Upload
others
View
10
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
Roli i psikologut në parandalimin dhe trajtimin e
problemeve të shëndetit mendor në sistemin e burgjeve
gjatë dekadës së fundit.
Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor”
nga Edlira Jahiu (Ylli)
Udhëhequr nga Prof. Dr. Theodhori Karaj
TIRANË 2016
DEKLARATË STATUORE
Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është
prezantuar ndonjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i
tëri ose pjesë të veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë
person tjetër përveç rasteve të cituara dhe referuara.
©2016 Të gjitha të drejtat i rezervohen autorit
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE
Roli i psikologut në parandalimin dhe trajtimin e
problemeve të shëndetit mendor në sistemin e burgjeve
gjatë dekadës së fundit.
Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor”
nga Edlira Jahiu (Ylli)
Udhëhequr nga Prof. Dr. Theodhori Karaj
Juria e vlerësimit
1.
2.
3.
4.
5.
TIRANË 2016
iii
Falenderime
Vlerësimi shkon drejt të gjithë atyre që dhanë kontributin e tyre në realizimin e kësaj
teme: së pari falenderoj profesorët dhe stafin e Departamentit të Psikologjisë pasi
gjatë viteve të shkollimit kanë kontribuar me mendime, eksperienca dhe kritika të
cilat kanë ndikuar në zhvillimin tim individual dhe profesional në fushën e
psikologjisë. Gjithashtu dua të falenderoj Profesorin dhe njëkohësisht udhëheqësin
tim të diplomës në nivelin e studimeve doktorale, Prof.Dok. Theodhori Karaj, për
mundësinë që më dha për të punuar për këtë teme nën drejtimin e tij profesional. Në
të njëjtën kohë dua të falenderoj drejtuesit e programit të doktoraturës të cilët
miratuan zhvillimin e kësaj teme doktorale në fushën e shëndetit mendor në burgje.
Ky studim reflekton punën time dhe eksperiencën individuale gjatë 10 viteve të
punës në sistemin e burgjeve, duke nisur si specialiste në sektorin e kujdesit social
DPB, psikologe në IEVPenale J.Misja dhe Përgjegjëse e Sektorit të Trajnimeve në
DPB. Ky studim sjell një këndvështrim të ri të trajtimit të problemeve mendore
bazuar në eksperiencë dhe punën drejtpërsëdrejti si psikologe, si specialiste, duke
punuar drejtpërdrejt me stafin e kujdesit social dhe eksperte trajnimi për stafin e
DPB-së. Falenderoj gjithashtu stafin e kujdesit social të IVSHB për mbështetjen në
realizimin e intervistave, dhe zyrën e informacionit në Drejtorinë e Përgjithshme të
Burgjeve për aksesin në informacion.
Ky punim diplome i kushtohet familjes time.
iv
Përmbajtja
Falenderime ............................................................................................................... iii
Përmbajtja ................................................................................................................. iv
Lista e figurave ........................................................................................................ viii
Lista e tabelave .......................................................................................................... ix
Lista e shkurtimeve .................................................................................................. ix
Hyrje ............................................................................................................................ 1
A. Informacion i përgjithshëm për situatën ....................................................... 2
B. Metodologjia e kërkimit ................................................................................ 5
a. Studimi i rastit si metodë kërkimore ...................................................... 5
Kapitulli I .................................................................................................................... 8
I. Studimi teorik ................................................................................................... 8
A. Roli i terapisë psikologjike në burgje............................................................ 8
B. Përvoja psikologjike e burgimit .................................................................. 10
C. Plotësimi i nevojave të shëndetit mendor të të burgosurve përmes terapisë
psikologjike ......................................................................................................... 12
D. Cila terapi duhet të përdoret në sistemin e burgjeve? ................................. 13
E. Efektet e terapisë konjitive-biheviorale në trajtimin e çrregullimeve
mendore .............................................................................................................. 16
a. Varësi nga përdorimi i substancave narkotike ..................................... 17
b. Skizofrenia dhe çrregullime të tjera psikotike ..................................... 18
c. Depresioni dhe distimia........................................................................ 19
d. Çrregullimi bipolar ............................................................................... 20
e. Çrregullime të ankthit .......................................................................... 21
f. Zemërimi dhe agresioni ........................................................................... 22
v
F. Terapia konjitive-biheviorale dhe ndikimet në trajtimin e problemeve
mendore në sistemin e burgjeve.......................................................................... 22
G. Efektet e terapisë konjitive biheviorale tek të dënuarit ............................... 26
a. Sjellja kriminale ................................................................................... 27
H. Historia e rastit ............................................................................................ 28
a. Vlerësimi fillestar ................................................................................. 29
b. Formulimi ............................................................................................. 30
c. Zhvillimi i terapisë ............................................................................... 33
Kapitulli II ................................................................................................................ 34
II. Rolet dhe përgjegjësitë e punonjësve të kujdesit social në trajtimin e
kategorive të ndryshme të të dënuarve. ............................................................... 34
I. Bashkëpunimi i personelit të sektorëve të ndryshëm në realizimin e
programeve ditore në institucion ........................................................................ 38
III. Programet e individualizuara të trajtimit të të dënuarve .............................. 42
A. Plani i vuajtjes së dënimit (PVDR) ............................................................. 42
B. Programi “Mbështetje, ndihmë dhe monitorim i personave me probleme të
shëndetit mendor” për kategorinë persona me çrregullime psikologjike dhe
psikiatrike në konflikt me ligjin. ......................................................................... 44
C. Programi i ndërhyrjes për të burgosur të huaj ............................................. 44
D. Programi për parandalimin e vetëvrasjes .................................................... 45
E. Programi i Mendimit Prosocial (Think First).............................................. 47
F. Programi ART ............................................................................................. 50
G. Programi “Mbështetje, ndihmë dhe monitorim për personat që kanë varësi
nga substancat narkotike. .................................................................................... 53
H. Program i individualizuar trajtimi për të rinjtë ........................................... 54
I. Program trajtimi për të dënuarit në prag lirimi ........................................... 54
vi
J. Programi “Mbështetje, psikologjike dhe monitorim i të miturve në konflikt
me ligjin” ............................................................................................................ 57
KAPITULLI III ....................................................................................................... 59
I. Trajtimi i të dënuarve me probleme të shëndetit mendor në Shqipëri ........... 59
II. Sfida e të punuarit me individë me probleme të shëndetit mendor ................ 62
A. Kujdesi shëndetësor .................................................................................... 62
B. Siguria ......................................................................................................... 66
III. Rehabilitimi i të dënuarve nëpërmjet kujdesit social ..................................... 67
A. Sektorët e Kujdesit të Veçantë ................................................................... 68
B. Programet e riedukimit social të të dënuarve .............................................. 68
C. Riedukimi i të dënuarve nëpërmjet programeve të edukimit arsimor ......... 70
a. Formimi profesional. ........................................................................... 71
D. Trajtimi social edhe pas lirimit ................................................................... 72
Studimi mbi prevalencën dhe incidencën e problemeve të shëndetit mendor në
Sistemin e Burgjeve .................................................................................................. 73
I. Faza përgatitore .............................................................................................. 73
II. Objektivat e anketimit, Qëllimi i Studimit ..................................................... 73
III. Kampioni/ shëmbulli ...................................................................................... 74
IV. Analiza e pyetësorëve, përgjithësimi i rezultateve ......................................... 75
A. Sesioni i parë: të dhëna të përgjithshme ...................................................... 75
a. Njohja me të drejtat dhe detyrimet ....................................................... 81
b. Aktivitetet ............................................................................................. 82
c. Pjesëmarrja në grupet e këshillimit (gjatë muajit të fundit) ................. 83
V. Prevalenca e problemeve të shëndetit mendor në Institucionin e Veçante
Shëndetësor të Burgjeve. ........................................................................................ 86
vii
A. Përshkrimi i situatës mbi gjendjen e shëndetit mendor në Institucionet e
Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe institucionet e posaçme mjekësore. ...... 86
B. Rezultatet e pyetësorit ................................................................................. 89
C. Incidenca dhe niveli i depresionit për 45 të dënuar, të intervistuar. ........... 90
d. Përfundime: .......................................................................................... 96
VI. Evidentimi i problematikave dhe parandalimi i rasteve të vetëvrasjeve brenda
ambjenteve të burgut. ............................................................................................. 97
a. Përshkrimi i tentativave suicidale: .................................................... 101
b. Tentativa të mëparshme ..................................................................... 109
c. Përfundime dhe rekomandime: .......................................................... 111
VII. Lidhja midis depresionit dhe varësisë ndaj drogës dhe pijeve alkoolike ..... 114
A. Përshkrimi i situatës .................................................................................. 114
B. Rezultatet................................................................................................... 115
C. Kufizimet e studimit .................................................................................. 119
Konkluzione përfundimtare .................................................................................. 120
Bibliografia ............................................................................................................. 127
Shtojca ..................................................................................................................... 136
I. Pyetësori ....................................................................................................... 136
viii
Lista e figurave
Figure 1. Lloji i terapisë së perdorur nga psikologët Amerikanë. .............................. 15
Figura 2 Formulimi psikologjik ................................................................................. 33
Figure 3. Modeli konjitiv pesë-faktorial .................................................................... 33
Figure 4. Arsimimi i të dënuarve. .............................................................................. 70
Figure 5. Llojet e kurseve profesionale të ofruara në IEVPenale. ............................. 71
Figure 6. Të dënuar të cilët kanë qenë pjesëmarrës në këtë pyetësor sipas gjinisë.... 75
Figure 7. Përqindja e të dënuarve që kanë kryer vepër penale sipas grupmoshës. .... 77
Figure 8. Niveli arsimor i të dënuarve të intervistuar. ............................................... 79
Figure 9. Kohëzgjatja e qëndrimit në spitalin e burgut ............................................. 79
Figure 10. Numri i të dënuarve sipas veprës penale të kryer. .................................... 80
Figure 11. Njohja me të drejtat dhe detyrimet. .......................................................... 81
Figure 12. Pjesëmarrja sipas llojit të aktiviteteve ...................................................... 82
Figure 13. Pjesëmarrja në grupet e këshillimit. ......................................................... 84
Figure 14. Gjatë dy javëve të fundit: ndjehen të trishtuar apo të pakënaqur ............. 90
Figure 15. Niveli i depresionit për 45 të dënuar, të intervistuar ............................... 90
Figure 16. Rezultatet e testit CUDOS, për 12 të dënuarit me masë “mjekim i
detyruar”. .................................................................................................................... 91
Figure 17. Grup pyetje mbi simptoma në jetën para kufizimit të lirisë. .................... 93
Figure 18. Ndikimi i simptomave në jetën para kufizimit të lirisë. ........................... 94
Figure 20. Ndikimi i ambjentit të burgut në gjëndjen mendore të të dënuarve. ........ 95
Figure 21. Përjetimi i ndjenjës së fajit nga të dënuarit. .............................................. 95
iFigure 22. Grup-pyetje mbi përdorimin e substancave narkotike. .................. 116
Figure 23. Grup pyetje mbi ndikimin e përdorimit të substancave në jetën e
përditshme. ............................................................................................................... 116
ix
Figure 24. Përfshirja e të dënuarve në programet individuale të trajtimit. ............. 117
Figure 25. Rezultatet e testit CUDOS, për 10 të dënuarit ish-përdorues të
substancave. ............................................................................................................. 118
Figure 26. Niveli i depresionit për të dënuarit ish përdorues të substancave. .......... 118
Lista e tabelave
Tabela 1.Numri i të dënuarve sipas grupmoshës. ...................................................... 76
Tabela 2. Gjëndja dhe ndarja e të dënuarve- Gusht 2015 .......................................... 77
Tabela 3. Numri i të dënuarve në IEVPenale sipas veprës penale të kryer. .............. 80
Lista e shkurtimeve
PTSD Çrregullime të stresit post-traumatik
HMCIP Inspektoriatit të Madhërisë së Saj për Burgjet në UK
GHQ-12 test Pyetësor i përgjithshëm mbi shëndetin
TKB Terapia konjitive-biheviorale
DPB Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve
IVSHB Institucion i Veçantë Shëndetësor i Burgjeve
PVDR Plani i Vuajtjes së Dënimit dhe Riintegrimit
PIT Program individual trajtimi
CUDOS Shkalla e rezultatit klinik të depresionit
1
Hyrje
Çrregullime mendore ndodhin me ritme të larta në të gjitha vendet e botës. Rreth 450
milionë njerëz në të gjithë botën vuajnë nga probleme të shëndetit mendor1. Këto
çrregullime janë veçanërisht të përhapura në popullatën e burgjeve. Shkalla e
çrregullimeve mendore në burgje është disproporcionalisht e lartë, krahasuar me
popullatën e përgjithshme. Kjo situatë është e lidhur me disa faktorë, të cilët
ndikojnë në prevalencën e çrregullimeve mendore brenda sistemit të burgjeve. Disa
prej këtyre faktorëve janë; përhapja e ideve të gabuara se të gjithë njerëzit me
probleme të shëndetit mendor janë një rrezik për publikun; intoleranca e shumë
shoqërive ndaj sjelljeve shqetësuese ose të vështira; dështimi në mënyrën e ofrimit të
trajtimit, kujdesit, rehabilitimit, mungesa apo qasja e dobët e shumë shoqërive për
këtë kategori. Shumë nga këto çrregullime mund të paraqiten përpara pranimit në
burg dhe mund të përkeqësohen më tej nga shtimi i nivelit të stresit brenda një
ambjenti të izoluar. Megjithatë studimet kanë treguar se çrregullimet mendore
zhvillohen brenda sistemit të burgut si pasojë e kushteve izoluese, mbipopullimit,
zhvillimit të mendimeve negative, mungesës së familjarëve, shkeljes së të drejtave të
njeriut, mungesës së privatësisë, mungesës së aktiviteteve, izolimit nga jeta sociale,
shërbimeve të papërshtatshme shëndetësore (sidomos ato të shëndetit mendor), etj.
Më shumë se 70% e të burgosurve kanë dy ose më shumë çrregullime të shëndetit
mendor. Të burgosurit meshkuj kanë 14 herë më shumë gjasa që të kenë dy ose më
shumë çrregullime sesa popullata “meshkuj” në përgjithësi dhe të burgosurat femra
kanë 35 herë më shumë gjasa se sa popullata “femra” në përgjithësi2. Shkalla e
vetëvrasjeve në burgje është pothuajse 15 herë më e lartë se sa në popullatën e
përgjithshme: në vitin 2002 norma ishte 143 për 100,000 individë, krahasuar me 9
për 100,000 individë në popullatën e përgjithshme3.
1 http://www.who.int/mental_health/policy/mh_in_prison.pdf 2 Social Exclusion Unit, 2004, quoting Psychiatric Morbidity Among Prisoners In England And
Wales, 1998 3 The National Service Framework For Mental Health: Five Years On, Department of Health, 2004;
Samaritans Information Resource Pack, 2004
2
Të dhënat zyrtare dhe statistikore në shkallë vendi4, tregojnë se të dënuarit dhe të
paraburgosurit me probleme të shëndetit mendor, te cilët janë të vendosur në
institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në Shqipëri, përbëjnë një numër të
konsiderueshëm të totalit të të dënuarve dhe të paraburgosurve. Referuar statistikave
të muajit Gusht 2015, numri total i të dënuarve dhe të paraburgosurve në të gjitha
IEVPenale është 2502 të paraburgosur dhe 2922 të dënuar. Nga totali i 5424 të
dënuarve dhe të paraburgosurve, janë afërsisht 400 të dënuar dhe të paraburgosur të
diagnostikuar me sëmundje të shëndetit mendor5.
A. Informacion i përgjithshëm për situatën
Të burgosurit me nevoja të shëndetit mendor përbëjnë një grup veçanërisht të
pambrojtur në burgje dhe kanë një grup kompleks nevojash që lidhen me mbrojtjen e
të drejtave të njeriut, duke përfshirë sigurimin e kujdesit të duhur shëndetësor
mendor.
Të drejtat e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor janë të njohura nga shumë
instrumenta ndërkombëtare. E drejta për shëndet përfshin të drejtën për kujdesin e
duhur shëndetësor si dhe të drejtat themelore për të jetuar në një mjedis i cili nuk
gjeneron apo përkeqëson sëmundjen dhe aftësinë mendore. Në shumë vende të botës
të dënuarit përballen me probleme të tilla si mbipopullimi, kushtet jo të mira
higjenike, atmosferë reale rreziku apo të perceptuar, etj. Kushte të tilla shkaktojnë
stres, depresion dhe ankth, të cilat mund të zhvillohen në mënyrë serioze tek të
dënuarit me probleme të shëndetit mendor, nëse nuk merren masat e duhura.
Të dënuarit dhe të paraburgosurit me probleme të shëndetit mendor janë gjithashtu të
ekspozuar ndaj rrezikut për dëmtime të mëtejshme akute mendore. Ata kanë më pak
burime për të përballuar një mjedis ku mungon jeta private, që ka tensione të shumta
dhe ndonjëherë dhe të dhunshme. Individët që vuajnë nga depresioni, nganjëherë
psikotikët dhe ata me tentativa vetëvrasjeje, janë më në rrezik të përkeqësimit
emocional, dëmtimit të të tjerëve apo të vetes së tyre6.
4 http://www.dpbsh.gov.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=538 5 Po aty 6 American Psychiatric Association, 1994 The Diagnostic and Statistical Manual Revision IV (DSM-
IV)
3
Ndonjëherë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor vendosen në mjedise të
veçanta, ku kushtet higjenike, ato të ushtrimit dhe të shëndetit nuk janë të mira7.
Përshkrimi i temës
Problemi social: Respektimi i të drejtave të të dënuarve është një nga prioritetet
kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve në drejtim të përmbushjes së
rekomandimeve të vazhdueshme të dhëna nga institucionet monitoruese kombëtare
dhe ndërkombëtare. Rëndësi e veçantë i kushtohet trajtimit të duhur të të dënuarve
dhe të paraburgosurve me probleme të shëndetit mendor. Kjo kategori trajtohet nga
ana psikologjike nga psikologët e institucionit dhe në rastet kur ka nevojë për trajtim
me medikamente, kjo bëhet nga mjekët e institucioneve. Kur të dënuarit kanë
probleme serioze mendore ata transferohen në IEVP Krujë ose në Spitalin e
Burgjeve, ku trajtohen nga mjeku specialist i këtyre institucioneve. Për zbatimin e
standarteve të trajtimit të të dënuarve me probleme të shëndetit mendor, në mënyrë
të vazhdueshme kryhen inspektime periodike dhe tematike nga ana e Drejtorisë së
Përgjithshme të Burgjeve por dhe nga ana e monitoruesve ndërkombëtarë dhe
kombëtarë. Çështja kryesore që shtrohet është nëse Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve i ofron të gjitha kushtet për një trajtim human të kësaj kategorie.
Problematik gjithashtu është fakti nëse kategoria e të dënuarve nën masën e sigurimit
“Mjekim i Detyruar”, dhe atyre me masë sigurimi “Shtrim i Përkohshëm” në një
institucion të specializuar duhet të ekzekutohen nga ana e institucioneve të vuajtjes
së dënimit apo të trajtohen për një mjekim më të specializuar pranë spitaleve në
varësi të Ministrisë së Shëndetësisë. Sa i përket të dënuarve dhe të paraburgosurve
me çrregullime të shëndetit mendor, duhet t’iu garantohet trajtim i barabartë,
jodiskriminues, duke respektuar integritetin fizik dhe dinjitetin njerëzor. Trajtimi i
tyre duhet të bëhet sipas standarteve shëndetësore, që zbatohen edhe për kategoritë e
tjera të personave me çrregullime të shëndetit mendor. Deri në pikën e zgjidhjes së
“ngërçit” se cili institucion do të jetë përgjegjës për trajtimin e kësaj kategorie,
shtrohet pyetja kryesore nëse puna e psikologut dhe punonjësit social mund të
parandalojë dhe trajtojë problemet mendore të importuara dhe të shfaqura gjatë
7 Aktiviteti i avokatit te popullit te Shqipersie, ne rolin e mekaniizmit kombetar per parandalimin e
tortures, Raport i posacem 2014, Web: www.avokatipopullit.gov.al
4
jetesës në burg. Sa efikase janë programet rehabilituese të cilat zbatohen sot në
burgje?
Edhe pse trajtimi i kësaj kategorie përbën një sfidë të vazhdueshme, puna vazhdon.
Punonjësit e edukimit ofrojnë asistencën e tyre çdo ditë me frekuencë 4 orë, biseda
dhe aktivitete me të dënuarit. Nga ana e psikologëve të institucioneve zhvillohen
biseda këshilluese çdo ditë, sidomos me personat që paraqesin probleme
psikologjike, si dhe ata të cilët kanë probleme me përshtatjen me rregullat dhe
kushtet e burgjeve. Vazhdojnë perpjekjet në drejtim të ngritjes së kapaciteteve të
stafeve multidisiplinare, në drejtim të zbatimit të standarteve dhe trajtimit human të
të dënuarve me probleme të shëndetit mendor. Numri i personave të trajnuar në këtë
kontekst është rritur ndjeshëm, kjo falë dhe bashkëpunimit me organizatat jo-
qeveritare, të cilat bashkëpunojnë me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve.
Pyetja kërkimore:
Pyetja 1: Cili është roli i psikologut në trajtimin dhe parandalimin e problemeve
të shëndetit mendor në sistemin e burgjeve?
Pyetja 2: A ndikon mjedisi i burgut në krijimin, avancimin dhe shtimin e
çrregullimeve psikologjike në sistemin e burgjeve?
Pyetja 3: A mund të parandalohen rastet e vetëvrasjeve në burgje?
Pyetja 4: A ekziston një lidhje midis depresionit dhe varësisë ndaj drogës dhe
substancave të tjera?
Hipoteza 1: Roli i psikologut është shumë i rëndësishëm në trajtimin dhe
parandalimin e problemeve të shëndetit mendor në sistemin e burgjeve.
Hipoteza 2: Ambjenti i burgut ndikon në krijimin, avancimin dhe shtimin e rasteve të
të sëmurëve mendorë në sistemin e burgjeve.
Hipoteza 3: Rastet e vetëvrasjes mund të parandalohen në burgje.
5
Hipoteza 4: Të dënuarit me varësi ndaj drogës dhe substancave të tjera vuajnë nga
depresioni.
Objektivi kryesor i punës kërkimore: Ekzaminimi i prevalencës së problemeve të
shëndetit mendor tek të dënuarit, në ambientet e Institutit të Veçantë Shëndetësor të
të Burgosurve.
Objektivi specifik:
Vlerësimi i cilësisë së ofrimit të shërbimit në lidhje me nevojat specifike të
të dënuarve dhe të paraburgosurve, të cilët kanë shfaqur probleme me
shëndetin mendor gjatë pranimit në institucion, ose gjatë qëndrimit në
ambjentet e burgut dhe të paraburgimit.
Evidentimi i gjendjes psikologjike si: ankthi, depresioni dhe çrregullime të
tjera mendore për të gjithë kampionin në Institutin e Veçantë Shëndetësor
të Burgjeve.
Ekzaminimi i prevalencës së problemeve të shëndetit mendor të të dënuarve
në Institutin e Veçantë Shëndetësor të Burgjeve.
Evidentimi i problematikave mbi parandalimin e rasteve të vetëvrasjeve
brenda ambjenteve të burgut.
Evidentimi i lidhjes midis depresionit dhe varësisë ndaj drogës dhe pijeve
alkoolike.
B. Metodologjia e kërkimit
a. Studimi i rastit si metodë kërkimore
Sipas Babbie (2007)8, studimi i rastit është një ekzaminim në thellësi i një fenomeni
social. Në këtë temë, studimi i rastit është parë si një metodë e preferuar sepse kjo
strategji është ideale kur adresohen pyetje si: “kush” dhe “pse”. Qëllimi është të
8 Babbie, E. (2007). The practice of social research. Belmont: Thomson Wadsworth.Wadsworth.2007,
fq 298
6
hartohet një studim i mirë i rastit dhe gjithashtu mbledhja, prezantimi dhe analizimi i
të dhënave të grumbulluara nga ky studim.
Sipas Yin (2003)9, metoda e studimit të rastit i lejon investiguesit të marrin
karakteristikat më domethënëse në jetën e përditshme, karakteristika individuale në
proçesin organizacional dhe material, marrëdhëniet ndërkombëtare etj. Si një
strategji kërkimi, studimi i rastit përdoret gjithashtu për njohjen më të mirë të
individit, grupit, organizatave, fenomeneve sociale dhe politike. Studimi i rastit është
një strategji kërkimi e njohur në fushat e psikologjisë, sociologjisë, shkencave
politike, punën sociale, biznes etj.(Yin, 2003).
Shpesh psikologët duan të dinë se çfarë e shkakton një sjellje ose një ngjarje të
caktuar. Studimi i rastit është shumë i vlefshëm si metodë për psikologët të cilët duan
të diagnostikojnë problemin e një personi dhe të vendosin për trajtimin e tij.
Psikologu kështu e ka më të lehtë për të vepruar nëse njeh përvojat e të shkuarës së
klientit, përvoja këto që mund të kenë shkaktuar problemin. Gjithashtu grumbullimi i
informacionit për fëmijërinë, shkollën, marrëdhëniet me prindërit, shokët, është
shumë i vlefshëm për të kuptuar situatën aktuale.
Metoda e intervistimit është përdorur si metodë, ku subjekti bashkëvepron me
psikologun duke iu përgjigjur pyetjeve verbale. Pyetjet e intervistimit, subjekt i këtij
studimi, janë ndërtuar për të marrë informacion mbi të dënuarit me probleme të
shëndetit mendor dhe sjelljes së tyre. Pyetësori i hartuar për këtë studim përmban
pyetje të strukturuara dhe pyetje të hapura.
Sa i përket vlerësimit të gjendjes së stresit dhe depresionit tek të dënuarit, është
përdorur metoda e testimit. Kjo metodë ndihmon studiuesin të grumbullojë dhe
krahasojë informacionin për sjelljen e njerëzve. Psikologët përdorin shumë lloj
testesh për të matur aftësitë, interesat, inteligjencën dhe personalitetin.
Sa i përket realizimit të studimit mbi analizimin e tentativave suicidale, është
përdorur metoda kërkimore cilësore. Çdo tentativë vetëvrasjeje është një ngjarje
individuale dhe zhvillohet në rrethana, të cilat ndodhin vetëm një herë. Metoda
9 Yin, R. (2003). Case study research: Thousand Oaks: Sage Publications.2003
7
kërkimore cilësore ndihmon studiuesin të analizojë këto detaje të cilat janë shkaku
kryesor për kryerjen e një tentative suicidale.
Metoda cilësore nuk është një metodologji e re; megjithatë, sot për sot përdorimi i
kësaj metode, ka rezultuar produktiv në kërkimet në fushën e shkencave sociale. Në
drejtim të trajtimit psikologjik të çështjes, studimi është udhëhequr nga aksiomat e
paradigmës naturaliste të Lincoln dhe Guba's (1985)10. Guba dhe Lincoln (1982,
1985, 1998)11 theksojnë se paradigma dhe influenca e tyre epistemilogjike dhe
ontologjike janë elementët thelbësorë në cdo kërkim.
Ky studim është udhëhequr nga paradigma natyraliste. Sipas kësaj teorie, studimi
duhet të udhëhiqet nga parimi se realiteti është i ndërtuar në mënyrë të shumëfishtë
dhe se qëllimi i punës kërkimore është të kuptojë se si individët ndërtojnë realitetin
brenda kontekstit të tyre social.
Duke ndjekur këtë linjë kërkimi, gjatë këtij studimi është përdorur vëzhgimi si
metodë kërkimore. Në fazën e parë, “vëzhgimi i hershëm”, studiuesi kërkon të marrë
informacion përshkrues dhe të përgjithshëm mbi fenomenin, për të krijuar pyetjet që
do t’i drejtohen grupit të synuar. Hartimi i pyetjes të drejton drejt fazës së dytë,
“vëzhgimi i fokusuar”, ku studiuesi kërkon të analizojë në brendësi fenomenin. Në
fazën e tretë, “vëzhgimi specifik”, studiuesi rifinon dijen e tij, duke krijuar modele
mbi fenomenin (Alber anda Alber, 1994, Sprodly, 1980)12.
10 Lincoln, YS. & Guba, EG. (1985). Naturalistic Inquiry. Newbury Park, CA: Sage Publications. 11 Guda.E.G. (1981). Criteria of assessing trustorthiness in naturalist inuiries. Educational
Communications and Technology Journal 29, 75-91. 12 Adler,P.A., &Adler, P. (994). Observation Technies. In N. Denzin & Y.S. Lincoln (Eds), Handbook
of ualitative research (pp.377-393). Nebury Park, CA: Sage.
8
Kapitulli I
I. Studimi teorik
A. Roli i terapisë psikologjike në burgje
Në vitin 2001, është hartuar në Mbretërinë e Bashkuar, dokumenti “Ndryshimi i
pikëpamjeve: Strategjia e zhvillimit dhe e modernizimit të shërbimit në shëndetin
mendor në burgje (DH and HMPS 2001)13. Bazuar në këtë dokument u vendos të
hartohej dhe të zbatohej plani 5-vjecar për përmirësimin e shërbimit mjekësor për të
burgosurit. Ky dokument parashtoi parimin e barazisë, sipas të cilit të burgosurit
duhet të kenë akses në shërbime sipas nevojave ashtu si dhe gjithë popullsia trajtohet
nga shërbimi kombëtar shëndetësor. Shëndeti mendor në burgje është prezantuar në
Britaninë e Madhe midis vitit 2003 dhe vitit 2006, për të mundësuar dhënien e
ndihmës të dënuarve të cilët shfaqin probleme të shëndetit mendor.
Në praktikë, shëndeti mendor në burgje është një shërbim që synon të plotësojë
nevojat e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor duke përfshirë depresionin,
dëmtimin e vetvetes dhe çrregullime të stresit post-traumatik (PTSD). Megjithatë,
mbeten akoma të paadresuara një numër i lartë i problemeve mendore14 .
Në nivelin e politikëbërjes janë ndërmarrë një sërë masash për të theksuar rëndësinë
e plotësimit të kërkesave të të dënuarve, por mbetet për t’u diskutuar sesi plotësohen
këto kërkesa në praktikë. Është e rëndësishme të theksohet se domosdoshmëria dhe
kërkesa për shërbime në fushën e shëndetit mendor në burgje i tejkalon burimet të
cilat mund të nevojiten për t’i plotësuar këto kërkesa15. Është e dokumentuar se
personat e vendosur në burgjet e Anglisë, kanë vështirësi të shumta psikologjike16.
Në të njëjtën kohë përveçse vuajnë nga shqetësimet mendore, të dënuarit vuajnë dhe
13 DH and HMPS (2001) Changing the Outlook: A Strategy for Developing and Modern ising Mental
Health Services in Prisons. London: Department of Health. 14 Durcan, G. and Knowles, K. (2006) London’s Prison Mental Health Services: A Review. London:
Sainsbury Centre for Mental Health. 15 Brooker, C., Duggan, S., Fox, C., Mills, A. and Parsonage, M. (2008) Short Changed: Spending on
Prison Mental Health Care. London: Sainsbury Centre for Mental Health. 16 (Singleton et at. 1998; Fazel and Danesh 2002; Rickford and Edgar 2005; HMCIP 2007; Bradley
2009; Corston 2007; Romily and Bartlett 2010).
9
për shkak të fenomenit të përjashtimit social. Sipas të dhënave të referuara nga
Njësia e Përjashtimit Social, rezulton se të dënuarit ndryshojnë nga njerëzit në
komunitet, kjo bazuar në keto të dhëna ku 27 % e të dënuarve të mitur janë marrë
nën kujdesje (krahasuar me 2% të popullsisë), 32 % ishin të pastrehë (krahasuar me
0.9% te popullsisë ), 67 % janë të papunë (krahasuar me 0.9 % të popullsisë), 65 % të
tyre kanë vështirësi në lexim dhe matematikë (krahasur me 23% të popullsisë)17.
Duke analizuar nevojat për kujdes ndaj shëndetit mendor në burgje, autori
Singlenton, nxorri në pah se gati 90% e të dënuarve janë të diagnosifikuar me të
paktën një problem të shëndetit mendor. Këto probleme përfshijnë depresionin,
ankthin, psikozën dhe çrregullime të personalitetit. Sipas këtij studimi është gjetur se
shkalla e prevalencës për çrregullimin e psikozës është ndërmjet 6 për qind dhe 13
për qind në mesin e të burgosurve, krahasuar me 0.4 përqind të popullsisë së
përgjithshme18. Një normë e prevalencës midis 40 përqind dhe 76 përqind u gjet për
çrregullime neurotike, krahasuar me 17.3 për qind të popullatës së përgjithshme.
Gjithashtu 50 përqind dhe 78 përqind e të burgosurve plotësojnë kriteret për një
çrregullim të personalitetit në krahasim me 3.4 përqind dhe 5.4 përqind të popullatës
së përgjithshme19.
Sipas të dhënave të referuara nga një inspektim tematik i kryer nga inspektorët e
Inspektoriatit të Madhërisë së Saj për Burgjet në UK (HMCIP), referohet se 65
përqind e grave dhe 52 përqind e burrave kanë marrë pikët më të larta në testin
GHQ-12, i cili përdoret si mjet për matjen e stresit dhe ankthit psikologjik20.
Kërkime të shumta janë kryer në lidhje me vetëdëmtinin dhe vetëvrasjen në burgje.
Sipas të dhënave rezulton se numri i të burgosurve që përfundojnë në vetëvrasje
është rritur në periudhën kohore nga viti 1978 deri në vitin 2003. Në ditët e sotme të
17 Social Exclusion Unit 2002. 18 Singleton, N., Bumpstead, R., O’Brien, M., Lee A. and Meltzer, A. (2000) Psychiatric Morbidity
Among Adults Living in Private Households 2000. London: Office for National Statistics. 19 Singleton, N., Meltzer, H. and Gatward, R. (1998) Psychiatric Morbidity Among Prisoners.
London: Office for National Statistics. 20 https://www.gov.uk/government/uploads/system/uploads/attachment_data/file/248370/0118.pdf,
fq.27.
10
burgosurit kanë pesë herë më shumë gjasa për të përfunduar në vetëvrasje se sa
njerëzit në komunitet21.
Në një përmbledhje të kërkimeve në sistemin e burgjeve gjatë 10 viteve të fundit në
Australi, konkludohet se "sjellja e vetëdëmtimit ndodh në një kontekst ku niveli i
stresit tek të dënuarit është shumë i lartë” dhe një prej gjetjeve qëndrore në këto
studime është fakti se të burgosurit që vetëdëmtoheshin, raportonin një reagim më të
varfër në përgjigjie sesa të dënuarit që nuk vetëdëmtoheshin. Studimi nxorri në pah
se të burgosurit e vetëdëmtuar ndikohen nga faktorë të ndryshëm. Faktorët që
ndikojnë në kryerjen e një tentative suicidale janë të ndarë në bazë të këtij studimi në
pesë grupe kryesore: ndikim nga një ngjarje stresuese brenda burgut, pasoja e
izolimit (p.sh. mungesa e anëtarëve të familjes), ngjarje që ndodhin jashtë burgut,
simptomat psikologjike (p.sh. simptoma PTSD) dhe aspekte të tjera të sistemit të
drejtësisë penale. Arsyeja më e përdorur për vetëdëmtimin rezulton të jetë ajo e një
ngjarjeje stresuese që ndodh brenda burgut22.
B. Përvoja psikologjike e burgimit
Për shumë njerëz, burgu mund të duket si një mundësi për të gjetur një stabilitet dhe
të largohen nga jeta e përditshme dhe e vështirësitë e saj. Megjithatë është i trishtë
fakti se për disa njerëz humbja e lirisë mund të duket mundësia më e mirë që kanë.
Për shumë njerëz të tjerë, burgimi është një eksperiencë e vështirë dhe destabilizuese.
Edhe pse burgjet ndryshojnë në ofrimin e kushteve edhe pse individët reagojnë dhe
përballen në mënyra të ndryshme me burgun, pa dyshim eksperienca e izolimit
paraqet për shumë prej të dënuarve sfida praktike, sociale dhe psikologjike23.
Gjatë periudhës të burgimit, është përcaktuar se momenti më i vështirë gjatë gjithë
kohës së burgimit është momenti i hyrjes në burg. Ky moment shoqërohet dhe
karakterizohet nga shqetësime mbi ndarjen nga të afërmit, humbjen e lirisë,
21 Jenkins, R., Bhugra, D., Meltzer, H., Singleton, N., Bebbington, P., Brugha, T., Coid, J., Farrell, M.,
Lewis, G. and Paton, J. (2005) ‘Psychiatric and social aspects of suicidal behaviour in prisons’,
Psychological Medicine, 35. 22 https://www.griffith.edu.au/__data/assets/pdf_file/0017/518102/Suicide-Research-Text-Vol1.pdf 23 Liebling, A. and Maruna, S. (eds) (2005) The Effects of Imprisonment, Cullompton, Devon: Willan
Publishing
11
mungesën e sigurisë, paqartësi mbi ecurinë e proçeseve gjyqësore etj (Liebling 1999;
Harvey 2007)24.
Në një studim të kryer mbi adaptimin e të paraburgosurve gjatë burgimit, në muajt e
parë të paraburgimit, ka rezultuar se të dënuarit të cilët kishin shfaqur vështirësi në
rregullimin e emocioneve të tyre dhe nivel të lartë stresi në momentin e pranimit,
kishin më shumë vështirësi në përshtatje gjatë gjithë kohës së qëndrimit në burg25.
Kjo kategori e të dënuarve me përvojë më të dhimbshme të burgimit ishin të ndikuar
më shumë nga mjedisi i jetesës dhe e kishin më të vështirë për të kërkuar dhe pranuar
çdo lloj ndihmë të ofruar për të kaluar këtë situatë.
Një studim i gjerë mbi ekzaminimin e gjendjes psikologjike të të dënuarëve gjatë
kohës së hyrjes është kryer dhe nga Zamble dhe Porporino (1988). Studimi i tyre
kishte si qëllim studimin e sjelljes dhe përshtatjes së të dënuarve në Kanada. Të
dënuarit u intervistuan disa javë pas hyrjes së tyre në paraburgim dhe u ri-
intervistuan në një periudhë kohe pas katër dhe gjashtëmbëdhjetë muajsh26.
Gjatë kohës së hyrjes në institucionin e paraburgimit të paraburgosurit kishin kaluar
kohë të vështira dhe kishin shfaqur nivele të larta të shqetësimit dhe stresit.
Megjithatë, disa problematika u vëzhguan dhe u identifikuan nga intervistat e kryera
pas disa javëve të qëndrimit të tyre në paraburgime të Kanadasë. Disa prej
shqetësimeve të referuara nga vetë të paraburgosurit gjatë periudhës së paraburgimit
janë renditur sipas kategorive të mëposhtme: mungesa e familjarëve; mungesa e
lirisë; mungesa e aktiviteteve ose objekteve specifike; konfliktet me të dënuarit e
tjerë; keqardhje për të shkuarën; shqetësime mbi të ardhmen; mërzitje; kushtet e
jetesës në burgje; mungesën e ndihmës nga ana e stafit të burgut; shqetësimi mbi
sigurinë; mungesë e programeve dhe aktiviteteve. Në të vërtetë, të qënit larg
24 Davies, P (1999) Gender, Crime and Victimisation, pg 152 25 Harvey, J. (2007) Young Men in Prison: Surviving and Adapting to Life Inside. Cullompton: Willan
Publishing. 26 http://www.cmu.edu/dietrich/sds/docs/loewenstein/adaptPrisonment.pdf, Coping, Behavior, and
Adaptation in Prison Inmates, Zamble, E, Porporino, J.
12
familjarëve dhe shokëve ka qënë një nga problemet më të vështira për të
paraburgosurit gjatë javëve të para të paraburgimit.
Ndërveprimi midis individit dhe mjedisit është një faktor shumë i rëndësishëm në
përcaktimin e eksperiencës së burgimit. Një mënyrë që individi të përshtatet me
jetesën brenda burgut dhe të mbijetojë psikologjikisht, është të ketë aftësinë e
kombinimit të kërkesave individuale me mjedisin. Nga studiuesit në këtë fushë janë
përcaktuar shtatë nevoja kryesore të një të dënuari: siguri, privatësi, strukturë, reagim
emocional, mbështetje, aktivitete dhe liri27. Kur ka një “përshtatje “ midis kërkesave
të individit dhe aftësisë së mjedisit për të përmbushur këto kërkesa, atëherë mund të
ndodhë një rregullim i suksesshëm i jëtesës së tyre brënda burgut.
Duke u bazuar në këto studime duket qartë lidhja e mjedisit me përvojën e burgimit.
Për më tepër, duket se mjedisi mund të kompensojë ankthin dhe stresin e përjetuar
nga të burgosurit. Nga ana tjetër të burgosurit me një histori të vështirësive
psikologjike dhe sjelljeve për vetëdëmtim rezultojnë të shfaqin më pak ankth kur
përfshihen më shumë në aktivitete si ajrim, punësim, shtimi i kontakteve me anëtarët
e familjes si dhe pjesëmarrja në kurse të ndryshme. Nga ana tjetër për të dënuarit me
probleme para- ekzistuese të shëndetit mendor duket se burgu mund të jetë faktor në
rikthimin e gjendjes së tyre problematike ose mund të kontribuojë më tej duke shtuar
ankthin dhe problemet psikologjike si përgjigje ndaj mjedisit që i rrethon28.
C. Plotësimi i nevojave të shëndetit mendor të të burgosurve
përmes terapisë psikologjike
Shumë të burgosur përjetojnë probleme të shëndetit mendor para se të hyjnë në
portën e burgut dhe përvoja e burgut mund të shfaqë sfida të mëtejshme sociale dhe
psikologjike . Pra, si mund ti përgjigjet stafi nevojave psikologjike të të burgosurve?
Si mund të ndihmohen të burgosurit për tu përballuar me eksperiencën e burgut?
27 Toch, H. (1977/1992) Living in Prison: The Ecology of Survival. Washington, DC: American
Psychological Association. 28 Liebling. A. and Maruna, S. (eds) (2005) The Effects of Imprisonment. Cullompton: Willan
Publishing.
13
Në të vërtetë, si mund të parandalohen problemet psikologjike të të burgosurve nga
ana e stafit multidisiplinar? Alternativa më e mirë është ajo e ofrimit të terapisë
psikologjike dhe metodave të tjera ndihmëse në parandalimin dhe trajtimin e
problemeve mendore të të dënuarve dhe parabugosurve.
Përse është e nevojshme terapia? Psikoterapia përkufizohet si “një proçes
ndërpersonal i krijuar për të modifikuar ndjenjat, perceptimet, qëndrimet dhe sjelljet
që shfaqen tek një individ dhe që kërkon ndihmë nga një profesionist i fushës”29.
Format e terapive që praktikohen janë shumë dhe janë të klasifikuara në shtatë fusha
kryesore: psikodinamika; konjitive biheviorale; ndërpersonale; strategjike ose
sistematike; mbështetëse dhe eksperimentale; grupe dhe këshillim 30.
D. Cila terapi duhet të përdoret në sistemin e burgjeve?
Sipas studimeve të kryera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbi psikologët të cilët
punojnë në sistemin e burgjeve ka rezultuar se shumica e psikologëve që punojnë në
burgje janë të diplomuar në psikologji klinike (67% të punësuar në burgjet shtetërore
dhe 49% të punësuar në burgjet federale). Shumica e tyre janë përgjigjur se kanë
përdorur si metodë trajtimi terapinë konjitive-biheviorale (TKB) por disa prej tyre
kanë përdorur dhe terapi të tjera si: trajtime mbi sjelljen, terapinë psikodinamike,
humanistike, ekzistencialen dhe sistematiken. Problemet kryesore që janë trajtuar
përmes këtyre terapive kanë qenë depresioni , zemërimi, agresioni, psikoza dhe
ankthi etj 31. Sipas një studimi të kryer nga autori Kjelseberg (2004) mbi terapitë
psikologjike të përdorura në Norvegji rezultoi se psikologët dhe terapistët përdornin
më së shumti terapinë konjitive-biheviorale ndërsa trajtimet psikodinamike ishin të
rralla32.
29 Roth, A. and Fonagy, P. (2005) What Works For Whom? A Critical Review of Psychotherapy
Research. London: The Guilford Press. 30 Po aty, kapitulli 1 31 Zlotnick, C., Najavits, L.N., Rohsenow, D., Johnson, D. (2003). A cognitive-behavioral treatment
for incarcerated women with substance use disorder and posttraumatic stress disorder. Journal of
Substance Abuse Treatment, 25: 99-105. 32 Ellen Kjelsberg, “ Gender and Disorder Specific Criminal Career Profiles in former adoleshent
psychuatric inn patients 261-270.
