55
UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE Durres, Shtator 2013 TEMA BALLKANI PERENDIMOR: PJESE E EUROPES SE BASHKUAR ?! ” NE KUADER TE MARRJES SE TITULLIT “MASTER SHKENCOR NE DREJTESI” PROFILI I SE DREJTES ADMINISTRATIVE PUNOI: EULIN KOCIAJ

ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

  • Upload
    ngoque

  • View
    243

  • Download
    2

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

TEMA

“BALLKANI PERENDIMOR:

PJESE E EUROPES SE BASHKUAR ?! ”

NE KUADER TE MARRJES SE TITULLIT “MASTER SHKENCOR NE DREJTESI”

PROFILI I SE DREJTES ADMINISTRATIVE

PUNOI:

EULIN KOCIAJ

Page 2: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

TABELA E PERMBAJTIES SE LENDES

HYRJE

KAPITULLI I PARE

“BALLKANI PERENDIMOR DHE PERPJEKJET E TIJ EUROPIANE

VESHTRIM HISTORIK”

1.1 Fundi i luftrave dhe nismat per integrim

1.2 Marredheniet e Ballkanit Perendimor me Bashkimin europian-veshtrim i shkurter

historik

1.2.1 Republika e Shqiperise

1.2.2 Republika e Bosnje-Hercegovines

1.2.3 Republika e Maqedonise (ish Republika e Jugosllave e Maqedonise)

1.2.4 Republika e Serbise

1.2.5 Republika e Malit te Zi

1.2.6 Republika e Kosoves

KAPITULLI I DYTE

“BASHKEPUNIMI I NGJESHUR NDERMJET BASHKIMIT EUROPIAN DHE

VENDEVE TE BALLKANIT PERENDIMOR-HAPAT KONKRETE”

2.1 Ballkani perendimor dhe procesi i stabilizim-asociimit (PSA)

2.2 Procesi i asociim-stabilizimit-nje informacion i shkurter

2.3 Marreveshja e stabilizim asociimit (MSA)

KAPITULLI I TRETE

Page 3: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

“MARREDHENIET BASHKIM EUROPIAN : BALLKAN PERENDIMOR,

MARREDHENIE PARTNERITETI”

3.1 Proçesi i Asociim Stabilizimit me Ballkanin Perendimor , proçes parneriteti me

Bashkimin europian

3.2 Programet e financimit

3.3 Raporti vjetor i Komisionit europian

KAPITULLI I KATERT

STRATEGJITE E ZGJERIMIT

4.1 Kriteret e integrimit.

4.2 Realizimi i proçesit te integrimit

4.3 Natyra juridike e MSA

4.4 MSA dhe marreveshjet e tjera

KONKLUZIONE

BIBLIOGRAFIA

HYRJE

Page 4: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

Bashkimi Europian eshte shembulli me i mire i ripajtimit historik.Eshte krijuar pas luftes

se dyte boterore me qellim qe te sigurohej paqja midis vendeve fituese dhe humbese te

saj dhe qe ato te shikoheshin si te barabarta duke bashkepunuar ne institucione te ndara.

Fillimisht ky bashkepunim fokusohej ne fushen e industrise se rende midis shteteve

themeluese. Me pas ky bashkepunim u zgjerua duke u bazuar ne nje treg te perbashket

me te gjere duke mbuluar te gjitha llojet e te mirave dhe te sherbimeve dhe jo vetem per

qymyrin dhe celikun.

Synimi kryesor i Komunitetit Ekonomik Europian (KEE) ishte te krijonte nje bashkim

doganor mes gjashte anetareve themelues te bazuar ne konceptin e kater lirive – liria e

levizjes se lire te mallrave ,sherbimeve ,njerezve dhe kapitaleve.Pas suksesece te

njepasnjeshme te ketij komuniteti gjithmone e me shume shtete shfaqen deshiren per t’u

bere pjese e kesaj organizate.Sot numerohen 27 vende anetare te Bashkimit Europian.

Bashkimi Europian do te konsiderohej do te konsiderohej i plote nese ne te do te hynin

edhe vendet e Ballkanit Perendimor.Per shkak te rrethanave historike te ketyre vendeve

deri ne vitin 1990 Bashkimi Europian nuk parashikonte impenjime konkrete dhe

bashkepunime rajonale me keto shtete.Por , zhvillimet e fundviteve ’90 ne rajon, kriza e

Kosoves ,dhe me tej konflikti etnik ne Maqedoni e shtyne BE t’i kushtonte gadishullit

Ballkanik vemendje me intensive. Per te shmangur mundesite e kultivimit te nje vatre

tensioni ne skajin juglindor te Europes, BE vendosi te ofronte nje qasje rajonale per

vendet Ballkanike,e cila evoluoj me tej me te ashtuquajturen “Proces i Stabilizim

Asocimit”.

Qellimi i ketij punimi eshte qe me ane te analizes se MSA –ve , progresraporteve per keto

vende ,pyetje-pergjigjeve te fokusojne sfidat e integrimit te Ballkanit perendimor dhe

vecanerisht te Shqiperise.Kjo analize do te behet ne tre aspekte kryesore. Se pari ne

aspektin juridik (legjislacionet e vendeve qe aspirojne integrimin dhe ligji komunitar,

detyrimet qe rrjedhin ne hartimin e kuadrit te nevojshem legjislativ ,arritjet dhe detyrimet

Page 5: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

etj), se dyti ne aspektin ekonomik (elemente te tregut te brendshem dhe pershtatja me

tregun komunitar), se treti ne aspektin social (cfare perffaqeson integrimi per secilin nga

ne).

Integrimi ne Bashkimin Europianeshte kryefjala e programeve qeverises te te gjithe

shteteve te Ballkanit Perendimor si dhe sfida e tyre me e madhe. Jean Monnet (babai i

integrimit)i mbyll keshtu kujtimet e veta : “Bashkesia qe kemi krijuar nuk eshte qellim ne

vetvete, Komuniteti eshte vetem nje hap ne rrugen drejt botes se organizuar te se

nesermes” –por sot mendoj se aspirata e ketyre vendeve per integrim, deshira dhe

perpjekjet jane tregues te vullnetit per t’u bere pjese e nje bote qe ofron bashkepunim dhe

partneritet te gjithanshem. Shtetet europiane qe nuk jane pjese e BE mund te klasifikohen

si me poshte:

- Tre demokracite e avancuara te Europes Perendimore (Norvegjia ,Islanda dhe

Zvicra) te cilat mund te behen pjese e BE ne cdo kohe.

- Shtetet e Ballkanit Perendimor

- Turqia si nje rast i vecante

- Rusia, Azerbaxhani dhe Biellorusia te cilat nuk kane qellim t’i bashkohen unionit.

- Ukraina ,Moldavia , Gjeorgjia dhe Armenia te cilat aspirojne te behen pjese e

Bashkimit Europian.

Pervec kategorise se pare, shtetet e tjera duhet qe te permbushin disa kushte dhe kritere

qe te behen pjese e bashkimit. Ne kete punim do te fokusohemi vetem ne integrimin e

shteteve te Ballkanit Perendimor. Eshte e nevojshme qe perpara se te filloj me zhvillimin

e temes mbi integrimin e Shqiperise dhe Ballkanit Perendimor te shpjegojme se cfare

eshte integrimi europian.

Per shkak te nje historie te gjate izolimi e veshtiresish ekonomike integrimi perceptohet

shpesh thjesht si eliminim i kufijve qe do te beje te mundur levizjen e lire drejt vendeve

anetare te BE duke harruar dy komponente kryesor qe kane te bejne se pari me faktin se

levizja e lire eshte pjese perberese e integrimit dhe se dyti faktin se kjo levizje vjen si

Page 6: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

rezultat i konsolidimit te demokracise , zhvillimit te ekonomise dhe bashkepunimit

rajonal, te cilat ne vija te pergjithshme jane dhe detyrimet kryesore qe duhet te

permbushen nga shtetet qe synohen te integrohen.

Pra integrimi ne Bashkimin Europian nenkupton ne radhe te pare perafrimin e vlerave

themmelore mbi bazen e te cilave eshte ndertuar ky organizem i madh ndershteteror.Per

kete arsye ai duhet shikuar si nje program reformash qe afron vendin me modelin

europian te shtetit, demokracise dhe funksionimit te ekonomise , pra jo thjesht dhe vetem

si levizje e lire drejt perendimit.

Bashkimi Europian eshte nje organizem dinamik qe ka kaluar shpesh ne procese

transformimi dhe reformimi institucional dhe ligjor.Krahas ketyre proceseve te cilat kane

mundesuar dimensionin e gjere qe ka marre sot BE-ja, kjo e fundit eshte zgjeruar

vazhdimisht me anetare te rinj.

KAPITULLI I PARE

BALLKANI PERENDIMOR DHE PERPJEKJET E TIJ EUROPIANE

VESHTRIM HISTORIK

Page 7: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

1.1 Fundi i luftrave dhe nismat per integrim

Ballkani Perendimore ka qene vater konfliktesh te vazhdueshme.Pas perfundimit

te luftes ne Jugoslllavi ne vitet 1990 dhe pas nderhyrjes se NATO-s ne ish Republiken

Federative te Jugosllavise ,bashkesia nderkombetare provoi te gjente nje instrument

permes te cilit do te forconte zhvillimin ekonomik dhe demokratik ne tere rajonin e

Europes juglindore.Vec kesaj synohej thellimi i bashkepunimit ne rajon.Pra edhe vete BE

nuk mund te lejonte qe ne prag te deres se saj te vazhdonin konfliktet dhe dhuna.Per kete

arsye ndermori dhe hapat e pare per te reaguar ndaj kesaj situate.Ky reagim bazohej ne dy

koncepte baze qe ishin : bashkepunimi dhe mbeshtetja e vendeve te rajonit. Duhet pasur

parasysh qe deri ne kohen e themelimit te paktit te Stabilitetit per Europen Juglindore

,nuk ekzistonte ndonje bashkepunim i gjithanshem institucional mes vendeve ne rajon –

as mes tyre dhe BE.

Nisma e pare e rendesishme e BE-se per Europen Juglindore per te vene ne jete kete

iniciative ishte Pakti i Stabilitetit. Pakti i Stabilitetit u krijua ne vitin 1999 me nismen e

BE , ne KOLN per vendet e Europes Juglindore. Kjo ishte perpjekja e pare serioze e

bashkesise nderkombetare per te zevendesuar politiken e meparshme reaktive te

nderhyrjes ne krizen ne rajon me strategji te gjere dhe afatgjate te parandalimit te

konflikteve. Pra pakti i Stabilitetit (PS) eshte nje instrument i parandalimit te konfliketeve

te reja, eshte nje zotim politik dhe nje marreveshje kuader mbi bashkepunimin

nderkombetar per zhvillimet e nje strategjie te perbashket midis me teper se 40

partnereve per stabilitet dhe rritje. Parandalimii konflikteve dhe ndertimi i paqes mund te

jene te suksesshem vetem nese ato fillojne paralelisht ne tre sektore kyc:

1. Krijimi i nje mjedisi te sigurt

2. Promovimi i sistemeve demokratike te qendrueshme

3. Promovimi i mireqenies ekonomike dhe sociale

Prandaj objektivi eshte qe Pakti i Stabilitetit te siguroje nje dimension rajonal te

zhvillimit, duke trajtuar deficitet politike dhe ekonomike ne kontekstin e paqes,

demokracise ,rritjes ekonomike dhe sigurise se jashtme dhe te brendshme.

Page 8: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

Paktin e Stabilitetit duke e pare ne kontekstin e partnereve mund te themi se ai bashkoi

shume shtete, organizata si psh OKB, institucione te ndryshme qe sigurojne fonde,

anetaret e grupit G-8, Banka Boterore ,FMN, BERZH, iniciative rajonale etj, eshte

ndoshta nisma me e gjere e nderrmare per rajonin.

Nga sa theksuam me lart dalin ne pah keto karakteristika themelore te Paktit te

Stabilitetit:

a) Ky projekt nuk u hartua vetem per vendet e Ballkanit Perendimor por shtrirja e tij

ishte me e gjere sepse perfshinte gjithe rajonin e Europes Juglindore.

b) PS perfaqesonte objektivat e shume organizmave nderkombetare dhe te shteteve

te ndryshme partnere ne kete nisme.

c) Ne lidhje me Ballkanin Perendimor ,Pakti i Stabilitetit dhe me pas Procesi i

Stabilizim Asociimit do te perfaqesonin fillimin e rruges per integrimin europian.

BE ka marre rolin drejtues te PS , kjo nuk eshte rastesi por eshte nje menyre komode

per te dhe per vendet e rajonit mbi integrimin europian.Ne kete kuader ajo ka theksuar

prespektiven per integrimin e vendeve te europes juglindore ne strukturat perkatese te saj

duke perfshire edhe anetaresimin eventual te tyre.

Duhet theksuar se Pakti i Stabilitetit eshte nje deklarate politike,marreveshje kornize mbi

nje bashkepunim nderkombetar.PS mbeshtetet ne koordinimin e saj te posatshem dhe

ekipin e tij, nderkohe qe instrumenti me i rendesishem i PS eshte Tavolina Rajonale.Ka

tre tavolina puna te cilat veprojne ne kuadrin e Tavolines Rajonale :

Tavolina e punes I – Demokratizimi dhe te drejtat e njeriut

Tavolina e punes II – Rindertimi ,bashkepunimi dhe zhvillimi ekonomik

Tavolina e punes III – Ceshtje te sigurise , me dy nentavolina

a) Siguria dhe Mbrojtja

b) Drejtesia dhe Punet e Brendshme

Ky pakt do te plotesohej me tej nga i ashtuquajturi proces i stabilizim asociimit.Prej

shkurtit te vitit 2008 Pakti i Stabilitetit eshte zevendesuar nga Keshilli per Bashkepunim

Rajonal ne EJL, me seli ne Sarajeve te Bosnje-Hercegovines.

Page 9: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

1.2 Marredheniet e Ballkanit Perendimor me Bashkimin europian-

veshtrim i shkurter historik

Historiku i marredhenieve te Ballkanit dhe Bashkimit Europian filloj te merrte

jete ne fund te viteve ’80, megjithese institucionalizmi dhe forcimi i ketyre

marredhenieve filloj vecse ne vitin 1999.Zhvillimet politike gjate kesaj periudhe ne

vendet e ndryshme te rajonit tone ,shperberja e ish Jugosllavise dhe krijimi i nje sere

shtetesh te reja bene qe BE te adoptonte ne vitin 1996 te ashtuquajturen Qasje Rajonale

per te gjithe vendet e Ballkanit.

Objektivi kryesor i Qasjes Rajonale paraqitur ne 1996 ishte mbeshtetja dhe

implementimi i plote i marreveshjes se Daytonit dhe krijimi i qendrueshmerise politike

dhe ekonomike duke :

- ndertuar dhe konsoliduar demokracine dhe shtetin e se drejtes

- respektuar te drejtat e njeriut dhe minoritetet

- si edhe duke rinovuar aktivitetin ekonomik

Por per shkak te konflikteve ne rajon ku permendim konfliktin ne Bosnje-

Hercegovine dhe ate ne Kosove, lindi nevoja e intensifikimit te marredhenieve dhe te nje

bashkepunimi me te gjere per shtetet qe tashme do te beheshin pjese e Procesit te

Stabilizim-Asociimit.

Samiti i Kopenhagenit do te influenconte drejtpersedrejti ne vendet e rajonit pasi ai

percaktoi kriteret dhe kushtet per t’u bere pjese e Bashkimit Europian.

