20

BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI
Page 2: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI
Page 3: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI
Page 4: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI
Page 5: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI
Page 6: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• Pesha specifike – Përcakton aftësinë e veshkave për të përqendruar urinën. Vlerat referente të peshës specifike janë 1,010-1,025 dhe këto vlera ndryshojnë në varësi të sasisë së lëngjeve të marra, ku me rritjen e volumit të urinës (rastet kur marrim shumë lëngje) ulet pesha specifike dhe e kundërta. Pesha specifike ulet te diabeti insipid, insuficienca e veshkave dhe nekroza e tubujve veshkorë. Rritje të peshës specifike kemi te diabeti mellitus, sëmundja addison, gjatë humbjes së lëngjeve trupore nga të vjellat, diarreja dhe temperatura e lartë.

Page 7: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• Reaksioni ose pH e urinës – është ndërmjet 4.8 dhe 8.0. Përcaktimi i pH ka rëndësi te veçantë te pacientët që vuajnë nga gurët në veshka dhe rrugë urinare. Këta pacientë, varësisht nga lloji i gurit, duhet t’i nënshtrohen dietës dhe mjekimit në mënyrë që të ndryshojnë pH e urinës dhe në këtë mënyrë ta parandalojnë formimin e gurëve. pH e urinës mund të ndryshohet me anë të ushqimit dhe me përdorimin e barërave. Gjatë marrjes së ushqimit vegjetarian urina është alkalike, ndërsa kur marrim ushqim me mish dhe proteina kemi urine acidike.

Page 8: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• EKZAMINIMI KIMIK I URINËS :mundëson përcaktimin e proteinave në urinë, glikemisë, trupave ketonikë, nitrateve, esterazës leukocitare, urobilinogjenit dhe bilirubinës.

Page 9: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• Proteinat – në urinën normale ndodhen sasi minimale të proteinave. Një rritje të lehtë (fiziologjike) të proteinave në urine e kemi gjatë aktivitetit të rritur fizik, tek ata që rrinë për një kohë të gjatë në këmbë dhe gjatë shtatzënisë. Shfaqja e proteinave në urinë në të gjitha rastet e tjera është shenjë e një procesi inflamator të veshëve, tubujve renal, fshikëzës urinare dhe sëmundje tjera jorenale: hipertiroidizem, trauma, sepsë, mielome multiple etj.

Page 10: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• Glukoza – në urinë shfaqet atëherë kur vlerat e glukozës në gjak kalojnë pragun reabsorbues të tubujve e që është mbi 10 mmol/L. Haset te diabeti i pakontrolluar, sindroma Kushing, sindroma Fancon etj.

Page 11: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• Trupat ketonikë (Acetoni) – në gjendje normale janë negative. Trupat ketonikë pozitiv shpeshherë janë të pranishëm të diabetikët, pas të vjellave apo atëherë kur nuk kemi ngrënë për një kohë të gjatë dhe tek shtatzënat. Trupat ketonikë pozitiv janë tregues i fillimit të keto-acidozës.

Page 12: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• Bilirubina – në gjendje normale është negative. Bilirubina pozitive në urinë mund të jetë rezultat i dëmtimit të mëlçisë ose rrugëve biliare.

Page 13: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• Nitritet – në urinën normale janë negative. Nitritet pozitive janë tregues i pranisë së një numri të madh të baktereve gram negative në traktin urinar. Bakteret gram negative përmbajnë enzimën reduktazë, e cila shndërron nitratet ushqimore në nitrite duke i dhënë kështu pozitiv në urinë. Ndërkaq testi i nitriteve negativ nuk do të thotë se urina nuk përmban baktere.

Page 14: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• EKZAMINIMI I SEDIMENTIT URINAR, Dmth. ekzaminimi mikroskopik i sedimentit të përfituar pas centrifugimit të urinës. Sedimenti shikohet në mikroskop dhe lexohen për fushë mikroskopike numri i eritrociteve, leukociteve, qelizave, prania e baktereve, kristaleve, kripërave etj.

Page 15: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• Gjaku në urinë – në gjendje normale gjenden sasi shumë të vogla të eritrociteve në urinë 2–4 eritrocite për fushë mikroskopike. Rritja e numrit të eritrociteve në urinë mund të jetë rezultat i infeksionit të veshkave dhe rrugëve urinare, te glomerulonefritet, pranisë së gurëve apo rërës në rrugë urinare, traumave të rrugëve urinare, tumoreve, te zmadhimi i prostatës, pas punës së rëndë fizike etj.

Page 16: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• Leukocitet – urina normale përmban një numër të vogël të leukociteve, 4–5 leukocite/fushë mikroskopike. Rritja e numrit të leukociteve në shumicën e rasteve haset te infeksionet e rrugëve urinare (e me pak të veshkave) e që shoqërohen me prani të baktereve në urinë, te gurët në rrugë urinare, te tumoret e prostatës, pas përdorimit të konsiderueshëm të barërave etj.

Page 17: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• Qelizat epiteliale pllakore – janë epitele të rrugëve urinare të shpeshta në urinën normale dhe nuk kanë ndonjë rëndësi të madhe diagnostike. Qelizat epiteliale veshkore në gjendje normale janë shumë të rralla, kështu që prania e tyre në urinë na bën të dyshojmë për dëmtime të veshkave.

Page 18: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• Bakteret – në urinën normale ekziston prani e baktereve në urinë e që është mikroflorë normale e traktit urinar. Në rastet kur kjo prani e baktereve rritet dhe shoqërohet me rritje të numrit të leukociteve në urinë dyshohet se kemi të bëjmë me infeksion të traktit urinar dhe rekomandohet të bëhet urinokultura. Rritja e baktereve në urinë haset më shpesh në rastet kur kemi anomali të rrugëve urinare, stazë të urinës, prani të gurëve dhe trupave të huaj (gjatë kateterizimit).

Page 19: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• Cilindrat – ekzistojnë një numër cilindrash të cilët formohen në tubuj renalë, prej nga edhe e marrin formën e tyre. Cilindrat hialin gjenden edhe në urinën normale, ndërkaq prania e cilindrave granularë, leukocitarë, eritrocitarë, të lëmuar, dyllorë dhe epitelial hasen te proceset inflamatore të veshkave, glomerulonefriti, pielonefriti, sindroma nefrotike, lupus etj.

Page 20: BIOKIMI KLINIKE ME HEMATOLOGJI

• Kristalet – janë shpesh të pranishme në urinë. Ato janë të ndryshme dhe disa gjenden vetëm në urinën acidike e disa në urinën alkalike. Për shembull kristalet e acidit urik, kalcium oksalatit gjenden në urinën acidike, ndërsa kristalet e tripel fasfatit, karbonat kalciumit, fasfatit të kalciumit gjenden në urinën alkalike. Kristalet formohen gjatë metabolizmit, nga përdorimi i disa llojeve të ushqimeve dhe barërave. Ato mund të gjenden në urinën normale, por edhe në rastet e infeksionit dhe inflamacionit të veshkave dhe rrugëve urinare. Kristalet mund të bëhen pikënisje për formimin e rërës dhe gurëve në traktin urinar e sidomos në rastet kur shoqërohen me stazë të urinës.