58
Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK 9 KOMBINIMET E BIZNESEVE DHE KONSOLIDIMI Pg. STANDARDI KOMBËTAR I KONTABILITETIT NR. 9 - KOMBINIMET E BIZNESEVE DHE KONSOLIDIMI I PËRMIRËSUAR PËRMBAJTJA Paragrafët OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES 1-3 FUSHA E ZBATIMIT 4-5 PËRKUFIZIMET KRYESORE 6 PËRKUFIZIME TË TJERA MBI KOMBINIMIN E BIZNESEVE 7-8 KONTABILITETI I KOMBINIMEVE TË BIZNESEVE 9-32 Rregulla të përgjithshme të metodës së blerjes 9-16 Identifikimi i blerësit 17-18 Kosto e kombinimit të biznesit 19-20 Rregullimet në koston e një kombinimi biznesi të kushtëzuara nga ngjarjet e ardhshme 21-23 Shpërndarja e kostos së një kombinimi biznesi 24-27 Detyrimet e kushtëzuara 28-29 Kontabilizimi i emrit të mirë 30-31 Tejkalimi mbi koston e interesit të blerësit në vlerën e drejtë neto të aktiveve të identifikueshme të njësisë ekonomike të blerë, të detyrimeve aktuale dhe të kushtëzuara 32 KONSOLIDIMI 33-58 Nj ësit ë e kontrolluara - Kërkesat për paraqitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara 33-43 Njësitë ekonomike me qëllim të veçantë 44 Procedurat e konsolidimit 45-53 Pasqyrat financiare t ë veçanta 54-56 Pasqyrat financiare të kombinuara 57-58 SHËNIMET SHPJEGUESE 59-63 DATA E HYRJES NË ZBATIM 64 KRAHASIMI ME STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË RAPORTIMIT FINANCIAR PËR NJËSITË EKONOMIKE TË VOGLA DHE TË MESME (SNRF PËR NVM) 65 BAZA E KONKLUZIONEVE UDHËZIM PËR ZBATIMIN E SKK 9 OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES 1 Objektivi i Standardit Kombëtar të Kontabilitetit 9, Kombinimet e biznesit dhe p ërgatitja e pasqyrave financiare t ë KONSoliduar dhe konsolidimi (‗SKK‘ 9 ose ‗Standardi‘), nxjerrë dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, si dhe shpallur nga Ministria e Financës,

Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara

SKK 9 KOMBINIMET E BIZNESEVE DHE KONSOLIDIMI

Pg.

STANDARDI KOMBËTAR I KONTABILITETIT NR. 9 - KOMBINIMET E BIZNESEVE DHE KONSOLIDIMI – I PËRMIRËSUAR

PËRMBAJTJA Paragrafët

OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES 1-3

FUSHA E ZBATIMIT 4-5

PËRKUFIZIMET KRYESORE 6

PËRKUFIZIME TË TJERA MBI KOMBINIMIN E BIZNESEVE 7-8

KONTABILITETI I KOMBINIMEVE TË BIZNESEVE 9-32

Rregulla të përgjithshme të metodës së blerjes 9-16

Identifikimi i blerësit 17-18

Kosto e kombinimit të biznesit 19-20

Rregullimet në koston e një kombinimi biznesi të kushtëzuara nga ngjarjet e ardhshme 21-23

Shpërndarja e kostos së një kombinimi biznesi 24-27

Detyrimet e kushtëzuara 28-29

Kontabilizimi i emrit të mirë 30-31

Tejkalimi mbi koston e interesit të blerësit në vlerën e drejtë neto të aktiveve të identifikueshme

të njësisë ekonomike të blerë, të detyrimeve aktuale dhe të kushtëzuara 32

KONSOLIDIMI 33-58

Njësitë e kontrolluara - Kërkesat për paraqitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara 33-43

Njësitë ekonomike me qëllim të veçantë 44

Procedurat e konsolidimit 45-53

Pasqyrat financiare të veçanta 54-56

Pasqyrat financiare të kombinuara 57-58

SHËNIMET SHPJEGUESE 59-63

DATA E HYRJES NË ZBATIM 64

KRAHASIMI ME STANDARDET NDËRKOMBËTARE TË RAPORTIMIT FINANCIAR

PËR NJËSITË EKONOMIKE TË VOGLA DHE TË MESME (SNRF PËR NVM) 65

BAZA E KONKLUZIONEVE

UDHËZIM PËR ZBATIMIN E SKK 9

OBJEKTIVI DHE BAZAT E PËRGATITJES

1 Objektivi i Standardit Kombëtar të Kontabilitetit 9, Kombinimet e biznesit dhe përgatitja e pasqyrave financiare të KONSoliduardhe

konsolidimi (‗SKK‘ 9 ose ‗Standardi‘), nxjerrë dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit, si dhe shpallur nga Ministria e Financës,

Page 2: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

i ndryshuar, është të vendosë rregullat e kontabilizimit dhe shpjegimit dhënia e parimeve të njohjes, matjes, vlerësimit të mëpasshëm,

paraqitjes si dhe të shpjegimeve të nevojshme në pasqyrat financiare për kombinimet e bizneseve dhe njësitë e kontrolluara,si dhe të

shpjegimeve të nevojshme në pasqyrat financiare, të përgatitura në përputhje me Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Shqipërisë. Këto

standarde bazohen në parimet e kontabilitetit dhe raportimit, të pranuara në shkallë ndërkombëtare, kërkesat e përgjithshme të të cilave

përshkruhen në Ligjin nr. 9228, ―Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare‖, i ndryshuar, nxjerrë në prill 2004.

2

SKK 9 mbështetet në standardin ndërkombëtar të raportimit financiar SNRF 3, ―Kombinimet e biznesit‖. SKK 9 është ndryshuar për t‘u bërë

i krahasueshëm me Seksionin 9 Pasqyrat e konsoliduara dhe të veçanta dhe Seksionin 19 Kombinimet e biznesit dhe emri i mirë të

Standardit Ndërkombëtar të Raportimit Financiar për Njësitë Ekonomike të Vogla dhe të Mesme (SNRF për NVM). Një tabelë

korresponduese e paragrafëve të Standardit me paragrafë të Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit FinanciarSNRF për NVM është dhënë

në paragrafin 64. Për rastet që nuk janë trajtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga SKK 9 ose ndonjë SKK tjetër, drejtuesit e njësisë ekonomike

raportuese duhet që, me miratimin e Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit (KKK), të aplikojnë politika të tilla që sigurojnë një pasqyrim të

vërtetë e të besueshëm të pozicionit financiar, performancës financiare, ndryshimeve në pozicionin financiar dhe ndryshimeve të fluksit të

parasë së njësisë ekonomike raportuese, siç kërkohet në nenin 9 të Ligjit nr. 9228, ―Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare‖, nxjerrë në

prill 2004, i ndryshuar.

3 Pasqyrat financiare do të përgatiten mbi bazën e konceptit të materialitetit. Standardet Kombëtare të Kontabilitetit nuk do të zbatohen për

zërat jomaterialë. Parimi i materialitetit përkufizohet dhe sqarohet në paragrafët 40 deri 90 të SKK 1.

FUSHA E ZBATIMIT

4

Ky Standard zbatohet për trajtimin kontabël të kombinimeve të biznesit dhe njësive të kontrolluara. Ai jep udhëzime për identifikimin e

blerësit, matjen e kostos së kombinimit të biznesit, si dhe shpërndarjen e kësaj kostoje në aktivet e blera, detyrimet dhe provizionet për

detyrimet e kushtëzuara të supozuara. Ai gjithashtu jep trajtimin kontabël të emrit të mirë në kohën e një kombinimi biznesi dhe më pas. Ky

standard përcakton rrethanat në të cilat një njësi ekonomike paraqet pasqyra financiare të konsoliduara dhe proçedurat për përgatitjen e

këtyre pasqyrave. Ai gjithashtu përfshin udhëzim mbi pasqyrat financiare të veçanta dhe pasqyrat financiare të kombinuara.

Ky standard do të zbatohet për:

(a) trajtimin kontabël të kombinimeve të bizneseve;

(b) trajtimin kontabël dhe njohjen në kontabilitet të emrit të mirë, si dhe të emrit të mirë negativ;

(c) njohjen në kontabilitet të një bashkimi mes shoqërisë së kontrolluar dhe asaj mëmë.

5

Ky standard do të zbatohet, fillimisht dhe kryesisht, për blerjen e shoqërive të kontrolluara dhe pjesëmarrjeve.

Ky Standard përcakton trajtimin kontabël për të gjitha kombinimet e biznesit, përveç:

(a) kombinimeve të njësive ekonomike apo bizneseve nën kontroll të përbashkët. Kontroll të përbashkët do të thotë se të gjithë njësitë

ekonomike ose bizneset e kombinuara në fund të fundit janë të kontrolluara nga e njëjta palë si para ashtu edhe pas kombinimit të biznesit,

dhe ky kontroll nuk është kalimtar

(b) formimin e një sipërmarrje të përbashkët

(c) blerjen e një grupi aktivesh të cilat nuk përbëjnë një biznes.

PËRKUFIZIME KRYESORE

Page 3: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

6

Më poshtë jepen përkufizimet e disa termave kryesore që përdoren në këtë standard:

Kombinimi i bizneseve është një veprim ekonomik, si rezultat i të cilit:

(a) një njësi ekonomike fiton kontroll ose influencë të ndjeshme mbi një njësi tjetër ekonomike (për shembull, nëpërmjet blerjes së një

numri të madh aksionesh të njësisë tjetër) ose rrit kontrollin e saj në këtë njësi;

(b) një njësi ekonomike blen pjesën më të madhe të aktiveve dhe pasiveve (aktivet neto) të njësisë tjetër ekonomike, ose njësisë tregtare

dhe, rrjedhimisht, fiton kontrollin e veprimtarisë së saj ekonomike.

Kontrolli është fuqia për të drejtuar politikat financiare dhe të shfrytëzimit të një njësie tjetër ekonomike, nëpërmjet ushtrimit të së cilit

përftohen përfitime ekonomike nga aktivitetet e kësaj njësie. Kontrolli i një njësie ekonomike nga një tjetër është përshkruar në SKK 14

Trajtimi kontabël i shoqërive të kontrolluara dhe pjesëmarrjeve.

Një kombinim biznesesh, që prek njësi ekonomike ose biznese nën kontroll të përbashkët, është ai kombinim ku të gjitha njësitë që

kombinohen kontrollohen nga e njëjta ose të njëjtat palë, si para ashtu edhe pas kombinimit; dhe ky kontroll nuk është kalimtar.

Influenca e ndjeshme është aftësia për të marrë pjesë në marrjen e vendimeve, në lidhje me politikat financiare e të shfrytëzimit të njësisë ku

investohet, por jo kontrolli mbi këto vendime. Influenca e ndjeshme e një njësie ekonomike në një tjetër është përshkruar në SKK 14

Trajtimi kontabël i shoqërive të kontrolluara dhe pjesëmarrjeve.

Pjesëmarrja është njësia, mbi të cilën një investitor ka një influencë të ndjeshme, por kjo njësi nuk është një shoqëri e kontrolluar nga

investitori.

Shoqëria e kontrolluar është një njësi e kontrolluar nga një njësi tjetër (d.m.th. shoqëria mëmë).

Shoqëria mëmë është një njësi që zotëron një ose më shumë njësi të kontrolluara.

Grupi përbëhet nga një shoqëri mëmë dhe të gjitha njësitë e kontrolluara prej saj.

Një kombinim biznesi është bashkimi i njësive ekonomike ose bizneseve të ndara, në një njësi ekonomike raportuese. Rezultat pothuajse i të

gjitha kombinimeve të biznesit është që një njësi ekonomike, blerësi, fiton kontrollin e një ose më shumë bizneseve të tjera, njësitë e blera.

Data e blerjes është data në të cilën blerësi në mënyrë efektive merr kontrollin e njësisë së blerë.

Emri i mirë është diferenca pozitive mes kostos së blerjes dhe vlerës së drejtë /vlerës kontabël para blerjes së aktiveve neto të blera.

Vlera e drejtë është shuma, me të cilën mund të shkëmbehet një aktiv ose mund të shlyhet një pasiv, ndërmjet palëve të mirinformuara, të

vullnetshme e të palidhura me njëra-tjetrën.

Vlera kontabël e mëparshme është vlera kontabël e një aktivi apo një pasivi në librat e kontabilitetit të njësive të kontrolluara apo

pjesëmarrjeve në datën e kombinimit të bizneseve, e rregulluar me qëllim që të reflektojë ndonjë ndryshim, që vjen si rezultat i politikave të

ndryshme kontabël, të përdorura nga shoqëria mëmë dhe nga njësitë e kontrolluara prej saj dhe pjesëmarrjet.

Biznesi është një tërësi veprimtarish, të kryera dhe të drejtuara me qëllim përftimi të

një kthimi/fitimi për investitorët;

kostove më të ulëta ose përfitimeve të tjera ekonomike.

Një njësi ekonomike mund të krijohet për të përmbushur një objektiv të ngushtë (psh për të realizuar një marrëveshje qiraje, për të ndërmarrë

veprimtari të kërkim-zhvillimit ose për të krijuar instrumente financiarë nga aktivet financiare). Një NQV e tillë mund të marrë formën e një

korporate, shoqërie besimi, shoqërie të thjeshtë ose të një njësie të paorganizuar juridikisht. Shpesh, NQV-të janë krijuar me marrëveshje

ligjore që imponojnë kërkesa strikte mbi aktivitetet e NQV-së.

Përkufizime të tjera mbi kombinimin e bizneseve

7 Një kombinim biznesi mund të strukturohet në mënyra të ndryshme për arsye ligjore, tatimore apo arsye të tjera. Kjo mund të përfshijë

Page 4: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

blerjen nga një njësi ekonomike të kapitalit të një njësie ekonomike tjetër, blerjen e të gjitha aktiveve neto të një njësie ekonomike tjetër,

marrjen e detyrimeve të njësisë ekonomike tjetër, ose blerjen e disa prej aktiveve neto të një tjetër njësie ekonomike që së bashku përbëjnë

një ose më shumë biznese.

8 Një kombinim biznesi mund të ndikohet nga emetimi i instrumenteve të kapitalit, transferimi i mjeteve monetare, ekuivalentet e tyre ose

aktivet e tjera, apo një përzierje të këtyre. Transaksioni mund të jetë në mes aksionerëve të njësive ekonomike të kombinuara ose midis një

njësie ekonomike dhe aksionerëve të njësisë tjetër. Kjo mund të përfshijë krijimin e një njësie ekonomike të re për kontrollin e njësive të

kombinuara ose aktiveve neto të transferuara, ose ristrukturimin e një ose më shumë njësive ekonomike të kombinuara.

Sipas këtij standardi, njësi ekonomike të kontrolluara janë të gjitha njësitë e kontrolluara nga një njësi tjetër (shoqëria mëmë). Kontrolli

mendohet se ekziston kur shoqëria mëmë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, nëpërmjet njësive të kontrolluara prej saj, zotëron më

shumë se gjysmën e aksioneve me të drejta votuese të njësisë së kontrolluar, vetëm nëse, në raste përjashtimore, mund të tregohet qartë se

një zotërim i tillë nuk përbën kontroll. Kontrolli ekziston gjithashtu kur shoqëria mëmë zotëron gjysmën ose më pak se gjysmën e aksioneve,

me të drejta votuese të njësisë së kontrolluar, kur:

(a) zotëron mbi më shumë se gjysmën e aksioneve me të drejta votuese, nëpërmjet një marrëveshje me investitorët e tjerë;

(b) ka fuqinë për të drejtuar politikat financiare dhe të shfrytëzimit të njësisë ekonomike, e drejtë kjo e dhënë nga statuti ose nga një

marrëveshje tjetër;

(c) ka fuqinë për të emëruar ose shkarkuar shumicën e anëtarëve të stafit drejtues dhe të organit më të lartë mbikëqyrës (për shembull

bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë);

(d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin e vendimmarrjes dhe organin më të lartë mbikëqyrës.

Sipas këtij standardi, pjesëmarrjet janë të gjitha ato njësi, mbi të cilat investitori ka një influencë të ndjeshme, por pa ushtruar kontroll mbi

to. Influenca e ndjeshme mendohet se ekziston kur investitori zotëron në mënyrë të drejtpërdrejt ose të tërthortë, nëpërmjet njësive të

kontrolluara, më shumë së 20% të aksioneve me të drejta votuese të pjesëmarrjes, vetëm nëse, në raste përjashtimore, mund të tregohet qartë

se një zotërim i tillë nuk përbën influencë të ndjeshme. Në raste përjashtimore, influenca e ndjeshme mund të ekzistojë, edhe nëse zotërohen

më pak se 20% të aksioneve me të drejta votuese. Influenca e ndjeshme karakterizohet nga faktorët e mëposhtëm:

(a) përfaqësimi në drejtimin e njësisë ose në organin më të lartë të mbikëqyrjes;

(b) pjesëmarrja në vendimet mbi hartimin e politikës së biznesit të njësisë, ku kryhet investimi;

(c) transaksione materiale mes shoqërisë që investon dhe palës ku kryhet investimi;

(d) shkëmbim i personelit drejtues mes shoqërisë që investon dhe palës ku kryhet investimi;

(e) shkëmbim i informacionit teknik mes shoqërisë që investon dhe palës ku kryhet investimi.

Ndonëse në shumicën e rasteve njësitë e kontrolluara dhe pjesëmarrjet janë njësi fitimprurëse, në rrethana të caktuara, edhe njësitë

jofitimprurëse (për shembull, fondacionet dhe institucionet jofitimprurëse) mund të përkufizohen si njësi e kontrolluar ose pjesëmarrje.

Përveç kritereve të lartpërmendura, përcaktimi i kontrollit ose influencës së ndjeshme për njësitë jofitimprurëse mbështetet gjithashtu në

faktin se cila njësi do t‘i zotërojë aktivet e njësisë jofitimprurëse, pas likuidimit të saj.

POLITIKAT KONTABËLKONTABILITETI I KOMBINIMEVE TË BIZNESEVE

Rregulla të përgjithshme të metodës së blerjes

9

Kombinimet e bizneseve do të kontabilizohen duke zbatuar metodën e blerjes, përveç kombinimeve të bizneseve mes njësive ekonomike nën

kontroll të përbashkët, të cilat kontabilizohen duke përdorur metodën e rregulluar të blerjes.

Të gjitha kombinimet e biznesit kontabilizohen duke përdorur metodën e blerjes.

Të gjithë kombinimet e bizneseve, që përbëjnë palë të pavarura, do të kontabilizohen sipas metodës së blerjes. Zbatimi i kësaj metode

Page 5: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

përshkruhet në paragrafët 15-46.

Nëse një kombinim biznesesh ka të bëjë me njësi, që janë nën kontrollin e përbashkët të një personi ose një grup personash të njëjtë, atëherë

ky kombinim i biznesit mund të mos bëhet në kushtet e zakonshme të tregut dhe, si rezultat, zbatimi i metodës së blerjes së rregullt mund të

mos e pasqyrojë në mënyrë objektive përmbajtjen e transaksionit. Kombinimi i njësive nën kontroll të përbashkët do të paraqitet sipas

metodës së rregulluar të blerjes. Zbatimi i kësaj metode përshkruhet në paragrafët 47-53.

10 Në një kombinim biznesi mund të blihen aksionet e një njësie ekonomike tjetër, ose të gjitha, ose një pjesë e aktiveve dhe pasiveve të një

njësie ekonomike tjetër, me supozimin se të gjitha këto bashkërisht formojnë një ose disa biznese.

Fakti që në një kombinim biznesi janë blerë aksionet ose aktivet dhe pasivet e një njësie ekonomike tjetër janë blerë në një kombinim

biznesi, nuk ndikon as mbi politikat kontabël, dhe as mbi parimet e regjistrimit të kombinimit të bizneseve në pasqyrat financiare të

konsoliduara.

11 Sipas këtij standardi, bashkimi i shoqërisë mëmë me njësinë e kontrolluar plotësisht prej saj nuk është një kombinim biznesi, pasi shoqëria

mëmë dhe njësia e kontrolluar prej saj përbënin një njësi të vetme ekonomike, edhe para se ato të bashkoheshin. Efekti i bashkimeve të tilla

në pasqyrat financiare të shoqërisë mëmë trajtohet në paragrafët 54-55 të këtij standardi.

Me anë të metodës së blerjes, një blerje e një njësie apo biznesi tjetër do të kontabilizohet me koston e blerjes. Kostoja e blerjes do të

krahasohet me vlerën e drejtë të aktiveve të blera, pasiveve detyrimeve ekzistuese të marra dhe pasiveve detyrimeve të kushtëzuara (pra,

aktiveve neto të blera); diferenca mes kostos së blerjes dhe vlerës së drejtë të aktiveve neto të blera do të njihet si emër i mirë (pozitiv ose

negativ).

Ekuacioni i mëposhtëm ilustron metodën e blerjes:

kostoja e blerjes

minus vlera e drejtë e aktiveve neto të blera/vlera kontabël e mëparshme e aktiveve neto të blera

_____________________

= emri i mirë (pozitiv ose negativ)

Kontabilizimi i kostos së blerjes trajtohet në paragrafët ???? të këtij standardi; vlerësimi i aktiveve të blera dhe i vlerës së tyre të drejtë në

paragrafët ???, dhe kontabilizimi i emrit të mirë në paragrafët ?????.

12 Metoda e blerjes do të zbatohet që në datën kur kryhet blerja. Në këtë datë do të vlerësohen kostoja e blerjes, vlera e drejtë e aktiveve neto të

blera dhe emri i mirë (pozitiv ose negativ).

13 Data e blerjes është ajo datë kur kontrolli mbi aktivet neto dhe veprimtaritë e një njësie ekonomike i kalojnë efektivisht blerësit. Duke qenë

se kontrolli është fuqia për të udhëhequr politikat financiare dhe të shfrytëzimit të një njësie ose biznesi tjetër, me qëllim që të mundësohet

përftimi i përfitimeve ekonomike nga kjo, nuk është e nevojshme që një transaksion të konsiderohet i përfunduar, kur ky është i finalizuar

nga ana ligjore.

Data e blerjes është data në të cilën blerësi merr kontrollin e njësisë së blerë. Për shkak se kontrolli është fuqia për të drejtuar politikat

financiare dhe të shfrytëzimit të një njësie ose biznesi në mënyrë që të sigurohen përfitime nga aktivitetet e saj, nuk është e nevojshme për

një transaksion që të mbyllet apo përfundohet me ligj para se të merret kontrolli nga blerësi. Në vlerësimin e kontrollit të marrë nga blerësi

do të mbahen parasysh të gjitha faktet përkatëse dhe rrethanat e një kombinim biznesi.

14 Në bazë të konceptit të materialitetit, në zbatimin e metodës së blerjes, mund të përdoren bilanci pasqyrat financiare të muajit që është më

afër datës së blerjes, nëse këto nuk ndryshojnë materialisht nga data e blerjes.

15 Duke filluar nga data e blerjes, blerësi do të njohë në pasqyrat financiarebilancin të tij interesin e tij në aktivet, pasivet detyrimet ekzistuese

dhe pasivet detyrimet e kushtëzuara, si dhe emrin e mirë të njësisë së blerë; në pasqyrën e tij të të ardhurave dhe shpenzimeve interesin e tij

Page 6: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

në të ardhurat dhe shpenzimet e njësisë së blerë.

Kur njësitë, që marrin pjesë në një kombinim biznesesh bashkohen në një njësi ligjore (ose kur në vend të aksioneve, blihen aktive dhe

pasive të njësisë tjetër), blerësi në datën e blerjes do të njohë në bilancin e tij aktivet, pasivet ekzistuese, pasivet e kushtëzuara dhe emrin e

mirë të njësisë së blerë; dhe në pasqyrën e tij të të ardhurave dhe shpenzimeve të ardhurat dhe shpenzimet e njësisë së blerë (shih më tej në

paragrafët 54-55).

16

Të gjithë kombinimet e bizneseve, që përbëjnë palë të pavarura, do të kontabilizohen sipas metodës së blerjes. Zbatimi i kësaj metode

përshkruhet në paragrafët 15-46.

Zbatimi i metodës së blerjes përfshin hapat e mëposhtëm:

(a) identifikimin e blerësit.

(b) matjen e kostos së kombinimit të biznesit.

(c) shpërndarjen, në datën e blerjes, të kostos së kombinimit të biznesit në aktivet e blera, detyrimet dhe provizionet për detyrimet e

kushtëzuara të marra përsipër.

