35
[filozofia personale e mësimdhënësit ] Punim Shkencor Punoi; Kujm BARALIU Prizren_2015 | Punim Seminari 1 (PUNIM SEMINARI) FILOZOFIA PERSONALE E MËSIMDHËNËSIT

Filozofia Personale e Mësimdhënijes

Embed Size (px)

Citation preview

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

Punoi; Kujtim BARALIU

Prizren_2015

| Punim Seminari 1

(PUNIM SEMINARI)

FILOZOFIA PERSONALE E MËSIMDHËNËSIT

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

ABSTRAKTE

Që në momentin kur mora për obligim të studioj këtë temë si punim shkencor jam preokupuar me çështjen se a ekziston një mënyrë e saktë e përshkrimit të filozofisë personale të mësimdhënësve? Dhe nga ajo çfarë kam kuptuar mund të them se konceptet bazë të filozofisë personale të mësimdhënësve përfshijnë:

1) Konceptin tuaj të mësuarit dhe mësimdhënies2) Përshkrimin e asaj se si ju jepni mësim nxënësve3) Arsyetimin se pse ju jepni mësim në atë mënyrë

Në çdo fillim të vitit shkollor unë filloj punën me një motivim të veçantë për mësim duke i parashtruar vetes disa objektiva që hyjnë në filozofinë time të mësimdhënies, dhe të cilat unë i zbatoj me përpikëri; si psh:

a) Do të bëj gjëra të mira këtë vit për nxënësit e mib) Do të jem e dashur dhe e sjellshmec) Do të jem e përgjegjshme dhe e vendosur për punëd) Do të zgjedhë metodologji dhe strategji të reja të punëse) Do të vazhdoj dhe përmirësoj përpjekjet për edukimin dhe arsimimin e nxënësve

Mësuesit janë pyetur shpesh për filozofinë e tyre mësimore, si pjesë e përfundimit të arsimimit të tyre gjatë aplikimit të tyre për punë. Një filozofi e mësimdhënies shpjegon se cila është arsyeja jonë për tu bërë

mësues, dhe më së miri përshkruan se si ne shpjegojmë dhe përligjim besimin tonë rreth mësimdhënies. Filozofia jonë e mësimdhënies ka të ngjarë të zhvillohet në bazë të eksperiencës sonë apo përvojës së fituar në situata të ndryshme.Bëni vetes pyetje në lidhje me mësimdhënien tuaj. Sipas mendimit tuaj çfarë e bën një mësues të mirë? Çfarë cilësish duhet të ketë një mësues për të qenë i mirë? Cili është roli i një mësuesi? Cili është roli i një nxënësi? Si mund ta emërtoni stilin tuaj të

mësimdhënies? A është e vërtetë se ndikimi që ka një mësues i mirë nuk mund të fshihet kurrë?. Të gjitha këto dhe pyetje tjera janë të domosdoshme për përcaktuar filozofinë e mësimdhënies së një mësuesi me pikëpamje moderne.

| Punim Seminari 2

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

Një mësues ka ndikim të përjetshëm në shoqëri; ai kurrë nuk mund të thotë se kur ndalet influenca e tij.

Henry Brooks Adams

HYRJE NË TEMATIKË

Mësuesi ose mësimdhënësi është një njeri i cili siguron një edukim apo arsimim të vazhdueshëm për fëmijë ose nxënës të moshave të ndryshme.

Edukimi ose arsimimi është një mjet përmes të cilit njerëz apo grup njerëzish krijojnë mënyrën e tyre të jetesës përmes qëllimeve dhe zakoneve të tyre nga një brez në tjetrin. Edukimi përmirëson sjelljen humane të njerëzve në shoqëri dhe ndikon pozitivisht në zhvillimin e gjithanshëm të tij. Roli i mësuesit shpesh është formal dhe ai këtë punë e bën në shkollë ose kudo tjetër ku e sheh të nevojshme me të vetmin qëllim edukimin e gjithë atyre që kanë nevojë.

Sot edukimi është bërë masë e domosdoshme për të gjithë, si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit, dhe konsiderojmë se ky është një proces që zgjatë tërë jetën, prandaj do të ishte e pranueshme motoja “edukim për të gjithë” dhe “edukim gjatë tërë jetës”.

Sot një person i cili dëshiron të bëhet mësues, së pari është i detyruar që të marrë dhe sigurojë kualifikim specifik dhe profesional në fushën përkatëse ose të sigurojë kredenciale të mjaftueshme nga kolegji apo universiteti. Këto përgatitje profesionale të mësuesit mund të përfshijnë studimet në fakultetin e edukimit, apo të disiplinave të veçanta shkencore, si dhe kualifikimet e mëvonshme profesionale. Sot kërkohet që çdo mësues të jetë i licencuar nga shteti

për të bërë punën e mësuesit apo arsimtarit!.

Nëse mësuesi është mësimdhënës në ndonjë shkollë atëherë ai është i obliguar që të përdorë një plan mësimor, për të lehtësuar mësimin e nxënësve duke zbatuar një kurs studimi që quhet “Kurrikulë”.

Roli i mësuesit mund të ndryshojë në mes të kulturave të ndryshme që kanë njerëzit në globin e Tokës. Mësuesi mund të japë mësime shkrimi, këndimi, llogaritje numrash, mësime zejtarie, trajnime profesionale, rolin e komuniteteve, shkathtësi jetësore, por

| Punim Seminari 3

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

mësuesit mësojnë të tjerët edhe për artin, kulturën, gjuhët, fenë, drejtësinë, mjekësinë dhe shkathtësi tjera nga përditshmëria.

Është relative të thuhet se në cilën kohë ka qenë mësuesi më i suksesshëm, dikur apo sot, dhe kjo është temë për tu diskutuar. Më parë mësuesit kishin gjithë kompetencat për të marrë edhe masa disiplinore (duke përfshirë edhe ndëshkimin trupor – rrahjen), gjatë mësimdhënies me fëmijë dhe luanin rolin e prindit të dytë. Ndërsa sot situata ka ndryshuar dhe shumë vende perëndimore kanë ndaluar ndëshkimin fizik të nxënësve, por “për çudi” me një vendim gjykate, kjo nuk është e ndaluar në SHBA. Në vendin tonë situata është shumë konfuze dhe akoma nuk funksionojnë as rregullat amerikane, as ato evropiane, sepse disa prindër i lejojnë mësuesit gjithë kompetencat por disa tjerë nuk preferojnë një gjë të tillë.

Mësuesi i mirë duhet të ketë entuziazëm në punën e tij, dhe është vërtetuar se entuziazmi dhe vullneti në punë bën që nxënësit të jenë më të angazhuar në mësime, më të interesuar për mësim më energjik dhe më kurioz për të mësuar lëndën. Mësuesi entuziast është më i motivuar për punë dhe kjo ndikon që ai të jetë edhe më bashkëpunues me nxënës, më i afërt dhe më efektiv në mësimdhënie. Janë tri aspekte shumë të rëndësishme që ndikojnë në entuziazmin e mësuesit në punë:

a) Entuziazmi në mësimdhënieb) Entuziazmi i bashkëpunimit me nxënës, dhe c) Entuziazmi për lëndën e tij

Sot kemi të bëjmë edhe me mësimdhënie nga fusha e edukimit profesional, ku mësues të ndryshëm i mësojnë të rriturit me pagesë nga fusha të ndryshme siç janë: mjekësia, jurisprudenca, inxhinieria, kontabiliteti, matematika, gjuhësia etj.

* * *

Një gjë tjetër shumë e rëndësishme në studimin e filozofisë së mësimdhënies së një mësuesi është edhe “personaliteti i mësuesit”. Në studimin tim të bërë për personalitetin e një mësuesi, unë kam ardhur në përfundim se mësuesi i sotëm mendon dhe vepron në klasë në mënyrën si ka vepruar më parë edhe mësuesi, arsimtari ose profesori i tij. Ky

| Punim Seminari 4

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

është një indikacion që tregon se mësuesi i sotëm është i influencuar, ndikuar, apo edhe i udhëhequr nga identifikimi me ish mësuesit e tij, pa krijuar një personalitet (ego) të veçantë që do ta dallonte në punë nga paraardhësit e tij.

Prandaj në mesin e koncepteve bazë është ideja se gjatë tërë historisë së njerëzimit ka ekzistuar një hierarki e aftësive njerëzore e cila është shprehur përmes të ashtuquajturve “Mjeshtër të mençurisë” apo Mësuesve. Në vazhdim do të analizojmë disa cilësi që kanë mësuesit në përballje me punë e tyre të mësimdhënies në shkollë.

Puna edukative bazohet në sinqeritet, pasion, besnikëri dhe gjithsesi në dashuri ndaj nxënësve dhe profesionit. Prandaj është me rendësi të fokusohemi plotësisht në personalitetin e arsimtarit (elegancën, tërheqjen, modestin, mirësinë, mirësjelljen dhe kujdesin). Arsimtari që të arrijë punë efikase e produktive duhet të mbajë kondicion të mirë fizik dhe intelektual. Nuk duhet injoruar as aspekti motivues. Në punën edukative nuk duhet të ketë paragjykime, pasiguri dhe mungesë të vetëbesimit. Përkundrazi, duhet shpresë dhe guxim. Personaliteti dhe shpresa e bëjnë të veçantë punën e arsimtarit. Puna edukative kërkon durim dhe ndërgjegje në ecjen drejt suksesit.

Nëse i jepni dikujt një peshk, ju do ta ushqeni atë për një ditë; por nëse e mësoni atë të zërë peshkun, ju do ta ushqeni atë për tërë jetën.

Proverb Kinez

(NUK) ËSHTË LEHTË TË JESH ARSIMTAR!

Arsimtari nuk është i obliguar të dijë çdo gjë, por është i obliguar të jetë i sinqertë, nuk është e thënë që gjithnjë të jetë ideal, por është i obliguar të jep çdo gjë nga vetja për të mirën e nxënësve të tij dhe kombit. E gjithë tabloja e personalitetit të arsimtarit shtron realisht çështjet se si ai e ndërton karrierën dhe hierarkinë në profesionin e tij. Ose thënë ndryshe janë krijuar kushte që personaliteti i tij të shikohet duke marrë parasysh se kush di sado pak, ai duhet të bëhet arsimtar. Na kujtohen kohërat kur ai mungonte, kur mësues mund të bëheshin vetëm ata që kishin guxim, madje edhe pa dituri e përgatitje përkatëse pedagogjike.

Sot është koha e favorshme për të sjellë në ballë të arsimit personalitete të afta, edhe pse sot arsimin kush do mund ta provojë, nuk ka zgjedhje as seleksionim se a mundet dikush ta kryej me sukses profesionin e arsimtarit dhe edukatorit ose jo. Lehtë është të jesh arsimtar, por ta tregosh personalitetin e arsimtarit është diçka tjetër. Arsimtari duhet të integrojë në personalitetin e tij jo vetëm veti pedagogjike por edhe veti qenësore me çka dallohet puna edukative e tij. Ato janë: veti kombëtare, qytetare dhe njerëzore. Këto janë tre elemente që i përkasin vlerësimit se a është arsimtari ideal ose jo. Thjesht pozita e

| Punim Seminari 5

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

arsimtarit troket në ndërgjegjen e kombit. Jo që është e papranueshme por është ofendim që arsimtari të mos reflektojë vetitë që atë e bëjnë personalitet me shpresë.

ARSIMTARI-KRENARI E TË KALUARËS

Kur e vështrojmë dhe fokusojmë personalitetin e arsimtarit sot, gjithnjë kthehemi si ka qenë dikur dhe jemi të prirë të themi që arsimtarët e mëparshëm renditen më lartë me vetitë e tyre personale dhe kombëtare se sa ato që këtë profesion e ushtrojnë sot. Arsimtari dikur ishte krenari e popullit. Për këtë ka edhe arsyetime:

arsimtari dikur konsiderohej njeri i ditur dhe krenari, kishte forcë dhe aspiratë, ai ishte perfekt në punë, në shkollë, në sjellje, ai thellë besonte në thellësinë shpirtërore të njeriut, të nxënësit, ishte i rrëmbyer nga ideja kombëtare dhe patriotike, udhëhiqej nga ideja për të ofruar dituri, edhe pse ndoshta ai nuk kishte njohje të

mjaftuara profesionale, metodike, shkencore e pedagogjike, ai luftonte çdo ditë të ndërtojë piramidë diturie.

