11
i-RESTORE is co-funded by the European Union’s Justice Programme (2014-2020) Drejtësia Restauruese: Konceptet kryesore dhe pyetjet më frekuente I-RESTORE: Projekti: Të mbrojmë fëmijët viktima përmes Drejtësisë Restauruese” Prill 2020 © Tdh/ Grace Medina

Drejtësia Restauruese: Konceptet kryesore dhe pyetjet më

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Drejtësia Restauruese: Konceptet kryesore dhe pyetjet më

i-RESTORE is co-funded by

the European Union’s Justice

Programme (2014-2020)

Drejtësia Restauruese:

Konceptet kryesore dhe pyetjet më

frekuente

“I-RESTORE: Projekti: Të mbrojmë fëmijët viktima

përmes Drejtësisë Restauruese”

Prill 2020

© T

dh

/ Gra

ce

Me

din

a

Page 2: Drejtësia Restauruese: Konceptet kryesore dhe pyetjet më

i-RESTORE is co-funded by

the European Union’s Justice

Programme (2014-2020)

Drejtësia restauruese është një qasje që adreson dëmin ose rrezikun

për dëm përmes angazhimit të atyre që janë viktima në një

marrëveshje lidhur me mënyrën se si dëmi mund të riparohet dhe të

vendoset drejtësia.

1. Çfarë është drejtësia restauruese?

Drejtësia restauruse është një qasje e drejtësisë e orjentuar në riparimin –sa më shumë të jetë e

mundur-e dëmit të shkaktuar nga një krim apo konflikt.

Një element thelbësor i drejtësisë restauruese është përfshirja aktive e palëve, e viktimave,

autorëve të veprës, dhe kur është e përshtatshme, e anëtarëve të komunitetit, që në mënyrë

vullnetare vijnë së bashku me ndihmën e facilituesit/ndërmjetësit për të folur rreth dëmit dhe

pasojave të tij, si dhe për të identifikuar mënyrat si të riparohet ky dëm. Drejtësia restauruese

synon të sjellë pranë njerëzve drejtësinë dhe e konsideron pjesëmarrjen si një vlerë njerëzore të

rëndësishme, që lidh njerëzit me njëri tjetrin. Fokusi i drejtësisë restauruese është mbi atë që

njerëzit perceptojnë si eksperiencë të drejtë e të sigurtë në fazën pasi ka ndodhur një krim apo

një konflikt.

2. Cili është qëllimi i drejtësisë restauruese?

Qëllimi i drejtësisë restauruese është të krijojë një ambjent të sigurtë për ndarjen e ndjenjave (si

frika, zemërimi, trishtimi) që kanë lindur si pasojë e konfliktit ose krimit dhe të flitet mbi zgjidhjet

e mundshme për riparimin e dëmit. Drejtësia restauruese është e orjentuar drejt së ardhmes:

objektivi i saj nuk është të identifikojë dënimin e duhur proporcional me veprën, me dhimbjen

dhe vuajtjen, por të shohë dëmin dhe vuajtjen si pika fillestare e një historie të përbashkët.

Drejtësia restauruese synon t’i japë zë të gjitha historive individuale dhe të vërtetave për të

identifikuar pikat e të kuptuarit, të bashkëndarjes dhe riparimit të dëmit dhe të lejojë palët të

krijojnë të vërtetën e tyre dialoguese së bashku.

3. Cilat lloje praktikash bëjnë pjesë në kuadrin e drejtësisë restauruese?

Praktikat më të zakonshme të drejtësisë restauruese janë ndërmjetësimi viktimë-autor,

konferenca restorative dhe rrethet e paqes. Ndërmjetësimi viktimë-autor i sjell së bashku palët

që janë ndikuar direkt nga krimi në prezencën e një facilituesi që inkurajon dialogun midis tyre.

Konferenca përfshin një numër më të madh pjesëmarrësish psh. anëtarë familjeje, anëtarë

komuniteti dhe kolegë që mbështesin palët direkte, por gjithashtu ndajnë eksperiencat e tyre dhe

të vërtetën rreth fakteve. Rrethet sjellin së bashku një grup të madh njerëzish për të diskutuar

rreth një teme apo konflikti në një mënyrë të strukturuar. Edhe brenda këtyre tre praktikave më

Page 3: Drejtësia Restauruese: Konceptet kryesore dhe pyetjet më

i-RESTORE is co-funded by

the European Union’s Justice

Programme (2014-2020)

të njohura, ka disa variacione psh. kur takimet ballë për ballë nuk janë të mundura, mund të

parashikohen video ose letra midis palëve, apo kur komunikimi verbal është problematik (për

shkak të barrierave të gjuhës, ose dëmtimeve të tjera) mjete joverbale inovative mund të

përdoren.

