16
Punoi:Kejti Cela

Rajonet e Europes

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Rajonet e Europes.Lenda:Gjeografi #mendiq #kejticela#fb #kontakto#[email protected] #kolegjetturke

Citation preview

Page 1: Rajonet e Europes

Punoi:Kejti Cela

Page 2: Rajonet e Europes
Page 3: Rajonet e Europes

Evropa ndahet ne 5 rajone

Evropa Perëndimore

Evropa Qendrore

Evropa Jugore

Evropa Lindore

Evropa Veriore

Page 4: Rajonet e Europes

Evropa Perendimore

Evropa Perëndimoe është regjioni më i zhvilluar i Evropës. Përbëhet ngagjashtë shtete të Unionit Evropian dhe Monakos.Perkatesisht:Mbretëria e Bashkuar, Irlanda, Holanda, Belgjika, Luksemburgu, Franca dhe Monako.Evropa Perëndimore me tërë pjesën e saj del në Oqeanin Atlantik, andaj shpesh nëliteraturën gjeografike quhet regjion i Atlantikut. Evropa Perëndimore ka shtrirjemeridionale prej Skocisë në veri, deri te Spanja, në jug.Evropa Perëndimore përshkak të pozitës së saj quhet edhe ” dritarja e Evropës nëbotë”.Evropa Perëndimore ka pozitë të përshtatshme gjeografike. Këtë pozitë e kashfrytëzuar që nga zbulimet e mëdha gjeografike, kur komunikacioni detar kaloi prejMesdheut në Atlantik. Jeta e popujve që dalin në Oqeanin Atlantik është e lidhur me detin.

Page 5: Rajonet e Europes

Veçori te tjera te EP KLIMA:Klima e Evropës Perëndimore është nën ndikimin e

detit dhe rrymës së Golfit. Evropa Perëndimore ka klimëoqeanike, e cila dallohet me vera të freskëta , e dimra tëbutë, me mjaft të reshura gjatë tërë vitit. Rryma e Golfit gjatë tërë bregdetit të Atlantikut sjell ujra të ngrohta, kurse erërat përëndimore e bartin avullin e ujit kah toka, duke sjellë mot të ndryshueshëm me vranësira dhe tëreshura . Dallimet mes temperatuave verore e dimrore nukjanë të mëdha. Mjegullat e shpeshta dimrit pengojnëkomunikacinin si në tokë, ashtu edhe në det. Edhe përgjatbregdetit të Norvegjisë klima është oqeanike, kurse nëbrendi të Gadishullit merr edhe veçori kontinentale. Nëmalet e lata të Skandinavisë dhe në skajin verior të Evropës, klima është polare

Page 6: Rajonet e Europes

Relievi I EP Në morfologjinë e relievit dallohen mallet në të cilat mbizotrojnë formacionet e

vjetra gjeologjike. Për ndryshim prej pjesës së ulët të fushës në të cilën janë me ndërtim mëtë ri gjeologjik.

Hapsirën malore e bëjnë pjesa veriore dhe perëndimore e Britanisë së Madhe, në të cilën mbizotrojnë malet e ulëta mesatare, të coptuara nga luginat e depresionet në një sisem pllajash dhe masivesh në formë kubesh. Malet e ngritura rrallëherë kalojnë lartësinë mbi 1000 m. Pjesën më të lartë tërrafshnaltës së Skocisë veriore e bëjnë malet Grampian, në të cilat është pikamë e lartë e Britanisë së Madhe, Ben Nevis 1343 m.