14
Megjithatë në Shqipëri, nuk është realizuar ndonjë studim mbi këtë çështje. Bazuar
në eksperiencën personale disa vjeçare si psikologe në sistemin e burgjeve, mund të
referoj nga eksperienca se trajtimi i të dënuarve me probleme të shëndetit mendor
është kryer sipas teorisë konjitive-biheviorale. Edhe pse psikologët përdorin
programe standarte të ndjekjes së kësaj kategorie, lloji i trajtimit të ofruar drejtohet
sipas këndvështrimit personal.
Shumë lloj trajtimesh janë në përdorim për njerëzit të cilët kanë probleme të
shëndetit mendor. Kur një person kërkon ndihmë nga një mjek i familjes, në qendrat
shëndetësore ose dhe tek qëndrat e trajtimit medikamentoz është e rëndësishme që së
pari individi duhet të ketë një diagnozë të saktë mbi problemin e tij. A ka probleme
mjekësore? A duhet të shtrohet individi? A përbën rrezikshmëri sjellja e tij? Nëse
duhet të marrë pjesë në terapi cila do të jetë lloji i terapisë që duhet të ndjekë?
Dy janë llojet e terapive që mund të ndiqen: ajo e terapisë biologjike dhe
psikoterapia. “Terapia biologjike tradicionalisht është quajtura terapia somatike”33;
ky term i referohet trajtimeve të çrregullimeve psikologjike për trupin, përfshi trurin
dhe nivelin e hormoneve. Ndërsa psikoterapia është trajtim i problemeve që lidhen
me emocionet dhe sjelljen, kryer kjo përmes teknikave psikologjike. Ky është një
proçes i orientuar drejt ndryshimit, qëllimi i së cilit është të ndihmojë individët të
përballojnë problemet e tyre dhe të kenë një stil jetese më të mirë. Psikoterapia e
arrin qëllimin duke mësuar individët sesi të çlirohen nga stresi, përmirësimin e
komunikimit ndërpersonal, të kuptojnë ngjarjet e jetës së tyre dhe të modifikojnë
mendimet e tyre negative mbi botën.
Përpara vitit 1950, ishin rreth 15 lloje të terapive të cilat përdoreshin, sot janë rreth
200 lloj trajtimesh të ndryshme për problemet psikologjike. Disa prej tyre fokusohen
tek individi, disa tek grupi, disa tek familja. Në vend që të përdorin një trajtim të
vetëm shpesh psikologët zgjedhin të përdorin terapinë eklektike, që është kombinimi
i disa teknikave në trajtimin që ato ofrojnë.
33 Psychology, sixth edition, Lester A. Lefton, Chapter 15, approaches to treatment, pg 518
15
Në figurën e mëposhtme paraqiten lloji i terapisë së përdorur nga psikologët në
ShBA. Këto të dhëna janë marrë nga një studim i kryer me 531 psikologë të Shoqatës
Amerikane të Psikologëve, Departamenti i Psikoterapisë. Gjetjet sugjerojnë se
trajtimi më i përdorur është ai i kombinuar “eklektik34.
Figure 1. Lloji i terapisë së perdorur nga psikologët Amerikanë.35
Sot, gjithashtu ka një sërë trajtimesh psikodinamike, të cilat përdoren në shumë
forma të trajtimit, si individuale dhe në grup. Kjo lloj terapie ndihmon pacientët të
kuptojnë motivimin themelor të sjelljes së tyre. Këto terapi supozojnë se sjellja
deviante ndodh kur individi nuk e kupton veten e tij.
Psikoanaliza si terapi e gjatë e motivacionit të pavetëdijes, e zhvilluar nga Frojd, ka
si qëllim të studiojë impulset e pavetëdijshme të pacientit. Gjithashtu qëllimi i
psikoanalizës është të sjellë konfliktet e ndrydhura në nivelin e vetëdijes. Kjo terapi
ka limitimet e saj, pasi jo çdo psikolog mund ta përdorë këtë teknikë, pasi për të qënë
psikiatër të kualifikuar, psikologët duhet të kenë arsimin psikanalitik dhe duhet t’i
jenë nënshtruar psikanalitikës. Në pamundësi, psikologët e tjerë përdorin terapinë
psikodinamike, terapi që është e bazuar në teorinë e Frojd, por që disa herë
34 Psychology applied to modern life: Adjustment in 21st Century, Wayne Weiten, Dana Dunn,
E.Hammer, pg 504. 35 Shih 30
Humanistike6%
Eklektike36%
Psikodinamike
29%
Kognitive-bihevioral
19%
Të tjera 10%
16
përjashton disa nga elementët e teorisë së Frojdit duke ndërthurur asociacionet e lira,
rezistencën dhe analizën e ëndrrave.
Praktikuesit e teorisë humanistike supozojnë se njerëzit janë të mirë dhe se kanë një
predispozicion të brendshëm të zhvillojnë potencialin e tyre për të kërkuar të
bukurën, të vërtetën dhe mirësinë. Të tre këto terapi kërkojnë të ndihmojnë individin
të njohë potencialet e tij dhe të gjejë kuptimin e jetës. Në kontrast, terapia e sjelljes
bazohet në paradigmën se shumë sjellje qofshin këto normale ose jo normale, janë të
mësuara. Kjo terapi fokusohet në ndryshimin e sjelljes duke ndryshuar perceptimet
dhe mendimet e pacientit.
Trajtimi mund të jetë efektiv në ndryshimin e sjelljeve deviante, mendimeve
negative, konflikteve të brendshme dhe marrëdhëniet ndërpersonale. Por të gjitha
këto lloj formash të terapive kanë një qëllim të përbashkët, atë të përfshirjes së
individit në procesin e ndryshimit.
E. Efektet e terapisë konjitive-biheviorale në trajtimin e
çrregullimeve mendore
Së pari do të analizojmë avantazhet e terapisë biheviorale në krahasim me terapinë
psikodinamike dhe humanistike.
Tre janë avantazhet kryesore të kësaj teorie pasi:(1)terapia psikodinamike dhe
humanistike përdorin koncepte që janë gati të pamundura të përkufizohen ose të
maten ( si psh “uni” dhe aktualizimi i vetvetes); (2) studimet kanë treguar se pacientë
që nuk janë trajtuar me terapi psikodinamike dhe humanisitike janë përmirësuar
gjithsesi; dhe (3) nëse terapisti e etiketon një person si anormal, etiketimi në vetvete
mund të çojë në një sjellje të keqformuar (terapia psikodinamike ka tendencë të
përdorë etiketime por kjo ndodh dhe në terapitë e tjera)36. Terapistet të cilët përdorin
terapinë konjitive biheviorale referojnë se pacientët shfaqin sjellje devijante ose të
keqformuara jo se ata janë jonormalë por sepse ata kanë probleme të përshtaten me
situatat e jetës; nëse atyre j’u mësohen mënyra të reja reagimi, sjellja problematike
36 McGlynn, S.M(1990). Behavioral approaches to neuropsychological rehabilitation. Psychological
bulletin., 108. 420-441
17
mund të zhduket. Një pikë e fortë e terapisë së sjelljes është se kjo terapi siguron një
kuadër koherent konceptual.
Por duhet pranuar se dhe kjo teori ka kritikat e saj. Shumë terapistë që punojnë me
psikodinamikën si metodë, besojnë se edhe nëse një sjellje e dukshme mund të
trajtohet përmes terapisë së sjelljes, mund të zhvillohen simptoma të tjera
zëvendësuese. Simptoma të zëvendësueshme shfaqen kur një simptomë zhduket nga
trajtimi. Megjithatë studimet tregojnë se terapia e sjelljes është më efektive se terapia
psikodinamike në shumë raste37 38.
Kjo terapi është e efektshme në trajtimin e shumë lloj çrregullimesh të shëndetit
mendor për kategorinë të dënuar me sjellje kriminale dhe sjellje të tjera deviante.
Por sa efikas është trajtimi konjitiv bihevioral në trajtimin e çrregullimeve të lidhura
me sjelljen kriminale dhe sjellje të tjera deviante?
a. Varësi nga përdorimi i substancave narkotike
Ka të dhëna për efikasitetin e TKB-së për varësinë ndaj kanabisit dhe dëshmi të
përdoruesve për efikasitet të lartë39. Megjithatë, madhësia e efektit të TKB-së ishte e
ulët në krahasim me ndërhyrjet e tjera psiko-sociale (p.sh. parandalimi i rikthimit dhe
qasjet motivuese) për varësinë nga substancat narkotike40. Trajtimet për përdoruesit e
duhanit, kanë rezultuar efektive në reduktimin e rikthimit pasi TKB përdor shumë
teknikën e kopjimit të aftësive41, duke nënvizuar gjithashtu se një studim tjetër ka
37 Jacobson, N.S (1991). Behavioral versus insight-oriented martial therapy; Labels can be misleading.
Journal of consulting and Clinical Psychology, 59, 142-145. 38 Snyder, D.K.,Wills, R.M., & Grady-Fletcher, A. 91991). Lomg –term effectiveness of behavioral
versus insight-oriented marital therapy: A 4-year follow-up study. Journal of Consulting and clinical
psychology, 59, 138-141. 39 Dutra L, Stathopoulou G, Basden SL, Leyro TM, Powers MB, Otto MW. A meta-analytic review of
psychosocial interventions for substance use disorders. The American Journal of
Psychiatry.2008;165:179–187. 40 Powers MB, Vedel E, Emmelkamp PMG. Behavioral couples therapy(BCT) for alcohol and drug
use disorders: a meta-analysis. Clinical Psychology Review. 2008;28:952–962. 41 Song F, Huttunen-Lenz M, Holland R. Effectiveness of complex psycho-educational interventions
for smoking relapse prevention: an exploratory meta-analysis. Journal of Public Health. 2010;32:350–
359.
18
dalluar superioritetin e TKB-së (si trajtim më vete ose i shoqëruar me zëvendësimin e
nikotinës) mbi terapinë e zëvendësimit të nikotinës42.
Gjithashtu kjo terapi ka rezultuar me efektivet të lartë në trajtimin e sjelljes në
trajtimin e problematikës së kontrollit të kumarit43. Në një analizë tjetër të kryer nga
autorët Leung & Cottler, 2009,44 është raportuar një efikasitet i lartë i terapisë
konjitive biheviorale kur kjo terapi shoqërohet me trajtime të tjera jo-farmaceutike në
krahasim me trajtimet medikamentoze (si psh, naltrexone, carbamzepine dhe
topiramate).
b. Skizofrenia dhe çrregullime të tjera psikotike
Studime të cilat kanë trajtuar dhe ekzaminuar efikasitetin e trajtimit psikologjik për
skizofreninë kanë nxjerrë përfundim mbi një efekt pozitiv që terapia konjitive dhe
biheviorale ka mbi simptomat pozitive (psh, deluzioni dhe halucinacionet) të
skizofrenisë45. Gjithashtu ka evidence që TKB mund të jetë një terapi zëvendësuese
e medikamenteve mjekësore në trajtimin e pacientëve me skizofreni të cilët vuajnë
nga episodet akute të psikozës më shumë sesa nga simptomat kronike të saj46.
Terapia konjitive biheviorale duket se ka pak efekte në relaps ose në kushtet e
shtrimit në spital në krahasim me ndërhyrjet e tjera si për shembull ndërhyrja e
familjes apo dhe shërbimet e ndihmës së shpejtë 4748.
42 García-Vera MP, Sanz J. Analysis of the situation of treatments for smoking cessation based on
cognitive-behavioral therapy and nicotine patches. Psicooncología.2006;3:269–289 43 Oakley-Browne M, Adams P, Mobberley P. Interventions for pathological gambling. Cochrane
database of systematic reviews. 2000;2:CD001521 44 Leung KS, Cottler LB. Treatment of pathological gambling. Current Opinion in
Psychiatry.2009;22:69–74 45 Gould RA, Mueser KT, Bolton E, Mays V, Goff D. Cognitive therapy for psychosis in
schizophrenia: An effect size analysis. Schizophrenia Research. 2001;48:335–342 46 Zimmermann G, Favrod J, Trieu VH, Pomini V. The effect of cognitive behavioral treatment on the
positive symptoms of schizophrenia spectrum disorders: a meta-analysis. Schizophrenia
Research.2005;77:1–9 47 Bird V, Premkumar P, Kendall T, Whittington C, Mitchell J, Kuipers E. Early intervention services,
cognitive-behavioural therapy and family intervention in early psychosis: systematic review. The
British Journal of Psychiatry. 2010;197:350–356 48 Álvarez-Jiménez M, Parker AG, Hetrick SE, McGorry PD, Gleeson JF. Preventing the second
episode: a systematic review and meta-analysis of psychosocial and pharmacological trials in first-
episode psychosis. Schizophrenia Bulletin. 2011;37:619–630
19
Megjithatë, TKB ka një efekt pozitiv në rezultatet dytësore. Për shembull, një studim
i kryer nga autori Ëykes (2008)49 ka ekzaminuar provat e kontrolleve të kryera me
TKB për skizofreninë dhe kanë konfirmuar gjetjet e dala nga analizimi i rezultateve
të kryera duke na sugjeruar se TKB ka një efekt të ulët deri në mesatar në
kontrollimin e gjendjes në simptomat negative dhe pozitive. Në vazhdimësi kjo
analizë nxori në pah efektin në nivel mesatar në përmirësimin e rezultateve dytësore
që nuk ishin objekt direkt i trajtimit, përfshi funksionimin e përgjithshëm, humorin
dhe stresin/ankthin social.
c. Depresioni dhe distimia
Terapia konjitive biheviorale në trajtimin e depresionit ka më shumë efektivitet.
Çrregullimet depresive janë kategori e çrregullimeve të humorit, ku individët
tregojnë vazhdimisht ekstremitet në mërzitje, zhgënjime dhe humbje të interesit për
pjesëmarrje në aktivitetet e jetës së përditshme5051. Megjithatë, studimet kanë
krahasuar TKB-në me trajtime të tjera aktive, si përshembull trajtimi psikodinamik,
terapia e zgjidhjes së problemeve dhe psikoterapia ndërpersonale, ku dolën në
përfundimin se mbi këtë çështje kishte rezultate të ndryshme. Veçanërisht, do të
sillnim në vëmendje, si objekt i këtij kërkimi shkencor, se trajtimi konjitiv bihevioral
në trajtimin e depresionit dhe formave të tij rezulton të jetë në nivel të barabartë me
trajtimet e tjera të përmendura më lart5253. Studime të tjera, kanë gjetur rezultate në
favor të TKB-së (autorët Di Giulio, 2010; Jorm, Morgan, & Hetrick, 2008; 19Tolin,
2010)545556. Për shembull, autori Jorm dhe kolegët (2008)57 kanë gjetur rezultate se
49 Wykes T, Steel C, Everitt B, Tarrier N. Cognitive behavior therapy for schizophrenia: Effect sizes,
clinical models, and methodological rigor. Schizophrenia Bulletin. 2008;34(3):523–537 50 Van Straten A, Geraedts A, Verdonck-de Leeuw I, Andersson G, Cuijpers P. Psychological
treatment of depressive symptoms in patients with medical disorders: a meta-analysis. Journal of
Psychosomatic Research. 2010;69:23–32 51Beltman MW, Oude Voshaar RC, Speckens AE. Cognitive-behavioural therapy for depression in
people with a somatic disease: meta-analysis of randomised controlled trials. The British Journal of
Psychiatry. 2010;197:11–19 52Cuijpers P, Smit F, Bohlmeijer E, Hollon SD, Andersson G. Efficacy of cognitive-behavioural
therapy and other psychological treatments for adult depression: meta-analytic study of publication
bias. The British Journal of Psychiatry. 2010;196:173–178. 53 Pfeiffer PN, Heisler M, Piette JD, Rogers MAM, Valenstein M. Efficacy of peer support
interventions for depression: a meta-analysis. General Hospital Psychiatry. 2010;33:29–36 54Di Giulio G. Therapist, client factors, and efficacy in cognitive behavioural therapy: A meta-analytic
exploration of factors that contribute to positive outcome. Ottawa: University of Ottawa; 2010
20
trajtimi konjitiv është më superior në krahasim me teknikat e relaksimit në fazën e
pas-trajtimit. Po ashtu, studimet e autorit Tolin (2010)58 kanë treguar se terapia
konjitive biheviorale është më superiore se terapia psikodinamike në fazën e pas-
trajtimit dhe ndjekjen 6-mujore dhe kjo ndodhte kur simptomat e stresit dhe ankthit
ekzaminoheshin së bashku.
Krahasuar me trajtimin farmakologjik, si trajtimi konjiktiv bihevioral dhe trajtimi
medikamentoz kishin efekte të njëjta në trajtimin e simptomave kronike, me efekt
midis intervalit mesatar - të lartë. Studime të tjera kanë treguar se terapia
medikamentoze mund të jetë e dobishme nëse shoqërohet me terapinë konjitive
biheviorale; veçanërisht, kur terapia mendikamentoze shoqërohej me trajtimin
konjiktiv bihevioral, kishte më shumë efekt në trajtim sesa kur zhvillohej e vetme59.
d. Çrregullimi bipolar
Çrregullimi bipolar, i cili më herët është njohur si çrregullim maniako-depresiv, e ka
marrë emrin nga fakti se pacientët të cilët vuajnë nga ky lloj çrregullimi përjetojnë
gjendje ekstrem të manisë dhe depresionit. Faza maniake karakterizohet nga e folura
e shpejtë, vetëvlerësimi i lartë i vetes, ku individi është destruktiv dhe i
papërmbajtur. Në këtë fazë individi flet për projekte dhe ide krejt të parealizueshme.
Në fazë e dytë krejt papritur individi bipolar bëhet i zymtë dhe përjeton ndjenja të
thella pavlefshmërie sa që refuzon të ushqehet, fle me vështirësi dhe nuk do të
lëvizë60. Studimet kanë ekzaminuar efikasitetin e TKB-së në trajtimin e çrregullimit
bipolar dhe kanë gjetur një shkallë efekti të TKB-së të ulët deri në mesatare të
trajtimit konjitiv bihevioral gjatë fazës së pas-trajtimit, me efekte në rritje të lehtë në
fazën e ndjekjes. Këto përfundime dolën pas ekzaminimit të simptomave si depresive
55 Jorm AF, Morgan AJ, Hetrick SE. Relaxation for depression. Cochrane Database of Systematic
Reviews. 2008 56 Tolin DF. Is cognitive-behavioral therapy more effective than other therapies? A meta-analytic
review.Clinical Psychology Review. 2010;30:710–720 57 Shih 22 58 Tolin DF. Is cognitive-behavioral therapy more effective than other therapies? A meta-analytic
review.Clinical Psychology Review. 2010;30:710–720 59 Chan EK-H. Efficacy of cognitive-behavioral, pharmacological, and combined treatments of
depression: A meta-analysis. Calgary: University of Calgary; 2006 60 Psikologjia, njw hyrje koncizw. TerryF.Pettijohn, botimi II, viti 1996, Fq471
21
dhe maniakale të cilat lidhen me çrregullimin bipolar61. Ka pak fakte që trajtimi
konjiktiv bihevioral si një trajtim i kryer vetëm (jo i shoqëruar me trajtimin
medikamentoz) është efektiv në trajtimin e çrregullimit bipolar.
Gjithashtu studimet janë fokusuar në ndikimin që ka terapia konjitive biheviorale në
parandalimin e rikthimit/relapsit tek pacientët bipolarë. Një studim i kryer nga
Beynon 2008 gjeti se TKB është efektiv në parandalimin e relapsit/rikthimit. Në
përgjithësi, TKB për çrregullimin bipolar ishte një metodë efektive në parandalimin
ose ngadalësimin e relapsit6263. Efikasiteti i terapisë konjitive biheviorale duket se
nuk influencohet nga numri i episodeve depresive ose maniakale të hershme.
e. Çrregullime të ankthit
Në përgjithësi, trajtimi konjitiv bihevioral është trajtimi i parë që merret në
konsideratë për këtë klasë çrregullimesh dhe ka efekte pozitive të rëndësishme në
simptomat dytësore si problematika të gjumit dhe gjendjes së ankthit64. Po ashtu
individët të cilët kanë ndjekur guidat e ndihmës përmes trajtimit konjitiv bihevioral
në internet ose më gjërë, kanë treguar se kanë pasur më shumë rezultat sesa mos-
trajtimi i simptomave6566.
Trajtimi konjiktiv bihevioral për çrregullimet e stresit posttraumatik është në një
nivel me efikasitetin me teknikën e lëvizjes së syve dhe riproçesimit, ku këto lloj
teknikash janë superiore ndaj çdo lloj trajtimi për trajtimin e stresit post traumatik67.
Megjithatë vihet në diskutim nëse teknika e lëvizjes së syve është një trajtim aktiv.
61 Gregory VL. Cognitive-behavioral therapy for depression in bipolar disorder: a meta-
analysis. Journal of Evidence Based Social Work. 2010;7(4):269–279 62 Lam DH, Burbeck R, Wright K, Pilling S. Psychological therapies in bipolar disorder: the effect of
illness history on relapse prevention - a systematic review. Bipolar Disorders. 2009;11:474–482 63 Cakir S, Ozerdem A. Psychotherapeutic and psychosocial approaches in bipolar disorder: a
systematic literature review. Turkish Journal of Psychiatry. 2010;21:143–154 64 Ghahramanlou M. Cognitive behavioral treatment efficacy for anxiety disorders: A meta-analytic
review. Unpublished Dissertation. Fairleigh Dickinson University; 2003. 65 Öst LG. Cognitive behavior therapy for anxiety disorders: 40 years of progress. Nordic Journal of
Psychiatry. 2008;62:5–10. 66 Coull G, Morris PG. The clinical effectiveness of CBT-based guided self-help interventions for
anxiety and depressive disorders: a systematic review. Psychological Medicine. 2011 67 Bisson J, Andrew M. Psychological treatment of post-traumatic stress disorder (PTSD) Cochrane
Database of Systematic Reviews. 2008
22
f. Zemërimi dhe agresioni
Dy studime meta-analitike janë përqendruar në problemet e kontrollit të zemërimit
dhe agresionit68. Rezultatet nga studimet kanë sugjeruar se TKB është mesatarisht
efektive në reduktimin e problemeve të zemërimit. Gjetjet nga këto kërkime
sugjerojnë gjithashtu se TKB mund të jetë më efektiv për pacientët që kanë
probleme në lidhje me shfaqjen e zemërimit. Trajtimi konjiktiv bihevioral ka efekt
mesatar në krahasim me trajtimet e tjera psiko-sociale dhe kontrollin e kushteve sipas
dy këndvështrimeve të këtyre studimeve sasiore. Një studim mbi efektivitetin e
trajtimeve mbi menaxhimin e zemërimit për probleme të veçanta të zemërimit 69
përfshiu vetëm studime në të cilat subjektet përmbushin nivelet klinikisht të
konsiderueshme të zemërimit bazuar në matjet e standardizuara të zemërimit para
trajtimit. Ky studim ka ekzaminuar efektet e TKB-së, terapisë së njohjes, relaksimit,
dhe të "tjera" (p.sh. trajnimi i aftësive sociale, procesin e këshillimit në grup) për
probleme të ndryshme të zemërimit përfshirë episode të zemërimit, shtypjen e
zemërimit dhe vështirësitë e shprehjes së zemërimit.
F. Terapia konjitive-biheviorale dhe ndikimet në trajtimin e
problemeve mendore në sistemin e burgjeve.
Terapia konjitive-biheviorale është përdorur për herë të parë nga Aaron Beck (Beck
et al. 1979)70 për trajtimin e depresionit. Që nga jo kohë modeli kognitiv është
aplikuar për trajtimin e një sërë problemesh psikologjike, duke përfshirë çrregullime
të ankthit, problemet martesore, zemërim, keqpërdorimin e substancave narkotike
dhe psikozës71. Pas këtij zhvillimi ishte Aaron Beck që shkoi më tej me teorinë e tij
duke vendosur në themel parimet e sjelljes, filozofinë dhe emocionet. Paradigma e tij
përshkruan se si përvojat e jetës mund të ndikojnë në zhvillimin e problemeve të
shëndetit mendor në moshën e rritur. Ai theksoi se përvojat e hershme të jetës janë
shumë të rëndësishme për besimet që formon një person në lidhje me vetveten,
68 Del Vecchio T, O'Leary KD. Effectiveness of anger treatments for specific anger problems: A meta-
analytic review. Clinical Psychology Review. 2004 69 Po ty 70 Beck,A.(1979) Cognitive Therapy of Depression 71 Dobson, K.S. (2010) Handbook of Cognitive-Behavioural Therapies, 3rd edition. New York: The
Guilford Press.
23
njerëzit e tjerë dhe mjedisi rrethues (triada njohëse). Të rinjtë që kanë pasur përvoja
të hershme traumatike dhe keqtrajtim, kanë më shumë gjasa për të parë botën si një
vend të rrezikshëm dhe njerëzit e tjerë si të frikshëm sesa e shohin të rinjtë me një
fëmijëri të qëndrueshme. Besimet e tyre rreth vetes, botës dhe njerëzve të tjerë janë
një reflektim mbi përvojat e hershme të tyre. Shumë të rinj të cilët kanë kaluar
momente traumatike gjatë jetës së hershme të tyre kanë tendencë të importojnë
përvojat negative brenda në ambjentet e burgut72.
Terapia konjitive biheviorale është një nga format më të përdorura gjatë zhvillimit të
psikoterapisë; gjatë periudhës kohore 1989 deri 1993 janë bërë më shume se 120
studime mbi efektin e TKB-së në trajtimin e problemeve mendore. Nga rishikimi dhe
analizimi me qëllim mbledhjen e të dhënave empirike mbi statusin e TKB-së, ka
rezultuar se përshtatja e TKB-së në një gamë të gjerë shqetësimesh dhe
çrregullimesh, ka detyruar kërkuesit shkencorë të drejtojnë pyetje kërkimore mbi
efektshmërinë diferenciale sipas çrregullimit dhe shkallës së rezultateve pozitive të
përfituara. Nga kërkimet kanë rezultuar gjetje me cilësi të lartë meta-analizuese për
16 çrregullime të ndryshme ku rezulton se përdorimi i terapisë së TKB-së ishte
shumë i efektshëm në trajtimin e çrregullimeve të tilla si: depresioni bipolar tek të
rriturit, depresioni bipolar tek adoleshentët, çrregullime të ankthit, çrregullime të
panikut; fobi-sociale; çrregullime të stresit postraumatik (PTSD) etj.
Terapia konjitive biheviorale (TKB) për të dënuarit është bazuar në hipotezën se
veprimtaria kriminale zhvillohet si pasojë e mosfunksionimit të formave të të
menduarit. TKB gjatë trajtimit të të dënuarve synon ndryshimin dhe modifikimin e
aspekteve antisociale të personalitetit dhe sjelljes së tyre. TKB tek të dënuarit trajton
dhe ka si objektiv ndryshimin e mendimeve, zgjedhjeve, qëndrimeve dhe kuptimeve
të cilat lidhen me sjelljet antisociale dhe stilin e jetesës të devijuar. Kjo terapi përdor
një trajtim në formë trajnimi për të mësuar dhe pajisur të dënuarit me aftësi në fushat
ku të dënuarit shfaqin vështirësi dhe mangësi të tilla si, probleme të ndërgjegjësimit
personal, zgjidhja e alternativave për menaxhimin e situatave dhe konflikteve në
vend të reagimit impulsiv, vlerësimin e pasojave nga veprimet e tyre, qëndrimi
72 Harvey, J. (2007) Young Men in Prison: Surviving and Adapting to Life fe ‘nsf Cullompton: Willan
Publishing.kapitulli i I.
24
përpara një presioni nga të dënuarit e tjerë, bashkëbisedimi dhe dëgjimi i
këndvështrimeve të të tjerëve, nxitja ndaj reagimeve, bashkëbisedimi me të tjerët dhe
marrja e vendimeve të duhura. Terapisti i TKB-së përdor teknikat e trajnerit në formë
mësimi dhe terapia zhvillohet individualisht ose në grup, në klasat e institucioneve
ose në ambiente të përbashkëta. Leksionet mund të përfshijnë punën në grupe,
reagimet dhe zgjidhjen e situatave të improvizuara.
Rrënjët e komponentit konjitiv të kësaj terapie janë të përfshira si në filozofi dhe në
psikologji. Koncepti bazë i psikologjisë së njohjes (konjitive), që këndvështrimi për
botën përputhet me realitetin që përjeton, gjen fillesat në Greqinë e lashtë ku Platoni
prezantoi konceptin e tij të “formës ideale”. Sipas idesë së Platonit “format ideale”
ishin produkt i mendjes së njeriut dhe se njeriu duhet t’i “edukojë” mendimet (t’i
nxjerrë nga mendja) përmes pyetjeve. E vërteta dhe realiteti janë përcaktuar tërësisht
nga idealet platonike. Sokrati gjithashtu është përpjekur për të demonstruar këtë në
një prej dialogëve duke i drejtuar një sërë pyetjesh një njeriu të paarsimuar në lidhje
me parimet e gjeometrisë. Nga këto pyetje Sokrati tregoi se "parimet" e gjeometrisë
ishin në mendjen e paarsimuar por vetëm se duhej të nxirreshin nga mendja përmes
pyetjeve73.
Më pas filozofët e shekullit të 17 dhe 18 ndërtuan këndvështrimin e tyre mbi botën
duke përcaktuar se është mendja ajo që përcakton realitetin. Kjo thënie i përket
Dekartit i cili solli konceptin “unë mendoj, pa jam” si dhe konceptit të Kantit që
mendja zhvillon natyrën.
Si teori e tillë TCB përdor dy trajtime themelore me qëllim arritjen e ndryshimeve:
(1) ristrukturimin e ngjarjeve njohëse dhe (2) trajnimin për rritjen e aftësive
ndërpersonale. Të dy llojet e trajtimit janë ndërtuar për të fuqizuar dy shtylla
kryesore të sjelljes : (1) Forcimin e mendimeve që çojnë në sjellje pozitive dhe (2)
Forcimin e sjelljes për shkak të pasojës pozitive të kësaj sjelljeje. Këto lloj trajtimesh
bazohen si në terapinë konjitive ashtu dhe në terapinë biheviorale duke formuar
platformën kryesore të terapisë konjitive biheviorale .
73Cornford, F. (1960) Plato's Theory Of Knowledge: The 'Theaetetus' And The 'Sophist' Of Plato,
Translated With A Running Commentary. Pg 51 http://www.verlaine.pro.br/txt/cornford-plato.pdf
25
Terapia kognitive biheviorale përdoret gjerësisht në burgje pasi është hartuar si terapi
e ristrukturimit të sjelljes, mësimin e aftësive dhe zgjidhjen e problemeve. Trajtimi i
ristrukturimit të sjelljes i shikon problemet e sjelljes si pasojë e nje mosfunksionimi
ose keqfunksionim i proçesit të mendimit, duke përfshirë shtrembërimet e sjelljes ose
sjelljet deviante, keqkuptimet sociale dhe gabimet logjike. Trajtimi i mësimit të
aftësive fokusohet në përmirësimin e mangësive që kanë të dënuarit në aftësinë që
ata kanë në përshtatjen me situatat stresante. Terapia e zgjidhjes së problemeve
fokusohet në sjelljen dhe aftësitë e të dënuarve si element joefektivë dhe
mosfunksionues. Sipas studimeve terapia e ristrukturimit të sjelljes është terapia më
e përdorur për të dënuarit me sjellje kriminale, duke u fokusuar në mangësitë e
sjelljes dhe devijimin e sjelljes74.
Programet për sjelljen dhe njohjen synojnë që të ndihmojnë të dënuarit të katër fusha
sipas problematikave të adresuara: (1) të përcaktojnë problemet që gjenerojnë
konflikt me autoritetet, (2)përcaktojnë qëllimet, (3) zhvillojnë alternativa dhe
zgjidhje prosociale, dhe (4) zbatojnë këto zgjidhje. Në përgjithësi, terapitë konjitive
biheviorale në sistemin e burgjeve kanë si qëllim të ofrojnë trajtime të
mirëstrukturuara që janë të përshkruara me imtësi dhe të detajuara në manuale për
secilin program. Këto programe zhvillohen në grupe prej 8 deri 12 të dënuar në
ambjente me infrastrukturë të nevojshme për mësim.
Gjashtë janë programet konjitive biheviorale të cilat përdoren gjerësisht në sistemin e
drejtësisë dhe sistemin e ekzekutimit të vendimeve penale:
ART programi i menaxhimit të zemërimit (Goldstein and Glick, 1987). 15
Programi për përdorues të substancave narkotike dhe sjelljet kriminale:
Strategjitë për ndryshim dhe vetëpërmirësim (SSC) (Ëanberg and Milkman,
1998, 2007).
Terapia e vendosjes së moralit® (MRT®) (Little and Robinson, 1986).
Arsyetim dhe rehabilitim (R&R and R&R2) (Ross and Fabiano, 1985).
Terapia e parandalimit të relapsit (RPT) (Parks and Marlatt, 1999).
74 Henning, K.R. & Fruch, B.C (1996). Cognitive-behavioral treatment of incarcerated offenders; An
evaluation of the Vermont Department of Corrections cognitive self-change program. Criminal Justice
and Behaviour, 23, 523-541
26
Mendimi për ndryshim (T4C) (Bush, Glick, and Taymans, 1997).
G. Efektet e terapisë konjitive biheviorale tek të dënuarit
Shumë studime meta-analitike kanë identifikuar terapinë konjitive – biheviorale
(TKB) si një ndërhyrje efektive në reduktimin e recidivizmit tek kategoria të mitur të
paraburgosur/të dënuar dhe të dënuar kategori e rritur. Për këtë qëllim autorët
Pearson, Lipton, Cleland, dhe Yee (2002), kanë ndërrmarë rreth 69 studime
kërkimore mbi programet biheviorale dhe konjitive –biheviorale, të cilat zbatohen në
burgje. Nga studimet e kryera ato gjetën se programet konjitive – biheviorale ishin
më efektive në reduktimin e recidivizmit sesa vetë programet e sjelljes (biheviorale),
me ulje të recidivizmit rreth 30% sipas targetgrupit. Po ashtu edhe në studimet e
kryera nga autorët Wilson, Bouffard, dhe MacKenzie (2005)75, të cilët studiuan 20
programet konjitive biheviorale, të ndara sipas kategorive specifike të trajtimit, ku
rezultoi se trajtimi konjitiv bihevioral ishte shumë efektiv në reduktimin e sjelljes
kriminale. Në analizën e tyre autorët argumentuan, se të dënuarit të cilët ishin trajtuar
me programet konjitive biheviorale kishin rezultuar në zvogëlim të recidivizmit në
masën 20-30%. Këto studime gjithashtu ofruan një indikacion të fortë mbi
efikasitetin e trajtimit konjitiv bihevioral për të dënuarit, si dhe nënvizuan një
ndryshueshmëri të konsiderueshme brenda kategorisë së të dënuarve, rezultateve të
variablave, cilësisë së studimit të hartuar dhe variacionit, se çfarë është marrë në
konsideratë si trajtim konjitiv –bihevioral.
Studimi i ndërmarrë nga Lipsey, Chapman, dhe Landenberger (2001) ekzaminoi 14
studime eksperimentale dhe gjysmë-eksperimentale, që vendosnin theksin tek
ndryshimet konjitive si një kusht i përcaktimit të terapisë konjitive biheviorale, duke
konsideruar vetëm efektet tek të dënuarit që kanë rikryer një krim. Rezultatet treguan
se shanset për të rikryer krimin tek të dënuarit, të cilët kishin qënë pjesëmarrës në
programet e trajtimit konjitiv bihevioral ishin rreth 55% më shumë sesa tek të
dënuarit që nuk kishin marrë pjesë në këto programe.
75 Wilson, D. B., Bouffard, L. A., & MacKenzie, D. L. (2005). A quantitative review of structured,
group-oriented, cognitive-behavioral programs for offenders. Criminal Justice & Behavior, 32, 172-
204.
http://www.ndcrc.org/content/quantitative-review-structured-group-oriented-cognitive-behavioral-
programs-offenders
27
Si përfundim mund të themi, se bazuar në një mesatare studimet kanë treguar,
trajtimi konjitiv bihevioral ka një efekt pozitiv në recidivizëm. Megjithatë duhet të
merren në konsideratë variablat mbi madhësinë e efekteve të trajtimit.
Identifikimi i variablave që përshkruajnë karakteristikat e studimit të lidhura me
efektet e mëdha dhe të vogla mund të hedhë dritë mbi efektshmërinë e TKB-së tek të
dënuarit.
a. Sjellja kriminale
Katër studime të veçanta meta-analitike kanë mbështetur efikasitetin e trajtimit
konjitiv bihevioral në trajtimin e të dënuarve me sjellje kriminale767778. Bazuar në
disa prej orientimeve teorike dhe studimin e llojeve të ndërhyrjeve psikologjike për
veprimtaritë kriminale, rezulton se terapia e sjelljes dhe terapia konjitive e sjelljes
kanë një efekt mbi mesataren në uljen e normës së recidivizmit79.
Për të dënuarit që kanë kryer vepra penale si krime seksuale, trajtimet fizike si psh
ndërhyrjet kirurgjikale si kastrimi dhe trajtimet hormonale, kanë rezultuar të kenë
pasur një impakt të lartë në reduktimin e recidivizmit seksual në krahasim me
trajtimin konjiktiv bihevioral80.
Një studim gjithashtu është kryer mbi efektin e terapisë konjitive biheviorale në
trajtimin e të dënuarve për veprën penale “ dhunë në familje”. Bazuar në këtë studim
nuk janë gjetur diferenca midis TKB dhe modelit Duluth81. Bazuar në modelin
Duluth, shkaku kryesor i dhunës në familje është ideologjia patriarkale si dhe
sanksionet shoqërore të cilat nënvizojnë se burri duhet të ketë kontroll mbi gruan82.
76 Illescas SR, Sánchez-Meca J, Genovés VG. Treatment of offenders and recidivism: Assessment of
the effectiveness of programmes applied in Europe. Psychology in Spain. 2001; 77 Lösel F, Beelmann A. Effects of child skills training in preventing antisocial behavior: A systematic
review of randomized evaluations. The ANNALS of the American Academy of Political and Social
Science. 2003;587:84–109 78 Pearson FS, Lipton DS, Cleland CM, Yee DS. The effects of behavioral/cognitive-behavioral
programs on recidivism. Crime & Delinquency. 2002;48:476–496 79 Illescas SR, Sánchez-Meca J, Genovés VG. Treatment of offenders and recidivism: Assessment of
the effectiveness of programmes applied in Europe. Psychology in Spain. 2001;5:47–62. 80 http://www.ilvoices.com/uploads/2/8/6/6/2866695/24-sex_offender_handbook.pdf, kapitulli 25 81 Nicky Ali Jackson5. Encyclopedia of Domestic Violence. 2008; 94 82 Pence, E., & Paymar, M. (1993). Education groups for men who batter: The Duluth model. New
York: SpringerVerlag.
28
H. Historia e rastit
Rasti studimor në vijim është një rast studimor që referon punën klinike si psikologe,
me të dënuarit e mitur gjatë eksperiencës personale në sistemin e burgjeve.
Ky rast studimor përdor një model të përgjithshëm njohës, bazuar në identifikimin e
faktorëve dhe predispozitës së problemeve psikologjike të cilat janë shfaqur gjatë
fëmijërisë. Modeli i marrë ilustron se si këto përvoja formojnë zhvillimin e besimit
rreth vetes, botës dhe njerëzve të tjerë, të cilat menaxhohen nga rregullat për të
jetuar. Ky model thekson se mërzitja është shkaktuar nga një ngjarje e shkaktuar që
bie ndesh me ose është në shkelje me këto rregulla. Modeli gjithashtu përshkruan se
si mund të trajtohen problemet psikologjike të një individi në ambjentet e burgut.
Historia e rastit:
Altini është një i mitur 16-vjecar. Ai është fëmija i dytë në familje, me prindër
Anilën (38 vjec) dhe Rolandin (40 vjec). Altini ka dhe një motër më të madhe Linda
(19 vjec) dhe një vëlla të vogël, Arvinedi ( 8 vjec). Ka pasur një histori të gjatë të
dhunës në familje që kur Linda ishte e vogël. Anila, e ema dhe fëmijët e saj, për
shkak të dhunës në familje ishin transferuar në shtëpine e prindërve të saj. Altini
ishte dëshmitar i skenave të dhunës që babai i tij kryente ndaj nënës, përfshi dhe
rastet kur i ati kishte përdorur dhe armë; nëna e tij kishte kërkuar ndihmë mjekësore
në disa raste. Altini ka qënë i ekspozuar ndaj abuzimeve emocionale dhe fizike, pasi
prindërit kishin tentuar të ribashkoheshin derisa u ndanë përfundimisht kur Altini
ishte vetëm 12 vjec. Babai i tij ishte i alkoolizuar. Altini nuk kishte kontakte me
babain për tre vite, por ata rivendosën kontaktet afërsisht një vit përpara se Altini të
kryente veprën penale. Megjithatë, mamaja ishte në dijeni se të dy mbanin kontakte,
por ajo i kërkoi Altinit që këtë fakt ai ta mbante të fshehur nga familjarët e tjerë pasi
ata mund të mërziteshin. Altini raporton që ai kishte një marrëdhënie shumë të
ngushtë me mamanë e tij. Altini kishte kryer veprën penale për herë të parë një javë
përpara se të bëhej arrestimi i tij. Ai u dënua me 10 muaj heqje lirie pasi kishte
sulmuar fizikisht dhe kishte dëmtuar një grua, Blerinën. Të dy ishin në një
marrëdhënie gjatë dy muajve; marrëdhënia përfundoi pas sulmit fizik. Altini kishte
dhe një dënim alternativ pasi kur ishte 15 vjeç kishte vjedhur një telefon celular.
Anila, mamaja e Altinit kishte qenë shumë e shqetësuar për shëndetin mendor të të
29
birit, disa muaj përpara se të dënohej. Kur ajo e kishte diskutuar këtë gjë me të, ai
kishte refuzuar të kërkonin ndihmë tek ndonjë profesionist i fushës së shëndetit
mendor. Në fakt ajo kishte shkuar për të diskutuar mbi simptomat e tij tek psikologia
e shkollës së fëmijës së saj më të vogël dhe bazuar në këto simptoma i kishin referuar
se Altini mund të vuante nga depresion i rëndë. Por në vazhdimësi Altini kishte
refuzuar të kërkonte ndihmë. Më vonë, kur ai ishte në paraburgim, punonjësi i
sigurisë e referoi rastin e tij tek sektori i kujdesit social, pasi sjellja e tij kishte
ndryshuar shumë kohët e fundit. Kjo pasi disa anëtarë të stafit kishin vërejtur, se ai
ishte gjithnjë i tërhequr, rrinte i izoluar gjatë gjithë kohës në qelinë e tij dhe kishte
refuzuar të merrte pjesë në aktivitetet dhe programet formuese. Nga ana e të
dënuarve të tjerë ishte referuar se ai gjithmonë ishte i dëshpëruar, i mbytur në lot dhe
në ankth. Ai u referua për një vlerësim psikologjik klinik dhe vlerësim psikiatrik.
a. Vlerësimi fillestar
Altini refuzoi të lërë qelinë e tij për një vizitë në qendrën e kujdesit shëndetësor të
burgjeve IVSHB. Ai në momentin e intervistimit ishte i përlotur, i frikësuar dhe
shumë i mërzitur, por në gjendje për t'iu përgjigjur pyetjeve. U evidentua gjatë
vlerësimit se Altini shfaqte dhe kishte përvoja psikotike. Altini shfaqte iluzionet
paranojake, duke deklaruar se kishte frikë për jetën e tij, se ai kishte qenë i ndjekur
nga disa burra me makinë ngjyrë gri, para se të vinte në paraburgim dhe se dikush
ishte duke shkuar për të vrarë familjen e tij. Ai gjithashtu raportoi se të burgosurit e
tjerë në paraburgim ishin në gjendje të lexonin mendimet e tij - kjo ishte një nga
arsyet pse ai ishte i gatshëm për të lënë qelinë e tij - dhe se të burgosurit e tjerë
komunikonin me Blerinën duke e mbështetur dhe respektuar atë.
Gjatë intervistës, ai paraqitej shumë i shqetësuar. Pas këtij vlerësimi, Altini u
vlerësua dhe nga psikiatria e IVSHB-së dhe stafi mjekësor dhe social vendosi që ai të
mbahej nën kujdes shëndetësor të vecantë. Ai filloi të merrte pjesë në sesione
psikologjike që zhvilloheshin dy herë në javë. Sesionet u mbajtën në mënyrë të
shpeshtë por të shkurtra në kohë. Ai filloi të shfaqë angazhim nga sesioni i parë,
pavarësisht natyrës akute të prezantimit të tij, ku tregoi aftësi në të menduarit
psikologjikisht dhe shprehje me koncepte psikologjike. Në sesionin e dytë, i cili u
zhvillua në prani dhe të psikiatrit, Altini u shpreh se kishte dëgjuar zëra për gjashtë
muaj. Ai tha se për këtë nuk kishte folur me askënd, madje as dhe nënës së tij nuk i
30
kishte treguar në lidhje me këto përvoja pasi kishte frikë se të tjerët mendonin se po
çmendej. Pas vlerësimeve fillestare, si psikologu dhe konsulenti psikiatër, bënë një
rekomandim për fillimin e mjekimit me antipsikotik. Mjekimi proçedoi mirë, por
përmirësimi i shumë simptomave psikotike zbuloi një ankth të theksuar, ku ai theksoi
se këtë gjendje e kishte pasur për sa kohë ai kishte kujtesë. Gjatë kësaj kohe, ai tregoi
një tendencë në minimizimin ose mohimin e simptomave në mënyrë që ai të dukej i
shëruar, me qëllim që të ulte dozën e mjekimit. Ai nuk raportonte efekte anësore por
ishte shumë i kujdesshëm në kohën kur i shtohej mjekimi.
