24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 6 Prill 2019 Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, 25 prokurorë kualifikohen për në SPAK, krerët e Hetimit Kriminal në SHBA vijnë me mision në Tiranë Ç m i m i 2 0 l e k ë Kryeministri Edi Rama e ka bërë edhe një herë të qartë se qeveria socialiste do të vijojë të punojë deri në vitin 2021. Duke folur nga qyteti i Kukësit, i pari i qeverisë hodhi... Ndërkombëtarët kanë braktisur në fatin e saj opozitën shqiptare. Që kur Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dogjën man- datet e deputetit, sytë u drejtuan tek... Kryetari i Partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini ka zhvilluar ditën e djeshme një takim në Romë me zv/presidentin e Parlamen- tit Europian, Fabio Massimo Castaldo. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat... Teatri Kombëtar Eksperimental është mo- mentalisht skena e parë teatrore në vend dhe një shteg kalimi e vijë ndarëse me ndikim në jetën e teatrit shqiptar. Repertori i fortë, gërshetimi i brezave krijues e interpretues, hapja... Rama: Parlamenti nuk luan vendit, Berisha nxirrte të burgosurit me leje lindje për zgjedhjet, Monikës nuk po i përgjigjet më as filxhani BE tjetër goditje PD-LSI, Calavera anashkalon Bashën dhe Kryemadhin, integrimi dhe reforma në drejtësi fokusi kryesor i vizitës Arian Galdini takon zëvendës- presidentin e PE: Hyrja e LDE në zgjedhje s’është braktisje e opozitarizmit, të miratohet reforma zgjedhore Kiço Londo: Laura Nezha, imazhi i padiskutueshëm i elitës së re teatrore Faqe 7 Faqe 4 Faqe 6 Faqe 19 & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Nga Luan KURTI Nga Kristo MËRTIRI Nga Besi BEKTESHI Nuk i shkul asgjë përmetarët nga kultura e gjuhësia shqiptare! Trashëgimtarët e idealistëve patriotë, jashtë establishmentit! Gati përballja Rama-Meta për lojën me dekretet, fillon përzgjedhja e kandidatëve për Kushtetuesen, bien alibitë e presidentit Tërhiqet Basha, paralajmëron futjen në zgjedhjet vendore, shprehet i gatshëm edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] Organet e reja të drejtësisë shumë shpejt do të jenë të gjitha gati. Ngërçi i krijuar në sistemin gjyqësor ka shërbyer si ushqim për politikën, pasi në shumë raste lëshohen akuza se vendi ndodhet në kolaps dhe në krizë Kus- htetuese. Pjesë e të tilla deklaratave është bërë dhe presidenti Ilir Meta, i cili në çdo dalje publike është shprehur se Kushtetuesja nuk funksionon dhe drejtësia është në krizë... Rektori Mynyr Koni abuzime skandaloze me programet Erasmus, administratës së tij i dha 81 trajnime, Fakultetit Juridik vetëm 4 të tilla, sekretarja e tij 4 herë fituese S’kanë fund skandalet e ALUIZNI-t, ja si u janë dhënë tendera kompanive që nuk plotësojnë kushtet, janë përdorur miliona lekë për qira zyrash ALUIZNI është një institucion i “mbytur” nga skandalet. Prej disa ditësh gazeta ka nxjerrë në pah abuzimet që ALUIZNI ka kryer me lejet e legalizimet, duke i dhënë në mënyrë të paligjshme.... Faq 11 Faqe 9 Faqe 5 Faqe 6 Faqe 2,3 Spartak Ngjela: Moska po tenton destabilizim përmes të korruptuarve, i trembet faktorizimit të shqiptarëve, ja qëllimi i vizitës së zyrtarit të DASH Diktaturat ranë, por jo autoritarizmi

Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Shtunë 6 Prill 2019

Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, 25 prokurorë kualifikohen për në SPAK, krerët e Hetimit Kriminal

në SHBA vijnë me mision në Tiranë

Çmimi 20 lekë

Kryeministri Edi Rama e ka bërë edhe një herë të qartë se qeveria socialiste do të vijojë të punojë deri në vitin 2021. Duke folur nga qyteti i Kukësit, i pari i qeverisë hodhi...

Ndërkombëtarët kanë braktisur në fatin e saj opozitën shqiptare. Që kur Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim dogjën man-datet e deputetit, sytë u drejtuan tek...

