Upload
others
View
113
Download
2
Embed Size (px)
Citation preview
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA: LETËRSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
KONTRIBUTI I NAIM FRASHËRIT NË LETËRSINË SHQIPE
MENTORJA: KANDIDATJA:
Dr.Rovena Vata Besarta Sahitaj
Gjakovë, 2017
2
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I FILOLOGJISË
DEGA: LETËRSI SHQIPE
PUNIM DIPLOME
KONTRIBUTI I NAIM FRASHËRIT NË LETËRSINË SHQIPE
Komisioni:
Kryetar Kamber Kamberi
Anëtar Rovena Vata
Anëtar Emin Kabashi
MENTORJA: KANDIDATJA:
Dr.Rovena Vata Besarta Sahitaj
Gjakovë, 2017
3
PASQYRA E LËNDËS
Hyrje………………………………………………………………………………………………………...................................................4 KREU I: Zhvillimi krijues i Naimit .............................................................................................................. 7 1.1 Naimi dhe gjuhët e huaja……………………………………………………………………………………………………………………7 1.2 Poema e Naimit dhe poezia popullore………………………………………………………………………………………………..9 1.3. Veçantitë stilistike të poezisë së Naimit…………………………………………………………………………………..........12 KREU II: Proza dhe poezia për fëmijë e Naimit………………………………………………………14 2.1 Proza për fëmijë……………………………………………………………………………………………………………………………….16 2.2 Llojet e prozës për fëmijë………………………………………………………………………………………………………………...16 2.3 Poezia për fëmijë………………………………………………………………………………………………………………………………17 2.4 Poezia morale……………………………………………………………………………………………………………………………….....19 KREU III: Poemat e Naimit………………………………………………………………..……………………………….......21 3.1 Poema "Bagëti e Bujqësija"………………………………………………………………………………………………………………21 3.2 Qëndrimi ndaj temës……………………………………………………………………………………………………………………….22 3.3 Ndërtimi tematik i poemës………………………………………………………………………………………………………………24 3.4 Poema "Istori e Skënderbeut"………………………………………………………………………………………………………….25 3.5 Poema "Qerbelaja"…………………………………………………………………………………………………………………………..28 KREU IV: Rëndësia e krijimtarisë gjuhësore të Naimit ................ ……………………………………………………30 4.1 Rëndësia e krijimtarisë gjuhësore të Naimit……………………………………………………………………………………..29 4.2 Roli i krijimtarisë së Naimit për gjuhën gjithëkombëtare…………………………………………………………………..31 4.3 Fjalët e reja dhe ndërtimi ritmik i vargut…………………………………………………………………………………………..32 4.4 Fjala, mendimi, ndjenja dhe vlerësimi……………………………………………………………………………………………...32 KREU V:………………………………………………………………………………………………………………………………………………….34 5.1 Përfundimi………………………………………………………………………………………………………………………………………34 5.2 Bibliografia………………………………………………………………………………………………………………………………………40
4
HYRJE
1. Objekti dhe motivimi i temës
Nga studimet e historisë së letërsisë, por edhe e kritikës dimë se fytyrë qendrore e letërsisë shqipe të
Rilindjes është poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, i cili dallohet si një patriot i shkëlqyer, si dhe njeri nga
përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes sonë kombëtare. Naimi dallohet për punën e madhe që bëri në
lidhje me themelimin e letërsisë së re shqipe dhe për gjuhën e re letrare shqipe.
Naim Frashëri është një ri nga njerëzit e parë të rinj, modernë, në historinë shqiptare, i cili shikon dhe
sheh përtej kohës së vet. Ai ishte i vetëdijshëm se populli i tij gjendej para ndryshimesh të mëdha
historike, shoqërore e kulturore dhe ai përpiqej që ta aftësonte për kryerjen dhe pranimin e atyre
ndryshimeve po ashtu1.
Naim Frashëri në veprën e tij ka krijuar njeriun e ditur, me karater dhe moral të lartë, njeriun e
qytetëruar dhe civilizues, i cili bashkon dijen me natyrën, mendjen me nderin, aftësinë me përgjegjësinë
dhe i cili, në saj të këtyre cilësive të larta, i kupton gjërat dhe nevojat e vendit, e kuptimëson jetën dhe e
fisnikëron shoqërinë.
Vepra e Naim Frashërit sintetizoi prirjet më të mbara të zhvillimit historik të kulturës shqiptare, duke
krijuar gjedhen (modelin) e një kulture të vetveten, që do të thoshte, nga njëra anë, shkëputjen e saj
përfundimtare prej traditës utilitare-didaktike. Me veprën e tij poetike Naimi i ktheu të ripërtëritur
shqipes magjinë e verbit poetik që ajo kishte dëshmuar, sidomos përmes krijimit folklorik të të gjithë
arealit të saj, duke përvijuar njëherësh edhe relievin tipologjik të poezisë shqipe të kohës së tij dhe përtej
saj.
Naim Frashëri është një themevënës i madh dhe një reformator i madh. Ai themeloi një sistem të ri
artistik në letërsinë shqipe; ai do të vinte bazat e sistemit të vjeshërimit të shqipes moderne, duke e
përtëritur atë me risinë dhe hirin e verbit të tij poetik, do të pasuronte prozodinë shqipe dhe larminë e
zhanreve poetike, do të kultivonte epin, poemën liriko-epike, lirikën e mirëfilltë, duke themeluar traditën
1 Rexhep Qosja, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e
Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, Tiranë, 2000, f. 5.
5
e stilit lirik në poezinë shqipe dhe ç’është më e rëndësishmja do t’i jepte letërsisë karakterin
polifunksional të shprehjes artistike, të përjetimeve subjektive dhe të përsiatjeve filozofike-metafizike
deri në cakun e përjetimit mistik të tyre, duke i kthyer shqipes funksionin estetik të shprehjes plastike,
polisemike dhe vetërefleksive. Ky ishte një ndryshim tipologjikisht i motivuar drejt një sistemi
tipologjikisht kompleks të formave poetike.
2. Metodologjia dhe metodat e punës
Duke pasur parasysh veprimtarinë politike, kulturore dhe letrare të Naim Frashërit, të gjithë studiuesit
merren vesh kur e konsiderojnë Naimin si një figurë poliedrike, me shumë interesa kulturorë dhe letrarë,
me një kulturë të gjerë që kapërcen kufijtë letrarë kombëtarë. Ky fakt na çon drejt një studimi të
mirëfilltë dhe tepër shkencor të veprës së tij, duke përdorur një sërë metodash studimi, si: Metodën
biografike, e cila ka në thelb të saj faktorët e mjedisit që është rritur dhe ndikuar autori, faktorët
sociologjikë dhe ata psikologjikë, pra duke përdorur kështu edhe metodën sociologjike dhe atë
psikologjike. Meqë ne po marrim në shqyrtim disa vepra të tij, na jep mundësinë që të përdorim edhe
metodën e krahasimit.
Ky element i fundit, i krahasimit të veprave të tij, ka shumë interes kur rrihen çështje të fushës së
studimeve krahasuese, sepse hedh dritën e duhur për të kuptuar veprën e këtij autori me objektivitet
dhe me garancitë e autenticitetit.
3. Baza teorike e punimit
Për realizimin me sukses të kësaj teme, përveç punës me veprat e Naim Frashërit si lëndë e parë, jemi
mbështetur në një literaturë të nevojshme dhe tek autorë më në zë në studimet në fushën e studimeve
letrare. Pra, trajtimi i lëndës së grumbulluar dhe realizimi i këtij punimi është bërë duke marrë për bazë
parime e kritere studimi të zbatuara me sukses në studimet letrare shqiptare dhe sidomos në ato që
lidhen me objektin e studimit. Mund të përmendim studimet e studiuesit Rexhep Qosja, Dritëro Agolli,
Ismail Kadare, Jorgo Bulo, Shaban Sinani, Alfred Uçi, Rovena Vata etj.
6
4. Synimi i temës
Studiuesi Rexhep Qosja shkruan se Naim Frashëri, pa dyshim, është krijuesi deri më sot më i madh në
letërsinë shqipe2. Qëllimi i këtij punimi është të kuptuarit e ndikimit dhe kontributiit është të kuptuarit e
ndikimit dhe kontributit të autorit tonë të shquar Naim Frashërit në letërsinë shqipe. Ky punim bazohet
në shumë studime e kërkime të mëparshme, por gjithmon nën vrojtimin tim personal. Është poezia ajo
që na çon tek Naimi dhe anasjelltas. Ku përmes saj personalen e sakrifikon para atdhetares. Duke ngritur
lart bukurinë e atdheut, besnikrin e dashurinë që ka formon trekëndshin, nën hijën e shpirtit, ku takohen
e u ipet madhështia heroniëve tanë. Pjesa më e madhe e poetëve shqiptarë të shekullit XIX dhe të
dhjetëvjetëshve të parë të shekullit XX kanë pasur afërsisht të njëjtën ndjeshmëri ndaj së kaluarës
historike, sidomos ndaj shekullit XV, që ishte i bukur në çdo pikëpamje dhe duhej ringjallur, më parë
artistikisht e më pas politikisht, në një shtet të pavarur kombëtar, ndaj rrënjëve të bashkësisë etnike, me
të gjitha tiparet e saj, që ishin gurrë e poezisë; ndaj natyrës së fshatit shqiptar dhe arbëresh, që shrehte
mundimin sfilitës të mallit për atdhe, shpesh edhe një prirje iluministe rusoiane, dhe i jepte fjalës
artistike aromën e vecantë ndaj ëndërrimit për një tjetër Shqipëri, të lirë e të përparuar, po edhe për një
shoqëri ku të triumfojnë e mira, virtyti dhe drejtësia hyjnore; më në fund ndaj folklorit, ku i shtynte jo
vetëm entuziazmi romantik, po edhe thirrja e të parëve dhe nevoja për të krijuar një art që mund ta
përjetonin bashkatdhetarët e tyre.
2 Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar, Naim Frashëri, Tiranë, 1988, f. 88.
7
KREU I: Zhvillimi krijues i Naimit
1.1 Naimi dhe gjuhët e huaja
“Të varfër vinim te Naimi, të pasur largoheshim, të uritur vinim, të ngopur iknim, pa shpresa shkonim,
plot shpresa iknim”3.
Naim Frashëri është themelues i poezisë meditative-filozofike në letërsinë moderne shqiptare. Është e
vërtetë se asnjë nga pararendësit e tij nuk mundi të sjellë një përmbajtje aq të pasur filozofike sa ajo që
futi Naim Frashëri në letërsi. Kaq organike është lidhja e poezisë dhe e filozofisë në veprën letrare të
Naimit, saqë na duket e drejtë të pohojmë se ai, si poet, ishte filozof dhe, si filozof, ishte poet4.
Është e nevojshme që çdo letërsi të studiohet si histori e letërsisë kombëtare, cila pasqyron mjedisin
kombëtar, kulturën e vet dhe tiparet që kontribuojnë të formojnë identitetin kombëtar dhe krahasimet e
brendshme, që mund të bëhen midis dy ose më shumë autorëve.
Naim Frashëri është simbol i poetit të studiuar gjerësisht në planin historik. Kritika i ka vënë Naimit
aureolën e poetit kombëtar, nisur nga kontributi i tij në zgjimin e ndërgjegjes kombëtare nëpërmjet
poezive me motive patriotike si dhe veprimtarisë së gjithanshme në dobi të çështjes kombëtare5.
Ka periudha historike kur shtrohen arsyet shpirtërore, morale dhe shoqërore që populli t’u kthehet me
vëmendje të veçantë veprave të krijuesve të mëdhenj e, sidomos, veprave të atyre krijuesve, siç është
Naim Frashëri, që kanë luajtur rol të madh në krijimin e vetëdijes së tij, domethënë në gjendjen e tij
shpirtërore6.
Në këtë pikëpamje, veprimtaria e Naim Frashërit fiton një frymëmarrje edhe më të gjerë se ajo që
tashmë njohim, sepse deri më sot studiuesit kanë theksuar, me të drejtë, sidomos aspektin dhe rolin
kombëtar që luajti ky “mendimtar, patriot dhe humanist i madh”, por mund të hidhet më shumë dritë
duke e studiuar nga pikëpamja e emëtuesit dhe duke pasur si pikënisje kulturën dhe letërsinë turke,
persiane dhe arabe-siç na nxisin studimet dhe dokumentet e botuara dhe të pabotuara. Nëse për të
3 Stefanaq Pollo, Naim Frashëri-veprimtar i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare, në: “Studime filologjike”, nr. 4, Tiranë, 1990, f.
49. 4 Alfred Uçi, Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi: Naim Frashëri, Gjergj Fishta, Faik Konica, Mitrush
Kuteli, Migjeni, Vatra, Shkup, 2003, f. 11. 5 Mimosa Hysa, Trishtimi në poezinë e Naimit, në: “Poeteka”, revistë e poezisë dhe e kulturës poetike-viti i shtatë i botimit-nr.
18, Përmet, 2011, f. 23. 6 Rexhep Qosja, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e
Shkecave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, 2000, Tiranë, f. 5.
8
kuptruar veprën “Qerbelaja” duhet njohja e kulturës islame, për të kuptuar veprën “Historia e
Skënderbeut” duhet edhe njohja e kulturës së krishtërë, e kështu më radhë7.
Viti 1886 në historinë e letërsisë shqipe me të drejtë mund të quhet posaçërisht i rëndësishëm, para se
gjithash, për arsye se pikërisht në këtë vit Naim Frashëri boton disa prej veprave të çmuara poetike,
shkencore dhe didaktiko-shkollore, ndër të cilat edhe një ndër veprat e tij më të popullarizuara: poemën
lirike, përshkruese baritore, “Bagëti e bujqësi”.
Naimi mbërrin vlera të larta artistike edhe në kodin e ligjërimit klasik, ku, sipas gjykimit barthesian, kemi
mendim “të përkthyer” në vargje dhe jo kujdes të veçantë ndaj fjalës në vetvete, sit e poema “Bagëti e
Bujqësia”, ku, përveç apostrofimeve apo personifikimeve të fuqishme, i ka bërë shërbim të madh dyzimi i
tetërrokëshit, duke hequr monotoninë e zakonshme të tij, gjë që i ka çuar studiues të veçantë të
shprehen se: Kjo asht nji nga më të bukurat vepra që kanë dalë nga penda e Naimit8.