Vlerësime të mëtejshme
Trajtimi u fokusua në ndjekjen e “rrugës së jetës” e përdorur për të ndihmuar Altinin
për të identifikuar ngjarjet potencialisht të vështira të jetës dhe për të kuptuar
zhvillimin e personalitetit të tij. Ka të dhëna se proçesi i zhvillimit të historisë së
jetës është terapeutik në vetvete. Ngjarjet kryesore të jetës u mbajtën shënim
(mbajtur nga autori në mes të seancave) në mënyrë që terapisti të siguronte një
kronologji, dhe për të ndihmuar Altinin u morën në konsideratë shkaktarët e
mundshëm të episodeve psikotike. Ky trajtim u përdor së bashku me modelin e
vulnerabilitetit ndaj stresit të psikozës që Altini ishte në gjendje të kuptonte.
b. Formulimi
Bazuar në intervistat, në bashkëpunim me Altinin u zhvillua një formulim
psikologjik (Figura më poshtë). Altini ishte në gjendje të njohë dhe të kuptojë se si
mjedisi ku jetonte dhe fëmijëria e tij kishin kontribuar në zhvillimin e episodeve të
rënda të ankthit. Ai tha se kishte qenë gjithmonë i shqetësuar. Brenda formulimit të
tij psikologjik, hipervigjilenca dhe shqetësimet intensive në lidhje me sigurinë e
anëtarëve të tjerë të familjes, ishin një reagim i kuptueshëm si pasojë e ekspozimit të
zgjatur dhe dëshmisë së dhunës në familje, lëvizjeve të shpeshta për të shpëtuar
familjen nga dhuna dhe frikës që ndjente se familja mund të sulmohej. Shqetësimet e
Altinit u rritën deri në pikën ku ato nuk ishin më racionale dhe ai e ndjente frikën e
sulmit nga shumë burime, jo vetëm nga babai i tij. Megjithatë Altini raportoi se ai
kishte filluar të ndihej sikur ishte anëtari më i madh mashkull në familje dhe se ai
ishte më përgjegjës për anëtarët e tjerë duke shfaqur sjellje kontrolluese. Ai donte të
31
dinte se ku ishin duke shkuar anëtarët e familjes, me cilët ishin dhe kur do
ktheheshin.
Altini e identifikoi vdekjen e gjyshes nga nëna, si një traumë që kishte ndikuar në
episodet e tij psikotike. Ai ishte shumë i lidhur me gjyshen e tij dhe vdekja e saj ishte
një “shok” për të. Kjo humbje ka agravuar më tej shqetësimet dhe ka ndikuar në
mendimet e tij mbi sigurinë e familjes së tij dhe shëndetit të tij gjithashtu. Gjatë kësaj
kohe Altini ishte ankuar për dhimbje kraharori dhe atake ankthi të vazhdueshme por
që ai ishte i bindur që ishin shenja të një ataku kardiak. Pas vdekjes së gjyshes ai u
shpreh si ai kishte ndaluar së dali natën dhe ishte izoluar. E vetmja shoqe që ai
takonte dhe jashtë shkollës ishte Blerina, një mike shkolle. Lidhja e tyre filloi si
lidhje romantike, por ai kishte dyshimet e tij mbi këtë lidhje. Mendimet që
persekutojnë Altinin mund të reflektojnë mendimet negative për veten dhe për të
tjerët të cilat kanë ekzistuar më herët. Altini thotë se ai ishte i bindur se Blerina
komunikonte me babain e tij. Më vonë, në terapi, Altini sugjeroi se ai e kishte
zhvilluar këtë mendim pasi ai mendonte se Blerina kishte një motiv tjetër që donte të
rrinte me të. Ai ishte i bindur se ajo nuk kishte dëshirë të rrinte me të dhe i ishte
krijuar ideja se ajo e ndiqte por nuk e dinte arsyen përse.
Këto mendime e çuan Altinin të sfidonte Blerinën dhe gjatë një bisede ai u zemërua
pasi ajo nuk e pranonte se fliste dhe komunikonte me babain e tij. Ai e shtyu atë dhe
ajo theu dorën gjatë përplasjes. Disa javë më pas ai e ritakoi Blerinën dhe gjatë
bisedës ai e sulmoi me grushta. Duke pasur përmbajtjen dhe natyrën afatgjatë të
shqetësimeve dhe ankthit të përjetuar nga Altini, nuk duket më i habitshëm fakti se
nga burojnë këto çrregullime psikotike. Humbja e gjyshes së tij dhe natyra e
kontaktit me babain e tij duket se kanë qenë dy ngjarje të cilat kanë rritur nivelin e
stresit tek Altini, duke e çuar kështu deri në episode psikotike. Ndikimi i
adoleshencës dhe sfidat sociale që adoleshenca sjell mund të kenë kontribuar në
përkeqësimin e shëndetit mendor të tij. Teoria e bllokimit të pjekurisë psikologjike
është shumë e lidhur me rastin e Altinit. Bindjet e Altinit në lidhje me përgjegjësinë e
tij për të mbrojtur familjen e tij, e bënë më të vështirë për të, krijimin e autonomisë
dhe zhvillimin e marrëdhënies me të tjerët – të dyja këto detyra të rëndësishme
psikologjike të adoleshencës.
32
Sjellje shoqëruese
Kontroll dhe ndjekje e
familjarëve dhe të tjerëve
Izolim i thelluar social
Reagim i dhunshëm ndaj të
dashurws
Mendime shoqëruese
Zërat: ‘mos j’u beso” dhe
‘bëju keq përpara se të të bëjnë
keq ty’ Mendime: ‘jam si babai im?’
dhe ‘po çmendem
Rregullat dhe hamendësimet e formuara për të jetuar
• Unë duhet të mbroj familjen time, në të kundërt ata nuk
do të jenë më • Çdo gjë duhet të kontrollohet nga unë ose
në të kundërt ndodhin gjëra të paparashikuara.
• Nëse i lejoj të tjerët të më afrohen, ata do të më lëndojnë.
• Nëse familja ime lëndohet kjo do të jetë prej fajit tim.
Incidentet kritike/shkaktare
• Vdekja e gjyshes
• Presionet e adoleshencës në kontekstin e vështirësive
sociale të ekzistuara më herët.
• Nisja e lidhjes me të dashurën, Blerinën
• Kontaktet e fshehura më të atin
Besimet dhe hamendësimet që u aktivizuan
• Nëse i lejoj të tjerët të më afrohen, ata do të më
dëmtojnë
• Nëse lëndohen familjarët kjo është për shkakun tim
• Jam i ndjeshëm ndaj sulmeve
• Bota nuk është një vend i sigurte
Pasojat ose simptomat
Emocione shoqëruese
Ndjenja e frikës
Ndjenja nervozizmi
Ndjenja e fajësisë
Reagim fizik
Shtim i ritmit të zemrës
Përzierje në stomak
Eksperiencat e hershme • Temperament ankthioz, i shqetësuar dhe i ndjeshëm
• Tendencë për të qenë i fiksuar pas mendimeve
• Nuk përfshihej lehtë në grup dhe me bashkëmoshatarët
• Ekspozim ndaj dhunës së vazhdueshme fizike dhe
psikologjike në familje
• Abuzuar emocionalisht nga i ati
Formimi i besimeve kryesore
• Njerëzit e tjerë janë të rrezikshëm, të dhunshëm dhe të
paparashikueshëm
• Familjarët e mi nuk mund ta mbrojnë veten
• Kjo botë nuk është një vend i sigurtë
• Jam i ndjeshëm ndaj sulmeve
33
Figura 2 Formulimi psikologjik
Ndërhyrja
c. Zhvillimi i terapisë
Bashkëpunimi me Altinin për hartimin dhe formulimin psikologjik të historisë së
jetës së tij ishtë në vetvete një eksperincë për të. Ai u ndje i lehtësuar pasi kuptoi se si
ishin zhvilluar problemet dhe ai filloi të arsyetonte se si simptomat ishin në një farë
mënyre një reagim dhe përgjigjie ndaj përjetimeve të situatave të kaluara në mjedisin
familjar, gjatë fëmijërisë së tij.
Sfida ndaj mendimeve negative.
Altinit iu prezantua dhe më pas u përfshi në modelin konjitiv pesë-faktorial të
përdorur nga autorët Greenberger and Padesky’s (1995)83.
Figure 3. Modeli konjitiv pesë-faktorial
Në fakt ai nuk pranoi të mbante shënime pasi ishte i shqetësuar se ndoshta shënimet
mund t’ia lexonin shokët e qelisë dhe u ra dakort që në sesionet e këshillimit
psikologjik ai të referonte mendimet. Dalëngadalë atij iu mësuan teknikat për të
arsyetuar mbi mendimet dhe filloi të lidhte faktet me mendimet dhe të gjente
mospërputhjet midis tyre. Një shembull i tillë i raportuar nga ai ishte “të gjithë më
fiksojnë dhe më lexojnë mendimet, e dinë që jam i fiksuar” por ai ishte në gjendje të
83 http://www.corwin.com/upm-data/9667_023127ch2.pdf, fq 15
MJEDISI
Mendime
t
Reagimi
fizik Humori
Sjellja
34
identifikonte se po dilte ne konkluzion se njerëzit e tjerë po e vështronin për të lexuar
mendimet por ai s’kishte fakte mbi këtë. Pastaj ai filloi të merrte në konsideratë
mendime të tjera si psh. “të tjerët po e shikonin por kur ai largohej nga qelia ndoshta
të tjerët mund të ishin kuriozë rreth faktit ku shkonte ai dhe kjo mund të ishte arsyeja
përse e shikonin”. Altini filloi të lidhte ndjenjat me mendimet bazuar në këtë lloj
trajtimi. Falë punës së vazhdueshme ai ishte në gjendje të sfidonte mendimet dhe u
integrua dalëngadalë në jetën e seksionit për të miturit. Megjithatë ky trajtim kishte
vështirësitë e veta pasi shumë problematika dhe ngjarje të referuara nga Altini mund
të mos kenë qenë të vërteta pasi ai vetë kishte dyshime nëse gjërat kishin ndodhur me
të vërtetë apo ishin thjeshtë produkt i mendimeve psikotike të tij.
Kapitulli II
II. Rolet dhe përgjegjësitë e punonjësve të kujdesit social
në trajtimin e kategorive të ndryshme të të dënuarve.
Aktualisht profesioni i punës sociale po përjeton momente vërtet interesante të
aplikimit të tij në sistemin e korrektimit. Ky intensitet pune u duk që në momentin e
parë të përfshirjes së punonjësit social në këtë sistem. Megjithëse një profesion i ri,
sidomos në sistemin e drejtësisë, punonjësi social ka arritur të hyjë dhe të bëhet pjesë
e administratës së përgjithshme të burgjeve dhe në përgjithësi të të gjithë sistemit të
korrektimit. Profesioni i punës sociale, si një profesion që nxit përgatitjen e
individëve për përmbushjen e kapaciteteve të tyre intelektuale brenda kontekstit
social ku ata jetojnë, ka marrë përsipër edhe ndihmesën e të dënuarve në përgjithësi
dhe të dënuarve me probleme të shëndetit mendor në veçanti, brenda institucioneve
të ekzekutimit të vendimeve penale. Për hir të së vërtetës, duhet thënë se të punuarit
me një synim të tillë nuk është aspak i lehtë. Çështjet dhe problemet etike që mund të
hasen janë të mëdha.
Kështu, shumë shpesh vlerat e punonjësit si individ, mund të bien ndesh me vlerat e
të dënuarve që trajtojnë. Një gjë e tillë bëhet edhe më e dukshme sidomos në
momentin që trajtohet një i dënuar që ka probleme të shëndetit mendor. Nuk duhet të
harrohet asnjëherë se për sytë e klientit psikologu duhet të jetë ndihmuesi dhe jo
35
gjykatësi. Për të arritur një gjë të tillë nevojiten aftësi personale dhe profesionale
shumë të larta për të lënë mënjanë gjykimet personale. Ata ndodhen aty për të
ndihmuar, në bashkëpunim me vetë klientin, duke u bazuar në pikat më të forta që ai
zotëron.
Gjithsesi, ajo që mbetet e rëndësishme për punonjësin social është respektimi i
dinjitetit njerëzor. Krijimi i një marrëdhënieje profesionale me klientin, e mbështetur
në mirëkuptimin, respektin dhe besimin reciprok, është ndoshta hapi i parë drejt një
proçesi ndihme të efektshme.
Duke u nisur nga kultura, pjesë e së cilës jemi, pranimi i një “të huaji/të huaje” në
hallet dhe problemet e brendshme është tepër i vështirë. Kultura jonë i përmbahet
parimit që gjithçka që ndodh apo diskutohet në familje, qofshin këto gëzime apo
raste hidhërimi, duhet të mbetet brenda kufijve familjarë. Gjithashtu kultura jonë nuk
e pranon natyrën e dobët të njeriut, sidomos të meshkujve. Nuk duhet harruar edhe
fakti që klientët në sistemin e korrektimit nuk paraqiten vullnetarisht; rezistenca ndaj
ndryshimit është normale.
Duke vlerësuar gjithë këtë situatë sociale , ballafaqimi me të dënuarit me probleme të
shëndetit mendor për ndërtimin e një procesi ndihme, nuk është i lehtë. Ata fillimisht
të mirëpresin, pasi kanë nevojë për njerëz të rinj, për njerëz të ndryshëm nga ata me
të cilët komunikojnë dhe rrinë përgjatë gjithë ditës. Por në momentin që ti je aty dhe
kërkon ndërtimin e një marrëdhënieje me qëllim të përcaktuar, ata fillojnë dhe
shfaqin rezistencë. Kështu, ata duan që të marrin sa më shumë informacion, duan që
të mos jenë ata në qendër të vëmendjes së dikujt. Ata shmangin diskutimet që kanë
lidhje me problemet potenciale të tyre, duke shfaqur shenja pesimizmi dhe duke e
prezantuar veten si qenie të dobët e pa synime në jetë. Shmangin marrjen përsipër të
përgjegjësive, duke synuar në çdo rast sabotimin e mundësisë së ndërtimit të një
procesi ndihme. Ata ndjehen të pashpresë. Por kjo është vetëm panorama e parë e
përballjes së punonjësit social me ta. Dhe siç edhe e dimë, një reagim i tillë është më
se i kuptueshëm edhe me klientë të cilët shfaqin problematika të natyrave të tjera.
Punonjësit social i duhet të gjejë teknika dhe të përdorë metoda të ndryshme për të
nxitur klientin të bashkëpunojë. Punonjësi social duhet të rishikojë qëndrimin dhe të
36
kuptojë se rezistenca e shfaqur prej tyre është një mjet mbrojtës që përdorin të
paraburgosurit për të shmangur paragjykimet, lëndimin e mëtejshëm apo për t’i
qëndruar besnik kulturës në të cilën janë rritur.
Kur punon me të dënuar me probleme të shëndetit mendor, kjo fazë e parë e
ndërtimit të një marrëdhënieje ndoshta është më e vështirë edhe për punonjësin social
që duhet të përgatitet psikologjikisht. Një profesionist i mirë di të vlerësojë vlerat e
vërteta të profesionit të tij, që në rastin konkret, të punës sociale, janë të mbështetura
në respektin dhe rëndësinë parësore që ka klienti. Ndërtimi i një marrëdhënieje të
mirë arrihet kur vetë punonjësi social jep shembullin konkret të përdorimit të drejtë,
në kohën e duhur dhe në vendin e caktuar të mendimeve, ndjenjave, fjalive, gjesteve
dhe sjelljes gjithnjë në përputhje me etikën e tij profesionale. Gjithashtu, punonjësi
social duhet ta nxisë klientin për të treguar dhe thënë gjithçka që atij i duket e
rëndësishme dhe që përbën problem për të. Kështu në një burg, vetë hekurat dhe
përballja me to përbën ankth deri në nivele depresioni. Për të dënuarit me probleme
të shëndetit mendor shpesh ndjenja të tilla janë shumë të forta dhe mbizotëruese, si
në sjelljen që shfaq, ashtu dhe në mendimet që ka.
Të dënuarit/at me probleme të shëndetit mendorit përballen me një numër të madh
problemesh. Prandaj psikologët si profesionistë duhet të bëjnë vlerësime individuale
të gjithësecilit prej tyre. Për të realizuar një proçes të tillë, punonjësi social duhet të
jetë i vëmendshëm që të mbledhë një informacion sa më të gjerë për problemin dhe
situatën të cilën po përjeton individi. Ky proces përfshin marrjen e një informacioni
sa më të gjerë, jo vetëm nga klienti por edhe nga të afërmit e tij, nga dosja personale
që e shoqëron të dënuarin që nga momenti i arrestimit, nga shokët jashtë burgut apo
nga shokët e dhomës dhe nga shokët me të cilët ai rri në burg. Kjo do ta ndihmonte
punonjësin social që t’i kuptonte më mirë problemet që kanë këta klientë dhe faktorët
që i shoqërojnë ato që në fillesën e problemit, si dhe të kuptonte burimet e tyre apo
ato burime që mund të ndihmojnë për zgjidhjen e problemeve. Ajo çfarë është e
vështirë për punonjësin social është fakti i vlerësimit të problemit kryesor të të
dënuarit me probleme të shëndetit mendor, komunikimi dhe nxitja për punë të
përbashkët për zgjidhjen e problemit.
Gjithsesi, psikologu në punën e tij në burgje duhet të ketë parasysh:
37
Identifikimin e klientit si rast unik dhe individual
Sistemin personal, sistemin e familjes dhe të miqve; sistemin
komunitar
Prezantimin e problemit dhe të qëllimit fillestar të takimit
Potencialet dhe burimet e mundshme për zgjidhjen e problemit
Burimet referuese, informacionin paralel
Historinë e shoqërisë ku klienti është rritur si zhvillimi, personi e
familja, dhuna, problemet me drogën apo alkoolin, kushtet
shëndetësore, arsimimi, punësimi, format e argëtimit, vetëvlerësimi,
bindjet fetare etj.
Punonjësi social në punën e tij me këtë grup mund të pozicionohet edhe në këto
role:
Si psikoterapist. Siç e thamë më sipër, përballimi i burgut nga njeriu është
tepër i vështirë. Tek ai shfaqen çrregullime të lehta në perceptim dhe
personalitet. Kështu, nuk janë të rralla rastet kur një profesionist mund të
ndeshet me një të dënuar që shfaq dyzime personaliteti. Punonjësi social,
duke pasur njohuri edhe në fushën e psikoterapisë, mund ta ndihmojë klientin
që ta përballojë me sa më pak ankth dhe stres këtë situatë.
Si këshillues. Punonjësi social, duke përdorur një sërë shprehish profesionale,
sidomos empatinë, njeh gjendjen e klientit dhe e ndihmon atë. Seancat e
këshillimit e ndihmojnë shumë profesionistin e punës sociale në këtë drejtim.
Siç e dimë, vetë këshillimi është një marrëdhënie ndërpersonale (Patterson,
1989)84 dhe këtë nuk duhet ta harrojmë kurrë. Të mos harrojmë se shpeshherë
na mjafton që një njeri të na gjendet pranë që të na bëjë të ndjehemi mirë.
Si avokat. Duke u njohur me historinë e jetës së klientit e me gjendjen e tij
fiziko-mendore dhe duke vlerësuar nevojat e të paraburgosurit, punonjësin
social shpesh e gjejmë të pozicionuar edhe në rolin e avokatit. Është edhe
detyrë e tij/saj që të respektohen, mbrohen dhe zbatohen të drejtat e të
84 Patterson.C.H, Values in conseling and psychotherapy, 1989, pg 164-176.
http://www.sageofasheville.com/pub_downloads/VALUES_IN_COUNSELING_AND_PSYCHOTH
ERAPY.pdf
38
dënuarit dhe sidomos të lobohet më shumë për të drejtat e të dënuarve me
probleme të shëndetit mendor dhe familjarëve të tyre.
Si ndërlidhës mes të dënuarit dhe familjes së tyre. Kuptohet që, pas momentit
të arrestimit dhe pas marrjes së vendimit me burgim, asgjë nuk është si më
parë, madje as marrëdhëniet me të afërmit.Reagimi i parë nga ana e
familjarëve nuk është gjithmonë mirëkuptues. Një situatë e tillë e rëndon së
tepërmi gjendjen psiko-emocionale të të dënuarit. Në këto rrethana punonjësi
social duhet të bëjë të mundur sigurimin e mbështetjes së familjes për të
dënuarin/ën. Punonjësi/ja social/e duhet ta ndihmojë familjen për njohjen dhe
pranimin e situatës së re në të cilën ajo dhe i afërmi i tyre ndodhen.
Detyra të tjera që profesionisti i punës sociale mund të luajë duke qenë pjesë e ekipit
multidisiplinar mund të përfshijnë:
Formulimi i planeve individuale të kujdesit - Si pjesë e menaxhimit
psikosocial të të gjithë pacientëve duhen hartuar plane individuale
përkujdesjeje. Plani është multidimensional, përfshin nevojat për edukim,
menaxhim të çrregullimit, riaftësim profesional dhe riaftësim konjitiv.
Psikoedukimi - ofrohet në mënyrë të vazhdueshme me qëllim informimin,
mbështetjen dhe aftësimin e pacientit në strategji menaxhuese të situatave. Ai
përmban të paktën komponentë që lidhen me ofrimin e informacionit mbi
çrregullimin dhe menaxhimin e tij, shenjat e para të relapsit, menaxhimin e
krizave, mjekimin dhe efektet anësore.
Trajtimi mbi aftësitë sociale – përfshin mbështetjen e pacientit në rifitimin e
aftësive bazë sociale, shpeshherë të humbura për shkak të institucionalizimit,
të tilla si kujdesi për higjienën personale, aftësitë e komunikimit, krijimit të
marrëdhënieve sociale, menaxhimi i parave, gatimi, etj.
Aftësim profesional – bazuar në kurse formale edukimi dhe formimi
profesional, si rrobaqepësi, parukeri, punë me dru, etj.
I. Bashkëpunimi i personelit të sektorëve të ndryshëm në realizimin e programeve ditore në institucion
Sistemi i burgjeve ka për mision: sigurinë, trajtimin human dhe ri-integrimin e
personave në kujdesin e tij. Shumica e personelit të burgjeve përbëhet nga sektori me
39
uniformë/punonjësit e sigurisë. Arsyeja kryesore për këtë është sepse detyra kryesore
e një burgu është siguria, t’i pengosh të dënuarit të arratisen, të mbrosh shoqërinë. Si
pasojë e kësaj, merren të gjitha llojet e masave paraprake të veçanta, në mënyrë
materiale dhe personale. Të gjithë dimë se burgjet kanë mure të larta, kamera sigurie,
pajisjet e detektimit, hekurat, gardhet etj. Stafi me uniformë është i trajnuar për të
shmangur arratisjet, jo vetëm nga ana psikologjike por edhe nga ana materiale në
përdorimin e armëve, prangave, shkopinjve të gomës etj. Përveç kësaj, ekzistojnë
rregulla të qarta dhe rigoroze dhe ndonjëherë regjime të sigurisë së lartë, të cilët
kufizojnë lirinë dhe lëvizshmërinë e individit deri në 100%, në një mënyrë të
ndjeshme.
Por koha e qëndrimit në burg është e kufizuar. 98% prej tyre do të lirohen nga burgu
në një moment të caktuar. Të dënuarit kanë gjithashtu nevojat e tyre fizike dhe
sociale. Ata kanë edhe probleme që lidhen me familjet e tyre, me ndjenjën e fajit që
ndjejnë, ata mund të kenë humbur gjithçka, mund të kenë probleme mjekësore etj.
Duke u nisur nga sa më sipër sektori i edukimit ka si qëllim dhënien e ndihmës lidhur
me këto probleme, dhënien e përgjigjeve të duhura pyetjeve të ngritura nga të
dënuarit, që lidhen drejtpërdrejt me jetën e tyre.
Është evident fakti që ekziston një lloj “kontradikte” e brendshme në detyrat e punës
së sektorit të sigurisë dhe sektorit të edukimit. Fokusi i sektorit të sigurisë është
siguria, mbrojtja e shoqërisë, kurse fokusi i sektorit të edukimit është personi i
privuar nga liria dhe problemet e tij. Në praktikat ditore kjo situatë kontradiktore
shkakton shumë probleme, të cilat në të vërtetë nuk janë të qëllimshme nga asnjëra
palë.
Që në momentet e para, është përgjegjësi e autoriteteve që të krijojnë një situatë ku
konfliktet/kontradiktat të kufizohen në maksimumin e pranueshëm. Së pari, kjo
mund të realizohet dhe është kryer tashmë në shumë vende të botës, nëpërmjet forcës
së ligjit, rregulloreve dhe procedurave të brendshme të institucionit. Të drejtat dhe
detyrimet e stafit dhe të dënuarve duhet të jenë të qarta dhe të njohura nga të gjithë
punonjësit në burgje. Drejtuesit e burgjeve janë përgjegjës për zbatimin e efektshëm
të tyre.
40
Garancia e dytë për një praktikë të mirë është trajnimi. Në trajnimin bazë për
personelin me uniformë të drejtat dhe detyrimet e të dënuarve dhe të stafit duhet të
përbëjnë pjesën më thelbësore të trajnimit. Personeli me uniformë duhet të trajnohet
për të pranuar specialistët/ personelin civil në institucion dhe duhet të mësojë se si të
bashkëveproje me ta; punonjësit me uniformë duhet të mësojnë se cili është pozicioni
i tyre i punës; duhet të mësojnë rëndësinë e ndihmës së përshtatshme psikologjike,
mjekësore dhe sociale si edhe se ç’nënkupton kjo edhe për vetë sigurinë e tyre
gjithashtu. Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, ata mësojnë se ç’nënkupton
kjo për shoqërinë: lirim i përshtatshëm i të dënuarve dhe ulja e përsëritjes së krimit e
bën shoqërinë më të sigurt.
Në të njëjtën mënyrë, edukatorët kanë nevojë për trajnim: ata duhet të mësojnë se
çfarë nënkupton siguria, pse është ajo e nevojshme dhe se siguria është detyra
kryesore e stafit me uniformë. Kjo gjithashtu e bën shoqërinë më të sigurt. Në këtë
kontekst, pranimi dhe respekti reciprok mes sektorëve, janë fjalët kyçe për një
bashkëpunim efektiv dhe realizim të misionit të burgjeve.
Duke iu referuar sa më sipër, sektori i edukimit duhet të kuptojë rëndësinë e
zhvillimit dhe të zbatimit të programeve të rehabilitimit social, rritjen e aftësive
sociale tek të dënuarit dhe përgatitjen e tyre për jetën e lirë.
Personeli i edukimit duhet të jetë i vetëdijshëm për faktin se duhet të përfshihet në
problemet e të dënuarve, por në një distancë të caktuar; ata nuk duhet të ndiejnë
keqardhje për të dënuarin, por duhet ta kuptojnë atë. I dënuari gjithmonë është
përgjegjës për krimin e kryer dhe sjelljen e tij, si dhe për mënyrën sesi do t’i përdorë
mundësitë dhe lehtësirat që i ofron institucioni.
Përqasja multidisiplinare është një teknikë e proçesimit, vlerësimit dhe të punuarit
mbi një situatë duke përfshirë disiplina të ndryshme në mënyrë që të arrihet një
kuptim më i plotë i problemit dhe të sygjerohen alternativa të ndryshme (Ëinton dhe
Mara, 2001)85.
85 Winton, M.A. & Mara, B.A. (2001). Child abuse and neglect: Multidisciplinary
Approaches.Boston: Allyn and Bacon
41
Grupi mund të përbëhet nga punonjës socialë, psikologë, terapistë, infermjerë,
avokatë, doktorë, mësues, roje, policë, psikologë shkollorë apo persona të tjerë të
lidhur me historikun, nevojat dhe shërbimet e mundshme që mund t’i ofrohen rastit.
Pavarësisht disiplinave të ndryshme që mund të përfshihen, mund të ndodhë që të
ketë përplasje midis profesionistëve të ndryshëm, psh. një mjek përveç ofrimit të
informacionit mjekësor, mund të ofrojë edhe informacion ligjor apo psikologjik.
Grupi multidisiplinar i zgjidh rastet e konfliktit, koordinon shërbimet, ndan
informacionin, ofron mbështetje për anëtarët e grupit dhe ndan përgjegjësinë për
marrjen e vendimeve (Gilgun, 1988)86. Mbledhja e grupit multidisiplinar është e
bazuar në negocim midis profesionistëve të ndryshëm, me role të ndryshme dhe
perspektiva profesionale të ndryshme. Përfitimet nga përqasjet multidisiplinare
përfshijnë informacion shtesë mbi rastin, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, rritje të
besimit dhe mirëkuptimit dhe ofrim i mbështetjes.
Çdo burg që ka dhe sektorin e veçantë për personat me probleme të shëndetit
mendor, duhet të konsiderojë praninë e një ekipi multidisiplinar të përbërë nga
mjekë, infermjierë, psikologë, punonjës socialë të cilët veprojnë në mënyrë të
koordinuar, sipas protokolleve përkatëse për ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit
mendor.
Në një institucion, bashkëpunimi ndërdisiplinor është mjaft i rëndësishëm për të
siguruar mbarëvajtje të trajtimit të të burgosurve dhe një klimë të sigurt në
institucion. Bashkëpunimi nënkupton referim rastesh dhe shkëmbim informacioni.
Punonjësi social kryen identifikimin e problemeve në rrafshin psikosocial; këshillim
për përfitimin e shprehive sociale dhe të komunikimit; vendosjen e marrëdhënieve të
shkëputura me familjen; krijimi i rrjeteve mbështetëse (OJF, shërbimi i provës,
institucione lokale); referimi te psikologu i rasteve me shqetësime emocionale dhe
probleme të sjelljes.
Psikologu është përgjegjës për planifikimin e këshillimeve individuale për lehtësim
emocional për personat që paraqesin shqetësime ankthi, depresion, etj, kryerjen e
86 Gilgun,J.(1988) “ Decision-making in interdisiplinary treatmen teams, child abuse and neglecet,
12:231-9
42
këshillimeve individuale me fokus modifikimin e sjelljes (persona që paraqesin
sjellje antisociale), kryerjen e këshillimeve individuale për modifikimin e besimeve
disfunksionale dhe këshillime në grup me tema në varësi të problematikës për
përforcimin e sjelljeve pozitive të grupit.
Edukatori është përgjegjës për përfshirjen e të dënuarve dhe të paraburgosurve në
aktivitete të përbashkëta kulturore, sportive, fetare, etj, përfshirjen në programe
arsimore dhe të formimit profesional si dhe në aktivitete punësimi. Rol të
rëndësishëm në zbatimin e planeve dhe programeve të trajtimit individual ka dhe
bashkëpunimi me stafin e sigurisë . Stafi me uniformë bën identifikimin e risqeve për
sigurinë, realizon nxitjen e të burgosurve për të kryer veprime në grup, ndihmon në
krijimin e marrëdhënieve të komunikimit me të burgosurin për evidentimin e
problemeve të mundshme, kryen raportimin tek stafi social dhe i shëndetësisë për
problemet e mundshme, si dhe bën ndjekjen e aktivitetit sipas planit ditor.
Profesionistë me kompetenca pedagogjike dhe rehabilituese, si terapistë zhvillimi
apo specialistë të tjerë mund t’i bashkohen ekipit. Puna në ekip, ka për qëllim
përdorimin në mënyrë sa më efikase të burimeve njerëzore e profesionale të
shërbimit, duke vlerësuar kontributin e secilit punonjës nëpërmjet detyrave ose
përgjegjësive specifike, si dhe duke mbajtur një raport të drejtë ndërvarësie dhe
autonomie operative. Puna në ekip duhet të realizohet nëpërmjet qarkullimit
sistematik të informacionit duke respektuar parimin e ruajtjes së sekretit profesional,
zhvillimit të projekteve terapeutike nëpërmjet veprimeve multidisiplinare,
koordinimit të ndërhyrjeve në bashkëpunim midis figurave të ndryshme profesionale,
edukimit të vazhdueshëm të ekipit.
III. Programet e individualizuara të trajtimit të të dënuarve
A. Plani i vuajtjes së dënimit (PVDR)
Qëllimi i këtij programi është aftësimi i specialistëve për hartimin e një plani në
bashkëpunim me të burgosurin, që siguron lehtësim të vuajtjes së dënimit,
rehabilitim dhe ri-integrim në shoqëri si dhe aftësimi i specialistëve për hartimin e
një plani të individualizuar trajnimi për kategori të veçanta të burgosurish.
43
Një PVDR duhet të jetë individual, të mbështetet në objektiva realiste dhe të
arritshëm, të mbështetet në prirjet, nevojat dhe interesat e të burgosurit, të jetë
transparent me të burgosurin, të mbështetet në parimin e konfidencialitetit, të synojë
rehabilitimin dhe përgatitjen e të burgosurit për jetën e lirë, të jetë human dhe jo
ndëshkues. Ai duhet të përfshijë një trajtim multidisiplinar, si dhe të marrë në
konsideratë kushtet infrastrukturore që ofrojnë IEVP-të.
Plani i vuajtjes së dënimit përfshin: këshillim dhe terapi, arsimim dhe formim
profesional, punësim, shërbim bibliotekar, edukim përmes përfshirjes në aktivitete
sportive, fetare dhe kulturore. Stafi i sektorit të edukimit gjatë proçesit të hartimit të
PVDR duhet të marrë në konsideratë krijimin e besueshmërisë; ruajtjen e
konfidencialitetit; t’i bëjë të ditur të burgosurit, se plani do të hartohet bashkërisht
dhe se ai mund të marrë pjesë aktive në vendimmarrje, si dhe të informojë mbi
përfitimet e përfshirjes në aktivitete. Gjatë hartimit të planit punonjësi social duhet
të vlerësojë gjithashtu kontekstin social kulturor të familjes së të dënuarit, veprën
penale dhe masën e dënimit, rrezikshmërisë, nevojat psikologjike e sociale të tij, si
dhe aftësinë dhe vullnetin e të burgosurit për punë, arsimim dhe formim profesional.
Një PVDR përmban këto rubrika: qëllimi, objektivat (në varësi të problemeve të
evidentuara), objektiva afatshkurtër, objektiva afatgjatë, aktivitete konkrete për
ndërhyrje, asistencë psikologjike (këshillim individual, në grup, terapi, etj), formim
profesional, arsimim, punësim, aktivitete sportive, krijimi dhe forcimi i rrjeteve
mbështetëse, vlerësimi i ecurisë së PVDR, arritjet dhe vështirësitë gjatë punës.,
Punonjësi i kujdesit social diskuton me të burgosurin planin e vuajtjes së dënimit dhe
bën rivlerësimin dhe ndryshimin në përputhje me ecurinë e trajtimit, mundësisht çdo
3 muaj.
Hartimi sipas rregullave të përcaktuara të hartimit të PVDR është shumë i
rëndësishëm pasi jo vetëm garanton dokumentimin e proçesit të ndjekjes së të
dënuarve, por dhe është objekt inspektimi i vazhdueshëm nga ana e DPB-së, si dhe
organizmave të tjerë ndërkombëtarë dhe kombëtarë, të cilat kryejnë monitorimin e
respektimit të të drejtave të njeriut në Shqipëri.
44
B. Programi “Mbështetje, ndihmë dhe monitorim i personave me probleme të shëndetit mendor” për kategorinë persona me çrregullime psikologjike dhe psikiatrike në konflikt me ligjin.
Qëllimi i këtij programi është përmirësimi i gjendjes psiko-emocionale dhe ruajtja e
rezultateve të arritura, përmes ofrimit të asistencës në fushën psikologjike, mjekësore
dhe sociale. Ecuria e këtij programi bëhet përmes matjes së indikatorëve në mënyrë
konstante duke bërë dhe dokumentimin në dosjen psiko-sociale.
Ky program përmban raportin e vlerësimit psikologjik, ku plotësohen të dhënat
personale si dhe data e plotësimit të raportit. Psikologu i institucionit përshkruan në
një rubrikë të veçantë llojin e çrregullimit dhe simptomat që paraqet. Në këtë raport
mbahen të dhëna mbi personalitetin, (emocionaliteti, socializimi, vetëvlerësimi,
ankthi, agresiviteti, etj) si dhe të dhëna të tjera mbi vëmendjen, perceptimin, aftësinë
për të menaxhuar konfliktet, të kuptuarit, impulsiviteti, përmbajtja e mendimit, etj).
Në fazën e parë bëhet një përshkrim i historikut mbi përdorimin e substancave,
background-i familjar dhe lloji i marrëdhënies me familjen dhe përcaktimin e
ndërhyrjes dhe objektivat e vendosura.
Në fazën e dytë vlerësohet gjendja psikologjike dhe simptomat që raportohen gjatë
trajtimit. Në këtë fazë vendosen të dhëna mbi ecurinë e trajtimit në raport me
objektivat e vendosura dhe cilësinë e marrëdhënieve të krijuara në I.E.V.P.
C. Programi i ndërhyrjes për të burgosur të huaj
Numri i të burgosurve të huaj ka ardhur në rritje në institucionet penitenciare. Kjo ka
bërë të nevojshëm zhvillimin e modeleve të ndërhyrjes specifike për këtë kategori.
Objektivi kryesor është të lehtësohet integrimi i tyre në mjedisin penitenciar dhe më
pas në shoqëri, kjo duke respektuar detyrën për të mos bërë dallime për çështje
racore, kombësie apo besimi.
Programi prek 2 fusha të mëdha ndërhyrjeje: ndërhyrje edukative tërësisht formuese
dhe ndërhyrje shumë kulturore me objektiv të dyfishtë, njohjen e kulturës për të
lehtësuar përshtatjen dhe pengimin e ndikimeve të dëmshme të grupeve ekstremiste
ndërkohë që qëndrojnë në burg.
Gjatë këtij programi ndërhyrja zhvillohet në tre fusha: Informacion Juridik dhe Vlera
Demokratike si të drejtat e njeriut, vlerat kushtetuese, të drejtat e të huajve, etj. Grup
45
Ndërhyrjeje Kulturore, nëpërmjet grupeve të debatit me 30% shqiptarë, mbi rolet
gjinore, fenë, familjen. Veprimtari Ndërkulturore të Hapura, si konferenca, video-
forume, teatër, etj, që bëjnë të ditura veçantitë e kombeve dhe kulturave të tjera.
D. Programi për parandalimin e vetëvrasjes
Hapësira e vuajtjes së dënimit duhet konsideruar jo vetëm si një hapësirë e mbushur
me rreziqe, por si një vend veçanërisht i mbushur me rreziqe ku duhet të vihen në
jetë disa mekanizma njerëzorë dhe materiale për të eliminuar, apo zbutur së paku
efektet negative që mund të sjellë burgimi.
Parandalimi i vetëvrasjes në burg është një çështje e detyruar nga Përmbledhja e
Legjislacionit mbi sistemin e Burgjeve dhe të Paraburgimit, ligji nr.8328 datë
16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, i ndryshuar87.
Është e qartë se burgjet janë mbartëse të grupeve që tradicionalisht cilësohen si në
rrezik për sa i përket përqindjes së vetëvrasjeve në përgjithësi si të mënjanuar
socialë, toksikomanë, të sëmurë mendorë. Si faktorët me konkretë mund te rendisim :
Impakti psikologjik i burgimit
Prekja shpirtërore nga kryerja e krimit
Impakti personal dhe familjar që mund të nënkuptojë jehona e kryerjes së
krimit.
Mungesa afektive socio-familjare që nënkupton vetë burgimi.
Në një lloj të caktuar krimi, ai ekonomik, ndjenja e diskreditimit social
dhe humbjes ekonomike reale ashtu si dhe shkatërrimi i mënyrës së
jetesës së shpresuar.
Reformat e fundit për përmbushjeb e plotë të dënimit, heqja e faljes së
dënimeve, heqja e shlyerjes së dënimit nga puna, etj.
87 Ligji nr.8328 datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim”, të ndryshuar.
http://www.dpbsh.gov.al/newweb/index.php?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=522
46
Gjithësesi studimi i profileve që paraqesin rrezik na jep një spektër tepër të gjerë,
ç’ka bën të domosdoshme që t`u kushtohet vëmendje të ashtuquajturave
paralajmërime apo sinjale alarmi ashtu si dhe situatave të veçanta, të cilat bëjnë të
nevojshme marrjen e disa masave provizore që shmangin aktin fatal. Mbi të gjitha
duhet përforcuar kontrolli nga ana e personelit penitenciar dhe të hartohet një sistem i
përshtatshëm koordinimi ndërmjet fushës së sigurisë, trajtimit dhe shëndetësisë.
Objektivat e këtij programi janë: zbatimi sistematik i linjave të parandalimit ndaj
grupeve të cilësuara si në rrezik, pikasja e të burgosurve me probleme personale
specifike apo situatave të caktuara krize të cilat mund të çojnë në një sjellje
vetëvrasëse, shmangia e një përfundimi negativ të mundshëm për rastet që përfshihen
në Programin e Parandalimit të Vetëvrasjeve dhe përcaktimi i një linje veprimesh
dhe bashkërendimi ndërmjet ekspertëve të ndryshëm të sigurisë, trajtimit dhe
shëndetit që ndërhyjnë në këtë Program.
Ky program zbatohet dhe është hartuar për këto kategori:
a. Të burgosur veprimtaria kriminale e të cilëve është e lidhur me dëmin ndaj
personave të tilla si: përdhunim, vrasje në familje, vrasje e zakonshme, etj, ku
rreziku më i lartë është gjatë ditëve të para të burgimit, veçanërisht tek të burgosurit
e sigurisë së lartë.
b. Të burgosur që paraqesin simptoma të qarta nervozizmi, ankthi, depresioni, etj.
c. Të burgosur që kanë kryer përpjekje të mëparshme për t’u vetëvrarë ose që kanë
familjarë me historik vetëvrasës.
Përveç këtyre kritereve, duhen mbajtur parasysh edhe shumë faktorë të tjerë
rrethanorë, të cilët duke u bashkuar te ky subjekt mund ta bëjnë atë të prirur ndaj
sjelljeve apo përpjekjeve për t’u vetëvrarë si faktorë mjedisorë, ndarjet apo konfliktet
familjare, ngjarje negative të tilla si vdekje, aksidente të pësuara nga familjarët apo
miqtë, etj ; ndryshime në gjendjen e procesit gjyqësor, penale apo penitenciare apo
komunikime mbi vendime administrative apo gjyqësore që përbëjnë një hap prapa në
trajtim dhe që mund të jenë befasuese dhe/ose negative si dhe faktorë personalë si
tolerancë e ulët ndaj frustrimit, repertor i pakët përgjigjiesh, simptomatologji
depresive ciklike, historik i gjatë konsumi substancash toksike, alkooli apo ilaçesh.
47
Çdo rast është i individualizuar, si rrjedhim, nuk mund të përcaktohet “apriori”
kohëzgjatja e Programit. Ajo do të vlerësohet çdo javë nga grupi i trajtimit sipas
raporteve të hartuara. Mosdalja nga programi do të vendoset nga një marrëveshje e
arsyetuar grupi, i cili do t`i propozojë Drejtorit të IEVPenale që të japë një tjetër
Urdhër. Ky urdhër do të pasqyrohet në të gjithë dokumentacionin penitenciar të të
burgosurit ashtu si dhe në regjistrin e hyrjes dhe daljes nga programi.
Grupi i trajtimit do të rishikojë zhvillimin e të burgosurve për të cilët është vendosur
moslargimi nga programi në mënyrë periodike dhe të rregullt, duke i kaluar grupit
të drejtimit raporte mujore.
E. Programi i Mendimit Prosocial (Think First)
Sjellja agresive është padyshim e vështirë për t’u ndryshuar. Zakonisht nis nëpërmjet
zemërimit dhe përshkallëzohet tek individë të cilët e shohin botën ndërpersonale në
mënyrë të shtrembëruar. Kësaj i shtohet edhe energjia që jep aktivizimi emocional që
ndjejnë të rinjtë, emocion ky i cili rrjedh pikërisht nga këto ide të shtrembëruara në
lidhje me botën.
