41
UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’ FEHMI AGANI ‘’ FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE PUNIM DIPLOME ELEMENTE GJUHËSORE SIPAS VESHJEVE TRADICIONALE NË RUGOVË Udhëheqësi: Studentja: Prof. Ass. Dr. Fridrik DULAJ Arizona LAJÇI Gjakovë, 2019

FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

  • Upload
    others

  • View
    75

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

UNIVERSITETI I GJAKOVËS ‘’ FEHMI AGANI ‘’

FAKULTETI I FILOLOGJISË

DREJTIMI: GJUHË SHQIPE

PUNIM DIPLOME

ELEMENTE GJUHËSORE SIPAS VESHJEVE

TRADICIONALE NË RUGOVË

Udhëheqësi: Studentja:

Prof. Ass. Dr. Fridrik DULAJ Arizona LAJÇI

Gjakovë, 2019

Page 2: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

2

Page 3: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

3

PUNIM DIPLOME

ELEMENTE GJUHËSORE SIPAS VESHJEVE

TRADICIONALE NË RUGOVË

Tema e punimit: Elemente gjuhësore sipas veshjeve tradicionale në Rugovë

Emri dhe mbiemri i studentit: Arizona Lajçi

Statusi i studentit: I rregullt

Numri i amzës: 160203002

Departamenti: Gjuhë shqipe

Shkalla e studimit: Bachelor

Udhëheqësi: Studentja:

Prof. Asoc. Dr. Fridrik Dulaj Arizona LAJÇI

Page 4: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

4

Përmbajtja

Abstrakti ..................................................................................................................................... 6

Lista e figurave .......................................................................................................................... 7

Metodologjia .............................................................................................................................. 8

Pjesëmarrësit .............................................................................................................................. 8

Qëllimi i punimit ........................................................................................................................ 8

Procedura ................................................................................................................................... 8

KAPITULLI I ............................................................................................................................ 9

1.1. Gjuhësia dhe disiplinat e saj ........................................................................................ 9

1.2. Fonetika ..................................................................................................................... 10

1.3. Morfologjia................................................................................................................ 11

1.4. Dialektlogjia .............................................................................................................. 12

KAPITULLI II ......................................................................................................................... 13

2.1. Historiku i Rugovës ................................................................................................... 13

2.2. Disa elemente që e karakterizojnë Rugovën ............................................................. 13

2.3. Veshja tradicionale .................................................................................................... 14

KAPITULLI III ........................................................................................................................ 16

3.1. Analiza e gjetjeve ...................................................................................................... 16

3.2. Veshja e nuseve ......................................................................................................... 18

3.2.1. Këmisha(kmi:sha) .............................................................................................. 18

3.2.2. Fustani (fï:stani) ................................................................................................. 22

3.2.3. Jeleku (kracat) .................................................................................................... 23

3.2.4. Kollani i belit ..................................................................................................... 24

3.2.5. Pshtjellaku i pasem(pshollaku i mrám) .............................................................. 25

3.2.6. Sho:ka ................................................................................................................ 26

3.2.7. Dorëzat (mâgat e durve)..................................................................................... 27

3.2.8. Shamia e fustanit (shamija e fí:stanit) ................................................................ 27

3.2.9. Qysteku .............................................................................................................. 28

3.2.10. Shamia e kokës ( shamija e kre:së) .................................................................... 29

3.2.11. Çorapet (çaràpt) ................................................................................................. 29

3.3. Veshja e vajzave ........................................................................................................ 31

3.3.1. Pshiellci .............................................................................................................. 31

3.3.2. Veshja e grave ....................................................................................................... 33

3.3.3. Pshollaku i mram ............................................................................................... 33

Page 5: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

5

3.4. Veshja e burrave ........................................................................................................... 34

3.4.1. Shalli i kokës (kresë) .......................................................................................... 34

3.4.2. Këmisha (kmí:sha) ............................................................................................. 35

3.4.3. Ti:rqit ................................................................................................................. 35

3.4.4. Mitani ................................................................................................................. 35

3.4.5. Japanxha ............................................................................................................. 36

3.4.6. Shoka e tierqve (tïrqve) ...................................................................................... 36

3.4.7. Opangët (opâgt) ................................................................................................. 36

Intervistë me z. Vesel Nikçi, drejtor i Ansamblit Folkolorik Autokton ”Rugova” ................. 38

Përfundime ............................................................................................................................... 40

Literatura .................................................................................................................................. 41

Page 6: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

6

Abstrakti

Punimi me temë “Elemente gjuhësore sipas veshjeve tradicionale në Rugovë ” ka për

qëllim studimi emërtimet e veshjeve tradicionale të femrave dhe meshkujve në trevën e

Rugovës. Synim tjetër gjithashtu është se përveç këndvështrimit etnologjik, në këtë studim të

shtjellohen edhe rrafshet gjuhësore: fonetike dhe morfologjike të mbështetura në anketimet e

bëra në terren dhe në një literaturë të pasur shkencore që lidhet me trajtimin e këtij punimi.

Duhet theksuar veçoritë dialektore mbi të cilat është bërë hulumtimi i studimit, të cilat janë

vënë në pah nëpërmjet anketimeve të bëra në terren, duke u mbështetur në gjuhën e gjallë të

folësve rugovas të ndikuar pak ose fare nga institucionet shkollore.

Në studim do të shtjellohen disa çështje me rëndësi si: shtrirja gjeografike e Rugovës dhe

historiku i saj, rëndësia e veshjeve traditicionale dhe shtrirja e saj në Rugovë të Pejës me

rrethinë, procesi i qëndisjes së veshjës dhe emërtimi i tyre në arealin e Rugovës.

Fjalët çelës: Rugova, tradita, veshja, dialektet, elemente gjuhësore.

Page 7: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

7

Lista e figurave Figura 1 Veku ....................................................................................................................................... 16

Figura 2 Veshja e nuseve ...................................................................................................................... 17

Figura 3 Veshja e vajzave ..................................................................................................................... 32

Figura 4 Veshja e grave ........................................................................................................................ 33

Figura 5 Veshja e burrave ..................................................................................................................... 34

Page 8: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

8

Metodologjia

Pjesëmarrësit Për realizimin e këtij punimi kemi shfrytëzuar metodën e anketës, intervistës, përshkrimit

dhe një literature të pasur shkencore. Për procedurën e punimit të veshjeve dhe në të njejtën

kohë emërtimin e veshjeve, kemi bërë një anketë me një grua e moshës 66 vjeç. Për

Ansamblin e valleve, traditave, zakoneve, veshjeve kemi bërë një intervistë me një burr i

moshës 68 vjeç. Që të dy informatorët janë nga Rugova, por me banim tash e disa vite në

Pejë.

Qëllimi i punimit

Duke emërtuar pjesët e kësaj veshje, me këtë hulumtim kemi vënë në pah disa çështje

gjuhësore të varietit dialektor të Rugovës përkundrejt gjuhës standarde. Po ashtu, qëllimi i

punimit ka qenë të kuptohet se sa kjo veshje ka arritur të ruhet nga banorët e Rugovës deri në

ditët e sotme.

Procedura

Hipotezë bazë e këtij punimi është gjuha e folur e folësve, meqenëse që të dy i takojnë

krahinës së Rugovës. Me lejen e tyre, personave u është kërkuar të marrin pjesë në këtë

studim rreth veshjeve dhe traditave të Rugovës. Biseda me zonjën u realizua në shtëpinë e saj

dhe zgjati diku dy orë e tridhjetë minuta. Për t‟i vënë në dukje karakteristikat e të folmës së

Rugovës, folësen e kemi inçizuar, por pa e ditur. Pasi që vetën në këtë mënyrë mund të bëhet

një studim i mirëfillt.