Prania e koncepteve mistike në krijimtarinë e Naim Frashërit dhe qasja metafizike ndaj botës nuk është
tipar i një cikli poezish apo i një libri të vetëm. Për Naim Frashërin mistika buron nga gjithçka, pasi njeriu,
sikundërse edhe bota e tij, është e rrethuar nga “lënda” mistike. Le të marrim në shqyrtim disa koncepte-
çelës, pjesë nga fjalësi i misticizmit, për të depërtuar më tej tek mistika dhe zbërthimi që i bën asaj Naimi
në vargjet e tij, sidomos në vëllimet poetike “Ëndërrimet”, “Lulet e verës”, “Eros-Dashuria”, por edhe tek
“Fletorja e bektashinjet”9.
Botimi i disa veprave përnjëherë, mbrenda një viti, në gjuhën shqipe, një kohë kur libra në gjuhën shqipe
kishte fare pak, dhe për nevojën e shkrimit të librave shqip bëhej fjalë gjithnjë e më shpesh në mesin e
intelektualeve të paktë shqiptarë, gjithsesi, ishte një ngjarje e shenuar që, detyrimisht, do të njohej në
jetën kulturore kombëtare.
Pak a shumë edhe për arsye se popullsia dhe ndikimi i Naim Frashërit do të varen aq shumë edhe prej
këtyre veprave të botuara në vitin 1886, në shkrimet historiko-letrare dhe kritike do të merret në
vështrim krijmtaria e tij e filluar në këtë kohë dhe e vazhduar, pastaj, deri në vdekje e do të lihen në
harresë veprat e tij të tjera, të shkruara e të botuara para këtij viti: para 1886.
Veprimtaria letrare dhe, në përgjithësi, kulturore e Naim Frashërit para kësaj kohe do të mbesë gjatë në
harresë për dy arsye themelore: e para, për arsye se ishte e shkruar ne gjuhë të huaja-në persishte, në
turqishte e, pak më vonë nuk do të jetë e njohur në masë të mjaftueshme, jo vetëm prej lexuesve, por as
prej studiuesve të letërsisë shqipe.
7 Italo Costante Fortino, Naim Frashëri: kufij letrarë dhe pikëpamje krahasuese, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e
Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, 2000, Tiranë, f. 36-37. 8 Aleksandër Xhuvani & Kristaq Cipo, Fillime të stilistikës dhe letërsisë së përgjithshme, Rilindja, Prishtinë, 1982, f. 132.
9 Silvana Leka, Interpretime të koncepteve “Zemër”, “Krijues” dhe “Dashuri” në poezinë me frymë mistike të Naim Frashërit, në:
“Poeteka”, revistë e poezisë dhe kulturës poetike-viti i shtatëi botimit-nr. 8, Përmet, 2011, f. 15.
9
E, pikërisht këto shkrime në gjuhë të huaja dhe të botuara në Stamboll para vitit 1886 përbëjnë fazën e
parë të krijmtarisë së Naim Frashërit, sado me shkrime në gjuhë të huaja, por vetëm në greqishte, ai do
të merret edhe pas këtij viti. Njohja e shkrimeve të Naim Frashërit në gjuhë të huaja është e
domosdoshme, jo vetëm për shkak të rëndësisë së tyre artistike-kur është fjala për vargjet, apo historiko-
kulturore-kur është fjala për shkrimet e tjera, por edhe për arsye se njohja e tyre e ndihmon njohjen më
të drejtë të krijimtarisë së tij dhe zhvillimit të saj në kohë, në përgjithësi”10.
1.2 Poezia e Naimit dhe poezia popullore
Në poezit Naimi celi rrugën e literaturës shqipe11, do të shprehej studiuesi Sabri Hamiti në Veprën e tij të
tetë.
Poezi e një fyrmëzimi të ri, lirika e Naim Frashërit nuk mund të mos thyente kornizat e poezisë së vjetër,
me ndikimet e poetikës latine e neolatine dhe të stilit klasik të zhdrejtë, ashtu siç kapërceu edhe trysninë
e poezisë orientale. Poet i një formacioni të ri, Naimi do të krijonte një poezi me një fizionomi të re, do të
përpunonte një gjuhë të re poetike dhe do t’i jepte formë tipit të ligjërimit të mirëfilltë lirik, duke e vënë
vetë shqipen në pozitë vetëkrijuese12.
Megjthëse në krahasim me romantikët e tjerë shqiptarë mund të quhet vjershëtari i letërsisë shqipe më i
pavarur prej poezisë dhe, përgjithësisht, prej imagjinatës popullore prapë nuk mund të mos vërehet se
Naim Frashëri është vjershëtar që, doeomos, e shpreh përvojën jetësore dhe krijuese, filozofinë dhe
etikën e kësaj letërsie. Lidhjet e poezisë së Naimit Frashërit me poezinë popullore, gjithsesi, janë të
kushtëzuara prej dhuntisë së tij natyrore, por edhe prej kushteve shoqërore në të cilat lindet dhe
ndërtohet mendërisht ai. Kështu, për shembull nuk është fare e lehtë të vërehet se si mendimi, ashtu
edhe metafora, në këto vargje me të cilat ironizohen gatishmëria e Mustafa Begut, që ta shpërblejë me
një grusht flori ushtarin, që do ia zërë gjallë Moisiun, janë ndërtuar në mbështetje të kashelashës
popullore13.
Ishte bërë vërtet beja,
Po zihet vetëtima?
10
Rexhep Qosja, Historia e Letërsisë Shqipe (Romantizmi III), Rilindja, Prishtinë 1990, f. 67-68. 11
Sabri Hamiti, Vepra 8, Faik Konica, Prishtinë, f. 328. 12
Rexhep Qosja, Historia e letërsisë shqipe, Romantizmi I, Prishtinë, 1984, f. 166. 13
Po aty, f. 82.
10
Mbahet në dorë rrufeja?
Mundenë burratë trima?14.
Po ashtu, edhe katër vargje shprehëse të poemës heroike fetare Qerbelaja.
Lum kush është zëmrë-qruar,
Posi lumi i kulluar,
mjerë kush vete ngarkuar,
si lumi i- trumbulluar!15.
Vijnë prej fjalësh të urta popullore, të cilat poeti i zhvillon, në të vërtet i “tjetërson” në vargje me
përmbajtje të poetizuar që në shikim të parë, s’kanë fare lidhje me imagjinatën popullore. Megjithëse
lënë përshtypje se për herë të parë janë të krijuara prej tij, një sërë figurash në poezinë e Naim Frashërit
janë me prejardhje folklorike. Në radhë të parë ai përdor shumë krahasime, që më parë janë përdorur në
poezinë dhe, në përgjithësi, në letërsinë popullore. Naimi përdor një sërë krahasimesh të prejardhjes
folklorike.
Kështu, për shembull, krahasimi me prejardhje folklorike është mjeti kryesor stilistik i një sërë vargjesh,
sikundër janë: ish si ergjënd`i kulluar; me veshtim si vetëtima; vashatë si pëllumbesha; e si thëllëza
shikonin; i ngrehurë posi gjeli; e si ujku po çante; ahere, posi petriti; si dragoj i ashpëruar; posi dragonjtë
u zunë; përnjëherë si rrufeja; ish si dashi me kurorë; po ish si lulja në verë; zënë t’ëmblë si mjaltë; q’ish e
bukur si thëllëzë; dhe lotti’i vranë si krua; ishinë bërë si dyllë;që rroite posi mbleta; posi dashi me
këmborë; ish nderë si lis i gjatë; vate gjaku si përrua; me gjuhë si majë lime;q’ish i dendurë si bushi;
lëshohej mbi ta si shkabë; u këput si shkëmb prej mali; mbeti në vënt posi qarri; mjekr’ e bardhë si
dëborë; e ndjek zëmërën si zjari; lottë si krua i vanë; i shttu si duajtë nd’ara; posi qen të gjithë lihnin; e
çqeu si ujku dhinë; më ishnje si fill’i artë, e të tjera të ngjashme.
Sikur një sërë krahasimesh, ashtu edhe një sërë epitetesh në poezinë e Naim Frashërit janë me
prejardhje folklorike. Megjithëse numri i epiteteve të ndryshme, që përdor në poezinë e tij është, pak a
shumë, më i madh se në poezinë e shumicës së romantikëve tanë të tjerë, pjesa më e madhe e tyre të
përkujtojnë epitetin e përdorur në poezinë popullore. Edhe në poezinë e Naimit, ndërkaq, epitetet më të
shpeshta, si dhe në poezinë tonë romantike, përgjithësisht, janë epitetet me të cilat cilësohen sende,
dukuri dhe veti të sendeve të natyrës më të afërme, të jetës popullore dhe të marrëdhënieve morale të
14
Naim Frashëri, Histori e Skë nderbeut, Tiranë, 1953, f. 146. 15
Naim Frashëri, Qerbelaja, Dituria, Bukuresht, 1898, f. 51.
11
njerzëve. Nuk është e çuditshme, prandaj në poezinë e tij burri, herat më të shpeshta, është trim, ose i
fortë, vasha është e bukur, flokët e saj janë të zeza, ose të arta, ose të florinjta, malet janë të larta,
livadhet janë të gjelbërta, lumenjtë janë të shpejtë, fushat janë të pasura, gjuha është është e zjarrtë,
trëndafili i kuq, nata e zezë, kalliu i artë, lisat e gjatë, bregore bukuroshe, ujët e ftohtë, qielli i kthjellët,
lumi i kulluar, sytë e zes, pënda e lehtë, zëri i ëmbël, thëngjilli i shuar, e të tjera e të tjera të ngjashme.
Përpos epiteteve Naimi përdor edhe metafora të prejardhjes folklorike. Në poezinë e tij vajza mund të
quhet dallëndyshe; djali mund të quhet luan, por edhe ujk, shkabë, por edhe rrufe apo vetëtimë; sytë
mund të quhen pishë; Korça lule e Durrësit kërthizë e Shqipërisë. Në përgjithësi, dielli, hëna, bylbyli,
dallëndyshja, sorkadhja, rrushi, lisi, vreshta, hithëra, kulpra, e të tjera, janë fjalët e shpeshta të poezisë
popullore me të cilat aq shpesh edhe ai ndërton metafora në poezinë e tij të të gjithave llojeve. Fjalët me
të cilat ndërton metafora, kur dhe ku, Naim Frashërit i shërbejnë edhe si simbole; varet prej kontekstit
ligjërimor, në të cilin do t’i përdorë. Disa prej simboleve të tij më të parapëlqyera, sikundër është, fjala
vjen, bylbyli, mund të kenë prejardhje jofolklorike, por, megjithatë, mund të përdorën në kontekst
poetik, pothuaj, folklorik.
Megjithatë në poezinë e tij depërton nën ndikimin e poezisë persiane, bilbili është simbol që ai e përdor
më së shpeshti në strofat, në të cilin përshkruan një mjedis të spikatshëm shqiptar, edhe përdor vargje të
strukturës rrokjesore e ritmike të vargjeve karakteristike popullore. Kështu, fjala vjen, po të krahasohen
vargjet e poshtëshënuara të vjershës Qershori, në të cilat ky simbol me prejardhje nga poezia persiane
këndohet në mjedis shqiptar:
O bilbil, bilbil i gjore!
Qaj me lot, me mallëngjime,
Se moti të pru Qershorë,
Që të shtije nër pushime!
Me zë të bukur këndonje,
Edhe unë të dëgjonja,
nga gjum’i ëmbël më zgjonje,
zën’ e bukur sa ta dojna16.
Me këto vargje popullore në të cilat, po ashtu, këndohet bilbili;
16
Naim Frashëri, Parajsa dhe fjala fluturake, Bukuresht, 1894, f. 91.
12
Që ditën që hyri prilli,
Zuri e këndon bilbili,
O bilbil, o zogu i parë,
kënga jote s’ka të sharë.
Këndona, bilbil, këndona,
këndona në baçet tona,
në na zëntë gjumi zgjona.
O bilbil, ta bëra benë,
në të gjeça dot folenë.
do t’ta marr ta hedh në lumë,
se na le çupat pa gjumë17.
do të shihet se imagjinata e poetit, pothuaj, është e nxitur prej imagjinatës së këngëtarit poullor; se poeti
shprehet me figurat e ndiesitë e paraardhësit të tij popullor.
1.3 Veçantitë stilistike të poezisë së Naimit
Me Naim Frashërin nis poezia e re shqipe, poezia moderne me kuptimin e vërtetë të kësaj fjale18.
Ndër veçantitë stilistike të poezisë së Naim Frashërit hyn edhe përdorimi i shpeshtë i personifikimeve, i
shpirtëzimeve dhe i njerëzimeve. Megjithëse personifikimi, shpirtëzimi dhe njerzimi e cilësojnë poezinë
tonë romantike, në përgjithësi, në poezinë e tij ato janë posaçërisht të shpeshta dhe posaçërisht të
qëlluara. Mund të vërehet, ndërkaq, se personifikimet, njerëzimet dhe shpirtëzimet e Naim Frashërit,
shpesh janë të prejardhjes folklorike dhe mitologjike.
Duhet të mos harrojmë nga ana tjetër se ndërgjegjja e lartë patriotike e ka bërë shkrimtarin tonë t’i
përgjigjej shpejt e në kohë nevojave të lëvizjes kombëtare, të mos qëndronte “më limë në dorë” mbi
veprat e tij19.
Naim Frashëri u drejtohet sendeve, objekteve, vendeve të ndryshme dhe bisedon me to si të kishin
ndjenja e ndërgjegje: i dëgjon, u përgjigjet, i pyet, i lut, i bekon. Posi krijuesit popullorë, edhe ai e
gjallëron, ashtu, gjithë natyrën përreth dhe e bën pjesëmarrëse të përjetimeve të tij.
17
Dhimitër S. Shuteriqi, Kënga e popullit, Naim Frashëri, Tiranë, 1955, f.75. 18
Dritëro Agolli, Jeta në letërsi, Naim Frashëri, Tiranë, 1978, f. 201. 19
Historia e letërsisë shqiptare. Botimi Akademisë së Shkencave e RPSH, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, 1983, f. 225.
13
Përpos krahasimeve, epiteteve, metaforave, simboleve, personifikimeve, shpirtëzimeve dhe njerëzimeve
të shumta me prejardhje folklorike, traditës poetike popullore në krijmtarinë e Naim Frashërit, jo rrallë i
detyron edhe një sërë situatash, madje, një sërë situatash të sëndërtuara me ngarkesa të veçanta
artistike. Është e njohur se Naim Frashëri përdor shumë frazeologji popullore në të gjitha shkrimet e tij.
