37
# MesueseAurela

BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

# MesueseAurela

Page 2: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Besimet fetare në Shqipëri Pozita gjeografike e Shqipërisë Histori e shkurtër e popullit shqiptar Besimet pagane të paraardhësit e shqiptarëve-ilirët e pellazgët Krishtërimi në trojet iliro-shqiptare

o Krishtërimi gjatë perandorisë romake dhe asaj bizantine o Shqiptarët midis Lindjes e Përëndimit o Të krishterët unitë gjatë kohës së Skëndërbeut o Krishtërimi shqiptar dhe piktura

5 Pushtimi osman dhe islamizimi i shqiptarëve 5.1 Format e islamizimit të shqiptarëve 5.2Myslimanët dhe sektet e tyre në Shqipëri 5.3 . Rrjedhojat e përhapjes së Islamit në Shqipëri 5.4 . Bektashizmi dhe Rilindja Kombëtare Shqiptare 6 Solidariteti fetar ndër shqiptarët 7 Besimet fetare te shqiptarët pas shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë 7.1 . Periudha 1912-1944 7.2 . Periudha 1944-1990 në Shqipëri dhe trojet shqiptare jashtë Shqipërisë 7.2.1 Periudha e shtetit ateist 1967-1990 7.2.2 Periudha pas 1990 në Shqipëri e jashtë saj 7.2.3 " Invazioni " i feve të tjera në truallin shqiptar. 7.2.4 Shqipëria, një " ishull islamik " në " detin e krishterë " 7.2.5 Alternativat fetare sot në Shqipëri 7.2.6.Politika e shtetit ndaj fesë 8 Objektet e kultit në Shqipëri 8.1. Tirana 8.2. Durrësi 8.3. Kruja 8.4. Lezha 8.5. Shkodra 8.6. Fieri 8.7. Vlora 8.8. Saranda 8.9. Gjirokastra 8.10. Berati 8.11. Elbasani 8.12. Korça 9. Si mund të hyhet në Shqipëri 9.1Pikat e kalimit të kufirit 9.2. Akomodimi dhe transporti

Page 3: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

BESIMET FETARE NË SHQIPËRI

1. Pozicioni gjeografik dhe kushtet natyrore të Shqipërisë

Shqipëria ndodhet ne juglindje të Evropës, në pjesën përëndimore tëGadishullit Ballkanik. Nga 1094 km kufij shtetërorë të saj, 657 janë tokësorë me Greqinë, Maqedoninë, Kosovën dhe Malin e Zi, ndërsa të tjerat kufij detarë (përkatësisht me Detin Adriatik dhe Detin Jon që ndajnë atë nga GadishulliApenin. Pozicioni i mësipërm është shumë i rëndësishëm si nyje komunikimi ndërmjet vendeve të Mesdheut dhe Evropës Lindore dhe Azisë së Vogël. Lartësia mesatere e reliefit është sa dyfishi i asaj të kontinentit ndërsa klima varion. Duke u larguar nga bregdeti, ku është subtropikale, ajo bëhet kontinentale në zonat lindore dhe veriore.

Shqipëria ka një faunë dhe florë relativisht të pasur në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit. Pasuritë e saj minerale janë gjithashtu të konsiderueshme, sidomos bakri dhe kromi. Burimet ujore sigurojnë mbi 95 % të energjisë elektrike në vend.

2. Histori e shkurtër e Shqiptarëve

Shqiptarët bashkë me grekët janë populli më i vjetër në Gadishull e mbase në kontinent. Të parët e tyre, pellazgët dhe ilirët kishin arritur një qytetërim relativisht të lartë dhe zotëronin Adriatikun, BallkaninPërëndimor e më gjërë. Luftrat iliro-romake në shek II para Krishtit përfunduan me nënshtrimin e ilirëve ndaj Perandorisë Romake. Më vonë Iliria pësoi sulmet e fiseve barbare përfshi ato sllave, që u pasuan nga sulmet dhe pushtimet e osmanëve. Kështu rreth 2000 vjet shqiptarët vuajtën nën zgjedhën e huaj për t’u bërë të pavarur në shtetin e krijuar më 1912. Njëkohësiht, më tepër se gjysma e trojeve etnike dhe e popullit shqiptar mbeti nën sundimin e shteteve të popujve sllavë dhe grek. Pas trazirash të mëdha politike më 1928 u themelua Mbretëria Shqiptare ndërsa më 1946 Republika Popullore. Regjimi komunist ishte nga më të egrit në Lindje, por edhe ai u shemb më 1990. Sot Shqipëria ështëRepublikë Parlamentareme regjim politik pluralist.

3. Besimet pagane dhe fjalori fetar i shqipes

Nga të parët që janë marrë pak a shumë me këtë problem janë gjuhëtarët G. Majer, N. Jokl, H. Pedersen, K. Trajmer, H. Bariq, Milan Budimir.

Ka një mendim që fjala Zo (forma e prapashtesuar Zot) të jetë një prapaformim i fjalës zonjë.

Dihet se te popujt Italikë me të cilët kultura shqiptare tregon disa përkime shumë të hershme, fjala përëndi dhe përëndeshë është e lidhur ngushtë me fjalën ditë (lat. Dies). Kjo pse forma bazë e krijimit të këtyre emrave është dyeu- ndrit me derivatet qiell, zot, kurse shkallët zero të kësaj baze janë div dhe dyu-zot, fat (Ëatkins). Nga ana tjetër Avesta, kryehyjnia është Ahura Mazda, Zot i dijës. Me një fjalë kryehyjnia e shqiptarëve është Dielli, dritë, dije, formë e prapashtesuar e foljes di dhe, njëkohësisht, e emrit ditë. Për më tepër kjo fjalë ndeshet edhe te Avesta so den/din, fe, besim, religjion. Se folja di ka një fushë shumë të gjërë kuptimore këtë e pohojnë edhe shprehjet "

Page 4: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

e di Zotin " me kuptimin " e njoh, e pranoj, e besoj Zotin ". Por veç Diellit, sikurse latinishtja (deus, hyjni dhe dea, hyjneshë) dhe Greqishtja (ho theos, hyjni dhe he thea, hyjneshë) zhvilloi pandanin e saj, Diellë, nga u rrjedhua edhe forma diminutivale Dilë. Si në latinisht edhe në shqipen kjo rrënjë ruajti kuptimin e fjalës fat, sikurse shihet në kompozitat ditëbardhë, sin. Fatbardhë dhe ditëzi, sin fatzi, fatlum, ditëbardhë, siç tregon shumësi dit i fjalës ditë, ky emër qe në fillim me temë konsonantike, si zot, mot, mendim ky i përkrahur edhe nga Çabej.

Edhe një krijim tjetër i shqipes dëshmon se fjala përëndi, Zot lidhet me dritën. Është kjo fjala " i lumi " dhe shumësi " të lumët " që nuk mund të shkëputet as kuptimisht as fonologjikisht nga rrënja indoevropiane. Kujto edhe vargjet:

" Lum për ty edhe për të lumin Zot/ Q’i s’jem kanë e Zoti na ka dhanë (falë) ".

Sipas Delamarre fjala përëndi e ka burimin te fjala perkëis, dru i shënjtë, zot i stuhisë, e cila e ka kognatin e saj te lituanishtja Perkunas dhe te sllavishtja e vjetër Perunu.

Sipas albanologëve të ndryshëm fjala përëndi nuk mund të trajtohet ndaras nga fjala përëndoj. Për derisa folja e krijuar nga kjo temë (perent) u ruajt si kuptimi " prij, kaloj " te fjala përëndi, mendohet se ajo është në prapaformim nga kjo folje në kuptimin " ai që prin ". Si mbiemër të emërzuar e gjejmë të antroponimi Prend, Perend si dhe te dita e javës Premte, peremte

Politeizmi te shqiptarët

Festat fetare në Shqipëri, qofshin të të krishterëve qofshin të myslimanëve ruajnë gjurmë të periudhës politeiste mitologjike. Shqiptarët katolikë të viseve veriore ditën e Buzmit e kanë pikërisht në ditën e Krishtlindjeve, por duke nënshtresuar në këtë festë edhe kultin e zjarrit. Shën Mëria e myslimanëve përkon me ditën e zanës- Dianës te latinët- më 23 gusht. Bekstashinjtë kanë kultin e Baba Tomorrit, që ngjason me kultin mitologjik të olimpit grek. Një poet i krishterë, Andon Zako Çajupi, i vuri si titull librit të vet emrin e " Baba Tomorrit ". Kjo edhe të tjera tregojnë se shqiptarët kanë kultin e natyrës, festojnë ditën e malit apo të bjeshkës, mbajnë edhe sot gjarpërin dhe dhinë si totem ( hyjni mbrojtëse), kanë kult për zjarrin, për gurin, për ujin, për bukën, për udhën dhe mysafirin, për tokën dhe qiellin.

4. Krishtërimi te shqiptarët

Feja ka luajtur një rol të dorës së parë në mbijetesën e kombit shqiptar në po atë shkallë si për disa popujt të tjerë të lashtë, psh armenët dhe hebrenjtë. Ishte krishtërimi ai që i dha një identitet më të fortë popullit shqiptar në kohën e dyndjeve barbare dhe osmane duke u kthyer në një vend të shënjtë në kohën e Skëndërbeut pasi e mbrojti Krishtërimin në kohën (shek XV) kur papa dhe patriku kacafyteshin. Ishte feja islame dhe bektashizmi që i diferencoi shqiptarët kur politika sllavizuese dhe helenizuese e fqinjëve synonte asimilimin dhe përfitimin e territoreve shqiptare. Flaka morale e përbashkët për klerin shqiptar të të gjitha besimeve ishte ajo e një zelli apostolik të lashtë të gërshëtuar me një ndjenjë patriotike të zjarrtë.

Në Shqipëri krishtërimi është apostolik, dmth ai është përcjellë tek arbërit direkt nga goja e vetë apostujve të Jezu Krishtit dhe filloi të përhapej në Iliri që në shek i pas Krishtit si fe ilegale. Apostulli Pal rreth vitit 57 shkruan: Kështu prej Jeruzalemit e përqark e deri në Iliri kam kryer

Page 5: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

shërbimin e ngjalljes së Krishtit, duke u përpjekur të ungjillizoj atje ku nuk ishte i njohur emri i Krishtit.. Në vitin 58 sipas dokumentave, në Durrës ka pasur 60 familje të krishtera. Në vitin 70 nis veprimtarinë peshkopi Qesar në Durrës, në vitin 98 Shën Astini, i cili u dënua me vdekje më 116 nga perandori Trajan dhe sundimtari vendasAgrikoli, si ilegal.

Qëndra të para të krishtera përveç Durrësit shënohen Butrinti, Onhezmi, Jerikoja, Vlora, Apolonia, Amantia, Bylisi, Antipatrea, Skampis, Scodra, Albanopolis, Lyhnidi etj. Perandori ilir Kostandini e shpalli Krishtërimin fe zyrtare në shek IV dhe ndërtoi shumë bazilika. Shën Jeronimi ilir përktheu biblën në latinisht (La Vulgatën) në mesin e shek IV. Konvertimi i plotë në krishtërim në trojet ilire përfundoi në shek V-VI. Koncili i parë ekumenik i Nikesë në 325 ishte i pari që formuloi parimin bazë të krishtërimit: Besoj në një Përëndi, Atin e gjithëfuqishëm, krijuesin e Qiellit e të Dheut dhe të gjithë të dukurave e të padukurave.

Shën Niketa i Dardanisë (Remesianes) është krijuesi i kryelutjes së krishtërimit (Kryehimnores) Te Deum Laudamus ( Ty Zot të lavdërojmë) që vazhdon të jetë kryelutje edhe sot pas 15 shekujsh.

Përhapja e Krishtërimit në Shqipëri

Krishtërimi zuri fill me lindjen e Jezu Krishtit në Palestinën e pushtuar nga Roma. Ai e shpalli veten si Shpëtimtari dhe Mesia i shumëpritur.

Shqipëria është përcaktuar si një nga vendet mesdhetare, ku krishtërimi depërtoi qysh në shekujt e parë. Ai u ngrit në Shqipëri mbi baza apostolike. Ungjilli i krishterë u fut për herë të parë në Evropë nga apostulli Pal në Filipe të Maqedonisë (viti 41). Pastaj duke udhëtuar drejt përëndimit, përmes rrugës Egnatia, ai predikoi në Selanik, qyteti më i madh në atë rrugë. Më vonë, ai u bë qëndra nga ku krishtërimi rrezatoi në Athinë e Korint, si dhe mbi provincën e Ilirikut. Është interesant fakti që udhëtimet e Palit ndiqnin besnikërisht rrugën Egnatia, nga Selaniku drejt Përëndimit duke depërtuar në zemrën e Shqipërisë rreth 270 km dhe ngrinin gjatë rrugës bashkësitëe e para të krishtera.

Autori i shek VI, Kosmas, i përfshin iliro-shqiptarët në grupin e popujve që në kohën e tij kishin përqafuar krishtërimin. Durrësi, Nikopoja ishin qëndrat kryesore bregdetare, nga ku feja e re u përhap pastaj në thellësi të katër provincave ilire: të Prevalit, Dardanisë, Epirit të Ri dhe të Epirit të Vjetër. Që në shekujt e parë të erës së re, në qëndrat urbane të këtyre trevave përmënden bashkësitë e para të krishtera, si dhe ngrihen ndërtesat e para të kultit të ri. Përmëndëm psh se në Durrës psh, sipas historianit romak Farlati, në vitin 58 kishte 60 familje të krishtera,. Një historian tjetër, Lavardini, duke shkruar rreth lashtësisë së familjes Dukagjini, në malet e veriut, përmënd se " në brëndësi të kësaj krahine mund të shihen monumente prej mermeri, mbi të cilat ende (viti 1576) lexohen emrat e shumë perandorëve romakë etj, midis tyre disa shprehje ose dëshmi, që tregojnë qartë se apostulli Shën Pal ia predikoi popullit Ligjin e Birit të Përëndisë. (viti 45). Një historian grek, Menalogu, përmënd martirizimin e Shën Astit nga Durrësi (viti 98-117 pas Krishtit) dhe Florianit e Laurit nga Ulpiana pranë Prishtinës së sotme (vitet 117-138 pas Krishtit).

Elita e rojeve ilire mund ta ketë dëgjuar apostullin Pal gjatë mbrojtjes së tij të shkëlqyer kur e arrestuan në Jeruzalem (viti 49) dhe gjatë burgosjes së tij të gjatë në " preatorium " në Çezare.

Page 6: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Ndonëse përkthimet e japin Palin të mbyllur në " oborrin e gjykimit " të Herodit apo në " pallatin " e tij, teksti grek saktëson se ai mbahej në " preatoriumin e Herodit ". Më vonë, gjatë burgimit të tij në Romë viti 64 apostulli shkruan se " vëllezërit e tij në Krisht ishin të pranishëm në të gjithë pallatin " mirëpo teksti grek përsëri saktëson " në të gjithë preatoriumin ". Në letrën e Palit drejtuar ndihmësit të tij, Titit, pas lirimit nga burgu i parë në Romë, ai porosit " eja te unë në Nikopojë (Iliria e Jugut) sepse aty do ta kaloj dimrin ".

Të tilla ndërtesa, bazilika e pagëzimore (baptistere) të shek IV-VI ruhen edhe sot pjesërisht në rrethet Durrës, Shkodër, Lezhë, Mat, Apolloni, Elbasan, Dibër, Ohër, Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Butrint e akoma më në jug.

Hershmërinë e krishtërimit shqiptar e provojnë gjithashtu një sërë emrash vendesh që u referohen martirëve të parë të Lindjes, kulti i të cilëve ka qënë përhapur në shek IV-VI. Të tilla janë toponimet Shirgj (Shën Sergj), Shubak (Shën Baku), Shëndekla (Shën Tekla), Shën Vlashi, që ndeshen në Shkodër, Durrës, Himarë e deri poshtë në Çamëri (Shën Vlash, Shën tekla). Të lidhur me kultin e martirëve në fjalë si dhe me historinë e hershme të krishtërimit, janë toponime të tilla të huazuara nga vendet e Lindjes, si Rozafë ( vend në Siri, ku u varros Shën Baku e Shën Sergji), Barbullush ( Barbalista, vend buzë Eufratit, ku u masakrua Shën Baku), Sebaste, Jeriko.

