21
UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI" FAKULTETI I FILOLOGJISË PROGRAMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME NINULLAT DHE RËNDËSIA E TYRE Mentori: Kandidatja: Prof. Asoc. Dr. Besim MUHADRI Elvane RAMA Gjakovë, 2019.

PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

UNIVERSITETI I GJAKOVËS "FEHMI AGANI"

FAKULTETI I FILOLOGJISË

PROGRAMI: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

NINULLAT DHE RËNDËSIA E TYRE

Mentori: Kandidatja:

Prof. Asoc. Dr. Besim MUHADRI Elvane RAMA

Gjakovë, 2019.

Page 2: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

2

PËRMBAJTJA

Parathënie......................................................................................................................3

Abstrakti........................................................................................................................4

Hyrje..............................................................................................................................5

Kapitulli I

1. Ninullat.....................................................................................................................6

Kapitulli II

2. Ëndrrat e nënës për djalin, në këngët e djepit..........................................................11

2.1. Ëndrrat e nënës për vajzën, në këngët e djepit.....................................................15

Kapitulli III

3.Veçoritë stilistike dhe gjuhësore..............................................................................17

4.Përfundimi...............................................................................................................19

5.Literatura.................................................................................................................21

Page 3: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

3

PARATHËNIE

Profesioni i mësimdhënësit është profesioni më i shenjtë dhe më fisnik, vlera e të cilit nuk

mund të krahasohet me asgjë në edukimin dhe arsimimin e brezave më të ndritur të kombit tonë.

"Mësues" është emri dhe profesioni për të cilin gjithmonë kam ëndërruar dhe besuar

fuqishëm se një ditë do të jem pjesë e kësaj armate, të cilët kurrë nuk e ndalën hovin për të punuar

dhe edukuar brezat. Prandaj, në degën Gjuhë Shqipe isha e frymëzuar në profesionin e

mësimdhënëses dhe e motivuar që e ardhmja si mësimdhënëse, gjithnjë do të më gjejë të

përkushtuar për të transmetuar tërë dijen dhe edukatën time në shërbim të nxënësve, isha e

frymëzuar që këtë punim diplome, ta punoj në fushën e Letërsisë Popullore.

Këtë parathënie po e përmbyll me fjalët:

''Sot e kam kuptuar se mësuesi më i mirë, është ai që mëson nga nxënësi i tij."

Page 4: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

4

ABSTRAKTI

Duke lexuar vëllimin, ninulla përmes një ligjërimi të vjetër apo të lashtë ndër llojet më të

vjetra të lirikës popullore, vërejmë situatën dhe atmosferën, dëshirat, ëndrrat e nënës në këngët e

djepit.

Motivi më i theksuar i ninullave është shëndeti dhe rritja e foshnjës, ky preokupim i

vazhdueshëm i nënës lidhet me përkujdesjen reale rreth detyrave për ushqimin, pastërtinë dhe

kushtet tjera për jetën e foshnjës, si dhe me mbrojtjen e përhershme nga forcat destruktive të

padukshme, që manifestohen nëpërmjet sëmundjeve të ndryshme.

Prandaj, përmes ligjërimit do të trajtoj temën "Ninullat dhe rëndësia e tyre", për të mësuar

më shumë për ëndrrat, dashurinë, mundin, intuitën, angazhimin, kujdesin e pakufishëm të nënës

për fëmijën e vet, sakrificën e saj ndaj foshnjës; këto çështje trajtohen përmes ninullave.

Përmes kësaj teme shpalosen emocionet, derdhen ndjenjat më të holla, dëshirat, lumturia,

gëzimi, dhe ëndrrat e nënës për lumturinë e fëmijës së vet. Objekti i paraqitjes figurative është

edhe djepi, qoftë si mjet i domosdoshëm për gjumin e foshnjës, qoftë si personifikim i gjumit dhe

i vetë foshnjës.

Fjalët kyçe: djepi, fëmija, nëna, ninulla, ritet, tradita.

Page 5: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

5

HYRJE

Letërsia popullore është krijimtaria artistike shpirtërore e një populli, me shprehjen e

ndjenjave të brendshme, përmes fjalës së bukur artistike, është një nga letërsitë më të bukura, si

letërsi e veçantë, të cilën e bën të ngritet në piedestal artistik botëror, me filozofinë popullore

shqiptare në prozë e poezi, ku kemi subjekte aq kuptimplote, sa që janë ide e tema të kryeveprave

botërore.

Letërsia popullore shqiptare është mësuesja e letërsisë së shkruar artistike. Sikur të

gjurmohet, studiohet e aplikohet si ide e temë letrare, letërsia shqiptare do të ishte në majat e

letërsisë botërore, pra është thesari burimor artistik në prozë e poezi e përcjellur brez pas brezi deri

sot, si thesar i gjuhës, kulturës, historisë dhe filozofisë gjenetike, gjenealogjike burimore,

krijimtaria artistike e popullit nëpër shekuj e trashëguar dhe krijuar kryesisht nga autor anonim, pa

emër, qoftë si gjini letrare, historike e filozofike në prozë e në poezi.

Në letërsinë popullore përdoret një gjuhë mjaft e pasur për nga leksiku dhe shprehjet e

fuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet

e shumta që janë bërë deri më tani nga shumë mbledhës të folklorit tanë, del se krijimet e para të

letërsisë popullore janë aq të vjetra, sa është i vjetër edhe njeriu, vetëdija e tij si njeri dhe bota e tij

imagjinative. E themi këtë, mbase çdo njeri, qoftë si individ apo një grup i tërë i organizuar në

kolektivet e para njerëzore, përveç nevojës për ekzistencë fizike, ka ndier gjithmonë në shtytje të

atij zjarri emotiv, për t'i shprehur mbresat, kujtimet, brengat, ëndërrimet, dhembjet etj.