Në të vërtetë, frazeologjitë janë mjeti më i shpeshtë përmes të cilit spikat takimi i krijmtarisë poetike të
Naim Frashërit. Frazeologjite në poezinë e tij përdorën me mjaft natyrësi. Frazeologjia popullore ka
përdorim posaçërisht të qëlluar dhe të gjerë në poemat e tij heroike, Istori e Skëndërbeut dhe Qerbelaja,
por edhe në poemat e tjera, më të vogla. Në to, frazeologjitë mund të kenë përdorime të ndryshme
poetike. Me to, shpesh, përmbyllet figurativisht dhe kuptimisht situate, si, për shembull, në këto vargje
të poemës Parajsa20.
Nukë vdesin Shqipëtarët,
Janë vet’ata të parët,
dardha nën dardhë bije,
dit’e sotme qe dhe dije,
nukë shuhet njerëzija,
vdes e ëma, rron e bija21.
Apo, madje, si në këto vargje të Këngës XIX të poemës heroike – fetare Qerbelaja;
Kshu tha dhe uhoq më nj’anë,
Po djajtë gjall nuk’ e lanë,
më nesëret e helmuan,
të- gjorënë dhe’ e mbuluan!
ferra bëri trëndafilë,
gal’ e egërë bilbilë!22.
Vargjet më të shpeshta të poezisë së tij janë vargjet që, njëkohësisht, shquhen edhe në poezinë
popullore: gjashtërrokëshi, shtatërrokëshi, dymbëdhjetërrokësh, dhjetërrokëshi, tetërrokëshi dhe
tetërrokëshi simetrik. Ai përdor monokolonën, dyvargëshin, gjashtëshën e skemës ABA-BCC, e të tjera.
20
Rexhep Qosja, Historia e Letërsisë Shqipe, Romantizmi III, Rilindje, Tiranë, 1990, f.88-91. 21
Naim Frashëri, Parajsa dhe fjala fluturake, vep. e cit., f.88. 22
Naim Frashëri, Qerbelaja, vep. e cit., f.266.
14
KREU II: Proza dhe poezia për fëmijë e Naimit
2.1 Proza për fëmijë
Edhe pas një rikonsiderimi të letërsisë shqiptare, Naim Frashëri është padyshim, figura më emblematike
e Rilindjes Kombëtare dhe e tërë letërsisë shqipe23.
Naim Frashëri është intelektuali dhe krijuesi i parë shqiptar, i cili e ka të qartë se çështjet e më dha
kombëtare, që shtronte koha, nuk mund të zgjidheshin si duhet me njeriun e vjetër, patriarkal, të
paarsimuar, të padije, bestyt, por me njeriun e ditur dhe shpirtë risht të ngritur. Krijimit të vlerave që do
të ndikojnë në ndërtimin e kë tij njeriu ai do t’ia kushtojë veprën poetike, veprën morale-filozofike dhe
librat shkollorë 24.
Naim Frashëri ka shkruar edhe prozë e poezi për fëmijët. Një krijues si ai, që aq shumë kujdeset t’i mësoj
lexuesit, që në shkrimet e veta, pavarësisht prej fushave, gjinive a llojeve të cilave u takojnë ato, jep
këshilla të ndryshme, është plotësisht e kuptueshme që të merret edhe me letërsinë për fëmijët.
Duke e marrë të tejkaluar një klasifikim tradicional të lirikës së Naim Frashërit, të përligjur për shkak të
komoditetit të trajtimit në tekstet shkollore, por që mbijeton falë jo analizës shkencore, por inercisë
shkencore, del në pah një kriter tjetër klasifikimi nisur nga veçoritë e ligjërimit artistik. Sipas këtij kriteri
brenda krijimtarisë së gjerë të poetit mund të dallonim disa tipe lirikash. Në vjershat e tipit të parë
“Jeta”, “Koh’ e shkuar”, “Mejtimi”, “Perëndia”, “Zemëra”, “Bilbili”, “Të vdekurit”, ku meditacioni lirik
emocional është i vetëmjaftueshëm për t’u dhënë atyre një vlerë të mëvetësishme estetike, ligjërimi
artistik është tërësisht në funksion të shprehjes së përsiatjeve refleksive dhe për pasojë nuk pranon në
strukturën e tij mjetet dhe teknikat e poezisë epike, stilin tregimtar, shprehjet e formalizuara, tonin
emfatik.
Përparësi ndaj këtyre mjeteve kanë anë të tjera të ligjërimit meditative-lirik: semantika metaforike,
ndërtimi intonativ sintaksor, rimat kryesisht emërore ose të përziera, por me një prani fare të kufizuar të
rimave foljore, të cilat janë karakteristike për tonin rrëfyes të pjesës më të madhe të poezisë së Naimit,
duke përfshirë këtu edhe shumë lirika të tij.
23
Hajri Mandri, Shembëlltyra tek Naim Frashëri dhe kodi poetik lindor, në: “Poeteka”-revistë e poezisë dhe e kulturës poetike-viti i shtatë i botimit-nr.18-verë, 2011, f. 50. 24
Rexhep Qosja, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti I Gjuhësisë dhe Letërisisë, 2000, Tiranë, f. 5.
15
Grupin tjetër e formojnë lirikat meditative me një shtresë përshkruese “Qershori”, Zemëra”, “Mejtimi”,
“Pranvera”, “Hëna”, “Bilbili”. Në përgjithësi në lirikat e këtij tipi peizazhi nuk ka një vlerë më vete, por
shërben si shkas i meditacionit filozofik. Në këtë vështrim lirikat e peizazhit në poezinë e Naimit janë fare
pranë lirikës së mendimit ose të shkrira me të. Në këto lirika detajet e përshkrimit integrohen në
ligjërimin lirik dhe i nënshtrohen mendimit emocional të subjektit lirik; semantika e tyre është zakonisht
nominative. Poeti krijon përmes kësaj tipi lirike një vision madhështor, ku përfshin jo vetëm një pamje të
natyrës, por gjithë universin. Peizazhi në këtë rast është një shfaqje e mrekullisë hyjnore, një pretekst
për të përsiatur rreth konceptit panteist të poetit, prandaj ato mbetën në thelb poezi meditative me një
shtresë përshkrimore të intonuar natyrshëm në rrjedhën e ligjërimit poetik. Një tip i tretë janë vjershat
me përmbajtje meditative të shprehur përmes mënyrës tregimtare. Ky është një tip i përzier i poezisë
lirike që u bë mjaft i përhapur gjatë Rilindjes. Forma narrative në këtë rast i është përshtatur përmbajtjes
lirike, ëhstë zhvilluar brenda kufijve të saj dhe nuk ka funksion epik. Ligjërimi poetik në këtë rast, edhe
pse ka elemente tregimtare, në thelb mbetet lirik. Megjithatë në këtë tip lirike të Naimit stili bëhet më
pak plastik25.
Letërsisë për fëmijët, ndërkaq i kushtohet kujdes i madh, përgjithësisht, Rilindjes Kombëtare Shqiptare.
Duke e ngritur nevojën e arsimit kombëtar e të mesmit në gjuhën shqipe, përfaqësuesit e Rilindjes
Kombëtare, vetvetiu, do ta ndjenjë edhe nevojën e krijimit të letërsisë për fëmijë. Ata janë plotësisht të
ndërgjegjshëm për rëndësinë e letërsisë, në tërësi, kurse të letërsisë për fëmijët, në veçanti, në arsimin e
në edukimin mërkatës të fëmijëve.
Të ndërgjegjshëm se “s’mjafton te bëhet Shqipëria”, po “duhen bëhen edhe shqiptarët”, ata do ta
shtrojnë me ngulm nevojën e shkrimeve për fëmijët. Për këtë arsye në librat që shkruajnë për nevojat e
shkollës shqipe do të kujdesen që të fusin edhe pjesët e ndryshme për më të vegjlit. Naimi është krijues
që lexuesve dëshiron t’u jap këshilla për jetën e përditshme, që dëshiron të ndikojë në ngritjen e
ndërgjegjës së tyre morale. Po pëkushtimin e Naim Frashërit ndaj letërsisë për fëmijë e nxit edhe dëshira
për shkrimin sa më të mirë e sa më të drejtë të gjuhës, për ngritjen e kulturës gjuhësore të popullit, që
jepen në shkollë dhe në vegjeli. “Djemt” e vegjël e vashat e vogla lipsetë të mësojnë gjuhën e tyre ta
këndojnë drejt, e ta shkruajnë mirë”.
Vjershat e tij për fëmijët janë të përmbledhura, kryesisht, në përmbledhjen Vjersha për mësonjëtoret të
para (1886), por vjersha për fëmijë ai do të fusë edhe në përmbledhjen Parajsa dhe fjala flutorake
(1894). Prozat që shkruan për fëmijët, ndërkaq, Naim Frashëri i përmbledh në abetaren e tij të njohur,
25
Jorgo Bulo, Naim Frashëri dhe zhvillimi tipologjik i poezisë shqipe, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë , Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë,2000, Tiranë, f. 21-22.
16
me titullin E këndimit çunave (Këndonjëtoreja), që do ta botojë në dy pjesë, në vitin1886, domethën në
të njejtin vit, kur boton edhe përmbledhjen e vjershave Vjersha për mësonjëtoret të para. Përpos prej
prozave për fëmijët, këndonjëtoret e Naimit përbëhen edhe prej copash të ndryshme diturore, në të cilat
ai sjell disa njohuri për natyrën, për gjithësinë dhe për njeriun.
Të gjitha poezitë dhe prozat e Naim Frashërit për fëmijë i nënshtrohen një qëllimi themelor: edukimit të
fëmijëve. Qoftë edhe për arsye se i shkruan përafërsisht në të njejtën kohë dhe i boton në të njëjtin vit,
prozat dhe poezitë e tij për fëmijë janë të afërta, kurse në disa raste edhe të ngjashme për nga
përmbajtja e tyre. Vjershat e tij, ndonjëherë, kanë përmbajtjen e prozës, por të dhënë në vargje, ashtu
sikunder edhe prozat, ndonjëherë, kanë përmbajtjen e vjershave26.
2.2 Llojet e prozës për fëmijë
Për nga lloji, disa prej prozave të Naim Frashërit për fëmijët kanë me tepër veçori të tregimit, disa disa të
përrallës e disa të fabulës. Njëri prej tipave jo të rrallë të trigimeve të Naimit është tregimi i ashtuquajtur
dituror, me të cilin ai, më dukushëm se në të tjerët, synon t’u sjellë fëmijëve njohuri të caktuara mbi
natyrën, mbi gjithësinë a mbi shoqërinë. Tregimi i tillë dituror më karakteristik është tregimi Vash’ e urtë.
Në të bëhet fjalë për diellin dhe yjtë e tjerë: çka janë? Si janë krijuar? Si lëvizin? Porosinë e tregmit Naimi
e shkoqit edhe në fjalët që e ëma ia thotë të bijës: “Këndo e mos të marc vesh gjithësinë e Perendinë”.
Shkolla e krijuar prej Naimit është e privilegjuar; ajo do të vazhdojë të ketë lexues a receptues më lehtë
se shkollat e tjera. Të kundërshtohet a të vihet në dyshim ky përfundim, tanimë është e pakuptimtë27.
Në mënyrë të ndryshme, me theks më të fortë apo më të butë, dijen dhe mësimin Naim Frashëri i
popullarizon edhe përmes disa tregimeve të tjera në të cilat cilësit e edukatës dhe të shprehivë të njeriut
i kushtëzon: prej shkallës së dijes. Në tregimin I urti dhe i marri, për shembull ai tregon se si fëmija i urtë
mëson, prandaj edhe kujdeset të jetë i pastër, kurse fëmija i marrë nuk mëson, prandaj është i ndyrë dhe
i prapë.
Për shkak të mbingarkesës didaktike disa prej prozave per fëmijë të Naimit qëndrojnë më afër artikullit
moral se sa tregimit të mirëfilltë. Nuk janë, ndërkaq, të gjitha prozat e tij për fëmijë kaq të drejtpërdrejta.
Edhe në qoftëse është e theksuar, herat më të shpeshta, porosia e tyre diturore dhe morale sendërtohet
përmes situatash dhe pamjesh ndijore-figurative. Dhe, këto, rëndom janë shkrime në të cilat përbërësit e
26
Rexhep Qosja, Historia e Letërsisë Shqipe, Romantizmi III, Rilindja, Tiranë, 1990, f. 157-158. 27
Ali Xhiku, Naim Frashëri dhe shkollat e romantizimit shqiptar, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti I Gjuhësisë dhe Letërisisë, 2000, Tiranë, f. 17.
17
prozës artisike sado kudo janë më të dukshme. Në prozën me titullin Kalorësi, Naimi e shquan porosinë:
njeriu duhet të pranoj zemër-gjerë si të mirën ashtu edhe të keqen, sepse edhe e keqja herë-herë mund
të ketë të mirën. Por, si e ndërton këtë porosi? Thjesht e bukur: Kalorësi Qendro udhëton kaluar, bën
kohë me shi dhe ai qahet Qendro, larg agzotësinë për ç’shkak s’mund të shtihet kundër tij dhe shiu
bëhet, kështu, e mirë në të cilën s’është dashur të qahet.
Përpos tregimeve në të cilën synon edukimin moral dhe dituror të fëmijëve, Naim Frashëri shkruan edhe
proza me të cilat synon edukimin e tyre atdhetar. Si romantik, që aq shumë kujdes u kushton njohurive
historike, në përgjithësi, kurse njohurive nga historia e popullit të vet, në veçanti Naimi do t’i shfrytëzojë
figurat, ngjarjet, anekdotat historike edhe për ngritjen atdhetare të fëmijëve. Edukimin atdhetar të
fëmijëve ai ua kushton prozat e shkurtëra Themistokliu, Skëndërbeu, Aristoteli dhe Ipokrati. Të gjitha
këto proza të shkurtëra, kryesisht kanë ndërtim anekdotik: përbëhen prej kallëzimit të përmbledhur të
ndonjë situate, në të cilën janë gjetur, të ndonjë mençurie, që është mbajtur mend, a të ndonjë trimërie,
që ato figura historike ose kulturore kanë treguar në jetën e tyre. Situatat në të cilat janë gjetur,
veprimet, mençuritë apo trimëritë e tyre mund të jenë të dëshmuara historikisht, por mund të jenë edhe
gojëdhëna që Naimi i shënon në trajtën në të cilën janë ruajtur.
