8
RRITJA E SHKALLËS SË STUDJUESHMËRISË SË TERRITORIT SHQIPTAR NË PUNIMET PËR KËRKIMIN DHE ZBULIMIN E REZERVAVE TË REJA TË HIDROKARBUREVE. Prof. As. Dr. Luan Nikolla, Prof. As. Dr. Stavri Dhima, Dr. Zamir Bega, Dr. Flamur Gishto, Msc. Denis Durrsi Abstrakt Territori i Shqipërisë si në tokë ashtu dhe në det është naftëgazmbajtës, për vet pozicionin gjeotektonik ku shtrihet. Brënda këtij territore gjejnë përhapjen baseni Jonik I aftë të gjenerojë hidrokarburë të lëngshm e të gaztë si dhe baseni i Adriatikut Jugor me depozitime terrigjene që kryesisht gjeneron gaz. Zbulimi i një sërë vëndburimesh në të dy këta basene vërteton më së mirë këtë fakt, gjë që mundëson dhë iniciativat e sotme për zbulime të reja në këtë hapësirë. Aktiviteti i kërkimit në vëndin tonë ka qënë dhe mbetet objekt studimi i punimeve gjeologo kërkuese sidomos i kompanive të huaja të naftës që operojnë në Shqipëri. Mbas viteve 90 teritori i vëndit tonë është mbuluar me punime gravimetrike dhe seizmike me një rrjet të rregullt 2D dhe vitet e fundit pjeserisht me seizmikë 3D. Përdorimi metodikave të reja në regjistrim të matjeve fushore si dhe përpunimi i të dhënave të përftuara ka rritur mjaft deshifrimin e ndërtimit gjeologjik në shtrirje dhe në thellësi. Shpimi i puseve në zonat me mbihypje kanë mundësuar identifikimin e horizonteve në profilet seizmikë dukë realizuar deshifrimin e zonave me tektonike të zhvilluar në toke në brezat e rrudhosur nga ku janë konturuar një sërë objektësh kërkimi me rezervuarë karbonatik të mbuluar nga flishi. Aktualisht, objektet e kërkimit nën mbihypje kanë marr përparësi, por duhet të pranohet se ato janë ende në një stad të hershëm të njohjes. Punimet e kërkimit për gaz, në apo rreth vendburimeve egzistuese në tokë, janë frenuar për arsye mungesës punimeve sizmike 3D, si një mjet i domosdoshëm për evidentimin e kurtheve gazmbajtëse. Për sa i përket pjesës detare, nga pikepamja stratigrafike modeli sedimentimit është përshtatur regjimeve tektonike të ndryshme që ky rajon është nënështruar. Në tërësi modeli i zhvillimit të baseni Jonik është ai i tipit të një baseni ndërplatformik, kurse ai i Basenit të Adriatikut Jugor (Ultësirës Pranë Adriatike) zhvillohet si basen paramalorë Regjimet tektonike të ndryshme që ka prekur këtë territor ka bërë të mundur krijimin e kurtheve të përshtatëshme për grumbullimin e hidrikarburëve si në formacinin karbonatik dhe atë mollasik Fjalë kyçe: Albanide, flish, mollase.

RRITJA E SHKALLËS SË STUDJUESHMËRISË SË TERRITORIT ... · rritja e shkallËs sË studjueshmËrisË sË territorit shqiptar nË punimet pËr kËrkimin dhe zbulimin e rezervave

  • Upload
    others

  • View
    10

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RRITJA E SHKALLËS SË STUDJUESHMËRISË SË TERRITORIT ... · rritja e shkallËs sË studjueshmËrisË sË territorit shqiptar nË punimet pËr kËrkimin dhe zbulimin e rezervave

RRITJA E SHKALLËS SË STUDJUESHMËRISË SË TERRITORIT SHQIPTAR

NË PUNIMET PËR KËRKIMIN DHE ZBULIMIN E REZERVAVE TË REJA TË

HIDROKARBUREVE.