Page 9: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

9

KAPITULLI I

1.1. Gjuhësia dhe disiplinat e saj

Gjuhësia, shkenca e cila merret me studimin e gjuhës, ndahet në nëndisiplina, në këtë

punim kemi hasur elemente gjuhësore pothuajse nga të gjitha disiplinat e në veçanti në

fonetikë, morfologji, morfologji dialektore. Gjuha ka filluar shumë herët të studiohet. Ajo i

studion të gjitha veçoritë e përgjithshme të të gjitha gjuhëve, lindjen, zhvillimet dhe

ndryshimet që ndodhin në të. “Të studiosh një gjuhë si mjet komunikimi në një epokë të

caktuar do të thotë të studiosh strukturën e saj, rregullat sipas të cilave fjalët lidhen ndërmjet

tyre në procesin e komunikimit”1. Pra, gramatika e shqipes së sotme studion tërësinë e

rregullave të ndërtimit e të funksionimit të gjuhës shqipe. Gjuha shqipe ka këto disiplina:

Fonetika (nga greqishtja phone – tingull) është ajo degë e gjuhësisë që studion mjetet

tingullore të gjuhës, shfaqjet dhe funksionet e tyre. Fonologjia studion strukturën tingullore

të ligjërimit, tingujt (nyjëtimin e tyre, veçoritë akustike dhe anatomo-fiziologjike), ligjësitë e

bashkimit dhe të ndryshimit të këtyre tingujve dhe sidomos funksionin e tyre në procesin e

komunikimit2. Leksikologjia shqipe studion përbërjen leksikore të gjuhës sonë, klasat e

ndryshme leksikore dhe shtresat e leksikut të gjuhës shqipe, lëvizjet dhe ndryshime leksikore

dhe shtresat e leksikut të gjuhës sonë, klasat e ndryshme leksikore dhe shtresat e leksikut të

gjuhës shqipe, lëvizjet dhe ndryshimet që kanë ndodhur në leksik. Kuptimi i fjalëve dhe

kuptimi i thënieve që rrjedh nga përdorimi i këtyre fjalëve dhe nga ndërtimi i tyre sintaksor

studiohen nga semantika. Me studimin e trajtëformimit, d.m.th me studimin e formave të

ndryshme, që marrin fjalët e lakueshme (emrat, mbiemrat, përemrat dhe numërorët) ose të

zgjedhueshme (foljet), si dhe me studimin e kuptimeve të këtyre formave studiohen nga

morfologjia3. Tërësia e mënyrave të bashkimit në ligjërim të fjalëve të një gjuhe sipas

kuptimit e natyrës gramatikore, bashkë me marrëdhëniet e vendosura midis njësive të

formuara prej tyre, me rregullsitë përkatëse, për të shprehur mendimet e për t‟ua bërë ato të

njohura të tjerëve studiohen nga sintaksa4. Disiplina e cila merret me studimin e dialekteve

quhet dialektologji, njohja dhe studimi i imët i dialekteve janë themelore për të gjitha

studimet gjuhësore: për fonetikë, për morfologjinë, për sintaksën dhe, pa dyshim, për

1 Beci Bahri, Gramatika e gjuhës për të gjithë, Camaj-Pipa, Shkodër, 2000, fq.7.

2 Dodi Anastas, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004, fq.5.

3 Çeliku Mehmet, Domi Mahir, Floqi Spiro, Mansaku Seit, Përnaska Remzi, Prifti Stefan, Totoni Menella,

Gramatika e gjuhës shqipe I, ASHSH, Tiranë, 2002, fq.28. 4 Çeliku Mehmet, Domi Mahir, Floqi Spiro, Mansaku Seit, Përnaska Remzi, Prifti Stefan, Totoni Menella,

Gramatika e gjuhës shqipe II, ASHSH, Tiranë, 2002, fq.53.

Page 10: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

10

semasiologjinë dhe frazeologjinë e gjuhës5. Shkenca e cila studion gjuhën jo si sistem

abstrakt, por si mjeti kryesor i komunikimit konkret që përdoret nga një bashkësi shoqërore;

d.m.th. ajo është disiplina që studion ndërlidhjet midis të folurit dhe shoqërisë, quhet

sociolinguistikë6.

1.2. Fonetika

Fonetika është ajo degë e gjuhësisë që studion mjetet tingullore të gjuhës, shfaqjet dhe

funksionet e tyre. Ajo studion strukturën tingullore të ligjërimit, tingujt e tyre, veçoritë

akustike dhe anatomo-fiziologjike. Fonetika analizon formën tingullore të gjuhës, por ajo u

kushton vëmendje edhe problemeve të gjuhës së shkruar dhe të drejtshkrimit të saj, sepse ato

lidhen ngushtë me shqiptimin letrar. Lidhja midis formës tingullore dhe formës së shkruar të

gjuhës letrare, apo gjuhës standarde, siç përdoret kohët e fundit, është trajtuar këtu për arsye

të karakterit praktik të kësaj vepre. Analiza tingullore e gjuhës është dukuri komplekse dhe

mund të studiohet nga anë të ndryshme. Në varësi nga qëllimet e studimit dhe metodat që

përdoren, fonetika mund të jetë:

a) Fonetikë përshkruese, e cila studion veçoritë fonetike të gjuhës në një periudhë të

caktuar të jetës së kësaj gjuhe.

b) Fonetikë historike, e cila studion ndryshimet fonetike të gjuhës gjatë periudhave

historike, evolucionin e sistemit tingullor, lindjen dhe zhdukejn e tingujve.

c) Fonetika e përgjithshme, e cila studion mundësitë tingullore të aparatit të të folurit

dhe mënyrat e ndryshme të përdorimit të tyre në gjuhë të ndryshme7.

5 Gjinari Jorgji, Shkurtaj Gjovalin, Dialektologji, SHBLU, Tiranë, 2003, fq.13.

6 Shkurtaj Gjovalin, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, 2009, Fq. 18

7 Dodi Anastas, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004, fq.5.

Page 11: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

11

1.3. Morfologjia

Fjalët grupohen në pjesë të ligjeratës ose klasa. Ndarja e fjalëve në pjesë të ligjeratës

ose në klasa lidhet në mënyrën se si përdoren ato në fjali, me funksionin e tyre, me

cilësitë e tyre sitntaksore.

Pjesët e ndryshueshme dhe të pandryshueshme të ligjeratës:

Emri, mbiemri, numërori, përemri, folja quhen pjesë të ndryshueshme të ligjeratës,

sepse e ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit në fjali (lakohen ose zgjedhohen):

shtëpia, i(e) shtëpisë, shtëpisë, shtëpinë, shtëpisë etj; lajmë, lani, lanin etj. Ndajfolja,

parafjala, lidhëza, pjesëza, pasthirrma quhen pjesë të pandryshueshme të ligjeratës,

sepse nuk ndryshojnë formën e tyre gjatë përdorimit në fjali, pra ndeshen në ligjërim në të

njëjtën formë: lehtë, shpejt, afër, larg etj. Format e ndryshme që merr një fjalë në ligjërim

quhen trajta të asaj fjale: shi, shiu, shira, shirat etj. Pjesa e ndryshueshme në fund të

fjalës quhet mbaresë: mal, mali, malit, malin, male, maleve, malet etj. Mbaresat, me

ndihmën e të cilave lakohen ose zgjedhohen pjesët e ndryshueshme të ligjeratës quhen

mbaresa gramatikore. Pjesa e pandryshueshme përpara mbaresave quhet temë: mali,

malit, malin etj

Pjesët e ndryshueshme të ligjeratës:

Karakteristikat gramatikore të pjesëve të ligjeratës

Disa nga pjesët e ndryshueshme të ligjëratës (emri, mbiemri, numërori, përemri) kanë

gjini, numër dhe rasë, pra lakim, kurse folja ka mënyrë, kohë, numër dhe vetë, pra

zgjedhim. Gjinitë e pjesëve të lakueshme janë tri: mashkullore, femërore dhe asnjanëse.