Pas zhvillimeve politike dhe ekonomike te ketyre vendeve ne vitin 2000 pas

mbledhjes ne Fiera (qershor 2000) te keshillit te BE u vendos se te gjitha vendet e

perfshira ne PSA jane kandidate potencial per anetaresimin ne BE, pavaresishte se

integrimi i cdo shteti do te kryhet ne menyre individuale dhe do te bazohet ne arritjen e

secilit.

Ne deklaraten finale te Samitit te Zagrebit ne Nentor 2000 u theksua se politika e

Bashkimit Europian kundrejt Ballkanitdo te kushtezohej nga parimi i meritave dhe

Page 10: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

arritjeve individuale ,paralelisht me perqasjen rajonale.Ne kete samit ju kushtua rendesi e

vecante bashkepunimit midis vendeve te rajonit.Ky samit do te ishte dhe sipari i

nenshkrimit te marreveshjes se pare te stabilizim asociimit midis BE dhe Maqedonise.

Nderkohe ne axhenden e Thesalonikit ne qershor 2003 u konfirmua perspektiva

Europiane e ballkanit perendimor dhe u theksua se menjehere pas plotesimit te kritereve

nga ana e tyre do te procedohej me integrimin e metejshem.

Ne samitin e Selanikut , u theksua prespektiva e anetaresimit ne BE i ofruar per

vendet e Ballkanit Perendimor ne Keshillin Europian te Feiras dhe te Kopenhagenit , si

dhe u percaktuan rruget konkrete per te mbeshtetur kete rajon.Ne kete samit vendet dolen

me dy vendime kryesore prespektiva e anetaresimit ,te vendeve te ballkanit perendimor

ne BE eshte reale dhe se harta e BE nuk do te shihet si e kompletuar derisa ne te te

perfshihet edhe Ballkani Perendimor.Nga ana e saj BE do te jap asistencen e nevojshme

,teknike dhe financiare ,qe keto shtete te mund te nderrmarin reforma te nevojshme dhe

anetaresimi do te jete individual dhe i merituar.

Ne shkurt te vitit 2008 Kosova do te shpallte pavaresine e njeanshme dhe ky

fakt do te ndikonte edhe ne marredheniet e reja qe do te krijohen,pasi ajo aspiron te

behet pjese e BE por nuk eshte njohur si shtet i pavarur nga disa shtete qe jane anetare

te BE , ndersa Serbia e quan si te paligjshme shpalljen e pavaresise se saj. Le te

shikojme me poshte raporte qe kane pasur shtetet qe formojne Ballkenin perendimor,

me Bashkimin europian.

1.2.1 Republika e Shqiperise

Marredheniet diplomatike te Shqiperise me BE jane vendosur ne vitin

1991.Ngjarja me e rendesishme e kesaj marredhenieje u shenua nje vit me vone, me 11

maj 1992, me nenshkrimin e marreveshjes se Tregtise dhe Bashkepunimite cila hyri ne

fuqi me 1 dhjetor 1992. Po ne kete periudhe ,Shqiperia perfshihet ne sistemin e

pergjithshem te preferencave (GSP), i cili perfaqesonte nje regjim te pergjithshme

preferencash tregtare qe BE u ofronte nje numri te gjere vendesh me te cilat ajo kishte

Page 11: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

marredhenie kontraktuale. Kjo marreveshje tregtie i krijoi mundesine Shqiperise qe te

perfitonte nga fondet e programit PHARE.

Ne vitin 1996, Shqiperia ishte ne prag te nenshkrimit te nje marreveshje te re

kontraktuale me BE-ne, e cila do te hapte rrugen per nje marreveshje klasike

asociimi.Por, zgjedhjet e kontestuara parlamentare te majit 1996, se bashku me krizen e

thella financiare dhe sociale qe pasoi ne fillim te vitit 1997 nga renia e skemave

piramidale ,bene qe te deshtoje cdo iniciative ne kete drejtim.

Ne vitin 1999 Shqiperia behet pjese e procesit te Stabilizim-Asociimit qe ne

fillimin e kesaj iniciative.Ndersa ne vitin 2000 Shqiperia do te merrte statusin e vendit

kandidat potencial per t’u integruar ne BE pas mbledhjes se Keshillit Europian ne Feira.

Ne janar te vitit 2003 Komisioni Europian hapi zyrtarisht negociatat per

marreveshjen e Stabilizim-Asociimit midis Shqiperise dhe BE.

Me 12 qershor 2006 Shqiperia behet vendi i trete ne rajon qe nenshkruan

marreveshjen e Stablizim-Asocimit midis saj dhe komuniteteve europiane dhe shteteve te

tyre anetare. Kjo marreveshje hyri ne fuqi me 1 prill 2009, po ne kete muaj Shqiperia

paraqiti edhe kerkesen per t’u bere anetare e Bashkimit.

1.2.2 Republika e Bosnje-Hercegovines

Ky rajon ka qene vater konfliktesh te vazhdueshme etnike. Ne vitin 1995

marreveshja e Daytonit/Paris vendosi mbarimin e luftes.Pas trevitesh ne 1998 deklarata

europiane themeloi midis BE dhe Bosnje-Hercegovines Consultativ Task Force e cila do

te sherbente si nje mjet bashkimi ne fushen e administrimit dhe te politikave. Bashkimi

Europian vendosi qe Bosnje-Hercegovina perpara studimit mbi fizibilitetin qe do te

sherbente per hapjen e negociatave ne kuader te Procesit te Stabilizim-Asociimit, ajo do

te ndermerrte 18 hapa esenciale. Po ne kete vit edhe Bosnja do te perfitonte statusin e

vendit kandidat potencialpas mbledhjes se Feiras. Nje vit me vone u prezantua programi i

ri i asistences CARDS per vendet e perfshira ne PSA nga i cili do te perfitonte edhe

Bosnja.

Page 12: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

Ne janar te 2006 u hapen zyrtarisht negociatat per marreveshjen e Stabilizim

Asociimit.Por ne Mars te 2007 Komisioni Europian vendosi qe duhet nje bashkepunim

me i plote dhe pa te cilin nuk mund te mbyllej MSA, pra ishte detyrimi per te

bashkepunuar me gjykaten e krimeve te luftes.

Me 16 qershor 2008 Bosnja nenshkruan MSA.

1.2.3 Republika e Maqedonise (ish Republika e Jugosllave e

Maqedonise)

Per shkak te mosmarreveshjeve me emrin me Greqine ajo quhet ndryshe edhe ish

Republika Jugosllave e Maqedonise. Negociatat e saj me BE filluan menjehere pas

lancimit te PSA, ne vitin 2000.Ne vitin 2001 Maqedonia behet I pari shtet I perfshire ne

PSA qe nenshkruan MSA-ne.Kjo marreveshje hyri ne fuqi me 1 prill 2004.Po ne kete vit

Maqedonia aplikoi per anetaresimin ne BE. Ne dhjetor te vitit 2005 ,Komisioni Europian

garantoi statusin e vendit kandidat per Maqedonine ,megjithate akoma nuk eshte caktuar

nje date per fillimin e bisedimeve per anetaresim.

Maqedonia e ka zgjeruar bashkepunimin edhe duke u bere pjese ne vitin 2006 te

marreveshjes per tregti te lire per Europen Qendrore njohur ndryshe si CEFTA.

Megjithate ajo nuk arriti te behej pjese e NATO-s ne prill te 2008 per shkak te konfliktit

te pazgjidhur me Greqine.

Ne 2009 ,ajo permbushi kriteret per heqjen e vizave dhe me 1 janar 2010 qytetaret

e saj levizen sipas rregullave te komunitetit.

1.2.4 Republika e Serbise

Edhe Serbia ,shteti berthame i ish-Jugosllavise ,ka shprehur deshiren per t’u bere

pjese e BE-se.Historia e saj eshte shume e komplikuar sepse ajo ka qene vater konfliktesh

ne rajon.Ne qershor 1999 moren fund bombardimet e NATO-s kunder saj te cilat erdhen

si pergjigje e arenes nderkombetare per shkak te politikes se ndjekur ndaj Kosoves.Po ne

Page 13: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

kete vit do te fillonte edhe Procesi i Stabilizim-Asociimit ku do te behej pjese edhe

Serbia.

Ne prill te vitit 2005 ,komisioni ne raportin mbi fizibilitetin nxori perfundimin se

Serbia dhe Mali i ZI ishin gati per te filluar negociatat per Marreveshjen e Stabilizim-

Asociimit.

Deri ne vitin 2006 Serbia perfshinte edhe Malin e Zi , por ky i fundit u shkeput dhe

shpalli pavaresine paqesisht me referendum popullor ne vitin 2006. Bisedimet ne kuader

te MSA u nderprene per shkak te pamjaftueshmerise se bashkepunimit me gjykaten

penale nderkombetare mbi kriminelet e luftes.

Ne shkurt 2008, Kosova shpalli pavaresine e njeanshme dhe nje fakt te tille Serbia

nuk e ka pranuar ende.

Prilli i vitit 2008 do te shenonte perfundimin e bisedimeve dhe nenshkrimin e

MSA midis Serbise dhe komuniteteve Europiane dhe shteteve te tyre anetare.

Ne janare te vitit 2010 ka hyre ne fuqi regjimi i ri i vizave midis Serbise dhe BE-

se.

1.2.5 Republika e Malit te Zi

Mali i Zi eshte nje shtet i ri ,deri ne vitin 2006 ai ka qene pjese integrale e Serbise

dhe me ane te referendumit u vendos qe te shkeputej nga ajo dhe te krijohej shtet me vete.

Me shtator te vitit 2007, Mali i Zi nenshkroi MSA dhe bashke me te edhe

marreveshjen ad integrim per tregtine dhe marredheniet tregtare e cila hyri me fuqi ne

janar te 2008.Po ne kete vit ,parlamenti malazez miratoi kushtetuten e vendit, si aktin

themelor te shtetit.

Ne dhjetor 2008, Mali i Zi paraqiti kerkesen per anetaresimin ne BE.

1.2.6 Republika e Kosoves

Kosova shpalli pavaresine nga Serbia me 17/02/2008.Shume nga shtetet

Europiane e kane njohur shtetin e ri, ndersa Serbia me mbeshtetjen e Rusise e konsideron

Page 14: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

kete akt si shkelje te se drejtes nderkombetare.Pas shpalljes se pavaresise ,Bashkimi

Europian vendosi te paraqiste planin mbi vendosjen e Kosoves nen nje regjim te vecante

per konsolidimin e shtetit te se drejtes dhe ky projekt ishte “EULEX Kosova”.

Kushtetuta e shtetit te ri hyri ne fuqi ne qershor 2008. Kosova eshte pjese e PSA-

se me ane te nje mekanizmi te vecante njohur ndryshe si Procesi i Stabilizim-Asociimit

“Tracking Mechanism”. Gjate kesja periudhe Kosova ka siguruar nga BE edhe asistence

financiare.

KAPITULLI I DYTE

BASHKEPUNIMI I NGJESHUR NDERMJET BASHKIMIT

EUROPIAN DHE VENDEVE TE BALLKANIT PERENDIMOR-

HAPAT KONKRETE

2.1 Ballkani perendimor dhe procesi i stabilizim-asociimit (PSA)

Sikurse u tha edhe me lart integrimi i Ballkanit Perendimor do te merrte jete nga

Procesi i Stabilizim-Asociimit lancuar ne vitin 1999, keshtu qe duhet se pari te kuptojme

cfare eshte ky proces i njohur ne keto vende. Procesi i Stabilizim-Asociimit perben nje

Page 15: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

politike afrimi e cila reflekton rendesine politike dhe strategjike te Ballkanit per BE.PSA

eshte pjese e politikes se jashtme te BE-se kundrejt vendeve te Ballkanit. Eshte krijuar

per te ndihmuar keto vende ne reformat e tyre dhe per t’i sjelle ato ne marredhenie me te

ngushta me BE-ne.

Qellimi i ketij procesi eshte perkrahja e stabilitetit ekonomik dhe politik si dhe per

te nxitur reformat per vendosjen e shtetit ligjor, institucione te qendrueshme dhe

ekonomise se lire ne vendet e rajonit nepermjet hapjes se prespektives potenciale te

anetaresimit ne BE.Vendet e perfshire ne kete iniciative jane : Shqiperia, Kroacia

,Bosnje-Hercegovina,Serbia,Mli i Zi dhe Maqedonia.

Procesi i stabilizim asociimit eshte nje strategji e ndjekur nga BE-ja, themeli i se

ciles eshte te krijoje nje vizion afatgjate per anetaresimin e vendeve Ballkanike ne BE.Per

te siguruar zbatimin e kesaj politike BE-ja ka hartuar nje sere instrumentash te cilat do te

trajtohen me gjeresisht ne vazhdim. Ky proces bazohet ne krijimin gradual te nje zone te

tregtise se lire (dmth te heqjes se detyrimeve doganore ne shkembimet me njeri-tjetrin)

dhe ne zbatimin e reformave te gjithanshme te cilat kane si synim perafrimin e

standarteve europiane per t’u afruar me tej me BE.

Procesi i Stabilizim-Asociimit synon gjithashtu qe pervec vendosjes se stabilitetit

te rrise edhe bashkepunimin rajonal midis vendeve te ballkanit.Ky koncept ka te beje me

vendosjen e nje rrjeti marreveshjesh dy dhe shume paleshe ndermjet vendeve te ballkanit

perendimor ne fushen tregtare ,ekonomike,ligjore dhe bashkepunim ne fusha te tjera.

PSA-ja vendos disa qellime te perbashketa politike dhe ekonomike per te gjitha vendet e

Ballkanit Perendimor por progresi i bere nga cdo vend matet individualisht. Vendet

pjesmarrese ne PSA u nenshtrohen reformave transformuese me qellim konsolidimin e

demokracise dhe shtetit te se drejtes si dhe krijimin e nje ekonomie tregu funksionale

nepermjet perafrimit gradual te legjislacionit komunitar ne te drejten e tyre te brendshme.

Procesi i Stabilizim-Asociimit konsiston ne tre faza kryesore:

Faza e pare pergatitore – e cila tregon rrugen e reformave fillestare te

domosdoshme dhe pergatit secilin vend ne proces individualisht per nenshkrimin

e marreveshjes.

Page 16: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

Faza e dyte – ka te beje me negocimin e marreveshjes dhe pjeseve te saj

plotesuese, me protokollet e saj shtese.

Faza e trete – do te shikohet implementimi i marreveshjes nga secili vend, pas te

cilit ato do te behen plotesisht te asociuara me BE duke i dhene statusin kandidat

potencial.

Baza e krijimit te Procesit te Stabilizim-Asociimit eshte neni 310 i traktatit te

Komunitetit Europian i vitit 1957 parashikon se „Komuniteti mund te perfundoje me nje

oose disa shtete ose organizata nderkombetare marreveshje te cilat krijojne nje asocim te

karakterizuar nga te drejta dhe detyrime te perbashketa dhe procedura te vecanta”.

Duke patur parasysh marreveshje te asociimit te perfunduara ne KE ,koncepti i asociimit

mund te nenkuptoje :

- ose nje marredhenie te vecante per pergatitjen e vendeve per aderim ne BE

- ose nje marredhenie te vecante per te vendosur marredhenie te ngushta ose te

privilegjuara ndermjet vendeve te treta dhe KE.

Neni 1 paragrafi 1 i marreveshjes se Stabilizim-Asociimit ndermjet Komuniteteve

Europiane e Shteteve te tyre anetare dhe Republikes se Shqiperise parashikon si me

poshte : “Ne kete menyre eshte vendosur nje asociim ndermjet komunitetit dhe shteteve te

tij anetare ,nga njera ane dhe Shqiperise nga ana tjeter.”