Njerëzit, në mënyrë të përgjithshme, zgjedhin të mos veprojnë në mënyrë të
dhunshme, sepse e cilësojnë një gjë të tillë si diçka imorale apo thjesht si një sjellje të
gabuar. Subjektet e dhunshëm, nga ana e tyre mendojnë ndryshe. Për shumë të rinj
dhuna është një sjellje e mësuar, e instaluar dhe që jep shumë përfitime.
Mendo së pari (Think First) është një program trajtimi i cili është hartuar posaçërisht
për të dënuarit, të cilët mendohet se përbëjnë rrezik të mesëm deri në rrezik të lartë,
që kanë shfaqur një model të përgjithshëm të veprës penale dhe nuk kanë kryer
ndonjë krim në të kaluarën e tyre. Programi është hartuar nga profesori Jamses
McGuire, një psikolog ligjor klinik në Britaninë e Madhe, për t’u përdorur nga
shërbimet e Burgjeve dhe Shërbimi i Provës në Angli dhe në Uells, por është i
adoptuar gjithashtu edhe nga disa shërbime korrektuese në Australi88.
Programi “mendo së pari” është një bllok i 22 grup-seancash, ku secila seance zgjat
dy orë. Përveç kësaj, të dënuarit mund të marrin pjesë në seancat para-grup dhe post-
88 McGuire, J. (2008)Social Problem Solving and Offending: Evidence, Evaluation and Evolution,
Chapter 10. The Think First Programme
48
grup të cilat nuk zhvillohen në grup por individualisht. “Mendo së pari” është një
program i ndërtuar mbi parimet e teorisë së njohjes, mendimit dhe të sjelljes. Kjo
metodë synon të adresojë qëndrimet e autorëve të veprave penale dhe proçeset
themelore të mendimit që ndikojnë në sjelljen e të dënuarve.
Qëllimi parësor i programit është të ndihmojë të dënuarit që të marrin pjesë në
program për të fituar praktikë dhe të përdorin aftësitë në zgjidhjen e problemeve si
dhe të fitojnë aftësitë të tjera të cilat do të lejojnë që të dënuarit të menaxhojnë jetën e
tyre dhe vështirësitë e tjera pa përdorur forcën dhe mënyra të tjera të dhunshme. Për
shembull, të dënuarit (në përgjithësi) kanë tendencë të jenë të ngurtë në përgjigjiet që
ata zgjedhin në rrethana të caktuara problematike. Në qoftë se një mashkull i dënuar
është në një bar dhe vëren një mashkull (një i huaj) që e shikon atë në sy, ky mund të
jetë rasti që i dënuari mendon se mashkulli tjetër po e sfidon për matjen e forcës.
Përgjigjia e të dënuarit mund të jetë ajo që gjithmonë ai bën kur dikush është duke
vepruar në këtë mënyrë ndaj tij, ai shkon dhe e qëllon me grushta. Nëse i dënuari do
të kishte ndaluar dhe të mendonte mbi situatën, ai mund të kishte kuptuar se i huaji
nuk po e shikonte “për sfidë”, por thjesht po vështronte një femër ulur pas tij. Në
rastin hipotetik, i dënuari, jo vetëm që reagon në mënyrë impulsive, por gabon në
zgjidhjen e situatës. Programi adreson pikërisht problematikat me sjellje agresive
duke bërë të dënuarin të analizojë situatën përmes pyetjes: a kishte një veprim
alternativë që mund të ishte ndërmarrë për të përmirësuar situatën në një mënyrë më
pro-sociale?
Të menduarit e ngurtë është vetëm një nga faktorët që mund të ndikojë tek të
dënuarit për kryerjen e një krimi të tillë si sulmi i përshkruar më lart. “Mendoni së
pari” ka për qëllim të mësoje të dënuarit të gjejnë përgjigje alternative duke siguruar
aftësi të tilla si ndërgjegjësimi për problemin, përkufizimin e problemit, mbledhjen e
informacionit, fakteve nga opinionet, zgjidhje ndryshe të të menduarit dhe
përzgjedhjen dhe marrjen e vendimeve. Programi gjithashtu thekson nevojën për
vetëmenaxhim në situata të tilla si ajo e përshkruar më lart dhe siguron aftësi për të
rritur kontrollin personal mbi ndjenjat dhe sjelljet që mund të shkaktojnë probleme
për shkelësit e ligjit. Programi gjithashtu ofron trajnim se si të dënuarit të
bashkëveprojnë në situata sociale (trajnimi mbi ndërveprimin social), njohjen e
49
vlerave (arsyetimi moral) dhe trajnime në mënyrë që të forcojnë aftësitë e shkelësve
të ligjit, për zgjidhjen e problemeve sociale.
Vlerësimet e programit, deri më sot, kanë dhënë rezultate paraprakisht pozitive për
cilësitë e tij rehabilituese. Një vlerësim fillestar i programit, i kryer nga kërkues
shkencor në Universitetin e Liverpulit89, gjeti ndryshime pozitive para dhe pas
programit në testet psikometrike matëse mbi qëndrimet ndaj ofendimit, ndjeshmërisë
për viktimën dhe impulsivitetit.
Një numër studimesh mbi efektivitetin e programit janë kryer gjithashtu nga dy
grupe studiuesish në Mbretërinë e Bashkuar: një grup nga Njësia e Studimeve të
Shërbimit të Provës në Universitetin e Oksfordit dhe një tjetër nga Universitetet e
Leicester dhe Liverpool. Të dy grupet kërkimore kanë raportuar reduktime të
konsiderueshme në normat e recidivizmit të atyre që kanë përfunduar programin në
krahasim me ata që nuk kanë arritur ta përfundojnë. Megjithatë, përdorimi si një grup
krahasimi i atyre që nuk arritën të përfundonin programet (ose jo-përfunduesit) nuk
është ideal. Të dy grupet e studiuesve kanë treguar se jo-përfunduesit ishin tashmë në
një rrezik më të lartë si recidivist sesa ata që arritën ta përfundojnë programin. Kjo
qëndron për arsye se ata që janë në një rrezik më të lartë për të rikryer një vepër
penale kane më shumë probabilitet te ridënohen90.
Hulumtimi i kryer nga Universitetet e Leicester dhe Liverpool, për këtë arsye, ka
bërë një krahasim të të dënuarve që kanë përfunduar programin me një grup
individësh të ngjashëm të cilët kishin marrë një dënim alternativ me punë të detyruar
në komunitet. Kur merren parasysh efektet e moshës, rrezikun për recidivizmin,
gjininë dhe llojin e veprës penale të vazhdueshme, ata të cilët kishin përfunduar
programin kishin pothuajse tridhjetë për qind më pak të ngjarë të ishin recidivist në
krahasim me grupin e krahasimit.
89 Hollin, C. R., McGuire, J., Hounsome, J., Hatcher, R., Bilby, C., & Palmer, E. J. (2008). Cognitive
skills offending behaviour programmes in the community: A reconviction analysis. Criminal Justice
and Behavior, 35, 269-283.
90 McGuire, J., Bilby, C., Hatcher, R. M., Hollin, C. R., Hounsome, J., Palmer, E. J. (2008).
Evaluation of structured cognitive-behavioural treatment programmes in reducing criminal recidivism.
Journal of Experimental Criminology, 4, 21-40.
50
Një gjetje e zakonshme në këto kërkime është shkalla e lartë e jo-përfundimit të
programeve (kjo është e përbashkët për të gjitha programet e komunitetit dhe jo
vetëm e programit “mendo me parë). Normat për jo-përfundim të “mendo me parë”
shkonin nga 62 në 72 për qind të atyre që janë urdhëruar nga gjykatat për të marrë
pjesë në program. Edhe pse ka shenja se këto shifra janë përmirësuar që nga koha e
kryerjes së studimit, këto gjetje duhet të ngrenë pyetje në lidhje me faktin nëse ofrimi
i programeve duhet të rritet në mënyrë që të bindë më shumë të dënuarit për të
përfunduar këto programe.91
Pra si përfundim, agresioni është njëherazi një fenomen emocional, i sjelljes dhe
konjitiv. Ndaj dhe për këtë arsye ato ndërhyrje që kanë për synim ta luftojnë duhet të
mbajnë parasysh gjithashtu edhe këtë natyrë të tijën”, shkruajnë autorët e programit,
Goldshtein, Glik dhe Gibbs (1998, f. 2)92.
F. Programi ART
Hipoteza themelore e punës që qëndron në programin ART është se sjellja agresive e
të rinjve ka shkaqe të shumëfishta, disa të brendshme dhe disa të jashtme. Ndërmjet
ndikimeve të jashtme, ndikimi i prindërve dhe i shokëve moshatarë është shumë i
rëndësishëm. Ndërmjet atyre të brendshme, është mjaft evident fakti që tregon se
kriminelët kronikë (me një përvojë të gjerë, me shumë akte agresioni) shfaqin pikë së
pari, një mangësi të madhe në aftësi konjitive dhe sociale të cilat janë për personat
shoqërisht të integruar, të nevojshme për të zhvilluar një sjellje prosociale efektive
(domethënë, të prirur për nga e mira e përbashkët). Së dyti, janë mjaft impulsivë,
kërkojnë t`i fitojnë gjërat menjëherë dhe në këtë gjë si dhe në të tjera më të largëta në
kohë kanë vështirësi për të kontrolluar zemërimin apo inatin e tyre, duke i duruar me
shumë vështirësi frustrimet. Së treti, në lidhje me vlerat, këta adoleshentë
karakterizohen nga fakti se u përgjigjen rrethanave me një gjykim moral egocentrik,
të prirur për nga plotësimi i nevojave vetjake pa marrë parasysh pasojat e sjelljes së
tyre mbi të tjerët.
91 Hollin, C. R., & Hatcher, R. M. (2013). Working with young offenders. In K. D. Browne, A. R.
Beech, and L. A. Craig. Assessments in forensic practice: A handbook. Chichester: John Wiley &
Sons. 92 Goldstein, A. P., Glick, B. dhe Gibbs J.C. (1988). Aggression Replacement Training. Champaing,
Ill.: Research Press.
51
Programi i trajnimit të menaxhimit të zemërimit ( ART ), është i ngjashëm në shumë
aspekte me programin mendimit prosocial – ky program ofron ushtrime të veçanta
njohëse të sjelljes që kanë për qëllim për të zhvilluar proçeset e mendimit dhe
qëndrimeve në lidhje me krimin dhe sjelljen kriminale të të dënuareve . Programi
ART ndryshon nga programi i mendimit prosocial dhe programet e tjera pasi është
një program për një vepër specifike. Kjo do të thotë se programi aplikohet për një
grup të veçantë të të dënuarve. Siç dhe vete emri sugjeron, programi ART i drejtohet
të dënuarve të cilët kanë shfaqur sjellje të dhunshme apo agresion dhe probleme me
sjelljen.
ART është projektuar fillimisht nga Profesor Arnold Goldstein në SHBA për
përdorim për kategorinë “të mitur të dënuar” por është përhapur gjeografikisht dhe
aplikohet tani për te dënuarit në të gjithë Amerikën e Veriut si dhe në vende të tilla
si Britania e Madhe, Holanda dhe Suedia. Kjo eksperiencë tashmë është huazuar
edhe nga Shqipëria. Përveç kësaj, përmbajtja e programit, është zhvilluar fillimisht
për punën me fëmijët dhe adoleshentët dhe gjithashtu është përshtatur për përdorim
për të dënuarit e rritur dhe ata me probleme mendore.
Programi ART përbëhet nga tri pjesë. Çdo grup seancash përbëhet prej këtyre
komponentëve dhe gjatë programit këto komponentë zëvendësohen me njëri-tjetrin
në mënyrë që çdo komponent të prezantohet në mënyrë të barabartë. Tre
komponentët janë shfaqja e aftësive, trajtimi i menaxhimit të zemërimit dhe trajtimi
i arsyetimit moral. Secili prej tyre do të shpjegohet më në detaje .
Shfaqja e aftësive. Bazuar në kuptimin që të dënuarve iu mungon shkathtësia
personale, aftësia njohëse ndërpersonale dhe sociale, elementi i shfaqjes së aftësive
është projektuar për t'u mësuar keqbërësve këto aftësi dhe ofron mundësinë për t’i
praktikuar dhe mësuar këto aftësi. Ofrimi i situatave konstruktive ndihmon të
dënuarit për të transferuar të mësuarit e tyre në situata të jetës reale .
Trajtimi mbi menaxhimin e zemërimit përbën shtyllën bazë të programit. Ky
komponent trajton emocionet e të dënuarve dhe si këto lidhen me aftësinë e tyre për
të kontrolluar (ose jo) zemërimin e tyre. Trajtimi i kontrolluar i zemërimit mëson
teknikat e kontrollit të zemërimit. Qëllimi i këtij sesioni është t’ju ofrojë të dënuarve
52
kurse alternative mbi veprimin në situata kur zemërimi i tyre më parë do të kishte
rezultuar në dhunë dhe ofendim.
Seksioni i arsyetimit moral ne këtë program siguron shkelësit me mundësinë për të
sfiduar qëndrimet e tyre ndaj situatave të caktuara . Ndërsa komponentët e tjerë janë
hartuar si elementë të sjelljes afektive, komponenti i arsyetimit moral është element i
të menduarit . Kjo pjesë e programit ofron dilema morale të cilave të ndërtuara në
kompleksitetin e tyre mund t’ju jepet zgjidhje gjatë gjithë programit. Qëllimi i këtyre
dilemave është për të sfiduar arsyetimin dhe rehabilitimin e shkelësve të përfshirë në
program dhe për të ndihmuar ata të zgjedhin aftësitë e duhura për situatat në të cilat
ata mund ta gjejnë veten në të ardhmen.
Me aftësitë sociale mësohet të ngrihet shkalla e aftësisë së të rinjve për t’u lidhur me
të tjerët në mënyrë efikase. Aftësitë sociale mësojnë të dënuarin se ç’duhet të bëjnë
në vend që të dhunojnë. Në mënyrë plotësuese, ky program apo kjo teknikë i mëson
ata çfarë nuk duhet të bëjnë. Nëse aftësitë sociale janë përbërësi i sjelljes në ART,
kontrolli i zemërimit është përbërësi emocional. Qëllimi i tij është të mësojë
vetëkontrollin përballë dëshirës për të dëmtuar dikë. Ndaj dhe të rinjve u mësohet të
mos u përgjigjen provokimeve në mënyrë të dhunshme, por nëpërmjet një vargu
përgjigjiesh që përfshijnë të kushtuarit vëmendje ndaj atyre që përmenden më poshtë:
1. “Nxitësit” (triggers) apo ngjarjet e jashtme që çojnë në vlerësimin konjitiv
të brendshëm të individit dhe që japin si rezultat zemërimin.
2. Shenjat kinetike (lëvizjet) apo të një lloji tjetër, të brendshme, emocionale
që tregojnë se individi po e lejon veten të kaplohet nga zemërimi (rrahje
kardiake të përshpejtuara, muskuj të tendosur, etj.).
3. Reduktuesit apo teknikat e uljes së zemërimit të tilla si numërimi, marrja
frymë thellë apo përfytyrimi i pasojave që vijnë nga të reaguarit me
agresivitet përballë një situate provokuese.
4. “Rikujtuesit” (reminders) apo fjali (vetëudhëzime) që subjekti i thotë
vetvetes për të riinterpretuar dhe ç’aktivizuar nxitësit e brendshëm.
5. Përdorimi i aftësive sociale të përshtatshme ndaj zemërimit dhe agresionit.
53
6. Vlerësimi vetiak i përdorimit të vargut të mësipërm në aftësinë e tij për të
kontrolluar emocionin e zemërimit.
Rekomandohet pjesëmarrja nga gjashtë deri në tetë të dënuar për grup, ndonëse një
numër më i ulët mund të jetë i dëshirueshëm nëse grupi i të dënuarve është shumë i
vështirë për t’u menaxhuar. Sfida kryesore e stafit të kujdesit social është motivimi i
të dënuarve për të marrë pjesë në këto programe. Zakonisht në fillim të dënuarve u
jepet një informacion themelor në lidhje me programin.
Programi ART ka qenë subjekt i shumë studimeve vlerësuese për të testuar
efektshmërinë e tij. Vlerësimet kanë raportuar rezultate pozitive në përputhje me
qëllimet e programit si dhe rezultate në përmirësim të sjelljeve të tilla si normat e
reduktuara të riarrestimeve, reduktim të recidivizmit dhe funksionim më të mirë të
komunitetit. Kërkime të tjera kanë prezantuar rezultate të përziera, si psh.
përmirësim në funksionet njohëse që synon ART por jo përfitime në ndryshimin e
sjelljes.
G. Programi “Mbështetje, ndihmë dhe monitorim për personat që kanë varësi nga substancat narkotike.
Targetgrupi janë personat përdorues të substancave narkotike, në konflikt me ligjin.
Qëllimi i zbatimit të këtij programi është të arrihen rezultate konkrete në punën me
persona me varësi nga substancat. Objektiva kryesore janë rehabilitimi i personave
ish-përdorues të substancave për periudhën e qëndrimit në burg dhe riintegrimi i tyre
në shoqëri. Grupi i punës i cili ndjek këtë program përbëhet nga mjeku (infermieri),
psikologu, punonjësi social ose edukatori dhe punonjësi me uniformë.
Në këtë program ofrohet ndihmë mjekësore (terapi medikamentoze), psikologjike
dhe sociale. Trajtimi për këtë kategori bëhet bazuar në dhënien e mbështetjes
psikologjike, trajtim i specializuar mjekësor, trajtim në grup, takime me familjarët,
terapi okupacionale, ajrim dhe sport. Ecuria e këtij programi kontrollohet përmes
matjes së indikatorëve në mënyre konstante për të parë arritjet dhe progresin e të
dënuarit i cili ndiqet me program individual trajtimi për të dënuar me varësi nga
substancat narkotike.
Ecuria ndiqet dhe dokumentohet në raportin e vlerësimit psikologjik, faza e parë dhe
faza e dytë. Në fazën e parë vlerësohet ecuria e ndjekjes duke mbajtur te dhëna mbi:
54
lloji i substancës së përdorur, kohëzgjatja e përdorimit, lloji i trajtimit të mëparshëm,
nëse ka marrë, arsyet e fillimit të përdorimit të substancës, shkalla e varësisë fizike/
psikologjike, çrregullime psiko- emocionale prezente (shoqëruese), çrregullime të
sjelljes , prezenca e simptomave fizike, funksionimi konjitiv dhe vlerësimi i nevojave
(aplikimi i testeve).
Vazhdimi i programit për personat me varësi nga substancat narkotike gjate fazës së
dytë konsiston në trajtimin e temave: Menaxhimi i konflikteve, sjelljes agresive,
komunikimi, etj. Për realizimin e këtyre temave do të organizohen grupe me
persona, të cilët paraqesin këto lloj shqetësimesh. Në grupet e diskutimit do të
merren shembuj konkrete, të cilët do të kenë si objektiv reduktimin e sjelljeve
agresive, zgjidhjen e konflikteve, përdorimin e metodave të psikologjisë së njohjes
dhe sjelljes për menaxhimin e emocioneve. Qëllimi është pjesëmarrja e sa më tepër
personave, përpunimi dhe aftësimi në gjetjen e mënyrave më pozitive të të jetuarit.
Çdo objektiv i arritur shënohet në dosjen psiko-sociale. Gjate fazës së dytë plotësohet
dhe ecuria e përgjithshme e personit në lidhje me programin dhe trajtimi i mëtejshëm
(përcaktimi i seancave të reja individuale/në grup).
H. Program i individualizuar trajtimi për të rinjtë
Ky program përmban të dhëna personale: emër/ mbiemër, datëlindja, vendlindja,
vendbanimi, arsimimi, recidivist ose jo, masa e dënimit, vepra penale.
Programi përmban historinë e rastit, përkujdesja nga të afërmit, raportet me ta;
zhvillimi fizik e konjitiv, dëshirat, problemet; problemet shëndetësore; socializmi: sa
i aftë është të krijojë marrëdhënie me të tjerët, shkalla e integritetit, ecuria në
vazhdimësi, niveli i përshtatjes.
Në varësi të të dhënave të marra gjatë intervistës paraprake përcaktohen dhe
objektivat dhe ecuria e përgjithshme e të burgosurit në vazhdimësi ndaj programit të
trajtimit të individualizuar. (Reagimi në këshillime individuale, në grup, aktivitete e
veprimtari trajtuese).
I. Program trajtimi për të dënuarit në prag lirimi
Objektivi i programeve të trajtimit për të dënuarit në prag lirimi, është realizimi i
suksesshëm i riintegrimit shoqëror për personat që përfundojnë dënimin, kjo si në
55
aspektin psiko-emocional ashtu edhe në atë social, si dhe shmangia e riciklimit të
tyre në rrugën e kriminalitetit.
Targetgrupi përbëhet nga personat që ndodhen në prag të lirimit e veçanërisht të
dënuarit që kanë qëndruar në izolim për një periudhe të gjatë kohore. Kohëzgjatja e
programit mund të varioje nga dy javë për personat me një dënim relativisht të ulët,
në një muaj për të dënuarit që kane qëndruar për një kohe të gjate në izolim.
Ndërkohe, periudha e realizimit të programit mund të diferencohet edhe në varësi te
nevojave individuale të të dënuarve që përbejnë targetgrupin në fjale.
Periudha e lirimit, megjithëse përben një moment të shumëpritur për shumicën e të
dënuarve kërkon gjithsesi një ripërshtatje psiko-emocionale e sociale ndaj një
ambienti të ri dhe një mënyre të re jetese veçanërisht për personat me dënim
afatgjate.
Megjithë informacionin e marrë dhe ruajtjen e kontakteve sociale me familjaret dhe
te njohurit, qëndrimi i gjatë ne izolim, veçanërisht për të dënuarit afatgjatë, shkakton
atrofi fizike e shpirtërore dhe mungesë të shprehive të domosdoshme sociale e të
informacionit të freskët për të pasur orientimin e duhur në komunitetin jashtë burgut.
Nga ana tjetër edhe kur ekziston predispozicioni i duhur i të dënuarit për t’u përfshirë
në mënyre aktive në proçesin e riintegrimit, në shumë raste komuniteti shoqëror nuk
ofron mundësitë dhe burimet e duhura materiale e sociale për një person që ka qenë
në izolim. I sapoliruari do të gjendet në shumicën e rasteve përballë një sërë sfidash
te karakterit psikologjik e social që mund të lidhen me punësimin e tij, rindërtimin e
raporteve familjare e sociale, sjellje paragjykuese e diskriminuese, mungesë besimi
në vetvete etj. E gjithë kjo mori sfidash nëse nuk do të përballohet në mënyrën e
duhur mund ta kthejë të dënuarin e porsaliruar në një potencial të mundshëm për t’u
rikthyer në rrugën e krimit dhe kjo e bën të domosdoshëm intensifikimin e punës dhe
mbështetjes së stafit edukativ në periudhën e paralirimit të të dënuarit në mënyre që
ai të mbështetet në mënyrë profesionale në proçesin e riintegrimit social.
Problemet psiko-sociale me të cilat mund të ndeshet një person pas përfundimit të
dënimit janë specifike për çdo individ në varësi të formimit të tij psiko-social,
mundësive riintegruese që ofron ambienti jashtë burgut, etj. Megjithatë sipas një
parashikimi teorik problemet kryesore që duhet të përballohen dhe të trajtohen në
56
periudhën e paralirimit të të dënuarit nga ana e stafit edukativ janë: vetëvlerësim i
ulët i të dënuarit dhe mungesa e besimit në vetvete; i dënuari mund të ndihet konfuz
dhe i paqartë në lidhje me të ardhmen e tij dhe mund të ketë paaftësi për të vlerësuar
alternativat e mundshme; nivel i rritur ankthi dhe stresi që mund të pasojnë
çrregullime të mëparshme psikologjike të cilat në këtë faze mund të përkeqësohen;
perceptim i gabuar i botes përreth apo i njerëzve si jodashamires ose armiqësorë dhe
reagim mbrojtës apo sulmues si pasojë e kësaj; frikë nga liria pa “rregullat”, të cilat
brenda ambientit të burgut i ofronin një farë sigurie; përballja me një ambient
paragjykues i cili shpeshherë mund të privoje ish të dënuarin nga mundësitë që iu
ofrohen të tjerëve; mungesa e shprehive të domosdoshme për t’u orientuar në
ambiente të ndryshme sociale; marrëdhënie familjare të paqëndrueshme; mungese e
mundësive reale për të realizuar procesin e riintegrimit, siç janë mungesa e një pune
të qëndrueshme, e mjeteve të domosdoshme për një jetese normale etj, burime të
pakta jetese dhe mbështetjeje si rezultat edhe i boshllëkut ligjor për trajtimin nga
shteti të njerëzve të sapoliruar nga burgu.
Ashtu si edhe gjatë pjesës tjetër të kohëqëndrimit në institucion, mënyra e
organizimit të punës së stafit edukativ me të dënuarin që pret të lirohet, do të bazohet
në zhvillimin e bisedave individuale dhe në organizimin e aktiviteteve në grup ku
mund të jenë pjesëmarrës disa të dënuar në prag lirimi. Specialisti i kujdesit social
gjatë realizimit të mbështetjes psiko-sociale individuale duhet të përqëndrohet në
disa çështje kryesore por sigurisht që trajtimi nuk mund të jetë i unifikuar për të
gjithë personat që përbëjnë targetgrupin në fjalë: ai duhet të jetë i diferencuar në
varësi të nevojave individuale të çdo të dënuari.
Gjatë zhvillimit të këshillimeve individuale me të dënuarin, stafi i Kujdesit Social
duhet të ofrojë vazhdimisht suport për të, në rastet kur ky i fundit mund të përjetoje
një nivel te rritur të stresit që mund t’i paraprijë daljes nga institucioni dhe përballjes
me një ambient të ri.
Qëndrimi në izolim, veçanërisht nëse kjo ndodh për një kohë të gjate, krijon
domosdoshmërisht mungesë informacioni në lidhje me ambientin jashtë burgut dhe
zhvillimi social dhe gjithashtu mungesë të theksuar të shprehive sociale, duke krijuar
kështu një paaftësi të të dënuarit për t’u orientuar në një mjedis të ri dhe të panjohur.
Në shumë raste, nga ana e personit që do të lirohet mund të ekzistojë i gjithë
57
disponibiliteti i duhur për t’u përfshire në proçesin e riintegrimit, por megjithatë kjo
kategori mund të përballet me një ambient i cili në praktike ofron mundësi të pakta
veçanërisht për një person me një histori penale të caktuar.
Për këtë arsye nga ana e stafit të Kujdesit Social duhet të disponohet dhe të përcillet
tek i dënuari i gjithë informacioni i nevojshëm në lidhje me strukturat qeveritare apo
të shoqërisë civile që mund ta ndihmojnë të dënuarin të pozicionohet në mënyrën e
duhur në komunitetin, pjesë e të cilit do të jetë. Në varësi të nevojave individuale të
çdo të dënuari, punonjësit e Kujdesit Social duhet të jenë në gjendje ta referojnë atë
në struktura punësimi, arsimimi, trajnimi, etj., që mund ta ndihmojnë të dënuarin të
realizojë potencialet e veta individuale.
I sapoliruari duhet të referohet në strukturat e duhura që mund ta ndihmojnë atë dhe
duhet të mësohet t’u drejtohet këtyre strukturave në mënyrën e duhur si në rrugë
verbale ashtu edhe në kontaktet me shkrim.
Aktivitetet në grup do të realizohen me të dënuar në prag lirimi, targetgrup i cili
mund të diferencohet edhe në bazë të nevojave dhe karakteristikave të veçanta siç
janë: kohëzgjatja e qëndrimit në institucion; nevoja për punësim apo për mbështetje
materiale; nevoja për arsimim, etj. Gjate zhvillimit të aktiviteteve në grup, punonjësi
i Kujdesit Social synon zhvillimin tek të dënuarit të shprehive të domosdoshme për
t’u orientuar në situata sociale në të cilat ata do të përfshihen.
J. Programi “Mbështetje, psikologjike dhe monitorim i të miturve në
konflikt me ligjin”
Targetgrupi janë të mitur ( 14-18 vjeç) në konflikt me ligjin. Qëllimi i këtij programi
është rehabilitimi social i të miturve në konflikt me ligjin. Qendra rehabilituese dhe
riintegruese e Kavajes, është qendra e vetme ku mbahen të miturit e dënuar të cilët
janë gjykuar dhe privohen nga liria për vepra të ndryshme penale. Në këtë institucion
të miturit edukohen dhe bëhen gati të dalin në komunitet pas lirimit të tyre. Në këtë
qendër ndodhen mesatarisht 40 të mitur. Instituti i të miturve Kavajë është ndërtuar
në vitin 2009 me mbështetjen dhe investimin e Bashkimit Europian me një fond prej
2.7 milion Euro. Në këtë qendër trajtohen minorenë të moshave nga 14 deri në 18
vjeç. Ambjentet janë përshtatur në mënyrë për t’i ardhur në ndihmë kësaj kategorie
në drejtim të riintegrimit të tyre. Kjo është një qendër e cila nga organizmat
58
monitorues është cilësuar si një qendër bashkëkohore e cila plotëson kushtet optimale
për trajtimin dhe edukimin e kësaj kategorie. Që nga viti 2010 këtë qendër e ka
mbështetur organizata “Save the Children” përmes zbatimit të projektit “ promovimi
i drejtësisë së të miturve”. Riedukimi i kësaj kategorie fillon me përfshirjen e tyre në
proçesin arsimor të detyruar 9-vjeçar. Mbrojtja e të drejtave të fëmijëve është një nga
drejtimet më të rëndësishme të politikave shoqërore në Republikën e Shqipërisë.
Parimi kryesor për të garantuar një trajtim human të fëmijëve është se legjisclacioni
dhe cdo vendim që merr shteti ose institucionet, duhet të jenë gjithmonë në interesin
më të lartë të fëmijës.
Lloji i asistencës së ofruar për këtë kategori është psikologjike, edukative dhe
sociale.
Ecuria: Matje e indikatorëve në mënyrë konstante. (Dokumentimi në dosjen psiko-
sociale). Programi individual i trajtimit përmban : të dhëna personale
(emër/mbiemër, datëlindja, data e ardhjes në institucion, emri i specialistit që e
trajton); historia e rastit; situata familjare, të afërmit që përkujdesen; nëse ka qenë i
dënuar më parë? (Nëse po, specifiko detajet); zhvillimi fizik (a ka zhvillim fizik
normal apo të vonuar në raport me moshën, a ka ndonjë problem shëndetësor të
evidentuar?); zhvillimi konjitiv (A ka zhvillim konjitiv normal në raport me moshën,
sa cilësor është diskutimi?); ecuria në veprimtaritë e përbashkëta (Si sillet me
bashkëmoshatarët e tjerë? A ka talente, aftësi apo prirje të veçanta dhe ku duhet
stimuluar, sa arsim ka dhe ç’mendim ka mbi edukimin?); emocionaliteti (Shkalla e
ankthit që përjeton, si reagon në situata stresuese, sa vetëvlerësim ka?); socializimi
(sa i aftë është të krijojë marrëdhënie me të tjerët, me kë preferon të shoqërohet, si
pozicionohet në grup (shkalla e integrimit,pranohet apo refuzohet nga të tjerët)?;
aftësitë (Cilat janë pikat e tij të dobëta dhe të forta, Çfarë i pëlqen dhe çfarë jo?);
aktivitetet argëtuese (a i pëlqen të marrë pjesë në aktivitete argëtuese, (si lojëra etj.),
a shfaq interesa të veçanta?); marrëdhëniet me familjen (Si janë kontaktet e tij me
familjen dhe të afërmit dhe sa e rëndësishme është për të familja, a interesohen
familjarët për të? Cili është personi më i rëndësishëm në familje për të?)
Ky program përmban objektivat, trajtimin dhe vlerësimin.
59
KAPITULLI III
I. Trajtimi i të dënuarve me probleme të shëndetit mendor
në Shqipëri
Sistemi penitenciar shqiptar përfshin 331 individë me probleme të shëndetit mendor,
nga të cilët 99 nën masën e “trajtimit të detyrueshëm” në një institucion të
specializuar dhe 49 nën masën e sigurisë së “trajtimit të përkohshëm” në një
institucion të specializuar. Pavarësisht progresit të arritur gjatë viteve të fundit,
kushtet e jetesës mbeten në përgjithësi të vështira dhe standardet e trajtimit të
personave me probleme të shëndetit mendor lënë vend për përmirësim. Si garanci e
respektimit të plotë të të drejtave themelore të njeriut për personat me sëmundje
mendore, në mjediset e burgut dhe të paraburgimit nevojitet monitorim i
vazhdueshëm në drejtim të trajtimit të shëndetit mendor në sistemin penitenciar të
vendit. Monitorimi i jashtëm i pavarur është veçanërisht i rëndësishëm duke marrë
parasysh kapacitetet e limituara të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe
mungesën e një organizmi të pavarur për të kryer një punë të tillë monitoruese pasi
inspektimi kërkon praninë e ekspertizës specifike si: mjekë, avokatë dhe psikologë.
Monitorimi është i rëndësishëm gjithashtu në lidhje me vonesat aktuale të krijimit të
Institucionit të Pare të Specializuar për të burgosurit me sëmundje mendore, i cili do
të trajtojë pacientët sipas trajtimit të detyrueshëm dhe trajtimit të përkohshëm të
detyrueshëm si dhe të burgosurit me probleme të shëndetit mendor. Në këtë kontekst,
del si domosdoshmëri monitorimi i situatës së shëndetit mendor në mjediset
penitenciare të vendit. Përmes monitorimit evidentohet situata dhe ofrohen
rekomandime specifike për përmirësimin e kujdesit të shëndetit mendor në sistemin
penitenciar.
Të drejtat e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor janë të njohura nga shumë
instrumenta ndërkombëtare. E drejta për shëndet përfshin të drejtën për kujdesin e
duhur shëndetësor si dhe të drejtat themelore për të jetuar në një mjedis i cili nuk
gjeneron apo përkeqëson sëmundjen. Për fat të keq, pjesa më e madhe e sistemit të
burgjeve në mbarë botën kanë dështuar në ofrimin e një mjedisi që nxit mirëqenien
fizike dhe mendore të të burgosurve. Në shumë vende të botës të dënuarit përballen
60
me probleme të tilla si mbipopullimi, kushtet jo të mira higjenike, atmosferë rreziku
real apo të perceptuar, etj. Kushte të tilla shkaktojnë stres, depresion dhe ankth, të
cilat mund të zhvillohen në mënyrë serioze tek të dënuarit me probleme të shëndetit
mendor, nëse nuk merren masat e duhura.
Trajtimi i personave të privuar nga liria në institucionet e paraburgimit dhe në
burgje kushtëzohet nga faktorë të karakterit ligjor, human, institucional etj. Ky
trajtim fillon që në çastin kur personi ndalohet, shoqërohet ose arrestohet deri në
përfundimin e vuajtjes së dënimit ose lirimit te tij. Në kontekst të këtij studimi para
se të flasim për trajtimin e te dënuarve, është e nevojshme të trajtohet mënyra e
vendosjes së të paraburgosurve dhe të dënuarve në një institucion, rastet e
transferimit dhe pasojat që vijnë në të tilla raste. Vendosja e personave të privuar
nga liria në një institucion paraburgimi, edukimi ose të vuajtjes se dënimit nuk lihet
në dëshirën ose në zgjedhjen arbitrare të një personi, të një drejtuesi institucioni ose
të parapëlqimeve të personit të privuar nga liria. Ligji nr 8328.dt 16.04.1998 "Për të
drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve", i ndryshuar,
në nenet 13-17 përcakton kategoritë e personave të dënuar që mund të vendosen në
burgjet e klasifikuara sipas regjimeve të ndryshme ose në institucione të veçanta.
Përveç rregullave të përgjithshme, ligji nr. 8328 dhe Rregullorja e Përgjithshme e
Burgjeve përcaktojnë kriteret e specifikuara që mbahen parasysh në vendosjen e një
personi në institucion. Kriteret kanë të bëjnë me personin dhe objektivat e trajtimit të
tij. Vendosja e të dënuarve në institucione kryhet duke marre për baze kritere të tilla,
si mosha, gjinia, vepra e kryer dhe faktin nëse personi është përsëritës ose jo ndërsa
Rregullorja e Përgjithshme e Burgjeve, në nenin 21 93 te saj, përcakton kriteret bazë
që duhen mbajtur parasysh në vendosjen e të dënuarve në një institucion, si afërsia e
vendbanimit dhe nevoja e krijimit të lehtësive për trajtimin dhe integrimin e tyre
(neni 21 i Rregullores).
Trajtimi i të dënuarit me qëllim riedukimi kërkon që në përzgjedhjen e institucionit
të dënimit të merren parasysh personaliteti i të dënuarit, sjelljet dhe qëndrimet e
shfaqura në kohën e kryerjes së krimit dhe gjatë vuajtjes së dënimit, gjendja
shëndetësore, fizike dhe mendore e tij.
93 V.K.M nr. 303, datë 25.3.2009 “Për miratimin e Rregullores se Përgjithshme te Burgjeve”
61
Meqënëse dënimi ka si qëllim përmirësimin gradual të të dënuarit, kuptohet se
regjimi i vuajtjes së dënimit mund të ndryshojë duke kaluar në mënyre graduale,
drejt një regjimi më të butë dhe të afërt me kushtet e një shoqërie të lirë. Prandaj,
regjimi ndaj të cilit i dënuari nënshtrohet në fillimet e ekzekutimit të dënimit nuk
mund të jete i njëjte me regjimin në përfundim të vuatjes së dënimit. Ndryshimi i
regjimit realizohet nëpërmjet transferimit të të dënuarit. Koha, mënyra dhe rregullat e
transferimit përcaktohen në mënyre te veçante me ligjin nr. 8328, date, 29.4.1998,
"Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve", i
ndryshuar.
Gjithnjë e më shume, organizmat monitorues vendas dhe të huaj dhe Gjykata
Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, i kushtojnë rëndësi trajtimit të personave të
dënuar dhe të paraburgosur në institucionit e vuajtjes së dënimit. Praktika e Gjykatës
Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) është e pasur me fakte të gjykimeve të
cilësuara si torturë ose trajtime ç’njerëzore ose poshtëruese dhe për rrjedhoje, shkelje
e nenit 3 te Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut, si dhe me rastet kur
personave të ndaluar, të arrestuar dhe të dënuar nuk u ofrohet trajtimi i duhur94.
Pavarësisht nga regjimi dhe disiplina që i paraburgosuri ose i dënuari detyrohen të
respektojnë në një institucion, ai/ajo është qenie njerëzore dhe duhet të trajtohet me
dinjitet dhe humanizëm. Trajtimi i personit të dënuar me burgim synon drejt një
trajtimi me tepër riedukues, sesa ndëshkues. Ligji "Për te drejtat dhe trajtimin e të
dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve", në kreun III të tij, të titulluar
"Trajtimi", jep qëllimin e trajtimit të të dënuarit në institucion. Sipas nenit 77,
"Rehabilitimi social", për të dënuarit duhet të realizohet një trajtim që synon
rehabilitimin social për integrim te tyre në jetën shoqërore". Trajtimi i të dënuarve
duhet të bëhet sipas kriterit të individualizimit në përputhje me gjendjen dhe
karakteristikat individuale të secilit të dënuar. Individualizimi bëhet duke verifikuar
nevojat individuale dhe duke marrë parasysh kushtet dhe mjedisin në të cilin i
dënuari ka jetuar, shkaqet edukative dhe shoqërore që e kanë larguar atë nga jeta
normale.
94 Për me shume rreth praktikes se Gjykates Europiane per drejtat dhe trajtimin e te dënuarve me
burgim dhe paraburgim botim i Qendrës Europiane, Këshillit tw Europes dhe Komisionit Europian,
Tirane, 2005, f. 95-167
62
Kur flasim për trajtimin njerëzor të të dënuarit, kemi parasysh aspekte të tilla, si:
krijimin e kushteve fizike normale, trajtimin moral, zhvillimin e programeve të
trajtimit dhe të riedukimit, garantimin e asistencës juridike, mjekësore, sociale,
psikologjike etj. Ligji sanksionon se vëzhgimi, programi dhe realizimi i trajtimit
behet nga administrata e burgut dhe në bashkëpunim me organet dhe institucionet
shtetërore si dhe me ndihmën e organizatave joqeveritare dhe të individëve të
veçante.
II. Sfida e të punuarit me individë me probleme të
shëndetit mendor
Të burgosurit me nevoja të shëndetit mendor përbëjnë një grup veçanërisht të
pambrojtur në burgje dhe kanë një grup kompleks nevojash që lidhen me mbrojtjen e
të drejtave të njeriut, duke përfshirë sigurimin e kujdesit të duhur shëndetësor
mendor. Përveç faktorëve të përmendur më sipër të cilët rrisin mundësitë që individët
me probleme të shëndetit mendor të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë penale, këta
të fundit duken se kanë dhe më pak akses në këtë sistem. Shpeshherë ata nuk
informohen për të drejtat e tyre (në një pjesë të rasteve ata dhe mund të mos i
kuptojnë këto të drejta me natyrë ligjore), stigmatizohen, diskriminohen dhe
keqtrajtohen nga personat që përfaqësojnë sistemin e drejtësisë. Në mungesë të një
ndihme të specializuar ligjore, ata mund të ndjehen të detyruar që të pranojnë veprën
penale shumë më lehtë se të akuzuarit e tjerë. Ata mund të ndjehen të pambrojtur dhe
fajësojnë veten edhe në ato raste kur janë të pafajshëm për veprën penale për të cilën
akuzohen. Disa studime kanë treguar se shumica e të dënuarve me aftësi të kufizuara
intelektuale janë më shpesh të dënuar për vepra penale, se grupet e tjera të popullatës
së sistemit të drejtësisë penale.
A. Kujdesi shëndetësor
Në burgje zakonisht shërbimet e kujdesit shëndetësor dhe veçanërisht ato të shëndetit
mendor, janë jashtëzakonisht të pamjaftueshme95. Shërbimet shëndetësore në burgje
95 Raporti i posacëm i Avokatit të Popullit, mbi inspektimet e kryera gjatë vitit 2014 në burgje dhe
spitalet psikiatrike.
63
janë shumë shpesh jo mirë të financuara dhe të pajisura me një staf që mbështetet më
shumë te medikamentet për të menaxhuar simptomat e të dënuarve me probleme të
shëndetit mendor, në vend të sigurimit të kujdesit ndër-disiplinor dhe mbikëqyrjes, të
cilat kërkohen për këta të dënuar.
Shqyrtimi i përshtatshëm dhe monitorimi i shëndetit mendor perceptohen si
elementët kyç për trajtimin e suksesshëm të çështjeve shëndetësore. Në burgje, ky
proçes nuk është i lehtë. Kur të dënuarit me probleme të shëndetit mendor
transferohen, duhet të rivlerësohen dhe ripërcaktohen planet e trajtimit dhe mjekimit.
Derisa ky proces të realizohet, mundet që trajtimi dhe mjekimi të ndërpritet e gjatë
kësaj kohe vetë gjendja e të dënuarit/ës të përkeqësohet.
Ligji ngarkon administratorin e institucionit për te siguruar kushtet, mjetet dhe
personelin për mbrojtur shëndetin e të dënuarve (neni 31, paragrafi 2 i Ligjit).
Nëpërmjet këtij shërbimi synohet jo vetëm diagnostikimi i sëmundjes dhe mjekimi i
saj, por edhe parandalimi i sëmundjeve, sidomos i atyre infektive dhe furnizimi me
ilaçe dhe pajisje mjekësore, (çdo institucion ka shërbim mjekësor 24-orësh).
Krahas përfitimit nga shërbimi i institucionit, i dënuari ka te drejtë të kërkojë të
kurohet nga mjekë të shërbimit dhe nga mjeku i vetë institucionit ose të përfitojë
shërbim stomatologjik ne klinika jashtë institucionit. Në raste të tilla, vizita kryhet
me miratim të drejtorit të burgut dhe shpenzimet paguhen nga vetë i dënuari por
duhet të mbahet parasysh fakti nëse ekziston një mundësi e tillë. Me gjithë
përmirësimet e bëra gjatë viteve të fundit, shërbimi shëndetësor ka nevojë të
zhvillohet në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës mbështetëse, kualifikimit të
mëtejshëm të stafit ekzistues etj.
Kujdesi ndaj personave me varësi ndaj lëndëve narkotike ose me probleme mendore
vazhdon të jetë në fokus të trajnimeve kryesore që zhvillohen nga sektori i
trajnimeve ne DPBSH, sektori i edukimit dhe organizatat të cilat mbështesin
projektet sociale. Organikat e institucioneve kanë një staf të plotësuar mjekësor dhe
shërbimi shëndetësor është në nivelin e duhur. Ekziston vetëm një spital burgu i cili
ka 90 shtretër ndërkohe që në spitalin civil, seksionet për personat e arrestuar dhe që
kane nevojë për trajtim mjekësor te specializuar, nuk plotësojnë te gjithë parametrat e
duhur të sigurisë dhe të shtrimit. Të burgosurit që konstatohen se vuajnë nga
64
çrregullime të rënda mendore dërgohen në afatin më të shkurtër në institucione të
përshtatshme psikiatrike për trajtimin e tyre me qëllim garantimin e trajtimit dhe të
kujdesit mjekësor të specializuar.
