UNIVERSITETI I TIRANËSFAKULTETI I EKONOMISË
Departamenti Marketing
Master Shkencor Manaxhim-Turizëm
Detyrë Kursi
“Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomi” Rast studimor: Shqipëria
LËNDA: Ekonomi e Turizmit
PEDAGOGE PËRGJEGJËSE: Dr.Vjollca Bakiu
PUNOI: Xhenisa Shehu
Tiranë 2012
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
Deklaratë
Unë e nënshkruara Xhenisa Shehu deklaroj që: (1) Ky projekt kursi përfaqëson punimin tim origjinal, përveç rasteve të citimeve, referencave dhe (2) Ky projekt kursi nuk është përdorur më parë si mikrotezë apo projekt kursi në këtë Universitet apo në Universitete të tjera.
________________________
Emri Mbiemri i Studentit
Data .
2
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
Falenderoj pedagogen përgjegjëse të lëndës, Prof.Dr Vjollca Bakiu, për këshillat në orientimin e
temës së detyrës dhe mënyrës së punës.I jam mirënjohëse gjithashtu dhe pedagogëve të
tjerë si dhe miq e të afërm për komentet e vërejtjet e vlefshme për realizimin e detyrës.
3
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
Një turizëm i zhvilluar siç duhet, kërkon burime financiare, kapitale, infrastrukturore, e
mjedisore, pra ka kosto mjaft të larta. Mund të themi që një ekonomi e zhvilluar mundëson të
gjitha kapitalet e mundshme për të investuar në turizëm dhe zhvillimi i turizmit do të gjeneronte
punësime të reja, të ardhura të reja, etj.
Këto të ardhura në përfundim do t’i dedikoheshin sërish riinvestimit për zhvillimin më
tej të turizmit dhe për të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë, që përsëri do të gjeneronte të
ardhura më të larta për periudhat e ardhshme. Në këtë mënyrë, zhvillimi nëpërmjet përdorimit të
këtyre faktorëve (dhe shumë faktorëve të tjerë) do të vendoste konkretisht Shqipërinë (si rast
studimor) në një pozitë më të lartë konkuruese në krahasim me shumë vende të tjera turistike.
Kjo detyrë kursi, pasqyron pikërisht këtë qëllim.
Shqipëria është një vend me një pozitë gjeografike mjaft të favorshme për zhvillimin e
turizmit. Njëherazi, ka dhe një vijë bregdetare e cila laget gjatë gjithë shtrirjes së saj, duke krijuar
një rivierë të mrekullueshme por dhe një klimë po ashtu të përshtatshme, krahas klimës malore,
për tërheqjen e turistëve. Nga ana tjetër, ka mjaft sfida e pengesa që dalin përpara zhvillimit të
turizmit të këtij vendi (për to do të flitet në kapitullin e 3 të këtij punimi). Nëse këto burime
potenciale do të shfrytëzohen në mënyrën e duhur dhe zhvillimi i turizmit do të arrinte standarte
të larta të përafrueshme me standartet botërore të turizmit, atëherë dhe impaktet ekonomike do të
ishin edhe më të mëdha sikurse dhe impakte të fushave të tjera, të natyrës joekonomike.
Nga ana tjetër, analizat e vlerësimet e shumta të impakteve ekonomike që vijnë nga
zhvillimi i turizmit, janë shumë të rëndësishme për të kuptuar madhësinë dhe natyrën e këtyre
impakteve, marrëdhënien midis sektorëve të ndryshëm të ekonomisë së një vendi, ndryshimeve
që mund të ndodhin si pasojë e veprimeve të caktuara etj.
Në përmbledhje mund të themi se përpjekjet e të gjithë sektorëve për të kontribuar në
zhvillimin e turizmit me standartet e duhura, në fund do të sjellë përfitime të shumëfishta dhe
4
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
afatgjata për to. Duke qënë se, vendi ynë bën pjesë ne vendet në zhvillim, kjo temë është
esenciale për t’i kushtuar vëmendje.
_____________________________________________
MIRËNJOHJE
PËRMBLEDHJE
HYRJE
Tema e punimit....................................................................................... 6Qëllimi i temës ...................................................................................... 6Metodologjia e përdorur.......................................................................... 7
I. TRAJTIMI TEORIK I LITERATURËS KUPTIMI I TURIZMIT
1.1Përcaktimi i turizmit........................................................................... 91.2 Rëndësia e këtij sektori..................................................................... 11 1.3Turizmi si sistem............................................................................... 12
II. NDIKIMI EKONOMIK I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT
2.1Çfarë sjell zhvillimi i turizmit në ekonomi....................................... 152.2Vlerësimi i impaktit ekonomik të zhvillimit të turizmit.................... 16 2.3Rëndësia e vlerësimit të impaktit ekonomik të turizmit.................... 172.4Llojet e analizave mbi ndikimin ekonomik të turizmit..................... 19
III. ANALIZA E RASTIT STUDIMOR, SHQIPËRIA
3.1Ecuria e zhvillimit të turizmit në Shqipëri ....................................... 213.2Sfidat e pengesat e zhvillimit të Turizmit në Shqipëri...................... 23
3.2.1 Sfidat e zhvillimit të turizmit....................................... 243.2.2 Pengesat e zhvillimit të turizmit ................................. 25
3.3Ku jemi sot?...................................................................................... 27
IV. PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
LISTA E SHKURTIMEVE
LISTA E FIGURAVE
5
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
LISTA E TABELAVE
LITERATURA
HYRJE
Zhvillimit të Turizmit po i kushtohet tepër vëmendje vitet e fundit, për shkak të rëndësisë
që ka, jo vetëm për ekonominë e një vendi por edhe në aspekte të tjera si: akspekti mjedisor,
social, kulturor, infrastrukturor etj. Tema e përzgjedhur për këtë detyrë kursi është “Rëndësia e
zhvillimit të turizmit në ekonomi”. Kam zgjedhur këtë temë, pasi dëshiroj të trajtoj këtë industri
për rëndësinë e tij në ekonominë e një destinacioni turistik .
Që një turizëm të zhvillohet siç duhet, kërkon burimet e nevojshme (financiare, kapitale,
infrastrukturore, mjedisore etj.,) të cilat në vetvete kanë kosto mjaft të larta dhe implikimin e të
gjithë sektorëve të mundshëm..
Mund të themi se pavarësisht këtyre kostove, zhvillimi i mëtejshëm i turizmit do të
gjeneronte përfitime më të mëdha si: punësime të reja, rritje të ardhurash, kontribut në PBB etj.,
që do të viheshin në qarkullim për të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë.
Qëllimi i punimit
Pasqyrimi i konceptit apo mendësisë mbi turizmin, sfidat e zhvillimit të tij dhe efektet në
ekonomi dhe jo vetëm.
Theksimi i Edukimit të Komuniteteve dhe krijimi i një mendësie të re, si një ndër
mundësi për të adaptuar një zhvillim të duhur të turizmit.
Paraqitja e disa prej sfidave të ekzistojnë në Shqipëri për zhvillimin e turizmit si dhe
rëndësia e saj kësaj industrie për ekonominë e këtij destinacioni dhe një paraqitje e
përmbledhur e situatës ku jemi sot.
Theksimi i rëndësisë së analizave mbi impaktet ekonomike të turizmit.
Nxjerrja e konkluzioneve dhe rekomandimeve sipas mendimit personal por gjithashtu të
bazuar në informacionet e akumuluara.
6
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
Në fund paraqitja e gjithë të lartpërmendurave në një format sa më serioz, të saktë e të
punuar me kujdes.
Metodologjia e përdorur
Për pregatitjen e këtij punimi kursi, kam zgjedhur metodën cilësore kërkimore, duke përdorur
burime primare dhe sekondare , e cila ka kaluar nëpër fazat e mëposhtme:
- Kërkime të informacioneve nga burime të ndryshme elektronike dhe jo elektronike (si
libra, revista, autorë të huaj, statistika, faqje zyrtare web, ligje mbi turizmin, thënie etj.)
