29
Broshurë për procesin e VNM-së Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integrojnë ndryshimet klimatike dhe Biodiversitetin, projekti SLED (2014-IC-108) Broshurë për procesin e VNM-së (5 nëntor 2014) RAPORTI N.4

Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

Vlerësimi i Ndikimit në

Mjedis/ Vlerësimi Strategjik

Mjedisor që integrojnë

ndryshimet klimatike dhe

Biodiversitetin, projekti

SLED (2014-IC-108)

Broshurë për procesin e

VNM-së (5 nëntor 2014)

Përkrahur nga PROGRAMI PËR ZHVILLIM I KOMBEVE TË

BASHKUARA

RAPORTI N.4

Page 2: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

Autoriteti kontraktues: Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP)

Numri i kontratës: 2013-IC-108

Titulli i Programit: Përkrahje në përmbushjen e kërkesave mjedisore për anëtarësim në të

ardhmen në BE

Titulli i projektit: “Përkrahje për Zhvillim me Emetim të Ulët në Evropën Juglindore (SLED)”

Komponenti i Projektit: “Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis / Vlerësimi Strategjik Mjedisor që

integrojnë ndryshimet klimatike dhe biodiversitetin”

Aktivitetet e Projektit: Mbledhja e informatave të rrethanave

Finalizimi i broshurës që ofron informacion lidhur me procesin e VNM-së

Titulli i Raportit: Broshura për procesin e VNM-së

Data e Raportit: 5 Nëntor 2014

Temat e Raportit

Përgatitja e broshurës që ofron në një format të qartë dhe konciz

informacionin lidhur me procesin e VNM-së. Broshura përmban

informacionin në vijim të aplikueshëm për VNM-në në Kosovë në pajtim

me të drejtën e BE-së:

- Rrethanat në të cilat kërkohet VNM-ja;

- Si do të përcaktohet fushëveprimi i VNM-së;

- Hapat për realizimin e një VNM-je;

- Përgjegjësitë gjatë procesit; dhe

- Disponueshmëria e burimeve shtesë të informacionit;

Periudha e Përgatitjes/Rishikimit

të Raportit: Nga 15 Gusht 2014 deri më 5 Nëntor 2014

Raportues: Z. Giuseppe RAZZA (Konsulent Ndërkombëtar për VNM/VSM)

Ekspertë të tjerë që kanë

kontribuar në finalizimin e raportit

Z. Muhamet MALSIU (Drejtor i DMM-MMPH)

Znj. Nezakete HAKAJ (Udhëheqëse e Divizionit të Mbrojtjes së Mjedisit -

MMPH)

Z. Shukri SHABANI (Shef i Seksionit të VNM/VSM -DMM-MMPH)

Znj. Merlinda BLLATA DIBRANI (Përgjegjëse e Seksionit VNM/VSM-

DMM)

Emri, mbiemri dhe pozita Nënshkrimi për miratimin e raportit

Z. Giuseppe RAZZA

Ekspert Ndërkombëtar

Z. Muhamet MALSIU

Përfituesi i projektit

* Referenca ndaj Kosovës duhet të kuptohet në kontekst të Rezolutës së Këshillit të Sigurimit 1244 (1999)

Mohimi i përgjegjësisë

Opinionet e shprehura në këtë Raport janë të autorëve dhe nuk pasqyrojnë opinionet e Zyrës së UNDP-së në Kosovë apo të ndonjë organizate tjetër që përmendet në raport. Prandaj, këto do të verifikohen para implementimit të ndonjërit prej rekomandimeve të paraqitura aty.

.

Page 3: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

PËRMBAJTJA Faqe

HYRJE ................................................................................................................................................. 6

1 INFORMATA PËR HISTORIKUN DHE DOKUMENTET .................................................................. 8

1.1 TeR të projektit ......................................................................................................................................... 8 1.2 Raportet tjera ............................................................................................................................................ 9

2 BROSHURA PËR PROCESIN E VNM-SË ................................................................................... 10

2.1 Rrethanat kur kërkohet VNM-ja ..............................................................................................................10 2.2 Ciklet e VNM-së dhe AM .......................................................................................................................16

2.2.1 Cikli i VNM-së .......................................................................................................................................... 16 2.2.1 Cikli i Auditimi Mjedisor (AM) ................................................................................................................. 17

2.3 Përmbajtjet e VNM-së dhe AM-së ..........................................................................................................19 2.3.1 Përmbajtja e një VNM-je .......................................................................................................................... 19 2.3.2 Përmbajtja e një AM ................................................................................................................................. 22 2.3.3 Momenti i realizimit të VNM-së dhe AM-së në ciklin e projektit ............................................................... 23

2.4 Përcaktimi i studimit të VNM-së .............................................................................................................24 2.5 Hapat për kryerjen e një VNM-je ............................................................................................................24 2.6 Përgjegjësitë gjatë procesit të VNM-së ...................................................................................................27 2.7 Burime të tjera të informacionit ............................................................................................................. 27

Page 4: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

FJALORTH I SHKURTESAVE Shkurtesat Kuptimi

UA Udhëzim Administrativ

ADA Agjencia Austriak për Zhvillim

ADC Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim

KK Kuvendi i Kosovës

BAT Teknologjia me e Mirë në Dispozicion

VP Vendi Përfitues

AK Autoriteti Kompetent

AKA Autoriteti Kompetent Administrativ

KPBPZHRMP

H

Komisioni Parlamentar për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor.

CCS Kapja e karbonit dhe shtresat gjeologjike

CECIS Sistemi i Përbashkët i Komunikimit të Emergjencave dhe Informacionit

KEP Klasifikimi, Etiketimi dhe Paketimi

RPN Rregullorja për Produktet Ndërtimore

DB Databaza

DMM Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit

DBN Departamenti për Banim dhe Ndërtim

DeP Deklarata e Performancës

USPZ Urdhëresa Specifike e Planit të Zbatimit

UP Uji i Pijshëm

DPUKM Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Mjedis (në Komunat e Kosovës)

AM Auditimi Mjedisor

SPM Strategjia e Përafrimit Mjedisor

KE Komisioni Evropian

ECENA Pajtueshmëria mjedisore dhe Rrjeti i Zbatimit për Anëtarësim

EE Efiçenca e Energjisë

AEM Agjencia Evropiane për Mjedisin

EED Direktiva për Efiçiencë të Energjisë

MSHS Mjedisi, Shëndetësia dhe Siguria

VNM Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis

EIONET Rrjeti Evropian për Informacion dhe Vëzhgim Mjedisor

VKN Vlerat Kufitare të Ndotjes

EMEP Programi Evropian për Monitorim dhe Vlerësim

MM Mbrojtja e Mjedisit

AMM Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit

DMM Departamenti për Mbrojtjen e Mjedisit

EQS Standardet e Cilësisë së Mjedisit

VTE Vlerësimi Teknik Evropian

SUE Sistemi për Uljen e Emetimeve

BE Bashkimi Evropian

EULEX Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë

ZBE Zyra e Bashkimit Evropian

PPE Produkte Përdoruese të Energjisë

KEM Katalogu Evropian i Mbeturinave

VNF Vlerësimi i Ndikimit Financiar

DK Direktiva për Përmbytjet

UQ Urdhër Qeveritar

QeK Qeveria e Kosovës

SiH Standard i Harmonizuar

IHM Instituti Hidro-Meteorologjik

ZCN Zyra Civile Ndërkombëtare

KNF Korporata Ndërkombëtare Financiare

IFN Institucion Financiar Ndërkombëtar

IMPEL Rrjeti i BE-së për Implementimin dhe aplikimin e Ligjit për Mjedisin

IMNM Instituti i Mbrojtjes së Natyrës dhe Mjedisit

INSPIRE Infrastruktura për Informacion Hapësinor në Komunitetin Evropian

Page 5: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

Shkurtesat

Acronyms

Kuptimi

IPA Instrumenti për Asistencë për Para-Anëtarësim

MNI Menaxhimi i Ndotjes Industriale

PKIN Parandalimi dhe Kontrollimi i Integruar i Ndotjes

KEK Korporata e Energjisë së Kosovës

LCP Impiant me djegie të madhe

BKK Buxheti i Konsoliduar i Kosovës

PVMK Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis

AMMK Agjensioni për Mbrojtjen e Mjedisi të Kosovës

SKM Strategjia e Kosovës për Mjedisin

ISHMK Inspektorati Shtetëror për Mjedisin i Kosovës

MBPZHR Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

PKZH Plani Zhvillimor Komunal

MMPH Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor të Kosovës

MAPL Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

SMI Sistemi për Menaxhimin e Informatave

UM Urdhër Ministror

MeSH Ministria e Shëndetësisë

SHA Shtet Anëtar

PKEE Plani i Kosovës për Efiçiencën e Energjisë

PVVM Plani i Kosovës për Veprim në Mjedisin

SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

OJQ Organizatë Jo-Qeveritare

IKSHPK Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës

PPjD Produkte Pyjore jo Drusore

SVU Strategjia Vendore për Ujërat

GZ Gazeta Zyrtare

NP Ndërgjegjësimi Publik

KP Konsultimi Publik

DPU Distrikti i pellgjeve ujore

PMPU Planet për Menaxhimin e Pellgjeve Ujore

RRMA Rrjeti Rajonal i Mjedisit për Anëtarësim

QRE Qendra Rajonale e Emergjencës

VNRR Vlerësimi i Ndikimit Rregullativ

ZR Zyrtar për Regjistra

KRB Këshilltari Rezident për Binjakëzim

KRU Këshilli Rajonal i Ujërave

VSM Vlerësimi Strategjik Mjedisor

SEAD Zbatimi efikas i kontratave – raporti dhe rekomandimet për procedurat e lëndëve ekonomike dhe ekzekutimin e

vendimeve

SIDA Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar

ZMS Zonat e Veçanta të Mbrojtura

AT Asistenca Teknike

TAIEX Instrumenti për Asistencë Teknike dhe Shkëmbim Informacioni

TFBE Traktati për Funksionimin e Bashkimit Evropian

TeP Tabela e Përputhshmërisë

TeR Termat e Referencës

KB Kombet e Bashkuara

UNDP Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara

UNMIK Misioni i Administratës së Përkohshme të OKB-së në Kosovë

UNSCR Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara

PRRU Plani Rregullues Urban

PU Plani Urban

BB Banka Botërore

DKU Direktiva Kornizë për Ujëra

OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë

PP Plani i Punës

TFU Task Forca për Ujë

Page 6: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

Hyrje

Raporti aktual është finalizuar si rezultat i detyrës së veçantë të Z. Giuseppe RAZZA (ekspert i

angazhuar nga UNDP) për të dhënë asistencën e tij Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit

Hapësinor (MMPH) të Kosovës në kuadër të komponentës “Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis

/Vlerësimi Strategjik Mjedisor që integron Ndryshimet Klimatike dhe Biodiversitetin” të

komponentët 2 të Projektit “Përkrahje për Zhvillimin me Emetime të Ulëta në EJL (SLED)” (Këtu e

tutje “Projekti”), e cila është pjesë e programit “Përkrahje në përmbushjen e kërkesave mjedisore

për anëtarësim në të ardhmen në BE” financuar nga Bashkëpunimi Austriak për Zhvillim (ADC)

dhe zbatohet nga Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP). Kjo asistencë

individuale synon të zhvillojë kapacitetet e MMPH-së dhe të palëve të interesit për të integruar

çështjet e ndryshimeve klimatike, mundësitë për zhvillimin e politikave, strategjive dhe planeve,

dhe të mbështet Ministrinë e njëjtë për krijimin e një strukture efikase që synon analizimin e

Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) që integron ndryshimet klimatike dhe bidiversitetin

prezantuar nga aplikuesit në përputhje me legjislacionin primar dhe sekondar të miratuar tash së

voni si dhe për të lëshuar lejet përkatëse. Në kuadër të kësaj kornize, gjatë periudhës nga 15

Qershor 2014 (nënshkrimi i kontratës) deri më 15 Dhjetor 2014, detyrat dhe nën-detyrat e dhëna të

identifikuara në TeR duhet të zbatohen dhe të japin produkte gjegjëse siç janë specifikuar në vijim:

N

. Detyrat N. Nën-detyrat

Produkti Afati

1

Zhvillimi i kornizës

institucionale të aftë

për të zbatuar

procedurat e VNM dhe

VSM në mënyrë

fleksibile dhe të

orientuar në rezultate

sipas procedurave dhe

proceseve përkatëse

administrative. VNM

dhe VSM duhet të

marrin parasysh në

mënyrë efektive

ndryshimet klimatike

dhe biodiversitetin

(30 ditë pune)

1.1

Të bëhet një vlerësim i njësive administrative institucionale, qendrore

dhe lokale, për të identifikuar kapacitetet aktuale (numri i stafit, aftësimi i stafit, pajisjet) duke e krahasuar me nevojat e domosdoshme për të

përmbushur mandatin e njësive. Për secilën njësi do të bëhet: (i)

vlerësimi i trajnimeve të nevojshme sipas kërkesave procedurale të VNM d he VSM; (ii) vlerësimi i Pajisjeve të cilat nevojiten sipas

kërkesave procedurale të VNM dhe VSM

“Raporti i Vlerësimit” 15.08.2014

1.2

Në përputhje me legjislacionin të hartohen procedura të kuptueshme për administrimin e VNM dhe VSM në Kosovë. Konsulenti kombëtar sipas

nevojës duhet të shqyrtojë, se a duhet të ketë procedura të përkohshme për t’u zbatuar për një periudhë para se njësitë të arrijnë kapacitetin dhe

aftësinë e tyre të plotë.

