16
Qendra për Studime të Sigurisë Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim I DM I DM BULETIN Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në Bashkimin Europian Redaktor Kryesor Mariola QESARAKU, MA Nr. 3 DHJETOR 2008 Ky botim realizohet me mbështetjen financiare të Fondit Think Tank, Program i Rrjetit të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur (Budapest, Hungari)

Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian.

Citation preview

Page 1: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

Qendra për Studime të SigurisëInstituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim

III DDD MI D M

BULETIN

Drejtësiadhe Çështjet e Brendshmenë Bashkimin Europian

Redaktor KryesorMariola QESARAKU, MA

Nr. 3DHJETOR 2008

Ky botim realizohet me mbështetjen financiare të Fondit Think Tank,Program i Rrjetit të Fondacioneve për Shoqëri të Hapur (Budapest, Hungari)

Page 2: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

2 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Buletin 3 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

NË KËTË NUMËRPse një buletin periodik për Politikat e çështjeve të brendshme të BE? / Why a periodic Review of EU Policy on Justice and Home Affairs? .......................................................................................................................... 3

Bashkimi Europian si zonë e Lirisë, Sigurisë dhe Drejtësisë ............................................................................... 4

Aktorët bashkëpunues të kuadrit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të BE ...................................... 7

Politika e BE mbi Çështjet e Brendshme në realitetin shqiptar .......................................................................... 8

Zhvillime ........................................................................................................................................................................12

Publikime të këshilluara në fushën e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme ..................................................15

Page 3: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

Qendra për Studime të Sigurisë, IDN | 3

P.O. BOX 8177, Tiranë Website: www.idmalbania.org Email: [email protected]

Pse një buletin periodik për Politikat e çështjeve të brendshme të BE?Po të shihet bashkëpunimi në fushën e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme (DPB), një sërë traktatesh kanë patur efekt transformues në natyrën, qëllimin dhe aspektet procedurale në këtë fushë relativisht të re në Bashkimin Europian. Para se të institucionalizohej bashkëpunimi në fushën e DPB me anë të Traktatit të Mastrihtit, shumëkush nuk guxonte as të ëndërronte për një sërë politikash që kanë të bëjnë me lehtësimin e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe veprimet komplementare që u konsideruan të nevojshme për të kompensuar deficitin e pritshëm në fushën e sigurisë. Si rrjedhojë, lindi nevoja për ti sjellë këto çështje nën çadrën e BE-së, duke bërë të mundur një vendimmarrje më racionale, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme. Edhe pse çështjet e shtyllës së tretë që shtriheshin që nga bashkëpunimi mbi azilin deri tek ai policor, nuk iu nënshtruan metodës komunitare menjëherë, gjithsesi u konsiderua një hap i rëndësishëm përpara, për faktin që vendet anëtare u mirëkuptuan për të bashkëpunuar mbi çështje të ndjeshme që kanë të bëjnë me sovranitetin (shkëmbim informacioni, kontrolli i kufijve, procedurat mbi emigracionin) me metodën ndërqeveritare. Pikëpamje të ndryshme për shkallën e humbjes së sovranitetit drejt Brukselit ndryshojnë nga shteti në shtet. Një nga institucionet më të debatuara në lidhje me sovranitetin është Parlamenti Europian (PE). Në këtë numër të këtij Buletini, Qëndra për Studime të Sigurisë synon të ofrojë jo vetëm risitë më të fundit në BE dhe Shqipëri në këtë fushë, por dhe të ofrojë një analizë mbi Parlamentin Europian, Komisionin e tij mbi Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, si dhe bashkëpunimin ndër parlamentar midis PE dhe parlamenteve kombëtare të vendeve të BE-së. Në këtë kontekst, një analizë mbi sovranitetin dhe transferimin e pushtetit nga niveli kombëtar në atë të BE-së, legjislacionin emergjent të adopuar nga PE, ciklin legjislativ te propozimeve në fushën e DPB dhe mekanizmat e kontrollove për agjencitë evropiane, do të ofrohet si një mundësi e mirë për audiencën e përzgjedhur të këtij buletini për tu informuar me politikat e BE-së ne DPB.

Why a periodic Review of EU Policy on Justice and Home Affairs?Looking back at the Justice and Home Affairs cooperation, consecutive numbers of treaties have had a transformative effect on the nature, scope and procedural aspects of this relatively new field of the EU. Before the institutionalization of the JHA cooperation in the Maastricht Treaty, many did not dare to dream about a comprehensive set of policies related to the facilitation of free movement of persons and the complementary actions which were considered necessary in order to compensate the expected security deficit. Therefore, a need was felt to bring these issues under the umbrella of the EU, thereby facilitating a more rationale, comprehensible and accountable decision-making. Although issues of the third pillar ranging from asylum cooperation to police cooperation were not brought under the community method immediately, however it was a significant step forward that member states agreed to cooperate on sensitive matters related to sovereignty (exchange of information, border controls, immigration procedures) in an intergovernmental manner. A variety of point of views on the scale of sovereignity loss towards Brussels differs from a country to another. One of the most debated institutions related to sovereignty is the European Parliament (EP). In this number of this Bulletin, Centre for Security Studies will focus not only on the novlites in EU and Albania in this field but also offer an analysis on the EP, its functioning committee on Justice and Home Affairs, and interparliamentary cooperation between EP and national parliaments of EU countires. In this context, an analysis on soveregnity and the transfer of power from the national level to the EU, the emergency legislation adopted by the EP, the legislative cicle of the proposals in the field of JHA and controlling mechanisms on European agencies, will be offered as a good opportunity for the target audience to be informed with EU policies on JHA.