Numrat janë dy: njëjës dhe shumës. Rasat janë pesë: emërore, gjinore, dhanore,

kallëzore, rrjedhore. Lakimi, gjinia, numri, rasa, zgjedhimi, mënyra, koha, veta përbëjnë

karakteristikat gramatikore të tyre8.

8 Beci Bahri, Gramatika e gjuhës për të gjithë, Camaj-Pipa, Shkodër, 2000, fq.45-46.

Page 12: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

12

1.4. Dialektlogjia

Rëndësia e dialektologjisë dhe dialektet e gjuhës shqipe

Njohja dhe studimi i imët i dialekteve janë themelore për të gjitha studimet gjuhësore:

për fonetikën, për morfologjinë, sintaksën dhe pa dyshim pë semasiologjinë dhe frazeologjinë

e gjuhës. Gjuha shqipe ka dy dialekte (gr. dialectos-bisedë, kuvendim, diskutim), që i

përgjigjen ndarjes së etnikumit shqiptar: toskërishten (pjesa jugore) dhe gegërishten (pjesa

veriore). Dialektet dhe të folmet e gjalla përbëjnë dëshmi dhe faktime me shumë rëndësi, që

kanë peshë apo vlerë të krahasueshme me atë vlerë që kanë bimët për botanistin apo objektet

dhe veshjet (kostumet) popullore për etnografin, si këngët e vallet për folkloristin, ai

dokumentet arkivore e kronikat e drejtpërdrejta për historianin. Dialektet dhe të folmet e një

gjuhe pasqyrojnë të kaluaren e njerëzimit në përgjithësi e të një bashkësie shoqërore në

veçanti. Për këtë arsye, qysh në fillesat e studimit të dialekteve, studiuesit kanë vënë re se

njohja, qmëtimi sa më shumë i thelluar dhe vlerësimi i të dhënave të dialekteve sjellin

përfitime jo vetëm për filologjinë por edhe më gjerë9.

9 Gjinari Jorgji, Shkurtaj Gjovalin, Dialektologji, SHBLU, Tiranë, 2003, fq.29.

Page 13: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

13

KAPITULLI II

2.1. Historiku i Rugovës

Pozita gjeografike e Rugovës - Siç e ka ritheksuar në librin e tij Adem Hajdaraj thotë

se: Rugova etnike shtrihej në Perëndim të Pejës, me juriduksionin e saj te Guri i Vajzës, nja

5 km mbi Pejë. Kufizohej me Qafën e Diellit, Qafën e Çakorrit, Moknën, Majën e Prehtë,

Shejtan Tepën, Smilovicën, Hajlën e Shkrelit, Hajlën e Kadribarjes, Hajlën e Pepiçit, duke

përfshirë kështu edhe Pashajlën deri në Skrobudaqë, në Livadhin e Turkut, në Boxhov me

vijën që shkon e zbret në fshatin Lipë. Nga ana veriperëndimore paraqet vazhdimësi

gjeografike të Bjeshkëve të Nemuna, me sa mund të kuptohet edhe si degëzim apo vazhdim i

Malësisë së madhe10

. Emërtimi ”Rugovë” ka për bazë fjalën ”rrugë” pasi nëpër të kanë kaluar

rrugë të rëndësishme. Emërtimi më i vjetër në këtë trevë ndeshet në vitin 1292, ku fjala

”Shtupeq” tregonte dy fshatrat e sotëm: Shtupeqin e Madh dhe Shtupeqin e Vogël.

Domëthënia e kësaj ka të bëjë me punën që bënin banorët e këtij vendi, pra ”stëp” paraqet

njeriun që merret me bërjen e djathit apo bëlmetit. Treva e Rugovës është e ndarë në 13

fshatra (Shtupeqi i Vogël, Shtupeqi i Madh, Reka e Allagës, Drelaj, Pepiq, Malaj, Kuqishtë,

Dugaivë, Haxhaj, Stankaj, Bogë, Shkrel dhe Koshutan) dhe pesë lagje të vogla (Llaz,

Bollpaç, Pecaj, Ujëmirë, Dreshaj). Fshatrat gjenden në largësi nga njëri-tjetri 2-7 km11

.

2.2. Disa elemente që e karakterizojnë Rugovën

E folmja e Rugovës - Duke u bazuar në studimet të cilat janë bërë, shohim vendin e

kësaj të folme në të folmet shqipe të gegërishtes. Kjo e folme shkon me idiomin e Malësisë së

Madhe, veçanërisht me të folmën e Kelmendit dhe të Hotit. Ja disa nga veçoritë fonetike

kryesore12

.

1.Hundorësia ruhet në mënyrë të plotë si në të folmet e gegërishtes veriperëndimore,

posaçërisht si në të folmet e Malësisë së Madhe, mbase me një intensitet të njejtë, si bie fjala:

nâna, hûni, pêni, drŷni etj.

2. Togu i zanoreve ua ruhet vetëm te pjesorja e foljes (punua, shkua, xhua etj); si dhe te

koha e tashme e foljes dua e jo du a due, si e kanë në të folmen e kosovarishtes.

10

Adem Hajdaraj, E folmja e Rugovës, IAP, Prishtinë,1996, fq. 12. 11

https://sq.wikipedia.org/wiki/Rugova_(rajon) 12

Adem Hajdaraj, E folmja e Rugovës, IAP, Prishtinë, 1996, fq.22.

Page 14: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

14

3.Togjet konsonantike gl e kl i ruan në gjendje të hershme të papalatizuara: g-jŭni, g-jŭha, k-

jê:n etj.

4.Togjet konsonantike mb, nd, ng, nk etj., paraqiten në variante të nduarndurshme, që e

afron këtë të folme me të folmet e Malësisë së madhe si (ndalu-dalu, nduk,tuk, ndejta-

tejta, ngutem-gutena, ngadalë-kadale) etj.

Në sitemin morfologjik vërehen këto veçori më karakterisitike:

1. Përdorimi i infinitit të tipit të vjetër: me shkua, me punua etj.

2. Pëdorimi i së pakryerës së tipit: shkojsha, pŭnojsha, disha etj.

Në sistemin sintaksor nuk vërehen dallime të mëdha nga të folmet e tjera, qoftë të afërme

me rugovishten, qoftë me të largëta. Megjithatë, meritojnë të vihen në dukje këto dy veçori:

1.Formimi i fjalive bashkërenditëse dhe nënrenditëse me trajtat e pashtjelluara të foljes

(Me pa da:sht s’ishe ar:dh!)

2.Përdorimi i dendur i fjalive mungesore në të cilat kryesisht mungon njëra nga gjymtyrët

kryesore (Shkove atje mozomakeç!)

2.2.Elemente tjera çka e karakterizojnë këtë krahinë edhe veshja tradicionale, folklori, dasma

e Rugovës, lojërat tradicionale etj. Vlen të përmendet se rolin kryesor ne ruajtjen e traditave

dhe zakoneve e luan Ansambli Autokton Folklorik „‟Rugova‟‟.

2.3. Veshja tradicionale

Karakteristikë e kësaj krahine janë veshjet, vallëzimi, dialekti, lojërat tradicionale etj.

Një nder zakonet të përcjellura brez pas brezi ishte edhe veshja tradicionale e Rugovës.

Veshja është element i rëndësishëm jo vetëm i kulturës materiale, por edhe i asaj shpirtërore

të një populli. Ajo mban tiparet e kohës, të kushteve shoqërore e ekonomike të periudhave të

ndryshme13

. Rugova është vend malor, andaj edhe shquhet për traditat dhe zakonet e saj.

Edhe pse atje tradita ende jeton, rol kryesor në promovimin e saj luan Ansambli Autokton

Folklorik ‟‟Rugova”. Rugovasit shquhen si njerëz punëtorë dhe janë model tipik i një

shqiptari të hershëm: mikpritës, bujarë, trima dhe të dashur. Mbi të gjitha shumë krenarë dhe

besnikë, gjëra për të cilat shkruan edhe historia. Jeta e rugovasve në dallim nga të tjerët ka

13

Lajçi Bashkim, Gjurmime arkeologjike, Dukagjini, Pejë ,2007,fq.57.

