17
Mars 2015 Përgatitur nga :MARSIDA MEZJA Tema :RISITE QE SJELL DISPOZITA E RE NORMATIVE

Kualifikim i brendshem

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Kualifikim i brendshem

Mars 2015

Përgatitur nga :MARSIDA MEZJATema:RISITE QE SJELL DISPOZITA

E RE NORMATIVE

Page 2: Kualifikim i brendshem

HYRJA

Arsimi në Shqipëri zë një vend të veçantë në shoqërinë shqiptare dhe paraqet një rëndësi të madhe për jetën dhe të ardhmen e fëmijëve. Përhapja e gjerë e institucioneve të arsimit privat është një tregues se familja dhe individi janë të interesuar për të investuar për një arsimim më të mirë që garanton dije, punësim dhe të ardhura më të mira.

Megjithatë për shumë fëmijë dhe familje arsimi është i paarritshëm, jo sepse nuk ka ndërtesa apo mësues, por pasi varfëria dhe jeta në ekstremitetet e shoqërisë, nuk lejon shumë fëmijë të ndjekin shkollën çdo ditë, njësoj si bashkëmoshatarët e tyre. Puna dhe shfrytëzimi janë për ta “shkolla” e vetme që ata do të mund të ndjekin, duke i përfituar dijet dhe kompetencat nga ajo ç’ka iu serviret nëpërmjet kontaktit me punën e përditshme, me rrugën, me anëtarët e familjes dhe shoqërisë, me median nëpërmjet televizionit apo internetit.

Një shoqëri nuk mund të avancojë nëse të gjithë anëtarët e saj nuk avancojnë

Page 3: Kualifikim i brendshem

Në këto 23 vjet, Shqipëria, është përpjekur nëpërmjet një serë ligjesh, reformash dhe programesh Qeveritare të forcojë arsimimin e fëmijëve dhe të të rriturve, por jo gjithmonë me sukses.

Premtimet politike jo gjithnjë janë përkthyer në programe qeveritare dhe fondet e premtuara jo gjithmonë kanë ndikuar në rritjen e cilësisë së arsimit.

Page 4: Kualifikim i brendshem

KRAHASIMI I DISPOZITËS NORMATIVEDispozitat normative 2002  për arsimin para-universitar është përbërë nga 77 nene, ndersa Dispozitat normative 2013 kane 132 nene.

Do të ndalem në disa nene që kanë të bëjnë pikërisht me veprimtarinë mësimore-edukative në arsimin parauniversitar. Arsimi asnjëherë nuk ka vuajtur nga mungesa e ligjeve por nga pazbatueshmëria e tyre.

Nëse arrihet që drejtori dhe nëndrejtori i shkollës të zgjidhen sipas nenit në dispozitë dhe procedurave të përcaktuara në udhëzimin përkatës,atëhere jepet një dritë jeshile për pjesën mosbesuese.

Përpos hartuesit e ligjeve që kanë të bëjnë me arsimin bazë,duhet të njohin mirë jetën në shkollë dhe ligjet e mëparshme,në mënyrë që të bëhen ndryshime të duhura në ligjet ekzistuese.Rastet e pazbatueshmërisë nuk janë vetëm të viteve të fundit por që nga hyrja në fuqi e dispozitave të vitit 2002.

Page 5: Kualifikim i brendshem

Dispozitat normative zbatohen në të gjitha institucionet arsimore në vendin tonë.Meqë dhe shkolla është fusha e zbatimit të tyre (dispozitave),unë do të ndalem në këtë fushë.Dispozitat e reja kanë ruajtur disa nene apo dhe formulime të dispozitave të mëparshme dhe janë futur disa nene që i kanë diktuar reformat e deritanishme në këtë fushë. Një pjesë e tyre kanë qenë në trajtën e udhëzimeve.

