfaqsojnë politikën zyrtare dhe qëndrimet e

Ministrisë së Mbrojtjes

MBUROJA Është revistë e Ministrisë së Mbrojtjes sëRepublikës së Maqedonisë së Veriut

Botohet një herë në muaj

Page 5: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

5

Më 4 Prill – Dita e NATO-s, pranë Muzeut Ushtarak u organizua ekspozita muzeale “Ekspozita muzeale „70 vjet

NATO dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, anëtare e 30 e Aleancës “.Ftesa për anëtarsim në Aleancë, Proto-kolli qasës i nënshkruar, marrëveshjet me Bullgarinë dhe Greqinë, shumë mirënjohje dhe çmime që iu ndanë kreut ushtarak dhe shtëtëror si dhe shumë eksponate tjera, janë pjesë e ekspozitës muzeale.Në këtë ekspozitë u promovua edhe pulla jubilare postale kushtuar 70 vjetorit të Aleancës. Publikimi i pullës potale ndjek traditën e publikimit të pullave të para postale të NATO-s që nga viti 1952 nga ana e Shteteve të Bashkuara të

Amerikës dhe Portugalia.„Aleanca e NATO-s është aleanca më e fuqishme ushtarako-politike sot dhe në Ditën e NATO-s është mirë që të kujto-hemi në “motorin” e kësaj organizate, e kjo është mbrojtja dhe siguria kolek-tive, por ndoshta edhe më me rëndësi është që të kujtojmë shpirtin dhe vlerat e vendosura në themelet e Aleancës Euroatlantike e ato janë liritë individuale, demokracia, të drejtat e njeriut dhe sun-

dimi i së drejtës”, tha ministrja Radmilla Shekerinska në hapjen e ekspozitës.Ministrja me këtë rast shtoi se deri më tani Dita e NATO-s është shënuar jo vetëm se kemi besuar në vlerat e Ale-ancës, por edhe për atë se kishim qëllim të qartë, që të jemi pjesë e saj. Ajo thek-soi se gjatë këtij viti, kjo ditë është edhe ditë e vendit tonë, ditë e qytetarëve tanë.„Sot është më mirë, sot kjo ditë është edhe dita jonë si vend me ftesë për

„70 vjet NATO dhe Republika e Maqedonisë së Veriut, anëtare e 30 e Aleancës“

Ekspozita muzeale

JAVA

E N

ATO

-S

Page 6: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

6

Nën moton „Together we stand” nën patronazhin e Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së

Maqedonisë së Veriut, më 4 prill pranë FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert të përbashkët, e shënuan jubileun e 70 vjetorit të formimit të NATO-s.Performancë e jashtëzakonshme të pesë orkestrave ushtarake që e ndoqën zëvendës kryetarja e Qeverisë së Re-publikës së Maqedonisë së Veriut dhe

anëtarsim në NATO. Sot jemi krenarë sepse edhe atdheu ynë ulet në tavoli-nën e Aleancës së bashku me aleatët, ndërsa së shpejti presim edhe të kemi mundësi për vendimarrje që do të ndikojë në paqen dhe sigurinë globale në botë”, theksoi Shekerinska Sot është më mirë. Sot është më ndryshe. Sot është edhe dita jonë si vend.Në kotekst të anëtarsimit në NATO, ministrja tha se në këtë ditë, urimet më të mira arritën nga Polonia dhe Sllova-kia, parlamentet e të cilave e ratifikuan protokollin për anëtarsim të vendit tonë në Aleancë.„Shënojmë 4 prillin, me besim se më qenë, më sigurt dhe më me prosperitet do të jetë e nesërmja për të gjithë ne. Parë përgjatë hisotorisë, përmes të gjitha eksponateve muzeale të kësaj ekspozite, kujtojmë se ku ishim, por edhe atë se çfarë arritëm së bashku, me shumë mund dhe punë, me shumë abstenime dhe shpesh herë me kompro-mise të dhimbshme. 4 prillin e ardhshëm në këtë vend nuk kam dilemma se së bashku me këto dokumente të rëndë-sishme do të qëndrojë edhe vula e fun-dit, e ky do të jetë dokumenti me të cilin

ne do të verifikohemi si anëtare e 30 e aleancës më të fuqishme ushtarako-politike në botë” tha Shekerinska.Pas hapjes së ekspozitës muzeale nën organizimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe fondacionit “Fridrich Ebbert” – zyra në Shkup (FES), u mbajt edhe panel diskutim me temë “70 vjet NATO – sukses që ka të bëjë me gatishmërinë për ndryshime”. Shefi i SHP të Armatës, gjenerali Vasko Gjurçinovski në këtë panel diskutim theksoi se për të është nder i veçantë të jetë në krye të kier-arkisë ushtarake dhe të udhëheq me proceset për implementimin e stan-dardeve për anëtarsim të plotë në NATO.„Shkëmbejmë vlerat, parimet, por edhe përgjegjësitë për anëtarsim në Aleancë”, tha Gjurçinovski.Në këtë panel diskutim morrën pjesë edhe gjenerali Stuard Skates, zëvendës komandanti i NATO-s pranë Komandës së Brunsumit, gjeneralët e pensionuar Ilija Nikollovski dhe Mirosllav Sto-janovski, koloneli Zoran Jankoviq, shefi i zyrës ndërlidhëse të NATO-s në Shkup, drejtoresha e FES, Eva Elerajt dhe pro-fesoresha Lidija Gjeorgjieva.

Të bAShkuAr gJiThmONë JEmi më Të fOrTë

Page 7: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

7

ministre e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-majori Vasko Gjurçinovski, nga ministra të Qeverisë së RMV-së, deputetë, ish ministra të mbrojtjes, si dhe ish shefa të SHP të Armatës, përfaqësues të bashkë-sive fetare, përfaqësues të korit ushtarako diplomatik të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut, gjeneral aktivë dhe të penzionuar të Armatës, përfaqësues të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pjesëtarë të tjerë të Armatës. Para fillimit të koncertit, ministrja Shek-erinska iu drejtua të pranishmive duke i përshëndetur dhe duke ua uruar Ditën e NATO-s dhe njëherit shprehu kënaqësinë

Të bAShkuAr gJiThmONë JEmi më Të fOrTë

JAVA

E N

ATO

-S

Page 8: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

8

Ekip i përbërë nga Bend ii 40 i Gardës Kombëtare të Vermontit nga SHBA-ja,

gjatë periudhës nga data 18.03 deri më 22.03.2019 vizitoi Republikën e Maqedo-nisë së Veriut. Vizita e rastit ishte në për-puthje me planin e bashkëpunimit bilateral me SHBA-në “Military Band Operations”, e me qëllim të trajnimit të përbashkët të rreshtimeve dhe procedurave të orkestrit

edhe atë procedura për në vend dhe për në lëvizje me përbërje të orkestrës dhe procedurave për lëvizje me interpretim të muzikës.Trajnimet për rreshtimin u realizuan pranë kazermës “Goce Dellçev” në Shkup, ku pas disa përsëritjeve përfunduan me probën gjenerale dhe me demonstrimin e rreshtimit.

Kjo është përvoja e parë e këtillë për pjesëtarët e orkestrës ushtarake të Armatës sonë, ndërsa eprori i parë Erin Graham për pjesëtarët e orkestrës sonë do të thotë se janë muzikantë të jashtëza-konshëm të cilët shpejtë i mësojnë dhe aq më shpejtë i tejkalojnë tekninat e duhura, por para se gjithash ata janë nikoqir të mirë.

për ambiciet e realizuara me sukses, duke nënvizuar se përpos që “së bashku jemi më të fortë”, realizimi i një kon-certi të tillë do të dëshmojë edhe se “së bashku jemi më të mirë”.Me intonimin e himneve të NATO-s dhe të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nën shkopin dirigjues të majorit maestros Goran Ilijevskit, u shënua fillimi i kon-

certit, ndërsa me pompozen “Fanfarën e festivalit” dhe “Simfoninë afrikane” u re-alizua edhe blloku i parë i kompozimeve të orkestrës së përbashkët. Programi muzikor vazhdoi me bllokun muzikor të dirigjuar nga ana e dirigjen-tëve të orkestrave ushtarak: dirigjent Konstantinos Konstantinopulos nga Greqia, dirigjent Aljosha Deferi nga Re-publika e Sllovenisë, dirigjent Sara Ma-rinesku nga Britania e Madhe, dirigjent major Rendal Bartel nga SHBA-ja si dhe blloku i fundit muzikor që u dirigjua nga major Goran Ilijevski nga orchestra ushtarake e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga kolazhi i përbashkët muzikor mund të vërehej se realizimi i koncertit të përbashkët të orkestrës së përbashkët nuk ishte një kënaqësi vetëm për të pranishmit, por edhe për muzikantët ambasadorë të paqes nga pesë vende

të ndryshme, të cilët komunikonin në një gjuhë univerzale, e me këtë kontribuan për shënim të denjë të 70 vjetorit të themelimit të Aleancës.

Pande Dimoska

„Përshtypjet e përgjithshme dhe ato personale të dirigjentëve dhe

muzikantëve janë të shkëlqye-shme, ndërsa reagimi i publikut është gjithmonë i dukshëm dhe

paraqet pikënisje për cilësinë dhe nivelin e koncertit. Orkestra

jonë edhe njëherë e dëshmoi profesionalizmin e tij, por edhe

kompatibilitetin me orkestrat ushtarak të aleatëve të NATO-s”

mајоr Goran Ilijevski

„Gëzohemi që jemi këtu dhe që jemi pjesë e këtij koncerti të përbashkët të pesë orkestrave të ndryshme ushtarake ”

Nënk. Aljosha Deferi, Dirigjent i orkestrës

ushtarake të Republikës së Sllovenisë

„Është nder i veçantë që jemi këtu dhe që bashkëpunojmë me orkestrën ushtarake të Re-publikës së Maqedonisë së Veri-ut, si dhe orkestrat ushtarake të aleatëve dhe partnerëve tanë nga Sllovenia, Greqia dhe Britania e Madhe, ndërsa me veprimin e gjuhës uni-verzale në skenë dëshmuam se sa është e fuqishme ngjajshmëria jonë”

major Renald Bartel, dirigjent i orkestrës

ushtarake të SHBA-së

Trajnim i përbashkëtBendi i 40. i Armatës është themeluar në vitin 1907, ku ka qenë i organizuar si bend këmbësorik në Bratilboro. Ky është njëri

ndër ekipet për reagim të shpejtë të Gardës Kombëtare të Vermontit që veçohet

me shkathtësi muzikore dhe luftarake, e njëherit ka marrë pjesë në shumë misione

të trajnimit dhe interpretimit

Page 9: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Ju jeni shefja e parë femër e Shtabit të Përgjithshëm të armatës në kuadër të vendeve anëtare të NATO-s. Emërimi i juaj u përhap si lajm në të gjitha mediat botërore si shembull i rrallë i një gruaje në një pozitë aq të lartë, që njihet si pozitë e detyrë për meshkuj. Cili është qëndrimi juaj rreth kësaj? – Këtë emërim e sqaroj parimisht si përgjegjësi ndaj profesionit ushtarak dhe ndaj forcave e armatosura sllo-vene dhe pjesëtarëve të tyre. Besoj se puna e mundimshme, përqëndrimi dhe shërbimi i mirfilltë në fund gjithmonë shpërblehen. Profesioni ushtarak nuk u takon të dobtëve, ndonjëherë duhet të luftoni me pengesat për të pasur sukses. Megjithatë, kjo njeriun e bën më të fortë dhe më të qëndrueshëm.

Keni qenë pjesëmarrëse në shumë stërvitje dhe në aktivitetete ndërkom-

9

gjeneral-majoren Alenka Ermenc,

Gjatë muajit prill për vizitë zyrtare në Armatë dhe në Ministrinë e Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut qëndroi delagacion i lartë i Ushtrisë së Republikës së Sllovenisë në

krye me gjeneral-majoren Alenka Ermenc, shefe e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së

Sllovenisë. Mbështetjen të cilën për vite me rradhë e marrim

nga Republika e Sllovenisë në çdo pikëpamje, si dhe ratifikimi

i shpejtë i protokollit qasës nga ana e Sllovenisë është një

mesazh politik se kjo mbështetje do të vazhdojë dhe se dy vendet

e fuqizojnë partneritetin dhe bashkëpunimin në fushën e

mbrojtjes

shefe e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Sllovenisë

Intervistë me

JU PëRGëZOJ PëR ARRITJEN E PROGRESIT

Page 10: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

bëtare, do ju kisha lutur që të më për-mendni disa nga më të rëndësishmet dhe a keni përvojë në aktivitete të për-bashkëta me pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut? – Kam ushtruar detyra të ndryshme, në mesin e të cilave edhe detyra koman-duese të nivelit taktik, si dhe detyra të shtabit të nivelit strategjik dhe operativ lidhur me operacione, personel dhe trajnime. Në kuadër të forcave multina-cionale të KFOR-it kam shërbyer si shefe e Departamentit të Personelit pranë Komandës së KFOR-it (NATO komanda e KFOR-it), si zëvendësim e zëvendës she-fit të shtabit, si mbështetje (mbështetje e zëvendës shefit të Shtabit të KFOR-it) dhe si këshilltare për çështje kadrovike e komandantit të KFOR-it. Gjatë karrierës sime kam marrë pjesë aktive në shumë stërvitje të forcave të armatosura sllo-vene dhe jashtë vendit, si dhe në stërvitje për menaxhim me kriza në NATO dhe BE. Përveç kësaj, jam anëtare e disa projek-teve ndërministrore dhe ndërsektore dhe grupeve punuese, borde dhe komisione. Në shumicën e detyrave të lartëpërmen-dura kisha rastin të punoj me pjesëtarë të përgatitur dhe profesionistë nga rradhët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ku dhe si trajnohet personeli për nevo-jat e Ushtrisë së Republikës së Sllo-venisë dhe a keni kuota për pranimin e femrave në Armatë?

– Ne nuk kemi kuota për pranimin e femrave pranë forcave të armatosura të Sllovenisë. Femrat kanë të drejtë të punojnë në të gjitha njësitë dhe special-itetet. Pjesëtarët e Ushtrisë së Repub-likës së Sllovenisë më shpesh trajnohen në kuadër të sistemit tonë të trajnimit dhe shkollimit. Megjithatë, shumë pjesëtarë trajnohen edhe në vendet anëtare të NATO-s dhe në vendet aleate.

A përqindja e të rinjëve që i përgjigjen thirrjes ushtarake është e kënaqshme

dhe a keni masa të veçanta stimulative për tërheqjen e personelit cilësor në Armatë? – Do të donim të kemi një përqindje më të madhe te të rinjtë sa i përket thirrjes ush-tarake dhe prfesionit ushtarak. Gjendja e tanishme ka të bëjë me shumë faktorë, nga ai demografik e ekonomik e deri te sistemi i pagesës dhe fakti që ushtria është pjesë e adminsitratës shtetërore. Duhet t’u afrohemi të rinjëve dhe në mënyrë të duhur të prezantojmë mënyrën e jetesës në ushtri, vlerat e organizimit

10

Page 11: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

ushtarak dhe përparsitë e profesionit. Ka disa ndryshime në fushën e re-grutimit dhe gjithnjë nevojitet edhe shumë punë.

Sllovenia është mbështëtëse e madhe e Republikës së Maqedonisë së Veriut në çdo fushë. Sa është i rëndësishëm anëtarsimi në NATO për Armatën dhe vendin në përgjithësi. Na thoni për disa nga përfitimet dhe përgjegjësitë që i mori ushtria juaj me antërsimin në NATO?– NATO kujdeset për sigurinë e pothu-ajse një miliardë qytetarëve të Evropës dhe Amerikës Veriore. Kjo do të thotë se anëtarsimi në NATO do të mund-sojë që njëzet e nëntë vende të jenë të obliguara t’ju mbrojnë dhe t’ju ndihmo-jnë rreth sigurisë tuaj. Duhet thënë se siguria është themel i prosperitetit dhe zhvillimit ekonomik. Anëtarsimi do të kontribojë për stabilitetin e tërë rajonit dhe mendoj se këtë e pamë gjatë viteve të kaluara, sepse zgjerimi i NATO-s i kontriboi paqes, stabilitetit dhe prosper-itetit në tërë Evropën, e gjithashtu edhe në tërë rajonin tonë. Përparimi është i rëndësishëm për të gjithë. Ai reflketohet te të gjithë aleatët e NATO-s, sepse kur fqinjësia jonë është më stabile, ne jemi edhe më të sigurt, ndërsa mënyra më e mirë t’i kontribohet stabolitetit gjithsesi se është fuqizimi i NATO-s, me më shumë anëtarë, duke përfshirë këtu edhe vendin tuaj. Mund të themi se siguria kombëtare është përfitimi më i madh për vendet tona. Gjithashtu, demokracia, stabiliteti dhe sundimi i së drejtës kanë të bëjnë me sigurinë e shtetit. Nga ana tjetër, parimi i konsenzusit jep diçka që vendet e vogla nuk e kanë pasur më parë. Ai na përfshijnë në procesin e vendimarrjes në bazë të barabartë me fuqitë e mëd-ha. Megjithatë, kur do t’i kombinojmë të gjitha këto përfitime, në mënyrë të pashmangshme vijmë deri në përfundim se dobia më e madhe për ne si anëtare e NATO-s është mundësi që vetë të përcaktojmë fatin tonë.

Cili është mesazhi juaj për Armatën tonë para anëtarsimit në NATO?– Mirë se erdhët në familjen tuaj të re. Të gjithë ne jemi miq tuaj!Ju përgëzoj për avancimin e arritur, duke e çuar këtë vend përpara. Ju inkurajoj të vazhdoni me reformat në sektorin e sigurisë. Kjo do t’ju bëjë më të sigurt, më të fortë dhe më të përgati-tur të punoni krah për krah me aleatët e NATO-s. Ju tashmë jepni kontribut të çmuar kundrejt sigurisë ndërkombëtare. Për këtë, u jemi mirënjohës për kon-

tributin në kuadëër të misioneve dhe operacioneve ushtarake dhe për ndih-mën tuaj për promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.NATO është aleancë e shumë kombeve të ndryshme, me gjeografi të ndryshme, me histori ndryshe dhe me sisteme të ndryshme politike. Diskutimi i hapur dhe qëndrimet e ndryshme nuk janë shenjë dobësimi. Ato janë shenja të forcës. Kurt ë gjithë parlamentet e aleatëve të NATO-s do t’a ratifikojnë pranimin tuaj, do të bëheni anëtarja e tridhjetë e kësaj aleance. Me karige në tavolinën tonë. Me votë të barabartë në diskutimet dhe vendimet tona.Kjo do të jetë ditë krenarie dhe ditë e rëndësishme për vendin tuaj dhe për vendin tim.

Cilat janë tre dallimet e para që do t’i përjetojë Armata jonë para dhe pas anëtarsimit në NATO?– Dallimi i parë, i dytë dhe i tretë që Armata juaj mund t’i shohë sot dhe t’i ndjejë në të ardhmen si anëtare e plotë e NATO-s, është miqësia e sinqertë me NATO-n. Miqësia nuk kërkon premtime, nuk ka kërkesa dhe pritje. Ka vetëm sinqeritet dhe besim. Pritet ratifikimi në parlamentet e të gjitha vendeve të përfundojë shumë shpejtë. Pranimi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në familjen e vendeve demokratike të NATO-s do të kontribojnë për stabilitetin

e rajonit, të tërë Evropës, si dhe për sig-urinë e mjedisit euroatlantik. Anëtarsimi i vendit tuaj në Aleancë, do të jetë edhe dëshmia e fundit se integrimi është fitore për të gjithë edhe për vendet individuale, për rajonin nga ana tjetër, si dhe për NATO-n nga ana tjetër.

Sllovenia sivjet shënon 15 vjetorin e anëtarsimit në NATO. Si i shihni ju gjithë këto vite? – Nevoja e përshtatjes me standardet e NATO-s, pjesëmarrja e ushtarëve slloven në stërvitje dhe misione, si dhe trajnimi me ushtarë nga vedet tjera anëtare të NATO-s, i detyroi forcat tona të armatosura të arrijnë nivel të lartë të ndërveprimit me anëtaret tjera të Ale-ancës. Kontributi dhe përfshirja jonë në operacionet e NATO-s, e bëri Slloveninë partner të sigurt edhe për aleatët tanë, por edhe për vendet tjera. Anëtarsimi në NATO ishte katalizator i ndryshi-meve më të rëndëssihme në kuadër të forcave të armatosura: modernizimit teknik, tranzicion nga fuqi ushtarake e bazuar në regrutim, në ushtri në bazë të tërësishme vullnetare dhe në reformë themeltare ndaj sistemit komandues dhe sistemit të kontrollit. NATO stimu-loi transformim. Megjithatë, nuk diktori zgjidhje konkrete.Anëtarsimi në NATO kontriboi në profesionalizimin e personelit ushtarak slloven. Shumë ushtarë trajnohen në qendrat aleate në: SHBA, Britani të Madhe, Gjermani, Francë dhe Itali. Për shumicën, fazë e rëndësishëm në kar-rierë ishte shërbimi në kuadër të forcave të NATO-s gjatë 15 viteve të kaluara, ku përfshiheshin shumë më tepër se sa përfitime të sigurisë, stabilitetit, pros-peritetit dhe mbrojtjes kolektive, por gjithashtu, edhe ndihmë gjatë fatkeqë-sive, ndihmë humanitare dhe bashkë-punim shkencor përmes programit të NATO-s për paqe, siguri dhe shkencë.Anëtarsimi në NATO në vete përmban edhe përfitime ekonomike, sepse krijon mjedis më stabil politik që i tërheq dhe i rrit derjtëpërsëdrejti investimet e huaja. Për këtë arsye, NATO është atrat-kive, sepse potenciali i shteteve është jashtëzakonisht i madh si anëtare të Aleancës. Ai është i madh në raport me shkathtësitë e disponueshme ushtarake, si dhe në raport me kapacitetin ekonomik duke përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në procesin politik të vendimarrjes.Për në fund, ju dëshiroj gjithë të mirat në realizimin e integrimit tuaj euroatlan-tik dhe dëshiroj të theksoi mirënjohjen time për kontributin tuaj për sigurinë në rajon.

Dr. Zhanet Ristoska

11

Page 12: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Në fillim të takimit shefi i delega-cionit çek, Radomir Jahoda e theksoi vendimin e Qeverisë çeke që t’i propozojë parlamen-

tit përshpejtimin e ratifikimit të protokollit për anëtarsimin e vendit tonë në NATO. Njëherit ai informoi se sivjet Republika Çeke shënon dy jubilee – 20 vjetorin e anëtarsimit në NATO dhe 15 vjetorin e anëtarsimit në BE, duke vërtetuar edhe një herë mbështetjen e parezervë për anëtarsim të vendit tonë në NATO dhe BE. Sa i përket bashkëpunimit bilat-eral, Jahoda potencoi se bashkëpunimi i frytshëm shumë vjeçar, kontaktet e

vendosura, si dhe dialogu i suksesshëm, paraqesin bazë të mirë për intenzifiki-min dhe avancimin e bashkëpunimit të shkëlqyer bilateral.Sekretari shtetëror Nikoliq shprehu kënaqësi për takimet e shpeshta të nivelit të lartë me një dialog dinamik dhe të vazhdueshëm dhe me bashkëpunim të nivelizuar në shumë fusha. Ai nënvizoi

se qëllime strategjike të Qeverisë janë anëtarsimi në NATO dhe BE dhe se ajo është tërësisht e përkushtuar në reforma dhe në kthimin e vlerave demokratike të shoqërisë, sidomos në fushën e lirisë së mediave, sundimin e së drejtës dhe gjyqësisë. Ai njëherit potencoi se se kjo periudhë është historike për Republikën e Maqedonisë së Veriut për shkak të fil-

12

Info

Mbështetje e parezervë nga Republika Çeke

Delegacion i MM-së nga RMV i kryesuar nga sekretari shtetëror Dragan Nikoliq, me ftesë të Ministrisë së Mbrojtjes së Çekisë, qëndroi

për vizitë zyrtare në Republikën Çeke

Page 13: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

limit të procesit të anëtarsimit në NATO, njëherit duke shprehur bindjen se procesi i ratifikimit do të përfundojë deri në fund të këtij viti. Gjatë takimit, sekretari shtetëror Nikoliq i informoi kolegët çek për hapat e ndër-mara sa u përket reformave në fushën e mbrojtjes, foli për perspektivat e vendit nga anëtarsimi vijues në NATO, si dhe për pritjen e hapjes së negociatave me BE-në.Më tej, sekretari shtetëror Nikoliq u ndal te gjendja e sigurisë në rajon dhe te Mar-rëveshja e Prespës si shembull pozitiv për zgjidhjen e kontesteve dhe çështjeve ndërkombëtare.Dy delegacionet gjatë bisedës shkëm-byen mendime edhe për kontributin në kuadër të misioneve ndërkombëtare, me theks të veçantë te misioni “Përkrahje e Vendosur” në Afganistan.Gjithashtu, gjatë vizitës u fol edhe për aktivitete konkrete në drejtim të thellimit të bashkëpunimit bilateral, u shkëmbyen mendime në interes të dy ministrive të mbrojtjes, ndërsa u nënshkrua edhe plani për bashkëpunim bilateral për vitin 2019.Në vazhdim të vizitës, delegacioni i kryesuar nga sekretari shtetëror Nikoliq, vizitoi Qendrën Multinacionale Logjis-tike Koordinuese ku zhvilloi takime me komandantin e qendrës, kolonelin Daniel Zllatnik, ndërsa pati rastin edhe të njihet me rolin, strukturën dhe misionin e kësaj qendre. Gjithashtu, delegacioni realizoi edhe vizitë te regjimenti i 31. i mbrojtjes kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore të forcave të armatosura çeke, i cili është i vendosur në veriun e vendit, gjegjësisht në qytetin Liberec.Gjatë vizitës së regjimentit të 31. të mbro-jtjes kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore, delegacioni zhvilloi biseda edhe me ekspertë të fushës, si dhe me komandantin, kolonelin, Karl Navratil i cili e prezantoi strukturën dhe misionin e regjimentit. Përpos kësaj, delegacioni pati mundësinë të njihet edhe me pajisjen e tërësishme që e posedon regjimenti i 31. i mbrojtjes kimike, biologjike, radiologjike dhe bërthamore dhe të jetë prezent në stërvitjen demonstrative me përdorim praktik të laboratorit për analizën e nivelit të kontaminimit dhe pajisjes së dekon-taminimit të personave dhe terrenit të kontaminuar. Në fund të vizitës edhe njëherë u vërtet-ua mbështetja e parezervë e Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës Çeke për anëtar-simin e vendit tonë në NATO dhe BE, si dhe u theksua gatishmëria për thellimin e marrëdhënieve bilateral dhe bashkë-punimit bilateral në mes të ministrive të mbrojtjes të dy vendeve.

