64
Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj 1 UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË DEPARTAMENTI FINANCË MASTËR SHKENCOR NË FINANCË TEMË DIPLOME Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Rasti i Shqipërisë PUNOI: PEDAGOGU UDHËHEQËS : XHINO BROKAJ Prof.DR.Ass ADRIATIK KOTORRI Tiranë ,Qershor 2017

Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

1

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I EKONOMISË

DEPARTAMENTI FINANCË

MASTËR SHKENCOR NË FINANCË

TEMË DIPLOME

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm

tek rritja ekonomike e vendit

Rasti i Shqipërisë

PUNOI: PEDAGOGU UDHËHEQËS :

XHINO BROKAJ Prof.DR.Ass ADRIATIK KOTORRI

Tiranë ,Qershor 2017

Page 2: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

2

FALENDERIME DHE MIRËNJOHJE

Dua të shpreh falenderimin e disa prej shumë personave, të cilët më ndihmuan në përmbushjen e

studimeve të mia, për të cilët dua të shpreh mirënjohjen time të thellë. Një falenderim i veçantë

shkon për udhëheqësit tim Prof.Dr.Ass Adriatik Kotorri , për idenë totale të kësaj teme , për

ndihmën dhe mbështetjen që më ofroi gjatë punes sime dhe për kontributin e tij në finalizimin e

punimit tim të diplomës. Faleminderit nga zemra!

Falenderoj miqtë e mi për mbështetjen që më kanë dhënë në çdo cast!

Së fundi dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për familjen time, së ciles i detyrohem

shumë për fillimin dhe finalizimin me sukses të këtij punimi sa të veshtirë aq edhe të bukur!

Faleminderit të gjithëve!

Page 3: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

3

Qëllimi i temës : Qëllimi i këtij punimi është të zbulojë efektin që ka borxhi i jashtëm dhe i

brendshëm tek rritja ekonomike e Shqipërisë. Studimet e shumta empirike të kryera në shumë

universitete perëndimore për këtë temë më dhanë shtysën e duhur ta aplikoja këtë studim për

Shqipërinë për periudhën 2000-2015 në mënyrën e duhur dhe për të studiuar efektin që mund të

ketë secili prej borxheve tek rrija ekonomike. Gjithashtu gjatë punimit jam ndalur edhe tek

ecuria e secilit tregues dhe faktorët që i kanë përcaktuar ata.

Metodologjia : Filozofia që aplikohet tek ky punim i përket një filozofie pozitiviste (value free)

, duke përdorur një përqasje të kërkimit nëpërmjet deduktimit ku tentohet të zbulohet

marrëdhënia shkaksore e variablave të marrë në studim. Të dhënat e përdorura paraqitur tek

shtojca e këtij punimi , janë të dhëna sekondare të publikuara nga institucionet kompetente si

Ministria e Financave dhe INSTAT për periudhën 2000-2015 , të cilat janë aplikuar në dy

metoda regresive , së pari në regresin e thjeshtë linear (nëpërmjet OLS) dhe së dyti në modelin

VAR . Pyetja kërkimore e këtij punimi është : A ka ndikim borxhi i jashtëm dhe i brendshëm

tek rritja ekonomike në Shqipëri ? Nëse po , sa është ky efekt në vlerë sasiore ? A mund të bëhet

një parashikim i sjelljes së variablave për periudhat pasardhëse ?

Page 4: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

4

Përmbajtja fq

Abstrakt…………………………………………………………………………..7

1.Teoritë e Borxhit Publik………………………………………………………………………8

1.1 Teoria Klasike dhe Neo-klasike e Borxhit Publik…………………………………………….8

1.2 Teoritë Moderne të Borxhit Publik…………………………………………………………..10

1.3 Kuptimi i multiplikatorit……………………………………………………………………..12

2. Efekti i borxhit publik tek kërkesa dhe oferta agregate dhe barra e tij ……………......14

2.1 Kurba Laffer e borxhit publik………………………………………………………………..17

2.2 Mekanizmi i transmetimit të borxhit publik tek rritja ekonomike…………………………..18

2.3 Rishikimi i literaturës………………………………………………………………………...20

3. Strategjia afatmesme e menaxhimit të borxhit publik në Shqipëri …………………...…27

3.1 Periudha e marrë në studim 2000-2015 ……………………………………………………..32

4. Metodologjia e punimit ……………………………………………………………………...35

4.1 Metoda e regresit të thjeshtë linear …………………………………………………………..35

4.1.1 Testi i shkaksisë Granger ………………………………………………………………….36

4.1.2 Testimi i modelit …………………………………………………………………………..37

4.1.3 Testi i shpërndarjes normale ,hederoskedasticitet dhe korelacionit serial………………..39

4.2 Modeli VAR (vector auto regresiv)………………………………………………………………….42

4.2.1 Testi i shkaksisë Granger dhe përzgjedhja e lag-vanesave ………………………………..42

4.2.2 Gjenerimi i modelit VAR ………………………………………………………………….45

4.2.3 Teste të tjera ndaj modelit VAR ………………………………………………………….56

4.3 Përmbledhje e përfundime të dy metodave………………………………………………….58

5. Konkluzionet ………………………………………………………………………………...60

6.Referencat …………………………………………………………………………………….61

Shtojca A ………………………………………………………………………………………..64

Page 5: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

5

Lista e tabelave fq

Tabela 1. Efekti i borxhit tek shpenzimet qeveritare dhe konsumi………………………………11

Tabela 2. Efekti multiplikator…………………………………………………………………...13

Tabela 3. Përmbledhëse e literaturave me përfundime për efekt pozitiv ……………………….24

Tabela 4. Përmbledhëse e literaturave me përfundime për efekt negativ ……………………….25

Tabela 5. Borxhi i jashtëm/brendshëm për 2015-2018………………………………………….31

Tabela 6. Projeksonet makroekonomike për 2015-2018………………………………………...31

Tabela 7. Testi i shkaksisë Granger……………………………………………………………..36

Tabela 8. Regresi i thjeshtë linear.................................................................................................38

Tabela 9. Testi White i heteroskedasticitetit…………………………………………………….40

Tabela 10. Testi Breusch-Pegan-Godfrey i heteroskedasticitetit..................................................41

Tabela 11. Testi Breusch-Godfrey për korelacionin serial………………………………………41

Tabela 12. Testi i shkaksisë Granger ……………………………………………………………43

Tabela 13. Testi për përzgjedhjen e lag-vonesës………………………………………………...44

Tabela 14 .Gjenerimi i VAR …………………………………………………………………….47

Tabela 15. Gjenerimi me OLS i VAR-it…………………………………………………………48

Tabela16. Testi WALT për koefiçentët C(1) , C(2) ……………………………………………..49

Tabela 17. Testi WALT për koefiçentët C(3) , C(4) …………………………………………….50

Tabela 18. Testi Walt për koefiçentët C(5) , C(6) ………………………………………………51

Tabela 19. Testi WALT i ekuacionit(1) ………………………………………………………..51

Tabela 20. Testi Breusch-Pegan-Godfrey i heteroskedasticitetit ……………………………….57

Tabela 21. Testi LM për korelacion serial me 10 lagg vonesa …………………………………57

Tabela 22. Korelacioni ndërmjet variablave……………………………………………………..58

Page 6: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

6

Lista e grafikëve fq

Grafiku 1. Kërkesa dhe Oferta agregate sipas mendimit Keynesian…………………………...14

Grafiku 2. Efekti i Borxhit Publik tek AD dhe AS……………………………………………...15

Grafiku 3. Kurba Laffer e Borxhit Publik ……………………………………………….17

Grafiku 4. Stoku i Borxhit të Brendshëm , Borxhit të jashtëm 2010-2015……………………...28

Grafiku 5. Borxh i jashtëm , Borxh i brendshëm i Shqipërisë 2010-2015………………………28

Grafiku 6. Kostoja e Borxhit 2010-2015………………………………………………………..29

Grafiku 7. Kostoja mesatare e Borxhit të Brendshëm dhe Borxhit të Jashtëm …………………29

Grafiku 8. Raportet e aftësisë paguese 2010-2015………………………………………………30

Grafiku 9. Treguesi i riskut të likuiditetit 2010-2015……………………………………………30

Grafiku 10. Rritja ekonomike , Borxhi i jashtëm , borxhi i brendshëm , shërbimet e borxhit ,

investimet përgjatë viteve 2000-2015 ………………………………………………………….33

Grafiku 11. Paraqitja grafike e histograms………………………………………………………40

Grafiku 12. Stabiliteti i modelit VAR …………………………………………………………...44

Grafiku 13. Testi i stabilitetit CUSUM me 5% i parametrave…………………………………...45

Grafiku 14. Impulse për 10 periudhat pasardhëse të PBB ndaj shok-ut të borxhit të jashtëm ….53

Grafiku 15. Impulse kumulative të PBB ndaj shok-ut të borxhit të jashtëm ……………………53

Grafiku 16. Impulse për 10 periudhat pasardhëse të PBB ndaj shok-ut të borxhit të

Brendshëm……...………………………………………………………………………………..54

Grafiku 17. Impulse kumulative të PBB ndaj shok-ut të Borxhit të Brendshëm………………..54

Grafiku 18. Impulse për 10 periudhat pasardhëse të PBB ndaj shok-ut të vetvetes …………….55

Grafiku 19. Impulse kumulative të PBB ndaj shok-ut të vetvetes ……………………………...55

Grafiku 20. Histograma e shpërndarjes së mbetjeve ……………………………………………56

Lista e figurave fq

Figura 1. Mekanizmi i transmetimit të borxhit publik…………………………………………...18

Page 7: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

7

Abstrakt

Në këtë punim do të trajtohet efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e

Shqipërisë . Ky punim do të jetë në strukturën e tij do të jetë i ndarë në pesë seksione .

Në seksionin e parë do të trajtohen dy teoritë e borxhit publik, rryma klasike dhe rryma moderne

e mendimit Keynesian të cilat janë komplet të kundërta me njëra-tjetrën . Klasikët perkrahin

idenë e buxheteve te balancuara , pa nivele borxhi publik të lartë , ndersa rryma modern e

mendimin Keynesian përkrah ndërhyrjen e qeverisë dhe buxhete me deficit e borxh publik .

Në seksionin e dytë do të trajtohet efekti i borxhit publik te kërkesa dhe oferta agregate dhe barra

e tij . Do të trajtohet kurba Lafer e borxhit publik dhe pika përtej së cilës borxhi publik ka efekt

negativ tek rritja ekonomike e vendit. Më tej do te trajtohen tre rrugët nëpërmjet të cilave borxhi

publik ndikon tek rritja ekonomike e vëndit nëpërmjet disa “kanaleve të transmetimit” .

Në seksionin e tretë do të trajtohet strategjia afatmesme e menaxhimit të borxhit publik në

Shqipëri , niveli i borxhit publik të jashtëm dhe të brendshëm , kostoja e borxhit , treguesit e

aftesisë paguese dhe likuiditetit . Gjithashtu do të trajtohet periudha e marrë në studim 2000-

2015 dhe treguesit makroekonomike ndërvite të borxhit të jashtem , të brendshëm , kostoja e

borxhit , investimet dhe rritja reale ekonomike e vendit.

Në seksionin e katërt do të trajtohet analiza e ndjekur e punimit nëpërmjet dy metodave regresive

, regresin e thjeshtë linear dhe një model VAR sëbashku me përmbledhjen e perfundimeve të tyre

. Në seksionin e fundit do të trajtohen konkluzionet e arritura të këtij studimi dhe referencat

përkatëse .

Fjale Kyc : Borxh i jashtëm , Borxh i brendshëm , Rritja reale ekonomike , PBB

Page 8: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

8

1. Teoritë e Borxhit Publik

1.1 Teoria Klasike dhe Neo-klasike e Borxhit Publik

Në shekullin e 19 roli i shtetit ishte i kufizuar në disa funksione kjo sepse në atë kohe ishte

mendimi i ekonomistëve të cilët besonin në politikat “Laissez Faire”. Këta ekonomist të këtij

mendimi besonin se qeveria duhet të kishte funksione minimale për tregun, kryesisht detyra e tij

do të ishte ligji dhe rendi për mjedisin e brendshëm dhe mbrojtja nga ndonjë agression nga

mjedisi i jashtëm si për shembull lufta apo pushtimi nga një shtet tjetër. Gjithashtu ata trajtonin

se punësimi i plotë mund të arrihej pa ndikimin e qeverisë në një treg me konkurencë përfekte .

Ata kishin shumë besim tek individualizmi i çdo anëtari të shoqërisë i cili ishte i prirur nga

interesat vetjak të arrinte më të mirën për vete , por përkthyer kjo për të gjithë shoqërinë të cilët

do të vepronin kështu individualisht , kjo do të çonte në një përmirësim të interesave totale të

shoqërisë. Pra ata besonin se nuk ka nevojë për ndërhyrje të qeverisë kjo sepse gjithshçka

rregullohej automatikisht nga tregu. Kjo teori duke i minimizuar funksionet e qeverisë ,

minimizonte në të njëjtën kohë shpenzimet publike të saj por në të njëjtën kohë edhe të ardhurat

që do ti nevojiteshin dhe mbi të gjitha qeveria nuk do të kishte pse të merrte borxh . Përveç kësaj

ky lloj mendimi shprehej se shpenzimet qeveritare ishin shpeshherë edhe jo produktive dhe të

kota si pasojë e vendimeve politike.

Gjithashtu sipas Adam Smith në librin e tij “Pasuria e Kombeve “ ai shprehej se në treg duhej të

vepronte “dora e padukshme” dhe çdo borxh i qeverisë rëndon mbi shpatullat e shoqërisë. Sipas

gjithë këtij sistemi liberal Smith argumentonte se qeveria ka vetëm tre detyrime të rëndësishme

ndaj shoqërisë : 1) Detyrimi për mbrojtje nga një luftë 2) ngritja e institucioneve publike të cilat

do të jenë në shërbim të shoqërisë 3) kryerja e shpenzimeve të domosdoshme në infrastrukturë ,

shkolla etj për popullin e tij për të cilat do të kontribuonin pikërisht ata që do ti përdornin ato

(shoqëria) nëpërmjet pagimit të taksave.

Sipas J.B.Say thuhej përsëri se qeveria duhet të kishte disa funksione minimale për të kuptuar

nevojat e shoqërise dhe për të bërë shpenzimet qeveritare pikërisht aty ku shoqërisë i

nevojiteshin. Sipas Say , ai ishte kategorikisht kundra borxhit publik , dhe tregonte se midis

huamarjes individuale dhe huamarrjes së qeverisë ka një ndryshim të madh , po ashtu dhe një

efekt të ndryshëm në ekonomi. Sipas Say “Borxhi publik është jo vetëm jo produktiv por përveç

Page 9: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

9

kësaj shoqëria është e ngarkuar të paguajë interesat vjetore të këtij borxhi ku në vetvete

qarkullimi vjetor i pagesës së interesave është një shtesë për kapitale të nevojshme”

Sipas Ricardo borxhi publik është një nga burimet më të tmerrshme i cili u shpik për të

nënshkruar një komb. Ricardo shtyu më tej argumentet e Smith dhe Say duke shpjeguar se

pagesat e interesit të borxheve shkojnë për të fuqizuar shtetin huadhënës dhe duke rënduar

kombin huamarrës të cilit i rriten taksat për të paguar për këto borxhe. Pra sipas Ricardo thuhej

se lëvizja fillestare e borxhit nga huadhënësi tek huamarësi kthehej anasjelltas në vite të tëra

dalje e kapitalit nga vendi huamarës drejt huadhënësit për pagesat e interesave dhe principalit.

