36
Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK 7 Kontabilizimi i qirave Pg. STANDARDI KOMBËTAR I KONTABILITETIT NR. 7 KONTABILIZIMI I QIRAVE I PËRMIRËSUAR PËRMBAJTJA Paragrafët OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES 1-3 FUSHA E ZBATIMIT 4-7 PËRKUFIZIMET KRYESORE 8 KLASIFIKIMI I QIRAVE NË QIRA FINANCIARE DHE QIRA TË ZAKONSHME 9-19 TRAJTIMI KONTABËL I QIRAVE NË PASQYRAT FINANCIARE TË QIRADHËNËSIT 20-33 Qiratë financiare 20-28 Qiratë e zakonshme 29-33 TRAJTIMI KONTABËL I QIRAVE NË PASQYRAT FINANCIARE TË QIRAMARRËSIT 34-38 Qiratë financiare 34-37 Qiratë e zakonshme 38 TRANSAKSIONET E SHITJES DHE RIMARRJES ME QIRA 39-42 SHËNIMET SHPJEGUESE 43-46 DATA E HYRJES NË ZBATIM 47 KRAHASIMI ME STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË RAPORTIMIT FINANCIAR P ËR NJ ËSITË EKONOMIKE T Ë VOGLA DHE T Ë MESME (SNRF P ËR NVM) 48 BAZA E KONKLUZIONEVE UDH ËZUES P ËR ZBATIMIN E SKK 7 OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES

Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara

SKK 7 Kontabilizimi i qirave

Pg.

STANDARDI KOMBËTAR I KONTABILITETIT NR. 7 – KONTABILIZIMI I QIRAVE – I PËRMIRËSUAR

PËRMBAJTJA Paragrafët

OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES 1-3

FUSHA E ZBATIMIT 4-7

PËRKUFIZIMET KRYESORE 8

KLASIFIKIMI I QIRAVE NË QIRA FINANCIARE DHE QIRA TË ZAKONSHME 9-19

TRAJTIMI KONTABËL I QIRAVE NË PASQYRAT FINANCIARE TË QIRADHËNËSIT 20-33

Qiratë financiare 20-28

Qiratë e zakonshme 29-33

TRAJTIMI KONTABËL I QIRAVE NË PASQYRAT FINANCIARE TË QIRAMARRËSIT 34-38

Qiratë financiare 34-37

Qiratë e zakonshme 38

TRANSAKSIONET E SHITJES DHE RIMARRJES ME QIRA 39-42

SHËNIMET SHPJEGUESE 43-46

DATA E HYRJES NË ZBATIM 47

KRAHASIMI ME STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË RAPORTIMIT FINANCIAR

PËR NJËSITË EKONOMIKE TË VOGLA DHE TË MESME (SNRF PËR NVM) 48

BAZA E KONKLUZIONEVE

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E SKK 7

OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES

Page 2: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

1 Objektivi i Standardit Kombëtar të Kontabilitetit 7 ”Kontabilizimi i qirave” (“SKK 7” ose “Standardi”), i nxjerrë dhe i miratuar nga

Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit dhe i publikuar nga Ministria e Financës, është dhënia e parimeve të njohjes, matjes dhe vlerësimit të

mëpasshëm të vendosë rregullat e kontabilizimit dhe shpjegimit të qirave si dhe të shpjegimeve të nevojshme në pasqyrat financiare, të

përgatitura në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Shqipërisë. Këto standarde bazohen në parimet e kontabilitetit dhe

raportimit, të pranuara në shkallë ndërkombëtare, kërkesat e përgjithshme të të cilëve përshkruhen në Ligjin nr. 9 228, “Për

kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar, nxjerrë në prill 2004.

2 SKK 7 mbështetet në Standardin Ndërkombëtar të Kontabilitetit , SNK 17 Qiratë dhe shpjegimet e Komitetit të Interpretimit të

Standardeve SIC 15. SKK 7 është ndryshuar për t‟u bërë i krahasueshëm me Seksionin 20 Qiratë të Standardeve Ndërkombëtare të

Raportimit Financiar për Njësitë e Vogla dhe të Mesme (SNRF për NVM). Një tabelë korresponduese e paragrafëve të Standardit me

paragrafë të SNRF dhe SNRF për NVM është dhënë në paragrafin 48. Për rastet që nuk janë trajtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga

SKK 7 ose ndonjë SKK tjetër, drejtuesit e njësisë ekonomike raportuese duhet që, me miratimin e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit të

aplikojnë politika të tilla që sigurojnë një pasqyrim të vërtetë e të besueshëm të pozicionit financiar, performancës financiare dhe

ndryshimeve të pozicionin financiar dhe fluksit të parasë dhe të kapitalit të njësisë ekonomike raportuese, siç kërkohet në nenin 9 të

Ligjit nr. 9 228 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar, nxjerrë në prill 2004

3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të materialitetit. Standardet Kombëtare të Kontabilitetit nuk do të zbatohen për

zërat jomaterialë. Parimi i materialitetit përkufizohet dhe sqarohet në paragrafët 40 deri 90 të SKK 1

FUSHA E ZBATIMIT

4 Ky Standard do të përdoret për kontabilizimin dhe shpjegimin e të gjitha marrëveshjeve qiradhënëse e qirave (ose marrëveshjeve të tjera

shumë të ngjashme me to) në pasqyrat financiare.

5 Ky Standard përfshin trajtimin kontabël për të gjitha qiratë përveç:

(a) qirave për kërkimin ose për shfrytëzimin e mineraleve, të naftës, gazit natyror dhe burime jorigjeneruese të ngjashme (shih SKK

13 Aktivet biologjike dhe marrëveshjet konçesionare ).

(b) marrëveshjeve të liçensimit për zëra të tillë si filmat, video regjistrimet, lojrat, dorëshkrimet, patentat dhe të drejtat e autorit (shih

SKK 5 Aktivet afagjata materiale dhe aktivet afagjata jomateriale).

(c) matjes së pasurisë të mbajtur nga qiramarrësi që trajtohet si aktiv afatgjatë material për investim dhe matjes së aktivit afatgjatë

material për investim i dhënë nga qiradhënësi sipas qirasë së zakonshme (shih SKK 5 Aktivet afagjata materiale dhe aktivet

afagjata jomateriale).

(d) matjes së aktiveve biologjike, të mbajtura nga qiramarrësi sipas qirasë financiare dhe aktiveve biologjike të dhëna nga

qiradhënësi me qira të zakonshme (shih SKK 13 Aktivet biologjike).

(e) qiratë që mund të çojnë në një humbje për qiradhënësin ose qiramarrësin si rezultat i kushteve kontraktuale që nuk janë të lidhura

me ndryshimet në çmimin e aktivit të dhënë me qira, ndryshimet në kursin e këmbimit të monedhave të huaja, ose i një tërheqjeje

nga kontrata e njërës prej palëve

(f) qiratë e zakonshme kur janë kontrata me kushte rënduese.

6 Ky Standard do të aplikohet për ato marrëveshje që e kalojnë të drejtën e përdorimit të aktiveve, edhe pse qiradhënësi është i detyruar të

sigurojë mirëmbajtjen e vazhdueshme të këtyre aktiveve (për shembull, në forma të ndryshme të marrëveshjeve të shfrytëzimit) zbatohet

për marrëveshjet që transferojnë të drejtën e përdorimit të aktiveve edhe pse qiradhënësi kryen shërbimet e konsiderueshme që kanë

lidhje me shfrytëzimin ose mirëmbajtjen e aktiveve të tilla. Ky Standard nuk aplikohet për marrëveshje të tilla, si kontrata për shërbime,

Page 3: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

të cilat nuk e kalojnë të drejtën e përdorimit të aktiveve nga një palë kontraktuese te pala tjetër.

7 Disa marrëveshje, të tilla si marrëveshjet për kryerje shërbimesh nga burimet e jashtme (outsourcing), kontratat e telekomunikacionit që

sigurojnë të drejtat për kapacitete, dhe kontratat merr-ose-paguaj, nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, edhe pse ato e kalojnë

të drejtën e përdorimit të aktiveve në këmbim të pagesave. Marrëveshje të tilla janë në thelb marrëveshje qiraje për aktivet, dhe ato duhet

të trajtohen në bazë të këtij Standardi.

PËRKUFIZIMET KRYESORE

8 Më poshtë jepen përkufizimet e disa termave kryesore të përdorura në këtë standard:

Qiraja është një marrëveshje ku qiradhënësi i kalon qiramarrësit të drejtën e përdorimit të një aktivi mjeti për një periudhë të caktuar

kohe, kundrejt një ose disa pagesave.

Qiraja financiare është qiraja, nëpërmjet së cilës qiramarrësit i kalohen nga qiradhënësi të gjitha rreziqet dhe përfitimet e rastësishme të

pronësisë së aktivitqë kanë të bëjnë me pronësinë e një mjeti. Titulli mund t‟i kalojë ose jo qiramarrësit.

Qiraja e zakonshme është çdo lloj qiraje tjetër, përveç asaj financiare, d.m.th. është qiraja, nëpërmjet së cilës qiramarrësit nuk i kalohen

nga qiradhënësi të gjitha rreziqet dhe përfitimet e rastësishme të pronësisë së aktivit.

Krijimi i qirasë ndodh në datën më të hershme të datave të mëposhtme:

(a) datës së marrëveshjes për qiranë ose

(b) datës kur palët angazhohen bashkërisht të veprojnë në përputhje me klauzolat kryesore të marrëveshjes së qirasë.

Në datën e krijimit të qirasë, marrëveshja e qirasë klasifikohet ose si qira financiare, ose si qira e zakonshme. Kur marrëveshja e qirasë

është qira financiare, po në këtë datë duhet të përcaktohen shumat që do të njihen në pasqyrat financiare.

Fillimi i qirasë është data kur qiramarrësi merr të drejtën për ta përdorur mjetin aktivin e marrë me qira. Kjo është data e njohjes të qirasë

në pasqyrat financiare të të dyja palëve.

Afati i qirasë është periudha e paanullueshme, për të cilën qiramarrësi ka lidhur kontratë për të marrë një mjet aktiv me qira, së bashku

me afate të tjera, për të cilat qiramarrësi ka opsionin të vazhdojë ta mbajë mjetin aktivin me qira, me ose pa pagesë shtesë, atëherë kur që

në krijimin e qirasë është mjaftueshmërisht e sigurt që qiramarrësi do ta përdorë këtë opsion.

Periudha e paanullueshme është periudha gjatë së cilës marrëveshja e qirasë mund të anullohet vetëm atëherë:

(a) kur ndodh ndonjë ngjarje e rrallë e paparashikuar;

(b) me lejen e qiradhënësit;

(c) kur qiramarrësi lidh një kontratë të re qiraje për të njëjtin mjet aktiv ose një mjet aktiv të ngjashëm me të parin, si dhe me të njëjtin

qiradhënës;

(d) kur qiramarrësi paguan një shumë shtesë të tillë që, në fazën e krijimit të qirasë vazhdimi i qirasë është mjaftueshmërisht i sigurt.

Page 4: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Pagesat minimale të qirasë janë pagesat që qiramarrësi duhet të paguajë ose paguan gjatë afatit të qirasë (përveç qirasë së mundshme,

kostot e shërbimeve dhe tatimet që paguhen nga qiradhënësi dhe rimbursohen nga qiramarrësi), së bashku me:

(a) në rastin e qiramarrësit, shumat e garantuara nga qiramarrësi ose nga një palë e lidhur me të;

(b) në rastin e qiradhënësit, ndonjë vlerë e mbetur që i garantohet qiradhënësit nga:

- qiramarrësi;

- një palë e lidhur me qiramarrësin;

- një palë e tretë, që nuk ka lidhje me qiradhënësin, e cila është e aftë financiarisht të shlyejë detyrimet e garancisë.

Nëse qiramarrësi ka opsionin ta blejë mjetin aktivin me një çmim që pritet të jetë në mënyrë të konsiderueshme më i ulët se vlera e drejtë

e tij, si dhe është mjaftueshmërisht e sigurt që qiramarrësi do ta përdorë këtë opsion, atëherë shuma minimale e pagesave të qirasë do të

përbëhet nga pagesat minimale të qirasë së pagueshme gjatë afatit të qirasë dhe pagesat për ushtrimin e opsionit të blerjes.

Jeta ekonomike është ose

(a) periudha, gjatë së cilës një aktiv pritet të jetë i përdorshëm ekonomikisht nga një ose disa përdorues;

(b) numri i produkteve ose njësive të tjera të ngjashme, që priten të përfitohen nga përdorimi i aktivit nga një ose disa përdorues.

Jeta e dobishme është periudha, gjatë së cilës parashikohen të përdoren përfitimet ekonomike nga përdorimi i mjetitaktivit, pavarësisht

nga afati i qirasë.

Vlera e mbetur e garantuar është:

(a) për qiramarrësin, pjesa e vlerës së mbetur që garantohet nga qiramarrësi ose nga një palë e lidhur me qiramarrësin (shuma e

garancisë është shuma maksimale që mund të bëhet e pagueshme në çdo çast);

(b) për qiradhënësin, pjesa e vlerës së mbetur që garantohet nga qiramarrësi ose nga një palë e tretë, që nuk ka lidhje me qiradhënësin

dhe që ka mundësi financiare të përballojë detyrimet e garancisë.

Vlera e mbetur e pagarantuar është ajo pjesë e vlerës së mbetur të mjetit aktivit të dhënë me qira, realizimi i së cilës nga qiradhënësi nuk

është i sigurt ose është i garantuar vetëm nga një palë e lidhur me qiradhënësin.

Investimi bruto në qira është shuma e përgjithshme e pagesave minimale të qirasë të arkëtueshme nga qiradhënësi, në bazë të

marrëveshjes së qirasë financiare, si dhe ndonjë vlerë e mbetur e pagarantuar që do t‟i krijohej qiradhënësit si e arkëtueshme.

Të ardhurat financiare të pafituara janë diferenca midis investimit bruto në qira dhe investimit neto në qira.

Investimi neto në qira është investimi bruto në qira, i skontuar me normën e interesit të nënkuptuar në qira.

Norma e interesit, e nënkuptuar në qira, është norma e skontimit, e cila në momentin e krijimit të marrëveshjes së qirasë bën që vlera

totale aktuale e:

(a) pagesave minimale të qirasë dhe

(b) vlerës së mbetur të pagarantuar

të jetë e barabartë me shumën e vlerës së drejtë të aktivit të dhënë me qira, si dhe ndonjë kosto fillestare të drejtpërdrejtë të qiradhënësit.

Page 5: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Norma rritëse e interesit të huamarrjes së qiramarrësit është ajo normë interesi që qiramarrësit do t‟i duhej të paguante për një qira të

njëjtë ose për të marrë hua për blerjen e një mjeti aktivi të ngjashëm.

