83
Assessment Report Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke integruar ndryshimet klimatike dhe biodiversitetin (2014-IC-108) Raporti i vlerësimit (15 tetor 2014) Përkrahur nga PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA REPORT N.1

Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Assessment Report

i

Vlerësimi i ndikimit në mjedis /

Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

integruar ndryshimet klimatike dhe

biodiversitetin (2014-IC-108)

Raporti i vlerësimit (15 tetor 2014)

Përkrahur nga PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË BASHKUARA

REPORT N.1

Page 2: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Assessment Report

ii

Autoriteti kontraktues: Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

Numri i kontratës së UNDP-së: 2013-IC-108

Titulli i Programit: Përkrahje në përgjigje të kërkesave lidhur me mjedisin për anëtarësim

në të ardhmen në BE-së

Titulli i Projektit: “Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ultë në Evropën Juglindore

(SLED)”

Komponenti i Projektit: “Vlerësimi i ndikimit në mjedis(VNM) / Vlerësimi strategjik i mjedisit (VSM)

që integrojnë ndryshimet klimatike dhe biodiversitetin”

Aktivitetet e Projektit:

Mbledhja e informatave të rrethanave

dhe dokumenteve

Vlerësimi i legjislacionit relevant për VNM/VSM

Vlerësimi i kornizës institucionale p.sh. e njësive administrative qendrore

dhe lokale, që janë përgjegjëse për VNM/VSM

Vlerësimi i nismave në zbatim dhe i përkrahjes nga donatorët për

VNM/VSM

Vlerësimi i nevojave për trajnim për kërkesat procedurale për VNM/VSM

Vlerësimi i pajisjeve të cilat nevojiten kërkesat procedurale për

VNM/VSM

Titulli i Raportit: Raporti i Vlerësimit

15 shtator 2014

Temat e Raportit

Vlerësimi i njësive institucionale administrative në Kosovë*, në nivel

qendrore dhe lokal, për të kuptuar kapacitetet e tyre aktuale (stafi, aftësitë e

stafit dhe pajisjet) duke i krahasuar me kapacitetet e nevojitura për të

përmbushur mandatin e njësive. Për secilën njësi do të ndërmerret:

- Vlerësimi i nevojave për trajnim lidhur me kërkesat procedurale të VNM

dhe VSM.

- Vlerësimi i pajisjeve të cilat nevojiten lidhur me këto kërkesa.

Periudha e përgatitjes së Raportit: Përgaditur: nga 15 qershor 2014 deri 15 gusht 2014

Revidimi i parë: nga 15 gusht 2014 deri 15 tetor 2014

Raportues: Z. Giuseppe RAZZA (Konsulent Ndërkombëtar për VNM/VSM)

Ekspertë të tjerë që kanë

kontribuar në finalizimin e

Raportit

Z. Muhamet MALSIU (Drejtor i DMM-MMPH)

Znj. Nezakete HAKAJ (Udhëheqëse e Divisionit të Mbrojtjes së Mjedisit-

MMPH)

Z. Shukri SHABANI (Shef i Seksionit VNM/VSM-DMM-MMPH)

Znj. Merlinda BLLATA DIBRANI (Përgjegjëse e Seksionit VNM/VSM-

DMM)

Emri, mbiemri dhe pozita Nënshkrimi për miratimin e Raportit

Z. Giuseppe RAZZA

Ekspert Ndërkombëtar

Z. Muhamet MALSIU

Përfituesi i projektit

* Referenca ndaj Kosovës duhet të kuptohet në kontekst të rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244 (1999)

Mohim i përgjegjësisë

Opinionet e shprehura në këtë Raport janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë opinionet e Zyrës së UNDP-së në Kosovë apo të ndonjë organizate tjetër që

përmendet. Prandaj, këto do të verifikohen para implementimit të ndonjërit prej rekomandimeve të paraqitura aty.

Page 3: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Assessment Report

iii

PËRMBAJTJA Faqe

HYRJE ................................................................................................................................................. 1

1 INFORMATA PËR HISTORIKUN DHE DOKUMENTET .................................................................. 4

1.1 Detyrat e kërkuara nga projekti ................................................................................................................ 4 1.1.1 Zhvillimi i kornizës institucionale për të zbatuar procedurat e VNM/VSM në mënyrë fleksible

dhe me rezultate sipas procedurave dhe proceseve administrative ............................................................. 4 1.1.2 Përkrahja e zyrtarëve të MMPH për të kontrolluar VNM në projektet infrastrukturore me

rëndësi, për të i miratim dhe dhënja e lejeve korresponduese..................................................................... 5 1.1.3 Trajnimi ...................................................................................................................................................... 5

1.2 Potenciali industrial dhe kostoja e ndotjes dhe degradimit të mjedisit në Kosovë ................................... 6 1.2.1 Sektorët kryesorë industrial dhe projektet përkatëse të cilat duhet të kenë pëlqim mjedisor .................... 6

1.2.1.1 Industria agro-ushqimore............................................................................................................................ 6 1.2.1.2 Industria e përpunimit të drurit ................................................................................................................... 9 1.2.1.4 Industria e ndërtimit ................................................................................................................................. 10 1.2.1.5 Industria e pjesëve për makina ................................................................................................................. 11 1.2.1.6 Industria e energjisë, mineraleve dhe minierave ....................................................................................... 12 1.2.1.7 Industria e tekstilit .................................................................................................................................... 15 1.2.1.8 Industria e turizmit ................................................................................................................................... 16

1.2.2 Ndotja përkatëse mjedisore dhe kostot e ndërlidhura ............................................................................... 17 1.3 Korniza legjislative dhe e politikave në Kosovë lidhur me mjedisin dhe ndryshimet klimatike .............21

1.3.1 Procesi i përgjithshëm legjislativ .............................................................................................................. 21 1.3.2 Hierarkia e normave ligjore...................................................................................................................... 22 1.3.3 Legjislacioni i përgjithshëm për mjedisin në fuqi ..................................................................................... 23 1.3.4 Politikat për mjedisin dhe ndryshimet klimatike ....................................................................................... 33

1.4 Institucionet kosovare përgjegjëse për të menaxhuar dhe zbatuar politikat mjedisore ............................34 1.4.1 Detyrat dhe përgjegjësitë e Qeverisë (QeK) për mjedisin ......................................................................... 34 1.4.2 Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) për

mjedisin ..................................................................................................................................................... 35 1.4.3 Detyrat dhe përgjegjësitë mjedisore të Komunave .................................................................................... 35 1.4.4 Detyrat dhe përgjegjësitë për mjedisin të Agjencionit Kosovar për Mbrojtjen e Mjedisit

(AKMM) .................................................................................................................................................... 37 1.4.5 Detyrat dhe përgjegjësitë për mjedisin të Bordit Këshillues për Mbrojtjen e Mjedisit (BKMM) .............. 37 1.4.6 Detyrat dhe përgjegjësitë e ministrive sektorale për mjedisin .................................................................. 37

1.5 Asistenca Teknike gjegjëse e zbatuar me mbështetje nga donatorë të tjerë ............................................38

2 VNM/VSM DHE LEGJISLACIONI PËR MBROJTJEN E NATYRËS ............................................. 41

2.1 Prezantimi dhe përshkrimi i kërkesave kryesore nga BE ........................................................................41 2.1.1 Vlerësimi për Ndikimin në Mjedis (VNM) ................................................................................................. 41 2.1.2 Vlerësimi Startegjik për Mjedisin (VSM) .................................................................................................. 42 2.1.3 Mbrojtja e natyrës ..................................................................................................................................... 42

2.2 Analiza e mangësive dhe statusi i transpozimit .......................................................................................46 2.2.1 Vlerësimi për Ndikimin Në Mjedis (VNM) ................................................................................................ 46 2.2.2 Vlerësimi Strategjik për Mjedisin (VSM) .................................................................................................. 48 2.2.3 Mbrojtja e natyrës dhe biodiversiteti ........................................................................................................ 48

2.3 Statusi i zbatimit ......................................................................................................................................51 2.3.1 VNM .......................................................................................................................................................... 51 2.3.2 VSM .......................................................................................................................................................... 51 2.3.3 Mbrojtja e natyrës dhe biodiversiteti ........................................................................................................ 52

2.4 Statusi i detyrimit ....................................................................................................................................54 2.4.1 VNM .......................................................................................................................................................... 54 2.4.2 VSM .......................................................................................................................................................... 54 2.4.3 Mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit ....................................................................................................... 55

2.5 Rekomandimet ........................................................................................................................................55 2.5.1 Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM) ...................................................................................................... 55 2.5.2 Vlerësimi Strategjik i Mjedisit (VSM) ....................................................................................................... 56 2.5.3 Mbrojtja e natyrës dhe biodiversiteti ........................................................................................................ 56

2.6 Përfundime ..............................................................................................................................................57

3 PROCEDURAT DHE UDHËZUES PËR VNM/VSM .................................................................... 58

3.1 Zinxhiri rregullativ mjedisor ...................................................................................................................58 3.2 Procedurat VNM .....................................................................................................................................58

Page 4: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Assessment Report

iv

3.3 Procedurat VSM ......................................................................................................................................61 3.4 Udhëzuesit e VNM/VSM miratuar nga IFN përkatëse ............................................................................63

3.4.1 Udhëzuesi i Bankës Botërore .................................................................................................................... 63 3.4.2 Udhëzuesi i KFN ....................................................................................................................................... 64 3.4.3 Udhëzuesi i BERZH .................................................................................................................................. 64

4 KORNIZA INSTITUCIONALE VNM/VSM ................................................................................ 65

4.1 Organizimi i MMPH ...............................................................................................................................65 4.1.1 Organizimi i përgjithshëm i Ministrisë ..................................................................................................... 65 4.1.2 Seksioni përgjegjës për VNM dhe VSM ..................................................................................................... 67

4.2 Organizimi i komunave ...........................................................................................................................70

5 NEVOJAT PËR TRAJNIM .......................................................................................................... 72

5.1 Vlerësimi i volumit të punës të Seksionit VNM/VSM ............................................................................72 5.1.1 Analiza e detyrave ..................................................................................................................................... 72 5.1.2 Analiza e volumit aktual të punës .............................................................................................................. 74 5.1.3 Analiza e Kërkesës .................................................................................................................................... 74 5.1.4 Ndarja e detyrave ...................................................................................................................................... 74

5.1.4.1 Analiza e mangësive në kompetenca ........................................................................................................ 75 5.1.4.2 Planet për staf ........................................................................................................................................... 75

5.2 Rezultatet e analizës mbi volumin e punës dhe kërkesës ........................................................................76

6 NEVOJAT PËR PAJISJE ............................................................................................................ 76

Page 5: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Assessment Report

v

FJALORTH I SHKURTESAVE

Shkurtesat Kuptimi

UA Udhëzim Administrativ

ADA Agjencioni Austriak për Zhvillim

ADC Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim

KK Kuvendi i Kosovës

BAT Teknologjia më e Mirë në Dispozicion

VP Vendi Përfitues

AK Autoriteti Përgjegjës

AKA Autoriteti Përgjegjës Administrativ

KPBPZHRMPH Komiteti Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor

CCS Kapja e karbonit dhe shtresat gjeologjike

CECIS Sistemi i Përbashkët i Komunikimit të Emergjencave dhe Informacionit

KEP Klasifikimi, Etiketimi dhe Paketimi

RRPN Rregullorja për Produktet e Ndërtimit

UPN Urdhëresa për Produktet e Ndërtimit

DB Databaza

DMM Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit

DSN Departamenti për Strehim dhe Ndërtim

DeP Deklarata e Performancës

USPI Urdhëresa Specifike e Planit të Zbatimit

UP Ujë i pijshëm

DPUKM Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mjedis (Brenda Komunave të Kosovës)

SPM Strategjia e Përafrimit Mjedisor

KE Komisioni Evropian

ECENA Pajtueshmëria mjedisore dhe Rrjeti i Zbatimit për Anëtarësim

EE Efiçienca e Energjisë

AME Agjencioni Evropian për Mjedisin

UEE Urdhëresa për Efiçiencë të Energjisë

MSHS Mjedisore, Shëndetësore dhe Siguria

VNM Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis

EIONET Rrjeti Evropian për Informacion dhe Vëzhgim

VKN Vlerat Kufitare të Ndotjes

EMEP Programi Evropian për Monitorim dhe Vlerësim

MM Mbrojtja e Mjedisit

AMM Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit

DMM Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit

SCM Standardet e Cilësisë së Mjedisit

VTE Vlerësimi Teknik Evropian

SUE Sistemi për Uljen e Emetimeve

BE Bashkimi Evropian

EULEX Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë

ZBE Zyra e Bashkimit Evropian

PPE Produkte Përdoruese të Energjisë

KEM Katalogu Evropian i Mbeturinave

VNF Vlerësimi i Ndikimit Financiar

UpP Udhëzues për Përmbytje

UQ Urdhër Qeveritar

QeK Qeveria e Kosovës

SiH Standard i Harmonizuar

IHM Instituti Hidro-Meteorologjik

ZCN Zyra Civile Ndërkombëtare

KFN Korporata Ndërkombëtare Financiare

IFN Institucion Financiar Ndërkombëtar

IMPEL Rrjeti i BE-së për Zbatimin dhe Zbatimin e Ligjit për Mjedisin

IMNM Instituti i Mbrojtjes së Natyrës dhe Mjedisit

Page 6: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Assessment Report

vi

Shkurtesat Kuptimi

INSPIRE Infrastruktura për Informacion Hapësinor në Komunitetin Evropian

IPA Instrumenti për Asistencë për Para-Anëtarësim

PKIN Parandalimi dhe Kontrollimi i Integruar i Ndotjes

KEK Korporata e Energjisë së Kosovës

IDM Impiant Djegës i Madh

BKK Buxheti i Konsoliduar i Kosovës

PVMK Plani i Veprimit për Mjedisin i Kosovës

AMMK Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës

SKM Strategjia e Kosovës për Mjedisin

ISHMK Inspektorati Shtetëror për Mjedisin i Kosovës

MBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

PKZH Plani Komunal për Zhvillim

MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e Kosovës

MAPL Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal

SMI Sistemi për Menaxhimin e Informacionit

UM Urdhër Ministror

MSH Ministria e Shëndetësisë

SHA Shtet Anëtar

PVEE Plani Vendor për Efiçiencën e Energjisë

PVVM Plani Vendor i Veprimit për Mjedisin

SVPM Strategjia Vendore e Përafrimit për Mjedisin

OJQ Organizatë Jo-Qeveritare

IBSHPK Instituti Vendor i Shëndetit Publikut të Kosovës

PP Produkte të Pyllit

SVU Strategjia Vendore për Ujërat

GZ Gazeta Zyrtare

VP Ndërgjegjësimi Publik

KP Konsultimi Publik

NJUQ Njësitë e Ujëmbledhësit të Qarkut

PMU Planet për Menaxhimin e Ujëmbledhësve

RRMA Rrjeti Rajonal i Mjedisit për Anëtarësim

QRE Qendra Rajonale e Emergjencës

VNRR Vlerësimi për Ndikimin Rregullativ

KRB Këshilltari Rezident për Binjakëzim

KRU Këshilli Rajonal i Ujërave

VSM Vlerësimi Strategjik i Mjedisit

SEAD Zbatimi efikas i kontratave – raporti dhe rekomandimet për procedurat e lëndëve ekonomike dhe ekzekutimin e vendimeve

SIDA Agjencioni Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar

ZMS Zonat me Mbrojtje Speciale

PSSP Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara

AT Asistenca Teknike

TAIEX Instrumenti për Asistencë Teknike dhe Shkëmbim Informacioni

TFBE Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian

TP Tabela e Përputhjes

TeR Termat e Referencës

KB Kombet e Bashkuara

UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

UNMIK Misioni i Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë

UNSCR Rezoluta e Këshillit të Sigurimit e Kombeve të Bashkuara

PRRU Plani Rregullativ Urban

PU Plani Urban

USAID Agjencioni e SHBA-ve për Zhvillim Ndërkombëtar

BB Banka Botërore

DKU Direktiva e Kornizës për Ujëra

OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë

PP Plani i Punës

GPU Grupi Punues për Ujëra

Page 7: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

1

Hyrje

Ky raport është përfunduar si rezultat i detyrës së z.Giuseppe RAZZA ( Ekspert i angazhuar nga UNDP-ja) për të

dhënë asistencën e tij Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) të Kosovës për të bërë vlerësimin e

quajtur “Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis dhe Vlerësimi Strategjik i Mjedisit duke Integruar Ndryshimet Klimatike dhe

Biodiversitetin”. Ky vlerësim është pjesë e aktivitetit të dytë të projektit “Përkrahje për Zhvillimin me Emetime të Ulta

(SLED)” (më tutje në tekst përmendet thjesht si “Projekti”), dhe poashtu është pjesë e Programit “Përkrahje në

përgjigjet ndaj kërkesave mjedisore lidhur me anëtarësimin në të ardhmen në BE”. Projekti është i financuar nga

Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC) dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP)

në Kosovë. Kjo asistencë synon të zhvillojë kapacitetet e MMPH-së dhe të palëve të interesit për të integruar çështjet e

ndryshimeve klimatike, mundësitë për zhvillimin e politikave, strategjive dhe planeve. Poashtu asiston në përkrahjen

për themelimin e një strukture efikase nga Ministria për të analizuar Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM) duke

integruar ndryshimet klimatike dhe biodiversitetin, prezantuar nga aplikantët në përputhje me legjislacionin primar dhe

sekondar të miratuar në kohën e fundit, si dhe për të lëshuar lejet përkatëse. Në periudhën e kontraktimit 15 qershor

2014-15 dhjetor 2014, detyrat e dhëna sipas kushteve të punës duhet të kryhen dhe të japin produketet gjegjëse siç janë

specifikuar në tabelën në vijim.

N. Detyrat N. Nën-detyrat Produkti Afati

1

Zhvillimi i kornizës

institucionale për të

zbatuar procedurat e

VNM dhe VSM në

mënyrë fleksibile dhe

me rezultate sipas

procedurave dhe

proceseve përkatëse

administrative. VNM

dhe VSM duhet të

marrin parasysh në

mënyrë efektive

ndryshimet klimatike

dhe biodiversitetin

(30 ditë pune)

1.1

Të bëhet një vlerësim i njësive administrative institucionale, qendrore dhe

lokale, për të përcaktuar kapacitetin e poseduar (numri i stafit, aftësimi i stafit, pajisjet) duke e krahasuar me nevojat e domosdoshme për të

përmbushur mandatin e njësive. Për secilën njësi do të bëhet: (i)

vlerësimi i trajnimeve të nevojshme sipas kërkesave procedurale të VNM dhe VSM; (ii) vlerësimi i Pajisjeve të cilat nevojiten sipas kërkesave

procedurale të VNM dhe VSM.

“Raporti i

vlerësimit” 15.08.2014

1.2

Në përputhje me legjislacionin të hartohen procedura të kuptueshme për administrimin e VNM dhe VSM në Kosovë. Konsulenti ndërkombëtar

sipas nevojës duhet të shqyrtojë, se a duhet të ketë procedura të përkohshme për t’u zbatuar për një periudhë para se njësitë të arrijnë

kapacitetin dhe aftësinë e tyre të plotë.

“Grupi i procedurave për

administrimin e

VNM”

15.10.2014

1.3 Të zhvillohet një sistem operativ për të bërë përcaktimin dhe kontrollimin e procedurave gjatë zbatimit të direktivave të VNM dhe

VSM.

“Doracak për

kontrollimin dhe përcaktim

fushëveprimit ”

15.10.2014

1.4 Të përgatitet një doracak për zyrtarët në nivel qendror dhe lokal se si të kryejnë kontrollimin dhe përcaktimin e fushëveprimit.

1.5

Të përgatitet një broshurë, në format të qartë dhe informacione të sakta

për procesin e VNM; Në përputhje me Ligjin për Komunitetin Evropian broshura duhet të përmbajë këto informata të zbatueshme për VNM në

Kosovë : (i) rrethanat nën të cilat kërkohet VNM; (ii) si do të përcaktohen detyrat e VNM; (iii) hapat për të kryer VNM; (iv) përgjegjësitë gjatë

procesit; dhe (v) disponueshmëria e burimeve shtesë të informatave.

“Broshurë për

procesin e VNM” 15.11.2014

1.6

Të propozohen metoda për të vlerësuar ndikimin mbi habitate/specie gjatë ndërmarrjes së procedurave për VNM dhe VSM (kjo detyrë do të

kryhet në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e MMPH dhe konsulentët

ndërkombëtarë për habitate dhe specie);

“Metodat për të vlerësuar

ndikimin mbi

habitate/speciet”

15.09.2014

2

Përkrahje për zyrtarët

e MMPH për të

kontrolluar VNM-të e

projekteve

infrastrukturore me

rëndësi për miratim

dhe në dhënjen e lejeve

korresponduese dhe

nëse projektet marrin

parasysh ndryshimet

klimatike dhe çështje të

biodiversitetit (15 ditë

pune)

2.1

Të përkrahen zyrtarët e MMPH për të kontrolluar dhe vlerësuar në

projektet me rëndësi, në zbatim, këto faza të VNM: (1) kontrollimi; (2)

përcaktimi i fushëveprimit; (3) rishqyrtimi i Raportit për VNM.

3 “Medimi i

MMPH për VNM” 15.10.2014

2.2

Të asistohet MMPH për të shkruar mendimin lidhur me ndikimet

mjedisore që do të paraqiten në Raportin e VNM (Njoftimi për

Fushëveprim). Kjo asistencë duhet të përfshijë verifikimin për: (1) përshkrimin e alternativave të mundshme; (2) përshkrimin e ndikimit të

mundshëm mbi mjedisin; (3) arësyet për identifikimin e këtyre ndikimeve; (4) përshkrimin e masave mbrojtëse të parapara që të

shmangin, ulin dhe nëse është e mundur të ndalojnë ndikimet negative

mbi mjedisin;

2.3 Të asistohet MMPH të organizojë dhe mbajë debatin publik (shih Nenin

20 dhe UA Nr.09/11)

“Procedurat e

Komunikimit dhe

Bashkëpunimit”

15.10.2014

3 Trajnimi (10 ditë pune)

3.1

Të përgatitet materiali për kursin e trajnimit, seancat e trajnimit për

zbatimin e VNM/VSM, i cili do të organizohet për personelin e

administratës publike

“Materiali i

trajnimit për

zyrtarët publikë”

01.12.2014

3.2 Të përgatitet dhe të zbatohet programi i trajnimit për çështje teknike dhe administrative të sistemit të VNM për zyrtarët për çështje mjedisore

“Programi i

trajnimit për

zyrtarë publikë”

15.11.2014

3.3 Të përgatitetit dhe të zbatohet programi i trajnimit për zhvilluesit e VNM/VSM

“Programi i

trajnimit për zhvilluesit”

15.11.2014

Page 8: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

2

Në përputhje me detyrat e punës, të lartpërmendura, dhe organizimin e projektit, është përfunduar “Raport i Vlerësimit”

si një produkt specifik i nën-detyrës 1.1, i cili përshkruan aktivitetet që janë bërë gjatë 2 muajve të parë të këtij emërimi

(15 qershor 2014-15 gusht 2014) përgjatë 16.5 ditëve të punës. Sido qoftë, ky raport, gjatë tërë kohës është plotësuar

me të dhëna të reja.

Raporti i Vlerësimi përmban:

Vlerësimin e njësive institucionale administrative, në nivel qendror dhe lokal (shih §4).

Vlerësimin e trajnimeve të nevojshme sipas kërkesave procedurale të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) dhe

Vlerësimin Strategjik të Mjedisit (VSM) (shih §5)

Vlerësimin e pajisjeve të nevojshme sipas kërkesave (shih §6).

Përveç kërkesave të lartpërmendura në detyrat e punës, për të përfunduar vlerësimin e informatave me rëndësi dhe në

dobi të zbatimit të emërimit në tërësi, Eksperti i UNDP-së ka përfshirë në këtë raport edhe analizat më të hollësishme të

listuara në vijim:

Vlerësimin e informatave të tjera të historikut (shih § 1) duke përfshirë një përshkrim të shkurtër të projekteve të

zbatuara dhe atyre të cilët janë në zbatim e sipër e që janë financuar nga Institucione Ndërkombëtare Financiare

(INF), ndërsa këto projekte gjatë viteve të fundit në Kosovë kanë ndikuar në sektorin e VNM/VSM.

Vlerësimin e legjislacionit përkatës (primar dhe sekondar) me ndikim në procedurat e VNM/VSM në Kosovë, duke

përfshirë edhe kërkesat ndërkombëtare të Direktivave dhe Rregulloreve të Bashkimit Evropian (BE) (shih § 2).

Vlerësimin e procedurave dhe udhëzuesve që do të miratohen në përputhje me legjislacionin kosovar dhe që

përcjellen nga Institucionet Financiare Ndërkombëtare (IFN) kryesore (shih § 3).

Prandaj, “Raporti i Vlerësimit” është organizuar në Kapitujt kryesorë si mëposhtëm:

1-INFORMATA PËR HISTORIKUT: Ky kapitull paraqet historikun e informatave, dokumenteve me rëndësi dhe

qëllimin e raportit. Gjithashtu këtu është paraqitur edhe një vështrim i përgjithshëm i procesit dhe kornizës

legjislative për mjedisin në Kosovë, e ndërlidhur me Legjislacionin Horizontal (përkatësisht Mbrojtjen e Mjedisit

(MM), VNM, VSM, Parandalimin dhe Kontrollimin e Integruar të Ndotjes (PKIN), Mbrojtjen e Natyrës), Legjislacionin

për Menaxhimin e Ujërave dhe Ujërave të Zeza, Legjislacionin për Menaxhimin e Mbeturinave, Legjislacionin për

Mbrojtjen e Ajrit, Legjislacionin për Planifikimin Hapësinor dhe Ndërtimtarinë dhe legjislacionin tjetër me rëndësi

që ndikojnë në zbatimin e VNM dhe VSM (përfshirë Risqet Mjedisore, Mbrojtjen Civile, Mbrojtjen nga Zhurmat,

Sigurinë e Digave, Kimikatet). Kapitulli përmban edhe informacione për projektet kryesore që tanimë janë zbatuar

dhe mund të jenë me interes për këtë emërim.

2-VNM/VSM DHE LEGJISLACIONI PËR MBROJTJEN E NATYRËS: Kapitulli paraqet vlerësimin e

VNM/VSM si dhe legjislacionin për Mbrojtjen e Natyrës (primar dhe sekondar) i cili është në fuqi në Kosovë, dhe

korrespodon me Direktivat e BE të cilat duhet të transpozohen në Kosovë, duke marrë parasysh edhe ndikimin e tyre

në çështje që kanë të bëjnë me ndryshimet klimatike.

3-PROCEDURAT DHE UDHËZUESIT E VNM/VSM: Ky kapitull paraqet vlerësimin e procedurave të

VNM/VSM të përcaktuara me ligjet në fuqi, udhëzuesit dhe rekomandimet e Bankës Botërore (BB), Korporatave

Ndërkombëtare Financiare (KNF) dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të cilat mund të

jenë të dobishme për zyrtarët e MMPH dhe institucioneve përgjegjëse kosovare për zbatimin e detyrave të tyre e që

kanë të bëjnë me përzgjedhjen, konsultimin dhe miratimin e VNM apo VSM duke konsideruar edhe çështje të

ndërlidhura me risqet klimatike.

4-KORNIZA INSTITUCIONALE VNM/VSM: Këtu pasqyrohet organizimi administrativ, stafi i MMPH dhe

institucionet e tjera me rëndësi dhe përgjegjëse për miratimin e VNM/VSM, monitorimin e zbatimit të projekteve

apo planeve në përputhje me raportet e miratuara.

5-NEVOJAT PËR TRAJNIM: Këtu është paraqitur identifikimi i trajnimeve të nevojshme për stafin përgjegjës

për kërkesat procedurale të VNM dhe VSM.

6-NEVOJAT PËR PAJISJE: Në këtë kapitull janë përshkruar pajisjet e nevojshme në lidhje me këto kërkesa.

Për përfundimin të këtij dokumenti, duhet të theksohet edhe përkrahja e fuqishme që është dhënë nga zyrtarët kosovarë

të Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit (DMM) të MMPH, sidomos nga z.Muhamet MALSIU (Drejtor i DMM),

znj.Nezakete HAKAJ (Kryesuese e Divizionit të Mbrojtjes së Mjedisit brenda DMM), z.Shukri SHABANI (Kryesues i

Komisionit VNM-DMM-MMPH), z.Naim ALIDEMA (Përgjegjës i Njësisë VNM/VSM-DMM-MMPH), znj.Xheva

BERISHA-REXHEPI (Menaxhere e projektit SLED -UNDP), z.Mentor BERISHA (Zyrtar i Projektit-UNDP) dhe

znj.Shkipe DEDA-GJURGJIALI (Analiste e Programit të UNDP) të cilët duhet vlerësuar posaçërisht për

bashkëpunimin dhe profesionalizmin e shkëlqyer, duke i ndihmuar Ekspertit të UNDP të ketë qasje në informatat dhe

dokumentacionin relevant dhe të kontaktojë ekspertët dhe punonjësit e përfshirë në projekt. Vlerësim i veçant duhet

Page 9: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

3

shprehur edhe për të gjithë të intervistuarit dhe palët e interesit që kemi takuar për informacionin e vlefshëm dhe

bashkëpunimin aktiv të ofruar.

Page 10: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

4

1 Informata për historikun dhe dokumentet

1.1 Detyrat e kërkuara nga projekti

Sipas detyrave, asistenca ndërkombëtare për MMPH nga eksperti i përzgjedhur synon të:

1. Detyra 1: Të zhvillojë një kornizë institucionale për të zbatuar procedurat e VNM dhe VSM në mënyrë fleksible

dhe me rezultate sipas procedurave dhe proceseve administrative (të përfundohet brenda 6 muajve pas nënshkrimit

të kontratës, d.m.th. deri më 15 dhjetorit 2014),

2. Detyra 2: Të përkrahë zyrtarët e MMPH për të kontrolluar VNM e projekteve infrastrukturore me rëndësi për t’u

miratuar dhe për të dhënë lejet përkatëse (të përfundohet brenda 6 muajve pas nënshkrimit të kontratës, d.m.th. deri

më 15 dhjetorit 2014),

3. Detyra 3: Të mbajë trajnime (të zbatohet brenda 6 muajve pas nënshkrimit të kontratës, d.m.th. deri më 15 dhjetorit

2014).

Këto detyra kryhen në konsultim të afërt me Drejtorin e Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit të MMPH dhe janë

shtjelluar në paragrafët vijues të kopjuar nga detyrat e punës.

1.1.1 Zhvillimi i kornizës institucionale për të zbatuar procedurat e VNM/VSM në mënyrë

fleksible dhe me rezultate sipas procedurave dhe proceseve administrative

Pikësynimi i kësaj detyre, është të zhvillohet korniza institucionale dhe kapacitetet si në nivel qendror ashtu edhe në atë

lokal për të zbatuar procedurat e VNM dhe VSM. Si rezultat i kësaj detyre pritet të zhvillohen një seri e dokumenteve

proceduralë të cilët përkufizojnë se çfarë veprime do të ndërmerren, nga kush dhe nga cila njësi insticutionale

administrative për të ekzekutuar veprimet administrative dhe rregullative që kërkohen me legjislacion. Konsulenti

ndërkombëtar nën udhëheqjen dhe udhëzimet e Drejtorit të Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit (DMM) të MMPH,

poashtu duhet të përkrahë dhe të kryejë nën-detyrat e listuara në vijim:

1.1 Të bëjë vlerësimin e njësive insticutionale administrative, në nivel qendror dhe lokal, për të përcaktuar se si

kapacitetet e poseduara (sa i përket stafit, aftësisë së stafit dhe pajisjeve) qëndrojnë në krahasim me atë që

është e nevojshme për të përmbushur mandatin e njësisë. Për secilën njësi do të bëhet:

o Vlerësimi i nevojave për trajnim në lidhje me kërkesat procedurale të VNM dhe VSM.

o Vlerësimi i pajisjeve të cilat nevojiten sipas kërkesave procedurale të VNM dhe VSM.

Të përfundohet “Raporti i Vlerësimit” (ky raport) i njësive institucionale administrative, në nivel qendror dhe

lokal. Raporti duhet të përmbajë: (1) vlerësimin e nevojave për trajnim në lidhje me kërkesat procedurale të VNM

dhe VSM; (2) vlerësimin e nevojave për pajisje sipas kërkesave procedurale të VNM dhe VSM.

1.2 Në përputhje me legjislacionin të hartojë procedura të kuptueshme për administrimin e VNM dhe VSM në

Kosovë. Konsulenti ndërkombëtar duhet të hartojë dhe të propozojë procedurat e përkohshme dhe ato

përfundimtare. Si rredhojë do të duhej të përpilohet raporti i titulluar: “Procedurat për administrimin e VNM në

Kosovë në përputhje me legjislacionin e përgatitur (procedurat e përkohshme dhe procedurat përfundimtare)”;

1.3 Të zhvillojë një “Sistem operacional për të bërë kontrollimin dhe përcaktimin e fushëveprimit të procedurave

gjatë zbatimit të direktivave të VNM dhe VSM”;

1.4 Të përgaditë “Doracakun për zyrtarë në nivel qendror dhe lokal se si të bëhet kontrollimi dhe përcaktimi i

fushëveprimit”;

1.5 Të përgaditë një broshurë në një format të qartë dhe me informata të sakta për procesin e VNM; broshura duhet të

përmbajë informata për VNM në Kosovë sipas Ligjit të Komunitetit Evropian si në vijim: (i) rrethanat kur

kërkohet VNM; (ii) si të përcaktohet fushëveprimi i VNM; (iii) hapat për të bërë VNM; (iv) përgjegjësitë gjatë

procesit; dhe (v) disponueshmërinë e burimeve shtesë të informatave. Prandaj, duhet të jetë përfunduar “Broshura

për procesin e VNM”.

1.6 Të propozojë “Metodat për të vlerësuar ndikimin mbi habitate/specie gjatë procedurës së VNM dhe VSM”. Kjo

detyrë duhet të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e MMPH dhe konsulentët ndërkombëtarë për

habitate dhe specie;

Page 11: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

5

1.1.2 Përkrahja e zyrtarëve të MMPH për të kontrolluar VNM në projektet

infrastrukturore me rëndësi, për të i miratim dhe dhënja e lejeve korresponduese

Paralel me fillimin e vlerësimit dhe aktiviteteve për të zhvilluar kornizën institucionale për zbatim të procedurave të

VNM dhe VSM, janë ndërmarrë këto aktivitete:

2.1 Të përkrahen zyrtarët e MMPH për të kontrolluar dhe vlerësuar në projektet me rëndësi, në zbatim, këto faza të

VNM: (1) kontrollimi; (2) përcaktimi i fushëveprimit; (3) rishqyrtimi i Raportit për VNM. 2.2 Të asistohet MMPH për të shkruar mendimin lidhur me ndikimet mjedisore që do të paraqiten në Raportin e VNM (Njoftimi për Fushëveprim). Kjo asistencë duhet të përfshijë verifikimin për: (1) përshkrimin e alternativave të mundshme; (2) përshkrimin e ndikimit të mundshëm mbi mjedisin; (3) arësyet për identifikimin e këtyre ndikimeve; (4) përshkrimin e

masave mbrojtëse të parapara që të shmangin, ulin dhe nëse është e mundur të ndalojnë ndikimet negative mbi mjedisin; Si

rezultat i asistencës duhet të përpilohet raporti i cili përmbanë “3 mendime të MMPH për VNM” lidhur me projektet me

rëndësi për të cilat kërkohet leje. Ky raport duhet të përfundohet brenda 6 muajve pas nënshkrimit të kontratës.

2.3 Duke marrë parasysh se konkluzionet dhe rekomandimet kryesore që gjenden në Raportin VNM dhe në Vendimin-

Propozim do të i nënshtrohen debatit publik (shih Nenin 20 dhe UA Nr. 09/11), konsulenti ndërkombëtar duhet poashtu

të asistojë MMPH të organizojë dhe të mbajë debatin. Për një zbatim më të mirë të debateve dhe për të fuqizuar

efektivitetin e komunikimit mes akterëve kyçë të përfshirë në procesin e VNM, konsulenti ndërkombëtar duhet të

përgaditë një raport i cili përmbanë “Procedurat për të siguruar komunikim të plotë, efektiv dhe bashkëpunim ndërmjet

njësive të ndryshme administrative institucionale” për të përcjellë informacionet për VNM ndërmjet tyre dhe me palë

të tjera të interesit si qeveritare ashtu edhe jo-qeveritare.

1.1.3 Trajnimi

Në mënyrë që të përmirësohet kuptimi i përgjithshëm për legjislacionin dhe procedurat e lartpërmendura, konsulenti

ndërkombëtar duhet të kontribuojë në organizimin e pjesëve të trajnimit. Për këtë janë paraparë aktivitetet në vijim:

- Për personelin e administratës publike të përgaditet materiali për pjesët e trajnimit për zbatimin e VNM dheVSM,

- Për zyrtarët vendor dhe lokalë për çështje të mjedisit të përgaditet dhe realizohet programi i trajnimit për çështje

teknike dhe administrative lidhur me sistemin e VNM, të përgaditet dhe realizohet programi i trajnimit për

zhvilluesit e VNM DHE VSM.

Kjo detyrë duhet të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorin e Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit të

MMPH.

Këto aktivitete të trajnimit duhet të përfundohen brenda 6 muajve pas nënshkrimit të kontratës dhe të rezultojnë me

këto dokumente:

- “Materiali i trajnimit për zbatimin e VNM/VSM”;

- “Programi i trajnimit për çështje teknike dhe administrative lidhur me sistemin e VNM”;

- “Programi i trajnimit për zhvilluesit e VNM/VSM”.

Page 12: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

6

1.2 Potenciali industrial dhe kostoja e ndotjes dhe degradimit të

mjedisit në Kosovë

1.2.1 Sektorët kryesorë industrial1 dhe projektet përkatëse të cilat duhet të kenë pëlqim

mjedisor

Njohuritë për sektorët kryesor të zhvillimit ekonomik dhe industrial në Kosovë, për potencialin e ndikimeve të tyre në

mjedis, për masat zbutëse dhe teknologjitë janë me rëndësi të madhe për të bërë në mënyrë efektive dhe të dobishme

VNM/VSM. Këtu patjetër se duhet marrë parasysh edhe shqetësimet për ndryshimet klimatike siç është theksuar edhe

në projektin SLED se ndryshimet klimatike nuk duhet të konsiderohen si çështje e ndarë mjedisore, por si një faktor me

rëndësi për zhvillim të qëndrueshëm.

Në paragrafët në vijim, sektorët industrialë kryesorë të Kosovës me potencialin e tyre për ndikim në mjedis janë

analizuar në mënyrë të përgjithëshme.Ndërsa analiza më e stërholluar e projekteve apo planeve dhe raporteve gjegjëse

të VNM/VSM është lënë të bëhet nga zyrtarët e MMPH të cilët do të jenë përgjegjës për vlerësimin, monitorimin,

rekomandimet, sugjerimet dhe komentet përkatëse. Kosova është vend pa dalje në det dhe ka mjaft burime minerare,

kryesisht me qymyr, plumb, zink, krom dhe argjend, ndaj ka mjaft sektorë të ndërlidhur me industri, ndërsa ndër më të

zhvilluarit janë: me bazë hekuri dhe jo hekuri, metalurgjia dhe minierat. Në veri të Kosovës, pranë qytetit të Mitrovicës

gjendet në një kantier i rrënuar industrial i njohur si kompleksi i minierave të Trepçës. Në nëntokën e Kosovës, që është

një nga më të pasurat në Evropë, me 17 miliardë ton qymyr, gjenden depozita të stërmëdha të linjitit, plumbit, zinkut,

metaleve pa hekur, arit, argjendit dhe naftës. Sektorë të tjerë të zhvilluar të industrisë në Kosovë janë sektorët agro-

ushqimorë, përpunimi i drurit, ndërtimtaria, pjesët e makinave, energjia dhe minierat, tekstili dhe turizmi, të shtjelluar

me hollësi më poshtë.

Këto aktivitete industriale (ekzistuese dhe potenciale) dhe praktikat e trashiguara nga e kaluara ndikojnë në shëndet dhe

mjedis me ndotjen e ajrit, kontaminim me plumb dhe kontaminime të tjera nga minierat, ndotjen e ujit, degradimin e

pyjeve dhe tokës dhe me mostrajtim të mbeturinave komunale dhe mbeturinave të rrezikshme. Këto ndikime shkaktojnë

humbje ekonomike, andaj dhe masat përkatëse për zbutje janë të kushtueshme dhe duhet të shoqërohen me mjete

financiare.

Ndikimet e ndryshme në mjedis të cilat mund të rezultojnë nga aktivitetet industriale janë përmendur në “Udhëzuesin e

Përgjithshëm të KNF për Mjedisin, Shëndetin dhe Sigurinë” dhe në “Udhëzuesin për VNM të BERZH” (shih më poshtë

§ 3.4) të cilat mund të përdoren nga aplikuesi që duhet të dorëzojë VNM si dhe nga zyrtarët e MMPH dhe organi

konsultativ që duhet të kontrollojnë nëse masat e parashikuara zbutëse janë në përputhje me standardet mjedisore të

kërkuara me ligj.

1.2.1.1 Industria agro-ushqimore

Kosova është mjaft e pasur me tokë bujqësore. Nga

sipërfaqja totale prej rreth 1.1 milionë ha, 588,000 ha

ose 53% janë tokë e kultivueshme. Në ditët e sotme,

rreth 260,000 ha e tokës përdoret si tokë bujqësore

në fusha të ndryshme, ashtu si është paraqitur në

Fig.1.2.1.

Me afro 60% të popullsisë që jeton në zona rurale

dhe që kryesisht punojnë në bujqësi, Kosova ka një

traditë të gjatë bujqësore. Në ditët e sotme, sektori i

bujqësisë kontribuon në 18% të PBV dhe është

burimi kryesor i të ardhurave për shumicën e

popullsisë. Është një nga ofruesit më të mëdhenj të

punësimit në Kosovë dhe sjell rreth 13% të vlerës së

eksporteve. Por, rreth 70% e kërkesave për produkte

bujqësore dhe ushqime të përpunuara në tregun lokal

ende përmbushen nga importet. Toka bujqësore në

1 Agjencia për Promovimin e Investimeve të Kosovës (APIK): “Të investosh në Kosovë”, maj 2011

Fig. 1.2.1-Shfrytëzimi i tokës bujqësore në fusha të ndryshme në

Kosovë

Page 13: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

7

Kosovë konsiderohet të jetë e cilësisë së mirë. Në kombinim me klimën mesatare që mbizotëron në pjesën më të madhe

të vendit, ekzistojnë kushte shumë të mira për prodhimtari bujqësore. Ky kombinim, bashkë me mundësitë natyrore për

ujitje, iu mundëson bujqëve të Kosovës të arrijnë rendimente të larta për ha në çdo nën-sektor të bujqësisë.

Në krahasim me vende të tjera, Kosova

gjithashtu ofron një fuqi punëtore shumë

fleksible dhe me kosto efektive dhe si pasojë e

liberalizimit të tregtisë CEFTA me rajonin, qasja

e lirë në tregun rajonal sjell 30 milionë

konsumatorë. Gjithashtu, Kosova gëzon një treg

preferencial në BE dhe SHBA, ku vetëm pak

produkte janë përjashtuar nga ky trajtim

preferencial. Në bazë të sipërfaqes dhe

rendimentit mesatar për ha, qartazi shihet se

fushat me rëndësi të bujqësisë në Kosovë janë

sektorët e perimeve dhe drithërave (Fig.1.2.2).

Në tetor 2009 Agjencioni për Zhvillim i SHBA

(USAID), përmes kompanisë Booz Allen, ka

bërë një studim i cili vuri në pah mundësi të reja

për zhvillim. Duke marrë parasysh

karakteristikat e burimeve natyrore të zonave

klimatike që ekzistojnë në vend, studimi tregoi se mund të mbjellen 105 lloje të korrash. Vlerësimi i faktorëve të tjerë

siç janë vlera më e lartë e prodhimit, fizibiliteti, atraktiviteti ekonomik, investimi, lehtësia e prodhimit dhe lehtësia e

qasjes në treg ka rezultuar në 10 produkteve kryesore bujqësore për Kosovën të cilat janë: 1) Zhardhokë (lule); 2)

Marule/çikorje; 3) Asparag; 4) Mollë; 5) Rrush tryeze; 6) Trangull/trangull i vogël; 7) Fruta pylli/ kulumbri; 8) Shafran;

9) Bornicë e kuqe/e zezë; 10) Kivi.

Tani më, Kosova njihet si prodhuese e llojeve të ndryshme të rrushit. Ka sipërfaqe të mëdha të dedikuara kryesisht për

prodhimin e verës së llojit Amselfelder që shitet në Gjermani, Cabernet Franc, Merlot, Prokupac dhe Gamay, të gjithë

mbjellen këtu. Klima kontinentale dhe lartësia prej 300-400 metrash mbi nivelin e detit ofron kushtet ideale për vreshta

dhe zhvillimin dhe rritjen e rrushit për verë. Ka më shumë se 200 ditë me diell që ndihmon në pjekjen e rrushit, njëjtë si

disa nga rajonet më të mirënjohura për prodhimin e verës. Këto përparësi krijojnë kushte shumë të mira për prodhimin e

verës cilësore në Kosovë.

Për shkak të përbërjes gjeografike, Kosova ofron poashtu edhe

kushte shumë të mira për rritjen e gjedhëve. Edhe pse ende është

në proces të rimëkëmbjes së sektorit të gjedhëve, viteve të fundit

puna në këtë sektor ka ecur me hapa gjigandë, si në numër ashtu

dhe në rendiment. Ekzistojnë dy faktorët kryesorë favorizues për

investime në sektorin e gjedhëve në Kosovë.

Së pari, vendi ofron kushte shumë të mira natyrore dhe

klimatike për rritjen e llojeve të ndryshme të gjedhëve (shih

Fig.1.2.3). Së dyti, kërkesa e tregut për produkte nga gjedhët

është shumë më e lartë se prodhimi vendor. Rivitalizimi i

planifikuar i industrisë së përpunimit të ushqimit do të krijojë

kushte të tjera më të mira për rritjen e gjedhëve në të ardhmen.

Mirëpo në ditët e sotme, pengesa më e madhe për industrinë e

përpunimit të mishit në Kosovë është rihapja e tregut të eksportit. Për shkak të pozitës gjeografike dhe afërsisë së

Kosovës me vende që nuk janë anëtare të BE siç janë Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina dhe Turqia, do të

ishte një qasje praktike në afat të shkurtë përcaktimi për eksportim të mishit në këto destinacione, me mundësi për

zgjerim në tregjet e BE në të ardhmen.

Në Kosovë, ekzistojnë një numër i industrive bujqësore me një potencial të lartë për tregti, e cila iu ofrojnë

investitorëve potencialë qasje të menjëhershme në furnizim me produktet e para, poashtu ka kapital të konsiderueshëm

të trashëguar, kapacitet teknik dhe perspektive premtuese për treg. Fuqia punëtore mjaft konkurruese dhe stimujt e

taksave dhe doganave fuqizojnë dhe më shumë mundësitë në dispozicion të kësaj fushe të biznesit në Kosovë.

Gjithashtu, duke marrë parasysh çmimet e ulëta të produkteve parësore, kjo fushë është mjaft fitimprurëse dhe ka

potencialin për t’u zgjeruar në tregjet e huaja. Duke e njohur këtë potencial, tanimë disa kompani të huaja kanë filluar të

bashkëpunojnë me partnerët vendor dhe po shfrytëzojnë sistemet e mira të taksave dhe doganave të Kosovë që iu

Fig. 1.2.2-Struktura e sipërfaqes së të mbjellave në ha në Kosovë

Fig. 1.2.3-Gjedhët në Kosovë

Page 14: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

8

mundësojnë të ofrojnë produkte konkurruese në tregjet evropiane. Në mënyrë që të përmirësohet sektori bujqësor dhe i

përpunimit të ushqimit dhe si rrjedhojë, të stimulohet prodhimi vendor, Qeveria e Kosovës (QeK) ka filluar kohëve të

fundit me disa stimuj të ndryshëm për bujqit dhe përpunuesit.

Tarifa dogantore zero për shumicën e produkteve bujqësore dhe mallrave kapitale, bashkë me përjashtimin nga TVSH

për një sërë produktesh bujqësore janë hartuar për të fuqizuar prodhimin vendor dhe për ta mundësuar që të konkurrojë

edhe më tej me produkte të huaja.

Promovimi i bizneseve përpunuese, përkrahja për eksporte dhe qasja e thjeshtë në mjete financiare favorizuese janë disa

nga hapat shtesë që së bashku me interesin e mjaftueshëm të investitorëve do të transformojnë këtë segment të

ekonomisë në Kosovë dhe do të çojnë drejt krijimit të bizneseve të mëdha eksportuese.

Duke u nisur nga kjo, sektorët agro-ushqimore të cilët duhet të kenë projekte të shoqëruara nga VNM janë përfshirë në

Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”. Këto industri janë:

Prodhimi dhe përpunimi i produkteve ushqimore nga:

o Lëndë e parë me origjinë shtazore (përjashtuar qumështin) ku kapaciteti prodhues i produktit final tejkalon 30

ton/ditë;

o Lëndë e parë me origjinë bimore ku kapaciteti prodhues i produktit final tejkalon 250 ton/ditë (mesatarja e

bazuar në vlerën e tremujorit);

o Produkte të qumështit, ku sasia e qumështit të përpunuar tejkalon 100 ton/ditë (mesatarja e bazuar në sasinë

vjetore);

Instalime për rritjen intensive të pulave, derrave ose gjedhëve me më shumë se:

o 10,000 pula;

o 500 derra;

o 100 lopë; dhe

o 1,000 bagëti të imta;

Instalime për largimin e kafshëve të ngordhura

Projektet e tjera të sektorit agro-ushqimore që duhe te kenë pëlqim mjedisore pa u detyruar të shoqërohen nga VNM

janë përfshirjë në Shtojcën II të Ligjit Nr. 03/L-214 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”: Këto janë:

1. Bujqësia, pylltaria dhe peshkimi: 1.1. Projekte për përdorimin e tokës së pakultivuar ose sipërfaqeve gjysëm-natyrore për qëllime bujqësore

intensive;

1.2. Projekte për menaxhimin e ujërave për bujqësi, përfshirë ujitjen dhe projekte për tharjen e tokës;

1.3. Pyllëzimi dhe shpyllzimi fillestar për qëllime të shndërrimit në lloj tjetër të shfrytëzimit të tokës;

1.4. Rritja intensive e peshqve.

7. Industria ushqimore 7.1. Prodhimi i vajrave dhe yndyrnave bimore dhe shtazore (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën I);

7.2. Paketimi dhe konservimi i produkteve shtazore dhe bimore;

7.3. Prodhimi i produkteve të bylmetit (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën I);

7.4. Prodhimi i birrës (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën I);

7.5. Prodhimi i ëmbëlsirave dhe shurupeve (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën I);

7.6. Instalimet për therrjen e kafshëve;

7.7. Istalimet industriale për prodhimin e miellit;

7.8. Fabrika të sheqerit (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën I).

12. Projekte të tjera 12.9. Vende për deponimin dhe përpunimin e kafshëve të ngordhura dhe të padëshiruara (projektet nuk janë

përfshirë në Shtojcën I);

12.10. Industritë ushqimore (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën I apo nën Seksionin 7 më lart).

12.11. Të gjitha ndryshimet apo zgjerimet e projekteve të paraqitura në Shtojcën I ose Shtojcën II tanimë janë

autorizuar, ekzekutuar ose janë në proces të ekzekutimit, që mund të sjellin pasoja të dëmshme për mjedisin

(ndryshimet ose zgjerimet nuk janë përfshirë në Shtojcën I);

12.12. Projektet në Shtojcën I, të ndërmarra në mënyrë ekskluzive ose vetëm për zhvillimin dhe testimin e

metodave apo produkteve të reja dhe nuk janë përdorur për më shumë 2 vjet.

