50
SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

  • Upload
    others

  • View
    30

  • Download
    1

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Page 2: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN
Page 3: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

1

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN

PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Page 4: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

2

PENSIONIMI I PARAKOHSHËM PËR SHKAQE SHËNDETËSORE

Ky studim është përgatitur me përkrahjen e projektit “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim - KEEN”, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë. Ky projekt zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC), në bashkëpunim me Agjencinë për Promovimin e Punësimit (APPK), Balkan Sunflowers Kosovo (BSFK), Akademinë për Trajnim dhe Asistencë Teknike (ATTA) dhe Stichting SPARK. Përmbajtja e këtij publikimi nuk do të konsiderohet në asnjë mënyrë si pasqyrim i qëndrimeve të Bashkimit Evropian.

Sfidat e zbatimit të reformës kurrikulare në arsimin paraunversitar në Kosovë

Hartimit të këtij studimi i kontribuan:Lindita Boshtrakaj, Ema Rraci, Kushtrim Bajrami

Nëntor 2018Prishtinë

Publikuar nga Projekti “Rrjeti i Kosovës për Arsim dhe Punësim – KEEN”Për më shumë informata: www.keen-ks.net

Design:

Page 5: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

3

Përmbajtja

1. PËRMBLEDHJA EKZEKUTIVE ........................................................................................................................... 4

2. HYRJE .................................................................................................................................................................. 6

3. KORNIZA KURRIKULARE E ARSIMIT PARA-UNIVERSITAR NË KOSOVË ...................................................8

4. PROGRESI DHE SFIDAT NË ZBATIMIN E KORNIZËS KURRIKULARE .......................................................14

4.1. Kurrikulat Bërthamë .......................................................................................................................................................... 14

4.2. Vlerësimi i nxënësve ......................................................................................................................................................... 16

4.3. Tekstet dhe materialet tjera shkollore ....................................................................................................................... 18

4.4. Zhvillimi profesional i mësimdhënësve ..................................................................................................................... 19

4.5. Shërbimet dhe organet profesionale të shkollave ................................................................................................ 21

4.6. Menaxhimi i shkollave ..................................................................................................................................................... 24

4.7. Mekanizmat për sigurim të cilësisë ............................................................................................................................ 26

5. PËRFUNDIMET DHE REKOMANDIMET .......................................................................................................... 30

5.1. REKOMANDIMET ............................................................................................................................................ 30

6. SHTOJCAT ......................................................................................................................................................... 34

Shtojca 1. Përmbledhje nga fokus grupi me Koordinatorë Komunal të Cilësisë në Arsim ...........................34

Shtojca 2. Përmbledhje nga fokus grupi me Koordinatorë Komunal të Cilësisë në gjimnaze .................... 38

Shtojca 3. Përmbledhje nga fokus grupi me Koordinatorë Komunal të cilësisë në shkollat të cilat kanë filluar zbatimin që në fazën e pilotimit ............................................................. 41

Shtojca 4. Përmbledhje nga fokus grupi me Koordinatorë Komunal të Cilësisë në shkollat të cilat kanë filluar zbatimin në vitin shkollor 2017/2018 ....................................................................44

Page 6: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

4

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

1. Përmbledhja ekzekutive

1  Lista e zyrtarëve të intervistuar: Selim Mehmeti, IPK (18.10.2018; 22.11.2018); Afet Morina, Koordinator i Cilësisë, MASHT (22.10.2018); Shqipe Gashi, Divizioni për Plan-programe dhe Tekste Shkollore - MASHT (23.10.2018); Feime Llapashtica, Divizioni për Plan-pro-grame dhe Tekste Shkollore - MASHT (23.10.2018); Nezafete Kutllovci, Divizioni për Sigurim të cilësisë, Vlerësim dhe Standarde – MASHT (25.10.2018); Arbër Salihaj, Divizioni për Plan-programe dhe Tekste Shkollore- MASHT (23.11.2018); Habibe Buzuku, Divizioni për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve (27.11.2018).

2  Lista e pjesëmarrësve në fokus grupe: Elmije Grajqevci, DKA Fushë Kosovë; Enver Bajrami, DKA Vushtrri; Lulzim Krasniqi, DKA Rahovec; Majlinda Hoxha, DKA Gjilan; Xhevdet Zekaj, DKA Istog; Arben Zabeli, DKA Skenderaj; Teuta Berisha, DKA Lipjan; Enver Mazreku, DKA Malishevë; Alltane Tërshnjaku, DKA Dragash; Zahide Kastrati, Gjimnazi ‘Hamdi Berisha’ Malishevë; Lindita Kaliqanaj, Gjimnazi ‘Haxhi Zeka’ Istog; Shemsedin Zogaj, Gjimnazi ‘Hivzi Sylejmani’ Fushë Kosovë; Lulzim Paci, Gjimnazi ‘Eqrem Qabej’ Vushtrri; Halil Desku, Gjimnazi ‘Luigj Gurakuqi’ Klinë; Shkelqim Latifi, Gjimnazi ‘Zenel Hajdini’ Gjilan; Xhemajl Shala, ShMT ‘Anton Cetta’ Skend-eraj; Avni Gerguri, Vushtrri; Fadil Berisha, Sh.F.M.U. ‘Azem Bejta’ Klinë; Gani Kryeziu, Rahovec; Mehdi Neziri, Vushtrri; Shaban Ibrahimi, Sh.F.M.U. ‘Daut Bogujevci’ Fushë Kosovë; Vjollca Kryeziu, Sh.F.M.U. ‘Beqir Gashi’ Malishevë; Vloran Krasniqi, Gjimnazi, Dragash; Avdi Azemi, Lipjan; Dhurata Xhemajli, Sh.F.M.U. ‘Rexhep Elmazi’ Gjilan; Valentina Gjocaj, Sh.F.M.U. ‘Martin Camaj’ Istog; Azim Cengaj, Dra-gash; Astrit Buja, Lipjan; Asim Hoti, Rahovec; Hafir Rexha, Malishevë; Selvete Sylejmani, Gjilan; Arton Binakaj, Istog; Muhamet Rukolli, Skenderaj.

Ky studim ka për qëllim që të identifikojë dhe analizoj sfidat aktuale në zbatimin e reformës kurrikulare në arsimin para-universitar, dhe, mbi këtë bazë të ofrojë rekomandime për zhvillimin e mëtejmë të politikave arsimore dhe përmirësimin e praktikave shkollore në kontekst të zbatimit të reformës kurrikulare.

Me qëllim të identifikimit të sfidave në zbatimin e reformës kurrikulare, ky studim shfrytëzon një qasje hu-lumtuese cilësore e cila përfshin analizën e politikave, akteve ligjore dhe nënligjore, intervista të realizuara me zyrtarë të lartë të divizioneve përkatëse në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Institutin Pedagogjik të Kosovës (IPK)1 dhe fokus grupe të realizuara me nëntë (9) koordinatorë të cilë-sisë në nivelin komunal si dhe 25 koordinatorë të cilësisë (KC) në nivel të shkollës. Për të kuptuar më mirë arsyet prapa sfidave të caktuara, fokus grupet me koordinatorë të cilësisë në nivel shkolle janë realizuar të ndara me:

(a) Koordinatorë të cilësisë në shkollat që kanë qenë të përfshira nga faza e parë e pilotimit të kurrikulës (viti shkollor 2013/2014); dhe

(b) Koordinatorë të cilësisë në shkollat që janë përfshirë në fazën e zbatimit të plotë të kurrikulës (viti shkol-lor 2017/2018).

Një fokus grup i veçantë është realizuar me koordinatorë të cilësisë në gjimnaze, me qëllim të identifikimit të sfidave të veçanta me të cilat përballet ky nivel arsimor2. Në fund, duke u bazuar në të gjeturat nga hulum-timi, ky studim ofron rekomandime për të adresuar sfidat e identifikuara.

Pritshmëria ishte që përmes intervistave dhe fokus grupeve të identifikohen sfidat me të cilat përballen shkollat dhe zgjidhjet e mundshme nga perspektiva e zyrtarëve dhe mësimdhënësve që janë të përfshirë dre-jtpërdrejtë në zbatim. Për verifikimin e të gjeturave nga fokus grupet, përmbledhja e diskutimeve pas çdo

Page 7: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

5

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

takimi është ndarë me pjesëmarrësit për të siguruar se të pikëpamjet e tyre janë reflektuar si duhet. Po ashtu, draft raporti i këtij studimi është ndarë me të gjithë pjesëmarrësit dhe plotësimet e tyre janë përfshirë në ver-sionin përfundimtar të këtij studimi.

Në anën tjetër, analiza e dokumentacionit është përqendruar në analizën e pakos kurrikulare si dhe politi-kave mbështetëse për zbatim të kurrikulës3, me qëllim të vlerësimit të konsistencës së politikave ndër-sekto-riale arsimore me masat e përcaktuara në Kornizën Kurrikulare si dhe identifikimin e boshllëqeve në kom-pletimin e politikave ndër-sektoriale, të nevojshme për zbatimin e kurrikulës.

Sfidat kryesore në zbatimin e reformës kurrikulare, të identifikuara në këtë studim, përfshijnë:

Qasja e fragmentuar dhe jokoherente e zbatimit të elementeve të reformës;

Mos konsolidimi i mekanizmit të mbikëqyrjes, përkrahjes dhe llogaridhënies në procesin e zbatimit të kurrikulës;

Orientimi dhe përkrahja e pamjaftueshme e mësimdhënësve dhe shkollave në planifikimin dhe real-izimin e proceseve mësimore bazuar në parimet e Kornizës Kurrikulare;

Mos përcaktimi i kërkesave standarde të progresit të nxënies, qasjes dhe kritereve të vlerësimit të kom-petencave të caktuara për shkallë kurrikulare;

Përgatitja, mbikëqyrja dhe përkrahja e pamjaftueshme e mësimdhënësve dhe kuadrit udhëheqës dhe profesional për zbatimin e kurrikulës;

Cilësia e dobët e menaxhimit arsimor të shkollave;

Angazhimi i pamjaftueshëm i Drejtorive Komunale për Arsim (DKA-ve) në procesin e zbatimit të kurri-kulës;

Mungesa e konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë;

Shfrytëzimi i pamjaftueshëm i autonomisë së shkollave për zbatimin e kurrikulës, në përputhje me kushtet specifike të kuadrit mësimor, nevojat e nxënësve, infrastrukturën e shkollës dhe specifikat e lo-kalitetit në të cilin vepron shkolla.

Gjatë viteve të fundit është shënuar progres i konsiderueshëm në kompletimin e kuadrit rregullativ, por mbetet që gjithë kuadri ligjor e rregullativ të kompletohet dhe harmonizohet plotësisht si dhe të konso-lidohen dhe funksionalizohen të gjithë mekanizmat përkatës për zbatim.

3  Dokumentet e analizuara, përfshijnë dokumentet si në vijim: MASHT (2016). Plani Strategjik i Arsimit në Kosovë 2017-2021; MASHT (2016). Korniza e sigurimit të cilësisë së performancës së shkollës në Kosovë, IPK, Prishtinë, 2016. MASHT (2014). Udhëzimi Adminis-trativ nr. 32/2014 për Kriteret dhe procedurat për sigurimin e cilësisë në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional-procedurat e brendshme. MASHT (2013). Udhëzimi Administrativ nr. 14/2013 Vlerësimi i Performancës së Mësimdhënësve. MASHT (2013). Ud-hëzimi Administrativ nr. 16/2013 Zbatimi i zhvillimit profesional të mësimdhënësve. MASHT. (2010). Udhëzimi Administrativ nr. 5/2010 për Licencimin e Mësimdhënësve.

Page 8: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

6

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

2. Hyrje

Në vitin 2011, MASHT-i aprovoi Kornizën e Kurrikulës së Arsimit Para-Universitar në Kosovë me qëllim të vendosjes së një kuadri rregullativ të reformës në arsimin parauniversitar. Në vitin 2016, pas fazës së dytë të pilotimit, MASHT-i nxjerr versionin e rishikuar të këtij dokumenti me emërtimin Korniza Kurrikulare e Arsimit Para-Universitar në Kosovë. Ky dokument rregullon tërë sistemin e arsimit parauniversitar dhe shërben si ombrellë për angazhimet në ngritjen e cilësisë dhe barazisë në shërbimet arsimore për të gjithë nxënësit.

Parimet e vendosura për të udhëhequr procesin e zbatimit të sistemit të ri të kurrikulës i referohen rishikim-it të kurrikulës dhe sistemeve të vlerësimit, rishikimit të rolit të mësimdhënësve dhe ndërtimit të një kulture të re organizative dhe pedagogjike të shkollës në funksion të zhvillimit të kompetencave. Nga shkolla pritet që t’i përgatis nxënësit për mësim gjatë gjithë jetës duke kultivuar kureshtjen e natyrshme të të rinjve për in-formata të reja, duke zhvilluar interesimin për të nxënë dhe duke i përgatitur nxënësit për mësim të pavarur.

Megjithatë, mungesa e kapaciteteve njerëzore dhe përkushtimit institucional në njërën anë dhe mungesa e stabilitetit ekonomik, në anën tjetër, po e pengojnë zbatimin e plotë të kornizës kurrikulare dhe konsolidi-min e sistemit për sigurimin dhe kontrollimin e cilësisë. Plan programet dhe tekstet shkollore vazhdojnë të jenë të ngarkuara dhe të përqendruara në dije në vend të zhvillimit të shkathtësive, ndërsa shkollave ju mun-gon përkrahja e nevojshme për zbatimin e reformës kurrikulare.

