Upload
others
View
5
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
1
Analizë nga DREJTËSIA SOT
Veprat penale të korrupsionit –
mungesa e dënimeve plotësuese
2
Analizë nga DREJTËSIA SOT
Veprat penale të korrupsionit –
mungesa e dënimeve plotësuese
Autor: Drejtësia Sot
Shtator 2020
Projekti “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë” financohet nga
Ministria e Punëvë të Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit përmes Ambasadës Britanike
në Prishtinë.
Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e vetme e Grupit për Studime Juridike dhe
Politike dhe nuk i reflekton qëndrimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme Komonuelthit
dhe Zhvillimit.
3
Përmbajtja
Hyrje ........................................................................................................................................................ 4
Veçoritë themelore të dënimeve plotësuese ....................................................................................... 5
Baza ligjore e përcaktimit të dënimeve plotësuese ............................................................................. 5
Dallimi në mes të Kodit të Ri Penal dhe Kodit Penal të hyrë në fuqi në vitin 2013 .......................... 7
Roli i prokurorisë në shqiptimin e dënimeve plotësuese .................................................................... 8
Numri i propozimeve për dënime plotësuese nga prokuroria dhe shqiptimi i tyre nga gjykatat ... 10
Aspekte krahasimore të aplikimit të dënimeve plotësuese ............................................................. 14
Shqipëria ............................................................................................................................................... 14
Maqedonia e Veriut ............................................................................................................................... 14
Sllovenia ................................................................................................................................................ 15
Gjermania .............................................................................................................................................. 16
Përfundim ............................................................................................................................................ 17
4
Hyrje
Veprat penale si veprime të kundërligjshme drejtohen në dëmtimin e lirive dhe të drejtave të
njeriut dhe vlerave morale e shoqërore të mbrojtura me kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe
konventat ndërkombtare.
Me qëllim të mbrojtjes së këtyre vlerave, në të drejtën penale janë të parapara dënimet që
shqiptohen si sanksione ndaj kryesve të veprave penale. Dënimet janë masa që i ndërmerr shteti me
qëllim të mbrojtjes nga kriminaliteti, andaj mund të themi se këto dënime janë një lloj i reagimit të
shtetit ndaj kryesve të veprave penale dhe ndërmerren me qëllim të mbrojtjes së qytetarëve dhe
shoqërisë nga veprat e dëmshme. Dënimet kanë për qëllim që të sigurojnë kushtet elementare të jetës
së përbashkët në shoqërinë e organizuar.1
Zbatimi i dënimeve ndaj kryesve të veprave penale ka për qëllim preventivën speciale dhe
gjenerale. Me preventivë speciale kuptojmë parandalimin e kryesit nga kryerja e veprës penale në të
ardhmen dhe rehabilitimin e tij, kurse me preventivë gjenerale kemi të bëjmë me parandalimin e
personave tjerë nga kryerja e veprës penale. Si qëllim tjetër i rëndësishëm i zbatimit të dënimeve,
paraqitet edhe kompensimi i viktimave ose komunitetit për dëmet e shkaktuara nga vepra penale, si
dhe shprehja e gjykimit shoqëror për veprën e kryer, ngritjen e moralit dhe forcimin e detyrimit për
respektimin e ligjit.
Duhet theksuar që sistemi juridik i Republikës së Kosovës ka të përfshirë 3 lloje të dënimeve,
dhe atë: dënimet kryesore, alternative dhe plotësuese.
Dënimet kryesore janë sanksionet parësore të cilat mund të shqiptohen si të vetme dhe me të
cilat mund të arrihet në tërësi qëllimi i dënimit. Si dënim kryesor në legjislacionin tonë është i paraparë
dënimi me burgim të përjetshëm, dënimi me burgim dhe dënimi me gjobë. Mirëpo, kodi ynë penal ka
paraparë edhe dënimet alternative si zëvendësim i dënimit me burgim, të cilat mund të shqiptohen në
rastet kur konsiderohet se me zbatimin e tyre mund të arrihet qëllimi i dënimit. Me anë të sanksioneve
alternative, kryesit i tërhiqet vërejtja dhe obligohet që të ndërmerr veprime të caktuara, të cilave duhet
të iu përmbahet në mënyrë që të mos revokohet dënimi alternativ dhe të shëndrrohet në dënim me
burgim.2
Në mesin e sanksioneve penale të parapara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)
janë edhe dënimet plotësuese të cilat shqiptohen bashkarisht me dënimet kryesore apo alternative.
Këto dënime synojnë arritjen e efektit të dënimit në rastet kur konsiderohet se me shqiptimin e dënimit
kryesor nuk do të arrihej qëllimi i dënimit. Pra, në shumë raste dënimi kryesor nuk e ka efektin e
dëshiruar në kuptim të preventivës speciale dhe gjenerale, andaj shqiptimi i dënimit plotësues së
bashku me atë kryesor vlerësohet të ketë ndikim më të madh në parandalimin e kriminalitetit. Mirëpo,
fatkeqësisht në gjykatat e vendit një mundësi e tillë ligjore nuk është shfrytëzuar dhe rrjedhmisht
qëllimi i paraparë të arrihet me anë të shqiptimit të dënimeve plotësuese dështon të realizohet.
Prandaj, Drejtësia Sot e fokusuar në dukurinë e mosshqiptimit të dënimeve plotësuese tek
veprat penale korruptive, me anë të këtij hulumtimi trajton praktikën gjyqësore të ndjekur nga gjykatat
e Kosovës për periudhën Qershor 2019 – Qershor 2020.
Po ashtu, në këtë hulumtim është paraqitur një përmbledhje e shkurtër në formë krahasimore
me disa nga rregullimet e sistemeve penale të shteteve të ndryshme, për të ofruar një pasqyrim me
1 Shih Komentarin e Kodit Penal të Republikës së Kosovës, fq.183, i qasshëm në linkun http://jus.igjk.rks-gov.net/485/1/Komentari%20-
%20Kodi%20Penal%20i%20Kosoves.pdf 2 Shih Kodin Penal të Repubikës së Kosovës (2013), neni 40 dhe 46, i qasshëm në linkun https://gzk.rks-
gov.net/ActDetail.aspx?ActID=18413
5
kuptimplotë mbi aspektin e shqiptimit të dënimeve plotësuese në rastet e veprave penale të
korrupsionit.
Veçoritë themelore të dënimeve plotësuese
Veçoritë themelore të dënimeve plotësuese ndaj dënimeve të tjera konsistojnë në faktin se
ato vihen në funksion pas vuajtjes së dënimit kryesor, që mund të jetë dënim me burgim apo me gjobë.
Pra, në rast se gjykata shqipton dënim kryesor dënimin me burgim në kohëzgjatje të caktuar dhe
njëkohësisht ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë si dënim plotësuese, ky dënim fillon të rrjedhë pas
përfundimit të dënimit kryesor, në këtë rast burgimit.
Karakteristikë tjetër e veçantë e dënimeve plotësuese është fakti se me anë të këtyre
dënimeve mund të mirren ose kufizohen disa të drejta, të cilat nuk do të mund të merreshin apo
kufizoheshin vetëm me dënim kryesor. Sipas komentarit të KPRK-së, marrja apo kufizimi i këtyre të
drejtave bëhet për dy arsye, e para qëndron në atë që funksionimi dhe autoriteti i disa detyrave dhe
profesioneve shtetërore e publike kërkon që t’i ushtrojnë personat të cilët kanë një të kaluar të pastër
kriminale. Kjo arsyetohet me faktin se sado që do të ekzistonte këndvështrimi se personi që ka
ushtruar detyrë zyrtare është risocializuar pas përfundimit të dënimit kryesor, është e vështirë që
menjeherë pas vuajtjes së këtij dënimi ti besohet ushtrimi i detyrës publike, duke e ditur se po i njejti
person është i dënuar me vendim të plotëfuqishëm të gjykatës për një vepër të caktuar penale.
Së dyti, qëllimi i zbatimit të këtyre dënimeve ka të bëjë me parandalimin e përsëritjes së veprës
penale apo njohur ndryshe recidivizmin. Kjo ngase me anë të shqiptimit të këtyre sanksioneve, do t’i
bëhej e pamundur tani të dënuarit që ka vuajtur dënimin kryesor, të vihet para një situate ku duke
shfrytëzuar pozitën apo veprimtarinë e tij të kryej vepër të re penale.
Baza ligjore e përcaktimit të dënimeve plotësuese
Ky kapitull i punimit analizon bazat ligjore të parashikuara nga legjislacioni i Kosovës për
shqiptimin e dënimeve plotësuese ndaj të pandehurve të shpallur fajtor për vepra të caktuara penale.
