View
546
Download
15
Category
Preview:
Citation preview
TERRORIZMI ISLAMIK
1. Kontekstet mbi ekzistencën e terrorizmit islamik
A ekziston terrorizmi islamik? A janë të bazuara lëvizjet e ndryshme terroriste
në ideologjinë fetare islamike? A është feja islame, një fe e dhunës dhe e terrorit? Këto
dhe pyetje të ngjashme kishin filluar të parashtroheshin që nga koha kur grupi i stu-
dentëve militantë iranianë kishte sulmuar dhe 14 muaj e mbajti të pushtuar
Ambasadën Amerikane në Teheran305. Përgjigjet e këtyre pyetjeve janë të ndryshme
dhe varen kryesisht nga orientimi ideologjik i autorëve. Në këtë kontekst, politikanët
dhe intelektualët e ndryshëm myslimanë e kanë parashtruar edhe idenë e një diskuti-
mi të përbashkët lidhur me raportin e fesë islame me terrorizmin. Sipas tyre, konsta-
timi i njëanshëm i ekzistimit të terrorizmit islamik, ashtu si praktikohet nga disa ide-
ologë perëndimorë, për botën islame është jo vetëm i papranuar, por edhe i tepruar,
tendencioz dhe fyes. Nga ana tjetër, autorët e ndryshëm perëndimorë e sidomos ata
izraelitë, me shkrimet dhe diskutimet e tyre të shumta, janë përpjekur ta „argumento-
jnë” lidhjen e terrorizmit me kulturën dhe fenë islame. Në këtë drejtim ata duke ofru-
ar edhe shembuj të ndryshëm praktikë, kanë konstatuar se çdo politikë e bazuar në
ideologjinë fetare islamike detyrimisht do të rezultojë me dhunë fizike dhe terror.
Këtu nuk synoj të polemizoj me asnjërin nga këto qëndrime të polarizuara,
por si përgjigje ndaj tyre ofroj një „shkrim të shenjtë”, të profetit më të madh islam
të shekullit XX, Ajatollah Ruhollah Homeini. Ky shkrim i titulluar „Feja islame
nuk është religjion për pacifistë”, ishte botuar në revistën “Kaschf al – Asrar”
(Çelësi i Fshehtësirave) në vitin 1942 në Qom dhe ishte ribotuar më 1980 dhe më
1983 në Teheran306.
173 :.TERRORIZMI ISLAMIK
305 Me 04.11.1979 grupi i studentëve militantë islamikë e kishte sulmuar dhe pushtuar Ambasadën Amerikane në Teheran.
Ishte rrëmbyer edhe personeli i punësuar në ambasadë. Të gjitha përpjekjet diplomatike për lirimin e këtij personeli kishin
dështuar. Pas afër 14 muajsh, kur në ShBA vinte në pushtet presidenti Regan (i cili gjatë fushatës zgjedhore kishte
premtuar lirimin, në rast nevoje edhe me dhunë, të personelit diplomatik amerikan), qeveria iraniane „kishte
ndërmjetësuar” me sukses në lirimin e këtij personeli të rrëmbyer diplomatik.306 Feja Islame i njeh dy lloje luftërash. E para, është Xhihadi (përpjekja - lufta e shenjtë), e cila zhvillohet në kushte të caktuara
për okupimin e shteteve të tjera, ndërsa e dyta, është lufta për ruajtjen e pavarësisë së shteteve islame dhe mbrojtja e tyre nga
armiku. Zhvillimi i Xhihadit ose i luftës së shenjtë për okupimin e vendeve të tjera është i domosdoshëm dhe duhet të fillojë
menjëherë pas themelimit të shtetit islamik. Në krye të këtij shteti duhet të jetë imami ose personi civil nën komandën e tij....
Pas themelimit të shtetit islamik, islami duhet t’i mobilizojë të gjithë burrat e aftë për luftë me qëllim të fillimit të okupimit të
vendeve të tjera. Vetëm në këtë mënyrë mund të ndikohet në pranimin dhe respektimin e fesë islame në tërë botën.
Si në shkencën, ashtu edhe në praktikën bashkëkohore kriminalistike
mbretëron bindja se disa grupe dhe organizata terroriste janë të bazuara në ide-
ologjinë fetare islamike dhe veprojnë në emër të dogmave fetare të saja. Kjo mund
të argumentohet edhe me faktin se mekanizmat e tillë terroristë, jo vetëm theme-
limin, por edhe arsyetimin e veprave të tyre kriminale, e bëjnë kryesisht duke inter-
pretuar mësimet e ndryshme të Kuranit. Me gjithë argumentet e ofruara, këto
„bindje perëndimore”, refuzohen kategorikisht nga politikanët dhe shkencëtarët e
botës islame. Në këtë kontekst, ata parashtrojnë edhe pyetjen: „Përse atëherë në
botën perëndimore nuk përdoret nocioni „terrorizëm katolik“ kur është fjala për
„Armatën Republikane Irlandeze“ ose për disa organizata të tjera terroriste, që
veprojnë në Amerikën Latine, të cilat kanë anëtarësi të pastër katolike dhe vrasin
ekskluzivisht qytetarë të përkatësive të tjera fetare?!
Këtu përgjigjja është e qartë: jo vetëm Armata Republikane Irlandeze ose
Shtegu i Ndriçuar në Peru, por asnjë organizatë tjetër terroriste, me anëtarësi të
pastër katolike, nuk vepron në emër të katolicizmit! Ato janë organizata terroriste,
të cilat veprojnë në bazë të ideologjive të ndryshme politike, e jo fetare të cilat e
zbatojnë dhunën terroriste si mjet strategjik për arritjen e qëllimeve të caktuara
politike ose nacionale! Në këtë drejtim qëllimi i Armatës Republikane Irlandeze,
ishte ribashkimi i Irlandës, ndërsa ai i Shtegut të Ndriçuar, është ndërrimi i sistemit
shtetëror kapitalist në Peru, në një sistem socialist.
Me gjithë këto qëllime, organizatat e ndryshme terroriste islamike si,
p.sh., Xhihadi Islamik (Përpjekja Islamike), Hezb - Allah (Partia e Allahut),
HAMAS (Lëvizja e Kryengritjes Islamike), etj., i rekrutojnë anëtarët e tyre jo
në emër të çështjes së tyre nacionale, por në emër të fesë islame. Udhëheqësit e
këtyre organizatave terroriste janë kryesisht edhe udhëheqës fetarë, të cilët duke
e akuzuar dhe fajësuar botën perëndimore për çdo gjë të keqe që ekziston në
botën islame, e propagandojnë edhe qëllimin e tyre të fundit „përhapjen e fesë
.: 174 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
Opinioni botëror duhet ta ketë të qartë se okupuesit islamikë nuk kanë asgjë të përbashkët me okupuesit e tjerë joislamikë.
Këta të fundit, dëshirojnë ta okupojnë botën vetëm me qëllim të shkatërrimit të fesë islame, e cila realisht u shërben intere-
save të njerëzimit.... okupuesit joislamë, nëpërmjet pushtimit të botës dëshirojnë përhapjen e padrejtësive të liga, me qël-
lim të shfrytëzimit të lirë të epsheve të tyre jonormale seksuale. Ndërkaq, Islami dëshiron ta okupojë botën me një qëllim
krejtësisht tjetër. Qëllim i Islamit është përhapja e vlerave të vërteta shpirtërore dhe krijimi i një drejtësie të tillë njerëzore,
në të cilën do të përgatitet rruga për ardhjen e pushtetit të vërtetë të Allahut... Pra lufta e shenjtë ilamike është një luftë
kundër të pafeve, është një luftë kundër perverzioneve seksuale, është një luftë kundër shfrytëzimit të njeriut dhe kundër
shkeljes së të drejtave dhe vlerave morale të tij, etj.
Opinioni botëror duhet ta dijë gjithashtu se të gjitha vendet, të cilat ende nuk janë okupuar nga islami, janë të zgjedhura
për dritën e përjetshme, e cila do ta ndriçojë jetën e popujve të tyre me ligjet e Allahut.... Ata që nuk kanë kuptuar gjë nga
Islami, thonë se feja islame predikon paqen. Mirëpo, ata janë frikacakë! Feja islame thotë: „Vritni të pafetë, ashtu si do
t’ju kishin vrarë ata juve“. ...Feja islame thotë: „Çdo gjë që është e mirë ekziston vetëm përmes shpatës dhe hijes së saj.
Njerëzit, vetëm me përdorimin e shpatës, mund t’i bësh të dëgjueshëm. Shpata është çelësi i xhehenetit, pa të cilën nuk
mund të zhvillohet Xhihadi. Më gjerësisht: Amir Tacheri, Morden für Allah, Terrorismus im Auftrag der Mullahs, Aus dem
Englischen von Agnes Beck, München 1993, f. 329 - 331.
islame në tërë botën, në rast nevoje edhe me luftë”!
Si lëvizje, organizata ose grupe terroriste islamike nuk duhet kuptuar të
gjitha lëvizjet, organizatat ose grupet terroriste me anëtarësi të pastër myslimane,
por vetëm ato që janë të organizuara dhe që veprojnë në emër të „interpretimeve
të ndryshme të mësimeve të Islamit”. Të gjithë këta subjekt terrorist islamikë,
duhen dalluar qartë nga organizatat, grupet dhe lëvizjet e ndryshme militante që
veprojnë edhe në vetë botën islame. Kriteri themelor për dallimin e tyre është qël-
limi politik. Në bazë të këtij qëllimi mund të thuhet se Partia Komuniste e
Kurdistanit, me gjithë faktin se ka një anëtarësi relativisht të pastër islame, nuk
konsiderohet si organizatë islamike, por si lëvizje nacionale, e cila është e orga-
nizuar dhe vepron në bazë të ideologjisë komuniste me qëllim të çlirimit dhe
themelimit të shtetit të pavarur të Kurdistanit. I njëjti parim vlen edhe për
Organizatën për Çlirimin e Palestinës. Askush në botën perëndimore, madje as
Izraeli zyrtar, asnjëherë deri tash nuk e ka trajtuar Organizatën për Çlirimin e
Palestinës si organizatë islamike, jo nga fakti se shumë udhëheqës të saj, respek-
tivisht shumë udhëheqës eminentë të organizatave dhe grupeve të ndryshme terror-
iste që veprojnë në kuadër të saj (si, p.sh., Dr. Georg Habash, kryetar i Frontit
Popullor Palestinez, Gjeneral Dr.Vadi Hadad, kryetar i Komandos Direkte të
Frontit Popullor Palestinez, Fuad Shemaili themelues i Shtatorit të Zi, etj.) ishin të
krishterë, por nga fakti se qëllimi politik i Organizatës për Çlirimin e Palestinës,
kishte të bënte me zgjidhjen e çështjes kombëtare arabe, përkatësisht asaj
palestineze.
2. Rrënjët e terrorizmit islamik
Me qëllim që të kuptohet më mirë rreziku që paraqet terrorizmi islamik për
botën joislamike dhe rendin juridik ndërkombëtar, së pari duhen sqaruar rrënjët
historike të urrejtjes ekstremiste islamike ndaj botës perëndimore. Shumë pak
qytetarë të Evropës janë të informuar lidhur me ngjarjet vendimtare që kanë
ndikuar në tensionimin e përhershëm të raporteve në mes botës islame dhe asaj
perëndimore.
Në vitin 630, profeti Muhamet përmes propagandimit të një besimi luftarak,
kishte arritur t’i bashkonte fiset e ndryshme arabe në një popull, i cili me fjalën e
Allahut do ta vendoste pushtetin e vet islamik në tërë botën. Në bazë të një propa-
gande të tillë, profeti Muhamet dhe pasardhësit e tij, vetëm brenda një shekulli
kishin arritur t’i bënin arabët e islamizuar sundues të një perandorie të madhe, e
cila shtrihej në tërë territorin e Lindjes së Afërt, Persi, Indi, Afrikën Veriore dhe në
175 :.TERRORIZMI ISLAMIK
Azinë Jugore. Më vonë ishte pushtuar edhe Italia Jugore dhe Spanja, nga kishte fil-
luar edhe marshimi nëpërmes Pirinejeve në drejtim të Francës. Sikur në vitin 732,
afër Poitiers, e cila gjendet vetëm 200 kilometra larg Parisit, të mos kishte arritur
Karl Martell t’i shpartallonte forcat arabe, tash me siguri që e tërë Evropa do të
ishte një kontinent mysliman. Kjo ngjarje historike e harruar në Evropë, është
pjesë elementare e kulturës myslimane, e cila asnjëherë deri tash nuk është shlyer
nga kujtesa.
Pas kësaj disfate, në kulturën ekstremiste islamike është evidentuar edhe
viti 905 si vit i luftës për mbrojtjen e „tokave myslimane“, në mesin e të tjerave
edhe Izraelit, Spanjës dhe Italisë Jugore (të pushtuara më parë), nga sulmet e for-
cave të krishtera. Në këtë kohë te rrezikut permanent dhe disfatave të shumta
arabe, bota islamike kishte qenë në kërkim të gjetjes së një udhëheqësi të ri, të një
Kalifi të aftë, i cili do të ishte në gjendje t’i korrigjonte gabimet historike ndaj
botës islame dhe kësaj t’i jepte një forcë të re me të cilën do të riktheheshin tokat
e humbura dhe do të pushtohej Evropa. Kështu, që nga ajo kohë e deri më tash,
ideologjia radikale islamike në të gjitha periudhat e ngritjeve të shteteve të
ndryshme myslimane, e kishte aktualizuar ëndrrën për pushtimin e Evropës. Në
bazë të një ëndrre të tillë, në vitin 1638 në drejtim të Evropës kishin marshuar edhe
forcat turke. Në kulturën ekstremiste të qarqeve të ndryshme islamike, kjo ngjarje
është shënuar si depërtim i dytë i forcave myslimane në Evropë.
Shkatërrimi i Perandorisë Osmane, që kishte filluar paralelisht me ngritjen
e fuqive të ndryshme evropiane, për kulturën ekstremiste islamike ishte shumë i
mundimshëm. Në vitin 1798, Napoleoni pa ndonjë vështirësi usharake kishte arrit-
ur pushtimin e tërë Egjiptit. Në vitin 1830, Algjeria ishte shndërruar në koloni të
Francës, ndërsa Anglia i kishte vendosur nën kontroll të gjitha ujërat detare në
Lindje të Afërt dhe bregdetin arab. Kështu, vetëm brenda disa dekadave, shtetet e
krishtera, si Italia, Franca dhe Britania e Madhe, kishin arritur pushtimin dhe ndar-
jen e tërë rajonit të Gjirit Persik dhe Afrikës Veriore. Në këtë mënyrë ishin push-
tuar dhe ndarë edhe shumë pjesë të Perandorisë Osmane. Të gjitha këto territore të
okupuara arabe, përkatësisht myslimane, ishin vendosur nën administrimin e
shteteve të ndryshme evropiane, me ndihmën e udhëheqësve të ndryshëm lokalë
myslimanë, të cilët që nga ajo kohë kishin filluar të shpërblehen me tituj tradi-
cionalë evropianë, si „mbretër“ ose „princa“. Këta udhëheqës të rinj myslimanë,
falë statusit të tyre të privilegjuar shumë shpejt kishin arritur të pasurohen.
Sidomos pas zbulimit të naftës, pasuria e tyre kishte arritur përmasa përrallore.
Edhe më vonë, kur ishin krijuar mundësi të tjera të vendosjes, kjo klasë e pasur dhe
sunduese myslimane, kishte vazhduar bashkëpunimin e vet me botën perëndimore.
.: 176 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
Në këtë mënyrë vazhdimisht ishin krijuar forma dhe mundësi të reja për vazhdimin
e influencës së gjithanshme të botës perëndimore mbi atë islame.
Shtetet e banuara me popullsi myslimane
Burimi: Prof. Dr. Rainer Tetzlaff, Unser Bild vom Islam, Jacobs University Bremen, Bremen 2009, f.2.
Krahaso: Bundesamt für Verfasungsschutz, Islamismus, Entstehung und Erscheiungsformen, Köln
2006, f. 11:
- Prej numrit të përgjithshëm të popullsisë myslimane (1.2 miliardë), Indonezia është
shteti me numrin më të madh në botë, me 188 milionë banorë myslimanë. Pas saj vjen
India me 142, Pakistani 141, Bangladeshi 120, Turqia 70, Irani 66, Nigeria 61, Egjipti
57, Algjeria 31, Etiopia 30, Maroku 29, Afganistani 28, Iraku 23, Sudani 23, Arabia
Saudite 22 milionë banorë, etj. Shumica e besimtarëve myslimanë i takojnë ritit fetar
Sunit, ndërsa Shiitët janë shumicë vetëm në Irak dhe Iran.
- Numri më i madh i popullsisë myslimane në Evropë, është në Rusi, ku jetojnë rreth 19
milionë myslimanë. Ndërsa shteti me shumicën më të madhe të popullsisë myslimane
në Evropë është Kosova me rreth 85 %, pastaj Shqipëria me rreth 65%, Bosnja dhe
Hercegovina me 40% dhe Maqedonia me 25%.
177 :.TERRORIZMI ISLAMIK
- Në Bashkimin Evropian jetojnë rreth 10 milionë myslimanë. Prej tyre në Francë jeto-
jnë rreth pesë milionë, në Britani të Madhe rreth 1.6 milionë, në Gjermani rreth 3.2
milionë (kryesisht turq, 2.1 milion), etj .
Pas një të kaluare të tillë historike, në të cilën kishte humbje dhe fitore, e
sidomos pas vendosjes së protektorateve evropiane mbi shtetet e ndryshme mysli-
mane, në tërë botën myslimane ishin paraqitur dy rryma politike, të cilat propagan-
donin kundër gjendjes së mjerë dhe poshtëruese në të cilën ishte katandisur popul-
li arab dhe përgjithësisht ai mysliman:
- Rryma e parë e përfaqësonte idenë e nacionalizmit panarab dhe propa-
gandonte bashkimin e të gjithë popujve arabë në një shtet të ri dhe mod-
ern. Kjo ide ishte propaganduar sidomos nga ish-kryetari i Egjiptit Naser
dhe nga disa qarqe zyrtare siriane dhe irakiane.
- Rryma e dytë ishte propaganduar nga Vëllazërimi Mysliman dhe disa
organizata të tjera fundamentaliste islamike, të cilat e kishin refuzuar
idenë panarabe madje edhe duke i akuzuar përfaqësuesit e saj si heretikë
dhe në vend të saj kishin propaganduar mitin dhe ëndrrat e vjetra mys-
limane për bashkimin e të gjitha tokave të tyre në një shtet, i cili do të
organizohet sipas parimeve fetare.
Këto rryma politike në të gjitha shtetet myslimane kishin filluar të zhvil-
lonin një propagandë të fuqishme kundër familjeve mbretërore arabe dhe shahut të
Iranit, të cilat akuzoheshin për ligësi e tradhti kombëtare dhe fetare. Pastaj fajëso-
heshin Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe fuqitë e ndryshme evropiane për
përçarjen e botës myslimane me qëllim të varfërimit, ndarjes politike, shkatërrim-
it kulturor dhe përgjithësisht poshtërimit të tyre. Me qëllim të mënjanimit të një
gjendjeje të tillë, sipas rregullave të xhihadit (të propaganduara sidomos nga
“Vëllazërimi Mysliman”, së pari duhet goditur armiku i afërt, në këtë rast familjet
mbretërore arabe e pastaj katili i largët). Nga këto parime kudo në botën mysli-
mane kishin filluar aksionet terroriste kundër pushteteve mbretërore, të cilat në
disa raste si Egjipt, Irak, Siri, Libi dhe Iran kishin marrë përmasa të revolucioneve
që kishin sjellë ndërrimin e pushteteve mbretërore properëndimore me regjime të
ndryshme ushtarake dhe diktatoriale.
3. Nocionet e ndryshme fetare në kontekst të terrorizmit islamik
Islami është një fe dhe besimtarët e tij quhen myslimanë. Fenë Islame, si
komunitet konfeksional, mund ta përfaqësojnë vetëm përfaqësuesit e saj
shpirtërorë, të cilët varësisht nga riti fetar quhen imamë (prijës të lutjeve), mulla
(të diturit), shkencëtarët e fesë islame dhe shkencëtarët e drejtësisë islamike. Me
.: 178 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
nocionin „udhëheqës ose aktivist politik islamik” kuptohen përfaqësuesit e një
lëvizjeje politike, e cila është e bazuar në parimet fetare islamike. Në të gjitha sis-
temet politike të karakterizuara me lëvizje të tilla fetare-politike, ndarja e fesë nga
shteti është i padukshëm.
Për dallim nga këto kuptime, islamizmi nuk është fe, por është ideologji
politike, e cila bazohet kryesisht në interpretimet e ndryshme të parimeve fetare.
Islamistët kërkojnë rregullimin e të gjitha sferave të jetës shoqërore sipas ligjeve
fetare. Islamizmi, si ideologji politike, kuptohet edhe si lëvizje protestuese kundër
qeverive dhe rregullimeve shtetërore të shteteve të ndryshme islamike, të cilat
kudo sipas zhanrit të njëjtë propagandues, akuzohen si tirane ose tradhtare dhe
fajësohen për problemet e shumta shoqërore. Në kuadër të lëvizjeve të tilla është
paraqitur e ashtuquajtura ideologji fundamentaliste. Në bazë të kësaj ideologjie,
feja islame dhe besimtarët e saj janë në rrezik dhe shpëtimi i tyre mund të arrihet
vetëm nga zbatimi i drejtë i parimeve fundamentale islamike në jetën shoqërore.
Në këtë kontekst, çështje kryesore paraqitet e ashtuquajtura Suna e Profetit
(Legjenda e Muhamedit), në bazë të së cilës është e bazuar “E drejta Islame”.
Pikërisht këtu paraqitet edhe problemi kryesor ngaqë Sheriati nuk është e drejtë e
pandryshuar, por është një kod i normave të përmbledhura, të sistemuara dhe të
interpretuara gjatë shekujve307.
Për dallim nga këto kuptime, xhihadi kudo në botën islame e ka kuptimin e
parimit etik të mobilizimit shpirtëror dhe të përpjekjeve për arritjen e një qëllimi
të mirë dhe pozitiv. Në këtë kuptim, edhe përpjekja ime për përfundimin e këtij
studimi mund të interpretohet si xhihad (mundim, përpjekje në rrugën e Zotit). Çdo
person, i cili e praktikon xhihadin quhet muxhahid (luftëtar i zotit). Ndërsa personi
i kundërt, quhet Qa´idin (ai që ikën nga puna dhe jeton si parazit në shtëpi).
Sipas mësimeve të Islamit ekzistojnë dy lloje të xhihadit: xhihadi i vogël dhe
xhihadi i madh. Në kuptimin e xhihadit të vogël bën pjesë edhe lufta e armatosur
„në rast se besimtari lufton për lirinë e vet fetare”. Ndërsa, me fjalën xhihad i madh
(djihad bi-n-nafs) kuptohet aspekti shpirtëror i njohjes dhe i zotërimit të vetvetes.
Sipas bindjeve të shumicës myslimane, me fjalën xhihad, në radhë të parë, kupto-
het njohja dhe zotërimi i vetvetes e pastaj zhvillimi i luftës për lirinë fetare.
Me gjithë këto kuptime tradicionale, në vitet ‘70 të shekullit XX, studenti
egjiptian, Sheik Umar Abd al-Rahman, në temën e tij të doktoraturës, të mbrojtur
në universitetin autoritativ islamik Azhar, me 2000 faqe, e kishte argumentuar
179 :.TERRORIZMI ISLAMIK
307 Në të vërtetë kjo çështje është parashtruar që nga vdekja e profetit Muhamed. Në kontekstin e parashtruar rreth emërimit
të Kalifit „pasardhësit” (të Muhamedit) dhe „zëvendësit” (të Allahut), ishin ndarë myslimanët në Shiit dhe Sunit. Shiitët
mendonin se pozicioni i Kalifit iu takon atyre si të afërm, më të afërt me Muhamedin, ndërsa sunitët mendonin se Kalifi
duhej zgjedhur nga rrethi i gjerë i fisit të Muhamedit.
„kuptimin e vërtetë” të nocioneve islamike. Sipas tij nuk ekzistojnë dy lloje të xhi-
hadeve dhe as që ka shpjeguar ndonjëherë profeti Muhamed kalimin nga xhihadi i
vogël në të madhin. „Xhihad do të thotë vetëm marrja e shpatës në dorë me qëllim
të detyrimit të pafeve (në këtë kuptim të krishterëve dhe izraelitëve), për pranimin
e fesë së vërtetë ose për dorëzimin e pakusht të tyre”. Para vdekjes së vet, profeti
Muhamed kishte urdhëruar: „largoni shërbëtorët e Zotit nga tokat arabe”308. Kjo
kishte qenë mënyra më e suksesshme e përhapjes së fesë islame në botë.” Sipas
interpretimeve radikale të urdhrit të fundit të profetit Muhamed, xhihadi islamik ka
të bëjë ekskluzivisht me „luftën për përhapjen e fesë së vërtetë dhe nënshtrimit të
pafeve”309. Nga një kuptim i tillë, është stilizuar edhe aspekti shpirtëror i „xhiha-
dit” si bindje vullnetare dhe detyrim shpirtëror për vetëflijim në shërbim të Zotit.
Në të vërtetë, në Suren 4 të Vers 33 të Kuranit thuhet „mos bëj vetëvrasje”!
Mirëpo, terroristët islamikë e argumentojnë këtë me Vers 76, në të cilin thuhet
„lufto në anën e Zotit edhe në qoftë se jeta juaj do të ndërrohet”. Në këtë kuptim
edhe xhihadizmi është shpjeguar si luftë e armatosur kundër të gjitha forcave, të
cilat e pengojnë krijimin e shtetit islamik. Në vende dhe struktura të ndryshme
shoqërore me fjalën xhihadizëm kuptohen jo vetëm disponimet ose aktivitetet e
ndryshme antiperëndimore, por edhe kundërshtimi i stilit perëndimor të jetës.
4. Karakteristikat themelore të terrorizmit islamik
Terrorizmi islamik mund të dallohet nga të gjitha format e tjera të veprimit
terrorist, kryesisht në bazë të tri elementeve specifike ideologjike:
- Terrorizmi islamik kategorikisht i refuzon të gjitha ideologjitë e tjera
bashkëkohore. Ai, si i tillë, veten e konsideron të pashembullt dhe krejtë-
sisht të veçantë nga të tjerët, të cilit nuk i ka mbetur gjë tjetër përveç arrit-
jes së qëllimit të vet ose „vdekjes me shpatë në dorë”310. Qëllimi themelor
i terrorizmit islamik është rilindja islamike, e cila duhet të sjellë jo vetëm
lirimin e të gjitha territoreve myslimane nga ndikimet perëndimore, por
edhe pushtimin e tërë rruzullit tokësor nga besimtarët e vërtetë të
.: 180 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
308 Si shërbëtorë të Zotit ishin quajtur besimtarët katolikë. Deri para vdekjes së profetit Muhamed, në Mekë kishin jetuar rreth
60.000 katolikë. Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001
München, f. 32-46309 „Ne do ta vazhdojmë rrugën e përhapjes së Islamit dhe në qoftë se dikush e pengon qëllimin tonë, atëherë do të ketë
xhihad”, kishte shpjeguar Sheik Omar Abdel-Rahman gjatë një qëndrimi të tij në ShBA. Më gjerësisht: Mihael Pophly/
Khalid Durán; Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001, f. 42310 „Bota e sotme është ashtu si e kanë krijuar të pafetë. Prandaj ne, si bij të Muhamedit, nuk na ka mbetur alernativë tjetër:
ose ta pranojmë atë ashtu si është, e kjo do të thotë zhdukje e islamit, ose ta shkatërrojmë atë në mënyrë që ta krijojmë
një botë të re, ashtu si e kërkon islami”. Cituar sipas: Ajatollah Baqer al - Sadr, Sarcheschmeh Qodrat dar Hokumat
Eslami, Teheran 1980, f. 37.
Muhamedit. Për realizimin e këtij qëllimi hyjnor, nuk duhet zgjedhur
mjetet. Në të vërtetë, terrorizmi këtu e ka kuptimin e mjetit të përshtat-
shëm praktik, me të cilin vihet në lëvizje fundamentalizmi islamik si
parakusht i rilindjes islamike, e cila do të ndikonte në krijimin e botës uni-
versale islame311.
- Karakteristikë tjetër e terrorizmit islamik është prezantimi i tij si formë e
luftës së shenjtë, e cila detyrimisht do të kurorëzohet me fitoren e plotë.
Në këtë drejtim, nuk bëhet dallimi në mes aktivitetit terrorist dhe formave
të tjera të zhvillimeve luftarake312.
- Elementi i tretë karakteristik i terrorizmit islamik është krijimi i rregullave
të detyrueshme të sjelljes islame. Sipas këtyre rregullave, detyrë e çdo
besimtari, qoftë si individ ose komunitet islam, është vrasja e armiqve të
Zotit “armiqtë tanë duhet të vriten, ndërsa të pafetë duhet ta zgjedhin
vdekjen ose kthimin e tyre të detyrueshëm në fenë islame”313.
5. Taktika e sulmeve vetëvrasëse
Nuk është i bazuar mendimi se sulmet vetëvrasëse janë produkt i ide-
ologjisë së caktuar islamike ose vepra ekskluzive të autorëve islamikë. Në rrethana
të caktuara të jetës shoqërore, në të gjitha komunitetet njerëzore, janë paraqitur
persona të gatshëm për kryerjen e sulmeve vetëvrasëse. Madje edhe në të kaluarën
shqiptare kishte shumë raste heroike të vdekjeve martire si, p.sh., rasti i Maro
Kontit, Nora Kelmendit, Marash Palit, Oso Kukës, etj.
Sulmet vetëvrasëse janë vepra terroriste të kryera kundër personave ose të
181 :.TERRORIZMI ISLAMIK
311 Mustafa Chamran, njëri nga udhëheqësit islamikë në Liban kishte deklaruar: „me fjalën armik në terminologjinë islamike
nuk kuptohen vetëm të pafetë (të krishterët dhe izraelitët), por edhe e tërë bota lindore dhe ajo perëndimore.... Pra të gjithë
ata janë armiq.... Në këtë kuptim, edhe komunizmi është po aq armik sa edhe liberalizmi dhe demokracia. Yadnameh,
Teheran 1985, f.8 - 9. Më gjerësisht: Amir Tacheri, Morden für Allah, Terrorismus im Auftrag der Mullahs, Përkthyer nga
anglishtja në gjermanisht nga Agnes Beck, München 1993, f. 32 - 33.312 Husein Musavi, njëri nga udhëheqësit shpirtërorë të fundamentalizmit islamik në Liban, kishte deklaruar: „Ne nuk
luftojmë me qëllim që të na njohë ose të na ofrojë diçka armiku, por luftojmë më qëllim që ta pastrojmë rrugën tonë nga
ai. Ne nuk do të shkojmë rrugës së turpit dhe nuk do të kemi mëshirë ndaj armikut. Kjo do të thotë se nuk do të mjaftojë
vetëm kapitullimi i pakusht i armikut, por zhdukja e përgjithshme e tij! (Me thënien „nuk do të shkojmë rrugës së turpit”
ishte menduar për OÇP-në dhe shtetet e ndryshme arabe, të cilat kishin filluar bisedimet paqësore me Izraelin.Tacheri,
Morden für Allah, Terrorismus im Auftrag der Mullahs, Përkthyer nga anglishtja në gjermanisht nga Agnes Beck,
München 1993, f. 32 - 33.313 „Besimtari, që sheh se si shkelet dhe përbuzet Islami e nuk ndërmerr asgjë për shpëtimin e tij, do të shkojë në shtresën e
shtatë të ferrit. Ai besimtar që e merr pushkën në dorë, shpatën, thikën ose sipas mundësisë së tij edhe gurin më të vogël
me qëllim të shpëtimit të nderit të islamit dhe vrasjes së armiqve të tij, do të shkojë në parajsë. Shteti islamik duhet të
përbëhet nga shumë besimtarë të tillë. Ai duhet të jetë shtet i luftëtarëve, të cilët do ta bartin dritën e besimit të vërtetë,
derisa ky besim të shihet, të kuptohet dhe të pranohet në tërë botën. Më gjerësisht: Amir Tacheri, Morden für Allah,
Terrorismus im Auftrag der Mullahs, Nga anglishtja përkthyer në gjuhën gjermane nga Agnes Beck, München 1993, f. 32
- 33; Krahaso revistën javore „BAZAAR“; Komentari i Ajatollahut, München 30. März 1985.
mirave të tyre materiale me vetëdijen dhe gatishmërinë e sulmuesit për të sakri-
fikuar jetën e vet. Në kuptimin bashkëkohor, taktika e sulmeve vetëvrasëse, për
herë të parë ishte zbatuar në vitin 1944 nga shërbimi special i aviacionit japonez,
Tokubetkögekitai, i njohur me emrin Tokkötai. Gjatë atij viti, kur kishte filluar
marshimi i forcave amerikane në drejtim të Japonisë, Marina Perandorake
Japoneze kishte marrë vendimin për themelimin e një shërbimi special luftarak, i
cili sipas parimit „një aeroplan një anije”, do ta frenonte pushtimin e Japonisë nga
forcat amerikane. Ky shërbim ishte emëruar Shimpü Tokkötai (Forcat Speciale Zot
i Stuhisë). Mirëpo, gjatë deshifrimit të këtij emri, shërbimi i kundërzbulimit
amerikan kishte gabuar duke e lexuar atë gabimisht dhe nga ana e kundërt si
Kamikaz. Në të vërtetë, emri Shimpü Tokkötai sipas alfabetit japonez, shkruhet me
shkronja të njëjta si fjala Kamikaz. Kështu, elita kryesore e forcave ajrore peran-
dorake japoneze Shimpü Tokkötai, ishte popullarizuar në tërë botën me emrin e
gabuar, Kamikaz314.
Pas Luftës së Dytë Botërore, taktika e sulmeve vetëvrasëse për herë të parë
kishte filluar të zbatohej nga Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës, i udhëhe-
qur nga palestinezi i krishterë, Dr. Georg Habash. Më 30.05.1972 tre anëtarë të
Armatës së Kuqe Japoneze, në shenjë bashkëpunimi me FPÇP-në dhe solidariteti
me popullin palestinez, me armë zjarri dhe granata dore kishin sulmuar personat e
pranishëm në aeroportin izraelit, Lod. Gjatë këtij sulmi solidar vetëvrasës, kishin
vdekur 28 persona dhe ishin plagosur 69 të tjerë. Pas këtij aksioni të parë
vetëvrasës, taktikën e sulmeve vetëvrasëse kishte filluar ta përdorte edhe Fronti
Popullor për Çlirimin e Palestinës - Komanda Gjenerale, e udhëhequr nga Ahmad
Dxhibril. Gjatë asaj kohe, personat që e kishin flijuar jetën e tyre gjatë sulmeve të
ndryshme vetëvrasëse kundër Izraelit, ishin quajtur Fedayin.
Gjatë viteve ’70, taktikën e sulmeve vetëvrasëse kishin filluar ta përdornin
edhe Armata Republikane Irlandeze dhe Tigrat Tamilë të Sri-Lankës. Gjithashtu,
edhe disa udhëheqës të Fraksionit të Armatës së Kuqe gjermane, e kishin zbatuar
vetëvrasjen, si mjet të veprimit të tyre politik. Ndërkaq, gjatë dekadës pasuese,
udhëheqësi fetar dhe shtetëror iranian, Homeini, në baza fetare kishte arritur të
mobilizonte qindra mijëra vullnetarë, në mesin e të cilëve edhe shumë fëmijë, për
marshime vetëvrasëse kundër pozicioneve ushtarake irakiane dhe fushave të min-
uara të saj. Në të njëjtat baza ideologjike dhe fetare ishte themeluar edhe organiza-
ta terroriste islamike Hezb-Allah, e cila në vitin 1983, kryesisht me sulme
.: 182 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
314 Në të njëjtën kohë edhe Shtabi i Komandës së Përgjithshme Gjermane e kishte themeluar njësitin më pak të njohur
ushtarak Vetëflijimi. Anëtarë të këtij njësiti special ishin kryesisht oficerët e aviacionit gjerman, të cilët përgatiteshin për
të ndërmarrë aksione vetëvrasëse kundër pozicioneve të caktuara ushtarake të forcave aleate. http://www.uni-
protokolle.de/Lexikon/Selbstmordattentat.html.
vetëvrasëse, kishte arritur t’i dëbonte bazat ushtarake amerikane dhe ato franceze
nga Libani. Më vonë nga presioni i sulmeve vetëvrasëse të pjesëtarëve të kësaj
organizate, ishin detyruar edhe forcat izraelite që të tërhiqeshin nga (zona e sig-
urisë) jugu i Libanit.
Prej vitit 1980 e deri në shkurt të vitin 2000, ishin evidentuar rreth 300 sulme
vetëvrasëse të kryera në pjesë të ndryshme të Lindjes së Afërt, Azi, Amerikë Latine
dhe në Evropë. Nga ky numër i përgjithshëm, 168 sulme të tilla ishin kryer nga
Tigrat Çlirimtarë të Tamilit-Elam në Sri-Lankë dhe Indi, 52 nga organizata Hezb-
Allah dhe disa grupe të tjera të vogla islamike në Liban, Kuvajt dhe Argjentinë
(kundër interesave izraelite), 22 nga organizata HAMAS në Palestinë dhe Izrael, 15
nga PKK (Partia Punëtore e Kurdistanit) në Turqi, tetë nga organizata e Xhihadit
Islamik Palestinez në Izrael, dy nga organizata Al Qa’ida në Afrikën Lindore, dy
nga organizata e Xhihadit Islamik (Egjiptian) në Kroaci dhe Pakistan, një nga grupi
Babar Khalsa International (BKI) në Indi, një nga organizata terroriste islamike
egjiptiane Gamaat al-Islamia në Palestinë dhe një nga Grupi i Armatosur Islamik
(GIA) në Algjeri315. Nga numri i përgjithshëm i sulmeve vetëvrasëse, 30 sulme të
tilla nuk kishte qenë e mundur t’i përshkruhen ndonjë grupi ose organizate të cak-
tuar terroriste. Në bazë të këtyre të dhënave, mund të konkludohet se sulmet
vetëvrasëse nuk janë të bazuara në ideologjinë politike ose përkatësinë fetare të sul-
muesit, por në natyrën dhe intensitetin e konflikteve politike.
5.1. Autorët e sulmeve vetëvrasëse
Sipas vrojtimeve të shumta dhe rezultateve të studimeve të ndryshme
ndërkombëtare, mosha mesatare e aktorëve potencialë për kryerjen e sulmeve
vetëvrasëse varion nga 12 deri në 20 vjeç. Në numrin absolut të rasteve, persona
të tillë e kanë një të afërm të tyre të dënuar politik, të plagosur ose të vrarë nga
armiku dhe personalisht nuk kanë marrë pjesë në kryerjen e ndonjë aksion të
armatosur. Pikërisht ky pasivitet politik i personave të emocionuar dhe sensibël, në
rrethanat e caktuara shoqërore, ndikon lehtë në krijimin e ndjenjave të mosvlerës
dhe turpit si dhe bindjes së fuqishme për mundësinë e pastrimit të vlerave të tilla
negative vetëm nëpërmjet vetëflijimit për çështjen madhore. Nga ana tjetër edhe
rrethanat objektive, si bindja e krijuar fetare, se vdekja martire shpërblehet me
shkuarje të drejtpërdrejtë në parajsë - pa kaluar nëpërmes procedurës së rregullt
hyjnore të marrjes në pyetje për mëkatet e bëra, e sidomos respekti i lartë ndaj mar-
tirëve dhe familjeve të tyre, ndikojnë në marrjen e vendimit për vdekje martire.
183 :.TERRORIZMI ISLAMIK
315 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das Geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 121-123.
Në të vërtetë, glorifikimi i martirëve palestinezë po ndikon në vazhdimës-
inë e sulmeve vetëvrasëse. Në të gjitha komunitetet fetare, rrymat politike dhe
shtresat shoqërore të popullit palestinez, martirët gëzojnë statusin e heronjve kom-
bëtarë. Kështu, më 12.04.2002, për revistën arabe „Sayidati” kishte deklaruar edhe
gruaja e kryetarit Arafat, Suha (një palestineze e krishterë, e cila jeton në Paris).
Sipas saj, sulmet vetëvrasëse janë mjete dhe metoda legjitime të rezistencës kom-
bëtare palestineze kundër okupatorit Izraelit316. Kështu, sipas analizave të shumta
lokale, gjatë viteve ‘90, shumë pak të rinj palestinezë kishin qenë të gatshëm të
vdesin për çështjen e tyre kombëtare, ndërsa tash kjo gatishmëri është shtuar në
mbi 70%.317
Në marrjen e vendimit për kryerjen e aksioneve vetëvrasëse pa dyshim se
ndikon edhe baza materiale. Sipas praktikës së organizatës islamike libaneze
Hezb-Allah edhe ajo palestineze HAMAS, u kishte ofruar familjeve të martirëve
palestinezë ndihma të rregullta materiale me vlerë 1000$ në muaj. Përveç kësaj
ndihme të rregullt financiare, familjet e martirëve palestinezë marrin edhe ndihma
të tjera të rregullta për ushqim, shkollim dhe veshmbathje. Ndërkaq, pas vitit 2000,
kur kishte filluar intensifikimi i sulmeve vetëvrasëse palestineze, ish diktatori
irakian, Sadam Husein, e kishte rritur kontributin e vet për familjet e martirëve
palestinezë prej 10.000$ (ndihmë e menjëhershme) në 20.000$.318
Procedura sekrete për rekrutimin e kandidatëve për martirë fillon zakonisht
në shkolla, xhami dhe në qendra të tjera rinore. Sipas praktikës palestineze, per-
soni i autorizuar për hulumtimin e kandidatëve potencialë për martirë së pari e
identifikon rrethin e personave të rinj që manifestojnë elemente të dukshme emo-
cionale dhe rrjedhin nga familjet e personave të persekutuar. Pastaj me këta per-
sona, në mënyrë të lirë, spontane, të rastësishme dhe të paobliguar, fillohen
bisedimet individuale lidhur me çështjet e ndryshme politike, qëllimet e armikut
dhe efektet e sulmeve vetëvrasëse. Gjatë zhvillimit të këtyre bisedave duhej anal-
izuar me kujdes të gjitha reagimet e bashkëbiseduesit. Pas përfundimit të bisedave
të para, personi, i cili tregon interesim për vazhdimin e kontakteve dhe bisedave të
tilla, hyn në rrethin e ngushtë të kandidatëve potencialë për martirë. Tash në këtë
fazë të procedurës rekrutuese, veprohet me shumë kujdes. Në qoftë se kandidati
gjatë bisedave pasuese e lartëson vdekjen martire, ai parimisht duhet të këshillohet
për t’u përmbajtur nga aksionet e tilla. Mirëpo, në qoftë se ai edhe pasi të jetë
këshilluar vazhdon të këmbëngulë në vdekjen e vet martire, zgjidhet për misione
.: 184 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
316 http://www.rrz.uni-hamburg.de/Ibahrine/saudi.htm. 317 Islamic Palestine or Liberated Palestine? The Relationship between the Palestinian Authority and HAMAS, Reuven Paz,
në librin: Peacewatch, 19. Juli 2001, Washington Institute for Near East Policy.318 Naomi Bubis, NZZ am Sontag, Terrorismus; www. forum.hagalil.com.
të tilla. Menjëherë pas kësaj zgjedhje fillon faza e përgatitjes së kandidatit për
vdekje martire. Gjatë kësaj faze të shkurtër përgatitore ftohen në ndihmë edhe
mësuesit e ndryshëm fetarë, të cilët me shpjegimet e tyre duhet ta stimulojnë edhe
më tepër dhe ta çelikosin vendimin e marrë të kandidatit për kryerjen e një sulmi
vetëvrasës319.
Sipas praktikave të disa organizatave terroriste, para dërgimit të kandidatit
në aksion vetëvrasës, zakonisht bëhet testimi përfundimtar i tij. Në të vërtetë,
nëpërmjet kryerjes së një aksioni të lehtë kundër armikut, praktikisht argumento-
het besnikëria dhe vendosmëria e kandidatit si dhe ushtrohet aftësia e tij për ruajt-
jen e gjakftohtësisë gjatë aksionit në rrethana të ndërlikuara. Në rast kalimi të suk-
sesshëm të kësaj prove gjenerale, kandidati largohet nga rrethi i tij familjar dhe
ditët e fundit të jetës së vet i kalon në shoqëri me disa persona të zgjedhur të tij.
Në fund, bëhet ceremonia përcjellëse dhe zakonisht pas përfundimit të kësaj cere-
monie kandidatit i shpjegohet mënyra e kryerjes së aksionit vetëvrasës320.
Elementi kryesor, që ndikon në mosparaqitjen e shenjave të dukshme të
frikës ose nervozitetit, gjatë kryerjes së aksioneve vetëvrasëse, është vendosmëria
e kandidatit për vdekje martire. Kështu, sipas dëshmitarëve izraelitë, sulmuesit e
ndryshëm palestinezë gjatë kryerjes së aksioneve të tyre vetëvrasëse, në numrin
më të madh të rasteve kishin qenë të veshur me rroba tradicionale izraelite, me uni-
forma të ndryshme policore ose me ato të ushtarëve izraelitë. Në këtë mënyrë,
atentatorët palestinezë, duke e fshehur identitetin e tyre me pamje të jashtme, sjell-
je, dhe shprehje izraelite, kishin arritur të depërtonin deri në vendet e dëshiruara
dhe atje në mënyrë të papritur t’i kryenin sulmet e tyre vetëvrasëse.
5.2. Taktikat tjera të veprimit të terroristëve islamikë
Terrorizmi islamik, publicitetin e vet e kishte arritur falë zbatimit karakter-
istik të sulmeve vetëvrasëse, rrëmbimit të aeroplanëve, montimit të autobombave
dhe përdorimit të sasive të mëdha të mjeteve shpërthyese. Sidomos, zbatimi i tak-
tikës së sulmeve vetëvrasëse, kishte shënuar kthesë radikale në publicitetin e ter-
roristëve islamikë. Shumë të rinj myslimanë, djem dhe vajza, të dehur nga urrejtja
185 :.TERRORIZMI ISLAMIK
319 Das Märtyrertum im Islam, Ministria e Punëve të Brenshme e Nordrhein-Westfalen, Sherbimi i Mbrojtjës së Rëndit
Kushtetuës, Düsseldorf, 2004, f.4.320 Për dallim nga përgatitjet tjera luftarake, kandidatit për martir i shpjegohet mënyra e kryerjes së sulmit vetëvrasës vetëm
disa orë para kryerjes së aktit. Më gjerësisht: http://www.praesidia.de/ Anbieter_von_
Personenschutz_P/Presse_und_Publikationen_zu_Te/presse_und_publikationen_zu_te.html, Selbstmordanschläge -
Kamikazeangriffe islamischer Terroristen. Autori PM ishte një zyrtar i lartë i policisë, i cili kishte specializuar
„Terrorizmin dhe format e tjera të dhunën politike” në një universitet amerikan. Tani ai është i angazhuar në ndërmarrjen
PRAESIDIA DEFENCE në München.
kundër armikut dhe bindjet e krijuara fetare, se vendi i tyre në parajsë mund të fito-
het vetëm në rast vetëflijimi për çështjen fetare, e kishin pranuar kryerjen e sul-
meve të ndryshme vetëvrasëse. Në këtë mënyrë, kishin filluar sulmet terroriste
kundër objektivave të ndryshme perëndimore në Lindje të Afërt, ishin sulmuar
vlerat më të çmuara njerëzore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po sulmo-
het çdo ndjenjë e sigurisë së shtetit izraelit.
Në vitin 1983, grupe të ndryshme terroriste islamike kishin filluar zbatimin
e taktikës së rrëmbimit të aeroplanëve. Një vit më vonë, grupi terrorist, i prezantu-
ar si Xhihadi Islamik, kishte rrëmbyer një aeroplan francez, i cili fluturonte nga
Frankfurti për në Paris. Aeroplani i rrëmbyer ishte detyruar ta ndërronte kursin e
fluturimit dhe të ulej në Teheran. Si kusht për lirimin e udhëtarëve të rrëmbyer, ter-
roristët kishin kërkuar lirimin nga burgu të ekstremistëve islamikë, që ishin përp-
jekur ta vrisnin ish-kryeministrin iranian, Shapour Bakhtiarit si dhe të gjithë të bur-
gosurit e tjerë politikë iranianë nga burgjet franceze. Mirëpo, autoritetet franceze,
ndonëse kishin pësuar dy viktima në aeroplan, nuk kishin pranuar ndonjë dialog
me rrëmbyesit ose ndonjë zgjidhje kompromisi të rastit. Kështu, kjo ngjarje, sipas
versionit zyrtar iranian kishte përfunduar, me largimin „vullnetar” të rrëmbyesve
nga aeroplani dhe dorëzimin e tyre. Me gjithë kërkesat e përsëritura, autoritetet ira-
niane nuk kanë njoftuar asgjë lidhur me konsekuencat eventuale ligjore dhe iden-
titetin personal të rrëmbyesve.
Në dhjetor të vitit 1984, një grup tjetër terrorist, i prezantuar gjithashtu si
Xhihadi Islamik, kishte rrëmbyer në Teheran një aeroplan kuvajtian dhe si kusht për
lirimin e tij kishte kërkuar lirimin e 17 anëtarëve të grupit terrorist Al-Dawa, të bur-
gosur në Kuvajt. Në shenjë vendosmërie për realizimin e qëllimit të tyre, rrëmbye-
sit menjëherë i kishin vrarë dy ekonomistë amerikanë, që ndodheshin në mesin e
udhëtarëve në aeroplan. Mirëpo, me gjithë këto viktima dhe kërcënime të përsërit-
ura, autoritetet kuvajtiane kategorikisht i kishin refuzuar kërkesat e terroristëve. Pas
gjashtë ditësh, policia iraniane kishte deklaruar se ishte liruar aeroplani i rrëmbyer
kuvajtian. Sipas vrojtuesve të ndryshëm, aksioni i publikuar policor iranian për lir-
imin e aeroplanit, kishte qenë vetëm manovrim taktik për fshehjen e realitetit se ky
grup kishte vepruar me kërkesë të qarqeve të caktuara zyrtare iraniane.
Më 14.06.1985, një aeroplani i TWA-së me 150 udhëtarë, i cili fluturonte
nga Athina për në Paris, gjatë fluturimit mbi Romë, ishte rrëmbyer nga dy anëtarë
të organizatës Hesb-Allah. Në të vërtetë, ky rrëmbim e paraqet aksionin më dra-
matik të shënuar në historinë e rrëmbimit të aeroplanëve. Së pari, aeroplani ishte
detyruar të fluturonte për Bejrut. Pas një kohe të qëndrimit në Bejrut, aeroplani
ishte detyruar të fluturonte në drejtim të Algjerit. Pastaj nga Algjeri aeroplani ishte
.: 186 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
kthyer përsëri në Bejrut. Këtu ishte hedhur trupi i pajetë i ushtarit të vrarë
amerikan, Robert Stethem dhe aeroplani ishte kthyer përsëri në Algjer. Pas këtij
rasti kishte pasuar kërkesa ultimative e ShBA, drejtuar kryetarit sirian, Asad. Me
qëllim të mënjanimit të një konflikti të padëshiruar me ShBA, presidenti sirian,
Asad kishte kërkuar nga organizata Hesb-Allah lirimin e menjëhershëm dhe të
pakusht të aeroplanit dhe udhëtarëve të rrëmbyer. Në të kundërtën, autoritetet siri-
ane kishin kërcënuar se do ta dëbonin organizatën Hesb-Allah nga Lugina Beka në
Jug të Libanit, e cila edhe tash kontrollohet nga forcat siriane. Në këtë mënyrë, pas
17 ditësh kishte përfunduar odiseja e këtij aeroplani të rrëmbyer amerikan. Në
janar të vitit 1987, Mohammed Ali Hammedei gjatë një udhëtimi të tij ilegal në
Gjermani, ishte identifikuar si njëri nga rrëmbyesit e këtij aeroplani dhe për veprën
e kryer ishte dënuar me burgim të përjetshëm.
