158
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI PSIKOLOGJI-PEDAGOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS HULUMTIMI I LIDHJEVE NË MES TË ÇRREGULLIMIT TË STRESIT PAS TRAUMËS DHE MBËSHTETJES SOCIALE TE VETERANËT, 14 VITE PAS LUFTËS NË KOSOVË Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor” Nga M.Sc. Edona Berisha Kida Udhëhequr nga Prof. Dr. Theodhori Karaj TIRANË, 2018

UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE ... · Rezultatet e studimit tregojnë se incidenca e ÇSPT është e lartë në mostrën e brezit së parë edhe 19 vite pas

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • UNIVERSITETI I TIRANËS

    FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE

    DEPARTAMENTI PSIKOLOGJI-PEDAGOGJI

    PROGRAMI I DOKTORATËS

    HULUMTIMI I LIDHJEVE NË MES TË ÇRREGULLIMIT TË STRESIT PAS

    TRAUMËS DHE MBËSHTETJES SOCIALE TE VETERANËT, 14 VITE PAS

    LUFTËS NË KOSOVË

    Paraqitur në kërkim të gradës shkencore

    “Doktor”

    Nga M.Sc. Edona Berisha Kida

    Udhëhequr nga Prof. Dr. Theodhori Karaj

    TIRANË, 2018

  • UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE DEPARTAMENTI

    PSIKOLOGJI-PEDAGOGJI PROGRAMI I DOKTORATËS

    HULUMTIMI I LIDHJEVE NË MES TË ÇRREGULLIMIT TË STRESIT PAS

    TRAUMËS DHE MBËSHTETJES SOCIALE TE VETERANËT, 14 VITE PAS

    LUFTËS NË KOSOVË

    Paraqitur në kërkim të gradës shkencore “Doktor” nga M.Sc. Edona Berisha Kida

    Udhëhequr nga Prof. Dr. Theodhori Karaj

    Mbrohet më datë 16/ Nëntor/2018 para jurisë:

    1. Prof. Dr. Edmond Rapti (Kryetar jurie)

    2. Prof. Dr. Bardhyl Musai (Oponent)

    3. Prof. Asoc. Dr. Valentina Haxhiymeri (Oponent)

    4. Prof. Dr. Liljana Reçka(Anëtare)

    5. Prof. Asoc. Dr. Rudina Rama(Anëtare)

  • Unë e kam lexuar këtë temë dhe e aprovoj, dhe sipas mendimit tim është e përshtatshme në

    qëllim dhe cilësi për të fituar titullin “Doktor i Shkencave”.

    Prof. Dr. Theodhori Karaj

    Udhëheqës shkencor

    III

  • IV

    DEKLARATË STATUORE

    Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje, nuk është prezantuar

    asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim dhe nuk është botuar i tëri apo pjesë të

    veçanta të tij. Punimi nuk përmban material të shkruar nga ndonjë person tjetër, përveç

    rasteve të cituara dhe të referuara.

    Emri, Mbiemri:

    Edona Berisha Kida

    Firma:

    © 2018 Të gjitha të drejtat i rezervohen autorit

  • V

    Familjes sime…

  • VI

    K

    jo tezë doktorate, u realizua si rezultat i bashkëpunimit dhe ndihmës së mirëfilltë nga një

    numër i madh institucionesh dhe personash me rëndësi.

    Së pari, do të doja ta falënderoj udhëheqësin tim prof. Dr. Theodhori Karaj, i cili me

    ndihmën profesionale, pozitivitetin dhe përkrahjen e vazhdueshme më dha shembullin e përkryer të

    një mentori, instruktori shkencor dhe rol modeli si profesor. Po ashtu i falënderoj të gjithë profesorët

    e Studimeve të Doktoratës që kontribuan në rritjen dhe zhvillimin tim akademik dhe profesional. Në

    veçanti, falënderoj anëtarët e jurisë, diskutimi, mendimet dhe komentet e të cilëve më janë absolutisht

    të pazëvendësueshme. I detyrohem me falënderime dhe profesorit Evan Mickey nga Universiteti

    Indiana në SHBA për ofrimin e qasjes në paketën e instrumentit matës TVNj: Procedura e Shqyrtimit

    të Shqetësimeve Emocionale (DAP:SPED). Gjithashtu falënderoj profesorin Cathal Butler nga

    Universiteti Bedfordshire në Angli, i cili përkundër angazhimeve të shumta dhe largësisë, vazhdimisht

    ndau kohë për të më ndihmuar me sugjerimet rreth analizave statistikore për përllogaritjen e

    rezultateve të këtij hulumtimi. Në vazhdim falënderoj Dekanin e Fakultetit të Edukimit në

    Universitetin e Prishtinës, për inkurajimin dhe përkrahjen e dhënë gjatë këtij procesi. Veçanërisht

    mirënjohje iu shpreh kolegeve Vjollca Ahmedi dhe Fatlume Berisha, te të cilat gjeta mbështetje të

    vazhdueshme gjatë gjithë kësaj periudhe kohore. Falënderime i dedikoj dhe prof. Dr. Sali Bytyçi, i

    cili me devotshmëri bëri redaktimin e këtij teksti.

    Falënderoj MASHT, shkollat dhe të gjithë subjektët për kontributin e dhënë në këtë studim. Falënderoj

    familjen time, në veçanti prindërit, për mbështetjen e pakursyer dhe përkrahjen e tyre morale.

    Përgjithmonë u jam në borxh fëmijëve të mi, Asrës e Atikut, dhe bashkëshortit tim, Qerimit, për kohën,

    kushtet dhe mbështetjen që më dhanë, për ofrimin e shpresës dhe gëzimit, sidomos në momentet e

    vështira dhe stresuese.

    Mbi të gjitha, e falënderoj dhe i detyrohem Zotit, i cili më ofroi të gjitha këto mundësi dhe më dha

    fatin t’i kem të gjithë këta përkrahës, që më mbështetën dhe janë të gatshëm të më mbështesin

    vazhdimisht në realizimin e ambicieve dhe detyrimeve të mia profesionale.

  • VII

    S ABSTRAKT

    tudimi mbështetet në qasjen psiko-sociale ku perceptimi i mbështetjes sociale si ndryshore e

    rëndësishme në raport me shëndetin mendor, eksplorohet te veteranët e luftës në Kosovë. Si rezultat

    i procedurës hulumtuese, evidentimi i raportit në mes të Çrregullimit të Stresit Pas Traumatik

    (ÇSPT) dhe përceptimit të mbështetjes sociale është më i përditësuar (rreth 19 vite pas luftës). Po

    ashtu ndryshoret e studimit janë zgjeruar duke përmbushur qëllimin e përgjithshëm të këtij studimi që

    ka të bëjë me elaborimin e përjetimit psikologjik të traumës dhe trans-traumës në Kosovë.

    Më konkretisht, studimi synon të përcaktojë në mënyrë empirike, incidencën e reagimit patologjik ndaj

    traumës së luftës, në formë të Çrregullimit të Stresit Pas Traumatik (ÇSPT) në brezin e parë dhe

    lidhjet e tij me funksionimin e disa aspekteve afektive e kognitive në brezin e dytë. Incidenca

    patologjike në brezin e parë hulumtohet në dy mostra të ndryshme: a) te veteranët e luftës dhe

    bashkëshortet e tyre dhe b) te mësimdhënësit kosovarë. Këto dy grupe përfaqësojnë dy burime të

    rëndësishme për bartjen e mundshme të traumës në brezin e dytë (te fëmijët/nxënësit). Pra, një ndër

    synimet e studimit është evidentimi se, në vendet ku trauma ka ndodhur, transmetimi i traumës mund

    të bëhet përmes linjës familjare dhe asaj komunitare/institucionale. Kështu, studimi u realizua në dy

    nën-studime paralele me një mostër totale prej 571 subjektesh, e cila u stratifikua në grupe gjatë

    procedurës hulumtuese. Aftësitë vetërregulluese të brezit të dytë, numri i treguesve të shqetësimeve

    emocionale dhe format e perceptimit të lidhjes me të rriturin e brezit të parë (prindin apo

    mësimdhënësin), janë disa ndër aspektet kognitivo-afektive që u maten brezin e dytë për të hulumtuar

    nëse ato kanë ndonjë lidhje me funksionimin patologjik ose jo të brezit të parë ndaj traumës së

    përjetuar. Për fund, studimi nuk përjashtoi as adresimin e raportit në mes të

    ndryshoreve demografike dhe ÇSPT.

    Rezultatet e studimit tregojnë se incidenca e ÇSPT është e lartë në mostrën e brezit së parë edhe

    19 vite pas luftës në Kosovë. Konfirmohen gjetjet e studimeve të ngjashme në lidhje me prolongimin

    e simptomave pas-traumatike te veteranët e luftës, ndërsa për herë të parë matet incidenca e këtij

    çrregullimi në populacionin e mësimdhënësve. Ky studim nuk gjen ndonjë dallim në perceptimin e

    mbështetjes sociale në mes të grupeve të veteranëve me dhe pa simptoma të ÇSPT-së. Rezultatet, po

    ashtu, tregojnë se prezenca e ÇSPT në brezin e parë ka lidhje me funksionimin e disa aspekteve

    kognitive, afektive e të sjellës brezin e dytë.

    Rëndësia e studimit qëndron në faktin se vërteton simptomat afatgjata të ÇSPT te veteranët e luftës

    dhe familjet e tyre. Aset i veçantë është dokumentimi i incidencës së ÇSPT te stafi mësimdhënës. Këto

    gjetje i kontribuojnë studimeve të mëtutjeshme në fushën e trans-traumës. Ato vënë theksin në

    transmetimin e mundshëm jashtë linjës familjare dhe pasqyrojnë rëndësinë e lidhjes me

    mësimdhënësit në fazat e hershme të zhvillimit.

    Fjalët kyçe: Mbështetja sociale, ÇSPT, vetë-rregullimi, shqetësimet emocionale, transmetimi i traumës,

    trauma te mësimdhënësit kosovarë etj.

  • T ABSTRACT

    he study relies on the psycho-social approach where social support perception as an important

    variable in relation to mental health is explored in a sample of Kosovo war veterans. As a

    result of study procedure, the report between Posttraumatic Stress Disorder (PTSD) and social

    support perception is updated (approximately 19 years after the war). Also, study variables are

    expanded in order to fulfill the general purpose of this study which is to elaborate the psychological

    experiences of trauma and its transmission in Kosovo. Specifically, the study aims to determine the

    incidence of pathological he overall purpose of this study is to elaborate the psychological experiences

    of trauma and its response towards trauma in the form of Posttraumatic Stress Disorder (PTSD) in the

    first generation and its links to the functioning of some affective and cognitive aspects of the second

    generation. The first-generation pathological incidence is investigated in two different samples: a) at

    war veterans and their wives; and b) primary school teachers. These two populations represent two

    important sources of potential trauma transmission to the second generation (children / students). So

    one of the study aims is to evidence that, in places where war trauma has occurred, trauma transmission

    can be done through family and community/institutional lines. Thus, the study was conducted in two

    parallel sub-studies with a total sample of 571 subjects, which was stratified into groups during the

    research procedure. Self-regulation abilities, the number of indicators on emotional disturbances and

    perception of relations with the adult of the first generation (parent or teacher) are some of the

    cognitive affective aspects that were measured in the second generation. This in order to investigate

    if the functioning of these cognitive and affective aspects have any connection to the pathological or

    non-pathological functioning of the first-generation towards experienced trauma. Finally, the study

    does not exclude treatment of the relationship between demographic variables and PTSD.