4. A është e detyrueshme drejtësia restauruese?

Një nga elementet më karakateristike të drejtësisë restauruese është vullneti i lirë, duke qenë se

para se të ndodhë çdo lloj përballjeje midis palëve, nevojitet një kohë e caktuar për pregatitjen e

tyre. Një pregatitje e tillë është po aq e rëndësishme sa vetë procesi. Ky është momenti ku palët

mund të shprehin motivacionin e tyre për të takuar “tjetrin”, mund të shprehin pritshmëritë e tyre

për takimin dhe të kuptojnë nëse një takim i tillë ka përfitim për ata vetë.

Gjatë fazës pregatitore, facilituesit e mirëtrajnuar duhet të vlerësojnë nëse kjo eksperiencë do të

ketë përfitime për të dy palët dhe nëse është e nevojshme, ndahen edhe dyshimet me njëri tjetrin.

Pra, drejtësia restauruese nuk është e detyrueshme, edhe pse kërkon pjesëmarrje aktive të palëve.

5. A përdoret drejtësia restauruese vetëm në çështjet penale?

Në vitet e fundit, filozofia e drejtësisë restauruese dhe praktikat e saj janë zgjeruar në situata

konflikti përtej drejtësisë penale. Kjo për shkak se është provuar se drejtësia restauruese është e

dobishme për të parandaluar krimin dhe konfliktin (psh. Në lagje, shkolla, apo qendra

rezidenciale etj) por gjithashtu ka qenë një përgjigje ndaj veprave që nuk janë raportuar në polici

(psh. dhunë midis familjeve). Projekte kërkimore të ndryshme janë inicjuar në ambjente urbane

dhe në komunitete që vuajnë nga tipe të ndryshme konfliktesh për shkak të diferencave sociale

(në termat e kulturës, moshës, gjinisë, historisë sociale).

Mes të tjerash, disa qytete në Europë kanë filluar të punojnë me konceptin e “qytetit restaurues”

duke bashkuar disa projekte dhe organizata që punojnë në nivel lokal për të parandaluar

konfliktin, për të inkurajuar solidaritetin, si dhe përgjegjësinë për të aktivizuar qytetarët e tyre në

këtë mënyrë. Gjithashtu, lëvizja “shkollat resaturuese” i referohet një ambjenti tjetër ku konflikti

ndodh lehtësisht dhe angazhon nxënësit, mësuesit dhe të tjerët që të mësojnë si të adresojnë

konflikte të tilla për të parandaluar dëmin dhe krimet e rënda.

6. Në cilën fazë të procesit mund të realizohet drejtësia restauruese?

Drejtësia restauruese mund të përdoret në çdo fazë të procesit në drejtësinë penale. Në praktikë,

legjislacioni dhe politikat ndryshojnë në vende të ndryshme dhe kjo praktikë mund të përdoret

vetëm në faza të caktuara. Në parim, drejtësia restauruese mund të ofrohet në raste që nuk janë

në vëmëndjen e procesit penal (me anë të vetë referimit), po ashtu gjatë akuzës, hetimit, gjykimit,

dënimit, burgimit dhe integrimit përmes referimeve nga të gjithë aktorët (përmes referimeve nga

Page 4: Drejtësia Restauruese: Konceptet kryesore dhe pyetjet më

i-RESTORE is co-funded by

the European Union’s Justice

Programme (2014-2020)

policia, prokuroria, gjykata, oficerët e shërbimit të provës, OJF që punojnë më ish-të dënuar për

riintegrimin e tyre, apo me viktima të krimit).

Në disa vende, referimet ndodhin më shumë në fazën e kontaktit me policinë, ndërsa në vende të

tjera në fazën e hetimit dhe gjykimit. Ndërmjetësimi ose konferencat janë përdorur shpesh jashtë

procedurës së drejtësisë penale, kur autori është në burg, ose edhe pasi dënimi i tij ka mbaruar.

