23
UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANIFAKULTETI I FILOLOGJISË DEGA: LETËRSI SHQIPE PUNIM DIPLOME TEMA: ANALIZË E ROMANIT “BARDHA E TEMALIT” PASHKO VASA MENTORJA: KANDIDATJA: Prof. Dr. Rovena Vata Fiolla Bezhani Gjakovë,2019

UNIVERSITETI I GJAKOVËS FEHMI AGANI FAKULTETI I … · 2019-04-05 · letërsisë shqipe, Pashko Vasa e zuri duke u bërë autor i poezisë së njohur “Moj Shqypni, e mjera Shqypni”

  • Upload
    others

  • View
    158

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DEGA: LETËRSI SHQIPE

PUNIM DIPLOME

TEMA: ANALIZË E ROMANIT “BARDHA E TEMALIT”

PASHKO VASA

MENTORJA: KANDIDATJA:

Prof. Dr. Rovena Vata Fiolla Bezhani

Gjakovë,2019

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

2

Përmbajtja:

Abstrakt ......................................................................................................................................................... 3

Deklarata Studentore .................................................................................................................................... 4

Falënderim .................................................................................................................................................... 4

1. Hyrje ...................................................................................................................................................... 5

1.1. Objekti dhe motivimi i temës ........................................................................................................ 5

Baza teorike e punimit dhe metodologjia e punës ....................................................................................... 6

Kapitulli i parë ............................................................................................................................................... 7

1. Jeta dhe krijimtaria e Pashko Vasës ...................................................................................................... 7

1.1 Jeta e shkrimtarit ................................................................................................................................ 7

1.2. Veprimtaria letrare ....................................................................................................................... 7

1.3. Kritika shqiptare për veprën e Pashko Vasës ................................................................................ 8

1.4. Të dhënat mbi romanin Bardha e Temalit nga Pashko Vasa ........................................................ 8

Kapitulli i dytë ............................................................................................................................................. 10

2. Tema dhe struktura e romanit Bardha e Temalit ............................................................................... 10

2.1. Ndërtimi i romanit ........................................................................................................................... 11

2.2. Analiza e romanit Bardha e Temalit ................................................................................................. 11

2.3.Vlera e romanit dhe kompozicioni .................................................................................................... 14

Kapitulli i tretë............................................................................................................................................. 15

3. Gjuha e personazheve ............................................................................................................................. 15

3.1. Gjuha dhe figuracioni në roman ...................................................................................................... 17

3.2. Elementi didaktik i romanit .............................................................................................................. 18

3.3. Pjesë që nxjerrin në pah mesazhin e veprës .................................................................................... 19

Përfundim ................................................................................................................................................... 21

Literatura: ................................................................................................................................................... 22

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

3

Abstrakt

Çdo vepër letrare konsiderohet në letërsi si një tërësi e pandashme dhe e lidhur ngushtësisht me

formën dhe përmbajtjen e saj. Analiza e një vepre letrare luan një rol të veçantë brenda unitetit të

autorit, vepres dhe vet lexuesit. Gjatë këtij punimi ne kemi zgjedhur të bëjmë analizën letrare të

veprës me titull Bardha e Temalit të autorit Pashko Vasa. Vepra në fjalë është e ndërtuar sipas një

strukture në llojin e romanit historik duke trajtuar konfliktet dhe luftërat e vazhdueshme mes

katolikëve dhe myslimanëve, patriarkalizmit të vazhdueshëm të shoqërisë së shek. XIX, gjendjen

e inferioritetit të gruas, trajtimit të saj sipas dokeve kanunore, si dhe një dashuri plot dhembje dhe

fund tragjik.

Romani Bardha e Temalit vjen para lexuesit si një gjendje reale e jetës së shqiptarëve duke treguar

se çdo përparim shoqëror i menduar do të ishte vetëm iluzion pa pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë të

gruas dhe pa ndryshimin e mentalitetit primitiv të shoqërisë shqiptare.

Përmes një gjuhe të gjallë artistike dhe frazave të fuqishme të prezantuara gjatë shtjellimit të

ngjarjes, autori Pashko Vasa në këtë dramë lirike nga fillimi në fund mbështetet tek një konflikt

shoqëror midis të rinjve të kohës në të cilën është shkruar vepra, të cilët luftojnë dashurinë e tyre

të vërtetë nga njëra anë dhe ballafaqimet e njerëzve konservatorë dhe fanatikë nga ana tjetër.

Lexuesi që në faqet e para ndeshet me Bardhën, Aradin, Dranden dhe Anulin, të rinjë të cilët me

idetë dhe veprimet e një brezi të ri ëndërrojnë për një jetë pa doke dhe zakone kanunore ndërkaq

në anën tjetër ndeshemi me persona konservativ, rekresiv dhe shumë destruktive, siç janë Luli

bashkë me të ëmen dhe përballë këtyre personazheve autori natyrshëm gjatë lojes së personazheve

prezanton edhe tipin e figurës kontradiktore siq ishte Mhilli i Vlashajve.

Fjalët kyçe: analizë,shkodran, ngjarje, dashuri.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

4

Deklarata Studentore

Quhem Fiolla Bezhani, studente me status të rregullt pranë Universitetit “Fehmi Agani” në

Gjakovë, drejtimi Letërsi Shqipe. Me një përgjegjësi të madhe deklaroj se punimin me titull

“Analizë e romanit Bardha e Temalit” të autorit Pashko Vasa e kam shkruar në mënyrë të pavarur

dhe se ai është tërësisht punimi im autorial duke respektuar rregullat etike të punës shkencore dhe

akademike sipas Universitetit “Fehmi Agani”. Gjithashtu deklaroj se punimi në fjalë nuk është i

publikuar e as i përdorur për qëllime të kryerjes së obligimeve mësimore në këtë apo ndonjë

institucion tjetër të shkollimit. Me tutje deklaroj se në shkrimin e punimit kam respektuar

përdorimin e literaturës së autorëve vendas të cilët kanë trajtuar në punimet e tyre elemente nga

kjo vepër duke cituar përmes frusnotave secilin material të huazuar.

Gjakovë, 2019.

Falënderim E gjendur para një paneli vlerësues, ndihem me fat që isha studente e Universitetit “Fehmi Agani”,

ku përgjatë studimeve mësova shumë gjëra të cilat natyrshëm do ti kontribojnë profesionit tim të

zgjedhur të cilin sot po e kurorëzoj përmes diplomimit zyrtar.

Me kënaqësi shprehi mirënjohjen time për të gjithë pedagogët dhe profesorët e Universitetit

“Fehmi Agani” në Gjakovë të cilët nuk kursyen asnjë çast sygjerimet, përkushtimin, idetë dhe

njohuritë për të gjitha ato që unë ndihesha e pasigurtë por që vazhdimisht kërkoja nga vetja

profesionalizëm.

