286
i KONFERENCA X STUDENTORE Organizuar nga: FAKULTETI I BIZNESIT “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË SHQIPTARE DHE PERSPEKTIVAT E INTEGRIMIT TË SAJ NË BE” 5 Qershor 2019 Durrës, Shqipëri

“SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

  • Upload
    others

  • View
    30

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

i

KONFERENCA X STUDENTORE

Organizuar nga:

FAKULTETI I BIZNESIT

“SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

SHQIPTARE DHE PERSPEKTIVAT E INTEGRIMIT TË SAJ NË BE”

5 Qershor 2019

Durrës, Shqipëri

Page 2: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

ii

LIBRI I KONFERENCËS SË

X-TË STUDENTORE

Sfidat për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë

Shiptare dhe perspektivat e integrimit të saj në BE”

DURRËS, 5 Qershor 2019

Page 3: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

iii

KOMITETI SHKENCOR

Prof.Asoc. Dr. Azeta Tartaraj(Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Dr. Llambi Prendi (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Dr. Luftim Cania (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Prof. Asoc.Dr.Ervin Myftaraj(Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Prof. Asoc. Dr. Flora Merko (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Dr. Ada Aliaj (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Dr. Olta Nexhipi (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Dr. Majlinda Muka (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Dr. Juliana Imeraj (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

PhD Cand. Daniela Lika (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Prof.Asoc.Dr. Blerim Kola (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Dr. Jonida Gashi (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Dr. Valbona Mehmeti (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Dr. Ela Golemi (FASTIP, UAMD)

PhD Cand. Violeta Aliaj (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Msc. Enida Istrefi (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

BORDI ORGANIZATIV

Admirand Nikolli (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Anglika Qefa (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Arlind Lecini (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Arsid Ahmetaj (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Dajana Gega (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Dardana Koloshi (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Ergi Muca (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Emigert Hima (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Emilian Lleshi (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Erion Kurti (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Ervis Doda (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Esmeralda Ndreu (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Page 4: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

iv

Etleva Mollosmani (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Evanthia Kola (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Florian Bahiti (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Halisa Xhepa (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Julian Biba (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Ketrina Sota (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Klea Balla (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Ladiola Toska (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Maria Musta (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Mariglen Bicaku (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Matilda Rexhmati (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Monika Cirongu (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Ramazan Lala (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

SEKRETARIATI

Behar Shehu (Kordinator-Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Elisabeta Miraka (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Emiliano Blliku (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Fatma Trumci (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Franci Uku (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Klajdi Blloshmi (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Myrtezan Cenaj (Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Page 5: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

v

LISTA E PËRMBAJTJES

SISTEMI BANKAR-FINANCIAR NË SHQIPËRI: ZHVILLIMI DHE PROBLEMATIKAT.......................................................................................fq 1 Shpëtime Xhaferri / Rezarta Hoti

NIVELI I PERCEPTIMIT TË KORRUPSIONIT .................................. fq 10 Xhesmina Ibrahimi / Françeska Çala / Albisa Milaqi

TEKNIKAT E SHITJES SË PRODUKTEVE TË SIGURIMIT: RASTI I

SHOQËRIVE TË SIGURIMIT SIGAL SH.A DHE INSIG SH.A) .........fq 18 Armela Golli / Ergita Methasani / Klea Kau / Valbona Demiraj

SHQIPËRIA DREJT EKONOMISË JO-CASH ..................................... fq 25 Andi Seidaj / Desara Babasi /Enkeleda Ulliri

TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR PËR BIZNESET E VOGLA,

IMPAKTI I TIJ TE BIZNESET E VOGLA DHE KONSUMATORËT fq 32 Emiljan Lleshi

INFORMACIONI KONTABËL DHE ROLI I TIJ NË BIZNES ...........fq 42 Armanda Xhani

ZONAT ARKEOLOGJIKE TË QYTETIT TË DURRËSIT, IMPAKTI I

TYRE NË VLERËN E PASURIVE TË PALUAJTSHME ................... fq 51 Masimiljan Lorenci / Grisilda Shira

SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

SHQIPTARE DHE PERSPEKTIVAT PËR INTEGRIMIN E SAJ NË BE:

KULTURA FINANCIARE NË SHQIPËRI ........................................... fq 59 Pranvera Xibri / Klajdi Shuaipi

POLITIKAT FISKALE DHE MONETARE............................................ fq 67 Alberina Xhani / Enxhi Curri / Eralda Marku

BUSINESS LOAN: INVESTMENT, PROCEDURE AND EXAMPLE

BANK MANAGEMENT............................................................................. fq 81 Dona Dyrmishi

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE: NJË STUDIM MBI

SIGURIMIN E PËRGJEGJËSISË GJATË USHTRIMIT TË

VEPRIMTARISË PROFESIONALE TË FUSHAVE TË NDRYSHME NË

QYTETIN E DURRËSIT............................................................................ fq 88

Page 6: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

vi

Megi Sina / Enxhi Gjika / Merjeme Zyko

EFIÇENCA E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË DREJTIM TË

PARANDALIMIT TË MASHTRIMEVE NË BANKA........................... fq 96 Albina Veshti / Grisilda Shira / Mereme Temaj /

IMPAKTI I TREGUT TË KAPITALIT SI OPTIMIZUES I SITUATËS SË

LIKUIDITETIT NË SHQIPËRI ............................................................ fq 105 Armila Xhebraj

IMPAKTI I EXPORTEVE NË GDP....................................................... fq 114 Evanthia Kola / FatmaTrumci /Anisa Shuaipi

PARTNERITETI PUBLIK-PRIVAT NJË HAP PARA APO MBRAPA NË

ZHVILLIMIN EKONOMIK .................................................................. fq 119 Esmeralda Ndreu /Ergi Muca

POLITIKAT PUBLIKE QË SOLLËN KRIZË EKONOMIKE: GRUPET

VUNERABËL .......................................................................................... fq 126 Albana Tershalla

IMPAKTI I INDEKSIT TË PERFORMANCËS SË LOGJISTIKËS NË

EXPORTE.................................................................................................. fq 133 Mario Saliaj / Dorinela Bushpreni / Alberto Guria

PASTRIMI I PARAVE NËPËRMJET TEKNOLOGJISË SË

INFORMACIONIT ................................................................................. fq 140 Anxhela Balla / Ariana Gorica

SISTEMI FISKAL NE SHQIPËRI, NDIKIMI NË RRITJEN

EKONOMIKE DHE INVESTIMET E HUAJA DIREKTE ................ fq 146 Igli Likmeta / Enisa Kasa

KOEFIÇENTI GINI NË SHQIPËRI ..................................................... fq 155 Dushe Myzyraj / Arbena Mana

IMPAKTI I PAPUNËSISË NË BUXHETIN E SHTETIT

RASTI I SHQIPËRISË............................................................................. fq 164 Anxhela Bushi / Gentian Kurti

POLITIKAT FISKALE NË REALITETET E REJA TË PASKRIZËS

.......................................................................................................................fq 169 Esterina Molla / Sejda Saliu

Page 7: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

vii

BUILDING CONSUMER TRUST WITH A DIGITAL CLIENT........ fq 177 Lumjana Shehu / Rovena Tafciu

BERATI QYTEZA E VEÇANTË E UNESKOS ................................... fq 183 Arlind Lecini / Fabiola Meci / Ornela Musagalliu

ZHVILLIMI I TURIZMIT TË QËNDRUESHEM NË BASHKINË

KOLONJË, PROMOVIMI TURIZMIT………………………………..fq 189 Enea Rushiti

VENDOSJA E TARIFAVE UNIVERSITARE SIPAS

MERITOKRACISË................................................................................... fq 195 Laerta Gorica / Eleni Belba / Armanda Ozuni / Aida Roci

MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE......................................... fq 204 Kejdi Dhuli

100 FSHATRAT TURISTIKȄ NDIKIMI I TYRE NȄ EKONOMI......fq 214

Halisa Xhepa

AGROTURIZMI, RISI E DOMOSDOSHME PËR NJË EKONOMI TË

QËNDRUESHME...................................................................................... fq 218 Adela Xhaferri

MARKETINGU PERMES INSTAGRAMIT SI RRJET SOCIAL ..... fq 225 Monika Cironga / Maria-Eleni Musta

NDRYSHIMI I KUFIRIT TË VLERËS SË APLIKIMIT TË

DETYRIMEVE DOGANORE PËR PRODUKTET E BLERA ONLINE

JASHTË VENDIT..................................................................................... fq 234 Dajana Gega / Elisabeta Miraka

PLANI MARKETING NË MEDIAT SOCIALE DHE HARTIMI I TIJ

……………………………………………………………………………...fq 241 Elda Hajdari / Olsian Sejdini / Klea Kacmoli

IMPAKTI I MEDIAS SOCIALE NË SJELLJEN KONSUMATOR...fq. 249 Anglika Qefa / Emigert Hima

MARKETINGU DIXHITAL…………………………………………… fq 258 Julia Kushta

Page 8: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

viii

PËRDORIMI I MARKETINGUT NË KOMPANITË SHQIPTARE DHE

FEEDBACKU I KËTIJ MARKETINGU…………………………...….fq 263 Arsid Ahmetaj / Emiliano Blliku / Ramazan Lala

EDUKIMI DHE MENAXHIMI FINANCIAR I STUDENTËVE (RAST

STUDIMI UAMD)......................................................................................fq 268 Behar Shehu / MyrtezanCenaj

Page 9: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

1

SISTEMI BANKAR-FINANCIAR NË SHQIPËRI:

ZHVILLIMI DHE PROBLEMATIKAT

Shpëtime Xhaferi

[email protected]

(Bachelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Rezarta Hoti

[email protected]

(Bachelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Rovena Troplini

Abstrakt

Sistemi financiar siguron mjetet e pagesës në ekonomi dhe ndikon në aktivitetin

real të saj, nëpërmjet ndërmjetësimit financiar dhe transmetimit të politikës

monetare. Në vendet në zhvillim, ndër të cilat ndodhet dhe Shqipëria, sistemi

bankar shpesh është i njëvlershëm me sistemin financiar pasi ky i fundit

mbizotërohet nga sistemi bankar, i cili aktualisht përbën 97% të aktiveve

financiare të përgjithshme. Kjo është dhe arsyeja se një situatë stabiliteti në

sistemin bankar nënkupton dhe stabilitetin financiar në tërësi. Në thelb, tregu

financiar është i rëndësishëm për faktin se ai identifikon dhe mobilizon sufiçitin

e mjeteve të institucioneve, bizneseve, amvisërive, institucioneve publike dhe i

alokon ato tek ndërmarrjet, institucionet dhe amvisëritë të cilëve u nevojiten

këto mjete. Analiza e sistemit financiar do të tregojë qartë evolimin e sistemit

financiar në Shqipëri, problematikat me të cilat ai përballet, vështirësitë e hasura

ndër vite dhe masat e ndërmarra apo që duhen ndërmarrë.

Fjalë kyçe: sistem financiar, treg financiar, sistem bankar, kredi, interesa,

shoqëri sigurimi

Hyrje Sistemi financiar thuhet dhe pranohet se është mekanizmi i ekonomisë së tregut.

Për të kuptuar këtë thënie duhet të kemi të qartë rolin e sistemit financiar në një

ekonomi tregu. Ky sistem siguron mjetet e pagesës në ekonomi dhe ndikon

aktivitetin real të saj, nëpërmjet realizimit të ndërmjetësimit financiar dhe

transmetimit të politikës monetare. Por, në vendet në zhvillim, një ndër të cilët

është dhe Shqipëria, sistemi bankar shpesh është i njëvlershëm me sistemin

financiar. Për këtë arsye, ky punim do të përqendrohet në ndërtimin dhe

funksionimin e këtij sistemi në Shqipëri, duke menduar se konkluzionet e

Page 10: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

2

nxjerra vlejnë për të gjithë sistemin financiar. Në vijim do të jepet prezantimi i

sistemit bankar me një historik të shkurtër të zhvillimit të tij në Shqipëri dhe një

vlerësim të gjendjes së tij aktuale. Në fund do të analizohen përgjigjet e një

pyetësori në lidhje me preferencat për të investuar dhe mendimet rreth sistemit

bankar në Shqipëri.

Literatura

Historik i shkurtër i sistemit bankar Ecuria e sistemit bankar mund të ndahet në tre periudha: periudha 1946- 1990,

periudha 1991-1996 dhe periudha 1997-2003. Periudhat e zhvillimit të sistemit

bankar reflektojnë gjerësisht marrëdhëniet ekonomike, sociale dhe politike

mbizotëruese në Shqipëri.

Sipas Llazi Balliut ( 2012), sistemi bankar gjatë socializmit ishte një sistem

i centralizuar plotësisht. Deri në vitin 1976 ai përbëhej nga një bankë e vetme,

Banka e Shtetit Shqiptar, që shërbente në të njëjtën kohë si autoritet monetar dhe

kreditues i ekonomisë. Ndërkohë roli i saj si ndërmjetës financiar ishte mjaft i

kufizuar, pasi shpërndarja e kredisë drejtohej sipas një plani të centralizuar.

Banka shërbente thjesht si institucion rregjistrues i transaksioneve midis

ndërmarrjeve prodhuese. Në vitin 1977 u krijua Banka Bujqësore, si një bankë e

veçantë nëpërmjet shkëputjes së një seksioni të Bankës së Shtetit Shqiptar. Kjo

bankë mbulonte ofertën për fonde të sektorit bujqësor. Në vitin 1990,

Departamenti i Marrëdhënieve me Jashtë të Bankës së Shtetit Shqiptar shërbeu

si bazë për themelimin e Bankës Tregtare Shqiptare e cila kryente funksionin e

financimit dhe të nxitjes së eksporteve dhe të pagesave me jashtë. Shqipëria hyri

në tranzicion si vendi më pak i përgatitur nga pikëpamja ekonomike, politike,

sociale dhe kulturore për të realizuar reforma rrënjësore drejt ekonomisë së

tregut.

Probleme të sistemit bankar në vitet e para të tranzicionit. Krahas zhvillimeve pozitive, sektori bankar u shoqërua edhe me mangësi dhe

zhvillime negative. Niveli i ndërmjetësimit financiar ishte i kufizuar. Bankat

shtetërore që dominonin me rreth 90% tregun e depozitave kryenin funksione të

kufizuara të ndërmjetësit financiar, ndërsa bankat e reja private ishin të

kufizuara në numër, tepër të ngadalta dhe të painteresuara për tërheqjen e

depozitave në lekë duke u përqendruar kryesisht në kreditimin e tregtisë. Niveli i

kreditimit të ekonomisë ishte mjaft i ulët. Mungesa e përvojës bankare për

aktivitetet e një ekonomie tregu përbën një faktor tjetër negativ. Shumë nga

drejtuesit e bankave nuk kishin përvojë ndërkombëtare dhe vinin nga sektorë të

tjerë shtetërorë, madje edhe nga sektorë pa përvojë financiare. Ecuria e

veprimtarisë së sektorit bankar rezulton e varfër në dekadën e parë të periudhës

post-komuniste.Viti 2009 u karakterizua nga një arritje tjetër pasi u miratuan 8

raste të reja të ofrimit të produkteve e-banking, në ofrimin e internet e-banking,

Page 11: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

3

kartave elektronike, ATM-ve dhe POS-ve. U evidentua nje rritje e shpejtë e

treguesit të portofolit të kredive “kredi me probleme” nga niveli 6.64% në fund-

vitin 2008 në 10.48% në dhjetor 2009. Ky tregues ka ardhur në rritje deri në 188

përqind në fund-vitin 2011, çka e ka berë sektorin bankar më rigoroz ndaj

huadhënies dhe më të kujdesshëm në trajtimin e portofolit ekzistues.

Sistemi bankar shqiptar e mbylli vitin 2018 me një fitim neto prej 18, 4

miliard ALL ose rreth 148 milion euro, por një rënie me 17% krahasuar me vitin

e kaluar. Kështu viti 2018 u mbyll me 14 banka, nga 16 që ishin në fillim të vitit,

pasi banka greke NBG u ble nga Banka Amerikane e Shqipërisë dhe Intesa

Sanpaolo Bank përthithi bankën Veneto, në linjë me të njëjtin proces të bankave

mëmë në Itali.

Ndërkohë, Union Bank është në proces të finalizimit të blerjes së Bankës

Ndërkombëtare Tregtare (ICB), që pritet të përfundojë brenda këtij viti, duke e

çuar numrin e bankave në 12. Transaksione të tjera ishin blerja e Societe

Generale nga hungarezët e OTP-së, të cilët u prezantuan së fundmi zyrtarisht në

Tiranë duke deklaruar se kishin plane ambicioze në drejtim të zgjerimit,

kredidhënies, dixhitalizimit dhe shërbimeve të reja. Tashmë banka është

shndërruar në OTP Bankë Albania. Në proces finalizimi është dhe blerja e

Tirana Bank, nga grupi shqiptar Balfin nga grekët e Bankës së Pireut, të cilët

hoqën dorë nga rajoni, pas krizës që mbërtheu sistemin bankar grek. Tirana bank

do të vijojë të ruajë identitetin e saj (të mbajë të njëjtin emër) dhe pas ndryshimit

të pronësisë. Të gjitha këto të dhëna janë të pasqyruara në Raportin Vjetor të

Bankës së Shqipërisë.

Referuar raportit vjetor të AMF mbetet thuajse i pandryshuar tregu i

sigurimeve në Shqipëri. Sipas të dhënave të fundit të Autoritetit të Mbikëqyrjes

Financiare, në janar është rritur numri i kontratave, por kanë rënë të ardhurat nga

primet e sigurimit. Kështu, në këtë periudhë të ardhurat nga primet e shkruara

bruto të sigurimit kapën vlerën mbi 1.2 miliardë lekë, me rënie vjetore 0.23%.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.03.2018,

vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 68.80 miliardë lekë me një ulje prej

3.92 miliardë lekë ose 5.39%, krahasuar me 31.12.2017. E shprehur në euro,

totali i aseteve neto është 524 milionë Euro.

Gjatë vitit 2018, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan

aktivitetin e tyre tre fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e

pensioneve private vullnetare më 31.12.2018 tregon një total asetesh neto prej 2,

289.10 milionë lekë (18.54 milionë euro dhe me një rritje prej 561.56 milionë

lekë (32.51%) krahasuar me 31.12.2017.

Metodologjia Në punimin tonë i jemi referuar raporteve të nxjerra nga Banka e Shqipërisë në

lidhje me politikat që ndjek ajo për të arritur stabilitetin financiar si dhe kemi

hartuar një pyetësor në lidhje me investimet që mund të bëjnë individët dhe

Page 12: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

4

opinionin e tyre në lidhje me sistemin bankar të vendit. Pyetësori është realizuar

online nëpërmjet internetit duke përdorur dhe rrjetet sociale në mënyrë që të

marrim sa më shumë feedback. Janë marrë në shqyrtim rreth 100 persona nga

qytete të ndryshme të Shqipërisë, të të dy gjinive, të grupmoshave të ndryshme

dhe me nivel të ndryshëm arsimimi. Do të shohim mënyrën sesi ata i përdorin

paratë e tyre dhe se sa njohuri kanë rreth sistemit bankar për të menduar për

kursimin apo investimin e parave të tyre. Gjithashtu studimet dhe raportet e

INSTAT dhe AMF na ndihmuan në analizimin e sistemit bankar dhe elementëve

të tjerë të sistemit financiar.

Rezultatet Siç e përmendëm dhe tek metodologjia ne kemi hartuar dhe një pyetësor online,

rezultatet e të cilit pasqyrohen në vijim. Pjesa e parë e pyetësorit i referohet 100

personave të anketuar.

Pjesa më e madhe e të pyeturve jetojnë në Durrës (46%), ndjekur nga Kavaja me

(35%). Nga të pyeturit 73% janë femra ndërsa 27% janë meshkuj.

Rreth 56% të të anketuarve i përkasin grupmoshës 21-29 vjec. Niveli i

shkollimit të tyre është 67% me arsim bachelor.

Të pyeturit, 53% e tyre ishin përkohësisht të papunë, ndjekur nga 19% të

punësuar me kohë të plotë.

Page 13: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

5

Përsa i përket pagës mujore 51, 61% paguhen nga 0-26000 ALL, ndjekur nga

25, 81% që paguhen me 26001-50000 ALL. Rreth 74% e të pyeturve janë pjesë

e familjeve tëpërbëra nga 4-7 anëtar.

8.58, 95% e tyre nuk kanë burime të tjera të ardhurash përvec pagës, ndjekur

nga 22, 11% që i sigurojnë të ardhurat nga biznesi familjar. Pjesa më e madhe e

të ardhurave shkon për konsum (rreth 69%), ndërsa për kursim 14% dhe për

investime 8%.

Paratë e kursyera, pjesën më të madhe i përdorin për udhëtime të ndryshme 35,

42%, ndjekur nga depozitat në bankë me 32, 29%, ndërsa investimi në pasuri të

patundshme 9, 38%. Po ashtu shlyerja e kredisë së marrë 9, 38%.

Pjesa e dytë e pyetësorit përmban 15 pyetje ku ne kemi përzgjedhur më të

rëndësishmet që lidhen me investimin e të pyeturve. Pjesa e dytë e pyetësorit i

referohet 89 personave të anketuar. Përsa i përket preferencave të investimit në

Page 14: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

6

depozita, 41, 57% do investonin në depozita afatmesme, ndjekur nga 26, 97% që

do preferonin formë tjetër investimi.

Në qoftë se do investonin në tregun e parasë 45, 35% preferojnë bonot e thesarit

ndjekur nga depozitat 26, 74%. 4.48, 81% do të siguronin jetën nëse kursimet do

ti përdonin për sigurime vullnetare, ndërsa 36, 9% do të siguronin shëndetin.

Përsa i përket investimit në tregun e kapitalit 40, 24% preferojnë aksionet e

zakonshme ndjekur nga aksionet e preferuara 26, 83%.

Preferencat lidhur me investimin në letrat me vlerë dominohen nga investimi në

Bono Thesari 39, 24%, ndjekur nga aksionet me 31, 65%.

Përsa i përket investimit në pasuri të paluajtshme 37, 97% preferojnë investimin

në tokë truall, i ndjekur nga 25, 32% shtëpi private dhe hyrje në pallat 20, 25%.

Page 15: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

7

43, 75% e të anketuarve besojnë te sistemi ynë bankar, ndjekur nga 42, 5% të

cilët kanëpak besim. Arsyeja kryesore pse sistemi bankar në Shqipëri është kaq

shuë i zhvilluar është sipas të anketuarve me 33, 77% aktiviteti i lartë i bankave.

Sipas të anketuarve arsyet e moszhvillimit të elementëve të tjerë të sistemit

financiar janë: mungesa e informacionit nga ana individëve me 33, 33%, ndjekur

nga mosnjohja apo promovimi i dobët, jo i duhur 30, 77%.

Page 16: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

8

36, 36% e të anketuarve mendojnë se mund të tkurret sistemi bankar nga

falimentimi i Venetto Bank, ndërsa 35, 06 % mendojnë se jo pasi raportet e

BOA tregojnë gjendje të qëndrueshme të sistemit bankar. Nëqoftëse vendi do të

kanosej nga një krizë ekonomike 36, 25% zgjedhin të investojnë në pasuri të

patundshme.

12.45, 57% mendojnë se BOA ka ndërmarrë politikat e duhura monetare për të

arritur stabilitetin financiar. 64, 1% mendojnë të BOA ndikohet nga pushtet

ekzekutiv.

Lidhur me transparencën e BOA 47, 44% janë dakord mbitransprencën e BOA.

Page 17: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

9

Konkluzione Si përfundim industria bankare në botë është duke pësuar ndryshime të shpejta

strukturore. Ajo luan një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të vendit

tonë duke zënë 97% të sistemit financiar.

Jo më kot sistemi bankar është i zhvilluar në Shqipëri sepse dhe nga

përgjigjet e të anketuarve besimi për këto institucione është i lartë.

Edhe pse pjesa më e madhe e të ardhurave të të anketuarve shkonte për

konsum, pjesa më e madhe e parave të kursyera shkonin për udhëtime dhe

depozitime në bankë.

Ata preferonin më shumë të siguronin jetën në sigurimet vullnetare, bonot

e thesarit në investimin e letrave me vlerë dhe në qoftë se do investonin në

pasuri të paluajtshme preferonin të investonin në tokë truall.

Rekomandime Sistemi bankar ka një pozitë dominuese në sistemin financiar, por institucionet e

tjera të sistemit financiar si p.sh. shoqëritë e sigurimit, fondet e pensionit duhet

të marrin masa për ta rritur pjesëmarrjen e tyre në treg me anë të promovimit

apo fushatave të informimit në mënyrë intensive të individëve që kanë interes

për produktet që këto institucione ofrojnë.

Referenca https:/www.bankofalbania.org/rc/doc/RSF_6M2_2018_shqip_small_14341.pdf

https://www.bankofalbania.org/Stabiliteti_Financiar/Treguesit_e_stabilitetit_fi

anciar/Struktura_e_sektorit_financiar/

https://www.bankofalbania.org/rc/doc/5_Strategjia_afatmesme_e_zhvillimit_te_

Bankes_se_Shqiperise_2019_2021_14408.pdf

https://www.bankofalbania.org

https://amf.gov.al

Llazi Balliu, 2012 Libri “Shoqata Shqiptare e Bankave”

Page 18: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

10

NIVELI I PERCEPTIMIT TË KORRUPSIONIT

Xhesmina Ibrahimi

[email protected]

(Bachelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Françeska Çala

[email protected]

(Bachelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Albisa Milaqi

[email protected]

(Bachelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Jonada Mamo

Abstrakt

Ky punim ka si qëllim të studiojë perceptimin e korrupsionit në lidhje me

institucionet e përfshira në luftën kundër korrupsionit dhe mungesën e

transparencës. Në vijim të punimit do të paraqitet perceptimi për besimin në

institucionet publike dhe mbështetja për sistemin politik shqiptar. Korrupsioni

ndodh kur një punonjës qeveritar ose i një institucioni publik vepron për

përfitime personale. Korrupsioni nis që nga favoret e vogla midis një numri të

vogël njerëzish, e deri te korrupsioni që është pjesë e stukturës së përditshme të

shoqërisë. Në konkluzionet e punimit do të shohim situatën e perceptimit të

këtyre çështjeve në Shqipëri përmes një pyetësori të realizuar me individë të

moshave të ndryshme.

Fjalët kyçe: korrupsioni, perfitim, transparencë, ryshfet, pandershmëri

Hyrje Korrupsioni, për fat të keq një realitet historik shumë i hidhur, ka prekur të

gjitha hallkat e organeve shtetërore, duke filluar nga ato më të lartat si

Legjislativi, Ekzekutivi, Gjyqesori, Administrata, e deri te njeriu i thjeshtë, duke

dhënë një ndikim të madh në zhvillimin e shoqërisë sonë. Korrupsioni ndodh

kur një punonjës qeveritar ose i një institucioni publik vepron për përfitime

personale. Të gjithë ne, në përditshmërinë tonë, në mënyrë spontane pa e

kuptuar jemi pjesë e pandashme e veprave korruptive.Ky studim synon të

nxjerrë në pah realitetin e sotëm, bazuar në pyetësorin rreth nivelit të perceptimit

të korrupsionit. Megjithatë, qëllimi i këtij studimi nuk është zhdukja e

korrupsionit brenda ditës, por ndergjegjësimi sadopak i institucioneve

përgjegjëse dhe vetë shoqerisë. Shpesh i neglizhuar, korrupsioni është një

Page 19: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

11

problem që ndikon në sferën demokratike të vendeve të përfshira, me pasoja të

rënda edhe në nivelin ekonomik e social.

Korrupsioni në Shqipëri Korrupsioni është një problem serioz në Shqipëri. Kjo është një nga pengesat më

të mëdha të vendit, duke e penguar atë për kandidaturën e BE dhe duke penguar

klimën e saj të investimeve. Sektorët e prokurimit dhe të ndërtimit janë

veçanërisht të prekur nga rrjetet e patronazhit dhe format e tjera të korrupsionit.

Gjyqësori gjithashtu pengohet nga korrupsioni dhe ndikimi politik. Është krijuar

korniza ligjore e nevojshme anti-korrupsion, por zbatimi është i dobët dhe

normat e dënimit janë shumë të ulëta. Rryshfeti aktiv dhe pasiv, si dhe ryshfeti i

zyrtarëve të huaj, janë të paligjshme sipas Kodit Penal të vendit. E njëjta gjë

vlen edhe për ofrimin e dhuratave ose pagesave lehtësuese, por këto praktika

janë të përhapura.

Sistemi Gjyqësor - Korrupsioni në sistemin gjyqësor shqiptar është i përhapur

dhe është një rrezik shumë i madh për bizneset. Rryshfetet shpesh shkëmbehen

për vendime gjyqësore të favorshme dhe gjykatësit dhe prokurorët nuk kanë

përgjegjësi. Në shumë raste, gjyqtarët dhe prokurorët kanë dështuar në

përmbushjen e kërkesave për deklarimin e pasurisë, por deri më tani nuk janë

dhënë sanksione. Megjithëse Kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, në

praktikë gjykatat janë subjekt i presionit politik dhe kërcënimeve.

Policia - Bizneset përballen me një rrezik të lartë të korrupsionit kur merren me

policinë. Korrupsioni dhe mosndëshkimi janë probleme të vazhdueshme,

kryesisht për shkak të rrogave të ulëta të oficerëve të policisë, si dhe mungesës

së mëvonshme të motivimit, diversitetit dhe udhëheqjes. Prandaj, shumica e

familjeve shqiptare besojnë se policia është e korruptuar. Në vitin 2015, sisteme

kamera u instaluan në automjete patrulluese për të kufizuar ryshfetin e oficerëve

me sukses.

Shërbime Publike - Sektori i shërbimeve publike paraqet biznes me një rrezik të

moderuar të korrupsionit. Ryshfeti dhe pagesat e parregullta herë pas here janë

shkëmbyer për të marrë shërbimet publike Pothuajse 20% e kompanive

raportojnë dhënien e dhuratave zyrtarëve për “të bërë gjërat e gatshme”.

Megjithatë, regjistrimet e bizneseve dhe licencimi po përmirësohen përmes një

rrjeti në rritje të dyqaneve me një ndalesë, si platforma qeveritare e-albania,

edhe pse administratat lokale kanë nevojë për burime më të mëdha për të ofruar

shërbime efektive. Regjistrimi i biznesit është i lehtë, por licencimi mbetet

sfidues për kompanitë në disa sektorë.

Administrata Tatimore - Administrata tatimore ka një rrezik të lartë korrupsioni

për bizneset. Pagesat e parregullta dhe ryshfetet shpesh shkëmbehen kur takohen

me zyrtarët e taksave. Disa përmirësime janë bërë në administratën tatimore (siç

është krijimi i një sistemi tatimor elektronik), por korrupsioni vazhdon (sidomos

gjatë inspektimeve), duke ndikuar negativisht në mjedisin e biznesit.

Page 20: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

12

Legjislacioni - Shqipëria ka një kornizë ligjore anti-korrupsion, por ndryshimet e

shpeshta që i nënshtrohen interpretimeve kontradiktore kanë dëmtuar sigurinë

ligjore të ligjeve. Për më tepër, qeveria nuk i zbaton këto ligje në mënyrë

efektive.Kodi Penal penalizon ryshfetin aktiv dhe pasiv, ryshfetin e zyrtarëve të

huaj, ndikimin e mashtrimit, shpërdorimin e detyrës dhe pastrimin e parave.

Këto dispozita zbatohen si për sektorin publik ashtu edhe për ato private.

Metodologjia Në këtë punim janë përdorur në mënyrë të kombinuar elemente të ndryshëm

metodologjik, të cilët i kemi evidentuar si më poshtë:

Kemi mbledhur të dhëna parësore përmes pyetësorit dhe dytësore përmes të

dhënave e statistikave të publikuara.

Evidentim i teorive bashkëkohore të huaja dhe burime shqiptare mbi

korrupsionin.

Përcaktim dhe përkufizim të koncepteve bashkëkohore të të drejtës që kanë

të bëjnë me shpërdorimin e pozitës zyrtare dhe luftën ndaj korrupsionit.

Metoda krahasuese duke bërë krahasim të tezave të ndryshme dhe duke

nxjerrë të dhëna dhe konkluzione.

Krahasime nëpërmjet të dhënave statistikore dhe modeleve duke arritur në

përfundime të vlefshme për luftën ndaj këtij fenomeni.

Efektet e korrupsionit në Shqipëri Korrupsioni ndikon si në vendet e zhvilluara, edhe në ato në zhvillim.Ai

konsiderohet si taksë e fshehtë dhe prek indirekt ose direkt të gjithë shoqerinë.

Efektet e korrupsionit në tre fusha:

1. Efekti ekonomik: mund të themi lirisht që ekonomia është fusha më e

prekur nga korrupsioni. Korrupsioni ka efekt negativ në rritjen e ekonomisë

së një vendi, sigurisht edhe në jetën e individit. Veprimet korruptive

minojnë themelet e ekonomisë së tregut të lirë. Ne jemi të vetëdijshëm që

korrupsioni ekziston kudo si rryshfetet për të filluar një biznes, vonesat e

pajustifikuara por të lejuara, procedurat e shkurtuara, rradhë të pambajtura

në mënyrën e duhur, privilegjet e padrejta ndikojnë negativisht në

konkurencën e lirë dhe të ndershme në treg. Të gjitha këto frenojnë

zhvillimin ekonomik të vendit dhe mund të sjellin dhe ngadalësim apo ulje

të rritjes ekonomike.

2. Efekti në aspektin politik: Të gjithë ne bëhemi pjesë e politikave korruptive

në jetën e përditshme. Në atë e përdorim si një mënyrë për të zgjidhur

problemet tona sa më shpejtë dhe pa e kuptuar edhe vetë që bëhemi

shkaktar të korrupsionit, dhe për këtë ne fajësojmë të tjerët dhe jo veten.

Qytetarët i nënvlerësojnë zyrtarët publik duke u shprehur negativisht për ta

dhe duke i fajësuar ata.

Page 21: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

13

3. Efekti nga pikëpamja sociale: Korrupsioni ndikon edhe në mirëqenien e

shoqërisë së një vendi. Perceptimi i qytetarëve rreth korrupsionit lidhet

ngushtë me gjendjen ekonomike të tyre. Numri i personave që përfitojnë

nga korrupsioni është më i vogël se pjesa tjetër e shoqërisë. Ulja e të

ardhurave sjell reduktimin e standartit të jetesës së qytetarëve. Aktet

korruptive ulin besimin e shoqërise të institucionet publike.

Indekset e matjes së korrupsionit Indeksi, i cili rendit 180 vende dhe territore sipas niveleve të perceptuara të

korrupsionit në sektorin publik, sipas ekspertëve dhe biznesmenëve, përdor një

shkallë nga 0 në 100, ku 0 është shumë i korruptuar dhe 100 është shumë i

pastër. Më shumë se dy të tretat e vendeve shënojnë nën 50 pikë në CPI-nëe

këtij viti, me një rezultat mesatar prej vetëm 43 pikë.Dështimi i vazhdueshëm i

shumicës së vendeve për të kontrolluar ndjeshëm korrupsionin është duke

kontribuar në një krizë në demokraci në mbarë botën. Edhe pse ka përjashtime,

të dhënat tregojnë se pavarësisht nga disa përmirësime, shumica e vendeve po

dështojnë në luftën kundër korrupsionit.

Në vitin 2018 Danimarka kryeson e para me 88/100 dhe Zelanda e re me

87/100. Nga ana tjetër, Somalia është më e korruptuara me 10/100 dhe Siria e

Sudania me 13/100 secila. E vërteta eshte se asnjë vend nuk ka vendet

maksimale. Që nga 2012, vetëm 20 shtete kanë pasur rritje të pikeve, ndërsa 16

shtete kanë pasur rënie. Pjesa tjetër kanë pasur shumë pak ose aspak progres.

Indeksi mesatar Global shënon 43/100.

Vlera mesatare e indeksit të vendeve të BE-se është 20 pikë mbi mesataren

Globale, dhe kjo për shkak të njërit prej kushteve të vendosura nga BE, që është

pranimi i vendeve me indeks të lartë. Ndërkohë, situata në vendet e Ballkanit

është shumë më e keqe: të gjitha vëndet e Ballkanit janë pozicionuar në mes të

renditjes së përgjithshme dhe në pozicionet më të uleta. Për shkak të një CPI

mesatare prej vetëm 41 pikë, Serbia, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Maqedonia

dhe Shqipëria janë në mesin e shtatëdhjetë deri në vendin e njëqindtë në renditje,

dhe vetëm Kroacia (60) dhe Malin e Zi (68) janë pak më mirë.

Renditja e Shqipërise dhe vendeve fqinje për 5 vitet e fundit.

# Shteti 2018 2017 2016 2015 2014

67 Mali i Zi 45 46 45 44 42

67 Greqia 45 48 44 46 43

93 Maqedonia 37 35 37 42 45

93 Kosova 37 39 36 33 33

99 Shqipëria 36 38 39 36 33

Shqipëria zë vendin e 99/180, me 36 pikë, dhe krahasuar me vitin e kaluar

ka pësuar rënie dhe ka arritur në të njëjtin nivel që ka pasur në vitin 2015.

Page 22: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

14

Rezultatet

Bazuar në përgjigjet e marra nga pyetësori, përgjegjësi kryesor është qeveria,

por megjithatë duhet ditur se edhe populli është përgjegjës për këtë fenomen.

Korrupsionin e shohim më të përhapur në gjykatë, duke pasur parasysh

rryshfetet në vlera të mëdha, përsa i përket rasteve më të shpeshta të korrupsionit

ato janë në shëndetësi.

Duke u bazuar në përgjigjet e dhëna, arsyeja kryesore pse ne marrim

rryshfet është ambicia për tu bërë të pasur, por pa lënë pa përmendur dhe

pakënaqësinë ndaj pagave

Janë një sërë arsyesh përse ne japim rryshfet, duke nisur nga pershpejtimi i

procesit të punës, përftimi i një shërbimi më cilësor për shkak se jemi mësuar se

pa dhënë rryshfet nuk marrim rezultatet e kërkuara.

Arsyeja kryesore përse shumica prej nesh nuk e raportojnë korrupsionin, është

pasiguria se nuk do të ndërmerret asnjë veprim, pasi nga rezultatet e dhëna edhe

më sipër, shohim se drejtësia është më e korruptuara.

Page 23: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

15

Përkufizimi i korrupsionit nga pjesa më e madhe, është abuzim i pushtetit.

Gjithashtu një pjesë e mirë e kanë etiketuar si manipulim i drejtave të të tjerëve.

Padyshim që korrupsioni ndikon negativisht në rritjen ekonomike. Kjo

është dhe arsyeja kryesore përse duhet kaq shumë ta luftojmë atë.

Korrupsioni edhe më parë kaekzistuar por ka qenë ia fshehur. Sot duke

qenë se nuk është më aq i fshehur ka pësuar edhe rritje.

Pjesa më e madhe e atyre që kanë pasur të afërm në administratë, janë

përgjigjur se kanë dëgjuar për raste të korrupsionit, por e kalojnë në heshtje dhe

nuk denoncojnë për kolegët e tyre.Kjo mbase për faktin se edhe ata vetë mund ta

pranojnë rryshfetin.

Pjesa më e madhe e të anketuarve mendojnë se ne jemi rritur me frymën që

duhet të japim rryshfet për çdo shërbim të marrë.

Pjesa më e madhe e të anketuarve mendojnë se korrupsionin duhet ta

raportojnë te platforma “Stop korrupsioni”.

Bazuar në përgjigjet e marra, rezulton se pjesa më e madhe nuk kanë dijeni

për platformën, edhe pse kjo bie në kundërshtim me pyetjen se ku duhet të

raportojnë.

Padyshim që korrupsioni është një problem global, parë kjo edhe në

indeksin e korrupsionit, ku janë të pakta shtetet që kanë mbi 50 pikë.

Konkluzione

Nga studimi i bërë përmes pyetësorit rezultoi që një pjesë e konsiderueshme e të

anketuarëve mendojnë se korrupsioni ka kuptimin e abuzimit të pushtetit,

manipulimit të të drejtave të të tjerëve dhe keqpërdorimi i aseteve shtetërore.

Page 24: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

16

Për sa i përket përgjegjësve të korrupsionit, të anketuarit kanë përzgjedhur

qeverinë dhe sistemin, megjithëse ne vetë jemi pjesë e pandashme e tij, por më

shumë në pah del sistemi dhe qeveria pasi ne nuk i shohim veprimet tona në

këndvështrimin e duhur.

Korrupsionin më të përhapur e gjejmë në gjykatë dhe shëndetësi, duke

ndikuar drejtpërsëdrejti tek qytetarët duke marrë një shërbim jocilësor dhe

joefektiv.

Për sa i përket platformës “stop korrupsioni”, një pjesë e konsiderueshme e

të anketuarëve mendojnë se zgjidhja është raportimi në këtë platformë, por ka

dhe nga ata të cilët i besojnë më shumë policisë përsa i përket korrupsionit.

Megjithatë, nuk duhen lënë pa përmendur dhe ata të cilët nuk kanë aspak besim

në institucionet përkatëse, duke zgjedhur të mos e raportojnë fare atë, dhe kjo

për arsyen kryesore që është frika se asnjë veprim nuk do të ndërmerret.

Ne e dimë se korrupsioni është një fenomen jo i mirë i shoqërisë sonë, dhe

kjo ndikon negativisht në rritjen ekonomike të një vendi, dhe në shumë vende të

botës ai ka ardhur gjithnjë e në rritje dhe një ndër këto vende është edhe

Shqipëria.

Më shumë se gjysma e të anketuarëve mendojnë se arsyeja pse marrim

rryshfet është ambicia për tu bërë të pasur, duke u kombinuar kjo me pakënaqësi

ndaj pagave dhe arsyet pse ne japim rryshfet është përshpejtimi i procesit dhe

përfitimi i një shërbimi më cilësor, duke mos ndjekur procedurat e duhura dhe

duke mos besuar te cilësia e shërbimeve të ofruara. Kjo, mbase për faktin se një

Page 25: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

17

pjesë e madhe e të anketuarëve mendojnë se ne jemi rritur me frymën që duhet

të japim rryfshet që të arrijmë të marrim atë që na nevojitet.

Rekomandime Forcimi i punës edukuese me publikun dhe sidomos me rininë për të rritur

vetëditjen e tyre që të denoncojnë çdo rast të korrupsionit.

Vendosja e një teknologjie bashkëkohore për lehtësimin e denoncimeve

nga shtetasit për çdo rast korruptiv dhe njohja e tyre me të.

Duhen eleminuar presionet dhe ndërhyrjet politike në gjykatë dhe

prokurori për të mbrojtur funksionarët e korruptuar.

Referenca https://www.transparency.org/cpi2018

http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wp-

content/uploads/2018/05/DOKTORATURA-SALI-SHEHU.pdf

https://www.intechopen.com/books/trade-and-global-market/corruption-causes-

and-consequences

https://www.corruptionwatch.org.za/learn-about-corruption/what-is-

corruption/we-are-all-affected/

http://www.instat.gov.al/al/statistika/

Page 26: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

18

TEKNIKAT E SHITJES SË PRODUKTEVE TË

SIGURIMIT: RASTI I SHOQËRIVE TË SIGURIMIT SIGAL

SH.A DHE INSIG SH.A)

Armela Golli

[email protected]

(Bachelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Ergita Methasani

[email protected]

(Bachelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Klea Kau

[email protected]

(Bachelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Valbona Demiraj

[email protected]

(Bachelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Ada Aliaj

Abstrakt

Shoqëritë e sigurimit janë institucione të ndërmjetësimit financiar që pakësojnë

riskun, duke pasur nën menaxhim një grup relativisht të madh objektesh dhe

ngjarjesh, ku humbja rastësore bëhet e parashikueshme dhe e menaxhueshme

brenda disa kufijve të përcaktuar. Në një botë të karakterizuar nga ndryshimet

shoqërore, nga ndryshimet në strukturën e moshës së popullatës si dhe nga

ndryshimet në këndvështrimin në lidhje me jetën, sigurimet ofrojnë një mënyrë

efikase në mbështetjen e sistemit të një vendi.

Në Shqipëri shoqëritë e sigurimit zënë një pjesë të vogël të tregut financiar,

por që po vjen në rritje dita ditës falë marketingut që përdorin këto kompani dhe

ndërgjegjësimit të publikut për benefitet që ka transferimi i rrezikut te një

sigurues. Nga mënyra e promovimit të produkteve do të varet kërkesa e

konsumatorëve e për rrjedhojë dhe rezultati i firmës. Pra shumë i vlefshëm për

t’u theksuar është tregtimi i produkteve të sigurimit. Këtë punim e kemi ndërtuar

në dy pjesë. Pjesa e parë lidhet me trajtimin teorik të çështjes, ndërsa pjesa e

dytë përbëhet nga analiza e intervistave të realizuara me agjentë të dy

kompanive që ushtrojnë veprimtarinë në fushën e sigurimeve në Shqipëri, Sigal

Uniqa dhe Insig. Qëllimi i punimit qëndron në evidentimin e teknikave të

aplikuara për shitjen e produkteve të sigurimeve nga shoqëritë e sigurimeve në

Shqipëri.

Fjalët kyçe: marketing i sigurimeve, produkte sigurimi, teknika shitje, agjentë.

Page 27: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

19

Hyrje Shoqëritë e sigurimit janë institucione të ndërmjetësimit financiar që pakësojnë

riskun, duke pasur nën menaxhim një grup relativisht të madh objektesh dhe

ngjarjesh, ku humbja rastësore, bëhet e parashikueshme dhe e manaxhueshme

brenda disa kufijve të caktuar.Në një botë të karakterizuar nga ndryshimet

shoqërore dhe nga ndryshimet në strukturën e moshës së popullatës, sigurimet

ofrojnë një mënyrë efikase në mbështetjen e sistemit të një vendi.Këto

institucione ofrojnë produkte, të cilat klasifikohen si produkte vullnetare dhe

produkte të detyrueshme.Produktetvullnetare si çdo produkt tjetër kanë nevojë

për marketing që të tërheqin vëmendjen e individëve të ndryshëm. Marketingu

nëse realizohet siç duhet i siguron kompanisë më shumë klientë e për rrjedhojë

më shumë prime të arkëtuara nga ana e saj. Kompanitë përdorin teknika të

ndryshme marketing, baza e së cilës është produkti i sigurimit dhe teknika e

shitjes. Ajo ç’ka dëshirojmë të përcjellim me këtë punim është të paraqesim se

cilat janë metodat e shitjes së produkteve të sigurimit nga kompania “Sigal sh.a”

dhe “Insig sh.a”. Për të kuptuar ndryshimet ndërmjet këtyre dyshoqërive në

lidhje me faktin se si ata e realizojnë procesin e marketingut kemi realizuar

intervista me agjentë të dy institucioneve financiare.

Shqyrtimi i literaturës

Marketingu i produkteve të sigurimit dhe rëndësia e tij Marketingu është procesi i planifikimit, analizës së kërkesave të konsumatorëve

në treg dhe plotësimit të këtyre kërkesave me produktet që kompania ka në

zotërim.Marketingu bën të mundur lidhjen e tregut me kompaninë.Në sigurime,

marketingu synon realizimin e kënaqësisë që i jep blerësve një shoqëri sigurimi

nëpërmjet produkteve të saj.Baza e marketingut lidhet me produktin dhe

teknikat e shitjes së tij.Themeli i marketingut në sigurime është krijimi i një

sistemi shpërndarës dhe tregtues të produkteve të sigurimit nëpërmjet forcave të

specializuara të shitjes ku peshën kryesore e kanë agjentët. Një sistem

marketingu i bazuar në agjentë është një sistem nëpërmjet të cilit siguruesi

krijon forcën e tij të shitjes duke rekrutuar dhe aftësuar agjentë të rinj.

Nënshkrimi i sigurimeve Nënshkrimi i sigurimeve është procesi që nis me ekzaminimin, përzgjedhjen e

një aplikanti për sigurim e më pas duke vijuar me klasifikimin e secilit sipas

shkallës së riskut që paraqet dhe me përcaktimin e primit. Personi, i cili merret

me këtë proces quhet nënshkrues dhe merr vendimin nëse do marri përsipër

rrezikun e një aplikanti duke shmangur në maksimum humbjen për shoqërinë.

Faktorët që ndikojnë në shitjen e produkteve të sigurimit Faktorët që ndikojnë në shitjen e produkteve të sigurimit janë:

Page 28: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

20

a) Imazhi i shoqërisë. Një individ zgjedh të sigurohet në atë kopmani, e cila ka

një imazh të suksësshëm. Për ne pavarësisht primit të ulët na intereson që

dhe në rast humbjeje të dëmshpërblehemi sa më shpejt që të rifitojmë

gjëndjen financiare që kishim para ndodhjes së ngjarjes.

b) Niveli i primeve. Ndikuar nga gjendja ekonomike joçdokush ka mundësi të

transferojë rrezikun te një sigurues duke blerë një produkt të caktuar. Primet

e paguara duhet të jenë të përballueshme gjë e cila përbën dhe një nga

kushtet që një rrezik të quhet i sigurueshëm. Një nivel i përballueshëm

primi është një faktor që ndikon në shitjen e një nurmi të lartë produktesh.

c) Edukata e individëve në lidhje me sigurimet. Jo çdokush është i informuar

në lidhje me benefitet që ka sigurimi i humbjes. Mosinformimi ndikon në

shitjen e produkteve duke ulur gjithashtu dhe nivelin e primeve të arkëtuara

nga kompania.

d) Besnikëria e klientëve. Gatishmëria e klientëve për të vazhduar përdorimin

e produkteve dhe shërbimeve të kompanisë, si dhe rekomandimi për

produktet ose shërbimet e saj për të tjerët, këto konsiderata janë çelësi për

qëndrueshmërinë e kompanisë së sigurimeve.Besnikëria e klientëve dhe

kënaqësia e klientëve nuk janë të njëjta. Një klient mund të jetë i kënaqur

me shërbimin apo produktin tuaj, por jo domosdoshmërisht mund të jetë

besnik, sepse ai / ajo mund të fitojë një cilësi të ngjashme të shërbimit nga

diku tjetër. Besnikëria e klientit është e fituar kur klientët janë

jashtëzakonisht të kënaqur dhe kur ata kanë një lidhje emocionale me një

shoqëri.

e) Vendi në të cilin është hapur dega e shoqërisë. Jo çdo degë e kompanisë

shet të njëjtat produkte në sasi të njëjta. P.sh një degë në Durrës shet më

shumë produkte sigurimi shtëpie se një degë në Fier, për shkak se në Durrës

janë përqëndruar më shumë shtëpi se në Fier.

Metodologjia

Punimi është realizuar duke përdorur këtë metodë:

Është analizuar fillimisht si ndikon marketingu në shitjen e produkteve të

sigurimit.

Është studiuar cilat janë teknikat e shitjes së produkteve të sigurimit.

Janë intervistuar agjentë shitje të dy kompanive: “Sigal sh.a” dhe “Insig

sh.a” në lidhje me metodat që përdorin për të realizuar shitjen e produkteve

të tyre të sigurimit

Është bërë krahasimi i këtyre dy kompanive.

Kemi dalë në konkluzione.

Kompania e sigurimeve INSIG Insig është krijuar më 1991 si institucioni i vetëm shtetëror që ushtron

veprimtarinë e sigurimeve dhe risigurimeve në Republikën e Shqipërisë.Më

Page 29: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

21

2016 INSIG sh.a.privatizohet dhe ndryshon pronësinë e aksioneve, të cilat

zotërohen në masën 100% nga Shoqëria e Sigurimeve “EUROSIG” sh.a. Insig

ofron këto produkte sigurimi:

Sigurime Motorike

Sigurimi i Pasurisë

Sigurimi i Shëndetit

Sigurimi i Përgjegjësisë

Sigurime Inxhinierike

Sigurimi i Mjeteve Monetare

Sigurime të Marinës

Sigurimi Ajror

Pasi realizuam intervistën me agjentë të shoqërisë Insig në një degë të saj

në Durrës, dolëm në përfundimin që teknikat me anë të të cilave kjo kompani

kryen shitjen e produkteve të saj janë:

a) Nëpërmjet agjentëve. Zyra, të cilën ne vizituam, përbëhej nga 2 agjente te

përgjithshëm. Këta agjentë kishin nën mbikëqyrje afro 4 agjentë specialë, të

cilët e zhvillonin misionin e tyre në terren duke u vendosur në pozicione të

favorshme në bazë të produktit që tregtojnë.

b) Marketingu. Agjentët përdorin një marketing efikas për të tërhequr klientelë

të re duke shpërndarë broshura për ndërgjegjesimin e publikut për

avantazhet që kanë nëse sigurohen te kompania që ata përfaqësojnë.

c) Nënshkrimi i policave të sigurimit që përmbajnë më shumë se një produkt

sigurimi. Agjenti, i cili ne intervistuam kishte nënshkruar një numër më të

madh kontratash sigurimi me më shumë se një produkt të blerë për bizneset.

P.sh. një biznes mund të blejë njëkohësisht produkt sigurimi përgjegjësie

dhe produkt sigurimi motorrik për makinat e biznesit.

d) Nëpërmjet ofrimit të produkteve falas bashkangjitur me produktin që i

siguruari blen. Insig në raste të caktuara ofron produkte falas bashkë më

produktin që klienti blen. Disa alternativa që mund të aplikohen në këtë rast

janë:

Nëse një individ siguron makinën në udhëtim përfiton sigurimin kasko

falas,

Nëse një klient blen produktin e sigurimit të makinës në udhëtim përfiton

sigurimin e shëndetit në udhëtim,

Nëse një individ blen produktin e sigurimit të pasurisë përfiton me ulje

siguracionin e makinës.

Nëse një biznes blen produktin e sigurimit të pasurisë, përfiton sigurimin e

një pjese të punonjësve.

Mënyrat se si kompania i kombinon produktet e sigurimit në formën e një

pakete janë në bazë të analizës që bëjnë agjentët për individët që duan të

Page 30: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

22

sigurohen është nëpërmjet telefonit. Agjenti ka akses të vazhdueshëm me

sistemin dhe është i informuar se kur një siguruesi po i mbaron afati i kontratës

së sigurimit. Në këtë rast agjenti telefonon të siguruarin dhe e pyet nëse do e

rilidhi kontratën. Sipas informacionit të siguruar nga intervista, rreth 99% e të

siguruarve pranojnë të vazhdojnë marrëdhëniet me Insig.

Kompania e sigurimeve “Sigal sh.a” SIGAL sh.a u themelua në 22 Shkurt 1999. Sigal është kompani, e cila i ofron të

dyja llojet e produketve të sigurimeve: produkte të sigurimit jetë dhe produkte të

sigurimit jojetë. Më specifikisht për këto dy grupime të mëdha, disa nga

produktet që ofrohen janë:

Sigurimi i jetës me kursim

Pension Privat

Sigurimi i shëndetit në udhëtim

Sigurimi nga aksidentet

Sigurimi i Shëndetit

Sigurimi i Shtëpise

Bazuar në intervistën që realizuam me agjentë të shoqërisë Sigal, kuptuam

që teknikat që përdor për shitjen e produkteve që ofron janë:

a) Shitje përmes agjentëve. Kjo lloj metode është e pranishme në të gjitha

shoqëritë e sigurimit. Sigurisht që është dhe një nga teknikat kryesore dhe

për Sigal. Zyra të cilën ne vizituam përbëhej nga 3 agjentë të përgjithshëm

të cilët kishin nën mbikëqyrje 5 agjentë specialë.

b) Shitje duke përdorur marketingun për të tërhequr vëmendjen e klientëve.

Kjo metodë realizohet përmes reklamave të vendosura vende në ndryshme.

Apo nëpërmjet reklamave në mediat audiovizive dhe ato sociale.

c) Ofrimit të produkteve speciale që nuk ofrohen nga kompani të tjera në

vend.Sigal përveç produkteve të sigurimeve motorrike, të jetës, të mjeteve

monetare etj., ofron dhe disa produkte ndryshe nga shoqëritë e tjera, të cilat

janë:

Sigurimi Best Doctors.Sigurimi ‘Best Doctors’ ofrohet vetëm nga SIGAL

UNIQA. Përmes këtij sigurimi mbulohen shpenzimet mjekësore në rast

diagnostikimi me një sëmundje kritike dhe trajtimi në spitalet më të mira

jashtë Shqipërisë.

Karta e shëndetit SIGAL+HYGEIA.Karta e sigurimit të shëndetit “Hygeia”,

është karta me çmim ekonomik, me të cilën mund të realizohen vizita

mjekësore në spitalin privat Hygeia.

Bashkëpunimi me kompani të mëdha në vend.

Page 31: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

23

Sigal bashkëpunon me disa kompani me qëllim ndërthurjen e produkteve të saj

me produktet e kompanisë tjetër për të krijuar larmishmëri zgjedhjesh për

klientët. Sigal bashëpunon me: Telekom. Sigal Uniqa në bashkëpunim me Telekom Albania bën të mundur

gjurmimin e automjeteve nëpërmjet GPS. Ky shërbim mundëson të shikohet

në çdo moment vendndodhja e automjetit.

Vodafone. Të gjithë klientët e Vodafone Albania që aktivizojnë shërbimin

Roaming përfitojnë sigurimin e shëndetit në udhëtim falas. Vodafone ka

filluar ta promovojë këtë produkt që ua ofron klientëve të saj nëpërmjet

Sigal Uniqa.

Institucionin financiar luteCredit. Klientët mund të paraqiten pranë zyrave

të Sigal Uniqa për të marre siguracionin që ju nevojitet, ndërsa pagesën

mund ta shlyejnë me këste pranë luteCredit. Kjo është një mënyrë fleksibël

që e bën më të lehtë për klientin.

Sigal ofron mundësinë e blerjes së këtyre produkteve online:

Sigurimet e makinës

Sigurimi i shtëpisë

Shëndet ne udhëtim

Nxënës dhe Studentë

Karta e shendetit sigal+hygeia

Kjo mënyrë blerjeje ofron fleksibilitet për klientët.Nëse ato nuk kanë

mundësi të paraqiten pranë një zyre, mund ta kryejnë blerjen online.Gjithashtu

Sigal ka krijuar një aplikacion ‘SIGALUNIQA’ nëpërmjet të cilit mund të blejnë

online këto produkte, por gjithashtu mund të verifikojnë policën e tyre, mund të

raportojnë dëmin.

Konkluzione dhe rekomandime Kompani të ndryshme ofrojnë produkte sigurimi në mënyra të ndryshme, por

objektivi i tyre kryesor është rritja dhe mbajtja e klientelës si dhe arkëtimi i sa

më shumë primeve.

Teknika e shitjes së produkteve të sigurimit më e përdorura është

nëpërmjet agjente të përgjithshëm dhe agjentëve special.

Produktet që kanë nevojë për marketing janë produktet vullnetare.

Në bazë të intervistave kuptuam që Sigal është më afër teknikave të

përmendura në teori.

Shoqëritë e sigurimeve janë bërë më të njohura në sytë e individëve falë

teknikave të ndryshme të marketingut që ata zhvillojnë.

Marketingu i produkteve luan një rol shumë të rëndësishëm në sasinë e

produkteve të shitura.

Kompania Insig e fokuson më shumë marketingun në produktet e sigurimit

të pasurisë, ndërsa kompania Sigal Uniqa e fokuson në produktet e sigurimit të

përgjegjësisë.

Page 32: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

24

Kompania Insig ka nënshkruar një numër më të madh policash sigurimi në

masë për individët, ndërsa kompania Sigal për bizneset.

Për të dyja kompanitë rreth 99% e klientëve ekzistues pranojnë të

vazhdojnë marrëdhëniet me shoqërinë duke nënshkruar sërish polica sigurimi

kur aktualja ju përfundon.

Në bazë të intervistave që realizuam kuptuam se kompanitë e sigurimit

duhet të zhvillojnë trajnime të vazhdueshme të agjentëve të tyre për tu azhornuar

me ndryshimet që karakterizojnë ato.

Referencat “Amvisimi i Rrezikut dhe Industria e Sigurimeve”, Ilir Hoti

AMF, https://amf.gov.al/

http://www.akafp.gov.al/wp-content/uploads/2014/09/13-Per-lenden-Sigurime-

kl-13-Sigurime-2017.doc

“SIGAL SHA”, http://sigal.com.al/

“INSIG SHA”, http://www.insig.com.al/

Të dhëna të siguruara nga intervistat me agjentë të kompanive “Sigal” dhe

“Insig”.

Page 33: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

25

SHQIPËRIA DREJT EKONOMISË JO-CASH

Andi Seidaj

e-mail: [email protected]

(Barchelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Desara Babasi

e-mail:[email protected]

(Barchelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Enkeleda Ulliri

e-mail:[email protected]

(Barchelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Bitila Shosha

Abstrakt

Paraja është mjeti i parë që na shkon në mendje sa herë që mendojme për blerje

të ndryshme, por me zhvillimin e teknologjisë me hapa shumë të mëdhenj,

atëherë edhe qasja tradicionale kundrejt parase cash do te ndryshojë. Shumë

shtete në botë po përjetojne sipërmarrje te mëdha për të shkuar drejt parasë

digitale si: Suedia apo Kina e cila po kërcënon seriozisht parimet dhe themelet e

pagesave nëpërmjet bankës.

Në rastin e Shqipërisë përparimi drejt ekonomisë jo-cash mbetet akoma i

moderuar. Lehtësia e transaksioneve dhe ulja e informalitetit janë ndër nxitësit

kryesorë për të shkuar drejt ekonomise jo-cash. Paraja digitale na kursen kohë,

ul rradhët e gjata, ul kostot për tarifat e shërbimit dhe për shpenzime te tjera na e

ben më komod. Gjithsesi duhet shumë punë për t’i mësuar njerëzit me realitetin

e ri, me të ardhmen.

Fjalë kyçe: para digitale, jo-cash, teknologji, banka, transaksion, pagesa.

Hyrje Paraja jo-CASH është një formë e re e këmbimit të parasë, e cila ka ardhur si

pasojë e zhvillimit të teknologjisë. Shqipëria duke qenë se është vend në zhvllim

nuk është në gjendje të krijojë një model te sajin ekonomik, prandaj merr shumë

nga shembujt që tashmë vende të tjera i kanë zhvilluar. I tillë është dhe rasti i

ekonomisë virtuale, apo jo cash. Në botë ka shumë raste të cilët kanë zhvilluar

biznesin bazuar në shitjet online, ku mund të përmendim Amazon (themeluesi i

të cilës është sot personi më i pasur në botë) apo AliExpress (në Kinë) të cilat

janëtë njohura botërisht dhe kanë krijuar një rrjet mjaft të sofistikuar shitjesh.

Page 34: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

26

Burimi: The Europian House-Amborsetti, me te dhëna nga Banka Qëndrore

Europiane, Banka Botërore dhe FMN Shqipëria ka një ndër normat më të larta në botë të përdorimit të parasë cash.

Një raport i publikuar së fundmi e rendit vendin tonë të dhjetin në botë për sa i

përket intensitetit të parasë, pra raportit që ka paraja me Prodhimin e Brendshëm

Bruto të një vendi.

Në Shqipëri, ky raport fiksohet në 16.2%, ç`ka do thotë se kaq para

qarkullojnë cash në vend në krahasim me Prodhimin e Brendshëm Bruto të të

gjithë ekonomisë shqiptare. Siç duket qartë nga grafiku, kjo normë është ndër

më të lartat në botë, dhe ndër vendet me ekonomi të zhvilluara vetëm Japonia

bën përjashtim, pasi të gjitha vendet e tjera janë ekonomi në zhvillim.

Pra, Shqipëria rezulton të jetë ekonomia me performancë më të dobët në

këtë drejtim pas Ukrainës dhe Moldavisë. Sa më i lartë të jetë ky raport, aq më i

madh është përdorimi i parasë cash në atë ekonomi.

Qëllimi i punimit Ky punim ka si qëllim të studiojë prirjet që ka shoqëria shqiptare në

implementimin dhe përdorimin e inovacioneve që po sjell teknologjia ne lidhje

me paratë. Për të arritur në përfundimin se sa ka depërtuar teknologjia në sferën

e ekonomisë jo-cash në Shqipëri, do të ngremë një kërkim me pyetje rreth temës

dhe do të analizojmë pyetsorët e plotësuar. Në përfundim të kërkimit do të

arrijmë në konkluzionin lidhur me prirjen që ka vendi ynë kundrejtë kësaj

ekonomie.

Shqyrtimi i literaturës Kjo risi ju ka mundësuar bizneseve të operojnë me tregje virtuale pa qenë nevoja

për të kryer një këmbim fizik, duke ju krijuar mundësinë bizneseve ekzistuese të

zgjerojnë rrjetin e shitjeve. Në të njëjtën kohë ju krijon lehtësira ideve të reja që

të testojnë dhe të arrijnë tregun dhe produktin e synuar. Ana pozitive e

transaksioneve online është se ul kostot operative dhe shmang taksat e ndryshme

që mund t’i aplikohen një biznesi të zakonshëm, gjithashtu ju kursen kohë

Page 35: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

27

fizike, e cila dita ditës sa vjen dhe ju kufizohet, si dhe para nga xhepat e

konsumatorëve.

Qeveritë dhe tatim paguesit mund të shmangin kostot për prodhimin e

monedhave dhe kartmonedhave, e në të njëjtën kohë, lehtëson mbledhjen e

detyrimeve tatimore dh etaksave, nëse individët dhe bizneset nuk mund të

shmangin raportimin e të ardhurave në cash, duke kontribuar kështu në një

ekonomimë të formalizuar. Nga ana tjetër, disa kosto do të duhet të paguhen me

këtë rast janë: vjedhjet e të dhënave dhe identitetit, krimi kibernetik dhe pastrimi

i parave.

Metodologjia

Në realizimin e këtij punimi kemi përdorur qasje përshkruese bazuar në

rezultatet e arritura nëpërmjet të dhënave primare dhe qasje analizuase mbi të

dhënat sekondare. Jemi bazuar në të dhëna të marra kryesisht në rrugë zyrtare,

për të parë nivelin e përdorimit të parasë cash dhe jo-cash në Shqipëri dhe kemi

analizuar të dhënat e arritura në përmjet pyetësorit të shpërndarë.

Pyetësori i përdorur për këtë studimin përbëhet gjithsej nga 15 pyetje të

grupuara në 3seksione:

Seksioni 1- përmban pyetje me informacion të përgjithshëm të individëve;

Seksioni 2- përmban pyetje mbi përdorimin e parasë jo-cash;

Seksioni 3- përmban pyetje për perceptimin mbi paranë jo-cash;

Pyetësori është formuluar për të marrë informacion se si i shohin individët

pagesat jo-cash dhe cilat jane pritshmëritë për të ardhmen.

Janë anketuar 100 individë kryesisht të grupmoshave të deri në 50 vjec të cilët

janë më të azhornuar me përmbajtjen e studimit.

Rezultate të studimit

Seksion 1- Informacione të përgjithshme Sipas analizës së kryer nga autorët e këtij punimi:

Page 36: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

28

Seksioni 2- Përdorimi i parasë Jo-Cash

Seksioni 3-Perceptimi mbi paranë Jo-Cash

Page 37: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

29

Burimi: Përpunim i autorëve

Konkluzionet Pas analizimit të të dhënave që kemi marrë nga pyetësorët e bërë, arrijmë të

kuptojmë që një pjesë e vogël nuk kanë informacion për paranë jo-cash, madje

ka edhe disa individë të cilët nuk zotërojnë një llogari bankare, por kanë

informacion të përgjthshëm. Kjo vjen si rezultat i arsimit apo profesionit që ato

kanë.

Edhe pse individët janë të informuar rreth kësaj forme të parasë

elektronike, një pjesë e konsiderueshme e tyre nuk kanë kryer ndonjë

transaksion të tillë. Gjithashtu ato që kanë zhvilluar një transaksion të tillë më së

shumti kanë kryer blerje onlin e ndërsa pjesën më të vogël e zënë shitjet online.

Këto rezultate janë tregues se zhvillimi drejt ekonomisë jo-cash mbetet akoma i

moderuar, pra është akoma në hapat e parë të implementimit.

Vihet re se të gjithë konsumatorët të cilët kanë kyer një nga format e

shkëmbimit nëpërmjet rrjetit janë të gjithë të kënaqur. Ky perceptim pozitiv do

të shtyjë shumë persona të tjerë të provojnë dhe cdo ditë dhe më shumë do të

shtohet numri i personave përdorues, kjo është e sigurtë.

Në përgjigjet e personave të cilët nuk kanë provuar të kryejnë një

transaksion online shohim se një pjesë prej tyre kanë llogari bankare të cilën e

përdorin për të tërhequr paratë e pagave. Kjo shpjegon faktin se Shqipëria është

në hapat e parë të formalizimit të ekonomisë.

Faktori kryesor që shumica e të anketuarve nuk kanë kryer një transaksion

online është pasiguria. Kjo mund të ketë ardhur si rezultat i informacionit të

pakët mbi mënyrën e funksionimit të rrjetit online.

Pyetjes mbi pritshmëritë për të ardhmen, se a do të kryejnë një transaksion

jo-cash, individët i janë përgjigjur më së shumti pozitivisht, pra është thjeshtë

një çështje kohe që zhvillimi i teknolgjisë të gjejë hapsirë dhe veprime dhe në

Shqipëri.

Rekomandime Ndërmarrja e fushatave sensibilizuese për individët, për të informuar mbi

lehtësirat që ju ofrojnë transaksionet jo-cash.

Page 38: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

30

Bizneset ekzistuese ose startup-et mund të përdorin format e transaksioneve

online për të shtuar shitjet apo si një formë më e mirë e marketingut, e cila mund

të preki një numër më të madh konsumatorësh.

Hartimi i politikave kombëtare të detajuara për përdorim të gjërë të parave

jo-cash. Kjo do të sillte formalizimin në nivel të lartë të ekonomisë dhe do të

ulte nivelin e qarkullimit të parave ilegale.

Referenca https://aab.al/wp-content/uploads/2018/07/Bankieri-28-Shqip-vizionim.pdf

https://www.bankofalbania.org/

Shtojca

Pyetësor Seksion 1-Informues

Gjinia

Femër

Mashkull

Mosha

Deri 20

21-30

31-50

mbi 50

Profesioni juaj (_____________)

A keni një llogari bankare?

Po

Jo

A keni informacion të përgjithshëm

për paranë jo cash?

Po

Jo

A keni kryer ndonjëherë

transaksion duke përdorur para

elektronike?

Po

Jo

Pyetësor Seksioni 2- Përdorimi i

parasë jo-cash

Cfarë lloj transaksioni keni

përdorur?

Pagesa online

Blerje online

Shitje online

Transferim parash

Tjetër___________

Sa të kënaqur jeni nga këto

transaksione?

Shumë

Disi

Mjaftueshëm

Pak

Aspak

Mendoni se kjo mënyrë ju krijon

lehtësi në përditshmërinë tuaj?

Po

Jo

A kryeni rregullisht transaksione

online?

Po

Jo

Page 39: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

31

A ju mundësojnë bizneset kryerjen

e këtyre transaksioneve?

Të gjithë

Disa

Pak

Pyetësor Seksioni 3–Perceptimi

mbi para në jo-cash

A keni tentuar ndonjëherë të kryeni

transaksione online?

Po

Jo

Llogarinë tuaj bankare e përdorni

thjeshtë për të tërhequr paratë?

Po

Jo

Cfarë ju shtyn më shumë të mos

kryeni një transaksion online?

Pasiguria

Besimi

Mashtrimet

Ndikimi nga të tjerë

Tjetër___________

A mendoni se do të kryeni një

transaksion online në të ardhmen?

Po

Jo

Page 40: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

32

TATIMI MBI VLERËN E SHTUAR PËR BIZNESET E

VOGLA, IMPAKTI I TIJ TE BIZNESET E VOGLA DHE

KONSUMATORËT.

Emiljan Lleshi

[email protected]

(Bachelor Menaxhim Hotel-Restorant, Fakulteti i biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Juliana Imeraj

Abstrakt

Në Shqipëri ka pasur ndryshime të mëdha që nga vitet ‘90 sidomos në politikat

fiskale, ku ka pasur një debat të madh për sa i përket nivelit të pragut për

bizneset që të regjistrohen në skemën e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (T.V.SH.-

së). Një nga vendimet e fundit të qeverisë përcakton se nuk do të ketë asnjë

biznes që regjistron mbi 2 milion lekë xhiro vjetore pa T.V.SH, e cila tregon se

çdo biznes që regjistron mbi 2 milion lekë xhiro vjetore në vit do regjistrohet

automatikisht në skemën e T.V.SH-së. Po si ndikon kjo tek bizneset të

konsideruara më parë biznes i vogël që tani nuk bëhet më dallim nga biznesi i

madh? Ky ndryshim shpjegohet me arsyen për të ulur informalitetin dhe për të

kontrolluar biznesin e madh është e domosdoshme Si ndikon kjo taksë në

Indeksin e çmimeve të konsumatorit (IÇK) duke marrë parasysh ndryshimet që

ka pasur në IÇK para dhe pas përfshirjes së biznesit të vogël në skemën e

T.V.SH-së?

Si ndikon kjo politikë fiskale në ekonomi dhe punësim? Motivimi për të

realizuar këtë punim vjen për arsye se kjo përbën një ndër politikat fiskale më

komplekse dhe me ndikim më të madh në ekonomi në luftën kundër papunësisë,

në rritjen ekonomike të vendit gjithashtu dhe në qarkullimin e parasë dhe

kapitalit.

Fjalet kyçe: biznesi i vogël, tatimi mbi vlerën e shtuar (T.V.SH-ja), politikat

fiskale, indeksi i çmimeve të konsumatorit (IÇK), biznesi i madh.

Hyrje Është e qartë nga eksperienca botërore dhe brenda vendit që shtimi i taksave për

biznesin nuk sjell rënie të informalitetit, por sjell rritje të tij. Fakti që çdo biznes

që regjistron mbi 2 milion lekë xhiro vjetore në vit do regjistrohet automatikisht

në skemën e T.V.SH-së, duke shërbyer si një taksë të re për biznesin e vogël jo

vetëm që nuk ka nxitur sipërmarrja por ka sjellë një konfuzion në botën e

biznesit sidomos tek kategoria e biznesit të vogël. Është e rëndësishme të merret

Page 41: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

33

në konsideratë edhe efekti psikologjik, i cili është një faktor i rëndësishëm në

sipërmarrje. Këtu nuk preket vetëm biznesi i vogël por faturën financiare

përfundimtare e paguan konsumatori. Ky studim është ndërmarrë për arsye se në

një vend të vogël si Shqipëria me të ardhura të ulta për frymë, më të ulëtin në

rajon i shtohet dhe një taksë tjetër tek biznesi i vogël që do rëndojë

konsumatorët finalë.

Rëndësia e studimit Aplikimi i T.V.SH-se ndaj biznesit të vogël me xhiro vjetore mbi 2 milion lekë

shihet si një masë ndëshkuese nga ana e qeverisë, për arsye se shumë nga

pronarët e bizneseve jo vetëm që nuk kanë informacion për këtë tatim të ri dhe

për deklarimin e saj po gjithashtu do ndikonte drejtpërdrejtë në të ardhurat e tyre

dhe në kostot e biznesit. Duke marrë shkas se pjesa më e madhe janë të

vetëpunësuar dhe biznesi është i vetmi burim të ardhurash, dhe rolin e biznesit

të vogël si një burim i fuqishëm kundër papunësisë kjo skemë e re do sjellë

vështirësi në kryerjen e aktivitetit tregtar të tyre dhe do sillte një efekt domino në

të gjithë ekonominë e vendit.

Qëllimi i studimit Qëllimi i këtij punimi është që të tregojë se si ka ndikuar ky tatim në aspektin

financiar te biznesi i vogël si dhe të tregojmë se si ka ndryshuar indeksi i

çmimeve të konsumatorit.

Shqyrtimi i literaturës Çfarë është T.V.SH-ja?

Sipas ligji nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e

Shqipërisë”:

Tatimi mbi vlerën e shtuar (TVSH) është një tatim i përgjithshëm, mbi

konsumin e mallrave dhe shërbimeve. TVSH-ja zbatohet si një tatim në

përqindje, mbi çmimin e mallrave dhe shërbimeve dhe bëhet i pagueshëm, pasi

më parë zbritet TVSH që rëndon drejtpërdrejt, elementet e kostos së mallrave

dhe të shërbimeve.

Tatimit mbi vlerën e shtuar i nënshtrohen:

Të gjitha furnizimet e mallrave dhe shërbimeve, të kryera kundrejt

pagesës, brenda territorit të Shqiperisë, nga një person i tatueshëm.

Të gjitha importet e mallrave në territorin e Shqiperisë.

Personat e tatueshëm

Person i tatueshëm konsiderohet çdo person i cili në mënyrë të pavarur kryen

veprimtari ekonomike, cilido qoftë vendi ose rezultati i kësaj kompanie.

Veprimtari ekonomike është çdo veprimtari e kryer nga

prodhuesit

tregtarët

personat që furnizojnë mallra ose shërbime

Page 42: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

34

veprimtaritë nxjerrëse

veprimtaritë bujqësore

aktivitete profesionale

që është rezident ne Shqipëri, që qarkullimi vjetor i veprimtarisë ekonomike

është mbi vlerën 2,000,000 lekë që është kufiri minimal të regjistrimit për

T.V.SH.-në.

Person i tatueshëm nuk konsiderohet:

Organizata jofitimprurëse për pagesa të përfituara nga kuotizacionet,

fonde, grante, donacione të përfituara për qëllime të veprimtarisë

jofitimprurëse të organizatës;

Punëmarrësi që është i lidhur me një punëdhënës me anë të një kontrate

punësimi;

Organet e pushtetit qëndror dhe vendor, organe të tjera të së drejtës

publike, për veprimtari të ushtrimit të funksionit të tyre si autoritete

publike.

Vlera e tatueshme

Vlera e tatueshme përfshin gjithçka që përbën vlerën korresponduese që

furnizuesi i mallit ose shërbimit merr ose do të marrë nga blerësi, klienti apo një

i tretë, në këmbim të furnizimit, përfshirë edhe subvencionet e lidhura

drejtpërdrejt me çmimin e këtyre furnizimeve, përveç TVSH-së.

Shpenzimet dytësore, të tilla si shpenzimet komisionere, të ambalazhimit, të

transportit dhe të sigurimit.

Shkalla tatimore

Shkalla standarde e tatimit mbi vlerën e shtuar për furnizimet e mallrave dhe

shërbimeve, e cila aplikohet si një përqindje e vlerës së tatueshme, është 20 për

qind.

Përjashtimet, furnizimet

Disa lloje furnizime të mallrave dhe të shërbimeve, për qëllime të interesit të

përgjithshëm, apo përcaktimit të veçantë në ligj, megjithëse janë të përfshira në

fushën e zbatimit të tvsh-së, janë të përjashtuara nga zbatimi i taksimit me tvsh.

Për më tepër refrence ligjit nr.92/2014 për tvsh- në nenet 51 -56.

E drejta e zbritjes së TVSH-së

Bazuar në nenin 68 “Lindja e së drejtës së zbritjes së T.V.SH-së. Parim i

Përgjithshëm”, e drejta e zbritjes lind kur: TVSH-ja e zbritshme bëhet e

kërkueshme për personin e tatueshëm në bazë të parashikimeve të nenit 32.

TVSH-ja e zbritshme është pikërisht:

a) TVSH-ja që shkruhet në faturën e lëshuar nga furnizuesi.

b) TVSH-ja e paguar në import.

Rimbursimi

Personi i tatueshëm kërkon rimbursim të tepricës së kreditimit tatimor të TVSH-

se nëse:

Page 43: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

35

- personi i tatueshëm ka mbartur tepricën e TVSH-së së zbritshme për 3

muaj radhazi;

- TVSH-ja e kërkuar për t’u rimbursuar është mbi 400 000 lekë.

Referuar nenit 77 të Ligjit Nr. 92/2014, datë 24.07.2014 ”Për Tatimin mbi

Vlerën e Shtuar”

Kur bëhet rimbursimi?

Eksportuesit kanë të drejtë të kërkojnë rimbursim kur teprica e tyre tejkalon

shumën 400 000 lekë, pra pa qenë i kërkueshëm kushti i parë. Brenda 30 ditëve

nga data e paraqitjes së kërkesës së personit të tatueshëm eksportues,

administrata tatimore kryen procedurën e rimbursimit. Brenda 60 ditëve nga

data e paraqitjes së kërkesës së personit të tatueshëm, jo eksportues, administrata

tatimore kryen procedurën e rimbursimit.

Metodologjia Për të realizuar këtë punim janë përdorur metodat sasiore ku me të dhënat

primare të dala nga pyetsori që u është drejtuar studentëve se si ndikon në

iniciativën tuaj për të hapur biznes përfshirja e biznesit të vogël në skemën e

T.V.SH-së si dhe me të dhënat sekondare nga faqet e web-it të autoriteteve

përgjegjëse dhe nga literaturat e ndryshme do marrim informacion se si ka

ndikuar kjo politikë fiskale e ndërmarrë nga qeveria në ekonominë familjare dhe

në aktivitetin e biznesit të vogël si dhe si ka ndikuar në indeksin e çmimeve të

konsumatorit.

Aplikimi i TVSH-së për biznesin e vogël, bizneset po mbyllen Nga aplikimi i Tvsh-së që është bërë për bizneset që regjistrojnë xhiro mbi 2

milion lekë në vit numri i bizneseve që ka bërë çregjistrimin në QKB ka qënë

më i lartë se numri i bizneseve që janë regjistruar.

Grafiku:1

Burimi: QKB (Qendra Kombëtare e Biznesit)

01-02.2018 01-02.2019

Çregjistruar 604 1389

Regjistruar 659 854

Page 44: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

36

Përkatësisht krahasuar me një vit më parë të dhënat nga QKB tregojnë se numri i

i bizneseve të çregjistruar është dyfishuar krahasuar me të njëjtën periudhë të një

viti më parë të muajt të parë të vitit. Përkatësisht në këtë periudhë janë

çregjistruar 1389 biznese. Ky fluksi i lartë vjen një muaj përpara aplikimit të

TVSH-së. Gjithashtu në këtë periudhë janë regjistruar 854 biznese, krahasuar

me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i bizneseve te regjistruara është

rritur, ndërsa numri i bizneseve të çregjistruar është dyfishuar. Domethënë, çdo

ditë 30 biznese kanë mbyllur aktivitetin në këto dy muaj.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit (IÇK) Indeksi i çmimeve të konsumit, shkurt IÇK, mat ndryshimin në kohë në çmimet

e mallrave dhe shërbimeve të blera, të përdorura ose të paguara nga familjet.

IÇK ka për qëllim të mbulojë tërësinë e mallrave dhe shërbimeve të konsumuara

brenda territorit të një vendi nga popullsia e vendit. Për ta bërë këtë, është

zgjedhur një grup përfaqësues; e ashtuquajtura 'shporta e konsumit'.

Mallrat dhe shërbimet e konsumit që përfshihen në IÇK janë: ushqim dhe pije,

produkte për higjienën personale, gazeta dhe revista, shpenzimet për banim, ujë,

energji elektrike, gazi dhe lëndë djegëse të tjera, shëndetësi, transport,

komunikim, arsim, restorante dhe hotele.

Shumë prej këtyre mallrave dhe shërbimeve blihen shpesh apo konsumohen në

baza ditore.

Tabela paraqet ndryshimet në indeksin e çmimeve të konsumatorit për 3-mujorin

e parë të vitit 2019 duke krahasuar me 3 mujorin e parë të vitit të kaluar 2018.

Krahasohet ndryshimi në çmime nga janari 2018 në janar 2019. Nga shkurti

2018 në shkurt 2019 dhe nga marsi 2018 në marsin e 2019 për tre kategori të

IÇK-së, ushqime dhe pije joalkolike, duhan dhe pije alkolike dhe veshje dhe

këpucë. Ushqimet nga janari 2019 kanë pësuar rritje të çmimeve nga 3.1 në 4.6,

ndërsa në shkurt kategoria ushqime dhe pije joalkoolike kanë pësuar ulje nga 2.0

në shkurt 2018 ne 1.4 në shkurt 2019 , ndërsa në muajn mars kanë të njëjtin

trend ku në mars kanë pësuar rënie nga 0.9 në mars 2018 në -0.8 në mars 2019.

Ndërsa për kategorinë duhan dhe pije alkoolike në janar nuk kanë pësuar

ndryshime në çmime ku kanë mbetur konstante me 0.3 ndërsa në shkurt kanë

pësuar rënie nga 0.1 në shkurt 2018 në -0.1 në shkurt 2019. Dhe muaji i tretë

paraqet një ulje të çmimeve nga 0.6 në mars 2018 në -0.1 në mars 2019. Në

kategorinë veshje dhe këpucë në muajin e parë janar kemi një rritje nga -0.5 në

janar të 2018 në 0.2, gjithashtu dhe në muajin e dytë kemi një rritje ku nga -0.6

në shkurt të vitit 2018 në -0.1 në shkurt 2019 dhe në mars rritje nga -0.9 në mars

të 2018 -0.6 në mars 2019. Mesatarja e ndryshimit të çmimeve të konsumatori

për muajn e parë nga 0.96667 në 2018 u rrit në 1.7 në 2019 për të treja

kategoritë e produkteve. Në muajn e dytë të vitit nga 0.5 në 2018 ra në 0.4 në

2019 ndërsa në muajn e tretë në mars nga 0.2 në 2018 ra në -0.5 për të treja

kategoritë e produkteve që kemi marrë në analizë.

Page 45: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

37

Grafiku:2

Burimi: INSTAT ( Insituti i Statistikave)

Burimi: INSTAT ( Insituti I Statistikave)

Vendet e EU dhe rajonit Pragu i nënshtrimit të T.V.SH-së në vendet e rajonit dhe EU për bizneset si dhe

norma e tatimit.

Pragu i nënshtrimit nëT.V.SH. në Shqipëri ështe me i ulti krahasuar me rajonin

ku me pragun që ka vendosur Shqipëria po ta shkëmbejmë në euro do të ishte

15, 500 euro që do të thotë më e ulta në rajon dhe EU. Me këtë prag të vetmet që

i afrohen është Gjermania dhe Mali i Zi. Ndërsa me normë tatimore te njëjtën

me Shqipërinë e ka Serbia, Bullgaria dhe Mbretëria e Bashkuar ku pragu për

përfshirjen në T.V.SH. në këto vende është shumë më i lartë.

Vendet e rajonit dhe

EU

Pragu për tatim

VAT euro

Norma e tatimit

standart (%)

Koracia 30, 600 25

Bosnje 25, 600 17

Serbi 67, 100 20

Maqedoni 16, 200 18

Mali i zi 18, 000 17

Bullgari 25, 600 20

Gereqi 10, 000 24

Itali 25, 000-50, 000 22

Gjermani 17, 500 19

Slloveni 50, 000 22

Mbreteri e Bashkuar 96, 600 20

Burimi: http://www.ibfd.org

1.18 1.19 2.18 2.19 3.18 3.19

USHQIME DHE PIJE JOALKOLIKE 3.1 4.6 2 1.4 0.9 -0.8

DUHAN DHE PIJE ALKOLIKE 0.3 0.3 0.1 -0.1 0.6 -0.1

VESHJE DHE KEPUCE -0.5 0.2 -0.6 -0.1 -0.9 -0.6

AVERAGE 0.966667 1.7 0.5 0.4 0.2 -0.5

Page 46: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

38

Ndërsa Greqia e ka pragun për përfshirjen në T.V.SH. e ka më të ulët dhe normë

tatimore 24 % duke marrë parasysh se Greqia ka qënë në një krizë të thellë

ekonomike.

Analiza dhe rezultate të Pyetsorit Pyetsori është plotësuar në mënyrë rastësore nga individë të ndryshëm online.

Numri i individëve që e plotësuan pyetësorin është 43, të cilët ju përgjigjën 6

pyetjve, ku prej të cilave do të arrijmë të analizojmë ndikimin e këtij ndryshimi

të pësuar.

Nga të dhënat e pyetsorit rezultojnë se individët që e kanë plotësuar janë 18

femra (42%) dhe 25 meshkuj (58%).

Grafiku:4

Pyetjes se në çfarë fakulteti studioni i janë përgjigjur: 43 studentë ku në

Fakultetin e biznesit studionin 32 prej tyre, 6 studentë studionin në Fakultetin e

shkencave politike juridike, 3 studentë në Fakultetin e Studimeve Profesionale, 1

në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit dhe 1 në Fakultetin e Edukimit.

Grafiku:5

Pyetjes ku synoni të punoni pasi të përfundoni studimet i janë përgjigjur 43 veta

ku 15 prej tyre synojnë të punojnë në shtet, 19 studentë pretendojnë të punojnë

në biznese private ndërsa vetëm 9 studentë janë shprehur se do hapin një biznes.

Page 47: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

39

Grafiku:6

Pyetjes si do ndikojë në vendimmarrjen tuaj për të hapur biznes fakti që paketa

fiskale ndryshohet sa herë ndryshohen qeveritë i janë përgjigjur 34 studentë ku 9

veta shprehen se do ndikojë jashtëzakonisht shumë, 11 veta shprehen se do të

ndikonte shumë, 6 studentë janë përgjigjur mjaftueshëm, 5 studentë përgjigjen

do ndikonte pak ndërsa 3 veta janë përgjigjur aspak.

Grafiku:7

Pyetjes si do ndikojë ulja e pragut të xhiros vjetore në 2 milion lekë për tu

përfshirë në skemën e T.V.SH-së në vendimarrjen tuaj për të hapur biznes i janë

përgjigjur 40 veta. Ku me jashtëzakonisht shumë janë përgjigjur 3 veta, 11 veta

janë përgjigjur se do të ndikonte shumë, 14 veta janë përgjigjur se do ndikonte

mjaftushëm,10 veta janë përgjigjur se do ndikonte pak ndërsa 2 veta janë

përgjigjur se nuk do ndikonte aspak.

Grafiku:8

Page 48: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

40

Pyetjes se a mendoni se do ulet fuqia blerëse për shkak të përfshirjes të biznesit

të vogël në skemën e T.V.SH-së janë përgjigjur 42 studentë ku 23 prej tyre janë

shprehur se do ndikonte dhe 14 studentë janë shprehur se nuk do ndikonte

ndërsa 5 studentë shprehen se nuk e dinë.

Grafiku:9

Pyetjes nëse përfshirja e biznesit të vogël në skemën e T.V.SH-së do ulë

informalitetin i janë përgjigjur 42 studentë ku 16 studentë janë përgjigjur se po

do ndikonte dhe 14 studentë janë përgjigjur se jo nuk do ndikonte, ndërsa 12

student janë përgjigjur me nuk e di.