Taktika e rrëmbimit të aeroplanëve, me qëllim të detyrimit të ShBA-së për
të liruar nga burgu njërin prej sulmuesve të parë të World Trade Center, ideologun
islamik, Sheik Umar Abd al-Rahman, ishte zbatuar edhe më 15.08.1993. Mirëpo,
vetëm disa orë pas rrëmbimit të aeroplanit holandez, Boeing 737, shërbimi special
gjerman GSG9, pa shkaktuar asnjë viktimë, kishte arritur të lironte aeroplanin dhe
udhëtarët e rrëmbyer. Më 24.12.1999, aktorët islamikë kishin rrëmbyer edhe një
airbus indian. Mirëpo, kësaj radhe qeveria indiane, me qëllim të shpëtimit të jetës
së 155 udhëtarëve të rrëmbyer, e kishte plotësuar njërën nga disa kërkesat e
parashtruara të rrëmbyesve, duke i liruar nga burgu tre të burgosur politikë.
Përveç rasteve të lartpërmendura, në historinë e rrëmbimit të aeroplanëve
nga autorët islamikë janë evidentuar edhe rrëmbimet e shtatorit të vitit 2001, kur
katër aeroplanët e rrëmbyer amerikanë ishin shfrytëzuar si torpeda vetëvrasëse
kundër vlerave më vitale të ShBA-së. Gjatë këtyre sulmeve kishin vdekur mbi
3000 persona. Në të vërtetë, taktika e përdorimit të sasive të mëdha të mjeteve
shpërthyese gjatë kryerjes së sulmeve vetëvrasëse ishte përdorur edhe shumë kohë
më parë nga aktorët islamikë. Kështu, në vitin 1983, gjatë një sulmi vetëvrasës
kundër Ambasadës Amerikane në Bejrut, ishte përdorur makina e mbushur me
rreth 1000 kilogramë eksplozivë. Në tetor të të njëjtit vit, gjatë sulmit kundër
komandës ushtarake amerikane në Bejrut, ishte përdorur kamioni i mbushur me
rreth gjashtë tonelata eksplozivë. Ndërkaq, dy muaj më vonë, gjatë një sulmi tjetër
vetëvrasës kundër Ambasadës Amerikane në Kuvajt, ishte përdorur makina e
mbushur me rreth 2000 kilogramë eksplozivë. Gjithashtu, edhe në mars të vitit
1993, gjatë një sulmi vetëvrasës në Bombei, nga pasojat e shpërthimit të një sasie
të madhe eksplozivi, kishin vdekur rreth 300 dhe ishin plagosur mbi 1200 persona.
Në gusht të vitit 1998, gjatë dy sulmeve vetëvrasëse kundër ambasadave
187 :.TERRORIZMI ISLAMIK
amerikane në Kenia dhe Tanzani, kishin vdekur 257 persona dhe ishin plagosur
mbi 5000 të tjerë.
6. Shfaqja e terrorizmit bashkëkohor islamik
Gjatë viteve ‘60 në Irak, paralelisht me rilindjen e filluar fetare, ishte
shfaqur lëvizja e parë terroriste islamike. Në qytetin e shenjtë shiit Naxhaf, ishte
shfaqur një lëvizje islamike shiite e quajtur Al-Dawa (Zëri i Islamit), e cila ishte
udhëhequr nga Ajatollah Sayyid Mohammed Baqir al-Sadr. Pas vitit 1980, kur me
urdhër të Sadam Huseinit ishte likuiduar udhëheqësi i kësaj organizate al-Sadr,
praktikisht kishte pushuar edhe aktivitetit politik i lëvizjes islamike “Zëri i
Islamit”.
Në të njëjtën kohë, kur në Irak ishte shfaqur organizata Al-Dawa, edhe në
qytetin e shenjtë iranian, Ghom doli në skenë një lëvizje tjetër islamike e udhëhe-
qur nga mësuesi i atëhershëm i qendrës teologjike dhe udhëheqësi i mëvonshëm i
Revolucionit Islamik, Homeini. Reformat e filluara politike në Iran, të cilat e
kishin paraparë barazimin e të drejtave të gruas me ato të burrit si dhe ato që kishin
paraparë barazimin e të drejtave të shtetasve iranianë jomuhamedanë me ata mys-
limanë, ishin trajtuar nga Homeini si „sulme kundër Kuranit dhe fesë Islame”. Në
këto baza ideologjike, të propaganduara kryesisht nga Homeini, ishte mobilizuar
një pjesë e madhe e të rinjve revolucionarë iranianë, për t’i kundërshtuar me dhunë
reformat e filluara. Pas konflikteve të përgjakshme të vitit 1962, që kishte përfun-
duar me rreth 200 (kryesisht) studentë teologë të vrarë dhe pas dy burgosjeve të
mëparshme të Homeinit, në vitin 1964 ishte marrë vendimi për dëbimin e tij nga
Irani. Pas qëndrimit të shkurtër në Turqi, Homeini ishte vendosur në qytetin shiit
irakian, Naxhaf, nga ku i kishte vazhduar sulmet e veta kundër pushtetit të shahut
në Iran. Në të vërtetë, këtu kishte filluar ngritja e shpejtë e lëvizjes politike të
udhëhequr nga Homeini, e cila i kishte influencuar edhe minoritetet e ndryshme
shiite të Lindjes së Afërt, e sidomos ata të Libanit.
Nën ndikimin e ideve të Homeinit, gjatë viteve ’70 në Liban ishte paraqitur
organizata militante islamike shiite Al-Amal, e cila udhëhiqej nga themeluesi i saj,
imami, Musa Sadr. Në fillim të themelimit të saj, organizata Al-Amal ishte quajtur
Harakat al Mahrumim (Lëvizja e të Mjerëve). Zgjedhja e këtij emri nuk ishte kre-
jtësisht e rastësishme, kur merret parasysh fakti se popullsia shiite në Liban dhe në
shtetet e tjera arabe, jetonte në varfëri shpërpjesëtimore ekonomike. Gjithashtu
edhe në aspektin politik, popullsia shiite ishte komunitet i papërfillur. Udhëheqësi
i kësaj organizate, Musa Sadr ishte zhdukur në vitin 1978 gjatë një misioni të tij
.: 188 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
politik në Libi. Pas ardhjes së Nabib Berrit në krye të organizatës islamike Al-
Amal, popullsia shiite kishte krijuar një forcë ekonomike dhe pozicion të ri politik
në Liban. Ky kishte arritur mobilizimin e numrit më të madh të intelektualëve shi-
itë, duke iu ofruar atyre pozicione udhëheqëse në organizatë. Këta intelektualë të
diplomuar kryesisht në qendra të ndryshme islame shiite në Iran dhe Irak, kishin
kontribuar sidomos në drejtim të studimit të efekteve eventuale të sulmeve
vetëvrasëse321.
Në vitin 1982, nga organizata islamike Al-Amal ishin ndarë fraksionet
radikale, të prezantuara si Al Jihad al Islami dhe Hezb-Allah. Me gjithë këto ndar-
je, organizata Al Amal kishte vazhduar të mbetet subjekt i fuqishëm politik në Liban
dhe si i tillë të gëzonte përkrahjen e Iranit dhe Sirisë zyrtare322. Pas pavarësimit të
vet, grupi Hezb-Allah ishte masivizuar aq shpejt sa brenda një kohe të shkurtër ishte
shndërruar në organizatën më të fuqishme terroriste në Liban. Publiciteti i kësaj
organizate, kishte filluar të rritej sidomos pas marsit të vitit 1983, kur ishin sulmuar
bazat ushtarake amerikane dhe ato franceze në Bejrut si dhe ishte goditur ndërtesa
e Komandës Ushtarake Izraelite në Tyre. Disa muaj më vonë, organizata Hezb-
Allah, kishte sulmuar edhe disa objektiva perëndimore në Kuvajt323.
Vetëm pas këtyre sulmeve vetëvrasëse, ishte arritur zbulimi i identitetit të
udhëheqësve kryesorë të organizatës Hezb-Allah, Hussein Mussawi dhe Sheik
Fadlallah. Gjithashtu ishte njoftuar edhe mbi ekzistencën e një komande qendrore,
të vendosur në Baalbek dhe Zabdani. Pastaj shërbimet sekrete izraelite i kishin
zbuluar edhe dy qendra për rekrutim dhe stërvitje terroriste në Ras al Ain dhe Janta
si dhe i kishin sqaruar raportet reale që ekzistonin në mes organizatave terroriste
shiite në Liban, Al-Amal, Al Jihad al Islami dhe asaj Hezb-Allah. Sigurimi i këtyre
informacioneve kishte rëndësi të veçantë nga fakti se organizata Hezb-Allah që
nga themelimi i saj, kishte manifestuar profesionalitet të rrallë në organizimin dhe
veprimin e saj konspirativ.
7. Irani dhe terrorizmi islamik
Irani është qendër e ritit shiit të fesë Islame dhe si e tillë gjithmonë ka luftu-
ar kundër mbizotërimit fetar të ritit rival, sunit. Shiitët besojnë se dhëndri i
Muhametit, Aliu, ishte kalifi i parë i vërtetë dhe në këtë mënyrë i mohojnë tre
kalifët e tjerë, të cilët konsiderohen nga ortodokset myslimanë sunitë si trashëgim-
189 :.TERRORIZMI ISLAMIK
321 Krahaso: Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 294.322 Në sigurimin e këtyre përkrahjeve, rol të rëndësishëm kishte luajtur edhe ambasadori iranian në Siri, Ali Akhbar
Mohtashami. Më gjerësisht shih: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 665-677.323 Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 673.
tarë të vërtetë të Muhametit324. Për botën e krishterë, dallimi që ekziston në mes të
këtyre dy sekteve fetare myslimane është i pakuptueshëm dhe i parëndësishëm. Në
të njëjtën masë, për botën myslimane është i pakuptueshëm dhe i parëndësishëm
edhe dallimi që ekziston në mes të ritit protestant dhe atij katolik.
Ashtu sikurse në botën e krishterë, që kishte tensione dhe luftëra fetare,
edhe në botën myslimane ishin zhvilluar shumë luftëra në mes pjesëtarëve fanatikë
të sektit shiit dhe atij sunit. Dallimi në mes ritit fetar shiit dhe atij sunit, në njëfarë
mënyre kishte qenë edhe shkak i luftës së fundit irako-iraniane, gjatë së cilës
Homeini si shiit, vazhdimisht e kishte akuzuar sunitin Sadam Huseinin si heretik.
Shiitët besojnë se janë të diskriminuar nga shumica sunite, e cila mbi-
zotëron në vende të ndryshme të Lindjes së Afërt. Pas ardhjes në pushtet të
Homeinit në Iran, shiitët besonin se kishte ardhur koha e tyre për t’u hakmarrë ndaj
padrejtësive të bëra historike. Kështu në Iran kishte filluar një luftë e egër kundër
sunitëve dhe kundër çdo grupi tjetër heretik, të ndarë nga feja e vërtetë islame. Në
të njëjtën masë ishin luftuar edhe ndikimet kulturore të botës perëndimore në Iran.
Zhvillimi i suksesshëm i këtyre luftërave kishte qenë i mundur vetëm falë inkor-
porimit të dogmës së caktuar fetare islame me dhunën politike dhe nacionalizmin
iranian325. Në baza të tilla ideologjike, në fillim të vitit 1979, në tërë territorin e
Lindjes së Afërt ishin organizuar protesta masive shiite.
Në mars të vitit 1982 në Teheran ishin ftuar 380 misionarë dhe udhëheqës
të grupeve të ndryshme revolucionare shiite nga të gjitha shtetet arabe dhe nga
Evropa. Gjatë kësaj konference, ishte kërkuar nga qeveria islamike në Iran që të
angazhohet fuqishëm „për përhapjen e mësimeve të vërteta të Islamit edhe te trad-
htarët e Islamit dhe te popujt e pafe”. Me qëllim të mënjanimit të pengesave even-
tuale, të cilat do të paraqiteshin gjatë realizimit të këtij projekti, ishte kërkuar leja
për hapjen e llogoreve të ndryshme për stërvitje luftarake. Pastaj ishte themeluar
edhe e ashtuquajtura Konto e Luftës, në të cilën ishin deponuar 100 milionë dol-
larë. Këto mjete financiare u ishin dedikuar grupeve të ndryshme revolucionare
islamike ndërkombëtare. Ndërkaq, si burimi i përhershëm i këtij fondi ishte para-
parë vlera e 50 milionë dollarëve, nga të cilat mund të financoheshin vetëm
aktivitetet e posaçme luftarake326.
Nga këto mjete financiare kishin përfituar grupet e reja terroriste në Liban,
ishin financuar disa sulme brutale terroriste në Kuvajt, ishte financuar përhapja e
lëvizjeve fundamentaliste islamike në Azinë Juglindore si dhe ishte financuar kry-
erja e disa aksioneve terroriste në Evropë. Në shfrytëzimin e këtyre mjeteve ishin
.: 190 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
324 Kalif do të thot „trashigimtarë i profetit Muhamed dhe përfaqësues i zotit në tokë.325 Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Darmstadt 1990, f. 674.326 James Adams, Geld und Gewalt, Wer finanziert den internationalen Terror, Frankfurt/Main 1990, f. 99 - 108.
favorizuar sidomos projektet që kishin paraparë krijimin e një rrjeti global të
bashkësive islame, të cilat duhet të udhëhiqeshin nga mësuesit fetarë, të cilët do ta
mbanin edhe përgjegjësinë e rekrutimit të assasinëve të viteve të ardhshme.
Qarqet zyrtare iraniane e përkrahën dhe stimuluan fanatizmin islamik.
Orientimi zyrtar iranian ishte bazuar në doktrinën mesjetare të sektit fetar, të
themeluar në vitin 1094 nga Hassan Ibn al-Sabbah: nga kështjella e vet në Alamut
(një bjeshkë në Persi), al-Sabbah i kishte dërguar luftëtarët e vet në aksione të
ndryshme luftarake. Mirëpo, gjithmonë para marshimit të tyre, ata kishin shijuar
„parajsën qiellore” në tokë, duke marrë sasi të konsiderueshme të drogës. Në këtë
mënyrë ata ishin bindur se vendi i tyre në rast vdekjeje është i garantuar në para-
jsë. Nga emri i drogës së konsumuar hashish rrjedh edhe emri assassin327.
Trashëgimtarët e sektit të al-Sabbah, respektivisht një komando assassine e
Homeinit në vitin 1980, ishte përpjekur që ta vriste kryeministrin e fundit të shahut
iranian, Shapour Bakhtiar, i cili jetonte i strehuar në Paris. Katër vjet më vonë ishin
likuiduar në Paris tre anëtarë të qeverisë së Bakhtiarit dhe ishin plagosur 18 per-
sona të tjerë. Në vitin 1984, në një zyrë të Madridit, e cila ishte shfrytëzuar
bashkërisht nga British Airways dhe TWA, kishte shpërthyer një bombë, e cila
kishte shkaktuar vdekjen e një personi. Në qershor të vitit 1985 në të njëjtën kohë
kishin shpërthyer disa bomba të kurdisura në aeroportin e Frankfurtit. Një sulm i
ngjashëm ishte kryer edhe në Romë, ndërsa në Londër ishte zbuluar me kohë
eksplozivi i vendosur para Ambasadës Irakiane. Në vitin 1985 në Romë ishte bur-
191 :.TERRORIZMI ISLAMIK
327 Sabbah ishte udhëheqës i grupit „Muslim Ismaili“, i cili menjëherë pas paraqitjes së vet në shekullin XI në Iran, ishte
ndarë nga sekti shiit. Duke pasur parasysh kohën dhe rrethanat, ku kishte jetuar Sabbah, kishte qenë i zgjuar dhe i
arsimuar. Ai kishte udhëtuar nëpër vendet e ndryshme të Lindjes së Afërt dhe kudo e kishte predikuar Kuranin sipas
versionit të vet. Në moshën e vet 40 vjeçare, përafërsisht gjatë vitit 1090, Sabbah e kishte ndërtuar një kështjellë në një
rrafshnaltë afër Alamutit, e cila shtrihet në veri të Iranit. Lidhur me personalitetin e tij ishte krijuar edhe legjenda e „plakut
nga bjeshka”.
Sabbah ishte përpjekur që ta bindte popullin për pranimin e filozofisë së tij fetare. Mirëpo, kur oratoria e tij nuk kishte
sukses ai e kishte praktikuar dhunën. Sabbah kishte rekrutuar një numër të madh të luftëtarëve, të cilët besonin verbërisht
në predikimet fetare të udhëheqësit të tyre. Me qëllim të sigurimit të lojalitetit të ushtarëve të vet, Sabbah kishte mbjell
një kopsht të madh me lule, në të cilin kishte ujë, pemë të llojllojshme, peshq dhe ujëvare. Gjithmonë pas dhënies së
hashishit, Sabbahu i kishte ftuar luftëtarët në kopshtin e vet, ku servoheshin ushqime të mira dhe vajza të bukura. Në këtë
mënyrë ata praktikisht e kishin shijuar parajsën e predikuar fetare dhe gjithmonë pas shijimit dyditor të kësaj mrekullie
qiellore të krijuar në tokë, ithtarët e tij ishin kthyer përsëri në kasollat e tyre. Një ditë më vonë ata duhej të paraqiteshin te
prijësi i tyre, Sabbah, i cili kishte shpjeguar se Allahu i kishte zgjedhur pikërisht ata për shijimin e versionit të parajsës
qiellore në mënyrë që të mos frikësohen nga vdekja gjatë kryerjes së misionit të tyre të rrezikshën. Kështu, në rast vdekjeje
ata ishin bindur se vendi i tyre ishte i garantuar në parajsë.
Metodat e indoktrinimit të Sabbahut kishin qenë aq të suksesshme sa që në vitin 1124 (viti i vdekjes së tij), perandoria e
Sabbahut ishte shtrirë nga Gjiri Persik e deri në Detin Mesdhe. Taktika e dhënies së hashishit e kishte shtuar pa masë
trimërinë e luftëtarëve të quajtur në bazë të hashishit të konsumuar, assassin. Këta luftëtarë ishin të njohur për dhunën e
tyre në popull. Gjatë atyre kohërave askush në Lindje të Afërt nuk ishte i sigurt nga thikat e assassinëve. Askush nuk
guxonte të udhëtonte në rajon, pa përcjellje të madhe ushtarake. Sabbahu i kishte quajtur luftëtarët e vet si fedai ose
fedayeen (avanturier) ose si thonë palestinezët „njerëz të viktimave“. Më gjerësisht: James Adams, Geld und Gewalt, Wer
finanziert den internationalen Terror? Nga anglishtja përkthyer në gjuhën gjermane nga Nikolaus Gatter, Frankfurt/Main
1990, f. 99 - 108.
gosur një grup i terroristëve islamikë, i cili kishte planifikuar sulmin kundër
Ambasadës Amerikane në Romë, etj.
Përgjegjësinë për kryerjen e disa aksioneve të tilla terroriste e kishte marrë
organizata Al-Dawa, e cila sipas dëshmive të deponuara, dirigjohej nga Shërbimi
Informativ dhe i Sigurimit Kombëtar Iranian (SAVAK). Gjithashtu ishin argumen-
tuar lidhjet e caktuara në mes Hezb-Allahut dhe të „Xhihadit Islamik” me qarqet e
caktuara zyrtare iraniane328.
.: 192 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
328 Krahaso: Netanyahu Benjamin, Der neue Terror, Nga anglishtja përkthyer në gjuhën gjermane nga Klaus Binder und
Jemery Gaines, C. Bertelsmann, München 1995, f. 96 - 102.
ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
1. Afwaj al-muqawama al-lubananiya (Al - Amal)
Njësitet e Rezistencës Libaneze (Shpresa)
Amal është shkurtesë e emrit Afwaj al-muqawama al-
lubananiya (Njësitet e Rezistencës Libaneze), që në gjuhën
arabe ka kuptimin e shpresës. Organizata islamike shiite Al-
Amal, ishte themeluar në vitin 1975 nga imam Musa Sadr
dhe deri në vitin 1978 kjo organizatë kishte vepruar me emrin
Harakat al Mahrumim (Lëvizja e të nënshtruarve)329. Pas vitit
1978, kur ishte themeluar krahu ushtarak, kishte vepruar me emrin Al-Amal,
Afwaj al-muqawama al-lubananiya (Njësitet e Rezistencës Libaneze).
Themeluesi dhe udhëheqësi i parë i organizatës Al-Amal, imam Musa Sadr, ishte
zhdukur në vitin 1978 gjatë një vizite zyrtare në Libi. Dyshohet se kjo zhdukje ishte bërë
me urdhër personal të kolonel Gadafit330. Që nga viti 1980 udhëheqës politik i organiza-
tës islamike Al-Amal ishte emëruar avokati Nabih Berri. Një vit më vonë, ai ishte emëru-
ar edhe komandant i krahut ushtarak, i cili kishte rreth 8000 luftëtarë. Në fillim të viteve
‘80, lëvizja islamike shiite Al-Amal, kishte fituar popullaritet të lartë politik. Mirëpo, pas
vitit 1982, nga kjo organizatë ishin shkëputur grupet radikale të njohura me emrin al
Jihad al Islami dhe Hezb-Allah. Kjo ndarje kishte ndikuar në zbehjen e popullaritetit dhe
autoritetit të fituar politik. Në të vërtetë, si kjo ndarje, ashtu edhe rënia e autoritetit poli-
tik të organizatës Al-Amal, ishte shkaktuar nga fakti se kjo organizatë gjatë luftës civile
në Liban kishte luftuar, si në anën palestineze, ashtu edhe kundër tyre331. Madje, në fillim
193 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
329 Shiitët dhe Sunitët janë dy sekte Islame. 90% e besimtarëve myslimanë janë sunitë. Shiitët janë shumicë vetëm në Iran
dhe Irak. Dhe kudo tjetër në botë, janë pakicë. Më gjerësisht: Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga
anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 359330 Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 294.331 Lufta e dytë civile në Liban kishte filluar me 13 prill të vitit 1973, kur ishin masakruar 25 palestinezë, të cilët udhëtonin nëpërmes
një vendbanimi të krishterë. Në shenjë hakmarrjeje OÇP-ja, në të gjitha pjesët e Libanit i kishte sulmuar vendbanimet e krishtera.
Kështu kishte filluar edhe polarizimi i konfesioneve fetare në Bejrut, i cili brenda disa muajve e kishte kapluar tërë Libanin. Një
polarizim i tillë kishte ndikuar edhe në ndarjen e ushtrisë libaneze në formacione të krishtera dhe në ato myslimane. Pasojat e
kësaj lufte civile kishin qenë katastrofale: 176.000 persona të vrarë dhe pastrimi fetar i vendbanimeve të tëra. Më gjerësisht: Die
Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f.360
të asaj lufte e deri në kohën e invadimit të forcave izraelite në Libanin Jugor, organizata
Al-Amal kishte vijuar një politikë neutrale edhe ndaj Izraelit.
Lëvizja islamike shiite “Al-Amal” kishte pranuar ndihma të rregullta
politike, financiare dhe ushtarake si nga Irani, ashtu edhe nga Siria332. Mirëpo,
pavarësisht nga ndihmat e pranuara, lëvizja Al-Amal e kishte ruajtur autonominë
e vet. Qëllimi politik i kësaj organizate ishte mënjanimi i të gjitha diskrimin-
imeve politike, ekonomike, kulturore, fetare etj., ndaj popullsisë shiite, që jeton
në Liban333. Që nga viti 1989, organizata politike Al-Amal është e përfaqësuar në
parlamentin libanez. Në të njëjtin vit edhe udhëheqja politike e kësaj organizate,
kishte kaluar në Bejrut. Ndërsa në shtator të vitit 1991, sipas Marrëveshjes së
Paqes, 2800 pjesëtarë të forcave të armatosura të Al-Amal, integrohen në
ushtrinë libaneze.
Raporti në mes organizatës Al-Amal dhe organizatave të tjera islamike në
Liban, përfshirë këtu edhe organizatën konkurrente Hezb-Allah, ishte ambivalent.
Në këtë drejtim janë evidentuar konflikte dhe diferenca të fuqishme politike, por
edhe unitete në qëndrime dhe veprime, kur ishte fjala për luftimin e armikut të për-
bashkët - Izraelin.
Organizata Al-Amal e mbështet praninë e forcave siriane në Liban. Pas
vrasjes së ish-kryeministrit libanez Rafik Hariri, që kishte ndodhur me 14.02.2005,
Al-Amal e kishte kundërshtuar tërheqjen e forcave siriane nga Libani. Që nga viti
1990, Al-Amal ka qenë vazhdimisht e përfaqësuar në parlamentin dhe qeverinë
libaneze. Kryetari i kësaj organizate Nabih Berri, ishte zgjedhur kryetar i parla-
mentit libanez në vitin 1992, 1996, 2000, 2005 dhe 2009. Aktualisht, Al-Amal ka
13 përfaqësues (nga 128 vende) në parlamentin libanez.
2. Hezb - Allah (Partia e Allahut)
Në vitit 1982, pas pushtimit të papenguar të forcave
izraelite në Liban, nga organizata shiite Al-Amal, ishin ndarë
grupet radikale islamike, të njohura me emrat Al Jihad al
.: 194 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
332 O´Ballance, Edgar, Islamic fundamentalist terrorism, 1979-96. The Iranian connection, Basingstoke 1997, f. 15. 333 Në prag të Luftës së Dytë Botërore, si reagim ndaj ndikimit islamik në Liban, që si shtet arab tradicionalisht ishte
udhëhequr nga të krishterët, ishte paraqitur falanga e krishterë. Kjo falangë, e njohur edhe me emrin “Formacioni i
krishterë” ishte e përbërë nga disa mijëra ushtarë të armatosur dhe të financuar mirë, të cilët i përkrahte Izraeli. Kjo
përkrahje kishte të bënte me interesin politik të Izraelit për posedimin e një dore të zgjatur në vendin ku më së shumti
ishte e përqendruar OÇP-ja. Kështu, gjatë dy luftërave qytetare në Liban, falangistët kishin luftuar kundër formacioneve
të OÇP-së dhe gjithmonë e kishin përshëndetur ndërhyrjen ushtarake izraelite në Liban. Kryetari i Libanit, Amin
Gemayel, kishte qenë njëri nga udhëheqësit e falangistëve të krishterë. Krahaso: Die Unruche der Welt, Libanon, Brogan,
Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 349- 381.
Islami dhe Hezb-Allah334. Gjatë asaj kohe, qeveria islamike e Iranit, e brengosur
për fatin e bashkëfetarëve të vet, kishte dërguar disa „roje revolucionare”, në jug
të Libanit me qëllim të ofrimit të ndihmës profesionale në mbrojtjen dhe organiz-
imin politik të besimtarëve shiitë në Liban. Duke përfituar edhe nga një ndihmë e
tillë, grupi radikal Hezb-Allah, brenda një kohe të shkurtër kishte arritur të shndër-
rohet në lëvizjen më të fuqishme politike në Liban.
Organi më i lartë i organizatës Hezb-Allah, është Këshilli “Majlis al-
Shura”, që përbëhet nga tetë anëtarë. Ky këshill i konstituuar për herë të parë në
vitin 1986, përgjigjet para udhëheqësit fetar, Sheik Muhamad Husein Fadlallah.
Anëtarët e „Majlis al-Shura”, zgjidhen çdo dy vjet nga përfaqësuesit autoritativë të
popullit shiit në Liban. Në kompetenca të këtij këshilli janë të gjitha çështjet poli-
tike, ushtarake, fetare, ekonomike, kulturore, etj. Organ ekzekutiv i këtij këshilli
është „Sekretari i Përgjithshëm”, i cili zgjidhet në mënyrë të pavarur nga “Majlis
al-Shura”. Deri në vitin 1992, sekretar i këshillit të Hezb-Allah-ut ishte Sheik
Abbas Al-Musawi. Pas vrasjes së tij nga një raketë izraelite, sekretar i ri i kësaj
organizate ishte zgjedhur
Sheik Hassan Nasrallah, ndërsa zëvendës i tij, Sheik Naim Kassem335.
Në kuadër të komisionit ushtarak të “Majlis al-Shura”, fuksionon edhe i ash-
tuquajturi „Aparat i Përgjithshëm i Sigurimit Special”, i cili është i përbërë nga shër-
bime të ndryshme. Udhëheqës i shërbimit për përgatitjen e sulmeve terroriste ndërkom-
bëtare ishte Imad Mughniya, ndërsa zëvendësi i tij quhej Abdul Hadi Hamadi336.
Mughniya deri para invadimit izraelit në Liban kishte qenë oficer i Formacionit 17 të
organizatës palestineze Al-Fatah337. Krahu ushtarak i Hezb-Allahut, Al Muqawama al
Islamia (Kryengritja Islamike) krahas njësive të rregullta posedon edhe një njësit spe-
cial, i cili është kompetent për përgatitjen e aksioneve vetëvrasëse.
Bazat kryesore të Hezb-Allahut janë të vendo-
sura në disa paralagje të Bejrutit Perëndimor dhe në
Luginën Beka të Libanit Jugor, e cila kontrollohet nga
forcat siriane. Kjo organizatë islamike gjatë kohës së
luftës civile në Liban kishte përfaqësuar idenë e kri-
jimit të një Republike Islamike Libaneze, e cila duhej
të formohej sipas modelit iranian. Sipas Hezb-
195 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
334 Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 294.335 Yoram Yoffee, Hezb-Allah on the Defensive, botuar në: Policy Watch, Washington, Institute for Near East Policy f. 755
6. Mai 2003.336 Blanford, Nicholas: Hizbullah prepares to open up front along the Israeli border, në librin: Jane´s Intelligence Review, 14
(2002), Nr. 4, f. 26-28 (f. 28).337 Mughniya i shfrytëzon kontaktet e veta me Iranin edhe për zhvillimin e kontrabandave të ndryshme me armë në Lindje
të Afërt. Më gjerësisht: Schirra, Bruno: Krieger und ihre Gönner, në: Die Zeit 5.12.2002, f. 8.
Sheik Hassan Nasrallah
Allahut, në republikën e dëshiruar islamike do të rregullohen të gjitha raportet
ndërnjerëzore, sipas parimeve të Kuranit dhe ligjeve të Sheriatit. Gjatë luftës civile
në Liban, qëllimi themelor i kësaj organizate kishte qenë pastrimi i elementëve
joislamikë nga Libani, shkatërrimi i shtetit të Izraelit dhe dëmtimi i interesave
amerikane në rajon338.
Që nga viti 1983, organizata Hezb-Allah është përgjegjëse për kryerjen e
disa sulmeve terroriste kundër interesave amerikane, franceze dhe atyre izraelite
në Liban. Kjo organizatë, në vitin 1983, e kishte sulmuar Ambasadën Amerikane
në Bejrut, duke shkaktuar 57 viktima. Më vonë kishte marrë edhe përgjegjësinë për
sulmet vetëvrasëse kundër bazave ushtarake amerikane dhe atyre franceze në
Bejrut, që kishin shkaktuar vdekjen e 241 ushtarëve amerikanë dhe 58
parashutistëve francezë. Organizata Hezb-Allah është përgjegjëse edhe për numrin
më të madh të rrëmbimit të aeroplanëve dhe qytetarëve të huaj në Liban gjatë
viteve të tetëdhjeta. Madje, një herë kjo organizatë kishte gabuar duke e rrëmbyer
edhe një diplomat rus. Në realitet, diplomati i rrëmbyer rus ishte liruar menjëherë
dhe që nga ajo kohë nuk ishte evidentuar ndonjë sulm tjetër i Hezb-Allahut kundër
diplomatëve të huaj në Liban339. Në këtë mënyrë ishte vazhduar me sulmet terror-
iste kundër rendit juridik
ndërkombëtar. Kështu, në vitin
1988, me ndihmën e Hezb-
Allahut, mbi Lockeribe të
Skocisë ishte rrëzuar një aero-
plan amerikan me 258 udhëtarë
dhe anëtarë të ekuipazhit. Në
vitin 1992 dhe 1994 ishin sul-
muar në Buenos Aires interesat
e ndryshme izraelite. Në sul-
min e parë kishin vdekur 29
persona, ndërsa gjatë sulmit të
dytë ishin masakruar 96 qyte-
tarë340.
.: 196 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
338 Bundesamt für Verfassungsschutz (Hg.): Extremistisch-islamische Bestrebungen in der Bundesrepublik Deutschland,
Köln 1999, f. 30; Landesamt für Verfassungsschutz Niedersachsen: http://www.verfassungsschutz.niedersachsen.de339 Pas këtij rasti, Shërbimi Sekret Rus, e kishte rrëmbyer një udhëheqës të lartë të Hezb-Allahut. Pasi që e kishte rrahur dhe
kastruar, e kishte njoftuar atë lidhur me të gjitha informacionet në dispozicion që kishin të bënin me sekretet më të larta
të Hezb-Allahut. Pastaj udhëheqësi i kastruar ishte kthyer përsëri në Luginën Beka me kërcënimin „në qoftë se diplomati
rus nuk lirohet brenda 24 orëve, atëherë informacionet në dispozicion do t’u ofrohen forcave izraelite dhe të gjithë
udhëheqësit e Hezb-Allahut do të kastrohen“. Më gjerësisht: Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk
der Islamisten, München 2001, f. 164. 340 Krahaso: Walter Laqueur, Terrorismus, Die globale Herausforderung, Ullstein 1987, f. 295.
Ambasada Amerikane, Bejrut 18.04.1983
Gjatë 20 vjetëve të kaluara, organizata „Hezb-Allah“ është furnizuar rreg-
ullisht me armë nga Irani341. Sipas disa burimeve, vlera e përgjithshme e armatim-
it të sjellë nga Irani është mbi 100 milionë dollarë. Në këtë arsenal luftarak bën
pjesë edhe artileria e përbërë prej 8000 deri në 10.000 raketave 122 milimetra të
tipit Katjusha, si dhe disa raketa iraniane me rreze të shkurtra veprimi. Në arma-
timin e Hezb-Allahut janë të evidentuara edhe disa raketa antitanke ruse të tipit
Fagot dhe ato amerikane të tipit TOW. Gjatë vitit 2000, forcat e Hezb-Allah-ut
janë armatosur edhe me raketa kundërajrore të kalibrit 23 dhe 49 milimetra, me të
cilat mund të goditen edhe avionët specialë izraelitë342. Ky armatim, të cilin e pose-
don organizata „Hezb-Allah“ është shumë më i begatshëm sesa armatimi i
përgjithshëm luftarak, që kishte poseduar ndonjëherë Al-Qa´ida. Pa dyshim se
nëpërmjet fuqizimit të organizatës Hezb-Allah, Irani ishte përpjekur t’i forconte
pozitat e veta në rajon343. Sipas disa të dhënave, vlera e përgjithshme e ndihmave
të ndryshme iraniane për organizatën „Hezb-Allah“ është rreth 100 milionë dollarë
në vit344.
Mirëpo, pavarësisht nga kjo begati ushtarake dhe nga prania e mijëra pjesë-
tarëve të motivuar me ideologji radikale islamike dhe të stërvitur nga oficerët e
rregullt të ushtrisë iraniane, gjatë zhvillimeve të ndryshme politike të 20 vjetëve të
kaluara në Liban, nuk ishte dëshmuar ndonjë nivel i lartë ushtarak i Hezb-Allahut.
Për dallim nga aspekti i rregullt ushtarak, organizata Hezb-Allah kishte dëshmuar
profesionalitet të lartë në zbatimin e formave dhe metodave të ndryshme të
veprimit terrorist. Deri në vitin 2000 (kur ishte tërhequr Izraeli nga Jugu i Libanit)
organizata terroriste „Hezb-Allah“ e kishte zbatuar me sukses taktikën e sulmeve
vetëvrasëse, si formë të zhvillimit të luftës guerile. Gatishmëria për vetëflijim dhe
sulmet befasuese kundër banorëve dhe bazave të ndryshme izraelite në Liban, e
kishin shtuar pa masë autoritetin politik të Hezb-Allahut, madje edhe në komu-
nitetet e tjera fetare.
Pas përfundimit të luftës civile në Liban, kishte ndërruar edhe qëndrimi
politik i organizatës Hezb-Allah. Gjatë viteve të para të pasluftës, nuk ishte zhvil-
luar një politikë e konfrontimit të hapur me shtetin libanez dhe ishte flakur kërke-
sa radikale për themelimin e një republike islamike sipas modelit iranian në Liban.
197 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
341 Sipas të dhënave amerikane, Irani gjatë dekadave të fundit e kishte furnizuar Hezb-Allahun me armë në vlerë të 100 mil-
ionë dollarëve. Më gjerësisht: Leader, Stefan; Wiencek, David: Drug money: the fuel for global terrorism, në: Jane´s
Intelligence Review, 12 (2000), Nr. 2, f. 49-54 (f. 52).342 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 163343 Blanford, Nicholas: Waiting Game, në librin: Jane´s Defence Weekly, 30. Oktober 2002, f. 19. Blanford: Hezb-Allah
prepares, f. 29.344 Yves Dubitzky: Finanzierung des islamistischen Terrorismus, Forschungsarbeit, GRIN Verlag, München-Ravensburg
2008, f.35
Sipas këtyre qëndrimeve të moderuara politike, ishin ndërtuar disa qendra sociale,
si ajo e Hezb-Allah Ableger Jihad al-Binaa (Lufta për Rindërtimin), të cilat u
kishin ofruar ndihma humanitare edhe pjesëtarëve të komuniteteve të tjera fetare345.
Që nga viti 1992, orga-
nizata “Hezb-Allah”, ishte inte-
gruar në jetën politike, dhe
kishte marrë pjesë në zgjedhjet
parlamentare në Liban. Mirëpo
ajo nuk ishte demilitarizuar dhe
kishte vazhduar furnizimin e
rregullt të saj me armë ruse,
kineze dhe iraniane, të cilat
ishin përdorur gjatë luftës së
vitit 2006 në Liban. Forcat
luftarake të Hezb-Allahut janë
të përqendruara kryesisht në
Luginën Beka dhe në Bejrutin
jugor. Sipas të dhënave libaneze, organizata Hezb-Allah posedon 300 deri në 400
ushtarë aktivë të komanduar nga një udhëheqës fetarë. Ndërsa sipas të dhënave
perëndimore, organizata “Hezb-Allah” posedon 3500 deri në 5000 ushtarë aktivë
dhe rreth 20.000 rezervistë, të cilët zakonisht rekrutohen nga udhëheqësit fetarë të
„Hezb-Allahut“ të ardhur nga Irani346.
Shërbimi Federal i Informimit Gjerman, duke i shfrytëzuar kontaktet e mira
me Iranin, kishte ofruar shërbimin e vet duke ndërmjetësuar në lirimin, përkatë-
sisht ndërrimin e ish-oficerit izraelit, Tennenbaum që ishte burgosur nga Hezb-
Allahu, me qindra të burgosur politikë arabë, të cilët mbaheshin në burgjet
izraelite. Pas bisedimeve të filluara në vitin 2002 në Berlin dhe të vazhduara në
Liban, në vitin 2003 ishte arritur marrëveshja e dëshiruar.
.: 198 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
Baza ushtarake amerikane në Bejrut më 23.10.1983
345 Trendle, Giles: Hezb-Allah: Pragmatism and Popular Standing, në librin: Hollis, Rosemary; Shehadi, Nadim (Hg.):
Lebanon on Hold. Implications for Middle East Peace, London 1996, f. 63-67 (f. 65). 341 Sipas të dhënave amerikane, Irani gjatë dekadave të fundit e kishte furnizuar Hezb-Allahun me armë në vlerë të 100 mil-
ionë dollarëve. Më gjerësisht: Leader, Stefan; Wiencek, David: Drug money: the fuel for global terrorism, në: Jane´s
Intelligence Review, 12 (2000), Nr. 2, f. 49-54 (f. 52).342 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 163343 Blanford, Nicholas: Waiting Game, në librin: Jane´s Defence Weekly, 30. Oktober 2002, f. 19. Blanford: Hezb-Allah
prepares, f. 29.344 Yves Dubitzky: Finanzierung des islamistischen Terrorismus, Forschungsarbeit, GRIN Verlag, München-Ravensburg
2008, f.35345 Trendle, Giles: Hezb-Allah: Pragmatism and Popular Standing, në librin: Hollis, Rosemary; Shehadi, Nadim (Hg.):
Lebanon on Hold. Implications for Middle East Peace, London 1996, f. 63-67 (f. 65). 346 Erich Schmidt-Eenboom: BND: Der deutsche Geheimdienst im Nahen Osten: geheime Hintergründe und Fakten”, Herbig
Verlag, München 2007, f. 210
Sipas të dhënave të “Amnesty International“, më 12.07.2006, një grup i
armatosur i organizatës Hezb-Allah kishte depërtuar me mjete të blinduara në ter-
ritorin izraelit dhe kishte vrarë dy dhe rrëmbyer një ushtar izraelit347. Këtë incident
të papritur kufitar, Izraeli e kishte kuptuar si sulm ushtarak dhe kishte reaguar me
një operacion të gjerë luftarak kundër Libanit. Gjatë zhvillimit të këtij operacioni
të quajtur „Mbajtja e Premtimit“, ishin vrarë rreth 500 pjesëtarë të organizatës
“Hezb-Allah”, 1191 banorë dhe ushtarë libanezë si dhe 120 ushtarë izraelitë.
Ndërsa numri i personave të plagosur ishte mbi 5000. Gjatë zhvillimit të këtyre
luftimeve ishin zhvendosur edhe rreth një milion banorë të Libanit. Ky sulm
ushtarak ishte ndërprerë me 14.08.2006, sipas Rezolutës 1701 të Këshillit të
Sigurimit të KB348.
Pas vrasjes së ish-kryeministrit të Libanit, Rafik Hariris (më 14.02.2005), e
posaçërisht pas Luftës së fundit në Liban,
organizata “Hezb-Allah” ishte përpjekur
për rritjen e ndikimit të vet në jetën poli-
tike të vendit. Kështu, kjo organizatë
kishte mobilizuar edhe popullsisë shiite,
për ushtrim të dhunës kundër Druzëve, që
kishin organizuar protesta kundër dhunës
politike në vend dhe kishin kërkuar
largimin e forcave siriane nga Libani. Këto
forma të ushtrimit të dhunës, kishin
ndikuar në tensionimin afatgjatë të situatës
politike në Liban, që kishte eskaluar më
07, 11 dhe 12 maj të vitit 2008, kur ishin
zhvilluar konflikte të armatosura në mes
popullsisë shiite, sunite dhe druze, në
qytete të ndryshme të vendit349.
Organizata “Hezb-Allah” është evi-
dentuar në listën e organizatave dhe gru-
peve terroriste të ShBA-së. Mirëpo disa
shtete të Bashkimit Evropian këtë organi-
zatë nuk e konsiderojnë më si terroriste, por si një subjekt radikal politik, të një
shteti parlamentar, që përfaqësohet me 14 deputetë në parlamentin libanez350.
199 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
Përkatësia fetare e popullit libanez
Përkatësia fetare e popullit libanez. Sipas “marrëvesh-jes kombëtare” të vitit 1943, ndarja e funksioneveshtetërore dhe punësimi në administratën publikebëhet sipas përkatësisë fetare të popullit libanez:
www.muz-online.de/middleeast/libanon.htm
347 Amnesty International: AI: Hisbollah hat in Israel Kriegsverbrechen begangen, 14. September 2006348 Yves Dubitzky: Finanzierung des islamistischen Terrorismus, München-Ravensburg 2008, f, 35349 Erich Schmidt-Eenboom: BND: Der deutsche Geheimdienst im Nahen Osten: geheime Hintergründe und Fakten”, Herbig
Verlag, München 2007, f. 214350 UN-Liste der Individuen und Organisationen, welche den Taleban oder al-Qaida nahe stehen 29. Juli 2006
Padyshim se kjo organizatë e gëzon përkrahjen e një pjese të madhe të popullsisë
shiite, që është një e treta e popullsisë së Libanit351.
2.1. Kronikë e raporteve ndërmjet organizatave Al-Amal dhe Hezb-Allah
1984
Shkurt, Bejrut: Formacionet luftarake të Al-Amalit kishin pushtuar Bejrutin Perëndimor,
të banuar kryesisht me popullsi myslimane shiite.
1985
08.03, Bejrut: Para selisë së Komandës Qendrore të Hezb-Allahut në Bejrutin Perëndimor,
ishte ndërmarrë një aksion vetëvrasës me qëllim të likuidimit të udhëheqësit shpirtëror të organi-
zatës Hezb-Allah, Mohammed Hussein Faldallah. Nga pasojat e shpërthimit të autobombës ishin
vrarë 80 persona dhe ishin plagosur mbi 200 të tjerë.
Maj, Bejrut: Formacionet e armatosura të organizatës “Al-Amal” i kishin rrethuar bazat
palestineze në Bejrut. Gjatë një sulmi në kampet palestineze Sabra dhe Shatila, ishin vrarë qindra
persona kryesisht të paarmatosur. Ky rrethim i forcave palestineze kishte zgjatur tri vjet.
1986
Dhjetor, Liban: Formacionet luftarake të organizatës “Al-Amal” kishin filluar një ofensivë
të fuqishme kundër bazave të ndryshme palestineze në Liban, të cilat ishin dëmtuar rëndë, por nuk
ishin pushtuar.
1987
Shkurt, Bejrut: Forcat e armatosura siriane kishin sulmuar pozicionet e Hezb-Allahut në
jug të Bejrutit.
01.06, Bejrut: Vritet kryeministri libanez, Rashid Karami.
1988
Janar, Liban: Formacionet e armatosura të organizatës Al-Amal, në shenjë përkrahjeje
ndaj kryengritjes së filluar palestineze kundër Izraelit, kishin ndërprerë rrethimin e bazave
palestineze në Liban.
Prill, Jugu i Libanit: Në mes formacioneve të armatosura të organizatës Al-Amal dhe atyre
të Hezb-Allahut, kishte filluar një luftë e armatosur. Një muaj më vonë, forcat izraelite i kishin sul-
muar pozicionet e Hezb-Allahut në Jug të Libanit. Ndërkaq, në Jug të Bejrutit forcat e Hezb-
Allahut, të përkrahura nga OÇP-ja, kishin shënuar fitore kundër formacioneve të organizatës Al-
Amal. Pas shpërthimit dramatik të kësaj lufte, kishin ndërhyrë edhe forcat siriane me qëllim të
ndërprerjes së saj.
Dhjetor, Liban: Përsëri kishte shpërthyer një konflikt i përgjithshëm në mes të organizatave
kryesore fundamentaliste islamike shiite në Liban: Al Amal dhe asaj Hezb-Allah.
1989
16 Maj, Bejrut: Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe ishte vrarë udhëheqësi fetar
sunit në Liban, Sheik Hasan Khaled.
28.06, Jugu i Libanit: Një komando speciale izraelite, kishte rrëmbyer udhëheqësin e orga-
.: 200 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
351 Amal Saad-Ghorayeb, profesoreshë e shkencave politike në Universitetin Amerikan në Bejrut, deklaron se të gjitha armët
që mund të shkatërrohen dhe montohen përsëri, i dërgohen organizatës Hezb-Allah, përmes territorit sirian. Më gjërësisht
Gilbert Achcar/Michel Warschawski: “Der 33 Tage-Krieg. Israels Krieg gegen Hisbollah im Libanon und seine
Konsequenzen” Edition Nautilus, Hamburg 2007, f. 22.
nizatës Hezb-Allah për Jugun e Libanit, Sheik Abdul Karim Obaid.
24.10, Taif, Arabia Saudite: Delegatët e zgjedhur të parlamentit libanez, ishin takuar në
qytetin Taif të Arabisë Saudite. Ky takim i organizuar nga Liga Arabe kishte për qëllim aprovimin
e ndërrimit të Kushtetutës libaneze, e cila kishte paraparë reduktimin e pozicioneve udhëheqëse të
komunitetit të krishterë në Liban.
05.11, Bejrut: Konstituohet parlamenti libanez dhe kryetari i shtetit zgjedhet i krishteri
Rene Moawad.
24.11, Bejrut: Vritet kryetari i porsazgjedhur libanez, Rene Moawad.
22.12, Jugu i Libanit: Shpërthen konflikt i përmasave të gjera në mes të formacioneve të
armatosura Al-Amal dhe atyre Hezb-Allah. Më 8 janar 1990 arrihet marrëveshja për ndërprerjen
e armiqësive. Në këtë vit kishte përfunduar lufta civile 13 vjeçare në Liban.
2006
Dhjetorë 2006/Janar 2007: Al-Amal së bashku me Hezb-Allah, organizojnë demonstrata të
përbashkëta kundër qeverisë libaneze.
2008
07.05, Liban: Në shumë qytete të Libanit shpërthejnë konflikte të armatosura në mes anë-
tarëve të organizatës Al-Amal dhe atyre Hezb-Allah. Gjatë këtyre konflikteve kishin humbur jetën
rreth 50 persona.
2.2. Kronikë e sulmeve terroriste të organizatave Al Amal dhe Hezb-Allah
1983
10.04, Bejrut: Gjatë një sulmi vetëvrasës kundër Ambasadës Amerikane në Bejrut kishin
vdekur 57 persona dhe ishin plagosur 120 të tjerë.
23.04, Bejrut: Përsëri bëhet sulm vetëvrasës kundër Ambasadës Amerikane në Bejrutin
Perëndimor, dhe si pasojë vdesin 49 persona.
27.08, Vjenë: Rrëmbehet një aeroplan i kompanisë ajrore “Air France”, i cili fluturonte
nga Vjena për në Teheran. Rrëmbyesit e paraqitur si „Luftëtarët për Çlirimin e Islamit” sipas ver-
sionit zyrtar „ishin burgosur“, në Teheran.
23.10, Bejrut: Gjatë dy sulmeve vetëvrasëse kundër bazave ushtarake amerikane dhe atyre
franceze në Bejrut, kishin vdekur 241 marinsa amerikane dhe 58 parashutistë francezë.
12.12, Kuvajt: Gjatë sulmeve kundër Ambasadës Amerikane dhe asaj franceze në Kuvajt,
ishin vrarë katër persona, ndërkaq ishin plagosur 60 të tjerë. Përgjegjësinë për kryerjen e këtyre
sulmeve e kishte marrë Al-Dawa.
1984
Mars, Bejrut: Njësitet speciale Hezb-Allah e kishin rrëmbyer reporterin amerikan të CNN-
it, Jeremy Levin, të cilin e kishin liruar pas 11 muajve.
20.09, Bejrut: Përsëri bëhet sulm vetëvrasës kundër Ambasadës Amerikane në Bejrut, dhe
për pasojë pati 14 të vrarë dhe mbi 30 persona të plagosur.
1985
05.03, Bejrut: Gjatë një sulmi vetëvrasës kundër udhëheqësit shpirtëror të Hezb-Allahut,
Mohammed Hussein Faldallah kishin vdekur 80 dhe ishin plagosur mbi 200 persona. Sulmi ishte
kryer para ndërtesës së komandës qendrore të Hezb-Allahut.
11.06, Bejrut: Terroristët islamikë shiitë, të udhëhequr nga Fawaz Younis kishin rrëmbyer
aeroplanin jordanez, i cili fluturonte nga Bejruti për në Kajro. Të gjithë personat e rrëmbyer ishin
201 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
liruar. Më 13.09.1985, njëri nga rrëmbyesit Younis gjatë lundrimit të tij me një jaht luksoze në
ujërat e Qipros, ishte rrëmbyer nga agjentët amerikanë dhe ishte dërguar në ShBA.
1992
16.02, Bejrut: Nga pasojat e një sulmi raketor izraelit, vritet Husein Musavi, udhëheqësi i
organizatës Hezb-Allah në Liban. Gjatë këtij sulmi ishte vrarë edhe gruaja, djali dhe katër trupro-
jat e tij.
17.10.1992, Berlin: Në një restorant të Berlinit vritet udhëheqësi i Partisë Demokratike
Kurde (në Iran) Sadiq Sharafkindi dhe tre bashkëpunëtorët e tij. Autorët e veprës, anëtarë të Hezb-
Allahut, kishin pranuar se kishin vepruar me kërkesë të Iranit.
1994
18. 06, Buenos Aires: Nga pasojat e shpërthimit të një bombe në Qendrën Kulturore të
komunitetit çifut në Buenos Aires, kishin humbur jetën 85 persona dhe rreth 200 ishin plagosur. Pas
hetimeve disavjeçare, autoritetet argjentinase e kishin akuzuar organizatën Hezb-Allah dhe koman-
dantin e grupit “Quds” të Gardës Revolucionare të Iranit, Ahmad Vahidi, për planifikimin dhe kry-
erjen e këtij atentati.
1996
25.6, Dahran: Në një kompleks të banesave amerikane në Dahran të Arabisë Saudite,
kishte shpërthyer një autocisternë e mbushur me eksploziv, që kishte shkaktuar vdekjen e 19
ushtarëve amerikanë dhe plagosjen e 240 bashkatdhetarëve të tyre. Për kryerjen e këtij sulmi ishte
fajësuar organizata Hezb-Allah.