Kryetari i Partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini ka zhvilluar ditën e djeshme një takim në Romë me zv/presidentin e Parlamen-tit Europian, Fabio Massimo Castaldo. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat...

Teatri Kombëtar Eksperimental është mo-mentalisht skena e parë teatrore në vend dhe një shteg kalimi e vijë ndarëse me ndikim në jetën e teatrit shqiptar. Repertori i fortë, gërshetimi i brezave krijues e interpretues, hapja...

Rama: Parlamenti nuk luan vendit, Berisha nxirrte të

burgosurit me leje lindje për zgjedhjet, Monikës nuk po i përgjigjet më as filxhani

BE tjetër goditje PD-LSI, Calavera anashkalon Bashën

dhe Kryemadhin, integrimi dhe reforma në drejtësi fokusi kryesor i vizitës

Arian Galdini takon zëvendës-presidentin e PE: Hyrja e LDE në zgjedhje s’është braktisje e opozitarizmit, të miratohet

reforma zgjedhore

Kiço Londo: Laura Nezha, imazhi i padiskutueshëm

i elitës së re teatrore

Faqe 7

Faqe 4

Faqe 6

Faqe 19

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Nga Luan KURTI

Nga Kristo MËRTIRI

Nga Besi BEKTESHI

Nuk i shkul asgjë përmetarët nga kultura e gjuhësia shqiptare!

Trashëgimtarët e idealistëve patriotë,

jashtë establishmentit!Gati përballja Rama-Meta për lojën me dekretet, fillon përzgjedhja e kandidatëve

për Kushtetuesen, bien alibitë e presidentit

Tërhiqet Basha, paralajmëron futjen në zgjedhjet vendore, shprehet i gatshëm edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

Organet e reja të drejtësisë shumë shpejt do të jenë të gjitha gati. Ngërçi i krijuar në sistemin gjyqësor ka shërbyer si ushqim për

politikën, pasi në shumë raste lëshohen akuza se vendi ndodhet në kolaps dhe në krizë Kus-htetuese. Pjesë e të tilla deklaratave është bërë

dhe presidenti Ilir Meta, i cili në çdo dalje publike është shprehur se Kushtetuesja nuk funksionon dhe drejtësia është në krizë...

Rektori Mynyr Koni abuzime skandaloze me programet Erasmus, administratës së tij i dha 81 trajnime,

Fakultetit Juridik vetëm 4 të tilla, sekretarja e tij 4 herë fituese

S’kanë fund skandalet e ALUIZNI-t, ja si u janë dhënë tendera kompanive

që nuk plotësojnë kushtet, janë përdorur miliona lekë për qira zyrash

ALUIZNI është një institucion i “mbytur” nga skandalet. Prej disa ditësh gazeta ka nxjerrë në pah abuzimet që ALUIZNI ka kryer me lejet e legalizimet, duke i dhënë në mënyrë të paligjshme.... F

aq 1

1

Faqe 9

Faqe 5

Faqe 6

Faqe 2,3

Spartak Ngjela: Moska po tenton destabilizim përmes të korruptuarve, i trembet faktorizimit të shqiptarëve, ja qëllimi i vizitës së zyrtarit të DASH

Diktaturat ranë, por jo autoritarizmi

Page 2: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT2 E Shtunë 6 Prill 2019

2,3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ministria e Brendshme zbardh detajet, ja si o të funksionojë shoqëria shtetërore për ruajtjen fizike “Illyrian Guard”

Zëvendësministri i Brendshëm, Julian Hodaj ka dhënë detaje se si do të funksionojë shoqëria tregtare “Illyrian Guard”, e para kompani 100 % në pronësi të shtetit. Një kompani shtetërore e ruajtjes së sigurisë fizike të personave dhe pronave shtetërore, me punonjës të Policisë së Shtetit. Ai u shpreh se “Illyrian Guard” do të organizohet në disa departamente të cilat do të jenë në varësi të shërbimeve, duke shtuar se është një komponent i rëndësishëm në fushën e teknologjisë. “Do të organizohet me disa departamente në varësi të shërbimeve që do të japë. Nuk është thjeshtë një

