58
TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR Janar 2010 – Shkurt 2011 RAPORTI VJETOR, SHKURT 2011 QKRMT, Prishtinë Promovimi i të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria, të vendosur në objektet e Shëndetit Mendor në Kosovë, përkrahet nga: QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS KOSOVA REHABILITATION CENTRE FOR TORTURE VICTIMS

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

  • Upload
    others

  • View
    16

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONETE SHËNDETIT MENDOR

Janar 2010 – Shkurt 2011

RAPORTI VJETOR, SHKURT 2011QKRMT, Prishtinë

Promovimi i të drejtave të njeriut për personat

e privuar nga liria, të vendosur në objektet

e Shëndetit Mendor në Kosovë, përkrahet nga:

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËSKOSOVA REHABILITATION CENTRE FOR TORTURE VICTIMS

Page 2: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura
Page 3: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONETE SHËNDETIT MENDOR

Janar 2010 – Shkurt 2011

RAPORTI VJETOR, SHKURT 2011QKRMT, Prishtinë

Promovimi i të drejtave të njeriut për personat

e privuar nga liria, të vendosur në objektet

e Shëndetit Mendor në Kosovë, përkrahet nga:

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËSKOSOVA REHABILITATION CENTRE FOR TORTURE VICTIMS

Page 4: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Projekti Promovimi i të drejtave të njeriut për personat e privuar nga

liria, të vendosur në objektet e Shëndetit Mendor në Kosovë, përkrahet

nga Civil Rights Defenders – CRD.

Përmbajtja e këtij publikimi është përgjegjësi e Qendrës Kosovare për

Rehabilitimin e të Mbijetuarve tëTorturës -QKRMT.

Fatmire Haliti, Menaxhere e projektit

Mat Kinton, ekspertë në fushën e Shëndetit Mendor

në MDAC (Mental DisabilityAdvocacyCenter), Budapest, Hungary

Dr.Feride Rushiti, Drejtoreshë ekzekutive nëQKRMT

Dr.Feride Fushiti,

Fatmire Haliti,

Dr.Melita Kallaba,

Dr.Reshat Bajrami,

SandrineConus

Përkthyese gjatë vizitave monitoruese: FatimeGerxhaliu

grafika matoshi

Publikimet 2011 të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve

tëTorturës (QKRMT)Shkurt 2011

Rr.HamëzJashari 16b/2

10000 Prishtinë, Kosovë

Tel/Fax: +381 (0)38 243 707

E-mail: [email protected]

Website: www.krct.org

Autore:

Konsulent i raportit:

Redaktore:

Monitoruesit:

Dizajni:

Kontakti:

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 5: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

3

Akronimet

Hyrje

Falenderime

Metodologjia

Organizimi dhe kryerja e vizitave monitoruese

Vizitat

Në përgjithësi për institucionet e monitoruara

Gjendja aktuale në institucionet e monitoruara

-Çështjet ligjore

-Infrastruktura e dobët

-Akomodimi

-Kuzhina dhe ushqimi

-Higjiena personale

-Veshmbathja

-Përkujdesja shëndetësore

-Administrimi i kohës dhe aktiviteteve

-Kontakti me botën e jashtme

-Marrëdhëniet mes stafit dhe të vendosurve / mes të

vendosurve në institucion

-Të drejtat private dhe familjare

-Cigaret, alkooli dhe droga

-Peticionet, ankesat dhe procedurat disiplinore

-Mungesa e stafit

-Ngritja profesionale e stafit

Njësia Psikiatrike në Prishtinë

Përmirësimet në institucionet e shëndetit mendor gjatë periudhës

së monitorimit

Rekomandimet

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

Përmbajtja

4

5

7

7

10

11

13

16

18

20

22

25

28

30

31

37

39

41

43

44

45

46

47

48

50

51

Page 6: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

4

MPMS – Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

MSH – Ministria e Shëndetësisë

MD – Ministria e Drejtësisë

ISSH – Instituti Special në Shtime

SHK – Shtëpi në Komunitet për Personat me Aftësi të Kufizuara Mendore

SHF – Shtëpi e Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara Mendore

QIRSKP -Qendra për Integrim dhe Rehabilitimin e të Sëmuarve

Kronik Psikiatrik në Shtime

SHIB – Shtëpitë për Integrim në Bashkësi

QPS – Qendra për Punë Sociale

SHKK – Shërbimi Korrektues i Kosovës

QK – Qendra Korrektuese

QP – Qendra e Paraburgimit

NjP – Njësia Psikiatrike

QKUK – Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës

KP – Klinika Psikiatrike pranë QKUK-së

MKP – Mekanizmi Kombëtar për Parandalim

KMDLNJ – Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut

IPL – Instituti i Psikiatrisë Ligjore

KPT – Komiteti pë Parandalimin e Torturës

Akronimet

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 7: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

5

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

Hyrje

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës

(QKRMT) është organizatë e pavarur, jo qeveritare, jo fitimprurëse,

themeluar në vitin 1999 me mision të ofrojë trajtim dhe rehabilitim

për viktimat e torturës dhe të traumatizuarve të luftës në Kosovë.

QKRMT punon në ngritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të stafit

të saj dhe sektorit publik për ofrimin e shërbimeve lidhur me

çështjet që kanë të bëjnë me torturën dhe traumën. QKRMT po

ashtu është e angazhuar në promovimin dhe respektimin e të

drejtave të njeriut për të gjitha etnitetet në Kosovë dhe në

parandalimin dhe çrrënjosjen e torturës dhe çdo forme tjetër të

keqtrajtimit.

Sektori për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në kuadër të QKRMT-

së është themeluar më 2006 si pjesë e strategjisë së saj për

parandalim. Sektori për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut

nëpërmjet hulumtimeve është duke avokuar për mangësitë në

kuadrin ligjor të Kosovës në lidhje me ndalimin dhe parandalimin e

torturës, si dhe mbrojtjen e të drejtave të viktimave. Po ashtu

QKRMT avokon për rritjen e vetëdijesimit të institucioneve

përgjegjëse për të marrë hapat e nevojshëm për ndryshime

legjislative. Për më tepër QKRMT-ja ka nisur diskutimet me palët

relevante për krijimin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalim

(MKP) në Kosovë, duke arritur Marrëveshje Bashkëpunimi me

Institucionin e Ombudspersonit dhe Këshillin për Mbrojtjen e të

Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), në kuadrin e angazhimit të

përbashkët në përmbushje të Fushatës Kombëtare kundër

Torturës.

Page 8: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

6

Transparenca dhe kontrolli i pavarur i administratës publike

mbështetet në zhvillimin e sistemit shtetëror të bazuar në principet

demokratike si dhe në implementimin e sundimit të ligjit. Në këtë

kontekst, QKRMT që nga viti 2007, është duke zbatuar aktivitetet

monitoruese nëQendrat Korrektuese,Qendrat e Paraburgimit dhe

nëQendrat e Mbajtjes nëStacionet Policore.

Në kaudër të fushatës së saj për respektimin e të drejtave të njeriut

dhe parandalimit të torturës dhe formave të tjera të keqtrajtimit

apo denigrimit njerëzor, QKRMT nga Janari 2010 ka filluar edhe

implementimin e projektit “Promovimi i të drejtave të njeriut për

personat e privuar nga liria, të vendosur në objektet e Shëndetit

Mendor në Kosovë”, projekt i mbështetur nga Civil Rights

Defenders (CRD). Në kuadër të këtij projekti, ekipi monitorues i

QKRMT-së ka realizuar vizita monitoruese në Institucionet dhe

Qendrat e Shëndetit Mendor në Kosovë , në të cilat janë të

vendosur personat me sëmundje psikiatrike si dhe personat me

aftësi të kufizuara mendore.

Monitorimi në Institucionet e shëndetit Mendor, poashtu i

Qendrave Korrektuese, Qendrave të Paraburgimit dhe Qendrave

të Mbajtjes në Kosovë, ka për qëllim që të vlerësojë respektimin e të

drejtave të njeriut në këto institucione, të parandalojë cenimin e të

drejtave të njeriut dhe të kontribuojë në rritjen e transparencës së

institucioneve menaxhuese të këtyre rasteve dhe në përmirësimin

1

2

Ekipi monitorues i QKRMT-së përbëhet nga mjekë, psikiatër, juristë dhe aktivistë të të drejtave të njeriutNë kuadër të projektit janë monitoruar këto institucione: Instituti Special në Shtime (ISSH), Shtëpia nëKomunitet (SHK) në Shtime, SHK në Ferizaj, SHK në Kamenicë, SHK në Vushtrri, SHK në Deçan, Shtëpia eFëmijëve (SHF) në Shtime dhe SHF në Graçanicë – institucione të menaxhuara nga MPMS; Qendra përIntegrim dhe Rehabilitimin e të Sëmuarve Kronikë Psikiatrik (QIRSKP), Shtëpia Integruese në bashkësi (SHIB)në Prishtinë (Fushë Kosovë), SHIB në Gjilan, SHIB në Mitrovicë, SHIB në Gjakovë, SHIB në Pejë dhe SHIB nëPrizren – institucioneve të menaxhuara nga MSH; dhe Njësia Psikiatrike e SHKK-së-MD, e cila shërben përekspertizën e personave të paraburgosur dhe të dënuar.Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendravetë lartëcekura – të monitoruara, e jo të gjitha institucioneve të shëndetit mendor në Kosovë.

1

2

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 9: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

7

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

e shërbimeve, duke rritur kështu plotësimin e ligjeve të

aplikueshme dhe standardeve ndërkombëtare nga autoritetet e

vendit.

QKRMT shpreh konsideratë për të gjithë personat, institucionet e

Kosovës, organizatat ndërkombëtare dhe ekspertët e fushave të

ndryshme për kontributin e ofruar në monitorimin e Institucioneve

tëShëndetit Mendor.

Para së gjithash, QKRMT dëshiron të falënderojë dhe të shprehë

konsideratë të thellë për Civil Rights Defenders-CRD (ish Komiteti

Suedez i Helsinkit) për përkrahjen e këtij projekti dhe për

mbështetjen ndaj iniciativave të tilla të rëndësishme për

përmirësimin e sistemit të shëndetit mendor në Kosovë dhe MDAC

(Mental Disability Advocacy Center), me seli në Budapest, për

mbështetjen me ekspertizë për stafin eQKRMT-së.

Falënderim i veçantë i drejtohet monitoruesve, bashkëpunëtorëve,

organizatave të tjera vendore dhe ndërkombëtare për kontributin e

shquar dhe përkushtimin për përmirësime të vazhdueshme në

sistemin e shëndetit mendor në Kosovë.

Ky është viti i parë i implementimit të projektit për monitorimit e

Institucioneve dheQendrave tëShëndetit Mendor.

Falënderime

Metodologjia

Page 10: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Fjala rezidentë në këtë raport i'u referohet personave të vendosur në ISSH, SHK, SHF, QIRSKP, dhe SHIB.3

8

Ekipi monitorues i QKRMT-së paraprakisht i është nënshtruar dy

trajnimeve me qëllim të fuqizimit të kapaciteteve monitoruese për

të drejtat e njeriut në fushën e shëndetit mendor, organizuar nga

MDAC (Mental DisabilityAdvocacyCenter), me seli në Budapest.Monitorimi i këtyre institucioneve, ka filluar pas përgatitjeve

paraprake dhe aporvimit të kërkesës nga ministritë përkatëse

(MSH dhe MPMS) për lejimin e vizitave monitoruese.

Vizitat monitoruese janë realizuar duke u mbështetur mbi terma

specifikë referencash të përgatitura në zbatimin e standardeve

vendore dhe ndërkombëtare për monitorim. Objektivat e këtyre

vizitave kanë konsistuar kryesisht në:

Lidhur me trajtimin dhe kushtet materiale në këto institucione,

janë organizuar takime dhe intervista me zyrtarë sipas skemës së

mëposhtme:

* Vlerësimin e gjendjes aktuale në institucionet e Shëndetit

Mendor konform standardeve vendore dhe ndërkombëtare;

* Vlerësimin e trajtimit dhe akomodimit të rezidentëve në

kuadër të respektimit të dinjitetit njerëzor dhe të drejtave të

njeriut;

* Shiqimi i dokumentacionit eventual;

* Kontrolli i zbatueshmërisë së standardeve vendore dhe

ndërkombëtare;

* Draftimi dhe prezentimi i rekomandimeve paraprake.

