Upload
ardiperla
View
338
Download
6
Embed Size (px)
Citation preview
R R E T H I I L E T Ë R S I S Ë
Shkol la Jopubl ike
“PERLA”
LETËRSIA:Nuk janë vetëm fjalët, ndjenja…
Është leximi, interpretimi, arratisja…
Është të kuptuarit, të menduarit, të folurit…
Është gjuha, figura…
Pamja dhe iluzioni i saj…
Letërsia të mëson të mendosh në mënyrë të pavarur, të jesh i pavarur, të kultivon, të bën NJERI…
LETËRSIA është LIRI…
FJALA:Fjalët janë të mira. Fjalët janë të këqija. Fjalët ofendojnë.
Fjalët kërkojnë falje. Fjalët djegin. Fjalët puthin.Fjalët janë dhënë, shkëmbyer, ofruar, shitur, sajuar. Fjalët mungojnë...
Disa fjalë ...hëmmm thithin, nuk heqin dorë: përgjojnë nëpër libra, në gazeta, në letra dhe kartona.Fjalët këshillojnë, sugjerojnë, mësojnë, rregullojnë, urdhërojnë, veçojnë, eliminojnë.
Janë të ëmbla ose të ashpra.
Bota rrotullohet rreth fjalëve e lubrifikuar me vajin e durimit.Truri është i mbushur plot fjalë që jetojnë në paqe tëshenjtë me të ndryshmet e tyre dhe armiqtë.
Për këtë arsye njerëzit bëjnë të kundërtën e atyre qëmendojne, besojnë se i mendojnë ato që bëjnë...
Jose Saramago
R R E T H I I L E T Ë R S I S Ë
Të dashur miq,
“Rrethi i Letërsisë”, është një ndër projektet më të mëdha që shkolla jonë ka ndërmarrë.
E morëm këtë iniciativë, për të gjithë nxënësit, të cilët kanë nevojë të konsultohen, të pyesin, por edhe të zgjidhin detyra të ndryshme në lëndën e bukur, por edhe kaq të vështirë të Letërsisë.
Në këtë faqe do të gjeni informacione, komente e analiza, të cilat do të sjellin lëndën e letërsisë dhe librin sa më pranë jush. Natyrisht faqja ndërtohet dhe është edhe në ndihmë të mësuesve, të cilët punojnë sipas programeve dhe metodologjisë, me synim jo vetëm formimin e përgjithshëm letrar të nxënësve, por edhe përgatitjen për provimet e Maturës Shtetërore.
Kjo është gjithashtu një mënyrë interaktive e të komunikuarit me mësuesin nëpërmjet rrjeteve elektronike, të cilat ju ofrojnë një edukim shumë të shpejtë dhe efikas.
Shpresojmë që kjo faqe t’ju shërbejë, jo vetëm për çështje detyrash, por edhe për të lënë komente, dhe për të biseduar me miqtë tuaj…
Jeni të mirëpritur të lini vërejtjet apo mendimet tuaja për përmirësimin e “Rrethit të Letërsisë”
Shkrimtari: Zbulon duke
krijuar. Krijon duke
zbuluar.Zh.P.Sartre
Libri është një mënyrë për të
mbajtur gjallë urrejtjen dhe
dëshirën.
Zh.P.Sartre
Një vepër letrare mund të
përkufizohet si një prezantim
imagjinar i botës.
Zh.P.Sartre
Çfarë është një libër nëse
nuk e lexojmë?
Borges
Një libër është dialogu që nis me lexuesin e
vet, intonacioni që i imponon zërit të tij, si
dhe imazhet e ndryshueshme dhe
përzgjedhëse që lë në kujtesën e tij.
Borges
Pse shkruaj nëse
nuk shkruaj më
mirë?
F. Pessoa
...Arti na çliron në mënyrë iluzore
nga shurdhësia e të qenit.
...Në art nuk ka zhgënjim nëse
zhgënjimi është pranuar që në
fillim.
Në art nuk ka zgjim pasi tek ai
nuk kemi fjetur.
F. Pessoa
Shpirti im është një klithmë
dhe gjithë vepra ime është
interpretimi i kësaj klithme.
Unë u thërras kujtimeve,
mbledh jetën time të
përhapur nëpër erë.
Unë u thërras kujtimeve,
mbledh jetën time të
përhapur nëpër erë.
N. Kazanzaqis
Shkrimtari...Çdo gjë që
shkruan e bën për të
thënë diçka dhe për dikë.
Shkruhet vetëm për një
lexues.
U. Eco
"Poetët mos i lini të
lozin me shkrepse
Zh.Prevert
F I G U R A T L E T R A R E
Figurat letrare janë të shumta dhe plot variacione, ato shpeshherë i
kapërcejnë kufijtë e fqinjësisë midis tyre. Poetët asnjëherë nuk ua
kanë vënë veshin figurave letrare, pasi ato lindin gjatë procesit të
krijimit.
Përdorimi i figurave lidhet me stilin e vetë autorit. I. Kadareja në
poezi, por edhe në prozë, përdor krahasimin dhe paralelizmin
figurativ. D. Agolli ndriçon detaje të jetës, pa kaluar në vegime
mistike, si në rastin e poezisë së F. Rreshpes. Ndërsa M.Zeqo e
ndërton poezinë tërësisht mbi metafora, duke krijuar mbresa të
befasishme. Metafora është figurë mbizotëruese edhe në poezinë
e M. Camajt, A. Paplekës, V. Zhitit, M. Buçpapajt, M.Ahmetit, etj.