Sa i përket VSM, çdo 5 vjet Kosova përfundon “Planin e Zhvillimit të Bujqësisë Rurale”. Pavarësisht se plani fillestar

për periudhën 2009-2013 kishte një Linjë Qendrore kushtuar në mënyrë specifike Mjedisit, në planin e ri për periudhën

2014-2020 të hartuar me përkrahjen e Projektit të Binjakizimit-IPA, asnjë VSM specifike nuk është zbatuar deri më tani

Page 15: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

9

për të shoqëruar Startegjitë Bujqësore që do të hartohen nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

(MBPZH) dhe do të miratohen nga Qeveria e Kosovës (QeK).

1.2.1.2 Industria e përpunimit të drurit

Pyjet dhe sipërfaqet e tjera të mbuluara përbëjnë rreth 1/3 e

territorit të përgjithëshëm të Kosovës dhe paraqesin një burim

me rëndësi të veçant për ekonominë e vendit. Ky sektor, me

vlerë vjetore nga 50–75 milion Euro prej produkteve të drurit

dhe përfitime të tjera nga pyjet, paraqet një mjet jetese për

10% të popullsisë së Kosovës. Për shkak të posedimit të

mjaftueshëm të burimeve, Kosova ofron mundësi shumë të

mira investimi në çdo cikël të përpunimit të drurit. Sasia e

lejuar vjetore e drurit për prerje është më pak se 1 milion mł

në speciet kryesore që janë ahu dhe lisi. Potenciali për

investitorët e huaj shkon nga dyer dhe dritare deri te

shumëllojshmëria e mobiljeve. Tani, në Kosovë ka mjaft

kompani të cilat do të jenë partnerë të mirë për kontraktim.

Përvoja e gjerë tradicionale, njohuritë e mëdha në përpunimin

e drurit dhe fuqia punëtore me kosto efektive e bëjnë

industrinë e drurit në Kosovë shumë të përshtatshme për prodhimin e produkteve luksoze të punuara me dorë. Shumica

e sharrave në Kosovë presin trungjet në copa të mëdha të kategorive të përziera mirëpo ende nuk janë duke eksploruar

vlerën potenciale të produkteve të mbetura si për shembull tallashit dhe ashklave.

Duke marrë parasysh të gjitha këto përfitime,

gjatë viteve të fundit, industria e përpunimit

të drurit në Kosovë ka përjetur zhvillim të

dukshëm. Prodhuesit kosovarë kanë qenë në

gjendje të rrisin cilësinë dhe shkallën e

produkteve, dhe janë zgjeruara në tregjet e

huaja, pasi kanë arritur organizim më të mirë

dhe ka grupe të mjaftueshme për ofrim të

shërbimeve. Sot, përpunuesit e drurit në

Kosovë furnizojnë me mobilje si tregun

vendor, ashtu edhe atë ndërkombëtar (për

shembull hotelet) përmes kompanive në

Gjermani, Holandë, Zvicër dhe vendet fqinje.

Me anë të përpjekjeve dhe angazhimit të

anëtarëve të institucioneve mjedisore të

pasura në industrinë e drurit, Kosova ofron

stimuj të ndryshëm që synojnë promovimin e

mëtejshëm dhe lehtësimin e produkteve

parësore dhe dytësore të drurit. Kohëve të

fundit Qeveria e Kosovës ka miratuar një tarifë zero doganore për importimin e makinerive të përzgjedhura dhe

mallrave kapitale që kanë të bëjnë me këtë sektor, ndërkohë që po zhvillohen negociata për përjashtimin e materialit

bruto të drurit nga TVSH dhe doganat.

Industritë e përpunimit të drurit që duhet të kenë projekte të shoqëruara nga VNM janë përfshirë në Shtojcën I të Ligjit

Nr. 03/L-214 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”. Këto industri janë:

Instalime për prodhimin e letrës dhe kartonit që tejkalojnë 100,000 m2/vit:

Impiante industriale për:

o Prodhimin e masës së butë nga druri dhe materiale të ngjashme fibroze;

o Prodhimin e letrës dhe kartonit me kapacitet të prodhimit që tejkalon 50 ton/ditë;

Prodhimin e mobiljeve me produkte druri ose materiale të tjera bazë më shumë se 10,000 m3/vit;

Projektet e tjera të sektorit të përpunimit të drurit të cilat kanë nevojë për pëlqim mjedisore pa qenë të detyruara të

shoqëruara nga VNM janë përfshirë në Shtojcën II të Ligjit Nr. 03/L-214 “Për VNM”: Këto janë:

8. Industria e letrës: 8.1. Fabrika për prodhimin e letrës dhe kartonit (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën I);

12. Projekte të tjera

Fig. 1.2.4-Stoku në rritje i pylltarisë në 1,000 m3 në Kosovë

Fig. 1.2.5-Annual felling alloëance in m3 in Kosovo

Page 16: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

10

12.11. të gjitha ndryshimet apo zgjerimet e projekteve të paraqitura në Shtojcën I ose Shtojcën II tanimë të

autorizuara, ekzekutuara ose në proces të ekzekutimit që mund të kenë efekte të dukshme të dëmshme në

mjedis (ndryshimi ose zgjerimi nuk është përfshirë në Shtojcën I);

12.12. Projektet në Shtojcën I, që janë ndërmarrë në mënyrë ekskluzive ose vetëm për zhvillimin dhe testimin e

metodave ose produkteve të reja dhe nuk janë përdorur për më shumë se 2 vjet.

1.2.1.4 Industria e ndërtimit

Gjatë viteve të fundit industria e ndërtimit është shndërruar në një nga sektorët më të rëndësishëm dhe kontribuon në

rritjen ekonomike të Kosovës. Sektori i ndërtimit në Kosovë deri tani ka realizuar disa qindra milionë euro kryesisht nga

ndërtimi i shtëpive të reja ose rehabilitimi dhe zhvillimi i infrastrukturës rrugore. Industria e ndërtimit mbetet një sektor

me potencial premtues ekonomik për Kosovën. Sipas vlerësimeve të përgjithëshme, në mënyrë që të përmbushet

kërkesa ekzistuese në treg, në pak vitet e ardhshme Kosovës do t’i nevojiten rreth 50,000 apartamente të reja, bashkë

me infrastrukturën shoqëruese, si rrugë, kopshte, shkolla, hapësira për argëtim, restorante, etj.

Tjetër faktor që ndihmon në rritjen e zhvillimit të këtij sektori është kërkesa për ndërtimin e rrugëve dhe autostradave.

Qeveria e Kosovës i ka caktuar për detyrë vetes të lidhë vendin në tre drejtimet kryesore me korridoret rrugore me

rëndësi ndërkombëtare me ish Republikën e Jugosllavisë Maqedoninë, Shqipërinë dhe Serbinë. Ndërtimi i një

autostrade, që do të lidhë pjesët veriore dhe qendrore të Kosovës me Shkupin (ish Republika e Jugosllavisë Maqedonia),

është qëllimi afatmesëm i Qeverisë. Një projekt shumë më i rëndësishëm është ndërtimi i autostradës mes Merdare-

Kukës-Durrës, që do të lidhë Kosovën me portin detar të Durrësit, Shqipëri. Kjo autostradë do të jetë pjesë e Korridorit

Trans Evropian X që do të lidhë Detin Adriatik me Evropën Perëndimore. Puna ndërtimore për këtë autostradë ka filluar

në maj 2010 dhe ende po vijon.

Gjithashtu, si rezultat i një zhvillimi të përshpejtuar ekonomik Kosova po përballet me rritje të kërkesës për hapësira

tregtare, si hapësira prodhuese, lokale për zyra dhe hotele si dhe ndërtimin e mjediseve për ujë dhe mbeturina.

Në këtë aspekt, infrastrukturat që kanë nevojë për projekt të shoqëruar nga VNM janë përfshirë në Shtojcën I të Ligjit

Nr. 03/L-214 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”. Këto infrastruktura janë:

Ndërtimi i linjave për trafik hekurudhor në distanca të gjata dhe aeroporte me gjatësi prej 2,100 m ose më tepër.

Ndërtimi i një rruge të re me dy apo më shumë korsi, ose rindërtimi apo edhe zgjerimi i rrugës ekzistuese për të

krijuar dy apo më shumë korsi, seksion i zgjeruar rrugor do të jenë 5 km ose më tepër me gjatësi të pandërprerë.

Tubacione me diametër 500 mm ose më tepër dhe gjatësi 10 km ose më tepër për përcjelljen e:

o Gazit natyror, naftës ose kimikateve, dhe;

o Rrjedhës së dioksidit të karbonit (CO2) për qëllime të ruajtjes gjeologjike, përfshirë dhe stacione përforcuese;

Tubacione me diametër 800 mm ose më tepër dhe gjatësi 40 km për përcjelljen e rrjedhës së dioksidit të karbonit

(CO2) për qëllime të ruajtjes gjeologjike, përfshirë dhe stacionet përforcuese.

Inslatime për djegien, riparimin, trajtimin me kimikate ose deponimin e mbeturinave të rrezikshme.

Hapësira për djegien e mbeturinave komunale, me një prodhim prej 1 ton/orë ose më shumë.

Deponi për mbeturina jo të rrezikshme me një prodhim prej 30 ton/ditë ose më tepër.

Impiantet për trajtimin e ujërave të zeza komunale me kapacitet që tejkalon ekuivalentin e popullsisë prej 100,000.

Impiantet për trajtimin e ujërave industriale.

Nxjerrjen e ujit nga nëntoka ose skema për rimbushjen artificiale të ujërave të nëntokës ku vëllimi vjetor i ujit të

nxjerrë ose rimbushur është ekuivalent me ose tejkalon 5 milionë m3.

Me përjashtim të përcjelljes së ujit të pijshëm, punime për përcjelljen e burimeve të ujit mes lumenjve ku:

o Përcjellja synon të parandalojë ndërprerjet e mundshme të ujit dhe kur sasia e ujit të përcjellë tejkalon 30 milionë

m3/vit;

o Rrjedha mesatare shumëvjeçare nga pika e nxjerrjes tejkalon gjashtëqind (600) milionë m3/vit dhe kur sasia e

përcjellë tejkalon 5% të rrjedhës;

Diga dhe instalime të tjera të dizajnuara për të bllokuar ose për ruajtje të përhershme të ujit, në rastet kur sasia e re

apo e ruajtur e ujit tejkalon pesë (5) milionë m3.

Vende të ruajtjes gjeologjike të dioksidit të karbonit.

Projektet e tjera të sektorit të ndërtimit që kanë nevojë për pëlqim mjedisore pa u detyuruar të shoqërohen nga VNM

janë përfshirë në Shtojcën II të Ligjit Nr. 03/L-214 “për VNM”: Këto janë:

10. Projekte të infrastrukturës për: 10.1. Zhvillimin e pronës industriale;

10.2. Zhvillimit urban, përfshirë ndërtimin e qendrave tregtare dhe parkingjeve;

Page 17: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

11

10.3. Ndërtimin e hekurudhave dhe hapësirave për transportimit të kombinuar të ngarkesave dhe terminalet e

kombinuar (intermodale) (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

10.4. Ndërtimin e aeroporteve dhe fushave ajrore (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

10.5. Ndërtimin e rrugëve (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

10.6. Ndërtimin ose modifikimin e rrugëve ujore në vend;

10.7. Parandalimin e përmbytjeve që përfshijnë edhe modifikimin e kanaleve të lumenjve (projektet nuk janë

përfshirë në Shtojcën 1);

10.8. Diga ose instalime të tjera që janë dizajnuar për të mbajtur ujin ose për ruajtje afatgjate (projektet nuk janë

përfshirë në Shtojcën 1);

10.9. Ndërtimin ose modifikimin e tramvajeve, hekurudhave të larta ose nëntokësore, linjave të ndërprera apo

linjave të llojit të posaçëm, që përdoren në mënyrë ekskluzive ose vetëm për transport pasagjerësh;

10.10. Instalimin e tubacioneve për naftë dhe gaz për përcjelljen e rrjedhave të CO2 për qëllime të ruajtjes

gjeologjike (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën 1).

10.11. Nxjerren e ujit nga nëntoka dhe skema për rimbushjen artificiale të ujit (projektet nuk janë përfshirë në

Shtojcën 1);

10.12. Punime për përcjelljen e burimeve të ujit mes pikave të lumenjve (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën

1).

12. Projekte të tjera për 12.2. Instalimet për largimin e mbeturinave (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

12.3. Impiantet për trajtimin e ujërave të zeza (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

12.4. Vendet për depozitimin e llumit (projektet nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

12.5. Magazinimin e skrapit të hekurit dhe metaleve të tjera, përfshirë skrap nga automjetet;

12.7. Instalimet për riparimin ose shkatërrimin e substancave eksplozive;

12.8. Vendet për shpërbërjen e mbeturinave industriale jo të rrezikshme;

12.11. Të gjitha ndryshimet ose zgjerimet e projekteve në Shtojcën I ose Shtojcën II tanimë të autorizuara,

ekzekutuara apo në ekzekutim e sipër që mund të kenë ndikime të dëmshme në mjedis (ndryshimi ose

zgjerimi nuk është përfshirë në Shtojcën I);

12.12. Projektet në Shtojcën I, që janë ndërmarrë në mënyrë ekskluzive ose vetëm për zhvillimin dhe testimin e

metodave ose produkteve të reja dhe nuk janë përdorur për më shumë se 2 vjet.

Sektori i Ndërtimit duhet të planifikohet sipas instrumenteve të Planit Hapësinor, të cilin Kosova ende nuk e ka. Duke

marrë parasysh se infrastrukturat mjedisore që kanë të bëjnë me impiante të trajtimit të ujërave dhe hapësirat e

mbeturinave tanimë janë përfshirë në strategjitë specifike sektorale që do të hartohen nga MMPH, do të jetë me rëndësi

të jashtëzakonshme që “Plani Hapësinor për Kosovën” të shoqërohet nga një VSM specifike kurdo që të finalizohet.

1.2.1.5 Industria e pjesëve për makina

Origjina e industrisë së pjesëve për makina në Kosovë daton nga vitet ’60, kur ishin themeluar kompanitë e para për

prodhim të pjesëve për makina. Edhe pse këto njësi prodhuese ishin themeluar kryesisht për të furnizuar me pjesë të

ndryshme prodhimin e automjeteve jugosllave, ato shumë shpejt depërtuan në tregjet e huaja dhe filluan bashkëpunimin

me prodhues të njohur evropianë dhe amerikanë për pjesë të makinave. Dy emrat më të njohur të industrializimit të

pjesëve për makina në Kosovë ishin Ramiz Sadiku, që prodhonte kryesisht ulëse për makina dhe pjesë tjera të vogla,

dhe Fabrika e Amortizatorëve në Prishtinë, që prodhonte amortizatorë për brende të mirënjohura siç ishin Armstrongu

britanik, Susta gjermane dhe Peugeot franceze. Ndërmjet viteve 1989 dhe 1990 Fabrika e Amortizatorëve prodhonte 3.3

milionë njësi në vit dhe punësonte më shumë se 1,500 punëtorë.

Si pasojë e rrethanave politike në vitet 1990 tregjet e huaja u humbën ndërsa prodhuesit kosovarë të pjesëve për makina

u përballën me probleme të mëdha financiare. Si rrjedhojë, shumica prej tyre u detyruar të rimendojnë filozofitë e punës

së tyre për të mbijetuar në tregun global. Edhe pse, sot prodhimtaria e këtyre ndërmarrjeve ende konsiderohet e ulët,

rivendosja e lidhjeve me partnerët tradicionale tregon një perspektivë për zhvillimin e këtij sektori. Teknologjia

ekzistuese, kapacitet e mëdha dhe njohuritë e shumta mundësojnë që industria e pjesëve për makina të prodhojë dhe

mbështesë çdo Prodhues të Pajisjeve Origjinale (PPO) me pjesë dhe me çmime konkurrues. Për më tepër, trendi i

lëvizjes së prodhimeve drejtë Evropës Qendrore dhe Lindore e bëjnë industrinë e pjesëve për makina të Kosovës edhe

më interesante për investitorët të cilët dëshirojnë të përfitojnë nga mundësitë e rajonit.

Projektet e sektorit të automjeteve të cilat duhet të kenë pëlqim mjedisore pa u detyruar të shoqërohen nga VNM janë

përfshirë në Shtojcën II të Ligjit Nr. 03/L-214 “Për VNM”: Këto janë:

12. Projekte të tjera 12.1. Korsitë e përherëshme dhe korsitë për teste për automjete;

Page 18: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

12

12.11. Të gjitha ndryshimet ose zgjerimet e projekteve të listuara në Shtojcën I ose Shtojcën II tanimë të

autorizuara, ekzekutuara ose në proces të ekzekutimit, që mund të kenë efekte të dëmshme në mjedis

(ndryshimi ose zgjerimi nuk është përfshirë në Shtojcën I);

12.12. Projektet në Shtojcën I, që janë ndërmarrë në mënyrë ekskluzive ose vetëm për zhvillimin dhe testimin e

metodave ose produkteve të reja dhe nuk janë përdorur për më shumë se 2 vjet.

1.2.1.6 Industria e energjisë, mineraleve dhe

minierave

Kosova ka burime natyrore për t’u pasë zili. Me 14.7

milionë ton, Kosova ka vendin e pestë në botë sa i

përket rezervave ekzistuese të linjitit. Ky mineral ka

rëndësi të jashtëzakonshme për vendin dhe paraqet

një faktorët të rëndësishëm për gjenerimin e energjisë

në afat kohor të gjatë.

Duke marrë parasysh kërkesën e lartë për energji në

tregjet lokale dhe rajonale, Qeveria e Kosovës po

përfundon projekte të mëdha për shfrytëzimin e ri të

linjitit dhe të mundësive për gjenerim të energjisë.

Këto projekte do të ofrojnë mundësi unike për

kompanitë që dëshirojnë të angazhohen në sektorinët

e energjisë apo edhe të minierave në Kosovë.

Përveç kapaciteteve për gjenerim të energjisë me

linjit, Kosova mund të ofrojë dhe mundësi të shumta

në sektorin e energjisë së ripërtritshme. Tani, afro

98% e energjisë elektrike prodhohet përmes

termocentraleve. Mirëpo, në përputhje me detyrimet

e Traktatit të Komunitetit për Energji për Evropën

Jug-Lindore, nënshkruese e të cilës është edhe

Kosova, deri në 2016 ajo duhet të mbulojë 8% të

konsumit të energjisë elektrike përmes burime të

energjisë së ripërtritshme.

Deparatmenti për Energji dhe Miniera në kuadër të

Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik ka përfunduar

studimin e para-fizibilitetit për vende të ndryshme

ku do të mund të ndërtohen hidrocentrale. Kërkesa

për shprehje të interesit për këto hidrocentrale do të

publikohet ndërkombëtarisht dhe ndërtimi i tyre do

të t’i nënshtrohet miratimit të VNM. Poashtu, janë

përcaktuar tarifat stimuluese për energji të

ripërtritëshme me kapacitete të ndryshme. Burimet e

Kosovës për energji të ripërtritëshme tregohen në Tabelën 1.2.1.

Lloji i burimit Sasia

Biomasë, dru 0.9 milion m3

Biomasë, bagëti 322,000 gjedhë, 152,000 dele/dhi

Biomasë, bujqësi 0.3 milionë ton kashtë

Mbeturina të ngurta 0.44 milionë ton

Energji solare 1500 - 1650 këh/m2/vit

Energji nga era Nuk dihet

Tabela 1.2.1: Burimet në Kosovë për energji të ripërtritshme

Në mënyrë që të përmirësohet efiçienca e sistemit të shpërndarjes së energjisë, Qeveria e Kosovës ka bërë privatizimin

e distribuimit të energjisë dhe është duke planifikuar investime të tjera për kapacitetet e shpërndarjes. KEK ka pasë

organizim me integrim vertikal dhe ligjërisht është bërë koorporatë në vitin 2005. KEK është fokusuar në prodhimin e

energjisë nga qymyri, si dhe importon energji në rast nevoje. Nga fundi i viteve 1990, puna kryesore e Korporatës ishte

prodhimi i qymyrit dhe energjisë në Kosovës me anë të dy minierave të hapura të qymyrit – miniera e Mirashit dhe

Fig. 1.2.8-Rezervat e linjitit në Kosovë në krahasim me pjesën tjetër të

Botës

Fig. 1.2.9-Burimet e energjisë së rninovueshme në Kosovë në GËh/vit

në teori

Page 19: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

13

miniera e Bardhit – dhe dy termocentrale, TC Kosova A dhe TC PP Kosova B, që mbulojnë territorin e Kosovës,

ndërkohë që së shpejti duhet të ndërtohet TTC Kosova C.

Në sektorin e minierave përveç linjitit, nxjerrja e mineraleve bazë ka qenë një nga shtyllat kryesore e ekonomisë së

Kosovës, që në kohërat para-romake. Ndërsa minierat moderne kanë filluar në vitet 1930, kur miniera e Trepçës u

rinovua nga Kompania britanike “Selection Trust”. Në rripin minerar të Trepçës nxjerret zinku, plumbi, argjendi, ari,

kadmiumi dhe bismuthi. Rezervat e plumbit dhe zinkut në Kosovë llogaritet të jenë rreth 48 milionë ton, ato të nikelit

rreth 16 milionë ton. Rezervat e kromit përllogariten rreth 89 milionë ton dhe të boksitit deri në 13.2 milionë ton. Në

Kosovë ka edhe miniera të tjera të cilat mund të sigurohen përmes procedurave të privatizimit ose që mund të rinovohen

përmes shoqërive të përbashkëta me pronarë privatë.

Politikat e energjisë në Kosovë marrin parasysh edhe çështjet e ndryshimeve klimatike që kanë të bëjnë me: (1) ngritjen

e kapaciteteve për zhvillim me emetime të ulta në nivelin qendror dhe atë lokal; (2) përpilimin e strategjisë për

emetime të ulta dhe përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike; dhe (3) promovimin e politikave dhe programeve për

energji të qëndrueshme dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve për efiçiencën e energjisë. Duke marrë parasysh se në Kosovë

sektori i energjisë elektrike është kontribuesi kryesor i emetimeve të gazrave serrë (GS), kujdes i posaçëm do t’i

kushtohet nga ana e projektit SLED për analizimin e VNM/VSM të projekteve/programeve me prioritet në këtë sektor.

Gjithashtu, sektorët e energjisë dhe minierave janë sektorët që shkaktojnë ndotje të lartë, kjo ndodh për shkak kostove të

larta për mbrojtje të mjedisit dhe në të kaluarën nuk i është kushtuar fare vëmendje mbrojtjes së mjedist si gjatë

shfrytëzimit të minierave kosovare ashtu edhe gjatë realizimit të termocentraleve Kosova A dhe B.

Kjo është arësyeja pse për këtë sektor duhet kushtuar vëmendje e posaçme VNM/VSM për projektet/planet të cilat do të

bëhen në të ardhmen.

Në këtë aspekt, industritë e energjisë, mineraleve dhe minierave që kanë nevojë për projekt të shoqëruar nga VNM janë

përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”. Këto industri janë:

Instalime për nxjerrjen, pjekjen ose kolaudimin e metalit (përfshirë dhe sulfidin).

Fabrika për farkëtimin e hekurit dhe influks të çelikut (përzierja primare ose sekondare), përfshirë farkëtimin e

vazhdueshëm.

Fabrika/fonderi për përpunimin e metaleve me ngjyra:

o Punishte farkëtarësh me produkt të energjisë që tejkalon 50 Kj për goditje me çekiç, ndërsa përdorimi i energjisë

tejkalon njëzetë (20) KË;

o Përdorimin e shtresave metalike mbrojtëse nga shkrirja e metaleve të përziera me shfrytëzim që tejkalon 1

ton/orë të çelikut bruto;

o Fonderi për prodhimin e metaleve me ngjyra me kapacitet më të lartë se 100 ton/ditë;

Fabrika/fonderi për:

o Prodhimin e metaleve pa ngjyra dhe prodhimin e metaleve krudo pa ngjyra nga minerali; koncentrate ose

materiale bruto sekondare me anë të proceseve metalurgjike, kimike ose elektrolitike;

o Shkrirjen, përfshirë edhe prodhimin e aliazheve, si produkte të bonifikuara (rafinimi, farkëtimi në fonderi, etj.)

me prodhim që tejkalon 1 ton/ditë për plumbin dhe kadmiumin ose 10 ton/ditë për metale të tjera;

Fabrika për trajtimin sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike duke përdorur procese elektrolitike ose

kimike dhe kur vëllimi i vaskave të trajtimit tejkalon 10 m3.

Instalimet për trajtimin sipërfaqësor të substancave apo produkteve që përdorin solucione organike sidomos për

vendosjen e shtresave, lyerjen, zhgrasatimin, mbrojtjen nga uji dhe depërtimi i ngjyrave, pastrimin ose presimin ku

sasia e solucioneve tejkalon 100 ton/vit.

Prodhimin dhe përpunimin e aliazheve nga metale pa ngjyra që përmbajnë arsenik, mërkur dhe plumb, me kapacitet

më të lartë se 1,000 ton/vit.

Fabrika të çimentos që kanë furra rrotulluese (pjekje dhe tharje) me kapacitet prodhues më të lartë se 300 ton/ditë

ose fabrika për prodhimin e gëlqeres me gropa të gëlqeres me kapacitet prodhues prej 30 ton/ditë ose më shumë ose

që kanë lloje të tjera të furrave me kapacitet prodhues prej 30 ton/ditë ose më shumë.

Fabrika për prodhimin e materialeve që përdorin procese si kalcifikimi dhe pjekja e mineraleve që përmbajnë

elemente toksike si mërkuri, arseniku dhe kadmiumi.

Fabrika për prodhimin e qelqit, përfshirë dhe prodhimin e fibrave të qeqit, me kapacitet prodhues më shumë se 10

ton/ditë ose më shumë.

Fonderi për shkrirjen e substancave minerare, përfshirë dhe prodhimin e fibrave minerale me kapacitet prodhues prej

10 ton/ditë ose më shumë.

Fabrika për prodhimin e produkteve qeramike me anë të zjarrit, sidomos prodhimin e tullave, pllakave, tullave

zjarrduruese, gresit dhe porcelanit, me kapacitet prodhues prej 30 ton/ditë ose më shumë.

Page 20: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

14

Instalimet për nxjerrjen e azbestit, për përpunimin dhe transformimin e azbestit, si dhe produkteve të tjera që

përmbajnë azbest siç janë: produktet me çimento-azbest, me prodhim vjetor prej më shumë se 5,000 ton të

produkteve finale; për material friksioni, me prodhim vjetor prej më shumë se 50 ton produktesh finale dhe për

përdorime të tjera të azbestit, shfrytëzimi prej më shumë se 200 ton/vit.

Fabrika për pjekjen dhe kolaudimin e mineraleve jometalike me kapacitet prodhues prej 30 ton/ditë ose më shumë.

Gurore dhe miniera të hapura për argjilë ku sipërfaqja e kantierit tejkalon 5 ha, ose për nxjerrje të torfës, ku

sipërfaqja e kantierit tejkalon 10 ha ose ku nxirren 15,000 ton ose më shumë/vit.

Nxjerrja dhe përpunimi (me përjashtim të shndërrimit në lëng ose gaz) të qymyrit, linjitit dhe mineraleve bituminoze

me kapacitet prodhues prej 50,000 ton/vit ose më shumë.

Termocentralet dhe instalimet të tjera shpërthyese me produkt nxehtësie 50 MË ose më shumë.

Centralet e energjisë atomike.

Instalimi i linjave të voltazhit të lartë me minimum 220 kV dhe me gjatësi më të madhe se 10 km.

Rafinerit e naftës krudo dhe instalimet për gazifikimin dhe lëngëzimin e qymyrit dhe shistit bituminoz dhe instalimet

për mbledhjen e naftës së përdorur ku sasia arrin në 100,000 ton/vit ose më shumë.

Instalimet për ruajtjen e petroleumit, petrokimikateve, ose produkteve kimike me kapacitet 100,000 ton ose më

shumë.

Instalimet për ruajtjen e materialeve radioaktive.

Kantieret për ruajtjen gjeologjike të dioksidit të karbonit.

Instalimet për kapjen e rrjedhave të CO2 për qëllime të ruajtjes gjeologjike nga instalimet e mbuluara nga kjo

Shtojcë ose ku kapaciteti i kapjes totale vjetore të CO2 është 1.5 megaton ose më shumë.

Të gjitha ndryshimet ose zgjerimet e projekteve të përfshira në Shtojcën I ku ky ndryshim apo zgjerim në vete prek

kufirin, nëse ka, gjendet në Shtojcën I.

Projektet e tjera të sektorit të energjisë, mineraleve dhe minierave që kanë nevojë për pëlqim mjedisore pa qenë të

detyruara e shoqëruar nga VNM janë përfshirë në Shtojcën II të Ligjit Nr. 03/L-214 “Për VNM”: Këto anë:

2. Industria e nxjerrjes 2.1. Guroret, gurëthyesit, minierat e hapura dhe nxjerrja e shistit përfshirë dhe kantieret e identifikuara për

nxjerre artizanale të mineraleve që menaxhohet nga komuna (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

2.2. Minierat nëntokësore;

2.3. Nxjerrja, thërrmimi i mineraleve të tjera duke i nxjerrë nga shtretërit e lumenjve;

2.4. Shpimet e thella, sidomos:

2.4.1. Shpimet gjeotermale; dhe

2.4.2. Shpimet për furnizim me ujë, me përjashtim të shpimeve që hulumtojnë stabilitetin e dheut;

2.5. Instalimet sipërfaqësore për nxjerrjen e qymyrit, linjitit dhe mineraleve bituminoze (projekte që nuk janë

përfshirë në Shtojcën 1);

3. Industria e energjisë 3.1. Istalimet industriale për prodhimin e elektricitetit, avullit dhe ujit të nxehtë (projekte që nuk janë përfshirë

në Shtojcën 1);

3.2. Istalimet industriale për transportimin e gazit, avullit dhe ujit të nxehtë; transmisioni i energjisë elektrike

nga kabllo sipërfaqësorë (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

3.3. Ruajtja sipërfaqësore e gazit natyror;

3.4. Ruajtja nëntokësore e gazrave shpërthyes;

3.5. Ruajtja sipërfaqësore dhe nëntokësore e materialeve të lëngshme shpërthyese (projekte që nuk janë

përfshirë në Shtojcën 1) dhe ruajtja e karburanteve fosile në sipërfaqe tokësore ;

3.6. Briketimi industrial i qymyrit dhe linjitit;

3.7. Instalimet për përpunimin dhe ruajtjen e mbeturinave radioaktive (nuk është përfshirë në Shtojcën I);

3.8. Instalimet për prodhimin e energjisë hidroelektrike (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

3.9. Instalimet për shfrytëzimin e erës për të prodhuar energji;

3.10. Burimet e vazhdueshme të rrezatimit (jonizim dhe jo-jonizim).

3.11. Instalimet për kapjen e rrjedhave të CO2 për qëllime të ruajtjes gjeologjike (instalimet që nuk mbulohen nga

Shtojca I);

4. Prodhimi dhe përpunimi i metaleve 4.1. Instalimet për prodhimin e gizës ose çelikut me farkëtim të vazhdueshëm;

4.2. Instalimet për përpunimin e metaleve me ngjyrë (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

4.3. Fonderi për metale me ngjyrë (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

4.4. Instalimet për shkrirjen, edhe të aliazhit apo metaleve pa ngjyrë, si dhe të produkteve të bonifikuara

(rafinimi, farkëtimi në fonderi etj.), (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

4.5. Instalimet për trajtim sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike (projekte që nuk janë përfshirë në

Shtojcën 1);

4.6. Prodhimi dhe montimi i automjeteve dhe prodhimi i motorëve të automjeteve;

Page 21: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

15

4.7. Instalimet për pjekjen dhe kolaudimin e mineraleve metalike;

4.8. Instalimet për ndërtimin dhe riparimin e aeroplanëve;

4.9. Prodhimi i pajisjeve për hekurudha;

4.10. Shpërbërja me eksplozivë

5. Industria minerare 5.1. Furrat e koksit (distilim me qymyr të thatë).

5.2. Instalimet për prodhimin e cimentos (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

5.3. Instalimet për prodhimin e azbestit dhe prodhimin e produkteve nga azbesti (projekte që nuk janë përfshirë

në Shtojcën 1);

5.4. Instalimet për prodhimin e qelqit dhe fibrave të qelqit (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

5.5. Instalimet për shkrirjen e substancave minerare dhe të prodhimit të fibrave minerare (projekte që nuk janë

përfshirë në Shtojcën 1);

5.6. Prodhimi i produkteve nga qeramika me zjarr, sidomos të tjegullave, tullave, tullave zjarrduruese, pllakave,

gresit ose porcelanit (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

5.7. Fabrika për prodhimin e asfaltit;

5.8. Fabrika për prodhimin e betonit.

12. Projekte të tjera 12.5. Ruajtja e skrapit nga hekuri dhe metale të tjera, përfshirë skrap nga automjetet;

12.8. Vende për depozitimin e mbeturinave industriale jo të rrezikshme;

12.11. Të gjitha ndryshimet ose zgjerimet e projekteve në Shtojcën I ose Shtojcën II tanimë të autorizuara,

ekzekutuara ose në ekzekutim e sipër, që mund të kenë efekte të dukshme të dëmshme në mjedis

(ndryshimi ose zgjerimi nuk është përfshirë në Shtojcën I);

12.12. Projekte në Shtojcën I, të ndërmarra në mënyrë ekskluzive ose vetëm për zhvillimin dhe testimin e

metodave ose produkteve të reja dhe që nuk janë përdorur për më shumë se 2 vjet.

Pavarësisht se Strategjia për Energjinë 2013-2022 e miratuar në vitin 2013 përmban një kapitull specifik të dedikuar për

mbrojtjen e mjedisit, VSM specifike nuk është diskutuar në ndonjë debat publik apo t’i jetë dorëzuar MMPH .

1.2.1.7 Industria e tekstilit

Me një traditë më shumë se 200-vjeçare, pas minierave, tekstilet kanë qenë sektori i dytë më i madh industrial në

Kosovë. Në të kaluarën, produktet nga prodhuesit kosovarë synonin tregun lokal, si dhe tregjet e tjera në të gjithë ish-

Jugosllavinë, Evropën Perëndimore dhe Lindore dhe Shtetet e Bashkuara. Në kulmin e saj rreth vitit 1990, secila nga 15

ndërmarrjet shoqërore (NSH) të angazhuara në prodhimin e tekstilit punësonte më shumë se 1,000 vetë dhe shitjet

arrinin në total rreth 35 milionë Euro.

Zhvillimet e kohëve të fundit në rajon i kanë ngrirë linjat parësore të tregtisë së industrisë së tekstilit duke shkaktuar

sasi më të vogël të prodhimit dhe ka rezultuar në mungesë të konkurrencës ndaj produkteve të huaja. Si rezultat, një

pjesë e madhe e punëtorëve të ish ndërmarrjeve shoqërore kanë mbetur pa punë.

Një pjesë e vogël e tyre kanë arritur të themelojnë kompani private të tekstilit. Sot ka më shumë se 450 kompani private

të prodhimit të tekstilit, nga të cilat 90% janë prodhuesit final të prodhimeve. Edhe pse industria e tekstilit ka pësuar një

rimëkëmbje gjatë viteve të fundit, shumica e bizneseve ende janë të vogla dhe janë në formën e mikro-ndërmarrjeve.

Rrjedhimisht, ato furnizojnë vetëm tregun kosovar dhe kryesisht janë të orientuar për nevojat e këtij tregu.

Analizat tregojnë se do të mund të arrihen rreth 55 deri 65 milionë Euro me eksporte nëse do të mund të rivendosen

lidhjet tregtare me ish-partnerët. Në këtë sektor ka një fushëveprim të konsiderueshëm për investitorët që të rikrijojnë

një grup prodhuesish të integruar në mënyrë vertikale ashtu që Kosova sërish të prodhojë veshje nga fillimi. Në veçanti,

Kosova ofron tre përfitime kryesore për investitorët që dëshirojnë të rivitalizojnë ndonjërën nga ndërmarrjet shoqërore

ekzistuese apo edhe të themelojnë ndonjë kompani të re për prodhimin e tekstilit. Këto janë:

Fuqia punëtore me kosto efektive, me përvojë dhe shkathtësi

Bazë me teknologji solide që mund të arrihet përmes procesit të vazhdueshëm të privatizimit

Mundësi të shumta të nën-kontraktimit edhe të kontraktorëve të jashtëm

Me njohuritë, fuqinë punëtore me kosto efektive dhe përparësitë e tjera të cilat i ofron vendi, si dhe mjedisin përkrahës

për biznes dhe investime, industria e tekstilit në Kosovë ka potencialin industrial parësor dhe atë të biznesit nga 15

sektorë e biznesit për të konkurruar në botë.

Në këtë aspekt, industritë e tekstilit që kanë nevojë për projekt të shoqëruar nga VNM janë përfshirë në Shtojcën I të

Ligjit Nr. 03/L-214 “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”. Këto industri janë:

Impiantet për para-trajtimin (të aktiviteteve si larja, zbardhja, mercerizimi) apo ngjyrosja e fibrave apo tekstileve.

Page 22: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

16

Fabrika për tharjen e gëzofit dhe lëkurës.

Projektet e tjera të sektorit të tekstilit që kanë nevojë për pëlqim mjedisor pa qenë të detyruara të shoqëruara nga VNM

janë përfshirë në Shtojcën II të Ligjit Nr. 03/L-214 “për VNM”: Këto janë:

8. Industria e tekstilit, lëkurës, drurit dhe letrës 8.2. Impiantet për para-trajtimin (të aktiviteteve si larja, zbardhja, mercerizimi) apo ngjyrosja e fibrave apo

tekstileve (projektet që nuk janë përfshirë në Shtojcën 1);

8.3. Impiantet për tharjen e gëzofit dhe lëkurës.

12. Projekte të tjera 12.11. Të gjitha ndryshimet ose zgjerimet e projekteve të përmendura në Shtojcën I ose Shtojcën II tanimë të

autorizuara, ekzekutuara ose në ekzekutim e sipër, që mund të kenë efekte të dëmshme në mjedis

(ndryshimi ose zgjerimi nuk është përfshirë në Shtojcën I);

12.12. Projektet në Shtojcën in I, që janë ndërmarrë në mënyrë ekskluzive ose vetëm për zhvillimin dhe testimin e

metodave apo produkteve të reja dhe nuk janë përdorur për më shumë se 2 vjet.

1.2.1.8 Industria e turizmit

Pasuria natyrore e Kosovës paraqet edhe burime të cilësisë së lartë për turizëm. Përshkrimi i potencialit të Kosovës në

turizëm është i ndërlidhur ngushtë me pozitën e saj gjeografike. Pozita e Kosovës në jug-lindje të Evropës me

vendndodhje qendrore në Gadishullin Ballkanik përfaqëson një kryqëzim që historikisht daton nga kohërat ilire dhe

romake.

Malet në jug të Kosovës kanë potencial të madh për turizmin dimëror. Një nga mundësitë më interesante për investitorët

e huaj në këtë sektor është pika e skijimit në Brezovicë, në Malet e Sharrit. Kjo pikë gjendet mes 1,700 dhe 2,500

metrave mbi nivelin e detit. Ajo ofron mot dhe kushte dëbore të shkëlqyeshme gjatë gjithë sezonit të skijimit nga

nëntori deri në maj.

Asetet e Brezovicës përfshijnë tre hotele me 680 dhoma, dy restorante dhe nëntë teleferikë me kapacitetin për të

transportuar 10,000 skiatorë në orë. Afërsia me aeroportin e Prishtinës (60 km) dhe aeroportin e Shkupit (70 km), e

bëjnë këtë vend një destinacion potencial për turistë ndërkombëtarë dhe ka potencialin të bëhet një nga destinacionet më

të preferuara të turizmit dimëror në Ballkan.

Poashtu në Malet e Sharrit në këndin më jugor të vendit, në kufi me Maqedoninë dhe Shqipërinë, Kosova ofron rreth

22,000 hektarë tokë pothuajse të paprekura në zonat malore, që i përkashin NSH “Sharrprodhimi” dhe janë për

privatizim. Ky rajon ofron mundësi të shkëlqyera për turizëm si skijim, eko-turizëm, parashutizëm, shëtitje me biçikleta

në mal, ngjitje, ecje në lartësi, lundrim me kajake, kalërim, etj. Roka e Sharrprodhimit në komunën e Dragashit ka

bukuri mahnitëse. Është pronë qartazi e duhur për eko-turizëm dhe do t’i shitet vetëm një investitori i cili dëshmon

përkushtim ndaj programit të qëndrueshëm dhe të arësyeshëm të zhvillimit i cili do të ketë përkrahje të fuqishme

lokale.

Përveç pikave të lartpërmendura turistike, Kosova në përgjithësi është e pasur me male, liqene artificiale dhe lumenj

duke ofruar kështu mundësi të shkëlqyera për gjueti dhe peshkim.

Edhe fusha e mirëqenies së shëndetit në Kosovë ofron potenciale të mëdha për zhvillim. Burimet e shumta termale të

Kosovës janë të mirënjohura në rajon për efektet e tyre shëruese. Investitorët e huaj në këtë fushë do të gjejnë kërkesë të

madhe në tregun rajonal dhe vendas.

Prodhimi i gjerë i punëdoreve të rralla në Kosovë si filigrani (argjend) përbëjnë edhe një tjetër atraksion për turistët.

Gjithashtu, Kosova ka potencialin të zhvillojë turizmin kulturor me anë të vendeve të shumta fetare dhe vendeve të tjera

që kanë vlerë të jashtëzakonshme kulturore dhe historike.

Projektet në sektorin e turizmit që kanë nevojë për marrëveshje mjedisore pa qenë të detyruara të shoqëruara nga VNM

janë përfshirë në Shtojcën II të Ligjit Nr. 03/L-214 “për VNM”: Këto janë:

11. Turizmi dhe zbavitja 11.1. Pista skijimi, ashensorë skijimi dhe teleferike dëbore dhe aktivitete të ndërlidhura;

11.2. Fshatra turistikë dhe komplekse hoteliere jashtë zonave urbane dhe zhvillimi i ndërlidhur;

11.3. Vende të përhershme për karavanë dhe kamping;

11.4. Parqe tematikë;

11.5. Istalimet të infrastrukturës në zona të mbrojtura që nuk janë përfshirë në planet hapësinore.

12. Projekte të tjera

Page 23: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

17

12.11. Të gjitha ndryshimet ose zgjerimet e projekteve të përfshira në Shtojcën I ose Shtojcën II tanimë të

autorizuara, ekzekutuara apo në ekzekutim e sipër, që mund të kenë efekte të dëmshme në mjedis

(ndryshimi ose zgjerimi nuk janë përfshirë në Shtojcën I);

12.12. Projektet në Shtojcën I, që janë ndërmarrë në mënyrë ekskluzive ose vetëm për zhvillimin dhe testimin e

metodave ose produkteve të reja dhe nuk janë përdorur për më shumë se 2 vjet.

Me përkrahje nga projekti EURED, financuar nga BE, në Kosovë janë finalizuar një sërë Strategjish të ndryshme të

Turizmit Rajonal. Megjithatë, për asnjërën nga këto strategji nuk është përgatitur VSM.

1.2.2 Ndotja përkatëse mjedisore dhe kostot e ndërlidhura2

Si përgjigje ndaj çështjeve mjedisore, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka azhurnuar

Strategjinë e Kosovës për Mjedis (SKM) dhe Planin Vendor të Veprimit për Mjedisin (PVVM) për vitet 2011–2015

duke punuar me ministritë, organizatat jo-qeveritare dhe palë të tjera të interesit. Strategjia dhe plani i veprimit

identifikojnë prioritetet për ajrin, mbeturinat, ujin, kimikatet, biodiversitetin dhe politikat mjedisore. Poashtu,

propozojnë edhe kategorizojnë prioriteteve sipas rëndësisë në të larta, të mesme dhe të ulëta së bashku me nevojat për

investime duke i shoqëruar me kosto përkatëse. Kategorizimi i prioriteteve me rëndësi të lartë llogaritet me kosto prej

më shumë se 3 millon Euro dhe me financim kryesisht nga donatorët, me rëndësi të mesme ato të cilat kushtojnë prej 1–

3 milion Euro me burime të përziera të financimit, ndërsa të ulëta llogariten ato të cilat kushtojnë më pak se 1 milion

Euro me financim kryesisht nga qeveria. Prioritetet mjedisore për pesë vitet e ardhshme janë identifikuar dhe janë

plotësimi i legjislacionit për mjedisin në përputhje me “acquis” të BE; përmbushjen graduale të standardeve të BE dhe

zbatimin me efikasitet dhe përfshirjen e legjislacionit dhe metodologjisë mjedisore në të gjithë sektorët; si dhe krijimin

dhe zgjerimin e institucioneve për zbatimin e politikave mjedisore (përfshirë ngritjen e kapaciteteve).

Strategjia liston specifikat vijuese:

Ofrimi i instrumenteve financiarë dhe ekonomik për mbrojtje të mjedisit. Këto duhet të ecin krah për krah me

zhvillimin ekonomik.

Krijimi dhe funksionimi i një rrjeti monitorues për mjedis në tërë Kosovën, me prioritet për pikat e nxehta dhe

ndotësit kryesorë industrialë.

Rritja graduale e qasjes së popullsisë në ujë të pijshëm, rrjeti i ujërave të zeza dhe largimi i mbeturinave komunale,

me përkrahje për programe për riciklimin e ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta.

Përdorimi racional i burimeve natyrore si dheu, uji, mineralet dhe pyjet. Vëmendje e veçantë nevojitet për

përdorimin e burimeve të kufizuara dhe orientimi drejt atyre të ripërtritshme.

Zgjerimi i zonave të mbrojtura dhe vazhdimi i mbrojtjes së trashëgimisë natyrore, bashkë me rritjen e kapacitetit

për menaxhim efikas sipas Deklaratës së Rios për Mjedisin dhe Zhvillimit të vitit 1992.

Zhvillimi i fushatave afatgjata edukative për rritje të ndërgjegjësimit dhe gjenerimi i përkrahjes për projekte

shkencore me fokus mjedisor.

Zbatimi i koncepteve të efiçiencës së energjisë në të gjithë sektorët e ndryshëm ekonomikë.

“Analiza Mjedisore e Vendit” e zhvilluar nga Banka Botërore (BB) në vitin 2010, e bërë duke përdorur hulumtime

epidemiologjike ndërkombëtare ka parashtruar marrëdhënien mes popullatës së ekspozuar ndaj ndotjes së mjedisit dhe

rritjes së rrezikut për shëndetin, e cila peshon në barrën e sëmundjeve mjedisore në Kosovë si dhe ka ndikime

ekonomike. Kjo analizë ka llogaritur kostot, për shembull, të ndikimit në shëndet (sëmundjet dhe vdekshmëria e

hershme) dhe pastaj këto janë shprehur si kosto të dëmit ekonomik vjetor në euro dhe si një pjesë e produktit bruto

vendor (PBV). Duke i dhënë vlerë monetare degradimit të mjedisit, analiza e BB ka arritur katër rezultate kryesore, që

janë të dobishme edhe për definimin e qasjes më të mirë për të zhvilluar VNM/VSM të projekteve prioritare të mjedisit.

Kjo analizë ofron një mekanizëm të dobishëm për të radhitur kostot përkatëse sociale të formave të ndryshme të

degradimit dhe jep një mjet për të radhitur sipas prioritetit problemet mjedisore. Poashtu, kjo analizë iu ofron shumë

politikëbërësve një instrument për të integruar mjedisin në vendimarrjen ekonomike. Analiza ka shprehur kostot e dëmit

si pjesë të PBV duke bërë të mundur krahasim me indikatorë të tjerë ekonomikë. Madje, analiza u dha palëve të

ndryshme të interesit një mjet për të diskutuar rreth rëndësisë së mbrojtjes së mjedisit në terma ekonomikë — të

dobishëm për të vendosur se si të ndahen burimet e pakta dhe për të rritur ndërgjegjësimin e “kostos së mos bërit gjë”

për çështje urgjente mjedisore. Prandaj, qasja e përdorur nga BB në këtë studim është sidomos e dobishme për

2 Banka Botërore: “Analiza Mjedisore e Vendit”, 2010

Page 24: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

18

VNM/VSM dhe që mund të vlerësohet në bazë të ndikimit financiar, ndotjes së mundshme dhe veprimeve

përmirësuese.

Sipas analizës së BB, kostoja vjetore e degradimit të mjedisit në Kosovë përllogaritet rreth 123 milion–323 milion Euro

në 2010, me një pikë të mesme të përllogaritjes prej 221 milion Euro (Tabela 1.2.2). Kjo kosto është ekuivalente më

2.9–7.7% të PBV, me pikën e mesme në 5.3%. Kostot janë tregues dhe jo shifra precize, pasi mangësitë në të dhëna

janë të shumta, disa të dhëna mund të mos jenë azhurnuar kohëve të fundit për shkak të historisë së dhunshme të vendit

si dhe jo të gjitha ndikimet mund të shprehen në vlerë monetare.

Ndotja ose kontaminimi\

përafërt

Kostoja vjetore (milion €) % of 2010 PBV

Ulët Mesme Lartë Ulët Mesme Lartë

Ajri jashtë 37.2 95.6 157.8 0.89 2.28 3.76

Plumb 41.7 67.9 94.0 1.00 1.62 2.24

Mbeturina të ngurta 19.0 25.1 31.3 0.45 0.60 0.75

Pyjet 16.7 18.1 19.5 0.40 0.43 0.40

Uji, sanitimi dhe higjiena 8.0 11.3 14.6 0.19 0.27 0.35

Uji nga metalet e rënda 0.4 2.8 5.2 0.01 0.07 0.12

Total 123.0 220.8 322.5 2.9 5.3 7.7

Tabela 1.2.2-Përllogaritje e kostos vjetore të degradimit mjedisor në Kosovë, 2010 Burimi: Përllogaritjet e autorëve

Shënim:Këto vlerësime ekonomike ofrojnë një shkallë të kostos së dëmit që pasqyron mangësitë e të dhënave,

shkallën e zbatuar gjatë vlerësimit të dëmeve dhe pasiguritë shkencore lidhur me ndikimin e mjedisit.