INTR

OD

UC

TIO

N

HYR

JE

Page 4: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

4 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Buletin 3 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

HIS

TOR

IK

Bashkimi Europian si zonë e Lirisë, Sigurisë dhe Drejtësisë

Bashkëpunimi Ndërparlamentar në fushën e Drejtësisë dhe Punëve të BrendshmeDrejtësia dhe Punët e Brendshme të BE-së është një nga fushat që ka ngritur pyetje dhe shqetësime mbi sovranitetin dhe transferimin e pushtetit nga niveli kombëtar në atë të BE-së, si dhe për mbrojtjen e të drejtave themeltare. Vetë natyra e ligjeve dhe politikave në fushën e DPB të BE-së- si dhe limitet institucionale në nivelin e BE-së ka ngritur nevojën për rritjen e kontrollit parlamentar si nga Parlamenti Europian ashtu dhe nga parlamentet kombëtare. Këto thirrje veçanërisht në lidhje me rritjen e rolit të parlamenteve kombëtare ka qënë predominant në debatin konstitucional të BE-së në vitet e fundit, ku parlamentet kombëtare shihen gjithmonë e më tepër në gjendje që të adresojnë perceptimin që qytetarët e BE-së janë indiferentë ndaj saj. Bashkëpunimi më i ngushtë i parlamenteve kombëtare mund të luajë një rol më të madh për ndikimin që ata mund të kenë në formësimin e politikave dhe ligjeve të BE-së në DPB në sajë të kontrollit parlamentar.

Hans-Gert Pöttering, President i Parlamentit Europian

Ligjet mbi Drejtësinë dhe Punët e Brendshme si një legjislacion emergjent Edhe pse nuk është një rregull, adoptimi i legjislacionit të BE-së në fushën e DPB-së si një çështje urgjence nuk përjashtohet. Një shembull i parë, në këtë kuadër, është adoptimi i Mandat Arrestit Europian (European Arrest Warrant). I paraqitur menjeherë pas 9/11, për këtë legjislacion u ra dakord në një kohë të paprecedentë, në më pak se 3 muaj. Koha shumë e shkurtër nënkuptonte që parlamenteve kombëtare iu dha një kohë shumë e kufizuar për të kontrolluar në mënyrë kuptimplotë draftet e ndryshme që vinin nga Grupet e Punës së Këshillit. Kjo çoi në adoptimin e tyre me shumë pak kontroll dhe futjen e masave për njohjen reciproke për çështjet penale në BE, si dhe pati pasoja të rëndësishme për mbrojtjen e të drejtave themelore në BE. Së bashku me Mandat Arrestin Europian ia vlen për tu përmendur që negociatat për propozime të cilat kishin mbetur pezull për një kohë të gjatë, si per shembull Vendimi për krijimin e Eurojust-it dhe Direktiva e Dytë për Pastrimin e Parave u përshpejtuan në të njëjtën mënyrë dhe përmbajtje, shumë e ndryshuar, si dhe u aprovua në të njëjtin Këshill. Si Mandat Arresti Europian edhe këto propozime u shoqeruan me debate. Direktiva e dytë per Pastrimin e parave futi detyrime shumë të kontestuara për profesionet ligjore, të cilat, duhet te bashkëpunojnë me Shtetin për të luftuar pastimin e parave, gjë që u konsiderua sfiduese për konfidencailitetin avokat-klient, të drejtën për një proces të drejtë dhe për vetë administrimin e drejtësisë në vendet anëtare. Sfidat për bashkëpunimin ndër parlamentar në këtë kontekst janë evidente veçanërisht nevoja për të siguruar një përgjigje të shpejtë dhe të koordinuar duke reflektuar objeksionet dhe këndvështrimin e parlamenteve kombëtare në lidhje me përputhshmërinë e masave të propozuara me të drejtat themelore.

Page 5: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

Qendra për Studime të Sigurisë, IDN | 5

P.O. BOX 8177, Tiranë Website: www.idmalbania.org Email: [email protected]

Veprimi i jashtëm i BE-së mbi Drejtësinë dhe Punët e Brendshme Shfaqja e BE-së si një faktor ndërkombëtar në DPB ka ngritur disa pyetje që kanë të bëjnë me koherencën dhe konsistencën midis veprimit të saj të jashtëm dhe të brendshëm, e në veçanti veprimi i BE-së në fushën ndërkombëtare me të drejtat themelore, standartet dhe vlerat mbi të cilat BE-ja pretendon që bazohet. Raste të kontestuara të veprimit të jashtëm të BE-së në fushën e DPB-së janë fati i refugjatëve dhe azilkërkuesve, ripranimi, ekstradimi dhe

transferimi i të dhënave të pasagjerëve (PNR). Në këtë kontekst kontrolli parlamentar është jashtëzakonisht i kufizuar. Veçanërisht në çështjet e Shtyllën e tretë, Parlamenti Europian nuk ka asnjë kompetencë dhe roli i Parlamenteve kombëtare ka qënë shumë i kufizuar. Si rrjedhojë e pasojave të veprimit të jashtëm të BE-së në DPB në mbrojtjen e të drejtave themelore, por dhe të kredibilitetit dhe legjitimitetit të BE-së në veprimet e jashtme, përputhshmëria me vlerat dhe standartet e brendshme të BE-së, monitorimi në kohë dhe nga afër nga parlamentet kombëtare dhe një bashkëpunim i ngushtë ndër-

parlamentar mund të jetë shumë i rëndësishëm për të hedhur dritë mbi çështjet që kanë të bëjnë me nivelin kombëtar.