Figurat letrare janë variacione metaforike për të shprehur
marrëdhënie ngjasimi.
Loja e ngjashmërive është një nga lojërat më të këndshme të
poetëve.
F I G U R A T L E T R A R E
Figurat e kuptimit
Klasifikimi i figurave është një proces i vështirë,
sepse shumë prej tyre janë të afërta në thelb, prandaj
nuk mund të vendosen kufij të prerë. Kështu, një
figurë sintaksore nuk dallon shumë nga figura e
kuptimit, sepse edhe ajo ka kuptim.
Kur flitet për figura të kuptimit, në to
përfshihen figurat që kanë ndërtim gjuhësor pothuajse
të zakonshëm, por japin një kuptim të ndryshëm nga
ai i zakonshmi.
KrahasimiKrahasimi quhet edhe figurë elementare, forma e parë njohëse, sepse një send ose
dukuri na e jep duke e krahasuar me një send ose dukuri tjetër (kemi krahasim mbibazën e cilësive, veprimeve, gjendjeve etj).
Syni i saj si kokrra e qershisë
ose:
shqiponjë me krah të thyem! Vall shpirt i molisun
Qëndro! Qëndro krenare! mu si një zot i stolisun
Migjeni, Shpirt’i ri
Nga ndërtimi sintaksor, krahasimi ka dy pjesë: të krahasuarit dhe krahasuesin, që lidhenndërmjet tyre me anën e lidhëzave si, porsi, ashtu si etj.
Krahasimi është i thjeshtë kur përbëhet vetëm nga një fjalë.
Krahasimi është i zgjatur kur përbëhet nga shumë fjalë. P.sh.:
Kur dëgjon zëthin e s’ëmës, qysh (ashtu si) e lë qengji kopenë
blegërin dy a tri herë, edhe ikën e merr dhenë,
. . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . . .
ashtu edhe zemra ime, më le këtu, tek jam, mua,
vjen me vrap e me dëshirë atje, në viset e tua.
N. Frashëri, Bagëti e bujqësia
Krahasimi i zgjatur quhet edhe similitudë.
PERSONIFIKIMI
Personifikimi. Njeriu primitiv vinte re tipare ngjashmërie ndërmjet vetesdhe dukurive të natyrës. Ai u vishte kafshëve dhe sendeve tiparet e njeriut, gjërat pa shpirt i përshkruante sikur ndienin dhe kryenin veprime njerëzore, gjërat pa ndërgjegje i bënte me ndërgjegje.
- Ç’ke, o flamur, që s’valon?
– Jam sëmurë e po rënkoj,
jam goditur brinjë më brinjë,
që kur sollën Italinë…” (popullore)
“Tokë e dashur,
ti diçka ke kërkuar nga unë.
“Ndryshomë, o bir” – më ke thirrur nga grykat
E maleve”,
D. Agolli, Toka ime, kënga ime
Në këta shembuj flamuri dhe toka janë personifikuar.
Pra, personifikimi ndërtohet në bazë të fjalëve që thonë kafshët ose sendet e shpirtëzuara.
ANTITEZA
A n t i t e z a është figurë e përbërë nga dy
njësi kuptimore, lidhja e të cilave kryhet me
kundërvënie.
Kundërvënia mund të bëhet në nivelin e fjalëve, në
nivelin sintaksor dhe atë kuptimor. Antiteza
ndërtohet shpesh prej antonimeve.
Se të deshte dhe s’të deshnin,
se të qante kur të qeshnin,
nëno moj, të ra dëshmor.
Noli
Edhe brenda një vargu mund të kemi dy gjendje të
kundërta:
Pranë sofrës i pangrënë,
Noli, Anës lumenjve
Shpesh personazhet e një vepre ndërtohen në
antitezë me njëri tjetrin, si; Skënderbeu me
sulltanin në poemën “Historia e Skënderbeut” të
N. Frashërit, Otelloja me Jagon në tragjedinë
“Otello” të Shekspirit etj.
HIPERBOLA
Hiperbola, sikurse antiteza, edhe kjo mban nëvetvete një krahasim të mundshëm, por në njëraport jo të zakonshëm, sepse një send, dukuriose veprim e jep shumë më të zmadhuar se saështë në të vërtetë.
Por kush ecë para ushtrive tuj lëshue
flakë prej shpatet, si rrfeja kur shkrepet
mbi Bjeshkë t’Nêmna, vesh arit t’kullue,
porsi dielli kur vete n’perêndim?N. Mjedja, Mahmud Pasha në Mal të Zi
Ndodh të hiperbolizohet efekti emocional nganjë shkak i caktuar, p.sh. nga bukuria, si nëshembullin e mëposhtëm:
Hanko, mos kalo mbi varre,
se të vdekurit i ngjalle,
të gjallët i vdiqe fare…Popullore
SIMBOLIShpesh, në vend të emërtimit të një sendi, përdoret emri i një sendi tjetër që ka lidhje ngjashmërie me
të.Në këtë rast përdoret simboli.
Manushaqe, bukuroshe,
pse s’ngre kryet përpjetë?