Prof. As. Dr. Luan Nikolla, Prof. As. Dr. Stavri Dhima, Dr. Zamir Bega, Dr. Flamur Gishto,

Msc. Denis Durrsi

Abstrakt

Territori i Shqipërisë si në tokë ashtu dhe në det është naftëgazmbajtës, për vet pozicionin

gjeotektonik ku shtrihet.

Brënda këtij territore gjejnë përhapjen baseni Jonik I aftë të gjenerojë hidrokarburë të lëngshm e

të gaztë si dhe baseni i Adriatikut Jugor me depozitime terrigjene që kryesisht gjeneron gaz.

Zbulimi i një sërë vëndburimesh në të dy këta basene vërteton më së mirë këtë fakt, gjë që

mundëson dhë iniciativat e sotme për zbulime të reja në këtë hapësirë.

Aktiviteti i kërkimit në vëndin tonë ka qënë dhe mbetet objekt studimi i punimeve gjeologo

kërkuese sidomos i kompanive të huaja të naftës që operojnë në Shqipëri.

Mbas viteve 90 teritori i vëndit tonë është mbuluar me punime gravimetrike dhe seizmike me një

rrjet të rregullt 2D dhe vitet e fundit pjeserisht me seizmikë 3D.

Përdorimi metodikave të reja në regjistrim të matjeve fushore si dhe përpunimi i të dhënave të

përftuara ka rritur mjaft deshifrimin e ndërtimit gjeologjik në shtrirje dhe në thellësi.

Shpimi i puseve në zonat me mbihypje kanë mundësuar identifikimin e horizonteve në profilet

seizmikë dukë realizuar deshifrimin e zonave me tektonike të zhvilluar në toke në brezat e

rrudhosur nga ku janë konturuar një sërë objektësh kërkimi me rezervuarë karbonatik të mbuluar

nga flishi.

Aktualisht, objektet e kërkimit nën mbihypje kanë marr përparësi, por duhet të pranohet se ato

janë ende në një stad të hershëm të njohjes. Punimet e kërkimit për gaz, në apo rreth

vendburimeve egzistuese në tokë, janë frenuar për arsye të mungesës së punimeve sizmike

3D, si një mjet i domosdoshëm për evidentimin e kurtheve gazmbajtëse.

Për sa i përket pjesës detare, nga pikepamja stratigrafike modeli sedimentimit është përshtatur

regjimeve tektonike të ndryshme që ky rajon është nënështruar.

Në tërësi modeli i zhvillimit të baseni Jonik është ai i tipit të një baseni ndërplatformik, kurse ai i

Basenit të Adriatikut Jugor (Ultësirës Pranë Adriatike) zhvillohet si basen paramalorë

Regjimet tektonike të ndryshme që ka prekur këtë territor ka bërë të mundur krijimin e kurtheve

të përshtatëshme për grumbullimin e hidrikarburëve si në formacinin karbonatik dhe atë

mollasik

Fjalë kyçe: Albanide, flish, mollase.

Page 2: RRITJA E SHKALLËS SË STUDJUESHMËRISË SË TERRITORIT ... · rritja e shkallËs sË studjueshmËrisË sË territorit shqiptar nË punimet pËr kËrkimin dhe zbulimin e rezervave

Gjeologjia regjionale

Zona Jonike dhe baseni Adriatikut Jugor bejnë pjesë në Albanidet e jashtëme të krijuara si

rezultat i tre ngjarjeve të ndryshme të para zgjerimit, të zgjerimit që korespondon në kohë me

fundin e Triasit dhe fillimin e Jurasikut, mezhvillimin e buzinave kontinentale passive, dhe

ngjeshjen duke filluar me fundin e Kretakut deri sot. (Fig.1).

Gjatë periudhes para zgjerimit sedimentimi karakterizohej nga depozitime karbonatike të detit të

cekët. Argjilat e pasura me lëndë organike si dhe karbonatet depozitohen në grabene të formuar

nga tektonika normale që prek nënështrojen.