Violeta Kunovska

13

Page 14: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi janë duke ndër-

rmarë masa dhe aktivitete për integrim-in e perspektivës gjinore dhe avancimit të mundësive të barabarta për burrat dhe gratë.Me qëllim të vendosjes së një sistemi efektiv dhe efikas të barazisë gjinore, është formuar grup i punës për imple-mentimin e perspektivës gjinore në kuadër të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Nga formimi i tij, grupi i punës punon intenzivisht në planin e dytë aksional kombëtar për implementimin e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit nr. 1325 të Kombeve të Bashkuara, në procedurat dhe në mekanizmat

për mbrojtjen dhe paraqitjen në rast shqetësimi në vendin e punës, në ngritjen e vetëdijes, si dhe në integrimin e perspektivës gjinore në planet dhe në programet e trajnimit.Në kuadër të fazës së dytë të projektit “Mbështetja e integrimit të parimeve të barazisë gjinore në kuadër të reformës

në sektorin e sigurisë në Ballkanin Perëndimor”, më 15 prill grupi i punës për implementimin e barazisë dhe perspektivës gjinore në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë zhvilloi takim pune me përfaqësues të SEESAC (South Eastern and Eastern Europe Clearinghouse for the Control of Small Arms and Light Weapons). Në këtë takim morën pjesë pjesëmarrës nga Ministria e Mbrojtjes dhe nga Armata, të përfshirë në mënyrë aktive në të gjitha segmented e integrimit të perspektivës gjinore. Mbledhjen e hapi kordinatorja e grupit punues për implementimin e perspe-ktivës gjinore, Katerina Stavreska e cila theksoi: „Barazia gjinore është njëra ndër vlerat themelore të rregullimit kushtetues të Republikës së Maqe-

24 часа

14

Në vijën e parë

fuqizimi i barazisë gjinore në fushën e mbrojtjes

Page 15: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

donisë së Veriut, e cila bazohet në promovim dhe pranim të tërësishëm të mundësive të barabarta për gratë dhe burrat. Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut në vazhdimësi punojnë në vendosjen e sistemit efektiv dhe efikas të integrimit dhe fuqizimit të barazisë gjinore dhe në avancimin dhe përmirësimin e kushteve dhe politikave kadrovike për zhvillimin e karrierës, si dhe për tërheqje sa më efikase të kuadrove të reja cilësore në ministri dhe në armatë. Për këtë qëllim, me vendim të ministres u formua grupi i punës për implementimin e perspe-kivës dhe barazisë gjinore në MM dhe në Armatë, anëtarët e së cilës janë të pranishëm në mbeldhjen e sotme. Grupi i punës punon me intenzitet dhe përkushtim për fuqizimin e mekaniz-

mave të barazisë gjinore dhe me këtë ka mbështetjen e plotë nga ana e udhëheqësisë – nga ministrja dhe nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm.”Qëllimi i mbledhjes ishte që përmes diskutimit të hapur të arrihen dhe gjinden praktikat dhe rezultatet më të mira të fazës së parë të projektit, sfidat e të njejtit, si dhe aktivitetet vijuese të cilat do të realizohen në kuadër të fazës së dytë të tij. Në këtë mënyrë, do të mundësohej mbështetja e mëtejme e Ministrisë së Mbrojtjes nga ana e SEEAC në fuqizimin e politikave dhe mekanizmave të baraz-isë gjinore dhe mbrojtjes nga shqetësi-met në vendin e punës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe në Armatë.Faza e parë e projektit të SEEAC përfundoi në vitin 2016 ku theksi u vendos në fuqizimin e mekanizmave të

barazisë gjinore. Gjatë kësaj periudhe, u organizua trajnim për barazinë gjinore për 3500 të punësuar në ministri dhe armatë, 250 prej tyre kanë qenë pjesë e trajnimeve, seminareve, koncferencave dhe vizitave studimore jashtë vendit, si dhe 14 të tjerë në Ministria e Mbrojtjes dhe Armata janë trajnues të certifikuar të NATO-s apo trajnues të barazisë gjinore. Në këtë projekt janë të përf-shirë edhe përfaqësues të aramtave të Malit të Zi, Serbisë, Bosnje e Herce-govinës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut. T’i kushtohet vëmendje nevojave dhe prioriteteve të grave dhe burrave është një vlerë civilizuese, veti e kohës bash-këkohore në të cilën synimi i njerëzimit drejt demokracisë është i pranuar si një gjë e pashmangshme.

15

Page 16: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

16

Ushtria portugeze është e des-tinuar kryesisht për mbrojtjen e shtetit, misioni i së cilës është të mbrojë integritetin territorial

të vendit dhe të ofrojë ndihmë humani-tare brenda dhe jashtë vendit. Komandat dhe njësitë e ushtrisë përbëhen nga: Forcat Tokësore, Forcat Ajrore dhe nga Forcat e Marinës.Nën komandën e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura janë Komanda e Përbashkët e Operacioneve (CCOM), komanda operacionale përgjegjëse për angazhimin e ushtrisë në kohë paqësore dhe të luftës; Komanda Operacionale e Azores (COA); Komanda Operative e Madeire (COM); Instituti ushtarak.Komanda operacionale e Azores është një komandë e përbashkët në nivel operacional dhe ndodhet në arkipelagun e Azores. Përkundër zonës së vogël, Azorët, për shkak të pozicionit gjeografik, kanë rëndësi strategjike, si për NATO-n, ashtu edhe për Portugalinë.Komanda përbëhet nga: shtabi; qendra operative; organet mbështetëse. Koman-da operacionale është përgjegjëse për:

Portugalia është themeluese dhe anëtare e NATO-s (me 11 vende të tjera) në vitin 1949. Që nga viti 2002 është vendi pritës i Joint

Analysis and Lessons Learned Centre nga Komanda e Transformimit të Aleancës (Allied Command Transformation - ACT) dhe që nga

viti 2012 i Forcave Detare të NATO-s dhe Forcave Mbështetëse, të Komandës së Operacioneve Aleate

forcat e armatosura të POrTugAliSë

NATO armata

Page 17: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

zhvillimin e planeve për përdorimin e ushtrisë, në rast emergjence dhe mbro-jtje të Ishujve Azore, në rast lufte (ato miratohen nga shefi i Shtabit); realizimin e masave të planifikuara të përfshira në planet për mbrojtjen e arkipelagut; planifikimin dhe realizimin e trajnimit; koordinimin e aktiviteteve të ushtrisë dhe mbrojtjes civile; planifikimin dhe or-ganizimin e ceremonive të përbashkëta ushtarake.Komanda Operative Madeira ndodhet në grupin e ishullit Madeira. Archi-pelago Madeira është provinca e dytë autonome e Portugalisë. Struktura dhe përgjegjësitë e kësaj komande janë të njëjta si të Komandës Operacionale të Azores.Forcat tokësore përbëhen nga Brigada e mekanizuar e këmbësorisë (me per-berje: regjimenti i tanskeve, batalioni i 2 i mekanizuar këmbësorik, Batalioni i Artilerisë, në përbërje: (bateri MKA, çeta inxhinierike, çeta për lidhje dhe logjistike); Brigada e Reagimit të Shpe-jtë me përbërje: (batalioni komandues,

bateria, batalioni para artilerik batalioni anti ajror, kompani inxhinierike, çeta për lidhje dhe nga batalioni i logjistikës); Brigada e lehtë e këmbësorisë; 3 Briga-da Rezervë (në parimin territorial); Zbu-lues regjiment (me përbërje: batalion të mekanizuar këmbësorike, bateri batalion artilerie anti-avion, kompani inxhinierike, lexoni lidhjet dhe logjistikës batalionit); një grup këmbësorësh këmbësorik (me 2 batalione këmbësorie dhe një bateri mbrojtëse ajrore); grupi i këmbësorisë për Madeirën (me 2 batalione këmbë-sorie dhe një bateri mbrojtëse ajrore); Batalioni i Operacioneve Speciale; Batalioni me objektet ISTAR; Batalioni i Mbrojtjes Ajrore; Batalioni inxhinierik; Batalioni për asgjësimin e pajisjeve të pashpërthyera; njësi të tjera më të vogla për mbështetjen e shërbimit luftarak.Forcat tokësore janë të pajisura me: armë këmbësorie: armë 7.62 mm Heck-ler & Koch G3, armë 7.62 mm Heckler & Koch HK21, armë 9mm Ëalther P38; tanke: Leopard 2 A6, transportues të blinduar: Pandur II, V-200 Chaimite (4 x 4) dhe M113 dhe zbulimi (4 x 4) V-150 Chaimite dhe ULTRAV M-11; artileri: 105 mm dhe 155 mm kapuçë, llaqe 81mm, 107mm dhe 120mm; sistemet anti-tank: Milan dhe BGM-71; sistemet e mbro-jtjes kundër ajrit (sistemet e mbrojtjes ajrore): Stinger.Forcat Ajrore përbëhet prej 5 bazave të avionëve me: 2 avionë luftarakë; 3 avionë të transportit skuadron; 1 skuadron patrullues detare; 3 skuadra për trajnim; 1 skuadër për kërkim dhe shpëtim; mbikëqyrjen e ajrit dhe njësitë e mbrojtjes ajrore.Njësitë kanë: aviacion: Lockheed F-16 Falcon dhe Dassault / Dornier Alpha për patrullimin detar Lockheed P-3 Orion dhe C-295, transporti C-130H Hercules dhe trajnimi TB30 Epsilon; helikopterë: SA316 Alouette III, SA330S Puma dhe AË101 (EH101).Marina Ushtarake, njëkohësisht, marina më e vjetër në botë, është e organizuar në: komandë; Regjiment Detar; eskortë në grup; skuadër patrulluese; skuadron aviacioni; skuadron nëndetëse; qendër

trajnimi; bazë logjistike; fregatë, korvetë, nëndetëse, patrulla dhe anije ndihmëse.

Çështjet e sigurisëShërbimi vullnetar ushtarak nuk është obligativ që nga viti 2004, por mund të kthehet si i tillë në rast të paplotësuesh-mërisë së mjaftueshme të armatës me vullnetarë apo me personel nga përbërja rezerve. Vullnetarët janë të moshës 18-30 vjet. Gratë gjithashtu shërbejnë në kuadër të forcave të armatosura (të ani-jeve detare që nga viti 1993), por atyre u është e ndaluar të shërbejnë në njësi të caktuara luftarake. Pas përfundimit të shërbimit akvit, oficerët janë të obl-iguar të shërbejnë në kuadër të forcave rezerve deri në moshën 65 vjeçare.Numri i personelit aktiv në kuadër të ar-matës është rreth 30.000, ndërsa 7.500 prej tyre janë gra, e numri i forcave rezerve arrinë deri në rreth 210.000. Buxheti i mbrojtjes edhe më tej nuk ka arritur deri në 2% nga bruto prodhimi vendor (BPV). Ai në katër vitet e kaluara rrjedh nga 2,6 deri në 2,9 miliardë euro, që paraqet rritje prej 1,31 - 1,36% nga BPV.Në kuadër të bashkëpunimit ndërkom-bëtar në fushën e sigurisë, Portugalia është më aktive në nismën “5 + 5”, dialog i nisur më 1993 me qëllim të promovimit të bashkëpunimit në mes vendeve të cilat kufizohen me Mes-dheun Perëndimor.Së bashku me Francën, Italinë, Spanjën, Maltën dhe Tunizinë zhvillojnë bashkëpunim ush-tarak, e njejta vlen edhe për Algjerinë, Libinë, Mauritaninë dhe Marokun. Në vitin 2004, ministrat e mbrojtjes kanë nënshkruar Memorandum të mirëkup-timit dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, si dhe plan të aktiviteteve për bashkëpunim multilateral në fushën

Presidenti i shtetit është gjithashtu komandanti i

forcave të armatosura (FA). Komandimi i ushtrisë është

përgjegjësi e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave

të Armatosura, i integruar në Ministrinë e Mbrojtjes

Kombëtare

Page 18: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

18

e sigurisë në basenin e Mesdheut Perëndimor, që përfshinë bashkëpunim në fushat: pjesëmarrja e FA në kuadër të mbrojtjes civile, kontrollin e breg-detit dhe mbrojtja e hapësirës ajrore. Nisma është dëshmuar si shumë e suksesshme.Vijon reform në fushën e mbrojtjes, në armatën e Portugalisë, e nisur në vitin 2013, reform e cila duhet të definohet deri në fund të vitit 2020, të definojë një model të ri të mbrojtjes kombëtare dhe të vendosë strukturë bashkëkohore e më operative në kuadër të armatës me efikasitet më të madh. Me konceptin e ri strategjik të mbrojtjes i cili jep ud-hëzime për transformim, është përcak-tuar modeli, kapacitetet e nevojshme dhe korniza e transformimit të FA, me të cilat sigurohet plotësimi i politikës së sigurisë, sidomos në fushët vijuese: mbrojtjen integruese të sovranitetit kom-bëtar, përgjigje ndaj krizave, operacione paqësore dhe humanitare, evakuim i qytetarëve të Portugalisë nga vendet e krizës.Sipas prioriteteve që janë dhënë në këto udhëzime, ndërtimi i kapaciteteve ushtarake, bazohet në formimin e: forcave për reagim të shpejtë (FRI0 – njësi me gatishmëri të lartë të dedikuara për përgjigje ndaj krizave dhe gjendjes së jashtëzakonshme, si dhe për mis-ione evakuese në vatra krize dhe vatra konflikti; forca për mbrojtjen e sovran-itetit kombëtar (FPAS) – të dedikuara për patrullim, mbikqyrje, mbrojtje kundër ajrore, mbikqyrje detare, kërkim shpë-tim, mbrojtje anti bërthamore dhe për përgjigje ndaj fatkeqësive natyrore; forca modulare – të dedikuara për realizimin e obligimeve ndërkombëtare në kuadër të mbrojtjes kolektive, të gatshme për angazhim vetanak të pa-varur deri në gjashtë muaj, njëkohësisht në tre operacione të vogla ose në një operacion më të madh. Kjo do të thotë se dimenzionimi i ka-paciteteve për pjesëmarrje në mbrojtje kolektive lëviz në drejtim të formimit dhe mbështetjes në:- Marinën Detare – në dy njësi detare (fregata) – kapacitete amfibe dhe nën-detare, anije për patrullim dhe mbikqyrje në oqean, kapacitete bregdetare dhe oqeanografike të dedikuara për kontrol-lin e hapësirës detare, misione të intere-sit publik dhe detyra tjera specifike;- Forcat Tokësore – në tre njësi luf-tarake (deri në nivelin e batalionit), njësi për mbështetje luftarake ose njësi për mbështetje luftarako-shërbyese në mënyrë që të mund të komandojë me operacion në nivel të një brigade, në

cilëndo operacion luftarak dhe nivel intenziteti, në një kohë të kufizuar.- Forcat Ajrore – deri në tre detashmente për detachment ajror në një periudhë më të gjatë kohore. Për nevoja kombëtare dhe për kapacitete plotësuese të kontrol-lit të hapësirës ajrore, duke përfshirë këtu edhe aviacionin luftarak. Për realizimin e qëllimeve të lartëceku-ra, buxheti ushtarak planifikohet të jetë i ndarë: 60% për personelit, 25% për operacione dhe 15% për furnizim dhe modernizim. Me vendosjen e planifikimit të integruar afatgjatë dhe me buxhetimin e këtillë, do të rivendoseshin edhe opti-mizioheshin resurset e planifikuara. Numri i personelit ushtarak aktiv është caktuar prej 30.000 deri në 32.000. Paralelisht me reformat e mësipërme, me projektet kombëtare në fushën e

mbrojtjes të cilat vijojnë e të cilat janë: revision të tashmë marrëveshjeve të nënshkruara për furnizim dhe anulim të disa porosive paraprake (kursim prej rreth 1,3 miliardë eurove); pajisje të njësive luftarake; lirimi nga sistemet josipërfaqësore (shitja e 12 avionëve “F-16” duke arritur të hyra plotësuese në kuadër të buxhetit ushtarak prej 180 mil. eurove); reforma në mjekësinë ushtarake (formimin e institucioneve të reja shëndetsore); reforma në shkollimin ushtarak (bashkimin e institucioneve të caktuara dhe kursimin e 5 milion eurove shtesë); ristrukturim i sektorit të biznesit në fushën e mbrojtjes me përfshirjen e pjesëmarrjes më të madhe të kompa-nive vendore për pajisjen dhe servisimin e armatës.

М.S.

Page 19: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

19

Qendra Jugore e NATO-s për orientim strategjik (NATO Strategic Direction South Hub) me seli në Napoli të

Italisë është dizajnuar për promovimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit në mes Aleancës dhe partnerëve nga Lindja e Afërt, Afrikës Veriore dhe pjesës subsa-hare. Kjo qendër shërben për avancimin e bashkëpunimit për ballafaqim me kër-cënimet destabilizuese, terrorizëm, radi-kalizim, megrim, si dhe për kujdes ndaj mjedisit jetësorë. Gjithsesi, njëri ndër qëllimet parësore është promovimi i dialogut të vazhdueshëm politik në mes të anëtarëve të NATO-s dhe vendeve të Dialogut të Mesdheut dhe Iniciativës së Stambollit për Bashkëpunim. Pas shumë vitesh së përqëndrimit të Ale-ancës drejtë Evropës Lindore, hapja e kësaj “Qendre Jugore” do të thotë se NATO po ndërrmer hapa për një strat-egjik më të theksuar edhe drejt jugut, me qëllim të pranisë së balancuar strat-egjike edhe në këtë rajon. Qendra është shpallur si tërësisht operative më 11 dhe 12 korrik 2018, gjatë Samitit të NATO-s në Bruksel, me miratimin e Deklaratës së Brukselit për Sigurinë dhe Solidarite-tin Transatlantik (Brussels Declaration on Transatlantic Security and Solidarity). Deklarata përfshinë trembëdhjetë qël-lime, ndërsa interesi në rritje për krahun e jugut të NATO-s është formuluar në të ashtuquajturin qëllim “Pako e Jugut”, ku janë dhënë prioritetet vijuese: 1.Fuqizimi i kthimit dhe mbrojtjes kundër

kërcënimeve që vijnë nga jugu.2.Pjesëmarrja në përpjekjet për menax-him ndërkombëtar të krizave në rajon.3.T’u ndihmohet partnerëve rajonal të NATO-s në rezistencë kundër kërcëni-meve ndaj sigurisë.Prioritetet e sigurisë së vendeve të Mesdheut dhe anëtareve të NATO-s dëshmojnë se ekziston bazë për një partneritet edhe më të afërt. Kundërter-rorizmi dhe siguria njerëzore janë në krye të agjendës të Veriut dhe Jugut. Kontrolli i kufijve, detrave dhe sigurisë kibernetike janë politika aktuale të cilat do të mbesin në vëmendjen qëndrore gjatë viteve vijuese. Në këtë kontekst, partnerët e Mesdheut shfaqin interes për angazhim të shtuar me NATO-n. Në nivel strategjik, partnerët dëshiro-jnë më tepër dialogje të rregullta dhe konkrete multilaterale. Në nivel praktik, ata interesohen për trajnime në fushën e kundërterrorizmit dhe aksioneve anti kryengritëse, në shkëmbim të informa-cioneve të intelegjenceve, trajnim për kontroll profesional të kufijve, për mbro-jtje kibernetike dhe për mbrojtje civile. Sfidat e pjesës jugore të NATO-s, që nga rrjedhat e mëdha migruese, e deri te terrorizmi dhe pirateria, janë funda-mentalisht transnacionale dhe kërkojnë

bashkëpunim ndërkombëtar dhe partne-ritet për zgjidhjen e të njejtave. Anëtarët e NATO-s nuk mund të shpresojnë se do të ballafaqohen me sukses me rreziqet dhe kërcënimet në terrotorin e tyre, pa u angazhuar vendet nga të cilat vijnë ato rreziqe. Angazhimi i këtillë nuk nënkupton vetëm praninë ushtarake, por edhe bashkëpunim të ngushtë me gru-pet lokale dhe demonstrimin e kujdesit për prioritetet e tyre, gjë që do të sigu-rojë avancim të mëtejmë të reputacionit të NATO-s. Me kalimin e kohës, kjo do të mund t’a ngite nivelin e mirëkuptimit të NATO-s me jugun si mjedis operativ, duke mundësuar edhe më tej të avan-cojë strategjinë gjithëpërfshirëse. Qasja e tillë është pjesë e një strategjie më të gjerë të Aleancës Veriatlantike, me qëllim të projektimit të stabilitetit jashtë kufijve të saj, e cila realizohet përmes aktiviteteve për trajnim në dobi të au-toriteteve lokale (ashtu si që kohë më parë u miratua për Jordaninë dhe Tu-nizinë).Hapja e Qendrës së Jugut të NATO-s për oriantim strategjik do të mundësojë tre aktivitete kruciale: lidhshmëri, kon-sultime dhe koordinim. Puna e qendrës do të ndihmojë për orientimin vijues të operacioneve të NATO-s në Mesdhe, ku do të fillojë zbatimi i qasjes së re të a.q “Qasja 360”, që i shqyrton kërcëni-met nga të gjitha frontet dhe siguron përgjigje të përshtatshme ndaj tyre.

Dr. Zllatko Kuzmanov

Më 5 shtator 2017, ambasadori Alehandro Alvargonzalez, ndihmës sekretar i përgjithshëm i

NATO-s për çësghtje politike dhe për politikë të sigurisë

dhe admirali Mishel Hauard, komandant i Komandës

së Bashkuar të Forcave të Bashkuara të Napolit në Itali,

hapën Qendrën Jugore të NATO-s për orientim strategjik

(NATO Strategic Direction South Hub) me seli në Napoli

fuqizimi i pranisë strategjike të NATO-s në mesdhe

NATO-aktivitete

Page 20: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

20

Standardet ekzisto-jnë që në fillim të historisë së shkruar për jetën dhe plan-

etin tonë, që datojnë prej civilizimeve të kohës së gu-rit, deri te Babiloni dhe Egji-pti. Disa standarde janë sjel-lur me urdhëra mbretërore. Në erën e Revolucionit Indurstiral, nevoja për standardet është në rritje, ashtu si rritet nevoja e prodhi-mit masiv dhe transportit të prodhimeve. Këtu i hasim edhe fillimet e para të stan-dardeve kombëtare dhe standardeve në mes të kompanive. Gjatë Luftës së Parë dhe Luftës së Dytë Botërore, kërkesa për armatim dhe pajisje (si që janë avionët, tankset, automjetet dhe pjesët e tyre rezerve) ka qenë shumë më e madhe në krahasim me kërkesat në kohë të paqes. Këto kërkesa kanë nxitur nevojën e prodhimit më masiv dhe produktivitetit më të madh të industrisë ushtarake. Në mënyrë që të sigurohet armatim i mjaf-tueshëm është dashur që të zbatohet racionalizimi i praktikës së prodhimit. Sipas kësaj, luftërat kanë qenë fuqia më e rëndësishme lëvizëse e standardizimit industrial.Me qëllim të prezencës së konkurencës më të madhe në treg dhe të përfitimit më të madh, kompanitë të gjitha përpjekjet e tyre i kanë drejtuar kah zgjidhjet dhe dizajnet e reja innovative, gjë që ka sjel-lur deri te jokoordinimi teknik, jokombati-biliteti në mes të prodhuesve; pazavendë-sueshmëri të pjesëve rezerve dhe lloje të tepërta dhe të tejkaluara të prodhimeve.

Kjo gjendje ka inicuar bashkimin e kom-panive të sektorëve të caktuar në kuadër të organizatave, me qëllim që të arrihet koordinim në mes të interesave të për-bashkëta dhe të krijohen standarde të natyrës teknike. Më vonë, këto organi-zata paraqisnin bazament për formimin e trupave kombëtar të standardizimit. Formimi i organizatave ndërkombëtare për standardizim ka vijuar në hap me tru-pat kombëtar të standardizimit dhe është e vështirë që të caktohet një kufi kohor mes tyre.

Aktivitete standardizuese të NATO-sAktivitetet standardizuese të NATO-s kanë qenë të lidhura drejtëpërsëdrejti me mjedisin ushtarak. Aktivitetet e NATO standardizimit janë zhvilluar nga faktorët vijues: kërcënimet, nevojat operative, format e reja të konfliktit, inovacionet dhe transformacionet teknike, si dhe nga evo-lucioni negativ (apo pozitiv) i mjeteve fi-nanciare për nevojat e mbrojtjes, apo për integrim më të hovshëm të komponen-tave civile në kuadër të sistemeve ushta-rake. Ky mjedis, së bashku me vlerësimet e ndryshimeve vijuese, paraqesin bazën e aktiviteteve për NATO standardizimet.

Elementet fundamentale të standardizimit të NATO-s janë të definuara si: kompatibiliteti – funksionim pa pengesa të ndërsjella; ndërveprimi – funk-sionim i përbashkët më efikas me shkëmbim shërbimesh; zëvendësim – ekzistimi i per-formancave të barabarta, të ndryshueshme me përshtatje

minore; bashkimi – përdorimi i doktrinave, pajisjeve dhe procedurave të njejta.Në të kaluarën këto katër elemente të standardizimit ishin në fokus të politikës së NATO-s për zhvillim, ratifikim dhe implementim të marrëveshjeve të stan-dardizimit, të cilat shpien drejt një obligi-mi të përgjithshëm për inkuadrim efektiv në operacionet multimediale ushtarake. Sidoqoftë, në të kaluarën e afërt, ndërve-primi është ngritur si një element esencial për arritjen e efikasitetit operativ.