Page 6: Kualifikim i brendshem

LINDIN PYETJET:

1. A është e gatshme shkolla dhe strukturat e saj për një pjesë ligjesh të reja?

2. A do të zbatohet dispozita normative (të gjitha nenet) në të gjitha institucionet arsimore?

Page 7: Kualifikim i brendshem

Shqetësimi i parë vjen nëse e përballojnë e institucionet tona arsimore këto ndryshime në dispozita, që të zbatohet me rregullsi. NENI 70Mësuesit e institucioneve arsimore publike paraqiten në shkollë 15 minuta para fillimit të orarit mësimor të shkollës.Sipas pikes se pare do të thotë se mësuesi që ka pushim orën e parë apo dy orët të paraqitet në shkollë që në orën 7 e 45‘.Por,po ti referohemi ”Kontratës kolektive të punës“,e cila është në fuqi 25 maj 2010-31 dhjetor 2014, në nenin 6 pika 1/a të sajMësuesit duhet të paraqiten në shkollë 20 minuta para fillimit të mësimit dhe qëndrojnë në ambientet e shkollës derisa mbaron programi mësimor Mendoj që përpara se t’u hartonin këto nene duhet të kishin rikonstruktuar shkollat me gjërat me elementare për një institucion arsimor.

Page 8: Kualifikim i brendshem

KOMISIONI I DISIPLINËS NENI 70 I DISPOZITAVE TË REJA E KA RRITUR SHKALLËN E MASAVE DISIPLINORE NDAJ NXËNËSVE QË BËJNË SHKELJE TË VEÇANTA TË DISIPLINËS TË CILAT JANË SPECIFIKUAR.POR SËRISHT DUHEJ MENDUAR NJË MASË MË E FORTË DISIPLINE PËR NDONJË RAST SPECIFIK,PASI PUNA EDUKATIVE E PËRSHKALLËZUAR NUK KA SJELLË PËRMIRËSIM NË SJELLJEN E NXËNËSIT DHE ME KËTË MENDIM BESOJ SE JANË POTHUAJSE TË GJITHË ATA QË PUNOJNË NË MËNYRË TË DREJTËPËRDREJTË ME NXËNËSIT,PA ANASHKALUAR ASNJËHERË PUNËN EDUKATIVE MAKSIMALE PASI SHKOLLA KA MISION DHE EDUKIMIN NJË RISI E DISPOZITËS SË RE ËSHTË NGRITJA E KOMISIONIT TË ETIKËS DHE SJELLJES NË SHKOLLA

Page 9: Kualifikim i brendshem

RISIRisi në këtë dispozitë ka shumë sic është edhe një risi e re që u organizua në klasat e treta me shkallët e vlerësimit dhe jo me note por me shprehje.

Risi duket edhe emërimi i mëësuesve te cilet do te emerohen nga drejtori, bordi i prindërve, dy mësues nga shkolla në të njëjtin profil si dhe një perfaqesues i DAR, ne kete risi pritet sa do të jetë e zbatueshme neni 83 në dispozitën normative ku duhet të shikohet akti përkatës nënligjor, për më shumë informacion për procedurat e duhura. Shpresoj që me konkurimin që po aplikohet nëpër institucionet arsimore mos të abuzohet por të vendosen me të vertete ato njerës që e meritojnë vendin e punes pa mik dhe pa nderhyrj (leke),.

Besoj qe ka ardhur koha që arsimi shqipëtar të marrë një rrjedhë tjetër dhe t’i afrohemi sa më shumë vendeve Europiane.

Page 10: Kualifikim i brendshem

1. Institucionalizon reformen e altertekstit si garanci per rritjen e cilesise se teksteve dhe zhvillimit te sektorit privat ne fushen e botimeve.

2. Vendos ne standarde europiane vetevleresimin e shkolles si dhe vleresimin i jashtem te saj permes sondazheve kampionimit statistikisht te mbeshtetura gjate vitit per klasat e ndermjetme si dhe provimeve perfundimtare kombetare Provimit te Lirimit dhe Matura Shteterore e finalizuar me Diplome.

3. Parashikon masa konkrete per mbeshtetjen e nxenesve me prirje te vecanta talentet. Pervec kurrikules me zgjedhje qe diferencon prirjet dhe interesat e femijeve Ligji shkon me tej dhe e zgjeron detyrimin e shtetit per nxenesit me aspirata te vecanta duke i shtuar shkollave te ashtuquajtura social-kulturore per muziken artet dhe sportet edhe shkollat per shkencat dhe teknologjine duke filluar nga cikli i larte i arsimit baze. Ky eshte nje hap kah kultivimi i hershem i nxenesve me prirje te spikatura. Mbeshtetet ne standarde te perparuara dhe fokusohet ne menaxhimin mbi bazen e performances.