Me një kosto vjetore të degradimit të mjedisit prej 221 milionë Euro, Kosova përballet me pasoja të rënda sociale dhe

ekonomike për shkak të aktivitete ndotëse që nuk menaxhohen mirë, ndërsa me veprimet përmirësuese për të mbrojtur

dhe reimëkëmbur cilësinë e mjedisit do të mund të arrihen fitime të mëdha.

Kostoja e ndotjes së ajrit përjashta në zona urbane është përllogaritura të ndryshojë mes 37 milionë deri 158 milionë

Euro në vit (0.89-3.76 përqind e PVB). Kjo për arësye se grimca të dëmshme të ndotjes kanë efekte të mëdha në

shëndet. Kur ekspozimi është afatgjatë këto grimca janë shkaktare të rritjes së vdekjeve nga kanceri kardiopolmonar dhe

i mushkërive, dhe janë përgjegjëse për bronkitin kronik dhe sëmundjet e aparatit të frymëmarrjes. Ndotja e ajrit

llogaritet se shkakton 835 vdekje të parakohshme, 310 raste të reja të bronkitit kronik, 600 pranime në spital dhe 11,600

vizita emergjente çdo vit.

Kostoja e kontaminimit me plumb ka koston ekonomike të dytë më të lartë, me kosto në vit prej 42 milionë - 94

milionë Euro (ose 1.0-2.2 përqind e PBV në 2010). Pasojat e larta nga plumbi shkaktohen kryesisht nga lëshimi i

plumbit të papërpunuar dhe nga minierat e zinkut dhe ish-punishtet për përpunimin e plumbit kryesisht pranë

Mitrovicës dhe nga përdorimi i pandërprerë i vajgurit me plumb. Në shtator 2011 është nxjerrë një urdhëresë e re

administrative që rregullon çështjen e vajgurit me plumb. Për shkak të reduktimit gradual të lëshimit të plumbit që

shkakton ekspozim të njeriut ndaj burimeve të tij dhe largimit gradual të plumbit në naftë pritet që me kalimin e kohës

edhe kjo pasojë të reduktohet.

Nëse ndotësit kryesorë respektojnë ligjet dhe standardet për lëshimet në ajër, sidomos nga burimet e stacionuara të

ndotjes atëherë cilësia e ajrit të ambientit dhe shëndeti i njeriut mund të përmirësohen dukshëm. Ndër të tjera, duhet të

merren parasysh masat vijuese si rekomandime nga raportet VNM/VSM për të arritur respektim më të madh nga ana e

ndotësve kryesorë:

1. Të rritet efektiviteti i standardeve ekzistuese mjedisore, sidomos për ndotjen e ajrit. Ndotja e ajrit është

përgjegjëse për kostot e larta të degradimit të mjedisit në Kosovë. Një pjesë domethanëse e ndotjes së ajrit mund

t’i atribuohet burimit kryesor të ndotësve nga industritë më të mëdha. MMPH ka nxjerrë urdhëresa administrative

për kufirin e vlerave për derdhjet në ujë, për cilësinë e ujit të pijshëm, për standardet e cilsisë së ajrit dhe për

standardet e ndotjes së ajrit. Këto masa duhet të shoqërohen nga monitorime, inspektime dhe detyrime më të forta

të respektimit të tyre si dhe përmes rekomandimeve më strikte të VNM/VSM për masat përkatëse zbutëse që

duhen miratuar. MMPH dhe inspektoratet e saj duhet të fillojnë nga miratimi i udhëzuesve relevantë dhe t’ju

sigurojnë inspektorëve pajisjet për monitorim dhe të përmirësojnë regjistrimin e ndotjes nga industritë kryesore.

Gjithashtu, kërkohet financim dhe trajnim i konsiderueshëm për të përmirësuar monitorimin e informatave për

cilësinë e mjedisit si dhe për të monitoruar me saktësi ndotjet nga ndotësit kryesorë. Duke marrë parasysh kostot e

rënda të humbjes së Koeficientit të Inteligjencës (KI) të fëmijëve nga ekspozimi ndaj plumbit, kjo duhet të

përmbajë edhe detyrime strikte të largimit gradual të karburantit me plumb.

2. Të mbështetet më shumë në instrumentet ekonomike siç janë gjobat dhe detyrimet. Kjo gjithashtu kërkon

fuqizim të mekanizmave të përgjithshëm rregullative dhe detyrues. Këto detyrime dhe gjoba do të rrisnin pjesën e

të hyrave nga sektori privat për të i shpenzuar për mjedisin dhe do t’i bënte ata të paguajnë për ndikime negative

Page 25: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

19

në mjedis, aq më tepër që parashihet një rënie e shpenzimeve kapitale të MMPH në Kornizën Afat-Mesme të

Shpenzimeve 2011–2013. Caktimi i pagesave dhe gjobave përkufizohet edhe në ligj dhe mund të jetë një pikë e

mirë për të filluar ndryshimin në performancën mjedisore të disa prej ndotësve më të mëdhenj, sidomos për

ndotjen e ajrit që ka dhe koston më të lartë në degradimin e mjedisit. Ekzekutimi i rregulloreve aktuale mjedisore

ndihmon të sigurohet që sektori privat të investojë në masat zbutëse për mjedisin, duke gjeneruar kështu

përfitime shëndetësore dhe me kosto të arësyeshme. Për efiçiencën e energjisë, masat duhet të implementohen pa

ndonjë kosto ose me të ardhura në afat të gjatë. Kjo qasje mund të funksionojë vetëm kur sektori privat të investojë

në reduktimin e ndotjes dhe kur gjobat të jenë aq të larta sa t’i detyrojnë kompanitë të ndërmarrin veprimet e

duhura. Kostot e tjera të degradimit të mjedisit janë dukshëm më të ulëta. Kostot e përllogaritura vjetore të

mbledhjes dhe hedhjes së mbeturinave të ngurta në mënyrën e gabuar përfshijnë edhe hirin e qymyrit që arrin

në 19 milionë-31 milionë Euro, ose 0.45-0.75 përqind të PBV, dhe me të cilën ndërlidhen edhe kostot më të larta

nga deponitë ilegale dhe nga çmimet e pronave. Kjo vjen si pasojë e niveleve të larta të ndotjes së ajrit, përmes

lëshimit të metanit (gazi nga deponitë), si dhe dioksina dhe pjesëza të imta nga djegiet, si dhe ndotje të ujit nga

rrjedhjet dhe kjo ka ndikim negativ në çmimet e pronave. Kostot totale të shëndetit që kanë të bëjnë me furnizime

me ujë, kanalizim dhe higjienë si dhe ndotja e ujit nga metalet e rënda në sipërfaqe janë ekuivalente me 8.4

milionë - 19.8 milionë Euro në vit, ose 0.20 – 0.47% e PBV në 2010, të dominuara nga kostot e sëmundjeve si

diarrea, pasi shumica e ndotjes së ujërave të monitoruara vjen nga burime bakteriologjike. Sa i përket cilësisë së

pastërtisë biologjike të ujit, të gjithë lumenjtë klasifikohen si të ndotur dhe me nivele të papranueshme të

oksigjenit biologjik dhe oksigjenit të shpërbërë në lumenj, sidomos në pjesën poshtë vendeve ku hidhen mbeturina

të patrajtuara dhe në disa rrëke më të vogla.

3. Plane strategjike sektorale për furnizimin me ujë – përfshirë menaxhimin e lumenjeve, kanalizimin dhe

trajnimin e ujërave të zeza; menaxhimi i mbeturinave do të duhet të përgatitet. Këto plane duhet të marrin

parasysh kornizën aktuale legjislative dhe rregullative, kërkesat nga Direktiva e KE dhe nevojat për investim në

10–15 vitet e ardhshme. Ato duhet të përfshijnë analizën e kostove të kërkuara operative dhe të mirëmbajtjes dhe

të marrin parasysh kufizime të përballueshmërisë sa i përket tarifave në rritje për shërbime komunale në mënyrë që

të arrihet qëndrueshmëria afagjatë financiare e këtyre investimeve të propozuara. Me një cak që 90% e popullsisë

të ketë qasje në furnizim me ujë nga ujësjellësi (përkundrejt shifrës aktuale prej 40% që nuk kanë qasje ose kanë

shërbime të dobta), përllogaritja totale e kostos për investime që do të duhej për furnizim me ujë është 210 milionë

Euro. Për mbledhjen dhe trajtimin e ujërave të zeza nevojiten të investohen rreth 425 milionë Euro që të

respektohen standardet e BE dhe për kostot të tjera operative duhen edhe rreth 80 milionë Euro të tjera. Sa i përket

mbeturinave, nuk ka ndonjë vlerësim gjithëpërfshirës në dispozicion të nevojave për investime mirëpo një

përllogaritje e përafërt në bazë të kostos për njësi do të ishte rreth 50 milionë Euro për të zhvilluar një sistem

bazik, por të mirë, për grumbullimin dhe largimin e mbeturinave dhe rreth dyfishi i asaj shume nëse sistemi

përfshin edhe riciklimin dhe kompostimin. Këto plane mund të mundësojnë tërheqjen e mbështetjes strategjike nga

donatorët për projekte specifike të investimeve gjatë një periudhe 15-vjeçare.

4. Sa i përket probleme të trashëguara mjedisore, duhet të përgatitet një studim i hollësishëm dhe gjithëpërfshirës

i fizibilitetit dhe plani i pastrimit. Trashëgimia është ende përgjegjëse për dëmet e përhapura ndaj mjedisit dhe

për probleme shëndetësore, sidomos në pikën e nxehtë të Mitrovicës. Edhe për këtë sektor mund të merret në

konsideratë mundësia e një plani. Kostoja e degradimit të pyjeve përllogaritet të jetë rreth 16.7 milionë - 19.5

milionë Euro në vit (ekuivalente me 0.4% të PBV). Mund të përgatitet një plan i veprimit për të mbrojtur pyjet

nga prerja ilegale e drunjve dhe për të zbatuar aktivitete që mund të bëhen me investime të vogla. Shembujt

përfshijnë rimëkëmbjen e zonave të degraduara pyjore përmes rigjenerimit natyror, rritjen e të hyrave nga

prodhimi i drurit, biomasa dhe gjenerimi i drunjve për zjarr dhe nga krijimi i inventarëve të rregullt të pyjeve për

të monitoruar shëndetin dhe nevojat e zonave të ndryshme të pyjeve.

5. Për të gjithë sektorët është me rëndësi që gjatë kryerjes së vlerësimeve të ndikimit në mjedis (VNM) dhe

planeve për zbutjen dhe monitorimin e mjedisit (PZMM) të kenë si bazë praktikat e mira evropiane. Këto

mjete me rëndësi për menaxhimin e mjedisit duhet të shfrytëzohen në mënyrë më efikase dhe ndikimi i tyre të

bëhet më efektiv. VNM dhe PZMM duhet të rishikohen për të përshtatur praktikat më të mira të përdorura në

Bashkimin Evropian (BE). Kërkohet kapacitet më i madh teknik për të përgatitur, rishikuar dhe mbikëqyr VNM

dhe PZMM, sidomos për investime në infrastruktura të mëdha dhe komplekse nga ana teknike. Ngritja e

kapacitetit duhet të fokusohet në sektorë që kanë gjasa të rriten dhe që kanë ndikim të madh mjedisor, si energjia

dhe minierat. Ato duhet të përfshijnë praktikat e BE që i detyrojnë investitorët të zbatojnë teknikat më të mira për

zbutjen e ndotjes me kosto të arësyeshme dhe të raportojnë për ndotjet industriale.

6. Qeveria duhet të rrisë ndërgjegjësimin për mjedisin pëmes qasjes më të madhe në informacion për media

dhe institucionet e tjera qeveritare dhe për pjesëmarrje më të madhe publike në procedurat e VNM për

investime të mëdha infrastrukturore dhe politika strategjike. Informacioni për ligjet dhe rregulloret gjendet

lehtë, mirëpo të dhënat për gjendjen e mjedisit duhet të fuqizohen, sidomos për ndotjen e mjedisit. Kjo do të

përfshinte edhe monitorim më të fuqishëm mjedisor si dhe përpjekje nga MMPH për të ndarë me qytetarët

informacionin për mjedisin dhe të dhënat nga monitorimi—me anë të raporteve vjetore për “gjendjen e mjedisit”

dhe përmes treguesve që janë të lehtë për t’u matur dhe azhurnuar. Rritja e ndërgjegjësimit të mediave për çështjet

e mjedisit dhe bashkëpunimi me organizatat e shoqërisë civile ndihmon në përkrahjen për MMPH që të rrisë

Page 26: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

20

presionin për përmirësimin e cilësisë së mjedisit. Duke patur parasysh barrën e madhe që shkaktohet nga

sëmundjet që vijnë si pasojë e ndotjes së ajrit, prëmirësimi i sistemit të regjistrimit të pacientëve për sëmundjet që

ndërlidhen drejtëpërdrejt me ndotjen e ajrit në përputhje me klasifikimet ndërkombëtare do të tregonte ndikimin që

ka në shëndet degradimi i mjedisit dhe do të nxiste përkrahjen e publikut për ndryshime. Roli i gjyqësorit në

menaxhimin e mjedisit mbetet i dobtë. Kjo ndikon në ekzekutimin e legjislacionit për mjedisin si minierat ilegale

apo prerja e paligjshme e pyjeve dhe kufizon rëndë rolin e gjyqësorit në menaxhimin e mjedisit dhe aftësinë e

qytetarëve për të kërkuar drejtësi për çështje që kanë të bëjnë me menaxhimin e mjedisit.

Kosova gjendet në pozitë të mirë për të vepruar në bazë të këtyre rekomandimeve, pasi planet e saj kryesore sektorale

dhe strategjitë e saj tanimë përfshijnë edhe konsideratat mjedisore. Strategjia për Mjedisin e Kosovës dhe Plani Vendor

i Veprimit për Mjedisin (2011–2015) janë azhurnuar në vitin 2011. SMK e re (2011–2021) synon të reduktojë ndotjen,

të mbrojë biodiversitetin, të sigurojë shfrytëzim të qëndrueshëm të burimeve natyrore dhe të mbrojë peisazhet nacionale

me vlerë. Prioritetet afatshkurtra përfshijnë zbatimin e acquis të BE, integrimin në strukturat e mjedisit të BE dhe

aktualizimin e shqetësimeve për mjedisin. Strategjitë sektorale që përfshijnë edhe objektiva mjedisore ose që kanë

implikime për cilësinë e mjedisit përfshijnë listën vijuese:

Strategjia për Energjinë e Kosovës 2009–2018. Kjo strategji synon të promovojë ndërgjegjësimin për mjedisin në

aktivitete të energjisë, efiçienës së energjisë dhe përdorimit të energjisë së ripërtritshme dhe të zhvillojë

infrastrukturën e gazit.

Strategjia Industriale e Kosovës 2010–2003 paraqet bazën për rritjen e cilësisë së politikave industriale. Ajo

parasheh një rol më të madh të industrisë për të kontribuar në PBV, këtu hyjnë poashtu eksportet dhe investimet.

Strategjia e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural 2009–2013 synon të mbështesë zhvillimin rural dhe të përmirësojë

cilësinë e jetës (përfshirë dhe infrastrukturën) përmes promovimit të fermave dhe aktiviteteve të tejra ekonomike

që janë në harmoni me mjedisin.

Politikat dhe Strategjia e Kosovës për Zhvillimin e Sektorit të Pylltarisë 2010–2020 synon të përmirësojë

kapacitetin për t’u marrë me çështje të mjedisit për pylltarin, të rrisë kapacitetin e institucioneve të Kosovës për të

zbatuar dhe monitoruar planet e veprimit për biodiversitetin dhe të krijojnë dhe menaxhojnë zonat e mbrojtura në

përputhje me qëllimet vendore dhe marrëveshjet ndërkombëtare.

Page 27: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

21

1.3 Korniza legjislative dhe e politikave në Kosovë lidhur me

mjedisin dhe ndryshimet klimatike

1.3.1 Procesi i përgjithshëm legjislativ

Sipas Nenit 79 të Kushtetutes së Kosovës3 “Nismën për të propozuar ligje, mund ta marrë Presidenti i Republikës së

Kosovës nga fushëveprimtaria e tij, Qeveria, deputetët e Kuvendit, ose më së paku dhjetëmijë qytetarë, sipas mënyrës së

përcaktuar me ligj.” Pjesa më madhe e ligjeve që i propozohen Kuvendit vijnë nga Qeveria4. Mjeti kryesor planifikues

për aktivitetin legjislativ të Qeverisë është programi vjetor legjislativ i procesit të draftimit të ligjeve nga Qeveria që

ndodh gjatë gjithë vitit. Para dhjetorit, ministritë hartojnë prioritetet e tyre për agjendën legjislative të vitit të ardhshëm

përfshirë edhe Vlerësimin e Ndikimit Rregullativ (VNRR) dhe Vlerësimin e Ndikimit Financiar (VNF) për secilin

projekt-ligj. Agjenda i përcillet Kryeministrit dhe Qeveria rishikon prioritetet e ministrive dhe zhvillon Planin Strategjik

Legjislativ Vjetor për Kosovën.

Organi iniciues është përgjegjës për procedurat e përgaditjes së draftit të parë të një Memorandum Shpjegues të draftit

fillestar në të gjuhën shqipe, serbe dhe angleze, konform parimeve dhe standardeve të hartimit legjislativ të specifikuara

nga Qeveria dhe Zyra e Kryeministrit para se t’i përcillet Kuvendit.

Ministrat kanë të drejtën të miratojnë legjislacionin sekondar që është përgjegjësi e ministrisë përkatëse pas plotësimit

të procesit të konsultimeve si specifikohet në Nenin 7 të Rregullores Nr. 09/2011 për rregullat dhe procedurat e

qeverisë. Ministrat e informojnë Kryeministrin dhe Qeverinë për çdo legjislacion sekondar që nxjerrin dhe në ditën e

nënshkrimit i dërgojnë një kopje (letër dhe elektronike) Zyrës Ligjore të Kryeministrit5.

Në figurën vijuese Figura 1.3.1 përmblidhet procesi legjislativ në Kosovë:

Fig.1.3.1: procesi legjislativ në Kosovë

3 Kushtetuta e Kosovës, Neni 79: “Nisma legjislative” 4 USAID Kosovë: “Doracaku për harimin legjislativ ‘Udhëzues për Juristë për Hartimin e Ligjeve në Kosovë” , f. 15 5 Rregullorja nr. 09/2011 për rregullat dhe procedurat e qeverisë., Neni 38: “Nisma legjislative”

Ministria e Integrimit Evropian dhe Departamentet për

Integrime Evropiane Brenda Ministrive Sektorale

kontrollojnë ligjet për t’u siguruar se janë në përputhje

me prioritetet e integrimit të BE dhe se përputhen me

kërkesat e BE dhe të Acquis Communautaire

Nisma legjislative

Përkthimi dhe përcjellja tek Zyra Pritëse e

KK

Leximi i parë

Caktimi në Komitete (Gjyqësor, Legjislativ-

Kushtetues, Buxhet, Sektoral)

Leximi i dytë

Ligji nuk miratohet Ligji miratohet

Leximi i tretë

Ligji nuk miratohet dhe

nisma merr fund

Ligji miratohet Kryetari i KK nënshkruan

Ligjin

Vlerësimi nga Presidenti i

Republikës

Kthimi në KK me

kundërshtime specifike

Ligji nuk nënshkruhet, por shpallet nëse

KK refuzon kundërshtimet Ligji nënshkruhet dhe

shpallet

Page 28: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

22

1.3.2 Hierarkia e normave ligjore

Për të dhënë një vështrim të përgjithëshëm dhe të qartë të kornizës ligjore mjedisore në Kosovë duhen thënë disa fjalë

për të prezantuar shkurtimisht ‘[...] shpërndarjen e pushtetit, për shkak të pranisë së disa organizatave ndërkombëtare

që para zbatimit të Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës kanë fuqi ekzekutive dhe ndajnë

fusha të autoritetit publik: ky është rasti i Administratës së Misionit të Përkohshëm të OKB-së në Kosovë (UNMIK),

Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Zyrës Ndërkombëtare Civile (ICO). Dispozitat kalimtare të

Kushtetutes i caktojnë një rol të veçantë ZNK si autoriteti më i lartë në Kosovë sa i përket aspekteve civile të Zgjidhjes

së Statusit të Kosovës.

Edhe duke marrë parasysh se situata po përmirësohet, për momentin korniza ligjore në Kosovë është ende konfuze pasi

në fuqi janë tre burime të ndryshme të legjislacionit. [....]Këto tre burime janë: 1) Ligjet jugosllave në fuqi para luftës

së vitit 1990 në Ballkan; 2) Ligjet e UNMIK, të miratuara nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të

Kombeve të Bashkuuara (PSSP); 3) Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës’6.

Më 10 qershor 1999 Këshilli i Sigurisë së Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën numër 1244, që themelonte

UNMIK. Pas asaj, Rregullorja e UNMIK Nr. 1999/1 “Për autoritetin e administratës së përkohshme në Kosovë” thotë

se ligjet e zbatueshme në territorin e Kosovës para datës 24 mars 1999 do të vazhdojnë të zbatohen në Kosovë për aq

kohë sa ato nuk janë në kundërshtim me standardet e njohura ndërkombëtare të rezolutës 1244 (1999) të Këshillit të

Sigurisë të Kombeve të Bashkuara apo të ndonjë tjetër rregulloreje të nxjerrë nga UNMIK7.

Sipas kësaj dispozite, legjislacioni në fuqi përfshin:

a) Ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës (KK) që miratuara në 15 qershor 2008 e më tutje;

b) Rregulloret e miratuara nga Administrata e Misionit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)

mes 10 qershorit 1999 dhe 14 qershorit 2008;

c) Ligjet para datës 22 mars 1989, të miratuara para heqjes së autonomisë së Kosovës brenda Republikës Socialiste

Federative të Jugosllavisë; dhe

d) Ligjet mes datave 22 mars 1989 dhe 10 qershor 1999, të miratuara pas heqjes së autonomisë së Kosovës nëse ato

nuk janë diskriminuese dhe kërkohen për të mbushur ndonjë zbrazëti ligjore.

Pavarësisht se shumica dërrmuese e Ligjeve dhe Rregulloreve të miratuara para datës 15 qershor 2008 janë zëvendësuar

nga Ligje të reja të miratuara nga KK, bashkëekzistenca e të gjitha këtyre rregulloreve krijon probleme përkatëse për

zbatim dhe fuqizim dhe duket se nuk konsiderohet të jenë pjesë e kornizës ligjore të Kosovës dhe: për shembull në disa

raste ligjet e miratuara brenda Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë që duhet ende të jenë në fuqi deri sa të

nxirret ndonjë rregullore specifike nga KK, nuk njihen dhe referohen në një aset të ndryshëm administrativ.

Më 17 shkurt 2008 Kosova shpalli pavarësinë dhe në prill 2008 Kuvendi i Kosovës miratoi Kushtetutën e vendit që hyri

në fuqi në qershor 2008.

Neni 168 thotë se “Kushtetuta është akti më i lartë ligjor i Kosovës. Ligjet dhe aktet e tjera ligjore do të jenë në përputhje

me këtë Kushtetutë”. Marrëveshjet ndërkombëtare vijnë pas Kushtetutës në renditjen e normave dhe kanë vend me

rëndësi në sistemin ligjor të Kosovës. Neni 199 thotë se marrëveshjet e ratifikuara nga Kosova bëhen pjesë e sistemit të

brendshëm ligjor pas publikimit të tyre në Gazetën Zyrtare të Kosovës dhe ato janë të zbatueshme direkt me përjashtim

të rasteve kur nuk janë të vetë-zbatueshme dhe se zbatimi i tyre kërkon shpalljen e ndonjë ligji.

Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara dhe normat detyruese ligjërisht të së drejtës ndërkombëtare kanë superioritet

mbi ligjet e Kosovës. Neni 93 i Kushtetutës parasheh se Qeveria ka kompetenca të marrë vendime dhe të nxjerrë akte

ligjore ose rregullore të nevojshme për zbatimin e ligjeve. Sipas kornizës së lartpëmrendur ligjore hierarkia e normave

ligjore në Kosovë që janë efektive në të gjithë territorin e Kosovës janë (Figura 1.3.2):

6 Përkrahje për Përmirësimin në Qeverisje dhe Menaxhim – Një nismë e përbashkët e OECD dhe Bashkimit Evropian, financuar kryesisht nga BE

Kosovë (sipas RKSOKB 1244/99) vlerësimi i kornizës ligjore administrative maj 2009, f. 3 7 UNMIK/REG/1999/1 e 25 korrikut 1999: “Për autoritetin e Administratës së Përkohshme të Kosovës – Seksioni 3 Ligji i zbatueshëm në Kosovë”.

Ligjet e zbatueshme në territorin e Kosovës para datës 24 mars 1999 do të vazhdojnë të aplikohen në Kosovë për sa kohë që nuk janë në

kundërshtim me standardet e referuara në Seksionin 2, përmbushjen e mandatit që i është dhënë UNMIK nga Rezoluta 1244 (1999) e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara apo aktualen apo ndonjë rregullore tjetër të nxjerrë nga UNMIK.

8 Kushtetuta e Kosovës, Neni 16 “Supremacia e Kushtetutës” 9 Kushtetuta e Kosovës Neni 19 “Zbatueshmëria e Ligjit Ndërkombëtar”

Page 29: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

23

I. Kushtetuta;

II. Marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara;

III. Ligjet;

IV. Aktet normative të Qeverisë.

Fig.1.3.2: Hierarkia e normave ligjore në Kosovë

1.3.3 Legjislacioni i përgjithshëm për mjedisin në fuqi

Deri më sot, Kosova, me hapa të rëndësishëm ka ndjekur përafrimin me standardet mjedisore të BE-së lidhur me

Mbrojtjen e Mjedisit në tërësi, VNM, VSM, PKIN dhe Mbrojtja e Natyrës. Përveç hartimit të ligjeve të reja për

mjedisn10, rekrutimi i një numri më të madh të stafit në nivel qendror dhe lokal shihen si hapa pozitivë. Shumë ligje janë

rishikuar kohëve të fundit dhe janë miratuar nga Kuvendi i Kosovës (shih http://ëëë.assembly-kosova.org) dhe MMPH

ka miratuar legjislacion tjetër sekondar (udhëzime administrative, urdhëra administrativë dhe rregullore ministrore).

Në Tabelën 1.3.1 në faqet vijuese këto ligje primare dhe legjislacioni sekondar janë përmbledhur bashkë me listën

përkatëse të akteve ligjore të BE11, direktivat dhe rregulloret për të lehtësuar një analizë tjetër gjithëpërfshirëse lidhur

me transpozimin e acquis të BE për mjedisin në kornizë legjislative kosovare. Këto ligje janë grupuar në seksionet

kryesore më poshtë: (1) Legjislacioni horizontal (Mbrojtja e Mjedisit, VSM, VNM, PKIN, Mbrojtja e Natyrës); (2)

Legjislacioni për Menaxhimin e Ujërave dhe Ujërave të Zeza; (3) Menaxhimi i Mbeturinave; (4) Mbrojtja e Ajrit; (5)

Planifikimi Hapësinor dhe Ndërtimi; (6) legjislation tjetër (Risku i Mjedisit, Kimikatet, Mbrojtja Civile dhe Mbrojtja

nga Zhurmat). Të gjitha këto ligje duhet të merren paraysh në çdo VNM/VSM në përputhje me sektorin mjedisor që

preket nga projekti apo plani korrespondues.

10 Ligji i ri për Mbrojtjen e Mjedisit (03/L-025), për VNM (03/L-214), për VSM (03/L-230), për Ruajtjen e Natyrës (L-03/L-233) dhe për

Kontrollin e Integruar të parandalimit të Ndotjes (03/L-043), të gjithë të miratuar në 2009 dhe 2010; 11 Edhe pse nuk është e saktë nga ana teknike, për hir të thjeshtimit përdorim termin “akt ligjor i BE” për të përshkruar direktivat dhe rezolutat për

të cilat po monitorohet progresi në transpozim ose implementim.

Kushtetuta

Marrëveshjet Ndërkombëtare të

Ratifikuara

Ligjet

Aktet normative të Qeverisë

Page 30: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

24

Ligjet/Rregulloret e

Kosovës Statusi

Acquis/vlerësimi i BE

Ligjet e përgjithshme për mjedisin dhe lejet

Ligji për

Mbrojtjen e

Mjedisit

Ligji Nr. 03/L-025 “për Mbrojtjen e Mjesisit” miratuar nga Kuvendi i Kosovës më

26.02.2009 dhe shpallur me Dekret Presidencial më 19.03.2009; UA Nr. 02/2004-MMPH“për Themelimin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Mjesisit”,

data 18.02.2004; UA Nr.2004/09-MMPH“për Kadastrën e Ndotjeve të Mjedisit. Forma dhe

Udhëzime për Zbatimin e Formularit”, data 03.08.2005; Ua Nr.17/2013 “për Kadastrën e Derdhjeve Ndotëse në Mjedis”; UA Nr. 22/03-MMPH“për organizimin e AKMP”, data 06.10.2003; UA Nr. 13/2011-MMPH “për strukturën organizative dhe përgjegjësitë e AKMP”,

data 09.09.2011

Direktiva Nr. 2003/4/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 28.01.2003 “për qasjen e publikut në informacion për mjedisin” dhe shfuqizimi i Direktivës së Këshillit Nr. 90/313/EEC;

Direktiva Nr. 2004/35/CE e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 21.04.2004 “për përgjegjësinë për mjedisin lidhur me

parandalimin dhe përmirësimin e dëmit në mjedis” e amendamentuaramendamentuar me Direktivën 2006/21/EC dhe 2009/31/EC;

Direktiva Nr. 2008/99/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 19.11.2008 “për mbrojtjen e mjedisit me ligjin penal”; Direktiva Nr. 2003/35/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 26.05.2003 “për pjesëmarrjen e publikut lidhur me

hartimin e disa planeve dhe programeve lidhur me mjedisin” që amendon Direktivat e Këshillit Nr. 85/337/EEC dhe

96/61/EC “për pjesëmarrjen e publikut dhe qasjen në drejtësi”.

Ligji për VNM

Ligji Nr. 03/L-214 “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” miratuar nga KK më

23.09.2010 dhe shpallur me Dekret Presidencial Nr. DL-048-2010 data 14.10.2010.

Ka zëvendësuar Ligjin Nr. 03/L-024 të miratuar nga KK më 26.02.2009; UA Nr.03/2004-MMPH “për Licensimin e Personave dhe Ndërmarrjeve për

Hartimin e Raportit për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”, data 27.04.2004; UA Nr.09/2004-MMPH “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”, data 14/07/2004 UA Nr. 05/2011 “Për metodologjinë e vlerësimit të riskut nga aksidentet me

kimikate dhe masat për eliminimin e pasojave”; UA Nr. 07/11-MMPH “për licensimin e hartuesve të Vlerësimit të Ndikimit në

Mjedis”, data 133.07.2011; UA Nr. 09/11-MMPH “për informimin, pjesëmarrjen e publikut dhe palëve të

interesuara në procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis”, data 13.07.2011; UA Nr.10/2011-MMPH “për parandalimin e aksidenteve sasiore me substanca të

rrezikshme” data 13.07.2011; UA Nr. 11/2011-MMPH “të përcaktohet sasia e pagesës për shërbimet lidhur me

VNM” data 13.07.2011.

Direktiva e Këshillit Nr. 85/337/EEC “për vlerësimin e efekteve të disa projekteve publike dhe private në mjedis” miratuar më 27.06.2985 (e ashtuquajtura “Direktiva VNM”);

Direktiva e Këshillit Nr. 97/11/EC e 3 mars 1997 që amendon Direktivën Nr. 85/337/EEC “për vlerësimin e efekteve të disa projekteve publike dhe private në mjedis”;

Direktiva Nr. 2011/92/EU e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 13 dhjetorit 2011 “për vlerësimin e efekteve të disa

projekteve publike dhe private në mjedis zbaton vlerësimin e efekteve në mjedis të atyre projekteve që kanë gjasa të kenë efekte të mëdha në mjedis”

Direktiva Nr. 2003/35/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 26.05.2003 “për pjesëmarrjen e publikut lidhur me hartimin e disa planeve dhe programeve lidhur me mjedisin” që amendon Dirketivat e Këshillit Nr. 85/337/EEC dhe

96/61/EC “për pjesëmarrjen e publikut dhe qasjen në drejtësi”. Direktiva Nr. 2009/31/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 23 prillit 2009 “për ruajtjen gjeologjike të dioksidit të

karbonit” dhe që amendon Direktivën e Këshillit Nr. 85/337/EEC, Direktivat e Parlamentit dhe Këshillit Evropian Nr.

2000/60/EC, 2001/80/EC, 2004/35/EC, 2006/12/EC, 2008/1/EC dhe Rregulloren (EC) Nr. 1013/2006

Ligji për IPPC

Ligji Nr. 03/L-043 “pëe Kontrollin e Integruar të Parandalimit të Ndotjes” miratuar nga KK më 26.03.2009 dhe shpallur me Dekret Presidencial Nr. DL-010-2009 i

23.04.2009.

UA Nr. 26/05-MMPH“për Dhënien e Lejes/Licensës Ekologjike”, data 07.11.2005; UA Nr. 08/2010-MMPH “për Kërkesat për Licensim për lloje specifike të

operacioneve dhe impianteve” UA Nr.01/2011-MMPH “për Procedurat për Zhvillimin dhe Miratimin e

Dokumenteve që kanë të bëjnë me teknikat më të mira në dispozicion”, data

31.03.2011;

UA Nr.03/2011-MMPH “për Formën, përmbajtjen dhe metodën e dorëzimit të

aplikacionit për leje të integruar”, data 31.03.2011

Direktiva e Këshillit Nr. 96/82/EC e 9.12.1996 “për kontrollimin e rreziqeve për aksidente të mëdha me substanca të

rrezikshme”, amendamentuaramendamentuar nga Direktiva Nr. 2003/105/EC dje Rregulloret Nr. EC/1882/2003 dhe

EC/1137/2008; Direktiva e Këshillit Nr. 1999/13/EC e 11.03.1999 “për kufizimin e ndotjeve nga përbërës të paqëndrueshëm organikë për

shkak të përdorimit të solucioneve organike në disa aktivitete dhe instalime”, amendamentuaramendamentuar nga Rregullorja Nr. EC/1882/2003 dhe Direktivat Nr. 2004/42/EC dhe 2008/112/EC;

Direktiva e Këshillit Nr. 2000/76/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 04.12.2000 “për djegien e mbeturinave”,

amendamentuaramendamentuar nga Rregullorja Nr. EC/1137/2008; Direktiva Nr. 2001/80/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 23.10.2001 “për kufizimin e ndotjes nga disa ndotës të

caktuar në ajër nga impiante të mëdha shpërthyese”, amendamentuaramendamentuar nga Direktivat Nr. 2006/105/EC dhe 2009/31/EC;

Rregullorja (EC) Nr. 166/2006 e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 18.01.2006 lidhur me “themelimin e Regjistrit

Evropian të Lëshimit dhe Transferimit të Ndotësve” që amendon Direktivat e Këshillit Nr. 91/689/EEC dhe 96/61/EC;

Direktiva e Këshillit Nr. 2008/1/EC e 15.01.2008 “lidhur me parandalimin dhe kontrollimin e integruar të ndotjes”

(versioni i kodifikuar), amendamentuaramendamentuar nga Direktiva 2009/31/EC; Rregullorja Nr. EC/1221/2009 e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 25.11.2009 “për pjesëmarrjen vullnetare nga

organizatat në Komunitetin e eko-menaxhimit dhe skemën e auditimit (EMAS)”, që shfuqizon Rregulloren Nr. EC/761/2001

dhe Vendimet e Komisionit Nr. 2001/681/EC dhe 2006/193/EC; Rregullorja Nr. EC/66/2010 e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 25.11.2009 “për eko-etiketën e BE”.

Tab.1.3.1: Korniza ligjore përkatëse primare dje sekondare kosovare për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe Direktivat dhe Rregulloret e BE që do të përafrohen (vijon)

Page 31: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

25

Ligjet/Rregulloret e

Kosovës Statusi

Acquis/vlerësimi i BE

Ligjet e përgjithshme për mjedisin dhe lejet

Ligji për VSM Ligji Nr. 03/L-230 “për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit” miratuar nga KK më 30.08.2010

dhe shpallur me Dekret Presidencial më 18.10.2010. Ka zëvendësuar Ligjin Nr.03/L-015 të

miratuar nga KK më 12.02.2009

Direktiva Nr. 2001/42/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 27.06.2001 “për vlerësimin e efekteve të disa

planeve dhe programeve në mjedis” (gjithashtu njihet si “Direktiva VSM”); Direktiva Nr. 2003/35/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 26.05.2003 “për pjesëmarrjen e publikut në

hartimin e disa planeve dhe programeve që kanë të bëjn me mjedisin” dhe amendamentimi i Direktivës së Këshillit Nr. 85/337/EEC and 96/61/EC “për pjesëmarrjen e publikut dhe qasjen në drejtësi”.

Ligji për

Mbrojtjen e

Natyrës

Ligji Nr.2003/3 “për Pyjet e Kosovës” miratuar nga KK më 13.02.2003 dhe shpallur nga

PSSP më 20.03.2003 (Rregullorja e UNMIK Nr. 2003/6). Ky ligj është amendamentuaramendamentuar nga Ligji Nr. 2004/29 miratuar nga KK më on 28.07.2004

dhe nga Ligji Nr. 03/L-153 miratuar nga KK më 25.02.2010;

Ligji Nr. 03/L-233 “për Mbrojtjen e Natyrës” miratuar nga KK më 30.09.2010 dhe

shpallur me Dekret Presidencial Nr. DL-054-2010 data 18.10.2010. Ai ka zëvendësuar

Ligjin Nr. 02/L-18 “për Ruajtjen e Natyrës” miratuar nga KK më 23.03.2005; Ligji Nr. 02/L-53 “për Gjuetinë” miratuar nga KK më 16.12.2005 dhe shpallur nga PSSp

më 11.08.2006 (Rregullorja e UNMIK Nr. 2006/41);

Ligji Nr. 04/L-086 “për Parkun Nacional "Bjeshkët e Nemuna"” miratuar nga Kuvendi më 13.12.2012 dhe shpallur me Dekret Presidencial DL-60-2012 më 26.12.2012;

Ligji Nr.04/L-087 “për Parkun Nacional "Sharri"” miratuar nga Kuvendi më 13.12.2012 dhe shpallur me Dekret Presidencial Nr.DL-59-2012 më 26.12.2012;

UA Nr. 04/2006-MMPH “për formën dhe mënyrën e menaxhimit të Regjistrit Qendror të

Zonave të Mbrojtura Natyrore” data 05.10.2006; UA Nr. 01/07-MMPH “për formën dhe mënyrën e përcaktimit të Regjistrit Qendror të

Zonave të Mbrojtura Natyrore” data 25.01.2007; UA Nr. 11/07-MMPH “për planet menaxhuese të Zonave të Mbrojtura Natyrore”, of

2.11.2007

UA Nr. 08/2011-MMPH “për mbledhjen e specieve të bimëve të egra me qëllim të përpunimit dhe shitjes” data 13.07.2011;

UA Nr. 12/2011 “për klasifikimin e llojeve të habitatit natyror, hartës së habitatit natyror, llojeve të habitatit të kërcënuara dhe të rralla si dhe masat mbrojtëse për konservimin e

llojeve të habitatit natyror”data18.08.2011;

UA Nr. 01/2012 “për ruajtjen e kushteve, mënyrën e shenjimit dhe regjistrimit të kafshëve të mbrojtura në mbyllura” data 28.02.2012;

UA Nr.07/2012 “për përmbajtjen dhe mënyrën e mbajtjes së regjistrit të vlerave natyrore të mbrojtura”, data 18.06.2012;

UA Nr.16/2012 “për kalimet e kafshëve të egra”, data 01.08.2012;

UA Nr.18/2012 “për shpalljen e specieve të egra të mbrojtura dhe rreptësisht të mbrojtura”, data 01.08.2012;

UA Nr.24/2012 “për përmbajtjen, formën dhe mënyrën e lëshimit të kartës së identifikimit dhe paraqitjes së uniformës së mbikëqyrësve dhe rojtarëve të natyrës”, data 05.12.2012;

UA Nr.26/2012 “për lëvizjen ndërkufitare dhe tregtinë me specie të egra të mbrojtura”,

data 10.12.2012; UA Nr.27/2012 “për formën dhe mënyrën e dhënies së kartës zyrtare dhe nënshkrimit për

inspektimin e mbrojtjes së natyrës” 20.12.2012; UA Nr. 18/2013 “për shpalljen e Rrjetit Ekologjik”;

UA Nr. 19/2013 “për vlerësimin e planit, programit ose ndërhyrjes së pranueshmërisë të

rrjetit ekologjik”;

Rregullorja e Këshillit Nr. (EEC) 3254/91 e 04.11.1991 “për parandalimin e përdorimit të çarqeve në Komunitet dhe

përdorimi në Komunitet i gëzofit dhe mallrave të prodhuara nga disa specie të kafshëve të egra që vijnë nga vende ku i kapin me çarqe ose metoda kurthi që nuk plotësojnë standardet ndërkombëtare njerëzore të çarqeve”;

Direktiva e Këshillit Nr. 92/43/EEC e 21.05.1992 “për ruajtjen e habitateve natyrore dhe faunës dhe florës së egër” amendamentuaramendamentuar nga Direktiva 97/62/EC, 2006/105/EC dhe Rregullorja EC/1882/2003;

Rregullorja e Këshillit Nr EC/338/97 e 09.12.1996 “për mbrojtjen e specieve të faunës dhe florës së egër duke

rregulluar tregtinë” amendamentuaramendamentuar nga Rregulloret EC/938/97, 2307/97, 2214/98, 1476/99, 2724/2000, 1579/2001, 2476/2001, 1497/2003, 1882/2003, 834/2004, 252/2005, 1332/2005, 318/2008, 398/2009 dhe

407/2009; Direktiva e Këshillit Nr. 1999/22/EC e 29.03.1999 “lidhur me mbajtjen e kafshëve të egra në kopsht zoologjik”;

Rregullorja e Komisionit Nr. EC/865/2006 “krijimi i rregullave të hollësishëm lidhur me Rregulloren e Këshillit

EC/338/97”; Direktiva Nr. 2009/147/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 30.11.2009 “për ruajtjen e zogjve të egër”

(versioni i kodifikuar i Direktivës 79/406/EEC dhe amendamentet e saj)

Tab.1.3.1: Korniza ligjore përkatëse primare dje sekondare kosovare për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe Direktivat dhe Rregulloret e BE që do të përafrohen (vijon)

Page 32: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

26

Ligjet/Rregulloret e

Kosovës Statusi

Acquis/vlerësimi i BE

Ligjet për ujërat

Ligji për Ujërat

Ligji Nr. 04/L-147, “për Ujërat” miratuar nga KK më 19.03.2013. Shpallur me Dekret Presidencial Nr.DL-011-2013, data 05.04.2013 që shfuqizon Ligjin Nr. 2004/24 “për

Ujërat” moratiar nga KK më 08.07.2004 dhe shpallur nga PSSP më 14.10.2004; UA Nr. 2/99 “për testimin dhe zbatimin e standardeve minimale të cilësisë së ujit të

pijshëm”; UA Nr. 23/05-MMPH “për Përkeqësimin e mënyrës së provave dhe legjitimitetit të

inspektorit të ujërave” data 11.10.2005; UA Nr. 24/05- MMPH “për Përmbajtjen, formën, kushtet dhe metodën e lëshimit dhe

mbajtjes së lejes për ujëra”, data 11.10.2005; UA Nr. 06/2006- MMPH “për Strukturën e pagesave për ujë”, data 02.2006; UA Nr. 06/07- MMPH “për Përmbajtjen e infrastrukturës së ujit”, data 08.06.2007; UA Nr. 13/07- MMPH “për Kriteret për përcaktimin e Zonave të Mbrojtura Ujore dhe

masave mbrojtëse për burimet e ujit të përdorura si ujë i pijshëm”, data 23.11.2007 UA Nr. 08/26 “për Vlerat e kufizuara të ndotësve të derdhur në trupa ujorë dhe në rrjetin

e ujërave të zeza publike” miratuar nga Qeveria e Kosovës (QeK) më 009.07.2008; UA Nr. 16/2012 “për cilësinë e ujit që synohet për konsumim nga njeriu”, data 24.12.2012. UA Nr. 12/2013 “Sistemi i informacionit për ujë”, data 17.06.2013

Direktiva e Këshillit Nr. 80/68/EEC e 17.12.1979 “për mbrojtjen e ujërave tokësore nga ndotja e shkaktuar nga disa substanca të rrezikshme” amendamentuaramendamentuar nga Direktiva Nr. 91/692/EEC (do të zëvendësohet nga

Direktiva 2000/60/EC që nga 22.12.2013); Direktiva e Këshillit Nr. 82/176/EEC e 22.03.1982 “për objektivin e vlerave të kufizuara dhe cilësisë për derdhje të

mërkurit nga industria e elektrolizës së klorit-alkalit”, amendamentuaramendamentuar nga Direktivat Nr.

91/692/EEC dhe 2008/105/EC (të shfuqizohen nga 2008/105/EC që nga 22.12.2012); Direktiva e Këshillit Nr. 83/513/EEC e 26.09.1983 “për objektivin e vlerave të kufizuara dhe cilësisë për derdhje të

kadmiumit”, amendamentuaramendamentuar nga Direktivat Nr. 91/692/EEC dhye 2008/105/EC (të shfuqizohen nga

2008/105/EC që nga 22.12.2012); Direktiva e Këshillit Nr. 91/271/EEC e 21.05.1991 lidhur me “trajtimin e ujërave të zeza urbane”

amendamentuaramendamentuar nga Direktiva Nr. 98/15/EC dhe Rregullorja EC/1882/2003 dhe Rregullorja

EC/1137/2008; Direktiva e Këshillit Nr. 91/676/EEC e 12.12.1991 “lidhur me mbrojtjen e ujërave nga ndotja e shkaktuar nga

burimet bujqësore”, amendamentuaramendamentuar nga Rregulloret Nr. EC/1882/2003 dhe EC/1137/2008; Vendimi i Komisionit Nr. 93/481/EEC “lidhur me formatin e prezantimit të programeve vendore” si parashihet nga

Neni 17 i Direktivës së Këshillit Nr. 91/271/EEC (UËËT Directive);95/337/EC; Vendimi i Komisionit Nr.95/337/EC “lidhur me pyetësorët që kanë të bëjnë me direktivat në sektorin e ujërave”; Direktiva e Këshillit Nr. 98/83/EC of 03.11.1998 “për cilësinë e ujit për konsum nga njeriu”,

amendamentuaramendamentuar nga Rregulloret Nr. EC/1882/2003 dhe EC/596/2009 Direktiva Nr. 2000/60/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 23.10.2000 “themelimi i kornizës për veprim nga

Komuniteti në fushën e politikës së ujërave”, amendamentuaramendamentuar nga Vendimi Nr. 2455/2001/EC dhe

Direktivat Nr. 2008/32/EC, 2008/105/EC dhe 2009/31/EC; Direktiva Nr. 2009/90/EC e 31 korrikut 2009 që paraqet sipas Direktivës 2000/60/EC e e Parlamentit dhe Këshillit

Evropian e “për specifikimet teknike për analizën kimike dhe monitorimin e statusit të ujërave” (tekst me relevancë

EEA); Direktiva Nr. 2006/7/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 15.02.2006 “lidhur me menaxhimin e cilësisë së ujit

për larje” që shfuqizon Direktivën Nr. 76/160/EEC, amendamentuaramendamentuar nga Rregullorja Nr. EC/596/2009;

Direktiva Nr. 2006/118/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 12.12.2006 “për mbrojtjen e ujërave tokësore nga

ndotja dhe përkeqësimi”; Direktiva Nr. 2006/11/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 15.02.2006 “për ndotjen e shkaktuar nga disa

substanca të rrezikshme të derdhura në mjedis ujor” e Komunitetit (që shfuqizon 76/464/EEC) (versioni i kodifikuar) (të shfuqizohet që nga 22.12.2013 nga Direktiva 2000/60/EC);

Direktiva Nr. 2007/60/EC of 23 tetorit 2007 “për vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut nga përmbytja” (teksti me

relevancë EEA); Direktiva Nr. 2008/105/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 16.12.2008 “për standardet e cilësisë së mjedisit

në fushën e politikave të ujërave”, që amendon dhe më pas shfuqizon Direktivat e Këshillit Nr. 82/176/EEC, 83/513/EEC, 84/156/EEC, 84/491/EEC, 86/280/EEC dhe që amendon Direktivën Nr. 2000/60/EC të Parlamentit dhe

Këshillit Evropian.

Ligji për

Peshkimin dhe

Akuakulturën

Ligji Nr. 02/L-85 “për Peshkimin dhe akuakulturën” miratuar nga KK më 10.10.2006

Direktiva Nr. 2006/44/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 06.09.2006 “për cilësinë e ujërave të ëmbla që kanë nevojë për mbrojtje ose përmirësim për të mbështetur jetën e peshqve” (shfuqizon Direktivën 78/659/EEC) (versioni

i kodifikuar) (të shfuqizohet që nga 22.12.2013 nga Direktiva Nr. 2000/60/EC) amendamentuaramendamentuar nga

Rregullorja EC/1137/2008

Tab.1.3.1: Korniza ligjore përkatëse primare dje sekondare kosovare për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe Direktivat dhe Rregulloret e BE që do të përafrohen (vijon)

Page 33: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

27

Ligjet/Rregulloret e

Kosovës Statusi

Acquis/vlerësimi i BE

Ligjet për mbeturina

Ligji për

Menaxhimin dhe

Hedhjen e

Mbeturinave

Ligji Nr. 02/L-30 “për Mbeturinat” miratuar nga KK më 22.07.2005 dhe shpallur nga

PSSP më 05.05.2006 (Rregullorja e UNMIK Nr. 2006/31); Ligji Nr.04/L-060 “për Mbeturinat” miratuar nga KK më 24.05.2012 dhe shpallur me

Dekret të it të Kosovës Nr.DL-027-2012, data 08.06.2012. Ky ligj i ri për mbeturinat shfuqizoi Ligjin Nr. 02/L-30 me përjashtim të Shtojcës 1 “Katalogu i mbeturinave” (GZ nr

7, qershor 29, 2012); UA Nr. 03/07-MMPH “për Menaxhimin e mbeturinave të naftës së skaduar”, data

20.01.2006; UA Nr. 04/07- MMPH “për menaxhimin e veturave jashtë përdorimit dhe mbeturinave të

tyre”, data 20.12.2006; UA Nr. 83/06 MMPH “për Krijimin dhe shkatërrimin e mbeturinave”, data 20.12 2006; UA Nr. 08/07-MESP “për Kompetencat e pronarit dhe operatorit të menaxhimit të

mbeturinave”, data 26.07.2007; UA Nr. 09/07- MMPH “për Paketimin dhe pakteimin e mbeturinave”, data 26.07.2007; UA Nr. 10/07- MMPH “për Menaxhimin e bifenileve poliklorale dhe trifenileve”, data

26.07.2007; UA Nr. 10/07- MMPH “për Menaxhimin e deponive”, data 22.08.2007; UA Nr. 12/07- MMPH “për menaxhimin e mbeturinave të pajisjeve elektrnike dhe

elektronike”, data 04.10.2007; UA Nr. 80/07- MMPH “për Mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët e shpenzuar”, data

13.03.2007; UA Nr. 81/07- MMPH “për menaxhimin e mbeturinave të naftës së skaduar”, data

13.03.2007; UA Nr. 05/2008 “për administrimin e mbeturinave mjekësore” ; UA Nr. 12/2008 “për eliminimin e mbeturinave të produkteve mjekësore”;

UA Nr. 01/2009 “për kushtet e përzgjedhjes së lokacionit për ndërtimin e depos për

mbeturina”; UA Nr. 04/2009 “për dënimet dhe gjobat e detyrueshme”;

UA Nr. 05/2009 “për menaxhimin e mbeturinave në hapësira publike”; UA Nr. 07/2009 “për menaxhimin e mbeturinave që kanë azbest”;

UA Nr. 09/2009 “për licensën e menaxhimit të mbeturinave”;

UA Nr. 01/2010 “për menaxhimin e mbeturinave të biodegradueshme”; UA Nr. 02/2011- MMPH “për menaxhimin e mbeturinave të tubave fluoreshentë që

përmbajnë mërkur”, data 31.93.2011; UA Nr. 15/2012 MMPH “për menaxhimin e deponive”, data 12.12.2012; UA Nr. 19/2012 “për menaxhimin e automjeteve të hedhura dhe mbeturinave të tyre” ,

data 12.12.2012; UA Nr. 20/2012 “për eksportin, importin dhe tranzitin e mbeturinave” data 12.12.2012; UA Nr. 23/2012 “për administrimin e gomave të hedhura” data 12.12.2013.