- Mbledhja e informacioneve, citimeve, tabelave etj
- Seleksionimi i informacioneve të nevojshme për t’i përdorur në këtë punim
- Paraqitja në rend llogjik dhe interpretimi i tyre.
- Nxjerrja e konkluzioneve e rekomandimeve pas shqyrtimit të informacioneve.
Për përpunimin e kësaj detyre, jam përqëndruar në autorë të huaj dhe vendas shumë të njohur në
trajtimin e çështjeve si: Daniel J. Stynes (2006) “Economic impact of tourism”; Bakiu, V.
(2011) “Ekonomia e Turizmit” ku kam marrë informacion mbi përcaktimin e turizmit; Koja, V.
& Gorica, K. (2010) “Bazat e Turizmit” ku i jam referuar për ecurinë e zhvillimit të turizmit në
Shqipëri; U.S. Travel Data Center. (1997). “Impact of travel on state economies,” (1995).
Washington, D.C. etj., e kam përdorur për të pasqyruar disa nga ndikimet ekonomike të turizmit
dhe analiza të ndryshme që i bëhen këtyre ndikimeve. Pra studimi i punimeve të këtyre autorëve
por dhe marrja e të dhënave nga Min. e turizmit; U.S.Travel Data Center; EUROSTAT; BSH;
7
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
mendime dhe opinione nga pedagogë, të njohur etj., më kanë shërbyer për të ilustruar më mirë
këtë çështje dhe për të dhënë një rezultat përfundimtar.
8
KAPITULLI
1
KUPTIMI I TURIZMIT
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
I. KUPTIMI I TURIZMIT
1.1. Përcaktimi dhe konceptimi i turizmit
Turizmi është praktika, veprimi i marrë nga ata që udhëtojnë apo vizitojnë vende me qëllim
zbavitjeje, njohurie dhe mësimi1 (Sipas Bakiu, V. (2011)). “Turist quhet gjithkush që
udhëton në vende të ndryshme nga ai në të cilin ka rezidencën
aktuale, jashtë ambientit të përditshëm personal, për një periudhë prej
minimumi një nate, por jo më gjatë se sa një vit dhe qëllimi i tij i
zakonshëm të mos jetë asnjë lloj veprimtarie nga e cila të përfitojë
ekonomikisht”2 (sipas definicionit të Organizatës Botërore të Turizmit ). Në këtë term
përfshihen të gjithë ata që udhëtojnë për: dëfrim, pushim dhe çlodhje; për të vizituar miq dhe të
afërm; për motive pune dhe profesionale, për motive shëndeti, besimi/pelegrinazhi etj.
Por përse po filloj pikërisht me një përkufizim të tillë? Ky aktivitet përfshin çdo gjë që i duhet
planifikimit të një udhëtimi turistik që nga mendimi për udhëtimin në destinacionin e
përzgjedhur, vizita aktuale në vendin atraktiv, po ashtu dhe kujtime nga udhëtimi. Për plotësimin
e nevojave dhe dëshirave të turistëve (kërkesës turistike) sipas qëllimit të udhëtimit të tyre,
përfshihen shumë role (bizneset publike ose private që ofrojnë produkte dhe shërbime turistike,
hotele, restorante, sektorë të ndyshëm mbështetëse etj) të cilët në vetvete përbëjnë industrinë e
turizmit. Pra siç shohim, çdo veprimtari ekonomike e sektorit publik dhe privat funksionon për
t’i shërbyer turizmit dhe turistit si burim të të ardhurave.
Në figurën 1, tregohen me rradhë tre konceptime të turizmit si industri, ekonomi dhe aktivitet.
Turizmi si koncept
9
Industri
Ekonomi
Aktivitet
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
Figura1: Turizmi si konceptim i një industrie, ekonomie dhe aktiviteti.
1 Bakiu, V. “Ekonomi e turizmit” (2011)
2Organizata Botërore të Turizmit - World Tourism Organization, një nga departamentet e Kombeve te Bashkuara,
të dedikuar për zhvillimin e turizmit në mbarë botën. (1987)
Turizmi është një industri
Në mënyrë esenciale përfshin të gjitha aktivitetet apo bizneset që përbëjnë bazën e ekonomisë së
një vendi. Nga ana tjetër, turizmi është industri sepse në zhvillimin e saj angazhohen shumë
sektorë të ekonomisë si: infrastrukturë, bujqësi, shërbime etj.
Tradicionalisht, turizmit i janë referuar si një industri i që përfshin: atraksionet, restorantet,
akomodimin dhe transportin. Megjithatë, aktivitete e biznese të tjera jo turistike si: Furrë buke,
gazeta lokale, supermarket, tregjet ushqimore etj. - e aktivitete që përbëjnë bazën e ekonomisë
janë gjithashtu pjesëmarrëse në këtë industri.
Turizmi është një ekonomi
Turizmi gjithashtu mund të quhet dhe sektori ekonomik me rritjen më të shpejtë, si nga të
ardhurat nga prurjet e turistëve të huaj, ashtu dhe për krijimin e vendeve të punës.
Turizmi gjithashtu siguron bazën në të cilën komunitetet mund të rigjejnë krenarinë e tyre si në
trashëgimi ashtu dhe cilësi jetese. Zejtaria e artizanati tradicional, kultura etnike, ritet historike,
festime ngjarjesh kombëtare etj., janë disa shembuj “ atraksionesh” të cilat njihen mes interesave
të turistëve. Sfidat pastaj qëndrojnë në zhvillimin e këtyre elementëve të cilat janë bazat për
sigurimin, rritjen e një niveli të pranueshëm turistësh dhe thelbin e zhvillimit të turizmit.
Turizmi është një aktivitet
“Turizmi është i njohur si aktivitet i komplikuar multi-sektorial me grupe të shumta interesi dhe
me qëllime objektive të ndryshme dhe shpesh divergjente”3. Edhe pse ndonjëherë, turizmi duket
sikur përfaqësohet nga bizneset e mëdha, në fakt 98% janë bizneset e vogla familjare apo të
mesme ato që zotërojnë pjesën më të madhe të aktiviteteve turistike.
Ata që kanë vizionin që e sheh turizmin si një aktivitet, e fokusojnë vëmendjen e tyre pikërisht
në arsyet që mund të kenë turistët për të udhëtuar, për t’u bërë pjesë e aktiviteteve të caktuara (që
10
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
në vetvete përbën eksperiencën e turistit), por edhe në rolin e bizneseve turistike në lehtësimin e
këtyre aktiviteteve e ku turisti gjen përputhjen me nevojat e tij.
3 Mersini, M., “Planifikimi i destinacioneve turistike” (2012) Cikli Lex.2; fq.1
1.2. Rëndësia e Turizmit
Me fillimin e mijëvjeçarit të ri, turizmi po shndërohet si një industri primare për nga
rëndësia e saj, në shumë vende të botës. Formimi i konceptit të turizmit si industri, sektor
ekonomi, apo aktivitet është mjaft i rëndësishëm, në gjetjen e mënyrave të reja për zhvillimit të
proçesit të turizmit dhe të ekonomisë së vendit në mënyrë sa më afatgjatë të mundshme. Sidomos
komunitetet rurale, shpesh e konsiderojnë turizmin si pjesë substanciale ekonomike të tyre, por
që përballet me sfida aktuale mjaft të rëndësishme.
Një zhvillim i kujdeshëm dhe i mirëmenaxhuar i turizmit sjell efekte në të gjitha aspektet e
zhvillimit të një vendi por që të arrihen rezultatet e pritshme është e rëndësishme të bazohemi në
parimet e mëposhtme, (të cilat nuk mund të rri pa i përmendur) të deklaruara në Raportin
Brundtland si:
- Rritje ekonomike e vendit.
Njohja e industrisë së turizmit si prioritet nga qeveritë për rëndësinë e saj në rritjen e prosperitetit ekonomik.
- Mbrojtje mjedisore dhe
Balancim i ekonomisë së bizneseve me njerëzit, kulturën, mjedisin (sidomos me mjedisin.)
- Barazi sociale
Një ndarje e drejtë dhe afatgjatë e rritjes dhe prosperitetit në një vend.