Grafiku:10

Konkluzione Në përfundim të këtij punimi dolëm në konkluzionin që në Shqipëri me një

ekonomi të dobët dhe me një standard të ulët jetese, marrja e vendimit nga

qeveria për të ulur pragun e xhiros vjetore ishte e gabuar, ku me anë të këtij

vendimi ka shtuar frikën tek biznesi i vogël. Që në 3 mujorin e parë që u vendos

në zbatim kjo politikë janë dyfishuar çregjistrimet në QKB krahasuar me të

njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa regjistrimet kanë pasur një rritje të

lehtë.

Gjithashtu nga anketimi që u është bërë studentëve kanë dalë në konkluzionin se

ulja e pragut të xhiros vjetore për tu përfshirë në skemën e T.V.SH-së për

biznesin do ndikonte shumë në vendimmarrjen e tyre për të hapur biznes, po në

pyetjen se a ulet fuqia blerëse nga ky tatim janë shprehur nga shumica prej tyre

se po do e ulte fuqinë blerëse.

Në këtë punim kam dalë në konkluzionin se me uljen e pragut të xhiros vjetore

për bizneset që regjistrojnë xhiro vjetore mbi 2 milion lekë në vit ishte një

gabim dhe se ka disa efekte në biznes.

Page 49: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

41

Nga rritja e frikës nga bizesmenët për të minimizuar humbjet, ata mbyllin

biznesin e tyre.

Mungesa e iniciativës nga të rinjtë për të hapur biznes për shkak të taksave të

shumta dhe shtimit të një tatimi të panjohur për ta.

Nga ky punim dolëm në konkluzionin se:

Përfshirja biznesit të vogël në skemen e T.V.SH-së ka patur impakt negativ në

marrjen e iniciativës për të hapur biznes të ri dhe për tu vetëpunesuar. Kjo u

tregua nga përgjigjet e marra, ku pyetjes si do ndikojë ulja e pragut të xhiros

vjetore në 2 milion lekë për tu përfshirë në skemën e t.v.sh-së në vendimarrjen

tuaj për të hapur biznes i janë përgjigjur 40 veta. Ku me jashtëzakonisht shumë

janë përgjigjur 3 veta, 11 veta janë përgjigjur se do të ndikonte shumë, 14 veta

janë përgjigjur se do ndikonte mjaftushëm, 10 veta janë përgjigjur se do

ndikonte pak ndërsa 2 veta janë përgjigjur se nuk do ndikonte aspak.

Përfshirja e biznesit të vogël në skemën e T.V.SH-së nuk çon në rritjen e IÇK-së

duke marrë në konsiderate të dhënat e marra nga INSTAT dhe që janë paraqitur

në tabelen 3 tregon që vetem në janar të vitit 2019 kemi pasur një rritje në

mesataren ku nga 0.96667 në 2018 u rrit në 1.7 në 2019 për të treja kategoritë e

produkteve. Në muajn e dytë të vitit nga 0.5 në 2018 ra në 0.4 në 2019 ndërsa në

muajn e tretë në mars nga 0.2 në 2018 ra në -0.5 për të treja kategoritë e

produkteve që kemi marrë në analizë.

Shtimi i taksave dhe falja e tyre më vonë nuk çon asgjëkundi, thjeshtë shton

ankthin nga biznesmenët se kush përfshihet në këtë falje fiskale si dhe shtimi i

taksave për biznesin e vogël në veçanti nuk shton të ardhurat në buxhetin e

shtetit, thjeshtë do kemi një hendek të madh midis biznesit të vogël dhe biznesit

të madh.

Referencat http://www.instat.gov.al/

https://www.rtsh.al/lajme/tvsh-ja-po-mbyll-bizneset/

http:/www.panorama.com.al//

https://www.tatime.gov.al/ligji nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në

Republikën e Shqipërisë”

http://www.qkr.gov.al/

http://www.ibfd.org/

Page 50: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

42

INFORMACIONI KONTABËL DHE ROLI I TIJ NË BIZNES

Armanda Xhani

[email protected]

(Master, Fakulteti i Edukimit, UAMD

Abstrakt

Zhvillimi i sektorit bujqësor, organizimi sistematik i prodhimit në kuadrin e

fermës bujqësore, ku kërkohet matja e shkallës së suksesit të organizimit të

prodhimit, duhet të shoqërohet nga evidencë kontabile. Nevoja e egzistencës së

njëkohshme të prodhimit bujqësor dhe evidencës kontabile të saj bëhet me

impenjative sot kur bujqësia, si fushe e veprimtarisë ekonomike është me

komplekse, ndërsa të angazhuarit në të disponojnë një nivel të lartë edukative

dhe shkalle profesionale të lartë.

Zbatimi i kontabilitetit në fermat bujqesore imponohet për efekt të

karakterit të rritur komercial të tyre, i cili nxjerr në pah matjen nëçdo moment të

efektivitetit të tyre dhe eficencës së kapitalit që rritet vazhdimisht në forma të

ndryshme. Gjithashtu dhe zgjerimi i një dege të prodhimit bujqësor dhe paraqitja

e hapësirave dhe mundësive të konkurencës janë të mundura kur arrihet fuqia në

masë të gjërë të kontabilitetit në bujqësi.

Aplikimi sistematik i kontabilitetit, të paktën për një numër të caktuar fermash

bujqësore përbën një detyrim kontraktual tani me përfshirjen e plotë të vendit

tonë në Komunitetin Ekonomik Europian. Ky detyrim justifikohet me faktin që

mbajtja e efektivitetit të bujqësise në vendet antare të K.E –es dhe për rrjedhojë

praktikat bujqësore të Komunitetit mbështeten në mbajtjen sistematike të

llogaritjeve bujqësore.

Fjalë kyçe: pasqyra financiare, informacion kontabël, biznes, bujqësia, prodhim

bujqësor

Hyrje Zhvillimi i sektorit bujqësor, organizimi sistematik i prodhimit në kuadrin e

fermës bujqësore, ku kërkohet matja e shkallës së suksesit të organizimit të

prodhimit, duhet të shoqërohet nga evidencë kontabile.

Nevoja e egzistencës së njëkohshme të prodhimit bujqësor dhe evidencës

kontabile të saj bëhet me impenjative sot kur bujqësia, si fushe e veprimtarisë

ekonomike është me komplekse, ndërsa të angazhuarit në të disponojnë një nivel

të lartë edukative dhe shkalle profesionale të lartë.

Zbatimi i kontabilitetit në fermat bujqesore imponohet për efekt të

karakterit të rritur komercial të tyre, i cili nxjerr në pah matjen nëçdo moment të

efektivitetit të tyre dhe eficencës së kapitalit që rritet vazhdimisht në forma të

ndryshme.

Page 51: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

43

Gjithashtu dhe zgjerimi i një dege të prodhimit bujqësor dhe paraqitja e

hapësirave dhe mundësive të konkurencës janë të mundura kur arrihet fuqia në

masë të gjërë të kontabilitetit në bujqësi.

Aplikimi sistematik i kontabilitetit, të paktën për një numër të caktuar

fermash bujqësore përbën një detyrim kontraktual tani me përfshirjen e plotë të

vendit tonë në Komunitetin Ekonomik Europian. Ky detyrim justifikohet me

faktin që mbajtja e efektivitetit të bujqësise në vendet antare të K.E –es dhe për

rrjedhojë praktikat bujqësore të Komunitetit mbështeten në mbajtjen sistematike

të llogaritjeve bujqësore.

Metodologjia Për realizimin e këtij studimi është përdorur një metodë ndërdisiplinore.

Fillimisht është përdorur një literaturë e gjerë në gjuhë të huaj dhe në shqip. Në

përputhje me objektivat e studimit materiali u sistemua dhe u përpunua me mjaft

të dhëna statistikore. Krahas tyre u shfrytëzuan edhe një numër studimesh të

kryera nga studiues të huaj dhe vendas.

Kontabiliteti në fermë

Biznesi Bujqësor dhe Kontabiliteti Çdo biznes që ka si objekt fitimin dhe ka pasuri ekonomike si:para, makineri,

ndërtesa, tokë, përdor informacionin kontabël. Ky informacion bazohet në të

dhënat më të besueshme që janë në dispozicion, lidhur me pasuritë dhe efektet e

përdorimit të tyre.

Për këtë arsye, kontabiliteti është quajtur “gjuha e biznesit”. Ai ndërtohet

mbi disa parime e procedura, kuptimi i të cilave përben bazën e aplikimit të

kontabilitetit në kontrollin financiar dhe marrjen e vendimeve.

Pa mohuar karakterin e tij teknik, kontabiliteti është shkenca që merret me

numërimin, përmbledhjen, regjistrimin dhe paraqitjen e informacionit kryesisht

financiar, për t’ia bërë të njohur të interesuarve dhe për të ndihmuar në rezultate

sa më të mira të njësive ekonomike dhe informacionin e tyre.

Kontabiliteti përbën mjetin, nëpërmjet të cilit përfitohet dhe lehtësohet:

Drejtimi i gjëndje financiare të njësive ekonomike për arritje me të mira.

Ndjekja sistematike e dukurive finaciare që të gjenden rrugë për zbulimin e

rezervave për një ecuri më të mirë.

Informacioni i të interesuarve (debitorë, organizmave financiare,

kreditorëve, shtetit, opinionit) për rezultatet e periudhës përkatëse dhe

ndikimin e tyre në përmirësimin e gjëndjes financiare.

Zbulimi i të dhënave informative për të përcaktuar saktë problemet që kanë

të bëjnë me investimet, zgjerimin e veprimtarisë, ristrukturimin e saj.

Pra, rëndësia e kontabilitetit bashkëkohor nuk qëndron vetëm në faktin se

ai plotëson mjetin e paraqitjes së të dhënave financiare, por edhe kushtet që ai

krjon për informacione të domosdoshme për rezultatet përfundimtare dhe

Page 52: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

44

ndihmëse që i jep shtetit të përdorimit me efektivitet të burimeve që disponon

dhe në zgjidhjen e problemeve që përballon në fushën financiare.

Kontabiliteti për fermerin i siguron atij të dhëna rreth nivelit të prodhimit

bujqësor e blegtoral, shumën e inputeve (farëra, plehra kimike, pesticide,

insekticide etj) të përdorura.

Në procesin e prodhimit, çmimet e blerjes së inputeve, koston dhe të

ardhurat e siguruara nga veprimtaria e fermerëve individual apo të shoqatave të

tyre.

Regjistrimet kontabile gjithashtu tregojnë për paratë e marra apo të

shpenzuara gjatë një periudhe (muaj, tremujor, apo vjetor). Këto të dhëna mund

të përdoren në planifikimin afatshkurtër apo afatgjatë për veprimtarinë e fermës.

Gjendja kontabile Për të bërë regjistrime kontabël përdoren formulare, apo pasqyra bazë të cilat

tregojnë gjendjen kontabile. Këto formularë ose pasqyra u japin fermerëve të

ndryshëm bazën për të krahasuar gjendjen financiare të tyre. Këto pasqyra janë:

Blianci kontabël

Paqyra e rezultateve (të ardhurave dhe shpenzimeve)

Pasqyra e kapitalit të pronarit (të fermerit)

Pasqyra e rrjedhjes së parasë ( hyrjet-daljet e parasë)

Çfarë është dhe si ndërtohet bilanci kontabël? Bilanci kontabël është një pasqyrë përmbledhesë financiare që pasqyron

gjëndjen pasurore dhe aftësinë paguese të ekonomisë së fermerit.Ai përmban

mjetet e biznesit, detyrimet ndaj të tretëve dhe kapitalin e pronarit në një datë të

caktuar, e cila shënohet në krye të bilancit.

Për të vlerësuar rentabilitetin e një aktiviteti të një ferme bujqësore, gjëja e

parë që bëhet është kontabilizimi i parasë së fituar dhe shpenzuar.

Nëpërmjet zbritjes nga paratë e fituara, të parave të shpenzuara nxirret

fitimi ose humbja. Ky kontabilitet në përgjithësi është i thjeshtë për tu realizuar

dhe mund të ilustrohet nëpërmjet shembullit të mëposhtëm:

Ja se si mund të paraqiten llogaritë e një fermeri të vogël.

Tabela 1: Llogaritë e fermerit

`Të ardhurat (paratë e fituara në lekë) Shpenzimet

Produkti Shuma Lloji i shpenzimit Shuma

Shitje misër 12000 Blerje plehu 3000

Shitje qumështi 2000 Blerje fare 2000

Shitje qershi 10000 Blerje paisje 12000

Shuma 24000 Shuma 17000

Në këtë shembull të ardhurat në raport me shpenzimet tregojnë për një

fitim prej: 24000 – 17000 = 7000 lekë

Page 53: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

45

Kjo llogari në të cilën janë shënuar të ardhurat dhe shpenzimet quhet nga

ekonomistët “llogaria e humbjes dhe fitimit”. Diferenca midis të ardhurave dhe

shpenzimeve quhet rezultat financiar: Fitim nëse rezultati midis të ardhurave dhe

shpenzimeve është pozitiv dhe humbje nëse diferenca është negative.

Një kontabilitet i tillë është i mjaftueshëm për të vlerësuar pasurinë e

fermës. Duke i mbajtur llogaritë në këtë mënyrë fermerit të shembullit të

mësipërm do ti dilnin një sërë problemesh si:

Nga vjen paraja me të cilen janë kryer shpenzimet dhe ku kanë vajtur të

ardhurat?

Më ka mbetur para në portofol dhe në banke, përse kjo para nuk është

paraqitur në llogarinë time?

Kam marrë një kredi dhe duhet shlyer kjo shumë plus interesin e muajit të

ardhshëm. A hyn kjo te të ardhurat apo është një shpenzim suplementar?

Nuk me duket normale që vlera e pajisjes që bleva vitin e kaluar nuk është

pasqyruar në kontabilitet.

Fermeri ndodhet përballë një sërë problemesh lidhur me evidentimin e

këtyre treguesve. Fatmirësisht ekziston një mënyrë tjetër për paraqitjen e

llogarive falë një tabele që ekonomistët e quajnë“ Bilanc “.

Në ndryshim nga llogaria humbje-fitim që lejon të masësh rentabilitetin,

bilanci lejon më tepër të vleresosh pasurinë. Bilanci lejon të vleresosh nivelin e

pasurisë, ndërsa llogaria humbje-fitim jep një vlerësim mbi nivelin e të

ardhurave.

Bilanci paraqitet nëformën e njëtabele me dy kolona.

Tabela 2: Bilanci kontabël

AKTIVI PASIVI

Shuma e aktivit Shuma e pasivit

Në kolonën djathtas pasqyrohet pasivi. Ekonomistët përdorin fjalë të

komplikuara për të përcaktuar gjëra të thjeshta për të kuptuar.

Në pasivin e bilancit pasqyrohen burimet financiare që janë në dispozicion

dhe mund të përdoren. Në fakt pasivi tregon prejardhjen e fondeve dhe lejon ti

përgjigjesh pyetjes “Se nga vjen paraja ?”Termi pasiv mund të zhvendoset me

“Burime” .

Cilat janë burimet financiare të një fermeri? Nuk është e veshtirë ti

përgjigjesh pyetjes. Fermeri në veprimtarinë e tij ekonomike që zhvillon përdor

dy lloj burimesh financiare:

1. Burimet e veta. Këtu përfshihen kapitali i pronarit që është pjesa e fermerit

në biznes, që është pronëe tij.

2. Burimet e të tretëve, apo detyrimet e fermerit ndaj të tretëve (mjetet e marra

hua). Detyrimet janë borxhet që ka fermeri ndaj bankës për kreditë e marra,

furnitorëve për blerje me likujdim të mëvonshëm, punonjësve për pagat,

organeve të sigurimeve shoqërore për detyrime ndaj tyre, buxhetit të shtetit

për tatim taksa etj.

Page 54: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

46

Çfarë duhet bërë me këto burime? Në qoftë se do ti lejmë burimet të flenë në pasivin e bilancit, nuk do të ndodhë

asgjë.

Për këto arsye ekonomistët përdorin termin “Pasiv” që do të thotë që paraja

është e ngurtesuar, që nuk leviz, që është “Pasive”.

Fatmirësisht fermerët nuk i lenë të flenë burimet e tyre financiare. Ata i përdorin

për ti bërë Aktive. Në këtë rast flitet për një ndryshim të burimeve të pasivit ndaj

aktivitetit të bilancit. Pasqyrojmë në aktivin e bilancit burimet financiare të

pasivit që janë përdoru nga fermeri. Në fakt aktivi tregon destinacionin e

përdorimit të fondeve dhe lejojn ti përgjigjesh pyetjes “Si është përdorur paraja”.

Termi “Aktiv”, që është i vështirë për tu kupuar mund të zëvendësohet nga fjala

“Përdorim”: Si është përdorur apo si është transformuar paraja?

Tabela 3: Bilanci kontabël pamje analitike

Aktivi Pasivi

Si janë përdorur burimet financiare

1.Shpenzime për bujqësi

2.Para në bankë apo në shtëpi

3.Blerje pajisjesh, makineri

4. etj

Nga sigurohen burimet financiare:

1.Detyrimet ndaj bankës, tregtarëve

etj

2.Pasuria e vet fermerit

Shuma e aktivit Shuma e pasivit

Aktivet janë sendet me vlerë të zotëruara nga fermeri, ato përbëjnë

pasurinë e tij. Ai është i barabartë me mjetet minus detyrimet. Shumat e të dy

krahëve të bilancit duhet të jenë të barabarta (nga ku ka marrë dhe emrin bilanc).

Sistemet kontabile, llogaritë bujqësore, regjistrimet bujqësore dhe

viti kontabël.

Sistemet kontabile të fermave bujqësore Kontabiliteti mund të realizojë mesazhin e tij në qoftë se ndjek sistematikisht,

me regjistrime, ato anë të një ferme, që paraqesin rëndësi me të madhe

ekonomike. Kjo presupozon ekzistencen e një“sistemi llogarish”, i cili të

disponojë një rrjedhshmëri të madhe dhe mundësi zbatimi.

Sistemet e metodës së regjistrimit të dyfishtë që mund të aplikohen në

fermat bujqësore janë sistem klasik dhe sistemi ditar – libër i madh nga të cilat

me i aplikuari është sistemi klasik. Me anë të tij sigurohet ndjekja kontabile e

fermës bujqësore, jo vetëm në totalin e saj, por edhe për çdo degë të prodhimit.

Ky sistem është i lidhur me ndjekjen kontabile të fermës për një vit të plotë

kalendarik dhe nuk plotësohet me ditare analitike. Kjo ë bën të komplikuar

zbatimin e tij në praktikë.

Për këtë arsye janë bërë perpjekje për ndërthurjen e parimeve të metodës së

regjistrimit të thjeshtë dhe të dyfishtë duke krijuar një sistem tëri vetëm për

kushtet e bujqësisë, i cili ndërlidh thjeshtësinë me efektivitetin. Ky sistem

mbështetet kryesisht në parimet e regjistrimit të thjeshtë, por futet në bujqësi me

përmirësime të shumta dhe cilësore.Nëpërmjet këtij sistemi kontabël sigurohet:

Page 55: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

47

Ndjekja e plotë kontabël e fermës, për kontrollin e drejtë të saj dhe

ristrukturimit në të ardhmen.

Futja e metodave bashkëkohore të organizimit dhe riorganizimit të fermave

me të dhënat e kërkuara prej tyre, të cilat nuk sigurohen me sistemet e tjera

kontabile.

Sipas këtij sistemi, ndjekja kontabile e fermës, qoftë si tërësi unike apo

sipas degëve të vecanta të prodhimit realizohet kryesisht me anën e “librit të

llogarive”, në të cilin regjistrohen të dhënat teknike dhe ekonomike.Ky libër

plotësohet me ditare të vecantë dhe kopje shënimesh.

Llogaritë bujqësore Llogaria bujqësore është mjeti me anën e të cilit ndiqet nga ana tekniko-

ekonomike një fermë bujqësore. Me fjalë të tjera, llogaria bujqësore është totali i

regjistrimeve, të cilat kanë të bëjnë me funksionimin e degëve të ndryshme dhe

mjeteve të prodhimit të një ferme, gjatë një procesi prodhimi me tëcilat

konstatohet efektiviteti i këtyre degëve.

Rëndësia e llogarive bujqësore nuk kufizohet vetëm me nxjerrjen e rezultatit

ekonomik të realizuar, por edhe me analizën e shkaqeve të kësaj madhësie.

Pra, objekti kryesor i mbajtjes së llogarive bujqësore është kontrolli i ecurisë së

fermës dhe degëve të saj dhe përmirësimin e mënyrave të funksionimit të saj.

Me mbajtjen e suksesshme të llogarive bujqësore fermeri nuk njeh vetëm degët

me rezultatin më të mirë ose më të keq, por edhe ato që shfrytëzojnë më mirë

faktorët disponibël të prodhimit (tokën, punën, kapitalin). Ato i japin fermerit

njohjen, e cila është e domosdoshme për të konceptuar organizimin e brëndshëm

dhe funksionimin e fermës.

Llogaritë bujqësore përbëjnë informata të hollësishme për shkallën e

efektivitetit tekniko-ekonomik tëçdo dege të prodhimit të fermës.Ato mbahen

për një kohë të gjatë dhe japin të dhëna të sakta për përparimin teknik

(produktiviteti) dhe përparimin ekonomik (gjendja e të ardhurave, niveli

aktivitetit dhe pasurisë neto).

Llogaritë bujqësore kanë rëndësi të madhe edhe për ushtrimin e kreditimit

bujqësor nga ana e bankave apo institucioneve të tjera që kreditojnë fermerin.

Përpara se të përcaktojë llojin dhe nivelin e kredisë, përfaqësuesi i bankës duhet

të krijojë një ide të qartë të organizimit tekniko-ekonomik dhe efektivitetit të

fermës, nëpërmjet llogarive bujqesore. Pra, ai drejton kredinë bujqësore në ato

degë të prodhimit nga të cilat pritet shfrytezimi me produktiv në favor të

ekonomisë private e kombëtare.

Llogaritë bujqësore i kemi 3 llojshe:

Llogari kryesore ose përfundimtare Llogari ndihmëse ose ndërmjetese

Llogari të përgjithshme

Në llogaritë kryesore futen të gjitha degët e prodhimit bimor dhe shtazor të

fermës dmth të gjitha degët prodhuese të saj. Këto llogari synojnë në ndjekjen

Page 56: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

48

tekniko-ekonomike të degëve tëprodhimit, për zbulimin e efektivitetit të

çdonjerit prej tyre dhe kontributit në rezultatin tërësor ekonomik të punës.

Në llogaritë ndihmëse futen mjetet e prodhimit të saj (makineritë) disa

arkëtime dhe pagesa të natyrës së përgjithshme, dhënie e marrje borxh etj. Këto

llogari çelen për lehtësimin e ndjekjes tekniko ekonomike të llogarive ose

përfundimtare.

Në llogaritë e përgjithshme futen ato shpenzime që kanë të bejnë sa me

fermën, aq me familjen bujqesore. Këtu përfshihen harxhimet e banesës,

automjetet, energjisë elektrike, konsumi i ujit, pasi ato përdoren dhe nga ferma

dhe nga familja.

Numri dhe kategoritë e llogarive bujqësore varen nga:

Tipi i prodhimit

Madhësia e fermës

Shkalla e analizës teknike që deshirojmë të kryejmë.

Në tipet e përziera të prodhimit të fermave bujqësore duhet një numër me i

vogël llogarish në krahasim me tipet e përziera.

Nëfermat e mëdha, me shumë aktivitet, numri i llogarive bujqësore është

shumë më i madh në krahasim me fermat e vogla. Gjithashtu, kur dëshirojmë një

analizë të hollësishme të fermës, është e nevojshme ekzistenca e shumë llogarive

të veçanta ose analitike, në të kundërt kërkohet një numër i kufizuar i llogarive

të përgjithshme.

Nevoja dhe domosdoshmëria e kontabilitetit në bujqësi

Mundësitë dhe kushtet e mbajtjes së llogarive nga fermerët Nga sa kemi ekspozuar deri tani del qartë domosdoshmëria dhe rëndësia e

mbajtjes së llogarive bujqësore, me qëllim të organizimit me të drejtë kontabël

të fermave dhe të degëve të prodhimit bujqësor. Me gjithë vlerën e njohur të

llogarive bujqësore, zbatimi i tyre në praktikë ndesh disa vështiresi që lidhen me

mundësinë e mbajtjen e tyre dhe madje, në formë të plotë dhe të hollësishme.

Këto vështirësi bëhen me të qarta kur ftohet vetë bujku të mbajë sistemin e

llogarive bujqësore, ose një pjesë të tij nën drejtimin e një institucioni studimi

ose të një shërbimi shtetëror periferik, ose së fundi, të bashkimit të tyre, të vetë

bujqërve. Kështu, lindi pyetja se çfare lloj llogarish bujqësore mund të mbajë

bujku në drejtimin direkt ose indirekt dhe si këto llogari mund të analizohen dhe

shfrytëzohen.

Mbajtja e sistemit të plotë të llogarive bujqësore Nga përvoja jonë 25- vjeçare e më shumë, në lidhje me zbatimin e kontabilitetit

në fermat bujqësore, është konstatuar se thuajse asnjë bujk nuk mund të mbajë

sistemin e plotë të llogarive bujqësore për fermën e tij, dhe në qoftë se

disponohen kushtet e nevojshme për këtë qëllim (zelli, koha, njohuritë etj). Kjo i

dedikohet nga njëra anë funksionit të komplikuar të fermës bujqësore, e cila

kërkon një njohje të plotë tekniko-ekonomike të atij që mban llogaritë bujqësore

Page 57: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

49

dhe nga ana tjetër, në nivelin e ulët edukativ dhe studimor të bujqërve. Arsyeve

të mësiperme mund ti shtohen si mungesa e kohës, aq dhe predispozicioni nga

ana e bujkut për shkak të punës së lodhshme ditore të harxhuar dhe shumë herë

të mundimshme. Kështu elementi kohë bëhet gjithnjë e me shume një faktor

kufizues për mbjatjen e llogarive bujqësore dhe tëregjistrave, sa më shumë të

shtohen madhësia e ferëms dhe numri i degëve të prodhimit. Nuk është e tepërt

të themi se mbajtja e një sistemi të plotë të llogarive bujqësore nuk është “i

dashur” nga bujqit mesatar as dhe në vendet me të përparuara bujqësore.

Vështirësia e mbjatjes së llogarive sistematike vërtetohet në qoftë se merret

parsysh se akoma, edhe shkencëtaret të vecantë me formën tekniko-ekonomike,

ndeshin shumë vështirësi gjatë zbatimit të një sistemi të plotë të llogarive në

fermat bujqësore. Ky fenomen është botëror, sepse edhe bujqit e shumë vendeve

të zhvilluara bujqësore nuk mund të mbajnë vetë sistemin e llogarive të plota

bujqësore.

Kështu, përpjekja për mbajtjen e një sistemi të plotë të llogarive bujqësore

nga vetë bujku është pa objekt, pasi në praktikë kjo mbajtje është e pamundur.

Prandaj imponohet gjetja e një mënyrë tjetër për grumbullimin nga bujqit e të

dhënave të domosdoshme tekniko-ekonomike të fermave bujqësore.

Mbajtja e llogarive të thjeshta bujqësore Bujq të zellshëm dhe të përparuar, dhe pse me nivel elementar edukimi dhe

shkollimi janë në gjëndje të mbajne hollesisht dhe saktë të dhëna të thjeshta

tekniko-ekonomike të fermës së tyre bujqësore dhe të degëve të saj, sipas një

kualifikimi të mëparshëm të shkurtër të tyre.

Mbajtja e këtyre llogarive mund të bëhet nën drejtimin direkt ose indirekt

të njërit prej organizmave të referuara më parë në përputhje me zotësitë dhe

njohuritë e çdo bujku konkret. Realisht, ka bujq të cilët pas një kualifikimi të

shkurtër janë në gjëndje të mbajnë llogari të thjeshta të fermës së tyre për një

kohë të gjatë pa drejtimin nga ndonjë institucion ose shërbim, ndërsa bujq të

tjerë ndeshin shumë vështirësi në praktikë dhe nevojën e kontakteve të shpeshta

me personin ose organizmin përgjegjës.

Sa nga bujqit janë në gjëndje të mbajnë vetë llogari të thjeshta bujqësore

është e vështirë të përgjigjet ndokush. Por, nga bashkëpunimi yne me 4905 bujq

gjatë 25-vjeçarit 1955-1980 mund të themi që nuk tejkalon 3% të totalit të

bujqërve.Në SHBA kjo përqindje është 5% për efekt të pjesëmarrjes të një

numri të madh bujqish afarist me edukim, kualifikim dhe zotësi të ndryshme.

Të dy këto kategori të bujqërve kanë vështiresi në praktikë për të plotësuar

libra kontabile të thjeshta ose ditare të shtypura, ndërsa më lehtë regjistrojnë të

dhëna të ndryshmetekniko-ekonomike. Mendimet e tyre egzistojnë në libra

shënime në formën e një flete të zakonshme. Ky konstatim mbështetet në

përvojen tonë nga bashkëpunimi me qindra bujq të zonave të ndryshme, me

mundësi e nivele të ndryshme edukimi, të punësuar plotësisht ose pjesërisht në

bujqësi, me tipe të ndryshme të drejtimit prodhues të fermës.

Page 58: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

50

Në librin e shënimeve, referuar me lart, në formën e fletores së zakonshme

i njohur si “ditari i regjistrimeve bujqësore”, disa bujq regjistrojnë mbi bazë

ditore të gjitha të dhënat fizike ose teknike dhe ekonomike të fermës së tyre, të

gjitha së bashku siç ndodhin. Të tjerë e ndajnë atë në llogari bujqësore, në

përputhje me numrin e degëve të fermës dhe të disa sektorëve të tjerë të saj, dhe

regjistrojnë të dhënat e tyre fizike ose teknike ose ekonomike në përputhje me

dallimin e mësiperm. Mënyra e parë preferohet në fermat e vogla dhe në një

numër të kufizuar degësh prodhimi, ku synohet konstatimi i efektivitetit të

fermës. Mënyra e dytë imponohet nëfermat relativisht të mëdha dhe me shumë

degë bazë të prodhimit, për të cilat synohet vënia në dukje e kontabilitetit të tyre

në efektivitetin e fermës.

Konkluzione Meqënëse bujqësia si fushë e veprimtarisë ekonomike sot është me komplekse

dhe shkalla profesionale e personave të angazhuar në tëështë relativisht e lartë,

kjo bën të domosdoshme mbajtjen e videncës kontabile.

Bizneset gjatë vitit mund të përfshihen në shumë veprime, të dhënat e të cilave

duhet të klasifikohen, përmblidhen për tu bërë një informacion i dobishëm.

Mbajtja e llogarive bujqësore është e domosdoshme për ndjekjen sistematike

dhe analizën tekniko-ekonomike të fermës bujqësore, qoftë si tërësi unike, si

grup degësh të prodhimit ose sipas degëve të veçanta të prodhimit.

Rëndësia e llogarive bujqësore nuk kufizohet vetëm në zbulimin e rezultatit

ekonomik të realizuar por edhe në zbulimin e shkaqeve të tij. Pra bujku nuk njeh

vetëm degët me rezultat më të mirë, ose më të keq por edhe ato që shfrytëzojnë

më mirë, ose më të keq por edhe ato që shfrytezojnë më mirë faktorët disponibël

të prodhimit (tokën, punën, kapitalin)

Kontabiliteti i jep bujkut njohjen e cila është e domosdoshme për të konceptuar

organizimin e brëndshëm, funksionimin e fermës dhe marrjen e vendimeve.

Llogaritë bujqësore janë të domosdoshme edhe për ushtrimin e kreditimit

bujqësor nga ana e Bankës Bujqësore. Kështu, organizimi i bankës nëpërmjet të

dhënave të kontabilitetit krijon një ide të qartë të organizimit tekniko-ekonomik

të fermës dhe e drejton kredinë bujqësore në ato degë të prodhimit nga të cilat

priten shfrytezimi me produktiv, në favor të ekonomisë private dhe kombëtare.

Bibliografia Louderback Friedido Pieea, Survey of accounting

Richard M.Hodgetts, Small business management

Hopkins and Heady, Farm records and accounting

Flutura Kalemi, Drini Salko, Njohuri mbi kontabilitetin

Leonardo Haxhi, Kontabiliteti i kostos dhe drejtimit

Sotiraq Dhamo, Kontabiliteti financiar

Belverd D. Needles, Henry R. Anderson

James C.Caldëell, Principles of accounting

Page 59: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

51

ZONAT ARKEOLOGJIKE TË QYTETIT TË DURRËSIT,

IMPAKTI I TYRE NË VLERËN E PASURIVE TË

PALUAJTSHME

Masimiljan Lorenci

[email protected]

(Bachelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Grisilda Shira

[email protected]

(Bachelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Rovena Troplini

Abstrakt Qyteti i Durrësit gjithmonë ka qënë i dalluar për atributet e veçanta arkeologjike

që zotëron, çdo qytetar i këtij qyteti duhet të krenohet për këtë vlerë të shtuar

madje të gjithë ne, duhet të marrim përsipër çdo sakrificë, për ta mbrojtur këtë

pasuri identifikuese.

Qëllimi i ketij punimi nuk mbetet vetëm në kuadrin e pasqyrimit të vlerave

të trashëgimive kulturore të qytetit të Durrësit, por përpiqet që të hedhë dhe

pakëz dritë në ndikimin ekonomike të tyre dhe në mënyrë më specifike, në

vlerën e pasurive të paluajtshme në zonat rrethuese të tyre. Në këtë punim

analiza mbështetet në modelin hedonik të çmimit (hedonic price model).

Ajo se çfarë mbetet për tu diskutuar në këtë punim, është fakti nëse impakti

i këtyre hapesirave kontrollohet në mënyrë të plotë duke justifikuar në këtë

mënyrë dhe çmimet e tregut të formave të caktuar të pasurive të paluajtshme. E

thënë në mënyrë më të thjeshtë sa rëndësi iu kushtohet trashëgimisë arkeologjike

të qytetit të Durrësit. Rezultatet që ofrojnë modelet e regresionit të përdorura në

studim tregojnë se sa është vlerësimi i trashëgimisë arkeologjike në qytetin e

Durrësit.

Fjalë kyçe: Zonë arkeologjike, modeli hedonik i çmimit (HPM), pasuri e

paluatshme, impakti ekonomik.

Hyrje

Në këtë punim paraqitet modeli hedonik i çmimit, i cili përdoret në vlerësimin e

pronave të përqëndruara kryesisht pranë zonave me rëndësi të veçantë

arkeologjike deri në një largesi 400-500m. Duhet të pranojmë se ndikimi që

kane vlerat arkeologjike në tregun e pasurive të patundshme në Shqipëri akoma

Page 60: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

52

vazhdojnë të jenë mjaft të paqarta. Ajo se çfarë duam të nxjerrim në pah me këtë

studim është nëse, keto zona të veçanta arkeologjike( përqendruar më së shumti

në zonën rreth amfiteatrit të Durrësit), kanë apo jo një ndikim në vlerën e

pasurive të patundshme. Në këtë punim janë përdorur modele të ndryshme të

regresionit për të parë se si përcaktuesi kryesor ai i afersise me zonat

arkeologjike, ndikon në vlerën e pronave. Por përse modeli hedonik i çmimit,

duhet të përdorët në të tilla raste? Cila është kjo veçori kaq e veçantë e saj?

Modeli hedonik i çmimit ka ardhur nga teoria e Lancaster, por modelet e tij

empirike janë përdorur që prej vitit 1960. HPM bazohet në teorinë që vlera e

pronave nuk mund të jetë homogjene, pasi ndikohet nga një sërë faktorësh të

tjerë duke nisur që nga mënyra e ndërtimit, vendodhja, e duke përfunduar me

atributet e veçanta mjedisore, sociale dhe kulturore. Është pikërisht tërësia e

ketyre atributevë që përbën vlerën e ketyre pronave. Ajo se çfarë mbetet për tu

analizuar në këtë punim është se si një numër i variablave të pavarur, cilësor dhe

sasior, ndikojnë në vlerën e një ndërtese. Variablat sasior të përzgjedhur në këtë

punim janë sipërfaqja e apartamenteve dhe numri i dhomave, si variabla cilesor

të pavarur janë përzgjedhur gjëndja e mobiluar ose jo, dhe distanca ndaj zones

që perfshin Amfiteatrin dhe Torrës Veneciane.

Rishikim i literaturës Ahlfeldt dhe Maennig treguan se në Berlin, Gjermani, zonat e vlerësuara me

trashëgimi arkeologjike të veçantë cilesohen si mjedise shumë të mirëpritura nga

të gjithë individët, duke i shndërruar në këtë mënyrë si mjedise që ofrojnë një

gamë të gjërë lehtësirash për çdo qytetar. Arriti dhe ne përfundimin se brenda

një rreze prej 600m rreth trashëgimisë arkeologjike, apo subjekteve dhe

monumenteve çmimet e banimeve kanë një pritje të rriten me 0.1% dhe për një

premium prej 2.8% për njësitë banesore brenda 50m distancë ndaj këtyre

zonave. Brenda një distance prej 50-100m ka një rritje prej 1.4%.

Falck et al. theksuan se vlera e prekshme e kulturës, e trashëgimisë

arkeologjike përveç vlerave fizike të cilat që i zoteojnë dhe i posedojnë ku mund

të përmendim, strukturat e vecanta, mënyra e ndërtimit dhe toka, që ofrojnë një

gamë të gjërë elementesh pozitive si dhe përfitimet nga tërheqja e turistëve,

ofron dhe ndikimin e saj indirekt në përthithjen e burimeve njerëzore dhe nxitjen

e zhvillimit rajonal, duke arritur në përfundimin që trashëgimia arkeologjike së

së bashku me peizazhin dhe gjelbërimin e natures, gjithashtu ofrojnë një të

caktuar influencë në tregut të pasurive të paluajtshme rreth tij.

Moro et al. përdorën metodën e çmimeve hedonike për të shqyrtuar nëse

distanca nga trashëgimia kulturore, dendësia dhe faktorë të tjerë, do të

pasqyrohen në vlerën e pronave në Dublinin e Madh. Ndërtesat historike,

përmendoret, etj shikohet ndikimi që kanë në çmimet e banimit përreth, dhe

arrin në përfundimin se cmimi i vendosur në 500-1500m rreth monumenteve do

të jetë më e lartë se çmimi i banimit jashtë kësaj rreze me një vlerë rreth 20-

40%.

Page 61: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

53

Lazrak et al. përdorën modele autoregresive hapësinore për të eksploruar

ndikimin e trashëgimisë kulturore (ndërtimore) mbi çmimin e vetë trashëgimisë

dhe ndikimin e tij në çmimin e pasurive të patundshme. Çmimi i banesave

brenda 50m nga zona e hyrjes ka një premium prej 0.28%. Përveç kësaj, çmimi i

banesave në rang të rezervave kulturore ka një efekt premium prej 26.4%. 1Modeli hedonik i çmimit është shqyrtuar për të parë se si rrugët kryesore

historike të qytetit Tainan, trashëgimia kulturore kombëtare dhe trashëgimia

kulturore komunale ndikojnë në çmimet e shtëpive pranë komuniteteve urbane

në Qyteti Tainan në Tajvan. Shikohet se monumentet historike kishin një efekt

pozitiv në çmimet e banimit.Brenda 500-1000m nga monumentet e qytetit, edhe

pse norma e uljes së çmimit të banesave është 7.59%, shkalla e rritjes së çmimi i

shtëpisë për çdo rritje 100 milion në këtë zonë është 7.57%. Shkalla e uljes së

çmimit të banimit brenda 1000-1500m nga monumentet komunale ishte 3.46%

dhe shkalla e rritja e çmimit të banimit për çdo rritje prej 100 milion ishte

0.10%.

Parimet teorike të metodës hedonike të çmimeve Griliches (1971) dhe Rosen (1974) ofruan mbështetje teorike për zhvillimin e

modeleve hedonike të çmimeve. HPM e lidh çmimin e tregut të shtëpive (shtëpi,

banesë ose banesë me qira) me karakteristikat strukturore dhe të aksesit që e

përcaktojnë atë. Kjo na mundëson që të nxjerrim vlerën monetare të secilës

karakteristikë që llogaritet duke respektuar dallimet në çmimet e shtëpive që

ndajnë të njëjtat atribute. Hipoteza themelore është se strehimi është formuar

nga një grup karakteristikash heterogjene. Prandaj, kur blemë një shtëpi, e

konsiderojmë çmimin e paguar si shuma e çmimeve të paguara për çdo atribut (i

quajtur çmimi implikimi). Kjo mund të shprehet si më poshtë:

(1)

ku P është çmimi i tregut i shtëpisë dhe x1, x2, ...xn janë karakteristikat e

strehimit që mishëron ose atributet individuale të pronës. Derivativet e pjesshme

të çmimit në lidhje me variablet e mëparshme, ∂P / ∂xi, japin informacion mbi

çmimin margjinal të nënkuptuar për një njësi shtesë të secilës karakteristikë.

Tërësia e variablave strukturore dhe të qasjes si madhësia e banesës nuk

mund të jenë përcaktuesit e vetëm që shpjegojnë çmimin e mallrave të strehimit.

Ka edhe aspekte mjedisore të tilla si afërsia me një zonë të gjelbër, niveli i

zhurmës, zonat arkelologjike dhe kultorore të përfshira në studim që gjithashtu

mund të shpjegojë dallimet në çmimin e saj të tregut. Pastaj, funksioni i

çmimeve i përcaktuar në ekuacionin (1) mund të formulohet si më poshtë:

1 Dai-Ling Li, Jung-Fa Cheng, Min-Lang Huang, Yun-Yao-Ch Valuation of Cultural

Heritage - A Hedonic Pricing Analysis of Housing via GIS-Based Data

Page 62: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

54

(2)

ku P është përsëri çmimi i tregut të shtëpisë; x1, x2, ..., xn janë variablat e pavarur

si sipërfaqa dhe z është variabli mjedisor pa një çmim tregu (ndryshuesi

hedonik). Thelbi i metodës konsiston në gjetjen e asaj pjesë të çmimit që

përcaktohet nga variabli hedonik. Ky informacion merret përsëri duke llogaritur

derivativin e pjesshëm të çmimit në lidhje me variablinz, ∂P / ∂z, e cila na jep

vlerën e nënkuptuar margjinale për një njësi shtesë të asetit mjedisor dhe kështu

na lejon të marrim një vlerësim të vlerës së saj monetare. Modeli teorik i

specifikuar në ekuacionin (2) është përdorur për të marrë çmimin implicit të

distancës së zonave me rëndësi si variablë mjedisore e konsideruar në këtë

studim.

Marrëdhënia mes çmimit të shitjes dhe karakteristikave të strehimit mund

të marrin disaformave funksionale. Në këtë studim, ne kemi specifikuar katër

forma funksionale: lineare, log-lineare, linear-log, dhe log-log. Nëse

marrëdhënia e çmimit lidhës me karakteristikat e strehimit supozohet të jetë

lineare (të dy variablet e varur dhe shpjeguese hyjnë në regresionin në formën e

tyre lineare), ekuacioni (2) bëhet:

Pi =a + b1x1i + b2x2i + … + bnxni + bzzi + ui (3)

ku x1i, x2i, .., xni, zi janë variabla që përshkruajnë atributet e strehimit, parametrat

b1, b2, ..., bn, bz përfaqësojnë çmimin e nënkuptuar margjinal të secilit atribut

dhe ui është termi i gabimit.Çmimi margjinal i nënkuptuar për një njësi shtesë të

mirë mjedisore z është bz. Sipas specifikimit linear, gatishmëria për të paguar

për një njësi shtesë mbetet konstante, dmth. Nuk varet nga niveli fillestar i z.

Kështu, specifikimet logaritmike janë formuluar, si më poshtë. Në rastin e

specifikimit log-linear, variabli i varur merr një formë logaritmike ndaj

variablave të pavarur:

log(Pi) =a + b1x1i + b2x2i + … + bnxni + bzzi + ui (4)

Format e tjera të regresionit linear-log dhe log-log paraqiten si më poshtë:

Pi =a + b1 log(x1i) + b2 log(x2i) + … + bn log(xni) + bz log(zi) + ui (5)

log(Pi) =a + b1 log(x1i) + b2 log(x2i) + … + bn log(xni) + bz log(zi) + ui (6)

Lidhur me tenikën hedonike lindin dhe disa probleme. Modelet

parametrike përfshijnë modelin linear, kuadratik, log-log, linear-log, log-linear

dhe Box-Cox. Në përgjithësi, teoria nuk sugjeron udhëzime se cila nga këto

forma është më e përshtatshme, duke e bërë të domosdoshme që shumë modele

të merren në shqyrtim. Probleme të tjera lidhen me faktin nëse tregu i pasurive

të patundshme është në ekulibër apo jo, probleme gabime me matjet dhe

Page 63: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

55

multikolineariteti, i cili ka të bëjë me vështirësitë e interpretimit të rezultateve

kur disa variabla janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën.

Metodologjia Qëllimi i këtij punimi është të përcaktojë nëse afërsia me Amfiteatrin e Durrësit

ndikon në vlerën monetare të pronave përreth tij. Në këtë studim janë marrë 73

vrojtime në mënyrë rastësore për hyrjet që ndodhen përreth kësaj zone në një

largësi që nuk i kalon 400-500m ku vetëm 52 janë marrën në studim. Të dhënat

janë të dhëna dytësore qe janë mbledhur në faqet online të agjenive të ndyshme

imobiliare, çmimet e shtëpive janë në euro. Variablat e pavarur janë: sipërfaqa e

përgjithshme, numri i dhomave të cilësuar dhe si variabla sasior, gjëndja nëse

është e mobiluar ose jo, dhe afërsia me zonën e përfshirë në studim, këto janë të

cilësuara si variabla cilesor, e thënë ndryshe variabla dummy, ku vlerat e vetme

që mund të marrin janë 1(një) e cila tregon se hyrja është e mobiluar për

variablin e pavarur të gjëndjes, dhe për variablin e dytë e cilëson atë si pranë

zonës arkeologjike dhe 0(zero), që tregon gjëndjen si të pa mobiluar dhe larg

zonës për variablin e dytë të pavarur. Në mënyrë më të qartë variablat paraqiten

në tabelë si më poshtë:

Variablat Përshkrimi Shenja e pritur*

Çmimi i shitjes Çmimi i dhënë në euro VV

Sipërfaqa Sipërfaqa në m2 +

Numri i dhomave Nr total i dhomave +

Gjëndja Bosh ose e mobiluar +

Distanca me zonën Afer ose larg 500m -

Shënim: VV- variabël i varur. + ndikon në rritjen e çmimit të shitjes, - ndikon

në zvogëlimin e çmimit të shitjes

Rezultatet

Statistika Përshkruese n=52

Variablat Mesatarja Devijimi

standart

Minimumi Maksimumi

Çmimi

shitjes

131935.5

146808.7

23000

800000

Sipërfaqa 129.3585

77.89255

39

440

Nr. i

dhomave

2.358491

1.51837

1

4

Page 64: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

56

Variablat Koeficentët Prob Fisher Adj.R2

Modelit linear

Konstante

Sipërfaqe

Nr.dhomave

(Dummy)distanca

(Dummy)gjendja

Modeli lin-log

Konstante

Sipërfaqe

Nr.dhomave

(Dummy)distanca

(Dummy)gjendja

-41804.5

1337.126

-25228.8

77084.77*

15534.17

-787456

441736*

-130087

60470.32

21767.46

0.310514

4.3E-05

0.103022

0.034778

0.632481

0.000923

0.00077

0.306705

0.12741

0.524782

9.060093

6.718402

0.38271876

0.305496261

Modeli log-lin

Konstante

Sipërfaqe

Nr.dhomave

(Dummy)distanca

(Dummy)gjendja

Modeli log-log

Konstante

Sipërfaqe

(Dummy)distanca

(Dummy)gjendja

4.517542

0.001696*

-0.00628

0.334194

0.041039

3.385998

0.299257*

0.660298*

0.041875

5.25E-44

0.009554

0.84567

5.05E-05

0.550616

0.005676

0.000284

0.000526

0.533117

10.91626

15.17559

0.432717

0.498911

Shënim: * variabla me nivel rëndësie 5%

Analiza Sipas modelit të parë atij linear, shohim që vetëm distanca ka një nivel rëndësie

prej 5%, ndërsa variablat e tjrë të pavarur marrin vlera të cilat janë më të larta,

gjithashtu duhet të themi se shpjegueshmëria e këtij modeli ëhtë vetëm 38%. Pra

vetëm 38% e cmimit të shitjes shpjegohet nga variablat e pavarur të paraqitura.

Sipas modelit të dytë linear-log, shohim që vetëm sipërfaqa e banesës ka një

nivel rëndësie prej 5% dhe distanca me një nivel rëndësie prej 15%, por duhet të

themi se shpjegueshëria e këtij modeli është vetëm 30, 5 %.

Page 65: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

57

Sipas modelit të tretë log-linear shohim gjithashtu që sërisht sipërfaqa e

banesës ka një nivel rëndësie prej 5% dhe shpjegueshmëria e këtij modeli rritet

deri në vlerën 43%

Në tre modelet e paraqitura më sipër shohim që variabli i numrit të

dhomave del i parëndësishëm, kjo dhe për shkak të ndikimit me sipërfaqen. Për

këtë arsye në modelin e fundit të përdorur në studim, ky variabël do të

eleminohet. Në modelin log-log shohim që dhe distanca por dhe sipërfaqa kanë

një nivel rëndësie 5%, dhe shpjegueshmeria e këtij modeli është më e larta deri

50%, kjo do të thotë se deri në 50% e ndryshimit të çmimit shpjegohet nga

ndyshimet në sipërfaqë por dhe në distancë. Në bazë të këtij modeli arrijmë në

konkluzionin se rritja me 1 njësi të sipërfaqes e rrit cmimin me 0.3 njësi dhe nga

ana tjetër sa më afër zonës arkeologjike të jetë banesa, vlera e saj rritet 0.7 njësi.

Megjithatë duhet të theksojmë se këto janë vetëm disa nga faktorët që

ndikojnë pozitivisht në vlerën e banesave. Faktorë të tjerë me ndikim të

rëndësishëm mund të jenë: afërsia me qëndrën e qytetit, gjëndja sociale,

kulturore, ekonomike, afersia me shkollat, restorantet, dyqanet, vecoritë e

komunitetit përreth etj. Si cdo lloj fenomeni ekonomik, ku lidhjet stokastike,

janë karakteristika e tyre baze, gjithashtu dhe për modelin hedonic të cmimit, do

të ushtrojë impaktin e saj.

Konkluzione dhe rekomandime Siç u tregua në këtë studim shkencor por dhe në studimet e mëparshme të

çmimeve të çmimeve hedonike, efektet e zonave me rëndësi të vecantë

arkeologjike ndikojnë në çmimin e banesave dhe ky ndikim është i matshëm dhe

i rëndësishëm.

Duke përdorur HPM vërtetuam se sa ishte ndikimi që kishte distanca ndaj

Amfiteatrit të Durrësit në vleren e banesave perreth e cila merrte një vlerë prej

0.6%. Për të arritur në këtë përfundim u morën në shqyrtim 4 variabla të pavarur

të ndara në cilësorë dhe sasiore të cilat ishin: sipërfaqa e banesës, numri i

dhomave, gjëndja e banesës nëse është e mobiluar apo jo, dhe distanca ndaj

Amfiteatrit. U përdorën gjithashtu kater modele të regresionit, ai linear, log-

linear, linear-log, dhe log-log.

Ishte modeli log-log i cili vuri në dukje ndikimin e rëndësishëm që kishte

afersia nga zonës arkeologjike, gjithashtu ishte dhe modeli me shpjegueshmëri

më të lartë deri në 50%.

Po te krahasojmë rezultatin lidhur me ndikimin që kanë zonat arkeologjike

të qytetit të Durrësit në tregun e pasurive të patundshme, duhet të pranojmë që

vlerat janë me të vërtet tejet modeste. Vrojtuam nga studimet e autorëve të tjerë

se si ndikimi zonave arkeologjike por dhe atyre kulturore arrinte në vlera 20%

madje deri në 40%.

Amfitetatri i Durrësit, Torra Veneciane dhe jo vetëm cilësohen si

trashëgimi arkeologjike me një njohje të gjërë globale, dhe mjaft të vlerësuara

nga vendet ndërkombëtare. Një shifër e cila nuk arrin të kapërceje vlerat 0.6%-

Page 66: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

58

0.7% nuk mund të jentë kurrë e justifikueshme. E mira është se akoma mund të

flasim për përmisime, duke bërë që, këto vlera unike të qytetit tonë të jenë në

fokus të infrastrukturës urbane, të bashkisë se Durresit, dhë të qeverisë

gjithashtu.

Referencat GM Ahlfeldt, W Maennig, W. “Substitutability and Complementarity of Urban

Amenities: External Effects of Built Heritage in Berlin, ” Real Estate Economics

38(2): 285-323, 2010.

O Falck, M Fritsch, S Heblich, “The phantom of the opera: Cultural amenities,

human capital, and regional economic growth, ” Labour Economics 18(6): 755-

766, 2011.

M Moro, K Mayor, S Lyons, RSJ Tol, “Does the housing market reflect cultural

heritage? A case study of Greater Dublin, ”Environment and Planning, 45(12):

2884-2903, 2013.

F Lazrak, P Nijkamp, P Rietveld, J Rouwendal, “The market value of cultural

heritage in urban areas: an application of spatial hedonic pricing, ” Journal of

Geographical Systems 16(1): 89-114, 2014.

G Engström, A Gren, “Valuation of landscape amenities: A hedonic pricing

analysis of housing rents in urban, suburban and periurban Switzerland, ”

Ecology and Society 22(2):21, 2017.

Dai-Ling Li, Jung-Fa Cheng, Min-Lang Huang, Yun-Yao-Ch Valuation of

Cultural Heritage - A Hedonic Pricing Analysis of Housing via GIS-Based Data

https://www.nrpa.org/globalassets/journals/jlr/2005/volume-37/jlr-volume-37-

number-3-pp-321-341.pdf

https://www.jstor.org/stable/3145164?read-

now=1&seq=1#metadata_info_tab_contents

http://citeseerx.ist.psu.edu/viewdoc/download?doi=10.1.1.533.2518&rep=rep1&

type=pdf

Shosha .B; Anamali .A “Invesime” Luis Print 2018

Page 67: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

59

SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË

EKONOMISË SHQIPTARE DHE PERSPEKTIVAT PËR

INTEGRIMIN E SAJ NË BE: KULTURA FINANCIARE NË

SHQIPËRI

Pranvera Xibri

(Msc. Bankë-financë, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Klajdi Shuaipi

[email protected]

Lektori Udheheqës:

Prof. Asoc.Dr. Flora Merko

Abstrakt

Në Republikën e Shqipërisë, institucioni përgjegjës për hartimin, miratimin dhe

zbatimin e politikës monetare është Banka e Shqipërisë. Përtej këtij objektivi

primar, Banka e Shqipërisë prej vitesh është angazhuar në zgjerimin dhe

thellimin e kulturës financiare të publikut në vend, përmes aktiviteteve,

botimeve edukative, si dhe Muzeut të saj. Ky punim do të paraqesë një tablo të

përgjithshme të rolit që luan Banka e Shqipërisë në përhapjen e edukimit

financiar në vendin tonë përmes botimeve edukative si ‘‘Kartat Bankare’’,

‘’Përse duhet të keni një buxhet personal?’’, ‘’IBAN – Numri Ndërkombëtar i

Llogarisë Bankare’’, ‘’Paraja elektronike: E ardhmja e parasë?’’etj. Mëtej

paraqitet një situatë e edukimit financiar në vendet e rajonit. Përmes pyetësorëve

që u drejtohen grupeve të ndryshme të publikut, si gjimnazistëve, studentëve,

bizneseve dhe konsumatorëve të thjeshtë do të përpiqemi të prezantojmë një

situatë të gjendjes së kulturës financiare në vendin tonë.

Fjalët Kyçe: Banka Qendrore e Shqipërisë, edukim financiar, kulturë financiare,

para elektronike.

Hyrje Kultura financiare në ditët e sotme përbën një domosdoshmëri për këdo, duke

marrë në konsideratë jo vetëm ritmet e zhvillimit ekonomik, bankar dhe

teknologjik, por edhe rëndësinë e peshën që informacioni ka në botën e sotme

globale. Një kulturë e tillë ndihmon konsumatorët, prodhuesit dhe investuesit të

marrin vendime të goditura financiare dhe njëkohësisht banka qendrore të arrijë

më lehtë objektivin e saj të arritjes dhe ruajtjes së stabilitetit të çmimeve.

Konteksti Shqiptar: Nevoja për edukim financiar Me ndryshimet politike, ekonomike dhe sociale të fillimviteve ‘90 dhe sidomos

pas privatizimit të plotë të sistemit bankar dhe ngritjes së institucioneve

Page 68: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

60

financiare të natyrave të ndryshme, konsumatori shqiptar u përball me një sërë

produktesh të reja të ofruara nga tregu financiar, duke marrë kështu, përgjegjësi

të drejtpërdrejta për zgjedhjet e rëndësishme financiare personale, efektet e të

cilave ndikojnë në kohë mbi forcën e tij blerëse. duke pasur parasysh që dy

dekada janë një kohë relativisht e shkurtër për ngritjen e një sistemi financiar

shumë funksional, një edukim i mirë i popullatës në këtë fushë mund të luajë një

rol kyç për një zhvillim sa më të ekuilibruar të tij. Niveli i kulturës financiare të

konsumatorëve dhe i publikut në tërësi, prej vitesh ka tërhequr vëmendjen e

institucioneve të një numri vendesh gjithnjë në rritje. Këto institucione, të

inkurajuara nga marrëdhënia e ngushtë që ekziston mes njohurive financiare të

individëve dhe aftësisë për të bërë zgjedhjet e duhura dhe për të vepruar në

mënyrë të ndërgjegjshme brenda sistemit financiar, janë angazhuar në projekte

të natyrave të ndryshme që synojnë rritjen dhe plotësimin e njohurive mbi një

sërë konceptesh, produktesh apo shërbimesh që ofron sot tregu financiar në të

gjithë larmishmërinë e tij.

Shqyrtimi i literaturës Studimet kanë demostruar se paaftësia financiare e konsumatorëve ndikon në

keq menaxhimin e financave personale (Widdowson & Hailwood, 2007) duke

shkaktuar inefiçencë në tregjet financiare (Brown, 1993; Hira & Loibl, 2005;

Wechsler, 1997) dhe një barrë për ekonominë e një vendi (Widdowson &

Hailwood, 2007). Gjithashtu studime të shumta raportojnë që një vendimarrje jo

e mirë financiare ka ndikim negativ në vendin e punës si rrjedhojë sipas

Garaman (1996) edukimi financiar rrit produktivitetin në punë dhe redukton

mungesën e përballjes me çështjet financiare personale dhe mbi të gjitha me mos

prezencën në punë. Një numër vendesh gjithnjë e në rritje i kanë kushtuar

vëmendje nivelit të kulturës financiare të konsumatorëve dhe të publikut në

tërësi. Rëndësia e një kulture të mirë financiare është pranuar edhe nga

Bashkimi Europian që në vitin 2007, kur komisioni Evropian miratoi një çështje

mbi kulturën financiare e cila theksonte rolin e saj në politikën e tregjeve të

brendshme dhe përfitimet që ai sjell për individët, shoqërinë dhe ekonominë në

tërësi. Në vitin 2008, OECD do të krijojë Rrjetin Ndërkomëtar mbi edukimin

financiar (INEF) me kauzë kryesore lehtësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar

rreth çështjeve të kulturës financiare në të gjithë botën. Në Shqipëri, edukimi

financiar është vënë në qendër të vëmendjes në vitin 2006, ku Banka e

Shqipërisë në bashkëpunim me institucione të tjera qeveritare, por jo vetëm kanë

organizuar aktivitete dhe projekte me qëllimin kryesor rritjen e njohurive të

publikut të gjerë rreth sjelljeve, qëndrimeve dhe aftësisë financiare. Gjithashtu

Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) në atë periudhë dhe Banka e

Shqipërisë nënshkruan një memorandium bashkëpunimi me qëllim rritjen e

kulturës financiare. Gjatë kësaj periudhe janë zhvilluar aktivitete në funksion të

edukimit financiar të ndarë në pesë kategori kryesore: për nxënësit, për

gjimnazistët, për studentët, për mësuesit dhe për gazetarët. Duke ditur që rritja e

Page 69: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

61

kulturës financiare në vend është një nga objektivat strategjikë të parashikuar në

Dokumentin e Strategjisë Afatmesme të Zhvillimit të Bankës së Shqipërisë,

gjatë muajit mars 2017 është zhvilluar dhe java globale e parasë që synon

ndërgjegjësimin e brezit të ri për të qenë qytetarë të ardhshëm të përgjegjshëm

dhe të aftë financiarisht.

Metodologjia Efektet e vendimmarrjes së konsumatorit të produkteve financiare nuk ndikojnë

vetëm mbi financat e tij personale, por njëkohësisht ushtrojnë impakt edhe mbi

stabilitetin financiar e makroekonomik. Ky është një nga motivet kryesore që

mbështesin nevojën për t’u njohur me nivelin e njohurive financiare të

popullatës në rang kombëtar. Nisur nga këto implikime moderne, si dhe nga

vështirësia që paraqesin, në radhë të parë zgjedhjet e individëve në një treg

financiar kompleks, e më pas edhe vetë analiza dhe zbërthimi i drejtë i tyre,

rezultatet e këtij vrojtimi pritet të hedhin dritë mbi çështjet në të cilat individët

kanë më pak njohuri apo ku njohuritë e tyre janë të pasakta. Pikërisht për këtë

arsye, ai përbën një element kyç për përcaktimin e ravijëzimin e çështjeve që do

të adresohen në strategjinë për rritjen e kulturës financiare. Ky raport vjen si

rezultat i një pune intensive të Bankës së Shqipërisë të shtrirë përgjatë një viti e

gjysmë si një aktivitet i parashikuar në projektin e binjakëzimit me asistencën e

Bankës së Italisë. I njëjti anketim është kryer edhe në 13 vende të tjera,

referencë e organizatës për bashkëpunim dhe zhvillim ekonomik. Një analizë e

thellë e të dhënave kryesore dhe atyre më periferike të përftuara nga vrojtimi, do

të shërbejë si një hartë për të përcaktuar drejtimet në të cilat do të fokusohen

iniciativat edukuese të Bankës së Shqipërisë në të ardhmen. Në të priten të

sinjalizohen konceptet dhe çështjet në të cilat njohuritë, sjelljet dhe qëndrimet e

individëve shfaqen më të dobëta dhe ka vend për modifikime. Duke marrë shkas

nga të njëjtat premisa, Banka e Shqipërisë, ka ideuar një sërë projektesh dhe

programesh, të cilat shërbejnë si strukturë, në radhë të parë për nxitjen, e më pas

për kultivimin e vazhdueshëm të kulturës financiare në Shqipëri. Megjithatë, për

të bërë të mundur adresimin e saktë të çështjeve më problematike në këtë fushë e

ku ka nevojë për më shumë informacion, aftësi apo masa mbrojtëse, është e

nevojshme të bëhen studime për të njohur nivelin aktual të kulturës financiare në

vend. 2

Roli i Bankës së Shqipërisë dhe projekti i Binjakëzimit Nga viti 2006, Banka e Shqipërisë ka ndërmarrë edhe një sfidë të re, atë të

edukimit financiar të shoqërisë shqiptare. e pranishme në publik me një sërë

iniciativash dhe projektesh, Banka e Shqipërisë ka synuar të rrisë

ndërgjegjësimin dhe të tërheqë vëmendjen mbi rëndësinë dhe ndikimin e

2https://www.bankofalbania.org/rc/doc/Kultura_financiare_ne_Shqiperi_Rezultatet_e_vr

ojtimit_per_matjen_e_nivelit_te_njohurive_financiare_te_popullates_2011_

Page 70: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

62

kulturës financiare në mirëqenien personale të individit dhe progresin ekonomik

të vendit. Këto projekte janë realizuar nën drejtimin dhe kujdesin personal të ish

Guvernatorit Ardian Fullani, i cili në Konferencën e 9-të ndërkombëtare të

Bankës së Shqipërisë me temë “Të ndërtojmë të ardhmen nëpërmjet kulturës

financiare”, vlerëson se: “Edukimi financiar duhet parë si një e mirë publike që

sjell eksternalitete pozitive për shoqërinë. ai jo vetëm rrit mirëqenien

financiaretë individëve, por ndikon gjithashtu në mënyrë të drejtpërdrejtë

eficiencën e politikave ekonomike të ndërmarra nga autoritetet. ”Në krijimin dhe

përshtatjen e programeve edukuese, rol të rëndësishëm luan edhe identifikimi i

mangësive dhe gjetja e mënyrave të duhura për një përqasje sa më eficiente ndaj

nevojave reale të publikut. Për herë të parë në vendin tonë, këtë informacion na

e ofrojnë të dhënat e marra nga “Vrojtimi për matjen e kulturës financiare të

popullatës, 2011”, i cili është një nga aktivitetet e parashikuara në kuadër të

projektit të binjakëzimit mes Bankës së Shqipërisë dhe Bankës së Italisë e

Bankës së Francës, financuar nga Bashkimi Evropian. Përmes këtij projekti

synohej t’i vihej në ndihmë Bankës së Shqipërisë duke i ofruar asistencën e

nevojshme për të mundësuar përmbushjen e kritereve me karakter ekonomik të

Kopenhagenit. Kështu, asistenca e Bankës së Italisë dhe Bankës së Francës ka

shërbyer për zhvillimin e instrumenteve operacionale që bëjnë të mundur

implementimin efektiv të politikës monetare dhe krijimin e një sistemi bankar të

sigurt, të qëndrueshëm dhe të zhvilluar. Objektivat e projektit të binjakëzimit

ndahen në 6 module të veçanta, njëri prej të cilëve është edhe moduli dedikuar

kulturës financiare. përplotësimin e këtij moduli, Banka e Shqipërisë është

asistuar nga Banka e Italisë, me ndihmën e së cilës është kryer vrojtimi për

matjen e kulturës financiare të popullatës, 2011.3

Vrojtimi Shqiptar mbi nivelin e kulturës financiare. Që në fillim të projektit, BSH e konsideroi vrojtimin mbi kulturën financiare si

një prioritet ndër rezultatet e modulit të edukimit financiar nga projekti i

Binjakëzimit. Në fakt, BSH ishte e vendosur ta kryente këtë vrojtim gjatë

muajve të parë të projektit, pasi ajo ishte e vetëdijshme se ky ushtrim do të

mundësonte identifikimin e nevojave potenciale dhe të boshllëqeve në aspekte të

veçanta të kulturës financiare si dhe do të siguronte informacion për grupet e

njerëzve që kanë më shumë nevojë për mbështetje. Rezultatet e vrojtimit të parë

mbi kulturën financiare mund të merreshin për bazë dhe të ndihmonin në

vendosjen e standardeve për iniciativat, në drejtim të edukimit financiar. Ecuria

vijuese e vrojtimit do të përdorej për të identifikuar ndryshimet që ndodhin gjatë

periudhës së ndërmjetme. Si rrjedhojë, BEI dhe BSH pranuan zhvillimin e një

metodologjie për një vrojtim kombëtar për matjen e nivelit të njohurive

3https://www.bankofalbania.org/rc/doc/Kultura_financiare_ne_Shqiperi

Rezultatet_e_vrojtimit_per_matjen_e_nivelit_te_njohurive_financiare_te_popullates_201

1_

Page 71: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

63

financiare të popullatës së rritur në Shqipëri. Kjo metodologji duhet të ishte në

përputhje me udhëzimet e dhëna nga nën grupi i INFE OECD për matjen e

kulturës financiare.

Kuadri i OECD-së Në vitin 2008, OECD krijoi rrjetin ndërkombëtar mbi edukimin financiar

(INFE), me qëllim promovimin dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar

ndërmjet politikë bërësve dhe aktorëve të tjerë për çështje të edukimit financiar

në mbarë botën; deri tani, më shumë se 160 institucione nga 81 vende i janë

bashkuar OECD INFE. Në të njëjtin vit, INFE krijoi “Nën grupin e ekspertëve

për matjen dhe përfshirjen e kulturës financiare”, me qëllim zhvillimin e një

metodologjie për matjen dhe nxjerrjen e treguesve të krahasueshëm mbi nivelet

e kulturës financiare të konsumatorëve në vende të ndryshme me të ardhura

mesatare dhe të larta. Në vitin 2009, nën grupi rishikoi dhe analizoi me hollësi

vrojtimin ekzistues mbi kulturën financiare, të ndërmarrë në mbarë botën. Ky

rishikim mundësoi përpunimin e udhëzuesve të detajuar mbi kryerjen e

vrojtimeve për kulturën financiare dhe zhvillimin e një sërë pyetjesh bazë mbi

praktikën më të mirë, për t’u përfshirë në vrojtimet kombëtare. Në thelb, nën

grupi INFE zhvilloi një instrument ndërkombëtar novator për të mundësuar

krijimin e një baze llogaritëse të kulturës financiare që mund të krahasohej për

vende dhe kohë të ndryshme. Ky instrument gjithë përfshirës është bazuar në:

një pyetësor të shkurtër (me pyetjet themelore) që mbulojnë aspekte të ndryshme

të kulturës financiare; pyetje të zbatueshme në vende të ndryshme dhe rrethana

personale; pyetje të tjera për të trajtuar çështje specifike për vendin; udhëzime

mbi metodologjitë dhe zbatimin e tyre. Pyetësori kryesor i zhvilluar nga

nëngrupi INFE përqendrohet në të gjitha aspektet që lidhen me konceptin e

përgjithshëm të kulturës financiare, që është “Një kombinim i ndërgjegjësimit,

njohurive, aftësive, qëndrimit dhe sjelljes së nevojshme për të marrë vendime të

shëndosha financiare dhe për të arritur një mirëqenie financiare individuale.”

Pyetjet mbulojnë edhe një sërë kontekstesh, përfshirë vlerësimin e shërbimeve

financiare, përmbushjen e kërkesave aktuale financiare dhe planifikimin për të

ardhmen. Në vitin 2010, vendet anëtare të INFE u ftuan të pilotonin (testonin)

këtë pyetësor sipas metodologjisë së zhvilluar nga nëngrupi i INFE.

Grumbullimi i tëdhënave për procesin pilot filloi në gjysmën e dytë të vitit 2010

dhe përfundoi në fillim të vitit 2011. 12 vende (Armenia, Republika Çeke,

Estonia, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Malajzia, Norvegjia, Peruja, Polonia,

Afrika e Jugut dhe Mbretëria e Bashkuar), dolën që në fillim vullnetarë për të

testuar pyetësorin. Në korrik të vitit 2011, Banka e Shqipërisë kërkoi të

anëtarësohej në INFE dhe, me drejtimin e Bankës së Italisë, u bashkua në

ushtrimin pilot të OECD-së. 4

4 Gaetani CHIONSINI, Punimet e Konferences se 9-te Nderkombetare te Bankes se

Shqiperise, 15 shtator 2011.

Page 72: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

64

Rezultate Informimi publik dhe formimi financiar në radhë të parë fokusojnë qytetarët, si

agjentët më të ekspozuar në tregjet financiare. Informimi i qytetarëve sigurisht

përbën dhe do të përbëjë për një kohë të gjatë prioritetin e tyre. Bëhet fjalë për

formimin publik për të krijuar kulturën dhe njohuritë tek qytetarët, që ata të

orientohen në mënyrë të drejtë. Kjo merr një rëndësi shumë të madhe dhe ky

është një proces shumë i gjatë, që përbën një prioritet afatgjatë të institucioneve

të një vendi dhe po ashtu të agjentëve që veprojnë në sektorin financiar, të

bankave dhe të agjencive të tjetra financiare jobankare. Informimi përbën një

emergjencë, përbën një domosdoshmëri dhe që nuk kërkon afat kaq të gjatë, por

kërkon norma dhe mbikëqyrje konkrete për të rritur njohuritë rreth zhvillimeve

në treg dhe informacioneve të domosdoshme që do t’i ofrojmë publikut nga

zhvillimet në tregjet financiare, në tregjet konkrete. Prandaj, përqendrimi tek

individi dhe tek formimi i individit do të jetë afatgjatë, pasi kjo do të përbëjë, një

punë të koordinuar, të sistemuar që duhet të bëjë Banka e shqipërisë, në rastin

tonë si institucioni qendror i informimit të sistemit bankar, i cili përbën pjesën

dërrmuese të zhvillimeve në tregjet financiare shqiptare, por dhe tëqeverisë e të

institucioneve të tjera informuese në këtë vend. Formimi financiar dhe

informimi financiar përmes tij, kanë një rëndësi të madhe jo vetëm për publikun,

për qytetarët e thjeshtë, por dhe për vetë zhvillimin e sektorit financiar në

Shqipëri dhe në çdo vend tjetër, për arsye se fuqizojnë konkurrencën dhe rritin

transparencën. Përmes procesit të reklamave agresive shpeshherë ngatërrohet

procesi i informimit me procesin e reklamave. Reklamat, të cilat bëhen në

mënyrë individuale, personale për interesa tregtare dhe procesi i informimit i cili

nuk është thjesht një proces individual i agjentëve ekonomikë që veprojnë në

tregjet financiare, por duhet të jetë një proces i koordinuar e i organizuar nga

institucionet qendrore të vendit tonë. Prandaj, në këtë process ka shumë për të

bërë, për të mos konfonduar reklamën me informimin. Informimi publik është i

domosdoshëm për të zhvilluar tregje financiare reale. NëShqipëri, prapambetja e

informimit dhe formimit rreth zhvillimeve në tregjet financiare dëshmohet edhe

nga struktura e tregut financiar. Ne kemi aktualisht rreth 90 % të tregut financiar

që përbëhet nga tregu bankar dhe më pak se 10 % të gjitha shërbimet e tjera

financiare, jobankar. Eshtë një hapësirë shumë e madhe që përmes procesit të

formimit ne të mund ta tërheqim interesin dhe pjesëmarrjen e agjentëve

ekonomikë edhe në tregjet financiare jobankare, për t’i zhvilluar ato në

parametrat dhe në përmasat që kanë ekonomitë e tjera të krahasueshme me ne

apo ekonomitë e zhvilluara të rajonit. 5

Konkluzione Sistemi bankar ka ecur shumë gjatë 12 viteve të fundit nga jo-tech (shkembimi i

parave në rrugë, pagat e paguara me para në dorë dhe pothuajse asnjë ATM) në

5 Banka e Shqiperise.

Page 73: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

65

pak teknologji (pagat nëpërmjet bankave, përdorimi i lartë i ATMve dhe i

kartave të debitit) në fillimin e epokës së teknologjisë së lartë (sistem bankar

digjital/ me internet). Ritmi i ndryshimeve është më i shpejtë se sa në vendet e

tjera të Ballkanit Perëndimor, dhe Shqipëria po ndjek ritmin, madje më shpejt se

vendet e tjera, pasi një treg me zhvillim të mëvonshëm ka përparësinë e të qenit

në gjendje të "kapërcejë' për të shkuar në opsionet më të fundit teknologjike,

ndërsa tregjet e tjera me zhvillim të mëparshëm e kanë kaluar hap-pas-hapi

evolucionin teknologjik. Teknologjia digjitale për klientët individë filloi të

shfaqej në Shqipëri më shumë se 8 vite më parë, në formën e Internet Banking,

pastaj Mobile Banking dhe së fundi, Pagesave me celular. Teknologjia digjitale

bankare, që tashmë është e pranishme në Shqipëri, vazhdon të zvogëlojë

largësitë me tregjet shumë më të përparuar aevropiane. "Raiffeisen ON", lançuar

në shkurt 2017, ofron një platformë digjitale të klasit botëror që përfshin të

gjithë pajisjet elektronike (kompjuter, laptop, tablet dhe telefonat celularë).

Platforma ka funksionalitet të zgjeruar, ndërfaqe të cilësisë së lartë për

përdoruesit dhe do të përmirësohet në mënyrë të vazhdueshme, për të ofruar një

numër në rritje të shërbimeve dhe mënyra të reja për të kryer veprime bankare

online. Sot dymbëdhjetë banka ofrojnë internet banking, tetë prej tyre kanë një

formë të Mobile Banking dhe dy banka ofrojnë pagesat me celular nëpërmjet një

pale të tretë, MPAY. Megjithatë, edhe pas tetë viteve të disponibilitetit të gjerë

të opsioneve të kryerjes së veprimeve bankare online, konsumatorët kanë qenë të

ngadaltë për të përshtatur dhe përdorur këto kanale të reja, shumë më të

përshtatshme për klientët individë. Vlerësohet se rreth 3% e klientëve të bankave

në Shqipëri bëjnë transaksione bankare në internet, dhe se 78% e transaksioneve

bankare bëhen ende në degë. Shqipëria është ende një treg i "dashuruar me

degën”, i ngadalshëm për të kaluar në lehtësinë ekstreme që ofron platforma

digjitale me opsionin “kudo/në çdo kohë’. Kjo nuk do të thotë që konsumatorët

shqiptarë janë të ndrojtur ndaj çdo gjëje digjitale. Aspak! Shumë shqiptarë janë

duke i pranuar alternativat digjitale. Për shembull, është llogaritur se rreth 63% e

shtetasve shqiptarë shfletojnë web-in në mënyrë aktive – zakonisht nga telefonat

e tyre; mbi 45% kanë celular të mençur; rreth 38% janë përdorues aktivë të

mediave sociale (shumica janë përdorues të Facebook-ut). Por, kur është fjala

për sektorin bankar, klientët shqiptarë kanë qenë të ngadaltë në ndryshim.

Ndërsa bankat për individë në vendet më të përparuara po garojnë për të kapur

kërkesat në rritje të konsumatorëve për mënyra digjitale për menaxhimin e

financave të tyre personale, industria bankare në Shqipëri duhet të punojë shumë

për krijimin e kërkesës. Sigurisht, ekziston nevoja për banking digjital – duke

ofruar mundësinë për kryerjen e veprimeve bankare 24 orë në ditë nga kudo që

dëshiron është një lehtësi që gjithkush e aspiron në botën e sotme që lëviz kaq

shpejt. Por derisa konsumatorët ta shohin bankingun digjital si një mënyrë

tërheqëse për të përmbushur nevojën e tyre për më shumë komoditet, kërkesa

mbetet e ulët. Statistikat e Bankës Botërore për vitin 2014 tregojnë se vetëm

38% e popullsisë në moshë madhore në Shqipëri kishte një llogari bankare në

Page 74: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

66

atë kohë, kundrejt rreth 65% në vendet e Ballkanit Perëndimor rreth nesh.

Shqipëria, ashtu si dhe në shumë aspekte të tjera të jetës, do t’i arrijë vendet e

tjera. Nëse biznesi i klientëve individë në bankë në Shqipëri arrin një penetrim

prej 65% të popullsisë në moshë madhore, ai do të përfaqësojë një rritje prej

70% të trafikut të konsumatorëve në degët tona, që nga viti 2014 – që do të thotë

se, nëse ne nuk digjitalizojmë veprimet bankare në mënyrë të zgjeruar, rritje të

tilla në transaksionet bankare të degës do të ushtrojnë shumë trysni mbi

kapacitetin e degëve, do të çojnë në shërbim të ngadalshëm, konsumatorët do

jenë më pak të kënaqur, e në fund të fundit, do ketë nevojë për investime të

konsiderueshme në degë te reja dhe më të zgjeruara, e si rrjedhojë, nevojë për

më shumë të punësuar – duke rritur kështu kostot operative. Ky do tëjetë

realiteti, klientët nuk drejtohen drejt kanaleve digjitale, që janë shumë më të

përshtatshëm dhe efikas në kosto. 6

Rekomandime Zhvillimi i edukimit financiar nuk është një detyrë e lehtë. Ai është një proces i

ndërlikuar, i cili ka nevojë për burime njerëzore dhe financiare. Në praktikat më

të mira të zhvilluara në nivel ndërkombëtar, “prodhimi” i edukimit financiar

kalon nëpër katër hapa strategjik:

1. Përcaktimi i një strategjie kombëtare: kjo është e nevojshme për të

përcaktuar në mënyrë efikase objektivat e njëprogrami dhe për të përfshirë

sa më shumë aktorë.

2. Vlerësimi i nivelit të njohurive financiare: përcaktimi i objektivave të një

programi të efektshëm mbi edukimin financiar kërkon identifikimin e

zonave ku aftësia financiare e popullsisë është e ulët dhe identifikimin e

masave për mbrojtjen e konsumatorëve dhe/apo të hapësirave ku duhet të

shtrihen programet e edukimit.

3. Zbatimi i programeve: programet duhet t’i pajisin njerëzit me mjete të sakta

për të bërë zgjedhjet e nevojshme, si dhe duhet të zhvillohen në ambientin

dhe kohën më të përshtatshme për përfituesit.

4. Matja e kostove dhe e përfitimeve: monitorimi dhe vlerësimi i suksesit të

iniciativave individuale dhe i strategjisë në tërësi (duke riorganizuar

vrojtimin bazë), me kalimin e kohës, do të na ndihmojë të përcaktojmë nëse

kemi arritur ndryshime të konsiderueshme në sjellje.

Bibliografia https://www.bankofalbania.org/rc/doc/Kultura_financiare_ne_Shqiperi_Rezultatet_e_vroj

timit_per_matjen_e_nivelit_te_njohurive_financiare_te_popullates_2011

https://aab.al/wp-content/uploads/2017/06/Bankieri_

Gaetani CHIONSINI, Punimet e Konferencëssë 9-të Ndërkombëtare të Bankës së

Shqipërisë, 15 shtator 2011.

Banka e Shqipërisë.

6https://aab.al/wp-content/uploads/2017/06/Bankieri_

Page 75: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

67

POLITIKAT FISKALE DHE MONETARE

Alberina Xhani

(Msc. Bankë-Financë, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Enxhi Curri

(Msc. Bankë-Financë, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Eralda Marku

(Msc. Bankë-Financë, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Phd. candidate. Daniela Lika

Abstrakt

Politikat fiskale janë gjithmonë në zhvillim në një shtet si Shqipëria. Duke

kujtuar përvojën e kaluar si një shtet ku nuk njihej prona private dhe ekonomia e

lirë sot jemi përballë një fakti të ri ekonomisë së lirë, ku ekziston prona private

dhe po ashtu ekziston nevoja e shtetit për të siguruar të ardhura për buxhetin e

shtetit por edhe për t’i menaxhuar këto të ardhura. Një një sistem të ri politik dhe

ekonomik shtetit Shqiptar i është dashur të mësojë të funksionojë dhe zhvillohet

në një sistem të ri, ku duhet të hartonte paketën fiskale përkatëse që do të bënte

të mundur jetën e politikave fiskale. Është e rëndësishme të kuptohet rrugëtimi i

këtyre paketave dhe kush janë elementët që nxisin ndryshim dhe përmirësim të

tyre. Duke pasur parasysh ndryshueshmërinë e herëpashershme dhe tendencën

për përafrim të legjislacionit Shqipëtar me atë të Bashkimit Evropian në kuadër

dhe të politikave të integrimit në Bashkimin Evropian është e nevojshme të

kuptohet dhe filozofia e ndryshimeve që i bëhen politikave fiskale. Përmes

analizës që i bëhen politikave fiskale kemi arritur në përfundime të rëndësishme

që kanë të bëjnë me mënyrën e funksionimit të mekanizmit shtetëror në tërësi,

sepse kemi parasysh rolin e ekonomisë në funksionimin e çdo elemeti të këtij

mekanizmi. Si rezultat të këtij punimi kuptojmë jo vetëm rëndësinë që kanë

politikat fiskale, por edhe identifikimin e problematikave me qëllim

përmirësimin e tyre.

Fjalë kyçe: politikat fiskale; paketa fiskale, politika monetare

Hyrje Politika fiskale, si dhe politika monetare, përbëhet nga një tërësi instrumentash

që synojnë ndryshimin e gjëndjes së treguesve makroekonomikë. Politika fiskale

shprehet dhe mbështetet në ligjet përkatëse financiare dhe konsiston në

ndërhyrjen e qeverisë për të përballuar shpenzimet e shtetit nëpërmjet

administrimit të të ardhurave që mblidhen përmes sistemit fiskal. Një problem

Page 76: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

68

tipik dhe mjaft kufizues me të cilin qeveritë ballafaqohen në këtë fushë është

evazioni fiskal.

Politika monetare është tërësia e mjeteve, e objektivave dhe e ndërhyrjeve

të ndërmarra për të rregulluar furnizimin e ekonomisë me mjete monetare në

përpjekje te vazhdueshme për të ruajtur ekuilibrat makroekonomike. Politika

monetare synon administrimin e kushteve monetare të ekonomisë: ofertës

monetare, normave të interesit dhe kursit të këmbimit, në funksion të realizimit

të objektivit të stabilitetit të çmimeve, në periudhën afatmesëm dhe afatgjatë.

Ajo synon ndikimin maksimal tek variablet ekonomikë me anë të ndryshimit të

normave afatshkurtra të interesit.

Politika fiskale shfrytëzon sistemin tatimor dhe shpenzimet qeveritare për

të ndikuar në ekonomi dhe për të arritur objektivat e synuara strategjike

shtetërore ekonomike.

Politika monetare është instrument ku përmes ndryshimeve në ofertën e

parasë dhe shkallës së interesit ndikon në nivelin e cmimeve dhe koston e

kredisë.(zakonisht politika monetare përcaktohet nga Banka Qëndrore

Shtetërore. Bqk-ja ( Banka Qendrore Shteterore) nuk mund të krijojë politika

monetare sepse ende nuk jemi në zonën e euros, por vetëm shfrytëzues të valutës

së euros, pra nuk jemi në Eurozonë dhe as anëtarë të Unionit Europian).

Qëllimet e politikave fiskale

Alokativ. Ofrimi i shërbimeve dhe të hyrave publike për qytetarët (edukimi,

shëndetësia, siguria publike, mirëqenia sociale, mbrojtja e ambientit,

investimet publike)

Shpërndarës. Shpeërndarjen e të hyrave. Sigurim i mbështetjes sociale ;

nivelin minimal të të hyrave për personat që janë të sëmurë, me aftësi të

kufizuara, të vjetër, etj.

Stabilizues. Ndikimi i qeverisë në papunësi dhe nxitje të rritjes

ekonomike.(duke krijuar politika që ndihmojnë fusha të caktuara

ekonomike apo duke ndikuar në importet apo eksportet e mallrave si dhe

metodave të tjera fiskale).

Metodologjia Filozofia që aplikohet tek ky punim i përket një fiozofie pozitiviste, duke

përdorur një përqasje të kërkimit nëpëermjet deduktimit ku tentohet të zbulohet

marrëdhënia shkakësore e variablave të marrë në studim. Të dhënat e përdorura

janë të dhëna sekondare të publikuara nga institicionet kompetente si Banka e

Shqipërisë. Pyetja kërkimore e këtij punimi është: A ka në hapësirë në Shqipëri

për politika fiskale për të përshpejtuar rritjen ekonomike? Nëse po, si ndikon në

faktorët e tjerë makroekonomikë?

Buxheti qeveritar dhe politika fiskale

Page 77: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

69

Te ardhurat (A): taksat nga te ardhurat personale dhe te korporatave, doganat,

taksat mbi sigurimet pensionale etj. Te ardhurat jo gjithmone jane te barabarta

me shpenzimet e qeverise, prandaj nëse:

A > G kemi suficit buxhetor.

A < G kemi deficit buxhetor.

A = G kemi buxhet te balancuar.

Deficit buxhetor mund te mbulohet ne dy menyra:

me shtypjen e parave ( por ne kete rast vihet ne pyetje pavaresimi i Bankes

Qendrore dhe politikat kunder inflacionit)

hua nga publiku( ne kete rast shtrohet pyetja nese qeveria eshte kredibile ne

syte e opinionit public si dhe problem I kalimit te borxhit ne gjeneratat e

ardhshme).

Llojet e politikave fiskale

Në përgjithësi dallojmë këto lloje të politikave fiskale:

Zgjeruese aktive

Kufizuese aktive

Zgjeruese automatike

Kufizuese automatike

Objektivat e politikes fiskale

Objektivat e politikës fiskale mund të jenë të shumtë, por ato klasifikohen në

bazë të tre funksioneve tradicionale të ndërhyrjes, që shteti bën në sferën

ekonomike:

a) funksioni shpërndarës i burimeve të financimit, të nevojshëm për prodhimin

e atyre mallrave dhe shërbimeve që tregu i lirë nuk është në gjëndje të

furnizojë në mënyrë efektive, përfshirë dhe të mirat publike, si për

shëmbull, drejtësia, mbrojtja kombëtare, infrastruktura rrugore, etj;

b) funksioni ri-shpërndarës, që synon ndryshimin e shpërndarjes së të

ardhurave e të pasurisë nëpërmjet ndryshimit të taksimit të burimeve të të

ardhurave të taksa-paguesve;

c) funksioni rregullator i aktivitetit ekonomik nëpërmjet ndryshimit të nivelit

të taksimit, ose kontrolli i agregatëve makroekonomike.

Objektivat e politikës monetare

Objektivat e politikës monetare klasifikohen në:objektiva finale dhe në objektiva

të ndërmjetëm. Objektivat finale janë stabiliteti i çmimeve, punësimi sa më i

lartë, dhe zhvillimi i ekuilibruar. Politika monetare synon të arrij një ose më

shumë prej këtyre objektivave duke manovruar masën monetare në qarkullim

nëpërmjet normës bazë të interesit, ofertës së mjeteve monetare ose rezervave të

detyrueshme të bankave.

Zakonisht objektivi kryesor i politikës monetare është qëndrushmëria e

çmimeve. Arritja e një objektivi të tillë është kontributi më i madh që politika

Page 78: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

70

monetare mund të japë për rritje ekonomike të ekuilibruar për një periudhë

afatmesme.

Meqënëse niveli i çmimeve është rezultat i mekanizmave të tregut dhe nuk

është drejtpërsëdrejti i kontrollueshëm nga Banka Qëndrore, atëhere nevojitet

përcaktimi i objektivave monetare të ndërmjetëm. Këto objektiva duhet të japin

mundësinë e zbulimit të evolucionit të çmimeve në kohën e duhur, të jenë të

saktë dhe midis kufijve të lejuar të gabimit, dhe të kenë lidhje të drejtpërdrejtë

dhe të qëndrueshme me objektivin final. Megjithatë zgjedhja e objektivit të

ndërmjetëm, pra, e llojit dhe synimit të politikës monetare që duhet zbatuar,

varet shumë prej mekanizmave të transmetimit të vendimeve monetare, ku më

kryesoret janë shënjimi monetar (monetary targeting), që bazohet në

manipulimin e masës monetare në qarkullim, dhe shënjimi i inflacionit (inflation

targeting), që përdor nivelin e normës së interesit.