Direktiva e Këshillit Nr. 75/439/EEC e 16 qershorit 1975 “për hedhjen e naftës së mbetur” amendamentuaramendamentuar nga Direktiva Nr. 87/101/EEC, 91/692/EEC, 2000/76/EC dhe 2008/98/EC

(shfuqizuar nga Direktiva Nr. 2008/98/EC që më 12.12.2010); Direktiva e Këshillit Nr. 86/278/EEC e 12.06.1986 “për mbrojtjen e mjedisit dhe në veçanti të dheut kur llumi i

ujërave të zeza përdoret në bujqësi” amendamentuaramendamentuar nga Direktiva Nr. 91/692/EEC, Rregullorja Nr.

EC/807/2003 dhe Nr. EC/219/2009, për t’u rishikuar në fillim të vitit 2010; Direktiva e Këshillit Nr. 91/689/EEC e 12.12.1991 “për mbeturinat e rrezikshme” amendamentuaramendamentuar

nga Direktivat Nr. 94/31/EC dhe 2008/98/EC dhe Rregullorja Nr. EC/166/2006 (shfuqizuar nga 2008/98/EC që më 12.12.2010);

Direktiva e Parlamentit dhe e Këshillit Evropian Nr. 94/62/EC e 20.12.1994 “për paketimin dhe mbeturinat e

paketimit”, amendamentuaramendamentuar nga Rregulloret Nr. EC/1882/2003 dhe EC/219/2009 dhe Direktivat Nr. 2004/12/EC dhe 2005/20/EC;

Direktiva e Këshillit Nr. 96/59/EC e 16.09.1996 “për hedhjen e bifenileve të polikloruara dhe trifenileve të polikloruara (PCB/PCT)” amendamentuaramendamentuar nga Rregullorja Nr. EC/596/2009;

Direktiva e Këshillit Nr. 96/82/EC e 9.12.1996 “për kontrollimin e rreziqeve nga aksidente të mëdha që përfshijnë

substanca të rrezikshme”, amendamentuaramendamentuar nga Direktiva Nr. 2003/105/EC dhe Rregulloret Nr. EC/1882/2003 dhe EC/1137/2008; Direktiva e Këshillit Nr. 1999/31/EC e 26.04.1999 “për deponinë e mbeturinave”,

amendamentuaramendamentuar nga Rregulloret Nr. EC/1882/2003 dhe EC/1137/2008; Direktiva Nr. 2000/53/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 18.09.2000 “për veturat që nuk punojnë”,

amendamentuar nga Vendimet Nr. 2002/525/EC, 2005/63/EC, 2005/437/EC, 2005/438/EC, 2005/673/EC,

2008/689/EC, 2010/115/EC dhe Direktivat Nr. 2008/33/EC dhe 2008/112/EC; Vendimi i Këshillit i 19.12.2002 që cakton “kriteret dhe procedurat për pranimin e mbeturinave në deponi” në

pajtim me Nenin 16 dhe Shtojcën II të Direktivës 1999/31/EC; Direktiva Nr. 2002/95/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 27.01.2003 “për kufizimin e përdorimit të disa

substancave të rrezikshme në pajisjet elektrike dhe elektronike”, amendamentuar nga Vendimet Nr. 2005/618/EC,

2005/717/EC, 2005/747/EC, 2006/310/EC, 2006/690/EC, 2006/691/EC, 2006/692/EC, 2008/385/EC, 2009/428/EC, 2009/443/EC, 2010/122/EU dhe Direktiva Nr. 2008/35/EC;

Direktiva Nr. 2002/96/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 27.01.2003 “për mbeturinat e pajisjeve elektrike dhe elektronike (MPEE)”, amendamentuar nga Direktiva Nr. 2003/108/EC, 2008/34/EC dhe 2008/112/EC;

Standardi Evropian EN 50419 “për shenjimin e pajisjeve elektrike dhe elektronike” në përputhje me Nenin 11(2) të

Direktivës MPEE; Vendimi i Këshillit 2003/33/EC i 19 dhjetorit 2002 “caktimi i kritereve dhe procedurave për pranimin e mbeturinave

në deponi” në pajtim me Nenin 16 të dhe Shtojcën II të Direktivës 1999/31/EC; Direktiva Nr. 2006/66/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 06.09.2006 “për bateritë dhe akumulatorët dhe

mbeturinat nga bateritë dhe akumulatorët” që shfuqizon Direktivën Nr. 91/157/EEC, amendamentuar nga Direktiva

Nr. 2008/12/EC dhe Direktiva Nr. 2008/103/EC; Vendimet e Komisionit 2008/763/EC, 2009/603/EC, 2009/851/EC; Direktiva Nr. 2006/12/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 5.04.2006 “për mbeturinat” (versioni i kodifikuar

që gjithashtu quhet “Direktiva Kornizë për Mbeturinat”) (shfuqizuar nga Direktiva Nr. 2008/98/EC që më

12.12.2010) dhe amendamentuar nga Direktiva Nr. 2008/98/EC dhe Direktiva Nr. 2009/31/EC; Direktiva 2006/21/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 15.03.2006 “për menaxhimin e mbeturinave nga

industritë nxjerrëse” dhe që amendon Direktivën Nr. 2004/35/EC dhe Rregulloren EC/596/2009, amendamentuar nga Vendimet e Komisionit 2009/335/EC, 2009/337/EC, 2009/358/EC, 2009/359/EC, 2009/360/EC;

Direktiva Nr. 2008/98/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 19.11.2008 “për mbeturinat” (në fuqi që më 12.12.2010) (e ashtuquajtura “Direktiva Kornizë për Mbeturina”).

Tab.1.3.1: Korniza ligjore përkatëse primare dje sekondare kosovare për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe Direktivat dhe Rregulloret e BE që do të përafrohen (vijon)

Page 34: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

28

Ligjet/Rregulloret

e Kosovës Statusi

Acquis/vlerësimi i BE

Ligjet për mbrojtjen e ajrit

Ligji për

Mbrojtjen e

Ajrit

Ligji Nr. 2010/03-L-160 “për mbrojtjen e ajrit nga ndotja”

miratuar nga KK më 25.02.2010 dhe shpallur me Dekret

Presidencial Nr. DL-012-2010 i 12.03.2010. UA Nr. 2004/09 “për kadastrën e ndotësve të mjedisit”; UA Nr. /07-MMPH “për rregullat dhe standardet për ndotjen e

ajrit nga burimet e palëvizshme të ndotjes”, Draft UA“për vlerësimin e cilësisë së ajrit”; Draft UA “për normat e lejuara të lëshimeve në ajër nga burime

të lëvizshme”; Draft UA “për vlerat e kufizuara – normat e cilësisë së ajrit”; Draft UA “për substanca që dëmtojnë shtresën e ozonit”; Draft UA “për kontrollimin e ndotjes nga përbërës të luhatshëm

organikë (PLO) që rezulton nga ruajtja, ngarkimi apo shkarkimi

dhe transportimi i naftës”;

Direktiva e Parlamentit dhe Këshillit Evropian Nr. 94/63/EC of 20.12.1994 “për kontrollimin ndotjes nga përbërës të luhatshëm organikë (PLO) rezultat i ruajtjes së naftës dhe shpërndarjes së naftës nga terminale tek pompat”, amendamentuar nga Rregullorja Nr. EC/1882/2003 dhe

EC/1137/2008; Direktiva e Këshillit Nr. 96/62/EC e 27.09.1996 “për vlerësimin dhe menaxhimin e cilësisë së ajrit të ambientit”, amendamentuar nga Rregullorja

Nr. EC/1882/2003 dhe shfuqizuar nga Direktiva Nr. 2008/50/EC që më11.06.2010, me disa përjashtime lidhur me Nenin 5 dhe 11.1 të Direktivës

Nr. 96/62/EC; Direktiva Nr. 97/68/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 16.12.1997 “për përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare lidhur me masat kundër

lëshimit të ndotësve të gaztë dhe me pjesëza nga motorët e brendshëm shpërthyes që instalohen në makineri të palivizshme jo për rrugë”, amendamentuar nga Direktivat Nr. 2001/63/EC, 2002/88/EC, 2004/26/EC, dhe 2006/105/EC dhe Rregullorja EC/596/2009;

Direktiva e Këshillit Nr. 1999/13/EC “për kufizimin e ndotjes nga përbërës të luhatshëm organikë për shkak të përdorimit të solucioneve organike

në disa aktivitete dhe instalime”;

Direktiva e Këshillit Nr. 1999/32/EC e 26.04.1999 “për reduktimin ne përmbajtje sulfurike të disa karburanteve të lëngshëm”, që amendon

Direktivën Nr. 93/12/EEC, të amendamentuar nga Rregulloret EC/1882/2003 dhe EC/219/2009 dhe Direktivat 2005/33/EC dhe 2009/30/EC; Direktiva Nr. 2001/77/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 27.09.2001 “për promovimin e elektricitetit të prodhuar nga burime të

ripërtritshme të energjisë në tregun e brendshëm të elektricitetit”; Direktiva Nr. 2001/80/EC “për kufizimin e ndotjes nga disa ndotës në ajër nga impiante të mëdha të djegshme” dhe origjimet e tij; Direktiva Nr. 2001/81/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 23.10.2001 “për tavanet nacionale të ndotjes për disa ndotës të caktuar

atmosferikë” amendamentuar nga Direktiva Nr. 2006/105/EC dhe Rregullorja Nr. EC/219/2009; Direktiva Nr. 2003/87/EC “për shkëmbimin e normës së ndotjes mes vendeve të Komunitetit”;

Direktiva Nr. 2004/42/CE e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 21.04.2004 “për kufizimin e ndotjes nga përbërës të luahtshëm organikë për

shkak të prdorimit të solucioneve organike në disa ngjyra dhe llaqe dhe në produkte për lyerjen e makinave” që amendon Direktivat Nr. 1999/13/EC dhe 2009/112/EC dhe Rregulloren Nr. EC/1137/2008;

Direktiva Nr. 2004/107/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 15.12.2004 “lidhur me arsenikun, kadmiumin, mërkurin, nikelin dhe hidrokarbonet policiklike aromatike në ajër”, amendamentuar nga Direktiva Nr. EC/219/2009;

Rregullorja Nr. EC/850/2004 e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 29.04.2004 “për ndotësit e vazhdueshëm organikë”, që amendon Direktivën

Nr. 79/117/EEC dhe Rregulloret Nr. EC/1195/2006, EC/172/2007, EC/323/2007, EC/219/2009, EC/304/2009; Direktiva e Këshillit Nr. 2008/1/EC of 15.01.2008 “lidhur me parandalimin dhe kontrollimin e integruar të ndotjes” (versioni i kodifikuar),

amendamentuar nga Direktiva Nr 2009/31/EC; Direktiva Nr. 2008/50/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 21.05.2008 “për cilësinë e ajrit të ambientit dhe ajrit më të pastër për Evropën”

(afati i respektimit: 11 qershor 2010); Direktiva Nr. 2009/126/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 21.10.2009 “për Fazën II të rimëkëmbjes nga avujt e naftës gjatë rimbushjes së

automjeteve në pompa të benzinës” Ligji për

Mbrojtjen nga

Rrezatimi i

Jonizuar dhe

Jo-jonizuar

dhe Siguria

Nukleare

Ligji Nr. 2010/03-L-104 “për mbrojtjen nga rrezatimi i jonizuar

dhe i jojonizuar dhe siguria nukleare” miratuar nga KK më

11.02.2010 dhe shpallur me Dekret Presidencial Nr. DL-010-2010 më 02.03.2010

Direktiva Nr. 96/29/Euratom e 13.05.1996 “parashtron standardet bazë të sigurisë për mbrojtjen e punëtorëve të shëndetësisë dhe publikut të

gjerë nga rreziqet që vijnë nga rrezatimi i jonizuar”; Direktiva Nr. 2004/108/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 15.12.2004 “për përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare për përshtatshmërinë

elektromagnetike” që ka shfuqizuar Direktivën Nr.89/336/EEC

Tab.1.3.1: Korniza ligjore përkatëse primare dje sekondare kosovare për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe Direktivat dhe Rregulloret e BE që do të përafrohen (vijon)

Page 35: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

29

Ligjet/Rregulloret

e Kosovës Statusi

Acquis/vlerësimi i BE

Ligjet për planifikimin hapësinor, strehimin dhe ndërtmtarinë

Ligji për

Planifikimin

Hapësinor

Ligji Nr.2003/14 “për Planifikimin Hapësinor”, miratuar nga KK më 03.07.2003 dhe shpallur nga PSSP më 10.09.2003;

UA Nr. 25/03-MMPH “për zbatimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor për elementet bazë të Planit Hapësinor të Kopsovës”, data 21.11.2003;

UA Nr. 30/03-MMPH “për zbatimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor për elementet bazë të PZHU”, data 26.12.2003;

UA Nr. –MMPH “për propozimin për procesin e vendimarrjes për të hartuar Planin e Zhvillimit Komunal, Planin e Zhvillimit Urban dhe Planin

Rregullativ Urban”, data 26.12.2003;

UA Nr. 14/03-MMPH “për zbatimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor dhe rregulloren e mbikëqyrjesm dënimit dhe zbatimin e masave”, data

27.04.2004;

UA Nr. 04/04-MMPH “për zbatimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor dhe themelimin e Këshillit për Planifikimin Hapësinor”, data 27.05.2004;

UA Nr. – MMPH “për themelimin e Këshillit të Ekspertëve të Planifikimit”, data 04.11.2004;

UA Nr. 01/05-MMPH “për zbatimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor për kushtet e lokacionit, pajtimit urban dhe lejes urbane”, data

04.03.2005;

UA Nr. 02/05-MMPH “për provimin profesional dhe licensimin”, data 04.03.2005;

UA Nr. 03/05 “për zbatimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor për elementet bazë të PRRU”, i 04.03.05;

UA Nr. 05/2005 “për kriteret dhe procedurat për nxjerrjen e licensave për të praktikuar aktivitetet në fushën e dizajnimit, ndërtimit si dhe

mbikëqyrjes dhe rishikimit profesional”;

UA Nr. 06/2005 “për provimin profesional për teknikë, inxhinierë, inxhinierë të ndërtimtarisë etj.”;

UA Nr. 2005/42-MMPH “për zbatimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor për elementet bazë të Planeve Hapësinore për zona të veçanta”, data 04.03.2005;

UA Nr. 54/2005 “për zbatimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor për procedurën e rishikimit publik të Planeve Hapësinore dhe Urbane”,

10.05.2005;

Direktiva e Këshillit Nr. 85/337/EEC “për vlerësimin e efekteve të disa

projekteve publike dhe private në mjedis” miratuar më 27.06.2985 (e

ashtuquajtura “Direktiva VNM”);

Direktiva e Këshillit Nr. 97/11/EC e 3 marsit 1997 që amendon Direktivën Nr.

85/337/EEC “për vlerësimin e efekteve të disa projekteve publike dhe private në

mjedis”;

Direktiva Nr. 2001/42/EC of the European Parliament and of the Council of

27.06.2001 “për vlerësimin e efekteve të disa planeve dhe programeve publike

dhe private në mjedis” (also called “SEA Directive”);

Direktiva Nr. 2003/35/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 26.05.2003 “që parasheh pjesëmarrjen e publikut lidhur me hartimin e disa planeve dhe

programeve lidhur me mjedisin” dhe që e amendon lidhur me pjesëmarrjen e

publikut dhe qasjen në drejtësi Direktivat e Këshillit Nr. 85/337/EEC dhe 96/61/EC;

Direktiva Nr. 2007/2/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 14.03.2007

“themelimi i Infrastrukturës për Informacion Hapësinor në Komunitetit Evropian (INSPIRE)”;

Direktiva nr. 2009/31/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 23.04.2009

“për ruajtjen gjeologjike të dioksidit të karbonit”, që amendon Direktivën e

Këshillit Nr. 85/337/EEC, Direktivat e e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 2000/60/EC, 2001/80/EC, 2004/35/EC, 2006/12/EC, 2008/1/EC dhe

Rregulloren (EC) No. 1013/2006

Ligji për

Strehimin dhe

Ndërtimtarinë

Ligji Nr.2012/04-L-10 “për ndërtimtarinë” miratuar nga KK më 31.05.2012;

Ligji Nr. 02/L-14 “për produktet e ndërtimtarisë”, miratuar nga KK më 23.03.2005;

Ligji Nr. 03/L-164 “për financimin e programeve të posaçme të strehimit”;

Ligji Nr. 03/L-91 “për përdorimin, menaxhimin dhe mirëmbajtjen e banesave”;

UA Nr. 25/2005-MMPH “për vlerësimin e projekteve”, data 02.12.2005;

UA Nr. 26/2005 “për inspektimin teknik të ndërtimit të ndërtesave”, data 23.12.2005;

UA Nr. 27/2005 “për kushtet dhe masat për dhënien e autorizimeve për kontrollimin e projektit”, i 23.12.05;

UA Nr. 57/2005-MMPH “për pranueshmërinë e inspektorëve të ndërtimtarisë të MMPH dhe inspektorëve komunalë të ndërtimtarisë”;

UA Nr. 58/2005 “për mirëmbajtjen e evidencës së inspektimeve–forma e regjistrimit, forma e përdorur gjatë inspektimit”, e 14.07.05;

UA Nr. 59/2005-MMPH “për mënyrën e inspektimit, mbikëqyrjes së inspektimit të ndërtimit”, data 14.07.2005;

UA Nr. 60/2005 “për mbylljen e kantierit të ndërtimit dhe pezullimin nga inspektori i ndërtimtarisë”, e 14.07.05;

UA Nr. 01/2006-MMPH “për shkelje të tjera administrative dhe gjobat korresponduese”, data 10.02.2006;

UA Nr. 02/2006-MMPH “për kontrollin e projektit”, data 14.02.2006;

UA Nr. 03/2006-MMPH “për listën e objekteve për të cilat nuk kërkohet leje ndërtimi”, data 16.06.2006;

UA Nr. 33/2007 “për kushtet teknike për qasje në ndërtesa për personat me afgtësi të kufizuara”, e 18.06.2007;

UA Nr. 2009/03 “për rregullat teknike për ruajtjen e energjisë termale dhe mbrojtjes termane në ndërtesa”, 06.2009;

UA Nr. 13/2010 “për kriteret dhe procedurat e licensimit për të kryer aktivitetin në fushën e menaxhimit dhe mirëmbajtjes së banesave”

UA Nr. 18/2010 “për përmbajtjen e kontratës për qiradhënie jo për përfitim”;

UA Nr. 19/2010 “për përmbajtjen e bonusit për strehim”;

UA Nr. 21/2010-MMPH “për kriteret për përcaktimin e rendit të prioritetit të kategorive të familjeve që mund të përfitojnë nga programet e

veçanta të strehimit”, data 18.11.2010;

UA Nr. 22/2010 “për procedurat për përfitim nga programet e veçanta të strehimit”;

UA Nr. 23/2010-MMPH “për procedurat për lajmërimin e programeve të veçanta të strehimit”, data 18.11.2010;

UA Nr. 24/2010-MMPH “për standardet minimale të strehimit tek programet e veçanta të strehimit”, data 18.11.2010;

UA Nr. 04/2011-MMPH “për rregullimin e mënyrës së përllogaritjes së pagesës për kontrollin teknik të ndërtesave”;

Rregullorja Nr. 06/2011-MMPH “për përllogaritjen e metodës së pagesës për kontrollin teknik të hapësirave ndërtimore”, data 31.03.2011.

Direktiva e Këshillit Nr. 89/106/EEC e 21.12.1988 “për përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative të Shteteve Anëtare lidhur me

produktet e ndërtimit”;

Direktiva e Këshillit Nr. 93/68/EEC e 22.07.1993 që amendon Direktivat 87/404/EEC (mjete të presionit të thjeshtë), 88/378/EEC (siguria e lodrave),

89/106/EEC (produktet e ndërtimit), 89/336/EEC (përshtatshmëria

elektromagnetike), 89/392/EEC (makineri), 89/686/EEC (pajisje personale

mbrojtëse ), 90/384/EEC (instrumente peshuese joautomatike), 90/385/EEC

(pajisje aktive mjekësore të implantueshme), 90/396/EEC (pajisje që djegin avuj

gazi), 91/263/EEC (pajisje terminale të telekomunikacionit), 92/42/EEC (boilerë të rinj të ngrohen me gaz të lëngshëm ose avull) dhe 73/23/EEC (pajisje

elektrike të dizajnuara për përdorim brenda kufijve të voltazhit);

Propozim për Rregullore të Parliamentit Evropian dhe të Këshillit “që parashtron kushtet e harmonizuara për marketingun e produkteve të ndërtimit”

[COM (2008) 311 finale] miratuar më 9.3.2011.

Tab.1.3.1: Korniza ligjore përkatëse primare dje sekondare kosovare për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe Direktivat dhe Rregulloret e BE që do të përafrohen (vijon)

Page 36: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

30

Ligjet/Rregulloret e

Kosovës Statusi

Acquis/vlerësimi i BE

Ligje të tjea për mjedisin

Ligji për

Rrrezikun e

Mjedisit

UA Nr.10/2011-MMPH “për parandalimin e aksidenteve që përfshijnë

substanca të rrezikshme” data 13.07.2011 Plani i intervenimit në rast të aksidenteve mjedisore

Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit Plani Nacional i Reagimit. Shih sidomos Nenin 7.12 Shtojcat për Incidente me

Naftë dhe Substanca të Rrezikshme, f. 119

Ligji Nr. 04/L-027 “për mbrojtjen nga katastrofat natyrore dhe të tjera” Ligji Nr. 04/L-147 “për Ujërat e Kosovës”

Direktiva e Këshillit Nr. 96/82/EC of 9.12.1996 “për kontrollimin dhe rreziqet nga askidente të mëdha që përfshijnë substanca të rrezikshme”, amendamentuar nga Direktiva Nr. 2003/105/EC dhe Rregulloret Nr. EC/1882/2003 dhe

EC/1137/2008;

Direktiva Nr. 2007/60/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 23 tetorit 2007 “për vlerësimin dhe menaxhimin e rreziqeve nga përmbytja”

Ligji për

Sigurinë e

Digave

Ligji Nr. 03/L-214 “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” miratuar nga KK më

23.09.2010 dhe shpallur me Dekret Presidencial Nr. DL-048-2010 i

14.10.2010. Ai ka zëvendësuan Ligjin Nr. 03/L-024 të miratuar nga KK më

26.02.2009; UA Nr.03/2004-MMPH “për licensimin e poersonave dhe ndërmarrjeve për

hartimin e raportit për vlerësimin e ndikimit në mjedis”, data 27.04.2004

UA Nr.09/2004-MMPH “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”, data 14/07/2004

UA Nr. 07/11 “për licensimin e hartuesve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis” UA Nr. 9/11 “për informacionin, pjesëmarrjen e publikut dhe palëve të

interesuara në procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis”

UA Nr. 11/11 “për të përcaktuar sasinë e pagesës për shërbime që kanë të bëjnë me vlerësimin e ndikimit në mjedis”

Ligji Nr. 03/L-230 “për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit” miratuar nga KK më 30.08.2010 dhe shpallur me Dekret Presidencial më 18.10.2010. Ka

zëvendësuar Ligjin Nr.03/L-015 të miratuar nga KK më 12.02.2009

Ligji Nr. 2004/24 “për Ujërat” miratuar nga KK më 08.07.2004 dhe shpallur nga PSSP më 14.10.2004. Ligji i ri Nr. 04/L-227 është hartuar nga MMPH dhe po

pret miratimin nga KK. UA Nr. 23/05-MMPH “për përcaktimin e mënyrën e evidencimit dhe

legjitimitetin e inspektorit të ujërave” data 11.10.2005;

UA Nr. 24/05-MMPH “për përmbajtjen, formën, kushtet dhe metodën e lëshimit dhe mbajtjes së jeleve për ujëra”, data 11.10.2005;

UA Nr. 2006/06-MMPH “për strukturën e pagesës për ujëra”, data 02.2006; UA Nr. 06/07-MMPH “për përmbajtjen e infrastrukturës së ujërave”, data

08.06.2007;

UA Nr. 6/2006 “për strukturën e pagesës për ujëra” Ligji Nr. 03/L-025 “për Mbrojtjen e Mjedisit” miratuar nga Kuvendi i Kosovës

(KK) më 26.02.2009 dhe shpallur më Dekret Presidencial më 19.03.2009 Plani i intervenimit në rast të aksidenteve mjedisore

Ligji Nr. 04/L-027 “për mbrojtje kundër katastrofave natyrore dhe të tjera” Ligji Nr. 02/L-14 “për produktet e ndërtimit”, miratuar nga KK më 23.03.2005

Direktiva e Këshillit Nr. 85/337/EEC “për vlerësimin e efekteve të disa projekteve publike dhe private në mjedis” miratuar

më 27.06.2985 (e ashtuquajtura “Direktiva VNM”); Direktiva e Këshillit Nr. 97/11/EC e 3 marsit 1997 që amendon Direktivën Nr. 85/337/EEC “për vlerësimin e efekteve të

disa projekteve publike dhe private në mjedis”;

Direktiva Nr. 2003/35/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 26.05.2003 “parasheh pjesëmarrjen e publikut në hartimin e disa planeve dhe programeve lidhur me mjedisin” dhe amendamentimin lidhur me pjesëmarrjen e publikut dhe

qasjen në drejtësi të Direktivave të Këshillit Nr. 85/337/EEC dhe 96/61/EC; Direktiva Nr. 2009/31/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 23 April 2009 “për ruajtjen gjeologjike të dioksidit të

karbonit” që amendon Direktivën e Këshillit Nr. 85/337/EEC, Direktivat e e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e Nr.

2000/60/EC, 2001/80/EC, 2004/35/EC, 2006/12/EC, 2008/1/EC dhe Rregulloren (EC) Nr. 1013/2006 Direktiva Nr. 2011/92/EU e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 13 dhjetorit 2011 “për vlerësimin e efekteve të disa

projekteve publike dhe private në mjedis” (kodifikimi) Direktiva Nr. 2001/42/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 27.06.2001 “për vlerësimin e efekteve të disa planeve dhe

programeve publike dhe private në mjedis” (e ashtuquajtura “Direktiva VSM”);

Direktiva Nr. 2000/60/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 23.10.2000 “për themelimin e një kornize për veprim në Komunitet në fushën e politikave për ujërat”, amendamentuar nga Vendimi Nr. 2455/2001/EC dhe Direktivat Nr.

2008/32/EC, 2008/105/EC dhe 2009/31/EC; Direktiva Nr. 2007/60/EC e 23 tetorit 2007 “për vlerësimin dhe menaxhimin e rrezikut nga përmbytja” (tekst me relevantë

EEA);

Tab.1.3.1: Korniza ligjore përkatëse primare dje sekondare kosovare për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe Direktivat dhe Rregulloret e BE që do të përafrohen (vijon)

Page 37: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

31

Ligjet/Rregulloret e

Kosovës Statusi

Acquis/vlerësimi i BE

Ligje të tjera për mjedisin

Ligji për

Kimikatet

Ligji Nr. 2007/02-L116 “për Kimikatet” është miratuar nga KK më

27.04.2007 dhe është shpallur nga PSSP më 2008

Rregullorja (EC) Nr 1907/2006 e 18 dhjetorit 2006 “lidhur me regjistrimin, vlerësimin, autorizimin dhe kufizimin e kimikateve, për

themelimin e Agjencisë Evropiane të Kimikateve”, që amendon Direktivën Nr. 1999/45/EC dhe shfuqizon Rregulloren e Këshillit (EEC) Nr 793/93 dhe Rregulloren e Komisionit (EC) Nr 1488/94 si dhe Direktivën e Këshillit 76/769/EEC dhe Direktivat e Komisionit

91/155/EEC, 93/67/EEC, 93/105/EC dhe 2000/21/EC Direktiva 67/548/EEC e 27 qershorit 1967 “për përafrimin e ligjeve, rregulloreve dhe dispozitave administrative që kanë të bëjnë me

klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e substancave të rrezikshme”, amendamentuar nga Direktivat 69/81/EEC, 70/189/EEC,

71/144/EEC, 73/146/EEC, 75/409/EEC, 76/907/EEC, 79/370/EEC, 79/831/EEC, 80/1189/EEC, 81/957/EEC, 82/232/EEC, 83/467/EEC, 84/449/EEC, 86/431/EEC, 87/432/EEC, 88/302/EEC, 88/490/EEC, 90/517/EEC, 91/325/EEC, 91/326/EEC, 91/410/EEC,

91/632/EEC, 92/32/EC, 92/37/EC, 93/21/EC, 93/72/EC, 93/101/EC, 93/105/EC, 94/69/EC, 96/54/EC, 96/56/EC, 97/69/EC, 98/73/EC, 98/98/EC, 99/33/EC, 2000/32/EC, 2000/33/EC, 2001/59/EC dhe 2004/73/EC dhe Rregullorja (EC) 807/2003

Rregullorja (EC) Nr 1272/2008 e 16 dhjetorit 2008 “për klasifikimin, etiketimin dhe paketimin e substancave dhe përzierjeve”, që

amendon dhe shfuqizon Direktivat 67/548/EEC dhe 1999/45/EC dhe amendon Rregulloren (EC) Nr 1907/2006 (teksi relevant për EEA)

Direktiva 98/8/EC e 16 shkurtit 1998 “lidhur me vendosjen e produkteve biocide në treg”, amendamentuar nga Rregulloret (EC) 1882/2003, 1896/2000, 2032/2003 dhe Direktivat: 2006/50/EC, 2006/140/EC, 2008/31/EC, 2009/84/EC, 2009/85/EC, 2009/86/EC,

2009/87/EC, 2009/88/EC, 2009/89/EC, 2009/91/EC, 2009/92/EC, 2009/93/EC, 2009/94/EC, 2009/95/EC, 2009/96/EC dhe

2009/98/EC, 2009/151/EC Rregullorja (EC) Nr 689/2008 e 17 qershorit 2008 “lidhur me eksportin dhe importin e kimikateve të rrezikshme” Direktiva 87/217/EEC e 19 marsit 1987 “për parandalimin dhe reduktimin e ndotjes së mjedisit nga azbesti”, amendamentuar nga

Direktiva 91/692/EEC dhe Rregullorja (EC) 807/2003

Ligji për

Mbrojtjen nga

Zhurma

Ligji Nr. 2007/02-L102 “për mbrojtjen nga zhurma” miratuar nga KK

më 30.03.2007 dhe shpallur nga PSSP më 17.03.2008. Ligji Nr.2009/03-L-119 “për produkte biocide” miratuar nga KK më

27.05.2009

Direktiva Nr. 2000/14/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 08.05.2000 “për përafrimin e ligjeve të Shteteve Anëtare që kanë të

bëjnë me ndotjen nga zhurmat nga pajisje për përdorim të jashtëm”; Direktiva Nr. 2002/49/EC e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 25.06.2002 “lidhur me vlerësimin dhe menaxhimin e zhurmës në

mjedis” amendamentuar nga Rregullorja EC/1137/2008.

Ligji për

Mbrojtjen Civile

Plani i intervenimit në rast të aksidenteve mjedisore

Ligji Nr. 03/L-025 “për Mbrojtjen e Mjedisit” miratuar nga Kuvendi i Kosovës (KK) më 26.02.2009 dhe shpallur me Dekret Presidencial më

19.03.2009 Plani Nacional i Reagimit. Shih në veçanti 7.12 Shtojca për Incidente me

Naftë dhe Substanca të Rrezikshme f. 119

Ligji Nr. 04/L-027 për mbrojtjen nga katastrofat natyrore dhe të tjera

Vendimi i Komisionit i 29 korrikut 2010 që amendon Vendimin 2004/277/EC, Euratom lidhur me rregullat për zbatimin e Vendimit të

Këshillit 2007/779/EC, Euratom “për themelimin e mekanizmit për mbrojtje civile në Komunitet”; Vendimi i Këshillit 2007/779/EC “për themelimin e mekanizmit të Komunitetit për të lehtësuar bashkëpunimin e fuqizuar në

intervenime të mbrojtjes civile”; Vendimi i Këshillit 2007/162/EC “për themelimin e instrumentit financiar të mbrojtjes civile”;

Vendimi i Komisionit 2007/606/EC, Euratom “për zbatimin e dispozitës për transport në Vendimin e Këshillit 2007/162/EC”.

Vendimi i Këshillit 2004/277/EC, Euratom “parashtrimi i rregullave për zbatimin e Vendimit të Këshillit 2001/792/EC që themelon mekanizëm të Komunitetit për të lehtësuar bashkëpunimin e fuqizuar në intervenime të asistencës për mbrojtje civile”;

Vendimi i Komisionit 2008/73/EC, Euratom, që amendon Vendimin 2004/277/EC, Euratom lidhur me “rregullat për zbatimin e mekanizmit”;

Vendimi i Komisionit i 29 dhjetorit 2003 “që parashtron rregullat për zbatimin e Vendimit të Këshillit 2001/792/EC, Euratom, që

themelon mekanizmin e Komunitetit për të lehtësuar bashkëpunimin e fuqizuar në intervenime të mbrojtjes civile”, amendamentuar nga 2008/73/EC, Euratom

Vendimi i Komisionit i 20 dhjetorit 2007 që amendon Vendimin 2004/277/EC, Euratom, lidhur me “rregullat për zbatimin e Vendimit

të Këshillit 2007/779/EC, Euratom, që themelon mekanizmin e Komunitetit për Mbrojtje Civile” (njoftimi sipas dokumentit me numër

C(2007) 6464) (teksti relevant për EEA) 2008/73/EC, Euratom: Vendimi i Komisionit i 20 dhjetorit 2007 që amendon Vendimin

Direktiva 2002/22/EC “për shërbimin universal dhe të drejtat e përdoruesve” (Numri Evropian i Emergjencës 112)

Tab.1.3.1: Korniza ligjore përkatëse primare dhe sekondare kosovare për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor dhe Direktivat dhe Rregulloret e BE që do të përafrohen (fundi)

Page 38: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

32

Kushtetuta e Kosovës përmban dispozita të qarta për mjedisin: Neni 7, §1, deklaron se mbrojtja e mjedisit është një nga

parimet mbi të cilat mbështete Kosova12 dhe Neni 52 mishëron të drejtat për qasje në informacion për mjedisin,

Pjesëmarrje Publike në Proceset e Vendimarrjes për Mjedisin dhe qasje në drejtësi, këto parime janë pjesë me rëndësi e

legjislacionit të BE për mjedisin ‘[...]në mënyrë që të kontribuohet për mbrojtjen e të drejtës së secilit person të brezave

të tanishëm dhe të ardhshëm për të jetuar në një mjedis të duhur për shëndetin dhe mirëqenien e tyre13.

Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit Nr. 03/L-025, që përfaqëson shtyllën e mbrojtjes së mjedisit, është miratuar nga KK më

26.02.2009 dhe është shpallur me Dekret Presidencial më 19.03.2009 duke shfuqizuar Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit

(Rregullorja 2003/9) dhe Udhëzimin Administrativ (Nr. 2/2004) për themelimin e Inspektoratit për Mbrojtjen e

Mjedisit. Ai përfaqëson një kornizë me rëndësi ligjore që synon të promovojë mjedis të shëndetshëm në Kosovë përmes

futjes graduale të standardeve të mjedisit të afirmuara nga Bashkimi Evropian dhe legjislacioni i tij. Për të arritur këtë

objektiv, Ligji ka përcaktuar një sërë instrumente ligjore për të siguruar zbatmin e duhur të Ligjit dhe mundësuar

promovimin efektiv të mjedisit të shëndetshëm në Kosovë. Ligji për Mbrojtjen e Mjedisit paraqet përkufizimet dhe

parimet themelore për mbrojtjen e mjedisit duke përcaktuar rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve përgjegjëse. Ndër të

tjera, ai rregullon parimet e politikave për mbrojtjen e mjedisit, strategjinë e Kosovës për mbrojtje dhe zhvillim të

qëndrueshëm të mjedisit, programe për mbrojtjen e mjedisit, autorizimin nga qeveria për të caktuar nivelet e shkarkimit

dhe shpërndarjes, masat për rehabilitimin e mjedisit, marrëveshjet VNM, lejet dhe autorizimet, monitorimin e mjedisit

dhe informimin. Gjithashtu paraqet me hollësi rolin dhe përgjegjësitë e Agjencionit Kosovar për Mbrojtjen e Mjedisit

(AKMM) dhe të Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin të Kosovës (ISHMK).

Për fushën e mjedisit, procesi i harmonizimit të ligjeve vendore me Direktivat përkatëse të BE është intenstifikuar. Në

legjislacionin horizontal gjatë 3 viteve të fundit janë miratuar ligje të reja, për vlerësimin e ndikimit në mjedis dhe

vlerësimin e ndikimit strategjik, cilësinë e ajrit, kontrollin për ndotjen industriale. Harmonizimi i mëtejshëm i këtyre

ligjeve do të arrihet me anë të miratimit të rregulloreve sekondare. Ndërsa, vëmendje e posaçme do t’i kushtohet

fushave ku niveli i harmonizimit është ende i ulët (p.sh.: menaxhimi i mbeturinave, menaxhimi i ujërave).

Në raportin e progresit për Kosovën 201114 lidhur me mjedisin thuhej:

Ka patur progres të kufizuar në fushën e Legjislacionit horizontal, sidomos sa i përket Vlerësimit të Ndikimit në

Mjedis dhe Vlerësimit Strategjik të Mjedisit dhe transpozimi është përfunduar, por ende mungojnë zbatimi dhe

përfshirja e shoqërisë civile në procesin e vendimarrjes nuk është e mjaftueshme.

Sa i përket Menaxhimit të Mbeturinave Ligji për mbeturinat ende nuk është miratuar. Riciklimi dhe ndarja e

mbeturinave ende nuk po trajtohen. Çmimi për grumbullimin e mbeturinave edhepse ështërritur në vitin 2010,

mbetet i ulët. Planet e Veprimit Lokale për Mjedisin që janë hartuar nga Komunat përfshijnë edhe komponentin e

menaxhimit të mbeturinave.

Lidhur me Cilësinë e Ujit, ka pasë pak progres. Ligji për ujërat ende nuk është miratuar. Kosova ka dy impiante

për trajtimin e ujërave; ndërsa edhe një tjetër është duke u ndërtuar. Ende nuk janë caktuar zonat e cënueshme dhe

zonat e mbrojtura sidhe ende nuk ka ndonjë program për monitorimin e cilësisë së ujit. Sistemi i furnizimit me ujë

të pijshëm mbetet i pazhvilluar dhe një pjesë e madhe e popullsisë ende nuk janë të kyçur në ujësjellës. Investimet

në këtë sektor kanë qenë të pamjaftueshme.

Mbrojtja e natyrës: Janë miratuar disa udhëzime administrative lidhur me ligjin për mbrojtjen e natyrës të

miratuara një vit më parë. Strategjia dhe plani i punës për biodiveristetin janë miratuar në korrik 2011. Kapaciteti

institutional dhe administrativ në këtë fushë mbetet shumë i dobtë.

Kontrolli i ndotjes industriale dhe menaxhimit të riskut. Udhëzimet administrative për: formën, përmbajtjen dhe

metodën e plotësimit të aplikacionit për leje të integruar, procedurat për zhvillimin dhe miratimin e Teknikave më

të Mira në Dispozicion (TMD), dokumentet e referencës dhe parandalimin e aksidenteve të mëdha, janë miratuar.

Mbrojtja civile: Nuk është bërë ndonjë zhvillim i dukshëm.

12 Neni 7, §1: rendi kushtetues i Kosovës mbështetet në parimet e lirisë, paqes, demokracisë, barazisë, respektit për të drejtat dhe liritë e njeriut dhe

sundimi i ligjit, mosdiskriminimi, e drejta për pronë, mbrojtja e mjedisit, drejtësia sociale, pluralizmi, ndarja e pushteteve të shtetit dhe ekonomia

e tregut. 13 Konventa për qasje në informacion, pjesëmarrje publike dhe qasje në drejtësi në çështje të mjedisit është nënshkruar në Aarhus, Danimarkë më

25 qershor 1998, Neni 1 – Objektiva. 14 “Raporti i Progresit Kosovë 2011” që shoqëron dokumentin e Komunikimit nga komisioni për Parlamentin dhe Këshillin Evropian, Strategjia e

Zgjerimit dhe Sfidat Kryesore 2011-2012, §4.2.3. Mjedisi, f. 44

Page 39: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

33

1.3.4 Politikat për mjedisin dhe ndryshimet klimatike15

Qytetarët e Kosovës janë më të varfrit në Evropë, me të ardhura mesatare vjetore për frymë (PPP) prej $7,400.

Papunësia me afro 45%, është një problem i madh e cila nixt emigrimi , një numër të konsideruar të ekonomive

jozyrtare dhe të për të cilat fare nuk raportohet, ndërsa ato mund të përdorin burimeve natyrore në mënyrë

papërshtatshme. Varfëria e bën vendin posaçërisht të cënueshëm nga ndryshimet klimatike. Në Kosovë, ligjet kornizë

në fushën e Ndryshimeve Klimatike ose janë miratuar, ose janë në proces të miratimit. Institucionet që nevojiten për të

zbatuar standardet e BE gjithashtu janë krijuar, mirëpo kapaciteti i tyre për të zbatuar legjislacionin në nivel qendror dhe

lokal duhet të fuqizohet.

Buxheti i dedikuar për këtë sektor është i pamjaftueshëm, dhe njëherit për mjedis masat dhe për zbutje dhe përshtatje

ndaj ndryshimeve klimatike nuk janë përfshirë në politikat e tjera. Mungesa e kapaciteteve njerëzore, administrative dhe

financiare për të zbatuar standardet e BE për mjedisin dhe ndryshimet klimatike është theksuar edhe në Dokumentin

Punues të Komisionit Evropian “Komunikimi i Komisionit për Studimin e Fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim-

Asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës”, Bruksel, 23 tetor 2012 { SËD(2012) 339 final/2 }.

Edhe pse inventari i parë i GS është përgatitur në vitin 2012, me mbështetje nga UNDP, ende nuk ka ndonjë regjistër të

burimeve dhe emetimeve të GS dhe nuk është identifikuar ende viti fillestar nga i cili do të maten emetimet e GS.

Rezultatet e inventarit të GS kanë treguar se në krahasim me BE, Kosova ka ndotje të ulët për frymë, mirëpo ndotje të

lartë për njësi të PBV (për frymë t CO2 eq: Kosova 5.7/EU 9.9; për Euro PBV kg CO2 eq. : Kosova 0.84/EU 0.4).

Megjithatë, Kosova ende nuk ka filluar të dorëzojë Komunikimin Vendor në Sekretariatin e Ndryshimit Klimaterik në

UNFCCC.

Në vitin 2010, Qeveria e Kosovës ka paraqitur Strategjinë e Mjedisit të Kosovës (SMK) (2011-2015). Kjo strategji

paraqet caqet kryesore strategjike që do të arrihen gjatë kësaj periudhe. Këto kanë të bëjnë me promovimin e efiçiencës

së energjisë dhe rritjen e përdorimit të burimeve të ripërtritshme të energjisë (BRE). Këto qëllime janë deklaruar edhe

në Strategjinë e Energjisë së Kosovës (2009-2018).

Megjithatë, nevojitet një strategji zhvillimore afatmesme dhe afatgjatë, me qëllim që të mundësohet krijimi i një rruge

për zhvillim me ndotje të ulët. Sipas Planit të Veprimit për Efiçiencë të Energjisë së Kosovës (PVEEK) (2010 – 2018),

zbatimi i masave për efiçiencë të energjisë nëpër ekonomi familjare dhe ndërtesa publike është prioritet i lartë, pasi 35%

e energjisë së prodhuar në Kosovë përdoret për ngorhje. Për më tepër, dipas PVEEK, ekonomitë shfrytëzojnë pjesën më

të madhe të energjisë elektrike (rreth 63%).

15 Bashkëpunimi për Zhvillim i Austrisë: “Projekti Përkrahje për Zhvillimin me Uljes së Emisioneve në EJL (SLED)”, maj 2013

Page 40: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

34

1.4 Institucionet kosovare përgjegjëse për të menaxhuar dhe

zbatuar politikat mjedisore

Legjislacioni mjedisor nuk mund të zbatohet nëse nuk është në përputhje me kapacitetet ekzistuese administrative,

teknike dhe ekonomike për zbatim dhe fuqizim. Analiza e kornizës institucionale është e nevojshme në mënyrë që të

kemi një vështrim të përgjithshëm të statusit të zbatimit dhe fuqizimit të ligjeve të mjedisit dhe rrjedhimisht, të

legjislacionit primar dhe sekondar për VNM/VSM në fuqi në Kosovë. Për këtë qëllim, që nga viti 2011 është arritur

progres i shumë i mirë për legjislacionin që përshkruhet në § 1.3 më lart. Sidomos, është miratuar Ligji Nr. 04/L-027

për mbrojtjen nga katastrofat natyrore dhe të tjera, është miratuar ligji i ri për mbeturinat Nr. 04/L-060 nga KK më 24

maj 2012 dhe është shpallur me Dekretin Presidencial Nr.DL-027-2012, data 08.06.2012, Ligji i ri për Ujërat Nr.04/L-

147 është miratuar nga KK më 19 mars 2013 dhe është shpallur nga Dekreti Presidencial Nr. DL-011-2013 data

05.04.2013 dhe lidhur me VNM në 2011 dhe 2012 janë miratuar pesë Udhëzime Administrative (UA) që përmirësojnë

nivelin e zbatimit, sidomos sa i përket pjesëmarrjes së publikut.

Pavarësisht përmirësimeve të dukshme, kapaciteti administrativ në sektorin mjedisor duhet të përmirësohet edhe përmes

koordinimit më të mirë ndërmjet institucioneve përgjegjëse.

Nenet 5 dhe 59 - 64 të Ligjit Nr. 03/L-025 “për Mbrojtjen e Mjedisit” të miratuar nga Kuvendi i Kosovës (KK) më

26.02.2009 dhe shpallur me Dekret Presidencial më 19.03.2009 përfshijnë organet përgjegjëse për administrimin e

mbrojtjes së mjedisit dhe identifikikojnë detyrat dhe përgjegjësitë e tyre kryesore. Në shtator 2011 është nënshkruar

udhëzimi administrativ për organizimin dhe strukturën e Agjencionit Kosovar për Mbrojtjen e Mjedisit (AKMM), që

përfshin edhe Institutin Hidro-Meteorologjik nën AKMM. Plani për Zhvillimin Strategjik për Ministrinë e Mjedisit ende

nuk është miratuar. Sipas ligjit, autoriteti përgjegjës për VNM/VSM, mbeturinat, menaxhimin e ujërave, mbrojtje dhe

planifikim (përfshirë dhe planifikimin hapësinor) është MMPH, e organizuar në departamente sektorale dhe secili prej

tyre është përgjegjës për të zbatuar ligjet dhe politikat përkatëse sektorale. Ligji për Ujërat deklaron se autoritetet

përgjegjëse për administrimin e ujërave janë: Qeveria, Këshilli i Kosovës për Ujëra, MMPH, Autoritetet e Qarkut për

Lumenj dhe Komunat. Megjithatë, as Këshilli i Kosovës për Ujëra dhe as Autoritetet për Lumenj nuk janë themeluar

ende, mungojnë rregulloret dhe mekanizmat për angazhim më të fuqishëm të komunave në bordet menaxhuese të këtyre

autoriteteve. Nevojiten hapa të mëtejshëm për dizajnimin e zonave të mbrojtura dhe zonave të cënueshme dhe duhen

prezantuar masat për zbatim dhe monitorim të programeve. Arësyet për këto zvarritje janë të ndryshme, por kanë të

bëjnë me financimin, strukturën organizative, burimet njerëzore, etj.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të institucioneve kosovare për mjedisin janë shtjelluar në vijim.

1.4.1 Detyrat dhe përgjegjësitë e Qeverisë (QeK) për mjedisin

Në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-025 “për Mbrojtjen e Mjedisit” Qeveria e Kosovës, në bazë të propozimit nga MMPH

dhe pas konsultimeve me ministri të tjera të interesit miraton aktet nën-ligjore me qëllim që:

Të arrijë objektivat dhe të zbatojë Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit.

Të zbatojë parimet bazë për mbrojtjen e mjedisit (p.sh. parimin e zhvillimit të qëndrueshëm, parimin e integrimit të

mbrojtjes së mjedisit, parimin e harmonizimit gradual me standarde të BE, parimin e kujdesit dhe parandalimit,

parimin e marrjes së masave parandaluese kundër degradimit të mjedisit, parimin “ndotësi paguan”, parimin

“shfrytëzuesi paguan”, parimin se kompania vartëse paguan, parimin e masave inkurajuese, parimin e mbrojtjes së të

drejtës në gjykatë, parimin e qasjes së publikut në informacion, parimin e mbrojtjes së nivelit të lartë, parimin e

përputhjes me ligjin e BE, parimin e masave paraprake, parimin e rregullimit në burim të dëmit ndaj mjedisit,

parimin e mbulimit të shpenzimeve).

Të miratojë kërkesat dhe procedurat ligjore për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm me “acquis” për

mjedisin të BE.

Të përcaktojë kufizimet, pengesat dhe kontrolle të tjera të ndotjes së drejtëpërdrejtë ose jo të drejtëpërdrejtë nga

ndotësit dhe mbeturinat nga instalimet dhe projektet në mjedis.

Të përcaktojë metodat, pajisjet, ndërtimet dhe strukturat që duhet të ulin ndotjen nga baza e asfaltit, impiantet për

thyerjen e gurëve, gërrmimin për gurë dhe aktivitete të tjera për gërrmimin e gurëve, pikat e benzinës dhe aktivitete

të tjera të ngjashme.

Të përcaktojë kufizimet, pengesat për ndotje nga makineritë dhe pajisjet për përdorimin ose vendosjen në treg dhe

për etiketime.