Fillimisht ndaj mirënjohjen dhe falenderimin tim për profesoreshën Rovena Vata, udhëheqësen e

punimit, ku fal angazhimit dhe konkluzave të vazhdueshme sot e kemi të gatshëm punimin, me

synimin që ky material tu shërbej gjeneratave të reja. Krahas udhëheqëses falenderoj edhe anëtarët

e komisionit vlerësues të cilët pas studimit të hollësishëm të punimit ia dhanë dritën jeshile punimit

tim. Në fund shpreh një mirënjohje të thellë për familjen time së cilës i detyrohem shumë për

fillimin dhe finalizimin me sukses të ketij udhëtimi, sa të vështirë aq edhe të bukur.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

5

1. Hyrje

1.1. Objekti dhe motivimi i temës

Ky punim diplome ka si objekt studimi krijimtarinë letrare të poetit Pashko Vasa me theks të

veçantë analizën e romanit Bardha e Temalit. Çdo autor ka mënyrën e vet të përdorimit të gjuhës,

ka modelet e tij shprehëse për të krijuar stilin e tij që gjithsesi duhet të ndryshoj nga një tjetër

autor.1

Në procesin krijues poetët dhe prozatorët shpesh fjalëve dhe temave u japin kuptime të reja,

prandaj edhe autori Pashko Vasa është njëri ndër ata i cili shkroi një varg veprash të cilat i

shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes. Përmes analizës punimi sjellë

në vëmendje shumë elemente dhe mjete të realizimit të kuptimeve të figurshme dhe forcën

semantiko-formale të gjuhës shqipe.

Punimin e diplomës me titull “Analiza e romanit Bardha e Temalit” bazuar në strukturën e tij jam

përpjekur ta ndaj në tre kapituj kryesor të cilët pastaj vijojnë nga nëndarjet tjera që gjithashtu kanë

lidhshmëri njëra me tjetrën. Romani në fjalë ka gjithsej 198 faqe në të cilat trajtohet një temë

shumë e ndieshme dhe një lojë shumë efektive e personazheve në përgjithësi.

Përmes studimit të hollësishëm të romanit, nuk është synuar që vetëm të bëhet një analizë

kronologjike e ngjarjeve të romanit, por edhe të njihemi më konkretisht me faktet dhe historitë që

e kanë shoqëruar popullin tonë. Duke bërë studimin e kësaj vepre, ne kuptuam se Pashko Vasa, ka

krijuar me tepër për mitet, legjendat, të shkuarën, historinë vëllavrasëse, dashuritë e pamundura

por edhe për të ardhmen, pra autorit nuk i ka shpëtuar asgjë që është shqiptare dhe me interes për

ta shkruar.

Në kapitullin e parë jepet një vështrim i shkurtër i jetës dhe krijimtarisë së Pashko Vasës si dhe një

përmbledhje e shkurtër e romanit.

Kapitulli i dytë ka për qëllim të trajtoj me përpikmëri dhe saktësi ngjarjen e romanit, qëllimin dhe

ndërtimin e veprës. Ndërkaq në kapitullin e tretë kemi bërë një analizë më të detajuar të gjuhës së

personazheve duke bërë ndalesa pothuajse në secilin detaj të veprës, elementin didaktik të saj duke

1ASHAK, STUDIME-Revistë për studime filologjike Prishtinë, 2014, fq.24.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

6

treguar se vepra e Pashko Vasës është e sunduar prej mitit të së shkuarës, evokimit të lavdisë së

dikurshme me vetveten dhe gjykimet moderne të kohës. Romani në fjalë fillon me një skenë në

një nga lagjet e qytetit të Shkodrës, një vend i mbushur me atmosferë festive sepse kishin dalur të

përshëndetnin nusen e Lulit, Bardhën.

Romani cilësohet si një roman dashurie i mbushur me intriga të njerëzve konservatorë dhe i dënuar

për njerëzit e vullnetit të mirë dhe të dashurive të sinqerta. E gjithë ngjarja trajton pasionin e

dashurisë së dy të rinjëve, fatin tragjik të Bardhës dhe Aradit, qëndrimin e vrazhdë të burrit shqiptar

ndaj gruas së tij, posaqërisht të Lulit ndaj Bardhës.

Përmes kësaj vepre lexuesit i sigurohet një përshkrim e trajtimit të gruas shqiptare sipas rregullave

kanunore si dhe tendencës për ti ndryshuar ato mure të ngritura prej vitesh. I gjithë romani ështëi

mbushur me skena nga më të ndryshmet i cili të bën të ndjesh deri në palcë realitetin e gjithë

shfaqur shqiptar të asaj kohe duke e vlerësuar lartë mënyrën e shkrimit të autorit përmes

personazheve të zgjedhura.

Baza teorike e punimit dhe metodologjia e punës Për të realizuar këtë temë diplome në fillim jemi mbështetur në vepren e vet autorit, në studimet e

bëra nga dy autorë të tjerë për këtë vepër si dhe në disa studime teorike të cilat natyrshëm e bëjnë

të mundur zhvillimin e horizontit të shqyrtimit të kësaj teme.

Ndërkaq sa i përket anës metodike, konsiderojmë se jemi përpjekur të përdorim metodën e analizës

kuptimore si dhe analizën e strukturave në nivel të fjalisë dhe frazave të ndryshme.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

7

Kapitulli i parë

1. Jeta dhe krijimtaria e Pashko Vasës

1.1 Jeta e shkrimtarit

Një ndër figurat më komplekse në historinë e Lëvizjes sonë Kombëtare është padyshim

intelektuali, publicisti, historiani, romansieri, diplomati dhe atdhetari i shquar Pashko Vasa.Vasa

lindi në Shkodër me 17 shtator 1825 dhe ishte i biri i Mhill (Hilë) Gjokë Vasës dhe Drande

Gjergjes. Të parët e fisit të tij, nga i ati ishin shpërngulur prej Mirditës dhe ishin zhvendosur në

qytet, në atë shtëpi ku sot është shtëpia-muze e Pashko Vasës. Pashko Vasa ishte dhe mbeti

gjithmonë si një personalitet me zë në trojet shqiptare dhe më gjerë që diti të lidh përgjatë jetës së

tij historinë me atdhedashurinë, pushtetin dhe kushtrimin krijues përmes pendës së mbrehtë të tij.