Page 9: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

Korniza Kurrikulare e

ArsimitPara-Universitar

në Kosovë

Page 10: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

8

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

3. Korniza Kurrikulare e ArsimitPara-Universitar në Kosovë

4  Udhëzues për udhëheqjen e zbatimit të kurrikulës në shkollës, IPK, Prishtinë, 2016, faqe 46.

Sistemi i kurrikulës në Kosovë përbëhet nga dy shtylla kryesore:

Shtylla konceptuale, e përcaktuar në Kornizën Kurrikulare dhe

Shtylla operative, e shprehur përmes Kurrikulave Bërthamë dhe plan-programeve mësimore.

Dokumentet tjera të kurrikulës, të cilat mundësojnë zbatimin në nivel shkolle, përfshijnë tekstet shkollore, materialet plotësuese të mësimdhënies dhe nxënies si dhe instrumentet për vlerësim.

Me Kornizën Kurrikulare, MASHT-i është përcaktuar për një qasje të bazuar në kompetenca, respektivisht qasje të orientuar kah rezultatet e pritura që duhet të arrihen nga të gjithë nxënësit në periudha të ndryshme të shkollimit. Qasja e bazuar në kompetenca zhvendos përqendrimin nga presioni për realizimin e përmba-jtjes së përcaktuar me plan-programe dhe tekste shkollore, në zhvillimin e kompetencave të përcaktuara në kuadër të kurrikulës.

Dallimet kryesore ndërmjet organizimit të mësimdhënies në një sistem që bazohet në përmbajtje prej një sistemi që bazohet në kompetenca janë të përmbledhura në tabelën në vijim4.

Page 11: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

9

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Qasja e bazuar në përmbajtje

Qasja e bazuar në kompetenca

Përqendrimi në realizimin e përmbajtjeve të parapara dhe memorizimin e të dhënave faktike

Përqendrimi në atë se çka nxënësit do të mësojnë dhe do të jenë në gjendje të bëjnë në fund të një periudhe të caktuar kohore, respektivisht një shkalle kurrikulare

Organizimi i punës në shkollë bazohet në kohë/orë mësi-more (çfarë mund të realizohet për një orë mësimore?)

Organizimi i punës në shkollë bazohet në re-zultatet që duam t’i ar-rijmë (sa kohë nevojitet për të arritur rezultatin e caktuar?)

Procesi i mësimdhënies dhe mësimnxënies kryesisht bazohet në tekste shkollore

Procesi i mësimdhënies dhe mësimnxënies bazohet në hulumtime dhe burime të shumëllojshme

Përmbajtje e fragmentuar

Përmbajtje e integru-ar dhe ndërdisiplinore

Të nxënit në shkollë shpesh është i pakuptimtë për nxënësit

Procesi i mësimdhënies i referohet nxënësit mesatar

Të nxënit në shkollë ndërlid-het ngushtë me botën reale, është kuptimplotë dhe reflekton interesimet dhe përvojat e nxënësve

Procesi i mësimdhënies respekton dhe bazohet në diversitetin e nxënësve

Page 12: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

10

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Platforma e zgjidhjeve kurrikulare për përmirësimin e praktikës shkollore në funksion të arritjes së kom-

petencave, në Kornizën Kurrikulare vendoset përmes:

parimeve për procesin e hartimit dhe zbatimit të sistemit të ri të kurrikulës;

shkallëve kurrikulare;

kritereve për hartimin dhe shfrytëzimin e materialeve dhe burimeve mësimore;

sistemit të vlerësimit, dhe

rolit të ri të mësimdhënësve dhe shkollës.

Siç është përshkruar edhe në Udhëzuesin për udhëheqjen e shkollës në zbatimin e kurrikulës5, parimet e përcaktuara me Kornizën Kurrikulare sigurojnë koherencën dhe konsistencën e procesit të zbatimit të qasjes së bazuar në kompetenca, prandaj duhet të trajtohen në mënyrë tërësore duke pasur parasysh relacionin e ndërvarësisë mes tyre.

Në këtë udhëzues përshkruhen edhe implikimet e parimeve në punën e shkollës gjatë zbatimit të kurri-

kulës, përfshirë:

Gjithëpërfshirja, i referohet të drejtës së secilit fëmijë dhe të ri për përfshirje të barabartë në arsim cilësor. E udhëhequr nga ky parim shkolla mundëson qasje dhe përfshirje të barabartë duke kontribuar në realizimin e plotë të potencialit individual të secilit fëmijë/të ri. Ky parim duhet të udhëheqë qas-jen e shkollës ndaj komunitetit të shkollës dhe jashtë saj dhe veçanërisht ndaj fëmijëve që janë bren-da e jashtë procesit mësimor. Performanca e shkollës nuk vlerësohet vetëm në bazë të nivelit të ar-ritshmërisë së nxënësve të cilët e vijojnë shkollën por edhe në bazë të shkallës së përfshirjes së fëmijëve në lokalitetin në të cilin vepron.

Zhvillimi i kompetencave, nënkupton arritjen e matshme të dijeve, shkathtësive, qëndrimeve dhe vler-ave, të cilat shoqëria i konsideron të domosdoshme për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në sistemin e kurrikulës, kompetencat kryesore zbërthehen nëpërmjet rezultateve të të nxënit që duhet të arrihen në mënyrë progresive dhe të vazhdueshme nga të gjithë nxënësit gjatë arsimit para-universitar, respektiv-isht deri me rastin e përfundimit të klasës së 12-të. Ky parim duhet të udhëheq gjithë procesin e planifi-kimit, realizimit dhe vlerësimit të punës së shkollës.

Mësimdhënia dhe të nxënit e integruar, nënkupton të nxënit e plotë që reflekton ndërlidhjet dhe ndër-varësitë e natyrës dhe të botës së krijuar nga njeriu me dijen dhe informacionin që kemi për to. E ud-hëhequr nga ky parim shkolla duhet të mundësoj:

planifikimin dhe realizimin e proceseve të integruara mësimore në kuadër të lëndëve që mbulojnë një fushë kurrikulare, drejt zotërimit të rezultateve të të nxënit të përcaktuara për fushën përkatëse kurrikulare;

ndërlidhjen e fushave kurrikulare në funksion të një procesi të plotë dhe të shumanshëm mësimor që vë në pah ndërlidhjen e aspekteve të ndryshme të proceseve mësimore që trajtohen në kuadër të fushave të ndryshme kurrikulare;

5  Udhëzues për udhëheqjen e zbatimit të kurrikulës në shkollës, IPK, Prishtinë, 2016.

Page 13: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

11

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

ndërlidhjen kuptimplotë të mësimit me jetën përmes:

planifikimit të përmbajtjeve mësimore që reflektojnë preokupimet e nxënësve, të shoqërisë e të mjedisit në të cilin vepron shkolla dhe më gjerë;

shfrytëzimit të mjeteve, situatave dhe burimeve rrethanore për realizimin e proceseve mësimore;

freskimit të vazhdueshëm të përmbajtjeve mësimore me përmbajtje që reflektojnë zhvillimet në sferën shoqërore, ekonomike, kulturore apo të shkencës

realizimit të proceseve mësimore që mundësojnë zbatimin e dijes dhe shfrytëzimin e shkathtë-sive, qëndrimeve dhe vlerave të caktuara në kontekst të zgjidhjes së problemeve praktike dhe reale të jetës së përditshme.

Autonomia dhe fleksibiliteti në nivel shkolle, i mundëson shkollës të ndërtoj profilin e vet në interesin më të mirë të nxënësve të saj dhe të lokalitetit në të cilin vepron, në përputhje me kushtet specifike të kuadrit mësimor dhe infrastrukturës së saj dhe brenda kuadrit rregullativ të vendosur nga MASHT-i. Kjo do të thotë se qasja e bazuar në kompetenca nënkupton mundësi të barabarta dhe jo barazim të mundësive, prandaj, Korniza Kurrikulare dhe Kurrikulat Bërthamë kanë rritur autonominë e shkollës në organizim dhe zbatim të proceseve mësimore.

Përgjegjësia dhe llogaridhënia, nënkupton që procesi i decentralizimit të shërbimeve arsimore dhe rrit-ja e autonomisë së shkollës duhet të shoqërohet nga një mekanizëm funksional për sigurim të cilësisë dhe llogaridhënies për tërë hierarkinë e sistemit të arsimit. Sigurimi i cilësisë në arsim arrihet vetëm duke zhvilluar një kulturë të (vet) vlerësimit dhe përmirësimit të vazhdueshëm të shkollës drejt ngritjes së nivelit të arritjeve të nxënësve6.

Shkallët kurrikulare, sipas të cilave strukturohet sistemi i kurrikulës, paraqesin pikën referuese për përcak-timin e kompetencave kryesore që duhen zotëruar nga të gjithë nxënësit, kërkesat e progresit të nxënies, organizimin e përvojave mësimore, qasjen dhe kriteret e vlerësimit. Shkallët kurrikulare mbulojnë një (1) deri tre (3) vite shkollore duke mundësuar respektimin e ritmeve individuale të nxënësve drejt zotërimit të kompetencave dhe fleksibilitetin e nevojshëm për planifikimin dhe organizimin e punës edukativo-arsimore në nivel të shkollës. Për secilën shkallë, Korniza Kurrikulare parasheh përcaktimin e kërkesave standarde të progresit të të nxënit, organizimin e përvojave mësimore, qasjen dhe kriteret e vlerësimit për kompetencat e caktuara7.

Kriteret për hartimin e burimeve mësimore, të përcaktuara me Kornizën Kurrikulare, theksojnë nevojën për evitimin e të nxënit rutinor e memorizues dhe inkurajimin e pjesëmarrjes aktive dhe kreative gjatë përvetë-simit të dijeve relevante, zhvillimit të shkathtësive, vlerave dhe qëndrimeve të cilat shpijnë drejt zotërimit gradual të gjashtë kompetencave kryesore8.

Orientimet e përcaktuara me Kornizën e Kurrikulës për sistemin e vlerësimit të nxënësve vendosin përqen-drimin në vlerësimin e vazhdueshëm të nivelit të arritshmërisë së kompetencave kryesore. Sistemi i vlerë-

6  Udhëzues për udhëheqjen e zbatimit të kurrikulës në shkollës, IPK, Prishtinë, 2016, faqe.10-12.7  Korniza Kurrikulare e Arsimit Para-Universitar të Republikës së Kosovës, MASHT, Prishtinë, 2016, faqe. 33.8  Po aty, faqe. 53.

Page 14: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

12

PENSIONIMI I PARAKOHSHËM PËR SHKAQE SHËNDETËSORE - RASTI I MËSIMDHËNËSVE

simit të rezultateve të të nxënit i përcaktuar në Kornizën Kurrikulare përcakton se çka vlerësohet, kur, si dhe nga kush duhet të realizohen format e ndryshme të vlerësimit9.

Korniza Kurrikulare, po ashtu përshkruan rolin e palëve kryesore brenda shkollës për sigurimin e një mjedi-si të favorshëm për zbatimin e kurrikulës, përfshirë: rolin e nxënësve, mësimdhënësve, shërbimit profesional të shkollës, drejtorit të shkollës, këshillit të nxënësve, këshillit të prindërve dhe këshillit drejtues të shkollës10.

9  Po aty, faqe. 48.10 Korniza Kurrikulare e Arsimit Para-Universitar të Republikës së Kosovës, MASHT, Prishtinë, 2016, faqe. 56-58.

Page 15: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

Progresi dhe sfidat

në zbatimin e Kornizës Kurrikulare

Page 16: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

14

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

4. Progresi dhe sfidat në zbatimin e Kornizës Kurrikulare

11  Udhëzues për udhëheqjen e zbatimit të kurrikulës në shkollë, IPK, Prishtinë, 2016.

4.1. Kurrikulat Bërthamë

Për dallim nga karakteri konceptual i Kornizës Kurrikulare, Kurrikula(t) Bërthamë paraqesin dokumentin themelor operativ të kurrikulës për arsimin fillor, të mesëm të ulët dhe të mesëm të lartë, dispozitat e së cilës vendosen nga MASHT-i dhe janë të detyrueshme për të gjitha institucionet e arsimit parauniversitar. Ato përcaktojnë orientimet e përgjithshme dhe të detyrueshme për planifikimin, organizimin dhe realizimin e proceseve edukativo-arsimore në shkolla. Në kurrikulat bërthamë kompetencat kryesore, të përcaktuara me Kornizën Kurrikulare, zbërthehen tutje përmes rezultateve më konkrete të të nxënit, që janë specifike për çdo shkallë dhe fushë kurrikulare, duke orientuar shkollën dhe mësimdhënësit për planifikim të pavarur të përmbajtjeve dhe proceseve mësimore në funksion të arritjes së atyre rezultateve.

Por, në Kurrikulat Bërthamë, përveç përcaktimit të rezultateve të të nxënit për shkallë dhe fusha kurrikulare, aspektet tjera si: përshkrimi i shkallëve kurrikulare, përshkrimi i kompetencave kryesore në kuadër të sh-kallëve kurrikulare, fushat kurrikulare (arsyeshmëria, konceptet, udhëzimet metodike, udhëzimet për vlerë-sim dhe udhëzimet për burimet mësimore) janë trajtuar në mënyrë shumë të përgjithshme duke mos thek-suar mjaftueshëm veçoritë e shkallëve, respektivisht fushave kurrikulare. Aspekti i vlerësimit po ashtu nuk është trajtuar në nivelin e nevojshëm. Përcaktimi i kërkesave standarde të progresit të të nxënit, qasja dhe kriteret e vlerësimit për kompetencat e caktuara nuk janë pjesë e kurrikulave bërthamë duke pamundësuar vendosjen e një sistemi të unifikuar, të saktë dhe të besueshëm në vlerësimin e arritjeve të nxënësve me ras-tin e përfundimit të shkallëve kurrikulare.