Sot është një situate ndryshe, ai është i rrëmbyer nga ideja e simetrisë së rrejshme, mbase ambiciet tek ai janë afatshkurtra. Në të kaluarën kanë adoptuar model aksioni të punës edukative, kurse sot reflektojnë modele, stile e raporte të punës edukative. Renditja retrospektive e vë në pah punën e kryer me dinjitet kombëtar, me ideal.

Arsimtari është krenari e së kaluarës, mbase pa kualifikime përkatëse profesionale e pedagogjike por entuziast, me dëshirë e vullnet ato realizonin idenë kombëtare. Sot është ndryshe. Konteksti shoqëror ia ka ndryshuar rolin, funksionin dhe shpresën. Dihet që arsimtarët e kohës së shkuar mbajnë reputacionin më të madh për rolin e tyre që kanë luajtur në edukim dhe arsimim. Sot pritet që peshën e sukseseve në arsim ta marrë gjenerata e re e arsimtarëve e cila është e përgatitur mirë me dije dhe ka vizion e strategji për veprim pedagogjik. Logjikisht nga gjenerata e re e arsimtarëve priten suksese më pozitive, më cilësore, më të larta. Për të arritur rezultate është e nevojshme të siguroheni që iniciativat tuaja profesionale-pedagogjike të mbështeten në baza stabile dhe mbi një organizim perfekt pedagogjik.

DIKUR MË LEHTË ARRIHEJ AUTORITETI

Prirja për të kontribuar në formimin patriotik e kombëtar të nxënësit ka qenë e zhvilluar dhe më e theksuar në arsim dhe ajo është ndërtuar në rrethana të vështira. Kjo sot duket

| Punim Seminari 6

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

se është drejt fundit. Arsimtari dikur edhe pse në vështirësi arrinte të sigurojë nivel të përkryer; ai i parashtronte vetes prioritet që të jetë cilësorë punën e tij.

Ajo që dua të them është se një arsimtar në këto kushte e rrethana duhet që më në fund ta kuptojë që tashmë baza e ardhmërisë së profesionit të arsimit është vlerësimi dhe vetëvlerësimi i punës së tyre. Mendimi im është se mësuesit duhet të merren me veten sepse fati i punës së tyre është në dorën e tyre. Megjithatë, beteja më e madhe mbetet që ata të punojë dhe me punë të arrijë autoritetin profesional dhe të lëvizin në karrierë duke u ngjitur në majën e profesionit të tyre edukativ.

Mësuesi mediokër1 tregon, mësuesi i mirë shpjegon, mësuesi shumë i mirë demonstron, ndërsa mësuesi superior frymëzon dhe inspiron.

William Arthur Ward

MËSUESI SOT DHE NESËR

Sot mësuesi punon në kushte shumë më të pasigurta, me një ritëm dinamik, ekonomikisht jo të qëndrueshëm, me plot ankthe e strese dhe gjithnjë të shtyrë që të mësojnë, të shkojnë në hap me kohën, ata nuk janë të qetë as me identitetin profesional as me autoritetin shoqëror. Ai gjithnjë është në udhëtim të një profesioni me shumë të panjohura. Pavarësisht vështirësive aktuale në arsim dhe në shoqëri, kur mendohet për arsimtarin, në dimensionin e tij pedagogjik- arsimor, ai sot dhe nesër paraqitet si personalitet në kompleksitetin e tij. Roli i tij burimor dhe përcaktues sot ose nesër mbetet edukimi.

Me kalimin e kohës arsimtari gjendet para surprizave të mëdha që i ofron shoqëria, zhvillimi, të cilat po të dijë ti kërkojë në labirintet shoqërore do ta befasojnë. Marrëdhëniet e tyre me prindërit, me shoqërinë, me institucionet janë të çekuilibruara, madje të acaruara. Sot arsimi përballet me probleme të shumta, ndërkaq arsimtari me një erozion autoriteti. Çfarë erozioni i dinjitetit elementar profesional është i pranishëm tek arsimtarët, sepse në mesin e tyre zhvillohet garë primitive partiake, diletantizëm profesional, mendim provincial. Pikërisht për shkak të ndryshimeve, madje edhe të stilit të punës dhe klimës në arsim, arsimtari sot është më i prirë që të punojë më shumë për të pasur autoritet ideal.

Në këto kushte pyetja më normale që shtrohet është se cila është alternativa për ndryshimin e gjendjes, të themi të pakënaqshme, ku nëpërkëmbja e tyre është kthyer në përditshmëri. Arsimtari sot ka program, është imponues, komunikues, janë të kritikueshëm ( por jo të vetë-kritikueshëm) dhe të kundërshtueshëm. Mendoj se ata sot punojnë në

1 Mediokër - jo-kualitativ | Punim Seminari 7

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

kohë jo vetëm për të mësuar, por për të mësuar se si të mësojnë. Megjithatë, arsimtarin sot duhet ta veçojnë katër parime themelore në punën edukative:

të dëshmohet me punë cilësore; të ketë kapacitet intelektual të verifikuar; të ketë aftësi hulumtuese dhe të ketë cilësi pedagogjike.

Vendosmëria dhe ndjenja e detyrës arsimore garantojnë një arritje të mirë profesionale.

PRAKTIKA PEDAGOGJIKE I LIDHË GJENERATAT ARSIMORE2

Ka një praktikë të përbashkët për punën pedagogjike tek arsimtarët e shkuar dhe të sotëm:

1) Fillimisht puna arsimore është publike edhe pse mbahet në klasë të mbyllura; 2) Përdorin metoda të caktuara të mësimdhënies, të cilat dallojnë në disa segmente: 3) Në vlerësim, apo në dhënien e notës; 4) Të përbashkët i kishin librat si burim diturie; 5) Por sot përdoren teknologji moderne si Interneti, kompjuteri, telefoni celular; 6) Dikur nxënësi ndëshkohej fizikisht, sot është rreptësishtë e ndaluar; 7) Dhuna në shkollë ishte më e pranishme, por sot nuk është edhe pse aty-këtu

zbatohet;8) Sot ka korrupsion; 9) Dikur arsimtari ishte mono-politik (njëmendësi), sot ai është poli-politik (plural); 10) Dikur kishte siguri dhe mësuesi ishte i sigurt, sot është i pasigurt; 11) Sot arsimtari është i dëshpëruar dhe pesimist, dikur ai ishte optimist dhe i gëzuar.

Por, përtej historisë së njohur, statusi i arsimtarit sot mund të shpjegohet duke vëzhguar iniciativat e tyre, duke gjurmuar punën e tyre, duke stimuluar si të punojnë. Edhe para, edhe sot, edhe nesër , do të them gjithmonë arsimtari duhet të ketë vetëm një opsion: edukimin, nxënësin,aspektet zhvilluese.

* * *

Arsimtari dje dhe sot, është i njëjtë për kah misioni që kryen, por të ndryshëm nga funksioni që ka. Është normale dhe e arsyeshme të flasim për dy grupe arsimtarësh:

2 Prof.dr. Xheladin MURATI – “Arsimtar me personalitet e shpresë”, nga e përditshmja informative “Koha”.

| Punim Seminari 8

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

a) arsimtarë të gjeneratës së re, të cilët nuk kanë problem të punojnë me kompjuter dhe të zbatojnë sistemin TIK (teknologji, informacion, komunikim) dhe

b) arsimtarë të gjeneratës së vjetër, të cilët e kanë rëndë të mësojnë punën me kompjuterin, kanë probleme të sabotojnë TIK-un.

Gjenerata e re e arsimtarëve duhet të bëjë përpjekje të sjellë një fytyrë dhe frymë të re në arsim, duke u bërë thirrje komunitetit arsimor të ndjejnë kënaqësi për çdo ditë në punën e tyre dhe të lëvizin përpara me suksese. Slogani i tyre le të jetë, ashtu si edhe i të shkuarve: le të fillojmë të ndryshojmë arsimin duke ndryshuar vetveten, para së gjithash. Unë nuk do të thosha se është shumë i popullarizuar arsimtari.

Unë mendoj se shumica e arsimtarëve kanë një opinion jo të mirë për arsimin. Ai shihet si një vend pune, por jo i preferuar. Për shkak të saj shumica e arsimtarëve duan të tërhiqen me të gjitha llojet e favoreve, sepse mendojnë se është bërë vështirë të punohet në arsim. Para tij rregullisht shtrohet pyetja: çfarë të bëjë me shpresën e humbur? Prandaj, duhet të kemi shpresë në vizionin e gjeneratës së re të arsimtarëve. Në fakt, ne duhet të shpresojmë që puna e tyre të japë cilësi.

ARSIMTARI ËSHTË NË NDRYSHIM TË VAZHDUESHËM

Arsimtari në punën e tij edukative përballet edhe me të papritura. Puna e tij është e paparashikuar edhe pse ai punën e planifikon, programon dhe projekton. Prandaj ai duhet të jetë i përgatitur për çdo gjë. Të arrihet në karrierë dhe të shtrohet drejt personalitetit ideal, arsimtari vazhdimisht duhet të punojë. Nëse njeriu kohë pas kohe mban dietë për të pasur trup të bukur e ideal, atëherë arsimtarit i duhet ushqim pedagogjik permanent që të arrij te niveli ideal. Dieta e arsimtarit është të ruaj linjat kombëtare, qytetare e njerëzore jo linjat trupore.

Arsimtari edhe pse i mëson të tjerët ai nuk duhet ta harrojë vetveten. Ka nevojë të mësojë, madje më shumë se të tjerët. Pra, kjo është një pjesë e kulturës që i ngre arsimtarët dhe i bën që të kenë një perceptim pozitiv për vetveten. Të përsosurit profesional duhet të jetë prioritet, kreativitetin arsimtari duhet ta drejtojë në qëllime dhe ide, në veprime dhe objektiva.

Unë nuk besoj se ka ndonjë zanat më të nderuar se ai i mësuesit.Aleks Buda

DHJETË KËRKESA PËR TË QENË ARSIMTARË I SUKSESSHËM

Punën edukative-arsimore të arsimtarit sot e veçojnë tre elemente fundamentale:1) Synimet2) Qasjet3) Hapat

| Punim Seminari 9

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

Këto janë të mbështetura në triadën metodologjike të punës: përcakto (synimet), planifiko (qasjet) dhe vepro (hapat).

Në bazë të këtyre elementeve radhiten dhjetë hapat, të cilët të operacionalizuar në punën praktike duken si vijon:

1. Duhet të ketë synime (arsimtari të mendoj çfarë synon)2. Të përcaktojë listë synimesh3. Të vendos afate për realizimin e synimeve4. Të bëj shqyrtimin e synimeve dhe qasjeve 5. Të vendos përparësitë në realizimin e synimeve 6. Të planifikojë hapat që duhet ndërmarrë 7. Të parashikojë pengesat eventuale që mund të paraqiten në punën edukative-mësimore

8. Të mendoj qasje për kapërcimin e tyre 9. Ti caktojë obligim vetes për të arritur synimet 10. Të zbatojë qasje për arritjen e synimeve.

ARSIMTARI DUHET TË JETË ENTUZIAST!

Vetitë e arsimtarit janë të shumta, varësisht si perceptohen ato nga të tjerët, pra nga shoqëria dhe si perceptohen nga vet arsimtari. Ai duhet të jetë sharmant dhe karizmatik, i qetë, i qëndrueshëm, i mençur, i matur, i pajisur ose i përgatitur mirë. Me kalimin e kohës kuptohet se arma më e mire që kanë arsimtarët është përpjekja për të qenë ideal, idealet e profesionit edhe pse zbehen, është e natyrshme që ajo të mbetet synim. Mbi të gjitha arsimtari duhet të ketë besim në punën që e kryen, të ketë besim në vetvete dhe asnjëherë mos e humb shpresën.

Optimizmi është katalizatori i suksesit, pesimizmi e çon në humnerë. Gjenerata e re e arsimtarëve karakterizohet me një intuitë të shkëlqyer. Për të arritur objektiva të rëndësishme pedagogjike e profesionale në edukim dhe për të përmbushur misionin e edukatorit, arsimtari duhet:

të hedhë skemat e vjetra të menduarit dhe të sjelljes; u nevojiten aftësi më të mëdha drejtuese dhe udhëheqëse për të arritur atë që aspirojnë;

| Punim Seminari 10

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

rezultatet do të arrihen falë përqendrimit, gjallërisë dhe vendosmërisë.