…………………………,
Shpendëra, hithëra, ferra,
përsipër të kanë rënë
dhe dritën ta kanë zënë….etj.
N. Frashëri, Manushaqja
Me fjalën “ m a n u s h a q e ” nënkuptojmë Shqipërinë; me fjalët “shpendëra, hithëra, ferra”
nënkuptojmë pushtuesin dhe tradhtarët e kohës së Naimit, që e mbanin në robëri Shqipërinë.
Ndërmjet këtyre fjalëve poeti kërkon të vendosë një lidhje ngjashmërie.
Simboli përdoret gjerësisht jo vetëm në letërsi, por edhe në jetën shoqërore. Kafshë të tilla,
si: dhelpra, ujku, luani, janë kthyer përkatësisht në simbole të dinakërisë, egërsisë, forcës. Shumë
personazhe të letërsisë artistike, të përsosura në tipin e tyre, janë bërë simbole të virtyteve ose
veseve të ndryshme njerëzore. P.sh., Prometeu është bërë simbol i dashurisë dhe i sakrificës
njerëzore: Gjergj Elez Alia – simbol i luftëtarit që mbron nderin dhe lirinë; Jago – simbol i së keqes
etj.
Simboli ka dalë nga paralelizmi figurativ. Ai ka të shprehur vetëm elementin e natyrës dhe lë të
nënkuptohet elementi njerëzor. Pra, simoli është një paralelizëm figurativ i nënkuptuar.
Në figurën
majtas është
Prometeu I
lidhur, me
shqiponjën e
cila çdo
mëngjes i ha
mëlçinë. Gjeni
simbolin.
Si ka hyrë në
letërsi
Prometeu,
çfarë
simbolizon ai?
Gjeni
simbolikën të
tjera të figurës
së tij.
A L E G O R I A I R O N I A
Alegor ia(gr. allos-tjetër, agoreuo – flas) është figurë e
afërt me metaforën dhe konsiderohet sitrajtë e zgjeruar e saj. Te alegoria nukkemi ndryshim të kuptimit të fjalës. Gjatëleximit e ndiejmë që kuptimi i pjesës ose itërë veprës zhvillohet në një vijë tjetërkuptimore, që përbën kuptimin kryesor tëveprës. Me këtë lloj figure mund tëndërtohet një vepër e tërë letrare (Vaji ibylbylit, N. Mjeda), një lloj i tërëletrar Alegoria Soneti V ipoemës Scodra të N. Mjedës:
E nji mjegull ndër male, e j’êr’qelbsinetku kuptimi kryesor është gjendja e Ilirisë së
robëruar e dhënë me metafora të shumta, me epitete metaforike, kurse lidhja e fjalëve me lidhëzën (e) si dhe gjithëpamja e përshkruar afron me një peizazhbiblik.
I ronia është figurë e afërt me metoniminë, mirëpo këtu fjala duhet të kuptohet si e kundërtae kuptimit të saj të parë. Në kuptimin që shpreh, ironia është një tallje e hollë përmes fjalëve qëkanë karakter lavdërues:
Na sot jem për t’u lavdue,dijmë me folë me bisedue,nga mendja jemi holluemun.F. Shiroka; Si po prishet gjuha shqype
Figura e ironisë shquhet për intonacion të posaçëm, icili plotëson kuptimin e figurës. Si figurë e zgjeruar ajo mund të japë krijime të plota, në tëcilat mbizotëron toni ironik.
Ka raste kur ironia merr formë të ashpër, tëpamëshirshme, që arrin derinësarkazëm. Ironia përdoret më tepër nëletërsinë humoristike,kurse sarkazma në letërsinësatirike. Shkrimtarë të shquar, si Çajupi, Noli, Migjeni, N. Bulka, D. Agolli, etj., i kanëpërdorur me mjeshtëri ironinë dhe sarkazmën.
PARALELIZMI FIGURATIV
Shpeshherë, dukuritë natyrore që përshkruan poeti i vendos pranë ngjarjeve të jetës, mendimeve dhe gjendjeve shpirtërore të njerëzve, me të cilat ato kanë lidhjengjashmërie. Në këtë rast kemi përdorimin e figurës letrare që quhet
paralel izëm figurat iv .Në poemën “Kënga e sprasme e Balës” të Gavril Darës, Mara, personazhi i veprës, i
drejtohet një zogu me këto fjalë:
Zogë, zogë kryezezë, Shokun tënd ti po kërkon,
ti e vetme, unë e vetme. shokun tim kërkoj dhe unë.
Mes shkretimit ti vajton, Jemi bashkë në mjerim,
unë këtu qaj ditë e natë… qofshim bashkë në liri…
Këtu janë vënë pranë njëra-tjetrës vuajtja shpirtërore e Marës, vetmia e saj dhe kënga e trishtuar e një zogu, për të theksuar me këtë element të natyrës pikëllimin e vajzës.
PARLELIZMI FIGURATIV
Shikoni me kujdes dy pamjet e mësipërme.
Gjeni figurën dhe interpretojeni.
A realizohet paralelizmi figurativ, apo ka kontrast?
FIGURAT E INTONACIONIT POETIK
Gjatë përshkimit të një ngjarjeje, apo shprehjes së ndjenjave kemi ndërhyrjen emocionuese të autorit për të theksuar çka ai dëshiron.