Kostot e drejtpërdrejta fillestare janë kostot e paevitueshme të bisedimeve dhe hartimit të marrëveshjes së qirasë, përveç kostove të

prodhuesve dhe qiradhënësve ndërmjetës.

Qiraja e mundshme është ajo pjesë e pagesës së qirasë që nuk është e përcaktuar në një shumë fikse dhe që shuma e saj nuk varet nga

afati i qirasë, por varet nga disa faktorë të tjerë (për shembull fitimi, sasia e përdorimit, treguesit e çmimit, normat e tregut për interesin).

KLASIFIKIMI I QIRAVE NË QIRA FINANCIARE DHE QIRA TË ZAKONSHME

9 Të gjitha mMarrëveshjet e qirasë do të klasifikohen ose si qira financiare ose si qira e zakonshme. Faktori përcaktues për klasifikimin e

qirave është niveli deri ku rreziqet dhe përfitimet, që lidhen me pronësinë e një mjeti aktivi të dhënë me qira, i takojnë qiramarrësit apo

qiradhënësit.

10 Rreziqet e lidhura me mjetin aktivin e dhënë me qira kanë të bëjnë, ndër të tjera, me humbjet e mundshme nga kapaciteti i pashfrytëzuar

ose vjetrimi i mjetit aktivit, si dhe me rreziqet që vijnë nga ndikimi i mjedisit ekonomik ndaj përdorimit të mjetit aktivit. Përfitimet që

lidhen me mjetin aktivin e dhënë me qira kanë të bëjnë me të ardhurat e pritshme gjatë jetës së dobishme të mjetitaktivit, rritjen e vlerës

së mjetit aktivit ose fitimin e realizuar nga shitja e tij.

11 Një qira klasifikohet si qira financiare, nëse ajo transferon në mënyrë thelbësore të gjitha rreziqet dhe përfitimet e rastësishme të

pronësisë. Një qira klasifikohet si qira e zakonshme në qoftë se ajo nuk transferon në mënyrë thelbësore të gjitha rreziqet dhe përfitimet e

rastësishme të pronësisë. financiare, nëse nëpërmjet saj qiramarrësit i kalojnë një pjesë të konsiderueshme të rreziqeve dhe të përfitimeve

të lidhura me pronësinë; në të kundërt, qiraja klasifikohet si e zakonshme.

12 Meqenëse transaksioni mes qiradhënësit dhe qiramarrësit bazohet në një marrëveshje qiraje të përbashkët, që është e detyrueshme për të

dyja palët, të dyja palët duhet të përdorin të njëjtat përkufizime kur bëjnë klasifikimin e marrëveshjeve të qirasë.t e përdorura duhet të

jenë të njëjta. Nga ana tjetër, meqenëse të dyja palët përdorin supozime të ndryshme për klasifikimin e marrëveshjeve të qirasë, në

rrethana të caktuara, qiradhënësi dhe qiramarrësi mund të klasifikojnë të njëjtën marrëveshje qiraje në mënyra të ndryshme.

13 Klasifikimi i një marrëveshje qiraje, si qira financiare apo të zakonshme, varet më shumë nga përmbajtja ekonomike e transaksionit se sa

nga forma ligjore e kontratës. Marrëveshjet e qirasë, që plotësojnë kriteret e një qiraje financiare, sipas këtij standardi do të njihen në

pasqyrat financiare si qira financiare, pavarësisht nga fakti që nga ana ligjore ose formale ato mund të konsiderohen si marrëveshje të një

qiraje të zakonshme.

14 Shembuj të situatave që në mënyrë të veçantë apo të kombinuara normalisht të çojnë në klasifikimin e një qiraje si qira financiare janë:

(a) qiraja transferon pronësinë e aktivit tek qiramarrësi në fund të afatit të qirasë.

(b) qiramarrësi ka opsionin për ta blerë aktivin me një çmim që pritet të jenë mjaft më i ulët se vlera e drejtë në datën kur ky opsion

bëhet i ushtrueshëm dhe ka një siguri të arsyeshme, që në fillimin e qirasë, që opsioni do të ushtrohet.

(c) afati i qirasë përfshin pjesën më të madhe të jetës ekonomike të aktiveve, edhe nëse titulli i pronësisë nuk është transferuar.

(d) në fillim të qirasë vlera aktuale e pagesave minimale të qirasë është realisht, të paktën, sa gjithë vlera e drejtë e aktivit të dhënë me

qira.

(e) aktivet e dhëna me qira janë të një natyre të veçantë në mënyrë të tillë që vetëm qiramarrësi mund t'i përdorë ato pa iu bërë

modifikime të mëdha.

Page 6: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Në përgjithësi, kriteret e mëposhtme u referohen situatave ku rreziqet dhe përfitimet, që lidhen me pronësinë e mjetit, i kalojnë

qiramarrësit në një masë te konsiderueshme, gjë që bën që qiraja të klasifikohet si qira financiare:

(a) pronësia e mjetit të dhënë me qira i kalon qiramarrësit në fund të afatit të qirasë;

(b) qiramarrësi e ka mundësinë ta blejë mjetin me një çmim që pritet të jetë mjaftueshmërisht më i ulët se vlera e drejtë e tij, në datën

kur kjo blerje kryhet, si dhe që në krijimin e qirasë është mjaftueshmërisht e sigurt që qiramarrësi do ta shfrytëzojë këtë mundësi;

(c) afati i qirasë zë pjesën më të madhe (mbi 75%) të jetës ekonomike të mjetit të dhënë me qira, edhe pse titulli i pronësisë nuk

është transferuar ende;

(d) në datën e krijimit të një qiraje, vlera aktuale e pagesave minimale të qirasë zë pjesën më të madhe (mbi 90%) të gjithë vlerës së

drejtë të mjetit të dhënë me qira;

(e) mjeti i dhënë me qira është i një natyre specifike të tillë që vetëm qiramarrësi mund ta përdorë atë pa shumë modifikime dhe,

rrjedhimisht, marrëveshja e qirasë mund të rinovohet me të njëjtin qiramarrës, për një periudhë që zë një pjesë të mirë të jetës së

dobishme të mjetit.

15 Shembujt e mëposhtëm u përkasin situatave që, më vete ose të kombinuara, mund të çojnë në klasifikimin e një qiraje, si qira financiare:

(a) nëse qiramarrësi mund të anullojë marrëveshjen e qirasë, humbjet e qiradhënësit lidhur me anullimin e marrëveshjes i ngarkohen

qiramarrësit;

(b) fitimet ose humbjet nga luhatjet në vlerën e mbetur të aktivit të dhënë me qira i ngarkohen qiramarrësit (për shembull në formën e një

zbritje mbi qiranë që është e barabartë me pothuaj të gjithë të ardhurat nga shitja në fund të qirasë).

(a) nëse qiramarrësi e ndërpret qiranë, humbjet e qiradhënësit, që vijnë nga kjo ndërprerje, i merr përsipër qiramarrësi;;

(b) fitimet ose humbjet nga luhatjet në vlerën e drejtë të vlerës së mbetur të mjetit mbulohen nga qiramarrësi (për shembull, shumat e

qirave të paguara gjatë afatit të qirasë pakësohen nga arkëtimet që përfitohen nga shitja e mjetit në fund të afatit të qirasë);

(c) qiramarrësi e ka mundësinë ta vazhdojë marrëveshjen e qirasë për një periudhë të dytë, me një pagesë qiraje shumë më të ulët se sa

vlera e qirasë në treg.

16 Në përgjithësi, prania vetëm e njërës prej situatave të përshkruara në paragrafët 12-1314-15 është tregues se rreziqet dhe përfitimet, që

lidhen me pronësinë e mjetit, aktivit i kalojnë qiramarrësit në masë të konsiderueshme dhe, për rrjedhojë, kemi të bëjmë me një qira

financiare. Megjithatë, kur bëhet klasifikimi i qirave, duhet të merren në konsideratë të gjitha rreziqet dhe përfitimet që rrjedhin nga një

marrëveshje qiraje. Në disa raste rreziqet dhe përfitimet që lidhen me pronësinë mund të mos i kalojnë qiramarrësit, edhe pse disa nga

kushtet e renditura në paragrafët 12-1314-15 plotësohen. Për shembull, në një situatë ku afati i qirasë zë pjesën më të madhe të jetës

ekonomike të mjetit aktivit të dhënë me qira, ndërkohë që pjesa më e madhe e pagesave të qirasë është e kushtëzuar (për shembull, në

varësi të xhiros së gjeneruar nga përdorimi i mjetit aktivit të dhënë me qira) qiradhënësi vazhdon të jetë mbartës në një masë të

konsiderueshme i të gjitha rreziqeve dhe përfitimeve që lidhen me pronësinë dhe, si rezultat, marrëveshja e qirasë klasifikohet si qira e

zakonshme.

17 Klasifikimi i qirasë bëhet në datën e krijimit të qirasë. Nëse qiradhënësi dhe qiramarrësi më vonë bien dakord t‟i ndryshojnë kushtet e

qirasë (përveç rasteve të rinovimit të qirasë), në një mënyrë të tillë që do të çonte në një klasifikim tjetër të qirasë, marrëveshja e

ndryshuar konsiderohet si marrëveshje e re. Ndryshimet në vlerësim (për shembull, ndryshimet në përllogaritjen e jetës ekonomike ose

Page 7: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

vlerës së mbetur të mjetit aktivit të dhënë me qira) dhe rrethana (për shembull, mospagesa nga qiramarrësi) nuk sjellin klasifikim të ri të

një qiraje për qëllime kontabilizimi.

18 Ashtu si qiratë e mjeteve aktiveve të tjera, edhe qiratë e tokës dhe ndërtesave klasifikohen si qira financiare ose të zakonshme. Në rast se

bëhet fjalë për një marrëveshje qiraje për tokë dhe ndërtesë së bashku, pagesat minimale të qirasë ndahen mes tokës dhe ndërtesës (më

përjashtim të rasteve të përmendura në paragrafin 1719), në përpjesëtim me vlerat e drejta të tyre. Në përgjithësi, toka ka një jetë të

dobishme pa afat, prandaj pagesat e qirasë për të klasifikohen si qira e zakonshme, përveç rastit kur titulli i pronësisë i kalon

qiramarrësit. Për klasifikimin e ndërtesave përdoren kriteret e dhëna në paragrafët 12-1314-15.

19 Përsa u përket Ppagesatve minimale të qirasë, nuk është nevoja të bëhet një ndarjendahen mes tokës dhe ndërtesës, vetëm në rastet e

mëposhtme:

(a) kur pagesat e qirasë nuk mund të ndahen në mënyrë të besueshme mes tokës dhe ndërtesës (në një rast të tillë e gjithë qiraja do të

klasifikohet si qira financiare, përveç rastit kur është e qartë që, si toka ashtu dhe ndërtesa i plotësojnë kriteret për një qira të

zakonshme);

(b) kur shuma ose vlera që i përket tokës nuk është materiale (në rast të tillë e gjithë qiraja klasifikohet, ashtu siç klasifikohet edhe

ndërtesa, në përputhje me paragrafët 14-15).

TRAJTIMI KONTABËL I QIRAVE NË PASQYRAT FINANCIARE TË QIRADHËNËSIT

Qiratë financiare

20 Qiradhënësi do të njohë në bilancin pasqyrën e tij të pozicionit financiar e tij mjetet aktivet e dhëna me qira financiare, si një kërkesë

për t‟u arkëtuar në një shumë të barabartë me investimin neto në qira.

21 Në një qira financiare, qiradhënësi i kalon qiramarrësit në masë të konsiderueshme rreziqet dhe përfitimet që lidhen me pronësinë e

mjetit aktivit të dhënë me qira, pra qiradhënësi e heq mjetin aktivin e dhënë me qira nga bilanci pasqyra e tij e pozicionit financiar i tij

dhe e zëvendëson atë me pagesa të qirasë financiare për t‟u arkëtuar (ose me “investimin neto në qiranë financiare”). Pagesa e qirasë

financiare për t‟u arkëtuar (“investimi neto në qiranë financiare”) është e barabartë me vlerën aktuale të skontuar të pagesave të qirasë

dhe të vlerës së mbetur të mundshme (ose “vlerën e mbetur të pagarantuar”) në fund të afatit të qirasë.

22 Pagesat e qirasë, të marra nga qiradhënësi, ndahen në pagesa të principalit të qirasë financiare për t‟u arkëtuar dhe të ardhura financiare

(ose pagesat e interesit). Të ardhurat financiare shpërndahen gjatë përgjatë afatit të qirasë, me qëllim që ato të japin një normë konstante

periodike interesi mbi gjendjen e mbetur të investimit neto në qiranë financiare.

23 Vlerat e mbetura të pagarantuara të qiradhënësit të përdorura në pPërllogaritjet e përdorura për përcaktimin e investimit bruto në vlerat e

mbetura të pagarantuara të qiradhënësit do të rishihen në mënyrë periodike. Në rastet e pakësimit të vlerës së mbetur të pagarantuar,

shpërndarja e të ardhurave gjatë gjithë përgjatë afatit të qirasë rishihet dhe reduktimi i mundshëm i shumave, i njohur më parë si të

ardhura, njihet menjëherë si shpenzim

24 Kostot e drejtpërdrejta fillestare të qiradhënësit për negocimin dhe hartimin e marrëveshjeve të qirasë (për shembull, komisionet dhe

kostot e noterizimeve), përdoren për llogaritjen e normës së interesit, të nënkuptuar në qira dhe qiranë financiare të arkëtueshme, si dhe

njihen si një pakësim i të ardhurave gjatë afatit të qirasë. Raste përjashtimore janë ato kur qiradhënësit janë prodhues apo qiradhënës,

ndërmjetës të cilit do t‟i njohin këto kosto të drejtpërdrejta fillestare si shpenzime.

Për qiratë financiare, përveç atyre ku përfshihen qiradhënësit prodhues apo tregtarë, kostot fillestare të drejtpërdrejta (kostot shtesë që

lidhen drejtpërdrejt me negocimin dhe nënshkrimin e një qiraje, si p.sh. komisionet dhe kostot e noterizimeve) përfshihen në matjen

Page 8: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

fillestare të qirasë financiare të arkëtueshme dhe zvogëlojnë shumat e të ardhurave të njohura gjatë afatit të qirasë.

25 Prodhuesit apo tregtarët shpesh ofrojnë për konsumatorët zgjedhjen ose të blerjes ose të marrjes me qira të një aktivi. Një qira financiare

e një aktivi nga një qiradhënës prodhues apo tregtar shkakton dy lloje të ardhurash:

(a) fitim ose humbje ekuivalente me fitimin ose humbjen që rezulton nga shitja e drejtpërdrejtë e aktiveve të dhëna me qira, me çmime të

shitjes normale, duke pasqyruar edhe ndonjë zbritje tregtare të bërë për shitje në vëllim të madh, dhe

(b) të ardhura financiare përgjatë afatit të qirasë.