Page 6: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

6

Kapitulli I

1. NINULLAT

Ninullat për nga origjina, janë një ndër llojet më të vjetra të lirikës popullore. Vjetërsinë e

këtyre krijimeve poetike e dëshmon, qoftë struktura e tyre në bazë të improvizimit, që është njëra

nga veçoritë themelore të krijimtarisë popullore, qoftë tematika dhe motivi, ku hasen elemente të

lashta të mitologjisë dhe të besimit popullor që janë ruajtur, sado në mënyra të copëzuara deri të

ninullat më të reja. Pra, tematika e tyre, kujdesi për rritjen e shëndetshme të fëmijëve, si funksion

themelor për ruajtjen e trashëgimisë së llojit njerëzor, lidhet me ndjenja dhe ide me fazën më të

hershme të zhvillimit emocional të njeriut gjatë parahistorisë dhe historisë, duke filluar që nga

shtegu i parë i kalimit nga bota instiktive, gjendjes animale, në botën e tij të humanizuar

emocionale.

Përkundër origjinës shumë të hershme, të cilën e kanë dëshmuar studiuesit e shumtë të

folklorit, ninulla në letërsinë popullore shqiptare, edhe sot e kësaj dite, është një ndër llojet mjaft

të përhapura të lirikës popullore. Gjatë periudhave të ndryshme të zhvillimit të vet, ajo ka pasur

transformime në aspektin përmbajtësor. Por, meqë ninulla është lloj që mbështetet mbi

improvizimin, ajo i ka ruajtur elementet e strukturave të caktuara improvizuese, të cilat bazohen,

në radhë të parë, në formën konstante në metrikën karakteristike e sidomos në figuracionin e

veçantë, për çka ndryshon dukshëm nga llojet e tjera të lirikës popullore1.

Ninullat shqipe janë pasqyrim besnik i realitetit shoqëror, i mentalitetit dhe i gjendjes

materiale të popullit tonë. Kështu, duke i vështruar këto krijime poetike popullore, do të vërejmë

se ato u krijuan kryesisht nga shtresat e varfëra të popullsisë. Këtë, tek e fundit, mund t’a vërtetojmë

edhe përmes vargjeve si: "Nina-ninë, djepin me dushk", Nina-ninë, djepin me sanë", “Nina-nana,

në djep të drunit" dhe vargje të tjera të këtilla, çfarë hasim mjaft në këto këngë, dëshmojnë për

bukuri se, ninulla shqipe u kënduan nga nënat e shtresave të varfëra të popullsisë shqiptare,

kryesisht të asaj fshatare. Ninullat, gjithashtu kanë një konstancë të përhershme emocionale, sepse

pikënisja e këtyre krijimeve është dashuria dhe kujdesi i pakufishëm i nënës për fëmijën e vet që

në thelb nuk ka pasur shumë transformime, përkundër ndryshimeve të përgjithshme të

1H. Agani, Dispensa e cit. fq. 53.

Page 7: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

7

marrëdhënieve shoqërore, prandaj ndryshimet e këtilla janë komponente të pandashme të zhvillimit

të ninullave deri në ditët tona.

Për emërtimin e këtyre këngëve në popull ekziston një terminologji modeste2.

Shoqëria jonë njerëzore në artin e vet popullor, duke sjellë këto përfytyrime mbi natyrën,

botën dhe shoqërinë, ka shpalosur në botën e fëmijëve edhe tablo të mëdha të jetës, ëndrra dhe

vizione të cilat kanë krijuar tek fëmijët një botë interesante, duke nxitur fantazinë e tyre. Nëpërmjet

përrallave, legjendave dhe këngëve, fëmijët kanë mësuar gojë më gojë, ndër breza, për luftërat dhe

përpjekjet e shqiptareve për atdheun dhe lirinë, për bukuritë e natyrës, hënën, diellin, zogjtë, por

edhe për botën mitologjike aq të pasur me zana, dragonj e kuçedra, të cilat përbëjnë një pasuri të

pazëvendësueshme të artit popullor.

Detyrë kryesore e folklorit dhe e folkloristikës është mbledhja dhe studimi i traditave

popullore, duke nënkuptuar për traditë, jo vetëm besimet dhe opinionin që ka populli i paarsimuar

për faktet dhe dukuritë e universit, por edhe zakonet e përditshme, për ceremonitë e festave të

ndryshme, si edhe manifestimet estetike të çfarëdo lloji.

Folklori u ka qëndruar shekujve, ndonëse është transmetuar e ruajtur në kujtesën popullore,

brez pas brezi. Duke mësuar folklorin në mësojmë se si ka ecur dhe është zhvilluar populli, si i ka

përjetuar fatet e veta historike, çfarë ka vlerësuar etj.

Në disa treva, në pajtim të plotë me funksionin utilitar që kanë, quhen këngë të gjumit,

sepse krijimi dhe ekzistenca e tyre lidhet drejtpërdrejt më vënien e foshnjës në gjumë. Lindin,

krijohen dhe këndohen aty për aty, bashkë me ritmin e djepit dhe nganjëherë edhe e shoqëruar nga

vaji i fëmijës.

Ninullat në kuadër të specifikave të veta të krijimit, bartin në vetvete elemente kryesore të

lirikës popullore si tërësi, sepse ato nëpërmjet funksionit utilitar dhe artistik, trajtojnë tërësinë e

jetës së njeriut dhe të raporteve të tij me realitetin shoqëror dhe në periudha të caktuara të zhvillimit

të shoqërisë3.