Në të njëjta linja mendimi të klasikëve qëndronte edhe R.T.Malthus , i cili edhe pse nuk e quante

borxhin publik aq të keq , ai argumentonte të qënurit kundër atyre që jetonin duke marrë interesat

nga borxhet e dhëna. Ai argumentonte se për një komb i cili duhet të paguajë për borxhet e marra

mund të jetë e dhimbshme taksimi për të mbledhur këto të ardhura të nevojshme.

Por si çdo linjë mendimi edhe klasikët kishin kritikeë e tyre, të cilat ishin në dy drejtime. Së pari

jo çdo shpenzim qeveritar është jo produktiv prandaj borxhi publik nuk është gjithmonë një barrë

për ekonominë. Së dyti pikëpamja e kalimit të borxhit si barrë nga njëra gjeneratë tek gjenerata

pasardhëse nuk është plotësisht korrekte. Kjo sepse gjenerata e ardhshme përveç trashëgimit të

borxhit nga gjenerata aktuale , ajo përfiton edhe të drejtën dhe përdorimin e aseteve të krijuara

nga këto borxhe.

Në të njëjtat linja mendimi qëndronin edhe noe-klasikët të cilët ishin një degëzim i klasikëve.

Ideja qëndrore e tyre ishte tek “produkti ideal” i prodhimit . Kjo rrymë mendimi shprehej për një

“neutralitet të ndërhyrjes së qeverisë” për shkak se sipas tyre nuk ndihmonte asnjë sektor apo

industri. Pra shteti ishte rregullatori dhe kishte detyrën që të bënte shpërndarjen sa më të mirë të

burimeve në përputhje me drejtimet dhe zhvillimet që jepte tregu. Kjo rrymë mendimi shprehej

se ndërhyrja e qeverisë duhej të ishte e fortë në ato sektorë monopol ose oligopoli me taksim të

lartë , por gjithashtu edhe partneritete të qeverisë me sektorin privat në sektore si edukimi ,

transporti , ndërsa telekomunikacioni , ndërtimi i rrugëve duhet ti kryente vetëm qeveria. Si

klasikët edhe neo-klasikët kanë të njëjtat kritika të shprehura në paragrafin e mëparshëm.

Page 10: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

10

1.2 Teoritë Moderne të Borxhit Publik.

Teoritë moderne të borxhit publik morën zhvillim gjatë viteve 1930 kohës të “Depresionit të

Madh “ në Amerikë . Pikëpamjet fillestare të kësaj rryme mendimi i bëri Jonh Meinard Keynes.

Keynsi iu kundërvu mendimit të rrymës klasike se borxhi publik nuk duhej krijuar. Gjatë kohës

së një papunësie të lartë injektimin në ekonomi mund ta bënte në mënyrë të menjëhershme

qeveria dhe mos të priste reagimin e vonuar nga investimet private, pra burimet mund ti

siguronte qeveria dhe nëpërmjet efektit multiplikator këto injektime në ekonomi do të sillnin

rritjen e të ardhurave kombëtare. Ai e lidhi financimin e defiçteve të buxhetit të shtetit nëpërmjet

borxhit publik ku nëpërmjet efekteve multiplikator kjo do të përkthehej në punësim dhe rritje të

produktit përfundimtar. Në idenë e tij nuk shfaqej asnjë lidhje ndërmjet shpenzimeve produktive

apo jo produktive si rryma e mendimit klasik.

Keynsi shpjegoi se nëpërmjet borxhit publik qeveria mund të realizonte projekte të mëdha me

shumë fonde dhe për to të paguante kur të perfitonte të ardhura në të ardhmen nga realizimi i

tyre. Këto të ardhura do të financoheshin nëpërmjet taksave të mbledhura. Gjithashtu teoria

moderne theksonte se kjo mënyre do të zhvillonte shumë edhe sektorin bankar , tregjet e kapitalit

dhe kompanitë e sigurimit sepse ato mund të investonin në bondet e qeverisë. Gjithashtu kjo do

të ndikonte në të ardhmen edhe vet popullatën e gjerë të investonte në letrat e qeverisë.

Tezën “pro” borxhit publik e shtynë më tej edhe Prof. Buchanan dhe 3 ekonomistë nga

Princeton University, William G. Bowen, Richard G. Davis dhe David H. Kopf e cila u quajt

teza e Buchanan dhe teza Bowen-Davis. Të dy tezat shpjegonin si ide fillestare se borxhi publik

nuk ka barrë tek gjeneratat e ardhshme .

Kjo shpjegohej nëpërmjet faktorit kohë , ku kjo barrë e borxhit publik qëndronte vetëm tek

gjenerata e parë që merrej dhe nuk trasmetohej tek gjeneratat e mëvonshme , por thjesht shtyhej

konsumi në një periudhë të mëvonshme. Kjo tezë kishte disa supozime si p.sh gjerenata e parë që

merrej borxhi ishte 21 vjec në vitin Y kur merrej borxhi, pas 44 vjetesh gjenerata e parë G1 dilte

në pension dhe futej gjenerata e dytë G2 e cila ishte përsëri 21 vjec , dhe kështu vazhdonte deri

në Gn . Më konkretiksht kjo shpjegohet tek Tabela 1. edhe për ndikimin e borxhit tek niveli i

konsumit të secilës gjeneratë:

Page 11: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

11

Viti Gjenerata Konsumi

Y0 G1 -C

Y44 G1

G2

+C

-C

Y88 G2

G3

+C

-C

Tabela 1. Efekti i borxhit tek shpenzimet qeveritare dhe konsumi

Marrja e borxhit nga qeveria nëpërmjet bonove të cilat financohen nga G1 , ndikon që konsumi i

tyre të ulet në –C në periudhën nga Y0 në Y44. Persa i përket taksave që mund të vendosi

qeveria për shkak të pagimit të interesave të këtij borxhi të marrë për këtë gjeneratë nuk ndikojnë

sepse ata të ardhurat që fitojnë nga investimi në bono i çojnë për të paguar taksat , “pra i fusin në

njërin xhep dhe i nxjerrin nga tjetri” . Në momentin e vitit Y44 ata do të shlyen dhe me të

ardhurat e marra G1 do të kryejë konsumin e shtyrë prej +C. Në këtë moment futet në skemë G2 ,

21 vjec , e cila ul konsumin për periudhën që blen letra e qeverisë në –C dhe e rrit atë në Y88 kur

shlyhet me +C , përsëri efekti i taksës kompensohet nga të ardhurat nga interesi. Dhe ky cikël

vazhdon për n-gjenerata. Të dy uljet/ngritjet e konsumit për pas periudhës Y0 , pra në Y44 dhe

Y88….Yn kompensonin njëri-tjeterin në tërësi sic duket nga tabela.

Në tezën e tyre ngriheshin edhe shumë supozime të tjera si p.sh blerësit ishin individët, taksimi

vetëm i asaj pjese të gjeneratës të cilët investon në letrat e qeverisë por që edhe vet autorët

shpreheshin se ishin jo realiste dhe çdo individ nuk do të nxitej të investonte në letrat e qeverisë

ose do të mundohej me të gjitha format që ta shmangte atë. Gjithashtu kjo tezë bënte analizën

vetem të borxhit të brendshëm dhe thjesht bënte dallimin se ka ndikim të ndryshëm borxhi i

jashtëm nga borxhi i brendshëm pa u futur në hollësi.

Page 12: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

12

Në punime të mëvonshme autorët Underwood dhe Cohen kanë kryer studime lidhur me

qëndrueshmërine e borxhit publik dhe duke trajtuar në mënyrë të veçantë borxhin publik ku

kanë analizuar barra e borxhit të jashtëm dhe raportin e eksporteve . Sipas tyre një borxh quhet i

qëndrueshëm kur plotësohen 2 kushte :

Të gjitha pagesat duhet të kryhen pa financime të jashtëzakonshme

Niveli i borxhit në fund të periudhës duhet të jetë përsëri i ulët që të ketë mundësi të

merret përsëri borxh. Kjo bëhej duke parë raportet e borxh/PBB dhe borxh/raporti

ekporteve. Ku sipas tyre që borxhi i jashtëm të ishte i qëndrueshëm duhej që raporti

shërbime borxhi/raporti ekporteve duhej të ishte i nivelit 200-250 %. Nqs ky raport është

më i madh se aq duhen ndërmarë masa që ai të përmirësohet. (Underwood, 1995)

1.3 Kuptimi i multiplikatorit

Siç u shpjegua edhe në kapitullin parardhës teoria moderne e borxhit publik pati fillesën e saj në

periudhën e “Depresionit të Madh”në Amerikë të presidencës së Herbert Hoover . Në atë kohë

mbizontronte doktrina e “buxheteve të balancuara” i ashtu quajturi “Ligji Say”( për nder të

ekonomistit J.B.Say) dhe sipas teorisë klasike dhe neo-klasike qeveria nuk duhet të krijonte

borxh publik.

Gjithë kalkulimet e kohës lidheshin me kursimet dhe investimet. Ekonomistët e pranonin që në

afatshkurtër kursimet nuk do të shkonin direkt për investime por në afatgjatë ekonomia do të vet-

rregullohej. Kjo për arsye se në periudha reçensioni , normat e interesit do të ulen mjaftueshëm

që ti nxisin bisnesmenët të shpenzojnë paratë e tyre. Pagat do të ulen gjithashtu sepse çdo individ

do të marrë çdo lloj pune që të gjejë mjafton që të përballojë jetesën. Sa më shumë biznesmenët

dhe punonjësit kanë sjellje të tillë aq më shumë punësim do të ketë , pagat do fillojnë të

rregullohen dhe reçensioni fillon mbaron dhe ekonomia futet në periudhën e rritjes. Sipas

konservatorëve normat e interesit , pagat dhe punësimi do të vet-rregulloheshin mjafton që

qeveria mos të ndërhynte. Presidenca Herbert e ndoqi këtë teori për 4 vite por vet-rregullimi nuk

po ndodhte gjërat shkonin keq e më keq , papunësia rritej , bizneset falimentonin dhe bankat

mbylleshin. Depresioni shkonte keq e më keq.

Page 13: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

13

Vitet 1929 1930 1932

Konsumi 79 71 49.3

Investimet 16.2 10.3 0.9

Shpz. Qeveritare 8.1 9.2 8.1

GNP 104.4 91.2 58.5

Tabela 2. Efekti multiplikator

GNP=C+G+I

Kësaj teze i doli kundër Keynsi i cili shpjegoi se “ Depresioni” mund të mbarojë vetëm nga

ndërhyrja e qeverisë për të gjallëruar ekonominë dhe të përballoheshin këto rënie në investimet e

biznesit. Ai shpjegonte se nuk është e rëndësishme buxheti i balancuar sepse pasi të mbaronte

“Depresioni” qeveria mund të merrej me këtë pjesë që ta korrektonte atë. Kjo do të ishte e

thjeshtë sepse nga investimet mund të mblidheshin taksa në të ardhmen mjaftueshëm sepse

biznesi do të ishte rigjallëruar.

Tezën e tij e përkrahu presidenti Roosevelt , ai i rriti shpenzimet qeveritare dhe në 4 vitet e

pasardhëse ekonomia u rigjallërua. GNP gati u dyfishua , konsumi u rrit me 30 % , papunësia u

ul nga 24.9 % në 1933 në 14.3% në 1937, investimet gjithashtu u rritën nga 0.9% ne 11.7% për

vetëm një rritje me 3.6 % të shpenzimeve qeveritare dhe një defiçit 0.2% . Këto përmirësime të

menjëhershme e shtynë qeverinë të rriste më tepër shpenzimet e saj dhe borxhin publik duke

rritur defiçit e vazhdueshëm që papunësia të ulej , investimet dhe konsumi të vazhdonin prirjen

rritëse. Në 1944 defiçiti arriti masën 54.6 % , GNP 211.4 % , konsumi 109.8 % , investimet

ishin të stabilizuara rreth vlerës 7.1 % prej disa vitesh dhe papunësia në masën 1.2 % (papunësi

natyrore) kjo si pasojë e efekteve multiplikator të borxhit publik duke rritur konsumin ,

investimet dhe ulur papunësinë.

Page 14: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

14

2. Efekti i borxhit publik tek kërkesa dhe oferta agregate dhe barra e tij

Pikëpamja tradicionale Keynesiane e borxhit publik e trajton lidhje e borxhit publik si një faktor

që lëviz të gjitha ekuilibrat në ekonomi. Duke filluar që nga lëvizja e kurbës së kërkesës

agregate(AD) , deri tek elementet zinxhir që lëvizin ofertën agregate (AS) si në periudhën

afatshkurtër por edhe efektin në periudhën afatgjatë.

Oferta aggregate sipas model Keynesian është horizontale në afatshkurtër në një nivel të caktuar

të çmimeve ndërsa në afatgjatë ajo është vertikale në nivelin e PBB real siç duket dhe në

Grafiku1. Faktorët që ndikojnë ofertën aggregate janë :

Çmimi i inputëve ( paga , lëndë te para etj)

Produktiviteti ( nivel i lartë/ulet ndikon të prodhohet më shumë/pak )

Taksat dhe rregullimi ligjor

Grafiku 1. Kërkesa dhe Oferta aggregate sipas mendimit Keynesian

Kërkesa agregade (AD) shpreh totalin e kërkesës në një ekonomi , duke përfshirë shpenzimet

qeveritare , investimet , konsumin dhe ekportet neto . Secili prej faktorëve që mund të ndikojë

ndonjë prej elementeve ndikon edhe kërkesën aggregate në tërësi .

AD = G + C + I + NX

Page 15: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

15

Nqs qeveria merr borxh qoftë të brendshëm apo të jashtëm ajo e përdor këtë rruge sepse nuk ka

fonde të mjaftueshme që të ndërmarri projektet që do të dëshironte të bënte . Një rritje e borxhit

publik shoqërohet me rritjen e shpenzimeve qeveritare , të cilat lëvizin sipër djathtas kërkesën

aggregate nga AD1 ne AD2 kjo ndikon në rritjen e prodhimit dhe punësimit përsa kohë norma

marxhinale e konsumit është më e madhe se norma marxhinale e kursimit (MPC>MPC).

Njëkohësisht do të rritet norma e interesit nga i0 ne i1 duke ndikuar në hyrjen e kapitalit nga

jashtë brenda vendit ( rriten IDH) . Në afatshkurtër outputi rritet fillimisht nga rritja e AD por

pastaj qëndron në nivelin e mëparshëm për shkak se rritet edhe AS siç duket dhe në Grafikun 2.

Në afatgjatë (grafiku 2 , pjesa e mëposhtme) efekti në output është i pandryshuar sepse AS (është

vertikale) dhe rritja e AD çon vetëm në rritjen e nivelit të çmimeve nga P0 në P1 .