Kështu, fjala vjen Naimi kallëzon anekdotën për Themistokliun që detyrohet të ikën prej Spartës në Persi,
por më pas më me qef do ta pijë helmin sesa t’i prijë ushtrisë persiane kundër atdheut të vet. Në qoftëse
porosia atdhetare e anekdotës për Themistokliun rrjedh prej vetë ngjarjes, në prozën Skënderbeu
porosia sendërtohet drejtpërdrejtë: përmes mendimit për trimërinë e njohur të shqiptarëve që ia
shkruan një mbreti të huaj që, dikur, ia kishte thënë disa fjalë kundër shqiptarëve. Ndryshe prej ketyre të
dyjave proza për Aristotelin është e përbërë prej dialogut të filozofit grek dhe nxënësit të tij, Aleksandrit
të Maqedonisë, për rindërtimin e qytetit të Stagirës, që e kishte rrënuar i ati, Filipi i Maqedonisë. Kësi
përmbledhjesh ka edhe kallëzimi i fundit i këtij tipi, Ipokrati, në të cilin jepet dialogu ndërmjet mbretit të
Persisë, që e fton Hipokratin të shojë të jetojë pranë tij dhe këtij mjeku grek me namë, që i përgjigjet:
“Nuk munt të lë nevojën’ e mëmëdheut t’im, e të ndjek të mirën t’ime”28.
28
Naim Frashëri, E këdimit çunavet, Këndonjëtorja, Drita, Bukuresht, 1886, f. 46.
18
2.3 Poezia për fëmijë
Naim Frashëri duke kuptuar thellë imperativat historike të kohës, Naimi mori përsipër në fushë të
kulturës, një rol të shumëfishtë, të poetit, të pedagogut, të moralistit e veçanërisht të mendimtarit
atdhetar, që shihte te iluminizmi një nga rrugët më të përshtatshme e me frytdhënëse për të arritur
lirinë e shumëpritur të vendit të tij29.
Më shumë se sa proza, Naim Frashëri ka shkruar vjersha për fëmijët. Numrin më të madh të vjershave
për fëmijë i ka futur në përmbledhjen Vjersha për mësonjëtoret e para, të botuar në të njëjtin vit kur
edhe botoi përmbledhjen në dy vëllime, E këndimit çunave (Këndonjëtoreja) më 1886. Edhe në
përmbledhjet e tjera, sikundër janë: Endërrime (Tahayyulat), Luletë e Veresë dhe, sidomos, Parajsa dhe
fjala fluturake mund të gjenden vjersha të shkruara për fëmijët dhe të rinjtë. Disa prej poezive të
përmbledhjeve, Vjersha për mësonjtoret e para, Parajsa dhe Fjala fluturake, megjithëse të shkruara pë
fëmijët, nuk do të mund të quheshin thjesht vjersha për fëmijët apo të rinjtë, qoftë edhe për shkak se në
to shkoqiten të vërteta diturore, që i tejkalojnë mundësitë e tyre për t’i kuptuar. Më parë se sa për
fëmijët, ndërkaq, atom und të quhen vjersha për mësuesit dhe prindërit: vjersha që mësuesit dhe
prinderit e asaj kohe do të duhej t’i zbërthenin dhe t’ua shpjegonin fëmijëve gjatë mësimit ose në
familje.
Me ndryshim prej prozave që, kryesisht, janë më të thjeshta për nga ndërtimi dhe për nga porositë e
tyre, prandaj edhe më të afërta për mundësitë njohëse e përvetsuese të fëmijëve shkollorë, vjershat e
Naim Frashërit për fëmijë, në përgjithësi, janë më të përbëra, kuptimisht më të ngjeshura, prandaj edhe
më të rënda për përvetësim: ato janë vjersha, që u dedikohen fëmijëve po aq sa u dedikohen të rriturve.
Për këtë arsye një numër i tyre mund të çmohen vjersha diturore a vjersha filozofike më me të drejtë se
që mund të çmohen vjersha për fëmijët.
Vjersha Fjalët e qiririt jo vetëm se është vjershë e përkushtimit mendor, por edhe e përkushtimit
atdhetar të Naim Frashërit. Në të ai flet për rolin që një poet duhet të ushtrojë në mjedisin shoqëror por,
njëkohësisht, në të flet edhe për rolin, që duhet të ushtrojë vetë në jetën e popullit shqiptar. Vjersha
Fjalët e qiririt mund të quhet, prandaj jetëshkrimi mendor, moral dhe atdhetar i Naim Frashërit.
Sipas pikëpamjeve të Naim Frashërit, poeti është mësuesi, që porosi qiriu duhet të digjet e të përvelohet,
vetëm që t’i ndriçojë, t’i ngrisë dhe t’i arsimojë bashkëvendesit e vet. Për më tepër, poeti është mësuesi
29
Ali Xhiku, Përmes mendimit historiko-letrar të Çabejt, SHBLU, Tiranë, 1998, f. 104.
19
që porsi qiriu, duhet të digjet e të përvëlohet, që ta ndriçojë, që ta ngrisë e ta përsos moralisht njeriun,
në përgjithësi. Një poet do të përmendet, do të jetë i përjetshëm vetëm në qoftë se me shpirtin e
lexuesve të ndriçuar i bën të mundëshme poetit të durojë edhe mendimin për vdekjen e domesdoshme
trupore.
2.4 Poezia morale
Përmbajtja morale, përpos në prozën filozofike dhe në prozën për fëmijë, është e shpehtë edhe në
krijmtarinë poetike të Naim Frashërit. Kjo përmbajtje është e shpeshtë madje edhe në përmbledhjet e
vjershave lirike, sikundër janë: Enderrimet dhe Lulet e verës, e sidomos në përmbledhjen e vjershave për
fëmijë, Vjersha për mësonjëtoret e para. Përmbajtja morale, ndërkaq, paraqitet edhe në poemat lirike,
sikundër janë: Bagëti e Bujqësia, Parajsa, Dëshirë e vërtetë e shqiptarëvet, dhe në poemat heroike Istori
e Skënderbeut dhe Qerbelaja.
Me vlerat që ka krijuar në poezitë e tij, me idetë dhe me parimet që ka mbrojtur në shkrimet e tij
morale-filozofike dhe me prirjet që ka shprehur në gjuhën e tij, Naim Frashëri është bërë ndërtuesi i
sistemit të parimeve, të mendimeve dhe të ndjenjave, që në historinë e mendimit politik shqiptar,
është quajtur shqiptarizëm. Në qoftë se ne sot mund të themi se kombi shqiptar është një komb
modern, me vetëdije kombëtare të ndërtuar jo mbi fenë, po mbi historinë, mbi gjuhën dhe mbi kulturën-
sipërbërës të vetëqenies, mbi të cilët janë ndërtuar kombet moderne evropiane, atë herë mund të
besohet se njëri prej ndërtuesve kryesorë të këtij sistemi është pikërisht Naim Frashëri30.
Domethënë përmbajtja morale është një prej përmbajtjeve më të qëndrueshme, që përshkon pjesën më
të madhe të vjershave, të poemave, të prozës filozofike dhe të prozës për fëmijët të Naim Frashërit.
Vjershat për fëmijë në të cilat Naim Frashëri i sënderton më së qarti këto përmbajtje, para se gjithash,
janë vjershat e përmbledhjes Vjersha për mësonjëtorët të para; Njerëzia; Fjala, Mejtimi, E vërteta,
mandej Fjalët’ e të urtët, fabulat origjinale që shkruan vetë. Në vjershën E vërteta, Naimi dëshiron t’ua
mësojë fëmijëve-dhe të rriturëve-një të vërtetë të thjeshtë, që do të ketë rëndësi të veçantë në jetën e
tyre të mëvonshme: do t’i mësoj se njeriu e njeh botën me sy, se e vlerëson me shpirt dhe se e do me
zemër. Po sytë e tyre do të shohin mirë, shpirti do të vlerësoj drejt, kurse zemra do të ndjejë pastër
nëqoftëse janë njerzë të ditur. Me ndryshim prej njeriut të paditur, që nuk dallon prej kafshës:
Njeriu q’është i pamsuar,
30
Rexhep Qosja, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, Tiranë, 2000, f. 6.
20
Nga kafshëtë s’ësht’ i çquar31.
Njeriu i ditur i njeh dhe i kupton të gjitha: a’i, madje, është në gjendje të shohë edhe bukurinë e
perendisë:
Ajy që këndon e mëson.
Gjithësinë’e kupton.
Mer vesh edhe Perendinë.
I sheh Zotit bukurinë32.
Në poezinë morale Naim Frashëri dëshiron, gjithashtu, t’i bind fëmijët dhe prindërit e tyre se njeriu që
s’do diturinë dhe qytetarinë, jo vetëm se nuk është në gjendje ta njohë të vërteten, por as ta çmojë të
drejtën:
Të drejtën s’e njeh dhe dritën s’e sheh,
Prej saje kurrë të mirë mos shpreh33.
Përpos dashurisë për diturinë, në poezinë morale Naimi dëshiron t’i mësoj fëmijët që të dënojnë
gënjeshtrën, shpifjen, smirën, urrejtjen dhe veset e ndjenjat, e tjera të këqijave është njeri i vërtetë dhe
vetëm një njeri i tillë lë emër për jetë:
Duhet të rronç i vërtetë.
Pa të lësh emër për jetë34.
Bamirësia është një prej cilësive të rëndësishme të njeriut të moralshëm, që Naim Frashëri e shquan në
shumicën e shkrimeve të tij, e sidomos, në prozën dhe në poezinë për fëmijë.
Duhet që nga vogëlia,
Bërë zakon mirësija35.
31
Naim Frashëri, Vjersha për mësonjëtoret të para, Drita, Bukuresht, 1886, f. 22. 32
Po aty, f. 17. 33
Po aty, f. 19. 34
Po aty, f. 31. 35
Po aty, f. 31.
21
Kreu III: Poemat e Naimit
3.1 Poema “Bagëti e Bujqësija”
Naim Frashëri ka jetuar dhe ka krijuar në një kohë, kur vetëdija kombëtare shqiptare ishte në ndërtim e
sipër dhe, pikërisht për këtë arsye, ishte e lëvizshme te grupe të ndryshme të popullsisë dhe në krahina
të ndyshme të vendit. Më vendosmërisht dhe më parimisht se ndonjë krijues tjetër shqiptar në kohën e
tij, Naim Frashëri do t’u vërë përpara bashkëkohësve vlera, bëma e figura historike, që mund t’i
bashkonin ata, duke ndërtuar vetëdijen e tyre kombë tare. Dhe kë to ishin: prejardhja e përbashkët;
gjuha e përbashkët shqipe; historia e përbashkët; luftërat kundër pushtuesve të huaj, prej atyre romakë
e deri te ata turq; figura e lavdishme e Skënderbeut; virtytet kombëtare-mencuria, atdhedashuria,
trimëria, ndershmëria, besa dhe Atdheu i përbashkët –Shqipëria36.
Poema Bagëti e Bujqësia është njëra prej poemave të para të Naim Frashërit, e krijuar pas përvojës që
kishte fituar duke shkruar vjersha të përmbajtjeve të tjera: të përmbajtjes filozofike, dashurore dhe
sidomos, atdhetare. Këtë poemë Naimi ia kushton kryetarot të Shoqërisë Drita, më vonë të quajtur
Dituria, të themeluar si Degë e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip në Stamboll, tregtarit të pasur
shqiptar, Anastas Avramidh Lakçes. Kushtimi tregon se edhe në atë mënyrë ai e synon një qëllim më të
përgjithshëm: ndikimin në ndërgjegjen atdhetare të shqiptarëve, posaçërisht të atyre shqiptarëve që, për
shkak të interesave të ndryshme, e kishin të lëvizshme ndjenjën e përkatësisë kombëtare.
Në poemën Bagëti e Bujqësi sa i përket rendit gjuhësor, mund të themi se nuk ka prishje të rendit
sintaktik, por ka motivim të gjuhës duke e shndërruar atë në gjuhë të figurshme. Kur themi gjuhë e
figurshme, nuk do të thotë se kjo gjuhë nuk duhet ta respektojë sintaksën, apo rendin e fjalëve në fjali.
Por, kur themi gjuhë e figurshme, normalisht se duhet ta kuptojmë se nuk ekziston vetëm një figurë! pra,
kemi shumësi figurash. Por, kur kemi të bëjmë me një tekst që ne e cilësojmë me premisa romantike,
atëherë duhet t’i hetojmë edhe figurat dominante të kësaj rryme stilistike37.
Në poemën Bagëti e Bujqësia, në një seri shfrimesh lirike, na pikturohet idila e fshatit, jeta ideale me një
rend e harmoni të përsosur. Bukurive të natyrës u shtohet për stoli një rregull jete që funksionon për
36
Rexhep Qosja, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e Shkecave e Shqipërisë , Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë , 2000, Tiranë, f. 6. 37
Rovena Vata, Figurshmëria gjuhësore në poezinë e Naim Frashërit-poema: “Bagëti e Bujqësi”, në: “Poeteka”, revistë e poezisë dhe e kulturës poetike-viti i shtatë i botimit-nr. 18-verë, 2011, f. 37.
22
mrekulli. Secili di detyrat e veta dhe i kryen me gaz. E, po në këtë vepër, disa herë këshillon Naimi
njerëzit të punojnë, duke vënë në pah të mirat që sjell puna38.
Pavarsisht prej qëllimeve të tilla, fare zbatimore, poema Bagëti e Bujqësija me kuptimin dhe me
rendësinë e tejkalon dedikimin e ballinës dhe bëhet himni, deri sot më i bukur, që në gjuhën shqipe i
është bërë atdheut. Sikundër i thotë edhe titulli, ajo është një poemë në të cilën këndohen Bagëtia dhe
Bujqësia, shtazaria dhe bimëria e Shqipërisë. Dhe këto dy tema – tema e bagëtisë dhe tema e bujqësisë
përbëjnë “subjektin” e saj, të sëndërtuar në trajtën e tregimit të të dhënave të jetës blegtorale dhe të
jetës bujqësore.