Organizimi i NATO-s për standardizimNë kuadër të strukturës ushtarake NATO ka vendosur disa trupa të cilët funk-sionojnë si grupe të punës, të përbëra nga ekspertë teknikë, me qëllim që të zhvillojnë marrëveshje ndërkombëtare të standardizimit (International stan-dardization agreements-ISAs ), të cilat i mbulojnë çështjet e ndërveprimit në mes të vendeve anëtare. NATO përdor procese të vendosura vertikalisht për identifikimin e magësive ose për zhvil-limin e kërkesave të standardizuara operative. Në përgjithësi, qasja vertikale (nga lartë-poshtë) bazohet mbi kërkesat

Standardizimi, sidomos ai ushtrak është i vjetër sa vetë civilizimi. Disa standarde rrejdhin nga dëshira e

njeriut që ti përshtatë aktivitetet e tij me ndryshimet e rëndësishme të mjedisit jetësor. Standarde tjera janë

krijuar si përgjigje ndaj nevojave të shoqërisë gjithnjë e më komplekse

NATO-aktivitete

STANDArDiZimi Në NATO

Page 21: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

21

e anëtarëve ose komandave të NATO-s të transformohet kërkesa në marrëveshje për standardizim, përderisa qasja ver-tikale (nga poshtë-lartë) është proces në të cilin ekspertët teknikë në kuadër të NATO-s e përcaktojnë nevojën e marrëveshjes për standardizim. NATO organizimi për standardizm (NATO Stan-dardization Organization-NSO) është e vendosur para se gjithash, me qëllim që të inicojë, harmonizojë, koordinojë dhe përmbajë të gjitha aktiviteetet e stan-dardizuara në kuadër të Alеancës. Roli i tij është që të fuqizojë ndërveprimin me qëllim që t’i ndihmojë forcat aleate të tra-jnohen, të stërviten dhe bashkarisht në mënyrë efikase të veprojnë në realizimin e detyrave të tyre, kurdo që kemi situatë të përshtatshme me vendet partnere. NSO, është gjithashtu edhe përgjegjëse për mbështetjen dhe koordinimin e aktiv-iteteve të standardizuara të komiteteve (të larta) supreme, të formuara nga Këshilli Veriatlantik. Fotografia e 1 i ilus-tron strukturat e NSO-së dhe aktivitetet e ndryshme për të cilën është përgjegjëse për zvhillimin e ISA-s.NSO përbëhet nga trе elemente themelore :– Komiteti i NATO-s për Standardizim

(NATO Committee for Standardization-NCS). NCS është trup në kuadër të NATO-s me autorizim të lartë në kuadër të çështjeve gjithëpërfshirëse në fushën e standardizimit, që i mbikqyr aktivitetet dhe jep raporte. Puna e NCS-së mbështet dhe është e koordinuar edhe nga përfaqësuesit e Komitetit të NATO-s për Standardizim

të cilët janë përfaqësues në nivel del-egatësh nga të gjitha vendet anëtare.

– Agjencioni i NATO-s për Standardizim (NATO Standardization Agency-NSA). NSA është elementi më i rëndë-sishëm dhe permanent i NSO-së. Ajo është agjenci e pavarur e NATO-s, e vendosur nga ana e Këshillit Veriat-lantik me qëllim që të funksionojë si koordinatorе për të gjitha përpjekejet e standardizimit, me qëllim të përmirsimit të efektivitetit kombinatorik operativ të forcave ushtarake të Aleancës. Agjencioni përbëhet nga personeli civil

dhe ushtarak dhe ajo dërgon raporte deri tek NCS. Agjencioni NSA është e organizuar në mënyrë funksionale në pesë ndarje (Politikë dhe Koordinim, Shërbime të Përbashkëta, Shërbim Ushtarak, Ajror dhe Detar) dhe njëherit është edhe element administrative për mbështetje. Ashtu si që është ilustruar në fotgrafinë e 2, drejtori i NSA-së është përgjegjës për aktivitetet e ndar-jeve të mësipërme.

– NATO-grupi për personel është përgjegjës për standardizimin (NATO Standardization Staff Group-NSSG).

NSSG është vartëse e NCS. Ky trup është emëruar të shërbejë si mekanizëm qëndror koordinativ për standardizim. Detyra e tij bazike është që t’i harmonizojë politikat e stan-dardizimit dhe procedurat, si dhe ti koordinojë aktivitetet e standardizimit. NSSG është përgjegjës për mbajtjen e lidhjeve me personelin dhe për për-gatitjen e dokumentacionit relevant për zhvillimin e kërkesave në fushën e standardizimit ushtarak nga ana e komandave strategjike dhe për për-gatitjen e qëllimeve standardizuese të programit për standardizim të NATO-s. Përfshinë përfaqësues nga komandat strategjike, përfaqësues të personelit, që janë pjesë e Personelit Ndërkom-bëtar Ushtarak për Mbështetje të Tru-pave Drejtues për Standardizim (Stan-dardization Tasking authorities ТАs).

Secili nga trupat e lartëcekur është përgjegjës për zhvillimin dhe inkurajimin e proceseve për standardizim dhe lehtësim të komunikimit në mes vendeve anëtare në kuadër të Aleancës.

Përfitimet nga standardet Shumica e njerëzve do të dakordoheshin se standardet janë të nevojshme dhe të dobishme në përgjithësi. Ata e përbëjnë atë që ne e quajmë “të mirë publike”. Përfitime nga standardet dhe nga sistemi i përgjithshëm i standardizimit nuk kanë vetëm prodhuesit dhe industria të cilët kryesisht marrin pjesë në krijimin e tyre, por përfitimet mund t’i ndjejë secili prej nesh, pa marrë parasysh a është në rolin e shpenzuesit, punëtorit, ushtarit, apo mbrojtësit të mjedisit jetësor.Qëllimi i NATO standardizimit është të inkurajojë efikasitetin operativ të Ale-ancës, duke arritur ndërveprim në mes forcave të Aleancës, si dhe mes forcave të NATO-s dhe partnerëve të saj, por edhe mes vendeve tjera, e përmes kësaj duke e përmirsuar efikasitetin e përdor-imit të resurseve qasëse.Në lidhje me pjesëmarrjen kombëtare, marrëveshjet ndërkombëtare të standard-izimit dhe aktivitetet tjera, janë rezultat i drejtpërdrejtë i kontributit individual i vendeve anëtare të NATO-s edhe atë në bazë vullnetare. Përpjekjet e përbash-këta të personelit civil dhe ushtarak të vendeve anëtare mbështesin një sërë nismash që e promovojnë standardiz-imin dhe ndërveprimin, që janë shumë të rëdësishme për suksesin e operacioneve të koalicionit.Të gjitha vendet anëtare të Aleancës janë të ftuara të jenë pjesë e procesit të përgjithshëm të standardizimit, nga zhvil-limi, ratifikimi dhe implementimi i mar-rëveshjeve të standardizimit, në mënyë që të arrijnë deri te qëllimi përfundimtar i ndërveprimit.

Dr. Sonja Çerepnallkovska

NATO-s ende e ka qëllimin e njejtë – përmes implementimit

të marrëveshjeve për standardizim, shtetet kanë

mundësi që më lehtë t’i arrijnë nivelet e kërkuara të

ndërveprimit

Page 22: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

22

Më 17 dhe 18 prill në Shtëpi-në e Armatës në Shkup u mbajt seminar me temë: “Avancimi dhe koordinimi

i sektorit të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut“. Seminari është rezultat i bashkëpunimit të ndërsjellë në mes të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Fakultetit Filozofik në Shkup, në pjesën e organizimit të aktiviteteve dhe semin-areve të përbashkëta lidhur me sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë në vendin tonë.Qëllimi i seminarit „Avancim dhe koor-dinim i sektorit të sigurisë në Repub-likën e Maqedonisë së Veriut”, ishte që pjesëmarrësit t’i avancojnë njohuritë e tyre dhe të shkëmbejnë përvoja lidhur me avancimin dhe koordinimin në sektorin e sigurisë në Republikën

e Maqedonisë së Veriut. Seminarin në fjalë e organizoi Ministria e Mbrojtjes, ndërsa u realizua në bashkëpunim me Faklutetin Filozofik në Shkup. Në këtë seminar morën pjesë përfaqësues nga Armata, nga Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Punëve të Brendshme, si dhe përfaqësues të organeve tjera të administratës shtetërore që kanë të bëjnë me mbrojtjen, sigurinë dhe me menaxhimin e krizave. Seminarin e hapi sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes, Dragan Nikoliq, i cili para të pranishmive tha se ky semi-nar do të jep kontribut të çmuar drejt sigurisë dhe shkencave të sigurisë, si dhe drejt avancimit të proceseve të sigurisë dhe shqyrtimit të nevojave për avancimin e efikasitetit në luftën kundër

rreziqeve dhe kërcënimeve bashkëko-hore. “Menaxhimi dhe koordinimi i sek-torit të sigurisë duhet të krijojë ambient pozitiv dhe të jetë në hap me politikën e sigurisë sa i përket, mbrojtjes, mirëm-bajtjes dhe avancimit të sigurisë për qytetarët dhe vendin tonë, me resurse të veta dhe përmes bashkëpunimit aktiv me partnerët ndërkombëtar”, tha sekre-tari shtetëror. Seminari vijoi me disa ligjerata aka-demike nga ana e ekspertëve dhe profesorëve të fushës së mbrojtjes dhe sigurisë, me qëllim të rritjes së nivelti të njohurive aktuale të pjesëmarrësve, por edhe me inicim të një debati të përbashkët lidhur me administrimin dhe koordinimin në sektorin e sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Temat e këtij seminari ishin: Role ven-dimtare dhe koordinuese si variable të cilat i përshkruajnë relacionet admin-istrative dhe ato të sigurisë; Sektori public dhe privat i sigurisë – bashkë-punim dhe partneritet; Qasje koncep-tuale në krijimin e politikave të sigurisë; Koordinimi i bashkësisë së sigurisë dhe zbulimit në procesin e realizimit të kon-trollit në siguri; Vendi dhe roli i bashkë-sisë së sigurisë dhe kundërzbulimit në sistemin e sigurisë në RMV; Zbatimi i zbulimit bashkëkohorë – modele, trende dhe përvoja; Menaxhim dhe udhëheqje me sistemin e mbrojtjes; Koordinim ushtarako-civil në aktivitete humanitare; Efikasiteti i sektorit të sigurisë në bal-lafaim me kërcënimet asimetrike.

Kristina Ilievska

Seminar kushtuar avancimit të bashkëpunimit në sektorin e sigurisë

Edukim

Page 23: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

23

Bashkëpunimi civilo-ushtarak është segment i rëndësishëm i cili kontribuon dhe ndihmon për vendimarrje të suk-

sesshme nga ana e autoriteteve, e me këtë edhe për realizimin e suksesshëm të të misionit të Armatës. Pjesëtarët e Armatës janë të obliguar të kenë kujdes gjatë komunikimit me struk-turat civile dhe të punojnë në përputhje me obligimin e tyre ligjor. Pjesëmarrja në kuadër të njësive të Armatës në misionet jashtë vendit, gjithashtu imponon nevojën e pranimit dhe implementimit sa më të shpejtë të dokumenteve aktuale të NATO-s, e mes tjerash edhe realizimin e organizuar dhe të vazhdueshëm të edukimit dhe trajnimeve në fushën e bashkëpunimit civilo-ushtarak, para, gjatë dhe pas realizimit të misioneve të përbashkëta të NATO-s. Me qëllim të marrjes së njohurive dhe përvojave të ndryshme në këtë fushë, në kuadër të përgatitjeve për stërvitjen vi-juese “Goditja Vendimtare”, në Shtëpinë e Armatës në Shkup, u mbajt seminar për bashkëpunim civilo-ushtarak në të cilën morën pjesë 20 përfaqësues të Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes. I njejti u organizua nga ana e Zyrës për Bashkëpunim të Mbrojtjes së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim me Ministrinë e Mbro-jtjes dhe me Shtabin e Përgjithshëm të Armatës. Ligjëruasit nga Komanda Evropiane të Forcave të Armatësura të Shteteve të Bashkuara, të vendosura në Kaizerslautern të Gjermanisë, pjesëmar-rësve ua transmetuan përvojat e tyre personale, por edhe strukturën e plotë dhe atë se si funksionon dhe në çfarë mënyrë është e vendosur doktrina e NA-TO-s për bashkëpunim civilo-ushtarak.

Gjatë aktivitetit u prezantuan 12 pre-zantime me interes për pjesëmarrësit, ndërsa një pjesë e punës kishte të bëjë edhe me njohjen me planet dhe rolin e personelit për bashkëpunim civilo-ush-tarak, në kuadër të stërvitjes së planifi-kuar “Goditja Vendimtare”, e cila do të realizohet në poligonin ustarak “Krivol-lak”. U realizua edhe trajnim praktik, kështu që ligjëruesit dhe pjesëmarrësit realizuan takime me kryetarët e komu-nave Kavadar dhe Negotinë, si dhe me komandantin e poligonit ushtrak “Krivol-lak” në të cilën mori pjesë edhe përfaqë-sues nga bashkësia lokale Krivollak. Në këto takime u diskutua rreth planeve,

nevojav, problemeve dhe aktiviteteve vijuese të cilat nevojiten për realizim sa më të suksesshëm të stërvitjes, në pjesën civilo-ushtarake.Në fund të seminarit pjesëmarrësit morën certifikata për trajnimin e përfun-duar në fushën e bashkëpunimit civilo-ushtarak në kuadër të NATO-s, ndërsa si rezultat i përvojave të fituara, pikë-pamjeve dhe mendimeve, pa dyshim se pjesëmarrësit dolën me njohuri të reja me me motiv që të njejtat t’i implemen-tojnë gjatë realizimit të obligimeve dhe detyrave të tyre funksionale.

Mr. Elizabeta Tashkovska

Në Shtëpinë e Armatës në Shkup, u realizua seminar për bashkëpunim civilo-

ushtarak në të cilën morën pjesë 20 përfaqësues të Armatës dhe Ministrisë

së Mbrojtjes. I njejti u organizua nga ana e Zyrës

për Bashkëpunim të Mbrojtjes së SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim

me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabit të Përgjithshëm të Armatës

Edukim dhe trajnim për bashkëpunim civilo-ushtarak

Edukim

Page 24: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

24

Më 2 prill, Brigada e Parë e Mekanizuar Këmbësorike, njëherit edhe njësia më e e madhe luftarake e Armatës,

në rradhët e së cilës gjenden pjesëtarë të më shumë regjimenteve, me një so-lemnitet ushtarak në gazermën “Strasho Pinçur” në Petrovec, e shënoi Ditën e njësisë. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, duke iu drejtuar ushtarëve të rreshtuar të brigadës dhe duke ua uruar festën, thek-soi se Shtabi i Përgjithshëm i Armatës është në funksion të plotë për nevojat e brigadës dhe komandave e njësive var-

tës, me qëllim të realizimit dhe arritjes së standardeve më të larta të NATO-s, ku tashmë “de facto” jemi anëtarë. .Komandanti i brigadës, koloneli Dragan Kovaçki në fjalën e tij theksoi se kjo është ditë në të cilën duhet të kujto-jmë sakrificën e paraardhësve të kësaj brigade të cilët kontribuan për arritjet dhe bartëse e të cilave është pikërisht kjo brigadë. “Ne pjesëtarët e 1. bpmk, të ar-dhmen tonë duhet ta ndërtojmë fuqimisht të bindur se amaneti i paraardhësve tanë dhe mësimet e së kaluarës duhet t’i vlerësojmë lartë, duke e mrbojtur atdheun dhe duke i nderuar diversitetet,

sepse nuk ka thirrje më të ndershme se sa thirrja ushtarake, e as detyrë më të shenjtë se sa ajo për të mbrojtur atdheun dhe popullin”, theksoi koloneli Kovaçki.Në këtë solemnitet me rastin e Ditës së njësisë u ndanë disa masa stimula-tive për pjesëtarët e Brigadës, si dhe për ish komandantët e saj, të cilëve nga ana e shefit të SHP të ARM-së u ndanë edhe “Shenja të Arta të Armatës” për partneritet, koordinim dhe bashkëpunim, ndërsa u shpall edhe njësia më e mirë në kuadër të kësaj brigade.Në këtë solemnitet përpos shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneral-nënkol-onelit Vasko Gjurçinovskit të pranishëm ishin edhe drejtori i SHP, gjeneral-majori Zoran Mileski, komandanti i Komandës së Bashkuar Operative, gjeneral-majori Pavle Arsoski, gjeneralët e brigadave Mirçe Gjorgovski dhe Orce Jordev, ud-hëheqës ushtarak nga Ministria e Mbro-jtjes dhe Shtabi i Përgjithshëm, ish kom-andantë të kësaj brigade, përfaqësues të vetëqeverisjes lokale dhe organizatave me të cilat bashkëpunon njësia.Dita e njësisë u shënua me defile solemne të njësive, me pika kulturore zbavitëse nga nxënësit e qendrës së folklorit maqedonas “Mitevi” nga Shkupi, si dhe me zbor taktiko-teknik, ku viz-itorët kishin mundësi të shohin pjesë të pajisjeve, armëve e mjeteve që posedon i brigada.

24 orë

U shënua Dita e brigadës

së 1. të mekanizuar këmbësorike

Dy prilli është caktuar si Dita e brigadës së 1. të mekanizuar

këmbësorike, si datë në të cilën kjo njësi është transformuar në

përputhje me strukturën e fundit ushtarake organizative dhe të

formacionit dhe në bazë të marrjes së detyrave dhe përgjegjësive të dy ish brigadave, ku u bë njësia më e

madhe luftarake me përfaqësimin e më tepër regjimenteve ushtarake

Page 25: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

25

Në KTD, përpos ushtarëve-re-grutë, nga viti 2006 deri më sot kaluan 37 gjenerata ushtarësh që kaluan shërbimin vullnetar

ushtarak në Armatë. Vetëm gjatë vitit të kaluar, 375 ushtarë me sukses e përfun-duan kursin për ushtarë profesional dhe tashmë janë pjesë aktive e ARM-së. Në solemnitetin që u mbajt në klubin ushta-rak në Veles mori pjesë edhe shefi i SHP të Armatës, gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski, gjeneralë, ushtarë, eprorë dhe persona civil në shërbim të ARM-së, si dhe shumë mysafirë tjerë. Duke u uruar festën të pranishmit i përshëndeti komandanti i KTD-së, koloneli Ljubenço Petrovski. Ai rikujtoi se në kuadër të KTD-së, përpos QTI – Qendrës për Trajnim Individual, në përpërjen e tyre me sukses funksionojnë edhe Qendra për Trajnimin e Pilotëve, Qendra e Gjuhëve të Huaja, Qendra për Trajnim dhe Stërvitje të Qenëve. Vlen të përmendet se pranë Qendrës për Trajnimin e Kadetëve, ku realizohet tranimi bazik për kadetë dhe për kandidatët për oficerë për shërbim në ARM, ku përveç nga vendi jonë edukohen edhe kadetë nga Bosnja e Hercegovina,

Kosova dhe Mali i Zi. Qendra për Gjuhë të Huaja realizon testime për njohuritë e terminologjisë ushtarake në anglisht. Qendra Stërvitore e Qenve u transfor-mua në një qendër bashkëkohore, e cila përpos nevojave të Armatës, është në disponim edhe për strukturat tjera të sigurisë, si dhe për institucionet tjera të vendit. Koloneli Petrovski si akvitete vijues paralajmëroi fazën finale të përgatitjeve për realizimin e stërvitjes multinacinale “Goditja e Vendosur”, e cila nga 5 deri në 10 qershor sivjet do të realizohet në poligonin ushtarak “Krivollak” me pjesë-marrjen e rreth 2500 pjesëtarëve nga gjashtë vende anëtare të NATO-s, duke përfshirë këtu edhe vendin tonë. Njëherit, ata në tetor në Qendrën për Simulime pranë gazermës në Veles do të jenë nikoqir të strëvitjes së njëzet e njëtë simulative “REGIX 19” me pjesëmarrjen e 21 armatave, si dhe tre vendeve anëtare të NATO-s. Me rasin e Ditës së KTD-së, eprorëve më të mirë iu ndanë çmime, ndërsa disa institucioneve për bashkë-punimin e mirfilltë me KTD-në iu ndanë mirënjohje. Njëherit, në kuadër të pro-

gramit për shënimin e Ditës së KTD-së u realizua akcion i sukesshëm për dhurim vullnetar të gjakut në të cilën u mblodhën 75 njësi rekorde të gjakut, e në mesin e gjakdhënësve ishin edhe 15 pjesëtarë të ARM-së. Për të 14 herë u mbajtën garat tradicionale sportive në ping-pong, qitje, futboll dhe shаh. Solemnitetin e njësisë në gazermën e Velesit e pasuroi edhe program kulturoro-artistik të cilin e reali-zuan nxënësit e SH.F “Vasill Gllavinov”, nxënësit e SH.F “Bllazhe Koneski” dhe ata të SH. F. “Stefan Gajdov” nga Velesi. Në garën e qitjes në konkurrëncën e meshkujve vendin e parë e fitoi ekipi i bodrumit të verës “Stobi”, ndërsa në konkurrencën e femrave i pari u rradhit ekipi i SK “Veles Juniori”. Në futboll i pari u rradhit ekipi i SPB Veles. Në ping-pong ekipi që fitoi vendin e parë ishte ai i çetës logjistike të gazermës së Velesit. Në garat e shahut fitoi Lidhja e Luftëtarëve të Velesit. Më të mirët në të gjitha disciplinat fituan mirënjohje dhe çmime të cilat ua ndau komandanti i KTD-së, Ljubenço Petrovski.

Аntoanella Dimitrievska

Me solemnitet rasti në gazermën e Velesit, Komanda për Trajnim dhe Doktrina – KTD,

shënoi Ditën e njësisë më 15 prill, ditën kur

para 27 viteve në gazermat e vendit

arritën regrutët e parë të ARM-së

Solemnisht u shënua Dita e Komandës për Trajnim dhe Doktrina

24 orë

Page 26: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Punëtoria „Qasja gjithpërfshirëse e gjinive në operacionet ushtarake“ (A comprehensive approach on gender in mili-

tary operations) u mbajt në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim bilat-eral në fushën e mbrojtjes në mes të Mbretërisë së Holandës dhe Shqipërisë, Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Ambasadorja e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Shqipërisë, zonja Altens e hapi punëtorinë duke iu dëshiruar punë të mbarë pjesëmarrësve. Ajo theksoi se siguria është përgjegjësi e përbashkët e të gjitha vendeve të rajonit dhe në kuadër të sigurisë së për-bashkët nevojitet ti kushtohet kujdes në implementimin e politikave përgjegjëse dhe mekanizmave të barazisë gjinore në kuadër të sistemit të sigurisë në nivel kombëtar, por gjithashtu është jashtëza-konisht e rëndësishme të shkëmbehen përvoja dhe të sëndërtohen dhe avan-cohen njohuritë e fituara. Në fjalën e saj para të pranishmive dhe pjesëmarrësve në punëtori, ajo rikujtoi se Mbretëria e Holandës në politikën e saj kombëtare

dhe ndërkombëtare kushton kujdes të veçantë konceptit të barazisë gjinore dhe njëherit përpiqet dhe u ndihmon edhe vendeve tjera aleate që të zhvil-lohen në këtë drejtim. Ambasadorja u ndal edhe në planin kombëtar për implementimin e Rezolutës 1325 për gratë, paqen dhe sigurinë në Republikën e Shqipërisë, e cila para pak kohësh u miratua nga ana e Kuvendit të Repub-likës së Shqipërisë.Qëllimi konkret i punëtorisë „Qasja gjithpërfshirëse e gjinive në operacionet ushtarake“ ishte përmirësimi i efektivitetit operativ dhe të implementohet barazia dhe perspektiva gjinore në të gjitha nivelet e planifikimit operativ dhe në pjesëmarrjennë kuadër të misioneve dhe operacioneve ndërkombëtare. Përmba-

jtjet u shpërndanë përmes ligjeratave dhe trajnimit interaktiv me instruktorë të certifikuar nga forcat e armatosura të Holandës. Gjatë punëtorisë pjesëmarrësit zhvilluan takim me zonjën Manushaqe Shehu, gruan e parë gjeneral në kuadër të forcave të armatosura shqiptare, e cila për shkak të obligimeve tjera, nuk mbeti deri në fund në punëtori, por ndihmësja e saj, nënkolonelja Alda Sula e prezantoi gjendjen e barazisë gjinore në kuadër të forcave të armatosura të Shqipërisë, duke potencuar se në secilën degë të FA-së përfaqësimi i grave është pro-porcional, por edhe gjithashtu ajo tha se numri i grave pjesëmarrëse është në rritje edhe në kuadër të operacioneve dhe misioneve ndërkombëtare, si dhe e

24 часаEdukim

barazia gjinore në kuadër të misioneve dhe operacioneve paqësore

Përfaqësuese të Armatës dhe të Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut morrën pjesë në punëtorinë

rajonale “Qasja gjithpërfshirëse e gjinive në operacionet ushtarake” “ (A comprehensive approach on gender in military operations), e

cila u mbajt në Ambasadën e Holandës në Tiranë

Page 27: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

grave-anëtare në NATO dhe në misionet diplomatike si atashe të mbrojtjes. Pro-eksioni i Shqipërisë është që përfaqësi-mi i grave në Armatë të arrijë deri në 15%. Koncepti i barazisë gjinore është i obligueshëm për t’u mësuar edhe pranë Akademisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë.Dita e parë e punëtorisë në sesionin e paradites, secili pjesëmarrës kishte mundësi që ndaras të prezantohet dhe të bisedojë rreth gjendjes në kuadër të institucionit dhe sektorit apo njësisë të cilës i përket. Në ditët vijuese, sa i përket temës në punëtori dhe përmba-jtjeve, ato ishin të përpunuara nga ana e nënkoloneleve Ivona Shreder dhe Klau-dia Redot nga Armata e Mbretërisë së Holandës edhe atë në mënyrë klasike, gojarisht dhe përmes prezantimit të vid-eo materialeve dhe në mënyrë interac-tive, përmes ushtrimeve, diskutimit dhe prezantimit nga ana e pjesëmarrësve. Në pjesën hyrëse të fjalës së instruk-torëve kishim përsëritje interactive dhe precizim i të gjitha termeve të barazisë gjinore me theks të veçantë në defini-min dhe sqarimin e perspektivës gjinore në kuadër të operacioneve në të gjitha nivelet.Gjatë zhvillimit të punëtorisë u përfshinë disa aspekte të nevojës për implemen-timin e perspektivës gjinore në opera-cione. U shqyrtuan dhe u diskutuan disa rezoluta të KS të OKB-së, duke filluar nga Rezoluta 1325, e më pas 1820, 1889 e deri te Rezolutat më të reja 2242 nga viti 2015 dhe 2331 nga viti 2016. U diskutua edhe për dhunën seksuale në kuadër të konflikteve të armatosura dhe për mundësinë e sanksionimit të saj. U analizua edhe direktiva e NATO-s „Bi-Strategic Command Directive-001“, në pjesën se si implementohen dispozi-tat e Rezolutës 1325, gjegjësisht si më konkretisht të implementohet perspekti-va gjinore në planifikimin e operacione-ve, si të arrihen standardet e sjelljes, edukimit dhe trajnimit. Posaçërisht u diskutua për këshilltarët gjinor (gender advisors), emërimin i tyre, detyrat dhe rolin e tyre, si dhe detyrat e ndërm-jetësve gjinor (gender focal points). Pjesëmarrësit merrnin detyra konkrete dhe secili ekip nevojitej të prezantojë projekt të përpunuar në të cilin do të jenë të përfaqësuara të gjitha elementet e nevojshme të një misioni të planifikuar mirëfilli.Agjenda e punës ishte mjaft e ngjeshur, por shoqërimi dhe diskutimet nuk përfun-donin deri në fund të pjesës punuese. Edhe në orët e mbrëmjes edhe në pauzat bisedimet vazhdonin, gjithashtu edhe mendimet e ndryshme që kishin të bëjnë me temën. Çdo shkëmbim përvo-jash ka të bëjë me një proces produktiv.