Si të tilla, Kurrikulat Bërthamë nuk orientojnë mjaftueshëm mësimdhënësit dhe shkollat në planifikimin dhe realizimin e proceseve edukativo-arsimore konform autonomisë që parashihet me Kornizën Kurrikulare për të mundësuar zhvillimin e kompetencave, duke pamundësuar zbatimin adekuat të këtyre aspekteve në nivel shkolle. Një gjë e tillë është reflektuar edhe në diskutimet e fokus grupeve të realizuara me KC në shkolla. Një progres për plotësimin e këtyre orientimeve është bërë me Udhëzuesin për udhëheqjen e zbatimit të kurrikulës në shkolla, botuar nga IPK11, i cili përqendrohet në qartësimin e pritshmërive të reja nga shkolla dhe ofrimin e udhëzimeve konkrete për:

Page 17: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

15

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

planifikimin dhe udhëheqjen e procesit të zbatimit të kurrikulës;

sigurimin e një mjedisi mundësues për zbatimin e kurrikulës;

planifikimin dhe realizimin e mësimit cilësor sipas kërkesave të reja të kurrikulës;

zhvillimin profesional të mësimdhënësve për zbatimin e kurrikulës;

vetëvlerësimin e performancës së përgjithshme nga perspektiva e ndikimit në përmirësimin e ar-ritshmërisë së nxënësve dhe

përmirësimin e vazhdueshëm të performancës në funksion të zbatimit të plotë të kërkesave të kurri-kulës së re shtetërore.12

Sfida e shkollave në shfrytëzimin e autonomisë për përgatitjen e planeve dhe programeve mësimore është evidentuar edhe nga MASHT gjatë fazës së pilotimit të reformës kurrikulare. Për të adresuar këtë sfidë, MASHT para shtrirjes së zbatimit të kurrikulës në të gjitha shkollat ka bërë rishikimin e Kurrikulave Bërthamë ku, ndër të tjera, ka fiksuar edhe planin mësimor për vit shkollor13. Po ashtu MASHT ka përgatitur matricën e përmbajtjes për secilën klasë dhe ka bërë hartimin e planeve dhe programeve mësimore për kla-sat në të cilat ka filluar zbatimi i kurrikulës së re.

Megjithatë, nga diskutimet e zhvilluara në fokus grupe me koordinatorë të cilësisë në shkolla është evident shqetësimi i tyre lidhur me cilësinë e këtyre dokumenteve. Në shumë raste ato konsiderohen të ngarkuara dhe me renditje joadekuate të temave, ndërsa përfshirja e mësimdhënësve në këtë proces nuk ka qenë e mjaftueshme. Nga ana tjetër, rezultatet e të nxënit në kuadër të temave mësimore në shumë raste nuk përko-jnë me rezultatet e të nxënit për fushën përkatëse kurrikulare. Për më tepër, shkollat janë njoftuar me vonesë me këtë iniciativë të MASHT-it, pas përgatitjes së planeve dhe programeve nga vet mësimdhënësit.

Një sfidë tjetër me të cilën përballen shkollat është edhe ngarkesa e tepërt e mësimdhënësve me planifikim që, sipas pjesëmarrësve në fokus grupe, për shkak të kohës së kufizuar14 nuk po i kontribuon harmonizimit ndërmjet fushave kurrikulare dhe ngritjes së cilësisë së mësimdhënies15. Si rrjedhojë, mësimdhënësit ndihen më të papërgatitur për orë mësimore.

Sa i përket formave të mësimit plotësues dhe shtues, nga njëra anë, dhe aktiviteteve jashtë-kurrikulare, nga ana tjetër, sipas diskutimeve në fokus grupe ekziston mungesë përkrahjeje për organizimin e tyre në nivel shkolle. Kurrikulat Bërthamë ofrojnë orientime për mësimdhënien e diferencuar dhe aktivitetet jashtë-kur-

12  Ky udhëzues është përgatitur duke u bazuar në përvojën e shkollave pilot gjatë zbatimit të kurrikulës së re, respektivisht në vështirësitë e identifikuara gjatë monitorimit të procesit të zbatimit në këto shkolla nga IPK dhe MASHT - Divizioni për plan-pro-grame dhe tekste shkollore.

13  Në versionin paraprak plani mësimor me kurrikula bërthamë përcaktohej për shkallë kurrikulare, duke e lënë në autonominë e shkollës përgatitjen e planeve vjetore.

14  Mungesa e përcaktimit të mënyrës së shfrytëzimit të 20 orëve që mësimdhënësit i kanë në dispozicion për planifikim pengon an-gazhimin e mësimdhënësve në aktivitete tjera, që nuk ndërlidhen drejtpërdrejtë me procesin mësimor në kuadër të lëndës përkatëse të mësimdhënësve.

15  Theks i veçantë në këtë aspekt është vendosur te planifikimi javor.

Page 18: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

16

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

rikulare por më shumë të karakterit rekomandues dhe jo-obligativ për shkollat16. Po ashtu, në përshkrimin e detyrave të mësimdhënësve (në kuadër të kontratave të tyre të punës) ky angazhim nuk është i përcaktuar17.

4.2. Vlerësimi i nxënësve

Sipas Kornizës Kurrikulare18, vlerësimi i nxënësve bazohet në rezultatet e të nxënit për kompetenca, fushë kurrikulare dhe lëndë mësimore të përcaktuara me dokumentet kurrikulare si më poshtë:

Rezultatet e të nxënit të kompetencave në përfundim të arsimit parauniversitar

Korniza Kurrikulare e Kosovës

Rezultatet e të nxënit për kompetenca dhe fusha kurrikulare për secilën shkallë kurrikulare

Kurrikulat Bërthamë I, II, III

Rezultatet e të nxënit sipas lëndëve (për secilën klasë, duke filluar nga klasa përgatitore-deri në klasën e 12-të)

Planet dhe programet lëndore

Dokumentet kurrikulare

Rezultatet e të nxënit

16  Kurrikula Bërthamë për Klasën Përgatitore dhe Arsimin Fillor të Kosovës, MASHT, 2016, faqe. 101, 103; Kurrikula Bërthamë e Arsimit të Mesëm të Ulët të Kosovës, MASHT, 2016, faqe. 105, 108; Kurrikula Bërthamë për Arsimin e Mesëm të Lartë të Kosovës, faqe. 105, 107.

17  Norma e orëve të punës së mësimdhënësve përcaktohet duke u bazuar në fondin ‘minimal’ të orëve mësimore në Kurrikulat Bërthamë. 18  Korniza Kurrikulare e Arsimit Para-Universitar të Republikës së Kosovës, MASHT, Prishtinë, 2016, faqe. 47.

Page 19: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

17

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Korniza Kurrikulare po ashtu përcakton edhe llojet e vlerësimit të brendshëm, përfshirë:

Vlerësimi i vazhdueshëm

Vlerësimi përfundimtar

Vlerësimi për shkallë

Periudha e realizimit të secilit lloj të vlerësimit, bartësit/përgjegjësit e vlerësimit, qëllimet kryesore dhe mënyrat e dokumentimit/evidentimit të arritjeve të nxënësve janë po ashtu të përcaktuara në Kornizën Kur-rikulare, por, siç u potencua edhe më lart (në kuadër të trajtimit të Kurrikulave Bërthamë) aspekti i vlerë-simit në frymën e kurrikulës së re nuk është trajtuar në nivelin e nevojshëm dhe shkollat e përfshira në pilo-tim janë përballur me shumë sfida gjatë realizimit të vlerësimit të nxënësve.

Një hap para është shënuar në vitin 2016, me nxjerrjen e UA 08/2016 për Vlerësimin e nxënësve sipas Kornizës Kurrikulare të Arsimit Para-Universitar në Kosovë.19 Ky udhëzim rregullon në mënyrë të hollë-sishme vlerësimin e vazhdueshëm dhe vlerësimin përfundimtar, por, jo edhe vlerësimin për shkallë. Një shqetësim që është ngritur gjatë fokus grupeve të realizuara me shkollat në lidhje me këtë akt nënligjor është kohëzgjatja më e shkurtër e periodës së tretë (sidomos për maturantët, për të cilët kjo periudhë është vetëm një muaj), përderisa vlerësimi për secilën periodë është i barasvlershëm.

Shqetësimet tjera të pjesëmarrësve në fokus grupe ishin në lidhje me dokumentacionin pedagogjik,

përfshirë:

Ditari (libri i klasës) dhe ditari personal të ngarkuar me të dhëna (që në disa raste konsiderohen të parëndësishme);

Libri amë 2016 nuk përputhet me ditarët e vitit 2014 dhe shkollat nuk kanë udhëzime si të përballen me këtë situatë;

Dëftesat (për shkolla të mesme) nuk janë të rishikuara.

Megjithatë, sfidë kryesore mbetet mungesa e një dokumenti kornizë për vlerësimin e nxënësve që përcakton kriteret, procedurat dhe instrumentet për të gjitha llojet e vlerësimit. Si rrjedhojë, shkollat kanë mungesë ori-entimi për realizimin e vlerësimit për shkallë kurrikulare (qoftë vlerësimi i rezultateve për kompetenca, qoftë i atyre për fusha kurrikulare).

19  UA 08/2016 për Vlerësimin e nxënësve sipas Kornizës Kurrikulare të Arsimit Para-Universitar të Republikës së Kosovës.

Page 20: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

18

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

4.3. Tekstet dhe materialet tjera shkollore

Nga perspektiva e punës me nxënësin në qendër dhe e punës së bazuar në kompetenca, Korniza Kurrikulare thekson kërkesën që burimet mësimore t’i motivojnë nxënësit dhe të stimulojnë progresin e tyre20. Aty po ashtu theksohet nevoja që nxënësit të kenë qasje në një spektër të gjerë të burimeve mësimore, në mënyrë që të evitohet të nxënit rutinor e memorizues i nxënësve si dhe të përgatiten për të nxënë gjatë gjithë jetës.

Ligji Nr.02/L-67 për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumenta-cionit pedagogjik, nuk është rishikuar pas aprovimit të Kornizës Kurrikulare. Ky ligj e përcakton “tekstin shkollor” si libër themelor dhe të obligueshëm që shërben si mjet themelor dhe burim i dijes për fushën e caktuar dhe me përdorimin e të cilit arrihen objektivat edukativo-arsimore të përfshira në plan dhe program mësimor21.

UA 05/2011 Zbatimi i standardeve për tekstet shkollore22, përmban standarde të përgjithshme dhe të veçan-ta, sipas lëndëve apo fushave lëndore, për vlerësimin e teksteve shkollore të arsimit parauniversitar. Ky UA është nxjerrë nga MASHT me qëllim të përmirësimit të cilësisë së teksteve shkollore dhe të mjeteve didak-tike dhe si i tillë përmban:

15 standarde të përgjithshme, të ndara në katër fusha23 me gjithsej 72 tregues, të cilët vlejnë për të gjitha tekstet shkollore, dhe

Standardet specifike për secilën lëndë.

Për cilësinë e teksteve shkollore dhe nivelin e zbatimit të këtij akti nënligjor ka pasur debate të shumta24, por, sfida kryesore me të cilën përballen shkollat është fakti se tekstet aktuale shkollore nuk përputhen me plan-et dhe programet mësimore që ofrohen nga MASHT (në shumë raste as 20%). Për më shumë, duke marrë parasysh faktin se tekstet përkatëse shkollore ofrohen falas nga MASHT, kufizohet mundësia e përzgjedhjes së teksteve dhe burimeve tjera nga vet shkolla. Në këtë drejtim, prindërit refuzojnë blerjen e materialeve alternative/plotësuese ndërsa shkollat nuk i kanë kushtet dhe pajisjet e nevojshme për përgatitjen e tyre apo për qasje në burime të tjera mësimore.

20  Korniza Kurrikulare e Arsimit Para-Universitar të Republikës së Kosovës, MASHT, Prishtinë, 2016, faqe. 53.21  Ligji Nr.02/L-67 për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik, Dispozi-

tat e përgjithshme.22  UA 05/2011 Zbatimi i standardeve për tekstet shkollore.23  (1) Aspekte formale, paraqitja dhe pamja, (2) Aspekte metodike dhe didaktike, (3) Aspekte pedagogjike, (4) Aspekte në lidhje me praktikën. 24  Analiza e veçantë e cilësisë së teksteve shkollore tejkalon kornizat e këtij studimi.

Page 21: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

19

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

4.4. Zhvillimi profesional i mësimdhënësve

Mësimdhënësit kanë rol kyç në zbatimin e kurrikulës, prandaj nga mësimdhënësit kërkohet që t’i kenë të zhvilluara shkathtësitë për shfrytëzimin e mundësive që ofron teknologjia moderne e informimit dhe ko-munikimit; shkathtësitë sociale që u mundësojnë bashkëveprimin e nevojshëm me nxënës, prindër dhe ko-legë; shkathtësitë e planifikimit, vlerësimit, monitorimit dhe zhvillimit të pavarur profesional; aftësitë për organizim të proceseve efektive mësimore, duke pasur parasysh dallimet në sfondin social e ekonomik të nxënësve si dhe dallimet e interesave, afiniteteve dhe mundësive të tyre25.

Legjislacioni dhe politikat arsimore për kualifikimin dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve në Kosovë ofrojnë mundësi për një trajtim adekuat të përgatitjes së mësimdhënësve, por, mekanizmat për zbatimin e tyre ende nuk janë funksional dhe në nivelin e dëshiruar të performancës.

Sa i përket përgatitjes së mësimdhënësve para shërbimit, standardet e programeve për përgatitjen e më-simdhënësve gjatë studimeve janë të përcaktuara me Udhëzimin Administrativ 16/2005, në mënyrë që shkollat dhe nxënësit të arrijnë qëllimet e arsimit të përgjithshëm26.

