24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Premte 8 Mars 2019 Futja e deputetëve të rinj në Parlament alarmon Ilir Metën, hapet rruga për izolimin dhe shkarkimin e Presidentit, ja reformat që pritet të miratohen Ç m i m i 2 0 l e k ë Ndërhyrja ruse në Ballkan duket se po i shqetëson të gjitha vendet partnere. Shumë zyr- tarë ndërkombëtarë kanë dhënë alarmin se Moska po tenton destabilizim dhe kjo dëmton rajonin dhe Bashkimin Europian. Dy ditë më... Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ri- kujtuar edhe një herë tatimpaguesit se ka hyrë në fuqi udhëzimi “Për tatimin mbi të ardhurat”, duke dhënë edhe specifikimet për detajet e reja. Ndryshimet kryesore të këtij udhëzimi ndalen tek norma tatimore e tatimit mbi të... Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dalë dje hapur kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Eu- ropian. Mbas takimit me zyrtarin e lartë të BE-së Christian Danielsson, Basha... Krijimi i opozitës së re duket se po shqetëson Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Me aktin ekstrem të djegies së mandat- eve, ekziston rreziku që PD-LSI të shkrihen. Një rrezik i tillë shtohet akoma më shumë në momen- tin që kandidatët në listat e PD dhe... Opozita del hapur kundër çeljes së negociatave, Basha: E turpshme nëse BE na pranon në këto kushte ku ndodhemi Basha-Kryemadhi frikë nga shkrirja e partive, padi në Kolegjin Zgjedhor për futjen e emrave të rinj në Parlament, juristët rrëzojnë alibitë Hyn në fuqi udhëzimi i ri për tatimin mbi të ardhurat, ja sa paguhet nga norma tatimore, te dividenti e borxhi i keq Shtohen dyshimet se pas opozitës fshihen rusët, edhe Tusk jep alarmin mbi ndërhyrjen e Moskës në Ballkan, ja si Putin po piketon të korruptuarit Faqe 7 Faqe 6 Faqe 8 & KOMENT ANALIZE F. 14-15 Shqipëria ku po shkon? Nga Zenel ÇELIKU Nga Besi BEKTESHI Nga Bardhyl BEJKO Mina dhe kurthe që “integrimin” kanë qëllim! Lulzim Basha, i dashuruar marrëzisht me datën 16-të Brukseli kërkon arrestime të bujshme brenda qershorit, zbardhen kërkesat për drejtësinë dhe qeverinë, pritet furtunë në radhët e pushtetarëve Pensionet e ushtarakëve, Thoma Konduri: Presim zgjidhje nga drejtësia e re, 3 rrugët që do ndjekim për të rrëzuar vendimin e Zaganjorit CIA: Ja si manipulohej rezultati zgjedhor gjatë regjimit komunist dhe propaganda që bëhej mes forcave të armatosura BE tjetër “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit: Djegia e mandateve minon integrimin, po pengohet zbatimi i reformave Faqe 10 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] Edi Rama goditje të fortë Ilir Metës: Fenomeni i blerjes së votës u fut nga LSI, këtë gjë e dinë edhe zogjtë, edhe luanët që jetojnë në Tiranë Faqe 4 Faqe 2,3 Vendimi i Gjykatës së Lartë për të rikthyer paratë e marra nga pen- sionet, ka futur në kaos ushtarakët. Kreu i Shoqatës Kombëtare të Ush- tarakëve në Rezervë të Shqipërisë,Thoma Konduri ka treguar... Bashkimi Europian kërkon arrestime në nivele të larta me qëllim që të hapen negociatat në muajin qershor. Ndonëse opozita proteston dhe po dëmton jashtë mase imazhin e vendit, nëse deri në 2 javët e para të qershorit ka arres- time në nivele të larta, mund të ketë një vendim pozitiv nga Këshilli i BE. Sinjalet janë dhënë dje nga Drejtori i Politikave për Zgjerimin në BE, Christian Danielsson gjatë vizitës... Faqe 9 Faqe 5 Faqe 11 CIA ka zbardhur te tjera dokumente sa i takon jetës gjatë periudhës komuniste. Këtë herë amerikanët kanë deklasifikuar disa dokumente ku jepen detaje mbi zgjedhjet që zhvilloheshin nën udhëheqjen...

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: … · 2020. 1. 7. · C. MYK. Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail:

  • Upload
    others

  • View
    1

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • CMYK

    Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

    Tirazhi 10000 kopje E Premte 8 Mars 2019

    Futja e deputetëve të rinj në Parlament alarmon Ilir Metën, hapet rruga për

    izolimin dhe shkarkimin e Presidentit, ja reformat që pritet të miratohen

    Çmimi 20 lekë

    Ndërhyrja ruse në Ballkan duket se po i shqetëson të gjitha vendet partnere. Shumë zyr-tarë ndërkombëtarë kanë dhënë alarmin se Moska po tenton destabilizim dhe kjo dëmton rajonin dhe Bashkimin Europian. Dy ditë më...

    Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka ri-kujtuar edhe një herë tatimpaguesit se ka hyrë në fuqi udhëzimi “Për tatimin mbi të ardhurat”, duke dhënë edhe specifikimet për detajet e reja. Ndryshimet kryesore të këtij udhëzimi ndalen tek norma tatimore e tatimit mbi të...

    Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë dalë dje hapur kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Eu-ropian. Mbas takimit me zyrtarin e lartë të BE-së Christian Danielsson, Basha...

    Krijimi i opozitës së re duket se po shqetëson Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Me aktin ekstrem të djegies së mandat-eve, ekziston rreziku që PD-LSI të shkrihen. Një rrezik i tillë shtohet akoma më shumë në momen-tin që kandidatët në listat e PD dhe...

    Opozita del hapur kundër çeljes së negociatave, Basha: E turpshme nëse BE na pranon në këto kushte ku ndodhemi

    Basha-Kryemadhi frikë nga shkrirja e partive, padi në

    Kolegjin Zgjedhor për futjen e emrave të rinj në Parlament,

    juristët rrëzojnë alibitë

    Hyn në fuqi udhëzimi i ri për tatimin mbi të ardhurat, ja sa paguhet nga norma tatimore,

    te dividenti e borxhi i keq

    Shtohen dyshimet se pas opozitës fshihen rusët, edhe

    Tusk jep alarmin mbi ndërhyrjen e Moskës në Ballkan, ja si Putin

    po piketon të korruptuarit

    Faqe 7

    Faqe 6

    Faqe 8

    &KOMENT ANALIZEF. 14-15

    Shqipëria ku po shkon?Nga Zenel ÇELIKU

    Nga Besi BEKTESHI

    Nga Bardhyl BEJKO

    Mina dhe kurthe që “integrimin” kanë qëllim!

    Lulzim Basha, i dashuruar marrëzisht

    me datën 16-të

    Brukseli kërkon arrestime të bujshme brenda qershorit, zbardhen kërkesat për drejtësinë dhe qeverinë, pritet furtunë në radhët e pushtetarëve

    Pensionet e ushtarakëve, Thoma Konduri: Presim zgjidhje nga

    drejtësia e re, 3 rrugët që do ndjekim për të rrëzuar vendimin e Zaganjorit

    CIA: Ja si manipulohej rezultati zgjedhor gjatë regjimit komunist dhe propaganda që bëhej mes

    forcave të armatosura

    BE tjetër “shuplakë” Bashës dhe Kryemadhit: Djegia e mandateve minon integrimin, po pengohet zbatimi i reformave

    Faqe 10

    NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

    eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

    elektronike: [email protected]

    Edi Rama goditje të fortë Ilir Metës: Fenomeni i blerjes së votës u fut nga LSI, këtë gjë e dinë edhe zogjtë, edhe luanët që jetojnë në Tiranë

    Faqe 4

    Faqe 2,3

    Vendimi i Gjykatës së Lartë për të rikthyer paratë e marra nga pen-sionet, ka futur në kaos ushtarakët. Kreu i Shoqatës Kombëtare të Ush-tarakëve në Rezervë të Shqipërisë, Thoma Konduri ka treguar...

    Bashkimi Europian kërkon arrestime në nivele të larta me qëllim që të hapen negociatat në muajin qershor. Ndonëse opozita proteston

    dhe po dëmton jashtë mase imazhin e vendit, nëse deri në 2 javët e para të qershorit ka arres-time në nivele të larta, mund të ketë një vendim

    pozitiv nga Këshilli i BE. Sinjalet janë dhënë dje nga Drejtori i Politikave për Zgjerimin në BE, Christian Danielsson gjatë vizitës...

    Faqe 9

    Faqe 5

    Faqe 11

    CIA ka zbardhur te tjera dokumente sa i takon jetës gjatë periudhës komuniste. Këtë herë amerikanët kanë deklasifikuar disa dokumente ku jepen detaje mbi zgjedhjet që zhvilloheshin nën udhëheqjen...

  • GAZETA SOT2 E Premte 8 Mars 2019

    2,5,6,9,10,12,16,17,18,19,20,21

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Edi Rama goditje të fortë Ilir Metës: Fenomeni i blerjes së votës u fut nga LSI, këtë gjë e dinë edhe zogjtë, edhe luanët që jetojnë në Tiranë

    Kryeministri: Opozita nuk e ndryshon dot rrjedhën e përcaktuar nga populli me votë

    Mimoza IBRA

    Kryeministri Edi Rama lëshoi ditën e djeshme akuza shumë të forta për partinë e Ilir Metës. Përmes rrjeteve sociale, në rubrikën “Përgjigja ime”, Rama i ktheu përgjigje një qytetareje, ndërsa gjatë fjalës së tij ai “shigjetoi” LSI. Duke komentuar akuzat e opozitës për blerje votash, i pari i qeverisë deklaroi se ky fenomen u fut nga LSI. Sipas tij, po të mos ekzistonte kjo parti e Ilir Metës, atëherë nuk do të ekzistonte as shit-bler-ja e votës. “Kur nënshkruam me Lulzim Bashën marrëveshjen parazgjedhore të 2017 unë i dhashë atij gjithçka më kërkoi dhe i kërkova vetëm dy gjëra: rezultati nuk kontestohet dhe Shqipëria nuk shahet në gjuhë të huaj. Por u desh një sezon veror që të dyja këto dy pika të avullohen dhe të nisin avazin pak e nga pak për të arritur kulmin tani së fundmi. Kontestohet një fitore e thellë dhe e pastër e PS sepse një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD dhe simotrën e saj LSI, e cila është në fakt prurësja dhe mëshiruesja e mirënjohur e fenomenit të shit-blerjes së votës. Po të mos kishte LSI, nuk do të kishte as shit-blerje serioze vote në Shqipëri dhe këtë e dinë edhe zogjtë në male, edhe mineralet në verilindje, edhe peshqit në laguna, edhe gurët në kanione, edhe 1001 dritaret në Berat, edhe 21 oxhaqet në Elbasan, edhe luanët, edhe bibat në Tiranë”, tha Edi Rama. Përmes kësaj deklarate, kryeministri i dha një goditje shumë të fortë jo vetëm Lëvizjes Social-iste për Integrim, por edhe presidentit Ilir Meta pasi ky i fundit njihet si politikani që e krijoi LSI dhe ka qenë në krye të saj në çdo proces zgjedhor. Madje, Meta nuk hoqi dorë nga LSI as në zgjedhjet e vitit 2017, edhe pse asokohe emri tij ishte votuar si President i Republikës. Kujto-jmë që kjo nuk është hera e parë që Rama akuzon LSI për fenomenin e blerjes së votës. Një gjë të tillë ai e bëri edhe kur doli në konferencë për mediat pas protestës së opozitës në 16 shkurt. Ai e cilësoi LSI si fabrikë të vjedhjes së votave.

    Sulmet ndaj opozitësKryeministri Edi Rama hodhi dje

    akuza edhe ndaj opozitës në tërësi dhe mënyrës sesi ajo po tenton të bëjë opozitarizëm. Sipas Ramës, PD-LSI do ta paguajnë shumë shpejt me votë sërish këtë sjellje të dhunshme që po bëjnë kundër Shqipërisë. Ai paralajmëroi se përmes kësaj lëvizjeje të opozitës,

    Gjebrea: Nuk i japim pushtet në tavolinë opozitësDeputetja e Partisë Socialiste,

    Elona Gjebrea deklaroi ditën e djeshme se mazhoranca është e vendosur për të mos bërë asnjë mar-rëveshje me opozitën për t’i dhënë kësaj të fundit pushtetin në tavolinë. Nga një studio televizive, Gjebrea tha se PS do të vazhdojë rrugëtimin dhe përgatitjet e saj për zgjedhjet e qershorit. “Në 2017 zgjedhjet nuk kishin asnjë kontestim nga ana e opozitës, përfshirë edhe komisionarët e opozitës. Këto zgjedhjet janë njohur nga ndërkombëtarët dhe janë certifi-kuar. Pushtet në tavolinë nuk ka. Ne jemi të zgjedhur nga populli dhe do të udhëhiqemi nga sistemi demokratik. Kongresi i partisë është një forum i rëndësishëm dhe ka shumë çështje për të diskutuar, ndërsa do të ketë edhe zyrtarizmi të emrave që do të garojnë për zgjedhjet lokale. Patjetër që është një proces shumë i gjatë. Nuk do të ketë shumë surpriza. Unë nuk di detaje e kandidaturave që do të zgjidhen për kryetarë të bashkive”, tha Elona Gjebrea.