Në pjesën qendrore të Britanisë së Madhe janë malet Penine dhe ato Cambrian si pjesë më të ngritura të relievit, ndërsa nga ana perëndimore vazhdojnë maletKembriane që, duke shkuar nga jugperëndimi, arrijnë në gadiahullin Kurnel. Si pjesë më të ngritura kan ëenë nën ndikimi të drejtëpërdrjet të fuqiveekzogjene, që kësaj pjese ia kan dhënë karakteristikën themelore me format e llojllojshme të krijuara.Në ndrrimin e relievit inicial ka kontribuar posaqërishtakullzimi i kuaternarit. Në Skoci masat e akullit nën influencën e pjerrtësisëkanë lëvizur në drejtim të perëndimit, duke formuar kështu fjorde të thella. Përkundër kësaj, në pjesën tjetër të Anglisë janë depozituar shtresat e trashamorenike

Page 7: Rajonet e Europes

Demografia Veçori e përgjithshme e vendeve të Evropës Perëndimore

është dendësia e madhe e popullsisë, që shpeshherë i kalon200 b/km2.Megjithatë edhe në Evropën Perëndimore kadallime të mëdha në dendësinë e popullsisë. P.sh. Anglia është shumë më e banuar se Skocia dhese Irlanda, pastaj më e dendurështë Holanda e Belgjika se Franca etj. Pjesët më të banuarajanë ato ku janë përqendruar objektet ekonomiko-industriale, rrethina e qyteteve të mëdha dhe viset me tokëtë plleshme. Zhvillimi i industrisë në një periudhë të gjatëka ndikuar në zhvillimin e qyteteve të vjetra dhe në ngritjene qyteteve të reja. Ky proces ka ndikuar në migrimin e popullsisë fshat qytet, andaj në vendet e EvropësPerëndimore pjesa dërmuese e popullsisë jeton në qytete.

Page 8: Rajonet e Europes

Evropa Qendrore

Evropa e Mesme është regjion i Evropës kufijtë e sëcilit vështirë definohen. Evropa e Mesme shtrihetndërmjet asaj Perëndimore, Jugore dhe Evropëslindore.

Zakonisht konsiderohet se Evropës së Mesme i takojnëGjermania Polonia, Çekia, Sllovakia, Zvicra, Austria,Hungaria, Estonia,Lituania,Letonia,Sllovenia

Page 9: Rajonet e Europes

Vecori te EQ Pozita gjeografike:

Ka pozitë shumë të mirë gjeografike sepse është urë lidhëse mesEvropës Perëndimore, Evropes Jugore dhe Evropes Lindore.

Evropa Qëndrore nuk ka kufij të qartë me regjionet tjera, pos me Evropën Jugore. Ajo është udhëkryq i komunikacionit evropian. Ky regjion shtrihet prej Detit të Veriut e Baltik e deri në Detin e Zi, prej Ultësirës Gjermano-Polake e deri në Ultësirën e Panonisëe të Vllahisë. Edhe pse në veri dhe në lindje ka dalje në dete, kyregjion më tepër ka karakter kontinental.

Evropa e Mesme përfshinë 10 % të sipërfaqes së Evropës dhe 23,1 % të popullsis

Page 10: Rajonet e Europes

Evropa Jugore

Evropa Jugore është pjesë jugore e kontinentittë Evropës, në basenin e Detit Mesdhe. Evropa Jugorepërbëhet prej tre gadishujve: Ballkanik, Apenin dhePirinej, si dhe shumë ishujve që gjenden pranë tyre. Evropa Jugore është është kuptim më i gjerë se EvropaMesdhetare. Evropa Mesdhetare pëfshin vendetpërgjatë bregdetit të Detit Mesdhe dhe pjesëve që janënë gji të tij

Page 12: Rajonet e Europes

Evropa Lindore

Evropa Lindore është një term që i referohet regjionitgjeopolitik të pjesës lindore të Evropës. Ajo ze ekstreminlindor te Evropes dhe shtireht midis Finlandes, Polonise, Sllovakise, Humgarisedhe Rumanise ne perendim dhemaleve Ural ne lindje. Kufirin verior e bejne deti I Bardhe, deti Barenc e ate jugor deti I Zi dhe liqeni Kaspik. Egzistojnë disa definicione për Evropën Lindore, por atyreshpesh i mungon preciziteti. Definicionet varen si ngakulturat dhe mes ekspertëve dhe shkenctarëve politik,sëfundmi duke u bërë më pak preciz . Zakonisht, termikuptohet si një regjion që shtrihet mes Evropësqendrore dhe Maleve Urale, ose si shtetet Evropiane të"Bllokut Lindor" të dikurshëm.