Nga këto ndërhyrje emocionuese që shoqërohen me intonacion, krijohen figurat e intonacionit poetik
P Y E T J A R E T O R I K EPyetja retorike realizohet në formën e pyetjes që s’kërkon përgjigje, p.sh.:
Përse të venë në det,mendimet, o zemra ime?De Rada Këngët e Milosaos
Një pjesë e mirë e vargjeve të poezisë N. Frashërit e të L.Poradecit janë të kësaj natyre:
…Të përmbysim vetëdijen kur na fton ne burim i jetës?!…Të mendojmë kaqe errët mun në mes të së vërtetës?!…T’a mjerojmë kuvëndimin me kaq helm e kaqe prishmë
Kur fillon t’j-a thotë shqipja me një hir të perëndishmë?!Qoftë edhe nga pikësimi i dyfishtë këto vargje nuk mund t’i lexojmë dhe aq më
pak t’i kuptojmë si pyetje të zakonshme në të cilat kërkohet përgjigjja. Janë pyetje që në vetë shtrimin e tyre e kanë përgjigjen e mundshme. Zakonisht pyetja retorike shtrohet në pikën kur duhet të shfaqet kulminacioni, duke krijuar një tension dramatik të pritjes.
PASTHIRRMAShpeshherë poeti veçon një gjë për ta theksuar më tepër, duke shprehur në
këtë rast një ndërhyrje emocionuese në formën e thirrorit:
Shqipëri, lejomë të kthej kryet mbi ty,
O nënë e rreptë burrash t’ashpër
Bajron, Çajld Harold
Me ngadalë, o shpend,
përmbi plagë m’u ul,
merr nga gjaku im,
vëre mbi flamur…
I. Kadare, Shqipëria dhe tri Romat
Pasthirrmat shprehin vrulle të papritura shpirtërore në formën e entuziazmit, ngazëllimit, dëshpërimit, revoltës:
O, si nuk kam nji grusht të fortë
malit që hesht, mu në zemër me ia ngjeshë…
Migjeni, Recital i malësorit
APOSTROFI
Apostrofi është ndërhyrja emocionuese me
anën e së cilës thërresim pranë gjërat e
largëta ose të afërta, të gjalla a të vdekura,
që t’i bëjmë të pranishme, konkrete dhe që
të ndikojnë kështu në ndjenjat e emocionet
e të tjerëve.
O malet e Shqipërisë dhe ju, o lisat e
gjatë etj.
N. Frashëri, Bagëti e bujqësia
Hyrja e poemës “Bagëti e bujqësia” është
një gërshetim mjeshtëror i pyetjeve
retorike, apostrofave dhe pasthirrmave të
shumta që e gjallërojnë mendimin poetik.
F I G U R A T E F J A L O R I T
Gjuha ka karakter shoqëror dhe historik. Karakterin shoqëror e përcakton përdorimi igjuhës brenda grupimeve të ndryshmeshoqërore. Kështu mund të flitet për gjuhëne dialektit ose edhe më ngushtë, për gjuhëne profesionit të caktuar.
Karakteri historik nënkupton një vargtransformimesh të gjuhës si rezultat i zhvillimittë brendshëm dhe i faktorëve të jashtëm.
Stilistikisht të dy aspektet janë prodhimtarë nëletërsi.
D I A L E K T A L I Z M A T
Dialektizmat janë fjalë që letërsia i merr nga dialektet. Për nganatyra e tyre këto fjalë nuk janë në kundërshtim me natyrën e gjuhës shqipe, mirëpo duke qenë vetëm të një dialekti, kanëpërdorim më të ngushtë. Përdorimi i tyre në veprat letrare ka këtofunksione stilistike: krijim i koloritit të mjedisit, karakterizim igjuhës së personazheve, etj.
Varianti i dialektizmave mund të konsiderohet përdorimii historizmave që gjithashtu japin atmosferën, koloritin e mjedisit, gjuhën e personazhit brenda një kohe të caktuar. Gjithashtuekzistojnë përdorime të veçanta brenda dialektit:lokalizmat, zhargoni, profesionalizmat. Janë të përshtatshme për të krijuarligjërimin e shkujdesur, rrëfimin popullor, ndërsa përdorimi i tyreme denduri krijon efekte satirizuese. Me efekt është edhepërdorimi i gjuhës si imitim i të folurit të personazhit të huaj nëgjuhën shqipe.
Dialektalizmat nuk janë vetëm karakteristikë e prozës. Shpesh ato ipërdor me sukses edhe poezia për kuptimet e figurshme ose përngjyrime emocionuese.
H U A Z I M E T
Huazimet: janë fjalë të huaja që përmes kontakteve tëndryshme të popujve me njeri-tjetrin kanë depërtuar nësistemin e leksikut. Ndryshe quhenedhe barbarizma (gr. barbaros – quheshin popujt që nukflitnin greqisht). Në gjuhën shqipe dallojmë barbarizmatlatine, greke, turke dhe sllave, shumica e të cilave kanëfjalët korresponduese të tyre në shqip.