Në total, ekzistojnë 8 lloje të dënimeve plotësuese dhe dy prej tyre janë ato të përcaktuara për të
pandehurit të shpallur fajtor për një nga veprat penale të përcaktuara në kapitullin e veprave penale
kundër detyrës zyrtare. Duke marrë parasysh se objekt i kësaj analize është mungesa e dënimeve
plotësuese për rastet e korrupsionit në Kosovë, më poshtë mund të gjeni shpjegimin e bazave ligjore
të ofruara në legjislacionin e Kosovës dhe ndryshimet midis dy dënimeve plotësuese dhe rrethanave
kur ato mund të shqiptohen.
Baza ligjore e dënimeve plotësuese është e përcaktuar në nenin 59 të KPRK-së, i cili parasheh
dënimet plotësuese si lloje të sanksioneve penale duke i mundësuar gjykatës shqiptimin e
sanksioneve plotësuese të parapara me paragrafin 2 të kësaj dispozite ligjore. Në mesin e 8 llojeve të
dënimeve plotësuese është edhe ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në
shërbimin publik, si një nga sanksionet penale të cilat i shqiptohen kryesit të veprave penale që i
përkasin kapitullit të veprave penale kundër detyrës zyrtare.
Më saktësisht, neni 62 i KPRK-së ka paraparë ndalimin e ushtrimit të funksioneve në
administratën publike ose në shërbimin publik si dënim plotësues. Ky dënim zbatohet ndaj kryesve të
veprave penale korruptive, të cilët duke shfrytëzuar detyrën zyrtare kanë kryer veprime në
6
kundërshtim me ligjin dhe ka për qëllim pamundësimin e ushtrimit të detyrës për një kohë të caktuar
pas përfundimit të dënimit kryesor.3
Kjo dispozitë ligjore përmban 4 paragrafë të cilët përcaktojnë situata të ndryshme se kur mund
të shqiptohet ky sanksion penal. Në paragrafin 1 dhe 3, mund të vërehet qartazi obligimi i gjykatës që
të shqiptojë ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike në rastet kur si dënim kryesor është shqiptuar
dënimi me burgim.
Më saktësisht, në paragrafin 1 thuhet se: “Gjykata ia ndalon kryesit ushtrimin e funksioneve
në administratën publike ose në shërbimin publik prej një (1) deri në pesë (5) vjet pas mbajtjes së
dënimit me burgim, nëse personi i tillë ka keqpërdorur këto funksione dhe është dënuar me burgim”.
Për më tepër, obligimi i shqiptimit të këtij sanksioni në rastet kur vepra penale është e përfshirë në
kapitullin e veprave penale kundër detyrës zyrtare rrjedh nga paragrafi 3 i këtij neni i cili shprehimisht
thotë se: “Gjykata ia ndalon një personi zyrtar ushtrimin e funksionit në administratë publike apo
funksioneve të shërbimeve publike prej një (1) deri në dhjetë (10) vjet pas mbajtjes së dënimit me
burgim, nëse personi është dënuar për ndonjë nga veprat që përfshihen në Kapitullin XXXIII të këtij
Kodi”.
Pra, detyrimi i shqiptimit të këtij sanksioni derivon nga këto dy norma juridike të cilat nuk lënë
hapësirë për interpretime të ndryshme mbi zbatimin e tyre.
Ndërsa, paragrafi i dytë i kësaj dispozite ligjore përcakton se ky dënim plotësues mund të
shqiptohet në rastet kur si dënim kryesor është shqiptuar edhe dënimi alternativ apo dënimi me gjobë.
Sipas kësaj dispozite, “gjykata mund t’ia ndalojë kryesit ushtrimin e funksioneve në administratën
publike ose në shërbimin publik prej një (1) deri në tre (3) vjet, nëse personi i tillë i ka keqpërdorur
këto funksione dhe është dënuar me gjobë ose me dënim me kusht.”
Njëkohësisht KPRK-ja në nenin 63 të saj ka paraparë edhe ndalimin e ushtrimit të profesionit,
veprimtarisë apo detyrës si dënim plotësues i cili përfshin një gamë më të gjerë të veprimit. Shtrirja e
aplikimit të kësaj norme përfshinë ndalimin e ushtrimit të profesionit që ka të bëjë me menaxhimin,
sistemimin, dhe shfrytëzimin e pasurisë në pronësi publike apo mbrojtjen e kësaj pasurie.
Më saktësisht, sipas paragrafit 1 të këtij neni thuhet se “Gjykata mund t’ia ndalojë kryesit të
veprës penale ushtrimin e profesionit të caktuar, veprimtarisë së pavarur, detyrës menaxhuese apo
administrative ose detyrave që janë të lidhura me sistemimin, menaxhimin apo shfrytëzimin e
pasurisë në pronësi publike apo mbrojtjen e pasurisë së tillë, nëse ai person e ka keqpërdoruar
pozitën e tij, veprimtarinë apo detyrën me qëllim të kryerjes së veprës penale ose nëse ka arsye të
pritet që ushtrimi i profesionit, veprimtarisë apo detyrës së tillë nga ai mund të keqpërdoret për
kryerjen e veprës penale.” Kjo dispozitë ligjore në mënyrë të detajuar sqaron situatat se kur mund të
shqiptohet ky dënim plotësues, duke sqaruar faktin se si element kryesor që duhet përmbushur për
shqiptimin e tij është përdorimi i detyrës, veprimtarisë apo profesionit për të kryer vepër penale të
caktuar.
3 Këto dispozita ligjore zbatohen për të gjithë personat që mbajnë detyra publike që përfshin të gjitha institucionet shtetërore, qoftë në
Kuvendin e Kosovës apo Qeverinë e Kosovës. Në këtë drejtim, do të thotë që kjo vlen edhe për këshilltarët politikë dhe të gjithë nëpunësit
civilë. Këtu duhet të kemi parasysh se imuniteti funksional vlen vetëm brenda fushëveprimtarisë së funksionit të caktuar, do të thotë vetëm
veprimet dhe vendimet brenda përgjegjësisë dhe ju kur akuzohet për vepra penale që janë jashtë veprimtarisë së përcaktuar të zyrtarit
përkatës.
Për më tepër, ka një debat të vazhdueshëm në lidhje me termin "zyrtarë publik". Kodi Penal ofron një përkufizim, ligji për zyrtarët publik
ofron një përkufizim dhe draft-kodi i procedurës penale jo. Një nga komentet e GLPSs është se Kodi i Procedurës Penale duhet të jetë i qartë
në përcaktimet e tij. Eshtë e rëndësishme të përcaktohet që si një zyrtar publik duhet të konsiderohet kushdo që ushtron autoritetin publik.
Nëse kontrolloni përkufizimin, mund të shihni që këshilltarët politikë nuk duhet të jenë pjesë e tij. Por, në Kosovë ndonjëherë këshilltarët
politikë janë të autorizuar të ndërmarrin veprime që nuk janë në kompetencat e tyre. Në këto raste ata duhet të konsiderohen si zyrtarë
publik dhe kjo bazë ligjore duhet të zbatohet gjithashtu për ta.
7
Për më tepër, paragrafi 4 i këtij neni përcakton detyrimin e shqiptimit të këtij sanksioni në
rastet kur është kryer vepra penale korruptive. Sipas këtij paragrafi, gjykata ia ndalon një personi zyrtar
ushtrimin e profesionit, aktivitetit të pavarur, të detyrës menaxhuese apo administrative prej një deri
në dhjetë vjet, nëse personi është dënuar për ndonjë nga veprat në Kapitullin XXXIII të këtij Kodi, pra
i dënuar për vepra penale të korrupsionit.
Dallimi në mes të këtyre dy neneve të cilat përcaktojnë dënimet plotësuese të përshtatshme
për kryesit e veprave penale të korrupsionit qëndron në faktin se tek ndalimi i ushtrimit të funksionit
në administratë publike ndalohet mbajtja e funksionit brenda administratës shtetërore, ndërsa me
ndalimin e ushtrimit të profesionit, detyrës apo veprimtarisë, kryesit i ndalohet ushtrimi i profesionit
në të gjithë mekanizmat shtetëror në të cilat menaxhohet me pasurinë publike.
Pra, dallimi esencial në mes këtyre dy dënimeve plotësuese është gjerësia e fushveprimit të
tyre karshi të dënuarve. Kjo ngase tek ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike ndalohet vetëm
kryerja e punëve brenda administratës shtetërore, kurse tek ndalimi i ushtrimit të profesionit ndalohet
kryerja e të gjitha detyrave që janë të lidhura me sistemimin, menaxhimin apo shfrytëzimin e pasurisë
në pronësi publike apo mbrojtjen e pasurisë së tillë. Thënë ndryshe, ndalohet ushtrimi i profesionit në
institucione shtetërore.
Dallimi në mes të Kodit të Ri Penal dhe Kodit Penal të hyrë në fuqi në vitin 2013
Duke analizuar me kujdes bazën ligjore të shqiptimit të këtyre dënimeve, mund të vërehet se
ekzistojnë dallime thelbësore në mes të Kodit Penal të hyrë në fuqi në vitin 2013 dhe Kodi të ri Penal
që është në zbatim që nga viti i kaluar, viti 2019.