Page 13: Rajonet e Europes

Evropa Veriore Evropa veriore është hapësira e cila përfshinë pjesën

veriore të Evropës. Shtetet që përbëjnë Evropën veriorejanë :Islanda, Norvegjia, Suedia, Finlanda, Danimarka,Lituania, Letonia dhe Estonia.

Page 14: Rajonet e Europes

Veçoritë fiziko-gjeografike

Ky rajon përbëhet nga gadishulli i Jutlandës, gadishulli Skandinav dhe ishulli i Islandës dhe shtetet Baltike. Relievi i Evropës Veriore ndryshon nga një vend nëtjetrin. Gadishulli i Fino-Skandinavise përshkohet nga malet e vjetraSkandinave. Zonat fushore dhe kodrinore shtrihen ne jug të këtij gadishulli. Gadishulli i Jutlandes ka një territor tërësisht fushor. Ishulli i Islandës ka terrenmalor. Sa per hidrografinë, ajo është shume e pasur në këto vende. Klima nëkëto vende është e ftohtë, kurse në zonat bregdetare ndihet mjaft ndikimizbutes i detit. Bie në sy numri i madh i liqeneve të formuara nga akullnajat e dikurshme. Ne peisazhin natyror mbizotërojnë pyjet konifere dhe tundrat.

Në klimën e Evropës Veriore, përveç gjerësisë gjeografike dhe lartësisëmbidetare, ndikim të madh ka edhe përhapja e masave ujore dhe tokësore dherrym e golfit poashtu edhe erërat perëndimore. Nën ndikimin e rrymës sëGolfit dhe të erërave perëndimore brigjet perëndimore të Norvegjisë dhe tëIslandës asnjëherë nuk arrijnë të ngrihen, dhe nikimi i ajrit të ngrohtë mund tëvërehet edhe në mbrendësi të gadishullit.

Klima e mesme mbizotëron ne Julland, në bregdetin e detit të Norvegjisë dhenë Jug të Gadishullit të Skandinavisë. Mbrndësia e Skandinavisë dhe brigjetveriore të detit Baltik kanë klimë të mesme kontinentale me verëra të freskëtadhe të dimra të gjatë. Vetëm viset skajore veriore kanë klimë polare.

Page 15: Rajonet e Europes

Ekonomia Vendet nordike, ndryshe nga ato baltike radjiten në krye të shteteve të

zhvilluara të botës. (tregojnë të ardhurat kombëtare për kokë banori). Njëperiudhë e gjatë pa luftëra, stabilitetit social dhe organizimin i shkëlqyer kashkaktuar një nivel të lartë të zhvillimit të zonës Nordik. Edhe pse bazanatyrore nuk ofron mundësi të mëdha, ato janë përdorur mirë. Prodhimibujqësore ka qenë veçanërisht i theksuar në Danimarkë, Islandë, NëNorvegji dhe Danimarkë dallohet në Evropë pë rgjuajtjen e peshkut nëEvropë.

Finlanda dhe Suedia konsiderohen si vende më të pasura në botë sa i përket pyjeve. Kështu, këto vende kanë zhvilluar teknologji të lartë nëpërpunimin e drurit, e cila është bazuar në një shumëllojshmëri e industrivetë përpunimit të drurit. Zbulimin e naftës dhe gazit natyror në Detin e Veriut i ka sjellë fitime të mëdha Norvegjisë dhe bëri atë një eksportues të madh.

Suedia deri në dhjetë vitet e fundit llogaritej në vendet më të zhvilluara nëEvropë, por disa vende e arritën atë. Pasuria e mineralit të hekurit, pyje dheresurset ujore, kanë ndkuar në rritjen e shkallës së zhvillimit të ekonomisësë Suedisë. Suedia prodhon çelik me cilësi të lartë. Danimarka është njëeksportues i mishit të derrit, mishit të konservuar, produkte qumështi dhevezët

Page 16: Rajonet e Europes