Duke qene një i ri inteligjent dhe energjik, pasi punoi si sekretar i Konsullatës Britanike në qytetin

e tij, në moshën 25 vjeçare, i nxitur dhe i inspiruar nga idetë revolucionare, shkon në Itali dhe merr

pjesë aktive në kryengritjen që kish shpërthyer, duke luftuar kundër pushtuesve austriakë, për tu

bërë së shpejti edhe oficer i Kalorësisë Qytetare.Vdiç më 29 qershor 1892 në Beirut të Libanit.2

1.2. Veprimtaria letrare

Veprimtaria letrare e Pashko Vasës konsiderohet të jetë shumë dimensionale duke arritur të shkruaj

një varg veprash të cilat i shërbenin zgjidhjes së çështjes së shkrimit dhe mësimit të shqipes siq

ishin “Alfabeti latin i zbatuar në gjuhën shqipe”, “Gramatika shqipe për të u përdorur nga ata që

dëshirojnë ta nxënë këtë gjuhë pa ndihmën e një mësuesi”, ndërkaq vend meritor në historinë e

letërsisë shqipe, Pashko Vasa e zuri duke u bërë autor i poezisë së njohur “Moj Shqypni, e mjera

Shqypni” të botuar fillimisht si fletë fluturuese me 1880.

2Pashko Vasa, Bardha e Tëmalit, Paris, Botim 2, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1987, Tiranë, fq.198.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

8

Ndërkaq romanin të cilin do ta trajtojmë gjatë këtij punimi “Bardha e Temalit” me 1890, llogaritet

të jetë një nga romanet e para në letërsinë shqiptare. Aty përshkruhet mjedisi shqiptar në Shkodër

në vitet 40 të shek.XIX me doket dhe zakonet karakteristike shqiptare.3

1.3. Kritika shqiptare për vepren e Pashko Vasës

Kritika shqiptare poetin Pashko Vasa e konsideron si një figurë me personalitet të gjithanshëm me

vlera të spikatura dhe kontribute shumë të çmuara. Pashko Vasa falë punës dhe kontributit të tij

gjithashtu mendohet të jetë rradhitur si një nga ideologët më të çmuar të Lëvizjes sonë Kombëtare

duke u konsideruar si një shkrimtar që gjatë jetës së tij bëri një rrugë të gjatë e të mundimshme me

plot sakrifica por gjithmonë i frymëzuar nga ideale liridashëse.

Veprën “Bardha Temalit”, kritika shqiptare e ka vlerësuar gjithmonë si një kombinim i elementeve

gjuhësore dhe vizuale për të krijuar një kuptim më të madh deduktiv. Sistemimi i vazhdueshëm i

elementeve përgjatë gjithë vepres është një mister, që përbëhet nga pamjet e objekteve, shenjave

dhe lëvizjeve të cilat nga tingujt dhe emrat e tyre sygjerojnë fjalë apo fraza duke sjellur një sistem

me fuqi shprehëse të mbushur me ndërtim shumë shtresor të shumë kuptimësisë. Loja e

personazheve e ndërtuar mbi një ngjarje shumë interesante dhe planifikimi e një dinamike të

vazhdueshme e bën vepren shumë të çmuar dhe shumë dimensionale.4

1.4. Të dhënat mbi romanin Bardha e Temalit nga Pashko Vasa

Romani “Bardha e Temalit”është botuar më 1890 në Paris në gjuhën frënge nën

pseudonimin Albanus Albano (Shqiptar Shqiptari). Botimi i tij përbën një ngjarje në letërsinë tonë

si një nga romanet e para në historinë e saj. Para se të botohej kjo vepër, në letërsinë shqipe ishte

vënë në qarkullim romani “Dashuria e Talatit me Fitnetin”, i botuar në gjuhën turke nga autori dhe

atdhetari Sami Frashërit. Ky roman meqenëse nuk kishte tematikë shqiptare, atëherë romani i

Pashko Vasës, për vlerat e përmbajtjes dhe nivelin artistik, duke trajtuar një temë kryesisht

shqiptare, i kapërcen kufijtë e suksesit të veprës së Sami Frashërit. Romani Bardha e Temalit, për

3 Po aty, fq.198. 4 Niçe. M. Gurakuqi, Idetë patriotike e shoqërore të Pashko Vases te romani Bardha e Temalit, Revista Nëntori nr,6,

1967, Tiranë, fq.124.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

9

subjektin, karakteret dhe atmosferën shoqërore, përshkrimin e jetës zakonore, paraqitet thellësisht

si një roman shqiptar dhe i motivuar nga pikëpamja sociale dhe psikologjike.

Të shumtë janë albanologët të cilët kanë dhënë vështrimet e tyre lidhur me romanin në fjalë. Ndër

ta do të veçojmë prof. Zymer Mehani shkruan se romani “Bardha e Temalit” priti një shekull që

t’i jepej publikut në gjuhën shqipesi një nga romanet e para të letërsisë sonë, ai ishte dhe mbetet

një nga krijimet më interesante të traditës.5

Duke e analizuar këtë vepër të shkruar frëngjisht, Prof. M. Gurakuqi, me gjalljen e tij, theksonte

se “ajo asht pjesë përbamëse e letërsisë sonë, ashtu si janë veprat në latinisht të Barletit dhe

Bicikemit”. Ky roman, ndër më të parët e llojit, dëshmonte se autorët e Rilindjes po ngriheshin

dhe formoheshin nga ana e mjeshtërisë artistike dhe po nisnin, ashtu, edhe gjininë e prozës së

gjatë.6

5M. Gurakuqi, Idetë patriotike e shoqërore të Pashko Vases te romani Bardha e Temalit, Revista Nëntori nr,6, 1967,

Tiranë, fq.145. 6M. Gurakuqi, Idetë patriotike e shoqërore të Pashko Vases te romani Bardha e Temalit, Revista Nëntori nr,6, 1967,

Tiranë, fq.146.

BARDHA E TEMALIT

i shkruar në gjuhën frengjishte

lexuesi shqiptar një shekull më vonë e

pati në dorë

me këtë roman nis zhvillimi i prozës së

gjatë

autori synonte tu tregonte të huajve

të vërteten mbi atdheun e tij

ka pamje realisite dhe situata

sentimentale

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

10

Kapitulli i dytë

2. Tema dhe struktura e romanit Bardha e Temalit Romani “Bardha e Temalit”edhe pse i shkruar në frengjisht dhe jo në gjuhën shqipe ai trajton temë

shqiptare dhe konsiderohet si romani më i vjetër me temë shqiptare por nuk mund të quhet romani

i parë shqiptar i cili priti një shekull që t’i jepej publikut në gjuhën shqipe. Fillimisht Shtëpia

Botuese “Naim Frashëri” e botoi në Tiranë bazuar në përkthimin e Sotir Çaçit, duke e përfshirë

atë në veprën seriale të Pashko Vasës më 1987, ndërkaq më vonë Shtëpia Botuese Rilindja në

Prishtinë arriti ta botonte si libër më vete të përkthyer nga Ymer Jaka, në vitin 1969.Romani ka

për subjekt jetën shqiptare të kohës, historinë e një krushqie të martesës së Bardhës, vajzës së një

familje të pasur shkodrane, me Lulin, një bajraktar nga një derë e vjetër e Malësisë. Autori synonte

që përmes këtij romani të përshkruaj në mënyrë realiste dhe shumë të çartë qytetin e Shkodrës,

njerëzit e saj, doket, zakonet dhe ritet e punës së përditshme të shkodranëve.Vepra në fjalë gjatë

gjithë kohës prek edhe temen e gjakmarrjes, duke nxjerrë një pah rëndësinë e Kanunit- si një ligj i

pashkruar por shumë i rëndësishëm i cili natyrshëm rregullonte marrëdhëniet në mes malësorëve

të parqarë në Malësinë e Shkodrës.