3

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 11: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

9

*Takime me drejtuesit e institucioneve ose personat e

autorizuar;

*Takime me rezidentët – gjithmonë konfidenciale dhe

kryesisht pa praninë e personelit të institucionit;

*Takime me stafin e instiucionit;

*Takime përmbyllëse me drejtuesit e institucionit,

përmbledhje e gjetjeve paraprake dhe rekomandimeve të

evidentuara gjatë vizitës.

Sipas lejës për vizita monitoruese nga Ministria e Punës dhe

Mirëqenies Sociale (MPMS), para çdo vizite paraprakisht duhet të

njoftohet stafi i institucionit që monitorohet dhe Divizioni i

Mirëqenies Sociale. Bazuar në këtë metodologji, nuk mund të

garantohen njohuritë reale mbi kushtet aktuale në institucionet që

menaxhohen nga MPMS. Ndërsa nga leja e MSH-së, parajalëmrimi

i vizitave monitoruese nuk është i domosdoshëm.

Por sipas monitorimit në përgjithësi, trajtimi dhe akomodimi i

rezidentëve në SHIB është dukshëm më i mirë se në QIRSKP, ISSH,

SHK dheSHF.

Raporti “Të drejtat e njeriut në institucionet e shëndetit mendor”

është bazuar në standardet e përmendura në termat e referencës,

duke u fokusuar në pika të veçanta të vërejtura gjatë vizitave, si:

baza ligjore për vendosjen e rezidentëve; infrastruktura dhe

akomodimi; kuzhina dhe ushqimi; higjiena personale;

veshëmbathja; përkujdesja shëndetësore; aktivitetet; kontakti me

botën e jashtme; marëdhëniet mes rezidentëve dhe stafit si dhe

Page 12: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

10

mes rezidentëve; të drejtat private dhe familjare; pirja e cigareve; e

drejta në ankesa, peticione dhe procedurat disiplinore; etj..

Meqenëse ky është raporti i parë i kësaj natyre, të dhënat në

vazhdim të këtij raporti, janë paraqitur në formë përshkruese rreth

trajtimit dhe kushteve të jetesës së rezidentëve në këto

institucione.

Në fund janë paraqitur disa rekomandime që i përkasin trajtimit

dhe kushteve të banimit për rezidentë.

QKRMT do të përcjellë procesin e zbatimit të këtyre

rekomandimeve duke mbajtur një dialog të hapur me autoritetet

dhe duke përsëritur vizitat monitoruese në këto institucione.

Për të garantuar zbatimin me sukses të objektivave dhe

veprimtarive të projektit, vëmendje e veçantë i është kushtuar

strukturës së kryerjes së vizitave të monitorimit. Ekspertët e

QKRMT-së përgatitën strukturë paraprake raportimi duke

përfshirë indikatorë ndërkombëtarë të paraqitur nga Komiteti për

Parandalimin eTorturës nëpërmjet vizitave dhe rekomandimeve të

tij.

Para çdo vizite, çdo anëtar i ekipit të monitorimit paraqet

informacionin paraprak për institucionin që vizitohet.Çdo eksperti i

caktohet një detyrë e posaçme, dhe në të shumtën e rasteve grupi

ka ruajtur balancën gjinore dhe pjesëmarrjen e ekspertëve femra

Organizimi dhe kryerja e vizitavemonitoruese

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 13: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

11

dhe meshkuj.

Informacioni është mbledhur nëpërmjet observimit në objekte,

vizitave në këto institucione, intervistave konfidenciale me

rezidentët të cilët kanë qenë në gjendje të intervistohen,

diskutimit/takimit me drejtuesit dhe stafin e institucionit përkatës

dhe së fundmi, është bërë vlerësimi sipas standardeve të

përcaktuara në termat e referencës.Gjatë periudhës së zbatimit të projektit, nga ana e ekspertëve të

QKRMT-së, janë monitoruar 17 institucione, nga të cilat janë

realizuar 61 takime dhe intervista me stafin e institucioneve dhe 58

intervista konfidenciale me rezidentët.

Çdo vizitë ka filluar me një takim me drejtuesin e institucionit që

monitorohej. Këto takime kanë shërbyer për prezentimin e

ekspertëve të monitorimit, qëllimeve dhe objektivave të misionit,

si dhe mbledhjen e informacionit nga ana e drejtuesve të

institucioneve të vizituara.

Faza e dytë e vizitës është fokusuar mbi konsultimin e regjistrave

zyrtarë për rezidentët e këtyre institucioneve. Kjo fazë ka për qëllim

të kuptuarit më të qartë të problemeve që lidhen me ushqimin,

higjienën, shërbimet mjekësore, arsimimin dhe mënyrën e

reagimit nga ana e stafit në rastet violente, masat disiplinore, etj

Faza e tretë e çdo vizite është monitorimi i rutinës së brendshëm të

ndërtesës së institucioneve. Çdo vizitë përfshin: dhomat e

rezidentëve, ambientet sanitare, dushet dhe tualetet, kuzhinën,

Vizitat

Page 14: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

ambientet e aktiviteteve, ndihmën e parë dhe trajtimin mjekësor.

Vizitat kanë përfshirë edhe ambientet/zyrat e stafit të institucionit.

Faza e katërt i është dedikuar takimeve dhe intervistave me

rezidentët – një moment i një rëndësie të veçantë për çdo vizitë.

Ekspertëve të QKRMT-së iu është vënë në dispozicion ambient i

posaçëm për realizimin e intervistave edhe jashtë vëzhgimit të

stafit të institucionit, duke garantuar në këtë mënyrë

konfidencialitetin dhe kushtet e sigurisë pa praninë e stafit.

Faza e pestë e çdo vizite konsiston nga takimi dhe intervistat me

stafin e institucionit, përfshirë personelin përgjegjës për shërbime

të ndryshme si psh: ndihmësit social, mjekët, kuzhinierët, etj.

Faza e gjashtë e çdo vizite është takimi përmbyllës me drejtuesin.

Në përgjithësi, në takimet përmbyllëse, ekspertët e QKRMT-së

kanë bërë një përmbledhje të vizitës dhe rezultateve të

monitorimit. Si vazhdim, vizitat janë shoqëruar me raporte misioni

për të gjithë procesin.

Në përgjithësi, stafi i institucioneve ishte bashkëpunues dhe

fleksibil, duke lejuar ekipin monitorues që të intervistojë rezidentët

si dhe të vizitojë objektet nën kushtet e paracaktuara.

12

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 15: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Shtime, Ferizaj, Kamenicë, Vushtrri dhe DeçanShtime dhe Graçaniçë

4

5

NË PËRGJITHËSI PËRINSTITUCIONET E MONITORUARA

Instituti Special në Shtime - ISSH në vitin 2006 është ndarë në dy

pjesë, në njërën pjesë janë ndarë personat me retardime psikike –

persona me aftësi të kufizuara mendore që menaxhohet nga

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ndërsa në pjesën tjetër -

Pjesën Psikiatrike e cila menaxhohet nga Ministria e Shëndetësisë,

janë vendosur personat – rezidentët me diagnozë psikiatrike dhe

me prapambetje intelektuale. Ky institucion është emërtuar:

Qendra për Integrim dhe Rehabilitimin e të Sëmuarve Kronik në

Shtime -QIRSKP.

Në ISSH janë të vendosur 58 rezident, të cilët janë në gjendje më të

rëndë dhe janë të vendosur në dy objekte, në njërin objekt i cili

është dykatësh janë të vendosur ata të cilët janë në gjendje të ecin

dhe që nuk kanë nevojë për përkujdesje të vazhdueshme, ndërsa

në ndërtesën tjetër në përdhesë janë të vendosur personat me

aftësi të kufizuara fizike pjesërisht dhe plotësisht. Në kuadër të

ISSH-së përafërsisht nga viti 2008 janë ndërtuar edhe 5 Shtëpi të

Komunitetit - SHK dhe 2 Shtëpi për Fëmijë. Në SHK janë dërguar

personat të cilët janë në gjendje pak më të mirë në krahasim me ata

të ISSH-së. SHK-të janë të organizuara si shtëpi të tipit familjar dhe

në to janë të vendosur nga 10 persona. SHK-të janë të varura direkt

nga ISSH si për stafin profesional poashtu edhe për anën

buxhetore. Shtëpitë e Fëmijëve edhe pse janë paraparë për

rezidentët më të ri se mosha 18 vjeçare, disa nga rezidentët kanë

mbushur moshën 18 vjeçare dhe ende jetojnë nëSHF.

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

13

4 5

Page 16: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Prishtinë, Feriza, Gjilan, Mitrovicë, Gjakovë, Pejë dhe Prizren6

14

Në QIRSKP janë të vendosur 57 rezident, kryesisht këta rezident

janë që nga paralufta. Pasiqë nuk ka një ligj të veçantë që e rregullon

funksionimin e këtij institucioni, nuk parashihet që të pranohen

raste të reja, ku pas luftës janë pranuar vetëm rastet e transferuara

nga Qendrat Rajonale për Punë dhe Mirëqenie Sociale,

Qendrat/Shtëpitë e Pleqëve dhe rastet me Vendim të Gjykatës.

Aktualisht 3 rezident janë të vendosur me vendim të gjykatës.

Në 7 komunat më të mëdha në Kosovë funksionojnë Shtëpitë

Integruese në Bashkësi – SHIB, në të cilat jetojnë nga 10 persona të

pranuara nga komisioni vlerësues. Këto shtëpi i'u përgjigjen direkt

MSH-së, ndërsa shërbimet profesionale shëndetësore i marrin nga

Qendrat eShëndetit Mendor në komunën e tyre.

Si pjesë e projektit të monitorimit të institucioneve të shëndetit

mendor, është monitoruar edhe Njësia Psikiatrike - NjP pranë

Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës – QKUK, në të cilën

vendosen personat për qëndrim me afat të caktuar dhe qëllimi i

vendosjes në këtë njësi, është ekzaminimi dhe ekspertiza

psikiatrike e të paraburgosurve apo të dënuarve, të cilët në këtë

njësi sjellen nga Qendrat e Paraburgimit – QP apo nga Qendrat

Korrektuese –QK.

Të gjitha shërbimet për rezidentët e këtyre institucioneve ofrohen

falas, gjegjësisht paguhen nga buxheti i Kosovës, pasiqë rezidentët

e këtyre institucioneve nuk kanë përkujdesje familjare dhe as

financiare.