Ky dallim qëndron në natyrën obligative apo fakultative të shqiptimit të këtyre dy dënimeve
plotësuese. Kështu që, tek paragrafi 1 i nenit 65 të Kodi Penal i hyrë në fuqi në vitin 2013, qartazi
shihet detyrimi i shqiptimit të këtij sanksioni, ndërsa tek paragrafi 2 i tij dhe neni 66 në tërësi vërehet
natyra diskrecionale në marrjen e vendimit të tillë.
Kurse në Kodin e ri Penal që është i zbatueshëm momentalisht, vërehet qartë natyra obligative
e shqiptimit të këtyre sanksioneve në rastet kur vepra penale është e përfshirë në kapitullin e veprave
penale kundër detyrës zyrtare. Kjo për faktin se në paragrafët 1 dhe 3 të nenit 62 të këtij kodi, si dhe
paragrafin 4 të nenit 63 përcakohet qartë detyrimi për shqiptimin e dënimeve plotësuese në situata
të tilla.
Pra, me hyrjen në fuqi të Kodit të ri Penal, mund të thuhet se natyra diskrecionale dhe
fakultative për shqiptimin e këtyre sanksioneve më nuk ekziston, përkundrazi ky kod është plotësuar
dhe ndryshuar duke krijuar bazë të mjaftueshme dhe obligative për ndalimin e ushtrimit të
funksioneve publike dhe ndalimin e ushtrimit të profesionit për kryesit e veprave penale korruptive.
Drejtësia Sot, vlerëson se ndryshimi i Kodit Penal në këtë aspekt paraqet hap pozitiv në krijimin
e bazës ligjore adekuate për shqiptimin e dënimeve plotësuese. Dhe për më teper, heq mundësinë
diskrecionale të gjyqtarëve në mundësinë e vendosjes ose jo të këtyre dënimeve kur gjykojnë raste të
veprave korruptive. Krejt kjo për faktin se dispozitat ligjore të Kodit të Ri Penal i obligojnë ata që të
shqiptojnë këto lloje të sanksioneve plotësuese pavarësisht llojit të dënimit kryesor. Kështu pra, me
Kodin e Ri Penal, gjyqtarët janë të detyruar të shqiptojnë këto sanksione plotësuese në çështjet penale
të korrupsionit.
Sipas pikëpamjes së Drejtësia Sot, ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike
ose në shërbimin publik dhe ndalimi i ushtrimit të profesionit, veprimtarisë dhe detyrës si dënime
plotësuese janë të një rëndësie të veçantë, marrë parasysh mbrojtjen e ushtrimit të drejtë dhe ligjor
8
të detyrave publike. Ruajtja dhe mbrojtja e detyrës zyrtare dhe zhvillimit normal të punëve publike
duhet të jetë prioritet i institucioneve tona, ndër to edhe i gjykatave të cilat me zbatimin e këtij
sanksioni luajnë rol kyç në këtë aspekt.
Mirëpo, duhet theksuar se për veprat penale të kryera para hyrjes në fuqi të kodit të ri penal
mund të shqiptohen dënimet nga kodi penal i vjetër në kuptim të nenit 3 paragrafit 2 të KPRK-së, i cili
përcakton se në rast se ligji në fuqi ndryshon para shqiptimit të vendimit të formës së prerë, atëherë
ndaj kryesit zbatohet ligji që është më i favorshëm. Rrjedhimisht, për këto raste mbetet ende në
diskrecionin e gjyqtarit të aplikojë ose jo edhe dënimet plotësuese ndaj personave që shpallen fajtor.
Në këtë aspekt vlen të theksohet se nuk ka një praktike të qartë dhe unike në mes gjykatave
në tërë territorin e Kosovës për aplikimin e këtyre dënimeve plotësuese, pasi që sipas Kodit Penal të
vitit 2013 kjo çështje është e përfshirë në diskrecionin e gjyqtarit të rastit, i cili duke vlerësuar
rrethanat konkrete vendos për shqiptimin e dënimit plotësues apo jo. Për më tepër, kjo çështje nuk
është përcaktuar detajisht as në udhëzuesin për politika ndëshkimore të Gjykatës Supreme, i cili nuk
përcakton qartë mënyrën se si duhet vepruar gjyqtarët në këto raste, duke sqaruar përgjithësisht se
kur mund të shqiptohen këto dënime, por jo edhe mënyrën e matjes së tyre me rastin e shqiptimit.
Është me rëndësi të veçantë të theksohet se ky udhëzues për politika ndëshkimore potencon
se gjykata është e lirë ta shqiptojë ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose
në shërbimin publik, nëse thjeshtë ka vetëm ndonjë element të keqpërdorimit të pushtetit apo
ndihmës në kryerjen e veprës së tillë. Pra, gjykata nuk është detyrimisht e lidhur vetëm me veprat
penale të korrupsionit zyrtar sa i përket shqiptimit të këtij dënimi plotësuse.
Pra, në shumicën e rasteve të analizuara nga ana jonë, veprat e kryera penale datojnë para
hyrjes në fuqi të kodit të ri penal, ndaj edhe fokusi kryesor i analizimit të rasteve që janë trajtuar nga
ky punim përfshin lëndët penale që janë proceduar para hyrjes në fuqi të Kodit të ri. Kjo për faktin se
ne nuk kemi raste aktuale në punë për të cilat janë shqiptuar dënime plotësuese me kodin penal të
vitit 2019. Drejtësia Sot do të përcjellë rastet e reja të kësaj natyre ku do të përdoren bazat ligjore të
kodit të ri penal dhe do të raportojë vazhdimisht mbi praktikën që do ta ndjeket nga organet gjyqësore
lidhur me këto dënime plotësuese.
Roli i prokurorisë në shqiptimin e dënimeve plotësuese
Marrë parasysh rëndësinë e organit ndjekës në luftimin e korrupsionit dhe kriminalitetit në
përgjithësi, është në interes të veçantë të trajtohet roli i saj në shqiptimin e këtyre dy dënimeve
plotësuese.
Në bazë të të dhënave të Drejtësia Sot të cilat janë trajtuar në pjesën e mëposhtme të këtij
punimi, vërehet se prokuroritë tona në një numër të vogël të akakuzave kanë përfshirë edhe
propozimin për shqiptimin e këtyre dënimeve plotësues. Për më tepër, ne kemi tentuar që të sigurojmë
të dhëna lidhur me numrin e ankesave të parashtruara nga prokuroria për moshqiptimin e dënimeve
plotësuese nga gjykatat në rastet e korrupsionit, mirëpo nuk kemi pasur qasje në informacione të tilla
meqenese nuk ka asnje databazë që mban këto informata.
Përderisa Gjykata e Apelit na ka njoftuar se nuk ka një databazë me të dhëna të tilla, nga
Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) si organe
ndjekëse me numrin më të madh të lëndëve të korrupsionit, nuk kemi marrë përgjigje se a kanë
atakuar vendimet e gjykatave të shkallës së parë mbi këto pretendime ankimore apo jo. Po ashtu,
përgjigje lidhur me numrin e propozimeve të përfshira në aktakuzë nuk kemi marrë nga asnjë nga
Prokuroritë Themelore, përveç asaj të Prizrenit.
9
Ndonëse me dispozitat e KPRK-së dhe KPPRK-së nuk është paraparë detyrimi i propozimit të
shqiptimit të dënimeve plotësuese nga ana e prokurorisë, Drejtësia Sot konsideron se nevoja e
propozimeve të tilla është evidente.
Ne vlerësojmë se organi ndjekës me propozimin për shqiptimin e dënimeve plotësuese e bën
më të lehtë punën e gjykatave në sanksionimin adekuat të kryesve të veprave penale të korrupsionit
dhe njëkohësisht shpërfaq vullnetin e saj në ndëshkimin e dukurisë së korrupsionit në Kosovë.
Në këtë aspekt, sipas këndvështrimit të Drejtësia Sot, prokuroria dhe gjykatat duhet të
veprojnë si një hallkë e përbashkët kur kemi të bëjmë me shqiptimin e sanksioneve penale. Kjo ngase
si institucione të cilat kanë për obligimin ndjekjen dhe gjykimin e personave që kryejnë vepra penale,
duhet të kujdesën maksimalisht që të shqiptojnë sanksione penale të cilat arrijnë qëllimin e tyre.
Duke shtuar faktin se me anë të sanksioneve penale kufizohen të drejtat themelore të njeriut,
Drejtësia Sot konsideron se prokuroria ka një rol shumë të rëndësishëm në individualizimin dhe
arritjen e qëllimit të dënimit me rastin e shqiptimit, rol ky i cili jetësohet përmes propozimit të dënimeve
plotësuese në këtë rast.