TIPE ARSIMTARËSH

Mund të flasim për shumë tipe të arsimtarëve dhe për këtë kanë dhënë mendime dhe klasifikime autorë të ndryshëm3. Në këtë kontekst do të përmendim ato klasifikime që janë më të përafërta me realitetin tonë:

Sipas mendimit tonë tipet e arsimtarit i shikojmë nga dy aspekte;

3 (P. Vity, H. Glençel, H.Mushinjski, K. Levin, C. Kazelman B. Fovinkeln, V. Dering etj..).

| Punim Seminari 11

TIPET E MËSUESVE SIPAS AUTORËVES.DOBROVOLSKImësues i arsyeshëmmësues intuitivmësues organizuesmësues sistematikmësues imagjinues mësues ekspresivG.MIALAREmësues të rreptëmësues të vendosurmësues të moderuarmësues elastikë mësues mos-kokëçarësK.LEVINmësues autoritativmësues demokratik mësues indiferent

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

1. nga qasja e tyre në mësim, dhe 2. nga sjellja e tyre.

Për nga qasja në mësim tipet janë: arsimtar induktiv, deduktiv, eksplikativ, deskriptiv, pragmatik dhe kreativ.

Ndërkaq për nga sjellja janë tre tipe: demokratik, dominues dhe agresivë, narcisë, i tërhequr, i lodhur dhe pasivë.

Disa nga veçoritë që e karakterizojnë personalitetin e arsimtarit në kushtet e sotme janë këto:

duhet të jetë guximtar dhe entuziast, me përkushtim në punë, me qëndrime kombëtar e orientim qytetar, personalitet me kulturë të gjerë, energjik, të reflektojë energji pozitive, praktikë dhe racional, me ide dhe vizion.

KUJDES NË VEPRIMET EDUKATIVE - DHJETË GABIME KARAKTERISTIKE

Në raportet e përditshme me nxënës shpeshherë ndodhin gjëra të pakëndshme. Arsimtari duhet të ketë kujdes, nuk duhet të gabojë. Gabimet e mundshme të arsimtarit me nxënësit mund të jenë të natyrave të ndryshme. Këtu do të përmend disa gabime karakteristike:

a. Disiplinë e mangët;b. Liri e tepruar; c. Ndërhyje në jetën e nxënësit;d. Lavdërime të panevojshme; e. Mosdhënia e përgjegjësive; f. Pretendime joreale; g. Mosdëgjim i fjalës, h. Gjuajtja e pikave të dobëta tek nxënësit, i. Mosrespektimi i aftësive individuale dhe j. Vlerësimi kuturu i nxënësit.

RREGULLAT E SJELLJES SË DUHUR TË ARSIMTARIT

Arsimtari duhet të sillet korrekt dhe drejtë në punën edukative-arsimore. Ai duhet të formojë profilin e një edukatori të kujdesshëm dhe të suksesshëm. Këto çështje rregullohen me kodeksin e sjelljes së mësuesit4. Sjellja e arsimtarit me nxënës nënkupton këto aspekte kryesore:

1) Statuse të matura ( reflektoni mirësi, mirësjellje dhe kujdes të duhur për të zgjidhur pengesat), 4 (Gjerësisht Xh. Murati, Kodeksi i sjelljes së arsimtarit, revista "Mësuesi", Tiranë, 29 shtator 2010).

| Punim Seminari 12

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

2) Porositë e tij (publike ose personale (private) të reflektojnë energji pozitive), 3) Komunikimi me nxënës e prind (të jetë i korrekt, i matur dhe jo ofendues), 4) Pamja tregon gjithçka ( duhet elegance, modesti si nga paraqitja dhe personaliteti juaj), 5) Përballini me realitetin ( është me rëndësi të fokusoheni plotësisht), 6) Bëni planin tuaj (për të mbrojtur autoritetin dhe dinjitetin profesional e personal).

Një mësues i mirë është si një qiri, i cili harxhohet për të ndritur rrugën ku tjerët ecin.Mendim imi

SHOQËRIA KA NEVOJË GJITHMONË PËR MËSUES

Mund të duket e çuditshme kjo pyetje retorike, po në realitet nuk është ashtu. Mundohem të jem sa më konkret në mendimin tim personal rreth kësaj çështjeje. Mendimi im përmbahet në faktin se shpresoj në një arsimtar të ndershëm, frytdhënës dhe të kulturuar. Unë nuk dëshpërohem nga arsimtarët, besoj në punën e arsimtarit dhe pa mëdyshje konkludoj se ai nuk ka qenë dhe nuk është dekor i shoqërisë, por qenësisht një fanatik që lufton për kombin, qytetarinë dhe njerëzimin, mbase e arsimon njeriun për t'u ngjitur ai në hierarkinë e kulturës kombëtare, historike e pse jo edhe në vlerat evropiane.

Arsimtarët meritojnë shumë, dhe unë kam besim në ata/ato. Kam besim sot në punën që kryejnë dhe profesionin që ushtrojnë. Kam besim tek aspirata e arsimtarëve sepse ato edukojnë, arsimojnë, luftojnë për dije, demokraci e prosperitet. Puna e arsimtarit është thjesht diçka e natyrshme dhe relativisht e lehtë dhe pa probleme kur ajo kryhet me dëshirë dhe vullnet. Por njëherësh ajo është puna më e vështirë kur kihet parasysh se ai ka në dorë formimin e gjeneratës së re. Prandaj dikur po edhe sot konsiderohet të merren sikur fati i jetës të ishte në dorën e tyre. Ja pse duhet të respektohet arsimtari dhe atij t'i kushtohet vëmendje shoqërore.

| Punim Seminari 13

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

PIKËPAMJET E SOFOKLI GARO-S PËR “FPM”

Në vazhdim do të analizojmë në pika të shkurtëra pikëpamjet e filozofit shqiptar Sofokli Garo për filozofinë e mësimdhënësve si fazë përgatitore për procesin e mësimit.

PËRGATITJA E MËSUESIT PËR MËSIMDHËNIE

Faza më e rëndësishme e procesit të mësimdhënies është përgatitja e mësuesit për orën mësimore. Por paraprakisht mësuesi duhet të ketë një përgatitje të mjaftueshme për të kryer këtë punë. Ky proces bëhet përmes diagnostifikimit të nxënësve por edhe të mësuesve për qëllimet dhe kërkesat e kursit mësimor.

PROCESI I DIAGNOSTIFIKIMIT

Diagnoistifikimi fillestar është i domosdoshëm, sepse me këtë arrihet që të bëhet një test zotërimi që përcakton nivelin akademik të çdo nxënësi në lidhje me qëllimet dhe kërkesat e kursit. Testet e standardizuara janë mjaft të dobishme por që përmbajnë pyetje nga të gjitha nivelet e mundshme të nxënësve. Me këtë test përcaktohet niveli i shumicës së nxënësve në klasë. Me këtë rast është i nevojshëm bashkëpunimi në mes të kujdestarit të lasës dhe arsimtarit të lëndës.

Ka raste ku disa nxënës mbeten prapa me mësime dhe kjo vërehet gjatë procesit të diagnostifikimit. Me këtë rast parashikohet të bëhet punë përmirësuese në mënyrë që nxënësit të përmirësohen gradualisht.

MJETET E DIAGNOSTIFIKIMIT

Ndër mjetet kryesore me të cilat mund të bëhet diagnostifikimi i procesit të mësimdhënies janë:

a) Regjistrimi i fakteve të mbledhurab) Testi normativ dhe i standardizuarc) Vëzhgimid) Analiza e punës në klasë dhe bisedat

Regjistrimi i fakteve të mbledhura bëhet nga informacionet e marra, nga kontaktet direkte dhe indirekte. Informacionet e mbledhura nuk duhet të çojnë në paragjykime se fëmija nuk mund të përmirësohet në të ardhmen.

Mjet i rëndësishëm diagnostifikimi janë edhe testet normative dhe të standardizuara. Testet normative na japin vetëm një përshtypje të përgjithshme për nxënësin me një disiplinë të caktuar por jo në të gjitha shkencat në përgjithësi, gjë e cila mund të bëhet me teste e standardizuara.

Rolin kryesor në procesin diagnostifikues përmes vëzhgimit e luan arsimtari kujdestar, i cili e bën këtë punë duke mbledhur të dhëna dhe fakte tjera përmes observimit.

| Punim Seminari 14

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

Arsimtari kujdestar duhet të vëzhgojë çdo nxënës dhe të mësojë për mangësitë dhe përparësitë e tyre. Ai duhet të kuptojë se një libër është në përshtatje me aftësitë e nxënësve apo jo, të kuptojë se a është avancuar ndonjë nxënës dhe a po i vlerëson si duhet nxënësit. Arsimtari kujdestar nuk duhet të lejojë që nxënësit të ngarkohen me mësime më të vështira kur nuk i kupton ato që janë më të lehta5. Diagnostifikimi përmes vëzhgimit mund të jetë efektiv vetëm nëse bëhet në mënyrë sistematike.

Një metodë tjetër diagnostifikimi është edhe analiza e punës në klasë dhe bisedat me nxënës. Bisedat informate janë të nevojshme në fillim të orës apo me momente pushimi brenda orës apo gjatë pushimeve mes orëve. Analiza e detyrave me shkrim dhe e punëve tjera shfaq haptas gabimet e bëra dhe mundësinë e përmirësimit të tyre.

PLANIFIKIMI PËR MËSIMDHËNIE

Çdo mësues duhet të ketë një model të punës që e karakterizon atë. Planifikimi është një pjesë e modelit të punës së arsimtarit, që e ndihmon atë të krijojë, së pari disiplinë e pastaj atmosferë të këndshme të punës në klasë. Planifikimi nënkupton: të vendosësh çfarë ke për synim të arrish, si do të arrish atë rezultat dhe çfarë është rezultati që ke arritur.

A KUSH BËN PLANIFIKIMIN E MËSIMDHËNIES

Planifikimi i modeleve të punës bëhet në disa nivele dhe pjesëmarrës në ndërtimin e këtyre modeleve janë: komisionet dhe departamentet e ministrisë, administratat lokale dhe vetë mësuesit e lëndëve përkatëse.

Këto subjekte përcaktojnë objektivat, përmbajtjen dhe procedurat mësimore.

Në sistemet e decentralizuara të arsimit edhe vetë nxënësit marrin pjesë në planifikimin e aktiviteteve të tyre mësimore, si p.sh.: zgjedhin projekte, bëjnë lexime individuale kurse mësuesit bëjnë planifikime të përgjithshme.

B ÇFARË BËHET GJATË PLANIFIKIMIT

Mësuesi i mirë së pari duhet të planifikojë se çfarë do tu mësojë fëmijëve. Suksesi i çdo kursi varet nga kualiteti i planit mësimor dhe nga zotësia që ka mësuesi për të realizuar punën.

Ndodhë që mësuesit me përvojë të gjatë në arsim nuk bëjnë plane apo nuk planifikojnë se ç’kanë për të shpjeguar para nxënësve. Por në fakt planifikim duhet të bëjnë të gjithë mësuesit, si ata me përvojë ashtu edhe ata që janë krijues, apo edhe mësuesit e rinj dhe ambicioz. Për të bërë një planifikim, së pari duhet bërë vetes këto pyetje:

Çfarë duam të arrijmë, si do ta bëjmë atë gjë, kush do ta bëjë, kur do të bëhen ato gjëra, ku do të bëhen, pse dëshirojmë të bëjmë atë gjë dhe si do ta kuptojmë nëse kemi vepruar mirë apo keq.

Për të bërë si duhet një planifikim, së pari është e nevojshme vendosja e objektivave dhe e aktiviteteve mësimore. Hapi i parë në planifikimin e një kursi mësimor është vendosja e objektivave. Objektivat mund të

5 Nxënësi nuk duhet të detyrohet të zgjidhë ekuacione të gradës së dytë kur nuk di të zgjidhë ato të rendit të parë.

| Punim Seminari 15

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

përzgjidhen duke pas parasysh natyrën dhe strukturën e lëndës, nevojat e nxënësve, gatishmërinë e tyre për të mësuar, karakteristikat e tyre (interesimi i nxënësit, zotësia e tij, qëndrimet), karakteristikat e mësuesit, filozofia e tij, prirjet dhe potenciali që ka, pastaj kushtet e punës (pajisjet, orenditë, koha e nevojshme), etj.