6

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 17: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

15

Struktura e institucioneve të monitoruara:

Ministria e Punësdhe Mirëqenies

Sociale

Ministria eShëndetësisë

Ministria eDrejtësisë

Njësia Psikiatrikenë Prishtinë

QIRSKPnë ShtimeInstituti Specialnë Shtime

SHIB në Prishtinë

SHIB në Ferizaj

SHIB në Gjilan

SHIB në Mitrovicë

SHIB në Gjakovë

SHIB në Pejë

SHIB në Prizren

SHK në Shtime

SHK në Ferizaj

SHK në Kamenicë

SHK në Vushtrri

SHK në Deçan

SHF në Shtime

SHF në Graçanicë

Page 18: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

GJENDJA AKTUALE NËINSTITUCIONET E MONITORUARA

Gajtë vizitave monitoruese janë vërejtur përmirësime në

infrastrukturë dhe shërbime që nga raportet e mekanizmave

ndërkombëtar (KPT), megjithatë gjatë vizitave monitoruese të

realizuara nga QKRMT janë vërejtur disa mangësi në funksionimin

e këtyre institucioneve, qoftë në shërbime apo infrastrukturë, të

cilat nuk janë kompatibile me standardete të drejtave të njeriut.Në vazhdim janë disa nga pikat kyqe të gjetura gjatë monitorimit:

* Mungesa e infrastrukturës ligjore;

* Mungesa e kapaciteteve në trajtimin e personat me

sëmundje dhe aftësi të kufizuara mendore nga momenti i

parë i kontaktit me rezidentët, pastaj komunikimit dhe

psiko-arsimit;

* Metodologjia e punës ka një boshllëk të protokolleve për

trajtimin e rasteve me kriza akute / raste emergjente;

* Mungesa e kapaciteve të mjaftueshme profesionale,

ekziston nevoja për më shumë trajnime në programe

rehabilitimi (nga kontakti i parë deri në fazën e fundit të ri-

integrimin social;

* Kushtet e dobëta:

- Mirëmbajtja e dobët eShtëpive në Komunitet,

- Mungesa e batanije dhe veshjeve për rezidentët,

- Mungesa e barnave për trajtimin e sëmundjeve kronike,

16

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 19: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

17

* Mungesa e shërbimeve mjekësore dhe personelit

(psikiatër dhe psikologë) për shëndetin mendor;

* Ekziston një nevojë urgjente për të administruar rastet

psikiatrike - Për shkak të mungesës së alternativave për

personat mbi moshën 65 vjeçare të sëmurë mentalisht,

paraqet një problem serioz për faktin që këto kategori nuk

kanë një institucion adekuat për trajtim. Duke e ditur se

Shtëpitë e Pleqëve kriter bazë për pranim kanë edhe

verifikimin për sëmundje psikiatrike, akomodimi i këtyre

kategorive mbetet i pazgjidhur;

* Mungesa e kategorizimit të rezidentëve sipas moshës;

* Rezidentëve të vendosur në këto institucione nuk i'u

njihet e drejta në trashëgimi.Trashëgimin e tyre zakonisht e

trashëgojnë anëtarët e tjerë të familjes së tyre, të cilët

edhe pse marrin pasurinë e tyret nuk tregojnë

gadishmërinë për përkujdesje ndaj tyre;

* Kujdestarët ligjor nga QPS edhe pse janë të obliguar që

rezidentët e ISSH-së, SHK-ve dhe SHF-ve t'i vizitojnë disa

herë gjatë vitit, ata shumë rrallë i vizitojnë këta rezidentë

dhe nuk mund t'i mbrojnë dhe të interesohen për të drejtat e

tyre;

* Trajtimi jo adekuat për personat e privuar nga liria të cilët

janë të vendosur në Njësinë Psikiatrike në Prishtinë. Në

mungesë të kushteve për trajtim, të vendosurat e gjinisë

femërore mbahen me duar të lidhura gjatë gjithë kohës.

Në këtë pjesë të raportit do të paraqiten të dhënat e përmbledhura

Page 20: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Ligji për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, neni 5.2, pika c7

18

gjatë monitorimit, të ndara sipas çështjeve konkrete. Për secilën

pikë fillimisht është shënuar për ISSH, SHK-të dhe SHF-të –

institucione të menaxhuara nga MPMS, ndërsa në paragrafin e dytë

për QIRSKP dhe SHIB-të – institucione të menaxhuara nga MSH.

Ndërsa në fund është nxjerrur një përfundim i përgjithshëm.

Baza ligjore: ISSH, SHK dhe SHF (institucionet e mbajtjes së

rezidentëve me retardime psikike) funksionojnë në bazë të: “Ligjit

mbi shërbimet sociale dhe familjare”; si dhe Udhëzimeve

administrative dhe rregullores së punës së ISSH-së, të nxjerra nga

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. Por dispozitat aktuale në

bazë të të cilave punojnë ISSH, SHK-të dhe SHF-të, nuk janë të

harmonizuara me dispozitat tjera ligjore në fuqi, dhe shpeshherë

bien ndesh me ato dispozita.

Një ndër kushtet për të qenë rezidentë në ISSH, SHK apo SHF është

edhe heqja e zotësisë për të vepruar me vendim të gjykatës

kompetente. Pra, të gjithë rezidentëve të ISSH-së, SHK-ve dhe

SHF-ve duhet t'iu ketë hequr zotësia për të vepruara, e në anën

tjetër edhe pse ligji për zgjedhjet parasheh që “Asnjë person nuk

mund të votojë nëse është shpallur mentalisht i paaftë me vendim

të prerë gjyqësor” , si në zgjedhjet e viteve të kaluara poashtu edhe

në zgjedhjet e fundit të mbajtura në Dhjetor 2010, rezidentët e

ISSH-së morën pjesë në procesin zgjedhor. Me rastin e

pjesëmarrjes në zgjedhje të rezidentëve të ISSH-së, SHK-ve dhe

SHF-ve, shkilen dispozitat ligjore zgjedhore, por megjithatë në disa

nga SHK-të rezidentët e tyre nuk kanë votuar gjatë procesit

1.Çështjet ligjore:

7

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 21: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Konventa e OKB-së për personat me aftësi të kufizuara mendore8

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

19

zgjedhor. Sido që të jetë në bazë të Konventave Ndërkombëtare ,

Ligji përZgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë mund të konsiderohet

diskriminues për personat me aftësi të kufizuara mendore.

Çdo rezidenti të vendosur në ISSH, SHK dhe SHF, me rastin e heqjes

së zotësisë për të vepruar, i'u caktohet nga një kujdestarë ligjor nga

Qendra për Mirëqenie Sociale nga regjioni kompetent.Të paktën 3-

4 herë brenda vitit kujdestarët ligjor duhet t'i vizitojnë

rezidentëtdhe të përkujdesën për të drejtat e tyre, por kjo thuajse

nuk zbatohet fare. Kujdestarët ligjore në raste tepër të rralla i

vizitojnë këta rezidentë.

E drejta në trashëgimi është një shqetësim tjetër për këta

rezidentë. Edhe pse jo të gjithë rezidentët kanë familje, ata të cilët

kanë familje dhe se familjarët e tyre i kanë vendosur në ISSH, SHK

apo SHF, nuk kujdesen fare për ta edhe në rastet kur ata kanë lënë

pasurinë e tyre. Në disa raste pasurinë e këtyre personave e

trashëgojnë të afërmit që janë në vijë më të largët, ndërsa për

familjarët e tyre - rezidentë nuk ofrohet kurrfarë përkrahje, si p.sh.

vizitat, marrja në familje gjatë festave, sjellja e veshmbathjeve, etj..

Për këta rezidentë e vetmja përkrahje dhe mbikëqyrje është ajo nga

institucionet shtetërore.

--

Si në ISSH, SHK dhe SHF, poashtu probleme të njëjta kanë edhe

rezidentët e QIRSKP-së dhe SHIB-ve. Edhe këtyre rezidentëve nuk

i'u njihet e drejta në trashëgimi nga anëtarët e familjeve të tyre.Me Udhëzimin Administrativë Nr.07/2009, në bazë të të cilave

funksionojnë institucionet e shëndetit mendor të menaxhuara nga

Page 22: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Të dhënat e paraqitura, janë nga vizita monitoruese të realizuar më 01.10.20109

20

MSH, është e përcaktuar që në këto institucione të qëndrojnë

personat nën moshën 65 vjeç, ndërsa pas kësaj moshe, duhet të

dërgohen nëShtëpitë e Pleqve. Por, kjo çështje duhet të rregullohet

pasiqë në Shtëpitë e Pleqve nuk mund të vendosen persona me

aftësi të kufizuara mendore.

Shtëpitë në Komunitet edhe pse nuk kanë kohë të gjatë që janë

ndërtuar, përafërsisht 4 vite, në kohën e vizitës sonë gjendja

materiale e tyre ishte e papërshtashme për jetesë, instalimet ishin

prishur, dyshemeja ishte e shkatërruar. NëSHK në Ferizaj pjesa më

e madhe e parketit ishte prishur komplet nga lagështia dhe në çdo

dhomë ndihej erë myku, poashtu instalimet elektrike ishin të

prishura dhe në asnjërën nga dhomat e gjumit nuk kishte poqe

elektrike. Poqet elektrike ishin jashtë funksionit edhe në

banjon/toaletin e rezidentëve, përderisa në ato të stafit dritat

elektrike funksionin. Poçet elektrike mungonin edhe në SHK në

Ferizaj dhe në SHF në Shtime. Pra, prej kohës kur bie terri, dhomat e

tyre janë të errëta dhe pa asnjë ndriçim.

Në ISSH dyerve të disa dhomave i'u mungonin dorezat e dyerve,

Duhet harmonizuar dispozitat ligjore në bazë të të cilave

funksionojnë institucionet në të cilat janë të vendosur personat

me aftësi të kufizuara mendore si dhe me sëmundje psikiatrike,

përkatësisht të nxjerret një ligj i veçantë i cili do t'i përshkruante

të gjitha detajet rreth akomodimit dhe trajtimit për këta

persona.

2. Infrastruktura e dobët

9

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 23: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Në kohën e vizitës sonë, vëllai i një klienteje e ka sjellur një makinë për larje të rrobeve10

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

21

ndërsa disa nga dyert mungonin komplet e disa ishin të dëmtuara

në masë të madhe, me çka cenohej intimiteti i rezidentëve,

sidomos është shqetësuese që mungonin shumë dyer të dhomave

ku janë të vendosura rezidentet femra. Edhe në SHF në Graçanicë

dyert ishin të dëmtuara dhe në njërën nga dhomat e rezidentëve

mungonte dera. Gjendje e njëjtë sa i përket dyshemesë, ishte edhe

në SHK në Shtime dhe në SHF në Graçanicë, në të cilat ishte prishur

parketi, përkatësisht ishte enjtur nga lagështia dhe dyert hapeshin

me vështirësi.

Në të dyja ndërtesat në ISSH, banjot dhe toaletet ishin të

dëmtuara, e disa edhe ishin jashtë funksionit.

Një problem tjetër në këto institucione/qendra, është edhe

mirëmbajtja e tyre. SHK-të janë të varura direkt nga ISSH dhe për

një prishje të vogël, i'u duhet ndërhyrja nga ISSH. Gjatë vizitave

monitoruese në disa nga SHK-të dhe SHF-të nuk punonin të gjitha

pajisjet elektrike: në SHF në Shtime nuk punonte makina për larjen

e enëve, gjithashtu as shporeti elektrik nuk punonte në tërësi por i

punonte vetëm njëra pllakë. Në SHK në Vushtrri shporeti i rrymës

punon vetëm me një pllakë, makina për larjen e enëve nuk punonte,

makina për larjen e rrobave nuk punonte, makina për tharjen e

rrobeve nuk punonte , dritat elektrike nuk punonin. Kjo situatë

është krijuar për shkak të centralizimit të buxhetit.

--

Sikurse në ISSH, poashtu edhe në QIRSKP gjendja e objektit të

banimit nuk ishte e mirë, por megjithatë plotësoheshin kushtet

minimale për jetesë.

10

Page 24: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Në njërën nga dhomat gjumit në SHIB në Gjakovë, mungonte poqi elektrikKjo rezidente femër është e paralizuar

11

12

22

Ndërsa SHIB zakonisht janë të ndërtuara mirë dhe mirëmbahen

mirë, por megjithatë edhe në këto shtëpi kishte mungesë të

pajisjeve.

ISSH për shkak të natyrës së punës dhe kapacitetit, ka një hapësirë

më të madhe në krahasim me SHK-të dhe SHF-të, të cilat kanë

fizionomi dhe infrastrukturë të njëjtë. Në SHK dhe SHF zakonisht

janë të vendosur nga 10 rezidentë, kanë 4-5 dhoma të gjumit,

dhomën e ditës dhe trapezarinë, banjot, një kuzhinë të vogël dhe

një kopsht të vogël.

Edhe pse në ISSH ka më së shumti rezidentë të vendosur, prapë ka

mungesë të hapësirës së mjaftueshme për vendosjen e

rezidentëve. ISSH është i stërmbushur me rezidentë, aktualisht

janë të vendosur 57 rezidentë. Në çdo dhomë janë të vendosur 2,3 e

deri në 5 persona. Në disa dhoma distanca mes shtretërve është

rreth 15 cm, duke mos lënë hapësirë për jetë personale të

rezidentëve.

Femrat dhe meshkujt zakonisht janë të vendosur në dhoma të

ndara, por ka raste kur edhe personat e të dy gjinive janë të

vendosur në dhomë të njëjtë, p.sh. në SHK në Deçan një mashkull

dhe një femër (të dytë të moshës madhore) bashkëjetojnë në të

Duhet të decentralizohet buxheti për këto institucione në

mënyrë që mirëmbajtja e tyre të jetë më e lehtë, e jo për një

prishje të vogël të ndjeken shumë procedura derisa t'ju lejohet

buxheti për sanimin e prishjeve eventuale.