Përmes inkuadrimit të personazheve të epokës, romani Bardha e Temalit mund të konsiderohet si

një roman me strukturë historike duke bërë ndërlidhjen e një epoke të kaluar historike me fantazinë

TEMA

gjakmarrja

roli brenda familjes, mbrojtja e nderit

luftërat mes katolikëve dhe myslimanëve

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

11

dhe realitetin e kohës. Përmes trajtimit të ngjarjeve në roman vazhdimisht kemi kthim në kohë dhe

retrospektivë të cilat autorit i shërbejnë për ilustrime duke pasqyruar skena sociale dhe familjare

në ambiente tipike shqiptare me theks të veçantë ato shkodrane.Romani është i bazuar mbi një

dramë lirike i mbështetur tek konflikti shoqëror midis të rinjve të kohës, të cilët kërkojnë dashurinë

e tyre të vërtetë nga njëra anë dhe njerëzve konservatorë dhe fanatikë nga ana tjetër. Tema në

roman është një dramë e rënde, një luftë e zhvilluar midis forcave të pabarabarta.7

Romani gjatë gjithë kohës ndeshet me brezin e ri, që ëndërron për një jetë të çliruar nga doket dhe

zakonet kanunore, siq janë Bardha, Aradi, Drandja, dhe Anuli, ndërsa përfaqësues të

konservatorizmit më regresiv janë Luli dhe e ëma e tij.

2.1. Ndërtimi i romanit

Ndërtimi i këtij romani është bërë mbi temën e robëris së femrës shqiptare, prapambetja dhe

dëshira e saj për tu liruar nga shtypja shoqërore, temë kjo që për shumë vite ishte aktuale dhe nëpër

masa më të vogla vazhdon të jetë e pranishme edhe sot në disa mjedise fatkeqësisht.Fati i vajzës

me emrin Bardha ishte fati i të gjitha femrave shqiptare. E gjendur para një udhëkryqi fati i mjerë

i saj ishte në dorën e fanatizmit dhe injorancës ku në një situatë të tillë, ajo vazhdimisht kërkon

drejtësi, një thirrje që shkakton shumë dhimbje gjatë të lexuarit të romanit.

Autori Pashko Vasa, personazhet dhe ngjarjet e romanit i mori nga ambienti të cilin e njihte mirë

dhe kjo njohje e realitetit jetësor i ofroi mundësi të mëdha të skalisë personazhe të gjalla, autentike,

duke na gjasuar në faktin se mos i njohim, se i kemi takuar në jetë, apo ndoshta edhe i kemi dëgjuar

brengat e vuajtjet e tyre.Ndërtimi i romanit është realizuar nga preukopimet e vajzës në raport me

shoqerinë qe e rrethojnë atë, kundërshtitë në mes forcave progresive dhe forcave primitive e

konservative.8

2.2.Analiza e romanit Bardha e Temalit

Përveç përmbajtjes dhe formës së veprës letrare, pjesë përbërëse të veprës letrare janë edhe: tema,

motivi, fabula, personazhi, ideja etj. Nëse do të bazoheshin në kohën kur është botuar romani

Bardha e Temalit, kemi të drejtë të themi se romani qysh atëherë ka përquar një rol pozitiv në

luftën për pavarësinë e kombit tonë dhe duke u përpjekur që përmes një rrëfimi romanesk ti tregoj

7Y. Jaka, Nga Parathënia e romanit Bardha e Temalit, botimet Rilindja Prishtinë, 1990, fq.6 8Y. Jaka, Nga Parathënia e romanit Bardha e Temalit, botimet Rilindja Prishtinë, 1990, fq.7.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

12

botës të kaluarën dhe gjendjen aktuale të popullit shqiptar. Tema e dashurisë e trajtuar në roman

dëshmon edhe njëherë një portret të shoqërisë shqiptare të shekullit XIX duke prezantuar

rregullimin fisnor dhe traditat e lashta shumë të kritikuara edhe nga ana e vet autorit. Romani

fillimisht vë në qendër një martesë të dy të rinjëve pa dashuri duke krijuar një familje sipas

kanuneve të jetës zakonore, martesë kjo e ndërthurur me konflikte, intriga, paragjykime nga më të

ndryshmet dhe mbi të gjitha një familje me akte kriminale të vazhdueshme. Vajza e një familje të

pasur katolike, Bardha ishte detyruar të martohet kundër dëshirës së saj me Lulin që ishte djali i

një familjeje të pasur bajraktarësh. Martesa e saj me Lulin qysh në ditët e para duket se nuk

funksionon si duhet dhe kthimi i saj në Shkodër pas disa muajve për të vizituar familjarët e saj

ndryshon plotësisht skenarin e jetës së saj duke e bërë të mundur njohjen me Aradin, një djalë

shumë fisnik me shpirt poetik dhe i mbushur me fantazi.

Të afërmit e fisit në Temal nuk e kishin pritur mirë martesën e bajraktarit të tyre Lulit me një vajzë

delikate nga qyteti. Zakonet e fisit në Temal e çmonin gruan për forcën e saj fizike, guximin dhe

numrin e fëmijëve meshkuj që ajo i jepte të shoqit dhe kjo ishte arsyeja që fisi nuk pëlqente

martesat me vajza nga qyteti. I gjithë fisi i Lulit, Bardhën nuk e shihnin dot me sy dhe e quanin si

një të huaj, e cila u kishtë hyrë vjedhurazi në fis. Burrat e përçmonin si një grua të pazonjën sepse

brenda një viti martesë ajo akoma nuk kishte sjellur asnjë fëmijë në jetë. Mirëpo kishte edhe shumë

gra të cilat e kishin zili Bardhën për bukurinë dhe veshjen elegante dhe shumë të bukur që kishte

çdo ditë të jetës së saj.