Rajoni jonë ndan sfida të përbashkëta të sigurisë për të cilat nevojitet bashkë-punim i mirfilltë dhe proaktivitet, ndërsa implementimi i konceptit të barazisë në secilin segment të shoqërisë është vlerë demokratike të cilën e synojmë të gjithë së bashku. Punëtoria ishte një mundësi e shkëlqyer të shkëmbehen përvoja në mes të pjesmarrësve dhe të vendoset një rrjet bashkëpunimi dhe skenari në mes tre vendeve në fushën e implementimit të dizpozitave që dalin nga Rezoluta 1325 e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara si dhe rezuolu-tave të fundit që lidhen me gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe pjesëmarrjen e tyre në kuadër të misioneve jashtë vendit në misione dhe operacione të përbashkëta.

Dr. Zhanet Ristoska

Page 28: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Probishtipit, Dragan

Anastasov, më 3 prill u shënua Dita e Oficerëve Rezervë të Probishtipit, datë kjo që korrespodon me 3 prillin 1944, kur para 75 viteve është realuzuar sulm për çlirimin e minierave të cinkut dhe plumbit Zletovë” nga ana e brigadës së 3. nacionalçlirimtare të Maqedonisë. Në kuadër të aktiviteteve që i organizoi Këshilli drejtues i NJKM-së së OORRM-së së Probishtipit, me të cilën udhëheq Zllate Ançov, ishin të përfshirë 47 oficerë dhe nënoficerë rezervë nga Probishtipi dhe Zletova, të cilët me sukses e realizuan marshin tradicional edukativo-kondicionues në realacion: shesh i qytetit-Solishtë në distancë prej 15 km. Në shënimin e kësaj ngjarjeje historike të pranishëm ishin: kryesuesi i mbled-hjes së OORRM-së, Lubço Vukasinov,

përfaqësues të Këshillit Komunal të LLM të LNÇM-së, kryetari i Komunës së Probishtipit, anëtarë të Këshillit Komu-nal, përfaqësues të partive politike, si dhe përfaqësues të NJKM të OORRM-së nga Shkupi dhe nga Shtipi.Solemniteti qëndror u mbajt në parkun përkujtimor “Bashkim Vëllazërimi”, ku u vendosën kurora me lule të freskëta, ndërsa të punësu-arve iu drejtuan: kryetari Dragan Atanasov, kryesuesi i mbledhjes së OORRM-së, Lubço Vuksanov dhe kry-etari i organizatës së mundjes, Dragan Milanov. Në fjalën e tij përshëndetëse, Lubço Vukasinov e

theksoi rëndësinë e aktiviteteve reform-uese në OORRM.Në pjesën e dytë të programit, të pranishmit i ndoqën përmbajtjet që u prezantuan nga ana e studios së baletit “Magija” si dhe të anëtarëve më të rinj të sekcionit folkloric të SHKA “Zletovski Rudar”, nga Probishtipi.

U shënua dita e NJKM-së së OORRM-së së Probishtipit

Në funksion të kontrollit të shkath-tësisë psiko fizike të oficerëve dhe

nënoficerëve rezervë, kohë më parë

drejtues i NJKM së OORRM-së së Tetovës me të cilin udhëheq kapetani rezervë, Zoran Kirovski organizoi marsh

edukativo-kondicionues.Kjo përmbajtje praktike në të cilën morën pjesë më se 20 anëtarë të OORRM-së së Tetovës, Bërvenicës dhe Tearcës u realizua në relacionin: f. Siriçinë – “Guri i Shpuar”, në distancë prej 15 km. Pas përfundimit të marshit dhe anal-izës kritike, me propozim të këshillit drejtues të NJKM-së, u konkludua se kah fundi i prillit, apo në fillim të muajit maj të realizohet edhe një aktivtet nga fusha e problematikës ekologjike. Njëzet aktivistë të NJKM-së së OORRM-së së Tetovës nga të gjitha komunat në rajonin e Tetovës, në masivin malor të Zhedenit do të mbjellin fidane të reja.

Marsh kondicionues

Procese demokratike me reforma

Më 15 mars u mbajt mbledhje llogaridhënëse e Kuvendit të OORRM-së me të cilën udhëhoqi delegate i NJKM së

Berovës, kapetani rezervë, Lubço Vuk-sanov. Në qendër të vëmendjes ishin disa çështje aktuale të cilat kanë të bëjnë me punën një vjeçare gjatë vitit 2018.Në këtë kontekst, diskutimi i intonuar dis-aorësh kritik, u potencuan një sërë dobë-sishë dhe parregullsishë në menaxhimin e OORRM-së, ku u vlerësua se në këtë gjendje, kryetarit dhe këshillit drejtues nuk mund t’i jepet besimi që edhe më tutje të udhëheqin me organizatën.Në këtë mbledhje u miratuan dorëheqjet e Këshillit Ekzekutiv dhe të kryetarit të OORRM-së prof. dr. Gjorgji Mallkovskit, ndërsa me propozim të delegatëve, për

udhëheqjen e mëtejme të organizatës u formua trup punues i përbërë nga pesë anëtarë në të cilin do të ketë përfaqësues edhe nga MM-ja. Me këtë trup punues do të udhëheq kryesuesi i mbledhjes së Ku-vendit të Berovës, Lubço Vuksanov, deri

në zgjedhjen e këshillit të ri. Kryesuesi Vuksanov do t’i ushtrojë të gjitha detyrat e kryetarit të OORRM-së në përputhje me Statutin.Sipas vendimit të miratuar në mbledhje, trupi punues është i autorizuar të për-gatit udhëzime për aktivitetet e mëtejme të OORRM-së, me qëllim të punës së suksesshme si një subjekt i rëndëishëm i sistemit të sigurisë. Gjatë periudhës së kaluar trupi i punës në të cilin merr pjesë edhe përfaqësuesi i MM-së, dr. Toni Petreski, mbajti tre mbledhje të punës në të cilat u shkqyr-tuan disa çështje aktuale në fushën e: menaxhimit, problematikës organizative, edukimit, trajnimit dhe aktiviteteve ndërkombëtare në kuadër të CIOR-it.

Zhivko Trajanovski

Aktivitetet e OORRM-së

Page 29: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Me çadra shumë ngjyrëshe, qytetarët e Kumanovës u kënaqën në interpretimin e Orkestrës Ushtarake para

platosë së kompleksit “Bazeni”. Edhe ata më kurreshtarët shihnin përmes dritereve nga banesat e ndërtesave të cilat gjenden para këtij kompleksi në Ditën e Hapur të Armatës me qytetarët. Megjithatë më interesant ishte për më të rinjtë, por edhe për të tjerët, interpretimi i pikës së Batalionit të Nderit, “Egzir-cir”. Dhënia e amrëve nga njëri te tjetri, si dhe uniforma e shkëlqyer nuk i la gjakëftohtë qytetarët. “Është një mundë-si e rrallë që e gjithë kjo të shihet dre-jtëpërdrejtë, jemi krenarë me Armatën”, komentonin kumanovarët. Edhe pikërisht këto ditë të hapura, kontribojnë në fuq-izimin e besimit të qytetarëve te Armata. Të rinjtë nga ana tjetër, vëmendje më të madhe i kushtuan pajisjeve dhe arma-timit të ekspozuar.Në Ditën e Hapur morën pjesë mysafirë të lartë, ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës, gjeneral-majori Azim Nuredin, komandanti i Komandës

së Bashkuar Operative, gjeneral-majori Pavle Arsoski, si dhe kryetari i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski.Ministrja në fjalën e saj për mediat theksoi rëndësinë e antërsimit në NATO, gjë që është e rëndësishme edhe për sigurinë, por edhe për ekonominë, që rezulton me investime të huaja në rritje, ulje të papunësisë, rritje të BPV-së. “Pikërisht në “Javën e NATO-s” na erdhën edhe dëshmitë politike por edhe ato ekonomike, për atë se sa është i rëndësishëm për vendin tonë anëtarsimi në NATO, jo vetëm në sferën e sigurisë, por edhe në atë ekonomike. Para më parë u vërtetua se pas disa viteve të re-jtingut të ulët kreditor, arritëm që si shtet ta tejkalojmë këtë problematikë, që do të thotë se edhe shteti edhe kompanitë, por edhe qytetarët do të kenë mundësi të fitojnë mjete me kushte të volitshme – tha ministrja. Ajo theksoi se në të ardhmen nevojitet të rrumbullaksohet procesi i ratifikimit të anëtarsimit, gjë që do të ndodhë sivjet dhe do të nisin edhe bisedimet me BE-në.Komandanti i KBO-së gjenerali Pavle Arsoski i përshëndeti qytetarët, duke

vënë në dukje faktin se për të dhe për eprorët, është kënaqësi qëndrimi në Kumanovë, qytet-luftëtar dhe kryengritës, qytet i qytetarëve mirëdashës të cilët gjithmonë shfaqin respekt për armatën. Ai duke u ndalur në historikun e formimit të NATO-s, si dhe duke e rikujtuar synimin e vendit që nga pavarësimi i tij, e deri më sot, deri në anëtarsimin në aleancën më të fuqishme ushtarako-politike në botë, Arsoski theksoi se pret që në të ardh-men Armata të pajiset me pajisje dhe armatim edhe më bashkëkohor. “Duhet të kemi parasysh se në vitet vijuese, sipas planit për rritjen e buxhetit në fushën e mbrojtjes, si dhe sipas planeve për pajisen dhe modernizimin, ju do të keni mundësinë që të shihni armatën tonë me teknikë luftarake gjithnjë më të shumtë e më bashkëkohore dhe me më tepër aftësi luftarake për realizimin e misionit të saj, mbrojtjen e sovranitetit të atdheut dhe të jetë e aftë në realizimin e rolit të saj si pjesë e NATO-s, armatë në të cilën shër-bejnë burra e gra, qytetarë të vendit tonë me standard të mirë dhe me kushte më të mira për jetë dhe punë, tha Arsoski.

Aleksandra Maksimovska

krenarë me Armatën Tingujt e Orkestrës Ushtarake i impresionuan kumanovarët, të

cilët edhe përkundër ditës me shi, i ndoqën pikat muzikore të cilat

ishin pjesë e ngjarjes së organizuar nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes,

Armatës dhe nga vetëqeverisja lokale në kuadër të “Javës së

NATO-s”, 70 vjetorit të themelimit të Aleancës

JAVA

E N

ATO

-S

Page 30: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert
Page 31: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

„JAVA E NATO-S“Dita e Hapur e Armatës

Më 7 prill në parkun e qytetit në Shkup, gardistët e Armatës, pjesëtarët e njësive speciale, Orkestra Ushtarake, por edhe pjesëtarët e Njësisë për Dedikime Speciale të MPB-së dhe Brigada Ajrore, demonstruan shkathtësitë e tyre para qytetarëve të vendit tonë.

Ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska tha se me aktivitetin e sotëm, por edhe me ngjarjet tjera në kuadër të shënimit të “Javës së NATO-s”, ministria dhe armata dërguan mesazh se vendi ynë është i gatshëm të jetë anëtar i 30. i Aleancës.„Pas nesh lamë një proces të vështirë, nevojitej shumë durim, shumë energji, por sot megjithatë mund të themi se ia dolëm si shtet. Me këto ngjarje, me kontakte me qytetarët, dëshmojmë se të gjithë këtë që e kemi arritur, e kemi bërë për qytetarët, në mënyrë që ata të jenë më të sigurt dhe të kenë më shumë gjasa për veten dhe për vendin tonë”, theksoi ministrja. Shekerinska u falenderua për interesin e madh të qytetarëve për këto ngjarje. Në “Ditën e Hapur” morën pjesë edhe fëmijët e shoqatës “Trisomija 21”.U shpallën edhe tre esetë më të mira me temë “NATO dhe ti” – nxënëset Valona Abdullahu, Petrina Stankovska dhe Mima Vojnovska u shpërblyen me shëtitje studimore deri në selinë e Aleancës në Bruksel. U shpallën edhe tre më të mirët në garat e 3 dhe 5 kilometrave vrapim, si pjesë e garës së NATO-s në atletikë. Gjashtë më të mirët u shpërblyen me pjesëmarrje në maratonën ndërkombëtare që do të mbahet në Budapest.

Page 32: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Pushka automatike „Galil“Pushka automatike „Galil“ është

dizajnuar nga Yisrael Galil,ndërsa e ka prodhuar „Israel Military Industries“. Si bazë për dizajnim është marrë

pushka finlandeze “Valmet Rk.62”, e cila përdoret sipas parimit të funksionimit të “AK-47 Kallashnikov”, gjegjësisht pushka “Galil” punon sipas parimit të marrjes së gazërave të barotit dhe rotacionit të mbyllësit, ndërsa vepron nga mbyllësi. Gypi i kalibrit 5,56 mm, i cili në brendësi posedon 6 brazda dhe hap të djathtë të rotacionit deri në 305 mm, është dedikuar për plumbin M193, përderisa për plumbin SS109 përpunohet gyp me 6 brazda me hap të djathtë të rotracionit 178 mm. Në maje të gypit është i vendosur sekretuesi i shkëndisë / mbajtësi i minës së tromblonit, që posedon rrafsh të vogël i cili pamundëson rënien e minës së tromblonit. E njejta mbajtëse përdoret edhe për vendosjen e bajonetit. Nga pushka mund të veprohet me mina sinjalizuese të tromblonit antiblinduese, antikëmbësorike dhe ndriçuese, të cilat aktivizohen me plumb të veçantë të tromblonit. Dhoma e gazit i është bashkangjitur gypit përmes një hapjeje me diametër prej 1,8 mm, e vendosur nën kënd prej 30º. Në pjesën e sipërme të dhomës së gаzit është e vendosur shënjestra e përparme mekanike. Sandëku i pushkës është i përpunuar nga çeliku me anë të marrjes precize dhe te i njejti standard nga ana e djathtë (si edhe te AK-47) është vendosur losti i seleksionuesit të gjuajtjes, gjithashtu me 3 pozicione edhe atë sipas renditjes vijuese S, A dhe R. Pozicioni S (Safety/e sigurtë) është vendosur për ndalesën e mekanizmit, pozicioni A (Automatic/ automatik) i dedikohet gjuajtjes me rafale dhe pozicioni R (Repetition/përsëritje) ka të bëjë me gjuajtje gjysmë atuomatike. Dorëza e repetimit që është e vendosur në anën e djathtë të bartësit të mbyllësit është e drejtuar verikalisht lartë, mbi kapakun e sandëkut, me qëllim që të mundësohet repetimi dhe me dorën e majtë, pa e hequr dorën e djathtë nga dorëza dhe këmbëza. Në fakt, ndërmjet këmbëzës dhe gojëzës së sandëkut për vendosjen e kornizës së municionit, është vendosur mbrojtës/ që e liron kornizën e municionit, dedikimi i të cilit është parandalimi i shtypjes apo lirimit të kornizës së municionit. Në pjesën e prapme të kapakut të sandëkut është e vendosur shënjestra e prapme mekanike me dioptër me dy L-pozicione edhe atë, e para për veprim preciz deri në 300 m, ndërsa e dyta deri në 500 m. Para shënjestrës mekanike është e vendosur shënjestra mekanike për mbyllje natën, ku janë të vendosura 2 kapsula tricumuese, ndërsa dedikohet për veprim preciz deri në

100 m. Shënjestra e përparme mekanike është e vendosur në shtëpizën cilindrike të mbrojtur, ndërsa pas saj është e vendosur edhe shënjestra për natën me mbyllje me kapsulë tricumuese të vendosur në pjesën qëndrore. Shënjestra e përparme është e përshatur anash dhe me elevacion, përderisa shënjestra e prapme funksionon vetëm me elevacion. Te disa lloje të pushkës, në anën e majtë të sandëkut është i vendosur adapteri për vendsojen e shënjestrave të ndryshme për natën. Dorëza e përparme dhe ajo e prapme janë të përpunuara nga plastika e cila është mjaftë e qëndrueshme ndaj goditjeve, por te llojet e caktuara dorëza e përparme është e përpunuar edhe nga druri. Karakteristike për dorëzen e përparme është ajo se pjesa e sipërme e saj është e hapur, ndërsa pjesa e poshtme (te lloji ARM) është e përshtatur për pranimin e këmbëzave kur ata janë të mbyllura dhe në fund posedon edhe hapëse shishesh. Karakteristike për këmbëzat është edhe prerësi i telave i vendosur përpara.Kundaku është skeletoid, i përpunuar nga gypa të aluminit dhe mbyllet nga ana e djathtë e sandëkut. Për pushkën përpunohen 3 lloje të kornizave për municion edhe atë me kapacitet prej 35 plumbave, 50 plumbave, si dhe kornizë municioni me kapaciteet prej 12 plumbave që u dedikohet plumbave të tromblonit. Për rezistencë ndaj korezionit, pjesë të caktuara janë të mbrojtura me fosfatizim e më pas janë të mbështjellura me emajl të zi. Nga pushka janë dizajnuar dy lloje bazë, njëra me kalibër për përdorim të municionit 5,56х45 mm, ndërsa e dyta për përdorim të municionit 7,62х51 mm. Nga pushka me kalibër 5,56 mm janë të zhvilluara versionet ARM (me dorezën për ta mbajtur, me këmbëza dhe një dorëzë e përparme e drurit), AR (pa dorezë për mbajtje dhe me dorezë tjetër plastike), SAR verzioni tjetër me gy më të shkurtër) dhe MAR (verzion i shkurtuar i SAR me seleksionues të ndryshuar për gjuajtje me rafal shtesë të 3 plumbave). Nga pushka e kalibrit 7,62 mm janë prodhuar verzionet ARM, AR, SAR dhe Galil Sniper (e zhvilluar në bazë të ARM, por me gyp më të rëndë, me mundësi për vendosjen e silenciatorit gjatë gjuajtjes). Verzioni më i ri i Galil ICE, i cili posedon disa përmirsime, ndërsa sipas dëshirës së përdoruesit mund të prodhohet edhe në disa kalibre të ndryshme dhe të përdorë llojet vijuese të municionit: 5,56х45 mm, 7,62х5 mm dhe 7.62х 39 mm. Verzione të ndryshme të pushkës përdoren në mbi 40 vende në kuadër të njësive ushtarake ose atyre policore.

Ivica Dameski

Armatim

1 2

Fotografia e pushkës automatike „Galil“1. Sekretuesi i shkëndisë (me 6 hapje) dhe mbajtës të minës së tromblonit 2. Gyp i kalibrit 5,56 mm3. Dhoma e gazit4. Shënjestra e përparme mekanike5. Shënjestra e përparme mekanike për natën6. Klipi i gazit7. Cilindri i gazit 8. Dorëza e bartjes9. Dorëza e repetimit 10. Mbajtësi i mbyllësit dhe mbyllësi11. Hapësira e rrafshit kthyes12. Kapaku i sandëkut

4

3

32

26

Page 33: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

14

16 17

13. Shënjestra e prapme mekanike për natën14. Shënjestra e prapme mekanike 15. Sandëku16. Mekanizmi i veprimit të kundakut 17. Kundaku që mblidhet18. Seleksionues për gjuajtje19. Dorëza e prapme20. Këmbëza21. Mekanizmi i këmbëzës22. Mbyllës/ hapje e kornizës së municionit23. Kornizë për municion 24. Dorëza e përparme25. Këmbëzat26. Pozicioni i prerësit të telit te këmbëzat

56

7

8

KARAKTERISTIKAT TAKTIKO-TEKNIKE Të PUSHKëS „GALIL“ ME KALIBëR 5,56х45 MM

LLOJE ARM AR SAR MAR

GJATËSIA 979 mm 979 mm 840 mm 706 mm

GJATËSIA ME KUNDAK TË MBYLLUR 742 742 614 465

GJATËSIA E GYPIT ME SEKRETUESIN E SHKËNDISË 487 487 359 210

LARTËSIA E VIJËS SË SHËNJESTRIMIT 475 475 445 /

PESHA E PUSHKËS 4.35 kg 3.95 kg 3.75 kg 2.98 kg

SHPEJTËSIA TEORIKE E GJUAJTJES650 plumb./min.

650 plumb./min.

650 plumb./min.

maks.750 plumb./min.

SHPEJTËSIA PRAKTIKE LUFTARAKE E GJUAJTJES 40/120 40/120 40/120 40/120

SHPEJTËSIA E PREDHËS GJATË DALJES NGA GYPI 950 m/s 950 m/s 900 m/s 710 m/s

GJUAJTJE EFEKTIVE 500 m 500 m 400 m 300 m

KAPACITETI I KORNIZAVE TË MUNICIONIT

35 dhe 50

35 dhe 50

35 dhe 50 35

9 11 1210

18

33

25 24

2322 21 20

19

Page 34: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

34

ASLAV“ është automjet blindues amfib me rrota (8х8) i dizajnuar , para se gjithash për misione mbikqyrëse e zbuluese. Australia

i ka vendosur këto automjete në Timorin Lindor, Irak dhe në Afganistan. Automjetet e lehta blinduese me rrota 8x8 “ASLAV” janë porositur sipas programit “LAND 112”. Automjetet janë të dizajnuara të realizojnë mbikqyrje dhe sëndërtim në distanca të mëdha me mbështetje minimale logjistike. Projekti përparonte përmes katër fazave. Në vitin 1990, 15 automjete të lehta blin-duese u porositën nga “US Marine Corps” për evaluim në kushtet australiane. Në vitin 1992, në kaudër të fazës së dytë janë porositur 111 automjete tjera blinduese. „Cavalry Regiment“ i dytë, deri në vitin 1997 tërësisht u pajis me automjetet e lehta blinduese „ASLAV“. Porosia e 144 automjeve shtesë të blinduara të lehta u miratua gjatë fazës së tretë. Armata e au-tomjeteve nga faza e dytë u sëndërtua deri në fazën e tretë më evolutive “standard 3”. Automjeti i avancuar është i pajisur me kupola moderne ekeltrike, shënjestra avancuese termike, komandë integruese lazerike, motor të gjeneratës së dytë dhe me pjesë të reja për fazën e suspenzionit.