Grafiku 2. Efekti i Borxhit Publik tek AD dhe AS

Page 16: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

16

Në këtë pjesë mund të themi për barrën që shkakton borxhi publik në ekonomi duke qenë se

niveli i çmimeve rritet duke ndikuar negativisht tek ulja e konsumit i cili ndikon negativisht tek

investimet dhe të dyja tek PBB dhe kësisoj edhe tek rritja ekonomike e vendit .

Disa ndër indikatoret e përdorur për të parë barrën e borxhit , qëndrueshmërine e tij dhe

kryesisht për të parë barrën e borxhit të jashtëm janë në lidhje me treguesit e aftësisë paguese dhe

të likuiditetit (Kinnavong 2016) .

Treguesit e aftësisë paguese :

Vlera aktuale e borxhit të jashtëm për nivelin e PBB , Borxh i jashtëm / PBB , lidhet me

përballueshmërine e borxhit me resurset totale që ka një ekonomi . Zakonisht sa më i ulët

ky raport aq më i lartë raporti EX/PBB

Vlera aktuale e borxhit të jashtëm për nivelin e EX , Borxh i jashtëm /EX , shihet kohë pas

kohe qëndrueshmeria e tij për një nivel të caktuar norme interesi . Nqs ky raport rritet me

kohën tregon se borxhi po rritet më shpejt se të ardhurat e siguruara nga EX në ekonomi .

Ky tregues ka të meta kur çmimet e EX ndryshojnë shpesh ose në ato vende që janë shumë

të varura nga remitancat.

Vlera aktuale e borxhit të jashtëm për nivelin e të ardhurave të buxhetit , Borxh i

jashtëm/Tr e buxhetit , tregon sesa buxheti ështe i gatshëm të përballojë pagesën e borxhit ,

rritja e këtij treguesi tregon që vendi do të ketë problem me buxhetin dhe paratë e siguruara

për pagesat e borxhit

Treguesit e likuiditetit :

Borxh i Jashtëm / EX , tregon se çpjesë e të ardhurave nga eksportet zë borxhi i jashtëm

dhe sa është e ndjeshme pagesa e shërbimeve të borxhit nga ndryshimet e nivelit të

eksporteve ndër vite

Borxh i jashtëm/ Të ardhurat e Buxhetit , tregon se çpjesë e të ardhurave të buxhetit zë

borxhi dhe pagesat e shërbimeve të borxhit në të ardhuarat e buxhetit .

Page 17: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

17

2.1 Kurba Laffer e borxhit publik

Kurba Laffer e borxhit publik ilustron marrëdhënien e rritjes ekonomike , investimeve të huaja

direkte dhe akumulimit të borxhit . Sipas Laffer ka një pikë në të cilën qeveritë nuk duhet ta

kalojnë akumulimin e borxhit për shkak se efekti i tij fillon të jetë negative . Nqs do të shohim

Grafikun 3 , intrepretimet e tij janë :

Nga pika 0 deri në piken A borxhi gjeneron efekt pozitiv mbi rritjen e PBB dhe IDH në

të njëjtin proporcion të levizjeve të tij . Probabiliteti për të dështuar në pagesën e borxhit

të 0 në këtë pjesë të grafikut.

Nga pika A deri në pikën E që i korespondon niveli i borxhit D* efekti i akumulimit të

borxhit është përsëri pozitiv nuk lëviz në të njëjtët proporcione si tek PBB , IDH(boshti

vertikal ) dhe tek akumulimi i borxhit (boshti horizontal) kjo për shkak se vija e grafikut

që paraqet lidhjen e tyre qëndron poshtë vijës diagonale 45° . Për shembull , një rritje me

10 % e borxhit nuk jep një efekt 10 % tek PBB dhe IDH por më të vogël në këtë pjesë të

grafikut, rritja do të ishte në të njëjtët proporcione nqs do të flisnin për pjesën e vijës deri

tek pika A .

Nga pika E që i korrespondon nivelit të borxhit D* , nqs niveli i borxhit rritet atëhere ai

ka efekt negativ tek PBB dhe IDH . Ku një rritje e borxhit përkthehet në rënien të PBB

dhe IDH .

Grafiku 3. Kurba Laffer e Borxhit Publik Burimi :

Kinnavong 2016

Page 18: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

18

Ajo që kuptohet nga grafiku është se çdo qeveri ka një limit të saj që mund të marri borxh

pavarësisht nga politikat që ajo ndjek ( pika E , niveli D* i borxhit) përtej të cilit efektet negative

do të ndihen në ekonomi .

2.2 Mekanizmi i transmetimit të borxhit publik tek rritja ekonomike

Efekti që jep borxhi publik qoftë në rritje qoftë në ulje të tij , është një efekt zinxhir dhe në

shumë kanale të tjera në ekonomi . Në këtë seksion do të paraqiten 3 kanalet kryesore të ndikimit

të borxhit si një mekanizëm transmetimi që jep një mori efektesh në ekonomi . Tre kanalet e

transmetimit që do të trajtohen më poshtë janë : kanali i kursimeve neto , kostoja e shërbimeve

të borxhit dhe riksu i besueshmërisë së vendit siç paraqitet dhe në Figuren 1 .

Figura 1. Mekanizmi i transmetimit të borxhit publik Burimi : Nautet et al , 2011

Cituar : Luku , 2013

Së pari , rritja e borxhit publik korespondon me një ulje të kursimeve kombëtare neto . Kjo sepse

përpara se të rritej borxhi do të shkonin për të financuar investimet , tani do të shkojnë koston e

shërbimit të borxhit publik . Ulja e kursimeve neto do të çojë në rritjen e normave të interesit ,

duke e bërë më të kushtueshme financimin dhe për rrjedhojë do të uli nivelin e investimeve . Ky

efekt negativ në investime dhe stokun e kapitalit do të thotë më pak shpenzime kapitale që

përkthyer në produktivitetin e punës kanë efekt negativ . Impakti tek normave të interesit është

Page 19: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

19

shumë specifik dhe varet nga karakteristikat dhe madhësia e vendit por vlen të theksohet se në

vende të medha efekti është i ndjeshëm , ndërsa në vende të vogla si Shqipëria efekti do të ishte

shumë modest . Efekti përfundimtar është ulja e PBB që nënkupton uljen e rritjes ekonomike .

Së dyti rritja e borxhit publik do të sillte rritjen e kostos së shërbimeve të borxhit

(principal+interesa) ku në të njëjtën kohë shteti këto të ardhura të nevojshme do ti gjeneronte

duke rritur taksimin mbi kompanitë dhe forcën e punës . Rritja e taksimit të kompanive do ti

frenonte investitorët vendas apo të huaj që të zgjeronin kapitalet e tyre . Në të njëjtën kohë rritja

e taksave të forcës punëtore do të ndikonte në uljen e ofertës për punë dhe do të rriste

informalitetin dhe evazionin fiskal . Këta dy elementë janë hyrje në buxhetin e shtetit sepse

sigurohen të ardhurat e nevojshme për të kryer shpenzimet korrente apo kapitale , duke ndikuar

negativisht kjo sjell më pak shpenzime kapitale apo investime në sektorë si shëndetësia , arsimi

etj . Gjithashtu rritja e taksave mbi forcën punëtore do të ndikonte drejtpërdrejtë konsumin final

të tyre në ekonomi . Pra efekti në total i uljes së investimeve , uljes së konsumit , uljes së

produktivitetit do të kishte efekt negativ tek PBB dhe kësisoj edhe tek rritja ekonomike e vendit.

Së treti rritja e borxhit publik do të kishte një efekt negativ tek riskui i besueshmërisë së vendit .

Kjo do të çonte në rritjen e normave të interesit për financimin e biznesit dhe konsumatorit duke

ndikuar drejtpërdrejtë në kërkesat e tyre për kredi . Gjithashtu vendi do të kishte një vlerësim më

të lartë për shkak të riskut dhe besueshmërise së ulët që ai paraqet , duke çuar në rritjen e

normave të interesit edhe për financimet që mund të vijnë nga institucione të huaja . Efekti

negativ në uljen e investimeve dhe konsumin e ardhshëm do të çonte në uljen e PBB dhe kësisoj

edhe të rritjes ekonomike të vendit .

Page 20: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

20

2.3 Rishikimi i literaturës

Studiues të shumtë janë munduar të shohin efektin e borxhit publik të vendeve të ndryshëm por

edhe te grupe me qasje nga më të ndryshmet shkaksore . Qasja kryesore ndaj borxhit publik në

shumicën e studimeve ka qenë në lidhje me ndikimin e tij të PBB apo rritja ekonomike (rritja e

PBB ) . Studimet janë orientuar të shohin ndikimin e borxhit publik në total , borxhit të jashtëm

apo borxhit të brendshëm në rritjen ekonomike të vendit apo PBB. Këto qasje kanë pasur në

studim shtete të ndryshëm nga vendet me probleme të nivelit të lartë të borxhit nën asistencën e

FMN siç janë vendet të etiketuara HIPC , kanë pasur vende në zhvillim , e deri tek vendet e

zhvilluara. Ajo që bie në sy është se shpesh studimet bien ndesh dhe me njëra-tjetrën në lidhje

me përfundimet që kanë arritur për shtete/grupe shtetesh të njëjtë të marrë në studim , madje dhe

për periudha pak a shumë të njëjta vetëm si pasojë e metodave që ata kanë përdorur për të nxjerrë

përfundime . Më poshtë po paraqes rishikimin e literaturës në lidhje me studime të ndryshme të

ndikimit të borxhit publik ( në total , i jashtëm , apo i brendshëm) në rritjen ekonomike apo

PBB.

Instituti Për Kërkimet Ekonomike , i Universitetit “United National” ka studiuar ndikimin e

borxhit të jashtëm tek rritja ekonomike e Kenias për vitet 1970-1995. Ata kanë përdorur një

ekuacion rritje (growth equation) duke pasur si synim të shohin ndikimin e borxhit të jashtëm

dhe te investimeve tek rritja ekonomike dhe studimi ka nxjerrë një ndikim negativ i borxhit të

jashtëm të periudhës , të periudhës me 1 lagg vonesë dhe të shërbimeve të borxhit në raport me

eksportet (Were, 2001).Një qasje për studimin e ndikimit të borxhit publik është bërë nga Ruth

Muinga për ndikimin e borxhit të jashtëm tek PBB e shtetit të Kenias për vitet 1970 -2010 .

Nëpërmjet një regresioni linear logaritmik të shumë variablave si investimet , forca puntore,

interesat e borxhit të jashtëm , borxhi i jashtëm , shërbimet e borxhit dhe inflacioni është parë një

lidhje negative e borxhit të jashtëm dhe interesave të tij tek PBB (Muinga, 2012) . Studim I

ngjashëm gjithashtu është bërë edhe nga Universiteti i Nairobit në nëntor 2013 dhe për efektin e

borxhit të jashtëm tek rritja ekonomike për vitet 1980-2011 dhe përsëri është gjetur një efekt

negativ me 9% për një rritje me 1% të borxhit por me një shpjegueshmëri të ulët rreth 41%

(Mukui 2013). Në krahun tjetër Universiteti i Keniatta nëpërmjet një studimi në Maj 2016 kishte

parë një efekt pozitiv të borxhit të jashtëm prej 7% dhe një efekt negative të borxhit të

brendshëm prej 9% tek rritja ekonomike e Kenias për periudhën 1980-2013 (Ngugi 2016).

Page 21: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

21

Studimi i kryer nga “Instituti Afrikan Për Ekonomiksin e Aplikuar” për shtetin e Nigerise për

periudhën 1970-2002 kishte rezultuar me një efekt negativ të borxhit publik në total , por në raste

të veçanta borxh i jashtëm , borxh i brendshëm të dy variablat nuk kishin asnjë ndikim tek rritja

ekonomike e vendit (Amakom, 2003). Një studim tjetër i kryer nga Universiteti i Texas në

bashkëpunim me Universitetin e Lagos në vitin 2008 nxirrte përfundim të kundërt për rastin e

Nigerisë dhe Afrikës së Jugut , ku borxhi publik kishte një efekt pozitiv në afatshkurtër tek rritja

ekonomike por në afatgjatëvariabli ishte i parëndësishëm statistikisht dhe pa efekt tek rritja

ekonomike (Ayadi, Ayadi , 2008) .

Njëstudim ku ka përfshirë 8 vende HIPC ( vende me nivel të lartë borxhi ) për periudhën 1991-

2010 nga Universiteti Sodertorns duke përdorur 8 ekuacione linear kishte nxjerrë përfundimin se

variabli i borxhit të jashtëm dhe shërbimeve të borxhit kishte efekt negativ tek rritja ekonomike

dhe situata e borxhit rëndonte më tej gjendjen e këtyre shteteve(Ejigayehu , 2013) . Në të njëjtat

përfundime qëndronte edhe Universiteti Western Australi që kreu studimin e efektit të borxhit të

jashtëm për 40 vende ( HIPC ) tek rritja ekonomike nëpërmjet një modeli ADRL dhe studimi

nxorri një efekt negativ si në afatshkurtër dhe në afatgjatë tek rritja ekonomike (Abu Siddique,

2015)

Po kështu edhe Universiteti i Namibia Zimbab kishte studiuar efektin e borxhit të jashtëm në

Zimbab dhe kishte vërejtur efektin negativ tek rritja ekonomike e vendit për periudhën 1980-

2012 (Mashingaidze ,2014).

Studimi i nje tjeter vendi në zhvillim , Malawi, i publikuar tek “Research Gate” ,kishte nxjerrë

përfundimin se në afatgjatë borxhi i jashtëm kishte një efekt pozitiv tek rritja ekonomike me 9 %

për një rritje me 1 njësi të borxhit të jashtëm (Tchereni, Sekhampu , 2013) .

Studimi i kryer nga universiteti i Keniatta për shtetin e Swazard , një tjetër vend në zhvillim për

periudhën 1988-2013 kishte nxjerrë përfundimin se borxhi i jashtëm nuk kishte asnjë efekt

statistikisht të rëndësishëm tek rritja ekonomike , ndërsa borxhi i brendshëm kishte një efekt

pozitiv tek rritja ekonomike me 3.3 % për çdo rritje me 1 njësi te tij (Ntshakala , 2015).

Page 22: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

22

Gjithashtu Vileth Kinnavong nga Instituti Për Kerkimet tëMinistrise së Financave Japoni ka

studiuar efektin e borxhit të jashtëm , borxhit të brendshëm dhe shërbimeve të borxhit tek rritja e

ekonomike në Republiken e Laos për vitet 1996-2015 . Studimi ka pasur një qasje nëpërmjet një

regresioni linear ku është parë se të tre variblat ( borxh i jashtëm , borxh i brendshëm dhe

shërbimet e borxhit ) kishin efekt negativ tek rritja ekonomike e Republikës së Laos

(Kinnavong, 2015) .