    Results show that the incidence of PTSD is high in the first generation sample even 19 years after

    the war in Kosovo. Similar studies’ findings regarding the prolonged post-traumatic symptoms of war

    veterans are confirmed, while the incidence of this disorder is measured for the first time in the

    population of Kosovo primary school teachers. This study finds no difference in social support

    perception between veterans with and without symptoms of PTSD. The results also show that the

    presence of PTSD in the first generation is related to the functioning of some cognitive, affective, and

    behavioural aspects of the second generation.

    The importance of this study lies in the fact that proves the long-term symptoms of PTSD to war

    veterans and their families. Its special asset is the documentation of the PTSD incidence in Kosovo

    school teachers’ population. These findings contribute to further research in the field of trauma

    transmission. They emphasize potential transmission beyond the family lines and reflect upon the

    importance of student-teacher relations in the early developmental stages.

    Key words: Social Support, PTSD, self-regulation, emotional disturbances, trauma transmission,

    trauma at Kosovo primary school teachers’ etc.

    VIII

  • IX

    SHKURTESA

    • AKM-Programi për Avancim të Kualifikimit të Mësimdhënësve

    • ÇSPT-Çrregullimi i Stresit pas Traumës

    • DSM IV-Manual Diagnostik dhe Statistikor i Çrregullimeve Mendore-IV

    • FEDu-Fakulteti i Edukimit

    • LVMN-Lista e vlerësimit të mbështetjes ndër personale

    • MASHT-Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë

    • PD-Dimensioni përmbledhës i ekspozimit traumatik “Përjetim personal” dhe “Dëshmitar”

    • PRPFRr-Pyetësor i Raportit Prind-Fëmijë i Rritur

    • PVRr-Pyetësor i Vet-rregullimit

    • PHT-Pyetësori i Harvardit për Traumën

    • PNMN-Pyetësor i Ndërveprimit Mësimdhënës-Nxënës

    • TVNj-Testi i Vizatimit të Njeriut

    • UÇK-Ushtria Çlirimtare e Kosovës

  • X

    TABELA E PËRMBAJTJES

    MIRËNJOHJE .................................................................................................................................................. 6

    ABSTRAKT ....................................................................................................................................................... 7

    ABSTRACT ....................................................................................................................................................... 8

    SHKURTESA .................................................................................................................................................... 9

    TABELA E PËRMBAJTJES ......................................................................................................................... 10

    LISTA E TABELAVE .................................................................................................................................... 12

    LISTA E GRAFIKËVE .................................................................................................................................. 14

    I. KAPITULLI I PARË: HYRJE .................................................................................................................. 16

    1.1 Problematika studimore .......................................................................................................................... 16 1.2 Përshkrimi i situatës ................................................................................................................................ 26 1.3 Korniza konceptuale për studimin e traumës dhe transmetimit të saj në kontekstin e Kosovës ............. 28 1.4 Qëllimi i studimit .................................................................................................................................... 32 1.5 Objektivat dhe pyetjet kërkimore ............................................................................................................ 33

    1.5.1 Objektivat e studimit .............................................................................................................. 32

    1.5.2 Pyetjet kërkimore ................................................................................................................... 33

    1.6. Struktura e punimit ................................................................................................................................. 34 1.7. Përkufizime konceptuale ........................................................................................................................ 36

    II. KAPITULLI I DYTË: SHQYRTIMI I LITERATURËS ....................................................................... 38

    2.1 Trauma psikologjike dhe manifestimet e saj ........................................................................................... 38 2.2 Manifestimi i traumës te veteranët e luftës dhe mbështetja sociale si faktor mbrojtës ........................... 42 2.3 Trauma e transmetuar dhe manifestimet e saj ......................................................................................... 43 2.4 Korniza teorike mbi traumën dhe transmetimin e saj .............................................................................. 45

    2.4.1 Trauma dhe transmetimi i saj sipas teorisë gjenetike/biologjike ........................................... 45

    2.4.2 Trauma dhe transmetimi i saj sipas teorisë psikodinamike ................................................... 45

    2.4.3 Trauma dhe transmetimi i saj sipas teorisë psiko-sociale ..................................................... 46

    2.4.4 Trauma dhe transmetimi i saj sipas teorisë së atashimit ....................................................... 47

    2.4.5 Trauma dhe transmetimi i saj sipas teorisë së sistemit familjar dhe modelit të komunikimit ..................................................................................................................................... 48

    2.4.5 Qasja e integruar e transmetimit të traumës.......................................................................... 49

    2.3 Linjat e transmetimit të traumës: Prindërit vs. Mësimdhënësit ............................................................... 50

    2.6 Diskursi i studimeve mbi traumën në popullatën e Kosovës dhe kontributet e studimit aktual .............. 51 2.7 Hipotezat e studimit ................................................................................................................................ 54

    III. KAPITULLI I TRETË: METODOLOGJIA ......................................................................................... 55

    3.1 Metodologjia dhe dizajni i studimit ........................................................................................................ 55

    3.2 Mostra (Kampionimi) ............................................................................................................................. 56 3.3 Procedura: Konsiderata etike dhe mbledhja e te dhënave ............................................................... 58 3.4 Përcaktimi i ndryshoreve dhe instrumentet matëse ......................................................................... 61

    3.4.1 Instrumentet matëse për të dy studimet .................................................................................. 63

    3.5 Analiza e të dhënave (analizat përshkruese dhe inferentiale) ................................................................. 68

    3.6 Përmbledhje: Korniza metodologjike e studimit aktual ......................................................................... 71

  • XI

    3.7 Kufizimet e studimit................................................................................................................................. 72

    IV. KAPITULLI KATËR: REZULTATET .................................................................................................. 74

    4.1 Adaptimi dhe validimi i instrumenteve matëse .............................................................................. 74

    4.1.1 Shtrirja e të dhënave .............................................................................................................. 74

    4.1.2 Testet KMO dhe Bartlett ................................................................................................... 78

    4.1.3 Analiza faktoriale .............................................................................................................. 78

    4.1.4 Besueshmëria e instrumenteve: Rezultatet Alfa-Cronbach ............................................... 82 4.2 Paraqitja demografike e karakteristikave të mostrave .................................................................... 84 4.3 Rezultatet nga studimi i I-rë ............................................................................................................ 87

    Hipoteza 1: Prevalenca/incidenca e ÇSPT-së në brezin e parë është e lartë 19 vjet

    pas përfundimit të luftës në Kosovë. ............................................................................................... 87

    Hipoteza 2: Prevalenca/incidenca e ÇSPT është evidente te fëmijët e veteranëve të

    luftës si brez i dytë. ......................................................................................................................... 88

    Hipoteza 3: Ekziston një raport/lidhje në mes të ÇSPT dhe perceptimit të mbështetjes

    sociale. ............................................................................................................................................ 89

    Hipoteza 4: Ekziston një raport/lidhje në mes të traumës (simptomave të ÇSPT) në

    brezin e parë dhe perceptimit të lidhjeve ndërpersonale nga brezi i dytë ...................................... 90

    Hipoteza 6: Ekziston një raport/lidhje në mes përjetimit të traumës nga brezi i

    parë dhe formave të zhvilluara të aftësive vetërregulluese në brezin e dytë. .................................. 92 4.4 Rezultatet nga studimi II-të ............................................................................................................. 93

    Hipoteza 1: Prevalenca/incidenca e ÇSPT-së në brezin e parë është e lartë 19 vjet

    pas përfundimit të luftës në Kosovë. ............................................................................................... 93

    Hipoteza 4: Ekziston një raport/lidhje në mes të traumës (simptomave të ÇSPT) në

    brezin e parë dhe perceptimit të lidhjeve ndër personale nga brezi i dytë ................................... 100

    Hipoteza 5: Ekziston një raport/lidhje në mes përjetimit të traumës nga brez i

    parë dhe numrit të shqetësimeve emocionale në brezin e dytë. .................................................... 102

    Hipoteza 6: Ekziston një raport/lidhje në mes përjetimit të traumës nga brezi i

    parë dhe formave të zhvilluara të aftësive vetërregulluese në brezin e dytë. ................................ 103

    V. KAPITULLI PESË: DISKUTIME, KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME .............................. 104

    LITERATURA / BIBLIOGRAFIA ............................................................................................................. 127

    SHTOJCA: INSTRUMENTE DHE LEJE PUNE ..................................................................................... 137

    SHTOJCA 1: Të dhëna demografike .......................................................................................................... 137 SHTOJCA 2: Pyetësor i Harvardit mbi Traumën (PHT) ............................................................................ 138

    SHTOJCA 3: Lista E Vlerësimit Të Mbështetjes Ndër Personale (LVMN) ............................................... 143

    SHTOJCA 4: Pyetësor i Raportit Prind-Fëmijë i rritur (PRPFRr) .............................................................. 144

    SHTOJCA 5: Pyetësor i Vetë-rregullimit (PVRr)....................................................................................... 145

    SHTOJCA 6: Pyetësor i Ndërveprimit Mësimdhënës-Nxënës (PNMN) .................................................... 149

    SHTOJCA 7: Vizatime nga “Testi Vizato Njeriun” (DAP:SPED) ............................................................ 153

    SHTOJCA 8: Kërkesa për administrimin e instrumenteve në shkolla dhe aprovimi nga MASHT ............ 157

  • XII

    LISTA E TABELAVE

    Tabela 1. Rrjeta tabelare e manifestimit të traumës......................................................................................... 41

    Tabela 2.: Modelet teorike mbi transmetimin e traumës .................................................................................. 49

    Tabela 3: Instrumentet matëse sipas studimit dhe grupit të pjesëmarrësve.....................................................63

    Tabela 4: Rezultatet e testeve të shpërndarjes normale për ndryshoren e simptomave të ÇSPT në studimin e

    parë .................................................................................................................................................................. 75

    Tabela 5: Testet mbi shpërndarjen normale të ndryshores së vetërregullimit në studimin e parë....