Persekutimet e mëdha kundër të krishterëve regjistruan edhe në Shqipëri martirë të shumtë, kulti i të cilëve u ruajt në shekuj. Më të shquarit ndër këta martirë janë Shën Asti, peshkop i Durrësit, Shën Terini nga Butrinti, Shën Donati, peshkop i Evrojës (Paramithi), Lauri dhe Flori nga Dardania, etj. Po në këtë kohë, në toponomastikën e vendit futen emra të krishterë të tipit Shëngjin, Shën Gjergj, Shupa ( Shën Pal), Shmil (Shën Mëhill), Shën Koll apo Shën Nik ( Shën Nikollë), Shëmri ( Shën Mëri), Shëndëlli (Shën Ilia), Shën Gjergj, Shtish- Shën Matish ( Shën Matheu), Shingjon, Shëgjun ( Shën Gjon), Shën Ndreu etj. Etj. Të gjithë këto emra bëjnë pjesë në fondin e hershëm të toponomastikës së krishterë ( shek i-VII). Të tilla toponime, që në Ballkan në një masë të tillë e në një shtrirje të tillë gjënden vetëm në trevat shqiptare, lidhen gjithësesi me periudhën para vendosjes së sllavëve në shek VI-VII. Përhapja e tyre sa në viset bregdetare, aq edhe në viset e thella malore larg bregdetit, është një e dhënë më shumë që provon se këto hapësira mbeten në thelb të paprekura nga ngulimet e sllavëve paganë dhe se edhe pas dyndjeve sllave të shek VI-VII popullsia vendase autoktone, u ruajt e paprekur në pjesën më të madhe të Ilirisë së Jugut.

Pavarësisht nga përpjekjet për mbytjen e fesë së re, krishtërimi u afirmua në Shqipëri në mënyrë përfundimtare. Pas përndjekjeve të mëdha të shek IV burimet historike flasin për një strukturë kishëtare mjaft të konsoliduar. Ajo ishte organizuar mbi bazën e provincave administrative të epokës së Dioklecianit. Në qëndrën e çdo province ndodhej kisha mitropolitane dhe aty e kishte selinë kryepeshkopi, Nën juridiksionin e këtij të fundit ndodheshin peshkopët e dioqezave vartëse (sufragane). Kështu, në të katër qëndrat kryesore kishëtare në trevat shqipatre ishin kryepeshkopatat e Shkodrës (Prevalit), Justiniana Prima ( Dardania), Durrësi ( Epiri i Ri), Nikopoja ( Epiri i Vjetër).

Me përhapjen e krishtërimit në viset e brëndëshme, numri i peshkopatavë sa vinte e rritej.

Në pikpamje të organizimit të përgjithshëm kishtar, kisha shqiptare ishte në varësi të Papës së Romës, i cili e ushtronte autoritetin e vet nëpërmjet mëkëmbësit në Selanik. Gjatë ballafaqimit të

Page 7: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Romës dhe Kostandinopojës (484-519) peshkopët shqiptarë konfirmuan besnikërinë e tyre ndaj Romës. ( veçanërisht kleri i provincave të Dardanisë, Prevalit dhe Epirit të Ri). Perandori Anastasi i me origjinë nga Durrësi ndikoi për forcimin e lidhjeve të mitropolisë së Durrësit me Patriarkatin e Kostandinopojës. Por perandori tjetër Justiniani, përsëri ilir, njohu juridiksionin e Romës.

Në përfundim të dyndjeve të popujve në shek VI-X një sërë qëndrash peshkopash nuk përmënden më ( Onhezmi, Skampa, Amantia) dhe të tjera shfaqen ( Cerniku, Deja, Kruja, Himara, Devolli, Kolonja, Dibra). Në kohën e sundimit bullgar selia mitropolitane e Nikopojës ( Epiri i Vjetër) u zhvendos më në jug, në Naupakt, ajo e Dardanisë nga Shkupi në Ohër, kurse ajo e Prevalit nga Shkodra në Tivar.

Por ngjarja më e madhe në kuadrin e organizimit kishtar të trevave shqiptare ishte vendimi i vitit 732 i perandorit bizantin ikonoklast Leoni III për t’i hequr peshkopatat shqiptare nga varësia e Papës së Romës dhe për t’i kaluar ato nën juridiksionin e Patriarkut të Kostandinopojës.

4.1. Krishtërimi gjatë periudhës byzantine (mendim alternativ i Aristidh P. Kolës)

Në periudhën e të ashtuquajturës Perandori Bizantine, ilirët, por edhe grekët, gjënden përballë një problemi, që e hasin për herë të parë. Përballojnë problemin e futjes së fesë së krishterë me të gjitha mjetet, nga më të lehtat deri në më barbaret. Sepse këta dy popuj e kanë sistem adhurimi një ideologji të caktuar, mijëravjeçare, që bie në kundërshtimin më të fuqishëm me fenë e re. Kostandini i Madh që e imponoi këtë fe ka karakteristikat e një iliri të ashpër dhe tërësisht tolerant ndaj besimeve të tjera. Është e qartë se ai nuk beson në asnjë fe as në krishtërim. Në çastet e fundit të jetës së tij, kur nuk i kontrollonte më veprimet e tij, u pagëzua apo më mirë, e pagëzuan. Por ai kishte një mendje politikani. Ishte perandor bashkë me tre të tjerë. Në fillim duhet t’i qëronte hesapet me të tretin, bashkëperandor, Maksentin. Maksenti ishte në pozitë avantazhi. Zotëronte Romën, kishte forca më të mëdha dhe të gjitha faktet tregonin se ai do të ishte perandori i vetëm i ardhëshëm. PorKostandinizbuloi një aleat të pakrahasueshëm: të krishterët e perandorisë. i mori ata me vete, që të luftonin, por të krishterët vetëm luftë nuk bënin. Dhe aq më tepër të derdhnin gjakun e tyre për interesat e dy perandorëve, që nuk adhuronin vetëm një zot, por shumë të tillë. Kështu u zbulua imazhi i Kryqit, me " ky fiton ". Them u zbulua, sepse nuk dua të fyej besimin fetar të shumë grekëve, por besoj se, nëse mendohen mirë, Kostandini, në se do ta kishte parë me të vërtetë imazhin, a nuk do të bëhej menjëherë i krishterë? Por ai nuk u bë kurrë, vetëm në shtrrtin e vdekjes " e bënë " të tillë. Por ai ishte me të vërtetë tolerant ndaj feve të ndryshme. Si iliro-arbëresh i ruajti bindjet e tij fetare dhe si politikan i mirë, titullin e kryepeshkopit të të krishterëve si dhe titullin e Pontefiksit të adhurimit të Diellit.

Përpara këtyre e transferoi kryeqytetin e perandorisë në Bizant, që jovetëm sundon mbi Lindjen dhe Përëndimin, por ka pranë dhe origjinat e aleatëve të tij, të krishterëve. Atje, pas vdekjes së Kostandinit, mbizotëruan të krishterët dhe vendosën krishtërimin me mënyrën që shumë e dinë e shumë jo. Dua të them që shumë grekë nuk i dinë kushtet, nën të cilat u imponua feja e krishterë në Greqi që zhduku nga faqja e dheut çdo gjë që mund të kujtonte qytetërimin e papërsëritshëm të lashtësisë klasike.

Page 8: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Perandorët e fanatizuar dhe turmat e sapokrijuara të murgjëve ishin të vendosur " ta shpëtojnë " shpirtin e grekëve. Nisën me shëmbjen e altarëve dhe të tempujve, në mënyrë që të mos zhvilloheshin ceremonitë e adhurimit të grekëve. Vazhdoi më pas pengimi i hyrjes së grekëve në tempujt e tyre. Filluan përndjekjet e shkollave dhe akademive. Erdhi më pas dhe Teodosi i madh dhe filluan ekzekutimet në grupe të të gjithë atyre, që nuk e pranonin krishtërimin. Në stadiumin e Kavallës ai vrau 50 000 grekë dhe romakë. Ndaloi zhvillimin e Lojrave olimpike që deri atëhere bëheshin me pretekstin se përforconin fenë e lashtë. Shëmbi tempujt më të bukur, kryevepra të artit të papërsëritshëm të lashtë helen. Këta obskurantistë thyenin kokat e statujave dhe i hidhnin në det. Dhe sot i shohim këto mbetje të këtij arti të pashoq, pa koka, pa këmbë e duar, që duken kaq të bukura dhe kaq të gjalla. I shkrinë mermerët e bardhë të tempujve dhe të statujave dhe i kthyen në gëlqere, për të ndërtuar kishëza ose i thyen për t’i përdorur si gurë të kishave dhe manastireve anti-artistike. Shëmben tempujt dhe mbi gërmadhat e tyre mgritën kishat me një mani hakëmarrëse. Dëshmitarë janë shtyllat dhe mermerët basoreliefe në kishat e vjetra krishtere në të gjithë Greqinë. Në çdo kishë të krishterë që të shkosh do të shohësh copa mermerësh dhe kolona të thyera. Do të shohësh trupa statujash, që lindorët e krishterë që erdhën në Greqi për t’ imponuar popullit me këtë mënyrë fenë e re, i bënë gurë për të ndërtuar kishat e tyre.

Kjo vazhdoi tre shekuj. Pastaj kur gjuhën greke e bënë gjuhë zyrtare të Bizantit rinisi interesi për kulturën helene, pati edhe perandorë grekë.

Askush nuk mund të thotë se Kostandini kishte qëllim diçka të tillë. Përkundrazi ai u përpoq të vendosë shpirtin e tolerancës së feve dhe të mënjanojë fanatizmat dhe përleshjet fetare, me qëllim që shteti i tij të mos pësonte plasaritje të një natyre të tillë. Prandaj kur filluan herezitë e para të të krishterëve ai i ndaloi, duke ndërhyrë personalisht në çështjet e tyre.

4.2. Shqipëria midis Lindjes dhe Përëndimit.

I ndodhur midis dy gjigandëve rivalë, Romës dhe Kostandinopojës, Iliriku u bë një mollë sherri. Vasaliteti i tij në njërën anë apo tjetrën, u bë shkas i një armiqësie të gjatë midis Kostandinopojës dhe Romës, si viktima e intrigave të tyre të panumurta. Pjesërisht fajtor për këtë ishte marrëdhënie sinfonike që krijoi Kostandini midis Kishës dhe Shtetit (ai njohu autonominë e Kishës, me autoritetin e saj përfundimtar për çështjen e doktrinave, ndërsa shteti kishte për detyrë që ta mbronte Kishën dhe ta ruante uniformitetin). Por e pavënd ishte edhe ndarja e papërshtatshme e Ilirikut. Kështu provincat e Maqedonisë, Thesalisë, Epirit, Hellasit, Kretës dhe Prevalisë ( nga Dalmacia në jug deri në Epir) përbënin dioqezën e Maqedonisë, e cila së bashku me dioqezën verilindore të Dakisë, formonin prefekturën e Ilirikut. Provincat veripërëndimore midis Dalmacisë dhe Danubit formonin dioqezën e Ilirikut nën prefekturën e Italisë. Kurse dioqeza ballkano-lindore e Trakës, u vu nën prefekturën e Lindjes. Sipas këtij organizimi të pamatur, një pjesë e Ilirikut të vjetër romak iu bashkangjit Romës, pjesa tjetër Kostandinopojës, kurse trevat në mes tyre mbeten " pre e grabitqarëve ". Si për ta thelluar më shumë fatkeqësinë, marrëdhënia sinfonike e Kostandinit midis Kishës dhe Shtetit përcaktoi organizimin kishtar në bazë të organizimit politik. Për rrjedhojë, lëkundjet politike do të pasqyroheshin në organet kishtare. Dhe të tilla do të kishte me bollëk nga të dy anët. Udhëheqësit fetarë në qëndrat e mëdha gëzonin autoritet kishtar mbi udhëheqësit fetarë

Page 9: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

krahinorë, njësoj si autoritetet qytetare mbi zyrtarët krahinorë. Peshkopët e Kostandinopojës, Romës, Antiokut, Jeruzalemit dhe Aleksandrisë haheshin midis tyre për supremaci, njësoj si homologët e tyre politikë.

Gjatë periudhës me trazira, pas Kostandinit, Theodhosi i mbiquajtur " i Madh " u bë perandor i prefekturës së Lindjes. Për arsye gjeografike dhe strategjike, të dy dioqezat më të mëdha, të Maqedonisë dhe Dakisë, që përbënin prefekturën e Ilirikut, iu bashkangjitën përkohësisht zotërimeve të perandorisë lindore. Pas vdekjes se Theodhosit, perandoria romake u nda përfundimisht e formalisht midis dy bijve të tij Honorit dhe Arkadit, të cilët sunduan përkatësisht në Perandorinë Përëndimore dhe në atë Lindore.

- Gjëndja kishtare në viset shqiptare

Ndryshe nga popujt e tjerë fqinjë ballkanikë, shqiptarët nuk kishin një kishë të vetme kombëtare. Territori shqiptar u gjend në vijën kufitare midis dy kishave universale të kohës, asaj katolike romake me seli në Vatikan dhe asaj ortodokse me seli në Kostandinopojë, Stamboll. Kjo vijë ishte afërsisht vija Durrës-Elbasan-Dibër-Shkup. Të dy kishat universale ndodheshin në rivalitet të përheshëm. Veçanërisht ngushtë u ndodhën katolikët me qënë se Papa i Romës ndihmonte luftëtarët kundër Perandorisë Osmane. Arqipeshkëvia e Tivarit ishte kryeqëndra e krishtërimit katolik shqiptar ( Tivar, Shkodër, Lezhë, Sapë apo Zadrimë, Pult, Prizeren-Shkup). Në jug ishte arqipeshkëvia e Durrësit (Durrës, Krujë, Arbëri Elbasan, Tiranë), Lis (Mat), Bendë (Shëngjergj), Kunavi (zona Durrës, Tiranë, Peqin, Kavajë).

Kisha katolike mori një sërë masash për të penguar dobësimin e ndikimit të saj në popullsinë shqiptare, duke gjallëruar veprimtarinë e misionarëve të saj, duke rithemeluar misionet françeskane, duke u përpjekur të përfshinte brënda rrezes së veprimit të saj edhe krahina me popullsi ortodokse (siç ishte rasti i krahinës së Himarës, që kërkoi disa herë të ishte nën juridiksionin e Romës). Kjo lëvizje uniate gjeti terren më shumë të arbëreshët e Italisë, që formuan masën më të madhe të besimtarëve ortodoksë me prejardhje nga krahinat e Shqipërisë së Mesme, asaj të Jugut, si dhe nga ngulimet arbërore të Greqisë, që u përfshinë nën qeverisjen shpirtërore të Kishës Uniate, strukturë kjo e posaçme e Kishës Katolike Romake.

Pushtuesit osmanë shkatërruan një sërë kishash ose i shndërruan ato në xhami. Këtë fat pësoi edhe katedralja e Shën Kollit, vendvarrimi i Skëndërbeut në Lezhë, arqipeshkëvia e Shën Gjergjit në Tivar, selia e saj në Tivar, kisha e Shën Mërisë së Borës në Lezhë, kisha e Zonjës së ngritur në qiell në Prizeren (bashkë me të u dogjën edhe mjaft libra të vjetër, si dhe një ikonë tepër e çmuar). Shumë libra u dogjën edhe në kishën e Krujës. Për shkak të kryengritjeve antiosmane për t’i shpëtuar raprezialjeve shumë klerikë katolikë arratiseshin. Frang Bardhi pat shtruar detyrën e ngritjes së një kolegji fetar për të përgatitur prelatë vendas. Por në shekullin XVII shpresat e ringjalljes së katolicizmit u mbështeten nga marrëveshjet që Franca e Austria nënshkruan me osmanllinjtë për të qënë protektorë të kishës katolike në Shqipëri. Të drejtën e " Kultus-Protektorati " Austria do ta shfrytëzonte sidomos gjatë shekullit XIX, kur nisi edhe acarimi i marrëdhënieve osmane-ruse.