„ASLAV“ - (The Australian light armoured vehicle) është automjet i lehtë blindues australian me rrota, i prodhuar nga „General Dynamics

Land Systems Australia“ për Armatën Mbretërore të Australisë. Është prodhuar në bazë të automjetit të lehtë blindues „LAV-25“

„ASlAV“ Automjet i lehtë blindues australian me rrota 8х8

Armatim

Page 35: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

35

Stacionet e reja distancuese të kontrollit të pajisura me armë kanë qenë të inkor-poruara në mënyrë që të arrihet shkathtësi blinduese në stacionin e armatosur kom-andues. Automjetet janë konstruktuar nga ana e “General Motors Defence Australia”. Në qershor të vitit 2010, qeveria e Austral-isë siguroi miratimin e dytë për sëndërtimin dhe avancimin e “ASLAV” në kuadër të projektit “LAND 112” në fazën e katërt. Bazuar në platformën për automjetet e lehta blinduese “LAV-25”, të konstruktuara nga Kanadaja, të dëshmuara edhe në kuadër të forcave të armatosura kanadeze, por edhe në korpusin e marinës së SHBA-së, automjetet “ASLAV” janë me konfigu-racion me 8 rrota. Llojllojshmëria rritet me vendosjen e kompleteve instaluese për misione (MRIKs – mission role installation kits). Ky alternim unikal australian do të gjenerojë disa lloje nga një dizajn i trupit të këtij lloji të automjetit. Automjetet “ASLAV” janë të pajisura me kondicionerë për mbrojtjen e ekuipazhit nga temperature të brendshme deri në 55°C në pjesën veriore të rajonit të Australisë. Automjetet e lehta “ASLAV” janë në dis-pozicion në disa lloje edhe atë: zbuluese, automjete për transport të personelit, automjete komanduese, të ambulancës, automjete për mbikqyrje, motuese dhe automjete për tërheqje.ASLAV-25 reconnaissance vehicle – automjete zbuluese. ASLAV-PC armored personnel carrier – transportues blindues. ASLAV-C command vehicle – automjete komanduese. ASLAV-S surveillance vehi-cle. Në shërbim të ushtrisë australiane nga viti 2014. ASLAV-A armored ambulance – automjete blinduese të ambulancës. ASLAV-F maintenance support vehicle – automjete për monitim. ASLAV-R recovery vehicle – automjete për tërheqje.Mortar carrier, bartës të minahedhësve të pajisura me MF 120 mm (prototype).ATGW carrier me kupolë TOW (prototype).„ASLAV-25“ është automjet zbulues me tre fytyra, i armatosur me top „M242 dual-feed 25mm Bushmaster“ dhe me dy mitraloz 7.62mm MAG58. „ASLAV-PC“ është transportues blinduеs i pajsur me mitraloz të kalibrit 7.50 dhe me aftësi të trasportojë 7 ushtarë. “ASLAV-C” është automjet kom-andues i pajisur me pajisje bashkëkohore të komunikimit, radioshtiza, parandërtime kartografike dhe deponuese. “ASLAV-S” është automjet mbikqyrës, i pajisur me ka-merë termovizuese, me komandë lazerike dhe me TV kamerë ditore. “ASLAV-A” bart pajise mjekësore, ulëse saniteti dhe barela për të lënduarit. Aty mund të akomodohen tre pacientë në pozicion të shtrirë apo gjashtë të tillë në pozicion ulës. Në dhjetor të vitit 1992, qeveria e Komon-veltit nënshkroi kontratën për “ASLAV” fazën e dytë “GDLS Canada” për 113 automjete luftarake blinduese me rrota “ASLAV”. Pas suksesit të fazës së dytë në shtator të vitit 2001, u nënshkrua kontrata

për fazën e tretë edhe për 114 automjete tjera “ASLAV”. Janë marrë gjithsej 257 automjete në shtatë lloje. Armatimi parësor i automjeteve “ASLAV” është: top „M242 25mm“ me shënjestër me fotografi termike. Një mitraloz i llojit „M240 7.62mm“ është i montuar koaksial-isht me topin kryesor i cili shërben si arma-tim dytësor. Gjithashtu, në automjet është montuar edhe mitraloz “MAG58 7,62mm”. Armatimi ndihmës përfshinë dy lansues të predhave të gazit 76mm (secili prej tyre nga katër predha). Pllakat e salduara të çelikut në trupin e au-tomjetit e mbrojnë ekuipazhin nga armatimi i lehtë këmbësorik deri në kalibrin 7,62mm dhe nga shrapnelët e predhave artilerike. Me vendosjen e blinduesit shtesë, autom-

jeti mundëson mbrojtje të tërësishme nga zjarri i armëve të kalibrit 14,5 mm. Shtesa e blinduesit në pjesën e përparme mbron automjetin nga predhat 30 mm. Automjeti „ASLAV“ është i pajisur me motor 275 hp „Detroit Diesel 6V53T Silver diesel“ në kombinim me „Allison MT653“ transmisionin (pesë marshe përpara dhe një marsh prapa). „ASLAV“ është automjet i tërësishëm amfib i aftë të lëvizë me shpejtësi deri në 100 km/h dhe me shpejtësi maksimale të lundrimit deri në 10 km/h. Automjeti ka autonomi maksimale të lëvizjes deri në 660 km. Ai është i pajisur me dy propelerë dhe me katër kryesues për operacione në ujë. Pneumatikët e kombinuar standard “run flat”janë të vendosura në secilën rrotë, e përmirsojnë mobilitetin e automjetit në fushëbеtejë. Kjo automjetit i mundë-son lëvizje edhe në rast se të gjitha rrotat shpërndahen. Konfiguracioni 8x8 mundë-son që automjeti të mbetet mobil edhe në rast se humbet njëra prej rrotave. Autom-jeti mund të transportohet me avionë “C-130”, „C-141“, „C-5A“ dhe „CH-53“.Kompleti luftarak i automjetit: të gatshme 250 plumba për topin 25 mm, 400 plumba

të tjerë 7,62 mm dhe 8 predha gazi 76 mm, përderisa brenda mund të vendosen edhe 510 plumba plotësues për top 25 mm, 800 plumba të tjerë 7,62 mm dhe 8 predha tjera gazi 76 mm. Performancat e terrenit përfshijnë tejkalim pengese deri në 60%, pengesë anësore 30% dhe hendek me gjerësi prej rreth 2 m.Specifikimet tjera të automjetit të lehtë blindues „ASLAV 25“ janë: gjatësia: 6,57 metra; gjerësia: 2,77 metra; lartësia: 2,43 metra; pesha luftarake 13,450 ton; motori: Detroit Diesel 6V53T 275hp; ekuipazhi: 3+6 (shoferi, shënjestruesi, komandanti dhe trupa); armatimi: 25 mm M242 Bush-master Chain Gun, 2 x 7.62 mm MAG58 Machine Gun; autonomia e lëvizjes: 660 km; shpejtësia maksimale në rrugë: 100

km/h; shpejtësia maksimale gjatë lundrim-it: 10km/h; transmisioni: Allison MT653.„ASLAV“ automjetet që nga fillimi janë dorëzuar te njësitë për trajnim dhe te „2nd Cavalry Regiment“. Nga lloji i përmirsuar i automjeteve “ASLAV” në fazën e 2, më pas do të formohet edhe „2nd/14th Light Horse Regiment“, gjithashtu e quajtur edhe si „Queensland Mounted Infantry“, e stacionuar në Brizbejn. Sot këto autom-jete formojnë dy njësi blindueso-zbuluese në shërbim të armatës australiane. Gjatë aktivitetit të tyre, automjetet “ASLAV” ishin të vendosura në Timorin Lindor, në Irak dhe në Afganistan. Deri në fillim të vitit 2015, gjithsej 353 automjete “ASLAV” ishin të regjistruara për përdorim, përderisa Ministria e Mbrojtjes në shkurt të këtij viti për herë të parë e hapi tenderin për zëvendësimin e projektit “LAND 400” me vlerë prej 8 miliardë US$. Nga të gjithë apikantët kërkohej të kenë mundësi të prodhojnë 225 automjete blinduese me kapacitet bartës deri në 35 ton, me mbro-jtje të avancuar nga mjete shpërthyese, të planifikuara për shërbim në armatën e Australisë në vitin 2021.

Idriz Idrizovski

Page 36: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Gjatë gjysmës së dytë të viteve të 60’-ta përvojat e konfliktit lokal në Azinë Jug-lindore demonstruan efek-

tivitetin e armëve të vogla individuale që ishin në gjendje të shkatërronin ob-jektiva individualë dhe të shumëfishtë. Në njësitë motorike të këmbësorisë, këto aftësi u realizuan nga një sistem armësh i kombinuar me një pushkë dhe një raketë granate. Ideja e një arme universale rezultoi në miratimin e hedhësit nëngypor të granatës “40mm M203” për pushkën amerikane “M16”. Ky inovacion në armatosjen e Armatës së SHBA-së nuk mbeti pa u vënë re në Bashkimin Sovjetik. Kështu që në BRSS në fund të viteve të 70’-ta një raketë me granatë e quajtur “Silence” e BS-1, e projektuar për forcat speciale, ishte tejet funksionale. Pas një kohe u vu në përdorim një sistem i përbërë nga një pushkë standarde “Kalash-nikov” dhe një raketë me granatë 40 mm, e quajtur “GP-25 Fire”. Më vonë ajo u zëvendësua nga një version i përmirësuar i “GP-30 Footwear”. Këto armë përdoren gjerësisht nga ushtria

ruse. Përvojat në përdorimin luftarak të këtyre armëve zbulojnë avantazhet dhe disavantazhet e tyre. Për shembull, një pushkë e pajisur me hedhëse ishte shumë e rëndë për ushtarin mesatar. Përveç kësaj, montimi i saj në pushkë ndryshoi të shtënat dhe përkeqësoi ekuilibrin e armëve. Në botën e arma-timit, shumica e inovacioneve bëhen ose propozohen nga anëtarët e njësive me qëllim të veçantë, gjë që është logjike, sepse ata janë të parët që kanë mundësinë për të verifikuar praktikisht

vlerën e vërtetë të pajisjeve. Special-istët rusë në operacionet kundër ter-rorizmit përdorën pushkën kryesore standarde “Kalashnikov AK-74” dhe versionin më të shkurtër “AKS-74U” dhe definitivisht që nevojiten edhe armë të reja me dimensione më të vogla, të përshtatshme për përdorim në kushte hapësinore të kufizuara me një modi-fikim të thjeshtë do të përdorej si një pushkë sulmuese dhe një armë gjahu me një raketë predhe. Bazuar në kërke-sat e tyre taktike dhe teknike, pati ide për të kombinuar pushkë sulmuese me armë zjarri në një njësi integrale prak-tike për të reduktuar dukshëm ashpërsi-në e gjithë sistemit, e për të stabilizuar goditjen e armëve dhe pas zbatimit të konceptit bull-pap në armë të re, për të përmirësuar ekuilibrin dhe kontrol-lin mbi sistemin dhe për të zvogëluar dimensionet e saj. Në fund të vitit 1992, Zyra Qendrore e Projektimit dhe Heti-mit për armë sportive dhe gjuetie nga Tula filloi me zhvillimin e pushkës së re modulare. Arma në vitin 1993 u testua në njësinë e posaçme të Ministrisë së Brendshme “Vitez” dhe kjo u shfaq për

Pushka automatike «ОC-14 Groza» u konstruktua nga inxhinierët Valeriy Teresh dhe Yuri Lebedev. Pushka është armë modulare në

një konfiguracion bul-pap, të bërë në bazë të armëve

automatike të kalibrit AKS-74U. Kontraktuesit kanë zgjedhur këtë platformë për shkak të parimit të sigurt të punës

„ОC-14 grOZA“

Armatim

Pushka ruse sulmuese modulare

Page 37: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

herë të parë në publik në panairin e ar-mëve në Moskë në vitin 1994. Po atë vit u miratua edhe në armatimin e njësive speciale të Ministrisë së Brendshme (“Vitez”, SOBR, OMON) dhe është duke u prodhuar në mënyrë serike. Pushka quhet “ стрелково-гранатометный - Groza” me shenjën “Form CIKB-14”, shkurtesa OC-14 Groza, (vetëtimë apo stuhi).

KarakteristikaPushka automatike “ОC-14 Groza” u konstruktua nga inxhinierët Valeriy Teresh dhe Yuri Lebedev. Pushka është armë modulare në një konfiguracion bul-pap, të bërë në bazë të armëve automatike të kalibrit AKS-74U. Kon-traktuesit kanë zgjedhur këtë platformë për shkak të parimit të sigurt të punës, prodhimin e lirë, dhe mirëmbajtjen e thjeshtë teknike. Si një derivat i push-kës “Kallashnikov”, ajo vepron mbi parimin e huazimit të gazeve të topit dhe është e bllokuar me një shtrëngim rrotullues. Testet kanë treguar se është konfidenciale në të gjitha kushtet klimo-mekanike. Blogimi në konfigurimin bull-pap, ku automatizimi ndodhet në zgavrën e prapme dhe kuadri i mu-nicit është vendosur prapa këmbëzës, arma është më e shkurtër, e aq më e vogël është edhe madhësia dhe gjatë-sia e tubit. “OC-14 Groza” është armë modulare, sepse thjesht duke i’a për-shtatur bashkëngjitjet mund të rregullo-het për detyra të ndryshme. Pushka “OC-14” është në thelb AKS-74U në performancën bull-pap dhe ka 75% të pjesëve të njëjta. Përbëhet nga: një tubë, një sandëk, një mbulesë sandëku, nga mbajtësi i kundakut, bllokuesi me ndalesë, një mekanizëm kthyes, një cilindër gazi, një shtresë mbrojtëse të ulët dhe nga dorëza e revolverit. Paketa e pushkës përfshin pajisje për konfigurime të ndryshme, korniza për municion, rrip dhe pajisje për pastrim dhe mirëmbajtje. Transportohet në va-lixhe alumini. Shtrirja e komandës është gjithashtu identike me AK. Rregulla-tori i zhvendosjes së levës gjendet në anën e djathtë. Një rregullator shtesë që rregullon veprimin e pushkës, ose një predhë nën kokë kur vendoset në armë, gjendet në anën e majtë të kor-donit, mbi dorëzën e armës. Në pjesën e sipërme të pushkës, midis anëve të pasme dhe anëve të përparme, është ngjitur një dorezë mbajtëse, e cila në të njëjtën kohë ka një funksion urën shënjestruese. Objektivat mekanike nuk janë zgjidhur më së miri, për shkak të vijës së shkurtër. Objekti i parë është pak më i shkurtër se ai i AK, ndërsa

pjesa e prapme është diopter, në një unazë rrethore, me katër rreshta për distanca 50, 100, 150 dhe 200 metra. Dorëza mund të vendoset optikisht në një PO 4 × 34 (bazë, që është në grupin e armëve) ose lloje të tjera të pajisjeve të ditës dhe natës. Në pjesën e pasme të pushkës gjendet ngritësi i kundakut me amortizues dhe me sandëku që lidhet me lidhëze të metalit. Pushka thjeshtë dhe shpejtë çmonto-het. Siguresa e majtësit të fushës duhet të lirohet, ajo del në anën e majtë dhe më pas (si te AK) ngrihet mbulesa e kapaku i sandëkut dhe largohet hiqet mekanizmi kthyes me klipin dhe me mekanizmin mbyllës Së fundi, ndahet cilindri i gazit, doreza e armës dhe sh-tresa mbrojtëse.

Variante dhe konfiguracioneVarianti i parë që është konstruktuar është shënuar si “OC-14-1A” dhe bën pjesë në kalibrin 7.62 × 39 mm. Përdor

kornizat standarde të municioneve për AK-47, ka një tub prej 415 mm në gjatë-si, 3.1 kg të rëndë (pa hedhës predhe) 840 mm të gjatë. Shpejtësia teorike e gjuajtjes është rreth 750 plumba në minutë dhe veprimi më efektiv arrihet në distanca deri në 300 metra. Sasi të caktuar e „ОЦ-14-1А“ ushtria ruse ka porositur në vitin 1998 година për for-cat ajrore-desante “СПЕЦНАЗ” dhe për këmbësorinë detare. Variantet standarde ruse 5.45 × 39mm (OC-14-2A) dhe me kalibrin e NATO-s 5.56 × 45mm (OC-14-3A), megjithëse i janë ofruar tregut vendas si zëvendësim

Njësitë speciale të ushtrisë dhe policisë përdorën «OC-

14» gjatë luftërave në Çeçeni, Osetinë e Jugut dhe aksionet anti-terroriste në Dagestan.

Raportet në terren kanë treguar se «Groza» është

sigurisht një armë për të gjitha rrethanat. Ajo ka shkëlqyer në luftimet në mjedis urban, veçanërisht në konfigurimin me një hedhëse dhe me një

silenciator

Page 38: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

38

për ACS-74U dhe për eksport për shkak të dobësive, interesi ka mbetur vetëm në nivelin e prototipit. Për njësitë spe-ciale të policisë, sipas një kërkese të veçantë, varianti OC-14-4A është pro-jektuar për bullet-bullet 9 × 39 mm. Ai bazohej në karabinë të shkurtër OC-12 “Tiss” (variant i ACS-74U i kompanisë “CKIB SSO” në kalibrin 9 × 39mm). Ka një tubë prej 240 mm gjatësi dhe një peshë prej 2.7 kg (pa predhë) dhe gjatësi prej 500 mm (konfigurimi më i shkurtër). Rezultatet më të mira arrihen në distanca deri në 200 metra. Përdor plumbat e snaperit (SP-5) dhe çarëset (SP-6 ose PAB-9). Modeli C-14-1A i kalibrit 7,62 × 39 mm mbushet me korniza standarde të mu-nicioneve për AK-47 me një kapacitet

prej 30 plumbash, ndërsa “OC-14-4A” me kalibrin 9 × 39 mm mbushet me korniza të shkurtuara të municioneve prej 20 plumbave (të marra nga armët “AS Val” dhe “VSS Vintorez”). Pushkës i bashkangjiten dy korniza municioni. Në varësi të detyrës, përdoruesi mund të përdorë pushkën në katër konfigura-cione të ndryshme thjesht duke montu-ar bashkëngjitjet vijuese: varianti bazë është “OC-14-4A” - një armë gjahu me hedhës predhe me nën-mëngë; “OC-14-4A-01” është pushkë e rrumbullakët me dorëz vertikale; “OC-14-4A-02” është pushkë kompakte (pa pajisje) dhe “OC-14-4A-03” është sulmues i veçantë me një silenciator dhe shënjestrues optik. Pushka sulmuese me hedhës nëngypor “OC-14-4A” fitohet kur dorëza e pistoletës është e ndarë, kështu që në vend të kësaj është vendosur hed-hësja nëgypore e dorëzës dhe zgjatja e tubit me shënjestrën lidhet në grykën e tubit. Këmbëza e pushkës dhe predha fitohet me një goditje, dhe moda-liteti, shkarkimi ose predha automatike rregullohet nga seleksionuesi. Hedhësi i predhës me kalibër 40mm është një version i thjeshtuar i GP-25 (pa dorëz dhe pa shënjestrues). Është dedikuar për shkatërrimin forces së gjallë, pa-jisjeve të zjarrit dhe automjeteve jo-blinduese në distanca prej 50 deri në 400 metra (drejtëpërdrejtë dhe indirekt). Mund të hedh predha me shpërthim, kumulativ, tym dhe me veprim ndezsës. Shpejtësia fillestare e predhave është 76 m/s, ndërsa shpejtësia praktike e shkarkimit është 5-6 predha për minutë. Kur tubi është montuar në gojën e tubit tjetër me një dorezë të polimerit vertikal, OC-14 përdoret si një pushkë e rrumbullakët OC-14-4A-01. Në këtë

Pushka «OC-14 Groza» është e lirë, por cilësore dhe e

fuqishme, megjithëse është konstruktuar dhe prodhuar

gjatë kohës së rënies së ekonomisë ruse. Ky është gjithashtu projekti i parë i suksesshëm rus bull-pap i miratuar në armatim. Vlen

të theksohet se, megjithatë, kjo nuk është një super armë

univerzale e destinuar për armatimin e gjithë ushtrisë dhe nuk do të jetë rivale e pushkës

automatike “Kalashnikov”

Page 39: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

39

mënyrë përdoruesi mund ta kontrol-lojë më lehtë armën kur hap zjarr, duke mbajtur atë për dorëze me dorën e ma-jtë. Konfigurimi më i shkurtër, pushkë kompakte “OC-14-4A-02”, është marrë duke montuar roje në gojën e tubit, e cila në të njëjtën kohë është një kom-pensator i veprimit të kundërt. Armët janë të përshtatshme për luftime në hapësira të ngushta dhe janë më të lehta për t’u transportuar. Duke montuar zinxhirin me dy pjesë dhe shënjestrën optike, pas armës 4×34, një pushkë sul-muese “OC-14-4A-03” është projektuar për veprim të lehtë ose me mbështetje zjarri dhe snajperi të distancave deri në 300 metra.Kalibri I konstruktuar nga Zabelin dhe Frolov në vitet e tetëdhjeta, 9x39mm është kalibër nënzëror, i konstruktuar me kërkesë të njësive “СПЕЦНАС”. Nga kalibri i njohur 7.62x39mm, u mor gëzhoja dhe fyti i saj u zgjerua në 9.02mm, për të pranuar kokrrat për atë kalibër. Me këtë lloj “kalimi”, municioni u quajt SP-5 dhe SP-6, i cili ka karak-teristika më të mira se sa pistoletat kla-sike. Kokrra ka 16 g dhe është dy herë më e rëndë se kokrra me kalibër prej 7.62x39 m dhe kokrrës së kalibrit 9x19 mm. Shpejtësia fillestare është rreth 300m/sek, e cila me një energji kinetike prej 720J, i jep forcë të mjaftueshme kokrrës SP-6 për të çarë në distancë pllakë çeliku 100m me një trashësi prej 6mm. Cilësia e tij pasqyrohet edhe në faktin se për shkak të shpejtësisë së vogël fillestare, zvogëlon rrezikun e rikoshetimit. Rusët për këtë kalibër kanë konstruktuar një sërë pushkësh dhe armësh të tilla si pushkën sulm-uese “Vintorez”, konstruktuesi Serdyu-kov, i cili me pushën “Gurza” të gjitha janë “lodra” të preferuara në arsenalin e specialistëve rusë. Anët pozitive dhe negative Njësitë speciale të ushtrisë dhe policisë përdorën “OC-14” gjatë luftërave në Çeçeni, Osetinë e Jugut dhe aksionet anti-terroriste në Dagestan. Rapor-tet në terren kanë treguar se “Groza” është sigurisht një armë për të gjitha rrethanat. Ajo ka shkëlqyer në luftimet në mjedis urban, veçanërisht në kon-figurimin me një hedhëse dhe me një silenciator. Është e lehtë për çmontim dhe montim, si dhe për tu pastruar dhe mirëmbajtur. Nga ana tjetër, vëre-jtjet janë dhënë te kapaciteti i vogël brenda municionit (OC-14-4), në pikën qëndrore kur përdoret pa hedhësin nëgypor në përdorim të vështirsuar kur përdoruesi është mëngjarash ku haste

edhe në problem gjatë shënjestrimit. Objektivat mekanike janë të dukshme, dhe kur përdoret një shënjestrim optik, dhe kur koka e përdoruesit është tepër e ngritur, gjë që mund të jetë e lodh-shme dhe joefikase. Një tjetër pengesë është mungesa e një mbështetësit për faqe, sepse fytyra e përdoruesit qëndron drejtpërdrejtë në kapakun e sandëkut.Në fund vlen të ceket se specialistët rusë në vitet e nëntëdhjeta fituan një armë që e dëshironin - modulare dhe të sigurt në luftime. Pushka “OC-14 Groza” është e lirë, por cilësore dhe e fuqishme, megjithëse është krijuar dhe

prodhuar gjatë rënies së ekonomisë ruse. Ajo gjithashtu është projekt i parë i suksesshëm rus bull-pap i miratuar në fushën e armatimit. Vlen të thek-sohet se megjithatë, kjo nuk është një super armë universale e destinuar për armatim të tërë ushtrisë dhe nuk do të bëhet rivale e pushkës automatike “Ka-lashnikov”. Është thjeshtë më shumë një armë për profesionistët e klasës së lartë, armë e lehtë dhe të dobishme, e cila sigurisht se rritë aftësitë luftarake të njësive speciale.

Аleksandar Stojçevski

Вооружување

Page 40: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

40

Helikopteri (i njohur ndryshe edhe nën shenjat SA 340, SA 341 dhe SA 342) më shpesh përdoret për transport

të lehtë, për mbikqyrje dhe për sulme të lehta. Përbëhet prej një motori me turbinë dhe është helikopteri i parë që e ka të vendosur bishtin (fenestron tail), në vend të rotorit konvencional që ven-doset në bisht. Ky model kontribuon për sigurinë gjatë fluturimit dhe për fluturime në shpejtësi më të mëdha. Modeli është dizajnuar si rezultat i kërkesës së armatës franceze për një helikopter të lehtë për nevojat e humul-timit dhe mbikqyrjes, si zëvendësim të helikopterit më të vogël „Aérospatiale Alouette III“, ndërsa është marë vendimi edhe për mundësimin e llojllojshmërisë (varianteve) tjera, gjatë vijimit të dhe realizimit të misioneve me qëllim që të bëhet një helikopter më atraktiv për tregun eksportues. Prototipi i parë i “SA 340” ka fluturuar për herë të parë më 7 prill të vitit 1967, me rotor konvencional të bishtit që është marë nga helikop-teri „Alouette II“. Bishti karakteristik i fenestorit është vendosur te prototipi i dytë. Zyrtarisht hynë në prodhim serik më 13 maj 1967, kur i ka demosntruar mundësitë e shpejtësisë së tij dhe kur rekordet botërore tashmë ishin ndër-

prerë (duke arritur shpejtësi deri në 307 km/h mbi 3 kilometra dhe 292 km/h mbi 100 kilometra). Bishti fenostron me siguri që është njëri ndër arritjet krye-sore që i mundësoi „Gazelle“ të bëhet helikopteri më i shpejtë i klasit të tij. Nga viti 1967 deri në vitin 1996, janë prod-huar rreth 1800 modele të ndryshme dhe variente të këtij helikopteri. Mendo-

het se si prodhim jugosllav kanë qenë më se 130 helikopterë „Gazelle“.Në shërbim të armatës franceze he-likopteri parimisht përdoret si fluturake e lehtë anti tankse (anti-tank gunship - SA 342M), i armatosur me predha „Eu-romissile HOT missiles“. Përdoret si ver-sion i lehtë (SA 341F), i pajisur me 20 mm top, si dhe lloje për luftime në ajër të cilat i bartin raketat “Mistral” (air-to-air missile). Llojet e fundit anti tankse dhe zbuluese mbajnë sistemin për fotografi termike dhe quhen “Gazelle Viviane”. Edhe pse helikopteri zëvendësohet në pozicionet e para me “Eurocopter Tiger”, i njejti do të vazhdojë të përdoret për transport të lehtë, për komunikim dhe lidhje, për transportimin e të lënduarve dhe si kontrollor nga ajri. Helikopteri në fjalë ka qenë pjesë e konflikteve të shumta në tërë botën, si për shembull në Siri, gjatë luftës në Liban në vitin 1982, gjatë luftës qytetare në Ruandë në vitet e 90’-ta, si dhe është përdorur nga përdorues të shumtë të dy palëve gjatë Luftës së Gjirit në vitin 1991. Në shërbimin francez, ai është përdorur si helikopter për sulm në kombinim me helikopterin më të madh “Eurocopter Tiger”, por mbeteet në për-dorim parimisht si helikopter sulmues. Gjatë viteve të 80’-ta, Kina mori tetë he-

Armatim

„AÉROSPATIALE GAZELLE“Helikopteri

Helikopteri Aérospatiale Gazelle u dizajnua nga

kompania franceze Sud Aviation (më vonë kompania u emërua Aérospatiale) dhe

helikopteri u prodhua në Francë dhe Mbretërinë e

Bashkuar përmes një kontrate të prodhimit të përbashkët me kompaninë britanike Ëestland Aircraft. Prodhimi i mëtejshëm

me liçencë u realizua nga kompania «SOKO» në Mostar,

ish-Jugosllavi dhe ABHCO, e cila ishte një kompani

helikopteri arabo-britanike në Egjipt

Page 41: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

likopterë luftarak „SA 342L“. Këto janë helikopterët e parë sulmues me të cilat disponon Ushtria Nacionalçlirimtare. Furnizimi me fluturake plotësuese, duke përfshirë edhe prodhimin e licencuar të helikopterit në Kinë, ishte lëndë shqyr-timi, por kjo nismë me sa duket është anashkaluar pas përfundimit të Luftës së Ftohtë. Flota e vogël është shfrytë-

zuar për zhvillimin e taktikave, ndërsa shpesh herë është përdorur edhe për simulim të forcave kundërshtare gjatë stërvitjeve ushtarake.Kompania i ka kushtuar vëmendje më të madhe tregut komerical. Në një moment të caktuar disa kompani kanë poseduar flotë të më së paku 70 “Ga-zelle”. Kjo variant ka përfshirë derë për bagazh të jashtëm, i montuar nën kabi-nën kryesore. Për këtë qëllim helikop-teri është përshtatur për operacione me një pilot sipas rregullave të fluturimit me instrumente. Ngjarjet e mëtejme parashikojnë shërbim edhe në shekullin e ri, me realizimin e programeve të mëdha të modernizimit dhe sëndërtimit. Pakot e modernizimit përfshinë: mbrojtje të sëndërtuar balistike, syze mbrojtëse për fluturim gjatë natës, sisteme të reja të armatimit dhe pajisje tjera, si dhe 3D displej navigacioni. Në shtator 2011, është propozuar që helikopterët e mëparshëm britanik të këtij lloji me sisteme të vendosura autonome për menaxhim të fluturimit, të transformo-hen në fluturake pa pilot, me qëllim që t’i plotësojnë kushtet dhe kërkesat e Marinës Mbretërore për lundruese detare dhe ajrore pa pilot. Që nga viti 2013, Egjipti është i interesuar për sëndërtimin e helikopterëve të tyre “Gazelle”. Helikopteri është i dizajnuar të jetë i lehtë për mirëmbajtje, pa pasur nevojë të zbatimit të vazhdueshëm të mirëm-bajtjeve teknike. Me kërkesa minimale për mirëmbajtje ka ardhur deri te shpenzime më të ulëta fikse për he-likopterin. Në këtë mënyrë, shumë nga komponentat janë të dizajnuara të kenë jetëgjatësi deri në 700 orë të fluturimit,

e disa raste edhe deri në 1200 orë, para se të kërkohet zëvendësim i për-shtatshëm për to.