Elementi i parë, përbëhet nga një kërkesë, nga një këshillë që u bëhet fëmijëve për të fjetur,

dhe, e dyta nga një lutje që i drejtohet gjumit apo Zotit, që të ketë kujdes për fëmijën e ta rritë të

shëndetshëm dhe të bukur. Në elementin e parë, fëmija përkëdhelet edhe me fjalë apo tinguj

onomatopeikë (nina- nana, nin-nin-nin, o-o llaj-llaj etj.), dhe bëhet çmos që të ndillet gjumi.

2 Instituti Albanologjik i Prishtinës, "Ninulla", Prishtinë, 1982, fq.3-4.

3 Po aty, fq. 4.

Page 8: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

8

Kuptohet se për përkëdheli përdoren krahasimet e metaforat që vënë në dukje butësinë dhe

bukurinë e foshnjave, aq sa të duket se po flitet për engjuj dhe jo për njerëz: "si hylli i dritës", " ore

djalë, more flori", "nina e ninë sheqer në letër" etj. Jo rrallë përdoret edhe humori që shprehë

përherë dashurinë, përkëdhelje etj.4.

Elementi i dytë që hyn në përbërjen e ninullave, lutja, na flet për një botëkuptim mjaft të

lashtë, kur personifikoheshin dukuritë e natyrës. Kështu, zakonisht në këto këngë hasim

personifikimin e gjumit, i cili merr thuajse trajtat e një perëndie, që duhet marrë me të mirë, një

perëndi, që në një farë mënyre është edhe i rrezikshëm, mbase ka të bëjë me vdekjen (e cila, rrallë,

quhet në popull edhe gjumë i përjetshëm). Për këtë, në ninulla hasen copëza lutjesh që i drejtohen

gjumit, frika që ka nëna se mos vallë gjumi e mbanë shumë fëmijën. Pranda,j ajo i lutet gjumit të

cilin ajo e quan rahatushmi; në këto vargje hasim edhe personifikimin e gjumit:

"Po vjen gjumi tuj pëvetë

e kan' vu vajzën në djep.

Hajde, gjumë, kadalë, hajde

N.R. me ma marrë.

A p'e merr t'i shumë a pak?

Nuk ta la, por nji sahat!5"

Kjo komponentë e tërësisë është e pranishme në pjesën më të madhe të këtyre krijimeve,

sepse nëna, e më rrallë gjyshja ose motra, si subjekte krijuese, duke kënduar për të ardhmen e

foshnjës, shpesh kapin elemente të tërësishme të jetës së individit dhe të shoqërisë, në periudhën e

caktuar. Kështu, në kuadër të ninullave. na dalin në sfond të përgjithshëm, jo vetëm fazat kryesore

të jetës së njeriut; fëmijëria e lumtur plot gëzime e shëndet, rinia e hareshme në punë, lojë dhe

aktivitete të ndryshme të jetës pa brenga, jeta bashkëshortore, sidomos fejesa, martesa, shtimi i

natyrshëm i vazhdimësisë së pandërprerë të familjes, vëllazërisë e fisit, burrëria plot virtyte punë e

trimëri dhe pleqëria e bardhë dhe e rehatshme në ambientin e ngrohtë familjar, por edhe shumë

momente të rëndësishme të traditës, normave shoqërore, si dhe të raporteve të caktuara shoqërore,

në kuadër të zhvillimit të vazhdueshëm të shoqërisë. Prandaj, ndryshe nga krijimet tjera të lirikës

popullore, që lidhen shpesh me një motiv të caktuar, ninullat shqiptare shquhen për lloj-

llojshmerinë tematike e sidomos motivore, ku gërshetohet, qoftë në menyrë të plotë, qoftë dhe

4 Zheji, Gj., Folklori shqiptar, “Mehmet Gëzhilli” Tiranë, 1998, fq.65-66.

5 Po aty, fq. 66.

Page 9: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

9

nëpërmjet nuancave të theksuara, tërësia e një tradite krijuese që trajton tërësinë e jetës, duke filluar

që nga elementet më të lashta mitike e deri të format më të theksuara të jetës bashkëshortore të

njeriut6.

Këto krijime poetike, sado që mbështeten mbi bazën e improvizimit të drejtpërdrejtë, sado

që krijohen nga bota femërore, e cila në kushtet e jetës patriarkale, karakterizohet për një kufizim

me të madh të mundësive njohëse, sado që në esencë kanë funksionin utilitar të përcaktuar

drejtëpërdrejt nga qëllimi që foshnja të vihet në gjumë, në shumicën e rasteve janë shfrime lirike

,që në bazë të fantazisë për të ardhmen e foshnjës, paraqesin vizione të gjera jetësore, brenda

raporteve të caktuara shoqërore, historike dhe etnopsikologjike të popullit tonë7.

Ninullat si krijime poetike me vlera të theksuara estetike paraqesin pikënisje për një studim

më të gjerë, jo vetëm në kuadër të folklorit, por edhe të etnopsikologjisë dhe etnografisë së popullit

tonë, sepse në to reflektohet tradita e përgjithshme, duke filluar nga mitet, kultet, ritet, zakonet,

mënyra e jetesës, deri të synimet për ardhmërinë e lumtur të popullit në tërësi.

Po t'i studiojmë pak më interesim ninullat shqipe, do të vërejmë se përmes tyre është

pasqyruar jeta e popullit tonë, gati në të gjitha marrëdhëniet shoqërore, ekonomike dhe kulturore.

Po kështu, do të vërejmë se jeta e shfaqur në këngët e djepit është, jo vetëm ajo e fëmijës, por edhe

e nënës së tij. Këto këngë janë shpalosje e zemrës së nënës në meloditë me të bukura, që përhapen

si vello magjike mbi foshnjën, duke ia dhuruar gjumin e ëmbël të rritjes.