Ky proces perfundon me nenshkrimin e Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit (MSA).

2.2 Procesi i asociim-stabilizimit-nje informacion i shkurter

Procesi i Stabilizim-Asociimit ka dy faza kryesore : Faze e pare ka te beje me

marrjen e vendimit nga BE mbi pershtatshmerine e vendit te interesuar per te permbushur

detyrimet e marreveshjes.Ndersa Faza e dyte ka te beje me procesin e negociatave mbi

MSA, perfundimin dhe zbatimin efikas te kesaj marreveshje.Negociatat mbi MSA jane

vecanerisht te rendesishme ne kete faze sepse ne kete moment vendosen kushtet per

tarifat baze qe percaktojne marredheniet tregtare midis vendit nenshkrues te marreveshjes

Page 17: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

dhe BE. Pas nenshkrimit ,shteti nenshkrues dhe BE fillojne gradualisht te liberalizojne

tregjet midis tyre.

PSA-ja realizohet me ane te ketyre instrumentave:

Marreveshjes se Stabilizim – Asociimit

Partneriteti Europian

Programet e Asistences CARDS i cili eshte

zevendesuar me IPA-n.

Marredheniet kontraktuale midis BE dhe vendeve te Ballkanit Perendimor ne

kuader te PSA realizohen nepermjet Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit nderkohe qe

vendet perfitojne nga ndihma financiare dhe teknike e BE ne formen e projekteve

CARDS.Me poshte do te analizojme secilin instrument te Procesit te Stabilizim-

Asociimit.

2.3 Marreveshja e stabilizim asociimit (MSA)

MSA, eshte instrumenti me domethenes i ketij procesi dhe nenkupton nje marreveshje

ligjore nderkombetare midis vendit nenshkrues dhe BE funksioni kryesor i se ciles eshte

te vendose nje kornize ligjore per bashkepunimin dhe adoptimin gradual te standarteve

europiane.Ajo ofron mundesine per nje bahkepunim dypalesh dhe shtrin me tej hyrjen e

lire nga taksat e mallrave te shtetit nenshkrues ne tregjet e BE.

Duhet theksuar se MSA nuk perben nje premtim per integrim.Ajo ve theksin ne

stabilitetin e situates ne vendet perkatese per te arritur me tej ne vendosjen e nje

marredhenie speciale me BE. Gjithashtu kjo marreveshje synon te nxise edhe zhvillimin

ekonomik te vendeve nenshkruese duke u mbeshtetur paralelisht ne programe ndihmash

te hartuara per te ndihmuar keto vende ne permbushjen e detyrimeve te kesaj

marreveshje. Permbajtja e MSA eshte e lidhur me vecorite e secilit vend qe deshiron te

integrohet dhe per kete arsye per shtete te ndryshme mund te kete edhe detyrime

specifike krahas atyre te pergjithshme.

Page 18: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

Perfitimet me te rendesishme, te drejtperdrejta nga MSA jane ne fushen e tregtise

dhe ne hyrjen me te lire te prodhimeve vendase ne tregun e perbashket europian. Me

permiresimin e kushteve te eksportit lindin mundesi te shumta per zhvillimin e

kompanive lokale dhe te ekonomise kombetare ne pergjithesi.Nga ana tjeter MSA – ja

mundeson nje hyrje me te lehte te mallrave europiane per bleresit dhe konsumatoret

vendas ,permes procedurave administrative te shkurtra ,me efikase dhe me cmime me te

ulta.

Nenshkrimi i MSA gjithashtu krijon mundesine e marrjes se burimeve financiare prej

fondeve te ndryshme strukturore ,po ashtu ndihme per ndertimin e kapaciteteve

institucionale ,zhvillimin rajonal dhe pjesmarrjen ne mjaft projekte te BE-se, si psh

programet e shkembimit per profesoret dhe studentet etj.

MSA mbeshtetet ne disa objektiva te rendesishem te cilat mund te permblidhen si

me poshte :

Bashkepunim politik – nja nga objektivat e MSA eshte vendosja e nje kuadri te

pershtatshem per dialogun politik midis BE-se nga njera ane dhe vendit te

asociuar nga ana tjeter per ceshtje te ndryshme ne interes te paleve.

Krijimi i kuadrit te pergjithshem per integrimin gradual te vendit te asociuar ne

BE – Ne preambulat e MSA – ve te nenshkruara me vendet pjesmarrese ne PSA

eshte theksuar gadishmeria e BE per ta integruar vendin e asociuar sa me

plotesisht te jete e mundur ne rrjedhen e pergjithshme politike dhe ekonomike te

Europes, si dhe statusin e ketij vendi si kandidat potencial per anetaresimin ne BE

ne baze te Traktatit te Bashkimit Europian te vitit 1993 dhe plotesimin e kritereve

te percaktuara nga Keshilli Europian ne qershor te vitit 1993 (Kriteret e

Kopenhagenit), ne varesi te zbatimit te suksesshem te kesaj marreveshje,

vecanerisht persa i perket bashkepunimit rajonal.Ky formulim i kujdesshem

shmang cdo interpretim se MSA-ja garanton automatikisht te drejten e integrimit

te vendit te asociuar ne BE ,madje anetaresimi nuk eshte objektivi kryesor i MSA-

se.

Page 19: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

Bashkepunim ekonomik dhe tregtar – MSA-ja synon zgjerimin e tregtise se

ndersjelle per pjesen me te madhe te mallrave nepermjet krijimit te nje zone te

tregtise se lire midis paleve.

Perafrimi i legjislacionit – perafrimi i legjislacionit te vendit te asociuar me

acquis communitaire per te gjitha fushat e mbuluara nga kjo marreveshje eshte nje

objektiv kryesor i MSA-se.

Bashkepunimi rajonal – eshte nje objektiv themelor i MSA-se, i cili krijon kushte

per zhvillimin e marredhenieve politike dhe ekonomike midis vendeve te rajonit

ballkanik. Qasja rajonale eshte e kushtezuar nga disa faktore ,te cilet mund te

permblidhen ne ato te funksionimit te mirefillte te institucioneve dhe stabilitetit

politik ,luftes kunder korrupsionit dhe krijimit te nje zone te madhe te tregtise se

lire.

Bashkepunimi ne fushat e drejtesise,lirise dhe sigurise – perben nje objektiv te

dallueshem te MSA-se.Perfshirja e bashkepunimit ne keto fusha kushtezohet nga

traktati i Amsterdamit i vitit 97’,i cili komunitarizoi ceshtjet qe lidheshin me

vizat,azilin, menaxhimin e kufijve ,migrimin dhe politikat e tjera te lidhura me

levizjen e lire te personave si edhe me bashkepunimin gjyqesor ne ceshtjet civile.

Asistance financiare – per te arritur objektivat financiare te MSA-se nga

Komuniteti ne forme granti dhe huaje,duke perfshire ,duke perfshire hua nga

banka Europiane e Investimeve.MSA – ja percakton se asistenca financiare mund

te mbuloje te gjithe sektoret e bashkepunimit ,duke i kushtuar vemendje te

vecante drejtesise,lirise dhe sigurise, perafrimit te legjislacionit dhe zhvillimit

ekonomik.

MSA eshte nje marreveshje e vecante qe ka karakteristikat e meposhtme :

- Se pari eshte nje marreveshje mikse qe do te thote se ajo nenshkruhet dhe duhet te

ratifikohet jo vetem ne emer te Komuniteteve por edhe nga shtetet anetare sipas

rregullave kushtetuese te tyre.

- Se dyti ka karakter individual qe do te thote se vendet e perfshira ne kete proces

lidhin marreveshje te vecanta me BE. Zhvillimit e deritanishme permes PSA kane

Page 20: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

deshmuar se Ballkani po ecen sipas konceptit te “gjeometrise se ndryshueshme”

apo “shpejtesise se ndryshueshme” te integrimit.Kjo qasje ne nje mase te madhe

eshte percaktuar prej vete PSA qe ne themel ka parimin e “rrobaqepesit”- secili

kostumin sipas trupit apo secili vend sipas arritjeve dhe meritave. Ne kete menyre

psh sipas nje ndarje te perafert ne Ballkanin Perendimor do te identifikonim tre

shpejtesi te ndryshme integrimi :Grupi i I do te perfshinte Kroacine dhe

Maqedonine; grupi II do te perfshinte Shqiperine ,Serbine dhe Malin e Zi;grupi i

III do te perfshinte Bosnje-Hercegovinen dhe Kosoven. Nderkohe edhe brenda

secilit grup serish shtetet levizin me shpejtesi te ndryshme ku psh Kroacia eshte

ne prag te anetaresimit ndersa Maqedonia megjithese ka marre statusin e vendit

kandidat prej disa vitesh ende ndeshet me kundershtimin e Greqise qe eshte

anetare e BE- vecanerisht per problemin e emrit te saj. Koncepti i tre shpejtesive

te ndryshme te anetaresimit ne vendet e ballkanit eshte perforcuar me tej edhe nga

nje fakt tjeter. Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves me 17 shkurt 2008 ,shtetet e

Ballkanit perendimor po perpiqen te ndertojne nje raport te ri fqinjesie me kete

shtet te ri duke patur parasysh edhe stabilitetin rajonal e fqinjesine e mire si kusht

per anetaresim. Por ne te njeten kohe procesi i integrimit dhe bashkepunimit

rajonal pas paveresise se Kosoves eshte veshtiresuar disi mes ketyre vendeve ,pasi

cdo tryeze rajonale nxit reagimin e Serbise dhe mospranimin nga ana e saj

pavaresine e saj.

- Se treti eshte nje marreveshje e perkoheshme ne shtetet e ndryshme te Ballkanit

perendimor.

- Se katerti eshte nje instrument kontraktor dhe si i tille ne permbajtjen e saj

pasqyrohen te drejtat dhe detyrimet qe palet angazhohen te permbushin sipas vete

percaktimit te marreveshjes.

Kuadri i pergjithshem i MSA perbehet nga keto shtylla kryesore nderkohe qe per

shtetet e ndryshme te perfshira ne PSA ka edhe detyrime specifike :

- Konsolidimi i shtetit te se drejtes

- Dialogu politik dhe bashkepunimi rajonal

Page 21: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

- Dispozita tregtare lidhur me liberalizimin progresiv te kembimeve deri ne

vendosjen e nje zone tregtie te lire midis paleve (liberalizimi asimetrik)

- Lirite komunitare

- Bashkepunimi ne fushat prioritare

Nder detyrimet specifike per vendet e perfshira ne PSA permendim psh qe Serbia

duhet te bashkepunoje me Gjykaten nderkombetare te Hages per krimet e ndodhura ne

ish Jugosllavi.

Shteti i se drejtes: Nje vend te rendesishem ne permbajtjen e MSA ze edhe

bashkepunimi rajonal si nje faktor i domosdoshem per procesin e integrimit.Titulli i III i

MSA me Shqiperine fokusohet ne kuptimin e bashkepunimit si dhe ne fushat se ku mund

te shtrihet ky proces.Neni 12 paragrafi i pare thekson se ne perputhje me angazhimet e

Shqiperise per paqen dhe stabilitetin nderkombetar e rajonal, si dhe per zhvillimin e

marredhenieve te fqinjesise se mire Shqiperia duhet te promovoje bashkepunimin rajonal

ne menyre aktive. Pervec liberalizimit te tregtise ndermjet paleve, MSA nderkohe

parashikon qe bashkepunimi dhe detyrimet e paleve shtrihen edhe ne fusha te tjera te cila

permbahen ne tre shtyllat e BE : ceshtjet e tregut te brendshem, politika sociale dhe

mjedisi dhe ceshtje te zones se lire dhe sigurise. MSA e Shqiperise i ka parashikuar

bashkepunimet me vendet e tjera duke i klasifikuar ne tre grupe kryesore :

a) bashkepunimi me vendet e tjera qe ka nenshkruar nje

MSA (neni 13 –qellimi kryesor i ketij bashkepunimi eshte

nenshkrimi i konventave mbi bashkepunimin rajonal)

b) bashkepunimi me vendet e tjera qe marrin pjese ne PSA

(neni 14 –vecanerisht ne fushat me interes te perbashket)

c) Bashkepunimi me vendet kandidate per aderimin ne BE

(neni 15 –nenshkrimi i konventave per bashkepunimin

rajonal)

Dialogu politik se bashku me bashkepunimin rajonal perbejne vecorine politike

te MSA dhe parashikohet nga titulli II.Parimet e pergjithshme te dialogut politik vendosin

kushtet kryesore qe perbejne bazen e politikave te brendshme dhe te jashtme te paleve, si

respekt per parimet demokratike dhe ato te te drejtave te njeriut, respektimi i parimeve

Page 22: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

ligjore nderkombetare dhe shtetit te se drejtes si dhe per parimet e ekonomise se tregut.

Ne keto parime perfshihen edhe angazhimet qe shteti i asociuar duhet te marre persiper

ne kuader te permiresimit te metejshem te bashkepunimit dhe marredhenieve te fqinjesise

se mire me gjithe vendet e rajonit ne te gjitha fushat si ne te gjitha lirite qe jane baza e

bashkimit ashtu edhe ne luften ndaj krimit te organizuar, korrupsionit ,migrimit te

parregullt etj. Nje detyrim i vecante ne kete kuader eshte edhe angazhimi per te kotribuar

kunder perhapjes se armeve te shkaterrimit ne mase. Dialogu politik realizohet ne keto

forma :

- Takime me perfaqesues te vendit te asociuar dhe perfaqesuesve te keshillit dhe

komisionit te BE.

- Rruge te tjera diplomatike si psh kontakte brenda OKB

- Cdo mjet tjeter qe ndihmon ne realizimin e ketij dialogu

Organi i ngarkuar per realizimin e dialogut ne kete aspekt eshte keshilli i stabilizim-

asociimit i cili funksionon sipas dispozitave institucionale te parashikuara ne

marreveshje.

Liberalizim asimetrik. Nje karakteristik tjeter e MSA eshte fakti se ne zbatimin

e saj do te aplikohet asimetria.Vete marreveshja parashikon vendosjen e nje zone te

tregtise se lire mes komuniteteve dhe vendit te asociuar, pra palet krijojne nje hapesire te

perbashket ku mallrat qarkullojne lirshem , pa barriera fizike dhe teknike.Ne nenin 16/1

ne MSA me Shqiperine theksohet se zona e tregtise se lire ndermjet BE dhe Shqiperise

do te vendoset ne menyre graduale ne nje periudhe maksimale 10 vjecare duke nisur nga

hyrja ne fuqi e kesaj marreveshje.Liberalizimi do te kryhet ne menyre asimetrike qe palet

ne marreveshje te marrin masat e nevojshme per t’iu pershtatur tregut ne formen me te

mire. Duke patur parasysh konkurrencen e dobet te produkteve orgjinale te shtetit te

asociuar ,nje hapje e menjehershme te ketij tregu pas hyrjen ne fuqi te MSA do te kishet

pasoja te demshme per ekonomine e shtetit te asociuar si edhe do te shkaktonte probleme

te ndryshme sociale ne keto vende.Por megjithate qellimi i MSA eshte vendosja e

stabilitetit ekonomik dhe politik ne shtetit e asociuar.Tregu i perbashket parashikohet te

Page 23: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

realizohet gradualisht dhe ne menyre asimetrike.Ky zbatim asimetrik i MSA ka te beje

me :

a) Qarkullimin e lire te mallrave

b) Fushat kyce te lidhura me zbatimin e kesaj lirie

c) Asistenca financiare e akorduar nga BE me qellim realizimin e

objektivave te saj.