2000
Maj, Liban: Tërheqjen e forcave izraelite nga jugu i Libanit, Hezb-Allah e kishte festuar si
fitore të luftës së saj kundër Izraelit.
2005
14.02, Bejrut: Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe, kishte humbur jetën ish-kryem-
inistri dhe industrialisti Rafik Hariri. Kjo vrasje kishte ndikuar në tërheqjen e 14.000 forcave siri-
ane nga Libani, të stacionuara para 30 vjetëve.
12.12, Bejrut: Nga shpërthimi i një bombe ishte vrarë Gebrane Tueni, deputet i parlamen-
tit dhe kryeredaktor i gazetës “An-Nahar”.
2006
21.11, Bejrut: Nga shpërthimi i një autokolone kishte humbur jetën ministri i Industrisë,
Amin Gemayel.
2007
13.02, Bejrut: Një dit para përvjetorit të vrasjes së kryeministrit Hariri, në një autobus të
qytetit kishte shpërthyer një bombë që kishte shkaktuar vdekjen e tre personave.
13.06, Bejrut: Nga shpërthimi i një autobombe, kishte humbur jetën deputeti antisirian,
Walid Eido dhe nëntë persona të tjerë.
19.06, Bejrut: Sërish atentat kundër një deputeti antisirian. Nga pasojat e shpërthimit të
një autobombe e kishin humbur jetën Antonie Ghanem dhe pesë shoqëruesit e tij.
12. 12, Bejrut: Nga pasojat e shpërthimit të një bombe në Bejrutin Lindor, të banuar krye-
sisht me popullsi të krishterë, kishte humbur jetën gjenerali libanez Francois al-Hadsch, që kishte
komanduar gjatë muajve të verës një ofensivë ushtarake kundër njësitit “Fatah al-Islam“ që kishin
qenë të barrikaduar në një kamp palestinez në veri të Libanit.
2008
08.05, Bejrut. Kryetari i organizatës Hezb-Allah gjatë një fjalimi të tij e kishte akuzuar
.: 202 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
qeverinë libaneze se po zhvillon luftë kundër popullsisë shiite.
2009
08.07, Bejrut: Nga shpërthimi i një autobombe, kishte humbur jetën hetuesi Wissam Eid,
një oficer i Shërbimit Sekret të Libanit dhe katër persona të tjerë.
3. Harakat Al - Muquawama Al - Islamiya
Lëvizja Kryengritëse Islamike (HAMAS)
HAMAS është shkurtesë e emrit Harakat al -
Muqawamah al – Islamiyah (Lëvizja e Kryengritjes
Islamike), e cila në gjuhën arabe ( ) do të thotë entuzi-
azëm, vrull, ndërsa në atë hebreje ( ) dhunë. Lëvizja
Kryengritëse Islamike (HAMAS) ishte themeluar më
15.12.1987 nga udhëheqësi i qendrës islamike në Gazë,
Imam Sheik Ahmad Ibrahim Jassin352. Ky imam i entuziaz-
muar nga ideologjia panislame e Vëllazërisë Myslimane,
ishte përpjekur të formonte një forcë kryengritëse islamike, e cila do të ishte e aftë
t’i çlironte të gjitha territoret e okupuara dhe ato të aneksuara palestineze me qël-
lim të krijimit të një shteti islamik palestinez, i cili do t’i përfshinte të gjitha trojet
etnike dhe historike të tij353. Si troje palestineze, organizata HAMAS kupton tërë
203 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
352 Sheik Ahmad Ibrahim Jassin lindi në vitin 1936 në një fshat afër Askalonit, i cili gjendet në Bregun Negev. Nga pasojat
e Luftës së Parë Arabo-Izraelite të zhvilluar në vitin 1948, familja e tij ishte detyruar të shpërngulej në Gazë. Gjatë
studimeve teologjike në Universitetin al-Azhar të Kajros, Jassin ishte bërë anëtar i lëvizjes „Vëllazërimi Mysliman“. Pas
fillimit të Intifadës palestineze të vitit 1987, Imam Jassin me ndihmën e disa anëtarëve të tjerë të Vëllazërimit Mysliman
e kishte themeluar Lëvizjen e kryengritjes islamike, të regjistruar si organizatë humanitare me emrin Hamas (vrull,
entuziazëm). Që nga themelimi i kësaj organizate, Imam Jassin ishte eksponuar me kërkesat e veta për likuidimin e
kolaboracionistëve palestinezë dhe zhvillimin e kryengritjes së armatosur kundër Izraelit.
Në vitin 1989, Jassin i hendikepuar që nga mosha e vet rinore (nga një fatëkeqësi sportive), ishte akuzuar për nxitje të
vrasjes së disa kolaboracionistëve palestinezë dhe dy ushtarëve izraelitë. Në vitin 1991 një gjykatë izraelite e kishte dënuar
Imam Jassin me burgim të përjetshën. Mirëpo, me ndërmjetësimin e mbretit të Jordanisë, Husein, në vitin 1997 ai ishte
liruar nga burgu. Në të vërtetë, ky lirim ishte pjesë e marrëveshjes për ndërrimin e Immam Jassin me dy agjentë të Mosadit
izraelit, që ishin burgosur në Jordani, pas përpjekjes për të vrarë udhëheqësin e lartë të Hamasit, Khaled Mishal.
Pas lirimit të tij nga burgu, Jassin jo vetëm që nuk e kishte ndalur propagandën e vet kundërizraelite, por e kishte intensi-
fikuar atë duke kërkuar vazhdimin e sulmeve vetëvrasëse kundër të gjitha objektivave izraelite. Nga shkaku i kërkesave
të tilla publike, në vitin 2000 dhe 2001, pushteti automon palestinez i kishte shqiptuar Imam Jassinit masën preventive të
paraburgimit shtëpiak. Mirëpo, nga presioni i fuqishëm popullor, këto masa të shqiptuara ishin pezulluar. Në shtator të vitit
2003, Shërbimi Sekret Izraelit ishte përpjekur ta vriste Sheik Ahmad Ibrahim Jassin (në të vërtetë ishte testuar reagimi
popullor ndaj një vrasjeje të tillë eventuale). Kundër këtij atentati, që kishte shkaktuar vetëm plagosjen e lehtë të Jassinit,
organizata Hamas ishte betuar për t’u hakmarrë. Mirëpo, në mëngjesin e datës 22.03.2004, pas lutjes së mëngjesit dhe dal-
jes nga xhamia, nga një sulm i teledirigjuar raketor ishte goditur konvoi përcjellës i Sheik Ahmad Ibrahim Jassin, duke e
shkaktuar vrasjen e Imamit dhe tetë truprojave të tij.353 Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt
1990, f. 392.
territorin shtetëror izraelit dhe territoret palestineze të aneksuara nga Jordania354.
Në drejtim të realizimit të kësaj ëndrre politike, organizata HAMAS bashkëpunon
me disa organizata terroriste islamike në rajon, e sidomos me Al Qa’idën. Kështu,
në një rast Bin Ladeni kishte deklaruar: „Përpjekjet palestineze nuk duhet të
mbesin të vetmuara, por e tërë bota myslimane duhet ta ofrojë ndihmën e vet për
të themeluar shtete islamike kudo në botë”355.
Që nga themelimi i saj, organizata HAMAS
kishte kundërshtuar procesin e filluar paqësor për
zgjidhjen politike të problemit palestinez. Gjithashtu,
ajo e kishte kundërshtuar edhe përpjekjen e OÇP-së
për ruajtjen e monopolit të vet politik, si përfaqësuese
e vetme dhe legjitime e popullit palestinez. Konfliktet
gjithnjë e më të acaruara politike në mes organizatës
islamike HAMAS dhe asaj palestineze Al- Fatah, në vitin 1988 ishin shndërruar
në përleshje të armatosura. Pas këtyre konflikteve të përgjakshme, organizata
HAMAS ishte larguar nga OÇP-ja dhe që nga ajo kohë vepron në mënyrë të
pavarur. Sheik Ahmad Ibrahim Jassin e kishte kundërshtuar edhe marrëveshjen e
vitit 1993, e cila e kishte paraparë themelimin e autoriteteve autonome
palestineze në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan dhe Gazë. Mirëpo, nga ndiki-
mi i presioneve të ndryshme nacionale dhe ndërkombëtare në qershor të vitit
2003 kjo organizatë e kishte aprovuar „Planin Paqësor për Lindjen e Afërt”, të
hartuar nga Bashkimi Evropian, Rusia dhe ShBA-ja356.
Me qëllim të përgatitjes së rrethanave për ardhjen e saj
në pushtet, organizata HAMAS që nga themelimi i saj, në ter-
ritore të ndryshme palestineze kishte filluar ndërtimin e një
infrastrukture të fuqishme shëndetësore, arsimore, kulturore
dhe sociale, duke ndërtuar qindra shkolla, çerdhe të fëmijëve,
spitale, xhami dhe ndërmarrje të vogla357. Pastaj ishte themelu-
ar edhe një fond i fuqishëm humanitar, nga i cili kishin përfi-
tuar të gjitha familjet e rrezikuara e sidomos ato të martirëve
palestinezë. Ky përkushtim i përgjithshëm social, e sidomos
kujdesi i lartë ndaj familjeve të martirëve palestinezë, kishte
ndikuar në shtimin e besimit dhe autoritetit politik të kësaj
.: 204 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
Flamuri i Hamasit
Abd al-Aziz Rantisi(1947-2004)
354 http://www.uni-protokolle.de/Lexikon/Hamas.html.355 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 166. 356 http://de.wikipedia.org/wiki/HAMAS.357 Analysen, How HAMAS became the Key to the Roadmap, Toni Karon, TIME Online edition, Juni 2003.358 Raport vjetor i Ministrisë së Punëve të Jashtme të ShBA-së, Patterns of Global Terrorism 2003 Report, http://globalsecu-
rity.org/security/library/report/2004/pgt_2003/, i datës 29.04.2004.
organizate. Kështu, në momentin aktual llogaritet se organizata HAMAS është
subjekti më i fuqishëm politik opozitar palestinez, i cili e gëzon simpatinë e rreth
40 % të popullit që jeton në territoret autonome358.
Të ardhurat buxhetore të organizatës HAMAS llogariten në 70 milionë dol-
larë, të realizuara nga kontributet e ndryshme vullnetare dhe ndihmat financiare
nga Irani, Siria, Arabia Saudite dhe nga disa shtete të tjera arabe. Në vitin 1989,
kjo organizatë kishte pranuar një ndihmë materiale nga Kuvajti në vlerë të 60 mil-
ionë dollarëve359.
Gjatë Intifadës së vitit 1991, HAMAS kishte themeluar Shërbimin e
Brendshëm Informativ dhe njësitin ushtarak “Brigadat e Izz-ad-Din al-Qassam”.
Në kuadër të këtyre brigadave veprojnë edhe grupet islamike, si “Studentët
Ayyash”, “Grupi i studentëve të inxhinier Jahya Ayyash”360, “Batalionet e Izz-ad-
Din al-Qassam” dhe “Forcat e e Izz-ad-Din al-Qassam”361.
Në dhjetor të vitit 1992, si
reagim ndaj vrasjes së dy
ushtarëve të vet, pushteti izraelit
kishte deportuar në jug të Libanit
415 të burgosur politikë, në
mesin e tyre edhe dy udhëheqës
kryesorë të organizatës HAMAS,
mjekun e fëmijëve, Abd al-Aziz
al-Rantisi, dhe kirurgun, Mahmut
al-Zahhar. Mirëpo, këta human-
istë gjatë qëndrimit të tyre në
Liban, kishin studiuar efektet e sulmeve vetëvrasëse të praktikuara nga organizata
terroriste islamike Hezb-Allah dhe mundësitë e zbatimit të një taktike të tillë në
rrethanat palestineze. Një vit më vonë, Rantisi kishte deklaruar: „Bota do të ndër-
rojë, por jo në të mirë të Izraelit”362.
Kështu kishte filluar intensifikimi i sulmeve vetëvrasëse kundër interesave
izraelite. Vetëm gjatë vitit 1996, nga sulmet e tilla vetëvrasëse, kishin vdekur 61
205 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
Aktivistët e Hamasit në Gazë, Shkurt 2002
359 Publikim i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izraelit, i datës 30.07.2003, www.mfa.gov.il/mfa/mfaarchive/2000_2009/2003/7/the+financial+sources+of+the+hamas+terror+organiza.htm.
360 Jahya Ayyash ishte ekspert për montimin e bombave dhe komandant i brigadave Qassam. Më 05.01.1996, pikërisht në
moshën e tij 30 vjeçare ishte likuiduar nga Shërbimi Sekret Izraelit, që aktivizoi shpërthimin e dëgjueses së telefonit në
një kabinë publike në çastin kur Ayyash ishte duke zhvilluar një bisedë telefonike. Në varrimin e trupit të copëtuar të
komandant Ayyash kishin marrë pjesë mbi 100.000 palestinezë.361Të emëruara në shenjë ideali ndaj Sheik Izz-ad-Din
al-Qassam, themeluesit të grupeve të para terroriste islamike „Djalëria Myslimane”. Ky grup palestinez ishte themeluar
në vitin 1928, ndërsa Qassam ishte likuiduar nga forcat angleze në vitin 1935.362 Islamic Palestine or Liberated Palestine? The Relationship between the Palestinian Authority and HAMAS, Reuven Paz,
në librin: Peacewatch, 19. Juli 2001, Washington Institute for Near East Policy, Krahaso: Udo Ulfkotte, Propheten des
Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 167.
qytetarë izraelitë. Ndërsa, gjatë tërë Intifadës së parë palestineze (1987-1993),
kishin vdekur rreth 200 dhe ishin plagosur mbi 1500 qytetarë izraelitë.
Pas një serie të fuqishme të sulmeve vetëvrasëse, në vitin 1997, dy anëtarë
të Shërbimit Sekret Izraelit, Mosad, nëpërmjet një gjilpëre milimetrike e kishin
helmuar me substanca të panjohura përfaqësuesin e organizatës HAMAS në
Jordani, Khalid Mishaal, i cili akuzohej për organizimin e këtyre sulmeve. Mirëpo
për fat të tij, dy atentatorët izraelitë ishin identifikuar dhe burgosur nga policia jor-
daneze. Përderisa fjala ishte për një aksion spektakular, për të cilin nuk kishte
zgjidhje mjekësia jordaneze, në interes të shpëtimit të jetës së këtij aktivisti islamik
palestinez, kishte ndërhyrë personalisht mbreti i Jordanisë, Husein. Falë mar-
rëveshjes së arritur me Izraelin, ishte dhënë medikamenti shërues për të helmuar-
in Khalid Mishaal dhe ishte liruar nga vuajtja e mëtejme e dënimit me burg, Sheik
Ahmad Jassin. Nga ana tjetër, ishin liruar edhe dy oficerët operativë të Shërbimit
Sekret Izraelit.
Mirëpo, pas disa aktiviteteve të palejuara politike dhe pas pretendimeve të
hapura territoriale ndaj Jordanisë, në vitin 1999, autoritetet e këtij shteti e kishin
mbyllur përfaqësinë e organizatës HAMAS në Aman dhe i kishin burgosur
udhëheqësit më të lartë të organizatës HAMAS, si Mishaal, Marzuq, Ghosheh, Izz
al-Rashq, Sami Khatir dhe Nazzal. Madje disa prej tyre (Mishaal, Ghosheh, al-
Rashq, Khatir) ndonëse kishin shtetësi jordaneze, ishin dëbuar nga Jordania363.
Pas lirimit të Sheik Ahmad Jassin nga burgu, edhe zëvendësi i tij, al-Rantisi
ishte përpjekur të kthehet në Palestinë. Mirëpo, ky përsëri ishte burgosur. Pas dy
vjetësh qëndrimi në burg, al-Rantisi që nga shtatori i vitit 2000 (kur kishte filluar
Intifada e dytë palestineze) kishte vepruar në liri si zëvendës, përkatësisht udhëhe-
qës i mirëfilltë i organizatës HAMAS364. Ky, edhe pse nuk ishte teolog i arsimuar,
gjithmonë i kishte arsyetuar dhe shpjeguar sulmet vetëvrasëse si „detyrë të rinisë
myslimane dhe vullnet i Allahut për shkatërrimin e Izraelit”365. Kështu, ky intelek-
tual islamik, duke e inkorporuar nacionalizmin palestinez me idetë emocional-
izuese të fundamentalizmit islamik, kishte arritur mobilizimin e qindra simpa-
tizuesve për kryerjen e aksioneve të ndryshme vetëvrasëse kundër Izraelit. Kështu
që, nga viti 1994 e deri në fund të vitit 2003, nga atentatorët islamikë (edhe anë-
tarë të Xhihadit Islamik Palestinez), janë ndërmarrë rreth 80 sulme vetëvrasëse, të
cilat e kanë shkaktuar vdekjen e 377 qytetarëve palestinezë.
.: 206 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
363 www.terrorismanswers.org/groups/Hamas.html364 Abd al-Aziz al-Rantisi kishte qëndruar gjithsej 9 vite në burg. Dy vite edhe në burgun e administratës autonome
palestineze.365 http://www.uni-protokolle.de/Lexikon/Hamas.html
Pas intensifikimit të sulmeve
vetëvrasëse kundër popullsisë
izraelite, më 06.09.2003, ShBA-të e
kishin evidentuar Lëvizjen
Kryengritëse Islamike HAMAS në
listën e grupeve dhe organizatave
terroriste ndërkombëtare. Disa ditë
më vonë edhe Bashkimi Evropian
dhe OKB-ja e kishin evidentuar këtë
organizatë si terroriste.
Në shtator të vitit 2003, for-
cat izraelite ishin përpjekur ta vris-
nin Sheik Ahmad Ibrahim Jassin. Pas kësaj plagosjeje të lehtë trupore, Imam Jassin
dhe organizata e tij terroriste ishin betuar për t’u hakmarrë. Mirëpo, më 22 mars
2004, pas lutjes së mëngjesit dhe duke dalë nga xhamia, ishte vrarë Sheik Ahmad
Ibrahim Jassin dhe tetë truprojat e tij. Dy ditë më vonë, komandant gjeneral i orga-
nizatës HAMAS ishte emëruar Abd al-Aziz al-Rantisi. Edhe përkundër jetës ile-
gale dhe aktivitetit konspirativ, më 17.04.2004, ishte identifikuar pozicioni i Abd
al-Aziz al-Rantisit dhe me një sulm të telekomanduar raketor ishte shuar jeta e tij.
Një ditë më vonë, udhëheqja e mbetur e organizatës HAMAS kishte vendosur ta
mbante sekret emrin e udhëheqësit të ri të kësaj organizate366. Me këto vrasje, for-
cat izraelite dëshironin ta shkatërronin strukturën udhëheqëse të organizatës
HAMAS. Besohet se Shërbimi Sekret Izraelit ka depërtuar deri në strukturat më të
larta komanduese të kësaj organizate. Si udhëheqës potencial i organizatës
HAMAS, është Khalid Mishaal, i lindur në vitin 1956 afër qytezës Ramallah, njëri
nga themeluesit dhe kryetar i këshillit të përgjithshëm politik të Hamasit, që nga
viti 1966. Në evidencën e udhëheqësve potencialë të kësaj organizate figurojnë
edhe emrat e Mahmud al-Zahhar, Musa Abu Marzuq, Muhammad Nazzal dhe
Imad al-Alami.
Nga shtatori i vitit 2000 e deri në maj të vitit 2003, janë ndërmarrë 27 sulme
vetëvrasëse kryesisht kundër popullsisë civile izraelite, që kanë shkaktuar vdekjen
e rreth 200 personave367.
Në vitin 2004, sipas Planit Paqësor për Lindje të Afërt, ishte arritur një
armëpushim më mes autoriteteve autonome palestineze dhe Izraelit. Pas këtij
armëpushimi, kishte ndodhur edhe një sulm vetëvrasës në Jerusalem. Mirëpo me
207 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
366 www.aljazeera.net/news/arabic/2004/4/4-18-20.htm 367 http://www.mfa.gov.il/MFA/Terrorism-+Obstacle+to+Peace/Terror+Groups/Hamas+terror+attacks+22-Mar-2004.htm
Autobusi izraelit pas sulmit vetëvrasës në Haifa me 02.12.2001
dhe në Jerusalem më 18.08.2003
08.02.2005, ishte arritur përsëri një armëpushim dhe që nga ajo kohë HAMAS nuk
kishte qëndruar prapa ndonjë sulmi terrorist, por e kishte kritikuar ashpër kryetarin
palestinez për nënshkrimin e Marrëveshjes Paqësore me Izraelin. Në zgjedhjet e
25. 01. 2006, Al-Fatah e kishte humbur dominimin e vet në parlamentin palestinez.
Pas kësaj fitore të Hamasit, në të gjitha territoret autonome palestineze, kishte fil-
luar një konflikt i armatosur në mes fraksioneve të Al- Fatahut dhe Hamasit. Me
qëllim të pengimit të këtyre konflikteve, në shtator të vitit 2006, ishte themeluar
„Qeveria e Unitetit Nacional“, në krye të së cilës ishte emëruar zyrtari i lartë i orga-
nizatës HAMAS, Ismail Haniya. Pas nëntë muajve, për shkak të eskalimit të
dhunës politike në Gazë, ishte shpërndarë kabineti qeveritar. Pas disa përleshjeve
të armatosura, me 12.06.2007, njësitet e armatosura të HAMAS e kishin pushtuar
edhe selinë e organizatës Fatah në Gazë dhe që nga ajo kohë territorit palestinez
është ndarë në mes Hamasit që kontrollon Rripin e Gazës dhe Al-Fatah që kontrol-
lon Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.
Sipas burimeve palestineze, gjatë zhvillimit të këtyre konflikteve organiza-
ta Hamas i kishte përdorur edhe automjetet shëndetësore dhe ato të mjeteve
informative për qëllime luftarake. Ndërsa sipas „Amnesty International“ gjatë
këtyre luftimeve kishte ardhur deri te burgosjet e shpeshta arbitrare, vrasjet dhe
torturimet e kundërshtarëve politikë.368
Sipas autoriteteve të ShBA-së, Hamas është një organizatë e korruptuar që
përhap idetë e „Vëllazërisë Myslimane“. Pas fillimit të luftës kundër Irakut, autoritetet
udhëheqëse të Hamas disa herë kishin bërë thirrje të gjithë myslimanëve në botë për
kryerjen e sulmeve terroriste kundër „agresorëve të krishterë dhe tiranë“369.
Në verën e vitit 2008, me ndërmjetësimin e qev-
erisë egjiptiane ishte arritur ndërprerja gjashtëmujore e
armiqësisë në mes fraksioneve të konfrontuara
palestineze. Këtë marrëveshje kryetari i organizatës
Hamas, Chalid Mashal, e kishte shpjeguar si „marrëvesh-
je taktike“ në luftë kundër Izraelit.
Gjatë vitit 2005, forcat e Hamasit kishin gjuajtur
190 raketa të tipit Kassam në drejtim të Izraelit. Një vit më
vonë, territori izraelit ishte goditur me 1190 raketa
Kassam. Ndërsa në vitin 2007, vendbanimet e ndryshme
izraelite ishin atakuar me 1115 raketa Kassam dhe 1435 predha tjera artilerike.
Sulmet e tilla kishin vazhduar edhe në vitin 2008, duke gjuajtur 1500 raketa Kassam
.: 208 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
368 Joseph Croitoru: Hamas. Der islamische Kampf um Palästina. Beck, München 2007, f. 49369 Khaled Abu Toameh: Beloved Saddam, strike Tel Aviv,’ Palestinians chant in West Bank rallies, in: Jerusalem Post Online,
19. Januar 2003; Krahaso: Hamas to Muslims: Attack US targets, The Jerusalem Post, 8. November 2006
Khalid Mishaal
dhe 1600 predha të ndryshme
artilerie në drejtim të
territorit izraelit. Si reagim
ndaj këtyre sulmeve, më 27
dhjetor 2008, forcat izraelite
kishin filluar operacionin
“Cast Lead” kundër
pozicioneve të Hamasit në
Gazë. Ky operacionin
ushtarak që kishte filluar me
një bombardim intensiv të
Rripit të Gazës dhe kishte
përfunduar më 18 janar
2009, kishte shkaktuar 13
izraelitë dhe 1300
palestinezë të vrarë dhe rreth
20.000 shtëpi të dëmtuara370.
Këto shkatërrime kishin
nxitur reagimin e grupeve të
ndryshme ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut që kishin
akuzuar Hamasin dhe Izraelin për kryerjen e krimeve të luftës dhe kishin bërë thirrje
për ndalimin e furnizimit të tyre me armë371.
3.1. Kronikë e përmbledhur e sulmeve terroriste të Hamasit
1987
Dhjetor, Palestinë: Fillon Intifada e parë palestineze.
1989
Shkurt, Palestinë: Një komando e Hamasit kishte rrëmbyer dhe pas disa ditësh e kishte
vrarë ushtarin izraelit, Avi Sasportas.
Maj, Palestinë: Përsëri një komando e Hamasit e kishte rrëmbyer dhe vrarë një ushtar
izraelit.
1990
Korrik, Tel-Aviv: Gjatë një sulmi terrorist në plazhin e Tel-Avivit, ishte vrarë turistja
kanadeze, Marnie Kimelman.
14.12, Xhaffa: Një grup i armatosur i anëtarëve të Hamasit i kishte vrarë tre punëtorë
izraelitë, të punësuar në një fabrikë të metaleve në Xhaffa.
209 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
370 Anthony H. Cordesman, The Gaza War, A Strategic Analysis, CSIS, 2-2009, Washingtn, f. 13371 ”Scale of Gaza destruction emerges” BBC News, January 19, 2009.
Burimi: Cordesman, The Gaza War, A Strategic Analysis, CSIS, 2-2009,Washington, f. 14
Sulmet raketore të Hamasit kundër qyteteve izraelite
1991
Tetor, Izrael: Një komando e Hamasit kishte vrarë ushtarët izraelitë, Aaron Agmon Klijami
dhe Shumel Michaeli.
1992
17.05, Bet Leheja: Disa atentatorë të Hamasit e kishin vrarë David Cohen, banor i fshatit
Moshav Te´ashur.
24.05, Bat Jam: Një aktivist i organizatës Hamas, kishte therur me thikë vajzën izraelite 15
vjeçe, Helena Rapp nga Bat Jam.
27.05, Gush Katif: Një anëtar i organizatës Hamas, që kishte ardhur nga Dir el-Balah,
kishte therur me thikë Rabinin e fshatit Darom të Gazës, Shimon Biran.
12.12, Jerusalem: Një komando e Hamasit e kishte rrëmbyer nënoficerin Nissim Toledano
nga Lod dhe si kusht për lirimin e tij kishte kërkuar lirimin nga burgu të udhëheqësit të Hamas,
Ahmed Jassin. Tri ditë më vonë ishte gjetur trupi i copëtuar i Toledanos.
1993
01.07, Jerusalem: Një aktivist i Hamasit kishte plagosur një djalë dhe kishte therur tri gra
izraelite.
24.09, Basra: Në një plantacion të pemëve afër fshatit Basra, Brigadat Iz a-Din al Kassam,
kishin vrarë Yigal Vaknin.
09.10, Vadi Kelt: Në shkretëtirën Vadi Kelt ishin gjetur trupat e vdekur të Dror Forer dhe
Aran Bachar. Përgjegjësinë për vrasjen e tyre e kishte marrë organizata Hamas dhe Xhihadi
Islamik Palestinez.
21.10, Gaza: Dy aktivistë të maskuar të organizatës Hamas e kishin vrarë udhëheqësin
lokal të OÇP-së Assad Saftawi (mik personal i Jassir Arafatit).
07.11, Hebron: Një aktivist i organizatës Hamas, kishte vrarë Efraim Ayubi, shofer person-
al i Rabin Chaim Druckman, nga Kfar Darom.
01.12, El Bireh: Gjatë pritjes së ndihmës së kërkuar teknike për riparimin e një defekti në
veturë, në një rrugë afër El Bireh ishin vrarë Shalva Ozana dhe Yitzhak Weinstock. Përgjegjësinë
për këto vrasje gjakmarrëse e kishin marrë Brigadat Iz a-Din al Kassam. Disa ditë më parë forcat
izraelite e kishin vrarë udhëheqësin lokal të Hamasit, Imad Akel.
06.12, Hebron: Në afërsi të Hebronit, një komando e Hamasit e kishte vrarë Mordechai
Lapid dhe djalin e tij.
18.12, Gazë: Në një pritë të befasishme vritet komandanti i Njësive Speciale Izraelite
(Izraeli Defense Forces) Lojtnan Kolonel Meir Mintz.
22.12, Ramallah: Organizata Hamas kishte marrë përgjegjësinë për vrasjen e Eliahu Levin
dhe Meir Mendelovitch.
1994
14.01, Erez: Në zonën industriale të Erezit, një aktivist i Hamasit e kishte therur me thikë
Grigory Ivanovin.
19.02, Samaria: Gjatë vozitjes në autostradën Samaria, nga vetura e një aktivisti të
Hamasit ishte vrarë shtetasi izraelit, Zipora Sasson.
06.04, Afula: Në qytetin Afula, afër një autobusi përplot me udhëtarë, kishte shpërthyer një
autobombë. Nga pasojat e këtij shpërthimi të fuqishëm kishin vdekur nëntë udhëtarë dhe ishin
plagosur 51 të tjerë. Sipas një komunikate të organizatës Hamas, ky sulm vetëvrasës kishte qenë
reagim hakmarrës ndaj masakrës së 25.02.1994, kur një ekstremist izraelit kishte vrarë 29 besim-
tarë myslimanë gjatë lutjeve të tyre fetare në Xhaminë e Ibrahimit, në Hebron.
.: 210 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
7.04, Ashdod: Gjatë pritjes së autobusit në Ashdod ishte vrarë Yishai Gadassi. Kalimtarët
e rastit e kishin identifikuar dhe e kishin vrarë atentatorin.
13.04, Hadera: Sulm vetëvrasës në qytetin Hadera. Në një autobus lokal izraelit, ishte
aktivizuar eksplozivi i fshehur në trupin e një aktivisti të organizatës Hamas: gjashtë persona të
vrarë dhe 25 të plagosur.
20.04, Beit Hanina: Një atentator i Hamasit, i veshur me rroba fetare izraelite, kishte vrarë
ushtarin izraelit, Shachar Simani.
14.08, Kissufim: Në një pusi afër Kissufim, ishte vrarë Ron Soval.
09.10, Jerusalem: Në Nahalat Shiva´a (lagje tregtare e Jerusalemit), dy anëtarë të Hamasit
kishin hapur zjarr kundër kalimtarëve të rastit, duke vrarë dy persona dhe duke plagosur 14 të
tjerë. Njëri atentator vritet, ndërsa tjetri burgoset.
19.10, Tel-Aviv: Në autobusin e linjës rrugore Nr.5, kishte shpërthyer eksplozivi i fshehur
në trupin e një martiri të organizatës Hamas: 22 udhëtarë të vrarë dhe 48 të plagosur.
25.12, Jerusalem: Në stacionin e autobusëve afër International Convention Centers të
Jerusalemit, një aktivist i Hamasit kishte aktivizuar bombën e fshehur në trupin e tij, nga shpërthi-
mi i së cilës ishin plagosur 13 persona.
1995
24.07, Tel-Aviv: Në autobusin lokal, i cili qarkullonte në drejtim të Ramat Gan, afër Tel-
Avivit, ishte aktivizuar një bombë e fshehur në trupin e një aktivisti të Hamasit, nga e cila u vranë
shtatë persona, kurse 12 të tjerë u plagosën.
21.08, Jerusalem: Në një autobus të mbushur plot me udhëtarë, i cili qarkullonte në zonën
qendrore të Jerusalemit, kishte shpërthyer një bombë e fshehur gjithashtu në trupin e një aktivisti
të Hamasit: pesë persona të vrarë dhe mbi 100 të plagosur.
1996
Janar: Shërbimi Sekret Izraelit kishte likuiduar komandantin dhe ekspertin e mjeteve
eksplozive të Hamasit, Yahya Ayyash. Në një telefon publik ishin montuar rreth 60 gramë eksploziv
plastik dhe në çastin kur komandanti Ayyash kishte thirrur një numër të telefonit, kishte shpërthy-
er dëgjuesja, duke i copëtuar kokën.
25.02, Jerusalem, Ashkelon: Në qendër të Jerusalemit, në autobusin e linjës lokale Nr. 18,
kishte shpërthyer një bombë e fshehur në trupin e një aktivisti të Hamasit: 23 persona të vrarë dhe
50 të plagosur. Në të njëjtën kohë, në stacionin e autobusëve në Aschkalon, një aktivist tjetër i
Hamasit, i veshur me rroba fetare izraelite kishte aktivizuar një sasi të madhe eksplozivi të fshehur
në trupin e tij: tre persona të vdekur dhe 31 të plagosur.
03.03, Jerusalem: Një aktivist i Hamasit e kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupin
e tij, duke shkaktuar vdekjen e 19 udhëtarëve të një autobusi lokal izraelit ( ndër të cilët tre ushtarë
izraelitë, një turist nga Etiopia dhe gjashtë punëtorë nga Rumunia) dhe plagosjen e 10 të tjerëve.
04.03, Tel-Aviv: Në qendrën tregtare të Jerusalemit Dizengoff, një aktivist i Hamasit kishte
aktivizuar eksplozivin në bagazhin e tij, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e
mbi 100 të tjerëve. Pas këtij sulmi, organizata Hamas kishte treguar gatishmëri për të biseduar me
Izraelin.
13.05, Beth El: Disa persona, të veshur me rroba tradicionale arabe, kishin hapur zjarr
kundër një autobusi të studentëve izraelitë, duke shkaktuar vrasjen e David Boim dhe plagosjen e
tre të tjerëve. Për kryerjen e këtij sulmi terrorist ishte akuzuar Hamasi.
1997
21.03, Tel-Aviv: Një aktivist i Hamasit kishte hyrë në kafenenë Apropos të mbushur plot
211 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
me vizitorë dhe e kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupin e tij: katër persona të vdekur, dhe
mbi 50 të plagosur.
30.07, Jerusalem: Në tregun Mehani-Yehuda, i cili gjendet në perëndim të Jerusalemit, dy
atentatorë palestinezë në të njëjtën kohë kishin bërë vetëvrasje, duke shkaktuar vdekjen edhe të 15
personave dhe plagosjen e rreth 160 të tjerëve. Për kryerjen e këtij sulmi ishte akuzuar Hamasi.
04.09, Jerusalem: Në një shëtitore të Jerusalemit, tre aktivistë të Hamasit, në të njëjtën
kohë i kishin aktivizuar bombat e fshehura në trupat e tyre, duke shkaktuar vdekjen e tetë person-
ave dhe plagosjen e mbi 200 të tjerëve.
1998
5.08, Yitzhar: Një komando e Hamasit i kishte vrarë dy banorë të qytezës Yitzhar, Harel
Bin-Nun e Shlomo Leibman.
20.08, Tel Rumeiyda: Një aktivist i Hamasit kishte vrarë Rabinin Shlomo Raanan.
Tetor, Izrael: Lirohet nga burgu themeluesi dhe udhëheqësi i Hamasit, Sheik Ahmad
Ibrahim Jassin.
19.10, Beersheva: Gjatë kohës së zhvillimit të bisedimeve paqësore në mes palës izraelite
dhe asaj palestineze në Wye Plantation, një aktivist i Hamasit kishte hedhur disa granata dore
kundër disa banorëve të qytetit Beersheva, që kishin shkaktuar plagosjen e 65 personave.
29.10, Kfar Darom: Në vendbanimin izraelit, Kfar Darom, një aktivist i Hamasit kishte
aktivizuar bombën e fshehur në trupin e tij në çastin kur afër tij ishte ndalur një autobus me nxënës
izraelitë: një person i vrarë dhe tre të plagosur.
1999
10.08, Nahshon: Një aktivist i Hamasit, e kishte ngarë me shpejtësi të madhe veturën e tij,
Fiat Uno në drejtim të udhëtarëve izraelitë, që pritnin autobusin në një stacion afër qytetit
Nahshon. Vritet atentatori dhe plagosen gjashtë persona kryesisht ushtarakë.
05.09, Tiberias: Gabimisht ishte aktivizuar eksplozivi i fshehur në trupat e tre aktivistëve
të Hamasit, duke shkaktuar vdekjen e tyre dhe plagosjen e katër personave të tjerë.
07.11, Netanjah: Një ditë para rifillimit të bisedimeve paqësore palestinezo-izraelite, në
hyrje të një banke në Netanjah, kishin shpërthyer tri bomba, të cilat kishin shkaktuar plagosjen e
33 personave.
2001
04.03, Netanjah: Një aktivist i Hamasit, i cili udhëtonte me autobusin e mëngjesit, afër
tregut të qytetit Netanjah, kishte aktivizuar bombën e fshehur në bagazhin e vet: tre persona të
vrarë dhe 66 të plagosur.
22.04, Kfar Saba: Në lagjen Kfar Saba, e cila gjendet në veri të Tel-Avivit, një aktivist i
Hamasit kishte hyrë në mesin e udhëtarëve, që pritnin autobusin e parë të mëngjesit dhe e kishte
aktivizuar një bombë të fshehur në trupin e tij. Nga pasojat e shpërthimit të fuqishëm kishte vdekur
një mjek dhe ishin plagosur 39 persona.
18.05, Netanjah: Në hyrje të qendrës tregtare të qytetit Netanjah, një atentator vetëvrasës
i Hamasit kishte aktivizuar eksplozivin plastik të fshehur në trupin e tij: gjashtë persona të vrarë
dhe mbi 100 të plagosur. Pas këtij sulmi kishte pasuar një aksion hakmarrës i ushtrisë izraelite në
Ramallah, Tulkarem dhe Nablus.
09.08, Jerusalem: Në kohën e drekës, një aktivist i Hamasit kishte hyrë në Picerinë
“Sbarro”, e cila gjendet në rrugën Jaffa të Jerusalemit dhe e kishte aktivizuar eksplozivin plastik
të fshehur në trupin e tij: 15 persona të vrarë e mbi 90 të plagosur. Vetëm disa ditë më parë ishte
penguar një sulm vetëvrasës kundër vizitorëve të këtij lokali.
.: 212 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
02.12, Haifa: Në qytetin bregdetar izraelit, Haifa, një aktivist i Hamasit kishte hyrë në një
autobus izraelit dhe në çastin kur kishte paguar biletën e kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në
trupin e tij: 15 persona të vrarë dhe mbi 40 të plagosur. Në të njëjtën ditë, në qytetin e Gazës ishte
vrarë një banor izraelit dhe ishin plagosur pesë të tjerë.
09.12, Haifa: Në një rrugë të frekuentuar të qytetit Haifa, një aktivist i Hamasit kishte
aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupin e tij: 26 persona të plagosur.
12.12, Emanuel: Në një rrugë afër qytezës Emanuel, e cila gjendet afër qytetit Nablus, një
komando e Hamasit e kishte ndalur autobusin izraelit me 52 udhëtarë. Në çastin kur udhëtarët e
paarmatosur kishin filluar të iknin në mënyrë të organizuar, ishte hapur zjarr në drejtim të tyre: 10
persona të vdekur dhe 31 të plagosur. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishin marrë edhe martirët “Al-
Aksa”. Në të njëjtën ditë ishin kryer edhe dy sulme vetëvrasëse në Gazë, duke plagosur katër per-
sona. Pas këtyre sulmeve, kishte filluar një ofensivë e madhe e forcave izraelite kundër pozicion-
eve palestineze në Gazë dhe Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.
2002
25.01, Tel-Aviv: Në stacionin e vjetër të autobusëve të Tel-Avivit, kishte shpërthyer
eksplozivi i fshehur në trupin dhe motoçikletën e një atentatori të Hamasit, duke plagosur edhe 25
izraelitë. Në mbrëmje ishte likuiduar një udhëheqës lokal i Hamasit.
27.01, Jerusalem: Në qendër të Jerusalemit perëndimor, para picerisë “Sbarro”, një aten-
tator vetëvrasës i Hamasit kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupin e tij, duke vrarë një per-
son dhe duke plagosur 99 të tjerë.
06.02, Hamra: Dy anëtarë të Hamasit, duke shfrytëzuar errësirën, kishin sulmuar vendba-
nimin izraelit, Hamra, duke vrarë dy gra dhe një burrë izraelit.
07.03, Atzmona: Një terrorist i Hamasit kishte vrarë pesë nxënës 18 vjeç, të një klase të
gjimnazit ushtarak të Atzmona në Gush Katif dhe kishte plagosur 23 të tjerë.
09.03, Jerusalem, Netanjah: Në kafenenë Moment, e cila gjendet afër rezidencës së kryem-
inistrit izraelit, Sharon, kishte ndodhur një sulm i fuqishëm vetëvrasës. Krahas atentatorit
palestinez, kishin vdekur edhe 11 qytetarë izraelitë dhe ishin plagosur 54 të tjerë. Në të njëjtën
kohë, në një qendër tregtare të qytetit Matanja, dy atentatorë të Hamasit kishin hapur zjarr kundër
kalimtarëve të rastit, duke vrarë 10 persona dhe plagosur 40 të tjerë.
27.03, Netanjah: Gjatë një sulmi vetëvrasës në Hotel Parkun e qytetit Netanjah, kishin
vdekur 30 persona dhe ishin plagosur 150 të tjerë.
28.03, Alon Moreh: Një komando terroriste e Hamasit kishte sulmuar vendbanimin
izraelit, Alon Moreh, duke vrarë katër anëtarë të një familjeje izraelite dhe duke plagosur tre fqin-
jë të tyre.
31.03, Haifa: Në orën 14:45, në një restorant izraelit të mbushur plotë me mysafirë, kishte
shpërthyer eksplozivi i fshehur në trupin e një anëtari të Hamasit, duke vrarë 15 persona dhe duke
plagosur 35 të tjerë.
10.04, Yagur Junction: Në një autobus, i cili qarkullonte nga qyteti Haifa në drejtim të
Yagur Junction, kishte shpërthyer një bombë e fshehur në çantën e një atentatori vetëvrasës, duke
shkaktuar vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 22 të tjerëve.
27.04, Adora: Dy aktivistë të Hamasit, të veshur me rroba ushtarake izraelite, kishin hyrë
në vendbanimin izraelit Adora, i cili gjendet afër qytetit Hebron dhe kishin vrarë katër banorë
izraelitë dhe kishin plagosur shtatë të tjerë.
07.05, Rishon Le Zion: Në hallën sportive “Sheffield Club”, e cila gjendet në lagjen jugore
të Tel-Avivit, Rishon Le Zion, gjatë një manifestimi sportiv ishte kryer një sulm vetëvrasës, i cili e
213 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
kishte shkaktuar vdekjen e 15 personave dhe plagosjen e mbi 60 të tjerëve.
19.05, Netanjah: Një aktivist i Hamasit, në një qendër tregtare të qytetit Netanjah, kishte
aktivizuar eksplozivin e fshehur në çantën e tij, duke shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagos-
jen e 59 të tjerëve.
08.06, Karmei Tzur: Tre anëtarë të Hamasit i kishin vrarë katër shtetas izraelitë dhe i
kishin plagosur pesë të tjerë.
18.06, Patt Intersection – Jerusalem: Sulm vetëvrasës në një autobus izraelit: 19 persona
të vrarë dhe 52 të plagosur.
16.07, Emmanuel: Përsëri sulm vetëvrasës kundër udhëtarëve të një autobusi izraelit:
nëntë persona të vrarë dhe 17 të plagosur.
Korrik, Gazë: Nga një sulm i telekomanduar raketor (lëshuar nga një aeroplan luftarak F-
16) ishte vrarë njëri nga udhëheqësit e Hamasit, Sheuh Salah Shehada dhe 14 bashkëpunëtorë të tij.
Pas kësaj vrasjeje, udhëheqësi i Hamasit, Sheik Ibrahim Jassin, ishte betuar për t’u hakmarrë.
31.07, Mount Scopus, Jerusalem: Në lokalet e ndryshme të universitetit izraelit kishin
shpërthyer bomba të montuara, duke vrarë nëntë persona (kryesisht studentë) dhe duke plagosur
86 të tjerë.
04.08, Meron Junction: Në orën 08.45 në autobusin Nr. 361, i cili qarkullonte në relacionin
Haifa-Meron, kishte shpërthyer eksplozivi i fshehur në trupin e një aktivisti të Hamasit, duke vrarë
nëntë udhëtarë dhe duke plagosur 40 të tjerë.
19.09, Tel-Aviv: Përsëri sulm vetëvrasës kundër udhëtarëve të pafajshëm të një autobusi
izraelit: gjashtë persona të vrarë dhe 59 të plagosur.
10.10, Bar Ilan Junction, Ramat Gan: Bilanci i një sulmi vetëvrasës kundër udhëtarëve të
një autobusi në Bar Ilan Junction afër Ramat Gan, ishte: një person i vrarë dhe 16 të plagosur.
21.11, Jerusalem: Sulm vetëvrasës kundër udhëtarëve të një autobusi në Jerusalem: 11 per-
sona të vrarë dhe mbi 50 të plagosur.
2003
05.03, Haifa: Një aktivist i Hamasit kishte aktivizuar bombën e fshehur në trupin e tij, duke
vrarë 17 udhëtarë të një autobusi izraelit dhe duke plagosur 40 të tjerë.
07.03, Kirjat Arba: Dy aktivistë të Hamasit, të veshur me rroba fetare izraelite, kishin sul-
muar banorët e tubuar të fshatit izraelit, Kirjat Arba, duke vrarë dy dhe duke plagosur gjashtë të
tjerë. Nga forcat izraelite ishin likuiduar edhe atentatorët.
15.04, Karni crossing: Një atentator palestinez, i identifikuar si anëtar i Hamasit, kishte
shtënë me armë zjarri në drejtim të qytetarëve izraelitë në Karni crossing, duke vrarë dy dhe duke
plagosur shtatë të tjerë. Atentatori palestinez ishte likuiduar nga forcat policore izraelite.
16.05, Hebron: Nethanel Azouri, 33 vjeç, anëtar i organizatës Hamas, në orën 07.30, në
një lagje të Hebronit me revolen e tij M-16, kishte vrarë një qytetar izraelit dhe kishte plagosur tre
të tjerë. Edhe kësaj radhe, atentatori palestinez ishte likuiduar nga forcat policore izraelite.
17.05, Hebron: Aktivisti i Hamasit, studenti 21 vjeç, Fuad Qawasmeh, kishte vrarë veten
dhe dy qytetarë izraelitë.
18.05, Jerusalem: Në orën gjashtë të mëngjesit, kishte shpërthyer një bombë e fshehur në
trupin e një aktivisti të Hamasit, duke vrarë shtatë dhe duke plagosur 21 udhëtarë të një autobusi.
25.05, Netzarim, Gazë: Një palestinez kishte hedhur një granatë dore në një autobus
izraelit. Nga shpërthimi i saj ishin plagosur nëntë udhëtarë.
11.06, Jerusalem: Abdel Madi Shabneh, 18 vjeç nga Hebroni, në një autobus izraelit, kishte
aktivizuar një bombë të fshehur në trupin e tij: 17 persona të vrarë dhe mbi 50 të plagosur.
.: 214 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
12.08, Ariel: Një atentator vetëvrasës 18 vjeç, në çastin kur afër Arielit kishte kërkuar të
zbriste nga autobusi, kishte aktivizuar një bombë, e cila e kishte shkaktuar vdekjen e dy udhëtarëve
izraelitë dhe plagosjen e katër të tjerëve.
19.08, Jerusalem: Në orën 21, në një autobus lokal, i cili qarkullonte në drejtim të qendrës
së Jerusalemit, kishte shpërthyer një bombë e Hamasit. Së bashku me atentatorin vetëvrasës, kishin
vdekur edhe 24 qytetarë izraelitë dhe ishin plagosur 102 të tjerë.
08.09, Jerusalem: Në një kafene të Jerusalemit ishte kryer një sulm vetëvrasës: tetë per-
sona të vrarë dhe 31 të plagosur.
2004
14.03, Ashdod: Nga shpërthimi i eksplozivit në portin izraelit Ashdod, kishin humbur jetën
dhjetë persona dhe ishin plagosur 16 të tjerë.
21.03, Gazë: Nga një sulm i telekomanduar raketor ishte vrarë themeluesi dhe udhëheqësi
i organizatës Hamas, Sheik Ibrahim Jassin.
17.04, Gazë: Vritet komandanti i porsazgjedhur i Hamasit, Abdel Aziz Rantisi së bashku
me djalin dhe një truprojë të tij.
31.08, Beer-Sheba: Nga shpërthimet e bombave të fshehura në trupat e dy „udhëtarëve“
që udhëtonin me autobusin Nr. 6 dhe Nr. 12, në rrugët kryesore të qytetit Beer-Sheba dhe Rager
Blvd kishin humbur jetën 16 persona dhe plagosur rreth 100.
07.12, Corssing Karni: Nga shpërthimi i një bombe në qytetin Corssing Karni të Gazës,
ishte vrarë një person së bashku me qenin e tij dhe ishin plagosur katër ushtarë izraelitë.
2005
18.01, Katif: Nga shpërthimi i një bombe të fshehur në trupin e një atentatori, kishte hum-
bur jetën një oficer izraelit dhe ishin plagosur tre të tjerë.
13.05, Karni: Disa minuta para mbylljes se vendkalimit kufitar në Karni, në anën
palestineze të kufirit, ishte aktivizuar një mjet shpërthyes që kishte shkaktuar vdekjen e gjashtë
izraelitëve dhe tre palestinezëve.
28.08, Beer-Sheba: Para hyrjes në stacionin e autobusëve, ishte aktivizuar mjeti
shpërthyes që ishte fshehur në trupin e një palestinezi. Nga pasojat e këtij shpërthimi ishin plago-
sur rreth 50 persona.
2008
04.02, Dimona. Në qendrën tregtare në Dimona ishte kryer një aksion vetëvrasës që kishte
shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 38 të tjerëve. Para aktivizimit të bombës së dytë,
policia e kishte likuiduar atentatorin.
14.05, Askalonin: Nga shpërthimi i një rakete iraniane që ishte lansuar nga rripi i Gazës,
ishin plagosur 14 persona. Autoritetet izraelite ishin kërcënuar me hakmarrje.
4. Xhihadi Islamik Palestinez
Harakat al-Jihad al-Islami al-Filastini
Xhihadi Islamik Palestinez fillimisht ishte paraqitur si lëvizje e studentëve
palestinezë, që studionin në Egjipt. Disa studentë palestinezë gjatë studimeve të
215 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
tyre në Egjipt, kishin rënë në kontakt me ideologjinë dhe me aktivistë të organiza-
tës radikale islamike, „Vëllazëria Myslimane“. Të entuziazmuar nga ideologjia e
tillë dhe të inspiruar nga propaganda e fuqishme e aktivistëve të saj, në vitin 1979,
një grup intelektualësh të rinj palestinezë, të udhëhequr nga Fathi al-Shiqaqi, Abd
al-Aziz Auda dhe Bashir Musa, ishin kthyer në atdhe dhe kishin formuar Xhihadin
Islamik Palestinez, sipas modelit të atij egjiptian, të themeluar në vitin 1970.
Që në vitet e para të themelimit, Xhihadi Islamik Palestinez i kishte formuar
bazat e veta në të gjitha territoret e okupuara palestineze. Mirëpo, masivizimi i
shpejtë i këtij grupi terrorist ishte frenuar në vitin 1988, kur autoritetet izraelite
kishin dëbuar në Liban disa udhëheqës të lartë të Xhihadit Islamik Palestinez, në
mesin e tyre edhe Abd al-Aziz Auda dhe Bashir Musan. Pastaj në vitin 1995, ishte
likuiduar në Maltë edhe komandanti i përgjithshëm i Xhihadit Islamik Palestinez,
mjeku Fathi al-Shiqaqi (1951-1995). Në të njëjtin vit, komandant i ri i këtij grupi
terrorist ishte emëruar 43 vjeçari, Dr. Ramadan Abdallah Shalah (i punësuar më
parë në University of South Florida)372. Ndërsa, si udhëheqës të tjerë të Xhihadit
Islamik Palestinez, ishin identifikuar: zëvendëskomandant Ziad Nehaleh
(Komandant Shalah jeton në Damask), udhëheqës ideologjik Abd al-Aziz Auda,
anëtar i shtabit komandues Abdallah al-Shami (i cili njëkohësisht është edhe
komandant i grupit në Gazë), Bashir Musa (njëri nga themeluesit) dhe Basheer
Nafi (anëtar i këshillit themelues, i punësuar më parë në institutet islame të
Londrës dhe Virgjinias (ShBA)373.