Gjithashtu në varësi të kushteve materiale dhe të infrastrukturës që disponon,
institucioni dhe sistemi i burgjeve merr të gjitha masat për trajtimin e të burgosurve,
që konstatohet se vuajnë nga çrregullime mendore në njësi të specializuara pranë
sistemit të burgjeve ose për kurimin e tyre në institucione psikiatrike e mjekësore të
specializuara për këtë qëllim.
Si rregull, ushqimi i të dënuarve sigurohet nga administrata e burgut. Sipas nenit 27
të ligjit, ushqimi duhet të jete i mjaftueshëm, i përshtatshëm për moshën, gjendjen
shëndetësore, punën, klimën dhe stinën. Të dënuarit mund të konsumojnë ushqime të
siguruara tërësisht ose pjesërisht me të ardhurat e tyre ose të sjella nga familjarët ose
ushqime të blera në njësinë e tregtimit të institucionit. Rregullorja e brendshme e çdo
institucioni përcakton shpeshtësinë e furnizimit me ushqime nga familjaret, llojet e
ushqimeve të lejuara, produktet ushqimore që mund të blejë i dënuari me të ardhurat
e veta (neni 27, paragrafi 2 dhe 3 i rregullores).
Ligji dhe rregullorja mundëson që të dënuarit mund të kërkojnë një diete të veçante
për shkak të sëmundjes së tyre ose të besimit fetar (neni 26, paragrafi 5 dhe 7, i
Rregullores). Në raste të tilla mbahen parasysh edhe mundësitë praktike që ka
institucioni. Në rastet kur i dënuari punon, ai ka të drejtën e një ushqimi suplementar
pasdite. Lloji i ushqimit përcaktohet nga mjeku dhe është në përshtatshmëri me
punën e kryer (neni 26, paragrafi 4 i Rregullores). Rregullorja lejon edhe
funksionimin e lokaleve për tregtimin e sendeve të lejuara për mbajtje dhe përdorim
nga të dënuarit (neni 26, paragrafi 8 i Rregullores)96.
Organizatat vëzhguese të të drejtave të njeriut, si: Amnesty International, Komiteti
Europian për Parandalimin e Torturës dhe të Trajtimit ose Ndëshkimit ç’njerëzor dhe
Poshtërues (KPI), Avokati i Popullit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, Komiteti i
Parandalimit të traumës, etj, kanë konstatuar se gjatë viteve të fundit kërkesat e ligjit
96 Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve të miratuar me VKM Nr. 303 Prot. datë 25.03.2009 të
ndryshuar me VKM Nr. 187 Prot datë 17.03.2010 “Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr.
303 Prot. datë 25.03.2009, të Këshillit të Ministrave
65
për cilësinë e ushqimit nuk zbatoheshin. Jo vetëm norma e ushqimit linte për të
dëshiruar por edhe mjediset dhe pajisjet e kuzhinave ishin të papërshtatshme.
Gjendja ishte më e rëndë në vendet e paraburgimit. Ne vitin 2008, hyri në fuqi norma
e re e ushqimit e cila rrit sasinë e kalorive që duhet të ketë ushqimi i të dënuarve çdo
ditë9798.
Norma ushqimore, në bazë të urdhrit të përbashkët të Ministrit të Drejtësisë nr. 104/5
datë 19.07.2006 dhe Ministrit të Shëndetësisë, nr. 205/3 datë 27.07.2006, u realizua
në muajin qershor 2007. Norma me të cilën trajtohen të burgosurit, që prej vitit 2007,
është si më poshtë:
2.615 k/kal për të dënuar të papunësuar dhe të mitur
3.033 k/kal për të dënuar të punësuar;
3.345 k/ kal për të dënuar të sëmurë
Këto janë normat ushqimore që zbatohen edhe në vendet e Bashkimit Evropian.
Duke vlerësuar rëndësinë që ka ajrimi për jetën e një personi të privuar nga liria, ligji
në nenin 24 të tij rregullon në mënyre të detajuar këtë të drejte. Sipas ligjit, të
burgosurit kanë të drejtë të dalin në ajrim çdo dite, përfshirë dhe ditë si e shtuna dhe
e diela si dhe festat zyrtare. Koha minimum e daljes në ajrim është 2 orë. Dalja më
pak se dy orë është shkelje e ligjit. Të dënuarit qëndrojnë në ajrim në grupe, në
mjedise të caktuara, dhe vetëm në raste izolimi mund të dalin vetëm (neni 28 i ligjit
dhe neni 24 i Rregullores). Pavarësisht nga numri i të dënuarve në institucion, koha e
ajrimit nuk mund të ulet nën nivelin e dy orëve.
Si përfundim mund të themi se duhet të merret në konsideratë fakti se shërbimet
efektive të kujdesit shëndetësor mendor, kërkojnë ekspertizën e një sërë
profesionistësh duke përfshirë psikiatër, psikologë, punonjës socialë, infermierë,
terapistë, etj. për t’u siguruar kujdes të individualizuar të dënuarve me këto
probleme.
97 Urdhwr nr 104/5, Ministria e Drejtwsisw.
98 Raporti i posacëm i Avokatit të Popullit, mbi inspektimet e kryera gjatë vitit 2014 në burgje dhe
spitalet psikiatrike.
66
B. Siguria
Humanizmi në trajtimin e personave të paraburgosur dhe të dënuar varet shumë
nga kushtet fizike në të cilat mbahet personi. Madje, kohët e fundit, praktika e
Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut ka trajtuar ankesa për mbajtje të
personave të arrestuar dhe të dënuar ne kushte jo të përshtatshme, trajtime
ç’njerëzore dhe poshtëruese dhe, sipas gjykimit te saj, është shkelur neni 3 i
Konventës.
Për të garantuar këtë formë institucionet e paraburgimit, të vuajtjes së dënimit me
burgim ose të ekzekutimit të masave mjekësore, duhet të plotësojnë një minimum
standardesh që të mundësojnë jetesën normale të personit të dënuar. Kur flasim për
kushtet fizike, fjala është për hapësirat e mjaftueshme, ndriçimin, higjenën dhe
mjediset e nevojshme për ushtrimin e veprimtarive profesionale nga ana e të
dënuarve dhe të paraburgosurve.
Në vendin tonë, mjediset e institucioneve të paraburgimit dhe të ekzekutimit të
dënimit me burgim, te trashëguara nga e kaluara, nuk janë të përshtatshme dhe nuk u
përgjigjen standardeve të kërkuara. Duke mbajtur parasysh këtë gjendje, ligji "Për të
drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve", i ndryshuar, ne
kreun e trete të tij, të titulluar "Kushtet e jetesës në institucion", kërkon që ndërtesat e
institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale me burgim duhet të projektohen,
të ndërtohen ose të rikonstruktohen, në mënyre që të plotësojnë kërkesat për një
jete normale dhe të kenë hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e veprimtarive të
përbashkëta si dhe të plotësojnë kërkesat individuale të të dënuarve ose të
paraburgosurve (neni 23 i ligjit).
Individët me probleme të shëndetit mendor janë disa herë më të rrezikuar se
popullata tjetër për të përjetuar shkelje të të drejtave të njeriut. Në institucionet e
mbyllura, duke përfshirë burgjet, ky rrezik rritet edhe më shumë. Studimet kanë
treguar se ata janë shumë vulnerabël ndaj sulmeve seksuale dhe dhunës nga të
burgosurit e tjerë. Ata kanë vështirësi në të kuptuarit e rregullave të burgut, mund të
jenë të frikësuar nga stafi apo të jenë nën presionin e të burgosurve të tjerë në
kryerjen e akteve të cilët janë të dëmshëm për ta ose që bien ndesh me rregulloret e
brendshme të burgut.
67
Në fillimet e jetës si të dënuar, disa nga ata mund të demonstrojnë sjellje
shkatërruese, agresioni dhe dhune. Të tjerët thjesht mund të refuzojnë të ndjekin
urdhrat rutinë, pa asnjë arsye të dukshme. Në këto raste, disiplina e brendshme
ndërhyn duke parashikuar edhe izolimin e shkelësve të rregulloreve. Si rezultat, të
dënuarit me probleme të shëndetit mendor që shpesh i thyejnë rregullat vendosen në
këto njësi, gjë e cila është jashtëzakonisht e dëmshme për mirëqënien e tyre mendore.
Në situata të tilla, të dënuarit mund të kryejnë veprime për të dëmtuar veten deri në
vetëvrasje.
Shkeljet e shpeshta disiplinore dhe dënimi i tyre mund të çojë në akumulimin e
vlerësimeve jo pozitive mbi sjelljen për të dënuarit me probleme të shëndetit mendor.
Këto vlerësime ndikojnë në uljen e dënimit apo në mundësitë për të përfituar nga
dënimet alternative.
III. Rehabilitimi i të dënuarve nëpërmjet kujdesit social
Shërbimi i rehabilitimit social në institucion është përgjegjës për kryerjen e
studimeve, realizimin e procesit edukativ dhe bashkërendimin e aktiviteteve sociale,
riaftësuese, riedukuese dhe kualifikuese të të dënuarve. Shërbimi përbëhet nga
psikologë, punonjës socialë, mësues, instruktorë profesionistë dhe të edukimit fizik si
dhe nga specialistë të tretë, të autorizuar nga organi kompetent në burgje. Personeli i
edukimit luan rol të rëndesishëm në çastin e pranimit të të dënuarit në institucion,
për klasifikimin dhe ndarjen e tyre në grup, për ndjekjen e ecurisë së rehabilitimit të
personit, për dhënien e masave disiplinore, për vlerësimin e vazhdueshëm të tij dhe
për përgatitjen për lirim, për të mbajtur lidhjet me familjen, për t'u kujdesur për të
dënuarin me probleme te veçanta si ndaj të dënuarve të mitur, të dënuarave - nëna me
fëmijë etj. Përveç përkujdesit social të ofruar nga shërbimi i edukimit në institucion,
shërbime të tilla ofrohen edhe nga specialistë jashtë institucionit, gjithnjë në
marrëveshje dhe me miratim të drejtuesit të institucionit.
Shërbimet sociale janë një lloj shërbimi i ri, jo vetëm në sistemin e burgjeve, por
edhe jashtë tij. Aktualisht në të gjithë sistemin punojnë rreth 126 specialistë në
sektorët e edukimit. Puna e shërbimeve, sa kohë ka filluar është shume e mirë, por ka
ende shume për të bëre në këtë drejtim. Për shkak të mjediseve të kufizuara, përvojës
së pakët të këtyre shërbimeve, të mbipopullimit në burgje, etj, asistenca sociale ndaj
68
të dënuarve nuk është ende në nivelin e duhur dhe në përputhje me nevojat e
personave të dënuar.
A. Sektorët e Kujdesit të Veçantë
Hapja e seksioneve të kujdesit të veçantë është aplikuar për herë të parë në Prill të
vitit 2010. Ky është ishte një projekt pilot, që filloi në IEVP Fushë-Krujë, Ali Demi,
Lezhë, Peqin (për personat me probleme të shëndetit mendor), Vlorë dhe Durrës (për
personat me varësi nga droga).Programi i të burgosurve në këto seksione, përfshin
kryesisht shërbim psiko-social dhe terapi intensive, me qëllim rehabilitimin e
personave me çrregullime mendore dhe atyre të cilët kanë vartësi nga substancat
narkotike.
B. Programet e riedukimit social të të dënuarve
Për një periudhe të gjate puna e të dënuarve është trajtuar si forme ndëshkimi. Të
dënuarit, jo vetëm kane kryer punë të renda dhe pa shpërblim por kanë qenë edhe të
pambrojtur në pune.
Sot, shume legjislacione e trajtojnë punën si një veprimtari okupacionale të mirë që
realizon disa funksione si atë afektiv, humanitar dhe riedukues. Administrata e
institucionit e realizon riedukimin social të të dënuarve nëpërmjet formave të
ndryshme, nder të cilat puna zë vendin kryesor. Ne fakt, ligji shqiptar, konkretisht
ligji "Për te drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”,
rregullon në mënyre të detajuar parimet kryesore të organizimit të punës në burgje
por në praktikë, ka shumë vështirësi.
Sipas ligjit, të gjithë të dënuarve u njihet e drejta për punësim. Aktualisht, referuar
statistikave të DPB-së për muajin tetor 2015 numri i të punësuarëve është 546 të
punësuar në total.
Qëllimet e punësimit të të dënuarve përshkruhen ne nenin 32 te ligjit "Për të drejtat
dhe trajtimin e të dënuarve. Objektivat e trajtimit përfshijnë arsimimin, formimin
profesional, zhvillimin e aftësive te tjera individuale dhe kanë si qëllim rikrijimin e
aftësive për t'i integruar të dënuarit në shoqëri. Gjithashtu, edhe në nenin 34 të ligjit
të sipërcituar si dhe në nenin 83 të Rregullores thuhet se puna nuk ka karakter
dënimi. Kur flasim për punën, duhet të bëjmë dallimin midis punësimit të personave
69
të dënuar me burgim dhe dënimit që jep gjykata për punë në interes të publikut (neni
63 i Kodit penal)99. Në rastin e fundit, puna nuk është një e drejte, por detyrim për të
dënuarin dhe mospërmbushja e saj sjell si pasojë konvertimin e këtij dënimi në
dënim me burgim.
Koha e këshillimit dhe terapisë
Duke iu referuar të dhënave statistikore të tre viteve të fundit, koha e këshillimit dhe
terapisë është rritur nga 1.6 orë në muaj për çdo të burgosur në 2007, në 2 orë në
muaj në 2008 dhe 2.5 orë në muaj në 2009, kohë e cila vijon të shtohet sipas
specifikave individuale dhe grupeve të trajtimit të të dënuarëve dhe të
paraburgosurve.
Rritja e orëve të këshillimit dhe terapisë, ka efekt mjaft pozitiv në lehtësimin e
gjendjes psikologjike dhe shpirtërore të personave me liri të kufizuar. Ajo ndikon në
uljen e stresit dhe tensionit që ka një person, në kushtet kur kontakti me botën e
jashtme është i kufizuar si dhe merret më shumë informacion individual mbi
gjendjen e personit. Në vitin 2010 është implementuar për herë të parë Plani i
Vuajtjes së Dënimit dhe Riintegrimit dhe është trajnuar i gjithë stafit social i
burgjeve për zbatimin e këtij formati, hartimi i të cilit shërben si orientim i të gjithë
punës rehabilituese që do të kryhet me të burgosurin gjatë periudhës së vuajtjes së
dënimit.
Janë hartuar një sërë programesh si menaxhimi i stresit, komunikimi, efektet negative
të përdorimit të lëndëve narkotike, harmonizimi i marrëdhënieve me të afërmit, etj.
Kryesisht këto programe, janë aplikuar tek të miturit dhe gratë, si kategoritë më
vulnerabël. Duke filluar nga viti 2010, janë hartuar dhe implementuar 12 module
programesh të trajtimit individual për kategori të ndryshme personash me liri të
kufizuar. Temat kryesore të programit përfshinin: a) mendimi prosocial (Të rinjtë);
b) dhuna Gjinore; c) heroina, kokaina dhe drogat sintetike; d) parandalimi i
vetëvrasjeve; e) personat me aftësi të kufizuar; f) të rinjtë 18-21 vjeçar (Modul
respekti); g) trajnim për reduktimin e agresivitetit (ART), menaxhimi i zemërimit,
abuzimi me alkoolin; h) disa programe para lirimit, etj.
99 Kodi penal i Republikës së Shqipërisë, botimi I QPZ, tetor 2010, fq 46
70
C. Riedukimi i të dënuarve nëpërmjet programeve të edukimit arsimor
Përveç punësimit, riedukimi i të dënuarve bëhet edhe nëpërmjet programeve
shkollore të formimit profesional dhe atij social.
Arsimimi. Studime të ndryshme kane treguar se pjesa më e madhe e të dënuarve dhe
të paraburgosurve janë me arsim të ulet ose me arsim të papërfunduar. Statistikat
zyrtare të Drejtorisë tregojnë se pjesa më e madhe e personave që kryejnë krime,
kanë nivel të ulët arsimor (pa arsim, arsim fillor ose tetëvjeçar, të papërfunduar ose të
përfunduar100. Grafiku i mëposhtëm tregon arsimin e të dënuarve në I.E.V.Penale të
ndryshme.
Figure 4. Arsimimi i të dënuarve.
Rehabilitimi social i tyre nuk mund te realizohet pa arsimimin e tyre. Kjo mund të
bëhet me ane të organizimit të shkollës që është e detyrueshme për të miturit dhe
kurseve profesionale. Sipas statistikave të muajit Tetor 2015, në burgjet shqiptare
ndjekin arsimin formal 190 të dënuar dhe të paraburgosur dhe rreth 10 të dënuar
ndjekin arsimin informal në I.E.V.P Durrës101. Organizimi i kurseve dhe i
mësimdhënies bëhet nga edukatorë të institucionit ndërsa mësimdhënia bëhet me
mësues të vetë institucionit ose të jashtëm, që mund të punojnë falas ose me
shpërblim. Shkollimi bëhet në institucione jashtë burgut (neni 81 i Rregullores se
përgjithshme e burgjeve ka shkuar shumë përpara duke parashikuar arsimimin e
mesëm dhe të lartë për të dënuarit.
100 Sistemi penitenciar shqiptar, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, Prill 2010
101 Po aty
4%
21%
51%
22%
2%
Arsimimi i të dënuarvePa arsim
I ulet
8-vjecar
Mesem
Larte
71
Të mitur
• Kompjuter
• Punë me dru
• Elektrik
• Hidraulik
• Guzhinier
• Anglisht
Gra
• Kujdestari fëmijësh
• Asistencësociale
Të rritur
• Anglisht
• Italisht
• Hidraulik
• Elektrik
• Punë me dru
• Berber
• Turizëm familjar
• Guidë turistike
Përveç arsimit formal, në disa I.E.V.Penale zhvillohet arsimi joformal i ndjekur ky
proçes nga specialistet e edukimit në sektorët përkatës. Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve i ka kushtuar një vëmendje të veçante dhe formimit profesional të të
miturve të vendosur në Institutin e të Miturve Kavajë dhe në I.E.V.Penale Jordan
Misja.
a. Formimi profesional.
Sipas nenit 37 të ligjit, të gjithë personat nën moshën 25 vjeç duhet t'u nënshtrohen
programeve të
formimit kulturor
dhe profesional.
Ligji "Për të drejtat
dhe trajtimin e të
dënuarve me
burgim dhe të
paraburgosurve” , i
ndryshuar, kërkon
nxitjen dhe
favorizimin e
ndjekjes së studimeve profesionale, duke përdorur kurset me korrespondencë.
Figure 5. Llojet e kurseve profesionale të ofruara në IEVPenale.
Neni 82 i Rregullores parashikon se përgatitja profesionale mund të realizohet
brenda institucionit nga vetë edukatorët kur ata kane aftësitë dhe njohuritë e duhura
ose edhe jashtë institucionit duke shfrytëzuar profesionistë që punojnë vullnetarisht
ose me pagesë.
Ne fakt, programe të tilla janë ende pak të zbatueshme në burgjet shqiptare për shkak
të mjediseve të pamjaftueshme dhe mungesës se fondeve të nevojshme si dhe
problematikave të vazhdueshme nga ana e Zyrave Rajonale Profesionale në
mosparaqitjen e mësuseve për shkak të mungesës së fondeve. Organizata ose shoqata
të të drejtave të njeriut dhe fetare, vendëse dhe të huaja, kanë ndërmarre disa nisma
72
nëpërmjet të cilave ofrohen kurse të ndryshme për personat e dënuar, si parukeri,
rrobaqepësi.
Kurset e formimit profesional të zhvilluara nga institucioni dhe në bashkëpunim me
organizatat jo qeveritare janë të shumta dhe gjithëpërfshirëse që sigurojnë mundësinë
e formimit të të dënuarve me qëllim kryesor rehabilitimin e tyre në jetën sociale gjatë
dhe pas dënimit.
D. Trajtimi social edhe pas lirimit
Trajtimi i personit të dënuar përfshin përgatitjen e tij për lirim dhe integrimin e tij në
shoqëri. Kjo përgatitje është e shumëllojshme, duke filluar nga ndryshimi i regjimit
të institucionit ku ai vuan dënimin, zbatimi i programeve të veçanta që përgatisin
lirimin e tij, mbështetja e proçesit të lirimit sidomos dhënia e mjeteve të nevojshme
materiale dhe monetare të dënuarve që nuk i kanë mundësitë. Kështu, sipas nenit l5
të ligjit "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim e të paraburgosurve", i
ndryshuar, i dënuari të cilit i kanë mbetur më pak se 2 vjet burgim për të vuajtur dhe
ka treguar një sjellje të mirë, transferohet nga burgu i sigurisë së zakonshme në
burgun e sigurisë së ulët.
Administrata e burgut harton dhe zbaton, jo më vone se 6 muaj nga dita e lirimit, një
program të veçante trajtimi të personit duke komunikuar me të dhe diskuton
problemet me të cilat ai do të përballet pas lirimit, studion mundësitë e zgjidhjes së
tyre dhe për këtë, bashkëpunon me organet e qeverisjes vendore. Një rol të veçante
në këtë proces luan shërbimi i provës.
Në rast se i dënuari që përfundon vuajtjen e dënimit, nuk ka mjete financiare dhe
veshmbathje, institucioni është i detyruar ta pajise atë me mjete monetare, sende
ushqimore për ditën e udhëtimit dhe veshmbathjen e nevojshme sipas stinës dhe
klimës. Kur personi nuk ka se ku të shkoje, ai mbahet në institucion derisa të gjendet
një zgjidhje për të cilën personi i liruar pajiset me një vërtetim lirimi dhe me të gjitha
informacionet e tjera lidhur me formimet profesionale, sjelljen e tij.
73
Studimi mbi prevalencën dhe incidencën e
problemeve të shëndetit mendor në Sistemin e
Burgjeve
I. Faza përgatitore
Hartimi i pyetësorit do të shërbejë për analizimin e kushteve që ndikojnë në
përmirësimin e sjelljes së të dënuarve me qëllim rehabilitimin e tyre dhe
përmirësimin e sjelljes së tyre në të ardhmen. Në kërkimet sasiore metodat
përshkruhen në detaje në mënyrë që kërkues të tjerë të kenë mundësi të përsërisin
studimin, dhe, nëse arrihen të njëjtat rezultate, kemi besimin që rezultatet e përfituara
të jenë të qëndrueshme. (Vanderstoep et al. 2009)102. Analizimi i të dhënave u bë
duke u bazuar në metodën e statistikës deskriptive (përshkruese) dhe inferentiale
(përgjithësuese), të korrelacionit dhe regresionit. Pyetësori ka 80 variabla në 4 sfera.
II. Objektivat e anketimit, Qëllimi i Studimit
Me qëllim vërtetimin e hipotezës kryesore nëse “privimi i lirisë ndikon në krijimin,
avancimin dhe shtimin e rasteve të të sëmurëve mendorë në sistemin e burgjeve”, të
ngritur në këtë studim, do të realizohet një pyetësor i cili do të shërbeje për të
mbledhur informacion mbi gjendjen e shëndetit mendor të të burgosurve.
Duke qenë se mundësia e zhvillimit të pyetësorit në të gjitha I.E.V.Penale në
Shqipëri kërkon një punë të madhe dhe kosto administrimi, u përzgjodh vetëm
Institucioni i Vecantë i Kujdesit Shëndetësor të Burgjeve.
Objektivi specifi i këtij studimi do të jetë:
vlerësimi i cilësisë së ofrimit të shërbimit në lidhje me nevojat specifike të
të dënuarve dhe të paraburgosurve, të cilët kanë shfaqur probleme me
102Vander Stoep, Elizabeth McCauley, Cynthia Flynn, and Andrea Stone (2009). Thoughts of Death
and Suicide in Early Adolescence. Suicide and Life-Threatening Behavior: Vol. 39, No. 6, pp. 599-
613.
74
shëndetin mendor gjatë pranimit në institucion, ose gjatë qëndrimit në
ambjentet e burgut dhe të paraburgimit.
Evidentimi i gjendjes psikologjike si ankthi, depresioni dhe çrregullime të
tjera mendore për të gjithë kampionin në Institutin e Veçantë Shëndetësor
të Burgjeve.
Ekzaminimi i prevalencës së problemeve të shëndetit mendor të të dënuarve
në Institutin e Veçantë Shëndetësor të Burgjeve.
Evidentimi i problematikave mbi parandalimin e rasteve të vetëvrasjeve
brenda ambjenteve të burgut.
Evidentimi i lidhjes midis depresionit dhe varësisë ndaj drogës dhe pijeve
alkoolike.
III. Kampioni/ shëmbulli
I.V.SH.Burgje
Të intervistuar: 45 (41 të rritur dhe 4 të rinj të dënuar)
7 (nga 7 të shtruar) të dënuar të cilët kanë kryer tentativë suicidale.
10 (nga 10 të shtruar) të dënuar ish-përdorues të substancave narkotike
Data e plotësimit 23-28/09/2015
Kampioni: rastësor
I.V.SH.Burgjeve ka një kapacitet zyrtar prej 99 personash. Në I.V.SH.Burgjeve
trajtohen të dënuar me masë sigurie "mjekim i detyruar”, me masë "shtrim i
përkohshëm” dhënë nga gjykatat respektive, dëshmitarë proçesi gjyqësor në gjykim
dhe të dënuar që presin të kryejnë ekspertizën mjeko-ligjore. Pjesa tjetër e të
dënuarve/ paraburgosurve që gjenden në këtë institucion, sillen për trajtim më të
specializuar sipas patologjive të ndryshme. Shërbimi kryesor në I.V.SH.B është ai i
kujdesit shëndetësor dhe psiko-social.
Në këtë institucion gjenden 51 të sëmurë mendorë, nga të cilët 19 persona me masën
“mjekim të detyruar” dhe 23 me masë “shtrim të përkohshëm”. Godina e këtij
institucioni është e ndërtuar para shumë vitesh dhe investimet për rikonstruksionin e
saj kanë qenë të rralla. Kohët e fundit është investuar në riparimet e ambjentit të
administratës dhe në riparimin dhe hidroizolimin e jashtëm të godinës.
75
IV. Analiza e pyetësorëve, përgjithësimi i rezultateve
A. Sesioni i parë: të dhëna të përgjithshme
Në këtë sesion të parë janë hartuar pyetje, ku përmes përgjigjieve kërkohet të merret
një informacion i përgjithshëm, mbi gjininë, moshën, kohëzgjatjen e dënimit, llojin e
veprës penale të kryer, informacion mbi njohjen e të drejtave dhe detyrimeve,
pjesëmarrjen në aktivitete, pjesëmarrjen në këshillimet në grup dhe individuale si dhe
përfshirjen e të dënuarve në aktivitete të tjera rehabilituese.
Rubrika e parë dhe e dytë e pyetësorit është plotësuar nga 45 të dënuar dhe të
paraburgosur të cilët kanë masa mjekimi të detyruar ose janë të vendosur në IVSHB
për mjekim të përkohshëm. Rubrika e tretë është plotësuar vetëm nga të dënuar të
cilët kanë kryer tentativë vetëvrasjeje. Ndërsa rubrika e katërt është plotësuar nga të
dënuar të shtruar në IVSHB të cilët trajtohen me program individual trajtimi si ish-
përdorues të substancave narkotike.
Plotësimi i pyetësorëve është bërë në mënyrë rastësore, që do të thotë se në pyetësor
janë përfshirë si të dënuar me masën “shtrim të përkohshëm” të cilët janë të shtruar
për ekzaminim të mëtejshëm për probleme të ndryshme shëndetësore dhe të dënuar
ose të paraburgosur me masën “mjekim i detyruar”. Në momentin e plotësimit të
pyetësorëve, referuar statistikave të IVSHB, për muajin Shtator 2015 rezultojnë 57 të
dënuar dhe të paraburgosur të shtruar për hospitalizim në këtë qendër spitalore.
Grafiku i mëposhtëm tregon numrin e të dënuarve të cilët kanë plotësuar këtë
pyetësor sipas gjinisë:
Figure 6. Të dënuar të cilët kanë qenë pjesëmarrës në këtë pyetësor sipas
gjinisë.
39
7
m f
76
Gjatë vitit 2015 deri në datën 14.09.2015, në IVSHB janë regjistruar rreth 269
shtrime. Nga këto shtrime, 57 prej tyre ndiqen rregullisht me dosje në IVSHB.
Lidhja midis moshës dhe sjelljes kriminale është një ndër çështjet më të rëndësishme
në kriminologji. Referuar paradigmës së Hirschi dhe Gottfredson-it103, të cilët kanë
argumentuar se kurba – J e përmbysur (Lakorja J është termi i përdorur në disa fusha
të ndryshme për t'iu referuar një shumëllojshmërie të palidhur që formon një
diagramë në formë J-je, ku një kurbë në fillim bie, por pastaj ngrihet më e lartë se në
pikën e fillimit) dhe lidhja midis moshës dhe krimit është konstante, e
pashpjegueshme me variablat e shkencave sociale dhe nuk përfshin ndërveprimin
midis moshës dhe ndonjë variabli që shpjegon ose lidhet me krimin.
Nga të dhënat e pyetësorit rezulton se kategoritë e moshës 20-30 vjeç dhe 31-40 vjeç
janë ato të cilat zënë një përqindje të konsiderueshme të të dënuarve të cilët kanë
kryer një vepër penale.
Tabela 1.Numri i të dënuarve sipas grupmoshës.
Referuar të dhënave statistikore të
publikuara në ëebfaqen zyrtare të Drejtorisë
së Përgjithshme të Burgjeve, rezulton se të
dënuarit të cilët kanë kryer vepra penale, të
grupmoshës 30-40 vjeç, janë në numër më të
lartë krahasuar me kategorite e tjera të
grupmoshave. Kështu referuar tabelës janë
gjithsej 789 të dënuar të cilët janë të
grupmoshës 30-40 vjeç, duke vijuar me
kategorinë 25-30 vjeç, ku vuajnë dënimin 641 të dënuar.
103 Michael Gotteredson & Travis HInscm, A gjeneral theory of crime(1990); Travis Hirschi &
Michael Gottfredson, Age and the Explanation of Crime, 89 AM. J. Soc. 552 (1983).
Mosha N (n) Përqind
%
20-30 vjeç 17 38
31-40 vjeç 14 31
41-50 vjeç 5 11
51-60 vjeç 5 11
61-73 vjeç 4 9
77
38%
31%
11%
11%9%
Përqindja e të dënuarve që kanë kryer vepër penale sipas
grupmoshës
20-30 vjec
31-40 vjec
41-50 vjec
51-60 vjec
61-73 vjec
Figure 7. Përqindja e të dënuarve që kanë kryer vepër penale sipas grupmoshës.
Siç edhe mund të evidentohet nga të dhënat e pyetësorit dhe nga statistikat zyrtare të
Drejtorise së Përgjithshme të Burgjeve, mund të dalim në konkluzionin se
grupmosha e cila është e predispozuar për të kryer një vepër penale është ajo midis
intervalit të 20-30 vjeç dhe 30-40 vjeç.
Tabela 2. Gjëndja dhe ndarja e të dënuarve- Gusht 2015
I.E.V.P.
14
-16
vje
c
16
< 1
8 v
jeç
18
<
21
vje
ç
21
<
25
vje
ç
25
< 3
0 v
jeç
30
<4
0 v
jeç
40
<5
0 v
jeç
50
< 6
0 v
jeç
60
< 7
0 v
jeç
70
-80
vje
ç
M. Peza 1 3 3 1
313 (Fier) 18 114 78 80 48 18
A.Demi(G) 1 3 11 13 19 9 1
Vaqarr 2
Rrogozhinë 30 52 45 77 26 12 4
Lushnje 27 26 40 71 46 20 10
Tepelenë 5 4 5 6 5
Burrel 1 4 3 29 45 31 10 3 1
Lezhë 21 96 107 133 78 46 19 7
Peqin 53 173 254 193 65 26
Krujë 1 1 13 27 21 52
Fushë Krujë 6 9 51 38 16 4
Tropojë 3 2 2 1 2
Korcë 15 33 52 98 54 32 12
Kavajë 3 8
Durrës 6 8 5 14 1
SHUMA 3 9 169 521 641 789 458 217 106 9
78
Për të bërë një analizë më të gjerë midis variablit “moshë” dhe atij “tendencë
kriminale” në pyetësor, të dënuarit janë pyetur në këtë pyetësor dhe për nivelin e
arsimit të kryer dhe llojin e veprës penale të kryer.
Shumë studime por dhe statistikat zyrtare kanë nxjerrë në pah nivelin e ulët arsimor
të të dënuarve në të gjithë IEVPenale104. Statistikat zyrtare të Drejtorisë, tregojnë se
pjesa më e madhe e personave që kryejnë krime, kanë nivel të ulët arsimor (pa arsim,
arsim fillor ose tetëvjeçar, të papërfunduar ose të përfunduar). Për të minimizuar këtë
hendek në nivelin arsimor, por dhe për të mundësuar vazhdimin e studimeve pas
kufizimit të lirisë, në disa prej IEVPenale ofrohet arsimi i detyrueshëm 9-vjeçar,
sipas kurrikulave të Ministrisë së Arsimit.
Arsimi 9-vjeçar ofrohet në IEVPenale Fushë-Krujë, Peqin, Korcë, Kavajë dhe
Vaqarr. Gjithashtu ofrohet dhe arsimi për të miturit e paraburgosur në IEVP Lezhë,
Vlorë, Kavajë dhe J.Misja. Në përfundim, të burgosurit pajisen me dokumentin që
vërteton përfundimin e arsimimit dhe rezultatet e tij. Të burgosurit nxiten të marrin
pjesë për arsimimin në nivele më të larta brenda dhe jashtë IEVP. Për të burgosurit
që studiojnë në nivelin 9-vjeçar dhe të mesëm, IEVP merr përsipër mbulimin e
shpenzimeve për arsimim.
Në sistemin e burgjeve arsimi i detyruar 9-vjeçar (formal) ndiqet nga një numër i
konsiderueshëm të burgosurish, në zbatim dhe të ligjit nr.7952, datë 21.06.1995 “për
sistemin arsimor parauniversitar”, të arsimit parauniversitar si dhe të marrëveshjes së
bashkëpunimit nënshkruar midis Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe
Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Përveç arsimit formal në disa I.E.V.Penale zhvillohet arsimi joformal i ndjekur ky
proçes nga specialistët e edukimit në sektorët përkatës. Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve i ka kushtuar një vëmendje të veçantë dhe formimit profesional të të
miturve të vendosur në Institutin e të Miturve Kavajë dhe në I.E.V.Penale “Jordan
Misja”.
104 Sistemi penitenciar shqiptar, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, Prill 2011
79
Sa i përket të dhënave të këtij pyetësori rezulton se 23 nga të intervistuarit kanë kryer
arsimin 8 vjeçar. Vihet re se të dënuarit të cilët kanë kryer vepër penale kanë një
nivel të ulët arsimor.
Figure 8. Niveli arsimor i të dënuarve të intervistuar.
Koha e qëndrimit pranë institucionit të veçantë spitalor të burgjeve varion nga lloji i
masës së sigurisë ku është përcaktuar mjekimi i detyruar si dhe shtrimet e
herëpasherëshme me masë “shtrim të përkohshëm”, ku të dënuarit i nënshtrohen
kontrolleve të detajuara mjekësore si dhe ndjekjen e mjekimeve në rastin kur
përcaktohet dhe vlerësohet shtrimi i të dënuarit në ambjentet spitalore të burgjeve.
Figure 9. Kohëzgjatja e qëndrimit në spitalin e burgut
Nga grafiku mund të vërehet se kohëzgjatja e qëndrimit në spitalin e burgjeve varion
nga një muaj deri në 16 vite. Sa i përket shtrirjes kohore nga një muaj deri në një vit,
këto shifra i referohen shtrimeve me masë “shtrim i përkohshëm”.
Të dënuarit të cilët janë të vendosur në spitalin e burgjeve për periudhën mbi një vit
deri dhe në 16 vite, i referohen faktit se shumë prej të dënuarve në IVSHB janë me
masë “mjekim i detyruar” e percaktuar kjo nga gjykata.
1
4
23
2
6 6
4 43
2 2
5
1 12
1
Kohëzgjatja e qëndrimit në spitalin e burgut
3
23
12
2 3
pa arsim 8-vjecar E mesme Universitet Shkolle
profesionale
Niveli i shkollimit
Poly. (2. Cili eshte niveli i shkollimit qe keni kryer?)
80
Figure 10. Numri i të dënuarve sipas veprës penale të kryer.
Siç dhe mund të shihet nga grafiku, vepra penale e “dhunës në familje” është vepra
më e konsumuar nga të dënuarit e përfshirë në pyetësor.
Të dhënat statistikore të përpunuara në rang vendi tregojne një fakt tjetër.
Tabela 3. Numri i të dënuarve në IEVPenale sipas veprës penale të kryer.
I.E.V.P.
Vje
dh
je
Vra
sje
P
lag
osj
e
Ma
rrëd
hën
ie
sek
sua
le
me
dh
un
ë
Dro
gë
Ma
shtr
im
Sh
fry
tëzim
pro
stit
uci
on
i
Org
an
iza
ta
kri
min
ale
M. Peza 1 1 1 2 3
313 (Fier) 84 182 18 6 48
A.Demi(G) 7 20 8 9 2
Vaqarr 2
Rrogozhinë 50 53 12 5 49 6 3
Lushnje 53 86 6 6 56 3 8
Tepelenë 2 2 1 13
Burrel 34 64 3 2 6 1 1 3
Lezhë 70 173 33 23 103 5 10 2
Peqin 162 341 29 36 152
Krujë 2 98 3 7
Fushë Krujë 25 77 3 2 3 3 5
Tropojë 4 5
Korcë 54 73 14 2 49 5 3 1
Kavajë 8 1 1
Durrës 3 19 6
SHUMA 561 1195 120 88 503 29 30 11
6 83 3 3 1 3 1
17
Numri i të dënuarve sipas veprës penale të kryerVjedhje
Vrasje
Plagosje
Marredhenie seksuale me dhune
Droge
Organizata kriminale
Mashtrim
Kundershtim forca policise
Dhune ne familje
81
Janë rreth 1195 të dënuar të cilët janë të dënuar për veprën penale “vrasje”, 561 për
veprën penale “vjedhje”, 503 për “shitje dhe prodhim lëndë narkotike”, 120 të dënuar
për “plagosje”, 88 për “marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe krime të tjera.
Duke interpretuar të dhënat statistikore, por dhe të dhënat e rezultuara nga kampioni
prej 45 të dënuarish në IVSHB, mund të themi se mosha mesatare me prirje për të
kryer një vepër penale është mosha midis 30-40 vjeç, të dënuarit kanë një nivel të
ulët arsimor dhe numri më i madh për një vepër penale të kryer është për veprën
penale “vrasje” duke u pasuar nga “vjedhja”. Sa i përket të dënuarve të intervistuar,
gati 50 % e tyre kanë konsumuar veprën penale të dhunës në familje.
a. Njohja me të drejtat dhe detyrimet
Çdo të burgosuri i bëhen të ditura të drejtat dhe detyrimet nëpërmjet stafit social
dhe gjithashtu nëpërmjet fletëpalosjeve dhe broshurave të afishuara në ambientet e
brëndshme të institucionit. Për të burgosurit që nuk dinë shkrim e lexim, komunikimi
i akteve bëhet me gojë dhe për të burgosurit që nuk dinë gjuhën shqipe, i vihen në
dispozicion aktet në gjuhën që i burgosuri kupton.
Rezulton se të gjithë të burgosurit janë të mendimit se kanë informacion mbi të
drejtat dhe detyrimet e tyre. Vetëm në disa raste këtë informacion e kanë marrë nga
bashkëvuajtësit dhe jo nga stafi i I.V.Sh.B.
Figure 11. Njohja me të drejtat dhe detyrimet.
Nga pohimet e të burgosurve rezulton se pjesa më e madhe e tyre parapëlqejnë t’i
drejtohen Drejtorit të institucionit, gjë që tregon se kërkesë/ankesat e tyre zgjidhen në
këtë nivel. Pjesa tjetër i drejtohet Avokatit të Popullit nëpërmjet dërgimit të letrave
në kutinë postare të vendosur në I.V.Sh.B posaçërisht nga ky institucion.
96%
4% I njohin te drejtat
dhe detyrimet
Nuk i njohin te
drejtat dhe
detyrimet
82
b. Aktivitetet
Gjatë qëndrimit në institucion, në përputhje me legjislacionin në fuqi, të burgosurit
kanë të drejtë të marrin pjesë në aktivitete argëtuese, edukative dhe pune, që
organizohen nga IEVP. Rehabilitimi i të burgosurve si një nga qëllimet kryesore të
sektorëve të kujdesit social në I.E.V.P përfshin edhe programe të trajtimit në grup të
të burgosurve, duke iu dhënë mundësi atyre të marrin pjesë në aktivitete të ndryshme
të institucionit të cilat i ndihmojnë ata të zhvillojnë ndjenjën e përgjegjësisë,
vetëbesimit, si dhe të nxisin interesin, për arsimimin, formimin profesional,
veprimtaritë kulturore, çlodhëse e sportive, pune etj. Duke parë ndarjen
proporcionale të llojit të aktiviteteve për të cilat të burgosurit kanë pohuar se kanë
nevojë, mund të punohet më shumë për përfshirjen e tyre në aktivitete të të gjitha
llojeve. Grafiku më poshtë tregon pjesëmarrjen e të dënuarve sipas llojit të
aktiviteteve:
Figure 12. Pjesëmarrja sipas llojit të aktiviteteve
Siç dhe mund të evidentohet nga grafiku, numri i të dënuarve të cilët përfshihen në
aktivitetet e terapisë së artit është i ulët.
Terapia e artit është një formë psikoterapie që përdor artin si pjesë të procesit
terapeutik. Terapia e artit, e quajtur shpesh si arti ekspresiv ose psikologjia e artit,
inkurajon vetë-eksplorimin dhe rritjen emocionale. Përmes kësaj terapie të dënuarit
inkurajohen të vizualizojnë dhe më pas të krijojnë, mendimet dhe ndjenjat për të cilat
nuk mund të flasin. Puna e krijuar prej tyre më pas rishikohet dhe kuptimi i saj
interpretohet nga pacienti.
30
10 5 8 11
Pjesëmarrja sipas llojit të aktiviteteve
83
Në këtë drejtim sipas të dhënave referuar faqes zyrtare të DPB-se105, terapia e artit
është ofruar nga Organizata jo-qeveritare, por gjithashtu është inkurajuar përfshirja e
të dënuarve në ekspozita të organizuara nga vetë DPB. Kursi i pikturës është ofruar
për kategorinë të mitur dhe gra, të dënuar dhe të paraburgosur. E gjithë krijimtaria e
të dënuarve është promovuar në ditën e të Drejtave Ndërkombëtare të Njeriut, duke
inkurajuar të dënuarit me çmime dhe stimuj të tjerë.
Sa i përket IVSHB-së, shërbimi i terapise së artit iniciohet nga ana e vetë stafit të
kujdesit social me mbështetjen e Shoqatës Kristiane por duhet pranuar se zhvillimi i
kurseve të terapisë së artit ka kostot e mbarëvajtjes dhe këto duhet të mbështeten
financiarisht nga OJF partnere edhe për kategorine “të dënuar me probleme të
shëndetit mendor”.
Nga kontakti me stafin e kujdesit psiko-social si dhe nga shqyrtimi i pyetësorëve
rezultonte se në I.V.SH.Burgjeve Tiranë, aktivitetet janë të vakëta si rrjedhojë e
mungesës së ambienteve të përshtatshme për zhvillimin e tyre, por edhe specifikës së
lidhur me vështirësitë që vinin nga gjendja shëndetësore e pacientëve dhe mundësive
të tyre për të qenë aktiv. Gjithsesi, bashkëpunimet e këtij institucioni me SHKBSH,
Komunitetin Musliman dhe OJF-të e tjera, janë të shumta dhe vlerësohen si shumë të
dobishme për pacientët e këtij spitali. Nga ana e stafit psiko-social, dy herë në muaj
zhvillohen aktivitete në grupe të vogla, ku trajtohen tema sociale mbi tematika të
ndryshme. Këshillimet në grup mungojnë, ose janë të pakta ndërsa nga ana e këtij
stafi bëhen përpjekje për realizimin e këshillimeve individuale 1 herë në muaj me
secilin pacient sipas planit të punës ose sipas kërkesave nga vetë pacientët.
c. Pjesëmarrja në grupet e këshillimit (gjatë muajit të fundit)
Për të siguruar mbarëvajtje në drejtim të trajtimit të të burgosurve dhe një klimë të
sigurtë, në IEVPenale është mjaft i rëndësishëm bashkëpunimi ndërdisiplinor.