Lirite komunitare. Megjithe qellimin e posatshem qe ka MSA per te krijuar ne

vendet e perfshira ne PSA stabilitet dhe qendrueshmeri, nje vend te rendesishem zene

edhe te drejtat e lirite e Njeriut e vecanerisht lirite komunitare si pjese e tyre.Lirite baze

qe do te ofrohen gradualisht jane lirite ku mbeshtetet vete BE, dhe kane te bejne me lirine

e ofrimit te mallrave ,sherbimeve, punonjesve dhe kapitalit.

- Levizja e lire e mallrave – sikurse u theksua dhe me lart ne baze te asimetrise do

te krijohet gradualisht nje zone e tregtise se lire midis paleve ne marreveshje, pervec

kesaj kjo liri levizje perfshin dhe heqjen e kufizimeve sasiore, si dhe heqjen e cdo

detyrimi doganor dhe cdo detyrimi qe ka efekt te barabarte me to per importet dhe

eksportet. Levizja e lire e mallrave ne BE realizohet : se pari ,nepermjet eliminimit te

detyrimive doganore dhe detyrimeve te tjera me efekt te njejte me to ,si per importet edhe

per eksportet e mallrave europiane.Se dyti ,nepermjet eleminimit te kufizimeve sasiore

dhe masave me efekt te njejte me to.Se treti, nepermjet ndalimit te cdo lloj diskriminimi

fiskal te brendshem ekzistues apo te ardhshem qe diskriminon terthorazi, apo

drejtperdrejt mallrat qe vijne nga territori i BE.Pjesa e MSA qe lidhet me levizjen e lire te

mallrave pasqyron pothuajse te njejta parime mbi te cilat funksionon kjo liri ne tregun e

BE-se.Dispozitat e MSA qe lidhen me levizjen e lire te mallrave jane te parat qe hyjne ne

fuqi me ane te marreveshjes se ndermjetme (ad interim agreement), e cila vendos bazen

per krijimin e zones se tregtise se lire midis BE dhe shtetit te asociuar.

- Levizja e lire e punonjesve – duke ofruar garanci per mosdiskriminimin bazuar ne

kombesi ,kushte pune ,shperblim apo shkarkim nga puna ;parashikohet edhe mundesia e

krijimit te lehtesirave ne trajtimet profesionale.Nje vend te vecante ze edhe dispozita qe

ka te beje me rregullat per bashkerendimin e sistemeve te sigurimit shoqeror.Por MSA-ja

Page 24: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

ndryshe nga traktati i KE nuk flet per levizje te lire te punonjesve per vetem per levizjen

e tyre.Levizja e lire e punonjesve eshte konceptuar me shume si objekt i marreveshjeve

dypaleshe te cilat ekzistojne apo do te lidhen ne te ardhmen midis ketyre shteteve dhe

shteteve anetare te BE.

- Levizja e lire e sherbimeve – do te realizohet ne menyre progresive dhe graduale,

ku palet marrin persiper te mos krijojne pengesa te reja.Vihet re se sikurse dhe levizja e

lire e punonjesve edhe kjo liri karakterizohet nga nje shkalle me e ulet liberalizimi, duke

i krahasuar me ate qe parashikon traktati i KE-se. MSA –ja ne lidhje me levizjen e lire te

sherbimeve parashikon : se pari ,detyrimet qe ka vendi i asociuar per te lehtesuar ngritjen

e veprimtarive si per shoqerite dhe per shtetasit komunitare, cka kerkon akordimin e nje

trajtimi jo me pak te favorshem persa i perket vendosjes dhe veprimtarise se shoqerise

komunitare , degeve dhe filialeve te tyre pas vendosjes, krahasuar me trajtimin qe u

akordon shoqerive vendase apo atyre te nje vendi te trete ,kudo qofte trajtimi me i mire.

Se dyti ,detyrimin e komunitetit per te akorduar nje trajtim jo me pak te favorshem per

shoqerite /deget apo filialet e saj te vendit te asociuar persa i perket vendosjes dhe

ushtrimit te veprimtarise pas vandosjes krahasuar me trajtimin qe u akordon shoqerive te

veta apo shoqerive te nje vendi te trete, kushdo qofte trajtimi me i mire. Se treti

,detyrimin e paleve te MSA per te mosmiratuar asnje mase apo rregull qe diskriminon

shoqerite nga secila pale gjate vendosjes apo ushtrimit te nje veprimtarive, krahasuar me

shoqerite vendase. Se katerti ,parashikohet detyrimi i KSA per te marre persiper qe 5 vjet

pas hyrjes ne fuqi te MSA-se te hartoje modalitetet per shtrirjen e ketyre te drejtave dhe

detyrimeve qe lidhen me te vete punesuarit.Pra, e drejta e vendosjes dhe ushtrimi i

veprimtarise nga personat e vetepunesuar nuk parashikohet ne MSA.

- Levizja e lire e kapitalit – edhe ky treg do te realizohet gradualisht edhe duke pare

ndjeshmerine e tij ne marreveshje jane vendosur dy afate : se pari ne tre vitet e para pas

hyrjes ne fuqi te marreveshjes do te krijohen kushte per zbatimin gradual te rregullave te

komunitetit per levizjen e lire te kapitalit.Se dyti ,pas kalimit te ketij afati KSA do te

percaktoje modalitetet per zbatimin e rregullave komunitare.

Me levizje te kapitalit sipas MSA-se do te kuptojme: Se pari ,levizjen e lire te kapitalit

,lidhur me investimet e drejtperdrejta te kryera nga shoqeri te krijuara ne perputhje me

Page 25: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

legjislacionin e vendit prites, si dhe likuidimi dhe riatdhesimi e ketyre investimeve dhe

cdo perfitim tjeter.Se dyti ,levizjen e lire te kapitalit persa u perket kredive qe lidhen me

transaksione tregtare, ose me sigurimin e sherbimeve dhe te huave financiare me afat

maturimi me te gjate se nje vit.

Bashkepunimi ne kushtet prioritare. Ne tekstin e MSA-se eshte hartuar nje

kapitull i vecante per zonen e lirise, drejtesise dhe sigurise, dhe ka ne thelb krijimin e nje

zone ku qytetaret te levizin lirisht dhe te sigurte.MSA-ja vendos themelet ashtu sikurse

edhe ne rastin e tregut te brendshem per shtrirjen graduale te kesaj zone edhe ne territorin

e shtetit te asociuar nepermjet vendosjes se nje numri detyrimesh per palet kontaktuese te

cilat bazohen ne parimet qe rregullojne funksionimin e kesaj zone brenda BE.

Nje nga vecantite e MSA eshte fakti se kjo marreveshje parashikon bashkepunim

te gjithanshem, sidomos ne drejtesi dhe punet e brendshme.Shtetet e asociuara dhe BE

duke qene se i kushtojne rendesi te vecante fortesimit te shtetit te se drejtes dhe

institucioneve, si dhe bashkepunimin ne fushen e terrorizmit dhe veprimtarive te tjera

kriminale kane parashikuar se negociatat ne kete fushe do te mbeshteten ne dy shtylla.

Shtylla e I ,ka te beje me bashkepunimin ne fushen e levizjes se personave dhe

parashikon dispozita lidhur me vizat ,azilin, migrimin dhe politikave te tjera qe kane te

bejne me levizjen e lire te njerezve. Shtylla e dyte ka te beje me bashkepunimin ne luften

kunder terrorizmit, pastrimit te parave dhe drogave te paligjshme dhe parashikon

dispozita mbi bashkepunimin policor dhe gjyqesor per ceshtje penale.

MSA-ja percakton angazhime te pergjithshme persa i perket reformave ne fushen

e drejtesise.Megjithate del e qarte ne gjuhen e perdorur ne te se fortesimi i pavaresise se

gjyqesorit ,permisimi i efikasitetit te tij,te policise dhe prokurorise me qellim rritjen e

luftes ndaj krimi te organizuar dhe korrupsionit jane ceshtje te rendesishme te cilat do te

adresohen gjate zbatimit te MSA-se ne kuader te procesit te integrimit.

Ne kuader te MSA ngrihen struktura perkatese ,e cila monitoron zbatimin e saj

dhe ceshtjet qe dalin nga ky zbatim.Ky organizem monitorues njihet si KSA dhe perbehet

nga perfaqesues te te dy paleve.KSA funksionon sipas dispozitave te parashikuar nga

Page 26: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

vete marrveshje ne titullin IX. Vendime te ketij keshilli jane te detyrueshme per

palet.Palet mund t’i drejtojne mosmarreveshje qe mund te lindin nga zbatimi i MSA-se si

dhe mund te kerkojne interpretimin e neneve te saj.KSA asistohet nga komuniteti i

stabilizim-asociimit, i cili perbehet nga perfaqesues te keshillit dhe komisione te BE dhe

perfaqesues te shtetit te asociuar.KSA mund te krijoje komitete dhe organe te tjera per te

ndihmuar ate gjate permbushjes se detyrave.Se fundmi , MSA parashikon dhe krijimin e

komitetit parlamentar per Stabilizim-Asociimin i perbere nga deputet te parlamentit te

shtetit te asociuar dhe PE, i cili ka per detyre te diskutoje ceshtje te ndryshme qe lidhen

me procesin e integrimit te atij shteti ne BE.

Page 27: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

KAPITULLI I TRETE

MARREDHENIET BASHKIM EUROPIAN:BALLKAN

PERENDIMOR, MARREDHENIE PARTNERITETI

3.1 Proçesi i Asociim Stabilizimit me Ballkanin Perendimor , proçes

parneriteti me Bashkimin europian.

Nje instrument tjeter i rendesishem ne kuader te realizimit te Proçesit te

Stabilizim Asociimit është edhe partneriteti europian. Kater vjet pas fillimit të PSA, duke

patur parasysh zhvillimet e vendeve të perfshira në këtë proçes si dhe nevojën për të

strukturuar më qartë prespektivën europiane të vendeve të ballkanit perendimor, Keshilli

Europian në takimin e tij të qershorit 2003, adoptoi dokumentin “ Axhenda e Selanikut

për Ballkanin Perendimor, Drejt Integrimit euroopian”. Kjo axhendë u miratua nga

Keshilli i Kryetareve të Shteteve dhe qeverive të Shteteve anëtare te BE-së, shteteve

kandidate dhe shteteve pjesëmarrese në PSA si një dokument i përbashket i BE-së dhe

këtyre vendeve. Sipas kësaj axhende BE hartoi dokumente të tjerë te rinj. Një nga ato

janë dhe Partnerietet Europiane te frymezuara nga Partneriteti për Anetaresim te cilat

ndihmojne në përgatitjen e vendeve kandidate për anëtarësimin në BE. Ato përbëjnë

instrumentat themelore të strategjisë së Para-Anetaresimit. Megjithatë duke qenë se ato

hartohen sipas nivelit të zhvillimit të vendeve kandidate apo kandidate potenciale dhe

stadit të marredhënieve të tyre me BE-ne, përmbajtjet e tyre ndryshojnë.

Objektivat e Partneritetit Europian i referohen një kornize të përbashkët që ka të

bëjë me :

Page 28: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

- Reformat në fushat prioritare; kjo identifikohet sipas kërkesave të secilit vend

dhe përfshin detyrimin për te adoptuar legjislacionin përkates.

- Asistencën financiare për implementimin e ketyre reformave në fushat

prioritare.

- Parimet dhe kushtet kryesore të implementimit te partneritetit.

Pra, partneriteti për anëtarësim përqëndrohet tek detyrimi për adoptimin e acquis

nga vendet kandidate, të cilat janë në një fazë më të avancuar të proçesit, krahasuar me

Partneritetin Europian. Bazuar ne ketë dokument vendet kandidate ndërmarrin hapa

konkretë për adoptimin e acquis. Ndërkohë që partneritetet europiane janë hartuar për

vendet e Ballkanit Perëndimor me qëllim promovimin e stabilitetit në rajonin e Ballkanit

dhe sjelljen e tij më afer standarteve europiane.

Ata realizojnë evidentimin individual të prioriteteve që i adresohen secilit vend

me qëllim përgatitjen e vendeve në integrimin e tyre në BE. Prioritetet e parashikuara në

Partneritetet europiane ndahen në dy faza, prioritete afatshkurtra dhe prioritete

afatmesme. Ato adresohen ne fusha ku vendit përkates i kërkohet të bëjë më shumë

progres si psh në drejtesi dhe punët e brendshme, lufta kundër korrupsionit, zhvillimi

ekonomik etj.

3.2 Programet e financimit

Në kuadër te bashkëpunimit me vendet e Ballkanit Perëndimor, dhe me

publikimin e projekteve të reja për këtë rajon, BE-ja parashikon edhe ofrimin e

instrumentave financiarë për realizimin dhe mbeshtetjen e reformave në ato fusha të cilat

përcaktohen si prioritare . Si pjesë e PSA , Ballkani ka përfituar nga programet e

mëposhtme financiare :

- CARDS - ( Community Assistence for Reconstuction, Development and

Stabilisation), e cila është miratuar nga rregullorja e Keshillit Europian Nr

2666/2000, dhjetor 2000. Qëllimi kryesor i asistencës komunitare në kuadër të

këtij programi është mbeshtetja e pjesëmarrjes së vendeve përfituese në PSA si

edhe në zbatimin e MSA-së. Forma e asistensës së komisionit europian është

Page 29: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

grant, dhe si i tillë nuk ka detyrim kthimi. Prioritetet e ndërhyrjes së këtij

programi në vendet përfituese përfshinte : (i) kuadrin strategjik afatgjate dhe

afatmesem 2000-2006 dhe (ii) planet kombëtare të veprimit. Është theksuar edhe

më lart se ky program tashmë është zëvëndesuar me IPA-n.

Programi CARDS Rajonal dhe programi i fqinjësisë është ofruar nga BE-ja në

kuader te programeve rajonale për Ballkanin. Fushat prioritare të ndërhyrjes në

mbështetje të këtij programi janë: (i) Menaxhimi i integruar i kufinjve, (ii) Rritja e

kapaciteteve institucionale, (iii) Stabilizimi demokratik dhe (iv) Infrastruktura

rajonale. Programi i fqinjësisë përbën një instrument të ri financiar dhe shërben

për të mundësuar zbatimin e projekteve të përbashketa, me karakter ndërrajonal,

pra që veprojnë në të dy anët e kufirit, brenda dhe jashtë territorit te BE-se.

- Programet Komunitare – janë programe sektoriale që kanë si synim të nxisin

bashkëpunimin ndërmjet vendeve anëtare të BE dhe vendeve jo anetare ta që

marrin pjesë në to, në fusha të ndryshme me interes të përbashket, si psh arsimi

dhe shkenca, energjia, transporti etj.

- TAIEX- ( Technical Assistance and Information Exchange Instrument), është një

program i cili ofron asistencë teknike afatshkurter në fushën e zbatimit dhe

përafrimit të legjislacionit komunitar.

- IPA- (Instrument of Pre-Accession), instrumenti i para aderimit ka zëvëndësuar

prej vitit 2007 programin CARDS. Ky instrument mbulon asistencën komunitare

si për vendet kandidate ashtu edhe për vendet me statusin e kandidatit potencial.

Ky instrument përbëhet nga pese komponentë kryesorë.

(i) Asistenca e tranzicionit dhe forcimit institucional

(ii) Bashkepunimi rajonal dhe ndërkufitar

(iii) Zhvillimi rajonal

(iv) Zhvillimi i burimeve njerëzore

(v) Zhvillimi rural

Page 30: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

Dy komponentët e pare janë të hapur për të gjithë vendet, ndërsa nga komponentët

e tjere do të pëfitojnë vetëm vendet me statusin e kandidatit.