Pilotë nga Maqedonia e Veriut në trajnim

Gjatë vitit 2014, në aeroportin ushtarak “Gollubovci” në Podgoricë, të Malit të Zi, u mbajt ceremoni me rastin e përfun-dimit të gradës më të lartë të trajnimit në fluturim të “Gazelle” helikopterëve, të tre pilotëve nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ata kaluan përmes nivelit të lartë të trajnimit të fluturimit, të realizuar nga forcat ajrore të Ushtrisë së Malit të Zi, si rezultat i bashkëpunimit të suksesshëm bilateral në mes dy vendeve, sidomos në pjesën e trajnimit dhe shkollimit. Gjatë vitit 2017 u realizua edhe një plan për bashkëpunim bilateral duke e avan-cuar cilësinë e kuadrit të pilotëve, vendi ynë në mënyrë drastike i përmirsoi ka-pacitetet e tij në fushën e mbrojtjes. U realizua ritrajnim dhe trajnim i avancuar (nivel më i lartë i trajnimit në fluturim) të helikopterit të lehtë shumëdedikues të llojit „H-42/45 (SA341/342) – Ga-zelle“ dhe kurs për mësues të fluturimit. Theksi i trajnimit u vu në: fluturim dhe njohje me specifikat gjatë fluturimit mbi vijat malore, aterim në pika të lartë-sisë, aterrim jashtë aeroportit dhe nisje e aterim në terrene me lartësi më të mëdha mbidetare, fluturim mbi hapësira ujore, procedura të jashtëzakonshme, gjegjësisht emitim të ndaljes me theks të veçantë në emitacion të ndaljes së motorit dhe aterim të helikopterit në regjim të autorotacionit, fluturimit të formacionit në çift, ditën dhe natën, etj.

Dragan Pavllovski

Page 42: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

42

Armata është materie e gjallë, që do të thotë se është gjithnjë në lëvizje dhe në realizim të detyrave të saj, duke filluar nga

obligimet e përditshme në njësitë organi-zative, realizimin e trajnimeve, stërvitjeve në vend dhe jashtë tij, pjesëmarrje në misione ndërkombëtare paqësore, e nganjëherë edhe në realizimin e detyrave të jashtëzakonshme – ballafaqim me vërshime, zjarre, krizë me refugjatë, e të tjera, me qëllim të ndërtimit të kontribu-tit në kuadër të agjendës së sigurisë. E gjithë kjo është pjesë e kohës së saj e cila sjell shumë sfida, e pikërisht për këtë faqet e ditarit ushtarak evidentojnë se kur ushtari, gjegjësisht personeli ak-tiv ushtarak dhe ai civil i Armatës dhe Ministrisë së Mbrojtjes duhet të nisen në misione ndërkombëtare paqësore apo humanitare, në trajnime apo stërvitje jashtë vendit për në përiudhë më të gjatë se 30 ditë, në atë moment në një anë paraqitet nevoja për kujdes për familjet, ndërsa në anën tjetër duhet pasur para-sysh që detyrat e dhëna të realizohen me sukses dhe sa më mirë. Në këso rastesh pjesëmarësi gjendet në dy rrugë, në mes të brengës së familjes dhe real-

kujdesi për familjen – një ndër prioritetet tona

Regulativa

Duke e pasur parasysh rëndësinë e kujdesit për familjen, si një ndër prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës vitin

e kaluar nga ana e ministres së mbrojtjes u miratua Rregullore për mënyrën e kujdesit për familjen të personelit civil dhe atij ushtarak

gjatë kohës së pjesëmarrjes së tyre në aktivitete stërvitore, trajnime, operacione humanitare apo paqësore jashtë terrotorit

të Republikës

Page 43: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

43

izimit apo përmbushjes së nevojave të përditshme familjare, si dhe në realizimin e obligimeve profesionale, sepse pjesë-marrje e veçantë në kuadër të misioneve ndërkombëtare humanitare apo paqësore për shumëkend mund të jetë stresuese dhe të ketë ndikim të ndryshëm mbi anëtarët e familjes, gjë që më së tepërmi reflektohet përmes largësisë familjare edhe pse secili mision është një tregim në vete. Kjo do të thotë se secili mision ka status dhe komponenta të ndryshme, që nënkupton edhe detyra ndryshe, kushte të punës dhe rreziqe sigurie. Secili prej nesh, kur do të ishte në rolin e ndonjërës prej aktiviteteve të lartëcekura, do të kishte nevojë për mbështetje famil-jare, gjegjësisht nga kujdes i siguruar për familjen e vet, pa marë parasysh se kemi të bëjmë me mashkull apo femër, me offi-cer apo nënoficer, ushtar profesional ose personel civil.Duke e pasur parasysh rëndësinë e ku-jdesit për familjen, si një ndër prioritetet e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës vitin e kaluar nga ana e ministres së mbrojtjes u miratua Rregullore për mënyrën e ku-jdesit për familjen të personelit civil dhe atij ushtarak gjatë kohës së pjesëmarrjes së tyre në aktivitete stërvitore, trajnime,

operacione humani-tare apo paqësore jashtë terrotorit të Republikës. Rregul-lorja rregullon një sërë aktivitetesh të cilat përbëhen nga hapa konkretë të ndërmara nga ana e Ministrisë së Mbro-jtjes dhe Armatës, e pikërisht nga këtu vjen edhe inkurajimi i parë se pjesëmar-rësit kanë adresë të sigurt ku mund të drejtohen dhe të mbështeten, aty ku gjithmonë mund të kërkojnë ndihmë përderisa të dashurit e tyre janë në detyra të caktuara dhe në misione jashtë Re-publikës së Maqedo-nisë së Veriut.Bartës kryesor i aktiviteteve për kujdesin ndaj familjeve të pjesëmarrësve është njësia organizative për menaxhim me resurset njerëzore pranë Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me njësi tjera organizative të ministrisë dhe të ARM-së, si dhe më njësi tjera organiza-tive në përgjithësi. Përfshirja e anëtarëve të familjes në aktivitete të caktuara mbështetëse realizohet në bazë vullne-tare.Në fakt, kujdesi për familjet përbëhet nga aktivitetet vijuese: dhënia e informatave të nevojshme për anëtarët e familjes së pjesëmarrësve para nisjes dhe gjatë pjesëmarrjes në aktivitete stërvitore, trajnime, operacione humanitare apo paqësore jashtë terrotorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Informimi para nisjes realizohet përmes brifingut të përbashkët ku pjesëtarët dhe anëtarët e familjes njihen me misionin, kohëzg-jatjen e tij, të drejtat dhe shfrytëzimin e

tyre, ndërsa sipas nevojës realizohet informimi edhe gjatë pjesëmarrjes, por edhe atëherë kur kemi nevojë për in-formata. Gjithashtu, sipas nevojës real-izohen biseda dhe këshillime individ-uale; këshillime juri-dike dhe administra-tive dhe dhënie të ndihmës për realiz-imin e të drejtave të anëtarëve të familjes së pjesëmarrësve në përputhje me ligjin; mbulimin e shpenzi-meve të bëra gjatë shfrytëzimit të shër-bimeve shëndetsore nga ana e anëtarëve të familjes në in-stitucionet publike shëndetsore me do-

kumentacion valid dhe të vlefshëm; ndi-hmë gjatë komunikimit me pjesëmarrësit; pranim dërgim të sendeve për dhe nga pjesëmarrësit, e kjo nënkupton sigurimin e kontakteve përmes telefonit, familja mund të dërgojë gjegjësisht të pranojë pako dy herë gjatë misionit – një herë nga pjesëmarrësi dhe një herë për pjesë-marrësin. Pesha e pakos është e kufizuar deri në dy kilogramë, ndërsa shpenzimet do të mbulohen nga Ministria e Mbrojtjes; informata në rast të lëndimeve fizike, sëmundjes apo vdekjes; ndihmë për shfrytëzimin e kapaciteteve për pushim të Ministrisë së Mbrojtjes, gjegjësisht Ar-matës. Gjatë përdorimit të kapaciteteve për pushim veror apo dimëror në objek-tet rekreative të Ministrisë së Mbrojtjes, prioritet u jepet anëtarëve të familjes së pjesëmarrësve sipas parimit “kush vjen i pari, ai shërbehet i pari”; këshillim rreth çështjeve financiare dhe ndihmë rreth kompetencave financiare të cilat i

Implementimi i aktiviteteve të caktuara që dalin nga

Rregullorja dhe nga plani vjetor për mbështetjen e familjeve

realizohet përmes tre qendra tranzitore të vendosura në

Shkup, Shtip dhe në Kërçovë, qendra këto që janë formuar në vitin 2016. Në qendrat e

tranzitimit mund të organizohen grupe për mbështetje në

përbërjen e të cilave në mënyrë vullnetare do të përfshihen

anëtarë të familjeve të pjesëmarrësve, anëtarë të

familjeve të ish pjesëmarrësve dhe ekspertë të fushave të

caktuara

Page 44: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

realizon pjesëmarrësi në përputhje me ligjin; dhënia e mbështetjes sociale dhe psikologjike familjarëve të pjesëmarrësit, gjë që nënkupton masa dhe aktivitete të cilat kanë të bëjnë me gatishmërinë e tyre psiqike dhe sociale para nisjes së pjesmarrësit, gjatë pjesëmarrjes dhe pas përfundimit. E lartëcekura përfshinë punëtori educative, rekomandime pro-fesionale për ballafaqim me situate të caktuara, biseda dhe këshilla individuale të cilat realizohen në bazë vullnetare, gjegjësisht me kërkesë të familjarëve të pjesëmarrësit; organizim të aktivitetetve kulturoro-zbavitëse, ndjekja e manifes-timeve të caktuara, koncerteve, festi-valeve, shfaqe filmike e teatrale, si dhe ekspozita në përputhje me planin vjetor të aktiviteteve për mbështetjen e familjeve. Organizohet “Dita e Familjes” në të cilën ftohen anëtarët e familjeve të pjesëmar-rësve dhe autoritete tjera të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Armatës për shkak të organizimit të një takimi të përbashkët në të cilën realizohet një video lidhje me pjesëmarrësit, drekë e përbashkët, ak-tivitete kulturor-zbavitëse dhe aktivitete tjera; realizim i ndonjë kujdesi tjetër në përputhje me ligjin.Para festive të fundvitit u organizua një aktivitet i këtillë – “Dita e Familjes”, ku ministrja e mbrojtjes dhe shefi i SHP të Armatës realizuan takim me anëtarët e familjes së pjestarëve të Armtës të cilët në ato momente gjendeshin në misionet e NATO-s, OKB-së dhe BE-së në Afgani-stan, Liban dhe në Bosnje e Hercegovi-në, ndërsa u vendos edhe video lidhje me paqëruajtësit nga Maqedonia në misionet e lartëcekura. Implementimi i aktiviteteve të caktuara që dalin nga Rregullorja dhe nga plani vjetor për mbështetjen e familjeve re-alizohet përmes tre qendra tranzitore të vendosura në Shkup, Shtip dhe në Kërçovë, qendra këto që janë formuar në vitin 2016. Në qendrat e tranzitimit mund

të organizohen grupe për mbështetje në përbërjen e të cilave në mënyrë vullne-tare do të përfshihen anëtarë të familjeve të pjesëmarrësve, anëtarë të familjeve të ish pjesëmarrësve dhe ekspertë të fush-ave të caktuara.Në kontekst të lartëcekurës, e duke e parë rëndësinë për kujdesin e familjeve dhe për mbështetjen ndaj tyre, kah fundi i janarit 2019, disa përfaqësuese nga rrad-hët e Armatës zhvilluan takim me zonjën Seli Lengiell, bashkësorte e gjeneralit Xhozef Lengiell, shef i byrosë së Gardës Kombëtare të SHBA-së, në shoqërinë e zonjës Kejpi Polk Bejli, bashkëshortes së ish ambasadorit amerikan në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Përbërja e të pranishmive nga Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ishte e të gjitha kategorive – oficere, nënoficere dhe gra persona civil në shër-bim të Armatës, të cilat tashmë kanë shërbyer në misione jashtë vendit, ose bashkëshortët e tyre kanë qenë të vendo-sur në ndonjërën nga ato jashtë vendit, e nga ana tjetër me praninë e saj, takimin e pasuroi edhe bashkëshortja e një gjen-erali në ARMV, si dhe bashkëshortja e një majori i cili ka qenë pjesë e misionit “Përkrahje e Vendosur” në Afganistan.Ky takim u zhvillua në Këndin Amerikan në Shkup, ndërsa i njejti ishte shumë produktiv, me shkëmbim përvojash dhe

me diskutim lidhur me sfidat kur anëtarët e familjeve, gjegjësisht pjesëmarrësit janë në detyrë jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për një periudhë më të gjatë se 30 ditë.Njëherit, në këtë takim shkurtimisht u prezantua Rregullorja, e me këtë rast u përmendën edhe elementet e rëndë-sishme që duhen trajtuar para nisjes, gjatë pjesëmarrjes dhe pas saj, e kjo ka të bëjë me largësinë familjare, duke u ballafaquar me sfidat psikologjike dhe logjistike. Sidoqoftë, nisja për mision ka ndikim të drejtpërdrejtë ndaj anëtarëve të familjes, sepse shumë herë pjesëmarrësit gjenden në një udhëkryq mes kujdesit për familjen gjatë kohës së mungesës së tyre nga njëra anë, si dhe fokusit ndaj detyrës së dhënë në mision nga ana tjetër.Zonja Seli Lengiell foli për kujdesin dhe ndikimin në familje. Ajo në fjalën e saj dha shembuj konkret për aktivitete të cilat ndërmeren nga ana e armatës amerikane për ndihmën dhe mbështetjen e familjeve, kur të dashurit e tyre janë të vendosur diku nëpër botë për shkak të realizimit të detyrave dhe misioneve të caktuara. Ajo e përmendi edhe organizatën TAPS (Tragedy Assistance Program for Survi-vors), organizatë kjo e cila punon si një grup ndërkombëtar i punës. Zonja Seli Lengiell shpalosi qëllimet dhe aktivitetet e organizatës e cila siguron mbështetje për familjet, duke e theksuar mundësinë për kontakt nga ana e autoriteteve të Minis-trisë së Mbrojtjes dhe Armatës me ekipin menaxherial të TAPS-it.Gjatë bisedës u theksua dhe u shkëmbye përvoja personale e zonjës Kejpi Polk Bejli, e cila e theksoi aspektin psikologjik dhe aspektet tjera nga nisja për në misio-net paqësore, që mund të ketë konsekue-nca të caktuara për familjen, e sidomos për fëmijët.

Antoniella Stankovska Budimir

44

Bartës kryesor i aktiviteteve për kujdesin ndaj familjeve të pjesëmarrësve është njësia organizative për menaxhim

me resurset njerëzore pranë Ministrisë së Mbrojtjes, në bashkëpunim me njësi tjera

organizative të ministrisë dhe të ARM-së, si dhe më njësi tjera

organizative në përgjithësi

Page 45: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Në fakt, aspak nuk është mirë të jemi në cilëndo anë të një bisede “të vështirë”. Por, në rast se jemi në një situatë të zhvillojmë

bisedë “të vështirë” ose të transmetojmë ndonjë lajm, gjegjësisht kur duhet ti themi dikujt se nuk do të ketë rritje page, apo t’a përmirsojë disciplinën në punë, apo kur duhet të diskutojmë për rezlutatet e punës të vartësit tonë i cili paksa ngec në punë – kjo është shkathtësi kruciale të cilën të gjithë IT liderët apo menaxherët duhet jo vetëm ta posedojnë, por edhe ta zbatojnë.Në fakt, kur ndonjë pyetje lidhur me ndonjë të punësuar, moshanik, apo partner zyrtar duhet të zgjidhet, njerëzit kanë tendencë të bëjnë njërin nga dy gabimet, thotë Sheri Torres, trajnues për lidership të biznesit dhe autor i librit “Negociata që ia vlen të zhvillohen”, (në gjuhën angleze: Conver-

sations Ëorth Having”). Ato e anulojnë zgjidhjen, ndërsa në fakt kjo shpesh herë e përkeqëson situatën. Ose, thjeshtë ato janë shumë të vrazhta dhe të drejtëpërdrejta për shkak të së cilave vetë negociatat apo biseda është më joefikas dhe e njejta vijon me ndjenja të lënduara, e me të tjera.Të zhvillohen “negociata të vështira” asn-jëherë nuk është një detyrë e mirëseardhur. Megjithatë ekzistojnë mënyrë që edhe

këto negociata apo bisedime të jenë më productive, e më pak të dhimshme. Për këtë shkak, t’i shohim 8 strategjitë vi-juese:1. Lajmi i mirë le të bëhet më i mirë sesa lajmi i keq„Çdoherë kur do të duhet të plasojmë informata kthyese konstruktive (fidbek), duhet të kemi më se 10 interakcione të cilat përfshinë informata kthyese pozitive”, thotë

Si të zhvilloni negociata “të vështira”: 8 këshilla

E paobligueshme

Nuk ka rritje pagash. Nuk ka avancime në vendin e punës. Paraqiten probleme me cilësinë. Këto janë vetëm disa situata

në të cilat udhëheqësit ndonjëherë duhet të “tregojnë”, gjegjësisht të transmetojnë lajme të këqija. Shkrimi në fjalë ofron disa strategji për këto situata, që të jemi në gjendje të ballafaqohemi me negociatat e vështira të cilat janë pjesë e

problemeve

45

Page 46: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Bet Linderbaum, konsultanti udhëheqës në kompaninë për zhvillimin e fuqisë punëtore. “Menaxherët të cilët ndërtojnë marrëdhënie të sigurt në bazë të besimit dhe transpar-encës do të kenë bazë më të mirë për të transmetuar/treguar lajme/mesazhe jo të mira”. 2. Jini gjithmonë të gatshëm/ Gjithmonë duhet të përgatiteni „Edhe në rast se jeni lider apo menaxher me përvojë, ndani kohë në mënyrë që të përgatiteni paraprakisht për bisedën”, thotë Elizabet Fridman, drejtoreshë e “Bathes Communications”. “Mendoni se çfarë do të thoni dhe gjithashtu jini të gatshëm për atë se çfarë do të mund të thonit për pyetjet që do t’ua parashtronit “.3. Ballafaqohuni„Mundësia për të qenë i kritikuar e rrit nivelin e drojës tonë se do të mbesim të anashkaluar, se nuk jemi mjaftueshëm të mirë që të jemi pjesë e një diçkaje. Marrja informatave kthyese kritike, mund të inkura-jojë drojën tonë se do të jemi të refuzuar”, thotë Torres. “Sa më shumë drojë, aq më pak mundësi për t’u lidhur dhe bashkarisht për t’i zgjidhur problemet”.Para se të fillojmë me negociatat apo me bisedën duhet të mendojmë edhe për palën tjetër, gjegjësisht për çfarë shkaku ajo është e dobët në punë. Si mund t’ju ndihmojmë? “Mësoi a ekzistojnë faktorë të jashtëm të cilët ndikojnë mbi performancat dhe sjelljen e ndonjë njeriu”, këshillon Toni Danielo, drejtor i shërbimeve infrastruk-turore në Computer Design & Integration.4. Shmangeni situatën e ashtuquajtur „fidbek-senduiç“E keni të njohur formulën: jepni kompli-ment, jepni kritikë konstruktive, e më pas shtuat edhe një kompliment? Kjo nuk funk-sionon. “Në qoftë se secila bisedë fillon në këtë mënyrë, individi çdo herë do të men-dojë se është duke ndjekur diçka negative, çdo herë kur do t’a komplementoni ose kur do t’i jepni vlerësim pozitiv”, thotë Danielo.Linderbaumi sugjeron zëvendësim të kësaj qasjeje me “raport konzistent dhe autentik përmes raporteve tuaja të drejtëpërdrejta ku do të mund t’i ndani vëretjet tuaja për punën e tyre, t’i dëgjoni versionet e tyre dhe të punoni bashkarisht për t’u përmir-suar”.5. „Uji le të rrjedhë në anën tuaj“„Negociatat e vështira mund të jenë edhe mundësi për të mësuar apo për t’u përmir-suar/avancuar”, thotë Dejvid O’hara. Kry-etari i IT kompanisë consultative. Por be-sueshmëria e realizimit të së njejtës është më e madhe në rast se negociatat janë “të barabarta” me mënyrën pozitive. Për këtë shkak, „vendosni fokusin nga ajo që nuk shkon, në rezultatin që dëshironi t’a merrni dhe t’a arrini”, këshillon Tores.Kështu për shembull, negociata apo bisedë për atë se si sjellja e të punësuarit i refuzon njerëzit, kalon në çështje diskutimi në temë lidhur me rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të anëtarëve të ekipit. “Puna

46

Page 47: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

juaj reduktohet”, mund të parafrazohet si “Çfarë duhet të ndodhë për të qenë jashtëzakonisht i mirë në vendin e punës”. Lajmet e këqija lidhur me avancimin në vendin e punës zhvillohen në bisedim për atë se si më së miri të pozicionoheni apo të merrni pozitë më të mirë në punë gjatë mundësisë së ofruar vijuese.6. Jini konkret„Negociatat duhet të jenë të drejtëpër-drejta, të rregullta dhe të sinqerta”, thotë Xhankarlo Di Vece, kryetar i provajderit për zhvillim të softuerit “Unosquare”. “Fidbekët e “embëlsuar” nuk sjellin asgjë pozitive për kompaninë, as për të pu-nësuarin më të dobët”. Kjo veçanërisht ka të bëjë me të punësuarit në fushën e teknologjisë, sepse kur vihen në situatë të pranuesve të informatave, pa marrë parasysh se a kemi të bëjmë me fidbek informata apo me informata për efikasite-tin e tyre, ata do të përgjigjen më mirë me një input/hyrje të detajizuar, të mbështetur në të dhëna. Kjo do të thotë shembuj konkret të sjelljes, raste specifike ku është paraqitur sjellja apo raste të shpeshta të sjelljeve pozitive në vend ngjarje. „Si lider, duhet të vlerësoni dhe të jeni të sigurt se jeni të gatshëm për nevociata apo bisedë”, thotë Fridman. “Shpalosni shembujt tuaj. Merrni mendim nga perso-na/dëshmitarë të tjerë të sjelljes konkrete në qoftë se kjo nevojitet në mënyrë që të keni fotografi të qartë për ngjarjen”.Përveç kësaj, jini të sinqertë dhe sa më të drejtëpërdrejtë. Kur një lider dhe menaxher ofron vetëm informata kthyese të pjesërishme, ose në rast se nuk ia del që të jep arsye të plotë për diçka, kjo e “ulë besueshmërinë se ai do të mund t’a zgjidh problemin”, thotë Fridman.7. Zëvendësoni „por“ me „dhe“Të jeni të kujdesshëm lidhur me fjalimin që shpie drejt një bisede konstruktive. Në vend se të thoni: “Kishit pajisje të shkëlqyeshme vizuele, por patët mundësi që publikut/dëgjuesve t’i jepni më tepër kohë për të parashtruar pyetje”, ju për-piquni me „ Kishit pajisje të shkëlqyeshme vizuele dhe rradhën e ardhshme ndoshta do të mendoni t’u jepni më shumë kohë publikut/dëgjuesve për të parashtruar pyetje”.Fjala „por“ e fshinë të gjithë atë që është thenë paraprakisht gjatë bisedës dhe njëherit ka mundësi që njerëzit ti vendos në pozitë për t’u mbrojtur, thotë Linder-baum. “Ndryshimi mund të jetë i vogël, por ndikimi që do të jetë mbi atë se si pranuesi do t’i interpretojë informatat kthyese dhe se si bën që ata të ndihen, dallonë shumë“.8. Ofroni zgjidhje/shpresë dhe ndihmë juridikeËshtë jashtëzakonisht e rëndësishme që palës tjetër t’i jep ofrohet plan për për-mirsim. Danielo çdo herë e ka në mendje planin për “të mirën” e të punësuarve, si për shembull, trajnime shtesë, ose ses-

ione trajnimi. “Trasoni, lëreni një shteg të definuar qartë si t’i adresoni informatat kthyese, duke përfshirë këtu edhe kohën, pikat kyçe dhe masat për sukses”, thotë Fridman. “Kjo është e rëndësishme në qoftë se është në kontekst të dikujt i cili nuk avancohet në vendin e punës“.Të jepet shpresë se rritja e pagës është gjithnjë një opcion, se njerëzit do të vazh-dojnë me avancime në vendet e punës, është shumë e dobishme. Asnjëherë biseda apo negocimi nuk përfundon me vëretje negative, paralajmëron Danilo. Duhet shmangur dhënia e shpresës së

rrejshme, thotë nga ana tjetër Fridman, sepse kjo “mund të ketë ndikim negative jo vetëm tek i punësuari, por do të ndikojë edhe në reputacionin e liderit“.

Mr. Biljana Popovska

(adaptuar nga Stephanie Overby https://enterprisersproject.com/ar-

ticle/2018/10/hoë-have-tough-conversa-tions-8-tips?page=1&sc_cid=70160000-

000cYRËAA2&fbclid=IëAR2pBkUhv7e8EDaszs2nEpN92UMSVq7gxZdlCPiTNËGL

TzËb7SËvRIoucGk)

47

Page 48: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Mbrojtja dhe shpëtimi nga aksidentet e mëdha të trafikut përfshinë planifikimin dhe përgatitjen e aktiviteteve për

realizimin e shpëtimit gjatë momenteve që ndodhin aksidente të mëdha të trafikut në transportin rrugor, hekurudhor, ujor dhe ajror, në të cilat ka një numër të madh të të lënduarve dhe të vdekurve, apo në të cilat shkaktohet dëm i madh material. Gjatë vërtetimit të organizimit të duhur dhe të nevojshëm veçanërisht për-caktohen detyrat e subjekteve gjegjëse, madhësia dhe lloji i forcave për mbrojtje dhe shpëtim të cilat do të marrin pjesë në realizimin e shpëtimit në aksidentet e trafikut, si dhe ballafaqimin me pasojat të dala nga këto aksidente.Me procedurën operative për realizimin e shpëtimit nga aksidentet e mëdha të trafikut, e përgatitur nga ana e drejtorit të DMSH-së, përcaktohen procedurat dhe aktivitetet e pjesëmarrësve në realizimin

e shpëtimit nga aksidentet e mëdha të trafikut nga moment i caktimit të detyrës, deri në realizimin e saj..Varësisht nga lloji i aksidentit dhe nga vend ngjarja e aksidentit, gjatë kohës së rrezikut, subjektet gjegjëse për realizimin e shpëtimit të aksidenteve të trafikut, i ndërrmarin detyrat dhe aktivitetet vijuese:– DMSH merr pjesë në koordinimin gjatë

realizimit të shpëtimit nga aksidentet e trafikut me ekipet për përgjigje të shpejtë dhe me ndihmën e marë për

ndihmë në aksidentet e mëdha të trafikut.