Bashkëpunimi duhet të konsistojë në referim rastesh dhe shkëmbim informacioni. Në
çdo institucion, stafi i kujdesit social përbëhet nga punonjës socialë, psikologë dhe
edukatorë, ku bazuar në strukturën e sektorit, secili prej tyre ka përgjegjësitë e
përcaktuara.
105 http://www.dpbsh.gov.al/newweb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=488
84
Punonjësi social është përgjegjës për identifikimin e problemeve në rrafshin psiko-
social, ofrimin e këshillimit për përfitimin e shprehive sociale dhe të komunikimit,
vendosjen e marrëdhënieve të shkëputura me familjen, krijimin e rrjeteve
mbështetëse (OJF, shërbimi i provës, institucione lokale), referimin tek psikologu të
rasteve me shqetësime emocionale dhe probleme të sjelljes.
Nga ana tjetër roli i psikologut në trajtimin e kategorisë të dënuar me probleme të
shëndetit mendor, është shume i rëndësishëm pasi psikologu planifikon dhe kryen
këshillimet individuale për lehtësim emocional për personat që paraqesin shqetësime
ankthi, depresion, etj. Ai kryen këshillime individuale me fokus modifikimin e
sjelljes (persona që paraqesin sjellje antisociale), këshillime individuale për
modifikimin e besimeve disfunksionale, këshillime në grup me tema në varësi të
problematikës për përforcimin e sjelljeve pozitive të grupit.
Një rol të rëndësishëm ka gjithashtu dhe edukatori që merret me përfshirjen e të
dënuarve në aktivitete të përbashkëta kulturore, sportive, fetare, etj, përfshirjen në
programe arsimore dhe të formimit profesional, përfshirjen në aktivitete punësimi.
Ky lloj bashkëpunimi siguron ndjekjen e planit të dënimit në bashkëpunim me të
burgosurin dhe planit të individualizuar të trajnimit për kategori të veçanta të
burgosurish me qëllim lehtësimin e vuajtjes së dënimit dhe rehabilitimin dhe ri-
integrimin e kësaj kategorie në shoqëri.Puna individuale- teknika dhe metoda të
punës së psikologut gjatë fazës së këshillimit përfshijnë: vendosjen e raportit me
pacientin, përcaktimin e problemit/identifikimin e pikave të forta, përcaktimi i
qëllimit/rezultateve, eksplorimi i alternativave dhe përballja me mospërputhjet.
Figure 13. Pjesëmarrja në grupet e këshillimit.
2
3
2
21
17
Aspak
Rralle
Ndonjehere
Shpesh
Gjithmone
A merrni pjesë në grupet e këshillimit (gjatë
muajit të fundit)?
85
Duke iu referuar sa më sipër, sektori i edukimit duhet të kuptojë rëndësinë e
zhvillimit dhe të zbatimit të programeve të rehabilitimit social, rritjen e aftësive
sociale tek të dënuarit dhe përgatitjen e tyre për jetën e lirë. Sipas të dhënave,
referohen se të dënuarit marrin pjesë në këshillimin në grup në mënyrë të
vazhdueshme.
Në përfundim të analizimit të rezultateve të përftuara nga pyetësori, për pjesën e parë
mbi vlerësimin e cilësise së ofruar të shërbimit, mund të konkludojmë se:
Gjatë vitit 2015 deri në datë 14.09.2015, në IVSHB janë regjistruar rreth 269
shtrime. Nga këto shtrime 57 prej tyre ndiqen rregullisht me dosje në IVSHB. Sa i
përket analizimit të lidhjes që ekziston midis moshës dhe sjelljes kriminale, rezulton
nga të dhënat e pyetësorit se kategoritë e moshës 20-30 vjeç dhe 31-40 vjeç zënë një
përqindje të konsiderueshme të të dënuarve të cilët kanë kryer një vepër penale.
Referuar të dhënave statistikore të publikuara në vebfaqen zyrtare të Drejtorisë së
Përgjithshme të Burgjeve rezulton se të dënuarit e grupmoshës 30-40 vjeç, të cilët
kanë kryer vepër penale, janë në numër më të lartë krahasuar me kategorite e tjera të
grupmoshave. Nga studimi rezulton se grupmosha e cila është e predispozuar për të
kryer një vepër penale është ajo midis intervalit të 20-30 vjeç dhe 30-40 vjeç. Shumë
studime por dhe statistikat zyrtare kanë nxjerrë në pah nivelin e ulët arsimor të të
dënuarve në të gjithë IEVPenale106. Sa i përket të dhënave të këtij pyetësori rezulton
se 23 nga të intervistuarit kanë kryer arsimin 8 vjeçar. Vihet re se të dënuarit të cilët
kanë kryer vepër penale, kanë një nivel të ulët arsimor.
Koha e qëndrimit pranë Institucionit të Veçantë Spitalor të Burgjeve varion nga lloji i
masës së sigurisë ku është përcaktuar mjekimi i detyruar si dhe shtrimet e
herëpashershme. Vërehet se kohëzgjatja e qëndrimit në spitalin e burgjeve varion nga
një muaj deri në 16 vite. Të dënuarit të cilët janë të vendosur në spitalin e burgjeve
për periudhën mbi një vit deri dhe në 16 vite, i referohen faktit se shumë prej të
dënuarve në IVSHB janë me masë “mjekim i detyruar”, e përcaktuar kjo nga gjykata.
106 Kushtet e burgjeve dhe të vendeve të paraburgimit në Shqipëri.Botim i Komitetit Shqiptar të
Helsinkit, Kristalina-KH, Tirane, fq. 32-35 dhe f. 41-49.
86
Vepra penale e dhunës në familje është vepra më e konsumuar nga të dënuarit e
perfshirë në pyetësor. Sa i përket të dënuarve të intervistuar, gati 50 % e tyre kanë
konsumuar veprën penale të dhunës në familje. Rezulton se të gjithë të burgosurit
janë të mendimit se kanë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet e tyre. Vetëm në
disa raste këtë informacion e kanë marrë nga bashkëvuajtësit dhe jo nga stafi i
I.V.Sh.B.
Gjatë qëndrimit në institucion, në përputhje me legjislacionin në fuqi, të burgosurit
marrin pjesë në aktivitete argëtuese, edukative dhe pune, që organizohen nga IEVP.
Evidentohet nga grafiku, se numri i të dënuarve të cilët përfshihen në aktivitetet e
terapise së artit, është i ulët.
Sa i përket IVSHB-së, shërbimi i terapise së artit iniciohet nga ana e vetë stafit të
kujdesit social me mbështetjen e Shoqatës Kristiane por duhet pranuar që stafi i
kujdesit social duhet të bëjë më shumë përpjekje për inicimin e zhvillimit të kurseve
të terapise së artit në bashkëpunim me OJF partnere, pasi zhvillimi i terapisë së artit
është shumë i rëndësishëm në proçesin e trajtimit të individualizuar për të dënuarit
me probleme të shëndetit mendor.
Sektori i edukimit duhet të inkurajojë dhe të përfshijë të dënuarit në zhvillimin,
zbatimin e programeve të rehabilitimit social, rritjen e aftësive sociale të të dënuarve
dhe përgatitjen e tyre për jetën e lirë. Sipas të dhënave referohen se të dënuarit
marrin pjesë në këshillimin në grup në mënyrë të vazhdueshme.
V. Prevalenca e problemeve të shëndetit mendor në
Institucionin e Veçante Shëndetësor të Burgjeve.
A. Përshkrimi i situatës mbi gjendjen e shëndetit mendor në
Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale dhe institucionet
e posaçme mjekësore.
Sistemi penitenciar shqiptar përfshin rreth 331 individë me probleme të shëndetit
mendor, nga të cilët, 99 nën masën e “trajtimit të detyrueshëm” në një institucion të
specializuar dhe 49 nën masën e sigurisë së “trajtimit të përkohshëm në një
institucion të specializuar”. Ndonjëherë kjo është sëmundje e lindur, ndonjëherë vetë
stili i jetës u ka shkaktuar probleme mendore dhe në raste të tjera, këto probleme
87
mendore janë shkaktuar nga kushte jetese tepër të pashëndetshme apo nga varësia
ndaj substancave. Duke iu referuar të dhënave statistikore rezulton se rreth 10 për
qind e popullatës së burgjeve, në një mënyrë a në tjetrën ka një çrregullim mendor107.
Personat me çrregullime mendore shkaktojnë probleme, jo vetëm për veten e tyre,
por edhe për të tjerët. Shpeshherë, të kesh persona me çrregullime mendore në grup,
është një barrë më vete.
IVSHB si një institucion mjekësor i posaçëm, shërben për trajtimin e personave me
çrregullime të shëndetit mendor, që kanë kryer një vepër penale, për të cilët gjykata
kompetente ka vendosur “mjekimin e detyruar” në një institucion mjekësor të të
paraburgosurve apo të të dënuarve që shfaqin çrregullime të shëndetit mendor gjatë
vuajtjes së dënimit, si dhe për trajtimin e personave, për të cilët gjykata ka vendosur
“shtrimin e përkohshëm” në një institucion mjekësor të posaçëm, sipas nenit 239 të
Kodit të Proçedurës Penale.
Trajtimi dhe përkujdesja për shëndetin mendor, sipas rregullores së DPB, ofrohet në
mënyrë jodiskriminuese dhe sipas standarteve shëndetësore që zbatohen edhe për
kategoritë e tjera të personave me çrregullime të shëndetit mendor. Ministria e
Shëndetësisë, nëpërmjet shërbimeve të shëndetit mendor, ofron, sipas nevojave, të
gjithë asistencën e nevojshme për diagnostikimin, kurimin dhe rehabilitimin e
personave me çrregullime të shëndetit mendor.
Në sesionin e dytë të intervistës të dënuarit janë pyetur dhe janë testuar për të
evidentuar çrregullimet e zakonshme në fushat kyçe si :gjendja e ankthit, depresioni,
çrregullimi bipolar, psikoza dhe skizofrenia dhe çrregullime me personalitetin.
Për të testuar gjendjen e të dënuarve është përdorur metoda e CUDOS108. Në bazë të
kësaj metode synohet të matet shkalla e rezultatit klinik të depresionit. Kjo metodë
përfshin 18 çështje, ku drejtohen pyetje mbi kriteret përfshirëse të çrregullimeve të
depresionit madhor, çrregullimet madhore dhe cilësia e jetës. Kriteri i simptomave te
shumëfishta DSM-IV109110 (psh. probleme me përqëndrimin, marrja e vendimeve;
107 http://www.who.int/mental_health/policy/development/MH&PrisonsFactsheet.pdf 108 Zimmerman M, Chelminski I, McGlinchey JB, Posternak MA. A clinically useful depression
outcome scale. Compr Psychiatry. 2008;49:131-40. 109 Allen Frances, Avram H. Mack, Ruth Ross, and Michael B. First (2000) The DSM-IV
Classification and Psychopharmacology.
88
pagjumësi ose teprim me orarin e gjumit) është nën-ndarë sipas komponentit përkatës
dhe një çështje CUDOS është krijuar për çdo komponent.
Korrespondenti është lidhur me shkallën e njësisë së simptomës ku shkalla tregon
“gjatë dy javëve të fundit, a keni përjetuar ndonjë nga situatat e mëposhtme”
(0=aspak e vërtetë/ 0 ditë; 1=rrallëherë e vërtetë/ 1-2 ditë; 2=ndonjëherë e vërtetë/ 3-
4 ditë; 3=shpesh e vërtetë/5-6 ditë; 4= gjithmonë e vërtetë/çdo ditë). Sipas një
mesatareje, një shkallë është plotësuar në më pak se 2 minuta.Kjo metodë është
zgjedhur pasi CUDOS është lehtësisht e vërtetueshme duke u testuar dhe ritestuar, ka
një konsistencë të brendshme dhe mund të përdoret për të vlerësuar simptomat e
depresionit. Pikët totale të simptomës variojnë nga 0-64. Sipas këtij trajtimi pikët
janë ndarë në pesë fasha në 0-10 (normal), 11-20 (depresioni në minimum), 21-30
(depresion mesatar), 31-45 ( depresion i moderuar), dhe 46-64 (depresion i rëndë).
Aktualisht, nga stafi i edukimit në IEVPenale përdoret metoda e “Beck Depression
Inventories” (BDI)111 për të matur nivelin e depresionit për të dënuarit të cilët shfaqin
probleme të shëndetit mendor112. Sipas rezultateve të dala nga BDI, stafi i kujdesit
social referon rastet për trajtim të individualizuar. Kjo lloj metode u është prezantuar
stafeve në konsultim me Shoqatën e Psikologëve Shqiptarë dhe Institutin Europian të
Tiranës, me qëllim përmirësimin e cilësise së ofrimit të shërbimit për kategorinë “të
dënuar me probleme të shëndetit mendor”.
Referuar studimeve në këtë fushë113, pacientëve të cilët kanë plotësuar CUDOS iu
është dashur më pak se tre minuta për të plotësuar testin dhe përmbajtja iu është
dukur më pak e mërzitshme (98.0%, n = 49). Sipas të njëjtit studim në revistën
vjetore të psikiatrisë, me qëllim krahasimin e CUDOS dhe BDI, rezulton se shumë
pacientë do të preferonin metodën e CUDOS për të monitoruar rezultatet e trajtimit
(40.0% vs. 14.0%,). Trajtimi miqësor, realist dhe vlefshmëria e pyetësorëve të
vetadministruar, mund të përmirësojë efektivitetin e trajtimit klinik. Ndërtimi i
110 Schaffer David (1996). "A Participant's Observations: Preparing DSM-IV"(PDF). Can J
Psychiatry 41: 325–329. 111 Beck AT, Steer RA, Ball R, Ranieri W. Comparison of Beck Depression Inventories -IA and -II in
psychiatric outpatients. J Pers Assess. 1996;67:588-597. 112 Ann Clin Psychiatry. 2008 Jul-Sep;20(3):125-9. doi: 10.1080/10401230802177680., Depressed
patients' acceptability of the use of self-administered scales to measure outcome in clinical practice.
89
CUDOS me pyetje konçize dhe të shkurtra çon drejt administrimit të rregullt të
praktikës klinike.
Si fillim, për të vlerësuar nivelin e stresit dhe depresionit, të dënuarve iu është
prezantuar testi i cili kërkon të përcaktojë nivelin e depresionit të tyre përmes
pyetjeve të drejtëpërdrejta si më poshtë vijon:
1. Ndjehem i trishtuar , i mërzitur apo i pakënaqur
2. Nuk mund të përqëndrohem
3. Asgjë nuk më jep më kënaqësi si më parë
4. Ndjej lodhje dhe s’kam energji
5. Kam mendime negative
6. Ndryshime me gjumin:
a Vështirësi për të fjetur
b Fle me orar te zgjatur
7. Ndryshime në oreks:
a. Humbje të oreksit
b. Shtimi i oreksit
8. Ndjehem i tensionuar, i shqetësuar dhe nuk rri dot ulur në të njëjtin vend.
9. Ndjehem i frikësuar
10. Kam atak ankthi dhe paniku
11. Shqetësohem nga vdekja dhe frika e humbjes së kontrollit
12. Jam nervoz në situata me të tjerët
13. Shoh ëndrra të këqija ose parafytyrime
14. Nxehem për cdo gjë
15. Shmangem nga ambjentet të cilat më bëjnë të ndihem keq
16. Ndjehem i shurdhuar dhe i mpirë
17. Nuk mund të heq disa mendime që kam në mendje
18. Përsëris veprime dhe gjëra rutinë
B. Rezultatet e pyetësorit
Mungesa e lirisë është një nga shkaktarët kryesorë që ndikojnë në perceptimin e
pakënaqësisë, trishtimin dhe mërzitjen gjatë qëndrimit në ambjentet e privimit të
lirisë. Përveç izolimit nga ambjenti i jashtëm, janë dhe disa faktorë të tjerë me
ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen shpirtërore të të dënuarve.
Siç dhe shihet nga grafiku, rreth 80% e të dënuarve të intervistuar ndihen shpesh të
trishtuar dhe të pakënaqur. Impakti psikologjik i burgimit është një nga shkaktarët
kryesorë të një gjëndjeje të rënduar psikologjike të të dënuarve.
Nëse kjo pyetje do t’i drejtohej çdo të burgosuri, me siguri shumica prej tyre do të
përgjigjeshin se ndihen shpesh të trishtuar brenda ambjenteve të burgut.
90
Figure 14. Gjatë dy javëve të fundit: ndjehen të trishtuar apo të pakënaqur
C. Incidenca dhe niveli i depresionit për 45 të dënuar, të intervistuar.
Normal Shqetësim
i lehtë
Depresion
në kufi
(Mbahet
në
vëzhgim)
Nivel i
moderuar
depresioni
(i
nevojshëm
trajtimi
psikologjik)
Nivel i
lartë
depresioni
Niveli i depresionit
për 45 të dënuar
të intervistuar
21 7 8 6 4
Figure 15. Niveli i depresionit për 45 të dënuar, të intervistuar
Duke analizuar të dhënat e përftuara nga plotësimi i testit CUDOS, lidhur me
përcaktimin e nivelit të depresionit, konstatohet se 47% e të dënuarve janë normalë,
ndërsa 53% e të dënuarve kanë shfaqur forma të ndryshme depresioni {depresion i
lehte 7 (15%), depresion ne kufi 8 ( 17 %) , nivel i moderuar depresioni 6 (12%) dhe
nivel i lartë depresioni 4 ( 9 %)}.
Testi Cudos është plotësuar vecanërisht nga grupi i të dënuarve të cilët trajtohen me
program individual trajtimi për probleme të shëndetit mendor. Nga rezultatet figuron
4 59
20
7
1. Ndjehem i trishtuar , i merzitur apo i pakënaqur
91
se 12 të dënuarit e intervistuar kanë shfaqur depresion në nivel të moderuar dhe nivel
të lartë. Për këtë kategori është i nevojshëm trajtimi psikologjik.
Figure 16. Rezultatet e testit CUDOS, për 12 të dënuarit me masë “mjekim i
detyruar”.
Bazuar në rregullat europiane të burgjeve, të dënuarit me probleme të shëndetit
mendor duhet të trajtohen sipas standarteve specifike për të garantuar trajtim njerëzor
dhe me dinjitet. Të dënuarit me probleme të shëndetit mendor trajtohen nga ana e
stafit mjekësor dhe atij të kujdesit social. Në kuadër të këtij trajtimi, nga ana e stafit
të kujdesit social hartohet programi individual i trajtimit për të dënuarit me probleme
të shëndetit mendor. Programi përmban të dhënat identifikuese, të dhënat
psikologjike dhe sociale: vepra penale, qëndrimi ndaj veprës penale, struktura
familjare, cilësia e marrëdhënieve në kohë të ndryshme, (në familjen e origjinës dhe
në familjen e re nëse ka), statusi social (familja, shoqëria), mardheniet me punën,
mardheniet me të burgosurit e tjerë dhe me personelin.
Sa i përket anamnezës psikiatrike plotësohen informacione në lidhje me paraqitjen
dhe sjelljen: veshja dhe kujdesi për veten, pozicioni dhe qëndrimi, karakteristikat
fizike, shprehja e fytyrës, kontakti me sy. Një element i rëndësishëm është dhe
vlerësimi i të folurit: ritmi, lartësia e tingullit, volumi, qartësia, anomalitë e të folurit
etj. Gjithashtu psikologu i çdo institucioni mbledh informacion lidhur me format e
shfaqjes së emocioneve, humorit, proçesit të të menduarit, përmbajtjen, të menduarit
e gabuar, shqetësimet, mendimet vetëvrasëse, perceptimet: iluzionet, halucinacionet.
Po ashtu vlerësohet vetëdija, orientimi, përqëndrimi, kujtesa, njohuritë, abstragimi,
7
5
Nivel i moderuar
depresioni (i nevojshëm
trajtimi psikologjik)
Nivel i lartë depresioni
Niveli i depresionit për 13 të dënuar me mjekim
të detyruar, të intervistuar
92
gjykimi dhe kritika. Gjithashtu një vend i rëndësishëm në planin individual të
trajtimit i takon dhe vlerësimit të përgjithshëm të gjendjes psikologjike, evidentimit
të problematikave dhe më pas përcaktimit të planit të trajtimit. Evidentimi i ecurisë
së trajtimit në periudha 3-mujore dhe vendosja e objektivave, në vazhdim të
programit, për periudhën pasardhëse.
Studiuesit kanë debatuar nëse prevalenca e lartë e sëmundjeve mendore është e
importuar në burgje apo vetë mjedisi i burgut është në vetvete një shkaktar i
sëmundjeve mendore.
Nga njëra anë studiuesit duhet t’i zhvillojnë kërkimet e tyre mbi evidentimin e
gjendjes së shëndetit mendor që në momentin e arrestimit kur i paraburgosuri
vetëdeklaron gjendjen shëndetësore përmes të formuarit mjekësor. Kjo proçedure
ndiqet po ashtu në momentin e pranimit në IEVPenale ku komisioni i pritjes, i cili ka
në përbërje një mjek të institucionit bën një vlerësim të gjendjes mjekësore të të
paraburgosurit. Në komisionin e pritjes është gjithashtu dhe një specialist nga sektori
i edukimit, por që kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se një i paraburgosur mund
të evidentohet me problematika të shëndetit mendor. Evidentimi i tyre nëse kanë
pasur ose jo probleme me shëndetin mendor mbetet vetëm një pjesë e vetëdeklarimit
të tyre. Gjithësesi psikologu i institucionit është ai i cili bën një vlerësim psikologjik
të të paraburgosurit por që nuk përcakton nëse patologjitë e çrregullimeve mendore
janë të mbartura apo të fituara brënda burgut. Kjo, pasi kalimi nga seksioni i
observimit drejt vendosjes në seksionet e paraburgimit kërkon kohën e përcaktuar në
rregullore dhe vetë impakti i izolimit mund të ketë filluar të shfaqë shenjat e para të
stresit, akthit dhe depresionit tek të paraburgosurit.
Për të marrë të dhëna mbi prevalencën e sëmundjeve të shëndetit mendor, të dënuarit
janë pyetur nëse mendojnë se ambienti i burgut ka rënduar gjendjen e tyre mendore.
Duke analizuar të dhënat e grumbullura rezulton se 75% e të dënuarve mendojne se
ambjenti i burgut ka ndikuar në gjendjen e tyre mendore.
Numri prej 8 të dënuarish të cilët mendojnë se ambjenti ku ndodhen nuk ka ndikuar
në gjendjen e tyre, interpretohet nga fakti se të dënuarit e intervistuar mund të kenë
një diagnozë të përcaktuar mbi problemet e shëndetit mendor (ose masë “mjekim të
93
detyruar”) dhe kanë qenë në dijeninë e problematikave shëndetësore mendore dhe
përpara hyrjes në IVSHB.
Nga ana tjetër është një numër të intervistuarish të cilët janë të shtruar në IVSHB me
çrregullimet psikotike si skizofrenia; çrregullime të humorit me natyrë psikotike;
çrregullime deluzionale dhe të shkëputur nga realiteti. Duke qenë se kampioni ishte
rastësor, këta të dënuar janë pyetur si të dënuarit e tjerë me masë “shtrim të
përkohshëm”. Në vijimësi të testit CUDOS, të dënuarve iu janë drejtuar një grup
pyetjesh mbi evidentimin e simptomave të shfaqura gjatë jetës së tyre jashtë burgut.
Figure 17. Grup pyetje mbi simptoma në jetën para kufizimit të lirisë.
Të pyetur nëse gjatë jetës jashtë burgut ka pasur momente kur kanë pasur më shumë
energji se zakonisht, rezulton se 27 prej tyre kanë pasur më shumë energji se
zakonisht. Shtatë prej tyre janë përgjigjur se ritmi i jetës së tyre ka qenë i njëjtë.
Stresi dhe depresioni nisin shpesh me simptoma emocionale si rritje ankthi, irritim,
humbje besimi tek të tjerët dhe tek vetja, vetëizolim, vetmi, dëshpërim, ëndrra të
këqija, frikë, të folurit duke bërtitur, depresion dhe zbrazëti etj por që në rast
mostrajtimi rezultojnë në kthimin e tyre në problemet mendore si: harresa, marrje
mendsh, shikimi i turbullt, përqëndrimi i pakët, mërzitje, qëndrime negative, habitje,
mjegullim, turbullim, të folurit keq për veten, topitja, plogështia etj.
Zakonisht ulja e nivelit të energjisë dhe lodhja pa shkak janë një nga shenjat që
sinjalizon depresion. Të pyetur nëse janë ndjerë të irrituar ose të nevrikosur pa shkak,
38 prej të dënuarve janë përgjigjur “asnjëherë”, ndërsa 7 prej tyre “rrallë”,
“ndonjëherë” ose “gjithmonë”. Të pyetur nëse gjatë jetës së tyre jashtë burgut kanë
7
7
4
17
10
38
2
4
0
1
39
3
0
1
2
8
13
20
2
2
ASPAK
RRALLE
NDONJEHERE
SHPESH
GJITHMONE
Keni patur nevoje per gjume me pak se zakonisht
Jeni ndjere pa shkak i gezuar, ngazellyer
Jeni ndjere i irrituar ose i nevrikosur pa shkak
Me shume energji se zakonisht
94
pasur momente kur kanë përjetuar ndonjë nga simptomat e referuara brenda
ambjenteve të burgut, rezulton se zakonisht 20 prej tyre kanë patur nevojë për gjumë
më pak se zakonisht. Të pyetur nëse janë ndjerë të irrituar dhe të nevrikosur pa
shkak, rezulton se 85% e tyre nuk janë ndjerë pa shkak të nevrikosur dhe të irrituar.
Sjellja agresive ka shkaqe të shumëfishta, disa të brendshme dhe disa të jashtme.
Ndërmjet ndikimeve të jashtme, ndikimi i prindërve dhe i shokëve moshatarë është
shumë i rëndësishëm. Ndërmjet atyre të brendshme, është mjaft evident fakti që
tregon se kriminelët kronikë (me një përvojë të gjerë, me shumë akte agresioni)
shfaqin, pikë së pari, një mangësi të madhe në aftësi konjitive dhe sociale që janë, të
nevojshme për të zhvilluar një sjellje prosociale efektive (domethënë, të prirur për
nga e mira e përbashkët).
Figure 18. Ndikimi i simptomave në jetën para kufizimit të lirisë.
Të pyetur nëse ambjenti i burgut ka rënduar gjendjen e tyre mendore, rezulton se
53% e tyre mendojnë se gjendja e tyre mendore e rënduar është e lidhur me faktorin
e kufizimit të lirisë. 22% mendojnë se vetëm ndonjëherë gjendja e tyre mendore
rëndohet nga ambjenti i burgut. Pjesa tjetër duhet të jenë të intervistuar me masë
“mjekim i detyruar” të cilët janë në dijeni të problemeve të tyre mendore përpara
vendosjes në ambjentet e burgut.
26
9 9
0 1
28
12
2 30
38
51 1
ASPAK RRALLE NDONJEHERE SHPESH GJITHMONE
24. te ka ndikuar ne jeten para burgut
25. ka ndikuar ne marredheniet me familjaret dhe shoqerine
26. ka ndikuar ne perdorimin e alkoolit
27. ka ndikuar ne perdorimin e droges
95
Figure 19. Ndikimi i ambjentit të burgut në gjëndjen mendore të të dënuarve.
Depresionin, nga pikëllimi i zakonshëm, e dallon ndjenja e fajit dhe vetëakuzimit,
prandaj njerëzit të cilët më shpesh e fajësojnë veten për ngjarjet e jetës janë më të
prirur për depresion, pasi truri reagon ndryshe. Në një prej shkrimeve të tij të
famshme, Frojdi114 pretendoi se depresioni karakterizohet nga ndjenja e fajit ndaj të
tjerëve ose vetëfajësimi për gjendje të caktuara dhe se kjo është pika që e ndryshon
më shumë depresionin nga gjendja e zakonshme e trishtimit 115. Po ashtu, një
studim i Universitetit të Mançesterit, në Britaninë e Madhe116, u përqëndrua në
skanimin e trurit të personave që kishin vuajtur më parë ose vuanin nga depresioni.
Në mënyrë të habitshme, u verifikua se skanimi i njerëzve në depresion nga ata që
nuk kishin përjetuar asnjëherë probleme të tilla, tregonte se ndryshimi më i madh
ndodhte pikërisht në sferat e trurit të lidhura me ndjenjën e fajit dhe me pranimin
shoqëror nga të tjerët.
Figure 20. Përjetimi i ndjenjës së fajit nga të dënuarit.
114 Sigmund Freud, On Metapsychology (PFL 11)p. 393 115 Fischer, K. W., Shaver, P. R., & Carnochan, P. (1990). How emotions develop and how they
organise development. Cognition and Emotion, 4(2), 81-127. doi:10.1080/02699939008407142 116 http://www.manchester.ac.uk/discover/news/article/?id=8353
ASPAK RRALLENDONJEHE
RESHPESH GJITHMONE
31. A mendoni se ambjenti i burgut
ka renduar gjendjen tuaj mendore?8 3 10 14 10
8
3
1014
10
11
7 79
11
A vuani nga ndjenja e fajit?
96
Siç dhe mund të analizohet nga të dhënat statistikore, 60 % e të dënuarve të
intervistuar vuajnë nga ndjenja e fajit. Ndërkohë që 25% nuk vuajnë nga ndjenja e
fajit. Në përgjithësi të dënuarit me vepër penale “vrasje” dhe “plagosje me dashje”
kanë sjellje të dukshme kriminale, nuk e pranojnë ndjenjën e fajit dhe pendesës mbi
veprën e kryer. Nga ana tjetër të dënuarit të cilët kryejnë dënim për vepra penale të
tjera si dhuna në familje, përdorim dhe shitje substancash narkotike etj,
karakterizohen nga pranimi i ndjenjës së fajit ndaj të tjerëve ose vetëfajësimi për
gjendje të caktuara.
d. Përfundime:
Depresioni është shumë i zakonshëm tek të dënuarit pasi ata janë të veçuar nga
shoqëria si pjesë e izolimit të jetës në burgje. Mbipopullimi, mungesa e kushteve
higjenike, cilësia e ushqimit, problemet shëndetësore, dhuna verbale dhe fizike nga të
dënuarit e tjerë, mungesa e aktiviteteve, mungesa e jetës private, ndjenja e fajit dhe e
turpit, përjetimi i stigmës “i të dënuarit”, mungesa e familjarëve, problemet me
ecurinë gjyqësore, etj janë disa nga faktorët të cilët ndikojnë në krijimin dhe
përkeqësimin e problemeve mendore në mjediset e burgut.
Nga të dhënat konstatohet se 53% e të dënuarve kanë shfaqur forma të ndryshme
depresioni {depresion i lehtë 7 (15%), depresion në kufi 8 ( 17 %), nivel i moderuar
depresioni 6 (12%) dhe nivel i lartë depresioni 4 ( 9 %)} ndërsa për 47% të të
dënuarve është në nivel normal. Për të marrë të dhëna mbi prevalencën e sëmundjeve
të shëndetit mendor, të dënuarit janë pyetur nëse mendojnë se ambienti i burgut ka
rënduar gjendjen e tyre mendore. Duke analizuar të dhënat e grumbulluara rezulton
se 75% e të dënuarve mendojnë se ambjenti i burgut ka ndikuar në gjendjen e tyre
mendore. Duke përdorur testin CUDOS, por dhe pyetje plotësuese, të dënuarve iu
janë drejtuar një grup pyetjesh mbi evidentimin e grup-simptomave të shfaqura gjatë
jetës së tyre jashtë burgut ku rezulton se 27 prej tyre kanë pasur më shumë energji se
zakonisht. Shtatë prej tyre janë pergjigjur se ritmi i jetës së tyre ka qenë i njëjtë.Të
pyetur nëse janë ndjerë të irrituar ose të nevrikosur pa shkak, 38 prej të dënuarve janë
përgjigjur “asnjëherë” ndërsa 7 prej tyre “rrallë”, “ndonjëherë” ose “gjithmonë”. Të
pyetur nëse gjatë jetës së tyre jashtë burgut kanë pasur momente kur kanë përjetuar
ndonjë nga simptomat e referuara brenda ambjenteve të burgut, rezulton se zakonisht
20 prej tyre kanë patur nevojë për gjumë më pak se zakonisht. Të pyetur nëse janë
97
ndjerë të irrituar dhe të nevrikosur pa shkak rezulton se 85% e tyre nuk janë ndjerë
pa shkak të nevrikosur dhe të irrituar. Të pyetur nëse ambjenti i burgut ka rënduar
gjendjen e tyre mendore, rezulton se 53% e tyre mendojnë se gjendja e tyre mendore
e rënduar është e lidhur me faktorin e kufizimit të lirisë. 22% mendojne se vetëm
ndonjëherë gjendja e tyre mendore rëndohet nga ambjenti i burgut. Siç dhe mund të
analizohet nga të dhënat statistikore, 60 % e të dënuarve të intervistuar vuajnë nga
ndjenja e fajit. Ndërkohë që 25% nuk vuajnë nga ndjenja e fajit.
Si përfundim mund të themi se niveli i incidencës së të dënuarve me probleme të
shëndetit mendor është në nivelin 53%. Prevalenca e problemeve mendore në
ambjentin e burgut rezulton të jetë shumë e lartë. 75% e të dënuarve mendojne se
ambjenti i burgut ka ndikuar në gjendjen e tyre mendore. Të pyetur nëse ambjenti i
burgut ka rënduar gjendjen e tyre mendore, rezulton se 53% e tyre mendojnë se
gjendja e tyre mendore e rënduar është e lidhur me faktorin e kufizimit të lirisë.
VI. Evidentimi i problematikave dhe parandalimi i rasteve të
vetëvrasjeve brenda ambjenteve të burgut.
Ky sesion është konceptuar me intervistë te strukturuar me pyetje të hapura. Pyetjet u
janë drejtuar të dënuarve të cilët kanë tentuar të kryejnë vetëvrasje në ambjentet e
ISHB por dhe në IEVPenale të tjera.Qëllimi kryesor është evidentimi i
problematikave dhe parandalimi i rasteve të vetëvrasjeve brenda ambjenteve të
burgut.
Vetëvrasja është komplikacioni i kërcënimit më të madh të jetës. Çrregullimi
depresiv kryesor është diagnoza psikiatrike zakonisht e shoqëruar me vetëvrasje
absolute të përfunduar. Rreziku i jetës midis pacientëve të patrajtuar është pothuajse
20%. Rreth 2/3 e njerëzve që përfundojnë vetëvrasjen janë të shqetësuar në kohën e
vdekjes së tyre.
Vetëvrasja konsiderohet si një shkak kryesor i vdekjes në mjediset e burgut, duke u
renditur e treta në mesin e të gjitha vdekjeve që ndodhin në burgje (Byroja e
Statistikave të Drejtësisë - SHBA, 2000-2013)117. Megjithatë, që nga viti 1960 janë
117 http://www.bjs.gov/content/pub/pdf/mljsp0013st_sum.pdf
98
ndërmarrë një sërë reformash të rëndësishme që kanë synuar parandalimin e
vetëvrasjeve në sistemet korrektuese në të gjithë botën (Lester dhe Danto, 1993)118.
Vetëvrasja e një të burgosuri është ngjarje tragjike dhe shqetësuese për personelin e
burgut dhe të burgosurit. Është e rëndësishme për drejtuesit e burgjeve të njohin dhe
të zbatojnë standardet dhe procedurat më efektive për të parandaluar vetëvrasjet dhe
menaxhuar tentativa të mundshme vetëvrasjesh nga të burgosurit.
I gjithë stafi i sistemit të burgjeve ka përgjegjësi për parandalimin e vetëvrasjeve të të
burgosurve. Sfida për administratorët korrektues është që të sigurojnë për stafin
trajnime dhe burime në mënyrë që të ndihmojnë të dënuarit që ndjehen të pashpresë e
në rrezik, që të mos përballen me tragjedinë, vdekjen.
Qëllimi kryesor është evidentimi i problematikave dhe parandalimi i rasteve të
vetëvrasjeve brenda ambjenteve të burgut. Intervista e cila përmban pyetje rreth
mendimeve dhe qëllimeve për vetëvrasje është hartuar me pyetje gjysëm-të
strukturuara.
Pyetjet e hapura janë përdorur për t’u analizuar si në formën e intervistës klinike
ashtu dhe në aspektin sociologjik, me qëllim vlerësimin e rrethanave dhe
parandalimin e rasteve të kryerjes së vetëvrasjes brenda mjedisit të burgut.
Pyetje rreth mendimeve dhe qëllimeve për vetëvrasje
Intervistë me pyetje gjysëm-të strukturuara
Hyrje
Pyetje kryesore: Kjo pyetje është drejtuar për të vlerësuar perceptimin e të dënuarit
dhe mendimin e tij se si ai e kalon një ditë të zakonshme. Pyetjes se :
1. Si j’u duket dita sot, si po kalon këtu? Të dënuarit i janë përgjigjur:
Pjesëmarrësi 1: Ditë e trishtuar
Pjesëmarrësi 2: Shumë e bukur
118 Lester, D., and Danto, B.L. (1993). Suicide Behind Bars: Prediction and Prevention. Philadelphia,
PA: Charles Press.
99
Pjesëmarrësi 3: Ditë e bukur me re
Pjesëmarrësi 4: Shumë shi
Pjesëmarrësi 5: Ditë e bukur, kaloj keq, nuk e shtyj dot
Pjesëmarrësi 6: Çka, si në burg
Pjesëmarrësi 7: E bukur me satelitë në qiell
Kjo pyetje së pari është hartuar për të vlerësuar rrjedhshmërinë e të folurit të të
dënuarit, rrjedhjen logjike të mendimit si dhe për të kuptuar dhe vlerësuar situatën se
si është një ditë e zakonshme në burg për një të dënuar i cili ka kryer së paku një
tentativë suicidale. Nga përgjigjiet vlerësohet gjendja dëshpëruese e pjesëmarrësit nr.
1, ku edhe pse ditën e plotësimit të intervistës ishte një ditë me diell, i dënuari
shprehet se ndihet i trishtuar. Veçohet dhe përgjigjia e pjesëmarrësit nr. 5, i cili ka
rrjedhshmëri në mendim, orientohet në kohë dhe hapësirë dhe shprehet se është një
ditë e bukur me diell por ndihet shumë keq dhe nuk e shtyn dot ditën në burg.
Pjesëmarrësi nr. 7, gjykuar dhe nga përgjigjiet në vijim të intervistës, i referohet në
mënyrë të vazhdueshme prezencës së “satelitëve”. Shumë të dënuar gjatë plotësimit
të intervistave, i referohen haluçinacioneve dhe ideve paranojake.
2. Përshkruani një ditë të zakonshme në burg.
Pjesëmarrësi 1: E kaloj ditën duke fjetur gjumë
Pjesëmarrësi 2: Eci nëpër dhomë, ha bukë, shkoj në dush, mezi pres edukatoren
të flas,
Pjesëmarrësi 3: Dal në ajrim dhe mendoj për fëmijët.
Pjesëmarrësi 4: Dal në ajrosje, bisedoj me shokët.
Pjesëmarrësi 5: Ha, pi, rri, dal me shokët
Pjesëmarrësi 6: Nuk dal
Pjesëmarrësi 7: S’di
Kjo pyetje është drejtuar për të vlerësuar nivelin e përfshirjes së të dënuarve me
tentativë suicidale, në aktivitete dhe angazhime të tjera gjatë jetës në ambjentet e
burgut. Nga përgjigjiet mund të vlerësohet se dëshira e tyre për t’u përshirë në
aktivitete të ofruara nga stafi i kujdesit social është shumë e ulët. Mungesa e dëshirës
për t’u përshirë në aktivitete, bashkëbisedime, këshillime në grup, ajrosje, terapi arti
apo aktivitete të tjera, është shenjë e dukshme e gjendjes të lartë dëshpëruese të
këtyre individëve për t’u përfshirë dhe ndërvepruar.
100
3. Si i ke marrëdhëniet me të dënuarit e tjerë?
Marrëdhënia me të dënuarit e tjerë përcakton nivelin e ndërveprimit dhe socializimit
me bashkëvuajtësit. Mungesa e ndërveprimit social është një nga shkaktarët kryesorë
të vetëvrasjeve.
Pjesëmarrësi 1: Kam patur probleme, më ngacmojnë, më ofendojnë
Pjesëmarrësi 2: Nuk kam shokë, nuk më dëgjojnë
Pjesëmarrësi 3: Mirë
Pjesëmarrësi 4: Të mira
Pjesëmarrësi 5: Përpiqem të jem i shoqërueshëm
Pjesëmarrësi 6: Mirë
Pjesëmarrësi 7: Mirë, dhe ato shohin satelitë
Blaauw, Winkel, dhe Kerkhoff (2001)119 kanë shpjeguar lidhjen midis diskriminimit
dhe vetëvrasjes në burgje. Ata kanë gjetur se 34 % e viktimave të vetëvrasjes kanë
drejtuar ankesa se janë keqtrajtuar nga të dënuarit e tjerë. Ngacmimet seksuale
gjithashtu kanë një ndikim në rritjen e riskut për kryerjen e një tentative suicidale
(Salive, 1989)120. Në referencë të këtij studimi, pjesëmarrësi nr. 1, ka raportuar për
probleme me të dënuarit e tjerë si dhe është raportuar mungesë socializimi nga ana e
pjesëmarrësit nr. 2. Pjesëmarrësit e tjerë raportojnë për marrëdhënie të mira me të
dënuarit.
4. A keni kontakte me familjarët?
Zakonisht, të dënuarit, pas marrjes së vendimit penal jo vetëm humbin lirinë e tyre
por humbin dhe kontaktet me familjarët. Familjarët, duke i fajësuar për veprën
penale të kryer, ndërpresin marrëdhëniet familjare me të dënuarit si formë mohimi
dhe qëndrimi papajtueshmërie ndaj veprës penale të kryer. Në rastin e të dënuarve
me probleme të shëndetit mendor dhe specifikisht atyre të cilët kanë kryer tentativë
suicidale, mungesa e kontakteve me familjarët është një variabël i cili duhet analizuar
në lidhje me ndikimin që mund të ketë në veprimet suicidale.
119 Blaauw, E., Winkel, F. W., & Kerkhof A.J.F.M. (2001). Bullying and suicidal behaviors in jails.
Criminal Justice and Behavior, 28, 279–299. 120 Salive, M.E., Smith, G.S., & Breuer,T.F.() Suicide mortality in the Maryland state prison system,
Journal of the American Medical Association, 365-368.
101
Pjesëmarrësi 1: Vijnë rregullisht
Pjesëmarrësi 2: Nuk vijnë
Pjesëmarrësi 3: Mirë, dhe pse janë larg, vijnë
Pjesëmarrësi 4: Vjen vëllai
Pjesëmarrësi 5: Mamaja ndonjëherë
Pjesëmarrësi 6: Po, të rregullt
Pjesëmarrësi 7: Po
a. Përshkrimi i tentativave suicidale:
Shumica e të dënuarve përpara se të tentojnë të vetëvriten, përjetojnë një gjendje të
rëndë psiko-emocionale. Ata janë të rrethuar nga mungesa e shpresës dhe mendime
negative për jetën. Këshillimi mund t’i ndihmojë këta individë që të shmangin
vetëvrasjet dhe që të fillojnë të kenë një qasje më pozitive e të shëndetshme për
problemet e së përditshmes.
Stafi i burgjeve duhet të ketë eksperiencën e nevojshme për të dalluar dhe vlerësuar
simptomat depresive që shfaqin këta individë përpara kryerjes së një tentative
vetëvrasjeje, të tilla si: shprehja e paaftësisë (mungesa e shpresës, pafuqisë); trishtim
ekstrem, qarje e vazhdueshme; tërheqje, heshtje; ndryshime të oreksit dhe / ose rënie
në peshë; ndryshimet në gjumë: pagjumësi ose gjumë i tepërt; mungesë
kuptimi/shprese për të ardhmen; ndryshime në humor; tension, axhitim, agresion;
letargji, lëvizje të ngadalësuara; humbje e vetëbesimit;vetë-fajësim; humbja e
interesit për mardhëniet me njerëzit, pamjes dhe aktiviteteve dhe vështirësi në
përqëndrim.
Të dënuarve iu është kërkuar të përshkruajnë me hollësi tentativën e tyre suicidale
me qëllim vlerësimin e kushteve, rrethanave dhe dinamikës së kryerjes së një akti
suicidal për të mundësuar nxjerrjen e rekomandimeve përkatëse për strukturat dhe
punonjësit e burgjeve në drejtim të parandalimit të veprimit suicidal si në IVSHB
dhe në IEVPenale të tjera.
1. Të kthehemi pas në kohë kur ju keni kryer tentativën për vetëvrasje në
burg. Kur ka ndodhur kjo?
Pjesëmarrësi 1:Në Peqin, kur më mbyllën në izolim
102
Pjesëmarrësi 2:Para dy muajsh më vajti mendja të mbys veten me litar pasi më
dukej vetja kot.