3.3 Raporti vjetor i Komisionit europian

Raporti vjetor i Komisionit Europian është një instrument tjetër kontrolli dhe

njekohësisht përmbledhes i ecurisë së reformave të ndërmarra nga vendet që synojnë

anëtarasimin ne BE, përfshirë dhe Shqipërine. Ai përcaktohet si i tille edhe në nenin 6 të

Partneritetit Europian i cili parashikon se zbatimi i prioriteteve që përmahen në këtë

dokument monitorohet nga Raporti Vjetor i Komisionit Europian. Ai pregatitet dhe

publikohet çdo vit nga komisioni europian dhe trajton në mënyre të hollesishme gjendjen

e vendit në të gjitha aspektet politike, institucionale, ligjore dhe ekonomike si dhe

sugjeron çështjet në të cilat duhet të përqëndrohet vemendja dhe përmirësimi gjatë 12

muajve të ardhshem. Raporti ruan të njëjtën strukturë dhe metodologji çdo vit dhe për të

gjithe vendet e përfshira në PSA, duke u ndalur në analizimin e reformave të ndermarra

nga shtetet e asociuara me qëllim përmbushjen e kushteve dhe kritereve politike,

ekonomike dhe arritjen e kapacitetit për përafrimin e legjislacionit në kuadër të acquis

comminautaire.

Nga marsi i vitit 2002, Komisioni Europian ka hartuar dhe ka referuar rregullisht

pranë Keshillit dhe Parlamentit Europian progresin e bërë nga vendet e Ballkanit

Perëndimor. Progresraporti ka këto karakteristika:

- është nje raport që përgatitet çdo vit

- është individual për çdo shtet ë përfshirë në proçesin e Stabilizim-Asocimit

dhe

bazohet ne arritjet dhe sfidat e secilit vend.

- nga pikpamja formale progresraporti ka të njëjtën strukturë të jashtme për

secilin vend. Ai permban një përshkrim të shkurtër mbi marrëdhëniet e shtetit

të asociuar dhe BE, më pas analizohet kriteri politik i integrimit, kriteri

ekonomik si dhe vlerësohen kapacitetet për implementimin e acquis

communitaire nga shteti i asociuar.

Page 31: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

Nga nje analizë e shkurtër e progresraporteve të fundit te Komisionit Europian

rezulton për secilin vend si më poshtë:

Republika e Shqiperise:

(a) Kriteri politik. Shqipëria ka vazhduar progresin për të konsoliduar

demokracinë dhe shtetin e së drejtës sipas përcaktimeve te MSA-së ashtu sikurse është

edhe një nga pikat kryesore në prioritetet e partneritetit europian. Megjithatë mbetet e

nevojshme forcimi i mëtejshëm i kapaciteteve, koordinimeve dhe planifikimit për

integrimin në BE. Problemet kryesore qëndrojnë në arritjen e pavarësisë së administratës

publike nga influencat politike, reformat në sistemin gjygjesor lidhur me pavarësinë,

transparencën dhe efikasitetin e tij, të cilat ne vetvete janë edhe prioritete te Partneritetit

Europian. Problem shumë serioz është edhe garantimi i të drejtave të njeriut dhe mbrojtja

e tyre. Keshtu, Shqipëria mbetet një vend origjinë për trafikimin e fëmijëve dhe për

punën e detyruar të tyre. Gjithashtu theksohet nevoja për konsolidimin e së drejtës së

pronës. Shqiperia mban marredhenie te mira me vendet e tjera të Ballkanit dhe ajo i ka

intensifikuar dhe zhvilluar më tej këto marrëdhenie. Marredhëniet e saj me Serbine nuk

kanë ndryshuar por janë influencuar për shkak të njohjes së pavarësisë së Kosoves nga

Shqipëria. Megjithatë , Shqipëria ka marrëdhenie te mira me vendet e rajonit dhe kështu

ajo ka kontribuar në stabilitetin rajonal.

(b) Kriteri ekonomik. Ekonomia shqiptare ka vazhduar të rritet megjithëse me një

ritem të ngadaltë, është arritur të mbahet stabiliteti i cmimeve dhe si pasojë të

kontrollohet inflacioni, por mbetet nje problem i madh papunësia dhe të dhënat per tregun

e punës. Nevojiten reforma të tjera të vazhdueshme për të arritur që kjo ekonomi të mund

të perballojë presionet e konkurrencës dhe forcën e nje tregu si ai i BE-se.

(c) Standartet europiane. Progres është shënuar në përafrimin e legjislacionit me

atë te BE përsa i perket tregut të të mirave , ndërsa mbetet për të dëshiruar arritjet e

kerkuara në implementimin e legjislacionit përkates për të drejtën e vendosjes dhe ofrimit

të shërbimeve si edhe të lëvizjes së lirë të kapitalit. Nevojitet një rritje e implementimit të

këtyre ligjeve dhe të këtyre poliikave. Në fusha të tilla si doganat , konkurrenca dhe

levizja e lirë e mallrave ka një progres të dukshen. Por në fushat si energjia, transporti, te

Page 32: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

drejtat intelektuale etj ka nevojë për implementim më të plote dhe progresi mbetet i

limituar në këto fusha.

Kjo përbënte nje paraqitje të përgjithshme të asaj që Komisioni Europian ka theksuar mbi

arritjet dhe detyrimet e metejshme per tu anetaresuar në BE.

Republika e Bosnje-Hercegovines:

(a) Kriteri politik. Bosnje-Hercegovina ka bërë progres në plotesimin e kritereve

politike. Pas nënshkrimit të MSA, vendi ka vazhduar më tej në implementimin e

reformave në administraten publike dhe në sistemin gjyqësor. Megjithatë, mbetet për t’u

demostruar nga autoritetet kapacitetet e nevojshme për arritjen e objektivave. Nuk është

arritur ende të bëhet një reforme e pershtatshme mbi kushtetuten. Problem është edhe

korrupsioni dhe lufta ndaj tij.

(b) Kriteri ekonomik. Ekonomia e Bosnje-Hercegovinës është zhvilluar me ritme

të shpejta dhe është arritur të realizohet një treg funksional. Por, stabiliteti

makroekonomik është dobësuar si rezultat i përkeqesimit të bilancit tregtar dhe inflacionit

të lartë. Në këtë mënyre theksohet nevoja e konsolidimit të mëtejshem të ekonomisë për

të përballuar presionin konkurrues të tregut europian.

(c) Standartet europiane .Ështe bërë një progres i dukshem në fusha të tilla si

doganat, taksimin, agrikulturë ,administrimin e vizave, transport si dhe në politikat e

azilit dhe migrimit. Megjithatë , ky shtet duhet të intensifikojë përpjekjet në shumë fusha

si lëvizja e lirë e mallrave, personave dhe shërbimeve, punësimin dhe politikat sociale,

energjitikë, si edhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave.

Ish Republika Maqedonase e Jugosllavise

(a) Kriteri politik.Në vijimësi të dialogut politik që është edhe një nga prioritetet e

Partneritetit Europian me Maqedoninë , është bërë një progres i dukshëm, klima politike

eshte permiresuar dhe puna në parlament është bërë me efektive. Progres është bërë edhe

në implementimin e reformes në administraten publike, duke parfshirë edhe reformen në

Shërbimin Civil detyrim i cili mbetet ende për t’u plotësuar nga Shqipëria, por kërkohet

Page 33: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

më shumë transparencë, profesionalizëm dhe pavarësi te administrates publike.

Gjithashtu Maqedonia ka bere progres edhe në implementimin e reformës në drejtësi.

Maqedonia ka vazhduar bashkëpunimin me gjykatën penale ndërkombëtare për ish

Jugosllavinë, si edhe bashkëpunimin me vendet fqinje. Marredheniet e saj me Greqine

mbeten te kufizuara sidomos ne tregti, investime dhe turizem, pasi këto marrëdhenie jane

te ndikuara nga çështja ende e pazgjidhur mbi emrin e Maqedonise.

(b) Kriteri ekonomik. Maqedonia merr pjese ne proçeduren vezhguese fiskale te

para-anetaresimit. Diçka tjetër e rëndësishme që ka ndodhur në ekonomine maqedonase

është bashkëpunimi i saj me Bankën Boterore. Megjithe ndikimin që kriza botërore solli

Maqedonia arriti të ruaje stabilitetin makroekonomik të saj. Gjithashtu progres është bërë

edhe në eleminimin e barrierave të tregut. Problem shqetesues mbetet papunësia në rritje

tek moshat e reja. Mund te themi ekonomia maqedonase ka bere perparime te dukshme

edhe ne lidhje me përshtatshmërinë e tregut te saj me tregun europian.

(c) Standartet europiane. Maqedonia ka bere progres te dukshem ne

implementimin e legjislacionit në disa sektorë të rëndësishëm si transportin,

informacionin dhe median, konkurrencën, prokurimet publike etj. Gjithashtu , progres

është bere edhe në faktin e perdorimit tashmë të pashaportave biometrike. Duhet bërë

implementimi i mëtejshem i legjislacionit për lëvizjen e lire te mallrave, shërbimeve dhe

kapitalit. Nga janari i vitit 2010 Maqedonia ka përfiuar nga regjimi i ri i vizave.

Republika e Serbise

(a) Kriteri politik. Progres raporti mbi Serbinë , fillon duke theksuar nevojen e

pavaresise së pushteteve nga njeri tjetri dhe rëndësinë që secili pushtet të kryejë

funksionet e veta. Sigurisht , është e domosdoshme realizimi i reformave të mëtejshme

veçanërisht në pushtetin gjyqesor, të cilat duhen implementuar sipas linjes së standarteve

europiane. Reforma në gjyqesor ka filluar dhe pritet konsolidimi i saj. Administrata serbe

ka një kapacitet të mirë për përmbushjen e detyrimeve të saj.

(b) Kriteri ekonomik. Ekonomia serbe vazhdoi rritjen e saj të lehte, megjithë

ndikimet nga kriza ekonomike boterore. Ajo ka bërë progres në ndërtimin e nje ekonomie

Page 34: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

tregu funksionale. Megjithe ritmin e rritjes ekonomike, papunësia mbetet sfida e saj më e

madhe.

Sektori i privatizimeve ka një progres të lehte ndërsa ai i investimeve megjithese është

shumë i rendesishem ndikohet nga klima politike e paqendrueshme.

(c) Standartet europiane. Fale administratës së saj mjaft funksionale ,

implementimi i detyrimeve që rrjedhin nga MSA dhe nga marreveshja ad interim ? kanë

vazhduar të plotesohen. Ka një zhvillim në fushën e lëvizjes se lire të mallrave, dogana

dhe taksim, si dhe në lirinë e medias dhe informacionit. Mbetet ende një detyrim lufta

kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave. Nga janari i 2010 Serbia ka përfiuar

nga regjimi i ri i vizave me Bashkimin Europian.

Republika e Malit te Zi

(a) Kriteri politik. Mali i zi ka bere progres ne arritjen e kriterit politik, ne

permiresimin e kornizes ligjore dhe ne forcimin e infrastruktures institucionale. Pas

miratimit të kushtetutes shteti malazez ka vazhduar në plotësimin e kërkesave për

anetaresim në BE. Mbetet e nevojshme hartimi i një reforme për sistemin gjyqësor dhe

forcimi i administratës publike.

(b) Kriteri ekonomik. Ekonomia malazeze ka nevoje per zhvillim te metejshem

per të arritur krijimin e një ekonomie funksionale. Stabiliteti makroekonomik mbetet i

ndikuar nga inflacioni dhe norma të larta të papunësisë. Pra, është e nevojshme arritja e

një stabiliteti më të madh për t’i bere balle presioneve te tregut të BE-së.

(c) Standartet europiane. Mali i zi ka bere progres ne pershtatjen e legjislacionit

për lëvizjen e lire te sherbimeve, taksimin, doganave dhe në agrikulturë. Progres i

mëtejshem nevojitet në lëvizjen e lirë të mallrave , konkurrencen , prokurimet publike ,

mbrojtjen e së drejtës së autorit, industri ashtu sikurse edhe në drejtësi, liri dhe siguri.

Republika e Kroacise

(a) Kriteri politik. Kroacia vazhdon në plotesimin e kritereve politike të

parashikuara në samitin e Kopenhagenit. Megjithate nevojitet nje reforme ne gjyqesor,

administraten publike dhe per luften kunder korrupsionit. USKOK- institucioni anti-

Page 35: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

korrupsion e ka intensifikuar aktivitetin e tij. Kroacia mban marredhenie te mira dhe

bashkepunon me vendet e rajonit.

(b) Kriteri ekonomik. Kroacia ka një ekonomi tregu funksionale. Me

implementimin e reformave të reja ajo do të mund të perballoje konkurrencën ne tregun

europian , pasi ekonomia kroate vazhdon të tregoje një performance solide.

Stabiliteti makroekonomik eshte i siguruar, ndersa norma e papunësisë është në renie.

(c) Standartet europiane. Kroacia e ka permiresuar aftësinë e saj për të perballuar

detyrimet e anëtarësimit. Progres domethenes eshte bere ne ekonomi dhe ne politiken

monetare, informacion dhe në media, prokurimet publike, doganat, mbrojtjen e ushqimit

si edhe në shërbimet financiare. Mbetet për te arritur standarte në fushën e drejtësisë , të

drejtave themelore, politikat konkurruese etj.

Republika e Kosoves

Kosova mban nje stabilitet të qendrueshem pas shpalljes se pavaresise. Nevojitet

forcim i kapaciteteve dhe pavaresise se administrates publike dhe sistemit gjyqesor.

Gjithashtu duhen konsoliduar shteti i se drejtes , politikat anti-korrupsion, lufta kunder

krimit të organizuar etj.

Kosova vazhdon bashkepunimin me organizmat nderkombetare si edhe me vendet

e rajonit por mbeten te varfera marredheniet e saj me Serbine pas shpalljes se pavaresise

fakt te cilin Serbia nuk e ka pranuar dhe nuk e ka njohur ende.

Ekonomia e Kosoves ka nevojë për zhvillim të metejshem për ndërtimin e një ekonomie

tregu funksionale, papunësia dhe inflacioni mbeten faktorë që ndikojnë në

makroekonominë kosovare. Kosova eshte ne proçes perafrimi të legjislacionit me atë të

BE ne fusha si doganat, energji, punësimi, korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Kjo ishte një paraqitje e shkurter e arritjeve dhe sfidave të mëtejshme të vendeve

të Ballkanit Perendimor në rrugen e integrimit të tyre në Bashkimin Europian.

Page 36: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

KAPITULLI I KATERT

STRATEGJITE E ZGJERIMIT

Strategjite e zgjerimit te B.E-se, perfaqesojne dokumenta politikash që hartohen

nga komisioni në formën e komunikatave drejtuar Keshillit dhe Parlamentit Europian me

qëllim vendosjen në një kornizë të proçesit të zgjerimit të BE-së. Sherbejne si

udherrefyes per proçesin e integrimit dhe te zgjerimit te metejshem te BE-së nepermjet

percaktimit te prioriteteve qe duhet te ndjekin shtetet qe aspirojne anetaresimin ne BE

dhe nepermjet parashikimit të reformave të brendshme institucionale dhe ligjore që duhet

të ndërmarre BE-ja me qëllim zgjerimin me shtete të reja. Strategjite e zgjerimit

udhehiqen nga tre parime :

- Konsolidimi i aftesise qeverisese të BE

- Kushtezimi sepse çdo hap i nje shteti aspirant duhet shqyrtuar në përputhje

me arritjet e standarteve të kerkuara nga proçesi i anetaresimit.