Bardha një vajzë e bukur nga qyteti detyrohet të ballafaqohet me karakterin tepër barbar të Lulit,

burrit të saj dhe të ëmës së tij. Dilema që lind në zemrën e Bardhës për të shkuar me Aradin, apo

të kthehej tek bashkëshorti i saj Luli në Temal shpjegon dramën që zhvillohet brenda shpirtit të

saj. E gjendur në një situatë të tillë emocionale, Bardhën zemra e shtyn drejt krahëve të Aradit, por

mendja i kujton Lulin dhe martesën e saj. Ajo ishte e vetëdijshme se me Aradin e lidh pasioni,

ndërkaq me Lulin urrejtja. Në mendjen e saj tashmë kishte ndryshuar komplet skenari i jetës dhe

ishte shumë e vetëdijshme se largimi i saj me Aradin do ta bënte të ndjek edhe turpin, kurse me

Lulin i vinte nderi, madje nderi i nuses në derë të madhe të bajraktarëve. Si rezultat i këtyre

dilemave Bardha zgjedh të rikthehet tek burri i saj në kullën e Temalit dhe të vazhdoj jetën tutje

në martesën e saj të imponuar.

Bardha dhe Aradi si dy personazhet kryesorë të romanit, janë krijuar nga autori si dy qenie me të

gjitha vlerat e një njeriu të mirëfilltë, por të pafat në rrugëtimin e tyre.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

13

"Pasioni i Aradit nuk ishte ndër ato pasionet vulgare të cilët i shuan lumturia e posedimit, por

ishte dashuria e pastër, e pambarim, më në fund, ajo furi që e pushton shpirtin dhe që nuk i shkoqet

derisa ai të mos çlirohet nga barra e mishit për të shkuar të pushojë në gjirin e Krijuesit".9

E ëma e Lulit gjatë gjithë kohës kishte shprehur kundërshtimin e saj për Bardhën prandaj edhe

vazhdimisht bënte plane për prishjen e martesës së Lulit dhe Bardhës.

Ajo si një plak zemërguri, dashakeqëse dhe ziliqare krijoj fantazinë fatkeqe të mendjes së saj duke

vrarë nusen e djalit Bardhën e pafajshme, fshehurazi derisa ajo po flinte. Loja e ndytë e vjehrres

vazhdon tutje duke krijuar idenë se Bardha, nusja e saj ishte vetëvrarë, duke e emërtuar atë edhe

si mëkatare. Plaka tashmë ia doli të ishte fitimtare në këtë fëlliqësirë sepse ishte e vetëdijshme se

malësorët vetëvrasjen e konsideronin si krim prandaj edhe nuk do ta lejonin ta varrosnin sipas

riteve të myslimanëve.10Bardha fatkeqe tashmë edhe përtej vdekjes si rezultatet i riteve kanunore

u detyrua të dënohej, jo vetëm fizikisht por edhe shpirtërisht me mos varrim sipas ritualeve.

Në letërsinë shqipe por edhe në atë të huaj shpesh ka ndodhur që heroinat e dashurisë siq ishin

Ofelia, Luiza, Ana Karenina e të tjera të kenë një fat tragjik, por të tillë siq e pati Bardha duket se

asnjë shkrimtarë tjetër nuk ka arritur të përsonifikoj një personazh kaq të fortë, por në realitet autori

duket të jetë mbështetur në fakte reale të shoqërisë shqiptare të viteve të 40 të shek, XIX-të.

Dashuria dhe pasioni i tyre përjeton vuajtje të tmerrshme drejt një tërheqje në humnerë të thellë

duke mos pasur fuqinë për të bërë as qëndresën më të vogël. Autori e shpreh haptas botëkuptimin

e tij idealist për dashurinë, sepse, si thotë: “dashuria ideale lind e ushqehet me ëndërrime e me

shpresë, ajo magjeps njeriun duke e bërë të vuajë, e bën jetojë duke ia sjellë vdekjen, fisnikëron

shpirtin duke pastruar zemrën".11

Gjatë analizës së romanit në skenë del edhe Ati Leonardo, prift italian, një njeri me ambicie

pozitive i cili e dënon vëllavrasjen, por në anën tjetër ua përkujton shqiptarëve se kanë për detyrë

të vdesin për sulltanin kur janë në rrezik interesat e Perandorisë Osmane.

Ndërkaq me logjikën e një despoti të vogël, Luli, burri i Bardhës i shkon për ndihmë Ismet Pashës

së Pejës. Me malësorët e tij të armatosur ai sulet kundër fiseve të Gashit dhë të Mërturit, që ishin

ngritur kundër sundimtarit turk. Dhe përfundimi shte shumë tragjik duke rezultuar me tridhjetë të

vrarë dhe dyzetë e dy të plagosur ndër treqindë persona që bajraktari kishte marrë me vete.

9Pashko Vasa, Bardha e Tëmalit, Paris, Botim 2, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1987, Tiranë, fq.174 10 Niço. M. Gurakuqi, Idetë patriotike e shoqërore të Pashko Vases te romani Bardha e temalit, Revista Nëntori nr,6,

1967, Tiranë, fq.98. 11Pashko Vasa, Bardha e Tëmalit, Paris, Botim 2, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1987, Tiranë, fq. 44.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

14

Me gjithë këtë humbje, Luli këmbëngulte për vazhdimin e luftës vëllavrasëse.

Kështu me kokëfortësinë e tij, bajraktari i Temalit i solli fisit të tij një humbje të madhe dhe një

dëm të jashtëzakonshëm.

2.3. Vlera e romanit dhe kompozicioni

Romani “Bardha e Temalit” konsiderohet si një vepër shumë e kompletuar jo vetëm nga ana ideore,

po edhe nga ana e realizimit aristik.Trajtimi i problemit të emancipimit të gruas, që prezantohet në

figurën e Bardhës mendojmë se i jep vlerë të veçantë dhe shumë të qëlluar veprës në fjalë duke e

bërë atë me karakter të dyfishtë, social dhe zakonor. Mosmarrja në mbrojtje e gruas, ideja për

emancipimin e saj në një kohë të errët e në një shoqëri të prapambetur përbënë një nga shtyllat e

veprës, ashtu siç bën përgjegjës indirekt pushtuesit otomanë për gjithçka të keqe që ndodh në

vendin e shqiptarëve.Gjuha e Pashko Vasës në romanin ‘Bardha e Temalit” bie në sy për fjalë të

figurshme dhe me ngarkesë të shpeshtë emocionale. Ajo vazhdimisht sjellë gjendjen e lënduar

shpirtërore të heroinës së veprës, e aq më shumë kur autori shkruan “Bardha dukej si një engjëll

që prehej në një shtrat prej resh”.12 Kurse në një rast tjetër shkruan për të: “shpresa depërtoi si

një rreze qiellore në shpirtin e saj dhe bëri të lindnin dy ëndërrime të ëmbla”.13

Autori Pashko Vasa vazhdimisht di ta mbajë të gjallë kurreshtjen e lexuesit duke e bërë atë të

interesohet për fatin e protagonistëve të rrëfimit ku shpesh na paraqitet si një mjeshtër i vërtetë në

përshkrimin e natyrës, ndërsa në disa fragmente, siç është rrëfimi për fatin tragjik të Jak Kolës, ose

episodi i helmimit të bijës së Mhillit, viktimë e zakoneve barbare të kohës, mund të cilësohen edhe

si antologji të prozës shqiptare.