“Grupi i procedurave

për administrimin e VNM-së dhe VSM-së”

15.10.2014

1.3 Të zhvillohet një sistem operacional për kryerjen e procedurave të ekzaminimit dhe studimit gjatë zbatimit të direktivave të VNM dhe

VSM..

“Doracak për

kontrollimin dhe përcaktimin e

fushëveprimit”

15.10.2014

1.4 Të përgatitet një doracak për zyrtarët në nivel qendror dhe lokal se si të kryhet ekzaminimi dhe studimi.

1.5

Të përgatitet një broshurë, në format të qartë dhe informacione të sakta

për procesin e VNM; Në përputhje me Ligjin për Komunitetin Evropian broshura duhet të përmbajë këto informata të zbatueshme për VNM në

Kosovë : (i) rrethanat nën të cilat kërkohet VNM; (ii) si do të

përcaktohen detyrat e VNM; (iii) hapat për të kryer VNM; (iv) përgjegjësitë gjatë procesit; dhe (v) disponueshmëria e burimeve shtesë

të informatave.

“Broshurë për

procesin e VNM” 05.11.2014

1.6

Të propozohen metoda për të vlerësuar ndikimin mbi habitate/specie gjatë ndërmarrjes së procedurave për VNM dhe VSM (kjo detyrë do të

kryhet në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e MMPH dhe konsulentët

ndërkombëtarë për habitate dhe specie)

“Metodat për të vlerësuar ndikimin mbi

habitate/speciet”

15.09.2014

2

Përkrahje për zyrtarët

e MMPH për të

kontrolluar VNM-të e

projekteve më të

rëndësishme

infrastrukturore nën

miratim dhe në

dhënjen e lejeve

korresponduese dhe

nëse projektet marrin

parasysh ndryshimet

klimatike dhe çështje të

2.1

Të përkrahen zyrtarët e MMPH për të kontrolluar dhe vlerësuar në

projektet me rëndësi, në zbatim, këto faza të VNM: (1) ekzaminimi; (2) studimi; (3) rishqyrtimi i Raportit për VNM

3 “Opinionet e MMPH për VNM”

15.10.2014

2.2

Të asistohet MMPH për të shkruar mendimin lidhur me ndikimet

mjedisore që do të paraqiten në Raportin e VNM (Njoftimi për studim). Kjo asistencë duhet të përfshijë verifikimin për: (1) përshkrimin e

alternativave të mundshme; (2) përshkrimin e ndikimit të mundshëm mbi mjedisin; (3) arësyet për identifikimin e këtyre ndikimeve; (4)

përshkrimin e masave mbrojtëse të parapara që të shmangin, ulin dhe

nëse është e mundur të ndalojnë ndikimet negative mbi mjedisin;

2.3 Të asistohet MMPH të organizojë dhe mbajë debatin publik (shih Nenin

20 të Ligjit Nr. 03/L-214 dhe UA Nr. 09/11)

“Procedurat e

Komunikimit dhe 15.11.2014

Page 7: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

biodiversitetit (15 ditë

pune)

Bashkëpunimit”

3 Trajnimi (10 ditë pune)

3.1

Të përgatitet materiali për kursin e trajnimit, seancat e trajnimit për

zbatimin e VNM/VSM, i cili do të organizohet për personelin e

administratës publike

“Materiali i Trajnimit

për Zyrtarët Publik” 25.11.2014

3.2 Të përgatitet dhe të zbatohet programi i trajnimit për çështje teknike dhe administrative të sistemit të VNM për zyrtarët për çështje mjedisore

“Programi i Trajnimit për Zyrtarët Publik”

15.11.2014

3.3 Të përgatitet dhe të zbatohet programi i trajnimit për zhvilluesit e

VNM/VSM

“Programi i Trajnimit

për Zhvilluesit” 15.11.2014

Në përputhje me TeR të lartpërmendura dhe organizimin e projektit, ky raport i katërt i titulluar “Broshurë për procesin

e VNM” është një produkt specifik i nën-detyrës 1.5 i cili përshkruan aktivitetet që janë bërë gjatë periudhës prej dy

muaj e gjysmë të kësaj detyre (15 Gusht 2014÷5 Nëntor 2014) që korrespondojnë me 17.0 javë/ditë në tërësi.. Siç është

treguar në faqen e mësipërme, gjatë periudhës së njëjtë të nën-detyrave tjera 1.1, 1.2, 1.3, 1.4, 1.6, 2.1 dhe 2.2 janë

zbatuar dhe produkte tjera të finalizuar dhe të përfshira në raporte tjera. Po ashtu duhet të përmendet që ky raport nr. 4,

si të gjitha raportet e tjera të detyrës, në vazhdimësi do të përditësohet me versione të mëtutjeshme deri në përfundimin

e projektit në mënyrë që të përfshinë informacione shtesë të gjetura nga Eksperti i UNDP ose për të marrë parasysh

ndryshimet e mëtejshme në kornizën ligjore dhe institucionale që mund të ndodhin gjatë zbatimit të detyrave të tjera të

caktuara. Në përputhje me TeR dhe kushtet e kontratës së detyrës, ky raport përfshin:

Përgatitja e broshurës që ofron informacione në një format të qartë dhe konciz në lidhje me procesin e VNM-së. Në

përputhje me të drejtën e Komunitetit Evropian broshura duhet të përmbajë informata në vijim të zbatueshme për

VNM në Kosovë : (i) rrethanat nën të cilat kërkohet VNM; (ii) si do të përcaktohen fushëveprimi i VNM; (iii) hapat

për realizimin e VNM; (iv) përgjegjësitë gjatë procesit; dhe (v) disponueshmëria e burimeve shtesë të informatave.

(shih § 2).

Broshura e tillë është finalizuar nga Eksperti individual duke marrë parasysh informacionin për historikun (kornizën

legjislative, udhëzuesit përkatës, grupin e procedurave, metodologjitë, etj.) pothuajse të grumbulluar gjatë katër muajve

të parë të emërimit dhe përfshijnë këto raporte tjera: “Raportin e Vlerësimit”; “Grupin e Procedurave për Administrimin

e VNM dhe VSM-së”; “Doracak për Kontrollimin dhe Përcaktimin e Fushëveprimit për VNM” dhe “Metodat për

vlerësim të ndikimit në Habitate/Specie gjatë kryerjes së Procedurës së VNM/VSM”. Në pajtim me TeR dhe

informacionin për historikun të përmendur më lartë, ky raport është organizuar në këto Kapituj kryesor:

1-INFORMATA PËR HISTORIKUN: që paraqet historikun, informatat, dokumentet dhe qëllimin e referuar në

Termet e Referencës dhe të raporteve tashmë të përfunduara (“Raporti i Vlerësimit”; “Grupi i Procedurave për

Administrimin e VNM-së dhe VSM-së”; “Doracak për ekzaminimin dhe studimin e VNM” dhe “Metodat për vlerësim

të ndikimit në Habitate/Specie gjatë kryerjes së Procedurës së VNM/VSM”) që janë relevantë për këtë raport.

2-BROSHURË PËR PROCESIN E VNM: e identifikuar mbi bazën e informatave të mësipërme për historikun

dhe shqyrtimin e informatave në vijim: (i) rrethanat nën të cilat kërkohet VNM; (ii) si do të përcaktohet

fushëveprimi i VNM; (iii) hapat për të kryer VNM; (iv) përgjegjësitë gjatë procesit; dhe (v) disponueshmëria e

burimeve shtesë të informatave. Përveç informatave të kërkuara nga TeR, po ashtu (v) cikli i VNM dhe (vi) në këtë

seksion janë analizuar përmbajtjet e VNM dhe AM.

Kjo broshurë po ashtu është miratuar nga eksperti i UNDP-së si mjet testimi për rastet praktike përmes asistencës për

MMPH rreth shkrimit të opinionit të saj për VNM-në të dorëzuar tek MMPH për të marr lejen përkatëse. Kjo asistencë

është përshkruar në një raport tjetër të emëruar “Opinionet e MMPH për VNM-të”. Përveç kësaj, broshura po ashtu

është përdorur në diskutimet në kuadër të punëtorisë tematike të organizuar nga eksperti i UNDP-së me përkrahjen e

UNDP/MMPH në fund të muajit Nëntor 2014.

Për përfundimin e këtij dokumenti, duhet të theksohet edhe përkrahja e fuqishme që është dhënë nga zyrtarët kosovar të

Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit (DMM) të MMPH. Në veçanti, anëtarët në vijim të një grupi punues të

përkushtuar kanë dhënë përkrahje të madhe për zbatimin e projektit: Z. Muhamet MALSIU (Drejtor i DMM), Znj.

Nezakete HAKAJ (Kryesuese e Divizionit të Mbrojtjes së Mjedisit brenda DMM), Z. Shukri SHABANI (Kryesues i

Komisionit -DMM-MMPH), Z. Naim ALIDEMA (Përgjegjës i Njësive VNM/VSM- DMM-MMPH). Përveç këtyre

janë edhe, Znj. Xheva BERISHA-REXHEPI (Menaxhere e projektit SLED-UNDP), Z. Mentor BERISHA (Zyrtar i

Projektit -UNDP) dhe Znj. Shkipe DEDA-GJURGJIALI (Analiste e Programit të UNDP) të cilët duhet vlerësuar

posaçërisht për bashkëpunimin dhe profesionalizmin e shkëlqyer që kanë dhënë duke i ndihmuar Ekspertit të UNDP të

ketë qasje në informatat dhe dokumentacionin relevant dhe të kontaktojë ekspertët dhe punonjësit e përfshirë në projekt.

Vlerësim i veçantë duhet shprehur edhe për të gjithë të intervistuarit dhe palët e interesit që kemi takuar, për

informacionin e vlefshëm dhe bashkëpunimin aktiv të ofruar.

Page 8: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

1 Informata për historikun dhe dokumentet

1.1 TeR të projektit

Siç është përmendur tashmë në “Raportin e Vlerësimit”, sipas TeR, asistenca ndërkombëtare për MMPH e ofruar nga

një ekspert i zgjedhur, synon:

1. Detyra 1: Të zhvillojë një kornizë institucionale për zbatimin e procedurave të VNM dhe VSM në mënyrë fleksibile

dhe të orientuara në rezultat me procedurat dhe proceset e ndërlidhura administrative;

2. Detyra 2: Përkrahje për zyrtarët e MMPH për të kontrolluar VNM-të e projekteve më të rëndësishme

infrastrukturore në miratim dhe në dhënien e lejeve përkatëse;

3. Detyra 3: Të mbajë trajnime.

Në kuadër të Detyrës 1 Detyrës 1të përmendur më lartë, konsulenti ndërkombëtar duhet të përkrahë dhe kontribuojë në

zbatimin e nën-detyrave nën kryesimin dhe drejtimin e Drejtorit të Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit (DMM) të

MMPH:

1.5 Të përgatitet një broshurë, në format të qartë dhe informacione të sakta për procesin e VNM; Në përputhje

me Ligjin për Komunitetin Evropian broshura duhet të përmbajë këto informata të zbatueshme për VNM

në Kosovë : (i) rrethanat nën të cilat kërkohet VNM; (ii) si do të përcaktohen detyrat e VNM; (iii) hapat për

të kryer VNM; (iv) përgjegjësitë gjatë procesit; dhe (v) disponueshmëria e burimeve shtesë të informatave.

Prandaj, produkti përkatës është “Broshura për procesin e VNM-së”.

Në pajtim me kërkesat e TeR, ky raport përshkruan aktivitetet e zbatueshme dhe rezultatet e arritshme brenda Nën-

Detyrës 1.5 së lartë përmendur, e cila po ashtu është bashkërenduar me nën-detyrat tjera të Detyrës 1 e paraparë nga të

njëjtat TeR:

1.1 Të bëjë vlerësimin e njësive institucionale administrative, në nivel qendror dhe lokal, për të përcaktuar se si

kapacitetet e poseduara (sa i përket stafit, aftësisë së stafit dhe pajisjeve) qëndrojnë në krahasim me atë që është e

nevojshme për të përmbushur mandatin e njësisë. Për secilën njësi do të bëhet:

o Vlerësimi i nevojave për trajnim në lidhje me kërkesat procedurale të VNM dhe VSM.

o Vlerësimi i pajisjeve të cilat nevojiten sipas kërkesave procedurale të VNM dhe VSM.

Të përfundohet “Raporti i Vlerësimit” (ky raport) i njësive institucionale administrative, në nivel qendror dhe

lokal. Raporti duhet të përmbajë: (1) vlerësimin e nevojave për trajnim në lidhje me kërkesat procedurale të VNM

dhe VSM; (2) vlerësimin e nevojave për pajisje sipas kërkesave procedurale të VNM dhe VSM.

1.2 Në përputhje me legjislacionin të hartojë procedura të kuptueshme për administrimin e VNM dhe VSM në

Kosovë. Konsulenti ndërkombëtar ka hartuar dhe propozuar procedurat e përkohshme dhe ato përfundimtare.