Page 15: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

15

qenë ndryshe dhe interesante, duke u nisur nga shtrirja gjeografike dhe relievit tipik i atij

vendi rugovasit merreshin me blegtori. Kjo ishte jeta e tyre dhe përfitonin shumë nga kjo, si

gratë ashtu edhe burrat. Jeta e rugovasve mbi të gjitha ishte e vështirë, çfarëdo që bënin e

kudo që shkonin, traditë dhe zakon i tyre ishin veshjet (kostumet) e tyre, të cilat dalloheshin

nga veshjet e tjera të krahinave të ndryshme. Rëndësia e kësaj veshje ishte e madhe dhe

vazhdon të jetë deri diku ndonëse sot koha e ka bërë të vetën, në të kaluarën traditë për ta ka

qenë veshja si diçka e obligueshme. Jeta tradicionale blegtorale malore, ndërlidhet ngusht me

mjedisin, me nevojen për veshje të tillë nga leshi si japanxha e blegtorit, çorapet, pantollonat

etj. Puna e vazhdueshme e ansamblit ‟‟Rugova‟‟, kërkon përpos ripërtrirjes së veshjës për

anëtarët e rinj, gjithashtu edhe kompletimin e odës së burrrave, grave dhe shtëpisë së zjarrit

me të gjitha orenditë origjinale të traditës së Rugovës. Mungesat janë paraqitur që nga

paslufta ngase ajo shkatërroi pjesën më të madhe të kësaj trashëgimie. Kështu që me ndihmën

e donatorëve dhe njerzëve të vullnetit ky ansambël ka mbijetuar deri me sot. Ansambli

“Rugova,” për 70 vjet të punës së tij është munduar të ruaj trashëgiminë kulturore, zakonore,

të pëcjellura me këngë, valle, rite etj. Sot shumë pak njerëz po merren me zejet që bëjnë

punimin e leshit, veshjeve tradicionale. Prandaj, kompletimi i veshjës rugovase me të gjitha

paisjet do të ishte atrakcion i vërtetë për turistë.

Page 16: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

16

KAPITULLI III

3.1. Analiza e gjetjeve

Me datë 15.03.2019 ishim në shtëpinë e zonjës R. Nikqi. Aty u zhvillua biseda për dy orë

e tridhjetë minuta. Biseda u zhvillua në aspektin teorik dhe praktik. Edhe pse në moshë (66

vjeçare) ajo ishte shume e zonja, e aftë në interpretimin e asaj që fliste. Kishte plot tridhjetë

vite që merrej me këtë profesion, madje thoshte se edhe kafshtën e gojës e kam siguruar falë

këtij zanati. Sipas informatave që morrem, veshja e Rugovës kërkon punë dhe përkushtim

jashtëzakonisht të veçantë. Nëse e punojmë intesivisht zgjatë afër një muaj, madje flet edhe

vet çmimi i saj afro 1700€. I tërë procesi i veshjës bëhet me dorë, përveç këmishes dhe

fustanit materiali i të cilëve përpunohet me anë të një vegle e punuar nga druri, e ashtuquajtur

në trevën e Rugovës: (Vek).

Figura 1 Veku

Page 17: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

17

Figura 2 Veshja e nuseve

Shamija e kre:s

(Shamia e kokës)

Kmí:sha(Këmisha)

a

Kracat(Jeleku)

Sho:ka

Shamijat e

fí:stanit

(Brezi i

shamiave)

Pshtje:llak i mrâm

(I pasem)

Mâkat

(Mëngët)

Fí:stani

(Fustani)

Çarápt

(Çorapet)

Opâgt

(Opangat)

)

Klinat

Thekt e shamisë

(Thekët e shamisë)

Page 18: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

18

3.2. Veshja e nuseve

3.2.1. Këmisha(kmi:sha)

Pjesa e parë me të cilën fillon punimi i veshjes është këmisha apo siç e kanë emërtuar

rugovasit (kmïshë). Si emërtim na del edhe në vendet e tjera, por dallon nga theksi. Theksi

bie mbi rrokjen e parë (kmíshë). Ashtu siç e vë në dukje edhe studiuesi A. Dodi se “fjalët që

përbëhen nga rrokjet, në rrjedhën e të folurit nuk shqiptohen të gjitha njëlloj. Në çdo fjalë

njëra rrokje shqiptohet me zë më të fuqishëm ose me ton më të lartë, duke u spikatur më

shumë se rrokjet e tjera. Ky dallim bëhet me anë të theksit”14

. Siç duket vlen të theksohet në

këtë rast vlera fonologjike e tingullit të përbërë të kësaj fjale. Si tinguj të përbërë në gjuhën

shqipe konsiderohen edhe grupet e bashkëtingëlloreve mb, mp, nd, nt, nk, nq. Për dallim

nga standardi sipas kësaj të folme kemi grupin e përbërë bashkëtingëllor km, tingull ky i cili

kryen funksionin e një foneme të vetme. Nëse e shikojmë nga ana morfologjike ky si emër në

trajtën e pashquar njejës na del sipas kësaj paradigme:

Trajta e pashquar njëjës: Trajata e shquar njejës:

E – kmi:shë kmi:sha

GJ - i,e kmi:she i, e kmi:shs

DH – kmi:she kmi:shs

K – kmi:shë kmi:shen

RR - kmishe kmi:shs

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës:

E – kmi:sha kmi:shat

GJ – kmi:shave i,e kmi:shave

DH – kmi:shave kmi:shave

K – kmi:sha kmi:shat

RR – kmi:shave kmi:shave

Këmisha është pjesë e sipërme e veshjes e punuar nga materiali pëlhurë. Për t‟u punuar

pëlhura, duhet të blehet një lloj peri (pêni). Karakteristikë tjetër e kësaj të folme është edhe

hundorësia. “Hundorësia ruhet në mënyrë të plotë si në të folmet e gegërishtes

14

Dodi Anastas, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004, fq,157.

Page 19: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

19

veriperëndimore, posaçërisht si në të folmet e Malësisë së Madhe, mbase me një intensitet të

njejtë, si bie fjala: nâna, pêni, hûni” etj15

. Në këtë rast na paraqitet zanorja e, si zanore me

gjatësi te mesme hundore, siç e thekson A. Hajdaraj se: “Në të folmen e Rugovës, zanoret e

gjata paraqiten në tri shkallë gjatësie: të gjata, të mesme dhe të shkurtra” 16

. Lakimi i emrit

pê:

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës:

E - pê pêni

GJ – i, e pêni i, e pênit

DH - pêni pênit

K - pê pênin

RR - pêni pênit

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës:

E - pêj pêjt

GJ – i, e pêjve i, e pêjve

DH - pêjve pêjve

K - pêj pêjt

RR - pêjve pêjve

Pejt duhet të përpunohen në vek dhe të përfitohet materiali i pëlhures. Këmisha duhet të jetë

e gjatë deri përfundi gjunjëve.

15

Hajdaraj Adem, E folmja e rugovës, IAP, Prishtinë, 1996, fq.22. 16

Po aty, fq.33.

Page 20: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

20

Krahas këmishes janë edhe mëngët ose (makat), dhe jaka e këmishës të cilat punohen nga një

material i quajtur (paft i parës dorë). Grupi ng në arealin e kësaj zone është reduktuar. Gjatë

reduktimit të këtij grupi bashkëtingëllor të dy fonemat kanë pësuar ndryshime, psh:

mâkë>mëngë:

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës

E - mâkë mâka

GJ - i, e mâke i, e mâks

DH - mâke mâks

K - mâkë mâkën

RR - mâke mâks

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës

E - mâ:k mâkt

GJ - i, e mâ:kve i, e mâkve

DH - mâkve mâkve

K - mâk mâkt

RR - mâkve mâkve

Mëngët qepen (kepen), (folje e kohës së tashme, mënyra dëftore, diateza joveprore,

zgjedhimi i III-të, numri shumës) me dorë përmes një mjeti i quajtur (gjypnerë-i), (emër,

trajta e pashquar, rasa emërore, gjinia mashkullore, numri njejës). Dizajni i këmishës

mund të jetë i ndryshëm i cili mund të qëndiset me një i quajtur ndryshe bisera apo tusur.