shoqëri që ofron shërbim ruajtjeje dhe sigurie fizike, pra nuk është thjesht një ‘SHPSF’, patjetër që do të operojë edhe në atë treg, sidomos me institucionet shtetërore. Por edhe një komponent tjetër mjaft i rëndësishëm është kërkimi teknolog-jik dhe fusha e teknologjisë së informacionit. Pra, ajo që ne kemi si shtysë sot që është modernizimi i strukturave të Ministrisë së Brendshme”, tha Ju-lian Hodaj. Zëvendësministri i Brendshëm tregoi se si do të rekrutohen punonjësit e “Illyrian Guard”, duke thënë se do të jenë punonjësit e Policisë së Shtetit të cilët kanë deri në 25 vite eksperiencë

punë. “Burimi kryesor i rekrutimit të punonjësve do të jetë Policia e Shtetit. Në Policinë e Shtetit ka shumë njerëz me eksperiencë, të cilët për një arsye ose për një tjetër, nuk kanë pasur atë ecuri në karrierë. Flasim për ata që kanë po themi 20-25 vite eksperiencë në Policinë e Shtetit”, tha ai. Hodaj tha se “Illyrian Guard” do të operojë në të gjitha fushat, duke theksuar se një element kyç do të jetë modernizimi i Policisë së Shtetit. “Ruajtja dhe siguria fizike është vetëm një nga fushat ku mund të operojë kjo. Duke qenë shoqëri tregtare mund të operojë në të gjitha fushat që e gjykon

të arsyeshme dhe në të gjitha ato fusha, të cilat përveçse mund të krijojnë të ardhura, mund të jenë edhe me interes për zhvillimin e mëtejshëm. Ajo që ne mendojmë është që kjo shoqëri do jetë një element kyç përsa i përket modernizimit të Policisë së Shtetit apo të strukturave të tjera të Ministrisë së Brendshme. Që do të thotë, duke qenë një entitet privat, ka gjithë lirinë që të ushtrojë veprimtarinë në fushën e kërkimit dhe zhvillimit të teknologjive. Ne besojmë fort që në këtë pikë do të jetë një ndihmë e madhe për të gjithë institucionet e Ministrisë së Brendshme”, tha ai.

Spartak Ngjela: Moska po tenton destabilizim përmes të korruptuarve, i trembet faktorizimit të shqiptarëve, ja qëllimi i vizitës së zyrtarit të DASH

Avokat Ngjela: Opozita po përdor të njëjtën strategji si Maqedonia dhe Mali i Zi

Elisjeda KIKO

Avokat Spartak Ngjela ka deklaruar dje se Moska po përdor pushtetarët e kor-ruptuar për të destabilizuar

vendin. Përmes një statusi në rrjetet so-ciale, ai ka analizuar vizitën e Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë Matthew Palmer, ku sipas tij, në fokus do të jenë ndikimi rus dhe skenarët destabilizues të opozitës. Ngjela u shpreh se Putin kërkon të ndalojë instalimi e bazës ushtarake në Kuçovë, duke theksuar se Rusia po synon të bllokojë faktorizimin e shqiptarëve. “Shërbimet amerikane kanë të drejtë: korrupsion i sotëm shqiptar e ka shpresën e mbijetesës së tij te Rusia dhe te Beogradi. Kjo në fakt është sëmundje e vjetër e të korruptu-arve shqiptare. Janë të shumtë ata që në historinë tonë dyqindvjeçare janë bërë pjesë e fqinjëve pushtues duke shitur in-teresin kombëtar. E ç'i do emrat! Njëlloj si këta të sotmit kanë qenë. Po sot nuk janë vetëm krerët e korrupsionit politik që vërtiten nëpër borderotë e Beogradit, Athinës dhe Moskës, se është edhe një pjesë e medias që po paguhet rregullisht nga Moska dhe Athina. Të gjithë janë të djegur. Korrupsioni i lartë shtetëror i të gjitha qeverive në këta dhjetë vjetët e fundit, nuk shpëton dot. Janë skeduar që të gjithë, dhe kot vijnë vërdallë për të destabilizuar Shqipërinë. Shqipëria nuk mund të destabilizohet. Pikërisht për këtë duket se vjen në Tiranë këto ditë dhe Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan”, tha ai. Por Ngjela tha se asnjë prej tyre nuk do ja hedhë paq. Sipas tij, të korruptuarit do ndëshkohen. Po ashtu, avokati tha se destabilizimi dhe roli i Moskës ka detyruar zyrtarin e DASH të vijë në Tiranë. “Korrupsioni i lartë shtetëror i të gjitha qeverive në këta dhjetë vjetët e fundit, nuk shpëton dot. Janë skeduar që të gjithë, dhe kot vijnë vërdallë për të destabilizuar Shqipërinë. Shqipëria nuk mund të destabilizohet. Pikërisht për këtë duket se vjen në Ti-ranë këto ditë dhe Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan. Sot po dal-lohet një ndërhyrje me trysni e politikës ruse në Shqipëri. Çështja është se politi-ka ruse, duke përkrahur korrupsionin e lartë shtetëror shqiptar, kërkon që me ta të krijojë qeveritë e veta për të ndaluar instalimin e bazave ushtarake ameri-kane në Shqipëri dhe vetë influencës