Identifikimi i blerësit

17 Nëse një kombinim biznesesh ka të bëjë me njësi, që janë nën kontrollin e përbashkët të një personi ose një grup personash të njëjtë, atëherë

ky kombinim i biznesit mund të mos bëhet në kushtet e zakonshme të tregut dhe, si rezultat, zbatimi i metodës së blerjes së rregullt mund të

mos e pasqyrojë në mënyrë objektive përmbajtjen e transaksionit. Kombinimi i njësive nën kontroll të përbashkët do të paraqitet sipas

metodës së rregulluar të blerjes. Zbatimi i kësaj metode përshkruhet në paragrafët 47-53.

Për kombinimin e një biznesi duhet të identifikohet blerësi. Blerësi është njësia ekonomike e kombinuar që merr kontrollin e njësive

ekonomike ose bizneseve të tjera të kombinuara.

18 Edhe pse nganjëherë mund të jetë e vështirë për të identifikuar blerësin, zakonisht ka tregues se ekziston një i tillë. Për shembull:

(a) në qoftë se vlera e drejtë e një prej njësive ekonomike të kombinuara është dukshëm më e madhe se ajo e njësive të tjera të kombinuara,

njësia me vlerën e drejtë më të madhe ka të ngjarë të jetë blerësi.

(b) nëse kombinimi i biznesit është realizuar nëpërmjet një shkëmbimi të instrumenteve të kapitalit të zakonshëm me mjete monetare ose

aktive të tjera, njësia ekonomike që jep mjete monetare ose aktive të tjera ka të ngjarë të jetë blerësi.

(c) nëse kombinimi i biznesit bën të mundur që drejtimin ta ketë një prej njësive ekonomike të kombinuara, e cila është në gjendje të

përzgjedhë shumicën e ekipit drejtues të njësisë së kombinuar, atëhere kjo njësi ekonomike ka të ngjarë të jetë blerësi.

METODA E BLERJES

Rregulla të përgjithshme të metodës së blerjes

Kosto e kombinimit të biznesit

Vlerësimi i kostos së një blerjeje

19 Kostoja e një blerjeje është vlera e drejtë, në datën e shkëmbimit të aktiveve të dhëna, pasiveve të marra përsipër dhe instrumenteve të

kapitalit, të emetuara nga blerësi për blerjen në fjalë, si dhe çdo kosto që lidhet drejtpërdrejt me këtë blerje.

Blerësi do të masëmat koston e kombinimit të biznesi si totalin e:

Page 7: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

(a) vlerave të drejta, në datën e shkëmbimit, të aktiveve të dhëna, detyrimeve të lindura ose të marra përsipër, dhe instrumenteve të kapitalit

të emetuara nga blerësi, në këmbim të kontrollit të njësive të blera, plus

(b) të gjitha kostot që i ngarkohen drejtpërdrejt kombinimit të biznesit.

Kur pagesa për blerjen shtyhet në kohë, si kosto e blerjes konsiderohet vlera aktuale e shumës për t‘u paguar.

Kur blerja paguhet me aksionet e emetuara nga blerësi për këtë qëllim, si kosto e blerjes konsiderohet vlera e drejtë e aksioneve të emetuara.

Treguesi më i mirë i vlerës së drejtë është çmimi i publikuar/shpallur i aksioneve. Nëse çmimi i shpallur i aksioneve nuk është i

disponueshëm, atëherë për të vlerësuar koston e blerjes do të përdoret njëra nga dy mënyrat e mëposhtme, në varësi se cila prej tyre jep

rezultat më të besueshëm:

(a) aksioneve, që do të emetohen me blerjen e njësisë në vlerën e drejtë të aktiveve neto të blerësit (për shembull, të vlerësuara sipas metodës

së skontimit të fluksit të parasë);

(b) interesi përpjesëtimor i aksioneve, të blera në vlerën e drejtë të aktiveve neto të njësisë së blerë (për shembull, të vlerësuara sipas metodës

së skontimit të fluksit të parasë).

Rregullat e përgjithshme të dhëna më poshtë, do të përdoren si bazë për përllogaritjen e vlerës së drejtë të aktiveve, pasiveve detyrimeve

ekzistuese dhe pasiveve detyrime të kushtëzuara të njësisë ekonomike:

(a) letrat me vlerë do të vlerësohen me vlerën e tregut; nëse vlera e tregut nuk dihet, atëherë me vlerën e drejtë, sipas një metode tjetër

vlerësimi (për shembull, me modelin e fluksit të parasë të skontuar);

(b) kërkesat për t‘u arkëtuar do të vlerësohen me vlerën e drejtë të shumës së pritshme për t‘u arkëtuar (kërkesat për t‘u arkëtuar

afatshkurtra nuk kanë nevojë të skontohen; kërkesat për t‘u arkëtuar afatgjata do të skontohen me normën e interesit të tregut);

(c) inventari:

i. mallrat dhe produktet e gatshme do të përllogariten me çmimin e tyre të shitjes minus koston e shitjeve, dhe një fitim të përllogaritur

të njëjtë me atë që përftohet në shitjen e mallrave të ngjashme;

ii. puna në proces do të vlerësohet me çmimin e shitjes së produkteve të gatshme minus kostot e përfundimit, koston e shitjes dhe një

fitim të përllogaritur, të njëjtë me atë që përftohet në shitjen e mallrave të ngjashme;

iii. lëndët e para do të përllogariten me vlerën e zëvendësimit;

(d) toka dhe ndërtesa do të përllogaritet me vlerën e tregut;

(e) aktive të tjera afatgjata , përveç aktiveve të mbajtura për shitje, do të përllogariten me vlerën e tregut; nëse vlera e tregut nuk mund të

përcaktohet me besueshmëri, atëherë me koston e amortizuar;

(f) aktivet e disponueshme për shitje do të përllogariten me vlerën e tyre të drejtë minus kostot e shitjes;

(g) aktivet afatgjata jomateriale do të përllogariten me vlerën e tregut, nëse ekziston një treg aktiv; nëse jo, atëherë me vlerën që njësia

ekonomike do të jetë e gatshme të paguajë për këto aktive në një transaksion mes palëve të pavarura, në kushtet e një tregu të lirë.

(h) pasivetdetyrimet, duke përfshirë dhe kontratat me kushte rënduese (shih përkufizimin në paragrafin 27 të SKK 6 ―Provizionet, aktivet

detyrimet dhe pasivet aktivet e kushtëzuara‖) do të vlerësohen me vlerën aktuale të shumës për t‘u paguar (pasivet detyrimet

afatshkurtra nuk kanë nevojë të skontohen; pasivet detyrimet afatgjata duhet të skontohen me normën e interesit të tregut);

(i) pasivet detyrimet e kushtëzuara do të vlerësohen me shumën që një palë e tretë do të kishte dëshirën dhe vullnetin të paguante për

pasivet detyrimet e kushtëzuara. Në përcaktimin e kësaj shume duhet të merren në konsideratë të gjitha parashikimet, në lidhje me

fluksin e parashikuar të parave, dhe jo vetëm shumën e mundshme maksimale apo minimale të fluksit të pritur të parasë. Në rastin e

vlerësimit të mëposhtëm, blerësi do të njohë pasivin e kushtëzuar me shumën më të lartë prej vlerave të mëposhtme:

1. vlerës, me të cilën do të ishte njohur pasivi, në përputhje me SKK 6;

vlerës, me të cilën pasivi i kushtëzuar ishte njohur fillimisht minus amortizimin e akumuluar që vjen nga skontimi, nëse është e nevojshme.

Ndonëse vlerat kontabël para blerjes të aktiveve dhe pranimit të pasiveve nuk kanë ndonjë rëndësi të veçantë për përllogaritjen e vlerës së

Page 8: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

drejtë të aktiveve neto të blera, në praktikë këto vlera kontabël shpesh përbëjnë bazën për përgatitjen e analizës së çmimit të blerjes, pasi

vlerat kontabël të aktiveve dhe pasiveve mund të përafrohen me vlerat e tyre të drejta. Si rrjedhojë, vlera kontabël e aktiveve dhe pasiveve të

njësisë së blerë do të përdoret shpesh si bazë në për përgatitjen e analizës së çmimit të blerjes para se të bëhet kombinimin e bizneseve dhe të

rregullohet, nëse është e nevojshme, me ndryshimet që vijnë nga krahasimi me vlerat e drejta.

Në një kombinim biznesesh mund të krijohen situata të tilla, ku vlera e drejtë e aktiveve, pasiveve ekzistuese dhe pasiveve të kushtëzuara të

njësisë së blerë ose kostoja e blerjes, vetëm mund të parashikohen. Në të tilla raste, blerësi duhet të përdorë vlera të parashikuara për

kontabilizimin fillestar të kombinimit të bizneseve. Rregullimi i nevojshëm i këtyre vlerave duhet të njihet brenda 12 muajve nga data e

blerjes, si më poshtë:

a) vlerat kontabël të aktiveve, pasiveve ekzistuese dhe pasiveve të kushtëzuara, të njohura ose të rregulluara, do të kontabilizohen sikur

vlerat e drejta të rregulluara të ishin njohur që në datën e blerjes (për shembull, pas rregullimit të vlerës së drejtë të aktiveve afatgjata

materiale, do të llogaritet gjithashtu amortizimi për vlerën e re të drejtë, për periudhën midis datës së blerjes dhe datës së rregullimit);

a) emri i mirë ose emri i mirë negativ, i njohur si e ardhur, do të rregullohet për një shumë të barabartë me rregullimin e vlerës së drejtë

të aktiveve, pasiveve ekzistuese dhe pasiveve të kushtëzuara.

20 Shembuj të shpenzimeve, që lidhen drejtpërdrejt me blerjenkostove që i ngarkohen drejtpërdrejt kombinimit të bizneseve, janë tarifat që u

paguhen këshilltarëve (për shembull, për analiza diligjence të njësisë së blerë, noterizimet, tarifat shtetërore). Kostot e marrjes sigurimit stë

pasiveve financiare dhe të emetimit të instrumenteve të kapitalit, me qëllim financimin e blerjes, nuk konsiderohen si shpenzime kosto që

lidhen drejtpërdrejt me blerjenkombinimin e bizneseve. Kosto të tilla do të përfshihen në vlerësimin fillestar të pasiveve dhe instrumenteve

të kapitalit, në përputhje me SKK 3, “Instrumentet financiare‖.

Rregullimet në koston e një kombinimi biznesi të kushtëzuara nga ngjarjet e ardhshme

21 Kur shuma për t‘u paguar për blerjen është e kushtëzuar, efekti i mundshëm i kushtëzimeve të tilla do të vlerësohet në datën e blerjes dhe do

të matet me koston e blerjes. Rregullimet e mëpasshme të çmimit të blerjes do të kontabilizohen, si një rregullim i kostos fillestare të blerjes.

Kur një marrëveshje për kombinim biznesi parashikon një rregullim të kostos të kombinimit të kushtëzuar nga ngjarjet e ardhshme, blerësi

do të përfshijë shumën e parashikuar të këtij rregullimi në koston e kombinimit në datën e blerjes në qoftë se rregullimi është i mundshëm

dhe mund të matet në mënyrë të besueshme.

22 Shembuj të kushtëzimeve, që ndikojnë mbi çmimin e blerjes, janë pagesa të kushtëzuara nga shitjet, fitimi, EBIDTA (fitimi para interesit,

amortizimit dhe tatimit) ose disa tregues të tjerë, që duhen të plotësohen nga njësia e blerë gjatë një periudhe të caktuar kohe, pas datës së

blerjes.

23 Gjatë vlerësimit të kostos, një shtesë kostoje për kushtëzimet duhet të merret në konsideratë, përveç rasteve kur kjo kosto-shtesë nuk mund të

vlerësohet me besueshmëri. Kur vlerësimi fillestar, i bërë në datën e blerjes, rezulton të jetë i pasaktë, kostoja e blerjes do të rregullohet

menjëherë mbi bazën e informacioneve të reja.

Megjithatë, në qoftë se rregullimi potencial nuk njihet në datën e blerjes, por më pas bëhet i mundshëm dhe mund të matet në mënyrë të

besueshme, shuma shtesë do të trajtohet si një rregullim në koston e kombinimit.

Aktivet neto të blera dhe matja e vlerës së tyre të drejtë

Shpërndarja e kostos së një kombinimi biznesi

24 Vlera e drejtë e aktiveve neto të blera është vlera e drejtë e aktiveve, pasiveve ekzistuese dhe pasiveve të kushtëzuara të njësisë së blerë, që

plotësojnë kriteret e dhëna në paragrafin 33, minus vlerën e drejtë të aktiveve neto, që u përkasin aksionarëve të pakicës.

Page 9: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Blerësi duhet që, në datën e blerjes, të shpërndajë koston e një kombinimi biznesi duke njohur aktivet e identifikueshme të njësisë së blerë,

detyrimet dhe një provizion për ato pasive te kushtezuara që përmbushin kriteret e njohjes në paragrafin 28 me vlerat e tyre të drejta në këtë

datë. Çdo diferencë në mes kostos së kombinimit të biznesit dhe interesave të blerësit në vlerën e drejtë neto të aktiveve të identifikueshme,

detyrimet dhe provizionet për detyrimet e kushtëzuara tashmë të njohura, do të trajtohet në përputhje me paragrafët 30 dhe 32 (si emër i

mirë, ose i ashtuquajtur ' emër i mirë negativ ').

25 Në datën e blerjes, blerësi njeh veças aktivet e identifikueshme të njësisë së blerë, pasivet dhe detyrimet e kushtëzuara në datën e blerjes,

vetëm nëse ato i përmbushin kriteret e mëposhtme në këtë datë:

(a) Në rastin e një aktivi, përveç një aktivi jomaterial, është e mundur që çdo përfitim i ardhshëm ekonomik i lidhur me të do të rrjedhë tek

blerësi, dhe vlera e tij e drejtë mund të matet në mënyrë të besueshme.

(b) Në rastin e një detyrimi, përveç një detyrimi eventual, është e mundur që një dalje e burimeve do të kërkohet për të shlyer detyrimin,

vlera e drejtë e të cilit mund të matet në mënyrë të besueshme.

(c) Në rastin e një aktivi jomaterial ose një detyrimi eventual, vlera e drejtë e tij mund të matet në mënyrë të besueshme.

blerësi njeh në kontabilitet si zëra më vete aktivet, pasivet ekzistuese dhe pasivet e kushtëzuara të njësisë së blerë, që kanë ekzistuar në atë

datë dhe që plotësojnë kriteret e mëposhtme:

aktivet, me përjashtim të aktiveve të qëndrueshme të patrupëzuara, për të cilat ekziston mundësia që blerësi të ketë përfitime të ardhshme

ekonomike nga përdorimi i tyre, dhe vlera e tyre e drejtë mund të matet me besueshmëri;

pasivet, për të cilat ekziston mundësia që shlyerja e tyre të shoqërohet me daljen e burimeve ekonomike në të ardhmen dhe vlera e drejtë e

tyre mund të vlerësohet me besueshmëri. Blerësi kontabilizon një provizion ristrukturimi, vetëm atëherë kur njësia e blerë e ka, në fakt, një

pasiv të tillë, ashtu siç përshkruhet në SKK 6 ‖Provizionet, aktivet dhe pasivet e kushtëzuara;

aktivet afatgjata jomateriale, të cilat janë të ndashme ose kanë ardhur nga të drejta kontraktuale, ose të drejta të tjera ligjore, dhe vlera e

drejtë e këtyre aktiveve mund të vlerësohet me besueshmëri;

pasivet e kushtëzuara, për të cilat vlera e drejtë mund të matet me besueshmëri.

26 Në përputhje me paragrafin 24, blerësi njeh veças vetëm aktivet e identifikueshme, pasivet dhe detyrimet e kushtëzuara të njësisë së blerë që

ekzistojnë në datën e blerjes dhe përmbushin kriteret e njohjes në paragrafin 25. Pra:

(a) blerësi do të njohë detyrimet për ndërprerjen ose zvogëlimin e aktiviteteve të njësisë së blerë si pjesë e shpërndarjes së kostos së

kombinimit vetëm kur njësia e blerë ka, në datën e blerjes, një detyrim ekzistues për ristrukturimin i njohur në përputhje me SKK 6

Provizionet, detyrimet dhe aktivet e kushtëzuara; dhe

(b) blerësi, kur shpërndahet kostoja e kombinuar, nuk do të njohë detyrime për humbje të ardhshme apo kosto të tjera që pritet të

shkaktohen si rezultat i kombinimit të biznesit.

27 Nëse trajtimi kontabël fillestar për një kombinim biznesi është i paplotë deri në fund të periudhës raportuese në të cilën ndodh kombinimi,

blerësi do të njohë në pasqyrat e tij financiare shuma të përkohshme për zërat për të cilat kontabiliteti është i paplotë. Brenda dymbëdhjetë

Page 10: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

muaj pas datës së blerjes, blerësi në mënyrë retrospektive duhet të përshtasë shumat e përkohshme të njohura për aktivet dhe detyrimet në

datën e blerjes (dmth. trajtimi i tyre sikur ato të ishin bërë në datën e blerjes), për të pasqyruar informacionin e ri të përftuar. Përtej

dymbëdhjetë muaj pas datës së blerjes, rregullimet në trajtimin kontabël fillestar për një kombinim biznesi, do të njihen vetëm për të

korrigjuar një gabim në përputhje me SKK 1

Për shpërndarjen e kostos së blerjes, sipas vlerave të drejta të aktiveve të blera, si dhe pasiveve ekzistuese dhe pasiveve të kushtëzuara të

pranuara, duhet të bëhet një analizë e çmimit të blerjes.

Analiza e çmimit të blerjes është një dokument-bazë që shërben për kontabilizimin e kombinimeve të bizneseve. Ky dokument duhet të

përfshijë të dhënat e mëposhtme:

(a) emrin e shoqërisë së blerë dhe datën e blerjes;

(b) vlerat kontabël të aktiveve të blera dhe pasiveve të pranuara;

(c) vlerat e drejta të aktiveve të blera, të pasiveve ekzistuese dhe pasiveve të kushtëzuara të pranuara, si dhe bazën për vlerësimin e tyre;

(d) pjesën që u përket aksionarëve të pakicës, në vlerën e drejtë të aktiveve të blera, të pasiveve ekzistuese dhe pasiveve të kushtëzuara të

pranuara;

b. vlerën e drejtë të aktiveve neto të blera;

(e) koston e blerjes;

(f)(a) emrin e mirë pozitiv ose negativ rezultues.

Nëse në një kombinim biznesesh blihen aksione dhe jo aktive, si dhe njësia e kontrolluar e blerë do të vazhdojë të ekzistojë si një njësi

ligjore më vete, atëherë rregullimet e bëra në analizën e çmimit të blerjes nuk do të përfshihen në pasqyrat financiare të njësisë ekonomike të

blerë. Në pasqyrat financiare të konsoliduara të blerësit, aktivet dhe pasivet e njësisë së blerë do të njihen me vlerën tyre të drejtë ―të re‖, siç

përcaktohet në analizën e çmimit të blerjes.

Interesi i pakicës në një njësi të blerë është pjesa e vlerës së drejtë / vlerës kontabël para blerjes të aktiveve neto të blerësit, që i përkasin

aksionarëve të pakicës.

Rregullimet e regjistrimit fillestar, përveç rregullimeve të përshkruara në paragrafin 27, do të bëhen vetëm për të korrigjuar një gabim, ashtu

siç përshkruhet në SKK 1, ―Parime të përgjithshme për përgatitjen e pasqyrave financiare‖. Efekti i ndryshimeve në vlerësim nuk do të

kontabilizohet si një rregullim i njohjes fillestare, por do të kontabilizohet si e ardhur ose shpenzim i periudhës, në të cilën është bërë

vlerësimi, ose në periudhat e ardhshme, në përputhje me SKK 1.

Detyrimet e kushtëzuara

28 Paragrafi 24 specifikon se blerësi njeh veças një provizion për një detyrim eventual të njësisë së blerë vetëm në qoftë se vlera e drejtë e tij

mund të matet në mënyrë të besueshme. Në qoftë se vlera e drejtë nuk mund të matet në mënyrë të besueshme:

(a) ka një efekt ndikues në shumën e njohur si emër i mirë ose të llogaritur në përputhje me paragrafin 32 dhe

(b) blerësi do të japë informacione shpjeguese në lidhje me këtë detyrim eventual siç kërkohet nga SKK 6 Provizionet, detyrimet dhe aktivet

e kushtëzuara.

29 Pas njohjes së tyre fillestare, blerësi do të vlerësojë detyrimet e kushtëzuara që njihen veças, në përputhje me paragrafin 24 me vlerën që

është më e larta e:

(a) shumës që do të njihej në përputhje me SKK 6 Provizionet, detyrimet dhe aktivet e kushtëzuara, dhe

(b) shumës së njohur fillimisht pakësuar me shumat e njohura më parë si të ardhura në përputhje me SKK 8 Të ardhurat.

Kontabilizimi i emrit të mirë

30 Emri i mirë është diferenca pozitive mes kostos së blerjes dhe vlerës së drejtë /vlerës kontabël para blerjes së aktiveve neto të blera. Në datën

Page 11: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

e blerjes, blerësi do të kontabilizojë emrin e mirë me kosto, si një aktiv afatgjatë material.

Blerësi duhet që, në datën e blerjes:

(a) të njohë emrin e mirë të fituar në një kombinim biznesi, si një aktiv, dhe

(b) fillimisht ta masë emrin e mirë me koston e vet, që është tejkalimi i kostos së kombinimit të biznesit mbi interesin e blerësit në vlerën e

drejtë neto të aktiveve të identifikueshme, pasivet dhe detyrimet e kushtëzuara të njohura.

31

Pas regjistrimit fillestar, emri i mirë do të vlerësohet me kosto të amortizuar minus ndonjë humbje nga zhvlerësimi.

Pas njohjes, blerësi do të masë emrin e mirë të fituar në një kombinim biznesi me koston pakësuar me amortizimin e akumuluar dhe humbjet

e akumuluara nga zhvlerësimi:

(a) Nëse një njësi ekonomike nuk është në gjendje të bëjë një vlerësim të besueshëm të jetës së dobishme të emrit të mirë, jeta e tij do të

supozohet që të jetë dhjetë vjet.

(b) Një njësi ekonomike duhet të ndjekë SKK 5 Zhvlerësimi i aktiveveAktivet afatgjata materiale dhe aktivet afatgjata jomateriale për

njohjen dhe matjen e emrit të mirë.

Emri i mirë, që vjen nga një kombinim biznesesh, nuk do të amortizohet. Blerësi duhet të bëjë testimin për zhvlerësimin e tij çdo vit, ose

edhe me shpesh, nëse ngjarjet dhe ndryshimet në rrethanat tregojnë se ai mund të jetë zhvlerësuar, në përputhje me kërkesat e IAS 36,

―Zhvlerësimi i aktiveve.

Nëse ekzistojnë të dhëna që vlera e emrit të mirë ka rënë, atëhere duhet të bëhet një testim zhvlerësimi dhe vlera duhet të zvogëlohet deri në

shumën e rikuperueshme, nëse ajo është më e ulët se vlera kontabël. Për përcaktimin e shumës së rikuperueshme të emrit të mirë, testi i

zhvlerësimit, si ai që përshkruhet në SKK 5, ―Aktivet afatgjata materiale dhe aktivet afatgjata jomateriale‖, do të përdoret si bazë. Humbja e

kontabilizuar nga zhvlerësimi i emrit të mirë nuk do të rimerret.

32 Tejkalimi mbi koston e interesit të blerësit në vlerën e drejtë neto të aktiveve të identifikueshme të njësisë ekonomike të blerë, të

detyrimeve aktuale dhe të kushtëzuara

Kontabilizimi i diferencës midis vlerës së interesave të blerësit në aktivet e pasivet e njësisë së blerë me koston e blerjes (emrit të

mirë negativ)

Tejkalimi i interesave te blerësit në vlerën e drejtë të aktiveve dhe pasiveve, të identifikueshme të blera me koston e blerjes, është një fitim

dhe njihet në rezultat. Kjo diferencë nuk njihet në bilanc si një emër i mirë negativ. Por, para se të njihet ndojë fitim, si më sipër, njësia

ekonomike blerëse duhet ta rivlerësojë koston e blerjes dhe vlerat e drejta të aktiveve, pasiveve dhe pasiveve rastësore të njësisë së blerë.

Nëse interesi i blerësit në vlerën e drejtë neto të aktiveve të identifikueshme, detyrimeve ekzistuese dhe detyrimeve të kushtezuara të njohura

në përputhje me paragrafin 24 tejkalon koston e kombinimit të biznesit (nganjëherë referuar si "emër i mirë negativ '), blerësi do të:

(a) rivlerësojë identifikimin dhe matjen e aktiveve të identifikueshme, detyrimet ekzistuese dhe provizionet për detyrimet e kushtëzuara dhe

matjen e kostos së kombinimit, dhe

(b) njohë menjëherë në fitim ose humbje ndonjë tepricë të mbetur pas rivlerësimit.