Pra, edhe nëse palët (viktima ose autori) mund të mos e ndiejnë veten të gatshëm në një fazë të

hershme kur praktikat e drejtësisë restauruese i ofrohen, gjithmonë është mundësia që ata të

përfshihen në një fazë të mëvonshme.

7. Nga se motivohet një palë për të marrë pjesë në një proces të drejtësisë

restauruese?

Motivimi më frekuent e i zakonshëm për tu përfshirë në një proces të drejtësisë restauruese është

mundësia që jepet për të treguar anën tënde të historisë, të dëgjohesh, të shprehësh ndjenjat, të

informohesh më mirë për ngjarjen, të jesh aktivisht i përfshirë në riparimin e dëmit. Autori i

veprës në bazë vullnetare po ashtu ka mundësinë të marrë përgjegjësi, të shprehë pendesë, dhe të

ndërmarrë veprime për riparimin e demit (gjë që ul recidivizmin). Viktima ka mundësi të ndjehet

më e sigurtë duke marrë përgjigjet e pyetjeve që ka (si psh. pse më ndodhi mua?) dhe të fuqizohet

më shumë. Të dy palët mund të riparojnë marrëdhënien me rrjetin e tyre më të gjerë pasi kanë

riparuar ndjenjat e tyre të sigurisë dhe kontrollit.

8. Kush paguan për takimin restaurues?

Shërbimet e drejtësisë restauruese dhe po ashtu facilituesit (psh. Paga, ushëtimet, trajnimet)

mund të financohen nga burime publike dhe/ose private (psh. Ministri, institucione dhe/ose

financime të OJF). Duke qenë se drejtësia restauruese shpesh lidhet me sistemin e drejtësisë

penale, mbështetja financiare vjen kryesisht nga shteti. Në disa raste, edhe autorëve të veprës

penale, iu kërkohet të kontribuojnë, ndonëse ata shpesh marrin një asistencë financiare. E

rëndësishme është se duke qenë se drejtësia restauruese parandalon recidivizmin dhe fuqizon

viktimat, investimet e shtetit në këto shërbime do të ulnin kostot e tjera.

9. Ku realizohet takimi restaurues?

Proceset e drejtësisë restauruese realizohen në vende të ndryshme, që varen nga një seri arsyesh

të lidhura me aksesin e shërbimeve të drejtësisë restauruese ne vend, por gjithashtu në specifikën

e çdo rasti. Në Skandinavi, psh. Facilituesit e drejtësisë restauruese udhëtojnë përmes vendit dhe

ofrojnë takime në vende publike (psh. shkolla), pasi zyrat nuk janë të aksesueshme në çdo zonë

për shkak të densitetit të ulët të popullsisë. Në Belgjikë, shërbimet e drejtësisë restauruese kanë

zyra në Flanders dhe Wallonia dhe kanë dhoma të dedikuara për takimet restauruese. Në

Page 5: Drejtësia Restauruese: Konceptet kryesore dhe pyetjet më

i-RESTORE is co-funded by

the European Union’s Justice

Programme (2014-2020)

Hollandë, ndërmjetësimet autor-viktimë brenda sistemit të Gjykatës realizohen në dhoma të

veçanta për ndërmjetësimin brenda gjykatës. Ndërsa, në disa raste, takimi ndodh në burgje, pas

i dënuari nuk mund të lirohet, ose në vende të zgjedhura nga viktima për shkak të arsyeve të

sigurisë ose arsye të tjera personale. Konsiderata primare është se çdo vend që i jep sens sigurie

palëve, është i përshtatshëm.

10. Sa zgjat një takim restaurues?

Takimet e drejtësisë restauruese nuk kanë kufizime. Rastet fillojnë nga 2 minuta deri në një ditë

të plotë ose disa ditë- në të dy situatat takimet çojnë në fuqizimin e viktimës dhe mundësitë për

mbyllje të rastit. Psh. Në disa raste të dhunës me sfond politik, takimet e drejtësisë restauruese

filluan vetëm pas përfundimit të dënimit me burg dhe takimet ende po ndodhin në baza të

rregullta për 12 vjet. Ky shembull është për të treguar se nuk ka një kohë ideale për të inicjuar

procesin e drejtësisë restauruese, por gjithashtu nuk ka kohë ideale për ta përfunduar. Procesi i

përket atyre që afektohen nga dëmi; për këtë arsye, vetë palët duhet të identifikojnë sa kohë duhet

për të krijuar perceptimin se drejtësia u vendos.