Të përkufizojë trajtimin e substancave të dheut të kontaminuar në përputhje me standardet teknike të trajtimit si dhe

metodat e trajtimit dhe mbikëqyrjes.

Page 41: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

35

Të përcaktojë metodat, pajisjet, ndërtimet dhe strukturat që duhet të ulin ndotjen nga bujqësia, ekonomia e gjedhëve,

fermat për prodhimin e leshit, pylltaria dhe rezervuarët e peshqve.

Të përcaktojë mënyrën e pagesës për lejet mjedisore.

Të përcaktojë kufizimet për përdorimin e substancave që mund të dëmtojnë shtresat e ozonit.

Të përcaktojë kufizimet për përdorimin e substansave dhe aktiviteteve që kanë ndikim tek ndryshimet klimatike.

Të zbatojë kriteret dhe procedurat për përdorimin e instrumenteve për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e

qëndrueshëm sipas Nenit 7 (Instrumente për mbrojtjen e mjedisit).

Të propozojë për miratim në Kuvendin e Kosovës Strategjinë për Mbrojtjen e Mjedisit dhe Zhvillimin e

Qëndrueshëm të hartuar nga MMPH.

Të nxjerrë Planin pesë vjeçare për Veprim në Mjedis të Kosovës (PVMK) të propozuar nga MMPH .

1.4.2 Detyrat dhe përgjegjësitë e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

(MMPH) për mjedisin

Në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-025 “për Mbrojtjen e Mjedisit” MMPH ka përgjegjësitë kryesore si në vijim:

Të promovojë zhvillimin të qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon;

Të miratojë akte nënligjore, udhëzime administrative, formularë, procedura të cilat janë në përgjegjësinë e tij sipas

këtij ligji;

Të angazhohet për zbatimin e masave dhe standardeve mjedisore për të stimuluar shfrytëzimin e qëndrueshëm të

burimeve natyrore;

Të koordinojë përgaditja dhe zbatimin e politikave dhe instrumenteve mjedisore me ministritë tjera, komunat,

entitetet private, organizatat shkencore dhe profesionale, organizatat jo qeveritare dhe me qytetarët;

T’i propozojë qeverisë për miratim çmimoren për nxjerrjen e lejeve mjedisore;

2.6. Të bëjë propozimin e anëtarëve të Bordit Këshillues për Mbrojtjen e Mjedisit në Qeveri, i cili do të aprovohet

nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Të përcaktojë kriteret dhe procedurën për dhënien e mirënjohjeve

Të sigurojë shfrytëzim të drejtë të fondeve të dhëna nga organizatat ndërkombëtare dhe vendore sipas politikave të

qeverisë me qëllim të mbrojtjes së mjedisit.

Gjithashtu të bëjë përgaditja e aplikimit të bashkë-financimeve në BE për projektet e investimeve në mjedis dhe

zbatimin e tyre;

Të nxjerrë pëlqimet mjedisore dhe lejet e ndërlidhura me objektet e ndërtuara, instalimet dhe makineritë që i janë

nënshtruar VNM.

Të raportojë një herë në vit në Qeveri dhe Kuvend për të realizuar Strategjinë për Mbrojtjen e Mjedisit.

Të informojë publikun në baza të rregullta, me afat dhe në mënyrë objektive, për gjendjen e mjedisit, përkatësisht

dukuritë e monitoruara, duke respektuar monitorimin e cilësisë së mjedisit dhe emetimeve dhe masat paralajmëruese

apo zhvillimin e ndotjes që mund të përbëjë kërcënim për jetën dhe shëndetin e njeriut.

1.4.3 Detyrat dhe përgjegjësitë mjedisore të Komunave

Në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-025 “për Mbrojtjen e Mjedisit”, me Ligjin Nr.03/L-043 “për Kontrollin e Integruar të

Parandalimit të Ndotjes” dhe me legjislacionin dytësor, komunat kosovare kanë përgjegjësitë kryesore si në vijim:

Të bëjnë zbatimin e plotë të parimeve bazë për mbrojtjen e mjedisit (d.m.th. parimi i zhvillimit të qëndrueshëm,

parimi i integrimit të mbrojtjes së mjedisit, parimi i harmonizimit gradual me standardet e BE, parimi i kujdesit dhe

parandalimit, parimi i marrjes së masave parandaluese kundër degradimit të mjedisit, parimi “ndotësi paguan”,

parimi “shfrytëzuesi paguan”, parimin se kompania vartëse paguan, parimin e masave inkurajuese, parimin e

mbrojtjes së të drejtës në gjykatë, parimin e qasjes së publikut në informacion, parimin e mbrojtjes së nivelit të lartë,

parimin e përputhjes me ligjin e BE, parimin e masave paraprake, parimin e rregullimit në burim të dëmit ndaj

mjedisit, parimin e mbulimit të shpenzimeve).

Të bashkëpunojë me MMPH për përgaditja e planit për mbrojtjen e mjedisit dhe për zhvillimin e qëndrueshëm

brenda territorit të tyre. Në veçanti:

o Të mbrojë mjedisin lokal dhe të përgaditë programe për mbrojtjen e mjedisit/ruajtjen e natyrës (Rreg. 2007/30,

2003/9);

o Të nxjerrë paralajmërime, rekomandime dhe masa mbrojtëse të duhura për zonat e tyre përkatëse (Rreg. 2003/9);

o Të krijojë standardet mjedisore në përputhje me Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe aktet normative dytësore

(Rreg. 2003/9);

o Të menaxhojë burimet për furnizim me ujë në nivel lokal si burimet me ujë natyror, puset publike dhe vadat

(Rreg. 2004/24)

Page 42: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

36

o Të rregullojë, implementojë dhe organizojë menaxhimin e mbeturinave komunale në territorin e vet duke

përcaktuar tarifat 2 për shërbime të grumbullimit dhe hedhjes së mbeturinave komunale dhe kompanive për

menaxhimin e mbeturinave, të mbikëqyrë dhe inspektojë menaxhimin e duhur të mbeturinave me anë të

inspektorëve komunalë për mjedisin (Rreg. 02/L-30);

o Të menaxhojë cilësinë e ajrit brenda kufijve komunal në përputhje me Strategjinë për Mbrojtjen e Ajrit të

Kosovës;

o Të mbrojë nga zhurma dhe të caktojë/zbatojë masa që synojnë të kontrollojnë zhurmën (Rreg. 2003/9);

o Të kujdeset për mbrojtjen e diversitetit biologjik nga dëmi apo biotopet e dëmshme (Rreg. 02/L-18);

o Të raportojë për mjedisin (Rreg. 2003/9);

o Të marrë dhe rregullojë metoda për ndarjen e mbeturinave të ricikluara në përputhje me planin lokal (Rreg.

02/L -30);

o Të identifikojë zonat natyrore për mbrojtje dhe të ofrojë kushte për mbrojtjen dhe ruajtjen e natyrës (Rreg. 02/L-

18);

o Të përkrahë funksionimin e organizatave jo-fitimprurëse, përfshirë shoqatat me pjesëtarë nga komuniteti, nëse

këto organizata ofrojnë shërbime brenda përgjegjësive të përgjithshme të komunës (Rreg. 02/L-30).

Të zbatojë ligjet dhe të inspektojë zbatimin e ligjeve të ndërlidhura me mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e

qëndrueshëm brenda territorit të vet.

Të përgaditë dhe ofrojë informacione për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm te qytetarët dhe të

themelojë dhe menaxhojë Sistemin e Informacionit për Mbrojtjen e Mjedisit (SIMM) (Rreg. 2003/9).

Të miratojë, përmes Kuvendit Komunal, planin e veprimit dhe programet për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e

qëndrueshëm brenda territorit të komunës, në përputhje me Planin e Veprimit për Mjedisin të Kosovës (PVMK) dhe

interesat e tyre specifike.

Të nxjerrë leje mjedisore (gjatë procesit të nxjerrjes së lejeve për ndërtime) në nivel Komunal për të gjitha aktivitetet

dhe projekte që mund të shkaktojnë shkatërrime të mjedisit, por që nuk kërkojnë VNM, PKIN, apo Leje Mjedisore

apo Autorizim Mjedisor nga MMPH.

Komunat gjithashtu janë përgjegjëse për planet dhe raportet komunale të listuara më poshtë:

1. Planin për Zhvillimin Komunal (PZHK), Planin Urban Komunal (PUK), Planin Rregullativ Urban (PRRU), Planet

për Menaxhimin e Burimeve Natyrore (PMBN), Planin Rural Komunal (PRK) / Planin për Përdorimin e Tokës

(Rreg. 2007/30, 2003/9, 2003/30);

2. Planin e Veprimit Lokal për Mjedisin (PVLM), (Rreg. 2003/9) nuk është i detyrueshëm, por është objektiv kyç i

projektit që të bëhet i tillë;

3. Planin Lokal për Mbrojtjen e Ajrit (PLMA), që mund të jetë pjesë e integruar e PVLM (Rreg. 2004/30);

4. Planin Lokal për Menaxhimin e Mbeturinave (PLMM), për një periudhë minimale prej 5 vjetësh të rishikohet sipas

nevojës (Rreg. 02/L-30). Edhe ky duhet të jetë pjesë e PVLM;

5. Raportin gjashtëmujor për menaxhimin e mbeturinave dhe dorëzimi i tij tek MMPH, brenda tremujorit të parë të

vitit vijues (Rreg. 02/L-30).

Lidhur me inspektorin mjedisor në nivel komunal, duhet theksuar se:

Komuna autorizon inspektorin komunal për mjedisin të inspektojë aspektet e mjedisit me karakter lokal (Rreg.

2003/9);

Inspektori Komunal për Mjedisin (IKM), gjatë inspektimit është përgjegjës për aspektet mjedisore të karakterit lokal

që nuk kalojnë kufijtë e Komunës dhe mund të kontrollohen dhe parandalohen nga vetë Komunat (Rreg. 2003/9);

IKM mbikëqyr dhe kontrollon menaxhimin e mbeturinave (Rreg. 02/L-30).

Page 43: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

37

1.4.4 Detyrat dhe përgjegjësitë për mjedisin të Agjencionit Kosovar për Mbrojtjen e

Mjedisit (AKMM)

Në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-025 “për Mbrojtjen e Mjedisit” AKMM ka për përgjegjësi:

Të sigurojë informacionin e duhur për administratën, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për zbatimin e politikave

për mbrojtjen e mjedisit

Të zhvillojë dhe koordinojë sistemin unik të informimit për mbrojtjen e mjedisit për sistemin e përcjelljes së

gjendjes së mjedisit në Kosovë si dhe të mbledhë të dhënat për mjedisin;

Të krijoj dhe t’i mbajë qendrat referuese me databazë për përcjelljen e mjedisit (të dhënat socio-ekonomike,

presionet në mjedis, gjendjen dhe kualitetin e mjedisit);

Të zhvillojë procedurat për përpunimin e të dhënave të grumbulluara për mjedisin dhe vlerësimin e tyre (modelimin,

prezantimin dhe paraqitjen vizuele);

Të kryejë punët profesionale gjatë përcaktimit të përmbajtjes, metodologjisë dhe mënyrës së përcjelljes së gjendjes

së mjedisit.

Të përparojë dhe krahasojë cilësinë e të dhënave për mjedisin;

Të hartojë raporte për gjendjen e përgjithshme të mjedisit në Kosovë, për synimet, si dhe të raportojë për sektorët

kryesor (ajrin, tokën, ujin, biodiversitetin, ndryshimet klimatike);

Të përpilojë raporte për fusha të caktuar për mbrojtjen e mjedisit si për rajonet me radioaktivitet të shtuar, cilësinë e

mjedisit, shëndetin, etj;

Të jap këshilla për përcaktimin, mbajtjen dhe përcjelljen e projekteve dhe programeve për mbrojtjen e mjedisit;

Të ndihmojë organet e administratës në zhvillimin e formave të reja të politikave për mbrojtjen e mjedisit dhe

përcjelljen e zbatimit të planeve dhe programeve për mbrojtjen e mjedisit;

Të bashkëpunojë me Agjencinë Evropiane të Mjedisit - AEM e cila është pjesë e Rrjetit Evropian për Informim dhe

Vëzhgim – RREIV;

Të bashkëpunojë me institucionet dhe organizatat tjera ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit ;

Të sigurojë qasjen në të gjitha informacionet për mjedisin në Kosovë sipas standardeve të AEM.

Të regullojë me ligj shfrytëzimin dhe këmbimin ndërshtetëror për të dhëna për mjedis.

1.4.5 Detyrat dhe përgjegjësitë për mjedisin të Bordit Këshillues për Mbrojtjen e Mjedisit

(BKMM)

Në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-025 “për Mbrojtjen e Mjedisit” BKMM jep mendime dhe sugjerime për Kuvendin dhe

Qeverinë dhe informon publikun për çështjet në vijim:

Gjendjen e mjedisit dhe trendet në fushën e mbrojtjes se mjedisit;

Strategjinë dhe politikat për mbrojtjen e mjedisit dhe koordinimin e tyre me trendet ndërkombëtare;

Harmonizimin e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit;

Ligjet të cilat rregullojnë mbrojtjen e mjedisit;

Veprimtarinë e ministrive dhe aktivitetet e komunave ne fushën e mbrojtjes së mjedisit;

Iniciativat publike dhe detyra të tjera të përcaktuara me ligj.

1.4.6 Detyrat dhe përgjegjësitë e ministrive sektorale për mjedisin

Në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-230 “për Vlerësimin Strategjik Mjedisor” ministritë sektorale kanë përgjegjësitë kryesore

vijuese:

Të ofrojnë informacion të duhur për administratën, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për zbatimin e politikave dhe

strategjive sektorale.

Të shoqërojnë strategjitë, planet dhe programet e tyre specifike sektorale me VSM nëse kërkohet me Ligj.

Page 44: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

38

1.5 Asistenca Teknike gjegjëse e zbatuar me mbështetje nga

donatorë të tjerë

Gjatë viteve të fundit, në Kosovë, janë zbatuar projekte të ndryshme të asistencës teknike për çështje të VNM/VSM

mbrojtjes së natyrës, ndryshimeve klimatike, të financuar nga donatorë ndërkombëtarë. Aktivitetet kryesore të zbatuara

dhe rezultatet e arritura nga këto projekte janë marrë parasysh nga asistenca e në vijim e ADC-UNDP për të shmangur

dyfishimin dhe për të marrë në konsideratë edhe mendimet dhe rekomandimet korresponduese.

Në veçanti, dy kategori kryesore të projektit të asistencës teknike janë shqyrtuar:

1. Projektet që kanë të bëjnë me fuqizimin institucional dhe ngritjen e kapaciteteve, kryesisht të adresuara për

institucionet kosovare që janë të përfshira në menaxhimin e politikave mjedisore dhe të ndryshimeve klimatike

(MMPH, AMMK, Departamenti i Energjisë në Ministrinë e Financës)

2. VNM të jetë pjesë e infrastrukturave specifike që kanë nevojë për Pëlqim Mjedisor (objektet e ujërave, impiante për

trajtimin e ujërave, termocentralet, minierat etj.)

Projekte të tjera të organizatave vendore dhe asistencës ndërkombëtare bëjnë ose kanë bërë shumë punë për të plotësuar

kërkesat e acquis për mjedisin të BE. Projektet gjegjëse të asistencës teknike të financuara nga donatorët ndërkombëtarë

kanë qenë programe të dobishme trajnimi dhe janë përmbledhur në Tab. 1.5.1:

Titulli i projektit Periudha e

zbatimit Përshkrim i shkurtër

EU PHARE: “Mbështetje institucionale për menaxhimin

mjedisor për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor, Kosovë”

Tetor 2003 Mars 2005

Objektivi i përgjithshëm i projektit ishte ndërtimi i themeleve të forta për Ministrinë e

Mjedisit në veçanti dhe për qeverinë e Kosovës në përgjithësi, për të zbatuar acquis për mjedisin të BE. Projekti ka ofruar mbështetje institucionale për të hartuar dhe themeluar

strategji, politika, koncepte, procedura dhe kapacitetet e duhura për menaxhimin, zbatimin e politikave mjedisore në Kosovë. Kjo ka përfshirë edhe fuqizimin e menaxhimit të mjedisit

dhe trajnimin e zyrtarëve dhe stafit kryesor, si dhe furnizimin me paijsje dhe përkrahje

logjistike për sektorë monitorues të mjedisit dhe menaxhimit të të dhënave.

EU CARDS: “Fuqizimi

institucional dhe ngritja e kapaciteteve të të gjithë

departamenteve të MMPH”

Ka përfunduar

në shtator 2007

Ky projekt ka ofruar kryesisht asistencë praktike për Departamentin e Menaxhimit të

Burimeve të Ujërave dhe është fokusuar në asistencën për të hartuar legjislacionin dytësor,

çështje të menaxhimit të lumenjve, menaxhimin e përmbytjeve dhe mbrojtjen e ujit të pijshëm. Një nga rezultatet kryesore është krijimi i mjeteve praktike (GIS dhe modelet

hidraulike) që janë në përputhje me Sistemin e Menaxhimit të Informacionit (SMI) ekzistues dhe që është instaluar në Ministrinë e Mjedisit dhe AMMK.

EU CARDS: “Mbështetje institucionale për menaxhimin

mjedisor për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor, Kosovë”

Ka përfunduar

në shtator 2007

Objekti i këtij projekti ka qenë të zgjerohej dhe thellohej kapaciteti për menaxhimin e

mjedisit në kuadër të Ministrisë së Mjedisit, kryesisht për çështje të lejimit dhe kontrollimit të ndotjes në nivel komunal, ruajtjen e natyrës dhe mbrojtjen e mjedisit në Ministri, dhe

planifikimin hapësinor për Ministrinë. Nën këtë projekt, është vlerësuar edhe kapaciteti i autoriteteve lokale lidhur me zbatimin e legjislacionit për mjedisin. Vlerësimi la pasë për

qëllim të identifikohë ata që mund të shërbejnë si model për fuqizimin e sistemeve të

kontrollit lokal e që më pastja do të zgjerohej edhe në të gjitha komunat e tjera.

EU CARDS: “Mbështetje e vazhdueshme për Asociacionin

e Komunave të Kosovës”

Maj 2006

Korrik 2008

Fushëveprimi i këtij projekti ishte fuqizimi i kapaciteteve institucionale të Asociacionit të

Komunave të Kosovës si një forum efektiv për të rritur bashkëpunimin dhe dialogun

ndërkomunal me qeverinë qendrore, në fusha të kompetencave komunale dhe procesit të reformimit të qeverisjes lokale.

EU CARDS: “Mbështetje

institucionale për komunat për zbatimin e ligjeve dhe

rregulloreve për mjedisin”

Janar 2008 Qershor 2009

Qëllimi i këtij projekti ishte fuqizimi i kapacitetit institutcional të komunave të Kosovës dhe

Ministrisë së Mjedisit dhe përmirësimi i zbatimin të ligjeve dhe rregulloreve të mjedisit dhe të sigurohej komunikimi dhe bashkëpunimi më i mirë ndërmjet qeverisjes qendrore dhe

lokale (pesë zyra/inspektoratë rajonalë, komuna, trupa këshillues lokale, zyrat e kryetarëve).

EU CARDS: “Mbështetje për

qeverisjen lokale Kosovë” Janar 2008

Janar 2010

Projekti synonte të mbështeste komunat e Kosovës për të përparuar reformën dhe ndërtimin e kapacitetit në kontekst të procesit të vazhdueshëm të decentralizimit, përfshirë përmirësimin

e kompetencave menaxheriale, ofrimin e shërbimeve dhe dialogun me qytetarët në nivel

lokal, në përputhje me Standardet Evropiane. Ndër të tjera, projekti kishte për qëllim edhe fuqizimin e funksionit të inspektimit të komunave, të ndihmonte me zbatimin dhe të

zhvillonte aftësi të integruara për planifikim.

EU IPA-TAIEX: “Asistencë teknike për PKIN, planifikim

për mjedisin dhe ngritje të kapaciteteve”

Mars 2010

Janar 2011

Projekti synonte t’i asistonte MMPH për të identifikuar format administrative dhe për të

finalizuar legjislacionin dytësor dhe udhëzuesit për PKIN.

Tab.1.5.1 – Projekte përkatëse për mjedisin dhe planifikimin hapësinor që janë zbatuar në Kosovë (vazhdon)

Page 45: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

39

Titulli i projektit Periudha e

zbatimit Përshkrim i shkurtër

EU IPA-TAIEX: “Mbështetje

për Komitetin për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis

dhe Planifikim Hapësinor

(CAFRDESP)”

Tetor 2010

Korrik 2011

Qëllimi i këtij projekti ishte asistenca për Komitetit Parlamentar për Mjedisin dhe MMPH për hartimin dhe miratimin e të gjithë legjislacionit relevant për mjedisin, me vëmendje të

posaçme tek ligjet e reja për VNM, VSM, Ujë, Ndërtim dhe Mbrojtje të Natyrës.

EU-FRAMEËORK: “Monitorimi i transpozimit dhe

zbatimit të Aquis për Mjedisin të BE”

2009

2010

Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte vlerësimi i legjislacionit kosovar primar dhe sekondar,

të miratuar apo draftuar, me qëllim të monitorimit të transpozimit dhe zbatimit te Aquis për Mjedisin të BE, të kontrollohet nëse ekzistojnë mungesa në mes të ligjeve të Kosovës dhe

Direktivave të BE si dhe të përgaditet lista me rekomandime për të ndihmuar transpozimet e

këtilla.

SIDA: “Mbështetje për përgaditja e Strategjisë për

Mjedisin të Kosovës (SMK) dhe Planit të Veprimit Vendor për

Mjedisin (PVVM) 2011-2015”

2011 2012

Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte azhurnimi i Strategjisë të Kosovës për Mjedisin dhe

Planit të Veprimit Vendor për Mjedisin duke identifikuar prioritetet që do të financohen gjatë

periudhës së vlefshmërisë së planit (2011-2015). Rezultatet e projektit ishin: 1) raporti bazë që përmblidhte gjendjen e mjedisit në lidhje me planet dhe objektivat aktuale për zhvillim; 2)

rishikim i strategjive ekzistuese të sektorit për të përcaktuar relevancën e tyre për mjedisin (bujqësia, pylltaria, minierat, industria etj.); 3) rishikimi dhe azhurnimi i SMK; 4) PVVM

EU IPA-TËINNING:

“Mbështetje institucionale për Ministrinë e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor të Kosovës”

2011

2013

Qëllimi i këtij projekti ishte fuqizimi i kapacitetit të MMPH dhe palëve të interesit për të

përfunduar dhe zbatuar zbatimin e legjislacionit sekondar për menaxhimin e ujërave dhe

lumenjve, menaxhimin e infrastrukturës së ujërave, përfshirë digat, menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin hapësinor dhe urban, mbrojtjen e natyrës dhe biodiversitetit

EU IPA: “Promovimi i efiçiencës së energjisë dhe

burimeve të ripërtritshme të

energjisë”

2012

2014

Qëllimi i këtij projekti ishte asistenca dhe ngritja e kapaciteteve institucionale të qeverisë

qendrore dhe lokale në fushat kryesore: zbatimi i kornizës ligjore në fushën e efiçiencës së energjisë dhe energjisë së ripërtritshme; krijimi i procesit të planifikimit të energjisë lokale

dhe përgaditja e planeve të veprimet lokale për energji që promovojnë efiçiencën e energjisë

dhe përdorimin e energjisë së ripërtritshme; dhe trajnimi për menaxhimin e energjisë dhe shërbimet e auditimit.

BB: “Studimi vendor për ndërtimin e efiçiencës së

energjisë për Kosovën”

2012

2013

Qëllimi i këtij projekti ishte dizajnimi dhe zhvillimi i një plani të hollësishëm për Programin

Vendor për Ngritjen e Efiçiencës së Energjisë, që mbulon ndërtesat publike dhe komerciale.

EU IPA: “Mbështetje për Ministrinë e Mjedisit dhe

Planifikimit Hapësinor

(MMPH) për menaxhimin e ujërave dhe monitorimin e

burimeve të ujërave”

2013

2014

Qëllimet e këtij projekti ishin: 1) Përkrahje për QeK sidomos për MMPH dhe Departamentin e Ujërave për të zhvilluar një Strategji të unifikuar për Ujërat e Kosovës, Plan Veprimi dhe

Investimi për Ujërat në mbarë Kosovën për të udhëhequr planifikimin, identifikimin,

prioritizimin dhe zbatimin e investimeve në sektorin e burimeve të ujërave në të mirë të popullsisë ndërsa ruhen burimet dhe ekosistemet e ndërlidhura me to; 2) Zgjerimin dhe

thellimin e përafrimit të praktikave dhe standardeve të Kosovës në sektorin e burimit të ujërave me ato të EU ËFD, që të kontribuojnë në përparimin e procesit të anëtarësimit të

Kosovës; 3) Konsolidimin e kapaciteteve teknike, institucionale dhe administrative të

Departamentit të Ujërave të MMPH dhe agjencive të saj për të plotësuar standardet e monitorimit dhe raportimit të ËFD duke përmirësuar rrjetin për monitorim dhe marrjen e

mostrave të ujërave sipërfaqësore dhe tokësore; 4) Integrimin efektiv të Planit të Veprimit dhe Investimit për Ujëra për të shtjelluar kornizat e shpenzimit dhe strukturën menaxhuese

që udhëheqin këtë sektor.

Tab.1.5.1 – Projekte përkatëse për mjedisin dhe planifikimin hapësinor që janë zbatuar në Kosovë (fund)

Shumë projekte të tjera specifike që përfshijnë VNM janë përgatitur me mbështetjen vijuese të IFN:

KfË ka mbështetur punën, konsolidimin dhe inkorportimin e shërbimeve të ujërave në qytetet kryesore në Kosovë;

Zhvillimi i burimeve të ujërave juglindore është financuar nga Sëiss Development Agency (përfunduar në vitin

2007), kryesisht ka përfshirë menaxhimin e pellgjeve të lumenjve (sipërfaqësor dhe tokësore) në pjesën juglindore të

Kosovës dhe ka krijuar një sistem dhe databazën me informacione për ujërat.

Banka Botërore ka mbështetur shumë projekte për ujra, objektet e mbeturinat, dhe sektorin e energjisë, përfshirë

edhe efiçiencën e energjisë.

UNDP ka zbatuar ‘projektin e pikave të nxehta’ për pastrimin e mbeturinave nga minierat e vjetra në Mitrovicë dhe

Novobërdë të financuar nga holandezët dhe gjithashtu po zhvillon një projekt për krijimin e një rezervati natyror në

komunën e Dragashit. Poashtu, UNDP ka zhvilluar edhe draft programin për ndryshimet klimatike në Kosovë.

programin;

Asistenca e kaluar e BE përfshin edhe mbështetje për MMPH për sektorin publik të ujërave, shërbimet e ujërave të

zeza, për zyrën rregullative të ujërave, dhe projekte që mbështesin përmirësime të infrastrukturës në sektorët e

ujërave dhe ujërave të zeza.

VNM në këto projekte kanë qenë shumë interesante dhe të dobishme për zyrtarët e MMPH që kanë analizuar përvoja të

ndryshme dhe janë trajnuar në vendin e punës për procedurat e përdorura nga donatorët kryesorë. Disa VNM të

Page 46: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

40

projekteve të tjera janë duke u zhvilluar gjatë vitit 2014 dhe eksperti i UNDP ka mund t’i asistojë DMM të MMOH me

analizimin dhe vlerësimin e këtyre projekteve në pajtim me Detyrën 2 të këtij projekti të financuar nga ADC-UNDP.

Page 47: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

41

2 VNM/VSM/PKIN dhe legjislacioni për mbrojtjen e

natyrës

2.1 Prezantimi dhe përshkrimi i kërkesave kryesore nga BE

Legjislacionet kryesore primare dhe sekondare të Kosovës dhe të BE që rregullojnë Mbrojtjen e Mjedisit, VNM, VSM,

PKIN, Mbrojtjen e Natyrës-Biodiversitetin dhe Ndryshimet Klimatike janë përmbledhur në Tabelën 1.3.1.

Ndërlidhja specifike me kërkesat e BE për akte ligjore, janë përmbledhur në seksionet vijuese të këtij Kapitulli. Kjo

analizë është marrë nga “Raporti për Legjislacionin për Mjedisin” të finalizuar nga projekti i financuar nga EU-IPA

“Mbështetje institucionale për Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) të Kosovës”.

2.1.1 Vlerësimi për Ndikimin në Mjedis (VNM)

Parlamenti dhe Këshilli Evropian kanë publikuar një version të ri të konsoliduar të Direktivës për Vlerësimin e Ndikimit

në Mjedis 2011/92/EU të datës 13 dhjetor 2011 për vlerësimin e efekteve të disa projekteve publike dhe private në

mjedis (kodifikimi).16 Ai është publikuar në GZ më 28 janar 2012 dhe ka hyrë në fuqi 20 ditë më pas.

Direktiva konsolidon ndryshimet që i janë bërë Direktivës 85/337/EEC nga Direktiva 97/11/EC; Direktivës 2003/35/EC

dhe Direktivës 2009/31/EC. Janë bërë amendamentimet jo substanciale që do të transpozohen në legjislacionin vendor

dhe vetëm numrat e neneve janë rishikuar pak.

Direktiva e KE 2001/42/EC për VSM është transpozuar tërësisht në kornizën legjislative të Kosovës me Ligjin Nr.03/L-

230 për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit, në nëntor 2010. Qëllimi i Ligjit është të sigurojë se pasojat mjedisore të disa

planeve dhe programeve janë identifikuar dhe vlerësuar gjatë përgaditjes së tyre dhe para se të miratohen.

Vlerësimet e mjedisit (VNM dhe VSM) janë dy procedura që sigurojnë se implikimet mjedisore merren parasysh para

se të merren vendime. Vlerësimi mjedisor (‘Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis ' – Direktiva VNM) mund të bëhet për

projekte individuale në bazë të Direktivës 85/337/EEC të amendamentuar, (tani Direktiva 2011/92/EU – versioni i

kodifikuar) ose për planet dhe programet publike në bazë të Direktivës 2001/42/EC ('Vlerësimi Strategjik në Mjedis ' –

Direktiva VSM).

Parimi i përbashkët i të dy Direktivave është të sigurohet se planet, programet dhe projektet që kanë gjasa të kenë efekte

domethanëse në mjedis i nënshtrohen vlerësimit mjedisor para se të miratohen apo të autorizohen. Konsultimi me

publikun është tipar kryesor i procedurave për vlerësimin e mjedisit.

Direktivat për Vlerësimin e Mjedisit synojnë të ofrojnë nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe të kontribuojnë në

integrimin e çështjeve mjedisore gjatë përgatitjes së projekteve, planeve dhe programeve me synimin për të reduktuar

ndikimin e tyre në mjedis. Ato sigurojnë pjesëmarrjen e publikut në vendimarrje dhe kështu, fuqizojnë cilësinë e

vendimeve. Prandaj, Direktivat për Vlerësimin e Mjedisit janë mjete me rëndësi për një zhvillim të qëndrueshëm.

Direktivat VNM për projektet që kanë ndikim domethanës në mjedis rregullojnë vlerësimin e ndikimit përmes

procedurës.. Vlerësimi i ndikimit në mjedis identifikon, përshkruan dhe vlerëson në mënyrën e duhur, për secilin rast

individual, efektet e drejtpërdrejta dhe jo të drejtpërdrejta të projektit duke marrë për bazë faktorët:

a) Qeniet njerëzore, faunën dhe florën;

b) Dheun, ujin, ajrin, klimën dhe peisazhin;

c) Asetet materiale dhe trashëgiminë kulturore;

d) Ndërveprimin ndërmjet faktorëve të përmendur në pikat (a), (b) dhe (c).

16 Direktiva 2011/92/EU e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e 13 dhjetorit 2011 për vlerësimin e efekteve të disa projekteve publike dhe private

për mjedisin (kodifikimi) - http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:L:2012:026:0001:0021:EN:PDF

Page 48: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

42

Shkurtimisht, Direktiva VNM parasheh se zhvilluesit mund t’i kërkojnë autoritetit përgjegjës të thotë se çfarë duhet të

përmbajë informacioni i VNM që do të paraqitet nga zhvilluesi (faza e caktimit të fushëveprimit); zhvilluesi duhet të

paraqesë informacionin për ndikimin në mjedis (raporti VNM – Shtojca IV); autoritetet për mjedisin dhe publiku (dhe

Shtetet Anëtare që preken) duhet të informohen dhe të konsultohen; autoriteti përgjegjës vendos, duke marrë parasysh

rezultatet e konsultimit. Publiku informohet për vendimin më pas dhe mund ta kundërshtojë këtë vendim para gjykatës.

2.1.2 Vlerësimi Startegjik për Mjedisin (VSM)

Procedura e VSM mund të përmblidhet si më poshtë:

1. Përgatitet raporti mjedisor ku identifikohen efektet e mundëshme të planit apo programit të propozuar në mjedis

dhe identifikohen alternativat e arësyeshme të tij.

2. Publiku dhe autoritetet mjedisore informohen dhe konsultohen për draftin e planit apo programit dhe për raportin

mjedisor që është përgatitur.

3. Lidhur me planet dhe programet që mund të kenë efekte domethanëse në mjedisin e një apo më shumë shteteve

anëtare, atëherë shteti anëtare në territorin e të cilit po përgatitet plani ose programi duhet të konsultojë shtetin apo

shtetet tjera anëtare.

2.1.3 Mbrojtja e natyrës

Kapitulli II “të drejtat dhe liritë themelore”, Neni 52 “përgjegjësia për mjedisin” të Kushtetutës së Kosovës deklaron se

natyra dhe biodiversiteti, trashëgimia mjedisore dhe vendore janë përgjegjësi e secilit. Mbrojtja dhe ruajtja e

biodiversitetit rregullohet në veçanti nga Ligji për Mbrojtjen e Natyrës No. 03/L-233 GZRK No. 85/09.11.2010 dhe

Udhëzimet Administrative përkatëse.

Sipas projektit “Monitorimi i transpozimit dhe zbatimit të Acquis për mjedisin të BE” në qershor 2010, vetëm pak

elemente të Direktivave dhe Rregulloreve të BE duhet të integrohen në legjislacionin kosovar për Mbrojtjen e Natyrës

dhe VNM, dhe përpjekjet kryesore duhet të përqendrohen tek zbatimi i tyre përmes miratimit të legjislacionit sekondar

(rregulloret dhe udhëzimet administrative), udhëzuesit dhe azhurnimi i politikave sektorale. Prandaj, me miratimin e 2

ligjeve të reja kosovare për VNM dhe Mbrojtjen e Natyrës në fund të vitit 2010, transpozimi i 9 direktivave sektorale të

ndërlidhura me BE mund të konsiderohet si i plotësuar tërësisht.

Duhet përmendur se lidhur me transpozimin e Direktivës për Zogjtë e Egër, identifikimi paraprak i vendeve “Natura

2000” në territor është bërë nga Projekti Menaxhimi i Qëndrueshëm i Pyjeve në Kosovë, Nr.300089. Është zhvilluar një

listë e specieve përmes krahasimit të specieve të zogjve të gjetur në Kosovë me speciet e zogjve të listuara në Shtojcën I

të Direktivës së BE të lartpërmendur. Vlerësimi se a do të kërkohen masa të veçanta mbrojtëse për të mbrojtur habitatet

e cënueshme ose speciet e rralla ishte caktuar të bëhet në vitin 2012 nga MMPH, AMMK dhe Universiteti i Prishtinës.

Zbatimi i plotë i kësaj Direktive pritet të arrihet në përfundim të vitit 2014 duke: (i) identifikuar dhe caktuar zonat e

veçanta të mbrojtura me anë të një akti specifik; (ii) caktimi i masave për të siguruar se popullsia e zogjve ruhet në

nivele të duhura, brenda dhe jashtë zonave të veçanta të mbrojtura (ZVM): (iii) miratuar masa të veçanta për ruajtje dhe

për të mbrojtur habitatet e specieve në Shtojcën I dhe specieve shtegtare; (iv) krijuar një sistem të përgjithshëm për

mbrojtjen e të gjitha specieve të zogjve të egër; (v) duke themeluar një sistem autorizimi për çdo derogim; (vi) duke

krijuar masa për t’u siguruar se gjuetia e specieve në Shtojcën Annex II nuk rrezikon përpjekjet për ruajtje; (vii) duke

ndaluar disa lloje të caktuara të kapjes/vrasjes; (viii) duke themeluar një inspektim dhe sistem të zbatimit efektiv; (ix)

duke krijuar sisteme të informacionit për të mundësuar që raportet i dërgohen Komisionit.

Ndërkohë, Direktiva e Habitateve është transpozuar tërësisht me miratimin e ligjit të ri kosovar për Mbrojtjen e Natyrës

dhe zbatimi i tij gjithashtu pritet të arrihet nga fundi i vitit 2014 përmes: (i) prodhimit të një inventari të vendeve; (ii)

caktimit të zonave të veçanta për mbrojtje (ZVM) dhe caktimit të prioriteteve për menaxhimin e këtyre vendeve; (iii)

caktimit të masave të duhura për ruajtjen e këtyre vendeve përfshirë dhe bashkë-financimin; (iv) krijimin e një sistemi

për mbrojtje strikte për speciet në Shtojcën IV; (v) krijimin e një sistemi për të monitoruar statusin e ruajtjes së

habitateve dhe specieve; (vi) vlerësimin e statusit të specieve në Shtojcën V dhe miratimin e masave të duhura për

konservim; (vii) ndalimin e përdorimit të mjeteve të specifikuara për kapje/vrasje të disa specieve të caktuara të

kafshëve; (viii) krijimin e një sistemi për të monitoruar kapjen/vrasjen aksidentale të specieve në Shtojcën VI(a); (ix)

krijimin e një mekanizmi për të konsultuar publikun para se të arrihet pajtimi për projekte që mund të cenojnë ZMV ose

risjelljes së specieve vendore; (x) krijimin e një mekanizmi për të promovuar edukimin dhe informimin e përgjithshëm

të publikut.

Duhet theksuar se ligji për Mbrojtjen e Natyrës i miratuar në fund të vitit 2010 transpozon të gjitha Direktivat përkatëse

të BE që kanë të bëjnë me Mbrojtjen e Natyrës në vetëm një ligj. Në tabelën e harmonizimit të shtjelluar për të vlerësuar

Page 49: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

43

pajtueshmërinë me acquis të BE janë sugjeruar fare pak amendamentime lidhur me ndryshime të vogla të përkufizimeve

dhe të listës mjedisore të bashkëngjitur në shtojcat përkatëse.

Evropa ka një sërë llojesh të habitateve, që së bashku kanë florë dhe faunë të shumëllojshme. Shumica dërrmuese e

habitateve evropiane është formësuar dhe menaxhuar nga njerëzit për mijëra vite duke rezultuar në një mozaik unik të

habitateve natyrore dhe gjysëm-natyrore. Biodiversiteti i BE që gjithashtu është parakusht për ofrimin e shërbimeve

kyçe për jetesën e qenieve njerëzore vazhdon të përballet me kërcënime serioze. Planifikimi i dobtë, përdorimi i keq i

tokës, ndryshimet shkatërruese për tokën dhe praktikat bujqësore intensive për vite të tëra kanë arritur shkatërrimin e

shumë habitateve natyrore si ligatinat, të cilat janë të nevojshme për mbijetesën e shumë specieve të egra.

Në Evropë, 335 specie vertebrore janë në rrezik nga zhdukja dhe 42% e gjitarëve natyrorë, 15% e zogjve, 45% e

fluturave, 30% e amfibëve, 45% e reptilëve dhe 52% e peshqve të ujërave të ëmbla. Në rrezik janë dhe habitatet dhe

ekosistemet; për shembull, rreth 60% e ligatinave në Evropën Veriore dhe Perëndimore janë zhdukur. Vetëm një pjesë e

vogël e pyjeve natyrore që dikur mbulonin pjesën më të madhe të Evropës ka mbetur e paprekur; zjarret e pyjeve

vazhdojnë të shkaktojnë probleme serioze në Evropën Jugore dhe janë rrezik i madh për humbjen e biodiversitetit. BE

është përfshirë në përpjekjet për të mbrojtur trashëgiminë e kontinentit në 30 vitet e fundit. Janë ndërmarrë disa hapa,

përfshirë dhe pjesëmarrja në konventa dhe forume shumëpalëshe ndërkombëtare. Caku për të reduktuar dukshëm

humbjen e biodiversitetit global deri në 2010 është caktuar në Samitin Botëror të vitit 2002 për Zhvillimin e

Qëndrueshëm në Johanesburg që është caktuar si prioritet dhe është fuqizuar në BE nga Strategjia për Zhvillim të

Qëndrueshëm e lançuar nga krerët e BE në Gotenburg në vitin 2001, si dhe me Programin e Gjashtë për Veprim

Mjedisor (PVM 6), Strategjinë e Lisbonës për zhvillim dhe vende pune dhe në një sërë politikash për mjedisin dhe

sektorin.

Programi i 6 për Veprim Mjedisor (PVM, http://ec.europa.eu/environment/neëprg/index.htm) përbëhet nga shtatë

Strategji Tematike që përbëjnë kornizën për veprim në nivel të BE për secilin prioritet në fjalë.

Shtatë Strategjitë Tematike (http://ec.europa.eu/environment/neëprg/strategies_en.htm) mbulojnë fushat vijuese: dheu

dhe mjedisi detar (në fushën prioritare të biodiversitetit), ajri, pesticidet dhe mjedisi urban (në fushën prioritare të

mjedisit, shëndetit dhe cilësisë së jetës) dhe burimet natyrore dhe riciklimi i mbeturinave (në fushën prioritare të

burimeve natyrore dhe mbeturinave).

Në vitin 2011 u miratua një Strategji e re për Biodiversitetin për të përmirësuar gjendjen e biodiversitetit në Evropë

gjatë dhjetëvjeçarit të ardhshëm. Strategjia e re e BE

(http://ec.europa.eu/environment/nature/biodiversity/comm2006/2020.htm) është ndërtuar me gjashtë caqe që

fokusohen tek shtytësit kryesorë të humbjes së biodiversitetit dhe paraqet një model për veprim deri në vitin 2020.

Strategjia është nxjerrë gjashtë muaj pas miratimit të Planit Strategjik Global për të luftuar humbjen e biodiversitetit në

Konferencën e Palëve për Konventën për Diversitet Biologjik në Japoni dhe rikonfirmon përkushtimin e madh të BE

për të ndihmuar në shmangien e krizës globale të biodiversitetit. Strategjia e re e BE gjithashtu është përshtatur mirë në

kohë me diskutimet brenda institucioneve të BE për Kornizën Financiare Shumëvjeçare që do të përcaktojë prioritetet

për shpenzime nga BE pas vitit 2014. Caku i 1-rë dhe 3-të i strategjisë së re synojnë të sigurojnë se 26,000 vendet

brenda Rrjetit Natura 2000 menaxhohen në mënyrë efektive për të mirën e natyrës dhe njerëzve dhe janë të përfshira

mirë në politika të tjera kryesore të BE si bujqësia, pylltaria dhe peshkimi. Kjo strategji përkufizon edhe themelet e

politikave dhe veprimeve që do të krijohen në nivel të BE gjatë dhjetë viteve të ardhshme për të përmbushur caqet e

caktuar nga Krerët e Shteteve dhe Qeverive të BE në mars 2010.

Strategjia e re përcjell Planin e Veprimit për Biodiversitet të BE të vitit 2006, nxjerr mësime nga zbatimi dhe rrit nivelin

e ambicies për vitin 2020. Kështu, përveç ndalimit të humbjes së biodiversitetit, ajo gjithashtu thekson për herë të parë

vlerën e pamasë të shërbimeve të ekosistemit dhe nevojën për t’i rimëkëmbur këto sisteme për të mirën e mjedisit dhe të

shoqërisë. Strategjia e BE bazohet mbi gjashtë caqe që mbështesin njëri-tjetrin dhe që merren me shtytësit kryesorë të

humbjes së biodiversitetit dhe synojnë të reduktojnë presionet kryesore mbi natyrën dhe shërbimet e ekosistemit në BE.

Ajo fokusoht në veçanti tek përfshirja e objektivave të ekosistemit në politika të tjera sektorale, duke zgjeruar përpjekjet

për të zbatuar në tërësi legjislacionin e BE për natyrën dhe duke mbyllur kështu zbrazëtira të mëdha në politika. Gjashtë

caqet e strategjisë së BE fokusohen te:

Zbatimi i plotë i legjislacionit të BE për natyrën për të mbrojtur biodiversitetin;

Mbrojtja më e mirë për ekosistemet dhe më shumë përdorim i infrastrukturës së gjelbër;

Bujqësi dhe pylltari më e qëndrueshme;

Menaxhim më i mirë i rezervave të peshkut në BE dhe peshkim më i qëndrueshëm;

Kontrolle më të rrepta të specieve invazive të huaja; dhe

Kontribut më i madh i BE për të shmangur humbjen globale të biodiversitetit.

Page 50: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

44

Secili cak zbërthehet në një grup prej 20 veprime prioritare dhe masa të tjera shoqëruese që janë krijuar për t’u siguruar

se këto ambicie do të realizohen tërësisht17.

Fig.2.1.1: Marrëdhëniet mes politikave për Mbrojtjen e Natyrës të BE

Tani, vetëm 17% e vlerësimeve bio-gjeografike të llojeve të habitateve dhe specieve të mbrojtura nga Direktiva e

Habitateve tregojnë status të mirë të ruajtjes, pasi shumica janë në gjendje të pafavorshme-papërshtatshme ose

pafavorshme-të keqe. Strategjia e re e BE cakton si cak të vetin përmirësimin e dukshëm të numrit të vlerësimeve që

tregojnë status të ruajtjes të favorshëm ose të përmirësuar për habitatet dhe speciet nën të dy direktivat për natyrën (shih

cakun e hollësishëm në kutinë më poshtë), brenda dhjetë viteve të ardhshme. Duhet të pranohet se nevojitet kohë që disa

specie të rralla dhe të rrezikuara dhe lloje të habitateve të reagojnë ndaj masave për ruajtje dhe për të arritur statusin e

dëshiruar të ruajtjes në një afat të mesëm ose të gjatë, pasi caku fokusohet edhe tek arritja e përmirësimeve me

parametra të matshëm që janë bazë e vlerësimit të statusit të ruajtjes. Për speciet e mbrojtura nën Direktivën për

Habitate, parametrat përfshijnë popullsinë, habitatet për speciet, llojin dhe perspektivën në të ardhmen. Parametrat për

llojet e habitateve përfshijnë hapësirën e mbuluar, strukturën dhe funksionimin si dhe speciet tipike, llojin dhe

perspektivën në të ardhmen. Përcaktimi i caqeve sasiore në vartësi të afateve kohore do të duhej të ndihmojë në

përshpejtimin e zbatimit të të dy direktivave. Në këtë kontekst, strategjia e re vë thekst të posaçëm për të siguruar

menaxhim efektiv në vendet e “Natura 2000”, edhe zhvillimin dhe zbatimin brenda afatit të planeve menaxhuese ose

instrumenteve ekuivalenë që përmbajnë masat e ruajtjes dhe rimëkëmbjes për secilin vend. Veprime të tjera specifike që

janë identifikuar për të arritur këtë cak janë:

Kompletimi i Rrjetit Natura 2000, sidomos në mjedisin detar;

Ofrimin e financimit të duhur për masat e ruajtjes që kërkohen për vendet e Natura 2000;

Integrimin e kërkesave për mbrojtjen e specieve dhe habitateve në politika kyçe për tokën dhe ujërat, brenda dhe

jashtë Natura 2000;

Promovimin dhe ndarjen e përvojave, praktikave të mira dhe bashkëpunimit ndërkufitar për menaxhimin e Natura

2000; dhe

Bashkëpunimin me sektorë kyç dhe grupe të palëve të interesit për të ndihmuar në zbatimin e dy direktivave;

17 Natura 2000, Buletini për Biodiversitetin e Natyrës i Komisionit Evropian “Fillimi i një ere të re për politikat e biodiversitetit të BE”

http://ec.europa.eu/environment/nature/info/pubs/docs/nat2000neësl/nat30_en.pdf

Programi i 6 për Veprim Mjedisor

Bordi Këshillues për Mbrojtjen e Mjedisit

Strategjitë Tematike (ST) Strategjia Tematike për Dheun

ST Detare dhe Konventat Ndërkombëtare

Objektivat mjedisore të BE (Traktati i BE) Mbrojtja e mjedisit, përfshirë biodiversitetin

Përdorimi racional i burimeve natyrore

Strategjia për Zhvillim të Qëndrueshëm e BE Menaxhimi i burimeve natyrore

Mobiliteti, përdorimi i tokës dhe zhvillimi territorial

Politikat e mbështetura në ndikimNatyra dhe

Biodiversiteti Strategjia e Biodiversitetit

Direktiva për Zogjtë dhe Habitatet

Rrjeti Natura 2000

Page 51: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

45

Strategjia e Biodiversitetit të EU ka lançuar një fushatë të madhe komunikimi për Natura 2000, në vitin 2013, dhe ka

paraparë si të përmirësojë dhe unifikojë monitorimin dhe raportimin sipas Nenit 17 të Direktivës për Habitate, si dhe të

rrisë qasjen në informacion për të dhënat nga Natura 2000 dhe biodiversitetin të BE në përgjithësi. Komponentë të tjerë

relevantë të legjislacionit të BE për mbrojtjen e natyrës janë:

Direktiva e Këshillit Nr. 83/129/EEC që ka të bëjë me importimin në SHA të lëkurës së disa fokave-këlyshë dhe

produktet prej tyre;

Direktiva e Këshillit Nr.1999/22/EC lidhur me mbajtjen e kafshëve të egra në kopsht zoologjik;

Rregullorja e Këshillit (EC) Nr. 338/97 për mbrojtjen e specieve të faunës dhe florës së egër duke rregulluar

tregtinë me to;

Rregullorja e Këshillit (EEC) Nr.348/81 për rregullat e përbashkëta për importimin e balenave apo produkteve të

tjera nga balenat;

Rregullorja e Këshillit (EEC) Nr.3254/91 që parandalon përdorimin e çarqeve në Komunitet dhe sjelljen në

Komunitet të gëzofit dhe produkteve nga disa specie të kafshëve të egra nga vende ku i kapin me çarqe ose metoda

të kurthave që nuk plotësojnë standardet ndërkombëtare njerëzore të kurtheve;

Rregullorja (EC) Nr. 2494/2000 për masat që promovojnë ruajtjen dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve

tropikale dhe pyjeve të tjera në vendet në zhvillim

Direktiva e Këshillit të BE Nr.105/1999/CE për prodhimin dhe tregtimin nga ana e furnizuesve (p.sh.:

grumbulluesit e farave, rritësit e fidanëve, shitësit me shumicë etj.) të materialeve riprodhuese nga pyjet (fara,

boçe, prerje dhe filiza) që përdoren për qëllime pylltarie në BE.

Legjislacioni tjetër i BE relevant për Mbrojtjen e Natyrës Nature Protection përmban:

Direktivën për Vlerësimit e Ndikimit në Mjedis (No.85/337/EEC), amendamentuar nga Direktiva e Këshillit

Nr.97/11/EC,

Direktivën për Qasje në Informacion për Mjedisin (No.90/313/EEC), Direktivën Raportuese (Nr.91/692/EEC).