Në pjesën e parë të poemës Bagëti e Bujqësija këndohet blegtoria e Shqipërisë. Prej, gjithsej 450
vargjeve, s aka poema, 250 i kushtohen blegtorisë, kurse 200 bujqësisë. Sikur të mos ishte rrafshi himnik,
në të cilin shtjellohen tregimi mbi bukuritë dhe pasuritë e Shqipërisë, që njëson këndshikimin, pikënisjen
dhe pikarritjen rrëfyese të subjektit poetik, që do të mund të thuhej se në poemën Bagëti e Bujqësija disi
në mënyrë të dhunshme, të sajuar, janë bashkuar, dy tema: tema e bagëtisë dhe tema e bujqësisë39.
Poema Bagëti e Bujqësija është njëra prej poemave të para të Naim Frashërit, e krijuar pas përvojës që
kishte fituar duke shkruar vjersha të përmbajtjeve të tjera: të përmbajtjes filozofike, dashurore dhe,
sidomos, atdhetare. Në këtë poemë Naim Frashëri ia kushton kryetarit të Shqoqërisë Drita, më vonë të
quajtur Dituria, të themeluar si degë e Shoqërisë së të Shtypurit Shkronja Shqip në Stamboll, tregtarit të
pasur shqiptar, Anastas Avramidh Lackes. Kushtrimi tregon se edhe në këtë mënyrë ai e synon një qëllim
më të përgjithshëm: ndikimin në ndërgjegjen atdhetare të shqiptarëve, posaçërisht të atyre shqiptarëve
që, për shkaqe të interesave të ndryshme, e kishin të lëvizshme ndjenjën e përkatësisë kombëtare40.
3.2 Qëndrimi ndaj temës
Në poemën Bagëti e Bujqësija spikasin dy trajta të ligjërimit, në të cilat qëndron procedimi i ndërtimit të
saj: trajta e ligjërimit të treguar, domethënë e tregimit dhe trajta e ligjërimit në vetën e parë, domethënë
e vetërrëfimit. Në këmbimin e këtyre dy trajtave ligjërimore mbështetet fort si gjallëria emocionale e
poemës ashtu edhe larmia e gjuhës poetike. Duke i këmbyer, në të vërtetë, duke i përshkruar ndërsjelltë
38
Studime dhe kritikë letrare, nga autorë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, Naim Frashëri, Tiranë, 1983, f. 51. 39
Rexhep Qosja, Historia e Letërsisë Shqipe, Romantizmi III, Rilindja, Tiranë, 1990, f. 187-188. 40
Rexhep Qosja, Poezia atdhetare e Naim Frashërit-vjershat dhe poemat atdhetare, revista “MALËSIA”, nr. 7, Podgoricë, 2012, f. 28.
23
këty dy trajta, aq më lehtë dhe aq më shpejt Naim Frashëri mund t’i këmbejë trajtat ligjërimore lirike
sikundër janë himni, urimi, urdhri, kërkesa, pyetja, lutja, bekmi, mallkimi, e të tjera41.
Megjithëse me rrjedhën e qëndrueshmë të tregimit, në njerën anë, kurse me përpjestimin mjaft të
përpiktë të pjesëve dhe të tërësisë, në anën tjetër, të përkujton poemat klasike, poema e Naim Frashërit
Bagëti e Bujqësija dallon prej tyre, në radhë të parë, më pikënisjen, maleve dhe fushave të Shqipërisë
dhe, me këtë rast, duke treguar, sikundër edhe në poemat e njohura të letërsisë së vjeter greke e
romake, se për çka do të këndohet në të:
Dotë këndoj bagëtinë, që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit’ e bekuar! Ju mendjenë ma dëfreni42.
Dhe, sido ta këndojë bagëtinë? Pa dyshim më një përkushtim të veçantë, të përshkruar prej ndjenjash të
përflakura por, njëkohësisht, edhe shumë më të arsyetuara se sa në vjershat dhe në poemat e tjera
atdhetare. Porsi në poezinë e romantizmit evropian, ashtu edhe në poemën Bagëti e Bujqësija, Naim
Frashëri shpreh pakënaqësinë dhe shqetësimin shpirtëror të njeriut të vuajtur në jetën e qytetit që, për
këtë arsye, e idealizon jetën në natyrë:
Mëndje! Mer fushat e mallet, jashtë, jashtë nga qyteti,
Nga brenga, nga thash-e-themet, nga rrëmuja nga rrëmeti,
Tek këndon thëllëza më gas dhe zogu me dëshirë,
E qyqeja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë,
Tek hapetë trëndafili, atje ma ka ënda të jem,
Bashkë me shpest edhe unë t’ja thërres këngës e t’ja them43.
Naim Frashëri as nuk kishtë lindur, as nuk ishte rritur në qytet dhe as që nuk kishte shumë kohë që po
jetonte në mjedisinë e qytetit të madh, sikur ishte Stambolli, prandaj edhe s’kishte pasur kohë që të
mërzitej prej rrëmujes, prej thashethëmeve dhe prej brengave që sjell jeta e qytetit. Ai do të donte të
largohej prej qytetit dhe të kalonte në atdheun e tij, Shqipërinë, për një arsye tjetër, shumë më të
madhe, për gjendjen e tij shpirtërore shumë më të rëndësishme se ç’është mosdurimi i jetës qytetare:
41
Rexhep Qosja, Poezia atdhetare e Naim Frashërit-vjershat dhe poemat atdhetare, revista “MALËSIA”, nr. 7, Podgoricë, 2012, f. 35. 42
Naim Frashëri, Bagëti e Bujqësija, Drita, Bukuresht, 1886, f. 3. 43
Po aty, f. 4.
24
për arsye se për Shqipërinë, për natyrën e saj, për bimërinë, për shtazërinë e saj, për bukuritë e saj, e
djeg një mall i pashuar. Dhe, ky është ai malli për atdheun ai e ndien veten porsi qengji që është ndarë
prej nënës së vet, por që nuk mund ta ndal kush që t’i kthehet posa t’ia dëgjojë zërin:
Ashtu dhe zemëra ime më le këtu, tek jam, mua,
Vjen me vrap e me dëshirë aty nër viset e tua44.
Kjo pikëmisje subjektive në përvetsimin e botes do të përcaktojë plotësisht qëndrimin e poetit ndaj
temës së trajtuar në poemën Bagëti e Bujqësia si qëndrim subjektiv, e ky qëndrim. Doemos, do të
përcaktojë edhe ndërtimin e saj.
3.3 Ndërtimi tematik i poemës
Poema Bagëti e Bujqësija është poemë që nuk ka subjekt. Ajo, prandaj është e ndërtuar sipas parimesh
të tjera sipas të cilave, rëndom, edhe ndërtohej vepra letrare, që nuk ka subjekt, përkatsisht fabulë.
Si është e ndërtuar atëherë kjo poemë? Për të zbuluar këtë pyetje është e nevojshme që të shihet se për
çka e si tregohet në të. Sikur i thotë edhe titulli, në poemën Bagëti e Bujqësia, Naimi shkruan për
Bagëtinë e Bujqësinë e Shqipërisë. Paraqitjen e jetës baritore ai e fillon me paraqitjen e bukurisë së tufës
së dhenëve, duke vënë në dukje, sidomos lojën e shqerrave përreth mëmave të tyre. Fjala mëmë në
këtë pjesë të poemës-në pjesën për bagëtinë është aq e theksuar, saqë bëhet simbol që përgjithson
përkushtimin e subjektit poetik ndaj atdheut të tij: mëma këtu bëhet atdheu. Kështu, fjala vjen, poeti e
paraqet dashurinë e deles-të ëmës, ndaj qengjit-të birit. Ngrohtësinë me të cilën e pret ajo atë, në të
vërtetë, duke menduar për dashurinë dhe për ngrohtësinë, që ndjen njeriu në gjirin e atdheut të vet:
Po e ëma me mll shumë, ndo dhi qofë e ndo dele,
Bir’ e vetëm e mer në gji me gas e me përkëdhele45.
Naimi është krijues me dhunti që i ndien dhe, fare përpikërisht, i përshkruan, disa prej kategorive
themelore artistike, sikundër janë, fjala vjen, e bukura a e madhërishmja. Duke paraqitur pamjen e
maleve të Shqipërisë ai do të theksoj ndikimin e të madhërishmes në subjektin poetik:
O malet e Shqipërisë, që mbani kryet përpjetë,
44
Po aty, f. 4. 45
Po aty, f. 5.
25
Tëmer e frikë përhapni përpiqni! Përpiqni qiejt’ e retë!
Të pa tundurë për jetë jinni, pa kur oshëtini,
Udhëtaritë në zëmrë frikë të madhe i vini46.
Prej rrafshit të paraqitjes së bukurisë e madhështisë së një pamjeje, ndërkaq Naimi kalon në rrafshin e
paraqitjes së përjetimeve, me ç’rast e përsërit temën e mallit për atdheun, por tani me të dhëna të reja.
Kështu, theksi që përpara vihet në botën e jashtme, tani, vihet në botën e brendshme.
Të paskësha vrapn’ e veriut, të kasha krahë pëllumbi,
Nxitimn’ e lumit me valë, q’ikën me vërtik si plumbi,
E të vinja në gjit t’uaj nj’ ujë të ftohtë të pinja,
Edhe në për ato hije një copëherë të rrinja47.
Pjsën e parë të poemës Naim Frashëri e përfundon me një shëtitje imagjinare nëpër viset e Shqipërisë,
posaçërisht nëpër qytetet më të njohura duke përkujtuar bukurinë, lashtësinë, dhe rëndësinë e tyre.
O fushazëtë pëllore! Që m’ushqeni Shqipërinë,
Do të këndonj bukurinë t’uaj edhe bujqësinë48.
3.4 Poema “Istori e Skënderbeut”
Vjershat atdhetare zënë një vend posaçërisht të rëndësishëm në krijimtarinë poetike të Naim Frashërit.
Ai nuk ka përmbledhje vjershash, madje, as përmbledhje vjershash për fëmijë, në të cilën nuk e ka futur
ndonjë vjershë atdhetare. Përpos vjershave llirike atdhetare, Naim Frashëri ka shkruar edhe poema
atdhetare, kurse vargje atdhetare mund të gjenden edhe në vjershat e përmbajtjeve të tjera, sikundër
janë vjershat filozofike dhe vjershat e dashurisë. Në qoftë se merret parasysh edhe poema heroike
atdhetare, Istori e Skënderbeut, del se Naim Frashëri ka shkruar më shumë vargje me përmbajtje
46
Po aty, f. 8. 47
Po aty, f. 8. 48
Po aty, f. 14.
26
atdhetare sesa vargje të të gjitha përmbajtjeve të tjera, me të cilat është marrë gjatë krijimtarisë së tij
poetike49.
Poemën Istori e Skënderbeut, Naimi e shkruan në fund të krijmtarisë dhe, gati, në fund të jetës.
Megjithëse e boton vetëm dy vjet përpara vdekjes, më 1898, mendohet se ai këtë vepër ta ketë shkruar
disa vjet përpara se ta botonte dhe sipas të gjithave gjasave, përpara vitit 1895, kur ende ishte në gjendje
të shkruantë, sado dihet se edhe në atë kohë e kishin rënduar një sërë sëmundjesh, duke ia vështërsuar,
ashtu, jetën në përgjithësi, dhe duke ia kufizuar mundësitë krijuese, në veçanti. Si dhe për krijimin e çdo
vepre letrare të trajtës së madhe-sikur janë epopetë, dramat, romanet-ashtu edhe për krijimin e një
poeme epike të madhe ashtu siç është Istori e Skënderbeut, përpos dhuntisë natyrore, përpos nxitjeve
krijuese që i sjellin shkrimtarit jeta dhe tradita dhe përpos kohës, që i duhet për punë, nevojitet edhe një
tjetër parakusht i rëndësishëm: nevojitet një gjendje, sado, kudo, e durueshme shëndesore, në saj të së
cilës do të përballohej, përpos tjerash edhe mundi që duhet bërë rreth njohjes të shkrimeve të
ndryshme, diturore dhe letrare, për luftërat e shqiptarëve kundër pushtimeve turke në shek XV, nën
udhëheqjen e Skënderbeut, për prindërit, për fëmijërinë, për rininë, për jetën dhe, në fund, për vdekjen
e tij.
Poema Istori e Skënderbeut është e paramenduar si një vepër jetëshkrimore historike, e shkruar në
vargje, domethënë si një vepër që do të ishte, njëkohësisht, edhe histori, edhe poemë epike, me të cilën
do të plotësohej zbrazëtia e madhe që në atë kohë zotronte në përvetsimin sa dituror aq edhe emocional
të historisë kombëtare të shekullit XV dhe të figurës së saj të madhe, të Skënderbeut. Poema Istori e
Skënderbeut përbëhet prej, gjithsej, njëzet e dy këngësh, nëpër këngët e saj të veçanta, që janë kapituj të
veçantë, këndohen ngjarje të ndryshme, kryesisht luftëra që shqiptarët, nën udhëheqjen e Skënderbeut,
bëjnë kundër pushtuesve turk. Ngjarjet dhe luftrat e kënduara këndohen njëra pas tjetrës domethënë në
kronologji. Kështu, për shembull, në vijimësinë kohore nëpër kapituj të veçantë Naim Frashëri këndon:
për të shkuarën e lavdishmë të shqiptarëve, për ardhjen e lajmëtarëve turq që t’i ofrojnë Gjon Kastriotit
paqen e sulltan Muratit dhe, si dëshmi të ofertës së pranuar ia kërkojnë djemt peng (I); për këshillimin e
krerëve shqiptarë në lidhje me kushtin e sulltanit dhe për shkuarjen e djemve te Gjon Kastriotit peng në
Turqi (II); për rritjen e Skënderbeut në Turqi, dhe për dyluftimet e tij me tatarin e me dy persët (II); për
vdekjen e prindërve të Skënderbeut, për helmimin e tre vëllezërve të tij nga shërbëtorët e sulltanit dhe
për mallin që e pushton për atdheun (IV); për takimin e Skënderbeut me hijen e të atit, Gjonit, që e vë në
dije për gjendjen e Shqipërisë, për pritjen madhështore që Skënderbeut i bëhet në Krujë(VI), për fjalimin
49
Rexhep Qosja, Poezia atdhetare e Naim Frashërit-vjershat dhe poemat atdhetare, revista “MALËSIA”, nr. 7, Podgoricë, 2012, f. 21.