Sipas këtij raporti, thuhet se ndërthurja e këtyre tre elementeve është e rëndësishme për një
zhvillim të mirë planifikuar të turizmit si dhe për sigurimin e një rritje dhe prosperiteti afatgjatë
në të gjitha spektret e një vendi turistik. Njohja, adaptimi dhe zbatimi i këtyre parimeve nga sa
më tepër vende dhe sa më parë, do të rriste impaktet ekonomike në periudha afatgjata për to.
11
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
1.3 Turizmi si SistemPërse lind nevoja e trajtimit të turizmit si sistem? Industria e turizmit është shumë e ndërlikuar. Ajo mund të shihet si një sistem i cili përfshin marrëdhënie komplekse dhe bashkëpunim të një sërë stekholdërash publikë ose privatë, që i shërbejnë veprimtarisë turistike ose produktit turistik prandaj turizmi si sistem nuk mund të analizohet pa përfshirë rëndësinë e këtyre stekholderave.
Në figurën 2. ilustrohet turizmi si sistem që përfshin gjithë këto aktorë.
Fig.2
Sistemi Turistik
Siç shihet nga fig.2. të gjitha
subjektet që operojnë në industrinë
e turizmit i shërbejnë një
konsumatori final që
është turisti dhe realisht kështu
duhet të jetë. Këto aktorë janë grupuar në 4
elemente të rëndësishme:
12
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
1. Infrastruktura. –Është më e rëndësishme, pasi pa infrastrukturën e duhur nuk mund të
sillet konsumatori tek produkti (pra turisti tek destinacioni turistik (prod.turistik)). Këtu
bëjnë pjesë të gjithë subjektet që e mundësojnë infrastrukturën të cilat kanë buxhetet dhe
të drejtën ligjore për ta bërë.
2. Entet publike ose stekholderat publikë.- Bën pjesë shteti, institucionet ligjvënëse,
qeverisjet lokale etj., të cilët zotërojnë mekanizmat drejtues, detyrues, ligjvënës për
rregullimin e veprimtarive të tregtare të bizneseve që ofrojnë prod. dhe shërbime
turistike, për mbrojtjen e zonave turistike nga veprimtaritë e paligjshme, për rregullimin
e territorit etj.)
3. Prodhuesit.- Ku bëjnë pjesë ndërmarrjet e transportit, ndërmarrjet pritëse (si hotele,
shtëpi pushimi etj), ndërmarrje të tjera që ofrojnë prod. dhe shërbime turistike etj.
4. Ndërmjetësit.- Ku bëjnë pjesë agjencitë e udhëtimit, tour operatorët dhe ndërmjetësit.
Të 4 këto elemente i shërbejnë zhvillimit të veprimtarisë turistike dhe kjo e fundit, konsumatorit
final që është turisti.
Të gjithë këto stekholdera që përmenda, së bashku me shumë elemente të tjera jashtë sistemit të
turizmit, përbëjnë ekonominë e një vendi dhe veprimtaria e tyre është esenciale për zhvillimin
ekonomik të një destinacinioni turistik.
Ky koncept, i cili e shikon turizmin si një sistem të aktorëve të vendosur në një zone të caktuar, u
zhvillua nga Ritchie, Laws & Buhalis dhe nga anëtarët e Shoqatës Ndërkombëtare e Ekspertëve
Shkencor në Turizëm (International Association of Scientific Experts in Tourism (AIEST)4 si:
Bieger, Keller, Pechlaner, Weiermair dhe të tjerë.
13
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
4 International Association of Scientific Experts in Tourism, www.aiest.org. 1996, 1997, 1998 (Pechlaner & Weiermair, 2000, p. 4)..
14
KAPITULLI
2
NDIKIMI EKONOMIK I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT
Burimi: WTTC, UNWTO (2011)
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
II. NDIKIMI EKONOMIK I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT
2.1. Çfarë sjell zhvillimit i turizmit në ekonomi?
Zhvillimi i turizmit është një proçes shumë i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik të një vendi,
madje dhe jetësor. Por zhvillimi i turizmit nuk do të ishte i mundur nëse nuk do kishim burimet e
nevojshme (natyrore, infrastrukturore, njerëzore, financiare, kapitale, etj) dhe një vend të
zhvilluar ekonomikisht. Përfitimet dhe kostot ekonomike të turizmit, në një mënyrë ose në një
tjetër, prekin virtualisht të gjithë në rang rajonal dhe kombëtar.
Një ekonomi e zhvilluar, bën të mundur rritjen e këtyre potencialeve, të cilat i japin zhvillimin e
duhur turizmit, i cili nga ana e tij mbart me vete dhe efektet pozitive ose negative, të
drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta në mjedisin social, ekonomik, kulturor etj.
Efektet e zhvillimit të turizmit në ekonomi mund të jenë:
Ndryshime në punësim- Turizmi mund të sjellë hapjen e vendeve të reja të punës në një
zonë të caktuar, kjo konsiderohet si një nga përfitimet më të mëdha në ekonominë e një
vendi, për mendimin tim por sidomos për komunitetet lokale. Për të plotësuar kërkesën
për turizëm, vendasit rezidentë mund të gjejnë punësim si drejtues taksie, transport, guidë
turistike lokale, qeradhënës etj. Një rritje e vizitorëve mund të sjellë nevoja të reja për
personel, për hulumtues, për rojtarë etj. Zhvillimi i turizmit i jep hov dhe rritjes së
bizneseve si hotele,
restorante, ofrues të
aktiviteteve rekreative etj.
sikurse tregohet nga
tabela 1. për kontributin e
Turizmit në PBB dhe punësim.
“Turizmi është punëdhënësi më i madh, i cili gjeneron direkt ose indirekt afërsisht 200
milion vende të reja pune ose 10% të punësimit global”. (Honey and Rome 2000) 5
5 Honey, M., Rome, A.. Ecotourism and Sustainable Tourism Certification. (2000)
15
Tabela 1.
KAPITULLI
2
NDIKIMI EKONOMIK I ZHVILLIMIT TË TURIZMIT
Kontributi direkt në PBB 6.2%
Kap.investuar on Tourism & travel 4.4%
Punësimi direkt +indirekt 183,500
Punësimi direkt 51,000
(5.5% e punësimit total)
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
Ndryshimet në çmime- Turizmi ndonjëherë mund të influencojë në kostot shtëpiake
dhe çmimeve të shitjeve të një zone, kryesisht në periudha sezonale.
Ndryshime të të mirave dhe shërbimeve të ofruara – Turizmi mund të drejtojë në një
gamë më të gjërë të mirash dhe shërbimesh të ofruara në një vend të caktuar (si në cilësi
të lartë ashtu dhe cilësi të ulët por gjithsesi më mirë se sa pa turizëm).
Ndryshime në pronësi dhe taksa të tjera- taksat për të mbuluar kostot e shërbimeve
lokale mund të jenë më të larta ose më të ulta në varësi të prezencës së aktivitetit të
turizmit. Në disa raste, taksat e mbledhura në mënyrë direkte ose indirekte nga turistët
mund të sjellin reduktimin e taksave lokale për shkollat, rrugët etj. Në raste të tjera,
vendet lokale mund të taksohen më tepër për të mbuluar kostot shtesë në infrastrukturë e
shërbime. Impakti që sjell turizmi në kostot e të ardhurat e pushteteve lokale shpesh i
adresohen plotësisht analizës së impaktit fiskal.
Ndikimet “sociale” dhe “mjedisore”- ekzistojnë gjithashtu pasoja të shumë aspekteve
të tjera si “sociale” dhe “mjedisore” të cilat zakonisht nuk lidhen drejtpërdrejt me
ndikimet ekonomike të një vendi. Këto mund të jenë pozitive ose negative, p.sh:
mbipopullimi do të rriste kostot e lëvizjes apo qarkullimit, si për popullsinë vendase
ashtu dhe për bizneset.