Njihen dy lloje të ardhurash, kur qiradhënësit, të cilët janë prodhues ose qiradhënës ndërmjetës, i shesin produktet e tyre nëpërmjet qirasë

financiare:

(a) fitimi i shitjes që kontabilizohet me futjen në zbatim të marrëveshjes së qirasë;

(b) të ardhurat financiare që kontabilizohen gjatë afatit të qirasë.

26 Të ardhurat e shitjeve të kontabilizuara me fillimin e afatit të qirasë nga një qiradhënës, që është prodhues ose ndërmjetëstregtar,

përbëhen nga vlera e drejtë e mjetit aktivit ose nga vlera aktuale e pagesave minimale të qirasë që njihen nga qiradhënësi, nëse e dyta

është më e vogël, e skontuar me vlerën e interesit të tregut. Kostoja e mallrave të shitura, e njohur me fillimin e afatit të qirasë, është

kostoja e mjetit aktivit të dhënë me qira (ose vlera kontabël neto, nëse kjo është e ndryshme nga e parà) minus vlerën aktuale të vlerës së

mbetur të pagarantuar. Diferenca midis të ardhurave të shitjes dhe kostos së shitjes është fitimi nga shitja, i cili njihet në përputhje me

politikën e njësisë ekonomike për shitjet e drejtpërdrejta.

27 Ka raste kur qiradhënësit, që janë prodhues ose ndërmjetëstregtar, ofrojnë në mënyrë artificiale norma të ulëta interesi me qëllim që të

tërheqin klientë. Përdorimi i normave të tilla do të çojë në një sasi më të madhe të të ardhurave të përgjithshme nga transaksioni i

qiradhënies në momentin e shitjes. Në rastet kur ofrohen norma interesi të ulura artificialisht, si të ardhura nga shitja, do të njihet vetëm

ajo pjesë që do të kishte qenë njohur, nëse do të ishin përdorur norma tregu të interesit.

28 Kostot e kryera nga prodhuesi ose tregtari qiradhënës në lidhje me negocimin dhe nënshkrimin e një qiraje do të njihen si një shpenzim

kur njihet fitimi nga shitja.

Me fillimin e afatit të qirasë, kostot e drejtpërdrejta, që kanë të bëjnë me marrëveshjen e qirasë të nënshkruar me qiradhënës që janë

prodhues ose ndërmjetës, njihen si shpenzime pasi ato lidhen pothuajse tërësisht me fitimin e realizuar në shitje nga qiradhënësit.

Qiratë e zakonshme

29 Qiradhënësit do t‟i paraqesin në bilancin pasqyrën e tyre të pozicionit financiar e tyre mjetet aktivet e dhëna me qira të zakonshme, në

varësi të natyrës së mjetitaktivit , në të njëjtën mënyrë siç veprohet edhe me mjetet aktivet e tjera.

30 Pagesat e qirasë së zakonshme do të njihen si të ardhura (me përjashtim të shumave për shërbime të tilla si sigurimi dhe mirëmbajtja),

duke përdorur metodën lineare, për aq kohë sa nuk ka ndonjë metodë tjetër më sistematike dhe më përfaqësuese të mënyrës se si

pakësohen përfitimet që vijnë nga përdorimi i mjetit. përvec rasteve kur :

(a) një tjetër bazë sistematike është përfaqësuese e modelit kohor të përfitimeve nga aktivi i dhënë me qira, edhe pse kryerja e pagesave

nuk bëhet mbi këtë bazë, ose

(b) pagesat që i bëhen qiradhënësi janë të strukturuara të rriten në përputhje me rritjen e inflacionit të përgjithshëm të pritshëm (bazuar

në indekset ose statistikat e publikuara), për t‟i kompensuar qiradhënësit rritjet e pritshme të kostos inflacioniste. Nëse pagesat që i

Page 9: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

bëhen qiradhënësit ndryshojnë sipas faktorëve të tjerë dhe jo sipas inflacionit, atëherë kushti (b) nuk plotësohet.

Pagesat e mbledhura gjatë afatit të qirasë do të njihen si të ardhura, duke përdorur metodën lineare përgjatë afatit të qirasë, pavarësisht

nga koha e pagesave ose shuma e tyre.

31 Një qiradhënës do të njohë si një shpenzim kostot, duke përfshirë amortizimin, të kryera për të fituar të ardhura nga qiraja.

32 Kostot fillestare të drejtpërdrejta, që kanë të bëjnë me nënshkrimin e qirave të zakonshme, do t‟i shtohen vlerës kontabël të aktivit të

dhënë me qira do të njihen si zë në aktivin e bilancit (nën të njëjtin zë me mjetin e dhënë me qira) dhe do të kalohen në shpenzime

përgjatëgjatë afatit të qirasë në përpjesëtim me njohjen e të ardhurave nga qiraja.

33 Mjeti Aktivi i dhënë me qira do të amortizohet në përputhje me metodat e zakonshme që përdoren për amortizimin e mjeteve aktiveve të

ngjashme të njësisë ekonomike. Nëse ka dyshime, në lidhje me rënien e vlerës së mjetit aktivit të dhënë me qira, atëherë do të kryhet një

testim zhvlerësimi në përputhje me SKK 5 Aktivet afatgjata materiale dhe aktivet afatgjata jomateriale.

TRAJTIMI KONTABËL I QIRAVE NË PASQYRAT FINANCIARE TË QIRAMARRËSIT

Qiratë financiare

34 Në fillim të afatit të qirasë, qiramarrësi do ta njohë qiranë financiare në bilancin në pasqyrën e pozicionit financiar e tij si zë aktivi dhe

zë pasivi, në shuma që janë të barabarta me vlerën e drejtë të mjetit aktivit të marrë me qira ose me vlerën aktuale të pagesave minimale

të qirasë, nëse kjo e dyta është më e vogël. Norma e skontimit që përdoret për llogaritjen e vlerës aktuale të pagesave minimale të qirasë

është norma e interesit e nënkuptuar në qira ose, nëse llogaritja e saj nuk është e mundur, norma e interesit të huamarrjes nga

qiramarrësi.

Ndonëse, në përputhje me formën ligjore të marrëveshjes së qirasë, titulli i pronësisë mbi mjetin aktivin e dhënë me qira mund të mos i

kalohet qiramarrësit, në rastin e qirasë financiare, qiramarrësi praktikisht i vjel përfitimet ekonomike nga përdorimi i mjetit aktivit të

marrë me qira përgjatë një pjese të konsiderueshme të jetës së tij ekonomike, në këmbim të marrjes përsipër të detyrimit për të paguar

për këtë të drejtë një shumë që është e përafërt me vlerën e drejtë të mjetit plus shpenzimet përkatëse financiare. Nëse një transaksion i

tillë nuk pasqyrohet në bilancin pasqyrën e pozicionit financiar tëe qiramarrësit, niveli i aktivit dhe pasivit të i bilancit pasqyrës së

pozicionit financiar do të ishte më i vogël se sa duhet të ishte në të vërtetë. Në fillim të afatit të qirasë, shumat e aktivit dhe pasivit për

pagesa të ardhshme të qirasë në bilancin pasqyrën e pozicionit financiar të e qiramarrësit janë të barabarta.

35 Kostot e drejtpërdrejta fillestare direkt të qiramarrësit, për lidhjen e marrëveshjes së qirasë financiare, i shtohen kostos së mjetit aktivit të

marrë me qira.

36 Pagesat minimale të qirasë ndahen në shpenzime financiare dhe pakësime të detyrimit të mbetur. Shpenzimet financiare shpërndahen

gjatë afatit të qirasë (ose deri në një rivlerësim tjetër të interesit, nëse kemi të bëjmë me marrëveshje të qirasë me interes të luhatshëm)

me qëllim që të përftohet një normë interesi periodike e qëndrueshme mbi gjendjen e mbetur të pasivit. Një qiramarrës duhet t‟i ngarkojë

qiratë e kushtëzuara si shpenzime në periudhat në të cilat ato kanë ndodhur.

37 Një qira financiare përmban në vetvete shpenzime amortizimi për mjetet e amortizueshme, si dhe shpenzime financiare për çdo periudhë

kontabël. Një qiramarrës do të amortizojë një aktiv të marrë me qira financiare në përputhje me SKK 5. Normat e amortizimit, të

përdorura për amortizimin e mjeteve aktiveve të marra me qira, janë të njëjta me ato që përdoren për mjetet aktivet e tjera të njësisë

ekonomike. Nëse nuk është e sigurt që qiramarrësi do ta marrë mjetin aktivin nën pronësinë e tij në fund të afatit të qirasë, atëherë mjeti

aktivi amortizohet përgjatë afatit të qirasë ose përgjatë jetës së dobishme, në varësi se cila nga këto është më e shkurtër. Nëse ka

dyshime, në lidhje me rënien e vlerës së mjetit aktivit nën vlerën e tij kontabël, atëherë do të kryhet një testim zhvlerësimi në përputhje

me SKK 5 Aktivet afatgjata materiale dhe aktivet afatgjata jomateriale.

Qiratë e zakonshme

Page 10: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

38 Pagesat e qirasë së zakonshme do të njihen si shpenzime, duke përdorur metodën lineare përgjatë afatit të qirasë, pavarësisht nga koha

se kur kryhen këto pagesa për aq kohë sa nuk ka ndonjë metodë tjetër më sistematike e më përfaqësuese të mënyrës se si përdoruesit

marrin përfitimet nga përdorimi i mjetit të marrë me qira (me përjashtim të shpenzimeve për shërbime siç jane sigurimi dhe

mirëmbajtja), përveç rastit kur:

(a) një tjetër bazë sistematike është përfaqësuese e modelit kohor të përfitimit të përdoruesit, edhe në qoftë se pagesat nuk janë bërë mbi

këtë bazë, ose

(b) pagesat e bëra qiradhënësit janë të strukturuara të rriten në përputhje me inflacionin e përgjithshëm të pritshëm (bazuar në treguesit

ose statistikat e publikuara), për të kompensuar rritjet e pritshme të kostos inflacioniste për qiradhënësin. Nëse pagesat e bëra

qiradhënësit ndryshojnë për shkak të faktorëve të tjerë dhe jo për shkak të inflacionit të përgjithshëm, atëherë kushti (b) nuk plotësohet.

Pagesat minimale të qirasë, të kryera gjatë afatit të qirasë, do të njihen si shpenzime në mënyrë proporcionale përgjatë afatit të qirasë,

pavarësisht nga koha se kur kryhen këto pagesa.

VEPRIMET TRANSAKSIONET E SHITJES DHE RIMARRJES ME QIRA

39 Veprimi Transaksioni i shitjes dhe rimarrjes me qira ka të bëjë me shitjen e një mjeti aktivi dhe rimarrjen e të njëjtit mjet aktiv me qira.

Pagesa e qirasë dhe çmimi i shitjes zakonisht janë të ndërvarura, pasi ato negociohen bashkërisht si paketë. Njohja apo jo e transaksionit

të shitjes dhe rimarrjes me qira të të njëjtit mjet aktiv varet nga fakti nëse rimarrja me qira është një qira financiare apo e zakonshme,

dhe, nëse është qira e zakonshme, varet nga fakti nëse transaksioni është negociuar me çmimin e tregut apo jo. Trajtimi kontabël i

transaksionit të shitjes dhe i rimarrjes me qira varet nga lloji i qirasë.

40 Nëse një veprim shitjeje dhe rimarrje me qira rezulton në qira financiare, ai do të njihet si veprim financimi, dhe jo si veprim blerje-

shitje, d.m.th. mjeti “i shitur” do të qëndrojë në bilancin e shitësit dhe detyrimi i qirasë financiare do të njihet në bilanc në masën e

shumës së pagesës së arkëtuar (“çmimi i shitjes”). Diferenca mes “çmimit të shitjes” dhe pagesave minimale të qirasë njihet si një

shpenzim interesi përgjatë afatit të qirasë, në të njëjtën mënyrë siç veprohet me qiratë tipike financiare.

Në qoftë se një transaksion shitjeje dhe rimarrje me qira është rrjedhojë e një kontrate qiraje financiare, aktivi “i shitur” do të qëndrojë në

pasqyrën e pozicionit financiare të shitësit-qiramarrës. Tejkalimi i të ardhurave nga shitja mbi vlerën kontabël të aktivit nuk do të njihet

menjëherë si e ardhur. Në vend të kësaj, shitësi-qiramarrës do të shtyjë njohjen e tejkalimeve të tilla dhe do t‟i amortizojë përgjatë afatit

të qirasë. Ndërsa, diferenca mes “çmimit të shitjes” dhe pagesave minimale të qirasë njihet si një shpenzim interesi përgjatë afatit të

qirasë, në të njëjtën mënyrë siç veprohet me qiratë tipike financiare.

41 Nëse një veprim shitje dhe rimarrje me qira bëhet nën kushtet e qirasë së zakonshme, ai njihet si një veprim blerje-shitje, ndërkohë që

fitimi ose humbja do të njihen menjëherë, përveç rasteve kur:

(a) çmimi i shitjes është nën vlerën e drejtë të mjetit dhe ky çmim i ulët kompensohet nga norma të ulëta interesi në të ardhmen

(shih paragrafin 41);

(b) çmimi i shitjes është mbi vlerën e drejtë të aktivit (shih paragrafin 42).

Në qoftë se një transaksion shitjeje dhe i marrjes me qira është rrjedhojë e një qiraje të zakonshme, dhe është e qartë se transaksioni

bëhet mbi bazën e vlerës së drejtë, shitësi-qiramarrës do të njohë çdo fitim ose humbje menjëherë. Nëse çmimi i shitjes është nën vlerën

e drejtë, shitësi-qiramarrës do të njohë çdo fitim ose humbje menjëherë, me përjashtim të rastit kur:

Page 11: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

(a) humbja kompensohet nga pagesat e qirasë së ardhshme me çmime më të ulëta se ato të tregut. Në këtë rast, shitësi-qiramarrës do të

shtyjë njohjen e kësaj humbjeje dhe do ta amortizojë atë në përpjesëtim me pagesat e qirasë gjatë periudhës për të cilën aktivi pritet që të

përdoret;

(b) Nëse çmimi i shitjes është mbi vlerën e drejtë, shitësi-qiramarrës do të shtyjë njohjen e tejkalimit mbi vlerën e drejtë dhe do ta

amortizojë atë gjatë periudhës për të cilën aktivi pritet që të përdoret.

Nëse një rimarrje me qira është qira e zakonshme dhe pagesat e qirasë, si dhe çmimi i shitjes janë të njëjta me vlerën e drejtë të tyre,

atëherë kemi të bëjmë me një veprim normal shitjeje, prandaj ndonjë fitim ose humbje që mund të lindë njihen menjëherë.