Planifikimi o objektivave bëhet duke i shkruar ato dhe duke i klasifikuar me objektivat përshkruese të mësuesit dhe objektivat e nxënësit.

Planifikimi i aktiviteteve mësimore vjen menjëherë pas përshkrimit të objektivave. Me këtë planifikim nënkuptojmë përshtatjen e aktiviteteve dhe nevojave të shpjegimit, aktivitetet e vlerësimit si dhe aktivitetet që duhen hequr nga objektivat kryesore si të panevojshme.

C PLANIFIKIMI MËSUES-NXËNËS

Ky lloj planifikimi ka të bëjë me bashkëpunimin në mes të mësuesit dhe të nxënësit në shpjegimin e një njësie mësimore. Ndodhë që mësuesi e obligon një nxënës më të mirë që të përgatis dhe shpjegoj një njësi mësimore, dhe mësuesi herë pas here ndërhyn me sugjerime, udhëzime dhe korrigjime të ndryshme. Prandaj kjo lloj mësimdhënie është një planifikim shumë i mirë mësues-nxënës. Përfshirja e nxënësve në planifikimin e njësive mësimore ka një të mirë se ajo e rritë motivimin e nxënësve për mësim.

Hiq disa tipare të mira që ka, planifikimi mësues nxënës, nuk është i përshtatshëm për çdo lëndë mësimore dhe shkencore, për çdo njësi mësimore, apo për çdo mësues. Psh., ky lloj planifikimi nuk preferohet për lëndën e matematikës, fizikës, dhe shkencat tjera të sakta, por ka sens për shkencat shoqërore dhe ato gjuhësore.

Është shumë e rëndësishme që mësuesi në fillim të çdo kursi mësimor (fillim të viti shkollor), të bëjë prezantimin e planit mësimor para klasës dhe të diskutojë për mënyrat e realizimit të tij. Parashihet që të bëhet edhe ndonjë diskutim me nxënës në klasë për teknikat e punës dhe mënyrat e preferuara të mësimdhënies nga nxënësit. Kjo do ti inkurajonte nxënësit që ta marrin me seriozitet lëndën mësimore, mësuesin dhe mësim-nxënien në tërësi.

REALIZIMI I MËSIMDHËNIES – (MENAXHIMI I ORËS MËSIMORE)

Ç’ËSHTË MENAXHIMI I ORËS MËSIMORE

Ky është një proces i organizimit dhe drejtimit të orës për të arritur qëllimin e synuar mësimor. Qëllimi i menaxhimit të orës mësimore ka të bëjë me administrimin efektiv të kohës së mësimit me të vetmin qëllim: mësimdhënien dhe mësim-nxënien e jo gjërat anësore dhe humbjen e orës mësimore me dokrra.

Menaxhimi me sukses i orës mësimore bëhet në bazë të parashikimeve dhe procedurave të nevojshme, siç janë:

| Punim Seminari 16

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

A) Planifikimi, organizimi, koordinimi, drejtimi, kontrollimi, komunikimi dhe pajisjet e klasës.B) Përdorimi i kohës, hapësirës, personelit, materialeve, autoritetit dhe përgjegjësisë,etj.C) Zgjidhjen e konflikteve mes nxënësve në klasë apo në shkollë, etj.

Menaxhimi i klasës nganjëherë është i vështirë dhe i komplikuar, por kur ky menaxhim bëhet mirë atëherë ia vlen mundi që bëhet. Kjo ndihmon moralin e nxënësve në klasë, kompaktësinë e saj dhe motivimin e nxënësve, si dhe orienton nxënësit në mësim.

KRIJIMI I KLIMËS NË KLASË

Një mësues me personalitet të theksuar mund të krijojë klimë të mirë në klasë, gjë e cila mbështetet në respektin që kanë nxënësit për mësuesin dhe e kundërta. Nxënësit duhet trajtuar në mënyrë të ndershme dhe të sinqertë. Shumë mësues e duan më shumë lëndën e tyre mësimore sesa nxënësit e tyre, por ka edhe të atillë që iu mungon sensi i humorit, por që gëzojnë respekt dhe bashkëpunim me nxënësit.

MASAT PËR MENAXHIMIN E ORËS MËSIMORE

Është e domosdoshme që çdo mësues me kohë të marrë masat e duhura për menaxhimin e suksesshëm të orës mësimore.

Në kuadër të këtyre masave përfshihen:nevoja e përgatitjes së ditarit, rregullimi dhe përgatitja e dhomës së mësimit, instalimi i rutinës dhe vendosja e rregullave.

Shpesh ndodh që gjatë orës mësimore të kemi intervale kur nxënësit por edhe vetë mësuesi s’dinë çfarë të bëjë. Prandaj për të mos ardhur deri te këto situata, duhet të bëhet përgatitja e planit, gjë e cila i eliminon këto situata. Por, ndodh që gjërat harrohen dhe vetë mësuesit të mos i kujtohet ndonjë gjë, prandaj për të mos rënë në gracka të tilla, mësuesi duhet të ketë një koncept në fletoren e tij të planit para vetes. Ky plan do t’i ndihmonte atij që të ketë rrjedhje logjike të aktiviteteve mësimore në klasë. Orët e mësimit do të ishin më të suksesshme dhe do të arrinin më lehtë qëllimin, nëse nxënësit do të mësonin në mjedise fizike tërheqëse dhe moderne. Rol të rëndësishëm ka edhe vendosja e karrigeve dhe bankave në klasë.

Për të dëgjuar një leksion, parë një film apo një animacion, karriget duket të jenë në radhë njëra pas tjetrës, por për punën grupore karriget vendosen në rrathë të vegjël apo katrorë, ndërsa për diskutim ato duhet të jenë në formë harku, etj. Pra karriget duhet ti përshtaten aktivitetit.

Instalimi i rutinës bën të mundur që nxënësit të dinë se çka kanë për të bërë pa qenë nevoja me përsërit shpeshherë të njëjtën gjë.

Edhe vendosja e rregullave është një hap shumë i rëndësishëm pasi që nxënësi kupton se nuk mund të dilet jashtë rregullave që proklamon haptas mësuesi i tyre dhe se ato rregulla duhet zbatuar me rigorozitet. P.sh

| Punim Seminari 17

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

ka mësues që vendos rregulla disiplinore në fillim të vitit shkollor dhe kërkon që ato të zbatohen deri në fund.

Duhet pasur kujdes që rregullat të marrin formën e kodit të punës dhe të zbatohen gjatë tërë vitit shkollor. Por duhet të kemi kujdes të mos japim rregulla shumë të ashpra që pastaj ato të mos funksionojnë.

MENAXHIMI I ORËS MËSIMORE

Për të menaxhuar me sukses një orë mësimore së pari duhet të kemi një fillim të mirë të mësimdhënies që në fillim të vitit shkollor.

Nëse ne fillojmë me plogështi dhe të papërgatitur apo me mungesë serioziteti, atëherë nxënësit edhe më shumë për të çuar kohën kot dhe dështimi i orëve të para sjell dështimin e procesit mësimor gjatë tërë vitit. Mësuesi nuk duhet të lejojë as për një çast të humb kohën e mësimit. Duhet të jetë para klasës kur bie zilja dhe duhet të mbajë mësimin me të rënë zilja.

Poashtu ora mësimore nuk guxon të shfrytëzohet për biseda të parëndësishme me tema jashtë planit mësimor,përveç nëse bëhet fjalë për festa dhe ngjarje me rëndësi.

Një mësues i mirë do të kryente disa veprime njëkohësisht , p.sh. e dëgjon nxënësin kur flet dhe njëkohësisht shkruan në tabelë ose zgjidhë një problem me llogaritje.

Si përfundim i gjithë atyre që thamë është me rëndësi që gjatë menaxhimit të orës mësimore të mbajmë të motivuar nxënësit në klasë, por edhe të kultivojmë një disiplinë të vetëdijshme, e cila nuk mund t’u mësohet fëmijëve por duhet të kultivohet te ata në mënyrë kolektive.

VLERËSIMI I NJOHURIVE ME NOTË

Një proces tjetër i rëndësishëm në menaxhimin e drejtë të orës mësimore është edhe vlerësimi i njohurive të nxënësve dhe vënia e notave.

Gjatë vlerësimit të nxënësit është mirë të përdorim këto instrumente: vrojtimin, rubrikat, listat e kontrollit, testet, teknikat e vetëvlerësimit, etj.

Vrojtimi është teknikë e zakonshme me të cilën ne vlerësojmë sjelljet dhe njohuritë e një personi. Me anë të rubrikave ne cilësojmë disa karakteristika të nxënësve, si përcjelljen e mësimeve dhe interesimin për të, angazhimin në zgjidhjen e probleme, qartësinë në mendime, punën demonstruese në kabinete, etj.

Lista e kontrollit është shumë e dobishme për të mbledhur faktet në lidhje me përparimin e nxënësit, në raport me objektivat që kërkohen.

Testet janë një instrument shumë i rëndësishëm në matjen e njohurive të nxënësve dhe si të tillë përdoren në mënyrë të gjerë gati nëpër të gjitha

| Punim Seminari 18

Filozofia e planit të punës në klasë

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

lëndët mësimore. Nuk mund të flas për efektin që mund të japin testet në nxitjen e të mësuarit në krahasim me mësimin standard që është bërë më parë.

Në fund, të themi se vlerësimi me notë është hapi i fundit që bën mësuesi gjatë një procesi mësimor. Notat janë shkallë e një sistemi hierarkik të vlerësimit. Te ne në Kosovë përdoret sistemi i notave nga 1 deri në 5 për shollat fillore dhe të mesme, si dhe nota nga 5 deri në 10 për nivelet e larta të arsimit.

Disa vende përdorin shkronjat si nota vlerësimi, por ka edhe vende ku sistemi prej 1 deri 100 i pikëve është metodë vlerësimi.

Notat janë shumë të rëndësishme në raport me vlerësimin e njohurive të nxënësve, sepse përmes tyre nxënësi kupton shkallën e vet të njohjes, por edhe prindi informohet ë lehtë me suksesin e fëmijës së tij.

Nota duhet të jetë reale që dmth: vlerësim real i njohurive të nxënësit. Një notë e saktë dhe e bazuar ndihmon nxënësin të shohë realisht gjendjen e tij dhe të përgatitet për më tej, por një notë e vënë pa kujdes e çorienton edhe nxënësin por edhe prindin, sepse iu krijon atyre iluzione dhe i mashtron në drejtim të njohjes së realitetit për pozicionin intelektual të nxënësit.

Mendimi im është se mbetet edhe shumë për tu bërë në drejtim të gjetjes së filozofive të reja të mësimdhënësve në drejtim të menaxhimit më të suksesshëm të orës mësimore, procesit të mësimit por edhe procesit të vlerësimit të njohurive të nxënësve. Sidoqoftë informimi i prindërve për çdo gjë në favor të fëmijës së tyre është i domosdoshëm.

PIKËPAMJET E FULLAN - IT PËR “FPM”

Morali i ulët, depresioni, ndjehesh i fajësuar padrejtësisht për sëmundjet e shoqërisë? Ti duhet të jesh mësues.

- koha për edukim shtesë (1997)

Ndryshimet në edukim varen nga ajo se çfarë bëjnë dhe çfarë mendojnë arsimtarët, prandaj kjo është sa e thjeshtë, aq edhe komplekse. Kjo mund të jetë shumë e thjeshtë nëse mund ti bëjmë legjitime ndryshimet në të menduar.

Klasat e mësimit dhe shkollat bëhen efektive, atëherë kur në ato vende:a) Rekrutohen njerëz me kualitet për të punuar si mësues, dheb) Vendi i punës është i organizuar ashtu që tu jap energji mësuesve përmes shpërblimeve

për arritjet e tyre në punë.Që të dy këto janë të lidhura ngushtë mes veti, mirëpo kushtet e punës janë ato që ndikojnë më së shumti në tërheqjen e njerëzve të mirë për të punuar si mësues.

| Punim Seminari 19

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

Kushtet e mësimdhënies në vendin tonë kanë qenë të tmerrshme në dekadën e fundit të shekullit të kaluar, por siç dihet nuk kanë qenë të lakmueshme as pas luftës. Një përpjekje serioze për të përmirësuar këtë proces është bërë, sidomos në vitet e fundit nga disa hapa pozitivë të qeverisë. Prandaj për të përmbysur këtë prirje negative nga e kaluara mësimdhënia duhet të jetë në qendër të përpjekjeve të reformave serioze në të ardhmen. Një shqetësim serioz sot është kualiteti i ultë i mësimdhënies që po vërehet në të gjitha nivelet e shkollimit, prandaj edhe kjo prirje negative duhet të përmirësohet me hapa sa më të shpejtë.