Page 10: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Ndryshe nga kisha katolike, veprimtaria e kishës ortodokse në viset shqiptare zhvillohej në kushte më të favorëshme. Patrikana Ekumenike e Kostandinopojës siguroi marrëdhënie të mira me sundimtarët osmanllinj dhe ruajti një status disi të privilegjuar brënda strukturave të asaj perandorie. Sulltan Mehmeti e pat shpallur veten protektor të Kishës Ortodokse dhe emëroi kreun e ri të Patrikanës Ekumenike, peshkopin Genadios ( i mbiquajtur Skolaris), një klerik i dalluar si kundërshtar i bashkimit të Kishës lindore me atë Përëndimore. Dekreti sulltanor për emërimin e patrikut të ri ekumenik i garantonte këtij të fundit dhe gjithë hierarkisë kishtare ortodokse në varësi të tij, ruajtjen e privilegjeve që ata gëzonin në Perandorinë Bizantine. Patrikanës dhe strukturave vartëse të saj u njihej e drejta e administrimit të plotë të jetës shpirtërore dhe kishtare të besimtarëve ortodoksë. Për më tepër, Patrikana e Stambollit pajisej edhe me pushtet të gjërë civil. Ajo kishte mjaft kompetenca gjyqësore për të trajtuar e vendosur për çështjet që lindnin midis shtetasve ortodoksë të perandorisë. Gjykata kishtare ortodokse mund të vendoste gjoba, të burgoste fajtorët, madje edhe të jepte dënime kapitale. Për këtë arsye Patrikanës i ishte rezervuar edhe një burg i veçantë. Gjykatat kishtare, lokale dhe qëndrore, kishin gjithashtu atribute ekskluzive të shqyrtimit dhe të vendosjes për çështje që lidheshin me të drejtën familjare ( martesat, divorcet etj).

Një aspekt tjetër ishin edhe privilegjet fiskale. Pushteti u njihte të drejtën autoriteteve kishtare të posedonin pasuri, të mblidhnin taksa nga besimtarët. Në Ballkan kishte edhe dy organizata kishtare ortodokse të fuqishme, ajo e Ohrit dhe e Pejës. Kështu popullsia shqiptare ishte e ndarë në trish. Në këtë kohë kemi ngritjen e një sërë manastiresh si ai i Ardenicës në Myzeqe dhe një tjetër në Apolloni, manastiri i Shën Kozmaitnë Halikondas ( Myzeqe) etj. Në shek XVIII sulltani i suprimoi organizatat kishtare të Ohrit dhe Pejës i trëmbur nga ndikimi i Rusisë si protektore e besimtarëve ortodoksë në Ballkan.

4.3.Kisha e Arbrit në shekullin XII-XIII. Skënderbeu -unit

Në jug të rrjedhës së lumit Drinfillonin kufijtë e Principatës së Arbrit. Ashtu si në trevat veriore shqiptare, edhe në shtrirjen e Principatës së Arbrit, përhapja e ritit katolik u kushtëzua së tepërmi nga rrethanat politike që u krijuan këtu pas mesit të shekullit XII e që lidhen me krizën e përgjithëshme të Perandorisë Bizantine dhe tronditjen e pozitave të shtetit e të kishës bizantine në Shqipëri. Nuk përjashtohen këtu ndikimet që vinin nga Durrësi. Prania e kolonive tregtare Italiane, siç qe ajo e venecianëve dhe e amalfitanëve, nënkuptonte edhe praninë e kishave të posaçme, rreth të cilave grumbulloheshin dhe organizoheshin këto komunitete të huaja. Të tilla kisha përmënden që më 1081, si kisha e Shën Mërisë së Amalfitanëve dhe ajo e Shën Andresë, kjo e fundit ndërtuar nga venecianët. Pas venecianëve dhe amalfitanëve, në Durrës nuk vonoi të shfaqej edhe një komunitet katolik vendas. Por, nga ana tjetër, ndryshimi i orientimit fetar në këtë trevë ishte shprehje e ndryshimit të orientimit politik të aristokracisë së Arbrit, që pas shek XII merr nuanca të qarta propërëndimore.

Ndikimet e katolicizmit në trevën e Arbrit përcilleshin, pra nëpërmjet kishës së Dioklesë ( Gentës) nga veriu dhe nëpërmjet kishës katolike të Durrësit nga përëndimi. Por në Arbër ekzistonin që prej shumë kohësh të vjetra një numër abacish të urdhërit të Benediktit të themeluar nga misionarë përëndimorë. Ndonëse nën hije këto vazhduan të funksionojnë edhe pas ndarjes së kishave, më

Page 11: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

1054, duke mbajtur gjallë orinetimin roman (katolik) të tyre e duke shërbyer si pikëmbështetje e Papatit në këto treva. Të tilla manastire qenë psh manastiri i Shën Lleshit në derdhjen e poshtëme të Matit, i Shën Pavlit në Blinisht, i Shën Mërisë së Ndërfanit buzë Fanit të Madh, manastiri i Shën Lleshit në Orosh, i Shën Kollit në Breg-Matë, i Shënëpremtes në Kurbin e së fundi, manastiri i Shelbuemit në Rubik. Hershmërinë e tyre e dëshmojnë shtresat me mozaikë, afresket apo mbishkrimet e mureve.

Është jashtë çdo dyshimi se lëvizjet e kishës së Arbrit përcaktoheshin në një masë të madhe nga vullneti politik i krerëve të Arbrit. Orientimi i ri i kishës së Arbrit nga Roma katolike si dhe organizimi i saj i pavarur nga qëndrat fqinje i përgjigjej drejtimit të ri propërëndimor e autonomist të politikës së tyre.

Akti i fundit ishte edhe braktisja e ritit ortodoks dhe konvertimi në katolicizëm nga vetë kretët e principatës së Arbrit. Kjo ndodhi në vitin 1208 nga princi Dhimitër. Me gjithëse këto tratativa me Romën u ndërprenë nga ngjarje të tjera të kohës, prirjet prokatolike mbetën gjithmonë të fuqishme si në Arbëri ashtu edhe në Durrës.

Edhe Skëndërbeu, marrim vesh ishte i krishterë unit, dmth i prirë për bashkimin e të dy kishave bizantine dhe romake në një të vetme. Këtë gjë nuk ja falën kurrë atij patrikët e Kostandinopojës.

Kristalizimi i ordodoksisë në Shqipëri

Ndryshe nga viset e tjera shqiptare në veri të vijës Durrës-Ohër, në territoret në jug të saj kriza e Perandorisë Bizantine në shek XII dhe shembja e saj më 1204 nga kryqtarët nuk i tronditi pozitat e ortodoksisë bizantine. Për më se gjysëm shekulli pas rënies së Kostandinopojës, e gjithë shtrirja prej Durrësit në Prevezë, u përfshi në kufijtë e Despotatit të Epirit, një formacion që në pikëpamje shtetërore e kishëtare qe një imitim i Perandorisë Bizantine. Nën tutelën e despotëve të Epirit, peshkopatat e Durrësit, Ohrit, Kaninës, Beratit, Devollit, Drinopojës, Himarës, Butrintit, Eurojës, etj, njohën një periudhë lulëzimi të veçantë. Pas vitit 1260, pjesa më e madhe e këtyre trevave u përfshi për gati një shekull tjetër ( deri më 1346) në kuadrin e Perandorisë së rindërtuar Bizantine, gjë që ndikoi akoma më shumë më forcimin e karakterit ortodoks të besimit në to. Rrethanat politike bënë shpesh që familjet fisnikë Matrënga, Muzaka, Zenebishi, Spata, Losha të kishin marrëdhënie me fuqitë katolike si anzhuinët e Napolit ose Venedikun, madje edhe me vete Papatin. Si rezultat ndodhi që në pikëpamje kishtare ndonjë pinjoll i tyre të kthehej në katolik. Një dokument i vitit 1290 jep pikërisht emrat e një grupi " neofitësh " katolikë që u perkisnin familjeve në fjalë. Pavarësisht nga episode të tilla, trevat jugore shqiptare dhe banorët e tyre qëndruan, në përgjithësi, të lidhura me ritin ortodoks.

4.4 . Krishtërimi shqiptar dhe piktura

Sipas dijetarit Milan Shuflai, Durrësi dhe Salona kanë qënë dy çerdhet më të mëdha të krishtërimit në GadishullinBallkanik. Gjatë ekspeditave në Karaburun arkeologët shqiptarë kanë gjetur disa nga dëshmitë më të herëshme të krishtërimit të gdhëndura në gur. Njëra prej tyre është në formën e një amfore, enë e madhe më dy vegje që është skalitur në një hapësirë të sheshtë dhe vertikale prej guri në Gjirin e Gramatës në Jug të Karaburunit. Kjo amforë përfaqëson një motiv të ungjijve të subjektit të Dasmës në Kanë, kur Krishti bëri ritin e mrekullueshëm të kthimit të ujit në verë.

Page 12: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Gjithashtu në anën lindore të Karaburunit, në një nga guroret e tij janë gjetur të skalitura dy fytyra njerëzore të një burri dhe të një gruaje pranë njëra tjetrës. Këto përfaqësojnë ndoshta ikonografinë më të herëshme të Krishtërimit në Evropë e konkretisht në figurën e burrit është fytyra e Krishtit, kurse në atë të gruas është fytyra e Kishës, sipas konceptit teologjik të Martesës Mistike. Dëshmija e amfores dhe ajo e ikonografisë mendohet se janë më të vjetrat e ikonografisë primitive të krishterë në kontinentin evropian.

Më vonë, në zbulime të tjera shohim të shtjellohet ikonografia e krishterë nëpërmjet simbolizmit të hyjnive pagane, konkretisht Krishti paraqitet në formën e hyjnisë Diell të Heliosit, ose dhe të fytyrës së Orfeut. Të dy këto ravijëzime janë gjetur në qytetin e Durrësit. Krishti deri në shek V është paraqitur edhe me figurën e Apolonit. Pas këtij caku kohor ikonografia e Krishtit merr tipare klasike, jupiteriane të një burri të fuqishëm me mjekër. Dëshmitë e Karaburunit dhe Durrësit i takojnë shekujve II –III pas Krishtit.

Mozaiku i gjetur në Arapaj, pranë Durrësit, mozaiku i Kapeles Bizantine në amfiteatrin e Durrësit, mozaikët e Baptisterit të rrumbullaktë të Butrintit, ato të bazilikave të Bylisit si dhe të Linit, përmbajnë skena kryesisht të mjediseve baritore të fesë së re dhe triumfuese të krishtërimit. Niveli artistik i lartë i tyre përbën një nga thesaret më të mëdhenj kulturorë të krishtërimit shqiptar.

Në shek VI-XII zhvillohet arti i miniaturave të kodikëve si dhe arti i afreskave. Në shek XIV dritëson ikonografia mesjetare e krishterë e stilit paleolog, sidomos në artin e afreskave të trapezerisë se kishës së Shën Mërisë në Apolloni. Artisti apo çeta e artistëve që ka realizuar këto afreska, janë karakterizuar nga një talent shumë i madh pikturik dhe me vizione të mëdha humaniste për krishtërimin. Në shek XVI shkëlqen më i madhi ikonograf shqiptar i të gjitha kohërave, Onufri, që krijoi një shkollë të mëvetëshme në historinë e artit botëror. Në shek XVIII shkëlqejnë gjithashtu dy gjeni të mëdhenj të ikonografisë shqiptare, David Selenica nga Vlora dhe Kostandin Shpataraku nga Elbasani.

Pos të tjerash duhet përmëndur edhe fusha e ilustrimit të librave me gravura. Psh janë 11 gërma gravura te libri i Gjon Buzukut më 1555. Po ashtu me librat e Pjetër Budit, Pjetër Bogdanit dhe Frang Bardhit. Subjeket e këtyre ilustrimeve janë kryesisht ikonografike, por kanë edhe motive laike me rëndësi të madhe, madje edhe tema heraldike që lidhen me shqiptarët. Në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë janë ekspozuar kodikë të shek XV që përmbajnë ungjillin e Shën Markut dhe Shën Lukës. Ato kanë dy gravura që i tregojnë shkrimtarët ungjillorë, Lukën dhe Markun, në formën e dijetarëve, të ulur në tavolinën e shkrimit dhe duke shkruar ungjijtë. Kështu fjala vjen Luka është ulur dhe shkruan me dorën e djathtë, kurse me dorën e majtë mban veglat e shkrimit të kohës. Para tij është muri dhe një dritare e hapur. Të dy këto gravura paraqiten në mënyrë rilindase, shkrimatërt ungjillorë ngjajnë si dijetarë të tipit të Leonardo Da Vinçit.

Në një tjetër kodik që përmban ungjijt e Testamentit të Ri, që i takon viti 1857, janë edhe 4 gravura mjeshtërore. Njëra paraqet Markun duke medituar, ulur në një fron para një tryeze të ulët me veglat e shkrimit dhe tek këmbët e tij figura e një luani madhështor. Gravura që paraqet Mateun është akoma më e bukur dhe më artistike. Mateu është duke shkruar ungjillin e tij, i ulur në fron, prapa ka figurën e një ëngjëlli, kurse në sfond duket një dritare me dy shtylla dhe kapitele klasike ku duket një pejsazh detar me një anie të lashtë me vela, një pejsazh arkitektonik si dhe mallet. Është

Page 13: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

në të vërtetë një gravurë kryevepër. Gravura e Lukës paraqet shkrimtarin ungjillor në një pozë meditimi, gjithashtu të ulur dhe që ka pranë vetes figurën e kaut totemistik, prapa tij është një dritare e hapur, ku duket një pejsazh malor dhe struktura e një kështjelle dhe më tej deti. Gravura e Gjonit është gjithashtu tepër interesante. Gjoni i ulur në fron me shpinë rrethore është përkulur duke shkruar. Pra tij qëndron figura e një shqiponje dhe në mur duket një dritare gjysëm rrethore nga ku duken retë e bardha në qiell. Këto gravura përfaqësojnë një mjeshtëri të lartë artistike.

Të dy kodikët që përmëndëm janë nga biblioteka e Manastirit të Shën Vladimirit në Elbasan.

5. Pushtimi osman dhe islamizimi i shqiptarëve

Me pushtimin osman përkatësia e krishterë e shqiptarëve (pjesërisht në ritin ortodoks dhe pjesërisht në atë katolik) filloi të cënohej në dobi të përhapjes së islamit, fe zyrtare e shtetit osman. Por kontaktet e shqiptarëve me fenë islame janë më të hershme sesa pushtimi osman i tokave shqiptare, për derisa në kohët paraosmane këto toka janë shkelur herë pas here nga tregtarë, forca ushtarake apo përfaqësues të tjerë të botës orientale- islamike. Megjithatë, fillimet e islamizimit të popullsisë shqiptare në trajtën e një procesi historik, njëkohësisht janë të lidhura me fillimet e vendosjes së sundimit osman në Shqipëri.