Universiteti i Jendouba Tunizi kreu studimin për një periudhë të gjatë vitesh prej 51 vitesh ,

1961-2011 të Tunizisë , një vend në zhvillim , nëpërmjet një modeli VAR (Vector Auto

Regresiv) dhe gjeti një lidhje negative të borxhit të jashtëm dhe shërbimeve të borxhit në rritjen

ekonomike të vendit përkatësisht -0.191 dhe -2.73 tek rritja ekonomike (Khemais , Mohamed,

Nesrine , 2016).

Studimi i profesorit Faraji Kasidi të “ Institutit të Shkencave Ekonomike të Aplikuara” në

Tanzani, një tjetër vend në zhvillim , studioi efektin e borxhit të jashtëm dhe shërbimeve të

borxhit për periudhën 1990-2010 dhe arritën në përfundimin se në afatshkurtër borxhi i jashtëm

ndikonte pozitivisht me 39 % rritjen ekonomike , ndërsa shërbimet e borxhit ndikonin

negativisht me 28% , në afatgjatë nuk u gjet asnjë lidhje mes variablave (Kasidi , Said , 2013)

Universiteti Jaganath , Departamenti i Ekonomiksist Bangladesh , kishte studiuar efektin e

borxhit të jashtëm dhe shërbimeve të borxhit në Bangladesh për periudhën 1974-2010 dhe kishin

arritur në përfundimin se të dy faktorët kishin efekt negativ tek rritja ekonomike e vendit në

afatgjatë ndërsa në afatshkurtër vetëm shërbimet e borxhit ishin variable i rëndësishëm me efekt

negativ (Shah , Pervin , 2012).

Banka Qendrore Europiane nepermjet nje studimi ne 2010 per vendet e BE per 40 vite (1970-

2010) , kishte nxjerre perfundimin se borxhi public ndikonte pozitivisht ne afatshkurter me 11.9

% por ne afatgjate ndikonte negativisht me 0.6% tek rritja ekonomike (Checherita , Rother 2010)

. Gjithashtu studimi i 27 vendeve te Bashkimit Europian duke I ndare ata ne anetaret e vjeter dhe

te rinj nxorri nje effect negative te borxhit public ne total tek rrija ekonomike , reduktimin me te

madh e kishin shtetet anetare te reja me 0.041 pike perqindje sesa vendet e vjetra prej 0.027 pike

perqindje per 1 pike perqindje rritje te borxhit publik (Szabo, 2013).

Page 23: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

23

Një tjetër studim i “Institutit Graduate” Gjenevë në bashkëpunim me Universitetin Marche Itali

nëpërmjet një modeli threeshold nxorën përfundimin e një efekt pozitiv të borxhit tek rritja

ekonomike e vendeve OECD (Panizza , Presbitero ,2013) .

Po kështu “Instituti Për Kërkime Ekonomike” Slloveni në një studim të publikuar në maj 2014 të

25 vendeve të BE-së për periudhën 1995-2010 kishte gjetur një efekt positiv të borxhit në

afatshkurtër tek rritja ekonomike por në afatgjatë borxhi ndikonte negativisht në rritjen

ekonomike me 0.1% tek anëtarët e vjetër dhe 0.038 % tek anëtarët e rinj (Mencinger,

Aristovnik, Verbic, 2014) . Ata kishin arritur të përcaktonin nivelin optimal përpara se të fillonte

efekti negativ ku për anëtarët e vjetër ishte 84-90% dhe për anëtarët e rinj ishte 53-54% borxh

për nivelin e PBB.

Nga ana tjetër dy studiuese Irina Bilan dhe Iulian Ihnatov në një studim botuar në “ International

Journal of Economic Sciences “ kishin nxjerrë përfundimin se borxhi publik në afatgjatë kishte

efekt negativ në afatgjatë për 33 vendet e Bashkimit Europian ( 28 anëtarë , 5 kandidatë ) për

periudhën 1990-2011 (Bilan , Ihnatov 2015) .Në afatgjatë studimi nxirrte përfundimin se borxhi

publik kishte efekt negativ me 0.06% , 0.05% dhe 0.03 % tek rritja ekonomike , respektivisht për

anëtarët e vjetër të BE , anëtarët e rinj , vendet kandidate. Në krahun tjetër në të njëjtën revistë

ekonomike një tjetër studim për vendet e BE për vitet 1980-2010 për 25 anëtarë “të vjetër” dhe

5 “anëtarë të rinj” arriti përfundimin se borxhi publik në total kishte një efekt pozitiv statistikisht

të rëndësishëm tek rritja ekonomike e vendeve të marra në studim.

Për të përmbledhur literaturat e mësipërme po përdor dy tabela duke i ndarë literaturat , në ato

me efekt pozitiv , efekt negativ të borxhit të jashtëm , të brendshëm apo në total tek rritja

ekonomike apo PBB . Gjithashtu vlen të theksoj se shumica e punimeve këshillojnë përdorimin e

regreseve jo-lineare siç do të shohim dhe tek tabelat e mëposhtme shumica autorëve kanë

përdorur regrese jo-lineare për përfundimet e arritura.

Page 24: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

24

Tabela 3. Përmbledhëse e literaturave me perfundime për efekt pozitiv

Autorët/Viti Objekti i Studimit Metodologjia Konkluzionet

Wanjuki Njiru Ngugi

(2012)

Universiteti Keniatta

Dep. Of Finance

Efekti i borxhit publik

tek rritja ekonomike e

Kenias për periudhen

1980-2013

Përdorimi i një modeli

linear , me variabla të

pavarur : Borxh i

Brendshëm , Borxh i

jashtëm , Investimet ,

Kursi i këmbimit ,

norma e interesit ,

inflacion

Efekt pozitiv i borxhit

të jashtëm , efekt

negativ i borxhit të

brendshëm

Folorunso Ayadi ,

Felix Ayadi ( 2008)

Universiteti Lagos

Universiteti i Teksas

Impakti i borxhit të

jashtëm në rritjen

ekonomike të Kenias

dhe Afrikës së Jugut

për periudhën 1994-

2007

Përdorimi i 3

modeleve

ekonometrik të

ndryshëm : linear ,

ADRL për rritjen

ekonomike , ADRL

për Invetimet

Modeli linear: borxh i

jashtëm efekt pozitiv

vetëm tek Afrika e

Jugut . Modeli ADRL

për rritjen ekonomike

, efekt pozitiv tek te

dy vendet në

afatshkurtër , efekt

negativ në afatgjatë.

BHT Tchereni ,

Tshediso Joseph

Sekhampu (2013)

Impakti i borxhit të

jashtëm tek rritja

ekonomike e Malawi ,

për periudhën 1975-

2003

Përdorimi i 2

modeleve : linear ,

VAR. Variabla të

pavarur : norma e

interesit , kursi

këmbimit , PBB(-1) ,

tregtia , investimet

private , invstimet

publike , borxhi i

jashtëm

Sipas modelit linear

efekti i borxhit të

jashtëm ishte

statistikisht i

parëndësishëm . Për

modelin VAR borxhi

jashtëm kishte efekt

pozitiv 9% te rritja

ekonomike.

Faraji Kasidi ,

A.Makame.Said

(2013)

“Instituti i shkencave

ekonomike te

Aplikuara” , Tanzani

Impakti i borxhit të

jashtëm në rritjen

ekonomike të

Tanzanise , për

periudhën 1990-2010.

Përdorimi i 3

modeleve linear , me

variabla të pavarur

borxhin e jashtëm ,

borxhin e brendshëm ,

shërbimin e borxhit .

Në afatshkurtër borxhi

i jashtëm ndikonte

pozitivisht , borxhi

brendshëm

negativisht. Në

afatgjatë të dy nuk

ishin të rëndësishëm

statistikisht.

Ugo Panizza , Andrea

F. Presbitero (2013)

Instituti Graduate

Gjeneve , Universiteti

Marche Itali

Borxhi publik dhe

rritja ekonomike tek

vendet e zhvilluara

Model Threeshold (jo-

linear)

Efekt pozitiv i borxhit

publik tek rritja

ekonomike

Page 25: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

25

Lomagugu

Ntshakala(2015)

University Keniatta ,

Dep of Economics

Efekti i borxhit publik

tek rritja ekonomike

Modeli Solow i rritjes

, logarithmic linear ,

me variabla borxh i

jashtëm/brendshëm ,

shpenzimet qeveritare

, inflacioni

Efekt pozitiv i borxhit

të brendshëm tek rritja

ekonomike , borxhi i

jashtëm statikstikisht i

parëndësishëm

Tabela 4. Përmbledhëse e literaturave me përfundime për efekt negativ

Autoret/Viti Objekti i Studimit Metodologjia Konkluzionet

Maureen Were (2001)

United Nations University

, World Institute for

Development Economics

Research

Impakti i borxhit të

jashtëm në rritjen

ekonomike të Kenias ,

për periudhën 1970-

1995

Përdorimi i një regresi

linear me variabla të

pavarur : borxh

jashtëm , Borxh i

jashtëm(-1) ,

shërbimet e borxhit ,

financim i jashtëm i

defiçitit , investimet ,

niveli shkollimit ,

inflacioni , investimet

publike.

Efekt negativ me 6.4

% dhe 9 % tek rritja

ekonomike për rritjen

me 1 % të borxhit të

jashtëm

Amakom Uzochukwu

S. (2003)

African Institute for

Applied Economics

Impakti i borxhit të

jashtëm/brendshëm

dhe borxhit në total

tek rritja ekonomike e

Nigerisë për

periudhën 1970-2002

Model linear regresi

duke përdorur 5

variabla shtesë

kontrolli

Efekti i borxhit të

jashtëm dhe borxhit të

brendshëm të studiuar

mevete nuk kishin

asnjë ndikim

statistikisht të

rëndësishëm , borxhi

në total kishte efekt

negativ

Ruth Muendi Nuinga

(2014) .

University of Nairobi

Dep.of Economics

Borxhi i jashtëm dhe

rritja ekonomike në

Kenia për periudhën

1970-2010

Regres linear

logaritmik , me

variabla të pavarur

borxhin e jashtëm ,

shërbimet e borxhit ,

forca punëtore,

investimet

Efekt negativ i borxhit

të jashtëm dhe

shërbimeve të borxhit

tek rritja ekonomike

Gideon K.Mukui

(2013)

Efekti i borxhit të

jashtëm tek rritja

ekonomike e Kenias

Regres linear për të

parë efektin e borxhit

të jashtëm ,

Efekt negativ me 9 %

të borxhit të jashtëm

dhe 7 % të

Page 26: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

26

University of Nairobi

Dep.of Economics

për periudhën1980-

2010

shërbimeve të borxhit

, iinflacioni , ED/EX ,

EDS/EX , L , I

shërbimeve të borxhit

tek rritja ekonomike

Abbu Siddique ,

E.A.Selvanath ,

Saroja Selvanath

(2015)

The University of

Western Australia

Impakti i borxhit të

jashtëm tek rritja

ekonomike (40 vende

HIPC) për periudhen

1970-2010

Model ADRL për të

parë efektin si në

afatgjatë dhe në

afatshkurtër

Efekt negativ si në

afatgjatë dhe në

afatshkurtër të borxhit

të jashtëm tek rritja

ekonomike

Moses Mashingaidze

(2014)

The University of

Nambia ,

Dep. Of Economics

Analizë e impaktit të

borxhit të jashtëm tek

rritja ekonomike në

Republikën e

Zimbabve për

periudhën 1980-2012

Regres VAR

logaritmik , për të

parë ndikimin e

borxhit të jashtëm në

bashkëpunim me

investimet dhe forcën

e punëtore

Efekt negative dhe në

afatgjatë dhe në

afatshkurtër.

Vileth Kinnavong

(2016)

Instituti i Kerkimeve ,

Ministria e Financave

Japoni

Borxhi i jashtëm dhe

rritja ekonomike në

republikën e LAO-s

per periudhen 1996-

2015

Regres linear për të

parë efektin e borxhit

të jashtëm , borxhit të

brendshëm dhe

shërbimeve të borxhit

Efekt negative me 42

% të borxhit të

brendshëm dhe 4 % të

borxhit të brendshëm

tek rritja ekonomike

Zanghoudi Khemais ,

Mezni Mohmed,

Djebali Nesrine

(2016)

University of

Jendouba , Dep. of

Economics

Borxhi i jashtëm dhe

rritja ekonomike në

Tunizi për periudhën

1961-2011

Model VAR me

variabla të pavarur

borxhin e jashtëm ,

shërbimet e borxhit ,

investimet , agregati

M2 , norma afatgjatë e

interesit

Efekt negative në

afatgjatë të borxhit të

jashtëm me 0.191 dhe

2.73 tek PBBreal

Mahmud Hasan Shah

, Shahida Pervin

(2012)

Janagath University

Dep.of Economics

Efekti i borxhit te

jashtem tek rritja

ekonomike e

Bangladeshit per

periudhen 1974-2010

Model Var(VECM),

variabla me studim

borxhi I jashtem ,

sherbimet e borxhit

investimet , forca

funtore

Efekt negative ne

afatgjate te borxhit

dhe sherbimeve te

borxhit tek rritja

ekonomike

Cristina Chacherita ,

Philipp Rother (2010)

Banka Qendrore

Europiane

Impakti irritjes dhe

nivelit të lartë të

borxhit tek rritja

ekonomike për 20

vende të BE për 40

vite 1970-2010

Përdorimi i 6

ekuacioneve jo-linear

(threeshold)

Në afatshkurtër efekt

pozitiv me 11.9% , në

afatgjatë efekt negativ

me 0.6% e borxhit

tek rritja ekonomike

Zsolt Szabo (2010) Efekti i borxhit

Sovran tek rritja

ekonomike për 27

vende BE

Regres linear ,

variabli kryesor në

studim niveli i

borxhit/PBB dhe

efekti tek rritja

Efekt negativ si për

anëtaret e vjetër dhe

për anëtarët e rinj me

0.027% i borxhit tek

rritja ekonomike

Page 27: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

27

ekonomike Mencinger Jernej,

Aristovnik Aleksander,

Verbič Miroslav (2014)

Institute For Economic

Research , Slovenia

Impakti i rritjes së

borxhit publik tek

rritja ekonomike e 25

vendeve të BE peër

periudhën 1995-2010

Përdorimi i 3

modeleve , me efekte

fikse , GMM anëtaret

e vjetër , GMM

anëtarët e rinj.

Efekt pozitiv në

afatshkurtër ne 7.5 %

për anëtarët e vjetër

dhe 40% për anëtarët

e rinj në afatshkurtër ,

efekt negativ në

afatgjatë për të dy

llojet e vendeve me

0.4 dhe 0.38 %

respektivisht . Niveli

optimal i borxhit/PBB

për anëtarët e vjetër

84-90% , për anëtarët

e rinj 53-54% Irina Bilan , Iulian

Ihnatov (2015)

International Journal of

Economic Sciences

Studimi në

afatshkurtër dhe në

afatgjatë i efektit të

borxhit tek 33 vende

të BE , 28 anëtarë dhe

5 kandidatë

Përdorimi i një modeli

Threeshold për të parë

efektin në afatshkurtër

dhe afatgjatë

Efekt pozitiv në

afatshkurtër me 11.4

% për të dy llojet e

vendeve dhe efekt

negativ në afatgjatë

me 0.0585 % tek

anëtarët e vjetër dhe

0.3% tek anëtarët e

vjetër dhe vendet

kandidate bashkë ,

tek rritja ekonomike

3. Strategjia afatmesme e menaxhimit të borxhit publik në Shqipëri

Shqipëria këto 5 vitet e fundit të treguara edhe në Grafikun 4 ka pasur një trend rritës të borxhit

publik nga viti në vit .