Për të arritur objektiva të tillë, bankat qëndrore të pavarura nga Thesari, të

cilave zakonisht u besohet politika monetare, kanë në dispozicion dy

instrumenta: ofertën monetare dhe normën e interesit.

Janë dy lloj politikash monetare.

Konsiderohet ekspansive një politikë monetare që nëpërmjet reduktimit të

normës bazë të interesit synon të stimuloje ofertën monetare prej bankave të

nivelit të dytë drejt ndërmarrjeve dhe si rrjedhim, të stimulojë investimet

dhe prodhimin e mallrave dhe shërbimeve.

Quhet restriktive një politikë monetare që nëpërmjet rritjes së normës së

interesit, redukton ofertën monetare në treg duke rritur koston e kredisë, dhe

rrjedhimisht duke bërë më pak të leverdisshme investimin dhe prodhimin.

Politikat monetare restriktive kanë objektiv kryesor të ulin inflacionin ose të

ngadalësojnë rritjen ekonomike në rast-mbinxehjeje.

Politikat fiskale: disa parime

Financat publike janë zgjerim i financave të familjes. Nëse familja shpenzon më

shumë se të ardhurat e saj atëherë do të ketë varfëri dhe falimentim. E njejta gjë

vlen dhe për buxhetin/qeverinë. Buxheti duhet të jetë i balancuar. Borxhi

qeveritar është një barrë për brezin e ardhshëm. Financat moderne dallojnë

deficitin buxhetor dhe atë ciklik.

Deficit aktual = deficit strukturor + deficit ciklik

Deficit aktual përfaqëson deficitin faktik në një periudhë të dhënë. Deficit

strukturor është pjesa e deficitit që vjen si rezultat i politikës fiskale aktive

Deficit ciklik është pjesa e deficitit që përcaktohet në mënyrë automatike nga

gjendja e ciklit të biznesit.

Për të sqaruar konceptet e mëposhtme duhet të dimë se buxheti aktual paraqet

shpenzimet, të ardhurat dhe deficit faktik. Buxheti strukturor përfaqëson

shpenzimet, të ardhurat dhe deficit nëse ekonomia funksionon në kushtet e

prodhimit potencial. Buxheti ciklik paraqet shpenzimet, të ardhurat dhe deficit

nëse ekonomia funksionon nën ose mbi nivelin e prodhimit potencial

Page 79: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

71

Ndërveprimet e politikës fiskale dhe monetare

Politika monetare (PM) dhe politika fiskale (PF) ndihmojnë që të nxjerrin

ekonominë nga recensioni. Të dyja këto politika janë të drejtuara kah

menaxhimi i kërkesës agregate (p.sh për të mbajtur inflacionin nën kontroll).

Nevojitet një kordinim në mes të PF dhe PM. Për shembull nëse shteti dëshiron

të rrisë kërkesën agregate, atëherë rrit shpenzimet qeveritare. Nga ana tjetër, për

të mbajtur prodhimin në nivelin e dhënë, atëherë me anë të instrumentave të

politikës monetare i rrit normat e interesit. Problemi qëndron në identifikimin e

cikleve të biznesit dhe ndryshimin nga një politikë në tjetrën. PM dhe PF duhet

të kombinohen (koordinohen) për të eleminuar fenomenin e ngushtimit të

shpenzimeve private (croëding-out) kur rriten shpenzimet qeveritare.

Vështrim historik mbi politikave fiskale në Shqipëri Ka një periudhë rreth 27 vjeçare që politika fiskale që Shqipëri është duke u

krijuar, transformuar, ndryshuar, përmirësuar e qëllim për t’u harmonizuar dhe

me sistemin politik dhe ekonomik të shtetit. Në vitin 1944 për një përiudhë 45

vjeçare, Shqipëria komuniste nuk njihte pronën private dhe as sipërmarrjen e

lirë, duke bërë që çdo gjë të konsiderohej pronë e shtetit. Një sistem ekonomik

ku nuk ekzistonte nevoja për mbledhjen e të ardhurave, pasi përveç mungesës së

nevojës sistemi ekonomik ishte tillë që nuk të jepte as mundësinë. Me

ndryshimin e sistemeve, me ardhjen e demokracisë lindi nevoja dhe për

sigurimin e të ardhurave dhe me këtë nevojë u zhvilluan dhe politikat fiskale për

herë të parë në Shqipëri pas komunizmit.

Pika zero - 1992 – 1997

Në këtë periudhë shumë faktorë ishin të rëndësishëm për të struktuaruar

sistemin ekonomik të Shqipërisë në përshtshmëri të sistemit të ri politik që filloi

të lind në të njëjtën periudhë jo vetëm në Shqipëri, por në të gjitha vendet në

tranzicion. Shqipëria fillon në pikën zero dhe ka përmirësime të ndjeshme, por

edhe luhatje deri në vitin 1998.

Periudha pas firmave piramidale dhe para krizës ekonomike botërore 1999

– 2008

Pas rënies së skemave piramidale, në vend situate ekonomike është e de-

stabilizur. Sipas të dhënave: “Të ardhurat tatimore në përqindje të PBB

(Produkti i Brendshëm Bruto) patën një trend rritës në vitet në vazhdim me rritje

të theksuar deri në vitin 2008.”7Megjithatë në këtë periudhë ka patur dhe

përmirësime përsa i përket politikave fiskale, siç është miratimi i ligjit “Për

Tatimin mbi Vlerën e Shtuar”, duke bërë që burimi kryesor i të ardhurave në

sistemin tatimor Shqipëtar të jetë T.V.SH.. Shkalla e T.V.SH. në këtë periudhë

Ndikimi i krizës ekonomike botërore dhe ecuria 2009 – 2012

Page 80: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

72

Viti 2009 është një nga vitet e para të ndikimit të krizës ekonomike

botërore. Duke qenë se kriza ekonomike reflektohet nga ulje të ritmit të rritjes

ekonomike dhe të ardhurat e buxhetit që mblidhen përmes tatimeve, taksave nga

individët dhe bizneset. Kjo periudhë na rikujton rëndësinë e politikave fiskale jo

vetëm shtetërore por edhe elementin ndërkombtar. Në këtë periudhë u bënë disa

reforma në fushën tatimore, duke pëfshirë reformimin e akcizës përmes

përafrimit me legjislacionin e BE, reformimi i T.V.SH. me draftimin e një ligji

të ri në përputhje me Acquis.

Borxhi publik i Shqiperise 2007-2017 Stoku i borxhit të një vendi është totali i borxhit publik të emetuar brenda dhe

jashtë vendit dhe që ende nuk është shlyer. Borxhi publik mund të emetohet

brenda vendit dhe mbahet nga rezidentë (borxhi i brendshëm), ose jashtë vendit

dhe mbahet nga jorezidentë (borxh i jashtëm). Të dhënat janë marrë nga

Ministria e Financave.

Interesant është dhe ndryshimi i strukturës së borxhit të shtetit shqiptar

gjatë viteve. Të dhënat janë kumulative, pra stoku i borxhit të një viti përfshin

totalin e borxhit të emetuar deri në atë vit.

Struktura e borxhit publik, borxh i brëndshëm dhe borxh i jashtëm

Stoku i Borxhit Publik të Brendshëm për vitin 2017 është 577 miliardë lekë ose

rreth 2.8% më shumë se në vitin 2016, ndërkohë Stoku i Borxhit Publik të

Jashtëm është 510.2 miliardë lekë. Borxhi i jashtëm publik është rritur me 1.1 %

krahasuar me një vit më parë.

Page 81: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

73

Por nëse raportohet për të gjithë periudhën, borxhi i brendshëm dhe i

jashtëm kanë një ecuri të ndryshme. Në raport me Prodhimin Kombëtar, borxhi i

brendshëm në fund të vitit 2017 ishte më 1.17 pikë përqindje më i ulët se në

vitin 2007. Kjo do të thotë se e gjithë rritja e borxhit publik në 10 vitet e fundit

ka ardhur nga huamarrja e jashtme.

Politikat fiskale në realitet e reja të paskrizës Ky material ka për qëllim të trajtojë ridimensionimin e rolit të politikave fiskale

në ekonomi, të para nën efektet e krizës së fundit globale të vitit 2008. Ajo ka

fituar rëndësi, si në debatin publik dhe në agjendat e politikave të qeverive. Po

bëhet një rivlerësim i politikës fiskale duke theksuar rolin e saj më të madh në

nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe zbutjen e ciklit

ekonomik. Në të njëjtën kohë pasiguria e lartë që rrethon opinionin lidhur me

nivelet e larta të borxhit publik kërkon një kuptim më të mirë dhe menaxhim të

rreziqeve fiskale.

Rolin e politikës fiskale e kemi parë në tre drejtime, sic trajtohet në

shkencat e financave publike: (1) si stabilizues të ciklit ekonomik; (2) si

promovues të rritjes ekonomike; dhe (3) si instrument të rishpërndarjes së të

ardhurave kombëtare. Ne jemi ndalur kryesisht në diskutimin e cështjes së parë,

atë të rolit stabilizues të ciklit ekonomik, duke shqyrtuar literaturën me debatet

që po bëhen rreth kësaj teme. Në vijim jemi ndalur në një trajtim të rolit të

politikave fiskale në Shqipëri, se sa ato kanë ndihmuar në rritjen ekonomike të

vendit.

Politikat fiskale në funksion të stabilizimit të ciklit ekonomik Para krizës financiare globale, politika fiskale diskrecionale në përgjithësi nuk

shihej si një mjet efektiv për stabilizimin makroekonomik.

Një nga pretendimet kryesore të pikëpamjeve të reja mbi politikën fiskale

është se ajo duhet të reagojë më aktivisht në kushte ciklike në kohë recesionesh

të thella dhe të zgjatura dhe kur politika monetare është e kufizuar.Ky është, për

shembull, rasti kur normat nominale të interesit janë afër territorit negativ dhe

inflacioni i pritshëm i ulët, duke qenë se normat e interesit real nuk mund të bien

në mënyrëtë mjaftueshme për të rigjallëruar kërkesën aggregate. Në një mjedis

të tillë, vendet bëhen shumë të ndjeshme ndaj spiraleve të stanjacionit

ekonomik: rishikimet në rënien e rritjes ekonomike dhe inflacionit real

shoqërohen me rishikime në rritje të borxhit publik dhe privat si pjesë e PBB-së;

Page 82: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

74

kjo mund të çojë firmat, ekonomitë familjare dhe qeveritë të shkurtojnë

shpenzimet (ose qeveritë për të rritur taksat) për të ulur në këtë mënyrë borxhin,

duke ulur aktivitetin e mëtejshëm ekonomik dhe inflacionin.

Për të adresuar këto rreziqe, një përgjigje e politikës fiskale pasive e bazuar

vetëm në stabilizatorë automatikë, mund të mos jetë e mjaftueshme. Hulumtimet

e fundit tregojnë se një zgjerim fiskal (diskrecionar), i kombinuar me reformat

strukturore dhe lehtësim monetar, mund ti mbajë vendet në trajektore pozitive të

rritjes ekonomike dhe larg rreziqeve deflacioniste. Për shembull, raporti i FMN,

Fiscal Monitor, nënvizon se në Kanada dhe Japoni, dobësia e vazhdueshme në

kërkesën e brendshme private nënvizon nevojën për politika fiskale mbështetëse.

Ekziston një gamë mjaft e gjerë literature, e cila frymëzuar nga idetë e

Keynesit, është fokusuar në identifikimin e faktorëve me ndikim të përkohshëm

në ekonomi. BKC(balanca buxhetore e korrektuar për ciklet e biznesit) është një

prej indikatorëve i cili evidenton vetëm ndryshimet me impakt të përhershëm, e

që janë pasojë e politikës fiskale diskrecionare. Fillimisht, BKC është propozuar

nga Blanchard (1990) për të vlerësuar qëndrueshmërinë fiskale të një vendi në

periudhën afatgjatë.

Megjithatë, kjo nuk duhet të interpretohet si një mbështetje për stimul

fiskal kudo dhe nën të gjitha situatat ekonomike, për dy arsye. Së pari, në kushte

normale, politika fiskale duhet të mbështetet në stabilizues automatik për të

zbutur luhatjet ekonomike, nëse hapësira fiskale është e disponueshme.

Veprimet fiskale diskrecionale duhe të përdoren vetëm në rrethana të veçanta.

Së dyti, politika fiskale duhet të përgjigjet në mënyrë simetrike në ciklin e

biznesit siç do përpiqemi ta trajtojmë më poshtë.

Performanca e treguesve fiskal dhe aktiviteti ekonomik. Performanca e treguesve fiskalë është e lidhur ngushtë me aktivitetin ekonomik

në vend. Gjatë një cikli biznesi, ku aktiviteti ekonomik rezulton poshtë nivelit

potencial të tij, deficiti buxhetor mund të rritet pavarësisht një politike fiskale të

pandryshuar. Rritja e deficitit buxhetor mund të vijë nga një kombinim i rënies

së të ardhurave me rritje të shpenzimeve buxhetore (mund të jetë dhe rasti kur

secili prej këtyre faktorëve më vete mund të shkaktojë rritjen e deficitit

buxhetor), si rezultat i stabilizatorëve automatikë që veprojnë në ekonomi. Për ta

ilustruar, gjatë këtyre periudhave, të ardhurat personale pësojnë rënie (pasi një

pjesë e forcës së aftë për punë mund të humbë punën) ose të ardhurat nga fitimet

e bizneseve mund të bien si pasojë e rënies së shitjeve, e për rrjedhojë niveli i të

ardhurave për qeverinë që lidhen me këto lloj taksash pëson rënie, pavarësisht

faktit se legjislacioni tatimor nuk ka ndryshuar. Gjithashtu, shpenzimet publike

gjatë këtyre episodeve rriten në krahasim me periudhat kur ekonomia rezulton

në nivelin e saj potencial, pasi rriten kryesisht shpenzimet e lidhura me

papunësinë. Kuptimi dhe matja e saktë e luhatjeve ekonomike me natyrë të

përkohshme, ka një ndikim të rëndësishëm në analizimin dhe vlerësimin e

zhvillimeve fiskale. Treguesit fiskalë të shprehur në vlerë nominale nuk japin

Page 83: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

75

gjithmonë saktë orientimin e politikës fiskale, për sa kohë ata përfaqësojnë

efektet e përkohshme dhe ato të përhershme (nga vendimet e autoritetit fiskal) së

bashku. E thënë ndryshe, balancat buxhetore të shprehura në vlerë nominale

ndikohen njëherazi nga faktorët ciklikë, si edhe nga politika fiskale

diskrecionare, e cila në vetvete mund të përfshijë dhe masa strukturore. Për këtë

arsye, nuk mund të perceptohet saktë orientimi i politikës fiskale ose

pozicionimi fiskal i një vendi, ashtu sikurse nuk mund të evidentohen

disbalancat strukturore të sektorit publik.

BKC si një indeks i pozicionit fiskal Një prej avantazheve që ofron llogaritja e BKC-së, sikurse argumentohet dhe

nga Blanchard (1990), është evidentimi i ndryshimeve mbi pozicionin fiskal që

shkaktohen nga masat e ndërmarra nga autoriteti fiskal (si për shembull,

nëpërmjet ndryshimit të taksave, rritjes apo uljes së shpenzimeve). Nëpërmjet

vlerësimit të BKC-së, efekti i cikleve të biznesit mbi pozicionin fiskal të një

vendi vjen më i zbutur ose eliminohet. Në këtë mënyrë, evidentohen vetëm

ndryshimet që vijnë si pasojë e politikës fiskale diskrecionare gjatë një periudhe

kohe të caktuar.

Goditjet në trendin stokastik (rastësor) dhe thyerjet strukturore bëjnë që

BKC të mos jetë indikatori i duhur në vlerësimin e pozicionit fiskal të një vendi.

Eksperienca ka treguar se ka pasur divergjenca në mënyrën e interpretimit të

BKC-së si një tregues i politikës fiskale diskrecionare. Një moment tjetër mjaft i

rëndësishëm në vlerësimin e pozicionit fiskal të një vendi është matja e efektit të

masave të përkohshme. Këto masa, sipas Code of Conduct të BE-së,

përkufizohen si masa me efekt të përkohshëm, që nuk sjellin ndryshim të

qëndrueshëm në pozicionin buxhetor ndërkohor. Teorikisht, këto masa ndahen

në masa që sjellin rritjen ose uljen e deficitit të përgjithshëm. Eksperienca ka

treguar se më së shumti këto masa kanë synuar përmirësimin e deficitit fiskal

(BE, 2006).

BKC si indeks i qëndrueshmërisë fiskale Nëse i referohemi literaturës ekonomike, nuk ekziston një përkufizim i vetëm

për qëndrueshmërinë fiskale, ndonëse në thelb ky term i referohet vetëm

politikës fiskale të ndjekur nga një vend i caktuar. Megjithatë nëse do të bënim

një përmbledhje të përkufizimeve të ndryshme, financat publike të një vendi

konsiderohen të qëndrueshme, nëse ndjekja e një politike fiskale në kohën

aktuale, nuk do të kërkonte korrektime fiskale në të ardhmen (rritje taksash apo

ulje shpenzimesh), pavarësisht kushteve të jashtme të pandryshuara; monetizim

të borxhit (printim të parasë nga ana e Bankës Qendrore në masën e borxhit të

zotëruar nga qeveria); apo ristrukturim të borxhit. Referimi ndaj BKC-së si

ankorë e politikës fiskale, përkundrejt balancës buxhetore në vlerë nominale, do

t’i shërbente më shumë objektivit final të autoritetit fiskal, qëndrueshmërisë

fiskale.

Page 84: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

76

BKC si rregull fiskal BKC mund të shërbejë si rregull fiskal, i implementuar në kuadër të rritjes së

kredibilitetit dhe disiplinës fiskale. Rregullat fiskalë mund të formulohen në

terma të deficitit buxhetor, të shpenzimeve, të të ardhurave fiskale apo dhe të

borxhit publik (ose në ndonjë formë alternative të secilit prej tyre, siç janë

balanca primare apo shpenzimet kapitale). Qëllimi kryesor i rregullit fiskal është

të sigurojë ulje të stokut të borxhit publik, duke mundësuar në të njëjtën kohë

krijimin e hapësirave të nevojshme për ndjekjen e një politike fiskale

kundërciklike. Vlerësimi i pozicionit fiskal të një vendi ndër të tjera adreson dhe

dy pyetje: (i) “Në kushtet e luhatjeve normale ciklike në ekonomi, sa i lartë

është rreziku që brenda një viti të caktuar të tejkalohet kufiri i miratuar për

deficitin buxhetor?”; dhe (ii) “Sa larg paraqitet balanca buxhetore nga objektivi

që garanton qëndrueshmëri të financave publike në periudhën afatgjatë?”. Në të

dyja rastet, vlerësimi i BKC-së luan rol thelbësor.

BKC në funksion të vendim-marrjes Matja dhe vlerësimi i efekteve ekonomike që vijnë si pasojë e luhatjeve të

përkohshme në nivelin e prodhimit dhe punësimit, janë thelbësore për

vendimmarrjen. Meqenëse vendimet në sferën e politikës fiskale i shtrijnë

efektet mbi financat publike për një periudhë shumëvjeçare, një ndryshim në

BKC mund të përdoret si një instrument paralajmërimi për nevojat e korrektimit

fiskal dhe ndryshimet e ardhshme në kahun e politikës fiskale. Llogaritja e

BKC-së ofron informacion të dobishëm dhe për zbatimin e politikës monetare,

pasi vlerësimet për politikën fiskale diskrecionare janë një nga shtyllat kryesore

ku bazohen vendimet e bankave qendrore. Megjithatë, praktika ka treguar se

BKC jo gjithnjë ka dhënë sinjale të sakta mbi pozicionin fiskal të një vendi,

duke shtyrë në këtë mënyrë autoritetet fiskale drejt vendimeve jo të duhura.

Pavarësisht disavantazheve që ky indikator mbart, mënyra më e mirë për të

përfituar nga përparësitë e tij është ndjekja e mënyrave që i rrisin eficiencën. Për

rastin e BE-së, Larch dhe Turrini (2009) propozojnë disa hapa konkretë që mund

të ndërmerren në rastet ku janë evidentuar mangësi të këtij indikatori: si për

shembull, gjatë procesit të konsolidimit fiskal; evidentimit të luhatjeve

afatshkurtra në elasticitetin e taksave; si edhe në procesin e llogaritjes së masave

me karakter të përkohshëm. Teorikisht, këto propozime mund të gjejnë përdorim

dhe në rastin e Shqipërisë, sidomos gjatë procesit të monitorimit të politikës

fiskale në vend.

Politika fiskale në Shqipëri gjatë tranzicionit Roli i politikës fiskale (PF) në rritjen ekonomike, ka nxitur shumë studime, si në

aspektin teorik dhe në atë empirik. Literatura bashkëkohore makroekonomike vë

në dukje si objektivat afatshkurtër, ashtu dhe ato afatgjatë të PF-së [Romer,

(2006)]. Në periudhën afatshkurtër, PF-ja mund të përdoret për të kontrolluar

ciklin e prodhimit dhe/ose për të stabilizuar luhatshmërinë në treguesit makro.

Page 85: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

77

Per periudhën afatgjatë, PF-ja dhe mënyrat e financimit të borxhit mund të

ndikojnë gjithashtu kërkesën dhe ofertën agregate të ekonomisë. Diskutimi që

lidhet me ndikimet e PF-së në rritjen ekonomike është mjaft aktual, pasi

zhvillimi i instrumenteve të duhur fiskalë mund të çojë në rritje ekonomike të

vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Eshtë thelbësore dhe me interes të kuptojmë

se si politika fiskale, përmes taksimit dhe shpenzimeve, ka shërbyer për të nxitur

rritjen ekonomike.

Një nga tiparet e legjislacionit shqiptar tatimor e fiskal kanë qenë

ndryshimet shumë të shpeshta dhe të forta, jo vetëm të aspektit normativ të

taksimit, por dhe të rregullave që zbatohen në menaxhimin e politikave tatimore.

Një nga ndryshimet sistemike në legjislacionin tatimor u shënua në vitin 2007,

me eliminimin e të gjitha përjashtimeve dhe lehtësirave fiskale sipas sistemit të

vjetër tatimor dhe adoptimin e taksës së sheshtë prej 10%. Por, kjo periudhë

kondicionoi me fillimin e krizës globale që shumë shpejt do të prekte dhe

Shqipërinë. E përballur me këto presione të forta, qeveria shqiptare ndërmori

paketa stimuluese kejnsianistetë mundësuara kryesisht si rezultat i punës së

mëparshme për të konsoliduar pozicionin fiskal. Ndërkohë, në vitin 2013,

bashkë me ndryshimet politike, edhe sistemi fiskal u ndryshua rrënjësisht, duke

kaluar sërish në një sistem progresiv të tatimit mbi të ardhurat, por sistem ‘flat’

për tatimin mbi fitimet e biznesit. Ndërkohë, një sërë përjashtimesh fiskale i janë

dhënë sërish sektorëve të caktuar ekonomik, si në turizëm, agroindustri,

gjenerimin e energjisë elektrike, etj.

Në këtë rast, pyetjet që ngrihen lidhen me analizën e ndikimeve konkrete të

politikave fiskale në rritjen ekonomike, në rastin e Shqipërisë? A e kanë nxitur

ato rritjen ekonomike? Ky material fokusohet në mënyrën se si përbërja e

shpenzimeve dhe të ardhurave të qeverisë ndikon normën e rritjes afatgjatë.

Përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve është mjaft e vështirë sepse mekanizmat e

funksionimit të transmetimit të efekteve të PF-së janë mjaft të ndërlikuara dhe

mbi të gjitha, efektet kërkojnë kohë që të shfaqen plotësisht.Sipas njohurive

tona, lidhja e PF-së me rritjen ekonomike për rastin e Shqipërisë, është studiuar

vetëm së fundmi në mënyrë empirike. Në një material diskutimi, Mançellari

(2011) studion efektet e PF-së në Shqipëri, bazuar në një model me katër

variabla makroekonomikë, përkatësisht: PF, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB),

norma e interesit dhe niveli i çmimeve. Gjetjet e studimit tregojnë se PF-ja

ndikon aktivitetin ekonomik, ulja e barrës tatimore ka multiplikatorin kumulativ

të PBB-së më të lartë, dhe multiplikatori i PBB-së për shpenzimet kapitale është

më i madh se sa multiplikatori për shpenzimet korrente.

Në një tjetër studim të Shijaku dhe Gjokutaj (Banka e Shqiperisë, 2013),

konkludohet se norma e përgjithshme e rritjes ekonomike ndikohet negativisht

nga të ardhurat e qeverisë dhe pozitivisht nga politikat për shpenzimet ku rol

kryesor luajnë shpenzimet produktive. Rezultatet tregojnë se ndikimi negativ në

rritje i të ardhurave vjen kryesisht nga politikat deformuese.

Page 86: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

78

Megjithatë, edhe pse studimet gjejnë se borxhi publik ka patur efekte

pozitive mbi rritjen ekonomike, tashmë është fakt se ai ka arritur në nivelet e tij

të rrezikut dhe për pasojë, cdo rritje e stimuluar përmes borxhit fo të ishte me

pasoja negative. Borxhi aktualisht ka arritur në 8.3 miliardë euro, ose mbi 70%

të GDP.

Nevoja e konsolidimit fiskal është evidente. Nga ana tjetër, vendi ynë ka

nivele të ulëta të të ardhurave dhe shpenzimeve, sic demostrohen nga grafiku më

poshte:

Me një nivel të të ardhurave fiskale prej 27% të GDP dhe shpenzimeve

publike prej rrteh 29% të GDP, vendi ynë qëndron shumë më poshtë se rajoni.

Prandaj, konsolidimi fiskal për të ulur borxhin publik kërkon vetëm një

rrugë: rritjen e të ardhurave publike dhe menaxhimin më të mirë të financave

publike, si e vetmja rrugë për të krijuar më shumë hapsira fiskale për rrziqet e

ardhshme të ekonomisë.

Konkluzione Ashtu siç duhet të këmi parasysh rëndësinë e ekonomisë në përgjithësi në jetën e

një shteti dhe shtetasve të tij, ashtu dhe politikat fiskale janë ai komponent

shumë i rëndësishëm i suksesit të një shteti për menaxhimin e të ardhurave dhe

për sigurimin e shpenzimeve të shëndetshme. Është e rëndëshime të kuptohet

mënyra se si shteti i mbledh të ardhurat e tij sepse në këtë mënyrë dhe çdo

individ apo biznes do të kuptojë rrugët më të favorshme për të nisur një biznes

apo për të zhvilluar më tej biznesin actual. Duhet kuptuar nevoja e shtetit për të

ardhura, por mos të harrohet dhe nevoja e subjekteve për lehtësira në aspektin e

detyrimeve financiare kundrejt shtetit. Duke qenë të informuar me mënyrën si

funksionojnë politikat fiskale subjektet janë në gjendje që përmes trysnive të

ndryshme apo grupeve të interesit të identifikojnë dobësitë e paketës fiskale në

Page 87: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

79

tërësi dhe vënien në dijeni dhe të legjislatorit për të përmirësuar këto politika.

Gjithashtu arrijmë në përfundimin se paketa fiskale e shtetit Shqipëtar është një

paketë e cila nuk ka një jetë të gjatë dhe gjithmonë është duke u përmirësuar dhe

ndryshuar për t’ju përshtatur sistemit politik demokratik, të ekonomisë së lirë,

pronës private. Ka shumë element që duhen përmirësuar, jo vetëm kuadri ligjor,

por edhe kultuara dhe informimi i subjekteve të cilët tentojnë informalitetin apo

korrupsionin duke shkaktuar një dëm të madh ekonomik dhe dështim të

politikave fiskale.

Kriza financiare e vitit 2008 e ka ridimensionuar sërish rolin e politikave

fiskale. Kërkimet e fundit tregojnë se roli i multiplikatorit fiskal ka qenë

nënvlerësuar dhe se, në kushtet e ineficiencës së politikës monetare, roli

politikës fiskale bëhet më thelbësore për stabilizimin ekonomik.

Por, menaxhimi ciklit ekonomik bazuar në politikat fiskale nuk është pa

rreziqe, vecanërisht kur vendet përballen me nivele të larta të borxheve publike.

Shqipëria përbën një rast të tillë. Edhe studimet që kemi referuar në këtë shkrim,

tregojnë se ndërsa politikat fiskale kanë patur ndikim pozitiv në rritjen

ekonomike, nivelet e larta të borxhit publik aktualisht kërkojnë kujdes për

stabilizimin makroekonomik

Së fundmi, Shqipëria ndodhet në një gjendje të ekuilibrit fiskal jo të

shëndetëshëm: nivele të ulëta të të ardhurave të cilat diktojnë dhe nivele të ulëta

shpenzimesh. Nevojat e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, kërkojnë

angazhime më të forta buxhetore, të cilat duhet të motivojnë gjetjen e mënyrave

për të rritur të ardhurat e buxhetit.

Bibliografia Ministria e Financave, Drejtoria e Politikave Fiskale: “Analiza e të ardhurave në

Shqipëri 1992-2012”

https://www.financa.gov.al/wp-content/uploads/2017/09/

Analiza_e_te_ardhurave_ne_20_vjet_1992-2012 rregulluar.pdf

Konrad Adenauer Stiftung: “Politikat publike dhe qeverisja”

https://www.kas.de/c/document_library/get_file?uuid=eac7e031-f7c5-3c26-

f5f0-a3f9aa9bf7e4&groupId=252038

Shteti Web: "Ç’është politika fiskale?”, https://shtetiweb.org/2012/12/20/ceshte-

politika-fiskale/

Banka e Shqipërisë: “Politika fiskale dhe rritja ekonomike: Rasti i Shqipërisë”,

https://www.bankofalbania.org/Botime/Botime_Kerkimore/Materialet_studimor

e/Politika_fiskale_dhe_rritja_ekonomike_Rasti_i_Shqiperise.html

Shteti Web: “Ç’është politika monetare?”, http://shtetiëeb.org/2012/12/19/cfare-

eshte-politika-monetare/

SlideShare: “Nocioni dhe kuptimi i politikës fiskale”,

https://ëëë.slideshare.net/universitykrems/politika-fiskale-89564490

Page 88: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

80

Ministria e Financave: “Paketa fiskale 2019, ulje e ngarkesës fiskale,

përmirësimi i klimës së biznesit” https://financa.gov.al/paketa-fiskale-2019-ulje-

ngarkeses-fiskale-permiresim-i-klimes-se-biznesit/

Alesina, A. and G.Tabellini (2005), “Ëhy is fiscal policy often procyclical?”

CESifo Working Paper No. 1556.

Auerbach, A. and Feenberg, D. (2000), “The significance of federal taxes as

automatic stabilizers”, NBER Ëorking Paper No. 7662.

Akyüz, Y. (2007), “Debt Sustainability in Emerging Markets: A Critical

Appraisal”, DESA Working Paper No. 61.

Baunsgaard, Th. and Symansky, S. (2009), “Automatic fiscal stabilizers”, IMF

SPN/ 09/23. Bezdek, V., Dybczak, K. and Krejdl, A. (2003), “Cyclically

adjusted fiscal balance – OECD and ESCB methods”, Czech Journal of

Economics and Finance, No.53.

Blanchard, O. (1990), “Suggestions for a neë set of fiscal indicators”, OECD

Economics Department Working Paper no. 79.

Boije, R., (2004) “The general government structural budget balance”, Sveriges

Riksbank Economic Revieë 1/ 2004.

Bornhorst, F, Dobrescu, G, Fedelino, A., Gottschalk, J., and Nakata, T., (2011)

“When and How to Adjust Beyond the Business Cycle? A Guide to Structural

Fiscal Balances”, IMF Technical Notes and Manuals.

Bouthevillain, C., P. Cour-Thimann, G. van den Dool, P. Hernandez De Cos, G.

Langenus, M. Mohr, S. Momigliano and M. Tujula (2001), “Cyclically-adjusted

Budget Balances: An Alternative Approach”, ECB, Ëorking Paper, No. 77.

Bouthevillain, C., P. Cour-Thimann, G. van den Dool, P. Hernandez De Cos, G.

Langenus, M. Mohr, S. Momigliano and M. Tujula (2001), “Cyclically-adjusted

Budget Balances: An Alternative Approach”, ECB, Ëorking Paper, No. 77.

Mançellari, A., (2011), “Efektet makroekonomike të politikës fiskale në

Shqipëri: Vlerësimi me modelin SVAR”, Banka e Shqipërisë.

Shijaku, G., (2012), “Qëndrueshmëria e politikës fiskale: Rasti i Shqipërisë”,

Banka e Shqipërisë.

Shijaku, G., (2009), “Zhvillimi dhe adoptimi i politikës fiskale në Shqipëri”,

Banka e Shqipërisë (Departamenti i Kërkimeve), Gusht(2009), [i papublikuar].

Page 89: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

81

BUSINESS LOAN: INVESTMENT, PROCEDURE AND

EXAMPLE BANK MANAGEMENT

Dona Dyrmishi

[email protected]

Fastip

Lektori Udheheqës:

Msc. Enida Istrefi

Abstract

Banking systems offer a variation of products to its customers, where they can

choose the products that suits them the best. Between the different products

offered from banks a part of it is focused even on Business Banking. Nowadays

with lot of facilities customers can easily apply for a business loan. Investment

loan is a loan which is used for the purpose of investing on your business mostly

in fixed assets. It ca also be taken to rise a new business or to fund a start up.

As we mentioned before the application for this kind of loan is easy. But

before the application you have to make some analysis on your credit history,

prepare a report, study the possibilities that you have and se if they accomplish

your intentions. Then creating a business plan might help you to understand

your potential for the future also to determinate where and how would it spent

the income so they can make the most profit. After you gather all these

information you are ready to go for an application. After you make the

application it is the banks time to make some analysis and decide if they are

going to approve the loan or not. For the bank it is very important that the

customer is creditworthy an repay back the loan. If the bank finds some risk they

will not approve the loan.

After the bank has made its own analysis and has decided the amount of

loan they are willing to give, the interest rate that it has to be paid back, and

other commissions fees that will follow, a meeting will be arranged to discuss

with the customer and if they agree the contract will be completed and signed

from both parties. After the contract is signed the loan will be disbursed at the

customers account and the monthly payment will start as decided in contract.

Key words: banking, banking products, loan, business, analysis, procedures,

investment

Business loans in BKT Along with other products BKT offers loans only for your business. Deciding to

take a business loan can be hard because it acquires a lot of time studying and

Page 90: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

82

deciding which is best for you and to have the possibility to use the loan in the

best way. For its business customers BKT offers some good facilities with their

business loans which are divided to:

Cash Loan Products

Non- Cash Loan Products

Loans for specific projects

Public Sector products

Most common business loans are Cash Loan Products which has its own

simplified divisions

Commercial Mortgage LoanInventory Loan

Constructions Financing Loans

Supplier Loans

Investment Loan

Deposit Loan

Revolving Line of CreditSpecial Customer Loan

Loan against the pledge of Treasury Bill Flexible Business Loan

Receivable Financing Loan

Overdraft

Investment loans in BKT Investment loan is a type of Business Cash Loan Products along with other loan

products that BKT offers to its customers. This type of loan is more focused at

your business fixed assets. Just from the name we understand that the money

borrowed as a loan will be used to invest in your business. There a lot of

different manners on how you can invest in your business and what this type of

loan includes as an investment. This loan could be used to open a new business,

maybe a new startup in the market. Expanding the existing business could be

another investment. Depending on the firms type you could buy new production

line, buying new transport equipments, purchasing of another building, purchase

of other fixed assets, or construction of new places as for renovation.

BKT offers these loans with maturity up to 8 years

As for loan repayment there can be a discussion on which is more

convenient:

Loan interest repayment where you pay monthly installments or

Loan principal repayment where you can pay low principal payment for

some time depended on the project you are investing.

About the maximum amount that you can get as a loan is decided between

the type of the business, is it a small or a big business . It deepens on the

activity of the business and the ability the business has to pay back the

money borrowed .

Page 91: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

83

As all the other loans they have to be secured with a collateral or other

properties owed by the firm or manager.

How to apply for a business investment loan Before you decide to apply for a loan you have to think about a lot of things and

take to consideration all the possibilities possible. To be ready to apply for a

loan you have to analyze your opportunities. There are some simple steps that

you could follow to analyze your business ongoing process and evaluate the type

of loan suitable for you.

Customer analysis First step: The reason why and how much money you need

Second step: Take advise from a professional

Third step: Review the business credit history

Forth step: Start searching for borrowing options

Fifth step: Create a business plan

Sixth step: Leave an appointment with the loan officer

Banks analysis and decisions Now it is the banks time to make it own analyzes based on the customer

application. Also here the decision making is a long and difficult process by

gathering, analyzing and detailing all the information from the customers

applications which will lead in a final decision.

First step: The initial loan

Second step: Checking with credit registry in central bank

Third step: Pre approval application

Fourth step: Customer analyses report

Fifth step: Branch filling

Sixth step: Credit proposal submission procedure.

Seventh step: Disbursement procedures

Example of a business investment loan application

Bacon B Firm First step: The reason why and how much money you need: Bacon B is a firm

that produces, distributes and sells bacon and other meat products around

Albania. They have a small firm and wont to expend their business since the

request for their products has been increased during the last 5 years. Their

manufactory is 300 m2

and they want to enlarge it with 200m2 more. For this

they need a loan of 200.000 $

Second step: Take advise from a professional: They went to an economist

and presented the idea to him for some help from the financial point of view.

They have been in the market for 13 years and have managed to run the business

Page 92: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

84

and the clients would come back. The land they owned was 800 m2 so they

already had built 300 m2 the manufactory and 200 m

2 was used as a parking for

their distribution vehicles. The money was needed just to build the new

manufactory and buy new more sophisticated production equipments. All the

building construction would cost 140.000 $ so the equipments would cost

80.000 $.

Third step: Review the business credit history: Well the business has been

in market for 13 years and still make a good profit. They had a loan once before

for replacing the old equipments of 60.000 and it was closed one year ago. From

the bank statement we saw that there were no delays in the payment also the

business had paid regularly all the taxes and obligations .

Forth step: Start searching for borrowing options: They went to different

commercial banks, savings and loan associations to present their idea .They

noticed that savings and loan associations had high interest rates so they focused

more on second level banks to find a lower interest rate.

Fifth step: Create a business plan: Bacon B had a previous loan so they

were aware of what they needed. Their business plan was simple they wanted to

expand their business by building another manufactory, because the factory

could not cover the demand for their products. This way they decided to build

another factory. Even though the market has a lot of firms who have the same

product the clients seem to like the product and keep coming back . We see this

even at the orders that the shops make but even at pas years the demand for our

products has increased. By opening another factory they will employee more

workers. As for the financial plan they need 140.000 $ for the building

construction and 80.000 $ for equipments. As a guarantee for the loan they

would put all the building that would be constructed and all the other part of the

land that was used as a parking for the vehicles and also the other production

factory.

Sixth step: Leave an appointment with the loan officer: Now with the

business plan ready they go the bank to meet the loan officer and present their

idea within details. Even though the total cost was 220.000 $ they only needed

200.000 $ as a loan. The idea was well described and with potential so the loan

officer gives them an application form. Since they had been in the market for a

long time they had managed to open a saving account for the company as ROI

when they needed it.

The loan they are requiring is a loan that goes beyond the branches

approval so the

First step: The initial loan interview: The branch arranges a meeting with

the customer to gain as many data as they can from them. They listen to all the

presentation carefully and take notes . after the meeting they inform the

customer what are the procedures that will be followed and that they will be

constantly in touch if they need any information.

Page 93: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

85

Second step: Checking with credit registry in central bank: The following

step is to check information with central bank. There the branch manager will

see if the customer has or had in the past any other loan, overdraft, credit card

and see if they have any debt and how correct had they been with the payments .

at the credit report they found out that the company has had a previous loan

which was closed one year before and hadn’t had any problems at its repaying.

As for other banking products they were none. This document is printed and

attached to the file which is going to be sent to banks head office.

Third step: Pre approval application: Since this is a loan that is larger than

the amount that the branch can approve the request along the documents is sent

to HO at CCBG . The banking business specialist will fill the pre-approval form

with the information they took during the interview, the business plan they took

from the client and the central bank credit report. All this docs along with the

notes that the banking business specialist took during the previous steps will be

put into a file and sent to CCBG department

Fourth step: Customer analyses report: After the documents are sent to HO

they start analyzing all the data that is there by verifying it all. They also might

arrange other meetings with the customer, for further information, visit the place

where the investment will be made, visit the company and make an Reappraisal

report on the value of the firm to decide if the property would cover the loan

insurance.

Data and information on company organization structure – the

company was 700 m2

in total, with 70 workers, 12 transportation vehicles and a

monthly net profit of 5000 $. 6 specialists and quality supervisors.

Businesses activity information – it is a factory producing bacon and

other meat products.

Clients financial statements ( or businesses) – All the transactions made

from the company during last 6 years taken from the bank which were all good

with no debt or other problems

Clients credit history – all the transactions made from the owners of the

company and their credit history which were all good with no debt or other

problems

Collateral they have to secure the loan – 300 m2

factory, all the firms

distribution vehicles, 200 m2

construction land, the firms savings account. If

needed the owners house and car.

Application information – the application that the customer made and

their investment plan

Branch manager opinion about the preposition – all the preposition and

notes that they took during the meetings with the customer and his correlation

with the bank

Fifth step: Credit proposal submission procedure: After all the data was

analyzed the application is presented to credit proposal committee which will

make another analysis of all the data and decide if the customer is creditworthy

Page 94: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

86

or not. After they analyze all the data, before the final decision is made the

RMG has to give their approval over the loan risk. Since all the documents are

in a good position and potential for the future and the client is creditworthy,

assured the loan that they will take the loan is approved and sent to

Disbursement Loan Department.

Sixth step: Disbursement procedures: After the loan of 200.000 $ was approved

some calculation were done to arrive at the installments they had to pay along

with interest.

Loan amount 200.000 $ Total principal paid 200.000 $

Loan terms in years 8 Total interest paid 63, 682.41 $

Loan term in months 96 Monthly payments 2, 746.69 $

Interest rate per year 7.2%

Advantages and Disadvantages of business investment loan As all the other thing even taking has its pros and cons always related with a

huge risk.

Pros of an Business investment loan

A good opportunity to grow your business

It has lower interest rates then Loan associations

Investing in properties could raise the value of your investment in the

future.

Fast procedures if the customer is reliable

Gives the opportunity to invest when you do not have enough money to do

that

The money is available for immediate use

Offers the opportunity of repaying in small amounts

If you are not a risky customer you get a lower interest rate

Offering a collateral is a strong key to loan approval

Lower interest rate and small monthly payments help to raise the profit of

your business and loan failure

It is me most low-cost solution for an business investment

If you are a start up a single loan will cover all expenses and helps to grow

potential

Drawbacks of having a business investment loan

The application process takes time

You repay more much more money than you get to invest

There is always a risk of failure

Sometimes the interest rates change through the years

The investment might not go well

Market can change through the years

Page 95: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

87

An incomplete market analysis cold take to default

The monthly installments can be unaffordable

You also put on risk the properties you give as collateral

Mostly during the loan period the owner of the property is the bank

Conclusions Business investment loans are a good opportunity to develop your business fixed

assets. When we want to invest not always have the chase to do it immediately

due to lack of funds. There are a lot of people who choose loans as their best

way of investing because they could get the funds they need much faster than

they would do by saving money. It gives you the chance to repay in small

amounts so as your business could grow wealth during the time. Also investing

in fixed assets could grow their value in the future. There are some procedures

that has to followed to take a loan which sometimes might even request some

time. A good idea with a potential presentation is always helpful. Preparing a

well structured business plan and collecting all the data possible might help the

bank representants to understand and make a decision much faster. If you are a

creditworthy client you might even get the loan on a lower interest rate. It is

quiet simple to apply for a loan, you go to the loan officer or banking business

specialist and complete an application form. We all are aware that taking a loan

has its own risks, there are always risks that could lead to default of your

business such as bad market analyses, not a well structured business plan,

markets change through the years. Like in every other decision we make there is

an element of failure, but the fear to fail makes us strong, we work harder to

achieve our goals. A lot of people are scared of taking a business loan feeling

like they are going to lose their business and not be able to repay it. Why to pay

a rent for your business when you can have your own place.

Bibliography BKT official website:

http://www.bkt.com.al/produk-kredis-.aspx

Refered to Corporate and Commercial Banking Credit Manual

Refered to Risk Management Manual

Discusion with Business banking Specialist.

Hoti.I, “Amvisimi/Drejtimi Finaciar” (2011)

Salko.D, “ Baza Finance” (2009)

Hoti.I, “ Menaxhimi I Riskut” (2011)

Hoti.I, “ Paraja dhe Banka” (2009)

Page 96: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

88

SIGURIMI I PËRGJEGJËSISË PROFESIONALE: NJË

STUDIM MBI SIGURIMIN E PËRGJEGJËSISË GJATË

USHTRIMIT TË VEPRIMTARISË PROFESIONALE TË

FUSHAVE TË NDRYSHME NË QYTETIN E DURRËSIT

Megi Sina

[email protected]

(Bachelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Enxhi Gjika

[email protected]

(Bachelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Merjeme Zyko

[email protected]

(Bachelor Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Ada Aliaj

Abstrakt

Studimi ynë në lidhje me kontratën e sigurimit të përgjegjësisë profesionale

konsiston në marrëdhënien juridike në të cilën siguruesi, brenda limitit të

dëmshpërblimit dhe me kushtet e policit të sigurimit, mbulon kërkesat për

dëmshpërblim të klientëve që rezutojnë nga gabime profesionale të të siguruarit

përgjatë ushtrimit të tij të profesionit të regjistruar ose të licensuar për të cilin ai

është pergjegjës në bazë të ligjit. Objektivi i këtij studimi, i cili është kryer në

qytetin e Durrësit, është të sjellë të dhëna dhe statistika mbi përhapjen e këtij

produkti, sa e ofrojnë shoqëritë e sigurimit dhe sesa të informuar janë vetë

profesionistet dhe cilat janë arsyet e sigurimit ose jo të përgjegjësisë së tyre

profesionale. Duhet të kuptojmë se me këtë sigurim mbulohet përgjegjësia për

dëmin e shkaktuar, qoftë dëmtim fizik, ekonomik apo çdo lloj burimi tjetër

rreziku në varësi të fushave të ndryshme duke u siguruar dëmshpërblime palëve

të treta ndaj gabimeve profesionale, neglizhencës, mosveprimit profesional, apo

harresës gjatë ushtrimit të profesionit.Për përmbushjen e qëllimit të këtij studimi

është përdorur metoda kualitive pra cilësore e bazuar në pyetësor drejtuar

profesionistëve në fusha të ndryshme, si në mjekësi, avokati, inxhinieri,

arkitekturë.Rëndësia e këtij studimi do konsistojë në benefitet që merren nga ky

lloj sigurimi, si mund të përhapet më shumë dhe ndërgjegjësimin që kanë

profesionistët ndaj këtij produkti.

Fjalët kyçe: kontratë sigurimi, përgjegjësi profesionale, policë sigurimi, burim

rreziku, prim, dëmshpërblim

Page 97: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

89

Hyrje Shoqëritë e sigurimit në Shqipëri kanë njohur një zhvillim të madh vitet e fundit

por sigurisht jo të mjaftueshëm. Shihet potencialitet për rritje për vetë zhvillimin

ekonomik që ka Shqipëria, futja e investitorëve të huaj, por edhe rritja e

ndërgjegjësimit të qytetarëve.Gjatë viteve të fundit gjithashtu është krijuar një

bazë juridikeqë rregullon detyrimet dhe të drejtat ndërmjet shoqërisë siguruese

dhe të siguruarit, janë zgjeruar produktet e ofruara nga shoqëritë e sigurimit, si

dhe janë krijuar kushte dhe mundësi për risigurim me shoqëri të huaja duke

rritur kështu mundësinë siguruese te shoqërive.

Aktualisht tregu i sigurimeve gjendet midis përparësive dhe problemeve në

përpjekjet për të pasur rritje dhe zhvillim.Ndër problemet mund të përmendim

tre faktorë.

Së pari, mungesën e informacionit që kanë individët ndaj vetë shoqërive të

sigurimit e për pasojë ndaj produkteve që ato ofrojnë.

Së dyti, mungesa e edukatës për të siguruar që vjen si pasojë e kulturës që

ka shoqëria shqipëtare për të marrë vet përsipër rrezikun

Së treti, niveli i ulët i të ardhurave.

Nga ana tjetër ky treg ka përparësi të shumta ku më kryesoret mund

tëpërmendim dy faktorë:

Së pari, kapacitetin e pashfrytëzuar të tregut shqipëtar.

Së dyti, futja e investitorëve të huaj që kanë dhënë më shumë siguri në këtë

treg.

Në një bashkëbisedim me pedagog dhe student, Z. Avni Ponari CEO i

Sigal Uniqa Group Austriaështëshprehur se: “Mungon ligji i përgjegjësisë

publike që do të thotë çdo lloj gjëje që ndodhet, që na rrethon duhet të jetë e

siguruar në rast se dikujt i shkakton dëme apo përgjegjësi atëherë detyrimisht do

të kompensohet financiarisht. Nga krahu tjetër nuk ke asnjë mjek, përveç një

spitali, që ka të siguruar të gjithë mjekët e spitalit për përgjegjësi profesionale,

që do të thotë nëse një mjek i atij spitali shkakton një dëm, atëherë i lind e drejta

qytetarit të dëmshpërblehet financiarisht, etj..”

Pikërisht rëndësia e sigurimit të përgjegjësisë dhe mos njohja e këtij

produkti nga ana e individëve kanë ndikuar në zhvillimin e këtij punimi.

Përgjegjësia nga ushtrimi i profesionit është përgjegjësia profesionale që

individë të ndryshëm kanë dhe krijojnë për dështime dhe tëmeta gjatëushtrimit

të profesionit të tyre. Sigurimi nga përgjegjësia profesionale quhet edhe sigurimi

nga shkeljet apo praktikat e gabuara profesionale. Statistikat më të larta të

padive gjyqësore janë kundër personelit dhe institucioneve të shëbimeve

mjekësore për veprime të gabuara, vedime dhe ndërhyrje pa leje ose pa

njoftimin e pacientëve, etj. Përvoja e vendimeve të gjykatave për konflikte të

tilla ka ndikuar sinë lindjen dhe në zhvillimin e produkteve të të sigurimit ndaj

përgjegjësisë profesionale, po ashtu edhe në krijimin e marrëdhënieve të

personelit të shërbimit me klientë duke mbështetur cdo vendim në nënshkrime e

transferim përgjegjësish tek klientët.

Page 98: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

90

Shqyrtim Literature Profesionistët që veprojnë në biznesin e tyre kanë nevojë për sigurim profesional

të përgjegjësisë.Kjo i mbron ato nga humbjet financiare nga paditë e paraqitura

kundër tyre nga klientët e tyre. Profesionistët priten të kenë njohuri të gjëra

teknike ose trajnim në fushën e tyre të veçantë të ekspertizës.Nëse nuk arrijnë të

përdorin shkallën e aftësisë që pritet prej tyre, ata mund të jenë përgjegjës në një

gjykatë për çdo dëm që shkaktojnë ndaj një personi ose biznesi tjetër.

Përgjegjësia nga ushtrimi i profesionit është përgjegjësia profesionale që

individë të ndryshëm kanë dhe krijojnë për dështime dhe tëmeta përgjatë

ushtrimit të profesionit të tyre. Sigurimi nga përgjegesia profesionale quhet dhe

siguri nga shkeljet apo praktikat e gabuara profesionale të cilat hasen kryesisht

në shërbimet mjekësore, shërbime faramaceutike, shërbimet administrative,

kontabilitetit, softëare. Të gjitha sigurimet ndaj përgjegjësisë profesionale quhen

sigurime ndaj dëmit/abuzimit profesional që konsiderohet dhe sigurim ndaj një

pale të tretë që mbulon një profesionist të drejtimeve të ndryshme psh mjek,

avokat, arkitekt, inxhinier, ekspert kontabël etj, kundër padive që bëhen për

shkak të neglizhencave, gabimeve dhe mangësive profesionale.

1. Praktika mjekësore jo profesionale:Ështe trajtimi mjekësor i papërshatshëm,

neglizhent ose i pakujdesshëm i cili nga një mjek i arsyeshëm nuk do të

ishte bërë. Psh nje kirurg i cili bën një gabim në operacion dhe shkakton

paralelizmin e pacientit është përgjegjës për këtë veprim.

2. Përgjegjësia profesionale të avokatëve: Përgjegjësia nga veprime dhe

mosveprime të profesionit të avokatëve hasen kryesisht si mangësi në

ngritjen e padive.Në historinë e strukturave dhe institucioneve ligjore

mjedisi ligjor ka ndryshuar saqë sot dhe vetë klientët mund të padisin

avokatët e tyre për arsye të ndryshme si thyerje e kontratës, për nxjerrje

tëkonfidences apo sekretit profesional, për cënim të privatësisë, për abuzim

profesional duke hyrë ne marrëdhëniet jo etike me kundërpalen etj.

3. Përgjegjësia profesionale e arkitektëve dhe e inxhinerëve të ndërtimit:

Drejtimet kryesore që analizohen për përgjegjësinë e një arkitekti apo

inxhiner ndërtimi përfshin këto rrethana:

Janë përgjegjës për dëmtimin e punëtorëve gjatë ndërtimit të ndërtesës

Materialet dhe teknikat e reja të ndërtimit kanë rritur rrezikun e ngritjes së

padive

Rritja e madhe së kostos së ndertimeve ka rritur dhe vlerën e kerkesave për

dëmshpërblim;

4. Përgjegjësia profesionale e një eskperti kontabël: Është përgjegjësia që

haset shpesh në paditë gjyqësore dhe që konsiston në përgjegjësinë për të

mos pohuar të vërtetën për gjendjen financare të një subjekti që po

kontrollojnë. Psh, nëse një partner blen një firmëduke u bazuar në të dhënat

e bilancit dhe më vonë këto rezultojnë të mos jenë sipas standarteve

ndërkombëtare kontabël apo të falsifikuara, ndërkohë që kontabilisti ka

përgjegjësi dhe pikërisht për këtë krijohet një produkt sigurimi.Është një

Page 99: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

91

ndër sigurimet me kosto më të lartë në këtë fushë dhe përfshihet si sigurim

ndaj përgjegjësisë nëabuzim apo shkelje profesionale.

Policat e Sigurimit Sigurimi dhe përgjegjësia profesionale bëhet me polica sigurimi që kanë formate

relativisht të ndryshme për shoqëri sigurimi të ndryshme, ku drejtimet bazë të

mbulimeve mund të jenë të ngjashme por me veçori se tek disa shoqëri nuk

ofrohen dhe tek të tjerat ofrohen si produkte sigurimi.

Policat e sigurimit ndaj përgjegjësisë nuk kufizohen të mbulojnë vetëm

dëmtime fizike apo financiare, por dhe dëmtime psikologjike

Në disa raste, policat e sigurimit mbulojnë dëmtime nga përgjegjësia

profesionale e ndodhur mbrenda periudhës që mbulon polica, pavarësisht se

mund të zbulohej më vonë.

Primet e sigurimit të përgjegjesisë profesionale Por çfarë ndikon në vendosjen e primeve në sigurimin e përgjegjegjësisë

profesionale:

Llogaritja e primit përfundimtar “Pp” kushtëzohet nga një strukture e gjërë

faktorësh. Faktorët dominues në llogaritjen përfundimtare të primit “Pp” do të

jenë:

a) Periudha e sigurimit. “Ekspertiza e humbjeve”

b) Lloji i profesionit. “Pjesa e zbritshme”

c) Karakteristika të projektit. “Faktorët specifike”

d) Vjetërsia në profesion

Nisur nga lloji i aktivitetit (profesional) do të kemi një rritje të tarifës së primit si

mëposhtë:

Për profesionistët: Inxhinier Impiantesh dhe Ventilimi, Inxhinier Kimist,

Inxhinier Gjeolog Inxhinier Ndertimi, Arkitekt Inxhinier Strukturash,

Inxhinier elektrik, Inxhinier mekanik( 10 – 15 %)

Për profesione të tjera që nuk përfshihen më sipër do të kemi rritje (0-5) %.

Nisur nga karakteristikat dhe veçoritë e projektit, do të kemi një rritje të primit, i

cili merr parasysh faktorët:

Qëllimi i projektit

Vendndodhja e projektit

Hollësi teknike të projektit

Sipas përgjegjësisë që paraqesin, primi do të rritet bazuar në tre klasa kryesore si

më poshtë:

Përgjegjësi të ulët ( 5 - 10 ) %

Përgjegjësi normale (10- 15) %

Përgjegjësi të lartë (15- 20%)

Page 100: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

92

Për arsye të vjetërsisë në profesion, pavarësisht nga profesioni, tarifa e primit do

të:

Rritet në masën 15% për nën 10 vjet punë

Ulet në masën 10% për mbi 20 vjet punë

Qëndron e pa ndryshuar për 10 - 20 vjet punë

Ngritja – Ulja, për kushtet e eksperiencës, që merr parasysh dëmet e ndodhura

në 5 vitet e fundit, kur

I siguruari, gjatë 5 viteve të fundit nuk ka përfituar dëmshpërblimin, tarifa

do të rritet (10-15)%, për çdo dëmshpërblim të bërë.

I siguruari, gjatë 5 viteve të fundit nuk ka përfituar dëmshpërblimin tarifa e

primit do të ulet 10%.

I siguruari, gjatë 5 viteve të fundit, nuk ka bërë sigurim, tarifa e primit do të

rritet (5-10)%

Metodologjia Me anë të këtij punimi ne synojmë të konstatojmë disa nga problemet që

qëndrojnë në sigurimin e përgjegjësisë profesionale.Kështu puna jonë kërkimore

konsiston në tre faza. Në rradhë të parë janë mbledhur të dhëna parësore në

kompanitë e sigurimit nëpërmjet pyetjeve që ju kemi drejtuar, të cilat mendonim

se mund tëna ndihmonin në zhvillimin e pyetësorit që do ti drejtohej

profesionistëve. Kompanitë të cilat na kanë mundësuar këto të dhëna janë Sigal

dhe Eurosig. Faza e dytë konsiston në mbledhjen e të dhënave nga Bashkia e

qytetit të Durrësit, duke patur mundësi të vërtetojmë disa nga të dhënat qëna

ishin ofruar nga kompanitë e sigurimit si dhe të kuptonim lidhjen midis

profesionit të arkitektit, inxhinierit dhe sigurimit të përgjegjësisë profesionale.

Faza e tretë, përfundimtarja konsistonë në formulimin e pyetësorit bazuar në të

dhënat e marra nga shyrtimi i literaturës dhe të dhënat e marra nga kompanitë e

sigurimit.

Rezultate Nga pyetësori i zhvilluar u mundësua një përfshirje prej 48 profesionistëve qëna

mundësuan me të dhëna mbi profesionin, periudhës e ushtrimit të këtij

profesioni si dhe informacione të tjera mbi përgjegjësin profesionale dhe

sigurmin e saj. Nga të dhënat mund të shohim se pjesën më të madhe të

personave të intervistuar e zënë mjekët më pas vinë inxhinierët, mjekët,

kontabilistet dhe profesione të tjera si juristët apo avokatët.

Nga pyetësorët e shpërndarë mund të vëmë re që periudha e ushtrimit të

profesionit nuk është një faktor ndikues në sigurimin ose jo të profesionit.

Pavarësisht se ky mendohet si një faktor që mund të kishte një ndikim të madh

në sigurimin ose jo në këtë produkt mund të shohim në vijim se ka arsye të tjera

qëndikojnë mbi përdorimin e këtij produkti të ofruar nga kompanit e sigurimit.

Nga përgjigjet e marra arsyeja kryesore përse periudha e ushtrimit të profesionit

Page 101: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

93

nuk ndikon ne sigurimin ndaj përgjegjësisë profesionale është fakti se

profesionistët në përgjithësi nuk janë të informuar mbi këtë produkt.

Nga të dhëna që kemi marr nga kompanitë e sigurimit arritëm në

konkluzionin se edhe sektori ku profesionistët punojnë ndikon në sigurimin ose

jo të e përgjegjësisë së tyre. Për këtë arsye menduam se duhet të përfshihej në

pyetësorin e zhvilluar.dhe siç mund ta shohim sektori ndikon shumë mbi këtë

produkt. Kjo pasi sektori privat duke pasur mungesë sigurie mendohet se

nëpërmjet sigurimit të rritet besimi tek to, nga ana tjetër vetë institucionet

shtetërore janë ato që e ofrojnë këtë siguri.

Sigurimi apo jo i përgjegjësisë profesionaleështë pjesa më e rëndësishme e

këtij pyetësori. Mund të shohim së pjesa më e madhe e të personave të pyetur

nuk janë të siguruar për përgjegjësin profesionale. nga 48 perona vetëm 4

profesionist janë të siguruar, prej të cilëve 3 janë arkitekt dhe 1 është inxhinier,

të 4 profesionistët e siguruar punojnë në sektorin privat.

Një faktor i rëndësishëm qëna ndihmon të shohim se sa i rëndësishëm është

sigurimi i përgjegjësisë profesionale është edhe periudha e mbajtjes së këtij

sigurimi. Kjo gjë ndikon nëarsyetimin nëse sigurimi i përgjegjësisë profesionale

bëhet vetëm në rastet kur ajo kërkohet apo gjatë gjithë ushtrimit të profesionit të

një personi. Nga të gjithë të intervistuarit që na kanë rezultuar të siguruar, pra 4

prej 48 individ, kanë qenë 3 arkitekt dhe 1 inxhinier. Të tre arkitektët kanë pasur

një sigurim për një periudhë më të shkurtër se 1 vit kjo pasi ata e kanë bërë

Page 102: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

94

sigurimin vetëm për projektet që i’u është kerkuar si e domosdoshme.Ndërkohë

që individi në pozicionin e arkitektit duke pasur një kompani të tij dhe duke

marrë pjesë në projekte të rëndësishme iështë dashur një sigurim për një periudh

kohore më të gjatë.

Për shkak se projektet për të cilat arkitektët kanë marrë pjesë kanë qenë

relativisht jo të një rëndësie shume të madhe edhe shuma e siguruar nuk ka qenë

shumë e madhe. Kështu mund të themi se në varësi të rendësisë së fushës së

profesionit dhe rëndësisës që cdo fushë apo projekt ka, varijon edhe shuma e

siguruar.

Përsa i përket njohjes së profesionistëve me përgjegjësin profesionale, çdo

profesionistë mund ta shpjegoj atë në bazë të profesionit që ata kanëduke

renditur edhe disa nga përgjegjësit që ata konsiderojnë se kanë. Kështu një mjek

konsideron si përgjegjësi çdo lloj detyrimi që ka ndaj pacientëve te tij për një

shërbim sa më korrekt dhe përkujdesje mjekësore, një arkitekt konsideron si

përgjegjësi detyrimin që një projekt të dali me sukses dhe të mos ketë pasoja

negative në vazhdimësi.

Ndërkohë njohja e sigurimit të përgjegjësis profesionale nga profesionistët

në tërësi mbetet e panjohur, Kjo pasi vetë individët e pyetur mbeten të

painformuar dhe jo familjar me këtë pjesë. Përveç momentit kur sigurimi është i

detyrueshëm ai shikohet si i panevojshëm.

Konkluzione Nga rezultatet e pyetësoreve konstatohet se shumë pak profesionistë e sigurojnë

përgjegjësinë e tyre profesionaledhe kjo për shkak të mungesëssë informacionit

që kanë individët ndaj vetë shoqërive të sigurimit e për pasojë ndaj produkteve

që ato ofrojnë.

Mungesa e edukatës për tu siguruar vjen si pasojë e kulturës që ka shoqëria

shqiptare për të marrë vetë përsipër rrezikun kjo për shkak të mosbesimit ndaj

shoqërive të sigurimit dhe nivelit të ulët të të ardhurave.

Konstatohet se profesioni i cili është më i sigurar është arkitektura dhe kjo

për faktin që sigurimi është i detyruar për projektet e tyre, ndërsa në rastet kur

sigurimi nuk është idetyruar anashkalohet të kryhet nga profesionistet.

Sigurimi i përgjegjësisë profesionale kryhet së tepërmi nga profesionistët,

të cilët punojnë në sektorin privat. Psh arkitektët të cilët janë për zhvillimin e

Page 103: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

95

projekteve të bashkisë nuk e kanë të detyruar të sigurojn profesionin pasi siguria

ofrohet nga institucioni bashkisë.

Rekomandime Shoqëritë e sigurimit duhet të mundësojnë më shumë promovim kundrejt këtij

produkti që ofrojnë, sigurimin e përgjegjësisë profesionale. Në këtë mënyrë

profesionistët mund të kenë më shumë informacion pasi kyështë një sigurim

vullnetar.

Mjekët për vetë rëndësinë që profesioni ityre ka duhet të sigurojnë

profesionin e tyre. Një rast për tu përmendur është iniciativa që ministria e

arsimit mori duke bërë sigurimin 1 vjeçar të studentëve të mjekësisë të

Universitetit të Tiranës përgjatë specializimit të tyre.

Kompanitë e sigurimit duhet ta ofrojnë më shumë këtë produkt, pasi nga

kërkimi në terren që ne zhvilluam kemi vënë re se shum pak kompani e ofrojnë,

këtu mund të përmendim kompani si Sigali apo Eurosig dhe në këto kompani

mund ta gjejmë vetëm në zyrat kryesore.

Referenca

Shoqeria e sigurimeve “Sigal Uniqa Group Austria” - http://sigal.com.al/

Shoqeria e sigurimeve “Eurosig” - http://www.eurosig.al/en

Ilir Hoti “ Amvisimi i rrezikut dhe industria e sigurimeve” Botimi II

Page 104: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

96

EFIÇENCA E AUDITIMIT TË BRENDSHËM NË DREJTIM

TË PARANDALIMIT TË MASHTRIMEVE NË BANKA

Albina Veshti

[email protected]

(Bachelor, Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit,UAMD)

Grisilda Shira

, [email protected]

(Bachelor, Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit,UAMD)

Mereme Temaj

[email protected]

(Bachelor, Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit,UAMD)

Lektori Udheheqës:

Msc. Elfrida Taraku

Abstrakt

Bankat janë institucione financiare që veprojnë në një mjedis biznesi që

ndryshon vazhdimisht dhe që merren me nivele të larta rreziku, ndërsa përballen

me veprime mashtruese në baza të rregullta. Për të adresuar këto probleme,

bankat angazhohen në teknika të ndryshme të auditimit të brendshëm.Auditimi i

Brendshëm është veprimtaria e pavarur që siguron drejtuesit dhe këshillon për

veprimtarinë drejtuese, për përdorimin efektiv të fondeve dhe përmirësimin e

veprimtarisë së subjekteve të audituara duke i ndihmuar ato në mënyrë

sistematike dhe të programuar, për përmirësimin e përdorimin efektiv të fondeve

dhe për të vlerësuar riskun, performancën, sistemet e kontrollit dhe ato të

drejtimit..

Qëllimi i këtij punimi është ripërcaktimi i kontributit të auditimit të brendshëm

në sistemin bankar duke theksuar rolin e tij vendimtar në adresimin e mashtrimit

bankar.

Për të arritur qëllimin e punimit është kryer një anketim në bankat e nivelit të

dytë që operojnë në Shqipëri mbi mënyrën sesi perceptohet funksionimi, roli,

rëndësia e Auditimit të Brendshëm në sektorin bankar Grupi i synuar i këtij

anketimi ishin punonjës bankash të nivelit të II në republikën e Shqipërisë.

Fjalë kyce: kontrolli i brendshëm, auditim i brendshëm, bankat, mashtrim

bankar

Hyrje 1. Auditimi I brendshëm

Auditimi i Brendshëm është një veprimtari e pavarur që i jep siguri objektive

dhe i ofron këshillim për menaxhimin e projektuar për të shtuar vlerën e për të

përmirësuar veprimtarinë e njësisë publike. Auditimi i brendshëm ndihmon

Page 105: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

97

njësinë publike për të arritur objektivat, nëpërmjet një veprimtarie të disiplinuar

dhe sistematike, për të vlerësuar e përmirësuar frytshmerinë e menaxhimit të

riskut, si dhe proceset e kontrollit e të qeverisjes.

Auditimi i Brendshëm veçanërisht në banka, është një departament, i

pavarur nga linja e

menaxhimit, përgjegjësia kryesore e të cilit është të shqyrtojë cilësinë dhe

efektivitetin e

kontrolleve brenda bankave, për të menaxhuar dhe zbutur rrezikun dhe për

të mbrojtur asetet.

1.1 Fushat më kryesore të Auditimit te Brendshëm bankar: 1.1.1 Auditimi operacional -përfshin rishikimin e procedurave, politikave,

kontrolleve operacionale në mënyrë që të përcaktohet nëse drejtimi i riskut,

kontrollet e brendshme dhe proceset e brendshme janë të përshtatshme dhe të

mjaftueshme,

1.1.2 Auditimi i sistemit të informacionit dhe kontrollit- rishikon pasqyrat

financiare të bankës, një llogari specifike apo një grup llogarish në pasqyrat

financiare. Qëllimi i këtij auditimi është të përcaktojë nëse pasqyrat financiare

paraqesin drejt pozicionin financiar, rezultatet e operacioneve, flukset e vlerave

monetare në një datë të caktuar.

1.1.3 Auditimi i përputhshmërisë- përcaktojnë nëse një bankë vepron në

përputhje me ligjet dhe rregulloret që aplikohen. Ky auditim teston

përputhshmërinë me privatësinë e klientit dhe ligjin që i mbron ata, luftën

kundër pastrimit të parasë dhe ndalimit të terrorrizmit.

1.1.4 Auditimi i Basel II -përmirëson ndjeshmërinë e kërkesës së bankës për

kapital përkundrejt riskut, si rregullore e risqeve të proceseve në bankë.

1.1.5 Auditimi i Teknologjisë dhe Sigurisë së Informacionit -synon të

kontrollojë sigurinë e sistemit të informacionit, frytshmërinë dhe vlefshmërinë

sipas elementeve të saj siç janë: të dhënat, aplikacionet, teknologjia, kapaciteti

dhe burimet njerëzore, si dhe një vlerësim i kontrolleve të kompjuterave.

1.1.6 Auditimi i sigurisë fizike -bankat janë zbatuese të rregullores së Bankës

së Shqipërisë mbi kërkesat minimale të sigurisë për ambjentet në të cilat

ushtrohen veprimtaritë bankare. Auditimi i Brendshëm ka për detyrë të

verifikojë dhe sigurojë Bordin Drejtues nëse banka është në përputhje me këtë

rregullore dhe se përmbush kërkesat minimale të sigurisë

1.2 Autoritetet mbikëqyrëse dhe ndikimi i tyre mbi Auditimin e

Brendshëm banker

Page 106: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

98

Auditimi i Brendshëm bankar vepron në përputhje me Rregulloren e Bankës

Qendrore mbi Auditimin e Brendshëm, me Standartet Ndërkombëtare të

Auditimit por funksionon dhe brenda një kuadri ligjesh që i imponojnë kryerjen

e disa detyrave dhe që lidhen me disa institucione shtetërore si MF, AMF, ASD,

etj. Gjatë inspektimeve prej këtyre autoriteteve në banka, kryhet dhe një

vlerësim i funksionit të Auditimit të Brendshëm.

2.Mashtrimi bankar

Sipas përkufizimit të Institutit të Audituesve të Brendshëm, “mashtrim”

konsiderohet çdo akt ilegal që karakterizohet nga gënjeshtra, fshehja, ose besimi

i imponuar nga dhuna, për të përfituar mjete monetare, aktive që janë në pronësi

të kompanisë, ose shërbime, apo qoftë për të siguruar përparësi personale dhe të

biznesit. Mashtrimi specifikisht i referohet veprimeve që përfshijnë një skemë,

ndryshe nga thjesht një vjedhje fizike e vlerave monetare.

2.1 Mashtrimi bankar në Shqipëri

Nëse i referohemi rasteve të mashtrimeve në Shqipëri, kryesisht atyre të bëra

publike janë ato të ndodhura sidomos në banka. “Mashtruesit” kanë qenë

klientët, por së fundmi shumë më shpesh punonjësit dhe drejtuesit e bankave,

çka ka bërë që këto institucione të jenë subjekt i të gjitha llojeve të mashtrimit

(të brendshëm dhe të jashtëm). Mashtrimi I jashtem(ne kredi) është kryer nga

klientët apo dhe në bashkëpunim me punonjësit e bankave dhe është lehtësuar

përgjatë viteve, për arsyet e mëposhtme:

• Nga mungesa e elementëve të sigurisë në dokumentat e identifikimit paraqitur

nga klientët të cilët aplikonin për kredi. Mashtruesit të ashtëquajtur kredimarrës

kanë përfituar kredinë nëpermjet çertifikatave false.

• Nga mungesa e një rregjistri kombëtar adresash dhe një nivel i lartë i migrimit;

për rrjedhojë mashtruesit kanë përdorur për të përfituar kredinë, dokumenta

justifikues që i korrespondojnë personave të tjerë.

• Nga informaliteti i ekonomisë. Shumë kredimarrës paraqisnin vërtetime

fiktive për të ardhurat e tyre nga punësimi. Procesi i kalimit të pagave nëpërmjet

bankave e ka reduktuar informalitetin.

• Nga mbivlerësimi i kolateraleve, sidomos për kreditë hipotekore, apo dhe nga

problematika me rregjistrat e pasurive të patundshme dhe pronësisë së

kolateraleve.

• Nga mungesa e një rregjistri kredie e më pas mungesa në rregjistrin e kredisë e

të dhënave të të gjithë institucioneve financiare.

2.2 Llojet e mashtrimit bankar

Mashtrimi mund të klasifikohet përgjithësisht si i brendshëm ose i jashtëm.

Mashtrimi i brendshëm ndodh kur punonjësit identifikojnë një mundësi për të

kryer veprimin e mashtrimit. Një mashtrim i jashtëm është kryer kur palët e treta

(të jashtmit) siç janë konsumatorët dhe furnizuesit mashtrojnë institucionet. Në

disa raste, këto parti mund të bashkëpunojnë me stafin e brendshëm në mënyrë

Page 107: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

99

që të arrijnë qëllimet e tyre. Lidhur me mashtrimet bankare, ka katër lloje

kryesore:

1. Mashtrim kartë (debit dhe kredi) Është një krim me të cilin mund të jetë një kartë krediti ose debiti riprodhuar në

mënyrë që të përdorin bilancin e kredisë për të marrë një avantazh të caktuar

financiar. Kredi ose mashtrimi i kartave të debitit mund të ndodhë edhe kur një

kartë humbet ose vjedh dhe përdoret nga një e treat parti për të blerë mallra me

ato karta ose për të hequr të holla nga kartat.

2. Mashtrim me çeqet

Tre llojet kryesore të mashtrimit të çeqeve janë si në vijim:

a)Çeqet e falsifikuara: çeqe të çilat nuk janë të shkruara ose të autorizuara nga

mbajtësit e ligjshëm të llogarisë.

b) Çeqet e vjedhura: çeqe të çilat nuk janë nënshkruar nga pronari i llogarisë,

zakonisht të vjedhura nga kutia e fiksit të makinave ose shtëpive. Nënshkrimi

është i falsifikuar.

ç) çeqet e ndryshuara ose të falsifikuara: këto çeqe lëshohen siç duhet nga

mbajtësi i llogarisë por shuma në çek është ndryshuar ose është shtuar

informaçion i ri

3. Mashtrim elektronik –

Krimet elektronike janë shumë serioze dhe përfshijnë shfrytëzimin e

informacionit teknologji për arsye të paligjshme. Këto krime ose përdorin

kompjuterë ose sulmojnë kompjutera. Ka shumë lloje të ndryshme të

mashtrimeve elektronike, dhe të gjitha ato sulmojnë në një mënyrë paksa të

ndryshme.

4. Vjedhja e identitetit

Vjedhja e identitetit ndodh kur merren të dhënat personale për të marrë një lloj

financiar

ose përfitim tjetër, duke e lënë pronarin e atij identiteti shpesh në borxhe të

mëdha me një historik negativ krediti dhe në disa raste me implikime ligjore.

5. Mashtrimi i kredive / hipotekave¨

Llojet e mashtrimit të kredisë mund të përfshijnë aplikimin për kredi me një

identitet të rremë, duke krijuar dokumentacionin e kredisë ose duke u paraqitur

si institucion financiar në mënyrë që të arkëtohet pagesa për një hua të supozuar

dhe të zhduket pas marrjes së parave

Shqyrtimi i literaturës Nga shqyrtimi i standarteve dhe rregulloreve mbi Auditimin mund të

konkludohet qartë se Auditimi ofron një nivel sigurie, por nuk ka detyrë të

parandalojë apo zbulojë mashtrimin dhe nuk garanton 100% se nuk mund të

ndodhë asnjë mashtrim.

Studiues të ndryshëm kanë analizuar dhe krijuar një listë ngjarjesh të cilat

sinjalizojnë se një mashtrim mund të ndodhë. Konditat e mëposhtme dhe në

realitetin shqiptar kanë qenë paralajmëruese të një skeme mashtrimi.

Page 108: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

100

Një kontroll i brendshëm i dobët;

Dështim i vazhdueshëm në sistemin e brendshëm të kontrollit;

Monitorime jo efikase të operacioneve të cilat lejojnë tejkalimin e

kontrolleve, apo ku dobësitë në operacione nuk korrigjohen;

Sisteme të cilat në dizenjimin e tyre, janë të papërshtatshëm dhe që nuk

japin garanci në parandalimin apo identifikimin e gabimeve;

Transaksione komplekse apo të pazakonta;

Kompleksiteti i strukturave i cili duket se nuk është i garantuar;

Personel që nuk merr leje;

Lëvizje të shpeshta të personelit.

Duke u fokusuar në mashtrimet që kanë ndodhur në banka, faktorë të

tjerë janë ata që rrisin mundësinë për mashtrim (Izedonomi 2000):

o Kur autoriteti qëndron në pak njerëz brenda bankës;

o Kur drejtuesit dështojnë të zbatojnë detyrat e lëna nga

audituesit mbi kontrollin e brendshëm;

o Kur ka një lëvizje të lartë stafi në funksione kyçe të

kontabilitetit;

o Kur është e pamundur të marrësh nga drejtuesit e lartë dhe

stafi shpjegime gjatë një auditimi;

• Kur komisionet paguar këshilluesve ligjorë nuk janë në përpjestim me

shërbimin e marrë;

• Kur transaksione që kanë ndodhur gjatë një viti anulohen pas fundit të vitit.

Ndërsa sipas Raji (1997) faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në riskun e

mashtrimit janë:

• Eksperienca: Një punonjës duke përfituar nga aftësia e tij e dukshme të punojë

me minimumin e mbikëqyrjes si rrjedhojë e eksperiencës, ka të ngjarë që këtë

situatë ta degradojë në kryerjen e një mashtrimi.

• Staf i pamjaftueshëm: Si kërkesë e bankave për të reduktuar kostot, mund të

ndodhë që disa funksione thelbësore të përqendrohen tek një punonjës, çka do të

krijonte mundësi për ndodhjen e mashtrimit, si mungesë e kontrollit /

mbikëqyrjes.

Jo gjithmonë mashtrimi zbulohet nëpërmjet kontrolleve aq më tepër nëse ka

bashkëpunim, dhe siç praktika ka treguar, mashtrimi përgjithësisht zbulohet nëse

punonjës (në anonimat) apo të jashtëm raportojnë, zbulohen aksidentalisht dhe

në disa raste dhe prej Auditimit të Brendshëm.

Mashtrimet më të mëdha bankare:

Barings Bank, një nga më të vjetrat në Britani, u shemb në vitin 1995 pasi Nick

Leeson, tregtar mashtrues origjonal , humbi 860 milionë £ pasi vuri bast për të

ardhmen e tregut të aksioneve të Tokios.

Në vitin 2002, John Rusnak, një tregtar i monedhës në bankën amerikane

Allfirst, me seli në Baltimore, Maryland, dhe pastaj një subvencion i Bankës

Page 109: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

101

Aleate të Irlandës, u deklarua fajtor për mashtrime në shumën 691 milionë

dollarë.

Toshihide Iguchi, një ish-tregtar makinash, humbi më shumë se një miliard

dollarë (£ 500 milion) në bankën japoneze Daiëa, në tregtinë mashtruese mbi 11

vjet nga 1984 e tutje.

Në vitin 1991, Banka e Kreditit dhe Tregtisë Ndërkombëtare (BCCI), u

kap nga rregullatorët, pasi auditorët raportuan humbje të mëdha nga huatë e

paligjshme në brendësi të korporatave dhe tregton.

Në vitin 2001 Enroni (shoqëri shumëkombëshe e tregtimit të energjisë me

qendër në Hjuston,Teksas u shemb si një gërmadhë,kur firmat vlerësuese të

kreditit përgatiten vlerësimet e tyre për borxhet e kompanisë.Ajo u rrënua për

shkak të veprimeve tregtare të kamufluara dhe manipulimit financiar.

Faktorët që ndikojnë në rastet e mashtrimit:

(KPMG - Raporti i mashtrimit për vitin 2013)

Metodologjia Metoda e kërkimit më e përshtatshme për analizimit e punimit u zgjodh

anketimi(Plotësimi I pyetësorit). Pyetësori u realizua në 20 degë bankash të

nivelit të dytë në Shqipëri(Tiranë) dhe u plotësua nga 100 punonjës bankash ,

ndër të cilët arkëtarë,bankierë,përgjegjës shërbimesh etj. Degët e bankave

përfshinin degë të BKT, Raiffeisen Bank, Credins Bank, Alpha Bank, Union

Bank dhe Fibank.

Pyetjet e anketimit nuk kërkonin informacion diskret nga bankat, pavarësisht se

disa nga të anketuarit hezitonin të plotësonin pyetsorin. Gjithsej u zhvilluan 7

pyetje mbi funksionimin e auditimit të brendshëm dhe mashtrimve në banka.

Rezultate

Page 110: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

102

1. Shumica e të anketuarve (70%) u përgjigjën se kishin mjaftueshëm

njohuri për funksionimin e auditimit të brendshëm në bankë 25% u

shprehen se kishin shume njohuri për funksionim e AB ( përgjegjës dhe

punonjës të vjetër të bankës) dhe vetëm 5% nuk kishin fare njohuri.

2. Më shumë se gjysma e të anketuarve u përgjigjën se kishin pasur

kontakt të drejtpërdrejtë me stafin e auditimit të brendshëm. Kjo tregon

se auditimi I brendshëm funksionon realisht në banka dhe vihet re

prezenca e tyre.

3. Pjesa më e madhe pohuan se ka pasur kontrolle të vazhdueshme nga

audituesit, 20% u përgjigjën ndonjëherë dhe vetëm një pjesë e vogel

mohuan.

4. Sipas mendimit të punonjësve, 84% mendojnë se auditimi luan rol kyç

në bankë ,13% mendojnë se nuk ka një rol domethënës dhe vetëm 3%

mendojnë se s’ka fare rëndësi.

5. Sipas të anketuarve, mashtrimi elektronik është më I përhapuri, pas tij

vjen vjedhja e kartave dhe me pas llojet e tjera qe zën një përqindje të

vogel.

6. Ishte e pritshme që pjesa më e madhe do përgjigjej “Nuk e di”

,pavarësisht se nuk ishte si alternativë shumica vendosën pikëpyetje.

7. Gjysma e të anketuarve mendojnë se kontrollet e vazhdueshme nga

auditimi do zvogëlonin numrin e mashtrimeve bankare, 38% mendojnë

Page 111: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

103

se kontrollet e vazhdueshme nuk do bënin ndonjë ndryshim dhe vetëm

një pjesë e vogel mendojnë qe nuk do kishte më mashtrime.

Përgjegjësia e audituesve është që duke u bazuar në auditimin e tyre të shprehin

një opinion mbi pasqyrat financiare të bankave. Auditimi kryhet në përputhje me

Standardet Ndërkombëtare të Auditimit. Procedurat e përzgjedhura të auditimit

janë në varësi të gjykimit të auditieve, prfshirë këtu vlerësimin e rreziqeve të

anomalive materiale në pasqyrat financiare, prej mashtrimit apo gabimit. Në

fund të cdo viti audituesit e brendshëm përgatisin raportet e auditimit ku si objet

auditi kanë pasqyrën e konsoliduar të pazicionit financiar, pasqyrën e

konsoliduar të fitimit ose humbjes, pasqyrën e konsoliduar të ndryshimeve në

capital dhe pasqyrën e konsoliduar të fluksese monetare, si dhe shënimet për

pasqyrat financiare të konsoliduara, pëerfshirë një përmbledhje të politikave

kontabël më të rëndësishme. Audituesit e brenshëm janë të pavarur nga bankat

ndryshe të referuara si “Grupi” në përputhje me Kodin e Etikës të Kontabilistëve

Profesionistë të njohur nga Bordi Ndërkombëtar I Standardeve për Kontabilistët

(IESBA).

Konkluzione dhe rekomandime Mashtrimet e Bankës po bëhen tani një fenomen global. Mashtrimi në

përgjithësi, shkakton vështirësi të panumërta për pronarët e bankave, klientët

dhe anëtarët e familjes së tyre, pasi shumica e dështimeve të bankave janë të

lidhura me shkallë të mëdha të mashtrimit. Parandalimi dhe zbulimi i

mashtrimeve janë në thelb përgjegjësi e menaxhimit, nëpërmjet krijimit të një

sistemi efektiv dhe efikas të kontrollit të brendshëm. Më pas konstatohet se

menaxhmenti i çdo banke duhet të krijojë një sistem standard të kontrollit të

brendshëm, mjaft i fortë për të kundërshtuar mashtrimet me qëllim promovimin

e vazhdimësisë së operacioneve dhe për të siguruar konceptin e likuiditetit dhe

aftësisë paguese të bankës.

1. Përgjithësisht audituesit e brendshëm mbajnë më shumë kontakt me

drejtuesit dhe përgjegjësit në banka ( niveli I lartë I menaxhimit).

2. Auditimi nuk merr pergjegjësi për zhdukjen apo parandalimin e

mashtrimeve megjithëse ruajnë një rol kyc në uljen e nivelit të tyre.

3. Sistemi I auditimit te brendshëm në bankat shqiptare është efektiv, por ka

nevojë për përmirësime.

4. Audituesit e brendshëm garantojnë mjaftueshmërinë dhe pështatshmërinë e

eficiencës së auditimit.

Referenca Elfrida TARAKU(2018), Auditimi

Banka e Shqipërisë, (2008), Rregullore për sistemin e kontrollit të

brendshëm në bankat dhe degët e bankave të huaja.

Ministria e Financave, (2010), Manuali i Auditimit Publik.

Ligj nr. 114/2015 për auditimin e brendshëm në sektorin publik

Page 112: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

104

https://aab.al/wp-content/uploads/2017/05/Bankieri_4_alb.pdf

https://www.dailymail.co.uk/neës/article-510150/The-biggest-banking-

frauds-worlds-largest-banks.html

http://www.qfinance.com/auditing-best-practice/how-internal-auditing-can-

help with-a-companys-fraud-issues

http://doktoratura.unitir.edu.al/ëp-content/uploads/2014/12/Doktoratura-

Elsa-Kristo-Fakulteti-i-Ekonomise-Departamenti-i-Finances.pdf

Shtojca (Eficensa e auditimit të brendshëm në parandalimin e mashtrimeve në banka.)

Banka:_______________________

1.Sa njohuri keni për funksionimin e auditimit te brendshëm në bankën tuaj?

Shumë Mjaftueshëm Aspak

2.A keni pasur kontakt të drejtpërdrejtë me stafin e auditimit te brendshëm?

Po Jo

3.A kryhen kontrolle te vazhdueshme nga audituesit?

Po Jo Ndonjehere

4.Sa rëndësi ka për një bankë prania e audituesve?

a) Shumë

b) Pak

c) Aspak

5. Cilat janë rastet me të shpeshta te mashtrimeve?

a) Vjedhja e kartave(debitit ose kreditit)

b) Mashtrim me çeqet

c) Vjedhje identiteti

d) Mashtrim kredie

e) Mashtrim hipoteke

f) Mashtrim elektronik

6. A ka pasur ndërhyrje të audituesve në rastet e mashtrimeve?

a) Po,menjëhere

b) Pak me vonesë

c) Shumë vonë

7.Nëse do kishte kontrroll të përhershëm nga audituesit a do kishte mashtrime

a) Nuk do bënte ndryshim

b) Do kishte por më pak

c) Nuk do kishte fare

Page 113: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

105

IMPAKTI I TREGUT TË KAPITALIT SI OPTIMIZUES I

SITUATËS SË LIKUIDITETIT NË SHQIPËRI

Armila Xhebraj

[email protected]

(Master Shkencor, Kontabilitet – Financë, KUB)

Lektori Udheheqës:

Dr. Irsida Dinoshi

Abstrakt

Marrëdhënia mes kontabilitetit dhe tregjeve të kapitalit ka qenë gjithmonë

shumë dinamike dhe me mundësi të mëdha për të eksploruar dhe ofruar zgjidhje

të dobishme për tregun e kapitalit.

Qëllimi i këtij artikulli është të shqyrtojë mundësitë e mirëfunksionimit të

tregut të kapitaleve në Shqipëri dhe ta rikthej tregun e kapitalit në një mobilizues

të rëndësishëm për sektorin e korporatave në vendin tonë në mënyrë që të

sigurojë likujditet të mjaftueshëm.

Punimi do të mbështetet në një analizë deskriptive e ndërthurur me të

dhëna sasiore sipas burimeve sekondare të publikuara nga institucione të

rëndësishme financiare në vend. Nëpërmjet rishikimit të literaturës thelbin e

tematikës së punimit e kemi ngritur mbi tre shtylla kryesore si: reagimi i tregut

ndaj informacioneve të reja në lidhje me bursat; cili ka qenë çelësi kyç për

suksesin e bursave europiane dhe sesi ne mund te ndërthurim informacionet e

tregut aktual me atë të cilin pretendojmë të zhvillojmë në Shqipëri.

Analiza mbyllet me identifikimin e faktorëve kryesorë që kanë ndikuar

gjatë periudhës së krijimit dhe mbylljes së bursës së Shqipërisë që variojnë nga

vitet 2002- 2014 si dhe impakti që solli kriza financiare e viteve 2008- 2011 në

tregun e kapitalit shqiptar. Mbështetur në përfundimet e këtij punimi, jepen dhe

disa sugjerime për hulumtime të mëtejshme mbi këtë fushë.

Fjalë kyçe: treg kapitali, optimizim, bursë, likuiditet, përfitueshmeri.

Hyrje Në këtë këtë punim jam përpjekur të analizoj rëndësinë e zhvillimit të një burse,

si dhoma e motorit të një ekonomie kombëtare, disa nga arsyet pse nuk

funksionon zyrtarisht në treg, një analizë mbi reagimin negativ të disa

variablave ekonomik për shkak të mungesës së saj dhe sfidave që e ardhmja

parashikon të sjell për ne në mënyrë që të përmirësojmë këtë situatë.