Kohëzgjatja e punës mund të jetë, një-dy javë eventualisht.

(1) Koha e tashme: (Mënyra dëftore) folja ke:p:

njejës:

I-Un ke:p

II-Ti ke:p

III-Aj/Ajo ke:p

shumës:

I-Na ke:pim

II-Ju ke:pni

III-Ata/Ato ke:pin

Page 21: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

21

(2) Koha e shkuar

E pakryera: E kryera e thjeshtë: E kryera: E kryera e dytë:

Un ke:p-sha ke:p-a kam ke:p kam pas ke:p

Ti ke:p-she ke:p-e ki ke:p ke pas ke:p

Ai/ajo ke:p-ke ke:p-i ka ke:p ka pas ke:p

Na ke:p-shim ke:pë-m kem ke:p kem pas ke:p

Ju ke:p-shit ke:pë-t keni ke:p keni pas ke:p

Ata/ato ke:p-shin ke:pë-n kan ke:p kan pas ke:p

Më së e kryera: Më së e kryera e dytë: E tejshkuar:

Un kisha ke:p kisha pas ke:p pata ke:p

Ti kishe ke:p kishe pas ke:p pate ke:p

Ai/Ajo kish ke:p kish pas ke:p pat ke:p

Ne kishim ke:p kishim pas ke:p patem ke:p

Ju kishit ke:p kishit pas ke:p patet ke:p

Ata/ato kishin ke:p kishin pas ke:p paten ke:p

(3) Koha e ardhme: *Mënyra habitore

E ardhmja Koha e kryer:

Un kom me ke:p paskna ke:p

Ti ki me ke:p ti paske ke:p

Ai/Ajo ka me ke:p paska ke:p

Na kena me ke:p paskem ke:p

Ju keni me ke:p pasket ke:p

Ata/Ato kan me ke:p paskan ke:p

Page 22: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

22

(4)Mënyra kushtore: (5) Mënyra urdhërore

Un kisha me ke:p

Ti kishe me ke:p Ti kep

Ai/Ajo kish me ke:p

Na kishim ke:p

Ju kishit ke:p Ju kepni

Ata/Ato kisin ke:p

3.2.2. Fustani (fï:stani)

Tjetër pjesë e cila vije me radhë është fustani(fistani). Disa etnologë, si p.sh “Andromaqi

Gjergji, prejardhjen e emrit të kësaj pjese të veshjes e lidhin me materialin me të cilin

përgatitej, ashtu ka ndodhur edhe me shumë pjesë tjera të veshjes. Kjo duket qartë në një

dokument të shek. XIV (VITI 1335), ku fjala fustan është përdorur pikërisht me kuptimin e

një fundi krahas këmishës e pjesësh të tjera veshjeje”.17

Për dallim nga krahinat e tjera,

rugovasit e emërtojnë si: fistan. Në këtë rast kemi të bëjmë me variant të një fjale. Siç e vë në

dukje në librin e tij dhe Dodi se “Variantet e morfemave, që dallohen pjesërisht midis tyre në

përbërjen e fonemave, quhen alomorfe të një morfeme”. Siç është rasti i fjalës fistan për

fustan, ndërrim fonetik nga u në i. Si emër , kur është në njejës i takon lakimit të dytë

(gjinisë mashkullore), kur kthehet në shumës i takon gjinisë femërore. Pra, shumësin e bën

me mbaresën rasore (a). Fustani është pjesë e poshtme e veshjës e cila duket nga pamja si

fustanellat e meshkujve të zones jugore. Ka formën e një fundi shumë të gjerë, që ngjishej

prej mesi. Materiali me të cilin punohet këmisha blehet i gatshëm i quajtur (poplin). Materiali

prehet në 8 metra ose(100 kina) 1 kinë(copë)= 15cm, fjalë kjo e cila ka të bëjë për pjesët

palë-palë. Çdo pesë kina duhet të rënditen pjerrëtas dhe të qepen me maqinë. Pastaj (kepet)

qepen me maqine edhe (jaka e fistanit) dhe mund të qëndiset me dizajne të ndryshme.

17 Lajçi Bashkim, Gjurmime arkeologjike, Dukagjini, Pejë, 2007, fq.62.

Page 23: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

23

Lakimi i emrit: fi:stan

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës:

E-fís:tan fí:stani

GJ-i, e fí:stani i, e fí:stanit

DH-fí:stani fí:stanit

K-fí:stan fí:stanin

RR-fí:stani fí:stanit

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës:

E – fï:stana fïs:tanat

GJ - i, e fï:staneve i, e fï:stanave

DH – fï:stanave fï:stanave

K – fï:stana fï:stanat

RR – fï:stanave fïstanave

3.2.3. Jeleku (kracat)

Mbarohen nga spiku. Materiali me të cilin mbarohet spiku blehet, është lloj peri i quajtur

vonicë e butë. Spiku mbarohet në tinarë (shqilë). Shqila është i përpunuar prej drurit. Është e

rrumbullakët dhe në të vendosen 8 copë vonicë. Kështu pas përpunimit të spikut punohen

kracat ku e tërë puna bëhet me dorë. Sipas kësaj të folme e shohim se kemi një ndërrim

komplet të fjalës. Emri kracë i ka mbetur ngase është pjesë e sipërme e veshjës që vendoset

mbi krahë.

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës:

E - kracë kraca

GJ - i, e krace i, e kracs

DH - krace kracs

K - kracë kracën

RR - krace kracs

Page 24: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

24

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës:

E - kraca kracat

GJ - i, e kracave i,e kracave

DH - kracave kracave

K - kraca kracat

RR - kracave kracave

3.2.4. Kollani i belit

Mbarohet me rruza dhe nga një lloj peri i quajtur (TIGAR). Rruzat futen në pe dhe më

pastaj punohet kollani. Për të marrë formën e rrumbullakët materiali i mbaruar qepet për një

karton në mënyrë të qëndrojë në bel. Në këtë rast kemi të bëjmë me dy fjalë të bashkuara nga

pikëpamja gramatikore dhe kuptimore në togje të ndryshme. Këta janë tofjalshësha që

sajohen gjatë ndërtimit të fjalisë, në ligjërim, në sajë të aftësisë që kanë fjalët kuptimplota për

t‟u bashkuar. „‟Togfjalëshi është njësia sintaksore strukturore e përftuar gjatë ligjërimit nga

bashkimi gramatikor dhe kuptimor i dy ose më shumë fjalëve kuptimplota të bashkuara me

lidhjen e nënrenditjes, që tregon marrëdhënie midis sendeve, dukurive, proçeseve e tipareve.

Fjalët që mund të bashkohen dhe që formojnë togfjalshësh, janë emrat, mbiemrat, përemrat,

numërorët, foljet, ndajfoljet.‟‟18

. Togfjalëshi kollani i belit është një togfjalësh emër+emër i

shquar në gjinore, që shpreh marrëdhënie përkatësie. Togfjalëshi emëror: kollani i belit:

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës

E - kollan i belit kollani i belit

GJ - i, e kollani t‟belit i, e kollanit t‟belit

DH - kollani t‟belit kollanit t‟belit

K - kollan i belit kollanin e belit

RR - prej ni kollani t‟belit. kollanit t‟belit

18

Çeliku Mehmet, Domi Mahir, Floqi Spiro, Mansaku Seit, Përnaska Remzi, Prifti Stefan, Totoni Menella, Gramatika e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2002, fq.81.