Prandaj, produkti i pritur nga konkludimi i kësaj detyrë është raporti i titulluar: “Procedurat për administrimin e

VNM në Kosovë në përputhje me legjislacionin e përgatitur (procedurat e përkohshme dhe procedurat

përfundimtare)”.

1.3 Të zhvilloj një “Sistem operativ për procedurat e shqyrtimit dhe studimit gjatë zbatimit të direktivave të VNM-së

dhe VSM-së.”.

1.4 Të përgatitë “Doracakun për zyrtarët në nivel qendror dhe lokal se si të kryhet ekzaminimi dhe studimi”.

1.6 Të propozojë “metoda për të vlerësuar ndikimin mbi habitate/specie gjatë ndërmarrjes së procedurave për VNM

dhe VSM. Kjo detyrë do të kryhet në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e MMPH dhe konsulentët

ndërkombëtarë për habitate dhe specie.

Page 9: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

1.2 Raportet tjera

Gjatë 4 muajve të parë nga nënshkrimi i kontratës (15 Qershor 2014 ÷ 15 Tetor 2014) eksperti i UNDP-së ka finalizuar

raportet tjera vijuese që janë marrë parasysh për finalizimin e këtij raporti n.4:

“Raporti i Vlerësimit” (Raporti nr. 1) të njësive institucionale administrative, në nivel qendror dhe lokal përbën: (1)

një vlerësim të nevojave për trajnim në lidhje me kërkesat procedurale të VNM dhe VSM me qëllim që të përcaktoj

se sa krahasohen kapacitetet e tyre aktuale (sa i përket stafit, aftësisë së stafit dhe pajisjeve) me nevojën më qëllim të

përmbushjes së mandatit të njësive; (2) një vlerësim të nevojave për pajisje në lidhje me këto kërkesa; (3) një

përshkrim të legjislacionit përkatës (Kosovar dhe të Komunitetit) që prekin VNM dhe VSM dhe procedurat

përkatëse; (4) një vlerësim i kornizës institucionale; (5) një vlerësim të udhëzuesve përkatës miratuar nga donatorët

ndërkombëtar për kontrollimin e VNM-së dhe VSM-së.

“Grupi i procedurave për administrimin e VNM-së” (Raporti n.2) në Kosovë sipas legjislacionit të përgatitur

(procedurat e përkohshme dhe procedurat përfundimtare);

“Doracakun për zyrtarë për ekzaminim dhe studim” (Raporti n.3) përfshirë një sistem funksional për kryerjen e

procedurave të kontrollimit dhe përcaktimit të fushëveprimit gjatë zbatimit të Direktivave të VNM-së dhe VSM-së;

“Metodat për të vlerësuar ndikimin mbi habitate/specie gjatë procedurës së VNM dhe VSM” (Raporti n.5), përfshirë

metodologjinë që duhet të aprovohet e cila është identifikuar në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët e MMPH-së

dhe konsulentët ndërkombëtar për habitate dhe specie.

Është e qartë se përmbajtja e këtyre raporteve është përmbledhur dhe përfshirë në këtë broshurë, e cila synon të

përfaqësoj një mjet të lehtë dhe praktik që mund të përdoret nga zyrtarët e MMPH-së të përfshirë në procesin e VNM-së

dhe VSM-së.

Përveç këtyre raporteve, rekomandohet analizimi i raporteve teknike të përgatitur nga MMPH dhe AMMK dhe

publikuara në ueb faqet e tyre zyrtare gjegjëse. Këto raporte mund të jenë një mjet i rëndësishëm për analizimin dhe

kontrollimin e të dhënave që duhet të përdoren në hartimin, vlerësimin dhe kontrollin e VNM-së.

Page 10: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

2 Broshura për procesin e VNM-së

2.1 Rrethanat kur kërkohet VNM-ja

Në përputhje me Direktivat e BE-së dhe me Nenin 7 të Ligjit Nr. 03/L-214 “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” duhet

të kërkohet pëlqim mjedisor për secilin projekt privat apo publik të renditur në Shtojcën I ose Shtojcën II të këtij Ligji,

që mund të ketë efekte të rëndësishme për mjedisin për nga natyra, madhësia dhe lokacioni i saj. Mbi bazën e të njëjtit

Ligj, të gjitha projektet të renditura në Shtojcën I duhet të obligohen që të kryejnë VNM-në, duke kërkuar autorizim

korrespondues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), për derisa projektet e renditura në

Shtojcën II duhet të ekzaminohen, çdo rast veç e veç dhe në pajtim me kriteret e përcaktuara në Shtojcën III, për të

përcaktuar nëse ato duhet t1i nënshtrohen procesit të VNM. Është shume e rëndësishme të përmendet se MMPH nuk do

të lëshoj një pëlqim mjedisor të përmendur më lartë përderisa të jetë kryer VNM-ja për projektin dhe parashtruesi të

kërkesës (aplikuesit) nuk do t’ju lëshohet pëlqim mjedisor ose ndonjë pëlqim/leje tjetër (përfshirë PKIN) për projektet e

lartpërmendura dhe ai nuk duhet të fillon ekzekutimin e tyre, përderisa nuk iu është lëshuar pëlqimi mjedisor nga

MMPH-ja. Vetëm në rastet e projekteve me qëllim të mbrojtjes kombëtare dhe me vendimin e Qeverisë, MMPH-ja

mund të lejon, për raste specifike, mos realizimin e VNM-së. Prandaj, një VNM kërkohet për secilin nga këto lloje të

instalimit të ri apo rinovuar siç është përcaktuar me Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214:

1. Prodhimi dhe Përpunimi i Metaleve 1. Instalimet për pjekjen ose sinterimin e mineraleve metalike (përfshirë mineralet e squfurit).

2. Fabrikat për derdhjen e gizës dhe çelikut (bashkimi primar ose sekondar), duke përfshirë derdhjen e

vazhdueshme.

3. Fabrikat/fonderi për përpunimin e metaleve të zeza:

3.1. Farkëtar me çekanë, energjia e të cilave i kalon pesëdhjetë (50) KJ për çekanë, ndërsa fuqia kalorive e

përdorur i kalon njëzet (20) KË;;

3.2. Aplikimi i veshjeve mbrojtëse me metal të përzier me një kapacitet që i kalon 1 ton të çelikut bruto në

orë;

3.3. Fonderi për prodhimin e metaleve të zeza me një kapacitet mbi 100 ton/ditë.

4. Fabrika/fonderi për:

4.1. Prodhimin e metaleve me ngjyrë nga mineralet; koncentratet ose lëndët dytësore të përpunimeve

metalurgjike, kimike ose elektrolitike;

4.2. Shkrirjen, përfshirë legurimin, përfshirë produktet e rikuperuar (rafinimi, derdhja në fonderi, etj.) me një

kapacitet shkrirjeje që i kalon një (1) ton në ditë për plumbin dhe kadmiumin ose dhjetë (10) tonë në ditë

për të gjitha metalet tjera..

5. Fabrika për trajtim sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike, duke përdorur një proces

elektrolitik ose kimik në të cilin vëllimi i vaskës për trajtim i kalon dhjetë (10) m3.

6. Impiant për trajtimin sipërfaqësor të substancave, objekteve ose prodhimeve, që përdorin tretës

organik, në veçanti për m’veshje, shtypje, mbiveshje, ç’yndyrëzim, kundër depërtimit të ujit, ngjyrosje,

pastrim ose ngjeshje me një kapacitet më të madh se njëqind (100) tonë/vit..

7. Prodhimi dhe përpunimi i legurave nga metalet me ngjyrë që përmbajnë arsen, merkur dhe plumb, me

kapacitet më të lartë se 1,000 ton/në vit.

2. Industria e mineraleve 8. Fabrika për prodhimin e çimentos në furra rrotulluese (pjekje dhe tharje) me një kapacitet prodhues që i kalon

treqind (300) tonë në ditë ose për prodhimin e gëlqeres në furra rrotulluese me një kapacitet prodhues që i

kalon tridhjetë (30) tonë në ditë ose në furrnalta të tjera me një kapacitet prodhues që i kalon tridhjetë (30) tonë

në ditë.

9. Fabrika për prodhimin të materialeve me procesin e kalcinimit dhe pjekjes së mineraleve që përmbajnë

elemente toksike si merkur, arsen dhe kadmium.

10. Fabrika për prodhimin e qelqit, përfshirë fibrat e qelqit me një kapacitet shkrirjeje që i kalon dhjetë (10) tonë

në ditë.

11. Fonderi për shkrirjen e substancave minerale, përfshirë prodhimin e fibrave minerale me kapacitet që i kalon

dhjetë (10) tonë në ditë.

12. Fabrika për prodhimin e prodhimeve qeramike me anë të zjarrit e në veçanti tjegulla, tulla, tulla refraktare ose

porcelani, me një kapacitet prodhues që i kalon tridhjetë (30) tonë në ditë.

13. Repartet për nxjerrjen e asbestit dhe për përpunimin dhe transformimin e asbestit dhe të prodhimeve që

përmbajnë asbest: për produktet asbest-çimento, me një prodhim vjetor prej më shumë se pesëmijë (5000) tonë

të prodhimeve finale, për materialet fërkuese, me një prodhim vjetor prej pesëdhjetë (50) tonë të produkteve

finale, dhe për përdorimet tjera të asbestit, sasia e prodhimit e të cilave kalon dyqind (200) tonë në vit.

14. Fabrika për pjekjen dhe sinterimin e mineraleve jo-metalike me kapacitet të prodhimit që i tejkalon

tridhjetë (30) tonë/ditë.

Page 11: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

3. Industria ekstraktuese 15. Gurore dhe miniera të hapura, në sipërfaqe më të madhe se pesë (5) ha, ose nxjerrje të torfës, në sipërfaqe më

të madhe se dhjetë (10) ha ose nxjerrja e më tepër se pesëmbëdhjetëmijë (15.000) ton/vit.

16. Nxjerrja dhe përpunimi (me përjashtim të lëngëzimit dhe gazifikimit) i qymyrit, i linjitit dhe i mineraleve

bitumene me kapacitete më të larta se pesëdhjetëmijë (50.000) tonë në vit.

4. Industria kimike

17. Aktivitete të integruara për prodhimin në shkallë industriale të substancave ose grupeve të substancave të

cekura në nën-paragrafët 17.1 deri në 17.7 me anë të proceseve kimike:

17.1. Për prodhimin e kimikateve organike themelore si:

17.1.1. hidrokarbure të thjeshta (lineare ose ciklike, të ngopura ose të pangopura, alifatike ose

aromatike);

17.1.2. hidrokarbure që përmbajnë oksigjen, si: alkoole, aldehide, ketone, acide karboksilike, etere,

perokside, rrëshira epoksi;

17.1.3. hidrokarbure që përmbajnë sulfur;

17.1.4. hidrokarbure që përmbajnë azot, si: amine, amide, nitro komponime, komponime nitratesh,

nitrile, cianure, izocianate;

17.1.5. hidrokarbure që përmbajnë fosfor;

17.1.6. hidrokarbure halogjene;

17.1.7. komponime organometalike;

17.1.8. materialet plastikë bazë (fibra sintetike polimerike dhe fibra me bazë celuloze);

17.1.9. goma sintetike;

17.1.10. ngjyra dhe pigmente;

17.1.11. agjentë aktivë sipërfaqësor.

17.2. Për prodhimin e kimikateve inorganike themelore, si:

17.2.1. gaze si: amonjaku, klori ose gazi klorhidrik, fluori ose gazi fluorhidrik, dioksidi i karbonit,

përbërësit e squfurit, dioksidi i squfurit, hidrogjeni, kloruri i karbonilit;

17.2.2. acide si: acidi kromik, acidi fluorhidrik, acidi fosforik, acidi nitrik, acidi klorhidrik, acidi

sulfurik, oleumi dhe acidi sulfuror;

17.2.3. baza si: hidroksidi i amonit, hidroksidi i kaliumit, hidroksidi i natriumit;

17.2.4. kripërat si:karbonati i kaliumit, karbonati i natriumit, perboratet, nitarti i argjendit;

17.2.5. jo metale, okside të metaleve ose komponime të tjera inorganike si karburi i kalciumit, silici,

karburi i silicit;

17.3. Për prodhimin e plehrave kimike me bazë fosfatike, azotike ose të kaliumit (plehra kimike të thjeshta ose

të përbëra);

17.4. Për prodhimin e prodhimeve themelore për mbrojtjen e bimëve dhe të biocideve;

17.5. Impiante që përdorin proceset kimike ose biologjike për prodhimin e produkteve me bazë farmaceutike,

ngjyrave dhe pesticideve;

17.6. Për prodhimin e lëndëve shpërthyese;

17.7. Për prodhimin e shtesave ushqimore proteinike, fermente dhe substanca të tjera proteinike me rrugë

kimike ose biologjike.

5. Industria energjetike 18. Termocentrale për prodhim të energjisë dhe impiante të tjera për djegies me prodhim të energjisë më të lartë se

pesëdhjetë (50) MW.

19. Centrale të energjisë nukleare.

20. Ndërtimi i linjave elektrike të tensionit të lartë, me një voltazh minimumi dyqindenjëzet (220) kV dhe me një

gjatësi më të madhe se dhjetë (10) km.