Këto kritere përfshijnë aspektet e përgatitjes së mësimdhënësve fillestar, aspektet e programit të studimit, të zbatimit dhe të sigurimit të cilësisë. Politikat që rregullojnë aftësimin e mësimdhënësve para shërbimit ofrojnë po ashtu një kuadër korrekt për aplikimin e një qasje të bazuar në kompetenca edhe nga insti-tucionet e arsimit të lartë të cilat ofrojnë programe për kualifikim të mësimdhënësve. Për më tepër, ato obligojnë këto institucione për freskim të vazhdueshëm të programeve konform ndryshimit të nevojave, politikave dhe kërkesave në arsimin parauniversitar.

Aspekti i zbatimit të këtyre politikave tejkalon kornizat e këtij studimi prandaj edhe nuk është trajtuar. Por, në parim, pa reflektim të qasjes së bazuar në kompetenca edhe në sistemet e përgatitjes së mësimdhënësve para shërbimit, ndryshimi i praktikës nuk mund të arrihet; prandaj bashkëpunimi ndërmjet MASHT-it, uni-versitetit dhe shkollave është i domosdoshëm. Nevoja për përshtatje substanciale të programeve që kualifiko-jnë mësimdhënës në kuadër të Universitetit të Prishtinës me kërkesat e reja të reformës së arsimit parauni-versitar që përcaktohen me Kornizën Kurrikulare është ngritur nga partnerë të ndryshëm të MASHT-it që përkrahin procesin e zbatimit të sistemit të ri të kurrikulës në vend.

Një ndër sfidat që është evidentuar gjatë zbatimit të programeve për zhvillim profesional të mësimdhënësve ishte mosfunksionalizimi i plotë i sistemit të licencimit, i cili ka rezultuar me demotivim të mësimdhënësve

25  Kërkesat kryesore të kurrikulës në raport me realizimin e procesit mësimor dhe interpretimi i tyre me terma praktik, janë përshkruar në Udhëzuesin për udhëheqjen e zbatimit të kurrikulës, IPK, 2016, faqe. 67-69.

26  UA 16/2005 për Standardet e programeve për përgatitjen e mësimdhënësve gjatë studimeve, përcakton kriteret e cilësisë së për-gatitjes së mësimdhënësve të Kosovës.

Page 22: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

20

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

për vijimin e trajnimeve27. Një progres në këtë drejtim është bërë në fillim të vitit 2017 me hyrjen në fuqi të UA 05/2017 Sistemi i licencimit dhe zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë28, UA 06/2017 për Kriteret dhe Procedurat e Akreditimit të Programeve për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve dhe Punonjësve Arsi-mor29 dhe miratimin e Kornizës Strategjike për Zhvillimin e Mësimdhënësve në Kosovë30.

Korniza Strategjike përcakton standardet e profesionit të mësimdhënësit përgjatë karrierës (para-shërbimit, faza hyrëse në profesion dhe zhvillimi në karrierë), zbërthen kompetencat për fazat e ndryshme të karrierës, përcakton zbatimin e sistemit të ZhPM në karrierë (përfshirë Zhvillimin Profesional me Bazë në Shkollë) dhe bartësit e zhvillimit profesional të mësimdhënësve. Standardet për para shërbim do të mbështesin zhvil-limin dhe miratimin e programeve fillestare universitare për mësimdhënës, standardet për fazën hyrëse do të përdoren për të mbështetur proceset e hyrjes në profesion ndërsa standardet për fazat e mëtejme të kar-rierës vlejnë për zhvillim të mëtutjeshëm profesional dhe vlerësim të performancës për qëllim të licencimit dhe avancimit në karrierë. Korniza po ashtu përcakton identifikimin e nevojave për zhvillim profesional të mësimdhënësve, duke kombinuar prioritetet e MASHT-it me prioritetet që identifikohen në nivel shkolle (bazuar në vlerësimin e performancës së mësimdhënësve).

UA 05/2017 sipas të cilit, sistemi i licencimit të mësimdhënësve zbatohet i ndërlidhur me sistemin e zhvil-limit të mësimdhënësve në karrierë, përcakton edhe palët për zbatimin e sistemit të licencimit, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre në këtë proces31. Nga ana tjetër, UA 06/2017 vendos një sistem të sigurimit të cilësisë në ZhPM në funksion të zbatimit të sistemit të licencimit të mësimdhënësve në arsimin para-universitar, duke përcaktuar procedurat e aprovimit të programeve për ZhPM, aplikimit dhe miratimit të institucioneve/of-ruesve dhe programeve për zhvillim profesional të punonjësve arsimor32. Në kuadër të detyrave dhe përgjeg-jësive të MASHT parashihet edhe përcaktimi i kritereve, kërkesave dhe nevojave për ZhPM33.

Por, përgjegjësitë e shtuara të komunave në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve nuk mund të realizohen pa vendosjen dhe konsolidimin e strukturave përgjegjëse. Sa i përket rolit dhe përgjegjësive të shkollës për zhvillim profesional të mësimdhënësve parashihet edhe zhvillimi profesional me bazë në shkollë, bazuar në vlerësimin vjetor të nevojave të shkollës për zhvillim profesional. Zhvillimi profesional me

27  Procesi i licencimit të mësimdhënësve filloi në vitin 2008, përmes sistemit të licencimit të përcaktuar me Udhëzimin Administra-tiv 16/2008, i cili vendosi standardet e mësimdhënies, nivelet e pagave dhe përcaktoi avancimin në karrierë përmes një sistemi të kredive. Në vitin 2014, UA 25/2014 për Licencimin e Mësimdhënësve krijon një sistem koherent të licencimit dhe të avancimit në kar-rierë mbi bazën e kualifikimit, përvojës, zhvillimit profesional dhe performancës si dhe krijon strukturën e pagesave përkitazi me këtë sistem. Përtëritja e licencës dhe avancimi në karrierë janë të mundura vetëm në bazë të vlerësimit pozitiv të performancës dhe për-fundimit me sukses të programeve të trajnimit gjatë kohës së mbajtjes së licencës përkatëse. Kjo qasje është menduar t’i kontribuoj edhe motivimit të mësimdhënësve për zhvillim të vazhdueshëm profesional me qëllim të përmirësimit të performancës së tyre, edhe avancimit në karrierë.

28  UA 05/2017 Sistemi i licencimit dhe zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë. 29  UA 06/2017 për Kriteret dhe Procedurat e Akreditimit të Programeve për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve dhe Punonjësve

Arsimor. 30  Kornizës Strategjike për Zhvillimin e Mësimdhënësve në Kosovë. 31  UA 05/2017 Sistemi i licencimit dhe zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë. 32  Në proces është edhe përgatitja e kuadrit rregullativ për zhvillimin profesional me bazë në shkollë. 33  UA 06/2017 për Kriteret dhe Procedurat e Akreditimit të Programeve për Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve dhe Punonjësve

Arsimor, Neni 3, paragrafi 2.

Page 23: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

21

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

bazë në shkollë fuqizohet edhe përmes UA 05/201734, por mbetet që kjo komponentë e ZhPM të rregullohet me akt të veçantë nënligjor. Sfida aktuale me të cilën përballen shkollat është mungesa e kodit financiar për buxhetim të nevojave për ZhPM.

Sa i përket përgatitjes së mësimdhënësve për zbatimin e kurrikulës së re, pjesëmarrësit në fokus grupe kanë shprehur shqetësimin për rënien e cilësisë së trajnimeve (krahasuar me fazën e parë të trajnimeve35); përkrahja në nivel shkolle ka munguar po ashtu dhe si rrjedhojë përgatitja e mësimdhënësve për zbatim të kurrikulës konsiderohet e pamjaftueshme.

Përvojat e deritanishme të zhvillimit profesional të mësimdhënësve në Kosovë dëshmojnë se nëse qas-jet e reja që promovohen përmes programeve të ndryshme të ZhPM nuk janë pjesë e përshkrimit të de-tyrave të mësimdhënësve dhe nëse ato nuk shërbejnë për vlerësimin e performancës së tyre, ato nuk janë të mjaftueshme për të motivuar angazhimin e mësimdhënësve për zbatimin e tyre. Qasjet inovative për zbatimin e kurrikulës së re kërkojnë entuziazëm, përkushtim, përgjegjshmëri dhe reflektim të vazhdue-shëm vetë-kritik ndaj performancës nga ana e mësimdhënësve, prandaj mekanizmat e vlerësimit të mësim-dhënësve dhe avancimit të tyre në karrierë duhet t’i inkurajojnë dhe t’i njohin këto vlera. Kjo qasje, shoqëru-ar me monitorim dhe vlerësim të vazhdueshëm të performancës së tyre, hapë mundësitë që mësimdhënësit të kuptojnë edhe pozitën e tyre si nxënës dhe i motivon ata për zhvillim të vazhdueshëm profesional duke instaluar një kulturë të mirëmbajtjes dhe avancimit të përgatitjes profesionale.

4.5. Shërbimet dhe organet profesionale të shkollave

Roli kryesor i shërbimeve profesionale të shkollës duhet të jetë mbikëqyrja dhe përkrahja e mësimdhënësve në planifikimin dhe realizimin e praktikave mësimore sipas kërkesave të kurrikulës. Sipas UA 34/2014 Funk-sionimi i shërbimit pedagogjik-psikologjik në shkolla, pedagogu kontribuon në realizimin dhe përparimin e punës edukativo-arsimore në institucione shkollore në harmoni me ligjet dhe dokumentet pedagogjike të MASHT.

34  UA 05/2017 Sistemi i licencimit dhe zhvillimit të mësimdhënësve në karrierë, Neni 8 (paragrafi 2 dhe 4).35  Në kuadër të përgatitjes së shkollave pilot për zbatimin e kurrikulës së re, ngritja e kapacitetit të mësimdhënësve është realizuar nga

Instituti Pedagogjik i Kosovës përmes programit “Ndërtimi i kapaciteteve të mësimdhënësve të arsimit parauniversitar për zbatimin në praktikë të kurrikulës së re”. Programi është realizuar përmes tre seminareve (në kuadër të 10 ditëve të trajnimit me 80 orë kontakti të drejtpërdrejtë).

Page 24: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

22

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Në zbërthimin e mëtejmë të detyrave, puna e pedagogut të shkollës konsiston në:

Planifikimin, programimin dhe organizimin e punës edukativo-arsimore;

Realizimin e efektshëm të procesit edukativ-arsimor;

Përcjelljen, hulumtimin dhe analizën e punës së shkollës;

Bashkëpunimin ndërmjet mësimdhënësve;

Bashkëpunimin me nxënës;

Bashkëpunimin me prindër;

Bashkëpunimin me institucione profesionale dhe komunitetin;

Zhvillimin profesional;

Përkujdesjen e dokumentacionit shkollor;

Bashkëpunimi me psikologun.36

Ndërsa, puna e psikologut të shkollës konsiston në lehtësimin e procesit të të nxënit dhe promovimin e zh-villimit kognitiv, emocional, social e personal të nxënësve përmes zhvillimit të programeve që kanë për qël-lim nxitjen e të nxënit dhe përshtatjen e nxënësve dhe personelit në shkollë, konform pritshmërive të për-caktuara me dokumentet pedagogjike të MASHT.

Përderisa në këtë udhëzim administrativ përcaktohet puna e pedagogut të shkollës në rast se shkolla ka psi-kolog, puna e psikologut në rast se shkolla nuk ka pedagog nuk është e përcaktuar. Nga përvojat e shkollave të cilat kanë psikolog, performanca e psikologut shpesh është e kufizuar në trajtimin individual të rasteve të fëmijëve me sjellje të papranueshme sociale.

36  MASHT UA 34/2014 Funksionimi i shërbimit pedagogjik-psikologjik në shkolla, Nenet 6-16.

Page 25: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

23

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Mungesa e shërbimeve profesionale në shumë shkolla mbetet shqetësim i vazhdueshëm. Nga ana tjetër, në kuadër të përgatitjeve për shtrirjen e zbatimit të kurrikulës së re në shkallë vendi, përqendrimi për zhvillim profesional është vendosur te mësimdhënësit dhe drejtorët e shkollave, por jo edhe te shërbimet profesionale37.

Marrë parasysh rëndësinë e këtyre shërbimeve në zbatimin e reformës kurrikulare në vend, çdo shkollë duhet të jetë e mbuluar nga shërbimet përkatëse (siç përcaktohet me UA 34/2014), pavarësisht vendn-dodhjes së personelit të shërbimeve profesionale apo modaliteteve kalimtare për të cilat është përcaktuar MASHT-i dhe/apo DKA-të38. Prandaj, konsolidimi, funksionalizimi dhe zhvillimi profesional i këtyre shër-bimeve duhet të konsiderohet ndër prioritetet kryesore në kuadër të masave për zbatimin e kurrikulës së re shtetërore.

Sa i përket organeve profesionale të shkollës, në raport me procesin e zbatimit të kurrikulës ato kanë një rol shumë të rëndësishëm. Këto organe duhet të sigurojnë bashkëpunimin e kuadrit mësimor me rastin e planifikimit, realizimit dhe vlerësimit të proceseve mësimore dhe performancës së nxënësve. UA 22/2016 për Aktivet Profesionale (Departamentet) e Shkollave, përcakton funksionimin e aktiveve profesionale përf-shirë: organizimin, llojet, detyrat dhe përgjegjësitë e tyre39. Përderisa detyra dhe mënyra e funksionimit të aktiveve profesionale për fushat kurrikulare është përcaktuar në hollësi dhe në frymën e kurrikulës së re, detyrat dhe funksionimi i aktiveve profesionale për nivelet arsimore, respektivisht për këshillat e klasave nuk janë elaboruar40.