Agjencitë, databaza dhe bashkëpunimi funksionalNjë trend i veçantë në zhvillimet e DPB-së në BE ka qënë fokusi mbi bashkëpunimin funksional dhe mbledhjen dhe shkëmbimin e të dhënave personale. Disa databaza të BE-së janë krijuar dhe/ose zhvilluar (gjenerata e dytë e Sistemit Shengen të Informacionit dhe Sistemi i Informacionit mbi Vizat si shembujt e parë). Ndërkohë që këta shembuj mund të kenë një ndikim të rëndësishëm mbi të drejtat themelore, hartimi dhe implementimi i tyre shoqërohet me shumë pak kontroll. Parlamentet kombëtare analizojnë vetëm legjislacionin burimor të BE-së që themelon këto databaza. Megjithatë, ky legjislacion lë disa aspekte për tu vendosur me anë të procedurës Comitolgy ku Parlamenti ka te drejtë të monitorojë implementimin e instrumenteve të legjislacionit të adoptuara nga Këshilli me propozim të Komisionit Europian dhe Komisioneve, duke e justifikuar me faktin se shumë çështje janë teknike. Ky këndvështrim është mbështetur nga Komisioni Europian. Kjo përqasje mund të çojë de facto në një depolitizim mbi këto çështje, duke paraprirë alternativat për mbledhjen dhe shkëmbimin e të dhënave sensitive personale në sajë të një debati të hapur dhe demokratik. Një shembull tjetër i depolitizimit që mund të çojë në një vakum të kontrollit demokratik, është përhapja e shpejtë e agjencive të BE-së në DPB. Europol-i ka qënë një nga shembujt prijës në këtë kontekst, por tani është i shoqëruar nga agjencitë si Eurojust dhe Frontex. Në zhvillimin e këtyre dy organizmave dy çështje kanë qënë kryesore: marrëdhënia midis BE-së dhe nivelit kombëtar, si dhe roli dhe pushteti i saktë i organizmave të BE-së në veçanti nëse ato janë ose deri ku janë funksionale.

Për sa i përket databazave, përfshirja e parlamenteve kombëtare është përgjithësisht e

Page 6: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

6 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Buletin 3 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

Një bashkëpunim efektiv ndër parlamentar për sa i përket kontrollit paraprak të legjislacionit të BE-së është shumë i rëndësishëm edhe në lidhje me çështje që kanë të bëjnë me implementimin e legjislacionit DPB-së së BE-së në nivel lokal. Parlamentet kombëtare duhet të adoptojnë legjislacionin e BE-së duke e përshtatur me sistemin legal dhe kulturën e vendit. Ndërkohë që një pjesë e madhe e këtyre çështjeve mund të jetë kryesisht politike, do të ishte i dëshirueshem shkëmbimi dhe konsultimi mbi praktikat më të mira midis parlamenteve nacionale. Ky shkëmbim pikëpamjesh mund të ndalet jo vetëm mbi hartimin e legjislacionit por dhe mbi çështje që kanë të bëjnë me zgjedhje politike. Së fundmi, ia vlen për tu përmendur fakti se bashkëpunimi ndër parlamentar midis parlamenteve kombëtare dhe atij europian mund të jetë thelbësor për të siguruar një nivel të lartë transparence dhe kontroll mbi çështjet e DPB-së së BE. Nga njëra anë një marrëdhënie e mirë e Parlamenteve lokale me atë Europian janë të domosdoshme për të siguruar përfshirjen kuptimplotë në politikat e BE-së dhe proceset legjislative të saj sidomos tani që roli i parlamentit evropian si bashkë – ligjvënës në aspekte të DPB në Traktatin Lisbonës. Nga ana tjetër, një Parlament evropian bashkëpunues mund të përfitojë nga një vizibilitet më i madh në vendet anëtare dhe duke përdorur peshën e parlamenteve lokale për të kontrolluar implementimin dhe adoptimin e çështjeve të DPB në vendet anëtare. Si rrjedhojë forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndër parlamentar duhet forcuar më tepër.

kufizuar mbi ekzaminimin e legjislacionit që i themelon këto agjenci. Rrjedhimisht, një rritje e kontrollit dhe bashkëpunimit ndër-parlamentar është thelbësore duke patur parasysh pasojat që mund të kenë veprimet në fushat që mbulohen nga këto agjenci/organizma si dhe mungesa e madhe mbi kontrollin e veprimtarisë dhe menaxhimit të këtyre agjencive. Themelimi i mekanizmave kontrollues bëhet akoma më i domosdoshëm pasi ka probleme gjithnjë e në rritje për të përcaktuar me përpikmëri çfarë bëjnë me saktësi këto agjenci të BE-së – shembulli më i mirë në këtë kontekst ka të bëjë me paqartësinë mbi veprimet e agjencisë FRONTEX për sa i përket kufirit bregdetar të BE-së.

Cikli legjislativ i propozimeve në fushën e drejtësisë dhe Punëve të Brendshme të BE-së Përveç kontrollit mbi propozimet në fushën e DPB-së, veprimet dhe bashkëpunimi midis parlamenteve kombëtare mund të shtrihet në faza të tjera të ciklit legjislativ. Një rol kyç i parlamenteve kombëtare mund të jetë përfshirja e tyre në vlerësimin e impaktit të nxjerrë nga Komisioni Europian. Aktualisht vende te ndryshme të BE-së ushtrojnë impakt të ndryshëm mbi kontrollin e vlerësimit të impaktit. Kontrolli mund të përqendrohet jo vetëm mbi vlerësimin e impaktit por mund të shtrihet dhe mbi fazën para publikimit të këtij impakti duke sjellë pikëpamjet e kombëtare gjatë procesit konsultativ të Komisionit. Në këtë mënyrë, përfshirja e parlamenteve kombëtare do të shtrihej dhe mbi ciklin e politikave të BE-së dhe të influencojë që në etapat fillestare të hartimit dhe vendimmarrjes mbi legjislacionin. Një shembull i fundit në këtë kontekst që mund të kontribuojë në një kontroll efektiv mbi propozimet në fushën e DPB-së në fazën fillestare është pranimi nga qeveria Britanike e Memorandumit Shpjegues që shoqëron propozimet e BE-së të cilat iu dërguan Westminister për kontroll me informacione të mëtejshme mbi pasojat e propozimeve për të drejtat e njeriut.