Pjesëmarrësi 3:Ka qenë ditë me diell, pasdite mesa kujtoj.
Pjesëmarrësi 4:Kur nuk më dhanë ilaçet kur i doja unë.
Pjesëmarrësi 5:Para 7 muajsh.
Pjesëmarrësi 6:Në 2005 për çështje mendore
Pjesëmarrësi 7:Donin të më nxirrnin trurin dhe nuk doja ta bënin ata
Kjo është përdorur si një pyetje hyrëse për të vlerësuar dhe analizuar rrethanat si ka
nisur dhe përcaktuar vendin ku ka ndodhur tentativa suicidale.
Të intervistuarit, subjekte të këtij studimi, janë të gjithë të shtruar për trajtim në
IVSHB dhe zakonisht tentativat suicidale janë zhvilluar në IEVpenale të tjera dhe
duke vlerësuar gjendjen mendore shumë të rënduar të tyre, vendoset masa e shtrimit
të përkohshëm për të trajtuar këtë kategori dhe parandaluar rastet e tjera të
tentativave.
Siç edhe mund të vlerësohet nga përgjigjiet e shtatë prej të intervistuarve të cilët kanë
kryer një tentativë suicidale, ata i referohen faktit se tentativa suicidale ka ndodhur
në IEVPenale të tjera. Duke marrë në konsideratë gjendjen e rënduar psikologjike të
tyre, disa prej tyre orientohen në kohë por disa të tjerë e kanë të vështirë të kujtojnë
ekzaktësisht momentin e kryerjes së tentativës suicidale.
2. Cfarë po ndodhte atë kohë në jetën tuaj? Cilat ishin mendimet dhe
ndjenjat e përjetuara?
Pjesëmarrësi 1:Më bënë depresiv, më ngacmonin, u ankova por nuk më dhanë
zgjidhje.
Pjesëmarrësi 2:Kisha mendime negative, pse më futën në burg, nuk do t’i gëzoj dot
fëmijët.
Pjesëmarrësi 3:Shpirtrat më thonin se duhet ta bëja dhe të ndihesha i qetë.
Pjesëmarrësi 4:S’bëja dot burg.
Pjesëmarrësi 5:Doja të vrisja veten dhe tentova të kapja korent. M’u ngushtua truri.
Pjesëmarrësi 6:M’u kthyen shqetësimet që kisha më herët.
103
Pjesëmarrësi 7:Donin të më nxirrnin trurin
Kjo pyetje është drejtuar për të evidentuar ndonjë problematikë të mundshme e cila
mund të ketë ndikuar në vendimin e tyre, problematika të cilat mund t’i adresohen
stafit të burgjeve me qëllim parandalimin e rasteve të mundshme të tentativave
suicidale.
Pjesëmarrësi nr. 1, gjatë intervistës shprehet se kishte problematikë të vazhdueshme
me bashkëvuajtësit në IEVPenale Peqin dhe për këtë cështje sipas tij, është ankuar
dhe nuk ka marrë zgjidhje.
Në fakt çështja e mospërshtatjes së të dënuarve në ambjentet e burgut është një
çështje e cila sjell shumë problematika për administratorët e burgjeve. Të gjendur në
kushtet e mbipopullimit dhe mungesës së infrastrukturës, nuk është e mundur të
adresohen dhe zgjidhen të gjitha rastet e ankesave të të dënuarve për ndryshimin e
dhomës, seksioneve dhe institucionin.
Një nga arsyet kryesore që të dënuarit kryejnë një tentativë suicidale është vetë
mjedisi i burgut. Referuar këtij studimi, katër nga shtatë të intervistuarit i referohen
gjendjes së rënduar psikologjike në mjediset e burgut si një nga faktorët që ka
ndikuar në kryerjen e tentativës suicidale. Kjo për shkak se perveç anës pozitive të
rehabilitimit, jetesa në IEVPenale ka dhe anën tjetër, atë të ndikimit negativ në jetën
e një të dënuari. Perceptimet janë të tilla pasi i dënuari nuk ka kontroll të dukshëm
mbi të ardhmen, shfaq frikë nga proçesi ligjor, izolimi nga familja, miqtë dhe
komuniteti; turp për situatën në të cilën ndodhet/burgimi; aspekte çnjerëzore të
burgimit; frikë nga personeli; punonjës të pandjeshëm ndaj përvojës së dënimit dhe
mjedisi autoritar.
3. Cfarë bëre për të lënduar veten?
Pjesëmarrësi 1:Vara veten me çarçaf
Pjesëmarrësi 2:Lidha pjesën e qafës me kabllon e dushit
Pjesëmarrësi 3:Godita murin dhe kapa korentin
Pjesëmarrësi 4:Doja të lidhesha me çarçaf
Pjesëmarrësi 5:Lidha tek zgara e dritares një çarçaf
Pjesëmarrësi 6:Lidha një litar me rroba, i bija kokës në mure
104
Pjesëmarrësi 7:Piva ilaç rrobash
Gjatë momentit të pranimit në institucion, të dënuarve dhe të paraburgosurve iu
ndalohen të gjitha sendet që rrezikojnë jetën dhe shëndetin e të burgosurve dhe të
personelit, si dhe sigurinë e institucionit. Por pavarësisht nga masat e marra gjatë
kontrolleve të sendeve të lejuara të cilat futen nga familjarët, duhet marrë parasysh se
rreziku i vertetë janë vetë ambjentet e IEVpenale. Të intervistuarit janë pyetur për
mjetin të cilin kanë përdorur për të lënduar veten dhe nga rezultatet vihet re se janë
përdorur: çarçaf, kabllo e bolierit të dushit, goditje muri me kokë dhe kontakti me
korentin, lidhje çarçafi tek zgara e dritares, gëlltitje ilaç rrobash etj. Siç dhe mund të
vlerësohet, të intervistuarit kanë tentuar të përdorin mjete të ardhura nga jashtë por
kanë përdorur dhe mjetet rrethanore të gjendura brënda qelive ose në mjediset e
përbashkëta. Shumë prej të dënuarve kanë kërkuar të vetëdëmtohen duke lidhur
veten me mjete rrethanore, por që mund të rezultojë si veprim fatal në rast se veprimi
nuk evidentohet nga punonjësit e policisë ose të dënuarit e tjerë121.
4. Cfarë ndodhi më pas?
Pjesëmarrësi 1:U ndjeva keq, erdhën më ndihmuan
Pjesëmarrësi 2:Më çuan në spital, bëra serum dhe prapë mendoj të vras veten
Pjesëmarrësi 3:Më kapën policët në kohë
Pjesëmarrësi 4:Më panë policët dhe s’më lanë
Pjesëmarrësi 5:Asgjë, u qetësova
Pjesëmarrësi 6:Ndërhynë të tjerët
Pjesëmarrësi 7:Më kapën policët
Pyetja “ç’ndodhi më pas”, është një pyetje sa retorike aq dhe përshkruese. Të
dënuarit janë shpëtuar si nga ndërhyrja në kohë e punonjësit të policisë ashtu dhe nga
reagimi i bashkëvuajtësve të tyre.
Zakonisht, referuar eksperiencës së punës në rastet e tjera referuar tentativave
suicidale, të dënuarit janë shumë vigjilentë dhe ruajnë momentet kur të dënuarit e
tjerë janë të angazhuar në aktivitete të përbashkëta, ajrim ose takim me familjarët,
ditët e fundjavës ku stafi i burgjeve është më i reduktuar në numër. Të dënuarit
121 Rekomandim: Vlerësimi i mundësisë për të krijuar kushte sigurie për mbrojtjen nga kontakti me
rrymën elektrike nga ana e të dënuarve.
105
shfrytëzojnë çdo lloj mundësie për t’i dhënë fund jetës së tyre. Punonjësit e burgjeve
duke njohur simptomat e çrregullimeve psikologjike, duhet të mbajnë nën vëzhgim të
vazhdueshëm të dënuarit të cilët nuk kanë shfaqur simptoma të dukshme.
5. A beson në Zot? A kishte ndonjë rol besimi fetar në vendimin tuaj?
Pjesëmarrësi 1:Po
Pjesëmarrësi 2:Njeriu bën pakt me Zotin, nuk më ka ndihmuar Zoti
Pjesëmarrësi 3:Po besoj në Zot, vendimin ma lanë shpirtrat
Pjesëmarrësi 4:Po besoj, jo ndoshta
Pjesëmarrësi 5:Po shumë, jo Zoti nuk thotë vrite veten
Pjesëmarrësi 6:Jo, nuk besoj në Zot, sepse pse më futi në burg kur ka Zot?
Pjesëmarrësi 7:Po
Një nga të drejtat e të dënuarve në ambjentet e burgut është dhe e drejta e ushtrimit të
riteve fetare. Kjo e drejtë iu garantohet të dënuarve në bazë të marrëveshjes së
bashkëpunimit të nënshkruar nga ana e Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve dhe
Komuniteteve të ndryshme fetare në Shqipëri.
Shërbimet fetare luajnë një rol të rëndësishëm në sigurimin e qetësisë shpirtërore dhe
lehtësimin e problemeve psikike dhe psikologjike qe shkakton izolimi. Sipas nenit 42
të ligjit "Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve",
i ndryshuar, të dënuarit kanë të drejtë të ushtrojnë ritet fetare, të marrin kontakt me
përfaqësues të komuniteteve fetare. Administrata e institucionit është e ngarkuar me
ligj të krijojë mjediset e ushtrimit të riteve fetare.
Besimi fetar, shërben si mburojë për çdo lloj mendimi negativ, duke e dënuar
vetëvrasjen. Megjithatë, njerëzit që besojnë në jetën pas vdekjes mund të kryejnë
vetëvrasje pasi mund të besojnë se mund të bashkohen me familjarët e tyre në parajsë
(Maltsberger, 1992)122.
Pyetje plotësuese:
Cfarë mendimi kishit në momentin e parë kur tentuat të vetëdëmtoheshit?
Pjesëmarrësi 1:Pse të më ofendojnë, unë i dëgjoja të gjitha në fund të korridorit?
122 Maltsberger JT. The suicide of Marigold Perry, Berman, AL. Editor. Suicide and Life-Threatening Behavior,
22: 396-405, 1992.
106
Pjesëmarrësi 2:Më erdhi keq për fëmijët, mendova se nuk më donin fëmijët dhe
gruaja.
Pjesëmarrësi 3:Doja të isha shpirt tjetër me shpirtrat e mi me të cilët unë bisedoj.
Pjesëmarrësi 4:Doja të lirohesha nga këta njerëz të mallkuar
Pjesëmarrësi 5:U mërzita për babain, më ka vdekur, doja të bashkohesha me të
Pjesëmarrësi 6:Në fillim të tërhiqja vëmendje se unë jam sëmurë
Pjesëmarrësi 7:Kam fuqi mbinatyrore, nuk vdes
Sa kohë më përpara e kishit planifikuar të vetëvriteshit? Sa herë në ditë
mendonit për këtë gjë?
Pjesëmarrësi 1:E mendoja gjithmonë
Pjesëmarrësi 2:Jo nuk kisha
Pjesëmarrësi 3:Jo, më erdhi në moment
Pjesëmarrësi 4:Atë ditë
Pjesëmarrësi 5:Gjithmonë e kam menduar
Pjesëmarrësi 6:Në çast
Pjesëmarrësi 7:Në moment, kalova në depresion
Pesë të dënuar janë penduar për veprimin e kryer ndërsa dy të tjerë nuk janë
penduar.
Të dënuarit të cilët nuk janë penduar mund të kenë më shumë gjasa për të rikryer
tentativë suicidale. Këta të dënuar duhet të mbahen nën mbikqyrje të vazhdueshme
për parandalimin e vetëvrasjes së tyre. Për ketë arsye i rekomandohet IVSHB të bëjë
një shqyrtim fillestar të të gjithë të burgosurve me rrezik potencial për vetëvrasje, të
ndjekë kriteret për trajtimin dhe strehimin e të burgosurve me rrezik potencial për
vetëvrasje.
Të pyetur se përse vendosët të tentonit të vrisnit veten në atë ditë specifike (jo
në ditën përpara ose një javë më vonë), të dënuarit janë përgjigjur:
Pjesëmarrësi 1:Atë ditë më tha fuqia se duhet ta bëja
Pjesëmarrësi 2:Më mori malli për babain atë ditë
Pjesëmarrësi 3:Ishte moment
Pjesëmarrësi 4:Atë ditë doja të vdisja
Pjesëmarrësi 5:Atë ditë qëlloi, nuk e programova ditën
107
Pjesëmarrësi 6:Atë ditë u mërzita
Orari të cilin përzgjedhin të dënuarit për të kryer tentativë suicidale, është një
aspekt i cili është analizuar gjatë kësaj interviste. Zakonisht të dënuarit
shfrytëzojne fundjavën ose oraret pasdite ku numri i personelit të burgjeve është
më i reduktuar. Gjatë këtyre orëve është në gadishmëri vetëm pjesa e stafit
policor pasi stafi i kujdesit social punon sipas orarit zyrtar. Të pyetur se në cilën
orë të ditës vendosën të tentonin të vrisnin veten dhe nëse ishte kjo pjesë e planit,
të dënuarit janë përgjigjur:
Pjesëmarrësi 1:Ishte paradite
Pjesëmarrësi 2:Ishte pasdite
Pjesëmarrësi 3:Ora 21
Pjesëmarrësi 4:Paradite
Pjesëmarrësi 5:Paradite
Pjesëmarrësi 6:Ishte ora 17.30
Pjesëmarrësi 7: Ishte ora 12. Ishte pjesë e planit të mbyllja jetën në mesditë
Një rekomandim në këtë drejtim do të ishte që stafi i kujdesit social t’i referojë stafit
policor të gjitha rastet e mundshme të cilët ose kanë kryer tentativë të mëparshme
suicidale ose janë në gjendje shumë të rënduar mendore. Gjithashtu dhe trajnimin e
vazhdueshëm të stafit policor me qëllim identifikimin dhe parandalimin e rasteve të
tentativave suicidale.
Të pyetur nëse janë ndjerë të rrezikuar nga ndonjë person përpara tentativës për
vetëvrasje , të dënuarit janë përgjigjur:
Pjesëmarrësi 1:Jo, s’jam ndjerë i rrezikuar
Pjesëmarrësi 2:Jo, të thashë që kam fuqi, nuk vdes
Pjesëmarrësi 3:Jo, më thanë shpirtrat me të cilët unë flas, ato kam familje
Pjesëmarrësi 4:Jo, asnjëherë
Pjesëmarrësi 5:Asnjëherë
Pjesëmarrësi 6:Këtu njerëzit janë të mallkuar mbi tokë
Pjesëmarrësi 7:Po, më kanë kërcënuar të tjerët fizikisht dhe verbalisht
108
Vetëm një i dënuar është shprehur se është ndjerë i rrezikuar brenda mjedisit të
burgut.
A jeni munduar të flisni me pjesëtarë të stafit mbi mendimet ose planet tuaja?
Nëse jo: Përse jo?
Pjesëmarrësi 1:Jo sepse ata s’më kuptojnë, ata nuk i shohin shpirtrat me të cilët unë
flas
Pjesëmarrësi 2:Ditën tjetër fola, s’mbaj mend shumë
Pjesëmarrësi 3:Me stafin në burg po, me familjarët jo
Pjesëmarrësi 4:Jo, s’kisha si t’ua thoja atyre
Pjesëmarrësi 5:Dhe ato e dinë për fuqinë time
Pjesëmarrësi 6:Po, kam folur
Pjesëmarrësi 7:Nuk kam folur sepse nuk e dija nëse do më kuptonin apo jo
Stafi i edukimit dhe stafi policor duhet të njohë shumë mirë hapat bazë në këshillim
për rastet e tentativave vetëvrasëse. Më konkretisht stafi i edukimit duhet të
angazhojë të dënuarit, të tregojë empati. Qetësia, kujdesi, besimi, sjellja e stafit të
kujdesit social, ofron një model për të dënuarin që ka tentuar të vetëvritet. Ky
qëndrim do të inkurajojë të dënuarin dhe do ta ndihmojë të qetësohet dhe të fillojë të
mendojë në mënyrë racionale. Duhet të nxitet i dënuari për të folur për atë që po
ndodh nga këndvështrimi i tij/saj i parë.
A do të kishte ndonjë pjesëtar nga stafi, me të cilin do të kishit folur?
Pjesëmarrësi 1:Po, mendova të flas me policin roje, por thashë se s’do më kuptonte,
dëgjonte.
Pjesëmarrësi 2:Po, psikologu
Pjesëmarrësi 3:Po
Pjesëmarrësi 4:Jo, nuk doja
Pjesëmarrësi 5:Po
Pjesëmarrësi 6:Po
Pjesëmarrësi 7:Po
Stafi i kujdesit social duhet të bëjë pyetje të drejtpërdrejta rreth tentativës për
vetëvrasje. Nëse individi nuk ka folur tashmë për këtë, stafi duhet të pyesë direkt për
qëllimin ose tentativën vetëvrasëse. “Ky veprim duket se tregon se ju jeni duke
planifikuar për të vrarë veten. A është e vërtetë kjo? Si po planifikoni ta bëni atë?
109
(Më specifikisht, kur, si?). Qëllimi i drejtimit të këtyre pyetjeve bën të mundur që
individi të kuptojë ngjarjet dhe ndjenjat e të kaluarës dhe të kohëve të fundit që mund
të kenë çuar në këtë pikë. Pasi të jenë identifikuar problemet, stafi duhet të hartojë
një plan mbi zgjidhjen e problemeve, vetëm pasi të jenë identifikuar ndjenjat, situata
dhe vlerësimi psikologjik i të dënuarit.
A ishte ndonjë person në burg, përfshi dhe të dënuarit, që mund të të kishte
ndihmuar për të mos dëmtuar veten?
Pjesëmarrësi 1:Shokët e dhomës
Pjesëmarrësi 2:Jo, isha në dhomë vetëm
Pjesëmarrësi 3:Jo,
Pjesëmarrësi 4:Po, më thanë mos u vetëvrit
Pjesëmarrësi 5:Ato s’mundën, janë të pafuqishëm
Pjesëmarrësi 6:Jo, isha vetëm
Pjesëmarrësi 7:Po
b. Tentativa të mëparshme
Vetëm dy prej të dënuarve kanë tentuar të dëmtojnë veten jashtë mjediseve të burgut
(në liri).
A ka kryer ndonjë nga familjaret e tu tentativë vetëvrasjeje?
Vetëm një nga të dënuarit është përgjigjur se në familjen e tij ka kryer tentativë
suicidale dhe një nga familjarët e tij.
Influenca e modelit familjar në riskun për të kryer një tentativë suicidale është një
fenomen i njohur ( psh., Agerbo, Nodentoft, dhe Mortensen, 2002). Por përveç
modelit familjar është dhe modeli i të dënuarve të tjerë që ndikon riskun e kryerjes së
një tentative të mëparshme. Hales, Davison, Misch, dhe Taylor (2003)123 kanë
studiuar fenomenin e vetëvrasjes në moshën 15 deri 21 vjeç. Studiuesit dolën në
përfundimin se të dënuarit e mitur mund të jenë më të predispozuar të tentojnë
vetëvrasjen kur ata shohin të tjerët të kryejnë një tentativë suicidale.
123 Hales, H., Davison, S., Misch, P., Taylor, P.J. Young male prisoners in a Young Offenders' Institution: their
contact with suicidal behaviour by others. J Adolesc. 2003;26:667–685.
110
Të pyetur se çfarë mund të kishte bërë stafi i burgut për të të mbrojtur ty nga dëmtimi
i vetes (përveç, sigurisht, lirimit nga burgu), të dënuarit janë përgjigjur:
Pjesëmarrësi 1:Unë kërkova ndihmë, kisha kërcënime, ofendime
Pjesëmarrësi 2:Të rrinte me mua tërë ditën, të flisnim, të luanim
Pjesëmarrësi 3:Doja të më bënin gjilpëra
Pjesëmarrësi 4:Thjesht një bisedë do më qetësonte
Pjesëmarrësi 5:Të më lirojë
Pjesëmarrësi 6:Asgjë
Pjesëmarrësi 7:Mund të më pyeste çfarë halli ke
Punonjësi i parë në skenën e një tentative vetëvrasjeje duhet të përdorë teknika
këshilluese bazë për veprimet vetëvrasëse për të qetësuar individin dhe për të filluar
eksplorimin e alternativave të shëndetshme të të jetuarit. Roli i punonjësit/es është që
të administrojë "ndihmën e parë emocionale". Individët me tentativa vetëvrasëse
duhet të referohen apo të shoqërohen tek shërbimet profesionale që në rastin më të
parë.
Cfarë mësimi ke nxjerrë nga tentativa e vetëvrasjes në burg?
Pjesëmarrësi 1:I kam bërë keq vetes
Pjesëmarrësi 2:Do ta bëja prapë, është për të qeshur
Pjesëmarrësi 3:S’kam nxjerrë asnjë mësim
Pjesëmarrësi 4:Kur jam i kthjellët mendoj se kam gabuar. Kur jam në ankth s’e
mendoj
Pjesëmarrësi 5:Asgjë, ndjehem më i lirë
Pjesëmarrësi 6:E dua jetën
Të supozojmë se ju punoni këtu (mund të jesh polic, mjek dhe psikolog ose
çdo lloj pune që të duash). Çfarë do të bënit ju për të mbrojtur të dënuarit nga
tentativat për të vrarë veten?
Pjesëmarrësi 1:Të flisja e të mos arrija në këtë pikë
Pjesëmarrësi 2:Mjekët do i lija të bënin ç’të donin
Pjesëmarrësi 3:Do j’u thoja mos u mërzit dhe mos e vrit veten
Pjesëmarrësi 4:Ka shumë arsye për të jetuar
Pjesëmarrësi 5:Të gjithë janë të mallkuar
Pjesëmarrësi 6:Do t’i lejoja të shikonin shpirtrat
111
Pjesëmarrësi 7:Do e pyesja pse do ta mbysë veten, do t’i jepja cigare, do t’ia
hiqja litarin nga fyti dhe do i shpëtoja jetën
Stafi i kujdesit social duhet të ndihmojë individin të zhvillojë një plan veprimi. Plani
duhet të jetë specifik dhe duhet të jetë i arritshëm. I dënuari duhet të angazhohet për
të realizuar planin. Plani mund të përfshijë të burgosur të tjerë, anëtarë të stafit,
familjen, etj.
Rendisim disa prej këshillave që të dënuarit iu japin të dënuarve të tjerë që kërkojnë
të dëmtojnë/vrasin veten?
Pjesëmarrësi 1:Të mos e vrasë veten
Pjesëmarrësi 2:Nëse ka fuqi ta bëjë, nëse jo mos ta bëjë se do vdesë
Pjesëmarrësi 3:Do ta ndaloja, s’do e lejoja
Pjesëmarrësi 4:Të mos e vrasë veten se do iki në shtëpi shumë shpejt
Pjesëmarrësi 5:Ta bëjnë por për një arsye të fortë
Pjesëmarrësi 6:Mos e vrit veten
Pjesëmarrësi 7: Nuk kam këshillë
Tre prej të dënuarve kanë sërisht mendime për t’u vetëvrarë.
Të pyetur se si ndihesh tani, të dënuarit janë shprehur se ndjehen të qetë, të
kënaqur nga shërbimi, janë shumë mirë marrin mjekime etj.
c. Përfundime dhe rekomandime:
Drejtuesit e burgut dhe personeli domosdoshmërisht duhet të dallojnë ata të
dënuar që janë në gjendje të vështirë, aq sa mund të mendojnë vetëvrasjen si një
alternativë legjitime në mendjet e tyre, nga ata të burgosur që kërcënojnë për
vetëvrasje ose bëjnë gjeste vetëvrasjeje (p.sh. prerjet sipërfaqësore në kyçet e duarve)
që ndikojnë në sjelljen e tyre.
Të burgosurit mund të bëjnë kërcënime me synim tërheqjen e vëmendjes dhe
synimin për trajtim më të privilegjuar nga stafi, që të transferohet në një njësi
mjekësore apo në një tjetër burg, për të shmangur një transferim, për të mbajtur një
fasadë të sëmundjes së rëndë mendore ose për të fituar simpatinë e familjes .
Pavarësisht nga motivimi, do të përbënte një gabim serioz nga zyrtarët e burgut
që të injorojnë çfarëdolloj sjelljeje apo mendimi të shprehur nga të burgosurit/at në
formën e kërcënimeve për vetëvrasje. Akoma më e rëndë është që të burgosurit/at që
112
kërcënojnë për sjellje të tilla, të dënohen apo izolohen. Është shumë e zakonshme për
të burgosurit/at manipulimi i gjendjes së tyre psiko-mendore, ç’ka mund të bëjë që
këto kërcënime apo gjeste të përshkallëzojnë sjelljen e tyre në një përpjekje
vetëvrasëse. Stafi i burgjeve duhet të jetë i trajnuar për të njohur dhe për t’iu
përgjigjur këtyre sjelljeve dhe gjesteve.
Disa mjekë besojnë se nuk mund të dallosh sjelljet manipuluese nga ato të vërteta
në rastin e vetëvrasjeve 124. Në këtë pikëpamje, mundësia për të realizuar një
vetëvrasje edhe pa ndarë me të tjerët shenja apo sjellje dalluese, është shumë e
madhe. Për këtë arsye është e rëndësishme që të gjithë të burgosurit të cilët shprehin
synime apo sjellje vetëvrasëse, të trajtohen sipas protokolleve të institucionit për
parandalimin e vetëvrasjeve.
Megjithatë, klinicistë të tjerë mjeko-ligjorë përpiqen të bëjnë dallime dhe të
rekomandojnë ndërhyrje të ndryshme në përputhje me rrethanat 125. Për ata të
burgosur që vlerësohen me rrezik të lartë sjelljeje vetëvrasëse duhet të ketë
mbikqyrje të shpeshtë, mbështetje sociale dhe referim tek burimet psiko-sociale.
Ndërsa për ata të dënuar që besohet se janë duke manipuluar për sjellje të tillë,
ndërhyrja duhet të jetë një kombinim i mbikqyrjes dhe teknikave për menaxhimin
sjellor me qëllim modifikimin e tyre.
Trajnime mbi këtë çështje për të gjithë personelin e burgjeve për të njohur më
mirë fenomenin dhe llojet e vetëvrasjeve janë të domosdoshme. Një vend të
rëndësishëm në këto trajnime duhet të zënë dhe mënyrat për përgjigjie të
menjëhershme ndaj çdo rasti tentative për vetëvrasje si dhe njohjes së standarteve
ndërkombëtare për parandalimin dhe trajtimin e këtij fenomeni në burgje. Çelësi për
çdo program parandalimi të suksesshëm të vetëvrasjeve duket se është stafi i trajnuar
i IEVP-ve, të cilët formojnë shtyllën kurrizore të çdo burgu. Shumë pak vetëvrasje
janë parandaluar nga profesionistët e shëndetit mendor dhe mjekësor sepse zakonisht
të dënuarit përpiqen të vetëvriten në qeli gjatë mbrëmjeve të vona dhe gjatë
fundjavës, kur në IEVP ka më pak staf në dispozicion të të burgosurit (NIC, 1995).
124 Haycock, J. (1989). Manipulation and Suicide Attempts in Jails and Prisons. Psychiatric Quarterly, 60 (1),
85–98. 125 Po aty
113
Si përfundim, i gjithë stafi i sistemit korrektues ka përgjegjësi për parandalimin e
vetëvrasjeve të të burgosurve. Vetëvrasja e një të burgosuri është një ngjarje tragjike.
Në thelb, i burgosuri që tenton të vetëvritet vuan nga një mungesë e shpresës dhe e
lehtësimit emocional dhe ku arsyet për të jetuar nuk ekzistojnë më për individin126.
Sfida për administratorët korrektues është që të sigurojnë për stafin trajnime dhe
burime në mënyrë që të ndihmojnë të dënuarit që ndjehen të pashpresë e në rrezik që
të mos përballen me tragjedinë, vdekjen.
Rekomandime:
Stafi i burgjeve duhet të ketë eksperiencën e nevojshme për të dalluar dhe
vlerësuar simptomat depresive që shfaqin këto individë përpara kryerjes së
një tentative vetëvrasjeje.
Trajtimin me përparësi të rasteve të ankesave të referuara nga të dënuar me
probleme të shëndetit mendor (të cilët trajtohen me PIT për parandalimin e
vetëvrasjes) me qëllim parandalimin e rasteve të vetëvrasjes brenda
ambjenteve të burgut.
Vlerësimi i mundësisë për të krijuar kushte sigurie për mbrojtjen nga kontakti
me rrymën elektrike nga ana e të dënuarve.
Trajnimi i stafit me uniformë dhe atij social për të dalluar dhe vlerësuar
simptomat depresive dhe mbajtjen nën trajtim dhe kujdes të rasteve të
përsëritura të tentativave suicidale.
Shtimi i shqyrtimeve periodike dhe kontrolleve në rastet e përsëritura me
tentativë suicidale.
126 Bonner, R.L. (2000). Correctional Suicide Prevention in the Year 2000 and Beyond. Suicide and
Life- Threatening Behavior, 30 (4), 370–376.
114
VII. Lidhja midis depresionit dhe varësisë ndaj drogës dhe
pijeve alkoolike
Si pjesë e studimit, të dënuarit janë pyetur specifikisht mbi përdorimin e substancave
narkotike përpara periudhes së burgosjes. Numri i të dënuarve ish-përdorues të
substancave narkotike, në momentin e plotësimit të pyetësorit, në IVSHB, ishte
dhjetë të dënuar. Të dënuarve iu drejtuan pyetje specifike mbi përdorimin e
substancave si dhe u plotësua në mënyre të vecantë testi i CUDOS, mbi bazë të
rezultateve të të cilit do të analizohet dhe lidhja midis depresionit dhe varësisë nga
përdorimi i substancave.
Lidhja midis përdorimit të substancave, alkoolit, depresionit dhe krimit është shumë
komplekse dhe kërkon një analizë të hollësishme të bazuar mbi fakte dhe studime.
Studimet e autorëve (Livingston, 2007 dhe Cherpitel 2005) 127 128kanë dokumentuar
se mjediset ku ka përdorim të shtuar të alkoolit dhe të substancave narkotike, kanë
shkallë të lartë kriminaliteti. Në nivel boteror, 30% e vdekjeve të shkaktuara nga
aktivitetet kriminale i atribuohen alkoolit dhe përdorimit të substancave. Studimet
kanë treguar se veprat penale të kryera nën ndikimin e alkoolit dhe substancave janë
në nivele të larta (psh në USA, 35%, Afrika Jugore 44%, Angli dhe Uells, 45%;
Kina,50%) 129.
A. Përshkrimi i situatës
Në vendet europiane problemet sociale dhe veprat penale të shkaktuara nga personat
e varur nga alkooli janë më të shumta se ato të shkaktuara nga personat e varur nga
droga. Alkooli dhe drogat ndikojnë në sjelljen e përdoruesit dhe ato mund të
shkaktojnë sjellje të pakontrolluara dhe varësi. Nëse një person është i varur ndaj një
127 M. Livingston, T. Chikritzhs and R. Room, "Changing the density of alcohol outlets to reduce
alcohol-related harm," Drug and Alcohol Review, vol. 26, pp. 557–566, 2007. 128 C. Cherpitel, Y. Ye and J. Bond, "Attributable risk of injury associated with alcohol use: cross
national data from the emergency room collaborative alcohol analysis project," American Journal of
Public Health, vol. 95, pp. 266–272, 2005. 43 129 M. Ezzati, "Comparative quantification of mortality and burden of disease attributable to selected
risk factors," in Global burden of disease and risk factors, New York, Oxford University Press and
World Bank, 2006.
115
substance, ai ose ajo do të përpiqet ta përjetojë sërish këtë stimul e kështu mund të
ndodhë që të kryhet një krim dhe njerëzit të përfundojnë në burg.
Në sistemin e burgjeve ekzekutohet dënimi për shumë të dënuar, të cilët përpara
arrestimit kanë qenë abuzues aktivë të substancave narkotike. Këta persona, duke u
gjendur në kushte të izolimit, në pamundësi për të marrë substancen narkotike,
përjetojnë fillimisht efektet psikofizike të abstinencës deri në 1-3 javë.
Gjithësesi këta pacientë konsiderohen ende toksikomanë, pasi edhe nëse ata kanë
mundur që në kushtet e kufizimit të lirisë të shkëputen fizikisht nga substanca
narkotike, psikologjikisht ata janë totalisht të varur prej tyre. Këta të burgosur
përbëjnë edhe kontigjentin më të vështirë për t’u përballur dhe trajtuar, pasi ata
paraqesin çrregullime të mirëfillta psikopatologjike (çrregullime mendore ose
psikologjike të cilat derivojne nga përdorimi i gjatë i substancave narkotike (shih të
dhënat mbi çrregullimet ndaj substancave DSM-IV) si dhe çrregullime të ndryshme
të personalitetit të tilla si çrregullimet antisociale, narcistike (borderline), paranojake
etj, të cilat e bëjne mjaft të vështirë përshtatjen ndaj izolimit dhe nxitjen e
problematikave të ndryshme në marrëdhënie me të burgosurit e tjerë si dhe
personelin e shërbimit.
B. Rezultatet
Testi matës i vetëabuzimit me substancat narkotike, është një test përmes të cilit u
drejtohen pyetje vetëm ish-përdoruesve të substancave narkotike. Gjatë kryerjes të
këtij studimi në IVSHBurgje për periudhen Shtator-Tetor, ky test është plotësuar nga
10 të dënuar, të cilët trajtohen në IVSHB, për patologji të tjera ose të lidhur
drejtpërdrejt me problemet shëndetësore nga abuzimi me substancat narkotike. Ky
test përdoret aktualisht edhe nga stafi i kujdesit social për të përcaktuar llojin e
ndërhyrjes dhe hartuar programin individual të trajtimit të tyre si ish-përdorues të
substancave narkotike.
Grupit të parë të pyetjeve, të dënuarit u janë përgjigjur:
116
iFigure 21. Grup-pyetje mbi përdorimin e substancave narkotike.
Nga përgjigjiet rezulton se të gjithë të dënuarit e pyetur kanë përdorur droga gjatë
jetës së tyre. Të pyetur nëse kanë përdorur më shumë se një lloj droge, të gjithë të
dënuarit e intervistuar janë përgjigjur se kanë provuar më shumë se një lloj droge. Të
pyetur nëse është e vështirë të ndalojnë përdorimin e drogës, 8 prej tyre janë
përgjigjur se e kanë të vështirë të ndalin përdorimin e saj.
Figure 22. Grup pyetje mbi ndikimin e përdorimit të substancave në jetën e
përditshme.
Pavarësisht nga cilësitë e klinicistit, kujdesit dhe ndjeshmërisë së tij, pacienti me një
çrregullim të tillë, pra toksikomani, nuk flet lehtësisht dhe nuk jep një raportim të
mjaftueshëm në lidhje me problemin e tij. Dihet që ai ka një nevojë të
10
1
5
10
5
0
9
5
0
5
A e perdorni drogen ne menyre te
vazhdueshme?
A perpiqeni ta kufizoni perdorimin e droges
per situata te veçanta?
A i ke humbur ndonjehere miqte si rezultat i
perdorimit te droges?
Keni krijuar ndonjehere konflikt nen ndikimin
e droges?
A keni qene ndonjehere i arrestuar si rrjedhoje
e nje sjelljeje te pazakonte nen ndikimin e
droges?
Jo Po
10
2
10
10
8
0
8
0
0
2
0 2 4 6 8 10 12
Keni perdorur droga te tjera veç atyre te perdorura per
arsye mjekesore?
A keni abuzuar me medikamente mjekesore?
A keni perdorur me shume se nje lloj droge ne te njejten
kohe?
A perdorni droga te tjera, d.m.th, a perdorni droga te tjera
perveç atyre te kerkuara per arsye mjekesore?
A eshte e veshtire per ju te ndaloni perdorimin e droges?
Jo Po
117
jashtëzakonshme për të vazhduar marrjen e substancës, dhe pse në dëm të shëndetit,
sigurisë dhe funksionimit të tij social. Prandaj për të arritur këtë gjë, ai mohon,
minimizion ose dhe gënjen në lidhje me sasinë e përdorimit dhe problemet që lidhen
me të.
Lidhja midis sjelljes kriminale dhe përdorimit të drogës është e provuar nga shumë
studime. Të pyetur nëse kanë krijuar konflikt nën ndikimin e drogës, të gjithë të
dënuarit janë përgjigjur pozitivisht.
Kujdesi pas lirimit në formën e ndihmës nga shërbimet e lirimit me kusht është me
shumë rëndësi. Gjithashtu, ka raste të varësisë nga llojet e ndryshme të ilaçeve, të
cilat nuk duhen neglizhuar dhe u duhet ofruar trajtimi me programe të veçanta në
institucione.
Figure 23. Përfshirja e të dënuarve në programet individuale të trajtimit.
Trajtimi psiko-social është shumë i rëndësishëm për këtë kategori. Në të njëjtën kohë
pjesëmarrja e tyre në programet e trajtimit duhet të inkurajohet nga ana e stafit të
kujdesit social. Trajtimi duhet të përfshijë metodat për rritjen e motivimit për
abstinencën ku përfshihen seancat e këshillimit, grupet e vetëndihmës, dhënie e
informacionit në formë të shkruar ose edhe verbale në lidhje me efektet
psikofiziologjike që përdorimi abuziv i substancave shkakton në organizmin e tyre si
dhe pasojat afatgjata që derivojnë prej tyre.Nëpërmjet diskutimeve në grup dhe
këshillimit individual, ata mësohen të njohin rrezikun e relapsit, situatat që mund t’i
çojnë sërish drejt drogës dhe si t’i shmangin ato. Në kushtet e privimit të lirisë,
trajtimi i pacientëve me varësi ndaj substancave bëhet edhe më i vështirë për shkak të
mungesës së kushteve adekuate të një trajtimi të plotë dhe funksional. Përdorimi
abuziv i drogave përbën edhe shkakun kryesor të ndërshkimit ligjor ndaj këtyre
82
A jeni përfshirë në programe trajtimi që janë të
lidhura specifikisht me drogën?
Po Jo
118
pacientëve, çka i bën ata mjaft të ndërgjegjshëm në domosdoshmërinë ndaj trajtimit
psikoterapeutik.
Lidhja e përdorimit të substancave dhe depresionit
Figure 24. Rezultatet e testit CUDOS, për 10 të dënuarit ish-përdorues të
substancave.
Duke analizuar të dhënat vërehet se nga totali prej dhjetë të dënuar të cilët kanë qënë
ish-përdorues të substancave narkotike rezulton se 8 prej tyre kanë shfaqur simptoma
në nivelin e lartë të depresionit (4 prej tyre) dhe nivel të moderuar depresioni (4 prej
tyre). Në nivelin e depresionit në kufi dhe shqetësime të lehta kanë shfaqur vetëm 2
prej tyre.
Figure 25. Niveli i depresionit për të dënuarit ish përdorues të substancave.
Lidhja e përdorimit të substancave narkotike dhe depresionit në këto raste është
shumë evidente. Në këtë rast shtrohen dy pyetje:
Normal Shqetësim i
lehtë
Depresio
n në kufi
(Mbahet
në
vëzhgim)
Nivel i
moderuar
depresioni (i
nevojshëm
trajtimi
psikologjik)
Nivel i
lartë
depresioni
Niveli i
depresionit per
10 te denuarve
me varesi nga
substancat, te
intervistuar
0 1 1 4 4
0 1 1
4
4
Normal
Shqetësim i lehtë
Depresion në kufi (Mbahet në vëzhgim)
Nivel i moderuar depresioni (i nevojshëm trajtimi psikologjik)
Nivel i lartë depresioni
119
Nëse është depresioni që të çon drejt alkoolit dhe përdorimit të substancave apo
përdorimi i tepruar i pijeve alkoolike dhe substancave të çon drejt depresionit?
Në rastin e studimit tonë rezulton se përdorimi i tepruar i substancave narkotike ka
sjellë dhe nivel të lartë depresioni tek të dënuarit të cilët kanë abuzuar me përdorimin
e substancave alkoolike.
I gjendur përballë këtij fakti, stafi i kujdesit social në IVSHB duhet të marrë masat e
nevojshme për trajtimin e kësaj kategorie. Kujdesi duhet treguar që të mos pranohet
se meqënëse depresioni është shkaktuar nga një ngjarje e jashtme, ai mund të kurohet
nga korrigjimi i asaj ngjarje. Depresioni mund të përfshijë edhe faktorë të tjerë pasi
stimulimi i jashtëm mund të bëhet shumë shpejt simbol i shqetësimeve të tjera të
fshehura dhe personi mund të bëhet thellësisht depresiv dhe i papërshtatshëm për
ndërhyrje racionale.
C. Kufizimet e studimit
Numri i kufizuar i kampionit të përzgjedhur mund të jetë një nga kufizimet e këtij
studimi. Por nga kapaciteti prej 99 të dënuarish, paraburgosurish, të cilët janë të
shtruar për trajtim në IVSHB, kampioni 45 të dënuar përbën rreth 50 % të totalit. Ky
studim nuk ka përfshirë të dënuarit me probleme të shëndetit mendor të vendosur në
IEVPenale të tjera. Gjithashtu duke qenë se të dënuarit pranë IVSHB janë të shtruar
dhe për trajtimin e sëmundjeve të tjera si hipertension, të sëmure terminalë, diabetikë
etj, mund të kenë referuar simptoma të ngjashme me referencat e depresionit të
përshkruara në testin CUDOS. Kryerja e studimeve të tjera ku përfshihen të dënuar
me probleme të shëndetit mendor, nga IEVpenale, do të adresonte këto kufizime dhe
do të sillte rekomandime dhe konkluzione të përmirësuara rreth faktorëve që
ndikojnë në prevalencën e sëmundjeve mendore në sistemin e burgjeve.
120
Konkluzione përfundimtare
Kërkimet në referencë të këtij studimi për gradën Doktor, janë shumë të
nevojshme për përmirësimin e mirëqenies së të dënuarve me probleme të shëndetit
mendor si dhe për të siguruar kushtet që pas lirimit, kjo kategori të bashkeekzistojë
dhe bashkëveprojë si anëtare produktive e këtij komuniteti. Nëse këto lloj kërkimesh
shkencore të fokusuara në këtë kategori do të vazhdonin të ndërmerreshin, jo vetëm
që do të ndikonin në përmirësimin e jetesës të individëve me probleme mendore në
sistemin e burgjeve por gjithashtu do të përmirësonin shoqërinë ne tërësi nëse
individët me probleme mendore do të përmirësoheshin dhe do të trajtoheshin siç
duhet për çrregullimet e tyre. Kjo me një qëllim të vetëm që pas lirimit kjo kategori
të jetë në gjendje të jenë anëtarë funksionalë të komunitetit ku ne jetojmë.
Në këtë studim u argumentua se modeli i terapisë që ndiqet në burgje duhet të
ketë natyrë individualiste pavarësisht kontekstit të zhvillimit që ka përjetuar
psikologjia si disipilinë. Megjithatë, është e nevojshme që psikologët të cilët punojnë
në burgje të përdorin trajtimin konceptual në punën e tyre në mënyrë që të adresojnë
problemet mendore të të dënuarve.
Aktualisht, është e rëndësishme që puna e psikologëve në sistemin e burgjeve
të fokusohet se si duhet t’i trajtojnë problemet mendore të të dënuarve kur janë në
ambientet e burgut por dhe pas lirimit të tyre. Burgjet janë institucione sociale dhe
është e rëndësishme që të sigurohet siguria e tyre dhe e popullsisë në përgjithësi dhe
të zbatohen standartet kombëtare dhe ndërkombëtare të trajtimit për këtë kategori.
Megjithatë, ne kemi përgjegjësinë sociale të sigurohemi që personat e privuar nga
liria trajtohen sipas standardeve gjatë kohës së qëndrimit të tyre në burg. Shqetësim
kryesor mbeten në këtë aspekt stigmatizimi dhe sfida që kalojnë të sëmurët mendorë
në burgje. Ne duhet të analizojmë faktorët sipas rastit, trendin e popullsisë, rrezikun
për shoqërinë dhe zgjidhjet e mundshme. Kjo çështje është e ndërlikuar dhe është
shumë e vështirë të gjendet një zgjidhje e mundshme dhe e pranueshme. Politikat
sociale duhet të adoptohen në mënyrë të tillë që të përmirësojnë kushtet e jetesës dhe
trajtimin e të dënuarve me probleme të shëndetit mendor.
121
Roli i psikologut është një indikator shumë i rëndësishëm në trajtimin
dhe parandalimin e problemeve të shëndetit mendor në burgje. Është e
rëndësishme që psikologu që punon në burgje duhet të njohë kontekstin e burgut si
ambjent izolimi nga bota e jashtme. Psikologu duhet të njohë rutinën dhe praktikën e
burgut dhe të njohë marrëdhëniet ndërpersonale që krijohen në sektorë dhe seksione.