Ajo që vihet re se që nga viti 2010 deri në 2015 borxhi publik është rritur nga 57.7 % në 72.1 %

kjo për shkak dhe njohjes së detyrimeve të prapambetura (5% te PBB) . Kryesisht vendi është

financuar nëpërmjet tregut të brendshëm por 5 vitet e fundit qeveria i ka zgjeruar mundësitë e

financimit duke shkuar në tregjet ndërkombetare të kapitalit kryesisht me tituj afatgjatë si

Eurobondi . Siç shihet dhe në grafik gjatë vitit 2014 dhe 2015 shohim një rritje të ndjeshme të

borxhit të jashtëm dhe një ulje të borxhit të brendshëm duke treguar zgjerimin në tregjet

ndërkombëtare të kapitalit .

Page 28: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

28

Grafiku 4. Stoku i Borxhit të Brendshëm , Borxhit të jashtëm 2010-2015 Burimi : Ministria e Financave

Kjo strategji e ndjekur nga qeveria shqiptare ka qenë për arsyen që tregu i brendshëm të mund të

financojë investimet duke i lejuar sektorit privat mundësinë e kreditimit nga institucionet

financiare në vend.

Përbërja kryesore e borxhit të jashtëm dhe të brendshëm ështe paraqitur në Grafikun 5 . Siç

shohim borxhi i brendshëm është financuar nga tituj të tregtueshëm , 57 % obligacione dhe 43 %

bono thesari . Gjatë viteve të fundit pesha e borxhit të brendshëm është munduar të rritet në

obligacione dhe në tituj afatgjatë për arsye të politikave manaxhuese të reziqeve të ministrisë së

financave. Borxhi i jashtëm përbëhet nga 86.6% nga instrumenta të patregtueshëm si kreditë e

projekteve në zhvillim , mbështetja buxhetore dhe kredia pjesërisht e garantuar nga Banka

Botërore . Pjesa e mbetur 13.4 % përbehet nga instrumenta të tregtueshëm si Eurobondi .

Grafiku 5. Borxh i jashtëm , Borxh i brendshëm i Shqipërisë 2010-2015 Burimi : Ministria e Financave

Page 29: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

29

Kostoja e borxhit është vlerësuar në rënie(grafiku 6) këto 5 vitet e fundit duke arritur në 2.67 %

e PBB në vitin 2015 krahasuar me 3.36 % të vitit 2010 . Kjo tendencë rënëse e kostos së borxhit

ka ardhur si pasojë e rënies së normave të interesit si në tregun e brendshëm dhe në tregun e

jashtëm .

Grafiku 6. Kostoja e Borxhit 2010-2015 Burimi : Ministria e Financave

Kostoja mesatare e borxhit të brendshëm paraqitet më e lartë se ajo e borxhit të jashtëm edhe pse

ka pasur tendenca rënëse këto 5 vitet e fundit ndërsa ai i borxhit të jashtëm ka lëvizur pak a

shumë në të njëjtat trende. Siç shihet dhe nga Grafiku 7 nqs financimi i borxhit do të ishte bërë

nga tregu i brendshëm ai do të kishte rreth 2-fishin e kostos .

Grafiku 7. Kostoja mesatare e Borxhit të Brendshëm dhe Borxhit të Jashtëm Burimi : Ministria e Financave

Edhe pse borxhi i jashtëm eshte shfaqur me një kosto më të ulët se borxhi i brendshëm përsëri

ai duhet gjykuar në lidhje me 2 risqet kryesore të tij , riskun e aftësisë paguese dhe riskun e

likuiditetit për të parë sesa i leverdisshëm është ai .

Nqs shohim Grafikun 8 kemi të paraqitur dy indikatorët kryesorë të riskut të aftësisë paguese ,

raportin borxh i jashtëm/ eksporte dhe borxh i jashtëm/rezerva valutore. Gjatë 3 viteve , 2013 ,

Page 30: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

30

2014 dhe 2015 shohim një tendencë rritëse të këtyre raporteve duke treguar se eksportet dhe

reverva valutore nuk janë rritur në të njëjtin proporcion me borxhin e jashtëm dhe japin një

indikator të rritjes së riskut të aftësisë paguese . Edhe pse efekti fillestar mund të themi se është i

moderuar përsëri duhet që rritja e borxhit të jashtëm duhet të shkojë në proporcione të njëjta me

eksportet e vendit .

Grafiku 8. Raportet e aftësisë paguese 2010-2015 Burimi : Ministria e Financave

Risku i likuiditetit i cili matet me raportin sherbim borxhi/te ardhura per vendin tone ka pasur nje

tendence rritese sidomos ne vitin e 2013 dhe 2015 sic paraqitet edhe ne Grafikun 9 . Ne vitin

2013 ky efekt ka ardhur per shkak te rritjes se pagesave te interesit ndersa ne vitin 2015 ai

kryesisht ka ardhur per shkak te ripagesave nga maturimi i eurobondit 2010. Vlen te theksohet se

permiresimi i ketij raporti eshte i lidhur ngushte me uljen e niveli te borxhit .

Grafiku 9. Treguesi i riskut të likuiditetit 2010-2015

Burimi : Ministria e Financave

Pra siç u paraqiten dhe dy grafikët paraardhës borxhi i jashtëm vërtet është paraqitur me një

kosto relativisht më të ulët se ai i borxhit të brendshëm por përsëri është vërejtur një rritje e

ekspozimit të financave të vendit kundrejt riskut të aftësisë paguese dhe riskut të likuiditetit .

Page 31: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

31

Projeksionet kryesore të ministrisë së financave lidhur me borxhin e jashtëm dhe të brendshëm

në vitet 2017 dhe 2018 drejtohen në krah të kundërt duke marrë përsëri financim të brendshëm

dhe duke u tërhequr nga tregjet ndërkombëtare të kapitalit . Kjo lëvizje në tregun e brendshëm

pritet që në total borxhi i brendshëm të marri 92 % të totalit të borxhit kundrejt 8 % të financimit

me borxh të jashtëm . Gjithashtu borxhi i brendshëm pritet të zgjerohet në obligacione kryesisht

afatgjata dhe duke ulur nivelin e bonove të thesarit . Rritja do të njohi te borxhi i jashtëm vetëm

zërin e financimit të projekteve ndërsa Eurobondi dhe mbështetja buxhetore do të shkojne ne 0 %

.

Tabela 5. Borxhi i jashtëm/brendshëm për 2015-2018 Burimi : Ministria e Financave

Projeksionet kryesore të situatës makroekonomike në vende për 2017 dhe 2018 kanë tendenca

optimiste duke pritur një rritje reale të PBB në 3.9 dhe 4.2 % paraqitur në Tabelen 6 . Këto

projeksione mbështeten edhe nga politika e institucionit të Bankës së Shqipërisë e cila prêt të

mbajë inflacionin në nivelin e targetuar 2.6-3 % . Gjithashtu shtysë mendohet se do të japi edhe

vet sistemi bankar për shkak se besohet se në periudhën afatmesme do të jetë ulur niveli i

kredive të keqija dhe do të rritet kreditimi ndaj sektorit privat.

Tabela 6. Projeksionet makroekonomike për 2015-2018

Burimi : Ministria e Financave

Page 32: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

32

Strategjia afatmesme e menaxhimit të borxhit për periudhën 2016-2018 konsiston në :

Rritjen e financimit nga tregu i brendshëm kryesisht në tituj afatgjatë si obligacionet 5 , 7

dhe 10 vjeçare . Gjithashtu rezulton nga analiza të bëra se numri i instrumentave

financiare të emëtuara nga është relativisht i lartë krahasuar me shkallen e zhvillimit të

tregut ndërkohë që disa prej këtyre instrumenteve konkurojnë edhe me njeri-tjeterin duke

fragmentuar kërkesën .

Ulja e ekspozimit ndaj risqeve të aftësisë paguese , likuiditetit dhe normave të interesit

Uljen e ekpozimit ndaj titujve me norma të luhatshme interesi

Kontraktimi i borxhit të jashtëm në monedhën euro ose monedhë të përbërë

3.1 Periudha e marrë në studim 2000-2015

Periudha e cila do të studiohet nga ky punim i përket viteve 2000 deri 2015 . Eshtë lënë jashtë

studimit të përfshihet viti 2016 për shkak se të dhënat e publikuara nga institucionet përkatëse ku

janë bazuar të dhënat si Ministria e Financave dhe Instat janë në fazë paraprake dhe nuk janë

përfundimtare.

Vlen të theksohet se ky studim mund të ishte shtrirë për një periudhë më të gjatë kohe duke

filluar që nga 1991-2015 për të pasur konkluzione të mbështetura më fortë por realisht është e

pamundur të gjenden këto të dhëna nga institucionet kompetente , si borxhi publik (i jashtëm dhe

i brendshëm) nga Ministria e Financave ka të dhëna deri në vitin 2000 të publikuara . Gjithashtu

nga Instat të dhënat për PBB dhe rritjen reale ekonomike janë jo në vazhdimësi , ku llogaritja e

PBB dhe strukturës së saj sipas metodës së shpenzimeve është e llogaritur vetëm në periudhën

1996-2008 ndërsa sipas metodës së prodhimit është e llogaritur që nga viti 1996-2015 , duke

lënë në mungesë të dhënat për periudhën 1991-1995 . Gjithashu vitet 1997-1998 do të ishin një

pikë thyerje për studimin që do duhej të përjashtoheshin duke ngritur supozime për shkak se

vlerat do të ishin outlajëra në këtë periudhë. Për periudhën 2000-2015 treguesit e rritjes

ekonomike , borxhit të jashtëm , borxhit të brendshëm dhe investimeve (formimi bruto i kapitalit

fiks) kanë trendin e paraqitur në Grafikun 10 .

Page 33: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

33

.0

.1

.2

.3

.4

.5

00 01 02 03 04 05 06 07 08 09 10 11 12 13 14 15

rritja reale GDPBORXH_BRENDSHEM_GDP

BORXH_JASHTEM_GDP

SHERBIMI_BORXHIT_GDP

INVESTIMET_GDP

Grafiku 10. Rritja ekonomike , Borxhi i jashtëm , borxhi i brendshëm , shërbimet e borxhit ,

investimet përgjatë viteve 2000-2015 Burimi : Ministria e Financave , INSTAT

Pershtatja : Autori (Eviews 8)

Rritja ekonomike përgjatë periudhës 2000 -2015 ka dy vlerat e saj maksimale në vitin 2001dhe

2008 përkatësisht 8.3 dhe 7.5 % . Përgjatë periudhës 2002-2006 rritja ekonomike ka lëvizur në

vlera 4-6 % . Rritja ekonomike ka njohur rënie në vitin 2009 me 4.1% duke u vlerësuar 3.4 %

vit ky që shënon fillimin e krizës globale . Përgjatë vitit 2010 vendi është munduar të ruajë të

njëjtat trende në nivel 2.7 % , ku më pas në 3 vitet e ardhshme 2010-2013 rritja ekonomike ka

pësuar rënie të njëpasnjëshme duke arritur vlerën minimale të saj në 1% në vitin 2013 , vit që

përkon me vit zgjedhor , rotacion politik dhe mbi të gjitha me njohjen e një niveli të

konsiderueshëm të detyrimeve të prapambetura në masën 5 % e PBB . Dy vitet e fundit 2014-

2015 rritja ekonomike ka rezultuar në nivele rritëse krahasuar me periudhën parardhëse

përkatësisht 1.8 dhe 2.6 % .

Page 34: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

34

Përsa i përket nivelit të borxhit të brendshëm dhe të jashtëm shihen trende të ndryshme në

periudha të ndryshme krahasuar me njëri-tjetri në periudhën 2000-2011 dhe lëvizje në drejtim të

njëjtë në periudhën 2011-2015. Borxhi i brendshëm prej vitit 2000 deri në 2011 ka pasur një

trajektore rënëse nga niveli 43% në nivelin 31 % , periudhë kjo në të cilën borxhi i jashtëm ka

lëvizur nga niveli 18 % në nivelin 24 % . Borxhi i jashtëm ka dy vite të cilat njohin rritje të

menjëhershme të tij përkatësisht në vitin 2009-2010 nga 17% në 22 % dhe në vitin 2014-2015

nga 24 në 29 % vite këto që korespondojnë me emëtimin e Eurobondit 300 mln € te 2010 dhe

emëtimin e Eurobondit të ri 400 mln € ( 300 mln€ për të financuar eurobondin e 2010 dhe 100

mln € për financim duke hequr dore nga financimi i tregut të brendshëm) . Periudha në të cilën të

dy , borxh i jashtëm dhe borxh i brendshëm kanë ecur në drejtim të njëjtë, duke arritur vlerat

maksimale përkatësisht 28.7 % dhe 39.3 % në 2015 vlera që përkojnë me periudhën 2011-2015

në të cilën rritja ekonomike ka shfaqur vlerat e saj më të ulëta , me vlerën minimale 1 % në

2013. Shërbimet e borxhit që përfshijnë pagesat për interesa dhe principal të borxhit total ,

relativisht kanë lëvizur në trende të njëjtë me rritjen ekonomike të vendit , duke pasur vlerë

maksimale në vitin 2000 me 5.6% dhe relativisht një vlerë të njëtrajtshme rreth 2-3% për vitet në

vazhdim .

Persa i përket investimeve ose formimit bruto të kapitalit fiks ai llogaritet nga Instat dhe

përbëhet nga investimet e prodhuesve vendas dhe blerje minus shitje të aseteve fikse të një

periudhe të caktuar . Ajo gjthashtu përfshin shtesa të caktuara për vlerën e aseteve jo-prodhuese

të realizuara nga aktiviteti prodhues apo njësitë institucionale . Asestet fikse janë asete të

prekshme apo të paprekshme të përdorura në prodhim për më shumë se një vit . Sipas Instat

formimi bruto i kapitalit fiks ka njohur rritje për periudhën 2000-2003 duke arritur vlerën

maksimale 40,4 % të PBB në vitin 2003. Për tre periudhat e ardhshme treguesi është munduar të

jetë në nivelet e njëjta rreth 38 % , ndërsa për vitet në vazhdim ai ka njohur rënie duke arritur

vlerën minimale të tij 24.5 % të PBB në vitin 2014 .

Page 35: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

35

4. Metodologjia e punimit

Në këtë seksion të punimit do të trajtohet analiza empirike e përdorur dhe aplikimi i saj . Ky

seksion mundohet ti japi përgjigje pyetjeve kërkimore të ngritura në fillim të punimit të cilat i

referohen marrëdhënies së borxhit publik të jashtëm/ brendshëm me rritjen ekonomike .