KONSOLIDIMI

Njësitë e kontrolluara - Kërkesat për paraqitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara

Përgatitja e pasqyrave financiare të konsoliduara

33 Njësitë e kontrolluara do të paraqiten:

Page 12: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

(a) të konsoliduara zë për zë në pasqyrat financiare të konsoliduara

(b) me kosto minus zhvlerësimin në pasqyrat financiare individualetë veçanta

34 Përveçse siç lejohet ose kërkohet nga paragrafi 35 një shoqëri mëmë duhet të paraqesë pasqyra financiare të konsoliduara në të cilën ajo

konsolidon investimet e saj në njësitë e kontrolluara prej saj në përputhje me këtë standard. Pasqyrat financiare të konsoliduara duhet të

përfshijnë të gjitha njësitë e kontrolluara të shoqërisë mëmë.

35 Një shoqëri mëmë nuk duhet të paraqesë pasqyra financiare të konsoliduara nëse:

(a) plotësohen të dyja kushtet vijuese:

(i) shoqëria mëmë është vetë një njësi e kontrolluar dhe,

(ii) shoqëria mëmë përfundimtare e saj (ose ndonjë shoqëri mëmë e ndërmjetme) përgatit pasqyra financiare të konsoliduara të qëllimit të

përgjithshëm që pajtohen me të gjitha SKK-të ose me këtë SKK; ose

(b) ajo nuk ka njësi të kontrolluara përveç atyre të blera me qëllimin e shitjes ose mbylljes brenda një viti. Një shoqëri mëmë duhet ta

kontabilizojë këtë njësi të kontrolluar me kosto minus zhvlerësimin (shiko SKK 11).

36 Një njësi e kontrolluar është një njësi ekonomike që është e kontrolluar nga shoqëria mëmë. Kontrolli është fuqia për të qeverisur politikat e

shfrytëzimit dhe financiare të një njësie në mënyrë që të sigurojë përfitime nga veprimtaritë e saj. Nëse një njësi ka krijuar një njësi me

qëllim të veçantë (NQV) për të përmbushur një objektiv të ngushtë të mirëpërcaktuar, njësia duhet të konsolidojë NQV kur thelbi i

marrëdhënies tregon që NQV-ja është e kontrolluar nga ajo njësi. (shiko paragrafët 18–19).

37 Në përputhje me këtë Standard, njësi të kontrolluara janë të gjitha njësitë e kontrolluara nga një njësi tjetër (mëmë). Kontrolli presupozohet

se ekziston kur njësia mëmë zotëron në mënyrë direkt ose të tërthortë (nëpërmjet njësive të kontrolluara prej saj) më shumë se gjysmën e të

drejtës votuese të njësisë së kontrolluar, përveç rasteve përjashtimore, kur mund të tregohet qartë që një zotërim i tillë nuk përbën kontroll.

Kontrolli ekziston gjithashtu kur njësia mëmë zotëron gjysmën ose më pak se gjysmën e të drejtës votuese të njësisë së kontrolluar, kur ka :

(a) pushtet mbi më shumë se gjysmën e të drejtës votuese, nëpërmjet një marrëveshjeje me investues investitorë të tjerë;

(b) pushtet për të drejtuar politikat financiare dhe operative të shfrytëzimit të njësisë ekonomike, sipas statutit të njësisë ose një

marrëveshjeje;

(c) pushtet për të caktuar emëruar ose shkarkuar shumicën e anëtarëve të stafit drejtues dhe organit më të lartë mbikëqyrës (për shembull

bordin drejtues dhe bordin e mbikëqyrjes së shoqërisë);

(d) pushtet për të përcaktuar shumicën e votave në udhëhequr procesin e vendimmarrjes së bordit të drejtorëve drejtimit dhe organit më të

lartë të mbikëqyrjes.

38 Kontrolli gjithashtu mund të arrihet duke pasur opsione ose instrumenta të konvertueshëm që janë aktualisht të ushtrueshëm, ose duke pasur

një agjent me aftësinë për të drejtuar veprimtaritë në përfitim të njësisë kontrolluese.

39 Një njësi e kontrolluar nuk përjashtohet nga konsolidimi thjesht sepse investitori është një organizatë investimi ose një njësi e ngjashme.

40 Një njësi e kontrolluar nuk përjashtohet nga konsolidimi sepse veprimtaritë e tij të biznesit nuk janë të ngjashme me atë të njësive të tjera

brenda grupit. Informacioni i duhur jepet duke konsoliduar njësi të tilla si dhe duke dhënë informacione shtesë në pasqyrat financiare të

konsoliduara rreth veprimtarive të ndryshme të biznesit të njësive të kontrolluara.

41 Një njësi e kontrolluar nuk përjashtohet nga konsolidimi sepse ajo ushtron aktivitetin e saj në një juridiksion që imponon kufizime për

transferimin e mjeteve monetare ose aktiveve të tjera jashtë juridiksionit.

42 Ndonëse në pjesën më të madhe, të kohës njësitë e kontrolluara dhe pjesëmarrjet janë njësi tregtare, në rrethana të caktuara, edhe njësi

Page 13: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

jotregtare (për shembull, fondacionet dhe institucionet jofitimprurëse) mund ta përmbushin përkufizimin e një shoqërie të kontrolluar ose

pjesëmarrjeje. Përveç kritereve të përmendura në paragrafin 37, përcaktimi i kontrollit (ose influencës ndikimit të ndjeshëm) për njësitë

jotregtare mbështetet gjithashtu në faktin se cila njësi do të zotërojë aktivet e njësisë jotregtare, pas likuidimit të saj.

Një njësi ekonomike mëmë, që përgatit pasqyra financiare të konsoliduara, duhet t‘i konsolidojë të gjitha njësitë e kontrolluara, vendëse apo

të huaja, me përjashtim të rasteve kur kontrolli ka karakter të përkohshëm ose kur marrëdhëniet me njësinë e kontrolluara janë të tilla që

kufizojnë ndjeshëm, në lidhje me transferimin e fondeve në njësinë mëmë. Në pasqyrat financiare të konsoliduara, informacioni financiar i

njësisë mëmë dhe njësisë së kontrolluar prej saj është bashkuar si të jetë i një njësie të vetme.

43 Pasqyrat financiare të konsoliduara përbëhen nga bilanci pasqyra ei konsoliduar e pozicionit financiar, pasqyra e konsoliduar e të ardhurave

dhe shpenzimeve, pasqyra e konsoliduar e fluksit të parasë, pasqyra e konsoliduar e ndryshimeve në kapital dhe shënimet shpjeguese

përkatëse., në lidhje me bilancin, pasqyrën e të ardhurave, pasqyrën e fluksit të parasë, si dhe pasqyrën e ndryshimeve në kapital të shoqërisë

mëmë.

Për përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara zbatohen të njëjtat parime si për përgatitjen e pasqyrave financiare individualetë

veçanta, përveç faktit se i gjithë informacioni, në lidhje me njësinë mëmë dhe njësitë e kontrolluara prej saj, paraqitet sikur të ishte një njësi e

vetme ekonomike. Shënimet e pasqyrave financiare të konsoliduara përmbajnë informacion të ngjashëm me shënimet e pasqyrave financiare

individualetë veçanta; që do të thotë se ato duhet të plotësojnë kërkesat për shpjegime të Standardeve Kombëtare të Kontabilitetit.

Në pasqyrat financiare të konsoliduara të gjitha njësitë e kontrolluara nga grupi do të konsolidohen zë për zë (duke përfshirë të gjitha njësitë

e kontrolluara nga e njëjta njësi mëmë etj.). Të ashtuquajturat ―njësi ekonomike me qëllim të veçantë‖ do të konsolidohen gjithashtu nëse,

në thelb, grupi ka kontroll mbi to, pavarësisht nga fakti nëse grupi ka kontroll mbi kapitalin e këtyre njësive apo jo.

Emri i mirë negativ krijohet atëherë kur kostoja e blerjes është më e ulët se vlera e drejtë/vlera kontabël para blerjes e aktiveve neto. Situata

të tilla krijohen relativisht rrallë në transaksione mes palëve të pavarura. Kështu që, para se të njihet në rezultatin e blerësit, duhet të tregohet

kujdes që emri i mirë negativ nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë prej rrethanave të mëposhtme:

a) Kombinimet e bizneseve, që kanë të bëjnë me njësi ekonomike nën kontroll të përbashkët, si rezultat i së cilës çmimi i blerjes nuk

pasqyron vlerën e drejtë të njësisë ekonomike të blerë. Në raste të tilla, do të përdoret metoda e rregulluar e blerjes, në vend të

metodës së blerjes (shih paragrafët 49-55).

Në analizën e çmimit të blerjes është bërë një gabim në matjen e vlerës së drejtë të aktiveve të blera ose pasiveve ekzistuese dhe pasiveve të

kushtëzuara të pranuara, ose kostoja e kombinimit të bizneseve nuk është përcaktuar saktë, ose vlera kontabël para blerjes së aktiveve, ose

pranimit të pasiveve është mbivlerësuar, ose nënvlerësuar. Në një rast të tillë, së pari, do të rregullohet ose analiza e çmimit të blerjes, ose

vlerat kontabël para blerjes.

KOMBINIMET E BIZNESEVE QË PËRFSHIJNË NJËSI EKONOMIKE QË JANË NËN KONTROLL TË PËRBASHKËT–

METODA E PËRSHTATUR E BLERJES

Sipas metodës së rregulluar të blerjes, kostoja e blerjes së një njësie do të njihet me vlerën kontabël para blerjes të aktiveve neto të blera

(d.m.th. nëse aktivet e blera dhe pasivet e pranuara të ishin njohur në bilancin e njësisë ekonomike të blerë). Diferenca mes kostos së blerjes

dhe vlerës kontabël para blerjes të aktiveve neto të blera, do të njihet si një rritje ose pakësim i kapitalit të blerësit.

Ekuacioni i mëposhtëm ilustron metodën e rregulluar të blerjes:

kostoja e blerjes

minus

vlera kontabël e mëparshme e aktiveve neto të blera

= pakësim ose rritje e kapitalit

Page 14: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Metoda e rregulluar e blerjes do të përdoret për njohjen në kontabilitet të kombinimeve të bizneseve që janë nën kontroll të përbashkët.

Kombinime të tilla mund të mos bëhen me kushtet e tregut, si rrjedhojë, zbatimi i metodës së rregullt të blerjes mund ta shtrembërojë

përmbajtjen ekonomike të transaksionit. Për shembull, çmimi i blerjes së një njësie ekonomike nën kontroll të përbashkët mund të mos

pasqyrojë vlerën aktuale të njësisë ekonomike. Si rezultat i kësaj, si emri i mirë ashtu edhe emri i mirë negativ nuk pasqyrojnë kuptimin e

tyre të vërtetë.

Përveç faktit që çmimi i blerjes është i ndryshëm nga çmimi i tregut, kombinimet e bizneseve, që kanë të bëjnë me njësi ekonomike nën

kontroll të përbashkët, karakterizohen edhe nga fakti që pjesëmarrja e aksionarëve të pakicës, dhe që nuk i përkasin grupit që kontrollon

njësitë ekonomike në një kombinim biznesesh, nuk influencohet nga transaksioni.

Ky standard bazohet në parimin, sipas të cilit diferenca mes kostos së blerjes dhe vlerës kontabël të aktiveve neto, të blera në një kombinim

njësish nën kontroll të përbashkët është, në thelb, një kontribut shtesë në kapitalin aksionar të blerësit (nëse kostoja është me e ulët) ose një

rimarrje nga kapitali aksionar i blerësit (nëse kostoja është më e lartë).

Metoda e rregulluar e blerjes është e ngjashme me metodën e rregullt të blerjes, përveçse në rastin e rrethanave të mëposhtme:

(a) aktivet, pasivet ekzistuese dhe pasivet e kushtëzuara të njësisë së blerë nuk do të përllogariten me vlerat e tyre të drejta, por në

analizën e çmimit të blerjes ato do të merren në konsideratë me vlerat e tyre kontabël;

(b) diferenca mes kostos së blerjes dhe vlerës kontabël të aktiveve neto të blera nuk do të njihet as si emër i mirë pozitiv, as si negativ,

por si një pakësim ose zmadhim i kapitalit të blerësit.

Zmadhimi ose pakësimi i kapitalit të blerësit, me anë të metodës së rregulluar të blerjes, do të kontabilizohet si më poshtë:

(a) zëri i bilancit ―Fitime të pashpërndara‖ të njësisë ekonomike të blerë do të rritet (ose pakësohet) me shumën e fitimeve të

pashpërndara (ose humbjes së pambuluar) të blerësit;

(b)(a) shuma e vlerës, që rezulton nga diferenca midis kostos së blerjes dhe aktiveve neto të blera minus fitimet e pashpërndara të

njësisë së blerë (ose plus humbjen e pambuluar të njësisë së blerë) do të njihet në bilancin e blerësit në zërin ―Primi i aksioneve‖. Nëse

teprica pozitive, e njohur më parë në zërin ―Primë i aksioneve‖, nuk është e mjaftueshme për zbritjen e diferencës që rrjedh nga

zbatimi i metodës së rregulluar të blerjes, pjesa që e tejkalon këtë tepricë do të njihet si pakësim i zërit ―Fitime të pashpërndara‖.

BASHKIMI I SHOQERISË MËMË ME NJËSITË E KONTROLLUARA PREJ SAJ

Bashkimi ligjor mes shoqërisë mëmë dhe njësive plotësisht të kontrolluara prej saj nuk përbën kombinim biznesesh, sipas këtij standardi,

pasi shoqëria mëmë dhe njësitë e kontrolluara prej saj, që para së të bashkoheshin, ishin një njësi e vetme ekonomike.

Bashkimi ligjor i shoqërisë mëmë me njësitë e kontrolluara plotësisht prej saj nuk do të ndikojë në pasqyrat financiare të konsoliduara të

shoqërisë mëmë. Që nga momenti kur ndodh bashkimi ligjor, shoqëria mëmë do t‘i çregjistrojë nga pasqyrat e saj financiare aksionet e

zotëruara në njësinë e kontrolluar prej saj, do të njohë në pasqyrat e saj aktivet dhe detyrimet e shoqërisë së kontrolluar, si dhe të ardhurat

dhe shpenzimet zë për zë (në të njëjtën mënyrë, si në pasqyrat financiare të konsoliduara).

Njësitë ekonomike me qëllim të veçantë

44 Një njësi ekonomike duhet të përgatisë pasqyra financiare të konsoliduara që përfshijnë atë vetë si dhe çdo NQV që është e kontrolluar nga

ajo. Përveç rrethanave të përshkruara në paragrafin 37, rrethanat e mëposhtme mund të tregojnë që një njësi ekonomike kontrollon një NQV

(kjo nuk është një listë gjithpërfshirëse):

(a) veprimtaritë e NQV-së zhvillohen në emër të njësisë ekonomike sipas nevojave të saj specifike të biznesit.

(b) njësia ka fuqinë përfundimtare vendimmarrëse mbi veprimtaritë e NQV-së edhe pse vendimet e përditshme janë të deleguara.

Page 15: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

(c) njësia ekonomike ka të drejtën të përfitojë shumicën e përfitimeve të NQV-së dhe prandaj mund të ekspozohet ndaj rreziqeve rastësore

që lidhen me veprimtarinë e NQV-së.

(d) njësia mban shumicën e rreziqeve të mbetura ose të pronësisë të lidhura me NQV-në dhe aktivet e saj.

VLERËSIMI I NJËSIVE TË KONTROLLUARA DHE PJESËMARRJEVE PAS BLERJES

Parimet e përgjithshme të konsolidimit Procedurat e konsolidimit

45 Pasqyrat financiare të konsoliduara paraqesin informacion financiar rreth grupit si një njësi e vetme ekonomike. Në përgatitjen e pasqyrave

financiare të konsoliduara, një njësi duhet të :

(a) kombinojë pasqyrat financiare të shoqërisë mëmë dhe njësive të kontrolluara prej saj zë për zë duke bashkuar zërat e ngjashëm të

aktiveve, detyrimeve, kapitalit, të ardhurave dhe shpenzimeve;

(b) eleminojë vlerën kontabël të investimeve të shoqërisë mëmë në secilën njësi të kontrolluar dhe pjesën e shoqërisë mëmë në kapitalin e

secilës njësi të kontrolluar;

(c) masë dhe të paraqesë interesin jokontrollues në fitimin ose humbjen e njësive të konsoliduara për periudhën e raportimit veçmas nga

interesi i pronarëve të shoqërisë mëmë; dhe të

(d) masë dhe paraqesë interesin jokontrollues në aktivet neto të njësive të konsoliduara, veçmas nga kapitali i pronarëve të shoqërisë mëmë

në to. Interesi jokontrollues në aktivet neto konsiston në:

(i) vlerën e interesit jokontrollues në datën fillestare të kombinimit të përllogaritur në përputhje me SKK 9 Kombinimet e bizneseve,

(ii) pjesa e interesit jokontrollues në ndryshimet e kapitalit që nga data e kombinimit.

Procedurat kryesore të konsolidimit janë si më poshtë:

(a) informacioni financiar i njësisë mëmë dhe njësive të kontrolluara (si zërat e bilancit dhe ato të pasqyrës së fluksit të parasë ashtu edhe

informacioni financiar i dhënë në shënime dhe pjesë të tjera të pasqyrave financiare) kombinohet zë për zë (të ardhurat dhe shpenzimet, si

dhe rrjedhjet e mjeteve monetare të një njësie të kontrolluar, që kanë lindur para datës së blerjes së njësisë së kontrolluar, nuk përfshihen

në pasqyrën e konsoliduar të të ardhurave dhe pasqyrën e konsoliduar të rrjedhës së mjeteve monetare);

(b) investimet në njësitë e kontrolluara, të njohura në bilancin e njësisë mëmë, eliminohen kundrejt pjesës së njësisë mëmë në kapitalin e

njësisë së kontrolluar;

(c) nëse pjesa e njësisë mëmë në kapitalin e njësisë së kontrolluar prej saj është më pak së 100%, pjesa që i përket aksionarëve të pakicës

ndahet nga aktivet neto dhe nga fitimi/humbja e ushtrimit kontabël të këtyre njësive të kontrolluara;

(d) të gjitha kërkesat për t‘u arkëtuar dhe pasivet brenda grupit, veprimet mes njësive të grupit dhe fitimet e humbjet e parealizuara, si

rezultat i tyre eliminohen plotësisht.

(e)(a) nëse aksionet e njësisë mëmë janë përfshirë në bilancet e njësive të kontrolluara, si investime financiare, ato riklasfikiohen si aksione

të veta në bilancin e konsoliduar.

Page 16: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

46 Pjesët e fitimit ose humbjes, dhe ndryshimet në kapitalin e shpërndarë tek aksionerët e shoqërisë mëmë dhe tek interesat jokontrolluese

përcaktohen në bazë të interesave ekzistuese të pronësisë dhe nuk reflektojnë ushtrimin ose konvertimin e mundshëm të opsioneve apo

instrumentave të konvertueshëm.

Tepricat dhe transaksionet nga marrëdhëniet brenda grupit

47 Tepricat dhe transaksionet nga marëdhëniet brenda grupit, duke përfshirë të ardhurat, shpenzimet dhe dividendët, eleminohen tërësisht.

Fitimet dhe humbjet që rezultojnë nga transaksionet brenda grupit që janë njohur në aktive, si inventarët apo aktive afatgjatë materiale,

eliminohen tërësisht. Humbjet nga marrëdhëniet brenda grupit mund të tregojnë një zhvlerësim që kërkon njohje në pasqyrat financiare të

konsoliduara (shih SKK 5 Aktivet afatgjata materiale dhe aktivet afatgjata jomateriale). SKK 11 Tatimi mbi të Ardhurat zbatohet për

diferencat e përkohshme që rezultojnë nga eleminimi i fitimeve dhe humbjeve nga transaksionet brenda grupit.

Data të njëjta raportimi

48 Pasqyrat financiare të shoqërisë mëmë dhe njësive të kontrolluara prej saj të përdorura në përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara

duhet të përgatiten në të njëjtën datë raportimi, përveçse kur kjo është e vështirë për t‘u bërë.

Politikat e njëjta kontabël

49 Pasqyrat financiare të konsoliduara përgatiten duke përdorur politika kontabël, të njëjta për pasqyrat financiare të njësive të kontrolluara të

konsoliduara. Nëse një njësi e kontrolluar e konsoliduar i ka përgatitur pasqyrat financiare të saj, duke përdorur politika të tjera kontabël (për

shembull, në përputhje me parime të kontabilitetit gjerësisht të pranuara të një vendi tjetër), bëhen rregullimet e duhura në pasqyrat

financiare të njësisë së kontrolluar para se të bëhet konsolidimi, me qëllim që ato të jenë në përputhje me politikat kontabël të grupit.

Blerja dhe mbyllja/shitja e njësive të kontrolluara

50 Njësitë e kontrolluara konsolidohen nga data e blerjes së tyre. deri në datën e mbylljes/shitjes. Të ardhurat dhe shpenzimet e një njësie të

kontrolluar përfshihen në pasqyrat financiare të konsoliduara deri në datën kur shoqëria mëmë heq dorë nga kontrolli i njësisë së kontrolluar.

Kur një njësi e kontrolluar mbyllet/shitet gjatë periudhës kontabël, të ardhurat dhe shpenzimet e saj do të përfshihen në pasqyrën e të

ardhurave dhe shpenzimeve të konsoliduara deri në datën e mbylljes/shitjes. Diferenca mes të ardhurave nga mbyllja/shitja dhe vlerës

kontabël të aktiveve neto në bilancin e grupit (duke përfshirë emrin e mirë) në datën e mbylljes, duke përjashtuar vlerat kumulative të çdo

diference këmbimi që lidhet me një njësi të huaj të njohur në kapital në përputhje me SKK 12 Efekti i ndryshimeve të kurseve të këmbimit, do

të njihet në pasqyrën e konsoliduar të të ardhurave, si fitim ose humbje nga mbyllja/shitja e njësisë së kontrolluar.

51 Nëse një njësi nuk është më njësi e kontrolluar, por investitori (shoqëria mëmë e mëparshme) vazhdon të mbajë një investim në të, ai

investim duhet të kontabilizohet si aktiv financiar në përputhje me SKK 3 Instrumentet financiare që nga data që njësia nuk është më njësi e

kontrolluar, me përjashtim të rasteve kur ajo bëhet një pjesëmarrje ose një sipërmarrje e përbashkët (në këtë rast zbatohen paragrafët e SKK

14). Vlera kontabël e investimit në datën që njësia heq dorë nga të qënit njësi e kontrolluar duhet të konsiderohet si kosto në matjen fillestare

të aktivit financiar.

Kur një pjesë e caktuar e një njësie të kontrolluar mbyllet/shitet, pas të cilës njësia mëmë e humbet kontrollin mbi këtë shoqëri, konsolidimi i

njësisë ndërpritet në datën e mbylljes, dhe ajo vazhdon të vlerësohet si një pjesëmarrje (siç përshkruhet në paragrafin 11) ose një investim

financiar (në përputhje me SKK 3, metoda e kostos). Vlera kontabël e investimit të mbetur në datën e mbylljes është kostoja e re.

Interesi jokontrollues në njesite e kontrolluara

52 Interesat jokontrolluese do të paraqiten në pasqyrën e konsoliduar të pozicionit financiar në kapital, të ndara nga kapitali i aksionarëve të

shoqerise mëmë (shih gjithashtu formatin e pasqyrës së pozicionit financiar të paraqitur në shtojcën 1 të SKK 2). Interesat jokontrolluese në

fitimin ose humbjen e grupit do të paraqiten gjithashtu në një zë më vete në pasqyrën e konsoliduar të të ardhurave dhe shpenzimeve (shih

gjithashtu formatin e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve të paraqitur në shtojcën 2 të SKK 2).

53 Fitimi ose humbja duhet t‘i atribuohet si aksionerëve të shoqërisë mëmë ashtu dhe interesit jokontrollues edhe nëse kjo rezulton në një

interes jokontrollues me tepricë negative.

Page 17: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Nëse një pjesë e humbjes së njësisë së kontrolluar të konsoliduar, që i përket aksionarëve/ortakëve të pakicës, e kalon vlerën kontabël të

interesit të pakicës (pra, kapitali neto i njësisë së kontrolluar është negativ), interesi negativ i pakicës nuk do të njihet në bilancin e

konsoliduar, por kapitali total negativ do të njihet si humbje e grupit. Përjashtim bëhet në rastin kur aksionari i pakicës është i detyruar dhe

në gjendje t‘i mbulojë humbjet e njësisë së kontrolluar (në këtë rast interesi negativ i pakicës do të njihet në bilancin e konsoliduar).

Pasqyrat financiare të veçanta

Paraqitja e pasqyrave financiare individualetë veçanta

54 Paragrafi 34 i kërkon një shoqërie mëmë të paraqesë pasqyra financiare të konsoliduara. Ky Standard nuk kërkon paraqitjen e

pasqyrave financiare individualetë veçanta për njësinë që është shoqëri mëmë ose për njësitë e kontrolluara.