Page 7: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

Qendra për Studime të Sigurisë, IDN | 7

P.O. BOX 8177, Tiranë Website: www.idmalbania.org Email: [email protected]

INSTITU

CIO

NE

Parliamenti Europian Anëtarët e Asamblesë së përbashkët të Komunitetit Europian të Çelikut dhe Karbonit (që më vonë u transformua në Parlamentin Europian) kritikuan deficitin demokratik të Komunitetit dhe kërkuan zgjedhje të drejtpërdrejta të anëtarëve të tij dhe një shtim të kompetencave. Integrimi Europian është zgjeruar dhe thelluar (hiden & deepen) me anë të traktateve të ndryshme duke transferuar kompetenca nga Parlamentet nacionale tek ai Europian. Si rrjedhojë parlamentet kombëtare janë lënë gjithmonë e më tepër jashtë vendimmarrjes. Me zgjedhjet e drejtpërdrejta të Parlamentit Europian në 1979, shumë parlamente kombëtare u ndjenë të mënjanuara nga politikat e Komunitetit Europian. Me hyrjen në fuqi të Traktatit të Mastrihtit në 1993, BE-ja mori kompetenca që tradicionalisht ishin kompetencë e parlamenteve kombëtare, si për shembull Drejtësia dhe Punët e Brendshme. Si rrjedhojë, rëndësia e bashkëpunimit të parlamenteve kombëtare dhe Parlamentit Europian u theksua tek një deklaratë e BE-së mbi rolin e parlamenteve. Traktati i Amsterdamit shkoi një hap më tej duke e bërë të detyrueshme që të gjitha dokumentet e konsultimeve të Komisionit ti dërgohen të gjithë parlamenteve kombëtare, të cilët kanë më pas një periudhë gjashtë javore, për të diskutuar një propozim legjislativ.

Komisioni mbi Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e BrendshmeNë mënyrë që të organizohet puna për seancat plenare të Parlamentit, anëtarët janë ndarë në Komisione të qëndrueshme të specializuara. Aktualisht Parlamenti Europian përbëhet nga 20 Komisione. Këto të fundit harxhojnë pjesën më të madhe të kohës për hartimin e

Aktorët bashkëpunues të kuadrit të Drejtësisë dhe Çështjeve të Brendshme të BE

GÉRARD DEPREZ, Kryetar i Komitetit mbi të Liritë Civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme të Parlamentit Europian Gerard Deprez ka lindur në Beligjikë më 13 Gusht 1943. Ai është diplomuar në Filozofi, Gjuhë dhe Literaturë (1961- 1963). Gjithashtu, ai ka marrë një Diplomë në Sociologji (1963- 1967), si dhe ka mbrojtur Doktoraturën në Sociologji.(1974). Ai ka qenë Assistent Pedagog tek Universiteti Katolik i Louvain dhe Pedagog i (1969-1974). Z. Deprez ka mbajtur disa poste të rëndësishme si për shembull pozicionin e Këshilltarit të Ministrit të Kulturës Franceze (1974-1975), këshilltar politik i Presidentit te PSC (1975-1978), si dhe Kryetar i Zyrës së Zëvendëskryeminsitrit (1979-1981). Që prej 1984 ai është deputet i Parlamentit Europian dhe në periudhën 1994-2004 ka qenë Zëvendës Kryetar i Delegacionit të Komisionit të përbashkët Parlamentar BE-Turqi, etj.

Page 8: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

8 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Buletin 3 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

raporteve mbi legjislacionin e propozuar nga Komisioni Europian, por mund të hartojnë raporte duke marrë iniciativën mbi çështje që hyjnë në kompetencat e Komisionit. Një nga këto Komisione merret me Liritë civile, Drejtësinë dhe Punët e Brendshme. Pergjegjesite e këtij Komisioni janë si më poshtë:

1. Mbrojtjen brenda territorit të Unionit të të drejtave të qytetarëve, të drejtave të njeriut dhe ato themeltare, duke përfshirë mbrojtjen e minoriteteve siç është përcaktuar nga Traktatet dhe në Charterin e të Drejtave Themeltare të Bashkimit Europian;

2. Marrjen e masave të nevojshme për të luftuar të gjitha format e diskriminimit përveç atyre të bazuara në gjini ose ato të ndërmarra në vendin e punës ose në tregun e punës;

3. Legjisalcioni në fushën e transparencës dhe të mbrojtjes së personave fizik në lidhje me përpunimin e të dhënave personale;

4. Themelimi dhe zhvillimi i një zone të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, në veçanti: a. Masat në lidhje me hyrjen dhe lëvizjen

e personave, azili dhe emigracioni si dhe bashkëpunimi gjyqësor dhe administrativ në çështjet civile;

b. Masat në lidhje me menaxhimin e integruar të kufijve të përbashkët;

c. Masat në lidhje me policinë dhe bashkepunimin gjyqësor në çështjet penale;

5. per Qëndren Europiane për Monitorim dhe Vartësinë nga Drogat dhe Qëndra Europiane për Monitorim të Racizmit dhe Ksenofobisë, Europol, Eurojust, Cepol dhe agjenci dhe qendra të tjera në të njëjtën fushë;

6. Përcaktimi i një rreziku, mbas një dhunimi të qartë nga një vend anëtar të principeve të përbashkëta të vendeve anëtare.

Shqipëria & B

allkani SFIDA

Politika e BE mbi Çështjet e Brendshme në realitetin shqiptar & Ballkan

Raporti i Komisionit të Bashkimit Europian për Shqipërinë: Drejtësia, Liria dhe Siguria

Vizat, kufijët, kontrolli, azili dhe emigracioniRaporti i fundit i BE-së i cili u publikua më 5 Nëntor 2008 prezantoi arritjet e Shqipërisë duke bërë një përshkrim dhe analizë të hollësishme të të gjitha fushave, ku një pjesë të rëndësishme e zuri Drejtësia, Liria dhe Siguria. Katër fushat më të rëndësishme në këtë drejtim ku Qëndra për Studime të Sigurisë do të ndalet në këtë buletin janë vizat, kufijtë, azili dhe emigracioni. Duke e konsideruar të rëndësishëm raportin vjetor të Komisionit si një mundësi shumë të mirë për administratën publike apo institucionet/organizatat e përfshira në këtë fushë për të parë se në cilat fusha vendi ka bërë progres dhe për të kuptuar më mire fushat në të cilat reforma të mëtejshme janë të nevojshme, ky Buletin do të ndalet shkurtimisht në arritjet por dhe mungesat në katër fushat e sipërpërmendura dhe të cilat janë vecanërisht të ndjeshme për realitetin Shqiptar.