21. Rafineritë e naftës dhe gazit, pajisjet për lëngëzim dhe gazifikim të qymyrit dhe rërave bituminoze, impiante

për rigjenerimin e vajrave të përdorur me sasi më të lartë se njëqindmijë (100.000) tonë/vit.

22. Depo për ruajtjen dhe depozitimin e naftës, produkteve të saj, produkteve kimike dhe petrokimike me kapacitet

më të lartë ose të barabartë me njëqindmijë (100.000) ton.

23. Depo për ruajtjen dhe depozitimin e materieve radioaktive.

6. Infrastruktura e transportit 24. Ndërtimi i linjave për trafikun hekurudhor në distancë të gjatë dhe për aeroporte me rrugë kalimi bazë më të

madhe ose të barabartë me dymijenjëqind (2100) m.

25. Ndërtimi i një rruge të re me dy ose më shumë shirita, ose zgjerimi i një rruge ekzistuese me dy ose

më pak shirita ku do të sigurohen dy ose më shumë shirita, ku kjo rrugë e re ose pjesa e zgjeruar e

rrugës do të jetë pesë (5) km ose më shumë në vazhdimësi.

26. Tubacionet me diametër prej 500 mm ose më shumë dhe një gjatësi prej 10 km ose më shumë për

transportimin e:

26.1. Gazi, vaji ose kemikalet natyrore, dhe

Page 12: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

26.2. Rrjedhjet e Dioksid karbonit (CO2) për qëllime të magazinimit gjeologjik, përfshirë stacionet

përforcuese.

27. Tubacionet me diametër prej 800 mm ose më shumë dhe një gjatësi prej 40 km për transportimin e rrjedhjeve

të dioksid karbonit (CO2) për qëllime të magazinimit gjeologjik, përfshirë stacionet përforcuese.

7. Industria ushqimore 28. Prodhimi dhe përpunimi i produkteve ushqimore nga:

28.1. lëndët e para me origjinë shtazore (përveç qumështit) me kapacitet të prodhimit final më të

madh se tridhjetë (30) tonë/ditë;

28.2. lëndët e para bimore me kapacitet të prodhimit final më të madh se 250 tonë/ditë (vlera mesatare mbi

bazë tremujore);

28.3. trajtimi dhe përpunimi i qumështit, në sasi prej njëqind (100) tonë/ditë (vlera mesatare mbi

bazë vjetore)

8. Trajtimi i mbeturinave dhe ujërave të shkarkuar 29. Impiante për djegie, rikuperim, trajtim kimik, ose deponim të mbeturinave të rrezikshme.

30. Impiante për djegien e mbeturinave urbane me kapacitet më të madh se një (1) tonë/orë

31. Deponitë e mbeturinave urbane me kapacitet më të madh se tridhjetë (30) tonë/ditë.

32. Impiantet e trajtimit të ujërave urbane të shkarkuara me kapacitet ekuivalent ose më të madh, për

njëqindmijë (100.000) banorë;

33. Impiantet e trajtimit të ujërave industriale të shkarkuara.

9. Projektet për depozitim, transport dhe furnizim të ujit 34. Nxjerrja e ujërave nëntokësor ose skemat artificiale të ri-ngarkimit të ujërave nëntokësor, ku vëllimi

vjetor i ujit të nxjerr ose të rimbushur (ringarkuar) është i barabartë ose më i madh se pesë (5) milion metër

kubik.

35.1. Punime për transferimin e burimeve ujore nga basenet e lumenjve, ku transferimi synon te

rrugëkalimet e shkurtuara parandaluese të ujërave dhe ku sasia e ujërave të transferuara është

më e madhe se tridhjetë (30) milion m3/vit.

35.2. Në të gjitha rastet, punimet për transferimin e burimeve ujore nga basenet e lumenjve ku rrjedha

shumëvjeçare e basenit është më e madhe se gjashtëqind (600) milion m3/vit dhe ku sasia e ujërave të

transferuara është më e madhe se 5% e kësaj rrjedhe. Në të dyja rastet përjashtohet transferimi i ujit të

pijshëm me tubacione.

36. Pendët dhe rezervuarët e tjera të projektuara për grumbullimin ose depozitimin e ujit, ku sasia shtesë

e ujit është më e madhe se pesë (5) milionë m3.

10. Industria e letrës, e drurit, e tekstilit, dhe e lëkurës

37. Prodhimi i fibrave të kartonit mbi njëqindmijë 100.000 m2/vit.

38. Impiante Industriale për:

38.1. Prodhimin e pulpës nga druri ose fibrave të tjera të ngjashme;

38.2. Prodhimin e letrës dhe kartonëve me kapacitet prodhues më të madh se pesëdhjetë (50) tonë/ditë.

39. Prodhimi i mobileve me kapacitete mbi dhjetëmijë 10,000 m3/vit, lëndë e parë.

40. Impiantet për trajtimin paraprak (operacione të tilla si larja, zbardhja, mercerizimi), ose ngjyrosjen e fibrave

dhe tekstileve.

41. Fabrika për trajtimin dhe përpunimin e lëkurës.

11. Bujqësia intensive 42. Impiantet për rritjen intensive të shpendëve, derrave dhe bagëtive të imëta që kanë më shumë se:

42.1. 10,000 shpendë;

42.2. 500 derra;

42.3. 100 gjedhë; dhe

42.4. 1,000 bagëti të imëta;

12. Projekte të tjera 43. impiant për depozitimin ose trajtimin e mbeturinave të kafshëve.

44. vend magazinimet për ruajtjen gjeologjike të dyoksid karbonit.

45. impiantet për kapjen e rrjedhave të CO2 për qëllime të ruajtjes gjeologjike nga impiantet e mbuluara nga kjo

Shtojcë ose ku kapja totale vjetore e CO2 është 1.5 megaton ose më shumë.

46. çfarëdo ndryshimi apo zgjerimi i projekteve të renditura në këtë Shtojcë ku ndryshimi apo zgjerimi i tillë në

vete i përmbush pragjet, nëse ka, të përcaktuara në këtë Shtojcë.

Përveç këtyre projekteve, po ashtu impiantet vijuese të renditura në Shtojcën II të Ligjit Nr.03/L-214 duhet të

shqyrtohen, çdo rast veç e veç, për të përcaktuar nëse ato duhet të kërkojnë një VNM:

1. Bujqësia, pylltaria dhe peshkataria: 1.1. projekte për përdorimin e tokave jobujqësore ose zonave gjysmë natyrore për qëllime të bujqësisë intensive;

1.2. projekte të menaxhimit të ujërave për nevoja bujqësore duke përfshirë projektet e ujitjes dhe

Page 13: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

drenazhimit të tokës;

1.3. pyllëzimi dhe shpyllëzimi për qëllimet e ndryshimit të destinacionit të përdorimit të tokës;

1.4. fermat intensive të peshkut..

2. Industria ekstraktuese 2.1. gurore, gurthyes, miniera të hapura dhe nxjerrje torfe përfshirë këtu vendet e identifikuara për punime të zejeve

(projektet të cilat nuk janë përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

2.2. miniera nëntokësore;

2.3. nxjerrja, thërrmimi dhe seperimi e mineral-inerteve nga drenazhimi lumor;

2.4. shpimet e thella, në veçanti:

2.4.1. shpimet gjeotermike; dhe

2.4.2. shpimet për furnizimet me ujë, duke përjashtuar shpimet për të kontrolluar qëndrueshmërinë e tokës;

2.5. objekte sipërfaqësore industriale për nxjerrjen e qymyrit, linjitit dhe materialeve bituminoze (projekte që nuk

përfshihen në Shtojcën 1 të Ligjit Nr. 03/L-214);

3. Industria energjetike 3.1. impiantet industriale për prodhimin e energjisë elektrike, avullit dhe ujit të nxehtë (projekte që nuk përfshihen

në Shtojcën I e Ligjit Nr. 03/L-214);

3.2. impiante industriale për mbajtjen e gazit, avullit, ujit të nxehtë; për transmetimin e energjisë elektrike me anë

kabllosh (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

3.3. ruajtja në sipërfaqe e gazit natyror;

3.4. ruajtja nën tokë e gazeve të djegshme;

3.5. ruajtja në dhe nën sipërfaqe e lëndëve të djegshme të lëngëta (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit

Nr. 03/L-214) dhe ruajtja në sipërfaqen e tokës e karburanteve fosile;

3.6. briketimi industrial i qymyrit dhe i linjitit;

3.7 impiantet për përpunimin dhe ruajtjen e mbeturinave radioaktive (përderisa nuk janë përfshirë në Shtojcën I të

Ligjit Nr. 03/L-214);

3.8. impiantet për prodhimin e energjisë hidroelektrike (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr.

03/L-214);

3.9. impiantet për shfrytëzimin e fuqisë së erës për prodhimin e energjisë; 3.9 burimet rrezatuese të vazhdueshme

(jonizuese dhe jo-jonizuese).

3.10. impiantet për kapjen e rrjedhjeve të rrjedhjes sëCO2 për qëllime të ruajtjes gjeologjike (impiantet të pa

mbuluara me Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

4. Prodhimi dhe përpunimi i metaleve 4.1. prodhimi i hekurit dhe çelikut me derdhje të vazhdueshme;

4.2. impiantet për përpunimin e metaleve të zeza (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-

214);

4.3. fonderi të metaleve të zeza (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

4.4. impiant për shkrirjen, përfshirë legurimin e metaleve me ngjyrë, përfshirë produktet e rikuperuar (rafinimi,

derdhja në etj.), (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr.03/L-214);

4.5. impiant për trajtim sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike (projekte që nuk janë të përfshira në

Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

4.6. prodhimi dhe montimi i automjeteve dhe prodhimi i motorëve për automjete;

4.7. impiante për pjekjen dhe sinterimin e mineraleve metalike;

4.8. impiante për ndërtimin dhe riparimin e aeroplanëve;

4.9. prodhimi i pajisjeve hekurudhore;

4.10. shpërbërja me eksploziv

5. Industria e mineraleve 5.1. furrat e koksit (distilim i thatë i qymyrit);

5.2. fabrika për prodhimin e çimentos (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr.03/L-214);

5.3. fabrika për prodhimin e azbestit dhe për përpunimin e produkteve të azbestit (projekte që nuk përfshihen në

Shtojcën 1);

5.4. fabrika për prodhimin e qelqit dhe të fibrave të qelqit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit

Nr.03/L-214);

5.5. fonderi për shkrirjen e substancave minerale që përfshinë edhe fibrat minerale (projekte që nuk përfshihen në

Shtojcën I të Ligjit Nr.03/L-214);

5.6. prodhimi i produkteve qeramike me anë të djegies, në veçanti tjegulla çatie, tulla, tulla refraktare, tjegulla,

veshje guri ose porcelani (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr.03/L-214);

5.7. fabrika për prodhimin e asfaltit;

5.8. fabrika për prodhimin e betonit.

6. Industria kimike 6.1. trajtimi i mes-produkteve dhe prodhimi i kimikateve;

Page 14: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

6.2. prodhimi i pesticideve dhe produkteve farmaceutike, ngjyrave dhe varakut, elastomereve dhe peroksideve

(projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

6.3. objektet e magazinimit për qëllime tregtimi apo ruajtjeje të naftës, produktet e naftës dhe produktet kimike.

7. Industria ushqimore 7.1. prodhimi i vajrave dhe yndyrave shtazore dhe bimore (projekte që nuk përfshihen në Shtojcës 1);

7.2. paketimi dhe ambalazhimi i produkteve bimore dhe shtazore;

7.3. prodhimi i produkteve bulmetore (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

7.4. prodhimi i birrës (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

7.5. prodhimi i shurupeve dhe ëmbëlsirave (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

7.6. instalimet për therjen e kafshëve;

7.7. instalime industriale për prodhimin e niseshtesë;

7.8. fabrikat e sheqerit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214).

8. Industria tekstilit, lëkurës, drurit dhe letrës

8.1. fabrikat për prodhimin e letrës dhe kartuçit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1);

8.2. impiante për para-trajtimin (larja, zbardhja, mercerizimi) ose lyerja e fibrave dhe tekstileve (projekte që nuk

përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

8.3. impiante për regjjen e gëzofit dhe lëkurës;

8.4. impiante për përpunimin dhe prodhimin e celulozës.

9. Industria e gomës 9.1. Prodhimi dhe trajtimi i produkteve me bazë elastomeri.

10. Projektet e infrastrukturës 10.1. projekte të zhvillimit industrial;

10.2. projekte të zhvillimit urban, duke përfshirë ndërtimin e qendrave tregtare dhe parkingjeve të automjeteve;

10.3. ndërtimi i hekurudhave, pajisjeve intermodale të transportit dhe terminaleve intermodale (projekte që nuk

përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

10.4. ndërtimi i aeroporteve dhe fushave për aeroplanë të vegjël (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit

Nr. 03/L-214);

10.5. ndërtimi i rrugëve (projekte që nuk janë përfshirë Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

10.6. ndërtimi, konstruktimi ose modifikimi i kanaleve ujore në tokë, projekte për kanale dhe pengim të rrjedhjes;

10.7. projekte për parandalim të përmbytjeve përfshirë modifikimin e kanaleve të lumenjve (projekte që nuk

përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

10.8. pendët ose instalime të tjera të projektuara për të mbajtur ujë ose për ta ruajtur atë për një kohë të gjatë

(projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

10.9. konstruktimi ose modifikimi i binarëve të tramvajeve, i ashensorëve ose hekurudhave nëntokësore, që

përdoren vetëm ose kryesisht për pasagjerë;

10.10. instalime tubacioni për naftë dhe gaz (projekte që nuk janë përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214).