Në këtë vëllim, krahas ninullave, janë përfshirë edhe këngët e lindjes, si dhe këngët e ecjes

dhe veprimeve të para të foshnjave, të cilat, përkundër veçorive specifike si lloje të veçanta, kanë

pika të përbashkëta me ninulla, sepse trajtojnë jetën e fëmijës dhe raportet e caktuara familjare8.

Klasifikimi i ninullave mbi bazat tematike dhe për nga motivi, është shumë i vështirë, në

radhë të parë, për shkak të natyrës improvizuese të tyre, e cila e ka kushtëzuar edhe fragmentaritetin

që manifestohet në kuadër të pavarësisë, shpesh shumë të theksuar të distikut, ku, jo vetëm që

hasim dëshira të ndryshme me nuanca të llojllojshme motivore, por shpesh edhe gërshetime

pikëpamjesh dhe synimesh të ndryshme e madje edhe me kahje kontradiktore. Prandaj, duke pasur

parasysh të gjitha këto veçori, në këtë vëllim, klasifikimi i ninullave është bërë në bazë të subjektit

6 Po aty, fq. 5.

7 Po aty, fq. 5-6.

8 Po aty, fq. 7.

Page 10: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

10

krijues dhe objektit për të cilin këndohet. Motivi më i theksuar i ninullave është shëndeti dhe rritja

e foshnjës.

Metafora e thjeshtë shprehet zakonisht me anë të apostrofimit që në fillim të poezive të

këtilla, kurse shprehjet e tjera metaforike, si metaforë e zgjeruar, i gjejmë më së shumti në

përshkrimin e bukurisë, qoftë të vajzës apo të djalit, në të gjitha ninullat9.

9 Po aty, fq. 8.

Page 11: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

11

KAPITULLI II

2. ËNDRRAT E NËNËS PËR DJALIN, NË KËNGËT E DJEPIT

Ninullat që i kushtohen djalit në shumicën e trevave shqiptare janë numërikisht më të

shumta. Ato kanë karakteristika të veçanta që lidhen kryesisht me vet funksionin e mashkullit në

familjen patriarkale dhe në jetën shoqërore, në planin kombëtar në përgjithësi. Për shkak të

karakterit improvizues të këtyre krijimeve, për shkak të aktivitetit të shumëllojshëm të burrit në

familje dhe në shoqëri, si dhe synimeve të nënës për ta projektuar totalitetin e jetës dhe aktivitetin

e përgjithshëm të djalit të saj në të ardhmen, ninullat janë homogjene në aspektin e motivit.

Përkundrazi, vetëm brenda një ninulle, zënë fill disa motive, sepse distiku si element i

pavarur strofik, që haset shpesh në ninulla, ofron mundësi të manifestohen dëshira, synime dhe

preokupime të ndryshme të subjektit krijues. Në ninulla që i kushtohen djalit, përveç lidhjes së

pandashme me bukurinë, përmban edhe elemente të fuqisë fizike, mbi të cilën në shumë treva

bazohet trimëria dhe burrëria e ardhshme e tij. Bashkë me shëndetin, bukurinë dhe forcën fizike,

që paraqiten me anë të krahasimeve nga ambienti rural, në ninulla projektohet edhe portreti moral

i njeriut.

Ëndrrat e nënës në këngët e djepit janë të shumta. Ato kuptohen përmes ninullave, krahas

të gjithave, potencohet shpesh motivi i martesës. Së pari nëna ëndërron dhe dëshiron që djali të

ketë shëndet të mirë. Ajo i këndon gëzimit të lindjes, të rritjes, shëndetit, bukurisë, punës së

dobishme, ajo ëndërron që të ketë një djalë i cili do të jetë i veçantë për nga vetitë, sjelljet,

karakteristikat, për nga puna me fëmijët tjerë, të bëhet djalë i zoti, të rritet me familje, të ecë sa më

parë, të lozë më shokë, të shkojë në shkollë, të bëhet një djalë trim dhe besnik.

Dëshirat që fëmija të bëhet punëtor, manifestohet që në stolisjen e djepit me vegla

miniaturale të punës, sepse nëna dëshiron që i biri sa më parë, madje qysh në moshë të njomë, të

bëhet pjesëtar i dobishëm i familjes dhe të japë ndihmën e vet, për shtimin e të ardhurave të saj,

qoftë edhe duke ruajtur bagëtinë. Ëndrrat e nënës janë të jashtëzakonisht të fuqishme. Nëna ka

dëshirë që foshnja të ketë një fëmijëri të lumtur, plot gëzime e shëndet. Rinia e hareshme në punë,

lojë dhe aktivitete të ndryshme, të jetë pa brenga, jeta bashkëshortore, sidomos fejesa, martesa,

shtimi i natyrshëm i vazhdimësisë së pandërprerë të familjes, vëllazërisë e fisit, burrëria plot virtyte

punë e trimëri dhe pleqëria e bardhë dhe e rehatshme në ambientin e ngrohtë familjar.

Page 12: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

12

Nëna ëndërron që i biri të rritet e të shkojë në shkollë, e nëse nuk ka mundësi për ta vazhduar

shkollimin për shkak kushteve ekonomike, të shkojë në mërgim për të fituar dhe për të siguruar

jetë më të mirë për familjen e vet.

Procesi i transformimit të përgjithshëm i ka prekur në mënyrë të veçantë edhe ninullat ku

trajtohet motivi i martesës. Në to, gjithnjë e më shumë hasim elementin e ri që martesa të jetë

shprehje e vullnetit të të rinjve, të cilët vetë vendosin për ardhmërinë e tyre. Nëna pranë djepit të

foshnjës ëndërron për dasmën e madhe tradicionale me qindra krushq, për atmosferën e hareshme

të gëzimit të përgjithshëm të familjes, farefisit, për nusen e bukur që do ta marrë i biri, nëna

ëndërron që djali të bëhet trim për ta ruajtur nderin e familjes të fisit, të fshatit, të krahinës, të

popullit dhe të atdheut.