2.2. Vlerësimi i impaktit ekonomik të zhvillimit të turizmit.
Vlerësimi i impaktit ekonomik që vjen nga zhvillimi i turizmit është shumë i rëndësishëm për të
ditur të gjitha impaktet e sjell, madhësinë e këtyre impakteve, si ndyshojnë me kohën dhe me
ndryshimin e politikave dhe veprimeve te caktuara për ta zhvilluar më tej. Në mënyrë të
përmbledhur mund t’i shohim si ndikime mikroekonomike dhe makroekonomike dhe analiza e
këtyre ndikimeve për mendimin tim duhen parë pikërisht në këto këndvështrime.
Vlerësimi i impaktit ekonomik zbulon gjithashtu marrëdhënien ose bashkëveprimin midis
sektorëve të ekonomisë, prandaj duhet të përmbajë vlerësime të ndryshimeve që ndodhin në një
ekonomi për shkak të veprimeve të caktuara si dhe mund të shërbejë si ndihmë për ndërmarrjen e
16
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
studimeve të detajuara mbi kapacitetet dhe potencialet e një destinacioni (të cilat i mungojnë
konkretisht Shqipërisë).
Vlerësimet më të zakonshme të ndikimeve ekonomike nga turizmi janë:
Vlerësimi i ndikimit ekonomik që vjen nga ndryshimi në ofertën për mundësi turizmi
dhe argëtimi.Oferta të tilla mund të përfshijnë ndryshime sasiore si: hapjen e bizneseve të reja,
mbylljen e atyre ekzistuese ose zgjerimi apo ngushtimi në kapacitete. Ndyshimet në ofertë mund
të përfshijë gjithashtu ndryshime nga ana cilësore si: (a) ndryshime në cilësinë e mjedisit, (b) në
infrastrukturën lokale dhe shërbimet publike që i shërbejnë turizmit, (c) ndryshime në natyrën e
produkteve dhe shërbimeve të prodhuara në një zonë.
Vlerësimi i ndikimit ekonomik që vjen nga ndryshimi në kërkesën turistike. Ndryshimet e
popullates, ndryshimet e pozicionit konkurrues të një vendi, aktiviteti marketing ose ndryshime
në shijet dhe preferencat e konsumatorit (që në vetvete përbën ndryshimin e kërkesës për
turizëm) mund të sjellin ndryshime në nivelin e aktivitetit turistik, shpenzime apo aktivitete
ekonomike të lidhura.
2.3. Rëndësia e analizës së impaktit ekonomik të turizmit 6
Pasi bëjmë një analizë të impaktit ekonomik të turizmit, duhet të kuptojmë rëndësinë e këtij
vlerësimi në vazhdimësinë e kësaj industrie por edhe në marrëdhëniet e sektorëve të ndryshëm të
ekonomisë, në politikat e ndryshme vendimarëse etj. Analiza e impaktit ekonomik të turizmit
është i rëndësishëm:
Për vlerësimin e politikave dhe veprimeve që sjellin efekte mbi aktivitetin turistik, qoftë në
mënyrë direkte ose indirekte. Turizmi varet nga shumë faktorë që lidhen shpesh si me origjinat
ashtu dhe me destinacionet, që cilat janë jashtë kontrollit direkt të vetë industrisë së turizmit.
Studimet e ndikimeve ekonomike sigurojnë informacione mjaft ndihmëse për vendimarrësit të
cilët duhet të shohin më mirë pasojat e veprimeve të ndryshme në industrinë e turizmit, po ashtu
dhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Kështu për shembull, rritja e standarteve për ajrin e ndotur
janë kundërshtuar në disa rajone për shkak të pasojave ekonomike të parashikueshme që muns të
vijnë nga mbyllja e disa zonave të cilat nuk përballojnë dot standartet e reja. Interesi i turizmit
17
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
në këtë rast është i lidhur me vlerësime mbi arritjen e të ardhurave dhe vendeve të reja të punës
brënda industri të cilat varen nga cilësia e ajrit dhe pejzazheve.
Për të kuptuar strukturën ekonomike dhe ndërvarësinë e sektorëve të ndryshëm të
ekonomisë. Studimet apo vlerësimet ekonomike na ndihmojnë të kuptojmë më mire madhësinë
dhe strukturën e industrisë së turizmit në një rajon të dhënë dhe lidhjen e tij me sektorët e tjerë të
ekonomisë. Të tilla sqarime janë shumë të vlefshem për të identifikuar partnerët potencialë për
industrinë e turizmit po ashtu dhe në industritë e targetuara si pjesë e strategjive rajonale për
zhvillimin ekonomik. Çështje të tilla si rritja ekonomike, stabiliteti dhe sezonaliteti mund të
merren si pjesë e këtij studimi.
Për të diskutuar për alokimin e drejtë të burimeve ose taksave lokale, apo politika të tjera
vendimarrëse. Duke treguar se turizmi ka ndikime dëmethënëse ekonomike, përbën një avantazh
i cili shpesh mund të bindë vendimmarësit që të shpërndajnë më tepër burime për turizmin ose të
zbatojnë politika që e inkurajojnë atë. Ashtu sikurse ulja e taksave dhe stimuj të tjerë i jepen
vazhdimisht firmave prodhuese, po ashtu mund t’i jepen hoteleve, bizneseve të tjera që lidhen
me industrinë e turizmit, duke u bazur në ndikimet ekonomike të demostruara në zona të
caktuara.
Për të krahasuar impaktet ekonomike të shpërndarjes së burimeve alternative, politikave,
menaxhimit apo projekteve të zhvillimit. Analizat mbi ndikimet ekonomike janë gjërësisht të
përdorura për vlerësimin e peshës relative të përdorimin të alternativave të veçanta. Kontributi
ekonomik i rritjes së ofertës turistike, mund të krahasohet për shembull me alternativa si
aktivitetet e nxjerrjes së resurseve (si korrja e prodhimeve bujqësore, minierë etj) ose prodhimi.
Ndikimet e projekteve të zhvillimit të turizmit alternativ mund të vlerësohen gjithashtu, p.sh.,
nëpërmjet strategjive të turizmit që theksojnë turizmin rekreativ jashtë ambjentit të shtëpisë,
zhvillimi i kampingjeve, qëndrave tregtare etj.
6 Daniel J. Stynes “Economic impact of tourism” (2006)
18
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
2.4 LLOJET E ANALIZAVE EKONOMIKE
Analiza e impaktit ekonomik – Cili është kontributi i aktivitetit turistik në ekonominë e një rajoni? Një analizë e impaktit ekonomik,ndjek flukset e shpenzimeve për zhvillimin e aktivitetit turistik në një rajon, për të identifikuara ndryshimet në shitje, të ardhura nga taksat, fitime dhe punësim të cilat i detyrohen këtij aktiviteti. Metodat kryesore të prëdorura këtu mund të jenë analiza e shpenzimeve të vizitorëve, analiza e të dhënave sekondare nga statistika ekonomike shtetërore, modelet e bazuara në ekonomi, modelet input-output dhe multiplikativët. (Frechtling 1994a)
Analiza e impaktit fiskal – A arrijnë të mbulojnë të ardhurat e qeversisë nga aktiviteti turistik, nga taksat dhe nga burime të tjera, kostot shtesë për infrastrukturë e shërbime shtetërores? Analiza e impaktit fiscal identifikon ndryshimet në kërkesat për shërbime shtetërore, të cilat vijnë si rezultat i vlerësimeve të kostove dhe të ardhurave të qeverive lokale për të siguruar këto shërbime (Burchell and Listokin 1978).
Analiza financiare – A mund të nxjerrim një përfitim nga ky aktivitet? Një analizë financiare përcakton se kur një biznes do të gjenerojë të ardhura të mjaftueshme për të mbuluar kostot e tij dhe të ketë një fitim të konsiderueshëm . Zakonisht përfshin një analizë afatshkurtër mbi disponueshmërinë dhe kostot e kapitalit fillestar, po ashtu dhe një analizë më afatgjatë mbi detyrimet e mundshme, kostot operative dhe të ardhurat. një analizë financiare për një biznes privt është analog me analizën e impaktit fiskal për njësitë e qeverive lokale.