Nëse çmimi i shitjes është nën vlerën e drejtë, atëherë fitimi ose humbja do të njihen menjëherë, përveç rastit kur humbja kompensohet

nga pagesa të ardhshme të qirasë nën çmimin e tregut. Në këtë rast, diferenca mes çmimit të shitjes dhe vlerës reale do të shtyhet në kohë

dhe do të amortizohet në përpjesëtim me pagesat e qirasë, përgjatë kohës së përdorimit të mjetit aktivit.

Nëse çmimi i shitjes është mbi vlerën e drejtë, teprica mbi këtë vlerë do të shtyhet në kohë dhe do të amortizohet përgjatë kohës së

përdorimit të mjetit aktivit..

42 Për qiratë e zakonshme, nëse vlera e drejtë në kohën e kryerjes së shitjes dhe rimarrjes me qira është më e vogël se vlera kontabël e një

mjeti aktivi , humbja e barabartë me diferencën mes vlerës kontabël dhe vlerës së drejtë do të njihet menjëherë.

SHËËNIMET SHPJEGUESE

SHPJEGIMET NË SHËNIMET E PASYRAVE FINANCIARE

43 Qiradhënësi dhe q Një qiramarrësi për qira financiare do të paraqesëin në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare informacionin e

mëposhtëm mbi kërkesat dhe detyrimet e një qiraje financiare (veçmas për qiratë individualisht të rëndësishme dhe të grupuara për qiratë

e tjera):

(a) totalin e pagesave minimale të ardhshme të qirasë në fund të periudhës raportueseshumat;

(b) koston dhe vlerën kontabël të aktivit të marrë me qira financiare;

(c) afatet e qirasë;

(d) normat e interesit;

(e) monedhat-bazë;

(f) një përshkrim të përgjithshëm të marrëveshjeve të rëndësishme të qirasë të qiramarrësit, duke përfshirë, për shembull, informacionin

në lidhje me qiratë e kushtëzuara, rinovimin ose opsionin e blerjes si dhe klauzolat përkatëse, nënqiratë, dhe kufizimet e vendosura nga

marrëveshjet e qirasëkushte të tjera të rëndësishme (p.sh. ekzistenca e pagesave të mundshme të qirasë; opsionet për rinovimin e

marrëveshjeve të qirasë dhe blerjes së mjetit; kufizimet e vendosura nga marrëveshjet e qirasë; vlerat e mbetura të pagarantuara të

mjeteve të dhëna me qira nga qiradhënësi, të cilat janë njohur në bilanc si pjesë e investimit bruto).

44 Një qiradhënës për qira financiare do të paraqesë në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare informacionin e mëposhtëm (veçmas

për qiratë individualisht të rëndësishme dhe të grupuara për qiratë e tjera):

(a) investimin bruto në qira dhe vlerën aktuale të pagesave minimale të qirasë së arkëtueshme në fund të periudhës raportuese;

(b) të ardhurat financiare të pafituara ;

(c) afatet e qirasë;

(d) normat e interesit;

Page 12: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

(e) monedhat-bazë;

(f) një përshkrim të përgjithshëm të marrëveshjeve të rëndësishme të qirasë, duke përfshirë, për shembull, informacionin në lidhje me

qiratë e kushtëzuara, rinovimin ose opsionin e blerjes dhe klauzolat përkatëse, nënqiratë, dhe kufizimet e vendosura nga marrëveshjet e

qirasë

Qiramarrësi do të paraqesë koston dhe vlerën kontabël të mjeteve të marra me qira financiare.

45 Qiradhënësi dhe qiramarrësi do të japin informacionin e mëposhtëm mbi qiratë e zakonshme:

(a) të ardhurat (shpenzimet) nga qiratë e zakonshme gjatë periudhës kontabël;

(b) të ardhurat (shpenzimet) e shtyra të marrëveshjeve të qirave të paanullueshme;

(c) një përshkrim të përgjithshëm të marrëveshjeve të rëndësishme të qirasë të bëra nga qiramarrësi, duke përfshirë, për shembull,

informacionin në lidhje me qiratë e kushtëzuara, rinovimin si dhe klauzolat përkatëse, nënqiratë, dhe kufizimet e vendosura nga

marrëveshjet e qirasëKërkesa të tjera shtesë që shoqërojnë marrëveshjet e qirasë (p.sh. ekzistenca e pagesave të mundshme të

qirasë, opsionet për rinovimin e marrëveshjeve të qirasë dhe blerjes së mjetit, kufizimet e vendosura nga marrëveshjet e qirasë etj).

Qiradhënësi do të japë informacion mbi koston dhe vlerën kontabël të mjeteve të dhëna me qira.

46 Kërkesat e përshkruara më sipër, përsa u përket shënimeve shpjeguese që duhet të japin qiradhënësit dhe qiramarrësit në pasqyrat e tyre

financiare, vlejnë gjithashtu edhe për transaksionet e shitjes dhe rimarrjes me qira. Në rastet e veprimeve të shitjes dhe rimarrjes me qira

do të jepen më vete përshkrimet e të gjitha marrëveshjeve të rëndësishme, të lidhura të shitjes dhe rimarrjes me qira.

DATA E HYRJES NË ZBATIM

47 Ky Standard do të zbatohet në pasqyrat financiare që mbulojnë periudha kontabël që fillojnë më ose pas datës 1 janar 20082014. Ky

Standard duhet të zbatohet në mënyrë prospektive retrospektive.

nga data 1 janar 2008, d.m.th. pa ndryshuar pasqyrat financiare krahasuese të vitit 2007, të cilat janë përgatitur sipas kërkesave

ekzistuese të kontabilitetit. Ky qëndrim do të zbatohet për të gjitha SKK-të. Nuk lejohet që disa SKK të zbatohen në mënyrë prospektive

dhe disa të tjerë në mënyrë retrospektive.

48 KRAHASIMI ME STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË RAPORTIMIT FINANCIAR PËR NJËSITË EKONOMIKE TË

VOGLA DHE TË MESME (SNRF PER NVM) (SNK/SNRF)

Tabela më poshtë tregon se si korrespondojnë përmbajtjet e këtij Standardi me SNRF për NVMSNK-të/SNRF-të përkatëse. Paragrafët

janë trajtuar si korresponduese, nëse ato trajtojnë në përgjithësi të njëjtën çështje, pavarësisht nga fakti që përshkrimet në standardet e

referuara mund të kenë ndryshim.

Paragrafët e SKK 7 Paragrafët e SNRF për NVM botuar në korrik 2009

Paragrafi 1 Asnjë

Paragrafi 2 Asnjë

Paragrafi 3 Asnjë

Paragrafi 4 Asnjë

Paragrafi 5 Sek 20.1

Paragrafi 6 Sek 20.2

Paragrafi 7 Sek 20.3

Paragrafi 8 Asnjë

Page 13: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Paragrafi 9 Asnjë

Paragrafi 10 Asnjë

Paragrafi 11 Sek 20.4

Paragrafi 12 Asnjë

Paragrafi 13 Sek 20.5

Paragrafi 14 Sek 20.5

Paragrafi15 Sek 20.6

Paragrafi 16 Sek 20.7

Paragrafi 17 Sek 20.8

Paragrafi 18 Asnjë

Paragrafi 19 Asnjë

Paragrafi 20 Sek 20.17

Paragrafi 21 Sek 20.17

Paragrafi 22 Sek 20.19

Paragrafi 23 Asnjë

Paragrafi 24 Sek 20.18

Paragrafi 25 Sek 20.20

Paragrafi 26 Sek 20.21

Paragrafi 27 Sek 20.22

Paragrafi 28 Sek 20.22

Paragrafi 29 Sek 20.24

Paragrafi 30 Sek 20.25

Paragrafi 31 Sek 20.26

Paragrafi 32 Sek 20.27

Paragrafi 33 Sek 20.28

Paragrafi 34 Sek 20.9

Paragrafi 35 Asnjë

Paragrafi 36 Sek 20.11

Paragrafi 37 Sek 20.12

Paragrafi 38 Sek 20.15

Paragrafi 39 Sek 20.32

Paragrafi 40 Sek 20.33

Paragrafi 41 Sek 20.34

Paragrafi 42 Asnjë

Paragrafi 43 Sek 20.13-14

Paragrafi 44 Sek 20.23

Paragrafi 45 Sek 20.16

Page 14: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Paragrafi 46 Sek 20.35

Paragrafi 47 Asnjë

Paragrafi 48 Asnjë

BAZA E KONKLUZIONEVE

HYRJE

BK1 SKK 7, që u publikua në vitin 2006 para se të bëhej prezantimi i SNRF për NVM-të nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të

Kontabilitetit, bazohej fillimisht në SNK 17 dhe SIC 15. SNRF për NVM-të u publikuan në vitin 2009. Ato përfaqësojnë një formë të

thjeshtuar të SNRF-ve të përshtatshme për njësitë ekonomike pa përgjegjësi publike.

BK2 Në 24 nëntor 2012 Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit („KKK‟) mori vendimin për të rishikuar SKK-të ekzistuese me qëllimin për t‟i

përshtatur kërkesat e kontabilitetit me SNRF për NVM-të. Ky vendim u mor me qëllim që kërkesat e kontabilitetit të detyrueshme për

njësitë ekonomike shqiptare, të cilave nuk u kërkohet të zbatojnë SNRF-të në përgatitjen e pasqyrave financiare, sipas ligjit 9228 datë 29

prill 2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, të ndryshuar, të ishin në përputhje me kriteret ndërkombëtare.

BK3 KKK-ja shqyrtoi mundësinë për zëvendësimin e SKK-ve ekzistuese me SNRF për NVM-të, por vendosi të mos e bëjë një gjë të tillë

duke qenë se SNRF për NVM-të nuk janë plotësisht në përputhje me direktivat e BE-së për Legjislacionin e Shoqërive. KKK-ja do ta

rishqyrtojë këtë alternativë pasi Direktiva e BE-së e përditësuar dhe SNRF për NVM-të të përditësuara të jenë publikuar.

BK4 Ndryshimet e bëra në versionin e përmiresuar të SKK 7 janë të pjesshme krahasuar me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. KKK-ja e ka

shfytëzuar rishikimin e SKK 7 për të hequr shembujt ilustrues të paraqitur në SKK 7 në versionin origjinal dhe e ka plotësuar këtë

standard me një seksion që përmban Udhëzuesin për Zbatimin e tij ku përfshihen shembuj më të plotë të zbatimit të standardit në dobi të

hartuesve të pasqyrave financiare.

OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES (Paragrafët 1 deri 3)

BK5 Paragrafi 2 i SKK 7 në versionin origjinal është ndryshuar për t‟iu referuar Seksionit 20 të SNRF për NVM-të. Tabela korresponduese

midis SKK-ve dhe SNRF-ve është ndryshuar për të paraqitur krahasimin me SNRF për NVM-të.

FUSHA E ZBATIMIT (Paragrafët 4 deri 7)

BK6 KKK-ja vendosi të përcaktojë në mënyrë të qartë në këtë standard se disa lloj marrëveshjesh nuk përfshihen në fushën e zbatimit të SKK

7, të tilla si: a) qiratë për kërkimin ose për shfrytëzimin e mineraleve, të naftës, gazit natyror dhe burime jorigjeneruese të ngjashme të

cilat trajtohen në SKK 13 Aktivet biologjike dhe marrëveshjet konçesionare; marrëveshjet e liçensimit për zëra të tillë si filmat, video

regjistrimet, lojrat, dorëshkrimet, patentat dhe të drejtat e autorit të cilat trajtohen në SKK 5 Aktivet afagjata materiale dhe aktivet

afagjata jomateriale); matjet e pasurisë së mbajtur nga qiramarrësi që trajtohet si aktiv afatgjatë material për investim dhe matjet e

aktivit afatgjatë material për investim i dhënë nga qiradhënësi sipas qirasë së zakonshme të cilat trajtohen në SKK 5 Aktivet afagjata

materiale dhe aktivet afagjata jomateriale; matjet e aktiveve biologjike, të mbajtura nga qiramarrësi sipas qirasë financiare dhe aktiveve

biologjike të dhëna nga qiradhënësi me qira të zakonshme të cilat trajtohen në SKK 13 Aktivet biologjike; qiratë që mund të çojnë në një

humbje për qiradhënësin ose qiramarrësin si rezultat i kushteve kontraktuale që nuk janë të lidhura me ndryshimet në çmimin e aktivit të

dhënë me qira, ndryshimet në kursin e këmbimit të monedhave të huaja, ose i një tërheqjeje nga kontrata e njërës prej palëve; si dhe

qiratë e zakonshme kur janë kontrata me kushte rënduese. Këto përjashtime paraqiten në një paragraf të ri (paragrafi 5). Fusha e zbatimit

të Standardit korrespondon tani me fushën e zbatimit të Seksionit 20 të SNRF për NVM-të.

BK7 Në SKK 7 të përmirësuar është shtuar një paragraf (paragrafi 7) për të sqaruar se disa marrëveshje, si për shembull marrëveshjet për

kryerje shërbimesh nga burimet e jashtme (outsourcing), kontratat e telekomunikacionit që sigurojnë të drejtat për kapacitete, dhe

kontratat merr-ose-paguaj, edhe pse nuk kanë formën ligjore të një kontrate qiraje, ato janë në thelb marrëveshje qiraje për aktivet pasi

Page 15: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

ato e kalojnë të drejtën e përdorimit të aktiveve në këmbim të pagesave, dhe prandaj ato duhet të trajtohen në bazë të këtij Standardi.

Fusha e zbatimit të Standardit korrespondon tani me fushën e zbatimit të Seksionit 20 të SNRF për NVM-të.

PËRKUFIZIMET KRYESORE (Paragrafi 8)

BK8 Seksioni 20 nuk përmban përkufizime. KKK-ja është i bindur se struktura dhe formulimi i SKK 7 përsa i përket përkufizimeve të dhëna

në të, e bën Standardin më të kuptueshëm për hartuesit e pasqyrave financiare,dhe për këtë arsye ka vendosur të mbajë përkufizimet e

versionit origjinal të Standardit, me disa ndryshime për t‟i qartësuar ato.

KLASIFIKIMI I QIRAVE NË QIRA FINANCIARE DHE QIRA TË ZAKONSHME (Paragrafët 9 deri 19)

BK9 Për një paraqitje më të plotë të situatave që në mënyrë të veçantë apo të kombinuar normalisht të çojnë në klasifikimin e një qiraje si qira

financiare KKK-ja ka vendosur të shtojë një paragraf të ri (paragrafin 14) i cili jep një paraqitje të plotë të këtyre situatave në përputhje

me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të.

BK10 Disa nga paragrafët në këtë seksion (paragrafët 11, 12 dhe 15) janë përmirësuar për një paraqitje më të qartë në lidhje me kërkesat për

klasifikimin e qirave në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të.