    ........................................................................................................................................................................76

    Tabela 6: Testet mbi shpërndarjen normale të ndryshores së vetërregullimit në studimin e dytë...................76

    Tabela 7: Test Shapiro-Wilk për të gjitha nëntestet e PNMN sipas grupit të nxënësve..................................77

    Tabela 8: Test KMO dhe Barlett për të gjitha instrumentet............................................................................78

    Tabela 9: Analiza faktoriale konfirmuese: Përshtatshmëria ndaj modelit......................................................81

    Tabela 10: Të dhënat e PNMN sipas klasës ................................................................................................... 82

    Tabela 11: Të dhënat eta-katror (ηp²) të PNMN sipas klasës ........................................................................ 82

    Tabela 12: Besueshmëria e instrumenteve sipas Alfa Cronbach ................................................................... 82

    Tabela 13: Numri i pjesëmarrësve sipas gjinisë dhe grupeve hulumtuese ..................................................... 83

    Tabela 14: Të dhënat e mostrës sipas nivelit të edukimit ............................................................................... 84

    Tabela 15: Të dhënat e mostrës sipas punësimit ............................................................................................ 85

    Tabela 16: Fëmijët me ÇSPT sipas simptomave të ÇSPT të prindërve .......................................................... 85

    Tabela 17: Minimumi, maksimumi dhe mesatarja aritmetike e simptomave të ÇSPT në mostrën e

    mësimdhënësve kosovarë ................................................................................................................................ 89

    Tabela 18: Ngarkesa e faktorëve për cdo dimension te nënndarjes së PHT mbi ngjarjet traumatike ........... 93

    Tabela 19: Intensiteti i Dimensioneve të ngjarjeve traumatike të lidhura me luftën dhe ashpërsia e përjetimit

    të tyre (PD)nga mësimdhënësit kosovarë ........................................................................................................ 86

    Tabela20: Korrelacionet në mes të përmbledhjes së ndryshores “Përjetim personal-Dëshmitar”(PD)dhe

    dimensioneve të ngjarjeve traumatike ............................................................................................................. 97

  • XIII

    Tabela 21: Rezultatet ANOVA mes ndryshores “Përjetim personal-Dëshmitar”(PD) dhe “Totalit të

    simptomave të ÇSPT” te mësimdhënësit kosovarë ......................................................................................... 98

    Tabela 22: Përmbledhja e modelit të analizës së Regresionit për ndërveprimin në mes ndryshoreve “Përjetim

    personal-Dëshmitar”(PD) dhe “Totalit të simptomave të ÇSPT” te mësimdhënësit kosovarë ................... 99

    Tabela 23: Tabela ANOVA e analizës së Regresionit për ndërveprimin në mes ndryshoreve “Përjetim

    personal-Dëshmitar”(PD) dhe “Totalit të simptomave të ÇSPT” te mësimdhënësit kosovar ........................ 99

    Tabela 24: Koeficientet sipas analizës së Regresionit për ndërveprimin në mes ndryshoreve “Përjetim

    personal-Dëshmitar”(PD) dhe “Totalit të simptomave të ÇSPT” te mësimdhënësit kosovar........................99

    Tabela 25: Rezultatet e testit Kriskal-Wallis në të gjitha nënndarjet e instrumentit PNMN ......................... 99

    Tabela 26: Mesataret aritmetike dhe të rangut/radhës te grupet në secilën nënndarje të PNMN ................ 101

    Tabela 27: Mesataret e serive sipas grupeve dhe figurave të testit TVNj ..................................................... 101

    Tabela 28: Rezultatet e testit Kriskal-Wallis në të gjitha figurat e testit TVNj dhe në totalin e pikëve standarde

    të tij ................................................................................................................................................................. 102

    Tabela 29: Mesataret e serive sipas grupeve dhe nënndarjet të pyetësorit mbi rregullimin vetërregullimin

    ....................................................................................................................................................................... 103

    Tabela 30: Rezultatet e testit Kriskal-Wallis në nënndarjet e pyetësorit të vetërregullimit dhe në Indeksin e

    Autonomisë Relative-IAR ............................................................................................................................... 103

  • LISTA E GRAFIKËVE

    Figura 1: Korniza konceptuale për studimin e traumës dhe transmetimit të saj në kontekstin e Kosovës

    .......................................................................................................................................................................... 31

    Figura 2: Ndërveprimi në mes të ndryshoreve të studimit ............................................................................... 62

    Figura 3: Korniza metodologjike e studimit aktual ......................................................................................... 71

    Figura 4: Formula matematikore e testit Shapiro-Wilk ................................................................................... 74

    Figura 5: Modeli grafik i ekuacionit strukturore i Pyetësorit të Vetërregullimi (Indeksi i Autonomisë Relative)

    punuar manualisht përmes programit AMOS 22 .............................................................................................. 80

    Figura 6.: Modeli grafik i ekuacionit strukturore për nënndarjen “Përgjegjës” të Pyetësorit për Ndërveprim

    Mësimdhënës-Nxënës (PNMN) ........................................................................................................................ 80

    Figura 7: Modeli grafik i ekuacionit strukturore për nënndarjen “Raporti me nënën”-Pyetësori i Raportit

    Prind Fëmijë i Rritur (PRPFRr) ........................................................................................................................ 80

    Figura 8: Modeli grafik i ekuacionit strukturore për nënndarjen “Raporti me babanë”- Pyetësori i Raportit

    Prind Fëmijë i Rritur (PRPFRr) ........................................................................................................................ 80

    Figura 9: Shpërndarja rrethore e nënndarjeve të Pyetësorit për Ndërveprim Mësimdhënës-Nxënës (PNMN)

    sipas mesatareve aritmetike .............................................................................................................................. 81

    Figura 10: Të dhënat e mostrës sipas nivelit të edukimit ............................................................................... ..85

    Figura 11: Të dhënat e mostrës sipas punësimit ............................................................................................ ..86

    Figura 12: Të dhënat e mostrës sipas klasës .................................................................................................. ..86

    Figura 13. Mesatarja e simptomave te ÇSPT te brezi i dytë sipas simptomave të ÇSPT te brezi i parë......... ..89

    Figura 14: Mesatarja e përgjegjësisë ndaj nënës në raport me ÇSPT te prindërit.............................................91

    Figura 15: Mesatarja e Indeksit të Autonomisë Relative (IAR) në raport me ÇSPT te prindërit .................. ..92

    Figura 16: Mesatarja aritmetike e simptomave të ÇSPT në mostrën e mësimdhënësve kosovarë sipas kriterit

    ≥2.................................................................................................................................................................... ..93

    Figura 17: Përqindjet e përjetuara të përvojave traumatike që lidhen me luftën të raportuara nga

    mësimdhënësit Kosovar

    ………….…………………………………………………………………………………………………….96

  • XV

    Figura 18: Korrelacioni Pearson në rastin e ndërveprimit mes ndryshoreve “Përjetim personal-Dëshmitar” dhe

    “Dimensioni luftarak”-Shembull i grafikut Scatter plot në ndërveprimin korrelativ të ndryshoreve në boshtin e

    koordinatave .................................................................................................................................................... 97

    Figura 19: Raporti në mes të numrit të ngjarjeve traumatike dhe simptomave të ÇSPT te mësimdhënësit

    kosovarë .......................................................................................................................................................... 98

    Figura 20: Plotësimi i kriterit për aplikimin e testit Kruskal-Wallis: Shembulli i krahasimit të të dhënave në

    mes të grupeve në nënndarjen “Përgjegjës”-PNMN ....................................................................................... 100

    Figura 21: Objektivi i parë dhe raporti me hipotezat, përkatësisht nën-hipotezat e saj ................................. 109

    Figura 22: Objektivi i dytë dhe raporti me hipotezat, përkatësisht nën-hipotezat ......................................... 110

    Figura 23: Dimensionet dhe nënndarjet e instrumentit PNMN ..................................................................... 116

    Figura 24: Objektivi i tretë dhe raporti me hipotezat, përkatësisht nën-hipotezat ......................................... 123

    Figura 25: Ndërveprimi në mes të ndryshoreve dhe aprovimi ose jo i këtij ndërveprimi sipas rezultateve të

    këtij studimi .................................................................................................................................................... 124

  • 16

    P

    I. HYRJE

    1.1 Problematika studimore

    adyshim se qenien njerëzore e bëjnë të përkryer dhe të dalluar nga çdo krijesë tjetër

    specifikat e proceseve kognitive, veçanërisht proceset e avancuara intelektuale. Sidoqoftë, jeta

    njerëzore nuk do të mund të imagjinohej pa sharmin që i shtojnë proceset afektive. Prandaj,

    mrekullia e funksionimit të botës psikologjike të njeriut qëndron në kombinimin e proceseve

    kognitive, afektive e të sjelljes. Mënyra se si do të performojë njeriu në kuadër të një rrethi vicioz

    të proceseve të tilla psikologjike, varet nga një shumëllojshmëri faktorësh, që kryesisht lidhen me

    aspekte biologjike-gjenetike e zhvillimore dhe maksimalisht kontribuojnë në dallimet midis

    individëve. Megjithatë, në një përditshmëri të rëndomtë, çdo individ zhvillon një formë personale

    të funksionimit në kuadër të trekëndëshit kognicion-afeksion-sjellje. Në nivel të vetëdijshëm ose

    jo, individi mëson dhe krijon pritshmëri për jetën personale duke tentuar të ekuilibrojë në nivel

    personal proceset e lartpërmendura psikologjike. Por, në rast se në një moment papritur përballet

    me një situatë të jashtëzakonshme, me një situatë rreziku që i kanos mirëqenien fizike, atëherë

    prishet ekuilibri i deriatëhershëm psikologjik. Do të jetë emocioni i frikës ai i cili do të veprojë me

    intensitet të shtuar. Ky emocion bazik, ndryshe i njohur edhe si “emocion i mbijetesës”, alarmon

    organizmin të funksionojë në një rrugë të caktuar neuro-fiziologjike, e cila në mënyrë të

    mrekullueshme kërkon shpëtim. Në këtë rast funksionon sistemi nervor vegjetativ i cili aktivizon

    fenomenin “Lufto ose ik” dhe e bën individin të reagojë ndaj situatës. Meqë proceset afektive kanë

    rrugë organike plotësisht të ndryshme në raport me ato kognitive, jo rastësisht ndodh që pas kalimit

    të situatës, individi nuk është në gjendje ta kuptojë dhe shpjegojë më pas sjelljen e tij në situatën e

    rrezikut. Pra, në një rast të tillë, kthimi i balancës në mes të proceseve bazike psikologjike është i

    vështirë për individin. Kjo balancë është lëkundur apo edhe shkatërruar nga situata e rrezikut.

    Ngjarjet e tilla njihen si “situata traumatike”, reagimi ndaj tyre si “reagim traumatik” dhe në rastet

  • 17

    kur “balanca” e proceseve bazike psikologjike nuk mund të rikthehet për një kohë të gjatë, atëherë

    kësaj gjendjeje literatura i referohet si “traumë psikologjike”.

    Reagimet klasike të traumës janë reagime të natyrshme-biologjike ndaj ngjarjeve jo të natyrshme/

    jo të zakonshme, por këto reagime mund të komplikohen dhe të vazhdojnë të terrorizojnë jetën e

    të mbijetuarve duke i shndërruar ata në viktima thuajse të përhershme (Cullberg Weston, 2001).