    Kreshnik Çollaku: Edi Rama bleu votat në 2017

    Anëtari i Kryesisë së PD, Kresh-nik Çollaku u shpreh dje i bindur se do të zhvillohen zgjedhje të para-kohshme. Në një prononcim medi-atik, ai e quajti Edi Rama kufomë politike, ndërsa e akuzoi se ka blerë zgjedhjet. “Kryeministri e ka imazhin copë nga përgjimet, gjysma e shtetit, kupola e Policisë së Shtetit e kapur në trafik dhe në një fushatë kanalizimi dhe trafik ndërkombëtar droge. Ne po e ndihmojmë Shqipërinë të shohë të vërtetën. Partnerët e kanë parë çka ndodhur me Tahirin me Dakon. Është provuar se rezultati i 2017 është ndikuar nga trafiku i drogës. Rregulli i lojës ishte të futemi në zgjedhje dhe askush nuk blen votat. Kur zgjedhjet blihen loja prishet dhe nis lojë e re me arbitër të ri. Ai është një kufomë politike, është një zgjatje taktike për të shkuar në zgjedhje të parakohshme. Ai e kupton që nuk ka rrugëdalje. Ne jemi të gatshëm për zgjedhje, kemi mbështetjen e shumicës, por kërkojmë garë të ndershme”, tha Kreshnik Çollaku.

    Felaj: Largimi i opozitës së vjetër nga Parlamenti nuk përbën problem, mungesa e saj nuk do të vihet re

    Partia Socialiste shprehet e bindur se mung-esa e opozitës së vjetër në Parlament nuk përbën asnjë problem. Diçka të tillë e konfirmoi ditën e djeshme edhe kryetarja e Komisionit të Sigurisë, Ermonela Felaj. Gjatë një interviste televizive, ajo deklaroi se opozitarët e rinj po zëvendësojnë më së mirë PD-LSI, çka nuk pengon në funk-sionimin e Parlamentit. “Shteti në vetvete janë institucionet. Institucionet vijojnë të funksion-ojnë normalisht, të gjitha pushtetet legjislativë, ekzekutivë dhe drejtësia vijojnë të funksionojnë

    normalisht. Kështu që dalja e opozitës së vjetër, që më duhet ta quaj kështu tani në kushtet që ka djegur mandatet, pasi ka një lëvizje tjetër, ka opozitar të rinj që po futen në Parlament nuk e pengon absolutisht legjitimitetin e Parlamentit për sa kohe ne kemi qoftë shumicën e thjeshtë, qoftë shumicës masive. Kjo opozitë vendosi vetë të mos jetë opozitë. Dhe më vjen mirë që ka njerëz brenda opozitës që kanë pranuar mandatet dhe ju do të shihni që në ditët në vijim, kjo pjesë e mungesës së opozitës, nuk ka për të

    qenë më problem”, tha Felaj. Deputetja e Partisë Socialiste theksoi më tej se mazhoranca është e hapur për të dialoguar, por pa ju imponuar vendimeve të opozitës. Sipas saj, vendimi për dj-egien e mandateve dhe braktisjen e Parlamentit i takon vetëm opozitës. Këtë lëvizje të opozitës, Ermonela Felaj e cilëson si vetëvrasje politike. “Opozita ka kryer një “vetëvrasje” politike duke braktisur Kuvendin, duke tradhtuar zgjedhësit e saj. Djegia e mandateve është një zgjedhje e opozitës. Mazhoranca është e hapur për dialog

    dhe i ka bërë ftesë publike opozitës për dialog. Por nëse Partia Demokratike vendos të dalë nga sistemi demokratik dhe pluralist, sigurisht që sistemi do të vazhdojë të qëndrojë dhe do të jenë ato që nuk do të jenë më pjesë e sistemit”, tha Felaj. Sa u takon akuzave të opozitës se marrja e mandateve nga kandidatët e rinj nuk është e lig-jshme, kryetarja e Komisionit të Sigurisë i rrëzoi këto pretendime. “Këshilli i Rregullores dhe Man-dateve ka zëvendësuar kandidatët e dorëhequr të opozitës sipas ligjit”, u shpreh Ermonela Felaj.

    “Na tregon ne, doktoresha, blerjen e votës, që, nëse ka një fabrikë që ka blerë vota në Shqipëri, ajo dihet se kush është. Na tregojnë ne, ata, kanabisin. Ata janë thjesht ha-jduti që bërtet “kapeni hajdutin!”; vrasësi që bërtet “kapni vrasësin!”; përdhunuesi që bërtet “kapni përdhunuesin!”

    Ata janë në panik, sepse ata e dinë shumë mirë, ata votë nga populli s’marrin dot, por tani kanë dhe hallin tjetër, që drejtësia e re hap pas hapi po vjen dhe shumë prej tyre do të përgjigjen para drejtësisë. Të jeni të sigurt për këtë”, u shpreh kryeministri Edi Rama pak ditë më parë.

    RAMA: LSI, FABRIKË E BLERJES SË VOTAVE

    “Prodhimi i brendshëm i lajmeve të këqija për ek-sport, nga lajmet e paguara deri te intervistat e paguara dhe të shfazuara si ajo e Lulzim Bashës, veçse e karika-turizojnë imazhin e Shqipërisë, e bëjnë qesharak figurën e politikanit në sytë e botës, dhe godasin shtëpinë tonë. Godasin një burim të pazëvendësueshëm të ekonomisë

    tonë, vizitorin e huaj, sipërmarrësin e huaj dhe jo vetëm kaq, ky lloj eksporti i baltës dhe ziftit shqiptarë përmes kanaleve të huaja godet edhe shqiptarët që jetojnë e punojnë nëpër botë. Dhuna godet imazhin e Shqipërisë, ekonominë dhe dekurajon turizmin, ul konsumin dhe dobëson familjet që jetojnë me punë”, tha Edi Rama dje.

    KRYEMINISTRI: OPOZITA PO BALTOS SHQIPËRINË

    qeveria jo vetëm që nuk do të rrëzohet, por do të fuqizohet. “Akuzojnë dhe sha-jnë çdo ditë me “libër shpie” në gjuhën e tyre me çdo fjalë dhe me çdo gjuhë që ju vjen një pyetje përballë. Por përsëri harrojnë atë që kanë harruar gjithnjë në këto 5 vite e gjysmë: shqiptarët nuk janë budallenj dhe kush i ka marrë për

    të tillë e ka paguar shtrenjtë me votë. Dhuna nuk e ndryshon dot rrjedhën e përcaktuar nga populli me votë, dhuna nuk e ndryshon dot as shumicën në Kuvend, dhe as qeverinë. Madje, këto të fundit, thjesht i forcon, nuk i dobëson sepse u jep të drejtë edhe aty ku mbase s’kanë”, theksoi shefi i qeverisë. Rama

    shtoi se përmes protestave të dhunshme dhe djegies së mandateve, opozita po dëmton imazhin e Shqipërisë në rang ndërkombëtar. “Dhuna godet imazhin e Shqipërisë. Këtë duhet ta dijë mirë kushdo që u bashkohet punonjësve partiakë të bashkive të opozitës që po e mbyllin pa nder dhe pa lavdi mandatin. Mua më vjen keq sepse nuk është aspak e këndshme të dëgjosh të huajt që të pyesin që si ka mundësi që opozita juaj e përçmon atdheun. Opozita po sillet si i mbyturi që të mbyt dhe nuk është qeveria ajo që po mbytet në këtë dalldi dëshpërimi, por është Shqipëria që mbytet në sytë e çdo të huaji që kapet nga dallga e marrëzive të eksportuara nga kanalet e huaja”, tha dje Edi Rama.

    Kontestohet një fitore e thellë dhe e pastër e PS sepse një tjetër humbje e thellë dhe e pastër po afron për PD dhe simotrën e saj LSI, e cila është në fakt prurësja dhe mëshiruesja e mirënjohur e fenomenit të shit-blerjes së votës...

  • GAZETA SOT E Premte 8 Mars 2019 3

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.

    2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak

    se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.

    3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kus-htetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

    JA KUR SHKARKOHET PRESIDENTI NENI 90

    “Unë vetë nuk e kam humbur besimin se Presidenti i Republikës nuk e ka thënë akoma fjalën e fundit mbi këtë temë, edhe pse afati ka skaduar. Koha më ka mësuar që unë të mos e them fjalën e fundit të parën dhe vendi më kanë mësuar që ta respektoj radhën e lëvizjes. Do t’i japim ca ditë kohë, jo vetëm Presi-dentit të Republikës që ta bluajë këtë çështje dhe të punojë për të krijuar

    bindje të plotë, por dhe vetes për të hedhur hapin tjetër. Krisja është kushtetuese. Uroj të gjejmë edhe nga ana e Presidentit të Republikës dëshirën dhe durimin për të mos ta çuar krisjen në thyerje, që sigurisht nuk do të jetë fundi i botës, por pat-jetër është në të mirën e vendit dhe të gjithëve bashkë që ta shmangim”, tha Edi Rama gjatë përplasjeve për ndryshimet në qeveri.

    Ja paralajmërimi i Edi Ramës

    Edi Rama: Platforma e bashkëqeverisjes ka rritur cilësinë në administratë, 4 mijë mësues janë punësuar në bazë të meritës

    Kryeministri Edi Rama në takimin e për-javshëm për platformën “Shqipëriaqëduam.al”, ripërsëriti faktin se shqetësimet e qytetarëve tashmë e kanë një adresë, e cila iu shërben në kohë për problemet e tyre. Shefi i qeverisë ftoi qytetarët të vënë në provë seriozitetin e platformës, ndërsa pohoi se synimi është që ad-ministrata të përmirësohet përmes presioneve, që vijnë nga radhët e qytetarëve. “Besoj që, po është e vërtetë se ka një përmirësim që ndjehet diku më shumë dhe diku më pa dhe kuptohet se presioni që ushtron qytetari mbi zyrtarin është pozitive dhe kjo në fund është thelbi. Në çdo

    vend me administrata të konsoliduar ka nevojë gjithmonë për konsolidim për të identifikuar një problem dhe për të adresuar zgjidhjet. Të na vënë në provë, nuk iu kushton asnjë qindarkë, por vetëm 3 minuta dhe menjëherë qeveria është në krahun e atij që i adresohet platformës”, u shpreh Rama. Kreu i ekzekutivit deklaroi se 7 marsi përbën një moment të veçantë që i kushtohet figurës së mësuesit. Ai tha se përmes lehtësirave që krijon portali “Mësues për Shqipërinë” janë punësuar 4 mijë mësues, sipas meritës që ata kanë. “Sot është një moment i veçantë i kushto-het mësuesve. Ne jemi në ditën e mësuesit dhe

    më vjen shumë mirë të vë në pah se edhe pse ka ende shumë për të bërë për shkollën, mësuesit, sot kemi konsoliduar falë një tjetër platformë, portalin “Mësues për Shqipërinë” meritokracisë në sistemin e përzgjedhjes së mësuesve. Nuk ishte as 100 dhe as 10 vjet përpara por ishte vetëm pak vite më parë koha kur mësuesit ishin kthyer mish për top, pushoheshin nga puna apo mer-reshin në punë sipas tekave të partive politike, ku lëvizeshin lart e poshtë dhe transferoheshin pas asnjë të drejtë dhe pa asnjë arsye që vetëm e vetëm që t’iu nxihej jeta dhe të detyroheshin ta braktisnin sistemin duke u lënë vend për ata

    që vinin në rrugën e korrupsionit apo të tarafit apo të partisë”, tha Rama. Shefi i qeverisë ka paralajmëruar ashpërsim të masave për punon-jësit e administratës publike që nuk u përgjigjen qytetarëve. “Ka ende zona gri e madje edhe zona të errëta në administratë; ka ende drejtues, por edhe punonjës që nuk janë në lartësinë e duhur. Ne po përgatitemi për një paketë të re masash ndëshkimore për të gjithë ata që fshihen pas neneve të ligjit të shërbimit civil, apo fshihen pas njëri-tjetrit dhe nuk shërbejnë si duhet dhe nuk e përfaqësojnë në asnjë mënyrë ambicien tonë për administratën që duam”, tha Rama.