Eksperienca e vendeve të rajonit na mëson se tregu financiar nuk mund të

zhvillohet në mënyrë spontane, pasi ai kërkon ndërhyrjen e fortë të shtetit, i cili

duhet të krijojë kushtet e mjaftueshme për funksionimin normal të tij. Jeta e

Page 114: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

106

tregjeve aksionare të Ballkanit është ende e shkurtër, nëse e krahasojmë me

tregjet tashmë të zhvilluara, të Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Aktiviteti i

tyre nisi në mesin e viteve ’80 dhe ’90, me një numër relativisht të vogël

kompanish të listuara, shumë prej të cilave nuk kishin likuiditetin e duhur. Kriza

financiare botërore e viteve të fundit pati gjithashtu një efekt (negativ) të

moderuar në këto tregje, kjo për shkak të shkallës së ulët të integrimit me tregjet

e ekonomive të zhvilluara. Duhet theksuar këtu se ndërvarësia midis tregjeve

aksionare të rajonit dhe atyre perëndimore rritet ndjeshëm në raste shoku

financiar si ai i vitit 2008.

Shqyrtimi i literaturës

Karakteristikat e përgjithshme të kapitalizimit të tregut të Ballkanit

pas viteve 90 Privatizimi dhe liberalizimi i tregjeve të bursës në Rajonin e Ballkanit ndodhi

kryesisht në vitet '90, pas rënies së regjimit komunist. Në ekonomitë e

mëparshme komuniste, sektori financiar ishte plotësisht i centralizuar. Në

sisteme të tilla institucioni i specializuar financiar nuk funksiononte në mënyrë

të pavarur dhe shpërndarja e disa burimeve financiare u krye nëpërmjet një

sistemi monobankar, ku Banka Qendrore ishte autoriteti suprem monetar dhe

njëkohësisht autoriteti formal. (Karagoz, 2010). Pasi këto sisteme u shembën,

secila nga këto vende realizoi programe qeverisëse liberale, duke inicuar kështu

procesin e tranzicionit drejt ekonomisë së tregut. Një tipar i përbashkët i këtyre

ekonomive të rajonit është se në fazën fillestare të tranzicionit ata shmangën çdo

lloj reforme radikale në sektorin financiar dhe reformat u zhvilluan më shumë në

aspektin sasiore sesa në aspektin cilësor. Numri i institucioneve financiare u rrit

shumë shpejt, kryesisht për shkak të privatizimit të kompanive të mëdha dhe

krijimit të subjekteve të reja financiare.

Në disa prej këtyre vendeve, si për shembull në Bullgari, sektori financiare

ka shkaktuar një ekspozim të menjëhershëm ndaj investitorëve të huaj. Gjatë

viteve 2000-2006, çmimet e aksioneve në tregjet e rajonit u rritën, mesatarisht,

më shumë se 70% (në dollarë amerikanë), që është shumë e lartë krahasuar me

rritjen prej 15% të indeksit botëror. Turqia, Rumania, Bullgaria dhe Kroacia

konsiderohen si vendet më të zhvilluara në lidhje me kapitalizimin dhe

performancën e tregut. (Samitas, 2008).

Kontrolli financiar në këto tregje është forcuar shumë dhe shuma e kredive

të këqija ka rënë në një nivel të pranueshëm. Në lidhje me këto zhvillime dhe

ekspozimin e shkëmbimeve ndaj tregjeve financiare globale, ndërmjetësimi

financiar është rritur seriozisht dhe bankat qendrore janë të detyruara të zbatojnë

rregullore të reja për të mbajtur nën kontroll sistemin. (Raporti i Bankës

Botërore, 2011).

Përvoja e vendeve tona të rajonit na tregon se tregu financiar nuk mund të

zhvillohet në mënyrë spontane pa një ndërhyrje të fortë të shtetit që duhet të

Page 115: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

107

mundësojë kushte të mjaftueshme për funksionimin normal të saj dhe

performancën.

Perspektivat e zhvillimit të tregut të kapitaleve në Shqipëri Shqipëria është i vetmi vend në rajon dhe Europë pa një treg aksionar virtual.

Edhe pse aktualisht është hapur një bursë private nuk është akoma e njohur për

individët dhe akoma vazhdojmë të mbetemi në tranzicion përsa i përket

zhvillimit të tregut financiar. Kompanitë publike duhet të operojne me anë të

ofertave publike (IPO), metodë që nuk është zbatuar deri tani. Pas privatizimit,

investitorët tregtojnë aksionet e tyre përgjithësisht, në tregun informal. Roli i

tregut të kapitaleve në një ekonomi tregu të brishtë, si Shqipëria, është tepër i

rëndësishëm. Mirëfunksionimi këtij tregu do të sillte një zhvendosje efiçente të

burimeve financiare, nga individët që kursejnë tek ata që kanë nevojë dhe që

ofrojnë norma fitimi më të larta. Roli kryesor i tregjeve aksionarë është

financimi i ekonomisë (veçanërisht, i agjentëve ekonomikë), duke ndihmuar në

lëvizjen e kapitalit në afatin e gjatë e të mesëm.

Bursa lehtëson qarkullimin e këtij kapitali duke bërë të mundur

shndërrimin e titujve në likuiditete apo në tituj të tjerë. Një aspekt tjetër me

interes është blerja dhe shkrirja e kompanive në tregun aksionar, operacione këto

të zakonshme. Bursa lehtëson kryerjen e këtyre operacioneve, duke u bërë vendi

i zhvillimit të tenderit. Në çdo bursë pasqyrohet në mënyrë të vazhdueshme

çmimi i blerjes dhe shitjes së aksioneve të listuar. Tregu aksionar ofron

informacione mbi rendimentet e titujve, si dhe mbi gjendjen ekonomiko-

financiare të kompanive të listuara. Një bursë funksionale reflekton me saktësi

gjendjen e përgjithshme të një ekonomie të caktuar. Kjo bëhet e mundur me anë

të indekseve aksionarë, të cilët llogariten si mesatarja e ecurive dhe e volumeve

të transaksioneve të një numri përfaqësues titujsh të rëndësishëm apo të gjithë

titujve të listuar. Në vendet në tranzicion, si Shqipëria, është me rëndësi vitale

themelimi dhe zhvillimi i një tregu financiar efiçent, kjo për shkak të nevojës

urgjente për rialokim të resurseve nga sektorët jo-efiçentë në ata efiçentë, duke

mbështetur kështu procesin e reformave ekonomike dhe të privatizimeve të

mëdha.

Ndërkohë që vendet e tjera të Ballkanit kanë arritur të mbështesin krijimin

e legjislacionit dhe të një tregu që rregullohet nga këto ligje, institucionet e

Shqipërisë kanë punuar vetëm në drejtim të çështjeve teorike dhe jo ato praktike.

Ndërkohë që ekziston një informacion i plotë në lidhje me aksionet e tregtuara

në bursat e Ballkanit, urdhrat në Bursën e Tiranës janë transmetuar gojarisht dhe

ndryshimet në pronësinë e re të një kompanie janë deklaruar manualisht. Sipas

statistikave të Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare segmenti më aktiv i tregut të

letrave me vlerë në Shqipëri është ai i obligacioneve dhe bonove të thesarit të

qeverisë.

Vendet e Ballkanit kanë punuar shumë nëpërmjet përshtatjes së sistemeve

elektronike të avancuara kohë pas kohe ose bashkimeve me bursat e tjera të

Page 116: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

108

tregut, për të bërë shkëmbimet e tyre të interesit publik. Në Shqipëri kjo reklamë

mungon dhe është përgjegjësia e shtetit për të punuar përmes problematikave që

pengojnë këtë zhvillim financiar.

Avantazhet e veprimit në tregun e aksioneve Tregtia në bursë paraqet shumë përparësi. Në vazhdim janë përmendur disa prej

tyre.Tregu i bursës shërben si një vend takimi ku konfrontimi, arritja në kohë

dhe sasia e kërkesës/ofertës për letrat me vlerë mund të jenë shumë të shpejta.

Rrjeti i kompjuterizuar realizon shqyrtimin e numrit të stoqeve të tregtuara dhe

çmimit të tyre. Dy avantazhe kryesore që bursa mund të ofrojë për ekonominë

tonë mund të jenë: ulja e kostove të transaksioneve dhe përmirësimi i cilësisë së

bizneset apo administratat e korporatave. Kostot e transaksioneve duhet të

ofrohen kur individët transferojnë të drejtat e tyre pronësore të aktiviteteve

ekonomike dhe gjithashtu garantojnë integritetin e këtyre të drejtave ekskluzive.

Aktualisht matja e kostove të transaksioneve të ekonomisë kërkon teknike dhe

profesionalitet, por për fat të mirë në Tiranë ekzistojnë tashmë institucione

ekonomike të specializuara dhe një projekt i tillë do të ishte shumë i nevojshëm

dhe i denjë. Natyrisht, duke folur sot, kompleksiteti i strukturës ligjore dhe

transparenca e pamjaftueshme në vendin tonë çojnë vetëm në kostot e

transaksioneve të larta.

Kjo është pikërisht ajo që duhet të bëhet një bursë:

Së pari duke zgjeruar mundësitë e shkëmbimit, rrit volumin fizik dhe monetar të

tregtisë ndërmjet agjentëve ekonomikë, dhe kjo në mënyrë të arsyeshme

nënkupton më pak kosto për njësi; dhe së dyti vetë bursën përfaqëson një

garanci institucionale për të besuar në informatat që bëhen publike, një trajtim të

drejtë ndaj investitorëve etj., dhe këto do të kërkojnë që mekanizmat mbështetës

mbështetës të shtetit, si tatimet, institucioni i prokurorisë, sistemi gjyqësor etj.

bëhen më të përgjegjshëm, më efikas dhe më transparent. Me fjalë të tjera,

dështimi i bursës lidhet drejtpërdrejt me dështimin e këtyre mekanizmave në

përmbushjen e misionit të tyre dhe ndryshe.

Një aspekt tjetër është se, në shumicën e bizneseve shqiptare, menaxhimi i

aktiviteteve bëhet nga vetë pronarët, ose në rastin më të mirë, nga

administratorët të cilët tashmë janë të lidhur me pronarët jashtë zonës së

biznesit. Por nëse supozojmë se biznesi duhet të rritet me zhvillimin e bursës,

një ndarje e pronësisë nga administrata e një kompanie, është një

domosdoshmëri.

Ne jemi të vetëdijshëm se, së bashku me këtë vjen parimi i vazhdueshëm i

biznesit që merret me eliminimin e mundësive të abuzimit nga ana e agjentëve.

Kur flasim për rritjen e biznesit, nënkuptojmë rritje afatgjatë, dhe për këtë

bizneset shqiptare ose të paktën biznesmenët vizionarë duhet të mirëpresin dhe

t'i paraprijnë alternativës së një mjedisi ligjor.

Në këtë kontekst, shkëmbimi do të luante një rol të trefishtë: së pari, do të

shërbejë si një forum për koordinimin e kompanive që duhet të rriten përmes

Page 117: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

109

investimeve të kursimeve të tjera, së dyti, ajo duhet t'i përgatisë kompanitë më

mirë në aspektin e konkurrencës në tregun evropian dhe së treti, do t'i jepte

investitorëve institucionalë një shans për të investuar në kompanitë e

menaxhuara dobët, në mënyrë që të largonin administratorët e paaftë dhe

abuzivë dhe ta udhëheqin kompaninë në një mjedis ligjor.

Përfitimet afatgjata të tregtimit publik janë të shumta dhe të mundshme

përfshijnë: likuiditet të përmirësuar, vlera më të larta të kompanisë, aftësia për të

bërë blerjet ose tërheqjen dhe mbajtjen e punonjësve me stoqet e reja të

kompanive publike dhe aksesin më të madh në kapital me një kosto më të ulët.

Përveç kësaj, marrja e statusit të tregtimit publik i lejon një kompani aftësinë për

të bërë blerje me stokun e tyre, meqenëse stoqet e tregtuara publikisht shihen si

valutë për bashkimet dhe blerjet.

Për më tepër, statusi i tregtisë publike shpesh çon në një çmim më të lartë

për një ofertë të mëvonshme të një letre me vlerë të një kompanie.

Çështja e fundit që duhet të diskutojmë si një avantazh i tregut të aksioneve

është parimi i diversifikimit siç shihet nga pikëpamja e investitorit individual.

Kur flasim për investimin në stoqe apo obligacione, nënkuptojmë krijimin e një

portofoli optimal që do të na japë një kthim maksimal në këmbim të rrezikut që

po ndërmarrim. Kjo nënkupton se duke pasur parasysh vetëm një lidhje të

dëshirueshme të kthimit të rrezikut kur kombinohen shumë letra individuale

unike, nuk është mjaft. Përkundrazi, marrëdhënia midis investimeve gjithashtu

duhet të merret parasysh, në mënyrë që të krijojë atë portofol optimale që do të

kënaqë objektivat tona. Bazat e para të teorisë së portofolit dhe modelit të

vlerësimit të aseteve u zhvilluan nga Harry Markowitz (1959), i cili mori një

masë kthimi të pritur dhe rrezikun e përgjithshëm të një portofoli të aktiveve me

rrezik.

Metodologjia

Biznesi shqiptar në drejtim të tregut të kapitalit, problematikat

aktuale Vëzhgimet e përgjithshme kanë zbuluar se kompanitë shqiptare veprojnë në

nivel lokal, pasi besueshmëria e tyre në tregun ndërkombëtar është e ulët. Kjo

çon në mundësi të kufizuara në ndërmarrjen e projekteve dhe aktiviteteve. Si

rezultat, suksesi i tyre i biznesit nuk është i parashikueshëm dhe varet nga

kohëzgjatja e atyre operacioneve të vogla dhe të kufizuara që ata tashmë kanë.

Një treg i tillë i paqëndrueshëm nuk ofron siguri apo garanci për të punuar në

projekte gjatë gjithë kohës së operimit.

Një aspekt tjetër: disa nga bizneset kanë aktivitete të ulëta dhe hyrja në

tregun e bursës kërkon një stabilitet afatgjatë të performanca e kompanisë.

Askush nuk do të investonte në kompani të tilla të këqija. Siç dihet tashmë,

kthimi i aksionerëve nga suksesi i kompanisë është seriozisht i ndërlidhur me

rrezikun e aktiviteteve të biznesit. Është e qartë se duke pasur aq pak risk, nuk

do të çonte në kthime të larta.

Page 118: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

110

Kjo është arsyeja pse ndoshta kompanitë shqiptare nuk janë të tërhequra

nga ideja e bursës, sepse kërkesa nga investitorët për të vënë kursimet e tyre në

një "pishinë" që nuk ruan konkurrencën dhe rritjen, nuk premton t'i paguajë ato

në një normë të kënaqshme të kthimit.

Ekziston edhe biznesi i madh, i përfaqësuar kryesisht nga detyrimet e

kufizuara dhe shoqëritë aksionare me pronësi private, të cilat zgjerojnë biznesin

e tyre në fusha të ndryshme të veprimtarisë ekonomike, veçanërisht në ato që

karakterizohen nga qarkullimi i shpejtë dhe përfitimi. mund të parandalojë

orientimin e shpejtë drejt përdorimit të tregut të bursës. Përkundër të gjitha

këtyre fakteve, analiza tregon se një pjesë e madhe e NVM-ve janë të

përqendruara në sektorin e prodhimit dhe kjo mund të konsiderohet si nxitje

pozitive për një ofertë të mundshme të listimit në tregun e kapitalit. Më poshtë

është paraqitur një tabelë përmbledhëse e kompanive operative në Shqipëri,

duke demonstruar potencialin e sektorit të prodhimit në vendin tonë. Sipas

rekomandimit të Komisionit Europian të datës 3 prill 1996, këto kompani

konsiderohen si kompani të mesme dhe të mëdha dhe do të ishin më të

përshtatshme për t'u regjistruar në bursë.

Tabela 1. Numri i ndërmarrjeve, sipas aktivitetit ekonomik, 2014-2017.

( Burimi : INSTAT ) Viti Të gjithë

prodhuesit për treg

Prodhue

sit e të mirave

Prodhue

sit e shërbime

ve

Ndërti

mi

Transp

orti, & komuni

kacioni

Shërbim

et

Tregtia

Nr..

i

Ko

mpanive

2014 85,206

11,660

73,546

3,495

8,176 14,377

36,357

2015 104.534 13,269

91,265

3,827

7,365

20,221

45,093

2016 108,526 13,875 94,650

3,384

7,838

21,729

45,041

2017 107,677 13,701

93,976

3,478

7,389

22,416

44,571

Në tabelën e mësipërme është pasqyaruar numri i bizneseve të mëdha dhe të

mesme në sektorët që janë parësor për ekonominë shqiptare. Siç mund të shihet

kemi luhajtje të konsiderueshme të numrit të tyre nisur nga të dhënat e

krahasuara midis viteve 2014-2015, 2016-2017. Ky tregues ka për qëllim të

fokusohet në rëndësinë e zhvillimit të një tregu aksionar në vendin tonë. Nisur

nga kapacitetet, të ardhurat, shpenzimet, kapitalet e veta si dhe investimet që

kryen një korporatë në planin afatgjatë apo afatshkurtër tregon sesa të

nevojshme e ka optimizimin e portofolit si dhe rialokimin e asteve në mënyrë të

shpejtë për të siguruar likujditet të mjafshueshëm për operacionet e saj.

Megjithëse vrojtimi aktual tregon për ndërmarrjet shqiptare që kanë arritur

të kryejnë aktivitet edhe në mungesë të një tregu të aksioneve, nuk ka dyshim se

herët a vonë, çdo njësi ekonomike do të përshtatet me opsionet e reja të

financimit.

Grupet përkatëse të interesit si sektori bankar dhe qeveria duhet të punojë

intensivisht për të minimizuar dhe mbajtur kontrollin mbi ata faktorë që

Page 119: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

111

kontribuojnë në rreziqe të nivelit të lartë për ekonominë. Autoriteti i

Mbikëqyrjes Financiare, së bashku me komunitetin e biznesit, duhet të

transformojë ato probleme që lindin midis kompanive dhe bankave ose

shërbimeve të tyre, në elemente dhe mundësi të favorshme për përdorimin e

instrumenteve të tregut të kapitalit.

Këto instrumente do të ndihmojnë në një sistem financiar me shpërndarje

më të balancuar të rreziqeve. Institucionet përkatëse përfaqësuese të tregut të

kapitaleve duhet të vazhdojnë me përpjekjet e vazhdueshme drejt vetëdijes për

rregullimin e biznesit.

Në mënyrë që Bursa e Tiranës të bëhet një treg i vërtetë i instrumenteve

financiare dhe procesi i listimit të jetë sa më produktiv dhe natyral, kërkohet një

bashkëpunim publik-privat.

Komuniteti i biznesit dhe sidomos bankat e nivelit të dytë duhet të marrin

në konsideratë ndërmarrjen e masave paraprake për ofrimin e shërbimeve të

ndërmjetësimit dhe të konsulencës së specializuar financiare.

Ajo që me të vërtetë ka rëndësi për të ardhmen, është pyetja nëse zhvillimi

tregu i aksioneve do të shkaktojë një rritje ekonomike apo jo. Shumë studime

intensive teorike dhe empirike kanë argumentuar nëse sektori bankar apo tregu i

aksioneve nxit rritjen ekonomike.

Demirguc-Kunt dhe Levine (1995), Levine dhe Zervos (1993, 1995, 1998)

kanë argumentuar se një treg bursash duhet të rrisë kursimet dhe në mënyrë

efikase të ndajë kapitalin me investime produktive, gjë që çon në një rritje të

ritmit të rritjes ekonomike. Në grafikun e mëposhtëm mund të shohim modelin

IS-LM. Ai konfirmon se me një kursim në rritje, linja e përgjithshme e

kursimeve të investimeve ndërron në të djathtë duke përcaktuar një nivel të rritur

të normës së interesit dhe një rritje të nivelit të GDP.

Figura 1: Modeli IS-LM (Burimi: Banka dhe financa e parave)

Ndoshta në vitet e ardhshme do të kemi një stok të vërtetë të organizuar tregu,

dhe ne do të jemi në gjendje të kryejmë testet tona nëse ekziston një lidhje

shkakore midis zhvillimit të tregut të aksioneve dhe rritjes ekonomike.

Rezultate Deri më tani, burimet financiare për kompanitë publike vijnë kryesisht nga shteti

apo kreditë afatgjata, ndërsa mbështeten kompanitë private vetë për

vetëfinancim ose kredi bankare afatshkurtra. Bankat e nivelit të dytë në vendin

Page 120: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

112

tonë janë duke u rritur në numër dhe në fuqinë financiare, por ata kurrë nuk

mund të zëvendësojnë rolin e institucioneve të tjera financiare si Tirana Stock

Exchange. Zhvillimi i tregut të kapitalit mbetet ende një sfidë për t'u ndërmarrë,

qoftë kjo për shkak se vendi ynë ka filluar nga një trashëgimi "zero" ose nga

karakteri i komplikuar i ecurisë së ekonomisë sonë dhevetë biznesi.

Përveç këtij fakti, nuk ka, ose të paktën nuk zbatojnë lehtësira fiskale për

investimet në letra me vlerë, veçanërisht në titujt e pronësisë. Mungesa apo

mosfunksionimi i tregut të kapitaleve në ekonomi dhe mosdorëzimi i një

financimi të kombinuar nëpërmjet borxhit dhe kapitalit, bën që proporcioni

"borxhi / aksionari i kapitalit" të një shoqërie të rritet, duke dobësuar në këtë

mënyrë strukturën e saj financiare. Në afat të gjatë, kjo rrezikon jo vetëm

aftësinë paguese të një kompanie, por edhe likuiditetin e vetë kreditorëve. Bursa

është edhe më e ndjeshme sesa bankat e nivelit të dytë në informalitetin

ekonomik, mungesa e financave reale pozita, një mentalitet i një pronari të një

anëtari, dhe, ndërsa këto fenomene ende ekzistojn, nuk mund të mendojmë për

një mjedis të shëndetshëm financiar.

Meqenëse biznesi shqiptar qëndron në veprimtarinë e tij midis sektorëve

formalë dhe joformalë të ekonomisë, nuk ka asnjë arsye për ne të mos besojmë

se pozicioni i tyre është shumë më i mirë se sa deklaratat e tyre.

Duke folur për një periudhë afatshkurtër, sektori privat duket të mbetet i pa

përfshirë në Bursën e Tiranës, për shkak të arsyeve që kemi përmendur në një

nga sesionet e tezës: Mos përmbushja e kërkesave cilësore për listim, lloji i

biznesit aktiviteti i cili duket se karakterizohet me investime të pakta dhe fitim të

shpejtë, modelin e pronësisë, një kulturë të dobët financiare në përfaqësuesit e

administratës, mungesa e një konkurrence të pastër nivel lokal ose

ndërkombëtar, ndërhyrja e ulët e shtetit si ofruesi kryesor i stoqeve të bursës.

Përfitimet që pritet zhvillimi i një tregu të bursës gjenerojnë janë të

shumta, qoftë në aspektin makroekonomik, mikroekonomik ose politike. Përveç

asaj që përmendet gjatë tezës, mund të mendojmë edhe për promovimin e

Shqipërisë, tërheqjen e drejtpërdrejtë të huaj investime ose investitorë të

portofolit financiar, një menaxhim më të mirë të borxhit publik etj.

Duhet të merren masa të menjëhershme si: një fiskal i favorshëm sistem

për kompanitë që janë të listuara, një mjedis ligjor mbrojtës, një sistem

elektronik i cili do të sigurojë informacion periodik të saktë për investitorët dhe

propagande të ndryshme që ftojnë çdo kompani që përmbush kërkesat minimale

për t'u listuar.

Konkluzione dhe rekomandime

Nga shqyrtimi i bërë hap pas hap i të gjithë faktorëve ndikues arrijmë të

konkudolojmë sesi mund të zhvillohet një bursë aksionesh në Shqipëri, duke

ndjekur një prej modeleve të vendeve te Ballkanit. Më e mira që mund të bëhet

është zhvillimi i tregut të Ballkanit Perëndimorë nëpërmjet krijimit të një

platforme tregtare të përbashkët.

Page 121: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

113

Për krijimin e kësaj platforme na ndihmojnë edhe modelet e optimizimit te

portofolit. Nëpërmjet tyre tregu i Ballkanit Perëndimorë mund të arrij të formojë

një treg të përbashkët shumë efiҫent. Potenciali që zotëron Rajoni i Ballkanit

Perëndimor si gjeografikisht dhe ekonomikisht është shumë i madh. Zhvillim

edhe më të madh do të sillte krijimi i një burse energjitike rajonale ku vendet

mund të shesin dhe blejnë me një ҫmim më të mirë energjinë elektrike. Zhvillimi

më i mirë do ti bëhet me krijimin e një burse energjitike për faktin se rajoni jonë

është i pasuruar me këto resurse natyore dhe një përdorim në mënyrën e duhur

mund të sjell një rritje ekonomike më të lartë dhe një mirëqënie më të mirë për

individët. Mirëpo si mund të realizohet kjo gjë ? Shqipëria tashmë e ka një bursë

për të shitur letra me vlerë të ndryshme e cila sapo është formuar dhe pse jo të

mos bëhet një bashkim bursash me vendet për rreth . Funksion kryesor i kësaj

burse do të jetë tregëtimi i energjisë elektrike por jo vetëm në të do të përfshihen

edhe letra të ndryshme me vlerë. Funksion tjetër do të jetë tregtimi i aksoneve të

kompanive Blue chip, gjë e cila do të sillte edhe investime më të shumta në

tregun shqiptarë nga këto kompani. Meqënëse bursa e letrave të ndryshme me

vlerë është krijuar në Shqiperi, do mund të bëhej një bashkim me bursat e

vendeve të tjera për të krijuar bursën e përbashkët energjitike të Ballkanit

Perëndimor. Bashkimi i këtyre bursave të aksioneve është zgjidhja më e mirë për

arsye se është më e thjeshtë sesa ndërtimi i një platforme të re për të krijuar një

bursë nga fillimi. Pra do të kursente kohë dhe kosto. Implementi i sistemeve në

bursa kërkon kohë dhe shumë shpenzime kështu që një zgjidhje optimale do të

ishte përzgjedhja e një sistemi i cili aktualisht është i provuar në treg dhe

rezultate e tij janë të kënaqshme dhe efikase. Me bindjen më të madhe kjo bursë

do ti sjell rajonit zhvillimin ekonomik te kërkuar përgjatë këtyre viteve. Rajoni

do të kthehet në një superfuqi energjitike i cili më vonë mund të zgjerohet edhe

në bursa shitjes së energjisë e aksioneve dhe në vendeve të tjera.

Referencat Instituti i Statistikave të Shqipërisë.(n.d) Retrieved from http://www.instat.gov.al

Bursa e Tiranës, tse.com.al ,

Raport i Bankës Botërore, (2011). www.bankofalbania.org

Markowitz, H. (1952), Portfolio Selection, Journal of Finance. 6(1952): fq.77.

South East European Journal of Economics and Business,

PortfolioDiversification in the South-East European Equity Markets.

Karagoz, K., Ergun, S. (2010): Stock market Integration Among Balkan

Countries. MIBES, Trans., 4(1): 49-59.

Demirguc-Kunt , A., Maksomovic, V. (1995): Stock Market Development, and

Firm Financing Choices, World Bank Economic Review, 1995, 341-371.

Samitas, D.Kenourgios, Paltalidis, N. (2008): Integration and Behavioral

Patterns in Emerging Balkans Stock Markets

Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare . (n.d) Retrieved from hhtps:// amf.gov.al

Page 122: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

114

IMPAKTI I EXPORTEVE NË GDP

Evanthia Kola

[email protected]

(Master Shkencor, Ekonomi Biznes, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Fatma Trumçi

[email protected]

Master Shkencor, Ekonomi Biznes, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Anisa Shuaipi Financiere, Universiteti “Polis”, Tiranë

Lektori Udheheqës:

Phd. Candidate Daniela Lika

Abstrakt

Vendet gjithnjë e më shumë marrin pjesë në ekonominë botërore dhe janë të

lidhur së bashku nëpërmjet tregtisë, fenomen ky i quajtur globalizim. Ndërsa

shpenzimet e transportit dhe komunikimit kanë rënë, lidhjet ndërkombëtare janë

bërë më të forta se më parë. Ky punim do të paraqesë një tablo të përgjithshme

të rolit që eksportet kanë në treguesin e GDP-së. Fillimisht paraqitet një situatë e

eksporteve në Shqipëri, ecuria e tyre përgjatë viteve të fundit duke shprehur në

përqindje situatat e rritjes apo rënies, partnerët kryesorë të eksportit Shqiptar,

grupmallrat më të eksportuar nga vendi ynë. Më tej, përmes një regresioni të

thjeshtë do të përpiqemi të shprehim impaktin që eksportet kanë në GDP-në e

vendeve. A janë eksportet një faktor i rëndësishëm që ndikojnë aktivitetin

ekonomik të vendeve? Në këtë punim, për të shprehur lidhjen midis këtyre dy

treguesve të rëndësishëm makroekonomik, do të përdorim të dhënat përkatëse të

eksportit dhe GDP-së së vendeve të Europës.

Fjalë kyce: LPI, GDP, Eksport, Import, Tregti e jashtme, Globalizim.

Hyrje Ky punim ka për qëllim të studiojë nëse eksportet kanë ndikim të rëndësishëm

në aktivitetin ekonomik të një vendi, pra në treguesin e GDP-së së vendit.

Fillimisht do të njihemi me disa të dhëna të eksporteve Shqiptare në vite dhe do

të hedhim një vështrim mbi disa të dhëna të treguesit të GDP-së së Shqipërisë në

vite gjithashtu. Më tej nëpërmjet një regresioni të thjeshtë do të shikojmë efektin

që eksportet kanë në GDP, pra lidhjen midis eksporteve dhe GDP-së.

Statistika të GDP-së së Shqipërisë në vite

Page 123: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

115

Prodhimi i brendshëm bruto sipas sektorëve Sipas aktiviteteve ekonomike, peshën më të madhe në ekonomi për vitin 2018 e

zënë Shërbimet, me 46,7 %, me një rritje vjetore me 4,43 %. Industria dhe

Ndërtimi përbëjnë 21,1 % të PBB-së, të cilat janë rritur

përkatësisht: Industria me 1,34 % dhe Ndërtimi me 3,1 %. Bujqësia, gjuetia,

pyjet dhe peshkimi përbëjnë 19,9 % të PBB dhe me një rritje me 1,67 %, rritja

ekonomike për vitin 2018 është 4,2%.

Eksportet dhe rritja ekonomike Shqiptare në vite

Ritmi i rritjes ekonomike në Shqipëri është përshpejtuar gjatë periudhës 2015 –

2018. Rritja e exporteve për vitin 2018 parashikohet në nivelin 4,2%, krahasuar

me 3.84% në vitin 2017 dhe 3.37% në vitin 2016. Performanca e lartë e

eksporteve të të mirave dhe shërbimeve, përfshirë investimet e huaja,

vlerësohen si kontribuesit kryesor të rritjes ekonomike për vitin 2018.

Kryesisht mallrat qe kemi tregtur i përkasin grupeve “Paisje, materiale ndërtimi”

si dhe “Lënd djegse, minerale , energji elektrike”. Partnerët tanë kryesor mbeten

Italia dhe Greqia.

Statistika të Eksporteve dhe GDP-së Botërore Në vitin 2018 kemi pasur një rritje të ekonomis botërorer me 4.7% ndërsa në

2019 pritet që të arrij mesatarisht në 4.5% . Kjo pasqyron një ulje të ekonomis

botërore. Exportet në vitin 2018 kan pasur një rritje me një mesatare prej 3.7%

ndërsa në 2019 pritet të ketë një ngadalësim ndërsa në 2020 parashikohet që të

ketë një përmirsim të situates ekonomike botërore. Aktivitet ekonomike në 2018

patën një rritje prej 2.2% kurse në vitin 2019 do të ulet në 2%. Ngadalësimi i

parashikuar në kërkesën për mallra vendos një prespektiv në rritjen e çmimit të

Page 124: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

116

mallrave në afatgjatë. Rritja në rajonin e Europës për 2018 ka qënë 2.2%, ndërsa

në 2019 pritet të ulet në 3.1% sepse kemi një rritje të eksporteve por është ulur

kërkesa për inporte.

Metodologjia Shumë studime i janë referuar faktorëve të ndryshëm të cilët ndikojnë aktivitetin

ekonomik të vendeve. Studime të shumta nxjerrin në pah lidhjet midis tregtisë

dhe variablave si psh: aktiviteti ekonomik (GDP), distanca midis vendeve,

marrëveshjet e tregtisë së lirë, gjuha e përbashkët etj. Ky punim synon të

Page 125: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

117

shprehë lidhjen që ekziston midis eksporteve dhe GDP-së. A kanë eksportet

impakt të

ndjeshëm në aktivitetin ekonomik të vendeve? A gjenerojnë eksportet rritje

ekonomike? Ekuacioni i përdorur për të realizuar këto matje është ai logaritmik:

Ln (y) = + ln (x)

Fokusi ynë janë eksportet e vendeve të Europës. Konkretisht janë përdorur të

dhënat e eksport dhe GDP-së së këtyre vendeve: Mbretëri e Bashkuar, Austria,

Belgjika & Luksenburgu, Bullgaria, Republika Çeke, Danimarka, Finlanda,

Franca, Gjermania, Greqia, Hollanda, Hungaria, Irlanda, Italia, Kroacia,

Maqedonia, Norvegjia, Polonia, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Spanja, Suedia,

Rusia, Turqia, Ukraina, Zvicra, Serbi, Mali i Zi, Ekuador, Brazil, Argjentinë,

Armeni, Bosnje Hercegovin, Estonia, Gjeorgjia, Lituania, Kosova

Të dhënat i përkasin viteve nga 2010 në 2018, pra tetë viteve të fundit.

Analiza dhe Rezultatet Në këtë seksion do të paraqesim dhe komentojmë rezultatet.

Tabela 3: Ndikimi i Eksporteve në GDP

Analiza e Regresionit

r² 0.537 n 280

r 0.733 k 1

Std. Error 0.433

Dep.

Var. 8y1

ANOVA

table

Source SS df MS F p-value

Regression 60.708 1 60.708 322.38 .000

Residual 52.349 278 0.188

Total 113.057 279

Regression output

confidence

interval

variables

Coefficients

std.

error

t

(df=214)

p-

value

95%

loëer

95%

upper

Intercept 3.99 0.34 11.617

1.07E-

25

3.319

98 4.67464

x19 0.25 0.01 17.955

2.15E-

48 0.22076 0.27513

8 Y1 është variabli i varur GDP

9 X1 është variabli i pavarur Eksport

Page 126: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

118

Eksportet kanë ndikim në GDP-në e vendeve. Koefiçenti i korelacionit r = 0.733

tregon se ekziston një lidhje positive e fortë midis tyre. Kjo influencë është

statistikisht e rëndësishme me një p-value=0.000<0.05 .

Ekuacioni është: ln y1 = 3.99 + 0.25*x1

Normalizimi i të dhënave

Konkluzione Ekziston një lidhje e forte midis GDP dhe exporteve.

Exportet kan ndikim pozitiv në GDP.

Eksportet Shqiptare kanë pasur një rritje në vitin 2018 krahasim me vitet 2016-

2017.

Eksportet botërore kanë pasur një rritje në vitin 2018 por në 2019 pritet që

norma e rritjes të ngadalësohet.

Kërkesa e ulët per import ka bëre që në 2019 të kemi një reduktim të eksporteve.

Në vitin 2020 parashikohet që eksportet botërore të kenë një rritje positive në

krahasim me 2019.

Referenca Instituti i Statistikave INSTAT, “Qarkullimi i mallrave në tregtinë e jashtme”

(www.instat.gov.al)

Banka Botërore, https://data.worldbank.org

https://instatgis.gov.al/

Page 127: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

119

PARTNERITETI PUBLIK-PRIVAT NJË HAP PARA APO

MBRAPA NË ZHVILLIMIN EKONOMIK

Esmeralda Ndreu

ndreuesmeralda13@gmail. com

(Bachelor, Bankë Financë, Bankë Financë, UAMD)

Ergi Muça

ergimuca@gmail. com

(Bachelor, Financë Kontabilitet, Bankë Financë, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Ikbale Tota

Abstrakt

Partneriteti publik privat (PPP) mekanizmi që kombinon aftësitë dhe burimet e

sektorit publik dhe sektorit privat për të sjellë shërbime sa më cilësore për

shoqërinë. Partneriteti publik privat shihet si një mundësi që në momente dhe

procese të caktuara mund të shfrytëzojë burimet financiare të sektorit privat në

shërbim të publikut të gjerë duke rritur ndjeshëm cilësinë e shërbimeve të

ofruara. Nevoja për infrastrukturë me standarde të larta dhe mungesa e mjeteve

financiare nga ana e sektorit publik për realizimin e tyre nxjerr në pah PPP

(partneritetin publik-privat). Gjatë punimit do të analizohet nëse ndikimi i

partneriteti publik privat në ekonomi është afatgjatë apo afatshkurtër dhe cilët

janë përfitimet e sektorit privat nga ky bashkëpunim. Do përqëndrohemi në

projektet infrastrukturore dhe se si janë menaxhuar fondet për këto projekte. Cila

ështe kostoja që ka shteti nga ky bashkëpunim? Në këtë punim do të analizojmë

disa nga projektet kryesore infrastrukturore të ndërtuara ose që janë në ndërtim e

sipër me anë të partneriteti publik- privat dhe të tregojmë nëse teoria e

bashkëpunimit mes sektorit publik-privat funksionon siç duhet në këto projekte.

Fjalët kyçe: Partneritet publik-privat, financim, cilësi, sektori

publik, sektori privat.

Hyrje

Partneriteti Publik Privat(PPP) është një kontratë mes qeverisë dhe sektorit

privat me qëllim për të siguruar të mirat publike qoftë një aset ose shërbim,

është një bashkëpunim afatgjatë që përfshin kompanitë e sektorit privat. Një

element kyç i këtyre kontratave është se sektori privat duhet të marrë një pjesë të

konsiderueshme risku në pëputhje me shpërblimin e përcaktuar në kontratë që

zakonisht varet nga performanca.

Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të kontratave të partneritetit publik-privat

të cilat janë shpjeguar në vijim të punimit.

Page 128: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

120

Shqyrtimi i literaturës

Origjina e Partneritetit Publik Privat dhe situata aktuale në

Shqipëri Nevoja për të ndryshuar mënyrën e prokurimit publik u nis nga niveli i lartë i

borxhit publik i cili u rrit jashtëzakonisht shumë gjatë luhatjeve

makroekonomike të viteve 1970-1980. Qeveri të ndryshme filluan të ndërtojnë

programe për thithjen e investimeve private në sektorin publik. Kështu që

investitorët u ftuan përmes programeve në një aleancë me qeverinë për të ofruar,

financuar dhe mirëmbajtur shërbimet publike. Kjo është pikënisje e Partneritetit

Publik Privat.

Vitet e fundit edhe në Shqipëri është shtuar bashkëpunimi ndërmjet sektorit

publik-privat për zhvillimimin e infrastrukturës rrugore ku investimet në

infrastukturë janë të lidhuara ngushtë me zhvillimin ekonomik, sidomos në

Shqipëri ku transporti rrugor është arterie kryesore në bashkëpunimin ekonomik.

Patneriteti Publik Privat është një bashkëpunim mes sektorit publik dhe privat

me qëllimin e vetëm për t’i siguruar shoqërisë një shërbim që tradicionalisht e

ofron sektori publik. Që ky partneritet të jetë i suksesshëm në ofrimin e

shërbimit sa më të mirë për shoqërinë, të dyja palët duhet të njohin përgjegjësitë

dhe të drejtat që kanë në këtë bashkëpunim.

“PPP-të në konceptin e tyre janë një praktikë e njohur ndërkombëtarisht,

edhe në vendet e zhvilluara, apo ato në zhvillim, por problemi kryesor në

Shqipëri është ngërçi në funksionimin e saj, për shkak të abuzimeve,

keqtrajtimeve, apo një mënyrë menaxhimi që linte shumë për të dëshiruar, sa i

përket standardeve të cilësisë së tyre”. (Civici, 2019)

Llojet e Partneritetit Publik Privat Ekzistojnë disa lloje të ndryshme të kontratave të partneritetit publik-privat:

Ndërtimi - Operimi - Transferimi (BOT) Një model BOT përgjithësisht

përdoret për të zhvilluar një aset të veçantë dhe jo një rrjet të tërë, për shembull

një rrugë me pagesë. Kjo strukturë e thjeshtë ofron më shumë liri për partnerin e

sektorit privat gjatë ndërtimit dhe sektori publik mban rrezikun e kapitalit.

Ndërtimi i vetë-operuar (BOO) Kjo është një strukturë e ngjashme me BOOT

(më poshtë), por objekti nuk transferohet tek partneri i sektorit publik. Një

transaksion BOO mund të kualifikohet për statusin e përjashtimit nga taksat dhe

shpesh përdoret për trajtimin e ujit ose termocentraleve.

Ndërtimi - Zotërimi - Operimi - Transferimi (BOOT) Sektori privat ndërton dhe zotëron objektin për kohëzgjatjen e kontratës, me

synimin parësor të rikuperimit të kostove të ndërtimit (dhe më shumë) gjatë

fazës operacionale. Në fund të kontratës objekti i kthehet qeverisë. Kjo strukturë

është e përshtatshme kur qeveria ka një gap të madh të financimit. Ky model

shpesh përdoret për kontratat shkollore dhe spitalore.

Projektim – Ndërtim

Page 129: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

121

Kontrata i jepet një partneri privat për të projektuar dhe për të ndërtuar një

strukturë ose një pjesë të infrastrukturës që jep specifikimin e performancës në

kontratën PPP. Ky lloj i partneritetit mund të zvogëlojë kohën, të kursejë para, të

japë garanci më të forta (pasi puna është me një njësi të vetme dhe jo një

konsorcium) dhe të ndajë rrezik shtesë të projektit për sektorin privat

Projektim - Ndërtim – Financim

Sektori privat ndërton një aset dhe financon koston kapitale vetëm gjatë

periudhës së ndërtimit.

Projektim - Ndërtim - Financim - Operim (DBFO)

Projektimi - Ndërtimi - Financim - Ruajtja (DBFM)

Projektim - Ndërtim - Financa - Mirembajtja - Operoni (DBMFO)

Projektimi - Ndërtimi - Mirembajtje – Financim (DCMF)

Projektimi, Ndërtimi, Mirembajtja dhe Financimi është shumë i ngjashëm me

DBFM. Enti privat krijon objektin në bazë të specifikimeve nga organi qeveritar

dhe e jep me qira atë përsëri tek ata. Kjo është në përgjithësi konventa për

projektet e burgjeve PPP.

O & M (Operacioni dhe Mirëmbajtja)Në një kontratë O & M, një operator

privat operon dhe ruan asetin për partnerin publik, zakonisht në një nivel të

caktuar me detyrime të përcaktuara. Puna shpesh nënkontraktohet me kompanitë

e specializuara të mirëmbajtjes. Pagesa për këtë kontratë është ose nëpërmjet një

tarife fikse, ku një shumë e madhe i jepet partnerit privat, ose më shpesh një

tarifë të bazuar në performancë. Në këtë situatë, performanca nxitet duke

përdorur një mekanizëm aksionesh / fitimesh, i cili shpërblen partnerin privat

për tejkalim të performancës ose shkakton një pagesë ndëshkuese për punën që

ka rënë.

Veçoritë e Partneritetit Publik Privat Partneriteti publik-privat ka disa karakteristika dalluese:

Së pari, sektori privat siguron financim për projektet infrastrukturore. Kjo mund

të bëhet nga avokati i sektorit privat të institucioneve financiare, në shumicën e

rasteve një bankë apo bankat.

Së dyti, partneriteti publik-privat relativisht ka një kohëzgjatje të gjatë që

përfshin 15-30 vjet.

Së treti, roli strategjik i inputeve të sektorit privat gjatë fazave të ndryshme të

projektit. Për shembull, faza e projektimit, përfundimit dhe zbatimit.

Së katërti,ndarja e rrezikut nga publiku në sektorin privat. Ka pesë lloje

rreziqesh: rrezik ndërtimi i cili përfshin problemet e projektimit dhe vonesat e

projektit, rreziku financiar që përfshin interesin, normat e këmbimit valutor,

rreziku i performancës i cili përfshin disponueshmërinë e një aseti,

vazhdimësinë dhe cilësinë e shërbimeve, rreziku i kërkesës që përfshin nevojën

e menjëherëshme për shërbimin.

Së pesti, partneriteti publik-privat është një zgjidhje e besueshme për të ofruar

infrastrukturën dhe shërbimet publike.

Page 130: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

122

Fusha e zbatimit të Partneritetieve Publike Private Koncesionet/partneritetet publike

private mund të jepen për

realizimin e punimeve

dhe/ose ofrimin e shërbimeve për

sektorët dhe qëllimet e mëposhtme:

Transport (sistemin e hekurudhave,

transportin hekurudhor, portet,

aeroportet, rrugët, tunelet, urat,

parkimin, transportin publik);

a. Prodhim dhe shpërndarje e

energjisë elektrike dhe

energjisë për ngrohje;

b. Prodhim dhe shpërndarje e ujit,

trajtim, mbledhje, shpërndarje

dhe menaxhim i

ujërave të zeza, ujitje,

drenazhim, pastrim i kanaleve

dhe digave;

c. Menaxhim i mbeturinave, duke

përfshirë mbledhjen, trajtimin,

transferimin dhe

depozitimin e tyre;

d. Telekomunikacion;

e. Shkencë dhe arsim;

f. Turizëm, argëtim dhe hoteleri;

g. Kulturë dhe sport;

h. Shëndetësi;

i. Shërbime sociale;

j. Burgje dhe infrastrukturë

gjyqësore;

k. Rehabilitim i tokës dhe pyjeve;

l. Parqe industriale, miniera dhe

infrastrukturë të ngjashme për

mbështetjen e

biznesit;

m. Strehim;

n. Godina të administratës

publike, teknologji e

informacionit dhe

infrastrukturë e

bazës të të dhënave;

o. Shpërndarje e gazit natyror;

p. Rehabilitim dhe zhvillim urban

dhe suburban.

Metodologjia Për realizimin e këtij studimi janë përdorur si burimet parësore të cilat

konsistojnë në dokumentacione arkivore, burime të marra nga institucione të

ndryshme publike, ashtu edhe burimet dytësore të cilat janë marrë duke studiuar

dokumente të ndryshme mbi financat e koncesioneve, revista shkencore,

institucionet qeveritare, raportet vjetore dhe konferenca, etj. Është për t’u

nënvizuar se mbledhja e të dhënave ka qenë e kufizuar me informacione të ndara

në kohë të ndryshme.

Si pjesë e punës për realizimin e këtij punimi janë marrë në studim dy raste

studimi të Partneritetit Publik Privat. Në Shqipëri ka disa projekte

infrastrukturore madhore që janë ndërtuar ose janë akoma ne ndërtim nga

Partneriteti Publik Privat, ndër to dy kryesoret janë Rruga e Kombit dhe Rruga

Tiranë-Elbasan. Të dyja projektet kanë një keq menaxhim fondesh duke u bërë

një barrë e rëndë për shtetin dhe taksapaguesit.

Rasti i Rrugës së Kombit:

Rruga e Kombit një segment 124 km i gjatë pati një kosto fillestare në kontratë

820 milion $, por ndërtimi i rrugës e kaloi këtë shifër duke rezultuar 66% më e

lartë ose në vlerë monetare 1. 360 miliard.

Page 131: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

123

Rasti i Autostradës Tiranë-Elbasan:

Që nga viti 2011 kjo rrugë vetëm ka thithur fonde duke e bërë të paqartë se sa do

jetë kostoja e saj në fund. Për të ndërtuar një autostradë me katër korsi me

gjatësi 31 km janë marrë dy kredi nga dy banka islamike me shumë totale 33

miliardë lekë ose 270 milion euro. Po në atë vit nisi ndërtimi i pjesës më të

vështirë, tunelit të Krrabës. Kompania fituese për ndërtimin e këtij tuneli u

shpall ajo greke AKTOR, e cila ofroi 75 milion euro nga 150 milion euro që

ishte fondi limit i programuar nga Ministria e Transporteve. Në vitin 2013 kur u

inagurua tuneli i Krrabës, i gjithë projekti duhet të përfundonte në vitin 2015, që

nga inagurimi i tunelit punimet u pezulluan për arsye se qeveria ra në krizë dhe

nuk arriti dot të shlyente detyrimet ndaj kompanive sipërmarrëse. Deri në fund

të vitit 2015 u financua me 28 miliardë lekë ose 228 milion euro, ndërsa gjatë

2016 qeveria akordoi një shumë prej 1.1 miliardë lekë ose 9 milion euro por

përsëri për t’a përfunduar komplet si rrugë nevojiten edhe 9 miliardë lekë ose 73

milion euro. Në vitin 2018 u miratua marrja e një kredie me vlerë 16 milion euro

për përfundimin e rrugës, në fund të po atij viti.

Rezultate Nga dy rastet e marra në studim, rezulton që në rastin e Rrugës së Kombit,

parteriteti publik privat ka rezultuar një bashkëpunim jo i suksesshëm pasi nga

ana e shtetit kemi neglizhencë në mbikqyrjen e projektit e cila solli një dëm prej

540 milion$ në kurriz të taksapaguesve. Ndërsa në rastin e Autostradës Tiranë-

Elbasan, rezulton që është kthyer në një projekt që akoma nuk i dihet kostoja.

Sot që po flasim punimet vazhdojnë akoma dhe nuk kanë një datë të caktuar se

kur do të përfundojnë. Sigurisht projekte të tilla jo vetëm që nuk janë në të mirë

të shoqërisë por edhe e dëmtojnë atë financiarisht.

Përfitimet e Sektorit Privat nga Partneriteti Publik Privat Partneriteteti publik-privat i jep sektorit privat një mundësi për një investim më

afatgjatë. Biznesi mund të krijojë një kontratë me qeverinë ku pagesa fillon me

një tarifë të vendosur në kontratë për shërbimin, ose me mbledhjen e tarifave

nga përdoruesit e shërbimit. Burimet e të ardhurave janë të siguruara me

kontratë për 15-20 vite. Partnerët e sektorit privat duke ruajtur një nivel të lartë

efiçence me aftësitë e tyre menaxheriale, teknike dhe financiare, ata mund të

zgjerojnë ekspertizën e tyre. Përzgjedhja përmes bazës ligjore - nëse detyra është

një kontratë publike e mbuluar plotësisht nga direktivat e prokurimit publik dhe

procedura e përzgjedhjes do të përcaktohej nga këto direktiva. Nëse detyra është

pjesërisht e mbuluar nga direktivat, do të zbatohen parimet themelore që gjenden

në traktatin e KE-së përveç dispozitave përkatëse të direktivave. Partneritetet

publike-private zgjidhen përmes një procesi të drejtë dhe konkurrues të ofertave.

Në të shumtën e rasteve agjencia që sponsorizon projektin do të ftojë sektorin

privat për të paraqitur plane të detajuara dhe propozime të cilat vlerësohen në

mënyrë të tillë që të sigurojnë se ata mund ta kryejnë funksionin në mënyrë

Page 132: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

124

efektive përmes të cilit proceset e ofertave, të cilat janë shpallur paraprakisht

nëpërmjet njoftimeve në web dhe gazeta.

Kostoja që ka shteti nga Partneriteti Publik Privat Të gjitha projektet e dhëna me PPP i karakterizon një e përbashkët, që kanë

kosto të lartë për buxhetin e shtetit edhe pse më sipër pamë që me PPP shteti

transferonte një pjesë e mirë e riskut,në rastet kur projekti nuk shkon sipas

kushteve të caktuara në kontratë, duke parë se si kanë përfunduar dy projekte

madhore si rruga e kombit dhe rruga Tiranë-Elbasan me shfrytëzimin e fondeve

pa kriter tregon që kontratat e PPP janë të ndërlikuara dhe kanë nevojë

gjithmonë për negocim.

Sipas (Xhepa, 2018) s “Problemi thelbësor që kemi është se PPP, me

kostot e tej fryra që do të rezultojnë në fund, do të nxjerrin borxhin publik jashtë

çdo niveli të parashikuar. Kjo ndodhi me Portugalinë apo me Qipron. Vetë

Eurostat, ka bërë mea culpa dhe ka thënë se këto janë pjesë e borxhit. Ligji i

buxhetit thotë që borxhi publik duhet të shkojë në 60%. Ne marrim akoma më

shumë, për të shlyer borxhin. Ky është një makinacion dhe po përdorim

kontabilitet mashtrues”.

Një tjetër fakt që e bën PPP të jetë kosto për shtetin është transparenca që

ka me publikun ku këto projekte kalojnë duke u bërë antidemokratik, në

shumicën e rasteve PPP janë ne funksion të të pasurve dhe ne kurriz të të

varfërve kjo çon në rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve. Në

projektet e fundit që janë dhënë me PPP kanë patur ndikim të madh negativ në

mjedis duke u shndërruar në kosto për shtetin.

Konkluzione Në përfundim të këtij punimi konkluzionet i përmblodhëm me analizë SWOT

dhe konkluduam:

S – Pikat e forta

Transferimi i riskut nga sektori

publik tek ai privat

Projektimi dhe ndertimi nga ana e

sektori privat

Rritja e numrit të të punësuarve

Përdorimi i teknikave më të

avancuara për ndërtimin e

projekteve

Tërheqja e kapitalit të sektorit

privat drejt ofrimit të shërbimeve

në të mirë të shoqërise

W- Pikat e dobëta

Rrit riskun operacional

Konflikti i mundshëm mes projektit të

planifikuar dhe mjedisit në tërësi

Zvarritja e proceseve të tenderimit dhe

zgjatja në kohë e tyre

Bashkëpunimi i dobët ndërmjet shtetit

dhe autoriteteve lokale

Page 133: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

125

O- Mundesitë

Riparimi i autostradave

ekzistuese

Riparimi i rrugeve ekzistuese

Eksperienca e sektorit privat në

menaxhim, marrjen e shpejtë të

vendimeve

Metodat e avancuara të kryerjes

së punëve dhe përdorimi i

pajisjeve moderne

TH - Kërcënimet

Terreni shumë i thyer për ndërtimin e

rrugëve

Mungesa e financimit afatgjatë nga

shteti për shkak të buxhetit të kufizuar

Keqmenaxhimi i fondeve dhe mundësia

e kryerjes së korrupsionit.

Rekomandime Sugjerimet tona lidhur me përmirësimin dhe zhvillimin efektiv dhe eficient

të partneritetit publik privat në Shqipëri janë:

Një nga sugjerimet tona është se të dyja palët duhet të respektojnë afatet e

caktuara nga ata, ku sektori privat duhet të jetë sa më efektiv në zbatimin e

kontratës, qeveria duhet të ushtrojë kontrolle të njëpasnjëshme gjatë

kryerjes së punimeve.

Shteti duhet të tregojë më shumë kujdes në dhënien e fondeve dhe të

tregojë kujdes për koston e paraqitur ku duhet të pranojë ofertën me koston

më të ulët.

Projektet që duhet të japë shteti me PPP, së pari duhet që te vlerësojë se

për sa kohë do t’i marri përfitimet si rezultat i realizimit të këtij projekti

me PPP.

Shteti duhet te jetë me transparent me publikun për projektet e dhëna me

PPP që informacioni të jetë sa më i prekshëm.

Bibliografia https://shtetiweb. org/2013/01/19/partneriteti-publik-privat-ppp/

https://www. monitor. al/

https://www. financa. gov. al/

https://europa. eu/european-union/index_en

Civici, A. (2019, 01 18). PPP jashtë kapaciteteve për t’u menaxhuar. Krijuan

abuzim dhe korrupsion. (D. Dyrnjaja, Intervistuesi)

Xhepa, S. (2018, 11 15). PPP-të do nxjerrin borxhin publik jashtë çdo niveli të

parashikuar. (Y. Rakipi, Intervistuesi)

Page 134: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

126

POLITIKAT PUBLIKE QË SOLLËN KRIZË EKONOMIKE:

GRUPET VUNERABËL

Albana Tershalla

(Bachelor, Marrëdhenie me publikun, Fakulteti shkencave politike-

juridike,UAMD)

Lektori Udheheqës:

Prof. Asoc. Dr. Gentiana Kraja

Abstrakt Në një shoqeri demokratike aktorët publikë ose private ndermarrin veprimtari te

ndryshme ne funksion të shoqërisë. Mekanizmat e ndërtimit dhe implementimit

të këtyre politikave publike,duan kohë dhe përkushtim,deri në finalizimin e tyre.

Por kur keto politika publike vihen në jetë , ndodh të jenë të suksesshme ose të

dështuara.Qeveria eshte instanca kryesore qe merret me procesin

vendimarres,dhe implementimin e tyre. Në të shumtën e rasteve reformat me

qëllim përforcimin dhe konsolidimin e një shteti demokratik dhe me prosperitet,

kanë rezultuar jo te suksesshme. Sepse shoqëria civile dhe grupet e interesit

kanë pasur reagime dhe revolta kundrejt këtyre reformave,duke qenë se kanë

prekur dhe cënuar interesin e tyre ekonomik. Pavaresisht se hartohen politika

publike me logon “për të bërë shtet dhe për të fuqizuar ekonomine”, ndodh e

kunderta. Qëllimi i studimit është të shohim dhe të kuptojmë se si kanë

funksionuar reformat e ndërmarra për të bërë një vend me ekonomi të

zhvilluar.Por ne jemi fokusuar në këtë studim për të analizuar reformat dhe

krizën ekonomike në aspektin investigues dhe jo në terma ekonomike.

Fjalet kyçe: politika publike, krizë ekonomike, stabilitet, grupe vunerabel,

subvencionim, reforma

Hyrje

Nëkëtë punim fokusi kryesor janë reformat e ndërmarra dhe mënyra se si janë

percjellë tek grupet e prekur drejtpërdrejt nga këto sektorë. Sepse politikat

publike janë outpute të dala nga qeverisja dhe inpute të marra nga

shoqëria.Ndonjehere ndodh që këto politika publike të përkthehen në dështim.

Sepse feedback-u që kanë pasur grupet e interesit, tregon mosfunksionimin e

këtyre politikave të ndërmarra.Ne do të shqyrtojmë konkretisht se si

implementimi dhe finalizimi i këtyre politikave është jo vetem i gabuar por

shoqërohet edhe me krizë.

Objektivi i këtij punimi është të shqyrtojë dhe të sjellë informacion të

rasteve konkrete të reformave që pësuan krizë ekonomike.Si dhe të shpjegojmë

qartë se reformimi dhe ndryshimi i legjislacioneve në sektorë të caktuar, bie

Page 135: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

127

ndesh dhe krijon perplasje që con në mosbindje civile.Ne do paraqesim

performancën e reformimit dhe vënien në jetë të tyre.

Qëllimi kryesor i këtij punimi është të tregojmë se politikat publike dhe

implementimi i tyre duan një kujdes të vecantë, për të mos shkaktuar krizë.

Pastaj do pasqyrojmë raste konkrete kur keto politika bien në kurriz

tëshoqerisëduke krijuar pakënaqësi.Ne jemi fokusuar në disa sektorë që janë

reformuar dhe kanë dështuar. Një rëndësi të vecantë do i kushtohet politikave

publike për pjesën me delikate të shoqërisë sic janë grupet vulnerabël.

Metodologjia Metodat e përdorura në këtë punim kanë një qasje analitike dhe përshkruese të

realitetit dhe rrethanave të një target grupi të shoqërisë tonë. Ne kemi perdorur

mjete ilustruese dhe faktorizuese për ta sjelle në një formë të qartë dhe te

argumentuar. Metodat sasiore dhe krahasuese të indikatorëve matës për

progresin, apo rënien e nivelit socio-ekonomiknë rajon e në Evropë.

Shqyrtimi i literatures

Hyrje Politikat publike përkufizohen si plane apo programe veprimesh që vihen në jetë

nga autoritetet publike. Për shumë kohë politikat publike janë identifikuar si

karakteristikë e shtetit, prandaj fillimisht teoria që merrej me analizën e tyre

ishte më tepër e natyrës juridike. Por më vonë shkenctarët e politikës filluan të

studionin institucionet “në veprim”(në praktiken e tyre) në mënyrë që të mund të

vëzhgonin aktorët e ndryshëm,institucionale ose jo, që merrnin pjesë në

përcaktimin dhe zbatimin e politikave publike. Kryesisht, me politika publike

kuptojmë një tërësi veprimesh,të realizuara nga një grup aktorësh, për ti dhënë

zgjidhje një problemi të caktuar në shoqëri.

Detyrimi

Direkt Indirekt

Publik Individi Politikat rregullatore Politikat shpërndarëse

Grupi Politikat rishpërndarëse Politikat proceduriale

Politikat publike shpërndarëse Nga vetë emri kuptohet që ofrojnë të mira dhe sherbime për qytetarët. Ato janë

forma më e përhapur e politikave qeveritare, që përdorin të ardhura nga tatimet

dhe taksat për të krijuar përfitime për individët ose për grupe të caktuara

shoqërore. Në këtë kontekst, shteti ofron të mira dhe shërbime për gjithë

shoqerinë,për kryerjen e veprimtarive të qeverisjes vendore apo edhe për

bizneset.

Politikat publike rishpërndarëse

Page 136: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

128

Mund të themi se ato karakterizohen nga konflikti midis grupeve të interesit të

mirëorganizuar, si: në sektorin e sigurimeve shoqërore. Keto politika publike iu

japin disa grupeve,të ardhura të grumbulluara nga taksat e paguara prej grupeve

të tjere.Rishperndarja konceptohet si përfitim i grupeve në nevojë, i financiuar

nga grupet në gjendje më të mirë ekonomike,pra nga grupet me më shumë të

ardhura.

Ndër politikat më kryesore rishpëndarëse mund të përmendim ato që kanë te

bëjnë me:

Stabilizimin e të ardhurave, në ndihmë të të papunëve dhe

pensionistëve.

Kujdesin dhe mbrojtjen sociale

Programet e kujdesit shëndetsor

Pra, politikat rishpërndarëse paraqiten si politikat ku grupet më të pasura janë në

koalicion me njeri-tjetrin kundër grupeve më të varfëra, që kërkojnë shërbime të

ndryshme. Meqënëse të dyja palët në konflikt kanë forcë dhe qëndrueshmëri,

pjesa më e madhe e vendimeve i lihet për zgjidhje burokracisë.

Politikat publike rregullatore

Ndërsa politikat publike rregulluese shfaqin një kompromís të gjerë rreth

qëllimit kryesor, që mund të jetë mbrojtja e jetës ose e pronës. Konfliktet mund

të krijohen përsa i pěrket měnyrave për arrijen e ketij qëllimi primar, si: ně

strukturat policore, te zjarrfikesve, etj. Por në lidhje me këto politika shpesh

krijohen aleanca të paqëndrueshme. Politikat regulluese janë krijuar për të

kufizuar veprimet e personave apo grupeve, për të mbrojtur publikun e gièrë apo

një piesë të tij, Për shembull: njerëzve u ndalohet të shesin medikamente të

caktuara, u ndalohet të ndotin ajrin dhe ujin, të angazhohen në praktika

monopoliste biznesi, etj. Në lidhje me politikat rregulluese, vendimet e

specializuara, të marra nga individët e veçantë, priren që të krijojnë marredhënie

pushteti mjaft te paqëndrueshme.

Politikat publike proceduriale

Gjithashtu, politikat publike mund të ndahen në thelbësore dhe proceduriale. Te

parat marrin në konsideratë veprimet qeveritare që tentojnë të zgjidhin

problemet thelbësore, substanciale, si: ndërtimi i autostradave, mbrojtja e

mjedisit ose asistenca sociale, ndërsa -politikat publike proceduriale merren me

atë se si do të bëhen diçka ose se kush do të angazhohet në një aktivitetet të

caktuar.

Reformat kryesore qe çuan në mosbindje civile

Atëherë janë disa reforma që janë shqyrtuar dhe më pas janë reformuar. Ky

ndryshim ka pasur mjaft peripeci dhe mosfunksionim. Mungesa e

subvencioneve nga institucionet publike dhe mos përkrahja e tyre është

Page 137: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

129

përkthyer në krizë dhe revoltë. Më poshtë do të tregojmë disa nga reformat që

pësuan krizë ekonomike:

1.Reforma në arsimin e lartë

2.Reformat n bujqësi

3.Reformat për grupet vunerabël

Reforma në arsimin e lartë

Një ndër politikat publike më të debatuara dhe më mediatizuese që patën një

impakt të gjerë në shoqëri ishte revolta shpërthyese studentore, ky ishte

feedback-u që mori qeveria pas marrjes së vendimit të vkm-së për të tarifuar

studentët që kanë lëndë mbartëse. Kjo coi në një revoltë të madhe të të gjithë

këtyre grupeve.Ku më pas kjo protestë mori përmasa masive, ku dhe si rrjedhojë

dolën në pah një sërë problematikash që kishte arsimi i lartë.

Kjo ishte një ndër nismat politike-bërëse tëqeverisë e cila solli krizë për

studentët, të cilët e kishin te pamundur të perballonin shpenzimet dhe detyrimet

e shumta që shteti vendosi për ta.

Reforma në bujqësi

Qeveria mori vendimin për ndryshimin e tvre dhe rimbursimin e saj ne vetem

6% për fermerët.Kjo solli sërisht krizë për këto grupe.Fermerët në shenjë

proteste derdhën qumështin në rrugë, ndërkohe që kërkuan tërheqjen e këtij

vendimi nga qeveria. Ata kanë bllokuar rrugën duke i bërë thirrje qeverisë të

ndryshojë vendimin për uljen e TVSH-së së rimbursueshme mbi agroindustrinë.

Banorët e këzaj zone kanë derdhur në rrugë, jo vetëm qumështin që s’po u

mblidhet, por edhe perimet e frutat që nuk kanë ku t’i shesin. Albanian Food

Industry (AFI) bëri të ditur se ka bojkotuar blerjen e qumështit nga blegtorët, një

masë ekstreme e detyruar që ta marrë në mungesë të një zgjidhjeje nga

Ministria e Financave dhe e Ekonomisë, pasi nga 1 janari, TVSH-ja e

rimbursueshme iu ul, nga 20%, në 6%.

Reformat për grupet vunerabël

Por shtresa më e brishtë e shoqerisë tonë janë invalidët që ata kanë tashmë një

gjysëm jetë. Për vetë faktin se nuk janë më të aftë të veprojnë dhe të zhvillojnë

aktivitete normale. Prandaj vëmendja e shtetit për keto grupe duhet të jetë

maksimale dhe te mos neglizhohet për asnjë arsye.Sepse vetëm në kët mënyrë

rritet jetëgjatësia e tyre, dhe nëse nuk do kishin përkujdesjen e duhur me

shërbimet përkatëse jeta e tyre do ishte akoma dhe në rrezik. Problematikat e

tyre janë të shumta dhe ne do merremi kryesisht me mos subvencionimin e tyre.

Në fakt një sërë problematikash janë per ligjet që janë miratuar konform këtyre

grupeve. Ligji i maratuar për sigurimet shoqërore që ka si parakusht 1 vit

sigurim gjate 5 viteve te fundit. Nese nuk sigurohesh ti nuk perfiton statusin

invalid dhe nuk subvenionohesh.Invalidet ne kushte te renda tesemundjes nuk

mund te marrin ndihma dhe sherbime shoqërore edhe pse në kushte social-

Page 138: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

130

ekonomike të vështira. Pra ky është ligji që i penalizon invalidet dhe është në

disfavor të tyre.Politikat ekonomike nuk janë favorizuese dhe mbështetëse për

grupet vunerabël. Por ata nëse nuk përfitojnë këtë status kanë të drejtë të

kalojnë tek Shërbimi Social Shtetror, ku vlersohen me 105 mijë lekë të vjetra si

persona me aftësi të kufizuara. Këto të ardhura jo vetem që nuk i mjaftojnë të

sëmurit por kufizon nga blerja e ilaceve, shërbimet vetjake, higjiena personale,

ushqimet etj. Një tjetër problematike është se këto persona me aftësi të

kufizuara, me sëmundje profesionale të trurit , që e pengojnë atë te ec, të veprojë

,si dhe humbje te koshiencës. Pra në këto rrethana lind nevoja që atatë kenë

pranë një kujdestar që të asistojë për shërbimet e tyre. Por legjislacioni nuk e

parashikon kujdestarinë për këto lloj sëmundjesh. Ketu qëndron një paradoks

midis realitetit ku gjënden invalidët dhe neglizhencës dhe mungesës së

subvencioneve. Situta është shumë e vështirë në vendin tonë. Nëse të gjithë

shoqëria civile dhe ata që preken drejtpërdrejtë nga sektorët ku ka pasur

reformim, atëherë shteti dhe mekanizmat e saj politikbërëse kanë dështuar. Rasti

konkret i një zonjë nga Durrësi i moshes 58 vjec që vuan nga ishemia cerebrale

(një sëmundje e rëndë e trurit), dhe nuk ka të ardhura të tjera sepse bashkëshorti

i saj eshte pensionist.Shteti e paguan me 105 mijë lekë të vjetra. Ilacet e saj

kushtojnë shumë shtrenjtë dhe janëtë pa rimbursueshme.Pervec kësaj zonja ka

nevojë per një kujdestar ligjor dhe nuk e përfiton as ate. Pra kjo është situata ku

gjenden personat me aftësi të kufizuar në vendin tonë.

Politikat publike nga aktorët private

Organizatat që merren me grupet e dobëta të shoqerisë sic jane të semurët,

invalidët, pensionistët,etj., ata japin ndihmë aty ku nuk shtrihen sistemet

shtetrore të mbështetjes.10

Pra janë pikërisht shoqatat dhe organizatat jopublike

që iu vijnë në ndihmë këtyre grupeve. Ajo që duhet theksuar është së ndonjëherë

aktorët privatë me politikat e tyre bëjnë atë që shteti nuk e bën dot. Ne jemi të

vetëdijshëm për kapacitetet dhe nivelin ekonomik qe ka vendi yne. Por grupet e

interest duke përfshirë biznese,shoqata,ojq te ndryshme etj bëjnë një punë të

jashtëzakonshme, sepse janë ata që ndihmojnë dhe subvencionojnë me praktikat

e tyre të negociueshme për grupet vunerabël. Sepse falë tyre shumë nga këto

grupe në nevojë kanë gjetur strehë, kanë gjetur shpresë dhe pak dashuri për

jeten e tyre. Ata kanë hartuar politikat e tyre të financimit dhe subvencionimit

për të rritur përkujdesjen dhe për t’ua bërë jetën me të lehtë. Falë tyre shumë

grupe në nevojë kanëgjetur një mbështetje. Subvencionet dhe burimet e tyre për

këto grupe kanë qenë të shumta. Konkretisht marrim në shqyrtim nismëtarin e

lëvizjes “Fundjava Ndryshe” Arber Hajdari i cili operon prej 3 vitesh me kauzën

e tij në mbrojtje të grupeve vunerabëlme poshtëjanë shifrat e donacioneve qe

bënë fondacioni: 100 000 njerëz, 5214 subjekte dhe 490 institucione të

10M. Leiv., et al. 2006. Spektri,perkth.Ermir Pulaha.-Tirane :Onufri,2006

Page 139: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

131

angazhuar; 940 fshatra të përfshirë; 16 100 familje të ndihmuara; 190 banesa të

ndërtuara; 8 ton ushqime dhe 4 ton veshje të shpërndara për çdo muaj

750 bursa për mësimin e gjuhës angleze të shpërndara për fëmijë të familjeve në

nevojë; 13 000 çanta e sete shkollore të shpërndara për fëmijët; 21 000 libra të

shpërndara; 8000 flakonë gjaku të dhuruara për spitalet; 224 persona nga

familjet në nevojë të punësuar; 230 karroca për invalidë, qindra

elektroshtëpiakë, qindra sete mobiljesh, dhjetëra kafshë shtëpiake, 1105 soba

druri, 473 metër kub dru të shpërndara në familjet në nevojë.

Totali: 5 milionë euro të qarkulluara.

Niveli socio-ekonomik sipas BTI (Bertelsmann Transformation Index)

Raporti ndërkombëtar për Evropën juglindore rendit Shqipërinë si një ndër

vendet me pikët më të ulëta në nivelin socio-ekonomik krahasuar me vendet e

tjera të rajonit.Sipas raportit krahasuar me vitet e mëparshme indikatorët matës

të demokracisë janë në zbritje. Nëpërmjet indikatorëve matës Shqipëria renditet

si me poshtë referuar tabeles: Ne figurën 1.1 tregohet progres raporti nga viti

2010 deri në vitin 2018 dhe shënon një rënie të ndjeshme përgjatë 8 viteve.

Ndërsa në figurën 2 paraqiten indikatorët matës në raport me vendet e tjera të

Evropës Juglindore, kryesisht të Ballkanit Perendimor ku ne bejmë pjesë dhe

Shqipëria renditet në vendin e 34 sa i përket nivelit socio-ekonomik.që është dhe

objekti ynë i studimit.

Konkluzione

Ne dolëm në përfundimin se politikat publike kanë sjellë krizë ekonomike

Ne arritëm në konkluzionin se jemi një ndër vendet me probleme sociale të

vështira. Reformat kanë pasur përplasje dhe mosbindje të shoqërisë civile.

Grupet vunerabël nuk subvencionohen sipas nevojave që kanë

Rekomandime Ne rekomandojmë rishikim të legjislacioneve përkatëse për personat me aftësi të

kufizuar.

Të hartohen politika publike në disa sektore që nuk revoltojnë shoqerinë civile.

Page 140: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

132

Të analizojmë situatën e sektoreve të shëndetësisë dhe sigurimeve shoqërore.

Të shpëtojmë plakjen e popullsisë, duke rritur standartin dhe mbështetjen ndaj

shtresave sociale.

Të subvencionohen grupet vunerabël me më shumë të ardhura dhe të asistojmë

për të përmirësuar jeten e tyre.

Bibliografia/Referencat

M. Leiv., et al. 2006. Spektri, perkth. Ermir Pulaha.-Tirane :Onufri, 2006

Dedej A.,et al.2008. Hyrje ne shkencat politike, Tirane: Botimet :Alb Paper.

http://www.issh.gov.al/

http://www.sherbimisocial.gov.al/

https://www.bti-project.org/

https://ffn.al

Page 141: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

133

IMPAKTI I INDEKSIT TË PERFORMANCËS SË

LOGJISTIKËS NË EXPORTE

Mario Saliaj

[email protected]

(Master Shkencor, Ekonomi Biznes, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Dorinela Bushpreni

[email protected]

(Master Shkencor, Ekonomi Biznes, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Alberto Guria

[email protected]

(Master Shkencor, Ekonomi Biznes, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Phd candidate. Daniela Lika

Abstrakt Banka Botërore për herë të parë në vitin 2007 ka publikuar një instrument të

emërtuar Indeksi i Performancës së Logjistikës. Logjistika lidhet me një sërë

shërbimesh dhe aktivitetesh, të tilla si transporti, magazinimi dhe ndërmjetësimi,

të cilat ndihmojnë në lëvizjen e mallrave përmes dhe brenda kufijve të vendeve.

Shërbimet dhe aktivitetet e logjistikës rregullohen me objektiva fiskale,

mjedisore, të sigurisë, përdorimit të tokës dhe të konkurrencës. Performanca e

logjistikës ndryshon nëpër ekonomi dhe ndikohet nga politikat. Indeksi Lpi mat

nëpërmjet mesatares së gjashtë komponentëve të tij performancën e logjistikës

për 155-160 vende, çdo dy vite që nga viti 2007. Në këtë punim do të përpiqemi

të tregojmë nëse eksportet e vendeve të Europës janë ndikuar nga infrastruktura

logjistike, pra nga Indeksi i Performancës së Logjistikës përkatës. Për këtë do të

përdorim të dhënat e indeksit të Performancës së Logjistikës përkatës të vendevë

të Europës të dhënat e eksportit të këtyre vëndeve.

Fjalët kyçe: Eksporte, Importe, Infrastruktura, Dogana, Indeksi i Performancës

së Logjistikës,

Hyrje Banka Botërore për herë të parë në vitin 2007 ka publikuar një instrument të

emërtuar Indeksi i Performancës së Logjistikës. Logjistika lidhet me një sërë

shërbimesh dhe aktivitetesh, të tilla si transporti, magazinimi dhe ndërmjetësimi,

të cilat ndihmojnë në lëvizjen e mallrave përmes dhe brenda kufijve të vëndeve.

Shërbimet dhe aktivitetet e logjistikës rregullohen me objektiva fiskale,

mjedisore, të sigurisë, përdorimit të tokës dhe të konkurrencës. Performanca e

logjistikës ndryshon nëpër ekonomi dhe ndikohet nga politikat. Indeksi Lpi mat

Page 142: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

134

nëpërmjet mesatares së gjashtë komponentëve të tij performancën e logjistikës

për 155-160 vende, çdo dy vite që nga viti 2007. Në këtë punim do të përpiqemi

të tregojmë nëse eksportet e vendeve janë ndikuar nga infrastruktura logjistike e

po këtyre vëndeve, pra nga Indeksi i Performancës së Logjistikës përkatës. Për

këtë do të përdorim të dhënat e indeksit të Performancës së Logjistikës të 155

vëndeve për të cilat Banka Botërore e ka matur Performancën Logjistike dhe të

dhënat e eksportit të këtyre vëndeve.

Indeksi i Performancës së Logjistikës

Indeksi i Performancës së Logjistikës është një instrument i krijuar nga Banka

Botërore. Ky indeks publikohet çdo dy vjet. Objektivi i tij është të ndihmojë

vëndet të identifikojnë mundësitë me të cilat përballen në punën e tyre në

logjistikën tregtare dhe çfarë mund të bëjnë për të përmirësuar performancën e

tyre. Ky indeks tregon lehtësinë relative dhe efiçencën me të cilën produktet

mund të lëvizin drejt një vendi dhe brenda tij. Ai bazohet në një studim

mbarëbotëror të departamenteve të tregtisë dhe transportit të Bankës Botërore11

duke siguruar feedback mbi logjistikën e vendeve në të cilat ata operojnë dhe ato

me të cilat ata tregtojnë. Ata kombinojnë njohuri të thella të vendeve në të cilat

operojnë me vlerësime cilësore të informuara të vendeve të tjera ku ata tregtojnë

dhe kanë përvojë në mjedisin global të logjistikës. Indeksi i performancës së

logjistikës i analizon vendet në gjashtë komponentë. Figura 1 tregon një

paraqitje të këtyre gjashtë komponentëve:

Efikasiteti i agjensive të kontrollit kufitar, doganave dhe lehtësia e menaxhimit

të kufinjve

Cilësia e infrastrukturës së tregtisë dhe transportit

Lehtësia e përshtatjes së dërgesave ndërkombëtare me çmime konkuruese

Kompetenca dhe cilësia e shërbimeve logjistike

Aftësia për të gjetur dhe ndjekur dërgesat

Frekuenca me të cilën dërgesa arrin marrësin brenda afatit të dorëzimit të

planifikuar ose të pritur

Zona për rregullimin e politikave

Performanca e zinxhirit të ofertës

Gjashtë treguesit LPI janë në dy kategori kryesore:

• Zona për rregullimin e politikave, duke treguar hyrjet kryesore në zinxhirin e

furnizimit (dogana, infrastruktura dhe shërbimet).

• Rezultatet e performancës së zinxhirit të furnizimit (që korrespondojnë me

treguesit LPI të kohës, kostos dhe besueshmërisë - afatet kohore, dërgesat

ndërkombëtare dhe ndjekja dhe gjurmimi).

11 Autori i Indeksit të Performancës së Logjistikës është Banka Botërore.

Page 143: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

135

LPI përdor teknika statistikore standarde për të bashkuar të dhënat në një tregues

të vetëm. Ky tregues i vetëm mund të përdoret për të krahasuar vendet, rajonet

dhe grupet e të ardhurave.

Për shkak se operatorët në terren mund të vlerësojnë më së miri aspektet vitale të

performancës së logjistikës, LPI mbështetet në një studim online të

profesionistëve të logjistikës nga kompanitë përgjegjëse për lëvizjen e mallrave

në mbarë botën: transportues shumëkombësh të mallrave dhe transportuesit

ekspres. Transportuesit e mallrave dhe transportuesit ekspres janë të pozicionuar

më së miri për të vlerësuar se si veprojnë vendet. Pikëpamjet e tyre kanë rëndësi,

sepse ato ndikojnë drejtpërsëdrejti në zgjedhjen e rrugëve dhe portat e transportit

detar, duke ndikuar kështu në vendimet e firmave për të gjetur prodhimin, për të

zgjedhur furnizuesit dhe për të zgjedhur tregjet e synuara. Pjesëmarrja e tyre

është kështu në qendër të cilësisë dhe besueshmërisë së LPI-së. Në tabelën 1

tregohet rankimi i dhjetë vendevë të para sipas Lpi së vitit 2018. Nga të dhënat

vihet re se Gjermania renditet e para edhe në raporti e vitit 2018, po ashtu edhe

në vitin 2016. Suedia është brenda vendit të pestë në të dy publikimet më të

fundit të indeksit nga Banka Botërore.

Vendi LPI 2018

Renditja

LPI 2018

Pikët

LPI 2016

Renditja

LPI 2016

Pikët

Gjermani 1 4.2 1 4.23

Suedi 2 4.05 3 4.20

Belgjikë 3 4.04 6 4.11

Austri 4 4.03 7 4.10

Japoni 5 4.03 12 3.97

Hollandë 6 4.02 4 4.19

Singapor 7 4.00 5 4.14

Danimarkë 8 3.99 17 3.82

Mb. e Bashkuar 9 3.99 8 4.07

Finlandë 10 3.97 15 3.92

Tabela1: Dhjetë vendet e para sipas LPI-së 2018

Burimi: LPI 2016, 2018

1. Vështrim mbi rankimin e Shqipërisë në vite Në Figurën 2 është përmbledhur renditja e Shqipërisë sipas të gjashtë

publikimeve të indeksit të performancës së logjistikës nga Banka Botërore.

Vëmë re se ndërsa në 2007, që ka qënë publikimi i parë renditet e 139-ta, në

publikimin më të fundit atë të vitit 2018 renditet e 88- ta. Pra Shqipëria është

rritur me 51 pozicione nga 2007 në 2018.

Page 144: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

136

Figura 2. Rankimi i Shqipërisë sipas indeksit Lpi

Burimi: LPI 2007, 2010, 2012, 2016, 2018

Vendi ynë paraqitet më mirë kur vjen fjala te komponenti i afateve, pasi vendi

ku renditet Shqipëria për këtë tregues të indeksit është 45 nga 155 vende, ndërsa

më keq paraqitet situata te komponenti i infrastrukturë, ku renditemi të 99-t. Sa i

përket procedurave, sërish komponenti është më keq sesa vetë indeksi në tërësi,

pasi renditemi të 86-t, për ndjekjen e dorëzimit Shqipëria është e 88-a, ndërsa

për ngarkesat ndërkombëtare treguesi na rendit të 70-t mes gjithë vendeve të

marra në vlerësim. Raporti i Bankës Botërore merr në vlerësim edhe koston e

eksporteve dhe importeve. Për të parin distanca mesatare e aksesit të porteve,

aeroporteve është 75 kilometra dhe duhen 11 ditë për të përfunduar një dorëzim

nga fillimi i procesit deri te përfundimi i tij. E gjithë kjo ka një kosto mesatare

prej 750 dollarësh për njësi të llogaritur. Ndërsa sa u përket importeve, koha dhe

kostoja ndryshojnë pasi dorëzimi bëhet në vetëm një javë, ndërsa kostoja është 1

mijë dollarë. Në përgjithësi, raporti ka dhënë një vlerësim pozitiv për logjistikën

krahasimisht me vendet e tjera, por duket se pika ku Shqipëria duhet të bëjë më

shumë kujdes është ajo që lidhet me infrastrukturën. Investimet më të mëdha të

bëra në rrugë, sipas Bankës Botërore, duhet të ndiqen nga investime të tjera në

porte dhe aeroporte, në mënyrë që infrastruktura tregtare të shënojë përmirësim

duke i shërbyer pozitivisht edhe ekonomisë. Në raport Banka Botërore vlerëson

se është pikërisht lehtësia e logjistikës tregtare ajo që jep efekt direkt edhe te

shkëmbimet tregtare mes vendeve.

Inspektimet fizike Raporti i Bankës Botërore vëren se procedurat që ndjekin një shkëmbim tregtar

nga fillimi në fund kanë një efekt minimal tek afati i dorëzimit. Ajo që duhet të

korrigjohet duket se është investimi në pajisje për ndjekjen e ngarkesës dhe

infrastrukturës. Afati i dorëzimit të ngarkesës, si me inspektimin fizik që i bëhet

asaj, si pa inspektimin fizik është vetëm një ditë për vendin tonë.

Kriteri cilësi

Page 145: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

137

Vetëm 40 për qind e ngarkesave që kalojnë në rrugët tregtare të Shqipërisë

përmbushin atë që Banka Botërore e quan kriteri i cilësisë. Kjo lidhet me atë

pjesë të ngarkesave që nuk kalojnë pengesa në asnjë nga komponentët që indeksi

i performancës logjistike merr në vlerësim. Pra, pothuajse më shumë se gjysma e

ngarkesave hasin probleme apo “ngërçe” gjatë rrugës që mund të lidhet me

procedurën, me infrastrukturën, me aftësinë për të ndjekur ngarkesën.

Metodologjia

Nga një studim i realizuar nga Esteban Ortiz-Ospina, Diana Beltekian dhe Max

Roser (Tetor 2018) eksportet botërore në ditët tona janë më shumë se 4.000 herë

më të mëdha se në vitin 1913. Studime të shumta që hershëm në shekullin e 16

(Merkantilizmi) dhe deri në ditët tona i janë kushtuar tregtisë ndërkombëtare. Në

këtë punim do të përpiqemi të tregojmë ndikimin që ka indeksi i performancës

së logjistikës te eksportet. A ndikohen eksportet nga performance e logjistikës?

Ekuacioni i përdorur për të realizuar këto matje është:

Ln (y) = + ln (x)

Fokusi ynë në këtë punim janë vendet Europiane. Nuk janë përfshirë ato vende

si për shembull Kosova, për të cilat ka mungesë të të dhënave të Lpi-së.

Konkretisht janë përdorur të dhënat e eksportit dhe të indeksit të performancës

së logjistikës përkatës i këtyre vendeve për vitet 2010, 2012, 2014 dhe 2016:

Shqiperia, Argjentina, Armenia, Austria, Belgjika, Bullgaria, Bosnjë dhe

Hercegovina, Zvicra, Gjermania, Danimarka, Spanja, Estonia, Finlanda, Franca,

Mbretëria e Bashkuar, Gjeorgjia, Hungaria, Kroacia, Greqia, Islanda, Italia,

Lituania, Luksembourgu, Maqedonia, Mali Zi, Hollanda, Norvegjia, Polonia,

Portugalia, Serbia, Republika Sllovake, Ukraina, Turqia, Sllovenia

Analiza dhe Rezultatet

Në këtë seksion do të paraqesim dhe komentojmë rezultatet duke u nisur nga

lidhja që ekziston midis Lpi-së dhe eksporteve.

Tabela 3: Ndikimi i LPI-së në Eksport

Analiza e Regresionit

r² 0.739 n 136

r 0.860 k 1

Dep. Var. 12

y1

ANOVA

table

12 Y1 është variabli i varur Eksporti

Page 146: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

138

Source SS df MS F

p-

value

Regression 327.10675 1 327.106 381.04 0.000

Residual 115.03240 134 0.85845

Total 442.13916 135

Regression output

confidence

interval

variables

coefficients

std.

error

t

(df=214)

p-

value

95%

loëer

95%

upper

Intercept 15.1 0.5086 29.72

7.43E-

61

-

14.114 16.126

x113

2.93 0.1502 19.52

5.30E-

41 2.63 3.229

Indeksi Lpi ka ndikim tek eksportet. Koeficenti i korelacionit r = 0.860 tregon se

ekziston një lidhje e fortë pozitive midis tyre. Kjo influencë është statistikisht e

rëndësishme me një p-value=0.000<0.05 . Ekuacioni është: ln y1 = 15.1 +

2.96*x1

Konkluzione Tashmë është argumentuar nga studiues të shumtë se një rrjet efiçent logjistike

është i rëndësishëm në tregtinë ndërkombëtare. Ky punim evidentoi se

komponentë të tillë si shpejtësia, thjeshtësia dhe parashikueshmëria e

formaliteteve nga agjencitë e kontrollit kufitar, duke përfshirë doganat, cilësia e

tregtisë dhe e transportit e lidhur me infrastrukturën (p.sh., portet, hekurudhat,

rrugët, teknologjia e informacionit), lehtësia e rregullimit me çmime konkuruese

e transportit të dërgesave ndërkombëtare, kompetenca dhe cilësia e shërbimeve

të logjistikës (p.sh. operatorët e transportit, agjentët doganorë), aftësia për të

ndjekur ngarkesat dhe afati kohor i dërgesave në arritjen e destinacionit brenda

kohës së parashikuar ose të pritshme të dorëzimit kanë ndikim në eksportet e

vendeve. Pra indeksi i performancës së logjistikës është i rëndësishëm për

eksportin e një vendi, ndaj rritja e cilësisë së secilit ka rëndësi për një ekonomi.

Logjistika është një kontribut për pjesën më të madhe të ekonomisë, tregtinë.

Performanca e saj ndikon produktivitetin edhe në sektorë të tjerë.

Referenca

Instituti i Statistikave INSTAT,

https://data.worldbank.org/

https://ourworldindata.org/trade-and-globalization

13 X1 është variabli i pavarur Lpi

Page 147: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

139

Trade Facilitation Implementation Guide, (http://tfig.unece.org/contents/logistic-

performance-index.htm)

Trade Logistics in the Global Economy 2010; 2012; 2014;2016; Jean-François

Arvis, Daniel Saslavsky, Lauri Ojala, Ben Shepherd, Christina Busch, Anasuya

Raj, Tapio Naula

Page 148: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

140

PASTRIMI I PARAVE NËPËRMJET TEKNOLOGJISË SË

INFORMACIONIT

Anxhela Balla

[email protected]

Ariana Gorici

[email protected]

Lektori Udheheqës:

Gent Koçi

Abstrakt Zhvillimi i teknologjise se informacionit perpos ndikimit ne jeten sociale dhe

kulturore te nje vendi I ka dhene nje tjeter kuptim parase, vleres se saj si dhe

qarkullimit monetar, brenda vendit dhe jashte saj. Metodat tradicionale te

levizjes se parase dhe pastrimit te tyre po lihen tashme ne arkivat e literatures se

historise. Teknologjija e informacionit jo vetem ka lehtesuar qarkullimin

monetar nga njera ane por ka rritur dhe ndryshuar format dhe metodikat e

veprimtarive kriminale duke lehtesuar korrupsionin dhe ekspozimin e vendeve

te ndryshme drejt nje kolapsi ekonomik. Qellimi kryesor I ketij punimi eshte te

nxjerr ne pah elementet zhvillimor te IT dhe transformimin e llojit vleres dhe

formes se parase, duke e kthyer ate ne monedhe elektronike, perfshire edhe

metodat bashkekohore te pastrimit te parase, cenimit te integritetit te sistemeve

financiare dhe institucioneve legjitime, veprime te cilat perfshihen ne spektrin e

krimeve kibernetike.