Duke e lënë mënjanë çështjen e fajit, është një fakt se sot mësuesit janë lënë mënjanë dhe janë zhvleftësuar nga komuniteti, publiku dhe institucionet shtetërore. Ky tjetërsim po i shtyn shumë mësues që mos ti rreken me seriozitet mësimdhënies, duke e lënë apo duke menduar ta lënë profesionin e tyre. Shpesh ndodh që arsimtarët të shkojnë në shkollë të ngarkuar me problemet familjare apo edhe me problemet tjera shoqërore dhe ndikime politike gjë që e bën plotësisht të papranueshëm nivelin e përgatitjes për procesin mësimor. Prandaj është shumë e domosdoshme që mësuesi në momentin që hap derën e shkollës, duhet të lirohet nga tërë këto probleme dhe ndikime që ka në të mirë të procesit të mësimdhënies.

KU GJENDEN SOT MËSUESIT?

Duke filluar nga aty ku mësuesi gjendet do të thotë të nisesh nga një rregull i zakonshëm (rutina), mbingarkesa, dhe përmirësimi i limiteve dhe mundësive tona, sepse kjo është situata ku ndodhen sot shumica e mësimdhënësve.Është qartas e pamundur të përshkruhet në pak faqe jeta shkollore e miliona mësuesve në mbarë botën. Përshkrimi i mëposhtëm nga një mësues ofron një imazh të shkruar që përkundër shkëlqimit të gjuhës së përdorur tregon përvojën e shumë mësuesve.Një mësimdhënës sot për çdo ditë duhet të mësojë prej 100 deri në 200 nxënës, duke marrë parasysh edhe kushtet tona të mësimit në vendin tonë. Mbi të gjitha ne kemi edhe detyrime tjera, në sallë, në klasë në kabinete, pastaj ne shkojmë në mbledhje të ndryshme me prindër dhe arsimtarë, marrim pjesë nëpër trajnime të ndryshme rreth kurrikulave, nëpër seminare në nivel lokal dhe në nivel vendi. Të gjitha këto janë një barrë mjaft e rëndë për një arsimtarë i cili sot ka edhe obligime tjera rreth familjes dhe jetës private.Ne mbikëqyrim shfaqjet shkollore që organizohen për festa të ndryshme, ne ndihmojmë nxënësit në botimin e gazetave shkollore, ngjarjeve sportive, debateve të ndryshme, kuizeve shkollore, ekskursioneve apo shëtitjeve me karakter edukativ, vizita në kopshte zoologjike, etj. Ne po ashtu organizojmë ceremoni të ndryshme të shpërblimeve për nxënës të dalluar dhe ceremoni të diplomimit të tyre. Ne organizojmë edhe shfaqjet e fund vitit, dhe u japim nxënësve mësime shtesë për regjistrim në shkollat e mesme të larta, duke mbajtur edhe provime testuese me nxënës dhe duke mbajtur edhe provimin kryesor të këtij niveli.

| Punim Seminari 20

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

Ne arsimtarët shkruajmë edhe raporte të ndryshme për menaxherin e shkollës, për prindërit dhe për veten tonë. Shpesh ne shkruajmë edhe “referenca” (adresime) të ndryshme për nxënës me rastin e regjistrimit të tyre në shkolla të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.Ne zgjohemi çdo mëngjes të gatshëm për të mësuar dhe këshilluar dikë se si duhet të përvetësohen njohuritë, për të formuar personalitet të nxënësit, dhe mbi të gjitha për ti edukuar ata, sepse roli kryesor i arsimtarit

në ciklin e ultë të arsimimit nuk është të krijojmë menjëherë shkencëtarë prej nxënësve tanë, por në momentin kur ata të kenë mbaruar shkollën të jenë para së gjithash “të edukuar dhe asgjë më tepër”!.Shpesh ndodh që mbi arsimtarët shfryhet legjislatura shtetërore, prindërit dhe shoqëria, duke hedhur tërë barrën e edukimit mbi ne, por duhet ditur se për të qenë i suksesshëm procesi i edukimit, duhet të funksionojnë tërë hallkat e shoqërisë të cilat kanë përgjegjësitë e veta për edukimin cilësor të fëmijëve tanë.Secili ka përgjegjësinë e vet në mbarëvajtjen e edukimit të nxënësve në shkollat tona. Legjislatura shtetërore duhet të sigurojë kushte optimale për edukim cilësor, prindi duhet të interesohet më shumë në kuptimin e bashkëpunimit me ne arsimtarët, dhe shoqëria mund të ndihmojë së paku në përkrahjen tonë morale. Edhe kolegjet dhe universitetet mund të ndihmojnë në rikualifikimin e stafit pedagogjik të shkollave në përmirësimin e cilësisë së arsimtarëve që mësojnë nxënësit tanë. Por shpesh ndodhë që ata janë të indinjuar, të zemëruar dhe të vrenjtur me nivelin e ultë të përgatitjes së nxënësve që ne ua dërgojmë atyre në nivelet tjera të shkollimit.E po kush mendojnë ata se na ka mësuar neve më herët të bëjmë këtë punën e mësimdhënies, a janë edhe ata fajtorë se në nuk kemi nxënë mjaft njohuri gjatë studimeve, apo vetë ata nuk na kanë mësuar sa duhet shkathtësitë e mësimdhënies. Bie pyetja se sa janë të angazhuara këto institucione në përkrahjen tonë për të arritur këtë qëllim që të rrisim cilësinë e mësimdhënies!.

Sipas një studimi të bërë nga një drejtor shkolle në Britaninë e Madhe, sot mësuesit në tërë botën ndjehen të keqtrajtuar. Në këtë vend thotë ai; ata shprehin reagimin e tyre ndaj inspektimeve të shpeshta dhe kërcënuese që ju bëhen nga zyrtarë të ndryshëm shkollave të tyre, si dhe kontrollit të detal të punës së arsimtarëve në këto shkolla.

Çfarëdo kritike që mund të ju bëhet këtyre njerëzve ajo do të ndjehet, sado pa-lidhje dhe e pakuptimtë që të jetë ajo. Në 20 vitet e fundit këto kritika nuk kanë shërbyer asgjë. Kjo s’ka të bëjë me atë se çfarë progresi kanë bërë shkollat në 15 vitet e fundit. Mendimi është që me këtë rast

| Punim Seminari 21

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

kemi të bëjmë me një “dështim të shkollave”, ku duhet të largohet drejtori, ku s’ka rëndësi se çfarë sheh ti, ku gjithçka sillet rreth dështimeve në shkollë etj., pra gjithçka ëshë pesimiste.

Por unë nuk duhet të humbas optimizmin, edhe pse njerëzit gjithmonë më kanë thënë se unë jam optimist por si duket unë kam filluar të humbas atë. Po të mos dukem negativ do të thoja se disa gjëra i pëlqej, por më brengos niveli i përkrahjes për të tjerët, si (udhëheqës i mësimdhënësve), teksa i shoh ata të vuajnë gjithnjë e më shumë. Si duket jemi bërë qaramanë (njerëz që ankohen dhe kukasin tërë kohën), por në fakt ne nuk jemi të tillë6, sepse ne duam që puna jonë të ketë edhe rezultatet e veta.Pastaj rrethanat e mësimdhënies, normalisht që kërkojnë shumë mësues në përkrahjen e nxënësve gjatë tërë ditës, duke i lënë shumë pak kohë planifikimeve, diskutimeve konstruktive dhe mendimeve të ndryshme në lidhje me mbarëvajtjen e mësimdhënies.Lortie në vitin 1975 ka dhënë disa përfundime interesante, pasi që ai ka intervistuar rreth 6000 mësues të shkollave të mesme dhe atyre fillore në zonën e Bostonit në SHBA, si dhe është bazuar në mbi 90 intervista të ndryshme. Zbulimet e tij mund të përmblidhen në formularin e pikëve të renditur si në vijim:

1) Trajnimet e mësimdhënësve nuk e pajisin as nuk e përgatisin mësuesin për tu ballafaquar me realitetin brenda klasës. Kjo as që pritet të bëhet gjatë tranzicionit të përnjëhershëm në një të ardhme të afërt. Shpesh drejtuesit e institucioneve arsimore në fillim të viti shkollor ju ndajnë përgjegjësi të barabarta si mësuesve të rinj që sapo kanë kryer studimet për tu bërë mësues (të cilët në qershor kanë qenë student), duke i krahasuar ata me mësuesit të cilët kanë një eksperiencë të gjatë në arsim me gati 25 e më shumë vjet përvojë pune. Prandaj normalisht që nuk suksesi nuk është i garantuar, kur nuk shkohet në parimin parësor të fitimit të eksperiencës nga mësuesit fillestarë, duke praktikuar punën e pastaj të bëhet kyçja në procesin e rregullt mësimor.Për të dy grupet, si për mësuesit e rinj, ashtu edhe për ata me eksperiencë të konsideruar në arsim, çështjet e kontrollit dhe disiplinës në klasë janë një nga preokupimet kryesore të tyre. Duhet theksuar se pa një disiplinë dhe nivel të lartë të qetësisë në klasë nuk mund të sigurohet një mësim cilësor me nxënës. Për shumicën e mësimdhënësve gjithmonë ekziston një tension në mes të rolit të mësuesit dhe të arritjes dhe krijimit të relacionit bashkëpunues me studentët.

2) Organizatat shkollore të nxënësve, bëjnë që mësimdhënësit të përballen me problemet e tyre dhe me shqetësimet personale të nxënësve, duke kaluar shumicën e kohës fizikisht të ndarë nga kolegët e tyre, shoqëria por edhe nga puna e pavarur dhe pushimet tjera që i takojnë mësuesve edhe gjatë kohës kur janë gjatë orarit të punës në shkollë.

3) Pjesërisht për shkak të izolimit fizik dhe natyrës së punë së mësuesve dhe pjesërisht për shkak të normave të mos ndarjes, observimit, dhe diskutimit të punës së njëri tjetrit, mësimdhënësit nuk arrijnë të zhvillojnë një kulturë të teknikave të përbashkëta. Në shumë mënyra të mësuarit e nxënësve duket se është i përcaktuar(determinuar) nga faktorët jashtë ndikimit të kontrollit të mësuesit, siç janë edukata familjare, ose influenca të ndryshme misterioze të pa parashikuara, siç janë sot ndikimet fetare, politike, dhe ndikimet tjera. Sipas Lortie, mungesa e kulturës teknike si një orientim analitik, pastaj ndarja dhe reflektimi në mes të mësimdhënësve, grupimet e ndryshme etj, krijojnë shumë paqartësi

6 (Jefrrey and Wood, 1977)

| Punim Seminari 22

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

tek nxënësit. Për një mësues thuhet se është ose i mirë ose i keq, por një mësues mund të ketë një ditë të mirë ose të keqe dhe nga kjo varet se a është ai gjithmonë i disponuar për proces mësimor.

4) Shpesh mësuesit kanë nevojë për ndihmë, dhe këtë ata e marrin nga mësuesit ndihmës, administruesit, apo specialistët e fushës së edukimit, por kjo ndihmë nuk ndodhë që të jepet shpesh. Në vendin tonë kjo ndodhë vetëm atëherë kur studentët e fakulteteve të edukimit bëjnë praktikën nëpër shkollat tona bëhet e mundur që të aplikohet kjo metodë e bashkëpunimit. Vlen të thuhet se është vërtetuar që mësuesit nuk bashkëpunojnë fare me njëri tjetrin në zgjidhjen e problemeve të ndryshme në të mirë të nxënësve dhe nuk ofrojnë alternativa bashkëpunimi mes veti. Duhet përmendur edhe një fakt se mësuesit nuk i lidhin objektivat e tyre me principet e njohurive që mund të kenë nxënësit nga jashtë shkollës.