Periudha e zgjerimit karakterizohet nga tektonika tërthore e gjatësore që vecon platformën e

Apuljes në perëndim me atë të Krujës në lindje. Për nje kohë të gjatë sedimentimi në këto njësi

Page 3: RRITJA E SHKALLËS SË STUDJUESHMËRISË SË TERRITORIT ... · rritja e shkallËs sË studjueshmËrisË sË territorit shqiptar nË punimet pËr kËrkimin dhe zbulimin e rezervave

tektonike ka qënë i detit të cekët kryesisht karbonate. Gjatë kësaj periudhe në hullinë Jonike një

larmi sedimentesh janë depozituat kryesisht të facies pelagjike.

Të dhënat e gjeologjisë fushore tregojnë se gjatë Oligocenit të Sipërm ndodh invertimi basenit

Jonik, gjë që reflektohet në reduktime trashësish në kulmet e strukturave karbonatike.

Karakteristikë e strukturave të formuara është rrudhëformimi, mandej krijimi i planeve tektonike

me plan zhvendosjeje formacionin evaporitic për pjesën lindore të basenit. Ndërsa në pjesën

perëndimore ndodh riaktivizimi shkëputjeve normale duke kaluar në lartrreshqitje.

Duhet theksuar se përsa i përket formacionit evaporitik mendojmë se trajtohet thjesht një

formacion që nuk ka lidhje me basenin Jonik duke e interpretuar si një formacion që përhapet në

një hapësirë më të gjëre se vetë Albanidet. Mendojmë se nga të dhënat që kemi në dispozicion

pusët e shpuar daljet sipërfaqësore dhë bashkëshoqerimet me këtë formacion,ka të ngjarë që ky

fprmacion të shënojë embrionin e formimit të hullisë Jonike, formacion ky tipik i sendimenteve

që shoqërojnë depozitimet e një baseni në hapje.

Depozitimet flishore si formacion që unifikon zonat tektonike të Krujës dhe Jonike i përket

Oligocenit. Janë depozitime të përfaqësuara nga alternime argjilash e ranorësh që zënë vënd në

pjesët e thella të basenit paramalor në trajtë turbididesh.

Depozitimet mollasike si stadi i fundit i mbylljes së basit paramalor të formuar tashmë datohet

qysh në Seravalian e deri më sot. Formacioni mollasik kryesisht mbush qëndren e Basenit të

Deti Adriatik

Apulia platform

Baseni Jonik

B.A.J

Molase

Flish

Paramolase

O r

o g j

e n

P L

Fig. 2 Profil tërthor tokë-det (interpretim i profilit seizmik)

Page 4: RRITJA E SHKALLËS SË STUDJUESHMËRISË SË TERRITORIT ... · rritja e shkallËs sË studjueshmËrisË sË territorit shqiptar nË punimet pËr kËrkimin dhe zbulimin e rezervave

Adriatikut Jugor si dhe vendoset në mënyrë trasgresive në pjesët anësore të tij në kulmet e

strukturave si dhe vazhdimësi në basenet “piggy back”

Nga vetë zhvillimi paleogjeografik i Albanideve të jashtëme është berë e mundur depozitimi i një

sërë formacionesh me trashësi të konsiderueshme që arrijnë disa kilometra në vertikalitet dhe një

përhapje regjionale në horizontzlitet. (Fig. 1, 2).

Interpretimi strukturor bazuar në të dhënat seizmike

Aktiviteti i kërkimit në vendin tonë ka bërë të mundur realizimin e një sërë punimesh studimore

dhe projektuese kryesisht në tokë nga ku janë zbuluar një sërë vëndburimesh nafte e gazi. Ndër

faktorët që përcaktojnë zbulimin e një vëndburimi me nafte e gaz ndër më problematikët në

vendin tonë është kurthi, si për ata më rezervuarë korbonatikë edhe ata me ranorë.

Për këtë në brezat e rrudhosur forma gjeometrike e kurthit është ajo e rrudhosjeve antiklinale me

mbyllje nga të katër anet e mbuluar nga flishi.