Analiza e kërkesës – Si do të ndryshojë numri ose tipet e turistëve në një zonë, për shkak të ndryshimeve të çmimeve, promocionit, konkurrencës, cilësisë dhe sasisë së shërbimeve dhe produkteve ose zhvendosjeve të tjera të kërkesës? Analiza e kërkesës vlerëson ose parashikon numrin dhe/ose tipet e turistëve në një zone turistike, nëpërmjet një modeli kërkese ose modeli shitjesh. Numri i vizitorëve ose shitjeve është përgjithësisht parashikohet duke u bazuar mbi gjykimin (metoda Delfi), trendet historike (metodat e serive në kohë),ose përdorimi i një modeli që përc. se si vizitat ose shpenzimet variojnë sipas faktorëve kyç përcaktues të kërkesë (modeli strukturor)si: madhësia e populltës, distanca e tregjeve, niveli i të ardhurave dhe matësit e cilësisë dhe konkurrencës. (Walsh 1986, Johnson and Thomas 1992).
Analiza e kosto-përfitimeve (B/C) – Cila politikë alternative do të gjenerojë përfitimin më të lartë për shoqërinë me kalimin e kohës? Analiza e kosto-përfitimeve vlerëson efiçencën relative ekonomike të politikave alternative duke krahasuar përfitimet dhe kostot me kalimin e kohës. Analiza e B/C identifikon politikat më efiçente duke i parë nga perspektiva e mirëqënies që shoqërisë, e cila përgjithësisht përfshin vlerat monetare dhe jomonetare së bashku. Analiza kosto/përfitim përdor një numër të gjërë metodash për vlerësimin e të mirave dhe shërbimeve që nuk kanë treg si: metoda e kostos së udhëtimit dhe metoda e vlerësimeve të rastit. (Stokey and Zeckhauser 1978; Sudgen and Williams 1978 ).
Studimi i realizueshmërisë – A mund/duhet të ndërmarret një projekt ose politikë? Një studim i realizueshmërisë përcakton realizueshmërinë e ndërmarrjes së një veprimi duke përfshirë këtu, realizueshmërinë politike, fizike, sociale, dhe ekonomike. Aspektet ekonomike të një studimi të tillë përfshin analizën e realizueshmërisë financiare dhe analizën e kërkesës së tregut për të përcaktuar realizueshmërinë në treg. Një studim i realizueshmërisë është i ngjashëm me analizën kosto/përfitim të sektorit privat. Analiza e realizueshmërisë fokusohet më tepër tek kostot dhe përfitimet e bizneseve individuale ose organizatave kurse analiza kosto/përfitim vlerëson kostot dhe përfitimet e shoqërisë në përgjithësi. (Warnell 1986).
Vlerësimi i impaktit mjedisor – Cilat janë impaktet e një veprimi të caktuar në mjedisin rrethues? Një analizë ose vlerësim mjedisor përcakton impaktet e në veprimi të dhënë në mjedis, përgjithësisht duke përfshirë ndryshime në sistemet sociale, kulturore, ekonomike, biologjike, fizike dhe ekologjike.Metodat e vlerësimit të impakteve ekonomike zakonisht përdoren së bashku me matësit dhe modelet e vlerësimit të impakteve sociale, kulturore, dhe ambjentale. Metodat renditen në një çeklistë të tjeshtë për të punuar më pas, mbi modele simulimi. (Williams, 1994).
19
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
20
Kapitulli
3
Rast Studimor
Shqipëria
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
III. Rast Studimor Shqipëria
Agjencia prestigjioze “National Geographic” në një raport të sajin për turizmin në vendet e
Ballkanit Perëndimor e ka cilësuar Shqipërinë si një vend ku mund të zhvillohet turizmi i
aventurës duke e emërtuar si “turizëm të egër”. Kjo Agjenci po përgatit një pasqyrim të zonave
më të bukura për turizëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, në revistën “National
Geographic”, në Shqipëri mungesa e një infrastrukture të mirë, i lë me tepër vend hapësirave të
“egra” të maleve dhe bregdetit të virgjër. Lokalitetet më të mira turistike të vendeve të Ballkanit
si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja dhe Kosova do të publikohen në një edicion të
posaçëm të revistës së njohur “National Geographic”.
Përmes këtij prezantimi, të mundësuar nga agjencia amerikane USAID, turistëve të ndryshëm
potencialë dhe realë do t’u propozohet të vizitojnë lokalitete të pasura turistike dhe kulturore të
vendeve të rajonit dhe kjo iniciativë për mendimin tim është një promovim i mirë që i bëhet
imazhit të Shqipërisë.
3.1 Ecuria e zhvillimit të turizmit në ShqipëriNë përfundim të luftës së dytë botërore, në Shqipëri ekzistonin vetëm 16 hotele. në këtë
periudhë nuk mund të flitej vërtetë për zhvillim turizmi. në vitin 1955 u krijua drejtoria e
albturizmit, e cila varej nga ministria e tregtisë së brëndshme. Veprimtaritë kryesore të saj kishin
të bënin me pritjen, strehimin dhe organizimin e udhëtimeve turistike në Shqipëri. Në këtë
epokë, vizitorët vinin në shqipëri për natyrën, kulturën, traditat, artin, folklorin etj. dhe shumë
pak për udhëtime biznesi.
Shqipëria ka qënë gjithmonë qëllimi i vizitave të turistëve nga vende të ndryshme. Në këtë
kuadër, vend të veçantë kanë zënë gjithmonë zona si ajo e plazhit të Durrësit, Pogradecit,
Sarandës etj. forma më e shpeshtë e turizmit ishte ndërthurja e turizmit për banja dielli në plazhet
21
Dhërmi,VlorëSarandëDurrës
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
e durrësit me udhëtime disaditore në qytetet e tjera të vendit. për shkak të sistemit socialist, me
politikën, dhe rregullat e ngurta në këtë drejtim, premisat për zhvillimin e turizmit ishin të pakta.
Në këtë periudhë Shqipëria ka njohur një zhvillim fare të vogël turistik. Oferta e pasur parësore
dhe dytësore deri më tani nuk kishte gjetur vendin e duhur në produktin turistik të vendit tonë
dhe kjo për shkak se në periudhën e centralizuar ekzistonin mjaft kufizime në këtë drejtim.
“Zhvillimi i turizmit në Shqipëri mund të shihet në dy momente të rëndësishme:
para 1990 dhe pas. Shqipëria përjetoi njërin prej regjimeve komuniste më të ashpra
në Europë i cili u përmbys më 1990, pas dekadash izolimi ndërkombëtar me
kufizime të rënda për udhëtimet dhe kontroll strikt nga ana e shtetit .” 7 (sipas Koja, V.
& Gorica, K., (2010))
“Na ka munguar një koncept turizmi për 50 vjet. Ishim vend i izoluar në krahasim me vendet
tjera të rajonit”.
“Ne dolëm nga kjo periudhë 50-vjeçare ndryshe nga vendet që kanë pasur përvojë
në turizëm edhe pse ishin pjesë e bllokut lindor. Fillimisht, pas viteve ’90, kishim jo
vetëm problemin e ndërtimeve pa leje, por edhe problemin e pronësisë dhe kjo bëri
që turizmi të zhytej në kaos prandaj do t’i duhet kohë të marrë veten. Por jam i
bindur se me strategjinë dhe punën tonë jemi në rrugën e duhur”8. (sipas Pajuni, K.)
Turizmi është një sektor shumë strategjik dhe me përfitime për të dyja palët: për vendin tonë dhe
për investuesin. Sipas Lonely Planet (2011), “Shqipëria është destinacioni kryesor i
Europës dhe më gjërë, kështu që si avantazh i këtij imazhi të mirë dhe
kushteve të përshtatshme, turizmi ka qënë, është dhe do të mbetet pika
strategjike e Shqipërisë, gjithmonë nëse mirëmenaxhohet”.
Shqipëria renditet në vend të parë, si destinacioni kryesor, gjë që mund të shfrytëzohet edhe nga
Investimet e Huaja Direkte për të kthyer Shqipërinë në një resort plot me hotele dhe argëtime,
njëlloj si Turqia, Bullgaria, Italia dhe Spanja. 9
Londër – Shqipëria renditet ndër 20 vendet me plazhet më të volitshme për pushimet e vitit 2013.