VizatPërsa i përket vizave raporti i Komisionit Europian vlerësoi se ka patur njëfarë progresi. Përgatitjet për regjistrin civil dhe sistemin e

Page 9: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

Qendra për Studime të Sigurisë, IDN | 9

P.O. BOX 8177, Tiranë Website: www.idmalbania.org Email: [email protected]

Shqipëria & B

allkani SFIDA

uniformuar të adresave po ecin përpara dhe kompjuterizimi i të dhënave të regjistrit civil ka përfunduar. Komisioni e konsideroi plotësimin e regjistrit civil dhe sistemin e adresave, si kyç dhe si një burim të dhënash për kartat e identitetit dhe për të siguruar dokumenta të sigurta. Përveç marrëveshjes për liberalizimin e vizave BE-Shqipëri e cila hyri në fuqi në Janar 2008 u lançua gjithashtu dialogu mbi liberalizimin e vizave midis BE-së dhe Shqipërisë dhe u prezantua roadmap-i i cili detajonte masat që duhet të ndërmerren, i cili u prezantua në Qershor 2008. Ndërkohë që Shqipëria prezantoi një raport të parë mbi implementimin e roadmap-it në Shtator 2008 ajo aplikon një regjim pa viza për të gjitha vendet e BE-së, si dhe nënshkroi një marrëveshje me FYROM në Shkurt 2008. Megjithatë në raport u evidentua fakti se aktualisht listat pozitive dhe negative nuk janë harmonizuar plotesisht me listat e BE-së. Ligji mbi të Huajt i cili u adoptua në Korrik 2008 dhe që do të hyjë në fuqi në Dhjetor përfshin edhe rregulla për dhënien e vizave në kufi. Për momentin vizat e dhëna në kufi janë të kufizuara ose për arsye humanitare ose për viza turistike kryesisht për vendet e Amerikës Latine të cilat bëjnë pjesë në listën pozitive të BE-së. Gjithashtu janë hedhur hapat e para për themelimin e një qëndre kombëtare për vizat. Në

përgjithësi në fushën e vizave Shqipëria ka vazhduar të bëjë progres të moderuar për menaxhimin e tyre.

KufijtëShqipëria ka bërë progres dhe në kontrollin e kufijve. Ligji i ri për Kontrollin e Kufijve Shtetërorë u aprovua në Janar 2008. Policia e Shtetit përgatiti një progres raport mbi implementimin e Strategjisë së Menaxhimit të Integruar të Kufijve Kombëtarë dhe të Plan Veprimit të asociuar. Në këtë raport Komisioni Europian konstatoi që implementimi i kësaj strategjie po vazhdon dhe avancon në mënyrë të moderuar sidomos në lidhje me aspektet IT të kalimeve kufitare dhe infrastrukturës. Megjithatë, edhe pse ka patur përmirësime, investime të mëtejshme janë të domosdoshme për të përmirësuar infrastrukturën e kalimeve kufitare. Nga 26 kalime kufitare, 15 prej tyre janë lidhur në mënyrë elekronike me anë të Sistemit të Menaxhimit të Plotë të Informacionit dhe janë pajisur me lehtësirat e nevojshme. Nga ana tjetër janë organizuar takime të shpeshta midis oficerave të policisë kufitare të Shqipërisë, Maqedonisë dhe Greqisë dhe Malit të Zi për të bashkëpunuar me homologët nga ana tjetër e kufirit. Megjithatë stafi i policisë kufitare është i kufizuar në numër dhe bashkëpunimi ndërkufitar ka nevojë për më tepër përmirësime. Ndërkohë Shqipëria ka nisur negociatat për të bashkëpunuar me agjencinë FRONTEX. Ndërkohë që politika afatgjata trajnimi me qëllim ngritjen e kapaciteteve për të identifikuar dokumentacionin e flasifikuar, emigracionin ilegal apo viktimat e trafikimit akoma duhen implementuar. Ndërkohë, një arritje e konsiderueshme është Ligji për Rojet Bregdetare i cili u adoptua në 2007 dhe përfshin ndarjen e detyrave midis policisë kufitare dhe rojeve bregdetare. Në përgjithësi Shqipëria vazhdon të përmbushë pjesërisht objektivat e saj në fushën e kontrollit të kufijve, por burimet njerëzore mbeten të pamjaftueshme për të zbatuar detyrat me efikasitet.

Page 10: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

10 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Buletin 3 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

Azili Edhe për çështjet e azilit raporti i Komisionit Europian shprehet se është bërë progres i kufizuar. Nuk ka një system azili efikas në vend. Rishikimi i kuadrit legjislativ për përafrimin e standarteve të BE-së nuk është plotësuar. Që prej Janarit 2008, tetë persona kanë kërkuar azil në Shqipëri. Drejtoria për Nënshtetësinë dhe Refugjatët nuk ka burime financiare dhe njerëzore të mjaftueshme për të përmbushur detyrimet që rrjedhin nga Konventa e 1951 për statusin e refugjatëve, ndërkohë që bashkëpunimi

me policinë kufitare është i dobët dhe procedurat e azilit tek qëndrat e pritjes nuk aplikohen në mënyrë standarte. Prandaj një sistem më efektiv për menaxhimin e të dhënave për azilin dhe emigracionin është i domosdoshëm, më tepër burime nevojiten për të themeluar regjistrin e emigrantëve. Komisioni vuri në dukje se në përgjithësi Shqipëria vazhdon të përmbushë pjesërisht detyimet në fushën e azilit.