Mirëpo bazuar në të dhënat tona, shihet qartë se prokuroria shumë pak e ka marrë në
konsideratë mundësinë e paraqitjes së propozimeve të tilla, duke vënë barrën totale mbi shqiptimin e
këtyre sanksioneve plotësuese tek gjykatat si organe kompetente për gjykimin dhe dënimin e kryesve
të veprave penale.
Për shkak të argumenteve të cituara më lartë lidhur me rëndësinë dhe rolin pozitiv të
paraqitjes së propozimeve të tilla, ne vlerësojmë se prokuroritë tona është dashur që të jenë më aktive
në marrjen e veprimeve me qëllim të arritjes së efektit të dënimit dhe mbrojtjes së interesit të
përgjithshëm.
Prandaj, ne si Drejtësia Sot potencojmë se prokurorët me rastin e ngritjes së aktakuzës për
veprat penale të korrupsionit, pas analizimit dhe vlerësimit të të gjitha fakteve të çështjeve penale
konkrete, duhet të propozojnë shqiptimin e dënimeve plotësuese të kësaj natyre me qëllim të arritjes
së efektit të sanksionimit penal. Krejt kjo për faktin se përveç detyrimit të ndjekjes penale ndaj kryesve
të veprave të tilla penale, prokuroria ka për obligim edhe ruajtjen e interesit të përgjithshëm e që në
këtë rast pasqyrohet me mbrojtjen e ushtrimit të drejtë të detyrave publike si p.sh postet ministrore
dhe pozitat tjera të rëndësishme ku menaxhohet dhe implementohet buxheti i Republikës së Kosovës.
10
Numri i propozimeve për dënime plotësuese nga prokuroria dhe shqiptimi i tyre nga gjykatat
Drejtësia Sot, me qëllim të pasqyrimit të praktikës gjyqësore në aplikimin e këtyre dënimeve
plotësuese, ka analizuar 197 aktakuza4 dhe 62 aktgjykime5 dënuese të shpallura nga gjykatat në 7
rajone të Kosovës për periudhën Qershor 2019 – Qershor 2020. Vlen të theksohet se nga Gjykata
Themelore në Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë, Ferizaj, Prishtinë dhe Prizren nuk kemi marrë përgjigje lidhur
me numrin e dënimeve plotësuese të kësaj natyre që janë shqiptuar.
Kësisoj, mund të thuhet se të dhënat e shfrytëzuara për hartimin e këtij hulumtimi janë të
dhënat parësore nga monitorimi sistematik i Drejtësia Sot.
Në këtë aspekt, janë analizuar 98 aktakuza dhe 16 aktgjykime të Gjykatës Themelore në
Prishtinë, 5 aktakuza dhe 5 aktgjykime në Gjykatën Themelore në Ferizaj, 25 aktakuza dhe 12
aktgjykime në Gjykatën Themelore në Prizren, 26 aktakuza dhe 9 aktgjykime në Gjykatën Themelore
në Gjilan, 9 aktakuza dhe 9 aktgjykime në Gjykatën Themelore në Pejë, 13 aktakuza dhe 5 aktgjykime
në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe 21 aktakuza e 6 aktgjykime në Gjykatën Themelore të
Mitrovicës.
4 Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës – aktakuzat me shenja PPS.nr. 45/2016, PPS.nr.
11/2018, PPS.nr. 55/2019, PPS.nr. 24/2019, PPS.nr. 93/2014, PPS.nr. 09/2019, PP.I.nr. 781/2013, PPS.nr. 8/2015, PP.nr.
1036/2014, PP.I.nr. 884/2014, PPS.nr.49/10, PP.nr. 121/14, PP.II.nr. 7832/14, PP.I.nr. 170/216, PP.I.nr.2/17, PP.I.nr. 104K/2019,
PP/I.nr. 84K/2018, PP.I.nr. 23K/2020, PPS.nr. 45/201, PP.nr. 671-5/08, PP.I.nr.128/2016, PP.nr.1339/2014, PP.nr.1003/2015,
PP.nr.161/19, PP.nr.61/2017, PP.nr.6K/2020, PP.nr.138/2016, PP.nr.17K/2019, PP.nr.2092015, PP.nr.929/14, PP.nr.6/2019
PP.nr.658/14 PP.nr.683/2014, PP.nr.986/13, PPS.nr.12/2018, PPS.nr.05/2018 dhe PPS.nr.16/2019, PPS nr. 21/2018, PPS nr.
75/2015, PPS nr. 67/2014, PPS nr. 52/2019, PPS nr. 05/2017, PPS nr. 31/2014, PPS nr. 35/2015, PPS nr. 92/2017, PP/I nr.885-
2/2012, PP.I.nr.121/2016, PP.I.nr.173/16, PP.I.nr.382/14, PPS.nr.25/14, PP.I.nr. 1061/2014, PP.nr.117/13, PP.I.nr.171/2016,
PP.nr.955/2015, PP.I.nr.31K/2020, PP.nr.41/13, PP.I.nr.14/2019, PP.nr.485-5/09, PP.I.nr.305/2015, PP.nr.661/2013,
PP/I.nr.72K/2019, PP.I.nr dhe 1190/2013, PPS.nr.24/18, PPS.nr. 25/2019, PP/I.nr. 895/2014, PP/I.nr.118/2017, PP/I.nr. 13/2017,
PP/I.nr. 90K/2018, PP/I.nr. 115/2016, PP/I.nr. 28K/2018, PP/I.nr. 37K/2018, PP/I.nr. 423-3/2011, PP/I.nr 126/2017, PP/I.nr.
35K/2020, PP/I.nr. 113K/2019, PP.nr. 116/16, PP/I.nr. 150/2016, PP/I.nr. 45K/2019, PP/I.nr. 15/18, PP.nr. 450-6/2012, PP/I.nr.
84K/2018, PP/I.nr. 1059/2014, PP.I.nr.134/17, PP.nr.943-1/20110 etj.
Prokuroria Themelore në Prizren – aktakuzat me shenja PP/I nr.508-3/19, PP/I nr.83/19, PP/I. nr.112/19, PP/I nr.92/19, PP. nr.95/20,
PP/I nr.177/19, PP/I nr.60/18, PP/I.nr.62/19, PP/I.nr.42/19, PP/I.nr.69/19, PP/I. nr.126/19, PP/I nr.7/19, PP/I nr.103/19, PP/I.
nr.77/19, PP/I nr.114/19, PP/I nr.113/19, , PP/I. nr.50/19, PP/I nr.78/19, PP/I nr.101/19, PP/I nr.102/19, PP/I nr.149/19,
PP/I.nr.51/19, PP/I. nr.146/19, PP/I. nr.82/19 dhe PP/I.nr.36/20.
Prokuroria Themelore në Gjakovë – aktakuzat me shenja PP/I.nr.37/2018, PP/I.nr.27/2019, PP/I-nr.89/2018, PP/I.nr.59/2018, PP/I.nr.
48/2018, PP/II.nr.1484/19, PP/I.nr.959/2019, PP.nr.346/2018, PP.I.nr.100/2019, PP/I.nr.17/2019, PP/I.nr.11/2019 dhe
PPS.nr.20/2016.
Prokuroria Themelore në Pejë – aktakuzat me shenja PP/I-nr.301/16, PP/I-nr.140/17, PP/I-nr.19/20, PP/I.nr.82/19, PP/I.nr.06/20,
PP/I.nr.130/18, PP/I.nr.73/19, PP/I.nr.63/19 dhe PP/I.nr.72/19.
Prokuroria Themelore në Ferizaj – aktakuzat me shenjë PP/I.nr.92/16, PP.I.nr.141/19, PP.I.nr.141/19 dhe PP/I.nr.2/17.
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – aktakuzat me shenjë PP.I.nr.27/2015, PP.I.nr.99/2015, PP.I.nr.133/2016, PP.I.nr.199/2016
PP.I.nr.176/2016, PP.nr.10/2016, PP.I.nr.108/2016, PP.I.nr.131/2016, PP.nr.19/2010, PP.II.nr.1789/2016, PP.I.nr.92/2018,
PP.I.nr.379/2015, PP.I.nr.84/2015, PP.I.nr.69/2017, PP.I.nr.122/2013 PP.I.nr.116/2016, PP.I.nr.38/2016, PP.I.nr.108/2018,
PP.I.nr.257/2012, PP.I.nr.208/2015 etj.