55 Pasqyrat financiare të një njësie që nuk ka njësi të kontrolluara, nuk janë pasqyra financiare individualetë veçanta. Prandaj, një njësi që nuk

është shoqëri mëmë por ka investuar në një pjesëmarrje ose ka një interes të përbashkët në një sipërmarrje të përbashkët, paraqet pasqyrat e

saj financiare në pajtim me paragrafet e SKK 14, sipas rastit. Ajo gjithashtu mund të zgjedhë të paraqesë pasqyra financiare individualetë

veçanta.

Zgjedhja e politikave kontabël

56 Kur një shoqëri mëmë, një investitor në një pjesëmarrje ose një sipërmarrës me interesa në një sipërmarrje të përbashkët, përgatit pasqyra

financiare individualetë veçanta dhe i përshkruan ato si konform me SKK-të, këto pasqyra duhet të pajtohen me të gjitha kërkesat e

këtyre Standardeve. Njësia duhet të përdorë të njëjtën politikë kontabël për kontabilizimin e investimeve të saj në njësitë e kontrolluara,

pjesëmarrje dhe sipërmarrje të përbashkët me,

- kosto minus zhvlerësimin. ose

- vlerën e drejtë (ndryshimet në vlerën e drejtë njihen në fitim ose humbje).

Njësia duhet të zbatojë të njëjtën politikë kontabël për të gjitha investimet në një klasë të caktuar (njësi të kontrolluara, pjesëmarrje ose

sipërmarrje të përbashkët), por mund të zgjedhë politika të ndryshme kontabël për klasa të ndryshme.

Pasqyrat financiare të kombinuara

57 Pasqyrat financiare të kombinuara janë një grup i vetëm pasqyrash financiare i dy ose me shumë njësive të kontrolluara nga një investitor i

vetëm. Ky Standard nuk kërkon përgatitjen e pasqyrave financiare të kombinuara.

58 Nëse investitori përgatit pasqyra financiare të kombinuara dhe i përshkruan ato si konform me SKK-të, këto pasqyra duhet të pajtohen

me të gjitha kërkesat e SKK-ve. Transaksionet dhe tepricat e llogarive nga marëdhëniet midis njësive brenda grupit duhet të eleminohen;

fitimet ose humbjet që rezultojnë nga transaksionet midis njësive brenda grupit që janë njohur në aktive, si inventarë dhe aktive

afatgjata materiale duhet të eleminohen; pasqyrat financiare të njësive të përfshira në pasqyrat financiare të kombinuara duhet të përgatiten

në të njëjtën datë raportimi, përveçse kur kjo është e vështirë për t‘u bërë; dhe duhet të ndiqen politika kontabël uniforme për

transaksionet e ngjashme dhe ngjarje të tjera në rrethana të ngjashme.

SHËNIMET SHPJEGUESE

Për kombinime biznesi të realizuara gjatë periudhës raportuese

59 Në shënimet shpjeguese të pasqyrave financiare duhet të paraqitet informacioni i mëposhtëm, në lidhje me kombinimet e bizneseve:

(a) emri i blerësit dhe përqindja e zotërimit në shoqërinë e blerë;

(b) data e blerjes;

(c) shpjegim, nëse është një kombinim ku përfshihen palë të pavarura apo palë nën kontroll të përbashkët;

(d) kostoja e blerjes dhe përshkrimi i komponentëve të ndryshëm të saj, si dhe shpenzimet e lidhura direkt me blerjen;

(e) vlera e drejtë e aktiveve neto të blera dhe emri i mirë rezultues (ose ndryshimi i njohur në kapital, nëse është një kombinim biznesesh

Page 18: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

që përfshin njësi nën kontroll të përbashkët);

(f) shumën e emrit të mirë negativ që rezulton nga blerja dhe zërin e pasqyrës së të ardhurave dhe shpenzimeve, ku janë njohur të

ardhurat prej tij;

provizionet-shtesë që ndikojnë në çmimin e blerjes, efekti i të cilave varet nga ngjarje të ardhshme të parashikuara.

Për çdo kombinim biznesi që kryhet gjatë periudhës, blerësi do të japë informacione shpjeguese në vijim:

(a) emrat dhe përshkrimet e njësive ekonomike ose bizneseve të kombinuara.

(b) datën e blerjes.

(c) përqindjen e instrumenteve të kapitalit të zakonshëm të blera

(d) koston e kombinimit dhe një përshkrim të përbërësve të kësaj kostoje (si mjete monetare, instrumente kapitali dhe instrumente borxhi)

(d) shumat e njohura në datën e blerjes për çdo klasë të aktiveve të njësisë së blerë, pasivet dhe detyrimet e kushtëzuara, duke përfshirë

emrin e mirë

(f) shumat e tepërta të njohura në fitim ose humbje në përputhje me paragrafin 32, dhe nënzërin në pasqyrën e të ardhurave në cilin është

njohur teprica.

Gjithashtu, në shënimet shpjeguese do të përshkruhen edhe rregullimet e bëra në lidhje me kombinimet e bizneseve të ndodhura në vitin

aktual dhe në vitet e mëparshme (duke përfshirë rregullimet në lidhje me përfundimin e kontabilizimit fillestar, rregullimet e çmimit të

blerjes, që rezultojnë nga provizionet shtesë, korrigjimin e gabimeve).

Për të gjitha kombinimet e biznesit

60 Një blerës do të japë informacion shpjegues për rakordimin e vlerës kontabël të emrit të mirë në fillim dhe në fund të periudhës raportuese,

duke treguar veças:

(a) ndryshimet që lindin nga kombinimet e biznesit të ri

(b) humbjet nga zhvlerësimi

(c) nxjerrjet jashtë përdorimi të bizneseve të fituara më parë

(d) ndryshimet e tjera

Ky rakordim nuk duhet të paraqitet për periudhat e mëparshme

Njësitë e kontrolluara

Dhënia e informacioneve shpjeguese në pasqyrat financiare të konsoliduara

61 Në pasqyrat financiare të konsoliduara duhen bërë deklarimet e mëposhtme:

(a) fakti që pasqyrat janë pasqyra financiare të konsoliduara.

(b) baza për arritjen në konkluzionin se kontrolli ekziston kur shoqëria mëmë nuk zotëron, direkt ose indirekt përmes njësive të

kontrolluara, më shumë se gjysmën e fuqisë votuese.

(c) çdo ndryshim midis datave të raportimit të pasqyrave financiare të shoqërisë mëmë dhe njësive të kontrolluara prej saj të përdorura në

përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara.

(d) natyrën dhe shtrirjen e çdo kufizimi domethënës (psh që rezultojnë nga marrëveshjet e huamarrjes ose kërkesat rregullatore) mbi

aftësinë e njësive të kontrolluara për t‘i transferuar fonde shoqërisë mëmë në formën e dividendëve ose për t‘i ripaguar huatë.

Dhënia e shpjegimeve në pasqyrat financiare të veçanta

Page 19: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

62 Kur një shoqëri mëmë, përgatit pasqyra financiare individualetë veçanta, këto pasqyra financiare duhet të sqarojnë:

(a) që pasqyrat janë pasqyra financiare individualetë veçanta dhe,

(b) një përshkrim të metodave të përdorura për të kontabilizuar investimet në njësi të kontrolluara,

(c) si dhe duhet t‘i bëjnë referencë pasqyrave financiare të konsoliduara ose pasqyrave të tjera me të cilat lidhen pasqyrat financiare

individualetë veçanta.

Dhënia e shpjegimeve në pasqyrat financiare të kombinuara

63 Pasqyrat financiare të kombinuara duhet të paraqesin sa vijon:

(a) faktin që pasqyrat financiare janë pasqyra financiare të kombinuara.

(b) arsyen pse janë përgatitur pasqyrat financiare të kombinuara.

(c) bazën për përcaktimin se cilat njësi janë përfshirë në pasqyrat financiare të kombinuara.

(d) bazën për përgatitjen e pasqyrave financiare të kombinuara.

(e) dhëniet e informacioneve për palët e lidhura.

DATA E HYRJES NË ZBATIM

64 Ky standard do të zbatohet në pasqyrat financiare që mbulojnë periudha kontabël, që fillojnë më ose pas datës 1 janar 20082014. Ky

standard duhet të zbatohet në mënyrë retrospektive.prospektive nga data 1 janar 2008, d.m.th. pa ndryshuar pasqyrat financiare krahasuese të

vitit 2007, të cilat janë përgatitur sipas kërkesave ekzistuese të kontabilitetit. Ky qëndrim do të zbatohet për të gjitha SKK-të. Nuk lejohet që

disa SKK të zbatohen në mënyrë prospektive, dhe disa të tjerë në mënyrë retrospektive.

KRAHASIMI ME STANDARDINET NDËRKOMBËTARE TË RAPORTIMIT FINANCIAR (SNK/SNRF) PËR NJËSITË

EKONOMIKE TË VOGLA DHE TË MESME (SNRF PËR NVM)

65 Tabela më poshtë tregon se si korrespondojnë përmbajtjet paragrafët e këtij Standardi me SNK-të/SNRF-të përkatëseSNRF PËR NVM.

Paragrafët janë trajtuar si korresponduese, nëse ato trajtojnë në përgjithësi të njëjtën çështje, pavarësisht nga fakti që përshkrimet në

standardin e referuar mund të kenë ndryshime.

Paragrafët sipas

SKK 9 Paragrafët sipas SNRF për NVM botuar në korrik 2009

Paragrafi 1 Asnjë

Paragrafi 2 Asnjë

Paragrafi 3 Asnjë

Paragrafi 4 Sek 19.1, Sek 9.1

Paragrafi 5 Sek 19.2

Paragrafi 6 Sek 19.9

Paragrafi 7 Sek 19.4

Paragrafi 8 Sek 19.5

Paragrafi 9 Sek 19.6

Page 20: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Paragrafi 10 Asnjë

Paragrafi 11 Asnjë

Paragrafi 12 Asnjë

Paragrafi 13 Sek 19.17

Paragrafi 14 Asnjë

Paragrafi 15 Sek 19.16

Paragrafi 16 Sek 19.7

Paragrafi 17 Sek 19.8

Paragrafi 18 Sek 19.10

Paragrafi 19 Sek 19.11

Paragrafi 20 Asnjë

Paragrafi 21 Sek 19.12

Paragrafi 22 Asnjë

Paragrafi 23 Sek 19.13

Paragrafi 24 Sek 19.14

Paragrafi 25 Sek 19.15

Paragrafi 26 Sek 19.18

Paragrafi 27 Sek 19.19

Paragrafi 28 Sek 19.20

Paragrafi 29 Sek 19.21

Paragrafi 30 Sek 19.22

Paragrafi 31 Sek 19.23

Paragrafi 32 Sek. 19.24

Paragrafi 33 Asnjë

Paragrafi 34 Sek 9.2

Paragrafi 35 Sek 9.3

Paragrafi 36 Sek 9.4

Paragrafi 37 Sek 9.5

Paragrafi 38 Sek 9.6

Paragrafi 39 Sek 9.7

Paragrafi 40 Sek 9.8

Paragrafi 41 Sek 9.9

Paragrafi 42 Asnjë

Paragrafi 43 Asnjë

Paragrafi 44 Sek 9.11

Paragrafi 45 Sek 9.13

Paragrafi 46 Sek 9.14

Paragrafi 47 Sek 9.15

Paragrafi 48 Sek 9.16

Paragrafi 49 Sek 9.17

Page 21: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Paragrafi 50 Sek 9.18

Paragrafi 51 Sek 9.19

Paragrafi 52 Sek 9.20; 9.21

Paragrafi 53 Asnjë

Paragrafi 54 Sek 9.24

Paragrafi 55 Sek 9.25

Paragrafi 56 Sek 9.26

Paragrafi 57 Sek 9.27

Paragrafi 58 Sek 9.28

Paragrafi 59 Sek 19.25

Paragrafi 60 Sek 19.26

Paragrafi 61 Sek 9.23

Paragrafi 62 Sek 9.27

Paragrafi 63 Sek 9.30

Paragrafi 64 Asnjë

Paragrafi 65 Asnjë

BAZA E KONKLUZIONEVE

HYRJE

BK1 SKK 9, që u publikua në vitin 2006 para se të bëhej prezantimi i SNRF për NVM-të nga Bordi i Standardeve Ndërkombëtare të

Kontabilitetit, bazohej fillimisht në SNRF 3. SNRF për NVM-të u publikuan në vitin 2009. Ato përfaqësojnë një formë të thjeshtuar të

SNRF-ve të përshtatshme për njësitë ekonomike pa përgjegjësi publike.

BK2 Në 24 nëntor 2012, Këshilli Kombëtar i Kontabilitetit (‗KKK‘) mori vendimin për të rishikuar SKK-të ekzistuese me qëllimin për t‘i

përshtatur kërkesat e kontabilitetit me SNRF për NVM-të. Ky vendim u mor me qëllim që kërkesat e kontabilitetit të detyrueshme për njësitë

ekonomike shqiptare, të cilave nuk u kërkohet të zbatojnë SNRF-të në përgatitjen e pasqyrave financiare, sipas ligjit 9228, datë 29 prill 2004

―Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare‖, të ndryshuar, të ishin në përputhje me kriteret ndërkombëtare.

BK3 KKK-ja shqyrtoi mundësinë për zëvendësimin e SKK-ve ekzistuese me SNRF për NVM-të, por vendosi të mos e bëjë një gjë të tillë duke

qenë se SNRF për NVM-të nuk janë plotësisht në përputhje me direktivat e BE-së për Legjislacionin e Shoqërive. KKK-ja do ta rishqyrtojë

këtë alternativë pasi Direktiva e BE-së e përditësuar dhe SNRF për NVM-të të përditësuara të jenë publikuar.

BK4 Ndryshimet e bëra në versionin e rishikuar të SKK 9 janë të pjesshme krahasuar me Seksionin 9 dhe 19 të SNRF për NVM-të. KKK-ja e ka

shfytëzuar rishikimin e SKK 9 për ta plotësuar këtë standard me një seksion që përmban Udhëzuesin për Zbatimin e tij, ku përfshihen

shembuj të zbatimit të standardit në dobi të hartuesve të pasqyrave financiare.

OBJEKTIVI DHE BAZAT E PERGATITJES (Paragrafët 1 - 3)

BK5 Paragrafi 2 i SKK 9 në versionin origjinal është ndryshuar për t‘iu referuar Seksionit 9 dhe 19 të SNRF për NVM-të. Tabela korresponduese

midis SKK-ve dhe SNRF-ve është ndryshuar për të përfshirë krahasimin me SNRF për NVM-të.

FUSHA E ZBATIMIT (Paragrafët 4 - 5)

BK6 Paragrafi 4 i SKK 9 në versionin origjinal është ndryshuar për t‘iu përshtatur formulimit të paragrafit 1 të Seksionit 9 dhe 19 të SNRF për

NVM-të, pasi ky seksion përcakton më qartë kombinimin e biznesit, hapat që ndiqen dhe pasojat që vijnë prej tij. Si rrjedhim, për këtë arsye

në Standardin e përmirësuar janë hequr edhe paragrafët 46 deri 54 të versionit origjinal.

BK7 Paragrafi 5 i SKK 9 në versionin origjinal është ndryshuar për të reflektuar kufizimet në zbatimin e Seksionit 9 dhe 19 të SNRF për NVM-të

dhënë në paragrafin 2 të këtij të fundit. Në versionin origjinal përmendej fakti se ky standard do të zbatohej fillimisht dhe kryesisht, për

blerjen e shoqërive të kontrolluara dhe pjesëmarrjeve, ndërkohë që Seksioni 19 i përjashton nga fusha e zbatimit (a) kombinimet e njësive

Page 22: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

ekonomike apo bizneseve nën kontroll të përbashkët, (b) formimin e një sipërmarrje të përbashkët, dhe (c) blerjen e një grupi aktivesh të

cilat nuk përbëjnë një biznes. KKK-ja ka vendosur që të ndryshojë SKK 9 në perputhje me Seksionin 9 dhe 19 të SNRF për NVM-të.

Megjithatë, përjashtimi nga fusha e zbatimit të SKK 9 të kombinimeve të njësive ekonomike apo bizneseve nën kontroll të përbashkët, nuk i

pengon njësitë ekonomike që ta zbatojnë SKK 9 edhe në situata të tilla. Mospërfshirja e tyre në fushën e zbatimit do të thotë që njësitë

ekonomike nuk janë të detyruara ta zbatojnë SKK 9, por që drejtuesit e njësive ekonomike duhet të gjykojne dhe të vendosin për të zbatuar

ose jo kërkesat e SKK 9 edhe në raste të tilla.

PËRKUFIZIME (Paragrafët 6-8 )

BK8 Seksioni 19 nuk përmban përkufizime. KKK-ja është i bindur se struktura dhe formulimi i SKK 9 përsa i përket përkufizimeve të dhëna në

të, e bën Standardin më të kuptueshëm për hartuesit e pasqyrave financiare, dhe për këtë arsye ka vendosur të mbajë përkufizimet e versionit

origjinal të Standardit (paragrafi 6), me disa ndryshime të cilat konsistojnë në (i) heqjen e përkufizimit të kombinimit të biznesit, pasi ai jepet

në mënyrë shumë më të qartë dhe të plotë në paragrafët e shtuar 7 dhe 8 të Standardit të përmirësuar, (ii) shtimin e përkufizimit të emrit të

mirë si një aspekt i rëndësishëm i kësaj SKK-je, (iii) heqjen e përkufizimeve të ‗vlerës së drejtë‘, ‗vlerës kontabël të mëparshme‘ dhe

‗biznesit‘, të cilat ose shtjellohen në standard ose jepen në standarde të tjera, dhe (iv) shtimi tek përkufizimi i ―kontrollit‖.

BK9 Paragrafët 7, 8 dhe 9 të versionit origjinal të cilat trajtojnë aspekte të ‗kontrollit‘ dhe ‗influencës së ndjeshme‘ janë hequr dhe janë

zëvendësuar me përkufizime të kombinimit të bizneseve. Paragrafët e rinj kanë numrat 7 dhe 8.

KONTABILIZIMI I KOMBINIMEVE TË BIZNESEVE (Paragrafët 9-32)

BK10 Paragrafët 10 deri 44 në versionin origjinal janë pjesërisht fshirë dhe pjesërisht riformuluar në përputhje me SNRF për NVM seksioni 19.

Paragrafët 9 deri 32 japin në mënyrë më të thjeshtuar politikat kontabël të kombinimit të bizneseve duke paraqitur hapat e metodës së blerjes

dhe të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me matjen dhe rregullimet e mëpasshme të kostos së kombinimit të bizneseve. Paragrafët 30 deri 32

në versionin e përmirësuar trajtojnë kontabilizimin e emrit të mirë që lind në një kombinim biznesi. Ndryshimi kryesor që sjellin paragrafët e

rinj 30 deri 32 është amortizimi i emrit të mirë që krijohet në një kombinim biznesi (në dallim nga zhvlerësimi i tij sipas trajtimit të

mëparshëm), ose në rast se jeta e emrit të mirë është ë papërcaktuar ai amortizohet për 10 vjet. Për më tepër paragrafi ekzistues 40 e

paraqiste gabimisht emrin e mirë si aktiv afatgjatë material, kur në fakt ai është jomaterial. Ky gabim është korrigjuar me paragrafin e ri 35.

BK11 Në Standardin e përmirësuar janë shtuar dy paragrafë të rinj (paragrafët 17 dhe 18) të cilat japin detaje të nevojshme në lidhje me

identifikimin e blerësit në një kombimin biznesi. KKK-ja ka vendosur që t‘i përfshijë këta paragrafë në Standardin e përmirësuar në

përputhje me Seksionin 19.

BK12 Paragrafi 35 në versionin origjinal është ndryshuar për të hequr referencën në analizën e çmimit në një kombinim biznesi. Ky ndryshim

pason heqjen e paragrafëve 32 dhe 33 në versionin origjinal.

BK13 Paragrafi 38 në versionin origjinal është hequr për të shmangur përsëritjen me paragrafët 31 dhe 32, dhe është zëvendësuar me një paragraf

të ri (paragrafi 23) i cili përcakton më qartë opsionin sipas të cilit nëse trajtimi kontabël fillestar për një kombinim biznesi është i paplotë deri

në fund të periudhës raportuese në të cilën ndodh kombinimi, blerësi do të njohë në pasqyrat e tij financiare shuma të përkohshme për zërat

për të cilat kontabiliteti është i paplotë. Brenda dymbëdhjetë muaj pas datës së blerjes, blerësi në mënyrë retrospektive duhet të përshtasë

shumat e përkohshme të njohura për aktivet dhe detyrimet në datën e blerjes.

Rregullimet në koston e një kombinimi biznesi të kushtëzuara nga ngjarjet e ardhshme (Paragrafët 21 – 23)

BK14 Paragrafi 29 në versionin origjinal është ndryshuar dhe zëvendësuar me paragrafin e ri 27, në të cilin është përdorur i njëjti formulim si dhe

paragrafi korrespondues i Seksionit 19. Po në këtë seksion është shtuar një paragraf i ri (paragrafi 28) në të cilin përcaktohet se nëqoftëse

rregullimi nuk njihet në datën e blerjes, por më pas bëhet i mundshëm dhe mund të matet në mënyrë të besueshme, shuma shtesë do të

trajtohet si një rregullim në koston e kombinimit.

KONSOLIDIMI (Paragrafët 33-58)

BK15 Në SKK 9 futet një seksion i ri ―Konsolidimi‖ i cili përmban disa prej paragrafëve të SKK 14, (versioni origjinal paragrafët 14.10, 14.7,

14.9, 14.23, 14.26, 14.27) dhe paragrafë të rinj të formuluar sipas SNRF për NVM, seksioni 9 i tij. Në versionin e përmirësuar zëvendësohet

Page 23: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

termi ―pasqyra individuale‖ me termin ―pasqyra të veçanta‖.

Njësitë ekonomike me qëllim të veçantë (Paragrafi 44)

BK16 Në paragrafin 44 të versionit të përmirësuar trajtohen për herë të parë njësitë ekonomike me qëllim të veçantë. Standardi i përmirësuar

trajton në mënyrë më të plotë aspekte të konsolidimit të njësive me qëllim të veçantë.

Pasqyrat financiare të veçanta (Paragrafët 54 – 56)

Standardi i përmirësuar jep opsionin, por jo detyrimisht i zbatueshëm, e përgatitjes së pasqyrave financiare individuale për shoqëritë mëma

dhe njësitë e kontrolluara. Nëse shoqëria mëmë ose njësia e kontrolluar vendos të përgatisë pasqyra financiare individuale, atëherë modeli i

njohjes do të jetë me kosto minus zhvlerësim. Standardi i përmiresuar përcakton kriteret të cilat, nëse plotësohen, e lejojnë njësinë

ekonomike të mos përgatisë pasqyra financiare të konsoliduara.

Pasqyrat fianciare të kombinuara (Paragrafët 57-58)

BK17 Paragrafët 57 dhe 58 në standardin e përmirësuar shtohen të rinj sipas SNRF për NVM. Standardi i përmirësuar jep rregullat e përgatitjes së

pasqyrave financiare të kombinuara, të cilat nuk trajtoheshin në Standardin në versionin origjinal por nuk kërkon përgatitjen e detyruar të

këtyre pasqyrave.

SHËNIMET SHPJEGUESE (Paragrafët 59 – 63)

BK18 Paragrafi 55 në versionin origjinal (paragrafi i ri 59) është ndryshuar për të reflektuar heqjen nga fusha e zbatimit të SKK 9 bashkimet mes

shoqërisë së kontrolluar dhe asaj mëmë, si dhe bashkimet e njësive nën të njëjtit kontroll.

DATA E HYRJES NË ZBATIM (Paragrafi 64)

BK19 Sipas paragrafit 64, versioni i përmirësuar, kërkon që SKK 9 të zbatohet në mënyrë retrospektive. Në përputhje me SKK 1 Kuadri i

Përgjithshëm për Përgatitjen e Pasqyrave Financiare, ndryshimi në politikat kontabël zbatohet në mënyrë retrospektive, që në fillim të

periudhës më të hershme të paraqitur, përveç rasteve kur:

(a) ndryshimi në politikën kontabël ka rezultuar nga një SKK i ri dhe për kalimin në metodën e re aplikime të ndryshme janë përshkruar në

këtë SKK; ose

(b) efekti i ndryshimit në politikat kontabël në periudhat e mëparshme nuk mund të përcaktohet në mënyrë të besueshme.