Rishikimi i literaturës si një pjesë e rëndësishme e një studimit të njeh me analizat më të

përdorura dhe me gjetjen e mënyrës më të saktë për ta aplikuar atë. Në këtë studim do të

përdoren dy analiza regresive , një regres i thjeshtë linear dhe një model VAR(vector auto

regressive) . Kjo sepse duke pasur shumë parasysh se literatura të ndryshme për të njëjtin studim

, për të njëjtën periudhë studimi kishin nxjerrë përfundime të ndryshme madje dhe të kundërta

me njëra-tjetrën vetëm sepse kishin përdorur analiza regressive të ndryshme kryesisht regresin

linear dhe modelet VAR. Prandaj kjo analizë me të dy metodat do të përdoret për të dhënë një

përgjigje të saktë të pyetjes kërkimore nqs ekziston një lidhje positive , negative apo nuk

ekziston asnjë lidhje ndërmjet borxhit të jashtëm/brendshëm të Shqipërisë me rritjen ekonomike

të vendit , gjithashtu nqs përfundimet që do të nxjerrin secila metodë do të përputhen apo jo .

4.1 Metoda e regresit të thjeshtë linear

Në këtë seksion do të kryhet analiza nëpërmjet një regresi të thjeshtë linear me metodën OLS .

Hapat që do ndiqen fillojnë me testin e shkaksisë Granger për të parë drejtimin e shkaksisë

ndërmjet variablave , hapi i dytë me ndërtimin e modelit ekonometrik , testimin e koefiçentëve

dhe rëndësinë globale të modelit në tërësi . Hapi i tretë konsiston në teste të tjera për të parë më

në hollësi parametra të rëndësishëm të modelit si shpërndarja normale e mbetjeve , testet e

hederoskedasticitetit dhe testin e korelacionit serial .

Page 36: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

36

4.1.1 Testi i shkaksisë Granger

Si fillim shikohet shkakësia ndërmjet variablave të marrë në studim . Tre variablat e marrë në

studim janë : rritja reale e PBB , borxhi i jashtëm/PBB , borxhi i brendshëm/PBB . Duke kryer

testin e shkaksisë shihet nqs dy variablat borxh i jashtëm/PBB dhe borxh I brendshëm/PBB

mund të jenë variabla të pavarur dhe të mund të ndërtohet një regres linear me variabla të varur

rritjen reale të PBB . Hipotezat që ngrihen në këtëe rast janë :

H0 : Borxhi i Brendshëm/PBB nuk shkakton rritjen reale të PBB

Ha : Borxhi i Brendshëm/PBB shkakton rritjen reale të PBB

Nga testi Granger i shkaksisë shohim se H0 bie poshtë sepse prob=0.0110 < 0.05 apo

prob=0.0110 <0.1 me shpjegueshmëri 5 dhe 10 %

H0 : Borxhi i jashtëm nuk shkakton rritjen reale të PBB

Ha: Borxhi i jashtëm shkakton rritjen reale të PBB

Nga Tabela 7 shohin se borxhi i jashtëm shkakton rritjen reale të PBB kjo sepse probabiliteti

është 0.09 <0.1 me shpjegueshmëri 10 % .

Tabela 7. Testi i shkaksisë Granger

Burimi : Autori, Eviews8

Page 37: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

37

4.1.2 Testimi i modelit

Modeli ekonometrik i regresit linear të përdorur në këtë punim do të jetë me variabla të varur

rritjen reale të PBB dhe dy variabla të pavarur të cilët janë , borxhi i jashtëm /PBB dhe borxh i

brendshëm/PBB , duke parë efektin që ka secili prej variablave por edhe rëndësinë e tyre , do të

mundohemi ti japim përgjigje pyetjeve kërkimore , nqs borxhi i jashtëm/brendshëm e ndikon

rritjen ekonomike të Shqipërise apo jo dhe çfarë efekti ka , pozitiv , negativ dhe sa është ky efekt

. Studimi ka marrë në vëzhgim periudhën 2000-2015 prej 16 vrojtimesh për të arritur qëllimin e

tij .

Modeli ekonometri do të jetë i formës së mëposhtme :

1 2 2 3 3 iiY X X u

Y- variabli i varur –Rritja reale PBB

B1- konstantaja

B2-koefiçenti pranë variabli të pavarur Borxh i brendshëm / PBB

X2- variabël i pavarur , Borxh i brendshëm / PBB

B3 – koefiçenti pranë variablit të pavarur Borxh i jashtëm / PBB

X3 – variabël i pavarur borxh i jashtëm /PBB

Gjenerimi nëpërmjet metodës OLS është bërë nëpërmjet programit Eviews 8 dhe ka pamjen e

mëposhtme të tabelës 8 :

Page 38: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

38

Tabela 8. Regresi i thjeshtë linear

Burimi : Autori, Eviews8

Nga të dhënat e tabelës 8 konkludojmë se modeli ka formën :

Y= 0.027528 + 0.236703 X2 – 0.352353 X3 + ui

Secili prej variablave të pavarur duhet testuar për rëndësine e tij duhet testuar për rëndësine e tij

nëpërmjet dy hipotezave , H0 dhe Ha .

H0: β2 = 0 që do të thotë që variabli X2 nuk është i rëndësishëm statistikisht

Ha: β2 ≠ 0 që do të thotë që variabli X2 është i rëndësishëm statistikisht

Nqs shohim nga tabela 8 probaliteti i koefiçenti β2 është Prob= 0.0184 që do të thotë se është

më e vogël se 0.05 , që do të thotë se hipoteza H0 bie poshtë dhe qëndron hipoteza Ha që variabli

X2 (borxh i brendshëm/PBB) është statistikisht i rëndësishëm .

H0: β3 = 0 që do të thotë që variabëli X3 nuk është i rëndësishëm statistikisht

Ha: β3 ≠ 0 që do të thotë që variabëli X3 është i rëndësishëm statistikisht

Për koefiçentin β3 ngrihen përsëri hipotezat e mësipërme dhe shihet rëndësia e tij . Nga tabela 8

shohim se Prob=0.0002<0.05 , që do të thotë se hipoteza H0 bie poshtë dhe qëndron hipoteza Ha

që variabli X3 (borxh i jashtëm/PBB) është statistikisht i rëndësishëm .

Page 39: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

39

Gjthashtu pas kontrollit të rëndësisë së variablave bëhet kontrolli i rëndësisë globale të modelit ,

ku nëpërmjet tij shikohet nqs modeli i ngritur qëndron apo jo . Përsëri kjo bëhet nëpërmjet dy

hipotezave H0 dhe Ha .

H0 : β1= β2 = β3 = 0 (modeli nuk është statistikisht i rëndësishëm )

Ha : Ndonjë nga β e ndryshme nga zero ( modeli i rëndësishëm statistikisht)

Përsëri shihet probabiliteti i modelit i cili duhet të jetë më i vogël se 5 % . Nga tabela 8 shohim

se prob=0.000030 < 0.05 që do të thotë se H0 bie poshtë dhe qëndron Ha , që do të thotë se

modeli eshte i rëndësishëm statistikisht .

Interpretimet e modelit :

Kur borxhi i brendshëm/PBB rritet me 1 njesi dhe faktorët e tjerë mbahen të pandryshuar

efekti tek rritja reale e PBB është me +23.67% . Pra shihet një lidhje statistikisht e

rëndësishme positive ndërmjet borxhit të brendshëm/PBB me rritjen reale të PBB

Kur borxhi i jashtëm/PBB rritet me 1 njësi dhe faktorët e tjerë mbahen të pandryshuar

efekti tek rritja reale e PBB është -35.23% . Pra shihet një lidhje statistikisht e

rëndësishme negative ndërmjet borxhit të jashtëm/PBB me rritjen reale të PBB.

Shpjegueshmëria e këtij modeli është 79.88 %

4.1.3 Testi i shpërndarjes normale ,hederoskedasticitet dhe korelacionit serial

Disa ndër parametrat tepër të rëndesishëm që duhen të shihen kur gjenerohet një model

ekonometrik nëpërmjet MKV janë shpërndarja normale e mbetjeve , testet e hederoskedasticitetit

dhe autokorelacioni .

Analiza e mbetjeve, e cila na tregon nëse metoda KMV është e mirë apo jo. Pasi sipas kësaj

metode duhet që mbetjet të jenë zhurmë e bardhë ose thënë ndryshe duhet që shuma e katrorit të

tyre të jetë e barabartë me zero, ose mesatarja e barabartë me zero:

2

iu o

Për të parë shpërndarjen normale të mbetjeve shohim rezultatin e histogramës ne grafikun 11.

Page 40: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

40

Grafiku 11. Paraqitja grafike e histogramës

Burimi : Autori, Eviews8 Përsëri edhe në këtë test dy janë hipotezat që ngrihen :

H0 : Mbetjet kanë shpërndarje normale

Ha : Mbetjet nuk kanë shpërndarje normale

Nga të dhënat e histogramës shohim se prob=0.321433 > 0.05 , që do të thotë se hipoteza H0

qëndron dhe mbetjet kanë shpërndarje normale . Gjithashtu mund të shihen edhe treguesit e tjerë

si Skewness=0.9 , Kurtosis=.3.38 që ndodhen rreth vlerave 0, 3 ndërsa treguesi JB=2.26 ndodhet

larg vlerës 0 duke shpjeguar pse në histograme nuk jepet një paraqitje plotësisht përfekte

normale .

Një nga supozimet e modelit të regresionit linear është që varianca e mbetjeve ui është numër i

fundëm δi . Ky supozim është i njohur ndryshe si supozimi i heteroskedasticitetit. Për ta testuar

këtë supozim në praktike kemi dy teste : testi White dhe testi Breusch-Pegan-Godfrey. Nga të

dhënat për modelin marrim rezultatin e mëposhtëm :

Tabela 9. Testi White i heteroskedasticitetit

Burimi : Autori, Eviews8

Page 41: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

41

Dy hipotezat që ngrihen janë :

H0 : Varianca e mbetjeve është numër i fundëm

Ha: Varianca e mbetjeve nuk është numër i fundëm

Nga të dhënat e tabelës 9 shohim se prob Chi-Square = 0.6002 >0.05 , që do të thotë se H0

qëndron , që do të thotë se variance është numër i fundëm dhe modeli nuk vuan nga

hederoskedasticiteti .

Të njëjtja përfundime nxjerr edhe testi Breusch-Pegan-Godfrey në tabelën e mëposhtme :

Tabela 10. Testi Breusch-Pegan-Godfrey i heteroskedasticitetit

Burimi : Autori, Eviews8

Nga tabela 10 shihet Probb Chi-Square = 0.4554 > 0.005 , varianca është numër i fundëm dhe

modeli nuk vuan nga hetereskedasticiteti.

Gjithashtu një tregues tepër i rëndësishëm edhe korelacioni serial , ku dy hipotezat që ngrihen

janë :

H0 : Modeli nuk ka korelacion serial

Ha : Modeli ka korelacion serial

Tabela 11. Testi Breusch-Godfrey per korelacionin serial

Burimi : Autori, Eviews8

Nga të dhënat e tabelës 11 shohim se Prob Chi-Square = 0.32 > 0.005 , që do të thotë se H0

qëndron , modeli nuk vuan nga korelacionin serial .

Page 42: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

42

4.2 Modeli VAR (vector auto regresiv)

Në këtë seksion do të trajtohet modeli VAR i përdorur , duke përdorur tre variabla PBB ,

Borxhin e jashtëm , Borxhin e brendshëm . Të gjithë variablat do të jenë të kthyer në trajtë

logaritmike , kjo për arsye statistikore si heteroskedasticiteti , korelacioni serial, stabiliteti i

parametrave dhe përftimi i shpërndarjes normale të mbetjeve të modelit . Sipas Sims , profesorit

që ideoi krijimin e modeleve VAR –VECM kthimi në trajtë logaritmike të variablave nuk cënon

përfundimet e një studimi por krijon një model VAR-VECM të qëndrueshëm për anën

statistikore të tij (Sims 1980) . Ky seksion do të jetë i ndarë në tre pjesë , ku në pjesën e parë do

të trajtohen testi Granger i shkaksisë ndërmjet variablave , testi për përzgjedhjen e lag-vonesave

të duhura të modelit , testet e stabilitetit ( testi grafik-AR Root dhe testi grafik- CUSUM i

stabilitetit të parametrave) . Në pjesën e dytë do të gjenerohet modeli VAR me lag-vonesat

përkatëse , do të trajtohet nëpërmjet OLS gjenerimi i vlerave të probabiliteteve për çdo koefiçent

të variablave për të parë rëndësinë e tyre dhe do të shihet qëndrueshmëria statistikore e

ekuacionit që këtij punimi i intereson (sepse do te gjenerohen tre ekuacione ) . Gjithashtu pjesa

më e rëndesishme do të jetë gjenerimi i impulseve për të parë mënyrën e sjelljes në të ardhmen

të PBB-së ndaj një shok- levizje të dy variablave të tjeter dhe vetvetes . Në pjesën e trete të

punimit do të kryhen testet e tjera statistikore si shpërndarja normale , heterosdasticiteti ,

korelacioni serial , korelacioni ndërmjet variablave .

4.2.1 Testi i shkaksisë Granger dhe përzgjedhja e lag-vonesave

Si fillim do të shihet testi i shkaksisë ndërmjet tre variablave PBB , Borxh i jashtëm , Borxh i

brendshëm për të përcaktuar nqs 2 variablat Borxh i jashtëm , Borxh i brendshëm mund të

shkaktojnë ndikim të PBB dhe të mund të vazhdohet që të gjenerohet një model ekonometrik .

Testi granger i shkaksisë për modelin VAR është paraqitur në tabelën 12 .

Page 43: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

43

Tabela 12. Testi i shkaksisë Granger

Burimi : Autori, Eviews8

Dy hipotezat që ngrihen janë :

H0 : Borxhi i jashtëm , Borxh i Brendshëm shkaktojnë PBB

H0 : Borxh i jashtëm , Borxh i Brendshëm nuk shkaktojnë PBB

Për secilin prej variablave shohim vlerën e probabilitetit , ku prob=0.0056 dhe prob=0.0155 që

jane më të vogla se 5% dhe 10% që do të thotë se H0 qëndron , që do të thote se dy variablat ,

Borxh i jashtëm , Borxh i brendshëm , shkaktojnë PBB .

Një tjetër hap i rëndësishëm përpara se të krijohet modeli VAR është përzgjedhja e lag-vonesave

në bazë të kritereve AIC , FPE , SC , HQ . Nga tabela 13 shohim rezultatet për dy lagg-vonesa

për secilin tregues. Nga përgjigjia e kritereve AIC dhe HQ këshillojnë përdorimin e 2 lagg-

vonesave për modelin VAR prandaj do të përdoren 2 lagg-vonesa për të gjeneruar modelin VAR

.

Page 44: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

44

Tabela 13. Testi për përzgjedhjen e lag-vonesës

Burimi : Autori, Eviews8

Një test tepër i rëndësishëm janë testet e stabilitetit të modelit , të cilat tregojnë nqs modeli i

specifikuar qëndron apo jo . Kjo është paraqitja grafike- AR e rrënjeve unitare ku të gjitha pikat

e grafikut duhet të ndodhen brenda rrethit (+1: -1) dhe testi-CUSUM i cili jep paraqitjen grafike

të parametrave të përdorur me 5 % rëndësi nqs ky model qëndron apo jo .