EmigracioniKomisioni Europian evidentoi një progres të moderuar edhe në fushën e emigracionit. Në Maj 2008, Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale hartoi një Plan për Monitorimin dhe Koordinimin e implementimit të Strategjisë Kombëtare për Emigracionin, duke përfshirë dhe Plan Veprimin. Edhe pse Ministria ka koordinuar implementimin e strategjisë, përgatitjet po procedojnë ngadalë dhe mekanizmi ndërministerial për koordinim nuk është krijuar ende. Emigracioni illegal mbetet problematik

sidomos në periudhat e kulmit sezonal në mënyrë të veçantë në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, kjo për shkak të kërkesave të larta të punës sezonale në agrikulturë. Në vitin 2008, 9.382 persona u kapën në këtë kufij. Edhe pse nuk janë raportuar raste të emigracionit ilegal përtej kufirit blu, gjithsesi është i nevojshëm forcimi i kontrollit të kufijve duke i pajisur me infrastrukturën e nevojshme. Edhe pse Drejtoria për Emigracionin dhe Policinë Kufitare ka përmirësuar facilitetet në kalimet kufitare ato mbeten akoma të varfra dhe bashkëpunimi me policitë kufitare nga ana tjetër e kufirit duhet përmirësuar. Në Janar 2008 u krijuan 8 Drejtori rajonale dhe 34 stacione policie në kufi, nga të cilat 12 shërbejnë si pika ripranimi. Shqipëria nënshkroi protokolle që implementojnë marrëveshjet e ripranimit BE-Shqipëri me Austrinë dhe vendet e Beneluksit dhe draft protokolle me Greqinë dhe me Republikën Çeke. Dispozitat e marrëveshjes së ripranimit BE-Shqipëri në lidhje me ripranimin e shtetasve të vendeve të treta hyri në fuqi në Maj 2008. Ndërkohë që një qendër pritjeje po ndërtohet, akomodimi i shtetasve të vendeve të treta mbetet akoma i papërshtatshëm. Edhe në rastin e emigracionit progresi mbetet i moderuar

Kondiconaliteti i BE ne BallkanDuke hedhur vështrimin tek Ballkani Perëndimor, BE-ja po ushtron influencën e saj në fushën e DPB-së duke përdorur anëtarësimin si një nxitës dhe si mënyrën më të fuqishme për të eksportuar legjislacionin e saj. Vendet të cilat synojnë të bëhen anëtare të BE-së duhet të adoptojnë plotësisht aquis të BE-së duke përfshirë edhe rregullat për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme. Duke e bërë këtë, zgjerimi i rendit ligjor të BE-së është përfshirës, sepse qëllimi final që të gjitha vendet e Ballkanit perëndimor kanë, është të pranohen në BE. Procesi i Stabilizim Asocimit (PSA) të BE-së për Ballkanin Perëndimor është instrumenti i përgjithshëm i Europianizimit për rajonin. PSA-ja e cila u lançua në Maj 1999,

Shqi

përi

a &

Bal

lkan

i SFI

DA

Page 11: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

Qendra për Studime të Sigurisë, IDN | 11

P.O. BOX 8177, Tiranë Website: www.idmalbania.org Email: [email protected]

është një strategji ambicioze e cila ndihmon rajonin për stabilizimin politiko-social dhe për të zhvilluar një lidhje më të ngushtë me BE-në, duke e hapur rrugën e anëtarësimit kur kushtet kryesore të përmbushen.

Perspektiva e vendeve të Ballkanit Perëndimor për tu anëtarësuar në BE u shpreh fillimisht tek Këshilli Europian në Feira në 2000, i cili doli me konkluzionet se të gjitha vendet e rajonit ishin vende potenciale për anëtarësim në BE. Rajoni ka qenë një burim i madh rreziku për BE për të ashtuquajturën ‘soft-security’. Krimi i organizuar ka përfituar për shkak të kufijve poroz, mungesës së bashkëpunimit rajonal dhe institucioneve keqfunksionuese. Sipas kritereve të Kopenhagenit (1993) anëtarësimi kërkon që vendet kandidate duhet të jenë në gjendje për të përmbushur ‘detyrimet e

Progresi në fushën e DPB-së ka qenë i kosiderueshëm dhe përfshin veprime për të luftuar krimin e organizuar, ngritjen e kapaciteteve institucionale të drejtësisë, përmirësim të bashkëpunimit midis Prokurorise dhe policisë, një Plan Veprimi për trafikun e drogës, msat për të luftuar pastrimin e parave dhe emigracionin ilegal (Komisioni Europian 2006d: 4)

anëtarësimit’ e cila detyron implementimin e të gjitha acquis të BE-së mbasi ato zhvillohen. Për vendet e Ballkanit Perëndimor, PSA u përqendrua më tepër me lidhjen e axhendës së integrimit Europian me stabilizimin dhe transformimin

e këtyre vendeve. Në fushën e politikave të DPB-së kjo nënkupton që BE-ja po fokusohet në katër fusha prioritare:

- Polici, rend publik dhe krim të organizuar; - Menaxhim të integruar të kufijve; - Reforma në sektorin e drejtësisë; dhe - Azili dhe emigracioni.

PSA-ja e ka lidhur në mënyrë të pandashme procesin e anëtarësimit me bashkëpunimin e ngushte rajonal. Impakti që BE-ja ka patur në Ballkanin Perendimor në fushën e DPB-së rezultoi shumë i madh për shkak se BE-ja nuk u mbështet vetëm tek kondicionaliteti por dhe në cështje të rëndesishme politike në rajon si liberalizimi i regjimit të vizave të BE-së.

Gjëndja është përmirsuar në mënyre të ndjeshme vitet e fundit, në sajë të përpjekjeve të vendeve të rajonit për të forcuar kontrollet në kufij dhe për të zbatuar ligjin. Të gjitha vendet e Ballkanit pa dallim nga statusi i tyre kanë ndërmarrë një proces reformash për t’iu përafruar standarteve të BE në DPB. Komisioni në një komunikatë

të sajë pranoi përpjekjet e Ballkanit Perëndimor duke e shprehur se:

Shqipëria & B

allkani SFIDA

Page 12: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

12 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Buletin 3 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