Prokuroria Themelore në Gjilan – aktakuzat me shenja PP.II.nr.1230/2019, PP.I.nr.224/2017, PP.I.nr.200/2017, PP.I.nr.188/2016,
PP.I.nr.194/2015, PP.I.nr.07/2019, PP.I.nr.66/2016, PP.I.nr.221/2016, PP.II.nr.939/2019, PP.I.nr.195/2017, PP.I.nr.110/2018,
PP.I.nr.63/2019, PP.I.nr.7K/2019, PP.I.nr.156/2019, PP.I.nr.63/2018, PP.I.nr.104/2017, PP.I.nr.242/2018, PP.I.nr.46/2017,
PP.I.nr.282/2016, PP.I.nr.178/2018, PP.I.nr.69/2018, PP.I.nr.216/2014, PP.I.nr.47/2017, PP.I.nr.66/2019, PP.I.nr.180/2019 dhe
PP.I.nr.4/2015. 5 Gjykata Themelore në Prishtinë – aktgjykimet me shenjat apo për lëndët APS.nr. 17/2020, PKR.nr.595/15, PKR.nr. 197/18, PKR.nr.
484/2016, PKR.nr. 129/18, PKR.nr. 369/16, PKR.nr. 127/18, PKR.nr. 58/19, PKR.nr. 124/19, PKR.nr. 511/2016, PKR.nr. 202/2018,
PKR.nr.191/19, PKR.nr.249/2018 , PKR.nr.794/14, PKR.nr.629/14, PKR.nr.120/16, PKR.nr.1113/13, PKR.nr.350/18, PKR
nr.110/2017 etj. Gjykata Themelore në Ferizaj – aktgjykimet me shenjat apo për lëndët PKR. nr. 149/19, PKR. nr. 144/19, PKR.nr.
39/19 dhe PKR. 15/2019. Gjykata Themelore në Mitrovicë – aktgjkimet me shenjat apo për lëndët P.nr.111/2018, P.nr.33/2019,
P.nr.117/2018, PKR.nr.123/2019, P.nr.71/2019 dhe P.nr.51/2019. Gjykat Themelore në Prizren – aktgjykimet me shenjat apo lëndët
PKR.nr.43/19, PKR.nr.46/19, PKR.nr.47/20, PKR.nr.54/19, PKR.nr.62/20, PKR.nr.94/19, PKR.nr.4/19, PKR.nr.28/19, PKR.nr.119/18,
PKR.nr.65/19, PKR.nr.24/19 dhe PKR.nr.49/19. Gjykata Themelore në Gjakovë – aktgjykimet me shenjat apo për lëndët
PKR.nr.58/2018, PKR.nr.38/19, PKR.nr.5/19, PKR.nr.15/19 dhe PKR.nr.14/19. Gjykata Themelore në Pejë – aktgjykimet me shenja apo
për lëndët PKR.nr.106/17, PKR.nr.47/18, PKR.nr.168/16, PKR.nr.20/20, PKR.nr.70/19, PKR.nr.5/20, PKR.nr.19/19, PKR.nr.66/19,
PKR.nr.52/19 dhe PRK.nr.55/19. Gjykata Themelore në Gjilan – aktgjykimet me shenja apo për lëndët P.nr.708/2019, P.nr.785/2019,
PKR.nr.37/2019, PKR.nr.238/2018, PKR.nr.129/2018, PKR.nr.135/2017, PKR.nr.58/2019, PKR.nr.192/2018 dhe PKR.nr.69/2019.
11
Nga të gjitha këto aktakuza dhe aktgjykime të shpallura në periudhën Qershor 2019 – Qershor
2020, Drejtësia Sot ka vërejtur një numër tejet të vogël të propozimit dhe shqiptimit të dënimeve të
tilla plotësuese.
Nga 197 aktakuzat e ngritur nga prokuroria e shtetit, në vetëm 13 nga to6 është propozuar që
krahas dënimit kryesor të shqiptohet edhe dënimi plotësues ndalimi i ushtrimit të funksioneve në
administratën publike ose në shërbimin publik ose ndalimi i ushtrimit të profesionit, detyrës apo
veprimtarisë, gjersa në 184 aktakuza tjera nuk është propozuar shqiptimi i dënimeve të tilla
plotësuese. Vetëm 2 nga 13 rastet kur u propozua që përveç dënimit kryesor të shqiptohet edhe
dënimi plotësues për ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin
publik ose ndalimin e ushtrimit të profesionit, detyrës ose veprimtarisë hynë në kategorinë të rasteve
të korrupsionit të nivelit të lartë ku niveli i dëmit të shkaktuar nga vepra penale është i madh, dhe këto
dy raste janë "Zyrtarët e veriut" dhe "Stenta 3".
Prokuroria Themelore në Prizren ka numrin më të madh të propozimeve për dënimet
plotësuese nga neni 64 dhe 65 i KPRK-së (2013) me gjithsej 4 propozime 7, e pasuar nga PSRK-ja me
3 propozime8, ajo në Pejë dhe Gjakovë me nga 2 propozime9 dhe Prokuroria Themelore e Gjilanit,
Mitrovicës me nga një të tillë10.
Njëra nga katër aktakuzat e paraqitura nga Prokuroria Themelore në Prizren ishte ngritur
kundër një anëtari të asamblesë në Komunën e Prizrenit dhe prokurori propozoi që të shqiptohet
dënimi plotësues "Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik".
Tre prej këtyre aktakuzave u ngritën kundër inspektorëve të komunës në Prizren dhe prokurori në të
dyja rastet propozoi që të shqiptohet dënimi plotësues "Ndalimi i ushtrimit të funksioneve në
administratën publike ose shërbimin publik". Tre prej këtyre aktakuzave u ngritën nga i njëjti prokuror
për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Tre aktakuzat e PSRK-së që përmbajnë propozimin për dënim plotësues që do të shqiptohet
janë aktakuza në rastin “Stenta 3”, “Zyrtarë e Veriut” dhe aktakuza e procesuar në Gjykatën
Themelore të Pejës kundër një ish-kryetari të komunës së Klinës. Vlen të theksohet se në të tri
aktakuzat është e përfshirë vepra penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Dy aktakuzat e ngritura në Pejë dhe në Gjakova dhe një në Gjilan, të cilat përmbajnë
propozimin për dënime të tilla plotësuese janë kundër zyrtarëve që punojnë në Komunën e Pejës,
Malishevës Gjakovës dhe Gjilanit. Të gjithë të akuzuarit u akuzuan për "Keqpërdorim të pozitës apo
autorietit zyrtar", kurse dënimi plotësues i propozuar është "ndalimi i ushtrimit të funksioneve në
administratën publike ose shërbimin publik". Nga ana tjetër, aktakuza e ngritur në Mitrovicë ishte
kundër një zyrtari të bankës.
Kurse në aktakuzat e dorëzuara nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Ferizaj, sipas të
dhënave tona nuk është i përfshirë asnjë propozim i shqiptimit të dënimeve plotësuese të
përshtatshme për veprat penale kundër detyrës zyrtare.
Sa i përket raportit në mes të numrit të aktakuzave të ngritura për vepra penale korruptive dhe
numrit të propozimeve të dënimeve plotësuese, është shqetësues fakti se Prokuroria Themelore e
Prishtinës, nuk ka propozuar asnjë dënim plotësues sipas të dhënave tona. Nga gjithsej 98 aktakuzat
6 Aktakuzat me shenja PP/I.nr.62/19, PP/I.nr.42/19, PP/I.nr.69/19, PP/I.nr.51/19, PPS.nr. 93/2014, PPS.nr.32/2018 PPS.nr.16/14, PP/I-
nr.301/16 dhe PP/I-nr.140/17. 7 Aktakuzat e Prokurorisë Themelore në Prizren me shenja PP/I.nr.62/19, PP/I.nr.42/19, PP/I.nr.69/19 dhe PP/I.nr.51/19. 8 Aktakuza e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës me shenja PPS.nr. 93/2014, PPS.nr.32/2018 dhe PPS.nr.16/14. 9 Aktakuzat e Prokurorisë Themelore në Pejë me shenja PP/I-nr.301/16 dhe PP/I-nr.140/17. 10 Aktakuza e Prokurorisë Themelore në Gjilan me numër PP.I.nr.4/2015, aktakuza e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë me numër
PP.nr.163/2011 dhe aktakuza e Prokurorisë Themelore në Gjakovë me numër PP.I.nr.33/19.
12
e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe të PSRK-së të analizuara nga Drejtësia Sot, në vetëm 3 raste
PSRK-ja ka propozuar ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike si dhe ndalimin e ushtrimit të
veprimtarisë, profesionit apo detyrës si dënime plotësuse.
Në rastin e njohur si “Zyrtarët e veriut”, PSRK-ja ka propozuar ndalimin e ushtrimit të
funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik si dënim plotësues ndaj disa të akuzuarve
për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje rryshfeti, të cilët dyshohen se në cilësinë e zyrtarëve
policor kanë kryer veprat e lartëcekura.11
Ndërsa në rastin e njohur si “Stenta 3”, PSRK-ja ka propozuar që ndaj 4 personave juridik të
akuzuar në këtë rast të bëhet ndalimi i ushtrimit të veprimtarisë, detyrës apo profesionit si dënim
plotësues.12
Prokuroria Themelore në Prizren e cila prin me numrin më të madh të propozimeve të tilla, në
4 aktakuza të hartuara ka propozuar ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike si dënim plotësues.