Kur përdoren në letërsi ato marrin funksion shprehës. Mundtë përdoren për qëllim ironizues, për portretizimin kulturortë personazhit, për krijimin e atmosferës, etj. Një llojbarbarizmi përbën e folura e të huajit shqip, duke i shtuarasaj prapashtesat dhe deformimet e ndryshme. Barbarizmat i përdor edhe proza edhe poezia. Tëpërmendim këtu poezinë e F. Nolit që ka përdorime të tillatë shumta.
N E O L O G J I Z M A T
Fjalëformimi dhe fjalët e reja: Gjuha shqipe e ka mekanizmin e rregullave sipas të cilave e pasuron fondin e vet leksikor. Nevojat e gjuhës si sistem dhe nevojat e letërsisë si ligjërim përputhen dhendihmohen reciprokisht.
Fjalët e reja të krijuara brenda sistemit të shqipes (që ndryshe quhenneologjizma) funksionojnë stilistikisht duke u futur në tekstin letrar, gjithashtu fjalët e krijuara për herë të parë në letërsi me përdorimtë dendur mund të kalojnë në fondin e leksikut të gjuhës.
Mënyrat e ndërtimit të fjalëve të reja janë të shumta: me anë tëprapashtesave: shpifarak; me anë të prapashtesave përzvogëlim: zogëz, lepurush; me parashtesa: i stërlashtë, i stërgjatë; me bashkimin e dy fjalëve në njësi kuptimore: atdhedashuri, duke iafruar fjalët e një teme: lufton luftën; duke i lidhur me kuptim: mes-hollë-këputura etj. Në letërsi janë gjithashtu të njohuraneologjizmat sipas modeleve të arkaizmave, që janë fjalë tëvjetëruara, që nuk përdoren më. Të dyja këto forma në letërsi kanëfunksione stilistikore të caktuara në pasurimin kuptimoremocionues, të tekstit letrar.
F I G U R A T E F J A L Ë S ( T R O P E T )Figurat e fjalës në retorikë janë quajtur sipas fjalës gr. tropos lëvizje,
mënyrë, kthim, kuptim i zhdrejtë. Fjala në sistemin e gjuhës lidhet me një send të realitetit, ka një koncept, ndërsa gjatë përdorimitajo shmanget nga kuptimi i vet i parë i zakonshëm dhe lidhet me njëkuptim tjetër, që është kuptimi i dytë i fjalës.
Në frazën “Më kënaqet zemra kur shoh këtë det gruri”, është e qartë qëdisa prej fjalëve janë përdorur me kuptim jo të zakonshëm, mirëpofraza nuk e ka humbur kuptimin që ka synuar ta realizojë me këtëlidhje fjalësh. Përkundrazi kuptimi i saj del më i pasur se sa sikur fjalëttë përdoreshin në kuptimin e tyre të parë. Po t’i veçojmëfjalën zemra dhe togun det gruri, është e qartë që fjala zemra ështëpërdorur për të shprehur një gjendje emocionale ndërsa fjala det ka ruajtur vetëm disa elemente të kuptimit fillestar: madhështinë, lëvizjen, hapësirën etj, të cilat korrespondojnë me gjendjen e parë. Gjithashtufigurat e fjalës përmbajnë në vete vlera njohëse.
Figurat e fjalës, sikur edhe figurat e tjera, nuk i gjejmë vetëm në gjuhën e letërsisë. Përdorimi i tyre në gjuhën e folur është i shpeshtë. Një pjesëe tyre për shkak të përdorimit të dendur e kanë humbur kuptimin e tyretë figurshëm dhe përdoren në mungesë të fjalës.
M E T A F O R AMetafora qysh në antikitet është quajtur MBRETËRESHË E FIGURAVE.
Retorika e mëvonshme e ka pranuar si figurë qendrore prej së cilës dalin figurat e tjera.
Figura e metaforës është proces gjuhësor i thjeshtë, por që ngrihet në një nivel tëlartë e të ndërlikuar poetik. Brenda një shoqërimi fjalësh një fjalë e humbkuptimin e zakonshëm dhe me përdorimin e ri ajo fiton një informacion mëtë madh kuptimor: Ai ishte lulja e ushtrisë shqiptare. Në këtë fjalifjala lule mund të zëvendësohet me një varg fjalësh dhe kuptimi nuk ndryshon. Fjala lule, është figurë, një fjalë e papritur për kontekstin. Nëse do ta shpjegonimfigurën fjalia mund të ishte: Ai ishte ushtari më i bukur (Sepse lulja është bimamë e bukur) ose “Ai ishte (më i bukuri) më i dashuri i ushtrisë shqiptare”. Mirëpo fjalët e përdorura këtu nuk e shprehin cilësinë themelore të ushtarit, aimbi të gjitha është trim, pra fjalia po të hiqej figura e metaforës mund tëshkruhej. Ai ishte trimi më i bukur, më i dashur i ushtrisë shqiptare. Natyrishtkëto nuk janë të gjitha kuptimet që mund të dalin nga shembulli, mirëpo atomjaftojnë për të dëshmuar informacionet e shumta që bart figura e metaforës. Kthimi i figurës në kuptimin real të fjalës për letërsinë është i papranueshëm.
M E T A F O R AMetafora shpesh quhet krahasim që bëhet në mendjen tonë, mirëpo ajo nuk shprehet në
formën e plotë të krahasimit, i cili përafron dy gjëra sipas ngjashmërisë duke theksuar cilësinë e krahasueshme (Dhëmbët e bardhë si gurëzat e lumit). Metafora nuk lejon të shfaqet kuptimi i plotë po vetëm i mundshmi.