E para që provoi dukurinë e kalimit në islamizëm ishte pjesë e sipërme e piramidës shoqërore, fisnikëria shqiptare. Që nga gjysma e dytë e shek XIV kur inkursionet osmane drejt Ballkanit dhe Shqipërisë sa vinin e dendesoheshin, princat shqiptarë u shtrënguan, kush më herët e kush me vonë, të pranonin suzerenitetin e sulltanit dhe, si vasalë të tij, të dërgonin djemtë e vet si pengje pranë oborrit osman. Këtu, pasi ktheheshin në myslimanë dhe merrnin edukatën përkatëse, ata ngarkoheshin me shërbime të caktuara ushtarake dhe civile, duke arritur në shumë raste edhe në funksione të larta, si sanxhakbejlerë, subashë etj. Ndër pinjollët e islamizuar të familjeve feudale shqiptare të dërguar pranë oborrit të sulltanit si içoglanë ishin edhe Gjergj Kastrioti ( i islamizuar me emrin Skënder), një nga djemtë e Gjon Kastriotit; Jakup beu, i biri i Teodor Muzakës (në fund të viteve 30 të shek XIV qeveritar i Sanxhakut Shqiptar) ; i vëllai Kasem Pasha, një nga komandantët më të shquar të Muratit II dhe të Mehmetit II; dy djemtë e Gjin Zenebishit ( njëri prej tyre, i quajtur Hasan Beu, në vitin 1455 mbante funksionin e subashit të Tetovës), etj. Islamizimi i një pjese të elitës feudale shqiptare që në dhjetëvjeçarët e parë të sundimit osman formoi kështu kontigjentin fillestar të popullsisë së islamizuar shqiptare.

Dinamika e procesit të islamizimit në hapësirën shqiptare u përshpejtua me vendosjen pas viti 1402, të një detyrimi të veçantë të quajtur devshirme. Sipas këtij detyrimi, familjet e krishtera të vendeve nën sundimin osman, periodikisht duhej të jepnin djem (devshirë) për të mbushur repartet e jeniçereve (axhemiogllanë) ose për nevoja të tjera të pallatit sulltanor (içogllanë).

Shqipëria ishte një ndër vendet e pushtuara ku detyrimi i devshirmesë u zbatua me rreptësinë më të madhe. Detyra e mbledhjes së djemve të krishterë dhe të dërgimit të tyre në Stamboll i ngarkohej njërit prej funksionarëve të korpusit të jeniçerëve, i cili, i pajisur me ferman të sulltanit dhe i shoqëruar edhe nga një sekretar, shkonte në të gjitha krahinat, të cilat fermani në fjalë i ngarkonte me detyrimin e devshirmesë. Në bashkëpunim me kryepleqtë (koxhabashët) i dërguari i Stambollit

Page 14: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

mblidhte kryefamiljarët e çdo fshati dhe u kërkonte të sillnin pranë tij të gjithë djemtë e moshës 12-15 vjeç. Mes këtyre djemve zgjidheshin më të mirët përsa i përket paraqitjes fizike dhe aftësisë për të përballuar sakrificat. Zakonisht merrej një djalë për çdo familje të krishterë, qoftë kur familjet kishin disa, qoftë kur ato kishin edhe një djalë të vetëm. Djemtë e përzgjedhur, pasi visheshin me një livre cohe të gjatë deri në tokë dhe u vendosej një kësulë me pupël mbi kokë, dërgoheshin në kryeqytetin e perandorisë. Ditën që arrinin aty, shpërndaheshin dy nga dy nëpër familjet e atjeshme dhe pastaj, të prirë prej agait ( komandantit) të jeniçerëve, kalonin për shikim përpara sulltanit, i cili më të përshtatshmit i mbante në sarajet e veta, ndërsa një pjesë tjetër ua kalonte për stërvitje instruktorëve të posaçëm. Teprica u jipej familjeve osmane në Rumeli dhe Anadoll, ku mësonin Turqishten, kryenin punë të ndryshme bujqësore etj. Edhe këta të fundit, sipas nevojave të pallatit të sulltanit dhe të korpusit të jeniçerëve, nëse kishin mësuar mirë gjuhën, brënda 2-3 vjetësh mund të merreshin nga familjet për t’u përfshirë me shërbim pranë institucioneve të mësipërme.

Një sasi jo e vogël djemsh nga familjet e krishtera, pasi ktheheshin në myslimanë, dërgoheshin me shërbim edhe pranë pallateve të sanxhakbejlerëve ose bejlerbejlerëve. Këta të fundit quheshin gulamë dhe shfaqen dëndur në defterët osmanë të shek XV si zotërues timaresh.

Praktika e devshirmesë që vazhdoi deri nga fundi i shek XVII luajti rolin kryesor në krijimin e shtresës ushtarake shqiptare si pjesë përbërëse e klasës ushtarake osmane. Elementët e islamizuar nga trevat shqiptare, të cilët u edukuan pranë palllatit sulltanor ose pranë sarajeve të qeveritarëve osmanë të provincave, përgjithësisht ose mbushën korpusin e jeniçerëve (ushtrisë osmane), ose formuan aparatin qeverisës të shtetit osman në Shqipëri. Dukë qënë të inkuadruar në hierarkinë osmane, kjo pjesë e popullsisë shqiptare u bë zotëruese timaresh, zeametesh dhe hasesh dhe luajti kështu një rol të madh në shtrirjen e islamizmit edhe në pjesën tjetër të popullsisë.

Depërtimi i fesë islame në shkallë të gjërë në rradhët e popullit shqiptar gjeti shprehje pikësëpari në qytete. Me vendosjen e sundimit osman, qytetet shqiptare filluan të funksionojnë si qëndra administrative, ekonomike e kulturore të sistemit të ri politik. Në përshtatje me rolin e tyre ekonomik e shoqëror, në qytete u përqëndrua jo vetëm shumica e personelit adminstrativ e ushtarak osman, por edhe kleri islamik bashkë me institucionet e kultit që u shumuan me shpejtësi.

Qytetet kryesore shqiptare si Elbasani, Prizereni, Shkodra, Vuçiterna ( sot Vushtria) etj u bënë seli e dinjitarëve kryesorë të pushtetit provincial osman, si e sanxhakbejlerëve, allajbejlerëve, kadilerëve, etj. Nga ana tjetër, degët kryesore të veprimtarisë ekonomike dhe shoqërore të qyteteve shqiptare filluan të modelohen në përputhje me kërkesat e ushtrisë dhe të funksionarëve të pushtetit osman në provinca dhe në qëndër.

Kishte megjithatë qytete si Gjirokastra, Vlora dhe Berati ku ende në fillim të shek XVI nuk kishte asnjë shtëpi myslimane (përjashto klasën ushtarako-administrative dhe klerikët). Por qyteti i Shkodrës më 1485 kishte 26 shtëpi myslimane, Peja 23. Në Vuçiternë më 1487 kishte 33 shtëpi myslimane nga 107 shtëpi gjithsej.. Në Prishtinë kishte 51 shtëpi myslimane nga 2999 gjithsej, ndërsa në Tetovë 41 nga 264 më 1468.

Page 15: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

5. 2. Format dhe rrugët e islamizimit të shqiptarëve

Perandoria Osmane ishte një shtet islamik që pranonte ekzistencën e bashkësive fetare të tjera me kusht që të pranonin pushtetin e sulltanit dhe të paguanin një taksë të caktuar, xhizjen si kompensim për mbrojtjen që gëzonin nën hijen e sulltanit.

Selimi i dhe Murati IV, dy sulltanë u përpoqën për islamizimin me forcë por ndeshën në kundërshtimin e drejtuesve të lartë të klerit mysliman.

Megjithatë, nuk përjashtohen edhe rastet e shumta të dhunës shtetërore për islamizimin me forcë të shqiptarëve. Sistemi i robërve apo devshirmeja që përmëndëm, ishte një faktor i fuqishëm islamizimi. Edhe klasa administrativo-ushtarake e përzgjedhur ndërmjet shqiptarëve etnikë, duke zotëruar si pushtetin politik ashtu edhe atë ekonomik, e që shërbente në viset shqiptare, ishte një faktor tjetër islamizimi, natyrisht.

Po ashtu qëndresa dhjetëravjeçare e shqiptarëve në luftëra të përgjakshme me osmanët (përmëndim psh periudhën e Skëndërbeut) dhe dëmet e mëdha njerzore, materiale e kulturore që pësoi populli në këto luftëra u bënë kushte lehtësuese për depërtimin e islamizmit. Shumë shqiptarë lanë qytetet dhe mërguan jashtë atdheut. Prandaj vihet re psh në Shkodër që më 1585 që 48 % e popullsisë ishte islamizuar. Në mjaft raste përqafimi i fesë islame nga shqiptarët bëhej për t’i shpëtuar ndëshkimit të pushtetit osman për shkak të pjesëmarrjes në kryengritjet.

Pagesa nga popullsia e krishterë e taksës së xhizjes ishte një shtysë tjetër e fuqishme drejt islamizimit. Shumë individë e pranuan islamin për të shpëtuar nga diskriminimi shoqëror dhe si mjet për të siguruar përparësitë politike dhe ekonomike që ofronte shoqëria osmane e kohës. Shumë shqiptarë kërkonin të përfitonin nga shërbimi në ushtri dhe për këtë kërkohej që ta të përqafonin islamin. Praktika e ndërrimit të fesë për hir të pragmatizmit politik, ka qënë ndër shqiptarët një traditë e herëshme.

- Rrugët e islamizimit

Islamizimi kryhej në dy rrugë: nëpërmjet kalimit vullnetar të popullsisë qytetare, nëpërmjet lëvizjes mekanike të popullsisë fshatare të islamizuar më parë drejt qyteteve. Kështu në Berat më 1583 kishte 185 zejtarë të islamizuar ardhur nga fshati, ndërsa në Elbasan 39.

Feja e re kishte shënuar suksese të mëdha në fund të shek XVI në qytete të tilla si: Shkodra (100%), Peja (90%), Vuçitërna ( 80%), Elbasani (79%), Tetova (71%), Kërçova (65. 5 %), Kruja (63 %), Berati dhe Prishtina me nga 60 %, Prizereni ( 55. 9 %), Dibra (51%), Tepelena (50 %), Përmeti (41 %), Novobërda (37 %), Struga ( 24 %), Vlora (23 %), Korça dhe Trepça (21%), Janieva (14 %), Delvina (4%) etj.

Dinamika e islamizimit vihet re më e madhe në qytetet e Kosovës. Kjo shpjegohet me rrethanat politike te veçanta që ekzistonin në Kosovë në momentet e vendosjes së sundimit osman. Popullsia shqiptare e Kosovës ndodhej kësaj kohe nën sundimin politik të shtetit serb, ndërsa pushtetin fetar këtu e ushtronte kryesisht Patrikana Serbe e Pejës. Për rrjedhojë, likuidimi i sundimit serb dhe dobësimi i pozitave të kishës serbe me vendosjen e sundimit osman, u dha rast banorëve të krahinës

Page 16: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

që t’i shpëtonin ndikimit të kishës së lartpërmëndur, duke përqafuar fenë islame si një nga mjetet e shprehjes së dallimit të tyre etnik nga serbët.

Në shekullin XVII nisi islamizimi masiv edhe i popullsisë fshatare. Kështu më 109 fshatra të dioqezës së Shkodrës më 1703 ishin islamizuar 51 % e popullsisë; në 52 fshatra të Zadrimës (Sapës) 20 %; në 69 fshatra të Lezhës 11 %; ndërsa në 114 fshatra të Durrësit 49 %. Në vitet 20 të shek XVIII pothuaj e tërë popullsia e Shqipërisë së Mesme kishte përqafuar islamin, ndërsa në Shqipërinë e Jugut diçka më vonë. Në vitet 1735-1740 pjesa dërrmuese e banorëve të Vlorës, Beratit dhe krahinave të tjera përrreth e lëshoi fenë ortodokse dhe kaloi në fenë islame.

- Kriptokristianizmi

Vihet re një dukuri interesante, i ashtuquajturi kriptokristianizmi, dmth gjëndja e dybesimit në shumë shtëpi shqiptare, si formë e qëndresës ndaj fesë së re. Individë të krishterë e përqafonin islamin vetëm formalisht, me qëllim që të shmangnin pagesën e taksës së xhizjes (haraçit) dhe të gëzonin barazinë me popullsinë myslimane në jetën shoqërore. Ndërsa në publik këta individë paraqiteshin si myslimanë dhe mbanin emra të sferës islamike, shkonin në xhami etj., në familje fshehtas, ata ushtronin ritin e krishterë.

Në shumë raste e pranonte fenë islame vetëm kryetari i familjes që kishte marrëdhënie me pushtetin osman, ndërsa pjestarët e tjerë mbeteshin të krishterë. Krishterimi i fshehtë ishte dukuri e përbashkët si e katolikëve, ashtu edhe e ortodoksëve. Veçanërisht katolikët e bënin këtë për t’i shpëtuar raprezialjeve të pushtetit osman pas luftërave veneto-austro-osmane të viteve 1683-1690. Numri i tyre u shtua pas luftës austro-osmane të vitit 1737-1739. Kjo gjëndje ra ndesh me Kishën Katolike dhe Papatin që ushtronin presion mbi besimtarët kriptokristianë që të hiqnin dorë edhe publikisht nga Islami. Por edhe vetë këta kriptokristianë shpesh ishin të detyruar të hiqnin dorë nga Islami, siç ndodhi me banorët e Shpatit (të regjistruar myslimanë) kur më 1832 i thirrën nën armë. Këta refuzuan duke u deklaruar të krishterë dhe dukë pranuar detyrimet ekonomike përkatëse.

5. 3. Sektet islamike

Islami u përhap në Shqipëri jo vetëm në variantin e vet kryesor, sunit, por edhe në formën e sekteve (tarikateve) të ndryshme, siç ishin bektashizmi, halvetizmi, rufaizmi etj. Dëshmi për këtë janë teqetë e ndërtuara në një numër vendbanimesh.

- Bektashizmi

Bektashijntë u shfaqën së pari në formën e një urdhëri dervishësh në pjesën aziatike të Perandorisë Osmane (Anadoll). Themelues dhe mbrojtës i këtij urdhëri mistik ishte Haxhi Bektashi, i lindur në Iran më 1249 dhe i vendosur në Turqi më 1284. Rol të veçantë në ngjizjen e ideve të Haxhi Bektashit patën kontaktet e tij me besimet aziatike të budizmit dhe të hinduizmit gjatë udhëtimeve që ai kreu në Indi, Tibet dhe Kinë.

Themeluesit e bektashizmit dolën që në fillim kundër rreptësisë doktrinare dhe dogmatizmit, duke shpallur dashurinë për të gjithë, vëllazërinë dhe bashkimin. Ndryshe nga tradita islamike,

Page 17: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

bektashinjtë e zhvilluan letërsinë e vet fetare kryesisht në gjuhën osmane dhe jo arabisht dhe persisht. Një nga misionarët krysorë të Haxhi Bektashit, i cili u bë i famshëm për predikimin e urdhërit bektashian në hapësirat ballkanike, ka qënë Sari Salltëku, për të cilin qarkullojnë mjaft tregime dhe legjenda. Sari Salltëku, i cili u shndërrua në një nga personalitetet më të shquara të bektashizmit, në fillim të shek XIV u dërgua nga Haxhi Bektashi në Ballkan e në Shqipëri dhe i maskuar me veladonin e një murgu të krishterë, me durim e maturi të veçantë, punoi për të mbjellë farën e besimit bektashian. Shkupi, Ohri, Kruja dhe Janina ishin nga qytetet kryesore, ku ndaloi Sari Salltëku për të përmbushur misionin e lartëpërmëndur. Shënjtori bektashian ndihmohej në punën e vet nga një numër dervishësh, të cilët i përhapnin parimet bektashiane duke u paraqitur publikisht në emër të profetit Jezu Krisht dhe jo të Haxhi Bektashit. Madje Sari Salltëku dhe bashkëpunëtorët e tij themeluan në Korfuz edhe një " institut ortodoks ", i cili në të vërtetë u përdor për të përhapur në popull idetë e lirisë, dashurisë dhe të disiplinës bektashiane. Në fund të shek XV, sulltani Balim do t’i jepte trajtën përfundimtare këtij urdhëri.

Që në fillim, bektashizmi u paraqit si një sekt islamik liberal, duke qënë shumë i afërt në shumë aspekte edhe me krishtërimin. Ai mbështetej në: të vërtetën (hakikatin), diturinë (marifetin) dhe ligjin (sheriatin). Këto konsiderohen shtylla të bektashizmit.