– Komunat, gjegjësisht qyteti i Shkupit merr pjesë në realizimin e shpëtimit të aksidenteve të trafikut me anë të njësive zjarrfikëse për fikjen e zjar-rit, me masa për shpëtimin e jetës së qytetarëve dhe ofron mbrojtjetë pronës sipas mënyrës së caktuar për angazhim.

– Ministria e Punëve të Brendshme mbanë qetësinë dhe rendin publik, e

48

Aksidentet e mëdha të trafikut janë aksidente të papritura të cilat ndodhin në transportin rrugor, hekurudhor, ujor dhe në atë ajror, gjatë lëvizjes apo gjatë ndeshjes së mjeteve të transportit me mjete tjera të këtilla, me tokën, ujin, ajrin apo me rrugët e hapura, ku vjen deri te

lëndimi ose deri te humbja e jetës së njerëzve, e nga ana tjetër edhe deri te dëmet material si dhe deri në ndikime të dëmshme ndaj ambientit

dhe eko sistemeve natyrore

Ekipet për reagim të shpejtë në raste të aksidenteve të mëdha të trafikut

Mbrojtje dhe shpëtim

Page 49: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

rregullon trafikun, ndalon kalimin dhe ardhjen e personave tjerë dhe e sigu-ron vendin e ngjarjes.

– Ministria e Shëndetsisë merr pjesë në tërheqjen e të lënduarve dhe në dhënien e ndihmës së parë, në trans-portin deri te institucionet shëndetsore dhe në identifikimin e të vdekurve.

– Ministria e Transportit dhe Lidhjeve merr pjesë në planifikimin, rregullimin dhe sigurinë e trafikut, në kalimin e rrugëve dhe përmbush obligime tjera të rregulluara sipas planit për mbrojtje dhe shpëtim.

– Ministria e Mbrojtjes merr pjesë në mbrojtjen dhe në shpëtimin me njësitë e veta për mbështetje të operacioneve humane në shmangjen e pasojave nga aksidentet e trafikut, duke përdorur mjete vetanake materialo-teknike.

– SHT, NP, IPSH dhe subjektet tjera marrin pjesë në kuadër të angazhimit të tyre të përditshëm në sistemin e mbrojtjes dhe shpëtimit.

Një aksident i këtillë i rëndë trafiku te ne ndodhi kohë më parë (më 13.2.2019). Bëhet fjalë për aksidentin me autobus që ndodhi në rrugën Shkup – Tetovë, në vendin e quajtur Karpallëk. Deri te aksidenti ka ardhur në fshatin Llaskarcë. Nga gjithnjë rrethana të pasqaruara dhe të panjohura, në një momënt autobusi kthen keq në të majtë. Shmanget në korsinë tjetër të trafikut, ku e godet bankinën e majtë që ndan autostradën me automjetet të cilët vijnë në anën e kundërt. Goditja ka qenë e fortë. Dy banikat të cilat shërbëjnë si bankina mbrojtëse për automjetet të cilat lëvizin në kahje të kundërt janë çarë. Autobusi ka kaluar korsinë në të cilën kanë lëvi-zur automjetet në anën e kundërt, nga Tetova për në Shkup dhe përsëri ka go-ditur në bankinën e cila ndan autostratën me rrugën e vjetër e cila shpien në Saraj. Muri mbrojtës i ka komplikuar edhe më tepër punët. Autobusi ka tejkaluar edhe atë dhe ka rënë nën rrugën rajonalë në një lartësi të katit të dytë. Kur ka ateruar edhe njëherë është rrokullisur dhe ka përfunduar në ara në afaërsi të fshatit. Rrugës ka arritur të çajë tre bankina mbrojtëse dhe gardhin mbrojtës. Në vendin e ngjarjes fotografitë ishin të tmerrshme.Xhami i përparëm dallohej në 30 metra nga vendi ku ka rënë goditja, thonë mediat.Në emisionin e televizionit Kanal 5 “Mir-mëngjesi Maqedoni” me temë: “A treguan shërbimet gatishmërinë më të lartë për këtë rast”, emission i cili shkoi drejtëpër-drejtë nga ora 8 deri në orën 10 më 15.2.2019, qytetarët e anketuar u shpre-hën pozitivisht dhe i lavdëruan shërbimet për demonstrimin e gatishmërisë dhe për nivelin e lartë gjatë intervenimit.Por, a thua vallë të gjitha shërbimet në mënyrë efikase u përgjigjën ndaj këtij ak-sidenti. Në qoftë se krahasohen detyrat

e lartëpërmendura në tekst dhe aktiviteti i shërbimeve në terren, duket se jo të gjitha shërbimet u përgjigjën në mënyrën e duhur. Aktiviteti i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim e cila gjatë këtyre ngjar-jeve duhet të imponohet si trup i parë përgjegjës, mungoi. Në fakt, në mesin e forcave për mbrojtje dhe shpëtim DMSH formoi ekipe për përgjigje të shpejtë për shpëtim të aksi-denteve të mëdha të trafikut. Vetë emir flet se këto ekipe janë për përgjigje të shpejtë dhe për veprimë në raste të aksi-denteve të trafikut. Aksidenti me autobus në fshatin Llaskarcë ishte i këtillë dhe ndodhë pas 10 viteve, pas fatkeqësisë me anije në të cilën gjendeshin shtetas bullgar në Liqenin e Ohrit.Në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me vendim janë të formuara tre ekipe për shpëtim në rast të aksidenteve më të mëdha të trafikut. Gjithashtu, formohen edhe 8 ekipe tjera për përgjigje të shpe-jtë dhe për ndihmën e parë mjekësore. Asnjëra nga këto ekipe nuk ishte në ter-ren në rastin e aksidentit me autobus.

Parashtrohet pyetja: Në qoftë se ekipet e lartëcekura nuk intervenojnë gjatë këtyre rasteve, atëherë kur do të intervenojnë ?Për këtë mund të konstatohet se ekipet për përgjigje të shpejtë nuk e arsyetuan punën e tyre. Parashtrohet pyetja: A fshehën ato diçka në pjesën e personelit apo në atë materiale, ose ndanë diçka nga sistemi mobilizues? Në rastin e parë kjo është bërë me qëllim për shkak të pjesëtarëve të trajnuar në mënyrë të gabuar, për shkak të mospajis-shmërisë së tyre me pajisjet e nevojshme për parandalimin e aksidenteve të mëdha të trafikut.Në rastin e dytë, bëhet fjalë për dobësi të sistemit mobilizues në pjesën e urd-hërdhënies dhe procedurave standarde operative.Për cilëndo nga dobësitë, organet përgjegjëse duhet të ndërrmarin masa urgjente konkrete dhe të shmangin dobësitë e dedektuara në interes të efi-kasitetit dhe efektivitetit të tyre.

Dr. Mende Sollunçevski

Page 50: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

50

Pavarësisht nga mjetet e luftës që kanë ndryshuar gjatë dy mijëvjeçarëve të fundit, Sun Cu mbetet relevant dhe idetë

e tij janë veçanërisht të rëndësishme për të kuptuar konceptin e përtërirë të sotëm të një lufte jo lineare me origjinë nga filozofia lindore. Në kapitullin e shtatë, Manovrimi, Sun Cu thotë se nuk ka asgjë më të vështirë se të bëhet një manovër ose të gjendet një mënyrë e përshtatshme për të kapërcyer kundër-shtarin. Për të dhe manovra është një formë e mashtrimit. Sun Cu këtu flet për rëndësinë e planifikimit luftarak gjatë lëvizjes, shpejtësisë në kurriz të sigurisë dhe rrezikut të humbjes së mbështetjes logjistike. Kjo është gjithashtu e rëndë-sishme sot në kohën e mobilitetit të madh ushtarak. Ekzistojnë shembuj të shumtë kur në kurriz të ritmit të shpejtë, njësitë e humbasin mbështetjen e tyre duke rrezikuar arritjen e një pike kulmi-nante. Për manovrim të suksesshëm, Sun Cu thekson domosdoshmërinë e njohjes së terrenit ose përgatitjes së inteligjen-cës në fushën e betejës. Në mënyrë që të kapërcejë kundërshtarin, duhet njohur terrenin dhe ai që e njeh më mirë do të jetë gjithmonë në përparsi. Kjo është një nga arsyet pse lëvizjet kryengritëse

janë të suksesshme - ata gjithmonë lufto-jnë në terrenin e tyre. Në mënyrë që të manovrohet, ushtria duhet të disiplinohet, me një sistem të mirë komandimi dhe kontrolli. Komunikimi ndërmjet njësive është thelbësor për mbajtjen e vendosjes luftarake në një manovër.Në kapitullin e tetë, Taktika të Ndryshme, Sun Cu rendit disa këshilla praktike për suksesin. Në kontekstin e thënies më të shpeshtë që duhet të dini kur duhet të luftoni dhe kur jo, Sun Cu thotë se “ Ka

ushtri që nuk mund të sulmohen, shtigjet nëpër të cilat nuk duhet të kalohet dhe urdhëra të sundimtarëve që nuk kanë nevojë të respektohen“.Kjo ka mbetur relevante deri më sot, pavarësisht nga teknologjia dhe armatimi. Përsëri thekson mashtrimin në luftë, por edhe në paqe, duke kryer aktivitete subversive për mini-min e moralit, disiplinës dhe vullnetin e kundërshtarit. Në këtë kapitull, Sun Cu prek elementet e lidershipit duke vënë në dukje pesë të metat që një luftëtar mund të çojnë në humbje. Në thelb, ai thekson se udhëheqësi nuk duhet të jetë ekstrem në asnjë mënyrë.Në kapitullin e nëntë, Marching, Sun Cu flet për shumë aspekte të fushës dhe si ndikonin ato në lëvizjen e ushtrive. Numëron cilat janë avantazhet dhe cilat janë disavantazhet e llojeve të caktuara të terrenit. Sot kjo mbetet e rëndësishme sepse, përderisa ushtritë moderne për-dorin automjete dhe avionë, një konfigu-racion i caktuar i terrenit, vegjetacionit dhe kushteve klimatike ka një ndikim ndryshe në lëvizshmëri. Pa marrë para-sysh teknologjisë, është e nevojshme të kuptohet se si do të ndikojë kjo fushë në operacione. Sun Cu ofron këshilla për spiunët, si të njohin elementet e ven-dosjest luftarake të kundërshtarit kur lëviz

Sun Tzu shkroi «Shkathtësitë e Luftës» rreth 2500 vjet më parë

si një manual për udhëheqësit ushtarak. Libri përmban 13 kapituj

dhe është cituar shpesh deri më sot, jo vetëm në literaturën ushtarake,

por edhe në aspekte të tjera të jetës ku njihet nevoja për planifikim,

vendosmëri, luftë dhe fitore. Kjo vepër ka një ndikim të madh në mendimin ushtarak perëndimor, megjithëse është përkthyer në

gjuhën angleze në fillim të shekullit XX

relevanca e Sun Cu-së (2)Edukim

Page 51: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

51

në fushën e betejës. Për here të parë në këtë libër ka shembuj të mashtrimit duke përdorur lajme të rreme. Ky është një shembull i operacioneve të informacionit (psikologjik) për të krijuar një pamje të gabuar të asaj që po ndodh vërtetë, por edhe për të ngritur moralin e fuq-isë të tyre. Kjo u përdor shumë shpesh në luftërat civile në Kinë në atë kohë. Për herë të katërt në libër ai përsëri e thekson disiplinën si vendimtare për një ushtri të suksesshme përmes një sistemi të drejtë shpërblimesh dhe dënimesh. Nëse të dyja shkojnë në ekstrem, kjo është shenjë se diçka është e gabuar dhe nuk shkon, sepse bilanci është tejet shqetësues. Sot parimi i “karrotave dhe shkopit” zbatohet për të ruajtur disiplinën në organizatat ushtarake. Kapitulli i dhjetë i referohet llojeve të ndryshme të terrenit dhe ndikimit të se-cilit prej tyre në operacionet ushtarake. Përveç kësaj, Sun Cu përsëri thekson rëndësinë e udhëheqjes për suksesin në luftë. Ai thekson disa forma të padis-kutueshme dhe faktin pse ajo shfaqet. Të gjitha arsyet janë të lidhura me ud-hëheqjen e dobët, pavendosmërinë, mungesën e trajnimit, organizimin dhe me planin e dobët, urdhërat e paqarta, si dhe me mungesën e forcës fizike dhe morale. Pasojat e kësaj janë mos-bindja, mosorganizimi, rrënimi, humbja dhe shkatërrimi i ushtrisë. Nga të gjitha aspektet e udhëheqjes që ai jep, veça-nërisht thekson kujdesin e vartësve dhe shembullin personal si karakteristikë e një udhëheqësi të mirë.Kapitulli i njëmbëdhjetë emërtohet si Nëntë Situatat, ku Sun Cu merret më shumë me llojet e ndryshme të terrenit. Nga mënyra se si i përshkruan kara-kteristikat dhe rëndësinë e secilit lloj, mund të konkludohet se ai e njeh atë që doktrina e sotme e quan terren kryesor. Sipas tij, arti i luftës nënkupton identi-fikimin e terrenit kryesor të betejës, e nevojshme për një kurs të suksesshëm

të operacioneve. Sun Cu këtu rikujton faktorin e shpejtësisë për të përfshirë terrenin kryesor dhe kështu minon fushën e betejës. Sukses do të ketë ai që ka iniciativën. Si një veçori e rëndë-sishme e një ushtrie të suksesshme, ai e thekson moralin dhe vullnetin për të luftuar. Aftësia e udhëheqësit është që të arrijë nivelin e moralt të lartë me kushtet në dispozicion. Ky kapitull i librit është më i plotë, pasi që Sun Cu i mbështet ato me shembuj historik. Sipas shkrimit, shihet qartë se ka një ndryshim kur një ushtri lufton në terrenin e njohur për të, në kundërshtim me luftën në një vend tjetër. Morali dhe vullneti i ushtarëve për të luftuar janë mjaft gjëra të ndryshme. Kjo ka mbetur e rëndësishme deri më sot, sepse motivi i punës inkurajohet në një mënyrë tjetër, varësisht nëse ush-tria e mbron shtetin nga një kërcënim i drejtpërdrejtë ose mbron interesat e shtetit indirekt jashtë territorit të vet. Në të gjitha rastet, Sun Tzu përsëri e vë mashtrimin si nevojë, madje edhe për të motivuar ushtrinë kur është në territorin e huaj. Kapitulli dymbëdhjet, Sulmi me Zjarr, mund të interpretohet vetëm përmes fjalorit të doktrinës bashkëkohore ushta-rake, pasi Sun Cu përshkruan veprimet e posaçme. Shembulli që ai vuri në dukje ishte veprimi bastisës i një grupi të vogël luftëtarësh të cilët shkuan pa u vënë re në kampin fqinj, vendosën zjarr për të krijuar një panik mes armikut, për forcat kryesore që më pas të detyro-heshin në goditje vendimtare. Zjarri në atë kohë shpesh përdorej si armë sub-

versive, ashtu si spiunët, me qëllim që ta mundnin kundërshtarin nga brenda, në terrenin e tij. Su Cu thotë se në çfarë kushtesh mund të përdoret një zjarr për të kryer një sulm të fshehtë dhe të pa-pritur kundër kundërshtarit me qëllim që të krijojë frikë dhe panik. Ai veçanërisht thekson se është e dobishme të hapet zjarri në furnizimet e tij dhe materialet (logjistikën) e armikut, në mënyrë që t’ia heqë mundësitë për të mbajtur veten në fushën e betejës. Kjo është arsyeja pse ky kapitull është më i rëndësishëm nëse kuptohet si një këshillë i posaçëm i operacioneve për një kundërshtar të mirëfilltë. Mijëra vjet më vonë, kjo mbeti e rëndësishme, pasi taktikat e forcave speciale përfshijnë përdorimin e zjar-rit (eksplozivëve) për të shkatërruar objektet e armikut dhe infrastrukturën e fushëbetejës.Kapitulli i trembëdhjetë, Spiunët, është thelbi i aftësisë luftarake, pas së cilës Sun Cu është më i njohur. Informacioni është i nevojshëm për të kryer me sukses operacionet dhe në përgjithësi për të luf-tuar. Sun Cu thotë se njohja e vendosjes dhe gjendja e armikut nuk është e lehtë dhe “mund të përcaktohet me ndihmën e spiunëve dhe vetëm me ndihmën e spiu-nëve”. Ai thotë se për të fituar informa-cion, ata duhet të blihen, ashtu siç blihen të gjitha pasuritë e tjera. Ai i ndan spiunët në pesë kategori dhe thekson se pa një rrjet spiunësh, nuk ka gjasa që ushtria të jetë e suksesshme. Kjo, e përkthyer në doktrinën e sotme, do të thotë që pa inteligjencën e duhur, operacionet nuk mund të jenë të suksesshme.

„Ka ushtri që nuk mund të sulmohen, shtigjet nëpër të cilat nuk duhet të kalohet dhe urdhëra të sundimtarëve që nuk kanë nevojë të respektohen“

Page 52: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

52

Në mënyrë interesante e përshkruan profilin e spiunëve, diçka që ka ndrysh-uar pak deri sot. Për shembull, saktë-sisht përcakton se çfarë lloj njerëzish zakonisht janë objekt rekrutimi në kategorinë e spiunëve të brendshëm: “njerëz të rëndësishëm që janë de-graduar në shërbim, kriminelë që janë dënuar, njerëz që janë dëmtuar duke u emëruar në punë vartëse ose njerëz të cilët nuk janë marrë parasysh gjatë caktimit të punëve, të tjerët që janë të padurueshëm që pala e tyre të rrihet për të pasur gjasa për të demonstruar talentin dhe aftësinë e tyre.“ Ata që janë të pakënaqur, kundërshtari mund t’i motivojë ata që të bëhen spiunë të

brendshëm. Më tej citon shembuj se si punojnë spiunët e dyfishtë, se si duhet të bëhen kontrollet e brendshme të spiunëve për të testuar besnikërinë e tyre, si të mashtrojnë spiunët që të transmetojnë me dashje lajme të rreme etj. Në fund, Sun Cu paralajmëron se ai duhet të jetë i kujdesshëm me spiunët sepse është rrezik i fshehtë për atë që i përdor ata. Dhe kjo ka mbetur e rëndë-sishme deri më sot. Sun Cu, megjithatë, është i njohur për insistimin se strategjia më e mirë është ajo që sjell fitoren pa luftë. Sidoqoftë, shekujt e fundit të luftërave që kulmuan në dy luftëra botërore e hodhën këtë inisistim në hije. Në kohë të push-

tetit të madh të zjarrtë dhe aktorëve joshtetërorë, të cilët mund të vijnë për të poseduar armë me fuqi të madhe zjarri, është e vështirë të fitosh pa luftuar. Shumë më e rëndësishme për luftën moderne është nevoja për të kup-tuar armikun, planet e tij, pikat e forta, dobësitë dhe vendosjen e forcave. Zotërimi i informacionit në kohë saktësi është i domosdoshëm si në luftën kon-vencionale ashtu edhe në ato luftëra të pazakonta, por sidomos kur të dyja kombinohen. Koncepti jolinear që është përtërirë në dekadën e fundit bazohet në mashtrim dhe projeksion të infor-matave të rreme, dhe për këtë nevojitet informacion shtesë. Për të parashikuar hapat e ardhshëm të një kundërshtari, është e nevojshme njohuria e tij. Çdo gjë e shkruar nga Sun Cu në “ar-tin e luftës” i referohet rëndësisë së mësimit të vazhdueshëm në fushëbete-jë. Ashtu si dy mijë vjet më parë edhe sot ai që është i shpejtë për të mësuar dhe për tu përshtatur edhe fiton. Por, pavarësisht nga koha e Sun Cu kur ngarkesa e fitores ishte parimorja, sot kemi mjaft njohuri organizative për zh-villimin e doktrinës ushtarake. Përvoja e luftës kundër terrorizmit në 20 vitet e fundit ka treguar rëndësinë e lidershipit në të gjitha nivelet e të kuptuarit të qël-limit të politikanëve për të përkthyer idetë e mëdha në detyra taktike në ter-ren. Ekziston vetëm një gjë shqetësuese, fakti kur përpiqemi të përkthejmë mësi-met e Sun Cu në mjedisin e sotëm operativ. Ai vlerësoi ata kryekoman-dantë që fituan shpejt, duke thënë se “luftërat mund të zhvillohen me ngut dhe të bëhen gabime, por ai kurrë nuk pa një luftë që u zvarrit me shkath-tësi – e konkludoi se asnjë shtet nuk ka përfituar nga lufta e gjatë “.Sipas tij, shpejtësia është thelbësore sepse luftërat e gjata janë të shtrenjta, ato e varfërojnë, e dobësojnë dhe e zbrazin shtetin. Problemi sot është se konfliktet ushtarake po bëhen më të gjata dhe mirëmbajtja e ushtrive është gjithnjë e më e shtrenjtë. Edhe shtetet e pasura kanë një problem se si të merren me shpenzimet e mbrojtjes. Ky ndryshim sot, për dallim nga mësimet e Sun Cu, ndodh për shkak të realitetit bashkëko-hor politik dhe social. Ndryshe nga e kaluara, kur luftërat përfundonin me përdorimin brutal të forcës, sot kjo ka efekt të kundërt. Lufta gjithnjë e më shumë përfundon me një marrëveshje midis aktorëve, dhe për të arritur këtë, duhet më shumë kohë.

Gjorgji Veljovski

Pa marrë parasysh teknologjisë, është e nevojshme të kuptohet se si do të ndikojë kjo fushë në operacione. Sun Cu ofron këshilla për spiunët, si të njohin elementet e vendosjest luftarake të kundërshtarit kur lëviz në

fushën e betejës

Page 53: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Margjinalizimi” si një term në zhargonin politik sudanez ka qenë i pranishëm për deka-da. Ky term përcakton paaf-

tësinë për të krijuar një balanc të qën-drueshëm ushtarako-politik të bashkuar të partive politike mbi qëllimet strategjike kombëtare Sudani pa ndërmjetësimin e vazhdueshëm të aktorëve politikë ndërkombëtarë. Rrënjët e margjinalizimi rrjedhin nga mesjeta kur Sudani ishte nën sundimin kolonial osmano-egjiptian (1820-1885) dhe gjatë viteve të kolonisë së Britanisë dhe Egjipt (1899-1956). Rregulli kolonial filloi politikat e përqen-drimit të zhvillimit ekonomik dhe të push-tetit në duart e kapitalistëve, dhe krijimin e një sistemi kapitalist të qeverisjes dhe ndarjen e shtetit në qytetarë të pasur dhe të varfër, të cilët kryesisht si sot mbështeten nga prodhimi bujqësor.Sudani Jugor menaxhohet mbi bazën e një sistemi politik demokratik të decen-tralizuar dhe në të njëjtën kohë është një shoqëri multietnike, multikulturore, shumëgjuhësore dhe shumëfetare. Ak-tualisht, Sudani Jugor ka 13 157 266

banorë. Mbi 80% e popullsisë jeton në zonat rurale, kështu që varet nga bu-jqësia si një ekzistencë themelore. Në periudhën nga shekulli XVII deri në fund të shekullit të XIX, Sudani ka qenë nën sundimin kolonial të Perandorive Oto-mane dhe Egjiptiane dhe pak më vonë nën sundimin e kolonialistëve britanikë. Rrënjët historike të luftës të Sudanit Ju-

gor për pavarësi nga Sudani fillojnë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Duke vepruar kështu, Sudani Jugor pretendon se Khartoumi ka imponuar plotësisht identitetin arab, në mënyrë që Sudani Jugor të ketë braktisur sistemin federalist të pushtetit. E gjithë kjo rezul-toi në një luftë civile që zgjati deri në vi-tin 1972. Lufta e Dytë Civile filloi në vitin 1983 dhe u nxit nga vendimi i presidentit të atëhershëm, Xhofer Nimeiri, nëpër-mjet vendosjes së ligjit të Sheriatit dhe mohimit të autonomisë së Sudanit Jugor. Sudani u pavarësua më 1 janar 1956, si rezultat i një lufte komplekse me dy fuqive imperiale, Britanisë dhe Egjiptit. Duke qenë se shumica e shteteve në Afrikë fituan pavarësinë përmes negoci-atave politike me një sundimtar kolonial, Sudani u desh të shpëtojë nga dy vende që sipas burimeve historike sunduan së bashku si një kondominum, përmes sfer-ave të ndikimit në territorin e Sudanit. Në periudhën midis dy luftërave botërore, Sudani Jugor kaloi përmes luftërave të vazhdueshme civile.Në periudhën para pavarësisë së Suda-

Përgjatë historisë

Historia e konflikteve në Sudanin Jugor

Territori i Republikës së Sudanit Jugor mbulon

territorin e tri ish krahinave jugore: Bahr el Ghazaitl,

Ekuatoriaitl dhe Nilit të Epërm. Republika e Sudanit Jugor

kufizohet me Sudanin në veri, Etiopinë në lindje, Keninë dhe Ugandën në jug, Republikën