27
e Skënderbeut në Krujë para parisë shqiptare, për përgaditjen e mbrojtjes së vendit dhe për fillimin e
luftërave kundër pushtuesve turq. Në mesin e poemës në këngën XII, Naim Frashëri vë këngën mbi
ngritjen e ëndërruar të Skëndërbeut në qiell dhe mbi martesën e tij, në moshën dyzetvjeçare në të cilen
paraqet pikpamjet e tij etike, filozofike dhe, pak a shumë estetike. Naimi paraqet vetëm mendimin e
fshehur të Skënderbeut, me të cilin shpjegohen edhe mençuria dhe dinakria e sulltanit, por edhe
dramatizmi i vetë situatës:
Kshtu tha : po ja kupëtonte,
Skender- beu djallëzitë,
Bëhej sikur i besonte
Dashurin’ e miqësitë50.
Ndërhyrjet tregimtare të përdorura me këtë qëllim dëshmojnë më në fund se poema Istori e
Skënderbeut, në pikëpamje të ndertimit kohor, më parë se san ë poezi, në të cilën paraqitet ajo ka
mundur të ngjasë, është histori, në të cilën paraqitet ajo që ka ngjarë. Është e kuptueshme, prandaj, se
koha në të, kryesisht, pushtohet ashtu siç pushtohet në historinë. Njëri prej tipave të shpeshtë të
ligjerimit që përdor Naim Frashëri në Istorinë e Skënderbeut- më në fund, si edhe në Qerbelanë apo në
poemat lirike atdhetare- është ligjërimi lirik. Pavarësisht për çka kallëzon dhe pavarësisht çka mund të
jetë duke përshkruar, Naimi e këmben ligjërimin apo përshkrimin me lirizëm; shpesh shpërthimet lirike
të Naim Frashërit në poemën Istori e Skënderbeut janë shpërthime lirike përshkruese:
Në luleze ishte veshur,
Në bubuqez’ e në fletë,
Gjithë bota ish e qeshur,
S’të shih syri gjë të metë51.
Një tip tjetër ligjëmor që përdor Naimi në poemën Istori e Skënderbeut, është tipi i ligjërimit këshillues.
Katër vargjet e poshtëshënuara përmbajnë këshillën e ligjëruar në një fjalim të Skëndërbeut:
Duhet të jinni të mirë,
e të kini trimërinë,
50
Naim Frashëri, Histori e Skenderbeut, Tiranë, 1953, f, 266. 51
Po aty, f. 174.
28
të mos bëhi egërsirë
po të mbani njerëzinë52.
Naimi do të bëjë, me dhunti, vërtet, të rrallë poetike, një përgjithësim filozofik mbi ndikimin e kohës në
jetën e njeriut:
Sjell thinjtë’ e pleqërisë,
Fishk faqen, kërrus kurrisnë,
Shtije poshtë dhe fuqinë,
Njerin’ e than si murrisnë!
Ligjërimi vlerësues i Naim Frashërit në këtë poemë mund të jetë më i përmbajtur, por mund të jetë edhe
më i ngjyrosur emocionalisht. Kështu, fjala vjen, me ngjyrim posaçërisht të fortë lirik vlerson ai veprimet
dhe, madje, pamjen e Skënderbeut:
Ti jë një si Perëndija,
Shok s’ke dhe s’ke pasur kurrë,
Sa të jetë njerëzia,
Më s’vjen sit i tjatër burrë53.
3.5 Poema “Qerbelaja”
Naimi është para së gjithash edukator. Poeti qëndron pas patriotit. Idealet artistike ia sakrifikoi kryesisht
përpjekjes nacionale-politike. Do të pranojmëse me përjashtim të disa pak vjershave vlera letrare e
poezisë së tij është e pakët. Sepse vjershat e tij më fort se qëllimit estetik i shërbenin një qëllimi etik.
Këtij qëllimi, që të bashkojë kombin e tij, ta lartësojë këtë në pikëpamje morale e kulturore, poeti ia
mbërriti. Kështu Naimi i përket si literaturës ashtu dhe lëvizjes nacionale të shekullit XIX54.
Qerbelaja është një poemë e gjatë që meriton vëmendje e studiuesve, sepse hedh dritë në shumë
drejtime: ajo na ndihmon të njohim plotësisht personalitetin e autorit, botëkuptimin e tij, dhe ato parime
fetare që mbrujtën shumicën e veprave të tij. Qerbelaja na jep mundësinë të krahasojmë dy botë
52
Po aty, f. 48. 53
Po aty, f. 314-315. 54
Eqrem Çabej, Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, Çabej, Tiranë, Tiranë, 1994, f. 107.
29
kulturore: botën kulturore që i referohet islamizmit dhe në veçanti bektashizmit, me botën kulturore që i
referohet krishterimit. Qerbelaja zgjeron horizontin kulturor kombëtar dhe rreth çështje që i përkasin
botës kulturore-fetare mbikombëtare dhe ndërkombëtare55.
Në të njëjtin vit kur e boton poemën atdhetare Istori e Skënderbeut, Naim Frashëri do të botojë edhe
poemën fetare, Qerbelaja. Temën e kësaj poeme Naimi e merr prej historisë fetare arabe dhe, dhe një
trajtë shumë më të rrudhur, mbledhjes Lulet e Veresë. Në Qerbelanë trajtohet historia fetare arabe prej
shekullit IX deri në shekullin XVII dhe trajtohet e shkoqitur si luftë ndërmjet imam Aliut me Mavijën,
imam Hysenit me Jezitin dhe Myftarit me Mervanin.
Poema fetare Qerbelaja është shkruar, pothuaj, sipas të njejtit procedim sipas të cilit është shkruar edhe
poema atdhetare Istori e Skënderbeut. Po përpos në temën e në rrezatimin ideor dhe kuptimor, disa
ndryshime mund të vërehen edhe në përbërjen e jashtme të këtyre dy poemave. Qerbelaja përbëhet
prej 25 këngësh, të paraqitur si kapituj të veçantë. Me ndryshim prej Istorisë së Skënderbeut, që është
një “histori” në vargje më parë e luftrave se sa e krejt jetës së Skënderbeut, që është pra, një vepër në të
cilën ka një personazh boshtor, rreth të cilit zhvillohet krejt tregimi, Qerbelaja është një “histori” në
vargje e luftërave ndërmjet familjeve kundërshtare rreth khalifatit arab që bëhen në fushë të Qerbelasë.
Pas ati ndenjti Jeziti,
Q’e e kishtë vëlla Veliti;
Pas atij ndenji Hyshani,
Që hoqi soje Imami,
Pas Hyshanit ndenj Veliti,
Q’e kishte djalë Jeziti56.
55
Italo Costante Fortino, Struktura kulturore fetare në “Qerbelanë” e Naim Frashërit, në: Seminari XVII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, Eurorilindja, Tiranë, 1995, f. 633-644. 56
Naim Frashëri , “Qerbelaja”, Dituria, Bukuresht, 1898, f. 292-293.
30
KREU IV: Rëndësia e krijmtarisë gjuhësore të Naimit
4.1 Roli i krijmtarisë së Naimit për gjuhën gjithëkombëtare
E gjithë veprimtaria letrare dhe gjuhësore e Naimit mbështetet në bindjen e thellë se gjuha është një
pasuri e vyer kombëtare, që shpreh identitetin e kombit dhe është mjeti kryesor i zgjimit dhe i forcimit të
vetëdijes kombëtare që shpreh identitetin e kombit dhe është mjeti kryesor i zgjimit dhe forcimit të
vetëdijes kombëtarë, i bashkimit të shqiptarëve, i përparimit shoqëror dhe i gjithë ardhmërisë së tyre. Në
këto parime bazë e ka burimin edhe e gjithë puna e Naim Frashërit dhe e rilindësve të tjerë për të ruajtur
pastërtinë e gjuhës shqipe, për ta pasuruar atë me fjalë të burimit vendës dhe për të krijuar fjalë të reja
sipas gjedheve të gjuhës shqipe57.
Po numri i fjalëve të reja që krijon e kalon Naim Frashëri e që nuk do të kenë shprehësinë përkatëse
kuptimore a stilistike të ndryshorëve të zëvendësur është farë i vogël në krahasim me numrin e fjalëve të
reja, që ai krijon e që do të kenë përdorim përkatës kuptimor dhe shprehësi të fortë stilistike në
krijmtarinë e tij dhe që do të mbesin në gjuhën shqipe. Kjo rëndësi e fjalëve të reja që krijon a kallxon
Naim Frashëri dhe e krijmtarisë së tij në fushë të gjuhës shqipe, përgjithësisht, është aq e dukshme sa që
albanologu i njohur, Norbert Jork, e ka quajtur të arsyeshme të krahasojë me rëndësinë e krijmtarisë
gjuhësore të Laibincit në gjermanishte, të Firenc Kozincit në hungarishte, të Jozef Jugmanit në çekishte
dhe të Vuk Karaxhiqit në serbishte.
Gjuha e Naim Frashërit, në pjesën më të madhe të rasteve, u shmanget shtampave të njohura të gjuhës
popullore dhe të gjuhës së shkruar përpara tij. Me një qëndrim të tillë, krijues ndaj gjuhës, përgjigjësisht,
kurse ndaj fjalëve, veçanërisht, Naim Frashëri arrin, ashtu, që, në krahasim me shkrimtarët e letërsisë
shqipe, qoftë të vjetër, qoftë, madje, edhe të romantizmit, të zgjerojë dukshëm mundësitë kuptimore,
kumtuese, figurative, ritmike, melodike, stilistike, edhe estetike të vargut, dhe në përgjithësi të gjuhës
shqipe, ta pasuroj thesarin gramatikor të shqipes. Domethënë: edhe me prirjen e saj aq të theksuar e aq
të frytshme krijuese gjuha e tij bëhet gjuhë që shpreh prirjen themelore ideore te kohës: prirjen e
vetëdijësimit të plotë kombëtar të popullit shqiptar. Në saj të kësaj prirje krijuese, sidomos, në fushë të
fjalëve e të stilistikës së tyre ajo bëhet gjuhë që më së miri, në mënyrë historikisht më përkatëse,
kuptimisht dhe stilistikisht më ndikuese, i tregon prirjet historike, shoqërore, ideore dhe morale të
57
Seit Mansaku, Nga Bogdani te Naimi, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e Shkecave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, 2000, Tiranë, f. 46.
31
shoqërisë shqiptare. Vetë fjalët e reja që krijon, kalkona merr prej romantikëve të tjerë të kohës janë aq
të rëndësishëm për paraqitjen e botës, për ndjenjat, për gjuhën, saqë mund të quhen fjalë mendimi: fjalë
që përfaqësojnë strukturën shpirtërore dhe morale të shoqërisë së cilës i drejtohen.
Fjalët e reja që krijon janë fjalë, që merr prej shkrimtarëve të tjerë të kohës, krahinorizmat, pak a shumë,
fjalët plaka që fut në përdorim, fjalët që ua zgjeron, ua ndryshon, apo ua saktëson kuptimin, fjalët që ua
pasuron shprehësinë stilistike-domethënë risitë leksikore, gramatikore, sintaksore dhe stilistike, që sjell
Naimi, në përgjithësi, përpos për vlerën letrare artistike të veprës së tij janë treguar të rëndësishme apo,
madje, posaçërisht të rëndësishme edhe për gjuhën shqipe, në tërësi. Në gjuhën e tij fjalët e gjuhës
popullore, fjalët folklorike, vetvetiu, do të përjetohen si fjalë të gjuhës letrare artikstike. Trajtat
gramatikore, sintaksore, leksikore të gjuhës së tij, si trajta më të përgjithshme dialektore të toskërishtës,
doemos, do të shpejtojnë zhvillimin e pasurimin e mëtejmë të shqipes dhe do t’i nxisin prirjet
përgjithsuese, gjithëkombëtare, të gjuhës shqipe.
Naim Frashëri nuk ka shkruar gramatika sikur kanë shkruar shkrimtarët e tjerë të romantizmit: Jani
Vreto, Pashko Vasa, Konstandin Kristoforidhi apo, më në fund Sami Frashëri, e megjithatë, e ka ndihmuar
dhe nxitur zhvillimin, pasurimin dhe përsosjen e gjuhës shqipe shumë më tepër se ata. Për këtë arsye
mund të thuhet se gjuha e krijmtarisë poetike, diturore dhe didaktiko-shkollore të Naim Frashërit
shënojnë nxitjen më të fortë e më të gjerë të procesit gjuhësor të filluar në nismë te Rilindjes Kombëtare
që, në vitin 1971, do të kurorëzohet me formimin e gjuhës së njësuar shqipe, domethënë të gjuhës
letrare kombëtare. Nuk ka dyshimse një rol të tillë gjuhësor në gjuhën e popullit të vet mund ta luajnë
vetëm krijuësit e mëdhenj letrar.
Me të gjitha veçoritë gjuhësore, stilistike, artistike dhe historiko-letrare të veprës së tij, më të cilën
mendërisht shënihet epoka më e rëndësishmë në historinë e popullit shqiptar-epoka e çlirimit e të
shprehjes më krijuese të energjisë së tij shpirtërore, Naim Frashëri është një krijues i tillë: krijuesi deri sot
më i madh në historinë e letërsisë shqipe58.
4.2 Fjalët e reja dhe ndërtimi ritmik i vargut
Me disa prej fjalëve të reja që krijon vetë apo që merr prej romantikëve të tjerë, veçanërisht, prej Jani
Vretos prej Konstandin Kristoforidhit dhe prej të vëllait Samiut, ndonjëherë Naim Frashëri do të zgjidh
çështje të ndërtimit ritmiktë vargjeve. Fjalët e reja, në mënyrë të veçantë fjalët e reja të përbëra, si fjalë
të një ndërtimi të ri, të papritur, vetvetiu, do të bëjnë të mundshëm apo, madje, do ta kushtëzojnë edhe
58
Rexhep Qosja, Historia e Letërsis Shqipe, Romantizmi III, Rilindja, Tiranë, 1990, f. 288-292.