TRAJTIMI KONTABËL I QIRAVE NË PASQYRAT FINANCIARE TË QIRADHËNËSIT (Paragrafët 20 deri 33)

Qiratë financiare (Paragrafët 20 deri 28)

BK11 Paragrafi 26 i SKK të përmirësuar (paragrafi 24 i versionit origjinal) është ndryshuar për të qartësuar trajtimin kontabël të diferencës

midis të ardhurave të shitjes dhe kostos së shitjes qe është fitimi nga shitja, i cili njihet në përputhje me politikën e njësisë ekonomike për

shitjet e drejtpërdrejta. Kjo bën që trajtimi kontabël i kërkuar nga SKK 7 i rishikuar të jetë në përputhje me atë që kërkohet nga Seksioni

20 i SNRF për NVM-të.

BK12 Disa nga paragrafët në këtë seksion (paragrafët 23, 24, 25 dhe 28) janë përmirësuar për një paraqitje më të qartë në lidhje me trajtimin

kontabël të qirave financiare nga qiradhënësi në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të.

Qiratë e zakonshme (Paragrafët 29 deri 33)

BK13 KKK-ja ka vendosur të përmirësojë paragrafin 30 (paragrafi 28 në versionin origjinal) duke shtuar një kusht të dytë në lidhje me

mënyrën e njohjes së të ardhurave nga qiratë e zakonshme. Kjo mënyrë ka të bëjë me rastet kur pagesat që i bëhen qiradhënësit janë të

strukturuara të rriten në përputhje me rritjen e inflacionit të përgjithshëm të pritshëm (bazuar në indekset ose statistikat e publikuara),

për t‟i kompensuar qiradhënësit rritjet e pritshme të kostos inflacioniste, atëhere të ardhurat nga qiraja e zakonshme njihen jo në mënyrë

lienare. Në të kundërt, nëse pagesat që i bëhen qiradhënësit ndryshojnë sipas faktorëve të tjerë dhe jo për shkak të inflacionit, atëhere të

ardhurat nga qiraja e zakonshme njihen në mënyrë lineare përgjatë kohëzgjatjes së qirasë. Ky përmirësim e bën SKK 7 të jetë në

përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të.

BK14 Paragrafi 30 i SKK 7 të përmirësuar (paragrafi 28 në versionin origjinal) është përmirësuar për të qartësuar se të ardhurat e fituara për

shërbime të tilla si sigurimi dhe mirëmbajtja, nuk i nënshtrohen të njëjtës mënyrë njohjeje në të ardhura si dhe qiraja e zakonshme. Ky

përmirësim e bën SKK 7 të jetë në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të. Gjithashtu, paragrafi 29 në versionin origjinal të

SKK 7 është hequr pasi është përfshirë tek paragrafi 30 i SKK 7 të përmirësuar.

BK15 KKK-ja ka vendosur të shtojë një paragraf të ri (paragrafi 31) për të dhënë trajtimin kontabël të kostove, duke përfshirë amortizimin, të

kryera nga qiradhënësi për të fituar të ardhura nga qiraja, te cilat njihen si shpenzim. Ky përmirësim e bën SKK 7 të jetë në përputhje

me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të.

TRAJTIMI KONTABËL I QIRAVE NË PASQYRAT FINANCIARE TË QIRAMARRËSIT (Paragrafët 34 deri 38)

Qiratë financiare (Paragrafët 34 deri 37)

BK16 KKK-ja ka vendosur të heqë paragrafin 33 në versionin origjinal të SKK 7, pasi informacioni i dhënë në këtë paragraf ka të bëjë me

Page 16: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

klasifikimin e qirasë në financiare dhe të zakonshme, e cila është trajtuar në paragrafët 9 deri 19 të SKK 7 të përmirësuar.

BK17 Në paragrafin 35 në versionin origjinal (paragrafi 36 i SKK 7 të përmirësuar) është shtuar trajtimi kontabël në lidhje me qiratë e

kushtëzuara, d.m.th. pagesat e rastësishme, të cilat njihen si shpenzime në momentin kur ato ndodhin. Ky përmirësim e bën SKK 7 të

jetë në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të.

BK18 Shembujt e dhënë në këtë seksion janë hequr pasi janë paraqitur në "Udhëzuesin për Zbatimin e SKK 7” ku janë shtuar shembuj të tjerë

për të dhënë më shumë qartësi për hartuesit e pasqyrave financiare.

Qiratë e zakonshme (Paragrafi 38)

BK19 KKK-ja ka vendosur të përmirësojë paragrafin 38 (paragrafi 37 në versionin origjinal) duke shtuar një kusht të dytë në lidhje me

mënyrën e njohjes së shpenzimeve të qirave të zakonshme. Kjo mënyrë ka të bëjë me rastet kur pagesat e bëra qiradhënësit janë të

strukturuara të rriten në përputhje me rritjen e inflacionit të përgjithshëm të pritshëm (bazuar në indekset ose statistikat e publikuara),

për t‟i kompensuar qiradhënësit rritjet e pritshme të kostos inflacioniste, atëhere shpenzimet e qirasë së zakonshme njihen jo në mënyrë

lienare. Në të kundërt, nëse pagesat që i bëhen qiradhënësit ndryshojnë sipas faktorëve të tjerë dhe jo për shkak të inflacionit, atëhere

shpenzimet e qirasë së zakonshme njihen në mënyrë lineare përgjatë kohëzgjatjes së qirasë. Ky përmirësim e bën SKK 7 të jetë në

përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të.

BK20 Paragrafi 38 i SKK 7 të përmirësuar (paragrafi 37 në versionin origjinal) është përmirësuar për të qartësuar se shpenzimet e kryera për

shërbime të tilla si sigurimi dhe mirëmbajtja, nuk i nënshtrohen të njëjtës mënyrë ngarkimi në shpenzime si dhe qiraja e zakonshme. Ky

përmirësim e bën SKK 7 të jetë në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të.

BK21 KKK-ja ka vendosur të heqë paragrafin 38 në versionin origjinal, për të shmangur përsëritjen me trajtimin kontabël të dhënë në

paragrafin 38 të SKK 7 të përmirësuar.

TRANSAKSIONET E SHITJES DHE RIMARRJES ME QIRA (Paragrafët 39 deri 42)

BK22 KKK-ja ka vendosur që në paragrafin 40 të shtojë trajtimin kontabël të diferences midis të ardhurave nga shitja dhe vlerës kontabël të

aktivit, e cila nuk do të njihet menjëherë si e ardhur, por ajo do të njihet si e ardhur e shtyrë dhe do të amortizohet përgjatë afatit të

qirasë.

BK23 Dy paragrafë në këtë seksion (paragrafët 39 dhe 40) janë përmirësuar për një paraqitje më të qartë në lidhje me trajtimin kontabël të

transaksioneve të shitjes dhe rimarrjes me qira në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të.

BK24 Disa nga paragrafët në versionin origjinal (paragrafët 41 deri 44) janë zëvendësuar me një paragraf të vetëm, paragrafin 41 te SKK 7 te

përmirësuar, për një paraqitje më të qartë dhe të përmbledhur në lidhje me trajtimin kontabël të fitimit dhe humbjes që rezulton nga

transaksione të shitjes dhe rimarrjes me qira në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të.

BK25 Shembujt e dhënë në këtë seksion janë hequr pasi janë paraqitur në "Udhëzuesin për Zbatimin e SKK 7” ku janë shtuar shembuj të tjerë

për të dhënë më shumë qartësi për hartuesit e pasqyrave financiare.

SHËNIMET SHPJEGUESE

BK26 KKK-ja ka vendosur të paraqesë në mënyrë të ndarë kërkesat për shënime shpjeguese në pasqyrat financiare të qiramarrësit dhe të

qiradhënësit për qira financiare, duke ndjekur në këtë mënyrë paraqitjen e kërkuar nga Seksioni 20 i SNRF për NVM-të. Për këtë arsye,

në SKK 7 të përmirësuar është shtuar një paragraf i ri (paragrafi 44) i cili paraqet kërkesat për shënime shpjeguese në pasqyrat financiare

të qiradhënësit për qira financiare. KKK-ja ka vendosur të mbajë kërkesat për shënime shpjeguese në pasqyrat financiare të qiramarrësit

dhe qiradhënësit për qira të zakonshme në një paragraf të vetëm (paragrafi 45) siç paraqiten në versionin origjinal të SKK 7.

BK27 Paragrafi 47 në versionin origjinal të SKK 7 është hequr pasi kërkesat e tij janë përfshirë në paragrafin 43 të SKK 7 të përmirësuar.

BK28 Paragrafi 45 në këtë seksion është përmirësuar për një paraqitje më të qartë në lidhje me trajtimin kontabël të qirave financiare nga

Page 17: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

qiradhënësi në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të.

BK29 Kërkesa dhënë në paragrafin 49 në versionin origjinal që qiradhënësi do të japë informacion mbi koston dhe vlerën kontabël të aktiveve

të dhëna me qira është hequr për të qenë në përputhje me Seksionin 20 të SNRF për NVM-të.

DATA E HYRJES NË ZBATIM (Paragrafi 47)

BK30 SKK 7 zbatohet në mënyrë retrospektive. Në përputhje me SKK 1 Kuadri i Përgjithshëm për Përgatitjen e Pasqyrave Financiare,

ndryshimi në politikat kontabël zbatohet në mënyrë retrospektive, që në fillim të periudhës më të hershme të paraqitur, përveç rasteve

kur:

(a) ndryshimi në politikën kontabël ka rezultuar nga një SKK i ri dhe për kalimin në metodën e re aplikime të ndryshme janë përshkruar

në këtë SKK; ose

(b) efekti i ndryshimit në politikat kontabël në periudhat e mëparshme nuk mund të përcaktohet në mënyrë të besueshme.

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E SKK 7

Shembujt ilustrues të dhëna në këtë kapitull nuk janë pjesë integrale e SKK 7. Ato janë dhënë me qëllim kuptimin dhe zbatimin e drejtë

të parimeve të njohjes, matjes dhe vlerësimit të mëpasshëm të qirave si dhe të shpjegimeve të nevojshme në pasqyrat financiare, të

përgatitura në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit në Shqipëri.

Shembuj ilustrues për paragrafët 9 deri 19

Çfarë është qiraja?

Qiraja është një marrëveshje sipas së cilës qiradhënësi i kalon qiramarrësit në këmbim të një pagese (ose disa pagesave) të drejtën e

përdorimit të një aktivi për një periudhë kohe te vendosur midis palëve.

Kur një qira klasifikohet si qira financiare apo si qira e zakonshme?

Një qira klasifikohet si qira financiare nëse ajo i transferon në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet lidhur me

pronësinë. Një qira klasifikohet si qira e zakonshme nëse ajo nuk i transferon në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe

përfitimet lidhur me pronësinë. Rreziqet përfshijnë mundësitë e humbjeve nga mospërdorimi i kapaciteteve apo vjetërimi teknologjik, si

dhe nga luhatjet në shlyerjen e qirasë për shkak të ndryshimit të kushteve ekonomike (përfshirë ndryshimet në vlerën e interesave të

mbetura). Përfitimet mund të përfaqësohen nga pritshmëritë për aktivitete fitimprurëse gjatë jetës ekonomike të aktivit dhe nga fitime

nga rritja e vlerës së aktivit përgjatë dhe në fund të afatit të qirasë.

Shembuj të situatave të cilat në mënyrë individuale ose të kombinuar do të çonin në klasifikimin e një qiraje si qira financiare janë:

-nëse qiramarrësi mund ta anullojë marrëveshjen e qirasë, humbjet e qiradhënësit lidhur me anullimin e marrëveshjes i mbarten

qiramarrësit.

- fitimet ose humbjet nga luhatjet në vlerën e mbetur të aktivit të dhënë me qira i takojnë qiramarrësit (p.sh. në formën e një uljeje në qira

e barabartë me të ardhurat nga shitjet në fund të qirasë).

- qiramarrësi ka mundësinë për ta vazhduar marrëveshjen e qirasë për një periudhë të dytë me një pagesë qiraje që është më e ulët se ajo

e tregut.

Si klasifikohet qiraja e tokës dhe e ndërtesës?

Qiratë e tokës dhe ndërtesave duhet të trajtohen në mënyrë të veçantë, duke qenë se shpesh qiraja e tokës është qira e zakonshme dhe

Page 18: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

qiraja e ndërtesës është qira financiare.

Shembulli 1

Më 1 janar 20X1, një njësi ekonomike hyri në cilësinë e qiramarrësit në një marrëveshje qiraje pesëvjeçare të paanullueshme për një

makinë që ka një jetë ekonomike prej pesë vjetësh dhe vlerë të mbetur zero. Më 1 janar 20X1 (fillimi i qirasë) vlera e drejtë (çmimi në

cash) e makinës është 100,000 lekë. Më 31 dhjetor të çdo viti gjatë katër viteve të para të afatit të qirasë, qiramarrësi duhet t‟i paguajë

qiradhënësit 23,000 lekë. Në fund të afatit të qirasë, pronësia e makinës i kalon qiramarrësit nëpërmjet pagesës së fundit të qirasë prej

23,539 lekë. Norma e interesit të nënkuptuar në marrëveshjen e qirasë është 5% në vit. Kjo normë i përafrohet normës së interesit të

huamarrjes.

Kjo marrëveshje klasifikohet si qira financiare. Më 1 janar 20X1 qiraja transferon në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe

përfitimet lidhur me pronësinë nga qiradhënësi te qiramarrësi. Në thelb, qiramarrësi e zotëron tani makinën. Qiramarrësi është pala që

përfiton nga përdorimi i aktivit të marrë me qira dhe nga ndryshimet në vlerën e drejtë të tij gjatë gjithë jetës së pritshme ekonomike.

Shembulli 2

Faktet janë të njëjta si në shembullin 1 më sipër.

Kjo marrëveshje klasifikohet si qira financiare. Në fillim të marrëveshjes së qirasë, qiraja transferon në mënyrë të konsiderueshme të

gjitha rreziqet dhe përfitimet lidhur me pronësinë nga qiradhënësi të qiramarrësi. Në thelb qiramarrësi e zotëron aktivin që nga fillimi i

qirasë. Klasifikimi si qira financiare evidentohet nga:

- qiraja e transferon pronësinë e aktivit tek qiramarrësi në fund të afatit të qirasë; dhe

- në fillim të marrëveshjes së qirasë vlera faktike e pagesave minimale të qirasë përbën të gjithë vlerën e drejtë të aktivit të dhënë me

qira

Vlera aktuale e pagesave minimale të qirasë është dhënë në vijim:

Viti

Pagesa e

këstit

Interesi Principali Detyrimi I

mbetur

2011* (23,000) 5,000 18,000 82,000

2012 (23,000) 4,100 18,900 63,100

2013 (23,000) 3,155 19,845 43,255

2014 (23,000) 2,163 20,837 22,418

2015 (23,539) 1,121 22,418 -

Totali 100,000

(*) Llogaritjet per vitin 2011 jane si më poshtë:

Page 19: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Shpenzimet e Interesit = 100,000*0.05= 5,000 lekë

Principali i paguar = 23,000- 5,000= 18,000 lekë

Detyrimi i pashlyer ende= 100,000 – 18,000 lekë = 82,000 lekë

Shembulli 3

Më 1 janar 20X1, një njësi ekonomike hyri në cilësinë e qiramarrësit në një qira pesëvjeçare të paanullueshme për një tokë bujqësore me

vlerë të drejtë (çmimi në cash) prej 100,000 lekë. Qiramarrësi duhet t‟i paguajë qiradhënësit 5,000 lekë në vit.