Veçohen disa fusha në të cilat realizohet metafora përmes veprimeve të caktuara: kur gjërat e natyrës dalin si të gjalla: lumi ecën, fusha frymon, (këtu metafora del si folje); kur gjendja shpirtërore a veprimi intelektual përdoret për t’u dhënë kuptim gjërave të natyrës e objekteve: pyll i shqetësuar, muzikë e pikëlluar, (këtu metafora shprehet me mbiemër dhe quhet metaforë epitet, kur mendohet se është figurë më vete quhet edhe epitet metaforik. Ndërtimi i metaforës sipas ngjashmërisë zakonisht mbështetet në përdorimin me kuptim të dytë të emrit:
Molla t’kputuna nji deget,
Dy qershija lidhë n’nji rrfanë,
N. Mjeda, Andrra e jetës
Metafora është shumë e përdorshme edhe në sistemin e gjuhës. Përdoret në vend të fjalës që mungon si: doreza e derës, shtrati i lumit etj. Në këto raste, ajo e ka humbur kuptimin e figurës. Ndërsa në letërsi gjejmë përdorime të reja, të papritura të metaforës ose metaforë të ringjallur: shtrati (mjegullor, i purpurtë, i zjarrtë) i lumit, ku freskimi bëhet me anë të epitetit ose sinonimit.
M E T A F O R A
Shikoni me kujdes dy pamjet e mësipërme.
Gjeni figurën dhe interpretojeni.
Si ndërtohet metafora?
Metaforat janë të
rrezikshme. Dashuria fillon
me një metaforë. Çka do të
thotë se dashuria fillon në
çastin kur një femër fut të
parën fjalë në kujtesën tonë
poetike.
Milan Kundera
METAFORA
Interpretoni metaforën në dy pamjet e mësipërme
METAFORË?...
M E T O N I M I AMetonimia për nga rëndësia qëndron krahas metaforës. Realizimi i saj kryhet
me kalimin e fjalës nga kuptimi i parë në kuptimin tjetër, dhe ndërmjet tyre
qëndron lidhja e varësisë jo e ngjashmërisë si te metafora. Metafora
konsiderohet figurë e poezisë, ndërsa metonimia figurë e prozës.
Metonimitë më të njohura janë kur:
• fjala me kuptim abstrakt përdoret për fjalën që ka kuptim konkret dhe
anasjelltas:
“Uh, m’u thaftë gjuha po kaj më erdhi ajo tash?”
“Mbas pesë vjetësh, kur këmbët i shkelën përsëri në katund…”
“Motra nuk shkon në derë të huaj pa e pa gëzimin e vëllaut.”
N. Rrahmani: Rruga e shtëpisë sime
• kur përdoret emri i autorit në vend të veprës:
“Kam një javë që po e lexoj Barletin”
Në shembullin: Mjerimi punon, punon ditë e natë (Poema e mjerimit, Migjeni)
poeti përdor gjendjen e mjeruar të asaj kohe për vetë njeriun e mjeruar.
Ndërmjet tyre ekziston lidhja e varësisë.
M E T O N I M I A
Është një figurë e zhvendosjes kuptimore e bazuar në një raport vazhdimësie logjike
apo materiale mes termit të parë dhe termit të figurshëm. Thënë ndryshe, metonimia
është zëvendësimi i një termi që ka me të parin një lidhje vazhdimësie. P.sh. nëse
themi “e fiton bukën me djersën e ballit” në të vërtetë kuptojmë “me punën që
shkakton djersë” (marrje e rezultatit për shkakun).
Më ekzaktësisht metonimia shpreh këto tipe vazhdimësie:
1. Shkaku në vend të pasojës: “më mbajnë gjallë krahët e mia”; “vera i përvëloi të
vonat” etj.
2. Pasoja në vend të shkakut: “ndërtojmë me djersën e ballit” etj.
3. Autori në vend të veprës: “merre Naimin, ta solla”; “po lexoja Kadarenë” etj.
4. Mjeti në vend të punës që bën: “me pushkë e me penë luftuan rilindasit”
5. Abstraktja në vend të konkretes: “të dënohet tradhëtia” etj.
6. Konkretja në vend të abstraktes: “i ka hyrë lepuri në bark”; “T’u thaftë gjuha more
beu ynë” etj.
7. Shenja për sendin e shënuar: “fjalimi i kurorës”; “urdhër i fronit mbretëror” etj.
8. Koha në vend të njerëzve që jetuan në të: “Shekulli i XX, shekull i ri dhe i drejtë…”
(Kadare)
9. Pronar në vend të pronësisë: “Skënderbeu e theu sulltanin” (Ushtria e Skënderbeut
theu ushtrinë e sulltanit)
Interpretoni metoniminë në figurën e mësipërme.
Si ndërtohet?
E gjithë figura është metaforë.
Veç e veç pamjet janë metonimi…
E P I T E T IEpiteti i zakonshëm shprehet me një
mbiemër dhe ka denduri të madhe
përdorimi.