Renditja është bërë nga prestigjiozja “The Guardian” në rubrikën Travel, e cila e klasifikion
vendin tonë mes 20-shes me plazhet më të mira.
22
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
7 Koja, V. & Gorica, K. “Bazat e Turizmit” (2010)
8 Klodian Pajuni, Kreu i Turizmit në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.
9Lonely Planet, Magazine on Tourism Focus (2011)
3.2 Sfidat e pengesat e zhvillimit të Turizmit në Shqipëri
Turizmit në Shqipërinë tranzitive, ka hasur mjaft sfida dhe pengesa gjatë historisë së tij të
zhvillimit. Madje mund të themi që këto vështirësi vazhdojnë dhe sot e kësaj dite, por për
mendimin tim, evidentimi dhe përpjekja për të minimizuar këto vështirësi do të ndihmonte në një
zhvillim më të shpejtë të turizmit në vendin tonë.
3.2.1 Sfidat e zhvillimit të turizmitSfidat e zhvillimit të turizmit nuk qëndrojnë në rritjen e numrit të turistëve, por në
përmirësimin e destinacionit “atraktiv”, në infrastrukturë, shërbime etj. Prandaj, është e
rëndësishme të jenë të qarta disa pika të cilat ndihmojnë për një planifikim sa më të saktë që do
të sjellë zhvillimin e duhur të turizmit. Disa sfida të zhvillimit të turizmit mund të përmblidhen si
më poshtë:
1. Adaptimi i një politike të orientuar drejt klientit,
Për mendimin tim, është e rëndësishme për shërbime të lidhura sidomos me turizmin, të
përshtatet një politikë e orientuar nga klienti (në këtë rast turisti) si burimin e të ardhurave. duke
qënë se shqipërisë i mungon një eksperiencë e tillë bëhet edhe më e domosdoshme një mentalitet
i tillë. Vetëm turizmi të mundëson një orientim të tillë, në të kundërt, klienti largohet i pakënaqur
dhe kështu humbet ardhjen për herë të dytë të klientit. Jo vetëm kaq, por mund të adaptosh dhe
një politikë të marketingut individual ndër politikave të tjera, ku çdo klient trajtohet si një
segment më vete, në këtë mënyrë biznesi vendos një marrëdhënie afatgjatë e të qëndrueshme me
këto klientë.
2. Çmime më konkurruese, paketa më tërheqëse,
Zhvillimi i turizmit në një zonë të caktuar, tërheqja vit pas viti të më shumë turistëve, bën të
mundur rritjen e të ardhurave për bizneset që operojnë në këtë industri. Prandaj çmimet dhe
paktetat turistike janë mjete mjaft të mira për ta kthyer këtë mundësi në avantazh konkurrues.
Nëse adaptohen me nevojat e klientit, nëse përfshijnë sa më tepër segmente ose kategori
konsumatorësh dhe nëse pasqyrojnë vërtet vlerën e produktit turistik, atëherë turisti do të jetë i
23
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
gatshëm të paguajë atë çmim. Jo vetëm kaq, por do të kemi mundësinë të shohin nëse në vitet e
ardhshme kemi rritje të turistëve, ulje apo asnjë ndryshim dhe më pas të planifikojmë ndryshime
në paketat e ardhshme turistike.
3. Shërbime bashkëkohore lehtësisht të përdorshëm dhe të aksesueshëm nga turistët,
Çdo turist që zgjedh si destincion Shqipërinë, duhet të ketë mundësinë të aksesojë lehtësisht në
shërbime të ndryshme (guidë, transport, mjete argëtimi, infromim etj) që mund të ofrohen në
këtë destinacion, në mënyrë që të mos bëhen konfuz e të kenë mundësinë të shijojnë lehtësisht
mundësi të pafundme turizmi.
4. Rritja e përgjegësive sociale si pjesë e strategjive për zhvillimin më tej të turizmit,
Kjo mund të shihet në dy këndvështrime:
- Nga vetë vendasit (shoqëria), të cilët duhet të angazhohen në mbrojtjen e zonave
turistike, në përdorimin me kriter të burimeve turistike, në mënyrë që të ketë turizëm të
përhershëm; gjithashtu dhe aktiviteti i bizneseve të ndryshme që ofrojnë shërbime
turistike duhet të ecë në të njëjtin drejtim me përgjegjësitë sociale të vendit të tyre.
- Nga ana tjetër, për të njëjtat arësye, janë dhe turistët të cilët krahas argëtimit, kanë si
qëllim dhe marrjen e njohurive mbi kulturën, qytetërimin, fenë, gjuhën e një vendi, por
mbi të gjitha edukimin për mbrojtjen e vendeve ku po eksplorojnë. Pikërisht është detyra
e komuniteti të krijojë programe edukimi (p.sh mbi ruajtjen e “zonave të mbrojtura”) në
mënyrë që të kemi gjithmonë turizëm për turistët që vijnë në destinacion.
5. Mentalitet i ri punësimi
Në zhvillimin e turizmit, përveç potencialeve të
tjera që mund të ketë një vend ekzistojnë dhe
potencialet njerëzore. Burimet njerëzore janë dhe
burimet më të rëndësishme që zhvillojnë një
turizëm, pasi prej tyre gjenerohen ide të reja
24
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
inovative për tërheqjen e turistëve etj. Pikërisht adaptimin i një mentaliteti të tillë punësimi,
mundësimi i një mjedisi tërheqës pune etj., sjell që burimet njerëzore të punësuar në këto lloj
biznese të jenë më të motivuar të ndërveprojnë për një qëllim më madhor.
Njerëzit, e jo ndërtesat ose infrastruktura, janë burimi kyç në një ekonomi kreative dhe duke
qenë më mirë të motivuar ata janë të prirë të punojnë më shumë dhe më gjatë. Arsimi,
pjesëmarrja dhe qasja në njohuri janë zemra e një shoqërie kreative.
6. Ndërgjegjësim dhe përfshirje nga komuniteti etj.
Përdorimi i politikave dhe programeve edukuese për komunitetin në
zonat ku zhvillohet turizmi dhe përfshirja e komunitetit në
mirëmbajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm të burimeve turistike,
sidomos të “zonave të mbrojtura”, të dëshmive kulturore,
infrastrukturore etj., ku shpesh kthehen në vende atraktive për turistët.
Ndërgjegjësimi dhe përfshirja e komunitetit është e lidhur ngushtësisht
me përgjegjësinë sociale. Në këtë mënyrë “Turizmi nuk do të
konsumojë Turizmin”.
3.2.2 Pengesat e zhvillimit të turizmit
Pengesat e zhvillimit të turizmit mund të përfshijnë: 1. Mungesën e një infrastrukture të përshtatshme
Rrjeti i rrugëve është një pengesë për zhvillimin e zonave turistike, aq më tepër që rrjeti
hekurudhor pothuajse nuk funksionon duke e bërër të vështirë ardhjen e turistëve. Sipas Raportit
të Konkurueshmërisë Globale, e vlerëson cilësinë e infrastrukturës shqiptare si të ngjashme me
atë të disa vendeve afrikane. Zhvillimi i Korridorit të 8-të, pritet të ofrojë 1270 km hekurudhë
dhe 9600 km rrugë automjetesh midis deteve Adriatik e jon dhe Detit të Zi.
2. Ekzistojnë një numër i paktë individësh që janë trajnuar në shërbimet e turizmit
Mungesa e kualifikimeve të nevojshme në fushën e turizmit. Trajnimi i individëve të cilët ofrojnë
shërbime turistike, më njohuritë mbi: zonën ku bëhet turizëm, mbi mënyrat e promovimit të tij,
mënyrave si i shërbehet turizmit etj., është shumë e rëndësishme pasi në të kundërt shkakton
zhgënjim tek turistët që kanë si destinacion Shqipërinë. Kjo përbën një pengesë për zhvillimin e
turizmit. Burimet njerëzore janë një aset i rëndësishëm por kur janë të pakualifikuar dhe të
25
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
patrajnuar për fushën ku operojnë, mund të sjellin dëme të konsiderueshme për veprimtarinë
turistik dhe për destinacionin turistik.