Sipas të dhënave izraelite, qendra e Xhihadit Islamik Palestinez është në
qytetin Jenin, i cili shtrihet në veri të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, ndërsa
selia e tij është në Damask (atje jeton komandanti i përgjithshëm i Xhihadit Islamik
Palestinez, Dr. Ramadan Abdallah Shalah). Përveç kësaj për-
faqësie, Xhihadi Islamik Palestinez posedon edhe disa për-
faqësi të veta në Bejrut, Teheran dhe Khartum374.
Në fillim të Intifadës së parë palestineze (1987),
Xhihadi Islamik kishte rreth 250 anëtarë. Mirëpo, gjatë viteve
‘90 ishte rritur masivisht numri i tyre. Mendohet se tani ky
grup posedon mijëra simpatizues dhe disa qindra aktivistë të
organizuar në grupe të vogla e të pavarura nga njëra-tjetra375.
Për dallim nga organizata HAMAS, Xhihadi Islamik
.: 216 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
372 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 166 373 Qendra izraelite për studimin e terrorizmit, www.ict.org.il/inter_ter/orgdet.cfm?orgid=28 374 Ministria e Punëve të Jashme e Izraelit: www.mfa.gov.il/MFA/MFAArchive/1990_1999/1995/1/THE+
ISLAMIC+JIHAD+MOVEMENT+-+Jan-95.htm.375 US-Terrorist Projects, www.cdi.org/terrorism/pij.cfm
Fathi al-Shaqaqi (1951-1995)
Palestinez nuk posedon infrastrukturë shoqërore. Kjo do të thotë se ky grup tërë-
sisht është i varur nga ndihma e jashtme financiare, e cila pranohet kryesisht nga
simpatizuesit e vet dhe Irani376. Vlerësohet se ky grup radikal islamik gëzon
përkrahjen e 3-4% të popullit palestinez, që jeton në territoret e okupuara377.
Sipas komunikatave të publikuara, rivaliteti politik i filluar me organizatën
HAMAS është tejkaluar dhe raportet aktuale në mes këtyre dy subjekteve radikale
politike, karakterizohen me bashkëpunim të gjithanshëm378. Xhihadi Islamik
Palestinez bashkëpunon me organizatat terroriste egjiptiane Xhihadi Islamik dhe
Jamaa al-Islamyya. Lidhur me bashkëpunimin eventual të xhihadistëve me
autoritetet autonome palestineze, nuk ekzistojnë prova konkrete.
Njësitet e armatosura të Xhihadit Islamik Palestinez janë Kompanitë e
Jerusalemit, Batalioni Aqsa i Xhihadit Islamik (MunazzArmat al-Jihad al-Islami -
Kata’ib al-Aqsa), Tempulli i Xhihadit Islamik (al-Jihad al-Islami - Bait al-Maqdas)
dhe Trupat e Xhihadit Islamik (Tanzim al-Jihad al-Islami).
Sipas të dhënave izraelite, i tërë potenciali njerëzor i Xhihadit Islamik
Palestinez është i përqendruar në aktivitete terroriste, të cilat kishin filluar edhe
para Intifadës së parë palestineze të vitit 1987. Në shënjestër të këtij grupi janë
217 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
376 www.state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2003/31638.htm377 www.jewishvirtuallibrary.org/jsource/Terrorism/PIJ.html378 http://qudsway.com
rivalët politikë palestinezë, kolaboracionistët, pjesëtarët e popullit izraelit, institu-
cionet shtetërore dhe bazat ushtarake izraelite379.
Që nga shfaqja e parë publike, në vitin 1984, e deri në fund të vitit 1999,
Xhihadi Islamik Palestinez kishte marrë përgjegjësinë për kryerjen e 196 sulmeve
të armatosura në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan, në Gazë, në Liban dhe në
Izrael380. Nga pasojat e këtyre sulmeve, kishin vdekur rreth 200 persona. Pas vitit
2000, numri i sulmeve terroriste kundër popullsisë civile izraelite, përgjithësisht
ishte intensifikuar381. Gjatë kësaj periudhe ishte ndërmarrë edhe sulmi vetëvrasës i
një vajze palestineze, (aktiviste e Xhihadit Islamik Palestinez), e cila më
04.10.2003, në një restorant të qytetit Haifa, kishte shkaktuar vdekjen e 21 shte-
tasve izraelitë dhe plagosjen e 50 të tjerëve.
Që nga ajo kohë, Xhihadi Islamik Palestinez kishte vazhduar me rekrutimin
intensiv të të rinjve palestinezë për kryerjen e sulmeve vetëvrasëse. Kështu, vetëm
gjatë sulmeve vetëvrasëse të vitit 2005 në qytete të ndryshme të Izraelit, kishin
vdekur rreth 20 persona dhe ishin plagosur dhjetëra të tjerë. Me 19. 01.2006, në
qendër te Tel Avivit një student 20 vjeçar kishte kryer edhe një aksion vetëvrasës që
kishte shkaktuar plagosjen e 31 personave382. Pas këtyre sulmeve kishin filluar
burgosjet dhe vrasjet serike të udhëheqësve të kësaj organizate, e cila edhe
përkundër goditjeve të përjetuara, nuk e ka ndalur luftën e vet kundër Izraelit, por
gjithnjë e ka përshtatur strategjinë e vet, rrethanave të reja. Kështu, Xhihadi Islamik
Palestinez, në shkurt të vitit 2006, e kishte testuar raketën “Al-Quds”, e ngjashme
me raketën e konstruktuar nga ekspertët e organizatës “Hamas”, “Qassam”. Gjatë
vitit 2007, forcat e Xhihadit Islamik Palestinez, kishin lansuar dhjetëra raketa të tilla
në drejtim të territorit izraelit. Mirëpo, pas fillimit të bisedimeve të vitit 2008, për
zgjidhjen e problemit palestinez, vërehet rënia e intensitetit të sulmeve terroriste të
kësaj organizate. Në realitet, pas 26.03.2009, kur ishin burgosur dy udhëheqës të
Xhihadit Islamik, që kishin montuar bomba në disa lodra të importuara fëmijësh
dhe ishin përpjekur që t’i shesin ato në qytete të ndryshme të Izraelit, ishin paraqitur
edhe mendime lidhur me ndryshimin e taktikës së veprimit të Xhihadit Islamik.
4.1. Kronikë e sulmeve terroriste të Xhihadit Islamik Palestinez
1989
16.01, Londër: Në adresë të Ambasadës Izraelite në Londër, ishte dërguar një letër-bombë
e nënshkruar nga Xhihadi Islamik Palestinez.
.: 218 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
379 Terrorism Project, www.cdi.org/terrorism/pij.cfm380 www.qudsway.com381 www. state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2003/31638.htm382 Ministria e Punëve të Brenshme e NRW; www.im.nrw.de/sch/573.htm
1990
04.02, Kajro: Në mes të qytetit Rafah dhe Kajro, gjatë një sulmi terrorist kundër një auto-
busi turistësh, kishin vdekur 11 persona (ndër të cilët nëntë shtetas izraelitë) dhe ishin plagosur 17
të tjerë. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë Xhihadi Islamik Palestinez.
1991
28.10, Palestinë: Në një autobus të mbushur me imigrantë izraelitë ishte hapur zjarr: dy
persona të vrarë dhe tre të plagosur.
1993
12.09, Sheikh Ajlun, Gazë: Një aktivist i Xhihadit Islamik Palestinez, e kishte ngarë me
shpejtësi të madhe makinën e tij të mbushur me eksploziv në drejtim të një autobusi ushtarak
izraelit. Edhe pse makina ishte përplasur fuqishëm, nuk ishte aktivizuar eksplozivi dhe kishte
vdekur vetëm atentatori.
04.10, Izrael: Në afërsi të një autobusi izraelit kishte shpërthyer një autobombë e Xhihadit
Islamik Palestinez, duke shkaktuar plagosjen e 30 personave.
1994
09.02, Jerusalem: Gjatë rrugës për në shtëpi, ishte rrëmbyer dhe, në një pjesë tjetër të
qytetit, ishte vrarë shoferi i një ndërmarrjeje izraelite, Ilian Sudri.
12.09, Nesarim: Një aktivist i Xhihadit Islamik Palestinez, kishte mbushur biçikletën e tij
me eksploziv dhe ishte nisur në drejtim të një grupi të ushtarëve izraelitë. Kur kishte arritur afër
tyre, e kishte aktivizuar eksplozivin, duke shkaktuar vrasjen e katër personave dhe plagosjen e 11
të tjerëve.
1995
22.01, Netanjah: Në një stacion autobusësh në Netanjah, dy aktivistë të Xhihadit Islamik
Palestinez, kishin aktivizuar dy mekanizma shpërthyes, duke vrarë 18 persona dhe duke plagosur
rreth 69 të tjerë.
09.04, Kfar: Në një autobus afër vendbanimit Kfar Darom në Gazë, dy aktivistë të Xhihadit
Islamik, kishin aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupat e tyre, duke vrarë shtatë ushtarë izraelitë
dhe një studente amerikane.
25.06, Neve Dekalim: Në çastin kur pranë makinës së një aktivisti të Xhihadit Islamik
Palestinez, kishte kaluar një makinë ushtarake izraelite, kishte ndodhur një shpërthim i
fuqishëm, i cili kishte shkaktuar vdekjen e atentatorit vetëvrasës dhe plagosjen e tre ushtarëve
izraelitë.
1998
06.11, Jerusalem: Një makinë e mbushur me eksploziv ishte përplasur në murin e një
dyqani të Mehani-Jehuda-Markt të Jerusalemit. Vdesin dy udhëtarët e makinës, aktivistë të
Xhihadit Islamik Palestinez dhe plagosen 25 shtetas izraelitë.
2000
02.11, Jerusalem: Në një rrugë anësore të Mehani-Jehuda-Markt të Jerusalemit, kishte
shpërthyer një autobombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e dy kalimtarëve të rastit dhe plagosjen
e 11 personave të tjerë. Përgjegjësinë për këtë sulm e kishte marrë Xhihadi Islamik Palestinez.
2001
01.06, Tel-Aviv: Para diskotekës „Pasha“ në Tel-Aviv, ishte kryer një sulm vetëvrasës.
Atentatori kishte sjellë një mekanizëm shpërthyes të mbushur me copa të ndryshme të metaleve dhe
në çastin kur të rinjtë izraelitë ishin tubuar në një vallëzim, e kishte aktivizuar atë duke shkaktuar
vdekjen e 23 personave dhe plagosjen e 120 të tjerëve.
219 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
16.06, Binjamina: Nga pasojat e shpërthimit të një bombe në një autobus afër fshatit
Binjamina të Netanjahut, kishte vdekur atentatori vetëvrasës, dy ushtarë izraelitë, si dhe ishin
plagosur 11 persona të tjerë.
09.09, Naharia: Afër qytetit Xheriko ishte sulmuar me armë zjarri autobusi i një shkolle,
duke vrarë dy mësues dhe duke plagosur tre të tjerë. Disa minuta më vonë, në stacionin hekurud-
hor të qytetit verior izraelit, Naharia, ishte kryer një sulm vetëvrasës, gjatë të cilit ishin vrarë tre
persona dhe ishin plagosur 90 të tjerë. Në të njëjtën kohë, në një udhëkryq të qytetit Beit Lid ishte
hedhur një bombë, e cila kishte plagosur tre këmbësorë.
28.10, Hadera: Dy aktivistë të Xhihadit Islamik Palestinez nga makina e tyre kishin hedhur
granata dore dhe kishin zbrazur breshëri plumbash në drejtim të udhëtarëve të një rruge në
Hadera, duke vrarë katër gra dhe duke plagosur 28 persona. Pas vrasjes së atentatorëve ishte kon-
statuar se ata kohë më parë e kishin vrarë edhe një banor izraelit në fshatin Kiriat Metzer.
04.11, Jerusalem: Në lagjen French Hill të Jerusalemit, një aktivist i Xhihadit Islamik
Palestinez kishte zbrazur një karikator në drejtim të udhëtarëve të një autobusi. Me atë rast ishin
vrarë tre persona dhe ishin plagosur rreth 50 të tjerë.
27.11, Afula: Dy aktivistë të Xhihadit Islamik Palestinez me armë automatike kishin sul-
muar udhëtarët që prisnin në stacionin e autobusëve në Afula. Aty ishin vrarë dy persona dhe ishin
plagosur 35 të tjerë. Atentatorët ishin likuiduar gjatë përpjekjeve të tyre për t’u larguar nga vendi
i ngjarjes.
29.11, Pardes Chana: Një atentator vetëvrasës, aktivist i Xhihadit Islamik Palestinez, në një
autobus izraelit, i cili udhëtonte nga qyteti Afula në drejtim të Haderas, kishte aktivizuar një bombë
të fshehur në trupin e tij, e cila e kishte shkaktuar vrasjen e tre personave dhe plagosjen e nëntë të
tjerëve.
01.12, Jerusalem: Në shëtitoren “Ben-Jehuda”, dy xhihadistë palestinezë në distancën prej
30 metrash, kishin aktivizuar një sasi të madhe eksplozivi të mbushur me copa të metaleve të
ndryshme, duke shkaktuar vdekjen e 10 personave dhe plagosjen e 170 të tjerëve.
2002
05.03, Afula: Në një pjesë të qytetit Afula, kishte shpërthyer një bombë e fshehur në trupin
e një xhihadisti vetëvrasës, duke shkaktuar vrasjen e një personi dhe plagosjen e 18 të tjerëve.
20.03, Umm el Fahem: Në një autobus izraelit, i cili qarkullonte në relacionin Tel-Aviv –
Nazaret, një xhihadist kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupin e tij, duke shkaktuar vdek-
jen e shtatë personave dhe plagosjen e 30 të tjerëve.
12.04, Erez, Gazë: Një aktivist i Xhihadit Islamik Palestinez kishte zbrazur breshëri
plumbash në drejtim të postës kufitare në Erez, ku çdo ditë kalojnë rreth 3000 palestinezë të punë-
suar në plantacionet e ndryshme izraelite. Pas likuidimit të atentatorit, ishin konstatuar dy persona
të vrarë e shtatë të plagosur, prej të cilëve katër shtetas izraelitë dhe tre palestinezë.
05.06, Megiddo: Në orën 07.15, afër një autobusi izraelit kishte shpërthyer një autobom-
bë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e 50 të tjerëve.
04.11, Kvar Saba: Në qendrën tregtare të qytetit Kvar Saba, një aktivist i Xhihadit Islamik
Palestinez, e kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në çantë, duke shkaktuar vdekjen e dy person-
ave dhe plagosjen e 69 të tjerëve.
27.12, Otniel: Dy palestinezë të armatosur kishin sulmuar një shkollë izraelite në Otniel,
duke vrarë katër persona dhe duke plagosur nëntë të tjerë.
.: 220 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
2003
04.10, Haifa: Në restorantin „Maksim”, një aktivist i Xhihadit Islamik Palestinez, kishte
aktivizuar një bombë të fshehur në trupin e tij, duke vrarë 22 persona dhe duke plagosur 60 të tjerë.
19.10, Liban: Në kampin e refugjatëve palestinezë, Ein el-Hilweh, gjatë shkëmbimit të zjar-
rit në mes të pjesëtarëve të Al-Fatahut dhe atyre të Grupit Islamik El Nur, ishin vrarë nëntë
palestinezë dhe ishin plagosur 29 të tjerë. Pas kësaj ngjarjeje janë shënuar vetëm disa aktivitete
simbolike të Xhihadit Islamik Palestinez.
2004
06.03, Erez: Gjatë një sulmi terrorist mbi vendkalimin kufitar Erez, në Gazën veriore janë
vrarë dy policë palestinezë.
2005
05.01. Erez: Një terroriste kishte hyrë në vendkalimin kufitar në Erez dhe kishte aktivizuar
një mjet shpërthyes duke plagosur disa policë.
12.01, Morag: Një civil izraelit ishte vrarë dhe tre ushtarë ishin plagosur kur një bombë
kishte shpërthyer afër një makine ushtarake që udhëtonte afër një rruge pranë Morag në jug të
Rripit të Gazës.
12.07, Netanjah: Pesë persona ishin vranë dhe rreth 90 ishin plagosur në Netanya, kur një
person e kishte aktivizuar një bombë të fshehur në trupin e tij. Atentatori ishte identifikuar si Ahmed
Abu Khalil, 18 vjeç, nga fshati Atil i Bregut Perëndimor.
26.10, Hadera: Një person kishte aktivizuar eksplozivin e fshehur në trupin e tij, në tregun
Hadera, duke vrarë shtatë dhe plagosur 54 persona.
05.12, Netanjah: Një person, kur ishte ndaluar nga policia, kishte aktivizuar një bombë të
fshehur në trupin e tij duke shkaktuar vdekjen e pesë personave dhe plagosjen e 13 të tjerëve.
2006
19.01, Tel-Aviv: 31 persona ishin plagosur nga një sulm vetëvrasës në një restorant afër
stacionit të vjetër autobusëve në Tel-Avivin qendror. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte
marrë “Batalioni Jerusalem” i Xhihadit Islamik Palestinez.
2007
29.01, Eilat: Tre punonjës të një furre në qytetin jugor Eilat kishin humbur jetën nga
shpërthimi i një bombe të fshehur në trupin e një personi, që kishte blerë bukë.
2008
14.05, Askalonin: Një nënë 24 vjeçare dhe foshnja e saj kishin humbur jetën, kur një raketë
e lansuar nga Rripi i Gazës kishte shpërthyer në qendrën tregtare në Askalonin qendror. Gjatë këtij
sulmi raketor ishin plagosur edhe 90 persona.
5. Al - Qa´ida
“Al - Qa´ida” ishte themeluar në vitin 1988
në Afganistan. Sipas themeluesit të saj, Osama bin
Laden, qëllimi i kësaj organizate, ishte ofrimi i ndih-
mave ndaj mijëra vullnetarëve të vendeve të
ndryshme islamike, të cilët kishin ardhur në
221 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
Afganistan me qëllim të integrimit të tyre në luftë kundër forcave okupuese sov-
jetike383. Në evidencat e ndryshme ndërkombëtare, “Al-Qa´ida” është e regjistruar
edhe me emrat “Al Qaeda”, “El Kaida”, “al Kaida”, “Qa´idat al-Jihad”, “The
Base”, etj. Të gjitha këto emërtime ose shqiptime të ndryshme, e kanë kuptimin e
njëjtë, i cili në gjuhën shqipe mund të përkthehet si bazë, themel ose mbështetje.
Ky emërtim rrjedh nga thirrja publike e teologut Abdullah Azam, që ishte
publikuar në prill të vitit 1988, për ndërtimin e një “baze solide” (al-Qaida al-
sulba) të përkrahjes së luftës në Afganistan, duke dërguar ndihma të ndryshme për
luftëtarët Muxhahedin, kryesisht nga territori Pakistanez. Për këtë qëllim, në vitin
1989, “Al-Qa´ida” kishte blerë disa shtëpi, depo të mallrave dhe troje të përshtat-
shme për ndërtimin e qendrave të ndryshme terroriste në Afganistan, Pakistan,
Sudan, Somali dhe Kenia384. Gjithashtu, në këto shtete ishin themeluar edhe disa
ndërmarrje të reja ekonomike, të cilat, varësisht nga rrethanat politike, ishin shfry-
tëzuar për transaksione të ndryshme financiare dhe shitblerje të armëve385.
Lidhur me numrin e anëtarëve të “Al-
Qa´idas” ekzistojnë informacione të ndryshme.
Sipas disa të dhënave, deri në fillim të vitit
2001, kjo organizatë kishte pasur rreth 2500
luftëtarë. Ndërkaq, sipas disa burimeve të tjera,
“Al-Qa’ida” deri në fillim të ndërhyrjes
ushtarake amerikane në Afganistan, kishte
përafërsisht - 6000 deri në - 8000 anëtarë386.
Sikurse me numrin e luftëtarëve, ashtu edhe me
llojin dhe sasinë e armatimit të kësaj organizate,
qarkullojnë informacione të ndryshme. Në këtë
drejtim, numri më i madh i shërbimeve sekrete,
flet për përpjekjet e vazhdueshme të kësaj orga-
nizate për sigurimin e armatimit të caktuar nuklear, si dhe për testimin e llojeve të
ndryshme të helmeve kimike dhe biologjike387.
.: 222 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
383 Para vitit 1988, numri i vullnetarëve islamikë, të ardhur në Afganistan, ishte shumë i vogël. Pas paralajmërimit sovjetik
për t’u tërhequr nga Afganistani, numri i tyre ishte rritur masivisht. Kështu, në fillim të vitit 1990, në të dy anët e kufirit
afgano-pakistanez ishin regjistruar 20.000 vullnetarë, që kishin ardhur nga vende të ndryshme islamike. Krahaso
Schweizer, Yoram/Shai, Shaul: The „Afghan Alumni” Terrorism, www.ict.org.il384 Rolf Tophoven, Fundamentalistisch begründeter Terrorismus; Usama bin Ladin als neuer Typ des Terroristen, në: Kai
Hirschman/Peter Gerhard (Hg), a.a.O., f. 122. 385 Emrat e ndërmarrjeve të themeluara nga Osama bin Ladeni ishin Wadi Al Aqiq, ndërmarrja ndërtimore Al Hijra,
ndërmarrja bujqësore Al Themar Al Mubaraka dhe ndërmarrjet financiare Ladin International dhe Taba Investmentf. Më
gjerësisht: Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 237386 Anthony Davis, UF in crisis over Massoud, Jane´s Defence Weekly 19.09.2001, f. 33.387 Jürgen Roth, Netwerke des Terrors, Hamburg 2001, f. 21.
Al-Zavahiri Ayman dhe Usama Bin Laden
Sa i përket praktikës së zakonshme të shërbimeve sekrete amerikane dhe
të atyre izraelite për infiltrimin e tyre në këtë organizatë, nuk ekzistojnë informa-
cione konkrete. Në këtë drejtim është i njohur vetëm rasti i “L´Housaine
Kherchtou”. Mirëpo, në saje të disa burgosjeve të udhëheqësve të lartë të “Al-
Qa´idas”, si dhe „informacioneve shkencore”, të katër shërbimeve kryesore
sekrete perëndimore,388 janë siguruar informacione të mjaftueshme lidhur me
strukturën organizative, bashkëpunimin me grupet e tjera, qëllimin politik,
strategjinë e veprimeve terroriste, numrin e anëtarëve të mundshëm aktivë, llojin
dhe sasinë e armatimit, etj389.
“Al-Qa´ida” udhëhiqet nga një këshill qendror panislamik, në krye të së
cilit është Osama bin Laden. Në bazë të autorizimeve statutare, kryetari emëron
anëtarët e këshillit qendror dhe udhëheqësit e shërbimeve të larta. Disa anëtarë të
këtij këshilli janë, përkatësisht ishin:
- Dr. Ayman Al-Zavahiri, 1951, shtetas egjiptian, mjek, kryetari i Xhihadit
Islamik, zëvendëskryetar i Këshillit Qendror të “Al-Qa’idas”, këshilltar
ideologjik i Osama bin Ladenit, i dënuar me vdekje nga një gjykatë
egjiptiane (edhe për pjesëmarrje në komplotin për vrasjen e kryetarit
egjiptian, Sadat);
- Muhamad Atef, i njohur si Abu Hafiz (al-Masri), 1950, shtetas
egjiptian, ish oficer i policisë egjiptiane, komandant i forcave të
armatosura të Al-Qaidës, i vrarë më 14.11.2001 afër qytetit
Xhalalabad (një vajzë e tij është e martuar me Muhammedin, djalin
e Osama bin Ladenit);
- Sheik Muhammed Khalid, 37 vjeç, shtetas i Kuvajtit, shef i shërbimit
për organizimin e sulmeve terroriste ndërkombëtare, dyshohet se ishte
ideologu kryesor i sulmit të 11.09.2001 kundër ShBA-së, anëtar i grupit
të Shawqi Istambuli (vëllait të vrasësit të presidentit Sadat), nip i të
dënuarit, Ramzi Yousefi,390 i burgosur më 01.03.2003, në Rawalpindi, në
Pakistan;
- Muhammad Ibrahim al-Makkawi, i njohur si Saif al-Adl, shtetas
egjiptian, ish-kolonel i ushtrisë egjiptiane, shef i shërbimit të sig-
223 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
388 Që nga viti 1993, në katër shërbimet kryesore sekrete perëndimore janë punësuar mbi 1000 punëtorë shkencorë, me qëllim
të analizimit të gjithanshëm të fenomenit Bin Laden dhe „Al-Qa’ida“. Detyrë kryesore e tyre është analizimi i hollësishëm
i protokoleve të marrjeve të ndryshme në pyetje, deshifrimi i bisedave të përgjuara telefonike si dhe vlerësimi i
informatave të siguruara nga aktivitetet e ndryshme operative. 389 Hans-Joachim Heuntze, Völkerrecht und Terrorizmus, në: Kai Hirschmann/Peter Gerhard (Botues), Terrorismus als
welteites Phänomen, Berlin 2000, f. 218.390 Ramzi Yousef ishte dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të kryerjes së sulmit terrorist kundër World Trade Center,
në vitin 1993.
urimit të “Al Qa’idas”, besohet se është emëruar udhëheqës i shër-
bimit të Atefit;
- Zain al-Abdeddin Muhammad Hassan, i njohur si Abu Zabaydah 1971,
palestinez nga Arabia Saudite, zëvendëskomandant i forcave të armato-
sura të “Al-Qa’idas”, i burgosur në mars të vitit 2002 nga një shërbim
special ushtarak amerikan në Pakistan;
- Sulejman Abu Gheith, shtetas i Kuvajtit, përfaqësues për shtyp i “Al-
Qa’idas” (ish-absolvent i Universitetit të Kuvajtit);
- Taufiq al-Atasch, i njohur me emrin “Challad”, shtetas saudit, shef i
shërbimit të sigurimit personal të Osama bin Ladenit. (Challad e ka
njërën këmbë të prerë nga një bombë amerikane);
- Jassir el Dshasin, shtetas i Marokut, koordinator i “Al-Qa’idas” me gru-
pet e tjera terroriste, i burgosur në vitin 2003;
- Abu Subair al-Haili, shtetas saudit, koordinator i “Al-Qa’idas”, i burgo-
sur në qershor të vitit 2002 në Marok;
- Muhammad Odeh, 1965, palestinez, shtetas saudit, organizator i sul-
meve terroriste në Nairobi dhe Dar es-Salam;
- Hawsawi Mustafa Ahmed, ministër i financave të “Al-Qa’idas”, i bur-
gosur në vitin 2003 në Pakistan, etj.
Sipas disa burimeve, anëtarë të Këshillit Themelues të “Al-Qa’idas”, ishin
edhe ideologu i rezistencës afgane, palestinezi, Abdallah Azzam dhe kryetari i ver-
bër i organizatës islamike egjiptiane Gama´a Islamiya, sheiku, Omar Abdur
Rahman391.
Që nga viti 1991 e deri në vitin 1996, Këshilli Qendror i “Al-Qa’idas” ishte
vendosur në Sudan. Në vitin 1996, nga presionet e fuqishme amerikane, Al-Qa’ida
ishte detyruar të kthehej përsëri në bazat e veta të mëparshme në Afganistan. Pas
ndërhyrjes ushtarake amerikane në Afganistan, “Al - Qa´ida” ishte shpartalluar dhe,
sipas disa burimeve informative, një pjesë e saj përsëri është bashkuar dhe lëvizë në
rajonet malore të Afganistanit, që shtrihen përgjatë kufirit verior të Pakistanit392.
Besohet se Al-Qa’ida është e pranishme në rreth 60 shtete të ndryshme të
botës, në mesin e të cilave edhe në ShBA, Francë, Itali, Spanjë, Gjermani,
.: 224 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
391 Omar Abdul Rahman, gjatë tërë kohës së qëndrimit të tij në Afganistan, ishte kujdesur për të ruajtur forcat vullnetare
egjiptiane dhe për t’i kthyer ato sa më shpejt në atdhe me qëllim të fillimit të kryengritjes së armatosur kundër pushtetit
të Mubarakut. Rahman është dënuar me burgim të përjetshëm në ShBA për arsye se ka marrë pjesë në sulmin e vitit 1993
kundër World Trade Center. Anëtarë të Al-Qa’idas janë edhe tre djemtë e sheikut Rahman. Njëri prej tyre ishte udhëhe-
qës i kampit të njohur „Assadalah Abdul Rahman“ që bënte pjesë në Kompleksin terrorist të Daruntës afër
Dzhalalabadit, të bombarduar nga forcat amerikane më 07.10.2001. Më gjerësisht: Anthony Davis, UF in crisis over
Massoud, Jane´s Defence Weekly 19.09.2001, f.44. Krahaso edhe: http://www.ict.org.il/articles/articledet.cfm?arti-
cleid=388392 U.S.Department of State, www.state.gov.; http://www.terrorism.com/analysis/index.shtml (al-Qaida)
Shqipëri, etj393. Në këto shtete Al-
Qa’ida kishte depërtuar kryesisht
përmes shoqatave të ndryshme
humanitare, ndërmarrjeve
ekonomike, refugjatëve politikë, stu-
dentëve dhe depërtimeve të formave
të tjera. Aktivistët e Al-Qa’idas, të
infiltruar në shtetet e ndryshme
demokratike, zakonisht zhvillojnë
jetë normale, deri në çastin e marrjes
së urdhrit të tyre për veprim të caktuar terrorist. Ndërkaq, në shtetet me popullsi
myslimane, “Al-Qa’ida” kishte depërtuar kryesisht me ndihmën e shoqatave të
ndryshme humanitare fetare dhe ish luftëtarëve të Afganistanit394.
Me qëllim të vendosjes së bashkëpunimit institucional me organizatat e
tjera terroriste islamike, si dhe të bashkërendimit sa më të mirë të xhihadit të fillu-
ar islamik, më 23.02.1998 në qytetin afgan, Khost, ishte themeluar “Fronti
Ndërkombëtar Islamik i Luftës Kundër Izraelitëve dhe Kryqëzatave”395. Në bazë të
ideologjive të përbashkëta politike, në kuadër të këtij „fronti”, deri tash janë
bashkuar: Xhihadi Islamik (Egjipt), Gama´a Islamiya (Egjipt), Grupi i Luftëtarëve
Islamikë të Libisë, Armata Islame nga Adeni (Jemeni), Lashkar-e-Taiba dhe Jaish-
e-Muhamad (Kashmir), Lëvizja Islamike nga Uzbekistani, Grupi i Abu Sayyaf
(Filipine dhe Malajzi) si dhe Grupi i Salafistëve dhe ai i Armatosur Islamik - GIA
(Algjeri)396.
225 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
393 Sipas shërbimit sekret gjerman, pas intervenimit ushtarak amerikan në Afganistan, Al-Qa’ida ishte përpjekur të strehonte
rreth 1000 anëtarë të saj në shtetet e ndryshme të Ballkanit. Në këtë drejtim, ajo e kishte siguruar edhe përkrahjen e
Shërbimit Sekret Iranian, i cili u kishte ndihmuar anëtarëve të Al-Qa’idas kalimin nëpër territorin iranian me qëllim të
shkuarjes së tyre në Libanin Jugor. Atje, ata furnizoheshin me dokumente të përshtatshme për udhëtim dhe me ndihmën
e “Hesb Allahut” kishin filluar të strehohen nëpër vendet e ndryshme të Ballkanit. Në bazë të disa dëshmive të caktuara,
Ministria e Mbrojtjes e Izraelit e kishte akuzuar Bosnjën dhe Hercegovinën si „satelit iranian”. Më gjerësisht: Rolf
Tophoven, Fundamentalistisch begründeter Terrorismus: Usama bin Ladin als neuer Typ des Terroristen, në Kai
Hirschman/Peter Gerhard (botues) dhe të tjerët, f. 183-189. Krahaso edhe Fears That Hezb-Allah May Target Jews And
Israelis Overseas, The Jerusalem Report, 29.7.2002, f. 7.394 Sipas revistës ushtarake angleze „Jane´s International Defense Review”, pas tërheqjes së forcave sovjetike nga
Afganistani, atje kishin mbetur 14.000 luftëtarë nga regjionet e ndryshme vullnetare islamike. Prej tyre 5000 kishin qenë
shtetas sauditë, 3000 shtetas jemenë, 2800 algjerianë, 2000 egjiptianë, 400 tunizianë, 370 irakianë, 200 libianë dhe disa
dhjetëra jordanezë. Pas përfundimit të luftës në Afganistan, vetëm një pjesë e vogël e këtyre vullnetarëve ishte kthyer në
shtëpitë e tyre. Një pjesë tjetër kishte migruar në shtetet e ndryshme perëndimore. Ndërsa, gjatë 15 vjetëve të kaluara, një
pjesë e madhe e këtyre luftëtarëve ishte paraqitur në frontet e ndryshme luftarake, si në Algjeri, Uzbekistan, Indi, Çeçeni,
Bosnje, Irak, etj. Krahaso edhe: STRATFOR, Hot Spots in the War on Terror, 01.10.2001.395 Ekstremistët islamikë e interpretojnë politikën ndërkombëtare të shteteve të ndryshme perëndimore si vazhdim i moderu-
ar i kryqëzatave mesjetare kundër botës islame.396 http://www.terrorism.com/analysis/index.shtml, Terrorist Profiles, Al Qaida.
Manifesti kundër izraelitëve dhe të krishterëve
Udhëheqësi karizmatik i “Al-Qa’idas” dhe organizatat e bashkuara terroriste
në „Frontin e Përbashkët Islamik kundër Izraelitëve dhe Kryqëzatave” mendojnë se
është detyrë imperative e tyre lufta kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës,
avangardës së saj Izraelit dhe qeverive joislamike të shteteve të ndryshme mysli-
mane me qëllim të “themelimit të një kalifati panislamik që do të bashkonte të gjithë
myslimanët”397. Sipas Abdullah Azam (njërit prej themeluesve të Al-Qa´idës), “kjo
detyrë imperative nuk do të përmbushet vetëm me çlirimin e Afganistanit ngaqë
xhihadi është detyrë e çdo myslimani dhe detyra e tyre do të përmbushet vetëm
atëherë kur të sundojë Islami në të gjitha shtetet e mëparshme myslimane”
Në mënyrë të ngjashme, kishte deklaruar edhe Osama bin Ladeni që në
vitin e parë të themelimit të Al-Qa’idas: „Myslimanët, kudo në botë, vuajnë nga
agresioni, padrejtësia dhe diskriminimi, të cilat i shkakton koalicioni antiislam i
përbërë nga të krishterët, sionistët dhe pushtetet joislamike të shteteve të ndryshme
myslimane”398. Me qëllim të mënjanimit të këtyre vuajtjeve, ai kishte thirrur botën
islame që të bashkohej me xhihadin e filluar kundër armikut të përbashkët. Sipas
tij „detyrë fetare e çdo myslimani është që të vrasë amerikanë - kudo që i takon
ata... Të gjithë banorët e ShBA-së janë armiq, pavarësisht nga forma e integrimit
të tyre në luftë kundër myslimanëve, si luftëtarë ose pagues të tatimit për shtetin
amerikan”399. Në disa deklarata të veta, Osama bin Ladeni kishte shpjeguar:
„Xhihadi i filluar islamik do të vazhdojë deri sa të çlirohet Xhamia e Al Aqsa dhe
të tërhiqen ushtritë e krishtera nga të gjitha tokat e shenjta myslimane”400. Ndërkaq,
nëpërmjet një deklarate të publikuar në vitin 1998 nga qendra televizive arabe Al
Xhazira, Osama bin Laden e kishte vlerësuar sulmin e parë terrorist kundër World
Trade Center, si shembull madhor, i cili duhet ndjekur nga çdo „besimtar i vërtetë
i Allahut”401.
Gjatë viteve 1992 dhe 1993, komandanti i forcave të armatosura të Al-
Qa’idas Muhamad Atef, i shoqëruar nga bashkëpunëtori i tij, Saif al Adel, kishin
qëndruar disa herë në Somali me qëllim të përgatitjes së sulmeve terroriste kundër
bazave ushtarake amerikane, që vepronin në Somali, në kuadër të misionit Restore
Hope të Kombeve të Bashkuara. Më 03.10.1993, ishte goditur me raketë, një
helikopter transportues ushtarak amerikan, i cili fluturonte mbi Mogadishu.
Ndërkaq, një ditë më vonë ishte sulmuar edhe një patrullë ushtarake amerikane.
.: 226 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
397 Lawrence Wright, Der Tod wird euch finde, DVA Sachbuch; Mynih 2007, f. 91-92398 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 235.399 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 237.400 U.S.Department of State, Patterns of Global Terrorism; http://www.terrorism.com/analysis/index.shtml.401 Lidhur me sulmin e parë të vitit 1993 kundër World Trade Center (gjashtë persona të vrarë), ishte akuzuar dhe dënuar me
burg të përjetshëm edhe kryetari i organizatës islamike egjiptiane, Gama´a-Islamya Sheiku Omar Abdul Rahman. Në
shkurt të vitit 1995, në një qytet pakistanez ishte burgosur (dhe ekstraduar në ShBA) edhe atentatori kryesor i këtij sulmi
terrorist, Ramzi Youssef.
Gjatë këtyre sulmeve, të komanduara nga instruktorët e Al-Qa’idas, ishin vrarë 18
ushtarë dhe shtetas amerikanë.
Në vitin 1993, Al-Qa’ida kishte themeluar dy ndërmarrje ekonomike në
Najrobi (Asma Ltd dhe Tanzanite King), të cilat ishin vizituar disa herë nga
komandanti i forcave të saj të armatosura, Muhamad Atef dhe bashkëpunëtori i tij,
Abu Ubaida el Banshiri. Gjatë fundit të vitit 1993, grupi terrorist i anëtarëve të Al-
Qa’idas në Kenia, kishte vendosur të ndërmerrte sulme kundër një ambasade
amerikane në rajon, në shenjë hakmarrjeje kundër misionit “Restore Hope” të
Kombeve të Bashkuara në Somali. Në këtë drejtim ishte angazhuar shtetasi
amerikan – ish-anëtari i formacionit Green Berets, Ali Mohammed (instruktor i
mëvonshëm ushtarak i Al-Qa’idas), për skicimin, fotografimin dhe sigurimin e
planit të ndërtesës së Ambasadës Amerikane në Najrobi (Kenia). Pesë vjet më
vonë, respektivisht në qershor të vitit 1998, Fahid Muhammed Ali Msalam dhe
Sheikh Ahmed Salim Swedan kishin blerë një automjet transportues të markës
Toyota, të cilin e kishin mbushur me eksploziv, dhe më 07.08.1998 ua kishin
dorëzuar shtetasve sauditë, Assam dhe Mohammad Rashed Daoud Al Owali me
qëllim që të kryenin sulmin vetëvrasës kundër Ambasadës Amerikane në Najrobi.
Shofer i autobombës ishte emëruar anëtari i thjeshtë i Al-Qa’idas, Assam, ndërsa
Mohammad Rashed Daoud Al Owali, i cili ishte specializuar në taktikën e rrëm-
bimit të aeroplanëve dhe përdorimin e mjeteve shpërthyese, ishte emëruar ndihmës
i tij. Në çastin kur autobomba i ishte afruar ambasadës, Al Owali e kishte hedhur
një bombë verbuese në drejtim të rojës dhe kishte kërcyer nga autobomba, ndërsa
Assami kishte drejtuar me shpejtësi makinën deri në përplasjen e fuqishme të saj
me ndërtesën e ambasadës. Në ato çaste kishte shpërthyer autobomba, që kishte
shkaktuar vdekjen e 213 personave dhe plagosjen e rreth 4500 të tjerëve si dhe
227 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
Ambasadat Amerikane në Dar- es- Salam, Tanzani dhe në Najrobi, Kenia më 07.08.1998
shkatërrimin e të gjitha objekteve në afërsi. Si duket planifikuesit e këtij aksioni
nuk e kishin paraparë mundësinë e shpëtimit të ndonjërit prej ekzekutorëve të këtij
aksioni terrorist dhe ishin larguar nga Najrobi. Disa orë më vonë, Mohammad
Rashed Daoud Al Owali, kishte telefonuar në Jemen dhe nga bashkëbiseduesi
kishte kërkuar të holla dhe një dokument udhëtimi me qëllim që të largohej sa më
shpejt nga vendi i ngjarjes. Po ai numër telefoni në Jemen, ishte thirrur më vonë
edhe nga telefoni ajror i Osama bin Ladenit. Lidhur me këtë sulm terrorist ishte
burgosur Mohammad Sadeek Odeh, i cili më vonë i kishte identifikuar atentatorët
kryesorë si anëtarë të Al-Qa’idas dhe të Xhihadit Islamik.
Në të njëjtën ditë dhe me të njëjtën
metodë veprimi ishte kryer edhe një sulm tjetër
terrorist kundër Ambasadës Amerikane në Dar-
es-Salam (Tanzani). Edhe këtu, sikurse në
Najrobi, Ahmed Khfaklan Ghailani dhe Sheik
Ahmed Salim Swedan, kishin blerë një makinë
që ishte përdorur si autobombë kundër
Ambasadës Amerikane. Nga shpërthimi i auto-
bombës në oborrin e ndërtesës së kësaj
ambasade kishin vdekur 11 persona, në mesin e
tyre edhe atentatori kryesor, Mustafa
Muhammed Fadhil, ndërsa ndihmësi i tij,
Khaflan Khamis Mohammed kishte marrë plagë të rënda trupore dhe ishte burgosur.
Duke i komentuar këto sulme terroriste, Osama bin Ladeni për revistën
amerikane „Time Magazine”, të datës 22.12.1998, kishte deklaruar: „Fronti
Ndërkombëtar i Xhihadit Islamik kundër amerikanëve dhe izraelitëve, me ndih-
mën e Allahut e kishte kryer një mrekulli”. Ndërkaq, pyetjes, nëse i njihte person-
alisht atentatorët, ai i ishte përgjigjur: „Çdo mysliman, i cili e rrezikon jetën e vet
për të mirën e Allahut, është burrë i vërtetë. Ata (atentatorët) e kanë liruar popullin
tonë nga turpi dhe si të tillë e gëzojnë respektin tonë”.
Me një fanatizëm të tillë, “Al-Qa´ida”, kishte vazhduar me sulmet e veta
terroriste. Kështu, më 03.01.2000, anëtarët saj në Aden, kishin mbushur një barkë
me eksploziv dhe me një shpejtësi të madhe kishin lundruar në drejtim të një ani-
jeje luftarake amerikane. Mirëpo, në çastin kur ajo e kishte kaluar zonën e sigurisë,
ishte fundosur. Dhjetë muaj më vonë, ishte përsëritur e njëjta taktikë: më
12.10.2000, luftanija amerikane U.S.S.Cole, kishte qëndruar në portin e hapur
detar të Adenit për tu furnizuar me karburante. Befasisht njëra nga disa barkat e
motorizuara, që lundronin në afërsi, „e kishte humbur orientimin” dhe ishte përpla-
.: 228 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
U.S.S. Cole, Aden, Jemen, 12.10. 2000
sur me anijen luftarake amerikane. Nga pasojat e shpërthimit të eksplozivit të
ngarkuar në barkë, kishin vdekur 17 marinarë amerikanë dhe ishin plagosur 39 të
tjerë. Pas këtij sulmi terrorist, dy nga atentatorët vetëvrasës ishin identifikuar si
shtetas sauditë, ndërsa i treti kishte qenë shtetas i Jemenit. Që të tre këta kamikazë
kishin shërbyer në kampet e “Al-Qa’idas“ në Afganistan. Madje, njëri prej tyre
kishte marrë pjesë edhe në përgatitjen e sulmit kundër Ambasadës Amerikane në
Najrobi.
Ndërkaq, më 11 shtator të vitit 2001, në serinë e sulmeve kundër institu-
cioneve më vitale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte kryer edhe sulmi më
i fuqishëm dhe më i njohur terrorist në historinë njerëzore: në orën 08:45 minuta,
aeroplani i rrëmbyer amerikan „Boeing 767” i kompanisë American Airlines me 92
udhëtarë, ishte përplasur për gradaçelën veriore të World Trade Center në Nju-
Jork. 18 minuta më vonë, aeroplani tjetër „Boeing 767”, po ashtu i rrëmbyer, i
kompanisë United Airlines me 65 udhëtarë, ishte përplasur për gradaçelën tjetër,
atë jugore të World Trade Center. Një orë më vonë, aeroplani i tretë, gjithashtu i
rrëmbyer amerikan „Boeing 757” i kompanisë „American Airlines“ me 58 udhë-
tarë ishte përplasur mbi kompleksin e ndërtesave të Ministrisë së Mbrojtjes
Amerikane (Pentagon) në Uashington. Ndërsa, aeroplani i katërt, gjithashtu i tipit
„Boeing 757” i rrëmbyer në Nju-Jork me 45 udhëtarë, i cili sipas disa
parashikimeve duhej ta sulmonte Shtëpinë e Bardhë, ishte rrëzuar nga konflikti i
udhëtarëve me rrëmbyesit, në një fushë afër Shanksville në Pensilvani. Këto sulme
të kryera nga 19 terroristë402, kishin shkaktuar vdekjen ose zhdukjen e rreth 3000
personave dhe pasoja të ndryshme ndërkombëtare403.
Edhe pas këtij sulmi, Al-Qa’ida e kishte vazhduar aktivitetin e vet terrorist.
Më 11.04.2002, ajo e kishte sulmuar edhe një sinagogë izraelite në Tunizi. Nga
shpërthimi i bombave të montuara në oborrin e sinagogës, kishin vdekur 19 per-
sona (prej tyre 14 turistë gjermanë) dhe ishin plagosur 22 të tjerë. Al-Qa’ida është
229 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
402 Udhëheqës të këtij grupi terrorist kishin qenë shtetasi egjiptian, Muhammad Atta, shtetasi i Emirateve të Bashkuara Arabe,
Marwan al-Shehhi dhe shtetasi libanez, Zian Jarrah. Roli dhe pozicioni i Hani Hanjour në këtë aksion ende nuk është
ndriçuar. Ndërkaq, 15 atentatorët e tjerë, të gjithë shtetas sauditë, gjatë kryerjes së këtij aksioni nuk kishin pasur ndonjë
autorizim komandues. Ndërkaq, një anëtar i grupit nuk është identifikuar. Më gjerësisht shih: Steinberg, Guido: Usama
bin Ladin und Saudi Arabien. Hintergründe der Terroranschläge des 11. September, në KAS-Auslandsinformationen,
Nr.11/2001, f.18-23.403 Kapiteni i aviacionit afgan Rasul Pervez (pseudonim), kishte shpjeguar se si i kishte stërvitur 14 kandidatë vetëvrasës në
Afganistan. Ai dhe dy pilotë të tjerë të flotës afgane, “Ariana“, në vitin 1999 ishin urdhëruar të ushtronin një grup
vullnetarësh islamikë se si drejtohen aeroplanët. Një vit më vonë kishin përfunduar stërvitjet përkatëse dhe që nga ajo
kohë asnjëri nga instruktorët nuk i kishte takuar dhe as që kishte dëgjuar ndonjë gjë për ish-nxënësit e vet. Në të vërtetë
„që në fillim ishim informuar se u ndalohej të interesoheshin për të mësuar çfarëdo qoftë për identitetin ose për të dhëna
të tjera personale të këtyre kandidatëve. Ne vetëm e dinim se fjala ishte për fanatikë fetarë”. Sipas prezantimeve të tyre,
ata kishin qenë arabë dhe pakistanezë, të cilët kishin siguruar pasaporta evropiane. Në stërvitjen e tyre kishte marrë pjesë
edhe gjenerali i pensionuar pakistanez, Aslam Khan. Më gjerësisht, shih: Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin
und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 55-56
përgjegjëse edhe për atentatin e 08.10.2002 kundër një ushtari amerikan në Kuvajt
dhe sulmin e fuqishëm terrorist, të datës 12.10.2002, kundër qendrës turistike Bali,
nga pasojat e të cilit kishin vdekur 180 persona.
Më 01.03.2003, në lagjen veriore,
Rawalindi të Islamabadit, Njësiti Special i
Policisë Federale Amerikane, FBI, kishte bur-
gosur shefin e operacioneve terroriste
ndërkombëtare të Al-Qa’idas dhe ideologun e
sulmit të 11.09.2001, Khalid Sheikh
Mohammad404. Burgosja e tij kishte ndihmuar
të zbuloheshin dhe të burgoseshin edhe të 11
funksionarët e tjerë të lartë të Al-Qa’idas, në
mesin e të cilëve edhe marokeni, Jassir el
Dshasin, i cili ishte përgjegjës për komu-
nikimin dhe bashkëpunimin e Al-Qa’idas me
grupet e tjera terroriste. Khalid Sheikh
Mohammad gjatë marrjes së tij në pyetje,
kishte deklaruar se në nëntor të vitit 2002 në
provincën malore Pakistaneze Belushistan,
ishte takuar me Osama bin Ladenin. Që nga
ajo kohë e deri më tash, ky territor dhe disa të
tjera janë nën observimin e përgjithshëm satelitor dhe veprimin operativ të
njësiteve elite antiterroriste amerikano-britanike me qëllim të burgosjes ose
likuidimit të fenomenit Osama bin Laden. Kështu që nga fillimi i luftës ndërkom-
bëtare kundër Al-Qa’idas, në pjesë të ndryshme të botës, janë burgosur mbi 2700
aktivistë të saj dhe janë likuiduar rreth 2000 të tjerë, në mesin e të cilëve edhe 10
funksionarë të lartë. Sipas Institutit për Studime Strategjike të Londrës, Al-Qa’ida
aktualisht posedon rreth 20 udhëheqës të ndryshëm dhe 18.000 terroristë të mund-
shëm. Ç’është e vërteta, me këtë shifër është kalkuluar në bazë të numrit të
përgjithshëm të aktivistëve islamikë nga shtetet e ndryshme të botës, të cilët me
ndërmjetësimin e Al-Qa’idas ishin ushtruar në kampet e ndryshme për stërvitje ter-
roriste në Afganistan ose Pakistan.
Me gjithë goditjet e pësuara, “Al-Qa’ida” vlerësohet si organizatë shumë e
fuqishme transnacionale, e cila mund të jetojë me gjenerata. Në rrethanat e ndjek-
jeve të përhershme, ajo nuk synon organizimin e ndonjë rezistence të armatosur
.: 230 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
New York, World Trade Center 11.09.2001
404 Në kuadër të gotitjeve të pësuara, duhet parë edhe likuidimi i një formacioni të tërë të Al-Qa’idas, më 30.03.2003 në Sanaa
të Jemenit, nga një njësit antiterrorist amerikan. Në mesin e të vrarëve ishte identifikuar edhe shefi i degës së kësaj
organizate për Jemenin, Kaed Sinan el Harthi.
ose krijimin e bazave ushtarake.
Aktualisht të gjitha përpjekjet e veta
duket se “Al-Qa’ida” i ka orientuar në
drejtim të kthimit të anëtarëve të vet,
në shtetet e mëparshme të tyre, me
qëllim të rekrutimit të anëtarëve të
rinj, për përgatitjen e kryengritjeve të
armatosura. Kështu disa anëtarë të
“Al-Qa’idas”, ishin kthyer në
Arabinë Saudite, Irak, Sudan, Kenia,
Jordani, Turqi, etj., duke i formuar në
këto shtete edhe grupet e veta terroriste. Ndërkaq, dy udhëheqësit kryesorë Osama
bin Laden dhe Al-Zavahiri Ayman, përpiqen vetëm për strehimin e sigurt të tyre
dhe daljen e kohëpaskohshme në internet me qëllim të koordinimit të aktiviteteve
të grupeve të tyre terroriste, të shpërndara nëpër vende të ndryshme të botës.
Përveç veprave të kryera, janë interesante edhe disa përpjekje të dështuara
terroriste të Al - Qa´idas, si ajo për vrasjen e Papës Gjon Palit të Dytë gjatë vizitës
së tij në Manilë në vitin 1994. Plani për vrasjen e Hosni Mubarakut gjatë vizitës së
tij në Adis-Abebë në vitin 1995 dhe ai për vrasjen e Bill Klintonit gjatë vizitës së
tij të paralajmëruar në Filipine, gjithashtu në vitin 1995.
Në kontekst të përpjekjeve të dështuara të “Al-Qa’idas”, duhen parë edhe
disa përgatitje të sulmeve masive kundër pranisë së shtetasve të huaj në Jordani.