Punimet e fundme seizmike me regjistrim deri në 8 sekonda në zonën e mbyhypjeve tregojnë për

vargje strukturorë të mbuluar nga flishi dhe maskuar nga mbyhypje me zhvendosje të

konsiderueshme sikurse vërehet ne profilin seizmik Fig.4.

Këto forma strukturore humbasin kuptimin e vet tej frontit të orogjenit ku marredheniet

0

2

4

6

8

Km

Platforma e Apulies

Baseni Jonik Baseni Jonik

Deti Jon

Plio-Quaternar Mesinia

ne Serev.- Tort.

Pg₃-N₁

(gëlqerorë

)

V J

Fig. 3 Interpretimi vazhdimit të platformës (profil seizmik i interpretuar)

Page 5: RRITJA E SHKALLËS SË STUDJUESHMËRISË SË TERRITORIT ... · rritja e shkallËs sË studjueshmËrisË sË territorit shqiptar nË punimet pËr kËrkimin dhe zbulimin e rezervave

ndërformacionale janë ato të kohës së sedimentimit.

Punimet e kryera në detin Adriatik dhe Jon si dhe puset e shpuar kanë mundësuar interpretimin e

kësaj pjese të territorit shqiptar të pa exploruar. Referuar profileve eizmikë dallohet qarte kufiri

midis formacionit karbonatik dhe atij mollasik (Fig. 3). Gjithashtu kalimi nga platforma e

Sazanit në basenin Jonik bëhet nepermjet shkeputjeve normale me amplitudë të madhe. Këto

shkëputje kanë përcaktuar ambientet e sedimentimit si dhe kanë diktuar në marrëdheniet

nderformacionale.(Fig.3)

Referuar profileve të përpunuar dallohen gjithë elementet si buza e platformës,shpati, dhe baseni

elementë këta që kanë ndikuar në gjenerimin migrimin dhe kurthimin e hidrokarburëve.

Zbulimi i hidrokarburëve me pusin A4-1X në territorin shqiptar dhe zbulimet në pjesën italiane

konfirmojnë këtë.

Prespektiva e mëtejëshme për kërkimin e hidrokarburëvë.

a. Në tokë

Me zhvillimin e teknologjisë si dhe programeve të përpunimit të të dhënave fushore kanë bërë të

mundur deshifrimin e ndërtimit gjeologjik në territorin shqiptar si në tokë dhe në det.

Në pjësën e territorit ku mbizoterojnë mbihypjet e strukturave antiklinale dhe vargjet malorë

kombinimi i të dhënave të gjeologjisë sipërfaqësore me ato të gjeofizikës ka dhënë rezultatet e

duhura në deshifrimin strukturor në thellësi. Zbulimi i naftës në Delvinë e Shpirag e konfirmon

këtë, ku si rezultat i regjistrimeve fushore të gravimetrisë, sizmikës pasive, simikën e valëve të

reflektuara kanë bërë të mundur konturimin e përhapjës së vargjeve strukturorë nën mbihypje të

strukturavë me bërthamë karbonatike apo flishore.

Nisur nga eksperienca e deritanishme ku ndarjet strukturore përgjithësisht pranohen të ndara me

Page 6: RRITJA E SHKALLËS SË STUDJUESHMËRISË SË TERRITORIT ... · rritja e shkallËs sË studjueshmËrisË sË territorit shqiptar nË punimet pËr kËrkimin dhe zbulimin e rezervave

sinklinale të dhënat e fundme tregojnë se format gjeometrike diktohen nga intensiteti dhe natyra

e deformimit.

Strukturat e poshtëvendosura janë më pak të deformuara dhe kanë përhapje më të gjërë se ato të

mbivendosura mbasi spostimet vertikale dhe horizontale janë më të mëdha. Jo vetëm kaq, por

nga analiza petrofizike që i është bërë rezervuarit karbonatik poroziteti sekondar rezulton më i

lartë në strukturat me deformacion më të madh. Duhet theksuar se gjenerimi dhe migrimi i naftës

e gazit për strukturat karbonatike realizohet brenda të të njëjtit element strukturor, mbasi zhytja e