Ngjarja në roman vazhdon tutje duke treguar se Shkodra dhe Kulla e Temalit konsiderohen si

epiqendrat e skenave vepruese përgjatë gjithë zhvillimit të ngjarjes duke u ilustruar shpesh me

emra të lagjeve të ndryshme siq janë Arra e Madhe në Perash, Lagjja e Tabakut, Bregu i Kirit e të

tjera vende. Element tjetër shumë i rëndësishëm brenda historisë së veprës është edhe fakti se

autori gjatë krijimit të veprës ka menduar edhe shqip dhe këtë detaj e kemi hasur edhe në faqen

143, ku në origjinal është shkruar në gjuhën shqipe togfjalëshi “syni i keq”, i shpjeguar pastaj me

fjalë frëngjisht.14

12Pashko Vasa, Bardha e Tëmalit, Paris, Botim 2, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1987, Tiranë, fq.119. 13 Po aty, fq.135. 14M. Gurakuqi, Idetë patriotike e shoqërore të Pashko Vases te romani Bardha e Temalit, Revista Nëntori nr,6, 1967,

Tiranë, fq.124.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

15

Element për tu trajtuar gjithsesi është edhe gjuha e dialogjeve brenda veprës ku në disa raste

protagonistët janë aq praktikë dhe përdorin shprehje të atilla që, duke pasur parasysh kohën dhe

rrethanat në të cilat autori e ka vënë ngjarjen e romanit, një metodë e këtillë është në kundërshtim

me parimet më elementare të teorisë së letërsisë. I vetmi arsyetim që mund të gjendet në këtë rast

është fakti se meqë romanin nuk e ka shkruar shqip, as që është përpjekur ta individualizojë gjuhën

e personazheve.

Kompozicioni i krijuar me mjeshtëri, ku subjekti letrar vendosët në një ekspozicion konkret siq

janë nyja apo pika e lidhjes për ngjarjen është gjetur natyrshëm ngase zhvillimi i veprimeve

përshkruhet me dramacitet në ngjitje, duke mbërrijtur kulminacionine aksionit si pjesë e

subjektit.Dhe krejt në fund zgjidhja tragjike e konfliktit e cila duket si rrjedhojë fatale brenda

logjikës së projektimit të romanit.

Bazuar në procesin e krijimit letrar, mjeshtërinë artistike të autorit, talentin e tij në gjininë e

naracionit,mund të konkludojmë se Pashko Vasa na ka lënë një vepër shumë interesante në traditën

tonë letrare të Rilindjes Kombëtare.15

Kapitulli i tretë

3. Gjuha e personazheve

Në këtë roman gjatë gjithë kohës vërejmë se kemi të bëjmë me një galeri të tërë fytyrash të cilat

ndonjëherë vetëm me disa fjalë dhe lëvizje paraqiten shumë të plotësuar në karakteristikat e tyre.16

Autori është kujdesuar mjaftueshëm që disa personazhe episodike t´i pikasë me shumë mjeshtëri.

Fjala vjen, portreti i Jak Kolës dëshmon për talentin e Pashko Vasës si prozator i cili, sikur t´i ishte

15M. Gurakuqi, Idetë patriotike e shoqërore të Pashko Vases te romani Bardha e Temalit, Revista Nëntori nr,6, 1967,

Tiranë, fq.125.

16 Niço. M. Gurakuqi, Idetë patriotike e shoqërore të Pashko Vases te romani Bardha e Temalit, Revista Nëntori nr,6,

1967, Tiranë.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

16

kushtuar krejt romanit në një formë të tillë, ndoshta do t´i kishte dhënë një ndihmesë të

rëndësishme zhvillimit të këtij lloji të letërsisë sonë.

Personazhet e romanit Bardha e Temalit ndahen në tri kategori gjatë gjithë ecurisë së ngjarjes

Bardha-në roman paraqitet si figura më tragjike e heroinave të dashurisë.Portreti i saj në

këtë roman është skalitur me ngjyrat më të bukura të mundëshme duke e bërë atë një grua

të re e padjallëzuar duke ju afruar padashje edhe naivitetit për shkak të degresioneve të

shumta në rrethana dhe kohë të ndryshme. Bardha prezantohet si një krijesë komplekse

brenda një jete shumë intenzive duke e bërë lexuesin kurreshtar edhe pasi ta ketë arritur

fundin e leximit të vepres.

Bardha dhe raporti i saj në vepër: Përmes Bardhës autori vë në pah qëndrimin e vrazhdë

të burrit ndaj gruas, për të cilin ajo është jo shoqe e jetës, por mjet për t´i shtuar familjen,

për të siguruar trashëgimtarë pas vetës dhe për tu shtuar fisi e familja. Veprimet e Bardhës

përmes idesë së Pashko Vasës na dëshmojnë se autori angazhohet drejtpërdrejt për një

qëndrim më njerëzor ndaj gruas, për respektimin e ndjenjave dhe të personalitetit të saj.

Aradi dhe AnuliPersonazhe• që donin çrrënosjen e traditave duke u përpjekur të flisnin rreth gjërave të reja dhe më

praktike për popullatën

Osman Pasha, Pashai i Shkodrës, Jak Kola, LuliPersonazhe•që luftonin për të vjetren dhe me fanatizëm dëshironin ti ruanin doket dhe zakonet.

Bardha, motra e Aradit-Drandja.Personazhe• që vazhdonin të ishin viktima të dokeve dhe zakoneve të vjetra duke ndikuar keq në

personalitetin e tyre.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

17

Aradi- një djalë plot ambicie, simbol i virtytit dhe mirësisë, i etshëm për dituri, intelegjent

dhe njohës i shumë gjuhëve të huaja. Gjatë gjithë kohës paraqitet si njohës i shumë

veprave të huaja dhe vendëse posaqërisht të Tasos dhe Ariostos duke ëndërruar

vazhdimisht për të gjetur gjurmët e heronjëve të tyre.Aradi një djalë i bukur dhe i

dashuruar në Bardhën por fatkeqësisht i pafuqishëm për të realizuar ëndrrën e tij.