Sa i përket përvojës së shkollave, të gjitha organet profesionale në shkolla janë të konsoliduara, aktive dhe funksionale konform UA 22/201641.

37  Në vitin 2016, me autorizim të MASHT-it, në kuadër të Programit të Arsimit Themelor të USAID-it janë përgatitur tre udhëzues për shërbimin profesional të shkollave, por, nuk ka pasur ndonjë vazhdimësi nga MASHT apo DKA-të për ngritjen e kapacitetit të shërbi-meve profesionale në shkolla bazuar në këta udhëzues.

38  Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë. (2014). Udhëzimi Administrativ nr. 34/2014 Funksionimi i shërbimit pedagogjik-psi-kologjik në shkolla.

39  UA 22/2016 për Aktivet Profesionale (Departamentet) e Shkollave. 40  Rekomandime për rolin e organeve profesionale në funksion të zbatimit të kurrikulës së re janë dhënë në Udhëzuesin për udhëheqjen

e zbatimit të kurrikulës, IPK, 2016, faqe. 85-86.41  Në të gjitha shkollat pjesëmarrëse në fokus grupe.

Page 26: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

24

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

4.6. Menaxhimi i shkollave

Personeli udhëheqës i shkollës është përgjegjës për performancën arsimore të shkollës, respektivisht për zh-villimin e kompetencave të nxënësve dhe për avancimin e arritshmërisë së nxënësve. Prandaj, cilësia e me-naxhimit të shkollës ndikon drejtpërdrejtë në cilësinë e procesit të zbatimit të kurrikulës së re shtetërore, sidomos në fazat e para të procesit.

Kurrikula e re siguron nivel të rritur të autonomisë së shkollës për të planifikuar dhe realizuar zbatimin e kurrikulës në përputhje me kushtet specifike të kuadrit të saj mësimor, infrastrukturën e shkollës dhe karak-teristikat lokale ku funksionon shkolla. Si e tillë, kurrikula e re i mundëson secilës shkollë të ndërtojë profilin e vet në interesin më të mirë të nxënësve dhe lokalitetit ku funksionon. Por, për aq sa rritet autonomia e shkollës për aq rritet edhe përgjegjësia e udhëheqjes së shkollës për të siguruar se kjo autonomi shfrytëzohet brenda frymës dhe kërkesave të përcaktuara me Kornizën Kurrikulare dhe Kurrikulat Bërthamë, si dhe në interesin më të mirë të nxënësve dhe lokalitetit ku vepron42.

Nga ana tjetër, qasja e bazuar në kompetenca kërkon ndryshim thelbësor të mënyrës së ndërveprimit ndërmjet palëve që e përbëjnë komunitetin shkollor. Kjo nënkupton, kultivimin e një kulture organizative të shkollës e cila i kushton vëmendjen e duhur përfshirjes së nxënësve dhe prindërve në proceset shkollore, përfshirjes së ekspertëve të jashtëm, bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve dhe të mësimdhënësve me udhëheqjen e shkollës, bashkëpunimit me shkollat tjera, partnerët dhe ofruesit tjerë të shërbimeve si dhe re-flektimit të vazhdueshëm mbi efektivitetin e praktikave të mësimdhënies dhe organizimit të shkollës.

42  Udhëzues për udhëheqjen e zbatimit të kurrikulës në shkollës, IPK, Prishtinë, 2016, faqe. 80.

Page 27: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

25

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Siguron që shkolla të jetë një mjedis mësimor miqësor, i sigurt dhe i këndshëm;

Siguron ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së arsimit në shkollë dhe llogaridhënies së mësimdhënësve;

Siguron që kultura e përgjithshme e shkollës dhe atmosfera në klasë të kontribuojnë në kultivimin e vlerave dhe qëndrimeve të përcaktuara me pakon kurrikulare;

Siguron mundësitë për mësimdhënie të diferencuar si në kuadër të ak-tiviteteve kurrikulare ashtu edhe të atyre jashtëkurrikulare;

Administron në mënyrë efektive fleksibilitetin dhe autonominë e shtuar për planifikimin dhe zbatimin e Kurrikulës në përputhje me kushtet specifike të personelit mësimor, infrastrukturës së shkollës dhe specifikave të lokalitetit në të cilin vepron shkolla;

Punon, në bashkëpunim me palët e interesit, drejt zhvillimit të një kon-cepti të qartë për shkollën, përfshirë vizionin dhe misionin e shkollës e po ashtu edhe mënyrat se si parasheh shkolla të përmirësojë cilësinë, barazinë dhe llogaridhënien mbi cilësinë e shërbimeve arsimore;

Angazhohet për shkëmbimin e përvojave të mira, përballimin e sfidave dhe për gjetjen e zgjidhjeve për problemet e evidentuara gjatë procesit të zbatimit të Kurrikulës;

Mundëson bashkëpunimin e shkollës me shërbimet e tjera të fëmijëve në mënyrë që të përkrahen nxënësit për të kapërcyer vështirësitë në të nxënë dhe pengesat e nxënësve për vijimin e shkollës;

Siguron respektimin e parimeve të demokracisë së shkollës, duke përfshirë nxënësit, prindërit dhe bartësit e tjerë të arsimit në proceset vendimmarrëse të shkollës;

Siguron që rregullat dhe procedurat e funksionimit të shkollës të jenë të qarta dhe transparente;

Siguron respektimin e llogaridhënies ndaj palëve të interesuara, komu-nitetit dhe autoriteteve të arsimit43

43  Korniza Kurrikulare e Arsimit Para-Universitar të Republikës së Kosovës, MASHT, Prishtinë, 2016, faqe. 57.

Roli i drejtorit të shkollës, sipas Kornizës Kurrikulare, përfshin këto përgjegjësi:

Page 28: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

26

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

MASHT-i ka hartuar edhe standardet kombëtare për drejtorët e shkollave të cilat shërbejnë si bazë për punë-simin e drejtorëve të shkollave, vlerësimin e performancës së tyre dhe zhvillimin profesional44. Këto standarde prekin gjashtë fusha kryesore të cilat ndikojnë në përmirësimin e mësimdhënies dhe mësimnxënies, përfshirë:

1 Udhëheqja dhe motivimi;

2 Mësimdhënia dhe nxënia cilësore;

3 Planifikimi dhe menaxhimi;

4 Bashkëpunimi dhe ndërveprimi;

5 Legjislacioni dhe shoqëria;

6 Etika profesionale45

Me qëllim të ngritjes së kapacitetit të drejtorëve të shkollave për zbatimin e këtyre standardeve, për të kuptu-ar implikimet praktike të procesit të decentralizimit në arsim si dhe për rolet dhe përgjegjësitë e tyre në me-naxhimin e arsimit në nivel shkolle MASHT ka ofruar një program trajnimi për të gjithë drejtorët e shkol-lave. Megjithatë, performanca e drejtorëve të shkollave lë shumë për të dëshiruar në raport me pritshmëritë e listuara më lartë; fokusi i angazhimit të tyre mbeten aspektet administrative, ndërsa niveli i angazhimit dhe kapaciteti i drejtorëve të shkollave për të menaxhuar procesin e zbatimit të kurrikulës së re u shpreh si shqetësim në të gjitha fokus grupet e realizuara.

Sfidë mbetet monitorimi dhe vlerësimi i performancës së drejtorëve dhe ngritja e përgjegjësisë dhe lloga-ridhënies për sigurim të cilësisë në nivel shkolle.

4.7. Mekanizmat për sigurim të cilësisë

Në vitin 2016 është shënuar një përparim i dukshëm në kompletimin e kuadrit ligjor e rregullativ për konso-lidimin e sistemit për sigurim të cilësisë, përgatitjen e udhëzuesve dhe doracakëve për të përkrahur proceset e vlerësimit të jashtëm dhe të brendshëm të shkollave, si dhe ngritjen e kapacitetit të autoriteteve qendrore, komunale dhe të shkollave për realizimin e këtyre proceseve. Korniza për sigurim të cilësisë së performancës së shkollës është dokumenti bazë për sistemin e sigurimit të cilësisë në arsimin parauniversitar, i cili shër-ben si referencë kryesore për vlerësimin dhe vetëvlerësimin e performancës së shkollës, planifikimin zhvil-limor të saj dhe avancimin e vazhdueshëm të cilësisë së shkollës. Korniza përcakton fushat e cilësisë së per-formancës së shkollës, kriteret e cilësisë së performancës së shkollës, treguesit e cilësisë së performancës së shkollës, nivelet e vlerësimit të performancës së shkollës dhe shkallët e cilësisë së performancës së shkollës.

44  Udhëzimi Administrativ 04/2012 për standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollave.45  Udhëzimi Administrativ 04/2012 për standardet e praktikës profesionale të drejtorëve të shkollave.

Page 29: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

27

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Ky dokument përmes fushave të cilësisë, kritereve dhe treguesve të performancës së shkollës zbërthen pritshmëritë e reja nga shkolla, duke u bazuar në parimet kryesore të Kornizës Kurrikulare. Si i tillë ai është drejtpërdrejtë në funksion të masave për zbatimin e Kornizës Kurrikulare në vend, përkatësisht vendosjes së mekanizmit të përgjegjësisë dhe llogaridhënies në institucionet arsimore.

Në vitin 2016 është aprovuar pakoja e udhëzimeve administrative për sigurimin e cilësisë në institucionet arsi-more, përfshirë: UA 24/2016 për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar46; UA 04/2017 për Vlerësimin e Performancës në Institucionet Arsimore47; UA 23/2016 për Planin Zhvillimor të Shkollës dhe Planin Zhvillimor Komunal të Arsimit48, si dhe UA 22/2016 për Aktivet Profesionale (Departamentet) të Shkollave49.

UA 23/2016 për Planin Zhvillimor të Shkollës dhe Planin Zhvillimor Komunal të Arsimit, përcakton forma-tin, përmbajtjen, strukturën, bartësit, kriteret dhe procedurat për hartimin e planit zhvillimor të institucione-ve të arsimit para-universitar si dhe përgjegjësitë e procedurat për hartimin e planit zhvillimor komunal.

UA 24/2016 për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar përcakton mekanizmin dhe procedurat për sigurim të cilësisë, personelin përgjegjës dhe detyrat përkatëse, ngarkesën e punës dhe procedurat për plani-fikim dhe raportim lidhur me aktivitetet për sigurim të cilësisë.

Sipas Udhëzimit Administrativ 04/2017 për Vlerësimin e Performancës në Institucionet Arsimore, vlerësimi i performancës së shkollës është i detyrueshëm për të gjitha shkollat në Kosovë. Sistemi i vlerësimit të per-formancës së shkollës përbëhet nga vlerësimi i brendshëm/vetëvlerësimi, të cilin e realizon shkolla përmes mekanizmave të saj, si dhe nga vlerësimi i jashtëm, që me dispozita ligjore është përcaktuar të realizohet nga Inspektorati i Arsimit50.

Përkundër këtyre zhvillimeve, procesi fillestar i zbatimit të kuadrit rregullativ për sigurim të cilësisë kishte sfida të shumta, si në përcaktimin e koordinatorëve të cilësisë, në nivel shkolle dhe komune51, ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të tyre, në funksionalizimin e ekipeve në nivel shkolle për vlerësimin e brendshëm të performancës së shkollës, si dhe në realizimin e vlerësimit të brendshëm (në shkollat në të cilat ky proces ka filluar me përkrahje të IPK-së)52.

46  UA 24/2016 për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin Parauniversitar. 47  UA 04/2017 për Vlerësimin e Performancës në Institucionet Arsimore. 48  UA 23/2016 për Planin Zhvillimor të Shkollës dhe Planin Zhvillimor Komunal të Arsimit49  UA 22/2016 për Aktivet Profesionale (Departamentet) të Shkollave. 50  Procesi i sigurimit të cilësisë në institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë filloi më herët, respektivisht menjëherë pas

themelimit të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve (2011) dhe përgjegjësisë së përcaktuar për autoritetin në sigurimin e cilësisë së brendshme dhe të jashtme të AAAP-së. Sigurimi i cilësisë së vlerësimit të IAAP realizohet nga AKK bazuar në Ligjin për Kualifikimet Kombëtare (Neni 18, Sigurimi i cilësisë në arsimin dhe aftësimin profesional, 2013). Hulumtimi “Sigurimi dhe përmirësimi i cilësisë në institucionet e Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë”, që në fokus kishte ndikimin që ka pasur vetëvlerësimi i brendshëm i performancës së institucionit/ shkollës në sigurimin dhe përmirësimin e cilësisë tregon se institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional kanë sfida lidhur me procesin e vetëvlerësimit, si të kuptuarit jo të drejtë të procesit të VBSH-së, por edhe rëndësisë së tij në përmirësimin dhe avancimin e vazhdueshëm të performancës së shkollës (Zylfiu, 2017). Gjithashtu, gjetjet e studimit tregojnë se ka munguar mbështetja e shkollave gjatë procesit të vetëvlerësimit përmes monitorimit dhe mentorimit të procesit, realizimit të trajnimeve specifike për zbatimin e vetëvlerësimit, integrimit të gjetjeve në planifikimin e zhvillimit të shkollës etj.

51  Pasi që procesi u pilotua para se të fuqizohen UA përkatëse. 52  Për më shumë shih: Përvojat e para në vlerësimin e performancës së shkollës në Kosovë, IPK, Prishtinë, 2018.