Grafiku 12. Stabiliteti i modelit VAR

Burimi : Autori, Eviews8

Nga paraqitja në grafikun 12 shohim se të gjitha pikat ndodhen brenda rrethit në vlera +1, -1

duke treguar se modeli është stabël dhe i specifikuar mirë .

Page 45: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

45

Grafiku 13. Testi i stabilitetit CUSUM me 5% i parametrave

Burimi : Autori, Eviews8

Duke parë paraqitjen e grafikut 13 të testit CUSUM me 5 % rëndësi , vija blu e cila paraqet

modelin VAR ndodhet brenda dy vijave të kuqe me rëndësi 5 % duke treguar se parametrat janë

stabel dhe mund të gjenerohet modeli VAR .

4.2.2 Gjenerimi i modelit VAR

Modeli VAR që do të gjenerohet do të ketë tre variabla , PBB , Borxhin e jashtëm , Borxhin e

brendshëm . Secili prej variablave do të vendoset si variabël i varur dhe dy të tjerë do të bëhen

varibla të pavarur . Pra njeherë variabli PBB do të jetë variabël i varur dhe dy variablat e tjerë do

të jenë të pavarur (Borxhi i jashtëm , Borxhi i Brendshëm ) , në ekuacionin e parë , që është

ekuacioni që i intereson këtij punimi të shohi ndikimin e borxhit jashtëm/brendshëm të PBB .

Pastaj do të gjenerohet ekuacioni i dytë dhe i tretë ku do të jetë variabël i varur borxh i jashtëm

(borxh i brendshëm) dhe dy variablat e pavarur do të jenë PBB dhe borxhi i brendshëm (borxhi i

jashtëm) , këto dy ekuacione nuk kanë interes për këtë punim sepse nuk është qëllimi i tij të

shohi lidhjen ndërmjet borxheve me njëri-tjetrin apo ndikimin e PBB tek këta dy variabla ,

prandaj analiza do të përqëndrohet tek ekuacioni i parë .

Page 46: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

46

Pra tre ekuacionit që do të gjenerohen janë :

1. PBB = C(1)*PBB(-1) + C(2)*PBB(-2) + C(3)*Borxh_i_jashtëm(-1) +

C(4)*Borxh_i_jashtëm(-2) + C(5)*Borxh_i_brendshëm(-1) +

C(6)*Borxh_i_brendshëm(-2) +C(7)

2. Borxh_i_jashtëm = C(8)*Borxh_i_jashtëm(-1) + C(9)*Borxh_i_jashtëm(-2) + C(10)

*PBB(-1) + C(11)*PBB(-2) + C(12)*Borxh_i_brendshëm +C(13)*Borxh_i_brendshëm +

C(14)

3. Borxh_i_brendshëm = C(15)*Borxh_i_brendshëm(-1) + C(16)*Borxh_i brendshëm(-2) +

C(17) *PBB(-1) + C(18)*PBB(-2) + C(19)*Borxh_i_jashtëm(-1) + C(20)

Borxh_i_jashtëm(-2) + C(21)

Për çdo variabël të varur janë të paraqitura koefiçentët , devijimi standart , dhe vlera e t-statistik .

Për çdo ekuacion është paraqitur vlera e shpjegueshmërisë së tij (R2 ) dhe të dhëna të tjera

statistikore . Nga tabela 14 shohim që ekuacioni i parë , që i intereson këtij studimi është i

gjeneruar në kolonën e parë , me variabla të varur PBB dhe dy variabla të pavarur

Borxh_i_Jashtëm , Borxh_i_Brendshëm me 2 lagg-vonesa . Shpjegueshmëria e tij është 99.87%

, por secili prej koefiçentëve të variablave duhet parë për rëndësinë tij , gjithashtu edhe për

modelin në tërësi . Si fillim do të trajtohet rëndësia e secilit variabël të varur dhe pastaj rëndësia

globale e modelit . Me anë të metodës me OLS të paraqitur në tabelën 15 do të gjenerohen vlerat

e probabiliteteve të modelit VAR , dhe më pas kryhet testi WALT për rëndësinë individuale të

koefiçentëve dhe modelit në tërësi kjo sepse përfundimet që nxjerr metoda OLS , i jep për të tre

ekuacionet e integruar me njëri-tjetrin siç shihet edhe në paraqitjen e tabelës 15.

Page 47: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

47

Tabela 14 .Gjenerimi i VAR Burimi : Autori, Eviews8

Page 48: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

48

Tabela 15. Gjenerimi me OLS i VAR-it

Burimi : Autori, Eviews8

Page 49: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

49

Në tabelën 15 janë paraqitur 21 koefiçentët e modelit VAR ku për të shtatë koefiçentët e parë

(C(1) , C(2) , C(3) , C(4) , C(5) , C(6) , C(7) ) të ekuacionit (1) do të kryhet testi WALT për

rëndësinë e tyre nëpërmjet dy hipotezave që paraqitet në tabelat 16.

Tabela16. Testi WALT për koefiçentët C(1) , C(2) Burimi : Autori, Eviews8

H0 : C(1)=C(2)= 0

Ha : Koefiçentët janë të ndryshëm nga 0

Shohim vlerën e Chi-square ku prob=0.0000 < 0.05 që do të thotë se hipoteza H0 bie poshtë , që

do të thotë se koefiçentët C(1) , C(2) janë të ndryshëm prej zero . Kjo tregon se PBB(-1) , PBB(-

2) kanë efekt pozitiv tek PBB përkatësisht me 37.52 % dhe 46.87 % . Kjo mund të shërbejë edhe

si një variabël kontrolli për modelin , duke parë se Shqipëria për periudhën 2000-2015 ka pasur

vetëm rritje ekonomike pozitive dhe efekti i pritshëm në periudhat e ardhshme do të jetë një

efekt pozitiv siç e provon ky model .

Page 50: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

50

Tabela 17. Testi WALT për koefiçentët C(3) , C(4)

Burimi : Autori, Eviews8

Në të njëjtën mënyrë shohim rëndësine e koefiçentëve C(3) , C(4) për variablin tjetër të pavarur

Borxhi_i_Jashtëm paraqitur në tabelën 17.

H0 : C(3)=C(4) = 0

Ha: Koefiçentët janë të ndryshëm nga 0

Nga tabela 17 shihet Prob=0.0056<0.05 që do të thote se hipoteza H0 , bie poshtë , që do të

thotë se koefiçentët C(3) , C(4) janë të ndryshëm nga zero . Duke treguar se Borxhi_i_jashtëm i

një periudhe paraardhëse dhe Borxh_i_jashtëm i dy periudhave paraardhëse kanë ndikim tek

PBB , përkatësisht efekt negative 6.85% dhe 2.21% .

Në tabelën 18 paraqitet testi WALT i koefiçentëve me 2 lagg-vonesa të variablit tjetër të pavarur

Borxh_i_Brendshëm .

H0 : C(5) = C(6) = 0

Ha : koefiçentët jane të ndryshëm nga 0

Page 51: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

51

Tabela 18. Testi Walt për koefiçentët C(5) , C(6)

Burimi : Autori, Eviews8

Nga tabela 18 shikohet vlera e probabilitetit të chi-square prob=0.0155 <0.05 , që do të thotë se

hipoteza H0 bie poshtë , që do të thotë se C(5) dhe C(6) janë të ndryshëm nga zero dhe

statistikisht të rëndësishëm . Borxhi_i_Brendshëm i periudhës paraardhëse dhe dy periudhave

paraardhëse kanë efekt pozitiv të PBB përkatësisht 13.5% dhe 6.69 %

Nëpërmjet testit WALT mund të shikohet rëndësia globale të ekuacionit(1) duke ngritur përsëri

dy hipotezat e mëposhtme

H0 : C(1)= C(2)=C(3)=C(4)=C(5)=C(6)=C(7)=0 statistikisht i parëndësishëm

Ha : statistikisht i rëndësishëm

Tabela 19. Testi WALT i ekuacionit(1)

Burimi : Autori, Eviews8

Nga tabela 19 vlera e chi-square e probabilitetit është probb=0.0000 <0.05 që do të thotë se H0

bie poshtë dhe ekuacioni(1) i VAR-it qëndron .

Page 52: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

52

Përfundime për ekuacionin (1) :

PBB e periudhës paraardhëse dhe e dy periudhave paraardhëse janë statistikisht të

rëndësishëm me efekt pozitiv përkatësisht +37.52 % dhe +46.87% tek PBB.

Borxhi_i_jashtëm i periudhës paraardhëse dhe dy periudhave paraardhëse janë

statistikisht të rëndësishëm me efekt negativ përkatësisht -6.85 % dhe -2.21% tek PBB.

Borxhi_i_brendshëm i periudhës paraardhëse dhe dy periudhave paraardhëse janë

statistikisht të rëndësishëm me efekt pozitiv përkatësisht +13.5 % dhe +6.69% tek PBB .

Një pjesë tepër e rëndësishme e një modeli VAR është gjenerimi i impulsive për periudhat

pasardhëse ku mund të shihet efekti i një shok-u në një variabël dhe efektin që ai jep tek variablat

e tjerë. Impulse gjenerohen për çdo periudhë por edhe në efekt kumulativ të tyre . Më poshtë do

të paraqiten impulse grafikisht për pergjigjen që jep PBB ndaj një shok-u të variablave të

pavarur Borxhi_i_jashtëm dhe Borxh_i_Brendshëm dhe vetvetes për 10 periudhat pasardhëse .

Ky gjenerim impulsesh mund të bëhet nëpërmjet disa metodave , si simulimi “Monte Carlo” ,

ose nëpërmjet vet vlerave të periudhës në studim . Në rastin e këtij punimi nuk do të përdoret

simulimi por vet vlerat e periudhës në studim (2000-2015) për të qenë më të saktë sesa thjesht

një simulim rastësor që bën “Monte Carlo “ , kjo sepse borxhi i jashtëm dhe borxhi i brendshëm

nuk mund të lëvize në vlera krejt rastësore por sipas një programi menaxhimi të Ministrisë së

Financave .

Page 53: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

53

Grafiku 14. Impulse për 10 periudhat pasardhëse të PBB ndaj shok-ut të Borxhit të Jashtëm

Grafiku 15. impulse kumulative të PBB ndaj shok-ut të Borxhit të Jashtëm Burimi : Autori, Eviews8

Nga grafiku 14 shihet se një rritje e variablit Borxh_i_Jashtëm jep efekt tek PBB pas periudhës

së parë pasardhëse (efekt zero) , përkatësisht efekt negativ deri në periudhat 2,3,4,5,6 7 me -

0.3% ,- 0.48%, -0.6% , -0.49% , -0.34% , -0.008% duke vazhduar me efekt efekt pozitiv në tre

periudhat (8, 9 , 10 ) të fundit 0.1% , 0.34% , 0.47% . Në grafikun 15 paraqiten efektet

kumulative të grafikut 14 ku shihet se për 10 periudhat e mëvonshme efekti i borxhit të jashtëm

është gjithmonë negativ duke filluar nga periudha e dytë pasardhëse , përkatësisht me -0.3% , -

0.8% , -1% , -1.92% , -2.26% , -2.35% , -2.22% , -1.87% , -1.39% . Nga grafiku kuptojmë se

borxhi i jashtëm jep efektin e tij maksimal negativ pas 7 vitesh (periudhash) me -2.35% tek PBB

pastaj ky efekt zbehet dhe ulet .

Page 54: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

54

Grafiku 16. Impulse për 10 periudhat pasardhëse të PBB ndaj shok-ut të borxhit të Brendshëm

Grafiku 17. Impulse kumulative te PBB ndaj shok-ut të Borxhit te Brendshëm

Burimi : Autori, Eviews8

Nga grafiku 16 shihet se një rritje e variablit Borxhi_i_Brendshëm jep efekt tek PBB pas

periudhës së parë pasardhëse (efekt zero) , përkatësisht efekt pozitiv për të 9-ta periudhat

pasardhëse (periudhat 2,3,4,5,6,7,8,9) me +0.16% , + 0.42% ,+ 0.67% , +0.68% ,+ 0.66% ,

+0.6% ,+ 0.49% , +0.38% dhe +0.28% . Gjithashtu nga grafiku 17 mund të shohim efektet

kumulatrive të grafikut 16 ku shihet se për 10 periudhat e mëvonshme efekti i borxhit të

brendshëm është gjithmonë pozitiv duke filluar nga periudha e dytë pasardhëse përkatësisht me

+0.16% , +0.59% ,+ 1.17% ,+ 1.85% , +2.51% , +3.11% ,+ 3.61% ,+ 3.99% ,+ 4.28 % . Nga

grafiku shohim se borxhi i brendshëm jep efektin e tij maksimal nga një rritje të tij pas 5 vitesh

me +0.68% , ndërsa efekti i tij maksimal kumulativ arrihet sa më shumë periudha të zgjatet ky

borxh sepse ai jep gjithmonë efekt pozitiv tek PBB në periudhat pasardhëse.

Page 55: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

55

Grafiku 18. Impulse për 10 periudhat pasardhëse të PBB ndaj shok-ut të vetvetes

Grafiku 19. Impulse kumulative të PBB ndaj shok-ut të vetvetes Burimi : Autori, Eviews8

Në grafikun 18 janë gjeneruar impulse e PBB ndaj vetvetes . Në grafikun 18 shikohet se një

rritje e PBB jep efekt tek vetvetja , në periudhat pasardhëse një efekt pozitiv deri në periudhën 7 ,

pastaj ky efekt pothuajse bëhet zero . Për 7 periudhat pasardhëse efekti është pozitiv

përkatësisht me +0.36% , +0.27 %, +0.41% ,+ 0.37% , +0.33% , +0.23% ,+ 0.14% . Gjithashtu

efekti kumulativ i paraqitur në grafikun 19 tregon se ky efekt pozitiv rritet deri në periudhen e 7

me vlerën maksimale pozitive +2.1% pastaj qëndron stabël në periudhat pasardhëse .

Page 56: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

56

4.2.3 Teste të tjera ndaj modelit VAR

Disa teste të tjera që kryhen për të parë nqs modeli është korrekt lidhen me shpërndarjen normale

të mbetjeve , hederoskedasticitetin , korelacionin serial të cilat janë shpjeguar dhe me hollësi në

seksionin 4.1 të modelit të thjeshtë të regresit linear . Këto teste do të kryhen edhe për

ekuacionin(1) të modelit VAR për të parë nqs ai këto parametra i ka në nivelin e duhur apo jo .

Grafiku 20. Histograma e shpërndarjes së mbetjeve

Burimi : Autori, Eviews8

Dy hipotezat që ngrihen janë :

H0 : Mbetjet kanë shpërndarje normale

Ha : Mbetjet nuk kanë shpërndarje normale

Nga paraqitja grafike e histogramës në grafikun 20 shohim vlerën e prob=0.86 > 0.05 , që do të

thotë se H0 qëndron , që do të thotë se mbetjet kanë shpërndarje normale .