Page 11: Kualifikim i brendshem

KONKLUZIONEDispozitat e reja normative sjellin risi thelbësore dhe

sidomos në lidhje me:

• Ndryshimin e kurrikulës e cila synon përmirësimin e cilësisë në mësimdhënie - mësimnxënie

• Rritjen e pjesëmarrjes në edukim kryesisht në arsimin fillor dhe në atë profesional përmes përmirësimit të infrastrukturës

• Respektimin i të drejtave humane në edukim për të gjithë fëmijët , por në veçanti vëmendje në pakicat kombëtare dhe fëmijët me nevoja të veçanta;

Page 12: Kualifikim i brendshem

• Përfshirja e fëmijëve në arsim parashkollor përmes ngritjes së institucioneve të përshtatshme;

• Përmirësimi i rrugëve institucionale për pjesëmarrje në shkollë të fëmijëve romë dhe ata të pakicave kombëtare;

• Trajnimi i mësuesve - organizohet dhe zhvillohet përmes institucioneve të akredituara dhe me kapacitete profesionale dhe akademike;

Page 13: Kualifikim i brendshem

Dispozitat e reja normative vendosin baza të shëndosha në lidhje me reforma strukturore dhe me objektiva të qartë mbi:

• Klasat e bashkuara duhet të shpërbëhen dhe fëmijët e zonave rurale të afrohen në shkolla të mëdha pranë qendrave.

• Vendosja e veprimtarive ekstrakurrikulare në qendër të kurrikulit (vendosja e projekteve).

• Liberalizohet përzgjedhja e teksteve shkollore.

• Vlerësimi dixhital i arritjeve të nxënësve dhe përdorimi i teknologjive të informacionit.

Page 14: Kualifikim i brendshem

Përmes dispozitave të reja të arsimit parauniversitar, shkolla fiton më shumë autonomi, më shumë vendimmarrje për të planifikuar dhe për të zbatuar qartë përmbajtjen e kurrikulës në shkollë.

Ky ligj përshkruan qartësisht misionin, synimet kryesore të arsimit para-universitar, rregullon aspektet e ngritjes, organizimit, drejtimit, financimit, sigurimit të cilësisë së institucioneve të arsimit parauniversitar, si dhe rolit të shtetit e të shoqërisë në funksionimin e arsimit parauniversitar.

Këto dispozita normative veç të tjerave synojnë në:

• Arsim të barabartë dhe cilësor për të gjithë shtetasit, pa dallim të fesë, përkatësisë etnike, racore apo statusit social të tyre;

• Arsimi duhet të shprehi në brendinë e tij të gjithë frymën kombëtare si dhe të ketë në përmbajtjen e vete arritjet më të mira bashkëkohore;

Page 15: Kualifikim i brendshem

REKOMANDIMETo Përmes Dispozitave të reja të Arsimit Parauniversitar,

shkolla fiton më shumë autonomi, më shumë vendimmarrje dhe si e tillë ka shumë nevojë për të kuptuar, për të planifikuar dhe për të zbatuar qartë përmbajtjen e tyre në shkollë.

o Dispozitat normative si të tilla nuk mund dhe nuk duhet të prekin aspekte të buxhetit që ka lidhje me politikat dhe strategjite në nivel qëndror.

o Institucionalizimi i Bordeve të prindërve në shkolla pasi formalisht funksionojnë vetëm në letra dhe gjallërimi i funksioneve të tyre duke kryer veprimtari të ligjshme në përdorimin e fondeve të shkollave të mbledhura nga vetë komuniteti.

Page 16: Kualifikim i brendshem

o Shtimi i fondeve për parashkollorin, arsimin bazë, për të arritur standardet dhe objektivat e kërkuara për edukimin për të gjithë.

o Bërja e transparencave të vazhdueshme financiare, gjatë ndërtimit të infrastrukturave shkollore.

o Vëmendje e vazhdueshme duhet treguar në rritjen dhe trajtimin e rrogës së mësuesve sipas meritës dhe shkallëve të zhvillimit profesional dhe përformancës reale.

Page 17: Kualifikim i brendshem