Kjo marrëveshje klasifikohet si qira e zakonshme. Qiraja nuk i transferon në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet

lidhur me pronësinë nga qiradhënësi te qiramarrësi (p.sh. fitimet dhe humbjet në vlerën e drejtë të tokës bujqësore i takojnë qiradhënësit

si para ashtu dhe pas hyrjes në marrëveshjen e qirasë). Qiramarrësi ka vetëm të drejtën e përkohshme të përdorimit të tokës bujqësore për

një pjesë të vogël (pesë vjet) të jetës ekonomike të pacaktuar të tokës bujqësore.

Shembulli 4

Më 1 janar 20X1, një njësi ekonomike hyri në cilësinë e qiramarrësit në një marrëveshje qiraje pesëditore të paanullueshme për një

automjet që ka një jetë ekonomike prej pesë vjetësh dhe vlerë të mbetur zero. Më 1 janar 20X1 (fillimi i qirasë), vlera e drejtë (çmimi në

cash) e automjetit është 100,000 lekë. Qiradhënësi i cakton qiramarrësit 120 lekë në ditë për përdorimin e automjetit. Në përfundim të

afatit të qirasë qiramarrësi ia kthen automjetin qiradhënësit.

Kjo marrëveshje klasifikohet si qira e zakonshme. Qiraja nuk i transferon në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet

lidhur me pronësinë nga qiradhënësi të qiramarrësi. Qiramarrësi thjesht fiton të drejtën e përdorimit të automjetit të qiradhënësit për pesë

ditë.

Shembulli 5

Faktet janë të njëjta si në shembullin 1 më sipër. Por, në këtë shembull, pronësia e makinës nuk i kalon automatikisht qiramarrësit në

fund të qirasë. Në vend të kësaj, marrëveshja e qirasë i jep qiramarrësit opsionin për ta blerë makinën nga qiradhënësi më 1 janar 2016

për 1 lekë.

Kjo marrëveshje klasifikohet si qira financiare. Në fillim të marrëveshjes së qirasë, qiraja i transferon në mënyrë të konsiderueshme të

gjitha rreziqet dhe përfitimet lidhur me pronësinë nga qiradhënësi te qiramarrësi. Në thelb qiramarrësi e zotëron aktivin që nga fillimi i

qirasë. Në fillim të marrëveshjes së qirasë qiramarrësi pritet të ushtrojë mundësinë e tij për ta blerë makinën për 1 lek në 1 janar 20X6.

Klasifikimi si qira financiare evidentohet nga:

- opsioni i blerjes sipas marrëveshjes në fund të afatit të qirasë, d.m.th. mundësia për ta blerë makinën për 1 lek kur jeta e dobishme e

mbetur është pesë vjet; dhe

- në fillim të marrëveshjes së qirasë vlera faktike e pagesave minimale të qirasë përbën të gjithë vlerën e drejtë të aktivit të dhënë me

qira (shihni tabelën në shembullin 2 më sipër).

Page 20: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Shembulli 6

Faktet janë të njëjta si në shembullin 1 më sipër. Por, në këtë shembull, jeta ekonomike e makinës është pesë vjet dhe pronësia e makinës

nuk i kalon qiramarrësit në fund të qirasë.

Kjo marrëveshje klasifikohet si qira financiare. Në fillim të marrëveshjes së qirasë, qiraja i transferon në mënyrë të konsiderueshme të

gjitha rreziqet dhe përfitimet lidhur me pronësinë nga qiradhënësi te qiramarrësi. Në thelb qiramarrësi e zotëron aktivin që nga fillimi i

marrëveshjes së qirasë. Qiramarrësi përfiton nga përdorimi i aktivit përgjatë gjithë jetës së tij ekonomike.

Shembulli 7

Më 1 janar 20X1, një njësi ekonomike hyri në cilësinë e qiramarrësit në një marrëveshje qiraje pesëvjeçare të paanullueshme për një

varkë që ka një jetë ekonomike prej 11 vitesh dhe vlerë të mbetur zero. Në fillim të marrëveshjes së qirasë, vlera e drejtë (çmimi në cash)

e varkës është 1,000,000 lekë. Më 31 dhjetor, për çdo vit të afatit të qirasë, qiramarrësi duhet t‟i paguajë qiradhënësit 150,000 lekë.

Qiramarrësi ka një mundësi për ta marrë varkën nga qiradhënësi më 31 dhjetor 20X5 për 440,744 lekë (në fillim të marrëveshjes së

qirasë, vlera e pritshme e tregut për varkën më 31 dhjetor 20X5 është 440,744 lekë).

Norma rritëse e interesit të huamarrjes për qiramarrësin është 5% në vit. Në vitin 20X2 vlera e pritshme e tregut për varkën më 31

dhjetor 20X5 u rrit në 1,200,000 lekë.

Në fillim të marrëveshjes së qirasë qiramarrësi dhe qiradhënësi e klasifikuan marrëveshjen si qira të zakonshme. Në atë kohë, qiraja nuk

i transferonte në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet lidhur me pronësinë nga qiradhënësi te qiramarrësi. Nëse më

31 dhjetor 20X5, vlera e drejtë e varkës është në mënyrë të konsiderueshme më pak se 440,744 lekë, qiramarrësi me shumë gjasa nuk do

ta ushtrojë mundësinë e blerjes (d.m.th. një rrezik i madh, rreziku i vlerës së mbetur, mbetet me qiradhënësin). Në vitin 20X2 ishte

pothuajse e sigurt që qiramarrësi do ta ushtronte mundësinë e blerjes së varkës në fund të afatit të qirasë, sepse çmimi në atë periudhë

prej 440,744 lekë u bë në mënyrë të konsiderueshme më i ulët se vlera e pritshme e tregut e varkës (1,200,000 lekë). Opsioni i blerjes

shërben si tregues se të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë së varkës janë transferuar tani në mënyrë të konsiderueshme nga

qiradhënësi te qiramarrësi. Njëri nga kushtet, ai i afatit të qirasë, i cili në rastin e qerasë financiare përfshin pjesën më të madhe të jetës

ekonomike të aktivit nuk plotësohet. Për rrjedhojë, kjo është një nga arsyet pse qeraja klasifikohet si qira e zakonshme dhe as qiradhënësi

e as qiramarrësi nuk e riklasifikojnë qiranë.

Shembulli 8

Faktet janë të njëjta si në shembullin 7. Por, në këtë shembull, më 31 dhjetor 20X4 marrëveshja e qirasë u ndryshua për të zëvendësuar

opsionon e blerjes me transferimin e detyrueshëm të pronësisë së varkës së dhënë me qira te qiramarrësi, në këmbim të një pagese nga

qiramarrësi prej 200,000 lekë.

Në fillim të marrëveshjes së qirasë qiramarrësi dhe qiradhënësi e klasifikuan marrëveshjen si qira të zakonshme. Në atë kohë, qiraja nuk

i transferonte në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet lidhur me pronësinë nga qiradhënësi te qiramarrësi (shih

shembullin 7 më sipër).

Më 31 dhjetor 20X4 si qiradhënësi ashtu dhe qiramarrësi do ta riklasifikonin qiranë nga qira të zakonshme në qira financiare.

Page 21: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Qiradhënësi dhe qiramarrësi ranë dakord për të ndryshuar dispozitat e qirasë. Kushtet e marrëveshjes së ndryshuar të qirasë transferojnë

në mënyrë të konsiderueshme të gjitha rreziqet dhe përfitimet e pronësisë së varkës nga qiradhënësi te qiramarrësi, pasi qiraja transferon

pronësinë e aktivit te qiramarrësi në fund të afatit të qirasë.

Shembulli 9

Shoqëria A ka lidhur një marrëveshje qiraje për një pronë në të cilën titulli mbi pronësinë e tokës nuk i kalon njësisë ekonomikë në

përfundim të kontratës së qirasë, por titulli mbi pronësinë e ndërtesave i kalon pas 15 vitesh. Marrëveshja e qirasë filloi më 1 korrik

20X5, kur vlera e tokës ishte 5.4 milionë lekë dhe vlera e ndërtesës ishte 1.8 milionë lekë. Pagesa e qirasë do të fillojë më 30 qershor

20X6 dhe është 0.6 milion lekë për tokën dhe 0.2 milionë lekë për ndërtesat. Njësia ekonomike i ka shpërndarë shumat e qirasë bazuar

në vlerat e tyre relative të drejta në fillim të marrëveshjessë qirasë. Pagesat, sipas kushteve të qirasë, ulen në çdo 6 vjet dhe afati minimal

i kontratës së qirasë është 30 vjet. Vlera aktuale neto e pagesave minimale të qirasë më 1 korrik 20X5, është 4 milionë lekë për tokën dhe

1.7 milionë lekë për ndërtesat. Ndërtesat njihen si shpenzime (nëpërmjet shpenzimeve të amortizimit) mbi një bazë lineare gjatë jetës së

dobishme të tyre prej 15 vjetësh. Supozojmë se kemi një normë efektive interesi prej 7%. Si duhet ta trajtojë ekonomisti i Shoqërisë A

këtë kontratë qiraje?

Nëse rreziqet dhe përfitimet e pronësisë transferohen në mënyrë të konsiderueshme te qiramarrësi, atëherë kemi të bëjmë me qira

financiare. SKK 7, paragrafi 18, kërkon që elementet e tokës dhe ndërtesave të trajtohen në mënyrë të veçantë. Zakonisht qiraja e tokës

do të konsiderohet si qira e zakoneshme përveç nëse titulli i kalon qiramarrësit. Në këtë rast titulli nuk kalon dhe vlera aktuale e

pagesave të qirasë është vetëm 74% [4 milionë lekë / 5.4 milionë lekë = 74%] e vlerës së drejtë të tokës, e cila nuk përbën në mënyrë të

konsiderueshme të gjithë vlerën e drejtë të aktivit të dhënë me qira, një nga kriteret për përcaktimin e një qiraje financiare.

Në rastin e ndërtesave, titulli kalon pas 15 vitesh, dhe qiraja vazhdon gjatë gjithë jetës së tyre ekonomike, gjë që tregon se kemi rastin e

një qiraje financiare. Vlera aktuale e pagesave minimale të qirasë është 94% [1.7 milionë lekë / 1.8 milionë lekë = 94%] e vlerës së drejtë

të aktivit në fillim të qirasë, një shumë që tregon se efektivisht qiramarrësi po e blen ndërtesën.

Regjistrimet kontabël për ndërtesen do të ishin:

(a) Data e fillimit te qirasë

D. Aktive Afagjata Materiale (ndërtesa) 1.7 milionë lekë

K. Detyrime afatgjata (qira financiare) 1.7 milionë lekë

(b) Regjistrimi i interesave më 30 qershor 20X6

D. Shpenzime (interesa për qira financiare) 0.12 milionë lekë

K. Detyrime afatgjata (qira financiare) 0.12 milionë lekë

(c) Pagesat e qirasë financiare më 30 qershor 20X6

D. Detyrime afatgjata (qira financiare) 0.2 milionë lekë

K. Banka 0.2 milionë lekë (*)

Page 22: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

(d) Regjistrimi i interesave në 30 qershor 20X7*

D. Shpenzime (interesa për qira financiare) 0.11 milionë lekë

K. Detyrime afatgjata (qira financiare) 0.11 milionë lekë

(e) Regjistrimi i pagesave të qirasë financiare cdo datë 30 qershor deri në 30 qershor 20Y7

D. Shpenzime (interesa për qira financiare) 0.2 milionë lekë

K. Detyrime afatgjata (qira financiare) 0.2 milionë lekë

(*) 1.7 milionë lekë × 7% = 0.12 milionë lekë

(*) Më 1 korrik 20X6 detyrimi i pashlyer është 1.7 milione –( 0.2 milion kësti -0.12 milionë interesi) = 1.62 milionë

Deri në 30 qershor 20X7 shpenzime për interesa llogariten 1.62 milion x 7% = 0.11 milionë. Kësti mbetet i pandryshuar çdo vit.

Në vitet në vijim llogaritjet vazhdojnë në të njëtën mënyre duke bërë që shpenzimet për interesa të vinë në rënie ndërsa principali në

rritje.

Toka nuk do të njihet në pasqyrën e pozicionit financiar, ndërsa shumat e qirasë së zakonshme do të paraqiten në pasqyrën e të ardhurave

dhe shpenzimeve.

Regjistrimet kontabël për tokën në çdo datë 30 qershor, deri në përfundim të kontratës së qerasë, do të jenë:

D. Shpenzime qiraje (qira e zakonshme) 0.6 milionë lekë

K. Banka 0.6 milionë lekë

Shembuj ilustrues për paragrafët 20 deri 28

Shembulli 10

Më 1 janar 2011 një njësi ekonomike hyn në një marrëveshje qiraje me afat të pacaktuar për përdorimin e një makine që ka një jetë

ekonomike prej pesë vjetësh dhe vlerë të mbetur zero. Qiramarrësi duhet t‟i paguajë qiradhënësit 23,000 lekë në vit. Qiramarrësi mund ta

ndërpresë marrëveshjen e qirasë në 1 janar të çdo viti. Por, kjo ndërprerje e detyron qiramarrësin t‟i paguajë qiradhënësit një gjobë për

ndërprerjen e marrëveshjes. Shuma e gjobës varet nga data e ndërprerjes, si më poshtë:

Data e ndërprerjes Gjoba

1 janar 2012 82,000

1 janar 2013 63,100

1 janar 2014 43,255

1 janar 2015 22,418

Pas 1 janar 2015 zero

Page 23: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Ne fillim të marrëveshjes së qirasë, vlera e drejtë (çmimi në cash) e makinës është 100,000 lekë. Norma rritëse e interesit të huamarrjes

për qiramarrësin është 5% në vit.

Kjo marrëveshje klasifikohet si qira financiare. Në fillim të marrëveshjes së qirasë, qiraja i transferon në mënyrë të konsiderueshme të

gjitha rreziqet dhe përfitimet lidhur me pronësinë nga qiradhënësi te qiramarrësi. Në thelb qiramarrësi e zotëron aktivin që nga fillimi i

marrëveshjes së qirasë. Qiramarrësi mund ta anullojë marrëveshjen e qirasë. Megjithatë, humbjet e qiradhënësit lidhur me anullimin i

mbarten qiramarrësit. Kjo evidentohet nga fakti se vlerat faktike të të gjitha kombinimeve të mundshme të pagesave të qirasë dhe

gjobave për anullimin e marrëveshjes së qirasë përafrohen me çmimi në cash të makinës në fillim të qirasë.