    Reagimet e individit ndaj traumës (përjetimi i stresit akut) dhe perspektivat patologjike në rrafshin

    individual janë trajtuar përmes një numri të madh studimesh dhe qasjesh psikologjike. Duke

    vërejtur se shprehja e mirënjohur “Koha shëron plagë” nuk është e saktë për çdo njeri, në nivel

    klinik është përcaktuar diagnoza e veçantë e njohur si Çrregullimi i Stresit pas Traumës (ÇSPT),

    që përshkruan simptomat afatgjata të të mbijetuarve. Sa më e rëndë ngjarja traumatike, aq më të

    qëndrueshme simptomat klinike (Cardozo, Vergara, Agani, Gotway, 2000; Ahren, Galea,

    Fernandez, Koci, Waldman, &Vlahov, 2004).

    Qasja organike në trajtimin e traumës, ua atribuon dallimet individuale ndryshimeve bio-gjenetike,

    meqë jo të gjithë njerëzit që i ekspozohen situatës së njëjtë traumatike zhvillojnë çrregullimin e

    stresit pas traumës (Moroz, 2005; Xin, 2011). Sidoqoftë ndërhyrjet klinike të bazuara në këtë qasje

    dhe në psikoterapi të ndryshme individuale, janë kritikuar në momentin që disa individë filluan të

    shfaqin simptomat e ÇSPT-së shumë kohë pas përjetimit të ngjarjes traumatike. Kritikët në këtë

    drejtim argumentojnë se diagnoza e ÇSPT fokusohet në simptomat pa iu referuar shkaqeve të këtyre

    simptomave, pra duke mos marrë parasysh sistemet përreth në të cilat personi jeton (Papadopoulos,

    2001; Kienzler, 2010; Papadopoulos, 2011). Simptoma të fshehura nën-klinike lënë individin në

    rrezik të aktivizimit progresiv të çrregullimit në rast të ekspozimit të mëtejshëm ndaj stresorëve

    jetësorë.

    Qasja psiko-sociale në trajtimin e të mbijetuarve të traumës argumenton se, në situatat e luftës,

    reagimet post-traumatike të stresit janë vetëm njëra anë e medaljes (Papadopoulos, 2011). Shoqëria

    në tërësi shkatërrohet dhe duhet të rindërtohet. Njerëzit pas luftës do të përballen me vuajtjet për

    vdekjen e të afërmve dhe miqve; shkatërrimin e kursimeve dhe shkatërrimin e një rrjeti/sistemi të

    tërë shoqëror. Me prishjen e barazpeshës së proceseve bazike psikologjike, njerëzit përveç

    përjetimit intensiv e kompleks të ndjenjave të dhimbjes, zisë, urrejtjes etj., humbin edhe ndjenjën

    e kontrollit, lidhjes dhe kuptimit për jetën. Ngjarjet traumatike të llojit të luftës, i shkelin konceptet

    themelore kognitive që kanë të bëjnë me vlerat dhe besimin e viktimave në njerëzimin. Kur autorët

  • 18

    e krimeve janë fqinjë dhe ish-miq, siç ka ndodhur shpesh në Bosnje, por edhe në Kosovë, besimi

    mbi

    njerëzimin sfidohet në thelb (Volkan, 2001). Prandaj. kur njerëzit hasin në të keqen njerëzore në

    një formë aq të frikshme, duhet një kohë e gjatë për t’i rimëkëmbur konceptet bazike të besimit

    (basic trust). Ndërsa, thuajse të gjitha teoritë zhvillimore, e veçanërisht ajo psiko-sociale e

    Eriksonit, thonë se zhvillimi mund të ndodhë dhe krizat të kalohen vetëm nëse më vonë ekziston

    përvoja e mirëfilltë për një zhvillim të drejtë (Musai, 1999; Karaj, 2005). Sa më shpejt që mund

    të rindërtohet realiteti praktik, siç është rindërtimi i shtëpisë, punësimi, regjistrimi i fëmijëve në

    shkolla të mira dhe mundësia për t'u ndierë të sigurt në shoqëri, kjo do të ndikojë thellësisht në

    procesin e shërimit. Prandaj qasja psiko-terapeutike ndaj dikujt që pas situatës traumatike jeton si

    refugjat dhe atij që qëndron në vendin e origjinës, sigurisht se nuk mund të jetë e njëjtë. Në rastin

    e dytë, çdo model që nuk përfshin faktorët shoqërorë është i kufizuar. Kjo është e pranuar dhe mirë

    e argumentuar nga qasja psiko-sociale, por sfida qëndron në probabilitetin e krijimit të kushteve të

    favorshme për ta ndihmuar individin; kur realiteti tregon se i gjithë rrjeti social është copëtuar, ai

    duhet rindërtuar së bashku me ekonominë, sundimin e ligjit etj. Në të tilla raste rimëkëmbja nga

    trauma është mjaft e vështirë. Simptomat post-traumatike mund të përsëriten gjatë kushteve

    stresuese të cilat ua kujtojnë të mbijetuarve traumën origjinale. Madje edhe rruga biologjike e

    përjetimit të stresit nuk ndryshon. Nxitja e këtyre kujtimeve është pasojë e mekanizmave të

    kondicionimit të frikës. Çrregullimi lind sepse disa individë nuk janë në gjendje të ndalojnë në

    aspektin biologjik reagimin progresiv ndaj stresit akut. Ky reagim neuro-fiziologjik aktivizohet në

    mënyrë automatike kurdo që individi përballet me stresorë. Nga një perspektivë e teorisë së të

    mësuarit, ky proces shihet si një dështim i zhdukjes apo deaktivizmit dhe përgjithësim ndaj

    stimujve të ngjashëm. Dështimi i mekanizmave normalë inhibitorë të neurotransmetuesve që

    shuajnë reagimin ndaj stresit, kontribuon në përparimin e shqetësimit të individit dhe ngre

    mundësinë e shfaqjes se çrregullimit (McFarlane, 2010). Situatat stresuese që vijnë si rezultat i

    tranzicionit shoqëror, jo vetëm që privojnë shërimin e simptomave të ÇSPT, por ato njihen edhe

    si “ngarkesë traumatike” (traumatic load) që mund të jenë shkas i stimulimit të zhvillimit të këtij

    çrregullimi te individët që për një kohë i kanë rezistuar atij (Ahren et al, 2004; Roth, Ekblad &

    Prochazka, 2009). Modeli i rrezikut kumulativ nxjerr në pah ndërveprimin në vazhdim midis

    ekspozimit ndaj stresit të mëparshëm dhe ngjarjeve stresuese pasuese (McFarlane, 2010;

    VanZomeren-Dohm, Howard, Kenney, Ritchmeier, & Gourneau, 2013). tranzicionale

  • 19

    si mosreagimet e mirëfillta institucionale, mungesa e mbështetjes dhe mirëkuptimit shoqëror, së

    bashku me proceset e gjata dhe të pakënaqshme të procesit gjyqësor ose kompensimit moral nga

    ana e palës së kundërt, kontribuojnë më tej në riviktimizimin e personave të traumatizuar. Shumë

    shpesh, viktimat ndiejnë se këto procese të gjata burokratike "i kanë bërë gjërat më keq" për ta.

    Për më tepër, personi i traumatizuar mund të përgjithësojë humbjen e besimit në shoqërinë në

    përgjithësi, dhe mund të lihet me një ndjenjë izolimi (Klain & Paviæ 2002; Halimi, Dragoti,

    Halimi, Sylejmani-Hulaj & Jashari-Ramadani, 2015; Berisha Kida, 2017).

    Këndvështrimet e shërimit pas përjetimit të traumës përshkruajnë hapa të ndryshëm në të cilët

    duhet të kalojë individi. Qasja më e thjeshtë është ajo, ku skemat e shkatërruara kognitive mbi

    besimin dhe pritjet për botën dhe veten duhet të rindërtohen duke kaluar në tri procese të

    përgjithshme: 1/Krijimi i sigurisë, 2/ Përkujtimi dhe zia dhe 3/ Rilidhja me jetën e zakonshme

    (Weston, 2001). Në këto procese, të mbijetuarit duhet të arrijnë një integrim të egos midis asaj se

    kush ishin para dhe pas situatës traumatike. Jo rastësisht në përditshmërinë e njerëzve në Kosovë,

    shumica e ngjarjeve dhe veprimtarive të zakonshme përshkruhen e lidhen me vetëm dy faza: “Para

    dhe pas luftës”. Të tre proceset bazike rehabilituese/shëruese kanë të bëjnë me individin, por varen

    maksimalisht nga niveli i funksionimit të shoqërisë. Mekanizmat e përballjes (Coping

    mechanisms) lidhen me rindërtimin e botës së brendshme të individit dhe integrimin e ngjarjeve në

    një sistem vetëkuptimi. Kthimi i këtij sistemi të vetëkuptimit në rrëfim shpesh është treguar të jetë

    terapeutike për individin (Šuber, 2006; Aydin, 2017). Por, rrëfimet duhet të kenë një audiencë,

    andaj ritualet kolektive dhe ngjarjet përkujtimore shpeshherë kontribuojnë në këtë drejtim. Njerëzit

    në situata të tilla kanë prirjen të krijojnë një identitet të përbashkët, ku mund të ndajnë vuajtjet

    dhe përvojat. Edhe përballimi përmes sjelljes religjioze është shpeshherë evident në këto procese

    të shërimit (Aydin, 2017) dhe jo rastësisht pas luftës në Kosovë është vërejtur shtim i veprimtarisë

    fetare. Gjatë procesit të përballjes me traumën, është e rëndësishme që individi të ndërtojë një

    "ndjenjë kuptimi" për atë që ka kaluar, pasi kjo ndihmon në integrimin e egos. Ndërtimi i kuptimit

    është një proces individual, edhe pse përvoja e grupit dhe mbështetja sociale e lehtësojnë atë (King

    , King, Fairbank, Keane, Adams, 1998). Madje krijimi i një kuptimi mbi situatën traumatike në

    kombinim me faktorë mbrojtës personalë e socialë mund të parandalojë zhvillimin e çrregullimit të

    stresit pas traumës dhe të rezultojë në rritje/zhvillim pas-traumatik. Faktorët mbrojtës i

    kontribuojnë dukurisë të quajtur “zhvillim nga trauma” (traumatic growth), i cili ndodh atëherë

    kur personi gjen domethënien më të mirë nga përvojat e këqija dhe ndërton

  • 20

    mbi atë domethënie (Joseph & Linley, 2008; Weiss & Berger, 2010). Melissa C. Kahane-

    Nissenbaum i referohet teorisë ekzistencialiste për të përballur teorinë e kërkimit të hemostazës në

    rast të prishjes së barazpeshës psiko-organike. Ajo aludon se jo çdo konflikt apo traumë që sjell

    frustrim dhe stres (prishje të barazpeshës psikologjike) mund të ketë përfundim patologjik. Njeriu

    mund ta rikthejë balancën dhe reagimi të jetë vetëm një reagim normal i stresit akut. Teoria

    ekzistencialiste e mbështet idenë e “zhvillimit nga trauma”, meqë kërkesa e individit për t’iu dhënë

    kuptim gjërave është e pafund (Kahane –Nissenbahum, 2011).