3. Akomodimi

11

12

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 25: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Gjatë intervistës së një rezidenti në ISSH, ai shprehi dëshirën për të jetuar me banore tjera të gjinisë femrore,por sipas tij kjo nuk i lejohet nga stafi i Institutit.Në ISSH dhomat janë pa tepihë, poashtu edhe në SHK në Vushtrri etj.Gjatë vizitës sonë të parë në SHF në Shtime më 01.10.2011, kur gjendja e dhomave të fëmijëve ishte epapërshtatshme për jetesë, në vizitën e dytë të realizuar më 16.02.2011, kishte përmirëësime të dukshme si në:përmirësimin e dyerve, shtretërve, gëlqerosjes dhe dekorimit me disa piktura të vogla. Pas vizitës së stafit tëQKRMT-së, gjithashtu është renovuar edhe SHK në Ferizaj.

13

1415

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

23

njëjtën dhomë, me dëshirën dhe vullnetin e tyre. Këtë shembull

duhet ndjekur edhe në institucionet e tjera, duke ia mundësuar

banorëve që jetën e tyre ta jetojnë ashtu siç dëshirojnë, e jo si në

raste kur edhe pse rezidentët shprehin dëshirë për të jetuar me

ndonjë rezidentë tjetër, nuk i'u merret në konsideratë kërkesa e

tyre.

Disa dhoma në ISSH, SHK dhe SHF ka në nga një dollap të vogël dhe

nga një vitrinë për rroba, por ato janë shumë “të ftohta”, nuk kanë

ndonjë zbukurim apo dekorim në dhoma. Përveç shtretërve dhe

dollapëve nuk ka asgjë tjetër, në disa dhoma i kanë hequr edhe tepit

përshkak se ka lagështi. Rezidentët e intervistuar shprehin

dëshirën për të pasur radio në dhomat e tyre të gjumit e jo vetëm në

dhomën e ndejës, pasiqë në asnjërën nga dhomat e vizituara në

ISSH dhe SHK nuk kishin radio në dhomat e tyre. Përjashtimisht

duhet përmendur njërën nga dhomat e SHF-së në Graçanicë, në të

cilën kishte të vendosura fotografi dhe piktura, televizion,

kompjuter, si dhe lodra të ndryshme.

Te akomodimi i rezidentëve duhet t'i kushtohet kujdes edhe

barazisë gjinore sidomos brenda SHK-ve ku numri i rezidentëve

është i vogël (rreth 10 rezidentë), p.sh. në SHK-në në Vushtrri ishin

të vendosur 9 femra e vetëm një mashkull. Në këto raste duhet

përdorur alternativa të tjera, duke i transferuar rezidentët mes

SHK-ve në mënyrë që mos të ketë një diskriminim të tillë gjinor. Kjo

është e rëndësishmë në zhvillimin e aktiviteteve gjatë ditës dhe

jetesës në përgjithësi brenda këtyre institucioneve.

13

14

15

Page 26: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

24

SHK në Deçan është e vendosur në periferi të qytetit, e ndarë

totalisht nga qytetit dhe jeta sociale, përkatësisht e vendosur në

bjeshkë, në një vend thuajse të pabanueshëm dhe në një lartësi

shumë të madhe në krahasim me qytetin. Mungon vetura zyrtare,

përkatësisht kanë një veturë por e njëjta është jashtë përdorimit,

për të cilën disa herë kanë bërë kërkesë për riparim apo zëvendësim

me një veturë të re, por nuk kanë gjetur përkrahjen nga ISSH dhe

MPMS.Vetura për këtë shtëpi është e domosdoshme.

--

QIRSKP është i ndarë në tri reparte, në dy reparte janë të vendosur

meshkuj ndërsa në njërin repart femrat. Meshkujt zakonisht janë

vendosur nga një në dhomë, ndërsa femrat nga dy apo më shumë

në një dhomë. Në dhomat e rezidentëve përveç shtretërve

individual dhe nga një dollapi të vogël të cilët tani i kanë vendosur,

nuk ka asgjë tjetër. Pra, nuk kanë dekorime nëpër dhoma, edhe pse

sipas rezidentëve të intervistuar, i'u lejohet që të dekorojnë dhomat

por vetë rezidentët nuk shprehin interesim për një gjë të tillë.

Ndërsa nga ana e stafit nuk ndërmerren këto veprime

(dekorimi/zbukurimi i dhomave të rezidentëve). Edhe pse tani i'u

është vendosur nga një dollap i vogël (deri më tani nuk ka pasur

asgjë), në të parashihet të vendosen vetëm nga një sapun dhe

peshqir, ndërsa për gjërat e tjera personale, rezidentët shprehen se

nuk kanë siguri që t'i vendosin përshkak se i'u merren nga

rezidentët e tjerë.

Numri i rezidentëve në SHIB, sillet rreth 10 rezidentë. Rezidentët e

vendosur në këto shtëpi, pranohen nga komisioni përkatës në

kuadër të regjionit prej nga janë rezidentët, dhe për t'u pranuar në

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 27: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

25

SHIB duhet t'i plotësojnë kriteret e përcaktuara ligjoreSHIB-të janë

të ndërtuara në shtëpi dykatëshe, të përbërë prej dhomave të

gjumit, kuzhinës me tavolinë të bukës, dhomës së ditës (ndejës),

banjove dhe nga një sallë të vogël për aktivitete fizike. Në çdo

dhomë janë të vendosur nga dy e më shumë shtretër, dhomat e

femrave dhe të meshkujve janë të ndara.

Dhomat e ditës janë të mbajtura mirë, të pastërta, me orendi të

mira, me tepihë. Në çdo dhomë kishte nga dy ormane. Në SHIB në

Gjilan, disa nga dhomat e gjumit të kësaj shtëpie ishin të

zbukuruara me piktura e fotografi, kishte libra të ndryshëm,TV dhe

radio në dhoma të gjumit, si dhe kompjuter, i cili përdorej nga njëri

rezidentë. Gjithashtu edhe në SHIB-të tjera dhomat ishin të

mbajtura mirë, por nuk ishin shumë atraktive.

ISSH ka kuzhinën dhe sallën e ngrënies, e cila ishte mjaft e madhe

dhe e pastër. Kuzhina ishte e pajisur me shporet elektrik, fritezë dhe

makinën për larjen e enëve. Ushqimi shërbehej tri herë gjatë ditës,

ai është i pëlqyeshëm për rezidentët por ndonjëherë i

pamjaftueshëm, jo si sasi por kanë nevojë edhe për ndonjë racion

shtesë më vonë në mbrëmje apo ndërmjet racioneve, p.sh. fruta

etj., në mënyrë që ushqimi tri herë në ditë t'u mjaftojë. Ujë të

Personave të vendosur në këto institucione, duhet krijuar

kushte të pranueshme për jetesë, duku i'u ofruar trajtim dhe

akomodim njerëzor. Këta rezidentë nuk gjenden prej dëshirës në

këto institucione, dhe kjo është mbështetja e vetme për ta.

4. Kuzhina dhe ushqimi

Page 28: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Në ISSH rezidentët janë të ndarë në dy objekte, në njërin janë të vendosur ata të cilët mund të lëvizin vetëm,ndërsa ata të cilët kanë gjendje më të rëndë janë të vendosur në objekt të veçant i cili gjendet në përdhesë.

16

26

pijshëm kanë mjaftueshëm, ambienti ku merret ushqimi është i

përshtatshëm me tavolina adekuate, ndriçim, temperaturë dhe

ventilim të përshtatshëm. Rezidentët të cilat janë në gjendje më të

mirë shëndetësore ushqehen në sallën e ngrënies, ndërsa ata të

cilët nuk e kanë gjendjen shëndetësore të mirë , ushqehen në hollin

e ndërtesës në të cilën janë të vendosur, por këtu kushtet nuk janë

shumë të mira, tavolina është e vogël dhe jo e përshtatshme.

SHK-të dhe SHF-të kanë nga një kuzhinë të vogël, me shporet

elektrik, frigorifer, makinë për larjen e enëve. Ushqimi përgatitët

nga stafi i shtëpive dhe servohet tri herë në ditë. Me gjëra

ushqimore furnizohen nga ISSH në baza mujore. Rezidentët

ushqehen në sallën e ndejës, ku në njërin nga këndet e këtyre

shtëpive është e vendosur nga një tavolinë për ngrënien e ushqimit.

Rezidentët shprehen të kënaqur me ushqimin dhe shërbimin. Njërit

nga rezidentët në SHK Shtime i jepet dietë special pasi vuan nga

diabeti.

--

QIRSKP ka kuzhinën dhe dy salla të ngrëniës (një për rezidentë dhe

një për stafin), ka tre shporet elektrik dhe me plin, si dhe një

ventilator. Kuzhina ishte duke u rregulluar që të ketë mundësi me u

përgatitë aty ushqimi, pasiqë për momentin ushqimi është i

kontraktuar nga jashtë (restorane) dhe rezidentëve u servohet tri

herë në ditë (dy herë shujtë e ngrohtë dhe një herë e thatë).

Rezidentët e intervistuar kanë shprehur ankesa në njëllojshmërinë

e ushqimit, sidomos në dy racionet atë të mëngjesit dhe të darkës,

megjithatë shprehën se sasia iu mjafton dhe nuk mbesin të uritur.

Ambienti ku shërbehet ushqimi është i mirë, ka tavolina dhe karrika

16

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 29: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

27

të përshtatshme për ushqim.

Ujë të pjshëm kanë vazhdimisht në dispozicion. Furnizimi me ujë

bëhet nga ujësjellësi i qytetit, por megjithatë kanë një pus, si dhe

rreth 1500 litra ujë rezervë të cilin e kanë vendosur në kulm të

institucionit për raste të mungesës së ujit.

Gjithashtu SHIB-të kanë nga një kuzhinë të zakonshme, të llojit

shtëpiake, të përbërë nga shporetë elektrikë, frigoriferë, lavabo,

makinë për larjen e enëve, si dhe elementet e tjera përcjellëse.

Ushqimi përgatitet tri herë në ditë, ku gjatë përgatitjes së ushqimit

marrin pjesë edhe rezidentët të asistuar nga stafi i shtëpive.

Ushqimi ishte i pëlqyeshëm në përgjithësi, por rezidentët

dëshirojnë që të kenë më shumë gjellëra dhe diçka të lehtë për një

racion shtesë në mbrëmje. Në disa nga SHIB-të (Mitrovicë, Gjilan),

nga një racion i ushqimit u sillet i gatshëm, p.sh. burek me jogurt,

kifle etj.Ujë të pijës kanë mjaftueshëm.

Ambienti ku ushqehen është i përshtatshëm me tavolina dhe

ndriçim adekuat, temperaturë dhe ventilim të përshtatshëm. Por

duhet cekur SHIB në mitrovicë, në të cilën hapësira e kuzhinës dhe

sallës së ngrënies është shumë e vogël dhe e papërshtatshmë për

10 rezidentë.

Duhet tu krijohen kushtet që këta persona të kenë mundësi të

ushqehen sa herë që dëshirojnë dhe të ju ofrohen ushqimet e

pëlqyeshme nga ta, pavarësisht mënysë së paracaktuar ditore.

Page 30: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

28

5. Higjiena personale

Rezidentët e ISSH-së mund të pastrohen çdo ditë, të cilëve për tu

pastruar u ndihmon stafi i Institutit. Rrobat ju pastrohen nga stafi

varësisht prej nevojës. Në ISSH rrobat e palara dorëzohen në

lavanteri dhe merren të pastërta. Mbulesat e shtratit pastrohen

varësisht prej nevojës. Disa nga rezidentët e intervistuar shprehen

se shumicën e kohës shtretërit janë pa çarçafë. Banjot kanë ujë të

ngrohtë vazhdimisht, dhe të vendosurit mund të pastrohen sa herë

të duan. Për pastrimin e rezidentëve punojnë 21 ndihmës të cilët i

pastrojnë shumicën e tyre, sepse ata nuk janë të aftë të pastrohen.

Banjot dhe toaletet ishin të përbashkëta për femra dhe meshkuj.

Produkte higjienike ka mjaftueshëm, si sapun, shampon,

detergjente etj.. me përjashtim të brushave dhe pastave të

dhëmbëve të cilat në disa SHK/F mungonin (SHF Shtime, Ferizaj

etj.)