ZHV

ILLI

ME

European Citizens Action Service (ECAS), 7 Dhjetor 2009

ECAS pajtohet me moton e Presidencës Çeke të BE-së “Europë pa bariera” . ECAS ka kundërshtuar në mënyrë të vazhdueshme kufizimet mbi lëvizjen e lirë të punëtorëve nga vendet e reja të BE-së, rrjedhimisht mirëpriti impenjimin e Presidencës Çeke për të vënë në dukje impaktet e pafavorshme të masave të përkohshme dhe avantazhet e zgjerimit pesë vite më pas. Por ka dhe pengesa më të fshehta dhe një hendek të vërtet midis rregullave të Traktatit, Çështjeve ligjore të Gjykatës dhe Legjislacionit që vë theksin tek lëvizja e lirë e qytetarëve dhe shtetësia Europiane si dhe çfarë ndodh

efektivisht në terren. Prandaj një E për zbatimin e legjislacionit (enforcement) duhet të shtohet si një e katërt përkrah tre E-ve në programin e Presidencës Çeke. ECAS vë në dukje faktin se në fqinjësinë Europiane, “Europa pa barriera” duhet të përfshijë Ballkanin Perëndimor. Presidenza Çeke duhet të hedhë një hap në drejtimin e duhur me fokus në forcimin e shoqërisë civile dhe kontaktet e drejtpërdrejta të njerzve, si dhe të mbështesë road map-in mbi liberalizimin e vizave. Sipas anketimeve të bëra nga ECAS dhe

OJQ-ve partnere në Ballkanin Perëndimor mbi liberalizimin e vizave, edhe këtu zbatimi është një nga problemet kryesore.Në një konferencë të organizuar nga ECAS në 10

ECAS bën thirrje për liberalizimin e vizave për vendet e Ballkanit Perëndimor në një Europë pa barriera

Page 13: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

Qendra për Studime të Sigurisë, IDN | 13

P.O. BOX 8177, Tiranë Website: www.idmalbania.org Email: [email protected]

Dhjetor 2008 mbi marrëveshjen e liberalizimit të vizave, doli qartë se ka një mospërputhje midis hartuesve të marrëveshjeve dhe OJQ-ve që po i monitorojnë ato në terren. Një anketim në vendet e Ballkanit Perëndimor tregoi se liberalizimi i vizave edhe pse ngriti pritshmëri të mëdha nuk ka sjellë ndonjë ndryshim deri më tani. Arsyeja kryesore është që deri sa disa barriera kanë rënë, publiku nuk shikon përfitime sidomos kur vendet anëtare nuk i zbatojnë ato, jo vetëm ketë të fundit por dhe frymën e liberalizimit të vizave në konsullatat e tyre. Marrëveshjet e liberalizimit të vizave nuk mbulojnë një sërë pengesash për të marrë një vizë:

• Marrëveshjet nuk ndryshojnë marrëdheniet midis administratës së konsullatave dhe qytetarëve. Mirësjellja, trajnimi dhe njohuritë e gjuhës, oraret dhe eliminimi i radhëve të gjata nuk janë trajtuar, çështje te cilat shqetësojnë më tepër qytetarët.

• Gjithashtu, edhe pse marrëveshjet kanë parashikuar reduktimin në 35 Euro dhe procedimin e aplikimeve për viza brenda 10 ditësh, megjithatë këto avantazhe nuk janë të prekshme.

Debati nënvizoi faktin se Komisioni Europian duhet të adoptojë një politikë më transparente në lidhje me liberalizimin e vizave dhe të informojë rregullisht qytetarët dhe OJQ-të që punojnë për liberalizimin e vizave mbi zhvillimet më të fundit. Në këtë mënyrë shoqëria civile mund të jetë një aleat i Komisionit Europian dhe të ushtrojë presion mbi qeveritë për të përmbushur reformat e nevojshme të ndërmarra në Road map.

Veç kësaj, institucionet Europiane dhe Vendet Anëtare duhet të marrin parasysh studimet e bëra nga OJQ-të lokale dhe organizata ndërkombëtare të cilat po tregojnë se është bërë progres real në rajon për sa i përket nivelit të krimit dhe që minimizojnë në mënyrë thelbesore pasojat negative të emigracionit të krahut të

ZHV

ILLIME

punës nga Ballkani Perëndimor. Deri sa kjo të bëhet, debati nuk do të shkoj përtej miteve të përbashkëta dhe paragjykimeve që egzistojnë në BE.

Kërcënim referendar për marrëveshjen pa pasaporta BE-Svicër

EUOBSERVER ( 27.11.2008)

Ministrat e BE-së ranë dakort që Zvicra ti bashkohet zonës së lirë të Bashkimit Europian më 12 Dhjetor. Por hyrja e Zvicrës në zonën Shengen mund të ndërpritet me anë të një referendumi në Shkurt 2009 nëse voton lënien jashtë të punëtorëve të BE-së nga Bullgaria dhe Rumania.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, autoritetet Sviceriane do të heqin kontrollin e pasaportave tek kufijtë tokësorë me Gjermaninë, Francën, Italinë dhe Austrinë por duhet të shtojnë kontrollet me Liechtenstein, i cili nuk është pjesë e zonës Shengen. Kontrollet nëper aeroporte do të zgjasin më tepër, deri më 29 Mars, kur të ndryshojnë oraret e shoqërive ajrore me oraret verore, për tu dhënë kohën e nevojshme që të organozohen terminalet dhe lehtësirat për boarding për të përmbushur kriteret Shengen. Ministri i Punëve të Brendshme Zviceriane Eveline Widmer-Schlumpf u shpreh se marrëveshja do të ndihmojë në rritjen e turizmit dhe përmirësimin e procedurave që merren me azil kërkuesit nga vende të tjera Shengen. Edhe policia do të pajiset me më shume mjete për ndjekjen e krimit ndër-kufitar në sajë të përdorimit të Sistemit të Informacionit Shengen. Zona Shengen pa pasaporta përfshin të gjithë vendet anëtare të BE-së përveç Qipros, Britanisë së Madhe dhe Irlandës, të cilat qëndruan jashtë, si dhe Rumaninë dhe Bullgarinë që duhet akoma të përgatiten, me shpresë për tu futur në 2011.