- Komunikimi sepse proçesi i zgjerimit duhet komunikuar me qytetaret dhe me

grupet brenda shoqerise ne mënyre qe të gëzojë mbështetje.

Ne strategjite e zgjerimit behet ndarja e shteteve sipas statusit te tyre ne lidhje me

BE-ne. Kroacia dhe Maqedonia janë shtetet te cilat kane statusin e vendit kandidat për

anëtarësim në BE, ndërsa Shipëria, Serbia, Bosnje-Hercegovina, Mali i Zi, dhe Kosova

kane statusin e kandidatit potencial për integrim në BE.

Ndryshe nga praktika e ndjekur më pare , në strategjinë e fundit të zgjerimit BE-ja

nuk ka dhënë një datë për zgjerimet e ardhshme. Megjithate duhet theksuar se zgjerimet e

mëtejshme të BE ndikohen së tepermi nga efektet ekonomike që një zgjerim i mëtejshëm

mund të sjellë, nga përshtatja e strukturës së Bashkimit për një ngjarje të tillë si edhe nga

plotesimi nga vendi aspirant jo vetëm i kritereve të Kopenhagenit por më tepër se kaq në

mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe respektimin e tyre.

Page 37: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

4.1 Kriteret e integrimit.

Ne traktatin themelues te Romes jane vendosur kriteret baze qe do të

përcaktonin nëse një shtet i trete do te behej pjesë e Komunitetit. Neni 49 i ketij traktati

parashikon se “ çdo shtet europian qe respekton parimet e demokracise e te lirise mund te

aplikoje per tu bërë pjese e komunitetit.” Duke analizuar paksa këtë dispozitë vëmë re se

janë dy kritere parësore per tu bërë pjese e komunitetit : e para lidhet me nje kriter

gjeografik , pra të qënit gjeografikisht pjese e kontinentit europian ndersa e dyta lidhet

me nje kriter me abstrakt dhe me domethenes për këtë organizëm që ka të bëjë me

respektimin e lirisë dhe demokracisë si baza të komunitetit. Kështu psh per shkak te

mosrespektimit te kriterit gjeografik Maroku nuk u pranua te aplikonte per anetaresim ne

kete komunitet. Koncepti i kritereve evoluoi me kalimin e viteve dhe te rrethanave të

ndryshme që krijoheshin. Deri ne vitin 1993 nuk kemi patur nje dispozitë konkrete përveç

asaj të sipërcituar që të fokusonte keto kritere. Samiti i Kopenhagenit do të shënonte një

kthesë në këtë drejtim duke vendosur të ashtëquajturat kritere të Kopenhagenit si më

poshtë:

a) Kriteri politik – Stabiliteti institucional, garantimi i demokracisë, sundimi i

shtetit ligjor dhe respektimi i te drejtave te njeriut. Perfshin ne vetvete keto

komponentë:

1. Demokracia dhe shteti i së drejtes

2. Te drejtat e njeriut dhe mbrojtja e minoriteteve

3. Çeshtjet rajonale dhe detyrimet nderkombetare.

b) Kriteri ekonomik – Funksionimi i nje ekonomie tregu e afte për t’i bërë ballë

konkurrences dhe perbehet nga keto çeshtje kryesore:

1. Ekzistenca e nje ekonomie funksionale

2. Kapaciteti i kesaj ekonomie per t’u perballur me presionet konkurruese dhe

forces se tregut te Bashkimit Europian.

Page 38: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

c) Pranimi i acquis communautaire – aftesia per te plotesuar detyrimet e

anetaresimit duke perfshire ndjekjen e qellimeve politike, ekonomike dhe

monetare te BE-së si dhe përshtatja e legjislacionit të brendshëm me atë

komunitar.

Proçesi i perafrimit te legjislacionit me acquis communautaire sipas MSA-së do te

zhvillohet ne dy faza. Ne fazen e pare përafrimi do të përqendrohet në elementët

thelbesore te acquis te tregut te brendshem ( pra legjislacioni qe lidhet me 4-lirite) si edhe

në fusha të tjera të rëndësishme si konkurrenca e ndihma shteterore, të drejtat e pronësisë

intelektuale etj. Ndërsa gjatë fazës së dyte do te plotesohet legjislacioni i mbetur sipas

acquis. Ne Marreveshjen midis Komuniteteve dhe Shqipërisë ky element bazohet në

nenet 6 dhe 70 te MSA-së.

Duke qene se synimi perfundimtar i vendeve qe lidhin MSA-ne me BE eshte

anetaresimi ne BE, vete MSA-ja i perfshin keto kritere dhe permbledhin kushtet per

anetaresimin ne BE si me lart. Perveç ketyre kritereve çdo MSA parashikon edhe nje

kriter tjeter po aq te rendesishem që ka të bëjë me forcimin e kapaciteteve administrative

dhe atyre gjyqesore të vendeve aspirante. Këto kapacitete janë te domosdoshme per

zbatimin e MSA- se dhe permbushjen e qellimit per anetareim ne BE.

Kohet e fundit nje debat i gjere eshte zhvilluar mbi konceptin qe ka te beje me “

kapacitetin pervetesues”. Ky koncept eshte shfaqur ne samitin e Kopenhagenit si me

poshte:“ kapaciteti i bashkimit per te pervetesuar anetare te rinj, ndersa mbajtja e

inercisë së integrimit europian eshtë një konsideratë e rëndësishme në interesin e

përgjithshëm të bashkimit dhe vendit kandidat” . Ky koncept ka marre zhvillime te reja

pas zgjerimit te vitit 2004. Për zgjerimet e mëpasshme u theksua nevoja per te marre ne

konsiderate kapacitetin pervetesues te shteteve. Per kete arsye ju kerkua Komisionit qe

ashtu sikurse harton një progres raport çdo vit per vendet ne proçes te hartonte edhe nje

raport special qe ka lidhje me kapacitetin përvetësues te bashkimit në atë periudhë.

Megjithatë ky koncept mbetet i paperkufizuar plotesisht. Ne strategjine e zhvillimit në

nentor 2005 komisioni e percaktonte ate si me poshte: “ kapaciteti per te vepruar dhe

vendosur sipas nje balance te drejte midis instutucioneve, duke respektuar limitet

buxhetore dhe duke implementuar politika te perbashketa per te funksionuar mire dhe per

Page 39: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

te arritur objektivat e tyre”. Disa nga shtetet anetare si Franca, Gjermania etj kane

theksuar se ky koncept duhet te vendoset si nje kriter shtese per shtetet qe aspirojne te

bëhen pjesë e Bashkimit. Qëllimi kryesor është qe me gjithe zgjerimet që mund të

ndodhin me anëtare te rinj, bashkimi të vazhdojë të funksionojë në mënyre efektive.

Duhet theksuar se ndryshe nga kriteret e Kopenhagenit qe jane te vendosura dhe që i

adresohen shteteve që duan të integrohen , kapaciteti përvetësues i adresohet vete

Bashkimit per te pare se sa i afte eshte ai per te pritur shtetet e reja .

Duke qene se nuk ka perkufizim zyrtar mund te themi se ky koncept mund të

përfshijë kapacitetet për te pervetesuar shtetet e reja anëtare në këto drejtime:

Kapaciteti i tregut te te mirave dhe sherbimeve – ku një vend të

rëndësishem zënë debatet lidhur me efektet ekonomike pozitive apo

negative si pasoje e zgjerimit.

Kapaciteti i tregut të punës – tregu i punës në vendet tashmë anëtare të BE

karakterizohet nga flukset migratore të popullsive të ndryshme qe sjellin si

pasojë ndryshimet e parametrave të tregut të punës.

Kapaciteti i buxhetit të BE – duhet patur parasysh se nje pjesë e GDP të

vendeve anëtare të BE alokohet dhe rishpërndahet në favor te shteteve të

varfera. Nje zë i rëndësishëm ne kete aspekt eshte edhe pershtatshmeria

dhe influenca qe mund te sjellin zgjerimet e reja ne tregun monetar

europian.

Kapaciteti i institucioneve europiane per te funksionuar me shtetet e reja

anetare.

● Kapacitetin social- kjo ka te beje me friken qe disa shoqeri kane ndaj

modeleve te

reja që vendet aspirante zoterojne si psh radikalizmin apo terrorizmin.

Perveç kesaj eshte vene re se opinioni publik eshte shume i ndjeshem në

mënyrën se si mediat e raportojne proçesin e zgjerimit, në raportin e ri që

krijohet në marredhëniet e punës etj.

Page 40: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

● Kapacitetin e BE per të garantuar strategjinë e saj te sigurise sepse vetem

nese vendet ballkanike integrohen ne strukturat e BE, kjo e fundit do të

ketë gjith mundësitë për të kontrolluar dhe parandaluar konflikte të tjera

etnike në rajon.

4.2 Realizimi i proçesit te integrimit

Proçesi i integrimit deri ne anetaresim ne BE eshte nje proçes i gjate dhe i

veshtire. Praktika e vendeve te cilat sot jane pjese e BE ka treguar se qe vendi te behet

anetar i BE duhet te kaloje ne disa etapa te pashmangshme.ne menyre te permbledhur

proçesi i integrimit deri ne anetaresimin e plote kerkon:

- Pergatitjen e nje raporti paraprak nga Komisioni Europian per vleresimin e

kapaciteteve

reale integruese te vendit aspirant per ne BE.

- Hapjen e negociatave dhe negociimi i MSA-se

- Nenshkrimin e MSA dhe i Marreveshjes se Ndermjetme

- Hyrjen ne fuqi te Marreveshjes se Ndermjetme

- Ratifikimi dhe hyrja ne fuqi e MSA-se

- Kerkesa per anetaresim

- Fitimi i statusit te vendit kandidat

- Hapjen e negociatave per anetaresim

- Traktati i Anetaresimit.

Ne cdo rast mbyllja me sukses e negociatave per nenshkrimin e MSA-se dhe

fillimi i zbatimit te saj jane nje tregues i mire per te matur gatishmerine e nje vendi per te

hyre ne fazen tjeter te proçesit, ate te marrjes se statusit te vendit kandidat dhe hapjes se

negociatave per anetaresim. Kushtet per tu bere anetar i BE-se jane percaktuar ne nenin

49 te traktatit te Bashkimit Europian (Traktati i BE) i vitit 1992, i cili parashikon se:

vendet qe deshirojne te anetaresohen ne BE duhet te permbushin kriteret e parashikuara

ne nenin 6 (1) te traktatit te BE-se , i cili nga ana e tij percakton se , qe nje shtet te behet

Page 41: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

anetar i BE-se, ai duhet te jete nje shtet i vendosur ne Europe, si dhe duhet te garantoje

respektimin e te drejtave te njeriut.

Pas paraqitjes se kerkeses per anetaresim , bazuar edhe ne opinionin e Komisionit,

BE mund te vendose ne dhenien e statusit te vendit kandidat shtetit i cili ka paraqitur

kerkesen. Ky status eshte nje lloj njohje politike e marredhenieve me te ngushta qe ka ky

vend me BE-ne si dhe nje tregues i rruges se tij drejt anetaresimit.

Marrja e statusit te vendit kandidat nuk eshte e mjaftueshme per vendosjen e

hapjes se negociatave per anetaresim. Per te arritur ne kete stad vendi duhet te tregoje qe

ka arritur nje nivel te larte te permbushjes se kritereve te Kopenhagenit per anetaresim.

Vleresimi per nivelin e permbushjes se ketyre kritereve behet perseri nga komisioni, ne

opinionin e tij te posaçem per kete qellim dhe ne raport progresin vjetor qe ai pregatit cdo

vit per secilin vend pjesemarres ne proçesin e integrimit.

Bazuar ne kete vleresim te Komisionit, Keshilli Europian vendos per hapjen ose

jo te negociatave, si dhe per kohen se kur do te hapen ato ne rast te nje vendimi pozitiv.

Ne kete rast Keshilli Europian vendos me unanimitet. Pasi eshte marre vendimi, mbahet

nje konference nderqeveritare per formatin e negociimit.Keshilli miraton formatin pasi ka

marre rekomandimet e Komisionit. Negociatat e anetaresimit zhvillohen mbi bazen e

kapitujve te acquis te cilat perbejne fushat e legjislacionit europian te ndara ne kapituj.

Negociatat mbyllen pasi te jene diskutuar te gjitha fushat e acquis dhe pasi Komisioni

Europian te kete bere proçesin e kontrollit te nivelit te adoptimit te acquis per vendin

kandidat.

Me mbylljen e negociatave per anetaresim, te gjitha rezultatet e tyre pasqyrohen

ne traktatin e anetaresimit. Ky traktat lejon anetaresimin e vendit ne BE. Megjithate duhet

theksuar se anetaresimi nuk eshte automatik pasi edhe ky traktat duhet te hyje ne fuqi

sipas proçedurave kushtetuese te shteteve anetare te BE. Pjese e ketyre proçedurave jane

ratifikimet nga Parlamenti Europian , parlamentet e te gjithe vendeve anetare, si dhe

parlamenti i vendit qe do te anetaresohet ne BE. Nderkohe qe Franca ka percaktuar nje

menyre te veçante per pranimin e shteteve te reja ne BE, duke e marre vendimin me

referendum popullor.

Page 42: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

4.3 Natyra juridike e MSA

Ne kete kapitull do te perqendrohemi ne dy çeshtje te rendesishme juridike lidhur

me zbatueshmerine dhe pozicionin e MSA. E para do te analizojme hollesisht poziten

juridike te MSA. Se dyti do te bejme ndryshimin midis MSA dhe marreveshjeve te tjera

te asociimit.

Pozita juridike e MSA-se.

Bashkimi Europian eshte nje institucion superkombetar dhe si i tille kuptohet

pergjithesisht se ai ka pushtet per te marre vendime te detyrueshme si per individet ashtu

edhe per qeverite e vendeve anetare, vendime te cilat zbatohen pavaresisht nga deshira e

tyre. Megjithese nga doktrina eshte percaktuar se BE eshte nje organizem i veçante, sui

generis, ai nuk eshte nje supershtet dhe shtetet anetare vazhdojne t’i mbeten besnike idese

se sovranitetit kombetar.

Si pjese e ketij sovraniteti eshte edhe e drejta per te percaktuar hierarkine e

normave te zbatueshme ne territorin perkates, por fakti i perfshirjes ne nje organizem te

tille nder te tjera percakton edhe nje ngurtesim te ketij sovraniteti per shkak se hierarkia e

normave te zbatueshme ndikohet edhe nga e drejta komunitare dhe zbatueshmeria e saj.

Por gjithsesi nuk mund te mohohet fakti se vete BE-ja eshte subjekt i se drejtes

nderkombetare dhe si i tille ka te drejte nder te tjera te lidhe marreveshje me karakter te

ndryshem me shtetet e treta apo organizata te ndryshme pa cenuar poziten e shteteve

anetare.

MSA-ja eshte marreveshja e cila ka si pale nga njera ane komunitetin europian

dhe shtetet e tyre anetare dhe nga ana tjeter shtetin e asociuar dhe me ane te kesaj

marreveshje palet krijojne nje marredhenie juridike duke u bazuar ne te drejta e detyrime

te percaktuara ne te.

Disa nga keto dispozita shprehin vullnetin e paleve per te arritur synime te

caktuara ndersa disa te tjera parashikojne te drejta e detyrime reciproke te paleve ne

Page 43: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

marreveshje. Siç eshte theksuar edhe me lart MSA-ja eshte instrumenti kryesor i PSA-se

te lançuar nga BE-ja per Ballkanin Perendimor.