    Kliti TOPALLI

    Krijimi i një opozite të re në Parlament ka hapur rrugën e reformave në vend. Për sa kohë në sallë ishin Berisha, Basha e Kryemadhi, u penguan shumë ligje të rëndësishme në vend, të cilat nëse do ishin miratuar, reforma në drejtësi do kishte përparuar dhe mund të ishin hapur negociatat me BE. Por në Parlament kanë filluar të futen emra të rinj dhe situata pritet që të ndryshojë. Momentalisht numri i de-putetëve në sallë ka shkuar në 86, por javën që vjen do ta marrin mandatin dhe 7 emra të tjerë, duke e çuar në 93. Gazeta e deklaruar një ditë më parë se janë dhe shumë kandidatë në listat pasardhëse që do pranojnë të futen në Parlament dhe kjo do bëjë që të plotësohen vendet bosh. Por futja e em-rave të rinj ka shtuar zërat se përmes tyre do përmbyllen një sërë reforma të rëndësishme në vend. Rama shtriu dorën e bashkëpunimit për reformën zgjedhor, por pritet që një rol të madh të marrë dhe reforma në drejtësi.

    Shkarkimi i MetësGazeta ka mësuar se më i

    shqetësuari në këtë mes është pres-identi Ilir Meta. Edhe pse i është kërkuar si nga partitë politike, dhe nga ndërkombëtarët që të marrë masa për krizën e krijuar, Meta po distancohet. Sipas burimeve të gazetës, Meta i trembet një shkarki-mi të mundshëm nga mazhoranca. Gjatë përplasjeve që ndodhën për Gent Cakën, Meta mund të ishte shkarkuar nëse mazhoranca do kishte numrat e nevojshëm në Parla-ment. Por tani situata ka ndryshuar. Të martën deputetët e rinj bashkuan votën me PS dhe kanë thanë se do votojnë çdo nismë të rëndësishme. Por nëse dhe emrat e rinj që do fu-ten bëjnë të njëjtën gjë, rreziku më i madh i kanoset presidentit. Nëse ai sërish vijon të bllokojë nismat e kryeministrit, që sipas PS është në shkelje të Kushtetutës, nuk është çudi që të ndërmerret ndonjë nismë për shkarkimin e tij. Kjo edhe sepse Kushtetuesja shumë shpejt do jetë gati. Një gjë e tillë është kuptuar nga Meta dhe LSI dhe sipas burimeve, Presidenca ka filluar të shqetësohet. Gazeta pyeti edhe pranë deputetëve të PS, të cilët lanë të hapur çdo mundësi. “Unë në fjalën time në

    Presidenti frikë se mund të shkarkohet më lehtë me opozitën e re

    Futja e deputetëve të rinj në Parlament alarmon Metën, hapet rruga për izolimin dhe shkarkimin e Presidentit, ja reformat që pritet të ndodhin

    mund të arrihen. Reformat e tjera

    Përmes opozitës së re, pritet që të përmbyllen dhe dy reforma të rëndësishme në vend: Ajo zgjedhore dhe ajo në drejtësi. PS do fusë në rend dite ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndërsa deputetët e rinj kanë dhënë da-kordësinë për ta votuar. Por po ashtu, do futet në shina dhe reforma në dre-

    jtësi. Momentalisht KLGJ e KLP nuk marrin dot vendime të rëndësishme sepse Kushtetuesja ka rrëzuar disa nene shumë të rëndësishme. Për këtë arsye KLGJ e KLP po bëjnë koman-dime gjyqtarësh e prokurorësh, ndërsa dhe emrat që do futen në PSAK do jenë të përkohshëm. Miratimi i neneve të reja u bllokua nga opozita. Por futja e emrave të rinj, do zhbllokojë gjithçka.

    Paloka: 80% e shqiptarëve duan largimin e RamësNënkryetari i PD, Edi Paloka tha

    dje se 80% e shqiptarëve duan largimin e kryeministrit Rama. Gjatë një interv-iste televizive, ai u shpreh se nuk do të ketë asnjë dialog me mazhorancën, duke shtuar se ndërkombëtarët nuk du-het të sulmojnë opozitën për zgjidhjen e ngërçit politik. “Nëse bëhet fjalë për mar-rëveshje të tipit të 17 majit nuk mund të ketë. Kushtet tona janë të qarta. Rama nuk mund të ketë më rol në politikën shqiptare. Siç e tha dhe Basha, marrëve-shja me Ramën nuk ishte vetëm në dëm të PD, por edhe në dëm të shqiptarëve dhe tashmë një marrëveshje me Ramën është e përjashtuar. Qëndrimi ynë është shpallur tashmë. Sa më shpejt të kupto-jnë të gjitha palët se zgjidhja nuk është duke sulmuar opozitën. Të tjerët duhet të kuptojnë se veprimet e opozitës janë pasoja të kësaj mazhoranca. Nuk ka më asnjë alternativë tjetër përveç protes-tave. Janë rreth 80% e shqiptarëve që duan largimin e Ramës dhe sa më parë ta kuptojnë dhe të bashkohen në këtë revoltë, aq më shpejt ikën Ramën, në të kundërt situata bëhet më keq”, tha ai.

    Gjylameti: Opozita po pengon integrimin në BE

    Deputetja e PS, Blerina Gjylameti tha se opozitarët janë kthyer në rrëmu-jaxhinj që po pengojnë të ardhmen e Shqipërisë në BE. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo u shpreh se pa-varësisht djegies së mandateve nga opozita dhe protestave, qeveria nuk e ka ndërmend që të ndalet, por do të vijojë reformat e nisura deri në fund të mandatit. “Si ka mundësi që nuk ngeli mik i shqiptarëve, mik i përbashkët i yni, që nuk po i vë në dukje këtyre rrëmujaxhinjve pa alternativë, se duhet të ndalojnë duke i bërë dëm Shqipërisë dhe integrimit në BE. Mjaft o ditëzinj, mjaft keni vrarë dhe keni vjedhur këtë popull, mjaft kanë paguar shqiptarët për 30 vite haraç për oreksin tuaj të pushtetit. Zbrit Lul nga katet e fundit pa leje, ku të kanë degdisur dhe s’të lenë të zbresësh. Është mirë të zbresësh për hir të gjithë atyre demokratëve, që kanë bërë shumë për këtë vend. Të ftoj mos ta dëgjosh Monën, ideja e saj për pushtetin e ka bërë LSI-në një barsoletë, personazhet e së cilëve s’janë dhe aq të këndshëm për ata që votojnë”, tha ajo.

    seancën ku deputetët e rinj bënë betimin u thashë se kanë zgjed-hur jo bllokimin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, si ata të rrugës, por keni zgjedhur realizimin e ëndrrës 30-vjeçare të shqiptarëve. Shkarkimi i presidentit pastaj kërkon 94 vota dhe jemi ende herët për të diskutuar për këtë. Gjithsesi, se çfarë do të sjellin ditët në vazhdim në lidhje me krijimin e njerëzve vizionarë që do të marrin mandatet, është çështje e hapur”, tha Bujar Çela.

    Izolimi i presidentitEdhe nëse kryeministri Rama e

    toleron Metën, me futjen e opozitës së re, pritet që të bëhet izolimi i tij. Gazeta e ka thënë se prej vitesh po mbahet i bllokuar ligji organik për presidentin, i cili parashikon rrudh-je të kompetencave. Por ky ligj nuk miratohej sepse kërkonte shumicë të cilësuar, të cilën PS nuk e kishte. Por tani situata ka ndryshuar dhe 84 vota

    Më i shqetësuari në këtë mes është

    presidenti Ilir Meta.

    Edhe pse i është kërkuar si nga par-

    titë politike dhe nga

    ndërkombëtarët që të marrë masa

    për krizën e krijuar,

    Meta po distanco-

    het. Sipas burimeve

    të gazetës, Meta i trembet...

  • 4 GAZETA SOTE Premte 8 Mars 2019

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Christian Danielsson doli ditën e djeshme në një konferencë për mediat, pas takimeve që organizoi me kryeministrin Edi Rama, krerët e opozitës dhe anëtarët e organeve të vetingut. Gjatë fjalës së tij, Dan-ielsson bëri me dije se në takimet që zhvilloi më anëtarët e gjyqësorit, iu kërkoi këtyre të fundit që të kontribuojnë në

    plotësimi i vendeve vakante të Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi është një gur i rëndësishëm dhe ritheksojmë mbështetjen e plotë, paanshmërinë e tij. Kjo pavarësi duhej ruajtur në të gjitha fazat e saj. Dhashë shpresën që ky këshill të merret me vendet vakante sa i takon Gjykatës Kushtetuese dhe asaj të Lartë si përparësi”, deklaroi Danielsson.

    Danielsson: Plotësoni vendet vakante të Kushtetueses

    4 MESAZHET E CHRISTIAN DANIELSSON1. Drejtori i politikave për zgjerimin në BE, Christian Danielsson akuzon opozitën se me vendimin për të djegur mandatet po minon

    integrimin e Shqipërisë në BE.2. Danielsson është kundër vendimeve dhe lëvizjeve të Bashës dhe

    Kryemadhit.3. Drejtori i politikave për zgjerimin në BE akuza opozitës se më këtë

    sjellje synon të pengojë reformat e arritura. 4. Danielsson i kërkon opozitës që të mbajë përgjegjësi për dhunën e

    orkestruar në protesta dhe sipas tij, kaosi nuk tolerohet nga BE-ja.

    Zbardhet udhëzimi i PD për protestën e 16 marsit, Basha urdhër degëve të dalin derë më derë dhe të sigurojnë shpenzimet për qytetarët

    Partia Demokratike është e vendosur për të rrëzuar qeverinë “Rama 3”. Për të shkuar tek ky plan, PD ka vendosur që të thërrasë qytetarët në protestë, në mënyrë që ky premtim të bëhet realitet. Ndërkohë që për detajet e këtij tubimi është angazhuar gjithë armata e selisë blu, përf-shi edhe kryedemokratin Lulzim Basha, i cili iu ka dërguar degëve, të deleguarve dhe bazës demokrate një udhëzim me gjashtë pika, se si duhet të organizohen. Kështu në udhëzim thuhet se kryetari i Degës dhe të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së, janë përgjegjës për organizimin dhe mobilizimin e qytetarëve dhe anëtarëve të partisë, për pjesëmarrjen e tyre në protestën e madhe të

    datës 16 mars 2019, ora 11.00, në Tiranë. “Kryetari i Degës dhe të deleguarit e Kryesisë së PDSH-së, janë përgjegjës për organizimin dhe mobi-lizimin e qytetarëve dhe anëtarëve të partisë, për pjesëmarrjen e tyre në Protestën e Madhe të datës 16 Mars 2019, ora 11.00, në Tiranë. Të Deleguarit e Kryesisë për secilin Qark janë sipas ndarjes së bërë edhe më parë. Ndarja e anëtarëve të grupit të të Deleguarve në Qark, sipas degëve në për-bërjen e Qarkut, përcaktohet me konsensus mes Kryetarëve të Partive dhe anëtarëve të grupit të të Deleguarve, ku përcaktohet edhe zona përkatëse e tyre. Për marrjen e masave lidhur me protestën të Deleguarit e Kryesisë së PDSH dhe Kryetari i

    Degës, koordinojnë për organizimin e mbledhjes së Kryesisë së Degës. Mbledhja e Kryesisë së Degës, të zhvillohet brenda datës 8 Mars 2019. Kryetari i Degës njofton të Deleguarin për orën dhe datën e mbledhjes së Kryesisë”, thuhet në njoftim. Po kështu, në udhëzim kërkohet përcjellja e mesazhit të qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ndërsa theksohet që të mbulohen shpenzimet për të gjithë qytetarët. “Përcjellja e mesazhit të qytetarët për sigurimin e pjesëmar-rjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture

    të Kryetarit, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftimit me SMS apo telefonata, etj. Mesazhet mbeten te njëjta me ato të protestës së 16 Shkur-tit, duke shtuar që opozita ka hedhur një hap të ri, dorëzimin e mandateve për të qenë bashkë me qytetarët dhe të barabartë me to në përpjekjet për mirëqenien e qytetarëve dhe një Qeveri që punon për qytetarët. Përgatitja e logjistikës për transportin dhe shpenzimet në ditën e protestës; caktimi i vendit të nisjes nga Dega. Mbledhja e Aktivit të zgjeruar të çdo Grupseksioni në Degë, mbi modalitetet e protestës dhe nxitjen e strukturave për t’u angazhuar për pjesëmarrje në protestë”, thuhet në udhëzimin e PD.