11. A ka një proces vijues pas takimit restaurues? Çfarë ndodh nëse një nga palët

ndryshon mendim lidhur me çfarë është rënë dakort gjatë takimit? A ka

pasoja për këtë? Nëse palët bien dakort dhe arrijnë një marrëveshje, kush e

siguron zbatimin e saj?

Ndjekja e takimit të drejtësisë restauruese duhet të jetë pjesë e shërbimit të ofruar. Në fakt, takimi

direkt është vetëm një pjesë e punës së facilituesit/ndërmjetësit të drejtësisë restauruese nëse

konsiderojmë edhe kohën e angazhimit në pregatitjen dhe ndjekjen e procesit. Pas takimit mes

palëve, sidomos në rastet më komplekse, facilituesi ka mundësinë për të përmbledhur çfarë ka

ndodhur me një koleg të caktuar për këtë detyrë. Ky është një moment i rëndësishëm që siguron

se facilituesi siguron supervizim, vlerësim dhe përkujdesje. Facilituesi gjithashtu mban kontakte

me palët, në baza individuale, psh. Për të kuptuar si ndjehen ata pas takimit, nëse ata kanë arritur

atë që donin dhe nëse ata kanë akoma më shumë pyetje që kanë nevojë për përgjigje.

Në rastin e marrëveshjeve konkrete të arritura nga palët, është e rëndësishme që facilituesi të

ndjekë vijimësinë e zbatimit të marrëveshjes. Nëse i dënuari nuk mund të mbajë premtimin e

tij/të saj (ose thjesht ndryshon mendimin e tij në lidhje me marrëveshjen e bërë), facilituesi ka

një rol për t’i komunikuar viktimës arsyet e këtij ndryshimi dhe të diskutojnë së bashku me të se

çfarë mund të bëhet më vonë. Në rastin e fundit mund të nevojiten takime të tjera ballë për ballë

për të lejuar palët të flasin së bashku. Në praktikë, rolet që lidhen me vijimësinë e procesit

ndryshojnë sipas projekteve dhe sipas vendeve të ndryshme dhe në disa raste mungojnë apo nuk

i kushtohet vëmendje.

Page 6: Drejtësia Restauruese: Konceptet kryesore dhe pyetjet më

i-RESTORE is co-funded by

the European Union’s Justice

Programme (2014-2020)

12. Pse është e rëndësishme të flasim rreth mbrojtjes së të drejtave të fëmijëve

viktima në drejtësinë restauruese?

Fëmija viktimë konsiderohet se ka të drejtat e plota të çdo viktime, dhe të drejtën t’i ushtrojë ato

në një mënyrë që merr në konsideratë kapacitetet dhe nevojat e saj. Kjo aplikohet edhe në të

drejtën për të patur akses në drejtësinë restauruese, duke mbajtur parasysh se eksperienca e

drejtësisë është personale dhe nuk mund të aplikohet në një mënyrë standarte. Fëmijët shpesh

kërkojnë mbështetje të veçantë dhe mbrojtje për të shmangur rrezikun e viktimizimit sekondar.

Për këtë arsye, drejtësia restauruese duhet të ofrojë një shërbim të targetuar, duke marrë parasysh

nevojat e njerëzve, llojin e krimit dhe pasojat e tij. Po ashtu, duhet ofruar një program i ndërthurur

me disiplina dhe shërbime të tjera (arsim, shëndet etj) për tu fokusuar tek ambjenti social i

fëmijës për të ofruar një program të individualizuar.

Në përgjithësi, viktimave i është dhënë një pozicion më i fuqishëm në drejtësinë penale në

dekadat e fundit, që pjesërisht është stimuluar nga standartet ndërkombëtare dhe Direktiva

Detyruese e 2012 nga EU për mbrojtjen e viktimave. Kjo direktivë i referohet gjithashtu

drejtësisë restauruese dhe krijoi baza për shumë vende që të zhvillojnë legjislacionin që lidhet

me drejtësinë restauruese dhe me një theks specifik tek të drejtat e viktimave, duke përfshirë

fëmijët viktima dhe nevojat e tyre të veçanta.