Megjithëse ka raste kur në ninullat e këtilla manifestohet edhe dëshira për sundim, dominim

mbi të tjerët, si përforcim i virtyteve të caktuara në bazë të parimit estetik të njohur në lirikën

popullore, pjesa dërrmuese e tyre e trajton trimërinë dhe burrërinë si aspekte të dobishme

shoqërore, sepse trimëria dhe heroizmi duhet të vihen në shërbim të ambientit më të gjerë

gjeografik dhe shoqëror.

Djali duhet të bëhet burrë i mençur dhe i urtë për të punuar e pleqëruar me drejtësi dhe për

t'i zgjidhur me nder e urtësi ngatërresat e ndryshme midis bashkëvendësve të tij. Në shumë raste

shfaqen edhe dëshira të reja për profesione të ndryshme që janë pasojë e arsimimit dhe edukimit të

masave. Kështu, në ninulla me motive të punës, gjithnjë e më shpesh në vend të bariut të ardhshëm

e gjejmë nxënësin në ambientin e hareshëm shkollor midis shokëve dhe shoqeve. Prandaj, në shumë

ninulla nëna ëndërron që i biri të bëhet mësues, arsimtar, profesor, inxhinier, mjek etj. Në këto

raste, përveç tjerash, synohet edhe pozita autoritative, nderi dhe respekti nga ambienti, si dhe dobia

e përgjithshme shoqërore mbi të cilën bazohet autoriteti i individit.

Nëna krijon aty për aty poezinë e vet plot ndjenja të ngrohta dashurie dhe plot fantazi për

të ardhmen e foshnjës. Nëna mbështetet plotësisht në fantazinë dhe ëndërrimet për shëndet e jetë

të gjatë, për kalimin e jetës me shumë të mira. Ëndrrat e nënës përfshihen për shumë tema që janë

të rëndësishme për jetën, p.sh trimëria si virtyt tradicional i popullit, në ninulla përfaqëson vlerën

e veçantë të burrit si përgjegjës dhe kujdestar i familjes patriarkale. Dëshira për përngjasimin me

burrërinë dhe trimërinë e të parëve zgjerohet dhe shtrihet në planin e përgjithshëm kombëtar, si

dëshirë që djali t'u përngjajë heronjve të shquar nga historia e kombit. Ndonëse në raste të këtilla

nuk përjashtohen as figurat mitike, siç janë; dragonjtë, zanat, e madje as ato legjendare të traditës

Page 13: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

13

epike, si; Muji e Halili, midis figuarve historike në ninulla më së shpeshti e hasim Gjergj Kastriotin-

Skënderbeun.

Në krijimet poetike të këtij tipi janë mjaft të shpeshta edhe shëmbëlltyrat e ndryshme të heronjve,

që nga periudha e Rilindjes Kombëtare Shqiptare, sidomos Haxhi Zeka, Hasan Prishtina, Isa

Boletini, Bajram Curri, Idriz Seferi etj., e deri të trimat partizanë të Luftës Nacionale-Çlirimtare.

Këngët që janë kënduar nga femrat, paraqesin në tekstet e tyre një pasuri motivesh e temash

të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme për kulturën tonë.

Të shohim në vijim disa nga ninullat:

“Nina-nana po t'përkuni,

Me ardhë ty e me t'marrë gjumi,

Nina-nana, djali i zoti

t'i mu bafsh si Kastrioti,

Kastrioti, Lekë Dukagjini

t'i mu bafsh djalë ma trimi!10”

Përmes këtyre vargjeve i kuptojmë ëndrrat dhe dëshirat, parafytyrimet e saj, motivin që ajo

synon që djali i saj në të ardhmen t'u përngjajë heronjve të shquar nga historia e kombit, t'i përngjajë

figurave të shquara kombëtare. Nëna ka dëshirë që djali t'i përngjajë Gjergj Kastriotit-Skënderbeut,

sepse Skënderbeu personifikon një epokë të tërë të historisë kombëtare të shqiptarëve, që mori

emrin e tij, ishte përfaqësues me konsekuent dhe më i shquar i elitës drejtuese shqiptare.

“Kastriot, Lekë Dukagjini

t'i mu bafsh djalë ma trimi!”

Nëna ka dëshirë që djali t'i përngjajë Lekë Dukagjinit, si një figurë e dytë arbërore e shek.

XV, pas Skënderbeut, që u mundua dhe vazhdoi luftën edhe pas vdekjes së heroit kombëtar. Me

trashëgiminë e tij "Kanuni", ai gjykohet si një figurë e plotësuar e Arbërisë Mesjetar, që ka luftuar

për identitet. Kanuni i Lekë Dukagjinit është përmbledhje e ligjeve, rregullave, zakoneve shqiptare

të Shqipërisë së Veriut në një libër, në rrjedhën e disa qindravjeçare, para dhe pas jetës së Lekë

Dukagjinit.

10 Po aty, fq. 48.

Page 14: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

14

“Nina-nana n'djep me kleka

M'u bafsh trim si Haxhi Zeka

Nina-nana, po t'perkuni

U bafsh trim si Bajram Curri!11”

Në këto vargje nëna ëndërron ose synon që foshnja t'i trashëgojë virtytet e heronjve

kombëtar, të cilët kanë luftuar për mbrojtjen e atdheut, të cilin e kemi trashëgim nga të parët tanë.

“Nina-nana, po t'perkuni,

Flej në djep se po të vjen gjumi,

T'ardht i bardhë sikur pllumi!