    Rigels SELIMAN

    Brukseli i ka dhënë ditën e djeshme një t je tër “shuplakë”shumë të fortë Bashës dhe Kryemadhit. Djegia e mandateve nga ana e opozitës, por edhe protestat kanë shqetësuar shumë ndërkombëtarët dhe këtë ata po e tregojnë çdo ditë. Pas reagimit të eurodeputetëve, De-partamentit Amerikan të Shtetit dhe ambasadorëve të akredituar në vend, i radhës që reagoi dje shumë ashpër ndaj opozitës, ka qenë drejtori i Përg-jithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjerimit, Chris-tian Danielsson. Duke folur në një konferencë për mediat, pas takimeve të veçanta me kryeministrin Edi Rama, kreun e PD, Lulzim Basha dhe aleatët, Danielsson deklaroi hapur se vendimi i opozitës për të djegur mandatet është absurd, ndërsa theksoi se kjo lëvizje minon integ-rimin e Shqipërisë. Madje, drejtori i politikave për zgjerimin në BE i bëri thirrje opozitës që të protestojë qetë-sisht, pasi sipas tij, nxitja e dhunës në tubimet e saj është shqetësim i madh për Bashkimin Europian. “Kam pas-ur mundësinë që të takohesha më kryeministrin dhe liderët e opozitës. Qershori është vetëm pak muaj larg. Shpesh në të shkuarën i kemi kërkuar forcave politike në vend që reformat t’i bëjnë mision kombëtar për të gjithë vendin. Në takimet e sotme kam qenë shumë i qartë. Për opozitën kam theksuar rëndësinë dhe që vendimi i tyre për të djegur mandatet minon rrugën drejt Bash-kimit Europian. Parlamenti është shtylla e shtetit dhe aty duhen disku-tuar të gjitha çështjet e rëndësishme. Ky bojkot është kundërproduktiv. E drejta për të protestuar është një e drejtë legjitime. Por e rëndësishme është që këto protesta të jenë të paqme dhe që ata që janë përgjeg-jës për to të përmbahen dhe të mos nxisin dhunë. Kjo është theksuar dhe nga Mogherini dhe Hahn. Nxitja e dhunës është shqetësim i madh për ne”, deklaroi ai.

    Opozita pengon zbatimin e reformave

    Drejtori i politikave për zgjer-

    Danielsson: Shqipëria ka bërë progres, por dhunën e opozitës në protesta nuk e tolerojmë

    BE tjetër "shuplakë" Bashës dhe Kryemadhit: Djegia e mandateve minon integrimin e vendit, po pengohet zbatimi i reformave

    Madje, ai theksoi se këto preten-dime ua vuri në dukje edhe liderëve të opozitës gjatë takimit që zhvilloi dje me ta, duke u shpreh qartë se vendimi i tyre për të bojkotuar Ku-vendin dhe djegur mandatet, frenon progresin e arritur, siç është refor-ma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit. “Kjo situatë aktuale

    politike në Shqipëri, nuk ndihmon fare për procesin integrues. Ja bëmë të qartë edhe opozitës, se fakti që nuk është në Parlament nuk ndikon pozitivisht në progresin e bërë, duke e penguar atë”, nënvizoi drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Negociatat e Zgjer-imit, Christian Danielsson.

    Situata në Shqipëri, zyrtari i lartë gjerman

    viziton TiranënKryetar i Komitetit Evropian, politi-

    kani gjerman Tobias Gotthardt deklaroi dje se vendet e Ballkanit kanë nevojë për anëtarësimin në BE. Gjatë një in-tervistë për “DW” politikani gjerman u shpreh se vendet e Ballkanit përfshirë dhe Shqipërinë duhet të plotësojnë kriteret e duhura, ndërsa bëri me dije se për këtë arsye javës që vjen ai do të vizitojë Tiranën. “Do informoj veten këtë javë gjatë një vizite në Shqipëri, për shembull se si funksionojnë autoritetet gjyqësore. Nëse plotësohen të gjitha kriteret, nuk e kam problem që këto vendet të bashkohen, pavarësisht se ka kundërshtime”, deklaroi ai. I pyetur mbi analizat e ekspertëve, që presin një rritje të votave për kritikët e BE ai thotë se ky do të jetë problemi më i madh i Unionit. Ndikim, sipas Tobias Gotthardt, ka pasur dhe Rusia në lidhje me ref-erendumin e Brexit përmes fushatave të dezinformimit. Nisur nga kjo politikani gjerman thotë se një problem do të jetë dhe për zgjedhjet evropiane.

    Bushati: Djegia e mandateve të opozitës dëmton Shqipërinë

    Ish-ministri për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati u shpreh dje se protestat janë pjesë e shoqërisë demokratike, por vendimi ekstrem i opozitës për lënien e mandateve, është një veprim i dëm-shëm për vendin. Gjatë një interviste për mediat lidhur me situatën politike në vend, Bushati shprehu bindjen se djegia e mandateve të opozitës është një veprim që do ndikojë në vendimin për çeljen e negociatave. “Ky veprim i opozitës e vë vendin përballë sfidës së qershorit, ku vendet anëtare të BE-së vendosin për fillimin e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe nuk ka dyshim, që nuk do të ndikojë pozitivisht. Natyrisht ne jemi në një moment delikat kur pyetemi për protestat dhe besoj se ato janë një instrumente i shëndetshëm, por problemi është në faktin se për herë të parë opozita ka marrë një veprim ekstrem siç është djegia e mandateve. Është një veprim që ka pasoja për të gjithë jetën politike”, deklaroi Bushati.

    imin në BE, Christian Danielsson më tej gjatë konferencës, përgëzoi qeverinë kur theksoi se Shqipëria ka dhënë rezultate në proceset kyçe për integrimin, veçanërisht në reformën në drejtësi dhe në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrup-sionit. “Vetingu vazhdon që të jetë një përpjekje e rëndësishme, krijimi i autoriteteve ligjore ka qenë një hap tjetër kyç. Kam takuar anëtarët e gjyqësorit që sapo është krijuar. Ky organ është një gur kilometrik për realizmin e reformave. Një gjë tjetër e rëndësishme ka qenë historiku i Shqipërisë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Përpjekjet duhet të vazhdojnë për të gjithë elementët që u përmendën në qershorin e kaluar”, u shpreh Danielsson. Por që të gjitha këto reforma për Dan-ielsson, mund të pengohen në rast se opozita nuk ndryshon qëndrim.

  • 2,5,6,9,10,12,16,17,18,19,20,21GAZETA SOT E Premte 8 Mars 2019 5

    p o l i t i k e www.sot.com.alSpartak Ngjela: Mesazhet e Danielsson kërcënim për Berishën,

    i ka kërkuar Markut që të nisë luftën ndaj korrupsionitAvokat, Spartak Ngjela ka deklaruar dje se

    Bashkimi Europian i ka dhënë dje një goditje shumë të fortë ish-kryeministrit Sali Berisha. Përmes një statusi në rrjetet sociale, ai tha se Christian Danielsson ka kërkuar dje luftë ndaj korrupsionit në nivele të larta. “Bashkimi Eu-ropian kërcënon sot Berishën me Reformën në Drejtësi. Danielsson drejtori i përgjithshëm dhe përfaqësues i lartë i Bashkimit Europian për Zgjerimin, kërcënoi sot në Tiranë, Berishën dhe Bashën duke i dhënë mbështetje mak-

    simale prokurores Arta Marku. Takoi dhe iu dha përkrahje edhe anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. "Reforma në drejtësi po ecën përpara, BE mbështet punën tuaj"- iu tha ai Prokurores dhe Këshillit, duke i paralajmëruar të gjithë të korruptuarit që po duan të destabilizojnë Shqipërinë se Reforma nuk ndalohet dot. Kurse BE thekson ndërkaq se ajo vetë i mbështet edhe Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, edhe Proku-roren e Përgjithshme Arta Marku”, tha ai. Më tej, Ngjela ka thënë se Perëndimi po e shfrytëzon dje-

    gien e mandateve për të çuar para drejtësisë këdo që ka futur duart në afera. Sipas tij, Danielsson i ka kërkuar Arta Markut që të nisë arrestimet. “Nga kjo kuptohet sak që politikës së lartë perën-dimore i ka ardhur përshtat djegia e mandateve të opozitës. Në fakt politika perëndimore po e thotë hapur që djegie e mandateve përshpejton Reformën në Drejtësi, kurse vetë reforma hap dyert e Shqipërisë për në Bashkimin Europian. Danielsson i tha hapur kështu se "protesta juaj e revoltuar, është frikë dhe kundërshtim i Reformës

    në Drejtësi. Por e keni të kotë: askush nuk iu mbështet në Perëndim”. Kanë folur hapur sot ndërkombëtarët. A e dini si mund të përkthehet fjala e Danielsson:”zonja Marku, fillo arrestimet për korrupsionin e niveleve të larta!". Natyrisht proceset penale do fillojnë menjëherë pas fillimit nga puna e Prokurorisë së Posaçme dhe Gjykatës së Posaçme. Por ky prononcimi i sotëm i BE-së kuptohet se është preludi i hapjes së skenës ku do të involvohet procesi penal i të korruptuarve të lartë në Shqipëri”, tha ai.

    Brukseli kërkon arrestime të bujshme brenda qershorit, zbardhen kërkesat për drejtësinë dhe qeverinë, pritet furtunë në radhët e pushtetarëve

    Danielsson kërkon rezultate konkrete nga lufta ndaj korrupsionit

    Kliti TOPALLI

    Bashkimi Europian kërkon arrestime në nivele të lar-ta me qëllim që të hapen negociatat në muajin qer-shor. Ndonëse opozita proteston dhe po dëmton jashtë mase im-azhin e vendit, nëse deri në 2 javët e para të qershorit ka arrestime në nivele të larta, mund të ketë një vendim pozitiv nga Këshilli i BE. Sinjalet janë dhënë dje nga Drejtori i Politikave për Zgjerimin në BE, Christian Danielsson gjatë vizitës në Tiranë. Përtej deklaratës që mbajti për mediat, ai ka pasur dje dy takime të rëndësishme, ku në fokus të së cilave kanë qenë reformat që po bëhen me qëllim integrimin e vendit. Bëhet fjalë për një takim me kryeministrin Edi Rama dhe një me anëtarët e institucioneve të reja të drejtësisë. Danielsson në takimin që ka pas-ur me kryeministrin Rama ja ka bërë të qartë se deri në vendimin për negociatat Brukseli pret luftë të ashpër ndaj korrupsionit në nivel politik. Kjo do të thotë se do të kemi reprezalje në radhë ministrash, ish-ministrash, depu-tetësh apo ish-deputetësh. Këtë gjë Danielsson e ka konfirmuar dhe përmes një postimi në rrje-tet sociale. “Një bisedë shumë e hapur me kryeministrin Edi Rama për situatën aktuale politike dhe reformat. Shqipëria duhet të vazhdojë të përparojë në të gjitha fushat e reformave dhe në veçanti luftën kundër krimit dhe korrup-sionit, për tu paraqitur bindshëm në qershor, kur shtetet anëtare të BE do të shqyrtojnë progresin e vendit”, tha ai. Burime të gazetës thanë se në takim Danielsson ka kërkuar rezultate konkrete kundër krimit e korrupsionit dhe kjo do të thotë se ndërkombëtarët presin arrestime. Këtë gjë ai e ka shprehur dhe në një takim që ka pasur me përfaqësuesit e Këshil-lit të Emërimeve në Drejtësi. Ai ka kërkuar që të ecin me punën, ndërsa po ashtu është kërkuar që të pastrohet drejtësia nga ko-rrupsioni. Pjesë e KED është dhe kryeprokurorja Arta Marku, e cila ka në dorë të godasë korrup-sionin në nivele të larta. “Ndjehem

    Manja: Opozita po bën vetëvrasje politike

    Deputeti i PS, Ulsi Manja, e shi-kon si vetëvrasje politike vendimin e opozitës për dorëzimin e mandateve. Gjatë një interviste televizive ai tha dje se opozita është joserioze dhe nuk lë hapësira për dialog. “Në rastin konkret pakica kërkon të marrë peng politikisht shumicën sepse dialogu në një sistem demokratik ka vendin e vet ku zhvillohet. Kjo që thotë opozita nuk lë shteg për dialog. Opozita i thotë shu-micës qeverisëse e dalë nga zgjedhjet e viti 2017 i thotë ik ti. Që këtu ne kemi të bëjmë me një opozitë joserioze. Në një “marrje koke erë” mund të themi nga pikëpamja politike vendosi të varë vetën politikisht tek pishat para parla-mentit dhe tani i kërkon shumicës se pse nuk më pret litarin, ndërkohë që në rrafshin politik, kundërshtari politik të heq karrigen dhe nuk të pret litarin. Kjo është politika në demokraci. Është një vendimmarrje që e morën vetë. Tani venisin edhe ca kushte që nuk kanë lidhje me sistemin politik që kemi zgjedhur, kur vetë opozita nuk është e qartë se çfarë kërkon”, tha Manja.