    Një numër studimesh shihnin kontekstin e Kosovës si të përshtatshëm për të eksploruar

    rritjen/zhvillimin pas traumatik (post-traumatic growth). Gjetjet mbi rritjen pas traumatike në

    Kosovë bazoheshin në kuptimin që njerëzit i jepnin luftës, duke e cilësuar atë si luftë çlirimtare dhe

    duke qenë të bindur se liria duhet të kishte një çmim (Arenliu & Landsman, 2010). Lidhja aktive e

    përvojave personale me ngjarjet dhe elementet socio-kulturore është një dukuri mjaft e shprehur

    në kontekstin kosovar. Bëhet fjalë për përvojat individuale që kanë kuptim të përbashkët dhe janë

    të pozicionuara në hapësirë dhe në kohë të caktuar. Si rezultat i konfliktit të gjatë ndëretnik, grupet

    në çdo aspekt të funksionimit, janë ndarë në “Ne” dhe “Ata” (shqiptarët dhe serbët), prandaj çdo

    përvojë traumatike individuale apo grupore që është shkaktuar nga “Ata” është mbështetur

    maksimalisht nga rrethi social “Ne”, mbështetje kjo që mund të ketë kontribuar si faktor mbrojtës

    në parandalimin e çrregullimeve që lidhen me ankthin dhe stresin e përjetuar (Denham, 2008).

    Por, gjatë viteve të kaluara, hulumtuesit po pretendojnë se, bazuar në shumë arsye, mekanizmat e

    rritjes/zhvillimit post-traumatik në Kosovë po veniten, ndërsa shëndeti mendor i popullatës është

    përkeqësuar. Turbulencat e tranzicionit kanë kontribuar në shtimin e numrit të stresorëve për 19

    vjet pas luftës, me ç’rast vlerat dhe besimi i shoqërisë kosovare kanë vazhduar të sulmohen në

    forma të ndryshme (Halimi et al.,2015; Berisha Kida, 2017). Këta faktorë socialë e rrethanorë

    mund të përshkruhen si faktorë të rrezikut, që orientojnë drejt çrregullimeve që lidhen me ankthin

    dhe stresin. Vlen të theksohet se në spektrin e reagimit ndaj traumës, të dyja llojet e faktorëve,

    mbrojtës dhe të rrezikut (qofshin biologjikë, psikologjikë apo mjedisorë), ndërveprojnë në mënyra

    komplekse në çdo individ (Moroz, 2005). Qasja psiko-sociale adreson në nivel të veçantë anën

    psikologjike e sociale të këtyre faktorëve në procesin e rikthimit të barazpeshës psikologjike dhe

    rehabilitimit nga ngjarja traumatike. Kjo, përderisa proceset kognitivo-emocionale janë procese të

    brendshme/individuale, por shpejtësia dhe cilësia e funksionimit të tyre ndikohet maksimalisht nga

    faktorët psikologjikë dhe socialë të individit (Joseph & Linley, 2008). Prandaj roli dhe rëndësia

  • 21

    e mbështetjes sociale, duke filluar nga nivelet elementare të mbështetjes familjare e komunitare e

    deri te mbështetja e avancuar institucionale, janë dëshmuar përmes një numri të madh studimesh

    në këtë fushë (Keane, Fairbank, Caddell, Zimmering & Bender, 1985; Ahren et al, 2004; Wolpow,

    Johnson, Hertel, & Kincaid, 2009).

    Është e sigurt se reagimet individuale ndaj traumës janë të bazuara në një përzierje komplekse të

    dukurive biologjike, psikologjike dhe sociale. Gjetjet sugjerojnë se ekzistojnë shumë komponentë

    subjektivë që përcaktojnë reagimin individual ndaj një situate traumatike, po ashtu është vërejtur

    ndryshim se si grupet/kulturat e ndryshme ballafaqohen me traumën. U përmend edhe më sipër se

    kur ngjarja traumatike i ndodh një mase të njerëzve, atëherë përveç reagimeve individuale, duhet

    adresuar edhe reagimin grupor ndaj traumës. Subjekti i traumatizuar mund të jetë një individ, por

    gjithashtu mund të jetë një shoqëri ose një kulturë e caktuar. Nga ky këndvështrim, gjenocidi mund

    të shkaktojë trauma ekstreme për shkak të vrasjes dhe plagosjes së një numri të madh njerëzish, të

    cilët reduktohen në një dimension të papranueshëm (siç mund të jetë feja, përkatësia etnike ose

    ngjyra e lëkurës) (Aydin, 2017).

    Individët, por edhe shoqëritë, ndryshojnë në mënyrën se si e përjetojnë, e procesojnë dhe e kujtojnë

    ngjarjen traumatike dhe jo gjithmonë reagimet rezultojnë në ankth psikiatrik. Intriguese janë

    dëshmitë se historia është e stërmbushur me shkatërrime dhe luftëra. Çfarë duhet të ketë kontribuar

    në vazhdimësinë e ndjenjave destruktive të agresivitetit, hakmarrjes, urrejtjes etj. Dilema e

    hershme, se deri në çfarë mase motivi agresiv është i lindur apo i mësuar, vazhdon të jetë i

    pranishëm edhe në studimet mbi traumën. Kur shkatërrimi ndodh në familje dhe shpërndahet në

    grupe e kombe, ashtu siç është dëshmuar në luftëra më të vogla, por edhe në dy luftërat e mëdha

    botërore, atëherë lind pyetja: Cilët janë mekanizmat e transmetimit psikologjik të nevojës për

    shkatërrim? Ideja se është një “agjent” i domosdoshëm traumatik-individual apo shoqëror/kulturor-

    që gjeneron ndjenja të urrejtjes, hakmarrjes, fajit dhe turpit, të cilat u kalojnë brezave të ardhshëm,

    është shqetësuese dhe me vlerë të eksplorohet e të analizohet më tej. Kjo meqë në një moment

    tjetër të përshtatshëm, këto ndjenja mund të rizgjohen dhe të shkaktojnë shkatërrime të reja.

    Prandaj, u theksua si koncept adresimi i rolit të dinamikave sociale në procesin e rehabilitimit të

    të mbijetuarve . Këto dinamika të ndërveprimit njerëzor bën të arrihet në përfundimin se trajtimi

    i psikotraumës asnjëherë nuk mund të jetë i plotë nëse nuk parandalohet transmetimi i saj (Schick,

    Morina, Klaghofer, Schnyder & Müller, 2013). Pra, studimi i traumës, varësisht nga kontekstet, i

    kalon shpjegimet individuale e shoqërore dhe studiohet në nivele brezash. Është interesant se si

  • 22

    Dr Weine, një psikiatër në Universitetin e Çikagos në Illions dhe autor i librit "Kur historia është

    një makth" (Weine, 1999), sfidoi konceptin klinik individualist mbi traumën kur tha: "Psikiatrit në

    Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë na kanë thënë se ÇSPT thjesht nuk ka kuptim në botën e tyre.

    Meqë lufta është pjesë e jetës, nuk ka asnjë pas-traumë". Për aq sa Dr Weine sugjeron, shteti më i

    ri në Evropë - Kosova, është ndërtuar mbi një histori të traumave të vazhdueshme, andaj konflikti

    dhe trauma do duhej të shikoheshin si dukuri të rrënjosura shumë thellë në shoqërinë kosovare e

    jo si një rast traumatik i izoluar (siç është lufta e vitit 1999). Adresimi i traumës në këtë nivel njihet

    me terma të ndryshme si “traumë historike”,” traumë kolektive”, “traumë sekondare”, “traumë e

    transmetuar” etj.

    Shprehja "transmetim i traumës" është përdorur për të eksploruar mënyrën në të cilën një ngjarje

    e përjetuar nga një apo më shumë persona mund të ketë dhënë efekte në personat që nuk e kanë

    përjetuar drejtpërdrejt atë (Kahane –Nissenbahum, 2011). Duran dhe Duran (1995) sugjerojnë se

    trauma historike futet në kujtesën kulturore të një populli përmes mekanizmave të njëjtë me të cilët

    kultura në përgjithësi transmetohet dhe për këtë arsye bëhet 'e normalizuar' brenda asaj popullate

    (Veerman & Ganzevoort, 2001; Atkinson, Nelson, & Atkinson, K., 2010). Yellow Horse Brave

    Heart (si citohet në (Denham, 2008) përcakton traumën historike si "lëndim kumulativ emocional

    dhe psikologjik, që zgjat gjithë jetën dhe bartet brez pas brezi si rezultat i përvojave traumatike të

    grupeve masive”. Është përmendur edhe koncepti “post-memorie” që paraqet një lloj kujtimi që

    kalon te brezat e rinj dhe që bazohet në rindërtimin retrospektiv. Ai i referohet qartë situatës së një

    brezi që nuk ka përjetuar drejtpërdrejt ngjarjet traumatike, por i ka pranuar ato si njohuri të dorës

    së dytë. Në një kuptim më të gjerë, post-memoria pasqyron pas-imazhet dhe pasojat e katastrofave

    kolektive (Anastasiadis, 2012).

    Trauma historike me domosdoshmëri bartet në brezat e rinj dhe në traumën e transmetuar jo

    gjithçka është patologjike. Është e pamundur të parashikohet dhe të supozohet se një ngjarje, sado

    e veçantë dhe e ngjashme të jetë, mund të ndikojë dy individë ose grupe kulturore në të njëjtën

    mënyrë. Konteksti i situatës duhet të analizohet drejt çdo herë që adresohet përballimi/ballafaqimi

    me traumën. Ashtu si në rastin kur konteksti kërkon qasje të ndryshme rehabilituese për një të

    mbijetuar që jeton në vendin e origjinës dhe një tjetri që është refugjat, ashtu efektet e trans-

    traumës nga brezi në brez kanë rezultuar të jenë të ndikuara nga kontekste të ndryshme. Fëmijët e

    të mbijetuarve të holokaustit janë vërejtur duke vepruar sipas sjelljes së adoptuar nga prindërit e

    tyre dhe duke u bërë shumë të ndjeshëm ndaj imazheve të Holokaustit gjatë përvjetorëve të traumës

  • 23

    së prindërve. Në anën tjetër, shumë fëmijë të baballarëve të kthyer nga Lufta e Dytë Botërore, sado

    të traumatizuar që ishin prindërit e tyre, kishin pak ide për tmerret e luftës, meqë ishin të

    entuziazmuar me nderin shoqëror që iu atribuohej prindërve të tyre të cilët kishin arritur qëllimin

    (McNally, 2014).