Page 30: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

28

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Sa i përket caktimit të pozitës se koordinatorit të cilësisë në DKA, në asnjë nga komunat pjesëmarrëse në fokus grupin e realizuar53 pozita e koordinatorit të cilësisë nuk është pozitë e veçantë. Në anën tjetër as, UA 24/2016 nuk përcakton mënyrën e përzgjedhjes së koordinatorit të cilësisë në DKA. Detyrat e koordinatorit të cilësisë zakonisht u janë ngarkuar zyrtarëve të arsimit të mesëm fillor/të mesëm të ulët/të lartë. Caktimi i këtij funksioni në shumicën e komunave është realizuar në vitin 2017 (kryesisht përmes shkëmbimit të e-mailave ndërmjet MASHT dhe Drejtorit të DKA-së). Ngarkesa e madhe e zyrtarëve përkatës me detyra administrative vështirëson përmbushjen e funksionit të tyre si koordinator të cilësisë.

Deri në fillim të muajit nëntor 2018 nuk është realizuar ndonjë trajnim i veçantë i koordinatorëve të cilësisë në komuna, prandaj përkrahja për koordinatorët e cilësisë në shkolla (sidomos në proceset e realizimit të vlerësimeve të brendshme) nuk ka qenë e mundur54. Nga trajnimi përkatës kanë përfituar vetëm disa KC në komunat të cilat janë mbuluar nga projekti i IPK-së, i mbështetur nga UNICEF. Sa i përket bashkëpunimit me MASHT, pas periudhës së pilotimit të kurrikulës së re, komunikimi është reduktuar shumë. Megjithatë pas caktimit të KC në MASHT (në fillim të 2018) është vendosur një linjë e qartë komunikimi dhe hapat e parë të bashkëpunimit janë premtues55.

Procesi i konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë në nivel shkolle nuk është përmbyllur ende56. Në disa komuna (dy nga 9 që ishin pjesëmarrëse në fokus grup) ende nuk është caktuar pozita e koordina-torit të cilësisë në asnjë shkollë. Në shkollat ku koordinatorët e cilësisë janë caktuar, deri në fillim të muajit nëntor 2018 më pak se 30% prej tyre janë trajnuar (p.sh. në komunën e Rahovecit janë trajnuar vetëm 4 nga 29 koordinatorë të cilësisë, në Fushë Kosovë vetëm 3 nga 9 KC, në Vushtrri 12 nga 35 KC). Përjashtim bën komuna e Klinës në të cilën KC në DKA është edhe trajner për vlerësimin e brendshëm të shkollës dhe me vetiniciativë ka realizuar trajnimin e të gjithë koordinatorëve të cilësisë në shkolla57.

Një ndër sfidat me të cilën përballen koordinatorët e cilësisë në nivel shkolle (në rastet kur janë trajnuar) është koha e kufizuar në dispozicion për përmbushjen e funksionit të tyre si dhe mungesa e përkrahjes nga koordinatori i cilësisë në DKA (për shkak të mbingarkesës së tyre dhe/apo faktit se ende nuk janë trajnuar për këtë funksion). Në shumicën e rasteve ky komunikim është i reduktuar vetëm për përcjelljen e infor-matave/kërkesave nga MASHT. Një shqetësim tjetër i koordinatorëve të cilësisë në shkolla është mungesa e kushteve të punës (zyra dhe pajisjet e nevojshme). Për më shumë, në shkollat ku ka filluar vetëvlerësimi, anëtaret e Ekipeve të Vetëvlerësimit shpesh nuk i kryejnë obligimet e tyre, duke ia lënë këtë barrë koordina-torëve të cilësisë.

53  Vushtrri, Fushë Kosovë, Rahovec, Gjilan, Istog, Lipjan, Malishevë, Dragash dhe Skenderaj. 54  Para se të zyrtarizohet kjo pozitë ka pasur një trajnim nga KulturKontakt për çështje të përgjithshme të cilësisë, por jo mbi bazën e

pakos së dokumenteve për sigurim të cilësisë e cila është aprovuar në vitin 2016.55  Angazhimi i koordinatorit të cilësisë në MASHT vlerësohet si nga KC në DKA ashtu edhe nga KC në shkolla. 56  Pozita e KC është zyrtarizuar në 18 nga 25 shkollat që ishin të përfaqësuara në fokus grupet e realizuara, por në nivel vendi pozita e

KC është zyrtarizuar në nivel shumë më të ulët (rreth 20% e shkollave).57  Raste të ngjashme janë edhe komuna e Suharekës dhe Podujevës (të cilat nuk ishin të përfaqësuara në fokus grup).

Page 31: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

Përfundimet dhe

rekomandimet

Page 32: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

30

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

5. Përfundimet dhe rekomandimet

58  Kjo ndërmarrje do t’i kontribuonte edhe përpunimit të mekanizmave dhe instrumenteve të vlerësimit të performancës së shkollës duke ndërtuar kapacitetet e nevojshme për qëndrueshmërinë e këtij sistemi dhe duke u ofruar shkollave një pako të verifikuar të instrumenteve të nevojshme për vlerësimet e brendshme të cilat ato duhet t’i realizojnë në bazë vjetore.

59  Përfshirë plotësimin dhe harmonizimin e plotë të të gjitha politikave nën-sektoriale.

Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar në Kosovë ofron një vizion dhe orientim të qartë për reformën e arsimit parauniversitar dhe është në përputhje të plotë me rekomandimet e Këshillit dhe Parlamentit Ev-ropian për kompetencat kryesore për mësim gjatë gjithë jetës. Megjithatë, ndryshe nga zhvillimet në ven-det e Bashkimit Evropian, procesin e zbatimit të reformës kurrikulare në Kosovë e karakterizon një qasje e fragmentuar dhe jokoherente e zbatimit të elementeve të reformës. Kjo për faktin se strategjitë për zhvil-limin e arsimit dhe planet përkatëse të veprimit mbulojnë të gjitha aspektet e rëndësishme të intervenimit por ju mungon bashkërendimi kohor i proceseve, respektivisht kronologjia adekuate e tyre. Për më tepër, agjenda e zbatimit në masë të madhe udhëhiqet nga prioritetet e donatorëve.

Nga ana tjetër, në kuadër të angazhimeve për decentralizim të arsimit nuk është arritur një ndarje e qartë e përgjegjësive dhe nuk është konsoliduar mekanizmi i mbikëqyrjes, përkrahjes dhe llogaridhënies.

5.1. Rekomandimet

Konsolidimi i mekanizmave për sigurim të cilësisë duhet të filloj me një analizë të hollësishme të sit-uatës së shkollës sipas kërkesave të reja të kurrikulës (përmes një vlerësimi të jashtëm gjithëpërf-shirës)58. Në këtë mënyrë do të evidentohej gjendja aktuale në të gjitha shkollat dhe do të identifiko-heshin masat e domosdoshme që duhet të ndërmerren nga MASHT-i, nga DKA-të dhe nga shkollat për sigurimin e kushteve esenciale për zbatim të kurrikulës së re. Mbi këtë bazë do të duhej përgatitur një plan operativ për zbatimin e kurrikulës (me të gjitha elementet shoqëruese59 dhe me ndarje të qa-rtë të përgjegjësive) duke siguruar një dinamikë të arsyeshme dhe të bazuar të zbatimit, përkrahjes, mbikëqyrjes dhe llogaridhënies.

Në Kurrikulat Bërthamë (e si rrjedhojë edhe në përvojën e shkollave në zbatimin e kurrikulës) vërehet një abstrahim i fushave kurrikulare dhe shkallëve kurrikulare. Kjo vërehet si në aspektet e planifikimit të proceseve mësimore, ashtu edhe në vlerësimin e performancës së nxënësve. Si dokumente operative për mësimdhënësit dhe shkollat, Kurrikulat Bërthamë duhet të ofrojnë gjithë platformën e nevojshme për zbatimin e parimeve themelore të përcaktuara me Kornizën Kurrikulare, pasi që ato janë doku-mentet e vetme obligative në kuadër të sistemit të kurrikulës së arsimit parauniversitar në Kosovë. Si të tilla, ato duhet të përcaktojnë jo vetëm pritshmëritë në raport me arritjet konkrete dhe të matshme të nxënësve me rastin e përfundimit të një shkalle kurrikulare, por, njëkohësisht duhet të përcaktojnë edhe pritshmëri dhe orientime të qarta në raport me planifikimin, realizimin dhe vlerësimin e të gjitha proceseve edukativo-mësimore (jo vetëm procesit mësimor) për çdo shkallë të kurrikulës duke ven-dosur kornizën e përgjithshme të funksionimit të shkollave. Një qasje e tillë do të inkurajonte energjinë inovative të mësimdhënësve dhe shkollave dhe do të mundësonte validimin e iniciativave të mira me bazë në shkollë. Në këtë mënyrë do të arrihej një kombinim i balancuar i kontrollit të cilësisë bazuar në pritshmëri të qarta me fleksibilitetin për aplikimin e zgjidhjeve të ndryshme pedagogjike në nivel të shkollës për zhvillimin e kompetencave.

Për shkak të përgatitjes së pamjaftueshme të shkollave për planifikimin e kurrikulës shkollore, MASHT-i në kuadër të përkrahjes së shkollave për zbatim do të mund t’u propozonte shkollave temat mësimore

Page 33: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

31

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

për çdo fushë kurrikulare/shkallë kurrikulare, orët e nevojshme mësimore për secilën temë dhe lëndët bartëse. Kjo pako e programeve mësimore do t’u shërbente shkollave në fazat e para të zbatimit të kurrikulës duke i mbajtur ato brenda frymës së parimeve të Kornizës së Kurrikulës dhe në funksion të zotërimit të kompetencave. Një tentativë në këtë drejtim është bërë me përgatitjen e planeve dhe pro-grameve mësimore, po ato nuk është e nevojshme të jenë obligative. Po ashtu, shqetësimet e shkollave për cilësinë e tyre duhet të merren parasysh.

Vëmendje e shtuar nga MASHT-i nevojitet edhe në përkrahjen dhe inkurajimin e shkollave për një qasje inovative në përpilimin e planeve mësimore për lëndët e veçanta gjatë një viti shkollor dhe në përzg-jedhjen e përmbajtjeve dhe burimeve mësimore për realizimin e proceseve efektive dhe kuptimplota mësimore.

Një ndër masat më të rëndësishme për promovimin e kompetencave është reflektimi i tyre adekuat në sistemin e vlerësimit. Autonomia e shkollave në hartimin e planeve dhe programeve mësimore dhe fleksibiliteti në identifikimin dhe aplikimin e zgjidhjeve të ndryshme pedagogjike në nivel të shkollës mund të shfrytëzohet në favor të zhvillimit të kompetencave vetëm nëse ato përfshihen në mënyrë adekuate në sistemet e vlerësimit. Kjo për faktin se, në parim, angazhimi i mësimdhënësve dhe shkol-lave është i përqendruar në zhvillimin e aspekteve që janë pjesë e vlerësimit, përfshirë këtu si sistemin për vlerësimin e arritshmërisë së nxënësve ashtu edhe sistemin e vlerësimit të performancës së më-simdhënësve dhe shkollave. Prandaj, përcaktimi i standardeve të vlerësimit për të gjitha rezultatet e të nxënit të përcaktuara me Kurrikulat Bërthamë duhet të kompletohet, bashkë me instruksionet për-katëse për vlerësimin e nivelit të zotërimit të kompetencave në fund të shkallëve kurrikulare.

Sipas UA 08/2016 për Vlerësimin e Nxënësve sipas Kornizës Kurrikulare të Arsimit Para-Universitar, vlerësimi për secilën periodë është i barasvlershëm60. Prandaj, kalendari shkollor ka nevojë të rishiko-het, në mënyrë që të mundësoj perioda të balancuara të realizimit të proceseve mësimore dhe vlerë-simit të nxënësve.

Tekstet shkollore nuk përputhen plotësisht me programet mësimore pasi që në shfrytëzim janë tekstet e përgatitura para përgatitjes së programeve mësimore nga MASHT. Procesi i përgatitjes së teksteve të reja është në proces, por sipas ligjit aktual në fuqi i cili nuk është harmonizuar me Kornizën Kurrikulare. Respektimi i UA 05/2011 Zbatimi i standardeve për tekstet shkollore61 do t’i kontribuonte përmirësimit të cilësisë së teksteve shkollore e të mjeteve didaktike. Ndërsa, rishikimi i Ligjit Nr.02/L-67 për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik62, duhet të bëhet mbi bazën e parimeve të Kornizës Kurrikulare. Krahas përmbajtjeve dhe ilustrimeve adekuate, thellësia dhe cilësia e ndërveprimit të nxënësit me tekstin shkollor është kyçe për arritjen e rezultateve të të nxënit.

Duke njohur rëndësinë e shërbimeve profesionale të shkollave në zbatimin e reformës kurrikulare në vend, çdo shkollë duhet të jetë e mbuluar nga shërbimet përkatëse, pavarësisht vendndodhjes së per-sonelit të shërbimeve profesionale apo modaliteteve kalimtare për të cilat është përcaktuar MASHT-i dhe/apo DKA-të. Prandaj, konsolidimi, funksionalizimi dhe zhvillimi profesional i këtyre shërbimeve duhet të konsiderohet ndër prioritetet kryesore në kuadër të masave për zbatimin e kurrikulës së re shtetërore.

Zbatimi i frymës së re kurrikulare kërkon edhe ndryshim perceptual të mësimdhënësve, ashtu që ata të shohin edhe veten si nxënës, respektivisht të kuptojnë nevojën për zhvillim të vazhdueshëm personal e profesional. Nga ana tjetër ata duhet të jenë të vetëdijshëm për rolin e tyre si lehtësues të proceseve të të nxënit që përqendrohen në zhvillimin e kapacitetit të nxënësve për të konstruktuar dijen e tyre, si bazë për zhvillim të mëtejmë. Në këtë mënyrë, përgatitja e mësimdhënësve (para dhe gjatë shërbimit) do të duhej të përqendrohet në:

60  UA 08/2016 për Vlerësimin e Nxënësve sipas Kornizës Kurrikulare të Arsimit Para-Universitar. 61  UA 05/2011 Zbatimi i standardeve për tekstet shkollore. 62  Ligji Nr.02/L-67 për botimin e teksteve shkollore, mjeteve mësimore, lektyrës shkollore dhe të dokumentacionit pedagogjik.