    OSBE: Dhuna ndaj grave dominon në ShqipëriNjë studim i realizuar nga Organ-

    izata për Siguri dhe Bashkëpunim në kontinentin e vjetër ka dalë në për-fundimin se 16 milionë gra në rajonin e Europës Juglindore kanë përjetuar forma të ndryshme të dhunës gjatë jetës së tyre nga mosha 15-vjeçare. Raporti është hartuar pas sondazheve të realizuara me femra nga Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore, Moldavia, Serbia, Shqipëria dhe Ukraina. Të dhënat paraqiten në përgjithësi dhe disa nga to janë të ndara sipas shtetit. Në një të dhënë, ku Kosova dallon shumë nga rajoni është në pyetjen nëse femra e ka për obligim të kryejë marrëdhënie seksuale me partnerin e vet edhe kur nuk ka dëshirë. 26 për qind të grave të anketuara në Kosovë kanë menduar se e kanë këtë obligim, përderisa mesatar-ja në rajon është 17 për qind, ndërsa në Shqipëri është 19 për qind. Sa i përket arsyetimit të marrëdhënies seksuale pa miratimin e gruas për shkak të rre-thanave të ndryshme edhe këtu Kosova dhe Shqipëria e mbajnë përqindjen më të lartë të “tolerancës”.

    “Vlerësojmë përmirësimet e kuadrit institucional për parandalimin dhe çrrënjosjen e korrupsionit. Bëjmë thir-rje për të tjera përpjekje për reduktimin e korrupsioni në jetën e përditshme të qytetarëve shqiptarë, përmirësimin e klimës së investimeve dhe garantimin ligjor të investimeve. Duhet theksuar se zyrtarët e lartë nuk duhet të përfitojnë

    trajtim preferencial në krahasim me qytetarët e tjerë. I bëjmë thirrje Shqipërisë të rrisë hetimet financiare dhe të vendosë krijojë një sfond konfiskimesh të aseteve krimi-nale që rezultojnë nga hetimet kundër korrupsionit, si dhe të arrijë rezultate konkrete në luftën kundër trafikut të drogës dhe pastrimit të parave”, thuhet në rezolutën e BE.

    BE: GODISNI KORRUPSIONIN

    mirë për rikthimin në Tiranë. “U takova me anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Përsërita mbështetjen e BE-së për punën e tyre të pavarur dhe të paanshme. Implementimi i reformës së dre-jtësisë=ecje përpara: kyç për instalimin e shteti ligjor Shqipëri dhe për integrimin e vendit drejt BE-së”, tha ai.

    Kushtet e BENë qershorin e vitit 2017, BE

    shtyu datën e negociatave për Shqipërinë duke vënë dy kushte bazë: Ngritjen e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion dhe luftën ndaj korrupsionit në nivele politik. Protestat e opozitës dhe bojkoti parlamentar kanë dëmtu-

    1.Avancimi i mëtejshëm i pro-cesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në veçanti duke përmbyllur të gjitha dosjet pri-oritare dhe finalizuar ngritjen e strukturave të pavarura gjyqësore siç parashihet me reformën kus-htetuese;

    2.Finalizimi i ngritjes së or-ganeve të specializuara, për-katësisht Strukturës Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byrosë Kombëtare të Hetimeve (BKH) dhe Gjykatës;

    3.Forcimi i rezultateve konk-rete në hetimet proaktive, nd-jekjet penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të or-ganizuar, përfshirë edhe ato të niveleve të larta.

    KËRKESAT BAZË TË PE

    3

    ar shumë imazhin e vendit, por raporteri për Shqipërinë, Knut Fleckenstein dha sinjale javën e parë se raportin që do hartojë për Shqipërinë do e fokusojë te reforma në drejtësi. Raport-progr-esi pritet që të mbyllet në fund të muajit maj dhe më pas të kalojë në Komisionin e Jashtëm për miratim. Më pas do jetë në dorë të vendeve të BE të vendosin nëse do ketë hapje të negociatave. Duke qenë se opozita po teton të bllokojë integ-

    rimin në aspektin e mungesës së konsensusit politik, vëmendja më e madhe tani do jetë te drejtësia. BE kërkon të arrestohen “peshq të mëdhenj”, me qëllim që shtetet anëtare të marrin një mesazh se po luftohet korrupsioni. Prokuroria ka në dorë disa doje dhe nuk është çudi që brenda prillit e majit të kemi hetime në nivele të larta. Pra pritet që para drejtësisë të shkojnë si përfaqësues të mazhorancës, ashtu dhe të opozitës.

    Danielsson në takimin që ka pasur me kryeministrin Rama ja ka bërë të qartë se deri në vendimin për negociatat Brukseli pret luftë të ashpër ndaj korrupsionit në nivel politik. Kjo do të thotë se do të kemi reprezalje në radhë ministrash, ish-minis-trash, deputetësh apo ish-deputetësh...

  • GAZETA SOT6 E Premte 8 Mars 2019

    2,5,6,9,10,12,16,17,18,19,20,21

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Basha-Kryemadhi frikë nga shkrirja e partive, padi në Kolegjin Zgjedhor për futjen e emrave të rinj në Parlament, juristët rrëzojnë alibitë

    Kume: Marrja e mandateve nga emrat e rinj është e ligjshme

    Mimoza IBRA

    Krijimi i opozitës së re duket se po shqetëson Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Me aktin ekstrem të djegies së mandateve, ekziston rreziku që PD-LSI të shkrihen. Një rrezik i tillë shtohet akoma më shumë në momentin që kandidatët në listat e PD dhe LSI po pranojnë njëri pas tjetrit të zëvendësojnë deputetët që dogjën mandatet. Me zëvendësimin e tyre, në Parlament krijohet një opozitë e re, ndërsa duhet theksuar fakti se katër karrige të lëna bosh nga opozitarët tashmë janë zënë nga deputetët e rinj të betuar të martën. Rrezikun e shkrirjes duket se PD dhe LSI po e ndjejnë sepse nga dita në ditë ish-deputetët, por edhe liderët opozitarë po i sulmojnë shumë fort kandidatët që pranojnë mandatet. Me qëllim që të shmangin krijimin e opozitës së re, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim po përgatiten që t’i drejtohen Kolegjit Zgjedhor. Burimet i thanë gazetës se Basha dhe Kryemadhi do të ankimo-jnë në Kolegjin Zgjedhor vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për tu dhënë mandatet e deputetit kandidatëve në listat e opozitës. Sipas demokratëve, marrja e mandateve nga ana e deputetëve të rinj nuk është e ligjshme sepse Kuvendi nuk ka thirrur akoma Këshillin e Mandateve, ku çdo deputet i opozitës duhet të thirret dhe të deklarojë publikisht se heq dorë nga mandati i tij. Duke shfrytëzuar këtë hapësirë dhe për t’iu shmangur “rënies në greminë”, Basha dhe Kryemadhi po planifikojnë që vendimi i KQZ të ankimohet në Kolegjin Zgjedhor. Sipas burimeve të gazetës, shpresat e opozitës janë që Kolegji Zgjedhor të vendosë rrëzimin e vendimit të KQZ dhe t’i shpallë të paligjshme mandatet e marra nga deputetët e rinj. Ky vendim do të ishte në favor të opozitës dhe në këtë mënyrë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi do të shpëtonin partitë e tyre nga shkrirja dhe do të “shpërbënin” rrezikun e krijimit të një opozite të re.Kume rrëzon pretendimet e opozitës

    Ndryshe nga Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim mendon ish-kryetari i Komisionit Qen-dror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume. Gjatë një prononcimi të dhënë për gazetën “SOT”, Kume e cilësoi si të ligjshëm

    Braimllari: Rama po paguan deputetët e rinj

    Deputeti i LSI, Endrit Braimllari akuzoi dje kryeministrin Edi Rama se po korrupton kandidatët në listat e opozitës që të pranojnë mandatin e deputetit të lënë nga opozitarët. “Edi Rama e nisi me deformim dhe po e mbyll në mënyrën më të turpshme duke paguar me para deputetë që të pranojnë mandatin e deputetit”, tha Braimllari gjatë një interviste televizive. Në vijim të fjalës së tij, ai shtoi dozën e sulmeve ndaj mazhorancës. “Opozita dhe LSI që prej fillimit të mandatimit tonë si deputet kemi bërë çdo përpjekje që betejën ta bëjmë brenda in-stitucioneve duke dhënë votën tonë për vetingun në polici, në reformën në drejtësi por më pas Edi Rama zgjodhi prokuroren e përgjithshme me 69 vota. Kur ne ngremë zërin në Parlament, Edi Rama përbuz me arrogancë. Sistemi i drejtësisë është i kapur nga Edi Rama. Institucionet që nuk kanë sjellë informacion duhet të mbajnë përgjithësi. Kryem-inistri nuk përfaqëson më interesin kombëtar”, tha Endrit Braimllari.

    Musa Ulqini: Të gatshëm për dialog me opozitën

    Partia Socialiste përsëriti dje gatishmërinë e saj për tu ulur në dia-log me opozitën. Ishte deputeti Musa Ulqini ai i cili nga një studio televizive theksoi se mazhoranca mund të pranojë edhe një tavolinë të organi-zuar nga presidenti Ilir Meta. “Është hera e parë që ndërkombëtarët të gjithë kanë folur me një zë për çështjet që po kalon Shqipëria. Ata kanë vënë theksin tek parlamentarizmi, kanë dënuar si një akt të paprecedentë djegien e mandateve. Kanë thënë që Parlamenti dhe zgjedhjet e 2017 janë legjitime. Sistemi që garantohet nga kjo Kushtetutë është një sistem demokratik dhe pluralist. Mund të ndryshojë Kodi Zgjedhor, por jo sis-temi politik. Kjo mazhorancë është e gatshme të ulet dhe të dialogojë me përfaqësuesit e opozitës. Jemi gati të diskutojmë ku ta mendojë opozita, të pranojmë tavolinën e presidentit. Jemi gati për tu ulur dhe për të dialoguar”, tha Musa Ulqini.

    vendimin e KQZ për të zëvendësuar ish-deputetët e opozitës. Sipas tij, KQZ në këtë rast ka zbatuar me përpikëri atë që parashikohet në Kodin Zgjedhor. “Çdo vendim i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të ankimohet, të kalohet në Kolegjin Zgjedhor. Pastaj vendimi i Kolegjit Zgjedhor është i formës së prerë, përfundimtar. Pra, në këtë kuptim, opozita është në të drejtën e saj për ta bërë një veprim të tillë. Pastaj, sesa të drejtë ka në preten-dimin e saj nëse vendimi i KQZ është

    apo nuk është i bazuar në ligj, për këtë i mbetet të shprehet Kolegjit Zgjedhor. Me aq sa unë kam lexuar dhe e njoh Kodin Zgjedhor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vepruar në përputhje me përcaktimet e dhëna në Kodin Zgjedhor sesi realizohet zëvendësimi i deputetëve dhe plotësimi i vakancave. Ka zbatuar atë që përcaktohet në Kodin Zgjedhor. Unë e shoh si të ligjshëm këtë vendim dhe këtë lëvizje. Pastaj nëse Kolegji Zgjedhor e rrëzon KQZ, deputetët e rinj nuk kanë më mandat

    sepse vendimi është përfundimtar dhe ata nuk mund ta gëzojnë atë mandat. Por për mendimin tim, referuar proce-durës të parashikuar në Kodin Zgjed-hor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zbatuar pikë për pikë ligjin”, tha Kristaq Kume. Pra për juristin Kume, pavarësisht tentativës së opozitës për t’iu drejtuar Kolegjit Zgjedhor, PD-LSI nuk do ta fitojnë këtë betejë sepse KQZ ka kryer lëvizje të bazuara në ligj dhe marrja e mandateve nga deputetët e rinj është e ligjshme.

    LSI shpërthen ndaj deputetëve të rinj: Nuk na zëvendësojnë dot, të zhgënjyer me ata që pranojnë mandatet

    Lëvizja Socialiste për Integrim e tregoi dje qartë se ka frikë se mund të mos ekzistojë më pas zëvendësimit të deputetëve nga kandidatët e rinj. Funksionarë të kësaj partie shpërthyen në sulme ndaj emrave të rinj që po pranojnë mandatet e lëna nga opozitarët. Kryetari i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, në një intervistë televizive u tregua i ashpër teksa deklaroi se asnjë prej emrave të rinj nuk e zëvendëson dot atë. Në këtë mënyrë ai la të nënkuptohet se procedura e zëvendësimit të opozitarëve nuk është e ligjshme. “Nuk besoj

    se më zëvendëson dot kush. Aksioni i opozitës është shumë i qartë. Është i vendosur në mënyrë të hekurt në parime shumë të shëndosha. Është një reflektim i një fryme mbarëpopullore, zemërate dhe zhgënjimi të jashtëzakonshëm për shkak të një demagogjie pafund. Qytetarët kanë dëgjuar për skandalin sesi kriminelë rrëmbejnë, bëjnë shantazh për votën e qytet-arëve. Ndëshkimi i peshqve të mëdhenj rezultoi një dështim i paralajmëruar dhe i qëllimshëm sepse pandëshkueshmëria bëri që dosjet që nxjerrin në pah se çka ndodhur, bllokohen dhe

    nuk hetohen. Ne nuk kemi sistem shtetëror. Ky është momenti për të shpëtuar këtë vend. Ne nuk kemi bërë asnjë sakrificë me djegien e mandateve, është asgjë në atë rrokullimë ku po ikën vendi”, tha Vasili. Ndërsa ish-deputeti i LSI, Vangjel Tavo u shpreh dje i zhgënjyer me Ediola Brahën, e cila ka pranuar ta zëvendëso-jë atë. Nga qyteti i Gjirokastrës ku mbështeti edhe banorët e Këlcyrës në protestën e tyre, Tavo sqaroi edhe lapsusin e bërë me emrin e babait në formularin që paraqiste dorëheqjen nga mandati. “Unë e kam theksuar dhe po e

    them sërish. Jam pjesë e vendimit të opozitës. Kam bërë një lapsus, por nga ana procedurale është një shkelje e Parlamentit sepse duhet të ishin verifikuar gjeneralitetet tona dhe të thirreshim përpara komisionit parlamentar. Më herët formularët ktheheshin edhe për një shkronjë. Jam shumë i zhgënjyer për pranimin e mandatit nga Ediola Braha pasi bëhet fjalë për mandatin e një force politike dhe mandati nuk është i imi por i forcës politike. Vendimi i forcës politike më heq mua të drejtën për të qenë deputet”, deklaroi Vangjel Tavo.