Çeshtja qe dua te diskutoj ne kete kapitull eshte pozita juridike e kesaj

marreveshje. Problemi kryesor qe shtohet ne kete rast eshte raporti i se drejtes

nderkombetare (pra edhe marreveshjet nderkombetare si MSA) me te drejten e

brendshme ( perveç ligjeve edhe raporti me kushtetuten). Ne kuader te doktrines juridike

jane percaktuar edhe disa teori mbi raportin e se drejtes se brendshme dhe te drejtes

nderkombetare.Kushtetutat bashkekohore percaktojne raportet midis rendit juridik, rendit

juridik te brendshem, si dhe proçedurat permes te cilave do te ndodhe pajtueshmeria

midis normave te te dy rendeve Ka dy modele kryesore ne sistem: sistemi monist dhe

sistemi dualist.

- Sistemi monist eshte ndertuar sipas doktrines se perparesise se te drejtes

nderkombetare sipas te cilit ajo perfaqeson jo vetem nje sistem te pavarur

normash e rregullash, por edhe nje sistem juridik qe ka perparesi mbi te

drejten e brendshme. Thelbi eshte shprehur qarte ne nenin 47 te Konventes se

Vjenes “ Per te drejten e traktateve” (1969) “ Njera pale nuk mund te

perdore dispozitat e se drejtes se saj te brendshme si justifikim per mos

ekzekutimin e nje traktati”.

- Ndersa ne sistemin dualist te dyja fushat trajtohen te lidhura ngushte me njera

tjetren ,pra nuk eshte e nevojshme te afirmohet perparesia e se drejtes

nderkombetare mbi te drejten e brendshme dhe as e anasjellta. Behet fjale per

nje paralelizem midis te drejtes se brendshme dhe asaj nderkombetare, ku

asnjera prej tyre nuk mund te kete perparesi mbi tjetren.

Pra, neqoftese e drejta nderkombetare dhe e drejta e brendshme ndryshojne kaq

shume midis tyre dhe asnjera nuk gezon perparesi mbi tjetren , atehere del vetvetiu si

konkluzion se e drejta nderkombetare as ne teresi dhe as pjeserisht nuk mund te kete fuqi

te ndryshoje ose te krijoje norma te se drejtes nderkombetare.

Problemi i pozites juridike te nje marreveshje si MSA nuk eshte thjesht nje

problem i se drejtes europiane, por pertej debatit teorik ai eshte gjithashtu nje problem

Page 44: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

edhe per te drejten kushtetuese, te drejten publike e nderkombetare publike pasi vete kjo

çeshtje ka nje dimension mjaft te gjere. Organizimi i BE bazohet ne dy parime te

rendesishme:

a) Zbatimi i drejtperdrejte i legjislacionit te BE.

b) Supermacia e ligjit komunitar mbi te drejten e brendshme.

Ne kete menyre duke e themeluar kete organizate me keto dy shtylla kryesore,

eshte bere nje ndertese e re ne hierarkine e normave juridike, por perveç ketij fakti

konstatojme se jo vetem ligjet, por edhe vete kushtetutat e shteteve anetare nuk mund te

qendrojne mbi te drejten komunitare dhe ne rast konflikti me te epersi do te kete e drejta

komunitare. Persa i perket parimit te pare , dispozitat e MSA-ve jane te ngjashme me ato

te traktateve te BE dhe per kete arsye referimi duhet bere ne jurisprudencen e GJED-se

per çeshtjet qe ajo ka shprehur efektin e drejtperdrejte te ketyre dispozitave. GJED-ja e ka

sanksionuar efektin e drejtperdrejte te traktatit te BE ne çeshtjen Van Gend & Loos.

Parimi i supermacise do te zhvillohet me tej me ane te analizes se pozites juridike te

MSA-ve. Poziten juridike te MSA-se do ta trajtoj te ndare ne dy pjese kryesore:

▪ Poziten juridike te MSA-se per shtetin e asociuar

▪ Poziten juridike te MSA-se per Bashkimin Europian

-1- Pozita juridike e MSA-se per shtetin e asociuar. MSA eshte nje marreveshje

nderkombetare e ratifikuar sipas rregullave te secilit vend dhe si e tille ajo u nenshtrohet

rregullave te parashikuara nga kushtetutat e vendeve te asociuara per te drejten

nderkombetare dhe marreveshjet nderkombetare. Duke ju referuar bazes juridike te

MSA-se, nenit 310 te Traktatit te Komunitetit Europian, MSA-ja eshte nje merreveshje

nderkombetare, ku palet kontraktuese jane shtetet dhe nje organizate nderkombetare,

subjekte te se drejtes nderkombetare. Duke qene se perfituesi ne baze te kesaj

marreveshje eshte personi fizik dhe juridik si titullar i kater lirive themelore te BE-se,

rezulton se marreveshja me te hyre ne fuqi, krijon te drejta e detyrime per individin, te

cilave ai mund t’i referohet para gjykatave te brendshme. Duke patur te bejme me nje

marreveshje nderkombetare, gjykatat e brendshme nuk e kane eksklusivitetin e

interpretimit dhe zbatimit te saj. Institucioni qe mund ta beje kete eshte GJED, e cila

Page 45: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

mund ta interpretoje kete marreveshje nepermjet nje pyetje paragjykimore drejtuar nga

nje gjykate e nje shteti anetar i BE-se (neni 324 i TKE) apo nje kontrolli ligjshmerie (neni

230 i TKE). Problemi kryesor qendron ne pozicionin e se drejtes komunitare jo me ndaj

ligjeve kombetare, por ndaj parashikimeve kushtetuese te nje shteti qe aspiron te behet

anetar i BE-se. Debati i raportit ndermjet kushtetutes dhe marreveshjeve nderkombetare

shtrihet per te gjitha vendet e asociuara dhe qe jane pjese e PSA-se. Nga nje veshtrim i

pergjithshem veme re se asnjera nga kushtetutat nuk parashikon epersine e se drejtes

nderkombetare mbi te drejten e brendshme, por ne fakt ndodh qe shprehimisht te jete

sanksionuar epersia e kushtetutes ndaj te gjitha akteve normative. Ne kete rast lind pyetja

qe neqoftese MSA-ja apo me vone traktati i aderimit do te kete ndonje klauzole qe bie

ndesh me kushtetuten e ketyre vendeve cili do te jete raporti i tyre? Cila e drejte do te

zbaohet ne kete rast? Nga praktika dhe jurisprudenca e GJDBE eshte theksuar tashme

epersia e se drejtes komunitare (te legjislacionit paresor e dytesor) ndaj te drejtes te

brendshme. Kjo do te thote se edhe me rastin e integrimit te vendeve te ballkanit

perendimor ne BE, ato do te pranojne menyren e funksionimit te BE-se si edhe epersine e

se drejtes komunitare, ndoshta si nje nga kushtet e pashprehura per u anetaresuar. Me

poshte po trajtoj shkurtimisht parashikimet qe bejne kushtetutat e vendeve te Ballkanit

Perendimor ne lidhje me integrimin dhe pozicionin e marreveshjeve nderkombetare.

- Kroacia: Kushtetuta kroate parashikon parimet baze te organizimit te shtetit dhe

zbatimin e se drejtes nderkombetare. Keshtu neni 138 i kesaj parashikon qe marreveshjet

nderkombetare duhen perfunduar ne perputhje me kushtetuten, ligjet dhe parimet e se

drejtes nderkombetare. Ndersa neni 140 i saj sanksionon se me ratifikimin e nje

marreveshje nderkombetare sipas rregullave kushtetuese, kjo marreveshje behet pjese e

sistemit te brendshem juridik dhe si e tille ka epersi ndaj ligjeve te vendit por jo ndaj

kushtetutes. Pra, kushtetuta kroate e garanton supermacine e se drejtes nderkombetare,

pra edhe te se drejtes komunitare per çdo marreveshje te ratifikuar dhe te hyre ne fuqi.

Debati do te linde vetem nese do te kishte konfuzion me ate cka parashikon kushtetuta ne

raport me te drejten nderkombetare ne rastin tone me te drejten komunitare.

- Maqedonia: Edhe Maqedonia percakton ne kushtetuten e saj disa parime baze

lidhur me asociimin dhe raportin e se drejtes nderkombetare ndaj asaj kombetare.

Page 46: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

Keshtu neni 118 i Kushtetutes parashikon qe marreveshjet nderkombetare te ratifikuara

sipas kushtetutes jane pjese integrale e sistemit te brendshem ligjor dhe nuk mund te

ndryshohen nga ligji. Ndersa neni 120 parashikon mundesine e asociimit ne bashkime

apo komunitete ( nje rast konkret do te ishte integrimi ne BE ) me shtetet e tjera duke

percaktuar organet qe mund te vendosin per nje çeshtje te tille dhe menyren se si do te

vendosin. Pra edhe kushtetuta maqedonase nuk lejon epersine e se drejtes komunitare

mbi te drejten kushtetuese.

- Mali i Zi : Ne parimet themelore kushtetuese te Malit te Zi neni 9 theksohet se :

Marreveshjet nderkombetare te ratifikuara dhe te publikuara si dhe parimet e

pergjithshme te se drejtes nderkombetare do te behen pjese integrale e sistemit te

brendshem juridik. Do te kene supermaci ndaj legjislacionit kombetar dhe do te zbatohen

ne menyre direkte ne rast se kjo marreveshje dhe ligji kombetar rregullojne ne menyre te

ndryshme nje çeshtje t ecaktuar. Pra mbetemi serish ne momentin qe eshte garantuar

epersia e se drejtes nderkombetare mbi legjislacionin kombetar por jo mbi kushtetuten.

Kjo çeshtje mbetet per t’u diskkutuar pasi edhe vete gjykata kushtetuese e Malit te Zi nuk

eshte shprehur ne lidhje me nje çeshtje te tille.

- Serbia: Edhe kushtetuta serbe parashikon detyrimin per te respektuar te drejten

nderkombetare si edhe berjen pjese te vete sistemit te brendshem juridik te marreveshjeve

te ratifikuara sipas legjislacionit. Neni 194 i kesaj kushtetute percakton hierarkine e

normave te zbatueshme dhe ne maje te kesaj piramide eshte kushtetuta serbe me pas e

drejta nderkombetare dhe ligjet.

- Kosova: Ne kushtetuten e saj Kosova ka percaktuar menyren e funksionimit te

shtetit te ri. Marreveshjet nderkombetare rregullohen nga dispozitat 16-19 te saj.

Keshtu neni 16 sanksionon epersine e kushtetuten ndaj te gjitha akteve te tjera juridike si

edhe parimin se Kosova respekton te drejten nderkombetare. Ne nenin 17 eshte theksuar

mundesia e lidhjes se marreveshjeve me qellim anetaresimin ne organizata

nderkombetare. Megjithese marreveshjet e tilla behen pjese e sistemit te brendshem

juridik ato zbatohen ne menyre te drejtperdrejte perveç rasteve kur nuk jane te

Page 47: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

vetzbatueshme dhe zbatimi i tyre kerkon nxjerrjen e nje ligji (neni 19/1). Me pas

theksohet epersia e marreveshjeve ndaj ligjeve kombetare.

- Shqiperia: Parlamenti i Republikes se Shqiperise ka ratifikuar me 27/06/2006 “

Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit ndermjet Republlikes se Shqiperise dhe

Komuniteteve Europiane dhe shteteve te tyre anetare.” E cila ka hyre ne fuqi ne prill te

vitit 2009. Ne kete menyre ajo eshte bere pjese e sistemit te brendshem te normave sipas

nenit 122 te Kushtetutes. Ky fakt ka sjelle keto pasoja te rendesishme:

- Kjo marreveshje ne hierarkine e akteve me fuqi ne te gjithe territorin e

Republikes se Shqiperise sipas rregullimeve te bera nga neni 116, ka

epersi ndaj lilgjeve kombetare dhe ne kete menyre nuk mund te kete vend

per konfusion ne zbatimin e kesaj marreveshje ne rast perplasje me ligjet

kombetare. Problemi do te shtrohej ne rast se kjo marreveshje apo me pas

edhe traktati i anetaresimit ne BE do te kishin perplasje me kushtetuten .

Ne kete rast do te shtrohej pyetja se a do te hiqte dore Shqiperia nga

hierarkia e normave te parashikuara nga neni 116 dhe a do te vendoste

ne maje te saj jo me kushtetuten por te drejten komunitare? A mundet qe

sipas parashikimeve kushtetuese te zbatohet e drejta komunitare edhe mbi

kushtetuten tone pa u bere pjese e saj sipas proçedurave te anetaresimit?

Une mendoj qe edhe ne rast se de fakto do te vazhdonte te qendronte Kushtetuta

si burim i pare i normave juridike dhe do te lindte nje problem i tille atehere do te

bazoheshim serish ne jurisprudencen e GJDBE-se dhe de jure do te zbatohej edhe mbi

kushtetuten e drejta komunitare. Megjithate besoj se zgjidhja do te mund te jepet nga

Gjykata Kushtetuese e Shqiperise ne momentin qe ajo sipas nenit 131/b te shprehet mbi

pajtueshmerine e marreveshjeve nderkombetare ( ne rastin tone per traktatin e aderimit ne

BE) me kushtetuten para ratifikimit te tij.

- Kjo marreveshje zbatohet ne menyre te drejtperdrejte sipas nenit 122 kjo do

te thote se ne kuader te epersise se saj mbi ligjet kombetare, favorizohet

zbatimi i kesaj marreveshje automatikisht.

Page 48: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

- MSA-ja duke qene se eshte instrumenti kryesor i PSA, proçes i cili synon te

ndihmoje ne integrimin e vendit ne BE, eshte guri i themelit edhe per te

ashtequajturat nga doktrina si klauzola te integrimit.Behet fjale per formulat

specifike te parashikuara nga kushtetuta e Shqiperise, te cilat lidhen me

pjesemarrjen e saj ne organizata supra kombetare. Formula e pare kishte te

bente me epersine e normave te kesaj organizate mbi te drejten e vendit ( neni

122/3) ndersa formula e dyte parashikon transferimin e pushtetit tek nje

organizate nderkombetare (neni 123). Te dyja keto formula perbejne nje baze

te rendesishme kushtetuese per pjesemarrjen e Shqiperise ne nje organizate

nderkombetare , ne vijim te vullnetit te saj te shprehur ne marreveshjet e

arritura me keto organizata

- Deri me sot nuk eshte bere e mundur te kemi ndonje marreveshje

nderkombetare te ketij lloji, por nga interpretimi gjuhesor i dispozites neni

122/3 dhe nga krahasimi i saj me dispozitat e tjera , arrijme ne konkluzionin

se ketu nuk eshte fjala vetem per epersine mbiligjore te akteve te nxjerra nga

kjo organizate nderkombetare per te cilen flet kushtetuta jone. Kjo dispozite

parashikon nje epersi te normave te organizates mbi te gjithe korpusin e se

drejtes se brendshme te vendit, pra edhe mbi vete kushtetuten. Sidoqofte , ajo

dispozite mbetet disi e paqarte per sa kohe nuk eshte zbatuar ne praktike dhe

persa kohe nuk ka ndonje interpretim nga Gjykata Kushtetuese.

Keto ishin disa nga efektet juridike te MSA-se dhe te marreveshjeve te tjera

nderkombetare veshtruar nga parashikimet e kushtetutes Shqiptare.