Page 14: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

14 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Buletin 3 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

Referendumi mund të rivendos kufijtëZvicra votoi në një referendum të 2005 për tu futur në zonën Shengen. Megjithatë, Svicerianët mund ta ndryshojnë këtë vendim me një referendum të ri të planifikuar në Shkurt, mbi shtrirjen e lëvizjes së lirë të punëtorëve të vendeve më të reja të BE-së, Rumanisë dhe Bullgarisë. Komisioneri i BE-së për drejtësinë Jacques Barrot u shpreh se nëse referendumi rezulton negativ, “do të përbëjë një problem dhe do të nënkuptojë që prezenca e Zvicrës në zonën Shengen do të ndërpritet”. Ministri i Brendshëm Çek Ivan Langer, duke folur në emër të Prezidencës Çeke inkurajoi Zvicrën që ti bashkohet lëvizjes së lirë, duke vënë theksin se zona Shengen sjell përfitime duke sjellë shembullin e vendit të tij, që u bashkua 13 muaj më parë. Partitë e krahut të djathtë në parlamentin Svicerian kanë mundur të

sigurojnë firmat e nevojshme për të mbajtur një referendum mbi vendimin e qeverisë për të shtrirë lirinë e lëvizjes për Rumaninë dhe Bullgarinë. Partia Zviceriane e Popullit, e cila ka shumicën e vendeve në parlament, pati një ndryshim të linjës së saj në fund të Tetorit, duke thënë se do të luftojë dhe shtrirjen e marrëveshjes për fuqinë punëtore me BE-në. Votuesit Zvicerianë do të thonë fjalën e fundit më 8 Shkurt, me tre nga katër partitë në qeveri, si dhe lobet e bizneseve që rekomandojnë pranimin e kërkesave të BE-së.

Page 15: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

Për më shumë informacion:OECDhttp://www.oecd.org/home/0,2987,en_2649_201185_1_1_1_1_1,00.html

Programi SIGMA http://www.oecd.org/pages/0,3417,en_33638100_33638151_1_1_1_1_1,00.html

Qëndra SECI - Iniziativa për Bashkëpunim në Europën Juglindore, Qëndra për Luftën ndaj Krimit Ndërkufitarhttp://www.secicenter.org/m105/Home

SEEPAG – Grupi Këshillues i Prokurorëve të Europës Jug Lindorehttp://www.seepag.org/

RAI – Iniziativa Rajonale Antikorrupsionhttp://www.spai-rslo.org/en/

MARRI – Iniziativa Rajonale e Migracionit, Azilit dhe Refugjatëvehttp://www.marri-rc.org/

SEPCA – Shoqata e Drejtorëve të Policive të Europës Juglindorehttp://www.sepca-bg.org/activities/news/SEPCA – Shoqata e Drejtorëve të Policive të Europës JuglindoreSEPCA – Shoqata e Drejtorëve të Policive të Europës JuglindoreSEPCA – Shoqata e Drejtorëve të Policive të Europës JuglindoreSEPCA – Shoqata e Drejtorëve të Policive të Europës JuglindoreSEPCA – Shoqata e Drejtorëve të Policive të Europës JuglindoreSEPCA – Shoqata e Drejtorëve të Policive të Europës Juglindore

Page 16: Drejtësia dhe ceshtjet e brendshme ne Bashkimin Evropian

16 | Qendra për Studime të Sigurisë, IDN

Buletin 3 - Drejtësia dhe Çështjet e Brendshme në BE

LITE

RA

TUR

Ë Publikime të këshilluara në fushën e Drejtësisë dhe Puneve të Brendshme

Steve Peers, E drejta e Bashkimit Europian për Drejtësinë dhe Punët e Brendshme, Oxford University Press 2006 Ky libër analizon në detaje të drejtën e Bashkimit Europian mbi Drejtësinë dhe Punët e Brendshme. Autori jo vetëm përqëndrohet tek regullat e vendimarrjes por edhe të gjyqësorit që BE-ja aplikon në këto fusha, më pas analizon të drejtën Europiane mbi vizat dhe kontrollet kufitare, regullat mbi emigracionin e rregullt, kontroll i emigracionit illegal, përkufizimi i të drejtës penale, proçedurat penale, dhe policimi dhe doganat. Gjatë gjithë librit vihet re një tension, në njërën anë midis objektivit për të kontrolluar migracionin dhe luftuar krimin, nga ana tjetër të principeve të të drejtave të njeriut dhe lirive civile.

Angela Veng Mei Leong: Shkatërrimi i krimit të organizuar ndërkombëtar. Një analizë e strategjive legale dhe jo legale. Ashgate 2007Mbasi bën një analizë të strukturave transnazionale të krimit të organizuar, ky libër merr në konsideratë faktin nëse mekanizmat tradicionale dhe autoritetet kombëtare mund të ndalojnë këtë kërcënim në rritje. Duke hedhur dritë mbi dobësitë dhe forcën e metodave të tanishme të kontrollit, libri shtjellon mundësitë e zhvillimit të strategjive si kombëtare ashtu dhe ndërkombëtare më efektive si dhe krijimin e mekanizmave jo ligjore jashtë sistemit tradicional të drejtësisë. Gjithashtu, shtjellohet roli i nënpunësve të respektimit të ligjit, hetues të taksave, nëpunë të shërbimeve inteligjente mbi financat etc - për imponimin e sanksioneve civile dhe penale mbi krimin e organizuar.

Jorg Monar, Wyn Rees, Valsamis Mitsilegas Bashkimi Europian dhe Siguria e Brendshme: Mbrojtësi i njerëzve? (Një Europe apo Disa?) Në periudhën e mbas Luftës së Ftohtë kërcënime të reja mbi sigurinë janë ngritur në Europën Perëndimore. Midis tyre, krimi i organizuar dhe emigracioni illegal përfaqësojnë sfida të rëndësishme mbi sigurinë. BE-ja dhe Siguria e Brendshme analizon natyrën e këtyre sfidave dhe heton se si BE-ja ka vepruar për t’iu kundërvën atyre. I shkruar nga ekspertë në fushën e shkencave politike dhe ligj, ky libër adreson një fuzhë studimi të lënë pas dore deri më tani.