krahëve lindorë të këtyre strukturave kalojnë thellësitë e dritares së gjenerimit. Kjo ndodh për aq

sa këto struktura nuk janë ekspozuar erozionit deri në nivelin e formacionit karbonatik ku do të

ndodhte fenomeni dismigrimit. Të dhënat e përftuara në pjesët më lindorë e konfirmojnë këtë

fenomen. Sidoqoftë, mbivendosja e formacionit mollasik me moshë neogenike në mënërë

trasgresive me ato të nënështrira me moshë të Kretë-Paleogenit dhe më të vjetra mundëson

migrimin drejt rezervuarëve ranorikë si në Marinëz, Kucovë, Pekisht etj.

Nisur nga studimet dhe interpretimet e bëra nga kompanitë e kërkimit në dekadën e fundit

vërehet një confirmim i objekteve në zonat e rrudhosurasi në zonën Kruja dhe atë Jonike të cilat

janë objekt për punime shtësë për tu shpuar.

b. Në det.

Mbështetur në të dhënat e përftuara nga punimet e fundme seizmike tokë-det janë dalluar një

sërë objektesh të mundëshme për kërkimin e naftës e të gazit. Objekt kryesorë në këtë pjesë të

territorit tonë jënë si grumbullimet hidrokarbure në formacionin karbonatik dhe në atë të

dëpozitimeve Mollasike. Nisur nga interpretimi I profileve

seizmike 2D dhe 3D tipe të ndryshme kurthesh verehën në prerjet e migruara. Ajo cka vërehet

dukshëm ështe roli I prishjeve normale që vecojnë basenin me platformën Fig. 2,3. Plani I këtyre

shkëputjeve me sa duket ka favorizuar migrimin e hidrokarburëve nga pjesa basenore në blloqet

mbushje kanalore

tavan i gëlqerorëve

Fig. 5 Marrëdheniet e sekuencave depozituese mbi gëlqerorët e platformës

Page 7: RRITJA E SHKALLËS SË STUDJUESHMËRISË SË TERRITORIT ... · rritja e shkallËs sË studjueshmËrisË sË territorit shqiptar nË punimet pËr kËrkimin dhe zbulimin e rezervave

e ngritur të platformës apo rifeve koralorë që shoqërojnë atë. Zbulimet e bëra në pjesën Italiane

janë të lidhura më vazhdimin e këtij kufiri.

Në pjesën perendimore të teritorit predominon tektonika me shkëputje normale dhe se

karakteristika kryesore e kurtheve është ajo e horsteve për pjesën e platformës. Nga pikëpamja e

gjenerimit të hidrokarburëve në këtë pjesë takohe dy tipe hidrokarburesh me prejardhje

termogjene dhe biogjene.

Hidrokarburë me prejardhje termogjene

Hidrokarburët të gjeneruara nga efektet e diagjenezës, ku rolin primar e luan temperatura,

takohen në sekuencën e Mesinianit të poshtëm. Grumbullimet hidrokarburë me prejardhje

termogjene janë provuar me pusin A4-1X. Në tokë nafta e gjendur në depozitimet e Mesinianit

janë të rënda të biodegraduara të ardhura nga depozitimet e nënështrira të Mesozoit.

Gazi biogjen

Sasitë e mëdha sedimentuese që shoqërojnë basenet paramalorë si ky i Adriatikut Jugor ndihmon

në ruajtjen e materialit organic nën kushtet e një gradient gjeotemik të ulët. Tektonika

sinsedimentare dhe kurthimi stratigrafik krijon një rritje sindepozituese duke favorizuar

grumbullimin e gazit biogjen. Në pjesën tokësore zbulimi I gazit biogjen është bërë kryesisht në

kurthe stratigrafikë që rezultojnë nga linza ranorësh si dhe ranorëve turbiditë. Për sa i përket

prerjes mollasike ajo ka të njëjtat karakteristika si dhe në tokë si nga përbërja litologjike dhe ajo

e gazgjenerimit, migrimit , akumulimit të gazit biogjen. Vlen të theksohet se strukturat

antiklinale në det janë më të mëdha dhe më të ruajtura nga ato të tokës rrjedhimisht rezervat janë

më të mëdha. Nga përllogaritjet e bëra kohët e fundit të rezervave gjeologjike mund të themi se

ato të pritëshme janë në sasira më të mëdha nga ato të zbuluara deri tani në tokë.