Marrëveshje të ndryshme shumëpalëshe për mjedisin ose konventa që kanë të bëjnë me Mbrojtjen e Natyrës përfshijnë:

Konventa për Ligatinat me Rëndësi Ndërkombëtare, Sidomos Habitatet e Shpendëve të ujit (Ramsar, 1971);

Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare të Specieve të Rrezikuara nga Fauna dhe Flora e Egër (Ëashington, 1973);

Konventa për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të Egra (Bonn, 1979);

Konventa për Ruajtjen e Kafshëve të Egra dhe Habitateve Natyre të Evropës (Bern, 1979);

Konventa për Diversitetin Biologjik (Rio de Janeiro, 1992);

Koventa Kornizë e Kombeve të Bashkuara për Nryshimet Klimatike (Rio de Janeiro, 1992) dhe Protokolli vijues i

Kiotos (1997) dhe Marrëveshja e Marrakeshit (2001)

Page 52: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

46

2.2 Analiza e mangësive dhe statusi i transpozimit

2.2.1 Vlerësimi për Ndikimin Në Mjedis (VNM)

Ligji për VNM dhe Udhëzimet Administrative përkatëse janë analizuar në tërësi dhe janë krahasuar me detyrimet

kryesore të BE që rrjedhin nga transpozimi i Direktivave të BE me anë të tabelës korresponduese të harmonizimit dhe

rekomandimeve specifike që janë dhënë për të përmirësuar nivelin e tranpozimit të Direktivës së VNM. Në këtë

paragraf paraqiten rezultatet kryesore të kësaj analize.

Tabela 2.2.1 e dhënë në vijim përmbledh rezultatet e vlerësimit të legjislacionit të VNM në Kosovë. Ajo është

shtjelluar për të paraqitur statusin e transpozimit të Direktivave kryesore të BE në Kosovë.

Nr. Direktivat e BE Statusi i transpozimit në KS

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM)

1

Directiva 2011/92/EU e Parlamentit dhe Këshillit Evropian e datës 13 dhjetor 2011 për vlerësimin e

efekteve të disa projekteve publike dhe private në

mjedis (kodifikimi)

TRANSPOZUAR: Direktivat e VNM janë transpozuar në Ligjin e Kosovës Nr. 03/L-214 “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” të miratuar

nga KK më 23.09.2010 dhe të shpallur dhe në një sërë UA të nxjerra në vitet 2011 dhe 2012, analiza me hollësi e mangësive paraqitet në Tabelën

e Harmonizimit dhe shtjellimi i saj vlerëson nivelin e pajtueshmërisë me

acquis të BE

2

Direktiva Nr. 2009/31/EC e Parlamentit dhe Këshillit

Evropian e datës 23 prill 2009 “për ruajtjen

gjeologjike të dioksidit të karbonit” që amendon Direkivën e Këshillit Nr. 85/337/EEC, Direktivat e

Parlamentit dhe Këshillit Evropian Nr. 2000/60/EC, 2001/80/EC, 2004/35/EC, 2006/12/EC, 2008/1/EC

dhe Rregulloren (EC) Nr. 1013/2006

TRANSPOZUAR: Direktivat e VNM janë transpozuar në Ligjin e

Kosovës Nr. 03/L-214 “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” miratuar nga KK më 23.09.2010 dhe të shpallur dhe në një sërë UA të nxjerra në

vitet 2011 dhe 2012, analiza me hollësi e mangësive paraqitet në Tabelën

e Harmonizimit dhe shtjellimi i saj vlerëson nivelin e pajtueshmërisë me acquis të BE

Tab.2.2.1: Statusi i transpozimit të Direktivave të VNM në Kosovë

Në vitin 2009, Ligji Nr. 03/L-024 “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” u miratua nga Kuvendi i Kosovës (KK). Ky

Ligj u rishikua një vit më vonë dhe në pajtim me raportet e bëra nga asistenca e TAIEX për Kuvendin Kombëtar të

Kosovës18 u miratua Ligji i ri Nr. 03/L-214 “për VNM” nga KK më 23 shtator 2010.

Ky Ligj i ri (Neni 1) rregullon procedurat për identifikimin, vlerësimin dhe raportimin e ndikimit në mjedis të disa prej

projekteve të propozuara, si dhe procedurat administrative shoqëruese gjatë procesit të vendimarrjes nga Ministria e

Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për nxjerrjen e Pëlqimit Mjedisor dhe siguron se i gjithë informacioni relevant për

mjedisin është siguruar dhe është marrë në konsideratë.

Sipas Ligjit Nr. 03/L-214 (art.3), VNM identifikon, përshkruan dhe vlerëson në mënyrën e duhur duke u nisur nga secili

rast individual, efektet e drejtepërdrejta dhe jo të rejtepërdrejta të projektit te:

1. Qeniet njerëzore, flora dhe fauna.

2. Dheu, uji, ajri, klima dhe peisazhi.

3. Asetet materiale dhe trashëgimia kulturore.

4. Ndërveprimi mes pikave të lartpërmendura 1, 2 dhe 3.

Autoriteti përgjegjës për zbatimin e procedurave të VNM është MMPH andaj aplikuesi duhet të dorëzojë kërkesën për

miratim të VNM te e njëjta ministri. Në pajtim me Nenin 7 të këtij Ligji, aplikuesi nuk duhet të licensohet për ndërtim,

ose nuk mund ta zbatojë një projekt të planifikuar pa përfunduar procedurën e VNM dhe të ketë marrë Pëlqimin

Mjedisor nga Ministria.

Neni 10 përkufizon fazat vijuese të VNM: (1) kontrollimin; (2) caktimin e fushëveprimit; (3) rishikimin e Raportit

VNM.

18 Asistenca Afatmesme për Kuvendin Kombëtar të Kosovës (TAIEX KOS IND/EXP 46950) – Giuseppe RAZZA – Raporti Final

Page 53: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

47

Në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit Nr. 03/L-025 Kapitulli III, ndërmarrjet ose autoritetet publike që planifikojnë

të ndërtojnë një objekt industrial, të përpunojnë, të bëjnë punime të mëdha ose projektim që ka mundësinë të shkaktojë

dëme në mjedis, para ndërtimit të këtyre objekteve duhet të bëjnë Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (VNM).

Aplikuesi ia paraqet MMPH (Neni 11) aplikacionin për të filluar procedurën e VNM bashkë me dokumentacionin

vijues. Aplikacioni duhet të përmbajë emrin, adresën dhe statusin ligjor të aplikuesit, si dhe emrin e projektit. Aplikuesi

duhet të dorëzojë me aplikacion edhe:

Listën e dokumenteve të përcaktuara nga MMPH sipas llojit dhe natyrës së projekteve ose aktiviteteve për

implementim;

Pyetësorin e plotësuar, i përcaktuar nga MMPH për ndikimin në mjedis të projektit të propozuar, përshkrimin e

lokacionit, përshkrimin e projektit, përshkrimin e ndikimit të mundshëm të projektit në mjedis.

Shtojcat I dhe II shënojnë projektet që kanë nevojë për VNM, ndërsa Shtojca III identifikon kriteret vijuese për

kontrollim me anë të VNM:

1. Karakteristikat e projektit

2. Lokacionin e projekteve

3. Karakteristikat e ndikimit të mundshëm

Në bazë të informacionit të paraqitur bashkë me aplikacionin dhe lidhur me projektet e lartpërmendura të listuara në

Shtojcat I, II dhe kriteret e paraqitura në Shtojcën III, MMPH, brenda 10 ditësh nga pranimi i aplikacionit e njofton

aplikuesin me shkrim për vendimin e marrë, nëse Raporti VNM kërkohet apo jo.

Sipas Nenit 13, aplikuesi mund të kërkojë që MMPH të deklarojë me shkrim mendimin e vet lidhur me informacionin

për ndikimin në mjedis që duhet të paraqitet në Raportin VNM (Njoftimi për Fushëveprim). Kjo kërkesë përfshin:

1. Përshkrimin e alternativave të mundshme.

2. Përshkrimin e gjasës për ndikim të konsiderueshëm në mjedis.

3. Arësyet për identifikimin e këtyre ndikimeve.

4. Përshkrimin e masave mbrojtëse të parapara për të shmangur, ulur dhe nëse është e mundur shmangur ndikimet e

dëmshme në mjedis.

Aplikuesi e paraqet këtë informacion në një Raport të shkurtër të Fushëveprimit për MMPH e cila e shqyrton dhe

përgatit njoftimin për fushëveprimin që i lëshohet aplikuesit brenda 30 ditësh nga pranimi i kërkesës përkatëse. Lëshimi

i njoftimit për fushëveprim nuk e parandalon MMPH që të kërkojë informacione shtesë edhe më vonë.

Ky Raport i Fushëveprimit përfshihet në Raportin VNM dhe bashkëngjitet si shtojcë në Përmbledhjen Jo-Teknike.

Raporti VNM është dokumenti thelbësor për procesin e VNM dhe aplikuesi dorëzon gjashtë kopje me shkrim dhe dy

kopje elektronike në MMPH për miratim. Përmbajtja e raportit specifikohet në Nenin 15.

Qeveria e Kosovës, konform pikave 4, 5 dhe 6 të seksionit 20, të Ligjit të ri për VNM ka nxjerrë Udhëzimet

Administrative Nr.09/2004 “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” dhe Nr.03/2004 “për licensimin e personave dhe

ndërmarrjeve për hartimin e raportit VNM”. Udhëzimiu Administrativ (UA) Nr.09/2004 përcakton procedurat për

identifikim, vlerësim, raportim dhe menaxhim të ndikimit në mjedis të projektit të propozuar, nga projektet e renditura

në Shtojcat I dhe II bashkëngjitur në këtë UA.

Shtojca I e UA Nr.09/2004 përcakton aktivitetet që janë pjesë e procesit të plotë të VNM: prodhimi dhe përpunimi i

metaleve; industria e mineraleve; industria nxjerrëse, prodhimi i energjisë, industria kimike; infrastruktura e transportit,

linjat e transmisionit etj.

Udhëzimet Administrative Nr. 07/11 “për licensimin e hartuesve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis”, Nr. 09/11 “për

informimin, pjesëmarrjen e publikut dhe palëve të interesuara në procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis” dhe

Nr.11/11 “për përcaktimin e shumës së pagesës për shërbimet lidhur me vlerësimin e ndikimit në mjedis” transpozimi i

Direktivës për VNM është përfunduar.

Page 54: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

48

Mangësitë kryesore legjislative të identifikuara në Ligjin Nr. 03/L-214 të datës 23 shtator 2010 janë:

Sipas Nenit 20, pika 3 koha për organizimin efektiv të debatit publik është shumë e shkurtër, sidomos duke iu

referuar Nenit 7, pika 1 e Direktivës së Këshillit Nr.85/337/EEC e datës 27 qershor 1985 “për Vlerësimin e

efekteve të disa projekteve publike dhe private në mjedis”;

Koha për debatin publik në rastin e projekteve ndërkufitare duhet të caktohet (Neni 29)

Pika e dytë e Nenit 10 të Direktivës së Këshillit Nr. 85/337/EE C e datës 27 qershor 1985 “për Vlerësimin e

efekteve të disa projekteve publike dhe private në mjedis” duhet të transpozohet në Nenin 6 të Ligjit të Kosovës

Nr. 03/L-214 ―për VNM; edhe në Udhëzimin Administrativ Nr. 9/2011 “për pjesëmarrjen e publikut”, Nenet 11

dhe 12, kohëzgjatja e konsultimeve nuk është specifikuar;

Sipas Nenit 15, pika 2, MMPH duhet të nxjerrë Udhëzues specifik për VNM për të përkufizuar Përmbajtjen e

Raportit VNM;

Shtojca 1 nuk transpozon industritë vijuese që konsiderohen të detyrueshme për të kërkuar VNM sipas Direktivës

për VNM:

o Për aq sa i takon, për industrinë kimike VNM duhet të zgjerohet në prodhimin e të gjitha kimikateve bazë

organike dhe inorganike si përkufizohen nga Direktiva për VNM dhe jo vetëm nën-kategoritë e specifikuara

nga Ligji i Kosovës Nr.03/L-214 “për VNM”: Lista në Shtojcën 1, Nr. 4 nuk mund të jetë gjithëpërfshirëse;

o Direktivat e VNM përshkruajnë edhe përgaditjen e VNM për punime të integruara të shkrirjes fillestare të

gizës dhe çelikut pa ndonjë limit të ulët të sasive që prodhohen, ndërsa Ligji i Kosovës Nr. 03/L-214 “për

VNM” (shih pikën 4.2 të Shtojcës 1) i cakton limitet e zbatueshmërisë së detyrimit për të hartuar VNM;

o Limiti në Ligjin e Kosovës Nr. 03/L-214 “për VNM” ka të bëjë me punimet për transferimin e burimeve të ujit

ndërmjet lumenjve dhe është më i ulët se limiti që kërkohet nga Direktiva për VNM.

Në Shtojcën 2 ekzistojnë dallime të vogla dhe jopërkatëse mes listës së propozuar nga Direktiva për VNM dhe

Ligjit të Kosovës Nr. 03/L-214 “për VNM”, kryesisht në lidhje me realitetin specifik në Kosovë sa i përket anës

industriale / prodhimit.

2.2.2 Vlerësimi Strategjik për Mjedisin (VSM)

Direktiva për VSM është transpozuar me sukses në kornizën legjislative të Kosovës. Nuk janë identifikuar mangësi

përkatëse në këtë fazë dhe nuk ka rerkomandime të posaçme që duhet të jepen për transpozim më të mirë. Tabela e

Harmonizimit (TeH) e shtjelluar ofron informacion të hollësishëm për vlerësimin që është bërë që sintetizohet në këtë

seksion të ELR.

Tabela 2.2.2 më poshtë përmbledh rezultatet e vlerësimit të legjislacionit të VNM në Kosovë. Ajo është shtjelluar për të

paraqitur shkurtimisht statusin e transpozimit të Direktivave kryesore të BE në Kosovë.

Nr. Direktivat e BE Statusi i transpozimit në KS

Vlerësimi Strategjik i Mjedisit (VSM)

1

Direktiva Nr. 2001/42/EC e Parlamentit dhe Këshillit

Evropian e datës 27.06.2001 “për vlerësimin e efekteve të disa planeve dhe programeve në mjedis” (gjithashtu

quhet “Direktiva për VSM”)

TRANSPOZUAR: Direktivat për VSM janë transpozuar në kornizën

legjislative të Kosovës me Ligjin Nr. 03/L-230 “për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit” miratuar nga KK më 30.08.2010 dhe shpallur me

Dekret Presidencial më 18.10.2010. Ai ka zëvendësuar Ligjin Nr.03/L-

015 të miratuar nga KK më 12.02.2009

2

Direktiva Nr. 2003/35/EC e Parlamentit dhe Këshillit

Evropian e datës 26.05.2003 “për pjesëmarrjen e

publikut lidhur me hartimin e disa planeve dhe programeve lidhur me mjedisin” dhe amendamentimi sa

i përket pjesëmarrjes së publikut dhe qasjes në drejtësi të Direktivave të Këshillit Nr. 85/337/EEC dhe 96/61/EC;

TRANSPOZUAR: Direktivat për VSM janë transpozuar në kornizën

legjislative të Kosovës me Ligjin Nr. 03/L-230 “për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit” miratuar nga KK më 30.08.2010 dhe shpallur me

Dekret Presidencial më 18.10.2010. Ai ka zëvendësuar Ligjin Nr.03/L-

015 të miratuar nga KK më 12.02.2009

Tab.2.2.2: Statusi i transpozimit të Direktivave për VSM në Kosovë

2.2.3 Mbrojtja e natyrës dhe biodiversiteti

Konventat, Direktivat dhe Rregulloret për ruajtjen e natyrës janë: Konventa për Biodiversitetin, Direktiva e KE për

Habitatet Natyrore, Direktiva e KE për Zogjtë e Egër, Direktiva Kornizë për Ujërat, Konventa Evropiane për Peisazhin,

Konventa e Alpeve, Konventa e Karpateve, Konventa e Bonit, Konventa Ramsar, Programi UNESCO MAB (Njeriu

dhe Biosfera), Rregullorja CITES etj. Direktivat për zogjtë dhe habitatet kanë potencialin të shndërrohen në mjete

Page 55: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

49

efektive për të ruajtur biodiversitetin në Evropë, duke krijuar një kornizë për të mirëmbajtur ose arkivuar statusin për

ruajtjen e mirë për rrjetin Natura 2000 për zonat e mbrojtura.

Kosova është palë nënshkruese e:

Memorandumit të Mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm

me Republikën e Shqipërisë, nënshkruar në Prishtinë, 04.07.2008;

Traktatin për themelimin e Komunitetit të Energjisë, 25.10.2005;

Planin e Veprimit të Partneritetit Evropian për bashkëpunim me Këshillin e Evropës, gjithashtu është miratuar dhe

një plan veprimi për Partneritetin Evropian 2009 – 2011;

Memorandum Bashkëpunimi mes MMPH dhe Shoqërisë Civile

Organizatat për Mjedisin në Kosovë, 05.06.2008;

Rezolutën për Zhvillimin e Qëndrueshëm të Rajonit të Harkut Dinarik, 09.03.201119.

Tabela 2.2.3 në vijim është një përmbledhje e statusit të transpozimit të Direktivave të BE në Kosovë. Rezultatet e

analizës së hollësishme që është kryer janë përfshirë në Tabelën e Harmonizimit brenda këtij aktiviteti si mjet

vlerësimin e legjislacionit.

Nr. Direktivat e BE Statusi i transpozimit në KS

Mbrojtja e natyrës dhe biodiversiteti

1

Rregullorja e Këshillit Nr. (EEC) 3254/91 e 04.11.1991 “ndalimi i përdorimit të çarqeve në Komunitet dhe

sjellja në Komunitet e gëzofëve dhe mallrave të

prodhuara nga specie të kafshëve të egra nga vende

ku ato kapen me çarqe ose metoda të kurthave që

nuk plotësojnë standardet ndërkombëtare njerëzore

të kapjes”

NUK ËSHTË TRANSPOZUAR: Edhe pse do të ishte në rregull

të merrej parasysh se Rregulloret Evropiane hyjnë në fuqi menjëherë në legjislacionin e Shtetit Anëtar, ndërsa Direktivat

duhet të transpozohen.

2

Direktiva e Këshillit Nr. 92/43/EEC e 21.05.1992 “për

ruajtjen e habitateve natyrore dhe të faunës dhe

florës së egër” amendamentuar nga Direktiva 97/62/EC, 2006/105/EC dhe Rregullorja EC/1882/2003;

TRANSPOZUAR: Ligji Nr. 03/L-233 “për Mbrojtjen e

Natyrës” miratuar nga KK më 30.09.2010 dhe shpallur nga Dekreti Presidencial Nr. DL-054-2010 i datës 18.10.2010. Ka

zëvendësuar Ligjin Nr. 02/L-18 “për Ruajtjen e Natyrës” miratuar

nga KK më 23.03.2005;

3

Rregullorja e Këshillit Nr. EC/338/97 e datës 09.12.1996

“për mbrojtjen e specieve të faunës dhe florës së egër

duke rregulluar tregtinë me to” amendamentuar nga

Rregulloret EC/938/97, 2307/97, 2214/98, 1476/99, 2724/2000, 1579/2001, 2476/2001, 1497/2003,

1882/2003, 834/2004, 252/2005, 1332/2005, 318/2008,

398/2009 dhe 407/2009;

TRANSPOZUAR: Ligji Nr. 03/L-233 “për Mbrojtjen e

Natyrës” miratuar nga KK më 30.09.2010 dhe shpallur nga

Dekreti Presidencial Nr. DL-054-2010 i datës 18.10.2010. Ka zëvendësuar Ligjin Nr. 02/L-18 “për Ruajtjen e Natyrës” miratuar

nga KK më 23.03.2005;

4 Direktiva e Këshillit Nr. 1999/22/EC e datës 29.03.1999

“lidhur me mbajtjen e kafshëve të egra në kopsht

zoologjik”; NUK ËSHTË TRANSPOZUAR

4

Rregullorja e Komisionit Nr. EC/865/2006 “që

parashtron rregullat e hollësishme që kanë të bëjnë

me zbatimin e Rregullores së Këshillit EC/338/97”; Direktiva Nr. 2009/147/EC e Parlamentit dhe Këshillit

Evropian e datës 30.11.2009 “për ruajtjen e zogjve të

egër” (versioni i kodifikuar i Direktivës 79/406/EEC dhe

amendamenteve të saj)

TRANSPOZUAR: Ligji Nr. 03/L-233 “për Mbrojtjen e

Natyrës” miratuar nga KK më 30.09.2010 dhe shpallur nga

Dekreti Presidencial Nr. DL-054-2010 i datës 18.10.2010. Ka zëvendësuar Ligjin Nr. 02/L-18 “për Ruajtjen e Natyrës” miratuar

nga KK më 23.03.2005;

Tab.2.2.3: Statusi i transpozimit të Direktivave për VSM në Kosovë

19 Strategjia dhe Plani i Veprimit për Biodiversitet 2011 – 2020 – MMPH Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit

Page 56: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

50

Pas raportimit zyrtar direktivat evropiane për këto tema janë transpozuar tërësisht dhe janë vlerësuar (edhe pse disa

terma duhet të sqarohen dhe zonat e mbrojtura dhe regjistri gjegjës duhet të identifikohet në një akt dytësor), sidomos sa

i përket ruajtjes së habitatit natyror, faunës dhe florës së egër, ruajtjes së zogjve të egër. Lidhur me mbrojtjen e natyrës,

ligjet e shpallura për mbrojtjen e natyrës, pyjet, gjuetinë, menaxhimin e Regjistrit Qendror për Zonat e Mbrojtura

Natyrore, caktimi i Zonave të Mbrojtura Natyrore dhe Planet e Menaxhimit për Zonat e Mbrojtura Natyrore janë baza të

fuqishme për legjislacionin kosovar dhe zbatimin në terren.

Ligji për Mbrojtjen e Natyrës Nr.03/L-233 i publikuar në GZ Nr.85/09.11.2010 dhe i ndërlidhur me Udhëzimet

Administrative rregullon:

Mbrojtjen, ruajtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore;

Krijimin e rrjetit të zonave të mbrojtura, sistemin e planifikimit, menaxhimit;

Monitorimin, inforimin dhe financimin me qëllim të mbrojtjes së natyrës;

Mbrojtjen e llojeve të rrezikuara të florës dhe faunës, sidomos të atyre me rëndësi të veçantë, të rralla dhe të

rrezikuara dhe habitatet e tyre nga kërcënimi;

Sigurimin e së drejtës së publikut për informacion për gjendjen e natyrës dhe pjesëmarrje në procesin e

vendimarrjes për mbrojtjen e natyrës;

Sigurimin se ushtrohet e drejta e qytetarëve për mjedis të shëndetshëm;

Marrjen e masave të ndryshme për të mbrojtur habitatet dhe speciet brenda dhe jashtë tyre, përfshirë parandalimin

e disa aktiviteteve të dëmshme;

Mirëmbajtjen ose rimëkëmbjen, e statusit të favorshëm të ruajtjes, të habitateve natytrore dhe specieve me interes

për Kosovën në përputhje me standardet evropiane;

Krijimin e një sistemi ku ofrohet mbrojtje e përgjithshme për të gjithë zogjtë në gjendje të egër;

Në përgjithësi, legjislacioni në fuqi është në pajtim me kërkesat e BE, Ligji për Mbrojtjen e Natyrës ka transpozuar

direktivat përkatëse për Acquis për natyrën dhe mjedisin, sidomos Direktiva për Habitate 92/43 EEC, Direktiva për

Zogjtë 79/409 EEC, Konventa për Tregtinë Ndërkombëtare me Specie të Rrezikuara të Faunës dhe Florës së Egër

(CITES). Problemi ka më shumë të bëjë me zbatimin e këtij legjislacioni.

Në Kosovë janë ndërmarrë dhe hapat fillestar për të identifikuar zonat me potencial për rrjetin ekologjik NATURA

2000.

Page 57: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

51

2.3 Statusi i zbatimit

2.3.1 VNM

Identifikimi i autoritetit (autoriteteve) përgjegjëse: MMPH është autoriteti përgjegjës i caktuar për zbatimin e

Direktivave Horizontale. Autoriteti përgjegjës për zbatimin e procedurave të VNM është MMPH. MMPH, si

autoriteti përgjegjës i caktuar për zbatimin e direktivave, kryen edhe kontrollimin e projekteve, jep mendimin për

llojet e informacionit që duhet të paraqesin aplikantët dhe lëshon lejet mjedisore.

Harmonizimi i procedurave të VNM dhe VSM me sistemin ekzistues të lejeve në vend (p.sh.: PKIN): ligjet e

sapomiratuara për VNM dhe VSM caktojnë kushtet për procedurat e VNM dhe VSM, sidomos për proceset e

kontrollimit dhe konsultimit. Megjithatë, masat e duhura konkrete ende duhet të përcaktohen, poashtu aktet

nënligjore që sigurojnë zbatimin praktik nuk janë zhvilluar ende. Prandaj, nuk mund të raportojmë progres që nga

periudha e kaluar e monitorimit të progresit. Rekomandohet koordinim më i mirë dhe harmonizim me pjesën tjetër

të legjislacionit dhe me Institucionet e përfshira (p.sh.: legjislacioni për PKIN, shih Seksionin 8 të këtij Raporti

“Legjislacioni tjetër”).

Krijimi i një sistemi të qartë dhe efektiv për leje: koordinimi dhe harmonizimi me legjislacionin dhe procedurat

për PKIN rekomandohet fuqimisht.

Përfshirja e publikut: konkluzionet dhe rekomandimet kryesore që gjenden në Raportin e VNM dhe në

Propozim-Vendimin duhet të publikohen për debat publik (shih Nenin 20 dhe UA Nr. 09/11). Brenda 10 ditësh

nga data e pranimit të raportit të VNM, MMPH i informon palët e interesuara dhe publikun për formën, kohën dhe

vendin e debatit publik në mënyrë që ata të japin komentet dhe mendimet e tyre për Raportin për VNM. Debati

publik mbahet brenda 20 deri 30 ditë pas shpalljes së palëve të interesuara dhe publikut: numri i ditëve për

konsultim publik duhet të rritet. Ndërsa numri i ditëve për konsultime publike në rastin e “ndikimit ndërkufitar”

nuk është caktuar (Neni 29)

Sipas Kapitullit IV – Neni 28 MMPH është e detyruar të informojë palët e interesuara dhe publikun me anë të së

paku një gazete ditore lokale që publikohet në territorin që preket nga projekti i planifikuar, si dhe përmes mediave

elektronike. Palët e interesuara dhe publiku marrin pjesë në të gjitha fazat e procedurës së VNM, përfshirë dhe

procesin e vendimarrjes. Me anë të akteve të veçanta nënligjore MMPH përcakton mënyrën e informimit,

pjesëmarrjen e palëve të interesuara dhe të publikut në procedurën e VNM. Procedurat për pjesëmarrjen e publikut

në procesin e VNM specifikohen nga Udhëzimi i ri Administrativ për Informim dhe Pjesëmarrje të Publikut dhe

garantohet nivel i mirë i zbatimit.

Zhvillimi i legjislacionit sekondar, udhëzuesit dhe rregulloret:

o Neni 15 “Përmbajtja e Raportit VNM”, pika 2 MMPH duhet të nxjerrë Udhëzues specifik për VNM për të

përcaktuar Përmbajtjen e Rapoprtit VNM;

o Sipas Nenit 39 aktet nën-ligjore për zbatimin e këtij Ligji nxirren brenda gjashtë (6) muajve nga data e hyrjes

në fuqi të këtij Ligji. UA Nr.07/11 “për licensimin e hartuesve të Raporteve për Vlerësimin e Ndikimit në

Mjedis”, UA Nr. 09/11 “për informimin, pjesëmarrjen e publikut dhe palëve të interesuara në procedurat e

vlerësimit të ndikimit në mjedis” dhe UA Nr.11/11 “për të përcaktuar shumën e pagesës për shërbimet që kanë

të bëjnë me vlerësimin e ndikimit në mjedis”, janë nxjerrë në vitin 2011.

2.3.2 VSM

Identifikimi i Autoriteti(eve) përgjegjës: Autoriteti qendror për VSM është MMPH, që është përgjegjëse për

zbatimin dhe performancën e sistemit të VSM. Autoriteti përgjegjës për të përgatitur raportet e VSM përbëhet nga

organe të nivelit qendror dhe lokal. Megjithatë, në të gjitha rastet, përgjegjësia për miratimin e vendimit për

kontrollim dhe rishikimin e raportit të VSM i takon nivelit qendror. “Autoriteti përgjegjës” për VSM, përkatësisht

organi administrativ përgjegjës për planifikim është poashtu përgjegjës edhe për përgaditja e raportit të VSM në

përputhje me paragrafët 2 dhe 3 të Nenit 7, Ligji për VSM. MMPH vlerëson përmbajtjen e raportit të VSM. Kur

“autoriteti përgjegjës” është vetë Ministria, atëherë Ministri pas zhvillimit të draftit të parë të planit ose programit,

e themelon, një Komision të kualifikuar i cili ka përgjegjësi për të mbikëqyrur procedurën (Neni 4, pika 5 e Ligjit

“për VSM”). Nuk është identifikuar asnjë kriter specifik për rishikim, në fakt MMPH kontrollon që raporti të

përmbajë elementët e kërkuar me ligj dhe nëse komentet dhe vërejtjet e dhëna nga organet konsultative dhe

publike janë përfshirë. Nëse autoriteti përgjegjës nuk bën vlerësim strategjik të mjedisit në përputhje me ligjin

atëherë planet, programet dhe modifikimet për të cilat kërkohet vlerësimi strategjik për mjedisin sipas Nenin 3 të

ligjit, nuk do të miratohen apo nuk do të i nënshtrohen fare procedurës legjislative për miratim.

Përgaditja e raportit mjedisor: Neni 7 “Përgaditja e raportit VSM”, § 3.1., thotë se njohuritë aktuale dhe

metodat e vlerësimit do të merren parasysh në Raportin Mjedisor për të dhënë një përshkrim të gjendjes fillestare.

Shkalla e saktë e të dhënave dhe informacionit të cilësisë së mirë janë mjete themelore për të garantuar nivel të

hollësishëm të vlerësimit: natyra e grumbullimit të të dhënave që kërkon shumë kohë dhe mungesa e kritereve

homogjene për fushëveprimin dhe përmbajtjen e analizës fillestare, mungesa e një grupi të kritereve standarde

Page 58: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

52

mjedisore dhe të qëndrueshmërisë kundrejt të cilave të vlerësohen Planet dhe Programet nuk lejojnë zbatimin e

plotë të VSM. Kuptimi i “alternativave të arësyeshme” i paraparë nga Neni 5 i Direktivës dhe i transpozuar në

Nenin 7, pika 2.2, duhet gjithashtu të përkufizohet në udhëzuesin specifik vendor në mënyrë që të ofrojë

mbështetje për të identifikuar dhe përzgjedhur alternativat e arësyeshme në procedurat individuale. Alternativa

'mos bëj gjë' duhet të përfshihet në raportin mjedisor si e detyrueshme. Sa herë që një autoritet përgjegjës, me

përjashtim të Ministrit, vërteton se një plan apo program mund të ketë ndikime të domethanëse ndërkufitare, ai

duhet ta njoftojë Ministrin për mendimin e tij dhe për arësyet për këtë dhe t’i ofrojë Ministrit një kopje të planit

apo programit në fjalë dhe të raportit VSM.

Konsultimet e publikut dhe autoriteteve mjedisore: Neni 6 i ligjit për VSM përcakton afatin kohor, procedurat

dhe informacionin që duhet të vihet në dispozicion për organet konsultative dhe për publikun: brenda 30 ditëve pas

marrjes së vendimit autoriteti përgjegjës i dërgon secilit organ konsultativ këtë vendim dhe deklaratën eventuale.

Brenda 30 ditëve pas vendimit, MMPH e informon publikun përmes uebfaqes së Ministrisë dhe me anë të

njoftimeve publike.

Konsultime ndërkufitare: Në rast të konsultimeve me ndonjë vend tjetër para miratimit të një plani dhe/ose

programi, Ministri përkufizon termat dhe kohëzgjatjen e konsultimit për t’u siguruar se palët e interesit janë

njoftuar si duhet dhe do të kenë mundësinë të reagojnë dhe të shprehin mendimet brenda një kohe të arsyeshme.

Ministri është përgjegjës për të informuar vendin e interesuar në përputhje me dispozitat e Nenit 15 të Ligjit për

VSM. Në përputhje me Nenin 14 autoriteti përgjegjës merr në shqyrtim raportin për VSM, rezultatet e konsultimit

përfshirë edhe konsultimet ndërkufitare, gjatë përgatitjes së planit ose programit dhe para miratimit. Pasi plani ose

programi, për të cilin është bërë vlerësimi strategjik mjedisor, miratohet, autoriteti përgjegjës i informon autoritetet

konsultative, publikun, personat që janë konsultuar për atë qëllim dhe Ministrin për miratimin e planit ose

programit, për datën e miratimit si dhe për adresën që mund të ketë ndonjë uebfaqe ku të gjendet një kopje e

raportit VSM.

Ministri informon vendin me të cilin janë zhvilluar konsultimet lidhur me planin ose programin për çështjet që

referohen në Nenin 15, Para. 1.

Arësyet për zgjedhjen e planit ose programit nga rishikimi i alternativve të arësyeshme; dhe

Masat që do të merren për të monitoruar efektet domethanëse mjedisore nga zbatimi i planit ose programit.

Nuk është raportuar asnjë rast i konsultimeve ndërkufitare.

Monitorimi i efekteve të domethanëse në mjedis: Neni 16 i Ligjit për VSM përcakton se autoriteti përgjegjës

monitoron efektet e domethanëse në mjedis nga zbatimi i secilit plan ose program me qëllim të identifikimit të

efekteve të paparashikuara negative në fazë të hershme në mënyrë që të ndërmerren veprime të menjëhershme

përmirësuese. Duhet të përcaktohen udhëzuesit specifikë për të përcaktuar metodat e monitorimit ose për të hartuar

udhëzues vendor si të krijohen indikatorët e monitorimit. Mungesa e udhëzuesve të duhur vendor mund të cenojë

zbatimin efektiv të dispozitës për monitorim.

2.3.3 Mbrojtja e natyrës dhe biodiversiteti

Identifikimi i Autoritetit (Autoriteteve) Përgjegjëse: zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës është përgjegjësi e

Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, në veçanti e Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit. Divizioni

për Mbrojtjen e Natyrës i MMPH i zbaton ligjet që kanë të bëjnë me mbrojtjen e natyrës dhe ndjek çdo vit

udhëzuesin e «Udhëzimeve Administrative» që planifikohet të nxirret gjatë kësaj periudhe. Në bazë të Neneve të

Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës, p.sh. janë paraparë 8 pika për 2012:

Regjistrimi i vlerave të natyrës së mbrojtur;

Rregullimi i rendit të brendshëm të Parkut Nacional “Sharri”;

Lëvizja dhe tregtia ndërkufitare me specie të egra të mbrojtura;

Shenjimi i rrugëve të migrimit të kafshëve të egra;

Përmbajtja, forma dhe metoda e nxjerrjes së kartës zyrtare dhe distinktivit për Inspektorin për mbrojtjen e

natyrës;

Mbikëqyrja direkte në zonat e mbrojtura;

Deklarimi i ligatinës Henc/Radeva si zonë me rëndësi për zogjtë.

Për të zhvilluar këto udhëzime administrative në zbatim të ligjeve, Divizioni për Mbrojtjen e Natyrës përgatit

draftin dhe ia dorëzon grupit punues përkatës ministror i përbërë nga 5 anëtarë (një anëtar nga Divizioni për

Mbrojtjen e Natyrës, një anëtar nga Parku Nacional, një ekspert ligjor dhe një anëtar nga Instituti për Mbrojtjen e

Natyrës dhe një anëtar nga Instituti për Mbrotjen e Natyrës). Pas finalizimit të tekstit ai i dorëzohet Sekretarit

Permanent për t’u miratuar përfundimisht dhe nënshkruar nga ministri. Ligji për Mbrojtjen e Natyrës deklaron se

Komunat duhet të themelojnë autoritetin menaxhues për të gjitha kategoritë e mbrojtjes, me përjashtim të parqeve

nacionale. Rekomandohet që Komunave t’u ofrohen kriteret specifike në nivel vendor për të identifikuar këto

zona.

Page 59: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

53

Vlerësimi i Biodiversitetit: vlerësimi i Biodiversitetit të Kosovës është hap themelor për të përcaktuar prioritetet

vendore dhe për të siguruar zbatimin e plotë të legjislacionit në përputhje me Strategjinë dhe Planin e Veprimit për

Biodiversitet 2011 – 2020. Mangësitë dhe pikat kritike të identifikuara janë:

Mungojnë indikatorët për Biodiversitetin vendor;

Mungon inventari i plotë i florës dhe vegjetacionit;

Për momentin vetëm zonat e mbrojtura të mëdha kanë autoritet menaxhues (në nivel qendror dhe lokal dhe me

raste disa entitete private) dhe asnjëri prej tyre nuk ka plan menaxhues;

Klasifikimi i zonave nuk është në pajtim me Ligjin e ri për Mbrojtjen e Natyrës, është e nevojshme të

plotësohet regjistri Qendror për zonat e mbrojtura me kriteret e parapara me ligj;

Deri tani zbatimi i mbrojtjes “ex - situ” (jashtë habitatit natyror) të parimit të biodiversitetit është përjashtim,

ekzistojnë vetëm disa nisma private;

Duke mos qenë shtet anëtar, Kosova nuk është e detyruar të identifikojë zonat që do të përfshihen në rrjetin

ekologjik “NATURA 2000”. Mirëpo duke marrë parasysh që procesi të jetë tërësisht në pajtim me kërkesat e

BE kërkon mjaft kohë, identifikimi i këtyre zonave potenciale është bërë prioritet për Kosovën. Lista paraprake

është hartuar në kornizën e “Projektit për Menaxhimin e Qëndrueshëm të Pyjeve” (PSFM);

Kosova ende nuk e ka nënshkruar Konventën e Peisazheve Evropiane (Firence 2000) pavarësisht se tanimë ka

filluar krijimi i databazës për gjendjen e peisazheve.

Edukimi, komunikimi, informimi dhe pjesëmarrja e publikut: mangësitë kryesore dhe pikat kritike të

identifikuara janë:

Mbrojtja dhe ruajtja e biodiversitetit kërkon pjesëmarrje dhe angazhim të lartë të shoqërisë civile;

Duhet të organizohet trajnime në shkolla dhe të informohen qytetarët për rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së

biodiversitetit dhe duhet të fuqizohet me materiale komunikimi dhe informacione ad hoc;

Janë organizuar disa nisma për zbatimin e projekteve specifike. Këto aktivitete duhet të jenë pjesë e

aktiviteteve institucionale të autoriteteve përgjegjëse;

Sa i përket informacionit, duhen përmendur disa nisma me rëndësi: publikimi i materialeve me informacion,

broshurave, paneleve të ndryshme, pjesëmarrja në programe në radio vendore dhe lokale, TV. Shtypi dhe

media elektronike nuk kanë programe/seksione informative të rregullta për mjedisin dhe biodiversitetin.

Informacioni kryesisht përmendet në rast të aksidenteve ekologjike, por jo në formën e informacionit të

rregullt dhe parandalues. Informacioni ofrohet nga MMPH nga media e shkruar, broshurat, gazetat etj;

Koordinimi ndërmjet Institucioneve përgjegjëse në nivel vendor dhe lokal ndonjëherë mungon. Kjo mungesë e

komunikimit mund të cenojë cilësinë e informacionit që i jepet publikut;

Bashkëpunimi me universitete dhe kolegje në Kosovë dhe me OJQ-të për projekte të hulumtimeve duhet të

nxitet (p.sh.: Inventari, Lista e Kuqe etj.).

Page 60: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

54

2.4 Statusi i detyrimit

2.4.1 VNM

Neni 34 (“Mbikëqyrja nga Inspektimi”) deklaron se Ministria, përmes Inspektoratit për Mbrojtjen e Mjedisit, është

përgjegjëse për të gjitha inspektimet e projekteve dhe për zbatimin e dispozitave të Ligjit për VNM. Kur Ligji për VNM

shkelet dhe për t’u zbatuar dispozitat e tij, inspektori për mbrojtjen e mjedisit është i detyruar të dorëzojë raporte te

autoriteti përgjegjës duke përmendur me hollësi shkeljet e dispozitave të Ligjit për VNM. Inspektori është përgjegjës

për konfirmimin e shkeljeve. Varësisht nga dispozitat e shkelura, parashihen edhe nivele të ndryshme të dënimeve

(Neni 36 “Autorizimi i Inspektorit për Mbrojtjen e Mjedisit” dhe “Kapitulli VI – Dispozitat për Dënime”). Inspektori

përpilon raportin me gjetjet e tij i cili poashtu përmban edhe vlerësimin e situatës dhe masat e propozuara për korrektim.

Në bazë të këtij vlerësimi dhe në përputhje me ligjin, inspektori nxjerr vendimin me të cilin do të ngarkohet personi

juridik përgjegjës në mënyrë që të ndërmerren masat korrektuese. Ankesa ndaj vendimit të inspektorit mund të

parashtrohet në Ministri, brenda afatit prej 15 ditëve. Ankesa parashtrohet në Shkallën e Dytë në Ministri, dhe

rishikohet brenda afatit prej 30 ditëve nga data e pranimit të ankesës. Në rastin kur pala është e pakënaqur me vendimin

e Shkallës së Dytë, ai ka të drejtën të fillojë kontest administrativ në Gjykatën Përgjegjëse brenda 30 ditëve nga data e

pranimit të vendimit. Ankesa e paraqitur kundër vendimit të inspektorit nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit, përveç kur

në vendimi është specifikuar ndryshe.

Neni 12 (“Vendimi për Përzgjedhje”) deklaron se nëse aplikuesi nuk pajtohet me vendimin e marrë nga Ministria, ai ka

të drejtën të parashtrojë ankesë brenda afatit prej 8 ditësh nga dita kur ka pranuar vendimin e Ministrisë. Ankesa

shqyrtohet nga Ministria. Neni 23, “E drejta për ankesë” deklaron se aplikuesi, në përputhje me Ligjin, ka të drejtë të

parashtrojë ankesë në Gjykatën përgjegjëse kundër vendimit ndaj ankesës së parashtruar, brenda 30 ditësh nga data e

shpalljes së Vendimit për Pëlqim Mjedisor. Ministria është e detyruar të vërë në dispozicion dokumentacionin në lidhje

me procedurën e VNM për aplikuesin, atëherë kur kjo gjë kërkohet me shkrim. Informacioni i kërkuar në këtë mënyrë

vihet në dispozicion brenda 8 ditëve nga data e pranimit të kërkesës.

Neni 24 “Qasja ne drejtësi” deklaron se anëtarët e publikut që kanë interes të mjaftueshëm, çdo organizatë jo-qeveritare

që promovon mbrojtjen e mjedisit dhe përmbush kërkesat ligjore në përputhje me ligjin në fuqi, duhet të ketë qasje në

procedurat e rishikimit para gjykatës përgjegjëse, për të kundërshtuar përmbajtjen apo procedurat ligjore të vendimeve,

akteve apo përjashtimit të akteve me subjekt të pjesëmarrjes së publikut, në përputhje me dispozitat e Ligjit për VNM.

Parashtresat i drejtohen Ministrisë dhe gjykatës përgjegjëse për të kundërshtuar vendimin administrativ. Aplikacionet

për të kundërshtuar vendimet, aktet apo përjashtimin e akteve në procedurën e VNM mund të bëhen pas dhënies së

Pëlqimit Mjedisor dhe brenda 30 ditëve nga data e pranimit.

Neni 31 (“Qasja në Dokumentacion”) përcakton se Ministria është e detyruar të vërë në dispozicion dokumentacionin

që ka të bëjë me procedurën për VNM për çdo person atëherë kur kjo është kërkuar me shkrim, brenda 8 ditëve nga

data e pranimit të kërkesës. Secili ka të drejtë të kërkojë kopje të dokumentacionit ose pjesë të tij duke bërë kërkesë me

shkrim në Ministri. Brenda 15 ditëve nga data e pranimit të kërkesës, Ministri duhet t’ia jep informacionin e kërkuar,

ose të i përgjigjet aplikuesit me shkrim. Në procesin e ankesës, ashtu si dhe në procedurën bazë për qasje në

informacion, arësyet për refuzim duhet të interpretohen në mënyrë të kufizuar duke marrë parasysh rastin në fjalë edhe

interesin e publikut në zbulimin e atij informacioni. Gjithashtu duhet siguruar se kur refuzohet qasja në informacion,

arësyet e refuzimit të paraqiten me shkrim duke përfshirë referimin në një organ të pavarur dhe të paanshëm, i cili është

i themeluar me ligj.

2.4.2 VSM

Deri më tani janë bërë shumë pak VSM në baza vjetore. Në nivel vendor VSM janë bërë për kapacitetin e ri të energjisë

për Kosova C dhe rrugën nacional 7. Dy VSM testuese janë filluar në nivel lokal për Planin e Zhvillimit Komunal për

Junikun dhe Planin Zhvillimor Komunal për Hanin e Elezit. Sipas Nenit 17 zbatimi i Ligjit për VSM monitorohet

brenda kornizës së përgjegjësive të përkufizuar nga Ministria dhe detyrat për të mbikëqyrur zbatimin e këtij ligji do të

kryhen nga Inspektorati i Ministrisë në përputhje me Ligjin. Raporti për zbatimin e këtij Ligji përgatitet nga Ministria

tre vjet pas hyrjes në fuqi dhe më pas, çdo pesë vjet.

Është shumë e vështirë të identifikohen indikatorët për monitorim dhe të bëhet zhvillimi i programit monitorues. Nuk ka

ndonjë standard të përcaktuar të kritereve mjedisore/qëndrueshmërisë kundrejt të cilave do të vlerësohen planet dhe për

më tepër nuk ka mjete zbatimi në duart e autoriteteve mjedisore.

Page 61: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

55

2.4.3 Mbrojtja e natyrës dhe biodiversitetit

Pikat kritike kryesore të identifikuara në fuqizimin e ligjit janë:

Mungojnë listat për speciet e mbrojtura, inventarët, databazat, përmbledhja e azhurnuar për speciet e egra,

sedentare ose faunës migruese dhe florës endemike që jetojnë në territor.

Një nga qëllimet konkrete të vitit të ardhshëm duhet të jetë "përmirësimi i njohurive" lidhur me databazat për

Mbrojtjen e Natyrës.

Për Zonat e Mbrojtura, përcaktimi i Parqeve Nacionale, Rezervateve Natyrore dhe të Menaxhuara, krijimi i

Regjistrit Qendror dhe Planeve të Menaxhimit do të jetë një sfidë interesante.

Sidoqoftë, zbatimi i Rrjetit Natura 2000 në përputhje me Direktivën Evropiane do të kontribuojë në ruajtjen e

biodiversitetit dhe duhet të implementohet ngjashëm. Sistemi i gjobave dhe dënimeve rregullohet nga Kodi Penal i

Kosovës Kapitulli XXIV: “Aktivitetet penale kundër mjedisit, kafshëve, bimëve dhe objekteve kulturore”– Nenet

276, 277, 278, 279, 280, 281, 282,283, 284, 285, 286, 287 dhe 288. Sistemi duhet të jetë më i përshtatshëm pasi

problemet kryesore kanë të bëjnë me zbatimin dhe detyrimet e e legjislacionit: dispozitat e ligjit duhet të jenë të

qarta për palët e interesit dhe sidomos për inspektorët që duhet të zbatojnë ligjin. Është me rëndësi të fuqizohet

bashkëpunimi ndërmjet Institucioneve të përfshira (p.sh.: agjencionet e rendit si dogana dhe policia) për të

harmonizuar legjislacionin e ndërlidhur me mbrojtjen e natyrës dhe të biodiversitetit (p.sh.: VNM, VSM,

përgjegjësitë mjedisore, etj.) për të arritur zbatimin dhe sensibilizimin e komunitetit për detyrimet e parapara nga

legjislacioni.

2.5 Rekomandimet

2.5.1 Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (VNM)

Ligjet për VNM: Direktiva e Këshillit Nr.85/337/EEC e datës 27.06.1985 “për Vlerësimin e efekteve të disa projekteve

publike dhe private në mjedis” (e quajtur gjithashtu “Direktiva VNM”), e amendamentuar nga Direktiva Nr.97/11/EC,

nga Direktiva Nr. 2003/35/EC dhe nga Direktiva Nr. 2009/31/EC që është transpozuar tërësisht në Ligjin e ri të

Kosovës Nr. 03/L-214 of 23.09.2010 “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”. Prandaj, janë identifikuar vetëm këto pak

rekomandime në vijim për ligjin në fuqi në Kosovë:

Rekomandohet zgjatja e kohës për një organizimin të mirë dhe efektiv të debatit publik, sidomos lidhur me Nenin

7, Pika 1 të së njëjtës Direktivë VNM20.

Gjithashtu rekomandohet transpozimi i pikës së dytë të Nenit 10 të Direktivës për VNM (përcjellja e informacionit

tek një tjetër Shtet Anëtar dhe pranimi i informacionit nga një tjetër Shtet Anëtar do t’i nënshtrohen kufizimeve në

fuqi në Shtetin Anëtar ku propozohet projekti).

Instalimet për trajtimin e kimikateve të mbeturinave duhet të përfshihen në listën e Shtojcës 1 të Ligjit të Kosovës

Nr. 03/L-214, pasi impiantet janë të detyruara të kenë autorizim për VNM nga MMPH.

Kufizimet vijuese të përfshira në ligjin e Kosovës duhet të ndryshohen pandërprerë në vitet e ardhshme për të qenë

në pajtim me Direktivën për VNM: (1) të ulet limiti i instalimeve për gazifikimin dhe lëngëzimin e 1,000 ton/ditë

ose më shumë të qymyrit ose shistit bituminoz deri në 500 ton/ditë; (2) të zgjerohet VNM e detyrueshme edhe në

industrinë kimike tek prodhimi i të gjitha kimikateve bazë organike dhe jo-organike të përkufizuara nga Direktiva

VNM dhe jo vetëm tek nën-kategoritë e specifikuara nga Ligji i Kosovës Nr. 03/L-214 “për VNM”; (3) të

zgjerohet VNM e detyrueshme tek të gjitha punimet e integruara për shkrirjen fillestare të gizës dhe çelikut dhe jo

vetëm të atyre me prodhimtari më të lartë se sa limitet e identifikuara nga Ligji i Kosovës Nr. 03/L-214 “për

VNM” (shih pikën 4.2 të Shtojcës 1); (4) të rritet limiti në Ligjin e Kosovës Nr. 03/L-214 “për VNM” lidhur me

punimet për transferimin e burimeve të ujit mes lumenjve (shih pikën 35.1 të Shtojcës 1) tek limiti i identifikuar

nga “Direktiva VNM” (shih pikën 12. (a) të Shtojcës 1).