Në ISSH është një frizer (berber) i cili kujdeset për mirëmbajtjen e

flokëve të rezidentëve, ndërsa në SHK dhe SHF nuk ka të angazhuar

pastrues apo mirëmbajtës dhe për qethjen dhe obligimet e tjera

ndaj rezidentëve, përkujdesen vetë stafi. Në SHK në Kamenicë për

mirëmbajtjen e flokëve të rezidentëve të kësaj qendre angazhohet

vetë menaxheri i qendrës.

SHK-të dhe SHF-të kanë nga një banjo për rezidentë, ku sikurse për

pastërtinë e rezidentëve poashtu edhe të objektit në tërësi

kujdesen stafi i SHK-ve dhe SH-ve. Rezidentët pastrohen sipas

nevojës. Për pastrimin e rrobeve kanë nga një makinë për larjen e

rrobave dhe nga një për tharjen e rrobave, por këto makina

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 31: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

29

shpeshherë nuk funksionojnë dhe ka mjaft vështirësi për riparimin

e tyre. Në këto institucione, zakonisht përdoren toalete të

përbashkëta për femra dhe meshkuj.

Në SHF dhe SHK në Shtime, gjatë kohës kur ndalet energjia

elektrike, ndalet edhe uji. Poashtu edhe në SHK-të tjera herë pas

here ka ndërprerje të ujit (Ferizaj, Deçan,Vushtrri).

--

QIRSKP ka dy banjo të mëdha për rezidetë dhe një për stafin. Ujë të

nxehtë ka vazhdimisht 24 orë dhe ishin mjaftë të pastërta, duke

përjashtuar njërën ngaWC-të e cila ishte e zhytur.

Rezidentët mund të pastrohen çdo ditë, duke i'u ndihmuar stafi i

Qendrës. Rrobat u pastrohen nga stafi varësisht prej nevojës.

Rrobat e palara dorëzohen në lavanteri dhe merren të pastërta.

Mbulesat e shtratit pastrohen çdo javë, si dhe varësisht prej nevojës

edhe më shpesh. Në këtë qendër kanë një frizer i cili kujdeset për

mirëmbajtjen e flokëve të rezidentëve, por rezidentët femra

ankohen për mungesën e frizerit adekuat për to. Të gjithë

rezidentët ishin të qethur në mënyrë standarde dhe ishin të pastërt.

Në SHIB-të, rezidentët të cilët janë në gjendje për t'u pastruar,

pastrohen vetë, ndërsa të tjerëve u ndihmon stafi. Nuk kanë

kufizime, mund të pastrohen sa herë që kanë nevojë. Rrobat i

pastrojnë me makinat për larjen e rrobave. Zakonisht kanë nga një

makinë për larje dhe një për tharjen e rrobeve. Ndërrimi/pastrimi i

çarçafëve zakonisht bëhet çdo javë apo një herë në dy javë.

Produkte higjienike si: letër toaleti, sapun, shampon etj., ka

mjaftueshëm, por rezidentët shprehen të pakënaqur me kualitetin

Page 32: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

30

e tyre. Në SHIB në Gjilan, herë pas here ka ndërprerje të ujit dhe

pastaj kanë vështirësi sa i përket mbajtjes së higjienës.

Banjot dhe toaletet janë të përbashkëta për femra dhe meshkuj,

gjithashtu dyert e toaleteve janë pa çelësa.

Në përgjithësi ISSH, SHK-të, SHF-të, QIRSKP dhe SHIB-të kanë

nevojë për më shumë staf ndihmës.

Të gjithë rezidentët e vendosur në këto institucione bartin rroba

civile, të cilat ua siguron ISSH, SHK-të apo SHF-të përmes

organizatave të ndryshme si: Kryqi i Kuq, KFOR-i, KARITAS-i etj.

Sipas menaxherëve të SHK-ve problem kanë me veshjet e

brendshme të cilat duhet t'i sigurojnë vetë nga Peti-keshi,

rezidentët e intervistuar në SHK në Kamenicë ankohen se u

mungonin pixhamat. Ndërsa sa i përket mbulesave dhe çarçafëve

ka ankesa se ato nuk janë ndërruar me të reja që prej hapjes së SHK-

ve, e duke pasur parasysh që këta rezidentë kanë nevojë për

ndërrim dhe mirëmbajtje më të shpeshtë, mund të thuhet se është

e vështirë për t'u mirëmbajtur.

Në SHK Vushtrri, për sigurimin e veshmbathjes së rezidentëve

kujdeset menaxheri i kësaj qendre, i cili i siguron përmes

organizatave të ndryshme e herë herë edhe vetë j'u blenë rrobe

Plotësimi me staf adekuat, është nevojë urgjente për këto

institucione, përndryshe funksionimi i tyre në mënyrë standarde

është i kufizuar.

6.Veshmbathja

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 33: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

31

rezidentëve. Gjithashtu xhamia e Hajvalisë për çdo vit ju dhuron

rroba rezidentëve tëSHK nëVushtrri.

--

Edhe për rezidentët e QISHSH-së, rrobat sigurohen përmes

organizatave të ndryshme: Kryqi i Kuq, KFOR-i, KARITAS-i etj..

Poashtu SHIB-të përkujdesen për sigurimin e rrobeve për

rezidentët e tyre, por të njëjtit ankohen se edhe këta ballafaqohen

me mungesë të rrobeve të brendshme.

ISSH ka shërbimin primar dhe shërbimin psikiatrik, ka një mjek të

përgjithshëm me normë të plotë i cili punon nga 8-16 si dhe një

psikiatër me normë jo të plotë, përkatësisht vjen vetëm një herë në

javë. Instituti ka edhe ambulantën e cila ishte në gjendje të mirë,

kishte një barnatore të vogël, sterilizatorin e mjeteve, një tavolinë

për punë, një EKG dhe një set të vogël kirurgjik. Ne këtë ambulante

përveç mjekut të përgjithshëm (i cili është specialist i mjekësisë

familjare), punojnë edhe 12 teknik medicinal të cilët kujdestarojnë

me ndërrime. Stafi teknik mban protokollin e të vizituarve nga

mjeku, të gjithë rezidentët kanë dosjet e tyre të vendosura nëpër

fajlla të rinj, por nuk kanë qasje në dosjet e tyre. Në këtë Institut,

SHK-të dhe SHF-të mungon psikologu. Kanë një punëtorë social

Furnizimi me rroba duhet të bëhet në mënyrë të rregullt dhe tu

përgjigjet kërkesave adekuate. Është urgjente që ISSH, SHK-të

dhe SHF-të, të furnizohen me çarçafë dhe batanije, në

përgjithësi shtrojë dhe mbulojë.

7. Përkujdesja shëndetësore

Page 34: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

32

për ISSH, SHK dhe SHF, por që është vendosur në ISSH, ndërsa me

rezidentët eSHK-ve dheSHF-ve ka kontakte shumë të rralla.

Nëse rezidentët e ISSH-së kanë nevojë për ndonjë shërbim shtesë

specialistik, ata e shfrytëzojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në

Shtime, e po ashtu dërgohen edhe në QKUK në Prishtinë.

Rezidentët e intervistuar shprehen të kënaqur me përkujdesin

shëndetësor, medikamentet i marrin rregullisht të cilat u'a japin

teknikët medicinal.

Rezidentët e këtyre institucioneve kontaktet më të shpeshta i kanë

me infermierët dhe teknikët ndërsa me mjekët më rrallë. Disa nga

rezidentët e intervistuar janë të kyçur në terapi vokacionale disa jo.

Ata shprehin interesim për qepje, vizatim dhe aktivitete të tjera

relaksuese.

Në ISSH furnizimi me barna është i mjaftueshëm dhe barnat ishin

me afat. Ndërsa duhet cekur që gjatë vizitës sonë anti-shok terapia

nuk ka qenë e kompletuar, gjithashtu mungonte protokolli i

sterilizimit të mjeteve (nuk kontrollohej fare sterilizimi i mjeteve),

gjatë dy vizitave në ISSH mungonte oksigjeni dhe nitroglicerina,

një bari i domosdoshëm për raste emergjente në ISSH. Në

përgjithësi barnatorja ishte e pastër dhe e rregullt.

Ndërsa në SHK-të dhe SHF-të përkujdesja shëndetësore është nën

nivel. Shërbimet mjekësore zakonisht i marrin në Qendrat e

Mjekësisë Familjare në komunën e tyre, ndërsa sipas organizimit të

këtyre shtëpive, për përkujdesjen shëndetësore të rezidentëve të

SHK-ve dhe SHF-ve duhet të kujdeset stafi mjekësor nga ISSH, por

duke marrë parasysh distancën mes ISSH-së dhe Shtëpive të

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 35: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

33

Komunitetit (p.sh. Kamenicë, Deçan, Vushtrri, etj) është e

pamundur që të shfrytëzohen këto shërbime shëndetësore. Në

SHK në Deçan kishte rezidentë të cilët kishin nevojë për trajtim

psikiatrik të rregullt, por vizitat nga psikiatri i ISSH është e

pamundur të realizohen me rregull. Dhe në këtë mënyrë vet stafi i

SHK në Deçan përkujdeset për vizita të herë pas hershme

psikiatrike në Shtëpinë e Shëndetit, megjithëse plani i trajtimit nuk

ndryshon për kohë të gjatë, nga SHK në Kamenicë, vizitat

mjekësore i realizojnë në mjekësi familjare, ndërsa ato psikiatrike

nëGjilan.

Por edhe pse mungon një marrëveshje mes MPMS dhe MSH për

trajtimin e këtyre rezidentëve nëpër institucione shëndetësore

publike, kanë hasur në mirëkuptim dhe bashkëpunim me këto

institucione, ku rezidentët për problemet shëndetësore vizitohen

pa ndonjë pengesë në mjekësinë familjarendërsa shërbimet

psikiatrike i marrin në Qendrën e Shëndetit Mendor.. Mirëpo këto

vizita bëhen vetëm në rast nevoje, e nuk përcillen vazhdimisht. Në

SHK dhe SHF është e nevojshme që psikiatri të përcjell vazhdimisht

gjendjen e rezidentëve e jo vetëm në raste të përkeqësimit të

gjendjes së tyre. Rezidentët kanë shumë pak informacione mbi

trajtimin që ata marrin, dhe se ata nuk e japin fare pëlqimin e tyre

për trajtim, por sipas stafit të institucioneve, rezidentët nuk janë në

gjendja ta kuptojnë planin e trajtmit dhe nuk e kundërshtojnë

trajtimin.

Për rezidentët me terapi të rregullt, barnat merren njëherë në muaj

nga ISSH, ndërsa të tjerat për raste akute sigurohen nga

institucionet e shëndetësisë publike në të cilat vizitohen. Barnat që

nuk i kanë as institucionet e shëndetit publik, atëherë blehen nga

Page 36: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

34

Peti Keshi.

Të dhënat (dosjet) mjekësore dhe medikamentet për rezidentët e

ISSH-së, ishin të vendosura në objektin në të cilin gjendej

ambulanta e ISSH, ndaras nga objekti i banimit të rezidentëve.

Terapia u dërgohej nga ambulanta tek dhomat e qëndrimit të

rezidentëve dhe u shpërndahej në bazë të dozetave të rregulluara

për secilin rezident veç e veç.

Nuk kanë protokoll për trajtimin e rasteve me sjellje violente,

gjithashtu u mungon një udhëzues se si të veprojnë me këto raste.

Sipas stafit të institucioneve, këto raste i trajtojnë me

medikamente që i kanë të rekomanduara nga mjeku për rastet

sipas nevojës, megjithatë mungesa e një protokolli i cili do të

zbatohej edhe nga stafi i mesëm len hapësirë për të menduar se

stafi mund të vihet në rrezikshmëri.

--

Në QIRSKP shërbimi shëndetësor është i organizuar në masë jo të

mjaftueshme si për nga personeli i mesëm mjekësor po ashtu edhe

nga mjekët e përgjithshëm dhe mjekët specialist. Numri i

personelit të mesëm që përbehet kryesisht nga teknikët dhe

ndihmës-teknikët është i pamjaftueshëm sidomos në ndërrimet e

natës. Për çështjet shëndetësore kujdesej vet menaxheri iQIRSKP, i

cili është mjek me profesion. Sherbimin psikiatrik e marrin kohë

pas kohe, ku është i angazhuar një neuropsikiatër nga Ferizaj në

mënyrë vullnetare. Në QIRSKP mungonte psikologu dhe punëtori

social.