Rasti më karakteristik ishte ai i muajit prill të vitit 2004, i cili kishte qenë i orien-
tuar në drejtim të shkatërrimit të kryeqytetit dhe mënjanimit komplet të udhëheq-
jes shtetërore jordaneze. Pranë disa ndërtesave shtetërore dhe qendrave turistike në
Aman ishin pozicionuar disa kamionë të mbushur me eksploziv dhe helme kimike.
Mirëpo, në çastin e fundit kur pritej urdhri për veprim, Shërbimi Sekret Jordanez,
i ndihmuar nga disa shërbime perëndimore, e kishte penguar katastrofën e plani-
fikuar. Edhe ky sulm i dështuar terrorist, e sqaron qëllimin politik të Al-Qa’idas:
mënjanimin e pushteteve joislamike të shteteve islame dhe dëbimin e elementeve
të tjera fetare nga tokat myslimane.
Në fund të muajit maj të vitit 2007, shtetasi egjiptian Mustafa Ahmad Abu
al-Yazid, në një intervistë dhënë mediave „as-Sahab“ ishte prezantuar si udhëhe-
qës i degës së „Al-Qai´dës“ në Afghanistan. Përmes kësaj interviste, Al-Yazid i
kishte bërë apel të gjitha forcave myslimane për ofrimin e përkrahjes së tyre ndaj
„Talebanëve“. Gjatë kësaj interviste ai kishte shpjeguar edhe kuptimin e xhihadit
islamik që po zhvillohet në Afghanistan.
231 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
Sulmi terrorist në Spanjë Madrid, 11.03.2004
5.1. Degët e Al-Qa´idës
Al-Qa’ida në Irak. Në vitin 2004, jor-
danezi Ahmad Fadil Nazal al-Khalaila i njohur
si “Abu Mus’ab al-Zarqawi”, e kishte themelu-
ar grupin terrorist “Al-Qa´ida në Irak”. Në janar
të vitit 2006, ai e kishte themeluar edhe
“Këshillin e Muxhahedinëve në Irak” („Majlis
Shura al-Mujahidin fil-Iraq“), që kishte për qël-
lim bashkimin e të gjitha forcave kryengritëse
sunite në Irak. Gjatë vitit 2006, në kuadër të
këtij këshilli kishin vepruar “Al-Qa´ida në Irak”
dhe shtatë grupe të tjera kryengritëse.
Pas vrasjes së Al-Zarqawit më 07.07.2006 nga forcat ajrore amerikane,
udhëheqës i grupit “Al-Qa´ida në Irak” ishte emëruar shtetasi egjiptian Ayyub al-
Masri, i njohur me nofkën “Abu Hamza al-Muhajir”. Sipas shembullit të paraard-
hësit të vet, edhe Ayyub al-Masri (Abu Hamza al-Muhajir), e kishte themeluar
organizatën „Ndihmë al-Mutayyabin“, me qëllim të bashkimit të “Këshillit të
Muxhahedinëve në Irak” dhe të gjitha grupeve të tjera xhihadiste, si dhe disa fiseve
kryengritëse sunite në Irak, në luftë kundër shtetit të ri irakian dhe aleatëve të tij
perëndimorë. Disa muaj pas themelimit të “Këshillit të Muxhahedinëve në Irak”,
kryetari i tij Ayyub al-Masri (Abu Hamza al-Muhajir), në verën e vitit 2006, duke
u prezantuar si “Emir i Irakut”, kishte shpallur organizatën e tij “Shteti Islamik i
Irakut”. Gjatë prezantimeve të mëvonshme, Ayyub al-Masri kishte deklaruar se
shtetin e tij islamik të Irakut, e ushtron edhe funksionin e “Ministrit të Luftës në
Irak” dhe si i tillë është komandant i “Ushtrisë së Shtetit Islamik të Irakut” të qua-
jtur „Al-Siddiq-Brigade“405.
Ayyub al-Masri është i njohur për sulmet brutale kundër popullsisë civile në
Irak. Sipas shumë vrojtimeve, pikërisht ky gabim strategjik, kishte ndikuar në
rënien e shpejtë të besueshmërisë dhe përkrahjes së forcave të „Al-Siddiq-
Brigade“ nga populli dhe forcat e tjera kryengritëse irakiane dhe ato xhihadiste
ndërkombëtare në Irak406.
Si reagim ndaj dhunës terroriste që ushtronte “Ushtria e Shtetit Islamik të
Irakut” kundër popullit irakian, në shtator të vitit 2007, në kuadër të “Këshillave
Sahwa” ishin themeluar edhe dy grupe militante proqeveritare „Fronti për
.: 232 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
Al-Zarqawi
405 Bundesamt für Verfassungsschutz, Berlin 2008, Der Verfassungsschutzbericht 2007, f. 188 - 189406 Bundesamt für Verfassungsschutz, Berlin 2009, Der Verfassungsschutzbericht 2008, f. 213
Ndryshim dhe Xhihad“
dhe „Brigadat e
Revolucionit të vitit
1920“. Që në ditët e
para të themelimit të
tyre, këto brigada pro-
qeveritare u kishin
shkaktuar humbje kapi-
tale formacioneve të
“Al-Qa´idës në Irak”
dhe forcave të „Al-
Siddiq-Brigade“. Pas
këtyre humbjeve, forcat
e shtetit islamik të
Irakut ishin tërhequr
nga territoret Al-Anbar
dhe Bagdat dhe kishin synuar vendosjen e tyre në krahinat e Mosulit, Ninives dhe
të Diyalës. Pas këtyre luftimeve, në vitin 2007, për herë të parë (që nga fillimi i
233 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
Sulmet terroriste vetëm në Irak dhe sulmet terroriste në pjesët tjera të botës
Zhvillimi i dhunës politike në Irak nga viti 2004 deri në fund të vitit 2008
Burimi: infidelsarecool.com
Burimi: National Counterterrorism Center, 2008 Report on Terrorism ,Washington 2009
luftës), kishin shënuar rënie sulmet terroriste në Irak. Padyshim se suksesi i luftës
kundër “Al-Qa´idës në Irak” dhe kundër forcave të „Al-Siddiq-Brigade“, ishte
arritur edhe përmes krijimit të disa formacioneve të armatosura sunite, si “Anbar
Awakening”, “Sahwa-Raete” dhe „Sons of Iraq“407.
Në drejtim të çlirimit të Irakut dhe ndërtimit të një shteti islamik në Irak,
“Al-Qa´ida në Irak” përpiqet për mobilizimin e të gjitha forcave “islamike” në botë,
me qëllim të zhvillimit të një “xhihadi të përbashkët” në Irak408. Kjo dëshmohet edhe
përmes gjetjes së të dhënave personale të qindra muxhahedinëve të ardhur gjatë
viteve 2006 dhe 2007 nga pjesët e ndryshme të botës (dhe viset Ballkanike) në Irak.
Në këtë drejtim, edhe Osama bin Laden me 29.12.2007 kishte apeluar për
bashkimin e të gjitha forcave “muxhahedine” me “Shtetin Islamik të Irakut”409.
Mirëpo, më datën 24.09.2008, “Emiri i Irakut” Ayyub al-Masri, me rastin e
përvjetorit të dytë të “Al-Qa´idës në Irak”, kishte deklaruar se për “Shtetin Islamik
të Irakut” më mirë është “vrasja e një renegati se vrasja e 100 të krishterëve”410.
Sipas këtij qëllimi, gjatë viteve të fundit, janë kryer shumë më tepër sulme terror-
iste (kryesisht kundër popullsisë civile) në Irak, sesa në të gjitha pjesët e tjera të
botës. Sipas shërbimeve të ndryshme informative, që nga fillimi i luftës e deri në
mars të vitit 2009, në Irak janë vrarë 4577 ushtarë të koalicionit dhe rreth 100.000
shtetas irakianë.
Al-Qa´ida në Jemen: Disa vjet para themelimit të „Al-Qa´idës në Irak“,
ishte themeluar grupi terrorist „Al-Qa´ida në Jemen“. Në vitin 2002, ishte paraqi-
tur edhe krahu ushtarak i këtij grupi terrorist me emrin „Jund al-Jemen Brigaden“
(JaJB). Sipas vlerësimit të ShBA-së, në vendlindjen e babait të Osama bin Ladenit
“Al-Qa´ida kontakton me rreth 1000 persona”411.
Pas sulmit terrorist më 12.10.2000, kundër luftanijes amerikane
U.S.S.Cole, „Al-Qa´ida në Jemen“ ishte orientuar kryesisht kundër industrisë së
naftës dhe institucioneve shtetërore në Jemen. Kështu më 30.05.2008, ishte sul-
muar Rafineria e Naftës në Aden, ndërsa me 25.07.2008, ishte kryer një sulm
vetëvrasës kundër një stacioni policor në Sayun, etj. Mirëpo, sulmi kundër
Ambasadës Amerikane në Sanaa, i datës 17.09.2008, kishte dëshmuar se në shën-
jestër të këtij grupi terrorist janë edhe interesat perëndimore në Jemen. Pas këtij
.: 234 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
407 „Sons of Iraq“ numëron rreth 70.000 persona të armatosura. Që nga fillimi i vitit 2008 pjesëtarët e „Sons of Iraq“, sipas
përkatësisë së tyre fisnore, kishin filluar integrimin e tyre gradual në njësitet e rregullta policore, gardën kombëtare dhe
ushtrinë irakiane. Nga nëntori i vitit 2008, pjesëtarët e këtij formacioni, nuk paguhen më nga forcat aleate, por i marrin
pagat e tyre nga qeveria irakiane. Më gjerësisht: Bundesamt für Verfassungsschutz, Berlin 2009, Der
Verfassungsschutzbericht 2008, f. 214.408 Më gjërësisht: Bundesamt für Verfassungsschutz, Berlin 2008, Der Verfassungsschutzbericht 2007, f. 189409 Po aty, f. 195410 Bundesamt für Verfassungsschutz, Berlin 2009, Der Verfassungsschutzbericht 2008, f. 214411 http://www.antimilitarismus-information.de/ausgaben/2002/2-02_4.pdf
sulmi, në vjeshtën e vitit 2008, kishte pasuar një operacion i gjerë policor, që kishte
rezultuar me burgosjen e disa personave të kërkuar. Që nga ajo kohë, aktiviteti i
këtij grupi terrorist është në rënie e sipër.
Al-Qa´ida në Siujdhesën Arabe: Në fillim të vitit 2003, në Arabinë
Saudite ishte themeluar „Al-Qa´ida në Siujdhesën Arabe“412. Në shënjestër të këtij
grupi terrorist janë shteti saudit, industria e naftës dhe interesat perëndimore në
Arabinë Saudite.
Kështu, në maj të vitit 2004, që qytetin Chobar ishte kryer një sulm i
fuqishëm terrorist që kishte shkaktuar vdekjen e 22 personave dhe ishin rrëmbyer
në intervale të ndryshme kohore, rreth 250 shtetas të huaj. Në Arabinë Saudite,
janë të punësuar rreth 250.000 shtetas amerikanë dhe anglezë kryesisht në indus-
trinë e naftës saudite, të cilët trajtohen nga forcat ekstremiste si pushtues.
Në janar të vitit 2006, ishte penguar shpërthimi i eksplozivit të vendosur në
një rafineri të naftës në Siujdhesën Arabe. Gjatë këtij aksioni, ishin likuiduar dy
terroristë që ishin nisur në drejtim të rafinerisë me makinat e tyre të mbushura me
eksploziv.
Pas disa veprimeve të ngjashme terroriste, në prill të vitit 2007, ishin bur-
gosur 172 anëtar të grupit „Al-Qa´ida në Siujdhesën Arabe“, të cilët kishin plan-
ifikuar sulme të ndryshme terroriste kundër industrisë së naftës në Arabinë
Saudite. Pas kësaj goditje, në shtator të vitit 2009 „Al-Qa´ida në Siujdhesën
Arabe“, kishte tentuar përsëri kryerjen e një aksioni vetëvrasës kundër një
ndërtese të industrisë së naftës saudite. Gjithashtu edhe kësaj here, forcat qever-
itare kishin likuiduar dy femra të ngarkuara me eksploziv që kishin tentuar
përmes sharmit të tyre, të hyjnë në ndërtesën e rafinerisë. Në fund duhet theksuar
faktin se atdheu i Osama bin Ladenit, Arabia Saudite, është e njohur për poten-
cialin e vet terrorist, ngaqë në sulmin e 11.09.2001, kundër Shteteve të Bashkuara
të Amerikës, kishin marrë pjesë 15 shtetas të Arabisë Saudite, nga gjithsej 19 sul-
muesit vetëvrasës.
“Al-Qa´ida në Maghrebin Islamik”: Ky grup terrorist vepron në pjesë të
ndryshme të Afrikës Veriore dhe Shkretëtirës së Saharës. Sipas vlerësimeve
zyrtare, në vitin 2005, ky grup terrorist kishte rreth 800 anëtarë aktivë, ndërsa në
vitin 2006, rreth 500 anëtarë. Sipas disa publikimeve, aktualisht ky grup terrorist
posedon rreth 300 deri 400 anëtarë aktivë dhe vepron kryesisht në drejtim të rrëm-
bimit dha shantazhimit të shtetasve të huaj që vizitojnë shkretëtirat e Saharës413.
235 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
412 Guido Steinberg, Al-Qaida, Bundeszentrale für Politische Bildung, www.bpb.de/themen/OS150Q,1,0,Al Qaida.html.413 Dr. Arndt Freiherr Freytag von Loringhoven, Vizepräsident des Bundesnachrichtdienst, 7 Jahre nach 9/11 – wo stehen wir
mit al-Qa’ida? Sicherheitskonferenz Bahn 2008, am 18. November 2008, f. 4. Krahaso: http://www.n-tv.de/politik/Suche-
nach-Attentaetern-in-Algier-article222268.html
5.2. Kush është Osama bin Ladeni?
Osama bin Laden, lindi në vitin 1955 në
qytetin saudit Dshilda. Babai i tij, Muhamad bin
Laden kishte prejardhje nga rrethina e Hadramaut
të Jemenit dhe ishte njëri nga ndërmarrësit më të
suksesshëm sauditë414. Ai kishte raporte miqësore
edhe me familjen mbretërore dhe si i tillë kishte
arritur ta fitonte besimin për projektimin dhe zgjer-
imin e kompleksit të Xhamisë në Mekë (qendrës
fetare të Islamit). Sidomos ky besim e kishte avan-
cuar familjen “Bin Laden” në nivelin e familjeve më të respektuara saudite të kohës415.
Në saje të autoritetit dhe pasurisë që kishte (rreth pesë miliardë dollarë),
familja “Bin Laden” kishte arritur të vendoste raporte të ndryshme edhe me person-
alitete të tjera eminente botërore, në mesin e tyre edhe me familjen amerikane Bush:
në Ndërmarrjen Amerikane të Armatimit “Carlyle Group”, kishin investuar babë e
bir, pikërisht dy kryetarët e mëparshëm të ShBA-së - Xhorxh Bush. Në të njëjtën
ndërmarrje amerikane, familja “Bin Laden”, kishte investuar dy milionë dollarë416.
Në mes këtyre dy familjeve, gjatë viteve 1976 - 1988, ishte vendosur një raport edhe
më konkret afarist: Ndërmarrja “Saudi Binladin Group”, e cila udhëhiqej nga Salem
bin Laden, kishte investuar në formë të blerjes së aksioneve, në firmën e naftës
Arbusto Energy, e cila ishte pronë e ish-kryetarit amerikan, Xhorxh Bush417.
Emri Osama bin Laden, i shkruar në gjuhën arabe është i qartë. Mirëpo,
ndryshon shqiptimi i tij në dialektet e ndryshme arabe. Kështu, edhe autorët e
ndryshëm perëndimorë, duke u përpjekur që ta shkruajnë emrin e tij në mënyrë sa
më autentike, duket se ishin bazuar së tepërmi në shqiptimet e ndryshme arabe. Në
këtë mënyrë emrin “Bin Laden” në evidencat dhe literaturat e ndryshme e gjejmë
të shkruar edhe si Ben Laden, Bin Laden, bin Laden, etj. Ndërkaq, emri Osama nga
amerikanët shqiptohet lehtë si Yusama. Nga ky shqiptim është praktikuar edhe
shkrimi i emrit të tij si Osama418.
Sipas traditës arabe, Muhamad bin Laden ishte martuar me dhjetë gra, me
të cilat kishte 57 fëmijë. Sipas po asaj tradite edhe djali i 17-të i tij, Osama (nëna
e të cilit ishte një palestineze), ishte martuar në moshën 17 vjeçe (me një vajzë siri-
.: 236 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
Osama bin Ladini
414 Krahaso: Roland Jacquard, Die Akte Usama bin Ladin, München 2001, f. 12-31415 Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001, f. 31. 416 Më gjerësisht shih: Daniel Golden (u.a.) Bin Laden Family could profit from a jump in Defense Spending, Wall Street
Journal 27.09.2001.417 Rick Wiles, Bush´s Former Oil Company Linked to Bin Laden Family, Amerikan Freedom,News 03.10.2001.418 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 233-255.
ane) dhe tash jeton në bashkësi martesore me katër gra. Djali i parë i Osamas, e
kishte përtërirë emrin e gjyshit të vet dhe ishte pagëzuar Muhamad. Nga kjo pikë-
pamje, Osama bin Laden sipas zakonit arab quhet edhe Abu Muhamad (babai i
Muhametit). Sipas këtyre rregullave, emri i plotë i Osama bin Ladenit është Abu
Muhamad Osama bin Muhamad bin Laden.
Osama bin Laden ishte rritur në një familje të pasur dhe autoritative arabe
dhe si i tillë nuk kishte përjetuar ndonjë vështirësi ose brengë rinore. Madje, as në
rrethin e tij shoqëror nuk ishte evidentuar ndonjë disponim i rëndësishëm
antiperëndimor. Kjo argumentohet edhe me faktin se disa nga vëllezërit e tij kishin
studiuar në ShBA. Madje, një vëlla i tij, i quajtur Tariq bin Laden, jeton ende dhe
punon atje si drejtor i një fondacioni humanitar arab419.
Që në moshën rinore, Osama bin Laden, në forma të ndryshme kishte filluar
të punonte në ndërmarrjen ndërtimore të babait të tij. Gjatë asaj kohe ai kishte filluar
të lexonte shkrime të shumta fetare, të cilat referonin për të kaluarën fetare të popujve
të ndryshëm arabë. Pa dyshim që shkrimet e tilla kishin ndikuar në shtimin e dëshirës
për përkushtim fetar. Nga ana tjetër, ishte vërejtur edhe një zbehje e aspiratave rinore
për studime të larta universitare. Pavarësisht nga këto ndikime, më 1979 Osama bin
Laden kishte arritur të diplomojë në Fakultetin Ekonomik të Universitetit Mbretëror
„Abdel-al-Asis” në Xhedah420. Në të njëjtin vit ishte refuzuar kërkesa (dëshira e
parashtruar) e tij për punësim në policinë saudite „Mutawwa”„me qëllim të detyrim-
it të popullit për t’u falur pesë herë në ditë dhe për të shkuar rregullisht në xhami”421.
Në vitin 1980, pra një vit pas pushtimit sovjetik në Afganistan, Osama bin
Laden kishte udhëtuar në qytetin verior pakistanez, Lahore, me qëllim të informim-
it lidhur me kryengritjen e filluar afgane dhe ofrimit të disa ndihmave422. Nikoqire e
237 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
419 Më gjerësisht shih: Daniel Golden (u.a.) Bin Laden Family could profit from a jump in Defense Spending, Wall Street
Journal 27.09.2001.420 Sipas disa të dhënave autobiografike ai kishte studiuar Fakultetin Ekonomik në Jiddah. Roland Jacquard, Die Akte Usama
bin Ladin, München 2001, f. 77.421 www.discoveri.com. Krahaso edhe: Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus,
Ullstein 2001 München, f. 24-36.422 Deri në maj të vitit 1985 kryengritja afgane zhvillohej nga shtatë organizata të pavarura politike sunite dhe tri shiite të
bashkuara me ndërmjetësimin iranian. Pas këtij viti, sipas marrëveshjes së arritur në qytetin pakistanez, Peshavar,
përfaqësuesit e Partisë së Allahut, të kryesuar nga Gulbuddin Hekmatiar, Partisë tjetër të Allahut të kryesuar nga Yunis
Khalis, Bashkësisë Islame, Aleancës Islame për Çlirimin e Afganistanit, Frontit Kombëtar Islamik, Frontit
Nacionalçlirimtar dhe Lëvizjes Revolucionare Islamike, kishin themeluar formacionin e përbashkët kryengritës të quajtur
„Islami-Itehad-Afganistan Mudjaheddin“ (Bashkimin e Luftëtarëve Islamikë të Afganistanit). Në bazë të këtij formacioni
të bashkuar kryengritës, luftëtarët e Afganistanit quheshin muxhahedinë.
Qeveria Pakistaneze e udhëhequr nga gjenerali Zia ul-Haq, nuk i kishte përkrahur forcat kombëtare, por vetëm ato fetare
afgane. Në këtë mënyrë, vetëm kryengritësit muxhahedinë kishin pranuar ndihmën ndërkombëtare, e cila kalonte kryesisht
nëpër territorin pakistanez. Kjo kishte ndikuar edhe në krijimin e bindjes se lufta afgane ishte një luftë fetare, e cila zhvillohej
në mes të komunistëve dhe islamistëve. Nga një bindje e tillë, kishin vepruar edhe ideologët islamikë në drejtim të krijimit të
rrethanave për themelimin e një shteti islamik në Afganistan. Sidomos pas paralajmërimit sovjetik për tërheqje nga Afganistani,
ishte paraqitur një vërshim masiv i vullnetarëve islamikë në Pakistan dhe Afganistan me qëllim të themelimit të një baze për
veprim edhe në shtetet e tjera islame. Krahaso: Brogan Patrick, Die Unruhe der Welt, Afganistan, Darmstadt 1990, f. 141-146
tij kishte qenë Partia Islame e Pakistanit (Jama´ar-e Islami), e cila atëherë kon-
siderohej si degë e organizatës terroriste egjiptiane, Gama´a Islamya. Gjatë vizitave
të mëvonshme, Osama bin Ladeni ishte njohur me palestinezin, Abdullah ´Azzam
(njërin nga ideologët e organizatës islamike palestineze HAMAS), i cili gjatë asaj
kohe ligjëronte në Universitetin Ndërkombëtar Islamik në Islamabad423. Nga ndjen-
jat e krijuara solidare dhe ndikimi autoritativ i profesorit, Osama bin Ladeni kishte
vendosur që të integrohej në lëvizjen kryengritëse afgane. Gjatë kësaj lufte çlir-
imtare, ai kishte vepruar me emrin „Abu Abdullah” dhe së bashku me udhëheqësin
e Xhihadit Islamik egjiptian, Aliman Az-Zawahiri kishin punuar në drejtim të
formimit të „Brigadave Vullnetare Islamike”, financimi i të cilave ishte bërë krye-
sisht nga Arabia Saudite, ndërsa armatimi i tyre në vlerë prej tre miliardë dollarëve,
ishte bërë në mënyrë të tërthortë nga Shërbimi Sekret Amerikan CIA - nëpërmjet
Shërbimit Sekret Pakistanez, ISI. Nga ky realitet, shumë politologë bashkëkohorë,
në mesin e tyre edhe kryetari egjiptian, Mubarak, më 14.09.2001, kishte deklaruar:
„Sikurse brigadat vullnetare muxhahedine, ashtu edhe trashëgimtarja e tyre Al-
Qa´ida dhe ideologu Osama bin Laden, nuk janë asgjë tjetër përveç produkte të
veprimeve të caktuara politike amerikane”424.
Në vitin 1968, kishte vdekur në mënyrë tragjike (nga rrëzimi i helikopterit)
Muhamad bin Laden. Që nga ajo kohë, djali i tij Osama, 13 vjeç, kishte trashëguar
rreth 80 milionë dollarë. Ndërkaq, pjesa e përgjithshme e pasurisë familjare, e cila
i kishte takuar, ishte vlerësuar në rreth 300 milionë dollarë. Zotërimi i një pasurie
të tillë, pa dyshim që i kishte mundësuar Osama bin Ladenit sponsorimin e gru-
peve të ndryshme terroriste (disa banka afrikane dhe arabe, sipas rregullave të
tyre afariste nuk i kanë pezulluar depozitimet financiare dhe llogaritë e ndryshme
rrjedhëse të Osama bin Ladenit, talebanëve dhe personave të tjerë të sank-
sionuar425). Në bazë të dëshmive në dispozicion , ministri egjiptian i Punëve të
Brendshme, Gjeneral Habin Al-´Adli, në vitin 1999, kishte deklaruar: „Osama bin
Ladeni është sponsoruesi kryesor i xhihadistëve në Nil”. Raporte të tilla të
ngjashme zyrtare, kishin ofruar edhe shtetet e tjera me popullsi myslimane426.
.: 238 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
423 Fighel, Yoni, Shekih Abdullah Azzam, Bin Laden´s Spiritual Mentor, zituar sipas www.ict.org.il.424 Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001, f. 32. 425 Probleme të një natyre tjetër ishin paraqitur edhe në Amerikë, Angli, Gjermani, Francë dhe Austri. Duke i krahasuar emrat
e pronarëve të llogarive dhe deponimeve të ndryshme financiare me emrat e personave të evidentuar në listën e zezë
(anëtarët e grupeve të ndryshme terroriste dhe të pushtetit Taleban), bankat e këtyre vendeve kishin hasur në vështirësi të
papritura: në Gjermani ishin evidentuar rreth 100.000 afganë dhe tre milionë myslimanë, të cilët kishin emra të ngjashëm
me emrat e regjistruar në listën e personave të sanksionuar, lëvizjet financiare të të cilëve duheshin kontrolluar,
mbikëqyrur ose pezulluar. Shërbimi Sekret dhe policia austriake edhe para 11 shtatorit 2001, i kishte pezulluar disa
depozitime financiare të personave ose shoqatave të ndryshme islamike, të cilat nuk kishin arritur që ta argumentonin
prejardhjen e mjeteve të tyre financiare. 426 S.Tasríhátí, Rúzu i-Yúsuf, Nr.3686, 1.2., 1999, f.12. Cituar sipas Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der
Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 33.
Në vitin 1984, në afërsi të qytetit Peshavar, i cili gjendet në afërsi të kufir-
it verior me Pakistanin, Abdullah ´Azzam (një palestinez nga Jordania), kishte
hapur një zyrë të shërbimeve të përgjithshme për muxhahedinët arabë me emrin
Maktabu l-khidamt. Ndërsa, dy vjet më vonë, në të njëjtin rajon kufitar me
Pakistanin, Osama bin Laden, kishte ndërtuar një kamp për ushtrime luftarake të
njohur me emrin „Masadda“ (Kështjella e Luanëve), në të cilin rekrutoheshin
kryesisht vullnetarët islamikë të ardhur nga Egjipti, Algjeria, Arabia Saudite dhe
Jemeni. Rreth këtij kampi luftarak dhe katër kampeve të tjera të themeluara më
vonë, ishin ndërtuar pozicione të shumta mbrojtëse dhe strehimore sekrete të lid-
hura me kanale nëntokësore, të cilat kishin dalje të ndryshme në rrugë malore.
Flota e makinave të rënda ndërtimore, e sjellë me helikopter ushtarak saudit, nuk
ishte shfrytëzuar vetëm për interesa të formacioneve luftarake të Osama bin
Ladenit. Ky, me shpenzimet e veta, kishte ndërtuar edhe disa rrugë malore, spitale
publike dhe baza të ndryshme ushtarake për kryengritësit e tjerë afganë.
Në vitin 1988, Osama bin Ladeni së bashku me mikun e tij, Abdullah
´Azzam, kishin themeluar organizatën terroriste të njohur me emrin “Al-Qa’ida”,
me qëllim që t’u jepte përkrahje vullnetarëve të ardhur nga vende të ndryshme
islamike në Afganistan, me qëllim të integrimit të tyre në luftë kundër forcave
okupuese sovjetike. Mirëpo, një vit më vonë trupat sovjetike ishin tërhequr nga
Afganistani dhe Osama bin Ladeni ishte kthyer në Arabinë Saudite me qëllim të
vazhdimit të jetës dhe punës së vet në ndërmarrjen e përbashkët familjare. Vetëm
disa ditë pas kthimit të tij në vendlindje, në qytetin afgan, Peshawar, ishte vrarë
miku dhe zëvendësi i tij, Abdullah ´Azzam, i cili gjatë asaj kohe kishte filluar të
akuzohej nga qarqe të ndryshme, për dezertimin e luftës palestineze në interes të
asaj afgane.
Gjatë fundit të vitit 1990 dhe fillimit të vitit 1991, në rajonet e ndryshme të
Lindjes së Afërt ishin stacionuar forcat ushtarake të Aleancës Veriatlantike, me qël-
lim të çlirimit të Kuvajtit nga okupimi irakian. Në kuadër të këtij misioni ishin sta-
cionuar edhe 5000 ushtarë amerikanë në qytetet saudite, Mekë dhe Medinë. Një
stacionim i tillë i „të pafeve” në qytetet e shenjta myslimane, ishte gjykuar nga gru-
pet e ndryshme islamike dhe nga Osama bin Ladeni „si provokim brutal ndaj vler-
ave morale të Islamit”. Pas disa eksponimeve të dhunshme politike dhe akuzave
poshtëruese kundër mbretit Fahd, në vitin 1991 policia saudite kishte dhënë
urdhrin për burgosjen e Osama bin Ladenit427. Me qëllim të shmangies nga
239 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
427 Edhe pse regjimi diktatorial i Sadam Huseinit gjithmonë i kishte luftuar grupet e ndryshme islamike, këto e kishin përkrahur
Irakun në luftë kundër ShBA-ve. Duke e propaganduar sulmin amerikan kundër Irakut „si sulm kundër botës Islame” kudo
në botë ishin organizuar aksione dhe protesta të ndryshme kundëramerikane. Steinberg, Guido: Usama bin Ladin und Saudi
Arabien. Hintergründe der Terroranschläge des 11. September, në KAS-Auslandsinformationen, Nr.11/2001, f.4-24.
përgjegjësia gjyqësore, ai ishte larguar nga Arabia Saudite dhe pas disa muajve të
qëndrimit në Jemen, së bashku me Këshillin Qendror të Al-Qa’idas ishte vendosur
në Sudan, ku kishte filluar një karrierë të vërtetë terroriste dhe financiare. Në të
vërtetë, qysh para largimit të vet nga vendlindja, Osama bin Ladeni kishte deklaru-
ar: „Të gjitha pozicionet ushtarake amerikane në Arabinë Saudite, Jemen dhe në
pjesët e tjera afrikane do të jenë në shënjestër të sulmeve të Xhihadit Islamik”428.
Në këtë kohë kishte ndodhur edhe ndërrimi i raporteve të forcave politike
në Afganistan. Forcat ushtarake të Hekmatiarit (mikut të vjetër të Osama bin
Ladenit), duke e humbur përkrahjen e Pakistanit, ishin shpartalluar në luftë kundër
talebanëve (seminaristëve, nxënësve të fesë) dhe udhëheqësi i tyre ishte strehuar
në Iran (Hekmatiar më vonë kishte kaluar në anën e Irakut)429. Pas kësaj ngjarjeje,
formacionet ushtarake të Al-Qa’idas, gjithmonë kishin luftuar në anën e forcave
talebane kundër Aleancës Veriore.
Pas dëshmive dhe akuzave të shumta lidhur me pjesëmarrjen e Osama bin
Ladenit në aktivitete të ndryshme terroriste, e sidomos pas eksponimeve agresive
kundër mbretit Fahd, në vitin 1994 Osama bin Ladeni ishte përjashtuar nga
shtetësia saudite. Në të njëjtin vit, ai ishte përjashtuar edhe nga bashkësia e vet
familjare. Si reagim ndaj këtyre akteve ofenduese, më 13.11.1995 në kryeqytetin
saudit, Riad, ishin vrarë pesë shtetas amerikanë.
Nga presionet e fuqishme të ShBA-së, në vitin 1996, qeveria islamike në
Khartum kishte marrë vendimin për largimin e Osama bin Ladenit nga territori
sudanez. Pas këtij dëbimi, ai dhe shtabi komandues i Al-Qa’idas ishin kthyer
përsëri në qytetin afgan, Xhalalabad. Disa javë më vonë, në qytetin saudit, Dahran,
ishin vrarë 19 ushtarë amerikanë. Gjatë këtij viti, Al-Qa’ida kishte ndihmuar edhe
forcat talebane në Afganistan (të cilat kishin rreth 25.000 luftëtarë), gjatë përpjek-
jeve për instalimin e pushtetit të tyre në pjesë të ndryshme të territorit afgan.
Më 23.02.1998, Osama bin Laden, ishte emëruar kryetar i Frontit
Ndërkombëtar të Luftës kundër Izraelitëve dhe Kryqëzatave430. Në kuadër të kësaj
organizate panislamike, ishin bashkërenduar sulmet terroriste kundër ambasadave
amerikane në Najrobi (Kenia) dhe Dar-es-Salam (Tanzani). Pas dëshmive të shum-
ta lidhur me involvimin e Osama bin Ladenit në këto dhe në 16 sulme të tjera ter-
roriste, ShBA-të kishin publikuar shpërblimin prej pesë milionë dollarëve „për atë
.: 240 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
428 Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 67.
Krahaso edhe Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001
München, f. 41-45.429 Politika pakistaneze ndaj Afganistanit përcaktohej nga gjeneral Hamid Gul, i cili ishte edhe këshilltar i udhëheqësit të
talebanëve, Mullah Omar. Pas sulmit amerikan kundër Afganistanit, gjeneral Gul së bashku me kolegun e tij, gjeneral Mirza
Aslam Beg – ish-komandant i forcave pakistaneze, disa herë kishin organizuar protesta kundëramerikane në Pakistan.430 U.S.Department of State, Patterns of Global Terrorism; http://www.terrorism.com/analysis/index.shtml
që kontribuon në drejtim të burgosjes ose likuidimit të tij”. Në të njëjtën kohë ishin
raketuar bazat e Al-Qa’idas në Afganistan dhe Sudan si dhe ishte kërkuar nga qev-
eria afgane dorëzimi ose largimi i Osama bin Ladenit nga Afganistani. Këto kërke-
sa amerikane ishin refuzuar nga udhëheqësi i talebanëve, Mullah Mohamed Omar
(i martuar me një vajzë të Osama bin Ladenit dhe dy gra të tjera), me arsyetimin
se nuk ekzistojnë argumente bindëse për involvimin e Osama bin Ladenit në këto
sulme terroriste.
Më 10.09.2001, në mënyrë tejet profesionale ishte vrarë veterani i luftës
afgane dhe njëri nga komandantët e Aleancës Veriore, Ahmad Shah Masoud: dy
anëtarë të Al-Qa’idas, të maskuar si gazetarë dhe shtetas belgë, kishin arritur të
marrin lejen për zhvillimin e një interviste me komandantin legjendar afgan,
Masoud. Në çastin kur njëri nga „reporterët”, kishte marrë pozitën e dëshiruar për
fotografim, kishte shpërthyer kamera. Sasia e vogël, por tejet eksplozive e materi-
alit shpërthyes, i kishte copëtuar trupat e atentatorëve dhe i kishte shkaktuar plagë
vdekjeprurëse Ahmad Shah Masoud431.
Një ditë më vonë ishte kryer sulmi më i fuqishëm terrorist kundër Shteteve
të Bashkuara të Amerikës. Lidhur me këtë sulm shkatërrues, Osama bin Ladeni
kishte deklaruar: „Allahu e ka bekuar një grup të udhëheqësve myslimanë,
kryesinë e Islamit, me qëllim të shkatërrimit të Amerikës”432. Pas këtij sulmi ishte
parashtruar kërkesa ultimative ndaj qeverisë talebane për dorëzimin e Osama bin
Ladenit. Mirëpo, www.taleban.com, në përgjigjen e vet të firmosur nga Mullah
Omar, kishte shpjeguar se „Osama bin Ladeni është një trim i rrallë mysliman, i
cili e kundërshton skllavërinë amerikano-sioniste”. Në vazhdim, shefi i shtetit
afgan kishte kërkuar argumente për akuzat e parashtruara kundër Osama bin
Ladenit dhe kishte njoftuar për gatishmërinë e qeverisë së tij për luftimin e terror-
izmit ndërkombëtar. Në këtë drejtim, Mullah Omar e kishte theksuar „gatishmërinë
e shtetit afgan për mbrojtjen e Osama bin Ladenit nga ndonjë sulm eventual terror-
ist ndërkombëtar”. Ndërkaq, lidhur me kërkesën amerikane për dorëzimin ose
largimin e tij nga Afganistani, Omar kishte deklaruar: „Sheriati (Sharia) e ndalon
dorëzimin e një myslimani te një Kafir (të pafe)”.
Pas një muaji, pikërisht më 07.11.2001, kishte filluar sulmi ushtarak
amerikan kundër Afganistanit. Që nga ajo kohë, Osama bin Ladeni lëviz në zonat
malore të Afganistanit dhe Pakistanit, i ndjekur hap pas hapi nga njësitet speciale
antiterroriste amerikane dhe britanike. Pas shumë goditjeve të pësuara, në korrik të
241 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
431 Ahmad Shah Masoud ishte komandanti legjendar afgan, kundër të cilit çdo vit fillonin ofensivat masive sovjetike. Falë
veprimeve të suksesshme taktike luftarake të komandant Masoud, ishte formuar edhe miti i luftëtarëve afganë. Që nga viti
1977 komandant Masoud kishte filluar të luftonte edhe kundër forcave talebane. Më gjerësisht shih: Mihael Pophly,
Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 67. 432 www.al-jazeera.com. Videofilmi i publikuar më 17.10.2001 nga Al Jazeera dhe nga qendrat e tjera botërore televizive.
vitit 2002, Osama bin Laden ia kishte dorëzuar djalit të vet, Saad Osama bin Laden,
udhëheqjen e organizatës Al-Qa’ida dhe duke u frikësuar se do të vritej, kishte
shfaqur gatishmërinë e vet për vdekje si martir433. Më 13.03.2003, zëvendëskryetari
i Partisë Islamike të Pakistanit (Awami-Tahrik) Murtaza Poya, kishte njoftuar se
„Shërbimi Sekret Amerikan e kishte burgosur Osama bin Ladenin në Pakistan”.
Ndërkaq që në vitin 2002, ishte publikuar edhe lajmi se Osama bin Ladeni kishte
vdekur gjatë një sulmi raketor. Mirëpo paraqitjet audiovizuele të tij në vitin 2004,
2007 dhe 2009, i kishin përgënjeshtruar këto lajme.
Lajmi më intesant këtë drejtim, ishte publikuar në shkurt të vitit 2004, kur
mediat pakistaneze kishin njoftuar se Osama bin Laden ishte rrethuar në verilindje të
Pakistanit së bashku me rreth 50 luftëtarët e tij. Në këtë drejtim, me 20.06.2005 edhe
shefi i Shërbimit Informativ Amerikan, Porter Goss, kishte deklaruar se ai e di se ku
ndodhet Osama bin Laden. Sipas tij, ky terrorist është nën mbrojtjen e një shteti aleat
islamik i cili nuk pranon dorëzimin e tij për shkak të problemeve të brendshme poli-
tike. Në mënyrë të ngjashme kishte deklaruar edhe Garry Berntsen, zyrtar i lartë i
CIA-s. Madje ky e kishte përshkruar edhe vendin e ndodhjes së Osama bin Ladenit.
Me 13.06.2007, Senati i ShBA-së kishte miratuar vendimin për shpërblim, në vlerë
prej 50 milionë dollarëve, për informacion që do të sillte burgosjen e Osama bin
Ladenit.434 Ndaj këtij vendimi, Osama bin Laden ishte përgjigjur me thirrjen drejtu-
ar popullit amerikan për kalim në fenë Islame435. Në dhjetor të vitit 2009, autoritetet
e administratës së re amerikane kishin deklaruar se nuk posedojnë më ndonjë infor-
macion lidhur me vendqëndrimin e Osama bin Ladenit.
Sipas të dhënave të Shërbimit Sekret Gjerman, praktikisht Al-Qa’ida nuk
mund të udhëhiqet nga Osama bin Ladeni ose zëvendësi i tij Al-Zavahiri Ayman,
për shkak të ndjekjeve të tyre intensive policore. Në rrethana të tilla, Al-Qa’ida
është shndërruar në një organizatë virtuale ku ata japin vetëm impulse për veprim
terrorist436. Në mënyrë të ngjashme kishin konstatuar edhe shërbimet tjera perëndi-
more. Sipas tyre, Al-Qa’ida aktualisht funksionon vetëm si organizatë e imagjin-
uar, në emër të së cilës veprojnë disa grupe të pavarura terroriste, të cilat kanë
vetëm ideologji të njëjta dhe si të tilla nuk janë të organizuara sipas ndonjë zinx-
hiri komandues”437.
.: 242 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
433 Njoftim i publikuar në revistën „Asharq Al Awsat” më 30.07. 2002 dhe i verifikuar nga disa funksionarë të burgosur të
Al-Qa’idas.434 Der Spiegel: 50 Millionen Dollar für Bin Laden – tot oder lebendig 13. Juli 2007 http://www.spiegel.de
/politik/ausland/0,1518,494365,00.html435 Bundesamt für Verfassungsschutz, Berlin 2008, Der Verfassungsschutzbericht 2007, f. 194436 Lawrence Wright, Der Tod wird euch finde, DVA Sachbuch; Mynich 2007, f. 92437 Transcript of “Usamah Bin-Ladin, the Destruction of the Base”, Interview with Usamah Bin-Ladin, e dates 10.06.1999,
web.archive.org/web/20021113111503/http://www.terrorism.com/terrorism/BinLadinTranscript.shtml
5.2. Sulmet terroriste që mund t’i përshkruhen Al-Qa’idas
1993
26.02, Nju-Jork: Në orën 12:08, në garazhin nëntokësor të World Trade Center kishte
shpërthyer një autobombë e mbushur me 540 kilogramë dinamit, e cila kishte shkaktuar vdekjen e
gjashtë personave dhe plagosjen e rreth 1000 të tjerëve. Gjithashtu, edhe dëmet materiale ishin
vlerësuar në disa dhjetëra miliona dollarë. Pas hetimeve intensive, autoritetet amerikane kishin
burgosur mbi 20 shtetas të ndryshëm arabë, të dyshimtë për kryerjen e këtij sulmi terrorist, në
mesin e të cilëve edhe themeluesin e Al Gamaat al – Islamija, Sheik Umar Abd al-Rahman (grupi
i të cilit i kishte kryer disa sulme terroriste kundër shtetasve të huaj në Egjipt). Gjatë procesit të
parë gjyqësor, Rahmani ishte dënuar me burgim të përjetshëm. Ndërkaq, në vitin 1998 ishte burgo-
sur në Pakistan dhe ekstraduar në ShBA edhe udhëheqësi i grupit atentator, Ramzi Ahmed Youssef,
i dënuar gjithashtu me burgim të përjetshëm.
1995
13.11, Riad: Para ndërtesës së Gardës Kombëtare të Arabisë Saudite kishte shpërthyer një
autobombë, e cila e kishte shkaktuar vdekjen e shtatë personave, ndër të cilët edhe të pesë shtetasve
amerikanë. Në këtë ndërtesë kishin qenë të punësuar disa ekspertë ushtarakë amerikanë. Përgjegjësinë
për kryerjen e këtij sulmi e kishin marrë disa organizata terroriste, të cilat kishin publikuar edhe qël-
limin e tyre: dëbimin e trupave amerikane nga tokat arabe. Pas hetimeve të zhvilluara ishte dyshuar
me të drejtë në Osama bin Laden. Në prill të vitit 1996, autoritetet saudite kishin prezantuar publikisht
gjashtë terroristë të burgosur, të cilët kishin pranuar se kishin vepruar në bazë të kërkesës së një orga-
nizate të huaj islamike. Dy muaj më vonë, ata ishin ekzekutuar me prerje të kokës.
1996
25.06, Daran/Arabia Saudite: Para ndërtesës së banimit të ushtarëve amerikanë në Daran,
dy terroristë islamikë kishin sjellë një cisternë të mbushur me benzinë dhe e kishin ndezur. Nga flaka
e madhe dhe rrokullisjet e cisternës, kishin vdekur 19 ushtarë amerikanë dhe ishin plagosur mbi 240
të tjerë. Shoferi vetëvrasës i cisternës kishte qenë një shtetas iranian. Pas hetimeve të zhvilluara,
ishin burgosur 40 persona të dyshimtë, disa prej të cilëve kishin dëshmuar lidhjet në mes atentatorit
dhe Osama bin Ladenit. Për kryerjen e këtij sulmi, kishte bashkëpunuar me organizatën Hezb-Allah.
1998
07.08, Kenia/Tanzani: Gjatë sulmeve terroriste kundër ambasadave amerikane në Najrobi
(Kenia) dhe Dar-es-Salam (Tanzani), të kryera në të njëjtën kohë, kishin vdekur 258 persona dhe
ishin plagosur rreth 5000 të tjerë. Përgjegjësinë për kryerjen e këtyre sulmeve e kishte marrë grupi
terrorist i inspiruar nga Osama bin Ladeni „Ushtria Islamike për Çlirimin e Tokave të Shenjta”.
13 ditë më vonë ishin bombarduar pozicionet e Al Qa’idas në Afganistan dhe Sudan.
2000
12.10, Aden: Dy atentatorë vetëvrasës kishin drejtuar një barkë të motorizuar dhe të
mbushur me eksploziv në drejtim të fregatës amerikane USS Cole, e cila qëndronte e parkuar në
limanin e Adenit në Jemen. Nga shpërthimi i fuqishëm, kishin vdekur 17 ushtarakë të ndryshëm
amerikanë dhe ishin plagosur 39 të tjerë. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë
Armata e Muhametit. Sipas shërbimeve amerikane në këtë sulm kishte gisht vetë Osama bin Ladeni.
2001
11.09, Nju-Jork, Uashington: Në orën 08:45 një aeroplan i rrëmbyer amerikan Boeing 767
i linjës ajrore 011 me 92 udhëtarë ishte përplasur për gradaçilën veriore të World Trade Center. 18
minuta më vonë, një aeroplan tjetër i rrëmbyer amerikan, i linjës ajrore 175, me 65 udhëtarë ishte
243 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
përplasur për gradaçelën jugore të World Trade Center. Në orën 09:43, aeroplani i tretë amerikan
„Boeing 767”, me 58 udhëtarë, ishte rrëzuar mbi pjesën perëndimore të ndërtesës së Pentagonit
(Ministria e Mbrojtjes) në Uashington. Ndërkaq, aeroplani i katërt, që ishte rrëmbyer në çastin e flu-
turimit nga Newark, ishte rrëzuar afër maleve në Pittsburgh, si pasojë e konfliktit të zhvilluar fizik
në mes rrëmbyesve dhe udhëtarëve. Gjatë këtyre sulmeve terroriste kishin vdekur 2990 persona.
13.09, Paris: Pengohet plani për sulm terrorist kundër Ambasadës Amerikane në Paris.
2002
23.01, Karaçi: Një grup ekstremistësh islamikë kishin rrëmbyer gazetarin e revistës „Wall
Street Journal“, shtetasin amerikan, Daniel Pearl dhe ishin kërcënuar ta vrasin atë në qoftë se nuk
liroheshin menjëherë anëtarët e burgosur të Al Qa’idas në Guantanamo. Më 21 shkurt ishte pub-
likuar lajmi mbi vrasjen e gazetarit dhe ishin paralajmëruar vrasje dhe rrëmbime të tjera.
17.03, Islamabad: Dy aktivistë të Al Qa’idas, kishin hedhur disa granata dore në masën e
besimtarëve të tubuar në një kishë protestante në Islamabad, duke vrarë pesë persona, ndër të cilët
edhe dy shtetas amerikanë, dhe duke plagosur 46 të tjerë.
11.04, Xhebra (Tunizi): Para ndërtesës se sinagogës Al-Ghriba në Xhebra, kishte
shpërthyer një cisternë e mbushur me material të lëngët shpërthyes. Nga pasojat e këtij shpërthimi
kishin vdekur 19 persona, ndër të cilët 14 shtetas gjermanë dhe ishin plagosur 20 të tjerë.
Përgjegjësinë për kryerjen e këtij „operacioni” e kishte marrë Al Qa’ida.
08.05, Karaçi (Pakistan): Një komando terroriste e Al Qa’idas kishte hedhur disa bomba
dore kundër një autobusi luksoz në Karaçi, duke vrarë 14 persona, ndër të cilët 10 inxhinierë
francezë dhe duke plagosur rëndë disa persona të tjerë.
14.06, Karaçi: Para ndërtesës së Konsullatës Amerikane në Karaçi kishte shpërthyer një
autobombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e 45 të tjerëve.
05.09, Kabul: Në qendër të kryeqytetit afgan, Kabul kishte shpërthyer një autobombë, e
cila e kishte shuar jetën e 26 personave. Disa minuta më vonë në qytetin tjetër afgan, Kandahar,
kishte dështuar komploti për vrasjen e presidentit afgan, Hamid Karzai.
06.10, Jemen: Në limanin bregdetar, Mukalla të Jemenit, një barkë e motorizuar dhe e
mbushur me eksploziv ishte përplasur për anijen franceze transportuese të naftës „Limbourg”. Nga
shpërthimi i fuqishëm, kishte vdekur një marinar bullgar dhe ishin derdhur në det 90.000 barelë
naftë të papërpunuar.
12.10, Bali (Indonezi): Dy shpërthime të fuqishme në Paddy’s Bar në Kuta dhe para
diskotekës Sari Club në Bali, kishin shkaktuar vdekjen e 202 personave nga 21 shtete të botës, ndër
të cilët 88 ishin identifikuar si shtetas të Australisë, 38 shtetas të Indonezisë, 22 shtetas të Britanisë
së Madhe, shtatë shtetas amerikanë, gjashtë shtetas gjermanë, etj. Numri i të plagosurve ishte mbi
300 veta. Ky ishte sulmi më i fuqishëm terrorist në historinë e njerëzimit, pas 11.09.2001. Kryerja
e këtij sulmi ishte bërë në bashkëveprim me grupin terrorist “Jemmaah Islamiyah”.
28.10. Aman (Jordani): Para shtëpisë së tij në Aman ishte vrarë një shtetas amerikan i
angazhuar në projektin e zhvillimit ekonomik të Jordanisë.
28.11, Kenia: Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe të fuqishme para hotelit bregde-
tar Paradise në Kikambala afër qytetit Mombasas, kishin vdekur 16 turistë izraelitë dhe ishin
plagosur rreth 60 të tjerë. Në të njëjtën kohë, afër aeroportit të Mombasas, tre terroristë e kishin
lëshuar nga xhipi i tyre një raketë ruse të tipit “SAM 7 Strela” në drejtim të aeroplanit Boeing 757
të ndërmarrjes izraelite “Arkia”, në të cilin ndodheshin 261 persona. Për fat, raketa e lëshuar nga
një distancë aq e afërt, nuk e kishte goditur aeroplanin.
30.12, Dshibla (Jemen): Në spitalin amerikan të qytetit Dshibla, që gjendet në jug të
.: 244 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
Jemenit, një aktivist i Al Qa’idas, kishte vrarë drejtorin dhe dy mjeke të tjera amerikane, si dhe
kishte plagosur një mjek tjetër, po ashtu amerikan.
2003
12.05, Riad: Vetëm disa orë para ardhjes së Kolin Pauellit, kishin ndodhur disa atentate
vetëvrasëse në Riad. Në shënjestër të këtyre sulmeve kishin qenë lagjet e banuara me shtetas të huaj,
si ajo Ghornata, Ashbilia dhe Janadria. Nga pasojat e këtyre sulmeve kishin vdekur 35 shtetas të huaj,
ndër të cilët tetë shtetas amerikanë. Aty kishin vdekur edhe nëntë atentatorët, si dhe ishin plagosur
mbi 200 persona. Edhe në selinë e ndërmarrjes së përbashkët amerikano-saudite “Syianco” ishte
aktivizuar një mjet i fuqishëm shpërthyes, i cili kishte shkaktuar vetëm dëme materiale.
14.05, Jemen: Në ndërtesën e Gjykatës Penale në Jemen kishte shpërthyer një bombë, e
cila kishte shkaktuar vdekjen e katër personave.