Luli- një djalë nga familja e Bajraktarëve i cili prezantohet me shumë negativitet gjatë

gjithë rrëfimit të ngjarjes. Luftëtarë trim, krenar por shumë gjaknxehtë. Dobësia e tij e

lidhur ngushtë me energjinë negative dëshmohet më shumë në lidhjet e tij me orientimin

dhe lidhjen që mbanë me fisin. Ai është përkrahës i zjarrtë i praktikës së gjakmarrjes si

edhe i konflikteve ndërfisnore, ose i luftërave për t’i shërbyer sulltanit turk.

Prifti Leonardo- Ati Leonardo, prift italian, i cili si pjesa dërmuese e klerit katolik të asaj

kohe, dënon vëllavrasjen, por ua përkujton shqiptarëve se kanë për detyrë të vdesin për

sulltanin kur janë në rrezik interesat e Perandorisë Osmane.

E ëma e Lulit-konsiderohet të jetë gruaja më mizore nga të gjitha gratë konservatore që

janë të shfaqur në roman. Ajo nuk e deshi asnjëherë nusen e djalit të saj, madje edhe e

urrente Bardhën për faktin se ajo përgjatë një viti martesë nuk mbeti shtatëzën për të sjellë

në jetë një trashëgimtar prandaj edhe zgjodhi rrugën më fatkeqe duke vrarë Bardhën në

gjumë.

Osman Pasha- I njohur si kryeqeveritari i qytetit të Shkodrës është pesonazhi më negativ

brenda veprës. Ai është përshkruar si një mizor, si një despot i egër, që dominon gjithçka

për jetën e banorëve të qytetit dhe të trevave rreth tij. Sjelljet e tij i kapërcenin kufijtë e

normales duke shfrytëzuar mungesen e ligjeve dhe kushtetutës në Shqipëri .

Jak Kola-Jak Kola është një personazh i cili nuk qëndron gjatë në skenë edhe pse shumë

ngjarje të romanit janë të lidhura me personazhin në fjalë. Fati tragjik, që në të vërtetë ka

domethënie shumë të thellë, simbolizon fatin tragjikë të një populli, fat ky që vazhdimisht

vazhdon ta shqetësojë lexuesin.

3.1. Gjuha dhe figuracioni në roman

Romani Bardha e Temalit bazuar në kohën që është shkruar duket se posedon mjete të mjaftueshme

stilistike dhe figurative, me një gjuhë të pasur pa stërhollime dhe shpesh të ilustruara me frazeologji

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

18

të ndryshme.Duke trajtuar ngjarjen me mjeshtëri artistike, autori arrin të paraqes jetën faktike

shqiptare dhe ngarkesën shpirtërore të personazheve që ka zgjedhur.

Autori gjatë gjithë kohës arrin që përmes personazheve të Bardhës dhe Aradit të pasqyrojë një

lirizëm të stërholluar shprehës duke mbajtur lexuesin në gjendje të tendosur shpirtërore deri në

përfundim të leximit të saj. Narracioni i personazhit të Bardhës është shumë lutës dhe i gërshetuar,

i zemëruar dhe mjaft i mllefosur për pozitën që gjendet me asnjë mundësi ndryshimi përshkak të

rrethanave kanunore.17

Romani në fjalë në shumë raste duket si një prozë sentimentale me meditime dhe përshkrime të

vuajtjeve të ndryshme dhe pyetje retorike në shumë raste. Aty ka mjaft ndjenjë e dhembje të

sinqertë, gjë që e tërheq lexuesin. Këto tipare lidhen, në radhë të parë me natyrën artistike të

autorit dhe personazheve që ka zgjedhur.

3.2. Elementi didaktik i romanit

Romani Bardha e Temalit përmban gjithçka që duhet të ketë një roman i përmbushur me të gjitha

elementet të cilat duhet ti ketë prozë e gjatë. Romani në vete ngërthen të vërtetën, të bukurën,

tronditësen, qartësinë dhe shijen e mirë të dashurisë së dhimbshme.

Mënyra se si autori ka zgjedhur ti qaset temës dhe trajtimit të saj duke e bërë shumë magjepës dhe

tërheqës botën e lexuesit edhe përkundër faktit që trajtonë një temë shumë të ndieshme është shumë

interesante duke treguar qartë se lidhja didaktike është arsyeja që vie nga shkrimi me energji dhe

vrull nëpërmjet rrjedhave të jetës së shqiptarëve si një pasqyrë e reales sublime duke u diktuar

forma dhe hapësira si një mekanizëm sintaksor në hapsirën e komunikimit me lexuesin.18

Një tjetër element në formë didaktike mund të vlerësohet edhe ndikimi i ardhur në mes arsyes së

lidhjes së mesazhit me faktorin lexues, ku komunikimi didaktik i saj kalkulon dhe pohon termin

kohë dhe hapësirë duke e kthyer qëllimin e fjalës së shkruar në një periudhë të ndikuar ku udhëzimi

mbetet për një kënaqësi.

Ndërkaq elementi i tretë didaktik por jo më pak i rëndësishëm është fakti që poeti natyrshëm lidh

moshën që i referohet me misionin e veprës duke i bërë disa nga personazhet shumë të pëlqyera

17Y. Jaka, Nga Parathënia e romanit Bardha e Temalit, botimet Rilindja Prishtinë, 1990, fq.6 18Y. Jaka, Nga Parathënia e romanit Bardha e Temalit, botimet Rilindja Prishtinë, 1990, fq.7.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

19

në secilën faqe të romanit. Përgjithësisht mund të themi se me një mjeshtëri artistike të fjalës së

shkruar, romani Bardha e Temalit arrin të mbetet si më i pëlqyeri nga romanet e letërsisë shqipe.

Tragjikja e romanit

Çdo element i përfshirë në roman siq janë ndjenjat, tragjedia, mendimet, koha dhe shumë të tjera

të dërgojnë natyrshëm tek domosdoshmëria për të fituar çlirimin. Gjatë gjithë kohën tragjikja zë

një vend të rëndësishëm në roman sepse mishërimi dhe theksimi i intrigave dhe vajit të

vazhdueshëm konsiderohet si një përmasë shprehëse e tragjikës.

Drejtësia në roman

Romani të cilin jemi duke e trajtuar mendojmë se gjatë gjithë kohës është i bazuar në idenë e

barazisë dhe drejtësisë sociale duke u përpjekur të mbrojë jetën e dy të rinjëve në raport me ata të

cilët janë të padrejtë. Nga gjuha e personazheve vërejmë se ka të atillë të cilët paraqiten shumë të

drejtë duke u përpjekur vazhdimisht të sjellin drejtësi e jo egërsi.

E shëmtuara në roman

Të jesh e robëruar karshi ndjenjave që ke dhe të mos guxosh ti shpalosësh ato, jo vetëm që mund

të jenë tragjike por ato shpesh konsiderohen edhe si të shëmtuara. Në roman vazhdimisht kemi

intriga dhe shpifje për të shuar ëndrrat e atyre që dijnë të ëndërrojnë prandaj edhe mund të

konsiderohen si segmentet e të shëmtuares në roman.