Demokratike e Kongos në jugperëndim dhe me

Republikën Qendrore Afrikane në perëndim

Page 54: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

54

nit në vitin 1956, Sudani Jugor si pjesë përbërëse e Sudanit ishte një territor kolonial si Sudani. Në periudhën nga viti 1956 deri në fund të vitit 2010, Su-dani Jugor do të jetë në Sudan. Sudani Jugor është shteti më i ri i pavarur në botë i krijuar në vitin 2011. Menjëherë pas shpalljes së pavarësisë së Sudanit Jugor, i cili u votua në një referendum me mbështetje mbi 98% nga popullata e shtetit të sapokrijuar, në vend fillon lufta civile.Forcat qeveritare të udhëhequra nga Presidenti Salva Kiir, si forca ushtarake dispononin me ushtrinë e Sudanit Ju-gor, sepse ata kishin pushtetin e vendit. Ushtria e Sudanit Jugor ka rreth 200.000 ushtarë, ose struktura organizative dhe e formacionit të ushtrisë përbëhet nga tre korpuse: Korpusi i Parë (Way) përbëhet nga dy divizione: 3. North (Northern) 5. Western Balhr El Ghazni (Western Balhr El Ghazal). Korpusi i Dytë Corps Malakal (Malakal) përbëhet nga tri divizione: 1. I Epërm i Nilit (Upper Nile), 7. I Epërm i Nilit (Upper Nile) dhe 4. Divizioni i Bashkuar (Unitetit). Korpusi tretë i ushtrisë përfshin poashtu nga tri divizione: Divizioni i 2. Ekuatorial Qen-dror (Central Equatoria), I 6. Ekuatorioal Perëndimor (Western Equatoria) dhe divizioni i 8. Jonglei (Jonglei). Forcat e Armatosura nga të cilat përbëhet ushtria e Sudanit Jugor janë kryesisht për të re-

alizuar operacione tokësore dhe ajrore. Njësitë e lehta të këmbësorisë janë të armatosura me AK-47 pushkë automa-tike 7.62 mm, raketa me hedhës RPG-7, SA-7 (Manpads) dhe DSHK 12.7mm (DSHK 12.7mm). Njësitë e këmbësorisë së rëndë dhe të blinduar janë të arma-tosura me: tankse T-55 dhe T-72, si dhe armë të artilerisë BM-21 122mm. Nga avionët luftarak, ushtria posedon: MI-17 V-5 (MI-17 V-5) dhe MI-17/2 (MI-17/2). I gjithë armatimi i ushtrisë ka kryesisht origjinë amerikane dhe ruse.Përveç forcave të ushtrisë, presidenti i Sudanit Jugor Salva Kiir ka mbështetjen e plotë të bashkësisë etnike Dink, e cila ka mbi 2 milion banorë në vend. Nga ana tjetër, kundërshtari i tij dhe udhëheqësi i partisë më të madhe opozi-tare në Sudanin Jugor, Erik Mahar, ka mbështetjen e plotë të bashkësisë tjetër etnike të Nigerit, e cila numëron më pak se 2 milionë banorë në Sudanin Jugor, si dhe nga partitë e tjera opozitare. Lufta civile në Sudanin Jugor në dhje-tor të vitit 2013 rezultoi në mbi 50,000 njerëz të vdekur. Duke vepruar kështu, duke marrë parasysh statistikat e përgjithshme të të vrarëve, të plago-surve rëndë dhe të tjerëve, kjo shifër rritet në një numër të pabesueshëm arrinë deri në 383,000 njerëz. Rreth katër milionë njerëz janë zhvendosur brenda vendit ose kanë migruar në

vendet fqinje. Gjatë vitit 2018, presioni ndërkombëtar ndaj presidentit Salva Kiir dhe kreut të opozitës dhe ish nënkry-etarit, Riek Machar u rrit ndjeshëm për të arritur një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit, përfshirë këtu sanksionet specifike të Kombeve të Bashkuara dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për vendosjen e embargos në kanalet ndërkombëtare të prokurimit ligjor dhe ilegal të armëve.Kanë kaluar më shumë se pesë vjet nga lufta civile në Sudanin Jugor, ku Kiir dhe Maharas kanë marrë pjesë në negociatat e Ugandës në qershor të 2018. Rezultati i këtyre negociatave midis Kirit dhe Maharit ishte nënshkrimi i Deklaratës në Khartoum, e cila përf-shinte një armëpushim dhe negociata për ndarjen e pushteteve për t’i dhënë fund luftës.Marrëveshja përfundimtare e armëpushi-mit dhe ndarjes së pushtetit u nënshkrua në gusht 2018. Marrëveshja e paqes u hartua për t’i dhënë fund luftës civile dhe u nënshkrua nga qeveria e Kirit dhe kreu i partisë opozitare Mahar, së bashku me disa fraksione rebele në Sudanin Jugor. Një marrëveshje e quajtur Marrëveshja e Revitalizuar për të zgjidhur konfliktin në Sudanin Jugor përfshinte një strukturë të re për ndarjen e pushtetit dhe Mahar u kthye si nënkryetar në Sudanin Jugor. Në fund të tetorit të vitit 2018, Mahar kthehet në Sudanin Jugor në një festë kombëtare të paqes që shënon fundin e luftës civile. Megjithatë, raportet dhe analizat e sigurisë tregojnë për sulme të vazhdueshme, me marrëveshjet e nënshkruara më parë të paqes ku thek-sohenr shqetësimet serioze për ruajtjen e paqes së brishtë në Sudanin Jugor. Në dhjetor të 2013, lufta politike midis Kirit dhe Maharit çoi në një rritje të nivelit të dhunës në mesin e ushtarëve të grupit etnik Dinka, të cilët janë besnikë ndaj Kirit dhe atyre të grupit etnik Nuer, të cilët mbështesin Maharin. Gjatë kon-fliktit, Kiir njoftoi se Mahar u përpoq të bënte grushtshtet dhe konflikti shpejt u zgjerua në rajonet Jonglei dhe në Nilin e Epërm. Që nga fillimi i konfliktit, grupet e armatosura drejtuan civilë përgjatë vijave etnike, ushtronin dhunë dhe përd-hunime, shkatërruan fshatra dhe pla-çkitën prona, si dhe rekrutuan fëmijë në radhët e tyre ushtarake.Nën kërcënimin e sanksioneve ndërkom-bëtare dhe disa raunde të negociatave të mbështetura nga Autoriteti Ndërqe-veritar për Zhvillim (IGAD), Kir nënshkroi një marrëveshje paqeje me Maharin në gusht të 2015. Si hap i parë drejtë për-fundimit të luftës civile, Mahar u kthye në Juba në prill të vitit 2016 dhe përsëri u betua si nënkryetar pas dy vitesh jashtë

Ekonomia e Sudanit Jugor mbështetet në rafineritë e bujqësisë dhe të naftës që përbëjnë deri në 98% në përmbushjen e bruto prodhimit vendor të brendshëm. Shumica e rezervave të naftës në Sudan janë në Sudanin e Jugut, ndërsa rafineritë dhe tubacionet e gazit janë në

Sudan, duke krijuar ndërvarësi dhe shkak për konflikte të vazhdueshme mes dy vendeve. Përveç kësaj, të dy vendet kanë mosmarrëveshje

të pazgjidhura me: shtetësinë, sigurinë ndërkufitare, demarkacionin e kufijve dhe ndarjen e resurseve dhe burimeve të rinovueshme të

derivateve të naftës, mineraleve natyrore dhe minierave

Page 55: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

55

vendit të tij. Menjëherë pas kthimit të tij, mes forcave qeveritare dhe fraksioneve të opozitës shpërtheu dhuna, gjë që rezultoi në zhvendosjen e dhjetëra mi-jëra njerëzve. Mahar i cili u largua nga vendi, u arrestua në Afrikën e Jugut. Në vitet 2017 dhe 2018, ndodhën një sërë negociatash për përfundimin e konfliktit, të cilat më pas u anashkaluan nga të dy palët. Në fund të dhjetorit të vitit 2013, Këshil-li i Sigurimit i OKB-së miratoi vendosjen e shpejtë të 6.000 pjesëtarëve të for-cave ushtarake ndërkombëtare, përveç 7,600 paqeruajtësve dhe vëzhguesve ushtarakë të OKB-së, të pranishme në vend më parë për të ndihmuar në

përpjekjet për të ndërtuar paqen dhe vendosjen e pushtetit autoritar. Në maj të vitit 2014, Këshilli i Sigurimit i OKB-së votoi për të ndryshuar mandatin e misionit për vendosjen e misionit për mbrojtje civile, duke lejuar forcat e sig-urisë të OKB-së të përdorin forcën kur u shkelën rezolutat dhe konventa për mbrojtjen e civilëve dhe u shkelën të drejtat e njeriut. Përveç kësaj, misioni i OKB-së në Republikën e Sudanit Jugor u përball me sfida ekstreme për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe marrëdhëniet e saj komplekse me qeverinë e Sudanit Jugor. Për shkak të kësaj, OKB-ja ka miratuar vendosjen e një 4000 mijë paqeruajtësve shtesë si pjesë e forcave rajonale të mbrojtjes në vitin 2016, edhe pse arritja e tyre është shtyrë deri në gusht 2017. Konflikti i vendit ka reduktuar në mënyrë drastike prodhimin bujqësor dhe ka shkaktuar mungesa ushqimore në të gjithë vendin. Në korrik të 2014, Këshilli i Sigurimit i OKB-së shpalli krizën e ushqimit në Sudanin Jugor si “më e keqja në botë”. Uria u shpall në muajt e parë të vitit 2017 dhe në fillim të 2018, me mbi pesë milionë njerëz në rrezik të mungesës së

ushqimit. Nga fundi i vitit 2011, Kombet e Bash-kuara, së bashku me Shtetet e Bash-kuara të Amerikës, janë udhëheqëse të negociatave për të ofruar ndihmë diplo-matike dhe humanitare midis palëve të kundërthëma në mënyrë që të rivendosë pavarësinë në Sudanin Jugor. Para shpërthimit të luftës civile në vitin 2013, Shtetet e Bashkuara mbështetën Sudan People’s Liberation Movement (SPLM), e cila u bë transformua në qeverinë e shtetit. Që nga pavarësia e tij në vitin 2011, qeveria e Sudanit Jugor ka qenë e do-minuar nga përfaqësuesit e ish grupit rebel, Sudan People’s Liberation Move-

ment (SPLM), e cila ka luftuar për më shumë se dy dekada kundër qeverisë sudaneze nga veriu në jug të Sudanit. Sudani Jugor është një shtet i dobët, me institucione shtetërore të dobëta dhe joefikase, me një normë të lartë të natalitetit, jostabilitetit të vazhdueshëm si rezultat i konflikteve ndëretnike dhe ndërshtetërore. Krijimi i një kombi të ri në Sudani Jugor është përballur me disa probleme serioze. Marrëdhëniet me Sudanin ishin të tendosura dhe regjimi i Khartoumit mbështeti grupet rebele në Sudanin Jugor, ndërsa regjimi Yuba ofroi armë për rebelët në Sudan. Përveç kësaj, Sudani Jugor u nda keq nga frak-sionet pozitare dhe opozitare politike dhe nga rebelët, gjë që përbënte një arsye serioze për qeverinë sudaneze për të zbatuar një taktikë ndarjeje dhe rikonsolidim të vazhdueshëm të konfliktit civil në Sudanin Jugor. Kombi i posa kri-juar ishte i dobët në baza të brendshme, politike dhe institucionale dhe nuk ishte në gjendje, pa ndihmë dhe përkrahje ndërkombëtare, të bënte një konsolidim të plotë të situatës në vend. Marrëvesh-ja gjithëpërfshirëse e paqes dhe procesi i pavarësisë së Sudanit Jugor la disa

çështje të pazgjidhura, të cilat mund të shkatërrojnë të gjithë procesin e paqes. Mosmarrëveshjet e pazgjidhura kufitare dhe ndarja e burimeve (të ardhurat e naftës dhe ujit nga Nili) janë çështje që kanë përshkallëzuar konfrontimin me Sudanin. Për sa i përket ujërave të Nilit, ato potencialisht e ekspozojnë Sudanin e Jugut ndaj rreziqeve të konflikteve dhe aktorëve të tjerë rajonalë, duke përfshirë Egjiptin. Sudani Jugor do të duhet të përqëndrohet në ndërtimin e një shteti dhe një kombi, duke thelluar ndërtimin e paqes, duke parandaluar konfliktet, duke përmirësuar sigurinë dhe duke krijuar një proces të zhvillimit të shpejtë ekonomik për të ulur varfërinë në mënyrë që të sigurojnë përfitimet nëpërmjet pavarësisë. Sipas hulumtimit të fundit shkencor SIPRI (SIPRI - Stock-holm international peace research insti-tute), skenari i një udhëheqje të ndarë politike në Sudanin Jugor deri pas vitit 2020 është shumë e vështirë. Sipas analizës së plotë të këtij skenari është e intensitetit të mesëm. Udhëheqësit e dy partive kryesore politike në Su-danin Jugor janë të vetëdijshëm se ky skenar nuk çon në ndonjë zgjidhje për problemet në vend, por në anën tjetër, kjo është se ky skenar do të çojë në metodat më efikase e zgjidhjes politike përmes aplikimit të metodave të ne-gociatave dhe ndërmjetësimit midis dy partive më të mëdha. Rrjedhimisht, pas vitit 2020 ose më saktë, nga viti 2024 e tutje, skenari i parashikuar nga SIPRI i referohet skenarit “bashkimi në diver-sitet”. Sipas institucioneve prestigjioze shkencore ndërkombëtare, organizatave dhe revistave prestigjioze ndërkom-bëtare shkencore si: SPIRI, „Balanci Ushtarak“ (Military balance), „Politika Botërore“ (World politics), „Zhurnali i shkencave politike“ (Journal of Political Science), „Shkenca politike amerikane“ (American Political Science Review), „Analiza Politike“ (Political Analysis), „Zhurnal për zgjidhjen e konflikteve“ (Journal of Conflict Resolution), „Siguria ndërkombëtare“ (International Security), „Konflikt menaxhim dhe shkencë për paqe“ (Conflict Management and Peace Science) e të tjera, vijnë në përfundim se skenari i “bashkimit të diversitetit” është skenari më i mirë i mundshëm për gjithpërfshirjen e gjithanshme të një shoqërie moderne demokratike në shek-ullin e XXI. Krerët politikë të dy partive më të mëdha politike në Sudanin Jugor padyshim mbështesin këtë lloj rendi politik. Për ta bërë këtë marrëveshje politike një realitet, sot ndërmerren hapa për të parë rezultatet fillestare pas pesë apo dhjetë vjetësh.

Dr. Andrej Iliev

Page 56: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

56

Film

Mburoja“ këtë muaj do t’ju dërgojë në xhunglën e shkapërderdhur të Lindjes, gjegjësisht në Kamboxhian e vitit 1975. Ky

është filmi i fitueses së “Oskar”-it, Anxhelina Xholisë, të cilën e njohim si aktore, ndërsa kësaj rradhe ajo vjen në rolin e regjisores. “Së pari ata e vranë babanë tim” na shpie në të kaluarën e errët të këtij vendi, në kohën kur ky vend ka qenë nën regjimin e egër dhe në diktaturën e “Kmerëve të Kuq”. Se si ka qenë jeta dhe mbijetesa në kuadër të kësaj diktature, e vërejmë përmes syve të vajzës shtatë vjeçare Ung, familja e afërt e së cilës do t’i ndjejë të gjitha të këqijat dhe tmerret e diktaturës dhe regjimit. Long Ung paraqitet edhe si bashkë skenariste në këtë film, së bashku me Angelina Xholinë, ndërsa vetë filmi bazohet në memoaret e saj, nga ku filmi e ka marrë emrin e tij.

Diktatura në ngritjeDuke i njohur faktet për realizimin e afërt dhe

privat të Anxhelina Xholit me Kamboxhian nga njëra anë si amabasadore e humanizmit dhe vullnetit të mirë e Kombeve të Bashkuara, por edhe nga ana tjetër duke e njohur faktin se ajo ka birësuar fëmijë me prejardhje nga ky vend (djali i saj Medoksi është producent ekzekutiv i filmit), nuk ka dyshim se ky film ka arritur maksimumin nga regjisorja sa i përket përkushtimit dhe cilësisë. Protagonistja kryesore, Long Ung është njëra ndër shtatë fëmijët e një zytari, i afërt me pushtetin në Kamboxhia. Funksioni i babait dhe marrëdhëniet e tij të ngushta me ambasadën amerikane kanë siguruar jetesë normale për këtë familje në kryeqytetin Pnom Pen. Por e tërë kjo do të ndryshojë bukvalisht brenda natës, kur amerikanët përnjëherë do t’a lëshojnë ambasadën dhe do të largohen nga vendi, duke i hapur rrugë në këtë mënyrë që diktatura dhe regjimi i “Kmerëve të Kuq” të vijë në pushtet. Hyrja e tyre triumfale në qytet do të thotë egzil i popullatës së përgjithshme

dhe dëbimi në fakt do të tregojë se kjo do të jetë vetëm fillimi i asaj që do të ndodhë. “Së pari ata e vranë babanë tim” është një ilustrim filmik i të gjitha tmerreve të mbëshjellur në ideologji politike dhe në indoktrinim komunist të “Kmerëve të Kuq”. Rregullat e reja jo vetëm që kanë të bëjnë me egzilin e popullatës nga vendi i tyre, por ato gjithashtu nënkuptojnë edhe konfiskim dhe ndalesë për gjithçka që vjen nga bota perëndimore, duke përfshirë këtu edhe barërat e nevojshme për mbijetesë dhe shpëtim të jetës. Njerëzit janë dëbuar dhe janë stacionuar në kampe të përqëndrimit dhe të punës, por në to do të arrijnë vetëm ata që gjatë rrugës do të kenë gjasa minimale të mbijetojnë dhe ata të cilët për ndonjë arsye ende qenë gjallë, ndërsa nëpër këto kampe do t’i pret një tmerr i vërtetë – punë e pandërprerë e mundimshme, uri, sëmundje, terror , disciplinë ushtarake, mohim të religjionit, privim nga çdo të mire shpirtërore e materiale, nga kënaqësi dhe

„Së pari ata e vranë babanë tim“

Page 57: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

57

më e rëndësishmja, mohim i të drejtave elementare të njeriut. Por edhe përkundër propagandës së vazhdueshme të fuqishme ideologjike, njerëzit nuk besonin në atë që u servirej nga ana e “Kmerëve”. Uria, varfëria, frika për jetën ishin gjithnjë e më të zëshme nga cilido indoktrinim tjetër. Njerëzit në kampe nuk jetonin, por mbijetonin. Kështu ndodh edhe me familjen e vogëlushes Ung – një nga një më të afërmit e saj shëndrrohen njërët nga shumë viktimat e regjimit dhe kalojnë në botën tjetër…Por, në botën e “Kmerëve” nuk ka kohë as për dhimbje, keqardhje dhe vajtim.

Pesha e botës fëmijërore Kur “Kmerët e Kuq” hyjnë në mënyrë ngadhënjimtare në Pnom Pen me zhurmë dhe paradë nëpër rrugë, atëbotë pesëvjeçarja Ung, ashtu si çdo fëmijë tjetër, duke mos e kuptuar realitetin, i gëzohet paradës. Por, babai i saj është tejet i vetëdijshëm se çfarë i pret dhe se tashmë është vonë për të ikur. Në mënyrë që familja e tij të mbijetojë, ai gënjen se është punëtor në një depo. Të lënë në rrugë, pa asgjë, të anashkaluar nga familja e gjerë për shkak të frikës që të mos kutphet për marrëdhënien e ngushtë me amerikanët, kjo familje përfundon në kampin e punës, aty ku duhet filluar jeta e re. Por, gjithçka që është fryt i punës së kësaj familjeje, shkon për ushtarët të cilët luftojnë kundër Vietnamit në konfliktin e posa nisur ndërmjet Kamboxhias dhe Vietnamit, e shumë shpejt më pas, tre fëmijët më të mëdhenj në moshë dhe babai merren për t’u dërguar në luftë. Në film shohim më të keqen nga varfëria – urinë, i cili hynë në psikologjinë e njerëzve dhe i detyron ata të jenë vetijak për të mos vdekur, hasim në pamundësinë e prindit ti ndihmojë fëmijës…Hasim në fëmijë që në kushte normale do të duhej të ketë fëmijëri të lumtur dhe pa brenga, të mendojë për

lojë, por në vend të kësaj, fëmija njeh botën në errësirën e saj. Ung është shumë e vogël që në të vërtetë ti ndjejë hubjet që do t’i ndodhin, si dhe pasojat e rënda nga këto humbje edhe pse ajo këto i sheh me sytë e saj. Mendimet e saj janë të përqëndruara me peshën e rëndë të fotografisë nga moment i humbjes së babait të saj, me fotografinë e motrës së saj të madhe e cila kthehet nga fronti për të vdekur nga uria dhe nga sëmundjet, tashmë e thyer edhe nga ekzekutimi i pamëshirshëm i nënës së saj. Njëra ndër skenat më tronditëse dhe prekëse e filmit ka të bëjë me pafuqinë e nënës ku ajo parasheh se tashmë i është afruar vdekja, atëherë kur ajo i dërgon fëmijët e saj larg, kur i detyron të ikin në tre anë të xhunglë, ku do të detyrohen që

vetë të gjejnë shpëtim në ndonjë kamp të ri të punës. Secili fëmijë duhet të luftojë për vete. Regjimi i “Kmerëve të Kuq” është pikërisht i këtillë, i definuar me një shprehje – familje të ndara, të shkapërderdhura dhe të ekzekutuara.Por, aventurat e vogëlushes Long Ung marrin kahje tjetër në kampin e ri. Kushtet në të janë shumë më të mira, por Kmerët ashtu si që e humbin luftën, e regrutojnë bukvalishtë të gjithë popullatën në luftë. Pa dallim moshe. Në këtë mënyrë Ung bëhet

fëmijë-ushtarë. Nëse moshaniket e saj në vendet tjera mësojnë të shkruajnë dhe të lexojnë, Ung mëson se si të vendosë kurthe për ushtarët vietnamez, si minojë vende, si të përdor pushkën, si ngjitet bajoneti në trupin e armikut. Ajo shëndrrohet në një ushtare e vërtetë.

Gjenocid kombëtarDiktatura e “Kmerëve të Kuq” ekzekuton rreth një të katërtën e popullatës së përgjithshme të Kamboxhias për vetëm disa vite, gjë që arsyeshëm emërtohet si gjenocid mbi popullin e vet, ndërsa vendi mbetet në një gjendje tejet të mjerueshme dhe në humbje të mëdha. Për këtë situatë, Xholi e fajson pikërisht vendin e saj (Amerikën), si fajtore e cila bën invazion në Kamboxhian

neutrale përgjatë luftës në Vietnam, në mënyrë që më vonë popullatën ta lë në “mëshirë të fatit”, duke krijuar një vakum të fuqisë në vendin ku dikush këtë vakum duhet t’a plotësojë, e fatkeqësisht këto do të jenë “Kmerët”. Në kontekstin politik, mund të themi se bëhet fjalë për film anti amerikan.Kohë pas kohe, Xholi na kthen në kujtimet e vogëlushes Ung nga e kaluara, nga periudha kur është jetuar mirë dhe pa brenga, e këto kujtime janë me shumë ngjyra, me freski dhe begati. E më pas bën një hap pas në realitet, në aktualitet, ku bota është e dobët dhe ku nuk ka pothuaj se asnjë shpresë.

„Së pari ata e vranë babanë tim” ishte kandidat për çmimin “Oskar” me të cilin Kamboxha aplikoi për film nga hapësirë ku nuk flitet anglisht, por nuk ia doli të arrijë deri te nominimi. Megjithatë, arriti të fitojë disa nominime tjera dhe shpërblime dhe hasi në fjalë miradie nga kritika botërore e filmit dhe njëherit u vlerësua si film shumë cilësor ku Xholi tejkalon veten e saj në performancën prej regjisoreje.

Еlena Gjorgjievska

57

Regjia: Angelija Jolie

Skenari: Angelina Jolie, Loung Ung

Rolet: Sreymoch Sareum, Kompheak Phoeung, Socheata Sveng, Dara Heng, Kimhak Mun

Моntazhi: Xavier Box, Patricia Rommel

Мuzika: Marco Beltrami

Kohëzgjatja: 136 minuta

Vendi: Kamboxha\ SHBA

Viti: 2017

Çmimet: Mbi 10 çmime dhe mbi 40 nominime për çmime në festivalet botërore

Page 58: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Nxënësit e klasës së tretë të shkollës fillore “Kole Nedellkovski” nga komuna Qendës, së bashku me

mësuesit e tyre Pepica Pavllova dhe Suzana Baçovska, realizuan vizitë në Brigadën Ajrore pranë gazermës “Strasho Pinçur” në Petrovec. Qëllimi i vizitës ishte njohja me profesionin ushtarak, me kapacitetet e Armatës, me aktivitetet e Brigadës Ajrore dhe me fluturaket dhe pajisjet tjera të disponueshme në kuadër të brigadës. Vizita filloi me njohjen e një pjese të personelit të Brigadës Ajrore dhe me detyrat e tyre profesionale të cilat i realizojnë në një ditë pune. Më pas, për kënaqësinë e të gjithë nxënësve dhe të pranishmive u ekspozuan disa fluturake në të cilat nxënësit kishin mundësi të hyjnë dhe t’u parashtrojnë pyetje të drejtëpërdrejta pilotëve dhe fluturuesve-teknikë, të cilët përgjatë

vizitës i shoqëronin nxënësit. Gjatë bisedës nxënësit mësuan fakte mjaft interesante dhe informata të dobishme rreth rolit dhe misionit të njësive të Armatës, të cilat janë përgjegjëse për sigurimin dhe mbrojtjen e sovranitetit dhe hapësirës ajrore shtetërore, si dhe për rolin dhe pjesëmarrjen e tyre në rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera elementare. Vështrimi i të gjitha pajisjeve inkurajon kurreshtjen dhe fantazinë fëmijërore për profesionin e pilotit dhe atë ushtarak në përgjithësi. Me këtë rast, vlen të ceket edhe interesi i djemve dhe vajzave pas thënies në dijeni se në kuadër të brigadës ushtron detyrat e saj edhe një femër pilote. Pyetjet e shumta dhe interesante ishin për pjesën teknike dhe për mënyrën e përdorimit dhe drejtimit të fluturakeve, për peshën, fuqinë e tyre, etj. Kjo pjesë interactive i nxiti

nxënësit që të shprehin dëshirën e tyre që në të ardhmen gjatë përzgjedhjes së profesionit të tyre të vendosin pikërisht për profesionin ushtarak dhe të jenë pjesë e gjeneratave të ardhshme të pilotëve. Në fund të vizitës, personeli i Brigadës Ajrore nxënësve i mundësoi një orë reale mësimi në të cilën u improvizua një kuiz ku nxënësit i prezantuan njohuritë e fituara nga vizita. Brigada Ajrore e Armatës gjithmonë është e gatshme dhe e hapur për vizita dhe për bashkëpunim me institucione civile, sidomos për më të vegjëlit. Bashkëpunimi i këtillë edhe njëherë e potencon rëndësinë esenciale të bashkëpunimit ushtarako-civil, si dhe nevojën e vizitave të llojit të këtillë përmes të cilave promovohet profesioni i pilotit.

Elena Ivanova Kristina Ilievska

58

Në vizitë të brigadës Ajrore

Page 59: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert

Në vizitë të brigadës Ajrore

Page 60: “JAVA E NATO-S”FIlharmonisë Nacionale në Shkup, or-ketrat ushtarak të: Greqisë, Sllovenisë, Britanisë së Madhe, SHBA-së dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, me koncert