5) Njëra nga ndjenjat dominuese që karakterizojnë gjendjen psikike të mësimdhënësit dhe mësimdhënies, është pasiguria e cila bën që mësimdhënësit të mos jenë të sigurt nëse ata kanë mundur të kenë bërë ndryshim tek nxënësit apo jo, kjo d.m.th. se a i kanë mësuar ata diçka apo jo. Me pak fjalë mësuesit e sotëm mbështeten vetëm në vëzhgimet e tyre informate pa u konsultuar me kolegët për një çështje me rëndësi që i përket nxënësit.

6) Shpesh ndodhë që mësuesi i përkushtohet më shumë një nxënësi, apo një grupi të vogël nxënësish, duke ju kushtuar vëmendje më të madhe atyre, por kjo nuk është në rregull, sepse dallimet mes nxënësve janë dukuri të papranueshme. Është normale që ndonjë nxënës të jetë më simpatik për mësuesin, por nuk ndodhë gjithmonë që ata më të mirët vijnë dhe falënderojnë mësuesit e tyre pas diplomimit në ndonjë fakultet, dhe kjo ndodhë shumë rrallë që ata të jenë të vetëdijshëm se kontributor kryesor i njohurive të tij janë mësuesit fillor dhe të mesëm.

7) Pra njëra nga ndjenjat mbizotëruese (predominante) të mësuesve karakterizohet me gjendjen psikologjike të tyre kur bëhet fjalë për pasigurinë e tyre rreth asaj se a kanë bërë ata ndonjë dallim gjatë periudhës së mësimdhënies dhe vlerësimit të nxënësve gjë e cila mbetet vragë e pashlyer në memorien e nxënësve si mësues i drejtë dhe i pa-anshëm dhe e kundërta. Është vërtetuar se vlerësuesi më i mirë për mësuesin dhe punën e tij që bën janë vetëm nxënësit. Por jo gjithherë duhet të bazohemi në vlerësimit e nxënësve për mësuesit e tyre, sepse në shumë anketa ata janë treguar vlerësues jo real dhe tendencioz në vlerësimet e tyre. Ndodhë që nxënësi të vlerësojë më lartë një mësues që punon më pak dhe nuk i bezdis ata shumë me detyra dhe obligime tjera shkollore. Anketimi i kësaj kategorie të nxënësve në vlerësim të mësuesve të tyre mund të quhet i dështuar.

Pra çka ka ndryshuar në vitet e kaluara në shkollat e Shteteve të Bashkuara? Do thonja se jo shumë gjëra! Për shembull në vitin 1984, Goodlard dhe kolegët e tij kanë studiuar një shembull, apo kanë bërë një anketë në nivel kombëtar në mbi 1350 mësues për jetën e tyre nëpër mësonjëtoret shkollore, dhe përfundimi ka qenë jo fort frymëzues (inspirues):

Shembulli dominant në organizimin e mësimit është “një grup nxënësish, ku mësuesi u drejtohet atyre si një tërësi e vetme”.

Secili nxënës esencialisht punon dhe arrin diçka vetëm,brenda një tërësie grupore. Mësuesi është virtuaisht autonom me respekt ndaj vendimeve që merren në mësim –

zgjedhjen e materialit,determinimin e organizimit të mësimit,duke zgjedhur procedurat e rrjedhjes së mësimit.

| Punim Seminari 23

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

Shumicën e kohës mësuesi është i angazhuar ose në mënyrën frontale të mësimdhënies,duke monitoruar nxënësit,ose duke drejtuar pyetje. Relativisht rrallë nxënësit janë të angazhuar në mësim direkt prej njëri-tjetrit ose duke filluar procesin e bashkëpunimit me mësues.

Gjithashtu kemi aty edhe korrigjimin ndaj performancës së nxënësve dhe njëherësh udhëzimet se si të punojmë më mirë herën tjetër.

Nxënësit përgjithësisht janë të angazhuar në një rang më të ngushtë të aktiviteteve në klasë duke dëgjuar mësuesin,duke iu përgjigjur pyetjeve dhe duke bërë teste.

Një përqindje e madhe nxënësish u shfaq të jenë pasiv në shumicën e kohës së kaluar në klasë.

Edhe në vitet e para të shkollës fillore ka pasur fakte të fuqishme që nxënësit nuk kanë pasur kohë të përfundojnë detyrat në klasë ose të mos kenë kuptuar atë se çfarë u ka kërkuar mësuesi që ta bëjnë.

Mësuesi është shumë pak i përfshirë dhe ka pak influencë në çështjet jashtë mësimore. Më tej Goodlad vazhdon të analizojë kushtet nën të cilat punon sot mësimdhënësi. Tema rreth autonomisë së mësuesit kundërshtohet, edhe pse mësuesit kanë vepruar në mënyrë të pavarur, ”autonomia e tyre dukej të jetë ushtruar në një kontekst më shumë të izolimit sesa të një dialogu të pasur profesionist.” Brenda shkollës, lidhjet mësues-mësues me qëllim të ndihmës dhe bashkëpunimit drejt përmirësimit në shkollë janë shumë të pakta ose jo-ekzistente. Një shumicë e madhe thane se ata asnjëherë nuk kanë obzervuar një mësues tjetër gjatë mbajtjes së orës, edhe pse 75% e tyre kanë thënë se do të kishin pasur dëshirë ta bëjnë këtë gjë.

Disa vite më vonë, nga një studim i Rozenholtz-it, që u bëri 78 shkollave në Tennessee, vërtetoi obzervimet që kishte bërë Goodlad-i. Shumica e shkollave (65 nga 78) ishin të klasifikuara nga Rozenholtz si relativisht “të ngecura” ose “si mësim i varfëruar” për nxënësit dhe mësuesit. Ajo i ka përshkruar këto shkolla të cilat tregojnë, pak ose aspak vëmendje qëllimeve të plota shkollore. Këto shkolla ishin po ashtu të karakterizuara nga një izolim në mes të mësimdhënësve, kishte një paqartësi mes mësimdhënësve se si dhe çfarë të shpjegojnë dhe një përkushtim të ulët ndaj punës dhe shkollës. Ky grumbull faktorësh ka funksionuar në këto shkolla në një rreth vicioz dhe negative, ku frenohej dëshira për të arritur diçka tek mësuesit po ashtu dhe tek nxënësit.Rozenholtz thotë që “shkollat e ngecura” karakterizohen nga: Mësuesit që janë shumë më të shqetësuar me identitetin e tyre sesa me sensin e një komuniteti bashkëpunues. Ata kanë mësuar për natyrën e punës së tyre në mënyrë të rëndomë duke synuar të ndjekin instiktet e tyre.

Kohëve të fundit në një studim të mësimdhënësve në katër shtete(Australi, Zelandë e Re, Britani e Madhe dhe SHBA), Skot, Stone dhe Dinham, mbështetën faktin që mësuesit ende i referohen shpërblimit psikik “duke parë progresin e nxënësve” dhe të “bërit ndryshim në jetën e të rinjëve”, por ata gjithashtu gjetën një çështje negative në këto katër shtete të cilit këta autorë iu drejtohen me “erozion të profesionit”. Kjo lëmi përfshin rënie në status dhe njohje të profesionit, interferencës së jashtme dhe de-profesionalizëm të mësimdhënies, ecurisë dhe natyrës së ndryshimeve edukative; dhe një rënie të punës.

Sipas fjalëve të mësimdhënësve: Mësimdhënia nuk është në ashtu siç ka qenë më parë dhe rroga nuk ia vlen aspak karshi abuzimeve me të cilat ballafaqohen mësuesit për çdo ditë. Mësuesit janë

| Punim Seminari 24

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

të bombarduar me punë me letra dhe dokumente (plane, teste, koncepte, certifikata, etj). Ne shpenzojmë kaq shumë kohë në këto punë të panevojshme ku planifikimi, evoluimi dhe mësimdhënia përfshihen çdoherë.

Mësimdhënësit ndihen si kukulla – të tjerë na drejtojnë duke mos pasur në konsideratë se ne jemi dikush që përpiqet të edukojë gjeneratat e reja .

Shumë pak vizion ka mbetur në profesionin e mësimdhënësit, apo kjo është fshirë nga lista këto dy dekadat e fundit në vendin tonë.

Është diçka që unë nuk e di, e që unë kam menduar se e di.Por unë nuk e di se çfarë është ajo që unë nuk e di, dhe akoma mendoj se e di.

Prandaj ndjehem si budalla nëse posedoj të dyja, që të mos e di fare apo ta di atë se çka nuk po di.Prandaj, unë pretendoj se e di atë.

Kjo është punë nervash, pasi që unë nuk e di se çfarë duhet të përpiqem të dijë.Prandaj, unë pretendoj se di çdo gjë që duhet të dijë7.

R.D.Laing, Knots (1970)

SI TË BËHEN NDRYSHIMET?

Dihet që ndryshimet kanë filluar, dhe pyetja është, se si mund të ballafaqohemi ne me këto ndryshime dhe ta kthejmë në avantazhin tonë. Përveç asaj që janë të pashmangshme ato janë edhe më se të nevojshme.

Por ne këtu do të flasim për mësimdhënësit. Në një sens të drejtpërdrejtë, ku ndryshimet janë të nevojshme, sepse shumë mësimdhënës tani më janë të frustruar, të mërzitur dhe të lodhur. Edhe mësuesit e Lortie-t nuk ishin saktësisht të qartë, sepse nuk kishin qasje në idetë e reja dhe kishin shumë pak raste për zhvillim. Sarason vëren se “nëse mësimdhënia nuk bëhet tmerrësisht interesante ose emocionuese për shumë mësimdhënës, pastaj si mund të presësh që ata mund të jenë interesant dhe emocionues ndaj nxënësve.”

Duke parë nga një anë tjetër, mësimdhënësit duhet të rrisin kapacitetin e tyre për tu përballur me ndryshimet e kohës, sepse nëse ata nuk e bëjnë këtë do të vazhdojnë të jenë të viktimizuar nga forcat e jashtme të ndryshimeve që kërkohen për të qenë në hap me kohën.Vetëizolimi i madh dhe e kundërta, kolegialiteti, etj., ofrojnë pikënisjen më të mirë për të marrë në konsideratë atë se çfarë është më e mira për tu bërë. Kemi thënë më parë se brenda një shkolle, kolegialiteti, komunikimi, përkrahja, ndihma ndaj njëri tjetrit, etj., janë indikator për suksese të zbatuara. Ndryshimet rrënjësore në edukim bazohen në ndryshime në të besuar, stilet e mësimdhënjes, dhe materialet tjera mund të vijnë në pah vetëm përmes një procesi të zhvillimit personal në një kontest social.

Mësimdhënësit duhet të marrin pjesë në mënyrë të pareshtur në trajnime aftësuese, por ata poashtu kanë nevojë edhe për takime të veçanta ose grupore që të ndihmojnë dhe të bisedojnë 7 Kuptimin e këtij paragrafi gjatë përkthimin e kam përshtatur (adoptuar)!.

| Punim Seminari 25

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

rreth të kuptuarit të ndryshimit. Nën këto kushte mësimdhënësit mësojnë si të përdorin një inovacion(apo risi), ata janë në një pozitë më të mirë për të ditur nëse duhet të pranojnë, modifikojnë ose ti shmangen ndryshimit. Për fat të mirë, kohëve të fundit nëpër disa shkolla janë vërejtur përmirësime të dukshme sa i përket suksesit të shkollave. Sidomos sa i përket aspektit bashkëpunues mes tyre.

Ashtu siç vëren Rosenholtz paqartësia e mësimdhënësve (ose sensi i ulët i efikasitetit) dhe kërcënimet për vetëvlerësimin janë tema që përsëriten në mësimdhënie. Ajo ka vërejtur se mësimdhënësit dhe drejtorët kanë bashkëpunuar në vënien e qëllimeve dhe synimeve dhe veprimtarive që kanë qenë me një vizion ndërtues dhe në krijimin e udhëzimeve se si ti qasen objektivave të tyre drejt përmirësimit të punës. Përkushtimi kolektiv për mësimdhënie gjithashtu bën që të zgjojë dhe inspirojë mësimdhënësit, me të gjitha mundësitë për mësimdhënie sa më të mirë. Është shumë e qartë se përmirësimi i mësimdhënies është një ndërmarrje kolektive më shumë se individuale e cila analizon evoluimin (vlerësimin).

Si rezultat i kësaj, mësimdhënësit janë shumë më pranues ndaj besimit, vlerave dhe shkëmbimit të eksperiencave, duke kërkuar këshilla dhe duke ofruar ndihmë brenda dhe jashtë shkollës. Ato janë për atë që të jenë sa më të mirë në punën e tyre. E tëra kjo do të thotë që është shumë më lehtë të japësh mësim më të mirë në disa shkolla se sa në disa shkolla tjera.