Tabela e amortizimit e qirasë financiare që përfundon më 1 janar 2016:

Viti 1 janar Interesa/

komisione Pagesa 31 dhjetor

2011 100,000 5,000 (23,000) 82,000

2012 82,000 4,100 (23,000) 63,100

2013 63,100 3,155 (23,000) 43,255

2014 43,255 2,163 (23,000) 22,418

2015 22,418 1,121 (23,539) zero

Llogaritjet e interesave paraqiten ne vijim:

Viti 1 janar %

Interesa/

komisione

2011 100,000 5% 5,000

2012 82,000 5% 4,100

2013 63,100 5% 3,155

2014 43,255 5% 2,163

2015 22,418 5% 1,121

Shembulli 11

Shoqëria A mori me qira një kompjuter nga një shoqëri tjeter. Qiraja filloi më 1 janar 2010, për kompjuterin me jetë të pritshme të

dobishme prej 4 vitesh. Pajisja i kthehet përsëri qiradhënësit pas përfundimit të marrëveshjes së qirasë. Vlera e drejtë e kompjuterit është

35,000 lekë. Qiradhënësit duhet t‟i bëhen katër pagesa në shumën prej 10,000 lekë në vit duke filluar nga 31 dhjetori 2010. Një shumë

shtesë prej 1,000 lekë duhet të paguhet çdo vit nga qiramarrësi për shoqëritë e sigurimit. Qiramarrësi i garanton qiradhënësit një vlerë të

mbetur prej 1,000 lekë më 31 dhjetor 2013. Aktivi i marrë me qira pritet të ketë një vlerë të mbetur prej vetëm 500 lekë më 31 dhjetor

2013. Norma rritëse e interesit të huamarrjes për qiramarrësin është 10%.

Page 24: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Klasifikimi

Hapi i parë për njohjen e një transaksioni qiraje është klasifikimi i qirasë. Në këtë rast:

a. afati i qirasë është për 4 vjet, që është e barabartë me 100% të jetës së pritshme të dobishme të aktivit, dhe

b. Vlera Aktuale Neto e Pagesave Minimale (VANPM) është 32,382 lekë, pra 92% e vlerës së drejtë të aktivit në fillim të qirasë.

VANPM = VN e pagesave vjetore + VN e vlerës së mbetur të garantuar

VANPM =10,000 * VNFIV(10%,4)+1,000 * VNFI (10%,4)

VANPM = 10,000 * 3,1699 + 1,000 * 0,6830 = 32,382

ku:

VNFIV – Vlera Neto e Faktorit të Interesit Vjetor

VNFI – Vlera Neto e Faktorit të Interesit

VN – Vlera Neto

Pra, kjo qira duhet të njihet si qira financiare.

Njohja me 1 janar 2011

Dr. Qira e arkëtueshme 32,382 leke

Kr. Aktive Afatgjatë Materiale (kompjuter) 32,382 leke

Tabela e amortizimit te qirasë

Viti

Detyrimi i qirasë

financiare në fillim

të vitit (A)

Pagesa

vjetore

(B)

Shpenzime

interesi (C)=10%

* (E)

Pakësimi detyrimit

të qirasë (D) =(B)-

(C)

Detyrimi i qirasë

financiare në

fund të vitit

(E)=(A)-(D)

0 32,382

32,382 1 32,382 10,000 3,238 6,762 25,620 2 25,620 10,000 2,562 7,438 18,182 3 18,182 10,000 1,818 8,182 10,000 4 10,000 10,000 1,000 9,000 1,000

Njohja përgjatë qirasë

Më 31 dhjetor 2010

D. Banka 10,000 lekë

K. Qira e arkëtueshme 6,762 lekë

K. Të ardhura nga interesi 3,238 lekë

Më 31 dhjetor 2011

Page 25: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

D. Banka 10,000 lekë

K. Qira e arkëtueshme 7,438 lekë

K. Të ardhura nga interesi 2,562 lekë

Më 31 dhjetor 2012

D. Banka 10,000 lekë

K. Qira e arkëtueshme 8,182 lekë

K. Të ardhura nga interesi 1,818 lekë

Më 31 dhjetor 2013

D. Banka 10,000 lekë

K. Qira e arkëtueshme 9,000 lekë

K. Të ardhura nga interesi 1,000 lekë

Në fund, më 31 dhjetor 2013, ne duhet të pranojmë faktin se pronësia i është rikthyer përsëri pronarit (qiradhënësit).

D. Banka 500 lekë

D. Aktive Afatgjate Materiale (kompjutër) 500 lekë

K. Qira e arkëtueshme 1,000 lekë

Shembuj ilustrues për paragrafët 29 deri 33, dhe 38

Qiraja e zakonshme

Trajtimi kontabël i qirasë së zakonshme është i hapur si për qiradhënësin ashtu edhe për qiramarrësin. Qiramarrësi ka kryer një shpenzim

të zakonshëm, kështu që shuma e qirasë së pagueshme njihet si shpenzim në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve. Qiradhënësi ka

fituar të ardhura nga dhënia me qira e aktivit dhe, në përputhje me këtë, i njeh shumat nga pagesat e qirasë si të ardhura në pasqyrën e të

ardhurave dhe shpenzimeve.

Shembull 12

Më 1 janar 2010, Shoqëria A, që ofron shërbime kompjuterike dhe printime, mori me qira një fotokopje me ngjyra nga Shoqëria B.

Marrëveshja e qirasë përcakton katër pagesa vjetore prej 100,000 lekë që fillojnë më datë 1 janar 2010, që është fillimi i kontratës së

qirasë, dhe bëhen në datë 1 janar deri në vitin 2013. Jeta e dobishme e fotokopjes është vlerësuar gjashtë vjet. Para se të vendosë ta

marrë me qira, Shoqëria A, mori në konsideratë blerjen e fotokopjes me çmimin e saj cash prej 479,079 lekë. Nëse do të ishte marrë hua

për të blerë fotokopjen, norma e interesit do të kishte qenë 10%.

Si duhet të klasifikohet qiraja?

Ne zbatojmë katër kriteret e klasifikimit:

Page 26: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

- A e përcakton marrëveshja që pronësia mbi aktivin i transferohet qiramarrësit?

JO

- A e përmban marrëveshja opsionon e blerjes sipas kushteve të marrëveshjes?

JO

- A është afati i qirasë i barabartë me 75% ose më shumë të jetës së pritshme ekonomike të aktivit?

JO [4 vjet < 75% e 6 vjet]

- A është vlera faktike e pagesave minimale të qirasë e barabartë ose më e madhe se 90% e vlerës së drejtë të aktivit?

JO [100,000 lekë * VNFIV (4,10%) = 100,000 * 3.48685 = 348,685 lekë; 348,685 lekë< 90% e 479,079 lekë]

Duke qenë se asnjë prej katër kritereve të klasifikimit nuk përmbushet, kemi të bëjmë më qira së zakonshme.

Qiramarrësi - në fillim të çdo viti

D Qiraja e parapaguar 100,000 lekë

K Banka 100,000 lekë

Qiramarrësi - në fund të çdo viti

D Shpenzime qiraje 100,000 lekë

K Qiraja e parapaguar 100,000 lekë

Qiradhënësi - në fillim të çdo viti

D Banka 100,000 lekë

K Të ardhura të shtyra 100,000 lekë

Qiradhënësi - në fund të çdo viti

D Të ardhura të shtyra 100,000 lekë

K Të ardhura nga qiraja 100,000 lekë

Shembulli 13

Shoqëria A ushtron aktivitetet e saj në një juridiksion në të cilin në bazë të parashikimit të përgjithshëm të bërë nga bankat lokale pritet

që niveli i çmimeve, i publikuar nga qeveria, të rritet me një mesatare prej 10% në vit gjatë pesë viteve të ardhshme. Shoqëria A merr me

qira disa hapësira zyrash nga nje shoqëri tjetër për pesë vite sipas një qiraje të zakonshme. Pagesat e qirasë janë të strukturuara për të

pasqyruar inflacionin vjetor të përgjithshëm që pritet të jetë10% përgjatë një afati pesëvjeçar të qirasë si më poshtë:

Viti 1 100,000 lekë

Page 27: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Viti 2 110,000 lekë

Viti 3 121,000 lekë

Viti 4 133,000 lekë

Viti 5 146,000 lekë

Shoqëria A njeh një shpenzim vjetor të qirasë të barabartë me shumën që i detyrohet qiradhënësit, siç është paraqitur më lart. Në qoftë se

shkallëzimi i pagesave nuk është i strukturuar për të kompensuar qiradhënësin për rritjet e pritshme të kostos së inflacionit, bazuar në

indekset ose statistikat e publikuara, atëherë Shoqëria A njeh shpenzime vjetore qiraje mbi një bazë lineare: pra 122,000 lekë çdo vit

(totali i shumave për t'u paguar sipas kontratës së qirasë të pjesëtuar me pesë vite).

Shembulli 14

Një njësi ekonomike jep me qira zyra për pesë vite, sipas kushteve të një marrëveshjeje qiraje të zakonshme. Sipas marrëveshjes së

qirasë, qiraja e vitit të parë është falas, ndërsa në 4 vitet në vijim do të kryhen pagesa vjetore prej 250,000 lekësh. Shpenzimi total i

qirasë është 1,000,000 lekë.

Njësia ekonomike njeh 200,000 lekë si shpenzim vjetor qiraje, duke filluar nga viti i parë, pavarësisht nga fakti që në vitin e parë njësia

ekonomike nuk ka bërë pagesë qiraje.

Shembuj ilustrues për paragrafët 34 deri 37

Shembull 15

Një shoqëri ka marrë me qira financiare një aktiv më 1 janar 2010. Pagesat vjetore të qirasë prej 1,000 lekë janë të pagueshme më 31

dhjetor 2010, 2011 dhe 2012. Vlera e drejtë e aktivit në fazën e krijimit të qirasë është 2,500 lekë. Norma e interesit e nënkuptuar në

qira është 9,7% në vit. Pronësia ligjore e aktivit do t‟i kalojë qiramarësit në fund të afatit trevjeçar të qirasë. Jeta e dobishme e aktivit

është katër vite.

Si pasqyrohet qiraja e mësipërme në pasqyrat financiare të shoqërisë në fazën e krijimit të qirasë dhe më pas më 31 dhjetor 2010, 2011

dhe 2012?

Kjo është qira financiare (shih shembujt ilustrues të paragrafëve 9 deri 19).

Vlera e aktualizuar e pagesave minimale të qirasë është 2,500 lekë, që në këtë rast është e barabartë me vlerën e drejtë të aktivit. Nëse do

të ishte më e vogël, atëhere ajo do të përdorej për regjistrimin fillestar të qirasë. Gjithashtu, nëse qiramarrësi do kishte kosto të

transaksionit, këto do t‟i shtoheshin shumës fillestare.

Viti 1 janar

Interesa/

komisione Pagesa

31

dhjetor

2010 2,500 243 (1,000) 1,743

2011 1,743 169 (1,000) 912

2012 912 88 (1,000) 0

Qiramarrësi njeh shumat e mëposhtme në pasqyren e pozicionit financiar dhe në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve gjatë afatit të

Page 28: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

qirasë:

1 janar 2010

D Aktivi 2,500 lekë

K Detyrimi nga qiraja financiare 2,500 lekë

31 dhjetor 2010

D Shpenzime financiare nga qiraja 243 lekë

K Detyrimi nga qiraja financiare 243 lekë

dhe

D Detyrimi nga qiraja financiare 1,000 lekë

K Banka 1,000 lekë

dhe

D Shpenzime amortizimi (2500 * 25%,) 625 lekë

K Amortizimi i akumuluar 625 lekë

31 dhjetor 2011

D Shpenzime financiare nga qiraja 169 lekë

K Detyrimi nga qiraja financiare 169 lekë

dhe

D Detyrimi nga qiraja financiare 1,000 lekë

K Banka 1,000 lekë

dhe

D Shpenzime amortizimi (2500 * 25%) 625 lekë

K Amortizimi i akumuluar 625 lekë

31 dhjetor 2012

D Shpenzime financiare nga qiraja 88 lekë

K Detyrimi nga qiraja financiare 88 lekë

dhe

D Detyrimi nga qiraja financiare 1,000 lekë

K Banka 1,000 lekë

dhe

D Shpenzime amortizimi (2500 * 25%) 625 lekë

K Amortizimi i akumuluar 625 lekë

Shembulli 16

Page 29: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Shoqëria A mori me qira një kompjuter nga një shoqëri tjeter. Qiraja filloi më 1 janar 2010, për kompjuterin me jetë të pritshme të

dobishme prej 4 vitesh. Pajisja i kthehet përsëri qiradhënësit pas përfundimit të marrëveshjes së qirasë. Vlera e drejtë e kompjuterit është

35,000 lekë. Qiradhënësit duhet t‟i bëhen katër pagesa në shumën prej 10,000 lekë në vit duke filluar nga 31 dhjetori 2010. Një shumë

shtesë prej 1,000 lekë duhet të paguhet çdo vit nga qiramarrësi për shoqëritë e sigurimit. Qiramarrësi i garanton qiradhënësit një vlerë të

mbetur prej 1,000 lekë më 31 dhjetor 2012. Aktivi i marrë me qira pritet të ketë një vlerë të mbetur prej vetëm 500 lekë më 31 dhjetor

2012. Norma rritëse e interesit të huamarrjes për qiramarrësin është 10%.

Klasifikimi

Hapi i parë për njohjen e një transaksioni qiraje është klasifikimi i qirasë. Në këtë rast:

a. afati i qirasë është për 4 vite, që është e barabartë me 100% të jetës së pritshme të dobishme të aktivit, dhe

b. Vlera Aktuale Neto e Pagesave Minimale (VANPM) është 32,382 lekë, pra 92% e vlerës së drejtë të aktivit në fillim të qirasë.

VANPM = VN e pagesave vjetore + VN e vlerës së mbetur të garantuar

VANPM =10,000 * VNFIV(10%,4)+1,000 * VNFI (10%,4)

VANPM = 10,000 * 3,1699 + 1,000 * 0,6830 = 32,382

ku:

VNFIV – Vlera Neto e Faktorit të Interesit Vjetor

VNFI – Vlera Neto e Faktorit të Interesit

VN – Vlera Neto

Pra, kjo qira duhet të njihet si qira financiare.