13. A është drejtësia restauruese një praktikë e sigurtë për fëmijët?

Drejtësia restauruese është konsideruar e sigurtë dhe një prioritet nga Komiteti i të Drejtave të

Fëmijëve. Në mënyrë që të rritet siguria, procedurat duhet ndjekin udhëzuesit bazë për këtë qasje.

Së pari, palët janë të lira ta nisin kur të duan procesin e po ashtu ta ndërpresin, edhe pa ndonjë

justifikim. Së dyti, shërbimi duhet ofruar nga ndërmjetës të trajnuar, që gjithashtu marrin trajnim

të veçantë për fëmijët dhe sidomos për çështje delikate si psh. dhuna seksuale. Së treti, drejtësia

restauruese duhet të jetë një qasje fleksibël sipas nevojave të palëve të përfshira, duke marrë

parasysh moshën, pjekurinë, nevojat dhe shqetësimet. Për këtë, ka instrumente të ndryshëm që

mund të përdoren kur përfshijmë fëmijë më të vegjël. Megjithatë kur flasim për fëmijën, ka një

shqetësim për riskun e mosbalancës së pushteteve, prandaj, prindërit ose/edhe të tjerë

profesionistë (psikologu, mësuesi etj) duhet të përfshihen në proces që në fazën pregatitore dhe

kjo është e rëndësishme.

14. Pse përfshihet një facilities/ndërmjetës? A mundet çdokush të bëhet

ndërmjetës?

Page 7: Drejtësia Restauruese: Konceptet kryesore dhe pyetjet më

i-RESTORE is co-funded by

the European Union’s Justice

Programme (2014-2020)

Roli i facilituesit është i rëndësishëm në momente të ndryshme. Facilituesi ka detyrën të

shpjegojë në detaje qëllimet dhe praktikat e drejtësisë restauruese dhe të vlerësojë motivacionin

e palëve që shfaqin vullnetin për të marrë pjesë.

Ai/ajo ka përgjegjësinë për të pregatitur palët për takimin dhe të parashikojë sfidat dhe rreziqet

që paraqet takimi: ai/ajo duhet të informojë palët dhe së bashku ata duhet të gjejnë mundësitë

dhe zgjidhjet që mundësojnë takimin nëse ata ende kanë dëshirë ta bëjnë atë. Psh. Kur një nga

palët i frikësohet takimit direkt, facilituesi mund të propozojë mënyra alternative takimi si

videomesazhi apo letrat. Gjatë takimit aktual të drejtësisë restauruese, nëse faza e pregatitjes

është mirëplanifikuar e mirëorganizuar, facilituesi ka shpesh një rol minimal, thuajse të

padukshëm, duke lejuar palët që të përfshihen në një dialog të sigurtë e të sinqertë rreth dëmit,

pasojave të tij dhe zgjidhjeve të mundshme. Standartet e cilësisë dhe trajnimet për ndërmjetësit

dhe facilituesit janë të rëndësishme dhe duhen organizuar në çdo vend.

15. Cilat vepra janë më të përshtatshme për drejtësinë restauruese?

Drejtësia restauruese teorikisht mund të ofrohet për çdo lloj vepre, edhe tek veprat më komplekse

dhe të rënda (psh. Abuzim seksual, vrasje, terrorizëm, dhunë në familje) ndonëse ka kufizime

bazuar në kriteret ligjore. Nga një perspektivë teorike, sidoqoftë i vetmi kriter është vullneti i

palëve për tu përfshirë në dialog e në takim me qëllimin për të riparuar dëmin. Kërkimet kanë

treguar se drejtësia restauruese është e përshtatshme në rastet e krimeve të rënda, gjithashtu kur

autori dhe viktima janë të vështirë për tu identifikuar dhe përgjegjësitë janë ndarë midis aktorëve

të ndryshëm (psh. Rastet e ekstremizmit te dhunshëm, aksidentet e trafikut, krimi mjedisor etj).

Ajo që ka rëndësi dhe është përcaktuese nuk është tipi i veprës, por përshtatshmëria dhe vullneti

i palëve për tu angazhuar në proces në termat e sigurisë dhe parandalimit të viktimizimit

sekondar. Me këtë qëllim, politika dhe instrumenta të vlerësimit të riskut mund të përdoren si

indikatorë për të identifikuar arsyet për të shmangur apo ofruar drejtësinë restauruese.