20 Neni 14 I Kodit të Mjedisit të Italisë, Dekreti legjislativ 152/2006, deklaron se koha për debat publik është 60 ditë

Page 62: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

56

2.5.2 Vlerësimi Strategjik i Mjedisit (VSM)

Për sa i përket çështjeve të zbatimit, ligjet e sapomiratuara për VNM dhe VSM caktojnë kushtet për procedurat e

VNM/VSM, sidomos për proceset e kontrollit dhe konsultimeve. Megjithatë, ende duhen krijuar masat konkrete

që nevojiten së bashku me aktet nënligjore për të siguruar zbatimin në praktikë. Rekomandohet që MMPH të

miratojë me anë të një Urdhëri specifik Administrativ, udhëzues të qartë për përgaditja e VNM, në pajtim me

Nenin 15, pika 2 të Ligjit Nr. 03/L-214. Në të njëjtën kohë, rekomandohet që të identifikohen mekanizma më të

mirë për të përfshirë më shumë publik dhe shoqëri civile në Procesin e Konsultimit Publik, pasi Në ditët e sotme

janë të përfshirë vetëm zyrtarë në proceset e miratimit dhe lëshimit të lejeve të cilët marrin pjesë në takimet

përkatëse që njoftohen dhe organizohen nga MMPH.

Disponueshmëria e shkallës së saktë të të dhënave dhe informatave me cilësi të mirë janë mjete themelore për të

garantuar nivelin e vlerësimit: natyra e punës për mbledhjen e të dhënave kërkon kohë, dhe bashkë me mungesën e

kritereve homogjene për të përcaktuar fushëveprimin dhe përmbajtjen e analizës bazë dhe mungesa e një grupi të

standardeve për kriteret mjedisore dhe qëndrueshmërisë kundrejt të cilave do të vlerësohen Planet dhe Programet

nuk mundësojnë implementim të plotë të VNM.

Gjithashtu, kuptimi i “alternativave të arësyeshme” të parapara nga Neni 5 i Direktivës dhe të transpozuara me

Nenin 7, pika 2.2 duhet të përkufizohen me udhëzues specifikë vendor në mënyrë që të ofrohet mbështetje për

identifikimin dhe përzgjedhjen e alternativave të arësyeshme në procedura individuale.

Alternativa 'mos vepro gjë' duhet të përfshihet në raportin mjedisor me detyrim.

Duhet të përkufizohen udhëzuesit specifikë për të përkufizuar metodat e monitorimit ose të hartohen udhëzues

vendor se si të caktohen indikatorët e monitorimit. Mungesa e udhëzuesve mund të prekë zbatimin efektiv të

monitorimit.

Nxjerrja e udhëzuesve vendor për zbatimin e legjislacionit VNM duhet të konsiderohet si një nevojë për të

garantuar implementim të plotë dhe efektiv të Direktivës për VNM.

2.5.3 Mbrojtja e natyrës dhe biodiversiteti

Rekomandimet kryesore që kanë të bëjnë me Mbrojtjen e Natyrës dhe Biodiversitetin janë:

Të zbatohet dhe fuqizohet legjislacioni në mënyrë që të krijohet një rrjet i vërtetë i Zonave të Mbrojtura, me Plane

të përshtatura të Menaxhimit, në mënyrë që të jepet kontribut në ruajtjen e ekosistemeve (pyje, ligatina...),

biodiversitetit, faunës dhe florës së egër dhe peisazheve. Ky rrjet do jap kontribut për të krijuar korridore

ekologjike të suksesshme për ruajtjen e mirë dhe evolucionin e biodiversitetit;

Të shqyrtohet“njohuria e biodiversitetit” në bashkëpunim me stafin akademik (universitet, shkencëtarë, muzeumi

i natyrës) që të menaxhohet në mënyrë të rregullët gjendja e njohurive për speciet (fauna dhe flora e egër, të

hartohen listat e kuqe);

Të zbatohet Rrjeti Natura 2000 për të kontribuar në politikat për Mbrojtjen e Natyrës, për të fuqizuar pasurinë e

biodiversitetit dhe për të marrë pjesë në institucionin e Rrjeteve Ekologjike;

Të amendohet ligji që ka të bëjë me Speciet Invazive të Huaja;

Të rritet numri i shërbyesve civilë dhe inspektorëve shtetërorë për Ruajtjen e Natyrës dhe të krijohet sistemi i

trajnimit profesional për zyrtarët përgjegjës për Mbrojtjen e Natyrës (qasja: trajnimi i trajnerëve);

Kosova të nënshkruajë konventat dhe protokollet përkatëse;

Të fuqizohet bashkëpunimi ndër-institucional;

Të bëhet harmonizimi ndërmjet legjislacionit përkatës (p.sh.: VNM, VSM etj.) e që mungon;

Të synohet bashkëpunimi mes të gjitha autoriteteve menaxhuese dhe agjencioneve të rendit si dogana dhe policia;

Të ulet shkalla e humbjeve të biodiversitetit, ndërsa të rritet sipërfaqja e zonave të mbrojtura;

Të ofrohet informacion për zonat e mbrojtura të identifikuara si ZRZ (Zonë me Rëndësi për Zogj) dhe NATURA

2000;

Të miratohen plane hapësinore dhe menaxhuese për zonat e mbrojtura duke respektuar kushtet për mbrojtjen e

natyrës;

Të miratohen indikatorët e biodiversitetit vendor;

Të organizohen me grupet e nën synim fushata për ndërgjegjësimin e publikut rreth rëndësisë së biodiversitetit të

Kosovës;

Të përgatitet dhe zbatohet krijimi i një programi të përhershëm të komunikimit dhe informimit.

Page 63: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Assessment Report

57

2.6 Përfundime

Në tabelat në vijim raportohen rrezultatet kryesore për vlerësimin e transpozimit, zbatimit dhe ekzekutimit të rekomandimeve përkatëse, ashtu që të pasqyrohet një përmbledhje e mangësive kryesore dhe e sugjerimeve të bëra për të përmirësuar tre fazat në përmbushje

të kërkesave të acquis mjedisor të BE.

TR

AN

SP

OZ

IMI

Direktiva e

BE

Korniza ligjore për parandalimin dhe

kontrollin e mjedisit

Direktivat janë transpozuar

(Po/Jo) Relevanca e amendamentimit është kërkuar Dispozita konfliktuese vendore Rekomandimet

VNM Po, Ligji Nr. 03/L-025, Neni 9 “Mbrojtja e

burimeve të natyrës” Po, me Ligjin Nr.03-L214 të

23 shtatorit 2010 Niveli i transpozimit është i lartë në të dyja Szhtojcat

kërkohen disa amendamentime Nuk ka

Të integrohet Ligji për VNM me vërejtjet e formuluara. Lista e plotë përfshihet në TeK që janë shtjelluar për të vlerësuar pajtueshmërinë e legjislacionit vendor me acquis të BE

VSM Po, Ligji Nr. 03/L-025, Neni 9 “Mbrojtja e

burimeve të natyrës”

Po, me Ligjin Nr.03/L-230 të

VSM, nëntor 2010

Niveli i transpozimit është i lartë. Amendamentimet e

propozuara nuk janë përkatëse Nuk ka

Direktiva është transpozuar tërësisht. Disa pjesë janë transpozuar fjalë për fjalë në kornizën

ligjore të KS. Vëmendje specifike i duhet kushtuar zbatimit.

Mbrojtja e

natyrës

Ligji Nr.03/L-233 i datës 30.10.2010 “për

Mbrojtjen e Natyrës” PO

Disa terma duhet të sqarohen dhe zonat e mbrojtura dhe

regjistri përkatës duhet të identifikohen Nuk ka

Të implementohet dhe të zbatohet legjislacioni për të krijuar rrjet të vërtetë të Zonave të Mbrojtura me Planet e adaptuara të Menaxhimit për të kontribuuar në ruajtjen e ekosistemeve

(pyje, ligatina...), biodiversitetit, florës dhe faunës së egër dhe peisazheve. Ky rrjet do të

kontribuojë në krijimin e kooridereve ekologjike të suksesshme për ruajtje të mirë dhe evolucion të biodiversitetit.

Të ofrohet amendamentim i ligjit që ka të bëjë me Speciet Invazive Aliene

Kosova të nënshkruajë konventat dhe protokollet përkatëse

ZB

AT

IMI

Direktiva e

BE

Identifikimi i Autoritetit(eve) përgjegjës &

Përkufizimi i sistemit të ankesave

Statusi i stafit dhe burimeve

teknike Dekretet implementuese

Marrëdhëniet ndër-institucionale &

pjesëmarrja e publikut Rekomandimet

VNM Po, MMPH dhe autoritetet lokale. Po,

sistemi i ankesës rregullohet me Nenin 12

Në përgjithësi Ministria ka

pak staf;

Nevojitet trajnim për rregulloret e reja

Neni 15 “Përmbajtja e Raportit VNM”, pika 2;

E dobtë, procedura udhëhiqet, por zbatimi është i ulët

Afati për konsultime duhet të zgjatet

Rekomandohet koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve përgjegjëse të

përfshira

Zgjatja e afatit për konsultime publike;

Përfundimi i trtanspozimit të acquis të BE duke zhvilluar legjislacionin sekondar (Aktiviteti 1.4.)

Vlerësimi i nevojave për trajnim; Koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve përgjegjëse Institution

VSM Po, MMPH dhe autoritetet lokale.

Në përgjithësi Ministria ka pak staf;

Nevojitet trajnim për rregulloret e reja

Nuk ka Rekomandohet koordinim më i mirë

ndërmjet institucioneve përgjegjëse të

përfshira

Disa përkufizime të Direktivave të BE që janë transpozuar saktë duhet të bëhen edhe në

kornizën legjislative vendore (p.sh.: alternativat e arësyeshme) për të garantuar zbatimin e plotë

Mbrojtja e

natyrës

Divizioni për Mbrojtjen e Natyrës i MMPH

Komunat

Në përgjithësi MMPH ka pak

staf; Ligji për Mbrojtjen e Natyrës

thotë se Komunat duhet të

krijojnë autoritetin menaxhues për të gjitha kategoritë e

mbrojtjes, me përjashtim të

Parkut Nacional, dhe kriteret specifike në nivel vendor për

të identifikuar këto lëmi

mungojnë

Zonat e mbrojtura dhe regjistri përkatës duhet të identifikohen

me akt sekondar. Sidomos për ruajtjen e habitateve natyrore, faunës dhe florës së egër, ruajtjes së zogjve të egër.

Aktualisht, në bazë të Neneve të Ligjit për Mbrojtjen e

Natyrës, për shembull 8 pika janë paraparë për vitin 2012. Mungojnë indikatorët e Niodiversitetit Vendor;

Menaxhimi i Zonave të Mbrojtura: Aktualisht vetëm zonat e

mbrojtura kryesore kanë autoritet menaxhues (nivel qendror dhe lokal dhe në disa raste entitete private) por asnjëri nuk ka

plan menaxhues.

Klasifikimi i zonave nuk është bërë në pajtim me Ligjin e ri për mbrojtjen e natyrës, është e nevojshme të kryhet regjistri

qendror për zonat e mbrojtura me kriteret e parapara me ligj.

Mbrojtja “ex - situ” (jashtë habitatit natyror) të biodiversitetit: deri tani zbatimi i këtij parimi është përjashtim, ekzistojnë

vetëm disa nisma private

Identifikimi i zonave potenciale për NATURA 2000 në Kosovë nuk është bërë, është hartuar vetëm një listë

paraprake në kornizën e “Projektit për Menaxhimin e

Qëndrueshëm të Pyjeve” (PSFM),

Ka bashkëpunim aktiv ndërmjet MMPH. AMMK dhe Universitetit të Prishtinës që

duhet të fuqizohet

Në përgjithësi, fushatat për ndërgjegjësim publik organizohen ad hoc vetëm në

kornizën e projekteve

Të trajtohet “njohuria për biodiversitet” në bashkëpunim me stafin akademik (universitete,

shkencëtarë, muzeumi i natyrës) për të menaxhuar në mënyrë të rregullët gjendjen e njohurive për speciet (fauna dhe flora e egër, krijimi i listave të kuqe).

Të implementohet Rrjeti Natura 2000 për të kontribuar në politikat për mbrojtjen e natyrës,

duke fuqizuar pasurinë e biodiversitetit dhe duke parrë pjesë në institucionin e rrjeteve ekologjike

Të fuqizohet bashkëpunimi ndër-institucional;

Mungon harmonizimi mes legjislacionit të ndëlridhur (p.sh.: VNM, VSM etj) Të bëhen përpjekje për bashkëpunim ndërmjet të gjithë autoriteteve menaxhuese dhe agjencive

të rendit si dogana dhe policia

Të ulet shkalla e humbjes së biodiversitetit Të zgjerohet sipërfaqja e zonave të mbrojtura

Të sigurohen informacione për zonat e mbrojtura të identifikuara si ZRZ (Zona të me Rëndësi

për Zogj) dhe NATURA 2000; Të miratohen planet hapësinore dhe menaxhuese për zonat e mbrojtura duke respektuar kushtet

për mbrojtjen e natyrës;

Të miratohen indikatorët e biodiversitetit vendor. Të organizohen me grupet e targetuara fushata për ndërgjegjësimin e publikut rreth rëndësisë së

biodiversitetit të Kosovës

Të përgatitet/implementohet një program i përhershëm i komunikimit dhe informimit

EK

ZE

KU

TIM

I

Direktiva e

BE

Burimet në dispozicion për inspektoratin e

mjedisit /VNT për inspektorët

Sistemet e gjobave-dënimeve dhe

përgjegjësia penale për shkelje Mjetet për monitorim, protokollet, rregullat etj.

Miratimi i mjeteve vullnetare të

rrespektimit Rekomandimet

VNM /

VSM

Neni 34 i Ligjit për VNM

Trajnim për detyrimet e inspektorëve që

rrjedhin nga transpozimi dhe zbatimi i Direktivave të BE

Sanksione administrative:

Kapitulli VI i Ligjit për VNM. Përgjegjësia mjedisore:

KAPITULLI VIII i Ligjit për

Mjedisin përgjegjësitë dhë dënimi për ndotjen e mjedisit.

Kodi Penal i Kosovës Neni 277 - 282

Mungojnë udhëzuesi dhe rregullorja

Duhet të përcaktohen indikatorët e monitorimit

Sipas Neneve 42, 43 dhe 44 të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit, përqindja e

miratimit të mjeteve vullnetare të

respektimit është e ulët. Neni 94, Nr 1.4 dhe 1.5 parasheh gjoba nga 1000 në 5000

nëse entitetet ligjore përdorin EMAS, ISO

dhe shenja eko pa qenë të regjistruara.

Neni 95, Nr. 1.3 dënon edhe autoritetin

publik për regjistrim të pasaktë të EMAS

Të fuqizohet kapaciteti i inspektorëve

Të ketë koordinim dhe harmonizim më të mirë me legjislacionint tjetër dhe institucionet e

përfshira Të promovohen mjetet vullnetare për respektim

Të bëhen trajnime për zbatimin e plotë të VNM, VSM dhe përgjegjësisë mjedisore

Të bëhen udhëzues për zbatimin e plotë të VNM, VSM dhe përgjegjësisë mjedisore

Të caktohen indikatorë për monitorimin e Direktivës së VSM

Mbrojtja e

natyrës

Numri i inspektorëve nuk është i duhur në

krahasim me nevojat reale të territorit. Inspektorët duhet të trajnohen si duhet për

detyrimet e reja legjislative

Sistemi i gjobave dhe

dënimeve rregullohet me

Kodin Penal të Kosovës Kap. XXIV duhet të jetë më i

përshtatshëm

Bashkëpunim i dobtë mes institucioneve (p.sh.: agjencive

të rendit, doganës dhe

policisë)

MMPH nuk ka inventarë për të hartuar listën e specieve, nuk

ka databazam, nuk ka përmbledhje të azhurnuar të specieve të egra, sedentare ose migruese të faunës apo florës endemike në

territorin e vet

Nuk ka

Të rritet numri i shërbyesve civilë dhe inspektorëve shtetërorë për Mbrojtjen e Natyrës dhe të

krijohet një sistem profesional për trajnimin e zyrtarëve përgjegjës për Mbrojtjen e Natyrës (qasja e trajnimit të trajnerëve).

1. Bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të përfshira (p.sh.: agjencive të rendit, si dogana dhe policia) duhet të fuqizohet

Page 64: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

58

3 Procedurat dhe udhëzues për VNM/VSM

3.1 Zinxhiri rregullativ mjedisor

VNM, VSM dhe legjislacioni për leje në Kosovë zakonisht miratohet, implementohet dhe ekzekutohet nga Zinxhiri

Rregullativ që tregohet në Figurën 3.1.1:

Fig.3.1.1: Zinxhiri Rregullativ Mjedisor në Kosovë

Proceset dhe procedurat për t’u miratuar për aprovimin e VNM dhe VSM shtjellohen në paragrafët më poshtë.

3.2 Procedurat VNM

Procedurat për aprovimin e VNM përkufizohen nga Kapitulli III i Ligjit Nr. 03/L-214 “Për Vlersimin e Ndikimit në

Mjedis” dhe përmblidhen shkurtimisht nga Fig.3.1.2 në faqen vijuese. Në të njëjtën Figurë theksohen (me të kaltër dhe

të verdhë) aktivitetet vijuese që janë përgjegjësi e zyrtarëve të MMPH:

Vendimi, brenda 10 ditësh nga data e dorëzimit, kur aplikacioni ka nevojë për aprovim ministror për VNM (ose nëse

Licensa Komunale për Mjedis është e mjaftueshme).

Vendimi, brenda 10 ditësh nga data e dorëzimit, kur aplikacioni është kryer sipas kërkesave ligjore.

Njoftimi për Fushëveprimin për aplikuesin për Raportin e Fushëveprimit Mjedisor [RFM] që përmban kërkesën për:

(1) përshkrimin e alternativave të mundshme; (2) përshkrimin e ndikimit të konsiderueshëm; (3) arësyet për të

identifikuar këto ndikime; (4) përshkrimin e masave mbrojtëse.

Rishikimi i VNM në përputhje me: (1) përshtatshmërinë e përshkrimit të projektit përfshirë dhe alternativat; (2)

përshtatshmërinë e identifikimit dhe vlerësimit të ndikimit mjedisor; (3) përshtatshmërinë e masave zbutëse; (4)

përshtatshmrinë e skemave të propozuara të monitorimit; (5) kritere të tjera.

Lëshimi i draft-vendimit.

Kontroillimi i organizatës dhe zbatimi i debatit publik dhe mbledhja e mendimeve dhe vërejtjeve korresponduese

nga publiku.

Rishikimi i vërejtjeve nga publiku dhe kërkesave eventuale për aplikuesin për t’i shqyrtuar.

Përgaditja e propozim-vendimit për Pëlqimin Mjedisor.

Dhënien e vendimit për Pëlqimin Mjedisor

Përgaditja e njoftimit lokal dhe deklaratës që përmban: (1) përmbajtjen e vendimit dhe kushtet e ndërlidhura

eventuale; (2) arësyet dhe konsideratat bazë për vendimin dhe informacionin eventual për pjesëmarrjen e publikut;

(3) përshkrimin e masave zbutëse për të reduktuar ndikimin; (4) këshilla ligjore për ankesa të mundshme kundër

vendimeve.

EKZEKUTIMI:

Ministri, Komunat

VENDIMI: Qeveria, Ministri,

Komunay

KONSULTIME: Bordet Këshilluese për

Mbrojtjen e Mjedisit

IMPLEMENTIMI:

AMMK

LEGJISLACIONI: Kuvendi i

Kosovës, Qeveria, Ministri

AUTORIZIMI:

Ministria, Komunat

Page 65: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

59

*

Fig.3.1.2: Procedurat ligjore për miratimin e një VNM në Kosovë (© Burimi G.Razza)

MIRATIMI KONSULTIMI DHE

DEBATI PUBLIK

RISHIKIMI

FUSHËVEPRIMI

PËRZGJEDHJA APLIKIMI

Përgaditja dhe dorëzimi i

aplikacionit në MMPH

(përfshirë Emrin, Adresën,

Statusin ligjor të aplikantit,

Dokumentat e kërkuar,

Pyetësorin e plotësuar)

Vendimi i MMPH nëse

aplikacioni është i plotë sipas

kërkesave ligjore

A është

aplikacioni i

plotë?

Komuna lëshon Lejen

Mjedisore

(shih edhe detyrimet IPPC

JO

PO

A nevojitet

Raport VNM?

JO

Përgaditja e Raportit të

Fushëveprimit Mjedisor

(maks 3 fq) si pjesë e

Përmbledhjes jo-Teknike në

VNM

10 ditë

A është miratuar VNM?

Njoftimi për Fushëveprim i

MMPH për Raportin e

Fushëveprimit Mjedisor

[RFM] përmban kërkesën për:

(1) përshkrimin e alternativave

të mundshme; (2) përshkrimin

e ndikimit të konsiderueshëm;

(3) arsyet për identifikimin e

këtyre ndikimeve; (4)

përshkrimin e masave

mbrojtëse

Paraqitja e informacionit

shtesë të kërkuar nga

MMPH

<7 ditë

<30 ditë nga

aplikimi

Përgaditja e 5 kopjeve (1

elektronike) të VNM të

nënshkruar nga eksperti i

licensuar që përmban: (1)

përshkrimin e projektit; (2)

paraqitjen e alternativave; (3)

përshkrimin e aspekteve

mjedisore që cenohen; (4)

përshkrimin e ndikimit në

mjedis; (5) përshkrimin e

efekteve të CO2; (6)

përshkrimin e masave zbutëse;

(7) përmbledhjen jo teknike;

(8) përshkrimin e vështirësive

teknike. Ky VNM duhet të

shoqërohet nga fatura e

pagesës së shumës së kërkuar

Konsultime eventuale mes

MMPH , aplikantëve dhe

palëve kryesore të interesit

PO

MMPH dorëzon 3 kopje fizike

dhe 1 kopje elektronike të VNM

tek njësitë kompetente për

rishikim

Konsultime eventuale të

AMMK për të marrë

informacionin teknik

për projektin

MMPH harton vendime për Konsultime eventuale

me ekspertë të jashtëm

JO Ankesë eventuale

nga Aplikanti

PO

Organizimi i debatit

publik nga Aplikantët

duke: (1) përgatitur

Planin për Debat

Publik; (2) informuar

publikun përmes

medias

Nga 20 në 30 ditë nga

vendimi i MMPH

Marrja e mendimeve

dhe vërejtjeve nga

publiku pas debatit

publik

Rishikim i vërejtjeve nga MMPH

A nevojiten ndryshime

të tjera?

< 10 ditë nga Debati Publik

PO

Përgaditja e

ndryshimeve të kërkuara

në përputhje me

rishikimin e MMPH që

është marrë me vërejtjet

dhe opinionet e

Konsultimit Publik A janë miratuar

ndryshimet?

Suspendimi i Procesit të Rishikimit nga

MMPH dhe refuzimi i VNM

JO

JO

PO

Përgaditja e

propozim-vendimit

për Pëlqim Mjedisor

nga NJësia VNM

përkatëse e MMPH

< 70 ditë nga pranimi i Raportit VNM

MMPH jep Vendimin për

Pëlqim Mjedisor

A është miratuar

propozimi?

< 10 ditë nga

propozim-vendimi

PO

JO

MMPH përgatit njoftimet

lokale dhe deklaratën që

përmban: (1) përmbajtjen

e vendimit dhe kushtet

eventuale; (2) arësyet dhe

konsideratat bazë për

vendimin dhe informacion

eventual për pjesëmarrjen

e publikut; (3)

përshkrimin e masave

zbutëse për të ulur

ndikimin; (4) këshilla

ligjore për ankesa

eventuale ndaj vendimit

Informimi i publikut për

Pëlqimin Mjedisor me

deklaratë të publikuar në

njoftimet lokale

Informimi eventual për

Pëlqim Mjedisor për vendet

e huaja që preken

< 30 ditë nga refuzimi VNM

Parashtresa nga OJQ dhe publiku

tek gjykata kompetente

MMPH rishikon në përputhje

me: (1) përshtatshmërinë e

përshkrimit të projektit

përfshirë alternativat; (2)

përshtatshmërinë e

identifikimit dhe vlerësimit të

ndikimit në mjedis; (3)

përshtatshymërinë e masave

zbutëse; (4) përshtatshmërinë e

skemave të propozuara për

monitorim; (5) kritere të

tjera

5 ditë

Page 66: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

60

Detyrimet për autorizimin nga MMPH (pëlqim mjedisor) përkufizohen nga Neni 7 i Ligjit Nr. 03/L-214 “për Vlerësimin

e Ndikimit në Mjedis”. Ky nen parasheh se të gjitha projektet e listuara në Shtojcën I të Ligjit “për Vlerësimin e

Ndikimit në Mjedis” janë të detyruara t’i nënshtrohen VNM, ndërsa pëlqimi mjedisor kërkohet për secilin projekt publik

ose privat të listuar në Shtojcën I ose Shtojcën II të të njëjtit Ligj, që ka gjasa të ketë efekte të domethanëse në mjedis,

inter alia, për shkak të natyrës, madhësisë apo lokacionit.

Kriteret për të ekzaminuar projektet që kanë nevojë për pëlqim mjedisor përkufizohen nga Shtojca III e të njëjtit Ligj

Nr. 03/L-214 “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”:

1. Karakteristikat e projekteve 1.1. Karakteristikat e projekteve duhet të konsiderohet se kanë të bëjnë në veçanti me:

1.1.1. madhësinë e projektit;

1.1.2. ndikimin në mjedis në kombinim me projekte të tjera ekzistuese ose të pritshme;

1.1.3. përdorimin e burimeve natyrore;

1.1.4. prodhimin e mbeturinave;

1.1.5. ndotjen dhe zhurmat;

1.1.6. rrezikun nga aksidentet, sidomos lidhur me substancat ose teknologjitë e përdorura.

2. Lokacionin e projekteve 2.1. Duhet të shqyrtohen ndjeshmëritë mjedisore të zonave gjeografike që me gjasë do të preken nga projektet,

duke marrë sidomos parasysh:

2.1.1. shfrytëzimin aktual të tokës;

2.1.2. bollëkun relativ, cilësinë dhe kapacitetin rigjenerues të burimeve natyrore në atë zonë;

2.1.3. kapacitetin thithës të mjedisit natyror, duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave në vijim:

2.1.3.1. ligatinave;

2.1.3.2. maleve dhe pyjeve;

2.1.3.3. rezervateve natyrore dhe parqeve;

2.1.3.4. zonave me mbrojtje të veçantë;

2.1.3.5. zonave ku standardet e cilësisë së mjedisit të parashtruara në legjislacionin e Komunitetit janë

tejkaluar;

2.1.3.6. zonant me popullsi të dendur;

2.1.3.7. vendet me rëndësi historike, kulturore ose arkeologjike.

3. Karakteristikat e ndikimit potencial

3.1. Efektet potenciale të domethanëse të projekteve duhet të merren parasysh në lidhje me kriteret e përcaktuara në

pikat 1 dhe 2 lart dhe të jenë në lidhje me:

3.1.1. shtrirjen e ndikimit (hapësira gjeografike dhe madhësia e popullsisë së prekur);

3.1.2. natyrën ndërkufitare të ndikimit;

3.1.3 . madhësinë dhe kompleksitetin e ndikimit;

3.1.4. probabilitetin e ndikimit;

3.1.5. kohëzgjatjen, frekuencën dhe kthyeshmërinë e ndikimit.

Page 67: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

61

3.3 Procedurat VSM

Në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-230 “Për Vlerësimin Strategjik të Mjedisit” raporti VSM është i detyrueshëm për planet

dhe programet nga fusha e planifikimit hapësinor dhe planifikimit të qytetit, shfrytëzimi i tokës, bujqësia, pylltaria,

peshkimi, gjuetia, energjia, industria, minierat, komunikacioni, menaxhimi i mbeturinave, menaxhimi i ujërave,

telekomunikacioni, turizmi, që ofrojnë kornizën për projektet e ardhshme të zhvillimit, që i nënshtrohen vlerësimit të

ndikimit në mjedis në përputhje me Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (Ligji Nr. 03/L-214), si dhe planet dhe

programet që duke marrë parasysh lokacionin ku ato realizohen, mund të kenë ndikim tek zonat e mbrojtura natyrore,

habitatet natyrore, flora dhe fauna e egër. Prandaj, ndryshe nga VNM, VSM çdo herë përgatitet nga autoriteti publik.

Procedurat për miratimin e Vlerësimit të Ndikimit Strategjik përcaktohen nga Kapitulli III i Ligjit Nr. 03/L-230 “Për

Vlerësimin Strategjik të Mjedisit”. Këto procedura mund të përmblidhen shkurtimisht në Fig.3.1.3. Në të njëjtën figurë

theksohen (në ngjyrë të kaltër dhe të verdhë) aktivitetet që janë përgjegjësi e zyrtarëve të MMPH. Për këtë qëllim, ne

duhet të theksojmë se VSM zakonisht përgatitet nga Autoriteti Publik që është caktuar të finalizojë

planin/programin/strategjinë korresponduese sektorale. Prandaj, për dallim nga VNM ku aplikantët mund të jenë edhe

entitete private dhe industri, interesi i publikut dhe ai mjedisor duhet të garantohet nga i njëjti autoritet përgjegjës për

finalizimin e VSM, që do të thotë se roli i MMPH është i kufizuar në detyrat në vijim:

Vlerësimi dhe kërkesa për autoritetin përgjegjës, në çdo kohë, për të dorëzuar kopje të: (1) të çdo vendimi që

demonstron se planet ose programet kanë gjasa të kenë efekte domethanëse mjedisore ndaj për to kërkohet VSM;

(2) të çdo plani, programi ose modifikimi për të cilin bën fjalë vendimi; (3) të deklaratës që shpjegon arësyet për

vendimin se plani, programi ose modifikimi nuk ka gjasa të ketë efekte domethanëse mjedisore (ndaj nuk kërkon

VSM); (4) raportin VSM që kërkohet, nëse ka, në përputhje me kriteret e përcaktuara në Shtojcën III të Ligjit për

VSM.

Mbështetje eventuale me konsultime për autoritetin përgjegjës për: (1) identifikimin, përshkrimin dhe vlerësimin e

efekteve mjedisore të zbatimit të planit dhe alternativave të arësyeshme; (2) dhënien e informacionit që përmendet

në Shtojcën II të Ligjit për VSM; (3) dhënien e informacionit për efektet e planeve ose programeve për mjedisin

që janë siguruar nga nivele të tjera të vendimarrjes ose përmes legjislacionit tjetër.

Përcjelljen eventuale të kopjes së planit apo programit të shoqëruar nga raporti VSM për tek vendi i huaj që me

gjasë mund të cenohet dukshëm nga zbatimi i tij dhe zhvillimi i konsutimeve me vendin e prekut për: (1)

arranzhimet e hollësishme, përfshirë kohë të arësyeshme për kohëzgjatjen e konsultimeve për t’u siguruar se:

autoritetet mjedisore, publiku dhe organizatat jo-qeveritare mjedisore në vend që kanë gjasa të cenohen në mënyrë

domethanëse janë të informuara dhe iu është dhënë mundësia të përcjellin mendimet e tyre brenda një kohe të

arësyeshme; (2) efektet e mundshme ndërkufitare mjedisore nga zbatimi i planit ose programit; (3) masat e

parapara për të eliminuar këto efekte; dhe (4) në rastet kur MMPH nuk është autoriteti përgjegjës, autoritetin

përgjegjës direkt se nuk do ta miratojë planin ose programin apo t’ia dorëzojë procedurës legjislative për miratim

deri sa të përfundojnë konsultimet me vendin tjetër;

Në rast se MMPH merr nga vend tjetër kopjen e draftit të planit apo programit që po përgatitet në atë vend dhe

zbatimi i të cilit ka gjasa të ketë efekte të domethanëse në mjedis në cilëndo pjesë të Kosovës, MMPH do t’i

tregojë atij vendi nëse Kosova dëshiron të përfshihet në konsultime lidhur me efektet e mundshme ndërkufitare

mjedisore nga zbatimi i planit ose programit dhe masat e parapara për të reduktuar ose eliminuar ato efekte.

Në rast se MMPH është autoriteti përgjegjës për të nxjerrë raportin VSM, ajo ia dërgon të gjitha dokumentet e

kërkuara Komisionit të themeluar në përputhje me ligjin për VSM.

Pas pranimit të raportit për VSM, MMPH mund të kërkojë këshilla ose informata shtesë nga autoriteti përgjegjës

ose nga organizatat e tjera/profesionistët e autorizuar nëse kjo gjë është e nevojshme për të marrë vendimin.

Nxjerrja e draft-vendimit (pëlqimit mjedisor) në bazë të vlerësimit të zhvilluar, bëhet brenda gjashtëdhjetë (60)

ditëve nga data e pranimit të raportit VSM.

Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga pranimi i propozim-vendimit nga organi përgjegjës i MMPH apo

Komisionit, Ministri vendos të miratojë apo refuzojë Pëlqimin për raportin VSM dhe këtë vendim ia përcjell me

shkrim autoritetit përgjegjës të Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Kur propozim-vendimi është për refuzimin e pëlqimit, Ministri i MMPH mund të mos ndjekë apo mund të

amendamentojë draft-vendimin e autoritetit përgjegjës vetëm për arësye imperative që shkelin interesin e publikut,

përfshirë arësye të natyrës ekonomike, sociale ose mjedisore. Në këtë rast, vendimi i tij duhet t’i dërgohet me

shkrim Qeverisë dhe Kuvendit.

Monitorimi i efekteve domethanëse mjedisore nga zbatimi i secilit plan apo program me qëllim të identifikimit të

efekteve të paparashikuara negative në fazë të hershme për të qenë në gjendje të ndërmerren veprimet e duhura

përmirësuese.

Page 68: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

62

Fig.3.1.3: Procedurat ligjore për miratimin e VSM në Kosovë (© Burimi G.Razza)

MIRATIMI DEBAT PUBLIK KONSULTIMI

RISHIKIMI

PËRGADITJA

Përgaditja dhe dorëzimi i

raportit VSM (përfshirë:

(1) identifikimin,

përshkrimin dhe

vlerësimin e efekteve

mjedisore të

implementimit të planit

dhe alternativave të

arsyeshme; (2)

informacioni nga Shtojca

II e Ligjit për VSM; (3)

informacioni për efektet e

planeve ose programeve

për mjedisin marrë nga

nivele të tjera të

vendimarrjes ose

legjislacion tjetër)

Përgaditja dhe dorëzimi i

Planit/Programit për të cilin

është përgatitur raporti

VSM

> 30 ditë nga kërkesa

për opinion

Konsultime me Organe

Konsultative të identifikuara

dhe të ftuara dhe mbledhja e

mendimeve dhe vërejtjeve

korresponduese

Implementimi i debatit

publik

Vlerësimi paraprak nga

MMPH për VSM në

përputhje me kriteret e

përcaktuara nga Shtojca

III e Ligjit për VSM

Përcaktimi i efekteve

mjedisore të planeve dhe

programeve, planit,

programit ose modifikimit

me të cilin ka lidhje

vendimi dhe deklarës së

nuk kërkohet VSM

Veprime ligjore eventuale

kundrejt planit/programit

sektoral

Marrja e hapave për

vëmendjen e personave që

cënohen apo interesohen nga

VSM

Mbledhja e opinioneve

dhe vërejtjeve nga publiku

Analiza e MMPH për VSM për

të kontrolluar nëse

Plani/Programi ka gjasa për

efekte mjedisore të

konsiderueshme në një vend

tjetër

A është VSM i

nevojshëm?

PO

Rishikimi i

Planit/Programit dhe VSM

në bazë të opinioneve dhe

vërejtjeve të Organeve

Konsultative, personave të

prekur/interesuar dhe

publikut

JO

PO

Përgaditja e kërkesave

eventuale për konsultime

ndërkufitare dhe njoftimi

i opinionit dhe dërgimi i

Planit/Programit dhe

VSM në MMPH

Kërkesa eventuale nga MMPH

tek autoriteti përgjegjës për t’i

dërguar një kopje të cilit do

vendim për efektet mjedisore të

planeve dhe programeve, të

planit, programit ose

modifikimit me të cilin ka të

bëjë vendimi dhe deklaratën se

VSM nuk kërkohet

A është i kënaqur

publiku i gjerë?

< 10 ditë

JO

Miratimi i

Planit/Programit/Strategjisë

pa VSM

Mbledhja e opinioneve

dhe vërejtjeve të

personave të prekur nga

ose të interesuar për VSM

Organizimi i Debatit Publik

Informimi i publikut për

adresën (edhe uebfaqet e

autoritetit kompetent dhe

MMPH) ku mund të shihen

dokumentat relevantë

< 15

ditë

para

VP

< 7 ditë

Analiza paraprake e

informacionit e MMPH

< 5 javë nga

kërkesa për

opinion

Miratimi i

Planit/Programit/Strategjisë

me VSM

MMPH dorëzon

planin/programin me VSM

tek vendi tjetër që preket

(kryesisht IRJM, Shqipëria,

Serbia, Mali i Zi)

A është VSM i kënaqshëm për

vendin e huaj? JO

PO

Draft-vendimi i MMPH për

Raportin VSM

Implementimi i debatit

public në vend të huaj

Vendimi i MMPH për

pajtim mjedisor për

Raportin VSM lëshuar nga

Ministri

< 60 ditë nga

dorëzimi i VSM

< 15 ditë nga

draft-vendimi

A e lëshon Ministri

pajtimin?

Vendimi i

Qeverisë dhe

Kuvendit të

Kosovës

JO

< 30 ditë nga

draft-vendimi

Kërkesë eventuale nga vendi

tjetër për të hyrë në

konsultime për VSM

PO

Page 69: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

63

3.4 Udhëzuesit e VNM/VSM miratuar nga IFN përkatëse

3.4.1 Udhëzuesi i Bankës Botërore

Politikat e mbrojtjes së Bankës funksionojnë në bazë të qasjes 'bëj mirë' për operacione të huave për investime dhe janë

themelore për plotësimin e tri shtyllave të Strategjisë për Mjedisin të Bankës Botërore:

Përmirësimi i cilësisë së jetës

Përmirësimi i cilësisë së rritjes

Mbrojtja e cilësisë së burimeve rajonale dhe globale.

Vlerësimi Mjedisor (VM), një nga dhjetë Politikat e Mbrojtjes përdoret nga Banka për të shqyrtuar risqet mjedisore

potenciale dhe përfitimet e ndërlidhura me operacionet e huave për investime të Bankës. Ai është një mjet esencial për

integrimin e shqetësimeve mjedisore dhe sociale në politikat zhvillimore, programet dhe projektet, duke ofruar

minimumin e kërkesave që duhet të plotësojnë të gjitha operacionet e mbështetura nga Banka. Vlerësimi Mjedisor, një

politikë formale e Bankës që nga viti 1989, ka qenë procesi i parë që ka mandatuar kontrollimin e projekteve të

financuara nga Banka për ndikimin e tyre në mjedis. Këtu hyn ndikimet potenciale te burimet fizike, biologjike, socio-

ekonomike dhe kulturore.

Politika dhe procedurat e Bankës për Vlerësim Mjedisor përshkruhen në Politikat Operative 4.01 (PO 4.01) dhe

Procedurat e Bankës 4.01 (PB 4.01). Fondi Prototype Carbon dhe projektet e financuara nga Global Environmental

Facility të mbështetura nga Banka gjithashtu i nënshtrohen dispozitave të kësaj politike.

Me më shumë se 20 vjet përvojë në zbatimin e politikave të VM, përgaditja e Vlerësimeve Mjedisore (VM) integrohet

mirë në procedurat e Bankës dhe proceset e punës. Politika e bankës thekson se Vlerësimi Mjedisor duhet të mendohet

si proces dhe jo si produkt.

Politika e Vlerësimit Mjedisor dhe udhëzuesi i ndërlidhur për VM azhurnohen vazhdimisht. Azhurnimet më të reja janë

bërë në prill 2013.

Politika Operative PO OP 4.01 dhe Procedurat e Bankës PB 4.01 mund të gjenden në uebfaqen e BB21. Ky Udhëzues

poaraqet një mjet të dobishëm për zyrtarët e MMPH që janë përgjegjës për analizën e VNM. Ekipet e Këshilltarëve të

Mbrojtjes të Bankës Botërore janë pika e parë e kontaktit për kolegët sektoralë, menaxhmentin e Bankës, shumicën e

zyrtarëve qeveritarë, OJQ-ve dhe partnerëve të tjerë lokalë që kanë nevojë për udhëzim për të zbatuar PO/BP 4.01.

Në Departamentin e Menaxhimit të Riskut të Bankës (Rrjeti DMRB), ekipi i mbrojtjes ka specialistë të VM që mund të

mobilizohen për të qartësuar çështjet në procesin e VM, nën përgjegjësinë e Njësisë për Mjedisin dhe Ligjin

Ndërkombëtar të Bankës që interpreton politikat.

21

http://ëeb.ëorldbank.org/ËBSITE/EXTERNAL/PROJECTS/EXTPOLICIES/EXTOPMANUAL/0,,contentMDK:20064724~menuPK:64701637~pagePK:64709096~piPK:64709108~theSitePK:502184,00.html

Page 70: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

64

3.4.2 Udhëzuesi i KFN

Me interes të posaçëm është Udhëzuesi për Mjedisin, Shëndetin dhe Sigurinë (MSHS) që është publikuar nga

Korporata Financiare Ndërkombëtare (KFN). Ky Udhëzues është dokument teknik referues me shembuj të përgjithshëm

dhe specifikë të industrisë për Praktikat e Mira Ndërkombëtare të Industrisë (PMNI). Kur një apo më shumë pjesëtarë të

Grupit të Bankës Botërore përfshihen në ndonjë projekt, Udhëzuesi MSHS zbatohet ashtu si kërkohet nga politikat dhe

standardet përkatëse. Prandaj, njohuria mbi këtë udhëzues është me rëndësi jo vetëm si një mjet i dobishëm për të

finalizuar raporte më të mira të VNM, por edhe si instrument që përdoret në finalizimin e projekteve industriale dhe/se

VNM të ndëlridhura, që duhet të financohen nga Banka Botërore në Kosovë. Udhëzuesi i përgjithshëm MSHS është

hartuar për t’u përdorur bashkë me Udhëzuesin MSHS relevant të Sektorit të Industrisë që jep udhëzime për përdoruesit

për çështje të MSHS në sektorë specifikë të industrisë. Për projekte komplekse, mund të jetë i nevojshëm përdorimi i

udhëzuesve nga disa sektorë. Lista e plotë e udhëzuesve të sektorëve të industrisë mund të gjendet në uebfaqen e KFN22.

Udhëzuesi MSHS përmban dhe nivelet dhe masat e performancës që në përgjithësi konsiderohet se janë të arritshme në

objektet e reja me anë të teknologjisë ekzistuese dhe me kosto të arësyeshme. Zbatimi i Udhëzuesit MSHS në objektet

ekzistuese mund të përfshijë edhe caktimin e caqeve specifike në terren, me afat kohor të duhur për t’i arritur.

Zbatueshmëria e Udhëzuesit MSHS duhet të jetë në përputhje me rrezikshmërinë dhe risqet e caktuara për secilin

projekt në bazë të rezultateve të vlerësimit mjedisor që merr në konsideratë variablat specifike për atë terren, si

konteksti i vendit nikoqir, kapaciteti asimilues i mjedisit dhe faktorë të tjerë të projektit. Zbatueshmëria e

rekomandimeve teknike specifike duhet të përkufizohet si ushtrim i shkathtësive profesionale, vullnetit, kujdesit dhe

aftësisë parashikuese që me arësye pritet nga profesionistë të aftë dhe me përvojë e të angazhuar në të njëjtën

ndërmarrje apo janë në rrethana të ngjashme në baza globale. Rrethanat që këta profesionistë të aftë dhe me përvojë

mund të hasin gjatë vlerësimit të shkallës së parandalimit të ndotjes dhe teknikave të kontrollit në dispozicion për një

projekt mund të përfshijnë, por jo vetëm, nivele të ndryshme të degradimit të mjedisit dhe të kapacitetit asimilues të

mjedisit, si dhe nivele të ndryshme të fizibilitetit financiar dhe teknik.

Për KFN, ky vlerësim bëhet në përputhje me Standardin e Performancës 1, ndërsa për Bankën Botërore me Politikat

Operative 4.01 në bazë të mendimit profesional të personave të kualifikuar dhe me përvojë. Kur rregulloret e vendit

nikoqir dallojnë për nga niveli dhe masat e prezantuara në Udhëzuesin MSHS, nga projektet pritet që të arrijnë ato që

janë më të rrepta. Nëse masa apo nivele jo aq të rrepta se sa ato që prezantohen në Udhëzuesin MSHS janë të duhurat,

duke patur parasysh rrethanat specifike të projektit, nevojitet të jepet arësyetim i plotë dhe i hollësishëm për të gjitha

alternativat e propozuara si pjesë e vlerësimit mjedisor në terrenin specifik. Arësyetimi duhet të demonstrojë se zgjedhja

për nivele alternative të performancës mbron shëndetin e njeriut dhe mjedisin.

3.4.3 Udhëzuesi i BERZH

Kur iu kërkohet të financojnë projekte investimi, zyrtarët e kredive të BERZH, në kuadër të kontrolleve të

pajtueshmërisë rregullative, duhet të verifikojnë nëse klienti ka përmbushur ndonjë kërkesë lokale ose vendore për

vlerësimin e ndikimit mjedisor dhe social, informimin publik, konsultimin dhe zbulimin e informacionit që mund të

vlejë për aktivitetin që propozohet për t’u financuar. Prandaj, Vlerësimi për Ndikimin në Mjedis (VNM) ose Vlerësimet

e Ndikimit Mjedisor dhe Social (VNMS) ose Rishikimet Mjedisore Shtetërore në përgjithësi kërkohen për investimet që

përfshijnë zhvillim të ri “të gjelbëruar” apo zgjerim të konsiderueshëm apo modifikim të objektit ekzistues para se të

autorizohet zhvillimi i propozuar. Ligjet për VNM vendore mund të mbulojnë edhe disa aspekte sociale (sidomos për

trashëgiminë kulturore dhe arkeologjike), por në përgjithësi nuk kërkojnë shqyrtim të plotë të ndikimit social. Kjo është

arësyeja përse Udhëzuesi korrespondues VNM/VSM23 duhet të miratohet kur një projekt financohet nga BERZH, por

është edhe mjet i dobishëm për zyrtarët e angazhuar në dhënjen e lejeve përkatëse mjedisore.

Në Kosovë, si në vende të tjera të KEE, rregulloret vendore për VNM ose VNMS kërkojnë konsultime me publikun që

mund të ndikohen nga projekti dhe parashohin procedurën për njoftim, shpallje të draft VNM (VSM) për publikun dhe

rishikim dhe komente nga publiku. Përgaditja dhe financimi i VNM, përfshirë dhe veprime që adresojnë kërkesat për

konsultime me publikun janë përgjegjësi e huamarrësit. Udhëzuesi vijues është nga BERZH: (1) Projekte që kërkojnë

VNM sipas Politikave Mjedisore dhe Sociale të BERZH; (2) Shabllon të formatit të raportit VNM; (3) Udhëzues për

shpallje lokale të Vlerësimeve për Ndikimin në Mjedis.

22 ëëë.ifc.org/ifcext/enviro.nsf/Content/EnvironmentalGuidelines 23 http://ëëë.ebrd.com/environment/e-manual/r16eia.html

Page 71: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

65

4 Korniza institucionale VNM/VSM

4.1 Organizimi i MMPH

4.1.1 Organizimi i përgjithshëm i Ministrisë

Mandati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) përcaktohet nga Rregullorja e UNMIK-ut Nr.

2002/5 dhe 2005/15. Roli i MMPH është të zhvillojë, koordinojë, monitorojë dhe mbikëqyrë sektorin e mbrojtjes së

mjedisit, menaxhimit të burimit të ujërave, strehimit, ndërtimit dhe planifikimit hapësinor. MMPH ka Ministrin me

Kabinet, Zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm dhe 7 Departamente (shih Fig.4.1.1 në faqen në vijim): (1) Departamenti

për Mbrojtjen e Mjedisit (DMM); (2) Departamenti për Planifikim Hapësinor (DPH); (3) Departamenti për Strehim

dhe Ndërtim (DSN); (4) Departamenti për Ujëra (DU); (5) Departamenti i Administratës Qendrore (DAQ); (6)

Departamenti i Prokurimit (DP); dhe (7) Departamenti i Menaxhimit të Parqeve Nacionale (DMPN). Në kuadër të

MMPH janë dhe dy institute: (1) Instituti Hidrometeorologjik (IHM) dhe (2) Instituti për Inspektoratin e Planifikimit

Hapësinor, si dhe (3) Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit e Kosovës (AMMK), që ka tre Divizione: (1) Divizioni për

Sistemin e Informacionit për Mjedisin; (2) Divizioni i Monitorimit të Mjedisit; (3) Divizioni i Hartimit të Raporteve,

Planeve dhe Programeve Mjedisore. Tre departamentet kryesore të MMPH janë:

1. Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit (DMM), që është i organizuar në divizionet vijuese: Divizioni i

Politikave të Përgjithshme për Mbrojtjen e Mjedisit, Divizioni për Mbrojtjen e Mjedisit, Divizioni për Mbrojtjen

e Natyrës dhe Divizioni për Menaxhimin e Mbeturinave. Divizioni për Mbrojtjen e Natyrës përfshin edhe Sektorin

e Parqeve Natyrore dhe 5 Zyre Rajonale që gjenden në Prishtinë, Mitrovicë, Pejë, Prizren dhe Gjilan dhe

funksionojnë si ndërlidhëse të komunikimit mes Ministrisë dhe Komunave. Zyret Rajonale kanë nga 3 zyrtarë, një

nga Departamenti i Planifikimit Hapësinor, një nga Departamenti i Strehimit dhe Ndërtimit dhe një nga DMM, e që

punojnë si inspektorë. Sektori aktual përgjegjës për zbatimin e legjislacionit mjedisor në nivel komunal është Sektori

për Edukim, Ndërgjegjësim të Publikut dhe Bashkëpunim me Komunat dhe Shoqërinë Civile (SEVPB) brenda

Divizionit të Zhvillimit të Politikave Mjedisore (DZHPM). Divizioni për Mbrojtjen e Mjedisit është përgjegjës për

hartimin e pëlqimeve dhe lejeve mjedisore. kështu, brenda këtij Divizioni është dhe Seksioni (apo Njësia) që merret

me analizën e VNM dhe VSM.

2. Departamenti i Ujërave (DU), është i organizuar në 3 divizione:

Divizioni i Përgjithshëm i Politikave të Ujërave që merret me analizimin dhe planifikimin strategjik për

shfrytëzimin, përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave është i organizuar në 3 njësi, që janë Njësia e Analizave dhe

Planifikimit Strategjik, Bashkëpunimi Ekonomik, Zhvillimi – projekte dhe investime dhe Njësia e Buxhetit dhe

Njësia e Sistemit të Informacionit dhe Regjistri i Ujërave.