10.11. nxjerrja e ujërave nëntokësorë dhe skemat e rimbushjes artificiale të ujërave nëntokësore (projekte që nuk

përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214;

10.12. puna për transferimin e burimeve ujore midis baseneve të lumenjve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I

të Ligjit Nr. 03/L-214).

11. Turizmi dhe koha e lirë 11.1. shtigje skijimi, teleferikë, makina me kabllo dhe zhvillime të shoqëruara me këto lloj veprimtarish;

11.2. fshatra turistike dhe komplekset e hoteleve jashtë zonave urbane dhe objekteve të shoqëruara me këto lloj

veprimtarish;

11.3. vende (zona) të karvanëve dhe kampeve;

11.4. parqe zbavitëse;

11.5. objektet e infrastrukturës në zonat e mbrojtura që nuk janë të përfshira në planin hapësinor.

12. Projekte të tjera 12.1. rrugë permanente që përdoren për testimin dhe garat e mjeteve të motorizuara;

12.2. instalime për eliminimin e plehrave (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

12.3. impiante për trajtimin e ujërave të ndotura (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

12.4. instalime për grumbullimin e llumit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

12.5. depo për ruajtjen e mbeturinave të hekurit dhe të metaleve të tjera, duke përfshirë skeletet metalike të

makinave të dala jashtë përdorimit;

12.6. instalime për prodhimin e fibrave minerale artificiale (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr.

03/L-214);

12.7. instalime për rikuperimin ose shkatërrimin e substancave eksplozive;

12.8. vende për depozitim të mbetjeve industriale jo të rrezikshme;

12.9. vende që përdoren për grumbullimin-depozitimin e kafshëve të ngordhura ose të padëshirueshme (projekte që

nuk përfshihen në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

Page 15: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

12.10. industri ushqimore (projekte që nuk bëjnë pjesë në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214 ose në seksionin 7 më

lartë).

12.11. çdo ndryshim apo zgjerim i projekteve të dhëna në Shtojcën I ose Shtojcën II të cilat janë të, të realizuara apo

në proces të realizimit, të cilat zgjerime apo ndryshime mund të kenë ndikime të theksuar jo të favorshme në

mjedis (ndryshim apo zgjerim që nuk është i përfshirë në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214);

12.12. Projektet në Shtojcën I të Ligjit Nr. 03/L-214, të ndërmarra ekskluzivisht ose kryesisht për zhvillim ose

testim të metodave ose produkteve të reja dhe që nuk janë përdorur për më tepër se dy vite.

Page 16: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

2.2 Ciklet e VNM-së dhe AM

2.2.1 Cikli i VNM-së

VNM-ja ndjek projektin por ka kërkesat e saja. Figura 2.2.1 tregon ciklin e VNM-së dhe konceptimin e saj. Kapitulli 3

propozon një përshkrim preciz të secilës fazë të VNM-së për një projekt të celulozës dhe letrës.

Figura 2.2.1 – Cikli i Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (Burimi BRECHE)

Page 17: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

2.2.1 Cikli i Auditimit Mjedisor (AM)

Ky kapitull paraqet organizimin e menaxhimit mjedisor në çdo industri. Cikli i parë (Figura 2.2.2) që duhet pasur

parasysh është cikli i marrëdhënieve ndërmjet industrisë dhe mjedisit, dhe ndërmjet menaxhimit mjedisor dhe

industrisë.

Figura 5 – Raportet industri dhe mjedis (Burimi: Auditimi Mjedisor në Ciba Geigy)

Auditimi mjedisor zhvillohet në fazën e tretë të ciklit dhe shpie në fazën e katërt për të përshtatur aktivitetet me nevojat

mjedisore. Sipas Odës Ekonomike Ndërkombëtarë, AM mund të ketë shumë përfitime të tilla si:

Lehtëson krahasimin dhe shkëmbimin e informacionit në mes të veprimit dhe impiantit,

Rrit ndërgjegjësimin e të punësuarve lidhur më politikat dhe përgjegjësitë mjedisore,

Identifikon kursimet duke përfshirë edhe ato që rezultojnë nga minimizimi i mbetjeve,

Vlerëson programet e trajnimit dhe ofrimin e të dhënave për të ndihmuar personelin gjatë trajnimit,

Siguron informatat bazë për përdorim në organizimin e reagimit emergjent,

Siguron një databaze adekuate të azhurnuar për të dhënat mjedisore për ndërgjegjësimin e menaxhimit të brendshëm

dhe vendimmarrjes në lidhje me modifikimin e impianteve, planeve të reja etj.

I mundëson menaxhmentit dhënien e meritave për performancë të mirë mjedisore,

Ndihmon në marrëdhëniet me autoritetet, duke bindur që auditimet e plota dhe efektive janë duke u ndërmarrë, duke

i informuar për llojin e procedurës së aprovuar.

Lehtëson mbulueshmërinë me sigurim për përgjegjësi të dëmtimeve në mjedis

Për të arritur deri tek ato përfitime duhet të ndiqet një metodologji e saktë. Në skemën 2.2.3 është paraqitur

metodologjia e Odes Ekonomike Ndërkombëtare në raportin teknik të UNEP/IEP: "Auditimi Mjedisor"

Figura 2.2.3 – Hapat themelor të auditimit mjedisor (Burimi i Odës Ekonomike Ndërkombëtare në raportin teknik të UNEP/IEO).

Page 18: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

AM mund të integrohet edhe në sistemin e përgjithshëm të menaxhimit mjedisor (SPM). Figura 2.2.4 përmbledh SMP-

të e propozuara nga Bashkimi Evropian.

Fig. 2.2.4 – Sistemi për Menaxhim Mjedisor (Burimi: Metoda e Bashkimit Evropian, Skica Breche)

PROGRAM

POLITIKA

MJEDISOR

E

POLITIKA MJEDISORE Objektivat kyçe mjedisore

Konformiteti rregullativ

Përmirësimi

konstant i

RISHIKIMI

FILLESTAR

MJEDISOR

SISTEMI PËR

MENAXHIM

MJEDISOR

A

U

D

I

T

I

Page 19: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

2.3 Përmbajtjet e VNM-së dhe AM-së

2.3.1 Përmbajtja e një VNM-je

Në përputhje me kërkesat e Nenit 15 të Ligjit Nr. 03/L-214 “ për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis”, një VNM duhet të

përmbaj:

1. përshkrimin e projektit duke u përqendruar veçanërisht si në vijim:

1.1. përshkrimin e karakteristikave fizike të tërë projektit dhe kërkesat për përdorim të tokës gjatë fazave

funksionale të ndërtimit;

1.2. përshkrimi i karakteristikave kryesore të proceseve të prodhimit;

1.3. vlerësimi i llojit dhe sasisë së mbetjeve dhe emisioneve (ndotja e ujit, ajrit, tokës, zhurma, vibracioni, drita,

nxehtësia, rrezatimi jonizues dhe jo-jonizues, etj.) që rezultojnë nga projekti i propozuar;

2. paraqitja e alternativave kryesore të identifikuara nga ana e aplikuesit dhe dhënia e arsyeve kryesore për zgjidhjen e

njërës prej tyre, duke i marrë parasysh efektet mjedisore;

3. përshkrimi i aspekteve mjedisore për të cilat ekziston mundësia e ndikimeve të theksuara negative nga ana e

projektit të propozuar duke përfshirë, para së gjithash, popullatën, botën bimore dhe shtazore, tokën, ujin, ajrin,

faktorët klimatik, vlerat materiale duke përfshirë trashëgiminë kulturore, arkitektonike dhe arkeologjike, peizazhin

dhe raportet e ndërmjetme në mes të faktorëve të lartshënuar;

4. përshkrimi i ndikimeve të mundshme të theksuara të projektit të propozuar në mjedis si: ndikimet e drejtpërdrejta dhe

çfarëdo ndikimi i tërthortë, sekondar, kumulativ, afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, i përhershëm dhe i

përkohshëm, pozitiv dhe negativ, që rezultojnë nga:

4.1. realizimi i projektit;

4.2. shfrytëzimi i resurseve natyrore;

4.3. emisionet e ndotësve, krijimi dhe eliminimi i mbeturinave; dhe

4.4. përshkrimi i masave të parapara për të parandaluar, zvogëluar dhe aty ku është e mundur mënjanimin e çfarëdo

ndikimi të theksuar në mjedis.

Këto ndikime duhet të përfshijnë ato që rezultojnë nga ndërtimi apo ekzekutimi i projektit, si dhe ato që

rezultojnë nga ekzistenca ose operimi i projektit, pasi të ketë përfunduar.

5. Përshkrimi se si projekti i propozuar mund të ndikojë apo mund të ndikohet nga magazinat gjeologjike të CO2 në

vendet e magazinimit;

6. Përshkrimi i masave të parapara për të parandaluar, zvogëluar dhe kur është e mundur të kompensoj çdo ndikim

negativ të rëndësishme për mjedisin;

7. Përmbledhje jo –teknike e informacionit të paraqitur sipas titujve të mësipërm;

8. shënimi i çfarëdo vështirësie (mangësitë teknike dhe mungesa e njohurive) në të cilat has aplikuesi gjatë hartimit të

informatave të kërkuara.

Për më tepër, Neni 28 i Udhëzimit Administrativ Nr. 09/2004 “për VNM” parashikon që Raporti i plotë i VNM do të

përmbaj, ashtu si edhe përcaktohet me raportin e studimit dhe me drejtimin e studimit, informatat e përshkruara në

nenin 27 si dhe informatat e detajuara për ndikimet e pritura së bashku me informatat mbi metodat e përdoruara për

parashikimin e secilit ndikim si dhe informatat mbi vështirësitë teknike (problemet teknike apo mungesa e njohurive) të

hasura gjatë përgatitjes së raportit të VNM. Informatat shtesë të kërkuara për raportin e plotë të VNM janë shënuar si në

vijim:

a) Procedura dhe arsyet për zgjedhjen e lokacionit për zbatimin e projektit dhe përshkrimin e së paku dy lokacioneve

tjera ku mund të zbatohet projekti;

b) ndikimet e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të projektit në mjedis (duke përfshirë këtu edhe ndikimet afatshkurtra të

drejtpërdrejta dhe të tërthorta, ndikimet e përkohshme dhe të përhershme si dhe ndikimet pozitive apo negative të

projektit), ashtu si janë radhitur në paragrafët (c) - (j) të këtij Neni,

c) Ndikimet në njerëz, shëndetin e njeriut, konstruksionet dhe krijimet njerëzore, që ndër të tjera mund të rrjedhin

edhe nga:

Ndryshimet në popullatë që mund ë pasojnë nga zhvillimet dhe ndikimet e rëndësishme mjedisore;

Ndikimet nga zhvillimi i pejzazhit dhe zonave rekreative;

Niveli dhe ndikimi nga shkarkimet në dhe, ajër dhe ujë gjatë operimit të zakonshëm dhe jashtëzakonshëm

Nivelet dhe ndikimet e zhurmës dhe vibracioneve;

Nivelet dhe ndikimet e rrezatimit jonizues dhe atij jo-jonizues;

Ndikimi nga zhvillimi i rrugëve lokale dhe transportit;

d) Ndikimet mbi florën dhe faunën, trashëgiminë natyrore dhe gjeologjinë, që ndër të tjera mund të rrjedhin edhe nga:

Humbja apo dëmtimi i habitateve dhe llojeve bimore dhe shtazore;

Humbja apo dëmtimi i tipareve gjeologjike, paleontologjieke dhe fiziografike;

Ndryshimet e cilësisë së ajrit dhe ndryshimet mikro-klimatike;

Page 20: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

Ndryshimet në cilësinë dhe sasinë e ujërave;

e) Ndikimet në dhe/tokë, resurset natyrale dhe shfrytëzuesit e tokës, që ndër të tjera mund të rrjedhin edhe nga:

Ndikimet fizike të zhvillimit, p.sh. ndryshimet në topografinë lokale, ndryshimet e stabilitetit të tokës, erozioni i

dheut, etj.