Enigmatika në roman

Secili krijues i madh ka edhe të fshehtën, enigmatikën e tij.Te romani Bardha e Temalit e fshehta

është shprehur në rastet kur autori më shumë është shprehur përmes alegorisë dhe tri pikëshit pa e

humbur qëllimin kryesorë si dhe porosinë kryesore artistike të romanit.Shprehja është hera e

fundit! 19 në roman është përdorur shumë. Kjo është vetëm njëra nga fjalët e shumta, shprehjet e

vjetura nga jeta e popullit në Malësi, që në roman edhe për lexuesin shqiptar janë ca enigmatike,

por që mund të supozohet që kemi të bëjmë me fjalën se do të përfundoj ky ankth…

3.3.Pjesë që nxjerrin në pah mesazhin e veprës

Aradi për Bardhën:

19Pashko Vasa, Bardha e Temalit, e përktheu nga origjinali Sotir Caci, Shtëpia botuese Mësonjëtorja e Parë, Tiranë,

1999, fq.87.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

20

Sytë e zinjë në formë bajameje, nën hijen e qerpikëve të gjatë, i lëshonin shkrepëtima, që do të

ishe e vështirë t`ua duroje shkëlqimin verbus pa atë njomësinë e ëmbël e melankolike.20

Luli për Bardhën

. “Nuk duhej të kishja shkelur zakonet e vëndit, nuk duhej të isha martuar me këtë grua, për shkak

të së cilës nuk po më duan të mitë…Sigurisht që kam bërë një marrëzi të madhe.” 21

At Leonardo për Lulin

“Flijoi njerëzit e vetë për t’ i shërbyer një të huaji që nuk na do”.22

Osman Pasha për Mhillin e Vlashajve

– “Dua të më dorëzosh tët bir; ai ka plagosur një musliman dhë duhet të dënohet.” Dhe përgjigjja

nga Mhilli.23

– “Kjo është e pa drejtë, Shkëlqesë, është kundra ligjit kjo që po urdhëroni”.24

Jak Kola për gruan e tij Daven

: “Qendro si burrënesh, oj Dava ime; ti e dije së unë do të vdisja një ditë. E ja pra tek erdhi ora.

Po të lë dy fëmijë, dy djem të bukur. Folu shpesh për mua. Mësoi ta duan këtë atdhe të shtrenjtë,

që është aq fatkeq, thuaju se kam vdekur si trim.”25

“Ajo uli kokën pa iu përgjegjur, po nuk qau, sepse burimi i lotëvë të saj ishtë shterur. Dukej

ashtu si një Niobë e rë.”26

20Pashko Vasa, Bardha e Tëmalit, Paris, Botim 2, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1987, Tiranë, fq.40. 21 Po aty, fq.50. 22 Po aty, fq.65. 23Pashko Vasa, Bardha e Tëmalit, Paris, Botim 2, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1987, Tiranë, fq.119. 24 Po aty, fq.127. 25 Po aty, fq.104. 26 Po aty, fq.63.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

21

Përfundime:

Romani Bardha e Temalit është një nga romanet e para që bën trajtimin e një teme aq të vjetër sa

vet njeriu e sidomos duke prezantuar një pasqyrë reale të shoqërisë sonë nga shekulli i kaluar.Gjatë

analizës së romanit kemi kuptuar se autori Pashko Vasa ishte një atdhetarë dhe rilindas i zgjuar i

cili çlirimin kombëtar e shikon si një proces të gjerë e të ndërlikuar. Nga të gjitha mendimet dhe

idetë e shprehura në roman duket se çdo përparim shoqëror do të ishte iluzion pa pjesëmarrjen e

drejtpërdrejtë të gruas, dhe pa ndërrimin e mentalitetit primitiv të shoqërisë shqiptare.

Romani trajton një dashuri të pashlyeshme duke lënë gjurmë të thella dhe i detyruar që në fillim

të përfundojë me tragjedi, në një shoqëri ku çdo problem rregullohet me pushkë, fyerje, mëkate

dhe shfrenime.Dashuria midis Aradit dhe Bardhës është deri diku sublime, dhe që shumë shpejtë

bie në kthetrat e saj, nga të cilat s´ka fuqi që mund ta lirojë.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

22

Përmes Bardhës autori është përpjekur ta pasqyrojë fatin e gruas shqiptare duke ngritur në

parokizëm plagën e rëndë të shoqërisë shqiptare. Autori gjatë gjithë kohës nënvizon kontekstin

historik në roman dhe me besim të plotë paralajmëron përfundimin e një periudhe të errët të

historisë së kombit.

Gjatë analizës së romanit vërehet se Pashko Vasës nuk i ka munguar talenti i një narratori të

suksesshëm ku kompozicioni i romanit dëshmon se ai e njeh anën teknike të mjeshtrisë romaneske

duke arritur ti zbulojë lexuesit një botë çfarë njeriu i rëndomtë nuk ka fuqi ta paramendojë ngase

sillet nëpër sipërfaqen e realitetit që e rrethon dhe zakonisht e sheh vetëm njërën anë të

medaljes. Në roman burrat e ballafaqohen me vdekjen pa i’u trembur syri, në një varg rastesh

qajnë me lot për faqe, ndërsa dashuria e Bardhës dhe e Aradit bën të zbehet intesiteti i përjetimit

të saj nga ky sentimentalizëm që ia ul dukshëm vlerën artistike romanit.

Duket qartë se autori ka besuar se shumë gjëra mund të ndryshojnë në jetë edhe përmes letërsisë

ngase e gjithë vepra nga fillimi në fund trajton tema të cilat ishin preukupim i shoqërisë shqiptare

në kohën në të cilën është shkruar.

Literatura:

ASHAK, STUDIME-Revistë për studime filologjike Prishtinë, 2014.

Lloshi, Xhevat, Stilistika dhe pragmatika, Toena, Tiranё, 1999.

M. Gurakuqi, Idetë patriotike e shoqërore të Pashko Vases te romani Bardha e Temalit,

Revista Nëntori nr,6, 1967, Tiranë.

Maloku, Flamur, Shtresëzimi i tekstit, Tema, Tiranë, E diel, 9 nëntor 2008.

Pashko Vasa, Bardha e Temalit, e përktheu nga origjinali Sotir Caci, Shtëpia botuese

Mësonjëtorja e Parë, Tiranë, 1999.

Pashko Vasa, Bardha e Tëmalit, Paris, Botim 2, Shtëpia Botuese Naim Frashëri, 1987,

Tiranë.

Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare të shekullit XIX.

23

Y. Jaka, Nga Parathënia e romanit Bardha e Temalit, botimet Rilindja Prishtinë, 1990.