Page 25: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

25

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës:

E - kollana t‟belit kollanat e belit

GJ - i, e kollanave t‟belit i, e kollanave t‟belit

DH - kollanave t‟belit kollanave t‟belit

K - kollana t‟belit kollanat e belit

RR - kollanave t‟belit kollanave t‟belit

3.2.5. Pshtjellaku i pasem(pshollaku i mrám)

Edhe pshollaku mbarohet nga i njejti material sikurse kracat, nga spiku. E tërë puna bëhet

me dorë (me kërrabëz dhe me gjilpërë). Po ashtu edhe këtu na paraqitet një togfjalësh emëror.

Emrat e lakimit të dytë, të cilët mbarojnë me bashkëtingëlloret k, g, h , në të folmen e

Rugovës ashtu si edhe në shumë të folme të toskërishtes, trajtën shquar e bëjnë me zanore u

dhe jo me i, të shumë të folemeve të tjera, veçmas ajo e gegërishtes siç e thekson edhe Fridrik

Dulaj në librin e tij “E folmja e Rahovecit me rrethinë” emrat e lakimit te dytë, që

përfundojnë me bashkëtingëllore në të folmen e Rahovecit, trajtën e shquar e bëjnë me

zanorën i19

. Lakimi i togfjalëshit pshollak i mram:

Trajta e shquar njejës: Trajta e shquar njejës:

E - pshollak i mram pshollaku i mram

GJ - i, e pshollaku t‟mram i, e pshollakut t‟mram

DH - pshollaku t‟mram pshollakut t‟mram

K - pshollak i mram pshollakun e mram

RR - pshollakut t‟mram pshollakut t‟mram

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës:

E - pshollaka t‟mram pshollakt e mram

GJ - i, e pshollakave t‟mram i, e pshollakave t‟mram

DH - pshollakave t‟mram pshollakave t‟mram

K - pshollaka t‟mram pshollakt e mram

RR - pshollakave t‟mram pshollakave t‟mram

19

Dulaj Fridrik, E folmja e Rahovecit me rrethinë, IAP, Prishtinë, 2016, fq.161.

Page 26: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

26

3.2.6. Sho:ka

Procedura e njejtë sikurse te kollani. Modeli vizohet në një fletë, shembull forma e një

luleje dhe ashtu siç është i vizatuar, ashtu punohet. Dy emrat: sho:k-shokë siç shihen

shkruhen njejtë, pra janë homonime, por ajo çfarë i bën të dallohen është kuptimi dhe theksi.

“Homonimet janë fjalë me formë të njejtë e kuptime të ndryshme”20

. Fjala e parë e ka

kuptimin për sho:ken si pjesë e veshjes tradicionale e cila vihet përreth belit. Ndërsa fjala e

dytë e ka kuptimin si shoqëri ( Shokët e mi).

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njëjës:

E - sho:k sho:ka

GJ - i, e sho:ke i, e sho:ks

DH - sho:ke sho:ks

K - sho:k sho:ken

RR - sho:ke sho:ks

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës

E - sho:ka sho:kat

GJ - i, e sho:kave i, e sho:kave

DH - sho:kave sho:kave

K - sho:ka sho:kat

RR - sho:kave sho:kave

20

Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe, Teona, Tiranë, 2006, fq.138.

Page 27: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

27

3.2.7. Dorëzat (mâgat e durve)

Punohen me një lloj peri i quajtur mnash dhe pastaj qëndisen me dorë.

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës:

E - mâkë e dors mâka e dors

GJ - i, e mâke t‟dors i, e mâkes t‟dors

DH - mâke t‟dors mâkes dors

K - mâkë e dors mâken e dors

RR - mâke t‟dors mâkes t‟dors

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës

E - mâk t‟durve mâkt e durve

GJ - i, e mâkave t‟durve i, e mâkave t‟durve

DH - mâkave t‟durve mâkave t‟durve

K - mâk t‟durve mâkt e durve

RR - mâkave t‟durve mâkave t‟durve

3.2.8. Shamia e fustanit (shamija e fí:stanit)

Brezi i shamijave janë pjesët dekorative e përparme e nuseve që përbëhet nga së paku tri

shamija me ngjyra të ndryshme të lidhura në një brezë me një kollon. Shamiat janë të

mëndafshit dhe me shumë thek. Mëndafshi blehet në dyqan dhe përpunohet në maqinë. Pastaj

qepja (kepja) e shamisë bëhet e tra me dorë. Anash shamisë vendosen rizet të cilat punohen

me dorë nga rruzet. Togfjalëshi shamitë e fiistanit është togfjalësh emëror në gjinore: shamia

e fí:stanit.

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës:

E-shamija e fí:stanit shamija e fí:stanit

GJ-i, e shamije t‟fí:stanit i, e shamisë t‟fi:stanit

DH-shamje t‟fí:stanit shamisë t‟fí:stanit

K-shami e fí:stanit shaminë e fí:stanit

RR-shamije t‟fí:stanit shamisë t‟fí:stanit

Page 28: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

28

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës:

E – shami t‟f í:stanit shamitë e fí:stanit

GJ – i, e shamive t‟f í:stanit i, e shamive t‟fí:stanit

DH – shamive t‟f í:stanit shamive t‟fí:stanit

K – shami t‟f í:stanit shamitë e f í:stanit

RR – shamive t‟f í:stanit shamive t‟fí:stanit

3.2.9. Qysteku

Qystek quhet qaforja punëdore e cila është karakteristikë vetëm për veshjen e Rugovës, që

punohet me rruza dhe më gjilpërë (gjilpanë) dhe pastaj qepet (kepet) me kërrabëz (gjypnerë).

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës

E - qystek qysteku

GJ – i, e qysteku i, e qystekut

DH - qysteku qystekut

K - qystek qystekun

RR - qysteku qystekut

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës:

E - qysteka qystekt

GJ – i , qystekave qystekve

DH - qystekave qystekve

K - qysteka qystekt

RR - qystekave qystekve

Page 29: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

29

3.2.10. Shamia e kokës ( shamija e kre:së)

Materiali i shamisë së kokës quhet zhezhet i cili blehet në dyqan. Qëndiset sipas dëshirës me

gjilpërë (gjilpanë). Thekët e shamisë qëndisen me një telë i ashtuquajtur tel i llamës. Një tel

e dyfishojmë dhe perin (pênin) e mnashit e mbështjellim përreth telit në mënyrë që thekët ta

marrin formën e shamisë.

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës:

E - shami e kresë shamija e kresë

GJ - shamije t‟kresë shamije t‟kresë

DH - shamije t‟kresë shamije t‟kresë

K - shami e kresë shaminë e kresë

RR - shamije t‟kresë shamije t‟kresë

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës

E- shamit t‟kresë shamijat e kresë

GJ - shamijave t‟kresë shamijave t‟kresë

DH - shamijave t‟kresë shamijave t‟kresë

K - shamit e kresë shamijat e kresë

RR - shamijave t‟kresë shamijave t‟kresë

3.2.11. Çorapet (çaràpt)

Punohen me pe (kalem - Tigar) me pesë kërrabëza (gjypnerë).

Çaràp 21

- Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës:

E - çaràp çaràpi( t‟u ka da:th çarapi)

GJ – i,e çaràpi i,e çaràpit

DH - çaràpi çaràpit

K - çaràp çaràpin

RR - çaràpi çaràpit

21

Për çorapet folësi i Rugovës e artikulon një a, e cila është kryesisht gojore dhe e shkurtër (à).

Page 30: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

30

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës:

E - çaràpa çaràpt

GJ – i,e çaràpve i,e çaràpve

DH - çaràpve çaràpve

K - çarapa çaràpt

RR - çaràpve çaràpve

Page 31: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

31

3.3. Veshja e vajzave

3.3.1. Pshiellci

Veshja e vajzave dallon nga e nuseve dhe e grave me fundin (mbështjellësin) deri

përfundi gjujnjëve apo siç e emërtojnë banorët e kësaj zone (pshiellc) i punuar nga leshi me

kërrabëza, që pjesa e fundit është e punuar me gajtan dhe qëndisje me tel. Sipas kësaj të

folme, haset togu ie. Togu ie haset edhe te fjalët e tjera: niers, diers, hiek, pshiellak, viehërr,

shkiepsa, shkie, etj22

.