Ndikimet në shkarkimet kimike të ruajtura në tokë dhe rrethinë.

f) Ndikimet nga përfundimi i ndonjë projekti (veprimtarie, aktiviteti, etj.) apo reduktimi i tij;

g) Ndikimet në jetesë p.sh. humbja e tokave të poseduar bujqësore dhe/apo resurseve të përdorura bashkërisht për

qëllime ekonomike, ndikime këto nga ndryshimet në cilësinë dhe sasinë e tokës ose resurseve si dhe nga sterilizimi i

resurseve minerare;

h) Ndikimet në cilësinë dhe sasisë e ujërave që ndër të tjera mund të rrjedhin edhe nga:

Ndikimet nga ndryshimet hidrologjike të tilla si ndryshimet e sistemeve për kullim;

Ndikimet në cilësinë e ujit të shkaktuar nga shkarkimet në ujëra; dhe

Ndikimet e shkaktuara ngarritja e rrjedhës sipërfaqësore të ujërave;

i) Ndikimet mbi ajrin dhe mikro-klimën, që ndër të tjera mund të rrjedhin edhe nga:

Nivelet dhe koncentrimet e shkarkimeve;

Nivelet dhe koncentrimet e grimcave; dhe

Nivelet dhe koncentrimet e aromave;

j) Ndikimet e shkaktuara nga projekti apo efektet dytësore të projektit:

Ndikimet që rezultojnë nga trafiku (rrugor, hekurudhor, ajror, ujor), dhe që lidhen me zhvillimin;

Ndikimet që rezultojnë nga nxjerrja dhe përdorimi i materialeve, ujit, energjisë apo burimeve të tjera zhvillimore

me qëllim të përdorimit të tyre për konstruktimin, operimin dhe përfundimin e projektit/pas shfrytëzimit;

Ndikimet që rezultojnë nga zhvillimet e tjera të lidhura me projektin, p.sh. rrugët e reja, shtëpitë, sistemet e

kanalizimit dhe energjisë elektrike, sigurimi i karburantit, telekomunikacionit etj.; dhe

Ndikimet e grumbulluara që rezultojnë nga cilido/të gjitha veprimtaritë e përmendura më lart, përfshirë këtu ehe

projektin e propozuar.

Duke pasur parasysh detyrimet ligjore të përmendura më sipër, përmbajtjet e VNM-ve janë integruar me rekomandimet

e përfshira në udhëzuesit kryesor, kriteret dhe metodologjitë e adoptuara nga donatorët ndërkombëtarë dhe institucionet

financiare. Prandaj, tabela e mëposhtme e përmbajtjes është e rekomanduar për realizimin e një VNM-je që do të

dërgohet në MMPH për aprovim:

Përmbledhje ekzekutive (Raporti i studimit) Në disa faqe (maksimum 3 faqe) që do i mundësonte kujtdo (specialist ose jo) të kuptoj ndikimet e ndryshme të

projektit (në mjedis, mirëqenien e njeriut dhe siguri), dhe të jetë i informuar për alternativat e zgjedhura dhe për

masat lehtësuese që duhet të zbatohen. Kjo përmbledhje mund të konsiderohet edhe si një përmbledhje jo-teknike

dhe si raport i studimit pas kërkesave të MMPH-së për përshkrimin e kufijve të VNM-së, në kohë, hapësirë dhe

llojin e ndikimit që duhet adresuar (si dhe mënyrën e vlerësimit të tyre), dhe identifikon alternativat. Kjo

përmbledhje duhet të përfshijë gjithashtu, nëse është e mundur, një tregues të çfarëdo vështirësie-mangësie

teknike, apo mungesë të njohurive të hasur nga parashtruesi i kërkesës gjatë përpilimit të informacionit të kërkuar.

1. Përshkrimi i projektit, dhe korniza ligjore dhe administrative Kërkohet një përshkrim i shkurtër i projektit me të gjitha ndikimet dhe ndërveprimi i tyre me komponentët

natyrore dhe shoqërore. Të gjitha rregulloret e zbatuara në kuadër të VNM-së duhet të detajohen këtu. Prandaj,

rekomandohen nën-seksionet si në vijim:

1.1.1. Përshkrimi i kërkesave dhe detyrimeve ligjore;

1.1.2. Përshkrimi i karakteristikave fizike të projektit dhe kërkesat e shfrytëzimit të tokës, gjatë ndërtimit dhe

fazave funksionale;

1.1.3. Përshkrimi i karakteristikave kryesore të proceseve të prodhimit;

1.1.4. Një vlerësim, sipas llojit dhe sasisë së mbetjeve dhe emetimeve - ujit, ajrit dhe ndotjes së tokës, zhurmës,

vibracioneve, dritës, nxehtësisë, rrezatimit jonizues dhe jo-jonizues, etj - që rezultojnë nga operimi i

projektit të propozuar;

2. Përshkrimi i mjedisit ekzistues Kërkohen të dhëna të sakta të rëndësishme për këtë vendndodhje, që përshkruajnë: përdorimin e synuar, cilësinë,

fizike, biologjike, sociale dhe kushtet ekonomike. Ky përshkrim duhet të përfshijë zhvillime të tjera ekzistuese ose

të propozuara. Përveç kësaj, duhet pasur parasysh përshkrimin e aspekteve mjedisore të mundshme të ndikuara

ndjeshëm nga projekti i propozuar, duke përfshirë veçanërisht edhe, popullsinë, florën, faunën, tokën, ujin, ajrin,

faktorët klimatik, pasuritë materiale, duke përfshirë edhe ato kulturore, arkitekturale dhe arkeologjike dhe

trashëgimore, peizazhit dhe ndërveprimet ndërmjet faktorëve të mësipërm. Përdorimi i hartave, grafikëve,

vizatimeve... është shumë i rëndësishëm për të kuptuar situatën më mirë. Mangësitë kryesore të të dhënave dhe

paqartësitë duhet të identifikohen në këtë seksion të raportit.

Page 21: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

3. Analiza e alternativave dhe baza për përzgjedhjen e alternativës së propozuar Përshkrimi i projektit (shih paragrafin 1 më lartë) plotësohet me përcaktimin e procedurës dhe arsyet për zgjedhjen

e vendit të projektit, dhe një përshkrim të saktë të zgjedhjeve të ndryshme në lidhje me proceset, vendin dhe të

gjitha alternativat që investitori i ka ekzaminuar për një mbrojtje më të mirë të mjedisit dhe popullsisë në fjalë.

Nga parashtruesi i kërkesës (zhvilluesi) kërkohet një krahasim (përkufizim) i këtyre alternativave të ndryshme, në

aspektin e ndikimit të tyre të mundshëm dhe analizës/ kostos përfituese. Baza (arsyet kryesore) mbi të cilën është

zgjedhur çdo alternativë duhet të shprehet duke marrë parasysh ndikimet mjedisore.

4. Ndikimet dhe çështjet e mjedisit Pasi projekti është i definuar dhe të gjitha alternativat janë studiuar tërësisht, ky seksion paraqet çështjet e mjedisit

rreth projektit final. Çdo fushë e ndikimit pozitiv ose negativ duhet të përcaktohet sipas madhësisë së saj, kthimit,

periudhës së shfaqjes dhe natyrës (primar, sekondar ...). Në këtë fazë është e rëndësishme që në detaje të

përshkruhen fazat e ndryshme të projektit dhe të adresoj të gjitha pasojat mjedisore të lidhura me secilën fazë.

Duhet të identifikohen të gjitha pasojat drastike negative që nuk mund të eliminohen, si dhe duhet propozuar masat

lehtësuese në kapitullin e ardhshëm. Prandaj, ky kapitull do të përfshijë një përshkrim të ndikimeve të mundshme

të projektit të propozuar për mjedisin, duke mbuluar ndikimet e drejtpërdrejta dhe ndonjë ndikim të tërthortë,

sekondar, kumulativ, afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, të përhershëm dhe të përkohshëm, pozitiv dhe negativ,

që rezultojnë nga:

4.1. Ekzistenca e projektit;

4.2 Ndryshimet në popullatë që rezultojnë nga zhvillimi;

4.3 Ndikimet nga zhvillimi i pejzazhit dhe zonave rekreative, p.sh. ndryshime në topografinë lokale, ndikimet

mbi stabilitetin e tokës, erozionit të tokës etj.

4.4. Ndikimet mbi florën dhe faunën, trashëgiminë natyrore dhe gjeologjinë, që ndër të tjera mund të rrjedhin

edhe nga (i) Humbja apo dëmtimi i habitateve dhe llojeve bimore dhe shtazore; (ii) Humbja apo dëmtimi i

tipareve gjeologjike, paleontologjieke dhe fiziografike; (iii) Ndryshimet e cilësisë së ajrit dhe ndryshimet

mikro-klimatike; (iv) Ndryshimet në cilësinë dhe sasinë e ujërave.

4.5. Niveli dhe ndikimi nga shkarkimet në dhe, ajër dhe ujë gjatë operimit të zakonshëm dhe jashtëzakonshëm,

krijimi i shqetësimeve/dridhjeve, rrezatimi jonizues dhe jo-jonizues dhe eliminimi i mbetjeve;

4.6 Ndikimet që rezultojnë nga trafiku nga zhvillimi i rrugëve lokale dhe transporti duke përfshirë Ndikimet e

shkaktuara nga projekti apo efektet dytësore të projektit;

4.7. Ndikimet në jetesë p.sh. humbja e tokave të poseduar bujqësore dhe/apo resurseve të përdorura bashkërisht

për qëllime ekonomike, ndikime këto nga ndryshimet në cilësinë dhe sasinë e tokës ose resurseve si dhe nga

sterilizimi i resurseve minerare;

4.8. Përshkrimi se si projekti i propozuar do të ndikojë ose do të mund të ndikohej nga ruajtja gjeologjike e CO2

në vendet e magazinimit;

4.9. Përshkrimi nga parashtruesi i kërkesës lidhur me ndikimete grumbulluara dhe metodat parashikuese të

përdorura për vlerësimin e ndikimeve në mjedis. Këto ndikime duhet të përfshijnë efektet që rezultojnë nga

ndërtimi apo ekzekutimi i projektit, si dhe ato që rezultojnë nga ekzistenca ose operimi i projektit, pasi të jetë

kompletuar.

5. Masat lehtësuese Për të gjitha pasojat e mbetura negative, duhet të propozohen masat lehtësuese (dhe duhet të ndërmerren masa para

se ky projekt të fillojë) për të parandaluar, zvogëluar dhe aty ku është e mundur të kompensojë çdo ndikim të

rëndësishëm negativ në mjedis. Këto masa duhet të jenë realiste teknikisht dhe ekonomikisht. Efikasiteti i çdo

mase në uljen e efekteve negative të rëndësishme për një nivel të pranueshëm duhet të vlerësohet. Vlerësim i

investimit të kërkuar është i nevojshëm në këtë fazë për të verifikuar mundësinë e masave të propozuara.

6. Menaxhimi i mjedisit dhe trajnimi dhe Plani i Monitorimit Mjedisor Në mënyrë që të përpiqemi dhe të parandalojmë aksidentet mjedisore, është e nevojshme që të përgatitet një

dokument që përcakton rolin e secilit person ose grup në ekipin e menaxhimit të mjedisit të kompanisë së ardhme

si dhe procedurat e monitorimit dhe trajnimit të ndërmarra për rritjen e kapaciteteve të stafit dhe punëtorëve . Këto

dokumente duhet të përditësohen pas realizimit të projektit.

7. Shtojcat Të gjitha dokumentet e nevojshme për të kuptuar metodologjinë e zgjedhur, referencat, takimet me ministritë,

shkencëtarët, menaxherët, grupet e prekura, emrat dhe kualifikimet e autorëve të studimit, duhet të paraqiten në

këtë kapitull.

Page 22: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

2.3.2 Përmbajtja e një AM

Ekzistojnë shumë lloje të auditimit të cilat mund të kryhen individualisht ose bashkërisht. Auditimi mund të

përqendrohet në organizimin, emetimin, përputhjen me standardet dhe rregulloret, mirëmbajtjen, sigurinë, bilancin e

materialit, trajnimet, kontraktuesin e jashtëm, Oda Ekonomike Ndërkombëtare paraqet hapat e ndryshëm të një AM si

më poshtë:

1. Aktivitetet e Para-auditimit të cilat përfshijnë:

Përzgjedhjen dhe caktimin e objektit për auditim,

Përzgjedhja e ekipit të auditimit,

Kontakti me objektin dhe planifikimi i auditimit.

2. Aktivitetet në teren: të cilat janë të ndarë në 5 hapa:

Të kuptuarit e kontrolleve të brendshme

Vlerësimi i kontrolleve të brendshme

Mbledhja e evidencave të auditimit,

Vlerësimi i gjetjeve të auditimit,

Raporti i gjetjeve të objektit.

3. Aktivitetet pas auditimit: të cilat përfshijnë:

Prodhimi i një draft-raporti,

Prodhimi i raportit përfundimtar,

Përgatitja dhe zbatimi i planit të veprimit,

Monitorimi i planit të veprimit.

Figura 2.3.1 tregon detajet e secilit hap. Është e rëndësishme të vihet re se sistemi i auditimit është cikël. Periudha e saj

duhet të përcaktohet paraprakisht, si dhe periudha e kontrolli të vendit nuk duhet të kalojë 3 vjet.

Fig.2.3.1 - Hapat themelor të auditimit mjedisor (burimi; Raporti Teknik i UNEP/IEEO i Odës Ekonomike

Ndërkombëtare)

Page 23: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

2.3.3 Momenti i realizimit të VNM-së dhe AM-së në ciklin e projektit

VNM-ja realizohet sa më shpejt të jetë e mundur para zhvillimit të projektit dhe më së voni gjatë studimit të fizibilitetit.

Mundësitë e ndryshme të zhvillimit dhe VNM-të bëhen gjithnjë e më të sakta sipas përparimit të projektit. Pasi të

dizajnohet projekti, VNM-ja mund të prodhohet dhe të dorëzohet në versionin e saj final. AM kryhet vetëm në

vendpunishte. Figura 2.3.2 tregon momentin e realizimit të secilit "instrument" në ciklin e projektit.