    Frikën se mos partitë më të mëdha opozitare në vend shkrihen, PD-LSI e kanë treguar përmes sulmeve publike që kanë artikuluar ndaj Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe kandidatëve që pranojnë mandatin e deputetit. “KQZ është investuar pa u zbatuar ligji pasi është detyrim ligjor që çdo deputet që largohet, duhet ta shprehë këtë në një seancë publike pasi nuk është thirrur komisioni përkatës i

    Kuvendit për të legalizuar djegien e mandateve të opozitës. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk duhet të bëhet pjesë e kësaj farse. Kushtetuta thotë se Kuvendi përbëhet nga 140 deputetë dhe në momentin kur nuk janë aq, nuk është më Kuvend”, u shpreh pak ditë më parë zëvendëskryetari i LSI, Luan Rama. Ndërsa deputetët e rinj, Monika Kryemadhi dhe përfaqësues të tejrë të PD-LSI i kanë quajtur tradhtarë.

    OPOZITA NIS SULMET NDAJ KQZ DHE DEPUTETËVE TË RINJ

    Ish-deputetët e opozitës kanë akuzuar KQZ se nuk mund të zëvendësojë ata që kanë dhenë dorëheqjen, por ekspertët e fushës mendojnë të kundërtën. Ish kryetari i KQZ, Ilirian Celibashi, i hodhi poshtë dy ditë më parë këto pretendime. “KQZ vendos se kush është personi që do të marrë mandatin. KQZ vendos bazuar mbi një njoftim zyrtar të Kuvendit që vërteton se ka një vakancë në Kuvend. Kodi Zgjedhor parashikon që dorëheqja pa-

    raqitet publikisht pranë komisionit përkatës të Kuvendit. Dorëheqja duhet paraqitur personalisht me shkrim, pasi është individuale. Nuk ka dorëheqje kolektive. Kodi Zgjedhor përcakton vetëm që dorëheqja duhet paraqitur publikisht në komision. Se çfarë nënkuptohet me “publikisht”, kjo çështje nuk gjen sqarim të plotë në rregullore. Unë mendoj që heqja dorë nga mandati për-bën një akt të prezantuar publikisht”, deklaroi Celibashi.

    CELIBASHI: KQZ VENDOS PËR PERSONIN QË MERR MANDATIN

  • GAZETA SOT E Premte 8 Mars 2019 7

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Soreca: Nevojitet një mjedis politik konstruktiv

    Ambasadori i Bashkimit Europi-an në Tiranë, Luigi Soreca ka reaguar dje rreth situatës politike në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”, Soreca shkruan se është e rëndësishme vendosja e një mjedisi politik konstruktiv. “ Shpresoj që të gjithë qytetarët e Shqipërisë, që ftesa jonë për të rivendosur një mjedis politik më konstruktiv, të mos mbetet i padëgjuar. Ky është një mi-sion i përbashkët kombëtar. Christian Danielsson, Drejtori i Përgjithshëm për Politikat e Fqinjësisë dhe Nego-ciatat e Zgjerimit, në përfundim të një vizite njëditore, shumë intensive dhe konstruktive në Tiranë”, shkruan ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, në “Twitter”. Soreca ishte i pranishëm në të gjitha takimet që Christian Danielsson zhvilloi me kryeministrin Rama dhe me liderët e opozitës Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, ku u diskutua përveç të tjerash, edhe situata politike në vendin tonë.

    Presidenti grek kërcënon sërish me negociatatPresidenti i Greqisë, Prokopis

    Pavlopulous i ka dërguar një tjetër mesazh të qartë Shqipërisë se duhet të respektojë minoritetin dhe të heqë dorë nga pretendimet për çamët. Gjatë një vizite në Mal të Zi, ai tha se Athina nuk është kundër integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europi-an, por për Greqinë minoriteti dhe heqja dorë nga pretendimi për çamët janë pengesë e pakapërcyeshme. “Greqia nuk është kundër pers-pektivës europiane të Shqipërisë. Por sjellje të tilla si ato kundër mi-noritetit etnik grek janë një pengesë e pakapërcyeshme për rrjedhën e qetë evropiane të Shqipërisë. Një tjetër pengesë lidhet me çdo preten-dim për të drejta të ashtuquajturve çamë shqiptarë, të cilët kanë qenë bashkëpunëtorë të pamëshirshëm të nazistëve, siç e ka vërtetuar historia”, u shpreh presidenti grek Prokopis Pavlopulous. Shqipëria dhe Greqia vitet e fundit janë futur në një proces negocimi për disa dosje të reja dhe të vjetra që ende nuk kanë gjetur zgjidhje duke filluar nga ligji i luftës dhe deri te kufiri detar.

    4

    Sot jemi në një autokraci në një vend të zgjedhur nga krimi dhe jo nga qytetarët me një kryeministër

    bashkëpunëtor të krimit. Kështu nuk shkohet në Europë dhe këtë e di çdo europian...

    “Ne na duhet, patjetër, të shembim këtë sistem, duke përfshirë këtu edhe disa probleme të lindura që në vitin 2008 me ndryshimet kushtetuese që zhbal-ancuan kontrollin dhe balancën e pushteteve, që me qëllimin e mirë për të larguar kandidatët për deputetë kriminelë nga zonat mazhoritare, përqendruan pushtet në duart e kryetarëve të partisë, të cilat pastaj çuan në vitin 2013 e 2017 në numrin më të lartë të kriminelëve në Parlament, ndryshimin e sistemit zgjedhor, ndrys-himin e sistemit kushtetues, forcimin e institucioneve që kontrollojnë njëra-tjetrën dhe më e rëndësishmja, forcimin e rolit të njerëzve, të qytetarëve, në raport me qeverisjen”, tha Basha.

    LULZIM BASHA: TË SHEMBET I GJITHË SISTEMI

    Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka dalë edhe më herët hapur kundër hapjes së negociatave me BE-në. Gjatë takimit që zhvilloi me eurodepu-tetët që ishin në Tiranë pak kohë më parë, raportue-si për Shqipërinë, Knut Fleckenstein tha se Kryema-dhit nuk i bëhet vonë për integrimin e vendit, duke shtuar se për atë më e rëndësishme është ardhja në pushtet. “Kryemadhi tha se ata e kishin marrë një vendim dhe duan të heqin këtë qeveri dhe kjo është një handicak për çeljen e negociatave. Ajo na la përshtypjen se nuk i bëhet shumë vonë. Por, tani në këtë rast ndryshimi i qeverisjes merr më shumë rëndësi”, tha Fleckenstein.

    FLECKENSTEIN: KRYEMADHIT NUK I INTERESON INTEGRIMI NË BE

    Taulant Balla: Shtrijmë dorën e dialogut ndaj opozitës, por s’ka negociata, do të çojmë para reformën në drejtësiMazhoranca vijon t’i shtrijë dorën opozitës

    për tu ulur në tryezë për dialog, por jo për ne-gociata për qeveri tranzitore apo zgjedhje të parakohshme. Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla tha dje se shumica qeverisëse do të çojë para reformat e nisura, sidomos atë në drejtësi. Gjatë pjesëmarrjes në Asamblenë e Zgjeruar të degës së PS Pogradec, ai deklaroi se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme, duke thënë se zgjedhjet parlamentare do të mbahen në 2021. Balla u shpreh se socialistët

    janë të gatshëm të dialogojnë me opozitën jo-parlamentare, por nuk mund të negociohet në kurriz të demokracisë. “Ne jemi votuar të çojmë përpara reformat për shtet, për punë dhe mirëqenie. Kur flasim për shtet, reforma në drejtësi është reforma kryesore. Prandaj erdhëm sot! Për t’ju thënë se ne nuk tërhiqemi, për t’ju thënë se zgjedhjet e përgjithshme do të jenë në vitin 2021, se Kuvendi ka legjitimitetin e duhur, se qeveria ka legjitimitetin e duhur dhe se jemi të gatshëm të dialogojmë me atë

    çfarë ka mbetur nga opozita në degradim. Kurrsesi ne nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë”, tha ai. Balla u shpreh se prej 4 vitesh Pogradeci është në duar të gabuara, duke premtuar se në zgjedhjet e 30 qershorit qyteti do të ketë një kryetar bashkie që të punojë për qytetarët dhe biznesin. “Për fat të keq ka katër vite që Pogradeci është në duar të gabuara. Ne kemi një detyrë shumë të rëndësishme përpara. Sot jemi fiks 120 ditë nga dita kur ne do t’i kthejmë Pogradecit

    dinjitetin, moralin, përgjegjshmërinë dhe do ti japim një kryetar bashkie, i cili të punojë për Pogradecin, jo për bizneset e të vëllait të krye-tarit. Kjo është një detyrë që ne kemi përpara. Unë jam i sigurt se me Xhakollin, Shalsin dhe të gjithë ekipin këtu ne do ta fitojmë bashkinë”, u shpreh Balla. Në takim ishin të pranishëm edhe drejtuesit politikë të qarqeve Berat dhe Korçë, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, si dhe dy deputetët e zonës Eduard Shalsi dhe Ilir Xhakolli.

    Elisjeda KIKO

    Partia Demokratike dhe Lëviz-ja Socialiste për Integrim kanë dalë dje hapur kundër hapjes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Mbas takimit me zyrtarin e lartë të BE-së Christian Danielsson, Basha deklaroi për mediat se do të ishte e turpshme nëse Shqipëria bëhet pjesë e familjes europiane, në kushtet ku ndodhemi. Kreu demokrat tha se i kishte paraqitur zyrtarit të BE-së, sit-uatën e vështirë ku sipas tij ndodhet vendi, dhe se qeveria duhet larguar nga pushteti pasi siç ai theksoi, është e lidhur me krimin. Ai u shpreh se PD dhe aleatët e tjerë opozitarë do të çlirojnë vendin nga krimi dhe korrupsioni për të bërë realitet ën-drrën e shqiptarëve. “Sot jemi në një autokraci në një vend të zgjedhur nga krimi dhe jo nga qytetarët me një kryeministër bashkëpunëtor të krimit. Kështu nuk shkohet në Europë dhe këtë e di çdo europian. Futja në Europë e një vendi që sundohet në shumë aspekte njësoj si Venezuela do të ishte turp i Europës. Beteja jonë është një betejë për Shqipërinë europiane dhe Europa e vërtetë nuk ka aleat më të mirë dhe garanci më të madhe se PD dhe aleatët e saj që do vazhdojnë betejën për çlirimin e ven-dit nga krimi i organizuar”, tha Basha.

    Formula e zgjidhjes së krizës politike

    Mbas qëndrimit të ashpër që mbajti kundër integrimit të vendit drejt BE-së, Basha tha se opozita e konsid-eron regjimin e Edi Ramës të mbaruar, duke e cilësuar si një kufomë që pret të kalbet. Kreu demokrat foli dhe për formulën e zgjidhjes, duke thënë se emergjente në vendin tonë është një reformë e thellë kushtetuese. “Formula e zgjidhjes është kjo: Regjimi i Edi Ramës ka mbaruar, shqiptarët e kanë përcaktuar rrugën në të cilin do të ecet dhe opozita ka për detyrë që këtë rrugë ta konkretizojë me vizionin që edhe në Shqipëri të fillojnë të ndërtohen ato institucione, ato praktika ku respekto-hen të drejtat e njeriut, nuk shkelen të drejtat e njeriut, ku qeveria dhe Parla-menti janë në krah të njerëzve dhe jo kundër njerëzve, kundër kriminelëve dhe jo në krah të kriminelëve”, tha ai. Basha u shpreh se duhet të funksionojë drejtësia dhe të fillojë një hetim i plotë i

    jet e ardhshme çdo politikan që guxon të ulet me kriminelët për të tjetërsuar vullnetin e tyre, do të shkojë para drejtësisë dhe do të shkojë prapa hek-urave” , tha ai. Basha u shpreh se këto dosje kanë kohë të gjatë nën hetim dhe shumë prokurorë ndërrohen për të mos zbardhur lidhjet e qeverisë me krimin. “Prandaj, është shumë e rëndësishme

    zbardhja e plotë e këtyre dy dosjeve heti-more. Njëra ka pothuajse 3 vjet, tjetra ka pothuajse 2 vjet, prokurorët ndërrohen. Pse?! Sepse këto dy dosje vërtetojnë se ne sot jemi një autokraci, me një Parla-ment të zgjedhur nga krimi dhe jo nga qytetarët, me një kryeministër që është bashkëpunëtor, vegël dhe ortak i krimit të organizuar”, tha Basha.