32
një ndërtim të ri ritmik të vargut. Sikundër mund të jenë fjalë qëndrore të fushës kuptimore apo të
fushës estetike të tekstit në të cilin përdoren po ashtu, fjalët e reja, posaçërisht, fjalët e reja të përbëra,
mund të jenë fjalë qëndore që e drejtojnë ritmin, në të vërtetë që e përcaktojnë theksin ritmik të vargut,
të strofës apo të vjershës në tërësi. Kështu, për shembull, fjala e përbërë fatbardhësuar, e përdorur në
fund të vargjeve të poshtë shënuara, bëhet fjalë, që bart peshën ritmike të të tri vargjeve, në fund të të
cilave vjen. Në të shprazet fuqia ritmike e strofës:
Kish ahere Shqipërija,
gjithë ç’kërkon njerëzija,
Zot i math e kish uruar,
pa ishte fatbardhësuar59.
Vetëm në saj të fjalës së re fatbardësuar Naimi arrin që vargut të fundit, të katërt t’i jap përfundim të
prirjes anapestike dhe, në këtë mënyrë, pas vargjeve të prirjes trokeike, ta thyej njëtrajtësinë e vargjeve
paraprake dhe, ashtu ta shtoj larminë ritmike. Nevojën krijuese për rimë të re dhe kumbuese, përpos të
tjerash, eplotësojnë sidomos, fjalët e reja të krijuara me prapashtesat ore, apo, si në vargjet pasuese, si:
Hysejni’ është dashurja,
Që fatbardhëson,
Buron soje miqësija,
Që na lartëson60.
59
Naim Frashëri, Parajsa dhe fjala fluturake, vep. e cit., 71-72. 60
Naim Frashëri, Luletë e Verësë, vep. e cit., f. 24.
33
4.3 Fjala, mendimi, ndjenja dhe vlerësimi
Idealizimi i jetës baritore shqiptare është gjithashtu në frymën patriotike dhe synon zhvillimin e thellimin
e ndërgjegjes kombëtare në shtresat më të gjera të popullsisë shqiptare, si kusht të parë të
domosdoshëm për një aktivitet të gjerë çlirimtar. Patriotike është edhe dëshira e madhe e Naimit për
përhapjen e arsimit e të kulturës në popullin shqiptar, për emancipimin e shoqërisë shqiptare61.
Në poezinë, në prozën historike, filozofike apo, madje, didaktiko-shkollore, të Naim Frashërit, fjalët e
reja, purizmat, fjalët plaka të nxjerrura prej harresës, krahinorizmat, fjalët e përdorura me kuptim të
zgjeruar, të ndryshuara apo të saktësuara, shumëherë, kanë shprehësi të spikatur dhe luajnë rolin e
figurave leksikore. Duke u pasuruar me mendime e me e me kuptime ato, njëkohësisht, e përtërijn dhe
në shprehësi e në figurshmëri gjuhën e tij. Janë të shumtë shembujt, që dëshmojnë se si me fjalët e reja,
të krijuara duke u nisur besnikërisht prej rrënjëve të fjalëve popullore, Naim Frashëri arrin dy qëllime,
njërin prej të cilëve është qëllim i gjuhëtarit, kurse tjetri qëllim i poetit: arrin të ndriçoj më mirë kupimin
e fjalës dhe të thellojë më tepër rolin e saj shprehës estetik.
Por Naimi është në radhë të parë modelues i lirikës në vetëdijen poetike shqiptare. Ai bëhet në të njëjtën
kohë misionari i idealit kombëtar dhe hartuesi i një misticizmi oriental në poezinë shqipe62.
Disa prej fjalëve të reja që Naim Frashëri krijon vetë apo, mandej, që merr prej romantikëve të tjerë
sikundër janë, për shembull, fjalët: mëmëdhe, mëmdhetar, komb, njerëzi, robëri, urtësi, mësim, mërgim,
ligjërim, padije, kusëri, e të tjera të ngjashme, rëndom, janë fjalët që ushtrojnë ndikim krijues mbi fjalët e
tjera të kontekstit gramatikor dhe kuptimor në të cilin përdoren; ato përfaqësojnë, sikundër do të
thoshin gjuhëtarët, qendrën e fushës gjuhësore. Prej rolit mbizotrues kuptimor dhe estetik që mund të
luajnë këto fjalë në vargun, në strofën, në vjershën, në fjalën, apo më në fund, në ligjërimin,
përgjithësisht, mund të shihet se në çka krejt është përqendruar kërshira e krijuesit; çka e intereson, çka
dëshiron, çka dëshiron etj. Kështu, fjala vjen te poema Istori e Skënderbeut, fjala mëmëdhe është fjalë në
të cilën përmblidhet kuptimi dhe ndjenja që ato bartin, domethënë është fjalë ideo-stilistikisht e
mbingarkuar.
Njeriu kudo të rronjë,
Nuk’ e harron mëmëdhenë,
Zogu le të fluturonjë,
61
Studime dhe kritikë letrare, nga autorë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, Naim, Frashëri, Tiranë, 1983, f. 50. 62
Arjan Llanaj, Esenca e misticizmës-dashuria, natyra dhe krijimtaria letrare e Naim Frashërit, në: “Poeteka”-revistë e poezisë dhe e kulturës poetike-viti i shtatë i botimit-nr. 18-verë, Përmet, 2011, f. 44.
34
Po nërment e ka folenë63.
Të përbëra prej emrit dhe prej mbiemrit, domethënë prej emrit që shënon kuptimin dhe prej mbiemrit
që shënon cilësinë a sasinë e tij ato, njëkohësisht, e tregojnë qëndrimin e tregimtarit ndaj pamjes së
paraqitur:
Në fushatë lule-shumë,
Lumenj vrap-mëdhenj pa gjunë,
Shkoninë duke kënduar,
Me kanisk të math në duar64.
Përmbajtjet e reja mendore, detyrimisht, do ta shtrëngojnë Naim Frashërin që të krijojë fjalë të reja me
të cilat do ti shpreh ato.
Përveshin llërat e bardha dhe të majm’ e të perendijta,
Pulpazët bukuroshe, e këmbëzët e kërthijta65.
Mërkur, Adërditë, dhe Mar,
Vinë rreth me zemër plot zjar,
Pas atyre Shëtuni vjen,
Dhe pas atij moti ç’këlqen66.
E kish mbuluar fe-zija,
njeri s’e doj njerinë,
mbretëronte e padija,
nuk ishte si taninë67.
63
Naim Frashëri, Histori e Skenderbeut, redaktuar dhe pajisur me shënime nga Prof. Kostaq Cipo, Tiranë, 1953, f. 33. 64
Naim Frashëri, Parajsa dhe fjala fluturake, vep. e cit., f. 69. 65
Naim Frashëri, Bagëti e Bujqësija, Drita, Bukuresht , 1886, f. 19. 66
Naim Frashëri, Vjersha për mësonjëtoret të para, Drita, Bukuresht, 1886, f. 60. 67
Naim Frashëri, Histori e Skënderbeut, vep. e cit., f.53.
35
PËRFUNDIME:
Naimi lindi më 1846, në kohën kur lëvizja jonë kombëtare po njihet manifestimet e saj të para me veprat
e Veqilhaxhit, De Radës e ndonjë tjetri. Është koha kur marrëdhëniet e popullit tonë më Turqinë po
ashpërsohen shumë: një mot pas lindjes së Naimit plasi kryengritja e fshatërsisë së Mallakastrës e të
Kurveleshtit, ushtima e së cilës qe e madhe në tërë Shqipërinë.
Frashëri, vendlindja e poetit, ishte në qendër feudale, dikur e fortë po që tani e kishte humbur shumë
rëndësinë e mëparshme. Naim Frashëri ishte dhe një qendër baktashiane dhe vjershtorësh baktashiane,
si Dalipi dhe Shahini.
Naimi lindi në një shtëpi bejlirësh timariotë, që jetonin më shumë me mercenarizëm se me prona. I ati,
Halid beu, e sidomos i vëllai më i madh, Abdyli (1839-1892), pas zhdukjes së mercenarizimit në Turqi,
ishin bërë tregëtarë e nënpunës.
Në jetën e poetit mund të dallojmë dy faza: a) faza e parë shkon gjerë më 1882: b) e dyta nis këtu e
mbaron me vdekjen e tij. Në këtë fazë ai u bë fytyramë e ndritshme e Rilindjes sonë Kombëtare.
Naimi i filloi mësimet te hoxha i fshatit, në Frashër: mësoi pak turqisht dhe arabisht. Që i vogëli nisi dhe
të vjershërojë sipas shembullit të bejtexhinjeve të vendit. Më 1865 familja e tij u vendos në Janinë, ku
Abdyli ish nëpunës aty. Edhe pse 19 vjeç, Naimi hyri në gjimnazin Zosimea.
Këto studime të mesme kanë një rëndësi të madhe për jetën e tij, sepse poeti dhe patrioti i ardhshëm
njohu tani letërsinë klasike greko-latino, mori kontakt me kulturën moderne të Evropës, njohu edhe
shkencat. Zosimea ishte një shkollë e përparuar për kohën. Aty poeti ra në kontakt me iluminizmin frëng,
për të cilin ruajti kurdoherë një admirim të madh. Nga ana tjetër, në Janinë shumë i gjallë kujtimi i Ali
pashë Tepelenës, që u përpoq të krijojë një shtet shqiptar më vehte.
Ngjarjet e viteve 1878-1881, Naimin e gjetën pra nënpunës të vogël në jug të Shqipërisë. Me sa duket, ai
nuk e mori vetëm pjesë në organizimin e disa mbledhjeve, që u bënë në Frashër dhe Janinë për t’i ardhur
në ndihmë Lidhjes së Prizrenit, po ishte edhe vetë ndër krijuesit e kësaj Lidhje, që pat për udhëheqës
kryesor të vëllanë e tij më të madh, Abdylin.
Veprën e tij letrare-gjuhësore, filozofike-morale dhe shkollore, Naim Frashëri e ka mbështetur në vlerat
shpirtërore mbi të cilat është ndërtuar dhe në saj të të cilave me shekuj është mbajtur kultura
shpirtërore e popullit e që janë: ideali i lirisë, qëndresa, mosdurimi i padrejtësisë, nderi, besa,
përkushtimi ndaj të vërtetës, përgjegjësia e njërit për shumicën dhe anasjelltazi.
36
Naim Frashëri në veprën e tij ka krijuar njeriun e ditur, të karaktershëm, të qytetëruar, i cili bashkon dijen
me natyrën, mendjen me nderin, aftësinë me përgjegjësinë dhe i cili, në saj të këtyre cilësive të larta, i
kupton gjërat dhe nevojat e vendit, e kuptimëson jetën dhe e fisnikëron shoqërinë.
Vepra e Naim Frashërit sintetizoi prirjet më të mbara të zhvillimit historik të kulturës shqiptare, duke
krijuar gjedhen (modelin) e një kulture të vetveten, që do të thoshte, nga njëra anë, shkëputjen e saj
përfundimtare prej traditës utilitare-didaktike. Me veprën e tij poetike Naimi i ktheu të ripërtëritur
shqipes magjinë e verbit poetik që ajo kish dëshmuar, sidomos përmes krijimit folklorik të të gjithë
arealit të saj, duke përvijuar njëherësh edhe relievin tipologjik të poezisë shqipe të kohës së tij dhe
përkëtej saj.
Naim Frashëri ëhstë një themevënës i madh dhe një reformator i madh. Ai themeloi një sistem të ri
artistik në letërsinë shqipe; ai do të vinte bazat e sistemit të vjeshërimit të shqipes moderne, duke e
përtëritur atë me risinë dhe hirin e verbit të tij poetik, do të pasuronte prozodinë shqipe dhe larminë e
zhanreve poetike, do të kultivonte epin, poemën liriko-epike, lirikën e mirëfilltë, duke themeluar traditën
e stilit lirik në poezinë shqipe dhe c’është më e rëndësishmja do t’i jepte letërsisë karakterin
polifunksional të shprehjes artistike, të përjetimeve subjektive dhe të përsiatjeve filozofike-metafizike
deri në cakun e përjetimit mistik të tyre, duke i kthyer shqipes funksionin estetik të shprehjes plastike,
polisemike dhe vetërefleksive. Ky ishte një ndryshim tipologjikisht i motivuar drejt një sistemi
tipologjikisht kompleks të formave poetike.
Kontributi më i madh i rilindasit tonë kombëtar Naim Frashërit është ruajtja dhe pasurimi i gjuhës shqipe.
Puna që bëri Naim Frashëri dhe rilindësat të tjerë për të ruajtur pastërtinë e gjuhës shqipe, për ta
pasuruar atë më fjalë të burimit vendës dhe për të krijuar fjalë të reja sipas gjedheve të gjuhës shqipe,
ata synonin në këtë mënyrë të ndjeshme me fjalë të reja dhe u çlirua nga shumë ndërtime të huaja, të
panevoshme, duke u forcuar më tej identiteti i saj si gjuhë e veçantë e karakteri kombëtar i saj. E thënë
ndryshe, Naimi e shqiptarizoi më tej gjuhën shqipe.
Puna e Naim Frashërit dallohet edhe në faktin se ai lëvroi dhe formoi gjuhën letrare kombëtare me
ndikimin që kanë ushtruar veprat e tyre në historinë dhe kulturën kombëtare. Naimi që në kohën e tij
pushtoi mendjet dhe zemrat e shqiptarëve, u bë poeti më i lexuar dhe më i mësuar përmendësh nga
shqiptarët. Veprat e tij kanë qëndruar dhe qëndrojnë pothuajse në çdo shtëpi shqiptare dhe kanë luajtyr
një rol të rëndësishëm në mbrujtjen e vetëdijes kombëtare, në njohjen dhe në përhapjen e gjuhës, të
letërsisë dhe të kulturës kombëtare, në njohjen dhe në përhapjen e gjuhës, të letërsisë dhe të kulturës
37
shqiptare, duke merituar plotësisht cilësimet “mësues i kombit”, “poet kombëtar”, dhe “apostull i
shqiptarizmës”.
Naimi ngriti vlerat e fjalës shqipe në rrafshin e gjuhës së poezisë e të artit të vërtetë, duke vënë në bazë
të gjuhës së poezisë gjuhën popullore dhe se forca e fjalës në poemën e Naimit nuk qëndron në kuptimin
e drejtpërdrejtë të saj, por në ato marrëdhënie asociative ose tek aureola emocionale që u jep atyre
kontekti në të cilin përdoren. Për gjuhën e Naimit dhe Naimi për gjuhën është shkruar shumë, nga shumë
studiues, qoftë edhe me kënde të ngushta, veçanërisht për tiparet e saj të përgjithshme, si shkalla e
përfaqësimit të shqipes së kohës e veçanërisht të toskërishtes, gjerësia e bazës popullore në leksik, në
sintaksë e në formën e brendshme, atributi për të qenë modeli a “paragjuha” e standardit të sotëm të
shqipes, vlerat stilistike të disa mjeteve të veçanta të shprehjes gjuhësore e tiparet e stilit të naimit,
mjeshtëria e Naimit për t’i përdorur këto mjete në përputhje me përmbajtjen dhe me sistemin ideo-
estetik të krijuesit të tij.