Fjalet kyce: Teknologji, pastrim parash, veprimtari kriminale, paraja

elektronike, krime kibernetike.

Hyrje

Në ekonominë moderne puna e dhënë paguhet me para në vend të të mirave

materiale. Blerja e të mirave materiale si kursimet e tyre bëhen në vlerë të

parasë. Së fundi gjatë çdo shkëmbimi, fitimi dhe humbjet llogariten me para.

Këta shembuj tregojnë se paraja ka këto funksione në ekonomi:

vlerë e përgjithshme e këmbimit

vlerë kursimi

vlerë matëse

Format e parasë

Monedha

Valuta

letra me vlerë

Page 149: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

141

Funksioni dhe vetitë

Në ekonominë moderne puna e dhënë paguhet me para në vend të të mirave

materiale. Blerja e të mirave materiale si kursimet e tyre bëhen në vlerë të

parasë. Së fundi gjatë çdo shkëmbimi, fitimi dhe humbjet llogariten me para.

Këta shembuj tregojnë se paraja ka këto funksione në ekonomi:

Vlerë e përgjithshme e këmbimit

Vlerë kursimi

Vlerë matëse

Si nevojë e specializimit të vlerave këmbyese, paraja zëvendson metodën e

këmbimit nayral, të mira materiale për të mira materiale (M<->M). Kështu me

futjen e parasë në përdorim këmbimi zbërthet në dy akte. Në pjesën e parë bëhet

këmbimi i mallit me paratë (M<->P), dhe në pjesën e dytë përdorja e parasë për

këmbim me një mall të dëshiruar (P<->M). Për dallim nga këmbimi natyror,

koha e aktit dhe vlerat e këmbimit me para, zbërthehen më tutje. Këmbimi i një

shërbimi me para i lejon shitësit të vendosë se kur dhe me çfarë dëshiron ai të

këmbejë shërbimin e tij. Kjo liri nuk është pa rreziqe: gjatë kohës që shitësi i

shërbimit mban paratë mund të ndodhin ndryshime në qarkun

ekonomik (proçeset ekonomike).

Vlerë kursimi Paraja mundëson përbrenda një qarku ekonomik, që të ardhurat e marrura nga ai

qarkullim të kursehen për këmbim në një kohë të ardhshme. Kështu shoqëritë,

siç janë bankat, kursimet i japin në forma të kredive për qëllime konsumuese

(për shpenzues) dhe intensive (për përdorime produktive). Me këtë paraja bëhet

mjet vlersimi në të kaluarën, të tashmen dhe të ardhshmen. Si alternativë e

rezervave të parave, këmbyesit mund të përdorin edhe letra me vlerë (aktiva

financiare) ose mallra (ari). Mirëpo përparsia e parasë qëndron në likuiditetin e

saj, përderisa letrat me vlerë (ari) duhet që së pari të shndërrohet në para për t'u

këmbyer me mallra të tjera. Në përgjithësi, rezervat e të ardhurave në formë të

letrave me vlerë sjellin fitime më të mëdha.

Vlerë matëse

Me ndihmën e parasë bëhet i mundshëm vlerësimi i produkteve dhe shërbimeve

të ndryshme. Me këtë edhe krahasimi i shpenzimeve për prodhim hyrja dhe

fitimit nga ai prodhim dalja është i mundshëm. Kjo e bën paranë si njësi

themelore matëse e çdo dege ekonomike. Në botën përendimore për termet

ekonomike hyrja dhe dalja përdoret termi i anglishtes input gjegjesisht output

Për të kryer këto funksione, parasë i duhen disa veti kryesore ekonomike, si

mangësia dhe vlerësimi i lartë. Mangësia mund të vijë nga shpenzimet e

prodhimit sikurse te ari, argjendi, etj., ose sikurse në sistemet administrative të

shteteve. Vetitë e tjera pozitive të materialit të parasë janë: zbërthimi, transporti

dhe homogjeniteti.

Page 150: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

142

Perdorimi i parasë e thjeshtezon mjaft problemin, sepse secili mall e shpreh

çmimin e tij në para, duke paksuar numrin e çmimeve në aq sa janë edhe mallra,

dhe duke e reduktuar kështu edhe koston e transaksioneve.

Çfarë është pastrimi i parave? Pastrimi i parave është procesi i përdorur për të fshehur burimin e parave ose

pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Krimi motivohet nga fitimi dhe

përfshin një shumëllojshmëri të aktiviteteve të paligjshme nga trafikimi i drogës

dhe kontrabandës tek mashtrimi, grabitja dhe korrupsioni. Përmasat e të

ardhurave kriminale janë të konsiderueshme dhe në nivel vjetor vlerësohen të

jenë nga 590 miliard deri në 1.5 trilion dollarë amerikan në mbarë botën.

Pastrimi i parave lehtëson korrupsionin dhe mund të destabilizojë ekonomitë e

vendeve të ekspozuara. Ai gjithashtu cënon integritetin e sistemeve financiare

dhe institucioneve legjitime dhe i jep krimit të organizuar fondet që i duhen për

të ushtruar veprimtari të tjera kriminale. Ky është një problem global, dhe

teknikat e përdorura janë të shumta e të sofistikuara.

Zhvillimet teknologjike në tregëtinë elektronike, shumëllojshmëria e tregjeve

financiare globale dhe risitë e produkteve financiare sigurojnë mundësi të

mëtejshme për të pastruar të ardhurat e paligjshme dhe fshehjen e gjurmëve të

parave që mund të lidheshin më veprën penale.

Teknikat për pastrimin e produkteve të krimit variojnë në mënyrë të

konsiderueshme dhe shpesh janë të ndërlikuara por përgjithësisht kalojnë në tre

faza në proces:

Vendosja: përfshin depozitimin e të ardhurave të krimit në sistemin financiar;

Shtresëzimi: përfshin shndërrimin e të ardhurave të krimit në një formë tjetër

duke krijuar një sërë transaksionesh financiare të ndërlikuara për të fshehur

gjurmët e auditimit dhe burimin apo pronësinë e fondeve (p.sh. blerja dhe shitja

e aksioneve, mallrave ose pronës) dhe,

Integrimi: përfshin përdorimin e të ardhurave të pastruara përsëri në ekonomi

duke ju dhën një pamje "të ligjshme".

Skemat si pastrohen paratë në Shqipëri Sektori i ndërtimit si edhe shoqëritë noteriale ishin dy sektorët me të ekspozuar

ndaj pastrimit të parave gjatë viti 2018. Sipas ish-kreut të Drejtorisë së

Parandalimit të Pastrimit të Parave, Arlind Gjokutaj, i cili ka bërë dhe raportin

për vitin që shkoi, shuma totale e sekuestruar ishte në vlerën prej 32.8 mln euro

kryesisht llogari bankare, pasuri të paluajtshme dhe pastrim parash ku vetëm për

këtë të fundit shifra arrin në 21 milion euro.

Por si pastrohet paratë, cilat janë mënyrat? Më poshtë po iu sjellim disa

shembuj.

Transferta të kryera nga shtetas me lidhje familjare, me shtetas të tjerë të

huaj dhe shqiptarë si dhe me vende të kategorizuara me risk.

Page 151: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

143

Shtetasit X dhe Y (bashkëshort me njëri tjetrin) kanë kryer një numër të

konsiderueshëm transfertash (si dërgues dhe përfitues), për një periudhë 4

vjeçare, në vlera që variojnë nga 20 deri në 1.200 EURO, por kryesisht

mbizotërojnë transfertat në vlerat nga 200- 600 EURO me shtetas të ndryshëm

shqiptarë dhe të huaj, dhe me shtete të ndryshme. Shtetasi Z, gjatë një periudhe

2 vjeçare, ka dërguar dhe përfituar disa transferta në vlerat nga 30 deri në 1.000

EURO. Nga verifikime të mëtejshme ka rezultuar se shtetasi Z merret me

shit/blerje të monedhave virtuale dhe se ka lidhje me aktivitetin e subjektit që

zotëron shtetasi X.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se shtetasit X dhe Y zotërojnë 2 subjekte

tregtare, një ndër të cilët ka objekt veprimtarie të deklaruar si të lidhur me

kriptomonedha. Më tej rezultoi edhe se shtetasi X ishte arrestuar nga Policia, si

person i lidhur me trafikun e lëndëve narkotike. Për sa më sipër, rasti është

dërguar për investigim të mëtejshëm në organet e zbatimit të ligjit bazuar në:

-transfertat e shumta të kryera nga shtetasit e mësipërm X, Y dhe Z, me shtetas

të ndryshëm kryesisht të huaj, por edhe shqiptarë, lidhjet mes të cilëve mbeten të

panjohura;

-aktivitetin tregtar të shtetasit X për shkëmbimin e kriptomonedhave;

-të dhënat për përfshirjen e shtetasit X në aktivitete të jashtëligjshme.

Qarkullim i shumave të dyshimta në sistemin bankar Shtetasi A zotëron llogari personale në një bankë të nivelit të dytë, në disa

monedha. Ky individ vihet re të jetë shumë aktiv dhe në llogaritë e hapura në

emër të fëmijëve të tij të mitur. Përgjatë një periudhe disa vjeçare ka kredituar

në llogaritë e tij në vlera të larta (mbi 1 milion EURO). Sipas të dhënave të

deklaruara në bankë, shtetasi ushtron një profesion që nuk justifikon

akumulimin e këtyre fondeve. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se:– shtetasi

A rezulton të ketë nënshkruar ndër vite, rreth 45 akte noteriale për shitblerje

pasurish të paluajtshme, në të cilat kryesisht figuron në cilësinë e palës

blerëse/porositëse.

– vlera e pasurive të paluatjshme të blera prej tij rezulton të jetë rreth 1.5 milion

EURO.

– shtetasi A rezulton gjithashtu të ketë dhe disa raportime të kontratave për

dhënie hua në vlera të konsiderueshme monetare.– nga të dhënat e QKB, shtetasi

A nuk rezulton të ushtrojë veprimtari ekonomike, por përveç profesionit të

deklaruar, dyshohet se ushtron aktivitetin e shit-blerjes së makinave dhe

huadhënie me interesa të larta.

Burim i dyshimtë i të ardhurave dhe investime në vlera të konsiderueshme

në pasuri të paluajtshme Shtetasi G në vitin 2018 ka lidhur kontratë për blerje të një pasurie të

paluajtshme në vlerë prej 130,000 EURO. Kjo vlerë investimi ka shërbyer si

shkak për të investiguar më tej lidhur me burimin e të ardhurave të shtetasit G, i

cili ushtron detyrën e një funksionari publik.Nga verifikimet e kryera rezultoi

se:– Familjarët e këtij shtetasi kanë kryer dy investime të tjera në pasuri të

Page 152: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

144

paluajtshme dhe sende luksi, përsëri në vlera të konsiderueshme në total 205,000

EURO,

– Në emër të shtetasit G. është regjistruar një biznes, por fitimet nga ky aktivitet

rezultuan të jenë të papërfillshme krahasuar me investimet e kryera prej tij dhe

familjarëve të tij,– Nga verifikimet për transaksionet bankare të kryera prej tij

rezulton se shtetasi G ka kryer veprime bankare të shtrira në kohë në shuma të

larta, ku spikasin veprimet me para në dorë,– Përveç kontratës së sipërcituar ai

rezulton të ketë lidhur edhe 6 kontrata noteriale, ndër të cilat evidentohen

investime të tjera në pasuri të paluajtshme. Vërehen edhe 3 kontrata huaje të

lidhura prej tij sipas të cilave ka marrë hua nga disa persona (shtetasi P) dhe

anëtarë të familjes së tij, të cilat përdoren edhe si justifikim për burimin e

fondeve, por këta persona nuk kanë kapacitet ekonomik për gjenerimin e

fondeve të tilla,Verifikimet e kryera për shtetasin P dhe familjarët treguan se

nuk rezultojnë të dhëna bankare të cilat mbështetetin huadhëniet ndaj shtetasit

G. Nga informacioni për shtetasin G, rezulton të ketë nisur një proçes penal ndaj

tij për veprën penale ‘shpërdorim detyre’.Në konkludim të analizës, duke marrë

në konsideratë se shtetasi G:-Ka kryer investimet të shpeshta e në vlera të larta

në pasuri të paluajtshme,– Ka kryer investime në sende luksi në vlera të larta,–

Ka lidhur disa kontrata (vërehet lidhja e më shumë se një kontrate brenda të

njëjtës datë),– Rezulton të ketë marrë hua shuma të konsiderueshme prej

anëtarëve të një familje, duke i deklaruar këto fonde si burimin e investimeve të

tij.

Qarkullimi i shumave të dyshimta në sistemin bankar Shoqëria A me administrator dhe ortak të vetëm shtetasin e huaj 1, në vitin 2017

ka përfituar një transfertë me vlerë 3 milion EURO nga shoqëria e huaj B.

Shoqëria A për të justifikuar këtëtransfertë, ka paraqitur një kontratë huaje me

shoqërinë e huaj B, e cila përfaqësohet nga shtetasi i huaj 2.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se:– shoqëria A brenda një periudhe të shkurtër

kohore, ka transferuar një pjesë të konsiderueshme të fondeve të përfituara drejt

shoqërive të ndryshme të huaja në Evropë dhe Azi,– evidentohet se, shuma më e

lartë (~1 mln EURO) është dërguar nëpërmjet disa transfertave në favor të

shoqërisë së huaj C në Evropë,– shoqëria C ka ortak shoqërinë A dhe

administrator shtetasin e huaj 1,– në lidhje me shtetasin e huaj 2 rezulton se ka të

dhëna për precedent penal për veprën penale ‘mashtrim’,Nga sa më sipër, duke

marrë në konsideratë:– transfertën hyrëse me vlerë shumë të lartë,– transferimin

e fondeve të përfituara drejt shoqërive të ndryshme të huaja brenda një kohe të

shkurtër,

– transaksionet e kryera nga shtetas jo rezident në një vend të ndryshëm nga ai i

origjinës,

– informacionin për përfshirjen e shtetasit të huaj 2 në aktivitet

kriminal.Transferta të dyshimta të përfituara nga shoqëri që veprojnë në

fushën e “call center” nga shoqëri me seli në vend offshore

Page 153: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

145

Shoqëria A, e regjistruar në QKB në vitin 2015, ushtron aktivitetin e saj në

fushën e ofrimit të shërbimeve të marketingut në internet (call center,

teleselling).

– Shoqëria A, është themeluar nga shtetasi shqiptar X dhe një shtetas i huaj Y,-

Në vitin 2016, shtetasi i huaj Y i ka shitur kuotat e tij bashkëortakut shtetasit

shqiptar X, i cilim mbetet ortak i vetëm në këtë kompani,– Një vit më vonë, në

vitin 2017, ortaku i vetëm X ka shitur kuotat në favor të shtetasit G,– Kjo

shoqëri po në vitin 2017 kalon në statusin “pezulluar”,Në vitin 2018 është

themeluar një shoqëri “A-1”, nga shtetasi F, djali i shtetasit G dhe familjar i afërt

i shtetasit X.– Gjatë këtij viti shoqëria “A-1” ka përfituar disa transferta në vlera

të konsiderueshme (~160,000_EURO), nga kompania B, me seli në një vend M,

të njohur si parajsë fiskale,– Në vijim ka patur tërheqje nga llogaritë në vlera të

konsideruara cash nga administratorët e shoqërive “A” dhe “A-1”,– Nga

verifikimet e kryera rezultuan lidhje të shtetasve të përfshirë në transaksione dhe

biznese, me subjekte për të cilët DPPPP ka dërguar më parë informacion në

agjensitë ligjzbatuese me dyshime për veprën penale të pastrimit të produkteve

të veprës penale.

Çfarë është financimi i terrorizmit? Financimi i terrorizmit është sigurimi i fondeve për të mbështetur veprimtari

terroriste.

Pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit mund të përfshijnë edhe

institucionet financiare si bankat, subjektet financiare jobanka dhe zyrat e

këmbimit valutor, nëpërmjet kanaleve të transferimit të parave, pagesave apo

kredisë.

Përfshirja, edhe pa dijeni, në këto procese mund t'i shkaktojë dëm serioz

reputacionit të një institucioni, sistemit financiar, organit të tij rregullator, si dhe

vendit në përgjithësi.

Cili është roli i Bankës së Shqipërisë në luftën kundër pastrimit të parave

dhe financimit të terrorizmit?

Banka e Shqipërisë në zbatim të Ligjit "Për parandalimin e pastrimit të parave

dhe financimin e terrorizmit", dhe Ligjit "Për bankat në Republikën e

Shqipërisë" mbikëqyr veprimtarinë e subjekteve të licencuara prej saj dhe

vlerëson zbatueshmërinë e akteve ligjore dhe rregullative mbi parandalimin e

pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Referencat

Format e parase funksioni dhe vetite (faqja zyrtare e Bankes se Shqiperise)

Cfare eshte pastrimi I parave (shkeputur nga shkrimi i prof.dr.Luan GJonca

student I se drejtes )

Skemat e pastrimit te parave ne Shqiperi (shkeputur nga emisioni opinion )

Finalizimi I terrorizmit dhe roli I Bankes se Shqiperise ne luften e pastrimit te

parave (shkeputur nga faqja zyrtare e Bankes se SHqiperise)

Page 154: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

146

SISTEMI FISKAL NE SHQIPËRI, NDIKIMI NË RRITJEN

EKONOMIKE DHE INVESTIMET E HUAJA DIREKTE

Igli Likmeta

[email protected]

Enisa Kasa

[email protected]

Lektori Udheheqës:

Dr. Irsida Dinoshi

Abstrakt Objektivi i këtij punimi është që të analizojë pritshmëritë që do të ketë paketa e

re fiskale e sistemit tatimor në vend që ka filluar të aplikohet prej muajit Janar

2019, dhe cfarë impakti do të ketë në ekonominë e vendit. Në analizën e punimit

trajtohen këto ndryshime pikërisht në elementë të rëndësishëm ekonomikë si

impaktin që do të ketë në pasqyrën e buxhetit të shtetit, në politikën sociale e

parë në këndvështrimin e ndikimit në sektorin e biznesit dhe të ardhurave

personale të individëve.Megjithëse nuk mund të arrihet asnjëherë në një

formulë ideale,edhe për vete faktin se cdo ekonomi është e ndryshme nga një

tjetër dhe funksionimi i një teorie mund të mos jetë funksional për një

ekonomi tjetër, për shkak të realiteteve të ndryshme ekonomike,sociale dhe

politike. Do studiohet cili sistem fiskal është më funksional dhe i zbatueshëm në

Shqipëri duke marrrë parasysh informalitetin e tregjeve, evazionin e bizneseve,

nevojën për lehtësim të biznesit nga barrat e larta fiskale,fuqinë për të paguar

nga individët.

Sistemi fiskal jep ndikim te drejtpërdejtë në krijimin e një klime të mirë

biznesi për thithjen e investimeve te huaja.Në seksionin e IHD do bëjmë një

krahasim të sistemeve tatimore të rajonit dhe vendit tonë dhe ndikimin ne

investimet e huaja të periudhës 2008-2018, më pas duke ju referuar burimeve

zyrtare të huaja dhe vendase do japim krahasimin midis impaktit te

drejtpërdrejtë te sistemit fiskal tatimor te sheshtë dhe atij progresiv ne raport me

IHD.

Analiza jonë do të mbështetet në literaturë apo publikimet nga burimet e

sakta te informacionit te organeve përkatëse.

Në përfundim do japim konkluzionet tona mbi sistemin e duhur fiskal në

realitetin ekonomik shqiptar per ndikimin në rritjen ekonomike dhe IHD, duke

bërë krahasimin midis dy sistemeve te taksimit tashmë te implementuara sipas të

dhënave të sakta ekonomike te publikuara.

Fjalët kyce: paketa fiskale , sistemi tatimor , investimet e huaja direkte , rritje

ekonomike.

Page 155: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

147

Hyrje Shqiperia ka hyrë në rrugën e pakthyeshme të ekonomisë së tregut, një ekonomi

ku biznesi është promotor i zhvillimit ekonomik të vëndit. Biznesi si partner

kryesor i qeverisë kërkon që politikat e ndjekura ndaj tij të jenë politika fiskale

që të sjellin zhvillim të dyanshëm, të biznesit dhe të ekonomisë në përgjithësi,

rregullator i së ciles është shteti me politikat e tij fiskale.

Vendi ynë ende ka një ekonomi të brishtë, ekonomia jonë paraqitet me

nivelin më të ulet të zhvillimit ekonomik në krahasim me vendet e tjera të

rajonit. Disa nga arsyet më të identifikuara janë, trashëgimia e një ekonomie të

dobët, informaliteti si edhe qeverisja jo e mirë nëpërmjet politikave të saj

fiskale, shkalla e lartë e informalitetit të sektorit të biznesit në vend etj. Por nga

ana tjetër dsiponon kapacitete të shumta, burime minerare, natyrore, për të

tërhequr invetime të huaja me qëllim përmirësimin e situatës ekonomike në

vend, është një vend strategjik dhe premton për një të ardhme më të mirë.

Shqipëria është një portë hyrëse e rëndësishme për Evropën Lindore dhe

Ballkanin. Duke qenë se Shqipëria ofron çmime relativisht të ulta në tregun e

pasurive të patundshme në krahasim me vendet e tjera të rajonit, ështe bërë

fokusi i investitorëve të huaj. Ashtu si të gjitha vendet në zhvillim, edhe

Shqipëria ka treguar interes mjaft të madh në rritjen investimeve të huaja

direkte. Investimet e huaja nё Shqipёri kanё pasur njё trend nё rritje, sidomos

pas vitit 2006. Nga ana e qeverisë shqiptare janë hartuar dhe janë zbatuar një

sërë politikash nxitëse për të tërhequr investitorët e huaj. Nga ana tjetër, hyrja e

Shqipërisë në NATO siguroi stabilitet ekonomik dhe potenciale të reja, kjo bëri

të mundur që investimet të shihen më të sigurta duke rritur interesin jo vetëm te

investitorëve vendas por dhe atyre të huaj. Bazuar në kriteret për të investuar,

Shqipëria mbetet një destinacion tërheqës krahasuar me vendet e rajonit.

Investimet e huaja direkte në Shqipëri janë konsideruar shpesh herë edhe si

lokomotiva e vendit, meqënëse përqëndrimi i tyre ka qenë në sektorë të

rëndësishëm të ekonomisë së saj. Që IHD të kenë sukses në vend dhe që ecuria e

tyre të jetë me trend rritës në ekonominë e vendit është shumë e rëndësishme që

atyre i kushtohet një vemendje e lartë nga politikëbërësit me qëllim krijimin e

faciliteteve në procedura administrative burrokratike, në aplikimin e normave

tatimore, në ofrimin e kapitalit të duhur human etj. Ky do të jetë edhe qëllim i

punimit mbi studimin e impaktit që ka politika fiskale në mbledhjen e tatimeve

për buxhetin e shtetit, cfarë impakti ka patur në tregues makroekonomik si rritja

ekonomike dhe niveli i investime të huaja në vend. Ndërkohë në thelb të

trajtimit të temës lindin pyetje nëse ka patur facilitete biznesi nga zbatimi i

politikës fiskale? A duhet të ndryshojë politika fiskale në përputhje me stadet e

zhvillimit ekonomik?

Ndikimi i politikës fiskale në rritjen ekonomike në vend. Politika fiskale përbëhet nga një tëresi instrumentash që synojnë ndyshimin e

gjëndjes së treguesve makroekonomike. Politika fiskale shprehet dhe mbështetet

Page 156: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

148

në ligjet përkatëse financiare dhe konsiston në ndërhyrjen e qeverisë për të

përballuar shpenzimet e shtetit nëpërmjet administrimit të të ardhurave që

mblidhen përmes sistemit fiskal. Mënyra se si qeveria vendos t’i përdorë fondet

e mbledhura nga taksat dhe tatimet, të bëjë pagesa ose të blejë të mira apo

shërbime, ajo është e lidhur me politiken fiskale. Politika fiskale është një

instrument i rëndësishem për menaxhimin e ekonomisë për shkak të aftësisë së

saj për të ndikuar në vlerën totale të autputittë prodhuar – që është prodhimi i

brëndshëm i përgjithshëm. Ndikimi i pare i një ekspasioni fiskal është të rrisë

kërkesën për të mira dhe shërbime. Kjo kërkesë më e madhe çon në drejtë rritjes

së të dyjave, produktit dhe çmimit. Në qoftë se ekonomia është në rënie, me

kapacitet prodhues të pashfrytëzuar dhe me papunësi, rritjet e kërkesës do të

çojnë ne output më të lartë, pa ndryshuar nivelin e çmimeve. Në rastin e kundërt

nëse ekonomia do të ishte në kushtet e një punësimi të plotë ekspasioni fiskal do

të ndikonte më shumë çmimet se sa outputin total. Kjo aftësi e politikes fiskale

për të ndikuar në outputin nëpërmjet ndikimit në kërkesën agregate e bën atë një

instrument potencial për stabilizimin ekonomik. Në një rënie ekonomike qeveria

mund të realizojë një politikë fiskale ekspasioniste duke ndihmuar keshtu

rivendosjen e outputit në nivelet e tij normale dhe të kthejë të papunet në punë.

Objektivat e politikës fiskale mund të jenë të shumtë, por ato klasifikohen në

bazë të tre funksioneve tradicionale të ndëhyrjes, që shteti bën në sferën

ekonomike.

a) Funksioni shpërndares i burimeve të finacimit, të nevojshëem për

prodhimin e atyre mallrave dhe shërbimeve që tregu i lire nuk është në

gjëndje të furnizojë në mënyre efektive, përfshirë dhe të mirat publike, si

psh drejtësia, mbrojtja kombëtare, infrastruktura rrugore etj.

b) Funksoni ri shpërndarës, që synon ndyshimin e shpërndarjes së të ardhurave

e të pasurise nëpërmjet ndyshimit të taksimit të burimeve të të ardhurave të

tatimpaguesve.

c) Funksioni rregullator i aktivitetit ekonomik nëpërmjet ndryshimit të nivelit

të taksimit, ose kontrolli i agregatëve makroekonomike

Qëllimi i politikës fiskale

Ndryshimi i fashes së tatim mbi të ardhurat personale sjell:

Ulje të informalitetit në biznes duke deklaruar paga më reale.

Stimulon detyruesin tatimor të gjejë forma të reja për rritjen e të

ardhurave.

Për individin mund të konsumojë ose të kursejë më tepër për arsye se

zgjerohet baza tatimore.

Për shtetin sjell të ardhura më të larta sepse një pjesë e individeve ka

paga të larta deri në 150,000 lekë dhe kjo do të taksohet me 13%.

Ndryshimi në tatim mbi të ardhurat personale do të ndikoje pozitivisht në

buxhetin e shtetit si tatim i drejtpërdrejtë duke krijuar më shumë mundësi për

investime.

Page 157: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

149

Sistemi progresiv në Shqipëri Pas ardhjes së qeverisë së re ne vitin 2013, u ndërmor një sistem i ndryshëm

taksimi. Tatimi progresi i cili është taksim i vendosur mbi marxhinat, që do të

thotë se norma e taksimit mbi individin rritet me rritjen e te ardhurave të tij. Sa

më shumë rriten të ardhurat aq më tepër rritet dhe norma e taksimit.

Rezultati në nivel politikash ekonomike i studimeve është se taksa progresive

rrit të ardhurat e buxhetit duke përmirësuar borxhin publik dhe përmirëson

pabarazinë pa patur ndikim negativ mbi rritjen ekonomike. Edhe evidenca

internacionale nuk shfaq korrelacion midis rritjes së taksës dhe uljes së aktivietit

ekonomik. Për shëmbull, nga 1970 deri në 2010, rritja e GDP (reale) për frymë

ishte 1.8% dhe 2.03% përkatësisht në Amerikë dhe Angli, ku të dy këto vënde

ulën dramatikisht taksat më të larta marxhinale, ndërkohë rritja e GDP-së ishte

1.72% dhe 1.89% në Francë dhe Gjermani të cilat mbajtën taksa marxhinale të

larta. Përveç të dhënave statistikore mbi ndikimin e taksës progresive, ne kemi

modele të mirëfillta ekonomike që përpiqen të saktësojnë se kush është taksimi

optimal.

Teorikisht diskutimi mbi sistemin optimal të taksave parashtrohet si një

balancim midis drejtësisë dhe efiçencës. Drejtësia apo ndershmëria shtjellohet

për herë të parë nga Alfred Marshall (1890) në “Principles of Economics” – një

Lek i marrë nga një i pasur shkakton më pak dëm sesa një Lek i marrë nga një i

varfër. Efiçenca kërkon që individët me produktivitet më të lartë të paguajnë më

pak taksa që ti nxisim ato për të punuar më shumë. Shpenzimet qeveritare janë

një mënyrë e përdorimit të produktit të brëndshëm bruto për të përmbushur

nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të tij. Nëse një vend i caktuar është në një fazë

që i duhen investime në infrastrukturë, investime në edukim, ka një sistem të

sigurimeve shoqërore tërësisht shtetëror, apo ka problem në konsolidimin fiskal,

taksa progresive bëhet e domosdoshme për të synuar një buxhet të balancuar. Si

përfundim, të dhënat statistikore (faktet) dhe teoria ekonomike tregojnë se

sistemi optimal është ai progresiv. Faktorët etik dhe moral janë më subjektiv dhe

për rrjedhojë mund të kundërshtohen lehtë nga të dyja palët – megjithëse 99% e

shoqërisë do donin më shumë barazi dhe për rrjedhojë duhet të suportojnë taksën

progresive. Duke i thënë vetes se nuk mund të bëjmë asnjë gjë për infomalitetin

dhe evazionin fiskal, prandaj kthehemi tek taksat e vogla apo e sheshtë, ne në të

njëjtën kohë mbështesim dështimin tonë në përpjekjen për të kryer siç duhet

mbledhjen e taksave në vënd që të ndodhi ndryshe. Duke menduar në këtë

mënyrë, dhe siç komenton dhe dhelpra për rrushin e pabërë, ne po humbasim

mundësinë e instalimit të një sistemi optimal të taksave në Shqipëri

Për personat juridikë, të cilët ushtrojnë aktivitet për prodhimin/zhvillimin e

softëare-ve, tatimi mbi fitimin është 5%. Shkalla tatimore e aplikueshme mbi

fitimin e tatueshëm, për tatimpaguesit që i nënshtrohen tatimit të thjeshtuar mbi

fitimin e biznesit të vogël, me qarkullim vjetor nga 5 (pesë) deri në 8 (tetë)

milionë lekë, është 5%.

Page 158: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

150

Nryshimet në paketën e re fiskale në Shqipëri Mbi Tatim Fitimin e sektorit të biznesit

Fitimi I tatueshem eshte fitimi vjetor, qe llogaritet mbi bazen e fitimit ne

bilancin kontabel. Tatim fitimi derdhet ne forme paradhenie.

Ulja e barrës fiskale për biznesin, nëpërmjet uljes së normës së tatimit sjell:

Rishpërndarje më të mirë të të ardhurave dhe njëkohësisht ulje të

evazionit duke realizuar këtë shpërndarje të të ardhurave.

Rishpërndarja e të ardhurave mund të cojë në ndihmë të zgjerimit të

biznesit dhe më shumë punesim.

Fitim neto më të lartë con në shmangien e evazionit fiskal

Regjimi i taksimit te tatim fitimit është i zbatuar në ngarkesë

proporcionale.

Xhiro vjetore Norma e tatimit

Nga 0- 5 milion leke 0%

Nga 5- 8 milion leke 5%

Mbi 8 milion leke 15%

Ndyshimet e aplikuara në politiken fiskale 2019

Xhiro vjetore Norma e tatimit

Nga 0- 5 milion leke 0%

Nga 5- 14 milion leke 5%

Mbi 14 milion leke 15%

- Mbi Tatimin mbi të ardhurat personale

Tatim mbi të ardhurat personale llogaritet mbi të ardhurat e individeve. Të

ardhurat nga marrëdhëniet e punësimit tatohen sipas tabelës së mëposhtme:

Paga bruto Norma Tatimore

Nga 0-30 000 lekë\muaj 0%

Nga 30 000- 130 000 lekë\muaj 13%

Mbi 130 000 lekë\muaj 13.000 lekë + 23%

Ndyshimet e aplikuara në politiken fiskale 2019

Paga bruto Norma Tatimore

Nga 0-30 000 lekë\muaj 0%

Nga 30 000- 150 000 lekë\muaj 13%

Mbi 150 000 lekë\muaj 15.600 lekë + 23%

Taksimi dhe Investimet e Huaja Direkte Gjithmonë edhe më shumë,vende të ndryshme po vendosin si prioritet politik

krijimin e kushteve të favorshme për të tërhequr IHD, kjo bëhet nëpërmjet

Page 159: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

151

liberalizimit të regjimit të këtyre të fundit. Me konkretisht kjo arrihet: së pari

duke ofruar stimuj tatimor nëpërmjet të cilëve kërkohet të ndikohet tek

investitorët në zgjedhjen e vendit ku do të investohet: së dyti duke përshpejtuar

procedurat e miratimit të planit të biznesit, makinerive apo ndërtesave të biznesit

ose lejimi I investimeve në trajnime, kërkime apo zhvillime apo aktivitete të

tjera të ngjashme. Këto lehtësira kane si efekt përmisimin e kapaciteteve të

komunitetit dhe të mjedisit të biznesit, këto iniciativa tentojnë të jene më pak të

kushtueshme se ulja e barrës fiskale; dhe së treti një mënyrë tjetër për të rritur

IHD është edhe nxitja e rritjes së eksporteve

Duke filluar qe nga studimet paraprake te Hartman-it14

studimet empirike

tregojnw qe IHD infuencohen fuqimisht nga normat tatimore. Megjithate

elasticiteti ndermjet tyre varet nga specifikimet e modele ekonometrike me ane

te se cilave studiohej sjellja e ketyre dy faktoreve. Ky investim u pasua nga

studime te tjera qe mbeshtesin perfundimet e Hartman-it,por keto studime nuk

ishin te plota per shkak te kuadrit metodologjik te perdorur,I cili nuk lejonte qe

te ndaheshin efektet e taksave mbi IHD nga faktore te tjere te rendesishem qe

ndikonin te IHD-te.

Slemrod15

zgjeroi studimet e nisura nga Hartman. Ai ndau IHD ne Shtetet

e Bashkuara sipas regjimit te taksave ne vend dhe I renditi keto IHD mbi nje

matje alternative te normes se takses: norma tatimore marxhinale efektive. Ne

kete studim Slemrod paraqiti edhe variabla te pavarura per te kontrolluar ngjarje

te ndryshme makroekonomike qe ndodhen gjate periudhes ne studim. Cummins

dhe Hubbard 16

egzaminuan influencen e taksimit mbi IHD-te duke perdorur

kuadrin e nivelit te te dhenave. Ata gjithashtu vleresuan efektet e bashkveprimit

te taksave te vendit meme dhe vendit prites,te investimit ndermjet llogaritjes se

ekuacuinit euler te perbere prej matjes se kostos se kapitalit i cili perfshin

parametrat e taksimit te te dyjave vendeve. Rezultatet e studimeve te tyre

treguan se IHD-te amerikane ndikohen nga masa e takses duke nenvizuar

rendesine e impaktit të sistemit te taksave ne keto investime .

Devereux dhe Griffith17

gjithashtu perdoren te dhena mikro por per te

studiuar vendimet mbi vendosjen e filialeve amerikane ne 3 shtetet europiane

France, Angli dhe Gjermani. Ata krahasuan efektet e normes mesatare tatimore

14

David C. Hartman “TAX POLICY AND FOREIGN DIRECT INVESTMENT IN THE

UNITED STATES”, NBER ËORKING PAPER SERIES, Working Paper No. 967. 15 Joel Slemrod , “Optimal Taxation and Optimal Tax Systems”, Journal of Economic

Perspectives — Volume 4, Number 1 — Winter 1990 — Pages 157–17 16 Cummins et al. (2006) “Investment behavior, observable expectations, and internal

funds: A comment on Cummins et al. (AER 2006)” 17 Michael P. Devereux and Rachel Griffith, “Evaluating Tax Policy for Location

Decisions”, International Tax and Public Finance, 10, 107–126, 2003.

Page 160: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

152

dhe normes marxhinale tatimore mbi vendimet ne vendosjen e filialeve

amerikane dhe nxoren si perfundim se norma mesatare efektive e tatimit eshte

mates me i pershtatshem per te kuptuar vendimarrjen mbi vendosje e nje biznesi.

Puna ekonometrike e dekadave te fundit përmirësoi në mënynë te

konsiderueshme matjen e normes se takses te korporates per investitore te huaj.

Nje nder risite e kesaj literature eshte perfshirja interaktive e taksave te huaja

dhe taksave vendase ne analizen e tyre empirike. Persa i perket vendeve te

zhvilluara, parashikimi i pamjaftueshmerise se taksave si nje komponent i

marrveshjeve tatimore bilaterale ka qene shperfillur nga literatura dhe mund te

luaje nje rol ne efektet interaktive midis sitemeve tatimore te vendit meme dhe

vendit prites dhe duhet shtuar ne analizat e IDH-ve dhe ndikimit te normes

tatimore.

Sa te ndjeshme jane IHD-te ndaj sistemit tatimor te nje vendi? Ne qender te nje debati se sa eshte nivelii duhur i peshes tatimore te

koorporatave te vendit prites eshte teper e rendesishme dhe e veshtire te

percaktohet se si IHD-te reagojne ndaj tatimeve. Per zgjidhje e kesaj ceshtjeje

eshte teper e rendesishme te vleresosh presionin ndaj konkurences

nderkombetare per trajtimin e tatimit ndaj IHD-ve, eshte gjithashtu esenciale

pwr vazhdimin e vleresimit te kosto/perfitimit te uljes se tatimit per nje investim

dhe vleresimit te impaktit mbi te ardhurat tatimore te reformave ne politikat

tatimore. Studimet tregojne se nga vleresimi inderthuar I flukseve te investimeve

del se mesatarish nese norma tatimore mbi investimet e huaja rritet me 1%

atehere IHD-te do te ulen me 3.7 %. Por eshte nje rang i gjere studimesh nga

studiues te ndryshem lidhur me kete ceshtje. Keshtu disa studiues pohojne se

intervali i uljes se IHD0-ve per 1% rritje te tatimit shkon nga 0% ne 5%. Ky

varacion pjeserish reflekton diferencat midis industrive, vendeve te cilat merren

ne studim apo edhe periudhes se kohes qe studiohet. Disa studime te koheve te

fundit tregojne se IHD-te sensitiviteti i IHD-ve ndaj nivelit te tatimit sapo vjen

dhe po rritet duke reflektuar rritjen e levizshmerise se kapitalit duke qene se

barrierat jotatimore ndaj IHD-ve jane hequr. Analiza te kryera nga studiues te

ndryshem mbeshtesin teorine se ndjeshmeria e IHD-ve ndaj tatimeve varet nga

vendi prites dhe ndryshueshmeria e aktiviteteve te biznesit nen bazen tatimore.

Ne vecanti kur firmat perfitojne nga vendodhja e prodhimit ne tregje te medha

per te ulur kostot e tregtimit te produktit,sic jane kostot e transportit,nje mase e

caktuar e problemit zgjidhet nga vendimet mbi vendodhjen e firmes. Nga IHD-

te, vendet pritese perfitojne edhe qendrueshmeri ne kapital. Kjo do te thote se te

ardhurat nga IHD-te duhet te taksohen ne nje nivel te tille qe nuk dekurajojne

investimet. Kjo pikpamje eshte ne perputhje me vrojtimet e bera ndaj nje numri

te ekonomive te OECD-ve14

me tregje te medha te outputit te brendshem dhe me

flukse te fuqishme te IHD-ve,Japoni ,US dhe Gjermani,kane norma te larta te

tatimit te korporatave. Shpjegimi i modeleve te reja gjithashtu sygjeron se norma

optimale tatimore mbi bizneset bie nese kostot e tregtimit bien dhe kapitali është

Page 161: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

153

i levizsshem. Kështu një numer vendesh vendosin nje peshe me te ulet tatimore

per ato biznese me aktivitet më të levizshem si psh.transporti detar, prodhimi i

filmave dhe aktiviteti I njesive qendrore te biznesit.

Konkluzione dhe Rekomandime Politika fiskale 2019 në lidhje me biznesin sjell:

Uljen e barrws tatimore për qytetarët dhe biznesin, nëpërmjet uljes së

normës tatimore të tatim mbi të ardhurat, tatim fitimin.

Lehtësimin e të bërit biznes, nëpërmjet thjeshtimit të procedurave,

reduktimit të kohës për çregjistrimin e biznesit.

Mbështetja e sektoreve dhe industrive të caktuar, nëpërmjet lehtësimeve dhe

përjashtimeve tatimore.

Vendosjen e rregullave transparente në taksim, duke parandaluar

keqpërdorimin e ligjit.

Mbrojtjen e interesave fiskale të vendit dhe të bazës së tatimit, duke

parashikuar rregulla të reja, të aplikueshme edhe në nivel ndërkombëtar.

Trajtimi i ndikimit të tatimit mbi IHD-te eshte nje ceshtje shume

komplekse. Eshte gati e pamundur të kapen te gjitha detajet komplekse te

sistemit tatimor qe mund te ndikojne mbi investimet e huaja direkte gjate

nje analize empirike.

Sensitiviteti i IHD ndaj nivelit te tatimit sapo vjen dhe po rritet duke

reflektuar rritjen e levizshmerise se kapitalit duke qene se barrierat tatimore

ndaj IHD-ve jane hequr.

Nje barre tatimore e ulet nuk mund te kompensoje nje mjedis te dobet dhe

jo atraktiv per IHD-te. Kur nje norme e larte tatimi per biznesin ehste e

lidhur me nje infrastrukture te mire zhvilluar, madhesi tregu, sherbime

publike dhe atribute te tjera e terheqin biznesin per te investuar dhe

konkurenca tatimore nga vende me norme tatimore relativisht me te ulet por

qe nuk ofron te njejtat avantazhe si vendi i mesiperm mund te mos ndikoje

ne vendimin e biznesit mbi vendosjen e investimeve.

Rekomandime Niveli i investimeve të huaja vitet e fundit ka qenë i lartë në Shqipëri vitet e

fundit, në sektorë të tillë si: miniera, banka dhe telekomunikacion.Megjithatë

stoku i IHD në raport me GDP mbetet i ulët në krahasim me vendet e tjera të

rajonit.Kjo do të thotë se ka vend për shtim të IHD në vend.

Privatizimi ka qenë një katalizator i rëndësishëm për tërheqjen e IHD në

vend.M.q.s ky proces pothuajse ka përfunduar, tërheqja e llojeve të tjera të

investimeve duhet të kthehet në prioritet.

Nevojiten reforma të mëtejshme në zbatimin e legjislacionit, mbledhjes së

taksave, rimbursimin e TVSH dhe uljen e burokracisë.

Page 162: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

154

Investitorët kërkojnë përqindje të ulët të taksave, por edhe shërbime publike

efikase infrastrukturë më e mirë, parqe industriale si dhe lehtësitë e punës

kërkomore-shkencore. Janë rehabilituar disa rrugë, porte shpesh nëpërmjet

skemave të partneritetit publik-privat. (Ligji për Koncensionet)

Nxitja e IHD në zona më pak të zhvilluara për të reduktuar pabarazitë e

zhvillimit rajonal.(parqe industrialë)

Referenca

David C. Hartman “TAX POLICY AND FOREIGN DIRECT INVESTMENT

IN THE UNITED STATES”, NBER WORKING PAPER SERIES, Working

Paper No. 967.

Investimi_i_huaj_direkt_ne_vendet_ne_zhvillim_te_Evropes_Lindore_Rasti_i_

Shqiperise_3127_1.php?kc=0,22,11,7, https://www.bankofalbania.org/web/

Joel Slemrod , “Optimal Taxation and Optimal Tax Systems”, Journal of

Economic Perspectives — Volume 4, Number 1 — Winter 1990 — Pages 157–

17

Cummins et al. (2006) “Investment behavior, observable expectations, and

internal funds: A comment on Cummins et al. (AER 2006)”

Michael P. Devereux and Rachel Griffith, “Evaluating Tax Policy for Location

Decisions”, International Tax and Public Finance, 10, 107–126, 2003.

OSCE-Udhëzuesi i Praktikave më të Mira për Klimë Pozitive për Biznesin dhe

Investimet Përkthyer nga Qendra për Kërkim dhe Zhvillim © 2006 Organizata

për Sigurim dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE); www.osce.og

“Economic and Political Determinants of Foreign Direct Investment,” World

Development, vol. 13, pp. 161-175 KURUMI

http://www.kurumdemir.com.tr/al/kurumdemir.htm

www.tatime.gov.al

Page 163: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

155

KOEFIÇENTI GINI NË SHQIPËRI

Dushe MYZYRAJ

(Bachelor, shkenca ekonomike, fakulteti i biznesit, UAMD)

Arbena MANA

(Bachelor, shkenca ekonomike, fakulteti i biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Llambi Prendi

Abstrakt

Të kuptosh hendekun mes barazisë dhe pabarazisë do të mbetet gjithmonë një

sfidë e vështirë për vende e rajone të ndryshme, kjo për faktin se ky fenomen

është shumë i ndërlikuar dhe çdo vit e më shumë kjo sfidë bëhet më e

pakonceptueshme në një botë tashmë të globalizuar. Në ndihmë na vjen

pikërisht koefiçenti Gini, me të dhënat e tij, që tregon shpërndarjen e të

ardhurave apo pasurisë mes shtresave të ndryshme, duke na mundësuar kështu

kuptimin më të thjeshtë të kësaj pabarazie ekonomike.

Gjatë punimit është bërë një prezantim i këtij koefiçenti në Shqipëri,gjithashtu

është bërë një krahasim me vendet e rajonit dhe pozicionin që zë Shqipëria në

këtë analizë. Eshtë pare gjithashtu se si ndikon ky koefiçent në GDP-në e vendit

tonë. Jemi përqendruar në rezultatet e nxjerra nga të dhënat dytësore për të dalë

në konkluzione të mëtejshme lidhur me barazinë apo pabarazinë ekonomike në

Shqipëri.

Fjalë kyçe: koefiçenti Gini, ekonomi, pabarazi ekonomike, kurba e lorencit,

rajon

Hyrje

Koefiçienti Gini është një matës statistikor i shpërndarjes,i zhvilluar nga italiani

Corrado Gini në vitin 1912. Ai përdoret si një matës i pabarazisë ekonomike,

matjen e shpërndarjes së të ardhurave. Koefiçienti mund të jëtë nga 0 (ose 0%)

në 1 (ose 100%), kur ky koefiçent është 0, përfaqëson barazinë perfekte ndërsa

kur është i barabartë me 1, përfaqëson pabarazi të përsosur. Koefiçienti Gini, për

të ardhurat, konsiderohet një matës i mirë statistikori pabarazisë dhe mirëqenies.

Pabarazia e të ardhurave ka tërhequr shumë interes në literaturën akademike

ndërkohë që pak studime analizojnë pabarazinë e konsumit. Koefiçienti Gini

është një mjet i rëndësishëm për të analizuar të ardhurat ose shpërndarjen e

pasurisë brenda një vendi apo rajoni, por nuk duhet të gabohemi për një matje

absolute të të ardhurave ose pasurisë. Një vend me të ardhura të larta dhe një

ekonomi me të ardhura të ulëta mund të kenë të njëjtin koefiçient Gini, për sa

kohë që të ardhurat shpërndahen në mënyrë të ngjashme brenda secilit. Indeksi

Page 164: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

156

Gini është një masë e thjeshtë e shpërndarjes së të ardhurave në përqindje të të

ardhurave në një popullsi. Një indeks më i lartë Gini tregon pabarazi më të

madhe, me individë me të ardhura të larta që marrin përqindje shumë më të

mëdha të të ardhurave totale të popullsisë.Pabarazia globale e matur me indeksin

Gini u rrit gjatë shekujve XIX dhe XX, por ka rënë në vitet e fundit.18

Shqipëria si një vend me një ekonomi relativisht të vogël, sipas raporteve të

FMN-së, renditet rreth vendit të 102-të ku të ardhurat mesatare për frymë kapin

shifrat e 5.261$. Sipas Bankës Botërore koefiçenti Gini në Shqipëri ka ardhur

duke u rritur që nga viti 2002 por kjo do të analizohet në vijim të punimit tonë.

Qellimi i punimit Qëllimi i punimit tonë konsiston në gjetjen dhe analizimin e këtij koefiçenti

përgjatë dhjetvjeçarit të fundit në Shqipëri. Lidhja që ka ky koefiçent me GDP-

në.

Gjithashtu të nxierim në pah me anë të mbledhjes së të dhënave sesi ka qënë

pozicioni i vendit tonë dhe si janë realisht të shpërndara të ardhurat tona.

Tema që kemi zgjedhur ka qënë dhe mbetet një ndër debatet më të thella në

vend pasi ndryshime në pjësën politike kanë sjellë ‘’qëllimisht’’ ose jo

ndryshime edhe në ekonominë tonë dhe sigurisht që prek direkt interest tona si

ekonomike ashtu dhe sociale.

Projekti ynë është bazuar në disa çështje kryesore si:

Sa dhe si ka qënë pabarazia në Shqipëri,pra si ka ndryshuar ai gjatë kësaj

periudhe dhe cilat janë pikat kryesore që ne kemi vërejtur. Gjithashtu me rëndësi

të madhe është të shikojmë në çfarë situate ndodhet Shqipëria në krahasim me

fqinjët dhe me vendet e Ballkanit, a ka qënë ky koefiçent më i ulët apo ky do të

ishte një realitet i largët? E gjithë kjo do të bëhet me anë të kërkimeve që ne

kemi nxjerrë. Me interes është parë të shikohet edhe lidhja që ekziston mes

pabarazisë dhe GDP-së së vendit dhe sa ka ndikuar ky index në uljen apo

ndryshimin e vazhdueshëm të produktit të brendshëm bruto.

Literatura Koefiçienti Gini përdoret për të matur pabarazinë e pasurisë. Gjithashtu ky

koefiçent është përdorur shpesh për matjen e fuqisë diskriminuese të sistemeve

të vlerësimit në rrezikun e kredisë së menaxhimit. Vendet më të zhvilluara evropiane kanë tendencë të kenë koefiçientët Gini në

mes 0.24 dhe 0.36, koefiçienti Gini i Shteteve të Bashkuara është mbi 0.4, duke

treguar se Shtetet e Bashkuara kanë pabarazi më të madhe. Përdorimi i Gini

mund të ndihmojë në përcaktimin e dallimeve në politikat e mirëqenies,

kompensimit dhe filozofisë. Avantazhi kryesor i koefiçientit Gini është se ai

është një mates i pabarazisë nga mjetet e analizës së raportit, në vend të një

18https://www.investopedia.com/terms/g/gini-index.asp

Page 165: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

157

ndryshore jo përfaqësuese të shumicës së popullsisë, siç janë të ardhurat për

kokë ose produkti i brendshëm bruto. Mund të përdoret për të krahasuar

shpërndarjet e të ardhurave në të gjithë popullsinë e ndryshme, sektorët si dhe

vendet, p.sh; koefiçienti Gini për zonat urbane dryshon nga ajo e zonave rurale

në shumë vende. Nëse koefiçienti Gini rritet dhe po ashtu dhe GDP-ja, varfëria

nuk mund të përmirësohet për shumicën e popullsisë.

Koefiçienti Gini mund të përdoret për të treguar se si shpërndarja e të ardhurat e

një vendi për një periudhë kohe, kështu që është e mundur të shihet nëse

pabarazia po rritet ose po zvogëlohet. Koefiçienti Gini përmbush katër parime të

rëndësishme:

Anonimiteti: nuk ka rëndësi se cilët janë të ardhurit e lartë dhe të ulët.

Pavarësia e shkallës: koefiçienti Gini nuk merr në konsideratë madhësinë

e ekonomisë, mënyra se si matet, ose nëse është e pasur apo e varfër vendi

mesatarisht.

Pavarësia e popullsisë: nuk ka rëndësi se sa e madhe është popullsia e

vendit.

Parimi i transferimit: nëse transferohen të ardhurat (më pak se diferenca)

nga një person i pasur tek një person i varfër, shpërndarja që rezulton është

më e madhe. 19

Christoph Lakner nga Banka Botërore dhe Branko Milanoviç nga

Universiteti i qytetit të Nju-Jork vlerësojnë se koefiçienti i Gini i të

ardhurave globale ishte 0.705 në vitin 2008, nga 0.722 në vitin 1988.

Megjithatë, shifrat ndryshojnë shumë. Ekonomistët e DELTA François

Bourguignon dhe Christian Morrisson vlerësojnë se shifra ishte 0.657 në të

dyja vitet 1980 dhe 1992.

Puna e Bourguignon dhe Morrisson tregon rritje të qëndrueshme në pabarazi që

nga viti 1820 kur koefiçienti global Gini ishte 0.500.

Lakner dhe Milanovic tregojnë një rënie të pabarazisë rreth fillimit të shekullit të

21-të.20

Zgjerimi ekonomik në Amerikën Latine, Azi dhe Evropën Lindore ka

nxitur pjesën më të madhe të rëniessë pabarazisë në të ardhurat. Megjithëse

pabarazia midis vendeve ka rënë në dekadat e fundit, megjithatë, pabarazia

brenda vendeve është rritur.Disa nga vendet më të varfra të botës (Republika

Qendrore e Afrikës) kanë disa nga koefiçientët më të lartë të Gini në botë (61.3),

ndërsa shumë nga më të pasurit (Danimarka) kanë disa nga më të ultat (28.8).

Megjithatë, marrëdhënia midis pabarazisë së të ardhurave dhe PBB-së për

banorë nuk është një prej korrelacioneve të përsosur negativ dhe marrëdhënia ka

ndryshuar me kalimin e kohës.21

19 http://www3.nccu.edu.të/~jthuang/Gini.pdf 20https://www.investopedia.com/terms/g/gini-index.asp 21Banka Botërore

Page 166: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

158

Metodologjia

Ky punim përdor të dhëna të marra nga burime informacioni që kanë për bazë të

dhëna mikro të familjeve në vite të ndryshme gjatë10- vjeçarit të fundit. Të

dhënat që janë përdorur janë gjetur në burime të ndryshme si: Banka e

Shqipërisë, INSTAT, Bashkitë e secilit qytet të marrë në shqyrtim, Banka

Botërore gjithashtu mund të përmendim botime të ndryshme të revistave

shkencore.

Indeksi Gini shpesh paraqitet grafikisht përmes kurbës Lorenz, që është një

paraqitje grafike e pabarazisë së të ardhurave ose pasurisë të zhvilluar nga

ekonomisti amerikan Max Lorenz në vitin 1905.

Grafiku.1 Kurba e Lorencit

Burimi:https://www.investopedia.com/terms/g/gini-index.asp

Grafiku paraqet përqindjet e popullsisë në aksin horizontal sipas të ardhurave

ose pasurisë. Koefiçienti Gini është i barabartë me zonën nën vijën e barazisë së

përkryer (0.5 sipas përkufizimit) minus zonën nën kurbën Lorenz, e ndarë nga

zona poshtë vijës së barazisë së përsosur. Me fjalë të tjera, është dyfishi i zonës

midis kurbës Lorenz dhe vijës së barazisë së përsosur. Koefiçenti llogaritet duke

perdorur të dhënat e kurbës Lorenc dhe ky index është vetëm një numër. Ai mat

masën me të cilën shpërndarja e të ardhurave (ose shpenzimet e konsumit)

ndërmjet individëve, ekonomive familjare devijon nga një shpërndarje e

barabartë drejt një shpërndarje të pabarabartë. 22

Për të pare lidhjen e GDP-se me këtë koefiçent është përdorur metoda e

regresionit të thjeshtë linear. Kuptimi i analizës së regresionit do të thotë zbulimi

i lidhjes funksionale në mes të dy madhësive: Njërës variabël të varur, dhe

Tjetrës (tjerave) të pavarur . Lidhja e tillë funksionale në mes të ngjarjeve

Analiza e regresionit përfshin tri fusha kryesore: kovariacionin, regresionin dhe

korrelacionin

Matematikisht ekuacioni paraqitet si me poshtë:

Yi=β0 + β1 X1+ µI23

22http://www3.nccu.edu.të/~jthuang/Gini.pdf 23 Ekonometria

Page 167: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

159

• Yi- variabla e varur

• β0 –koefiçenti i pikprerjes

• β1 –koefiçenti ipjerrësisë

• X1 –variabla e pavarur

• µi -gabimi i rastësishëm

Analiza e rezultateve Punimi ynë konsiston në mbledhjen e të dhënave reale përgjatë periudhës 2007-

2017 dhe nxjerrjen e përfundimeve lidhur me koeficentin dhe kjo është realizuar

me anë të kurbës Lorenc. Rezultatet që kemi nxjerrë vijojnë si më poshtë:

Tabela.1

Koefiçenti GINI në Shqipëri 2007- 2017

Vitet 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017

koef.

GINI

38% 36% 34% 35% 39% 37% 38% 30% 29% 37% 38%

Burimi: llogaritjet e autorit

Në tabelë shikojmë luhatjen dhe vazhdueshmërinë e koefiçentit Gini në Shqipëri

gjatë viteve të fundit. Kjo luhatje na tregon sesi ka qënë pabarazia gjatë viteve të

ndryshme në vendin tonë. Ajo që vërehet është se vlerën më të lartë të këtij

koefiçenti e kemi në vitin 2011 ku është 39% (0.39), pra një shifër relativisht e

lartë për një vend me ekonomi të vogël si Shqipëria.

Nga kjo gjë ne kuptojmë se pabarazia është rritur ndjeshëm nga viti i

mëparshëm çka na lejon të themi se gjatë këtyre viteve ka patur një lëvizje dhe

trazira ekonomike që sigurisht janë ndikuar nga ndryshimet politike dhe sociale

në vendin tonë. Vlerën më të vogël e kemi në vitin 2015 me 29% (0.29), gjatë

këtij viti shikohet një ulje e koefiçentit dhe rrjedhimisht edhe një ulje e

pabarazisë në vend.

Luhatja që ka pësuar menjëherë pas këtij viti na tregon se pabarazia sa vjen e po

rritet gjatë dy viteve në vazhdim me norma të larta rritjeje, kjo gjë na bënë të

mendojmë se cilat janë në të vërtet shkaqet që sjellin këtë rritje të pabarazisë dhe

si kanë ndikuar në rritjen e këtij koefiçenti.

Tabela.2

Krahasimi i GINI koefiçent me mesataren e rajonit Vitet 2007 2008 2009 2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017

Koef.

GINI në

Shqipëri

38% 36% 34% 35% 39% 37% 38% 30% 29% 37% 37%

Mesatarja

e rajonit

31% 31% 31% 31% 31% 31% 31% 31% 31% 31% 31%

Burimi: llogaritjet e autorit

Page 168: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

160

0%

10%

20%

30%

40%

50%

2005 2010 2015 2020

Koeficenti GINI ne Shqiperi Mesatarja e rajonit

Duke shikuar sesi koefiçenti në vendin tonë ka pësuar luhatje të ndryshme

përgjatë viteve, e kemi analizuar atë në lidhje me mesataren e rajonit në mënyrë

që të nxjerrim pozicionin që ka zënë Shqipëria lidhur me ketë koefiçent. Nga viti

2007 dhe deri në vitin 2013 koefiçenti Gini për vendin tonë rezulton me shifra

më të mëdha dhe kjo tregon se pabarazia është e lartë dhe diferenca mes

shtresave është shumë e madhe. Vetëm në vitin 2014 dhe 2015 ky koefiçent i

është përafruar mesatares së rajonit dhe eshte me poshte vijes se mesatares, kjo

për shkak të politikave të ndërrmarra politike lidhur me taksat, rishpërndarjen e

të ardhurave etj. Përsëri kemi një tejkalim të mesatares në dy vitet e fundit çka

tregon se situata po vjen duke u rënduar më shumë dhe pabarazia po fillon të

rritet gradualisht nga viti në vit.

Grafiku.2 Krahasimi i GINI koefiçent me mesataren e rajonit

Burimi: llogaritjet e autorit

Mesatarja e koefiçentit Gini dhe e pabarazisë në Shqipëri gjatë 2007- 2017 është

35.5 % (0.35), kjo shifër sigurisht që duhet dhe mund të jetë më e vogël dhe në

këtë mënyrë hendeku midis shpërndarjes së të ardhurave dhe pabarazisë të jetë

sa më i vogël, pasi vetëm kështu do të mund të kemi një ekonomi të zhvilluar

dhe më të sigurt në rajon.Në veçanti, heterogjeniteti në përbërjen e popullsisë, së

bashku me përqendrimin e të ardhurave dhe pasurisë në majën e shpërndarjes ka

të ngjarë të shkaktojë pabarazi në sjelljen e shpenzimeve dhe konsumit në

familje të ndryshme. Në anën tjetër, mjaft studime kanë gjetur se koefiçienti

Gini për të ardhurat dhe për konsumin janë dy tregues plotësues dhe shfaqin

sjellje të ndryshme në periudha të caktuara. Disa studime kanë gjetur se

pavarësisht se në vitet e reçesionit dhe krizave, pabarazia në të ardhura ka rënë,

pabarazia në konsum është rritur dhe kjo ka sjellë përkeqësim të mirëqenies.

Gjithashtu, mjaft studime thonë se rritja e njëri tprej këtyre koefiçientëve

Page 169: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

161

paralajmëron për një rritje të koefiçientit tjetër në të ardhmen: një rritje e Gini-t

të konsumit paralajmëron dhe një rritje të Gini-t të ardhurave dhe e anasjellta. 24

Lidhja e GDP-së me koefiçentin GINI: Per te pare lidhjen ndermjet variablave ne perdorim metoden e regresionit linear

Tabela.3

Rezultati i regresionit

Dependent Variable: GINI

Method: Least Squares

Date: 05/25/19 Time: 00:40

Sample: 1 11

Included observations: 11

Variable Coefficient Std. Error t-Statistic Prob.

C 57.44551 3.992558 14.38815 0.0000

GDP -1.90E-05 3.09E-06 -6.150363 0.0002

R-squared 0.807803 Mean dependent var 33.13636

Adjusted R-squared 0.786448 S.D. dependent var 4.050253

S.E. of regression 1.871691 Akaike info criterion 4.254527

Sum squared resid 31.52904 Schëarz criterion 4.326872

Log likelihood -21.39990 Hannan-Quinn criter. 4.208924

F-statistic 37.82696 Durbin-Ëatson stat 1.231333

Prob(F-statistic) 0.000169

Burimi: Llogaritjet e autorit

Nga lidhja midis GDP-së dhe koefiçentit Gini për të analizuar këtë lidhje ne

kemi përdorur regresionin e thjeshtë linar, i cili paraqet vlerën e variablit të

varur ndaj atij të pavarur. Vleresojme se ekuacioni eshte:

Nga tabela e rezultateve shohim se GDP-ja eshte nje variable sinjifikant per

koefiçentin GINI ne Shqiperi per periudhen e marë në shqyrtim. (p=0.0000)

Koefiçenti tregon se kemi një marrëdhenje negative ndermjet

GDP dhe GINI

Përfundimet Në këtë punim qëllimi ynë ishte të identifikonim koefiçentin GINI dhe me anë të

tij të zbulonim pabarazinë në vend. Në pjesën e parë ne shpjeguam se çfarë është

24

Revista ekonomike e publikuar nga BSH, 6M1-2017

Page 170: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

162

ky koefiçent dhe si përdoret ai si një matës i mirë i pabarazisë. Më pas ne folëm

gjithashtu për koefiçentin Gini në botë dhe si pozicionohen vendet sipas

pabarazisë. Në pjesën e tretë ne treguam me anë të kurbës Lorenz sesi mund ta

identifikojmë indeskin dhe si përllogaritet ai. Më konkretisht në kapitullin e

fundit, ne folëm gjërësisht dhe analizuam koefiçentin Gini në vendin tonë për

vitet 2007- 2017, ku treguam se pabarazia në vend ishte rritur. Ajo që vërëjmë

është se lidhja midis GDP-së dhe koefiçentit GINI është një mardhënie negative,

e cila ka ndikuar sigurisht edhe në pabarazinë e vendit. Dëshirojmë të theksojmë

se ky ishte një punim, i cili në vetvete mbart një vlerë studimore pasi edhe vetë

koefiçenti është i tillë që na lejon të bëjmë krahasime dhe të dalim në

përfundime të ndryshme. Ajo cka sugjerojmë ne është vazhdmisësia e këtij

punimi në studime akoma më të thelluara, në mënyrë që të gjithë të kenë njohuri

të mëtejshmë lidhur me pabarazinë dhe koefiçentin GINI.

Bibliografia: https://www.investopedia.com/terms/g/gini-index.asp

http://www3.nccu.edu.të/~jthuang/Gini.pdf

https://data.worldbank.org/indicator/SI.POV.GINI?locations=MY-AL

http://www.instat.gov.al/

https://www.bankofalbania.org/

http://www.worldbank.org/sq/country/albania

Revista shkencore e BSH 6M 2017

Bashkitë e qyteteve: Shkodër, Kukës, Dibër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat,

Vlorë, Korçë, Gjirokastër, Fier

Shtojca: Test i autokorrelacionit

Autocorrelation Partial Correlation AC PAC Q-Stat Prob

. |* . | . |* . | 1 0.196 0.196 0.5476 0.459

. |* . | . | . | 2 0.094 0.058 0.6878 0.709

. | . | . | . | 3 0.001 -0.029 0.6878 0.876

.***| . | .***| . | 4 -0.446 -0.466 4.7526 0.314

. **| . | . **| . | 5 -0.330 -0.224 7.3540 0.196

. **| . | . **| . | 6 -0.321 -0.235 10.294 0.113

. |* . | . |** . | 7 0.075 0.285 10.497 0.162

. | . | . *| . | 8 0.030 -0.179 10.541 0.229

. | . | . **| . | 9 0.038 -0.248 10.645 0.301

. |* . | . **| . | 10 0.162 -0.263 14.415 0.155

Page 171: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

163

Testi I normalitetit

Page 172: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

164

IMPAKTI I PAPUNËSISË NË BUXHETIN E SHTETIT

RASTI I SHQIPËRISË

Anxhela Bushi

[email protected]

(Bachelor, Bankë-Financë, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Gentian Kurti

[email protected]

(Bachelor, Financë, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Zoica Zharkalli

Abstrakt Papunësia është në mënyrë të përhershme në qendër të diskutimeve dhe

debateve të shumta. Ajo është prezente në çdo shoqëri e në çdo kohë, pra është

një fenomen i pashmangshëm. Ndikimi i saj është i dukshëm si në aspektin

ekonomike ashtu edhe në atë social. Në këtë punim ne do të diskutojmë për

ndikimin që papunësia ka në ekonomi dhe në veçanti ndikimi që ka papunësia

drejtpërdrejtë në buxhetin e shtetit shqiptar.

Një individ i papunë nuk arrin të krijojë dhe të sigurojë të ardhura dhe si

rrjedhojë nuk paguan sigurime shoqërore dhe shëndetësore dhe as taksa. Të

gjitha këto elemente vlerësohen si humbje për buxhetin e shtetit, duke qenë se

janë të ardhura të pa realizuara. Nga ana tjetër, një individ i papunë, është kosto

shtesë për buxhetin e shtetit, sepse për të garantuar minimunin jetik, shteti duhet

të kryejë pagesa të transferueshme për këtë kategori individësh.

Në këtë punim, ne do të mundohemi që nëpërmjet të dhenave dytësore, të

siguruara nga buxheti i shtetit dhe nga zyrat e punës, të mund të analizojmë

kostot reale që buxheti i shtetit duhet të përballojë për të papunët në vendin tonë.

Në varësi të rezultateve të gjetura, ne mund të gjykojmë sa e përballueshme

është kjo kosto, dhe sa mundësi ka për hapjen e vendeve të reja të punës.

Fjalë kyçe: Papunësia, Kostot ekonomike, Buxheti i shtetit, Kosto e papunësisë.

Hyrje

Papunësia është një fenomen i pa shmangshëm që prek si mjedisin

makroekonomik edhe mjedisin mikroekonomik. Individët e çdo popullse, nuk I

kushtojnë vëmendje këtij fenomeni deri në momentin që ngelen vet të pa punë.

Qenia humane është krijuar në mënyrë të tillë që ti interesojë vetëm vetja e vetë.

Nëse është me veten në rregull sot, ateher pak rëndësi ka se çfarë bëhet me

ekonominë në tërësi, pa e menduar gjatë se nesër ajo ekonomi do të jetë

vendimtare për kualitetin e jetës dhe mirqënies sonë. Papunësia konsiderohet si

një nga sëmundjet më të rënda makroekonomike, që shoqërohet me kosto të

Page 173: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

165

konsiderueshme.

Këto kosto, sipas atyre çka prekin, i ndajmë në:1) Kostot ekonomike të

papunësisë;

2) Kostot sociale të papunësisë.

Në këtë punim ne do të fokusohemi më tepër në koston ekonomike të

papunësisë. Cilat janë kostot ekonomike të papunsise? Çfarë lidhje ekziston

ndërmjet tyre? Si mund t’i ulim këto kosto?Përgjatë këtij punimi do të

analizojmë efektin dhe koston që ka papunësia në buxhetin e shtetit si dhe të

nxjerrim përfundime mbi humbjet që ka buxheti i shtetit nga papunësia.Askush

nuk dëshiron të ngelet I pa punë, por kë duhet ne të fajsojmë për normën në

rritje të papunësisë? Gjithmonë fajsojmë shtetin, por a kemi menduar ndonjëherë

se çfarë fitimi apo humbje ka shteti për çdo të pa punë në territorin e vet?!Për të

gjitha këto le të shohim më në detaje një analizë të hollesishme të mbështetur në

të dhena statistikore dhe hipoteza e sugjerime të ngritura nga ne.

Kostoja ekonomike e papunësisë Papunësia është “ Kolerë” e ekonomisë së një vendi, e cila është përherë në një

drejtim të kundërt me zhvillimin e ekonomisë. Rritja e papunësisë tregon një

rënie të dukshme të zhvillimit ekonomik, dhe nga ana tjetër, sa më shumë të ulet

papunësia aq më tepër zhvillim merr ekonomia e një vendi.Kostoja ekonomike e

papunësisë shprehet, në këndvështrimin makroekonomik, në hendekun e

prodhimit, pra në diferencën midis produktit aktual dhe atij potencial. Kuptohet,

në situata papunësie kjo diferencë merr vlera negative. Një aspekt tjetër ku

shfaqen kostot e papunësisë, është edhe fakti se të papunët janë një barrë e rëndë

financiare për qeverinë, sepse është qeveria ajo që përballon fondet për dhënie

ndihme financiare për të pa punët. Gjithashtu themi se të papunët përvec se

marrin fonde nga qeveria, ata as nuk kontribojnë në buxhet nëpërmjt taksave,

tatimit mbi fitimin apo nëpërmjet sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore. Sa më

shumë të pa punë aq më tepër ulet fuqija blerëse dhe do të kemi më pak para në

qarkullim dhe kjo sasi parash në qarkullim do të jetë e shpërndarë në mënyrë jo

të drejtë e duke shfaqur hendeqe të dukshme ekonomike ndërmjet individëve.

Kur papunësia ekziston, do të thotë prodhim i humbur dhe forcë punëtore e

humbur gjë që do të cojë në uljen e GDP-së të një vendi.

Papunësia më e lartë do të shkaktojë një rënie të të ardhurave tatimore sepse ka

më pak njerëz që paguajnë tatimin mbi të ardhurat dhe shpenzojnë më pak (pra

TVSH më të ulët). Gjithashtu, qeveria do të duhet të shpenzojë më shumë për

papunësinë dhe përfitimet e lidhura me to. Qeveria nuk paguan vetëm

kompensimin e papunësisë, por një familje që ka papunësi do të ketë më shumë

mundësi për të marrë ndihmë nga strehimi dhe mbështetje për të ardhurat.

Në mënyrë të përmbledhur kostot ekonomike të papunësisë do të përfshijnë:

a) Humbja e prodhimit në ekonomi - të papunët mund të prodhojnë mallra dhe

shërbime dhe nëse nuk janë të punësuar, atëherë GDP është më e ulët se sa

mund të ishte. Papunësia shkakton humbje të burimeve të pakta ekonomike

Page 174: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

166

dhe zvogëlon potencialin e rritjes afatgjatë të ekonomisë. Një ekonomi me

papunësi të lartë po prodhon nën kufirin e mundësisë së prodhimit. Orët që

të papunët nuk punojnë kurrë nuk mund të mbulohen.Por nëse papunësia

mund të reduktohet, prodhimi i përgjithshëm kombëtar mund të rritet duke

çuar në një përmirësim të mirëqenies ekonomike.

b) Humbja e të ardhurave tatimore - të papunët nuk janë duke fituar dhe

prandaj nuk paguajnë tatime. Qeveria ka humbur në këtë mënyrë shumë të

aedhura që mund t’i kishte realizuar nëse këta individë do të ishin në punë.

Kur individët janë të papunë, jo vetëm që ata marrin përfitime por gjithashtu

nuk paguajnë taksa mbi të ardhurat.Ndërsa shpenzojnë më pak, ato

kontribuojnë më pak për qeverinë në taksat indirekte. Kjo rritje e

shpenzimeve qeveritare së bashku me rënien e të ardhurave tatimore mund

të rezultojë në një kërkesë më të lartë të huamarrjes qeveritare (e njohur si

kërkesa neto e parasë për sektorin publik)

c) Rritja e shpenzimeve qeveritare - qeveria duhet të paguajë përfitime për të

mbështetur të papunët. Qeveria zvogëlohet për shkak të rënies së të

ardhurave tatimore dhe shpenzimeve të larta për pagesat e mirëqenies. nga

puna ose të papunë, mund të shkaktojë defiçitin e buxhetit dhe pastaj në

rezultat, qeveria do të rrisë taksat në publik.

Shqipëria është një vend në zhvillim ku papunësia është lehtësishtë e

dallueshme. Kur hedhim një sy në demografinë e Shqipërisë, shohim se

Shqipëria ka bërë “Bingo” me grupmoshat që përfshihen në forcën e punës.

Nga të dhënat demografike gjykojmë se afërsisht 68.8% e popullsis së

përgjithshme është në moshë pune. Më një përqindje të tillë, Shqipëria

konsiderohet një nga vendet me më tepër kapital human dhe me më tepër

mundësi për zhvillim. Por a janë në funksion të punës të gjithë këta individë? Po

me pjesën e individëve të pa punë si I bëhet? Çfarë kostoje do të sjellin individët

që janë në moshë pune por jo të punësuar? Për të gjykuar mbi këto duhet të

shohim dhe gjykojmë mbi normën e papunësisë si dhe të gjejmë sa nga individët

Page 175: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

167

në moshë pune janë të pa punë dhe kostoja që këta individë kanë në ekonomine

në tërësi e në buxhetin e shtetit.

Shohim se në tre mujorin e katërt të vitit 2018, norma e papunësisë është 12.7%.

Në bazë të kësaj norme papunësie, gjejmë sa persona janë të pa punë nga

njerëzit në moshë pune. Norma e papunësisë = Të papunë/Forca punëtore =>>

Të papunë= Norëm papunësie X Forca punëtore= 0.223 X 1974207 + 0.092 X

1974207= 621875.205 individë të pa punë. Kjo do të thotë 621875 persona të

cilët nuk kontribojnë në ekonomi as për të rritur GDP-në, nuk kontribojnë as me

taksa, as me contribute shoqërore e shëndetsore dhe as me tatim mbi fitimin.

Këta individë jo vetëm që nuk kontribojnë, por edhe marrin para nga buxheti i

shtetit duke u kthyer kështu në një kosto të konsiderueshme. Kostot direkte që të

pa punët kanë në buxhetin e shtetit janë ndihmat ekonomike për të përballuar

jetesën që shteti u jep personave të pa punë që e kërkojnë këtë ndihmë. Të dhëna

mbi këto kosto nuk mundëm që të siguronim sepse organet përgjegjëse për këto

të dhëna nuk na dhanë akses në këtë informacion. Kostot indirekte që këta të pa

punë sjellin dhe që ne mund ta llogarisim në minimumin e e të ardhurave të

munguara në buxhet është mos arkëtimi I detyrimeve për sigurimet shoqërore

dhe shëndetsore nga këta individë. Minimumin e këtyre mos arkëtimeve mund ta

llogarisim duke marë për bazë supozimin: Të gjithë të papunët të punësuar me

pagë minimale.Paga minimale=26000 ALL; Sigurimet shoqërore= 24.5% e

pagës; Sigurimet shëndetësore= 3.4% e pagës.

1. Llogarisim sa janë mos arkëtimet nga sigurimet shoqërore për të papunët në

një kohëzgjatje një vjecar:Sasia në lekë e mos arkëtimeve= Paga X 24,5% X

nr i të papunëve X 12 muaj

2. Sasia në lekë e mos arkëtimeve= 26000 X 0.245 X 621875.205 X 12=

47’536’140’670.2 ALL 3. Logarisim sa janë mos arkëtimet nga sigurimet shëndetësore për të papunët

në një kohëzgjatje një vjecare:

Page 176: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

168

4. Sasia në lekë e mos arkëtimeve= Paga X 3.4% X nr i të papunëve X 12

muaj

5. Sasia në lekë e mos arkëtimeve= 26000 X 0.034 X 621875.205 X 12=

6’596’852’174.64 ALL

6. Të hyrat e mos realizuara në buxhetin e shtetit= Mos arkëtime nga sig shoq

+ Mos arkëtime nga sig shëndetsore= 47’536’140’670.2 ALL+

6’596’852’174.64 ALL= 54’132’992’844.84 ALL

54’132’992’844.84 ALL është realisht një kosto e madhe indirekte që papunësia

ka në buxhet. Nëse këta të papunë do të ishin të punësuar kjo kosto do të ishte

një e mirë për pë përmirsuar shëndetësinë në vend dhe për të bërë më tepër

investime publike.

Konkluzionet Vetëm duke llogaritur vetëm një nga të ardhurat e parealizuara shohim se

kostoja ekonomike e papunësisë është realisht tepër e lartë. Papunësia krijon një

zinxhir kostosh të larta të cilat mund të minimizohen vetëm nëse ulet numëri I të

papunëve në vend. Papunësia është një fenomen shumë I ndjeshëm, kostot e së

cilit ndihen si nga individi ashtu edhe nga e gjithë ekonomia e një vendi! Si

kosto ekonomike të papunësia përkthehet në:- Më pak të ardhura-Rënie

ekonomike-Më pak taksa të arkëtuara-Rënie e fuqisë blerëse-Më pak të hyra

tatimore.

Mos shfrytëzim i burimeve njerëzore për të rritur nivelin e ekonomisë.

Sikurëse e shohim të papunët janë një kosto e madhe për ekonominë e vendit

ndaj themi se papunësia ndikon negativisht dhe kurrësesi nuk është e

pëlqyeshme dhe favorizuese për ekonominë, shtetin apo qeverinë. Nuk duhet ta

mendojmë zgjidhjen duke fajsuar shtetin dhe qeverinë, por duhet të kërkojmë

dhe të gjejmë zgjedhjen e duhur për të ulur normën e papunësinë. Disa zgjidhje

të përshtatshme do të ishin: -Inkurajimi prej bankave dhe qeverisë për hapjen e

bizneseve të vogla; -Ulja e taksave për të mbështetur bizneset;- Rritja e

shpenzimeve qeveritare për të krijuar më shumë vende pune, kjo sepse më mirë

të ketë një kosto sot dhe të realizoj fitim në të ardhmen se sa të ketë një kosto të

vazhdueshme të shkaktur nga këta individë të papunë.

Bibliografia

http://www.instat.gov.al/al/statistika/

http://www.instat.gov.al/en/themes/labour-market-and-education/employment-

and-unemployment-from-lfs/

https://sq.m.wikipedia.org/wiki/Demografia_e_Shqipërisë

https://www.investopedia.com/financial-edge/0811/the-cost-of-unemployment-

to-the-economy.aspx

Page 177: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

169

POLITIKAT FISKALE NË REALITET E REJA TË

PASKRIZËS

Esterina Molla

[email protected]

(Bachelor, Financë- Kontabilitet, UET)

Sejda Saliu

[email protected]

(Bachelor, Financë-Kontabilitet, UET)

Lektori Udheheqës:

Prof. Asoc. Selami Xhepa

Abstrakt

Ky material ka për qëllim të trajtojë ridimensionimin e rolit të politikave fiskale

në ekonomi, të para nën efektet e krizës së fundit globale të vitit 2008. Ajo ka

fituar rëndësi, si në debatin publik dhe në agjendat e politikave të qeverive. Po

bëhet një rivlerësim i politikës fiskale duke theksuar rolin e saj më të madh në

nxitjen e rritjes së qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse dhe zbutjen e ciklit

ekonomik. Në të njëjtën kohë pasiguria e lartë që rrethon opinionin lidhur me

nivelet e larta të borxhit publik kërkon një kuptim më të mirë dhe menaxhim të

rreziqeve fiskale.

Rolin e politikës fiskale e kemi parë në tre drejtime, sic trajtohet në shkencat e

financave publike: (1) si stabilizues të ciklit ekonomik; (2) si promovues të

rritjes ekonomike; dhe (3) si instrument të rishpërndarjes së të ardhurave

kombëtare. Ne jemi ndalur kryesisht në diskutimin e cështjes së parë, atë të rolit

stabilizues të ciklit ekonomik, duke shqyrtuar literaturën me debatet që po bëhen

rreth kësaj teme. Në vijim jemi ndalur në një trajtim të rolit të politikave fiskale

në Shqipëri, se sa ato kanë ndihmuar në rritjen ekonomike të vendit.

Politikat fiskale në funksion të stabilizimit të ciklit ekonomik. Para krizës financiare globale, politika fiskale diskrecionale në përgjithësi nuk

shihej si një mjet efektiv për stabilizimin makroekonomik.

Një nga pretendimet kryesore të pikëpamjeve të reja mbi politikën fiskale është

se ajo duhet të reagojë më aktivisht në kushte ciklike në kohë recesionesh të

thella dhe të zgjatura dhe kur politika monetare është e kufizuar.Ky është, për

shembull, rasti kur normat nominale të interesit janë afër territorit negativ dhe

inflacioni i pritshëm i ulët, duke qenë se normat e interesit real nuk mund të bien

në mënyrëtë mjaftueshme për të rigjallëruar kërkesën aggregate. Në një mjedis

të tillë, vendet bëhen shumë të ndjeshme ndaj spiraleve të stanjacionit

ekonomik: rishikimet në rënien e rritjes ekonomike dhe inflacionit real

shoqërohen me rishikime në rritje të borxhit publik dhe privat si pjesë e PBB-së;

Page 178: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

170

kjo mund të çojë firmat, ekonomitë familjare dhe qeveritë të shkurtojnë

shpenzimet (ose qeveritë për të rritur taksat) për të ulur në këtë mënyrë borxhin,

duke ulur aktivitetin e mëtejshëm ekonomik dhe inflacionin.

Për të adresuar këto rreziqe, një përgjigje e politikës fiskale pasive e bazuar

vetëm në stabilizatorë automatikë, mund të mos jetë e mjaftueshme. Hulumtimet

e fundit tregojnë se një zgjerim fiskal (diskrecionar), i kombinuar me reformat

strukturore dhe lehtësim monetar, mund ti mbajë vendet në trajektore pozitive të

rritjes ekonomike dhe larg rreziqeve deflacioniste. Për shembull, raporti i FMN,

Fiscal Monitor, nënvizon se në Kanada dhe Japoni,dobësia e vazhdueshme në

kërkesën e brendshme private nënvizon nevojën për politika fiskale mbështetëse.

Ekziston një gamë mjaft e gjerë literature, e cila frymëzuar nga idetë e Keynesit,

është fokusuar në identifikimin e faktorëve me ndikim të përkohshëm në

ekonomi. BKC(balanca buxhetore e korrektuar për ciklet e biznesit) është një

prej indikatorëve i cili evidenton vetëm ndryshimet me impakt të përhershëm, e

që janë pasojë e politikës fiskale diskrecionare. Fillimisht, BKC është propozuar

nga Blanchard (1990) për të vlerësuar qëndrueshmërinë fiskale të një vendi në

periudhën afatgjatë.

Megjithatë, kjo nuk duhet të interpretohet si një mbështetje për stimul fiskal

kudo dhe nën të gjitha situatat ekonomike, për dy arsye. Së pari, në kushte

normale, politika fiskale duhet të mbështetet në stabilizues automatik për të

zbutur luhatjet ekonomike, nëse hapësira fiskale është e disponueshme.

Veprimet fiskale diskrecionale duhe të përdoren vetëm në rrethana të veçanta.

Së dyti, politika fiskale duhet të përgjigjet në mënyrë simetrike në ciklin e

biznesit siç do përpiqemi ta trajtojmë më poshtë.

Performanca e treguesve fiskal dhe aktiviteti ekonomik. Performanca e treguesve fiskalë është e lidhur ngushtë me aktivitetin ekonomik

në vend. Gjatë një cikli biznesi, ku aktiviteti ekonomik rezulton poshtë nivelit

potencial të tij, deficiti buxhetor mund të rritet pavarësisht një politike fiskale të

pandryshuar. Rritja e deficitit buxhetor mund të vijë nga një kombinim i rënies

së të ardhurave me rritje të shpenzimeve buxhetore (mund të jetë dhe rasti kur

secili prej këtyre faktorëve më vete mund të shkaktojë rritjen e deficitit

buxhetor), si rezultat i stabilizatorëve automatikë që veprojnë në ekonomi. Për ta

ilustruar, gjatë këtyre periudhave, të ardhurat personale pësojnë rënie (pasi një

pjesë e forcës së aftë për punë mund të humbë punën) ose të ardhurat nga fitimet

e bizneseve mund të bien si pasojë e rënies së shitjeve, e për rrjedhojë niveli i të

ardhurave për qeverinë që lidhen me këto lloj taksash pëson rënie, pavarësisht

faktit se legjislacioni tatimor nuk ka ndryshuar. Gjithashtu, shpenzimet publike

gjatë këtyre episodeve rriten në krahasim me periudhat kur ekonomia rezulton

në nivelin e saj potencial, pasi rriten kryesisht shpenzimet e lidhura me

papunësinë. Kuptimi dhe matja e saktë e luhatjeve ekonomike me natyrë të

përkohshme, ka një ndikim të rëndësishëm në analizimin dhe vlerësimin e

zhvillimeve fiskale. Treguesit fiskalë të shprehur në vlerë nominale nuk japin

Page 179: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

171

gjithmonë saktë orientimin e politikës fiskale, për sa kohë ata përfaqësojnë

efektet e përkohshme dhe ato të përhershme (nga vendimet e autoritetit fiskal) së

bashku. E thënë ndryshe, balancat buxhetore të shprehura në vlerë nominale

ndikohen njëherazi nga faktorët ciklikë, si edhe nga politika fiskale

diskrecionare, e cila në vetvete mund të përfshijë dhe masa strukturore. Për këtë

arsye, nuk mund të perceptohet saktë orientimi i politikës fiskale ose

pozicionimi fiskal i një vendi, ashtu sikurse nuk mund të evidentohen

disbalancat strukturore të sektorit publik.

BKC si një indeks i pozicionit fiskal Një prej avantazheve që ofron llogaritja e BKC-së, sikurse argumentohet dhe

nga Blanchard (1990), është evidentimi i ndryshimeve mbi pozicionin fiskal që

shkaktohen nga masat e ndërmarra nga autoriteti fiskal (si për shembull,

nëpërmjet ndryshimit të taksave, rritjes apo uljes së shpenzimeve). Nëpërmjet

vlerësimit të BKC-së, efekti i cikleve të biznesit mbi pozicionin fiskal të një

vendi vjen më i zbutur ose eliminohet. Në këtë mënyrë, evidentohen vetëm

ndryshimet që vijnë si pasojë e politikës fiskale diskrecionare gjatë një periudhe

kohe të caktuar.

Goditjet në trendin stokastik (rastësor) dhe thyerjet strukturore bëjnë që BKC të

mos jetë indikatori i duhur në vlerësimin e pozicionit fiskal të një vendi.

Eksperienca ka treguar se ka pasur divergjenca në mënyrën e interpretimit të

BKC-së si një tregues i politikës fiskale diskrecionare. Një moment tjetër mjaft i

rëndësishëm në vlerësimin e pozicionit fiskal të një vendi është matja e efektit të

masave të përkohshme. Këto masa, sipas Code of Conduct të BE-së,

përkufizohen si masa me efekt të përkohshëm, që nuk sjellin ndryshim të

qëndrueshëm në pozicionin buxhetor ndërkohor. Teorikisht, këto masa ndahen

në masa që sjellin rritjen ose uljen e deficitit të përgjithshëm. Eksperienca ka

treguar se më së shumti këto masa kanë synuar përmirësimin e deficitit fiskal

(BE, 2006).

BKC si indeks i qëndrueshmërisë fiskale Nëse i referohemi literaturës ekonomike, nuk ekziston një përkufizim i vetëm

për qëndrueshmërinë fiskale, ndonëse në thelb ky term i referohet vetëm

politikës fiskale të ndjekur nga një vend i caktuar. Megjithatë nëse do të bënim

një përmbledhje të përkufizimeve të ndryshme, financat publike të një vendi

konsiderohen të qëndrueshme, nëse ndjekja e një politike fiskale në kohën

aktuale, nuk do të kërkonte korrektime fiskale në të ardhmen (rritje taksash apo

ulje shpenzimesh), pavarësisht kushteve të jashtme të pandryshuara; monetizim

të borxhit (printim të parasë nga ana e Bankës Qendrore në masën e borxhit të

zotëruar nga qeveria); apo ristrukturim të borxhit. Referimi ndaj BKC-së si

ankorë e politikës fiskale, përkundrejt balancës buxhetore në vlerë nominale, do

t’i shërbente më shumë objektivit final të autoritetit fiskal, qëndrueshmërisë

fiskale.