Figura 2: Cikli i projektit dhe momenti i realizimit të VNM-së dhe AM-së (Burimi: BRÈCHE)

Page 24: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

2.4 Përcaktimi i studimit të VNM-së

Zyrtari përgjegjës nga MMPH-ja (Zyrtar i Regjistrit, Udhëheqësi i njësisë së VNM-së brenda Divizionit të Menaxhimit

të Ndotjes Industriale në kuadër të Departamentin për Mbrojtjen e Mjedisit), do të përcaktojë qëllimin e VNM-së

përmes hapave në vijim:

LËSHIMI I NJOFTIMIT TË STUDIMIT: Nëse kërkesa pranohet, zyrtari përgjegjës i MMPH-së i lëshon

aplikuesit Njoftimin e Studimit (Neni 13) brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës të të njëjtit aplikues për

një Raport të Studimit Mjedisor duke përfshirë edhe kërkesën për: (1) përshkrimin e alternativave të mundshme; (2)

përshkrimin e ndikimeve të mundshme në mjedis; (3) arsyet për identifikimin e këtyre ndikimeve; (4) përshkrimin e

masave mbrojtëse. Lëshimi i Njoftimit të Studimit nuk e pengon MMPH-në për të kërkuar informata shtesë më

vonë.

PËRGATITJA DHE PARAQITJA E RAPORTIT TË STUDIMIT: Aplikuesi duhet t'i paraqesë këtë

informacion MMPH-së në një Raport të shkurtër Njoftimi të Studimit (Neni 14), jo më tepër se 3 faqe, i cili do të

përfshihet në raportin e VNM-së duke u konsideruar edhe si përmbledhje e tij ekzekutive.

Në tabelën e mëposhtme 2.4.1 është përmbledhur informacioni që duhet të kontrollohet gjatë procedurave të studimit.

Informacioni specifik për t'u përfshirë në Regjistrin (Data bazën) e aplikacioneve të VNM-së

Raporti i studimit i VNM-së (brenda 30 ditëve nga aplikimi

Data e lëshimit të Njoftimit të Studimit

Data e prezantimit të raportit të studimit

Prezantimi i raportit të studimit (3faqe.)

Përshkrimi i alternativave të mundshme

Përshkrimi i ndikimeve të rëndësishme

Arsyet për identifikimin e këtyre ndikimeve

Përshkrimi i masave mbrojtëse

Tab.2.4.1: Informacioni lidhur me procedurat e studimit për tu përfshirë përfundimisht në regjistrin e VNM-së

/Data bazën (© Burimi G.Razza)

2.5 Hapat për kryerjen e një VNM-je

Hapat dhe procedurat për kryerjen e VNM-së janë të detajuara në raportin "Hapat e procedurave për administrimin e

VNM-së dhe VSM-së”

Në pajtim me nenin 7 të Ligjit Nr. 03/L-214 “për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis” një Pëlqim Mjedisor do të kërkohet

për secilin projekt publik ose privat të renditur në Shtojcën I ose Shtojcën II të këtij ligji, i cili mund të ketë efekte të

theksuara në mjedis për arsye të, ndër të tjera, natyrës së tij, madhësisë ose lokacionit. Në bazë të njëjtit ligj, të gjitha

projektet e përcaktuar në Shtojcën I obligohen t’i nënshtrohen VNM-së, duke kërkuar autorizimin përkatës nga

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), ndërsa projektet e e renditura në Shtojcën II, do të

ekzaminohen, rast për rast dhe në pajtim me kriteret e cekura në Shtojcën III, për të përcaktuar, nëse ata duhet ti

nënshtrohen VNM-së. Është shumë e rëndësishme të përmendet se MMPH-ja nuk do të lëshon asnjë pëlqim mjedisor të

cekur më lart përderisa të mos jetë kryer një VNM mbi projektin dhe aplikuesit nuk do t'i lëshohet një leje ndërtimi apo

ndonjë leje tjetër (përfshirë PKIN) për projektet e përmendura më lart dhe ai nuk mund të fillojë ekzekutimin e ndonjë

prej tyre, përderisa të mos i lëshohet një pëlqim mjedisor nga ana e MMPH-së. Vetëm në rastin e projekteve me qëllim

të mbrojtjes nacionale dhe me vendim të Qeverisë, MMPH-ja mund të lejojë, për raste të veçanta, moskryerjen e VNM-

së.

Procedurat për miratimin e një VNM-je përcaktohen në Kapitullin III të Ligjit nr. 03/L-214 "për Vlerësimin e Ndikimit

në Mjedis" dhe me Udhëzimin Administrativ Nr. 09/2004 "për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis" (ky udhëzim

administrativ i lëshuar nga UNMIK-u është zëvendësuar kryesisht me Ligjin Nr. 03/L-214). Në bazë të këtij ligji të

Kosovës, në procedurën e VNM-së përfshin këto faza: (1) përzgjedhja; (2) studimi; (3) shqyrtimi i Raportit t VMN-së.

Përveç këtyre fazave, faza të tjera që nuk ceken në mënyrë specifike si faza të VNM-së, sikur ai i aplikimit, konsultimi,

miratimi janë konsideruar nga i njëjtit ligj dhe janë përmbledhur shkurtimisht në Fig. 3.1.1 në faqen vijuese. Në të

njëjtën Figurë theksohen gjithashtu (me ngjyrë të kaltër dhe të verdhë), veprimtaritë vijuese të cilat janë nën

përgjegjësinë e zyrtarëve të MMPH-së në pajtim me Ligjin nr. 03/L-214 të përmendur më lart:

PËRGATITJA DHE PARAQITJA E KËRKESËS: Kërkesën për fillimin e procedurës së VNM-së, bashkë me

dokumentacionin shoqërues, aplikuesi e paraqet në MMPH (shih Nenin 11). Informacioni/dokumentet që duhet të

përfshihen në kërkesë janë (1) emri, adresa, statusi juridik i aplikuesit dhe emri i projektit; (2) dokumentet e

përcaktuara nga ana e MMPH-së, sipas llojit dhe natyrës së projekteve ose aktiviteteve; (3) pyetësorin e plotësuar të

Page 25: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

përcaktuar nga Ministria, për ndikimet në mjedis nga projekti i propozuar, përshkrimin e lokacionit, përshkrimin e

projektit, përshkrimin e ndikimeve të rëndësishme të mundshme të projektit në mjedis.

KONTROLLIMI I KËRKESËS: MMPH-ja do të kontrollon informacionin, dokumentacionin dhe pyetësorin e

përfshirë në kërkesë (shih Nenin 12) dhe përcakton, brenda 10 ditësh nga data e dorëzimit, nëse ajo është

kompletuar sipas kërkesave ligjore dhe në bazë të kritereve të përcaktuara në Shtojcën III të Ligjit të VNM-së, dhe

në qoftë se ajo ka nevojë për një miratim ministror të VNM-së (ose nëse një Pëlqimi i thjeshtë Mjedisor Komunal

është i mjaftueshme). Nëse dokumentacioni, i cili shoqëron kërkesën është jo i plotë, MMPH-ja kërkon nga

aplikuesi informata dhe dokumentacion shtesë si dhe cakton datën deri kur duhet të dorëzohen (nuk ka kushte të

veçanta të cilat janë treguar me ligj). Nëse aplikuesi nuk i dorëzon informatat dhe dokumentacionin shtesë, në afatin

e caktuar, MMPH-ja hedh poshtë kërkesën. Nëse aplikuesi nuk pajtohet me vendimin e marrë nga Ministria, ai ka të

drejtë të parashtrojë ankesë brenda afatit kohor prej tetë (8) ditësh, filluar nga data kur ai pranon vendimin nga

Ministria. Ankesa shqyrtohet nga ana e Ministrisë.

KONTROLLI PËR LLOJIN E PËLQIMIT MJEDISOR TË NEVOJSHËM: detyrimet për autorizimin e

MMPH-se (pëlqim mjedisor) janë të përcaktuara me nenin 7 të Ligjit Nr 03/L-214 "Për Vlerësimin e Ndikimit në

Mjedis". Ky nen përshkruan se të gjitha projektet e përcaktuara në Shtojcën I, janë të obliguara t’i nënshtrohen

VNM-së, ndërsa një pëlqim mjedisor do të kërkohet për secilin projekt publik ose privat të renditur në Shtojcën I ose

Shtojcën II të këtij ligji, i cili mund të ketë efekte të theksuara në mjedis për arsye të, ndër të tjera, natyrës së tij,

madhësisë ose lokacionit. MMPH-ja gjithashtu do të kontrollon nëse raporti i VNM-së nuk është i nevojshëm në

pajtim me listën e përcaktuar në Shtojcën 1 (Neni 12). Në rast se MMPH-ja do të konfirmojë se VNM nuk është e

nevojshme, ajo mund të transmetojë kërkesën përkatëse në Komunë me qëllim të inicimit të procedurës për lëshimin

e Lejes Mjedisore Komunale.

LËSHIMI I NJOFTIMIT TË STUDIMIT: Nëse kërkesa pranohet, zyrtari përgjegjës i MMPH-së i lëshon

aplikuesit Njoftimin e Studimit (Neni 13) brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës të të njëjtit aplikues për

një Raport të Studimit Mjedisor duke përfshirë edhe kërkesën për: (1) përshkrimin e alternativave të mundshme; (2)

përshkrimin e ndikimeve të mundshme në mjedis; (3) arsyet për identifikimin e këtyre ndikimeve; (4) përshkrimin e

masave mbrojtëse. Lëshimi i Njoftimit të Studimit nuk e pengon MMPH-në për të kërkuar informata shtesë më

vonë.

PËRGATITJA DHE PARAQITJA E RAPORTIT TË STUDIMIT: Aplikuesi duhet t'i paraqesë këtë

informacion MMPH-së në një Raport të shkurtër Njoftimi të Studimit (Neni 14), jo më tepër se 3 faqe, i cili do të

përfshihet në raportin e VNM-së duke u konsideruar edhe si përmbledhje e tij ekzekutive.

PËRGATITJA DHE PARAQITJA E VNM-së: Përveç Raportit të Studimit aplikuesi duhet ti paraqesë MMPH-së

edhe VNM-në me përmbajtjen e specifikuar në Nenin 15. Raporti i VNM-së duhet të hartohet nga persona fizik dhe

juridik të licencuar në mënyrë të rregullt (Neni 16) të autorizuar në përputhje me Udhëzimin Administrativ nr.

07/11 "për licencim të hartuesve të raporteve për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis". Aplikuesi duhet të dorëzojë 4

kopje në formë të shkruar dhe 1 kopje në formë elektronike të Raportit të VNM-së në MMPH (Neni 17), së bashku

me dëshminë që ai ka paguar tarifën e nevojshme, të përcaktuar me Udhëzimin Administrativ Nr. 11/11 "Për

përcaktimin e vlerës së tarifës për shërbimet lidhur me procesin e vlerësimit të ndikimit në mjedis ".

SHQYRTIMI I VNM-së NGA ANA EKSPERTËVE: Në afat prej pesë (5) ditësh nga pranimi i Raportit të VNM-

së, MMPH-ja i dërgon tri (3) kopje të Raportit të VMN-së në formë të shkruar dhe një (1) kopje në formë

elektronike organit përgjegjës për shqyrtimin e raportit të VNM-së (Neni 18) në përputhje me:

(1) saktësinë e përshkrimit të projektit, duke përfshirë alternativat; (2) saktësinë e identifikimit dhe vlerësimit të

ndikimeve në mjedi; (3) përshtatshmërinë masave zbutëse; (4) përshtatshmërinë e skemave të propozuara

monitoruese; (5) kriteret tjera. Gjat shqyrtimit të raporteve të VNM -së për projektet specifike, Agjencia e Mbrojtjes

së Mjedisit e Kosovës, do të ofroj të gjitha informatat e nevojshme që i ka dhe të cilat janë të nevojshme për atë

shqyrtim. Përveç ekspertëve të përfshirë në shqyrtimin e VNM-së, MMPH mundet, sipas nevojës, të kontraktojë

ekspertë të jashtëm të cilët kanë ekspertizë të dëshmuar në VNM (Neni 19) të paraqesin mendimet e tyre, me

shkrim, në MMPH në afatin e caktuar nga Ministria.

LËSHIMI I PROPOZIM-VENDIMIT PËR VNM : MMPH-ja, pasi të ketë shqyrtuar Raportin e VNM-së, duke

marrë parasysh rezultatet e konsultimeve te mbajtura me autoritetet mjedisore duhet të përgatisë dhe lëshojë Draft-

Vendimin, të cilin ia prezanton, me shkrim aplikuesit (Neni 18).

ORGANIZIMI I DEBATIT PUBLIK: Konkludimet dhe rekomandimet kryesore, të përfshira në Raportin e

VNM-së, si dhe Propozim-Vendimi për pëlqim mjedisor i nënshtrohet debatit publik (Neni 20) i cili duhet të

planifikohet, organizohet dhe zbatohet nga Aplikuesi për të mbledhur mendimet dhe vërejtjet përkatëse nga publiku.