Në këtë rrugë letërsia shqipe e traditës, pa përpunuar ndonjë platformë estetike, i dha shtat
romantizmit, rrymës më të qartë e më të qëndrueshme të historisë së saj. Brenda këtij zhvillimi thuajse
gjithëpërfshirës, bie në sy pa shumë vështirësi se hapësirat, ku mori jetë romatizmi shqiptar ishin mjaft
të shpërndara: poetët arbëreshë, siç dihet, jetuan e punuan në vise të Italisë së Jugut. Naimi me shokë
ndër kolonitë shqiptare të Stambollit, të Egjiptit e të Rumanisë, ndërsa Fishta, Mjeda e të tjerë në Gropë
të Shkodrës. Më anë tjetër, ligjërimi poetik i veprave tona të romantizimit u krijua me një shqipe, e cila,
megjithatë, ndryhsonte në veçoritë e saj fonetike, leksikore e gramatikore. De Rada, Dara e Skiroi
shkruan me të folmet arbëreshe, nëndialekte toske, që për shumë arsye kishin mbetur arkaike, gati të
pakuptueshme, madje edhe për shqiptarët jugorë.
Naim Frashëri bëri prova të vjershërimit shqip, nën ndikimin e bejtejxhinjeve e me pas edhe atij persisht,
duke botur më vonë me sukses edhe një përmbledhje lirikash Tejhyjylat (Ëndërrimet, 1885). Nën
ndikimin e ngjarjeve historike, sidomos të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, njëri nga udhëheqësit e së cilës
ishte Abdyli, vëllai i tij më i madh, dhe të veprimtarisë kulturore patriotike të Shoqërisë së Stambollit, në
krye të së cilës ishte Samiu, Naim Frashëri braktisi vjershërimin persisht dhe iu kushtua letërsisë
shqiptare. Poema e tij e parë e re ishte Shqipëria (1880, botuar më 1897), që entuziazmoi patriotët
shqiptarë.
Naimi njohu kulturat e mëdha, ato të hershme dhe ato modern. Mjafton, të lexojmë me vëmendje
veprën e tij kryesore Bagëti e Bujqësija, për të pohuar që burimi gjendet në traditën e kulturës klasike
greke dhe latine. Poezia lirike e Naim Frashërit, dihet, nuk ka vetëm larminë e ideve dhe të motiveve, por
38
edhe larmi të madhe në strukturën e vjershës, në metrin e vargut, në ndërtimin e strofave, rimave, që
shënojnë një hap të mirë përpara të letërsisë shqipe, sa i takon përsosjes së shprehjes artistike. Tematika
patriotike dhe sociale progresive edhe e lirikës së Naimit shënon emancipimin e poetit dhe lirimin e tij
nga influksi i poezisë ëndërrimtare persiane dhe orientale në përgjithësi, në një anë, dhe në anën tjetër,
kjo tematikë, bashkë me pastrimin e shkëlqyeshëm të gjuhës, në rend të parë nga ajo mori fjalësh e
shprehjesh turke, arabe e persiane.
Në Stamboll Naim Frashëri ka qenë ndër botuesit kryesorë të revistës “Drita”, më pas “Dituria” (1884-
1885), ku u botuan shumë vjersha të tij, proza e vargje për shkollat e para shqipe që do të hapeshin, disa
shqipërime të shkrimtarit. Ai shërbente si anëtar i Komisionit të Botimeve pranë Ministrisë së Arsimit,
më pas si kryetar. Përveç kësaj ai futi dhe fjalë të reja apo neologjizma duke e pasuruar fjalorin shqip me
fjalë shqipe.
Naim Frashëri u shqua edhe për poezinë meditative, nisi në shqipet poezinë filozofike (vjersha
“Perëndia” 1890). Shkroi dhe proza për të vegjëlit dhe bëri disa përshtatje mjeshtërore fabulash të La
Fontenit. Botëkuptimi i Naimit ishte në thelb panteist e idealist. Me admirimin e madh që kishte për
racionalizimin e Dekartit dhe si pasues i shquar i iluministëve francezë Volter, Ruso, etj., me besimin e
plotë në shkencat dhe në rolin e tyre revolucionar në shoqëri (pranimi i teorisë Kant-Laplas dhe i
darvinizmit, që i propagandoi me guxim të madh për kohën), me demokratizimin e tij dhe
antimonarkizmin, besimin në aftësitë e pashtershme të popullit të vet për të qëndruar, për t’u çliruar,
për të vajtur përpara me hov, Naim Frashëri u bë një veprimtar revolucionar në tërë fushat, si shkrimtar,
si mendimtar e politikan. E gjithë veprimtaria e tij letrare dhe kulturore ishte e lidhur ngushtë me çlirimin
dhe përparimin e vendit, me çlirimin shpirtëror dhe ndriçimin e masave të popullit.
Ai kishte besim të plotë në aftësinë e mendjes për të njohur realitetin e për të vënë në shërbim të njeriut
njohjen e ligjeve të botës. Kërkonte arsimim për të gjithë, emancipimin e gruas, qeverisjen demokratike,
të vendit (një “demokraci prej pleqet”, pra të një ngjyre shqiptare), ngrinte lart vetitë e karakterit të
shqiptarëve (besën, trimërinë, bujarinë), traditat kombëtare që nga lashtësia pelazgjike. Bënte thirrje për
miqësi me fqinjtë në kushtet e respektit reciprok, shpallte dashurinë në gjithë popujt e racat, ngrihej me
forcë kundër Megali Idesë e pansllavizmit, duke admiruar vetitë dhe kulturën e popujve të tjerë (poezinë
përparimtare lindore, atë greke, latine, rilindjen evropiane, romantizmin evropian, prej të cilave dhe u
ndikua). Ndikimi i Naim Frashëri, gjatë jetës dhe pas vdekjes ishte i madh, jo vetëm te shkrimtarët
shqiptarë të kohës, por edhe të periudhës së mëvonshme. Pas Çlirimit u vunë në pah dhe u çmuan
gjerësisht meritat dhe vlerat e punës dhe të krijimtarisë së tij, përmes studimesh të ndryshme. Ribotimet
e veprave të tij janë të shumta; përveç tyre janë bërë edhe disa botime kritike shkencore të veprave të
39
Naimit. Emrin e Naim Frashërit e mbajnë shkolla dhe institucione të ndryshme. Për meritat kulturore në
Shqipëri jepet urdhri që mban emrin e poetit kombëtar.
40
BIBLIOGRAFIA:
Agolli, Dritëro, Jeta në letërsi, Naim Frashëri, Tiranë, 1978.
Bulo, Jorgo, Magjia dhe magjistarët e fjalës, Tiranë, 1998.
Bulo, Jorgo, Naim Frashëri dhe zhvillimi tipologjik i poezisë shqipe, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4,
Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, 2000, Tiranë, f. 21-22.
Bulo, Jorgo, Tipologjia e lirikës së Naim Frashërit, Tiranë, 1999.
Çabej, Eqrem, Elemente të gjuhësisë e të literaturës shqipe, Tiranë, 1936.
Çabej, Eqrem, Shqiptarët midis Perëndimit dhe Lindjes, MÇM, Tiranë, 1994.
Fortino Costane Italo, Naim Frashëri: kufij letrarë dhe pikëpamje krahasuese, në: “Studime filologjike”,
nr. 3-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 2000.
Fortino Costane Italo, Struktura kulturore fetare në: “Qerbelanë” e Naim Frashërit, në: “Seminari XVII
Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare”, Eurorilindja, Tiranë, 1995.
Frashëri, Naim, Qerbelaja, Dituria, Bukuresht, 1898.
Frashëri, Naim, Bagëti e Bujqësija, Drita, Bukuresht, 1886.
Frashëri, Naim, Histori e Skënderbeut, Tiranë,1953.
Frashëri, Naim, Tejhyjylat, Ëndërrimet, Tiranë, 1885.
Frashëri, Naim, Bagëti e Bujqësi 2, Tiranë, 1886.
Frashëri, Naim, Dëshira e vërtetë e shqiptarëve (O alithis pothos ton Alvanon).
Frashëri, Naim, E këdimit çunavet. Këndonjëtorja, Drita, Bukuresht, 1886.
Frashëri, Naim, Fjala flutarake, (vjersha) Tiranë, 1894.
Frashëri, Naim, Histori e Skënderbeut, Tiranë, 1953.
Frashëri, Naim, Historia e Skënderbeut, (poemë epike), Tiranë, 1898.
Frashëri, Naim, Lulet e verës, Tiranë, 1890.
Frashëri, Naim, Parajsa dhe fjala fluturake, Bukuresht, 1894.
Frashëri, Naim, Perëndia, Tiranë, 1890.
Frashëri, Naim, Qerbelaja, Dituria, Bukuresht, 1898.
Frashëri, Naim, Shqipëria, 1880, botuar më 1897.
Frashëri, Naim, Vjersha për mësonjëtoret të para, Drita, Bukuresht, 1886.
Hamiti, Sabri, Vepra 8, Faik Konica, Prishtinë.
41
Historia e letërsisë shqiptare. Botimi Akademisë së Shkencave e RPSH, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë,
Tiranë, 1983.
Hysa, Mimoza, Trishtimi në poezinë e Naimit, në: “Poeteka”, revistë e poezisë dhe e kulturës poetike-viti i
shtatë i botimit-nr.18, Përmet, 2011.
Ismajli, Rexhep, Shumësia e tekstit, Rilindja, Prishtinë, 1977.
Kadare, Ismail, Arti i Naimit. Autobiografia e popullit në vargje, Tiranë, 1971.
Kostallari, Androkli, Naim Frashëri dhe fjala shqipe, në: “Studime filologjike”, nr.4, Akademia e Shkencave
e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1990.
Lafe, Emil, Naim Frashëri dhe fjala shqipe, në: “Studime filologjike”, nr. 4, Akademia e Shkencave e
Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1990.
Leka, Silvana, Interpretime të koncepteve “Zemër”, “Krijues” dhe “Dashuri” në poezinë me frymë mistike
të Naim Frashërit, në: “Poeteka”, revistë e poezisë dhe kulturës poetike-viti i shtatëi botimit-nr. 18,
Përmet, 2011.
Llanaj, Arjan, Esenca e misticizmës-dashuria, natyra dhe krijimtaria letrare e Naim Frashërit, në:
“Poeteka”-revistë e poezisë dhe e kulturës poetike-viti i shtatë i botimit-nr. 18-verë, Përmet, 2011.
Lloshi, Xhevat, Mbi disa tipare të stilit të Naimit: në Naim Frashëri (sesion shkencor), Tiranë, 1971.
Mandri, Hajri, Shembëlltyra tek Naim Frashëri dhe kodi poetik lindor, në: “Poeteka”-revistë e poezisë dhe
e kulturës poetike-viti i shtatë i botimit-nr.18-verë, Përmet, 2011.
Mansaku, Seit, Nga Bogdani te Naimi, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4, Akademia e Shkencave e
Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, 2000, Tiranë, f. 46.
Pollo, Stefanaq, Naim Frashëri-veprimtar i shquar i lëvizjes kombëtare shqiptare, në: “Studime
filologjike”, nr, 4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërisisë, Tiranë, 1990.
Qosja, Rexhep, Historia e Letërsisë Shqipe (Romantizmi III), Rilindja, Prishtinë, 1990.
Qosja, Rexhep, Historia e letërsisë shqipe, Romantizmi I, Rilindja, Prishtinë, 1984.
Qosja, Rexhep, Naim Frashëri dhe gjendja shpirtërore e popullit shqiptar sot, në: “Studime filologjike”, nr.
3-4, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, 2000, Tiranë.
Qosja, Rexhep, Panteoni i rralluar, Naim Frashëri, Tiranë, 1988.
Qosja, Rexhep, Poezia atdhetare e Naim Frashërit-vjershat dhe poemat atdhetare, revista “MALËSIA”, nr.
7, Podgoricë, 2012.
Shuteriqi, Dhimitër, Kënga e popullit, Naim Frashëri, Tiranë, 1955.
Shuteriqi, Dhimitër, Naim Frashëri dhe letërsia shqiptare e Rilindjes Kombëtare, në: “Studime filologjike”,
nr, 1, Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, 1990.
42
Studime dhe kritikë letrare, nga autorë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi, Naim, Frashëri,
Tiranë, 1983.
Thomai, Jani, Vështrim mbi leksikun e ligjërimit poetik të Naim Frashërit, në: “Stili’97”, Shkup, 1998.
Uçi, Alfred, Pesë të mëdhenjtë e letërsisë shqipe në optikën e një rileximi: Naim Frashëri, Gjergj Fishta,
Faik Konica, Mitrush Kuteli, Migjeni, Vatra, Shkup, 2003.
Vata, Rovena, Figurshmëria gjuhësore në poezinë e Naim Frashërit-poema: “Bagëti e Bujqësi”, në:
“Poeteka”, revistë e poezisë dhe e kulturës poetike-viti i shtatë i botimit-nr. 18-verë, Përmet, 2011.
Xhiku, Ali, Naim Frashëri dhe shkollat e romantizimit shqiptar, në: “Studime filologjike”, nr. 3-4,
Akademia e Shkecave e Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë, 2000, Tiranë, f. 17.
Xhiku, Ali, Përmes mendimit historiko-letrar të Çabejt, SHBLU, Tiranë, 1998.
Xholi, Zija, Naim Frashëri mendimtar i shquar shqiptar, Buletini i Universitetit të Shkodrës, Seria shkencat
shoqërore, nr. 2, Tiranë, 1959.
Xhuvani Aleksandër & Cipo Kristaq, Fillime të stilistikës dhe letërsisë së përgjithshme, Rilindja, Prishtinë,
1982.
Xoxa, Jakov, Naim Frashëri bilbili i shqipes, në: “Zëri i rinisë”, Tiranë, 5. XI, 1955.