-2- Pozita juridike e MSA-se brenda BE-se. BE-ja eshte organizem nderkombetar

dhe subjekt i se drejtes nderkombetare dhe kjo i jep te drejten nder te tjera te perfundoje

marreveshje e traktate ne kuader jo vetem ne organizimin por edhe te bashkepunimit ne

aspekte te ndryshme me organizata te tjera apo me shtete te treta jo anetare te unionit.

Duke perfituar nga kjo prerogative , dhe ne kuader te bashkepunimit me vendet e

Ballkanit Perendimor, siç eshte thene edhe me lart eshte iniciuar PSA-ja dhe instrumenti

kryesor i saj eshte MSA. Çeshtja qe shtohet nga ana juridike per kete marreveshje jane

Page 49: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

efektet e saj per vete BE-ne si dhe per shtetet e saj anetare, pasi ne te palet angazhohen

reciprokisht ne permbushjen e detyrimeve te parashikuara ne marreveshje sipas afateve te

caktuara.

Tashme dihet se hierarkia e burimeve brenda BE ka ne maje te saj te drejten

komunitare (traktatet dhe akte te tjera me te cilat operon BE) kundrejt asaj kombetare. Ky

fakt shpreh hapur epersine e ligjit komunitar ndaj atij kombetar. Ne te vertete traktatet e

themelimit te komuniteteve nuk kane ndonje dispozite te shprehur e te kushtuar normave

juridike dhe raportit te tyre kundrejt normave juridike kombetare. Por ky parim ka pesuar

zhvillim dhe ka gjetur perkrahjen e vet ne jurisprudencen e Gjykates Europiane Te

Drejtesise ( GJED ). Rasti i pare qe gjykata vendosi t’i jape perparesi ligjit komunitar

ndaj atij kombetar ishte ne vendimin qe u dha ne çeshtjen Costa kunder ENEL ku ajo u

shpreh se: “ ne rast konfllikti midis ligjit te shteteve kombetare dhe ligjit komunitar , merr

perparesi ligji i komunitetit ndaj legjislacionit te brendshem” Ajo çfare solli GJDBE-n

tek çeshtja Costa ishte supermacia e te gjithe akteve komunitare te detyrueshme – edhe

ato qe nuk zbatohen drejtpersedrejti- mbi ligjet e brendshme te shteteve anetare. Pra, ne

kete menyre u vendos parimi i superioritetit jo vetem te traktateve Komunitare mbi ligjet

e brendshme por edhe te legjislacionit dytesor.

Ky parim u thellua edhe me tej ne çeshtjet Simmenthal ne te cilen u theksua se ne

rast rregullimi paralel ne nje fushe nga ligji komunitar dhe ai kombetar ,do te zbatohet

ligji komunitar.

GJED-ja ne veprimtarine e saj ka dhene disa vendime interesante lidhur me efektin e

drejtperdrejt te marreveshjeve te lidhura me komunitetin si MSA-te si dhe perparesine e

ketyre marreveshjeve.

Keshtu ne ceshtjen Demirel faktet e se ciles jane te bazuara ne marreveshjen e

perfunduar nga KE nen parashikimet e dispozitave 228 dhe 238 te Traktatit te

Komunitetit Ekonomik Europian me shtetin turk e cila vendos nje marredhenie asociimi

midis Komunitetit nga njera ane dhe Turqise nga ana tjeter. Nje marreveshje e tille dmth

qe ka si pale nga njera ane Komunitetin dhe nga ana tjeter nje shtet jo-anetar i komunitetit

ne momentin e hyrjes ne fuqi perben pjese integrale te sistemit ligjor te komunitetit. Kjo

do te thote se bazuar ne kete kornize ligjore gjykata ka juridiksionin per te dhene

Page 50: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

kuptimin e rregullave paresore te ketyre marreveshjeve. Ne kete ceshtje gjykata tha se

dispozite e nje marreveshje te perfunduar midis Komunitetit dhe nje vendi joanetar te

komunitetit do te konsiderohet direkt e aplikueshme kur kjo del qarte nga qellimi dhe

natyra e marreveshjes, si dhe kur vete dispozita permban nje detyrim te qarte e preciz

dhe qe nuk kerkon per zbatimin e saj adoptimin apo marrjen e masave te reja per venien

ne zbatim.

Ne kete menyre theksohet se marreveshjet qe lidhte Komuniteti apo qe mund te

lidhe sot BE me shtetet joanetare mund t’i klasifikojme ne dy kategori : se pari

marreveshjet qe jane te zbatueshme ne menyre te drejtperdrejtpa patur nevoje per

nxjerrjen e nje akti tjeter qe te mund te sjelle kjo marreveshje efektet e saj; se dyti

marreveshje te cilat nuk jane te zbatueshme drejtpersedrejti dhe qe kerkon nxjerrjen e nje

akti tjeter nga organet perkatese ne menyre qe te sjelle efektet qe ajo parashikon. Ne kete

kategori te dyte ndodh qe nese nje dispozite e kesaj marreveshje e cila ka keto

karakteristika :eshte e qarte,precize , e sakte dhe permban te drejta e detyrime per

qytetarin,vetem ne kete rast kjo dispozite behet direkt e zbatueshme edhe pse marreveshja

ne vetvete nuk eshte e tille.

Ne ceshtjen Demirel gjykata tha se dispozites te ciles ato i referoheshin pra nenit

12 te marreveshjes se asociimit midis Komuniteteve dhe Turqise si dhe nenit 36 te

protokollit shtese te saj nuk perbente rastin e nje norme te zbatueshme ne menyre te

drejtperdrejt pasi normes te ciles ato i referoheshin ishin shume te pergjithshme ne

parashikimet e tyre si dhe kerkonte marrjen e masave per venien ne zbatim te saj.

Megjithate ky formulim nuk eshte i ri. Deri ne momentin e gjykimit te Pabst dhe

Richarz, nuk ka dyshime se nje marreveshje asociimi mund te kete efekt te

drejtperdrejte.Madje, gjykata dicka te tille e ka pohuar deri ne momentin kur i dha

pergjigje pyetjes lidhur me rregullat paresore ne dispozitat e marreveshjes se Athines te

vitit 1961. Ne kete menyre gjykata theksoi se duke u bazuar ne qellimin dhe natyren e

marreveshjes dhe se dispozita ne fjale permban nje detyrim te qarte dhe preciz i cili nuk

eshte subjekt ne implementimin e efekteve te tij, i adoptimit te masave te tjera pasuese.

Page 51: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

Megjithate ne te drejten komunitare eshte percaktuar se ne rast se palet

kontraktuese kane si qellim te akordojne te drejta e detyrime per individet sipas kuptimit

te traktatit, kerkesa e vetme per aplikimin e drejtperdrejte eshte qe norma ne fjale te jete e

qarte dhe e plote, pasi nje qellim i tille nuk mund te prezumohet ne te drejten

nderkombetare.

Ne raste te tilla gjykata fillon duke qartesuar nese natyra dhe kuadri i

pergjithshem i marreveshjes e pengon aplikimin e drejtperdrejte te saj me nje nga kushtet

qe ajo permban. Pastaj ne menyre qe t’i pergjigjen pyetjes nese nje parashikim i tille

eshte i pakushtezuar, i sakte e preciz mjaftueshem per te patur efekt te drejtperdrejt –

gjykata vendos duke u bazuar nen driten e objektivit dhe qellimit te marreveshjes dhe

permbajtjes se saj.

Ne te njejten menyre gjykata ne vendimin Gloszczuk tha se : “nje dispozite ne nje

marreveshje te perfunduar mes Komunitetit dhe nje shteti joanetar duhet konsideruar

drejtperdrejte e zbatueshme kur bazuar ne formulimin ,qellimin dhe natyren e vete

marreveshjes ,dispozita permban nje detyrim te qarte e preciz, i cili nuk eshte subjekt per

implementimin e efekteve te tij duke kerkuar adoptimin e masave te tjera per zbatimin e

saj.

Per te qartesuar nese neni 44(3) i marreveshjes se asociimit i ploteson keto kritere se

pari duhet analizuar formulimi i kesaj dispozite dhe rezulton se neni te cilit po i

referohemi parashikon ne menyre te qarte, precize dhe ne terma te pakushtezuar

detyrimin drejtuar shteteve per ndalimin e diskriminimit te bazuar ne shtetesine e tyre

kunder shtetasve polake qe ndodhen ne territoret e tyre.”

Gjykata tha : “...efekti i drejtperdrejt i kesaj dispozite mund te njihet ashtu sikurse

e kane kuptuar shtetasit polake te cilet i jane drejtuar asaj dhe kane te drejten t’i therrasin

keto norma ne gjykaten e shtetit prites pavaresisht faktit se autoritetet perkatese te atij

shteti mbeten kompetente per te aplikuar rregullat e tyre kombetare persa i perket hyrjes,

qendrimit dhe vendosjen sipas parashikimeve te bera nga marreveshja e asociimit...”

“...gjithashtu nga neni 58(1) i marreveshjes se asociimit qe e drejta e hyrjes dhe qendrimit

nuk jane privilegje absolute, keshtu qe gjate ushtrimit te tyre sipas disa rrethanave ato

mund te limitohen nga rrefullat kombetare te shtetit prites ...”

Page 52: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

Efekti i drejtperdrejte i normave te marreveshjeve te lidhura mes Komunitetit dhe

vendeve joanetare eshte rregulluar ne te njejten menyre edhe ne ceshtjen Simuntekov ne

te cilen gjykata shprehet se: “...eshte e qarte edhe nga vendimet e meparshme te gjykates

qe kur nje marreveshje vendos bahskepunimin mes paleve, disa nga dispozitat e kesaj

marreveshje mund te kene efekt te drejtperdrejt mbi individet kur plotesojne disa kushte

si vijon – dispozita e marreveshjes permban nje detyrim te qarte dhe preciz i cili per

implementimin e vet nuk kerkon adoptimin e masave te tjera...”

Pra, edhe ne kete rast jane theksuar kushtet qe duhet te plotesoje nje norme e nje

marreveshje e cila ne vetvete nuk eshte drejtperdrejt e zbatueshme por qe nje dispozite e

saj qe permbush kushtet e permendura me lart mund te sjelle efekte te drejtperdrejta per

individin.

4.4 MSA dhe marreveshjet e tjera

Pervec MSA-se, BE-ja funksionon me ane te shume marreveshjesh te cilat jane te

fushave te ndryshme, si psh marreveshjet tregtare preferenciale, marreveshje te

bashkepunimit etj. Keshtu keto marreveshje mund te grupohen si me poshte:

Se pari marreveshjet qe Europa nenshkruan bazuar ne kriterin gjegrafik pra me fqinjet e

saj, marreveshje te cilat synojne te pergatitin BE-ne per te ofruar asociim si edhe

marredhenie me te ngushta me keto vende. Kategoria e dyte ka te beje me marreveshjet te

cilat kujdesen per stabilitetin vecanerisht ne kufinjte e Europes. Kategoria tjeter, lidhet

me nje marreveshje bazuar ne histori dhe ne zhvillimin e 71 shteteve te vogla dhe me se

shumti edhe me te varfra ne Afrike, Karaibe dhe Paqesor.

Kategoria e fundit perfshin vende dhe rajone disi me te largta, ne te cilat objektivi

kryesor i BE-se eshte moslejimi i diskriminimit te eksporteve dhe investimeve europiane

sic ka rezultuar nje praktike e tille nga vendet e botes se trete. Marreveshja me tipike

Page 53: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

eshte marreveshja e asociimit, e cila krijon nje kornize bashkepunimi ne fushat politike,te

sigurise ,ekonomike, tregtare dhe ne ceshtje te te drejtave te njeriut. Keto marreveshje

duhet te ratifikohen nga te gjithe shtetet anetare te BE-se.

Disa shtete qe i jane bashkuar BE ne vitet e shkuara kane nenshkruar para

anetaresimit te tyre marreveshjen e europes dhe marreveshjet e asociimit. Keto

marreveshje siguronin tregti te lire ne shume produkte industriale por nje liberalizim me

te dobet e me te limituar ne produktet e agrikultures.Zgjerimet e BE-se shtuan me tej

edhe mbulimin gjeografikte marreveshjeve tregtare te BE-se, duke rritur pjesmarrjen ne

tregjet te partnereve preferencial te BE-se.

Kjo ishte nje panorame e pergjithshme e asaj cfare perfaqeson marreveshja e

stabilizim-asociimit si per shtetin e asociuar ashtu edhe per vete BE-ne.

Page 54: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

KONKLUZIONE

Si pasoje e nje historie te gjate dhe konfliktesh te vazhdueshme ne Ballkan, BE

deri ne vitin 1999 nuk kishte marre ndonje hap domethenes bashkepunimi me vendet e

Ballkanit Perendimor.

Ne kete vit ,BE-ja pas projektit te paktit te Stabilitetit per vendet e Europes

Juglindore, publikoi per vendet e rajonit PSA i cili ishte vijimesi e perqasjes rajonale

hartuar per keto vende. Pjese e ketij procesi jane Shqiperia, Kroacia, Maqedonia, Mali i

Zi, Serbia dhe Kosova si nje rast i vecante.

Instrumenti kryesor i ketij procesi eshte MSA-ja. MSA-ja eshte e fokusuar ne

respektimin e parimeve demokratike dhe forcimin e marredhenieve ndermjet shteteve te

rajonit. Ne kete marreveshje propozohet formimi i zonave te tregtise se lire midis

shteteve ne proces dhe BE-se pas kalimit te nje periudhe tranzitore. MSA-ja gjithashtu

mbulon aspekte te tilla si konkurenca, mbrojtja e pronesise intelektuale, tregu i

sherbimeve etj.

BE ushtron ndaj vendeve Ballkanike nje trajtim preferencial dhe asimetrik ne

shkembimet tregtare reciproke, trajtim i cili ka sjelle nje impakt pozitiv ne rritjen e

shkembimeve tregtare.

Ky punim, sjell nje vezhgim mbi kete proces ,historikun dhe menyren e realizimit

te tij, analizon instrumentat kryesore qe i sherbejne ketij procesi dhe vazhdon me nje

debat teorik mbi poziten juridike te MSA-se pasi nje ceshtje e tille ka nevoje te qartesohet

nga aktet e brendshme te vendeve te Ballkanit Perendimor. Mendoj se rruga drejt

integrimit eshte e gjate dhe ka nevoje per bashkepunim, perkushtim dhe vullnet te mire

per te arritur standartet e nje partneri si Bashkimi Europian.

Page 55: ballkani perendimor: pjese e europes se bashkuar

kopje

UNIVERSITETI ALEKSANDER MOISIU MASTER E DREJTE ADMINISTYRATIVE

Durres, Shtator 2013

BIBLIOGRAFIA

Tekste:

Iva Zajmi, “E Drejta europiane” ,botimi i nente

Iva Zajmi, “Leksione te se drejtes Europiane”, per Fakultetin e Drejtesise (UT)

Fjoralba Caka ,punim me teme : “Supermacia e ligjit komunitar mbi te drejten e

brendshme”

Aurela Anastasi, punim me teme :”Internacionalizmi i te Drejtes Kushtetuese”

Xhezair Zaganjori, “Demokracia dhe Shteti i se Drejtes”

Arben Puto , E Drejta Nderkombetare Publike”

Marreveshja e Stabilizim Asociimit ndermjet KE dhe shteteve te tyre anetare dhe

Republikes se Shqiperise

Progres-raporti nga Komisioni Europian per Ballkanin Perendimor , publikuar me

14/10/2009

Kushtetutat e vendeve te perfshira ne PSA.

“Shqiperia dhe BE”, botim i Institutit te Studimeve Nderkombetare

Faqe ne internet:

www.europa.eu

www.curia.eu

www.ais-albabia.org

www.google.com