Kësisoj, kjo prokurori mund të konsiderohet se ka luajtur rol më aktiv se prokuroritë tjera, duke
parashtruar më shumë propozime për shqiptimin e sanksioneve plotësuese.
Në situatë ende me të rënduar karshi aplikimit të këtyre dënimeve gjinden gjykatat në gjithë
territorin e Kosovës. Kjo ngase nga 62 aktgjykimet e analizuara nga Drejtësia Sot, këto gjykata në
vetëm 2 raste kanë shqiptuar ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në
shërbimin publik.
Në mesin e dy rasteve për të cilat është shqiptuar ky sanksion penal është edhe rasti “Pronto”,
ku Departamenti Special i Gjykatës së Apeli ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke gjetur fajtor
disa të akuzuar për tri pika të aktakuzës dhe shqiptuar krahas dënimit alternativ edhe ndalimin e
ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik për 2 vite pas vuajtes së
dënimit kryesor.13 Vlen të përmendet se në aktakuzën e PSRK-së për këtë rast, nuk ka propozim për
shqiptimin e dënimit plotësues për ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose
shërbimin publik apo ndalimin e ushtrimit të profesionit, detyrës ose veprimtarisë.
Ndërsa, në rastin tjetër që është shqiptuar po ky dënim plotësues, i akuzuari është shpallur
fajtor nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”,
dhe krahas dënimit kryesor me burgim i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike në periudhë prej
2 viteve pas përfundimit të dënimit me burgim.14
Duhet theksuar se këto të dhëna të siguruar nga monitorimi i Drejtësia Sot, në mënyrë të qartë
shprehin faktin që gjykatat në Kosovë fare pak e kanë konsideruar si të nevojshëm shqiptimin e
dënimit plotësues përpos atij kryesor. Kjo nga fakti se në shumicën e aktgjykimeve për vepra të
korrupsionit gjykatat kanë dhënë dënime me kusht, e për këto lloj dënime Kodi penal i vjetër në
parag.2 të nenit 65 dhe nenit 66 në tërësi ka paraparë të lejoj që nën diskrecionin e gjyqtarëve të
vendoset për shqiptimin apo jo të dënimeve plotësuese në rastet kur aktgjykimet janë me dënime
alternative.15
Kësisoj, ne vlerësojmë se me veprimet e tilla, prokuroritë dhe gjykatat në veçanti nuk kanë
arritur të aplikojnë në mënyrën dhe sasinë e duhur këto lloje të dënimeve plotësuese të një rëndësie
të theksuar. Ne konsiderojmë se me mosshqiptimin e dënimeve të tilla plotësuese, këto institicione
11 Aktakuza me numër PPS.nr.32/2018, e datës 18.05.2020, fq.15. 12 Aktakuza me numër PPS.nr.93/2014, e datës 14.06.2016, fq.55. 13 Aktgjykimi i Gjykatës së Apelit me numër APS.nr.17/2020, i datës 30.06.2020. 14 Akgjykimi i Gjykatës Themelore në Gjilan me numër të dokumentit 00656546, i datës 18.11.2019. 15 Shih Kodi Penal i Kosovës(2013), neni 65 par.2 i cili thotë: Gjykata mund t’ia ndalojë kryesit ushtrimin e funksioneve në administratën
publike ose në shërbimin publik prej një (1) deri në tre (3) vjet, nëse personi i tillë i ka keqpërdorur këto funksione dhe është dënuar me
gjobë ose me dënim me kusht.
Po aty neni 66 i KPK-së.
13
nuk kanë zbatuar detyrimet e tyre në kuptim të parandalimit të kriminalitetit të korrupsionit si dhe
ruajtjen e interesit të përgjithshëm shtetëror.
Ky lloj i qasjes së butë ndëshkimore ndaj kryesve të veprave penale korruptive ka ndikim
drejtëpërdrejtë në krijimin e pasigurisë dhe pakënaqësisë tek qytetarët e Republikës së Kosovës në
raport me institucionet e drejtësisë. Kjo argumentohet me faktin se në të gjitha raportet vendore dhe
ndërkombëtare është alarmuar për nivelin e lartë të korrupsionit në vendin tonë, duke e quajtur atë si
dukuri endemike.
Shto faktin këtu që nga ndërtimi i institucioneve tona e deri më tani, në shumë poste të larta
ekzekutive kanë qëndruar shumë figura me të kaluar kriminale, si rrjedhojë e mosndëshkimit adekuat
nga ana e gjykatave. Kjo ngase gjykatat tona me rastin e shqiptimit të dënimit për personat e tillë,
kanë anashkaluar mundësinë e ndalimit të ushtrimit të funskioneve publike dhe ndalimit të profesionit
për ta, duke kontribuar në krijimin e kushteve ligjore dhe formale që pozitat ekzekutive të barten nga
persona me të kaluar kriminale.
Si përfundim, nga të dhënat e siguruara nga Drejtësia Sot, mund të shihet qartë neglizhenca
dhe mungesa e vullnetit të organeve gjyqësore në ndjekjen dhe ndëshkimin e dukurisë së korrupsionit
dhe ruajtjes së interesit publik. Në këtë mënyrë, ne vlerësojmë se fenomeni i mosshqiptimit të
dënimeve plotësuese të tilla është duke ndikuar në jetesën e përbashkët të qytetarëve të Republikës
së Kosovës, përmes lejimit të menaxhimit dhe zbatimit të buxhetit nga ana e personaliteteve të cilët
mund të jenë më të prirur në keqmenaxhim dhe keqpërdorim të mjeteve buxhetore që burojnë nga
taksimi i qytetarëve.
Gjatë analizës së aktakuzës dhe veprimeve procedurale të ndërmarra nga prokuroria dhe
gjykata, vërejmë që ky rast është trajtuar me parregullsi dhe shkelje të shumta ligjore dhe procedurale.
Këto mangësi formale dhe procedurale kanë ndodhur për faktin se me veprimet e organeve të
drejtësisë nuk janë përmbushur pritshmëritë ligjore për zhvillimin e procedurës penale të këtij rasti në
bazë të standardeve profesionale. Kjo argumentohet veçanërisht me veprimet e PSRK-së, duke filluar
nga dështimi i ndjekjes penale të duhur dhe të plotë e deri te mungesa e profesionalizmit të
përfaqësimit të aktakuzës në shqyrtimin gjyqësor. Të gjitha elementet e lartëcekura pa mëdyshje
tregojnë mungesën e vullnetit dhe guximit të këtij institucioni në kryerjen e detyrave kushtetuese dhe
ligjore kur bie fjala tek ndjekja penale e krerëve të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës.
Argument tjetër i mospërmbushjes së obligimeve ligjore është shkelja e afateve të KPPRK-së për
caktimin e seancave gjyqësore nga vetë Gjykata Themelore në Prishtinë. Kjo paraqet neglizhencën e
gjykatës në kujdesin dhe respektimin e dispozitave ligjore për zhvillimin procedurës penale në mënyrë
të suksesshme.
Për fund, faktorët ndërkombëtar vazhdimisht kanë kërkuar nga institucionet e sistemit të
drejtësisë rezultate konkrete në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit. Këto rezultate
konsistojnë në zhvillimin e procedurave penale konform dispozitave ligjore edhe kundër çdo zyrtari të
lartë shtetëror apo figure politike, nëse ekziton dyshimi i bazuar mirë se të njejtit kanë kryer vepra
penale të kësaj natyre. Raportet e Bashkimit Evropian si dhe institucioneve tjera ndërkombëtare
alarmojnë për nivelin e lartë të korrupsionit në institucionet publike, ndërsa organet tona të drejtësisë
tregojnë rezultat të dobët në luftimin e kësaj dukurie. Si rezultat i pandëshkueshmërisë së korrupsionit
të lartë, Kosova vazhdon të jetë shtet jofunksional derisa të mungojë vullneti për të luftur këtë dukuri
në mënyrë efektive.
14
Aspekte krahasimore të aplikimit të dënimeve plotësuese
Shqipëria
Dënimet plotësuese sipas Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë rregullohen sipas nenit 30
të tij, ndërsa në paragrafët 1, 5 dhe 6, parashihen 3 forma të dënimeve plotësuese që kanë të bëjnë
me shpërdorimin e detyrës zyrtare. Kujtojmë se sipas paragrafit 1 të nenit 30 të këtij kodi, përcaktohet
ndalimi i të drejtës për të ushtruar funksione publike, kurse sipas parag. 5 përcaktohet dënimi
plotësues heqja e të drejtës për të ushtruar një veprimtari apo mjeshtëri dhe në parag. 6 përcaktohet
heqja e të drejtës për të ushtruar detyra drejtuese pranë personave juridik.
Ky Kod më tej në nenin 35 shpjegon rrethanat detyruese dhe fakultative të shqiptimit të
dënimit plotësues heqja e të drejtës për të ushtruar funksione publike.