Ambulanta e këtij institucioni posedon tensiometrin, termometrin,

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 37: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Vizita monitoruese në QIRSKM është realizuar më 16.08.2010Shumica e rezidentëtve janë nën terapi të tillë, dhe në asnjë rast nuk duhet t'u ndërprehet kjo terapi

17

18

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

35

një set të vogël për kirurgji, sterilizatorin e mjeteve, një barnatore

dhe një tavolinë për punë.

Sikurse rezidentët e ISSH-së, poashtu edhe rezidentët eQIRSKP-së

nëse kanë nevojë për ndonjë shërbim shtesë specialistik, dërgohen

në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtime, duke përfshirë edhe

shërbimin stomatologjik. Po ashtu kanë raporte të mira me

Klinikën e Psikiatrisë në QKUK, shërbimet e së cilës mund t'i

shfrytëzojnë sipas nevojës.

Stafi teknik, mban porokollin e të vizituarve nga mjeku. Janë disa

libra të protokolleve, si: protokolli për rezidentët që dërgohen

jashtë institucionit, protokolli për rezidentët që u jepet Moditeni

dhe Akinetoni etj., ndërsa nuk kanë ndonjë protokoll të caktuar për

veprime terapeutike urgjente në rast të përkeqësimit të gjendjes së

ndonjë rezidenti (në aspektin psikiatrik), dhe në anën tjetër

mundësia për intervenim më urgjent të psikiatrit është e kufizuar,

gjithashtu nuk ka ndonjë protokoll apo evidencë për rastet e tentim

suicidit.

Terapia e nevojshme shpërndahet zakonisht me racion të ushqimit,

ndërsa terapia ampullare sipas përshkrimit të mjekut jepet në

vende të caktuara. QIRSKP nuk është e furnizuar rregullisht me

barna, javën e fundit gjatë vizitës monitoruese kishin mbetur pa

terapi , mungonin barnat duke filluar nga lista esenciale, nuk kishte:

analgjetik, antipiretik, antibiotik, po ashtu mungonin barnat që

duhet të përdoren rregullisht për shkak të natyrës së sëmundjes së

rezidentëve në këtë qendër si: Haldoli, Akinetoni, Klorpromazina,

Karbamazepina, Diazepami etj.. Nuk janë gjetur barna me afat të

skaduar, ndërsa janë gjetur disa kanilla të cilave iu kishte skaduar

17

18

Page 38: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

36

afati në Shtator 2006 dhe kishin sasi të konsiderueshme të tyre në

posedim. NëQIRSKM mungonte autoambulanca.

Në SHIB-të, nuk ka mjek të rregullt. Drejtor/udhëheqës të këtyre

shtëpive zakonisht janë drejtorët e Qendrave të Shëndetit Mendor

të regjionit përkatës, dhe rezidentëve të SHIB-ve j'u bëjnë vizita

sipas nëvojës, ndërsa për vizita të rregullta mjekësore dhe

ekzaminime të tjera, rezidentët dërgohen në Qendrat e Mjekësisë

Familjare, apo në Spitalet Regjional dhe në Qendrën Klinike dhe

Univerzitare në Prishtinë.

Kontaktet më të shpeshta i kanë me infermierët, por takimet janë

shumë të shkurtëra dhe nuk janë private për shkak se zakonisht

mbahen në prani të rezidentëve të tjerë.

Medikamentet shpeshherë mungojnë, në SHIB në Gjilan kishte

mungesë të theksuar të barnave, ku vetë rezidentët duhet ta

sigurojnë terapinë, sidomos Akinetonin dhe Moditenin, të cilat

duhet doemosdo t'i marrin. Gjithashtu barna të mjaftueshme nuk

kishin as nëSHIB në Mitrovicë.

Medikamentet që u rekomandohen rezidinetëve të këtyre

institucioneve, i takojnë gjeneratave më të vjetra duhet të j'u jepen

barna sips protokolleve të reja. Barnatoret janë doracake dhe janë

shumë të varfëra.

Rezidentët nuk kanë dosje të rregullta, por përcjellja e gjendjes së

tyre zakonisht bëhet në fletore të thjeshta apo në fleta komjuterike

periodike, edhe pse në planin e trajtimit është e paraparë që të

zhvillojnë terapi okupuese dhe programe edukative, këto nuk

zbatohen rregullisht.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 39: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

37

Të përpilohen protokollet e përgjithshme dhe të veçanta për

evidentimin dhe trajtimin e rezidentëve të vendosur në këto

institucione. Sidomos duhet të kenë protokolle për trajtimin e

rasteve violente, si dhe udhëzuesin se si të veprojnë me këto

raste. Institucionet që menaxhohen nga MSH, duhet të

furnizohen rregullisht me barnat e domosdoshme për trajtimin e

personave të vendosur. Gjithashtu duhet të ndërmerren hapa të

menjëhershëm për plotësimin e stafit profesional.

Rezidentët e ISSH-së, SHK-ve dhe SHF-ve nuk kanë kufizime sa i

përket qëndrimit jashtë dhomave, por kjo varet prej motit. Kur

është kohë e nxehtë më shumë qëndrojnë jashtë në oborr.

Brenda ISSH mund të zhvillohen disa aktivitete si qepja, piktura etj,

por objektet në të cilat gjenden mjetet konkretizuese të punës, janë

shumë të vjetra dhe të dëmtuara, nuk janë të përshtatshme për

këto aktivitete.

Trajnime për rezidentë nuk mbahen, gjithashtu edhe pse shprehin

dëshirën për punësim dhe angazhim nuk kanë mundësi punësimi

brenda apo jashtë institucionit, përjashtim me 2 rezidentë të cilët

kanë gjetur punësim të përkohshëm jashtë institucionit, të cilëve

vetë stafi i Institutit u ka ndihmuar për qasje në punësim.

Për rezidentët-fëmijë të SHF në Shtime dhe në Graçanicë, ofrohet

mundësia e ndjekjes së mësimeve shkollore. Në Shtime, shkollën

speciale e kanë pranë SHF-së, ndërsa ata të SHF-së në Graçanicë

shkojnë në shkollën e qytetit.

8.Administrimi i kohës dhe aktiviteteve

Page 40: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Radio dhe TV kishte vetëm në dhomat e ndejës19

38

Muzika u pëlqen, por nuk kanë mundësi me dëgju sepse nuk kanë

radio nëpër dhoma , poashtu gazeta nuk u shpërndahet asnjëherë

edhe pse ka rezidentë të interesuar për lexim.

Organizimi i aktiviteteve fetare mungon si dhe nuk ka vend të

caktuar ku mund të kryhet ndonjë shërbesë fetare apo të kenë

mbajtur ndonjë ligjëratë me karakter fetar edhe pse shprehin

dëshirën për angazhim në aktivitete fetare.

Po ashtu mungojnë sallat për aktivitete fizike dhe mjetet

rekreative.

--

Edhe rezidentët e QIRSKP nuk kanë kufizime për të qëndruar

brenda apo jashtë dhomave, por kjo varet prej kohës dhe

disponimit të tyre. Brenda institucionit është vetëm një sallë e

aktiviteteve e cila posedon disa instrumente muzikore, një makinë

për qepje dhe mundësinë për të vizatuar. Poashtu është edhe një

tabelë e ping-pongut, por është jofunksionale përshkak se i

mungojnë elemnetet përcjellëse.

Trajnime apo aktivitete edukative për rezidentët e kësaj Qendre

nuk mbahen rregullisht, gjithashtu as për stafin nuk ka trajnime të

rregullta. Nuk janë prezentuar të dhëna nëse këta rezidentë,

ndonjëri prej tyre, është trajnuar për ndonjë veprimtari apo

profesion të cilin do të mund ta kryenin brenda QIRSKP apo jasht

saj. Mungon organizimi i aktiviteteve fetare si dhe nuk ka vend të

caktuar ku mund të kryhet ndonjë sherbesë fetare apo të kenë

mbajtur ndonjë ligjeratë me karakter fetar.

19

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 41: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

39

Pjesën më të madhe të kohës e kalojnë jashtë dhomës së gjumit,

gjatë sezonës së verës qëndrojnë në oborr, ndërsa zakonisht pjesën

më të madhe të kohës e kalojnë në dhomën e ditës ku ka TV dhe

radio. Edhe pse kanë pajisje sportive, nuk i shfrytëzojnë rregullisht,

por në raste të rralla.

Në SHIB-të kanë mundësi të luajnë shah, kanë mjete për atletikë,

pingpong, basketball (p.sh. në Gjilan kanë një fushë të vogël

basketboalli. Ndërsa nuk kanë salla për aktivitete të tjera.

Në SHIB në Gjilan kishintë ndërtuar një serë dhe gjatë tërë verës

ishin furnizuar me perime nga ajo serë.

Në përgjithësi në këto institucione nuk aplikohet terapia grupore

dhe vokacionale, si dhe nuk zhvillohen programe edukative, por

megjithatë duhet përmendet se në disa nga SHIB-të, aplikohet

terapia grupore dhe puna okupuese, por jo në masë të kënaqshme.

ISSH, SHK dhe SHF janë të tipit gjysmë të hapur. Vizitat nuk i kanë

të kufizuar, çdo familjar apo person i afërm mund t'i vizitoj, por këto

vizita janë të rralla ngase shumë nga rezidentët janë të shkëputur

nga familjet e tyre dhe nuk kanë asnjëherë asnjë vizitë, sidomos ata

të cilët janë nga shtete tjera (shtetet e ish-Jugosllavisë) nuk kanë

Rezidentët e institucioneve duhet të kyqen në aktivitete të

ndryshme grupore dhe edukative. Të rregullohen hapësira për

zhvillimin e këtyre aktiviteteve dhe për zhvillimin e veprimtarive

bujqësore gjatë sezonës së verës.

9. Kontakti me botën e jashtme

Page 42: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Nga 58 rezidentët e ISSH-së, vetëm 14 prej tyre janë shqiptarë.Janë vendosur para vitit 1999

20

21

40

asnjë kontakt me familjarët e tyre apo as nuk dinë për familjet e

tyre. Ndërsa disa nga rezidentët kosovar kanë vizita të herë pas

hershme por që janë të rralla, poashtu ka nga ta që edhe shkojnë për

vizitë në shtëpitë e tyre. Në përgjithësi shumica e familjarëve të

tyre nuk shprehin interesim t'i vizitojnë dhe të kenë kontakte me ta.

Nuk ekziston ndonjë dhomë e veçantë për të kaluar kohën me

familjarët.

Shumica nga rezidentët e ISSH janë të komunitetit joshqiptar , që

janë nga vendet e rajonit, kryesisht nga Serbia, të cilët kanë mbetur

që nga koha e paraluftës . Këta rezidentë janë të shkëputur

komplet nga familjet e tyre, e poashtu as shteti serb nuk ka

shprehur gadishmëri për interesim ndaj shtetasve të tyre –

rezidentë në ISSH dhe qendrat e tjera. Por duhet theksuar që nga 58

rezidentët e ISSH-së, 44 nga ta janë jo-shqiptarë, dhe trajtimi ndaj

tyre është i njëjëtë me rezidentët shqiptarë.

Përndryshe vizitat janë te lejuara për të gjithë ata rezidentë që e

kanë këtë mundësi.

---

Edhe në QIRSKP vizitat për rezidentët nuk janë të kufizuara, çdo

familjar apo person i afërm mund t'i vizitoj, por këto vizita janë të

rralla ngase edhe këta rezidentë, shumica nga ta janë të

nacionaliteve të tjera që kanë mbetur që nga paralufta. Ndërsa disa

nga rezidentët kosovar kanë vizita të herë pas hershme por që janë

të rralla, e disa nga ta edhe shkojnë për vizitë në shtëpitë e tyre.

Rezidentët që janë në gjendje për shëtitje, me asistencë të stafit

mund të dalin në shëtitje jashtë institucionit, por në mungesë të

20

21

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 43: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

41

numrit adekuat të stafit këto shëtitje nuk mund të realizohen

rregullisht.