Ndryshe nga sunitët, bektashinjtë e pinin alkoolin dhe i lejon femrat me kokë zbuluar. Ata respektonin ekzisencën dhe zhvillimin e lirë të kombeve dhe besimeve të ndryshme. Faleshin vetëm dy herë në ditë, agjëronin vetëm dhjetë ditë. Bektashizmi ishte tërheqës veçanërisht në Shqipëri ku feja e krishterë gërshetohej me elementë paganë. Evliha Çelebiu përmënd teqenë e Haxhi Bektash Veliut në Kaninë ndërtuar nga Sinan Pasha si vepër bamirësie (shek XVII). Në Vlorë ekzistonte edhe teqeja e Baba Sulltanit (Kuz Baba), në Gjirokastër shumica e popullsisë ulej e ngrihej duke përmëndur Baba Aliun, festonin, krahas Bajramit edhe Shën Gjergjin, Nëvruzin, Shën Mitrin, Sari Salltëkun duke pirë verë dhe raki. Po kështu në Pogradec, Mitrovicë, Kaçanik etj. Kruja ishte bërë një qëndër e rëndësishme bektashiane. Gurët e disa varrëve aty datojnë 1717 dhe 1728. Krahas teqeve aty në Kreshtën e Malit ka ekzistuar vendi i shënjtë me emrin e Sari Salltëkut, sot një qëndër e madhe peligrinazhi për çdo besimtar.. Ali Pashë Tepelena e ka mbështetur këtë urdhër. Ai kishte lidhje të ngushta me Shën Memiun ( Shën Mimin) i cili ka një teqe në Krujë që nga viti 1802. Ali Pasha i ndihmonte me para dhe përkrahje dervishët. Ai i paguante 20 000 franga dhe një shtëpi të kushtueshme Sheh Bursaliut ardhur nga Preveza, po kështu Seid Ahmed Efendiut ardhur nga Maroku, në qytetin e Pargës.. Toka të shumta Pashai i Janinës i kishte dhuruar edhe Sheh Ahmetit ardhur nga Siria. Me qënë se bektashinjtë kishin lidhje me korpusin e jeniçerëve, pas likuidimit të këtij korpusi nga Sulltani, ndaj tyre nisën përndjekjet. Në Shqipëri Ali Pasha kishte rivalitet me bushatllinjtë e Shkodrës që ishin ithtarë të sektit sunit.

- Halvetizmi

Themelues është Omer el Halveti nga Tabrizi i Iranit (shek XIV). Është shquar Sejid Jahja Shirvani nga Bakuja. Ky sekt kërkon që besimtari të tërhiqet në një dhomë të veçuar për " të kryer ritin e zikrit " i cili lidhet me përmëndjen e Zotit me zë të lartë nën emra të ndryshëm të gjetur posaçërisht për një gjë të tillë. Shehlerët dhe dervishët halvetinj kanë qënë aleatë të pushtetit osman në ruajtjen e besimit sunit prandaj s’kanë gjetur shumë përhapje në Shqipëri. Delvina dhe Vlora ishin qëndrat kryesore, por frymëzoheshin nga Janina ku më 1390 sulltan Bajaziti i pat

Page 18: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

autorizuar Gazi Evrenozintë ndërtojë një teqe. Por teqe helvetiane u ngritën edhe në Berat, Korçë, Elbasan në shek XV-XVI. Në shek XVIII ai përhapet edhe në Kosovë e Maqedoninë Përëndimore. Kështu teqe të tilla gjen në Prizeren, Gjakovë, Manastir, Kërçovë etj. Në qëndër të Tiranës ndodhet një qëndër helvetiane edhe sot.

Në kushtet e një shteti të pavarur shqiptar dhe të pasluftës së parë botërore myslimanët sunitë riorganizohen më 1921 në një AleancëKombëtareMyslimane. Më 1923 bashkësia sunite do të ndahet nga kalifati i Stambollit duke zgjedhur si kryetar Myftiun e Tiranës. Në këto vite në islamin shqiptar shfaqet një dell reformator pasi ndalohet formalisht poligamia, dalin përkthime në shqip të Kuranit dhe deputetët myslimanë kërkojnë që gratë të bëjnë jetë shoqërore si burrat, gjë që nis të realizohet më ligjin e heqjes së perçes më 1937. Më 1923 del edhe revista " Zani i Naltë " me ndjenja të theksuar patriotike dhe reformatore.

Më 1929 zhvillohet një kongres i myslimanëve sunitë ku u vendos përdorimi ekskluziv i shqipes dhe reduktimi i numrit të xhamive, unifikimi i medreseve etj. Këtu ka gisht edhe Zogu me qëllim për ta ta bashkuar vendin dhe për ta oksidentalizuar Shqipërinë duke ia hequr asaj vazhdimisht imazhin e një vendi mysliman. Thuhej se edhe Ataturku, reformatori më i madh i kësaj kohe, bëhej xheloz nga shpirti reformator i Zogut pasi nuk i pëlqente që ky i fundit t’ja kalonte atij në këtë drejtim.

Bashkësia bektashianë në Shqipëri u shpall e pavarur në vitin 1921. Shumë teqe bektashinjsh u bënë qëndra rezistence kundër Italianëve dhe gjermanëve si Baba Fejzo dhe Baba Faja duke llogaritur që gjatë luftës kishte 6000 bektashinj të organizuar.

5. 4. Rrjedhojat e përhapjes së Islamit në Shqipëri

Ky është një proces me rrjedhoja të shumëanëshme për jetën ekonomike, shoqërore dhe kulturore të popullit. Së pari u ndryshua struktura konfesionale, tani përfshihej në të edhe popullsia myslimane. Kjo shfaqej në lagjet e shumta myslimane që u krijuan sidomos në qytete. Këto lagje ( mëhalla) emërtoheshin sipas emrave të njerëzve të shquar të krahinës, të krerëve të esnafëve apo klerikëve myslimane, po ashtu sipas emrave të xhamive të ndryshme.. Ndryshoi edhe urbanistika e arkitektura e vendbanimeve shqiptare. Shumë kisha u shndërruan në xhami, u ndërtuan shumë objekte të kultit islamik (xhami, teqe, shkolla medrese, qëndra bamirëse imarete etj). Normat dhe rregullat islamike u shtrinë edhe në fushën e organizimit të veprimtarisë ekonomike, veçanërisht të zejtarisë në qytete.. Në doket, martesat dhe krijimtarinë artistike (gojore dhe të shkruar) u dukën elementët e kulturës islamiko-orientale.

Martesat nisën të bëheshin brënda komunitetit fetar.

Ndryshoi edhe veshja, sidomos e grave myslimane. Një numër fjalësh turko-arabe dëpërtuan në emërtesën e artikujve të përdorimit shtëpijak, të gjellëtarisë, etj.

Page 19: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

5. 5. Kontributi i shqiptarëve në kulturën islame

Nga ana tjetër, shqiptarët kanë kontribuar ndjeshëm në kulturën islame. Në librin e tij me titull " Kontributi i shqiptarëve në kulturën islame ", Hasan Kaleshi përvijon ndihmesat e shqiptarëve në fusha të ndryshme të kulturës islame. Po veçojmë disa syresh.

Në fushën e poezisë ka qënë shquar Jahja bej Dukagjini. Ai na ka lënë një Divan të madh sigurisht në Turqisht. Për të Gibb thotë se " nga të gjithë të huajt, dmth jo turq, qofshin aziatikë apo evropianë, të cilët guxuan të shkruajnë poezi turke, vetëm ai zë një vend me vlerë të vërtetë. Ekziston një thjeshtësi e përcaktuar, fuqi dhe origjinalitet në mënyrën e të shkruarit të tij që e ndan rrënjësisht nga poetët më të mëdhenj të asaj kohe, Zati dhe Hajali. Kujtojmë se atëkohë sa më i madh të ishte imitimi i poetëve klasikë persianë që frymëzoheshin nga motive islame, aq më shumë vlerësohej edhe shkrimtari. Ndër veprat e tij shquhen " Jusufi dhe Zulejhaja ", " Libri i parimeve ", " Shahu dhe lypësi ". Një tjetër poet ka qënë Mesihi nga Prishtina., që mori famë botërore me vjershën " Kënga e pranverës ". Ja disa vargje të saj:

Ndëgjo si këndon bylbyli; ja arriti pranvera.

Lulëzuan lulet në çdo bahçe, vallja, ja, po sillet,

Dhe prej drurit të bajamit vjen duke fluturuar behari

Pij e bëj qejf se shpejt do të kalojë edhe pranvera.

Suzi nga Prizereni pat botuar " Librin e pushtimeve të Mihaloglu Ali beut " me 1500 bejte dyvargjëshe. Kjo vepër është më e mira në zhanrin e saj Ja disa vargje prej saj:

Ruaju, mos i kalo kufitë e tu, se fati

Do të të bëjë qesharak përpara banorëve të botës,

Vëlla, bëhu i matur, mos e ço lart qafën,

Qielli është gjakësor, çdo ditë pret krerë

Ec, por me kujdes, mos i zgjat shumë hapat,

Se në çdo hap ka mija pengesa e do të ngatërrohesh!

Mos ia hap botës kraharorin, si mburojë

Se do të bëhesh nishan i shigjetave qiellore,

Princ, mos mendo se për gjithmonë do të mbetet kolltuku

Sepse Husretit (mbretit persian) fati ia hoq

Kurorën nga koka!

Page 20: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Ka dhe shumë poetë të tjerë si vëllai i Suziut, Nehari, Saji, Shemi, Behari, Axhize Baba, Buhari, Mehmet Aqifi, (emrin e të cilit ka një gjimnaz turk në Tiranë sot), Abdurrahim Efendi Prizerenasi etj.

Shumë shqiptarë u shquan edhe në poezinë mistike që lidhet me përhapjen e tarikateve të ndryshme. Kështu kemi poezinë e teqeve me Ahmet bej Dukagjinin, Dervish Suman, Sersem AliDedein, Umi Sinaninetj.

Shqiptarët u shquan edhe si historianë. Lutfi Pasha është njëri prej tyre, në kohën e sulltan Sulejmanit. Ai hartoi 12 vepra nga të cilat spikasin dy: Asafname dhe Historia e Perandorise Osmane. Koçi beu konsiderohet si Monteskjeu i Turqisë nga që u shqua si teoricien dhe kritik i madh i sistemit feudal turk. Nën ndikimin e Koçi beut sulltani ndërmori një sërë masash të rrepta: ndaloi pijen dhe duhanin, dha urdhër që fizikisht të zhduken krerët e jeniçerëve dhe të spahive turbullues, nëpunësit e koruptuar dhe përtacë, filloi t’i ndjekë e t’i dënojë, mori masa për riorganizimin e sistemit të timareve dhe të zeameteve, nisi luftën kundër rryshfetit dhe protekcionizmit. Në mes historianëve të tjerë është edhe Hajrudin Leskoviku i cili na ka lënë veprat: Historia politike e luftës së Krimesë, Historia e udhëtimit të një ambasadori, Gjurmime rreth dokumenteve historike dhe politike, Kritikë për Emil Zolën etj.

Myfid Libohova që ka qënë ministër i jashtëm në qeverinë e Turhan Pashës në kohën e Princ Vidit është shquar gjithashtu si historian i Turqisë. Interes paraqet kontributi i tij si historian i Ali Pashë Tepelenës. " Autorët e huaj, shkruan ai, sado që kanë shkruar shumë për Ali Pashën, në shumicën e tyre u ngjajnë legjendave dhe miteve greke, janë plot gabime, falsifikime dhe shovinizënm e urrejtje ndaj fesë islame, njësoj si në kohën e kryqëzatave në Mesjetë. "

Hoxha Tahsini është një tjetër figurë e shquar shqiptare e kulturës islame. Madje një rus turkolog Smirnov e quante atë " Lomonosovin e Turqisë ". Ligjërata e tij hyrëse kur në vitin 1868 u çel në Stamboll universiteti i parë turk me atë si rektor, nuk u pëlqeu qarqeve konservative, sidomos Shejhul Islamit, sepse ai foli për arsyet e prapambetjes së botës islame dhe nevojën e studimit të shkencave moderne evropiane. Sami Frashëri shkroi fjalorë dhe enciklopedi historike e gjeografike; Mehdi Frashëri ka botuar një vepër juridike " Zbatimi i tanishëm i kapitulacioneve të huaja " me vështrim kritik të gjëndjes së Turqisë; Besim Omer Pasha etj ishin mjekë të dëgjuar etj. Naim Frashëri la gjurmë në gramatologji, Dervish Hima në publicistikë etj.

6. Solidariteti fetar te shqiptarët Ndarja e vendit sipas besimit fetar

Besimtarët shqiptarë i ndesh kudo në hapësirën që popullohet nga shqiptarë por dëndësia e përfaqësuesve të një besimi të caktuar ndryshon sipas rajoneve të hapësirës shqiptare në Ballkan dhe në botë. Kështu rajoni verilindor i vendit ( Tropojë, Has, Kukës, Dibër, Mat), Malësia e Tiranës dhe e Krujës, Mallakastra, Malësia e Kërrabës, Kurveleshi dhe Skrapari, Kosova dhe pjesa përëndimore e Maqedonisë janë ta banuar kryesisht nga popullsi e besimit mysliman.

Rajonet e Alpeve, Mirdita, Puka, malësia dhe Fusha e Lezhës pjesërsiht, Kurbini, Zona e Shkodrës dhe arbëreshët e Italisë janë populluar kryesisht me banorë të besimit të krishterë katolik.

Page 21: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Rajonet e Fushës së Myzeqesë dhe zonës së Beratit, lugina e lumit Drino, Lunxhëria, Pogon-Zagoria, bregdeti Jonian, Rrëza e Përmetit, pjesërisht rajoni juglindor dhe Fushëgropa e Delvinës janë populluar me banorë të besimit të krishterë ortodoks.

Nëpër qytet i has të gjitha besimet, ndërsa në disa qytete si Tiranë, Elbasan, Vlorë, Korçë, Durrës has kryesisht banorë të njërit besim më shumë.

Veçanti dhe rigjinalitet paraqesin Shkodra, Tirana, Gjirokastra, Elbasani, Vlora, Korça, Durrësi ku kanë depërtuar edhe besime të reja pas 1990, si protestanë, bahai etj.

6. 1. Solidariteti dhe bashkepunimi ndërfetar

Përkundër Vijës së Theodhosit që ndante të dy perandoritë romake e që kalon diku midis Shkumbinit dhe Matit, shqiptarët kanë qënë tolerantë në fe dhe kurrë nuk kanë derdhur gjak për çështje fetare. Mark Milani ish kryeministër i Malit të Zi pohonte se " sa herë që ne përpiqeshim të ndërsenim në Shkodër katolikët kundër myslimanëve apo anasjellas betejën e kishim të humbur sepse shqiptarët e kishin ndjenjën kombëtare shumë më të fortë ".

Ekzistencën e tolerancës fetare e vunë re edhe fashistët Italianë të cilët hartuan një strategji për ta ruajtur këtë ekuilibër sa që katolikët u ndjenë të lënë pas dore.

Prej fundit të Mesjetës e këtej hapësira shqiptare ishte zonë ekuilibri ndërmejt dy perandorive më të fuqishme të kohës, asaj Osmane dhe asaj Austro-hungareze. Të dyja perandoritë nënshkruanin kapitulacione që rregullonin barazinë e ndikimeve, duke i njohur Përëndimit të drejtën e kujdesit për faltoret e të krishterëve, përmes doktrinës " cultus protectorati ".

Në Shqipëri mund të gjesh shpesh dy fe ( të krishterë e mysliman ) në të njëtën familje ose në të njëjtin fis ( Lurë ) ose dy fe te i njëjti njeri ( Shpat) i cili mban dy emra, një të krishterë e një mysliman dhe bën ritet e festat fetare të të dy besimeve. Heroi kombëtar Gjergj Kastrioti lindi në një familje ortodokse, u bë mysliman në oborrin e Sulltanit, u bë bektashi ( ky ishte kusht për t’u bërë jeniçer) u kthye në Shqipëri dhe mori fenë e babait (ortodoks) dhe kur vdiq la amanet që të varrosej në manastriret e Athosit, një prej vendeve të shënjta të ortodoksisë.