16. A mund të zbatohet drejtësia restauruese në shkolla?

Drejtësia restauruese mund të përdoret në shkolla për të parandaluar e zgjidhur konfliktet, por

gjithashtu për të krijuar sens më të fortë soldariteti, përgjegjësie brenda komunitetit të shkollës.

Kjo është shumë e rëndësishme për të edukuar fëmijët për të perceptuar normalitetin e

konflikteve si një mundësi për të mësuar dhe jo si një kërcënim. Në disa raste, institucionet

arsimore brenda komunitetit të shkollës vendosën të adoptojnë filozofinë e drejtësisë restauruse

duke patur parasysh nxënës, mësues, staf administrative, familjarët, fqinjët: kjo nënkupton një

ndryshim të përgjithshëm në sistemin e shkollës nga një qasje ndëshkuese dhe konservatore drejt

një qasjeje restauruese dhe invouese.

Page 8: Drejtësia Restauruese: Konceptet kryesore dhe pyetjet më

i-RESTORE is co-funded by

the European Union’s Justice

Programme (2014-2020)

Ekzistojnë disa metoda tipike që përdoren për të prezantuar drejtësinë restauruese në shkolla.

Psh. Rrethet që përdoren për të shpehur emocionet dhe për të ndarë eksperiencat në një mënyrë

të strukturuar, (në mënyrë që e njëjta metodë të përdoret më vonë për të diskutuar problemet dhe

konfliktet), ose “peer-mediation” që është përdorur për të trajnuar nxënësit të identifikojnë dhe

menaxhojnë konfliktet që ndodhin në ambjentin e tyre social. (në shkollë ose në shtëpi). “Peer

mediation” ndodh tashmë në disa shkolla, ku fëmijë të trajnuar marrin rolin e ndërmjetësit kur

një “sherr” ose një konflikt ndodh në klasë. Është veçanërisht e rëndësishme të edukojmë fëmijët

dhe adoleshentët rreth ekzistencës së një tjetër mënyre për të trajtuar konfliktet dhe për të

shprehur emocionet, duke qenë se janë qytetarët e së ardhmes, që mund të bëjnë ndryshime në

shoqëri si lidhja, solidariteti, përgjegjshmëria dhe përfshirja. Të gjitha thelbësore në qasjen e

drejtësisë restauruese.

17. Cilat janë përfitimet e drejtësisë restauruese?

Rezultatet e kërkimeve janë konsistente në raportimin se të paktën 85% e pjesëmarrësve shprehin

kënaqësi pasi kanë marrë pjesë në një program të drejtësisë restauruese, që është një përqindje

më e lartë në krahasim me proceset e drejtësisë penale tradicionale.

Përfitimet më të zakonshme të përmendura nga pjesëmarrësit janë: njohja dhe të kuptuarit e

statusit të njëri tjetrit, njohja e nevojave të secilit (mbështetje, mbrojtje, riintegrim); restaurim

emocional, duke përfshirë ndjenjat e respektit dhe dinjitetit, riparimi i dëmit të shkakuar nga

vepra dhe (kur është e mundur) marrëdhënieve të dëmtuara; fuqizim, duke përfshirë riparimin e

ndjenjave të sigurisë dhe kontrollit; reduktim frike rreth takimit me njëri tjetrin; ndryshime

pozitive rreth këndvështrimit të botës në përgjithësi dhe të vetes; kënaqësia dhe perceptimi i

drejtësisë, krahasuar me sistemin e drejtësisë penale.

Gjithashtu, studimet kanë gjetur përfitime të tjera, më të rëndësishme për sistemin e drejtësisë

dhe shoqëritë në përgjithësi: drejtësia restauruese i ofron viktimave një eksperiencë reale të

drejtësisë që faciliton rikuperimin e tyre, inkurajon largimin nga krimi, duke ndihmuar të krijojë

shoqëri më të sigurta dhe forcon komunitetet (ndihmon riintegrimin e autorëve dhe mbështetjen

e viktimave), por gjithashtu kjo praktikë pëdoret për të parandaluar që një vend konflikti të

kthehet një vend dhune.