UDHËZUES PËR ZBATIMIN E SKK 9

Shembuj ilustrues për paragrafët 4 deri 8

Shembulli 1

Njësia ekonomike A është një shoqëri e Teknologjisë së Informacionit (IT) që zhvillon software kontabiliteti dhe ia shet ato drejtëpërdrejt

klientëve. Ajo ka pronësinë intelektuale, personelin dhe aktivet materiale afatgjata të cilat janë të nevojshme për të zhvilluar dhe për të shitur

software. Njësia ekonomike A ka nënshkruar shumë kontrata për liçensimin e softwareve, si dhe disa porosi për blerje nga klientët.

Aktivitetet e njësisë ekonomike A përbëjnë një biznes. Aktivet (përfshirë pronësinë intelektuale dhe aktivet materiale afatgjata) si dhe

aktivitetet (proceset e menaxhimit të programimit kompjuterik për zhvillimin e softwareve të kontabilitetit që i shiten klientëve) menaxhohen

nga njësia ekonomike A si biznes. Biznesi ka padyshim inpute (për shembull, pronësia intelektuale, personeli dhe aktivet materiale afagjata)

dhe procese (proceset e menaxhimit të programimit kompjuterik për zhvillimin e softwareve të kontabilitetit), nga të cilat rrjedhin outpute

(software kontabiliteti).

Shembulli 2

Njësia ekonomike A ka tre aktivitete – një minierë bakri sipërfaqësore, një fabrikë çeliku (impiant për prodhimin e çelikut) dhe një pikë

shitjeje me pakicë për naftë. Çdo aktivitet funksionon duke përdorur aktive afatgjata materiale të veçanta, kanë kontrata të veçanta me palët e

treta, me drejtimin e njësisë ekonomike, me punonjësit, kanë sistemet e tyre të teknologjisë së informacionit dhe departamentet e tyre të

shitjeve. Gjithsesi, të gjitha shitjet realizohen nën një emër marke të përbashkët.

Page 24: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Secili prej tre aktiviteteve, që së bashku përbëjnë njësinë ekonomike A, përbën një biznes i veçantë. Çdo aktivitet ka inpute të veçanta

(ndërtesa dhe pajisje, drejtimin, punonjësit dhe sistemet e teknologjisë së informacionit), procese (proceset e menaxhimit strategjik, proceset

operacionale dhe proceset e menaxhimit të burimeve) dhe outpute (mineral bakri, çelik dhe naftë). Fakti që shitjet kryhen nën një emër

marke të përbashkët është i parëndësishëm për përcaktimin nëse çdo aktivitet është apo jo një biznes.

Shembulli 3

Njësia ekonomike A së fundmi ka ndërprerë prodhimin e kamerave. Ajo ka nxjerrë jashtë përdorimit pajisjet e prodhimit dhe ka ndërprerë

marrëdhëniet e punës me të gjithë punonjësit. Aktivi i vetëm i mbetur është një fabrikë e zbrazët (dhe toka mbi të cilën është ndërtuar

fabrika). Njësia ekonomike A nuk synon ta rifillojë procesin e prodhimit dhe po kërkon një blerës për ndërtesën e fabrikës.

As njësia ekonomike A dhe as ndërtesa e saj nuk përbëjnë një biznes. Nuk ka asnjë grup të integruar aktivitetesh apo procesesh që mund

të kryhen në ndërtesë për të krijuar outpute. Rrjedhimisht, ndërtesa më vete nuk mund të drejtohet dhe menaxhohet si një biznes nga një

pjesëmarrës në treg (blerësi i ardhshëm).

Shembulli 4

Njësia ekonomike A bleu një stacion benzine nga njësia ekonomike B, që ishte mbyllur 18 muaj përpara datës së blerjes. Njësia ekonomike

A nuk i bleu të drejtat për emrin tregtar të njësisë ekonomike B. Njësia ekonomike A nuk bleu as proceset për ta vënë në përdorim stacionin

dhe as nuk i rekrutoi punonjësit e njësisë ekonomike B (d.m.th. ajo bleu vetëm aktivin afatgjatë material).

Është ky një kombinim biznesi?

Ky transaksion nuk është një kombinim biznesi. Njësia ekonomike A thjesht bleu një grup aktivesh pa proceset shoqëruese. Me fjalë të

tjera, në mungesë të proceseve dhe outputeve, inputet në vetvete nuk përbëjnë një biznes. Rrjedhimisht, njësia ekonomike A e njeh blerjen e

aktiveve të stacionit të benzinës në përputhje me SKK 5 dhe jo me SKK 9.

Shembulli 5

Njësia ekonomike A dhe njësia ekonomike B bleu secila 50 përqind të aksioneve të zakonshme të njësisë ekonomike C, që i jep atyre të

drejta votuese në mbledhjen e përgjithshme të aksionerëve. Njësia ekonomike C prodhon enë plastike që përdoren kryesisht për të mbajtur

vajra ushqimorë, të cilat ajo ia shet të palëve të treta. Kushtet e marrëveshjes kontraktuale mes njësisë ekonomike A dhe B përcaktojnë se

vendimet strategjike të njësisë ekonomike C kërkojnë miratimin si nga njësia ekonomike A ashtu edhe nga njësia ekonomike B.

Është ky një kombinim biznesi?

Ky transaksion nuk është një kombinim biznesi. Përkundrazi, ai përfaqëson krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët ku njësia

ekonomike A dhe B kanë rënë dakord, sipas kontratës, që të ndajnë kontrollin e njësisë ekonomike C (d.m.th. si rezultat i këtij transaksioni

njësia ekonomike C është një njësi ekonomike e kontrolluar bashkërisht). Rrjedhimisht, njësia ekonomike A dhe B e njohin investimin e tyre

në njësinë ekonomike C në përputhje me SKK 14 dhe jo me SKK 9.

Shembulli 6

Më 15 janar 2011, shoqëria A nënshkroi një marrëveshje për blerjen e 100 përqind të aksioneve të shoqërisë B me para në dorë. Marrëveshja

e blerjes përcakton se data e blerjes është 1 prill 2011. Por, shoqëria A mundet që, me efekt nga data 15 janar 2011, t‘i heqë nga puna

drejtorët e shoqerise B dhe të emërojë drejtorë të zgjedhur prej saj. Më 1 mars 2011, shoqëria A i hoqi nga puna të gjithë drejtorët ekzistues

të shoqërise B dhe emëroi drejtorët e zgjedhur prej saj.

Page 25: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Cila është data e blerjes së shoqërisë B nga shoqëria A?

Më 1 prill 2011 pronësia e të gjithë aksioneve të shoqërisë B i transferohet shoqërisë A dhe shuma paguhet me para në dorë. Në mungesë të

evidencës për të kundërtën, data e blerjes është 15 janar 2011, datë në të cilën shoqeria A mori fuqinë për të drejtuar politikat financiare

dhe operacionale të njësisë ekonomike B përmes mundësisë së saj për të hequr dhe për të emëruar të gjithë anëtarët e bordit drejtues të

shoqërisë B.

Shembulli 7

Më 1 janar 2011 shoqëria A dhe shoqëria B filluan negociatat për blerjen e 100 përqind të aksioneve me të drejtë vote të shoqërisë B nga

shoqëria A. Më 1 prill 2011 u nënshkrua marrëveshja përfundimtare dhe shoqëria A mori kontrollin e shoqërisë B. Marrëveshja përcakton se

blerja hyn në fuqi nga data 1 janar 2011 dhe se shoqëria A ka të drejtë mbi të gjitha fitimet e realizuara nga shoqëria B pas kësaj date. Çmimi

i blerjes u transferua më 1 prill 2011 dhe ai u bazua në aktivet neto të shoqërise B më 1 janar 2011.

Cila është data e blerjes së shoqërisë B nga shoqëria A?

Pavarësisht se çmimi bazohet në aktivet neto më 1 janar 2011 dhe se ish-pronarët e shoqërisë B nuk kanë të drejtë mbi dividendët pas kësaj

date, në mungesë të evidencës për të kundërtën, data e blerjes është 1 prill 2011 - data në të cilën shoqëria A mori kontrollin mbi shoqërinë

B.

Shembulli 8

Në janar 2011, shoqëria A bleu shumicën e interesave të kapitalit me të drejtë vote të shoqërisë B, por pa të drejtë ushtrimi kontrolli mbi

shoqërinë B, për shkak të të drejtave kontraktuale që zotërohen nga investitorët e tjerë në shoqërinë B (për shembull, të drejtat e vetos, të

drejtat e anëtarësisë së bordit ose të drejta të tjera themelore të pjesëmarrjes) për një periudhë të caktuar kohe. Të gjitha kufizimet në të drejta

përfundojnë më 1 korrik 2011.

Cila është data e blerjes së shoqërisë B nga shoqëria A?

Në mungesë të evidencës për të kundërtën, më 1 korrik 2011, kur kufizimet në të drejta përfundojnë, shoqëria A do të marrë kontrollin e

shoqërisë B përmes të drejtës së saj për të patur shumicën e të drejtave votuese në shoqërinë B. Pra data e blerjes është 1 korrik 2011.

Shembulli 9

Shoqëria A jep një shumë prej 375,000 Euro në këmbim të marrjes së të gjitha interesave të kapitalit të shoqërisë B, një shoqëri që zotëron

një biznes për dhënien me qira të makinave.

Është ky transaksion një kombinim biznesi?

Ky transaksion është një kombinim biznesi që realizohet përmes transferimit të parave tek zotëruesit e mëparshëm të aksioneve të

shoqërisë B.

Shembulli 10

Shoqëria A emeton vetë 10,000 aksione të reja në këmbim të marrjes së 80 përqind të interesave të kapitalit të shoqërisë B, një shoqëri që

zotëron një biznes ndërtimi. Para këtij transaksioni, shoqëria A kishte 100,000 aksione të emetuara.

Është ky transaksion një kombinim biznesi?

Ky transaksion është një kombinim biznesi që realizohet me transferimin e instrumentave të kapitalit të vetë shoqërisë A (d.m.th. aksione)

tek zotëruesit e mëparshëm të 80 përqind të aksioneve të shoqërisë B.

Page 26: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Shembulli 11

Shoqëria A blen 100 përqind të interesave të kapitalit të shoqërisë B, një shoqëri që zotëron një biznes për shitjen me pakicë të veshjeve, në

këmbim të:

a. Një shume prej 10,000 Euro;

b. Një ndërtesë zyre;

c. 10 përqind e intrumentave të kapitalit të shoqërisë A; dhe

d. 1,000 aksione në shoqërinë C.

Ky transaksion është një kombinim biznesi që realizohet përmes transferimit të aktiveve të ndryshme në këmbim të 100 përqind të

interesave të kapitalit të shoqërisë B.

Shembuj ilustrues për paragrafët 9 deri 16

Shembulli 12

Shoqëria A bleu biznesin e taksive të një konkurrenti (shoqërisë B) për 420,000 lekë, që u paguan me para në dorë në datën e blerjes.

Kombinimi i biznesit u realizua përmes transferimit të aktiveve, detyrimeve dhe aktiviteteve të biznesit të taksive tek shoqëria A. Aktivet,

detyrimet dhe detyrimet e kushtëzuara të biznesit të blerë në datën e blerjes janë:

Vlera kontabël Vlera e drejtë

në pasqyrat financiare

të shoqërisë B

lekë lekë

Taksi 150,000 200,000

Liçensat e taksive 50,000 150,000

Marka (emri i regjistruar tregtar) - 60,000

Detyrimi i mundshëm për një çështje gjyqësore - (10,000)

__________________________________________

Totali 200,000 400,000

Shoqëria A (blerësi) e kontabilizon kombinimin e biznesit duke u bazuar në koston e kombinimit të biznesit prej 420,000 lekë, dhe duke

njohur aktivet e identifikueshme të blera (taksi, liçensat e taksive dhe marka) si dhe detyrimet dhe detyrimet e kushtëzuara (detyrimi i

kushtëzuar për çështjen gjyqësore, d.m.th. një detyrim i mundshëm për të cilin mund të përcaktohet një vlerë e drejtë), me vlerat e tyre të

drejta në datën e blerjes duke bërë regjistrimet e mëposhtme:

lekë lekë

D Aktive afatgjata materiale—taksi 200,000

D Aktive afatgjata jomateriale —liçensat e taksive 150,000

D Aktive afatgjata jomateriale —marka 60,000

D Aktive afatgjata jomateriale —emri i mirë (a)

20,000

K Detyrim i mundshëm—çështja gjyqësore 10,000

K Para 420,000

Page 27: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

(a)

Llogaritjet: 430,000 lekë vlerat e drejta të aktiveve dhe detyrimeve të identifikueshme minus 420,000 lekë çmimi i blerjes.

Para blerjes, pasqyra e pozicionit financiar të shoqërisë A ishte si më poshtë:

Shoqeria A

Vlera kontabël

Aktive afatgjata

Aktive afatgjata materiale —taksi 350,000

Aktive afatgjata jomateriale— liçensat e taksive 100,000

450,000

Aktive afatshkurtra

Para 600,000

600,000

Totali i aktiveve 1,050,000

Kapitali

Kapitali themeltar 50,000

Rezerva 1,000,000

Kapitali total 1,050,000

Për këtë arsye, menjëherë pas blerjes, pasqyra e pozicionit financiare të shoqërisë A eshte si më poshtë:

Shoqëria A

Para Efekti i Pas

Blerjes blerjes blerjes

lekë lekë lekë

Aktive afatgjata

Aktive afatgjata materiale—taksi 350,000 200,000 550,000

Aktive afatgjata jomateriale—emri i mirë - 20,000 20,000

Aktive afatgjata jomateriale—liçensat e taksive 100,000 150,000 250,000

Aktive afatgjata jomateriale—marka - 60,000 60,000

_____________________________________________

450,000 430,000 880,000

Aktive afatshkurtra

Para 600,000 (420,000) 180,000

600,000 (420,000) 180,000

Detyrime afatshkurtra

Detyrime —çështja gjyqësore - (10,000) (10,000)

- (10,000) (10,000)__

Totali i aktiveve neto 1,050,000 - 1,050,000

Page 28: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Kapitali

Kapitali themeltar 5,000 - 50,000

Rezerva 1,000,000 - 1,000,000_

Kapitali total 1,050,000 1,050,000

Shembulli 13

Shoqëria A bleu të gjitha interesat e kapitalit të shoqërisë B më 1 janar 2011. Në datën e blerjes, shoqëria B kishte në pronësi ndërtesën e

administratës të njohur në pasqyrën e pozicionit financiar me vlerë kontabël prej 200,000,000 lekë. Jeta e dobishme e mbetur e ndërtesës

nga data e blerjes është vlerësuar 20 vjet dhe amortizohet mbi bazë lineare (vlera e mbetur është vlerësuar zero). Vlera e drejtë e ndërtesës në

datën e blerjes ishte 300,000,000 lekë. Shpenzimet e amortizimit pas datës së blerjes në pasqyrën e konsoliduar të të ardhurave të grupit në

lidhje me aktivet e amortizueshme të shoqërisë së blerë duhet të bazohen në vlerat e drejta të këtyre aktiveve në datën e blerjes, d.m.th.

koston e tyre për grupin. Rrjedhimisht, pasqyra e konsoliduar e të ardhurave e shoqërisë A për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011 njeh një

amortizim prej 15,000,000 lekë (300,000,000 lekë shuma e amortizueshme (vlera e drejtë në datën e blerjes) ÷ 20 vjet).

Shpenzimet e amortizimit që njihen në pasqyrën individuale të të ardhurave të shoqërisë B për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011 në lidhje

me ndërtesën do të jenë 10,000,000 lekë (200,000,000 lekë shuma e amortizueshme ÷ 20 vjet)

Ndërtesa e administratës Pasqyrat Pasqyrat financiare Diferenca

financiare individuale të shoqërive

të konsoliduara

A B

Lekë Lekë Lekë Lekë

1 janar 2011—vlera kontabël 300,000,000 - 200,000,000 100,000,000

Amortizimi për 2012 (15,000,000) - (10,000,000) (5,000,000)

31 dhjetor 2011—vlera kontabël 285,000,000 - 190,000,000 95,000,000

Shembulli 14

Shoqëria A bleu të gjitha interesat e kapitalit të shoqërisë B më 1 janar 2011. Në datën e blerjes, shoqëria B kishte inventar të njohur në

pasqyrën e pozicionit financiar me kosto prej 50,000 lekë. Vlera e drejtë e inventarit në datën e blerjes ishte 75,000 lekë. Gjatë muajit shkurt

2011, i gjithë inventari iu shit një pale të tretë të pavarur për 80,000 lekë.

Fitimi i përfshirë në pasqyrën e konsoliduar të të ardhurave nga shitja e inventarit të shoqërisë së blerë në datën e blerjes duhet të bazohet në

vlerën e drejtë të inventarit në datën e blerjes, d.m.th. koston e tij për grupin. Rrjedhimisht pasqyra e konsoliduar e të ardhurave te shoqërisë

A për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011 njeh një fitim nga shitja e inventarit prej 5,000 lekë (80,000 lekë të ardhura minus 75,000 lekë

kostoja e mallrave të shitura). Fitimi nga shitja e inventarit i njohur në pasqyrën individuale të të ardhurave të shoqërisë B për vitin e mbyllur

më 31 dhjetor 2011 është 30,000 lekë (80,000 lekë të ardhura minus 50,000 lekë kostoja e mallrave të shitura). Me kryerjen e konsolidimit

do të bëhet një regjistrim rregullues që e redukton këtë fitim në 5,000 lekë (d.m.th. fitimi real i grupit nga shitja).

Inventari: I konsoliduar

Pasqyrat Pasqyrat financiare Diferenca

financiare individuale të shoqërive

A B

Page 29: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

lekë lekë lekë lekë

1 janar 2011—vlera kontabël 75,000 - 50,000 25,000

Shkurt 2011—të ardhura nga shitja (80,000) - (80,000) -___

Fitimi nga shitja (5,000) - (30,000) (25,000)__

Shembuj ilustrues për paragrafët 17 dhe 18

Shembulli 15

Dy njësi ekonomike që më parë ishin të pavarura (shoqëria A dhe B) do të kombinohen. Për të realizuar kombinimin e biznesit, është

formuar një njësi ekonomike e re (shoqëria C). Shoqëria C emeton aksione për zotëruesit e shoqërisë A dhe shoqërisë B në këmbim të të

gjitha aksioneve të shoqërisë A dhe shoqërisë B. Shoqëria C krijohet vetëm për të formalizuar strukturën organizative.

Cila nga shoqëritë është blerësi në këtë kombinim biznesi?

Duke qenë se shoqëria C krijohet vetëm për të formalizuar strukturën organizative të njësive ekonomike që kombinohen dhe e bën një gjë të

tillë duke emetuar aksione, kjo njësi C nuk është blerësi edhe pse ajo është shoqëria mëmë e të dyja njësive të tjera ekonomike. Një nga

njësitë ekonomike që ekzistonte përpara kombinimit, ose shoqëria A ose shoqëria B, duhet të identifikohet si blerësi bazuar mbi të gjitha

faktet dhe rrethanat përkatëse (shihni shembullin 24 dhe 25 në vijim).

Shembulli 16

Faktet janë të njëjta si në shembullin 15. Por, në këtë shembull, shoqëria A është në mënyrë të konsiderueshme më e madhe (matur duke iu

referuar vlerës së drejtë të secilës prej njësive ekonomike që kombinohen) sesa shoqëria B dhe ish-aksionerët e shoqërisë A zotërojnë një

pjesë më të madhe të shoqërisë C sesa ish-aksionerët e shoqërisë B. Përveç kësaj, ishte shoqëria A ajo që iu drejtua aksionerëve të shoqërisë

B për të iniciuar kombinimin dhe që kreu due diligencën e shoqërisë B.

Cila nga shoqëritë është blerësi në këtë kombinim biznesi?

Në mungesë të evidencës për të kundërtën, shoqëria A është blerësi.

Shembulli 17

Faktet janë të njëjta si në shembullin 15. Por, në këtë shembull, edhe pse shoqëria A dhe B janë përafërsisht me të njëjtën madhësi (matur

duke iu referuar vlerës së drejtë të secilës prej njësive ekonomike që kombinohen), ish-aksionerët e shoqërisë B kanë fuqinë për të emëruar

shumicën e personelit kryesor të drejtimit të shoqërisë C.

Cila nga shoqëritë është blerësi në këtë kombinim biznesi?

Në mungesë të evidencës për të kundërtën, shoqëria B është blerësi.

Shembuj ilustrues për paragrafët 19 deri 23

Shembulli 18

Më 1 janar 2011, shoqëria A bleu 100 përqind të interesave të kapitalit të shoqërisë B në këmbim të një shume prej 30,000,000 lekë.

Cila është data e shkëmbimit dhe e blerjes?

Data e shkëmbimit është 1 janar 2011, duke qenë se kjo është data kur transaksioni njihet në pasqyrat financiare. Në këtë shembull, data e

blerjes është gjithashtu 1 janar 2011 (data kur blerësi merr efektivisht kontrollin e shoqërisë së blerë).

Page 30: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Shembulli 19

Aksionet e shoqërisë B zotërohen nga tre individë, X, Y dhe Z. Më 1 janar 2011 shoqëria A bleu aksionet e shoqërisë B që zotëroheshin nga

individi X në këmbim të shumës prej 10,000,000 lekë. Më 1 mars 2012, shoqëria A fitoi kontrollin e shoqërisë B kur bleu aksionet e

shoqërisë B që zotëroheshin nga individi Y në këmbim të një shume prej 11,200,000 lekë.

Cila është data e shkëmbimit dhe e blerjes?

Datat e shkëmbimit janë 1 janar 2011 dhe 1 mars 2012, duke qenë se këto janë datat kur transaksionet njihen në pasqyrat financiare. Data

e blerjes është 1 mars 2012 (duke qenë data kur blerësi merr efektivisht kontrollin e shoqërisë së blerë).

Shembulli 20

Shoqëria A blen 100 përqind të interesave të kapitalit të shoqërisë B, një shoqëri që zotëron një biznes për shitjen me pakicë të veshjeve, në

këmbim të:

a. shumës prej 10,000,000 lekë, të paguara në datën e blerjes;

b. një ndërtesë zyre (vlera e drejtë në datën e blerjes e matur duke përdorur çmimin për metër katror për ndërtesën i marrë nga çmimet në

transaksione të ngjashme në treg për ndërtesa të ngjashme në vendodhje të ngjashme = 50,000,000 lekë);

c. dy piktura me vlerë tregu = 1,000,000 lekë secila;

d. 10 përqind e intrumenteve të kapitalit të shoqërisë A (kapitali themeltar i shoqërisë A përbëhet nga 10,000 aksione të zakonshme, të

paguara plotësisht, vlera e drejtë e secilit prej tyre në datën e blerjes ishte 10 lekë, ndersa vlera e drejtë është matur duke përdorur metodën e

të ardhurave d.m.th. flukset e skontuara të parasë, duke përdorur supozimet e tregut);

e. 1,000 aksione të një pale të tretë (shoqëria C). Aksionet e shoqërisë C tregtohen aktivisht në burse (vlera e drejtë në datën e blerjes = 6

lekë për aksion).

Sa është kostoja e kombinimit të këtij biznesi?

Kostoja e kombinimit të biznesit është 78,000,000 lekë, llogaritur:

Niveli i inputit të vlerësimit Lekë

Para të paguara menjëherë 1 10,000,000

Vlera e drejtë e ndërtesës së zyrës 2 50,000,000

Vlera e drejtë e pikturave 1 2,000,000

Instrumentet e kapitalit të shoqërisë A 3 10,000,000

Instrumentet e kapitalit të shoqërisë C 1 6,000,000

Totali 78,000,000

Page 31: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Shembulli 21

Më 1 janar 2011 shoqëria A bleu 100 përqind të interesave të kapitalit të shoqërisë B në këmbim të një shume prej 30,000,000 lekë që duhet

të paguheshin dy vjet më vonë, më 31 dhjetor 2012. Norma rritëse e huamarrjes e shoqërisë A është 5 përqind në vit.

Sa është kostoja e kombinimit të këtij biznesi?

Kostoja e kombinimit të biznesit është 27,211,000 lekë (a)

, që është vlera aktuale e pagesës së shtyrë prej 30,000,000 lekë skontuar me 5

përqind në vit për dy vjet.

(a) 27,211,000 lekë = vlera e ardhshme/ [(1 + norma e skontimit për vit) ^ numri i viteve të skontuara

] = 30,000,000/[(1 + 0.05) 2]

Shembulli 22

Shoqëria A blen 100 përqind të interesave të kapitalit të shoqërisë B në këmbim të një shume prej 30,000,000 lekë. Përveç kësaj shoqëria A

ka paguar kostot e mëposhtme që lidhen drejtëpërdrejt me kombinimin e biznesit:

a. këshillim: 1,250,000 lekë;

b. veprime ligjore: 500,000 lekë;

c. veprime kontabël: 150,000 lekë; dhe

d. vlerësim: 100,000 lekë.

Sa është kostoja e kombinimit të këtij biznesi?