    Kreu demokrat: Regjimi i Edi Ramës ka mbaruar

    Opozita del hapur kundër çeljes së negociatave, Basha: E turpshme nëse

    BE na pranon në këto kushte ku ndodhemi

    dosjes “339”, për të çuar para drejtësisë të gjithë politikanët e përfshirë në afera korruptive. “Tani te vullneti politik, meqë pyetët për formulën, hetimi i plotë i dosjes “339”, hetimi i plotë i dosjes “184” dhe çuarja para përgjegjësisë penale e politikanëve që kanë vjedhur votat bashkë me krimin e organizuar, janë po aq të rëndësishme, mos të them më të rëndësishme se sa ndryshime në ligj që shkruhen dhe pastaj nuk zbatohen. Kur kjo të ndodhë, e para e punës, të gjithë mund të themi se drejtësia po e bën punën e saj dhe jo si sot, ku don-ikaprelizimi i drejtësisë e ka shndërruar atë në një bisht dhelpre për Edi Ramën, me të cilën fshin dhe bën propaganda, por s’bën asgjë tjetër. Së dyti, u tregon shqiptarëve, u jep besim që, në zgjedh-

  • 8 GAZETA SOTE Premte 8 Mars 2019

    p o l i t i k e www.sot.com.al

    Ish-nëndrejtori i FBI, Mark Ross-ini, ka dhënë alarmin pak ditë më parë përmes rrjeteve sociale se frenat e protestës i ka marrë Sali Berisha me urdhër të rusëve. Sipas tij, ish-kryemi-nistri është njeriu i Putinit në Ballkan dhe gjithçka po bëhet për interes të Moskës. Madje ai ka ngritur alarmin se nëse Berisha rimerr pushtetin, atëherë Rusia do marrë kontrollin në Tiranë dhe Prishtinë. “Protestat që po ndodhin

    sot janë të thirrura nga Sali Berisha i ndikuar nga Rusia. Ai dhe familja e tij e kanë humbur fuqinë. Nëse SB merr pushtetin, Putini do të kalojë nëpër Kosovë dhe Shqipëri. Putini merr qasje në portin e Adriatikut”, ka thënë ai, duke konfirmuar atë që gazeta e kishte thënë prej ditësh. Madje ai ka treguar dhe arsyet se përse po tentohet në këtë periudhë destabilizimi. Gjithçka lidhet me integrimin në BE.

    ISH-ZYRTARI I FBI: BERISHA LIDHJE ME RUSËT

    Gjykata e Apelit rrëzon sërish prokurorinë për Saimir Tahirin, Maks Haxhia kërkon pushim të hetimeve

    Gjykata e Apelit për Krime të Rënda ka rrëzuar prokurorinë që kishte ankimuar vendimin e shkallës së parë për afatet e hetimore të Saimir Tahirit. Avokati i Tahirit, Maksim Haxhia, në një prononcim pas seancës e cilësoi absurd qëndrimin e organit të akuzës, ndërsa tha se do të kërkojë në gjykatë pushimin e çështjes pasi sipas tij fa-shikulli i dërguar në gjyq nuk ka asnjë material shtesë nga dosja italiane për të cilën hetimet ndaj Tahirit janë pushuar. Vetëm pak ditë pasi i është komunikuar akuza dhe dërgimi i dosjes në gjyq, Saimir Tahiri është rikthyer sërish në Gjykatën

    e Krimeve të Rënda. Ai bashkë me avokatin morën pjesë në seancën e Gjykatës së Apelit ku prokuroria kishte ankimuar vendimin e togave të zeza të shkallës së parë që lanë 10 marsin si afat për mbylljen e hetimeve. Por kërkesa e prokurorisë është rrëzuar nga Gjykata e Apelit, ndërsa avokati i Tahirit, Maks Haxhia tha se Prokuroria është kontradiktore në këtë çështje. “Kemi marrë fashikujt e përgatitur nga proku-roria që do ti çohen gjykatës dhe do ti gjykojë gjykatësi i seancës paraprake për të vlerësuar nëse çështja do të shkojë në gjyq apo do të

    pushohet”, u shpreh ai. Maks Haxhia tha se pala mbrojtëse do të bëjë kundërshtimet e veta. “Do t’i parashtrojmë gjykatës të gjithë rrethanat që ka materiali. Është një material që nuk ka asnjë bazë ku mbështet kërkesa e prokurorisë. Është absurditet pretendimi që ka prokuroria AS nën mangë, gjë që jo vetëm nuk lejohet proceduralisht, por të jeni të sigurt që nuk ka”, u shpreh Haxhia. Avokati i Tahirit tha se do të kërkojë në seancën paraprake pushimin e çështjes për klientin e tij. Por në rast se shkon në gjyq, ai tha se nuk do kërkojnë gjykim të shkurtuar. “Jo, absolutisht.

    Është një temë që do e diskutojmë. Por derisa ne mohojmë çdo gjë, pretendojmë dhe kërkojmë të na jepet një fakt kriminal ku është implikuar zoti Tahiri, si mund të kërkojmë gjykim të shkurtuar”, u shpreh avokati i Tahirit pas seancës së djeshme. Maks Haxhia tha se do të bëjnë kallëzim penal për prokurorët. “Kanë nxjerrë aktet në opinion dhe së dyti i ka nxjerrë të deformuara për të për-gatitur paaftësinë e tyre. Disponojmë dhe prova elektronike dhe të tjera se më kë ka komunikuar prokuroria”, e mbylli avokati prononcimin e tij pas seancës së djeshme tek Krimet e Rënda.

    Kliti TOPALLI

    Ndërhyrja ruse në Ballkan duket se po i shqetëson të gjitha vendet partnere. Shumë zyrtarë ndërkom-bëtarë kanë dhënë alarmin se Moska po tenton destabilizim dhe kjo dëm-ton rajonin dhe Bashkimin Europian. Dy ditë më parë ishte komandanti su-prem i NATO ai i cli kërkoi vëmendje për situatën në Ballkan, pasi protesta dhe përplasjet mes vendeve po ndi-hmojnë Moskën të destabilizojë rajonin. Por një alarm të ngjashëm ka dhënë dje dhe Presidenti i Këshil-lit Evropian Donald Tusk. Gjatë një vizite të bërë në Mal të Zi, ai ka thënë se ndikimi rus po rritet ndjeshëm. Sipas tij, kriza politike në disa shtete ballkanike po i jep mundësi Kinës dhe Rusisë që të imponojnë mënyrën e tyre të funksionimit të institucion-eve jo demokratike. Por si Rusia po depërton në rajon? Media të ndrys-hme ndërkombëtare dhe ekspertët kanë dhënë detaje të ndryshme mbi mënyrën se si Putin po shtrin ndik-imin e tij në shumë vende të botës. Përveç investimeve financiare, një mënyrë që po përdoret ndjehem është përmes korrupsionit. Media të ndry-she ndërkombëtare i kanë kushtuar një artikull të gjatë ndërhyrjes ruse në Ballkan, duke treguar mënyrat që po ndjekin përfaqësuesit e Moskës. Sipas tyre, Rusia po tenton të korruptojë politikanë dhe biznesmenë të ndry-shëm, me qëllim që të rritet ndikimi rus në shtetet ku ata operojnë. “Rusia po teton të shkaktojë destabilizim në shumë shtete. Metodat e saj përfshijnë në radhë të parë ryshfetin dhe korrup-sionin”, thuhet në artikullin e “KTel-gram”. Më tej bëhet e ditur se përmes kësaj metode Moska ka hyrë dhe në shtete të BE, ku përmendet dhe Italia. Ballkani shihet si një pre e lehtë e tyre, pasi liderët politikë janë më të letë të korruptohen. Por kjo metodë e nd-jekur prej tyre të bën të dyshosh se në vendin tonë ndikimi rus po përparon bindshëm. Raporte ndërkombëtare tregojnë se korrupsioni në nivel poli-tik është shumë i lartë dhe Moska si duket po e shfrytëzon mjaft mirë këtë gjë. Vetë avokat Spartak Ngjela ka deklaruar disa herë se shpresat e të korruptuarve tani janë te rusët dhe fakti që Moska ka kthyer në pre të

    tjetër arsye që i shërben Moskës është se rusët nuk duan faktorizimin e shqiptarëve. SHBA po teton të bindë serbët të njohin Kosovën, ndërsa në këtë mes ka hyrë dhe kryeministri Rama. Por kjo ka alarmuar Moskën dhe ajo po teton destabilizim. Pastaj

    vetë zyrtarë të lartë kanë thënë se Berisha është i rusëve dhe u shërben interesave të tyre. Momentalisht, ka protesta të shumta në Shqipëri, Bullgari, Mal të Zi e Serbi. Pas tyre dyshohet efshohet pikërisht Moska, e cila po nxit destabilitet.

    Meta ikën sërish jashtë, “arratiset” në Angli

    Presidenti Ilir Meta ka ikur sërish jashtë, ndonëse kemi një krizë të thellë politike. Pak ditë më parë ishte në Egjipt, ndërsa dje ka ikur në Londër. Presidenca njoftoi se gjatë vizitës së tij në Britaninë e Madhe, ai u prit dje nga Sir Alan Duncan, Ministër për Europën i Britanisë së Madhe. “Shqipëria beson në angazhimin e dosmosdoshëm të Britanisë së Madhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor edhe pas Brexit”, theksoi Presidenti Meta. Ministri Duncan dhe Presidenti Meta ndanë qëndrime të njëjta mbi zhvillimet në rajon, progresin historik të Maqedonisë së Veriut si dhe për rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi, që të konkludojë në arritjen e një mar-rëveshje që do të forcojë stabilitetin dhe të ardhmen europiane të gjithë rajonit. Ministrin Duncan siguroi Presidentin Meta se Britania e Madhe do vijojë të jetë prezente në Shqipëri dhe në rajon me qëllim të konsolidim-it të demokracisë dhe shtetit ligjor.

    Petro Koçi: Opozita kërkon pushtet me dhunë

    Zëvendësministri i Mbrojtjes, Pet-ro Koçi gjatë një interviste televizive u shpreh dje se partitë opozitare për të ardhur në pushtet do të sulmonin edhe institucionet shtetërore. Sipas Koçit, opozita me protestat po ndër-ton një alibi, pasi sipas tij ka frikë nga Reforma Zgjedhore dhe nga humbja e zgjedhjeve të qershorit. Zëvendësministri u ndal edhe te trans-metimi i protestës së opozitës nga disa medie ruse. “Opozita është e gatshme të sulmojë institucionet me qëllimin e vetëm për të ardhur në pushtet. Rusia ka ndërhyrë në disa vende të rajonit madje edhe te ne, pasi në protestën e fundit të opozitë, televizioni rus transmetoi live protestën e opozitës. Opozita po ndërton një alibi, pasi ka frikë nga Reforma Zgjedhore dhe e di shumë mirë që nuk i fiton zgjedhjet. Opozita i ka pasion protestat, madje ka protesta historike duke filluar nga 92-shi, opozita ka pasion dhunën”, u shpreh ai. Duke u ndalur te dëmi që i bëjnë imazhit të Shqipërisë protestat e dhunshme, Koçi u shpreh se kreu i Partisë Demokratike ka zhgënjyer edhe Partitë e Djathta Europiane.

    Ndërkombëtarët të alarmuar nga lëvizjet ruse në Ballkan

    Shtohen dyshimet se pas opozitës fshihen rusët, edhe Tusk jep alarmin mbi ndërhyrjen e Moskës në Ballkan, ja si Putin po piketon të korruptuarit

    korruptuarit, jep sinjale se dhe vendi ynë nuk është imun.