18. A mundet palët të ndërpresin procesin nëse bëhet i pamundur vijimi për ta?

Drejtësia restauruese është e bazuar në parimin e vullnetarizimit, që zbatohet në çdo fazë të

procesit, që nga momenti në të cilin shërbimi ofrohet përmes një takimi. Facilituesit kanë

përgjegjësinë që të sigurohen herë pas here nëse palët ende duan të marrin pjesë në proces.

Sidomos kur takimet ballë për ballë bëhen më të afërta, ndërmjetësi duhet të krijojë një ambjent

të sigurtë për palët për të ndaluar procesin, pa arsye, por në respekt të palës tjetër që mund të dojë

Page 9: Drejtësia Restauruese: Konceptet kryesore dhe pyetjet më

i-RESTORE is co-funded by

the European Union’s Justice

Programme (2014-2020)

të dijë arsyet e këtij vendimi. Kjo masë nënkupton se të dy palët mund të ndalojnë procesin kurdo

që duan, kanë nevojë ose ndiejnë se duan ta përfundojnë.

19. Cili është roli i prindërve dhe të rriturve të tjerë mbështetës në drejtësinë

restauruese?

Në varësi të modelit të drejtësisë restauruese të zgjedhur, prindërit dhe të rriturit e tjerë mund të

jenë prezent gjatë takimeve ballë për ballë. (Psh. Konferencë restorative)

Roli i tyre është të sigurohemi që mungesa e balancave të adresohet. Gjithashtu, duke qenë se

përgjegjësinë prindërore e kanë prindërit (apo kujdestarë në raste të caktuara) është e

rëndësishme t’i përfshijmë ata në proces.

Në konfliktet midis prindërve dhe fëmijëve, të tjerë persona mund të identifikohen dhe të

përfshihen në proces. Sigurisht, zgjedhja e përfshirjes së këtyre personave është për tu bërë në

interesin më të lartë të fëmijës dhe duke marrë parasysh dëshirën e fëmijës për tu mbështetur nga

një i rritur në këtë proces. Kjo nuk është një çështje problematike në termat e parimeve dhe

praktikave të drejtësisë restauruese, përderisa drejtësia restauruese në vetvete synon pjesëmarrjen

dhe përgjegjësinë e palëve që janë ndikuar nga dëmi në mënyrë që ata të ndërmarrin veprime

drejt riparimit.

20. Pse është i nevojshëm projekti i-RESTORE?

I-RESTORE është një projekt i rëndësishëm për të kuptuar më mirë se si fëmijëve viktima mund

tu sigurohet drejtësia restuauruese dhe si mund të përfitojnë më mirë nga kjo eksperiencë, nëse

ata në mënyrë vullnetare bien dakort të përfshihen në një dialog me një palë tjetër. Ndërsa ne

dimë shumë rreth ndikimit pozitiv të drejtësisë restauruese në rastet e të rriturve, ne kemi më pak

informacion për rastet që përfshijnë të miturit viktima. Ky është një grup vulnerabël me nevoja,

sjellje dhe aftësi zhvillimi të ndryshme, dhe prandaj ne duhet të angazhohemi në një kërkim të

fokusuar tek ky target.

Përveç punës kërkimore, i-RESTORE përdor një qasje inovative për të përfshirë fëmijët në këtë

projekt. Në fakt, i ashtuquajturi “grup këshillues i fëmijëve”, i përbërë nga fëmijët në tre vende

(Rumani, Greqi, Shqipëri) ka përgjegjësi për të praktikuar dhe për të kuptuar vlerat e drejtësisë

restauruese në një seri takimesh lokale duke i dhënë feedback kërkuesve dhe oficerëve të projektit

mbi rezultatet e projektit dhe të propozojnë një fushatë ndërgjegjësuese për të angazhuar fëmijët

në drejtësinë restauruese. Projekti gjithashtu synon të përfshijë disa ekspertë në këto vende që

mund të luajnë një rol në zhvillimin e mëtejshëm të politikave, praktikës dhe legjislacionit.