Njohja me 1 janar 2011

D Aktive Afatgjate Materiale (kompjuter) 32,382 lekë

K Detyrimi i Qirasë Financiare 32,382 lekë

Tabela e amortizimit te qirasë

Viti

Detyrimi i

qirasë

financiare në

fillim të vitit

(A)

Pagesa

vjetore

(B)

Shpenzime

interesi

(C)=10% *

E

Pakësimi

detyrimit të

qirasë (D)

=(B)-(C)

Detyrimi i

qirasë

financiare

në fund të

vitit

(E)=(A)-(D)

0 32,382 32,382

1 32,382 10,000 3,238 6,762 25,620

2 25,620 10,000 2,562 7,438 18,182

3 18,182 10,000 1,818 8,182 10,000

4 10,000 10,000 1,000 9,000 1,000

Page 30: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Njohja përgjatë qirasë

Më 31 dhjetor 2010

D Detyrimi i qirasë financiare 6,762 lekë

D Shpenzime interesi 3,238 lekë

D Shpenzime sigurimi 1,000 lekë

K Banka 11,000 lekë

dhe

D Shpenzime amortizimi [(32,382 - 500)/4] 7,970 lekë

K Amortizimi i akumuluar (kompjutër) 7,970 lekë

Më 31 dhjetor 2011

D Detyrimi i qirasë financiare 7,438 lekë

D Shpenzime interesi 2,562 lekë

D Shpenzime sigurimi 1,000 lekë

K Banka 11,000 lekë

dhe

D Shpenzime amortizimi [(32,382 - 500)/4] 7,970 lekë

K Amortizimi i akumuluar (kompjutër) 7,970 lekë

Më 31 dhjetor 2012

D Detyrimi i qirasë financiare 8,182 lekë

D Shpenzime interesi 1,818 lekë

D Shpenzime sigurimi 1,000 lekë

K Banka 11,000 lekë

dhe

D Shpenzime amortizimi [(32,382 - 500)/4] 7,970 lekë

K Amortizimi i akumuluar (kompjutër) 7,970 lekë

Më 31 dhjetor 2013

D Detyrimi i qirasë financiare 9,000 lekë

D Shpenzime interesi 1,000 lekë

D Shpenzime sigurimi 1,000 lekë

K Banka 11,000 lekë

dhe

D Shpenzime amortizimi [(32,382 - 500)/4] 7,970 lekë

K Amortizimi i akumuluar (kompjutër) 7,970 lekë

Në fund, më 31 dhjetor 2013, ne duhet të pranojmë faktin se pronësia i është rikthyer përsëri pronarit (qiradhënësit).

Page 31: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

D Detyrimi i Qirasë Financiare 1,000 lekë

D Amortizimi i akumuluar 31,882 lekë

K Aktive Afatgjate Materiale (kompjutër) 32,382 lekë

K Banka 500 lekë

Shembull 17

Një njësi ekonomike, më 1 janar 2009 hyri në një marrëveshje qiraje për një makineri me një jetë të dobishme prej 4 vitesh. Periudha e

qirasë është gjithashtu 4 vjet. Qiraja vjetore prej 700,000 lekë do të paguhet në fund të cdo viti. Makineria nuk pritet të ketë vlerë të

mbetur në fund të jetës së saj të dobishme. Në momentin e lidhjes së kontratës makina kishte një vlerë 1,960,000 lekë. Shpenzimet

direkte të qirasë financiare që përfshijnë kostot e ndërmjetësimit dhe kostot noteriale prej 38,500 lekë, do të paguhen nga qiramarrësi.

Pra, vlera e drejtë e qirasë financiare në momentin e lidhjes së kontratës është 1,998,500 lekë. Qiradhënësi përfshin në përllogaritjen e

qirasë vjetore dhe një interes 15%.

Klasifikimi

Hapi i parë për njohjen e një transaksioni qiraje është klasifikimi i qirasë. Në këtë rast:

a. afati i qirasë është për 4 vjet, që është e barabartë me 100% të jetës së pritshme të dobishme të aktivit, dhe

b. Vlera Aktuale Neto e Pagesave Minimale (VANPM) është 1,998,500 lekë, pra 100% e vlerës së drejtë të aktivit në fillim të qirasë.

VANPM = VN e pagesave vjetore

VANPM = 900,000 * VNFIV(15%,4)

VANPM = 900,000 * 2,8550 = 1,998,500.

ku:

VNFIV – Vlera Neto e Faktorit të Interesit Vjetor

VNFI – Vlera Neto e Faktorit të Interesit

VN – Vlera Neto

Pra, kjo qira duhet të njihet si qira financiare.

Njohja me 31 dhjetor 2009

D. Aktive Afatgjatë Materiale (makineri) 1,998,500 lekë

K. Detyrimi i Qirasë Financiare 1,998,500 lekë

Pra qiramarrësi, do të njohë si pjesë e kostove të aktivit afatgjatë material edhe kostot direkte financiare që lidhen me aktivin financiar.

Tabela e amortizimit te qirasë

Viti

Detyrimi i qirasë

financiare në fillim

të vitit (A)

Pagesa

vjetore

(B)

Shpenzime

interesi

(C)=10% * E

Pakësimi detyrimit

të qirasë (D) =(B)-

(C)

Detyrimi i

qirasë

financiare në

fund të vitit

Page 32: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

(E)=(A)-(D)

0 1,998,500 1,998,500 1 1,998,500 700,000 299,775 400,225 1,598,275 2 1,598,275 700,000 239,741 460,259 1,138,016 3 1,138,016 700,000 170,702 529,298 608,719 4 608,719 700,000 91,281 608,719 0

Njohja përgjatë qirasë

Më 31 dhjetor 2009

D. Detyrimi i qirasë financiare 400,225 lekë

D. Shpenzime interesi 299,775 lekë

K. Banka 700,000 lekë

dhe

D. Shpenzime amortizimi [(1,998,500)/4] 499,625 lekë

K. Amortizimi i akumuluar (makineri) 499,625 lekë

Më 31 dhjetor 2010

D. Detyrimi i qirasë financiare 460,259 lekë

D. Shpenzime interesi 239,741 lekë

K. Banka 700,000 lekë

dhe

D. Shpenzime amortizimi [(1,998,500)/4] 499,625 lekë

K. Amortizimi i akumuluar (makineri) 499,625 lekë

Më 31 dhjetor 2011

D. Detyrimi i qirasë financiare 529,298 lekë

D. Shpenzime interesi 170,702 lekë

K. Banka 700,000 lekë

dhe

D. Shpenzime amortizimi [(1,998,500)/4] 499,625 lekë

K. Amortizimi i akumuluar (makineri) 499,625 lekë

Në fund, më 31 dhjetor 2012, ne duhet të pranojmë faktin se pronësia i është rikthyer përsëri pronarit (qiradhënësit).

Më 31 dhjetor 2012

D. Detyrimi i qirasë financiare 608,719 lekë

Page 33: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

D. Shpenzime interesi 91,281 lekë

K. Banka 700,000 lekë

dhe

D. Shpenzime amortizimi [(1,998,500)/4] 499,625 lekë

K. Amortizimi i akumuluar (makineri) 499,625 lekë

Shembuj ilustrues për paragrafët 39 deri 42

Shembulli 18

Një njësi ekonomike kryen me një bankë një veprim shitjeje dhe rimarrjeje me qira të një ndërtese, sipas kushteve të mëposhtme:

- Vlera kontabël e ndërtesës në pasqyrën e pozicionit financiar të njësisë ekonomike 15 milionë lekë.

- “Çmimi i shitjes” së ndërtesës 20 milionë lekë (nga të cilat 15 milionë janë pagesa qiraje gjatë 10 viteve).

- Opsioni i riblerjes në fund të afatit të qirasë është për 5 milionë lekë.

- Interes prej 7%.

- Vlera e tregut e ndërtesës 25 milionë lekë.

- Afati i qirasë 10 vjet.

- Jeta e dobishme e mbetur e ndërtesës 40 vite.

Një opsion blerje më i favorshëm se sa çmimi i tregut në fund të afatit të qirasë lejon të besojmë që njësia ekonomike do ta përdorë

opsionin për ta riblerë aktivin, pra rimarrja me qira ndodh sipas kushteve të një qiraje tipike financiare.

Mbështetur në parimin e përmbajtjes ekonomike mbi formën ligjore, ky është rasti i një prone të paluajtshme që përdoret si garanci për

huanë, prandaj duhet të njihet si e tillë:

D Banka 20,000,000

K Detyrimi i qirasë financiare 20,000,000

Pagesat e qirasë ndahen në pagesa principali (ripagesa të detyrimit për t‟u paguar të qirasë financiare) dhe shpenzime interesi.

Në fund të vitit të parë njësia ekonomike do të kryejë veprimet e mëposhtme kontabël në lidhje me principalin dhe interesin:

D. Shpenzime interesi 1,050,000 lekë

K. Banka 1,050,000 lekë

D. Detyrimi i qirasë financiare 1,500,000 lekë

K. Banka 1,500,000 lekë

Pra shpenzimi për interesin do të jetë vlera e principalit të mbetur të qerasë financiarë në fund të vitit të parë, pra 15,000,000 lekë,

shumëzuar me normën e interesit 7%. Ndërkohë që në fund të vitit të parë dhe për 10 vitet në vijim njësia ekonomike do të pakësojë

Page 34: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

detyrimin e qerasë financiare për shumën 1,500,000 lekë.

Shembulli 19

(rasti kur çmimi i shitjes = vlera e drejtë > vlera kontabël)

Shoqëria A ka një pajisje, e cila ka një vlerë kontabël prej 100,000 lekë. Shoqëria A ia shet atë Shoqërisë B dhe e rimerr me qira

menjëherë për 4 vite, dhe arkëton 120,000 lekë, vlera e drejtë e rënë dakord e pajisjes.

Shoqëria A do ta njohë qiranë si qira të zakonshme.

Shoqëria A do të njohë fitim nga shitja e aktivit:

D Banka 120,000 lekë

K Aktive Afagjata Materiale (pajisja) 100,000 lekë

K Fitimi nga shitja e aktivit 20,000 lekë

Shoqëria A do të njohë çdo vit shpenzime për qiranë e zakonshme që ajo i paguan Shoqërise B.

Shembulli 20

(rasti kur çmimi i shitjes = vlera e drejtë < vlera kontabël)

Shoqëria A ka një pajisje, e cila ka një vlerë kontabël prej 100,000 lekë. Shoqëria A ia shet atë Shoqërisë B dhe dhe e rimerr me qira

menjëherë për 4 vite dhe arkëton 90,000 lekë, vlera e drejtë e rënë dakord e pajisjes.

Shoqëria A do ta njohë qiranë si qira të zakonshme.

D Banka 90,000 lekë

D Humbje nga shitja e aktivit 10,000 lekë

K Aktive Afagjata Materiale (pajisja) 100,000 lekë

Shoqëria A do të njohë çdo vit shpenzime për qiranë e zakonshme që ajo i paguan Shoqërisë B.

Shembulli 21

(rasti kur çmimi i shitjes ≠ vlera e drejtë < vlera kontabël)

Shoqëria A ka një pajisje, e cila ka një vlerë kontabël prej 100,000 lekë. Shoqëria A ia shet atë Shoqërisë B dhe dhe e rimerr me qira

menjëherë për 4 vjet dhe arkëton 90,000 lekë, që është e ndryshme nga vlera e drejtë e pajisjes. Shoqëria A do të paguajë shuma qiraje

më të ulta për shkak të këtij primi ne shitje. Shoqëria A do ta njohë atë si qira të zakonshme.

Njohja e transaksionit të shitjes

D Banka 90,000 lekë

Page 35: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

D Humbje të shtyra nga shitja e aktivit 10,000 lekë

K Aktive Afagjata Materiale (pajisja) 100,000 lekë

Humbja nga shitja do të amortizohet gjatë afatit të qirasë.

Njohja e shpenzimeve të qirasë

D Shpenzime qiraje (shuma e qirasë vjetore) lekë

K Banka (shuma e qirasë vjetore) lekë

Njohja e humbjes nga shitja

D Humbje nga shitja e aktivit 2,500 lekë

K Humbje të shtyra nga shitja e aktivit 2,500 lekë

Njohja e amortizimit të humbjes së shtyrë bëhet për 4 vite [10,000 ÷ 4].

Shembulli 22

(rasti kur çmimi i shitjes ≠ Vlera e drejtë > Vlera kontabël)

Shoqëria A ka një pajisje, e cila ka një vlerë kontabël prej 100,000 lekë. Shoqëria A ia shet atë Shoqërisë B dhe e rimerr me qira

menjëherë për 4 vite dhe arkëton 120,000 lekë, ndryshe nga vlera e drejtë e pajisjes. Shoqëria A do të paguajë shuma qiraje më të larta

për shkak të këtij primi. Shoqëria A do ta njohë atë si qira të zakonshme.

Njohja e transaksionit të shitjes

D Banka 120,000 lekë

K Aktive Afagjata Materiale (pajisja) 100,000 lekë

K Fitime të shtyra nga shitja e aktivit 20,000 lekë

Fitimi nga shitja do të amortizohet gjatë afatit të qirasë.

Njohja e shpenzimeve të qirasë

D Shpenzime qiraje (shuma e qirasë vjetore) lekë

K Banka (shuma e qirasë vjetore) lekë

Njohja e fitimit nga shitja

D Fitime të shtyra nga shitja e aktivit 5,000 lekë

K Fitime nga shitja e aktivit 5,000 lekë

Njohja e amortizimit të fitimit të shtyrë bëhet për 4 vite [20,000 ÷ 4].

Page 36: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te permiresuara/SKK 7 Varianti... · 3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të ... nga

Shembulli 23

Një shoqëri fluturimesh, Shes sh.p.k ka shitur një prej avionëve të saj me vlerë kontabël prej 14,000 milionë lekë dhe menjëherë pas

shitjes ajo e ka rimarrë këtë avjon me qira operative. Shoqëria blerëse, Blej sh.p.k, ka paguar një cmim prej 11,200 milionë lekë për

blerjen e këtij avioni. Marrëveshja e qirasë kërkon që Shes sh.p.k t‟i paguajë blerësit të avionit, pra Blej sh.p.k shumën e blerjes prej

11,200 milionë lekë (principal) në këste të barabarta prej 2.95 milion lekë gjatë një periudhe 5-vjecare e normë interesi 10% (pagesa e

këstit çdo fundviti).

Shes sh.p.k do të njohë veprimet e mëposhtme kontabël:

Njohja e shitjes së aktivit afatgjatë material

D. Banka/ mjete monetare 11,200 milionë lekë

D. Humbje të realizuara nga shitja 2,800 milionë lekë

K. Aktive afatgjata material 14,000 milionë lekë

Njohja e pagesës së parë të qirasë operative

D. Shpenzime operative 2.95 milion lekë

K. Banka/ mjete monetare 2,95 milionë lekë

Shembuj ilustrues për paragrafët 43 deri 46

Shembuj ilustrues në lidhje me paraqitjen e qirave dhe shënimet përkatese shpjeguese jepen në Pasqyrat Financiare Ilustruese tek SKK 2.