3. Nivel i ulët i investimeve të huaja në këtë se k tor
Në fjalën e fundit të intervistës së ambasadorit Arvizu në Shqipëri, lidhur me këtë destincion
turistik dhe si duhet të tërhiqen investitorët ai përgjigjet: -“Shqiptarët e Amerikës duhet të bëjnë
një punë më të madhe për të bërë një prezantim sa më të mirë të Shqipërisë si destinacion
turistik. Në këtë mënyrë, ata do të bëhen shkaktarë për nxitjen e investimeve amerikanë në
Shqipëri. Po ashtu edhe shqiptarët e diasporës në Magjedoni, Mal të Zi etj. duhet të bëjnë punë
në nxitjen e investimeve të huaja dhe pasurimin e këtij destinacioni.” Me këtë kuptojmë se sa i
rëndësishëm është përhapja e mesazhit të mire nëpërmjet marketingut Word-Of-Mouth10 (jo
vetëm në këtë shembull por edhe në shumë raste të tjera) dhe sa të lidhura janë Investimet e
Huaja Direkte me promovimin e imazhit të Shqipërisë por gjithashtu dhe me infrastrukturën e
shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm (si nivele më të larta të qeverisjes publike, legjislacione,
frymëmarrja e sektorit privat etj). Në tabelën.1 ilustrohen se në cilët sektorë të Shqipërisë ka
patur më tepër Investime të Huaja Direkte.
Tabela 2. IHD më të mëdha në Shqipëri
Emri I Kompanisë Vendi i origjinës SektoriPetroleum bankers Kanada Prodhim nafte dhe gaziAmc Greqi TelekomunikacionKurum Turqi MetalurgjiVodafone Greqi TelekomunikacionEdil centro Itali Prodhim Consortum Atermon s.a – Roder & Blackwell Consulting
Greqi Energjetikë
Titan Cement Group – Antea Cement Sh.a
Greqi Prodhim
Lockheed Martin SHBA TelekomunikacionCalik (Albtelecom) Turqi TelekomunikacionEVN Austri ProdhimRaiffeisen Bank Austri BankaInteralbanian (Aspis Group)
Greqi Sigurime
Sigal (Uniqa Group) Austri SigurimeBechtel and Enka SHBA & Turqi NdërtimAirport Partners (Hotchtief)
Gjermani Infrastrukturë
Alumil Greqi Prodhim
26
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
Burimi: Banka e Shqipërisë (2010)
4. Promocion i pamjaftueshëm Niveli i ulët i promocionit, mosshfrytëzimi i të gjitha burimeve
të marketingut për të prezantuar Shqipërinë si një destinacion
potencial turistik nuk bën gjë tjetër veçse pengon zhvillimin e
turizmit. Promocioni i pamjaftueshëm lidhet dhe me individë të
paktë të trajnuar në fushën e turimit të cilët nuk dinë si të
promovojnë, por dhe me buxhetin marketing të paktë për këtë
destinacion nga ana e qeverive nga nivele rajonale dhe kombëtare.
5. Legjislacion dhe standarte mjedisore të dobëta etj.
Nuk mund të zhvillohet një turizëm normal në një destinacion ku ekzistojnë standarte sociale e mjedisore të dobëta dhe me mungesë legjislacionesh apo kuadresh ligjore që sigurojnë barazi, siguri në atë vend,etj.
Kuadri ligjor është i ngushtë, në kuptimin që mungojnë shumë kode ligjore në mbështetje të standarteve dhe kritereve ligjore të zhvillimit të turizmit, në dhënien e lejeve për ngritjen e strukturave të bizneseve që i shërbejnë turizmit etj.
Konkretisht, Ligji Nr.9734, datë 14.5.2007 për Turizmin u hartua me pjesëmarrjen e WTO (Organizata Botërore e Turizmit) me të gjitha parametrat e duhura, ku një pjesë e mirë e këtij Ligji (afërisht 1/2 e Ligjit) kishte të bënte me standartet dhe kriteret për liçencimin e bizneseve që i shërbenin turizmit, standarteve dhe kritereve për kapacitetet mjedisore etj. Por në këtë ligj, ekziston një paradoks shumë i madh, pasi pikërisht një pjesë e konsiderueshme e këtyre standarteve u hodhën poshtë nga qeveria duke u konsideruar si burokratike. Miratimi u bë pas një viti. Sot MTKRS nuk është në gjëndje të japë asnjë lloj kontrolli për bizneset dhe çdo njeri “bën atë që do”.
6. Buxhet i pamjaftueshëm i shtetit për zhvillimin dhe promovimin e turizmit. Buxheti i shtetit për këtë sektor është më i ulët në krahasim me vendet e rajonit.(Sipas Raportit të
Ministrisë së Turizmit për buxhetin në Sektorin Turistik (2012).
7. Mungesa e vullnetit politik të vendimarrësve
27
10Marketingu Word-Of-Mouth ose Buzz Marketing, është formë e marketingut shoqëror ose social, e cila përhapet nga një individ në tjetrin, nga një kompani, ekonomi etj,. në tjetrën, nëpërmjet “fjalës së gojës” ose të komunikimit verbal. Ndryshe quhet Marketingu i “Thashethemeve” dhe eshtë mjaft efektive sidomos në Turizëm duke bërë një shpërndarje më të shpejtë dhe më të gjërë, të mesazheve pozitive ose negative mbi një destinacion turistik.
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
Kryesisht për marrjen përsipër përgjegjësitë dhe marrjen e masave drastike të planifikimit dhe rregullimit të territorit. Aktualisht, ekzistojnë 280,000 biznese pa leje ose 280,000 ha toke dhe nga këto vetëm 4000 janë legalizuar në 200811
11 Paloka, F. Specialiste e Turizmit, MTKRS
IV. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME
4.1. KONKLUZIONE
1. Të kuptuarit të koncepteve (konceptimit të turizmit kryesisht), metodave (për përcaktimin,
vlerësimin e zhvillimin e turizmit) është mjaft i rëndësishëm në përcaktimin e rrugës më të
mirë për ta zhvilluar turizmin dhe efektin multiplikativ që vjen pas tij.
2. Motivi kryesor i bizneseve, të cilët i shërbejnë turistëve, është ai ekonomik. Një biznes
individual është i interesuar kryesisht për të ardhurat dhe kostot e veta, ndërkohë që një
komunitet apo rajon është i shqetësuar mbi të gjitha për kontributin ekonomik të turizmit,
po ashtu dhe atë social, fiskal, mjedisor etj.
3. Analizat e ndikimeve ekonomike janë të rëndësishme pasi mund të na ndihmojnë në
vlerësimin e madhësisë dhe natyrës së ndikimeve që vijnë nga zhvillimi i turizmit.
4. Turizmi në vetvete ka disa trende të cilat ndryshojnë vazhdimisht, sikurse turistë nga
vende të ndryshme të botës kanë kultura, statuse, formime, nevoja dhe dëshira të
ndryshme. Shpesh bëhet e vështirë përcaktimi i pritshmërive të tyre ndaj destinacionit të
përzgjedhur dhe kjo përbën një vështirësi për drejtimin e një destinacioni turistik dhe
zhvillimin e turizmit në atë destinacion.
5. Për sa i përket Shqipërisë, studimet dhe analizat mbi impaktet ekonomike mungojnë, po
ashtu dhe modelet e veta të zhvillimit të turizmit për të rritur dhe më tepër këto impakte.
6. Gjithsesi një gjë është e qartë, jo vetëm sezoni por gjithë viti mbart sfida për sektorin
turistik në Shqipëri. Kthimi i tyre në mundësi është filozofia e punës për të gjithë ata që
28
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
synojnë progresin, dhe qe natyrisht do te rezultojë në të ardhura të mëtejshme për
bizneset.