Për tu bërë mësimdhënës më i mirë do të thotë besim më i madh, vendosmëri dhe siguri në vendosjen e çështjeve edukativo-arsimore dhe në zgjidhjen e menaxhimin e problemeve.

Rosenholtz (në vitin 1989) zbuloi që: ”Aty ku mësimdhënësit i kërkojnë dhe ofrojnë ndihmë teknike njëri-tjetrit dhe aty ku stafi i shkollës zbaton standardet konsekuente për sjelljet e nxënësve, mësuesit ankohen më pak rreth nxënësve dhe prindërve të tyre. Për më tepër,aty ku mësuesit bashkëpunojnë, ku ata mbajnë prindërit të përfshirë dhe të informuar rreth progresit të fëmijës së tyre, dhe aty ku mësuesit dhe udhëheqësit e shkollës punojnë së bashku dhe njëtrajtësisht zbatojnë standardet për sjelljen e nxënësve, si dhe aty ku mësuesit festojnë të arriturat e tyre përmes reagimit pozitiv të nxënësve, prindërve, drejtorëve, kolegëve dhe vetë ndjenjës së tyre, ata në mënyrë të përgjithshme synojnë të besojnë në kulturën teknike dhe praktikat edukativo-arsimore.”

Siguria dhe përkushtimi i mësimdhënësve ushqejnë njëri-tjetrin shpirtërisht ashtu siç ka vërtetuar Rosenholtz, duke rritur motivimin e mësuesve drejt përmirësimeve. Të gjithë këta faktorë shërbyen për tu mbushur me energji përkarshi arritjeve të nxënësve të tyre.

| Punim Seminari 26

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

Figura * - mësimi në shkollat moderne

Pedagogët e njohur Newmann dhe kolegu i tij Wehlage, në disa raste kanë shkuar edhe më larg në gjetjen e lidhjes në mes të mësuarit profesional të komunitetit dhe mësimit që jep mësuesi si dhe suksesin e treguar nga nxënësit me këtë rast.8 Në thelb argumenti i tyre është në lidhjet e brendshme që kanë shkollat e suksesshme dhe dallimet profesionale mes tyre, prandaj me pak fjalë: Mësuesit duhet të kenë një qëllim të qartë që të mësojnë të gjithë nxënësit pa dallime. Mësuesit duhet të angazhohen në veprimtari bashkëpunuese për të arritur qëllimin që kanë. Të gjithë mësuesit të marrin përgjegjësi të përbashkëta për të mësuar nxënësit, etj.

Çfarë ndodh në këto shkolla është se mësuesit si një grupe ashtu edhe në nëngrupe, shqyrtojë së bashku se si janë duke punuar nxënësit e tyre, apo sa kanë mësuar ata, dhe pastaj të bëjë përmirësimet e duhura (shih Figurën **). Ky quhet "Vlerësim i leximit"9.

Figura ** Natyra e mësimit profesional

Hulumtues të ndryshëm kanë monitoruar rezultatet e treguara nga mësues të shkollave fillore dhe të mesme dhe kanë ardhur në përfundim se; shumë mësues, përveç metodave tradicionale, vetvetiu eksperimentojnë forma të reja të mësimdhënies, duke përfshirë edhe metodën

8 (Newmann & Wehlage, 1995, pp. 30, 32)9 (Hargreaves dhe Fullan, 1998).

| Punim Seminari 27

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

bashkëpunuese me nxënësin. Kështu mësuesit ndihen shumë më të rehatshëm në shkëmbimin e ideve të tyre me kolegët e tyre dhe vetë nxënësit, prandaj ka të ngjarë se me këtë rast shfaqet një ndjenjë e përgjegjësisë kolektive në zhvillimin e nxënësit.10

Të bëjmë edhe një sqarim përfundimtar. Ne nuk mund të supozojmë se pavarësi e nxënësit është e keqe dhe bashkëpunimi mes tyre është i mirë. Ne e dimë se izolimi i një personi është vetmia e ndonjë personi tjetër; por bashkëpunimi i një personi në grup me ndonjë person tjetër, është një gjë shumë e mirë. Ne jemi duke folur gjithnjë për përmirësime të qëllimshme të procesit të të mësuarit për të gjithë nxënësit, që nënkupton edhe të mësuarit për të gjithë mësuesit në tërësi.11

PROFESIONALIZMI NË UDHËKRYQ

Nëse flasim për mësimdhënien në aspektin e marketingut të këtij profesioni, mund të themi se ky zanat, është mjaft i dashur për shumë njerëz, të cilët flasin për të me pietet të lartë. Prandaj mësimdhënia ka nevojë që të bëhet një profesion shumë i dashur intelektual edhe në të ardhmen. Për shkak se ky profesion realizohet në rrethana të forta sociale, atëherë kërkohet një inteligjencë e fortë emocionale për të përballuar këtë sfidë shoqërore. Pra a mund të bëhet ky profesion edhe më i mirë dhe më i dashur për këdo që përballet me të, përgjigja është po për mësues efektiv dhe që e duan profesionin, por jo për ata që këtë punë e bëjnë shkarazi. Në vazhdim kemi bërë një ndarje të traditave institucionale të mësimdhënies për mësuesit e mirë dhe ata më pak të mirë;

Figura *** Komuniteti i praktikës dhe punës në shkolla të mesme të larta.

Dy studiues të njohur britanik (Hay dhe McBer)12, kanë kryer një studim ku ata përshkruanin mësimdhënien efektive. Ata gjetën se te mësuesit efektiv shfaqen tri grupe karakteristikash kryesore; këto fusha i përkisnin aftësive të mësimdhënies, klimës së krijuar në klasë dhe vetive profesionale të mësuesit.

Aftësia e mësimdhënies përfshin, planifikimin, monitorimin dhe vlerësimin e nxënësve; klima përfshin atmosferën në klasë dhe atë se si ndjehen nxënësit aty, pastaj qartësinë, kujdesin,

10 (Gallimore & Goldenberg, 2001;Goldenberg, in press)11 (Fullan dhe Hargreaves, 1992)12 (Hay / McBer, viti 2000)

| Punim Seminari 28

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

drejtësinë, pjesëmarrjen e barabartë, sigurinë, etj. Karakteristikat profesionale janë të shumta, si profesionalizmi, të menduarit kritik, dhënia e koncepteve, planifikimi, udhëheqja me pasion, puna ekipore, etj.

Nëse aplikohen këto cilësi që duhet të ketë çdo mësues në procesin e mësimdhënies, atëherë rezultati i nxënësve në dhënien e testit të maturës në përfundim të shkollimit të tyre të mesëm nuk do të mungojë. Ne duhet të angazhohemi që përmes studimit të pareshtur të përpiqemi të gjejmë zemrën e metodës më të mirë të mësimdhënies që do ti bënte nxënësit të mësojnë me dëshirë dhe vullnet.

Marrë nga M. Fullan ( maj 2012)

A JANË TË NEVOJSHME NDRYSHIMET?

Mësuesi duhet të jetë në gjendje që kohë pas kohe, të pranojë ndryshimet që ofrohen në procesin

mësimor nga reformat të cilat i ndërmerr qeveria përmes ministrisë së arsimit, apo organizatave

tjera joqeveritare. Mësuesi nuk duhet të jetë pengues i zhvillimeve të tilla dhe të veprojë me

ngathtësi, por duhet ti qaset me seriozitetin më të madh këtyre përpjekjeve për ndryshime pozitive

në procesin e edukimit.

Shtetet dhe shoqëritë e ndryshme kanë kaluar nëpër etapa të ndryshme zhvillimi, gjë e cila ka

ndodhë edhe me shoqërinë tonë kosovare, prandaj procesi i mësimdhënies dhe i mësim-nxënies ka

qenë në vështirësi të mëdha për arsye nga më të ndryshmet. Mirëpo mësuesi kosovar kohët e

fundit i është qasur me seriozitet ndryshimeve dhe reformave në procesin edukativo arsimor.

Prandaj për të shqyrtuar këtë element ne po marrim shembull studimin e një mësuesi të njohur

amerikan që i ka bërë ndryshimeve në mentalitetin e edukimit në shkollat bashkëkohore.

Çdo gjë duhet të ndryshojë në një kohë apo në një tjetër ose në të kundërtën një shoqëri jo-

dinamike do të evoluojë. Kështu thotë një mësues i njohur amerikan Michael Fullan, i cili me punën

e tij është fokusuar ekskluzivisht në ndryshimet që duhet të bëhen në fushën e edukimit. Modeli i

tij është përqendruar në “pjesëmarrjen e njerëzve në procesin e ndryshimeve”13. Fullan është

përqendruar në rolin dhe në strategjinë e tipeve të ndryshme të ndryshimeve.

Fullan në vitin 1991 propozon katër faza të procesit të ndryshimeve, dhe ato janë:

13 (Ellsworth, 2001)

| Punim Seminari 29

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

a) Inicimi (fillimi) i procesit të ndryshimeve

b) Implementimi (zbatimi) i procesit

c) Vazhdimi i procesit dhe

d) Rezultati apo përfundimi ndryshimeve

Faktorët që ndikojnë në fazën inicuese janë: ekzistenca dhe kualiteti ose cilësia e i inovacioneve

apo risive, qasja në inovacione, përkrahja nga administrata qendrore dhe në fund përkrahja ose

evokimi nga vetë mësuesit.

Implementimi (zbatimi), është një proces i rëndësishëm dhe sipas Fullan, varet nga; karakteristikat

e ndryshimeve, karakteristikat lokale dhe faktorët e jashtëm, siç janë qeveria dhe agjencitë tjera që

merren me këto punë. Në kuadër të karakteristikave të ndryshimeve Fullan përmend: nevojën për

ndryshime, qartësinë e qëllimeve dhe nevojave, kompleksitetin e ndryshimeve të kërkuara dhe

përgjegjësinë për zbatimin e tyre, si dhe kualitetin e programit. Ndër faktorët lokal përmenden:

shkollat e qarkut, bordi i komunitetit drejtori dhe mësuesit. Prej faktorëve të jashtëm Fullan

përmend, qeverinë dhe agjencitë tjera për edukim, siç është në rastin tonë Zyra e Inspektoratit të

Arsimit dhe qendrat edukative si psh: Qendra për Edukim e Kosovës, etj.

Vazhdimi i procesit është një vendim në lidhje me institucionalizimin e risive të arritura në bazë të

reaksionit që japin këto ndryshime duke qenë pozitive apo negative dhe nga rezultati i pranimit të

tyre nga nxënësit dhe mësuesit. Vazhdimi i procesit të ndryshimeve varet edhe nga shumë faktorë

tjerë siq janë; faktorët politikë, buxhetorë ose financiar, faktorët kohorë dhe profesional.

Rezultati i ndryshimeve mund të jetë premtues dhe kjo mund të jetë një arritje pozitive dhe shumë

e suksesshme për shoqërinë dhe edukimin në përgjithësi. Ne nuk duhet as të presim e as të

hamendemi për të bërë ndryshime pozitive në procesin e edukimit. Vizionet dhe planifikimet

strategjike mund të vijnë më vonë, sepse procesi i bashkimit të ideve personale dhe atyre të

përbashkëta marrin kohë për tu integrua. Megjithatë ne duhet të përpiqemi që konceptet

kolektive dhe individuale të kenë fuqi të barabartë.