16.05, Marok: Gjatë tubimit festiv të qindra-mijëra qytetarëve, të organizuar me rastin e
lindjes së trashëgimtarit të mbretit Muhamed IV, në pjesë të ndryshme të qytetit ishin ndërmarrë
pesë sulme vetëvrasëse. Vetëm në Qendrën Kulturore Spanjolle “Casa de Espana” kishin vdekur
tre atentatorët vetëvrasës dhe 20 qytetarë të tjerë. Ndërkaq, gjatë sulmeve të tjera vetëvrasëse, si
ato në hotelin luksoz “Safir”, në një restorant italian, në Qendrën Sociale të Bashkësisë Izraelite
dhe në një varrezë izraelite, gjatë një ceremonie mortore, kishin vdekur edhe 23 persona dhe ishin
plagosur mbi 100 të tjerë.
07.06, Afganistan: Sipas ministrit gjerman të Mbrojtjes, Peter Struck, sulmi vetëvrasës
kundër një autobusi ushtarak gjerman, që udhëtonte nga kryeqyteti Kabul në drejtim të aeroportit,
ishte kryer nga një komando e Al Qa’idas. Gjatë këtij sulmi terrorist kishin vdekur katër ushtarë
gjermanë dhe ishin plagosur 29 të tjerë.
05.08, Xhakartë: Para hyrjes në hotelin amerikan “Marriott”, që ishte i njohur për takime
të personaliteteve të ndryshme kombëtare indoneziane dhe atyre ndërkombëtare, kishte shpërthyer
një automjet i mbushur me eksploziv. Ky sulm terrorist, që kishte qenë vazhdim i serisë së sulmeve
të filluara në Bali, kishte shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe plagosjen e rreth 150 të tjerëve.
Sipas rezultateve të hetimeve, kryerja e këtij sulmi ishte bërë në bashkëpunim me grupin terrorist
“Jemmaah Islamiyah”.
08.11, Riad: Në orët e vona të natës së 08.11.2003, në kompleksin e ndërtesave “Al-
Muhayya”, në të cilin banojnë kryesisht shtetasit e huaj arabë, si egjiptianë, libanezë dhe sudanezë,
kishte shpërthyer një autobombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e 18 personave dhe plagosjen e
rreth 120 të tjerëve. Sipas rezultateve të hetimeve, atentatori vetëvrasës kishte qenë aktivist i Al
Qa’idas.
15.11, Stamboll: Gjatë dy sulmeve vetëvrasëse kundër dy sinagogave në Stamboll, kishin
vdekur 57 persona. Autoritetet turke kishin arritur ta burgosnin udhëheqësin e grupit terrorist, i cili
kishte deklaruar se i takon „njerëzve të Osama bin Ladenit”. Edhe pse përgjegjësinë për këtë sulm
e morën dy grupe të tjera terroriste, autoritetet turke vlerësojnë se atë e kishte kryer nga Al Qa’ida.
2004
11.03, Madrid: Tri ditë para zgjedhjeve parlamentare në Spanjë, në katër trena të udhë-
tarëve, me të cilin udhëtonin punëtorët për në Madrid, kishin shpërthyer 10 bomba, të cilat kishin
shkaktuar vdekjen e 191 personave dhe plagosjen e 1247 të tjerëve. Sipas të dhënave të policisë,
çdonjëra nga bombat e shpërthyera kishte fuqi sa mund ta shkatërronte tërë stacionin e trenave të
udhëtarëve në Madrid. Ishin zbuluar edhe tri bomba të pashpërthyera, të cilat kishin qenë të pro-
gramuara të shpërthenin në çastin e arritjes së ekipeve shpëtimtare dhe policisë. Policia spanjolle,
në bashkëpunim me shërbimet e ndryshme ndërkombëtare, ka arritur likuidimin ose burgosjen e
245 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
atentatorëve kryesorë të këtij sulmi.
07.10, Taba: Në ora 21:50, një terroriste kishte sulmuar me një autobombë Hotelin “Hilton
Taba”. Nga pasojat e shpërthimit kishin vdekur 34 persona në mesin e tyre edhe 12 izraelitë. 25
minuta më vonë, në kampin Moon Island Village në Ras Shitan, kishte shpërthyer edhe një auto-
bombë që kishte shkaktuar vdekjen e tre personave.
2005
07.07, Londër: Në mëngjesin e 7 korrikut të vitit 2005, në tre trena të metrosë dhe në një
autobus të Londrës, kishin shpërthyer katër bomba që kishin shkaktuar vdekjen e 56 personave dhe
plagosjen e rreth 70 të tjerëve. Bombat ishin sjellë me çanta dhe ishin aktivizuar nga atentatorët
vetëvrasës.
23.07, Sharm El-Sheich: Në qytetin egjiptian Sharm El-Sheich dhe në vendbanimin e afërt
Naama Bay kishin shpërthyer tri autobomba që kishin shkaktuar vdekjen e 88 personave, kryesisht
turistë perëndimorë. Sipas të dhënave të ministrit egjiptian të Shëndetësisë, Mohammed Awad Tag
Eddin, numri i të lënduarve ishte rreth 200.
19. 08, Irak - Izrael: „Brigadat e Abdallah Azzam“ dhe udhëheqësi i Al-Qa´idës në Irak,
Abu Musa al-Sarkavi, përmes kësaj komunikate, e kishin marrë përgjegjësinë për sulmin raketor
kundër një anije luftarake amerikane në Gjirin Akaba dhe kundër qytetit izraelit Eilat.
28.08, Filipine: Në jug të Filipineve ishte kryer një sulm terrorist kundër një anije të udhë-
tarëve që kishte shkaktuar plagosjen e rreth
30 personave.
09.11, Aman: Nga shpërthimi i disa
bombave në pjesë të ndryshme të kryeqytetit
të Jordanisë, kishin vdekur 67 persona dhe
ishin plagosur rreth 300 të tjerë. Menjëherë
pas këtij shpërthimi, në pjesë të ndryshme të
Irakut, nga grupet e ndryshme shiite ishin
organizuar demonstrata kundër shtetit jor-
danez me arsyetim se ky shtet arab i përkrah
grupet e ndryshme sunite në Irak.
2007
27. 12, Islamabad: Atentat kundër udhëheqjes së opozitës Benazir Buto në Pakistan. Sipas
kryetarit shumëvjeçar pakistanez, Pervez Musharraf, përgjegjësinë për vrasjen e Benazir Butos e
mban Al – Qa´ida.
2008
10.07, Stamboll: Gjatë një sulmi terrorist kundër Konsullatës Amerikane në Stamboll,
kishin vdekur tre terroristë dhe tre policë turq. Pas këtij sulmi, ishin burgosur edhe katër persona
të dyshimtë për ofrimin e ndihmës, pjesëmarrje në planifikim ose kryerje të sulmit.
Nga pasojat e sulmeve terroriste, të kryera nga grupet e ndryshme të Al -
Qa´idës, deri tash kanë vdekur rreth 4200 persona438. Sipas Shërbimit Federal të
Policisë Kriminale (Bundeskriminalamt) të Gjermanisë, në kampet e ndryshme të
Al-Qa´idës, deri tash kanë kryer kurse të ndryshme luftarake rreth 70.000 persona
nga pjesët e ndryshme të botës.
.: 246 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
438 Këtu nuk janë llogaritur viktimat e dhunës terroriste në Irak dhe Afganistan, por vetëm viktimat e shkaktuara nga sulmet
terroriste ndërkombëtare.
Komunikata e Abu Musa al-Sarkavit lidhur me sulminraketor të 19.08.2005
6. Vëllazërimi Mysliman
Jami`yat al-ihwan al-muslimun
Vëllazërimi Mysliman është themeluar në vitin
1928 në qytetin Ismailia të Egjiptit nga një grup i vogël i
aktivistëve të udhëhequr nga mësuesi i shkollës fillore,
Hasan al-Bana. Në fillim të veprimtarisë së vet, ky grup
aktivistësh islamikë ishte prezantuar si Bashkësi e
Vëllezërve Myslimanë, ndërsa anëtarët e tij si Vëllezër në
Shërbim të Islamit. Që nga ajo kohë e deri më tash, ide-
ologjia e Vëllazërimit Mysliman kishte shërbyer si udhërrëfyese për themelimin e
numrit më të madh të lëvizjeve terroriste islamike në tërë botën439.
Udhëheqësi i kësaj organizate të strukturuar në mënyrë hierarkike, kishte
kërkuar nga anëtarët e vet përfillje rigoroze të rregullave të përcaktuara organiza-
tive. Kjo harmoni funksionale kishte ndikuar në masivizimin e shpejtë të kësaj
organizate. Kështu, vetëm brenda një kohe të shkurtër ishin themeluar strukturat e
ndryshme organizative në të gjitha shtetet e botës të banuara me shumicë sunite
myslimane. Kjo organizatë kudo në botën arabe kishte ndërtuar shkolla, xhami,
247 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
439 Krahaso: Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch,
Darmstadt 1990, f. 392.
Sulmet terroriste në emër të organizatës "Al-Qa´ida"
fabrika dhe spitale. Në vitin 1933 ishte themeluar edhe „Shërbimi i Grave të
Vëllezërve Myslimanë” (al-akhawat al-muslimat), i cili deri në vitin 1939 kishte
ndikuar në themelimin e mbi 500 degëve të kësaj organizate në Egjipt440. Gjatë
mesit të viteve ‘40, numri i anëtarëve të kësaj organizate ishte shtuar afërsisht në
rreth një milion441.
Që nga themelimi i organizatës Vëllazërimi Mysliman, element përcjellës
dhe karakteristik i saj kishte qenë Xhihadi Islamik (Lufta e Shenjtë Islamike), që
duhej të zhvillohej kundër të gjitha fuqive koloniale në tërë botën myslimane442.
Një xhihad i tillë është i simbolizuar edhe në emblemën e kësaj organizate: Kurani
në mes të dy shpatave të kryqëzuara. Sipas themeluesit Hasan al- Bana „feja islame
është një dogmë fetare në shërbim të Allahut, është atdhe dhe popull, është fe dhe
shtet, është shpirt dhe vepër, është laps dhe shpatë. Nga ky realitet, Islami në
mënyrë të amshuar duhet t’i përcaktojë rregullat e zhvillimit të jetës së të gjithë
popujve të botës”443.
Programi i Vëllazërimit Mysliman, që ishte publikuar në vitin 1936, në
mënyrë të përgjithshme kishte përshkruar rregullat e detyrueshme të jetës politike,
ekonomike, kulturore dhe përgjithësisht shoqërore myslimane444. Sipas këtij pro-
grami, në bazë të parimeve fetare, duhet arritur uniteti politik i tërë botës mysli-
mane, duhet ndërruar sistemet aktuale politike me ato islamike, duhet ndaluar plu-
ralizmi politik, sistemi i karmatave, marrja e provizioneve dhe të gjitha format e
tjera të profiteve financiare me qëllim të krijimit të kushteve për ndarjen e kapital-
it të përgjithshëm shoqëror, sipas nevojës sociale. Për këto arsye, duhet zbatuar
ligji islamik i Sheriatit (Sharisë), censura kulturore dhe të bëhet sa më i theksuar
prezantimi publik i vlerave morale të Islamit445. Në të vërtetë, ky program specifik
duhet shikuar si në kontekst të përpjekjeve të botës myslimane për çlirim kolonial,
ashtu edhe në konfrontimin gjithnjë e më agresiv në mes rregullave tradicionale të
jetës myslimane dhe ndikimeve të përgjithshme kulturore perëndimore446.
Pas vendimit të vitit 1947 të Kombeve të Bashkuara për ndarjen e
Palestinës, “Vëllazërimi Mysliman” kishte mobilizuar rreth 700 anëtarë të vet nga
Egjipti, Siria dhe Jordania në formacionet vullnetare të Ligës Arabe, që luftonin
.: 248 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
440 www.uni-protokolle.de/Lexikon/Muslimbruderschaft.html441 www.verfassungsschutz.niedersachsen.de, > Home > Extremismus > Ausländerextremismus > Islamistische
Organisationen > Muslimbruderschaft (MB).442 www.de.wikipedia.org/wiki/Hasan_al-Bana, Nga Wikipedia, Enzyklopedie e lirë.443 Krahaso: Stefan Krekeler, Webmaster der Seite www.libyen-news.de. Die Muslimbruderschaft in Ägypten. 444 Jürgen Endres, Militanter Islamismus in Algerien und Ägypten, http://www.uni-muenster.de/PeaCon/wuf/wf-
97/9730207m.htm445 Guido Dr. Steinberg, Bashkëpunëtorë shkencorë në Institutin e Shkencave Islame të Universitetit të Berlinit,
Muslimbruderschat, Shkurt 2004, f. 3. 446 www.verfassungsschutz.niedersachsen.de/master/C806292_N808071_L20_D0_I541.html
kundër formacioneve izraelite (shteti i Izraelit ishte themeluar një vit më vonë, me
14.05.1948)447. Njëri nga rekrutët e parë palestinezë të kësaj ideologjie kishte qenë
edhe Jaser Arafati - kryetar i mëvonshëm i Al - Fatahut dhe OÇP-së, si dhe
zëvendësi i tij, ish komandanti i forcave të armatosura të OÇP-së, Khalid Wazir, i
cili ishte vrarë nga një komando izraelite në vitin 1988.
Me qëllim të realizimit të programit të vet politik,
“Vëllazërimi Mysliman” kishte zbatuar metoda terroriste.
Kështu, në vitin 1942 ishte themeluar shërbimi sekret i
kësaj organizate, i njohur me emrin „al-gihaz as-sirri”. Një
aktivist i këtij shërbimi, më 28.12.1948, e kishte vrarë
kryeministrin egjiptian, Fahmi al-Nuqrashi Pasha. Në
shenjë hakmarrjeje ndaj kësaj vrasjeje, më 12.02.1949,
policia egjiptiane kishte vrarë udhëheqësin e “Vëllazërimit
Mysliman”, Hasan al-Banna. Raportet në mes kësaj orga-
nizate dhe shtetit egjiptian ishin acaruar sidomos pas datës
26.10.1954, kur ishte tentuar të vritej kryetari Naser. Pas
këtij rasti, udhëheqja shtetërore egjiptiane kishte urdhëru-
ar burgosjen masive të aktivistëve radikalë të “Vëllazërimit Mysliman”448. Në vitin
1966, me akuzën e përgatitjes së atentatit të dështuar kundër kryetarit të shtetit,
ishte dënuar me vdekje dhe ishte ekzekutuar udhëheqësi i ri i kësaj organizate,
Sayyid Qutb, së bashku me tre bashkëpunëtorët e tij449. Në këto rrethana kishte
pasuar edhe dekreti i kryetarit Naser, me të cilin ishte ndaluar aktiviteti i organiza-
tës „radikale dhe panislamike” Vëllazërimi Mysliman.450 Që nga kjo kohë udhëhe-
qësit e mbijetuar të kësaj organizate kishin kaluar në emigracion, duke vazhduar
propagandimin e ideve fundamentaliste islamike dhe atyre panislamike.
Sikurse në Egjipt, ashtu edhe në shtetet e tjera arabe, aktiviteti i
Vëllazërimit Mysliman kishte qenë më së paku parlamentar dhe paqësor. Kështu,
vetëm në Siri, që nga viti 1960 e deri në vitin 1980 ishin regjistruar rreth 400 vras-
je politike, të kryera nga aktivistë të ndryshëm të Vëllazërimit Mysliman451.
249 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
447 Guido Steinberg, Islamismus und islamistischer Terrorismus im Nahen und Mittleren Osten, Ursachen der Anschläge vom
11. September 2001, Sankt Augustin, Februar 2002, Redaktionelle Betreuung: Andreas Jacobs, Monika Grade ISBN 3-
933714-28-1, f.11.448 Rashid, Ahmed: Taleban. Islam, Oil and the New Great Game in Central, Asia, London/New York: Tauris 2000, f. 88-90. 449 Qutb ishte një zyrtar egjiptian, i cili kishte jetuar edhe në ShBA. Ai ishte i bindur se bota perëndimore është armike e
islamit dhe si e tillë është tërësisht dekadente. Sipas tij, të gjitha pozicionet e perëndimit së shpejti do t’i marrë islami, i
cili do ta sundojë botën. Për realizimin e këtij qëllimi, së pari duhet shkatërruar Izraeli, si avangardë perëndimore. Më
gjerësisht: Yehuda Bauer, Der dritte Totalitarizmus, Die Zeit, 32/2003, krahaso: http://www.zeit.de/archiv/1997/48/
agypten.txt.19971121.xml.450 http://www.verfassungsschutz.niedersachsen.de/master/C806292_N808071_L20_D0_I541.html 451 Krahaso: Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch,
Darmstadt 1990, f. 392, Krahaso: Shinar, P./Ende, Werner: Salafiyya, në: Encyclopedia of Islam, 2 Edition, Bd. XIII, f. 900-909.
Hassan Abd al-Rahman al-Banna (1906-1949)
Financimi i aktiviteteve të kësaj organizate bëhet kryesisht nga kontributet
vullnetare dhe pagesat mujore të anëtarësisë, të cilat, varësisht nga degët dhe shteti,
sillen prej 3 deri në 5% të të ardhurave mujore të anëtarëve452. Në Egjipt, organiza-
ta e Vëllazërimit Mysliman udhëhiqet nga një këshill i përbërë nga 80 anëtarë, i
cili posedon edhe organin e tij ekzekutiv, të përbërë nga 13 anëtarë453. Kryetari i
shtatë me radhë i këshillit është Mohammed Mahdi Akef, i lindur në vitin 1928,
ndërsa zëvendës i tij është Mohammed Hadeeb. Ky i fundit konsiderohet si për-
faqësues i fraksionit liberal dhe i gjeneratave të reja në organizatë. Që nga viti
1976 “Vëllazërimi Mysliman” posedonte edhe gazetën ”Al Dawa”. Mirëpo, në
vitin 1995 me një dekret të qeverisë egjiptiane ishte ndaluar publikimi i mëtejmë i
kësaj gazete454.
Vlerësohet se Vëllazërimi Mysliman posedon rreth dy milionë anëtarë të
shpërndarë në rreth 70 shtete të botës. Disa nga degët e themeluara në shtetet e
ndryshme veprojnë me emra të tjerë, si organizata islamike “Hamas” në Palestinë,
“NIF” në Sudan, etj455. Në shumicën e këtyre shteteve nuk është i lejuar aktiviteti
politik i kësaj lëvizjeje dhe aktivistët e saj zakonisht veprojnë në mënyrë të fshe-
htë dhe konspirative. Mirëpo, pas ardhjes së kryetarit Sadat në pushtet, kishte fil-
luar tolerimi gradual i aktiviteteve sociale, por jo edhe i atyre politike të kësaj orga-
nizate. Kështu, deri tash, kundër aktivistëve politikë të kësaj organizate kishin
pasuar disa fushata masive të burgosjeve, si ato të viteve 1970, 1993, 1995 dhe
2004456. Me gjithë programin e njohur politik, që vijohet në Siri dhe Egjipt, kjo
lëvizje politike në Jordani është besnike ndaj pushtetit mbretëror dhe ka 20 man-
date në parlament457. Ndërsa në Egjipt, ideologët e ndryshëm të Vëllazërimit
Mysliman, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2000 dhe 2005, ishin paraqitur si kan-
didat të pavarur” dhe kishin fituar 17, përkatësisht 88 mandate.
Në vitin 1986, udhëheqës i “Vëllazërisë Myslimane” ishte zgjedhur Hamid
Abu Nasr. Pas vdekjes së tij në vitin 1996, kryetar i kësaj organizate ishte zgjed-
hur Mustafa Mashhur. Gjatë viteve 2002-2004, Vëllazërimi Mysliman ishte
udhëhequr nga Mamun al-Hudaibi Banna, ndërsa që nga viti 2004, kjo organizatë
udhëhiqet nga Muhammad Mahdi Akif.
Mendimi i shtresave intelektuale arabe, lidhur me këtë lëvizje është afër-
sisht i njëjtë me atë të profesorit të Universitetit të Damaskut, Sadik al-Azm:
„Vëllazërimi Mysliman gjatë 50 vjetëve të kaluara në realitet nuk ka arritur asgjë.
.: 250 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
452 Der Islam und die Moderne, http://www.eurozine.com/article/2000-07-11-kristianasen-de.html 453 Kairo News der Konrad Adenauer Stiftung, www.kas.de/db_files/dokumente/7_dokument_dok_pdf_4185_1454 Islamic Ekstremist, Al Da’wa, http://atheism.about.com/library/FAQs/islam/blfaq_islam_dawa.htm455 http://www.verfassungsschutz.niedersachsen.de/master/C806292_N808071_L20_D0_I541.html456 http://www.middle-east-online.com/english/egypt/?id=10012457 http://www.verfassungsschutz.niedersachsen.de/master/C806292_N808071_L20_D0_I541.html
Kjo lëvizje nuk e kishte, të paktën, një udhëheqës autoritativ. Zakonisht pas vdek-
jes së shefit të saj 85 vjeç, si udhëheqës i ri zgjidhet zëvendësi i tij 83 vjeç, e kësh-
tu me radhë. Kjo praktikë e udhëheqjes ka ndikuar që gjendja në lëvizje të jetë
qesharake.Pavarësisht nga format e organizimit të Vëllazërimit Mysliman, planet
strategjike të saj, nuk duhet nënçmuar. Sipas një dokumenti sekret të zbuluar në
vitin 2001 në Zvicër dhe të një dokumenti tjetër gjithashtu sekret të zbuluar në
vitin 2005 në ShBA, “anëtarët e kësaj organizate duhet të mbajnë sekret anëtarësim
e tyre dhe gjithmonë të jenë të gatshëm për Xhihadin e Madh, që duhet filluar
përmes minimit gradual, nga brenda të ShBA dhe botës tjetër perëndimore derisa
edhe në ato shtete të ngadhënjejë Feja Islame”458.
7. Al-Gama’a al-Islamiyya
Grupi Islamik
Pas vdekjes së kryetarit Nasser në vitin 1970, administrata e re shtetërore e
udhëhequr nga kryetari Sadat, jo vetëm që e kishte ndërruar kursin e mëparshëm
politik të „socializmit arab”, por kishte filluar edhe procesin e „ent-nasserizimit”
të përgjithshëm të jetës shoqërore459. Me qëllim të balancimit të forcave politike
dhe konsolidimit të pushtetit të ri shtetëror, respektivisht me qëllim të sigurimit të
përkrahjes politike nga ana e forcave islamike, ishin liruar nga burgu një numër i
madh i ekstremistëve islamikë, ishte toleruar aktiviteti i Vëllazërimit Mysliman
dhe ishte përkrahur aktiviteti i organizatës së studentëve islamikë, e njohur me
emrin Al-Gama’a al-Islamiyya (Grupi Islamik)460.
Kjo organizatë e studentëve islamikë ishte themeluar në fillim të viteve ‘70
në universitetet e Kajros dhe Aleksandrisë, si reaksion ndaj ideologjive nasseriste
dhe majtiste, të cilat dominonin në jetën intelektuale të Egjiptit461. Që nga viti 1972,
udhëheqës i Al-Gama’a al-Islamiyya ishte konsideruar bashkëpunëtori i kryetarit
Sadat, avokati Muhammad ‘Uthman Isma’il, i emëruar në vitin 1973 guvernator i
Asyut. Sipas të dhënave zyrtare, deri në vitin 1975 në mënyrë institucionale dhe
251 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
458 Krahaso: “General Strategic goal for North America”, original with translated memorandum, dhe “Analyses of Muslim
Brotherhood’s General Strategic Goals for North America Memorandum”, by Stephen Coughlin September 7, 2007;
http://www.investigativeproject.org/documents/misc/20.pdf459 Thomas Schmidinger: Islamischer Integralismus in Ägypten, http://home.pages.at/lobotnic/oekoli/content_
texte_islamintegralismusaegypten.html#_ftnref48460 http://www.adf-berlin.de/html_docs/organisationen/gama_islamiya.html
461http://www.stura.uni-leipzig.de/~farao/gruppen/gamaa.htm
me të gjitha mjetet ishte përkrahur lufta e Grupit Islamik (Al-Gama’a al-
Islamiyya), kundër ideologjive kundërislame, nasseriste dhe komuniste462.
Qëllimi politik i Al-Gama’a al-Islamiyya, është
themelimi i shtetit islamik sipas ideve të propaganduara në
librin „Gurët e çmuar” të udhëheqësit të vrarë të
Vëllazërimit Mysliman, Sayyid Qutb. Megjithëse në
Kushtetutën e Egjiptit qëndron Preambula „rregullimi
shtetëror është i bazuar në parimet e së drejtës islame”, më
18.04.1974, anëtarët e Hizb at-Tahrir al-Islamit, e kishin
sulmuar Akademinë Ushtarake në Heliopolis afër Kajros
me qëllim të rrëzimit nga pushteti të kryetarit Sadat dhe
shpalljes së Republikës Islamike463.
Pas këtij aksioni të parë dhe të befasishëm terrorist kishte filluar acarimi
gradual i raporteve në mes Al-Gama’a al-Islamiyya dhe autoriteteve shtetërore.
Ndërsa, pas ndërrimit të kursit politik dhe udhëtimit të befasishëm të kryetarit
Sadat në Jerusalem (nëntor 1977), kishte filluar konflikti i hapur në mes të opoz-
itës politike - tashmë të udhëhequr nga Al-Gama’a al-Islamiyya dhe autoriteteve
shtetërore egjiptiane. Gjatë zhvillimit të këtyre konflikteve, në qendrat veriore të
shtetit Minya dhe Karam Zohdi nga radhët e organizatës së studentëve Al-Gama’a
al-Islamiyya ishte formuar një grup terrorist i udhëhequr nga Mustafa Shukri464.
Që nga themelimi i këtij grupi, që kishte vazhduar të mbajë emrin Al-Gama’a
al-Islamiyya, në kuadër të tij kishin vepruar edhe fraksionet relativisht të pavarura Al-
Takfir w-al-Hijra dhe Al Najun min al-Nar. Ndërsa, në vitin 1979, në saje të fuqisë
oratorike të predikuesit të verbër, Sheik Umar Abd al-Rahman, ishte arritur bashkimi
edhe me grupin e njohur terrorist Al-Xhihad. Në të vërtetë, bashkimi formal në mes
këtyre grupeve ishte arritur nga udhëheqësi i Al Gamaat al - Islamia në Universitetin
e Assiut, Mohamed Shawki El-Islambouli (vëllait të vrasësit të kryetarit Sadat)465. Në
vitin 1980, udhëheqës i përbashkët i këtyre dy grupeve u zgjodh njëzëri Sheik Umar
Abd al-Rahman. Më 03.09.1981, pra një muaj para vrasjes së kryetarit Sadat
(06.10.1981), ishte ndaluar aktiviteti publik i Al-Gama’a al-Islamiyya466.
.: 252 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
Umar Abd al-Rahman
462 http://www.nzz.ch/dossiers/islamismus/islam_bergmann.html 463 Thomas Schmidinger: Islamischer Integralismus in Ägypten http://home.pages.at/lobotnic/oekoli/content_
texte_islamintegralismusaegypten.html#_ftnref48464 Qendra izraelite për studime antiterroriste, http://www.ict.org.il465 Hisham Mubarak: http://www.cairotimes.com/content/issues/Islists/puzzle23.html.466 Sheik Omar Abdel-Rahman ishte burgosur në vitin 1981 me akuzën e pjesëmarrjes në vrasjen e kryetarit Sadat. Në vitin
1984, në mungesë të provave, ishte liruar nga burgu. Si shpërblim për kontributin e dhënë luftës në Afganistan, Sheik
Umar Abd al-Rahman, me ndërmjetësimin e zyrtarëve të CIA-s, kishte siguruar një vizë amerikane dhe jetonte legalisht
në ShBA. Në vitin 1994, nga një gjykatë e ShBA-ve është dënuar me burgim të përjetshëm për shkak të involvimit në
sulmin e parë të vitit 1993 kundër World Trade Center. Sipas disa burimeve, dy djemtë e Sheik Omar Abdel-Rahman janë
zyrtarë të lartë të Al-Qa’idas. Krahaso: US-Ministerium: http://www.state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2000/2450.htm.
Njëri prej aksioneve më të rëndë-
sishme, të kryera në mënyrë të përbashkët,
kishte qenë vrasja e kryetarit Sadat në vitin
1981, që ishte akuzuar për tradhti ndaj fesë,
popullit dhe ndaj shtetit të Egjiptit. Mirëpo,
pas masakrës së Asyut, kur gjatë faljes në
disa xhami ishin masakruar dhjetëra policë
të thjeshtë, udhëheqja e grupit Al-Xhihad e
kishte gjykuar këtë masakër të Al Gamaat al
- Islamia si vepër joislame. Që nga ajo kohë,
Al-Xhihad kishte filluar ta kontestonte aftës-
inë udhëheqëse te Sheik Umar Abd al-
Rahman. Nga shkaku i diferencave gjithnjë e më të theksuara ideologjike, në vitin
1984, grupi “Al-Xhihad” ishte larguar përfundimisht nga unioni terrorist467. Pas kësaj
ndarjeje, udhëheqja e grupit gjithnjë e më të dobësuar islamik (Al-Gama’a al-
Islamiyya), kishte deklaruar se në shënjestër të aktivistëve të tyre do të jenë vetëm
oficerët e lartë të policisë, turistët e huaj dhe minoriteti i krishterë, Kopt në Egjipt468.
Organizata terroriste Al-Gama’a al-Islamiyya, udhëhiqet nga një këshill i
përbërë nga gjashtë anëtarë. Udhëheqës i pakontestuar shpirtëror është Sheik Umar
Abd al-Rahman. Ndërkaq, kryetar i këshillit që nga viti 1995, është Mustafa
Hamza, i njohur me emrin Abu Hamza. Lidhur me vendqëndrimin e këtij personi,
të dënuar tri herë me vdekje, nuk ka të dhëna konkrete. Pas vendimit të Al-Gama’a
al-Islamiyya për bashkim me organizatën Al Qa’ida, dyshohet se ai ka kaluar në
Afganistan. Sa i përket identitetit të anëtarëve të tjerë të këshillit udhëheqës, ekzis-
tojnë informacione të ndryshme. Sipas disa burimeve ata janë: Rifa’i Ahmad Taha,
1950, udhëheqës i resorit ushtarak; Karam Zuhdi, anëtar i Këshillit Themelues;
Rifa’i Taha Musa i fshehur në Afganistan; Osama Rushdi i strehuar në Holandë
dhe Yasser el-Sirri, ish-drejtor i Qendrës Islamike në Londër, i dënuar me vdekje
nga një gjykatë egjiptiane dhe i burgosur në Londër në vitin 2001469. Mirëpo, ekzis-
tojnë edhe burime, të cilat dëshmojnë se anëtarë të Këshillit Komandues të Al-
Gama’a al-Islamiyya janë, përkatësisht ishin: Rifa’i Ahmed Taha, Mustafa Hamza,
Mohamed Shawki El-Islambouli, Osama Rushdi dhe Osman El-Samman470.
Al-Gama’a al-Islamiyya është organizata më e fuqishme terroriste në
Egjipt, e cila ka shtrirje edhe ndërkombëtare. Sipas disa burimeve, kjo organizatë
253 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
Vrasja e kryetarit egjiptian Sadat nga ushtarët e vetgjatë një parade ushtarake me 06.10.1981
467 http://www.adl.org/terror/focus/12_focus.html468 http://www.nzz.ch/dossiers/islamismus/islam_bergmann.html 469 www.defence-net.de470 http://web.archive.org/web/20020602234231/http://www.ahram.org.eg/weekly/1998/389/fr3.htm
pranon ndihma të rregullta financiare nga Irani dhe ka disa qendra për stërvitje ter-
roriste në Sudan471. Aktivistët e këtij grupi terrorist, dallojnë nga ekstremistët e tjerë
islamikë, ngase mbajnë mustaqe të shkurtra dhe mjekra të gjata (Jallabiya)472.
Më 02.09.1990, në një rrugë të qytetit të Kajros
ishte vrarë përfaqësuesi për shtyp i Al-Gama’a al-
Islamiyya, Dr. ´Ala´ Mohy al-Din ´Ashour. Në shenjë hak-
marrjeje, më 12.10.1990, një komando terroriste e kishte
vrarë kryetarin e parlamentit të Egjiptit, Rif´at al-
Mahgoub, dhe pesë truprojat e tij. Dy vjet më vonë, me
vrasjen e shkrimtarit, Faraq Foda, organizata terroriste Al-
Gama’a al-Islamiyya i kishte shpallur luftë Egjiptit. Pas
valës së re të sulmeve terroriste kundër funksionarëve
shtetërorë, turistëve të huaj dhe kundër minoritetit të
krishterë në Egjipt, ministri i Punëve të Brendshme, Zaki
Bedr, kishte dhënë autorizime për vrasje në rrugë, burgosje masive dhe torturime
në burgje të aktivistëve të Grupit Islamik. Deri në vitin 2000 ishin dhënë 75 dën-
ime me vdekje kundër aktivistëve të ndryshëm të Al-Gama’a al-Islamiyya. Ndërsa
„shërbimi për arsimimin e imamëve”, që ishte themeluar në kuadër të Ministrisë
së Çështjeve Fetare, kishte vendosur mbikëqyrjen shtetërore ndaj rreth 40.000
objekteve të ndryshme private fetare dhe qindra imamëve të dyshimtë ua kishte
ndaluar të drejtën për ushtrimin e detyrës473.
Nga ana tjetër, edhe Al-Gama’a al-Islamiyya i kishte intensifikuar sulmet e
veta terroriste. Kështu, më 15.07.1992, ishte sulmuar një autobus i turistëve në
Luksor, ndërsa më 20.04.1993, ishin bërë përpjekje të vritej ministri egjiptian i
Informacionit, Safwat al-Sharif. Një vit më vonë, ishte sulmuar një tren i udhëtarëve
në Asyut, duke plagosur gjashtë turistë të huaj dhe pesë vendas. Më 04.03.1994,
ishte raketuar një anije turistike në Nil. Më 14.10 1994, ishte vrarë fituesi i çmimit
Nobël për letërsi, Nagib Machfuss. Më 26.06.1995, me ndihmën logjistike dhe
financiare të Al Qa’idas, ishin bërë përpjekje të vritej kryetari Mubarak në Adis-
Abebë. Katër muaj më vonë ishte sulmuar një stacion i policisë në Rjekë, duke vrarë
një person dhe duke plagosur 26 persona të tjerë. Po ashtu, një muaj më vonë, ishte
sulmuar edhe Ambasada Egjiptiane në Islamabad, duke vrarë 17 diplomatë dhe
duke plagosur 60 persona. Ndërkaq, në vitin 1997, në kompleksin e piramidave në
Luksor ishin masakruar 68 turistë të huaj dhe ishin plagosur mbi 80 të tjerë.
.: 254 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
471 http://www.state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2000/2450.htm472 Qendra Izraelite e Studimeve Kundërterroriste, http://www.ict.org.il473 Thomas Schmidinger: Islamischer Integralismus in Ägypten, http://home.pages.at/lobotnic/oekoli/content_
texte_islamintegralismusaegypten.html#_ftnref48
Mustafa Hamza
Me strategjinë e sulmeve terroriste kundër turistëve të huaj, ishte synuar
shkatërrimi i burimit kryesor financiar të shtetit egjiptian, si parakusht për organiz-
imin më të lehtë të kryengritjes popullore. Ndërsa, me sulmet e përhershme terror-
iste kundër minoritetit të krishterë, ishte shpresuar në shtimin gradual të fanatizmit
fetar, si parakusht për mobilizimin verbal të forcave islamike në luftë kundër qev-
erisë joislamike të Mubarakut. Mirëpo, sulmet e tilla terroriste deri më tash, nuk
kanë sjellë ndonjë sukses. Përkundrazi, autoriteti politik i Al-Gama’a al-Islamiyya,
është në rënie e sipër. Kështu, nga qindra mijëra simpatizues, të cilët kjo organiza-
të i kishte gjatë viteve ‘80, tash mund t’i mobilizojë vetëm disa qindra të tillë474.
Në verën e vitit 1997, Amud az-Zummur, në emër të disa udhëheqësve të
burgosur dhe të dënuar me vdekje të Al-Gama’a al-Islamiyya, kishte bërë thirrje
për t’i ndërprerë armiqësitë politike në Egjipt. Një vit më vonë, Grupi Islamik
kishte njoftuar për bashkimin e tij me “Frontin e luftës botërore islamike kundër
izraelitëve dhe forcave të krishtera”. Në vitin 1999, pas 1200 viktimave të shkak-
tuara, ishte shpallur ndërprerja e njëanshme e aksioneve luftarake në Egjipt me qël-
lim të përqendrimit të xhihadit kundër Izraelit dhe Amerikës475. Mirëpo, pas
masakrimit të dhjetë policëve në Minja në qershor të vitit 2000, Umar Abd al-
Rahman, në cilësinë e udhëheqësit shpirtëror të Al-Gama’a al-Islamiyya, nga qelia
e tij në burgun Minnesota kishte deklaruar se „duhet vazhduar sulmet terroriste
kundër turistëve të huaj ngaqë ata janë të pamoralshëm dhe sjellin sëmundje të
ndryshme si SIDA në vend”476. Kjo deklaratë, së bashku me rrethanat e ndryshme
politike në Egjipt, kishit ndikuar në fillimin e një vale të re të dhunës terroriste, e
cila kishte vazhduar deri në fund të shekullit XX.
Mirëpo pas burgosjeve masive të anëtarëve të Al-Gama’a al-Islamiyya dhe
dënimeve të tyre drakonike, disa prej tyre kishin filluar të distancohen gradualisht
nga dhuna politike. Në mesin e tyre kishte edhe të tillë që shkruanin për ish presi-
dentin e vrarë egjiptian Sadat, si për dëshmorin më të lartë egjiptian. Këto
“pendime” ishin kurorëzuar me apelin e vitit 2003 për ndërprerjen e gjakderdhjes
në Egjipt, që kishte ndikuar drejtpërdrejt në lirimin e parakohshëm të rreth 1000
aktivistëve të kësaj organizate nga burgjet e ndryshme egjiptiane.477 Në vitin 2006
ishin liruar edhe rreth 1200 anëtarë tjerë të Al-Gama’a al-Islamiyya, në mesin e
tyre edhe udhëheqësit e saj Karam Zuhdi dhe Najeh Ibrahim.
Në ndryshimin kaq radikal të qëndrimeve politike të Al-Gama’a al-
Islamiyya kishin ndikuar masave adekuate të luftës kundër terrorizmit dhe reagim-
255 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
474 http://www.defence-net.de/info/index.php?al-gama475 Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001, f. 47; Udo Ulfkotte,
Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 49.476 Qëndra Izraelite për Studime Antiterroriste, http://www.ict.org.il477 http://news.bbc.co.uk/2/hi/middle_east/4901758.stm
it negativ të popullit egjiptian ndaj dhunës terroriste kundër shtetit egjiptian dhe
turistëve të huaj. Është interesant të theksohet fakti se pas lirimeve aq masive të
anëtarëve të Al-Gama’a al-Islamiyya, vetëm dy persona pas lirimit të tyre nga
burgu ishin angazhuar përsëri në skenën terroriste478.
Shuarja graduale e dhunës terroriste në Egjipt, kishte ndikuar në reagimin e
udhëheqësit të dytë të Al Qa´idës, Aiman al-Zavahiri, i cili në verën e vitit 2006,
kishte deklaruar “Organizata Al-Gama’a al-Islamiyya dhe udhëheqësit e saj, si
Muhammad al-Hukaima, Rifa’i Taha dhe Muhammad Shauqi Islambuli (vëllai i
vogël i Chalid Islambuli, vrasësit të kryetarit Sadat), janë bashkuar me organiza-
tën Al-Qa´ida.
Pavarësisht nga vërtetësia e kësaj deklarate, “Al-Gama’a al-Islamiyya” që
nga gushti i vitit 1998, nuk ka kryer ndonjë sulm shqetësues terrorist. Kjo nuk do
të thotë se kjo organizatë është shuar tërësisht, nga fakti se gjatë disa muajve të
fundit janë paraqitur disa grupe të tilla në Egjipt, Sudan, dhe Jemen, të cilat e gëzo-
jnë përkrahen e Al-Qa´idës, Iranit dhe disa organizatave islamike joqeveritare në
rajon.
7.1. Kronikë e sulmeve terroriste të Grupit Islamik
1990
Dhjetor, Kajro: Terroristët e “Al-Gama’a al-Islamiyya”, kishin vrarë shkrimtarin e njohur
egjiptian, Faraq Foda.
1992
15.07, Luksor: Tre aktivistë të Grupit Islamik (Al-Gama’a al-Islamiyya), kishin sulmuar
me armë zjarri një autobus turistik në Luksor, duke plagosur katër persona.
1993
04.02, Kajro: Aktivistët e “Al-Gama’a al-Islamiyya”, kishin hedhur një koktej molotovi në
një autobus të Koresë Jugore, duke shkaktuar panik dhe dëme materiale.
26.02, Kajro: Në një kafene në qendër të qytetit ishte hedhur një bombë, nga shpërthimi i
së cilës kishte vdekur një shtetas suedez, një shtetas turk dhe një shtetas egjiptian, si dhe ishin
plagosur 18 shtetas amerikanë, francezë dhe kanadezë.
20.04, Kajro: Terroristët e Al-Gama’a al-Islamiyya ishin përpjekur ta vrisnin ministrin
egjiptian të Informacionit, Safwat al-Sharif. Kundër automjetit dhe kolonës përcjellëse të ministrit
ishte hapur zjarr. Nga disa shpërthime dhe goditje të predhave ishte plagosur ministri dhe një
truprojë e tij.
08.06, Gizeh: Terroristët e Grupit Islamik, kishin aktivizuar një bombë të fshehur në rrugë,
në momentin kur mbi të kishte kaluar një autobus turistik, që udhëtonte në drejtim të piramidave
në Gizeh. Nga pasojat e shpërthimit të fuqishëm kishin vdekur dy shtetas egjiptianë dhe ishin
plagosur 21 turistë të huaj.
.: 256 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
478 http://www.cnn.com/2006/WORLD/meast/08/05/zawahiri.tape/index.html
1994
19.02, Asyut: Aktivistët e “Al-Gama’a al-Islamiyya”, kishin zbrazur breshëri plumbash në
drejtim të një treni të udhëtarëve afër Asyut, duke plagosur katër udhëtarë.
23.02, Asyut: Në një tren të udhëtarëve në Asyut kishte shpërthyer një bombë, e cila kishte
plagosur dy gjermanë, dy holandezë, dy shtetas të Zelandës së Re, dy australian dhe pesë shtetas
të Egjiptit.
04.03, Sohag: Kundër udhëtarëve të një anijeje turistike, që lundronte në ujërat e Nilit,
ishte hapur zjarr, duke plagosur vetëm një turist gjerman.
27.09, Hurghada: Një anëtar i “Al-Gama’a al-Islamiyya”, kishte zbrazur breshëri
plumbash në drejtim të turistëve të ardhur në qytetin bregdetar Hurghada, duke shkaktuar vdekjen
e dy shtetasve egjiptianë, të një shtetasi gjerman dhe duke plagosur dy turistë të tjerë.
14.10, Kajro: Një anëtar i Al-Gama’a al-Islamiyya kishte vrarë fituesin e çmimit Nobël për
letërsi, Nagib Machfuss.
23.10, Luksor: Afër tempujve në Luksor ishte sulmuar me armë zjarri një autobus turistik,
duke vrarë një shtetas britanik dhe duke plagosur dy turistë të tjerë.
1995
12.01, Kajro: Aktivistët e Al-Gama’a al-Islamiyya kishin sulmuar një tren të udhëtarëve,
duke plagosur gjashtë persona, ndër të cilët edhe dy shtetas të Argjentinës.
26.06, Adis-Abebë: Në kryeqytetin e Etiopisë kishte dështuar atentati i përgatitur kundër
kryetarit të Egjiptit, Hosni Mubarak. Gjatë një vizite zyrtare, duke udhëtuar nga aeroporti në drej-
tim të qytetit Adis-Abebë, ishte ndalur vetura e parë e ministrit të Punëve të Jashtme, Amr Mussa
dhe nga të dy anët e rrugës ishte sulmuar vetura e blinduar e kryetarit Mubarak. Gjatë shkëmbim-
it të zjarrit ishin vrarë disa persona, ndër të cilët edhe dy atentatorë. Më 01.07.1995, gjatë një
sulmi të njësisë speciale në periferi të qytetit Adis-Abebë ishin likuiduar edhe tre atentatorë të tjerë.
Sipas versionit zyrtar, ky atentat kishte qenë i përgatitur nga disa qarqe fundamentaliste islamike,
të përkrahura nga Sudani.
20.10, Rjekë: Para ndërtesës së Sekretariatit të Punëve të Brendshme në Rjekë, kishte
shpërthyer një autobombë, e cila kishte shkaktuar vrasjen e një personi dhe plagosjen e 29 të
tjerëve. Pas këtij sulmi ishte publikuar një komunikatë e “Al-Gama’a al-Islamiyya”, me të cilën
ishte kërkuar lirimi nga burgu i Tala´at Fuad Kassem.
08.11, Assuan: Në mes kryeqytetit Kajro dhe qytetit Assuan ishte sulmuar një tren udhë-
tarësh duke plagosur një holandez, një francez dhe një shtetas egjiptian. Përgjegjësinë për kryer-
jen e këtij sulmi e kishte marrë Al-Gama’a al-Islamiyya.
19.11, Islamabad: Një atentator vetëvrasës e kishte drejtuar makinën e tij të mbushur me
eksploziv kundër ndërtesës së Ambasadës së Egjiptit. Nga përplasja e fuqishme ishte aktivizuar
eksplozivi që kishte shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e mbi 60 të tjerëve.
Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi, në mënyrë të përbashkët, e kishin marrë “Al-Gama’a al-
Islamiyya” dhe “Al-Jihad”.
1996
18.04, Kajro: Në shenjë hakmarrjeje kundër sulmeve izraelite në Liban, aktivistët e Al-
Gama’a al-Islamiyya, kishin sulmuar një grup të turistëve të vendosur në një hotel afër Gizeh.
Gjatë këtij sulmi ishin vrarë 18 turistë grekë dhe ishin plagosur 20 të tjerë. Sipas të dhënave
izraelite, terroristët kishin gabuar. Në vend të grupit të turistëve izraelitë ishin sulmuar turistët
grekë.
257 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
1997
17.11, Luksor: Terroristët e Al-Gama’a al-Islamiyya me orë të tëra i kishin sulmuar tur-
istët, që ndodheshin në kompleksin e tempujve në Luksor. Gjatë këtij sulmi kishin vdekur 68 per-
sona të nacionaliteteve të ndryshme dhe ishin plagosur 80 të tjerë. Në mesin e të vrarëve ishin iden-
tifikuar 34 shtetas zviceranë, tetë shtetas japonezë, pesë shtetas gjermanë, katër shtetas britanikë,
një shtetas francez, një shtetas i Kolumbisë dhe një shtetas bullgar. Disa ditë pas kryerjes së kësaj
masakre, ishte publikuar një komunikatë e terroristëve me të cilën ishte kërkuar lirimi nga burgu i
udhëheqësit shpirtëror të Al-Gama’a al-Islamiyya, Sheik Umar Abd al-Rahman.
8. Al - Jihad Al Islami
Lufta e Shenjtë Islamike
Gjatë viteve ‘70, nën ndikimin e ideve të udhëhe-
qësit të likuiduar të Vëllazërimit Mysliman, Sayyid Qutb,
në disa qendra urbane të Egjiptit ishin formuar shumë
grupe radikale islamike. Njëri prej tyre kishte qenë edhe
grupi i udhëhequr nga Abdessalam Farag, i cili e quante
veten Xhihadi Islamik në kuptimin e Luftës së Shenjtë
Islamike479. Sipas Farag „është detyrë e çdo myslimani që
të luftojë kundër qeverisë egjiptiane, e cila duke i shkelur
parimet e islamit, e sundon popullin e tij,… aq sa është
obligative lutja e përditshme, dhënia e lëmoshës dhe
agjërimi duhet të jetë e detyrueshme edhe lufta e armatosur kundër këtij regji-
mi”480. Me qëllim të fillimit të xhihadit të tillë islamik, që nga vitin 1979, Farag
kishte filluar mobilizimin e disa oficerëve dhe intelektualëve të rinj, si Dr.
Ayman Rabi´az-Zawahiri dhe majorit të Shërbimit të Spiunazhit, Amud az-
Zumur481.
Gjatë vitit 1980 dhe fillimit të vitit 1981, kur pushteti shtetëror ishte orien-
tuar të luftonte grupin “Al-Gama’a al-Islamiyya”, grupi “Al-Xhihad Al Islami”
kishte arritur të shndërrohej në forcën kryesore terroriste në Egjipt. Sipas disa të
dhënave, gjatë atyre viteve, 64% e anëtarëve të këtij grupi, që kishte vepruar në
koalicion me Al-Gama’a al-Islamiyya, kishin qenë intelektualë dhe studentë482.
.: 258 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
479 Dallimi në mes të shqiptimit ose shkrimit të ndryshëm të të njëjtit emër, Al-Gihad, El-Gihad, Al Xhihad, El Jihad etj., ka
të bëjë vetëm me shprehinë popullore egjiptiane për dallimin e „xhihadit” të tyre nga „xhihadët” e popujve të tjerë
myslimanë. Më gjerësisht: Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein
2001 München, f. 45-46. 480 http://www.nzz.ch/dossiers/islamismus/islam_bergmann.html 481 http://www.adf-berlin.de/html_docs/organisationen/gama_islamiya.html482 KEPEL, Gilles: Der Prophet und der Pharao, Das Beispiel Ägypten: Die Entwicklung des muslimischen Extremismus;
München, Zürich 1995: f. 211.
Xhihadi Islamik
Vrasja e kryetarit Sadat paraqet aksionin më spektakular terrorist në Egjipt.
Më 3 shtator të vitit 1981, oficeri i Armatës së Egjiptit, Khalid al-Istambulli, i kishte
bërë një vizitë familjes së vet. Fëmijët e njoftojnë për burgosjen brutale të vëllait të
tij, Muhammadit, që ishte udhëheqës i Al-Gama’a al-Islamiyya në Universitetin e
Assiut. Gjatë asaj kohe, me urdhër të presidentit Sadat ishin burgosur rreth 1500
ekstremistë islamikë në Egjipt. Nga zemërimi për burgosjen brutale të vëllait të tij
dhe urrejtja ndaj presidentit Sadat, disa ditë para paradës ushtarake Khalid al-
Istambulli ishte bërë anëtar i Al-Xhihad Al Islami dhe e kishte njoftuar kryetarin
Abdessalam Farag për planin e vrasjes së presidentit Sadat. Khalid ishte komandant
i një njësiti tankist, që merrte pjesë në paradën ushtarake të organizuar me rastin e
festës shtetërore më 06.10.1981. Në vend të tre ushtarëve të tij, ai kishte marrë tre
shokë nga grupi Al-Xhihad Al Islami. Kur makina e tij i ishte afruar vendit, ku qën-
dronte presidenti Sadat dhe qeveria e tij, Khalid e kishte frenuar automjetin e blind-
uar dhe së bashku me tre shokët e tij kishte hedhur granata dore dhe kishte zbrazur
breshëri plumbash kundër kryetarit, që ishte vrarë para kamerave televizive483. Pas
kësaj vrasjeje, kishte pasuar një valë agresive e burgosjeve politike në Egjipt. Më
15.04.1982 ishte ekzekutuar dënimi me vdekje ndaj komandantit të grupit
Abdessalam Farag, Khalid al-Istambullit dhe ndaj tre atentatorëve të tjerë484.
Deri në vitin 1984 udhëheqës i grupit Al-Xhihad Al Islami ishte konsideru-
ar profesori i verbër i Universitetit të Azhar, Sheik Umar Abd al-Rahman. Pas
ndarjes së grupit Al-Xhihad Al Islami nga Al-Gama’a al-Islamiyya, udhëheqja
kolektive e grupit Al-Xhihad Al Islami e kishte publikuar vendimin se një
predikues i verbër, si Omar Adbel Rahman, mund të jetë udhëheqës shpirtëror, por
jo edhe kryetar i një lëvizjeje revolucionare islamike485. Udhëheqës të tjerë të këtij
grupi janë, përkatësisht ishin:
- Amud az-Zumur, ish oficer i lartë, i burgosur në Egjipt;
- Ahmad Salamah Mabruk, i dënuar me burgim të përjetshëm;
- Adel Abd al-Bari, përfaqësues i grupit Al-Xhihad Al Islami në Britani të
Madhe, i dënuar me vdekje në Egjipt, në vitin 1998 i burgosur dhe i
ekstraduar në ShBA;
- Adel Abd al-Quddus, i dënuar me vdekje në Egjipt lidhur me atentatin e
vitit 1993 kundër kryeministrit Atif Sidqi, i strehuar politik në Austri;
- Muhammad al-Islambuli, anëtar i Këshillit Konsultativ, i dënuar me
vdekje në Egjipt, vëllai i Khaled al-Islambuli, vrasësit të kryetarit Sadat.