Pllumi ka krah edhe fletë

t'i m'paç jetë e plot shnetë

Kurr far'e e keqe mos të gjetë!12”

Siç e cekëm edhe më herët se nëna ka ëndrra të shumta për foshnjën e vet, që në të ardhmen

ta ketë një jetë të lumtur pa brenga, dëshirat dhe ëndrrat i shohim edhe në këtë poezi, ku nëna i

uron djalit gjumë të ëmbël dhe që të rritet sa më shpejt. Në këtë poezi nëna e përmend pëllumbin

edhe në shumë ninulla të tjera, sepse pëllumbi është shpend i butë, është simbol i butësisë, i

pastërtisë, i bukurisë dhe i paqes.

11 Po aty, fq. 73.

12 Po aty, fq. 73.

Page 15: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

15

2.1. ËNDRRAT E NËNËS PËR VAJZËN, NË KËNGËT E DJEPIT

Në ninullat shqipe nuk bëhet as më i vogli dallim midis mashkullit dhe femrës, në dashuri

amnore, po ajo dashuri e fuqishme prindi për lumturi të frytit të vet, që vërshon nga vargjet e

ninullave shqipe për djalin, po aq me afsh dhe pa kurrfarë rezerve shpërthen nga goja e nënës edhe

për vajzën. Natyrisht, në ninullat që u kushtohen vajzave, krahasuar me ato që u kushtohen djemve,

shpesh ndërrojnë figurat stilistike, sidomos objektet e krahasimit në përputhje me idealin e të

bukurit dhe me pozitën, rolin dhe funksionin e gruas në jetën shoqërore e familjare, të cilat, në

pikën e fundit i dikton vet natyra e shoqërisë klasore, por nuk ndërron aspak dashuria e nënës.

Madje, dashuria e nënës për vajzën që e hasim në ninulla, na tingëllon herë-herë disi më hollë, më

delikate në kuptimin pozitiv, si të ishte farë kompensimi për atë antipati që shfaqin të tjerët, shpesh

duke filluar nga babai, për lindjen e vajzës13.

Nëna ka ëndrra të shumta edhe për vajzën e saj, ajo ëndërron për shëndetin, rritjen,

shkollimin, rininë, fejesën, martesën e shumë gjëra tjera. Për martesën e suksesshme dhe lumturinë

e saj bashkëshortore, nëna është më e interesuar. Kjo del qartë, qoftë nga numri më i madh i

ninullave qe trajton temën e martesës së vajzës, qoftë nga vetë theksimi i bukurisë, shëndeti dhe

interesimit të djemve për vajzën që po rritet. Këtu mund të konkludojmë lirisht se kanë dorë dy

aspekte psikologjike të botës femërore: lidhjet e afërta dhe të natyrshme në relacionin nënë-vajzë

dhe kompensimi i dëshirave të parealizuara të nënës, rikujtimi i rinisë së saj, si dhe ndihma që ajo

dëshiron t'i ofrojë vajzës, duke e inkuadruar në rrjedhat e një jete të re. Në disa raste është e

pranishme edhe në ninullat për vajzën si nënë e ardhshme e trimave, që edhe vetë duhet t'u

përngjasojë trimëreshave të njohura në historinë e popullit, si Shotë Galica e të tjera.

Botëkuptimet e caktuara për funksionin e njeriut në shoqëri, sidomos për dallimin e rolit të

njerëzve të të dy gjinive, janë të pranishme në ninullat që i kushtohen vajzës. Ninullat e këtilla kanë

tematikë shumë më të kufizuar në pajtim me detyrat e caktuara të gruas, në jetën e familjes

patriarkale. Përveç shëndetit, bukurisë dhe rritjes, njësi më të shpeshtë motivuese e këtyre

krijimeve, është martesa. Ndonëse dallimi që manifestohet në trajtimin e pabarabartë të vajzës në

krahasim me djalin, në kohën me të re, ka filluar të tejkalohet. Siç e vërejmë edhe në ninullat që

janë shënuar viteve të fundit, ai ka lënë pasoja në vetëdijen e njerëzve, sidomos në psikologjinë e

femrës-nënës që është krijuese e vetme e këtij lloji të poezisë sonë popullore.

13 H. Agani, Dispensa e cit. fq. 53.

Page 16: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

16

Dëshirë e përhershme e nënës që mbisundon mbi të gjitha dëshirat dhe ëndrrat e saj për

lumturinë e fëmijës së vet, për profesionin, pozitën, pasurinë, fatin dhe lumturinë bashkëshortore,

është nderi. Në pjesën më të madhe të ninullave del qartë se puna e ndershme, sjellja e denjë në

familje e shoqëri, fatbardhësia, e në mënyrë të veçantë faqebardhësia, si komponentë e të gjitha

virtyteve njerëzore, është poenta mbi të cilën qëndron ekzistenca e njeriut dhe e moralit njerëzor e

shoqëror, që manifestohet në mënyrë të plotë në këtë lloj të poezisë popullore.

Ëndrrat e nënës në këngët e djepit për vajzën i kushtohen edhe trimërisë, e kjo kuptohet

përmes vargjeve në vijim, ku nëna dëshiron që vajza t'i përngjajë Shotë Galicës. Kënga në vijim

paraqet një begati motivesh, të gjitha këngët në përgjithësi qëndrojnë në një nivel më të lartë

artistik.

“Nina-nana, mori qikë,

Lutna Zotit me m'u rritë.

Lumja nana, qi po m'rritesh,

Ti m'i qofsh Shotë Galicës,

Ja zbardhsh ftyrën krejt Drenicës14.”

Nëna dëshiron që vajza t'i përngjajë Shotë Galicës, sepse ajo ishte luftëtare e shquar e çetave

kryengritëse kosovare për çlirimin dhe bashkimin kombëtar të të gjitha viseve, pa përfillur territorin

e armikut dhe ligjet e ashpra të fesë e të kanunit. Ajo luftoi heroikisht për 12 vite me radhë kundër

pushtuesve serbë, austro-hungarezë e bullgarë.