Divizioni për Menaxhimin e Burimit të Ujërave që merret me detyrat administrative-ligjore për zbatimin direkt

të dispozitave që kanë të bëjnë me ekonominë e ujërave lidhur me përdorimin dhe mbrojtjen e ujërave nga

ndikimet negative, mbrojtjen e ujërave nga ndotja, mbrojtjen dhe kontrollin e cilësisë së ujit, rregullimin e

ujërave dhe rrjedhën e ujërave, mbrojtjen nga erozioni dhe rregullimin e rrëkeve. Divizoni merret me caktimin e

prioriteteve për shpërndarjen dhe përdorimin e ujërave, licensave etj. Divizioni është i ndarë në 4 njësi, që janë

Njësia për Mbrojtjen e Ujërave nga Ndikimet Negative, Njësia për Mbrojtjen e Cilësisë së Ujërave, Njësia për

Licensa dhe Njësia për Menaxhimin e Rrjedhës së Ujërave.

Divizioni për Koordinimin e Lumenjve, që mbledh të dhëna, krijon dhe organizon databazat për lumenjtë,

mbledh informacion për monitorimin, bashkëpunon me institucione të tjera relevante në Kosovë, mban

evidencën e pronave ujore, menaxhon burimet ujore në nivelin e lumenjve bashkë me planifikimin dhe

kompensimin e përdorimit dhe ndotjes së ujërave, bën vlerësime të ndikimit në mjedis gjatë zhvillimit të planeve

hapësinore dhe urbane, mbikëqyr hulumtimet, bën mbrojtjen e interesit të publikut, kontrollon lejet e

përkohshme hidro-ekonomike. Divizioni është i ndarë në 2 Njësi, që janë Njësia për Lumin Drini i Bardhë dhe

Njësia për Ibër, Morava e Binçës dhe Lepenc.

3. Departamenti i Strehimit dhe Ndërtimit (DSN) sipas ndryshimeve të kohëve të fundit, ky Departament përbëhet

nga Divizioni i Strehimit dhe Divizioni i Ndërtimit. Divizioni i Strehimit ka 3 Seksione: Seksioni i Politikave të

Strehimit, Seksioni i Strehimit Social, Seksioni për Menaxhimin e Fondeve të Strehimit. Divizioni i Ndërtimit

ndahet në 3 Seksionet vijuese: Seksioni për Rregulloret Teknike dhe Materialet e Ndërtimit, Seksioni i Legjislacionit

për Ndërtimin dhe Seksioni i Licensimit. DSN monitoron dhe analizon fushën e strehimit dhe ndërtimit brenda

përgjegjësive të veta, zhvillon dhe propozon strategji, programe dhe masa për përmirësimin e gjendjes në fushën e

strehimit dhe ndërtimit dhe siguron zbatimin e programeve dhe masave përkatëse, përgaditë dhe koordinon punimet

profesionale për hartimin e ligjeve dhe rregulloreve dhe monitoron zbatimin e tyre, bën shërbime profesionale në

fushën e ndërtimit të caktuara nga Ligji për Ndërtimin, merr pjesë në bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e

strehimit dhe ndërtimit si dhe në përshtatjen e kornizës ligjore brenda standardeve të Bashkimit Evropian.

Page 72: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

66

Fig.4.1.1 – Skema organizative e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) (© Burimi G.Razza)

Seksioni i Politikave të Strehimit

Seksioni i Menaxhimit të Fondeve për Ndërtim

Seksioni i Strehimit Social

Rregullat teknike –Sek. Prod. Ndërtimit

Seksioni i Licensimit

Sek. Legjislacionit për Ndërtim

DIVIZIONI I STREHIMIT

DIVIZIONI I NDËRTIMIT

DEPARTAMENTI PËR PLANIFIKIM

HAPËSINOR (DPH)

DEPARTAMENTI PËR STREHIM DHE

NDËRTIM (DSN)

DEPARTAMENTI I UJËRAVE (DU)

DEPARTAMENTI I ADMINISTRATËS

QENDRORE (DAQ)

INSTITUTI PËR MENAXHIMIN E

PARQEVE NATYRORE (IMPN)

DEPARTAMENTI I PROKURIMIT (DP)

INSTITUTI PËR PLANIFIKIM

HAPËSINOR (IPH)

Seksioni i Politikave të Përgjithshme

Sek. Koord. Rezervuarëve të ujërave

Sek. Menaxh. të Burimeve të Ujërave

Seksioni i Politikave

Seksioni i Hulumtimit

Seksioni i Planifikimit

Seksioni i Financës dhe Buxhetit

Seksioni i Personelit

Seksioni i Logjistikës

Seksioni i GIS dhe TI

Zyra Ligjore

Zyra e Përkthyesve

Zyra e Koordinimit Rajonal

Arkivi dhe Biblioteka

MINISTRI

ZV.MINISTRI

KABINETI POLITIK AGJENCIA PËR MBROJTJEN E

MJEDISIT E KOSOVËS (AMMK) SEKRETARI I PËRGJITHSHËM

INSTITUTI HIDRO-

METEOROLOGJIK (IHM)

INSTITUTI I MBROJTJES SË

NATYRËS (IMN)

INSPEKTORATI SHTETËROR I

MJEDISIT I KOSOVËS (ISHMK)

ZYRA E BASHK. NDËRKOMB. DHE

INTEGRIMIT EVROPIAN

ZYRA PËR INFORMACION DHE

RAPORTIM

AUDITIMI I BRENDSHËM

FONDI ECHO

ZYRA PËR BARAZI GJINORE

DHE ETNIKE

DEPARTAMENTI PËR MBROJTJEN E

MJEDISIT (DMM)

DIVIZIONI I POLITIKAVE PËR

MBROJTJEN E MJEDISIT

DIVIZIONI PËR MBROJTJEN E

MJEDISIT

DIVIZIONI PËR MBROJTJEN E

NATYRËS

DIVIZIONI PËR MENAXHIMIN E

KIMIKATEVE DHE MBETURINAVE

Seksioni për Edukim dhe VP dhe Bashkëpunimi me

Komuna dhe Shoqëri Civile - SEBK

Instrumentet ekonomikë, Seksioni i

bashkëpunimit ndërkombëtar

Seksioni i Analizave dhe Planifikimit Strategjik

Seksioni VNM/VSM

Seksioni i Ndotjes Industriale

Seksioni i Mbrojtjes nga Ndotja e Ajrit

Seksioni i Emergjencave

Seksioni i Mbrojtjes së Biodiversitetit

Seksioni i Mbrojtjes së Vlerave Natyrore

Seksioni i Mbrojtjes së Dheut

Seksioni i Përdorimit të Qëndrueshëm të Burimeve Natyrore

Seksioni i Monitorimit dhe Menaxhimit të Deponive

Seksioni i Licensave për Trajtimin e Ujërave

Seksioni i Trajtimit të Mbeturinave

Seksioni i Menaxh. Te Materialeve dhe Mbeturinave të Rrezikshme

KËSHILLTARËT E MINISTRIT

SEKRETARI

Page 73: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

67

Departamentet dhe organet e tjera të MMPH janë:

1. Departamenti i Administratës Qendrore (DAQ), i përbërë nga sektorët vijues: (i) Financa dhe Buxheti; (ii)

Personeli; (iii) Logjistika; (iv) GIS dhe TI; (v) Zyra Ligjore; (vi) Zyra e Përkthyesve; (vii) Zyra e Koordinimit

Rajonal; (viii) Arkivi dhe Biblioteka. Sektori i Financës dhe Buxhetit është përgjegjës për planifikimin e buxhetit

dhe shpenzimet; për regjistrimin e të gjitha ndryshimeve në kontabilitet; dhe për vërtetimin e pagesave. Seksioni i

Personelit është përgjegjës për rekrutimin e shërbyesve civilë, për zhvillimin e përshkrimit të vendeve të punës; për

shpalljen e pozitave; për vërtetimin e vijimit në punë, shënimet për pushimet vjetore dhe mjekësore; për procedura

disiplinore, etj. Seksioni i Logjistikës është përgjegjës për të mbështetur stafin e MMPH me transportin, lidhjet

telefonike dhe të kompjuterave; mirëmbajtjen dhe pastrimin e të gjitha hapësirave të MMPH; organizimin e sigurisë

së ndërtesave, etj. Seksioni i GIS dhe TI është përgjegjës për mbledhjen dhe klasifikimin e të dhënave të siguruara

përmes Auto Sensorëve, imazheve satelitore, hartave etj. Ky seksion është përgjegjës edhe për mirëmbajtjen e

pajisjeve teknike, serverëve dhe uebfaqes dhe mirëmbajtjen e softuerit të Ministrisë. Seksioni i Zyrës Ligjore

përbëhet nga dy nën-seksione: njër që merret me ligjet dhe aktet nënligjore dhe tjetri që merret me shqyrtimin e

ankesave. Seksioni i Zyrës së Përkthyesve është përgjegjës për përkthimin e dokumenteve, akteve nënligjore dhe

letrave zyrtare. Seksioni i Arkivës është përgjegjës për arkivimin e të gjithë dokumenteve, korrespondencës hyrëse

dhe dalëse dhe informacioneve përkatëse.

2. Departamenti i Planifikimi Hapësinor (DPH), i përbërë nga seksionet në vijim: Seksioni i Politikave, Seksioni i

Planifikimit, Seksioni i Hulumtimit, dhe Njësia e Organizimit për Planifikim Hapësinor. Udhëzimet administrative

që janë publikuar janë Plani Hapësinor i Kosovës, Plani për Zhvillimin e Komunës, Plani për Zhvillimin Urban,

Plani i themelimit, Mbikëqyrja për Masat dhe Dënimet dhe Këshilli për Planifikim Hapësinor.

3. Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (AMMK), është themeluar me Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit

(2003/9). Sipas këtij ligji, Agjencioni ka funksionin e monitorimit të përgjithshëm të mjedisit në Kosovë dhe

gjithashtu oprganizon dhe mban sistemin e informacionit për mjedisin përmes të cilit informohet publiku. AMMK

ka tre Divizione: (1) Divizioni i Sisitemit të Informacionit për Mjedisin; (2) Divizioni i Monitorimit të Mjedisit dhe;

(3) Divizioni i Hartimit të Raporteve, Planeve dhe Programeve për Mjedisin. Pjesë e saj janë edhe dy institute me të

gjitha detyrat, kompetencat, përgjegjësitë, stafin dhe pronat: IMNM (Instituti për Mbrojtjen e Natyrës dhe Mjedisit)

dhe IHM (Instituti Hidro-Meteorologjik i Kosovës). Sipas Ligjit për Mjedisin, AMMK është përgjegjëse për: (i) t’i

siguruar Qeverisë informacion/të dhëna për politikat e mbrojtjes së mjedisit; (ii) të zhvilluar dhe vënë në funksion

rrjetin e informacionit që mund të monitorojë të dhënat për mjedisin; (iii) të krijuar qendra referuese të databazave

që kanë të bëjnë me informacionin për mjedisin; (iv) të ofruar udhëzime profesionale për projekte dhe programe të

mjedisit; (v) të përgatitur raporte për gjendjen e përgjithshme dhe/ose specifike të mjedisit (p.sh. ajri, toka, uji,

diversiteti biologjik dhe ndryshimet klimatike); (vi) t’i asistuar Ministrisë në zhvillimin e politikave për mbrojtjen e

mjedisit; (vii) të bashkëpunuar me Agjencionin Evropiane për Mjedis (AEM) dhe institucione të tjera

ndërkombëtare; (viii) të bashkëpunuar me organe ligjore ndërkombëtare për të hartuar legjislacion në pajtim me BE;

(ix) t’i ofruar popullsisë së Kosovës informacion.

Reshjet e shiut monitorohen nga 33 stacione, ndërsa ndotja e lumenjve në 22 stacione provuese prej të cilave

aktualisht vetëm 8 janë në funksion. Aktualisht, IHM punëson 27 persona nga disiplina të ndryshme (kimistë,

fizicienë, gjeologë, hidrologë, meteorologë dhe teknikë) nga të cilët 18 punojnë në laboratorin qendror në Prishtinë

dhe pjesa tjetër nëpër stacione. IMNM mban kadastrin e zonave të mbrojtura natyrore dhe implementon ligjet e

zbatueshme që rregullojnë Parkun Nacional të Sharrit dhe zona të tjera të mbrojtura në Kosovë.

4.1.2 Seksioni përgjegjës për VNM dhe VSM

Seksioni (ose Njësia) brenda MMPH që është përgjegjëse për të zbatuar kërkesat ligjore të ndërlidhura me Vlerësimin e

Ndikimit në Mjedis (VNM), për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis dhe atë Social (VNMS) si dhe Vlerësimin Strategjik

në Mjedis (VSM) është pjesë e Divizionit për Mbrojtjen e Mjedisit nën Departamentin për Mbrojtjen e Mjedisit.

Kjo njësi ka dy zyrtarë përgjegjës: Z. Shukri SHABANI (Shef i Seksionit VNM/VSM-DMM-MMPH) dhe Znj.

Merlinda BLLATA DIBRANI (Përgjegjëse e Seksionit VNM/VSM-DMM-MMPH). Ata të dy punojnë nën

Udhëheqësen e Divizionit për Mbrojtje të Mjedisit (Znj. Nezakete HAKAJ) e cila poashtu punon nën Drejtorin (Z.

Muhamet MALSIU) të Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit.

Aktivitetet kryesore të këtij stafi implementohen kryesisht në pajtim me detyrat dhe kërkesat e legjislacionit në fuqi në

Kosovë, si në vijim:

Ligji Nr. 03/L-214 “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” miratuar nga KK më 23.09.2010 dhe shpallur me Dekret

Presidencial Nr. DL-048-2010 of 14.10.2010. Ai ka zëvendësuar Ligjin Nr. 03/L-024 të miratuar nga KK më

26.02.2009;

Page 74: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

68

Ligji Nr. 03/L-230 “për Vlerësimin Strategjik në Mjedis” miratuar nga KK më 30.08.2010 dhe shpallur me Dekret

Presidencial më 18.10.2010. Ai ka zëvendësuar Ligjin Nr.03/L-015 miratuar nga KK më 12.02.2009.

UA Nr. 03/2004-MESP “për Licensimin e Personave dhe Ndërmarrjeve për Hartimin e Raportit të Vlerësimit të

Ndikimit në Mjedis”, data 27.04.2004

UA Nr. 09/2004-MESP “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”, data 14/07/2004

UA Nr. 05/2011 “Për metodologjinë e vlerësimit të rrezikut nga aksidentet nga kimikatet dhe masat për eliminimin e

pasojave”

UA Nr. 07/11 “për licensimin e hartuesve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis”

UA Nr. 9/11 “për informimin, pjesëmarrjen e publikut dhe palëve të interesuara në procedurat e vlerësimit të

ndikimit në mjedis”

UA Nr.10/2011 “për parandalimin e aksidenteve sasiore që përfshijnë substanca të rrezikshme”

UA Nr. 11/11 “për të përcaktuar shumën e pagesës për shërbime që kanë të bëjnë me vlerësimin e ndikimit në

mjedis”

Sipas këtyre ligjeve, kompetencat kryesore të këtyre zyrtarëve janë:

Kompetencat dhe detyrat e VNM:

o Vendimi, brenda 10 ditëve nga data e dorrëzimit, kur aplikacionit i nevojitet miratim nga Ministri për VNM (apo

nëse mjafton Licensë Komunale për Mjedisin).

o Vendimi, brenda 10 ditëve nga data e dorëzimit, kur aplikacioni është plotësuar sipas kërkesave ligjore.

o Përgaditja e Njoftimit për Fushëveprim për aplikuesin për Raportin e Fushëveprimit Mjedisor (RFM) që

përmban kërkesën për: (1) përshkrimin e alternativave të mundshme; (2) përshkrimin e ndikimit të

konsiderueshëm; (3) arësyet për identifikimin e këtyre ndikimeve; (4) përshkrimin e masave mbrojtëse.

o Rishikimin e VNM në përputhje me: (1) përshtatshmërinë e përshkrimit të projektit që përmban edhe alternativa;

(2) përshtatshmërinë e identifikimit dhe vlerësimit të ndikimit mjedisor; (3) përshtatshmërinë e masave zbutëse;

(4) përshtatshmërinë e skemave të propozuara të monitorimit; (5) kritere të tjera.

o Lëshimi i darft-vendimit të MMPH lidhur me VNM/VSM.

o Kontrollimi i organizimit dhe mbajtjes së debatit publik dhe mbledhja e mendimeve dhe vërejtjeve

korresponduese nga publiku.

o Shqyrtimi i vërejtjeve nga publiku dhe kërkesa eventuale për aplikuesin që t’i marrë parasysh.

o Përgaditja e propozim-vendimit për Pëlqimin Mjedisor.

o Dhënia e vendimit për Pëlqimin Mjedisor.

o Përgaditja e shpalljes lokale dhe deklaratës që përfshin: (1) përmbajtjen e vendimit dhe kushtet e ndërlidhura

eventuale; (2) arësyet dhe konsideratat bazë për vendimin dhe informacionin eventual për pjesëmarrje të

publikut; (3) përshkrimin e masave zbutëse për të reduktuar ndikimin; (4) këshilla ligjore për ankesa eventuale

kundër vendimit.

Kompetencat dhe detyrat e VSM:

o Vlerësimi dhe kërkesa për autoritetin përgjegjës në çdo kohë për të dorëzuar kopje të: (1) çdo vendimi që

demonstron se planet ose programet kanë gjasa të kenë efekte domethanëse mjedisore ndaj dhe kërkohet VSM;

(2) plani, programi ose modifikimi me të cilin ka të bëjë vendimi; (3) deklarata që shpjegojnë arësyet për

vendimin se plani, programi ose modifikimi nuk ka gjasa të ketë efekte domethanëse mjedisore (ndaj nuk kërkon

VSM); (4) raportin VSM që kërkohet, nëse është në dispozicion, në përputhje me kriteret e përcaktuara në

Shtojcën III të Ligjhit për VSM.

o Mbështetje eventuale për konsultim për autoritetin përgjegjës për: (1) identifikimin, përshkrimin dhe vlerësimin

e efekteve në mjedis nga zbatimi i planit dhe alternativat e arësyeshme; (2) dhënien e informacionit që

përmendet në Shtojcën II të Ligjit për VSM; (3) dhënien e informacionit për efektin nga planet ose programet në

mjedis që sigurohet nga nivele të tjera të vendimarrjes apo me anë të legjislacionit.

o Përcjelljen eventuale të një kopje të planit apo programit të shoqëruar nga raporti i VSM në vendin e huaj që ka

gjasa të preket në shkallë domethanëse nga zbatimi i tij dhe fillimi i konsultimeve me vendin e cenuar lidhur me:

(1) arranzhimet e hollësishme, përfshirë kohë të arësyeshme për kohëzgjatjen e konsultimeve për t’u siguruar se:

autoritetet për mjedisin, publiku dhe organizatat jo-qeveritare mjedisore në vendin që ka gjasa të preket në

shkallë të domethanëse janë informuar dhe u jepet mundësia të japin opinionin e tyre brenda një kohe të

arësyeshme; (2) efektet me gjasë ndërkufitare mjedisore nga zbatimi i planit ose programit; (3) masat e parapara

për të eliminuar këto efekte; dhe (4) aty ku MMPH nuk është autoriteti përgjegjës, autoritetin direkt përgjegjës se

nuk do të miratojë asnjë plan apo program apo ta paraqesë për procedurë legjislative për miratim derisa të kenë

përfunduar konsultimet me vendin tjetër;

o Nëse MMPH pranon nga ndonjë vend tjetër një kopje të draftit të planit apo programit që po përgatitet në atë

vend dhe zbatimi i të cilit ka gjasa të ketë efekte domethanëse në mjedis në çfarëdo pjesë të Kosovës, MMPH i

tregon atij vendi nëse Kosova dëshiron apo jo të fillojë konsultimet lidhur me efektet e mundshme mjedisore

ndërkufitare nga zbatimi i planit ose programit dhe masat e parapara për të reduktuar ose eliminuar ato efekte.

Page 75: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

69

o Në rast se MMPH është autoriteti përgjegjës për të lëshuar raportin e VSM, ai i dërgon të gjithë dokumentet e

kërkuar në Komisionin që është themeluar në përputhje me ligjin për VSM.

o Pas pranimit të raportit VSM, MMPH mund të kërkojë këshillë ose informacion shtesë nga autoriteti përgjegjës

ose nga organizata të tjera të autorizuara/persona profesionalë nëse kjo është e nevojshme për ta ndihmuar të

marrë vendimin.

o Lëshimi i draft-vendimit (pëlqimi mjedisor) në bazë të vlerësimit të kryer brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga

data e pranimit të raportit VSM.

o Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga pranimi i propozim-vendimit nga organi përgjegjës në MMPH apo nga

Komisioni, Ministri vendos të miratojë apo refuzojë Pëlqimin për raportin VSM dhe këtë vendim ia përcjell me

shkrim autoritetit përgjegjës të Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës.

o Kur propozim-vendimi i refuzohet pëlqimi, Ministri i MMPH mund të mos përcjellë apo amendamentojë draft-

vendimin e autoritetit vetëm për arësye imperative të shkeljes së interesit të publikut, përfshirë dhe arësyet e

natyrës ekonomike, sociale ose mjedisore. Në këtë rast, vendimi i tij duhet të bëhet i ditur me shkrim për

Qeverinë dhe Kuvendin.

o Monitorimi i efekteve të domethanëse mjedisore nga zbatimi i secilit plan ose program me qëllim të identifikimit

të efekteve të paparashikuara negative në fazë të hershme dhe për të qenë në gjendje të ndërmerren veprime

përmirësuese.

Të gjitha detyrat e lartpërmendura i referohen VNM/VSM të finalizuar nga autoritetet ose organet tjera përgjegjëse që

nuk janë pjesë e MMPH. Në rast se MMPH duhet të jetë autoriteti përgjegjës për dhënjen e VNM (për ndonjë projekt

specifik që është i të njëjtës Ministri) ose VSM (për ndonjë plan/projekt/program specifik që do të hartohet nga

MMPH), atëherë zyrtarët e Seksionit të VNM/VSM mund të implementojnë detyrat vijuese shtesë me mbështetje

konsultuese nga jashtë:

o Përgaditja dhe rishikimi i VNM/VSM në konsultim me organet përgjegjëse dhe këshilltarët e jashtëm.

o Organizimi dhe mbajtja e debatit publik për të diskutuar draft VNM dhe VSM dhe për të marrë mendimet dhe

rekomandimet korresponduese nga publiku i gjerë.

Page 76: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

70

4.2 Organizimi i komunave

Qeverisja lokale në Kosovë ka histori moderne së voni. Zgjedhjet e para komunale janë mbajtur në vitin 2000, të dytat

në 2002, të tretat në 2007, të katërtat në 2009 dhe të fundit në nëntor 2013. Ministria e Administratës së Pushtetit Lokal

(MAPL), në përputhje me misionin dhe objektivat e veta e ka parë nevojën për t’i bërë Komunat të kuptojnë më mirë

ndryshimet e detyruara që paraqiten pas mbajtjes së zgjedhjeve të reja në nëntor të këtij viti.

Përgjegjësitë e drejtorive dhe zyrave komunale mbështeten tek Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2007/30 për Vetë-

Qeverisjen e Komunave të Kosovës. Ashtu si Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2007/30, ka edhe shumë ligje të tjera

sektorale që përkufizojnë përgjegjësitë komunale, përfshirë dhe ligjet për mbrojtjen e mjedisit.

Shumë nga ndryshimet e mandatuara nga Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2007/30 përfshinin ristrukturimin dhe

riorganizimin e komunave, mirëpo rregullorja nuk e ka kryer detyrën për të diskutuar strukturën komunale, madje dhe

shumica e komunave nuk janë ristrukturuar në përputhje me dispozitat e saj. Ligji “për Vetë-Qeverisjen Lokale”

(LVQL) ka larguar shumë ndryshimet nga 2007/30 dhe kufizimet për organizimin komunal. Gjithashtu, me rritjen në

përgjithësi të financimit me grante për komunat nga viti 2009 e tutje, komunat do të kenë fushëveprim më të gjerë për

shpenzime të strukturave të tyre organizative. Numri total i stafit të punësuar do të kufizohet nga Ligjet vjetore për

Buxhetin dhe lista totale e pagave në Kosovë ende kufizohet nga zbritja prej 10% që kërkohet nga marrëveshja e

nënshkruar mes Fondit Monetar Ndërkobmëtar (FMN) dhe Qeverisë së Kosovës (QeK), pastaj nga IPVQ, mirëpo

komunat do të kenë aftësinë për të shpenzuar shuma domethanëse për funksionimin e tyre. Kjo gjë mund të shkaktojë

probleme të mëdha dhe konfuzion nëpër komuna, ndërsa ato përpiqen të vendosin se si të përmirësojnë shërbimet,

menaxhimin dhe qeverisjen pa reduktuar efikasitetin dhe efektivitetin.

LVQL nuk parasheh asnjë organizim specifik të administratës komunale. Ai nuk kërkon që të krijohen drejtori

specifike. Nga ana tjetër, një numër i ligjeve në nivelin qendror dhe rregulloreve në Kosovë kërkonë drejtori të

detyrueshme në komuna . Këto janë:

Drejtoria e Financës, Ekonomisë dhe Zhvillimit,

Zyra për Komunitete,

Drejtoria e Planifikimit Urban, Kadastrës dhe Mjedisit,

Drejtoria e Arsimit dhe Kulturës,

Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale,

Drejtoria e Inspeksionit, dhe

Drejtoria e Personelit dhe Administratës (apo Shërbimet e Përbashkëta të Administratës).

MAPL dhe QeK kanë role ligjore për të ofrouar udhëheqje dhe interpretime ligjore, por jo udhëzime të detyrueshme për

komunat lidhur me strukturën, stafin dhe organizimin para se të ketë ndonjë rënie të efikasitetit dhe efektivitetit si

pasojë e përgjigjeve të tyre ndaj rritjes së financimit, ligjeve të reja dhe rritjes së numrit të kompetencave dhe kontrollit.

Kjo mund të mbështetet edhe me përpjekjet e projekteve aktuale të donatorëve që punojnë me komunat dhe MAPL, si

dhe me mbështetjen e pritshme në të ardhmen të donatorëve dhe aktivitetet e asistencës teknike.

Pas rekomandimeve të Rregullores së UNMIK-ut Nr.2007/30 që janë dhënë më herët nga MAPL për komunat,

organizimi dhe struktura e përgjithshme komunale tregohen në diagramin vijues të Fig. 4.2.1. Nga kjo figurë është e

mundur të shihet se përgjegjësitë kryesore që kanë të bëjnë me çështjet mjedisore i jepen zyrtarëve të punësuar në dy

Drejtori: (1) Drejtoria e Planifikimit Urban, Kadastrës dhe Mjedisit që merret, ndër të tjera, edhe me nxjerrjen e lejeve

mjedisore komunale; dhe (2) Drejtoria e Inspeksionit që merret, ndër të tjera, me monitorimin dhe inspektimin e

ndërtimeve të autorizuara.

Page 77: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

Projekt i mbështetur nga UNDP në Kosovë 71

Fig.4.2.1 – Organizimi i përgjithshëm i Strukturës Administrative Komunale në Kosovë

Inspection Committee CHAIR

Organet Zbatuese

Organet

Ekzekutive

Organet përfaqësuese

KUVENDI KOMUNAL

Komiteti për Politika dhe

Financa

Bordi i Drejtorëve

Udhëheqësi

Udhëheqësi Zyra e Administratës

dhe Personelit

KRYETARI I

KOMUNËS

Komiteti i Ndërmjetësimit

Komiteti i Komuniteteve

KRYETARI

KRYETARI

Komiteti për Zhvillim

Ekonomik

KRYETARI

Komiteti i Shëndetësisë dhe

Mirëqenies Sociale

Committee

KRYETARI

Komiteti i Arsimit dhe Kulturës KRYETARI

Komiteti i Planifikimit Urban,

Kadastrës, Mjedisit

KRYETARI

Komitete të tjera sipas nevojës KRYETARI

Seksioni i

Logjistikës

Seksioni i

BNJ

Zyra për

Ankesa

Sekretariati i

Përkthimit

Seksioni i

Mbësh. TI Arkivi Seksioni i

Informimit Publik

Zyra për Komunitete

DREJTORI Drejtoria e Financës,

Ekonomisë, Zhvillimit

Seksioni i

Buxhetit

Seksioni i

Financës

Sek. Taksa Pron.

dhe të Hyra

Seksioni i Lejes

për Punime

Seksioni i Zhvill.

Ekonomik

Seksioni i

Turizmit

DREJTORI

Drejtoria e Shëndetësisë

dhe Mirëqenies Sociale

Seksioni i

Shëndet

Seksioni i

Mirëqen.Social

DREJTORI

Drejtoria e Arsimit dhe

Kulturës

Seksioni i

Arsimit

Seksioni i

Kopshteve

Seksioni i

Rinisë Sportit

Seksioni i Kulturës,

Arkivit, Bibliot., Teatrit

DREJTORI

Drejtoria e Plan. Urban,

Kadastrës, Mjedisit

Seksioni Plan. Urban,

Rural Ndërtim Seksioni i Mbrojtjes

së Mjedisit

Seksioni i Lejeve

për Buxhet

Seksioni i

Kadastrës

DREJTORI

Drejtoria e Inspektimit

Seksioni Tregti/Insp.

Biznesi

Seksioni Insp. Sanitar Seksioni Insp.

Veterinar

Seksioni Insp.

Komunikacionit

Seksioni Insp.

Shërbimeve Publike Seksioni Insp.

Mjedisor

Seksioni Insp.

Bujqësi-Pylltari

Seksioni Insp.

Parandalimi Zjarrit

Seksioni Insp.

Pronë/Financë

DREJTORI

Drejtori sipas nevojës

Seksioni Insp.

Ndërtimit

Page 78: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

72

5 Nevojat për trajnim

5.1 Vlerësimi i volumit të punës të Seksionit VNM/VSM

Analiza e volumit të punës është bërë për të shqyrtuar kërkesat e performancës njerëzore brenda Seksionit VNM/VSM.

Ajo përmban:

- Analizën e detyrave

- Analizën e volumit aktual të punës

- Analizën e kërkesës dhe

- Ndarjen e detyrave (vendimet)

Analiza e detyrave dhe e volumit aktual të punës ka qenë në veçanti ndarja e detyrave, caktimi i punonjësve të Seksionit

VNM/VSM në punë. Analiza e kërkesës ishte metoda e përdorur për të përcaktuar nevojat për planifikim.

Procesi i analizës së volumit të punës në organizata si Seksioni VNM/VSM është përfunduar brenda 2 muajve nga 15

qershori 2014 - 15 gushti 2014 sipas skemës në vijim Fig.5.1.1.

Fig.5.1.1 – Procesi i analizimit të volumit të punës

Metodologjia që u ndoq dhe konkluzionet që u arritën përshkruhen më me hollësi në seksionet e tjera.

5.1.1 Analiza e detyrave

Detyrat janë analizuar me metodë të hollësishme të përdorur për të analizuar elementet e punës. Ajo është përfunduar

me hapat vijues:

Rishikim i detyrave të kryera nga personeli ekzistues që punon në Seksionin VNM/VSM dhe në Inspektoratin

Shtetëror:

o Intervista 2-3 orë për person për të përcaktuar detyrat aktuale që janë kryer në a) afat të gjatë; b) afat të shkurtër

dhe c) ad-hoc.

o Hartimi i listës së funksioneve dhe detyrave për të gjithë pjesëtarët e stafit të VNM/VSM

Analiza e detyrave, vlerësimi i detyrave në bazë të:

o Rëndësisë së përgjithshme të VNM/VSM

o Pikës kritike (nga këndvështrimi i kohës)

o Vështirësinë (kualifikimet e kërkuara, shkathtësitë që nevojiten)

o Kërkesave cilësisore të VNM/VSM për detyra të posaçme

o Kërkesave të performancës për detyra të caktuara

o Potencialit për gabim njerëzor.

Për secilin person të intervistuar është përgaditur plani specifik duke përdorur shabllonin e mëposhtëm të përgatitur nga

ekspertët e UNDP:

Seksioni VNM/VSM Burimet

Seksioni VNM/VSM:

Kërkesa për cilësinë e detyrave

MUNGOJNË?

Funksionet

Seksioni VNM/VSM:

Struktura

Seksioni VNM/VSM:

Strategjia

EDHE NDARJA E

VOLUMIT TË PUNËS?

EKZISTUESE?

Pozitat

Funksionet

Detyrat

Aktivitetet

Vlerësoi: Drejtori DMM

Asistoi: Eksperti i UNDP

Page 79: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

73

Informata specifike që kanë të bëjnë me Aktivitetet Zyrtare Ministrore

Ministria MINISTRIA E MJEDISIT DHE PLANIFIKIMIT HAPËSINOR (MMPH)

MBIEMRI, emri EJUPI Vehbi Photo

Pozita Inspektor Mjedisi (IM)

Departamenti / Njësia ku është

punësuar Zyrtari

ISHMK – Divizioni për Mbrojtjen e Mjedisit, Natyrës dhe Ujërave – Seksioni për Inspeksionin e Mbrojtjes së Mjedisit

Nr. telefoni +377-(0)44-174513 / +381-(0)38-211717

Nr. faksi +381-(0)38-211716

E-mail [email protected] / [email protected]

Data e lindjes 18/05/1949 Gjinia (M/F) M

Data e punësimit 01/10/2002 Vitet e përvojës 31

Arsimi (drejtimi / viti) Fakulteti i Kimisë- U.P 1974; Master në Fakultetin Teknologjik në Zagreb, 1976; Universiteti Yagelonsky-Krakoë-Poland, 1977; Universiteti Libre në

Bruksel, 1983; Universiteti Catolique de Louven, 1984 në Poloni.

Njohuria e gjuhëve (1=shumë

mirë; 5=Dobtë)

Shqip (1), Serbisht (1), Anglisht (3), Frëngjisht (2), Polonisht (1), Bullgarisht(3), Gjermanisht(4), Italisht(4), Turqisht(4)

Përshkrim i shkurtër i

përgjegjësive dhe detyrave që i

janë caktuar Zyrtarit

Zbatimi i masave të nevojshme për të mbrojtur mjedisin në pajtim me ligjet dhe rregulloret përkatëse për mjedisin;

Mbikëqyrja e zbatimit të standardeve cilësore të të gjithë aktiviteteve me ndikim në mjedis; Zbatimi i procedurave dhe standardeve implementuese në pajtim me ligjet për mjedisin;

Mbikëqyrja e zbatimit të masave për Mbrojtjen e Natyrës në zona specifike.

Përshkrim i shkurtër i

aktiviteteve që zhvillon Zyrtari

Inspektimi i zbatimit dhe ligjeve në fuqi, rregulloreve dhe procedurave për mjedisin dhe e drejta për të inspektuar pa

njoftim apo pajtim paraprak të subjektit të inspektuar; Inspektimi i ruajtjes së të gjitha pronave, ndërtesave, instalimeve dhe pajisjeve që konsiderohen përkatëse për

shoqërinë njerëzore dhe që janë pronë e apo menaxhohen nga persona juridikë dhe fizikë;

Inspektimi i ndotjës së ajrit, tokës dhe ujit që shkaktohet nga aktivitete industriale urbane dhe rurale; Inspektimi i mbeturinave dhe kontaminimit të mbeturinave të rrezikshme dhe zonat e mbrojtura natyrore;

Mbikëqyrja e aktiviteteve që gjenerojnë çrregullime të përgjithshme në mjedis dhe identifikimi i palës përgjegjëse që e ka shkaktuar këtë çrregullim;

Mbikëqyrja e menaxhimit të saktë mjedisor gjatë shfrytëzimit të burimeve natyrore (prerja e pyjeve, marrja e rërës nga

lumenjtë, shfrytëzimi i minierave etj.); Mbikëqyrja e punimeve për thyerjen e gurëve;

Monitorimi i shërbimeve publike komunale që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit (menaxhimi i mbeturinave dhe ujërave të zeza dhe kanalizimeve, shërbime të tjera publike për parandalimin e kontaminimit të mjedisit);

Mbështetja e finalizimit të LEAP gjatë identifikimit të masave të duhura për ruajtjen e natyrës dhe masave të tjera për

të mbrojtur komunën nga zhurma, ndotja e trafikut etj;

Mbikëqyrja e zonave të mbrojtjes së natyrës dhe zonave me vlerë natyrore;

Përgaditja e procesverbalit nga takimi i inspektimit dhe/ose raportet e inspektimit; Identifikimi, njoftimi dhe menaxhimi i gjobave dhe sansksioneve në nivel shtetëror dhe përcjellja e procedurës

eventuale për njoftimin e aktiviteteve korresponduese ilegale në gjykatë;

Menaxhimi i regjistrit të inspeksionit shtetëror; Mbështetja e komunës në përgaditja e draft-legjislacionit specifik lidhur me mjedisin;

Zbatimi i aktiviteteve të tjera që kërkohen nga ISHMK.

Përshkrim i shkurtër i mjeteve

ekzistuese për ekzekutim

N.1 Makinat nëdispozicion edhe për Inspektorë të tjerë; N.1 Seti i pajisjeve monitoruese përfshirë metër dhe llampë me bateri;

N.1 Libri i faturave për dënime; N.1 Kamera digjitale;

Uniforma sezonale përfshirë këpucë, rrobe, çizme, mushama, doreza, helmetë;

N.1 Sistemi GPS; N.1 Telefon mobil (pronë vetjake që rimbursohet me kartë parapagimi 10 Euro/muaj)

Pajisjet e zyrës në dispozicion

N.1 Kompjuter me softuer; N.1 Tryezë me karrige, telefon, kolltuk dhe rafte për dokumenta;

N.1 Printer bardhë e zi.

Ekzistenca e regjistrit të

aktiviteteve (P/J) P

Trajnimet paraprake Trajnim për Udhëzues IMPEL dhe ECENA nga EPTISA në kuadër të Projektit EC CARD

Komente / Informacion shtesë

/ Kërkesat

5 inspektorë punojnë në kushte jo të mira në të njëjtën zyrë të ngushtë;

Paga është shumë e ulët dhe puna jashtë orarit nuk paguhet pavarësisht rrezikut dhe kërcënimeve; Gjykata nuk është efikase dhe e zgjat shumë vendimin, duke e zhvlerësuar punën e inspektorit

FAC SIMILE

Page 80: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

74

5.1.2 Analiza e volumit aktual të punës

Duke marrë parasysh evoluimin e kornizës institucionale dhe detyrimet e reja që rrjedhin nga miratimi i kornizës së re

ligjore në Kosovë me perspektivën e para-anëtarësimit, analiza e volumit të punës është bërë me metodën e përdorur për

optimizimin e performancës njerëzore brenda sistemit të punës së Seksionit (Njësisë) VNM/VSM në përputhje me

organizimin aktual.

Në këtë analizë, detyrat që kërkojnë vëmendje të ndarë (d.n.th, që merren me dy apo tre aktivitete të ndryshme në të

njëjtën kohë), që janë më së paku të ngjashme, rrisin vazhdimisht volumin aktual të punës të personave në fjalë dhe

shtojnë kohëzgjatjen e zbatimit të detyrave, ndaj është konsideruar se duhet të merren me detyra të ndryshme gjatë një

kohe shumë të shkurtër apo i nënshtrohen ndërprerjeve.

Aspektet në vijim janë analizuar për secilin nga zyrtarët e punësuar në Seksionin VNM/VSM:

Performanca aktuale e njeriut (hapësira e punës)

o Vëzhgimi i aktiviteteve (kërkon kohë, por është më objektiv) ose

o Intervista me komente me udhëheqësit e divizioneve dhe departamenteve dhe kolegë (kërkon më pak kohë, por

është më subjektive)

Vëmendje dhe vigjilencë (selektive, e fokusuar ose e ndarë)

o Intervista me komente me udhëheqësit e departamenteve dhe kolegë (kërkon më pak kohë, por është më

subjektive)

Ngarkesa aktuale me punë (sa detyra në total për person) dhe kohëzgjatja aktuale e detyrës (lloje të ndryshme të

vëmendjes që kërkohet nga personi në fjalë)

o Analiza e të dhënave nga analiza e detyrave bashkë me intervista shtesë me pjesëtarë të përzgjedhur të stafit

5.1.3 Analiza e Kërkesës

Analiza e kërkesës është një proces që është përdorur për të shpjeguar një model të punës (p.sh., incidente, volumin e

thirrjeve) në kërkesa për punë dhe pastaj për të përdorur kërkesat për punë për të përcaktuar kërkesat për planifikim. Në

krahasim me analizën e detyrave dhe analizën e volumit aktual të punës, analiza e kërkesës fokusohet në përcaktimin e

planifikimit të punës aktuale.

Shpesh ka aspekte të volumit të punës që luhaten në bazë të termave vjetorë (si analiza VSM), dyvjetorë (si rishikimi i

detyrave në kontratat e Stafit) ose mujorë (si përgaditja e Raportit Administrativ). Edhe periudhat e pushimeve

(pushimet verore, pushimet dimërore) janë marrë parasysh.

Për më tepër, Seksioni VNM/VSM ofron një sërë shërbimesh të "emergjencës". Këto janë për shembull thirrje ad hoc

nga ose takime me përfaqësues të medias ose palë të interesit potenciale, kërkesat e të cilëve duhet të adresohen dhe t’u

jepet përgjigje, por që nuk përmenden as në deklaratën e misionit, as në listën aktuale të detyrave të të personelit të

Divizionit për Mbrojtjen e Natyrës.

Pikat në vijim janë marrë parasysh:

Veçantitë e kërkesës (lloje të ndryshme të kërkesave në Seksionint VNM/VSM, modele të variacioneve, segmente

të kërkesave).

Intervista me Udhëheqësin e Divizionit për Mbrojtjen e Mjedisit, Drejtorin e DMM dhe me Sekretarin e

Përgjithshëm të MMPH.

Analizat e mundësive për të “zbutur" luhatjet e kërkesave.

Ndarja e detyrave është kryer në përputhje me analizën e kërkesave dhe është shtjelluar në seksionin më poshtë § 5.1.4.

5.1.4 Ndarja e detyrave

Rezultatet nga analiza e detyrave e lartpërmendur dhe shqyrtimi i analizës së përgjithshme të volumit të punës është

përdorur për të kontrolluar ndarjen më të mirë të punës mes punonjësve. Ndarja e detyrave është diskutuar si në

aspektin e ndarjes së detyrave tek pozicione të caktuara, ashtu edhe në kontekst të grupeve. Analiza ka dhënë përgjigje

për pyetjet në vijim:

o Cila është ndarja e detyrave sipas rregullit?

o Cila do të ishte ndarja e duhur e detyrave?

Page 81: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

75

o Në bazë të mendimit të Ekspertit të UNDP, që është njoftuar me rezultatet e fazave paraprake në konsultim të

afërt me Drejtorin e DMM, janë identifikuar çështjet në vijim:

Dyfishimi eventual i detyrave (disa fusha që janë mbuluar nga shumë persona) ose detyra të tepërta (detyra

me të cilat Seksioni VNM/VSM nuk duhet të merret)

Mangësi të detyrave (fusha që janë me rëndësi për Seksionin VNM/VSM, por nuk i janë caktuar asnjë

pjesëtari të stafit)

Rishikimi i detyrave ka sjellë përgjigje edhe për:

Mbingarkesën e detyrave (disa njerëz janë të ngarkuar me shumë detyra)

Nën-kapaciteti (disa njerëz nuk kanë shumë për të bërë)

Analiza e ndarjes së detyrave duhet të kontrollohet nëse VNM/VSM duhet të transferohet në ndonjë

divizion/departament tjetër të MMPH dhe pastaj të azhurnohet. Trendet e përgjithshme dhe plani i aktiviteteve tregon se

kërkesa për aktivitete të ndryshme të vlerësimit të VNM/VSM do të vazhdojë të rritet.

Rritja e kërkesës mund të shkaktojë rritje të numrit të funksioneve, rritje të përgjegjësisë në kryerjen e funksionit

ekzistues dhe rritje të numrit të të punësuarve, nevojë në rritje për kualifikimet e tyre etj.

E gjithë Ndarja e Detyrave të lartpërmendura është bërë sistematikisht gjatë periudhës së korrikut 2014. Pas kësaj

analize paraprake, janë marrë hapat në vijim.

5.1.4.1 Analiza e mangësive në kompetenca

Rezultatet e analizës së mangësive në kompetenca tregon nëse disa nga shkathtësi të kërkuara ose përvoja mungojnë në

mesin e personelit aktual të Seksionit të VNM/VSM. Ai përcakton nevojat e ardhshme për staf shtesë dhe mund të jetë

burim për vlerësim të nevojave për trajnim. Prandaj, është bërë analiza e mëtejshme:

Vlerësimi i nevojave për trajnim (në cilat fusha stafi ka nevojë për trajnim), plani aktual për trajnim (çfarë trajnimi

do të jepet, kujt dhe kur);

Plani i stafit (cilat detyra kanë nevojë që të punësohen njerëz shtesë, cilat do të ishin kërkesat për kualifikimet e tyre)

dhe vlerësimi i pozitave (nëse niveli i pagave që iu paguhen një personi apo një tjetri në strukturën e Seksionit të

VNM/VSM duhet të rishikohen për të reflektuar vështirësitë e punës aktuale dhe kompetencat që kërkohen).

5.1.4.2 Planet për staf

Planet për staf shtyten nga funksioni, misioni dhe/ose strategjia e organizatës dhe ndikohen nga faktorë të jashtëm.

Planet për staf parashohin detyrat për burime njerëzore (p.sh. planifikimin e vijueshjmërisë, programet e trajnimit) për

t’u përballur me pasiguritë potenciale (p.sh. ndryshimet gjatë diskutimeve dhe negociatave me BE). Stabiliteti ose

jostabiliteti i faktorëve mjedisorë përcaktojnë spektrin potencial të planifikimit të mundshëm (d.m.th. afatshkurtër

kundrejt afatgjatë).

Zhvillimi, mirëmbajtja, përdorimi dhe vlerësimi i planit për staf kërkon mbledhjen e informacionit nga shumë burime

(p.sh. punonjësit). Prandaj, thelbi i planit të stafit përfshin edhe parashikime të nevojave për burime njerëzore (d.m.th.

kërkesat), vlerësimin e disponueshmërisë së burimeve njerëzore (d.m.th. ofertës), dhe pajtimin mes kërkesës dhe

ofertës.

Page 82: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Raporti i vlerësimit

76

5.2 Rezultatet e analizës mbi volumin e punës dhe kërkesës

Pas analizës së volumit të punës dhe kërkesës që është bërë gjatë muajit korrik 2014 për stafin e MMPH të cilët tani

janë përgjegjës për përgaditja e VNM/VSM (në rastet kur MMPH është autoriteti përgjegjës) ose kontrollimin (në rastet

kur autoriteti përgjegjës nuk është MMPH) janë arritur rezultatet kryesore në vijim:

1. Numri aktual (2) i stafit të Seksionit VNM/VSM brenda Divizionit të Mbrojtjes së Mjedisit të DMM është i

mjaftueshëm për të vlerësuar VNM/VSM që ka nevojë për dhënjen e pëlqimit mjedisor nga MMPH çdo vit.

Megjithatë, transpozimi i vazhdueshëm i direktivave të BE dhe standardeve të ndërlidhura mjedisore në Kosovë

sugjerojnë se duhet të punësohet edhe një person tjetër brenda këtij Seksioni duke filluar nga viti 2016 që të

përballet me rritjen e mundshme të vlerësimeve për t’u zbatuar.

2. Zyrtarët e MMPH në përgjithësi posedojnë njohuri të përmbajtjes kryesore të VNM/VSM ndaj dhe janë në gjendje

të shprehin mendimin dhe rekomandimet e tyre për kërkesat për miratim të parashtruara në MMPH. Megjithatë,

edhe pse ata mund të kenë ndihmën e kolegëve të tjerë që punojnë në Departamentet dhe Divizionet e MMPH (për

të përmirësuar analizën specifike sektorale për ndotjen e ajrit, ndotjen e ujit, ndotjen e dheut, zhurmën etj.) dhe

Departamentet për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mjedis të Komunave (për të kuptuar më mirë ndikimin mjedisor

të lokalizuar dhe efektet kumulative), ata duhet të trajnohen më mirë për procedurat, mekanizmat dhe udhëzuesit e

miratuar nga Agjencionet kryesore për Mjedisin dhe nga donatorët, si dhe nga Ministritë e Mjedisit dhe Autoritetet

Rajonale të Mjedisit të Shteteve Anëtare të BE.

3. Stafi nuk është i përgatitur mjaftueshëm për të shqyrtuar efektet e ndryshimeve klimatike nga miratimi i

planeve/programeve/strategjive të reja për zhvillim (për VSM) dhe miratimin e instalimeve të reja industriale (për

VNM). Prandaj, këto argumente duhet të shqyrtohen me kujdes brenda aktiviteteve të trajnimit që do të zhvillohen

me përkrahjen e ekspertit të UNDP gjatë muajve të fundit të 2014.

4. Prandaj, trajnimi në vendin e punës i paraparë brenda Detyrës 2 të këtij projekti dhe punëtoritë dhe seminaret e

trajnimit që do të zhvillohen brenda Detyrës 3 të këtij projekti do të implementohen duke marrë parasysh çështjet e

përmendura në pikat 2 dhe 3 lart. Në veçanti, gjatë vitit 2014 do të implementohen seminaret dhe punëtoritë në

vijim:

“Seminar për vlerësimin e VNM dhe kërkesave për Leje Mjedisore në përputhje me ligjet kosovare dhe

procedurat, udhëzuesit dhe standardet ndërkombëtare”, që i adresohen zyrtarëve të MMPH dhe komunave;

“Seminar për vlerësimin e VSM në përputhje me ligjet kosovare dhe procedurat, udhëzuesit dhe standardet

ndërkombëtare”, që i adrersohen zyrtarëve të MMPH dhe Ministrive dhe autoriteteve përkatëse që merren me

planifikimin sektoral dhe përgjegjësitë e programimit;

“Punëtori për efektet potenciale në ndryshimet klimatike nga sektorët kryesorë industrialë në Kosovë” për

institucionet kosovare në nivel qendror dhe lokal që merren me çështje mjedisore si dhe me publikun e gjerë.

6 Nevojat për pajisje

Vendet e punës në dispozicion të zyrtarëve të MMPH përgjegjës për analizën VNM/VSM tanimë kanë kompjuterat e

nevojshëm, printera, fotokopjuese dhe pajisje të tjera të nevojshme për të zbatuar detyrat e tyre.

Prandaj, nuk ka ndonjë nevojë të posaçme sa i përket pjesëve të harduerit, ndërsa softueri specifik që iu ndihmon të

implementojnë detyrat e tyre për të vlerësuar VNM/VSM pas standardeve dhe kritereve të përcaktuara si dhe për të

dhënë pëlqimin mjedisore, do të ishte i mirëseardhur.

Identifikimi i softuerëve të mundshëm që gjenden në treg do të bëhet menjëherë pas përfundimit të programit të

trajnimit të paraparë brenda Detyrës 3 të projektit.

Page 83: Vlerësimi i ndikimit në mjedis / Vlerësimi strategjik i mjedisit duke

Ky projekt është implementuar nga

Eksperti individual:

Giuseppe RAZZA

Strada per Basovizza, 54

34128 Trieste

Italy

Tel.: +39-342-9005131

Email: [email protected]

Mbështetur nga:

UNDP_projekti Përkrahja për Zhvillimin me Emetim të

Ultë (SLED)