Në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare, as në formë episodike. Është krejt normale që një shqiptar, në se nuk i pëlqen prifti, predikimi apo lutjet e tij, ta braktisë kishën dhe të kërkojë lidhjen me Zotin në një xhami. Në veprën " Çeta e Profetëve " Pjetër Bogdani citon krahas njëri-tjetrit Kalvinin dhe Avicenën. Përkthyesi i parë i librit të myslimanëve, Kuranit të shënjtë, është një i krishterë, Ilo Mitkë Qafëzezi.

Muslimanët shqiptarë festojnë Shën Gjergjin e Shën Mërinë, një pjesë tjetër Shën Nikollën e Krishtlindjet, kurse të krishterët u bëjnë vizita miqësore myslimanëve për festat e tyre karakteristike, Kurban Bajramin.

Ka shumë raste të treguara dhe të jetuara kur priftit i është dashur të këndojë versetet e Kuranit për të nderuar një mysliman të vdekur pasi hoxha dhe xhamia ishin larg prej dëborës dhe motit të keq.

Page 22: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Në një qytet si Shkodra ku popullsia myslimane është e përzier me të krishterë katolikë e ortodoksë, në ditët e Ramazanit edhe tregtarët e krishterë e ndalojnë shitjen e mishit të derrit në dyqanet e tyre. Po në Shkodër kanë qënë familjet bujare shkodrane myslimane që mbrojtën ndërtimin e kishës katolike kur disa fanatikë filluan shkatërrinmin e themeleve gjatë natës. " Mos i prekni se këto janë themelet tona " thanë ata.

6. 2. Pse feja nuk fut sherr te shqiptarët

Me gjithëse futja e islamizmit në trojet shqiptare e thelloi diversitetin fetar në vend, kjo nuk u shoqërua me përçarjen dhe shpërbërjen e kombit shqiptar. Ashtu si krishtërimi, islamizmi u bë një fe popullore larg intolerancës dhe fanatizmit fetar. Të dyja fetë ishin mbivendosur mbi një shtrat të fuqishëm të përforcuar në rrjedhën e historisë nga veprimi i faktorëve të konvergjencës, siç ishin tiparet etno-psikologjike, gjuha dhe kultura e përbashkët etj.. Për më tepër, përhapja në viset shqiptare e sekteve (tarikateve) të ndryshme islamike krahas islamizmit (sunit) e zbuti mjaft klimën e marrëdhënieve ndërfetare në trevat shqiptare. Një rol të veçantë në këtë drejtim luajti urdhëri bektashian, i cili duke qënë i afërt me të dy besimet kryesore, duke predikuar tolerancën dhe mirëkuptimin e popullsisë kontribuoi në frenimin e prirjeve ndarëse në gjirin e popullsisë dhe në fuqizimin e lidhëzave të unitetit mbi baza etnike e kombëtare.

Misionari katolik Pjetër Mazrekunë një raport të tij dërguar Selisë së Shënjtë të Romës më 1633 jo pa habi theksonte: më qënë se rrinë vazhdimisht bashkë shumë sende nxënë të krishterët nga të pafetë ( myslimanët) si psh me kremtue ditën e premte që është festa kryesore e tyrqëve (myslimanëve) dhe bestytni të pafund. Turqit (myslimanët) si të rrjedhun nga të krishterët, ruajnë shumë zakone të të krishterëve; për sa u përket festave ftojnë njëri –tjetrin ndër morte, ndër kremtime dhe kur bajnë dasma. Shumë nga këta të krishterë tue marrë e dhanë me ta, besojnë se edhe ata shelbohen ( shëndetsohen) në qoftë se kryejnë disa të këqia.

Në mjaft raste ndryshimet në përkatësinë fetare u shpërfillën në rastin e martesave. Vajza të krishtera martoheshin me djem myslimanë. Fëmijët i pagëzonin në kishë. Fan Noli shkruante se fshatarët shqiptarë në rast nevoje, pa dallim feje, trokasin me rradhë në derën e priftit, të hoxhës e të Babait. Në fshat shumë kohë gratë nuk e mbulonin fytyrën me perçe.

6. 3. Islamizimi - faktor i ruajtjes së etnisë shqiptare

Islamizimi masiv i popullsisë nuk e e cënoi aspak karakterin etnik të popullit shqiptar. Në viset shqiptare pranë vijës së kufirit me etni të huaja procesi i islamizimit ishte një nga faktorët që ndikuan në përveçimin etnik të popullsisë shqiptare dhe të trojeve të saj nga popujt fqinjë.

Një gjë e tillë mund të thuhet sidomos për brezin kufitar etnik që fillon nga trevat shqiptare veriore ( sot brënda Malit të Zi) dhe vazhdon në ato verilidnore (Kosova) dhe lindore ( viset shqiptare brënda kufijve politikë të Maqedonisë së sotme)

Page 23: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

7. Besimet shqiptare pas shpalljes së pavarësisë

7. 1. Kisha Autoqefale Shqiptare

Në fund të shek XIX dhe fillimin e shek XX patriotët shqiptarë në mërgim, kryesisht ortodoksë e kuptuan herët se për të kundërshtuar politikën dhe praktikën helenizuese të Greqisë duhej të kishte një KishëAutoqefaleShqiptare. Tentativat e para u bënë nga Nikolla Naço në Bukuresht. E drejta ligjore për autoqefali i lindi Kishës Ortodokse të Shqipërisë qysh më 28 nëntor 1912. Me shpalljen e Pavarësisë nga Turqia, Kisha Ortodokse e Shqipërisë nuk mund të mbrohej më juridikisht nga Patrikana, e cila ishte nën juridiksionin e shtetit turk. Kjo kish ndodhur edhe me popullsistë e tjera të Ballkanit të pushtuara më parë nga Turqia ( greke, rumune, bullgare dhe serbe). Në Amerikë kjo përpjekje nisi që në maj 1907. Shqiptarët krijuan një shoqëri fetare " Nderi Shqiptar " Thirrën një prift nga Shqipëria, Fan Nolin në vitin 1908 që u shugurua prift nga tre peshkopë, një rus, një ukrainas dhe një rumun.. Ai drejtoi meshën e parë në gjuhën shqipe më 22 mars 1908.. Në South Bridge u ndërtua kisha e Shën Kollit, më vonë në Filadelfia kisha e Shën Palit dhe e Shën Pjetrit. Noli përktheu të gjitha librat e nevojshme fetare. Më 16 mars 1919 u mbajt Kuvendi për formimin e peshkopatës shqiptare të Amerikës. Kështu më 30 korrik 1919 u shpall Kisha Autoqefale Shqiptare në Boston. Më 21 nëntor 1923 u mbajt Sinodi i parë në Berat me Nolin si kryepeshkop. Nën formulën " Kishë e lirë në shtet të lirë " u mbajt kongresi II gjithëortodoks në Korçë më 16 qershor 1929.

Mbreti Zog ndoqi një politikë neutrale ndaj fesë. Madje më 12 prill 1937 Kishës Ortodokse Shqiptare iu njoh zyrtarisht varësia direkte nga Patrikana dhe ajo u shpall autoqefale.

7.2. Besimet fetare në periudhën 1944-1990

Pushteti komunist në vitin 1945 e kryqëzoi së pari Kishën Katolike të Shqipërisë, duke e konsideruar atë si " çerdhe " të agjentëve të huaj në Shqipëri. Asaj iu kërkua të shpallte autoqefalinë e saj. Por ky do ishte një sakrilegj kanonik prandaj peshkopët Gaspër Thaçi dhe VinçencPrendushinuk pranuan. Të dy u burgosën, i pari u dënua me pushkatim ndërsa i dyti me 20 vjet burg, i cili vdiq më pas në burg. U arrestuan 30 françeskanë, 15 jezuitë dhe mjaft seminaristë. Disa prej tyre u pushkatuan ( Dom Ndre Zadeja, Frano Gjini, Gj. Volaj, At Ciprian Nika, Nikoll Gazulli, me fjalët e fundit " Rroftë Krishti mbret, rroftë Shqipëria edhe pa ne! " ), të tjerët përfunduan në kampe përqëndrimi ose punë të detyruar.

Më 1967 u pushkatua Zef Bici se gjoja kishte kundërshtuar aksionin e rinisë për prishjen e kishave e xhamive. Ernest Çoba, arqipeshk ishte dënuar që më 1964 me 25 vjet burg. Atëhere u burgus edhe Mikel Koliqi, kardinali i parë shqiptar.

Ç’është e vërteta, bashkësia katolike nuk e ka ndërmarrë nismën e autoqefalisë si ortodoksët, por de facto ajo e ka realizuar atë, sepse kleri i kishës françeskane ka mbajtur lidhje kryesisht me Austrinë, ndryshe prej jezuitëve dhe domenikanëve që i ruajtën lidhjet me Vatikanin.

Sinodi III Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë qëndroi deri më 1949 kur kryepeshkopi Kristofor Kisi dha dorëheqjen.

Page 24: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Sinodi IV me kryepeshkop Paisi Vodicënu ngrit në gusht 1949. Për arsye politike Paisi Vodica e lidhi Kishën Ortodokse Shqiptare me Patrikanën e Rusisë komuniste.

7. 2. 1. Feja gjate periudhës së shtetit ateist 1967-1990

Më 1967 besimet fetare dhe institucionet e tyre u ndërprenë me dhunë nga shteti komunist. Kjo lëvizje u quajt kinse lëvizje e rinisë ateiste. Shumë kisha u kthyen në salla publike, stalla ose u rrënuan plotësisht. U prishën 2169 objekte kulti si kisha, xhami e teqe. U burgosën 217 klerikë për terror e disa prej tyre vdiqën nëpër burgje ose u pushkatuan.. Kodi penal më 1977 dënonte propagandën fetare si dhe përhapjen e liturgjisë. Sipas këtij kodi u dënuan shumë ish klerikë por edhe laikë.

Kisha katolike e Shqipërisë që i kishte dhënë vendit dhjetëra intelektualë, studjues me emër, poetë e shkrimtarë si at Shtjefën Gjeçovin, Preng Doçin, at Gjergj Fishtën, Dom Ndre Mjedën, at Donat Kurtin etj kishte pësuar një nga goditjet e saj më të mëdha gjatë gjithë historisë së saj në Shqipëri.

Shpallja e Shqipërisë ( e tokës ku predikuan së pari apostujt e Krishtit si Pali; e tokës së Skëndërbeut që u fut në historinë e kishës si mbrojtësi i saj më besnik) si i vetmi shtet atesit në të gjithë globin tokësor, kishte habitur tërë botën. Diktatori Enver Hoxha ishte bërë më i egër se perandori Trajan. Pavarësisht nga kjo, shqiptarët nuk linin festë fetare pa e festuar fshehurazi, në kushtet e një fukarrallëku të tmershëm dhe furnizmi me tallona deri më 1990. Në këtë ilegalitet të përgjithshëm dhe frikë u forcua ndjenja e tolerancës fetare.

Ndërkohë veprimtaria e Nënë Terezës jashtë Shqipërisë ndikonte mjaft. Pas përmbysjes së sistemit ateist më 1990, më 4 nëntor 1990 patër Simon Jubani që kish qëndruar 26 vjet në burg dhe Karlo A. Sevilla, dëbuar nga Shqipëria më 1946, dhanë një meshë për të gjallët e për të vdekurit në kapellën e vogël të varrezave të Shkodrës, e cila shërbeu si altar. Pjesëmarrja në meshë ishte e jashtëzakonshme. Më 16 nëntor në faljen e namazit të xhumasë në Xhaminë e Plumbit në Shkodër nga myslimanët morën pjesë 50-60 000 njerëz! Hytben e këndoi Hafiz Sabri Koçi ( jo më pak i persekutuar se pater Simon Jubani). Të dy tubimet patën vlera të mëdha ndër të tjera sepse afirmuan lirinë e besimit. Nisi sërisht ngritja e kishave, e xhamive dhe e teqeve.

7.2.2 Besimet fetare pas 1990

Pas vitit 1990 u kthyen në Shqipëri emisarët e Kishës Katolike të Shqipërisë, misionarët dhe të dërguarit apostolikë të Selisë së Shënjtë, midis tyre dhe klerikë katolikë shqiptarë që kishin dalë gjallë nga burgjet, si imzot Mikel Koliqi, Frano Ilia, Imzot F. Mirdita, i ardhur nga jashtë etj.

Klerikët ortodoksë që kishin mbetur gjallë filluan të aktivizohen pranë kishave që kishin mbetur më këmbë dhe t’i përtrijnë ato. Nga PatrikanaEkumenikeu dërgua peshkopi misionar AnastasiosJanullatos dhe nisa puna për rindërtimin e kishave dhe kthimin e pronave të tyre.

Page 25: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Për t’u shënuar është vizita e Papës Gjon Pali II më 25 prill 1993 dhe e patrikut EkumenikBartholomeu i më 2-9 nëntor 1999.

U përtrit edhe Kisha Ungjillore e Shqipërisë përmes misonarëve dhe bashkësive të krishtera ungjillore në të gjithë vendin sidomos në qytete edhe në Kosovë. Kjo kishë ndjek traditat evropiane, duke e shtrirë veprimtarinë në përhapjen e lajmit të mirë, sidomos në shkolla, ku jep një ndihmë të çmuar.

Sekte të krishtera si Baha’ullah, Dëshmitarët e Jehovajit etj kanë një shtrirje gjithnjë e më të gjërë tani edhe në Shqipëri.

7.2.3. Invazioni i feve të huaja në Shqipëri

Lëvizjet jo biblike në Shqipëri

Në ditët e sotme, në Shqipëri veprojnë edhe të ashtuquajtura " lëvizje jo biblike ". Këto e kanë marrë këtë emër nga që marrin nga Bibla një pjesë të saj dhe e shndërrojnë atë në bazë përfundimtare të besimit të tyre. Kështu këto lëvizje mund të konsiderohen si kulte, apo sekte të krishtere. Ndër to janë:

1. Dëshmitarët e Jehovait 2. Mormonët 3. Bahai

Psh organizata e Dëshmitarëve të Jehovait që njihet edhe si Bibla e Kullës së Rojës dhe Shoqëria e pamfletëve e vënë theksin tek profecitë e kohëve të fundit dhe kanë parashikuar por pa sukses fundin e botës. Dëshmitarët e Jehovait kufizohen në jetën sociale duke mos marrë pjesë, si rregull, në veprimtari të tilla, si transfuzion gjaku, festim ditëlindjesh ose festash ( përfshi festat kombëtare, Krishtlindjet, Pashkët, Ditën e Nënës), votime, betimi pra flamurit dhe shërbimi ushtarak.. Kështu ato vendosin një mur ndëmjet vetes dhe pjesës tjetër të shoqërisë.

Ithtarët e Bahait pretendojnë se përfaqësojnë kulmin e të gjitha feve të botës. Ata nuk besojnë se Jezusi është Mesia i vetëm, i vërtetë, mësimet e të cilit vlejnë përgjithmonë. Ata e zbresin rëndësinë e Jezusit në një epokë të kaluar dhe lënë të kuptohet se e ka zëvëndësuar mesia e tyre, Bah’ullahu. Ndjekësit e kësaj lëvizje pohojnë se " me Baha’ullahun ka lindur epoka e re e pjekurisë dhe ne duhet t’i dëgjojmë fjalët e tij.. ato quhen pushteti i fundit në të gjitha punët e fesë ".

Bahai pretendon të jetë një fe universale, dhe në se njerëzit do të besonin sipas këtij drejtimi do të kish paqe universale.