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës:

E - pshiellc pshiellci

GJ – i,e pshiellci i, e pshiellcit

DH - pshiellci pshiellcit

K - pshiellc pshiellcin

RR – pshiellci pshiellcit

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës:

E – pshiellca pshiellcat

Gj – i, e pshiellcave i, e pshiellcave

DH – pshiellcave pshiellcave

K – pshiellca pshiellcat

RR – pshiellcave pshiellcave

22

Hajdaraj Adem, E fomja e Rugovës, IAP, Prishtinë, 1996, fq.44.

Page 32: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

32

Po ashtu çorapet (çaràpt) kryesisht janë të bardha, por edhe të zaza ndërsa (kracat) jeleku në

pjesën e sipërme. Këmisha nuk është shumë dekoruese, është e shkurtër në krahasim me të

nuseve. Vjanat janë pjesë të brendshme, të punuara nga leshi.Vishen përfundi fustanit për

mos t‟u dalluar lekura e këmbes gjatë rrotullimit në vallëzim. Shamija është kryesisht e kuqe,

që vendoset rreth krahrorëve.

Figura 3 Veshja e vajzave

Page 33: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

33

3.3.2. Veshja e grave

3.3.3. Pshollaku i mram

I gjithë përshkrimi është i njejtë si i veshjës së nuseve, përveç (pshollakut), që është

pjesë e përparme e veshjës, quhet ndryshe (pshollaku i përparm). Dhe ngjyra e shamisë

preferohet të jetë e bardhë.

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës:

E - pshollak i parm pshollaku i parm

GJ – i,e pshollaku t‟parm i,e pshollakut t‟parm

DH - pshollaku t‟parm pshollakut t‟parm

K - pshollak i mram pshollakun e parm

RR - pshollakut t‟parm pshollakut t‟parm

Figura 4 Veshja e grave

Page 34: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

34

3.4. Veshja e burrave Figura 5 Veshja e burrave

3.4.1. Shalli i kokës (kresë)

Është i punuar nga mëndafshi me gjatësi mbi 3 metra dhe gjerësi 60cm. Me herët kjo

ishte nga leshi që quhej edhe kapule e punuar ose kapulaq ne vek ose kërrabeza.

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës:

E - shall i kre:s shalli i kre:s

GJ – i, e shalli t‟kre:s i, e shallit t‟kre:s

DH - shalli t‟kre:s shallit t‟kre:s

K - shall i kre:s shallin e kre:s

RR - shalli t‟kre:s shallit t‟kre:s

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës:

E - shalla t‟kre:s shallat e kre:s

GJ – i, e shallave t‟kre:s i, e shallave t‟kre:s

DH - shallave t‟kre:s shallave t‟kre:s

K - shalla t‟kre:s shallat e kre:s

RR - shallave t‟kre:s shallave t‟kre:s

Mbështjellja e tij bëhet rreth kresë dy herë dhe rreth qafës dy herë. Karakteristikë për burra të

kësaj treve është shalli i bardhë i cili vendoset në kokë. Shalli vendosej që nga mosha shtatë

vjeçare e deri në vdekje kur edhe shërbente për ta mbuluar të vdekurin. Fatkeqësisht sot shalli

Page 35: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

35

përdoret vetëm nga brezi i fundit të moshës së vjetër e jo sikurse kohë më parë që e kanë vënë

të gjithë meshkujt e kësaj treve. Shalli i veçanë është mbajtur në Rugovë. Dy faktorë që e

karakterizojnë shallin e burrave rugovas janë: në Rugovë klima është shumë e egër dhe e

ftohtë, që e ka mbrojtur rugovasin nga të ftohtit, kurse në verë i reflekton rrezet e diellit dhe

mbron nga të nxehtit ngase ka ngjyrë të bardhë. Faktori tjetër ka qenë afërsia e territorit me

Malin e Zi, pra aty ku është vrarë rugovasi e kanë mbështjellë me qefin.

3.4.2. Këmisha (kmí:sha)

Është pjesë të brendeshme e veshjës, e punuar nga pelhura në vek dhe e qendisur mirë

rreth duarëve, qafës.

3.4.3. Ti:rqit

Punohen nga leshi i lenur i deleve, i punuar në vek. Ngjyra është e bardhë për shkak se

duhet thithin rrezet gjatë verës ndërsa dimërit mbajnë temperaturën e trupit. Prehen dhe qepen

nga terzit (mjeshtër punues të tierqeve dhe mitanave (xhemperëve). Për rreth brezit, për gjatë

këmbëzave dhe për rreth këmbëzes vërehen të qepura(kepura) me mjeshtri, gajtanet (pej të

leshit dredhur). Gajtanet kanë për qëllim përforcimin e zhgunit (materialit për qepje tierqeve),

por kanë edhe hijeshin e vet si ngjyrë e zezë mbi të bardhën .

3.4.4. Mitani

Është pjesë e sipërme e veshjës, sukurse tierqit që punohen nga zhguni. Ka makat

(mëngë), duart e hapura nen sqetull për t‟i liruar duart kur është kohë e mirë.

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës:

E- mitan mitani

GJ – i,e mitani i,e mitanit

DH - mitani mitanit

K - mitan mitanin

RR - mitani mitanit

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës:

E- mitana mitanat

GJ – i,e mitanave i,e mitanave

DH - mitanave mitanave

K - mitana mitanat

RR - mitanave mitanave

Page 36: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

36

3.4.5. Japanxha

Pjesë e sipërme që mbulon krejt trupin, duart mbesin të mbuluara, ka kapelën ngjitet mbi

supet dhe është e dekoruar po ashtu me gajtan sikurse tierqit dhe mitanët. Japanxha mbulon

krejt trupin dhe ruan nga të ftoftit, por edhe nga era dhe fërfellaza.

3.4.6. Shoka e tierqve (tïrqve)

Punohet me një lloj peri i vogël i quajtur demca dhe më pastaj me gjilpërë i kanë

dizajnuar.

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës:

E - sho:k e ti:rqve sho:ka e ti:rqve

GJ – i,e sho:ke e t:irqve i, e sho:ke ti:rqve

DH - sho:ke e ti:rqve sho:ke ti:rqve

K - sho:k e ti:rqve sho:ken e ti:rqve

RR - sho:ke ti:rqve sho:ke t:rqve

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës:

E- sho:ka ti:rqve sho:kat e tirqve

GJ – i,e sho:kave ti:rqve sho:kave t‟tirqve

DH - sho:kave ti:rqve sho:kave t‟tirqve

K - sho:ka ti:qrve sho:kat e tirqve

RR - sho:kave ti:rqve sho:kave t‟tirqve

3.4.7. Opangët (opâgt)

Opangët ndryshe banorët e kësaj zone i kanë quajtur edhe si opâg me vaç (me yrrnek).

Materiali me të cilin e kanë mbaruar në kohët më të vjetra ishte është lëkura e lopës, ku

fillimisht e përpunonin. Kjo ndryshe quhej pjesa e poshme e mbathjes. Ndërsa më pastaj me

gjilpërë e qepnin pjesen e poshtme me pjesën e sipërme me një pe i bardhë i quajtur tire.