    Njëjtë si në rrafshet e tjera të studimit mbi traumën, edhe kësaj here duhet analizuar veçantë

    kombinimin e faktorëve mbrojtës dhe atyre të rrezikut ndaj traumës së transmetuar, në mënyrë që

    të bëhet një ndarje e saktë në mes të “traumës historike/kolektive” dhe “reagimit patologjik ndaj

    traumës historike”. Bartja e përvojave dhe ngjarjeve të dhimbshme historike në brezat e rinj është

    krejt normale derisa nuk asocon me të ashtuquajturën “sindromë të komunitetit jofunksional”

    (Atkinson et al., 2010). Në shumë shoqëri me histori turbulencash dhe në periudha të gjata

    tranzicioni, në brezat e rinj shfaqen sjellje të ndryshme jofunksionale të cilat studiuesit përmes

    shpjegimeve të ndryshme ia atribuojnë “traumës së transmetuar”. Numri më i madh i studimeve

    që deri më tani dokumentojnë transmetimin e traumës i përket natyrës cilësore-klinike, si dhe

    fushës antropologjike (Bar-On, Eland, Kleber, Krell, Moore, Sagi, Soriano, Suedfeld, van der

    Velden & van IJzendoorn, 1998; Kellermann, 2001; Kahane –Nissenbahum, 2011). Mungesa ose

    humbja e vetërregullimit është ndoshta efekti më intensiv i traumës psikologjike. Sa më e re mosha

    kur ndodh trauma ose trans-trauma dhe sa më shumë që zgjatë ekspozimi ndaj saj, aq më shumë

    vështirësi në zhvillimin e shkathtësive vetërregulluese (si kontroll mbi zemërimin, ankthin, sjelljet

    impulsive etj.) (Moroz, 2005). Në këso rastesh me të drejtë ngrihet shqetësimi se si të ndërhyhet

    në mënyrë që të mbrohen brezat e rinj nga trauma patologjike e transmetuar.

    Cilët janë mekanizmat e transmetimit, çfarë saktësisht transmetohet, a ofron qëndrueshmëri e

    reliziencë apo shton vulnerabilitetin për patologji etj., janë çështje të vazhdueshme studimi në

    kërkimet moderne të fushës. Sidoqoftë, me saktësi dihet se në disa raste, mekanizmat shoqërorë të

    transmetimit të traumës ndërmjet brezave mund të kontribuojnë në transferimin e ndjenjave

    shkatërrimtare nga një brez te tjetri (Apprey, 1999). Kjo veçanërisht mund të ndodhë përmes

    mekanizmave të atashimit me figurat e rëndësishme gjatë zhvillimit. U tha edhe më herët se të

    mbijetuarit kanë nevojë të krijojnë një kuptim për traumën dhe kthimi i këtij kuptimi në rrëfim

    shpesh ka efekte terapeutike. Në rastet e dhunës së përsëritur politike ndaj grupit të shtypur,

    ekziston një përfaqësim i përbashkët mendor i ngjarjeve të kaluara (historike) traumatike. Pikërisht

    bartja e ngjarjeve traumatike në formë të tregimeve paraqet një transmetim ndër breza dhe lidhet

    me pamundësinë e brezit të vjetër që të ngushëllohet për humbjen e njerëzve, tokës, ose

  • 24

    prestigjit, dhe tregon pamundësinë që të tejkalojë poshtërimin e shkaktuar nga grupi tjetër.

    (Volkan, Ast, Greer & William, 2002). Madje, në literaturën hebraike mbi trans-traumën, brezi i

    ri u krahasua me “qirinjtë memorialë”, meqë një numër i madh prej tyre trashëguan emrat e

    personave të vdekur në luftë (Kahane –Nissenbahum, 2011), praktikë kjo e shpeshtë edhe në

    shoqërinë kosovare.

    Transmetimi nuk bëhet vetëm në nivel familjar e komunitar, ai bëhet edhe në nivel institucional,

    p.sh. kur kemi të bëjmë me edukimin e brezave të rinj. Zakonisht kurrikulat shkollore përmes lëndës

    së historisë, edukatës shoqërore etj., interpretojnë ngjarjet traumatike. Jo rastësisht sfidë në

    politikat moderne të arsimit është spastrimi i ngarkesës emocionale nga librat shkollorë dhe

    përdorimi i metodologjive që përputhen me interpretimin e ngjarjeve të ndjeshme historike. Është

    shumë me rëndësi që brezit të ri t’i interpretohet trauma, por të mos i “injektohet” patologjia e saj.

    Tekstet e historisë shihen si përfaqësime të historisë zyrtare të një kombi, pasi ato krijojnë

    identitetin dhe formojnë konceptet morale në faza të ndryshme zhvillimore. Si mësohen brezat e

    rinj ta shohin veten në raport me të tjerët përmes edukimit të historisë dhe sa përvidhet psikologjia

    e urrejtjes dhe stereotipizimit, janë pyetje që shqetësojnë studiuesit e rinj. Në përgjithësi, në vendet

    e Ballkanit është vërejtur se krijimi i identitetit përmes kurrikulës shkollore bëhet në frymën e

    urrejtjes ndaj tjetrit (Crawford, 2003). Njohësit e zhvillimit dhe të psiko-edukimit argumentojnë

    se përgjegjësia morale fillon me veten dhe jo me tjetrin; andaj meqë rishikimi i teksteve kurrikulare

    është proces që kërkon kohë, duhet t’i kushtohet vëmendje më e veçantë pedagogjisë së

    mësimdhënies dhe mundësive për mësimdhënës reflektivë (Morgan, 2012). Orët e historisë nuk

    duhet të jenë orë që promovojnë vlerat morale, por të menduarit kritik. Metodologjia që thekson

    aftësitë e të menduarit kritik të nxënësve dhe i ekspozon ata në tregime të shumta historike mund

    të përforcojë prirjet demokratike dhe paqësore në shoqëritë në tranzicion, të cilat dalin nga

    konfliktet e dhunshme (Cole & Barsalou, 2006). Studimet në fushën e psikologjisë së edukimit

    njoftojnë se mësuesit reflektivë janë më të suksesshëm në nxitjen e të menduarit kritik te nxënësit

    (Choy & Oo, 2012). Sidoqoftë, nga pasqyra që deri tani u dha mbi dinamikat e

    përballjes/ballafaqimit me traumën në vendet e origjinës, është ambicioze të mendohet se

    mësimdhënësit të cilët kanë përjetuar vetë traumën, do t’ia dalin me sukses të menaxhojnë

    subjektivitetin, të jenë reflektues e të promovojnë të menduarit kritik në temat e ndjeshme historike

    (Berisha-Kida, 2017).

  • 25

    Në fund, arrijmë në përfundimin se reagimet individuale dhe kolektive ndaj traumës janë

    të ndryshme, ato varen nga një shumëllojshmëri faktorësh dhe variojnë nga rritja/fuqizimi e deri

    te patologjitë personale dhe/apo shoqërore. Nga e gjitha çfarë u tha, vërehet se trauma psikologjike,

    e shkaktuar në masë, paraqet një rreth vicioz të funksionimit. Ajo mund të viktimizojë individin,

    atakon dinamikat ndërpersonale, shoqërinë, madje mund të viktimizojë brezat e rinj të cilët nuk e

    kanë përjetuar drejtpërdrejt ngjarjen traumatike. Në përpjekjet për të studiuar aspekte të ndryshme

    nga ky rreth vicioz populacioni i veteranëve të luftës është më i reprezantuari në çdo aspekt të

    studimit. Ndoshta për shkak të natyrës së rëndë dhe intensitetit të stresorëve me të cilët janë

    ballafaquar gjatë ngjarjes traumatike, veteranët e luftës përfaqësojnë një numër të madh të

    mostrave të studimeve mbi patologjitë klinike të traumës, funksionimin patologjik ndërpersonal,

    rolin e mbështetjes sociale, eksplorimin e mekanizmave të transmetimit të traumës etj. (Ćorića,

    Klarić, Petrov & Mihić, 2016; Aydin, 2017).

    Edhe pse një numër i madh studimesh konfirmojnë së mbështetja sociale luan një rol të

    rëndësishëm në rimëkëmbjen nga trauma, do të ishte me vlerë që kjo të rikonfirmohej sërish nga

    një studim me veteranët në Kosovë. Sidomos vlerë të veçantë do të kishte ky studim, nëse

    dinamikat e perceptimit të mbështetjes sociale dhe patologjia klinike e stresit të traumës do të

    adresoheshin nga perspektiva e transmetimit ndër breza. Një studim i natyrës kuantitative mbi

    transmetimin e traumës do të ishte një aset shtesë në fushën e studimeve mbi traumën dhe trans-

    traumën psikologjike. Veçanërisht shqyrtimi i mundësisë së transmetimit jo vetëm përmes

    familjes, por edhe përmes komunitetit, në veçanti përmes mësimdhënësve si figurë kyçe në

    procesin e edukimit të brezit të ri, do të ishte me vlerë të jashtëzakonshme. Evidentimi i mundshëm

    i ndjenjave destruktive i zhvillimit të proceseve vetërregulluese dhe vështirësitë në raportet

    ndërpersonale në brezin e dytë, do të ishin tregues të transmetimit të mundshëm të traumës përmes

    mekanizmave të ndryshëm socialë e të atashimit. Kosova e pasluftës, si vend i origjinës që sjell

    një shembull të pashoq mbi traumën historike dhe dinamikat sociale në sfidat e një tranzicioni

    afatgjatë, ofron mundësi të shumta për studimin e rrethit kompleks vicioz të traumës.

  • 26

    1.2 Përshkrimi i situatës

    Me qëllim të njohjes me ngjarjen traumatike, numrin e faktorëve që mund të kontribuojnë në

    ngarkesën traumatike dhe mundësitë e transmetimit të traumës nga brezi në brez, situata duhet

    përshkruhet duke sqaruar rrethanat historike, numrin dhe rrjedhën e traumave historike, rrëfimet

    psiko-kulturore të transmetuara në brezat e rinj dhe faktorët socialë e ekonomikë të cilët e ndikojnë

    përditshmërinë e shoqërisë kosovare.

    Me rënien e Perandorisë Otomane dhe luftërat ballkanike, një kompromis midis pretenduesve

    rajonal dhe fuqive të mëdha në Londër 1912, e caktoi Kosovën si territor nën njësinë jugosllave, ndërsa

    shteti kombëtar shqiptar u përfshi në një territor të vogël të shqiptarëve etnikë. Në Kosovë, serbët ishin

    grupi më i fuqishëm etnik, edhe pse vendi mbeti i populluar pothuajse tërësisht nga shqiptarët etnikë.

    Shqiptarët e Kosovës u bënë grupi i vetëm jo-sllav në Jugosllavi dhe pjesa më e madhe pësoi

    diskriminim të vazhdueshëm, ndonjëherë deri në pikën e persekutimit (Malcolm, 1999). Që nga ajo

    kohë, ka pasur tensione në rajon, ndërsa situata u përshkallëzua në historinë më të fundit, duke çuar në

    Luftën e Kosovës e cila filloi në vitin 1998. Lufta midis forcave ushtarake të njohura si Ushtria

    Çlirimtare e Kosovës (UÇK) dhe forcat e Republikës Federale të Jugosllavisë , fitoi vëmendjen dhe

    ndërhyrjen ndërkombëtare. Bombardimet e NATO-s, pastaj vendosja e një protektorati të OKB-së i

    dha fund konfliktit në 1999 (NATO, 1999). Tetë vite më vonë, në shkurt 2008, Kosova shpalli

    pavarësinë e saj. Sot Pavarësia e Kosovës njihet nga 116 shtete të botës (Diplomacia e Kosovës, 2018).