Kështu, së pari sipas parag.1 të këtij neni thuhet që heqja e së drejtës për të ushtruar
funksione publike, për një kohë jo më pak se pesë vjet, jepet detyrimisht ndaj personit që ka kryer një
krim, që lidhet me detyrën, duke shpërdoruar funksionin publik ose ka kryer një krim, për të cilin
gjykata ka caktuar një dënim me burgim jo më pak se dhjetë vjet. Ndërsa në parag.2 parashihet
detyrimi fakultativ i shqiptimit të këtij dënimi, pra, heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike
mund të jepet për një kohë nga tre deri në pesë vjet, kur gjykata ka caktuar një dënim nga pesë deri
në dhjetë vjet burgim, dhe nga një deri në tre vjet, kur është caktuar dënimi deri në tre vjet burgim.16
Ndërsa sipas nenit 39 të këtij Kodi rregullohet heqja e së drejtës të ushtrimit të një profesioni
ose të një veprimtarie që e ndalon të dënuarin të ushtrojë profesionin ose veprimtarinë, për të cilën
është dhënë leje e veçantë, dëshmi, autorizim apo licencë nga organi kompetent.17 Në këtë situatë
parag 2 i këtij neni thekson që heqja e së drejtës së ushtrimit të një veprimtarie ose të një profesioni
jepet për një kohë nga një muaj deri në pesë vjet dhe është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale
që kryhen duke i shpërdoruar ato, ose kur vlerësohet se ushtrimi i mëtejshëm i veprimtarisë apo
profesionit bie ndesh me marrëdhënien juridike që synon të mbrojë vepra penale konkrete.
Kurse në nenin 40 përcaktohet heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese pranë
personave juridikë, që i heq mundësinë të dënuarit të ushtrojë detyrat e drejtorit, të administratorit,
sipërmarrësit, likuidatorit, si dhe çdo detyrë tjetër që ka të bëjë me cilësinë e përfaqësuesit të personit
juridik. Ndër të tjera parag 2 i këtij neni tregon që heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese
pranë personave juridikë është rrjedhojë e çdo dënimi për vepra penale dhe jepet për një kohë nga
një muaj gjer në pesë vjet, kur i dënuari ka shpërdoruar funksionet apo ka vepruar në kundërshtim
me rregullat që lidhen me detyrën. Kur dënimi i dhënë nga gjykata është jo më pak se pesë vjet burgim,
kjo e drejtë mund të hiqet për një kohë nga pesë deri në dhjetë vjet.18
Maqedonia e Veriut
Në Kodin Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht në nenin 33, parag.3
është paraparë që ndaj kryerësve të veprave penale mund të shqiptohet dënimi plotësues ndalimi i
ushtrimit të profesionit, kryerjes së një veprimtarie ose detyre. Për më tepër, sipas këtij kodi, ky lloj
16 Shih Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë i miratuar më 27 Janar 1995, “Neni 35 Heqja e së drejtës për të ushtruar funksione
publike”(Riformuluar me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004, neni 5), i qasshëm në linkun:
http://www.pp.gov.al/web/kodi_penal_2016_1033.pdf 17 Po aty, neni 39, “Heqja e së drejtës të ushtrimit të një profesioni ose të një veprimtarie” (Ndryshuar me ligjin nr. 144, datë 2.5.2013,
neni 4). 18 Po aty, Neni 40, “Heqja e së drejtës të ushtrimit të detyrave drejtuese”,(Shtuar paragrafi i fundit me ligjin nr. 9275, datë 16.9.2004,
neni 6).
15
dënimi mund të shqiptohet vetëm si dënim dytësor përveç dënimit me burgim ose dënim me burgim
kusht.19
Ndër të tjera ky Kod në nenin 38 pika b, specifikon detyrimin e gjykatës që kryesit të veprës
penale i dënuar me burgim ose me kusht t’i ndalohet ushtrimi i një profesioni ose veprimtarie të
caktuar, detyrë ose punë që lidhet me blerjen, asgjësimin, përdorimin, administrimin dhe trajtimin e
pasurisë ose që kanë të bëjnë me mbajtjen e asaj pasurie, nëse kryesi ka abuzuar me profesionin,
veprimtarinë ose detyrën e tij me qëllim të kryerjes së një krimi dhe nëse, bazuar në natyrën e krimit
të kryer dhe rrethanat për krimin, mund të presim që një veprimtari e tillë do të abuzohet nga kryesi
për kryerjen e mëtutjeshme të një krimi.
Kurse me parag.2 të nenit 38 thuhet që dënimi nga paragrafi 1, gjithashtu i referohet ndalimit
të kryerjes së detyrës së një personi zyrtar, personit përgjegjës në një person juridik ose personit që
kryen veprimtari me interes publik.20
Për më tepër, sipas kodit penal maqedonas Gjykata përcakton kohëzgjatjen e ndalimit të
përmendur në paragrafin 1, i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se një ose më i gjatë se dhjetë vjet
nga dita e vlefshmërisë ligjore të vendimit, ndërsa koha e kaluar në burg nuk do të llogaritet në
kohëzgjatjen e ndalimit. Gjithashtu duhet theksuar se ky Kod Penal i ka obliguar gjyqtarët që të
shqiptojnë dënimin plotësues “Ndalimi i ushtrimit të profesionit, kryerjes së një veprimtarie ose
detyre”, për të gjithë dënuarit edhe për veprat penale që hyjnë në kapitullin e veprave penale kundër
zgjedhjeve dhe votës, nga neni 158 deri në nenin 165-a.21
Sllovenia
Dispozitat ligjore të Kodit Penal të Republikës së Sllovenisë përkatësisht neni 70 parag.3,
përcakton se ndalimi për të kryer një profesion mund të urdhërohet nëse kryesi është dënuar me
burgim ose kur një dënim i tillë është pezulluar.22
Më tutje, neni 71 thotë se: “Gjykata mund ta ndalojë kryesin e një vepre penale të kryejë një
profesion të caktuar, veprimtari të caktuar të pavarur ose ndonjë detyrë nëse ai ka abuzuar me
profesionin, pozitën, veprimtarinë ose detyrën për kryerjen e një vepre penale dhe nëse gjykata
konkludon se ka të ngjarë që kryerja e mëtutjeshme e një veprimtarie të tillë do të ishte e rrezikshme.”.
Ndërsa sipas parag.2 të këtij neni, Gjykata përcakton kohëzgjatjen e masës së përshkruar në
paragrafin e mësipërm dhe kjo mund të mos urdhërohet për më pak se një vit dhe jo më shumë se
pesë vjet, duke kaluar nga dita që vendimi është bërë i formës së prerë. Me ç'rast koha e kaluar në
vuajtje të dënimit me burgim ose në një institucion shëndetësor për trajtim dhe mbrojtje nuk do të
merret parasysh në afatin e një mase të tillë.23
Për më tepër, Kodi Penal slloven në dispozitën e nenit 79 parashehë disa lloje të pasojave
juridike të dënimit me të cilat bëhet përjashtimi i kryerjes së funksioneve të caktuara publike ose
detyrave zyrtare që i referohet ndërprerjes ose kufizimit të të drejtave të caktuara. Këto të drejta
konsistojnë në: përjashtimin nga kryerja e funksioneve të caktuara publike apo detyrave zyrtare si dhe
përjashtimi nga kryerja e një profesioni të caktuar ose lidhjes së kontratës së caktuar.24 Kohëzgjatja
19 Shih Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut, i miratuar më 1 Nëntor 1996, “Neni 33 par.3, Ndalimi i ushtrimit të profesionit, kryerjes së një
veprimtarie ose detyre”, i qasshëm në linkun: https://www.legislationline.org/download/id/8145/file/fYROM_CC_2009_am2018_en.pdf 20 Kodi Penal i Maqedonisë së Veriut, i miratuar më 1 Nëntor 1996, “Neni 38 pika b. 21 Po aty, neni 158-165 pika a. 22 Shih Kodi Penal i Republikës së Sllovenisë, neni 70 par.3, i qasshëm në link: https://www.wipo.int/edocs/lexdocs/laws/en/si/si045en.pdf 23 Shih Kodi Penal i Republikës së Sllovenisë, neni 71 par.1 dhe 2, i qasshëm në link:
https://www.wipo.int/edocs/lexdocs/laws/en/si/si045en.pdf 24 Po aty, neni 79.
16
lidhur me pasojat juridike që sjellin parandalimin e ushtrimit të drejtave të caktuara nuk mund të
mbesin në fuqi për më shumë se pesë vjet nga dita përfundimit të dënimit, përveç nëse kodi penal
parashikon një afat më të shkurtër ose më të gjatë për pasoja të veçanta juridike.