Kostoja e kombinimit të biznesit është 32,000,000 lekë. Ajo përfshin çmimin e blerjes dhe të gjitha kostot që lidhen drejtëpërdrejt me

blerjen.

Shembulli 23

Faktet janë të njëjta si në shembullin 22. Por, në këtë shembull, shoqëria A blen 100 përqind të interesave të kapitalit të shoqërisë B në

këmbim të emetimit të aksioneve të veta me vlerë 30,000,000 lekë dhe nuk e paguan shumën prej 30,000 lekë. Përveç kostove që lidhen

drejtpërdrejt me kombinimin e biznesit më sipër, shoqeria A pati kosto shtesë prej 300,000 lekë në lidhje me emetimin e aksioneve.

Sa është kostoja e kombinimit të këtij biznesi?

Kostoja e kombinimit të biznesit është 32,000,000 lekë. Ajo përfshin vlerën e drejtë të aksioneve të emetuara dhe të gjitha kostot e lidhura

drejtpërdrejt me blerjen. Kostot e emetimit të aksioneve njihen në kapital kur të bëhet regjistrimi i aksioneve të emetuara.

Shembulli 24

Më 30 shtator 2005 shoqëria A bleu 100 përqind të interesave të kapitalit të shoqërisë B në këmbim të një shume parash prej 50,000,000

lekë. Vlerësimi i një aktivi afatgjatë material të shoqërisë B ishte i paplotë në datën që shoqëria A autorizoi për publikim pasqyrat e saj

financiare të konsoliduara për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2005. Në pasqyrat financiare të 2005, shoqëria A ka njohur një vlerë të drejtë të

përkohshme për aktivin prej 10,000,000 lekë. Në datën e blerjes, aktivi afatgjatë material kishte një jetë të dobishme të mbetur pesë vjet dhe

një vlerë të mbetur zero.

Në datën e blerjes, shoqëria A ka njohur një emër të mirë prej 5,000,000 lekë. Emri i mirë amortizohet mbi një bazë lineare gjatë një

periudhe prej dhjetë vjetësh. Gjashtë muaj pas datës së blerjes, shoqëria A mori një vlerësim të pavarur, që e përcaktonte vlerën e drejtë të

aktivit material afatgjatë në datën e blerjes 13,000,000 lekë. Në pasqyrat financiare për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2006, shoqëria A duhet

të rregullojë retrospektivisht informacionin e vitit të mëparshëm. Rregullimet e nevojshme që duhen bërë janë si më poshtë:

a. Shpenzimet e amortizimit rriten me 150,000 lekë. Ky është amortizimi shtesë për tre muaj duke supozuar një kosto fillestare për grupin

Page 32: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

prej 13,000,000 lekë (një rritje në koston e aktivit material afatgjatë prej 3,000,000 lekë).

b. Vlera kontabël e aktiveve afatgjata materiale më 31 dhjetor 2005 është rritur me 2,850,000 lekë. Rregullimi matet si vlera e drejtë e rritur

në datën e blerjes prej 3,000,000 lekë minus amortizimin shtesë që do të ishte njohur nëse vlera e drejtë e aktivit në datën e blerjes do të ishte

njohur nga ajo datë [3,000,000 ÷ 5 vjet ÷ 12 muaj x 3 muaj]

c. Vlera kontabël e emrit të mirë është ulur me 2,925,000 lekë. Ky rregullim matet si rregullimi i vlerës së drejtë në datën e blerjes prej

3,000,000 lekë minus rënien në amortizim prej 75,000 lekë [3,000,000 Lekë ÷ 10 vjet ÷ 12 muaj × 3 muaj për amortizimin në tre muaj].

d. Shpenzimet e amortizimit për emrin e mirë janë ulur me 75,000 lekë.

D Aktivi afatgjatë material 3,000,000 lekë

D Emrin e mirë – amortizimi i akumuluar 75,000 lekë

D Fitim / Humbja e mbartur 75,000 lekë

K Emri i mirë 3,000,000 lekë

K Aktivi afatgjatë material – amortizimi i akumuluar 150,000 lekë

Shembuj ilustrues për paragrafët 24 deri 27

Shembulli 25

Më 1 janar 2013 shoqëria A bleu 100 përqind të interesave të kapitalit të shoqërisë B në këmbim të një shume prej 30,000,000 lekë. Shoqëria

A ra dakord që do të paguante një shumë tjetër prej:

a. 7,000,000 lekë nëse mesatarja e ponderuar e ROA do të ishte më e lartë se 14 përqind;

b. 4,000,000 lekë, në qoftë se mesatarja e ponderuar e kthimit mbi aktivet (ROA) i shoqërisë B për tre vitet në vijim do ishte midis 6 dhe 14

përqind;

c. 1,000,000 lekë në qoftë se mesatarja e ponderuar e ROA do të ishte pozitive por më e ulët se 6 përqind; dhe

d. nuk do të paguante asgjë nëse mesatarja e ponderuar e ROA do të ishte negative.

Kjo shumë, nëse plotësohet ndonjë nga kriteret nga (a) në (c), do të paguhet më 1 janar 2017. Pas shqyrtimit të kujdesshëm, duke marrë

parasysh, ndër të tjera, buxhetet e 2013, 2014 dhe 2015, shoqëria A vlerësoi se kthimi mbi aktivet do të ishte midis 6 dhe 14 përqind dhe,

prandaj, në datën e blerjes, ishte e mundshme që pagesa prej 4,000,000 lekë të bëhej më 1 janar 2017. Shoqëria A e mati vlerën aktuale të

shumës së kushtëzuar me 3,291,000 lekë.

A duhet që shoqëria A të bëjë rregullimin e kostos së kombinimit?

Duke qenë se rregullimi i kostos së kombinimit në datën e blerjes ishte i mundshëm dhe mund të matej në mënyrë të besueshme, shoqëria A

duhet të njohë një shumë totale prej 33,291,000 lekë (d.m.th. 30,000,000 lekë pagesa në para dhe 3,291,000 lekë vlera aktuale e shumës së

vlerësuar). Duke supozuar se mesatarja e ponderuar ROA e shoqërisë B për tre vitet pas blerjes ishte 11 përqind, shoqëria A do ta paguante

shumën shtesë prej 4,000,000 lekë më 1 janar 2017. Diferenca ndërmjet shumës nominale të paguar, 4,000,000 lekë, dhe vlerës së saj

aktuale, 3,291,000 lekë, (d.m.th. 709,000 lekë) njihet si shpenzim interesi, në fitim/humbje gjatë katër viteve deri më 31 dhjetor 2016, e

ndarë: 164,000 lekë në vitin e parë dhe 173,000 lekë, 182,000 lekë dhe 190,000 lekë respektivisht në vitin e dytë, të tretë dhe të katërt.

Page 33: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Shembulli 26

Shoqëria A pagoi 1,000,000 lekë për të blerë shoqërinë B dhe ra dakord të paguajë një shumë tjetër prej 500,000 lekë katër vjet pas datës së

blerjes, nëse do të përmbushej një objektiv i caktuar fitimi për tre vjet pas datës së blerjes. Kjo shumë nuk do të paguhet nëse objektivat nuk

përmbushen. Përmbushja e objektivave u konsiderua e mundshme (më shumë gjasa) për herë të parë në fund të vitit të dytë pas datës së

blerjes.

Në datën e blerjes shoqëria A e ka regjistruar koston e blerjes me 1,000,000 lekë. Në fund të vitit të dytë, shoqëria A e rrit koston e blerjes

me vlerën aktuale të 500,000 lekë, d.m.th. shoqëria A e rrit vlerën e emrit të mirë dhe njeh një detyrim për pagesën e shumës së mundshme.

Vlera aktuale e 500,000 lekë në datën e blerjes do të ishte 411,000 lekë, duke supozuar një normë skontimi prej 5 përqind. Dy vjet pas datës

së blerjes vlera aktuale do të ishte 453,000 lekë. Diferenca midis këtyre të dyjave vjen si rezultat i interesit dhe përllogaritjeve të skontimit.

Regjistrimet kontabël janë si më poshtë:

D. Emri i mire 453,000 lekë

K. Detyrim ndaj shoqërisë B 453,000 lekë

Nëse shuma e mundshme do të njihej në datën e blerjes, emri i mirë do të ndryshohej me 411,000 lekë dhe 89,000 lekë do të njiheshin si

shpenzim interesi gjatë katër viteve pas blerjes.

Shembuj ilustrues për paragrafët 28 deri 31

Shembulli 27

Shoqëria A bleu shoqërinë B. Shoqëria B ka një marrëveshje pesëvjeçare për të furnizuar me mallra shoqërinë C. Kontrata e furnizimit (e

anullueshme ose jo) përmbush kriteret e njohjes për identifikimin e saj si një aktiv afatgjatë jomaterial. Kontrata njihet veçmas nga emri i

mirë, përveç rasteve kur nuk ka histori apo evidencë të transaksioneve të këmbimit për marrëveshje të ngjashme, dhe vlerësimi i vlerës së

drejtë varet nga variabla të pamatshme.

Shembulli 28

Shoqëria A bleu shoqërinë B. Në një padi të ngritur kundër shoqërisë B para blerjes, anëtarët e komunitetit vendor kërkojnë kompensim për

dëmet në shëndetin e tyre, si rezultat i ndotjes së ujërave nëntokësore nga impianti i shoqërisë B. Avokatët kanë vlerësuar se shoqëria B ka

vetëm 25 përqind mundësi për të paguar kompensimin. Rrjedhimisht, shoqëria B nuk ka njohur asnjë provizion në pasqyrën e pozicionit

financiar por vetëm ka paraqitur në shënimet shpjeguese një detyrim të kushtëzuar.

Sipas paragrafit 29 të SKK 9, në rastin e detyrimeve të kushtëzuara të konstatuara në një kombinim biznesi, kriteri i vetëm që duhet të

përmbushet për njohjen e veçantë është besueshmëria e matjes. Për këtë arsye, duhet të njihet një provizion për detyrimin e kushtëzuar si

rezultat i kombinimit të biznesit, edhe pse nuk është e mundshme që shoqëria B do të transferojë të mira monetare për një zgjdhje të

mundshme në të ardhmen.

Shembulli 29

Më 31 dhjetor 2011, shoqëria A bleu të gjitha aksionet e zakonshme të shoqërisë B që mbartin të drejta votuese në mbledhjen e përgjithshme

të aksionerëve. Çmimi për blerjen e aksioneve të shoqërisë B përfshin 500 aksione në shoqërinë A dhe një shumë parash prej 2,750,000 lekë.

Kostot e shoqërisë A për emetimin e aksioneve janë 150,000 lekë dhe për tarifat e këshilluesve ligjorë dhe këshilluesve të tjerë në lidhje me

blerjen janë 150,000 lekë. Shoqëria A është blerësi dhe ajo e vlerësoi vlerën e drejtë të aksioneve të saj në datën e blerjes 6,000 lekë për

aksion. Pasqyrat e pozicionit financiar të shoqërisë A dhe B në datën e blerjes dhe vlerat e drejta të aktiveve dhe detyrimeve të

Page 34: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

identifikueshme të shoqërisë B janë:

Shoqëria A Shoqëria B_________

Vlera Vlera Vlera

kontabël kontabël e drejtë

lekë lekë lekë

Aktive afatgjata

Ndërtesa dhe aktive të tjera afatgjata

materiale 7,000,000 3,000,000 3,300,000

Aktive afatgjata jomateriale (lista e klientit) - - 400,000

Investimi në shoqërinë B _ 5,900,000(a)

____ __ -_______

12,900,000____ 3,000,000___

Aktive afatshkurtra

Inventari 700,000 500,000 600,000

Llogari të arkëtueshme 400,000 250,000 250,000

Para 1,500,000____ 700,000 __ 700,000

2,600,000 1,450,000_ _

Totali i aktiveve 15,500,000 4,450,000___

Kapitali dhe detyrimet

Kapitali

Kapitali themeltar 5,000,000 2,000,000

Fitimi i pashpërndarë(b)

10,200,000 2,300,000__

Kapitali total 15,200,000____ 4,300,000__

Detyrimet afatshkurtra

Lllogaritë e pagueshme 300,000 150,000 150,000

300,000________ 150,000____

Totali i detyrimeve dhe kapitalit 15,500,000______ 4,450,000__

(a)

Kostoja e blerjes = 3,000,000 lekë [Llogaritjet: 500 aksione × vlera e drejtë për aksion prej 6,000 lekë) + 2,750,000 lekë (para – të

paskontuara sepse janë paguar në datën e blerjes) + 150,000 lekë (shpenzimet e blerjes] (b)

Shoqëria A ka fitime të pashpërndara prej 10,200,000 lekë pas zbritjes së kostove të emetimit të aksioneve prej 150,000 lekë.

Pasqyra e konsoliduar e pozicionit financiar të shoqërisë A më 31 dhjetor 2011 do të llogaritet si më poshtë (në mijë lekë):

(A) (B) (C) (D) (E)

Shoqëria A Shoqëria B Rregullimet e E konsoliduar

Vlera Vlera konsolidimit (B+C+D)

kontabël kontabël

lekë lekë lekë lekë

Page 35: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Aktive afatgjata

Emri i mirë - - 800(c)

800

Ndërtesa dhe aktive të tjera afatgjata

materiale 7,000 3,000 300 10,300

Aktive afatgjata jomateriale (lista e klientit) - - 400 400

Investimi në njësinë akonomike B 5,900____ -_______ (5,900) -______

12,900 3,000 (4,400) 11,500

Aktive afatshkurtra

Inventari 700 500 100 1,300

Llogari të arkëtueshme 400 250 - 650

Para _ __1,500____ 700 ___ - 2,200______

2,600 1,450 100 4,150

Totali i aktiveve 15,500 4,450 (4,300)___ _ 15,650_____

Detyrimet dhe kapitali Kapitali

Kapitali themeltar 5,000 2,000 (2,000) 5,000

Rezerva 10,200 2,300 (2,300) 10,200______

Kapitali total 15,200 4,300 (4,300) 15,200

Detyrimet afatshkurtra

Lllogaritë e pagueshme 300 150 _ - 450_______

300 150 - 450

Totali i detyrimeve dhe kapitalit 15,500______ 4,450_____ (4,300) 15,650 ____

Konsolidimi përfshin:

1. Bashkimin e pasqyrës së pozicionit financiar të shoqërisë mëmë dhe degës së saj së bashku rrjesht për rrjesht.

2. Eliminimin e vlerës kontabël të investimit të shoqërisë mëmë në degën e saj (sepse grupi nuk mund të ketë një investim në vetvete) dhe të

kapitalit para blerjes së degës (sepse kapitali nuk është fituar nga grupi por është pjesë e asaj që u ble) dhe njohjen e rregullimeve të vlerës së

drejtë së bashku me aktivin e emrit të mirë që u krijua nga blerja e degës. Shihni rregullimet e konsolidimit të nevojshme për përgatitjen e

pasqyrave financiare të konsoliduara më 31 dhjetor 2011 të përcaktuara më siper (ato që janë paraqitur në kolonën D):

Rregullimet e konsolidimit për elemininim e vlerës kontabël të investimit të shoqërisë mëmë në degën e saj dhe të kapitalit në degë

në datën e blerjes, si dhe për rregullimin e vlerës së drejtë dhe emrin e mirë që krijohet nga kombinimi i biznesit.

D Aktiv- emri i mirë 800,000 lekë (c)

D Aktiv – ndërtesat dhe aktive të tjera afatgjata materiale 300,000 lekë

D Aktiv – lista e klientit 400,000 lekë

D Aktiv - inventar 100,000 lekë

D Kapital – kapitali themeltar (shoqëria B) 2,000,000 lekë

D Kapital – rezerva (shoqëria B) 2,300,000 lekë

K Aktiv – Investimi në shoqërine B (shoqëria A) 5,900,000 lekë

Page 36: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

(c)

Emri i mirë = 5,900,000 lekë (kostoja e blerjes) – 5,100,000 lekë d)

(vlera e drejtë në datën e blerjes e aktiveve neto të shoqërisë B). (d)

5,100,000 lekë vlera e drejtë në datën e blerjes e aktiveve të shoqerise B = 3,300,000 lekë ndërtesat dhe aktive të tjera afatgjata materiale +

400,000 lekë lista e klientit + 600,000 lekë inventari + 250,000 lekë llogari të arkëtueshme + 700,000 lekë para – 150,000 lekë llogari të

pagueshme.

Shembull 30

Shoqëria A bleu të gjitha interesat e kapitalit të shoqërisë B më 1 janar 2011. Shoqëria B është një shoqëri prodhuese që e ka selinë në

qendër të qytetit dhe impiantin e prodhimit në një zonë industriale. Para datës së blerjes, shoqëria B kishte vendosur t‘i mbyllte ambientet e

zyrave qendrore dhe ta lëvizte personelin dhe funksionin e zyrës qendrore tek vendi i prodhimit ku ka një hapësirë të tepërt për zyra.

Shoqëria B e kishte lajmëruar stafin në lidhje me këto plane, duke përfshirë dhënien e njoftimit për ata anëtarë të stafit punësimi i të cilëve

do të përfundonte kur të kryhej lëvizja, dhe i ishte drejtuar një agjencie për të nxjerrë në shitje ambientet në qendër të qytetit para ardhjes së

shoqërisë A. Kostoja e mbylljes së zyrave të shoqërisë B pritet të jetë 100,000 lekë. Emri i mirë është 1,000,000 lekë nëse këto kosto

ristrukturimi nuk do të pasqyrohen në llogaritje dhe do të ishte 1,100,000 lekë nëse në aktivet neto të identifikueshme të blera përfshihet një

provizion për kostot e ristrukturimit.

Sa duhet të jetë emri i mirë?

Për shkak se shoqëria B ka patur, në datën e blerjes, një detyrim ekzistues për ristrukturimin, shoqëria A, kur përcakton vlerën e drejtë të

aktiveve neto të identifikueshme të blera tek shoqëria B, duhet të përfshijë provizionin për ristrukturimin (një detyrim i njohur). Për këtë

arsye, emri i mirë që krijohet nga kombinimi i biznesit do të jetë 1,100,000 lekë.

Shembulli 31

Shoqëria A bleu të gjitha interesat e kapitalit të shoqërisë B më 1 janar 2011. Si pjesë e planeve të blerjes, shoqëria A vendosi të punësojë

konsulentë të jashtëm për të identifikuar qëllimet dhe strategjitë e ardhshme korporative për strukturën e saj organizative.

Duhet që shoqëria të përfshijë provizion për kostot e konsulentëve?

Në përcaktimin e vlerës së drejtë të aktiveve neto të identifikueshme të blera tek shoqëria B, shoqëria A nuk do të përfshijë asnjë provizion

lidhur me këto kosto për shkak se, në datën e blerjes, shoqëria B nuk ka një detyrim ekzistues për këtë shpenzim. Kostot e konsulentëve nuk

janë pjesë e asaj që është blerë; ato janë të shkaktuar si pasojë e kombinimit të biznesit por nuk përbëjnë pjesë të kombinimit në vetvete.

Shembuj ilustrues për paragrafin 32

Shembulli 32

Shoqëria A bleu të gjitha interesat e kapitalit të shoqërisë B. Në datën e blerjes, shoqëria B ishte paditur nga një palë e tretë. Shoqëria A nuk

është në gjendje të masë në mënyrë besueshme shumën e kërkuar në këtë padi.

Duke qenë se provizioni për detyrimin e kushtëzuar nuk mund të matet në mënyrë të besueshme, në kontabilitet nuk njihet asnjë detyrim për

kombinimin e biznesit. Për këtë arsye, efekti në shumën e njohur si emër i mirë ose në shumën e tejkalimit të kostos së interesit të blerësit në

vlerën e drejtë neto të aktiveve të identifikueshme, të detyrimeve dhe detyrimeve të kushtezuara të shoqërisë së blerë, është se emri i mirë do

të jetë më i vogël. Shoqëria A duhet të përfshijë në shënimet shpjeguese faktin se nuk është marrë parasysh asnjë shumë në lidhje me këtë

detyrim të kushtëzuar, duke qenë se një shume e tillë nuk mund të matet në mënyrë të besueshme.

Shembulli 33

Shoqëria A bleu të gjitha interesat e kapitalit të shoqërisë B në maj 2010. Në datën e blerjes, shoqëria B ishte paditur nga një palë e tretë për

Page 37: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

shkeljen e kontratës. Një provizion prej 100,000 lekë njihet në datën e blerjes. Më 31 dhjetor 2011 shoqëria A e rivlerëson pretendimin e

padisë. Drejtimi tani beson se zgjidhja është e mundshme. Shuma e nevojshme për të zgjidhur çështjen e padisë është vlerësuar 180,000 lekë.

Në rastin e detyrimeve të kushtëzuara të konstatuara në një kombinim biznesi, kriteri i vetëm që duhet të përmbushet për njohjen e veçantë

në një kombinim biznesi është besueshmëria e matjes. Për këtë arsye, detyrimi i mundshëm njihet me vlerën e drejtë në datën e blerjes

prej 100,000 lekë si rezultat i kombinimit të biznesit, edhe pse me shumë gjasa shoqëria B nuk do t‘i duhej t‘i transferonte përfitimet

ekonomike për një zgjidhje të mundshme në të ardhmen.

Më 31 dhjetor 2011 detyrimi duhet të matet në pasqyrat financiare të konsoliduara me 180,000 lekë (duke qenë se kjo është më e lartë se

shuma fillestare e njohur në kohën e kombinimit të biznesit). Rritja e provizionit prej 80,000 lekë ngarkohet në fitimin ose humbjen e

periudhës. Në pasqyrat financiare individuale të shoqërisë B detyrimi njihet për herë të parë më 31 dhjetor 2011 dhe matet me

180,000 lekë.

Shembulli 34

Më 1 janar 2005, shoqëria A bleu 100 përqind të interesave të kapitalit të shoqërisë B në këmbim të një shume prej 30,000,000 lekë. Vlera

e drejtë e aktiveve të identifikueshem të blera të shoqërisë B dhe detyrimeve të konstatuara është si më poshtë (nuk ka detyrime të

kushtëzuara):

lekë

Pajisje 20,000,000

Inventar 10,000,000

Llogari të arkëtueshme 7,000 ,000

Patenta 8,000,000__

Vlera e drejtë e aktiveve të blera 45,000,000

Minus: Llogaritë e pagueshme në vlerën e drejtë (18,000,000)_

Vlera e drejtë e aktiveve të identifikueshme të blera 27,000,000

Shoqëria A duhet të njohë një emër të mirë prej 3,000,000 lekë.

[Llogaritja: 3,000,000 lekë = 30,000,000 lekë (kostoja e kombinimit të biznesit) minus 27,000,000 lekë (aktivet neto të identifikueshme me

vlerën e drejtë në datën e blerjes).

Shembulli 35

Faktet janë të njëjta si në shembullin 34. Por, në këtë rast shoqëria A bleu 80 përqind të interesave të kapitalit të shoqërisë B në këmbim të

një shume prej 24,000,000 lekë. Shoqëria A duhet të njohë një emër të mirë prej 2,400,000 lekë.

[Llogaritja: 2,400,000 lekë = 24,000,000 lekë (kostoja e kombinimit të biznesit) minus 21,600,000 lekë (interesi i shoqërisë A në aktivet neto

me vlerën e drejtë në datën e blerjes, d.m.th. 80 përqind × 27,000,000 lekë).

Shembulli 36

Më 1 janar 2005, shoqëria A bleu 100 përqind të interesave të kapitalit të shoqërisë B në këmbim të një shume prej 1,500,000 lekë. Në datën

e blerjes, pasqyra e pozicionit financiar të shoqërisë B dhe vlerat e drejta të aktiveve dhe detyrimeve të shoqërisë B jane si më poshtë:

Page 38: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Vlera kontabël Vlera e drejtë

lekë lekë

Aktive afatgjata

Tokë 300,000 500,000

Pajisje, neto 500,000 550,000

800,000 1,050,000

Aktivet afatshkurtra

Inventari 200,000 250,000

Para 100,000 100,000

300,000 350,000

Totali i aktiveve 1,100,000 1,400,000

Detyrimet dhe kapitali

Kapitali

Kapitali themeltar 400,000

Fitimi i pashpërndarë 260,000

Kapitali total 660,000

Detyrime afatgjata

Provizione (afatgjata) 150,000 170,000

150,000 170,000

Detyrime afatshkurtra

Llogari të pagueshme 250,000 250,000

Detyrime tatimore afatshkurtra 40,000 40,000

290,000 290,000

\

Totali i detyrimeve 440,000 460,000

Totali i detyrimeve dhe kapitalit 1,100,000

Shoqëria A duhet të njohë një emër të mirë prej 560,000 lekë.

[Llogaritja: 560,000 lekë= 1,500,000 Lekë (kostoja e kombinimit të biznesit) minus 940,000 lekë (aktive neto të shoqërisë B me vlerën e

drejtë në datën e blerjes, d.m.th. 1,400,000 lekë aktive me vlerën e drejtë minus 460,000 lekë detyrime me vlerën e drejtë).