14 Po aty, fq. 163.

Page 17: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

17

KAPITULLI III

3.VEÇORITË STILISTIKE DHE GJUHËSORE

Si krijime me origjinë të lashtë ninullat, që nga zanafilla ndryshojnë nga llojet e tjera të

poezisë popullore, sepse janë krijuar pavarësisht nga procesi i prodhimit material, prandaj kanë

edhe pikënisje artistike të frymëzuar nga ndjenjat më subtile të njeriut. Përkundër funksionit

utilitar, ato janë krijime poetike ku gërshetohen ndjenjat më të ngrohta të dashurisë dhe idetë e

shumta për jetën, për fatin dhe ardhmërinë e njeriut, ku gërshetohen në mënyrë të plotë raportet

komplekse të etnopsikologjisë së një populli në rrethana të ndryshme të zhvillimit të tij shoqëror

dhe historik.

Ninullat janë monolog poetik, ku prindërit shprehin dëshirat e tyre për fëmijët që janë te

lidhura me urtësinë, dashurinë, trimërinë, shëndetin, jetën e gjatë etj. Mjetet artistike, figurat letrare

që përdoren, zakonisht janë krahasimi dhe personifikimi. Ninullat janë më tepër lirike.

Ninulla shqiptare, si këngë e improvizuar që në dukje të parë, paraqet komunikim të thjeshtë

midis nënës dhe fëmijës, në shumicën e rasteve komunikon në vetën e dytë. Në verbin e saj,

dominon koha e tashme e mënyrës dëshirore.

Ninullat, duke u bazuar në natyrën e tyre improvizuese, i përkasin tipit të poezisë me

strukturë të hapur poetike, madje poezisë në dukje të përkryer, ku mund të shtohen dhe të hiqen

pjesët, pa e dëmtuar tërësinë e saj. Prandaj, ato paraqesin tërësi edhe kur janë të shkurtra ose kur

mund të këndohen më gjatë në bazë të funksionit utilitar të tyre. Në kuadër të strukturës metrike në

ninullat shqiptare të shënuara, në të gjitha trevat dominon vargu tetërrokësh i tipit trokaik me

cezurë. Ky lloj vargu gërshetohet shpesh me vargje të tjera, e sidomos me shtatërrokëshin dhe

dhjetërrokëshin. Në ninulla hasim edhe vargje të tjera, më ç'rast, gërshëtimi i vargjeve me theksa

të ndryshme ritmike, brenda strukturave të caktuara, i pasuron këto këngë me një larmi të theksuar

të tingujve melodikë. Në raste më të shpeshta, vargjet e ninullave kanë rimë të puthur. Dominon

kryesisht rima parafundore e krijuar me emra ose me folje.

Në disa raste ninullat kanë edhe refren, kryesisht të tipit formulativ, që vijnë pas vargjeve

të rimuara ose, edhe i ndajnë ato, duke u përsëritur pas çdo vargu. Refrenet e këtilla shpesh

përmbajnë rimën e brendshme, e cila është e pranishme edhe në vargje të tjera, sidomos në ato raste

kur brenda një vargu qëndrojnë ballë për ballë elementet e krahasimeve të ndryshme.

Page 18: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

18

Distiku paraqitet shpesh si njësi themelore strofike. Ninullat shqiptare, shikuar në tërësi,

janë këngë njëkolonëshe. Në ninulla të disa trevave, hasim edhe të atilla, ku ritmi i caktuar i

interpretimit anon kah lodër-vallja, sepse nëna, qoftë duke e përkundur foshnjën në djep, e sidomos

duke mbajtur atë në duar, krijon lëvizje të ndryshme, në të cilat manifestohet gëzimi dhe hareja e

saj. Në ninulla dominon figura e krahasimit, që përdoret me funksion të shumëfishtë dhe në raste

të shumta krijon bazën mbi të cilën ndërtohet sistemi i përgjithshëm i imazheve poetike. Bukuria

dhe shëndeti i fëmijës krahasohet kryesisht me elementet të botës reale, me bimë të bukura, pemë

të ndryshme, pastaj me lule që kanë ngjyrë të theksuar, me shpend që dallon për bukurinë e tyre, si

dhe shtazë të njoma e subtile, siç janë qengji, rrunza, keci etj.

Objekt mjaft i shpeshtë i krahasimit janë sytë e foshnjës, jo vetëm që çmohen si element i

bukurisë në bazë të koncepteve estetike të popullit, por në ninulla janë edhe objekt i interesimit të

veçantë të nënës, meqë nëpërmjet syve hetohet gjumi i foshnjës. Forca e djalit krahasohet me figura

të mitologjisë popullore, me zana, me dragonj, kurse burrëria e trimëria me atë të figurave të

shquara të epikës popullore legjendare dhe historike dhe me shëmbëlltyra të tjera të historisë së

kombit.

Në shumë ninulla, haset edhe metafora, qoftë si e thjeshtë ose edhe si metaforë e zgjeruar.

Metafora e thjeshtë shprehet zakonisht me anë të apostrofimit që në fillim të poezive të këtilla,

kurse shprehjet e tjera metaforike, si metaforë e zgjeruar, i gjejmë më së shpeshti në përshkrimin e

bukurisë, qoftë të vajzës apo të djalit, në të gjitha ninullat, të cilat paraqesin fazë të ndryshme të

jetës së njeriut në të ardhmen e imagjinuar nga nëna. Figurat artistike, stilistike paraqiten në këngët

që i këndon nëna për djalin dhe vajzën në djep, siç janë: metafora, epiteti, krahasimi, personifikimi,

hiperbola etj., që e kanë fuqinë shprehëse.