Dikur ai është përdorur shumë dhe ka
qenë përcaktues i stilit. Janë të
njohura përdorimet e epitetit në
poemën Iliada dhe në Historinë e
Skënderbeut:
Ishte Uran-bukuroshi
dhe Tanushi kordhë-larë
Hamzaj, Muzakë-djaloshi
———————————————
Maneshi, shpatulla-gjërë,
Golemi mjekërë-ziu,
N. Frashëri: Histori e Skënderbeut
Këto i njohim si epitetet tradicionake.
Sot letërsia preferon epitetin e ri që siçthamë më lart quhet edhe epitetmetaforik, kur ngrihet mbi njëcilësim të zakonshëm.
Ish një kohë bojë hiri.
Epiteti mund të shprehet edhe me pjesore të foljeve, me ndajfolje e shprehje të tjera, si:
Arratisur, syrgjynosur,
rraskapitur e katosur
as i gjallë, as i varrosur…
Noli, Anës lumenjve
Në disa lloje të epiteteve synohet të jepetkuptimi i kundërt me fjalën qëcilëson si: bukuri e shëmtuar, etj. Disa e rendisin tek figurat e kuptimit pasi del kuptim i ri ngakundërvënia e dy kuptimeve.
FIGURAT E SINTAKSËS POETIKEQë të shprehet një kuptim, në të folurit e përditshëm dhe në disa lloje
ligjërimi fjalët përdoren sipas rregullave të caktuara. Në bazë tëkërkesave të komunikimit ndërtimi sintaksor ka gjymtyrëtkryesore dhe të dyta.
Në letërsi një rregull i tillë shpesh shmanget për shkak të kërkesaveshprehëse. Në shembullin: Ikën. Trak-truk. Fushë e bardhë.Hënë (I. Kadare, Kali i Trojës) vëmë re se midis fjalëve tëpërdorura mungojnë shumë fjalë të tjera, të cilat janë të zakonshmepër ndërtimin sintaksor normal. Por këtu kemi të bëjmë me një vargpoezie. Kjo mungesë e fjalëve ka bërë që pamja të jetë rrëqethëse,e plotë, dinamike, plot ritëm dhe kuptim, ndërkohë që nëpërfytyrimin tonë veprojnë shumë elemente jashtëletrare: vrapimi,jehona, zhurma, peizazhi, nata, përvoja historike që lidhet me kaline drunjtë të grekëve para mureve të Trojës, me përshtypjet e fituaragjatë leximit të veprave të tjera letrare që trajtojnë këtë motiv, etj.
Shembulli na tregon një mundësi të veçantë të organizimit sintaksor tëveprës poetike për të arritur efekte të veçanta stilistike e kuptimorenë letërsi. Një ndërtim i tillë sintaksor qëndron në bazë të figuravestilistike.
INVERSIONI ENUMERACIONIInversioni ose e anasjella (gre
q. hyperbaton, lat. inversio –përmbysje) shquhet përrendin e kundërt me atënormal sintaksor tëgjymtyrëve në fjali. Në vend që të ketë rendin normal: kryefjalë, kallëzues, kundrinore rrethanor, ndërtimi sintaksordel i varur nga kërkesatkuptimore, shprehëse, dhenga ato të intonacionit tëveprës poetike.
I dha erë trëndafilit,
i dha dritë bukurisë,
i dha këngët bilbilit,
i dha shije gjithësisë.
N. Frashëri, Fyelli
Kjo figurë shërben për të bërëpërshkrime sa më të gjalla e mëkonkrete, plot fakte e hollësi tëlarmishme nga realiteti, qënumërohen njëri pas tjetrit.
Ne ecim përdore të dy, unë e ti,
dhe jemi kudo në shtëpi,
kur jemi nën qiellin e natës,
nën strehën ku ndizet oxhaku,
në rrugën e qetë e të gjatë,
në turmën plot me vështrime
ku ka dijetarë dhe loço,
ku ka të moshuar e foshnja…
Pol Elyar Ne të dy
SHKALLËZIMI
Është një figurë që ka dalë nga enumeracioni, i cila përdoret shpesh
si në poezi, ashtu edhe në prozë Në të hasim një organizim shkallë-
shkallë, të cilat shprehin një veprim, mendim ose peizazh. Fjalët janë
të afërta, shpesh sinonime ose, duke u lidhur në këtë mënyrë, afrohen
kuptimet e tyre. Kuptimi i fjalëve në shkallëzim mund të ketë rrjedhë
ngjitëse ose zbritëse:
Valimi i anijes së lehtë
qetohet, ndalohet, mbaron:
gjeniu i anijes përpjetë
hepohet…anohet…valon
L. Poradeci, Gjeniu i anijes
FIGURAT TINGULLOREParimi organizues i grupit të këtyre figurave
është përsëritja e tingujve brenda njësisë poetike(vargut), njësisë kompozicionale (strofës) ose gjithëveprës poetike (poezisë). Mund t’i quajmë edhe figuratë përsëritjes. Përsëritja tingullore nuk është qëllim nëvetvete. Në aspektin gjuhësor fjala përsëritet duke e marrë atë ashtu siç është në pozicionin e parë, dheduke e vendosur në një pozicion të ri. Përsëritjamund të jetë me ndryshim të pjesshëm, me ngjashmëri dhe me kundërvënie. Nga ana kuptimorepërsëritjet nuk shprehin të njëjtën gjë, për shkak tëlidhjeve të reja në të cilat vendosen, ose të kontekstitqë u jep një kuptim të ri.