Shembulli 37

Më 1 janar 2005 shoqëria A bleu 100 përqind të interesave të kapitalit të shoqërisë B në këmbim të një shume prej 25,000,000 lekë. Vlera e

drejtë e aktive të identifikueshme të shoqërisë B, e detyrimeve dhe detyrimeve të kushtëzuara u matën si më poshtë:

lekë

Page 39: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Pajisje 20,000,000

Inventar 10,000,000

Llogari të arkëtueshme 7,000,000

Patenta 8,000,000_

Vlera e drejtë e aktiveve të blera 45,000,000

Llogaritë e pagueshme në vlerën e drejtë (16,000,000)_

Detyrime të mundshme (2,000,000)_

Aktive neto të blera me vlerën e drejtë 27,000,000

Llogaritja e "emrit të mirë" krijon një tejkalim prej 2,000,000 lekë. Kjo llogaritet si 27,000,000 lekë aktive neto të identifikueshme me vlerën

e drejtë në datën e blerjes minus 25,000,000 lekë kostoja e kombinimit të biznesit.

Shoqëria A rivlerëson vlerën e drejtë e secilit prej aktiveve të identifikueshme, detyrimeve dhe detyrimeve të kushtëzuara dhe arrin në

përfundimin se vlera e drejtë e pajisjeve është 19,800,000 lekë, dhe jo 20,000,000 lekë. Llogaritja e rishikuar e"emrit të mirë" krijon një

tejkalim prej 1.800.000 lekë. Kjo llogaritet si diferenca midis 26,800,000 lekë aktive neto të identifikueshme me vlerën e drejtë në datën e

blerjes (e riparë) minus 25,000,000 lekë kostoja e kombinimit të biznesit. Shoqëria A njeh menjëherë tejkalimin prej 1,800,000 lekë si të

ardhur në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve.

Shembuj ilustrues për paragrafët 33 deri 43

Shembulli 37

Njësia ekonomike B ka një degë, njësinë ekonomike C. Shoqëria mëmë përfundimtare e njësisë ekonomike B është njësia ekonomike A.

Njësitë ekonomike A, B dhe C nuk kanë përgjëgjësi publike. Njësitë ekonomike A, B dhe C përgatisin pasqyra financiare me qëllim të

përgjithshëm; Njësitë ekonomike B dhe C veprojnë në këtë mënyrë në përputhje me SKK-të, ndërsa njësia ekonomike A paraqet pasqyra

financiare të konsoliduara, në përputhje me Parimet Përgjithësisht të Pranuara të Kontabilitet në vend (d.m.th. një PPPK e kërkuar ose e

lejuar në juridiksionin në të cilin raporton njësia ekonomike).

Si duhet t’i paraqesë njësia ekonomike B pasqyrat e saj financare?

Njësia ekonomike B duhet t‘i paraqesë pasqyrat e konsoliduara financiare në përputhje me SKK-të, sepse njësia ekonomike A (shoqëria

mëmë përfundimtare) nuk përgatit pasqyra të konsoliduara financiare me qëllim të përgjithëm në përputhje me SKK-të.

Shembulli 38

Njësia ekonomike B ka një degë, njësinë ekonomike C. Njësia ekonomike B zotërohet nga njësia ekonomike A. Njësia ekonomike A nuk

përgatit pasqyra financiare sepse në juridiksionin në të cilin është regjistruar dhe vepron nuk kërkohet përgatitja e pasqyrave financiare.

Si duhet t’i paraqesë njësia ekonomike B pasqyrat e saj financare?

Njësia ekonomike B duhet të paraqesë pasqyra financiare të konsoliduara në përputhje me SKK-të, sepse ajo nuk ka një shoqëri mëmë

(shoqëri mëmë përfundimtare) që përgatit pasqyra financiare të konsoliduara me qëllim të përgjithshëm në përputhje SKK-të.

Shembulli 39

Njësia ekonomike B ka një degë, njësinë ekonomike C. Shoqëria mëmë përfundimtare e njësisë ekonomike B është njësia ekonomike A.

Njësitë ekonomike A, B dhe C nuk kanë përgjegjësi publike. Ato përgatisin pasqyra financiare me qëllim të përgjithshëm në përputhje me

SKK-të. Si rrjedhojë, njësia ekonomike A paraqet pasqyra financiare të konsoliduara.

Page 40: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Si duhet t’i paraqesë njësia ekonomike B pasqyrat e saj financare?

Njësia ekonomike B nuk duhet të paraqesë pasqyra financiare të konsoliduara, sepse njësia ekonomike A, shoqëria mëmë përfundimtare,

paraqet pasqyra financiare të konsoliduara me qëllim të përgjithshëm në përputhje me SKK-të.

Shembulli 40

Faktet janë të njëjta si në shembullin 39. Por, në këtë shembull, njësia ekonomike A ka përgjegjësi publike dhe për këtë arsye nuk mund t‘i

zbatojë SKK-të; në vend të tyre ajo zbaton SNRF-të e plota. Në përputhje me këtë, njësia ekonomike A përgatit pasqyra financiare të

konsoliduara me qëllim të përgjithshëm në përputhje me SNRF-të e plota.

Si duhet t’i paraqesë njësia ekonomike B pasqyrat e saj financare?

Njësia ekonomike B nuk duhet të paraqesë pasqyra financiare të konsoliduara, sepse njësia ekonomike A, shoqëria mëmë përfundimtare,

paraqet pasqyra financiare të konsoliduara me qëllim të përgjithshëm në përputhje me SNRF-të e plota.

Shembulli 41

Njësia ekonomike A zotëron të gjitha aksionet e zakonshme me të drejtë vote në njësinë ekonomike B. Të gjitha aksionet e zakonshme të

njësisë ekonomike B mbartin të drejta të barabarta vote.

Çfarë është njësia ekonomike A?

Njësia ekonomike A ka kontroll mbi më shumë se gjysmën e fuqisë votuese të njësisë ekonomike B dhe, në mungesë të evidencës për të

kundërtën, njësia ekonomike A kontrollon njësinë ekonomike B. Njësia ekonomike A është shoqëria mëmë e njësisë ekonomike B (degë e

saj).

Shembulli 42

Njësia ekonomike A zotëron 60 përqind të aksioneve të zakonshme me të drejtë vote në njësinë ekonomike B. Të gjitha aksionet e

zakonshme të njësisë ekonomike B mbartin të drejta të barabarta vote.

Çfarë është njësia ekonomike A?

Njësia ekonomike A ka kontroll mbi më shumë se gjysmën e fuqisë votuese të njësisë ekonomike B dhe, në mungesë të evidencës për të

kundërtën, njësia ekonomike A kontrollon njësinë ekonomike B. Njësia ekonomike A është shoqëria mëmë e njësisë ekonomike B (degë e

saj).

Shembulli 43

Njësia ekonomike A zotëron 60 përqind të aksioneve të zakonshme me të drejtë vote në njësinë ekonomike B. Njësia ekonomike B zotëron

70 përqind të aksioneve të zakonshme me të drejtë vote në njësinë ekonomike C. Të gjitha aksionet e zakonshme në të dyja njësitë

ekonomike mbartin të drejta të barabarta vote.

Çfarë është njësia ekonomike A?

Njësia ekonomike B ka kontroll mbi më shumë se gjysmën e fuqisë votuese të njësisë ekonomike C dhe, në mungesë të evidencës për të

kundërtën, njësia ekonomike B kontrollon njësinë ekonomike C. Njësia ekonomike B është shoqëria mëmë e njësisë ekonomike C (degë e

saj). Njësia ekonomike A ka kontroll të drejpërdrejtë mbi më shumë se gjysmën e fuqisë votuese të njësisë ekonomike B dhe kontroll jo të

drejpërdrejtë mbi njësinë ekonomike C nëpërmjet degës së saj, njësisë ekonomike B. Në mungesë të evidencës për të kundërtën, njësia

ekonomike A kontrollon njësitë ekonomike B dhe C. Njësia ekonomike A është shoqëria mëmë e njësisë ekonomike B dhe shoqëria mëmë

Page 41: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

përfundimtare e njësisë ekonomike C. Njësitë ekonomike B dhe C janë degë të njësisë ekonomike A.

Shembulli 44

Njësia ekonomike A zotëron 40 përqind të aksioneve të zakonshme me të drejtë vote në njësinë ekonomike B. Qeveria e vendit në të cilin

njësitë ekonomike A dhe B janë të regjistruara dhe veprojnë i ka dhënë njësisë ekonomike A me ligj të drejtën ekskluzive për të përcaktuar

politikat financiare dhe operacionale të njësisë ekonomike B.

Çfarë është njësia ekonomike A?

Njësia ekonomike A ka kontroll mbi njësinë ekonomike B sepse ajo ka fuqinë për të drejtuar politikat financiare dhe operacionale të njësisë

ekonomike B. Njësia ekonomike A është shoqëria mëmë e njësisë ekonomike B (degë e saj).

Shembulli 45

Njësia ekonomike A zotëron 65 përqind të aksioneve të zakonshme me të drejtë vote në njësinë ekonomike B. Njësia ekonomike B është

vënë nën administrim dhe gjykata ka emëruar një palë të tretë për të drejtuar njësinë ekonomike B.

Çfarë është njësia ekonomike A?

Pavarësisht faktit që njësia ekonomike A zotëron më shumë se 50 përqind të aksioneve të njësisë ekonomike B, ajo nuk e kontrollon atë për

shkak të emërimit të një administratori nga gjykata për njësinë ekonomike B. Para se të vihej nën administrim, njësia ekonomike B ka qenë e

kontrolluar nga njësia ekonomike A (në mungesë të evidencave për të kundërtën) dhe njësia ekonomike B ka qenë një degë e njësisë

ekonomike A deri në atë moment.

Shembulli 46

Njësia ekonomike A zotëron 30 përqind të aksioneve të zakonshme me të drejtë vote në njësinë ekonomike B. Njësia ekonomike A zotëron

gjithashtu opsione aktualisht të ushtrueshme për të blerë aksione në njësinë ekonomike B që, nëse ushtrohen, do të rrisin numrin e votave të

njësisë ekonomike A në njësinë ekonomike B në 70 përqind.

Çfarë është njësia ekonomike A?

Njësia ekonomike A ka kompetencën për të kontrolluar më shumë se gjysmën e fuqisë votuese të njësisë ekonomike B (d.m.th. 70 përqind),

sepse në çdo moment ajo mund të zgjedhë të ushtrojë opsionet. Në mungesë të evidencës për të kundërtën, njësia ekonomike A kontrollon

njësinë ekonomike B. Njësia ekonomike A është shoqëria mëmë e njësisë ekonomike B (degë e saj).

Shembulli 47

Njësia ekonomike A prodhon mjete motorike. Ajo ka dy degë - njëra ofron shërbime për ndërtimin e urave dhe tjetra është një furrë buke.

Cilat njësi ekonomike duhet të konsolidojë njësia ekonomike A?

Njësia ekonomike A duhet të konsolidojë të dyja degët e saj, si atë që merret me ndërtimin urave, ashtu edhe degën e furrës së bukës me

aktivitetet e saj të prodhimit të mjeteve motorike në pasqyrat financiare të konsoliduara.

Shembulli 48

Njësia ekonomike A ushtron aktivitetin e saj në vendin X. Ajo zotëron të gjitha aksionet e zakonshme me të drejtë vote në njësinë

ekonomike B dhe e kontrollon këtë njësi. Njësia ekonomike B ushtron aktivitetin e saj në vendin Z. Vendi Z ka rregulla për kontrollin e

këmbimit valutor që kufizojnë riatdhesimin e fitimit për aksionerët e huaj. Kufizimi limiton transferimin e parave apo aktiveve të tjera jashtë

Page 42: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

vendit në një maksimum prej 10 përqind të fitimeve të vitit.

Duhet që njësia ekonomike A të konsolidojë njësinë ekonomike B?

Njësia ekonomike A duhet të konsolidojë njësinë ekonomike B. Kufizimi për transferimin e parave nuk e mohon kontrollin e njësisë

ekonomike A mbi degën e saj (njësia B).

Shembuj ilustrues për paragrafi 44

Shembulli 49

Njësia ekonomike A, prodhues farmaceutik, themeloi një qendër kërkimore për sëmundjet virale në një universitet vendor. Njësia ekonomike

A përcaktoi se qëllimi i vetëm dhe i pandryshueshëm i qendrës kërkimore do të ishte kërkimi dhe zbulimi i vaksinave dhe kurave për viruset

që shkaktojnë sëmundjet te njerëzit. Qendra kërkimore zotërohet nga universiteti dhe ka një personel të përbërë nga virologët më të shquar.

Të gjitha kostot për themelimin dhe drejtimin e qendrës kërkimore, përfshirë të gjitha pajisjet, kostot e stafit dhe të materialeve, paguhen me

të ardhurat e një granti nga njësia ekonomike A. Buxheti për qendrën kërkimore miratohet nga njësia ekonomike A një vit më përpara.

Çfarë është qendra kërkimore dhe kush e zotëron atë?

Njësia ekonomike A përfiton nga qendra kërkimore si rezultat i lidhjes së saj me universitetin prestigjioz dhe nëpërmjet të drejtës ekskluzive

për të patentuar vaksinat dhe kurat e zbuluara në qendrën kërkimore. Qendra kërkimore është një 'njësi ekonomike me qëllim të veçantë' e

kontrolluar nga njësia ekonomike A. Edhe pse njësia ekonomike A nuk zotëron asnjë pjesë të kapitalit të qendrës kërkimore, ajo e kontrollon

atë duke përcaktuar aktivitetet e qendrës dhe duke miratuar financimin e saj çdo vit (d.m.th. duke përmbushur kriteret e kontrollit) dhe

përfiton përmes së drejtës ekskluzive për patentimin e vaksinave dhe kurave të zbuluara në qendrën kërkimore (d.m.th. duke përmbushur

kriteret e përfitimit).

Shembuj ilustrues për paragrafët 45 deri 53

Shembulli 50

Më 31 dhjetor 2010 njësia ekonomike A bleu të gjitha aksionet e zakonshme të njësisë ekonomike B, të cilat mbartin të drejta votuese në

asamblenë e përgjithshme të aksionerëve, për një shumë prej 6,000 lekë dhe mori kontrollin e njësisë ekonomike B që nga ajo datë. Pasqyrat

e pozicionit financiar të njësive ekonomike A dhe B në datën e blerjes dhe vlerat e drejta të aktiveve dhe detyrimeve të njohura në pasqyrën e

pozicionit financiar të njësisë ekonomike B ishin:

Njësia ekonomike A Njësia ekonomike B____

Vlera kontabël Vlera kontabël Vlera e drejtë

lekë lekë lekë

Aktive

Aktive afagjata

Ndërtesa dhe AAM të tjera 7,000 3,000 3,300

Investimi në njësinë ekonomike B 6,000 - -

13,000 3,000

Aktive afatshkurtra

Inventari 700 500 600

Llogari të arkëtueshme 300 250 250

Para 1,500 700 700

2,500 1,450

Page 43: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Totali i aktiveve 15,500 _ 4,450__

Detyrimet dhe kapitali

Kapitali

Kapitali themeltar 5,000 2,000

Fitime të pashpërndara 10,200 2,300

15,200 4,300

Detyrime afatshkrutra

Llogari të pagueshme 300 150 150

300 150

Totali i detyrimeve dhe kapitalit 15,500 4,450_

Pasqyra financiare e konsoliduar e njësisë ekonomike A më 31 dhjetor 2010 do të llogaritet si më poshtë:

Kolona (A) (B) (C) (D) (E)

Njësia Njësia Rregullimet e Konsoliduar

ekonomike A ekonomike B konsolidimit (d.m.th. Kolona B +

Kolona C +

Kolona D)

Vlera kontabel Vlera kontabel

lekë lekë lekë lekë

Aktive

Aktive afatgjata

Emri i mirë 1,300 (a)

1,300

Ndërtesa dhe AAM të tjera 7,000 3,000 300 10,300

Investimi në njësinë ekonomike B 6,000 (6,000)

13,000 3,000 11,600

Aktive afatshkurtra

Inventar 700 500 100 1,300

Llogari të arkëtueshme 300 250 550

Para 1,500 700 2,200

2,500 1,450 4,050

Totali i aktiveve 15,500 4,450 15,650

Detyrimet dhe kapitali

Page 44: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Kapitali

Kapitali themeltar 5,000 2,000 (2000) 5,000

Rezerva 10,200 2,300 (2,300) 10,200_

Kapitali total 15,200 4,300 15,200_

Detyrimet afatshkurtra

Llogari të pagueshme 300 150 450_

300 150__ 450_

Totali i detyrimeve dhe kapitalit 15,500 4,450 15,650_

Konsolidimi përfshin:

• Vendosjen së bashku të pasqyrës së pozicionit financiar të shoqërisë mëmë dhe degës së saj (kolonat B dhe C).

• Eliminimin e vlerës kontabël të investimit të shoqërisë mëmë në degë (sepse ajo zëvendësohet nga emri i mirë dhe vlera e drejtë e

aktiveve, detyrimeve dhe detyrimeve të kushtëzuara të blera) dhe kapitalin para blerjes të degës së re (sepse ky kapital nuk është fituar apo

kontribuar nga grupi, por është pjesë e asaj që është blerë) dhe njohjen e rregullimeve të vlerës së drejtë së bashku me emrin e mirë të

krijuar me blerjen degës. Shihni rregullimet e konsolidimit të nevojshme për përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara më 31

dhjetor 2010 të paraqitura më poshtë (ato janë paraqitur në kolonën D më sipër):

Rregullimet e konsolidimit lekë lekë

D Aktiv—emri i mirë 1,300(a)

D Aktiv—ndërtesa dhe AAM të tjera 300

D Aktiv—inventari 100

D Kapitali—kapital themeltar (njësia ekonomike B) 2,000

D Kapitali—rezerva (njësia ekonomike B) 2,300

K Aktiv—investimi ne njësinë ekonomike B (Njësia A) 6,000

(a)

Llogaritjet e emrit të mirë:

6,000 lekë shuma e paguar minus 4,700 lekë (b)

vlera e drejtë në datën e blerjes të aktiveve neto të njësisë ekonomike B = 1,300 lekë emri i

mirë. (b)

Llogaritjet e vlerës së drejtë të aktiveve neto të njësisë ekonomike B në datën e blerjes

4, 850 lekë vlera e drejtë e aktiveve të shoqërisë së blerë (njësia ekonomike B) në datën e blerjes (d.m.th. 3, 300 lekë ndërtesat dhe AAM të

tjera + 600 lekë inventari + 250 lekë llogari të arkëtueshme + 700 lekë shuma e parave) minus 150 lekë vlera e drejtë e llogarive të

pagueshme = 4,700 lekë vlera e drejtë e aktiveve neto të blera.

Shembulli 51

Faktet janë të njëjta me shembullin 50. Më 31 dhjetor 2011, d.m.th. një vit pasi njësia ekonomike A bleu njësinë ekonomike B, pasqyrat

individuale të pozicionit financiar dhe pasqyrat e të ardhurave përmbledhëse të të dy njësive ekonomike A dhe B janë:

Page 45: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Pasqyrat e pozicionit financiar më 31 dhjetor 2011:

Njësia ekonomike A Njësia ekonomike B

Vlera kontabël Vlera kontabël

lekë lekë

Aktive

Aktive afatgjata

Ndërtesa dhe AAM të tjera 6,500 2,750

Investimi në njësinë ekonomike B 6,000

12,500 2,750

Aktive afatshkurtra

Inventari 800 550

Llogari të arkëtueshme 380 300

Para 2,670 1,420

3,850 2,270

Totali aktiveve 16,350 5,020

Detyrimet dhe kapitali

Kapitali

Kapitali themeltar 5,000 2,000

Rezerva 11,000 2,850

16,000 4,850

Detyrime afatshkurtra

Llogari te pagueshme 350 170

350 170

Totali i detyrimeve dhe kapitalit 16,350 5,020

Pasqyra e të adhurave dhe shpenzimeve për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011:

Njësia ekonomike A Njësia ekonomike B

lekë lekë

Të ardhura 3,000 1,900

Kostoja e shitjeve (1,800) (1,000)

Fitimi bruto 1,200 900

Shpenzime administrative (400) (350)

Fitimi i vitit 800 550

Page 46: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Shënim: Njësia ekonomike A nuk është në gjendje të bëjë një vlerësim të besueshëm të jetës së dobishme të emrit të mirë dhe rrjedhimisht,

në përputhje me SKK 9, jeta e dobishme supozohet të jetë dhjetë vjet. Njësia ekonomike A përdor metodën lineare të amortizimit për emrin e

mirë. Rregullimi i vlerës së drejtë të ndërtesave dhe AAM-ve të tjera është në lidhje me një ndërtese; të gjitha ndërtesat kanë një jetë të

dobishme të mbetur të vlerësuar me 20 vjet nga 31 dhjetori 2010 dhe vlerat të mbetura të vlerësuara zero. Njësia ekonomike A përdor

metodën lineare për amortizimin e AAM-ve. I gjithë inventari i mbajtur nga njësia ekonomike B më 31 dhjetor 2010 është shitur gjatë 2011.

Pasqyra e konsoliduar e të ardhurave përmbledhëse të njësisë ekonomike A për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 20X1 do të llogaritet si më

poshtë:

Njësia Njësia Rregullime Të konsoliduara

ekonomike A ekonomike B të konsolidimit

lekë lekë lekë lekë

Të ardhura 3,000 1,900 4,900

Kostoja e shitjeve (1,800) (1,000) (100)(a)

(2,900)_

Fitimi bruto 1,200 900 2,000

Shpenzime administrative (400) (350) (145)(b)

(895)_

Fitimi i vitit 800 550 1,105

Konsolidimi përfshin:

• Bashkimin zë për zë të pasqyrës së të ardhurave të shoqërisë mëmë dhe degës së saj.

• Njohjen e rregullimeve të vlerës së drejtë dhe/ose amortizimin së bashku me amortizimin e emrit të mirë të krijuar me blerjen e degës

(shihni rregullimet e konsolidimit të nevojshme për përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara më 31 dhjetor 2010 të paraqitura

më poshtë).

Pasqyra e konsoliduar e pozcionit financiar të njësisë ekonomike A më 31 dhjetor 2011 do të llogaritet si më poshtë:

Njësia Njësia Rregullime të Të konsoliduara

ekonomike A ekonomike B konsolidimit

Vlera kontabël Vlera kontabël

lekë lekë lekë lekë

Aktive

Aktive afatgjata

Emri i mirë 1,170(c)

1,170

Ndërtesa dhe AAM të tjera 6,500 2,750 285(d)

9,535

Investimi në njësinë ekonomike B 6,000 (6,000)

12,500 2,750 10,705

Aktive afatshkurtra

Inventari 800 550 1,350

Llogari të arkëtueshme 380 300 680

Para 2,670 1,420 4,090

3,850 2,270 6,120

Totali i aktiveve 16,350 5,020 16,825

Page 47: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Detyrimet dhe kapitali

Kapitali

Kapitali themeltar 5,000 2,000 (2,000) 5,000

Rezerva 11,000 2,850 (2,545)(e)

11,305

16,000 4,850 16,305

Detyrime afatshkurtra

Llogari të pagueshme 350 170 520

350 170 520

Totali i detyrimeve dhe kapitalit 16,350 5,020 16,825

Konsolidimi përfshin:

• Bashkimin zë për zë të pasqyrës së pozicionit financiar të shoqërisë mëmë dhe degës së saj (kolonat B dhe C).

• Eliminimin e vlerës kontabël të investimit të shoqërisë mëmë në degë (sepse ajo zëvendësohet nga emri i mirë dhe vlera e drejtë e aktiveve,

detyrimeve dhe detyrimeve të kushtëzuara të blera) dhe kapitalin para blerjes të degës (sepse ky kapital nuk është fituar apo kontribuar nga

grupi, por është pjesë e asaj që është blerë) dhe njohjen e rregullimeve të vlerës së drejtë së bashku me emrin e mirë të krijuar me blerjen e

degës siç është rregulluar për të pasqyruar vitin e parë pas blerjes - shihni rregullimet e konsolidimit të nevojshme për përgatitjen e

pasqyrave financiare të konsoliduara më 31 dhjetor 2010 dhe përdorimet përkatëse të paraqitura më poshtë):

Rregullimet e konsolidimit të nevojshme për përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara më 31 dhjetor 2011 janë:

1. Përsëritja e rregullimit të konsolidimit në datën e blerjes për eliminimin e vlerës kontabël të investimit të shoqërisë mëmë në degën e saj

me kapitalin në datën e blerjes dhe për njohjen e rregullimeve në vlerën e drejtë dhe emrin e mirë që krijohet nga kombinimi i biznesit:

lekë lekë

D Aktiv—emri i mirë 1,300

D Aktiv—ndërtesa dhe AAM të tjera 300

D Aktiv—Inventari 100

D Kapitali—kapital themeltar (njësia ekonomike B) 2,000

D Kapitali—rezervat (njësia ekonomike B) 2,300

K Aktiv—Investimi në njësinë ekonomike B (Njësiaekonomike A) 6,000

2. Njohja e amortizimit të emrit të mirë dhe rregullimi i vlerës së drejtë në lidhje me ndërtesën e njësisë ekonomike B:

lekë lekë

D 2011—rezerva (shpenzime administrative) 145

K Aktiv—emri i mirë 130 (c)

K Aktiv—ndërtesa dhe AAM të tjera 15 (d)

Page 48: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

3. Eleminimi i rregullimit të vlerës së drejtë të inventarit pas shitjes së të gjithë inventarit gjatë vitit:

lekë lekë

D 2011—rezerva (kostoja e shitjeve) 100

K Aktiv—inventari 100

(a)

Rregullimi i kostos së shitjeve:

100 lekë = rregullimi i vlerës së drejtë në lidhje me inventarin më 31 dhjetor 2010.