Page 180: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

172

BKC si rregull fiskal BKC mund të shërbejë si rregull fiskal, i implementuar në kuadër të rritjes së

kredibilitetit dhe disiplinës fiskale. Rregullat fiskalë mund të formulohen në

terma të deficitit buxhetor, të shpenzimeve, të të ardhurave fiskale apo dhe të

borxhit publik (ose në ndonjë formë alternative të secilit prej tyre, siç janë

balanca primare apo shpenzimet kapitale). Qëllimi kryesor i rregullit fiskal është

të sigurojë ulje të stokut të borxhit publik, duke mundësuar në të njëjtën kohë

krijimin e hapësirave të nevojshme për ndjekjen e një politike fiskale

kundërciklike. Vlerësimi i pozicionit fiskal të një vendi ndër të tjera adreson dhe

dy pyetje: (i) “Në kushtet e luhatjeve normale ciklike në ekonomi, sa i lartë

është rreziku që brenda një viti të caktuar të tejkalohet kufiri i miratuar për

deficitin buxhetor?”; dhe (ii) “Sa larg paraqitet balanca buxhetore nga objektivi

që garanton qëndrueshmëri të financave publike në periudhën afatgjatë?”. Në të

dyja rastet, vlerësimi i BKC-së luan rol thelbësor.

BKC në funksion të vendimmarrjes Matja dhe vlerësimi i efekteve ekonomike që vijnë si pasojë e luhatjeve të

përkohshme në nivelin e prodhimit dhe punësimit, janë thelbësore për

vendimmarrjen. Meqenëse vendimet në sferën e politikës fiskale i shtrijnë

efektet mbi financat publike për një periudhë shumëvjeçare, një ndryshim në

BKC mund të përdoret si një instrument paralajmërimi për nevojat e korrektimit

fiskal dhe ndryshimet e ardhshme në kahun e politikës fiskale. Llogaritja e

BKC-së ofron informacion të dobishëm dhe për zbatimin e politikës monetare,

pasi vlerësimet për politikën fiskale diskrecionare janë një nga shtyllat kryesore

ku bazohen vendimet e bankave qendrore. Megjithatë, praktika ka treguar se

BKC jo gjithnjë ka dhënë sinjale të sakta mbi pozicionin fiskal të një vendi,

duke shtyrë në këtë mënyrë autoritetet fiskale drejt vendimeve jo të duhura.

Pavarësisht disavantazheve që ky indikator mbart, mënyra më e mirë për të

përfituar nga përparësitë e tij është ndjekja e mënyrave që i rrisin eficiencën. Për

rastin e BE-së, Larch dhe Turrini (2009) propozojnë disa hapa konkretë që mund

të ndërmerren në rastet ku janë evidentuar mangësi të këtij indikatori: si për

shembull, gjatë procesit të konsolidimit fiskal; evidentimit të luhatjeve

afatshkurtra në elasticitetin e taksave; si edhe në procesin e llogaritjes së masave

me karakter të përkohshëm. Teorikisht, këto propozime mund të gjejnë përdorim

dhe në rastin e Shqipërisë, sidomos gjatë procesit të monitorimit të politikës

fiskale në vend.

Politika fiskale në Shqipëri gjatë tranzicionit Roli i politikës fiskale (PF) në rritjen ekonomike, ka nxitur shumë studime, si në

aspektin teorik dhe në atë empirik. Literatura bashkëkohore makroekonomike vë

në dukje si objektivat afatshkurtër, ashtu dhe ato afatgjatë të PF-së [Romer,

(2006)]. Në periudhën afatshkurtër, PF-ja mund të përdoret për të kontrolluar

ciklin e prodhimit dhe/ose për të stabilizuar luhatshmërinë në treguesit makro.

Page 181: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

173

Per periudhën afatgjatë, PF-ja dhe mënyrat e financimit të borxhit mund të

ndikojnë gjithashtu kërkesën dhe ofertën agregate të ekonomisë. Diskutimi që

lidhet me ndikimet e PF-së në rritjen ekonomike është mjaft aktual, pasi

zhvillimi i instrumenteve të duhur fiskalë mund të çojë në rritje ekonomike të

vazhdueshme dhe të qëndrueshme. Eshtë thelbësore dhe me interes të kuptojmë

se si politika fiskale, përmes taksimit dhe shpenzimeve, ka shërbyer për të nxitur

rritjen ekonomike.

Një nga tiparet e legjislacionit shqiptar tatimor e fiskal kanë qenë ndryshimet

shumë të shpeshta dhe të forta, jo vetëm të aspektit normativ të taksimit, por dhe

të rregullave që zbatohen në menaxhimin e politikave tatimore. Një nga

ndryshimet sistemike në legjislacionin tatimor u shënua në vitin 2007, me

eliminimin e të gjitha përjashtimeve dhe lehtësirave fiskale sipas sistemit të

vjetër tatimor dhe adoptimin e taksës së sheshtë prej 10%. Por, kjo periudhë

kondicionoi me fillimin e krizës globale që shumë shpejt do të prekte dhe

Shqipërinë. E përballur me këto presione të forta, qeveria shqiptare ndërmori

paketa stimuluese kejnsianistetë mundësuara kryesisht si rezultat i punës së

mëparshme për të konsoliduar pozicionin fiskal. Ndërkohë, në vitin 2013,

bashkë me ndryshimet politike, edhe sistemi fiskal u ndryshua rrënjësisht, duke

kaluar sërish në një sistem progresiv të tatimit mbi të ardhurat, por sistem ‘flat’

për tatimin mbi fitimet e biznesit. Ndërkohë, një sërë përjashtimesh fiskale i janë

dhënë sërish sektorëve të caktuar ekonomik, si në turizëm, agroindustri,

gjenerimin e energjisë elektrike, etj.

Në këtë rast, pyetjet që ngrihen lidhen me analizën e ndikimeve konkrete të

politikave fiskale në rritjen ekonomike, në rastin e Shqipërisë? A e kanë nxitur

ato rritjen ekonomike? Ky material fokusohet në mënyrën se si përbërja e

shpenzimeve dhe të ardhurave të qeverisë ndikon normën e rritjes afatgjatë.

Përgjigjja ndaj këtyre pyetjeve është mjaft e vështirë sepse mekanizmat e

funksionimit të transmetimit të efekteve të PF-së janë mjaft të ndërlikuara dhe

mbi të gjitha, efektet kërkojnë kohë që të shfaqen plotësisht.Sipas njohurive

tona, lidhja e PF-së me rritjen ekonomike për rastin e Shqipërisë, është studiuar

vetëm së fundmi në mënyrë empirike. Në një material diskutimi, Mançellari

(2011) studion efektet e PF-së në Shqipëri, bazuar në një model me katër

variabla makroekonomikë, përkatësisht: PF, Produkti i Brendshëm Bruto (PBB),

norma e interesit dhe niveli i çmimeve. Gjetjet e studimit tregojnë se PF-ja

ndikon aktivitetin ekonomik, ulja e barrës tatimore ka multiplikatorin kumulativ

të PBB-së më të lartë, dhe multiplikatori i PBB-së për shpenzimet kapitale është

më i madh se sa multiplikatori për shpenzimet korrente.

Në një tjetër studim të Shijaku dhe Gjokutaj (Banka e Shqiperisë, 2013),

konkludohet se norma e përgjithshme e rritjes ekonomike ndikohet negativisht

nga të ardhurat e qeverisë dhe pozitivisht nga politikat për shpenzimet ku rol

kryesor luajnë shpenzimet produktive. Rezultatet tregojnë se ndikimi negativ në

rritje i të ardhurave vjen kryesisht nga politikat deformuese.

Page 182: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

174

Megjithatë, edhe pse studimet gjejnë se borxhi publik ka patur efekte pozitive

mbi rritjen ekonomike, tashmë është fakt se ai ka arritur në nivelet e tij të

rrezikut dhe për pasojë, cdo rritje e stimuluar përmes borxhit fo të ishte me

pasoja negative. Borxhi aktualisht ka arritur në 8.3 miliardë euro, ose mbi 70%

të GDP.

Nevoja e konsolidimit fiskal është evidente. Nga ana tjetër, vendi ynë ka nivele

të ulëta të të ardhurave dhe shpenzimeve, sic demostrohen nga grafiku më

poshte:

Me një nivel të të ardhurave fiskale prej 27% të GDP dhe shpenzimeve publike

prej rrteh 29% të GDP, vendi ynë qëndron shumë më poshtë se rajoni.

Prandaj, konsolidimi fiskal për të ulur borxhin publik kërkon vetëm një rrugë:

rritjen e të ardhurave publike dhe menaxhimin më të mirë të financave publike,

si e vetmja rrugë për të krijuar më shumë hapsira fiskale për rrziqet e ardhshme

të ekonomisë.

Konkluzione:

Page 183: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

175

Kriza financiare e vitit 2008 e ka ridimensionuar sërish rolin e politikave fiskale.

Kërkimet e fundit tregojnë se roli i multiplikatorit fiskal ka qenë nënvlerësuar

dhe se, në kushtet e ineficiencës së politikës monetare, roli politikës fiskale

bëhet më thelbësore për stabilizimin ekonomik.

Por, menaxhimi ciklit ekonomik bazuar në politikat fiskale nuk është pa rreziqe,

vecanërisht kur vendet përballen me nivele të larta të borxheve publike.

Shqipëria përbën një rast të tillë. Edhe studimet që kemi referuar në këtë shkrim,

tregojnë se ndërsa politikat fiskale kanë patur ndikim pozitiv në rritjen

ekonomike, nivelet e larta të borxhit publik aktualisht kërkojnë kujdes për

stabilizimin makroekonomik

Së fundmi, Shqipëria ndodhet në një gjendje të ekuilibrit fiskal jo të

shëndetëshëm: nivele të ulëta të të ardhurave të cilat diktojnë dhe nivele të ulëta

shpenzimesh. Nevojat e zhvillimit ekonomik dhe social të vendit, kërkojnë

angazhime më të forta buxhetore, të cilat duhet të motivojnë gjetjen e mënyrave

për të rritur të ardhurat e buxhetit.

Literatura Alesina, A. and G.Tabellini (2005), “Ëhy is fiscal policy often procyclical?”

CESifo Ëorking Paper No. 1556.

Auerbach, A. and Feenberg, D. (2000), “The significance of federal taxes as

automatic stabilizers”, NBER Ëorking Paper No. 7662.

Akyüz, Y. (2007), “Debt Sustainability in Emerging Markets: A Critical

Appraisal”, DESA Ëorking Paper No. 61.

Baunsgaard, Th. and Symansky, S. (2009), “Automatic fiscal stabilizers”, IMF

SPN/ 09/23. Bezdek, V., Dybczak, K. and Krejdl, A. (2003), “Cyclically

adjusted fiscal balance – OECD and ESCB methods”, Czech Journal of

Economics and Finance, No.53.

Blanchard, O. (1990), “Suggestions for a neë set of fiscal indicators”, OECD

Economics Department Ëorking Paper no. 79.

Boije, R., (2004) “The general government structural budget balance”, Sveriges

Riksbank Economic Revieë 1/ 2004.

Bornhorst, F, Dobrescu, G, Fedelino, A., Gottschalk, J., and Nakata, T., (2011)

“When and How to Adjust Beyond the Business Cycle? A Guide to Structural

Fiscal Balances”, IMF Technical Notes and Manuals.

Bouthevillain, C., P. Cour-Thimann, G. van den Dool, P. Hernandez De Cos, G.

Langenus, M. Mohr, S. Momigliano and M. Tujula (2001), “Cyclically-adjusted

Budget Balances: An Alternative Approach”, ECB, Ëorking Paper, No. 77.

Bouthevillain, C., P. Cour-Thimann, G. van den Dool, P. Hernandez De Cos, G.

Langenus, M. Mohr, S. Momigliano and M. Tujula (2001), “Cyclically-adjusted

Budget Balances: An Alternative Approach”, ECB, Ëorking Paper, No. 77.

Mançellari, A., (2011), “Efektet makroekonomike të politikës fiskale në

Shqipëri: Vlerësimi me modelin SVAR”, Banka e Shqipërisë.

Page 184: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

176

Shijaku, G., (2012), “Qëndrueshmëria e politikës fiskale: Rasti i Shqipërisë”,

Banka e Shqipërisë.

Shijaku, G., (2009), “Zhvillimi dhe adoptimi i politikës fiskale në Shqipëri”,

Banka e Shqipërisë (Departamenti i Kërkimeve), Gusht(2009), [i papublikuar].

Metodologjia

Filozofia që aplikohet tek ky punim I përket një fiozofie pozitiviste, duke

përdorur një përqasje të kërkimit nëpëermjet deduktimit ku tentohet të zbulohet

marrëdhënia shkakësore e variablave të marrë në studim. Të dhënat e përdorura

janë të dhëna sekondare të publikuara nga institicionet kompetente si B anka e

Shqipërisë. Pyetja kërkimore e këtij punimi është: A ka në hapësirë në Shqipëri

për politika fiskale për të përshpejtuar rritjen ekonomike? Nëse po, si ndikon në

faktorët e tjerë makroekonomikë?

Page 185: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

177

BUILDING CONSUMER TRUST WITH A DIGITAL

CLIENT

Lumjana Shehu,

[email protected]

Rovena Tafciu,

[email protected]

Abstract

This research paper strives to bring focus to consumer trust in the Albanian

market. Although trust is relative and hard to measure or convert to numbers, it

is also undeniably imperative to a company’s success. In the digital era trust is

much harder to earn as expectations are high and digital consumers have an

abundance of information. This makes earning their trust a challenge. This

report dives into four companies from different industries that implemented

products and services that were able to increase costumer trust. From those cases

it was possible to pinpoint three strategies that were prominent in their success.

These strategies should be implemented in Albanian businesses in order to reach

the trust of a digital consumer.

Key words: consumer trust, digital era, security, personalized solutions,

communication, agile

Introduction

Warren Buffett once said: "It takes 20 years to build a reputation and five

minutes to ruin it." and that is a statement which is especially true in the digital

era. At one point in time, a recognizable brand was all that was needed for a

business to thrive. Now, modern consumers are much different. They have a

world of information at their fingertips and most of them use this information to

conduct research on a brand before they engage. They look for a reason to trust a

brand before investing in it. Customers are more likely to make a purchase when

they are convinced of an offering and feel good about their decision to make a

transaction. Trust is the difference between a new customer and a recurring one.

Achieving customer trust is an ongoing process must be incorporated in every

aspect of a brand. In Albania, consumer trust is still a fresh topic that can be

quite controversial due to the difficulty in measuring or understanding it.

However, in a world where the client has all the power with just the click of a

button, businesses need to adapt. Additionally, companies need to understand

that trust is ultimately a central part of all human relationships and therefore

must be reached naturally. But how can companies in Albania do this? Through

the cases studied for this research report (see page 2) there are three concepts

that stand out in an effective belief system.

Page 186: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

178

1. Improve Security

To begin with, it is essential that customers feel safe when engaging with a

brand. In this technology era consumer safety online and offline is of dire

importance. Online businesses are currently in a delicate spot as there have been

several scandals involving data breach or online payment infringements and

recovering from such cases is arduous. An honorable mention goes towards the

Facebook Cambridge Analytica scandal from which the company has yet to

completely recoup. Even as a physical business security is very important.

Clients need to feel secure while walking in store or interacting with staff. They

need to find a sense of comfort with the entirety of a business.

2. Personalized solutions

In order to really start developing a strong relationship with a customer, you

need to create a solution tailored specifically for them. Starting a conversation,

listening to their needs and making sure you completely understand the way the

business works. With this information at hand, you can develop a proposition

focused on their unique problems and how you can address them. This helps

builds trust and ensures that solutions are well-positioned.

3. Communication

Another important factor in transparency is communication. Customers need to

be informed on processes and objectives. If they feel involved then they are

ensured and therefore trustful towards the brand. On the other hand, offering

communication means between clients such as a rating feature is also necessary.

Clients will always trust each other more than companies.

Businesses that invested in trust 1. Urban Sitters

The first case is closely related to security measures (see page 2) that enable

client’s trust. UrbanSitters is an online service and mobile app founded in 2010

by Lynn Perkins, Andrea Barrett, Daisy Downs and Hadar Wissotzky in San

Francisco, California. The service is like Uber for nannies. Families can hire,

pay and review babysitters for their children. Undoubtedly this is a delicate

matter. How can one trust an online website to welcome a stranger into their

homes and watch their kids? For this reason, the company has implemented trust

and safety in every aspect and feature that they offer. There are measures taken

not just for the babysitters but the parents as well. To begin with, babysitter’s

profiles provide parents with detailed information such as background checks,

CPR training and other certifications. Additionally, there is qualitative as well as

quantitative data on babysitter prestige. Parents can rank and review babysitter

performance. There is also a repeat family feature which shows families that

have booked a sitter more than once. The most prominent feature might be

UrbanSitters in collaboration with Facebook Connect which allows parents to

see the friends, families and schools that have referred a certain sitter

(UrbanSitter, 2019). Parents are able to analyze and assure their choice in

Page 187: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

179

nannies. On the other hand, UrbanSitters looks out for sitter’s safety as well.

Every parent goes through an authenticity process before having the ability to

make a booking. According to numbers, this strategy has led to a revenue of

$270 million for the last two years, based on 3 million hours of babysitting,

according to Perkins (Jill Cornfield, 2018). UrbanSitter now has over 50,000

caregivers and is available in 60 cities (Steven Loeb, 2016). These are all

proactive actions and security measures that increase trust in clients on a delicate

matter such as baby sitting. The company could easily leave safety out of the

loop and become merely a bridge between parents and babysitters, but they were

most likely able to see a flourishing future in trust and safety investment.

2. The Scary MRI Monster

Being in an MRI scanner is not the best situation for most people. It is a dark

tunnel where patients must spent up to 1 hour with little movement. For many

children this is a traumatic experience and doctors often have to put them under

anesthesia in order to continue with the procedure. Looking at this situation,

Doug Dietz, an MRI engineer for GE Healthcare, after observing the fear in

children, was motivated to design a new experience in order to increase trust in

patients. The “Adventure Series” scanner by GE is a great example of applying

trust in products. According to the website Healing Power of Art, Colorful

decals were applied to the outside of the machine and to every surface in the

room, covering the floor, ceilings, walls, and all of the equipment. They also

created a script for machine operators so they could lead their young patients

through the adventure. Even the hospital staff was dressed in costume (Phillips

Renee, 2014). This is a story where instead of focusing on the technical side of

the problem, as most engineers of these types of machines normally do, the

Dietz team focused on improving the experience for the patients. Subsequently,

this proved to be quite successful as previous statistics reported that 80% of

pediatric patients required sedation in order to have an MRI done, but after the

redesign, only 10% needed to be sedated and some actually wanted to return to

play at the MRI Pirate Island (Phillips Renee, 2014). Therefore, this reduces the

need for extra physicians, whose time is expensive, and increases the utilization

rate of the expensive scanner, so there are more patients put through it in a day

(Zhecho Dobrev, 2014). By offering a creative distraction, Dietz was able to

increase trust in children to face the MRI scanner monster.

3. The Good Kitchen

An example of good communication can be found in Denmark. In autumn 2007

the Danish innovation and design agency Hatch & Bloom was assigned to

design a new meal service for the municipality of Holstebro. The Municipality

looked at 125,000 senior citizens who rely on government-sponsored meals.

These senior citizens usually suffer from a reduced ability to function, due to

illness, age, or other conditions. The municipality is responsible for the nutrition

value they acquire from such meals which directly relates to their wellbeing.

According to the website, This is Design Thinking, it was estimated that 60% of

Page 188: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

180

Denmark’s seniors in assisted living facilities or residential care units have poor

nutrition, and 20% are actually malnourished (Liedtka Jeanne, 2016). Hence, the

Municipality of Holstebro and the firm Hatch & Bloom signed on to improve

meal service for seniors. Originally the team saw the project as pretty straight-

forward with mostly updates in the menu, however, soon that view shifted. The

Hatch & Bloom used an ethnographic-based research process in order to focus

on identifying the senior citizens situation and unsatisfied needs. Team members

rode with food service employees who delivered the meals to the elderly clients,

accompanied them into the homes and watched as clients prepared the food,

added ingredients, set the table, and ate the meal. The researchers also observed

the kitchen staff, outlining their needs and work processes (Liedtka Jeanne,

2016). The findings showed that the seniors receiving meals also suffered from

feelings of disconnection and stigma from the help they received and saw this

service as their outmost last option. Also, they were very uncomfortable with the

loss of control over their food choices. These are signs of lack of trust in value

of service which made them very detached from the program. On the bright side,

this generation of seniors was highly adequate in the kitchen. From these

findings the team then focused on designing a solely new meal service that

offered higher quality, more flexibility, and a wide range of choices. The team

also decided on a more comforting name: Hospitable Food Service became The

Good Kitchen. The new menu looked like a real restaurant menu. Instead of a

list of dishes, it presented categories and items were also explained in greater

detail. After implementation, The Good Kitchen system drove a 500% increase

in meal orders in the first week alone (Liedtka Jeanne, 2016). The municipality

increased the number of customers by 20% and sales of healthy meals went up

78% (Beatrice Villari, 2016). In this case it is noticeable that without

communication there would have been very few changes made to the meal

system when in reality they were able to offer a personalized service that

prompted elders to join the program.

4. Vodafone Albania

It is easy to analyze international cases but hard to apply to our society without

looking at a specific case. Through a 2 year internship we were able to gather

some information in regards to how Vodafone Albania is building consumer

trust for a digital client. Most importantly, Vodafone has transitioned to an agile

work methodology in order to brace against the digital client’s demands. Agile

is not a methodology in itself but rather contains categories of methodologies

such as Kanban and Scrum (see definitions & abbreviations in page 2 for further

details). Rather than in-depth planning at the beginning of the venture, agile

systems are available to changing prerequisites after some time and encourages

steady input from the end clients. Cross-functional teams chip work in cycles of

an item over a certain stretch of time, and this work is composed into an

itinerary (also known as backlog) that is organized depending on business or

customer value. The objective of every cycle is to deliver a working product.

Page 189: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

181

In Agile methodology, leadership encourages teamwork, accountability, and

face-to-face communication. By working together, people are able to take

responsibility and own part of the projects. Also, because the project is broken

down in iterations, teams can be focused on high quality development, testing

and collaboration. Agile also encourage feedback from users and team members

throughout the whole project, so lessons learned are used to improve future

iterations. In addition, the feedback from customers are always heard. They have

many opportunities to see the work being delivered, share their input, and have a

real impact on the end product. They can gain a sense of ownership by working

so closely with the project team.

Overall, Vodafone has a good understanding of the agile work method. It has

clearly seen its advantages of building consumer trust. This makes Vodafone a

catalyst for changing the working environment in the Albanian market. Agile

stimulates teamwork, constant development and customer orientation which are

all elements that need improvement in Albanian businesses. Most importantly it

improves security, offers personalized solutions and communication.

Conclusion

Trust and loyalty are the building blocks of a strong customer base. They’re

essential for earning long-term customers and can make all the difference in a

company’s success. Earning customer trust doesn’t require any sort of complex

strategy. Improving security, personalized solutions and communication are

simply strategies that perceive the customers as human and relating to them

instead of looking at them as revenue numbers. The four companies mentioned

in this paper were able to see the future in trust. They did not start with it but

were able to build it through transparent product and services. Often time

consumer trust is overlooked in Albania because it is an aspect that cannot be

measured numerically and cannot be easily converted to money. However, in

this digital era it is imperative to have loyal customers in order to survive in the

long-term. Vodafone Albania was able to understand this concept and changed

its working method in order to adapt. Essentially, the goal is to put customers

first and to make sure that those customers know they’re the top priority. Trust

is the cornerstone to all customer experiences. It can’t be built in a day, but it

can be destroyed quickly. Focusing on customers instead of rushing to get things

done can help create a long-term relationship of trust.

References

Cornfield, Jill. “Women Who Want to Start Businesses Should Steer Clear of

These Six Mistakes.” CNBC, CNBC, 7 Sept. 2018,

www.cnbc.com/2018/09/07/women-who-want-to-start-their-own-business-

should-avoid-these-mistakes.html.

Page 190: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

182

Dobrev, Zhecho. “Outside-In Approach to Design and ROI of Patient

Experiences.” Customer Experience Consultants, 22 Jan. 2014,

beyondphilosophy.com/outside-approach-design-roi-patient-experiences/.

Liedtka, Jeanne. “How an Improved Food Service Creates a Better Life Quality

for Elderly People.” This Is Design Thinking!, 30 May 2016,

thisisdesignthinking.net/2016/05/the-good-kitchen/.

Phillips, Renee, et al. “Home.” The Healing Power of ART ARTISTS, 2014

www.healing-power-of-art.org/positive-art-news-creativity-turns-scary-mri-

scanner-for-kids-into-an-adventure/.

Loeb, Steven. “How Does UrbanSitter Make Money?” VatorNews, 21 May

2016, vator.tv/news/2016-05-21-how-does-urbansitter-make-money.

Haxhiymeri, Rubin. "Agile Exploration Path" 10 October 2018, PowerPoint file

Haxhiymeri, Rubin. "Vodafone Ways of Agile" 6 August 2018, PowerPoint file

“This Is How You Get People to Trust Your Product.” First Round Review, 29

Jan. 2015, firstround.com/review/Urbansitter-Lynn-Perkins/.

UrbanSitter, Inc. “Find Babysitters, Nannies, and Child Care.” UrbanSitter,

2019, www.urbansitter.com/.

Villari, Beatrice. “Highlights from Design-Driven Innovation in the Food

Industry at EXPO Milano 2015.” Design for Europe, 17 July 2015,

www.designforeurope.eu/news-opinion/highlights-design-driven-innovation-

food-industry-expo-milano-2015.

Page 191: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

183

BERATI QYTEZA E VEÇANTË E UNESKOS

ArlindLeçini

[email protected]

(Bachelor, Menaxhim Turizmi Kulturor, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

FabiolaMeçi

[email protected]

(Bachelor, Menaxhim Turizmi Kulturor, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

OrnelaMusagalliu

[email protected]

(Bachelor, Menaxhim Turizmi Kulturor, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Mirela Tase

Abstrakti

Berati është ndër qytetet e rallë, i cili i takon agimit të njerëzimit, për këtë shkak

ne në nivel studentor duam të paraqesim një punim njohes për këtë qytet .

Qëllimi i punimit është që lexuesi (student) të njihet me Beratin çfarë ai ofron ,

vendet historike , analiza SOWT etj. Metodologjia e përdorur për këtë punim

është grumbullimi i informacioneve nga burime dytësore si libra, shkrime,

punime . Në përfundim të kësaj teme arritëm në disa përfundime, Berati është

një ndër qytetet me histori të vjeter, ai ofronpotencial të madh për zhvillimin

turistik, numri i turistëve që vizitojn qytetin e mbrojtur nga UNESKO është

gjithmonë e në rritje. Rekomandimet që paraqesim në të ardhmen duhet mbrojtja

dhe restaurimi i objekteve, monumenteve të kulturës, ruajtja e autentikes,

promovimi/ marketingu më i mirë, zhvillimi i një turizmi të qëndrueshëm dhe

gjithëvjetore.

Fjalet kyce: zhvillim , turizëm , turist , mirë menaxhim, unesko, destinacion.

Hyrje

Turizmi përfaqëson një nga sektorët më premtues për zhvillimin ekonomik të

Shqipërisë. Shumë inciativa janë të përqëndruara në këtë drejtim si dhe një sasi e

konsiderueshme burimesh financiare kanalizohet nëpërmjet formave të

ndryshme në nxitjen e këtij sektori. Megjithatë, efektet pozitive të këtyre

iniciative pritet të materializohen gërshetuar në të njëjtën kohë me nevojat ende

të djeshme për burime njerëzore me kualifikime përkatëse dhe ofertë turistike

ende e pazhvilluar. Vlerësimi i kontributit të sektorit të turizmit në rritjen

ekonomikë në rastin e Shqipërisë mbetet një objektiv vështirë. Kjo për shkak se

edhe metodologjikisht, në analizën e PBB-së, nuk ka një sektor të veçantë që të

masë specifikisht kontributin e turizmit. Një gjë e tillë vjen edhe si pasojë e

ndërlidhjeve sektoriale të turizmit me sektorët e tjerë të ekonomisë dhe

Page 192: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

184

vështirësisë për ta ndarë si një sektor të izoluar. Megjithatë, kontributi i sektorit

të turizmit në ekonomi mund të vlerësohet duke përdorur edhe tregues të të

tërthortë apo përafrues të mirë të tij. Kështu, për rastin e Shqipërisë, për të

përafruar kontributin e sektorit të turizmit në produktin e brendshëm bruto është

përdorur dega e ekonomisë e cila mbulon “akomodimin dhe shërbime ushqimi”.

Por rëndesi të madhe nga turistet merr dhe trashëgimia kulturore e cila sjell dhe

të ardhuara më të shumta pasi keto lloj turistësh shpenzojn më shumë .

Berati

Berati shtrihet në qendër të Shqipërisë, 120 km në jug të kryeqytetit, Tiranës. Ai

është qendra administrative e Rajonit të Beratit dhe një nga dy qytetet-muze

antike të përcaktuara në Shqipëri. Berati, me shtrirje buzë lumit Osum, ka patur

një banim të përhershëm gati 2,500 vjeçar nga ilirët, romakët, bizantinët,

bullgarët, europianët mesjetarë, dhe nga qytetërimet otomane dhe shqiptare.

Gjatë shekullit të 17-të, Berati ishte qyteti më i madh në Shqipëri dhe qendra

kryesore ekonomike e vendit, me një zhvillim të rëndësishëm të zejtarisë dhe

tregtisë. Qyteti është dëshmitar i bashkëjetesës në harmoni kulturore dhe fetare

mes të krishterëve dhe myslimanëve gjatë periudhës osmane. Ai është një qytet

unik me një vlerë të madhe ndërtesash që kanë një interes tepër të lartë

arkitekturor dhe historic

Vlerat e pasura të trashëgimisë historike, kulturore, etnografike, arkitekturore

dhe natyrore të qytetit përbëjnë një bazë të fuqishme për zhvillimin e turizmit. Si

rrjedhim, zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit i ka të gjitha mundësitë të

ndihmojë zhvillimin ekonomik, shoqëror, dhe mjedisor të rajonit. Berati tanimë

po tërheq një numër përherë e më të madh vizitorësh si nga Shqipëria ashtu dhe

nga jashtë, veçanërisht që nga përfshirja në listën e Trashëgimisë Botërore.

Zhvillimi i ndjeshëm i turizmit shihet si objektiv për Zhvillimin Social dhe

Ekonomik, ku nevoja për zhvillim në përputhje me vlerën e jashtëzakonshme

universale, integritetin dhe origjinalitetin e qytetit pasqyrohet në vlerësimin e

ICOMOS-it për qytetin në përshkrimin e Trashëgimisë Botërore.

Berati është akoma në hapat e para të formimit të një profili kombëtar dhe

ndërkombëtar si një destinacion cilësor, kulturor dhe historik të një shkalle të

lartë. Për këtë kërkohen përpjekje të koordinuara në ruajtjen dhe shpalosjen e

vlerave të tij historike dhe kulturore, duke zvogëluar rreziqet e ndryshme si

ndërtimet pa leje në zonën historike, duke përmirësuar shërbimet për vizitorët,

duke rritur shumëllojshmërinë e produkteve dhe të ndërhyrjeve të planifikuara

në mënyrë që të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm i turizmit që do të sjellë

përfitime për komunitetin vendas.

Zhvillimi i turizmit në BeratDuke patur parasysh tiparet unike të Beratit, ky

qytet që nga viti 1961 u shpall qytet-muze nga qeveria shqiptare. Gjatë

periudhës së komunizmit kur udhëtimët në Shqipëri në përgjithësi ishin të

kufizuara, Berati u vizitua nga të huaj veçanërisht nga ata grupe që vizitonin

Page 193: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

185

Shqipërinë nga vendet aleate. Gjithashtu grupet e vizitorëve që vinin nga

Kosova dhe nga rajoni vizitonin Beratin gjatë tureve të organizuara nga

shteti.Pas rënies së regjimit dhe ngjarjeve të trazirave të vitit 1997 në të gjithë

Shqipërinë, Berati ka rivensdosur edhe njëherë emrin dhe imazhin e tij të mirë.

Numri i vizitorëve është rritur, me vizitorë që vijnë nga jashtë vendit, nga qytete

të tjera të Shqipërisë, dhe nga Kosova. Për qytetarët e Beratit kjo rritje vë në

dukje më së miri përdorimin e pasurive të qytetit dhe pasqyron traditat e qytetit

në mikpritjen e vizitorëve. Tradicionalisht në Berat, vizitorët kanë gjetur

mikpritjen, përvojën që të ofron një mjedisin i qetë dhe çlodhës si dhe

mundësinë për të shijuar kuzhinën tradicionale të kombinuar me atë

bashkëkohore karakteristike të rajonit, përfshirë ullinjtë me famë, mishin e

qengjit dhe të gjelit të detit të rritur në zonë dhe verërat e prodhuara nga vreshtat

përreth qytetit.

Berati në UNESKO .

Pas regjistrimit të Beratit në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s në vitin

2008, numri i vizitorëve ka qenë gjithnjë e në rritje. Sipas shitjes së biletave në

Kështjellën e Beratit gjatë vitit 2009, kishte rreth 18,190 vizitorë. Në 2010-ën,

kjo shifër është rritur me më shumë se 10% deri në 20.823 vizitorë

Trashëgimia Botërore e UNESCO-s

Më 8 korrik 2008, Berati u regjistrua në listën e

Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nga Komiteti

i Trashëgimisë Botërore gjatë Konferencës së

radhës të zhvilluar në Kanada. Berati u vlerësua si

një shembulli i rrallë i arkitekturës karakteristike

osmane. Sipas vlerësimeve, Berati konsiderohet si

një shembull i bashkëjetesës së disa komuniteteve

fetare dhe kulturore për shekuj të tërë.

Qendrat historike të

Gjirokastrës dhe Beratit N40 4 10 E20 7 60

Data e regjistrimit: 2005

Kohëzgjatja : 2008

Kriteret: (iii)(iv)

Toka : 59 ha

Zona e mbrojtur: 136 ha

Ref: 569bis

Kriteri (iii)që jep arsyet e regjistrimit shpreh se Gjirokastra dhe Berati ( që të

dy të regjistruar si dy qytete në seri) shfaqin dëshmi të jashtëzakonshme të

larmisë së shoqërive urbane në Ballkan, dhe të mënyres të pandryshueshme të

jetesës, gjë e cila pothuajse është zhdukur në ditët e sotme. Kriteri (iv)

konsideron që dy qytetet e Gjirokastrës dhe Beratit shfaqin dëshmi të

jashtëzakonshme të llojeve të ndryshme të monumenteve dhe të banesave urbane

të zonës gjatë periudhës klasike otomane, si vazhdimësi të kulturave të

ndryshme mesjetare që e paraprinë atë.Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht

qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe

me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të

trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara

mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi

i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona : zona muze, zona e

mbrojtur dhe zona e lirë.

Page 194: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

186

Po cfare eshte UNESKO ? United Nations Educational, Scientific and Cultural

Organization (UNESCO) e përkthyer si (Organizata për Edukim, Shkencë dhe

Kulturë e Kombeve të Bashkuara) është një agjensi e specializuar e Kombeve të

Bashkuara e themeluar më 16 nëntor 1945. Qëllimi i deklaruar i kësaj organizate

është të kontribuojë për paqen dhe sigurinë në Botë duke nxitur bashkëpunimin

ndërkombëtar përmes arsmit, shkencës, dhe kulturës, gjithashtu qellimi primar i

saj eshte ruajtja e trashgimis boterore kulturore dhe natyrore .

Mangalemi Kompleksi i lagjes “Mangalem” është unik në artin e ndërtimeve.

Ka formën e një piramide, që imiton siluetën e kodrës, në majën e së cilës është

ngritur kështjella. Mangalemi është një nga pikat më të fotografuara, pikturuara,

gdhendura në dru e gurë; është emblema e Beratit. Shtëpitë e bardha duket sikur

i mbivendosen njëra-tjetrës, prandaj ndryshe Berati quhet “qyteti i një mbi një

dritareve”.

Vendet historike Katedralja e Fjetjes së Shën Mërisë (Muzeu Kombëtar i Ikonave ‘Onufri’Kisha e

Shën Marisë Vllaherna – kisha më e vjetër në qytetin e Beratit (shekulli i 13-të).

Kjo kishë u restaurua në shekullin e 16-të dhe afreskët e saj janë të pikturuara

nga artisti Nikolla, djali i Onufrit.Kisha e Shën Nikollës (shekulli i 16-të) –

Gërmimet arkeologjike kanë zbuluar se muret e kësaj kishe u ndërtuan në

shekullin e 16-të. Brenda kishës u zbuluan një altar i përdorur për ritualet dhe

një element i arkitekturës Paleo-Kristiane.Kisha e Shenjtërve Kostantin dhe

Helenë – Ajo është një kapelë e cila përfundoi në vitin 1644. Ajo ka një tavan

me elemente dekorativë dhe afresket e saj paraqesin momente nga kryqëzimi i

Jezusit. Akropoli – i ndërtuar në pjesën më të lartë të Kështjellës, ai rrethohet

nga perimetri i dytë i mureve të kalasë. Brenda akropolit janë rrënojat e shtëpive

të garnizoneve të ushtrive turke, rrënojat e Xhamisë së Bardhë e ndërtuar në

periudhën e pushtimit Osman, dhe rrënojat e Dhomës së Feudalëve.Rezervuari i

Ujit (shekulli 13-të-14-të) – përdorej për ruajtjen e ujit gjatë Mesjetës. Një tunel

prej guri u ndërtua në anën jugore për të sjellë ujin nga lumi direkt në

kullë.Xhamia e Kuqe (shekulli i 15-të) – Xhamia është një nga më të vjetrat në

Shqipëri. Fillimisht ajo shërbente për karvanët që vinin nga lindja në perëndim.

Më vonë, ajo shërbeu për garnizonet turke.Kisha e Shën Todrit (shekulli i 16-të)

– Kisha u ndërtua në mes të shekullit 16 dhe u pikturua nga Onufri. Një kopje e

Epitafit të Gllavenicës, një vepër arti e shkëlqyer e vitit 1373 u gjet brenda në

kishën e Shën Todrit.GORICA :Manastiri i Shën Spiridonit (shekulli i 18-të) –

gjendet në qendër të lagjes Gorica. Mbishkrimi në hyrje tregon që ky objektin i

përket vitit 1864. Ndërtesa e manastirit paraqet një skemë tipike të bazilikave së

shekullit të 18-të.Kisha e Shën Thanasit (shekulli i 18-të) – gjendet në lagjen

Goricë. Objekti u shkatërrua gjatë regjimit komunist dhe u rindërtua pas viteve

1990-të me fonde të dhuruara nga komuniteti kristian në qytetin e

Beratit.Rrenojat e Kalasë Gorica – Kalaja Gorica i përket së njëjtës periudhë kur

Kalaja u vendos në kodrën tjetër (në Mangalem). Sot mund të shihen vetëm

rrënojat e Goricës.Ura e Goricës – Ura e drunjtë e Goricës u ndërtua në vitin

Page 195: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

187

1780 nga Ahmet Kurt Pasha. Ajo u rindërtua dy herë; në shekullin e 18-të ajo u

ndërtua me gurë dhe gjatë viteve 1920-1930.MANGALEMI :Xhamia e

Beqarëve – U ndërtua në vitin 1827 për t’i shërbyer zejtarëve beqarë në qytet.

Karakteristikë e kësaj xhamie janë pikturat që pasqyrojnë pamje të qytetit. Kisha

e Shën Mëhillit (shekulli i 13-të) – U ndërtua në majën e ngritur të shkëmbit në

lagjen Mangalem ku dallohet teknika mjeshtërore cloisonné. Kur ajo krahasohet

me kisha të tjera të Beratit, kjo kishë njihet për nivelin e saj të lartë arkitektonik

dhe për përsosmërinë e formave.

QENDRA MESJETARE Xhamia e Mbretit (shekulli i 15-të) – është një nga xhamitë më të rëndësishme

në qytet. Ajo është pjesë e Qendrës Islamike dhe u ndërtua në fund të shekullit të

15 nga Sulltan Bajaziti i II-të.

Teqeja e Helvetit – (shekulli i 15-të) – ndërtuar në shekullin e 15 dhe rindërtuar

nga Ahmet Kurt Pasha në vitin 1782. Karakteristikë për këtë teqe (Xhami

Bektashiane) është tavani i drunjtë i zbukuruaruar sipas stilit barok duke iu

përshtatur artit islamik me piktura që njihen si më të bukurat e asaj kohe.

Pikat e forta STRENGTHS Pikat e dobta WEAKNESSES

Forcë punë relativisht e re

(forcë aktive pune);

Emigracioni aktual i të rinjve (si

pasojë e mungesës së kushteve

ekonomike dhe vendeve të punës);

Aksesi me rrugët kryesore

relativisht i mirë, me aeropotin

i dobët dhe me rrugët detare

deri diku i mirë;

Kulturë e dobët e shërbmit dhe

investimet e huaja me përmasa të

mëdha janë minimale

Afërsia e objekteve të

trashëgimisë historiko

Nivel i ulët i punësimit, forcë

punëtorë e patrajnuar profesionalisht,

paga të ulëta dhe mungesë trajnimi të

vazhdueshëm

Interes në rritje i operatorëve

turistike dhe bizneseve

operuese në territor për të

zgjeruar aktivitetin e tyre;

Turizmi konsiderohet si një aktivitet

sezonal dhe nuk ka shtrirje përgjatë të

gjithë vitit

Vlera, tradita, zakone,

komunitete që kanë shumë për

të dhënë

Promovim i dobët i vlerave, traditave

dhe zakoneve të territoreve të

interesuara në funksion të aktivitetit

turistik.

Ekziston një potencial

investues si emigratët e kthyer

të cilët kanë eksperiencë, kanë

hoë dhe burime financiare në

dispozicion dhe mund të

investojnë

Sipërmarrësit e huaj, ndonëse të

tërhequr nga bukuritë natyrore dhe

trashëgimia historiko kulturore e

vendit, nuk kanë ndërmarrë ende hapa

konkretë në kanalizimin e

investimeve në këtë sektor;

Page 196: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

188

Kosto e ulët e punës edhe pse

nevojitet trajnim i

vazhdueshëm

Nivel i ulët i punësimit, forcë

punëtorë e patrajnuar profesionalisht,

paga të ulëta dhe mungesë trajnimi të

vazhdueshëm

Pika të Tjera:

Xhamia e Plumbit – (shekulli i 16-të) Xhamia më e bukur e ndërtuar gjatë

sundimit të Sulltan Sulejman Konunorit (1520-1566), periudhë në të cilën qyteti

u shndërrua në një qendër të rëndësishme nën Perandorinë Osmane. Kjo eshte

xhamia më e madhe e këtij lloji në Shqipëri.

Biblografia Informacioni i grumbulluar nga leximi i librave :

~Udhetim në kështjellat ilire , autor Neritan Ceka , shtëpia botuese Migjeni , viti

2006

~Berati celësi turistik

~Web:http://bashkiaberat.gov.al/

Mundësitë OPPORTUNITIES

Rreziqet

THREATS

Krijimi i një profile të ri turistik,

me një ofertë të diversifikuar

produktesh turistike që shtrihen

përgjatë gjithë vitit

Rënia e remitancave

Gërshetimi i turizmit malor,

historiko-kulturor, gastronomik

brenda paketave turistike;

Niveli i lartë i informalitetit në vend

Krijimi i një imazhi të ri për

turizmin në Berat ku te njihet me

logon dhe simbolin e saj

indentifikues , pasi kjo mungo tek

cdo qytet

Infrastruktura rrugore e amortizuar dhe

në disa vende mungesa totale e saj

Nxitja e punësimit dhe përfshirjes

së komuniteteve locale

Mos gjetja e fondeve për restaurimin e

monumenteve dhe objekteve të

trashëgimisë historiko – kulturore

Mundësi për ri-integrimin e

emigrantëve të kthyer nga Greqia

dhe Italia kryesisht

Forca punëtore në kërkim të

mundësive më të mira të punësimit

jashtë Shqipërisë;

Zhvillim ekonomik i

qendrueshëm, në respekt të

natyrës dhe të burimeve natyrore

Ndryshimi i shpeshtë i politikave të

zhvillimit dhe mungesa e kosultimit

me pubikun

Page 197: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

189

ZHVILLIMI I TURIZMIT TË QËNDRUESHEM NË

BASHKINË KOLONJË, PROMOVIMI TURIZMIT

Enea Rushiti

[email protected]

Master Profesional Gjeografi Fakulteti Histori-Filologji UT

Lektori Udheheqës:

Prof. Dr. Perikli Qiriazi

Edil Orhani

Abstrakt

Turizmi në ditët e sotme konsiderohet padyshim si një ndër aktivitetet më të

preferuara për miliona individë në mbarëbotën, e krahas kësaj ky aktivitet

gjithnjë e më shumë po shndërrohet në furnizuesin kryesor të ekonomisë me të

ardhura. Shqipëria, vendi ynë ndonëse një territor i vogël me sipërfaqe, na

befason me peisazhet e saj madhështore të cilat kanë vlerat e tyre të veçanta

historiko-kulturore. Pikërisht Kolonja një trevë me atraksione turistike të

larmishme si: parku natyror i Gërmenjit, Bredhi hotoves, etj, e cila kjo e fundit

ka kënaqësinë ta shijojë këtë bukuri natyrore, e nga ana tjetër ka përgjegjësinë

për ta mbrojtur dhe trashëguar atë vlerë të pakrahasuar brez pas brezi. Për shkak

te pozicionit ku gjëndet Bashkia Kolonjë, krahas pushuesve disa ditorë, ndalojnë

edhe pushues të tjerë që udhëtojnë për në vende të tjera e megjithatë për vizitorët

e shumtë qendra e këtij akomodimi është Farma Sotira. Nga ana tjetër duhet të

përmendim faktin që një zhvillim spontan i pambështetur me strategji të qarta

dhe mungesë shërbimesh cilësore mund të rrezikojë ritmet e larta të rritjes

ekonomike që mund të përfitojë vendi nga turizmi. Në këtë drejtim e në kuadër

të kësaj të fundit, një meritë e mbajnë mediat shqiptare online, ato televizive,

publikimet shqiptare por edhe të huaja, të cilat bëjnë të mundur që destinacionet

shqiptare të njihen fillimisht, më pas të pëlqehen dhe suksesi duket në rastet kur

turistë nga e gjithë bota vizitojnë territore turistike shqiptare.

Fjalët kyçe: turizëm, ekonomi, zhvillim, vlera, Kolonjë

Hyrje Kolonja, 1.100 metra mbi nivelin e detit, me dy-tre muaj verë e nëntë muaj

dimër, i ka nxitur kolonjarët të zhvillojnë blegtorinë, pylltarinë, bletarinë,

pemëtarinë, grumbullimin e përpunimin e bimëve medicinale e së fundi,

turizmin agrar.

Për ta bërë sa më tërheqëse krahinën për turistët, kolonjarët kanë hartuar një plan

konkret për zhvillimin e turizmit, që nis nga çdo familje, në Bashki e rrethinat, e

Page 198: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

190

që përfshin dhe harmonizon dëshirat për udhëtime, çlodhje, argëtim, vizita ose

biznes për çdo kategori udhëtarësh.

Kolonjarët nisur nga fakti se turistët e huaj bëjnë pushime të shkurtra me

udhëtime të përshkallëzuara në vende të gjetura përmes internetit si dhe falë

gjeografisë së zonës në afërsi me udhën nacionale që lidh Korçën, me Ersekën,

Leskovikun, Përmetin, Këlcyrën, Tepelenën, Gjirokastrën, Sarandën e dhjetëra

të tjera piktoreske, kanë mësuar të shfrytëzojnë si mundësi.

Banorët po nxiten të investojnë në sektorin e turizmit me ndërtim hotelesh të

vegjël në qytet e pika turistike, bar-restorante e biznese të tjera shërbimesh dhe

lehtësira për vizitorët. Ndër to janë Hotel “Devi” në hyrje të Ersekës, Hotel

“Shazo” në jug të saj, Hotel-restorantet “Inxhujo”, “Gërmenji”, “Zisi”,

kompleksi “Sotira”, tavernat me kuzhinën tradicionale kolonjare: “Prodani”,

“Bilo”, “Mejdis”, “Alnedi”, bar-kafe “Gramozi”, “Fresku” etj, kanë nisur garën

e konkurrencës si me njëri-tjetrin, edhe me kohën.

Mjaft prej pronarëve pasi punuan në emigracion, kanë sjellë në vendlindje

përvojën, duke ia shtuar mikpritjes. Përvec se një vend mikpritës dhe vitet e

fundit ka hyrë në turizëm, vihet re dhe një kthim i emigrantëve me vendbanim të

përhershëm jashtë Shqipërisë apo edhe brënda në qytete të tjera vijnë bëjnë

pushimet në vendin e tyre ku kanë lindur ose ku kanë origjinën kët gjë e vuri dhe

në dukje hirësia e tij“25

Sa vend i bukur. Kur ta shpallim Shqipërinë Republikë,

do të ndërtoj atje një kasolle dhe çdo behar do të vij të shkoj pushimet në fshatin

e stërgjyshërve të mi”, ishte shprehur Noli.

Pozita Gjeografike Kufiri lindor dhe juglindor i Bashkisë Kolonjë është tokësor dhe ka kryesisht

drejtim jugperëndimor, duke filluar nga qafa e Kazanit deri në Sarandapor i

gjithë ky kufi dominohet nga vargu malor i Gramozit 26

. Në veri kufiri ka

drejtim lindje-perëndim dhe përbëhet nga pragu i Qarrit, Mali i zi (Selenicë e

pishës) dhe mali i Kaltanjit. Në perëndim dhe jugperëndim kufiri ka drejtim

verijug, duke filluar nga mali Qelzës, qafa e dëllinjës (Orgocka),

vazhdon me malin e Radomit dhe malin e Postenanit. Në vazhdim kufiri bën një

kthesë për nga lindja, pret përoin e çarçovës vazhdon me malin e Melesinit dhe

mbaron në Sarandopor.

Relievi Në përgjithsi relievi ka këtë pamje , mes për mes Bashkisë shtrihet Gropa e

Kolonjës, një pllajë e madhe dhe e lartë dhe ku në të dy anët e saj ngrihen male

të larta27

. Në lindje të Grropës së Kolonjës ngrihet mali i Gramozit i cili është

mali më i lartë në pjesën juglindore të vargur lindor me 2523 m .

25 Butka, Uran “ Kristo Kirka” bot. “Maluka” 2012 fq 156 26 Qiriazi, Perikli Gjeografia fizike e Shqiperise Tiranë 2010 fq 247 27 Qiriazi, Perikli Gjeografia fizike e Shqiperise Tiranë 2010 fq 248

Page 199: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

191

Klima Bashkia Kolonjë shtrihet në zonën me klimë mesdhetare paramalore dhe

mesdhetare malore jugore që karkaterizohet nga dimri i ftohtë dhe vera e freskët,

kjo vjen për arsye të lartësisë dhe largësisë që ka zona nga deti.

Potencialet e zhvillimit dhe atraksionet turistike

Zhvillimi i një Turizmi të Qëndrueshëm është një element baze për ecurin dhe

thithjen e turistëve, Kolonja është një zonë me një potencial shumë të madh

turistik por që deri tani më tani nuk ka patur një strategji turistike dhe nuk ka

arritur të përfitojë ekonomia e zonës nga ky sektor kaq i rëndësishëm dhe

fitimprurës.

Kolonja po haset me një sërë problemesh, kryesisht me mundësinë e punësimit,

mungesën e zhvillimit ekonomik, furnizimit me ujë të pijshëm, problemet në

infrastrukturë, mundësi kualifikimesh dhe argëtimi për rininë, mungesën e

zhvillimit të turizmit dhe mungesën e mbështetjes për bujqësinë dhe blegtorinë.

Parku Kombëtar i Gërmenjit-Shelegur, ndodhet 30 minuta në jug të Ersekës,

në zonë pyjore e mbrojtur, prej 7.300 ha, është i mbushur me kafshë të egra të

ndryshme. Kjo zonë ka një pejsazh befasues dhe e bën Kolonjën një vend shumë

tërheqës për turizmin alpin dhe aktivitetet në natyrë. Liqeni i Shelegurit është

një tjetër pasuri natyrore që nuk duhet lënë pa vizituar. Gjatë verës organizohen

një kamp veror dhe vemprimtari të tjera në natyrë në të cilat mund të marrin

pjesë vizitorë dhe turistë të ndryshëm. Në këtë park natyror shprehet me qartë

zhvillimi qendrueshëm I turizmit, “Farma Sotira” jo vetëm ka ndjekur rregullat

e zhvillimit të turizmit të qëndrueshem por është kthyer në një shembull se si

nuk duhet prishur mjedisi natyror por shfrytëzimi I tij sipas kritereve të

përcaktuara nga instancat shtetërore. Ky vend turistik vlen për tu vizituar për

bukurinë natyrore që ofron natyra, gastronominë e pasur të zonës, mund edhe të

shërbejë për qëllime shkëncore dhe didaktike nga shkencetarë të ndryshëm.

Rehova piktoreske, e cila shtrihet në rrëze të malit të Gramozit, me vendim të

KKR së fundmi është shpallur Qendër e mbrojtur Historike. Fshati i Rehovës

është i njohur në të gjithë vendin për artizanatin, mikpritjen, gatimet e veçanta,

bukuritë dhe trashëgiminë e pasur, të ruajtur deri në ditët e sotme. Ajo është

shpallur Qendrës Historike, që në fshatin Rehovë synon ruajtjen e vlerave

historike, urbanistike e arkitektonike të këtij fshati, për t’i dhënë kështu një rol të

rëndësishëm si një qendër e zhvillimit të turizmit në zonën e Kolonjës.Qendra

historike ruan vlerat urbanistiko – arkitektonike të fshatit, e cila ruan gjini të

ndryshme ndërtimore si: ndërtime shoqërore, kulti dhe banesa popullore. Qendra

Historike e fshatit Rehovë, përfshin të gjitha ndërtimet ekzistuese dhe përbëhet

nga një kompozim kompakt tradicional që zhvillohet rreth kishës dhe sheshit

qendror të fshatit.

Page 200: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

192

Rrapi i Leskovikut, gjendet në qytetin e Leskovikut në Bashkinë Kolonjë. Përfaqson një dru të vecuar me kurorë në trajtën e një kupole me një moshë 300

vjecare. Vizitohet sipas itenerarit Ersekë-Leskovik.

Liqeni akullnajor i Gramozit, gjendet në lartësinë 2400 m mbi nivelin e detit,

në malin e Gramozit, përfaqson një liqen me origjinë akullnajore, ka formën e

një elipsi. Vizitohet sipas itenerarit,Ersekë-Starje-liqeni,Gramozit.

Në Bashkinë Kolonjë gjejmë edhe shumë munumente kulti por edhe shumë kala

që i përkasin periudhave të ndryshme më poshtë do paraqisim një listë prej tyre

ku disa prej tyre mund të vizitohen.

Kalaja e Hollmit nga ku mori emrin edhe thesari , një pjesë e së cilës është ilire

dhe pjesa tjetër romake. Në zonën e Kolonjës mësohet se është gjetur edhe një

thesar. Kjo ka ndodhur në vitin 1990, në fshati Hollm dhe njihet si thesari i

Hollmit. Përballë një kulle, në një pjesë kodrinore buzë rrugës nacionale, ndërsa

mendohej se aty mund të kishte ekzistencë të një varreze tumulare, në majë të

pjesës së ngritur kodrinore u zbulua edhe thesari. Aty ishin vendosur dhe

fshehur monedha të Eginës, ishull afër Athinës28

. Monedhat me figura ishin të

futura në një enë metalike. Në kodrën e thesarit në Hollm janë nxjerrë 480

monedha. Më pas, në afërsi të fshati Hollm u zbulua edhe kali i vetëm pegas me

karakter mitologjik në vendin tonë. Ndodhet në fshatin Qinam është e

vizitueshme për turistët. Në Bashkinë Kolonjë gjejmë edhe shumë munumente

kulti por edhe shumë kala që i përkasin periudhave të ndryshme më poshtë do

paraqisim një listë prej tyre ku disa prej tyre mund të vizitohen. Turizmi përbën potencial për diversifikimin e burimit të të ardhurave të zonës,

dhe mund të jetë nxitës i rëndësishëm për gjallërimin e jetës sociale të sa. Njohja

dhe promovimi i vlerave të zonës janë të domosdoshme, me qëllim afrimin e

sipërmarrjeve private dhe turistëve vendas e të huaj.

Tabela 1: Struktura akomoduese në Bashkinë Kolonjë

MUAJT Numri i Turistëve Grupmosha Kohëqëndrimi

Qershor-

Korrik-Gusht

100-120 në muaj

jave ditë të javës

46-58-65 vjeç 3-4 ditë

28 Aliu, Skender “ Vendbanimet e fortifukuara në pllajën e Kolonjës. Fq 15.

Vendodhja Hotel shtreter Shtepi

pushimi

Kolonja 3 57 7

MUAJT Numri i Turistëve Grupmosha Kohëqëndrimi

Nëntor-Janar 20 në javë 50-58 vjeç 3 ditë

Page 201: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

193

Problematika të ndyshme të cilat vijojnë si më poshtë

Gjuetia e paligjshme, që herë pas here bëhet shkak i i uljes së numrit të

specieve të caktuara (mungesa e kontrollit)

Zjarret e qëllimshme.

Ndotje të ajrit nga automjetet.

Shkatërrimi i botës bimore si rrjedhojë e veprimtarive e grupeve të

vecanta.Interesi i ulët i Investimeve.

Kufiri i rezervatit natyror Gërmenj-Shelegur ka nisur tanimë ndërtimi i një

guroreje.

Është pikërisht Ministria e Mjedisit, dhe Inspektoriati Kombëtar i Mjedisit

që lëshon këto leje për gurore, firma që po ndërton guroren atje është me

bazë në Skrapar. Duhet të ndërhyhet urgjentisht për të ruajtur, as më pak e

as më shumë sesa një bukuri të madhe natyrore, të virgjër e të me një

panoramë mahnitëse.

Si paraqitet e Ardhmja?

Në Bashkinë Kolonjë, duke rikujtuar edhe njëherë të gjithë potencialet turistike

që përmendëm dhe radhitën në çështjet e mësipërme, vlen të themi që e ardhmja

paraqitet në tërësi pozitive. Psqyrimi i mëposhtëm na rikujton edhe njëherë

potencialet turistike të cilat e bëjnë këtë Bashki të vizitueshëm nga turistë të

huaj por edhe vendas.

Përfundime

Elementët gjeografikë si tokat dhe klima kanë ndikim dhe janë në një

korrelacion të njëtrajtshëm me zhvillimin ekonomik të zonës. Tokat po

përfshihen masivisht nga erozioni dhe fenomene të tjera që kanë ndikuar

negativisht në ekonomi. Përsa i përket aspektit kulturor shtrirja gjeografike e

kësaj Bashkie, kushtet natyrore dhe faktorë të tjerë edhe pse më së shumti të

konsideruar si negativë kanë bërë të mundur që ai të ketë ndikim jo shumë të

madh në rang kombëtar mbi kulturën si në hapësirë ashtu edhe në kohë.

Rekomandime

Duhet të reklamohet më shumë sektori i turizmit dhe vlerat etnografike të zonës.

Turizmi mund të gjenerojë të ardhura të mëdha, madje duhet të nxitet edhe

turizmi familjar që mungon pothuajse totalisht.Duhet të merren masa për

►Faktorët ndikues për të ardhmen e turizmit në Bashkinë

Kolonjë

1. Kombinimi i turizmit malor me atë kulturor

2. Natyra dhe monumentet natyrore

3. Klima e pershtatshme

4. Burimet njerezore

5. Ushqimi i larmishëm me gatime unike

Page 202: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

194

ndalimin e shfrytëzimit të pasurive pyjore, pasi këto të fundit mund të vihen në

funksion të zhvillimit të turizmit.

Riaktivizimi, privatizimi ose investime në restaurimin e llixhave të Leskovikut

mund të sjellin të ardhura për banorët e zonës. Ujërat termale në këto llixha kanë

veti mjaft të mira kurative.Të ndërmarrim fushata për rëndësinë e bimëve

mjekësore, që për shumë familje përbën burimin kryesor të të ardhurave. Në

këtë zonë vitet e fundit mbledhja e bimëve mjekësore ka pasur rënie, por

megjithatë potenciali për rritjen e tye mbetet i lartë, pasi njihen rreth 57 lloje

bimë mjekësore.Të realizojmë fushata ndërgjegjësuese, më së shumti në stinën e

verës, pasi veprimtaria e njeriut përbën një rrezik për këtë park, duke

përmendur: prerjet e paligjshme të pyllit, ndërtimet pa ndonjë planimetri apo

rregullore, zjarret nga pakujdesia, mosmbajtja pastër e zonës, mbishfrytëzimi i

saj, etj.

Bibliografia Aliu, Skender “ Vendbanimet e fortifukuara në pllajën e Kolonjës.

Butka, Uran “Kristo Kirka” bot. “Maluka” 2012

Doka, Dhimitër .Turizmi qytetar dhe vlerat turistike në Shqiperi. Tiranë 1996

Qiriazi, Perikli Gjeografia fizike e pergjithshme Tiranë 2011

Qiriazi, Perikli. Botim elektronik Munumentet e Natyrës . Tiranë 2005.

Qiriazi.Perikli, 2017, Trashëgimia Natyrore e Shqipërisë (vlerat, rreziqet dhe

menaxhimi), Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Tiranë.

Page 203: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

195

VENDOSJA E TARIFAVE UNIVERSITARE SIPAS

MERITOKRACISË

Laerta Gorica

[email protected]

(Bachelor, Financë, Fakulteti Ekonomik UT)

Eleni Belba,

[email protected]

(Bachelor, Financë, Fakulteti Ekonomik UT)

Armanda Ozuni,

[email protected]

(Bachelor, Financë, Fakulteti Ekonomik UT)

Aida Roci

[email protected]

(Bachelor, Financë, Fakulteti Ekonomik UT)

Lektori Udheheqës:

Dr. Violeta Neza

Abstrakt

Institucionet e Arsimit të Lartë publik në Shqipëri sipas kritereve të vendosura

me Ligj i kanë dhënë mundësinë shumë prej strudentëve që të vazhdojnë

studimet në degët e tyre të preferuara sipas rezultateve të arsimit të mesëm.

Vazhdimi i studimeve të larta në IAL –të e ndryshme të vendit shoqërohet me

tarifat e miratuara nga Institucionet përkatëse. Këto tarifa iniciuan protestat e

studentëve të Universitetit të Tiranës dhe Institucioneve të tjera të Arsimit të

Lartë. Mbyllja e protestave u shoqërua me disa VKM për uljen e tarifave të

studimeve dhe riprovimeve. Nisur nga ky fakt, meqenëse jemi studentë të

FEUT, dhe jemi subjekt i këtij problemi, menduam të kryejmë një studim lidhur

me impaktin e uljes së tarifave të studimit në motivimin e studentëve. VKM-të

kategorizojnë studentët sipas meritokracisë ku secili të shpërblehet në varësi të

punës dhe rezultateve. Metodologjia e përdorur për të kryer studimin është

shfrytëzimi i të dhënavë sekondare dhe mbledhja e të dhënave parësore, përmes

pyetësorit si instrument i kërkimit. Pyetësori është strukturuar duke grumbulluar

ide nga studentët lidhur me çështjet të cilat duhen trajtuar në këtë studim.

Konkluzionet dhe rezultatet e studimit që rezultuan nga analiza e të dhënave, do

të bëhen të ditura përmes punimit të plotë.

Fjalë kyçe: IAL, tarifa, motivim, studentët, vkm, protesta

Page 204: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

196

Hyrje

Disa vendime të papritura u bënë shkak që studentët e Fakultetit të Arkitekturës

dhe Urbanistikës së bashku me studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit të bojktojnë

mësimin dhe të dalin të protestojnë para universitetit. Revolta e tyre u pasua

menjëherë nga Universiteti i Tiranës duke paralajmëruar një lëvizje edhe më të

gjerë, si të vitit ’90, pavarësisht se kërkesat e tyre nuk kanë më lidhje me

rrëzimin e diktaturës së dikurshme, por anulimi i VKM-së për tarifat shtesë në

arsimin e lartë, përgjysmim i tarifës së studimit, përmirësimi i kushteve në

konvikte, si dhe përfaqësimi në Bordin e Administrimit, ku ka përfaqësues nga

fakultetet dhe Ministria e Arsimit. Një protestë studentore paqësore ndryshe nga

siç e kishin bërë edhe pararendësit në vitin 1990 solli miratimin e disa VKM-ve

prej të cilave ishte në ndarjen e tarifave sipas meritokracisë ku secili të

shpërblehej në varësi të punës dhe rezultateve. Në këtë kuadër studimi i

mëposhtëm synon të nxjerr disa konkluzione konkrete mbi perceptimin e

studentëve në lidhje me ndikimin e uljes së tarifave dhe nëse reduktimi i tyre

sollën stimulimin dhe motivimin për arritje të mëtejshme mbështetur mbi

analizat e dala nga të dhënat e mbledhura me anë të anketimit. Rezultatet e

këtyre pyetësorëve përmblidhen dhe analizohen më poshtë në mënyrë më të

hollësishme.

Shqyrtimi i literaturës

Tarifat vjetore për studentët në universitetet shtetërore të Shqipërisë, varirojnë

nga 25 mijë lekë (rreth 200 euro) deri në 40 mijë lekë (rreth 325 euro) në ciklin

e parë të studimeve (bachelor). Ndërsa, për ciklin e dytë të studimeve, sipas

profilit që ndjekin, tarifat variojnë nga 63 mijë (rreth 510 euro) deri në 204 mijë

lekë (rreth 1,600 euro). Tarifat e shkollimit në universitetin shtetëror të

Shqipërisë konsiderohen të jenë ndër më të lartat në rajon dhe Evropë, sa i

përket shkollimit publik. Në përfundim të protestës në lidhje me kërkesën

kryesore të studentëve protestues u përfitua:

Studentët me notë mesatare mbi 9-të në çdo program studimi përfitojnë

financimin 100% të tarifës së regjistrimit, nga tarifë e plotë që paguanin

përpara këtij vendimi. E po ashtu, në çdo program studimi përfitojnë bursë

10.000 lekë në muaj. Ndërkohë që deri sot, kjo masë ishte në nivelin 8100

lekë dhe vetëm për studentët me mesatare 10.00. Kjo e zgjeron ndjeshëm

gamën, por edhe mbështetjen e qeverisë, drejtpërdrejtë, për studentët më të

mirë.

Do t’i japim një mundësi të barabartë të gjithë studentëve të tjerë, duke

përfituar 50% të tarifës së regjistrimit, drejtpërdrejtë nga buxheti, për

pranimin në universitet, të cilët deri përpara këtij vendimi paguanin tarifën e

plotë të regjistrimit. Që do të thotë, të gjithë studentët aktualë për pjesën e

mbetur të këtij viti akademik, edhe ata me 4-tër dhe me 5-së, nuk do të

paguajnë, por do të paguajë buxheti i shtetit për ta. Ndërkohë që me vitin e

Page 205: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

197

ardhshëm akademik, të gjithë ata që nuk do të jenë me mesatare 6-të e sipër

do të humbasin këtë mbështetje nga buxheti i shtetit.

Përsa i përket Nivelit të Dytë të Studimeve (Master), qeveria do të paguajë

vetëm për studentët me notë mesatare mbi 9 në hyrje; studentët nga familje

në ndihmë ekonomike; të verbrit dhe studentët paraplegjikë e tetraplegjikë;

jetimë; fëmijët e policëve të vrarë dhe të gjithë grupeve të tjera vulnerabil të

përcaktuara në këtë vendim, financimin deri në 50% të tarifës.

Ky është grupi i vendimeve të qeverisë përsa i takon tarifave i cili mbarti

diskutime të shumta. Reagime të ndryshme u shfaqën tek studentët për të

cilën është e nevojshme të maten këto perceptime rreth dakortësisë me

realizimin e reduktimit të tarifave sipas rezultateve. Gjithashtu të shihen

mendimet në lidhje me ndikimin në stimulimin dhe motivimin për të arritur

rezultate më të larta përgjatë vitit në mënyrë që të shpërblehen për punën e

bërë, por dhe reduktimin e shpenzimeve në tërësi.

Metodologjia

Pyetësori i analizuar në këtë raport u realizua gjatë muajt Mars dhe pyetësori ju

shpërnda një kampioni përfaqësues prej 120 individëve në Falultetin Ekonomik

të Universitetit të Tiranës, përmes metodës së anketimit përmes ,metodës së

vrojtimit ballë për ballë, ku secilit prej tyre ju dha mundësia e plotësimit me

shkrim të pyetësorit në mënyrë të pavarur.. Pyetësori përmbante në total 18

pyetje të mbyllura (të tipit po/jo, apo me renditje për të matur rëndësinë relative

të përgjigjes) duke përdorur shkallën Likert dhe një pyetje të hapur. Pyetësori

përbëhej nga dy seksione. Seksioni i parë përmbante pyetje të përgjithshme të

cilat synonin të mblidhnin të dhëna bazë mbi të anketuarit (si psh. program i

studimit, viti i studimeve, niveli i studimeve) si dhe disa vlerësime të

përgjithshme nga ana e të anketuarve mbi standartin e jetesës, numrin e

pjestarëve në familje apo punën që kryejnë prindërit. Seksioni i dytë fokusohej

në perceptimin e anketuarve mbi reduktimin e tarifave dhe ndikimin në

mbarëvajtjen e tyre në universitet. Përmes pyetjeve specifike, të anketuarit

kishin mundësinë të reflektonin sa mendimi i tyre ishte dëgjuar, aspektet e

ndryshme të pasojave të uljes së tarifave ne GDP-në e Shqipërisë.Në pyetjen e

hapur të anketuarit mund të jepnin rekomandimet dhe vlerësimet mbi cilat janë

mënyrat më efikase për kategorizimin e tarifave, por gjithashtu kishin

mundësinë që të shprehnin komente të ndryshme mbi përmirësimin e këtij

pyetësori dhe të realizimit në një shkallë me të gjerë jo vetëm në Fakultetin

Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Për të kontrolluar gabimet e mbulimit,

kampioni mbuloi individë nga katër programet e ndryshme të studimit

(Administrim Biznes, Financë, Informatikë Ekonomike dhe Ekonomiks), nga dy

ciklet e studimit(Bachelor dhe Master), dhe kryesisht individë në vitin e dytë

apo të tretë të studimeve të njohur më mirë me kushtet përkatëse.

Rezultate

Page 206: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

198

Të dhëna mbi të anketuarit

Përqindja më e lartë e të anketuarve përbëhej nga dhe studentë të programit

Administrim Biznes, me rreth 43.3% të numrin total të të anketuarve, i ndjekur

nga Financa me rreth 27.5% të të anketuarve, Ekonomiks me rreth 20.8% dhe

Informatikë Ekonomike me rreth 8.3%. Numri i lartë i të anketuarve i përket

nivelit të studimeve Bachelor rreth 90.8 % dhe niveli Master vetëm 9.2%.

Figura 1. Të anketuarit sipas programit të studimit

Figura 2. Të anketuarit sipas ciklit të studimeve

Vlerësimi mbi standardin e jetesës, numrin e pjestarëve në familje apo

punën që kryejnë prindërit

Numri dhe përqindja më e lartë e të anketuarve kanë të ardhurat mujore rreth

24000-50000 përkatësisht 41.7 % ku më pas renditen të anketuarit me të ardhura

mujore 50000-75000 (25%). Ndërkohë, përqindja e të anketuarve që cilësojnë

cilësinë e jetës me të ardhura mbi 75000 (17.5%) është më e lartë se ajo e atyre

që konsiderojnë rreth 0-24000 (15.8%).

Tabela 1. Vlerësimi mbi standartin e jetesës

Pyetja Sa janë të ardhurat mujore të familjes tuaj?

Numri i të

anketuarve

Përqindja (%)

0-24000 19 15.8%

24000-50000 50 41.7%

50000-75000 30 25%

Mbi 75000 21 17.5%

Page 207: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

199

Përsa i përket anëtarëve në familje, pjesa më e madhe e të anketuarve është

pjestar i një familje të përbërë nga 5 deri 6 anëtarë ku me një ndiferencë të vogël

grupimi i dytë është 3 deri në 4 anëtarë. I fundit vjen familjet me mbi 6 anëtarë.

Pyetjes në kanë motra\vëllezër të tjerë në universitet që ndjekin studimet në

bachelor apo master pjesa më e madhe pikërisht 77 individë janë përgjigjur jo

(64.2%) dhe 35.8% nuk kishin motra/vëllezër të tjerë që njëkohësisht vazhdojnë

studimet. Mbi punën që kryejnë prindërit përqindja më e lartë e studentëve kanë

prindërit që punojnë në Administratë Publike (39%), ndjekur nga të

vetëpunësuar (29.1%), kompani private (26.5%) normalisht duke përfshirë edhe

të papunë (3.6%) dhe të tjera (1.8%).

Tabela 2. Vlerësimi mbi numrin e pjestarëve në familje apo punën që kryejnë

prindërit

Pyetja Sa antarë ka familja juaj:

Numri i të anketuarve Përqindja (%)

1 deri 2 0 0%

3 deri 4 49 40.8%

5 deri 6 50 50%

Mbi 6 11 9.2%

Pyetja A keni motra\vëllezër të tjerë në universitet që ndjekin studimet në

bachelor apo master?

Numri i të anketuarve Përqindja (%)

Po 43 35.8%

Jo 77 64.2%

Pyetja Ku janë të punësuar prindërit tuaj?

Numri i të

anketuarve(117/120)

Përqindja (%)

Administatë

publike

46 39%

Vetëpunësuar 34 29.1%

Kompani private 31 26.5%

Të papunë 4 3.6%

Të tjera 2 1.8%

Perceptimin e anketuarve mbi reduktimin e tarifave

Rezultatet e pyetësorëve në pjesën e matjes së perceptimit të studentëve mbi

ndikimin që do të sjellë reduktimi i tarifave tregojnë se informimi nga ana e

studentëve është i ulët. Tabela 3 përmbledh të dhënat me rezultate bazuar në

shkallën Likert nga aspak dakort në plotësisht dakort.

Page 208: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

200

Tabela 3. Perceptimin e anketuarve mbi reduktimin e tarifave Aspak

dakort

Jo

dakort

Neutral Dakort Plotësis

ht

dakort

A mendoni se tarifat

universitare janë të përballueshme nga

familjet shqiptare në përgjithësi?

(120/120)

37 45 29 8 1

Si ju duken kushtet aktuale të

fakultetit në raport me mundësitë

tuaja ekonomike? (119/120)

26 51 33 9 0

Nëse fakulteti juaj do të ofronte

kushtet më të mira për të zhvilluar

mësimin do të sakrifikonit të paguanit

plotësisht tarifën? (120/120)

4 12 23 53 28

A mendoni se mësimdhënia në

universitet është një faktor që sadopak

e justifikon pjesën e tarifës?

(120/120)

24 35 36 22 3

A mendoni se stimuli i bërë do

të bëjë që të punoni më shumë për të

arritur rezultate më të larta? (119/120)

8 15 37 39 20

A mendoni ndarja në kategori

do të sjellë favorizime nga profesorët?

(119/120)

11 28 32 35 13

Mendoni se u mbivlerësua

kërkimi i uljes së tarifës studentore në

lidhje me pikat e tjera? (119/120)

23 25 24 33 14

A jeni dakort që të tarifohen

studenti që jep mbi dy herë provimin?

(120/120)

75 15 10 17 3

Rimbursimi 100% i studentëve

me mesatare 9 deri në 10 dhe 50 % i

pjesës tjetër deri në 2020, një nga

arritjet e protestës studentore, do të

ndikojë në rritjen e taksave dhe uljen

e GDP-së? (120/120)

14 19 50 28 9

A mendoni se do te ishte më e

drejtë që afati i mospagimit të tarifës

ose rimbursimit me bursën prej 100

mijë lekësh të vjetra të ishte më

afatgjatë? (118/120)

2 7 28 42 39

A jeni dakord me vendimin e

marrë në ndarjen në përqindje që

është bërë në bazë të disa kategorive

të studentëve? (120/120)

9 30 36 36 9

Page 209: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

201

Komente

Në pjesën e tij të fundit pyetësori përmbante një hapësirë për komente për

secilin nga të anketuarit rreth mënyra sesi mendojnë si duhet të jetë kategorizimi

i tarifave. Në bazë të përmbledhjes së këtyre komenteve, pikat që evidentohen

më shpesh nga të anketuarit janë:

Ulje më e madhe se 50% deri në mospagim të ndonjë shume të këtyre

tarifave për të ndjekur universitetin ashtu siç ofrohet në vendet e tjera të

Europës si Gjermani apo vendet Skandinave;

Krijimin e një kategorizimi ose sistemi të tillë që ofron një përshtatje të

tarifave me mundësitë ekonomike të çdo studenti.

Konkluzione

Pyetësorët e zhvilluar pasqyruan një rëndësi themelore dhe besojmë se duhen

përhapur gjerësisht në sajë të dhënies së mundësisë së çdo studenti përveçse të

Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës edhe Universitetit të Tiranës në

tërësi, universiteteve të tjera në kryeqytet dhe së fundmi edhe universiteteve në

të gjithë Shqipërinë.

Nga rezultatet e pyetesorit vërejmë se faktori ekonomik është determinues në

ndjekjen e studimeve të larta për të rinjtë shqiptare ku mungojnë edhe mjete

përkrahëse. Familjet shqiptare janë mesatarisht të përbëra nga 4 deri ne 5 anëtarë

dhe të ardhurat mesatare vlerësohen në 24000 deri 50000 me të cilat nuk

munden të përballojne tarifat universitare së bashku me shpenzimet e tjera në

kryerjen e studimeve të fëmijeve te tyre. Shumica e studentëve shprehen se nuk

kanë vëllezër apo motra të tjerë që ndjekin studimet në bachelor apo master por

shprehen që së shpejti familjet do të jenë të detyruar të mbajnë edhe fëmijët e

tjerë në programet e studimit që do të fitojnë.

Mësimdhënia, kushtet aktuale të fakultetit, boshllëqet në biblioteka, diferenca

mes kurrikulës dhe tregut të punës janë shkaqe të tjera që i bëjnë studentët të

hezitojnë në pagesën e tarifave të plota por edhe të reduktuara pasi nuk

justifikojnë pagesat e realizuara. Studentët nuk janë dakort në vendosjen e një

tarife shtesë për provimet e mbartura sepse do të rëndonte gjithnjë e më shumë

në portofolet e familjeve shqiptare në vlerën në të cilën ishte përcaktuar nga

qeveria, por përkundrazi do të ishin dakort nëse kjo vlerë do te ishte simbolike

për të ndaluar abuzimet me dhënien e të drejtës për të përsëritur një provim të

mbartur.

Së fundmi kategorizimi sipas mesatares ka ndikuar pozitivisht në pjesën më të

madhe duke i stimuluar dhe motivuar në mbajtjen e rezultateve të larta për të

përfituar reduktimin e tarifës në 100% dhe bursën prej 10 mijë lekë në muaj.

Normalisht që ka edhe studente që shprehen kundër kategorizimit në opinonin e

të cilëve do të donin që reduktimi i tarifave të bazohej më shumë në mundësitë

ekonomike të çdo studenti.

Bibliografia

Page 210: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

202

https://www.financa.gov.al/ministri-ahmetaj-sqaron-proceduren-per-tarifat-e-

reduktuara-dhe-bursat-ne-universitete-2-miliarde-leke-mbeshtetje-financiare-

per-studentet/

Shtojcat

Pyetësor

Ndarja e tarifave sipas

meritokracisë

Dega:Administrim Biznesi/ Financë/

Ekonomiks/ Informatikë Ekonomike

Program i Studimit: Bachelor \

Master

Viti i Studimit: I \ II \ III

Përshëndetje! Ju lutemi të jepni

mendimin tuaj duke plotësuar këtë

pyetësor, i cili zgjat vetëm pak

minuta. Qëllimi i pyetësorit është të

mbledhë mendimet tuaja individuale

në lidhje me ndikimin e uljes së

tarifave në stimulimin dhe motivimin

për arritje të mëtejshme. Përgjigjuni

duke rrethuar alternativën në pohimet

e mëposhtme.

Seksioni I

1. Të ardhurat mujore të familjes tuaj

janë:

a) 0-24000 b) 24000-50000

c) 50000-75000 d) Mbi 75000

2. Ku janë të punësuar prindërit tuaj?

a) Administatë publike b) Kompani

private c) Vetëpunësuar d) Të

papunë e) Tjetër

3. Sa antarë ka familja juaj:

a) 1-2 b) 3-4

c) 5-6 d) Mbi 6

4. A keni motra\ vëllezër të tjerë në

universitet që ndjekin studimet në

bachelor apo master?

a) Po b) Jo

Seksioni II

5. A mendoni se tarifat universitare

janë të përballueshme nga familjet

shqiptare në përgjithësi?

a) Aspak dakort b) Jo dakord

c) Neutral d) Dakort e)

Plotësisht Dakort

6. Si ju duken kushtet aktuale të

fakultetit në raport me mundësitë

tuaja ekonomike?

a) Aspak dakort b) Jo dakord

c) Neutral d) Dakort e)

Plotësisht Dakort

7. Nëse fakulteti juaj do të ofronte

kushtet më të mira për të zhvilluar

mësimin do të sakrifikonit të

paguanit plotësisht tarifën?

a) Aspak dakort b) Jo dakord

c) Neutral d) Dakort e)

Plotësisht Dakort

8. A mendoni se mësimdhënia në

universitet është një faktor që

sadopak e justifikon pjesën e tarifës?

a) Aspak dakort b) Jo dakord

c) Neutral d) Dakort e)

Plotësisht Dakort

9. A mendoni se stimuli i bërë do të

bëjë që të punoni më shumë për të

arritur rezultate më të larta?

a) Aspak dakort b) Jo dakord

c) Neutral d) Dakort e)

Plotësisht Dakort

10. A mendoni ndarja në kategori do

të sjellë favorizime nga profesorët?

Page 211: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

203

a) Aspak dakort b) Jo dakord

c) Neutral d) Dakort e)

Plotësisht Dakort

11. Mendoni se u mbivlerësua

kërkimi i uljes së tarifës studentore

në lidhje me pikat e tjera?

a) Aspak dakort b) Jo dakord

c) Neutral d) Dakort e)

Plotësisht Dakort

12. A jeni dakort që të tarifohen

student që jep mbi dy herë provimin?

a) Aspak dakort b) Jo dakord

c) Neutral d) Dakort e)

Plotësisht Dakort

13. Rimbursimi 100% i studentëve

me mesatare 9 deri në 10 dhe 50 % i

pjesës tjetër deri në 2020, një nga

arritjet e protestës studentore, do të

ndikojë në rritjen e taksave dhe uljen

e GDP-së?

a) Aspak dakort b) Jo dakord

c) Neutral d) Dakort e)

Plotësisht Dakort

14. A mendoni se do te ishte më e

drejtë që afati i mospagimit të tarifës

ose rimbursimit me bursën prej 100

mijë lekësh të vjetra të ishte më

afatgjatë?

a) Aspak dakort b) Jo dakord

c) Neutral d) Dakort e)

Plotësisht Dakort

15. A jeni dakord me vendimin e

marrë në ndarjen në përqindje që

është bërë në bazë të disa kategorive

të studentëve?

a)Aspak dakort b) Jo dakord

c) Neutral d) Dakort e)

Plotësisht Dakort

Nëse jo, si mendoni se do të ishte

mënyra e duhur? .

.

.

.

Ju falenderojmë për bashkëpunimin,

të dhënat e grumbulluara do të

shërbejnë vetëm për arsye studimi

dhe asnjëherë nuk do të përdorën për

të penguar mbarëvajtjen tuaj në

universitet.

Komente.

Page 212: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

204

MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE

Kejdi Dhuli

[email protected]

(Bachelor, Administrim Biznes, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Prof. Asoc. Dr. Gentiana Kraja

Abstrakt

Menaxhimi i burimeve njerëzore si disiplinë shkencore është process i

planifikimit, i organizimit, i personelit, i udhëheqjes dhe i kontrollit. Do të

ndalemi te personeli për tu njohur me rolin e tij si njëri prej resurseve ndoshta

më i rëndësishmi që ka në dispozicion një menaxher në një organizatë. Resurset

në dispozicion (humane, financiare, fizike, te informacionit,etj.) nuk mjafton

vetëm ti kesh, por duhet menaxhuar në mënyrë që t’i shfrytëzojmë racionalisht.

Qeverisja vendore në Shqipëri po ndryshon. Një seri e re ligjesh, që hyri në fuqi

në prill 2014, e ka ndryshuar thelbësisht përgjegjësinë dhe kapacitetet e qeverive

vendore. Ka një grup të dytë ligjesh që do të bëhet operacional dhe do ta ndikojë

Qeverinë Qëndrore. Ndërsa më parë qeverisja vendore ishte thjesht një zgjatim i

vullnetit të Qeverisë Qëndrore, Sot janë duke ndodhur ndryshime të vërteta që

po venë më shumë përgjegjësi në duart e zyrtarëve të qeverisjes vendore. Me

perspektivën e pamjes së një qeverie vërtet të decentralizuar, është e duhur dhe e

drejtë që t’i kushtohet vëmendje më të vlefshmit prej burimeve, personelit, që

punon për organizatën. Bashkitë dhe organizatat e tjera qeveritare më shumë se

çdo strukturë tjetër duhet të vlerësojnë ë trajtojnë në mënyrë shumë më të

veçantë kapitalin njërëzor pasi për to është jetik jo vetëm duke ju referuar

profemancës dhe produktivitetit, por në krijimin urave bashkëpunuese me

komunitetin.

Fjalë kyçe: disiplinë shkencore,qeverisje vendore,organizata qeveritare.

I. MENAXHIMI I BURIMEVE NJERËZORE 1.1. Roli i menaxhimit të resurseve humane

Shumë nga studimet që janë bërë e kanë konsideruar menaxhimin e burimeve

njerëzore si një art i cili nuk kërkon njohuri apo aftësi të vecanta. Kjo pikëpamje

e funksionit të burimeve njerëzore e bëri rolin e menaxherit të personelit të

përkohshëm në organizatë përsa i përket kontributit të tyre në performancën e

kompanisë. Puna e tyre nuk kishte lidhje të drejtpërdrejtë me realizimin e fitimit

të ardhshëm dhe të ardhurat e tyre nuk mund të përcaktoheshin në varësi të

mirëqenies së punonjësve. Gjithsesi me ndryshimet në kohë vendi i punës u bë

më dinamik dhe më i gjallë. Mjedisi i jashtëm i biznesit u bë më konkurrues dhe

Page 213: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

205

organizatat filluan ta konsideronin forcën e punës si një avantazh konkurrues.

Menaxhimi i njerëzve u bë më i vështirë duke qenë se njerëzit vinin nga kultura

të ndryshme dhe kishin mentalitete të ndryshme. Menaxhimi i burimeve

njerëzore ngadalë filloi të shëndërrohej në një fushë të specializuar që u

siguronte organizatave drejtimin e politikave dhe veprimeve të njerezve të saj.

Më tej, duke qenë se njerëzit filluan të konsideroheshin si një nga burimet më të

rëndësishme të organizatës, menaxhimi i personelit fitoi më tepër rëndësi dhe

zuri një pozicion strategjik në organizatë. Në disa industri ky ndryshim ishte më

i dukshëm dhe në disa të tjera jo dhe aq. Gjithashtu, ndryshimi në qëllimin dhe

rolin e menaxherit të personelit ka ardhur si pasojë e vizionit të organizatës si

një e tërë dhe në përputhje me procesin e të menduarit të pronarëve dhe

menaxherëve kryesorë.

1.2. Definimi i Efektivitetit të MR

Efektiviteti i MRH është i definuar si masë te e cila aktivitetet, programet,

karakteristikat dhe sjelljet e Departamentit të MRH kontribuojnë në synimet

strategjike të organizatës. Karakteristikat e këtij definicioni janë 29

:

A. Perspektiva e paparashikueshme.

Pasi që nevojat e organizatës ndryshojnë, është e nevojshme që edhe kriteret

matëse të kualitetit të MRH ti përshtaten këtyre ndryshimeve. Domethënë që

nuk ekziston një definicion i vetëm universal i kualitetit apo efektivitetit të

MRH, si dhe format e tij janë të paparashikueshme varësisht prej situatave me të

cilat ballafaqohen organizatat.

B. Rrjedhshmëria.

Kjo do të thotë që organizatat ti përshtaten ndryshimeve të shpejta të mjedisit.

Këto ndryshime nganjëherë burojnë nga vetë organizata e nganjëherë jashtë saj,

dmth nga ambienti i jashtëm.

C. Integrimi.

Edhe pse mund të duket ndryshe, DMRH nuk është një njësi që operon në

mënyrë të pavarur nga organizata. Përkundrazi, DMRH është ndoshta funksioni

më i integruar i personelit në një organizatë, sepse shumica e aktiviteteve dhe

programeve të MRH prekin çdo punonjës në organizatë.

1.3. Avantazhet nga vlerësimi i efektivitetit të MRH

A. Dobia nga vlerësimi i efektivitetit të MR qëndron në atë se na ndihmon

ne të dimë se a jemi duke punuar mirë apo keq, sepse në qoftë se nuk e

dimë atëherë kjo heret a vonë na krijon probleme të ndryshme

menaxheriale. Një element i këtij vlerësimi është:

B. Diagnostifikimi për përmirësimin e vazhdueshëm të kualitetit.

29 Delaney, J., Huselid, M., 1996. The impact of human resource management practices

on perceptions of performance in for-profit and nonprofit organizations. Academy of

Management Journal 39 (4), 949–969

Page 214: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

206

C. Pa informata të mjaftueshme dhe të sakta nuk mund të identifikojmë se

ku jemi duke punuar mirë e ku jo, e aq më pak të dimë cilat masa duhet

ndërmarrë që situata të përmirësohet dhe të shkojë në drejtim të

realizmit të qëllimit të organizatës.

D. Programet e mundshme të shpërblimit të punëtorëve.

E. Këto programe për t’u zbatuar me sukses duhet të mbështeten në

informata të vazhdueshme të vlerësimit të performancës së punëtorëve.

F. Kualiteti i shtuar në marrjen e vendimeve.

G. Vlerësimet e vazhdueshme të bazuara në të dhëna të dokumentuara i

ndihmojnë menaxherit të marrë vendime më të qëlluara, me qka do të

kursejë kohën, të hollat, energjinë e tij e të personelit.

H. Shpjegueshmëria – Përgjegjshmëria.

I. Pa demonstrim të evidentueshëm të rolit të MRH në arritjen e synimeve

strategjike, rrezikojmë që si MRH të mos përfillemi si forcë serioze,

shumë e rëndësishme në organizatë, në procesin e përmirësimit të

vazhdueshëm të kualitetit.