21. Cili është roli i “European Forum on Restorative Justice” në këtë projekt?

Page 10: Drejtësia Restauruese: Konceptet kryesore dhe pyetjet më

i-RESTORE is co-funded by

the European Union’s Justice

Programme (2014-2020)

Forumi Europian i Drejtësisë Restauruese është organizata lider që sjell së bashku kërkues,

profesionistë, praktikues dhe politikëbërës të punojnë në drejtësinë restauruese dhe fushat e

lidhura me të në Europë e përtej.

E krijuar në vitin 2000 brenda Institutit të Kriminologjisë së KU Leuven, ky forum është një

organizatë jofitimprurëse që numëron rreth 500 anëtarë përfshirë 80 organizatorët. Që prej 2012,

forumi është gjithashtu pjesë e Platformës Europiane të Drejtësisë Penale, një rrjet prej 3

organizatash që punojnë në çështjet e drejtësisë penale në Europë (Europris për burgjet, CEP

mbi shërbimin e provës and EFRJ për drejtësinë restauruese). Roli i saj në i-RESTORE është të

kontribuojë për kërkime dhe zhvillim trajnimi, përveç ndarjes së rezultateve të projektit midis

anëtarëve të rrjetit.

Forumi Europian për Drejtësinë Restauruse gjithashtu ofron ekspertizë në çështje specifike të

drejtësisë restauruese, duke bërë lidhjet midis kërkimit, praktikës dhe politikave në fushën e të

drejtave të fëmijëve.

22. Cili është roli i “Restorative Justice Netherlands” në këtë projekt?

Drejtësia Restauruese Hollandë (RJN) është një organizatë hollandeze, një qendër ekspertize dhe

inovacioni në fushën e drejtësisë restauruese dhe praktikave restauruese. Organizata nuk është

një ofrues i shërbimeve restauruese, por një organizatë lider. Aktivitetet kryesore janë: kërkim

dhe konsulencë, ofrim njohurish përmes trajnimeve, leksioneve etj, lobim dhe advokim dhe

krijimi i rrjeteve të forta. Së bashku me partnerë të tjerë kërkimi dhe ndërmjetësimi, RJN inicioi

Akademinë Hollandeze të Drejtësisë Restauruese. Në këtë projekti, RJN dhe EFRJ janë

përgjegjëse për raportet kërkimore dhe zhvillimin e metodave dhe mjeteve për tu përdorur në

nivel kombëtar.

Këto organizata do të ndajnë gjithashtu eksperienca kombëtare dhe do të organizojnë një sesion

pune për kërkuesit kombëtar dhe një grup të rinjsh nga Shqipëria, Greqia dhe Rumania.

Page 11: Drejtësia Restauruese: Konceptet kryesore dhe pyetjet më

i-RESTORE is co-funded by

the European Union’s Justice

Programme (2014-2020)

Special thanks to our contributors: Emanuela Biffi, Communications and Events officer, European Forum for Restorative Justice,

Annemieke Ëolthuis, Research, Mediation and Training Expert, Restorative Justice Netherlands

Malini Laxminarayan, Consultant, Restorative Justice Netherlands

Cecilia Popa, Researcher, Terre des hommes Romania

Rodica Novac, project manager, Terre des hommes Romania

The content of this publication represents the vieës of the author only and is his/her sole responsibility.

The European Commission does not accept any responsibility for use that may be made of the information it contains.

For more information about the i-RESTORE project, please visit the project ëebpage

or contact: Marcos De Barros, i-RESTORE Regional Project Coordinator, at [email protected]

Follow us for more updates!

Terre des hommes in Europe Restorative Justice Netherlands European Forum on Restorative Justice

http://tdh-europe.org/

https://tëitter.com/TdhEurope

https://ëëë.facebook.com/TdhEurope/

http://ëëë.restorativejustice.nl/

https://tëitter.com/Rest_Justice_NL

https://ëëë.euforumrj.org/en

https://tëitter.com/EuForumRJ

https://ëëë.facebook.com/euforumrj

Terre des hommes Romania Terre des hommes Albania Terre des hommes Hellas

https://tdh.ro/

https://ëëë.facebook.com/TdhRomania/

https://tëitter.com/tdh_albania

https://ëëë.facebook.com/Terre.des.hommes.Albania/

https://tëitter.com/tdh_greece

https://ëëë.facebook.com/tdh.greece/

"Looking back, I feel it's

fantastic that I had this

opportunity. Talking can

solve so much. I can

finally begin mourning."

Victim (2013) EFRJ