Të gjithë rezidentët e vendosur në SHIB, të cilët kanë familje dhe

dëshirojnë të shkojnë nëpër familjet e tyre për vikende apo më

gjatë, janë të lirë të shkojnë sa herë që duan. Shumica e rezidentëve

në SHIB, zakonisht kanë kontakte me familjarët e tyre dhe

realizojnë vizita të ndërsjellta të herë pas hershme, varësisht prej

nevojës. Poashtu mund të dalin për shëtitje pa përcjellje, dhe nuk

kanë pasur kurfarë problemi.

Një ndër problemet e evidentuara është mungesa e dhomës së

veçantë për pritjen e vizitave nga ana e familjarëve të tyre, pra nuk

ka asnjë dhomë për vizita, duke përfshirë edhe dhomat e veçanta

për kalimin e kohës me anëtarët e ngushtë të familjes së tyre.

Në bazë të intervistimit të rezidentëve dhe bisedave me stafin në

ISSH, raportet mes rezidentëve dhe stafit janë të mira pa ndonjë

ankesë të theksuar. Gjithashtu edhe raportet mes rezidentëve janë

të mira, megjithëse ka nganjëherë konflikte mes tyre, në të

Pasiqë shumica nga rezidentët e këtyre institucioneve nuk kanë

kontakte me familjarët e tyre, duhet të organizohen më shpesh

shëtitje dhe vizita të ndryshme. Të dërgohen në kinema apo

teatër për të shikuar ndonjë shfaqje. Gjithashtu për rezidentët

nga vendet e tjera (jashtë Kosovës), duhet të tentohet të bëhet

zgjidhje për dërgimin në institucionet në vendet prej nga vijnë.

10. Marrëdhëniet mes stafit dhe të vendosurve / mestë vendosurve në institucion

Page 44: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

42

shumtën e herëve janë konflikte verbale e rrallëherë konflikte

fizike. Por megjithatë ka raste të konflikteve mes tyre, në kohën e

mëhershme ka pasur rast kur konfliktet kanë qenë më të rënda

ndërsa tani janë shumë të rralla.. Stafi i institucionit thonë se nuk

kanë ndonjë metodë apo mënyrë të caktuar që e përdorin në raste

të konflikteve të tilla, por vetëm i lënë rezidentët deri sa të

qetësohen vetë.

Në SHK-të ka mungesë të theksuar të stafit, në shumicën e SHK-ve

natën kujdestarojnë zakonisht punëtorët meshkuj, por ka

institucione në të cilat nuk ka të punësuar asnjë mashkull. Pra edhe

kujdestaritë duhet t'i mbajnë vetëm femrat pa kurrfarë sigurimi.Gjatë intervistave të realizuar, nuk është raportuar për përdorimin e

dhunës ndaj rezidentëve.

--

Poashtu në QIRSKP dhe SHIB, raportet mes rezidentëve dhe stafit

janë të mira. Edhe raportet mes rezidentëve mes veti janë të mira,

pa theksuar ndonjë konflikt të natyrës së rëndë. Por sipas stafit të

QIRSKP rol të rëndësishëm në menaxhimin e konflikteve ka stafi i

qendrave. Megjithatë njëri nga rezidentët e QIRSKP e kishte

sulmuar fizikisht infermierën e cila ishte duke i ndihmuar në

përkujdesje.

Në SHIB raportet mes rezidentëve dhe rezidentëve me stafin sipas

të intervistuarve dhe vetë stafit të këtyre shtëpive janë shumë të

mira.

Duhet të rishikohet struktura organizative e stafit për të ofruar

përkujdesje dhe mbrojtje adekuate për rezidentë dhe stafin,

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 45: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

43

veçanërisht për ndërrimet që kujdestarojnë gjatë natës.

Thuajse të gjithë rezidentët e vendosur në këto institucione nuk

kanë bashkëshort/e as brenda institucionit e as jashtë. Sa i përket

marrëdhënieve intime brenda ISSH-së, disa nga rezidentët e

intervistuar shprehen se kanë marrëdhënie mes veti, pasiqë gjatë

ditës qëndrojnë së bashku femra e meshkuj, poashtu banjot në

kohën e vizitës sonë ishin të përbashkëta. Nuk ka rregulla të cilat i

përcaktojnë të drejtat private dhe jetën intime të rezidentëve. Edhe

pse u jepen kontraceptivë femrave në ISSH, nuk është e rregulluar

çështja e mbrojtjes nga shtatëzania e padëshiruar. Para një kohë

një rezidente ka mbetur shtatëzënë brenda Institutit ku edhe e ka

mbajtur shtatëzaninë, pas lindjës fëmija është dërguar në organet

kompetente për përkujdesjen e fëmijëve të cilët nuk kanë

përkujdesje nga familja e tyre.

--

Gjithashtu rezidentët eQIRSKP, për shkak të natyrës së çrregullimit

nuk kanë bashkëshort-e as brenda institucionit e as jashtë. Sa i

përket mardhënieve intime brenda qendrës, ata shprehen se

brenda objektit nuk mund të takohen femrat dhe meshkujt ndërsa

jashtë objektit, në oborr të institucionit deklarohen se mund të

takohen femrat me meshkuj. Sipas tyre, femrave ju jepen

kontraceptivë përmes ampullave.

Rezidentët e SHIB-ve deklarohense brenda institucioneve mund të

qëndrojnë femra dhe meshkuj së bashku gjatë ditës si brenda

11.Të drejtat private dhe familjare

Page 46: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

44

objektit poashtu edhe në oborr. Ndërsa dhomat e gjumit i kanë të

ndara femrat dhe meshkujt dhe sipas rezidentëve të intervistuar,

nuk j'u lejohet të kenë marrëdhënie intime brenda këtyre shtëpive,

si dhe nuk u jepen mjete kontraceptive.

Të gjithë rezidentët konsumojnë cigare por nuk kanë mjaftueshëm.

Alkooli dhe droga, sipas tyre nuk konsumohen në këto institucione.

Sasia e cigareve që u shpërndahen nuk iu përgjigjet kërkesave të

rezidentëve. Për rezidentët e ISSH, SHK-ve dhe SHF-ve, furnizimi

me cigare bëhet nga bonat-të hollat që u ndahen këtyre

rezidentëve. Për secilin rezidentë ndahen nga 10 euro në muaj, për

nevojat e tyre personale, të cilat zakonisht përdoren për blerjen e

cigareve. Me menaxhimin e këtyre te hollave merret stafi i

institucioneve.

--

Në QIRSKP çdo rezidenti që konsumon duhan u jepet nga një pako

cigare gjatë ditës, ndërsa alkooli dhe droga nuk konsumohen as në

këtë qendër.Cigaren e pinë thuajse të gjithë rezidentët.

Duhet të ndërmerren masa për rregullimin e çështjeve intime

brenda këtyre institucioneve si dhe të rregullohet çështja e

shtatëzanisë dhe e trajtimit të rregullt me mjete kontraceptivë.

Të mbahen trajnime mbi vetëdijësimin për parandalimin e

shtatëzanisë së padëshiruara dhe sëmundjeve seksualisht të

transmetuara.

12.Cigaret, alkooli dhe droga

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 47: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Rregullorja Nr.08/2008 për organizimin e brendshëm të punës për ISSH, neni 53 dhe 5422

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

45

Rezidentët e SHIB-ve, cigarët të cilat i konsumojnë i sigurojnë vetë

nga të ardhurat e pensionit të tyre apo u dërgohen përmes familjes

së tyre.

Në kuadër të stafit të ISSH-së është paraparë të themelohet

komisioni disiplinor i shkalles së parë në përbërje prej 3 anëtareve, i

cili është përgjegjës për shqyrtimin e rasteve që kanë të bëjnë me

prishjen e rendit shtëpiak. Mirëpo nuk kemi marrur informata për

funksionimin e këtij komisioni dhe natyrës së rasteve të shqyrtuara.Sa i përket ankesave dhe kërkesave, e të ngjashme nga ana e

rezidentëve, nuk ka ndonjë sistem të caktuar për parashtrimin e

tyre, çfarëdo që kanë nevojë e bëjnë gojarisht dhe përgjigjiet i

marrin gojarisht. Të gjitha këtyre institucioneve i'u mungon kutia e

ombudspersonit për parashtrimin e ankesave.

Gjatë të gjitha vizitave dhe intervistave të realizuara, ka pasur

ankesa të shumta për sasinë e pamjaftushme të cigareve që u

shpërndahet rezidentëve. Shpërndarja e cigareve duhet bërë në

mënyrë sa më racionale në mënyrë që sadopak rezidentët mos

ta ndien mungesën e tyre.

Duhet të ketë një sistem të unifikuar për parashtrimin dhe

procedimin e ankesave në këto institucione. Të njoftohen

rezidentët në të drejtën në ankesa dhe të ketë ndihmës të

paanshëm, të cilët do t'i ndihmonin rezidentëve për adresimin e

ankesave dhe kërkesave të tyre. Poashtu edhe nga ana e

Institucionit të Ombudspersonit duhet të vendosën kutitë e

ankesave në çdo institucion të tillë.

13. Peticionet, ankesat dhe procedurat disiplinore

22

Page 48: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

46

14. Mungesa e stafit

Në përgjithësi si në ISSH, SHK dhe SHF, si dhe në QIRSKP dhe SHIB,

ka mungesë të theksuar të stafit. Në asnjërën nga institucionet e

lartëcekura nuk ka psikologë të rregullt, punëtor social ka vetëm në

ISSH dhe QIRSKP. Përjashtim me SHIB-të në institucionet e tjera

mungon psikiatri i rregullt. Në SHIB gjendja është më e mirë, pasiqë

janë të lidhura direkt me Qendrat e Shëndetit Mendor dhe psikiatri

nga këto qendra është në dispozicion të tyre sa herë që kanë nevojë.

Gjithashtu ka mungesë të stafit të mesëm (infermierë dhe stafi

ndihmës).

Në ISSH, në të cilin janë të vendosur 58 klientë, aktualisht punojnë

vetëm 22 punëtorë ndihmës në tre ndërrime, poashtu në SHF dhe

SHK ka mungesë të theksuar të stafit, zakonisht kujdestarojnë nga

një ose nga dy punëtor.

Edhe pse natyra e trajtmit të rezidentëve të këtyre institucioneve,

është e veçantë dhe kërkon trajtim të veçantë, këtu mungojnë

logopedi, specialistët për shëndet mendor psikiatrik të fëmijëve,

mungon roja, etj..

Edhe pse ka mungesë të theksuar të stafit në të gjitha institucionet,

stafi aktual përkundër vështërësive në punë, ata nuk marrin asnjë

benificion shtesë. Kujdestaritë nuk j'u paguhen si dhe nuk është

paraparë të paguhen shtesë për rrezikshmërinë në punë. kanë qenë

të sulmuar nga rezidentët.

Mungon nivelizimi i pagave në mes të institucioneve të llojit të

njëjtë nga regjioni në regjion. Poashtu ka dallime edhe mes

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 49: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Përderisa paga e kryeteknikut në ISSH është 260 euro, e atij në QIRSKM është 330 euro. Dallime të ngjashmeka edhe tek stafi tjetër.

23

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

47

punëtorëve të ISSH dhe QIRSKP, të cilët thuajse e bëjnë punën e

njejtë, por ka dallime në lartësinë e pagave të tyre.

Duhet inkurajuar punën e stafit të këtyre institucioneve, të cilët

përkundër vështirësive e bëjnë një punë të mrekullueshme,

sidomos moshën e re të kyçur në këto institucione.

Mungojnë trajnime të vazhdueshme për stafin e mesëm. Në disa

raste të vetmet trajnime që i kanë ndjekur, kanë qenë për ndihmën

e parë, por jo rreth trajtimit të rezidentëve, të cilët janë të një

kategorie të veçantë që duan angazhim të posaqëm. Ka mungesë

të kapaciteteve në trajtimin e personave me sëmundje mendore që

nga momenti i parë i kontaktit me ta, metodat e komunikimit si dhe

psiko-arsimi i tyre.

Ministritë kompetente duhet të bëjnë nivelizimin e pagave për

stafin e këtyre institucioneve, të paguhen kujdestaritë, si dhe

t'ju njihet e drejta për benificione nga rrezikshmëria në punë. Të

sigurohen mjete për angazhimin e stafit adekuat të nevojshëm.

Duhet organizuar metodologjinë e mbajtjes së trajnimeve të

rregullta për stafin e institucioneve. Në kuadër të projektit të

monitorimit të këtyre institucioneve, QKRMT ka organizuar

trajnime për stafin e institucioneve të shëndetit mendor, si dhe

do të organizojë edhe në të ardhmen.