Trajta e pashquar njejës: Trajta e shquar njejës:

E - opâgë opâga

GJ – i,e opâge i, e opâgs

DH - opâge opâgs

K - opâgë opâgën

RR - opâge opâgs

Page 37: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

37

Trajta e pashquar shumës: Trajta e shquar shumës:

E - opâga opâgt

J - opâgve i,e opâgve

DH - opâgve opâgt

K - opagë opagt

RR - opâgve opâgve

Page 38: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

38

Intervistë me z. Vesel Nikçi, drejtor i Ansamblit Folkolorik Autokton

”Rugova”

I intervistuari: Vesel Nikçi

Intervistuesja: Arizona Lajçi

Data: 21.06.2019

1.Kur për herë të parë u themelua ky ansambël, dhe cili ishte qëllimi i tij?

Themelimi u bë me 14.06.1947, katundi Rugovë, Keshilli Popullor i Komunës së

Rugovës, Drelaj, me kërkesën e nismëtarëve Ramë K. (Kapllan) Nikçi, Ramë Elezi,

Xhevë Lajçi. Drejtues i ansamblit ishte Ramë K. Nikçi, ndërsa drejtues i sotëm jam

unë Vesel Nikçi. Qëllimi i themelimit ishte vazhdimi i këngëve dhe valleve

tradicionale të Rugovës, këngët lirike, këngët epike të eposit legjendar, eposit heroik,

historik, lojërat popullore, doket, ritet, veshja popullore e burrave, grave, vajzave, e

folmja etj.

2.Duke e ditur që treva e Rugovës është e pasur në fushën e etnologjisë, çfarë e bën me

veçantë këtë trevë?

Programi i AFA ”Rugova”përmban vlera autktone të trashëgimisë kulturore të

krahinës së Rugovës, që janë tërisht origjinale e të paprekura nga koreografia dhe

nga stilizimet moderne, prandaj e bëjnë të veçantë: doke, zakone, rite pune, rite

dasme, rite lufte, këngë të kreshnikëve me lahutë, valle, kënga malësorçe ’’Zhuj

Selmani’’ apo kushtimi për luftë, këngë me gisht në fyt, këngë lirike të vajzave dhe të

nuseve, këngë dhe valle me tepsi, loja e dyluftimit me jatagan, loja e dyluftimit me

psiqolla, loja e luftës me pushkë, lojëra të tjera popullore, si thurja e spikut, të zënit e

bletës, kapërcimi i jataganit, të vrarit e desheve etj.

3.Të gjitha këto traditen, zakonin, veshjën etj. Sa keni arritur t’i ruani si ansambël shumë i

njohur?

AFA Rugova si isnitucion i vetëm i ruajtës, kultivimit, begatimit dhe promovimit të

trashëgimisë materiale dhe shpirtërore të regjionit të Rugovës, është ballafaquar në

vazhdimësi me probleme të kompletimit të veshjeve, instrumenteve, dokeve dhe

Page 39: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

39

zakoneve, por falë angazhimit shumëvjeçar të 5 gjeneratave me mbi 800 anëtarë për

72 vjet, jo vetëm që ka ruajtur, por ka promovuar këto vlera anë e mbanë botës duke

treguar se në këtë skut të Ballkanit jeton një popull shumë i lashtë që ka kulturë dhe

trashëgimi që janë ndër më të vjetrat në Ballkan dhe në Europë. Falë këtij angazhimi

gjithnjë vullnetar, paraqiten mbi 30 herë në vit qoftë në festivale, takime kulturore

apo manifestime në rrafshin kombëtar dhe ndërkomëtar. Veshja është më

problematike, por megjithatë ato që janë ruhen me xhelozi si muzeum i gjallë, dhe

kërkohen në tregun eventual nëse ka shitje të gjësendeve të vjetra që i kanë shpëtuar

dëmtimit të luftës.

4.A mendoni që ia vlen të kontriubojnë institucionet tona vendase në vlerat kulturore

të kësaj krahine?

Të gjitha këto vlera që kanë peshë në shkallën e UNSECO-S (Uneskos), duhet sa më

shpejt të vëhen nën mbrojtën e shtetit duke krijuar, së pari infrastrukturën ligjore

sipas normave dhe kërkesave të Uneskos. Duhet urgjentisht në nivel nacional të bëhet

aftësimi i resurseve njerëzore profesionale për për punimin e veshjës kombëtare

rugovase, të burrave, grave, vajzave. Sot nuk ka asnjë terzi ose punues i veshjës së

burrave në nivel kombëtar, Kosovë e as Shqipëri. Kjo domosdoshmërisht do të

mundësoj ruajtjën nga degradimi (në shumë vende po punohen në mënyrë provizore

dhe aspak e ngjashme me veshjën origjinale) zhdukja, pra do të mundësohet

ripërtrirja dhe këthimi vlerave që janë identitet i yni.

Page 40: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

40

Përfundime

Në bazë të studimit me temë “Elemente gjuhësore sipas veshjeve tradicionale në

Rugovë”, arritëm me një përfundim se kjo krahinë ka elemente të veçanta që e karakterizojnë

të folmen e Rugovës në dallim me vendet e tjera. Duke e studiuar fillmisht në aspektin

fonetik, në dallim nga standardi folësit e Rugovës reduktojnë grupet e përbëra të

bashkëtinglloreve si: këmisha (kmisha). E pranishme ishte hundorësia, dhe gjatësia e

zanoreve.

Gjatë shqyrtimit tonë jemi ndalur edhe në sistemit morfologjik, nga të cilat duhet veçuar

emrat e gjinisë mashkullore të lakimit të parë dhe të dytë si Emri: fustan, si emër i lakimt të

parë, sipas kësaj të folme kemi fí:stan për trajtën e pashquar dhe fí:stan-i për trajtën e shquar.

Emri qystek, pshollak në të folmen e Rugovës ashtu si edhe në shumë të folme të

toskërishtes, trajtën shquar e bën me zanore u dhe jo me i, qystek për trajtën e pashquar njejës

dhe qystek-u për trajtën e shquar njejës, njejt bënte edhe emri pshollak, pshollak-u.

Si emra të gjinisë femëror të cilët janë karakteristik për të folmen e Rugovës duhet veçuar

emrin mëngë (mâkë) për trajtën e pashquar njejës dhe mâk-a. Po ashtu, emrin kracë për

dallim nga vendet e tjera të cilat e kanë si emërtim të pëbashkët jelek.

Andaj, në bazë të këtyre gjetjeve, mund të përfundohet se karakteristikat e lartpërmendura

ofrojnë fakte të mjaftueshme se e folmja e Rugovës bën pjesë në grupin e të folmeve veri-

perendimore. Njëherit, gjetjet e këtij punimi janë ne vijë me pohimet e hulumtimeve të

mëhershme si në atë të Adem Hajdaraj “E folmja e Rugovës” dhe ADGJSH-së (Atlasi

dialektologjik i gjuhës shqipe).

Page 41: FAKULTETI I FILOLOGJISË DREJTIMI: GJUHË SHQIPE · universiteti i gjakovËs ‘’ fehmi agani ‘’ fakulteti i filologjisË drejtimi: gjuhË shqipe punim diplome elemente gjuhËsore

41

Literatura

Beci Bahri, Gramatika e gjuhës për të gjithë, Camaj-Pipa, Shkodër, 2000.

Dodi Anastas, Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe, ASHSH, Tiranë, 2004.

Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe I, ASHSH, Tiranë, 2002.

Grup autorësh, Gramatika e gjuhës shqipe II, ASHSH, Tiranë, 2002.

Gjinari Jorgji, Shkurtaj Gjovalin, Dialektologji, SHBLU, Tiranë, 2003.

Shkurtaj Gjovalin, Sociolinguistikë e shqipes, Morava, Tiranë, 2009.

Hajdaraj Adem, E folmja e rugovës, IAP, Prishtinë, 1996.

Lajçi Bashkim, Gjurmime arkeologjike, Dukagjini, Pejë, 2007.

Dulaj Fridrik, E folmja e Rahovecit me rrethinë, IAP, Prishtinë, 2016.

Jani Thomai, Leksikologjia e gjuhës shqipe,Teona, Tiranë, 2006.

https://sq.wikipedia.org/wiki/Rugova_(rajon)