Mormonët janë gjithashtu një grup njerëzish që e quajnë veten " Kisha e Jezu Krishtit dhe Shënjtorët e Ditëve të mëvonshme ". Ata thonë se " përëndia vetë ka qënë një herë ashtu si jemi ne tani dhe ai është një njeri i lartësuar ", " Krishti nuk ka lindur përmes Frymës së Shënjtë.., por.. në të njëjtën mënyrë sipas mishit dhe karakterit të njëjtë si ndodhi në kopshtin e Edenit.. ", " se ekzistojnë mëkate të tmerrëshme që njeriu mund t’i bëjë dhe këto do ta vendosin mëkatarin larg

Page 26: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

fuqisë shpenguese të Krishtit. Në se këto mëkate bëhen atëhere gjaku i Krishtit nuk do t’i pastrojë ata nga këto mëkate edhe në se ata pendohen. Prandaj e vetmja shpresë e tyre është të derdhin gjakun e tyre për shpengim, aq sa është e mundëshme, për veten e tyre. "

Kisha Ungjillore Protestane

Kisha Ungjillore Protestane në Shqipëri zë fill më 18 tetor 1873, kur Berd, Xheni dhe zoti Marsh vendosen si misionarë në qytetin e Manastirit. Aty ata krijuan bashkësinë e parë ungjillore, ku bënin pjesë Gjerasim Qiriazi, i cili ishte njëkohësisht edhe atdhetar i madh. Gjerasimi dhe e motra, Sevastia çelën në Korçë të parën shkollë të vashave më 23 tetor 1891. Më 14 nëntor u krijua bashkësia " Vëllazëria Ungjillore " ku bënin pjesë Gjerasimi, Gjergj Qiriazi, Sevastia, Grigor Cilka, Herakli Bogdani, V. Pasko nga Pogradeci, Fanka Fthimi dhe ndoshta P. N. Luarasi.

7.2.5. Alternativat fetare sot në Shqipëri

Në shtypin shqiptar prej shumë vjetësh diskutohet shumë në se është e udhës që shqiptarët në shumicë të mbeten myslimanë. Madje shkrimtari i madh i sotëm, Ismail Kadare disa herë është shprehur që ne duhet të kthehemi në fenë e vjetër të krishterë. Sepse kështu do të mbetemi pjesë e Evropës.

Të tjerë intelektualë janë të mendimit se rikonvertimi fetar nuk është kusht për t’u pranuar nga Evropa dhe as mund të bëhet vullnetarisht, nga që përkatësia fetare është një dukuri e rrënjosur tek populli ndonëse jo me fanatizëm.

Sidoqoftë mbetet për të parë se si do evoluojë gjëndja e besimeve fetare.

Nga njëra anë të rinjtë të edukuar në shkolla laike janë relativisht të lirë dhe jo shumë të prirë të frekuentojnë institucionet fetare, pa bërë fjalë këtu për t’i përkitur atij besimi që kanë prindërit të paraardhësit e tyre.

Nga ana tjetër, në sajë të propagandës së fuqishme fetare, shumë të rinj të tjerë frekuentojnë rregullisht kishat dhe xhamitë, madje shumë myslimanë shkojnë edhe në peligrinazh në Mekë, mbajnë mjekër të gjatë etj.

Disa të tjerë kanë përqafuar sektet e reja fetare të krishtere dhe jo biblike, kryesisht për qëllime pragmatike (ashtu sikurse edhe historikisht kanë vepruar shqiptarët), për të siguruar një vizë për në Përëndimi, për të gjetur një punë apo një bursë studimi atje, një bashkëshort etj.

Dukë i hedhur një vështrim retrospektiv të kaluarës fetare të shqiptarëve, shqetësimet për lindjen e konflikteve fetare brënda vendit apo për ndarjen fetare të shqiptarëve nuk kanë gjasë të realizohen.

Page 27: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

7.2.6. Politika aktuale e shtetit ndaj fesë

Shteti pluralist aktual mban një qëndrim neutral ndaj institucioneve fetare në vend. Kushtetuta thotë se shteti shqiptar është laik, në kuptimin që nuk favorizon asnjërën nga katër bashkësistë fetare në vend që janë muslimanët, ortodoksët katolikët dhe bektashinjtë. Përkundrazi ai ndihmon në ngritjen e shkollave të ndryshme fetare. Në Konferencën Kombëtare që u mbajt në Tiranë nga 14-15 nëntor 2003 me tem " Fetë dhe qytetërimet në mijëvjeçarin e ri-rasti i Shqipërisë " u trajtua më gjërë politika e shtetit ndaj fesë. Problemi kryesor ishte plotësimi i legjislacionit lidhur me mbarëvajtjen e veprimtarive fetare. U theksua se pasuria shqiptare, që është solidariteti tradicional ndërfetar duhet të ruhet e forcohet më tej. Ka një Komitet Shtetëror për çështjet e fesë në varësi të Ministrisë së Kulturës, që ndihmon në mbarëvajtjen e veprimtarive të institucioneve fetare. Qeveritarët marrin pjesë njësoj në kremtimet zyrtare të festave të mëdha fetare si Bajrami, Krishtlindjet, Nëvruzi etj, ose në solemenitete e konferenca të organizuara nga vetë institucionet fetare, por jo në bazë të përkatësisë fetare të vetë qeveritarëve. Kështu kryeministri, presidenti, kryetari i parlamentit, kryetarët e partive politike shkojnë për urime si në Komunitetin Mysliman Shqiptar, ashtu dhe në atë të Kishës autoqefale shqiptare apo të kryegjyshatës botërore. Në vend botohen lirisht organe të shtypit fetar dhe jepen emisione të rregullta në media. Bashkitë mbajnë qëndrim të njëjtë si për lejimin e ndërtimit të xhamive, ashtu dhe për kishat, teqetë etj. Qeveria lejon hyrjen pa pengesë të përfaqësuesve të komuniteteve të ndryshme fetare në botë, të cilët organizojnë propagandën dhe përhapjen e besimit të tyre nëpërmjet shkollave dhe mjeteve të ndryshme.

Lidhur me luftën kundër terrorizmit pati një valë arrestimesh të disa elementëve islamikë të dyshuar si fundamentalistë ose nuk u lejuan të hyjnë në Shqipëri disa të tjerë. Por në përgjithësi kjo nuk shkaktoi ndonjë ndjenjë pakënaqësie apo zhgënjimi në masën e besimtarëve myslimanë. Gjithashtu kushtetuta u ka dhënë të drejtën e rikthimit të pronave institucioneve fetare, si fjala vjen Manastiri i Ardenicës pranë Fierit, etj tani administrohet nga kisha dhe institucionet e tjera përkatëse fetare.

8. Objektet e kultit në disa qytete kryesore

Objektet e kultit në Shqiupëri janë të lashta dhe të shumta, ndonëse shumica e tyre kanë qënë dëmtuar ose rrënuar gjatë shekujve nga pushtuesit apo dhe nga vetë popullsia që i përdorte materialet e tyre të ndërtimit për të bërë shtëpi e objekte të tjera utilitare për vete. Gjatë periudhës 1967-1990, siç dihet shteti ateist shqiptar jo vetëm që i shkatërroi me qindra objekte kulti por edhe një pjesë të madhe të tyre e shndërroi në magazina, depo ushtarake, kinema apo shtëpi kulture. Kështu ka ndodhur psh me Kishën e Madhe në Shkodër që u shndërrua në pallat sporti, ose me xhaminë e madhe në Durrës që u shndërrua në kafene dhe pastiçeri,. ose me Kishën e Shën Gjergjit në Korçë. Megjithatë për nevoja të historisë kombëtare dhe nën presionin e opinionit ndërkombëtar, shteti ruajti me vendim të posaçëm disa objekte kulti të një vlerë të madhe sikurse xhamia e Et-hem beut në sheshin Skëndërbej, xhamia Muradie në Vlorë, etj duke i shpallur ‘monumente kulture’.

Page 28: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Pas vitit 1990, nisi një periudhë rigjallërimi jo vetëm e besimit fetar por edhe e veprimtarive ndërtuese të objekteve të kultit. Vetë populli, me ndihmën edhe të fondacioneve të huaja bamirëse e fetare, riparoi, ringriti dhe ndërtoi shumë xhami, kisha, teqe e të tjera objekte kulti.

Aktualissht në të gjitha qytetet shqiptare ka objekte kulti të vizitueshme me interes turistik.

8.1. Tirana

Xhamia e Et-hem Beut e ngritur në vitin 1793. Ajo është tepër tërheqëse sidomos për pikturat murale të saj ende në gjëndje të mirë. Në këtë xhami çdo vit falet Bajrami dhe

çdo të premte mblidhen shumë besimtarë. Pranë xhamisë është Kulla e Sahatit, të dy këto objekte janë nga më të hershmit të qytetit të Tiranës.

Xhamia e Et-hem Beut ne qender te Tiranes

Page 29: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Xhamia e Et-hem Beut ne qender te Tiranes ….Në anë të lumit të Lanës, pranë Qëndrës kulturore të fëmijëve, është ngritur Katedralja katolike, një vepër artistikisht dhe arqitektonisht tepër imponuese. Një kishë tjetër katolike e vjetër ndodhet në rrugën e Kavajës. Po në këtë rrugë ndodhet edhe kisha ortodokse, e ngritur gjatë regjimit monist në zëvëndësim të kishës së vjetër ortodokse në rrënojat e të cilës u ndërtua Hotel Tirana International.

Në kodrat në lindje të qytetit ndodhet kompleksi i kryegjyshatës botërore të sektit bektashi.

8.2. Durrësi

Në Durrës mund të vizitohet Xhamia e Sulltan Fatihutndërtuar në vitin 1502

Gjithashtu mund të vizitohet një kishë e vogël bizantine që nga shekulli X, që ndodhet pranë amfiteatrit në qëndër të qytetit.

Xhamia e sulltan Fatihut Durres

Page 30: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

8.3. Kruja

Pranë kështjellës së famshme ndodhet Teqja e Dollmes apo Teqja bektashiane, ndërtuar në vitin 1772, një vend lutjesh për besimtarët e sektit bektashi. Në pjesën e sipërme të kështjellës ngrihet një kullë sahati 16 m e lartë, ndërtuar në shek XI si kullë e këmbanave të një kishe në rrethinat e një rezidence të një familje feudale. Kisha muret e të cilës kanë qënë pikturuar u shkatërrua nga Turqit kur ata e pushtuan përfundimisht Krujën.

8.4.Lezha

Këtu është për t’u vizituar Kisha Françeskane e Shën Nikollës. Në të mund të gjeni riprodhime të helmetës dhe shpatës së tij dhe në muret pranë janë gdhëndur 25 emra të betejave që ai ka kryer kundër turqëve.

8.5. Shkodra

Si qyteti më i rëndësishëm me popullsi katolike, padyshim Shkdra të rezervon kënaqësinë të njihesh me objektet e kultit katolik, në rradhë të parë. Kemi në të një katedrale të madhe jezuite dhe manastire, seminare dhe biblioteka françeskane. Kisha françeskane në rrugën Ndre Mjeda ka qënë përdorur si sallë leskionesh e pallatit të kulturës Vasil Shanto por tani ajo është përsëri kishë. Brënda saj do shikoni një ekspozitë fotografike me priftërinjtë e Shkodrës që kanë vdekur gjatë regjimit komunist. Njëri syresh është poeti GjergjFishta (1871-1940) kockat e të cilit pushteti komunist ia hodhi në lumin Drin për të zhdukur çdo gjurmë të kujtimit të tij. Disa blloqe banesash më në jug ndodhet katedralja katolike (e ndërtuar në vitin 1857) që ishte shndërruar gjatë pushtetit komunist në pallat sporti.

Gjatë vizitës së Papës në vitin 1993 aty u mbajt një solemnitet i veçantë.

Pranë kështjellës së Rozafës ndodhet xhamia e Plumbit, që nga viti 1774 e vetmja që i shpëtoi shkatërrimit të revolucionit kulturor komunist në vitin 1967.

Në qëndër të qytetit tani ngrihet xhamia më e madhe e venduit, me dy minare dhuratë e një fondacioni arab

8.6. Fier

Në Pojanin antik, qëndër shumë e rëndësishme arkeologjike e vendit, ka një numër të madh rrënimesh të objekteve të kultit. Përmëndim për shëmbull Manastirin e Shën Marisë dhe Kishën e Shën Marisë (përkatësisht shek XIII dhe XIV) të rindërtuara pjesërisht dhe të shndërruara në muzeum arkeologjik.

Apollonia, një tjetër qëndër e madhe arkeologjike, ofron të vizitosh Manastirin Ortodoks e Shën Marisë të shek XIII, ku ikonat e shumta murale dhe vizatime të tjera murale paraqesin një interes të veçantë.

Manastiri tani shërben si muzeum arkeologjik me një koleksion të madh qeramikash dhe statujash.

Pa dyshim tepër tërheqës është Manastiri mbi kodrën e Ardenicës, i cili ka qënë shndërruar për shumë vjet në një hotel turistik.

Page 31: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

8.7. Vlora

Në këtë qytet përveç teqes në majë të një kodre që zbret thikë menjëherë në qytet, e quajtur Kuz Baba ndodhet një teqe bektashiane.

Poshtë në rrugë kryesore ndodhet xhamia Muradie, ndërtuar në vitin 1542.

Xhamia Muradie

Page 32: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

8.8. Saranda

Vetë emri i qytetit ka një prejardhje fetare: qyteti i dyzetë shënjtorëve.

Thellë në pyllin e Butrintit është një mur i mbushur me mbishkrime në Greqisht dhe një pallat i shek VI, një pagëzimore (baptister) e krishterë e zbukuruar me mozaikë shumëngjyrësh me motive kafshësh dhe zogjsh, mbuluar me rërë mbrojtëse.

Prapa një bazilike të shekullit VI qëndron një mur i stërmadh masiv Ciklopik që nga shekulli IV.

Në njërën portë është një relief i shkëlqyer i një luani duke vrarë një dem, simbol ky i një force mbrojtëse ndaj sulmuesve.

8.9. Gjirokastra

Për t’u vizituar është së pari Xhamia e Pazarit, e vitit 1757 në qëndër të qytetit. Një xhami tjetër, xhamia e Mekatës është vetëm si rrënojë ende, pranë banjove publike që datojnë në shekulin XVII.

8.10. Berati

Xhamia e Mbretit, daton më 1512 e ndodhet pranë pazarit. Dikur ka qënë muze arkeologjik. Brënda saj ka një galeri me shumë objekte adhurimi femërorë dhe përtej mureve të oborrit ndodhet Teqja Halvetiane (1790), një bazë e rëndësishme dikur e sektit islamik në fjalë.

Përgjatë lumit ngrhet xhamia tjetër e Bakallëve (1827), tani muzeum i artit popullor.

Përballë urës së gurtë të Goricës ndërtuar në vitin 1780 ngrihet kisha e shek XIV e Shën Mihalit mu në majë të një shkëmbi, poshtë kështjellës. Brënda kalasë ndodhen të paktën 40 kishëza të vogla ortodokse, në njërën nga të cilat është muzeu i famshëm i Onufrit.. Ky muzeum dhe katedralja ortodokse e Zonjës Sonë ( e vitit 1797) janë të dyja brënda mureve të manastirit. Ikonostaset prej druri dhe objektet e tjera të ekspozuara aty janë të mahnitshme.. Kishat e tjerë brënda kështjellës përfshijnë kishën e shek XIV të Trinitisë së Shënjtë (Shën Triadha në Shqipëri), në pjesën përëndimore pranë mureve. Kisha evangjeliste e shek XVI gjëndet më lehtë duke ndjekur anën lindore të mureve

8.11. Elbasan

Në këtë qytet ia vlen të vizitohet Xhamia e Mbretit dhe Kisha Ortodokse eShën Marisë ndërtuar me gurë të latuzar dhe pajisur me ikona shumë të bukura.

Page 33: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

8.12. Korça

Një tërmet i fuqishëm i vitit 1931 dhe më 1960 pat shëmbur shumë objekte kulti, midis tyre edhe minare dhe kisha. Bie në sy xhamia e Minahorit (viti 1485), më e vjetra e këtij lloji në tërë Shqipërinë.