Balliu: Në 13 prill do të jetë dita e parë e qeverisë së re

Ish-deputeti i Partisë Demokra-tike, Klevis Balliu i është drejtuar i revoltuar kryeministrit Edi Rama, ku ka thënë se nga ajo protestë do të vijë dhe fundi i tij. Ai ka qenë në mbështetje të protestës së banorëve të Astirit, nga ku u ka bërë thirrje qytetarëve ti bashkohen protestës së opozitës në 13 prill, duke shtuar se atë ditë do të jetë dita e parë e qeverisë së re. “Ne nuk na ka mbetur asgjë tjetër për ti thënë këtij njeriu. Në fakt ti nuk je kryeministri i askujt. Je në arrati dhe të kërkon drejtësia. Ju ftoj të qëndrojmë këtu në këtë protestë që do të hyjë në histori, për këtë protestë që ishte protesta që ndezi të gjitha protestat. Nga këtu do të vij fundi i Edi Ramës. Ju ftoj të thërrisni njerëzit tuaj që ti bashkohen protestës. Të bashkohemi në datën 13 për ditën e fundit të Ramës dhe ditën e parë të qeverisë së re”, u shpreh ish deputeti demokrat, Klevis Balliu. Prej më shumë se 5 muaj protestë, banorët e Astirit vazhdojnë rezistencën kundër shembjes së shtëpive të tyre, për ti hapur rrugë projektit te “Unaza e re”.

Fishta: Transferimet vetëm pas analizave

të punës dhe vlerësimeveSindikata e policisë kërkon që

Drejtori i Përgjithshëm të bëjë kujdes me shkarkimet dhe emërimet e she-fave të komisariateve në rang vendi. Një ditë pas ndryshimit të drejtuesve të 14 komisariateve, kreu i Sindikatës Sadetin Fishta tha se lëvizjet e kuad-rove të policisë duhet të bëhen vetëm mbi bazën e analizave të mirëfillta të punës. Policia e Shtetit duhet të bëjë kujdes me lëvizjen masive të dre-jtuesve të komisariateve. Deklarata vjen nga kreu i Shoqatës së Policisë, Sadedin Fishta, dy ditë pas vendimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Poli-cisë së Shtetit, Ardi Veliu për ndrys-himin e shefave të 14 komisariateve. “Këto lëvizje parashikojnë që më përpara. Lëvizja duhet bërë me një vlerësim punë. Më pas i komuniko-het drejtuesit 1 muaj përpara. Do të thotë që ne po rendim pas ngjarjes dhe nuk rendim pas ristrukturimit të policisë, në favor të luftës kundër krimit”, tha ai.

amerikane në këtë vend. Politika ruse po kërkon në fakt bllokimin e fenomenit të panshqiptarizmit në Ballkanin Perëndi-mor”, tha Ngjela.

Faktorizimi i shqiptarëveAvokat Spartak Ngjela ka dhënë

dhe arsyet se përse Moska po tenton destabilizimin e vendit. Sipas tij, Be-ogradi e Moska i tremben faktorizimit të shqiptarëve. Ngjela tha se Moska po përdor opozitën për të çuar në zgrip vendin. Sipas avokatit, Basha po tenton të hyjë me dhunë në Kuvend, njësoj siç ve-proj Gruevski në Shkup, ku u përleshën me deputetët dhe kryetarin e Kuvendit. “Gjithsesi situata në Shqipëri kërkon që të acarohet me ndihmën e politikës ruse.