Gjermania
Kodi Penal i Republikës Federative Gjermanisë në nenin 45 ka paraparë si lloj të dënimit
plotësues humbjen e aftësisë për të mbajtur poste publike, për të votuar dhe për tu zgjedhur. Sa i
perket humbjes së aftësisë për të mbajtur poste publike (funksione publike), për të votuar dhe për tu
zgjedhur, ky Kod thekson se: “Kushdo që dënohet me burgim për së paku një vit për një vepër të rëndë
penale humbet aftësinë për një periudhë pesë vjeçare, të mbajë postin publik dhe të zgjedhet në
zgjedhjet publike.” Në këtë rast gjykata mund ta privojë një person të dënuar nga aftësitë e
përmendura më lartë për një periudhë mes dy dhe pesë viteve, aq sa parashikon ligji në mënyrë të
shprehur. Në të njëjtën kohë që humbja e aftësisë për të mbajtur poste publike hyn në fuqi, i dënuari
gjithashtu humbet çdo pozitë dhe të drejta përkatëse juridike që ai ose ajo mund të mbajë në atë
kohë.25
Po ashtu është interesant fakti se ky kod në nenin 70 të tij parasheh aplikimin e Urdhërit për
skualifikim nga ushtrimi i profesionit. Sipas këtij neni, ky urdhër mund të lëshohet ndaj personave të
cilët janë dënuar për një veprim të kundërligjshëm të cilin e kanë kryer duke abuzuar me profesionin,
tregtinë ose duke shkelur rëndë detyrat e shoqëruesit, apo që nuk janë dënuar thjesht sepse mungesa
e përgjegjësisë penale të tyre është vërtetuar ose nuk mund të përjashtohet. Periudha kohore që mund
të lëshohet ky urdhër nga ushtrimi i profesionit vlen për një periudhë mes një dhe pesë vjet, nëse një
vlerësim i përgjithshëm i shkelësit dhe veprës penale tregon se duke ushtruar më tej profesionin, dega
e profesionit, tregtisë ekziston rreziku që ata të kryejnë akte të kundërligjshme të llojit të treguar. Për
më tepër, neni në fjalë thekson që Urdhri i skualifikimit mund të bëhet në përjetësi nëse ekzistojnë
arsye për të besuar se periudha maksimale e ligjit nuk do të mjaftojë për të shmangur rrezikun e
paraqitur nga shkelësi.26
Pra, të gjitha legjislacionet e shteteve të sipërcituara rregullojnë sferën e dënimeve plotësuese
me ngjashmëri dhe dallime nga legjislacioni i Kosovës. Ngjashmëritë e këtyre legjislacioneve
konsistojnë në faktin se në to është përfshirë ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike ndaj kryesve
të veprave penale të korrupsionit.
Kurse, dallimet esenciale në mes tyre paraqiten në mënyrën apo formën se si shqiptohet ky
sanksion plotësues, ashtu që kodi penal i Sllovenisë dhe ai i Gjermanisë e parashohin urdhërin si
formë të ndalimit të ushtrimit të funksioneve publike apo profesionit, ndërsa legjislacionet e Kosovës,
Maqedonisë dhe Shqipërisë e parashohin shqiptimin e dënimit plotësuese së bashku me dënimin
kryesor.
25 Shih Kodi Penal i Gjermanisë, neni 45, i publikuar me datë 13 nëntor 1998 (Linku: https://www.gesetze-im-
internet.de/englisch_stgb/englisch_stgb.html) 26 Po aty, neni 70 i Kodit penal gjerman.
17
Përfundim
Ky hulumtim analizon aspektin e shqiptimit të dënimit plotësues për lëndët penale që janë të
karakterit të korrupsionit. Pra, me anë të këtij hulumtimi paraqitet dukuria e mosshqiptimit të
dënimeve plotësuese për rastet e korrupsionit siç janë kryesisht ndalimi i ushtrimit të funksionit në
administrate publike dhe dënimi ndalimi i ushtrimit të detyrës dhe profesionit.
Andaj fokusi qenësor që karakterizon këtë hulumtim është fakti se në një numër të madh të
rasteve gyqësore, prokuroria ka propozuar fare pak shqiptime të dënimeve plotësuese në aktakuzat
e tyre, ndërsa në anën tjetër po ashtu shpërfaqet fakti që edhe gjykatat në tërë Kosovën pothuajse në
pak raste kanë shqiptuar dënime plotësuese me rastin e shpalljes së aktgjykimeve dënuese.
Prandaj, lidhur me këtë çështje, Drejtësia Sot vlerësoi se nga rastet penale që janë trajtuar në
këtë analizë dhe nga baza ligjore që ka qenë në fuqi, kanë mbizotëruar dispozita konkrete ligjore të
Kodit të vjetër penal që iu kanë mundësuar gjyqtarëve që në bazë të diskrecionit të vlerësojnë se
duhet apo jo të shqiptohet ndonjë lloj dënimi plotësues.
Pra, nga 62 aktgjykimet e analizuara nga Drejtësia Sot, këto gjykata në vetëm 2 raste kanë
shqiptuar ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.
Në mesin e dy rasteve për të cilat është shqiptuar ky sanksion penal është edhe rasti “Pronto”,
ku Departamenti Special i Gjykatës së Apeli ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke gjetur fajtor
disa të akuzuar për tri pika të aktakuzës dhe shqiptuar krahas dënimit alternativ edhe ndalimin e
ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose shërbimin publik për 2 vite pas vuajtes së
dënimit kryesor.
Ndërsa, në rastin tjetër që është shqiptuar po ky dënim plotësues, i akuzuari është shpallur
fajtor nga Gjykata Themelore në Gjilan për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritet zyrtar”,
dhe krahas dënimit kryesor me burgim i është ndaluar ushtrimi i funksioneve publike në periudhë prej
2 viteve pas përfundimit të dënimit me burgim.
Mirëpo, është shqetësues fakti që në shumicën e rasteve penale të natyrës së korrupsionit,
gjykatat në Kosovë në përgjithësi kanë dhënë aktgjykime dënuese me një lloj të sanksionit penal të
njohur si burgimi me kusht.
Ne vlerësojmë se kjo mënyrë e shqiptimit të dënimit me burgim me kusht, nuk ka qenë thjesht
ndonjë rastësi, por që kjo më pas ka rezultuar që gjyqtarët shumë lehtë të mbështetën në dispozitën
e nenit 65 parag.2 i Kodit Penal të vitit 2013, nen ky që e ka lënë nën diskrecion të tyre që vet të
vlerësojnë se është e nevojshme apo jo, të shqiptohet dënimi plotësues, ta zëmë ndalimi i ushtrimit
të funksionit në administrate publike ose në shërbim publik.
Për këtë arsye, Drejtësia Sot e konsideron shumë me rëndësi faktin që me ndryshimet e reja
të Kodit Penal, tashmë shqiptimi i dënimeve plotësuese për veprat penale të korrupsionit është bërë
obligativ për gjyqtarët dhe se çështjet diskrecionale më nuk vlejnë mbi mosshqiptimin e këtij lloj
sanksioni. Andaj, për periudhën kohore që kemi trajtuar disa raste në këtë hulumtim, ne nuk kemi
arritur të gjejmë ndonjë aktgjykim të ri që është ndërrmarë pas hyrjes në fuqi të Kodit të ri penal por
kemi evidentuar disa raste ku veçse prokuroria i ka ngritur këto aktakuza me propozime konkrete për
shqiptim të dënimit plotësues por që ende këto raste janë në procedim e sipër në pritje të vendimit të
shkallës së parë.
Për fund, Drejtësia Sot inkurajon prokurorët dhe veçanarisht gjyqtarët në Kosovë që të
aplikojnë shqiptimin e dënimeve plotësuese sidomos në rastet penale të korrupsionit, në mënyrë që
të përmbushet në formë të duhur efekti dhe qëllimi i shqiptimit të sanksionit penal.
18
Vështruar nga ky konstatim ne rekomandojmë që tash e tutje me rastin e hyrjes në fuqi të
Kodit të ri Penal të Kosovës, prokurorët dhe gjyqtarët e Kosovës, të zbatojnë në përpikmëri
detyrueshmërinë e shqiptimit të dënimit plotësues.
Prandaj, Prokuroria në çdo aktakuzë të ngritur ku përfshinë të pandehur që ushtrojnë funksion
zyrtar publik, duhet që medoemos të përfshijnë edhe pjesën e shqiptimit të dënimit plotësues të
ndalimit të ushtrimit të funksionit në administratë publike apo shërbim publik.
Së dyti, gjyqtarët me rastin e shqiptimit të dënimeve kryesore, rekomandohet që gjithmonë të
respektojnë edhe detyrimin për të shqiptuar edhe dënimin plotësues dhe atë jo vetëm për vepra të
keqpërdorimit të detyrës zyrtare por edhe për veprat penale të mosdeklarimit ose deklarimit të
rrejshëm të pasurisë.
19
'Veterans'