15. Ngritja profesionale e stafit

23

Page 50: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

Personat për ekzaminim, sjellen nga Qendrat e Paraburgimit, si dhe nga Qendrat Korrektuese.Arsyeja pse i mbajnë të lidhura për shtrati është se hapësira ku janë të vendosur në KP, është e tipit të hapurdhe për shkaqe sigurie i mbajnë të prangosura.

24

25

48

NJËSIA PSIKIATRIKE NË PRISHTINË

Në kuadër të këtij projekti, është monitoruar edhe Njësia

Psikiatrike në Prishtinë (NjP), në pjesën ku trajtohen personat e

privuar nga liria. Kjo njësi shërben për ekzaminimin psikiatrik të

paraburgosurve dhe të dënuarve, për të cilin ekzaminim kërkohet

nga gjykata. Qëndrimi në këto institucione zgjatë rreth një muaji,

dhe pas ekzaminimeve nga ana e eksertëve psikiatrik, personat e

ekzaminuar kthehen në institucionet nga të cilat kanë ardhur .

Trajtimi i këtyre personave bëhet nga stafi i Klinikës Psikiatrike të

QKUK-së, ndërsa për sigurinë e personave të privuar nga liria,

kujdeset stafi nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Kjo njësi përbëhet prej2 dhomave, dhe në to mund të vendosen 8

persona. Në hapësirën e ndarë për Njësinë Psikiatrike (NjP),

vendosen vetëm meshkujt, ndërsa për femra nuk ka hapësirë të

mjaftueshme dhe për arsye sigurie janë të detyruar që femrat t'i

vendosin në Klinikën Psikiatrike, ku mbahen pacientët e tjerë.Gjatë

trajtimit të femrave në këtë institucion, në mungesë të kushteve

adekuate i mbajnë të prangosura për shtrati dhe vazhdimisht janë

nën mbikçyrjen e gardianeve ngaQK në Lipjan.

Akomodimi dhe trajtimi i personave të privuar nga liria të cilët janë

të vendosur në këtë njësi, është i ngjashëm me trajtimin në burgje.

Vazhdimisht janë të mbyllur, përveç një shëtitje të shkurtër ditore.Objekti i NjP nuk i plotëson as kushtet minimale për trajtim dhe

ekzaminimin e personave të privuar nga liria. Në kuadër të

strategjisë për vitin 2008 të Ministrisë së Shëndetësië, ka qenë i

planifikuar ndërtimi i Institutit të Psikiatrisë Ligjore (IPL), mirëpo ky

projekt deri më tani nuk ka filluar të implementohet.

24

25

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 51: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

49

Ekzaminimi psikiatrik bëhet nga stafi profesional i KP-së, të cilët

realizojnë vizita ditore dhe intervista individuale me të vendosurit

në NjP.

Pas qëndrimit të caktuar në këtë institucion, përkatësisht pas

përfundimit të ekzaminimit psikiatrik, ekipi i caktuar në përbërje

profesionale nga psikatrit dhe psikologët, përpilon raportin-

ekspertizën psikiatrike, të cilën u'a dërgon gjykatës apo organit që

ka kërkuar ekzaminimin psikiatrik.

Ushqimi i'u servohet 3 herë në ditë, racioni i drekës i'u dërgohet nga

QP në Prishtinë, ndërsa racioni i mëngjesit nga QKUK, për të cilin

ankohen se është shumë i dobët dhe i pamjaftueshëm.Banjot nuk janë adekuate dhe pastërtia është e vështirë për ta

mbajtur. Vizita nga familjarët kanë mundësi të realizojnë sipas

procedurave të SHKK-së. Aktivitete të çfarëdo natyre qofshin nuk

kanë mundësi të realizojnë.

Objekti për trajtimin e këtyre personave nuk i plotëson

standardet e trajtimit, dhe urgjentisht duhet të ndërtohet një

institucion i veçantë nga ai i KP-së, në mënyrë që trajtimi dhe

ekzaminimi t'u përgjigjet kategorisë së personave të vendosur

në NjP. Është shqetësuese sidomos qëndrimi i femrave të

paraburgosuara/të dënuara, të cilat vendosen në të njëjtën

klinikë ku trajtohen pacientët me çrregullime mendore. Mbajtja

e personave me duar të lidhura për shtrati është shkelje e të

drejtave të njeriut dhe kjo gjendje duhet evitohet sa më parë.

Page 52: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

50

PËRMIRËSIMET NË INSTITUCIONET E SHËNDETITMENDOR GJATË PERIUDHËS SË MONITORIMIT

QKRMT me kënaqësi paraqet se mund të vërehen disa përmirësime

që janë bërë gjatë periudhës së monitorimit.Pas vizitës së parë monitoruese në SHK në Ferizaj, QKRMT kishte

shprehur shtesimin për kushtet e banimit në këtë shtëpi.

Dyshemeje ishte e prishur, kishte lagështi në secilen dhomë,

instalimet elektrike nuk funksiononin, etj.. Mirëpo pas një kohë

relativisht të shkurtër kjo shtëpi është renovuar në tërësi dhe

situate është përmirësuar.

Në SHF në Shtime, gjatë vizitës së parë monitoruese ekipi i QKRMT

kishte hasur në kushte jo të mira të banimit dhe trajtimit të fëmijëve

në këtë shtëpi. Ndërsa në vizitën e dytë të realizuar në Shkurt 2011,

kjo shtëpi ishte renovuar dhe tani ambient dhe jetesa në këtë shtëpi

është konformë standardeve. Tani dhomat kanë dyer, ormane,

shtrojë dhe mbulojë, të gjitha dritat elektrike janë në funksion.

QKRMT mirëpret përmirësimet e tilla edhe në institucionet e tjera,

dhe në vazhdim do të përcjell zbatimin e rekomandimeve të dalura

nga ky raport.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 53: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

51

REKOMANDIMET

Çështjet ligjore

Kategorizimi i rezidentëve

Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore

Të nxjirret një Ligj i veçant për Shëndetin Mendor me të

cilin do të rregulloheshin funksionimi, kushtet, kriteret për pranim

si dhe trajtimi i personave të vendosur në institucionet e shëndetit

mendor;Kujdestarët ligjor të caktuar për rezidentët e ISSH-së, SHK-

ve dhe SHF-ve, duhet të jenë më aktivë dhe t'i mbrojnë të drejtat e

tyre ashtu siç u'a përcakton ligji. Sidomos këta rezidentë duhet

përfaqësuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre edhe në çështjet

trashëgimore. Përveç rezidentëve që kanë kujdestarë, poashtu

edhe të tjerëve duhet t'ju njihet dhe realizohet e drejta në

trashëgimi ashtu siç e parasheh ligji.

Të bëhet zgjidhje për mbipopullimin në ISSH, të bëhet

kategorizimi i rezidentëve sipas moshës dhe diganozës .Të bëhet deinstitucionalizimi i ISSH-së dhe QIRSKP-së,

duke u shpërndarë rezidentët në Shtëpi të Komunitetit dhe në

Shtëpi Integruese në Bashkësi, të cilat pos që menaxhohen më

lehtë, edhe trajtimi ndaj rezidentëve është më adekuat;Të krijohen institucione të veçanta për strehimi të

rezidentëve pas moshës 65 vjeçare.

Kapacitete profesionale duhet të jenë adekuate në numër

dhe në kategoritë e personelit (psikiatër, mjekë të përgjithshëm,

Page 54: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

52

infermierë, psikologë, terapeistë, punëtor social, logoped

,fizioterapeut etj), dhe te kenë trajnime profesionale të

vazhdueshme;

Të bëhet nivelizimi i pagave për stafin e këtyre

institucioneve, si dhe të parashihet rrezikshmëria në punë,

gjithashtu të paguhen edhe kujdestaritë në mënyrë që mos të bie

motivimi i stafit;QKRMT rekomandon që furnizimi me barna esenciale,

barna emergjente dhe me barna specifike për QIRSKP dhe SHIB-të,

të garantohet rregullisht duke pasur parasysh natyrën e

çregullimeve të këtyre rezidentëve;Në QIRSKP të sigurohen kuti të posaçme për shpërndarjen

e terapisë;Protokoli trajtuese i secilit rezidentë duhet të shqyrtohet

dhe rishiqohet varësisht nga ecuria dhe nga remisioni eventual i

gjendjës shëndetësore;Të pergatiten urgjentisht protokolle dhe udhërrëfyes

adekuat për trajtimin e rasteve me sjellje agresive. Këto protokolle

do të ndihmonin rezidentët në tejkalimin e shpejtë të krizës në

njërën anë dhe në anën tjetër do të ulej rrezikshmëria për stafin

mjekësor, me menaxhimin e shpejtë dhe adekuat të krizës së

rezidentit;Shtëpitë e Komunitetit në regjionin e të cilave ka Qendër të

Shëndetit mendor, të arrihet marrëveshje, që rezidentët e SHK-ve

të vizitohen rregullisht tek psikiatri, e jo vetëm në raste të krizave;Çdo institucion duhet t'u ofroj kushte materiale, ambient të

përshtatshëm për trajtim adekuat dhe mirëqenie psikosociale të

rezidentëve duke ju ofruar shërbime multidiciplinare, përfshirë:

aktivitete rehabilituese dhe terapeutike, qasje në terapi

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 55: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

53

profesionale, terapi grupore, individuale, psikoterapi, etj..

Të gjithë rezidentëve të këtyre institucioneve duhet t'ju

ofrohen shërbime dhe kushte adekuate të jetesës, duke e pasur

parasysh që këta rezidentë të vetmin strehim e kanë në këto

institucione dhe për këtë arsye duhet t'ju ofrohet akomdim dhe

trajtim sa më njerëzor dhe dinjitoz;Mirëmbajtja e objekteve, furnizimi me shtrojë dhe mbulojë

si dhe veshmbathjet në këto institucione duhet të ofrohen

rregullisht nga Ministritë relevante;Të rregullohen poçet elektrike në të gjitha institucionet. Të

mirëmbahen ormanët e dëmtuara, dyert dhe dritaret;Të mirëmbahen makinat për larjen e enëve dhe të rrobave

si dhe pajisjet e tjera elektronike;Të rregullohen ambientet e puneë për të realizuar më

shumë terapi okupuese me rezidentë;Të ofrohen më shumë programe rehabilituese;Vëmendje e veçantë duhet t'i kushtohet dekorimit të

dhomave të rezidenteve në formë kreative, me qëllim për t'i dhënë

rezidentit stimulim pamor;Njësia Psikiatrike në Prishtinë, duhet të ketë një objekt të

ndarë nga KP dhe personat e vendosur në të, të trajtohen ndaras

nga pacientët e vendosur në Klinikën e Psikiatrisë.Mbajtja e personave me duar të lidhura në NjP,

përkatësisht në KP, paraqet shkelje të të drejtave të njërit, dhe sa

më parë duhet gjetur një zgjidhje për trajtimin e tyre.Kushtet materiale dhe sanitare të pjesës së NjP duhet të

përmirësohen urgjentisht.

Tretmani i përgjithshëm dhe kushtete materiale

Page 56: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

54

Ankesat dhe parashtresat

Broshurë informative/apo informacion gojor që tregon

rutinën e institucionit dhe të drejtat e rezidentit, duke përfshirë

informacione mbi ndihmën juridike, shqyrtimin e vendosjes, duhet

përgatitet dhe të shpërndahet, në të gjitha institucionet;Pëlqimin për trajtim dhe procedurat e ankesave - të

hartohen në të gjitha institucionet psikiatrike / të mirëqenies

sociale të vizituara dhe të lëshohet për të gjithë rezidentët në

pranim, si dhe të familjeve të tyre;Kutitë e Avokatit të Popullit për ankesa duhet të vendosen

në të gjitha këto institucione dhe rezidentët të informohen për

ekzistimin e tyre.

QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS - QKRMT

Page 57: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura

TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E SHËNDETIT MENDOR

55

Page 58: TË DREJTAT E NJERIUT NË INSTITUCIONET E ......Në tekstin e këtij raporti fjala “institucionet e shëndetit mendor” i'u referohet vetëm institucioneve dhe qendrave të lartëcekura