259 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
483 Po aty, f. 222. 484 BERGMANN, Kristina: Das Nahziel ist der Sturz der Regierung Mubarak, Sayyed Qutb und die Terrorgruppen Jihad und
Jamaa; në librin: NZZ-Fokus (Ein Schwerpunkt-Dossier der Neuen Zürcher Zeitung): Islamismus Nr. 4, Juni 1998: f. 32-33485 Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f. 46.
Në kuadër të grupit terrorist Al-Xhihad Al Islami vepron fraksioni Talaa´al-
Fateh (Pararoja e Fitores), kryetar i të cilit është Ayman Rabi’ az-Zawahiri
(bashkëpunëtor i Osama bin Ladenit), ndërsa sekretar i përgjithshëm është Ahmad
Husayn Agiza, i njohur me emrin Abdallah Mansour. Udhëheqës të tjerë të këtij
fraksioni janë Mohammed Mohammed Rabi’ az-Zawahiri, vëllai i Aymanit, i
dënuar në Egjipt me vdekje; Mohammed Ibrahim Makkawi, i njohur me emrin
Sayf al-Adl, deri në vitin 1987 gjeneral në armatën e Egjiptit, bashkëpunëtor i
Aymanit në Afganistan; Tharwat Salah Shihatah, i dënuar dy herë me vdekje në
Egjipt, bashkëpunëtor i Aymanit në Afganistan dhe Murgan Mustafa Salim, orga-
nizator i trajnimeve terroriste të aktivistëve të grupit Al-Xhihad Al Islami në
Afganistan. Në vitin 1988, ky fraksion ishte bashkuar me organizatën Al Qa’ida486.
Pas këtij bashkimi, kryetari i këtij fraksioni dhe njëkohësisht sekretar gjen-
eral i Al-Xhihad Al Islami, mjeku egjiptian Ayman Rabi´az-Zawahiri ishte avan-
cuar në shkallën e bashkëpunëtorit më të ngushtë të Bin Ladenit. Përpos tij, në
strukturat më të larta komanduese të Al Qa’idas ishin integruar edhe xhihadistët e
tjerë egjiptianë, si Mohammed Rabi’ az-Zawahiri (vëllai i Aymanit) dhe koman-
danti i ardhshëm i forcave të armatosura të Al-Qa’idas, Muhamad Atef (ish oficer
i policisë egjiptiane, i vrarë në shtator të vitit 2001 në Afganistan)487. Avancimi i
Ayman Rabi´az-Zawahiri në organizatën Al Qa’ida, konsiderohej se ishte bërë në
dëm të udhëheqësit të Al-Gama’a al-Islamiyya, Sheik Umar Abd al-Rahman488.
Aktiviteti kryesor terrorist i grupit “Al-Xhihad Al Islami” është i përqen-
druar në Kajro dhe në provincën e Asyut. Në bazë të vlerësimeve zyrtare, degët e
këtij grupi në Britani të Madhe dhe në ShBA, janë të shkatërruara. Sipas rezultat-
eve të hetimeve, burim kryesor financiar i grupit Al-Xhihad Al Islami kanë qenë:
Irani, Sudani dhe disa qarqe islamike joqeveritare në rajon489. Ky grup i shfrytëzon
disa qendra për stërvitje terroriste në Sudan, Afganistan dhe Pakistan. Ndërsa, lid-
hur me numrin e anëtarëve të këtij grupi terrorist, nuk ka të dhëna zyrtare. Sipas
vlerësimeve të ekspertëve, grupi terrorist Al-Xhihad Al Islami posedon disa qindra
aktivistë të shpërndarë në disa njësite të përbëra nga 15 deri në 30 terroristë490.
Al-Xhihadi Al Islami është përgjegjës për vrasjen e qindra qytetarëve të
pafajshëm. Për dallim nga Al-Gama’a al-Islamiyya që sulmonte qytetarë dhe zyr-
tarë të thjeshtë shtetërorë, ky grup terrorist ishte specializuar për vrasjen e përfaqë-
.: 260 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
486 http://www.adf-berlin.de/html_docs/organisationen/al_jihad.html487 Krahaso: Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001 München, f.
47. Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f.47488 Sheik Umar Abd al-Rahman, si shpërblim për kontributin e tij dhënë luftës në Afganistan, me ndërmjetësimin e zyrtarëve
të CIA-s, e kishte siguruar një vizë amerikane dhe jetonte legalisht në ShBA. Shih referimet e procesit gjyqësor. 489 U.S.Department of State: www.state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2000/index.cfm?docid=2450490 http://www.terrorism.com/analysis/index.shtml, Terrorist Profiles, Al Jihad (Egyptian Islamic Jihad)
suesve të lartë të pushtetit shtetëror. Kështu, pas vrasjes së kryetarit Sadat, në gusht
të vitit 1993 ishin bërë përpjekje të vritej edhe ministri i Punëve të Brendshme,
Hassan al-Alfi. Ndërkaq, tre muaj më vonë ishte bërë një tentim vrasje kundër
kryeministrit egjiptian, Dr. Atef Sedky dhe ishte bashkëpunuar në drejtim të për-
gatitjes së atentatit kundër presidentit Mubarak në Adis-Abebë491.
Sipas të dhënave zyrtare, që nga viti 1981 e deri në vitin 1998 grupi terrorist
Al-Xhihad Al Islami, mban përgjegjësinë për vrasjen e rreth 1300 qytetarëve
egjiptianë. Përballë këtij rreziku permanent, që paraqiste grupi Al-Xhihad Al
Islami, ishin ndërmarrë edhe masat e duhura për shkatërrimin e tij. Kështu që nga
viti 1992 e deri në vitin 1997 nga gjykatat e ndryshme penale në Egjipt ishin
shqiptuar 25 dënime me vdekje kundër aktivistëve të ndryshëm të Al-Xhihad Al
Islami492. Mirëpo, me gjithë masat e tilla represive, nuk është arritur asgjësimi i
infrastrukturës së këtij grupi terrorist, por është arritur frenimi i dhunës terroriste
në Egjipt. Kështu që nga viti 1995, nuk është evidentuar ndonjë sulm i ri kundër
funksionarëve të lartë shtetërorë në Egjipt493. Në vitin 1998 ishte planifikuar edhe
një sulm kundër Ambasadës Amerikane në Tiranë, i cili ishte penguar me
burgosjen e të dyshuarve në Shqipëri dhe kthimin e tyre për gjykim në Egjipt.
8.1. Kronikë e përmbledhur e sulmeve terroriste të Al-Xhihad Al Islami
1984
16.03, Bejrut: Një komando e “Al-Xhihad Al Islami” e kishte rrëmbyer dhe pastaj e kishte
vrarë oficerin amerikan, William Buckley.
1993
18.08, Kajro: Një bombë e montuar në një motoçikletë kishte shpërthyer në çastin kur
pranë saj kalonte vetura zyrtare e ministrit egjiptian të Policisë, Hassan al-Alfi. Nga pasojat e këtij
shpërthimi kishin vdekur pesë persona dhe ishin plagosur 15 të tjerë.
25.11, Kajro: Afër kolonës së automjeteve të kryeministrit Atif Sedki kishte shpërthyer një
autobombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e një vajze dhe plagosjen e 18 personave të tjerë. Disa
ditë më vonë, Al-Xhihad Al Islami e kishte marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.
1995
19.11, Islamabad: Një atentator vetëvrasës e kishte drejtuar makinën e tij të mbushur me
eksploziv kundër ndërtesës së Ambasadës së Egjiptit në Islamabad. Nga përplasja e fuqishme ishte
aktivizuar eksplozivi, që kishte shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e mbi 60 të tjerëve.
Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishin marrë bashkërisht “Al-Gama’a al-Islamiyya” dhe
“Al-Xhihad Al Islami”.
1996
17.11, Stamboll: Nga shpërthimi i zjarrit në Hotel “Tozbey” të Stambollit kishin vdekur 22
261 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
491 http://www.stura.uni-leipzig.de/~farao/gruppen/al-jihad.htm492 Middle East Times, 1997: http://metimes.com/cens/jihad.htm 493 http://www.adf-berlin.de/html_docs/organisationen/al_jihad.html
persona dhe në forma të ndryshme ishin lënduar 40 të tjerë. Sipas versionit zyrtar, kjo fatkeqësi
ishte shkaktuar nga një defekt teknik. Mirëpo më vonë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi, e
kishte marrë “Al-Xhihad Al Islami”.
1997
18.09, Kajro: Dy vëllezër të deklaruar si aktivistë të Al-Xhihad Al Islami, kishin hedhur
disa granata dore para një autobusi të turistëve gjermanë, duke vrarë 10 turistë gjermanë dhe duke
plagosur 18 të tjerë.
1998
29.12, Abyan (Jemen): Anëtarët e Al-Xhihad al Islami, në jug të Jemenit kishin rrëmbyer
16 turistë të ardhur nga shtetet e ndryshme perëndimore dhe kishin kërkuar ndaljen e sulmeve
ajrore amerikane kundër Irakut. Ky grup i kishte takuar fraksionit të Ayman Rabi´az-Zawahiri, që
bashkëpunonte me Al Qa’idan.
9. Procesi gjyqësor kundër „të dëbuarve nga Shqipëria”
Që nga viti 1992, Shqipëria duke shpresuar
për ndihma ekonomike, ishte anëtarësuar në
Organizatën e Konferencës Islamike (OIC). Ky
orientim politik i Shqipërisë ishte shfrytëzuar nga
qarqet e caktuara terroriste islamike për depërtimin
e tyre të lehtë në Shqipëri. Kështu, në prill të vitit
1994, me ftesë të qarqeve të caktuara, kishte qën-
druar në Tiranë edhe Osama bin Laden. Gjatë kësaj
vizite ai ishte takuar edhe me disa zyrtarë të lartë
shtetërorë. Sipas të dhënave të shërbimeve të cak-
tuara sekrete perëndimore, Osama bin Laden dhe disa qarqe të tjera terroriste
islamike i kishin themeluar ose kishin qenë bashkëthemelues të disa projekteve
“ekonomike” ose “humanitare” në Shqipëri, si: përfaqësisë së Bankës Arabe-
Islamike në Tiranë, degën e Organizatës Humanitare “Al-Haramen” etj., të cilat
kishin vepruar në mënyrë konspirative në drejtim të nxitjes së aktiviteteve funda-
mentaliste islamike në Shqipëri494.
Në vitin 1999, në kazermën ushtarake në Häkstep, e cila gjendet në afërsi
të Kajros, ishte zhvilluar një proces gjyqësor kundër 107 personave të akuzuar për
terrorizëm, shumica e të cilëve kishin qenë anëtarë të Al-Gama’a al-Islamiyya dhe
Al-Xhihad Al Islami. Në mjetet e informimit publik, ky proces gjyqësor ishte
prezantuar si „proces kundër të dëbuarve nga Shqipëria”. Në vitin 1988, autoritetet
shqiptare, me kërkesë të ShBA-së, kishin burgosur dhe ekstraduar 14 shtetas egjip-
tianë të kërkuar me fletë-arrest ndërkombëtar. Numri tjetër i të burgosurve ishte
.: 262 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
Flamuri i përbashkët i anëtarëve tëOrganizatës së Konferencës Islamike
494 Që nga viti 1992, udhëheqja politike shqiptare e kishte anëtarësuar Shqipërinë në Organizatën e Konferencës Islamike (OIC).
ekstraduar nga Azerbejxhani, Bullgaria, Ekuadori, Kanadaja, Pakistani, Afrika e
Jugut, Uruguai, ShBA, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe nga disa shtete të tjera
arabe, të cilat për shkaqe sigurie kishin kërkuar të mos u publikoheshin emrat. Në
këtë proces gjyqësor ishte zhvilluar procedura edhe kundër pesë shtetasve egjip-
tianë, të burgosur në Angli, dhe kundër një tjetri të burgosur në Austri. Kundër 61
shtetasve të tjerë ishte zhvilluar procedura në mungesë, ngaqë qeveritë e
Afganistanit dhe Jemenit nuk kishin pranuar ekstradimin e personave të kërkuar.
Kryesisht, të gjithë këta të akuzuar kishte qëndruar më parë në vende të ndryshme
të Ballkanit, si Shqipëri, Bosnje dhe Bullgari. Për dallim nga mediet publike, të
cilat raportonin për „procesin kundër të dëbuarve nga Shqipëria”, gjykata e lartë
penale e kishte emërtuar këtë „proces kundër arabëve të Ballkanit”.
I akuzuari i parë në këtë proces, Ibrahim An-Nadjar, kishte deklaruar: „unë
kam gisht në sulmin në Najrobi...; Ambasada Amerikane në Najrobi ishte shndër-
ruar në qendër për spiunimin e aktiviteteve të lëvizjeve të ndryshme islame në
rajon. Unë jam mysliman dhe si i tillë luftoj kundër izraelitëve. Qëndroj përkrah
Osama bin Ladenit dhe mbështes çdo vepër të tij. Në luftë kundër Amerikës nuk
duhet ta lëmë të vetmuar Zawahirin,… dhe i tërë populli mysliman duhet t’i
bashkohet luftës së tij”495.
Ashtu sikurse i akuzuari i parë, edhe të akuzuarit e tjerë e kishin fajësuar
Shërbimin Sekret Amerikan CIA për çdo të keqe në botën islame. Shërbimet
amerikane ishin akuzuar edhe për rrëmbimin dhe burgosjen e tyre, si dhe për pjesë-
marrje të kundërligjshme në hetuesi. Madje edhe për dhunën e pësuar gjatë hetue-
sisë nga organet egjiptiane, ishin akuzuar amerikanët. Shteti amerikan ishte
akuzuar edhe për likuidimin e një grupi të vullnetarëve të Al-Gama’a al-Islamiyya
dhe Al-Xhihad Al Islami nga forcat serbe në Kosovë, ngaqë kishin ndikuar te
kryengritësit shqiptarë të mos bashkëpunonin me vëllezërit e tyre myslimanë496.
Edhe pse të gjitha fazat procedurale ishin zhvilluar nga organet e drejtësisë
egjiptiane, urrejtja e të akuzuarve nuk ishte manifestuar kundër Egjiptit ose
kundër ndonjë shteti tjetër mysliman, por kundër „satanit të madh”, duke bro-
horitur parulla „revolucion me Kuran kundër katilit amerikan”, „Klinton vrasës i
mallkuar i popullit mysliman”, „revolucione islamike kundër kryqëzatave kato-
like” etj. Me propagandimin e parullave të tilla ishte tentuar shndërrimi i këtij
procesi gjyqësor në mjet për propagandimin e ideve të ndryshme terroriste
islamike497.
263 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
495 Mihael Pophly, Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, Ullstein 2001, f. 50.
496 Po aty, f. 40-55.
497 Muhammad Saláh, Al-ahkám fí qadíyati `l-`á`idún min albániya´, Al-Hayat, 19.04.1999, f.5. Krahaso: Mihael Pophly,
Khalid Durán, Usama bin Ladin und der Internationale Terrorizmus, München 2001, f. 51.
Shtetet anëtare (e gjelbër e mbyllur) dhe shtetet vëzhguese të Konferencës Islamike. Kjo organizatë e 57 shteteve islamike, përfaqëson vetëm botën myslimane. Sipas deklaratës themeluese të
25.09.1969, Konferenca Islamike ka për qëllim çlirimin e Jerusalemit dhe të Xhamisë Al-Aqsa nga pushtimi izraelit.Selia e përkohshme e Konferencës Islamike „derisa të çlirohet Jerusalemi” është Dshidba e Arabisë Saudite.
Gjatë zhvillimit të këtij procesi gjyqësor ishte dëshmuar fakti se jo
Shqipëria ose ndonjë vend tjetër i Ballkanit, por edhe Malajzia kishte shërbyer si
qendër e aktiviteteve të grupeve të ndryshme terroriste ndërkombëtare islamike.
Në këtë proces edhe njëherë ishte shqiptuar dënimi me vdekje në mungesë kundër
zëvendësit të Osama bin Ladenit, Al Zawahirit.
Aktivistët e grupeve Al-Gama’a al-Islamiyya dhe Al-Xhihad Al Islami, të
përkrahura nga Al Qa’ida dhe nga qarqet e tjera terroriste ndërkombëtare, duke
zhvilluar formalisht aktivitete humanitare, ishin përpjekur të infiltroheshin në
strukturat e ndryshme të popujve të Ballkanit me qëllim të nxitjes së urrejtjes dhe
përgatitjes së konflikteve ndërfetare në rajon498.
10. Front Islamique du Salut (FIS)
Al-Jabha al-islamiya li-l-Inqaz
Organizata terroriste algjeriane „Front Islamique du
Salut” (Fronti i Shenjtë Islamik), ishte themeluar gjatë viteve
‘60 të shek. XX, si degë e Vëllazërimit Mysliman. Pas protes-
.: 264 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
498 Po aty, f. 49-52.
tave masive (të organizuara edhe në Algjeri), kundër ekzekutimit të dënimit me
vdekje ndaj themeluesit të Vëllazërimit Mysliman, Sayyid Qutb, që ishte bërë në
Egjipt, në vitin 1966, qeveria algjeriane e kishte ndaluar aktivitetin politik të kësaj
organizate islamike, që kishte vepruar me emrin „Al-Qiyam al-Islamiya”499.
Në vitin 1989, nga disa grupe dhe fraksione të ndryshme islamike ishte
riaktivizuar partia politike e njohur me emrin „Front Islamique du Salut” (FIS)
“Fronti i Shenjtë Islamik”. Pas zgjedhjeve lokale të vitit 1990, kjo parti kishte fitu-
ar pushtetin në 55% të komunave dhe në 32 bashkësi administrative (nga 48 që
ishin gjithsej). Ndërsa, në raundin e parë të zgjedhjeve parlamentare të vitit 1991,
kjo parti kishte fituar 47 % të votave. Pas kësaj fitoreje të bindshme politike, arma-
ta algjeriane i kishte anuluar zgjedhjet, e kishte shpërndarë parlamentin si dhe
larguar kryetarin Chedl Benjedid nga pushteti500. Në këto rrethana luftarake kishte
filluar edhe burgosja masive e aktivistëve të „Frontit të Shenjtë Islamik”. Gjatë
këtij viti ishin dënuar me nga 12 vjet burg edhe udhëheqësit kryesorë të kësaj par-
tie, Cheikh Abassi Madani dhe Ali Benhadj501.
Gjatë kohës së veprimit të lirë politik, Front Islamique du Salut (FIS / Fronti
i Shenjtë Islamik) kishte numëruar 500.000 deri në një milion anëtarë. Udhëheqës
të kësaj organizate terroriste, përkatësisht partie politike ishin:
- Abassi Madani, 1931, i dënuar politik në vitin 1954, profesor në
Universitetin e Algjerit, sërish i dënuar me burg në vitin 1991 dhe i liru-
ar në vitin 1997.
- Ali Benhadj, predikues fetar, i burgosur nga viti 1991 deri në vitin 1999,
dyshohet se mban lidhje me udhëheqjen e Grupit të Armatosur Islamik
(GIA), dhe,
- Abdelkader Hachani, inxhinier, i dënuar politik nga viti 1992 deri në
vitin 1997, i vrarë më 22.11.1999502.
Pas valës masive të burgosjeve të vitit 1992, një vit më vonë ishte themelu-
ar krahu i armatosur i “Front Islamique du Salut”, i quajtur me emrin Armée
Islamique du Salut (AIS) – Armata e Shenjtë Islamike, e cila udhëhiqej nga
Madani Mezrag dhe Ahmed Benaicha. Në të vërtetë, ky formacion i armatosur
ishte formuar nga Policia Islamike, të cilën e kishte themeluar Front Islamique du
Salut (FIS) Fronti i Shenjtë Islamik që nga viti 1989. Në përbërje të këtyre forma-
cioneve kishin qenë ish-vullnetarët e luftës afgane dhe mbeturinat e grupit terror-
ist Mouvement Islamique Armé(MIA) që kishte qenë aktive gjatë viteve të tetëd-
265 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
499 FIS, emëruar sipas evidencës franceze „Front Islamique du Salut”,www.algeria-watch.de/artikel/ini/ini2.htm500 www.fisalgeria.org.501 http://www.stura.uni-leipzig.de/~farao/gruppen, Front Islamique du Salut (FIS) 502 Biografia: http://www.algeria-interface.com/new/article.php?article_id=432&lng=e
hjeta dhe ishte amnistuar në vitin 1989503. Në vitin 1997, Armée Islamique du
Salut (AIS) Armata e Shenjtë Islamike me një komunikatë publike ishte distan-
cuar nga lufta e armatosur. Ndërkaq, më 11.01.2000, komandant Madani Mezragu
kishte nënshkruar dekretin për shkatërrimin e kësaj armate504.
Qëllimi politik i Front Islamique du Salut (FIS), ishte rrëzimi i qeverisë së
udhëhequr nga Bouteflika dhe themelimi i shtetit islamik të bazuar në parimet e së
drejtës islamike. Për realizimin e këtij qëllimi, Front Islamique du Salut (FIS)
“Fronti i Shenjtë Islamik” kishte ndërmarrë aksione terroriste kundër pjesëtarëve
të ushtrisë dhe kundër pushtetit algjerian. Më vonë sulmet e “Armée Islamique du
Salut” kishin qenë të drejtuara edhe kundër Grupeve të Armatosura Islamike
(GIA)505. Sipas të dhënave të ndryshme, kjo organizatë ishte financuar nga burime
të ndryshme kriminale dhe nga ndihmat e ndryshme vullnetare, të ardhura sidomos
nga Arabia Saudite.
“Groupe Islamique Armé” (Grupet e Armatosura Islamike), ishin themelu-
ar në prill të vitit 1992 nga disa aktivistë militantë të Front Islamique du Salut ( të
Frontit të Shenjtë Islamik). Qëllimi kryesor i themelimit të këtij grupi terrorist
kishte qenë zbatimi i rregullave të Sharias (Sheriatit) në të gjitha sferat e jetës
shoqërore dhe themelimi i shtetit islamik. Që nga viti 1994, Groupe Islamique
Armé (GIA) vepron në mënyrë të pavarur.
Sipas vlerësimeve, ky grup terrorist ka në dispozi-
cion rreth 1500 anëtarë506. Themelues dhe udhëheqës i këtij
grupi ishte Mansour Meliani, i likuiduar në vitin 1993. Që
nga viti 1996 komandant i Grupeve të Armatosura
Islamike ishte zgjedhur Antar Zouabri, i vrarë nga forcat
policore më 09.02.2002 në Boufarik afër Algjerit507. GIA
nuk i kishte sulmuar vetëm përfaqësuesit e ndryshëm
shtetërorë algjerianë, por edhe objektivat e ndryshme
ndërkombëtare dhe popullsinë e pafajshme algjeriane. Në këtë drejtim, ishin para-
pëlqyer sulmet kundër femrave të veshura me rroba antiislame dhe familjeve të
tyre. Nga pretekste të tilla, në mbrëmjen e 27.12.1997, ishin masakruar mbi 400
banorë të një fshati në jug të kryeqytetit Algjer. Në dhjetor të vitit 1994, një koman-
do terroriste e GIA, kishte rrëmbyer një aeroplan të “Air France”, të cilin ishte për-
pjekur ta drejtonte drejt Kullës së Aifelit. Dy vjet më vonë (dhjetor 1996) ishte
.: 266 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
503 http://www.adf-berlin.de/html_docs/organisationen/fis.html.504 http://www.stura.uni-leipzig.de/~farao/gruppen, Front Islamique du Salut (FIS)505 GIA, emëruar sipas evidencës franceze Groupe Islamique Armé, artikull në «Le Monde» 10.02.02:
www.lemonde.fr/article/0,5987,3212—262200-,00.html506 http://www.algeria-interface.com/index.htm 507 Publikim anonim: www.netspace.net.au/~rod/alg/dawa.htm
Simboli i GIA
montuar edhe një mjet shpërthyes në metronë e Parisit, nga shpërthimi i së cilës
kishin vdekur katër qytetarë francezë. “Groupe Islamique Armé” (GIA), akuzohet
edhe për vrasjen e rreth 100 shtetasve të huaj në Algjeri. Mirëpo kjo ushtri
islamike, tmerret më të shumta ia kishte shkaktuar popullit të vet: mbi 100.000 vik-
tima508.
Në kuadër të Groupe Islamique Armé (GIA), deri tash janë evidentuar disa
konfrontime dhe përçarje të brendshme, që kishin rezultuar me ndarje të fraksion-
eve të ndryshme si “Groupe salafiste pour la prédication et le combat“ (GSPC), të
udhëhequr nga Hassan Hattab. Ky fraksion terrorist udhëhiqet kryesisht nga ish-
luftëtarët e Afganistanit dhe lufton me qëllim të realizimit të një revolucioni
botëror islamik509.
Sipas të dhënave zyrtare, numri më i madh i aktivistëve radikalë të
Groupe Islamique Armé (GIA) është burgosur ose likuiduar. Numri i
përgjithshëm i forcave terroriste të këtij grupi, nuk është më i madh se disa qin-
dra anëtarë. Pas goditjeve të pësuara gjatë viteve të fundit, Groupe Islamique
Armé (GIA), nuk funksionon më si grup terrorist i organizuar në mënyrë hier-
arkike, por është ndarë në katër klane familjare, që veprojnë në veri të
Algjerisë510. Dyshohet se ky grup terrorist ka gisht në rrëmbimin e dhjetëra tur-
istëve gjermanë në vitin 2003, që ishin liruar pas pagimit të dhjetëra milionë dol-
larëve të kërkuar.
Më 11.09.2006, “Groupe salafiste pour la prédication et le combat“
(GSPC), ishte bashkuar me “Al-Qa´idën“, me arsyetimin se Al-Qa´ida është orga-
nizata e vetme e cila ka mundësi për bashkimin e të gjithë “muxhahedinëve“ dhe
reprezentimin e Umma (Bashkësisë së Besimtarëve Myslimanë). Pas këtij bashki-
mi, në janar të vitit 2007, “Salafiyist Group for Preaching and Combat“ ishte
paraqitur më emrin „Al-Qa´ida në Maghrebin Mysliman“. Sipas të dhënave të
Ministrisë së Punëve të Brendshme të Algjerisë, numri i këtij grupi terrorist është
gjithnjë në rënie. Kështu, në vitin 2005, „Al-Qa´ida në Maghrebin Mysliman“,
kishte rreth 800 anëtarë, ndërsa në vitin 2006 rreth 500 anëtarë. Sipas vlerësimeve
të reja numri i këtij grupi terrorist është 300 deri në 400 anëtarë. Shkaku kryesor
i rënies së numrit të anëtarëve aktivë të këtij grupi terrorist është burgosja ose
likuidimi i udhëheqësve të saj. Udhëheqës aktual i këtij grupi është Abdelmalek
Droukdel i njohur si „Abdelwadoud“511.
267 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
508 Po aty, f. 24.509 Guido Steinberg, Islamismus und islamistischer Terrorismus im Nahen und Mittleren Osten, Ursachen der Anschläge vom
11. September 2001, Sankt Augustin, Februar 2002, Redaktionelle Betreuung: Andreas Jacobs, Monika Grade ISBN 3-
933714-28-1, f.14.510 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 170.511 Die Zeit: Terror in Algier, 11. Dezember 2007
Me 11. 04. 2007, „Al-Qa´ida në Maghrebin Mysliman“, kishte kryer një
sulm terrorist kundër selisë së kryeministrit algjerian dhe komisariatit të Policisë
në Algjer. Gjatë këtyre sulmeve vetëvrasëse kishin humbur jetën rreth 32 persona
dhe ishin plagosur 222 të tjerë. Tetë muaj më vonë ishte kryer një sulm i ngjashëm
edhe kundër ndërtesës së UNHCR, në të cilën kishin humbur jetën 26 persona.
Sulmet e tilla terroriste kishin vazhduar edhe në vitin 2008. Kështu vetëm gjatë
muajit gusht ishin ndërmarrë rreth 20 sulme të ndryshme terroriste që kishin
shkaktuar vdekjen e rreth 120 personave512.
11. Mujahedeen-e Khalq (MEK)
“Mujahedeen-e Khalq“ është grupi më i fuqishëm mil-
itant, i cili lufton kundër pushtetit islamik në Iran. Kjo organi-
zatë e njohur edhe me emrin “Organizata e Muxhahedinëve
Iranianë“513 udhëhiqet nga çifti bashkëshortor Massoud dhe
Maryam Rajavi. Në vitin 1997, “Mujahedeen-e Khalq“ ishte
evidentuar në Listën e Grupeve dhe Organizatave Terroriste
Ndërkombëtare të hartuara nga ShBA. Në vitin 2002 edhe
Bashkësia Evropiane e kishte evidentuar emrin e kësaj organi-
zate në listën e subjekteve terroriste ndërkombëtare, me arsyetim se kohëve të fun-
dit, ky grupacion militant kishte filluar sulmet e pakontrolluara terroriste edhe
kundër popullsinë civile iraniane514.
“Mujahedeen-e Khalq“ ishte themeluar gjatë viteve ’60 të shek. XX në Iran
nga një grup i intelektualëve të rinj me qëllim të kundërshtimit aktiv të politikës prop-
erëndimore, që udhëhiqej nga shahu i atëhershëm i Iranit, Mohamad Reza Pahlavi.
Gjatë zhvillimeve revolucionare të viteve 1978/79 në Iran, Mujahedeen-e Khalq
kishte marrë pjesë aktive në anën e forcave revolucionare islamike. Kjo organizatë
kishte dhënë kontribut të çmuar në pushtimin e Ambasadës Amerikane në Teheran515.
Mirëpo më vonë, pas konstituimit të pushtetit islamik në Iran, ideologjia e
Mujahedeen-e Khalq e karakterizuar me elemente të përziera komuniste dhe islamike,
nuk ishte pranuar nga udhëheqja islamike. Kështu, pas ndalimit të aktivitetit politik të
kësaj organizate, udhëheqja e saj ishte detyruar të kërkonte strehim politik në Paris516.
.: 268 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
Mujahedeen-e Khalq
512 Bundesamt für Verfassungsschutz, Berlin 2009, Der Verfassungsschutzbericht 2008, f. 211513 Mudjahedin; luftëtar i Allahut514 http://www.cdi.org/terrorism/mek.cfm515 Në nëntor të vitit 1979, një grup i studentëve revolucionarë islamikë e kishte pushtuar Ambasadën Amerikane në Teheran dhe
pas 444 ditëve, i kishin liruar 52 anëtarë të personelit të rrëmbyer diplomatik amerikan. Lirimi ishte arritur (në prag të ndërrimit
të administratës Karter me atë të Reganit në ShBA), falë një marrëveshjeje të arritur me ndërmjetësimin e Algjerisë. Die Unruche
der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 305.516 http://www.weltpolitik.net
Aktiviteti politik i
Mujahedeen-e Khalq është i karak-
terizuar me zhvillimin e propa-
gandës aktive kundër pushtetit
islamik në Iran dhe kryerjen e sul-
meve terroriste kundër përfaqë-
suesve të këtij pushteti.
Mujahedeen-e Khalq (MEK), është
përgjegjëse për vrasjen e qytetarëve
të ndryshëm amerikanë të
angazhuar gjatë viteve ’70 të shek.
XX, në projekte të ndryshme
ekonomike dhe ushtarake në Iran.
Më 28.06.1981, MEK, kishte sul-
muar selinë e Partisë Republikane
Islamike në Teheran dhe zyrën e
kryeministrit iranian. Gjatë këtyre
sulmeve ishin vrarë mbi 70 funk-
sionarë të lartë shtetërorë dhe fetarë islamikë, ndër të cilët edhe kryetari i Gjykatës
Supreme, Ayatollah Mohamad Beheshti. Tre muaj më vonë, pra më 30.09.1981,
ishte vrarë edhe kryetari i shtetit iranian, Mohammad-Ali Rajaei, i emëruar në bazë
të detyrës zyrtare (ish-Kryeministër), pas strehimit të kryetarit iranian Bani-Sadr
në Paris517. Disa ditë më vonë, Mujahedeen-e Khalq (MEK) kishte arritur ta vriste
edhe kryeministrin e porsaemëruar iranian, Mohammad-Javad Bahnonar, shefin e
policisë iraniane dhe prokurorin e përgjithshëm publik iranian. Gjatë këtyre trazi-
rave politike, që kishin filluar paralelisht me instalimin e pushtetit të ri islamik në
Iran, kishin vdekur mbi 10.000 qytetarë iranianë518.
Gjatë luftës irako-iraniane të viteve 1980-1988, qeveria e Bagdadit e kishte
financuar dhe furnizuar me armë Mujahedeen-e Khalq. Në vitin 1991, formacionet
luftarake të MEK-ut, kishin marrë pjesë aktive në shuarjen e kryengritjeve kurde
dhe të atyre shiite në Veri dhe në Jug të Irakut. Që nga ato vite e deri në vitin 2003,
organizata Mujahedeen-e Khalq, kishte kryer disa detyra me interes të veçantë për
269 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
Ekzekutimet masive me vdekje në Iran independent.co.uk,4.07.2009
517 Kryetari i shtetit iranian Bani-Sadr kishte kërkuar strehim politik në Francë së bashku me udhëheqësin e Mujahedeen-e
Khalq Massoud Rajavi. Në vitin 1986, nga presioni i fuqishëm i Iranit, autoritetet franceze e kishin dëbuar Rajavin nga
Franca. Që nga ajo kohë ai ishte vendosur në Bagdad dhe nga atje i zhvillonte operacionet e ndryshme luftarake kundër
Iranit. Më gjerësisht shih: Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga
Reinchard Deutsch, Darmstadt 1990, f. 307.518 Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt
1990, f. 304.
sigurinë nacionale të Irakut. Kështu, në prill të vitit
1992, Mujahedeen-e Khalq kishte sulmuar 13 për-
faqësi të ndryshme diplomatike iraniane të akredituara
në shtete të ndryshme të botës. Gjatë këtyre sulmeve
ishte dëshmuar aftësia operative e kësaj organizate ter-
roriste për veprim terrorist në arenën ndërkombëtare519.
Që nga përfundimi i Revolucionit Islamik,
Mujahedeen-e Khalq kishte paraqitur rrezik serioz për
sigurinë e udhëheqjes shtetërore dhe fetare të Iranit.
Krahas sulmeve të ndryshme kundër pozicioneve
ushtarake dhe policore iraniane në vitin 2000 ishte sul-
muar edhe kompleksi i ndërtesave të udhëheqjes
shtetërore iraniane në të cilën ndodhej zyra e udhëhe-
qësit të revolucionit islamik dhe kryetarit të shtetit,
Mohammad Khatami. Gjatë këtij sulmi ishte vrarë
shefi i shtabit gjeneral iranian, Ali Sayyad Shirazi.
Mujahedeen-e Khalq posedon rreth 10.000 anëtarë të organizuar në forma-
cionin luftarak, të njohur me emrin “Ushtria Çlirimtare Kombëtare e Iranit”. Deri
në vitin 2003, kur ishte shkatërruar pushteti i Sadam Huseinit në Irak, Ushtria Çlir-
imtare Kombëtare e Iranit kishte poseduar edhe automjete të blinduara, tanksa dhe
artileri të rëndë. Pas invadimit ushtarak amerikan në Irak, bazat e Ushtrisë Çlir-
imtare Kombëtare të Iranit të stacionuara përgjatë tërë kufirit shtetëror me Iranin,
ishin shkatërruar. Që nga viti 2003, kur është ndërprerë ndihma zyrtare e Irakut,
Mujahedeen-e Khalq, financohet vetëm nga ndihmat e ndryshme vullnetare. Në
korrik të vitit 2003 ishte ndërmarrë një operacion i përbashkët në mes forcave
aleate dhe organeve franceze, që ishte kurorëzuar me identifikimin dhe burgosjen
e mbi 160 udhëheqësve të lartë të Mujahedeen-e Khalq, në mesin e të cilëve edhe
të komandantit, Maryam Rajavi.
Mujahedeen-e Khalq është në listën e organizatave terroriste të ShBA-së.
Ndërsa Bashkimi Evropian në janar të vitit 2009 e kishte hequr këtë organizatë nga
lista e organizatave terroriste, që kishte figuruar prej vitit 2002.
12. Muxhahedinët arabë
Pas okupimit gati dhjetëvjeçar, në vitin 1988, Bashkimi Sovjetik kishte fil-
luar të përgatitej për t’u tërhequr ushtarakisht nga Afganistani. Duke justifikuar një
vendim të tillë, kryetari Gorbaçov në një rast kishte deklaruar: „Vendimi për
.: 270 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
Komandanti Massoud Rajavi,Teheran 1996
519 Amirpur, Katajun: Iran: das Beispiel der Volksmojahedin. - Hamburg: Deutsches Orient-Institut, 2002, f. 15.
okupimin e Afganistanit, i aprovuar në vitin 1979, kishte qenë spontan dhe i
gabuar..., ndoshta udhëheqësit e atëhershëm shtetërorë, të cilët nuk jetojnë më, e
kishin marrë një vendim të tillë në gjendje të dehur“520.
Më 27.12.1979, Babrak Karmal, gjatë një fjalimi të transmetuar nga një
radio afgane, kishte kërkuar ndihmën vëllazërore sovjetike. Disa ditë më vonë
kishte filluar marshimi i armatës sovjetike në drejtim të Afganistanit. Sipas
sqarimeve zyrtare, ndërhyrja ushtarake e Bashkimit Sovjetik në Afganistan, ishte
vetëm ofrim i ndihmës së kërkuar ndërkombëtare nga qeveria afgane521.
Që në vitet e para të okupimit sovjetik, në Afganistan ishin formuar
shtatë grupe kryesore të rezistencës: Hizb-i-Islami (Partia Islame), e udhëhequr
nga Yunis Khalis; Hizb-i-Islami (Partia Islame), parti tjetër Islame, e udhëhequr
nga Guldbuddin Hekmatyar; Jamiat Islami (Shoqëria Islame); Itehad-i-Islam-
Baray Azadi Afganistan (Aleanca Islamike për Çlirimin e Afganistanit); Islami
Melli Mahaz (Fronti Kombëtar Islamik); Jabahai-yi-Nijat Melli (Fronti Çlirim-
tar Kombëtar) dhe Harakat-i-Inqelab-i-Islami (Lëvizja Revolucionare
Islamike)522.
Në maj të vitit 1985 ishte marrë vendimi për takimin e përfaqësuesve të
këtyre grupeve në Peshawar me qëllim të themelimit të një formacioni të për-
bashkët kryengritës me emrin Islami-Itehad-Afganistan Mudjaheddin (Bashkimi i
Luftëtarëve Islamë të Afganistanit), i njohur edhe me emrin “Uniteti”. Sipas mar-
rëveshjes së arritur, komanda e këtij formacioni të përbashkët kryengritës duhej
ndërruar sipas parimit të rotacionit çdo tre muaj. Paralelisht me fillimin e
kryengritjes së armatosur në Afganistan, në disa shtete myslimane kishte filluar
rekrutimi i vullnetarëve të ashtuquajtur Mu hid (shumës: Mu hidun ose – n).
Fjala “muxhahid”, ka kuptimin e personit „i cili përpiqet ta mbrojë veten, duke
zbatuar rregullat e Islamit ose duke përhapur Islamin”523.
Në formimin e këtyre brigadave vullnetare islamike, kontribut të veçantë
kishin dhënë disa shtete perëndimore. Kështu, administrata e Karterit (ShBA),
kishte filluar t’i furnizonte me armë formacionet muxhahedine në Afganistan.
Ndërkaq, pas ardhjes së Reganit në pushtet, ndihma e filluar ushtarake amerikane,
destinuar kryengritësve afganë, ishte shumëfishuar. Sipas të dhënave të publikuara,
ShBA-të u kishin ofruar lëvizjeve të ndryshme kryengritëse në Afganistan, ndih-
ma të ndryshme ushtarake në vlerë prej tre miliardë dollarësh, ndërsa Arabia
271 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
520 Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt
1990, f. 141.521 http://www.verfassungsschutz.niedersachsen.de/master/C807141_N808086_L20_D0_I541.html522 Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt
1990, f. 139/44.523 http://www.uni-protokolle.de/Lexikon/Mudjahedin.html
Saudite, Kina dhe shtetet e tjera të interesuara, u kishin ofruar ndihma në vlerë prej
gjithsej një miliard dollarësh amerikanë524.
Sipas të dhënave të shërbimeve të ndryshme informative, gjatë luftës
dhjetëvjeçare në Afganistan, kishin ardhur rreth 35.000 muxhahedinë nga 40 shtete
të ndryshme të botës. Para integrimit të tyre në luftë, ata kishin absolvuar kurse të
ndryshme luftarake në ndonjërin nga kampet e shumta ushtarake në Pakistan dhe
Afganistan. Kështu ishte formuar edhe një rrjet i tërë i raporteve në mes ekstrem-
istëve të ndryshëm islamikë të vendeve të ndryshme të botës. Në këtë drejtim, kon-
tribut të veçantë kishte dhënë posaçërisht Osama bin Ladeni525.
Pas vitit 1989, kur kishte filluar tërheqja e forcave sovjetike nga Afganistani,
struktura e krijuar e muxhahedinëve arabë kishte filluar të shpërndahej në tri drej-
time kryesore. Një pjesë e tyre, afërsisht prej 5000 luftëtarësh, ishin integruar në
organizatën terroriste Al Qa’ida, që ishte themeluar në vitin 1988. Pjesa tjetër ishte
kthyer në atdheun e vet, duke filluar një jetë të re ose ishte integruar në grupet e
ndryshme fetare ose nacionaliste terroriste. Ndërsa, kategoria e tretë vepron në
nivele të paeksponuara lokale ose është angazhuar në aktivitete mafioze526.
13. Grupet terroriste islamike pakistaneze
Njëri prej grupeve kryesore terroriste, që vepron në kufirin në mes Indisë
dhe Pakistanit është Harakat ul-Mujahedeen (Grupi i Luftëtarëve të Lirisë
Islamike). Ky grup terrorist lufton me qëllim të ndarjes së territorit të Kashmirit,
të banuar kryesisht me popullsi myslimane, dhe bashkimit të tij me Pakistanin ose
themelimin e shtetit të pavarur Islam të Kashmirit. Lidhur me këtë problem kom-
pleks territorial, gjatë viteve 1947, 1965 dhe 1971, ishin zhvilluar luftëra të përg-
jakshme në mes të Indisë dhe Pakistanit. Që nga viti 1990 e deri më fund të vitit
2003, nga pasojat e aktiviteteve të ndryshme terroriste dhe luftarake të zhvilluara
në këtë rajon, kanë humbur jetën rreth 35.000 persona. Pas 11.09.2001, adminis-
trata e Pakistanit e ka ndaluar aktivitetin publik të këtij grupi terrorist. Mirëpo, me
gjithë këtë ndalesë të tillë, duket se është shtuar aktiviteti dhe prania ilegale e këtij
grupi terrorist në rajon527.
.: 272 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
524 Die Unruche der Welt, Brogan, Patrick, përkthyer nga anglishtja në gjuhën gjermane nga Reinchard Deutsch, Darmstadt
1990, f. 143/45.525 Krahaso: www.miprox.de/USA_speziell/Die_Vereinigten_Staaten_und_der_Terrorismus_in_Nahost.html 526 www.verfassungsschutz.niedersachsen.de/ master/C807141_N808086_L20_D0_I541.html - 30k -527 Harakat ul-Mujahedeen është emër i ri me të cilin vepron organizata Harakat ul-Ansar. Kjo organizatë ishte evidentuar në
listën e grupeve dhe organizatave terroriste të ShBA-së dhe me qëllim të shmangies së sanksioneve të vendosura nga ajo
si dhe konfrontimeve të padëshiruara me autoritetet e pushtetit pakistanez, në fund të viteve ‘90 të shek. XX., ishte marrë
vendimi për veprim me emër të ri: “Harakat ul-Mujahedeen”. http://www.trend.infopartisan.net/trd1001/t241001.html
Me gjithë faktin se qëllimi politik i Harakat ul-Mujahedeen është nacional
(pavarësimi i Kashmirit nga shteti i Indisë), në shkurt të vitit 1998, udhëheqësi i
këtij grupi, Fazlur Rahman Khalil, kishte nënshkruar bashkimin e Harakat ul-
Mujahedeen me të ashtuquajturin “Front të Xhihadit Botëror Islamik kundër
Izraelitëve dhe të Krishterëve”528. Aktualisht, Fazlur Rahman Khalil, është sekre-
tari i përgjithshëm Harakat ul-Mujahedeen, ndërsa komandant, që nga muaji shkurt
i vitit 2000 është emëruar Faruq529.
Sulmet kryesore terroriste ndërkombëtare, të kryera nga ky grup, janë rrëm-
bimi i pesë turistëve nga Evropa në vitin 1995 dhe rrëmbimi i një aeroplani të kom-
panisë ajrore indiane në dhjetor të vitit 1999.
Në shkurt të vitit 2000, nga Harakat ul-Mujahedeen, ishte ndarë formacioni i
udhëhequr nga Masood Azhar me emrin Jaish-e-Mohammed, që do të thotë “Ushtria
e Muhamedit”. Gjithashtu edhe ky grup terrorist e ka nënshkruar anëtarësimin e vet
në Frontin e Xhihadit Botëror Islamik kundër Izraelitëve dhe të Krishterëve”. Sipas të
dhënave amerikane, ky grup terrorist financohet kryesisht nga Osama bin Ladeni530.
Përveç grupeve të lartshënuara, në Pakistan vepron edhe grupi terrorist, i
njohur me emrin Lashkar-e-Tayyaba (Ushtria e të Pastërve). Në të vërtetë, ky grup
posedon të gjitha elementet e një formacioni të armatosur ushtarak. Njëri prej qël-
limeve kryesore të këtij grupi është bashkimi i territorit të Kashmirit me
Pakistanin. Regrutimi i anëtarëve të Lashkar-e-Tayyaba, bëhet kryesisht në insti-
tutin misionar mysliman “Qendra për Vijimin e Rrugës së Drejtë Islamike”.
Ndërsa, komandant i këtij grupi është profesori klerik, Hafiz Mohammed Saeed531.
Viteve të fundit, në Pakistan, janë paraqitur edhe tri grupe të reja terroriste:
Lashka-e-Jhangvi, i njohur për sulmet e veta kundër shtetasve amerikanë në rajon;
Harkat al-Jihad al-Islami (Lëvizja e Xhihadit Islamik) dhe Hizb-al Mudjahedeen
(Partia e Muxhahedinëve). Të gjitha këto grupe bashkëpunojnë në forma të
ndryshme me rrjetin terrorist të Osama bin Ladenit dhe luftojnë me qëllim të
bashkimit të Kashmirit me Pakistanin532.
14. Jemaah Islamiyah (JI)
Bashkësia Islame
Jemaah Islamiyah (Bashkësia Islame), është organizatë terroriste, e
themeluar nga Abdullah Sungkar dhe Abu Bakar Bashir gjatë viteve ‘90 të shek.
273 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
528 Udo Ulfkotte, Propheten des Terrors, Das geheime Netzwerk der Islamisten, München 2001, f. 171.529 IAP-Analyse, Der Kaschmir-Konflikt, http://www.sipotec.net/IAP_Aktuell/IAP_07_2002/S_07_02_06.html530 IAP-Analyse, Der Kaschmir-Konflikt http://www.sipotec.net/IAP_Aktuell/IAP_07_2002/S_07_02_06.html531 Helmut Reifeld, Der Islam in Indien nach dem 11. September, www.kas.de/wf/doc/kas_251-544-1-30.pdf532 IAP-Analyse, Der Kaschmir-Konflikt, http://www.sipotec.net/IAP_Aktuell/IAP_07_2002/S_07_02_06.html
XX në Malajzi. Pas largimit nga pushteti të diktatorit indonezian, Suharto, në vitin
1998, Sungkar dhe Bashir së bashku me grupin e tyre politik ishin kthyer në atdhe.
Një vit më vonë Sungkar kishte vdekur, ndërsa Abu Bakar Bashir, duke vepruar
sipas ideologjisë radikale të lëvizjes islamike “Islam Darul” kishte themeluar
Këshillin e Muxhahedinëve të Indonezisë. Në këtë organ konsultativ ishin
inkuadruar personat dhe grupet e ndryshme radikale islamike, që luftonin për
themelimin e një shteti islamik, i cili do t’i përfshinte territoret e Indonezisë,
Malajzisë, Singaporit, pjesën jugore të Filipineve dhe Tajlandën Jugore533.
Jemaah Islamiyah është përgjegjëse për kryerjen e disa sulmeve terroriste
në Indonezi dhe në pjesë të tjera të Azisë Juglindore. Kështu, gjatë Krishtlindjeve
të vitit 2000 Bashkësia Islame (Jemaah Islamiyah), kishte sulmuar mbi 30 kisha
dhe objekte të tjera fetare katolike në 11 qytete të gjashtë provincave lokale në
Indonezi. Në të njëjtën kohë, ishin kryer sulme të ngjashme terroriste edhe në disa
pjesë jugore të Filipineve. Gjatë këtyre sulmeve terroriste kishin vdekur 19 per-
sona dhe ishin plagosur 120 të tjerë534.
Në dhjetor të vitit 2001, Shërbimi Sekret i Singaporit kishte zbuluar planin
e përgatitur nga „qarqet e bashkuara ekstremiste islamike”, për kryerjen e sulmeve
.: 274 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
533 U.S. Department of State, Patterns of Global Terrorism; www.state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2002/html/19991.htm534 Peter Symonds, Politische Wurzeln und Perspektiven von Jemaah Islamiyah, 14.01.2004,
www.wsws.org/de/2004/jan2004/jem1-j14.shtml
terroriste kundër përfaqësive diplomatike amerikane, izraelite, angleze dhe atyre
australiane në Singapor. Sipas rezultateve më të reja të hetimeve, Jemaah
Islamiyah është përgjegjëse edhe për kryerjen e sulmit terrorist të datës
12.10.2002, në qendrën turistike Bali, që kishte shkaktuar vdekjen e 202 person-
ave dhe plagosjen e mbi 300 të tjerëve535.
Ky sulm kishte qenë rezultat i marrëveshjes së arritur në mes udhëheqësve
të disa grupeve radikale islamike, për fillimin e aksioneve të përbashkëta terroriste
kundër qendrave turistike në rajon. Jemaah Islamiyah akuzohet edhe për kryerjen
e sulmit terrorist të datës 05.08.2003 në Xhakartë. Gjatë këtij sulmi të kryer para
hotelit “J.W. Marriot” kishin vdekur 12 persona536. Pastaj Jemaah Islamiyah ishte
akuzuar edhe për kryerjen e sulmit terrorist të vitit 2004 kundër Ambasadës
Australiane në Xhakarta, për sulmin terrorist të vitit 2005 në Bali dhe për përfshir-
jen e drejtpërdrejtë ose indirekte në dhjetëra sulme terroriste në Filipine.
Sipas vlerësimit të ekspertëve, Jemaah Islamiyah posedon rreth 5000 anë-
tarë të organizuar në grupe të vogla operative dhe të shpërndara nëpër vende të
ndryshme të Azisë Juglindore. Ky grup financohet kryesisht nga Al-Qa’ida, ndih-
mat e ndryshme vullnetare dhe nga disa burime të dyshimta nga Lindja e Mesme
dhe Azia Jugore537. Sipas rezultateve të hetimeve, Jemaah Islamiyah është në kon-
takt të përhershëm dhe bashkëpunon me Al-Qa’idan. Kështu, tre nga katër autorët,
që kishin marrë pjesë në kryerjen e sulmeve terroriste në Bali, kishin dëshmuar për
qëndrimet e tyre të gjata në kampet e ndryshme terroriste në Afganistan (Muhlias
alias Ali Gufron që nga viti 1986; Ali Imron në vitin 1990 deri në vitin 1991 dhe
Abdul Aziz alias Imam Samudra në vitin 1991) dhe kontaktet që kishin me struk-
turat komanduese të Jemaah Islamiyah538.