Gjithashtu psikologu duhet të informohet për incidentet serioze duke balancuar
kontrollin me kujdesin në institucionin ku ata punojnë. Kjo përfshin dhe
bashkëbisedimet në sektor dhe këshillimet individuale. Duke kaluar kohë me të
dënuarin dhe stafin, psikologu zhvillon njohuritë dhe botëkuptimin mbi komunitetin
e burgut dhe vendos marrëdhënie të qëndrueshme klient-psikolog. Po ashtu, në një
institucion, bashkëpunimi ndërdisiplinor është mjaft i rëndësishëm për të siguruar
mbarëvajtje të trajtimit të të burgosurve dhe një klimë të sigurtë në institucion.
Prandaj, psikologët si profesionistë duhet të bëjnë vlerësime individuale të
gjithësecilit prej të dënuarve.
Studimi vërtetoi gjithashtu hipotezën tjetër të ngritur në fillim të punës
kërkimore se ambjenti i burgut ndikon në krijimin, avancimin dhe shtimin e
rasteve të të sëmurëve mendorë në sistemin e burgjeve.
Gjatë periudhës të burgimit, është përcaktuar se momenti më i vështirë gjatë
gjithë kohës së burgimit është momenti i hyrjes në burg. Ky moment shoqërohet dhe
karakterizohet nga shqetësime mbi ndarjen nga të afërmit, humbjen e lirisë, mungesa
e sigurisë, paqartësia dhe ecuria e proçeseve gjyqësore.
Disa prej shqetësimeve të referuara nga vetë të paraburgosurit gjatë periudhës
së paraburgimit janë renditur sipas kategorive të mëposhtme: mungesa e familjarëve;
mungesa e lirisë; mungesa e aktiviteteve ose objekteve specifike; konfliktet me të
dënuarit e tjerë; keqardhje për të shkuarën; shqetësime mbi të ardhmen; mërzitje;
kushtet e jetesës në burgje; mungesën e ndihmës nga ana e stafit të burgut;
shqetësimi mbi sigurinë; mungesë e programeve dhe aktiviteteve. Në të vërtetë, të
qënit larg familjarëve dhe shokëve ka qënë një nga problemet më të vështira për të
paraburgosurit gjatë javëve të para të parabugimit.
122
Ndërveprimi midis individit dhe mjedisit është një faktor shumë i
rëndësishëm në përcaktimin e eksperiencës së burgimit. Një mënyrë që individi të
përshtatet me jetesën brenda burgut dhe të mbijetojë psikologjikisht, është aftësia e
kombinimit të kërkesave individuale me mjedisin. Nga studiuesit në këtë fushë janë
përcaktuar shtatë nevoja kryesore të një të dënuari: siguri, privatësi, strukturë, reagim
emocional, mbështetje, aktivitete dhe liri. Kur ka një “përshtatje “ midis kërkesave të
individit dhe aftësisë së mjedisit për të përmbushur këto kërkesa, atëherë mund të
ndodhë një rregullim i suksesshëm .
Duke u bazuar në këto studime duket qartë lidhja e mjedisit me përvojën e
burgimit. Për më tepër, duket se mjedisi mund të kompensojë ankthin dhe stresin e
përjetuar nga të burgosurit. Nga ana tjetër të burgosurit me një histori të vështirësive
psikike dhe sjelljeve për vetëdëmtim, rezultojnë të shfaqin më pak ankth kur
përshihen më shumë në aktivitete si ajrim, punësim, shtimi i kontakteve me anëtarët
e familjes si dhe pjesëmarrja në kurse të ndryshme . Nga ana tjetër për të dënuarit me
probleme paraekzistuese të shëndetit mendor duket se burgu mund të jetë faktor në
rikthimin e gjëndjes së tyre problematike ose mund të kontribuojë më tej duke shtuar
ankthin dhe problemet psikologjike si përgjigje ndaj mjedisit që i rrethon.
Mungesa e lirisë është një nga shkaktarët kryesorë që ndikojnë në
perceptimin e pakënaqësisë, trishtimin dhe mërzitjen gjatë qëndrimit në ambjentet e
privimit të lirisë. Përveç izolimit nga ambjenti i jashtëm janë dhe disa faktorë të tjerë
me ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen shpirtërore të të dënuarve. Nga pyetësori i
drejtuar të dënuarve në IVSHB ka rezultuar se rreth 80% e të dënuarve të intervistuar
ndihen shpesh të trishtuar dhe të pakënaqur. Impakti psikologjik i burgimit është një
nga shkaktarët kryesorë të një gjendjeje të rënduar psikologjike të të dënuarve.
Duke analizuar të dhënat e përfituara nga plotësimi i testit CUDOS, lidhur me
përcaktimin e nivelit të depresionit, konstatohet se 47% e të dënuarve janë normalë,
ndërsa 53% e të dënuarve kanë shfaqur forma të ndryshme depresioni (depresion i
lehte 15%, depresion ne kufi 17 %, nivel i moderuar depresioni 12% dhe nivel i lartë
depresioni 9 % e numrit total të të intervistuarve.
123
Studiuesit kanë debatuar nëse prevalenca e lartë e sëmundjeve mendore është e
importuar në burgje apo vetë mjedisi i burgut është në vetvete një shkaktar i
sëmundjeve mendore.
Për të marrë të dhëna mbi prevalencën e sëmundjeve të shëndetit mendor, të dënuarit
janë pyetur nëse mendojnë se ambienti i burgut ka rënduar gjendjen e tyre mendore.
Duke analizuar të dhënat e grumbullura rezulton se 75% e të dënuarve mendojne se
ambjenti i burgut ka ndikuar në gjendjen e tyre mendore.
Numri prej 8 të dënuarish (25%) të cilët mendojnë se ambjenti ku ndodhen nuk ka
ndikuar në gjendjen e tyre mendore, interpretohet nga fakti se të dënuarit e
intervistuar mund të kenë një diagnozë të përcaktuar mbi problemet e shëndetit
mendor (ose masë “mjekim të detyruar”) dhe kanë qenë në dijeninë e problematikave
shëndetësore mendore dhe përpara hyrjes në IVSHB.
Nga ana tjetër është një numër të intervistuarish të cilët janë të shtruar në IVSHB me
çrregullimet psikotike si skizofrenia; çrregullime të humorit me natyrë psikotike;
çrregullime deluzionale dhe të shkëputur nga realiteti. Duke qenë se kampioni ishte
rastësor, këta të dënuar janë pyetur si të dënuarit e tjerë me masë “shtrim të
përkohshëm”. Në vijimësi të testit CUDOS, të dënuarve iu janë drejtuar një grup
pyetjesh mbi evidentimin e simptomave të shfaqura gjatë jetës së tyre jashtë burgut
ku rezulton se 27 (60%) prej tyre kanë pasur më shumë energji se zakonisht. Shtatë
prej tyre (16%) janë pergjigjur se ritmi i jetës së tyre ka qenë i njëjtë.Të pyetur nëse
janë ndjerë të irrituar ose të nevrikosur pa shkak, 38 prej të dënuarve (84%) janë
përgjigjur “asnjëherë” ndërsa 7 (16%) prej tyre “rrallë”, “ndonjëherë” ose
“gjithmonë”. Të pyetur nëse gjatë jetës së tyre jashtë burgut kanë pasur momente kur
kanë përjetuar ndonjë nga simptomat e referuara brenda ambjenteve të burgut,
rezulton se zakonisht 20 prej tyre (45%) kanë patur nevojë për gjumë më pak se
zakonisht. Të pyetur nëse janë ndjerë të irrituar dhe të nevrikosur pa shkak rezulton
se 85% e tyre nuk janë ndjerë pa shkak të nevrikosur dhe të irrituar. Të pyetur nëse
ambjenti i burgut ka rënduar gjendjen e tyre mendore, rezulton se 53% e tyre
mendojnë se gjendja e tyre mendore e rënduar është e lidhur me faktorin e kufizimit
të lirisë. 22% mendojne se vetëm ndonjëherë gjendja e tyre mendore rëndohet nga
ambjenti i burgut. Siç dhe mund të analizohet nga të dhënat statistikore, 60 % e të
124
dënuarve të intervistuar vuajnë nga ndjenja e fajit. Ndërkohë që 25% nuk vuajnë nga
ndjenja e fajit.
Si përfundim mund të themi se niveli i incidencës së të dënuarve me probleme të
shëndetit mendor është në nivelin 53%. Prevalenca e problemeve mendore në
ambjentin e burgut rezulton të jetë shumë e lartë. 75% e të dënuarve mendojne se
ambjenti i burgut ka ndikuar në gjendjen e tyre mendore. Të pyetur nëse ambjenti i
burgut ka rënduar gjendjen e tyre mendore, rezulton se 53% e tyre mendojnë se
gjendja e tyre mendore e rënduar është e lidhur me faktorin e kufizimit të lirisë.
Ky studim kishte si qëllim kryesor evidentimin e problematikave dhe gjithashtu
dhënien e rekomandimeve për parandalimin e rasteve të vetëvrasjeve brenda
ambjenteve të burgut. Përmes intervistave, të dënuarve me probleme të shëndetit
mendor iu drejtuan pyetje rreth mendimeve dhe qëllimeve për vetëvrasje. Pyetjet e
hapura u përdorën për t’u analizuar si në formën e intervistës klinike ashtu dhe në
aspektin sociologjik, me qëllim vlerësimin e rrethanave dhe parandalimin e rasteve të
kryerjes së vetëvrasjes brenda mjedisit të burgut.
Nga të dhënat rezultoi se rastet e vetëvrasjes në burgje mund të
parandalohen.
Drejtuesit e burgut dhe personeli domosdoshmërisht duhet të dallojnë ata të dënuar
që janë në gjendje të vështirë, aq sa mund të mendojnë vetëvrasjen si një alternativë
legjitime në mendjet e tyre.
Pavarësisht nga motivi përse e bëjnë, do të përbënte një gabim serioz nga zyrtarët e
burgut që të injorojnë çfarëdolloj sjelljeje apo mendimi të shprehur nga të
burgosurit/at në formën e kërcënimeve për vetëvrasje. Akoma më e rëndë është që të
burgosurit/at që kërcënojnë për sjellje të tilla, të dënohen apo izolohen. Është shumë
e zakonshme për të burgosurit/at manipulimi i gjendjes së tyre psiko-mendore, ç’ka
mund të bëjë që këto kërcënime apo gjeste të përshkallëzojnë sjelljen e tyre në një
përpjekje vetëvrasëse. Stafi i burgjeve duhet të jetë i trajnuar për të njohur dhe për
t’iu përgjigjur këtyre sjelljeve dhe gjesteve.
Janë të domosdoshme trajnime mbi këtë çështje, për të gjithë personelin e burgjeve
për të njohur më mirë fenomenin dhe llojet e vetëvrasjeve. Çelësi për çdo program
125
parandalimi të suksesshëm të vetëvrasjeve është stafi i trajnuar i IEVP-ve, të cilët
formojnë shtyllën kurrizore të çdo institucioni.
I gjithë stafi i sistemit korrektues ka përgjegjësi për parandalimin e vetëvrasjeve të të
burgosurve.
Sfida për administratorët korrektues është që të sigurojnë për stafin trajnime dhe
burime në mënyrë që të ndihmojnë të dënuarit që ndjehen të pashpresë e në rrezik, që
të mos përballen me tragjedinë, vdekjen.
Bazuar në gjetjet e pyetësorit u hartuan dhe rekomandimet mbi këtë cështje: ku mund
të përmëndim faktin se stafi i burgjeve duhet të ketë eksperiencën e nevojshme për të
dalluar dhe vlerësuar simptomat depresive që shfaqin këto individë përpara kryerjes
së një tentative vetëvrasjeje. Institucionet duhet të trajtojnë me përparësi rastet e
ankesave të referuara nga të dënuar me probleme të shëndetit mendor (të cilët
trajtohen me PIT për parandalimin e vetëvrasjes) me qëllim parandalimin e rasteve të
vetëvrasjes brenda ambjenteve të burgut. Duhet të bëhet vlerësimi i mundësisë për të
krijuar kushte sigurie për mbrojtjen nga kontakti me rrymën elektrike nga ana e të
dënuarve. Domosdoshmëri është dhe trajnimi i stafit me uniformë dhe atij social për
të dalluar dhe vlerësuar simptomat depresive dhe mbajtjen nën trajtim dhe kujdes të
rasteve të përsëritura të tentativave suicidale. Po ashtu Drejtoria e Përgjithshme e
Burgjeve duhet të shtojë numrin e shqyrtimeve periodike dhe kontrolleve në rastet e
përsëritura me tentativë suicidale.
Të dënuarit me varësi ndaj drogës dhe substancave të tjera vuajnë nga
depresioni. Lidhja midis depresionit dhe përdorimit të substancave është bërë duke
analizuar të dhënat e dala nga pyetësori. Nga rezultatet vërehet se nga totali prej
dhjetë të dënuar të cilët kanë qënë ish-përdorues të substancave narkotike rezulton se
8 prej tyre kanë shfaqur simptoma depresioni. 4 prej tyre kanë shfaqur simptoma në
nivelin e lartë të depresionit dhe 4 te tjerë në nivel të moderuar depresioni. Në nivelin
e depresionit në kufi dhe shqetësime të lehta kanë shfaqur simptoma vetëm 2 prej
tyre.
Të pyetur nëse kanë përdorur më shumë se një lloj droge, të gjithë të dënuarit e
intervistuar janë përgjigjur se kanë provuar më shumë se një lloj droge. Të pyetur
126
nëse është e vështirë të ndalojnë përdorimin e drogës, 8 prej tyre janë përgjigjur se e
kanë të vështirë të ndalin përdorimin e saj.
Lidhja midis sjelljes kriminale dhe përdorimit të drogës është e provuar nga shumë
studime. Të pyetur nëse kanë krijuar konflikt nën ndikimin e drogës, të gjithë të
dënuarit janë përgjigjur pozitivisht.
Lidhja e përdorimit të substancave narkotike dhe depresionit në këto raste është
shumë evidente. Në këtë studim u shtruan pyetje si : Nëse është depresioni që të çon
drejt alkoolit dhe përdorimit të substancave apo përdorimi i tepruar i pijeve alkoolike
dhe substancave të çon drejt depresionit?
Në rastin e studimit tonë rezulton se përdorimi i tepruar i substancave narkotike
ka sjellë dhe nivel të lartë depresioni tek të dënuarit.
127
Bibliografia
1. Adler,P.A., &Adler, P. (994). Observation Technies. In N. Denzin & Y.S.
Lincoln (Eds), Handbook of qualitative research (pp.377-393). Nebury Park,
CA: Sage
2. Aktiviteti i avokatit te popullit te Shqipersie, ne rolin e mekaniizmit kombetar
per parandalimin e tortures, Raport i posacem 2014, Ëeb:
ëëë.avokatipopullit.gov.al
3. Álvarez-Jiménez M, Parker AG, Hetrick SE, McGorry PD, Gleeson JF.
Preventing the second episode: a systematic revieë and meta-analysis of
psychosocial and pharmacological trials in first-episode
psychosis. Schizophrenia Bulletin. 2011;37:619–630
4. Allen Frances, Avram H. Mack, Ruth Ross, and Michael B. First (2000) The
DSM-IV Classification and Psychopharmacology.
5. Ann Clin Psychiatry. 2008 Jul-Sep;20(3):125-9. doi:
10.1080/10401230802177680., Depressed patients' acceptability of the use of
self-administered scales to measure outcome in clinical practice.
6. Babbie, E. (2007). The practice of social research. Belmont: Thomson
Ëadsëorth.Ëadsëorth.2007, fq 298
7. Beck AT, Steer RA, Ball R, Ranieri Ë. Comparison of Beck Depression
Inventories -IA and -II in psychiatric outpatients. J Pers Assess. 1996;67:588-
597.
8. Beck, A.(1979) Cognitive Therapy of Depression.
9. Beltman MË, Oude Voshaar RC, Speckens AE. Cognitive-behavioural
therapy for depression in people ëith a somatic disease: meta-analysis of
randomised controlled trials. The British Journal of Psychiatry. 2010;197:11–
19.
10. Bird V, Premkumar P, Kendall T, Ëhittington C, Mitchell J, Kuipers E. Early
intervention services, cognitive-behavioural therapy and family intervention
in early psychosis: systematic revieë. The British Journal of
Psychiatry. 2010;197:350–356
128
11. Bisson J, Andreë M. Psychological treatment of post-traumatic stress disorder
(PTSD) Cochrane Database of Systematic Revieës. 2008
12. Blaauë, E., Ëinkel, F. Ë., & Kerkhof A.J.F.M. (2001). Bullying and suicidal
behaviors in jails. Criminal Justice and Behavior, 28, 279–299.
13. Bonner, R.L. (2000). Correctional Suicide Prevention in the Year 2000 and
Beyond. Suicide and Life- Threatening Behavior, 30 (4), 370–376.
14. Brooker, C., Duggan, S., Fox, C., Mills, A. and Parsonage, M. (2008) Short
Changed: Spending on Prison Mental Health Care. London: Sainsbury Centre
for Mental Health.
15. C. Cherpitel, Y. Ye and J. Bond, "Attributable risk of injury associated ëith
alcohol use: cross national data from the emergency room collaborative
alcohol analysis project," American Journal of Public Health, vol. 95, pp.
266–272, 2005. 43
16. Cakir S, Ozerdem A. Psychotherapeutic and psychosocial approaches in
bipolar disorder: a systematic literature revieë. Turkish Journal of
Psychiatry. 2010;21:143–154
17. Chan EK-H. Efficacy of cognitive-behavioral, pharmacological, and
combined treatments of depression: A meta-analysis. Calgary: University of
Calgary; 2006
18. Cornford, F. (1960) Plato's Theory Of Knoëledge: The 'Theaetetus' And The
'Sophist' Of Plato, Translated Ëith A Running Commentary. Pg 51
http://ëëë.verlaine.pro.br/txt/cornford-plato.pdf
19. Coull G, Morris PG. The clinical effectiveness of CBT-based guided self-
help interventions for anxiety and depressive disorders: a systematic
revieë. Psychological Medicine. 2011
20. Cuijpers P, Smit F, Bohlmeijer E, Hollon SD, Andersson G. Efficacy of
cognitive-behavioral therapy and other psychological treatments for adult
depression: meta-analytic study of publication bias. The British Journal of
Psychiatry. 2010;196:173–178.
21. Davies, P (1999) Gender, Crime and Victimisation, pg 152
22. Del Vecchio T, O'Leary KD. Effectiveness of anger treatments for specific
anger problems: A meta-analytic revieë. Clinical Psychology Revieë. 2004
129
23. Di Giulio G. Therapist, client factors, and efficacy in cognitive behavioural
therapy: A meta-analytic exploration of factors that contribute to positive
outcome. Ottaëa: University of Ottaëa; 2010
24. Dobson, K.S. (2010) Handbook of Cognitive-Behavioral Therapies, 3rd
edition. Neë York: The Guilford Press.
25. Durcan, G. and Knoëles, K. (2006) London’s Prison Mental Health Services:
A Revieë. London: Sainsbury Centre for Mental Health.
26. Dutra L, Stathopoulou G, Basden SL, Leyro TM, Poëers MB, Otto MË. A
meta-analytic revieë of psychosocial interventions for substance use
disorders. The American Journal of Psychiatry.2008;165:179–187.
27. DH and HMPS (2001) Changing the Outlook: A Strategy for Developing and
Modernising Mental Health Services in Prisons. London: Department of
Health.
28. Ellen Kjelsberg, “Gender and Disorder Specific Criminal Career Profiles in
former adoleshent psychuatric inn patients 261-270.
29. Fischer, K. Ë., Shaver, P. R., & Carnochan, P. (1990). Hoë emotions develop
and hoë they organise development. Cognition and Emotion, 4(2), 81-127.
doi:10.1080/02699939008407142
30. García-Vera MP, Sanz J. Analysis of the situation of treatments for smoking
cessation based on cognitive-behavioral therapy and nicotine
patches. Psicooncología.2006;3:269–289
31. Ghahramanlou M. Cognitive behavioral treatment efficacy for anxiety
disorders: A meta-analytic revieë. Unpublished Dissertation. Fairleigh
Dickinson University; 2003.
32. Gilgun,J.(1988) “ Decision-making in interdisiplinary treatmen teams, child
abuse and neglecet, 12:231-9
33. Goldstein, A. P., Glick, B. dhe Gibbs J.C. (1988). Aggression Replacement
Training. Champaing, Ill.: Research Press.
34. Gould RA, Mueser KT, Bolton E, Mays V, Goff D. Cognitive therapy for
psychosis in schizophrenia: An effect size analysis. Schizophrenia
Research. 2001;48:335–342
130
35. Gregory VL. Cognitive-behavioral therapy for depression in bipolar disorder:
a meta-analysis. Journal of Evidence Based Social Ëork. 2010;7(4):269–279
36. Guda.E.G. (1981). Criteria of assessing trustorthiness in naturalist inuiries.
Educational Communications and Technology Journal 29, 75-91.
37. Hales, H., Davison, S., Misch, P., Taylor, P.J. Young male prisoners in a
Young Offenders' Institution: their contact ëith suicidal behaviour by others. J
Adolesc. 2003;26:667–685.
38. Harvey, J. (2007) Young Men in Prison: Surviving and Adapting to Life
Inside. Cullompton: Ëillan Publishing.
39. Harvey, J. (2007) Young Men in Prison: Surviving and Adapting to Life fe
‘nsf Cullompton: Ëillan Publishing.kapitulli i I.
40. Haycock, J. (1989). Manipulation and Suicide Attempts in Jails and Prisons.
Psychiatric Quarterly, 60 (1), 85–98.
41. Henning, K.R. & Fruch, B.C (1996). Cognitive-behavioral treatment of
incarcerated offenders; An evaluation of the Vermont Department of
Corrections cognitive self-change program. Criminal Justice and Behaviour,
23, 523-541
42. Hollin, C. R., & Hatcher, R. M. (2013). Ëorking ëith young offenders. In K.
D. Broëne, A. R. Beech, and L. A. Craig. Assessments in forensic practice: A
handbook. Chichester: John Ëiley & Sons.
43. Hollin, C. R., McGuire, J., Hounsome, J., Hatcher, R., Bilby, C., & Palmer,
E. J. (2008). Cognitive skills offending behaviour programmes in the
community: A reconviction analysis. Criminal Justice and Behavior, 35, 269-
283.
44. htps://ëëë.gov.uk/government/uploads/system/uploads/attachment_data/file/2
48370/0118.pdf, fq.27.
45. http://ëëë.bjs.gov/content/pub/pdf/mljsp0013st_sum.pdf
46. http://ëëë.corëin.com/upm-data/9667_023127ch2.pdf, fq 15
47. http://ëëë.dpbsh.gov.al/neëëeb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=488
48. http://ëëë.dpbsh.gov.al/neëëeb/?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&aid=538
49. http://ëëë.ilvoices.com/uploads/2/8/6/6/2866695/24-
sex_offender_handbook.pdf, kapitulli 25
131
50. http://ëëë.manchester.ac.uk/discover/neës/article/?id=8353
51. http://ëëë.ndcrc.org/content/quantitative-revieë-structured-group-oriented-
cognitive-behavioral-programs-offenders
52. http://ëëë.ëho.int/mental_health/policy/development/MH&PrisonsFactsheet.p
df
53. https://ëëë.griffith.edu.au/__data/assets/pdf_file/0017/518102/Suicide-
Research-Text-Vol1.pdf
54. Illescas SR, Sánchez-Meca J, Genovés VG. Treatment of offenders and
recidivism: Assessment of the effectiveness of programmes applied in
Europe. Psychology in Spain. 2001;
55. Illescas SR, Sánchez-Meca J, Genovés VG. Treatment of offenders and
recidivism: Assessment of the effectiveness of programmes applied in
Europe. Psychology in Spain. 2001;5:47–62.
56. Jacobson, N.S (1991). Behavioral versus insight-oriented martial therapy;
Labels can be misleading. Journal of consulting and Clinical Psychology, 59,
142-145.
57. Jenkins, R., Bhugra, D., Meltzer, H., Singleton, N., Bebbington, P., Brugha,
T., Coid, J., Farrell, M., Leëis, G. and Paton, J. (2005) ‘Psychiatric and social
aspects of suicidal behaviour in prisons’, Psychological Medicine, 35.
58. Jorm AF, Morgan AJ, Hetrick SE. Relaxation for depression. Cochrane
Database of Systematic Revieës. 2008
59. Këshillit të Europes dhe Komisionit Europian, Tirane, 2005, f. 95-167
60. Kodi penal i Republikës së Shqipërisë, botimi I QPZ, tetor 2010, fq 46
61. Kushtet e burgjeve dhe të vendeve të paraburgimit në Shqipëri.Botim i
Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Kristalina-KH, Tirane, fq. 32-35 dhe f. 41-49.
62. Lam DH, Burbeck R, Ëright K, Pilling S. Psychological therapies in bipolar
disorder: the effect of illness history on relapse prevention - a systematic
revieë. Bipolar Disorders. 2009;11:474–482
63. Lester, D., and Danto, B.L. (1993). Suicide Behind Bars: Prediction and
Prevention. Philadelphia, PA: Charles Press.
64. Leung KS, Cottler LB. Treatment of pathological gambling. Current Opinion
in Psychiatry.2009;22:69–74
132
65. Liebling. A. and Maruna, S. (eds) (2005) The Effects of Imprisonment.
Cullompton: Ëillan Publishing.
66. Ligji nr.8328 datë 16.04.1998 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me
burgim”, të ndryshuar.
http://ëëë.dpbsh.gov.al/neëëeb/index.php?fq=brenda&m=shfaqart&gj=gj1&ai
d=522
67. Lincoln, YS. & Guba, EG. (1985). Naturalistic Inquiry. Neëbury Park, CA:
Sage Publications.
68. Lösel F, Beelmann A. Effects of child skills training in preventing antisocial
behavior: A systematic revieë of randomized evaluations. The ANNALS of
the American Academy of Political and Social Science. 2003;587:84–109
69. M. Ezzati, "Comparative quantification of mortality and burden of disease
attributable to selected risk factors," in Global burden of disease and risk
factors, Neë York, Oxford University Press and Ëorld Bank, 2006.
70. M. Livingston, T. Chikritzhs and R. Room, "Changing the density of alcohol
outlets to reduce alcohol-related harm," Drug and Alcohol Revieë, vol. 26,
pp. 557–566, 2007.
71. Maltsberger JT. The suicide of Marigold Perry, Berman, AL. Editor. Suicide
and Life-Threatening Behavior, 22: 396-405, 1992.
72. McGlynn, S.M(1990). Behavioral approaches to neuropsychological
rehabilitation. Psychological bulletin., 108. 420-441
73. McGuire, J. (2008)Social Problem Solving and Offending: Evidence,
Evaluation and Evolution, Chapter 10. The Think First Programme
74. McGuire, J., Bilby, C., Hatcher, R. M., Hollin, C. R., Hounsome, J., Palmer,
E. J. (2008). Evaluation of structured cognitive-behavioural treatment
programmes in reducing criminal recidivism. Journal of Experimental
Criminology, 4, 21-40.
75. Michael Gottredson & Travis HInscm, A gjeneral theory of crime (1990);
Travis Hirschi & Michael Gottfredson, Age and the Explanation of Crime, 89
AM. J. Soc. 552 (1983).
76. Nicky Ali Jackson5. Encyclopedia of Domestic Violence. 2008; 94
133
77. Oakley-Broëne M, Adams P, Mobberley P. Interventions for pathological
gambling. Cochrane database of systematic revieës. 2000;2:CD001521
78. Öst LG. Cognitive behavior therapy for anxiety disorders: 40 years of
progress. Nordic Journal of Psychiatry. 2008;62:5–10.
79. Patterson.C.H, Values in conseling and psychotherapy, 1989, pg 164-176.
http://ëëë.sageofasheville.com/pub_doënloads/VALUES_IN_COUNSELING
_AND_PSYCHOTHERAPY.pdf
80. Pearson FS, Lipton DS, Cleland CM, Yee DS. The effects of
behavioral/cognitive-behavioral programs on recidivism. Crime &
Delinquency. 2002;48:476–496
81. Pence, E., & Paymar, M. (1993). Education groups for men ëho batter: The
Duluth model. Neë York: SpringerVerlag.
82. Pfeiffer PN, Heisler M, Piette JD, Rogers MAM, Valenstein M. Efficacy of
peer support interventions for depression: a meta-analysis. General Hospital
Psychiatry. 2010;33:29–36
83. Poëers MB, Vedel E, Emmelkamp PMG. Behavioral couples therapy(BCT)
for alcohol and drug use disorders: a meta-analysis. Clinical Psychology
Revieë. 2008;28:952–962.
84. Psikologjia, një hyrje koncizë. TerryF.Pettijohn, botimi II, viti 1996, Fq471
85. Psychology applied to modern life: Adjustment in 21st Century, Ëayne Ëeiten,
Dana Dunn, E.Hammer, pg 504.
86. Psychology, sixth edition, Lester A. Lefton, Chapter 15, approaches to
treatment, pg 518
87. Raporti i posacë m i Avokatit të Popullit, mbi inspektimet e kryera gjatë vitit
2014 në burgje dhe spitalet psikiatrike.
88. Roth, A. and Fonagy, P. (2005) Ëhat Ëorks For Ëhom? A Critical Revieë of
Psychotherapy Research. London: The Guilford Press.
89. Rregullores së Përgjithshme të Burgjeve të miratuar me VKM Nr. 303 Prot.
datë 25.03.2009 të ndryshuar me VKM Nr. 187 Prot datë 17.03.2010 “Për
disa shtesa dhe ndryshime në vendimin Nr. 303 Prot. datë 25.03.2009, të
Këshillit të Ministrave
134
90. Salive, M.E., Smith, G.S., & Breuer,T.F.() Suicide mortality in the Maryland
state prison system, Journal of the American Medical Association, 365-368.
91. Schaffer David (1996). "A Participant's Observations: Preparing DSM-
IV"(PDF). Can J Psychiatry 41: 325–329.
92. Sigmund Freud, On Metapsychology (PFL 11)p. 393
93. Singleton et at. 1998; Fazel and Danesh 2002; Rickford and Edgar 2005;
HMCIP 2007; Bradley 2009; Corston 2007; Romily and Bartlett 2010.
94. Singleton, N., Bumpstead, R., O’Brien, M., Lee A. and Meltzer, A. (2000)
Psychiatric Morbidity Among Adults Living in Private Households 2000.
London: Office for National Statistics.
95. Singleton, N., Meltzer, H. and Gatëard, R. (1998) Psychiatric Morbidity
Among Prisoners. London: Office for National Statistics.
96. Sistemi penitenciar shqiptar, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, Prill 2010
97. Sistemi penitenciar shqiptar, Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve, Prill 2011
98. Snyder, D.K.,Ëills, R.M., & Grady-Fletcher, A. 91991). Lomg –term
effectiveness of behavioral versus insight-oriented marital therapy: A 4-year
folloë-up study. Journal of Consulting and clinical psychology, 59, 138-141.
99. Social Exclusion Unit 2002.
100. Song F, Huttunen-Lenz M, Holland R. Effectiveness of complex
psycho-educational interventions for smoking relapse prevention: an
exploratory meta-analysis. Journal of Public Health. 2010;32:350–359.
101. Toch, H. (1977/1992) Living in Prison: The Ecology of Survival.
Ëashington, DC: American Psychological Association.
102. Tolin DF. Is cognitive-behavioral therapy more effective than other
therapies? A meta-analytic revieë.Clinical Psychology Revieë. 2010;30:710–
720
103. Tolin DF. Is cognitive-behavioral therapy more effective than other
therapies? A meta-analytic revieë.Clinical Psychology Revieë. 2010;30:710–
720
104. Urdhër nr 104/5, Ministria e Drejtësisë.
105. Van Straten A, Geraedts A, Verdonck-de Leeuë I, Andersson G,
Cuijpers P. Psychological treatment of depressive symptoms in patients ëith
135
medical disorders: a meta-analysis. Journal of Psychosomatic
Research. 2010;69:23–32
106. Vander Stoep, Elizabeth McCauley, Cynthia Flynn, and Andrea Stone
(2009). Thoughts of Death and Suicide in Early Adolescence. Suicide and
Life-Threatening Behavior: Vol. 39, No. 6, pp. 599-613.
107. Ëilson, D. B., Bouffard, L. A., & MacKenzie, D. L. (2005). A
quantitative revieë of structured, group-oriented, cognitive-behavioral
programs for offenders. Criminal Justice & Behavior, 32, 172-204.
108. Ëinton, M.A. & Mara, B.A. (2001). Child abuse and neglect:
Multidisciplinary Approaches.Boston: Allyn and Bacon
109. Ëykes T, Steel C, Everitt B, Tarrier N. Cognitive behavior therapy for
schizophrenia: Effect sizes, clinical models, and methodological
rigor. Schizophrenia Bulletin. 2008;34(3):523–537
110. Yin, R. (2003). Case study research: Thousand Oaks: Sage
Publications.2003
111. Zimmerman M, Chelminski I, McGlinchey JB, Posternak MA. A
clinically useful depression outcome scale. Compr Psychiatry. 2008;49:131-
40.
112. Zimmermann G, Favrod J, Trieu VH, Pomini V. The effect of
cognitive behavioral treatment on the positive symptoms of schizophrenia
spectrum disorders: a meta-analysis. Schizophrenia Research.2005;77:1–9
136
Shtojca
I. Pyetësori
Prevalenca dhe incidenca e problemeve të shëndetit mendor në Sistemin e Burgjeve
Pyetësor
Ky pyetësor është hartuar në kuadër të studimeve doktorale në fushën e psikologjisë
dhe më konkretisht në fushën e shëndetit mendor në sistemin e burgjeve. Përmes
këtij pyetësori synohet të mblidhet informacion mbi gjendjen e shëndetit mendor të
të burgosurve në mënyrë që të vlerësohet cilësia e ofrimit të shërbimit në lidhje me
nevojat specifike të të dënuarve dhe të paraburgosurve të cilët kanë shfaqur probleme
me shëndetin mendor gjatë pranimit në institucion ose gjatë qëndrimit në ambjentet e
burgut dhe paraburgimit.
Të dhënat duhet të plotësohen pas marrjes së pëlqimit të individit.
Të dhënat personale janë konfidenciale dhe do të përdoren vetëm për subjekt të këtij
studimi. Në këtë pyetësor do të kërkohet vetëm mosha dhe gjinia dhe nuk do të
kërkohen gjeneralitetet personale ( emër, mbiemër, firmë).
Si fillim, do të kërkojmë disa të dhëna personale për arsye demografike:
Gjinia ---
Mosha ---
1. Cili është niveli i shkollimit që keni kryer?
pa arsim
8-vjeçar
E mesme
Universitet
Tjetër___________
2. Prej sa kohësh je në spitalin e burgut?
1-7 ditë
137
1-4 javë
Tjetër specifiko______________
3. Sa kohë të kanë ngelur për të vuajtur dënimin?
_______________________________________________
4. Cila është vepra penale që keni kryer?
_______________________________________________
5. A i njihni të drejtat dhe detyrimet tuaja në ambjentin e burgut?
Po
Jo
6. A jeni pjesëmarrës në aktivitetet e zhvilluara nga stafi i kujdesit social?
Po
Jo
7. Në cilin prej këtyre aktiviteteve merrni pjesë?
- Aktivitete sportive
- Aktivitete kulturore
- Terapi arti
- Formim profesional
- Frekuentimi i bibliotekës
- Tjetër specifiko______________________
8. A jeni të informuar mbi rolin dhe shërbimet kryesore të shërbimit social në
institucion?
Po
Jo
9. A merrni pjesë në grupet e këshillimit (gjatë muajit të fundit)?
Aspak
Rrallë
Ndonjëherë
Shpesh
Gjithmonë
10. A jeni këshilluar individualisht me punonjësin social (gjatë muajit të fundit)?
Aspak
Rrallë
Ndonjëherë
Shpesh
Gjithmonë
11. Sa herë e keni ndjerë të nevojshme dhe a e keni marrë ju shërbimin e
duhur nga ana e stafit të kujdesit social?
Po
Jo
138
Gjatë dy javëve të fundit, a keni përjetuar ndonjë nga situatat e mëposhtme?
(vendos
shenje
dalluese mbi
rreth) ASP
AK
RRA
LLE
NDONJE
HERE
SHP
ESH
GJITH
MONE
1. Ndjehem
i trishtuar , i
mërzitur
apo i
pakënaqur
2. Nuk
mund të
përqëndroh
em
3. Asgjë
nuk më jep
më kënaqesi
si më parë
4. Ndjej
lodhje dhe
s’kam
energji
5. Kam
mendime
negative
6. Ndryshi
me me
gjumin:
a Vësh
tirësi
për të
fjetur
b Fle
me
orar të
zgjatu
r
139
(vendos
shenje
dalluese mbi
rreth) ASP
AK
RRA
LLE
NDONJE
HERE
SHP
ESH
GJITH
MONE
7. Ndryshi
me në oreks:
a. Hu
mbje
të
oreksit
b. Shti
mi i
oreksit
8. Ndjehem
i tensionuar,
i shqetësuar
dhe nuk rri
dot ulur në
të njëjtin
vënd
9. Ndjehem
i frikësuar
10. Kam
atak ankthi
dhe paniku
11. Shqetës
ohem nga
vdekja dhe
frika e
humbjes së
kontrollit
12. Jam
nervoz në
situata me të
tjerët
13. Shoh
ëndrra të
këqija
140
(vendos
shenje
dalluese mbi
rreth) ASP
AK
RRA
LLE
NDONJE
HERE
SHP
ESH
GJITH
MONE
14. Nxehem
për cdo gjë
15.
Shmangem
nga
ambjentet të
cilat më
bëjne të
ndihem keq
16. Ndjehe
m i
shurdhuar
dhe i mpirë
17. Nuk
mund të heq
disa
mendime që
kam në
mendje
18. Përsëris
veprime dhe
gjëra rutinë
Gjate jetes tuaj jashte burgut ka pasur moment kur ju keni:
20. Më
shumë
energji se
zakonisht
21. Jeni
ndjerë i
irrituar ose i
nevrikosur
pa shkak
22. Jeni
ndjerë pa
shkak i
141
(vendos
shenje
dalluese mbi
rreth) ASP
AK
RRA
LLE
NDONJE
HERE
SHP
ESH
GJITH
MONE
gëzuar,
ngazëllyer
23. Keni
patur nevojë
për gjumë
më pak se
zakonisht
Trego nëse ndonjëra nga simptomat e mësipërme :
24. të ka
ndikuar në
jetën para
burgut
25. ka
ndikuar në
marrëdhëni
et me
familjarët
dhe
shoqërinë
26. ka
ndikuar në
përdorimin
e alkoolit
27. ka ndiku
ar në
përdorimin
e drogës
28. j’u duket
ndonjëherë
se mjedisi
ku jetoni
është i
çuditshëm,
konfuz ,
kërcënues
apo joreal
142
(vendos
shenje
dalluese mbi
rreth) ASP
AK
RRA
LLE
NDONJE
HERE
SHP
ESH
GJITH
MONE
për ju ?
29. a keni
dëgjuar
tinguj të
pazakontë
me veshët
tuaj si
klikim,
fërshëllime ,
duartrokitje
apo
tingëllima?
30. A keni
pasur
eksperienca
me
parashikime
, telepati,
forcat
psikike ose
njohje e fatit
31. A
mendoni
se
ambjenti i
burgut ka
rënduar
gjëndjen
tuaj
mendore?
32.
A
vua
ni
nga
ndje
nja
e
fajit
?
Pyetje rreth mendimeve dhe qëllimeve për vetëvrasje
Intervistë me pyetje gjysëm-të strukturuara
I. Hyrje
Pyetje kryesore:
143
1. Si j’u duket dita sot, si po kalon këtu?
2. Përshkruani një ditë të zakonshme në burg.
3. Si i ke marrëdhëniet me të dënuarit e tjerë?
4. A keni kontakte me familjarët?
II. Përshkrimi i tentativave suicidale:
1. Te kthehemi pas në kohën kur ju keni kryer tentativën për vetëvrasje në burg.
Kur ka ndodhur kjo?
2. Cfarë po ndodhte atë kohë në jetën tuaj? Cilat ishin mendimet dhe ndjenjat e
përjetuara?
3. Cfarë bëre për të lënduar veten?
4. Cfarë ndodhi më pas?
5. A beson në Zot? A kishte ndonjë rol besimi fetar në vendimin tuaj?
Pyetje plotësuese:
6. Cfarë mendimi kishit në momentin e parë kur tentuat të vetëdëmtoheshit?
7. Sa kohë më përpara e kishit planifikuar të vetëvriteshit? Sa herë në ditë mendonit
për këtë gjë?
8. A jeni penduar për këtë veprim (ndoshta nuk duhet ta kishit bërë)?
Po
Jo
9. Përse vendosët të tentonit të vrisnit veten në atë ditë specifike ( jo në ditën
përpara ose një javë më vonë)?
10. Ne cilën orë të ditës vendosët të tentonit të vrisnit veten? Ishte kjo pjesë e planit?
11. A jeni ndjerë i rrezikuar nga ndonjë person përpara tentativës për vetëvrasje?
Nese po, cfarë lloj rreziku: fizik apo seksual? Më trego më shumë.
12. A jeni munduar të flisni me pjesëtare të stafit mbi mendimet ose planet tuaja?
Nëse jo: Përse jo?
13. A do të kishte ndonjë pjesëtar nga stafi me të cilin do të kishit folur?
14. A ishte ndonjë person në burg, përfshi dhe të dënuarit, që mund të të kishte
ndihmuar për të mos dëmtuar veten?
III. Tentativa të mëparshme
1. A keni tentuar të dëmtoni veten jashtë mjediseve të burgut (në liri)? Nëse po:
Përshkruaji tentativat shkurtimisht.
144
Po
Jo
2. A ka kryer ndonjë nga familjarët e tu tentativë vetëvrasjeje?
Po
Jo
3. Cfarë mund të kishte bërë stafi i burgut për të të mbrojtur ty nga dëmtimi i vetes
( përveç, sigurisht, lirimit nga burgu)?
4. Cfarë mësimi ke nxjerrë nga tentativa e vetëvrasjes në burg?
5. Të supozojmë se ju punoni këtu (mund te jesh polic, mjek dhe psikolog ose cdo
lloj pune qe të duash). Cfarë do të bënit ju për të mbrojtur të dënuarit nga
tentativat për të vrarë veten?
6. Cfarë do t’i thoje një të dënuari tjetër që kërkon të dëmtoje/vrasë veten?
V. Fundi i intervistës:
1. A ke akoma mendime për të dëmtuar veten?
Po
Jo
2. Si ndihesh tani?
Faleminderit për intervistën
Test vetëraportues i përdorimit të drogës
(Drug Abuse Screening Test, Dast)
Dast është një prej testeve standarte që përdoret për të përcaktuar nëse një individ
është përdorues. Përgjigju me Po ose Jo në pyetjet e mëposhtme:
1. Keni përdorur droga të tjera veç atyre të përdorura për arsye mjekësore?
Po
Jo
2. A keni abuzuar me medikamente mjekësore?
Po
Jo
145
3. A keni përdorur më shumë se një lloj droge në të njëjtën kohë?
Po
Jo
4. A përdorni droga të tjera, d.m.th, a përdorni droga të tjera përveç atyre të
kërkuara për arsye mjekësore?
Po
Jo
5. A është e vështirë per ju të ndaloni përdorimin e drogës?
Po
Jo
6. A e përdorni drogën në mënyrë të vazhdueshme?
Po
Jo
7. A përpiqeni ta kufizoni përdorimin e drogës për situata të veçanta?
Po
Jo
8. A i ke humbur ndonjëherë miqtë si rezultat i përdorimit të drogës?
Po
Jo
9. Keni krijuar ndonjëherë konflikt nën ndikimin e drogës?
Po
Jo
10. A keni qenë ndonjëherë i arrestuar si rrjedhojë e një sjelljeje të pazakontë nën
ndikimin e drogës?
Po
Jo
11. A jeni futur në aktivitete ilegale me qëllim që të përfitoni drogë?
Po
146
Jo
12. A keni qenë ndonjëherë i arrestuar për mbajtjen e drogave të rrezikshme?
Po
Jo
13. A keni provuar ndonjëherë simptoma si p.sh konvulsione, si rezultat i
marrjes së një sasie të madhe droge?
Po
Jo
14. A keni patur probleme mjekësore si rezultat i përdorimit të drogës (p.sh
humbje të memories, dridhje etj.)
Po
Jo
15. A keni shkuar për ndihmë tek dikush për problemet e drogës?
Po
Jo
16. A keni qenë ndonjëherë në spital për probleme me drogën?
Po
Jo
17. A jeni përfshirë në programe trajtimi që janë të lidhura specifikisht me
drogën?
Po
Jo
18. A jeni trajtuar ndonjëherë si pacient i jashtëm për probleme lidhur me
përdorimin e drogës?
Po
Jo