4.2. REKOMANDIME
1. Njohja ose pranimi se industria e turizmit brënda komunitetit siguron dhe lehtëson
eksperiencat e turistëve, përbën një sfidë më vete pasi është detyrë e saj të identifikojë
dhe të vlerësojë të gjitha aspektet e industrisë brënda kontekstit të këtyre eksperiencave.
2. Njohja, identifikimi, përcaktimi dhe vlerësimi i disa trendeve të cilat tregojnë për një
shoqëri moderne do të ndihmojnë në përcaktimin e natyrës së turizmit që do zhvillohet në
një vend. Nëse kjo arrihet, atëherë turisti do të ishte i gatshëm të paguante për një cilësi
më të lartë të eksperiencës së marrë.
3. Nëse nuk do të arrijmë të zhdukim ose të paktën të minimizojmë këto pengesa e sfida të
zhvillimit të turizmit nuk do të mund të rrisim impaktet pozitive ekonomike në
destinacionin tonë.
4. Në përfundim, duke rrezikuar paksa që ta thjeshtëzoj një temë kaq komplekse, do të
dëshiroja të parashtroj disa rekomandime mbi analizën e ndikimeve ekonomike të
turizmit në Shqipëri.
a. Së pari, është e rëndësishme që kur llogarisim hyrjet e turistëve në një vend, duhet
të bëjmë dallimin e vizitorëve nga turistët në mënyrë që të mos kemi gabime
statistikore të cilat shërbejnë si të dhëna për impaktet ekonomike kombëtare (pra
përmirësimi i sistemit të informacionit dhe statistikave është i rëndësishëm).
b. Së dyti, turistët duhet të ndahen në nëngrupe ose segmente të veçanta, për të
kuptuar se ç’pjesë të shpenzimeve të tyre në një zonë kanë shkuar për akomodim,
ç’pjesë për restorante, argëtim etj, po ashtu, ç’pjesë të shpenzimeve shkon për një
lloj të caktuar turizmi (i diellit, dimëror, rekreativ, malor, të aventurës etj) dhe si
ndryshojnë vit pas viti.
29
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
c. Së treti, të qartësohet se ku, si dhe sa, këto shpenzime kanë patur impakte më të
mëdha ekonomike (në PBB, punësim, rritje të ardhurash,etj.) në nivel lokal,
rajonal dhe kombëtar.
d. Së katërti, hartimi i planifikimit strategjik për shfrytëzimin sa më të mirë e të
kujdesshëm të atributeve unike e zhvillimin e imazhit të duhur destinacionit, në
mënyrë që të kemi impaktet e duhura në ekonominë tonë.
e. Së pesti, duhet të shohim se në cilin sektor kemi nevojë më të madhe për rritje
dhe për përmirësim në vitet në vazhdim dhe zhvillimin e mënyrave më të mira të
shpërndarjes së drejtë të të ardhurave, sipas nevojave të sektorëve.
Planifikimi për zhvillimin e turizmit dhe rritjen e impakteve ekonomike dhe
adaptimin e metodave e praktikave më të mira të zhvillimit (pra, të gjejmë mënyrat e
përshtatjes së praktikave më të mira të zhvillimit në përshtatje me atributet unike të
destinacionit tonë).
Duhet të sigurojmë mjetet dhe ekspertizën e nevojshme për të përcaktuar impaktet,
ndjekjen e një rruge veprimi konkrete për mbrojtjen dhe menaxhimin e plotë të
aseteve natyrore, kulturore dhe ekonomike nga të cilat ne varemi.
Monitorimi i zbatimit të planeve strategjike dhe efekteve pas planifikimit për të parë
se si do të ndryshojë zhvillimi i turizmit dhe çfarë drejtimi do të marrin impaktet
ekonomike.
Sigurisht, këto shihen sipas këndvështrimit tim por unë mendoj se janë të rëndësishme. Mund
ekzistojnë rekomandime ndoshta më të specializuara por për një material të tillë të pregatitur,
këto rekomandime kam menduar të parashtroj.
5. Në përmbyllje, rekomandimi im personal do të ishte:
“Bashkëpunim – Bashkëpunim – Bashkëpunim”, për të arritur zhvillimin dhe rritjen e dëshiruar
nga të gjithë sektorët, përmes efektit të sinergjisë.
Shqipërisë i duhet një vizion i tillë, i cili të përfshijë bashkëpunime koherente midis të gjithë
stekholderave publikë apo privatë dhe midis komuniteteve, në mënyrë që të forcohen përpjekjet e
industrisë së turizmit në tërësi, për të kthyer sfidat e ardhshme në oportunitete.
30
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
LISTA E SHKURTIMEVE
GTC – Global Tourism Commitee
IHD – Investimet e huaja direkte
MPC – Meditarranean Partner Conutries
MTKRS – Ministra e Turizmit Kultrës Rinisë dhe Sporteve
PBB – Produkti i Brëndshëm Bruto
UNWTO – United Nation for World Tourism Organisation
WTO – World Tourism Organisation
WTTC – World Tourism & Travel Commitee
LISTA E FIGURAVE
Figura1. Turizmi si Konceptim (Industri, Ekonomi dhe Aktivitet)
Figura2.Turizmi si Sistem
LISTA E TABELAVE
Tabela 1. Kontributi i turizmit në PBB dhe punësim.
Tabela 2. IHD më të mëdha në Shqipëri
31
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
LITERATURA1. Bakiu, V. Ekonomia e Turizmit (2011)
2. Bull, Adrian. “The economics of travel and tourism.” (1995.) botimi i 2-të. Melbourne,
Australia: Longman.
3. Burchell, R.W. and Listokin, D. 1978. “The fiscal impact handbook”. New Brunswick,
N.J.: Center for Urban Policy Research.
4. Daniel J. Stynes “Economic impact of tourism” (2006)
5. Frechtling, Douglas C. “Assessing the economic impacts of travel and tourism
Measuring economic costs” (1994.). In. Travel, Tourism and Hospitality Research,
second edition. J.R. Brent Ritchie and Charles R. Goeldner (eds). New York: John Wiley
and Sons Inc.
6. Honey, M., Rome, A. (2000.) “Ecotourism and Sustainable Tourism Certification: Part
1: Where are We Today?; Part 2:Case Studies”. Raport i pregatitur p ër ekoturizmin dhe
Turizmin e Qëndrueshëm, New Paltz, New York 2000. Instituti i Studimeve Politike dhe
Fondacioni Ford . (Institute for Policy Studies and Ford Foundation.)
7. Koja, V. & Gorica, K. “Bazat e Turizmit” (2010)
8. Lefkowitz, Martin. (1993). “What 100 new jobs mean to a community.” Washington
D.C.: U.S. Chamber of Commerce, Economic Policy Division.
9. Mersini, M. “Planifikimi i destinacioneve turistike” (2012), Cikël leksionesh
10. Sugden, Robert and Williams, Alan. 1978. “The principles of practical cost-benefit
analysis” Oxford: Oxford University Press.
32
Rëndësia e zhvillimit të turizmit në ekonomiXhenisa Shehu
11. U.S. Travel Data Center. (1997). “Impact of travel on state economies”, 1995.
Washington, D.C.Walsh, R. G. (1986). Recreation economic decisions--Comparing
benefits and costs. State College, PA: Venture Publishing Co.
12. UNION INTER-ARABE POUR L'HOTELLERIE ET LE TOURISME (Syrian Arab Republic)
13. Warnell, Gary. (1986). Feasibility analysis in tourism. Extension bulletin E-1992. East
Lansing, MI: Michigan State University Cooperative Extension Service.
14. Williams, Peter W. (1994). Frameworks for assessing tourism’s environmental impacts.
In. Travel, Tourism and Hospitality Research, second edition (J.R. Brent Ritchie and
Charles R. Goeldner (eds). New York: John Wiley and Sons Inc.
15. International Association of Scientific Experts in Tourism, www.aiest.org. Tre kongreset e fundit të kësaj shoqate, ju dedikuan Manaxhimit të Destinacinoeve dhe marketingut 1996, 1997, 1998 (Pechlaner & Weiermair, 2000, p. 4).
33