Tani ngrihet madhështore Metropolia ( kryekisha ortodokse) mbi rrënojat e Kishës së Shën Gjergjit9. Si mund të hyhet në Shqipëri

Shqipëria është sot një vend i hapur për çdo vizitor të huaj. Qytetarët e BE, SHBA-së, Turqisë, Australisë, Izraelit, Japonisë e ndonjë vendi tjetër mund të hyjnë pa vizë duke paguar vetëm 5 USD në pikën e kalimit të kufirit. Qytetarët e vendeve të tjera mund ta marrin vizën pa pengesë në secilën nga konsullatat shqiptare më të afërta duke paguar për vizën sipas marrëveshjeve ndërqeveritare dypalëshe. Vizitorët mund të vijnë në grupe ose individualisht.

9.1. Pikat e kalimit të kufirit

Shqipëria ka kufij me Greqinë, Maqedoninë, Kosovën, Malin e Zi dhe Italinë. Me Greqinë funksionojnë disa pika kufitare: Kapshtica në lindje të vendit ku mund të hyhet nga Follorina; Tri Uratdhe Kakavija në ekstermin jugor ku mund të hyhet nga Janina. Rruga që andej për në brëndësi të vendit tashmë është shumë e mirë. Shërbimi taksi, telefonik etj është i siguruar.

Me Maqedoninë funksionojnë tri pika të tjera: Qafë Thane (ku hyhet nga Struga, Tushemishti (ku hyhet nga Ohri ) dhe Bllaca (ku hyhet nga Dibra e Madhe).

Me Kosovën janë të hapura dy pika: QafëMorina ( ku hyhet nga Prizereni) dhe QafëPrushi (ku hyhet nga Gjakova). Me Malin e Zi funksionojnë pika e kalimit të kufirit te Hani i Hotit (ku hyhet nga Podgorica) dhe ajo e Murriqanit (ku hyhet nga Ulqini).

Me Italinë Shqipëria ka kufij detarë, kështu që kemi pikat e kalimit në qytetet port të Durrësit, Vlorës, Shëngjinit, kryesisht. Ardhja bëhet me tragete. Me Greqinë mund të hyhet edhe nga qyteti port i Sarandës. Në fakt gjatë stinës turistike, në këtë qytet vijnë shumë turistë ditorë nga Korfuzi. Aeroporti i vetëm civil ndërkombëtar, ai i Rinasit siguron më shumë se 15 ulje në ditë të avionëve të disa shoqërive të njohura të huaja dhe vendase si AlItalia, SëisAir, Lufthansa, Olimpik, Albanian Airlines etj. Ai siguron lidhje me të gjitha qytetet kryesore të Evropës dhe Amerikës.

9.2. Kushtet e transportit dhe akomodimit

Për ata që duan të vizitojnë Shqipërinë tani do gjejnë kushte më të mira akomodimi, siç janë hotelet e shumta, kryesisht private në bregdet dhe në brëndësi të vendit. Këto hotele të kategorive të ndryshme përveç konfortit të domosdoshëm sigurojnë edhe shërbim taksi, telefonik faks, internet, pishinë etj.

Çmimet e fjetjes në këto hotele janë të krahasueshme me ato të vendeve fqinjë. Transporti brënda vendit kryhet zakonisht me taksi, autobuze dhe minibuse, por edhe me tren. Vendi është i mbuluar nga një rrjet i madh agjensish turistike dhe udhëtimesh që sigurojnë informacionin e nevojshëm dhe prenotimet e dëshiruara në mbarë vendin.

Page 34: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

PËRMBLEDHJE

Shqiptarët janë ndër popujt më të vjetër jo vetëm të Gadishullit Ballkanik por dhe të Evropës. Në kulturën e tyre të lashtë besimet pagane zinin një vend të rëndësishëm. Për mijëra vjet më rradhë ata jetuan me to. Madje shumë nga ritet e lashta pagane jetojnë ende në forma të ndryshme në krahina të ndryshme të vendit.

Krishtërimi, si një fe monoteiste e lindur në Lindje hyri me vështirësi në trojet ilire, madje nuk ishte i mirëpritur atje. Por ai hyri në mënyre apostolike, dmth nëpërmjet propagandës vetiake të apostujve të ndryshëm, duke filluar më Shën Palin dhe shënoi martirët e parë, midis të cilëve Florin dhe Laurin. Për më tepër ishte një perandor ilir, Kostandini i madh ai që e dekretoi krishtërimin si fe zyrtare.

Me ndarjen e perandorisë romake në atë të Përëndimit dhe të Lindjes edhe shqiptarët u ndanë midis dy kishave përkatëse, asaj katolike romane dhe asaj ortodokse bizantine. Vija e ashtuquajtur e Theodhosit i ndau edhe iliro-shqiptarët në dy kampe të mëdha fetare. Pushtimet osmane në fund të shek XIV dhe fillim të shek XV sollën në trojet shqiptare një fe të re, atë islame. Kjo depërtoi fillimisht në shtresat e pasura që u privilegjuan nga pushteti osman por më vonë edhe në masën e popullit, për arsye ekonomike dhe të tjera. Në fakt për popullsinë shqiptare në kontakt me etnitë e tjera sllave e greke islamizmi ishte një faktor konservativ i etnisë dhe i kulturës kombëtare.

Sidoqoftë, si krishtërimi ashtu dhe islamizmi nuk e fanatizuan kombin shqiptar i cili gjithnjë vinte kombësinë mbi gjithçka. Për pasojë shqiptarët janë karakterizuar në shekuj nga një solidaritet i spikatur fetar, i cili e ka mbajtur atë të bashkuar kundër veprimeve asimiluese dhe rrënuese të fuqive të huaja në Ballkan. Në Shqipëri nuk ndodhi ajo që ndodhi në Greqi pas 1821 apo në ndonjë vend tjetër, ku fanatizmi fetar krijoi një shtet fundamentalist ortodoks ose islamik.

Kujtojmë se ndarja kishtare që prej shek. XI u bë një realitet në jetën shoqërore në Shqipëri, por ajo asnjë herë nuk arriti të ushqejë shfaqje të intolerancës e të fanatizmit fetar. Përgjatë gjithë Mesjetës këtu s’ka asnjë të dhënë që të pohojë ekzistencën e ballafaqimeve e të konflikteve fetare midis shqiptarëve ortodoksë dhe atyre katolikë. Kjo bashkëjetesë e ky mirëkuptim u ruajt edhe kur struktura fetare në Shqipëri ndryshoi në mënyrë radikale, kur pjesa më e madhe e popullsisë u kovertua në islamizëm.

Regjimi komunist në kuadrin e vendosjes së kontrollit të tij total absolut në çdo hallkë të jetës shoqërore, mbajti një qëndrim armiqësor ndaj fesë dhe institucioneve fetare deri në atë shkallë sa për një çerek shekulli e ndaloi me ligj ushtrimin e fesë dhe veprimtarinë e institucioneve fetare, gjë që s’kishte ndodhur askurrë dhe në asnjë vend të botës.

Pluralizmi politik i vendosur pas vitit 1990 i dha një frymëmarrje të re ushtrimit të lirë të fesë të shqiptarët dhe e bashkoi Shqipërinë me Evropën dhe botën edhe në këtë fushë. Shqipëri është sot një shëmbull i një shteti dhe populli ku fetë e ndryshme ekzistojnë dhe ushtrohen në harmoni njëra me tjetrën pa u bërë pengesë për përparimin ekonomik e shoqëror të vendit.

Page 35: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Oponencë e rishikuar

Tema e diplomës " Besimet fetare në Shqipëri " është me shumë interes për të njohur botën shpirtërore dhe gjëndjen sociale të një populli evropian me pozitë, histori, psikologji dhe kulturë të veçantë.

Për ta realizuar këtë vlerë njohëse diplomanti kemi menduar drejt një plan parashtrimi të gjëndjes së besimeve fetare në Shqipëri, duke studjuar një literaturë të pasur si mbështetje për të argumentuar të dhënat dhe mendimet duke përdorur një stil konçiz në të shkruar. Duke thwnw atë çka është e nevojëshme dhe e domosdoshme, shkurt dhe qartë, pa bërë komente, pa e lodhur lexuesin a studjuesin me arsyetime të zgjatura, duke i dhënë mundësinë atij të nxjerrë vetë përfundimet. Me gjithë gjuhën e kursyer, ju japim një informacion të gjërë për temën që trajtojmë, gjë që përbën një arritje e vlerë.

Në vend të hyrjes Kemi dhënë një panoramë tepër të shkurtër por të nevojshme të pozitës gjeografike dhe të historisë së Shqipërisë.

Në kapitullin 3 për besimet pagane të paraardhësve tanë iliro-pellazgë jemi mbështetur në ato që kemi lexuar e njohur për ta.

Veprojmë drejt kur pohojmë se " Feja ka luajtur një rol të dorës së parë në mbijeesën e kombit shqiptar " (faqe 5). Kemi të dhëna të shumta bindëse dhe me interes në faqet 5-15 mbi përhapjen e krishtërimit në Shqipëri dhe veçoritë që pati përhapja e kësaj feje te shqiptarët. Thekson se këtu kristianizimi filloi të përhapej mbi baza apostolike që në shekujt e parë të erës së re; flet për organizimin kishtar dhe ndryshimet që pësoi ky; trajton pozitën e veçoritë e shqiptarëve të ndodhur midis dy kishave rivale të Lindjes e të Përëndimit; i rezervon vend të veçantë kishës së Arbërit në shekujt XII-XIII dhe rolit të Skëndërbeut si i krishterë Unit, sikurse vend të veçantë i kushton zhvillimit të artit duke përmëndur zbulimet arkeologjike, ikonografinë kishtare, artin e miniaturave të kodikëve dhe të gravurave.

Analizojmw gjithashtu mjaft faktorë historikë dhe politiko-shoqërorë, që në rrjedhën e kohës përcaktuan ekzistencën e besimeve fetare në Shqpëri.

Një kapitull të veçantë i kemi kushtuar islamizimit të shqiptarëve. Me intuitën e një studjuesi të mirëfilltë kemi pwrmendur periudhën paraosmane të kontakteve të shqiptarëve me fenë Islame, ndërsa islamizimin e popullsisë si proces historik e lidhim me vendosjen e sundimit osman në Shqipëri. Me të drejtë, theksojmw se islamizimi i shqiptarëve ka qënë në rradhë të parë një proces vullnetar, jo i impnuar me forcën e armëve.. shpjegojmw cilat shtresa shoqërore u islamizuan në fillim e në vazhdim, shpjegojmw faktorët që bënë të mundur islamizimin e pjesë dërrmuese të popullsisë, format dhe rrugët që ndoqi islamizimi i shqiptarëbve duke u ndalur edhe te dukuria pragmatiste e kriptokristianizimit.

Një temë me rëndësi që trajtohet është ajo mbi sektet islamike dhe mbi rolin e veçantë të bektashizmit në Shqipëri. Vëmëndjes nuk i kanë kaluar edhe " pasojat e përhapjes së islamizimit në Shqipëri " dhe " kontributi i shqiptarëve në kulturën islame ".

Page 36: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Temë që gjithnjë ka tërhequr vëmëndjen e studjuesit ka qënë solidariteti dhe toleranca ndërfetare te shqiptarët. Diplomanti e trajton këtë temë diçka më gjërë, duke theksuar se shqiptarët kanë qënë tolerantë në fe dhe kurrë nuk kanë derdhur gjak për çështje fetare, se në Shqipëri nuk njihen konfliktet fetare. Po kështu, me rëndësi është fakti se islamizmi ka qënë gjithnjë një faktor i ruajtjes së etnisë shqiptare, gjë që konkretizohet veçanërisht në brezin kufitar etnik.

Kapitull i veçantë i është kushtuar gjëndjes së besimeve fetare pas shpalljes së Pavarësisë. Në fillimet e shtetit të ri shqiptar, autoqefalia e kishës ortodokse ishte me shumë rëndësi. Autori ka lënë faqet 27-30 për të trajtuar gjëndjen e besimeve fetare në periudhën e shtetit ateist më 1944-1990 si dhe gjëndjen pas vitit 1990, duke përfshirë politikën aktuale të shtetit ndaj fesë. Kjo është gjëndja e sotme e besimeve fetare në Shqipëri. Është më e afërta, më e njohura, më e pasura në ngjarje e në dokumentacion.

Dihet se rreth 70 % e popullsisë shqiptare është e besimit mysliman, mirëpo në faqet 27-28 nuk thuhet pothuaj asgjë për këtë. Flitet për goditjen që shteti komunist u bëri kishës dhe klerit të krishterë, por nuk thuhet asgjë për goditjen apo dhunën që ky shtet u dha edhe institucioneve myslimane dhe drejtuesve të saj, as me shifra, as me emra, kur dihet që edhe ndaj tyre kjo dhunë nuk ka qënë më e paktë; duke rënë kështu në një trajtim të njëanshëm. Këtë fat në Shkodër e kanë pasur Hafiz Ali Kraja, Hafiz Musa Dërguti e shumë e shumë të tjerë ( për të mos thënë, gjithë të tjerët, duke përfshirë edhe familjet e tyre).

Ka të dhëna që vetëm në qytetin e Shkodrës ka patur 36 ose 37 xhami, prej të cilave pas vitit 1967, vetëm njëra ( Xhamia e Plumbit) " mbeti në këmbë ", si " monument kulture " ( por jashtë funksionit).

Shumica dërmuese e të tjerave u shëmbën duke përfshirë edhe xhaminë e Parrucës, të Fushë-Çelës etj. Ato që mbetën u kthyen në depo apo u keqpërdorën.

Le të kujtojmë gjithashtu se edhe nga rradhët e klerikëve myslimanë ka patur një numër jo të vogël intelektualësh me emër si dijetarë eruditë, studjues e poetë. Nuk duhetlënë mënjanë edhe fakti se dhuna komuniste ka qënë më e rëndë ndaj atyre që e kanë përzier fenë me politikën.

Megjithëkëtë, për aq sa thuhet në 40 faqet e kësaj teme, diplomanti meriton të përgëzohet e të vlerësohet shumë lart për punën tepër të mirë që ka bërë.

Page 37: BESIMET FETARE NE SHQIPERI !!!

Literatura

1. Edwin Jacques, Shqiptaret, historia e popullit shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme, Tiranë 2003

2. Robert d’Angely, Enigma, Tiranë 1998.

3. Aristidh P. Kola, Arvanitasit dhe prejardhja e grekeve, Tiranë 2003

4. Historia e Popullit shqiptar, tekst mesimor, Peje 2000

5. Shqiptaret dhe çeshtja fetare, Studime Orientalenr 1 2001 f 119-124

6. Diversitetet fetare dhe uniteti kombetar te shqiptaret, Studime historike nr 1-2 2001, f 25-41

7. Ç’ fe kane shqiptaret, Ballkan nr 12, 3 tetor 2001, f 14-15

8. Feja dhe shqiptaret, Shekulli, 21 tetor 2001, f 14-16

9. Shqiptaret myslimane te Ballkanit, " 55 ", 24-25 mars 1999, f 13

10. Aspekte te qendrimit te klerit katolik shqiptar, Phoenix, nr 13-14 1999 f 406-427

11. Pse feja s’fut ne sherr shqiptaret, Gazeta Shqiptare, 21 tetor 1998, f 12- 13

12. Islamizimi te shqiptaret, Kultura Popullore, 1995, nr 1-2 f 159-172

13. Shtjefen Gjeçovi, Besimet te pellazget, me te cilat deshmohet vjetersia e kombit shqiptar, (liber)

14. Feja, kultura dhe tradita islame te shqiptaret, Prishtine, 1995, simpozium

15. Roberto Maroco dela Roco, Kombesia dhe feja ne Shqiperi 1920-1944, Tiranë 1994

16. Hasan Kaleshi, Kontributi i shqiptarëve në diturinë islame, 1992

DURRES 2014