1.4. Përpilimi i modelit kualitativ të MRH

Nuk ekziston një qasje e caktuar në përpilimin e modelit të caktuar,por duhet

shqyrtuar situatën unikate të organizatës tonë për të përpiluar modelin tonë. Një

qasje e tillë do të përmbante pesë hapa: identifikimin, integrimin, përpilimin,

implementimin dhe monitorimin me evaluim.

A. Identifikimi i objektivave strategjike të organizatës.

Nënkupton studimin dhe kuptimin në rrënjë të planit strategjik të organizatës.

Këtu pra fillojmë me zhvillimin e planit-modelit tonë në organizatën tonë, që ky

hap të ketë sukses, duhet që:

a) MRH të jetë plotësisht në rrjedhat e zhvillimit dhe të implementimit të planit

strategjik të organizatës ,

b) I gjithë sistemi me të gjitha subsistemet e veta duhet të jetë i vetëdijshëm për

rëndësinë e kontributit që jep MRH.

B. Integrimi i planit strategjik të organizatës me modelin kualitativ të MRH.

Pasi që qëllimet strategjike të organizatës të jenë kuptuar, MRH mund të

zhvillojë substancën për punën e vet. Procesi i integrimit fillon me hulumtimin

dhe identifikimin e opsioneve-zgjedhjeve me anën e të cilave MRH do të

kontribuojë në harmonizimin dhe në integrimin e qëllimeve në nivelin

mikroorganizativ dhe në integrimin e qëllimeve në nivelin makroorganizativ.

C. Përpilimi i objektivave.

Është i definuar si përpilim i aktiviteteve dhe programeve që MRH duhet t’i

drejtojë në arritjen e qëllimeve makroorganizative. Megjithëse modeli ynë

lehtëson harmonizimin dhe integrimin e qëllimeve në kuadër të strategjisë së

organizatës, kujdesin duhet fokusuar edhe në identifikimin e objektivave të

zhvillimit në kuadër të vet MRH, në këndvështrim ndaj qëllimit të organizatës.

D. Zbatimi nëpërmjet formulimit të matësve – operacionalizimi.

Page 215: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

207

Pasi të kemi vendosur cilat kritere do t’i shfrytëzojmë në evaluimin e

efektivitetit të MRH, atëherë duhet të bëhet opercaionalizimi i tyre dmth

shëndrrimi i synimeve konceptuale në ato operacionale, pra të matshme. Matja e

realizimit të qëllimit të nivelit të parë të MRH, p.sh. trajnimi në intervistim,

është vetëm një pjesë e zgjidhjes së problemit. A janë të gjithë mirë të trajnuar,

sa shpejt janë trajnuar, a kanë përfituar diqka të re dhe sa, a janë duke e zbatuar

këtë në përditshmëri, është pjesa tjetër e punës që i takon nivelit të dytë shumë të

rëndësishëm të qëllimeve të MRH.

E. Monitorimi dhe evoluimi i performansës së efektivitetit të MRH.

Ka për qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të kualitetit. Filozofia e tij është që

MRH duhet të fokusohet në tërë procesin e jo vetëm në rezultatet e tij.

1.5. Monitorimi i rrjedhshmërisë së procesit të punës

Kur analizojmë efikasitetin e aktiviteteve dhe programeve të MRH të nevojshme

në arritjen e qëllimeve strategjike, është mëse e nevojshme të merren në

konsideratë pyetjet lidhur me atë se a jemi duke i bërë gjërat e drejta dhe a jemi

duke i bërë gjërat drejtë. Ne mund të përpiqemi të bëjmë gjërat e drejta, por kjo

mund të shkojë në dy drejtime:

- Ne mund t’i bëjmë gjërat e drejta në mënyrë të drejtë,

- Ne mund t’i bëjmë gjërat e drejta në mënyrë jot ë drejtë,

Në sens të kësaj problematike është mëse e nevojshme të zhvillohet

monitorimi i procesit të punës nëpër hapa të shumtë. Me konstruktimin e hartës

së rrjedhshmërisë së punës prej fillimit të saj, nëpër aktivitete, vendime dhe

ndalesa të shumta, e deri te vendi ku procesi përfundon, për qdo objektivë

strategjike është e mundur të vizualizohet kontributi i dhënë nga qdo aktivitet i

MRH dhe qëllimet e tij.

1.6. Analiza e problemit

Hartat e rrjedhshmërisë së punës mund të ndihmojnë në identifikimin e

problemeve që mund të paraqiten gjatë procesit. Faktorët e shumtë të brendshëm

dhe të jashtëm mund të ndikojnë në paraqitjen e problemeve të ndryshme.

Zgjidhja e problemeve kërkon analizën e tyre, duke pasur parasysh qasjen

prioritare. Këtu në ndihmë na vjen “Pareto diagrami”, në bazë të të cilit 20% e

variablave shkaktojnë 80% të problemeve. Andaj eliminimi i këtij 20

përqindëshi na i zgjidh 80% të problemeve.

1.7. Selektimi dhe implementimi i zgjidhjeve

Pasi që problemet janë identifikuar, duhet të artikulohen në mënyrë të qarte duke

ditur:

1.Çka saktësisht është problemi?

2. Kur ka ndodhur?

3. Kush janë aktorët kyç të tij?

Page 216: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

208

Me përgjigjet në këto pyetje vjen edhe zgjidhja. Në këtë moment është shumë

me rëndësi që në zhvillimin e zgjidhjeve të përfshihen edhe të punësuarit, sepse

ata edhe më së shumti e njohin procesin e punës. Këtu mund të shfrytëzohen

edhe teknikat e shumta, si brainstorming, ku gurpi mund të gjenerojë solucione

të shumta dhe në fund, prej tyre zgjidhet solucioni më i mirë.

1.8. Përpunimi dhe ridefinimi

Rezultatet e arritura duhet të shërbejnë për përpunimin e strategjive të ardhshme

të MRH ose për ridefinimin e qëllimeve për përmirësimin e shfrytëzueshmërisë

së modelit të efektivitetit të MRH 30

Rreziqet dhe problemet në matjen e kualitetit të MRH janë:

A. Vlerësimi i kualitetit të MRH i shërben vetëm një qëllimi –

përmirësimit të vazhdueshëm. Por, në këtë proces MRH nuk guxon të zhytet deri

në fyt në matje (mbledhje të informatave, incizim, analizim, etj) e të mos i

mbetet kohë për zbatimin mëse të nevojshëm të tyre. Nuk guxon të harrojë se

qëllimi kryesor i MRH është jot ë bëjë matje-vlerësime, port ë ofrojë shërbime

kualitative.

B. “Ruling by Objective”. Informacioni është njëri prej resurseve më të

fuqishme dhe si i tillë mund të keqpërdoret në mbështetje të qëllimeve politike

të shërbyesit. Personeli atë e përjeton si një sundim, andaj edhe jo rrallë fjalën

evaluim e përjetojnë si sundim të objektivave mbi ta.

C. Mosshfrytëzueshmëria e të dhënave. Nëse pas tërë punës që është bërë,

të dhënat mbesin të pashfrytëzuara në sirtarin e tavolinës së punës së ndonje

menaxheri, kredibiliteti dhe besimi ndaj MRH mund të humbet.

1.9. Mjedisi për Menaxhimin e Resurseve Humane

Siç e dimë organizatat veprojnë në një ambient apo mjedis të caktuar i cili

ndryshon vazhdimisht. Kjo është një sfidë për organizatën dhe që të jetë më

efikase ajo duhet të bëjë përpjekje për t’u përshtatur me këtë mjedis. Ky mjedis

mund të jetë i brendshëm dhe i jashtëm31

.

A. Analiza e mjedisit të jashtëm ka ndikim të rëndësishëm në politikat

dhe praktikat e MRH. Pasi organizata nuk vepron e izoluar nga mjedisi i jashtëm

atëherë menaxherët përpiqen të jenë në dijeni për ndryshimet që ndodhin që t’u

përshtaten atyre. Qëllimi është të përcaktohen ndikimet e mundshme të mjedisit

në politikat dhe praktikat e organizatës. Ky mjedis mund të jetë fizik,

teknologjik, social, politik dhe ekonomik.

30 Boxall, P. and Purcell, J. (2003). Strategy and Human Resource Management,

Basingstoke and New York: Palgrave Macmillan. 31 Armstrong, M., (2006) Human Resources Management in practice, Cambridge

University Press.

Page 217: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

209

Mjedisi Fizik. Përfshin gjeografinë, klimën, karakteristikat tjera fizike të zonës

në të cilën është vendosur organizata. Mjedisi fizik mund të ndihmojë ose të

pengojë aftësinë e organizatës për të tërhequr dhe për të mbajtur punonjësit.

Mjedisi teknologjik. Vetëm nëpërmjet novacioneve teknologjike organizatat

mund të krijojnë produkte dhe shërbime të reja dhe të përmirësojnë ato

ekzistuese, dmth t’u përshtaten ndryshimeve të shpejta që ndodhin në ambientin

e jashtëm, në mënyrë që të mbeten konkurruese. Vlen të theksohet se avancimet

teknologjike kanë tendencë të reduktojnë, sidomos numrin e punëve që kërkojnë

pak zotësi të konsiderueshme.

Mjedisi Social. Ёshtë gjendja e përgjithshme ekonomike-sociale ose ambient

social i jashtëm që reflekton patjetër edhe në ambientin e brendshëm. Nga

punëdhënësit pritet gjithnjë e më shumë që ata të demonstrojnë një ndjenjë më të

madhe përgjegjësie për punonjësit dhe për shoqërinë në përgjithësi.

Mjedisi Politik. Përfshin ligjet dhe rregullat e vendosura nga qeveria në nivelin

shtetëror.Këto ndikojnë në MRH dhe menaxherët duhet të zbatojnë këto ligje e

rregullore që kanë të bëjnë me MRH.

Mjedisi Ekonomik. Paraqet gjendjen e përgjithshme ekonomike e cila ka

refleksione në politikat e brendshme. Varësisht prej kësaj gjendje ekonomike

organizata do të vendosë se a do të punësojë apo do të pezullojë punëtorët nga

puna.

B. Analiza e mjedisit të brendshëm. Ambienti që ekziston në një organizatë

njihet si ambient i brendshëm ose klimë organizative, i cili padyshim se

ndikohet nga ambienti i jashtëm. Ky ambient sikurse edhe ai i jashtëm,

konsiston në elementet fizike, teknologjike, sociale, politike dhe ekonomike.

Mjedisi Fizik. Ka të bëjë me ambientin në të cilin njerëzit janë të inkorporuar, të

involvuar. Ky ambient përfshin faktorë të tillë si cilësinë e ajrit, temperaturën,

zhurmat, pluhurin dhe kushtet e tjera që ndikojnë në shëndetin dhe në sigurinë e

punonjësve.

Mjedisi Teknologjik. Ka të bëjë me pajisjet, mjetet dhe teknologjinë e

përdorur për të kryer punën. Kjo teknologji duhet t’u përshtatet ndryshimeve të

shpejta që ndodhin në ambientin e jashtëm, në mënyrë që organizata të mbetet

konkurrente.

Mjedisi Social. Ka të bëjë me përkujdesjen e firmës, institucionit apo biznesit

ndaj të punësuarve duke përcaktuar interest që kanë për punonjësit, shpërblimet

dhe mbështetja që sigurojnë për ta, toleranca që kanë për opionionet e ndryshme

etj.

Mjedisi politik. Ka të bëjmë me qasjen e menaxhmentit ndaj të punësuarve,

dmth politikat e organizatës që mund të jenë të dobishme ose të demshme për

punonjësit. Këto politika ndërtohen nga menaxhmenti i cili duhet të jëte i

kujdesshëm në ndërtimin e politikave të shëndosha.

Mjedisi Ekonomik. Ka të bëjë me gjendjen financiare të organizatës e

cila nëse është e favorshme, organizata do të mbështesë më shumë resurset e

Page 218: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

210

saja humane përfshirë kompensimet, përfitimet, trajnimet etj. Një gjendje e

disfavorshe financiare ndikon në reduktimin e buxhetit të RH.

1.10. Rekrutimi

Pas planifikimit shohim se sa kemi nevojë për punëtorë, andaj vjen rekrutimi që

është proçes në gjetjen e njerëzve të nevojshëm për organizatën, me të cilën ajo

do të mund të plotësojë vendet e saj të punës. Pra rekrutimi është rezultat i

vëllimit të punës dhe ka të bëjë me gjetjen e jo me zgjedhjen. Potencialet apo

burimet e rekrutimit dmth ku mund t’i gjejmë këta punëtorë, mund të jenë të

brendshme dhe të jashtme32

.

Burimet e brendshme përfshijnë punonjësit aktualë të organizatës, të cilët bëhen

kandidatë të mundshëm për promocione dhe transferime. Përparësi është sepse

kemi dokumentacionin për secilin punëtor dhe këta janë familjarizuar me

kushtet e punës, e njohin teknologjinë dhe procesin e punës dhe shpenzimet e

rekrutimit janë më të vogla. Këtu kemi promocionin që është një avancim në një

pozitë me përgjegjësi më të madhe që është njëkohësisht një motivim për

punëtorin. Pastaj transferimi apo rotacioni prej një vendi të punës në një tjetër

me qëllim të gjetjes së një vendi më adekuat, si dhe shërben për zgjerimin e

eksperiencës së punonjësve në punë. Ky rekrutim mund të bëhet përmes

shpalljes, propozimit të menaxherëve si dhe të sektorit të RH dhe inventarit të

zotësive.

Orientimi për burime te jashtme zakonisht bëhet me qëllim të futjes së ideve të

reja dhe kualifikimeve të reja. Kjo realizohet përmes konkurseve në gazeta,

mediave, agjencive për punësim. Rekrutimi më i mirë ekziston përmes sistemit

të shkollimit dmth përmes institucioneve arsimore, të larta, të shkollave të

ndryshme profesionale ose instituteve të caktuara.

Konkursi – shpalljet. Nëpërmjet konkursit dhe shpalljes organizata u drejtohet

njerëzve që t’i motivojë ata për të marrë pjesë në konkurs. Porosia duhet të jetë e

qartë, të jetë informative (p.sh. detyrat e vendit të punës, kualifikimi minimal,

mosha, gjinia), të prezentohet organizata, në mënyrë që ai merr pjesë në konkurs

të ketë pasqyrën e mjaftueshme lidhur me organizatën dhe vnedin e punës për të

cilëin është shpallur konkursi. Pra konkursi ka dy funksione themelore: të

tërheqjes së kandidatëve dhe informative.

Rekrutimi nëpërmjet postës. Në format e reja bashkëkohore të njerëzve me cilësi

dhe konkurrencë në treg, rekrutimi mund të bëhet edhe nëpërmjet postës. Ky

orientim dhe kontakt i drejtpërdrejtë nëpërmjet postës (e-mail-it) ua tërheq

vërejtjen këtyre njerëzve për mundëistë e reja që mund të kenë ata në

organizatën që u drejtohet në këtë mënyrë apo edhe ndoshta për përparësitë që

ajo i ofron. Te kjo mënyrë e rekrutimit kandidatëve u dërgohet formulari për

plotësim, u ofrohen kushtet, beneficionet më të mira se ato që i kanë pasur deri

tani, për t’i tërhequr në organizatë.

32 Keizer; 2000

Page 219: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

211

Agjencitë publike (zyrat e punës). Ndërmjetësimi në punë, pra në mes ofertës

për një vend të lirë me kërkesën, është një nga aktivitetet kryesore të zyrave të

punës. Zyrat e punësimit publik mund të ofrojnë pa ndonjë shpërblim aplikantë

që aktualisht janë në kërkim të punësimit. Një aktivitet tjetër i zyrave të punës

është organizimi i kurseve të tranjinjmit, të cilat kanë për qëllim përmirësimin

dhe përshtatjen e aftësive të pjesëmarrësit. Pjesëmarrësit në kurse janë

punëkërkues të zgjedhur nga zyrat lokale të punësimit, me qëllim që të kenë

mundësi përshtatjeje në tregun e punës.

Agjencitë private të punësimit. Në shumë raste një punëdhënës mund të përfitojë

këtë shërbim pa shpërblim, sepse është vet punëtori që i paguan diqka agjencisë.

Megjithëse, shumica e organizatave paguajnë në qoftë se aplikanti është me një

kualifikim të lartë. Këto agjenci tentojnë të sigurojnë njerëz me aftësi të veqanta,

si p.sh. kontabilistë, operatorë kompjuteri, menaxherë etj.

Shkollat. Shkollat e mesme , shkollat profesionale, kolegjet dhe universitetet

janë burime të rëndësishme për kandidatë të rinj me arsimim formal, veqanërisht

për vendet që nuk këkrojnë eksperiencë në punë. Nëse organizatat duan të

rekrutojnë aplikantë për profesione të menaxherit apo profesione teknike,

burime të rëndësishme në këtë rast do të jenë shkollat profesionale dhe

universitetet.

Aplikantët e rastit. Një organizatë mund të rekrutojë individë të cilët shkojnë

duke trokutr në dyert e organizatave. Kjo është një mënyrë pa shpenzime për

punët që kërkojnë nivel të ulët të zotësive, por duhet pasur parasysh që cilësitë e

aplikantëve mund të jenë të ndryshme. Në qoftë se nuk mund të punësohen

punonjës të kualifikuar, aplikantët duhet të shënohen dhe të kihen parasysh për

një herë tjetër. Është në iteres të imazhit dhe të marrëdhënieve të mira publike

që të gjithë aplikantët të trajnohen me korrektësi, pavarësisht se ata nuk ofrojnë

punën për të cilën jemi të interesuar.

Reklamat e tipit “kërkohet punë”. Reklamat “kërkohet punë”, të vendosura në

dyert apo dritaret e organizatave, janë një formë që përdoret shpesh për

rekrutim. Një formë agresive rekrutimi mund të jenë edhe reklamat në faqet e

gazetave apo revistave lokale.

1.11. Seleksionimi Pasi përfundon rekrutimi atëherë momenti i dytë i rendësishëm i sugrimit të

organizatës me stafin e nevojshëm është procesi i seleksionimit të kandidatëve të

cilët i plotësojnë më së miri kushtet për realizimin e punëve në vendet e tyre.

Dmth seleksionimin duhet kuptuar si proces të aplikimit të kritereve të caktuara

për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë të cilët janë ofruar nga tregu i punës.

Zgjedhja e mirë e punonjësve kontribuon në produktivitetin e organizatës,

përderisa një seleksionim jo i mirë rrit kostot e e transferimit si dhe mund të qojë

në largimin e punonjësve për arsye të mospërshtatjes me vendin e punës ku ai

Page 220: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

212

është caktuar. Intervistat dhe testet janë disa prej metodave për mbledhjen e

informatave për kandidatët gjatë seleksionimit33

.

1.12. Instrumentet e seleksionimit

Instrumentet më të shpeshta të seleksionimit janë: Aplikacionet, testet,

intervista, kontrollii i referencave/ rekomandimeve, simulimet e punës,

licencimi, qendrat e vlerësimit, metodat kontraverse.

1. Aplikacionet. Shpesh nga aplikantët kërkohet që të plotësojnë

formularin e aplikacionit si hap i parë në procesin e seleksionimit dhe

shërbejnë për disa qëllime: të bëhet klasifikimi i atyre që janë adekuat

për vendin e punës me ata që nuk janëpër kontrollimin e besushmërisë

së informative ,të mbledhen të dhëna për dosje personale ( data e

lindjes, adresa, etj.),të shërbej si dëshmi se mundësia e punësimit i’u

është dhënë të gjithëve pa dallim race, gjinie , religjioni, kombësie, etj.

2. Testet Me anë të testit mund të mblidhen informata të rëndësishme

për kandidatin, siq janë karakteristikat individuale, shkathtësitë

aftësitë/prirjet, interesimi dhe personaliteti. Testet që më së shpeshti

përdoren janë:

3. Testet e aftësisë: përcaktojnë aftësinë e kandidatit për kryerjen e disa

aktiviteteve specifike të punë. Testet e intelegjencës. Janë testet më të

njohura dhe që më shumë përdoren për qëllime selektuese, me të cilat

verifikohet aftësia e përgjithshme e kandidatit në situatat problematike.

4. Testet e aftësive specifike. Këto teste janë të drejtuara në hulumtimin e

segmenteve të ngushta të intelegjencës, që janë të rëndësishme për

kryerjen e detyrave specifike.

5. Intervista

6. Mund të thuhet se intervista është një strategji për mbledhjen e të

dhënave për t’i ndihmuar menaxherit të shohë qartë botën e tjertrit, të

kuptojë fushat ku nevojitet ndihma ose edukimi dhe të planifikojë

programin e individualizuar që ka për qëllim përmbushjen e qëllimeve

të parashtruara. Qëllimet e një interviste mund të jenë: punësimi,

promovimi (ngritja e pozitës), mbajtja në punë, përshkrimi i një ngjarje

dhe mbledhja e informatave.

7. Kontrollimi i referencave/ rekomandimeve

8. Kontrollimi i referencave/rekomandimeve po përdoret shumë kohëve të

fundit pasi që janë zbuluar raste të ofrimit të të dhënave joreale në

fletaplikacione nga ana e aplikuesve. Përmes kontrollimit të

referencave një organizatë mund të verifikojë përgatitjen profesionale

dhe përvojën e kandidatit. Kontrollimi i referencave mund të bëhet

qoftë përmes telefonit, duke kontaktuar insitutcionet gjegjëse, qoftë

33 Jonathan Winterton (2004).A conceptual model of labor turnover andretention, Human

Resource Development International, 7:3, 371-390

Page 221: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

213

duke kërkuar nga kandidati të sjellë referenca apo dokumente të tjera

nga instituticonet ku ka punuar më parë apo ku është shkolluar.

9. Simulimet e punes

10. Ёshtë kjo një metodë ku kandidati “punësohet” përkohësisht (2 javë

deri në 6 muaj), gjatë të cilës kohë kandidati vlerësohet nëse i plotëson

aftësitë dhe karakteristikat tjera të nevojshme për atë punë.

11. Licencimi

12. Ёshtë një certifikatë që tregon se a është kandidati i licencuar apo i

rilicencuar pranë autoritetit gjegjës, dhe mund të jetë kriter i

seleksionimit.

1.13. Përfundimi i procesit të seleksionimit

Procesi i seleksionimit përfundon me zgjedhjen e një apo disa kandidatëve.

Zgjedhjen e kandidatëve e bën menaxheri i cili do të jetë mbikqyrës i

kandidatëve të pranuar në punë, këtë proces e ndihmon MHR. Gjatë

seleksionimit duhet të shkojmë të sigurt dhe të mundohemi të evitojmë

seleksionimin negativ dmth kur zgjidhet kandidati i cili nuk i përmbush.

Konkluzione

Në çdo organizatë menaxhimi i Burimeve Njerëzore është funksioni më i

rëndësishëm. Ndryshe nga Burimet mekanike apo ato fizike, burimet e

personelit shtojnë një element eksperience të pahasur me burimet e tjera. Vlerës

monetare dhe vlerës së burimeve fizike i është shtuar faktori njerëzor dhe

gjithçka që lidhet me të. Ai kërkon një vëmendje të veçantë menaxhuese shumë

të specializuar e shumë të trainuar. Punëmarrësit nuk mund ta lënë pas dore

faktin që koha dhe trainimet e kryera për zhvillimin e menaxherëve, të cilët janë

pergjegjës për menaxhimiin e funksioneve dhe pajisjet e një organizate, të mos

neglizhohen në rastin e elementit të personelit.Organizata duhet të krijojë

strategji për identifikimin, inkurajimin, vlerësimin, përmirësimin dhe

shpërblimin e performancës së punonjësve në punë. Si rrjedhojë, përmirësimi i

performancës së punonjësve mund të ndikojë performancën e organizatës

Bibliografia Delaney, J., Huselid, M., 1996. The impact of human resource management

practices on perceptions of performance in for-profit and nonprofit

organizations. Academy of Management Journal 39 (4)

Boxall, P. and Purcell, J. (2003). Strategy and Human Resource Management,

Basingstoke and New York: Palgrave Macmillan

Armstrong, M., (2006) Human Resources Management in practice, Cambridge

University Press

Jonathan Winterton (2004).A conceptual model of labor turnover andretention,

Human Resource Development International

Page 222: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

214

100 FSHATRAT TURISTIKȄ

NDIKIMI I TYRE NȄ EKONOMI

Halisa Xhepa

[email protected]

(Bachelor, Menaxhim Turizmi Arkeologjik, Fakulteti i Biznesit,UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Arlind Kasa

Abstrakt Turizmi është një fushë, e cila na ofron shumë fusha për të kryer studime

shkencore. Shqipëria, vendi ynë është në zhvillim e sipër në cdo aspekt dhe një

nga fushat që po zhvillohet më shpejt është ajo e turizmit.

Projektligji I fundit i Ministrisë së Turizmit në lidhje me hapjen e 100 fshatrave

turistikë na jep shumë mundësi për të studiuar.

Qëllimi i këtij studimi është për të studiuar se si do të ndikojë në ekonominë e

vendit mbarëvajtja e këtyre fshatrave turistikë, të cilët do të merren si pika

turistike.

Si do të ndikojë në zonat e përzgjedhura ky projektligj? A do të kthehen në zona

urbane të mëdha apo do vazhdojnë të jenë rurale siҫ janë tani? Këto dhe shumë

të tjera do t’i trajtojmë në punimin tonë.

Fjalë kyҫe:100 fshatrat turistik, pikë turistike, fushë,zone e përzgjedhur, hapje,

zone urbane .

Hyrja Nën modelin e Rilindjes Urbane, një tjetër program i fokusuar tek turizmi dhe

agrobiznesi do të financojë rehabilitimin e plotë infrastrukturor, kulturor dhe

historik të 100 fshatrave anembanë vendit. Këto fshatra janë zgjedhur mbi bazën

e potencialit të tyre turistik dhe pritet të shndërrohet në qendra të një lloj turizmi

të ri, të panjohur deri më parë në vendin tonë, turizmi rural.

Në total, do të jenë mbi 200 ndërhyrjet në infrastrukturë, përfshi rrugë, sheshe,

kanalizime, ujësjellës, rehablitimi objektesh kulturore apo objektesh të

trashëgimisë historike.

Metodologjia Në këtë punim kam përdorur metodologji nga më të ndryshmet.

Për këtë punim më eshtë dashur të shfletoj libra të ndryshëm si edhe Website

nga më të ndryshmet.Siҫ dihet kjo temë është diҫka inovative dhe të dhenat për

këtë janë të pakta.

Page 223: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

215

Për të mbledhur informacione gjithashtu më është dashur të intervistoj njerëz të

ndryshëm për të pasur informacione më të sigurta.

Masat e para që janë marrë për fshatrat 1. Së pari përmirësimi dhe rritja e kapaciteteve pritëse, vendosja e

sinjalistikës turistike në destinacionet e agroturizmit përfshirë në

projektin 100 fshatrat. Ministria argumenton se në listën e 100

fshatrave janë përzgjedhur ata që kanë potencial turistik dhe si të tillë

ka nevojë për plotësimin me sinjalistikë për të lehtësuar vizitorët.

2. Së dyti vendosja e sinjalistikës informuese në plazhet që paraqesin

rrezikshmëri të lartë për shëndetin dhe sigurinë fizike si dhe tabela me

rregullat e arta. Po kështu parashikohet që të prodhohen harta që të

japin qartë orientimet.

3. “Pavarësisht se shumica e turistëve sot përdorin mobile dhe gogle map

për tu orientuar dhe lëvizur, përsëri ka një grup turistësh që kanë

nevojën e hartave të botuara në formën e letrës. Problemi në Shqipëri

qëndron në faktin se tirazhi i hartave të shpërndara në treg të lirë nuk

justifikon koston e prodhimit të hartave cilësore” thuhet në dokumentet

e ministrisë.

4. Në disa zona ka nevojë për të plotësuar sinjalistikën edhe në 44 plazhe

që janë pjesë përbërëse e 100 fshatrave.

11 Objektivat e planit Përmirësimi i infrastrukturës publike (mbështetja për infrastrukturë

rrugore, rivitalizime hapësirash publike/urbane, infrastrukturë

komunitare, shërbime publike, infrastruktura mjedisore, turistike,

monumente të trashëgimisë kulturore, qendra multifunksionale

komunitare, peizazhi mjedisor etj.).

Zhvillimi ekonomik nëpërmjet diversifikimit të aktiviteteve ekonomike

(përmirësimi i potencialit turistik në hapësirat rurale, agroturizëm dhe

turizëm rural, investimet në përmirësimin e shërbimeve tregtare,

investime ne prodhimin e produkteve tradicionale dhe shërbime te tjera

ekonomiko-financiare etj. Mbështetja për inkubatorë të produkteve

rurale tradicionale, promovim dhe marketim të zonave rurale, shërbime

transporti, panaire dhe festat lokale etj.)

Zhvillim i kapitalit social dhe njerëzor, (mbështetje për krijimin e

rrjeteve rurale, grupeve lokale të veprimit si dhe shoqërinë civile në

zonat rurale, trajnim profesional për të rinjtë dhe gratë, mbështetje të

trashëgimisë kulturore, mbështetje për promovimin e traditave dhe

jetesës në fshat, etj.)

Përcaktimi i vendodhjes gjeografike të 100 fshatrave dhe realizmi i

hartës së Shqipërisë për tu printuar ne shkallët 1: 350,000 ose

1:200,000. Vendndodhja e gjithë fshatrave turistike do të jetë tematika

Page 224: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

216

kryesore e kësaj harte. Qëllimi i kësaj harte është që ajo mund të

vendoset në pikat kryesore hyrëse të turisteve për të marë informacion

tërësor mbi të gjithë potencialin turistik të Shqipërisë.

Kjo hartë gjithashtu do të publikohet edhe në faqet e internetit që

promovojnë Turizmin Shqiptar.

Krijimi/përditësimi i një sistemi gjeografik të rrugëve që të çojnë në

100 fshatrat me potencial turistik dhe kategorizimi i tyre në aspektin e

kalueshmërisë dhe cilësisë së tyre, me qëllim krijimin e legjendave të

përshtatshme në hartat që do të prodhohen.

Krijimi/përditësimi i emërtimeve të qëndrave të banuara (Emra

fshati/emra lagjesh/ emra vendesh të njohura dhe orientuese për

territoret e 100 fshatrave.

Krijimi i 100 hartave te detajuara të qendrave të banuara në 100 fshatrat

me potencial turistik.

Identifikimi gjeografik i objekteve/atraksioneve me karakter turistik në

100 fshatrat dhe kategorizimi i tyre për nga lloji/rëndësia etj.

Përcaktimi i pozicionit gjeografik (X,Y) me koordinata të të gjitha të

fshatrave turistike.

Në varësi të standardeve dhe sasisë të sinjalistikës turistike të bëhet

vlerësimi i përafërt financiar për të gjitha ndërhyrjet e nevojshme që

duhet të bëhen në prodhimin dhe vendosjen e sinajlistikës turistike në

100 fshatra.

Krijimi 100 hartave bazë topografike për 100 fshatrat me potencial

Turistik në formatin dixhital pdf , Me funksion vendosjen e tyre në

tabelat e sinjalistikës).

Lista e 100 fshatrave

Qyteti Fshatrat

Shkodër, Malësi e Madhe Lëpushë, Razëm/Vrith, Theth, Drisht,

Qelëz, Kryezi, Mjedë, Zogaj

Kukës, Tropojë Valbonë, Cahan, Shtiqen, Shishtavec

Lezhë Fishtë, Ishull-Lezhë, Orosh, Skuraj,

Kukël

Dibër, Bulqizë Radomirë, Bushkash, Rabdisht,

Zerqan, Guri i Bershë

Durrës, Krujë Halilaj, Shetaj, Radë, Metaliaj,

Shënvlash, Gjepalaj

Tiranë, Kavajë Prezë, Marikaj, Shesh, Laknas,

Shëngjergj, Pëllumbas, Pezë, German,

Karpen, Vilë Bashtovë

Elbasan, Librazhd

Stëblevë, Dardhë, Rrajcë, Skënderbej,

Shushiucë, Gjinar, Shënavlash, Sotirë,

Shtremen, Pajovë, Seferan

Page 225: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

217

Lushnjë, Fier

Goricaj, Krutje, Ardenicë, Libofshë,

Luar, Siceqë, Hekal, Çakran

Berat, Skrapar, Kuçovë Kozarë, Malas Breg, Roshnik, Qafë

Dardhë, Kapinovë, Blezenckë

Vlorë, Sarandë Zvërnec, Drashovicë, Plloçë, Kaninë,

Dhërmi/Vuno, Kuç, Lukovë, Rusan,

Çukë, Mesopotam, Mursi, Tragjas

Gjirokastër Kalivaç, Nivicë, Peshtan, Kosinë,

Malëshovë, Leuse, Antigone, Zhulat,

Dhoksat, Lazarat, Nepravishtë, Sotirë

Korçë, Pogradec Lin, Tushemisht, Gurras, Zvirinë,

Zaroshkë, Voskopojë, Boboshticë,

Dardhë, Arrëz, Nikolicë, Rehovë,

Borovë

Programi i financimit

Ndërtimi i bujtinave – deri në 150 mijë dollarë

Strukturat agro-turistike – deri në 200 mijë dollarë

Ambientet e prodhimit tradicional – deri në 10 mijë dollarë

Marketing – deri në 7 mijë dollarë

Bizneset e të rinjve 22-35 vjeç – deri në 5 mijë dollar

Konkluzionet

Projekti për 100 fshatrat do të jetë një sukses i vërtetë për qeverinë.

Zonat e përzgjedhura do të përfitojnë shumë përsa i përket aspektit

ekonomik.

Objektivat e vendosura do të arrihen sipas planit të grupeve të punës.

Biblografia

https://www.monitor.al/projekti-100-fshatrat-nga-lazarati-tek-valbona-dhe-

boboshtica-harta-e-plote/

https://www.koha.net/arberi/73156/100-fshatrat-turistike-ne-shqiperi/

https://balkanweb.com/projekti-100-fshatrat-masa-e-pare-plotesimi-me-

sinjalistike-dhe-harta-per-orientim/

https://mjedisi.gov.al/investo-ne-shqiperi/

Page 226: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

218

AGROTURIZMI, RISI E DOMOSDOSHME PËR NJË

EKONOMI TË QËNDRUESHME

Adela Xhaferri

[email protected]

(Bachelor, Financë Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Msc. Leons Hasani

Abstrakt

Ekonomia e Shqipërisë mund të konsiderohet në një situatë tranzicioni ndërmjet

dëshirës për t’u zhvilluar dhe stepjes për të investuar në fusha fitimprurëse.

Qëndrueshmëria ekonomike është çështje e një rëndësie të lartë kur mendojmë

ta lidhim me integrimin dhe sidomos kjo për vendin tonë. Një sërë hapash dhe

zhvillimesh janë të nevojshme që të arrihet qëndrueshmëria e shumë kërkuar.

Mendoj se ndër fushat më të rëndësishme dhe më të domosdoshme për t’u

zhvilluar në vendin tonë është ajo e agroturizmit. Kjo jo vetëm për faktin se ka

marrë përmasa botërore si fushë por edhe sepse Shqipëria ka potencialin dhe

mundësitë për ta zhvilluar këtë fushë në mënyrat më fitimprurëse dhe të arrira.

E ardhmja, jo vetëm e vendit tonë, varet nga ne, nga mënyra se si e trajtojmë

mjedisin ku jetojmë dhe se sa përfitojmë ne prej tij.

Fjalë kyçe: Ekonomia Shqipëtare, Qëndrueshmëria Ekonomike, Agroturizëm,

Integrim

Hyrje Për një vend strategjik si Shqipëria, me toka pjellore, klimë të favorshme dhe

zona të pasura në bujqësi, agroturizmi është një ndër mekanizmat kryesorë që

vendosin në lëvizje ingranazhet e ekonomisë së vendit drejt zhvillimit.

Qëndrueshmëria ekonomike arrihet duke drejtuar investimet në rritjen e

bizneseve të mesme e të vogla dhe duke hartuar ligje fiskale në mbështetje të

industrive me potencial të lartë zhvillimi.

Numri i turistëve, si nga brenda dhe jasht vendit, që dëshirojnë destinacione

agroturistike, sa vjen e rritet dita ditës. Kjo përkthehet në të ardhura më shumë

për vendin dhe mirqenie më të lartë që do të shtonte dëshirën për të ecur me

hapa më të shpejta në këtë fushë.

Agroturizmi është një “simbiozë” mes kulturës dhe turizmit, e cila na mundëson

një eksperiencë të mahnitshme edukuese, qoftë në një tur, fermë apo festival.

Fermerë, prodhues verërash, mirëpresin në tokat e tyre turistë dhe jo vetëm. Si

një nga industritë më popullaritet në rritje kohëve të fundit, agroturizmi ofron

një eksperiencë unike ndryshe nga çdo lloj tjetër veprimtarie.

Page 227: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

219

Jo pak herë ndodh që rutina të na bëjë të harrojmë ku jetojmë dhe kush na e

mundëson çdo gjë pa të cilën nuk mund të mbijetojmë. Për këtë arsye, nxitje të

tilla si agroturizmi, përveç përfitimeve financiare kanë edhe përfitime të

rëndësishme ekologjike. Edukojnë dhe sjellin një frymë të të mendruarit pranë të

gjelbrës, ambientit dhe jetesës së shëndetshme.

Stabiliteti ekonomik është i një rëndësie të lartë kur flitet për integrimin në

Bashkimin Europian. Ai është kushti themelor i cili vëzhgohet për tu bërë pjesë

e BE. Vendi ynë është në një proces të rëndësishëm me BE pas Marrëveshjes së

Stabilizim-Asocimit për liberalizimin e vizave dhe aplikimin për statusin e

vendit kandidat. Aktualisht jemi në proces të hapjes së negociatave drejt

antarësimit në BE.

Shqyrtimi i literatures

Zhvillimi i turizmit ndër vite në Shqipëri Shqipëria historikisht është konsideruar si vendi me pozitën më të favorshme në

Ballkan. Si rrjedhojë ka qenë pikë strategjike e sulmeve të vendeve fqinje dhe jo

vetëm. Dalja në det (detin Adriatik dhe Jon), zonat e pasura në prodhimtari dhe

nëntokë, klima e butë dhe e favorshme e bën Shqipërinë një vend të

lakmueshëm.

Këto anë pozitive nuk u vunë re vetëm prej “pushtuesve të dhunshëm” por

edhe prej atyre “pasivë” – turistëve. Shqipëria që në kohët e hershme ka ngjallur

interes për vizitorë të ndryshëm, të cilët dëshironin të shihnin të fshehtat e një

vendi kaq misterioz dhe atraktiv, siç e paraqiste historia. Mjafton të përmendim

Edith Durham dhe Lord Bajron të cilët vizituan Shqipërinë dhe dokumentuan

mbresat që u kishte lënë ky vend dhe banorët e tij. Gjithashtu një albanonolog i

shquar si Johan Hahn i cili i kushtoi një libër udhëtimit të tij nëpër viset

shqiptare, bukurive dhe pasurive si natyrore dhe vlerave njerëzore që gjeti në

kreshtat e egra dhe fisnike.

Duke kaluar më tej në rrjedhën e historisë vëmë re që periudha e regjimit

komunist, ku vendi ishte tërësisht i mbyllur, nuk solli ndonjë zhvillim të arrirë

në ekonomi. Lënia pas dore e bujqësisë dhe turizmit solli varfëri dhe skamje per

popullin shqiptar, duke u fokusuar te zhvillimi industrial i cili nuk ishte

potencial themelor i shtetit për nga burimet. Në fund të viteve ’80 filloi t’i jepej

rëndësi bujqësisë si formë e zhvillimit industrial dhe kultivimit të kulturave

bujqësore që sillnin përfitim ekonomik. U implementuan mënyra të reja kujdesi

ndaj të mbjellave, jo vetëm drithrave por edhe kulturave fitimprurëse si

pambuku, panxhari i sheqerit dhe luledielli, për një prodhim sa më të

shëndetshëm.

Pas rënies së regjimit dhe hapjes së kufinjve, turizmi, si një ndër pikat e

forta që zotëronte Shqipëria, mbetej një fushë e pazhvilluar. Mendësia që ishte

krijuar te të huajt dhe pamundësia e shtetit për t’i dhënë vëmendjen dhe

përparësinë e duhur solli një ecuri ekonomike të ngadaltë.

Page 228: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

220

Megjithatë me rimëkëmbjen e shtetit, në ditët e sotme burimet potenciale si

bujqësia dhe turizmi po bashkëveprojnë për të mundësuar zhvillim ekonomik sa

më të qëndrueshëm dhe përfitime të larta për shqiptarët. Ekonomia ka nisur të

kuptojë si funksionon drejtimi financiar i shtetit Shqipëtar por duhet akoma më

shumë qëndrueshmëri në vendime për të sjellë një rezultat me rentabilitet.

Agroturizmi – sektor i zhvillimit të kohës

Agroturizmi i konsideruar si një shkrirje midis kulturës, bujqësisë, blegtorisë

dhe turizmit, është sot një ndër format më fitimprurëse të të bërit biznes.

Korporatat e stërmëdha ndërkombëtare duket se po bëhen gjithnjë e më

monotone dhe shkaktare të stresit te njerëzit, duke i larguar sa më shumë këta të

fundit nga ambiente të tilla pune. Pavarësisht përfitimeve që sjellin këto

korporata, shihet që gjithnjë e më tepër agroturizmi dhe veprimtari të lidhura më

të po fitojnë terren mbi zhurmën shumëkatëshe të metropoleve.

Mendohet se fillesat e “turizmit të bazuar në ferma” datojnë që në vitet e

hershme 1800 në SHBA. Agroturizmi mund të mendohet si pushimet e shkurtra

në fshat te të afërmit, shëtitjet në ajrin e pastër, kontakti me natyrën e paprekur

dhe konsumi i ushqimeve të shëndetshme. Sot agroturizmi është nje biznes

dinamik në mbarë botën. Ky zhvillim i madh ka ardhur si nevojë dhe kërkesë e

tregut. Për shumicën e vendeve në zhvillim të cilët zotërojnë burimet potenciale

të duhura, kjo degë është bërë aktivitet primar i ekonomisë.:

Agroturizmi nuk ka të bëjë vetëm me zonat turistike. Ai gjithashtu lidhet me

turizmin mjedisor, bujqësor, të prodhimit të bulmetit, vreshtarisë, pemtarisë,

zonave rurale etj. Të gjitha këto ndërthuren me element të kulturës dhe krijojnë

një aktivitet tërheqës për turistët.

Pse zgjidhet kjo formë turizmi? Dëshira për tu shkëputur nga stresi dhe monotonia e zonave të mëdha

urbane

“Kthimi te natyra” – të shkosh më pranë vendeve të gjelbra dhe ekologjike

Fryma e mbrojtjes së mjedisit

Për të parë nga afër proceset e prodhimit të produkteve të konsumit të

përditshëm

Njohje me kultura të reja dhe me veçori që nuk mund t’i “takosh” në jetën e

përditshme

Duke qenë se bujqësia është burim kryesor të ardhurash i pothuaj 530’000

shqiptarëve, agroturizmi meriton një vend të veçantë në hierarkinë e

stimuluesve të ekonomisë. Por të ardhurat e gjeneruara nga fusha e

bujqësisë janë të pakonsiderueshme në krahasim me kapacitetet. Kjo vjen

vetëm nga një problem, a i menaxhimit të këtyre kapaciteteve. Prandaj është

e nevojshme studimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i kësaj fushe në mënyrë që

të përdoren sa më mirë burimet dhe të merret maksimumi i përfitimit.

Page 229: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

221

Metodologjia Metodologjia e përdorur në realizimin e këtij kërkimi dhe punimi është

mbështetur kryesisht në të dhëna cilësore dhe sasiore nga burime të ndryshme

informacioni. Këto të dhëna janë analizuar dhe më pas përpunuar sipas

tematikës të përzgjedhur në mënyrë që të prodhohej një informacion më konkret

dhe i vlefshëm.

Jam përpjekur që në secilën çështje të përfshij më tepër gjykimin tim bazuar në

të dhënat e gjetura, për ta bërë këtë punim sa më të prekshëm dhe të

kuptueshëm.

Pyetja kërkimore bazë: Pse agroturizmi është i domosdoshëm të zhvillohet në

vendin tonë?

Hipoteza: Agroturizmi do të sjellë një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm në

Shqipëri.

Rezultatet Analiza e gjetjeve – përfitimet ekonomike që sjell turizmi

Turizmi shihet si sektori që do të garantojë zhvillim të qëndrueshëm ekonomik,

duke siguruar:

Një sektor i tillë me ndikim domethënës pozitiv në strukturën ekonomike të

vendit, duke plotësuar kërkesat e turistëve vendas dhe të huaj në të gjitha

aktivitetet shplodhëse dhe argëtuese që përfshijnë natyrën dhe kulturën.

Një zhvillim i qëndrueshëm në turizëm sjell një zhvillim akoma më të

qëndrueshëm për ekonominë shqiptare. Nëpërmjet përdorimit sa më efektiv të

burimeve potenciale dhe garantimit të një shërbimi unik e të kënaqshëm, arrihet

të merret maksimumi i përfitimit të turizmit.

Një përparësi e Shqipërisë është siguria dhe prosperiteti që e karakterizon

duke e bërë një vend strategjik për tu vizituar nga sa më shumë turistë. Këtë e

tregojnë edhe statistikat e publikuara nga INSTAT. Një paraqitje e përmbledhur

jepet në grafikun e mëposhtëm:

Burimi: INSTAT

Vihet re një numër në rritje i turistëve ndër vite dhe kjo është faktor pozitiv

për ekonominë pasi sjell flukse hyrëse më të larta për vendin. Siç do të shohim

punësim

nxitje të ndërmarrjeve të vogla dhe

tëmesme

më shumë të ardhura

më shumë mirqenie për

qytetarët shqiptarë

Page 230: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

222

në grafikun e mëposhtëm, bashkë me rritjen e numrit të turistëve është rritur

edhe niveli i shpenzimeve që ato bëjnë në vendin tonë.

Burimi: INSTAT

Deri tani dhamë një paraqitje të turizmit në përgjithësi dhe më gjerësisht

agroturizmin si një sektor fitimprurës për ekonominë e vendit bazuar në të dhëna

cilësore (të mirat e agroturizmit) dhe sasiore (statistikat per numrin e turisteve) .

Por cilat janë përfitimet konkrete ekonomike të agroturizmit? Më poshtë

rendisim disa nga përfitimet më kryesore:

Diversifikimi i ekonomisë lokale (e bën atë më të fortë përballë luhatjeve

në treg)

Sigurimi i të ardhurave shtesë për bizneset, komunitetin dhe qeverinë

Kapërcimi i recesionit ekonomik në raste krizash (prej karakterit

multidisiplinar, mundëson aktivizimin e individëve të ndryshëm)

Promovim i zhvillimit social-ekonomik të zonave pak të njohura (u jep

mundësi zhvillimi)

Tejkalon barrierat e sezoneve normale në të cilat operon turizmi në tërësi

dhe një fermë në aktivitetin e saj vetëm të prodhimit

Rrit vlerën e produkteve të fermave sepse kryen funksionin e marketimit

Përfitim jo vetëm në shportën konsumatore por edhe argëtim

Krijon blerës besnikë dhe zgjerim tregu (thelbësore për biznesin e

suksesshëm)

Agroturizmi përveç përfitimeve si biznes, përmendëm që ka dhe ndikim në

ekonominë e vendit, një ndikim ky i rëndësisë së lartë, në mbarëvajtjen e

zhvillimit të qëndrueshëm. Ky ndikim paraqitet përmes skemës së

mëposhtme ku vëmë re që formohet një cikël shkak-pasojë ndërmjet

përfitimeve që ka ekonomia prej agroturizmit. Pra çdo e mirë sjell një të

mirë dhe kështu mbështesim dhe parimin makroekonomik: sa më shumë aq

më mirë.

Page 231: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

223

Qeveria në ndihmë të Agroturizmit

Duhet pranuar që si çdo sektor edhe agroturizmi ka sfidat e tij, këto lidhur me

aktivitetin kompleks që e përbën në tërësi. Disa nga sfidat që hasen janë:

Kthimi i investimit është i ulët në fillimet e aktivitetit

Është e vështirë për të gjithë familjarët të angazhohen në diçka kaq

komplekse

Kërkon të mësosh aftësi të reja

Kërkon shumë punë për të mbajtur fermën të pastër, të paraqitshme dhe

tërheqëse

Nevojitet staf shtesë gjë kjo që sjell dhe shtesë në përgjegjësi dhe

dokumentacione

Kërkon kohë dhe shumë vullnet (sjellja e duhur dhe rregulla më strikte

lidhur me biznesin)

Për t’i ardhur në ndihmë agroturizmit, si një veprimtari me potencial të lartë

zhvillimi, qeveria e ka mbështëtur me programin më të fundit “100

Fshatrat”. Aty përfshihen fshatrat me potencial zhvillimi më të lartë

ekonomiko-social në agroturizëm, natyrë, turizëm rural, mjedis, e kulturë.

Sipas programit do mbështeten me instrumenta financiarë e fiskale, krijimi i

një rrjeti fermash agroturizmi më kritere dhe standarte të përcaktuara që do

të sillte rritjen e punësimit në zonat rurale, krijim destinacionesh të reja

turistike, një markë të veçantë agroturizmi dhe ruajtje të trashëgimisë.

Konkluzione

Ekonomia shqiptare është në zhvillim të vazhdueshëm, zhvillim i cili

mbështetet në faktorë të ndryshëm ndikues. Një nga faktorët më të

rëndësishëm është sektori i turizmit bashkë me nëndegën e tij më të re

agroturizmin.

Agroturizmi si një veprimtari argëtuese dhe me vlera të mëdha sjell

përfitime premtuese ekonomike për një vend si i yni me burime potenciale

favorizuese. Kjo shihet edhe në rritjen e numrit të strukturave agroturistike,

ku vetëm në vitin 2018 janë shtuar 43 struktura të reja. Disa nga

Page 232: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

224

përfundimet më të vlefshme që nxjerrim nga ky punim shoqëruar edhe me

rekomandimet përkatëse, renditen më poshtë.

Referenca

GENTILINI, F., (2007) “Infiniti Balcani”

LORY, B., (1996) “L’Europe balkanique de 1945 a nos jours”

Johann G.Von HAHN (1867) “Nëpër viset e Drinit”

Përkthyen: PANO, A., ANGJELI, A., (2004) “Ligjëratat Nobel në Ekonomi”

vëllimi i dytë

https://www.farmflavor.com/ US Agriculture

Page 233: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

225

MARKETINGU PERMES INSTAGRAMIT SI RRJET

SOCIAL

Monika Cironga

[email protected]

(Bachelor, Financë Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit , UAMD)

Maria-Eleni Musta

[email protected]

(Bachelor, Financë Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit , UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Violeta Neza

Abstrakt

Keni menduar të përdorni Instagram apo Facebook jo vetëm për të publikuar një

Selfie por edhe për biznes? Kjo është një nga pikat në të cilën jemi ndalur në

këtë punim. Qëllimi ynë është të sjellim disa mënyra si të kthejmë në avantazh

rrjetin social që ka përpirë të gjithë humanizmin anembanë botës. Influenca që

Instagram ka sot është shumë e madhe, pse jo dhe fitimet prej tij të jenë të

mëdha. Një nga arsyet kryesore për rritjen e vëmendjes ndaj marketingut online

është se ai përfaqëson tendencën e kohës. Ne duam të ndalemi më shumë tek

fusha e turizmit. Ideja e marketingut online përbën sfidën për agjensitë turistike

sot dhe në të ardhmen. Turizmi ka pasur një zhvillim me ritme të shpejta dhe u

parashikua se do të ishte aktiviteti bazë ekonomik në botë qysh nga viti 2000.

Qëllimi i këtij studimi është të eksplorojë fushën e marketingut online dhe

shërbimet elektronike të ofruar në website-et e agjensive turistike në Shqipëri,

pra të sigurojë një kuptim më të mirë të këtij fenomeni. Për këtë studim janë

përdorur të dhëna sekondare nga literaturaapo website të ndryshme , si edhe të

dhëna primare nga kontakti me faqe në instagram të cilët ktë të fundit e kanë

kthyer në biznes.

Fjalët kyçe:Instagram, biznes, fitime, marketing online, turizmi, agjensitë

turistike në Shqipëri.

Hyrje

Objektivat e punimit: Punimi synon të realizojë njëpërqasje përshkruese të

mundësive të ‘arta’ që marketingu online i ofron cdo biznesi, të identifikojë

sjelljen e agjensive turistike online në Shqipëri. Si edhe të shohë sjelljen

konsumatore në lidhje me promovimin online të strukturave turistike.

Pyetja kërkimore: Pse është i rëndësishëm promovimi online i bizneseve (

kryesisht i agjensive turistike) ?

Page 234: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

226

Hipoteza: Nga marketingu dhe promovimi online i bizneseve, këto të

fundit do të arrijnë të minimizojnë kostot dhe njëkohësishtë të maksimizojnë

fitimet.

Internetlivestats tregon që më shumë se 3.9 billion njerëz në botëpërdorin

internetin. Pa dyshim qëështë një shifër totalisht e madhe. Më e bukura e të

gjithave është që kjo shifër po rritet cdo sekond e më shumë. Shumë kompani

amerikane vlerësojnë se shpenzimet dixhitale të reklamave do të rriten nga 83

miliardë $ në 2017 në 129.23 miliardë $ në 2021. Interneti u shfaq për here të

parë në vitin 1963, kurse marketingu në internet në vitet ‟90 nëpërmjet disa

teknikave të thjeshta të themeluara nga kompanitë pionere të cilat tregëtuan

produktet e tyre nëpërmjet internetit. Në këtë vit u realizua edhe reklama e parë

në internet. Që nga ajo kohë dhe deri tani, kemi një rritje të vazhdueshme të

interesit të kompanive për të bërë biznes në internet. Kjo tendencë është

reflektuar në investimet e mëdha në këtë drejtim të cilat kapin shifra shumë të

larta, prej miliarda dollarësh amerikanë.

Sot tre gjëra janë të qarta për bizneset.Së pari, interneti është shumë i

rëndësishëm për marketingun. Së dyti, marketingu i suksesshëm duhet të

bazohet në kuptimin se si duhet të integrojmë principet tradicionale dhe ato të

biznesit të ri në një strategji koherente online. Së treti, marketingu nëinternet

është një risi, krahasuar me strukturën e marketingut tradicional pra, një mënyrë

e re për të bashkëvepruar me konsumatorët.Marketingu online tanimë përfshin

një tërësi elementesh të shumtë marketingu krahasuar me marketingun

tradicional. Kjo si rrjedhojë e kanaleve të shumtë dhe të ndryshëm që të

mundëson interneti. Marketingu online konsiston në strategji, metodologji dhe

mjete marketingu të ndërthurura për të promovuar produkte\shërbime nëpërmjet

internetit. Ndryshe njihet me termat Internet marketing, web

marketing,marketing dixhital etj.

Përfitimet e marketingut online 1. Prezenca online: Marketingu online ju jep mundësinë e rritjes së prezencës

online të kompanisë apo biznesit. Kjo ju jep më shumë mundësi zhvillimi.

2. Potenciali i biznesit: Strategjitë e marketingut online të ndërthurura me

teknikat tradicionale ju mundësojnë të rrisni potencialin e biznesit tuaj.

3. Kosto e ulët : Marketingu online ju jep mundësinë të implementoni strategji

marketing me një kosto monetare të ulët.

4. Komunikim me tregun: Sot marketingu online dhe kanalet e përdorura për

implementimin e tij,i japin mundësinë bizneseve të mbajnë komunikim të

ngushtë me konsumatorët.

5. Informacion : Komunikimi vazhdueshëm dhe në kohë reale me tregun dhe

konsumatorët,mbart në vetvete informacion.

Pse bizneset duhet të bëjnë marketing online?

Page 235: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

227

“Interneti do të krijojë fituesin dhe do ta varrosë të prapambeturin”34

, kështu

është shprehur një nga ekspertët e studiuesit më të mirënjohur në fushën e

marketingut Filip Kotler. Jo pa arsye kjo shprehje kamjaft të vërteta brenda. Në

një kohë kur çdo gjë po vërtitet rreth internetit dhe rrjeteve sociale, as biznesi

nuk mund t’i shmanget suksesit që ai sjell.

Interneti po nxjerr në pah atë i cili është i aftë të bëj më të mirën për biznesin e

tij duke përdorur në mënyrën e duhur çdo përfitim që dhuron realiteti online.

Pse një biznesi duhet të bëjë marketing online? Logjika e thjeshtë të çon drejt

një përgjigje shumë të thjeshtë. Sepse ky mekanizëm të bën të njohur në të gjithë

botën në çdo kohë pa shpenzuar shumë por duke përfituar mjaft.

Pse nuk përfundon gjithçka me ndërtimin e një faqeje në internet? Në ditët e sotme një biznes është thuajse i detyruar të krijojë një faqe nëse do që

të jetë i suksesshëm në internet. Një strukturë e thjeshtë për t’u krijuar por nuk

përfundon gjithçka me krijimin e tij. Natyrshëm të lind pyetja pse nuk mjafton

thjeshtë të ndërtosh një faqe? Sepse shikueshmëria i faqes tuaj kërkon një sërë

elementësh teknik e profesional për të arritur një pozicionim të mirë në motorët

e kërkimit, (google, bing, etj). Çfarë do të thotë kjo? Do të thotë që nuk është e

lehtë që në një pafundësi materiali në internet një përdorues të spikas faqen tuaj.

Këtu fillon te shfaqet aftësia profesionale e të bërit marketing nëpërmjet

internetit dhe faqes suaj.

Pse duhet t’i shtoni vizitorët në faqen tuaj në internet? Kur një biznes ka një faqe të tijën në internet, duhet të dijë se si ky mekanizëm

funksionon. Më sipër dolëm në konkluzionin se nuk mjafton thjesht krijimi i një

faqeje në internet. Nuk përfundon aty, sepse krijimi është thjesht hapi i parë

drejt një pune të gjatë e cila nuk ka një pikë të përcaktuar përfundimi.Të kesh

vizitorë në faqe do të thotë që ajo është e suksesshme dhe si pasojë dhe biznesi

që ajo prezanton. Në varësi të numrit të vizitorëve në faqe mund të arrijmë në

konkluzione konkrete. Sa më i lartë të jetë ky numër vizitorësh aq më shumë

shikueshmëri ka faqja e rrjedhimisht përdoruesit e faqes mund të bëhen dhe

klientët tuaj potencial ose realë.

Një fushatë e vërtetë marketingu online, efikase dhe plot fitim

Numri i lartë i përdoruesve të internetit në ditët e sotme bën që rëndësia të jetë e

lartë. Një arsye tjetër është ulja e kostove duke bërë marketing në një formë

shumë efikase dhe në një kohë relativisht jo të gjatë. Nëpërmjet një fushate

marketingu online në ditët e sotme mund të bëni të njohur kompaninë e biznesin

tuaj pa dashur të shpenzoni shuma të larta parash duke fituar shikueshmëri të

lartë dhe sukses të shpejtë.

34 PHILIP KOTLER

Page 236: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

228

Marketingu në instagram Marketuesit anembanë botës po bëjnë shifra marramendëse të ardhurash duke

postuar foto në Instagram. Flasim për shifra deri në 30000$-1 mln $ në muaj.

Këta janë rastet më ekstreme,të cilët kanë faqe me miliona ndjekës dhe shesin

produkte online ose promovojnë biznese të ndryshme.

Mbi qindra milionë përdorues postojnë cdo muaj mbi 40 milion foto në

ditë në rrjetin social Instagram. Mendoni për pak sekonda për këtë statistikë!

Janë jashtëzakonisht shumë foto. Të mësosh si ti përdorësh këtë statistike, për ti

shërbyer biznesit tënd është një zgjidhje shumë e mirë që mund të bëni.

Ekzistojnë disa teknika sesi të shfrytëzoni më së miri fenomenin e ri e quajtur

Instagram.

1.Një imazh vlen më shumë se 1000 fjalë. Eshtë një shprehje shume cliché

por në rastin e Instagramit është një metodë shumë e mirë, për të reklamuar

produktet ose shërbimet tuaja. Një foto e një produkti që ka një imazh shume të

fuqishëm vizualisht ose foto të një shërbimi që mund të përcjellë shumë

emocion, janë postime të cilat ndërtojnë një profil rreth imazhit tuaj. Bëhuni

kreativ !

2.Instagram ofron “një shikim prapa skenës”. Një foto e një produktit tuaj

duke u përgatitur ose duke u paketuar mund të përcjellë shumë familjaritet tek të

gjithë klientët. Gjithmonë njërëzit janë kurioz dhe ju pëlqen shumë tek sa shohin

se si ofrohet një shërbim i juaji.

3.Inkurajon përfshirjen e klientëve. Pasi të ndërtoni një fanbase të

devotshëm ju mund të inkurajoni klientët tuaj që të shpërndajnë fotot e tyre me

produktet tuaja në një konkurs. Qëllimi kryesor i rrjeteve sociale është

ndërlidhja mes përdoruesve dhe njerëzit e pëlqejnë shumë kur produktet dhe

shërbimet tuaja janë kaq aktive.

4.Ndërtoni personalitetin e biznesit tuaj. Ju duhet të zbatoni me përpikmëri

filozofinë e identitetit tuaj në Instagram për të shfaqur më së miri personalitetin

tuaj. Në kombinim me rrjetet sociale të tjera që keni duhet ti qëndroni besnik

qëllimeve tuaja kryesore.

5.Ndërtoni besim rreth biznesit tuaj. Shumë herë media sociale perceptohet

si një mjet i ftohtë komunikimi. Por Instagrami i ka ndryshuar këto rregulla duke

ofruar një ndërthurje të fotove njerëzore me ato të biznesit tuaj. Ju mund të

postoni në Instagram një foto nga stafi juaj duke punuar ose duke u përgatitur.

Foto të tilla ndikojnë shumë në krijimin e besimit ndërmjet klientëve dhe

biznesit.

6.Gjithmonë të kudo ndodhur. Instagram mund tju mbaj në majat më të

larta të dukshmërisë.

7.Bëhuni Viral. Instagram ju jep mundësinë që postimet tuaja të bëhen

virale. Nje video e shkurtër e një koteleje duke luajtur pranë logos suaj , ose një

video e një krijimi artistik i logos tuaji i xhiruar me Hyperlapse ( aplikacion)

mund t’ju shërbej shumë herë më mirë se cdo reklamë tjetër.

Page 237: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

229

Agjensitë turistike dhe qasja e tyre me marketingun online

Shqipëria është një vend i mrekullueshëm që ofron një varietet të madh

atraksionesh historike, kulturore dhe natyrore me interes për një gamë të

gjërë vizitorësh. Ajo ç‟ka është më e rëndësishme, Shqipëria është një vend

“unik” por që ofron mundësi të mëdha për investime në industrinë e

turizmit. Aseti kryesor i vendit është bregdeti i tij, me një gjatësi prej 365

km dhe me dy detet e tij “Adriatik” e “Jon”. Shqiperia zë një pozicion të

mirë në turizmin ndërkombëtar, si rezultat i avantazheve konkurruese. Ajo

tashmë është kthyer në një metropol dhe frekuentohet si nga turistët edhe

nga turistët e biznesit. Turizmi, si industri shërbimesh dhe aktivitet ekonomik me potencial të lartë

punësimi dhe zhvillimi ekonomik, është edhe një aktivitet shoqëror, që

ndërgjegjëson shoqërinë krahas komuniteteve të tjera me të cilat

bashkëvepron. Shqipëria po rekomandohet gjithnjë e më shumë si një

destinacion turistik nga operatorë turistikë të ndryshëm dhe udhëzuesit

ndërkombëtarë të udhëtimit.

Gjate viteve të fundit shkronja “E” ka marë një rëndësi të madhe jo vetëm

në botën e teknologjive të informacionit dhe komunikimit (TIK), bizneseve

virtualë, kërkimit në internet por edhe në sektorin turistik. Vitet e fundit

vihet re një rritje e numrit të operatorëve turistikë që përdorin internetin dhe

mediat e tjera elektronike për të realizuar përpjekjet e tyre marketing duke i

dhënë prioritet në këtë mënyrë marketingut elektronik si një filozofi dhe

fenomen i ri. Nuk ka dyshim se interneti sot përfaqëson një nga sfidat

kryesore për sektorin turistik dhe përmbajtja world wide web është një

element mjaft i rëndësishëm për miliona përdorues të saj.

Sot pa dyshim mund të themi se është koha e (www.com). Nga ana tjetër

operatorët turistikë luajnë një rol të rëndësishëm në ekonominë botërore dhe

konsiderohen si një nga kontribuesit kryesorë në rritjen dhe zhvillimin

ekonomik.

Në Shqipëri marketingu online është një risi. Ai nisi të aplikohej së pari si

një formë për të thirrur të huajt në tregun shqiptar. Analizat e marketingut

online tregojnë se ende sot fjalë-kërkimet që lidhen me Shqipërinë më së

shumti pikëzohen në “Travel Albania” dhe “Accomodation Albania”, pra

udhëtime për në Shqipëri dhe akomodimi hotelier. Kompanitë shqiptare

kanë kuptuar rëndësinë e internetit, falë takimeve shumë intensive me

partnerë apo klientë nga Europa Perëndimore. Numri i bizneseve që

kërkojnë të kenë një faqe interneti është gjithnjë në rritje. Por të jesh në rrjet

me emrin e firmës, produktit apo shërbimit tënd nuk mjafton, sepse

shikueshmëria nuk varet nga prania, por nga shkalla e promovimit dhe

cilësia e shërbimeve elektronike të ofruar nëwebsite dhe për këtë shërben

marketingu online.

Prej disa vitesh në Shqipëri një numër faqesh dhe operatorësh në internet

promovojnë shikueshmërinë e tyre të lartë dhe ftojnë kompanitë t‟i përdorin

Page 238: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

230

këto faqe si rrugë për marketingun e tyre. Kjo është një ofertë e mirë për të

gjithë, për aq kohë sa është realiste. Sipas statistikave ndër faqet më të

klikuara janë ato të faqet e agjensive turistike për të rezervuar pushimet apo

udhëtimet, faqet e hoteleve, faqet që ofrojnë informacione dhe lajmet e

fundit, faqet e kompanive të ndërtimeve (për të blerë shtëpi) dhe më pak

faqet e tjera.

Marketingu online është ndërtuar pikërisht për të forcuar sigurinë e

përpjekjeve marketing duke rritur efektivitetin tyre. Kjo do të thotë të

shpenzosh pak para dhe të sigurosh më tepër efektivitet dhe efiçiencë.

Interneti sot lejon një komunikim bashkëveprues shumë më të pasur sesa

mediat e tjera si televizioni, radioja apo mediat e shkruara. Një reklamë në

televizionet shqiptare zgjat mesatarisht 35 sekonda, ndërsa në internet mund

të ruash një format audio-video të palimituar në kohë, duke i dhënë vetes

edhe luksin e shpjegimeve për përdorimin e produktit. Gjithashtu, nëse i

intereson klienti, mund ta shohë menjëherë ose ta rishohë sa herë të dojë.

Nëse interesi i tij thellohet, me një klikim ai mund të aplikojë online qoftë

për të siguruar informacion të mëtejshme qoftë edhe për të blerë. Sigurisht

ajo që kompanitë duhet të ndërtojnë së pari, përmes rrjetit botëror, është

imazhi serioz dhe garancitë e bashkëpunimit.Nё thelb web-i “nivelon

fushёn e lojёs”. Interneti, sot konsiderohet si “ёndrra” e markёterёve

sepse ai u mundёson kompanive tё pёrmasave tё ndryshme tё

konkurrojnё nё mё shumё terma tё barabartё.

Pyetësorin e hartuar e shpërndamë online në rrjetin social Instagram. Duke qenë

se pjesa dërrmuese e përdoruesve të Instagram i përkasin moshës së re, target

Page 239: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

231

mosha është rreth 18-25 ( 88.9% janë të kësaj moshe). Shohim një dominim të

femrave me 56.6% kundrejt meshkujve me 43.4%. Përsa i përket nivelit arsimor

34.5% janë në nivel universitar/bachelor. Duke qenë se mosha dominuese është

18-25 , të ardhurat nga 0-20000 dominojnë në 43.2%.

55.7% e tyre e përdorin internetin për të blerë paketa turistike. Pyetjes ‘ A

jeni zhgënjyer ndonjëherë nga shërbimi i një agjensie?’ , 55.3% e tyre janë

përgjigjur me ‘jo’.

Për të kuptuar më mirë qëndrimin e konsumatorëve në pyetësor është

drejtuar edhe pyetja nëse do të donin të ndryshonin diçka në sjelljen e agjensive

në internet dhe rrjete sociale. Disa nga përgjigjet më tipike janë: kujdesin ndaj

klientit; përgjigjet që kthejnë; të jenë më të sjellshëm; të ketë një risi, diçka më

interesante në një reklamim, vec fotove si psh shfaqja e historisë, kulturës së

vendit, videot e turistëve etj; kualitetin; transparence në maksimum; korrektesën;

komunikimin ;duhet të ofrojnë më shumë paketa familjare, jo vetëm çmime për

person; më shumë informacion rreth udhëtimit dhe sa më shumë foto të bëra

gjatë udhëtimit; më shumë oferta turistike; të jenë realist në atë që ofrojnë; të

postojnë më shumë foto të destinacionit që kanë vizituar në mënyrë që edhe

ndjekësit të dinë më mirë se çfarë ka në atë destinacion turistik që duan të

vizitojnë , etj.

Page 240: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

232

Metodologjia e përdorur

Për të realizuar këtë punim, na kanë ardhur në ndihmë të dhënat sekondare që

kemi marrë nga literatura në internet dhe nëwebsite të ndryshme. Larmishmëria

e informacioneve në lidhje me marketingun online ishte një avantazh për ne.

Janë përdorur qasje përshkruese dhe analizuese. Përveç tëdhënave sekondare,

ky punim përmban të dhëna primare të grumbulluara nga hartimi i një pyetësori.

Pyetësorin e kemi hartuar online dhe shpërndarë gjithashtu online. Për

shpërndarjen e pyetësorit kemi përdorur rrjetin social INSTAGRAM. Përdorëm

kështu një mënyrë efikase dhe minimizuam kostot, si edhe kohën.

Konkluzione dhe përfundime Sot padyshim mund të themi që bota është përfshirë në epokën e rrjeteve sociale

dhe internetit.

Marketing online (dhe ai në rrjete sociale, Instagram) rrit efektivitetin e

përpjekjeve marketing dhe ndikon në diferencimin e bizneseve nga njëri-tjetri.

Marketingu online ju jep mundësinë bizneseve të implementojnë strategji

marketing me një kosto monetare të ulët.

Në luftën për vëmendje, marketing online është ai që ndihmon biznesin të fitojë

betejat. Agjensitë turistike sigurojnë avantazhe konkuruese duke shpërndarë më

lehtësisht produktet/shërbimet e tyre turistike nëpërmjet internetit.

‘Biznesi ka vetëm dy funksione: marketing dhe inovacion’35

. Në biznesin

modern pa marrë parasysh industrinë, një kompani e sukseshme përqëndrohet në

inovacion dhe duke treguar historitë e këtij inovacioni. Çdo gjë tjetër është

thjesht rezultat i këtyre veprimeve. 90% e konsumatorëve besojnë kolegët në

rrjete sociale, vetëm 15-18% e tyre markave të besimit.36

Kjo thënie përfaqëson

fuqinë e rrjeteve sociale. Nëse masa thotë se është e mirë, besohet. Nëse një

markë thotë kështu , gjithmonë do të ketë skepticizëm.

Bibliografia https://www.interweb.al/instagram-jo-vetem-selfie-por-edhe-biznes/

https://sfidabiznesi.com/pse-ne-ditet-e-sotme-marketingu-online-eshte-mjaft-

rendesishem-per-bizneset/

https://imagjino.al/online-marketing/

https://neilpatel.com/blog/low-budget-online-marketing-strategies/

https://mjedisi.gov.al/turizmi-at-a-glance/

Shtojca

(Pyetësor rreth qëndrimit të konsumatorëvë në lidhje me sjelljen online të

agjensive turistike)

35 Milan Kundera , Novelist, Playwright and Poet 36 Danny Brown, Award-Winning Marketer and Author

Page 241: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

233

1.Gjinia juaj : a)Femër b)Mashkull

2.Mosha juaj: a)18-25 b)26-35

c)36-45 d) >45

3.Arsimimi : a)9 vjeçar b) I mesëm

c)universitar/bachelor d)master e)

tjetër

4.Të ardhurat tuaja : a) 0-20000

b)20000-35000 c)36000-50000

d) >50000

5.Sa e përdorni internetin brenda

një jave :a)Asnjëherë b)rrallë

c)shpesh d)rregullisht e)gjithmonë

6.A e përdorni internetin (si edhe

rrjetet sociale) për të blerë paketa

turistike? a) PO b) JO

7.Për çfarë e përdorni website-n ose

rrjetet sociale?

a) për të blerë paketa turistike

b)për tu informuar në lidhje me

çmimet e paketave

c)për kuriozitet d)për të marrë

informacion

8.A merrni mjaftueshëm

informacion nga agjensitë turistike

në lidhje me produktet që ata

ofrojnë?

a)Po b)Disi c)Jo,fare

9.Sa herë e keni përdorur internetin

për të blerë produkt turistik gjatë 3

mujorit tëfundit ?

a)0-1 herë b) 2-3 herë c) më

shumë se 3 herë

10.Sa të kënaqur jeni me kontaktin

e fundit me një agjensi turistike ?

a)aspak të kënaqur b)disi të

kënaqur c)të kënaqur d)shumë të

kënaqur

11.A janë transparent agjensitë

turistike në lidhje me informacionin

e dhënë? a) PO b)JO

12.Sa është besueshmëria tek

shërbimet dhe produktet që

agjensitëofrojnë ? 1-5

13.A besoni se marketingu online

është primar në imazhin e

kompanisë ? a) PO b)JO

14.Cila është agjensia juaj e

preferuar ?_________________

15.A jeni zhgënjyer ndonjëherë nga

shërbimi i njëagjensie ?a)PO b)JO

16.Vlerësoni nga 1 tek 10

promovimin që agjensitë i bëjnë

biznesit të tyre në rrjete

sociale(kryesisht Instagram ) : 1-10

17.A do donit të ndryshonit diçka

në sjelljen e agjensive në internet,

rrjete sociale ? ________________

18.A mendoni se një zhvillim në

shërbimet dhe produktet turistike të

ofruara nga agjensitë në Shqipëri

ndikon në zhvillimin e turizmit në

vendin tonë ? a)PO b) JO

c)NDOSHTA

19.A do ta rekomandonit tek të

afërmit tuaj kontaktn online me një

agjensi? a) PO,pse jo b)JO

20.Me sa pikë e vlerësoni gjendjen

e agjensive turistike në Shqipëri ?

0-10

Link:https://docs.google.com/forms/d/12JKvRhtTyOIG2xoTNzIEaV2iqYuv-

7AqLXQf96tMbJ0/edit?chromeless=1

Page 242: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

234

NDRYSHIMI I KUFIRIT TË VLERËS SË APLIKIMIT TË

DETYRIMEVE DOGANORE PËR PRODUKTET E BLERA

ONLINE JASHTË VENDIT

Dajana Gega

[email protected]

(Bachelor, Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Elisabeta Miraka

[email protected]

(Bachelor, MenaxhimMarketing, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Msc. Taulant Kullolli

Abstrakt

Blerja online jashtë territorit të Shqipërisë është një mënyrë mjaft e mirë në ditët

e sotme për të blerë produkte lehtë dhe shpejt. Megjithatë produktet kur hyjnë

brenda vëndit i nënshtrohen detyrimeve doganore, ku së fundmi për mallrat me

karakter jo tregtar, me vlerë të papërfillshme, të cilat përjashtohen nga detyrimet

doganore, do të konsiderohen ato blerje që nuk kalojnë vlerën ekuivalente prej

22 euro, gjë e cila ndikon në blerjen e produkteve sipër kësaj vlere.

Qëllimi i këtij studimi është të analizojë sjelljen e konsumatorit shqiptar

kundrejt blerjeve online jashtë vëndit, se si e percepton ai këtë ndryshim në

vlerën kufi të përcaktuar dhe ndikimi që kanë vendimet e tyre në ekonomin e

brëndshme. Metoda e përdorur në studim është mbledhja e të dhënave primare

nëpërmjet pyetsorit, ku nëpërmjet zgjedhjes së rastësishme, arrijmë të

identifikojmë qëndrimin e konsumatorëve vendas.

Rezultati i arritur nga studimi na tregon se konsumatori shqiptar edhe pse

nuk kryen shumë blerje online jashtë vëndit, mban një qëndrim kundër

përgjithësisht ndaj kufirit të vendosur, por kjo varet edhe nga produkti.

Fjalë kyce: blerje online, detyrime doganore, vlerë kufi, konsumator, mallra jo

tregtar.

Hyrje Blerjet online janë një mënyre blerje e cila realizohet elektronikisht, shumë e

shpejt e në cdo moment. Zhvillimi i saj ka ardhur gjithmonë duke u rritur, ku

edhe në Shqipëri ajo ka filluar të përdoret ndjeshëm. Blerjet mund te realizohen

brenda e jashtë vendit, ku për ato të cilat porositen jashtë territorit të Shqipërisë

që dërgohen me postë, aplikohen detyrime doganore të caktuara. Duke u nisur

nga kjo e fundit, studimi është përqëndruar në kufirin e aplikimit të detyrimeve,

Page 243: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

235

i cili ka ndryshuar në 22 euro e sipër, gjë e cila ka sjellë dhe reagime nga

blerësit. Por për të kuptuar më mirë sjelljen e konsumatorëve, se sa preken ata

nga blerjet jashtë vendit dhe perceptimin që ata kanë në tërrësi rreth kësaj, është

realizuar ky studim, që mbështëtet në të dhënat parësore, të mbledhura nga

pyetsorët.

Shqyrtimi i literaturës

E-tregtia (e-commerce) fokusohet në shitjen e mallrave dhe shërbimeve me anë

të internetit. Ekzistojnë shumë lloje biznesesh te angazhuara në e-tregti dhe

përfshin të dy bizneset, biznesin që u shet konsumatorëve (B2C) dhe atë ku

biznesi i shet biznesit (B2B) (Azeta Tartaraj&Elton Noti, 2017). Përvec blerjes

dhe shitjes, shumë njerëz përdorin internetin si një burim informacioni për t'u

krahasuar çmimet ose shikoni në produktet e fundit që ofrohen më pare duke

bërë një blerje në internet ose në një dyqan tradicional (Abdul G.K., 2016)

Mundësitë që ofron blerja online e mallrave dhe/ose shërbimeve janë duke

u përdorur gjithnjë e më shumë prej konsumatorit shqiptar. Ndërkohë, në pjesën

më të madhe të rasteve, konsumatori shqiptar është i interesuar për mallra të

konsumit, veshjeve dhe pajisjeve elektronike ( Jonida Rrumbullaku, 2016). Në

Shqipëri nuk ka statistika të dedikuara për këtë fenomen, duke ju referuar të

dhënave të publikuara nga posta shqiptare, që është edhe agjenti kryesor që

ofron shërbimin e transportit për mallrat që blihen online, vërehet se trendi i

kesaj mënyrë blerje është në rritje ( Jonida Rrumbullaku, 2017). Sipas

ndryshimit të kryer me e VKM Nr. 542, datë 27.7.201637

, cdo dërgesë mallrash

me karakter jotregtar, e përbërë nga mallra me vlerë të papërfillshme, të

dërguara drejtpërdrejt nga një vend tjetër te një marrës në Republikën e

Shqipërisë, përjashtohet nga detyrimet e importit. Në mallrat me vlerë të

papërfillshme përfshihen mallrat e blera nëpërmjet porosisë nga interneti, që

importohen nëpërmjet dërgesave postare, vlera e të cilave nuk e kalon vlerën

ekuivalente në lekë të shumës 22 euro.

Për dërgesat postare me vlerë mbi 22 euro, kryhet deklarimi doganor nëpërmjet

procedurës së Deklarimit të thjeshtuar. Në vlera e papërfillshme përfshin vetëm

cmimin e paguar për mallin 38

. Ky tatim është një tatim mbi konsumin që si i

tillë, aplikohet mbi cdo mall që importohet në territorin e Shqipërisë. Në zbatim

të këtij parimi si dhe për të evituar informalitetin në rastet kur dërgesat e tilla

përdoren edhe për qëllime tregtare, të gjitha vendet e BE dhe rajonit kanë

standardizuar rregullin duke rishikuar kufirin në jo më shumë se 22 euro.1 Në

rast se i kalon 22 euro atëhere ju duhet të paguani detyrimin doganor në shumën

22.4% të vlerës së deklaruar39

. Ndryshimi i VKM është bërë në përputhje dhe në

37 https://www.financa.gov.al/ndryshimi-i-kufirit-te-pataksueshem-per-blerjet-online-

procedura-te-thjeshtuara-doganore-ne-favor-te-qytetareve/ 38 http://www.dogana.gov.al/c/226/blerjet-online 39 https://www.postashqiptare.al/ceshtjet-doganore/

Page 244: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

236

përshtatje me rregullat e BE dhe konkretisht të Direktivës 2009/132/EC dhe

Direktivës 2006/79/EC, në respektim të rregullave të konkurrueshmërisë në

tregun rajonal, europian por edhe në tregun e brendshëm.1 Synon të shmangë

diskriminimin kundër importimit te tregtarëve, të cilët paguajnë taksat mbi

importet (Egla L.,Godiva R., Arber V., 2016). Duhet përmendur se ka kompani

që kanë gjetur mënyrën, që të mos u bien shitjet dhe të mos taksohen nga shtetet

e tyre, përmes ‘manipulimit’ të faturave40

, e cila do të thortë shmangie

detyrimesh, e cila kërkon dhe rritjen e kontrollit nga subjektet mbikëqyrëse

qeveritare.

Metodologjia

Ky studim është i bazuar në të dhëna primare, të grumbulluara me anë të

pyetesorit, i cili është plotësuar në mënyrë rastësore nga individë të ndryshëm

online. Numri i individëve që e plotësuan pyetësorin është 150, të cilët ju

përgjigjën 12 pyetjve ku prej të cilave do të arrijmë të analizojmë ndikimin e

këtij ndryshimi të pësuar.

Analiza dhe rezultate

Nga të dhënat e pyetsorit rezultojnë se individët që e kanë plotësuar janë të

gjinisë 75% femra dhe 25% meshkuj dhe grupmosha që zë numrin më të lartë

është 18-25 vjec me 77.2% si dhe 16.8% që i përkasin moshës 25 deri në 35

vjec. Një % të tillë e moshës së anketuar është pozitive, sepse një kategori e tillë

është më e prirur drejt blerjeve online si dhë më të informuar rreth taksave të

ketyre kategorie produktesh ose sherbimesh.

Përsa i përket kategorive të të ardhurave, vërehet se kampioni është me një

nivel page të larmishme sic vërehet dhe nga grafiku (Figure1) gjë e cila na e bën

më të lehtë analizimin e gjithëpërfshirjen e të dhënave, pasi mund të dallojmë

një sjellje të caktuar konsumatoresh në cdo segment të të ardhurave. Përqindjen

më të lartë e zënë kategoria i papunësuar, kjo duke nisur nga mosha më e lartë

nën 25, por nuk do të thotë se këta individë nuk kryejnë blerje online, të cilën e

vërejmë në të analizuar më poshtë.

Grumbullimi i këtyre të dhënave është kryer për të vërejtur se si ndryshon

perceptimi i detyrimeve doganore sipas kategorive të mësipërme.

Figure 1-Pyetja 3 / Klasifikimi sipas nivelit të pagës.

40 www.kohajone.com

Page 245: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

237

Pyetjes se a kryenin blerje online, nga përgjigjet rezultoi se 78.5% e të

anketuarve kryenin dhe në pyetjen e hapur, se cfarë mendimi kishin rreth tyre,

shumica shpreheshin se janë një risi e domosdoshme, lehtesi në kryerjen e

transaksionit, komode, me cmime të arsyeshme etj. Megjithatë rezultojnë dhe

komente të tilla që i paraqesin si jo të besueshme, produkti nuk e justifikon

cmimin, kualitet të ulët, transport i kushtueshëm. Këto të dhëna janë

grumbulluar për të kuptuar besimin që kanë konsumatorët ndaj blerjeve online, e

cila do të thotë ulje e besimit, ulje blerjesh dhe rrjedhimisht kufiri 22 euro nuk

do të ndikojnë në vendimet e konsumatorëve duke rezultuar pa interes.

Mbi 50% e te anketuarve kryenin blerje online brënda territorit shqiptar, 30.7%

kryenin blerje brenda/jashtë vendit si dhe 18.9% e tyre blinin më së shumti

jashtë vendit (Fig2). Rezultati i një % me te lartë blerjesh brënda vendit e cila

është një avantazh për ekonomine shqiptare e biznesin në vencanti. Megjithatë

kjo përqindje tregon se impakti i kufirit 22 euro s’do jetë shumë i lartë për shkak

se blerjet jashtë janë të pakta.

Figure 2-Pyetja 6 / Klasifikimi sipas blerjeve online brenda/jashtë vendit të

kryera më së shumti nga të anketuarit.

Nga individët e pyetur të cilët kishin kryer bleje online jashtë vendit, 34.9% prej

tyre kane qene subjekt i detyrimeve doganore per mallrat online, pra nga 18.9% ,

+/- një përqindje e vogël si rezultat i altenativës së blerjes në të dyja vendet,

mund të konstatojmë se një % vogël nga të gjithë të pyeturit është përballur me

detyrimet doganore në postë. Kjo e fundit mund të jetë si rezultat ose i

produktetve të blera nën 22 euro ose të mos pasjes së informacionit të kryerjes

së deklarimit.

Figure 3-Pyetja 7. Klasifikimi nëse individët kanë qënë subjekt i detyrimeve në

qoftë se kanë blerë online jashtë.

Page 246: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

238

Për të marrë një përgjigje në lidhje me perceptimin që ky ndryshim i kufirit do

kete në blerjet online brenda vendit, 40.9% janë përgjigjur se ky ndryshim do

ketë impakt pozitiv në blerjet brenda vendit, 36.9% nuk e di, pra s’është i qatë

rreth kësaj situate, dhe 22.1% mendojnë se nuk do ketë ndonjë ndikim.(Fig4)

Figure 4-Pyetja10. Mendimi rreth impaktit që do të ketë ky ndryshim në blerjet

online brenda vendit.

Figure 5-Pyetje9. Si cilësohet vendosja e këtij deklarimi për produktet me vlerë

mbi 22€.

Paqartësia në lidhje me ndikimin e këtij ndryshimi ka rezultuar dhe nga mendimi

i dhënë në lidhje me vendosjen e saj, ku 51.7% shprehen se nuk e dine si ta

cilësojnë pozitiv apo negativ, gjë e cila tregon mungesë e njohurive në këtë pjese

e cila mund të vij nga mos kryerja e blerjeve jashte vendit, duke mos u ndikuar.

Ndërsa 38.9% shprehen se s’duhej vendosur duke e cilësuar të ulët.

Figure 6-Pyetja11. A kanë qënë në dijeni më parë në lidhje me këtë deklarim

për detyrimet doganore.

Page 247: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

239

Pyetjes a janë në dijeni i janë përgjigjur jo më shumë se gjysma rreth 63%, gjë e

cila konstaton si në pyetjet më lartë se nuk kanë informacion në lidhje në këtë

pjesë dhe 34% përgjigjen po.

Figure 7- Pyetja 12. A do blinin individët ato produkte jashte onlinë nëse

detyrimet do të ishn të larta.

Si përfundim individët janë pyetur, nëse do e blinin një produkt jashtë vendit

nëse do të ishin të detyruar të paguanin detyrime doganore të larta, ku ka

rezultuar se 53% janë përgjigjur po, dhe 47% jo.

Konkluzione Nga pyetsori i zhvilluar rezulton se ulja e kufirit të aplikimve të detyrimve

doganore dhe kryerja e deklarimit për produkte në vlera 22 euro e sipër, nuk ka

pasur një ndikimi të madh në blerjet jashtë, kjo sepse blerjet e kryera rezultojnë

të pakta. Perceptimi që ata kanë tregon se janë kundër detyrimeve edhe pse jo të

informuar. Nga kjo e fundit mund të thuhet se nëse blerjet jashtë do të pësojnë

rritje, do të rritet dhe interesi për detyrimet që do të duhet të paguajnë si dhe do

ti drejtohen blerjes online brenda vendit. Blerja nga kompani, shpërndarës

brenda territorit të Shqipërisë do të ketë impakt pozitiv zhvillimin e shitësve

online, por duhet theksuar se varet varet dhe nga produkti që i ofrohet

konsumatorit për blerje. Vendosja e këtij kufiri do e uli informalitetin kur

dergesat kryhen për qëllime tregtare, por mund të ketë dhe raste mashtrimi në

vlerat e faturave të produkteve në deklarimin doganor.

Referenca Studim i perceptimeve të konsumatorit shqiptar për përparësitë e blerjeve online

Jnida Rrumbullaku,Kristaq Kume, 2017,

Electronic Commerce: A Study on Benefits and Challenges inan Emerging

Economy, Abdul Gaffar Khan 2016, https://globaljournals.org/GJMBR_Volume16/3-Electronic-Commerce-A-Study.pdf

Evaluation of risk perception to albanian customers in the case of online buying

through ebay description, Jonida Rrumbullaku 2016,

https://www.uamd.edu.al/new/wp-content/uploads/2016/10/10.-

J.Rrumbullaku.pdf

Azeta Tartaraj & Elton Noti , Promoconi –liber 2017. Fq 331-332

Page 248: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

240

Blerjet online dhe dërgesat postare, http://www.dogana.gov.al/c/226/blerjet-

online

Udhezim, http://www.dogana.gov.al/dokument/2413/shtese-udhezimi-blerjet-

on-line-nr-2-mars-2019

Ndryshimi i kufirit të pataksueshëm për blerjet online, procedura të thjeshtuara

doganore në favor të qytetarëve, https://www.financa.gov.al/ndryshimi-i-kufirit-

te-pataksueshem-per-blerjet-online-procedura-te-thjeshtuara-doganore-ne-favor-

te-qytetareve/, 19.8.2016

Apendix

Pyetësori

Blerjet online

1. Cilës grupmoshe i përkisni? *

2. 18-25

3. 25-35

4. mbi 35

5. Cilës gjini i përkisni ? *

6. femer

7. mashkull

8. Cilës prej kategorive të të

ardhurave i përkisni ? *

9. Nen 30000 leke

10. 30000 deri ne 60000 leke

11. Mbi 60000 leke

12. Jam i papunesuar

13. A kryeni blerje online ? *

14. Po

15. Jo

16. Cfarë mendimi keni për blerjet

online ?

17.