    Humbjet dhe situatat traumatike të shkaktuara nga lufta e fundit janë përmbledhur si vijon: 11 840

    të vrarë (mes tyre 1392 të mitur nën moshën 18-vjeçare dhe 296 fëmijë nën 5 vjeçare), 1 450 persona

    ende figurojnë të zhdukur, 20 400 femra vlerësohet të jenë dhunuar, afro 1 milion njerëz të larguar me

    forcë nga vendi, 100 589 shtëpi të djegura dhe shumë shkolla, objekte fetare dhe prona publike të

    shkatërrua plotësisht (Osmani, 2013; 2013). Sidoqoftë, historia tregon se situatat traumatike për

    popullatën e Kosovës ishin të shumta dhe të përsëritura në kohë (Sandström, 2012; Kienzler, 2010;

    Banac, 2006; Fischer, 1999; Vickers, 1998; Malcolm, 1998).

    Ashtu si u tha më sipër, ballkani njihet si vend jo i qëdrueshëm për më shumë se një shekull.

    Lëvizjet e Perandorisë Osmane, Austro-Hungareze dhe largimi i ndikimit të Rusisë nga regjioni lanë

    pas një vakum për pushtet e fuqi që u përmbush jo përshtatshëm nga shtete të reja të cilat u krijuan në

    këtë periudhë. Rregullimet territoriale që u bënë gjatë luftërave ballkanike, si dhe në mes të dy luftërave

  • 27

    botërore, nuk zgjidhën shumë çështje etniko-historike. Një ndër shqetësimet që adresohet në analizat

    politike moderne është e ashtuquajtura “Çështja shqiptare”, e cila ka të bëjë me numrin e madh të

    shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit të Shqipërisë. Sipas tyre, një dimension i kësaj problematike vetëm

    se u rihap në vitet e 90-ta dhe u zgjidh, si gjithnjë, me vendime të ndikuara nga dinamikat e

    funksionimit të Fuqive të Mëdha. Megjithatë, shumë ekspertë e konsiderojnë shpalljen e Pavarësisë

    së Kosovës si uni-laterale dhe jo të bazuar në një vendim të negociuar e të miratuar nga të dyja palët

    (Sandström, 2012). Problemet e tilla politiko-historike, të bazuara në ngjarje traumatike, i

    kontribuojnë vazhdimësisë së stigmatizimit, ndarjes në “Ne” e “Ata” dhe perceptimit të situatës së

    njëjtë në mënyra plotësisht të ndryshme. Andaj, kësaj rradhe po anashkalojmë përvojat traumatike të

    cilave iu është ekspozuar individi (përvoja këto që, siç kemi thënë, mund të analizohen nga

    këndvështrimi personal, por dhe kolektiv) dhe po i referohemi rolit të përvojave traumatike që nuk janë

    përjetuar asnjëherë drejtpërdrejt nga ai. Ndikimin që mund të ketë interpretimi i këtyre përvojave në

    traumatizimin e një individi dhe/apo shoqërie që jo drejtpërdrejt është përballur me to është shumë i

    madh. Prandaj, aludohet se “trauma historike” në rrethana të caktuara mund të bëhet patologjike.

    Analiza e situatave të ndryshme të krizave dhe luftërave ndëretnike, zakonisht bëhet nga

    këndvështrimi politik i kohës.Si shembull mund të merret shumica e shpjegimeve mbi shpërbërjen e

    Jugosllavisë që përqendrohen në faktorë afatshkurtër, siç janë konteksti politik global, kriza

    ekonomike e viteve 80-të etj. (Suber, 2006). Janë të vona dhe në numër jo të shumta, studimet që për

    një konflikt adresojnë faktorët afatgjatë historikë, veçanërisht aspektet psikologjike të traumës

    historike dhe mundësitë e manipulimit me të. Daniel Šuber përshkruan se luftërat në ish-Jugosllavi

    ndodhën për shkak të problemeve me “etnogjenezën” dhe krijimin e identitetit kombëtar gjatë

    luftërave ballkanike. Si rezultat, ai thotë se perceptimet plotësisht të ndryshme për rolin dhe vendin e

    secilit në ish-Jugosllavi i kishin rrënjët në një ngjarje që kishte ndodhur mbi 600 vjet më parë, duke

    vënë theksin në “Betejën e Kosovës” (1389). Autori shpjegon se për këtë ngjarje janë zhvilluar një

    mori tregimesh dhe rrëfimesh kulturore të cilat jo vetëm që u transmetuan në të tashmen, por edhe

    luajtën një rol të rëndësishëm në skenat e copëtimit të Jugosllavisë (Suber, 2006). Fitimi dhe humbja

    e përsëritur e Kosovës që nga Luftërat Ballkanike e deri në historinë e fundit të saj, perceptoheshin

    dhe vazhdojnë të perceptohen në forma të ndryshme nga shqiptarët dhe serbët. Për më shumë, raportet

    ndërkombëtare nga lufta e fundit, tregojnë se të dy kombësitë e perceptojnë veten si viktimë (Kienzler,

    2010). Edhe Volkan (2001), më herët se Šuber, bën një analizë interesante të riaktivizimit të traumës

    së transmetuar në rastin e Bosnjës. Ai thekson rolin e proceseve psikologjike, sidomos atyre të

  • 28

    pavetëdijshme në traumën e transmetuar, të cilat mund të jenë shkas për ndezjen e dramave të

    tmerrshme njerëzore si në shembullin e Bosnjës. Ai vë theksin mbi psikodinamikën e trans-traumës

    në rast të manipulimit të saj nga udhëheqës politikë. Sipas tij, kërkimet psiko-analitike të kësaj natyre

    mund të ndriçojnë shumë aspekte të fshehura të konflikteve etnike dhe të tregojnë se si bota e

    brendshme (proceset psikike) dhe e ajo e jashtme (rrethanat, politikat etj.) janë të ndërlidhura (Volkan,

    2001; Suber, 2006). Pra, interpretimi i traumës historike (shembulli i psikologjisë së trans-traumës

    ndër shekuj në rastin e betejës së Kosovës) paraqet një ndër sfidat kryesore në izolimin e traumës

    historike dhe përpjekjet për mos transmetimin e saj në brezat e rinj.

    Përveç transmetimit të mundshëm patologjik të traumës historike dhe traumës (individuale dhe/apo

    kolektive) të përjetuar drejtpërdrejt me rastin e luftës së fundit në Kosovë, vlen të theksohet se në

    adresimin e mirëqenies psikologjike të popullatës duhet të merren parasysh dhe përvojat e përjetuara

    në rrethanat e pas luftës siç janë: Dinamikat e funksionimit nën udhëheqjen dhe mbikëqyrjen

    ndërkombëtare, ato të pas shpalljes së Pavarësisë, mungesa e shërbimeve, adresimi jo i drejtë i

    ndjenjave destruktive, varfëria, siguria-stabiliteti, krizat politike, krijimi i identitetit kosovar, etj. Pra,

    këta faktorë përbëjnënë vete një numër të madh të rrethanave sociale e ekonomike që në forma të

    ndryshme kontribuuan dhe vazhdojnë të kontribuojnë si faktorë rreziku për shëndetin mendor të

    popullsisë.

    1.3 Korniza konceptuale për studimin e traumës dhe transmetimit të saj në

    kontekstin e Kosovës

    Bazuar në paraqitjen e problematikë studimore (pjesa 1.1) dhe përshkrimin e situatës në

    Kosovë (pjesa 1.2), në figurën e mëposhtme (Figura 1) është paraqitur një kornizë konceptuale

    përmbledhëse mbi të cilën do të duhej të shtriheshin studimet mbi traumën dhe transmetimin e saj në

    kontekstin e Kosovës. Studimet që kontribuojnë në njohjen e diskursit traumatik dhe programet që

    synojnë rehabilitimin e të mbijetuarve të traumës, do të duhej të punonin gjithnjë duke marrë në

    konsideratë një koncept më të gjerë kulturor e historik. Qasjet biologjike, klinike e psiko-sociale do të

    kenë shtrirje të gjerë në cilindo rrafsh të dinamikave të reagimit ndaj traumës. Ashtu si figura

    përmbledh, stimuli i traumës psikologjike në brezin e parë (qoftë në rrafshin individual, qoftë në atë

    shoqëror) nuk mund të shihet vetëm si një stresor madhor siç është lufta e fundit. Për të adresuar

    dinamikat e reagimit traumatik, në kontekstin e Kosovës, duhet të mendohet edhe mbi konceptet dhe

    interpretimin e traumës historike, situatat traumatike të represionit të përjetuara nga brezi i parë në dy

    dekadat e fundit, para fillimit të luftës, por edhe në faktorët stresues të periudhës së tranzicionit, të

  • 29

    cilët kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë si “ngarkesë traumatike”. Koncepti që ne e kemi

    përgjithësuar tashmë mbështetet nga studime që e fusin Kosovën në rastet e veçanta për studimin e të

    ashtuquajturit “stresi i vazhdueshëm traumatik” (Continues traumatic stress) (Nuttman-Shwartz, &

    Shoval-Zuckerman, 2016). Sigurisht se konteksti i Kosovës paraqet një kontekst të komplikuar dhe të

    gjerë për studim. Në këtë kontekst kërkohet të identifikohen e të përcaktohen dallimet ndërmjet

    përgjigjeve ndaj ekspozimit ndaj situatave traumaike politike kundrejt përgjigjeve ndaj ekspozimit

    ndaj stresorëve kronikë. Pastaj të eksplorohet lidhja e tyre në një ndjeshmëri të shtuar të reagimit

    patologjik si rezultat i ngarkesës traumatike. Kjo bëhet edhe më e vështirë kur mendohet mbi traumën

    dytësore apo transmetimin e traumës psikologjike në brezat e rinj. Sidoqoftë, nëse reagimet do të

    rezultojnë të jenë patologjike apo jo patologjike, varet nga një numër i madh faktorësh që tashmë

    kalimthi janë përmendur dhe po ashtu janë paraqitur në figurën e mëposhtme.