Në të njëjtën mënyrë ngrihen dy hipotezat e heteroskedasticitetit , që varianca është numër i

fundëm apo jo . Dy hipotezat që ngrihen janë :

H0 : Varianca e mbetjeve është numër i fundëm

Ha: Varianca e mbetjeve nuk është numër i fundëm

Page 57: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

57

Tabela 20. Testi Breusch-Pegan-Godfrey i heteroskedasticitetit

Burimi : Autori, Eviews8

Ngat tabela 20 shohim se vlera e prob chi-square = 0.2656 > 0.05 , që do të thotë se varianca e

mbetjeve është numër i fundëm dhe nuk ka problem të heteroskedasticitetit .

Tabela 21. Testi LM për korelacion serial me 10 lagg vonesa

Burimi : Autori, Eviews8

Nga të dhënat e tabelës 21 shohim se vlera e probabilitetit për të 10-lagg vonesa është më e

madhe se 0.05 që tregon se modeli nuk vuan nga korelacioni serial .

Page 58: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

58

Gjithashtu nqs shohim edhe treguesit e korelacionit të paraqitur në tabelen 22 , shohim se

ndërmjet PBB dhe dy variablave Borxh_i_Jashtëm , Borxh_i_Brendshëm ka një korelacion

mesatar në masën 24 % dhe 29.15% . Ndërsa ndërmjet dy variablave të pavarur me njëri-tjetrin

ka një korelacion të ulët në masën 2.9%

Tabela 22. Korelacioni ndërmjet variablave

Burimi : Autori, Eviews8

4.3 Përmbledhje e përfundime të dy metodave

Ajo që vihet re pas përdorimit të dy metodave qoftë të regresit të thjeshtë linear qoftë të modelit

VAR(Vector autoregressive) është se ato përputhen . Të dy metodat nxjerrin efekt negativ të

borxhit të jashtëm tek rritja ekonomike dhe PBB dhe një efekt pozitiv të borxhit të brendshëm

tek rritja ekonomike dhe PBB .

Sipas regresit të thjeshtë linear me shpjegueshmëri 79.88% kemi :

Një rritje me 1 njësi të borxhit të brendshëm për njësi te PBB kur faktorët e tjerë mbahen

të pandryshuar jep një efekt pozitiv me +23.67% te rritja ekonomike e Shqipërisë

Një rritje me 1 njësi të borxhit të jashtëm për njësi të PBB kur faktorët e tjerë mbahen të

pandryshuar jep efekt negativ me -35.23% tek rritja ekonomike e Shqipërisë

Sipas modelit VAR me shpjegueshmëri 99.87% kemi :

PBB(-1) e vitit të kaluar, PBB(-2) e dy viteve të kaluar kanë efekt pozitiv tek PBB e

periudhës me +37.52% dhe +46.87% . Gjithashtu një rritje(shok) e PBB ka efekt pozitiv

ndaj vetvetes duke arritur vlerën maksimale të saj + 0.68% pas 5 vitesh . Efekti kumulativ

i kësaj rritje (shok-u) fillon në rritje nga viti 1 deri pas 7 vitesh ku ky efekt stabilizohet në

nivelin +2.1% e në vazhdimësi .

Page 59: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

59

Borxhi i jashtëm(-1) i vitit të kaluar dhe Borxhi i jashtëm(-2) i përpara dy viteve kanë

efekt negativ tek PBB e periudhës me -6.85% dhe -2.21% . Gjithashtu një rritje(shok-u)

e borxhit të jashtëm ka efekt negativ duke filluar pas 2 vitesh me vlerë maksimale -0.6%

pas 4 vitesh ndërsa efekti kumulativ i borxhit të jashtëm është negativ ndaj PBB-së dhe

arrin vlerën maksimale të tij -0.68% pas 5 vitesh dhe pastaj ky efekt zbehet në vitet

pasardhëse .

Borxhi i brendshëm(-1) i vitit të kaluar dhe borxhi i brendshëm(-2) i përpara dy viteve ka

efekt pozitiv tek PBB e periudhës me +13.5% dhe +6.69% . Gjithashtu një rritje(shok-u)

i borxhit të brendshëm ka efekt pozitiv tek PBB duke filluar pas 2 vitesh , duke arriur

vlerën e tij maksimale pas 4 vitesh me +0.41% , duke vazhduar të mbajë një trend pozitiv

edhe pas mbas 7 vitesh , ku më pas ky efekt pothuajse bëhet zero . Gjithashtu efekti

kumulativ i borxhit të brendshëm arrin efektin e tij maksimal pas 7 vitesh në nivelin +2.1

% pastaj qëndron stabël në vazhdimësi .

Page 60: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

60

5. Konkluzione

Rritja me 1 njesi e borxhit te brendshëm/PBB kur faktorët e tjerë mbahen të pandryshuar

ka efekt positiv tek rritja reale e PBB me +23.67% duke treguar nje lidhje positive

ndërmjet borxhit të brendshëm/PBB me rritjen reale të PBB .

Borxhi i brendshëm(-1) i vitit të kaluar dhe borxhi i brendshëm(-2) i përpara dy viteve ka

efekt pozitiv tek PBB e periudhës përkatësisht me +13.5% dhe +6.69% . Gjithashtu një

rritje(shok-u) i borxhit të brendshëm ka efekt pozitiv tek PBB duke filluar pas 2 vitesh ,

duke arriur vlerën e tij maksimale pas 4 vitesh me +0.41% , duke vazhduar të mbajë një

trend pozitiv edhe pas 7 vitesh , ku më pas ky efekt pothuajse bëhet zero . Gjithashtu

efekti kumulativ i borxhit të brendshëm arrin efektin e tij maksimal pas 7 vitesh në

nivelin +2.1 % pastaj qëndron stabël në vazhdimësi

Rritja me 1 njesi e borxhi i jashtëm/PBB kur faktorët e tjerë mbahen të pandryshuar ka

efekt tek rritja reale e PBB me -35.23% , duke treguar nje lidhje negative ndërmjet

borxhit të jashtëm/PBB me rritjen reale të PBB.

Borxhi i jashtëm(-1) i vitit të kaluar dhe Borxhi i jashtëm(-2) i përpara dy viteve kanë

efekt negativ tek PBB e periudhës përkatësisht me -6.85% dhe -2.21% . Gjithashtu një

rritje(shok-u) e borxhit të jashtëm ka efekt negativ duke filluar pas 2 vitesh me vlerë

maksimale -0.6% pas 4 vitesh ndërsa efekti kumulativ i borxhit të jashtëm është negativ

ndaj PBB-së dhe arrin vlerën maksimale të tij -0.68% pas 5 vitesh dhe pastaj ky efekt

zbehet në vitet pasardhëse .

PBB(-1) e vitit të kaluar, PBB(-2) e dy viteve të kaluar kanë efekt pozitiv tek PBB e

periudhës me +37.52% dhe +46.87% . Gjithashtu një rritje(shok) e PBB ka efekt pozitiv

ndaj vetvetes duke arritur vlerën maksimale të saj + 0.68% pas 5 vitesh . Efekti kumulativ

i kësaj rritje (shok-u) fillon në rritje nga viti 1 deri pas 7 vitesh ku ky efekt stabilizohet në

nivelin +2.1% e në vazhdimësi .

Page 61: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

61

6. Referencat

A.Smith , D.Ricardo , J.B.Say , R.T.Malthus , J.M.Keynes and others , “Theorical Aspect of

Public Debt” , Chapter 2 , pg 15-45

http://shodhganga.inflibnet.ac.in/bitstream/10603/44951/10/10_chapter_02.pdf

J.M.Keynes , “Keynes and the Multiplier” , Chapter 10 , pg 42-46

http://www.digitalhistory.uh.edu/teachers/lesson_plans/pdfs/unit9_10.pdf

Bht Tchereni , Tshediso Joseph Sekhampu (2013) , “The Impact of Foreign Debt on Economic

Growth in Malawi” , African Development Review pg 85-90

Ruth Muendi Muinga (2012) , “ EXTERNAL PUBLIC DEBT AND ECONOMIC GROWTH IN

KENYA “ , Dep. Of Economics University of Nairobi

Dereje Abera Ejigayehu (2013) , “The Effect of External Debt On Economic growth” ,

Department of Economics Sodertorns University

Abu Siddique, E A Selvanathan , Saroja Selvanathan (2015) , “THE IMPACT OF EXTERNAL

DEBT ON ECONOMIC GROWTH: EMPIRICAL, EVIDENCE FROM HIGHLY INDEBTED

POOR COUNTRIES “ , Business School The University of Western Australia

Vileth KINNAVONG (2016) , “ External Debt and Economic Growth ,Case of Lao PDR”, Policy Research Institute, Ministry of Finance, Japan

Precious Lomagugu Ntshakala(2015) , “ EFFECTS OF PUBLIC DEBT ON ECONOMIC

GROWTH IN SWAZILAND “ , Department of Commerce and Economic Studies in Kenyatta University

http://www.ijbcnet.com/vol5no12015.htm

Zaghdoudi Khemais, Mezni Mohamed & Djebali Nesrine (2016) , “ External Debt & Economic

Growth: Case of Tunisia “ , University of Jendouba, Tunisia

http://www.ccsenet.org/journal/index.php/ijef/issue/view/1603

Faraji Kasidi and A. Makame Said (2013) , “ Impact of External Debt on Economic Growth: A

Case Study of Tanzania” , Advances in Management & Applied Economics , pg 59-70

http://www.scienpress.com/Upload/AMAE/Vol%203_4_6.pdf

WANJUKI NJIRU NGUGI (2012) , “EFFECT OF PUBLIC DEBT ON ECONOMIC GROWTH

IN KENYA “ Dep. Of Finance KENYATTA UNIVERSITY

Page 62: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

62

Maureen Were (2001) , “The Impact of External Debt on Economic Growth in Kenya”, World

Institute fo Development Economics Research , United Nation University

Mahmud Hasan Shah , Shahida Pervin (2012) , “EXTERNAL PUBLIC DEBT AND ECONOMIC

GROWTH: EMPIRICAL EVIDENCE FROM BANGLADESH, 1974 TO 2010 “, Department of

Economics, Jagannath University pg 508-518

GIDEON K. MUKUI (2012) , “EFFECT OF EXTERNAL PUBLIC DEBT ON ECONOMIC

GROWTH IN KENYA” , Dep. Of Economics University of Nairobi

Ugo Panizza, Andrea F. Presbitero (2013), “PUBLIC DEBT AND ECONOMIC GROWTH IN

ADVANCED ECONOMIES: A SURVEY” , Instituti Graduate Gjeneve , Universiteti Marche Itali

IRINA BILAN, IULIAN IHNATOV (2015) , “PUBLIC DEBT AND ECONOMIC GROWTH: A

TWO-SIDED STORY” , International Journal of Economic Sciences , pg 24-39

Amakom Uzochukwu S. (2003) , “Nigeria Public Debt and Economic Growth: An Empirical

Assessment of Effects on Poverty “ , African Institute for Applied Economics Enugu

Mencinger Jernej, Aristovnik Aleksander, Verbič Miroslav: The Impact of Growing Public Debt

on Economic Growth in the European Union. Amfiteatru Economic, 16(2014), 35, pp. 403‐414.

http://www.amfiteatrueconomic.ro/RevistaDetalii_EN.aspx?Cod=51

Folorunso Ayadi , Felix Ayadi(2008) , “ The Impact of External Debt on Economic

Growth: A Comparative Study of Nigeria and South Africa” , Texas Southern University &

University of Lagos

https://www.researchgate.net/publication/255595702

MOSES MASHINGAIDZE (2014) , “AN ANALYSIS OF THE IMPACT OF EXTERNAL DEBT

ON ECONOMIC GROWTH: THE CASE OF ZIMBABWE: 1980 – 2012” Dep. Of Economics

University of Nairobi Zsolt Szabó (2013) , “The Effect of Sovereign Debt on Economic Growth and Economic

Development “ , Public Finance Quarterly 2013/3 (p. 251-270.)

https://www.asz.hu/en/public-finance-quarterly/the-effect-of-sovereign-debt-on-economic-

growth

Cristina Checherita , Philipp Rother (2010) , “The impact of high and growing government debt

on economic growth an empirical investigation for the euro area “ , Europian Central Bank

https://www.ecb.europa.eu/pub/pdf/scpwps/ecbwp1237.pdf

Hossain Academy Pakistan (2011) , “Estimation Of a VAR model “

https://www.youtube.com/watch?v=a2tmlS0u9Wc

Page 63: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

63

Ministria e Financave ,” Strategjia Afatmesme e Menaxhimit te Borxhit Publik 2016-2018”

http://www.financa.gov.al/files/userfiles/Borxhi/Strategjia_afatmesme_e_menaxhimit_te_borxhit

_publik_20152017redaktuar_2/Strategjia_afatmesme_2016-

2018_rakorduar_me_faktikun_pa_anekset_I_dhe_II_per_publikim_dt_06.06.2016_pdf.pdf

Ministria e Financave , “Treguesit 12-mujor të borxhit 2000-2015 “

http://www.financa.gov.al/al/raportime/borxhi/treguesit-e-borxhit

Instat , Llogaritë Kombëtare , Treguesit vjetorë

http://databaza.instat.gov.al/pxweb/sq/DST

Page 64: Teme Diplome : "Efekti i borxhit te brendshem jashtem tek rritja reale ekonomike e vendit . Rasti i Shqiperise (periudha 2000-2015)

Efekti i borxhit të jashtëm dhe të brendshëm tek rritja ekonomike e vendit Xhino Brokaj

64

Shtojca A : Të dhënat e përdorura

Regresi linear VAR

Viti Rritja real

PBB Borxh.Jashtem/PBB Borxh.Brend/PBB

PBB log Borxh.Jasht Borxh.Brendsh

2000 0.069 0.178836157 0.432218766 11.6102

5309 10.97099272 11.35424101

2001 0.083 0.168810821 0.413393581 11.6434

3683 10.99334363 11.38230708

2002 0.045 0.209667085 0.418736782 11.6614

3528 11.11581679 11.41622765

2003 0.055 0.183724777 0.40450628 11.6858

1212 11.10558852 11.44834606

2004 0.055 0.171507156 0.393188463 11.7099

2637 11.10979783 11.47011635

2005 0.055 0.172722776 0.401760193 11.7340

8689 11.14839903 11.51501633

2006 0.059 0.163466891 0.391621773 11.7570

5527 11.16330751 11.54274453

2007 0.06 0.14991193 0.37602736 11.7819

5123 11.1682735 11.56765675

2008 0.075 0.179095662 0.367289737 11.8134

8088 11.29063108 11.60255481

2009 0.034 0.170837355 0.350068535 11.8277

9136 11.29098457 11.60255481

2010 0.037 0.215802105 0.334795849 11.8436

1199 11.42735301 11.6180774

2011 0.025 0.23680864 0.313212735 11.8545

4766 11.48854931 11.60999118

2012 0.014 0.250549403 0.329065411 11.8606

7126 11.52366194 11.6420508

2013 0.01 0.264894786 0.348399655 11.8654

6537 11.55342423 11.67242854

2014 0.018 0.260973208 0.373478847 11.8732

1315 11.56098922 11.7166593

2015 0.026 0.287256634 0.39329452 11.8852

0627 11.6153492 11.75179702

Burimi : Misnistria e Financave , Instat

Përshtati : Autori