18. Your ansëer

19. Ku kryeni blerje online më së

shumti?

20. Nga shperndares/ kompani brenda

vendit.

21. Nga shperndares/ kompani jashte

vendit.

22. Ne te dyja

23. Nëse keni blerë jashtë vendit,a keni

qënë subjekt i detyrimeve doganore

për mallrat online?

24. Po

25. Jo

26. Nëse po,a ka ndikuar kjo në blerjen

e mëvonshme të produkteve jashtë

vendit?

27. Po

28. Jo

29. Si e cilësoni vendosjen e këtij

deklarimi për produktet me vlerë

mbi 22€ ? *

30. S'duhej vendosur ne kete kufi

31. Eshte i arsyeshem

32. Nuk e di, s'jam mire i informuar.

33. Sipas mendimit tuaj, ndryshimi i

kufirit të aplikimit të detyrimve për

produktet e blera online nga jashtë,

do te rrisë nivelin e blerjeve brenda

vëndit? *

34. Po

35. Jo

36. Nuk e di

37. A jeni ne dijeni qe kryhet deklarim

për këtë lloj kategorie në doganë

? *

38. Po

39. Jo

40. Në qoftë se detyrimet doganore do

të ishin në vlera të konsiderueshme,

a do ta blinit produktin? *

41. Po

42. Jo

Page 249: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

241

PLANI MARKETING NË MEDIAT SOCIALE DHE

HARTIMI I TIJ

Elda Hajdari

[email protected]

(Master Profesional, Menaxhim Marketing, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Olsjan Sejdini

[email protected]

(Master Profesional, Menaxhim Marketing, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Klea Kacmoli

[email protected]

(Master Shkencor, Menaxhim Marketing, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Prof. Asoc. Dr. Ervin Myftaraj

Abstrakt Marketingu i mediave sociale ose ndryshe SMM sot është mundësia më e

mirë për promovimin e një produkti shërbimi apo të një biznesi të ri që sapo

ka filluar veprimtarinë e tij në treg dhe ajo që i nevojitet është promovimi i

markës së produkteve në rrjetet e ndryshme sociale apo dhe në media.

Marketingu i mediave sociale është një fenomen i ri për disa por jo i

panjohur për disa të tjerë, për bizneset që sapo operojnë në treg është një

fushë e re, ku gjithësecili e ka të pamundur të mos jetë present në kanalet

sociale ku konkurenti i tij përpiqet të konkurojë me produkte dhe shërbime

që ofron. SMM mbulon kryesisht aktivitetet që përfshijnë përmbajtje të

videove, imazheve, publiciteteve me qëllime marketing dhe me një formë të

paguar. Qëllimi i këtij punimi është trajtimi i koncepteve të SMM dhe

marketingut në mediat sociale, hartimin e një plani marketing në mediat

sociale si dhe përfitimet që kanë bizneset shqiptare duke përdorur kanalet e

network-ut për të arritur përfitimet e tyre, si dhe avantazhet dhe

disavantazhet e përdorimit të tyre, si dhe kemi marrë në studim një plan

marketing të një kompanie që operon në tregun Shqiptar.

Fjalët kyçe; Marketing, Mediat sociale, Plani Marketing, Promovim,

Biznese, Kosto

Hyrje

Çfarë është marketing? Marketingu është ajo degë e ekonomisë e cila merret me studimin e

karakteristikave të tregut dhe analizën e ndërveprimit midis tregut,

konsumatorëve dhe kompanive. Marketingu, aktivitetet e veta i fillon në

treg dhe i përmbyll po në treg. Aktivitetet fillestare të marketingut kanë të

bëjnë me hulumtimin dhe kërkimet e tregut, identifikimin e konkurencës

dhe gjetjen e konsumatorëve. Duke i shfrytëzuar informacionet relevante

merren vendimet, Çfarë të prodhohet, me çfarë kostoje, për cilin treg dhe

për sa kohë?

Page 250: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

242

Çfarë është marketingu i mediave sociale? Marketingu në media sociale i referohet proçesit të rritjes së klikimeve në

website ose tërheqje të vëmëndjes nëpërmjet përdorimit të rrjeteve sociale.

Programet e marketingut në media sociale fokusohen tek përpjekjet për të

tërhequr vëmëndje, dhe të inkurajojnë përdoruesit që të shpërndajnë

informacionin që lexojnë në media sociale. Një mesazh i shpërndarë nga një

përdorues tek tjetri krijon gjithnjë e më tepër besueshmëri sidomos kur

lexohet në një rrjet të besueshëm. Media sociale është një platformë

lehtësisht e aksesueshme nga çdo përdorues që ka një lidhje interneti.

Çfarë është plani marketing? Plani marketing është një dokument i shkruar që konspekton atë që

marketieri ka mësuar për tregun dhe tregon sesi firma planifikon të arrijë

objektivat e saj. Ai përmban udhëzime, taktika për programet marketing,

shpërndarjen financiare gjatë periudhës së planifikimit etj.

Struktura e planit marketing

Shembull i një plan marketingu Përbërja e mundshme e një plani marketing (rast hipotetik):

KOMPANIA

KAZAZI

ADRESA

Kavajë

LINJA E PRODHIMIT

Kompania e prodhimit të mishit

PËRSHKRIMI

Përpunimit i sallamit dhe i mishit hallall.

FOKUSIMI TEK KLIENTËT&NEVOJAT E KONSUMATORËVE

1.Përmbledhja ekzekutive

2. Analiza e situatës

3. Qëllimet dhe Objektivat

4. Analiza e Industrisë dhe

Tregut

5. Klientët e synuar

6. Marka 7. Strategjitë dhe

Taktikat 8. Implementimi

9. Projeksioni financiar

10. Vlerësimi dhe Monitorimi

Page 251: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

243

Nevoja për konsumin e produkteve të kompanisë nga një pjesë shumë e madhe e

tregut, por ndryshe nga kompanitë e tjera, vjen me një segmentim tregu ku i

plotësohet nevoja konsumatorëve të cilët janë mysliman dhe besimtarë,dhe u

duhet të konsumojnë mishin hallah, produkt i cili është i vërtetuar nga Dhoma e

tregtisë Islame që është 100% i atillë.

PËRSHKRIMI I KONSUMATORIT&KANALET E SHPËRNDARJES

Ndërmarrjet me shumicë, me pakicë, agjentë shitjesh, shitje direkte,

konsumatori i fundit etj.

SHFRYTËZUESI I FUNDIT

Konsumatorët.

KARAKTERISTIKAT E SHFRYTËZUESIT TË FUNDIT

Produkte të konsumueshme në tryezat e çdo familje, cilësore, me çmim të

pranueshëm dhe kualitet të mirë.

TERRITORI

Tiranë, Durrës, Kavajë, Lushnje, Vlorë , Sarandë, Shkodër, Elbasan, Pogradec,

Korçë, Berat, Gjerokaster, Lezhë, Krujë

EMRI I MARKËS

KAZAZI sh.p.k

POLITIKA E ÇMIMEVE

Shpenzimet plus marzhi

DIFERENCIMI

Fabrika e re KAZAZI, më e madhe dhe më moderne në Shqipëri për

përpunimin e mishit, godinë me sipërfaqe 4000 m².

KAZAZI MEAT është ndër më të mirat duke konkuruar në treg me shijen e saj

që e diferencon nga të tjerat.

Teknologjia e fundit gjermane e përdorur për prodhimin e paketimin e

produkteve garanton një cilësi të lartë dhe shije unike e shumë të mirë të tyre, në

përputhje me standartet e kërkuara nga sistemet e cilësisë, për këtë “KAZAZI”

sh.p.k. zotëron Certifikatën EN-ISO-22000:2005.

PËRPARËSITË UNIKE KONKURRUESE

Page 252: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

244

Bazuar në materialin e përpunuar nga Linja e Hoxhallarëve të Shqipërisëi cili

është mbështetur nën udhëzimin e përgjithshëm për përdorimin e termit

“hallall”, Codex Alimentarius si dhe Standarit Hallall të përdorur nga Dhoma e

tregtisë Islame.

Çmim konkurrues dhe i përshtatshëm për tregun shqiptar.

KONKURRENCA&ANALIZA E KONKURRENCËS

EMRI I

KONKURRENTIT DHE

LOKACIONI

TIPARET PARËSORE TË

PRODUKTIT. PSE

KONSUMATORËT BLEJNË

PREJ TYRE DHE JO PREJ

NESH.

DIFERENCA

NE CMIM

EHW Më të larta

ERDA Më të larta

HAKO Të njëjtë

POZICIONI YNË AKTUAL

Prodhues vendor me kualitet të lartë

STRATEGJIA E MARKETINGUT

VIZIONI - MISIONI

Të jemi kompani e cila do të jetë më e madhja në Shqipëri për prodhimin e

produkteve të mishit, duke e rritur pjesën tonë të tregut në Shqipëri dhe rritjen e

shitjes për 30 % brenda pesë viteve të ardhshme.

OBJEKTIVAT

AFAT

SHKURTËR

Rritja e shitjes për 5% deri në fund të vitit 20019

Rritja e numrit të klientëve për 5% deri në fund të 20019.

AFATGJATË Rritja e shitjes për 20% deri në fund të vitit 2020,

Rritja e pjesës së tregut për 15% deri në fund të 2020.

STRATEGJIA E MARKETINGUT

Caktimi i një grupi pune për marketing;

Përpilimi i një strategjie për promovim që përfshin: Ekspozimi në panairet

vendore;Publicitetin në media; Promovimin në ngjarjet me rëndësi, Shpërndarja

dhe testimi i mostrës në sasi më të vogla.

Page 253: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

245

Page 254: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

246

Page 255: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

247

Plani mujor i buxhetit të marketingut per mediat sociale

Avantazhet e planit marketing: plani marketing ka synime të qarta,

strategjia marketing e përpiluar është element kyç për hyrjen në treg,

ndihmon në përgatitjen e një buxheti që rregullon burimet për objektivat e

marketingut, jep udhëzime për të gjitha aktivitetet e marketingut të biznesit

për vitin e ardhshëm, krijimi i një avantazhi të qëndrueshëm konkurues,

përcaktimi i objektivave të caktuar, për një produkt të caktuar, për një treg të

synuar, ndikon direkt konsumatorët potencialë në segmentet e synuar,

avantazh diferencimi, avantazh marketingu.

Disavantazhet e planit marketing: kosto e lartë e projektimit të

planit,koha në dispozicion mund të mos jetë e mjaftueshme, mos-arritja në

kohë e objektivave të synuar,informacioni dhe analiza e konkurentëve mund

të mos jetë e paplotë dhe jo e saktë, mungesa e një grupi të mirëfilltë auditi

kërkues, plani i hartuar mund të jetë i pa arritshëm, mungesa e realizmit,

analiza e pamjaftueshme krahasuese, fokusi afatshkurtër

Përfundimet: Ndërtimi i planit marketing është hapi i parë drejt ndërtimit të një strategjie

biznesi për të krijuar epërsi konkuruese, për të mbrojtur një pjesë tregu apo

Page 256: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

248

për të filluar një biznes të ri. Strategjia varet nga vetë kompania, madhësia e

saj, koha e rritjes, kapitali i vet, burimet njerëzore etj. Planifikimi po bëhet

një proçes i vazhdueshëm që u përgjigjet me shpejtësi kushteve të

ndryshueshme të tregut. Me hyrjen e sistemeve të sofistikuara elektronike

dhe të kompjuterizuara në shoqërinë tonë, është duke e bërë më të lehtë për

konsumatorët të ndërveprojnë drejtpërdrejt me prodhuesit. Gjithashtu

prodhuesit janë bërë më të ‘zgjuar’ duke mbajtur database të sofistikuara

lidhur me çdo konsumator individual. Me rritjen e përdorimit të rrjeteve

sociale nga bizneset profesionale, ka dhe një rritje të numrit të rrjeteve

sociale që fokusohen në bizneset dhe nevojat e tyre. Rrjetet janë shndërruar

në një nga mënyrat më të besueshme për të vepruar. Facebook, Twitter,

Linkedin etj. kanë krijuar një treg të madh online për reklamimin e

bizneseve të llojeve të ndryshme, qofshin ata të mëdhenj apo të vegjël.

Lehtësia që ofron rrjeti social është se komunikimi midis marketuesve dhe

konsumatorëve arrihet nëpërmjet një linku. Inovacionet e reja në treg janë

shumë të lehta për tu aplikuar në rrjete të tilla, duke i dhënë një shtysë

promocionit të bizneseve. Kapaciteti për të komunikuar dhe për të vendosur

një raport me çdo individ, është një nga forcat kryesore të Internetit. Për

këtë arsye ai po përdoret gjithnjë e më shumë nga kompanitë si një mënyrë

mjaft efikase komunikimi me klientin. Publiciteti nëpërmjet internetit në

ditët e sotme bën pjesë në planin marketing të ndërmarrjes, duke marrë

shkas nga përfitueshmëria e lartë dhe kosto relativisht e ulët e tij.

Referencat Marketing i Avancuar, Durrës 2017, Prof.As.Dr.Azeta Tartaraj,

Prof.As.Dr.Ervin Myftaraj, Dr.Edlira Lazo,Baza Marketingu, Tiranë 2015,

Prof.As.Dr.Azeta Tartaraj, Prof.As.Dr.Ervin Myftaraj, Dr.Edlira

Lazo,Leksione 1-2,(Proceset e Menaxhimit të shitjeve-Drejtim shitje),cikli

Master, Prof.As.Dr.Elton

Noti,https://fakultetiekonomik.weebly.com/uploads/2/0/1/3/2013588/menax

hment_marketingu_-_ligjerata_te_autorizuara.pdf

https://www.prodaps.al/index.php/al/rreth-nesh/histori-suksesi/227-kazazi-

meat-shpk

http://www.lidhjahoxhallareve.com/l/kompania-e-perpunimit-te-mishit-

kazazi-sh-p-k-merr-certifikaten-hallall/

http://kazazi.al/en/

http://opencorporates.al/sq/nipt/k73609801e

https://stream-seo.com/how-much-do-twitter-ads-cost/

https://fitsmallbusiness.com/how-much-does-facebook-advertising-cost/

https://strikesocial.com/blog/pinterest-advertising-cost/

Page 257: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

249

IMPAKTI I MEDIAS SOCIALE NË SJELLJEN

KONSUMATORE

Anglika Qefa

[email protected]

(Bachelor, Menaxhim marketing, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Emigert Hima

[email protected]

(Bachelor, Menaxhim marketing, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Prof. Asoc. Dr. Blerim Kola

Abstrakt

Ndikimi i mendiave sociale në sjelljen konsumatore është një nga tematikat

që diskutohet më së shumti nga bizneset , kryesisht nga bizneset e vogla.

Ato kërkojnë të reklamojnë biszeset e tyre në këto media sociale me qellim

promovimin e tyre. Në ditët e sotme shumica e njerezve bazohen në rrjetet

sociale për t’u informuar për të rejat e fundit, kjo gjë ka bërë që shumica e

forcës së marketingut të një kompanie të bazohet në marketingun e këtyre

mediave. Qëllimi i këtij studimi është që të analizojë sjelljen konsumatore

në blerjen e këtyre produkteve/shërbimeve. Facebook dhe instagram janë dy

nga rrjetet sociale më të përdoruara të viteve të fundit , ky i fundit po ecen

me hapa galopant.Instagrami është ai që këtë 5 -vjecarin e fundit ka bërë një

revolucion shumë të madh me anë të shpërndarjes së fotove apo video-ve të

ndyshme ku për konsumator të ndyshmëm kjo ka shërbyer si një urë lidhëse

me një ndikim jashtëzakonisht të madh. Metoda e perdorur në studim është

mbledhja e të dhënave nëpërmjet pyetësorëve, ku nëpërmjet zgjedhjes së

rastësishme, arrijmë të identifikojmë qëndrimin e konsumatorëve vendas.

Rezultati i studimit tonë konsistoi pikërisht në këtë. Ku 66% e përdoruesëve

të instagramit vizitojnë mësatarisht 2-3 faqe biznesi që reklamojnë produktet

e tyre.

Fjalë kyce: Mmarketing,media sociale, sjellje konsimatore, impakt,

targetim.

Hyrje Mediat sociale janë një fenomen që ka transformuar ndërveprimin dhe

komunikimin e individëve në të gjithë botën. Sidoqoftë, mediat sociale nuk

janë një koncept i ri - ai është duke u zhvilluar që nga agimi i ndërveprimit

njerëzor. Në kohët e fundit, media sociale ka ndikuar në shumë aspekte të

komunikimit njerëzor, duke ndikuar kështu në biznes. Rrjetëzimi social

është bërë praktikë e përditshme në jetën e disa përdoruesve.

Në dekadën e sistemeve të informacionit, media sociale ka luajtur një

rol jetësor në transformimin e biznesit dhe komunikimit. Ne besojmë se

Page 258: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

250

mënyra më e shpejtë për të rritur një entitet biznesi është nëpërmjet medias

sociale dhe rrjetëzimit. Në vitin 2000, u krijuan shumë faqe të rrjeteve

sociale për të lehtësuar bashkëveprimin me njerëzit që ndajnë interes të

përbashkët në muzikë, arsim, filma dhe kështu me radhë. Kjo gjithashtu

ndikoi se si bizneset kryen transaksionet e tyre dhe reklamat, si dhe

produktet e tyre.

"Këndi i ashensorit për këto përfitime të paprekshme ose afatgjata të

mediave sociale është shumë i thjeshtë" (Hollier, 2009). Angazhimi në

mediat sociale do të ndihmojë në forcimin e përvojës së markës, e cila do të

mbështesë ndërtimin e markës. Një kompani bëhet më tërheqëse për

konsumatorët, dhe për punonjësit aktualë dhe potencialë, nëse ka një markë

të mirë të ndërtuar. Si rezultat, mediat sociale do të ndihmojnë në ndërtimin

e një reputacioni të mirë për një organizatë biznesi. Disa fjalë mund të

përshkruajnë një markë qoftë në konsumator ose në hapësirën e biznesit.

Duke ndërtuar një markë, ajo ndihmon në përforcimin e markës në mendjet

e konsumatorëve. Nëpërmjet mediave sociale, kompania mund të përforcojë

në mënyrë të përsëritur emrin e markës. Konsumatorët përjetojnë një

privilegj marke gjatë përdorimit të një produkti ose shërbimi dhe gjithashtu

kur bashkëveprojnë me një kompani. Vetëdija e markës fillon me përvojat e

punonjësve të një kompanie. Nëse një kompani është e afrueshme, miqësore

me njerëzit, atëherë kompania duhet të bëhet e dukshme nëpërmjet

përfshirjes në internet (Carraher, Parnell, & Spillan, 2009). Forumi i

mediave sociale vepron si menyra me e fuqishme për të komunikuar vlerën

e markës dhe atributin e markës pasi ato lehtësojnë format e hapura të

komunikimit.Ndihmon për të komunikuar në mënyrë bashkëpunuese mes

klientëve aktualë dhe potencialë, në marrjen e reagimeve, definicionit të

produktit, zhvillimit të produktit, ose çdo forme shërbimi dhe mbështetjeje

të klientit. Media sociale bëhet një vend i mirë për diskutime dhe bëhet një

qëllim klasik i marketingut dhe komunikimit, por kompanitë duhet të

sigurojnë që punonjësit t'i përmbahen rregullave dhe etiketave të mediave

sociale. Ka shume menyra qe bizneset vendosin te promovojne marken dhe

produktet e tyre, ata pervecse zgjedhin nese do demostrojne video apo

imazhe, ata zdhedhin dhe formatin ku duan ta bëjnë. Mund te zgjedhin

twiter-in, instagram-in apo facebook-un, ku dy te fundit jane pare si me

efektive dhe te pershtatshme per ta bere kete gje.

Shqyrtim literature Shërbimi Merriam-Webster përkufizon mediat sociale si "forma të

komunikimit elektronik (si faqet e internetit për rrjetëzimin social dhe

blogging) përmes të cilit përdoruesit krijojnë komunitete online për të ndarë

informacione, ide, mesazhe personale dhe përmbajtje të tjera (si video)."

Burimi përcakton rrjetëzimin si "shkëmbimin e informacionit ose

shërbimeve ndërmjet individëve, grupeve ose institucioneve; veçanërisht:

kultivimin e marrëdhënieve produktive për punësim apo biznes ".Ka shumë

ide për shfaqjen e parë të mediave sociale. "Gjatë gjithë historisë njerëzore

ne kemi zhvilluar teknologji që na bëjnë më të lehtë për të komunikuar me

Page 259: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

251

njëri-tjetrin" (Kartoni, 2009)41

. Facebook Facebook është një faqe interneti

për krijimin e rrjeteve sociale të nisur në shkurt të vitit 2004 dhe është duke

u administruar privatisht nga Facebook, Inc. (Facebook, 2004)42

. Facebook

u themelua nga Mark Zuckerberg dhe të tjerë kur ai ishte student në

Harvard; edhe pse fillimi i faqes ishte i hapur, ai ishte i kufizuar vetëm për

studentët e Harvardit. Më vonë privilegji u shtri për studentët e shkollave të

mesme dhe më vonë për të gjithë ata që janë 13 vjeç ose më të vjetër (Boyd,

2007)43

. Në janar të vitit 2009, Facebook u rendit si rrjeti social më i

përdorur në mbarë botën. Gjithashtu, në maj 2010, Google njoftoi se më

shumë njerëz vizituan Facebookun se çdo faqe tjetër në botë. Deklaron se

kjo u zbulua nga gjetjet në 1,000 vende në të gjithë botën (TIMES, 2017)44

.

Blerja e Microsoft përfshinte të drejtat për të vendosur reklama

ndërkombëtare në Facebook; kompani të tjera kanë ndjekur në mënyrë të

barabartë (STONE, 20016)45

. Për shembull, vetëm gjatë Kupës Botërore të

Futbollit FIFA 2014, Nike bëri një reklamë me Facebook, dhe brenda disa

minutave, një mesatare prej 8 milion shikuesish ishin regjistruar në

Facebook (kevthefont, 2014)46

.

Instagram

Instagram është një kanal relativisht i ri i komunikimit që lejon përdoruesit e

tij të ndajnë fotot dhe videot. Që nga fillimi i saj në tetor 2010, ka pasur një

rritje të shpejtë të numrit të përdoruesve të tij në mbarë botën. Sipërmarrësit

në veçanti kanë zbuluar mënyra të reja për të shfrytëzuar llogaritë e

Instagram për të filluar dhe menaxhuar bizneset e vogla në internet.

Përdorimi i këtij aplikacioni i lejon ata të synojnë dhe të arrijnë përdoruesit

dhe klientët e interesuar, veçanërisht duke pasur parasysh përfshirjen e sa

me shume bizneseve ne te. Prandaj, hulumtimi aktual hulumton përdorimin

e Instagram si një platformë shitjeje per sipërmarrjet dhe paraqet disa nga

tregimet e tyre të suksesit.

10 Arsyet qe ne mendojme se pse nje biznes duhet te perdor

median sociale… 1.Konsumatorët tuaj janë në mediat socialeNjë nga arsyet më të mira për

biznesin tuaj të vogël të marketingut përmes mediave sociale është se

klientët tuaj po shpenzojnë kohë në këto kanale. Sipas Statistit, 70% e

popullsisë së Shqiperise ka të paktën një profil të mediave sociale. Dhe deri

në vitin 2018, numri i përdoruesve të mediave sociale në mbarë botën pritet

të arrijë rreth 2.5 miliardë njerëz. Me kaq shumë konsumatorë që përdorin

41 Departamenti i Biologjisë, Universiteti Kombëtar i Irlandës Maynooth, Maynooth,

Kildare, Irland. 42 është një medium shoqëror social në internet dhe shërbim social në rrjetin social

me qendër në Menlo Park të Kalifornis. 43 Hulumtues i Lartë në Microsoft Research 44 New York Times është një gazetë amerikane e bazuar në New York City me

ndikim dhe lexues botëror. 45 STONE, B. (2007). Microsoft do të paguajë 240 milionë dollarë për aksion në

Facebook. 46 Mallkimi i reklamës Nike-ajo u shkrua në të ardhmen. Bukisa, 1.

Page 260: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

252

mediat sociale çdo ditë, kjo paraqet një mundësi të madhe për bizneset e

vogla që duan të arrijnë audiencën e tyre në internet. Lidhja me audiencën

tënde të synuar mund të jetë e lehtë nëse jeni aktiv në kanalet që përdorin

më së shpeshti. Me fjalë të tjera, mos e bëni audiencën tuaj të vijë tek ju -

shko në auditorin tuaj! Nëse nuk jeni tashmë në mediat sociale, mund të

humbisni një shans të rëndësishëm për t'u lidhur me klientët tuaj dhe për të

angazhuar pista të reja.

2.Konsumatorët do të jenë më të hapur ndaj mesazheve tuaja permes

marketingu te mediave sociale.

Përdoruesit janë aktivë në platformat e mediave sociale sepse këto kanale

ofrojnë një mënyrë zbavitëse dhe të lehtë për të rrjetëzuar, për t'u mbajtur në

kontakt me miqtë dhe familjen dhe të qëndrojnë të lidhur me atë që po

ndodh në botë. Në mënyrë tipike, përdoruesit nuk janë në këto kanale me

shpresën se ato do të tregtohen. Por kjo nuk do të thotë që përdoruesit e

mediave sociale nuk ndjekin dhe bashkëveprojnë me të preferuarin e tyre.

Arsyeja pse konsumatorët mund të jenë më të hapur ndaj mesazhit tuaj të

markës në mediat sociale është për shkak se mediat sociale ju lejojnë të jeni

më bisedues dhe të tregoni një anën tjetër të markës suaj. Përmbajtja që

publikoni në këto kanale kontribuon në personalitetin tuaj të markës dhe ju

ndihmon të demonstroni zërin tuaj të markës. Në mediat sociale, ju jeni në

gjendje të bëni lidhje autentike me klientët tuaj dhe jo vetëm duke dhënë

mesazhe të drejtpërdrejta të marketingut. Kjo është diçka që konsumatorët

në përgjithësi janë më të përgjegjshëm.

3.Marketingu përmes mediave sociale mund të ndihmojë në rritjen e njohjes

së markës.Një përfitim tjetër i marketingut përmes mediave sociale është se

ju ndihmon të përmirësoni dukshmërinë dhe kështu të rrisni njohjen për

markën tuaj. Profilet e mediave sociale të biznesit paraqesin mundësi të reja

për të ndarë përmbajtjen tënde dhe me të vërtetë paraqesin zërin dhe

personalitetin e markës suaj. Duke postuar përmbajtje bindëse që shton

vlerën për audiencën tënde të synuar, po e bën markën tënde më të

aksesueshme dhe të njohur për klientët e rinj dhe klientët aktualë.

4.Marketingu përmes mediave sociale rrit trafikun tuaj përbrenda.

Profilet e mediave tuaja sociale ofrojnë një mënyrë tjetër për të marrë më

shumë trafik të brendshëm në faqen tuaj te internetit. Kjo e bën marketingun

përmes mediave sociale një strategji të shkëlqyer për të plotësuar përpjekjet

për optimizimin e motorëve të kërkimit tuaj. Çdo pjesë e përmbajtjes që ju

postoni në profilet e mediave tuaja sociale është një mundësi tjetër për të

sjellë vizitorë të rinj në faqen tuaj. Pasi vizitori të marrë në faqen tuaj, ju do

të keni mundësi të konvertohen.

5. Reklamat e medias sociale ju lejojnë të synoni dhe të gjeni konsumatorët

idealë.Megjithëse reklamimi i mediave sociale kërkon pak investime,

reklamat shoqërore mund të bëjnë shumë për të plotësuar fushatat organike

që ju po bëni në kanalet e medias sociale. Me aftësi të sofistikuara të

synimeve të dhënësit, platformat e mediave sociale si Facebook ju

ndihmojnë të synoni blerësit tuaj idealë, gjë që ju lejon të drejtoni trafik më

të madh në faqen tuaj. Kjo është mënyra më e mirë për të marrë

maksimumin nga shpenzimet e marketingut.

Page 261: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

253

Me reklama në Facebook, ju mund të identifikoni potencialë të rinj duke

përcaktuar klientin tuaj ideal nëpërmjet platformës së reklamave. Pastaj,

Facebook ju lejon qe postimet tuaja te reklamave t’u dedikohen nje target

grupi te synuar, ku kompania juaj deshiron ti pershtas produktin.

6. Marketingu përmes mediave sociale është me kosto efektive.Një nga

përfitimet më të mëdha të marketingut përmes mediave sociale është se ju

ndihmon të shkurtoni kostot e marketingut pa sakrifikuar rezultatet.

Shumica e rezultateve tuaja të mediave sociale do të vijnë nga investimi i

kohës në krijimin dhe publikimin e përmbajtjes, si dhe biseda me tifozët dhe

ndjekësit tuaj. Lajm i mirë është se madje vetëm disa orë në javë mund të

kenë rezultate të rëndësishme. Në fakt, HubSpot raporton se 84% e

tregtarëve ishin në gjendje të gjeneronin një trafik të rritur me vetëm gjashtë

orë përpjekje të shpenzuara në mediat sociale në javë. Eshtë 3x më pak e

shtrenjtë se reklama ne median tradicionale.

7.Marketingu i mediave sociale mund të ndihmojë në përmirësimin e

renditjes së motorëve të kërkimit.

Ka një shans të mirë që ju jeni tashmë të fokusuar në përmirësimin e

optimizimit të motorrit tuaj të kërkimit. Por a e dini se motorët e kërkimit

mund të përdorin prezencën tuaj të medias sociale si një faktor në renditjen

e tyre? Markat e suksesshme kanë prirjen të kenë një prani të shëndetshme

sociale, kështu që një prani e fortë e medias sociale mund të shërbejë si një

sinjal për motorët e kërkimit që markë juaj të jetë e vlefshme dhe e

besueshme. Megjithëse faktorët e rangimit janë gjithnjë në ndryshim, është

një bast i sigurtë që kanalet e mediave aktive sociale do të përfundojnë duke

ju ndihmuar në fund.

8. Marketingu i mediave sociale ndihmon në përmirësimin e besnikërisë dhe

autoritetin e markës.Ndërsa kompanitë më të mëdha mund të përballojnë

ndërtimin e programeve të mëdha dhe të shtrenjta të besnikërisë së

klientëve, bizneset e vogla duhet të mbështeten në metoda të tjera më të

volitshme për ndërtimin e besnikërisë së markës. Mediat sociale janë një

mënyrë efektive për të ndërtuar marrëdhënie me drejtuesit dhe klientët që

çojnë në kënaqësi dhe besnikëri më të madhe me kalimin e kohës.

9. Mediat sociale ndihmojnë lidhjen me markën tuaj me klientët që nuk e

dinin se ekzistonte.Marketingu përmes mediave sociale mund të jetë një

dalje e shkëlqyer për sjelljen e konsumatorëve të rinj. Siç kemi diskutuar më

lart, rekomandimet apo rishikimet në mediat sociale mund të bëjnë një rrugë

të gjatë për të ndihmuar markën tuaj të lidhet me klientët që nuk e dinit se

ekzistonte. Por ka mënyra të tjera që kompania juaj mund të përdorë mediat

sociale për të kapur në tregje të reja. Një mënyrë që ju mund të gjeni klientët

e rinj dhe mundësitë e tregut në kanalet tuaja sociale është përmes dëgjimit

shoqëror. Duke ndjekur fjalë kyçe të caktuara dhe duke kontrolluar temat në

trend në industrinë tuaj, ju mund të shihni se kush po merr pjesë në bisedë.

10. Marketing social media ju jep mundësinë për të fituar njohuri të reja të

klientit.Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme . marketingu i medias

sociale ju jep mundësi të vlefshme për të fituar njohuri të reja në klientët

tuaj. Duke bashkëvepruar me klientët dhe klientët e tanishëm në mediat

sociale, ju jeni në gjendje të shihni se çfarë janë të interesuar klientët tuaj

dhe çfarë i drejton ata. Nëse ju merrni periodikisht një vështrim në atë që

Page 262: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

254

klientët tuaj po flasin për mediat sociale, ju mund të kuptoni më mirë atë që

klientët tuaj po flasin për mediat sociale, ju mund të kuptoni më mirë atë që

ata interesojnë për shumicën.

Vicino dhe Media Sociale Vicino Fashion eshte e perbërë nga një gamë e gjerë produktesh si, këpucë

për femra/meshkuj, veshje për femra/meshkuj, aksesor (canta per

femra/meshkuj, syze) dhe atlete (nike, adidas, vans, concerse). Me këtë

shumëllojshmëri produktesh ajo bënë të mundur të gjendet më afër

konsumatorëve, pamvarsishtte cafrëdo lloj gjinie dhe moshe, me të ardhura

relativisht mesatare. Si cdo dyqan ‘’Fashion’’, në fillimet e tij e ka nisur me

nje dyqan modest, kështu e ka zanafillen dhe Vicino. E ka nisur me nje

dyqan te vogel, ku gama e produkteve ishte më e vogel dhe fokusohej tek

atlete dhe këpuce kryesisht për femra. Vicino u preferua nga shumë

konsumatoret ku sot është kthyer ne një brend dhe dyqanet e saj gjenden në

ato vende ku me të vërtet behet ’’shopping’’ si, rruga Sami Frashëri , qendra

tregtare TOPTANI, ckai japin vlerë markës së Vicinos duke e kthyer atë në

një mark të besueshme për shqiptarët. Duke u fokusuar aty ku projekti

jonë konsiston, janë rrjetet sociale ku Vicino gjendet. E ka nisur me

Facebook-un, ku aktualisht numuron 252K like dhe 253K folloëers. Ajo

vazhdimisht poston (foto, video) produktet e saj për ta bere konsumatorin te

jetë më afer me marken dhe të ndikoj me të.Ajo që bien në sy është se

Vicino eshtë shumë aktiv në facebook ku poston mesatarisht 1-2 foto në

ditë. Fotot janë të qarta dhe bëhen në të gjitha pozicionet e produktit. Vicino

numuron deri tani 25058 foto dhe 36 video. Ndjeksit e saj jan të shumtë në

numër dhe kryesisht jan femra nga mosha 16-40 vjec sepse, ky eshte target

grupi qe dhe Vicino synon të arrijë. Komentet e ndjekësve dhe

konsumatorve në facebook janë positive dhe ata janë të lumtur për produktet

që blejnë, më të shpeshtat janë në lidhje me korrektësin e kompanis, cilësin

e tyre dhe të shpejt në kohë. Një pjesë e mirë e konsumatorve I blejnë

produktet e Vicino-s online. Duhet cilesuar fakti që shqiptarët nuk kanë

besim në blerjet online, kjo lidhet me kulturën konsumatore shqiptare por

me sa duket për Vicinon nuk ndodh kështu. Reklamimi I produkteve ne

facebook e ka bërë Vicinon të rrisë vleren e aksioneve (është shoqëri me

pergjegjësi të pakufizuar) duke rritur prezencen e saj në treg. Vicino, pas

suksesit ne Facebook vendosi te jete prezent dhe per konsumatoret qe jane

perdorues te instagramit. Dime se instagrami sot eshte kthyer ne nje trend ne

mbare boten me nje numer te larte prej 1 bilinon perdorues aktiv dhe ne

shqiperi 879 600 (30% e popullsie) perdorues aktiv ku 37.3% jane femra

dhe 62.7% jane meshkuj. Vicino ka 157K folloëers dhe 2600 postime.

Vicino poston mestarisht 3 foto ne dite, gje qe e ka bere qe te ndodhet ne

preferencat e para ne motorret e kerkimit si google apo maxilla. Ajo

ploteson nevojat dhe deshirat konsumatore me modelet e ndryshme dhe

games se gjere te produkteve qe ajo ofron.

Studimi i rastit të Vicinos

Page 263: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

255

Kemi realizuar një pyetësor per konsumatorët që të pakten kanë blerë nje

herë në dyqanet e Vicinos, duke qenë prezent në këto dyqane. Pyetësori

eshte i ndërtuar në katër pyetje të cilat janë analizuar më poshtë në paraqitje

grafike. Ky pyetësor i është adresuar 100 konsumatorëve, ku këta të fundit

kanë dhënë përgjigjet e tyre me menyrën se si janë njohur me produktet që

Vicino shet, sa ka ndikuar tek konsumatorët prezenca e Vicinos në facebook

apo instagram etj.

1.A jeni ndikuar nga postimet/reklamat në rrjetet sociale për të bërë një

blerje ?a.Po 58% b.Jo 30% c.nuk e di 12%

2.Si jeni njohur me produktet e vicino ? a.facebook 47% b. Instagram 33%

c.njerëzit e afërt/miqtë 20%

3.A keni bërë një blerje te vicino vetem sepse ju ka pelqyer produkti kur e

keni parë në facebook/instagram? a.po 58% b.jo 20% c.nuk e di 22%

4.Cfarë mendoni për produktet e Vicinos?Të vecanta në dizanjë dhe stil,

shumëllojshmeri produktesh, cmime konkuruese, sherbim cilesor

Page 264: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

256

Rritja e kapitalit të vicinos si pasojë e prezences së saj në median

sociale.

Tempo vicino nje firmë e cila u krijua në vitet 2010, me një kapital prej

200000 lekë dhe nuk pati rritje të kapitalit te saj deri ne vitet 2013 , vit në të

cilin filloj marketingun në rrjetet sociale , gjë qe beri qe kapitali I saje te

rritej 10fish ne vitin 2013. Ne vitin 2016 kapitali I vicinos vazhdonte te rritej

duke shkuar nga 2818000 ne 8941000. Së fundmi në vitin 2018 kapitali I

vicinos nga 8941000 arriti vlerë n ne 11950000. Kjo rritje ka ardhur si

rrjedhoje e prezences se vicinos ne facebook dhe instagram, ku vetë m 80%

e te vleres se pergjithshme te kapitalit eshte ndilkuar nga rrjetet sociale dhe

20% ka ardhur si rrjedhojë e faktorë ve të tjerë qe pë rfshin, shë rbim te

kualifikuar , cilesi ne produkt dhe cmime konkuruese.

Konkluzione Nga gjithë informacioni, dhe studimi I kryer nga ne për Vicino fashion,

konstatoi edhe një herë që prezenca e bizneseve ne median sociale do të

sjellë përfitime reciproke midis biznesit dhe konsumatorëve. Nga të dhënat e

grumbulluara ndër vite, na rezultoi që Vicino u kthye në një brend të

konsoliduar si pasojë e afrimitetit të tij me konsumatorët. Media sociale

shërbeu si urë lidhëse ndërmjet ketyre dy subjekteve. Instagrami dhe

facebook-u e bënë Vicinon te ketë shtrirje më të gjerë në treg duke I rritur

kështu vlerënpër aksion.

Rekomandime

Të jetë më aktiv dhe ne media të tjera sociale, përvec facebook dhe

instagram.

Të jetë më prezent në treg duke rritur numrin e dyqaneve si TEG dhe QTU.

Të krijoj një aplikacion ku shitjet të bëhen online me anë të postës.Të bejë

më shumë publicitet për punën e stafit dhe sherbimet që ofron në mediat

sociale.

Referenca https://www.facebook.com/vicino.tirane/

https://www.instagram.com/vicino___/

http://qkr.gov.al/qkb/rreth-nesh/

Page 265: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

257

Departamenti i Biologjisë, Universiteti Kombëtar i Irlandës Maynooth,

Maynooth, Kildare, Irland.

është një medium shoqëror social në internet dhe shërbim social në rrjetin

social me qendër në Menlo Park të Kalifornis.

Hulumtues i Lartë në Microsoft Research

New York Times është një gazetë amerikane e bazuar në New York City me

ndikim dhe lexues botëror.

STONE, B. (2007). Microsoft do të paguajë 240 milionë dollarë për aksion

në Facebook.

Mallkimi i reklamës Nike-ajo u shkrua në të ardhmen. Bukisa, 1.

Page 266: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

258

MARKETINGU DIXHITAL

Julia Kushta

[email protected]

(Bachelor, Menaxhim Marketing Viti 2 , Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Violeta Neza

Abstrakt

Të konkurosh në ekonominë e sotme do të thotë gjetja e rrugëve dhe

mënyrave për të shmangur inferioritetin dhe për të njohur nevojat e

konsumatorit më mirë se ndërmarrjet e tjera konkuruese. Të gjitha

ndërmarrjet kërkojnë një planifikim dhe një strategji marketingu për ta bërë

këtë në mënyrë efektive. Funksioni i marketingut, duke u fokusuar tek

konsumatori dhe orientimi drejt tregut ka përgjegjësi të sigurojë kënaqësinë

e konsumatorit .

Me përparimin e teknologjisë, nëpërmjet marketingut dixhital,

ndërmarrjet kanë mundësi më shumë që të njohin dhe të targetojnë

konsumatorin. Pra, marketingu dixhital është një inovacion që ka sjellur

lehtësira si për ndërmarrjet e medha edhe të vogla.

Ky punim ka për qëllim të studioj pikërisht këtë risi të kësaj fushe

duke e parë më në thellësi dhe duke ngritur problematika të ndryshme që na

ndihmojnë të njohim më shumë marketingun dixhital.

Disa nga cështjet që do të trajtohen janë: Si ka ndikuar përdorimi I

mediave dixhitale tek ndërmarrjet e mëdha edhe të vogla? Cilat janë

avantazhet dhe disavantazhet që vijnë nga përdorimi I mediave dixhitale? Si

ka ndikuar marketingu dixhital tek konsumatori? Këto edhe shumë

problematika të tjera do ti referojmë gjatë punimit.

Fjalë Kyçe: konkurim, ekonomi, marketing dixhital, teknologji,

ndërmarrje,inovacion.

Hyrja Gjithçka nis nga konsumatori. Një ndërmarrje që të jetë e suksesshme dhe të

bëj dallim nga konkurentët duhet më parë të njohë konsumatorin dhe

nevojat e tij. Këtë gjë e mundëson fusha e marketingut. Ajo pararend

nevojat dhe prirjet e ardhshme të konsumatorit, të cilat shpesh zbulohen

përmes atij që quhet “market research”, kërkim tregu, por jo vetëm…

Zhvillimi i hovshëm i teknologjisë ka ndryshuar dukshëm kërkesat e

konsumatorit. Një dekadë më parë mediat tradicionale ishin mjetet primare

prej të cilave konsumatori informohej. Sot shumica e konsumatorëve janë

përdorues të internetit të cilët shfrytëzojnë mediat online për informim, si

rrjedhojë edhe marketingu po ndryshon formë, nga ai tradicionali në atë

dixhital.

Page 267: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

259

Metodologjia Në këtë punim kam perdorur metodologji nga më të ndryshmet.

Për të bërë një punim sa më të plotë më është dashur, që të shfletoj libra të

ndryshëm si edhe webcite të ndryshme. Siç dihet tema e marketingut është

shumë e gjerë dhe ka shumë informacione.

Informacionet më të mëdhaja I kam marrë në Webcite të marketiereve

të ndryshëm , të cilët kanë bërë studime të ndryshme për këtë temë.

Marketingu Dixhital Marketingu dixhital dhe shërbimet elektronike konsiderohen si fushat më të

reja të kërkimit të cilat paraqesin një rëndësi strategjike për bizneset,

sidomos për ato të cilët duan të përdorin internetin si një mënyrë për të

arritur klientin. Marketingu dixhital kërkon përdorimin e internetit për të

siguruar informacion, për të komunikuar dhe për të përfunduar

transaksionet. Nga ana tjetër marketingu në internet ofron mundësi të mëdha

për bizneset dhe industritë duke eleminuar kufijtë kohorë dhe hapësinorë

dhe në këtë mënyrë ndikon në tregtinë ndërkombëtare. Si rezultat i aksesit

global, kompanitë sot mund të sigurojnë konsumatorë dhe partner nga vënde

të ndryshme të botës më lehtë dhe në mënyrë më eficente.

Disa forma të marketingut dixhital janë :

• Search Engine Optimization (SEO),

• Search Engine Marketing (SEM),

• Display Advertising,

• Social Media Marketing,

• Affiliate Marketing,

• Referral Marketing,

• Email Marketing,

• Video Marketing,

• Content Marketing etj.

Mundësia unike që ka web-i për të bashkuar tekstet, figurat, fotot, tingujt,

videoklipet në një dokument multimedia ka rritur përdorimin në shkallë të

lartë të marketingut dixhital kundrejt marketingut tradicional.

Marketingu dixhital është proces i rritjes dhe promovimit të një

organizate duke përdorur median online. Kjo nuk do të thotë që kjo formë

përfshin vetëm ndërtimin e web faqes ose promovimin e saj, por të

rëndësishme janë edhe shitjet e realizuara nëpërmjet kësaj forme.

Avantazhet e përdorimit të Marketingut Dixhital Përdorimi i Marketingut Dixhital i jep shumë përparësi një kompanie, por

ajo gjithashtu ka dhe disa disavantazhe të vetat. Aksesi masiv i internetit ka

ndryshuar mjedisin e komunikimit dhe i ka mundësuar konsumatorit të

bëhet më aktiv dhe më i përfshirë me brendet. Forma dixhitale e

marketingut tashmë shpesh nuk është diçka që i shtohet fushatës së

marketingut, por në shumë raste fushata nis aty. Kjo duket se e ka lehtësuar,

por ndërkohë ka rritur nevojën për më shumë vëmendje dhe kontroll në

Page 268: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

260

fushatën në tërësi, për shkak të përfshirjes të plotë të konsumatorit me

brendet. Konsumatorët sot kanë fuqinë të shpërndajnë, të ngrenë zërin dhe

përhapin idetë e tyre nëpërmjet këtyre kanaleve të reja, veçanërisht brezat e

rinj të lindur dhe rritur në këtë epokë.Truri i tyre është i ndërtuar të pranojë,

funksionojë dhe argumentojë lehtësisht metodat dixhitale.

Kështu për një veprim jo të mirëmenduar mund të dëmtosh lehtë

imazhin e kompanisë. Një shembull kemi një reklamë te BMW në WeChat,

i cili iu adresua 550 milionë përdoruesve në muaj. Por, reklama iu sugjerua

vetëm atyre përdoruesve, profilet e së cilëve ishin menduar si blerës

potencial të makinave të shtrenjta. Pjesës tjetër, iu ishin sugjeruar reklama

për gjëra me çmim më të përballueshëm, të tilla si smartphone. Fushata

duket se preku egot e shumë njerëzve të tjerë, duke marrë parasysh mënyrën

sesi ishte ideuar. Disa prej atyre të cilëve nuk iu sugjerua reklama e BMW-

së, janë ankuar me pretendimin se ishin anashkaluar me finesë, si humbës.

Kjo reklamë automobilistike tregon kompleksitetin e reklamave në

ditët e sotme, kur zëri i konsumatorëve të pakënaqur është kaq i lehtë të

dëgjohet. Por gjithashtu, ky rast ishte edhe një shembull se si shefat e

marketingut janë duke luftuar për të gjetur rrugën e drejtë që të arrijnë

konsumatorët në platforma të reja dixhitale. Një shembull tjetër është edhe

DiGiorni, një prodhues picash të ngrira, vërejti se një numër i madh

njerëzish ishin duke përdorur hashtagun Përse qëndrova në Twitter dhe ai

komentoi se ishin duke qëndruar për pica. Por në fakt bëhej fjalë për një

fushatë kundër dhunës në familje dhe komenti i tij u cilësua fyes. Kështu,

DiGiorni përdori sërish mediat sociale për të kërkuar falje publike, pasi

imazhi i kompanisë së tij ishte dëmtuar. Prandaj është e këshillueshme të

punësohet një agjenci marketingu ose staf të specializuar në Marketingun

Dixhital.

Avantazhet e Perdorimit të Marketingut Dixhital:

• Kosto e ulët;

• Fleksibilitet;

• Rezultatet janë të matshme dhe të menjëhershme;

• Mundësi e lehtë për targetimin e grupeve specifike;

Mundësi e krijimit të marrëdhënieve me klientët përmes rrjeteve sociale dhe

komuniteteve online (komunikim I dyanshëm), fitimi I besimit të tij;

• Vendimet mund të merren duke u bazuar në të dhëna reale dhe

rezultate kualitative;

• Mundësi për rritje dhe promovim Global

Marketingu Dixhital në Shqipëri Në Shqipëri Marketingu Dixhital është një risi.Reklamimi nëpër televizione

dhe reklamimi tradicional është duke u zhdukur cdo ditë e që kalon sepse

është më I kushtueshëm dhe nuk ka të njëjtat rezultate si reklamimi dhe

marketingu dixhital. Me zhvillimin e teknologjisë edhe aksesin e saj nga cdo

njeri, edhe tek ne, forma dixhitale e marketingut tashmë shpesh nuk është

dicka që I shtohet fushatës së marketingut, porn ë shumë raste fushata nis

aty. Marketingu dixhital nisi së pari si një formë për të thirrur të huajt në

tregun Shqiptar, për të arritur një audiencë më të gjerë, globale. Sipas

Page 269: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

261

statistikave, ndër faqet Shqiptare më të klikuara janë ato të agjensive

turistike për të rezervuar pushimet apo udhëtimet, faqet e hoteleve, faqet që

ofrojnë informacione dhe lajmet e fundit dhe më pak faqet e tjera.

Një reklamë në televizionet shqiptare zgjat mesatarisht 35 sekonda,

ndërsa në internet mund të ruash një format audio-video të palimituar në

kohë, duke i dhënë vetes edhe luksin e shpjegimeve për përdorimin e

produktit. Gjithashtu, nëse i intereson klienti, mund ta shohë menjëherë ose

ta rishohë sa herë të dojë. Nëse interesi i tij thellohet, me një klikim ai mund

të aplikojë online qoftë për të siguruar informacion të mëtejshme qoftë edhe

për të blerë.

“Kompanitë Shqiptare ditë pas dite janë duke punësuar agjensi

marketingu dhe dixhitale si kompani jonë për të menaxhuar prezencën e tyre

online sepse mbi të gjitha kërkon kohën dhe dedikimin e saj që jo të gjitha

kompanitë mund ta kryejnë si duhet me stafin e tyre. Nëse kompanitë nuk

do te punësojnë agjensi për marketingun dixhital atëherë ato detyrimisht

duhet të punësojnë staf të specializuar në këtë fushë, përndryshe do të

falimentojnë shumë shpejt ose nuk do të ecin me hapat e teknologjisë duke

rezultuar në humbje të fitimeve të tyre në përgjithësi.” Është shprehur

Alimemaj Agency, kompani e specializuar në marketingun dixhital.

Në fushën e blerjeve online , në fillimet e saj në Shqipëri, nuk u

mirëprit shumë nga konsumatori dhe sipas shumë analizave të bëra

rezultonte vetëm një përgjigje: Konsumatori Shqiptar nuk ishte gati për këtë

mënyrë inovative të të blerit të produkteve. Por me kalimin e kohës u

vërtetua se problemi nuk qëndronte tek konsumatori. Problemi qëndron tek

kompanitë të cilat nuk bëjnë punën apo nuk kanë strategjinë e duhur për ta

bërë konsumatorin të përdorë këto risi dhe problem nuk është konsumatori

në vetvete.. Është detyra e këtyre kompanive të mësojnë dhe edukojnë

konsumatorin. I gjithë thelbi është të dish të komunikosh me të prandaj

gjithmonë është e këshillueshme të kontaktosh me një kompani të

marketingut dixhital. Por kompanitë Shqiptare e kanë kuptuar këtë dhe tani

tregu Shqiptar po zhvillohet cdo ditë edhe më shumë. Kjo vërtetohet qartë

me rastin e suksesit të DyqanTaxi në të cilën nga të dhënat që ajo zotëron

janë regjistruar mbi 50.000 konsumatorë Shqiptarë, ose një shembull tjetër

janë koncertet që u zhvilluan në Tiranë I Daddy Yankee, Alban Skënderaj

apo Maratona e Tiranës 2018 ku u shitën të gjitha biletat vetëm online.

Marketingu Dixhital ka ndihmuar bizneset të tërheqin më shumë

klientelë duke I bërë ata të mundur të mbarojnë veprimet e tyre online, pa u

paraqitur fizikisht në zyrën e biznesit si përshembull agjensitë turistike që

mund ti kontaktosh dhe të presh një biletë avjoni nga cdo cep e botes, ose në

sistemin banker , bën të mundur kapërcimin e orareve, eleminimin e pritjes

së gjatë në rradhë si dhe aspektet burokratike të bankës tradicionale, duke

lejuar administrimin e shpejtë dhe në mënyrë më efiçiente të financave

personale.Të gjitha bankat në Shqipëri janë të pranishme në internet me faqe

të tyre, ku jepen informacione të përgjithshme mbi bankën dhe shërbimet që

ajo ofron, por marketingu në internet në sistemin bankar është ende në

fillimet e tij ecin me hapin e teknologjisë.

Një shembull tjetër është prenotimi i një taksie, e cila është bërë më e

lehtë duke i dërguar lokacionin tënd shoferit me anë të një aplikacioni. “

Page 270: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

262

Nga njera ane koha eshte flori prandaj i aplikojme sherbimit tone sisteme te

teknologjise me te avancuar te pozicionimit dhe komunikimit per te bere te

mundur qe shoferat tane te koordinojne vendndodhjen tuaj me taksine me te

afert.” Është shprehur kompania e taksive, merrTaxi, duke treguar se sa i ka

ndihmuar marketingu dixhital që të gjënden pranë klientit.

Referencat

https://alimemaj.com/sq/

https://www.kohajone.com/2015/09/03/reklamat-dhe-marketingu-ne-

epoken-

dixhitale/http://www.doktoratura.unitir.edu.al/wpcontent/uploads/2013/03/D

oktoratura-Oriola-Theodhori-Markollari-Fakulteti-Ekonomise-

Departamenti-i-Marketingut.pdf

Page 271: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

263

PËRDORIMI I MARKETINGUT NË KOMPANITË

SHQIPTARE DHE FEEDBACKU I KËTIJ

MARKETINGU

Arsid Ahmetaj

[email protected]

(Bachelor, Menaxhim Marketing, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Emiliano Blliku

[email protected]

(Bachelor, Menaxhim Marketing, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Ramazan Lala

[email protected](Bachelor, Menaxhim Marketing, Fakulteti i

Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Prof. Asoc. Dr. Blerim Kola

Abstrakt Përdorimi i marketingut nga kompanite shqiptare është një temë që nuk

është prekur shumë nga specialiste te fushes qofshin në nivel universitar ose

jo.

Studimi jonë synon pikërisht këtë gje që të kuptojme rëndësine e

marketingut ne kompanitë shqiptare,shpenzimet që ato bëjnë për marketing

dhe të ardhurat që ato gjenerojnë si shkak i implementimit te marketingut ne

strategjitëëë operuese te tyre.

Qëllimi i ketij studimi është te studiohet edhe feedbacku qe kompanite

marrin nga marketing dhe sa shume e vleresojne feedbackun e konsumatorit.

Ne synojmë që me anë te pyetsoreve dhe intervistave neper kompani te

ndryshme shqiptare te arrijme konkluzione te rendesishme ne këtë studim.

Ne kemi marrë në shqyrtim 3 biznese pasi bizneset e tjera qe ishin në total

15 nuk na kthyen pergjigje.Bizneset janë: “Metropol Center”(biznes i madh)

”Adria net”(biznes I mesëm),”Ëoë creperie”(biznes i vogël),

Fjalë kyce: feedbacku,investimet marketing,fushat marketing,departament

marketing.

Hyrje: Studimin tonë e kemi filluar me kompaninë “Metropol Center” pastaj

morëm kompanin ”Adria net TV”dhe në fund biznesin “ëoë creperie” ku

evidentuam këto rezultate të paraqitura në tabelë ku vleresimi është në

shkallën lineare ku numrat nënkuptojne 1-aspak 2-pak 3-neutral 4-mirë 5-

shumë mirë

Ne kemi evidentuar vetëm përgjigjet që janë me vlerësim numerik dhe me

% struktura e pyetësorit është e detajuar më poshtë dhe i japim specifikishtv

më vëte pytjeve specifike të gjitha këto pyetje janë të përmendura tek

pyetësori i shkruar tek shtojcat

Page 272: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

264

Qëllimi i punimit: Qëllimi i ketij studimi është të studiohet edhe feedbacku që kompanite

marrin nga marketing dhe sa shume e vleresojne feedbackun e konsumatorit.

Të analizojë të dhënat e marra nga pyetësorët dhe të arrijë konkluzione mbi

përgjigjet e dhëna dhe të kuptojmë se sa e pranishëm po bëhet marketing ne

bizneset shqiptare.

Të kuptojmë realisht rëndësinë e tij dhe ta paraqesim në shembuj sa më të

thjeshtë nga kompanitë që përmendëm në abstrakt.

Shqyrtimi i Literaturës

Atëherë kompanite u pyetën edhe pyetje specifike si:

1)Cfarë mendoni për marketingun që kryhet nga organizatat dhe kompanit

qe operojnë ne Shqipëri? A është ai ne nivelin e duhur përsa i

përket mjedisit ku konsumatorët dhe kompanit bashkepunojn?

2)A kryeni nje studim tregu të detajuar përpara nje investimi ne marketing?

Dhe Metropol Center dha këtë përgjigje:

1)Për nivelin e konsumatorit në shqipëri besoj se niveli I marketingut të

ofruar I tejkalon pritshmëritë e klintëve/konsumatorëve.

2) Jo gjithmonë

Adrianet TV pohoi se:

1)Nuk është në nivelin e duhur

2)PO

Wow Creperie pohoi se:

1)Nuk është në nivelin e duhur

2)PO

Këtu mund të shohim fare mirë qasjet që kanë këto biznese për nivelin e

marketingut në Shqipëri dhe evidentojmë se një biznes i madh siç është

Metropol Center thekson se niveli I marketingut të ofruar I tejkalon

pritshmëritë e klientëve.

Ndryshe mendojnë bizneset e mesme dhe te vogla si Adria net dhe Wow

creperie ku thonë se marketing nuk është në nivelin e duhur.

Metropol Center pokështu thekson sejo gjithmonë kryen një studim tregu te

detajuar perpara nje investimi ne marketing ndryshe nga bizneset e

lartpërmendura që pohojnë që e kryejnë.

Rezultate nga pyetësori

Pyetjet Bizneset Metropol

center

Adria

net TV

Wow

creperie

1) Sa i rëndesishëm është

marketingu për kompanine

tuaj?

5 5 5

2) A jeni të kënaqur me

feedbackun që merrni nga ky 3 5 3

Page 273: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

265

Metodologjia: Për të realizuar këtë punim janë përdorur qasje përshkruese bazuar mbi

statistikat e arritura nëpërmjet të dhënave primare (pyetësor) dhe qasje

analizuase mbi të dhënat sekondare.

Pyetësori i përdorur për studimin përbehët gjithsej nga 18 pyetje.

Konkluzione

marketing?

3) A është e afte kompania juju ta

marketoje veten sic duhet? 3 4 2

4) A keni ne plan ti rrisni

shpenzimet e marketingut të

kompanise tuaj në të ardhmen?

5 4 5

5) Sa % te buxhetit operativ i

jepet marketingut në

kompaninë tuaj?

20% 40% 20%

6) Sa mendoni se marketingu

është me i rëndësishëm në

kompaninë tuaj në krahasim

me sektorët e tjerë?

5 5 4

7) Sa jeni te kënaqur me

feedbackun që merrni nga

klientet me ane te marketingut?

4 5 5

8) A keni besim në investimet që

kryeni në marketing? 4 5 5

9) A keni një departament

marketingu ne kompaninë tuaj

apo operoni me agjenci te

jashtme?

PO PO JO

10) Sa i madh është departamenti

juaj i marketingut , sa % zë në

komapani?

30%

20% No data

11) A ndjeni se ka një konkurrencë

të madhe sot fale investimene

në marketing?

PO PO PO

12) Kur mund ta quani te

sukseshem një investim në

marketing ?

Kur ai ka një kthim sipas

parashikimmeve :

70% 70% 85%

13) A jeni në dijeni që sa shpenzon

konkurenti juaj për marketing? PO PO PO

Page 274: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

266

1)Këtu evidentojmë se një biznes televiziv si Adria net i jep më shumë

rëndesi buxhetit të marketingut ku investon në 40% në nivel operues

ndryshe nga bizneset e mëdha dhe të vogla që investonin 20%.

2)Departamenti I marketingut është më I madh në bizneset e mëdha siç

është Metropolitan Center që përfshin 30% të strukturës të kompanisë ku

Adria net përfshinte vetëm 20% dhe Ëoë Creperie skishte fare.

3)Qasjet e tjera të këtyre bizneseve që u evidentuan nga pyetësori janë

pothuajse të njëjta çka tregon një lloj mendësie të njëjtë në bizneset

shqiptare të çfarëdolloj përmase.

4)Evidentojmë se një biznes i madh siç është Metropol Center thekson se

niveli I marketingut të ofruar i tejkalon pritshmëritë e klientëve.Ndryshe

mendojnë bizneset e mesme dhe te vogla si Adria net dhe Ëoë creperie ku

thonë se marketing nuk është në nivelin e duhur.

5)Të 3 llojet e bizneseve pohojnë se ka nje konkurrencë të madhe sot fale

investimene ne marketing.

6)Bizneset janë në dijeni sa shpenzojnë konkurentët e tyre në marketing çka

tregon për një vigjilencë efektive nga ana e bizneseve shqiptare për të njohur

konkurentët e tyre.

Rekomandime

1)Bizneset në Shqipëri duhet të bashkëpunojnë më shumë në fushën e

marketingut në mënyrë që të kenë feedback dhe të ardhura më të mëdha.

2)Bizneset në Shqipëri duhet ti kushtojnë më shumë rëndësi marketingut

digjital dhe analizimit të të dhënave në përçasje globale jo vetëm locale.

Referenca www.metropolcenter.al

Wow creperie/instagram

adrianet.al

Shtojcë Pyetësor për "Përdorimin e marketingut në kompanitë shqipëtare dhe

feedbacku i këtij marketingu.

-Pyetesori permban vleresim ne shkallen lineare ku numrat kuptojne 1-aspak

2-pak 3-neutral 4-mire 5-shume mire zgjidhni nje numer

-Pokeshtu vleresim me alternativa ku duhet te zgjidhni vetem njeren

-Permban edhe pytje qe mund te ktheni pergjigje me shkrim

1.Cili është emri i kompanise tuaj?

2. Sa i rëndesishëm është marketingu për kompanine tuaj?(1 -5)

3. A jeni te kenaqur me feedbackun qe merrni nga ky marketing?(1-5)

4. A eshte e afte kompania juaj ta marketoje veten sic duhet? (1-5)

5. A keni ne plan ti rrisni shpenzimet e markeingut te kompanise tuaj ne te

ardhmen? (1-5)

6. Sa % te buxhetit operativ i jepet marketingut ne kompanine tuaj?

a.10% b.20% c.30% d.40% e.50% f.50%+

7. Sa mendoni se marketingu është me i rendesishem ne kompaninë tuaj ne

krahasim me sektorët e tjerë? (1-5)

Page 275: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

267

8. Sa jeni te kenaqur me feedbackun qe merrni nga klientet me ane te

marketingut? (1-5)

9. A keni besim ne investimet qe kryeni ne marketing? (1-5)

10. A keni një departament marketingu ne kompanin tuaj apo operoni me

agjenci te jashtme?

11. Sa i madh është departamenti juaj i marketingut , sa % zë në komapani?

12. A paraqet rrisk te lart nje fushat marketingu agresive në Shqipëri?

13.Si e shikoni departamentin juaj të marketimgut 5 vitet e ardhshme?

14. A ndjeni se ka nje konkurenc te madhe sot fale investimene ne

marketing?(1-5)

15. Kur mund ta quani te suksesshëm një investim në marketing ?

Kur ai ka nje kthim sipas parashikimmeve :

a.Në50% b. Në 60% c.Në 70% d.Në 85 % e. Në 90%

16. A jeni ne dijeni qe sa shpenzon konkurenti juaj për marketing?

17. A kryeni një studim tregu të detajuar përpara një investimi në

marketing?

18. Cfarë mendoni për marketingun që kryhet nga organizatat dhe kompanit

që operojnë në Shqipëri?

Page 276: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

268

Edukimi dhe menaxhimi financiar i studentëve (Rast

studimi UAMD)

Behar Shehu

[email protected]

(Bachelor, Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Myrtezan Cenaj

[email protected]

(Bachelor, Financë-Kontabilitet, Fakulteti i Biznesit, UAMD)

Lektori Udheheqës:

Dr. Armela Anamali

Abstrakt

Shumë prej studentëve do dalin nga universiteti dhe do nisin karrierën e tyre

për të përfituar të ardhura. Duke qenë se në vendin tone , ka pak kurrikula

që t'i orientojnë studentët si të menaxhojnë paratë që i fitojnë kjo solli

nevojën për një studim se sa i menaxhojnë studentët paratë e tyre.

Qëllimi i ketij studimi është të përshkruajë aftësitë e menaxhimit të parave

të studentëve dhe të identifikojë karakteristikat që mund të ndihmojnë në

rritjen e dijeve rreth menaxhimit të parave. Gjithashtu do të shohim sa

ndikon të jesh student i ekonomikut në menaxhim të parasë apo student i një

fakulteti tjetër. Mostra e këtij punimi janë studentët e fakultetit të biznesit

dhe ata të fakultetit të juridikut në Universitetin “Aleksandër Moisiu”,

Durrës.

Fokusi i studimit është të shohim marrëdhënien personale të studentëve me

paranë. Të shohim sa ndikojnë njohuritë financiare në menaxhim, dhe të

njohim psikologjinë e konsumit të parave tek të rinjtë.

Fjalë kyce: studentë, menaxhim financiar, edukim financiar, të punësuar, të

papunësuar.

Studimet për menaxhimin e parasë tek të rinjtë

Një problem i madh i të rinjve në ditët e sotme është shpërndarja e

pakujdesshme e të ardhurave. Krahas vështirësive që i krijojnë familjeve, që

me shumë gjasa do t’i shoqërojnë deri në një moshe madhore, duket se

teknologjia dhe reklamimi ndikon rëndom tek zgjedhjet që bëjnë. Ato që në

moshë të vogël shkojnë në qendra tregtare apo dyqane mesatarisht dy deri

tre herë në jave, duke tejkaluar kështu kohën standarde që i dedikohet në një

javë, leximit, fesë, aktiviteteve shoqërore, familjare dhe atyre në natyrë

(Suiter & Meszaros, 2005). Kjo bën që ato të jenë thjesht konsumatorë të të

ardhuravetë tjerëve, pa u venë në pozita të gjykimit se si mund të

menaxhohen këto të ardhura, të cilat janë të kufizuara. Performanca e dobët

Page 277: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

269

e studentëve në testimet mbi njohuritënëfinancat personale, sugjeron se

modeli i pritjes deri në shkollëtëmesme për t’i prezantuar me konceptet e

menaxhimit të parave është shumë i vonuar dhe se edukimi financiar duhet

bërë më herët (McCormick, 2009). Ndërkohë është provuar që edukimi

financiar është i korreluar me vendimet e kujdesshme financiare, strategjitë

e kursimit dhe përdorimin e produkteve të sigurimit (Xu & Zia, 2012).

Përmes një edukimi financiar të rinjtë do të fitojnë aftësi të menaxhimit

financiar, të cilat do të ndikojnë drejtpërsëdrejti në stilin e jetës dhe sjelljen

e tij në të ardhmen.

Shkolla është një udhëheqës i rëndësishëm, por një mjedis

përcaktues ku të rinjtë formohen është familja. Shembulli që jep prindi është

një faktor i rëndësishëm influencues në menaxhimin e parave. Prindërit që

janë menaxherë më të kujdesshëm të parave, arrijnë t’i komunikojnë më

mirë fëmijëve të tyre të rritur të shmangin shpenzime tëgabuara apo borxhe

të panevojshme (Hibbert et al. 2004). Studiuesit Gudmunson dhe Danes

(2012), pasi bënënjë rishqyrtim të literaturës mbi rolin e prindërve në

edukimin financiar të fëmijëve shprehen se:

“Injorimi që vazhdon t’u bëhet proceve të socializimit familjar me

çeshtjet e menaxhimit të parasë, është sikur të përpiqesh të lidhësh lidhësen

e këpucëve me një dorë – një element thelbësor mungon. Përfshirja në

kërkimet për financat personale të proceseve të socializimit financiar

familjar do të bëjë të mundur trajtimin e“plotë” të individit, jo thjesht punën

dhe jetën e tij si konsumator me theksin tek rezultatet financiare, por edhe

proceset e socializimit me menaxhimin e parasë, të cilat janë thelbësore për

të arritur tek rezultatet financiare.”

Gudmunson dhe Danes (2012, fq 663 ),

Prindërit janë kuntribuesit kryesor në veset dhe sjelljet financiare

që fitojnëfëmijët e tyre (Jorgansen & Savla, 2010). Shim dhe të tjerët

(2010), përcaktuan se influenca prindërore ka një një rol më të madh në

sjelljen financiare të femijëve të tyre, sesa mund të kishte eksperienca e

punës dhe arsimimi i mëparshëm. Nëtë njëjtin përfundim dolën dhe

studiuesit Supinah dhe tjerë (2016).

Në hulumtimin e tyre (Supinah et. al. 2016), mbi agjentët që

përcaktojnë sjelljen financiare të të rinjve, u zbulua se familja kishte më

shumë influencë se sa shoqëria në sjelljen financiare. Fëmijëria është

periudha më e rëndësishme për të formuar sjelljen dhe qëndrimin e individit

gjatë moshës së rritur. Prandaj, prindërit luajnë një rol të rëndësishëm për të

ndikuar fëmijët në menaxhimin e financave të tyre. Një tjetër agjent i

rëndësishëm janë mediat sociale. Një pjesë e madhe e të anketuarve përdorni

mediat elektronike, përfshirë ato sociale për të fituar informacion financiare

(Supinah et. al. 2016)

Duhet të themi se, me zhvillimet socio-ekonomike të viteve të

fundit, stabiliteti financiar i familjeve mbetet një sfidë kritike, sidomos për

vendet me të ardhura të ulëta dhe moderuara. Kriza e fundit ekonomike ka

treguar se aftësitë që lidhen me menaxhimin e parave janë më të

rëndësishme se kurrë (Loke et.al., 2015). Kjo na jep shkas të studiojmë se

sa rëndësi i japin të rinjtë shqiptarë menaxhimit të parasë. Objektivat

kryesore të këtij studimi janë:

Page 278: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

270

˗ Të hetojë shkallën e njohurive financiare në radhët e të rinjve në

Universitetin e Durrësit.

˗ Të identifikojë më në brendësi burimet e informimit financiar të të

rinjve.

˗ Të analizojë sa ndikon familja.

˗ Të identifikojë dhe analizojë zakonet e tyre në shpenzimin apo/

dhe kursimin e parave.

˗ Të nxjerr konkluzione dhe sugjerimet nga studimi.

Metodologjia Për realizimin e këtij punimi kemi bërë një studim të literaturës ekzistuese

për rolin e edukimit financiar tek studentët. Ndërsa për t’u njohur me

njohuritë dhe aftësitë e të rinjve kemi përdorur metotën e kërkimit-

vëzhgimin (survejimin). Survejimi është një metodë kërkimi që i drejtohet

një grupi të përcaktuar (studentëve të UAMD-së) dhe ka për qëllim të

mbledhë informacion dhe analizojë një sërë çeshtjesh. Për realizimin e këtij

survejimi kemi instrumentin e kërkimit pyetsorit.

Struktura e pyetsorit është më pyetje dikotomomike (psh po ose jo), ose me

alternative të ndryshme. Në pjesën e parë të pyetsorit kemi pyetur për të

dhënat demogragike të studentëve, ndërsa në pjesën e dytë kemi hartuar

pyetje lidhurr me çeshtjen në studim.

Për realizimin e këtij studimi kemi marrë një mostër prej 170 studentësh.

Shpërndarja është bërë e rastësishme në dy ditë të zakonshme mësimi,

përgjatë tre orareve të ndryshme të ditës. Në këtë mostër kemi dy grupe

studentësh, Fakultetit të Biznesit dhe Fakultetit të Shkencave Politike dhe

Juridike, në vite të ndryshme studimi.

Analiza e të dhënave

Përshkrimi i mostrës

Mostra e marrë në studim, në pjesën më të madhe janë të gjisnisë

femërore (76%) dhe jetojnë në qytet. Mbi 80% e studentëve

vazhdojnë vitin dytë të studimeve në UAMD dhe vetëm 21% e tyre

janë në marredhënie pune.

Nga tabelat më poshtë vejmë re se pjesa më e madhe e mostrës janë femra m

vendbanim në zona urbane dhe që i përkasin vitit të dytë dhe të tretë. Është

interesantë të shikojmë tabelën e punësimit. Në pjesën më të madhe nuk

Page 279: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

271

janë të punësuar. Femrat integrohen më vonë në tregun e punës sesa

meshkujt. Nëse tek femrat vetëm 17% e tyre janë në punë, tek meshkujt

shkon deri në 40%.

Gjinia femer = 0, mashkull = 1

0 1

Count Count

Vendbanimi Qytet=0,

Fshat=1

0 102 30

1 27 11

Gjinia femer = 0, mashkull = 1

0 1

Count Count

Viti shkollor, viti 1=1, 2=2,

3=3, mbi 3 vite=4

1.00 22 4

2.00 53 22

3.00 50 14

4.00 4 1

Gjinia femer = 0, mashkull = 1

0 1

Count Count

Marrdhenie pune, po=0,

jo=1

0 23 13

1 106 28

Page 280: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

272

Analiza e të përgjigjeve

Paraja e Xhepit dhe profili i studimit (FB vs. FSHPJ)

Në pyetjen e parë, drejtuar studentëve për pjesën e menaxhimit të

parasë,është sesa para xhepi mbajnë për një muaj (përjashtuar të nevojshmet

për jetesë). Nga përgjigjet e dhëna vejmë re se studentët e të dy fakulteteve

nuk kanë ndryshime në të ardhurat mujore. Janë të paktë studentët që

mbajnë poshtë shumës 1.000 ALL në muaj.

FB=0, FSHPJ=1

0 1

Count Count

Para Xhepi

(në muaj)

0-500 ALL 8 5

500-1.000 ALL 18 8

1.000-2.000 ALL 25 10

2.000-5.000 ALL 27 13

Mbi 5.000 ALL 38 18

Këto para xhepi i harxhojnë në më pak se një muaj. Shumë pak studentë

mund ti kursejnë për muajin tjetër. Përgjigjet e dhënat janë të krahasueshme

ndërmjet studentëve të dy fakulteteve. Pjesa më e madhe arrijnë ti

menaxhojnë paratë e tyre të xhepit brenda muajit.

FB=0, FSHPJ=1

0 1

Count Count

Sh

pen

zi

met

mu

jore

Brenda gjysmës së parë 30 17

Brenda muajit 69 32

Më shumë se muaj 17 5

Në shpërndarjen e shpenzimeve vejmë re se vjen duke u rralluar numri i

studentëve në të dy grupet që blejnë më shumë se katër produkte. Në pjesën

më të madhe të përgjigjeve studentët janë shprehur se shpenzimi kryesor

shkon për shpenzimet e përditshme. Ndërsa pastaj si produkte të tjera janë

pagesat telefonike, ushqimet e shpejta (fast-food), veshje dhe produkte

kancelarike.

FB=0, FSHPJ=1

0 1

Count Count

Numri i produkteve qe

blejnë

1.00 22 19

2.00 16 10

3.00 34 9

4.00 30 6

5.00 10 10

6.00 4 0

Page 281: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

273

Dy pyetjet e radhës lidhen me njohuritë mbi llogarimbatjen e shpenzimeve

mujore dhe dëshirën për ruajtjen e një plani konsumi (llogarie). Ajo çfarë

vejmë re është mungesa e një dallimi ndërmjet studentëve të Fakultetit të

Biznesit dhe atyre të Shkencave Politike dhe Juridike. Megjithëse në

studentët e Biznesit bëhen të gjitha lëndët me karakter ekonomik, kjo nuk i

ka ndërgjegjësuar ato të mbajnë një plan të të hyrave dhe dalave mujore.

Ashtu si moshatarët e tyre në FSHPJ, shprehen se çdo gjë e mbajnë një

mendje. Afërsisht 15% e tyre nuk e vlerësojnë rëndësinë e një plani të tillë

pasi janë shprehur negativisht plani të konsumit në të ardhmen (P9: A

dëshironi të keni një plan të menaxhimit financiar në të ardhmen?

Po=0,Jo=1)

FB=0, FSHPJ=1

0 1

Count Count

P8

: A

ktu

alis

ht

Pla

ni

i

Ko

nsu

mit

E mbaj =1 P9: Po=0 17 8

E mbaj në mendje=2 P9: Po=0 71 30

Jo=1 12 5

Nuk kam idenë=3 P9: Po=0 10 7

Jo=1 4 4

Nga rezultatet e mësipërme vejmë re se nuk ka dallime tek studentët e

dy fakulteteve. Rezultate të ngjashme kemi marrë dhe për pyetjet tjera

në vazhdim të pyetsorit, ndaj nuk e kemi parë të arsyeshëm krahasimin

ndërmjet tyre.

Familja dhe studenti (Edukimi dhe Sjelljet e Prindërve)

Në këtë pyetsor një pjesë e mirë e pyetjeve është përqendruar në rolin e

familjes (prindërve në edukimin financiar të të rinjve dhe në kontrollin që

ushtrojnë tek shpenzimet e tyre). Edhe në studimet e të tjerëve “gishti” për

sjelljet e fëmijëve në pjesën më të madhe të rasteve drejtohet tek familjet.

Ndaj edhe në këtë pyetësor ekziston një bllok pyetjesh për rolin e prindërve.

Në pyetjen se kush është burimi kryesor i njohurive mbi menaxhimin

financiar, pjesa më e madhe e studentëve u përgjigjen familja (shiko tabelën

më poshtë). Në të dy grupet e studentëve, në pjesën më të madhe është

familja. Është interesante të vëmë re se tek studentët e Fakultetit të Biznesit,

megjithëse studiojnë lëndë ekonomike, rreth 50% e studentëve i drejtohen

modelit apo këshillave të familjes për menaxhimin e parave.

FB=0, FSHPJ=1

.00 1.00

Count Count

1=Familja,

2=TV,libra,revista,

3=Internet,

4=Autodidakte,

5=Shkolle

1.00 50 34

2.00 5 8

3.00 10 4

4.00 16 3

5.00 35 5

Page 282: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

274

Prindërit janë edukatorët tonë të parë, ndaj çdo veprim/mos veprim i tyre

duke se ka rëndësi në përceptimin e të rinjve. Në testimin e lidhjeve

ndërmjet variablave që kanë të bëjnë me vëmendjen dhe efektin e tyre:

˗ Përdorimi i mënyrave efektive në kontrollin se si i menaxhojnë

fëmijët paratë të xhepit: 0=Po, 1=Jo,

˗ Informimi i fëmijëve për financat e familjes: 1=Po, 2=I paqartë,

3=Jo,

˗ Vëmendja e prindërve në edukimin financiar të fëmijëve: 1=E

suksesshme, 2=Vëmendje e mjaftueshme, 3=Influencë Indirekte,

4=Asnjë Interes,

˗ Njohja e aftësive financiare të studentëve nga prindërit: 1=Shumë e

mirë, 2=E qartë, 3=E njohin, 4=Nuk e njohin, 5=Nuk i shqetëson.

Vemë re se ekziston një lidhje pozitive përfshirjes së fëmijëve tek financat e

familjes. Sa më shumë që fëmijët të dijnë për financat e familjes aq më

shumë e mendojnë pozitivisht për rolin që ka pasur vëmendja e prindërve në

edukimin e tyre mbi menaxhimin e parasë (koefiçendit i korrelacionit =

0.195*) dhe se prindërit kanë njohuri për aftësitë (studentët) që fëmijët e tyre

kanë në menaxhimin financiar (koefiçendit i korrelacionit = 0.197*).

Një lidhje interesante është ndërmjet variablit të rolit që ka pasur vëmendja

e prindërve në edukimin mbi menaxhimin e parasë dhe informacionit për

pozitat dhe aftësitë financiare të studentëve. Duket se ato studentë që e

shikojnë si të suksesshme vëmendjen e prindërve, janë dhe më të hapur me

prindërit (kanë një marrdhënie më të ngushtë; koefiçendit i korrelacionit =

0.328**

).

Për të kuptuar se si janë reagimet e prindërve për menaxhimin e parave të

fëmijëve të tyre, analizuam nëse ekziston korrelacioni ndërmjet reagimit të

prindërve (në përceptimin e studentëve: prindërit nuk ankohen asnjëherë=1,

prindërit ankohën rrallë=2, prindërit ankohen gjithmonë=3) dhe numrit të

produkteve mujore, periudhës së shpenzimit të parave, të ardhurave mujore,

punësimi të studentëve, vendbanimit të studentëve dhe profilit të studimit.

Nga testimet dolën të parëndësishme lidhjet ndërmjet:

Page 283: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

275

˗ Ankesës së prindërve dhe të ardhurave mujore (parave të xhepit) –

që do të thotë se nuk është e thënë se prindërit që japin më shumë

mund të ankohen gjithmonë ose e kundërta.

˗ Ankesës së prindërve dhe punësimit të të rinjve – që do të thotë se

në përceptimin e të rinjve prindërit sillen njëlloj si të ishin apo jo

në punë.

˗ Ankesës së prindërve dhe profilit të studimit – që do të thotë nuk ka

rëndësi se çfarë studion për prindërit, sjellja e tyre është e pavarur

nga dega e studimit.

Dy lidhje interesante janë ndërmjet:

Ankesa e prindërve dhe vendbanimi i studentëve (tabela më poshtë) –

Koefiçenti negativ i korrelacionit tregon një lidhje inverse që ekziston

ndëmjet vendbanimit të studentëve dhe qëndrimit të prindërve ndaj

shpenzimeve të fëmijëve. Studentëve me vendbanim në qytet e ndjejnë më

shumë presionin e prindërve sesa ato me vendbanim në fshat. Në gjykimin

tonë dy ndër arsyet e kësaj lidhjeje negative janë: 1) njohuritë e ulëta për

edukimin financiar që kanë njerëzit në zonat rurale; 2) shpenzimet e larta që

mund të sjell jeta në qytet. Megjithatë nuk përjashtohen dhe arsye të tjera

Correlations

1=Asnjehere,

2=Rralle,

3=Gjithmonë

Vendbanimi

Qytet=0,

Fshat=1

1=Asnjëherë

2=Rrallë

3=Gjithmonë

Pearson

Correlation

1 -.192*

Sig. (2-tailed) .012

*. Correlation is significant at the 0.05 level (2-tailed).

˗ Ankesa e prindërve dhe periudha e shpenzimeve mujore (tabela më

poshtë) – Koefiçenti negativ i korrelacionit tregon një lidhje

inverse që ekziston ndëmjet qëndrimit të prindërve ndaj

shpenzimeve të fëmijëve dhe periudhës kur ato i shpenzojnë

(brenda gjysmës së muajit=1, brenda muajit=2, më shumë se një

muaj=3). Sa më të kujdesshëm të rinjtë në menaxhimin e kohës së

shpenzimeve, aq më pak ankohen prindërit. Për prindërit nuk ka

rëndësi produktet që blejnë (pasi nga testi i korrelacioni rezulton që

lidhja ndërmjet numrit të produkteve dhe qëndrimit të prindërve

ndaj shpenzimeve është e parëndësishme), por për sa kohë fëmijët e

tyre i shpenzojnë paratë. Correlations

1=Asnjëherë

2=Rrallë

3=Gjithmonë

Brenda gjysme muaji=1,

Deri ne nje muaj=2,

Me shume se nje muaj = 3

1 =Asnjëherë

2 =Rrallë

3=Gjithmonë

Pearson

Correlation

1 -.298**

Sig. (2-tailed) .000

*. Correlation is significant at the 0.01 level (2-tailed).

Page 284: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

276

Studente dhe sjellja e tyre (Shpenzimet, Kursimet, Investimet)

Studentët janë të rinj plot energji, të cilët në bankat e shkollës dëshirojnë ti

ngjajnë moshatarëve të tyre, të ndjekin rrjetet sociale, të blejnë, të shkojnë

në festa, etj. Në mostrën e marrë në studim vejmë re se dy qëndrime

interestante.

Së pari kur bëhet fjalë për blerje të një aksesori aq shumë të rëndësishëm siç

është celulari, pjesa më e madhe (110 studentë) e duan të lirë dhe të

përshtatshëm, 38 studentë e duan të shtrenjtë ndërsa 9 studentë orientohen

nga reklamat.

Celulari i Ri:

1=I përshtatshëm, 2=I shtrenjtë, 3=I reklamave, 4=I dallueshëm,

5=Sa më i lirë

Frequency Percent Valid Percent

Valid

1.00 110 64.7 65.9

2.00 38 22.4 22.8

3.00 9 5.3 5.4

4.00 4 2.4 2.4

5.00 6 3.5 3.6

Total 167 98.2 100.0

Missing System 3 1.8

Total 170 100.0

Ndërkohë në anën tjetër është shqetësuese sesi këto të rinj nuk janë të

përgjegjshëm për kursimin apo investime të zgjuara (për shkollimin apo

tituj), të parave që ju dhurojnë të tjerët. Pjesa më e madhe i shpenzon

rastësisht. Duket se mania për të shpenzuar është shumë me e theksuar sesa

ajo e kursimin apo investimit në afatgjatë (siç është shkolla). Në pyetjen se

si i përdorin paratë që u dhurojnë të tjerët përgjigjet e dhëna janë si më

poshtë:

Paratë e marra dhuratë:

1=Depozita, 2=Shkollen, 3=Investime tituj, 4=Shpenzime

rastesore, 5=Tjeter

Frequency Percent Valid Percent

Valid

1.00 17 10.0 10.1

2.00 14 8.2 8.3

3.00 8 4.7 4.7

4.00 106 62.4 62.7

5.00 24 14.1 14.2

Total 169 99.4 100.0

Missing System 1 .6

Total 170 100.0

Nga mostra e marrë në studim në pyetjen e fundit ajo çfarë kemi vënë re

është se në mendimin e parë kur bëhet fjalë për dëshirën e pangopur të të

rinjve për para, studentët e marrë në mostër e shikojnë si një fenomen që

ndodh, por jo që duhet të ndryshojë. Vetëm 34% e tyre mendojnë se të rinjtë

Page 285: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

277

duhet të ndryshojnë sjellje, ndërsa pjesa tjetër i vë fajin shoqërisë ose

familjes.

Dëshira për para:

1=Problem social, 2=Përgjegjesi e familjes, 3=Duhet ndryshuar

Frequency Percent Valid Percent

Valid

1.00 77 45.3 45.6

2.00 34 20.0 20.1

3.00 58 34.1 34.3

Total 169 99.4 100.0

Missing System 1 .6

Total 170 100.0

Konkluzione ˗ Nga analiza e rezultateve vejmë re se nuk ka dallim nme njohuritë dhe

planin e menaxhimit të parave ndërmjet studentëve të Fakultetit të

Biznesit dhe atyre në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Juridike.

˗ Familjet kanë një peshë të rëndësishme në edukimin dhe menaxhimin

financiar të studentëve. Përfshirja e hershme në financat familjare

ndikon në përceptimin e tyre se prindërit duke treguar vëmendje në

edukimin financiar ndikojnë suksesshëm në rritjen e njohurive

financiare tek fëmijët. Përfshirja e studentëve në financat familjare ka

ndikim në suksesin që ka vëmendja e tyre në edukimin familjar. Pra nuk

mjafon vetëm vëmendja që të rinjtë të mësojnë, por edhe përfshirja

konkrete në financat e familjes. Një lidhje tjetër interesante është

vëmendja e prindërve dhe përceptimi i fëmijevë për informacionin që

kanë prindërit për njohuritë dhe aftësitë financiare të studentëve. Sa më

shumë të përfshirë të jenë prindërit në çeshtjet e edukmit financiar të

fëmijëve, aq më shumë e ndjejnë fëmijët prezencën e tyre gjatë

menaxhimit real të parave.

˗ Prindërit në zonat urbane ankohen më shumë se ato në zonat rurale. Kjo

mund të vijë si rezultat i njohurive të kufizuara që kanë prindërit në

zonat rurale, apo shpenzimeve të shumta që ka qyteti.

˗ Në sjelljen e tyre si konsumatorë studentët preferojnë që të kenë

produkte që ti përshtaten (i lirë, por edhe i mirë), të shtrenjtë dhe ato të

reklamuara. Pak mendojnë për çmimin e lirë. Gjithashtu ato preferojnë

që paratë e marra dhuratë ti shpenzojnnë rastësisht më shumë se sa t’i

kursejnë apo ti investojnë në shkollim.

˗ Studentët nuk e reflektojnë dëshirën për para si çasje që duhet

ndryshuar, por më shumë si problem i shoqërisë apo përgjegjësi e

familjes.

Rekomandime

Page 286: “SFIDAT PËR ZHVILLIMIN E QËNDRUESHËM TË EKONOMISË

278

Përfshirja në kurrikulat mësimore e lëndëve që rrisin njohuritë dhe aftësitë e

studentëve në menaxhimin e parasë (si financat personale), pasi edhe

studentët që janë të profilit ekonomik nuk kanë shumë dallim nga studentët

e Fakultetit të Shkencave Politike dhe Juridike.

Pjesa më e madhe e edukimit financiar vjen nga familjet, kështu duhet

ndërmarrë nisma për sensibilizimin e familjeve në përfshirjen e tyre sa më

shumë në financat e familjes dhe të tregojnë vëmendje më të lartë.

Studentët nuk i kontrollojnë paratë e tyre dhe e shikojnë këtë si problem

social apo përgjegjësi të familjes. Ndaj është e nevojshme që të merren

nisma senzibilizuese për menaxhimin e ndërgjegjshëm të parasë.

Referenca

Suiter, M. & B. Meszaros (2005). “Teaching about Saving and Investing in

the Elementary and Middle School Grades.” Social Education 69 (2), 92-95.

McCormick, Martha H. 2009. The Effectiveness of Youth Financial

Education: A Review of the Literature. Journal of Financial Counseling and

Planning, 20 (1): 70–83.

Gudmunson, C. G., & Beutler, I. F. (2012). Relation of parental caring to

conspicuous consumption attitudes in adolescents. Journal of Family and

Economic Issues, 33. doi: 10.1007/s10834-012-9282-7.

Jorgensen, B. L., & Savla, J. (2010). Financial literacy of young adults: The

importance of parental socialization. Family Relations, 59(4), 465–478.

doi:10.1111/j.1741-3729.2010.00616.x.

Shim, S., Barber, B., Card, N., Xiao, J., & Serido, J. (2010). Financial

socialization of first-year college students: The roles of parents, work, and

education. Journal of Youth and Adolescence, 39(12), 1457–1470.

doi:10.1007/s10964-009-9432-x.

Hibbert, J. R., Beutler, I. F., & Martin, T. M. (2004). Financialprudence and

next generation financial strain. Financial Counseling and Planning, 15, 51–

59.