Page 19: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

19

PËRFUNDIM

Figuracioni i pasur i ninullave, dëshmon se femra shqiptare, në çastet më intime të gëzimit

dhe optimizmit për të ardhmen, kishte intuitë dhe fantazi të shquar që shprehet nëpërmjet aftësisë

së rrallë, për të vërejtur fenomenet e bukura në jetë dhe për t'i transponuar me fuqi të madhe

artistike. Ëndrrat e nënës në këngët e djepit, si për djalin, ashtu edhe për vajzën, janë të ndryshme.

Këtë e kam kuptuar gjatë të lexuarit, rilexuarit dhe analizës së bërë të poezive. Kuptohet qartë se

nëna ka ëndrra të shumta në shumë sfera të jetës. Në shumë këngë motivi i shpeshtë është shëndeti

dhe bukuria e foshnjës si dy cilësi të pandashme të vetëdijes estetike të formuar gjatë shekujve.

Por, megjithatë, poezitë që i këndon nëna e kanë morfologjinë e vet tërësore që mbështetën

mbi një intuitë të rrallë në letërsinë tonë. Nëna ëndërron për një jetë të mirë për fëmijën e saj. Së

pari të ketë shëndet, rini e hareshme në punë, të shkollohet, të punësohet, mendon edhe për fejesën,

martesën, dëshira, synime të pakufishme, nëna ka dëshirë që djali të bëhet punëtor. Kjo kuptohet

në stolisjen e djepit me vegla minaturale të punës dhe shfaqet në pjesën dërrmuese të ninullave.

Manifestohet ndjenja e drejtësisë, humanizmit dhe barazisë në shoqërinë klasore. Nëna shpreh

dëshirë që foshnja t'u përngjajë heronjve të shquar nga historia e kombit. Ndonëse në raste të këtilla

nuk gërshetohen as figura mitike, siç janë dragonjtë e zanat, madje as ato legjendare të traditës

epike, si Muji e Halili midis figurave historike në ninulla, më së shpeshti e hasim Gjergj-Kastriotin

- Skënderbeun.

Në ninullat nënat rrinë larg politikës, larg historisë, larg luftërave, larg ndeshjeve etj., dhe

është disi e vështirë të besosh se ajo uron fëmijën që të rritet që të bëhet si ky apo ai hero. Kjo të

bën të besosh se në mjaft këngë ninulle të mbledhura, jo vetëm në vitet e fundit ku dhunimi është

i qartë, por edhe në mbledhjet e mëparshme, ka pasur ndërhyrje dhe reduktime që është vështirë të

merren si origjinale, edhe kur si model për fëmijët sugjerohet Kastrioti.

Ca më tepër duhet të jetë vënie dorë në to, kur vëren se jepen në vargje të kalibruara mirë

nga redaktimi, që nga ana tjetër, nuk respekton ritmikën origjinale. Vetëm këto vitet e fundit janë

bërë përpjekje për të mbledhur ndonjë ninullë së bashku me melodinë dhe atëherë jemi ndeshur me

melodi me të vërtetë të bukura, melodi që herë-herë, kanë edhe trajtat e një recitimi të lehtë, por

kurdoherë të kënduar.

Në përfundim të ninullave për vajza dhe ninullave për djem mund të pohojmë dhe vërejtëm se

ninullat ose këngët e gjumit a djepit:

Page 20: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

20

1. Këndohen kur foshnjat janë të frikësuara nga lëvizje të papritura dhe zëra që befas e

ndryshojnë gjendjen e fëmijës, ku menjëherë nëna me ninullën e saj, me zërin e saj ndikon

në zbutjen dhe krijimin e qetësisë te fëmija, brenda një kohe të shkurtër.

2. Gjuha e ninullave është e thjeshtë, e qartë dhe e rrjedhshme. Si rezultat i kësaj fëmijët

arrijnë të kuptojnë fjalët që këndohen shumë shpejtë dhe janë në gjendje t’i mësojnë ato në

një kohë shumë të shkurtër.

3. Një fëmijë që rritet duke dëgjuar ninullat e nënës së tij, do të ketë një komunikim shumë

më të shëndetshëm me të.

4. Ndërsa fëmija komunikon me nënën nëpërmjet ninullave, mendja i bëhet më aktive. Për

shkak se, për aq kohë sa nëna mban të folurën ose të kënduarin, qendrat e lidhura me

perceptimin në trurin e fëmijës mbeten të stimuluara. Dhe kjo kontribuon në një kuptim

më të shpejtë të informacionit të dëshiruar, fëmija mendon dhe percepton.

5. Disa shprehje që thuhen në ninulla, i transferojnë fëmijës shumë prej subjekteve për jetën.

6. Ninullat lehtësojnë fëmijën të fle gjumë.

7. Fjalët e ninullat përcjellin dëshirat, dashurinë dhe në përgjithësi shprehen për mirëqenien

e fëmijës. Si pasojë, këto dëshira ndikojnë në subkoshiencën e fëmijës pozitivisht.

8. Ninullat u japin fëmijëve ndjenjën se nëna e tyre është gjithmonë me ta.

9. Nëna është në gjendje të drejtojë fëmijën e saj nëpërmjet ninullave, ajo këndon nisur nga

improvizimi. Ninullat kanë në trup aspektin e një dokumenti historik, ato përbëjnë

historinë, jetën sociale, traditat e një vendi.

Page 21: PUNIM DIPLOME - filologjiku.uni-gjk.org Rama_Punim Diplome.pdffuqishme, figurat e tropet e shumta të cilat e fuqizojnë stilin, veçanërisht të poezisë. Nga studimet e shumta që

21

LITERATURA

1. Insituti Albanologjik i Prishtinës, Ninulla, Prishtinë, 1982.

2. Zheji, Gj., Folklori shqiptar, “Mehmet Gëzhilli” Tiranë, 1998. .

3. H. Agani, Dispensa e cit.