Në prill të vitit 2007, hetuesit indonezianë kishin zbuluar krijimin e një
skuadre për vrasjen e udhëheqësve të lartë shtetërorë, zyrtarëve të policisë,
prokurorëve dhe gjykatësve të angazhuar për procedimin e veprave penale
terroriste539. Në qershor të vitit 2007, autoritetet në Xhakartë kishin arrestuar
udhëheqësin e krahut ushtarak të organizatës Jemaah Islamiyah, Ebu Duxhane
dhe shtatë bashkëpunëtorët e tij, tre prej të cilëve ishin dënuar me vdekje për
kryerjen edhe të sulmit terroriste në Bali (të vitit 2002), dhe në vitin 2008 ishin
ekzekutuar.
275 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
535 Pas kryerjes së këtij sulmi terrorist, Jemaah Islamiyah ishte regjistruar në listën e Organizatave dhe Grupeve terroriste të
ShBA-së.536 U.S. Department of State, Patterns of Global Terrorism; www.state.gov/s/ct/rls/pgtrpt/2002/html/19991.htm 537 Po aty. 538 Peter Symonds, Politische Wurzeln und Perspektiven von Jemaah Islamiyah, 14.01.2004,
www.wsws.org/de/2004/jan2004/jem1-j14.shtml 539 “JI forms new shoot-to-kill hit squad in Indonesia”. The Straits Times. 16 April 2007.
15. Grupi Abu Sayyaf
Në vitin 1986, prof. Abdul
Rasul Abu Sayyaf kishte themeluar
një brigadë muxhahedine në
Afganistan. Pas përfundimit të
luftës, një anëtar i kësaj brigade, i
quajtur Abdurajak Abubakar
Janjalani, ishte kthyer në atdhe, në
qytetin Zamboanga të Filipineve, ku
kishte themeluar një grup militant,
të cilin e kishte quajtur sipas emrit
të ish-komandantit të tij “Abu
Sayyaf”, që do të thotë Shpata e
Zotit. Në vitin 1990, ky grup i ri terrorist ishte integruar në lëvizjen Moro National
Liberation Front / Fronti Nacionalçlirimtar Moro/ (MNLF). Ndërsa një vit më
vonë, pas paraqitjes së disa konflikteve të brendshme politike, grupi Abu Sayyaf
ishte larguar nga organizata “Moro” dhe që nga ajo kohë vepron në mënyrë
autonome540.
Gjatë viteve 1993-1996 ishin zhvilluar bisedime në mes qeverisë Ramos të
Filipineve dhe përfaqësuesve të Frontit Nacionalçlirimtar Moro, me qëllim të
zgjidhjes paqësore të konflikteve nacionale. Gjatë kësaj kohe, grupi Abu Sayyaf në
mënyrë intensive ishte përpjekur të sabotonte iniciativën e filluar paqësore dhe
thellimin e konflikteve politike në Filipine. Me gjithë aktivitetin e tillë destruktiv,
në vitin 1996 ishte arritur marrëveshja në mes qeverisë filipinase dhe përfaqë-
suesve të Frontit Nacionalçlirimtar Moro. Sipas kësaj marrëveshjeje, 7500 luftë-
tarët e mëparshëm të organizatës Moro ishin integruar në forcat ushtarake dhe ato
policore të Filipines541.
Grupi Abu Sayyaf nuk është ndonjë grup i vogël dhe i parëndësishëm ter-
rorist, por është një organizatë e fuqishme militante, e cila posedon disa qendra për
stërvitje terroriste në jug të Filipineve. Kështu grupi terrorist, i cili në vitin 1990
kishte pasur rreth 20 anëtarë, gjatë mesit të viteve ‘90 të shek. XX, kishte arritur të
mobilizonte rreth 600 terroristë. Ndërkaq, gjatë viteve 2000/2001, grupi Abu
Sayyaf numëronte mbi 2000 anëtarë542.
.: 276 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
Komandanti i Grupit Abu Sayaf, A.Janjalani(i dyti nga e majta)
540 Rainer Werning, Abu Sayyaf als Subunternehmer staatlichen Terrorf. në: Zeitschrift “Wissenschaft & Frieden”, 3/2000,
www.iwif.de/wf300-51.htm541 http://www.stura.uni-leipzig.de/~farao/gruppen.html?/~farao/gruppen/sayyaf.htm542 www.ict.org.il, International Terrorism/Terrorist Organizations/Abu Sayyaf Group. Okt. 2004
Udhëheqësit kryesorë të grupit Abu Sayyaf kanë qenë:
- Abdurajak Abubakar Janjalani, themelues dhe komandant i grupit, i
vrarë me 18.12.1998 nga forcat policore filipinase;
- Khadaffy Janjalani, vëllai i komandant Abdurajakut dhe ish-oficer në
Policinë Nacionale të Filipineve. Pas vrasjes së Abdurajakut, komandant
i përgjithshëm i grupit Abu Sayyaf ishte emëruar Khadaffy. Në vitin
2000 ishte njoftuar për „vendosjen e Khadaffy Janjalani nën mbikëqyr-
jen policore” në “Camp Crame” të Manilës. Nuk ka të dhëna lidhur me
fatin e mëtejshëm të tij.
- Edwin Angeles, agjent i forcave të sigurimit. Pas konvertimit të tij në
fenë myslimane, ishte anëtarësuar në grupin “Abu Sayyaf”, ku brenda
një kohe të shkurtër kishte arritur të depërtonte deri në strukturat më të
larta komanduese. Pas paraqitjes së dyshimeve të caktuara, në vitin
1995, ishte përpjekur të largohej nga grupi Abu Sayyaf. Një muaj pas
vrasjes së Abdurajak Abubakar Janjalanit ishte gjetur edhe trupi i vrarë
i Edwin Angeles543.
Aktualisht në strukturat komanduese të grupit Abu Sayyaf janë angazhuar
Abdul Ashmad - shef i shërbimit të zbulimit, Galip Andang alias Komandant
Roboti - përgjegjës për rrëmbimin e turistëve të huaj në vitin 2000 dhe komandan-
tët e tjerë lokalë, si Mujib Agga Susukan, Said Suaib, Abu Pula Jumdail, etj544.
Qëllimi politik i këtij grupi terrorist është zhdukja e simboleve të krishtera
nga tokat e banuara me popullsi myslimane në Filipine, ndalimi i të drejtës së të
tjerëve për peshkim në ujërat bregdetare të Basilan dhe Sulu si dhe angazhimi i
përfaqësuesve fetarë myslimanë në bisedime për zgjidhjen politike të problemeve
ndërfetare në Filipine. Në të vërtetë prapa këtyre qëllimeve të proklamuara poli-
tike, fshihet përpjekja e grupit të Abu Sayyafit për t’i pavarësuar territoret e ban-
uara me popullsi myslimane me qëllim të themelimit të një shteti islam në Jug të
Filipineve ose bashkimit të atij territori me një shtet të përbashkët mysliman, që do
të themelohet në rajon545.
Në vitin 1992, grupi Abu Sayyaf kishte rrëmbyer një turist të moshuar dhe
nipin e tij pesë vjeç (Luis „Ton Ton” Biel). Dy vjet më vonë, në një ujdhesë filip-
inase ishte rrëmbyer një misionar katolik nga ShBA-ja. Pas këtyre rasteve, grupi
Abu Sayyaf kishte filluar të rrëmbente masivisht shtetasit e huaj. Kështu në prill të
vitit 2000, në ujdhesën Jolo ishte rrëmbyer grupi prej 21 turistëve, të cilët ishin
277 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
543 Rainer Werning, Abu Sayyaf als Subunternehmer staatlichen Terrors, http://www.iwif.de/wf300-51.htm544 Rainer Werning, Abu Sayyaf als Subunternehmer staatlichen Terrorf. në: Zeitschrift “Wissenschaft & Frieden”, 3/2000,
www.iwif.de/wf300-51.htm545 US-Außenministerium: Patterns of Global Terrorism, www.state.gov/documents/organization/31912.pdf
liruar vetëm pas ndërmjetësimit të Libisë dhe pranimit të shumës së kërkuar të par-
ave. Katër muaj më vonë, ishte kërkuar ndërrimi i shtetasit të rrëmbyer amerikan
Jeffrey Schilling, me autorët e sulmit të parë terrorist kundër World Trade Center,
Sheikun Umar Abd al-Rahman dhe Ramzi Yosef546. Ndërkaq, pas ndërhyrjes
ushtarake amerikane në Afganistan, duket se ishin likuiduar të gjithë turistët e
rrëmbyer më 27.05.2001 në ujdhesën Palawan.
Përveç rrëmbimit të personave, grupi Abu Sayyaf kishte zbatuar edhe forma
të tjera të veprimit terrorist. Kështu, në vitin 1995 ishin masakruar 50 banorë të
fshatit Ipil në Mindanano të Filipineve. Pastaj gjatë Krishtlindjeve të vitin 1998,
ishin hedhur disa granata dore kundër besimtarëve të një kishe katolike të qytetit
Zamboanga. Ndërsa, më 05.03.2003 në aeroportin e qytetit Davao, ishin aktivizuar
disa bomba të montuara, duke vrarë 21 dhe duke plagosur mbi 150 persona547.
Pas kryerjes së shumë sulmeve terroriste dhe rrëmbimit të disa shtetasve të
huaj, në mars të vitit 2000, me urdhër të kryetarit Estrada kishte filluar një opera-
cion i gjerë luftarak kundër grupit Abu Sayyaf. Në mënyrë të ngjashme ishte
reaguar edhe në nëntor të vitit 2002, kur ishin burgosur mbi 30 udhëheqës të Grupit
Abu Sayyaf në mesin e të cilëve edhe rrëmbyesit e Jolos. Më 20.02.2003 njësiti
operativ i Counter-Terrorist Force (CTF), kishte likuiduar shtatë udhëheqës të
grupit Abu Sayyaf. Ndërkaq, më 04.07.2003, gjatë një sulmi policor në jug të
Filipineve ishin vrarë edhe pesë terroristë të tjerë. Në të vërtetë, këto suksese të
shërbimeve kundërterroriste filipinase ishin rezultat i bashkëpunimit me forcat
amerikane. Që nga viti 1951 ekziston marrëveshja në mes Filipineve dhe ShBA-së
për bashkëpunim të gjithanshëm në lëmin e sigurisë. Ndërkaq, pas intervenimit
ushtarak amerikan në Afganistan, Filipinet u kishin ofruar ShBA-së dy baza
ushtarake548.
Grupi i Abu Sayyaf në të gjitha sferat e veprimit terrorist bashkëpunon me
organizatën Al Qa’ida. Në jug të Filipineve deri në vitin 1995 kishte vepruar orga-
nizata humanitare International Islamic Relief Organisation, e udhëhequr nga
dhëndri i Osama bin Ladenit, Mohamed Jamal Khalifa. Sipas dëshmive të pub-
likuara, kjo organizatë e maskuar me petkun e aktivitetit humanitar, kishte finan-
cuar disa projekte terroriste në rajon, si grupin Abu Sayyaf dhe xhihadistët Laskar
.: 278 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
543 Rainer Werning, Abu Sayyaf als Subunternehmer staatlichen Terrors, http://www.iwif.de/wf300-51.htm544 Rainer Werning, Abu Sayyaf als Subunternehmer staatlichen Terrorf. në: Zeitschrift “Wissenschaft & Frieden”, 3/2000,
www.iwif.de/wf300-51.htm545 US-Außenministerium: Patterns of Global Terrorism, www.state.gov/documents/organization/31912.pdf546 Krahaso: U.S. Department of State, Patterns of Global Terrorism, http://www.state.gov; http://www.terrorism.com/analy-
sis/index.shtml,547 US-Außenministerium: Patterns of Global Terrorism, (29.04.2004), www.state.gov/documents/organization/31912.pdf548 Militärkooperation USA – Philippinen, Berliner Zeitung, 01.02.2002, http://www.berlinonline.de/berliner-
zeitung/archiv/.bin/dump.fcgi/2002/0201/politik/0150/index.html
të Indonezisë. Nga ana tjetër, kur në vitin 2000 ishte shkatërruar struktura materi-
ale dhe ajo komanduese e Grupit të Abu Sayyaf, Osama bin Laden, i martuar edhe
me një grua myslimane nga Filipinet, nga kapitali privat i kishte ofruar tre milionë
dollarë për riorganizimin e këtij grupi terrorist549. Edhe sipas disa të dhënave ruse,
numri më i madh i luftëtarëve të grupit Abu Sayyaf kishte qëndruar në njërin nga
kampet për stërvitje terroriste në Afganistan550.
Në shtator të vitit 2006, ishte vrarë komandanti i Grupit Abu Sayyaf,
Khadaffy Janjalani, (vëllai i ish-komandantit Abdurajak Abubakar Janjalanit, që
ishte vrarë në vitin 1995). Në shenjë hakmarrjeje, në prill të vitit 2007, Grupi i Abu
Sayyaf u kishte prerë kokën shtatë banorëve të një fshati të krishterë në jug të
Filipineve dhe i kishin detyruar fshatarët e tjerë për dorëzimin e kokave të prera në
stacionet e afërta policore.
Në qershor të vitit 2007, udhëheqës i ri i grupit terrorist Abu Sayyaf ishte
caktuar Jaser Igasan. Në korrik të vitit 2009, një zëdhënës i forcave të armatosura
të Filipineve kishte deklaruar se qeveria po planifikon një ofensivë vendimtare
kundër Grupit Abu Sayyaf me qëllim të likuidimit të saj dhe zgjidhjes së çështjes
së varfërisë në Filipinet jugore, që është baza kryesore e lëvizjeve terroriste në
Filipine. Kështu, në shtator të vitit 2009, ushtria filipinase i kishte pushtuar të
gjitha bazat e Grupit Abu Sayyaf duke vrarë rreth 24 terroristë. Si reagim
hakmarrës pjesëtarët e Grupit Abu Sayyaf, më 29.09.2009 kishin sulmuar një bazë
ushtarake duke vrarë dy ushtarë. Pastaj, më 09.11.2009, ishte dorëzuar edhe koka
e prerë e drejtorit të një shkolle fillore, që ishte rrëmbyer më 18.10.2009, në afërsi
të fshatit Patikul në ishullin Jolo.
16. Ushtria Islamike nga Adeni
Gjatë viteve ‘90 të shek. XX, ishin parashtruar disa kërkesa ultimative të
firmosura me emrin Ushtria Islamike nga Adeni për suspendimin e sanksioneve të
Kombeve të Bashkuara ndaj Irakut dhe tërheqjen e anijeve luftarake amerikane
nga ujërat e Jemenit. Sa i përket sulmit të datës 12.10.2000 kundër anijes luftarake
amerikane U.S.S. Cole në portin e Adenit, Shërbimi Sekret Amerikan mendon se
ky sulm, që kishte shkaktuar vdekjen e 17 marinarëve amerikanë, nuk ishte kryer
nga një grup i veçantë terrorist, por ishte rezultat i bashkërendimit të aktiviteteve
të përbashkëta në mes disa grupeve terroriste në rajon, të komanduara nga “Al
Qa’ida”.
279 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
549 www.terrorismfiles.org/organisations/abu_sayyaf_group.html, Okt. 2004550 www.time.com/time/asia/magazine/article/0,13673,501040830-686107,00.html.
Ushtria Islamike nga Adeni për herë të parë ishte paraqitur më 29.12.1998
në Abyan të Jemenit, kur ishin rrëmbyer 16 turistë të huaj. Disa ditë pas kryerjes
së këtij aksioni brutal ishte thyer bindja se ky grup terrorist është njëri nga grupet
më sekrete islamike në rajon. Policia jemenase i kishte zbuluar të gjitha çerdhet
terroriste në vend dhe kishte ndërmarrë aksion të rrufeshëm për lirimin e turistëve
të rrëmbyer. Gjatë këtij aksioni ishin likuiduar dy terroristë dhe ishin vrarë katër
persona të rrëmbyer (tre shtetas britanikë dhe një australian). Pas këtij aksioni, rel-
ativisht të suksesshëm, policia jemenase kishte arritur të burgoste tërë kuadrin
komandues të Ushtrisë Islamike nga Adeni, përfshirë këtu edhe komandantin Zein
al-Abidine al-Midhar të njohur me emrin Abu Hassan. Një vit më vonë, Gjykata
Penale e Jemenit kishte dhënë dënimin me vdekje kundër Abu Hassanit dhe dy
„ushtarëve” të tij.
Pas këtij rasti, në mars të vitit 1999, kishte pasuar edhe një urdhëresë e
Ushtrisë Islamike nga Adeni, që ishte firmosur nga komandanti i saj Abu Hasan,
për largimin e menjëhershëm të Ambasadës Amerikane dhe asaj britanike nga
Jemeni. Mirëpo, policia jemenase kishte demantuar arsyet për shqetësim, duke
sqaruar faktin se “Ushtria Islamike nga Adeni, edhe për një kohë të gjatë, do të jetë
e detyruar që t’i reduktojë aksionet e veta vetëm duke shkruar letra dhe duke shpre-
suar në organizimin e ndonjë proteste antiamerikane ose edhe në kryerjen e ndon-
jë sulmi lokal terrorist”551.
17. Sulmet e grupeve të tjera terroriste islamike
1973
05.08, Athinë: Dy terroristë, të cilët i takonin grupit “Ahman Abd-Al Ghaffur”, kishin
shtënë me armë në drejtim të udhëtarëve që pritnin para sportelit të TWA-së, në aeroportin e
Athinës, duke vrarë tre persona.
1978
18.02, Larnaka: Terroristët islamikë kishin rrëmbyer një aeroplan egjiptian në aeroportin
Larnaka të Qipros. Njësitë speciale qipriote kishin intervenuar, duke vrarë 15 shtetas egjiptianë.
Pas këtij rasti Egjipti i kishte ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Qipron.
1979
04.11, Teheran: Rreth 400 iranianë, shumica e të cilëve studentë, kishin pushtuar
Ambasadën Amerikane në Teheran duke rrëmbyer 70 shtetas amerikanë dhe si kusht për lirimin e
tyre ishte kërkuar dorëzimi i Shahut të Iranit, Reza Pahlewi, i cili mjekohej nga sëmundja e kancer-
it në një spital amerikan në Nju-Jork. Ky aksion ishte përkrahur edhe nga udhëheqësi fetar dhe
njëkohësisht shtetëror, Ajatollah Homeini. Pas 444 ditëve, respektivisht pas fitores së kryetarit
Regan dhe kërcënimit të tij për ndërhyrje ushtarake ishin liruar të gjitha pengjet amerikane.
.: 280 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
551 www.opus.bsz-bw.de/hdms/volltexte/2004/423/pdf/jabe_2002.pdf
21.11, Mekë: Rreth 250 ekstremistë shiitë e kishin pushtuar Qabën dhe Xhaminë e Madhe
në qytetin e shenjtë Meka, duke i rrëmbyer rreth 100 persona. Forcat speciale saudite e kishin
rrethuar xhaminë dhe më 25.11., kishin sulmuar duke i eliminuar disa rrëmbyes dhe duke liruar një
numër të personave të rrëmbyer. Pastaj ishin tërhequr. Më 04.12, forcat speciale saudite kishin sul-
muar përsëri, duke i eliminuar të gjithë rrëmbyesit dhe liruar personat e rrëmbyer. Sipas të dhë-
nave zyrtare, gjatë këtyre aksioneve kishin vdekur 75 rrëmbyes, 60 pjesëtarë të forcave ushtarake
dhe 26 besimtarë. Lidhur me identitetin e rrëmbyesve, pos spekulimeve të ndryshme, deri tash nuk
është dhënë ndonjë informacion zyrtar.
1981
28.06, Teheran: Në kontekst të konfliktit në mes të ithtarëve të Banisadrit dhe kundër-
shtarëve të tij, në selinë e Partisë Republikane Islamike ishte vendosur një bombë që kishte shkak-
tuar vdekjen e mbi 70 udhëheqësve të lartë shtetërorë, ndër të cilët edhe vdekjen e kryetarit të
Këshillit të Drejtësisë (gjyqtarit më të lartë) Ajatollah Beheschti, katër ministrave dhe gjashtë
zëvendësministrave.
30.08, Teheran: Nga pasojat e shpërthimit të një bombe në lokalet e qeverisë iraniane ishte
vrarë kryetari i shtetit, Mohammed Ali Rajai dhe ai i qeverisë, Mohammad Javad Bahonar.
1984
31.07, Paris: Një aeroplan i kompanisë “Air France” ishte rrëmbyer nga aktorët islamikë
dhe ishte detyruar të fluturon në drejtim të Teheranit. Gjatë rrëmbimit ishin vrarë dy persona.
20.09, Bejrut: Para Ambasadës Amerikane në Bejrut, kishte shpërthyer një autobombë, e
cila kishte shkaktuar vdekjen e 23 personave dhe plagosjen e ambasadorit dhe të shumë personave
të tjerë.
04.12, Teheran: Katër rrëmbyes islamikë, kishin rrëmbyer një aeroplan kuvajtian, që ishte
duke fluturuar në drejtim të Pakistanit duke e detyruar ta ndërronte kursin dhe të fluturonte për
Teheran. Me të zbarkuar, rrëmbyesit kishin vrarë dy pasagjerë, e pastaj kishin kërkuar lirimin e
disa ekstremistëve islamikë nga burgjet e Kuvajtit, që ishin dënuar një vit më parë.
1985
14.06, Bejrut: Një aeroplan i kompanisë ajrore amerikane TWA, me 150 udhëtarë, që flu-
turonte nga Athina për në Romë, ishte rrëmbyer nga dy terroristë islamikë libanezë. Gjatë rrëm-
bimit të aeroplanit ishte vrarë ushtari i marinës amerikane Robert Stethem. Pas 17 dite ishin liru-
ar personat e rrëmbyer.
30.09, Bejrut: Në kryeqytetin libanez, anëtarët e “Xhihadit Islamik”, kishin vrarë një dhe
kishin rrëmbyer katër pjesëtarë të Ambasadës Ruse.
24.11, La Valletta: Një aeroplan “Boeing 737” i kompanisë Egypt Air me 98 udhëtarë, që
fluturonte nga Athina në Kairo ishte rrëmbyer nga tre terroristë të armatosur. Gjatë këtij aksioni,
një pjesëtar i forcave policore egjiptiane kishte reaguar, duke e vrarë njërin nga rrëmbyesit. Pastaj
kishte filluar shkëmbimi i zjarrit në aeroplan. Në këtë situatë kaotike aeroplani kishte zbarkuar në
La Valetta të Maltës, ku kishte qëndruar pesë ditë. Në aeroplan gradualisht kishte filluar të acaro-
hej situata dhe terroristët kishin filluar të likuidonin udhëtarët. Kështu një formacion policor
egjiptian, që kishte ardhur në ndihmë ishte detyruar të intervenonte. Gjatë këtij aksioni ishin vrarë
57 persona.
1986
16-17.09, Paris: Gjatë një serie të sulmeve terroriste në Paris, kishin vdekur 13 persona
dhe ishin plagosur 250 të tjerë. Qëllimi i këtyre sulmeve kishte qenë detyrimi i qeverisë franceze
për lirimin nga burgu të disa terroristëve islamikë.
281 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
1989
03.10, Bruksel: Në Bruksel ishte vrarë udhëheqësi i Bashkësisë Hebraike në Belgjikë,
Joseph Wybran. Përgjegjësinë për kryerjen e kësaj vrasjeje e kishin marrë “Ushtarët e Drejtësisë
Islamike”.
1990
27.09, Paris: Prej një makine në lëvizje ishin hedhur disa granata dore në drejtim të një
restoranti në Paris, që kishin shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e 15 të tjerëve. Në të
njëjtën kohë, në Cafe l´Historil, ishte hedhur edhe një granatë dore, e cila nuk kishte shpërthyer.
Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë një grup i panjohur terroristësh islamikë.
05.11, Nju-Jork: Një arab me prejardhje nga Egjipti kishte vrarë udhëheqësin e lëvizjes
izraelite Kach, Rabbi Meir Kahane.
1991
28.03, Jubial: Vriten tre ushtarë amerikanë në afërsi të Camp Three të qytetit saudit,
Jubial.
19.04, Paris: Një udhëheqës i një grupi disident iranian, nga atentatorë të panjohur ishte
vrarë në një apartament të Parisit.
27.07, Srinagar: Tetë turistë ndër të cilët shtatë izraelitë, ishin rrëmbyer nga grupi
“Pasdaran-e-Inquillabi Islam”. Gjatë udhëtimit me një barkë, terroristët ishin sulmuar nga forcat
izraelite. Gjatë përleshjes me rrëmbyesit ishin vrarë dy terroristë dhe një turist izraelit.
06.08, Paris: Ish kryeministri iranian, Shapur Bakhtiar, së bashku me një bashkëpunëtor të
tij ishte vrarë në Paris. Pas kësaj vrasjeje kishte qëndruar Shërbimi Sekret Iranian.
03.07, Mailand: Përkthyesi italian i veprës së Salman Rushdi “Verset e Satanit” ishte
vrarë nga një shtetas iranian.
12.07, Tokio: Përkthyesi japonez i veprës së Salman Rushdi “Verset e Satanit” ishte vrarë
me thikë nga një atentator i panjohur në Tokio.
1992
29.06, Annaba: Kryetari i Këshillit të Shtetit Mohamed Boudiaf, ishte vrarë gjatë një cer-
emonie festive në qytetin Annaba, që shtrihet afër kufirit me Tunizinë. Atentatori kishte qenë i
veshur me uniformë të pjesëtarëve të Shërbimit Special të Policisë Algjeriane. Sipas të dhënave të
gazetës “La Nation”, atentatori kishte qenë pjesëtar i Frontit të Shenjtë Islamik.
04.08, Bon: Nga atentatorë të panjohur ishte vrarë në Bon një shkrimtar dhe disident poli-
tik iranian.
26.08, Algjer: Në afërsi të sportelit të Air France, në aeroportin e Algjerit “Houari
Boumedienne” kishte shpërthyer një bombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e 12 personave dhe
plagosjen e 128 të tjerëve.
17.09, Berlin: Në restorantin “Mykonos” të Berlinit, disa persona të armatosur kishin
shtënë me armë në drejtim të një udhëheqësi të opozitës politike iraniane. Gjatë këtij sulmi ishin
vrarë katër persona. Gjatë procedurës gjyqësore të zhvilluar në vitin 1996, në bazë të provave të
siguruara, gjykata gjermane kishte konstatuar se sulmi ishte kryer me kërkesë të udhëheqjes së
Sigurimit Shtetëror Iranian. Pas këtij rasti ishin pezulluar marrëdhëniet në mes Bashkësisë
Evropiane dhe Iranit.
29.12, Aden: Nga shpërthimi i një bombe në “Hotel Gold Mihor” të qytetit Aden, kishte
vdekur një shtetas austriak dhe gruaja e tij ishte plagosur. Gjatë asaj kohe, rreth 100 ushtarë
amerikanë kishin qenë të angazhuar në Misionin-Somalia, disa prej të cilëve kishin qenë të vendo-
sur në këtë hotel.
.: 282 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
24.01, Ankara: Gazetari turk, Ugur Muncu, i njohur me shkrimet e tij antifundamentaliste
ishte vrarë para shtëpisë së tij në Ankara.
25.01, Langley (Virginia): Shtetasi pakistanez, Mir Aimal Kansi, kishte shtënë me armë
automatike kundër personave të punësuar në shërbimin e Policisë Federale Amerikane të qytetit,
duke vrarë dy persona dhe duke plagosur dy të tjerë. Atentatori ishte burgosur dhe ishte dënuar me
vdekje në vitin 1997.
1993
12.03, Bombei: Nga shpërthimi i disa bombave të montuara në pjesë të ndryshme të
qytetit, kishin vdekur mbi 300 persona, ndërsa ishin plagosur rreth 1200 të tjerë. Më 17.03, kishte
shpërthyer një autobombë në Kalkutë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e 66 personave. Të gjitha
këto autobomba kishin shpërthyer para ndërtesave të shërbimeve të ndryshme publike indiane. Pas
zhvillimit intensiv të hetimeve, ishte krijuar dyshimi i bazuar se autor të këtyre sulmeve kishin qenë
dy myslimanë ekstremistë, të cilët kishin arritur të largohen nga India.
16.03, Romë: Dy terroristë islamikë kishin vrarë një disident politik iranian në Romë.
25.08, Kiursehir-Boztep: Katër terroristë të veshur me rroba të sigurimit e kishin rrëmby-
er dhe pas disa ditëve e kishin vrarë disidentin iranian, Mohammad Khaderi. Më 04.09, në afërsi
të Kiursehir-Boztep, ishte gjetur trupi i tij i vdekur.
11.10, Oslo: Botuesi norvegjez, William Nygaard, i cili në vitin 1989 kishte botuar veprën
“Verset e Satanit”, ishte plagosur nga një atentator i panjohur.
24.10, Algjer: Para ndërtesës zyrtare ishin rrëmbyer tre diplomatë francezë. Polici, që
kishte tentuar të ndërhynte, ishte vrarë. Pas disa ditëve, pa ndonjë kërkesë të parashtruar, ishin
liruar diplomatët e rrëmbyer.
11.12, Kajro: Disidenti dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme të Libisë, Mansour Kikhia,
ishte rrëmbyer nga hoteli i tij në Kajro dhe zhdukur pa gjurmë.
1994
04.01, Corum: Në qytetin turk Corum, agjentët iranianë kishin vrarë një anëtar të
Komitetit Qendror të Partisë Demokratike Kurde.
18.07, Buenos-Aires: Një autobombë kishte shkatërruar një ndërtesë izraelite në krye-
qytetin e Argjentinës, duke shkaktuar edhe 95 persona të vrarë dhe mbi 200 të plagosur.
26.12, Marsejë: Një shërbim special i policisë franceze kishte sulmuar një aeroplan të
rrëmbyer nga terroristë islamikë, duke i vrarë të gjithë rrëmbyesit dhe liruar 167 udhëtarët e mbi-
jetuar. Para ndërhyrjes policore, rrëmbyesit kishin vrarë tre udhëtarë dhe kishin kërcënuar me
shpërthimin e aeroplanit të minuar mbi Paris. Për këtë qëllim kishin vendosur 20 shufra dinamit
në pjesë të ndryshme të aeroplanit.
1995
30.01, Algjer: Nga shpërthimi i një bombe në Algjer, kishin vdekur 42 persona dhe ishin
plagosur 280 të tjerë. Ndër personat e vdekur kishte qenë edhe atentatori islamik.
24.02, Aman: Në kryeqytetin jordanez, një person i armatosur kishte vrarë një diplomat
francez.
25.02, Karaçi: Në kryeqytetin pakistanez Karaçi, ishin sulmuar dy xhami dhe ishin vrarë
20 besimtarë shiitë. Pastaj shiitët i kishin sulmuar disa qendra fetare të sunitëve dhe kishte filluar
një përleshje masive në rrugët e qytetit.
4.07, Kashmir (Indi/Pakistan): Në afërsi të Srinagar, nga terroristët islamikë, anëtarë të
grupit “al Faran”, ishin rrëmbyer pesë turistë nga shtetet e ndryshme perëndimore. Menjëherë pas
rrëmbimit, terroristët kishin parashtruar kërkesën ultimative për lirimin nga burgjet indiane të të
283 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
gjithë ekstremistëve islamikë. Pas refuzimit të kësaj kërkese, dyshohet se ishin ekzekutuar të gjithë
turistët.
11.07, Paris: Udhëheqësi islamik, Imam Abdelbaki Sahraoui, që kishte qenë
bashkëthemelues i Frontit të Shenjtë Islamik, ishte vrarë në Paris. Më vonë, si atentatorë ishin
identifikuar Karim Koussa dhe Khaled Kelkal, që ishte gjetur i vrarë pas atentatit.
25.07, Paris: Terroristët islamikë nga Algjeria kishin vendosur një bombë tre kilogramësh
nën ulësen e një treni nëntokësor në Paris dhe në afërsi të stacionit Saint-Michel e kishin aktivizuar
me telekomandë, duke shkaktuar vdekjen e shtatë personave dhe plagosjen e qindra udhëtarëve të
tjerë.
13.11, Riad: Para ndërtesës së Gardës Kombëtare Saudite, kishte shpërthyer një autobom-
bë, që kishte shkaktuar vdekjen e shtatë personave, ndër të cilët edhe të pesë ushtarakëve
amerikanë, që punonin si instruktorë në Gardën Kombëtare Saudite. Qëllimi i këtij sulmi kishte
qenë dëbimi i forcave ushtarake amerikane nga vendi. Qeveria saudite i kishte prezantuar publik-
isht katër persona, që kishin pranuar se kishin vepruar me kërkesë të islamistëve të huaj. Në maj
të vitit 1996, kundër tyre ishte ekzekutuar dënimi me prerje të kokës.
21.11, Delhi: Një shpërthim i fuqishëm kishte rrafshuar për tokë një restorant në
“Connaught Place Shopping Gegend” të Delhit. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte
marrë grupi “Jammu” dhe “Kashmir Islamic Front”.
1996
11.02, Algjer: Nga shpërthimi i një bombe në kryeqytetin algjerian, kishin gjetur vdekjen
18 veta dhe ishin plagosur 52 të tjerë. Për kryerjen e këtij sulmi, qeveria kishte akuzuar qarqet e
caktuara islamike algjeriane.
11.02, Manama: Në kryeqytetin e Bahreinit, Manama, kishte shpërthyer një bombë, që
kishte shkaktuar vdekjen e një anglezi dhe dy zyrtarëve shtetërorë. Përgjegjësinë për kryerjen e
këtij sulmi e kishte marrë “Islamic Front for the Liberation of Bahrain”.
28.05, Paris: Nga persona të panjohur, ishte vrarë në Paris ish-ministri i Arsimit të Iranit
në qeverinë e Shahut.
08.07, Adis-Abebë: Dy shtetas të Somalisë kishin hapur zjarr kundër ministrit etiopian të
Transportit, duke e vrarë atë, dy truprojat e tij dhe një kalimtar të rastit.
01.08, Oran: Para shtëpisë se kardinalit francez në Oran të Algjerisë, kishte shpërthyer një
bombë, e cila e kishte shkaktuar vdekjen e kardinalit dhe shoferit të tij. Prapa këtij sulmi kishte qën-
druar GIA.
03.12, Paris: Nga shpërthimi i një bombe në stacionin Port-Royal të metrosë së Parisit,
kishin vdekur katër persona dhe ishin plagosur 91 të tjerë. Sipas rezultatit të hetimeve, kjo bombë
13 kilogramësh e mbushur me metale te ndryshme, ishte vendosur nga terroristët islamikë algjeri-
anë.
1997
02.01, Londër: Në zyrat e Al Hayat në Uashington, Nju-Jork, Londër dhe Riad kishin arrit-
ur letra-bombë, të cilat ishin dorëzuar në një postë në Aleksandri. Gjatë hapjes së një letre, ishin
plagosur dy punëtorë të sigurimit anglez në Londër.
20.02, Islamabad: Nga persona të panjohur ishte vrarë drejtori i qendrës iraniane në
Islamabad dhe gjashtë punëtorë të tij.
12.11, Karaçi: Gjatë largimit të tyre nga hoteli Sheraton, nga atentatorë të panjohur ishin
vrarë pesë zyrtarë të ndërmarrjes Union Texas Petroleum. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi
e kishte marrë “Islamic Revolutionary Council” dhe “Aimal Khufia Action Committee”.
.: 284 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
10.01, Madras: Para ndërtesës së Konsullatës Amerikane në qytetit indian, Madras, kishte
shpërthyer një bombë, e cila kishte shkaktuar plagosjen e katër personave. Përgjegjësinë për kry-
erjen e këtij sulmi e kishte marrë “Islamic Defense Force”.
1998
01.02, Koimbatore: Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe të lëvizjes islamike “Al-
Umma” (Indi) kishin vdekur 50 persona.
14.02, Koimbatore: Nga shpërthimi i disa bombave në qytetin indian, Koimbatore kishin
vdekur 43 persona dhe ishin plagosur mbi 100 të tjerë. Pas këtij sulmi kishin qëndruar ekstremistë
islamikë, që luftonin për ndarjen e Kashmirit nga India.
20.07, Tavildara: Nga një grup i armatosur islamik ishin vrarë katër zyrtarë të Kombeve
të Bashkuara në Taxhikistan.
25.08, Kapstadt: Ekstremistët islamikë kishin hedhur një bombë në hyrje të restorantit
amerikan Planet Hollywood. Nga shpërthimi i bombës kishin vdekur dy turistë dhe 28 të tjerë ishin
plagosur. Ky aksion kishte qëllim hakmarrës kundër intervenimit ushtarak amerikan në Sudan dhe
Afganistan.
31.08, Algjer: Në një shesh në qendër të Algjerit kishte shpërthyer një bombë, e cila kishte
shkaktuar vdekjen e 17 personave dhe plagosjen e 60 të tjerëve. Përgjegjësinë për kryerjen e këtij
sulmi e kishte marrë një grup terrorist islamik nga Algjeria.
01.09, Algjer: Në qendër të Algjerisë kishte shpërthyer sërish një bombë, e cila kishte
shkaktuar 25 viktima.
1999
19.03, Vladikavkas: Në një treg të qytetit Vladikavkas, kishte shpërthyer një bombë, e cila
kishte shkaktuar vdekjen e 62 personave dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve. Përgjegjësinë për kry-
erjen e këtij sulmi e kishte marrë një organizatë e panjohur terroriste islamike.
21.10, Ankara: Në makinën e profesorit dhe intelektualit të njohur turk, Ahmet Taner
Kislali, kishte shpërthyer një bombë, e cila kishte shkaktuar vdekjen e tij. Përgjegjësinë për kryer-
jen e kësaj vrasje e kishte marrë “Islamic Great East Raiders Front”.
28.11, Kapstadt: Nga pasojat e shpërthimit të një bombe në një rrugë qendrore të qytetit
Kapstadt ishin plagosur 46 persona. Kjo bombë kishte qenë e ngjashme me atë që kishte shpërthy-
er një vit më parë në restorantin “Planet Hollywood”. Pas këtij sulmi terrorist kishte qëndruar
grupi islamik “People Against Gangsters and Drugs”.
24.12, Katmandu: Një Airbus i “Indian Airlines”, që fluturonte nga Katmandu për në
Delhi, ishte rrëmbyer nga një grup i armatosur islamik dhe ishte detyruar të zbarkonte në një qytet
indian, pastaj në një qytet pakistanez dhe së fundi në Kandahar të Emirateve të Bashkuara Arabe.
27 persona të rrëmbyer ishin liruar në Abu Dabi, ndërsa njëri ishte therur me thikë menjëherë pas
zbritjes. Pas tetë ditësh të bisedimeve të mundimshme, qeveria indiane kishte liruar nga burgu
Maulana Masoud Azhar, anëtar i “Islamic Harakat ul-Mujahedin” (HUM) dhe tre terroristë të
tjerë.
2000
01.08, Xhakartë: Para ndërtesës së Ambasadës Filipinase në Xhakartë kishte shpërthyer
një autobombë, që kishte shkaktuar vdekjen e tre personave dhe plagosjen e 23 të tjerëve. Pas këtij
sulmi terrorist kishte qëndruar një grup ekstremist islamik.
14.10, Bagdad: Rrëmbimi i aeroplanit “Boeing 777” i kompanisë “Saudia Arabian
Airlines” me 111 udhëtarë kishte përfunduar pa pasoja. Pesë rrëmbyesit islamikë në shenjë
proteste kundër pranisë ushtarake amerikane në rajon, e kishin rrëmbyer aeroplanin menjëherë
285 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
pas fluturimit të tij nga qyteti saudit, Dshiddah. Pas zbarkimit të aeroplanit në Bagdad, rrëmbye-
sit i kishin liruar të gjithë personat e rrëmbyer dhe ishin dorëzuar.
17.11, Riad: Nga persona të panjohur ishte hedhur një mjet i fuqishëm shpërthyes në mak-
inën e një çifti anglez, që kishte shkaktuar vdekjen e menjëhershme të burrit dhe plagosjen rëndë
të gruas.
19.11, Aman: Zëvendëskonsulli izraelit në Jordani ishte vrarë nga persona të panjohur
gjatë udhëtimit të tij për në vendin e punës. Përgjegjësinë për kryerjen e kësaj vrasjeje e kishte
marrë “Lëvizja e Rezistencës Luftarake e Myslimanëve Jordanez”.
23.11, Riad: Në çastin kur makina e tre shtetasve anglezë kishte hyrë në rrugën „Mbreti-
Abdul-Asis“, kundër tyre ishin hedhur granata dore. Nga shpërthimet e tyre ishin plagosur të gjithë
udhëtarët e makinës.
05.12, Aman: Në kryeqytetin jordanez ishte plagosur me armë zjarri një diplomat izraelit
në çastin kur ky ishte duke u larguar nga një dyqan. Atentatori dhe grupi i tij islamik kishin kërkuar
ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike me Izraelin.
24.12, Xhakartë: Pas meshës së mesnatës së Krishtlindjeve, në shumë kisha katolike të
Xhakartës kishin shpërthyer disa bomba, që kishin shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagos-
jen e shumë të tjerëve.
30.12, Manila: Në të njëjtën kohë dhe në pjesë të ndryshme të kryeqytetit filipinas si në një
autobus lokal, para Ambasadës Amerikane, në një pompë të benzinës, në një bankë, në një ndër-
marrje tregtare dhe në aeroport, kishin shpërthyer bomba të ndryshme, që kishin shkaktuar vdek-
jen e 14 personave dhe plagosjen e mbi 100 të tjerëve. Sipas rezultatit të hetimeve, këto sulme ishin
kryer nga një grup terroristësh, që vepronte në organizatën „Abu Sayyaf“.
2001
27.05, Palawan (Filipine): Në ujdhesën Palawan, disa terroristë islamikë të paraqitur si
„Grupi Abu Sayyaf“,kishin rrëmbyer 23 persona, ndër të cilët edhe tre shtetas amerikanë. Më
11.06, një anëtar i grupit kishte deklaruar se turisti amerikan ,Guillermo Sobrero, ishte ekzekutu-
ar.
28.10, Bahawalpur: Disa persona të maskuar dhe të armatosur me armë automatike, kishin
sulmuar një kishë katolike në jug të Pakistanit, duke vrarë 16 besimtarë dhe duke plagosur pesë të
tjerë.
2002
22.01, Kalkutë: Katër persona të armatosur kishin hapur zjarr kundër Shtëpisë së Kulturës
Amerikane në Kalkutë, duke vrarë pesë roja indiane dhe duke plagosur 21 shtetas të tjerë indianë.
Pas këtij sulmi kishte qëndruar grupi terrorist islamik “Harkat-ul-Jehat-Islami”.
23.01, Karachi: Gazetari amerikan, Daniel Pearl, që raportonte për Wall Street Journal,
ishte rrëmbyer në Karaçi. Rrëmbyesit islamikë ishin kërcënuar me vrasjen e gazetarit në qoftë se
nuk liroheshin menjëherë të gjithë anëtarët e Al-Qa´idas, që mbaheshin në burgun e
Guantanamos. Më 21.02, qeveria amerikane kishte siguruar një video, ku ishte incizuar ekzeku-
timi i Pearlit.
30.01, Manila: Gjatë rrugës për në vullkanin Pinatubo, ekstremistët islamikë kishin vrarë
një turist gjerman dhe një tjetër amerikan.
16.02, Jolo: Nga shpërthimi i një granate në një treg të ujdhesës jugore filipinase, Jolo,
kishin vdekur katër persona dhe ishin plagosur 45 të tjerë. Sipas policisë lokale, atentator i mund-
shëm kishte qenë një anëtar i grupit Abu Sayyaf.
27.02, Godra: Në një tren të mbushur me udhëtarë hindusë, ekstremistët islamikë kishin
.: 286 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
hedhur mjete ndezëse, duke shkaktuar kështu vdekjen e 58 personave dhe plagosjen e mbi 500 të
tjerëve.
17.03, Islamabad: Në një kishë protestante në Islamabad, gjatë meshës, ishin hedhur disa
granata, që kishin shkaktuar vdekjen e pesë personave (ndër të cilët dhe dy shtetas amerikanë), dhe
plagosjen e 46 të tjerëve. Në vendin e ngjarjes, atentatorët kishin lënë gjurmë, të cilat dëshmonin
qartë identitetin e tyre islamik.
Sulmet e grupeve terroriste islamike 1998 - 2008
2003
Shkurt/Gusht, Algjeri: Në jug të Algjerisë ishin rrëmbyer 32 turistë evropianë që vizitonin
Shkretëtirën e Saharës, prej të cilëve 16 kishin qenë shtetas gjermanë. Një numër prej 17 turistëve
ishte liruar pas një operacioni ushtarak. Gjatë shkëmbimit të zjarrit ishte vrarë një turist. Turistët
e tjerë ishin liruar në gusht.
04. 03, Filipine: Në aeroportin ndërkombëtar të qytetit filipinas Davao, kishte shpërthyer
një bombë e kurdisur që kishte shkaktuar vdekjen e 20 dhe plagosjen e 144 personave.
10.05, Filipine: Në tregun e ishullit Mindanao, kishte shpërthyer një bombë që kishte
shkaktuar vdekjen e 13 personave dhe plagosjen e 25 të tjerëve.
12.05, Grozni/Moskë: Një kamionetë e ngarkuar me pesë tonelata eksploziv ishte përpla-
sur për kompleksin e ndërtesave administrative të qytetit Snamenskoje të Çeçenisë, rreth 60 kilo-
metra në verilindje të Groznit. Nga pasojat e shpërthimit aq të fuqishëm kishin vdekur 59 persona
dhe ishin plagosur 200 të tjerë.
287 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
12.05, Riad: Nga shpërthimet serike të bombave të kurdisura në ndërtesat e shtetasve të
huaj, kishin vdekur 35 persona dhe ishin lënduar rreth 200 të tjerë.
14.05, Grozni: Një grua e “ve e veshur me të zeza”, kishte kryer një aksion vetëvrasës
gjatë një feste myslimane në qytetin Ilaschan-Jurt, në lindje të Groznit, duke shkaktuar vdekjen e
18 personave dhe plagosjen e rreth 150 të tjerëve.
16.05, Marok: Vetëvrasje simultante gjatë kremtimit të lindjes së mbretit Mohammed VI.
Në pjesë të ndryshme të qytetit, kishin shpërthyer autobomba që kishin shkaktuar vdekjen e 43 per-
sonave dhe plagosjen e rreth 100 të tjerëve.
05.06, Grozni: Nga një aksion vetëvrasës i “një gruaje të ve e të veshura me të zeza” kishin
vdekur 13 ushtarë të forcave ruse dhe ishin plagosur 18 të tjerë.
20.06, Grozni: Nga shpërthimi i një autobombe në kryeqytetin Çeçen, Grozni, kishin
vdekur tetë persona dhe ishin plagosur 35 të tjerë.
04.07, Pakistan: Një besimtar sunit, kishte kryer një aksion vetëvrasës në një xhami shiite
në Quetta duke zbrazur breshëri plumbash dhe hedhur granata në mesin e besimtarëve. Pas vrasjes
së atentatorit ishin numëruar edhe 60 persona tjerë të vrarë dhe po aq të plagosur.
05.07, Moskë: Para ndërtesës ku mbahej një koncert i rok-muzikës, dy gra kishin kryer
vetëvrasje duke aktivizuar bombat e fshehura në trupin e tyre. Nga pasojat e shpërthimeve kishin
vdekur edhe 12 persona të tjerë dhe 48 plagosur.
07.07, Kabul: Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe në Kabul, kishin vdekur katër
ushtarë gjermanë dhe ishin plagosur 29 të tjerë.
01.08, Grozni: Nga pasojat e shpërthimit të një tonelate eksploziv, ishte shkatërruar tërë-
sisht spitali i qytetit Mosdok, ku kishin vdekur 50 persona dhe ishin plagosur 80 të tjerë.
05.08, Indonezi: Nga shpërthimi i një autobombe në autoparkun e hotelit “Marriot”,
kishin vdekur 12 persona dhe ishin lënduar 150 të tjerë.
19.08, Bagdad: Nga një shpërthim vetëvrasës në ndërtesën e OKB-së në Bagdad, kishin
vdekur 23 persona. Ky sulm e kishte detyruar përfaqësuesin e OKB-së që të tërhiqet nga Iraku.
27.10. Irak: Nga seria e shpërthimeve në kryeqytetin irakian Bagdad, ishte shkatërruar
edhe selia e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq. Gjatë këtyre shpërthimeve kishin vdekur 35
persona dhe ishin plagosur 230 të tjerë.
08.11, Riad: Nga pasojat e tri shpërthimeve në një kompleks të ndërtesave në Riad, kishin
vdekur 17 persona dhe ishin plagosur rreth 120 të tjerë.
15.11, Stamboll: Para dy sinagogave në Stamboll, kishin shpërthyer dy autobomba që
kishin shkaktuar 23 të vdekur dhe rreth 300 të plagosur.
20.11, Stamboll: Para një banke dhe konsultës së Mbretërisë së Bashkuar në Stamboll,
kishin shpërthyer dy autobomba duke shkaktuar 27 persona të vdekur dhe rreth 450 të plagosur.
Përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi e kishte marrë “Fronti për Lindjen e Madhe Islame”.
2004
29 dhe 31.05, Riad: Një grup terroristësh kishin sulmuar zyrat e kompanisë së naftës në
Khobar të Arabisë Saudite dhe kishin marrë peng disa punëtorë të huaj, të punësuar kryesisht në
industrinë e naftës. Gjatë rrëmbimit të këtyre punëtorëve kishin vdekur 22 persona, në mesin e tyre
edhe një amerikan.
11/19. 06, Riad: Nga sulmet terroriste ishte vrarë shtetasi amerikan Paul Johnson. Disa
ditë më vonë ishte vrarë edhe një shtetas tjetër amerikan dhe një kameraman i BBC-së.
06.12, Jeddah: Nga një sulm terrorist ishin vrarë pesë punonjës të Konsullatës Amerikane.
Gjatë shkëmbimit të zjarrit, nga forcat e sigurimit saudit ishin vrarë edhe katër terroristë.
.: 288 TERRORIZMI NDËRKOMBËTAR
2005
09.11, Aman, Jordan: Nga sulmet vetëvrasëse kundër tri hoteleve amerikane, Radisson,
Grand Hyatt, dhe Days Inn, kishin vdekur 57 persona.
2006
13.09, Damask: Forcat siriane të sigurimit kishin penguar një sulm të përgatitur terrorist
kundër Ambasadës Amerikane.
2007
12.01, Athinë: Një raketë anti-tank e kishte goditur objektin e Ambasadës së ShBA-ve duke
shkaktuar vetëm dëme materiale.
11.12, Algjeri: Nga pasojat e shpërthimit të dy autobombave pranë përfaqësisë së
Kombeve të Bashkuara dhe Gjykatës Kushtetuese, kishin vdekur rreth 60 persona, prej tyre 11
anëtarë të stafit të Kombeve të Bashkuara.
2008
26.05, Irak: Në një aksion vetëvrasës kishin vdekur gjashtë ushtarë amerikanë dhe 18 të
tjerë ishin plagosur.
24.06, Irak: Nga pasojat e shpërthimit të një bombe të fshehur në trupin e një atentatori
vetëvrasës, kishin vdekur 20 persona, në mesin e të cilëve edhe tre ushtarë amerikanë.
12.06, Afganistan: Katër ushtarakë amerikanë kanë humbur jetën kur afër makinës së tyre
kishte shpërthyer një autobombë.
13.07, Afganistan: Nga pasojat e një sulmi terrorist kishin vdekur nëntë ushtarë amerikanë
dhe 15 ushtarë të tjerë të forcave aleate. Sulmi kishte ndodhur në Krahinën Kunar e cila kufizohet
me Pakistanin.
16.09, Jemen: Nga pasojat e shpërthimit të një autobombe dhe sulmit raketor kundër
Ambasadës Amerikane në Jemen, kishin vdekur 16 persona. Pas disa dite ishin arrestuar 25 mili-
tantë islamikë të dyshuar për pjesëmarrje në planifikim ose kryerje të sulmit.
26.11, Indi: Nga shpërthimet e disa bombave të vendosura në pjesë të ndryshme të qytetit
Mumbai, si, në dy hotele me pesë yje, në një spital, në një stacion treni, dhe në një kinema, kishin
vdekur rreth 190 persona dhe ishin plagosur rreth 300 të tjerë.
2009
09.02, Irak: Një aksion vetëvrasës kishte shkaktuar vdekjen e katër ushtarëve amerikanë
dhe përkthyesit të tyre irakian.
10.04, Irak: Një atentator vetëvrasës kishte shkaktuar vdekjen e pesë ushtarëve amerikanë
dhe dy policëve irakianë.
289 :.ORGANIZATAT TERRORISTE ISLAMIKE
Recommended