(b)

Rregullimi i shpenzimeve administrative:

145 lekë = Amortizimi i emrit të mirë 130 lekë (c)

+ amortizimi shtesë për ndërtesën 15 lekë (d)

Për thjeshtësi supozohet që amortizimi i emrit të mirë dhe amortizimi shtesë i ndërtesave rregullohet kundrejt shpenzimeve administrative.

(c)

Llogaritjet e emrit të mirë:

Emri i mirë në datën e blerjes, 1,300 lekë, minus amortizimi i akumuluar, që këtë vit është amortizimi për një vit, 130 lekë (d.m.th. 1,300

lekë ÷ 10 vjet) = 1,170 lekë.

(d)

Llogaritjet e rregullimeve të konsolidimit të ndërtesës:

Rregullimi i vlerës së drejtë më 31 dhjetor 2010 në lidhje me ndërtesën e njësisë ekonomike B ishte 300 Lekë, që do të thotë se vlera

kontabël në pasqyrat financiare të njësisë ekonomike B më 31 dhjetor 2010 ishte 300 Lekë më e ulët se ajo e njohur në pasqyrën e

konsoliduar të pozicionit financiar të grupit. Ndërtesa është amortizuar për 20 vjet nga 31 dhjetori 2010. Kështu më 31 dhjetor 2011

rregullimi i nevojshëm në konsolidimin e pasqyrës së pozicionit financiar do të jetë 285 lekë, 300 Lekë × 19/20 vjet jeta e dobishme e

mbetur. Amortizimi shtesë i njohur në pasqyrën e konsoliduar të të ardhurave përmbledhëse është 15 Lekë (300 lekë x 1/20).

(e) Rregullimet e rezervave:

2,300 Lekë rregullimi në datën e blerjes (shihni shembullin 14) plus 130 lekë (c)

amortizimi i emrit të mirë plus 15 lekë(d)

amortizimi shtesë i

ndërtesës plus 100 lekë (a)

vlera e drejtë e rregulluar në lidhje me inventarin = 2,545 lekë.

Shembulli 52

Njësia A bleu 90 përqind të kapitalit themeltar të njësisë B më 1 janar 2001 dhe që nga ajo datë e kontrollon njësinë ekonomike B.

Supozojmë informacionin e mëposhtëm në lidhje me njësinë B dhe supozojmë gjithashtu se po përgatiten pasqyrat financiare të grupit për

vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2004:

Nr Informacioni kontabël lekë

1. Vlera kontabël e aktiveve neto të identifikueshme të njësisë ekonomike B (d.m.th. vlera e drejtë) në

pasqyrën e konsoliduar të pozicionit financiar më 1 janar 2001 (data e blerjes).

1,000

2.

Rritja në vlerën kontabël të aktiveve neto të identifikueshme të njësisë ekonomike B në pasqyrën e

konsoliduar të pozicionit financiar nga 1 janar 2001 në 31 dhjetor 2003. 5,000

Page 49: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

3.

Të ardhurat e njësisë ekonomike B të përfshira në pasqyrën e konsoliduar të të ardhurave për vitin e

mbyllur më 31 dhjetor 2004 (periudha aktuale). Shënim: nuk ka ndryshime të tjera në vlerën

kontabël të aktiveve neto të identifikueshme të njësisë ekonomike B në pasqyrat e konsoliduara

financiare gjatë 2004.

500

Vlera kontabël e aktiveve neto të identifikueshme të njësisë ekonomike në pasqyrën e konsoliduar të

pozicionit financiar më 31 dhjetor 2004. 6,500

Nuk është realizuar asnjë transaksion mes dy njësive ekonomike nga 2001 në 2004.

Interesi jokontrollues (IJK) mund të llogaritet në tre hapa:

Nr Hapat për llogaritjen e Interesit Jokontrollues lekë

1. Pjesa proporcionale e IJK-së në vlerat e drejta në datën e blerjes të aktiveve neto të identifikueshme

të njësisë B (10 përqind × 1, 000). 100

2 Pjesa proporcionale e IJK-së në ndryshimin e vlerave kontabël të aktiveve neto (ose kapitalit) të

degës (njësia B) në pasqyrat financiare të konsoliduara nga data e blerjes deri në 31 dhjetor 2003

(10 përqind × 5,000 lekë).

500

3 Pjesa proporcionale e IJK-së në rritjen aktuale në vlerat kontabël të aktiveve neto (ose kapitalit) të

degës (njësia B) në pasqyrat financiare të konsoliduara — në këtë shembull rritja lidhet vetëm me

shumën e fitimit te konsoliduar për 2004 lidhur me njësinë B (10 përqind × 500 lekë).

50

Totali 650

Ose: 10 përqind × 6, 500 lekë (vlera kontabël e aktiveve neto të identifikueshme të njësisë B në pasqyrën e konsoliduar të pozicionit

financiar më 31 dhjetor 2004) = 650 lekë.

Shembulli 53

Faktet janë të njëjta me shembullin 50. Por, në këtë shembull, njësia ekonomika A blen vetëm 75 përqind të aksioneve të zakonshme me të

drejtë vote në njësinë ekonomike B, por sidoqoftë ajo siguron kontrollin e njësisë ekonomike B. Njësia ekonomike A paguan 4,500 lekë për

aksionet.

Si llogaritet interesi jokontrollues?

Në këtë shembull, pasqyra e konsoliduar e pozicionit financiar po përgatitet në datën e blerjes. Për të llogaritur interesin jonkontrollues në

datën e blerjes, është e nevojshme të kryhet vetëm hapi i parë. Për rrjedhojë interesi jonkontrollues është: 25 përqind × vlera e drejtë e

aktiveve neto të identifikueshme të njësisë ekonomike B me vlerën e drejtë prej 4,700 lekë = 1,175 lekë. (Shihni shënimin (b) te Shembulli

14 për llogaritjen aktiveve neto të identifikueshme të njësisë ekonomike B në datën e blerjes).

Page 50: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Pasqyra financiare e konsoliduar e njësisë ekonomike A më 31 dhjetor 2010 do të llogaritet si më poshtë:

Kolona: A B C D E

Njësia ekonomike A Njësia ekonomike B Rregullime të konsolidimit Të konsoliduara

(d.m.th. Kolona B +

Kolona C +

Kolona D)

Vlera kontabël Vlera kontabël

lekë lekë lekë lekë

Aktive

Aktive afatgjata

Emri i mirë 975(a)

975

Ndërtesa dhe AAM të tjera 7,000 3,000 300 10,300

Investimi në njësinë ekonomike B 4,500 (4,500)

11,500 3,000 11,275

Aktive afatshkurtra

Inventari 700 500 100 1,300

Llogari të arkëtueshme 300 250 550

Para 3,000 700 3,700

4,000 1,450 5,550

Totali aktiveve 15,500 4,450 16,825

Detyrimet dhe kapitali

Kapitali që lidhet me zotëruesit e shoqërisë mëmë Kapitali themeltar 5,000 2,000 (2,000) 5,000

Rezerva 10,200 2,300 (2,300) 10,200

15,200 4,300 15,200

Interesi jokontrollues 1,175 1,175

15,200 4,300 16,375

Detyrime afatshkurtra

Llogari të pagueshme 300 150 450

300 150 450

Totali i detyrimeve dhe kapitalit 15,500 4,450 16,825

Shënim: në këtë shembull teprica e parave të njësisë ekonomike A (dhe si rrjedhim edhe e grupit) është 1,500 lekë më e lartë se në

shembullin 50 sepse, në këtë shembull, njësia ekonomike A ka paguar 1,500 lekë më pak për të blerë njësinë ekonomike B (d.m.th. 6,000

lekë minus 4,500 lekë).

Page 51: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Konsolidimi përfshin:

• Bashkimin zë për zë të pasqyrës së pozicionit financiar të shoqërisë mëmë dhe degës së saj (kolonat B dhe C).

• Eliminimin e vlerës kontabël të investimit të shoqërisë mëmë në degë (sepse ajo zëvendësohet nga emri i mirë dhe vlera e drejtë e

aktiveve, detyrimeve dhe detyrimeve të kushtëzuara të blera) dhe kapitalin para blerjes të degës (sepse ky kapital nuk është fituar apo

kontribuar nga grupi, por është pjesë e asaj që është blerë) dhe njohjen e rregullimeve të vlerës së drejtë së bashku me emrin e mirë të

krijuar me blerjen degës - shihni rregullimet e konsolidimit të nevojshme për përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara më 31

dhjetor 2010 të paraqitura më poshtë (ato janë paraqitur në kolonën D më lart):

• Njohjen e interesit jokontrollues në aktivet neto të njësisë ekonomike B në përputhje me SKK 3 - shihni rregullimet e konsolidimit të

nevojshme për përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara më 31 dhjetor 2010 të paraqitura më poshtë (ato janë paraqitur në kolonën

D më lart).

Rregullimet e konsolidimit të nevojshme për përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara më 31 dhjetor 2010 janë:

lekë lekë

D Aktive —emri i mirë 975

D Aktive—ndërtesa dhe AAM të tjera 300

D Aktive—inventari 100

D Kapitali —kapitali themeltar (njësia ekonomike B) 2,000

D Kapitali —rezerva (njësia ekonomike B) 2,300

K Aktive—investimi në njësinë ekonomike B 4,500

K Kapitali —interesi jokontrollues 1,175

(a)

Llogaritjet e emrit të mirë:

Shuma e paguar (4,500 lekë) minus pjesa e blerësit (75 përqind) në vlerën e drejtë në datën e blerjes të aktiveve neto të njësisë ekonomike B

(75 përqind e 4,700 lekë) = 975 lekë emri i mirë. (Emri i mirë i njohur në pasqyrën e konsoliduar të pozicionit financiar ka të bëjë vetëm me

pjesën që ka blerësi në degë; ajo nuk përfshin pjesën e interesit jokontrollues. Shihni SKK 9). Për llogaritjet e vlerës së drejtë në datën e

blerjes të aktiveve neto të njësisë ekonomike B shihni shënimin e shembullit 50 (b).

Shembulli 54

Njësia ekonomike A zotëron të gjithë kapitalin themeltar të njësisë ekonomike B dhe e kontrollon atë. Më 30 dhjetor 2011 njësia ekonomike

A blen inventar nga njësia ekonomike B për 1,000 lekë. Kostoja e inventarit për njësinë ekonomike B është 800 lekë. Si rrjedhim, bëhen

regjistrimet e mëposhtme në ditar në regjistrat kontabël individualë të secilës njësi (dhe pranë këtyrë regjistrimeve tregohen regjistrimet që

do të ishin bërë në regjistrat kontabël të grupit nëse grupi do mbante një ditar).

Page 52: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Regjistrimet kontabël Regjistrimet kontabël

të njësisë ekonomike individuale të grupit (hipotetike)

lekë lekë lekë lekë

Njësia ekonomike B

D Aktive—inventar 800 800

K Aktive—para 800 800

Njihet blerja e inventarit.

D Aktive—para 1,000

K Te ardhura—te ardhura nga shitja e mallrave 1,000

D Shpenzime—kosto e shitjes 800

K Aktiv—inventar 800

Njihet shitja e inventarit.

Njësia ekonomike A

D Aktive—inventar 1,000

K Aktive—para 1,000

Njihet blerja me para e inventarit nga njësia ekonomike B.

Më 31 dhjetor (në fund të periudhës së raportimit vjetor për grupin), asnjë pjesë e inventarit të blerë nga njësia ekonomike B nuk i është

shitur palëve jashtë grupit nga njësia ekonomike A.

Rregullimet e konsolidimit të nevojshme për përgatitjen e pasqyrave të konsoliduara financiare më 31 dhjetor 2011 janë:

lekë lekë

D Të ardhura — të ardhura nga shitja e mallrave 1,000

K Shpenzime — kostoja e shitjeve 800

K Aktive—inventar 200

Eleminohen efektet e transaksionit brenda grupit.

Rregullimi eliminon efektin e shitjes së inventarit brenda grupit. Nga perspektiva e grupit, duke qenë se asnjë palë e jashtme nuk është

përfshirë në transaksion, në pasqyrat financiare të konsoliduara nuk njihet asnjë shitje.

Page 53: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Shembulli 55

Njësia ekonomike A zotëron të gjithë kapitalin themeltar të njësisë ekonomike B dhe e kontrollon atë. Gjatë 2012 (periudha aktuale

financiare), njësia ekonomike A i jep me qira një hapësirë zyrash njësisë ekonomike B në këmbim të së cilës kjo e fundit i paguan 100 lekë

njësisë ekonomike A. Regjistrimet në ditar për qiranë të bëra nga njësia ekonomike A dhe njësia ekonomike B në regjistrat kontabël

individualë për 2012 janë:

lekë lekë

Njësia ekonomike A

D Aktive—para 100

K Të ardhura—qira operacionale 100

Njihen të ardhurat nga qiraja të arkëtuara me para në dorë.

lekë lekë

Njësia ekonomike B

D Shpenzime—qira operacionale 100

K Aktive—para 100

Njihet qiraja e paguar me para në dorë.

Këto veprime janë brenda grupit dhe nuk përfshijnë një palë të tretë. Në përputhje me këtë, rregullimet e e konsolidimit të nevojshme për

përgatitjen e pasqyrave financiare të konsoliduara të grupit janë:

lekë lekë

D Të ardhura—qira operacionale 100

K Shpenzime—qira operacionale 100

Eleminohen efektet e transaksionit brenda grupit.

Shembulli 56

Rregullat në fuqi në juridiksionet e veçanta në të cilat njësia ekonomike A dhe njësia ekonomike B kanë selitë e tyre e përcaktojnë fundin e

vitit financiar më 31 dhjetor për njësinë ekonomike A dhe më 31 mars për njësinë ekonomike B. Njësia ekonomike B është një degë e

zotëruar plotësisht nga njësia ekonomike A. Siç kërkohet nga rregullat në fuqi, njësia ekonomike B përgatit pasqyrat financiare vjetore

(d.m.th. pasqyrat financiare me qëllim të përgjithshëm), për vitin e mbyllur më 31 mars. Por, informacioni financiar i njësisë ekonomike B

duhet të konsolidohet me informacionin financiar të njësisë ekonomike A e për të përgatitur pasqyrat financiare të konsoliduara të grupit.

Pasqyrat financiare të konsoliduara janë për vitin e mbyllur më 31 dhjetor sepse njësia ekonomike A është shoqëria mëmë. Si rrjedhim,

njësia ekonomike B duhet të përgatisë (me përjashtim të rasteve nëse kjo është e pamundur) informacionin financiar për vitin deri më 31

dhjetor, përveç pasqyrave financiare vjetore, dhe kjo mund të jetë thjesht në formën e një pakete raportimi të brendshëm për njësinë

ekonomike A.

Page 54: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Shembulli 57

Njësia ekonomike A ka një degë të zotëruar plotësisht, njësinë ekonomike B. Njësia ekonomike A përdor metodën e kapitalit për të njohur

investimet e saj në pjesëmarrje. Njësia ekonomike B përdor modelin e kostos për pjesëmarrjet e saj. Duke supozuar se politika kontabël e

grupit për investime të tilla përcakton përdorimin e metodës së kapitalit, kur përgatiten pasqyrat financiare të konsoliduara të grupit,

investimet në pjesëmarrje të njësisë ekonomike B duhet të maten duke përdorur metodën e kapitalit. Kjo diferencë ndërmjet politikës së

njësisë ekonomike B dhe asaj të grupit do të sjellë rregullime që do të bëhen me konsolidimin.

Shembulli 58

Njësia ekonomike A ka disa degë të zotëruara plotësisht përfshirë njësinë ekonomike B. Më 30 mars 2011 njësia ekonomike A ja shet të

gjitha aksionet në njësinë ekonomike B një pale të tretë të pavarur për 1,500 lekë.

Pasqyra e konsoliduar e pozicionit financiar të njësisë ekonomike A dhe vlera kontabël e grupit e aktiveve dhe detyrimeve të njësisë

ekonomike B (d.m.th. shuma e përfshirë në pasqyrën e konsoliduar të pozicionit financiar në lidhje me aktivet dhe detyrimet e njësisë

ekonomike B) më 30 mars 2011 janë si më poshtë:

Të konsoliduara Vlera kontabël e grupit

e aktiveve dhe detyrimeve

të njësisë ekonomike B

lekë lekë

Aktive

Aktive afatgjata

Emri i mirë që krijohet nga blerja 90 90

e njësisë ekonomike B

Ndërtesa 1,620 670

1,710

Aktive afatshkurtra

Inventari 70 20

Llogari të arkëtueshme 850 450

Para 1,550 500

2,470

Totali aktiveve 4,180 1,730

Detyrimet dhe kapitali

Kapitali

Kapitali themeltar 800

Fitime të pashpërndara 2,030

2,830

Detyrime afatshkurtra

Detyrime—llogari të pagueshme 1,350 450

1,350

Totali i detyrimeve dhe kapitalit 4,180 450

Page 55: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Pasqyra e konsoliduar e pozicionit financiar të njësisë ekonomike A më 31 mars 2011 pas shitjes së degës:

lekë

Aktive

Aktive afatgjata

Ndërtesa 950

950

Aktive afatshkurtra

Inventari 50

Llogari të arkëtueshme 400

Para 2,550 (a)

3,000

Totali aktiveve 3,950

Detyrimet dhe kapitalit

Kapitali

Kapitali themeltar 800

Fitime të pashpërndara 2,250 (b)

3,050

Detyrime afatshkurtra

detyrime—llogari të pagueshme 900

900

Totali i detyrimeve dhe kapitalit 3,950

Kur shitet, vlera kontabël e të gjitha aktiveve dhe detyrimeve të lidhura me njësinë ekonomike B eleminohet nga pasqyra e konsoliduar e

pozicionit financiar.

(a )

Shuma e parave para shitjes së njësisë ekonomike B, 1,550 lekë, minus shuma e parave të njësisë ekonomike B prej 500 lekë, plus të

ardhurat prej 1,500 lekë nga shitja e njësisë ekonomike B = shuma e parave prej 2,550 lekë. (b)

Të ardhurat nga shitja e njësisë ekonomike B, 1,500 lekë, minus aktivet neto të lidhura me njësinë ekonomike B prej 1,280 lekë = fitimi

nga shitja e njësisë ekonomike B prej 220 lekë.

Fitimet e pashpërndara para shitjes së njësisë ekonomike B prej 2,030 lekë + fitimi nga shitja e njësisë ekonomike B prej 220 lekë = fitime të

pashpërndara prej 2,250 lekë.

Shembulli 59

Njësia ekonomike A zotëron 80 përqind të kapitalit themeltar të degës (njësia ekonomike B). Interesi jokontrollues prej 20 përqind do të

paraqitej në pasqyrën e konsoliduar të pozicionit financiar të grupit si më poshtë:

Page 56: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Ekstrakt nga pasqyra e e konsoliduar e pozicionit financiar të grupit nga njësia ekonomike A më 31 dhjetor 2012:

2012 2011

Kapitali i lidhur me zotëruesit e shoqërisë mëmë

Kapitali themeltar X X

Fitime të pashpërndara X X

X X

Interesi jokontrollues X X

Kapitali total X X

Shembulli 60

Njësia ekonomike A ka interesa prej 80 përqind në një degë, njësia ekonomike B. Totali i të ardhurave dhe fitimi ose humbja e lidhur me

interesin jokontrollues prej 20 përqind mund të paraqitet në pasqyrën e konsoliduar të të ardhurave si më poshtë:

Pasqyra e konsoliduar e të ardhurave përmbledhëse të njësisë ekonomike A për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011:

2011 2010

Lekë Lekë

Të ardhura X X

Kostoja e shitjeve (X) (X)_

Fitimi bruto X X

Kostot e shpërndarjes (X) (X)

Shpenzime administrative (X) (X)

Fitimi para tatimit X X

Tatim fitimi (X) (X)_

Fitimi i vitit X X

Fitimi lidhur me:

Zotëruesit e shoqërisë mëmë X X

Interesi jokontrollues X X

X X_

Totali i të ardhurave lidhur me:

Zotëruesit e shoqërisë mëmë X X

Interesi jokontrollues X X

X X_

Page 57: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Shembuj ilustrues për paragrafët 54 dhe 58

Shembulli 61

Individi X zotëron të gjithë kapitalin themeltar të njësive ekonomike A dhe B, të cilat ndodhen në vendin Y. Legjislacioni i vendit Y kërkon

paraqitjen e pasqyrave financiare të kombinuara. Njësitë ekonomike A dhe B janë themeluar më 31 dhjetor 2010. Në vitin financiar 2011,

nuk është kryer asnjë transaksion ndërmjet njësive ekonomike A dhe B.

Pasqyrat e pozicionit financiar të njësisë ekonomike A dhe njësisë ekonomike B më 31 dhjetor 20X1:

Njësia ekonomike A Njësia ekonomike B

2011 2000 2011 2010

lekë lekë lekë lekë

Aktive

Aktive afatgjata materiale - - 500 -

Inventari 350 - 200 -

Llogari të arkëtueshme 280 - - -

Para 400 100 680 300

Totali aktiveve 1,030 100 1,380 300

Detyrime

Llogari të pagueshme 300 - 700 -

Kapitali

Kapitali themeltar 100 100 300 300

Fitime të pashpërndara 630 - 380 -

Totali i detyrimeve dhe kapitalit 1,030 100 1,380 300

Pasqyrat e të ardhurave përmbledhëse dhe fitimeve të pashpërndara të njësisë ekonomike A dhe njësisë ekonomike B për vitin e mbyllur më

31 dhjetor 2011 janë:

Njësia ekonomike A Njësia ekonomike B

lekë lekë

Të ardhura 3,990 3,150

Kostoja e shitjeve (2,660) (2,320)

Fitimi bruto 1,330 830

Amortizimi (100)

Shpenzime të tjera (700) (350)

Fitimi i vitit 630 380

Fitime të pashpërndara të fillim të vitit - -

Fitime të pashpërndara në fund të vit 630 380

Page 58: Standardet Kombëtare të Kontabilitetit të Përmirësuara SKK ... te... · bordin drejtues apo bordin mbikëqyrës të njësisë); (d)(a) ka fuqinë për të udhëhequr procesin

Pasqyrat e flukseve të parasë të njësisë ekonomike A dhe njësisë ekonomike B për vitin e mbyllur më 31 dhjetor 2011:

Njësia ekonomike A Njësia ekonomike B

lekë lekë

Flukset e parasë nga aktivitetet operacionale

Fitimi i vitit 630 380

Rregullimi për shpenzimet jomonetare:

Amortizimi i aktiveve afatgjata materiale 100

Ndryshimet në aktivet dhe detyrimet operacionale:

Rritja në llogaritë e arkëtueshme (280)

Rritja në inventar (350)

Rritja në llogaritë e pagueshme 300 100

Vlera e parave neto nga aktivitetet operacionale 300 380

Paraja dhe ekuivalentet e parasë në fillim 100 300

të vitit

Paraja dhe ekuivalentet e parasë në fund 400 680

të vitit

Shënim:

Aktivet afatgjata material në njësinë ekonomike B (600 lekë) janë blerë me kredi afatshkurtër. Kjo shumë ishte e papaguar më 31 dhjetor

2011.

Rritja në llogaritë e pagueshme për njësinë ekonomike B është rritja në llogaritë e pagueshme prej 700 lekë minus rritjen nga aktivet

afatgjata materiale prej 600 lekë.

Shembuj ilustrues për paragrafët 59 deri 63

Shembuj ilustrues në lidhje me paraqitjen e kombinimit të bizneseve dhe konsolidimit të pasqyrave financiare si dhe shënimet përkatese

shpjeguese jepen në Pasqyrat Financiare Ilustruese tek SKK 2.