    Një numër i madh studimesh kanë eksploruar reagimet patologjike dhe jo patologjike ndaj

    traumës në brezin e parë në Kosovë si dhe faktorët e ndryshëm rrethanorë (si p.sh nivelin e

    mbështetjes sociale), që e ndikojnë atë (Arenliu, A & Landsman, M., 2010; Danuza et al., 2014;

    Halimi et al., 2015; Berisha Kida, 2017). Këto studime janë shtuar tutje edhe me qasje të ndryshme

    cilësore, që kanë tentuar të analizojnë kujesat kolektive, traumën historike dhe shëndetin mendor

    (Kienzler, 2010). Madje, së fundi, ka një përpjekje për të pohuar edhe mundësitë e bartjes së traumës

    nga brezi i parë në të dytin përmes linjës familjare (Schick et al., 2013). Sa i përket studimeve mbi

    transmetimin e traumës edhe në rrafshin e studimeve të ndryshme ndërkombëtare, shumica e tyre

    bazohen në faktorët e ndryshëm që kanë të bëjnë me atashimin, bazën gjenetike, dinamikat e

    komunikimit etj., dhe e eksplorojnë transmetimin kryesisht në rrafshin familjar (BarOn et al., 1998;

    Atkinson, et al., 2010; Anastasiadis, 2012). Transmetimi i traumës përmes linjës komunitare e

    shoqërore është adresuar kryesisht përmes studimeve cilësore në fushën e psikologjisë dhe të

    antropologjisë. Janë të rralla, e në kontekstin e Kosovës ende joekzistente, studimet që në mënyrë

    empiriko-kuantitative adresojnë transmetimin e traumës përmes linjës

    komunitare/shoqërore/institucionale. Prandaj do të ishte mjaft me rëndësi nëse, bazuar në kornizën

    aktuale konceptuale për studimin e traumës dhe transmetimit të saj në Kosovë, të zhvillohej një studim

    që do të adresonte: 1/patologjinë traumatike në brezin e parë 19 vjet pas luftës në Kosovë (duke

    përfshirë mostrën më të studiuar - veteranët e luftës), 2/ të rikonfirmojë mundësitë e transmetimit të

    traumës në brezin e dytë përmes linjës familjare dhe 3/ të eksplorojë mundësitë e transmetimit të

    traumës në brezine dytë edhe përmes linjës komunitare/shoqërore, veçanërisht përmes sistemit të

  • 30

    edukimit, i cili zotëron një rol të veçantë në kontekstin e Kosovës. Kjo meqë sistemi i edukimit si mjet

    qëndrese ndaj represionit serb, u transformua në mjet plotësisht politik dhe u bë përbërësi kryesor i

    sistemit paralel në Kosovë. Shkëputja nga kurrikula e imponuar e arsimit i lidhi nxënësit, mësuesit dhe

    administratorët e shkollave me qëndresën politike dhe identifikimin kulturor/etnik. Megjithëse

    ngacmimet, persekutimet, përndjekjet dhe frikësimi i vazhdueshëm ishin pjesë e pandashme e përditshmërisë së

    çdonjërit, që në çfarëdo forme kishte lidhje me sistemin paralel të arsimit, fuqia për të mbijetuar dhe për ta

    vazhduar kauzën, sa shkonte e rritej. Sakrifica për edukim u heroizua dhe respekti për mësimdhënësit arriti

    kulmin (Sommers & Buckland, 2004; Kienzler, 2010; Sandström, 2012). Mund të thuhet se pjesa kryesore e

    rilindjes kulturore, rezistencës dhe zhvillimit kombëtar të shqiptarëve të Kosovës i ka rrënjët në arsim

    (Sommers & Buckland, 2004), prandaj ky këndvështrim dhe këto përvoja është e rëndësishme të jenë

    të studiuara në rrafshin psikologjik.

    Adresimi i patologjisë traumatike të mësimdhënësve kosovarë dhe eksplorimi i bartjes së traumës

    përmes ndërveprimit me nxënësit, do të ishte i një rëndësie të veçantë dhe aset shtesë në literaturën

    mbi kompleksitetin e traumës masive.

  • 31

    Figura 1: Korniza konceptuale për studimin e traumës dhe transmetimit të saj në kontekstin e Kosovës

  • 32

    1.4 Qëllimi i studimit

    Qëllimi i përgjithshëm i këtij studimi është të elaborohet përjetimi psikologjik i traumës dhe

    trans-traumës në Kosovë. Më konkretisht, studimi synon në mënyrë empirike të përcaktojë

    incidencën e reagimit patologjik ndaj traumës, në formë të ÇSPT në brezin e parë dhe lidhjet e tij

    me mënyrën e funksionimit të disa aspekteve afektive e kognitive në brezin e dytë. Incidenca

    patologjike në brezin e parë synohet të hetohet në dy populacione të ndryshme, të cilat përfaqësojnë

    dy burime të rëndësishme të bartjes së mundshme të traumës në brezine dytë. Pra, studimi ka për

    qëllim të nxjerrë në pah nëse trans-trauma ndodh përmes linjës familjare (përfshirë veteranët e

    luftës në rolin e prindërve) dhe linjës komunitare (mësimdhënësit si agjent parësor komunitar të

    cilët kontribuojnë/formojnë zhvillimin e brezit të ri). Aftësitë vetërregulluese të brezit të dytë,

    numri i shqetësimeve emocionale dhe format e perceptimit të lidhjes/atashimit me të rriturin e

    brezit të parë (prindin apo mësimdhënësin) janë disa ndër aspektet kognitivo-afektive që maten në

    brezin e dytë për të zbuluar nëse ato kanë ndonjë lidhje me funksionimin patologjik apo jo

    patologjik të brezit të parë ndaj traumës së përjetuar. Meqë studimi mbështetet në qasjen psiko-

    sociale për adresimin e traumës në rrafshin individual, por dhe atë kolektiv, mbështetja sociale si

    ndryshore e rëndësishme në raport me shëndetin mendor pas përjetimit të traumës synon të

    dokumentohet edhe përmes këtij studimi. Për fund, studimi nuk përjashton edhe adresimin e

    raportit të ndryshoreve demografike me disa nga ndryshoret kyçe në studim.

    1.5 Objektivat dhe pyetjet kërkimore

    1.5.1 Objektivat e studimit

    Të hulumtoj incidencën e ÇSPT te brezi i parë (prindërit dhe mësimdhënësit) 19 vjet pas luftës

    në Kosovë.

    Të hulumtoj lidhjet ndërmjet perceptimit të mbështetjes sociale dhe ÇSPT te veteranët e luftës

    në Kosovë.

    Të hulumtoj lidhjet në mes të efekteve të traumës në brezin e parë dhe funksionimit të disa

    dimensioneve afektive e kognitive në brezin e dytë (fëmijët dhe nxënësit).

  • 33

    1.5.2 Pyetjet kërkimore

    Sa është prevalenca/incidenca e ÇSPT, 19 vjet pas përfundimit të luftës në brezin e parë në

    Kosovë:

    Sa është prevalenca/incidenca e ÇSPT, 19 vjet pas përfundimit të luftës te veteranët e

    luftës dhe bashkëshortet e tyre si brez i parë.

    Sa është prevalenca/incidenca e ÇSPT, 19 vjet pas përfundimit të luftës te

    mësimdhënësit si brez i parë?

    Sa është prevalenca/incidenca e ÇSPT te brezi i dytë (te fëmijët e veteranëve të luftës)?

    Çfarë është raporti në mes të ndryshoreve demografike (si gjinia, vendbanimi, edukimi,

    statusi socio-ekonomik) dhe shfaqjes së ÇSPT në brezin e parë?

    A ka raport/lidhje në mes të ÇSPT dhe perceptimit të mbështetjes sociale te veteranët e luftës

    në Kosovë?

    Çfarë është raporti në mes të traumës dhe lidhjeve ndër personale:

    Çfarë janë format e perceptimit të raportit me prindër pa dhe me simptoma traumatike?

    Çfarë janë format e perceptimit të raportit me mësimdhënës pa dhe me simptoma

    traumatike?

    A ka ndonjë lidhje në mes të traumës në brezin e parë dhe shqetësimeve emocionale në brezin

    e dytë:

    A kanë më shumë shqetësime emocionale nxënësit e mësimdhënësve me simptoma

    traumatike krahasuar me nxënësit e mësimdhënësve pa simptoma traumatike?

    Çfarë është raporti në mes të formave të vetë-rregullimit në brezin e dytë dhe numrit te

    simptomave traumatike në brezin e parë

    Çfarë është raporti në mes të formave të vetërregullimit te fëmijët e veteranëve si brez

    i dytë dhe (jo)simptomave traumatike të prindërve të tyre si brez i parë?

    Çfarë është raporti në mes të formave të vetërregullimit te nxënësit si brez i dytë dhe

    (jo)simptomave traumatike të mësimdhënësve të tyre?

  • 34

    1.6. Struktura e punimit

    Kapitulli i parë paraqet një përmbledhje të eksplorimit të dukurisë të traumës psikologjike.

    Këtu përfshihen çështje që kanë të bëjnë me problematikën studimore, përshkrimin e situatës në

    vendin ku kryhet studimi, qëllimin e studimit, paraqitjen e objektivave dhe pyetjeve kërkimore të

    studimit, strukturën dhe, në fund, përkufizimet e termave kyçe të përdorur në këtë punim.

    Në pjesën e problematikës studimore bëhet një përmbledhje e përgjithshme e dinamikave

    psikologjike ndaj traumës. Duke u mbështetur në të dhëna studimore prezantohen termat kyçe në

    fushën e psikologjisë së traumës dhe vendoset theksi mbi funksionimin e patologjisë përbrenda një

    rrethi vicioz nga i cili është vështirë të dilet.

    Në pjesën e përshkrimit të situatës është bërë një përmbledhje e kontekstit historik në Kosovë për

    të sqaruar faktorët e konfliktit ndëretnik, të cilët kontribuuan në përjetimin e situatave traumatike.

    “Trauma historike” u adresua dhe nga këndvështrimi psikodinamik-psikanalist për të dhënë një

    shembull teorik mbi trans-traumës kolektive. Në këtë pjesë janë përfshirë dhe aspektet socio-

    ekonomike që si stresorë shtesë mund të kontribuojnë si ngarkesë traumatike dhe të shtojnë

    rrezikun për shfaqjen dhe/apo mbajtjen e reagimit patologjik ndaj traumës së përjetuar.

    Veçanërisht janë adresuar këndvështrimet në sistemin e edukimit dhe stresorët e tjerë socio-

    ekonomikë që lidhen me vështirësitë e periudhës tranzicionale. Kështu është shtruar një kornizë

    teorike mbi studimin e traumës dhe trans-traumës në Kosovë, e cila është pasuar me qëllimet,

    objektivat dhe pyetjet kërkimore të studimit aktual.

    Kapitulli i dytë fokusohet në shqyrtimin e literaturës në lidhje me traumën. Në këtë pjesë

    në mënyrë të pëmbledhur synohet që përmes studimeve të ndryshme të shtjellohet korniza teorike

    mbi traumën dhe trans-traumën dhe të adresohen çështjet që lidhen me subjektet dhe ndryshoret

    kyçe të këtij studimi. Ky kapitull, po ashtu, paraqet një përmbledhje mbi diskursin traumatik në

    popullatën e Kosovës bazuar në gjetjet e studimeve të ndryshme shkencore. Kapitulli përfundon

    duke listuar hipotezat e studimit aktual dhe kontributet që testimi i këtyre hipotezave mund të

    ofrojë në fushën e studimit dhe të adresimit të traumës psikologjike.

  • 35

    Kapitulli i tretë pasqyron metodologjinë e përdorur në këtë studim. Në këtë kapitull i

    referohemi përshkrimit të të dhënave. Po ashtu, në këtë kapitull përshkruhet dizajni i studimit,

    popullata, zgjedhja e kampionit, procedura, instrumentet e përdorura për realizimin e studimit,

    besueshmëria e tyre, si dhe analiza e të dhënave.

    Kapitulli i katërt paraqet gjetjet bazë të këtij studimi, duke u bazuar te objektivat, pyetjet

    kërkimore dhe hipotezat e ngritura. Në këtë kapitull përmes gjetjeve statistikore paraqitet vërt