Ndër figurat tingullore më të njohura janë:
ASONANCA ALITERACIONIAliteracioni sipas fjalës lat, alliteratio –
drejt + shkronja) është përsëritja e
bashkëtingëlloreve. Në shumë raste, me
bashkëtingëlloret përsëritet e tërë rrokja.
Në disa raste bashkëvepron aliteracioni
me asonancën si përfundim i vargut:
dif dragoi i dragobisë,
trim tribun i Vegjëlisë
F. Noli, Shpell’e Dragobisë
Organizimi i lirshëm i bashkëtingëlloreve
krijon efekt të ndjeshëm në vargjet e
shumë poetëve, sidomos kur ai mbart
edhe ngarkesë shprehëse të llojit
imitues.
Vështroni si shket sipër valash,
e tundet anija me nge…
…me krismë e me prush prejt
stërkalash
mi të shkrepëtiu një rrufe.
L. Poradeci, Gjeniu i anijes
Asonanca, që e ka marrë emrin ngalat. assonare – bashkëtingëllim, tingëllim i harmonishëm. Ështëpërsëritja e një zanoreje ose e zanoreve të njëjta në varg ose nëfrazë.
Fëmija pa nanë, si nata pa hanë.
Popullore
Asonanca është element i ndërtimit tëritmit, intonacionit të vargut, sirrjedhim, edhe i kuptimit të vargut. Në disa raste rimarrja e zanoresmund të ketë edhe funksionsimbolik:
Vajto, moj botë,
vajto me ne.
L. Poradeci, Kur qajnë motrat vëllanë
ku funksioni i tingullit o lidhet me kuptimin e vajit, të dhembjes e pikëllimit për vëllanë e vdekur.
ONOMATOPEJAOnomatopeja: (Nga greq. onoma – emër, poeme – bëj – krijoj)
Është figurë e përsëritjes që ka bazë imitimin e zhurmave tëzërave të natyrës dhe të qenieve të gjalla. Ky fenomen ështëmjaft i përhapur në gjuhë ndërsa, kur përdoret në letërsi, merrkarakter shprehës duke sjellë atmosferën me të cilën lidhetkuptimi i pjesës:
Nën kërkëllimë zinxhirësh frymëmarrje luanësh
ulurimë, kuje e lemeri
Gjeneral Moisi
I. Kadare: Vdekja e Moisi Golemit
Këtu radha e fjalëve onomatopeike është e dendur dhe shpreh: lidhje në kundërshti kërkëllime zinxhirësh/frymëmarrjeluanësh; shkallëzim të atmosferës së tmerrit: ulurimë, kuje e lemeri. Gjithashtu të përdorura në shumës ato krijojnë njëatmosferë tmerri e ngjethëse nga veprimi i atij organizimi tëtmerrshëm torturues. Fjalët e krijuara sipas zhurmave të tingujvetë ndryshëm të natyrës quhen fjalë onomatopeike.
ANAFORA EPIFORAAnafora: (Greq. anaphora = nxjerr
lart, përsëritje) Është përsëritje e fjalës së parë ose e ndonjëshprehjeje në fillim të vargjeve. Si figurë stilistikore forconshprehësinë dhe veçon kuptimine pjesës që përsëritet apo tëpjesës që del e re pas përsëritjeve. Është gjithashtuelement i ritmit. Shembull:
Për atë mot që do të mbruhejbrumi në magje,
Për atë mot që do të vaditej arambi lumë,
Për atë mot që do të mbininlulet nën strehë e pragje
D. Agolli: Ai mot
Epifora: (Emrin e ka marrë nga
fjala greke piphora – shtesë)
Është përsëritje në fund të
vargjeve. Duke qenë fund
vargu mban ngarkesë të
madhe emocionesh
kuptimore, sepse atje
vendoset kuptimi kryesor i
vargjeve:
Si s’na u ndanë-armiqtë
Të neveritshmit, barbarët –
armiqtë
Agresorët, të dobëtit – armiqtë
I. Kadare: Armiqtë
PROVONI DIJET TUAJA
1. Ç.të përbashkëtakanë figurat e kuptimit? Ndaluni nëndërtimin e:
• krahasimit
• personifikimit
• antitezës
• hiperbolës
• simbolit
• paralelizmit figurativ
2. Si realizohen figurat e intonacionit? Flitni për:
• pyetjen retorike
• pasthirmën
• apostrofin
3. Mbi ç’bazë krijohen figurate fjalorit? Ndaluni te:
• dialektizmat
• huazimet
• fjalëformimi dhe fjalëte reja.
4. Ç’kuptoni me figura tëfjalës? Flitni për ndërtimin e
• metaforës
• metonimisë
• epitetit (epitetimetaforik)
• alegorisë
• ironisë
PROVONI DIJET TUAJA
5. Si ndërtohen figurat e sintaksës. Ndaluni te:
• inversioni
• enumeracioni
• shkallëzimi
6. Cili është parimi organizues i figurave tingullore. Ndaluni në ndërtimin e:
• asonancës
• aliteracionit
• onomatopesë
• anaforës
• epiforës
• Shkruani në fletore nga një shembull për secilën figurë, sipas skemave
të mësipërme, dhe flitni për efektet e tyre stilistike e kuptimore.