    Protesta e opozitësNëse bëjmë një krahasim me atë

    se çfarë ka deklaruar Tusk dhe me-diat ndërkombëtare, gjejmë shumë ngjashmëri. Së pari në vendin tonë ka shumë liderë të korruptuar dhe së dyti, vendi po shkon drejt desta-bilizimit. Opozita vendosi të djegë mandatet dhe ka nisur revoltat pop-ullore. Vetë liderët e saj po tregojnë se po synohet skenar për të desta-bilizuar vendin. Këto taktika janë të ngjashme me rusët dhe po ashtu destabilizimi nuk i shërben aspak vendit, por vetëm Moskës. Por çfarë pasojash i kanosen vendit me këtë strategji të ndjekur nga PD. Së pari, bllokohen negociatat. Kjo i shërben pikërisht Moskës, pasi Rusia nuk do integrimin e Shqipërisë në BE. Një

    Revista amerikane “Mother Jones” përmes një in-vestigimi tregoi kohë më parë se LSI dhe Ilir Meta, kanë lobuar në SHBA përmes personave të dyshimtë nga Rusia. “Doli se Dorelita ishte një kompani guaskë e që kishte vetëm një qëllim: të jepte pagesën për lobimin që McKeon do të bënte për LSI-në. Firma u inkorporua në vitin 2013 nga një avokat grek, i quajtur Andreas Petrou. Ai ka një zyrë të vogël ligjore në kryeqytetin e Qipros, e cila krijon dhe administron kompani guaskë. Një e treta e

    klientëve të kësaj firme janë rusë, dhe madje kompania ka te reklama një numër enkas për klientët që flasin rusisht. Sipas regjistrimeve të bizneseve ruse dhe qipriote, firma e Petrout ishte e përfshirë me kompani me bazë në Qipro, të lidhura me Oleg Deripaskan, manjatin rus të biznesit të aluminit, i cili është përfshirë në skandalin e lidhjeve ruse të presidentit Trump për shkak të bizneseve që ka pasur me Paul Manafort, kreun e fushatës së Trump-it që është nën hetim”, thuhej në artikull.

    META E LSI LOBIME NË SHBA PËRMES RUSËVE

  • 2,5,6,9,10,12,16,17,18,19,20,21GAZETA SOT E Premte 8 Mars 2019 9

    p o l i t i k e www.sot.com.alZbardhen prapaskenat, ja pse Lleshaj rrëzoi vetingun

    e Xhafajt në polici, kostoja financiare në buxhet tepër e lartëZbardhen prapaskenat se përse ministri i

    Brendshëm Sandër Lleshaj ka rrëzuar variantin e Fatmir Xhafajt për vetingun në polici. Gazeta tregoi pak ditë më parë se qeveria ka bërë gati amendimin e ligjit për vetingun në uniformat blu, duke kërkuar që vetingu për policët e thjeshtë të bëhet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat. Deri më tani ishte mis-ter se përse u kërkua një ndryshim i tillë, ndërsa dje janë mësuar të fshehtat. Sipas relacionit të ligjit, arsyet janë financiare. Zbatimi i këtij

    ligji parashikon një kosto të madhe financiare në buxhetin e shtetit. Sipas relacionit kostoja financiare përllogaritet në 3 milionë dollarë për të kaluar në veting mbi 12 mijë efektivë. “Sipas parashikimeve procesi i vlerësimit do të kush-tojë rreth 300 milionë lekë ose rreth 3 milionë dollarë. Në këto kushte, duke pasur parasysh se vetë elementi financiar ishte një nga arsyet që solli vonesa në implementimin e procesit, Min-istria e Brendshme, pas një analize të thellë dhe shumëplanëshe propozon një mekanizëm të ri

    për vlerësimin, i cili mund të arrijë po të njëjtat objektiva, pra të pavarësisë, paanshmërisë dhe objektivitetit të procesit, me më pak kosto për buxhetin e shtetit”, thuhet në këtë dokument. Në këtë mënyrë, për të ulur kostot e shpen-zimeve ministri i Brendshëm ka propozuar ndryshime ligjore. Për gradat e larta nuk do ketë ndryshim nga ligji i mëparshëm. Drejtori i Përgjithshëm, zëvendës drejtori, drejtorët dhe shefat e sektorëve do të verifikohen nga një Komision i Jashtëm me 15 anëtarë, i asistuar

    nga një sekretariat teknik me po 15 anëtarë. Ndërsa sa i përket nivelit të mesëm dhe nivelit bazë, do të jetë SHÇBA-ja ajo që do të kryejë vlerësimin për këtë kategori të uniformave blu. Sipas relacionit, kjo zgjidhje ka disa avantazhe të dukshme. Së pari, ka një impakt të ndjeshëm mbi buxhetin e parashikuar. Ngarkimi i SHÇ-BA-së me vlerësimin e punonjësve në fazën e dytë dhe të tretë, pra rreth 12.000 punonjës, i kursen buxhetit të shtetit rreth 260 milionë lekë duke minimizuar kostot shtesë.

    Pensionet e ushtarakëve, Thoma Konduri: Presim zgjidhje nga drejtësia e re, ja 3 rrugët që do ndjekim për të rrëzuar vendimin e Zaganjorit

    Konduri: Ushtarakët do ngrenë padi individuale për të kërkuar të drejtën e tyre

    Rigels SELIMAN

    Vendimi i Gjykatës së Lartë për të rikthyer paratë e marra nga pensionet, ka futur në kaos ushtarakët. Kreu i Shoqatës Kombëtare të Ush-tarakëve në Rezervë të Shqipërisë, Thoma Konduri ka treguar ditën e djeshme për gazetën “SOT”, se pas këtij vendimi të gjithë ushtarakët në pension kanë përfunduar në gjyqe nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Në reagimin e tij, Kon-duri është shprehur se vendimi i Gjykatës së Lartë i ka penalizuar ushtarakët, ndërsa ka kërkuar që të rrëzohet ky vendim, siç e quajti ai, arbitrar. “Sa i takon problemit të gjyqit ne si ushtarakë i jemi dre-jtuar të gjitha instancave të shtetit, përfshi këtu gjykatat dhe Gjykatën Kushtetuese. Por Kushtetuesja aso-kohe kur me gjashtë veta, morri një vendim arbitrar duke e hedhur poshtë ankimin tonë, duke mos e marrë në analizë me themel për ar-sye të shkeljes së procedurave. Dhe më pas Gjykata e Lartë duke përfit-uar nga ky rast vazhdon problemin për të penalizuar ata ushtarakë që kanë fituar gjyqet. Aktualisht kjo është gjendja”, deklaroi presidenti i Shoqatës Kombëtare të Ush-tarakëve në Rezervë të Shqipërisë, Thoma Konduri për gazetën “SOT”.

    Çështja drejt StrasburgutKreu i Shoqatës së Ushtarakëve

    në Lirim dhe Rezervë, Thoma Kon-duri zbuloi më tej gjatë reagimit për gazetën edhe rrugët që do të ndiqen nga komuniteti i ushtarakëve në rast se qeveria nuk do të mbështesë kërkesat e tyre. Zgjidhja e parë, sipas tij, është përballja individuale e çdo ushtaraku në gjyq, më konk-retisht në Gjykatën e Strasburgut, në mënyrë që kjo e fundit t’iu japë të drejtë atyre, duke rrëzuar kësisoj vendimin e Gjykatës së Lartë. “Jam i bindur se zgjidhje kësaj çështje do t’i japë vetëm zgjidhja individuale, duke vazhduar gjyqet në pafundësi. Madje, ne në rast se nuk do të gje-jmë zgjidhje këtu, do t’i drejtohemi Gjykatës së Strasburgut, në mënyrë individuale. Pra çdo ushtarak do të ankimojë vendimin në mënyrë individuale. Ç’ka do të thotë se kush ka kurajo ta vazhdojë gjy-

    LSI denoncon prishjen e shkollës në RoskovecLëvizja Socialiste për Integrim

    denoncoi ditën e djeshme shembjen e shkollës “Goja e Artë” në qendër të Roskovecit, në të cilën frekuentojnë mësimin 500 nxënës. Përmes një deklarate për mediat, nënkryetarja e LSI, Kejdi Mehmetaj theksoi se me një akt të paligjshëm kryebashkiakja Ma-jlinda Bufi dhe IKMT po dalin kundër vendimeve të Gjykatës së Vlorë, e cila ka pranuar sigurimin e padisë dhe ka urdhëruar që objekti i shkollës “Goja e Artë” të mos shembet. “Jam këtu sot, për të bërë një denoncim të radhës të qeverisjes kriminale, qoftë në nivel qendror, qoftë edhe lokal të Edi Ramës. Edhe pse sot është 7-marsi, dita e mësuesve, dita kur ata duhet të gëzojnë Brenda shkollave të tyre, ai bashkë me urdhrin e një prej Krye-bashkiakëve të tij, konkretisht atë të Roskovecit, shantazhon dhe dërgon fadromat e IKMT, për të prishur në mënyrë të paligjshme shkollën “Goja e Artë” në Roskovec”, deklaroi ish-deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj.

    Gjermania, pajisje 300 mijë euro për policinë

    Ambasadorja gjermane në Ti-ranë Susanne, Schutz i ka dorëzuar ditën e djeshme Policisë Shqiptare të Kufirit në praninë e Ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, pajisje në vlerën e 300.000 euro. Gjatë fjalës së saj në këtë aktivitet, ambasadorja Schutz deklaroi se kjo ndihmë është pjesë e një angazhimi gjithëpërfshirës të Gjermanisë në Shqipëri në fushën e sigurisë së brendshme. “Kjo ndihmë në pajisje, e cila përfshin 10 automjete të tipit fuoristradë, aparatura teknike të një cilësie të lartë, ndër të tjera kam-era termike dhe aparate të shikimit natën është pjesë e një angazhimi gjithëpërfshirës të Gjermanisë në Shqipëri në fushën e sigurisë së brendshme. Ky është njëkohësisht edhe një kontribut domethënës për sigurinë e kufijve në Evropë. Krahas konsolidimit operativ e strategjik të Policisë së Kufirit ne bashkëpunojmë ngushtë me partnerët shqiptarë në luftën kundër krimeve të rënda dhe krimit të organizuar”, deklaroi am-basadorja Schutz.

    qin do ta fitojë, në rast të kundër duhet të kthejë paratë mbrapsht, sikundër pretendojnë Sigurimet Shoqërore”, u shpreh ai.

    Besimi tek reforma në drejtësiNë reagimin e tij për gazetën,

    Konduri rendit edhe dy rrugët e tjera që ushtarakët do të ndjekin për t’i dhënë zgjidhje këtij ngërçi. E dyta, sipas tij, është besimi që kanë ushtarakët tek reformimi i gjyqësorit, falë reformës në drejtë-si, në mënyrë që gjyqtarët e rinj, ta gjykojnë çështjen me themel. Vetëm kështu, siç theksoi Konduri,

    gjyqtarët e sistemit të ri të drejtë-sisë do të rrëzojnë vendimin arbi-trar të marrë nga Gjykata e Lartë e drejtuar nga Xhezair Zaganjori. “Ne besojmë se me ngritjen e or-ganeve të reja të drejtësisë, kur të gjykohen çështjet do të gjykohen tamam dhe në mënyrë racionale. Nuk do të jenë më “vasalët” e Za-ganjorit dhe me radhë, pasi falë reformës në drejtësi dhe procesit të vetingut do të jenë gjyqtarë të denjë dhe të drejtë, të cilët do të zbatojnë ligjet. Ne vetëm këtë besojmë. Në ato gjyqe që ribëhen do të na jepet e drejt sipas ligjeve që na takojnë. Vetëm tek drejtësia e re kemi bes-

    im, tek askush tjetër”, u shpreh ai. Ndërkohë, Konduri bëri me dije se hapi i tretët që do të ndërmarrin ushtarakët është nisja e proceseve gjyqësore me padi individuale, pas reformimit të gjykatave si pasojë e procesit të vetingut. “Ne do t’i ri-ankimojmë çështjet në gjykata me pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët e korruptuar. Gjith-monë ankimime individuale, pasi ato janë shqyrtuar njëherë në grup. Kështu që çdo person do të anki-mojmë dhe të ndjekë personalisht çështjen e tij në gjykatë”, nënvizoi kreu i Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim dhe Rezervë, Thoma Konduri.

    1.Konduri deklaroi se vendimi i Gjykatës së Lartë duke iu kërkuar që të kthejnë mbrapsht lekët, i ka penalizuar ushtarakët

    2.Konduri bëri dje me dije se ushtarakët do t’i drejto-hen Gjykatës së Strasburgut, duke i kërkuar që të rrëzojë vendimin e Gjykatës së Lartë

    3.Konduri deklaroi se vendimi i Gjykatës së Lartë duke iu kërkuar që të kthejnë mbrapsht lekët, i ka pe-nalizuar ushtarakët

    4.Kreu i SHULR theksoi se Zaganjori dhe trupa e Gjykatës së Lartë “pushkatoi” ushtarakët

    5.Kreu i Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim dhe Rezervë, Thoma Konduri theksoi se ushtarakët kanë besim tek reforma në drejtësi

    6.Konduri u shpreh se me reformimin e gjykatave, ushtarakët do t’iu drejtohen gjykatave me padi individuale

    7.Kreu i SHULR bëri me dije se ushtarakët janë të zhgënjyer nga qeveria

    MESAZHET E KONDURIT7

    Kreu i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë, Thoma Konduri i bëri dje thirrje qeverisë që të frenojë ofensivën e nisur nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore kundrejt ushtarakëve, duke iu kërkuar