Plani pë Konsultim Publik (PKP) i përgatitur nga Aplikuesi do të përcaktojë lokacionin, datën e debatit publik,

mekanizmat dhe kohën për informim të publikut, dhe lokacionet ku Përmbledhja Jo-Teknike e Raportit të VNM dhe

Propozim-Vendimi do të prezantohen (Neni 20).

Page 26: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

Fig.2.5.1: Procedurat për të aprovuar një VNM dhe për lirimin e një leje mjedisore në përputhje me ligjin e Kosovës (© Source G.Razza)

MIRATIM

I KONSULT

IMI,

DEBATI

PUBLIK

SHQYRTI

MI

RAPORTI

PERZGJE

DHJA

APLIKACI

ONI Përgatitja

dhe

dorëzimi i

aplikcionit

të MMPH-

së (duke

përfshirë

emrin,

adresën,

statusin

juridik të

Parashtrues

i i kërkesës,

dokumentev

e të

kërkuara,

Pyetësori i

plotësuar)

Përcaktimi

MMPH-së

nëse

aplikacioni

është i plotë

sipas

kërkesave

ligjore A është

apliki

mi i

plotë?

Komuna që

lëshon lejen

mjedisore

(shih edhe

detyrimet e

IPPC)

J

O

P

O A është

raporti

i VNM-

së i

nevojsh

ëm?

J

O

Përgatitja e

raportit të

studimit të

Mjedisit

(max 3 faqe)

të përfshihet

si

Përmbledhj

e Jo-

Teknike e

VNM-së

1

0

d

it

ë

d

a

y

s

A është

miratuar

VNM-ja?

Raporti i

Studimit të

Njoftimit të

MMPH-së

për një

raportit të

studimit

mjedisor

[ESP] duke

përfshirë

edhe

kërkesën

për: (1)

përshkrimin

e

alternativav

e të

mundshme;

(2)

përshkrimin

e ndikimeve

rëndësishme

; (3) arsyet

për

identifikimin

e këtyre

ndikimeve;

(4)

përshkrimi i

masave

mbrojtëse

Prezantimi i

informacioni

t të

mëtejshëm

të kërkuar

nga MMPH-

ja

<8

di

<30

ditë

nga

apliki

mi

Përgatitja e

5 kopjeve (1

elektronike)

të VNM-së

nënshkruar

nga një

ekspert i

licencuar,

duke

përfshirë:

(1)

përshkrimin

e projektit;

(2)

përvijimin e

alternativav

e; (3)

përshkrimi i

aspekteve

mjedisore të

prekura; (4)

përshkrimin

e ndikimeve

mjedisore;

(5)

përshkrimi i

ndikimit të

CO2; (6)

përshkrimi i

masave

zbutëse; (7)

Përmbledhje

Jo-Teknike;

(8)

përshkrimin

e

vështirësive

teknike. Ky

VNM duhet

shoqërohet

me një

faturë të

pagesës së

tarifës së

kërkuar

Konsultimi

eventuale i

MMPH me

parashtruesi i

ankesës dhe

aktorët

kryesorë P

O

MMPH-ja

dërgon 3 kopje

të printuara

dhe 1 kopje

elektronike të

VNM-së tek

shërbimet

kompetente

për shqyrtim

Konsulti

mi

eventual

AKMM-

së për të

marrë

informac

ionin

teknik në

lidhje me

projektin

Dhënia e

draft

vendimit

MMPH-së

Konsulti

mi

eventual

i

ekspertëv

e të

jashtëm,

komision

et, GP

J

O Apeli

eventual

i

Parasht

ruesi i

ankesës

t

P

O

Organizi

mi i

debatit

publik

nga

parashtru

esi i

ankesës e

mëposhtë

m: (1)

përgatitja

e një Plani

për debat

publik; (2)

informaci

oni i

publikut

përmes

mediave

Mbledhj

a e

mendime

ve dhe

vërejtjev

e nga

publiku

pas

debatit

publik

Shqyrtimi i

vërejtjeve-

MMPH

A janë të

nevojshme

ndryshime

të tjera?

< 10 ditë nga

Debati Publik

P

O

Përgatitj

a e

ndryshi

meve të

nevojsh

me në

përputhj

e me

rishikimi

n e

MMPH

konsider

ohet

vërejtjet

dhe

mendime

t e

konsulti

mit

publik

A janë

miratuar

ndryshime

t?

Suspendimi i

procesit të

shqyrtimit

nga MMPH

dhe refuzimi i

VNM

J

O

J

O

P

O

O

Përgatitj

a e

Propozi

m-

vendimit

për

Pëlqimin

Mjedisor

nga

njësia

përgjegjë

se

MMPH-

së dhe

VNM-së

< 70 ditë nga

pranimi i

raportit të

VNM

Dhënia e

Vendimit të

MMPH për

Pëlqim

Mjedisor

A është

aprovu

ar

propozi

mi? < 10 ditë nga

propozim-

vendimi

P

O J

O

Përgatitja

MMPH-së

për

reklamat

lokale dhe

nga një

deklaratë që

përmban:

(1)

përmbajtjen

e vendimit

dhe kushtet

eventuale të

lidhura; (2)

Arsyet

themelore

dhe

konsideratën

për

vendimin

dhe

informacioni

n e

mundshëm

për

pjesëmarrje

publike; (3)

përshkrimi i

masave

lehtësuese

për të

reduktuar

ndikimet;

(4)

këshillimi

ligjor për

ankesat

eventuale të

vendimit

Informacion

i publikut

për

Pëlqimin

Mjedisor

përmes një

deklarate të

botuar

përmes

njoftimeve

lokale

Informacion

i eventuale i

Pëlqimit

Mjedisor në

vendet e

huaja të

prekura

< 30 ditë nga

refuzimi i

VNM

OJQ dhe

ankesat

publike në

gjykatën

kompetente

Shqyrtimi i

MMPH-së në

përputhje

me: (1)

përshtatshmë

rinë e

përshkrimit

të projektit,

duke

përfshirë

alternativat;

(2)

mjaftueshmër

in e

identifikimit

dhe vlerësimit

të ndikimeve

mjedisore; (3)

përshtatshmë

ria e masave

zbutëse; (4)

mjaftueshm

ëria e

skemave të

propozuara

monitorues

e; (5)

kriteret

tjera

5

Dit

ë

J

O

Refuzimi i

aplikacinot

te MMPH-

se

< 8 ditë nga

vendimi i

MMPH

< 8 dite nga

vendimi i

MMPH-së

Nga 20

deri 30

ditë nga

vendimi i

MMPH

Page 27: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

MIRATIMI I PLANIT TË KONSULTIMEVE PUBLIKE: MMPH-ja duhet ta miratoj mbajtjen e një Plani të

tillë të Konsultimit Publik dhe debati publik nuk mund të mbahet përderisa aplikuesi nuk ka marr pëlqimin e

MMPH-së, me shkrim (Neni 20).

MBAJTJA E DEBATIT PUBLIK: Aplikuesi duhet ta bëjë raportin e VNM-së publik (Neni 17), në pajtim me

Udhëzimin Administrativ Nr. 09/11 "për informim, pjesëmarrje të publikut dhe palëve të interesuara në procedurat

e vlerësimit të ndikimit në mjedis” duke informuar publikun, nëpërmes mjeteve të informimit, ku përfshihet shpallja

më së paku në një gazetë ditore, për datën, lokacionin, kohën e debatit publik dhe sigurimin e dokumenteve të

parapara (Neni 20) dhe ta mbaj debatin publik në afat prej njëzet (20) deri tridhjetë (30) ditësh pas informimit të

Aplikuesit, autoriteteve mjedisore dhe publikut të interesuar.

SHQYRTIMI I VNM-së NË BAZË TË VËREJTJEVE TË DALA NGA DEBATI PUBLIK: Ministria në afat

prej dhjetë (10) ditësh nga dita e mbajtjes së debatit publik, shqyrton vërejtjet dhe mendimet e dala nga debati publik

(Neni 21). Në bazë të vërejtjeve dhe mendimeve të marra, MMPH mund të kërkojë nga aplikuesit të ndryshojë ose

të plotësoj elemente të caktuara të Raportit të VNM-së, i cili është dorëzuar. Aplikuesi duhet të bëjë ndryshimet e

nevojshme dhe të paraqesë Raportin e VNM-së, të ndryshuar dhe të kompletuar, deri në datën e përcaktuar nga

MMPH. Nëse aplikuesi nuk i plotëson kërkesat e MMPH-së, e njëjta Ministri e ndërpret procedurën e shqyrtimit.

PËRGATITJA E PROPOZIM-VENDIMIT PËR PËLQIM MJEDISOR: Rezultatet e konsultimeve dhe

informatat e mbledhura në pajtim me dispozitat e ligjit për VNM, merren në shqyrtim gjatë marrjes së vendimit për

Pëlqim Mjedisor (Neni 22). Propozim - Vendimi për Pëlqimin Mjedisor përgatitet nga ana e organit përgjegjës të

Ministrisë brenda shtatëdhjetë (70) ditësh nga pranimi i Raportit të VNM-së. Ne afat prej dhjetë (10) ditësh nga

prezantimi i Propozim -Vendimit për Pëlqimin Mjedisor, Ministria vendos nëse lejon ose refuzon Pëlqimin Mjedisor

dhe i njofton me shkrim për vendimin e marr, aplikuesin dhe Komunën/ Komunat në të cilën/cilat do të zbatohet

projekti.

INFORMIM PËR PUBLIKUN RRETH PËLQIMIT MJEDISOR: Pas marrjes së vendimit për lejimin ose

refuzimin e Pëlqimit Mjedisor, Ministria informon publikun me vendimin, përmes një njoftimi lokal (Neni 22) dhe e

vë në dispozicion për inspektim publik një deklaratë e cila përmban: (1) përmbajtjen e vendimit dhe kushtet tjera

eventuale te përcaktuara; (2) arsyet dhe konsideratat kryesore mbi të cilat është bazuar vendimi, duke përfshirë, nëse

është relevante, informatat lidhur me pjesëmarrjen e publikut; (3) një përshkrim, aty ku është e nevojshme, të

masave kryesore për shmangien, reduktimin dhe, nëse është e mundur, mënjanimin e ndikimeve të theksuara të

dëmshme; dhe (4) këshillat juridike për mjetet e rregullta për ankimim për vlefshmërinë së vendimit dhe procedurat.

ANKESA EVENTUALE E PARASHTRUESI KUNDER VENDIMIT TE MMPH-se. Parashtruesi i kërkesës

ka të drejtë të paraqesë një ankesë në Gjykatën kompetente kundër vendimit, në pajtim me ligjin, brenda 30 ditëve

nga data e publikimit të Vendimit për Pëlqim Mjedisor. MMPH është e detyruar që të vë në dispozicion

dokumentacionin në lidhje me procedurën e VNM-se për parashtruesin, nëse kërkohet me shkrim. Informacioni i

kërkuar kështu do të vihet në dispozicion brenda 8 ditësh nga dita e pranimit të kërkesës.

QASJA EVENTUALE E PUBLIKUT NË DREJTESI KUNDËR VENDIMIT TË MMPH-së Anëtarët e

publikut të interesuar të cilët kanë një interes të mjaftueshëm, do të kenë qasje në një procedure shqyrtimi përpara

gjykatës kompetente për të sfiduar ligjshmërinë materiale apo procedurale të vendimeve, akteve ose mosveprimit te

aktit-subjektit të pjesëmarrjes së publikut në përputhje me dispozitat e Ligjit të VNM-së. Për këtë qëllim, çdo

organizatë jo-qeveritare që promovon mbrojtjen e mjedisit dhe plotëson kërkesat ligjore në bazë të ligjit në fuqi, do

të konsiderohet se ka një interes të mjaftueshëm. Aplikimi për të sfiduar çdo vendim, veprim ose mosveprim në

procedurën e VNM-së mund të bëhet pasi që pëlqimi mjedisor të jetë dhënë dhe brenda 30 ditëve nga data e dhënies

së tij. Ankesat e tilla duhet të bëhen në MMPH dhe në Gjykatën kompetente për apelimin e vendimeve

administrative. Çdo procedurë e tillë duhet të jetë e barabartë, e drejtë, në kohë dhe jo aq e shtrenjtë sa për të

bllokuar ushtrimin e saj.

2.6 Përgjegjësitë gjatë procesit të VNM-së

Këto përgjegjësi janë përmbledhur në § 2.5 dhe Fig. 2.5.1 të ndërlidhur

2.7 Burime të tjera të informacionit

Këto janë të përfshira në raportet e listuara në § 1.2

Page 28: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Broshurë për procesin e VNM-së

Page 29: Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis/ Vlerësimi Strategjik ...mmph-rks.org/repository/docs/Broshurë_për_procesin_e_VNM-s... · SVPM Strategjia e Kosovës për Përafrim në Mjedis

Projekti është zbatuar

nga:

Eksperti individual:

Giuseppe RAZZA

Strada per Basovizza,

54

34128 Trieste

Italy

Tel.: +39-342-9005131

Projekti është përkrahur nga:

Projekti i UNDP-Përkrahje për

Zhvillim me emetim të Ulët

(SLED)

Adresa:

Zagrebi 39, Arbëria

10000 Prishtinë

Kosovë