Disa njerëz mendojnë se sa më shumë që ndryshojnë gjërat, aq më shumë ato duken se mbeten

njësoj si kanë qenë. Mirëpo Fullan e hedh poshtë këtë proverb shkollor duke thënë se: Reforma

nuk është vetëm vënia në vend dhe arsyetimi i politikave të ndërmarra, por kjo donë të thotë

ndryshim i kulturës në klasë, në shkollë, jashtë shkollës, në universitet, në shtëpi e kudo tjetër. Ka

shumë më shumë gjëra që duhet ndryshuar se sa njerëzit mendojnë dhe i realizojnë ato në

praktikë.

| Punim Seminari 30

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

Qëllimi i një mësuesi të mirë duhet të jetë që të:

Krijoj një ambient pozitiv në klasë, i cili inkurajon nxënësit për të mësuar më shumë për kulturën e tyre, vlerat e tyre si dhe idetë e tyre të respektohen nga kolegët dhe mësuesit.Jepni nxënësve zgjidhje në mënyrë që ata të jenë të informuar dhe përgjegjës për vendimet dhe të dinë se duhet të përballen me pasojat.Mësuesi duhet të përdorë një sërë metodash mësimore, të atilla si mësimi bashkëpunues, kërkimi i metodave të reja për nxitjen e dhe zhvillimin e kureshtjes së nxënësve për të vrapuar pas dijes. Integrimi i TIK në fushat e kurrikulave si dhe zbatimi i kësaj teknologjie në demonstrimin e gjërave të cilat nuk mund të dëshmohen lehtë apo duhen shumë fjalë dhe prapë efekti është i vogël. Menaxhimi i mësimdhënies përmes teknologjisë kompjuterike është një ndër sfidat e ditëve të sotme.Mësuesi duhet tu lejojë nxënësve që të reflektojnë në lidhje me atë që kanë mësuar, edhe pse reflektimi ndodh paksa në mënyrë formale.Duhet të përdoren modele sportive (ekipore) për të nxitur shpirtin ekipor përmes mësimit në formë të “lojës së fer-plejit” në klasë si dhe integrimin e saj në fushat tjera të kurrikulës.

STILET EFEKTIVE TË MËSIMDHËNIES SË MËSUESVE

Çdo mësues e ka stilin e vetë të mësimdhënies. Por stili i tij nuk guxon të kalojë normat standarde të mësimdhënies, që nënkupton se mësuesi nuk bën që të përdorë stile që nuk janë të dobishme për nxënësit dhe të cilat nuk japin efektin e dëshiruar në procesin e edukimit.

Mësuesit vazhdimisht japin shembuj të sjelljes me nxënës dhe nganjëherë pa dashje japin shembull të qëndrimit autoritar "të bazuar në fuqi". Arsimtarët paraqesin modele të sjelljes për nxënësit, madje edhe kur nuk synojnë ta bëjnë atë. Sjellja e arsimtarit ndikon në sjelljen e nxënësve dhe në motivimin e tyre për mësim. Prandaj duhet pasur kujdes në sjelljet tona me nxënës. Nxënësi vëren çdo lëvizje që bëjmë, atij nuk i shpëton asgjë dhe është në gjendje të kuptojë edhe ndryshimin e stilit dhe mungesën e motivit për punë.

Arsimtarët e mirë mendojnë kur dhe si ta ndryshojnë stilin varësisht nga rrethanat. Arsimtarët efektivë përdorin një sërë stilesh, varësisht nga situata. Shikoni këto stile sipas ndarjes së Golemanit, përkujtohuni dhe dalloni se cilat stile i zbatoni ju në punën tuaj.

Stili detyrues

Qëllimi i këtij stili është që të kërkojë përmbushje të menjëhershme të urdhrit. Arsimtari jep shumë më tepër urdhra, në vend se të jep udhëzime, kërkon të plotësohet detyrat, mban kontroll të fortë, imponon shumë sanksione dhe jep shumë pak shpërblime.

| Punim Seminari 31

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

Stili i shprehur në një frazë, me këtë rast është: "Bëj atë që them unë" dhe asgjë tjetër! Stili funksionon më së miri kur bëhet fjalë për detyra të thjeshta e të drejtpërdrejta - për shembull, korrigjimin e një pjesëmarrësi i cili nuk merr parasysh rregullat në grup dhe këtë e bën me vullnet e ndërgjegje të plotë ose kur përçanë dhe ndanë grupin në grupe më të vogla.

Stili autoritar

Qëllimi autoritar është që të sigurojë drejtim dhe mirëkuptim afatgjatë për pjesëmarrësit. Arsimtari zhvillon dhe artikulon një vizion për të ardhmen, e kupton vizionin afat-gjatë si të rëndësishëm, i bind pjesëmarrësit duke ua shpjeguar "përse të veprojnë ashtu" dhe përdorë një ekuilibër të reagimeve pozitive dhe negative për t'i ndihmuar ata të bëhen pjesë e vizionit.

Stili i shprehur në një frazë do të ishte: "Eja me mua" dhe vepro si them unë! Stili funksionon më së miri kur: ndryshimet kërkojnë një vizion të ri ose kur nevojitet një drejtim i qartë; për shembull, kur parimet e prezantuara që i ndihmojnë pjesëmarrësit e përmirësojnë sjelljen e tyre si nxënës. Impakti i përgjithshëm mbi atmosferën në grup është më së shumti pozitiv.

Stili solidar

Qëllimi është që të krijohet harmoni dhe të ndërtohen marrëdhënie mes anëtarëve të grupit. Mësuesi është më i shqetësuar për nxitjen e bashkëveprimeve miqësore, duke u vënë theksin nevojave personale të pjesëmarrësve dhe jo objektivave standardeve, duke u përkujdesur për personin si një të tërë dhe duke shmangur keqkuptimet. Stili i shprehur në një frazë do të ishte: " Para së gjithash njerëzit"

Stili funksionon më së miri kur: i zbutë dhe i sheshon mosmarrëveshjet brenda grupit ose motivon pjesëmarrësit në rrethana të vështira; për shembull, nëse një anëtar i grupit ka pësuar një humbje ose kur kjo temë i nxit kujtime emocionale nga përvoja e vetë pjesëmarrësve si nxënës. Impakti i përgjithshëm mbi atmosferën në grup është poashtu pozitiv.

Stili demokratik

Qëllimi i këtij stili është që të ndërtojë angazhimin për idetë e programit "Reduktimi i dhunës në shkolla" dhe të gjenerojë ide të reja nga pjesëmarrësit. Mësuesi inkurajon pjesëmarrjen kërkon konsensus dhe ka për qëllim të fitojë me shumë angazhim përmes zotërimit. Stili i shprehur në një frazë do të ishte: "Çfarë mendoni ju?"

Stili funksionon më së miri, përmes përfshirjes ose konsensusit, si dhe përmes sigurimit të të dhënave për seancën e trajnimit nga përvoja e vetë pjesëmarrësve; ai mund të përdoret gjithashtu kur vizioni është i qartë, mirëpo aktivitetet që duhet të kontribuojnë në realizimin e tij nuk janë të qarta sa duhet ose duhet të përfshihet një pjesë më e madhe e pjesëmarrësve; për shembull, kur shpjegohen rezultatet mësimore ose kur pjesëmarrësit pyeten rreth interesave të tyre, si dhe rreth nevojave mësimore. Impakti i përgjithshëm mbi atmosferën në grup edhe tani është pozitiv, i përshtatshëm kur caktohen aktivitetet e grupit dhe kur pjesëmarrësit inkurajohen të angazhohen plotësisht në aktivitetet e shkollës.

Përcaktimi i ritmit

Qëllimi i këtij stili është që t'i përmbushë detyrat me standarde të larta të përsosmërisë. Arsimtari udhëheqë sipas shembullit, demonstron standarde të larta, pret që të tjerët të kenë përsiatjen për atë që është modeluar, është i shqetësuar rreth delegimit, ka pak simpati për nxënësit e ngathët

| Punim Seminari 32

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

dhe e shpëton situatën kur në grup ka vështirësi. Stili i shprehur në një frazë do të ishte: "Bën si unë dhe bëje tani, menjëherë!."

Stili funksionon më së miri kur synohet marrja e rezultateve të shpejta nga një grup i motivuar dhe shumë kompetent; për shembull, një grup që e shijon vërtet programin "Reduktimi i dhunës në shkolla", por nuk arrin potencialin e tij maksimal dhe dëshiron të përfitojë nga të qenit i sfiduar për të mësuar më shumë që të vazhdojnë së bashku edhe më tej në të ardhmen.

Impakti i përgjithshëm mbi atmosferën në grup tani është negativ. Është i nevojshëm kujdesi për të mos lejuar grupin të bëhet i varur nga nxitja e arsimtarit.

Trajnimi

Qëllimi është që ta mbështesë zhvillimin afatgjatë të pjesëmarrësve. Arsimtari i ndihmon anëtarët e grupit t'i identifikojnë fuqitë dhe dobësitë e tyre unike, i inkurajon ata ta planifikojnë zhvillimin pas programit "Reduktimi i dhunës në shkolla", arrin marrëveshje përgjatë punës, jep këshilla të vazhdueshme dhe informacione kthyese dhe mund që standardet e tanishme t'i ndryshojë me zhvillim afatgjatë. Stili i shprehur në një frazë do të ishte: "Provojeni këtë."

Stili funksionon më së miri kur është fjala: për t'i ndihmuar pjesëmarrësit që ta përmirësojnë punën e tyre në shkollë dhe për të zhvilluar fuqi afatgjate; për shembull, që të bëhen më të sigurt për mënyrën se si t'i vendosin standardet në shkollë ose si t'i bëjnë ballë një kolegu dominues në klasë. Impakti i përgjithshëm mbi atmosferën në grup është pozitiv – një stil veçanërisht i përshtatshëm për të punuar me pjesëmarrësit në aktivitet shkollore.

Zbatimi stileve

Njerëz të ndryshëm mund të përdorin fjalë të ndryshme për t'i përshkruar stilet e njëjta. Është e rëndësishme ta dini se cili stil duhet të përdoret në një situatë të caktuar dhe cili stil i përshtatet më shumë jo vetëm kombinimit të personaliteteve të një grupi pjesëmarrës, por dhe se çfarë nevojitet që ai stil të arrihet, të zbatohet. Është e rëndësishme të kihet një repertor i gjerë stilesh që ato të përputhen me shumë situata të ndryshme, pra stili të përdoret në varësi nga momenti apo situata. Kur t'i zbatoni stilet duhet të vini re se:

• lista nuk është hierarkike, të gjitha stilet mund të jenë të përshtatshme;• nuk ka stil të drejtë ose stil të gabuar, por stili duhet zgjedhur;• mësuesi nuk ka nevojë ta përdorë ndonjë stil, nëse ai i bën të mos ndihen komodë;

________________________________

PËRFUNDIM

Arsimtari me personalitetin e tij, cilësitë dhe veprimet reflekton mbi shumë gjëra dhe janë të

rëndësishme vendimet që ai merr në procesin e edukimit dhe arsimimit. Shpresa u lejon të kalojnë

me sukses situatat e vështira e të rënda pedagogjike dhe shpresa i shtynë të kërkojnë favorite më

| Punim Seminari 33

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

stimuluese në punën profesionale dhe arsimore me të rinj. "Në qoftë se ka profesion që nuk qas

njerëz të vegjël e pa ideal, ky është profesioni i mësuesit" - Aleksandar Xhuvani.

P Ë R M B A J T J A

ABSTRAKTE

HYRJE NË TEMATIKË

SHPRESË DHE DURIM NË EDUKIM

(NUK) ËSHTË LEHTË TË JESH ARSIMTAR!

ARSIMTARI-KRENARI E TË KALUARËS

MË PARË MË LEHTË ARRIHEJ AUTORITETI

ARSIMTARI SOT DHE NESËR

PRAKTIKA PEDAGOGJIKE I LIDHË GJENERATAT ARSIMORE

ARSIMTARI DJE DHE SOT: TË NJËJTË, POR PAK MË NDRYSHE!

ARSIMTARI ËSHTË NË NDRYSHIM TË VAZHDUESHËM

DHJETË KËRKESA PËR TË QENË ARSIMTARË I SUKSESSHËM

ARSIMTARI DUHET TË JETË EDHE ENTUZIAST

| Punim Seminari 34

[filozofia personale e mësimdhënësit] Punim Shkencor

TIPE ARSIMTARËSH

KUJDES NË VEPRIMET EDUKATIVE - DHJETË GABIME KARAKTERISTIKE

RREGULLAT E SJELLJES SË DUHUR TË ARSIMTARIT

SHOQËRIA KA GJITHMONË NEVOJË PËR ARSIMTAR (MËSUES)

PIKËPAMJET FULLAN –IT PËR FILOZOFINË PERSONALE TË MËSUESIT

KU GJENDEN SOT MËSUESIT?

SI TË BËHEN NDRYSHIMET?

PROFESIONALIZMI NË UDHËKRYQ

A JANË TË NEVOJSHME NDRYSHIMET?

FILOZOFIA PERSONALE E NJË MËSUESI

STILET EFEKTIVE TË MËSIMDHËNIES SË MËSUESVE

PËRFUNDIM

| Punim Seminari 35