Page 34: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

32

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

përgatitjen e tyre për të lehtësuar procesin e zotërimit të kompetencave nga nxënësit, respektiv-isht për metodat dhe praktikat që i kontribuojnë këtij procesi, dhe

përkrahjen e mësimdhënësve që fillimisht t’i zotërojnë vet kompetencat kryesore në mënyrë që të mund t’i promovojnë ato tek nxënësit e tyre.

Reflektimi i qasjes së bazuar në kompetenca edhe në sistemet e përgatitjes së mësimdhënësve para shërbimit, është i domosdoshëm për ndryshimin e praktikës shkollore, prandaj bashkëpunimi ndërmjet MASHT-it, universitetit dhe shkollave është esencial.

Korniza nacionale për zhvillim profesional të mësimdhënësve, shoqëruar me kritere të qarta të vlerë-simit të performancës së mësimdhënësve mundëson një sistem të balancuar të pritshmërive të MASHT-it me nevojat individuale të mësimdhënësve për zhvillim profesional drejt ngritjes së vazh-dueshme të performancës së tyre. Ndërsa, Korniza për Zhvillim Profesional të Mësimdhënësve me bazë në shkollë do duhej t’i kontribuoj konceptimit të ngritjes profesionale si një aktivitet i qëndrue-shëm në shkollë, përmes të cilit adresohen nevojat, vështirësitë dhe sfidat specifike të mësimdhënësve të shkollës përkatëse në mësimdhënie dhe të nxënë.

Përshkrimi i detyrave të punës së mësimdhënësit në kontratat e tyre të punës duhet të rishikohet, konform kërkesave të reja të kurrikulës për angazhim më të madh të mësimdhënësve përtej procesit mësimor (rritje të bashkëpunimit kolegial, mësim plotësues dhe shtues, aktivitete ekstra-kurrikulare, etj.). Norma e punës duhet të përcaktoj numrin e orëve për këto angazhime, ndërsa ndarja e përg-jegjësive duhet të bëhet në nivel shkolle (në bazë vjetore), konform afiniteteve dhe mundësive të më-simdhënësve individual, duke balancuar angazhimin e të gjithë mësimdhënësve. Ky përshkrim i hollë-sishëm i detyrave dhe përgjegjësive vjetore për secilin mësimdhënës do të mund të shërbente edhe si referencë kryesore për vlerësimin e vazhdueshëm të performancës dhe identifikimin e nevojave për zhvillim profesional.

Përgjegjësitë e shtuara të komunave në fushën e zhvillimit profesional të mësimdhënësve, vlerësimit të performancës së drejtorëve të shkollave, sigurimit të cilësisë dhe përkrahjes së shkollave në zbatimin e kurrikulës së re kërkojnë edhe vendosjen dhe përkrahjen e strukturave përkatëse në kuadër të DKA-ve për zbatimin e tyre. Si hap i parë, ndarja e përgjegjësive administrative prej atyre profesionale në DKA, e më tej ngritja e kapacitetit të zyrtarëve përkatës për përmbushjen e obligimeve të reja, do t’i kon-tribuonte fuqizimit të rolit të DKA-ve në këto procese.

Qasja e bazuar në kompetenca kërkon ndryshim rrënjësor të mënyrës së ndërveprimit ndërmjet palëve që e përbëjnë komunitetin shkollor. Kjo nënkupton, kultivimin e një kulture organizative të shkollës e cila i kushton vëmendjen e duhur përfshirjes së nxënësve dhe prindërve në proceset shkollore, përf-shirjes së ekspertëve të jashtëm, bashkëpunimit ndërmjet mësimdhënësve dhe të mësimdhënësve me menaxhmentin e shkollës, bashkëpunimit me shkollat tjera, partnerët dhe ofruesit tjerë të shërbimeve si dhe reflektimit të vazhdueshëm mbi efektivitetin e praktikave të mësimdhënies dhe organizimit të shkollës. Rol të pazëvendësueshëm në këtë aspekt ka drejtori i shkollës, prandaj sistemi për moni-torimin dhe vlerësimin e performancës së drejtorëve duhet të përcaktohet dhe funksionalizohet me prioritet. Ky intervenim, shoqëruar me ngritjen e kapacitetit të drejtorëve konform nevojave të identifi-kuara do t’i kontribuonte ngritjes së cilësisë së menaxhimit të shkollave.

Të gjitha iniciativat e shkollës që planifikohen dhe realizohen në nivel shkolle duhet të bazohen në parimet e Kornizës Kurrikulare, duke i kontribuuar gjithëpërfshirjes dhe zhvillimit të kompetencave. Një progres i konsiderueshëm në këtë aspekt është bërë me Kornizën për Sigurim të Cilësisë së Perfor-mancës së Shkollës, e cila përcakton pritshmëritë e reja nga shkolla dhe kriteret për vlerësimin e per-formancës së shkollës duke marrë për bazë ndërveprimin në mes të parimeve kryesore të Kornizës Kurrikulare dhe fushave të cilësisë së performancës së shkollës. Në këtë mënyrë, ky dokument duhet të ju shërbej shkollave edhe si orientim për rishikimin e kulturës organizative në funksion të përm-bushjes së rolit të tyre të ri.

Page 35: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

Shtojcat

Page 36: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

34

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

6. Shtojcat

Shtojca 1. Përmbledhje nga fokus grupi me Koordinatorë Komunal të Cilësisë në Arsim

Datë: 1 nëntor 2018

Qëllimi i takimit: Diskutim i sfidave aktuale në zbatimin e kurrikulës së re - perspektiva e Koordinatorëve të Cilësisë në DKA

Tema Roli dhe funksioni i KC (komente në lidhje me rolin e tyre siç definohet me UA 24/2016)

Konkluzionet e diskutimeve Në asnjë nga komunat pozita e KC nuk është pozitë e veçantë. Detyrat e KC zakonisht u janë ngarkuar Zyrtarëve të Arsimit të Mesëm Fillor/të Mesëm të Ulët/të Lartë. Zyrtarizimi i këtij funksioni në shumicën e komunave është bërë në vitin 2017 (kryesisht përmes shkëmbimit të emailave ndërmjet MASHT dhe Drejtorit të DKA-së).

Tema Vështirësitë/sfidat aktuale në funksionim

Konkluzionet e diskutimeve Ngarkesa e madhe e zyrtarëve përkatës me detyra administrative vështirëson përmbushjen e funksionit të tyre si KC.

Nuk është realizuar ndonjë trajnim i veçantë i KC në komuna, prandaj përkrahja e tyre për KC në shkolla (sidomos në proceset e realizimit të vlerësimeve të brendshme) nuk ka qenë e mundur. Para se të zyrtarizohet kjo pozitë ka pasur një trajnim nga KulturKontakt për çështje të përgjithshme të cilësisë, por jo mbi bazën e pakos së dokumenteve për sigurim të cilësisë e cila është miratuar në vitin 2016. Nga trajnimi mbi këtë temë kanë përfituar vetëm disa KC në komunat të cilat janë mbuluar nga projekti i IPK-së, mbështetur nga UNICEF (i cili u vlerësua lartë).

Page 37: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

35

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Tema Mënyra e komunikimit me KC në nivel shkolle (cilësia e bashkëpunimit, format e mbikëqyrjes/përkrahjes, kërkesat kryesore të KC në shkolla nga KKC, sfidat kryesore me të cilat përballen ata)

Konkluzionet e diskutimeve Komunikimi me KC në nivel shkolle është i limituar, përveç me shkollat në të cilat është bërë pilotimi i kurrikulës (qoftë në fazën e parë apo të dytë)…shkollat të cilat kanë qenë të përfshira në pilotim vazhdojnë ti mbajnë të informuar KC në komuna mbi zhvillimet dhe sfidat në zbatimin e kurrikulës.

Procesi i vlerësimit të brendshëm nuk është realizuar në asnjë shkollë (përveç atyre në të cilat është pilotuar ky proces me përkrahje nga IPK). Nga MASHT nuk ka pasur ndonjë kërkesë të qartë në këtë aspekt.

Tema Mënyra e komunikimit me KC në nivel shkolle (cilësia e bashkëpunimit, format e mbikëqyrjes/përkrahjes, kërkesat kryesore të KC në shkolla nga KKC, sfidat kryesore me të cilat përballen ata)

Konkluzionet e diskutimeve Komunikimi me KC në nivel shkolle është i limituar, përveç me shkollat në të cilat është bërë pilotimi i kurrikulës (qoftë në fazën e parë apo të dytë)…shkollat të cilat kanë qenë të përfshira në pilotim vazhdojnë ti mbajnë të informuar KC në komuna mbi zhvillimet dhe sfidat në zbatimin e kurrikulës.

Procesi i vlerësimit të brendshëm nuk është realizuar në asnjë shkollë (përveç atyre në të cilat është pilotuar ky proces me përkrahje nga IPK). Nga MASHT nuk ka pasur ndonjë kërkesë të qartë në këtë aspekt.

TemaMënyra e komunikimit me KC në MAShT (cilësia e bashkëpunimit, format e mbikëqyrjes/përkrahjes nga KC në MASHT apo divizionet tjera në MASHT, IPK)

Konkluzionet e diskutimeve Pas caktimit të KC në MASHT është vendosur një linjë e qartë komunikimi dhe hapat e parë të bashkëpunimit janë premtues.

TemaFormat e komunikimit me divizionet tjera në MAShT, IPK dhe me IA

Konkluzionet e diskutimeve Pas periudhës së pilotimit, komunikimi me departamentet tjera në MAShT është reduktuar shumë.

KC nga dy komuna kanë bërë kërkesë në IPK për trajnim të ekipeve të vet-vlerësimit në shkolla por nuk kanë pranuar përgjigje.

Page 38: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

36

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

TemaSfidat me të cilat aktualisht përballen shkollat në zbatimin e kurrikulës së re

Konkluzionet e diskutimeve Procesi i konsolidimit të mekanizmave për sigurim të cilësisë nuk është përmbyllur ende. Në disa komuna (dy nga 9 që ishin pjesëmarrëse në fokus grup) ende nuk është zyrtarizuar pozita e KC. Në shkollat ku KC janë caktuar, vetëm rreth 30% prej tyre janë të trajnuar (p.sh. në komunën e Rahovecit janë trajnuar vetëm 4 nga 29 KC, në Fushë Kosovë vetëm 3 nga 9 KC, në Vushtrri 12 nga 35). Përjashtim bën komuna e Klinës në të cilën KC në DKA është edhe trajner i certifikuar nga IPK për vlerësimin e brendshëm të shkollës dhe ka realizuar trajnimin e të gjithë KC63.

Sfidat tjera në zbatimin e kurrikulës përfshijnë:

Dokumentet strategjike/politikat nën-sektoriale që rregullojnë procesin e zbatimit nuk janë të har-monizuara gjë që shkakton konfuzitet;

Bashkëpunimi i MAShT me DKA-të është reduktuar dukshëm (p.sh. deri më tani nuk ka pasur asnjë takim të Drejtorëve të DKA-ve me Ministrin e ri);

Performanca e drejtorëve të shkollave nuk është në nivelin e dëshiruar;

Shërbimet profesionale/pedagogjike mungojnë;

Mekanizmat e përgjegjshmërisë dhe llogaridhënies për zbatimin e kurrikulës nuk janë përcaktuar dhe definuar qartë;

Tekstet shkollore nuk janë në harmoni me kërkesat e kurrikulës së re;

Instrumentet standarde të raportimit mbi zbatimin e kurrikulës nuk janë vënë në dispozicion për shkollat dhe komunat;

Mësimdhënësit kanë paqartësi për procesin e vlerësimit të nxënësve;

Dokumentacioni pedagogjik nuk është kompletuar (mungojnë librat amë dhe ditarët shkollor për nxënësit me nevoja të veçanta);

Numri i madh i nxënësve.

63  Raste të ngjashme janë edhe komuna e Suharekës dhe Podujevës (të cilat nuk ishin të përfaqësuara në fokus grup).

Page 39: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

37

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

TemaZgjidhjet e mundshme për adresimin e sfidave të evidentuara

Konkluzionet e diskutimeve

Rishikimi i UA 24/2016:

KC të mos caktohet vetëm nga drejtori i shkollës, por, në bashkëpunim/konsultim me Këshillin Dre-jtues apo Këshillin e Mësimdhënësve;

Pavarësisht numrit të nxënësve në shkollë, drejtori nuk duhet të ketë mundësinë e ushtrimit të funk-sionit të KC (për shkak se pozita e drejtorit është me mandat të limituar);

Pozita e KC në komunë dhe shkollë të jetë e veçantë;

Të sqarohet procedura e zëvendësimit të KC (në rast sëmundje, pushimi të lehonisë apo situatave tjera kur mësimdhënësi përkatës nuk ka mundësi ta ushtroj atë funksion).

Page 40: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

38

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Shtojca 2. Përmbledhje nga fokus grupi me Koordinatorë Komunal të Cilësisë në gjimnaze

Datë: 1 nëntor 2018

Qëllimi i takimit: Diskutim i sfidave aktuale në zbatimin e kurrikulës së re - perspektiva e Koordinatorëve të Cilësisë në gjimnaze

TemaRoli dhe funksioni i KC në nivel shkolle (komente në lidhje me rolin e tyre siç definohet me UA 24/2016)

Konkluzionet e diskutimeve Në 6 nga 7 shkollat e përfaqësuara në fokus grup KC janë caktuar me Vendim të Drejtorit të shkollës (kryesisht në vitin 201764).