Konkluzione:

1. Punimet gjeologo gjeofizike të kryera në dekadat e fundit si rezultat i aplikimit të

teknologjive më të avancuara, kanë dëshifruar më tëj ndërtimin gjeologjik në Shqipëri nga

pikëpamja e naftëgazmbajtjes.

2. Në zonat e mbihedhura, reflektimet seizmike tregojnë për vazhdimësi të strukturavë

antiklinale të maskuara potencialisht për zbulime të reja, me shtrirje gati paralel me ato të

mbivendosura.

3. Kalimi nga platforma e Sazanit (Apulias) në atë Jonike bëhet me shkëputje normale të

thella që kontrollojnë dhe natyren e sedimentimit në dy anët e tyre.

4. Pjesët më prespektivë të rajonit janë buzët e platformës në rezervuarët karbonatike apo

dhe në ato terrigjenë në kontakt me gëlqeroret e platformës. Strukturat në depozitimet mollasike

të afta të gjenerojnë gaz biogjen janë më të ruajtura dhe me dimensione më të mëdha nga ato të

zbuluara në tokë.

Page 8: RRITJA E SHKALLËS SË STUDJUESHMËRISË SË TERRITORIT ... · rritja e shkallËs sË studjueshmËrisË sË territorit shqiptar nË punimet pËr kËrkimin dhe zbulimin e rezervave

Rerefenca:

Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore 2007, “Petroleum Exploration and Production

Opportunities in Albania”, Tiranë,

Agjensia Kombëtare e Burimeve Natyrore 2010. Hydrocarbon potential. Tiranë.

Hamilton Oil (Albania) Corporation 1994. Albania Offshore Block V Hydrocarbon

Prospectivity,

Tiranë.

Sestini G. 1990. Albania – South Adriatic Geology and Petroleum Potential.

Luan Nikolla, Flamur Gishto, Stavri Dhima, Henri Nikolla. 2016. Geology of the South Adriatic

Basin Offshore Albania. AAPG, Bucharest, Romania

Luan Nikolla, Vlasta Tari-Kovacic & Arso Putnikovic, 2002. Stratigraphy and evolution of

Ionian

Foreland basin. Exploration methods in highly explored basins. 3rd International

Symposium on Petroleum Geology, Zagreb, Croatia. 79-83.

Sazan Guri 2014. Modeli tektono strukturor ne rajonin e Vlores Carpathian-Balkan Geological

Association XX Congress September 24–26, Tirana, Albania

Stavri Dhima, Luan Nikolla. 2010. Përdorimi i të dhënave të integruara më të fundit gjeologjike

dhe gjeofizike për vlerësimin e potencialit naftë gazmbajtës të të zonave të brezave të

rrudhosur në Albanidet Konferenca e 72-të e EAGE, Barcelona, Spanjë

Z. Bega, 2013, Hydrocarbon exploration opportunities in Albania – a review of recent

Exploration Activities, 7th BGS Congress, Conference and Technical Exhibition in

Tirana, 7-10 October, 2013.

Z. Bega, A. Balauri, P. Meehan, R. Gambini, W. Klammer, 2002, Exploring in structurally

Complex thrust belts: Southwest Albania case, AAPG/IFP Hedberg Conference, May 14-

18, 2002, Palermo, Italy.

Z. Bega, A. Balauri and P. Meehan, 2003, Buttressing role of the Apulian Platform on the

structural style of Southern Albania, presentation at Albanian Seminar – IFP Conference,

June 25-26, Rueil-Malmaison, France.

Z. Bega, 2013, Deep seated platform carbonate reservoirs as new hydrocarbon plays in NW

Albania-Montenegro segment of the Adriatic region, presentation at AAPG Conference,

April 8-10, 2013, Barcelona, Spain.