Të gjitha shkollat kanë qenë të përfshira që në fazën e pilotimit të kurrikulës dhe mësimdhënësit që kanë koordinuar procesin e zbatimit të kurrikulës (Koordinatorët për Kurrikulë) janë caktuar në pozitën e KC (duke siguruar vazhdimësinë e procesit).

TemaVështirësitë/sfidat aktuale në funksionim

Konkluzionet e diskutimeve Mungesa e trajnimeve për vlerësimin e brendshëm të shkollës dhe funksionet tjera që duhet të përmbushen nga KC.

Koha e limituar për përmbushjen e funksionit.

Në disa raste ka mbivendosje të përgjegjësive të KC dhe drejtorit të shkollës.

TemaMënyra e komunikimit me KC në nivel komunal (cilësia e bashkëpunimit, format e mbikëqyrjes/përkrahjes, kërkesat kryesore ndaj tyre, sfidat kryesore me të cilat përballen ata)

Konkluzionet e diskutimeve E rregullt dhe pozitive- përkrahje brenda kapacitetit që ka DKA

64  Në njërën nga shkollat kjo pozitë është zyrtarizuar në vitin 2018 ndërsa në një shkollë nuk është zyrtarizuar ende.

Page 41: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

39

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

TemaFunksionimi i organeve profesionale të shkollave

Konkluzionet e diskutimeve

Të gjitha organet profesionale në shkolla janë të konsoliduar, aktive dhe funksionale.

TemaProcesi i VBSh (përkrahja e ofruar/munguar, bashkëpunimi i mësimdhënësve, materialet/udhëzuesit dhe instrumentet në dispozicion…)

Konkluzionet e diskutimeve Vlerësimi i brendshëm është realizuar vetëm në shkollat që kanë qenë të përkrahura nga IPK (4 nga 7 pjesëmarrëse në fokus grup). Pakoja e dokumenteve të ofruara për realizimin e VBSh e kompletuar dhe e dobishme.

TemaRezultatet fillestare të vet-vlerësimit (nëse ka filluar ky proces në shkollat përkatëse)

Konkluzionet e diskutimeve

Sfidat e evidentuara me rastin e vet-vlerësimeve të para:

Përfshirja e pamjaftueshme e prindërve

Infrastruktura e shkollës (kabinetet, salla e edukatës fizike, pajisjet…)

Raportet mësimdhënës/nxënës

Cilësia dhe relevanca e vlerësimit të nxënësve

Page 42: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

40

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

TemaSfidat me të cilat aktualisht përballen shkollat në zbatimin e kurrikulës së re (përgatitja e mësimdhënësve, të kuptuarit e procesit, vështirësitë, përkrahja e ofruar/munguar)

Konkluzionet e diskutimeve Mos-përputhje e teksteve shkollore me plan-programet;

Vonesa në njoftimin e shkollave nga MAShT për plan-programet e zhvilluara;

Numri i madh i nxënësve në klasa;

Rënia e cilësisë së trajnimeve për mësimdhënësit (krahasuar me fazën e parë të trajnimeve);

Ditari i ngarkuar me të dhëna (që në disa raste konsiderohen jorelevante);

Dilema në mesin e mësimdhënësve sa i përket procesit të vlerësimit.

TemaRekomandime

Konkluzionet e diskutimeve Pozita e KC në komunë dhe shkollë (mbi 500 nxënës) të jetë e veçantë;

Rishikimi i teksteve shkollore

Instruksione të qarta dhe te kompletuara rreth procesit të vlerësimit

Page 43: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

41

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Shtojca 3. Përmbledhje nga fokus grupi me Koordinatorë Komunal të Cilësisë në shkollat

të cilat kanë filluar zbatimin që në fazën e pilotimit

Datë: 8 nëntor 2018

Qëllimi i takimit: Diskutim i sfidave aktuale në zbatimin e kurrikulës së re - perspektiva e Koordinatorëve të Cilësisë në shkollat të cilat kanë filluar zbatimin që në fazën e pilotimit

TemaRoli dhe funksioni i KC në nivel shkolle (komente në lidhje me rolin e tyre siç definohet me UA 24/2016)

Konkluzionet e diskutimeveNë 8 nga 11 shkollat e përfaqësuara në fokus grup, pozita e KC është zyrtarizuar (kryesisht në vitin 201765).

Të gjitha shkollat kanë qenë të përfshira që në fazën e pilotimit të kurrikulës dhe (në shumicën e rasteve) mësimdhënësit që kanë koordinuar procesin e zbatimit të kurrikulës (Koordinatorët për Kurrikulë) janë caktuar në pozitën e KC (duke siguruar vazhdimësinë e procesit).

TemaVështirësitë/sfidat aktuale në funksionim

Konkluzionet e diskutimeveKontratat për pozitën e KC nuk janë harmonizuar në nivel vendi- obligimet e njëjta edhe një KC që është liruar vetëm 2 orë nga procesi mësimor me tjetrin që i ka 10 orë, apo më tepër.

Mungesa e trajnimeve për vlerësimin e brendshëm të shkollës dhe funksionet tjera që duhet të përmbushen nga KC.

Koha e limituar për përmbushjen e të gjitha obligimeve që parashihen me UA.

Në shkollat ku ka filluar vet-vlerësimi, anëtarët e Ekipeve të Vet-Vlerësimit shpesh nuk i kryejnë funksionet e tyre (duke ia lënë barrën KC)

Në rastin e shkollave profesionale, UA 24/2016 dhe UA 32/2014 nuk janë harmonizuar.

65  Në njërën nga shkollat kjo pozitë është zyrtarizuar në vitin 2016, në njërën shkollë në vitin 2018 ndërsa në 3 shkolla pozita e KC nuk është zyrtarizuar ende, por koordinatorët e cilësisë vetëm janë përzgjedhur/caktuar nga drejtori i shkollës.

Page 44: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

42

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

TemaMënyra e komunikimit me KC në nivel komunal (cilësia e bashkëpunimit, format e mbikëqyrjes/përkrahjes, kërkesat kryesore ndaj tyre, sfidat kryesore me të cilat përballen ata)

Konkluzionet e diskutimeveKomunikimi me KC në DKA bëhet kryesisht përmes drejtorit të shkollës.

Komunikimi me KC në DKA, në shumicën e rasteve vetëm për përcjelljen e informatave/kërkesave nga MAShT.

Në 6 nga 11 shkollat, mungesë përkrahjeje dhe komunikimi direkt.

TemaFunksionimi i organeve profesionale të shkollave

Konkluzionet e diskutimeveTë gjitha organet profesionale në shkolla janë të konsoliduara, aktive dhe funksionale, sipas UA për Aktivet Profesionale.

TemaShërbimet profesionale

Konkluzionet e diskutimeveShërbimet profesionale ekzistojnë në 5 nga 11 shkollat pjesëmarrëse në fokus grup

TemaProcesi i VBSh (përkrahja e ofruar/munguar, bashkëpunimi i mësimdhënësve, materialet/udhëzuesit dhe instrumentet në dispozicion…)

Konkluzionet e diskutimeveVlerësimi i brendshëm është realizuar vetëm në shkollat që kanë qenë të përkrahura nga IPK.

Page 45: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

43

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

TemaSfidat me të cilat aktualisht përballen shkollat në zbatimin e kurrikulës së re (përgatitja e mësimdhënësve, të kuptuarit e procesit, vështirësitë, përkrahja e ofruar/munguar)

Konkluzionet e diskutimeveVlerësimi i kompetencave në fund të shkallës kurrikulare

Vlerësimi i fushave kurrikulare në fund të shkallës kurrikulare

Vlerësimi i nxënësve (ndryshime të shumta në instruksione)… paqartësi rreth instrumenteve vlerësuese… instruksione konfliktuoze: megjithatë, ndryshimet e fundit vlerësohen si pozitive

Tekstet shkollore/nuk përputhen me plan-programet mësimore që ofrohen nga MASHT (në shumë raste as 20%)

Planifikimi (javor) sfidues: nuk e përmbush funksionin e korrelacionit (mësimdhënësit nuk kanë kohë të mjaftueshme për koordinim dhe bashkërendim)

Cilësia e plan-programeve mësimore nuk është e kënaqshme

Dokumentacioni pedagogjik

Ditarët (në pilotim) nuk kanë qenë adekuat – janë rishikuar

Libri amë 2016 nuk korrespondon me ditarët e vitit 2014

Dëftesat e rishikuara (për shkolla të mesme) mungojnë

Page 46: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

44

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Shtojca 4. Përmbledhje nga fokus grupi me Koordinatorë Komunal të Cilësisë në shkollat

të cilat kanë filluar zbatimin në vitin shkollor 2017/2018

Datë: 8 nëntor 2018

Qëllimi i takimit: Diskutim i sfidave aktuale në zbatimin e kurrikulës së re - perspektiva e Koordinatorëve të Cilësisë në shkollat të cilat kanë filluar zbatimin në vitin shkollor 2017/2018.

TemaRoli dhe funksioni i KC në nivel shkolle (komente në lidhje me rolin e tyre siç definohet me UA 24/2016)

Konkluzionet e diskutimeveNë 4 nga 7 shkollat e përfaqësuara në fokus grup, pozita e KC është zyrtarizuar (kryesisht në vitin 2018);

TemaVështirësitë/sfidat aktuale në funksionim

Konkluzionet e diskutimeveKoha e limituar për përmbushjen e të gjitha obligimeve që parashihen me UA;

Mungesa e kushteve të punës (zyrës/mjeteve bazike për funksionim);

TemaMënyra e komunikimit me KC në nivel komunal (cilësia e bashkëpunimit, format e mbikëqyrjes/përkrahjes, kërkesat kryesore ndaj tyre, sfidat kryesore me të cilat përballen ata)

Konkluzionet e diskutimeveMungese përkrahjeje dhe komunikimi (ngarkesa e madhe e KC në komuna me angazhime të tjera);

Komunikimi me KC në DKA, në shumicën e rasteve vetëm për përcjelljen e informatave/kërkesave nga MAShT;

TemaFunksionimi i organeve profesionale të shkollave

Konkluzionet e diskutimeveTë gjitha organet profesionale në shkolla janë të konsoliduara, aktive dhe funksionale (sidomos nga hyrja në fuqi e UA për Aktivet Profesionale);

Page 47: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

45

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

TemaSfidat me të cilat aktualisht përballen shkollat në zbatimin e kurrikulës së re

Konkluzionet e diskutimevePërkrahje e pamjaftueshme e zhvillimit profesional të mësimdhënësve (për avancim në karrierë dhe zbatim të kurrikulës)

Mungese e kodit financiar për buxhetim te nevojave për ZHPM

Përgatitje e pamjaftueshme e mësimdhënësve për zbatim të kurrikulës (kohëzgjatja, cilësia e programit të trajnimit, trajnerët);

Trajnimi i drejtorëve, pas atij të mësimdhënësve;

Tekstet shkollore /nuk përputhen me planprogramet mësimore që ofrohen nga MASHT;

Plan-programet të ngarkuara dhe kronologji/renditje joadekuate të temave;

Kushtet jo-adekuate në shkolla për përgatitjen e materialeve;

Planifikimi Shkëmbimi i planeve nga një shkollë në tjetrën Mungesa e harmonizimit-koordinimit ndërmjet fushave kurrikulare

Ngarkesa e madhe e mësimdhënësve me punë administrative (planifikimet, vlerësimet përshkruese): si rrjedhojë më të pa-përgatitur për proces mësimor;

Mungesë përkrahjeje për zhvillimin e aktiviteteve jashtë-kurrikulare (gara, aktivitete, …);

Mungesa e shkathtësive të teknologjisë informative te mësimdhënësit e vjetër;

Numri i madh i nxënësve;

Dokumentacioni shkollor; Fletorja personale e mësimdhënësve për planifikim nuk është unike dhe nuk ofrohet nga institucio-

net…në shitje janë modele të ndryshme Ditari personal për vlerësim (shumë rubrika për vlerësim)

Vlerësimi i nxënësve Vlerësimi periodik: koha kur të bëhet VP1 dhe VP2; periudha e tretë vetëm një muaj për maturantet Vlerësimi i zotërimit të kompetencave në fund të shkallëve kurrikulare (nuk ka asnjë instruksion)

Zbatimi në klasat 1/6/10 problematik kur mësimdhënësi i njëjtë jep mësim edhe në klasat që zbatojnë kurrikulën e re edhe në tjerat;

Mos-pagesa e orës së kujdestarisë/obligimeve të kujdestarit të klasës/ mos-planifikimi në orar i orës së kujdestarisë;

Pozita e mësimdhënësit në shoqëri (sfidat në shpërndarjen gjeografike të mësimdhënësve të mirë).

Page 48: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

46

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

TemaRekomandime

Ndarje e fondit të orëve në mënyrë të barabartë nëpër perioda- pasi që vlerësimi në secilën periodë është i barasvlershëm

Planet tre-mujore (në vend të dy-mujore).

Para përgatitjes së teksteve të reja shkollore, duhet të rishikohen plan-programet e përpiluara nga MAShT.

Unifikim i teksteve shkollore.

Page 49: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN

47

SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN PARAUNIVERSITAR NË KOSOVË

Page 50: SFIDAT E ZBATIMIT TË REFORMËS KURRIKULARE NË ARSIMIN ...keen-ks.net/site/assets/files/1444/sfidat_e_zbatimit_te_reformes... · 5 SFIDAT E ZBATIMIT T REFORMS KURRIKULARE N ARSIMIN