Por koha prej rreth 40 ditësh, qëkurse deputetët e Partisë Demokratike kanë dalë nga Parlamenti, tregoi që këta e kanë krejt të pamundur destabilizimin e Shqipërisë. Dhe po ta shohësh me një sy analitik krahasues, konstaton se mënyra sesi kanë dashur të destabilizo-jnë Shqipërinë është identike me atë që është përdorur në Maqedoni dhe në Mal të Zi. Ashtu sikurse po tentojnë sot në Ti-ranë, me dështim të përsëritur, që të hy-jnë me hordhi në Parlamentin shqiptar kur ky është i mbledhur, po kështu vepruan edhe në Shkup, kur hordhitë e Gruevskit hynë në Parlament dhe u për-leshën me deputetët dhe me kryetarin e Kuvendit, sepse donin që të ndalonin

ngritjen e shqiptarëve në lartësinë e të drejtave të tyre si etni shtetformuese”, u shpreh Ngjela. Më tej, avokati deklaroi se pas tentativave të Moskës për të dest-abilizuar vendin, SHBA ka përqendruar të gjithë vëmendjen në Shqipëri. “E gjithë kjo situatë në një koncept politik të aktualitetit, është në favor të Shqipërisë. Është në favor se, fakti që kundërshtari më i drejtpërdrejt i Perëndimit po tenton të destabilizojë Shqipërinë, kuptohet që e gjithë vëmendja amerikane është e përqendruar sot te Shqipëria. Dhe kjo është pikërisht arsyeja që korrupsioni i lartë shqiptar nuk mund të ketë më jetë në Shqipëri, madje as edhe në Kosovë”, tha ai.

“Kryesore është pa diskutim reforma në drejtësi. Politika amerikane dhe politika gjermane këtë e kanë sot primare në marrëdhëniet me politikën e lartë shqiptare. Gjuha antikorrupsion dhe për reformën në drejtësi që po përdor politika amerikane dhe ajo e BE nuk i jep më mundësi të korruptuarve që të bllokojnë

reformën. Dalja e deputetëve të opozitës antireformë jashtë Parlamentit, nga politika perëndimore, është parë si sukses për reformën në drejtësi dhe aspak si një krizë. Prandaj, për të gjitha ato që thamë, të larguarit nga Parlamenti nuk kanë më asnjë shpresë për të krijuar një atmosferë antireformë”, tha Ngjela.

NGJELA: SHBA-BE PO MBËSHTESIN REFORMËN ZGJEDHORE

Avokat Spartak Ngjela u shpreh se Rusia po synon të destabilizoj Shqipërinë, të fitoj pushtet përmes pushtetarëve të korruptuar por edhe të zhbëjë çështjen e Kosovës në favor të Serbisë. “Presioni rus, i cili po kërkon që së pari, të krijojë destabilizimin e Shqipërisë, së dyti, të fitojë pushtetin me

kukullat korruptive në Tiranë, dhe, së treti të zhbëjë çështjen e Kosovës në favor të Serbisë. Ky është në vija të trasha plani rus. Por nuk duhet të harrojmë se pasioni antishqiptar për sllavizmin e territoreve arbërore është në fakt pasion i sëmurë dyshekullor i Perandorisë Ruse”, u shpreh Ngjela.

AVOKATI: MOSKA DO TË FITOJË PUSHTET PËRMES TË KORRUPTUARVE

Page 3: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

2,3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21GAZETA SOT E Shtunë 6 Prill 2019 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Vetingu, Apeli lë në fuqi shkarkimin e Elison Sadikut, konfirmohet në detyrë gjyqtarja e Krimeve të Rënda

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë dje në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kual-ifikimit, i cili shkarkoi nga detyra prokurorin e Prokurorisë së Korçës, Elison Sadiku. KPK vendosi shkarkimin e tij nga detyra pasi hetimi administrativ gjeti pasaktësi në deklarimin e pasurisë dhe mangësi në hetimin e dy çështjeve. Në vendimin e zbardhur rezulton se treshja e KPK e kryesuar Brunilda Bekteshi, me relator Olsi Komici dhe anëtar Lulzim Hamitaj, gjeti që Sadiku nuk mund të justifikonte “në mënyrë të

ligjshme” kursimet e bashkëshortes para korrikut 2009 dhe për rrjedhojë një sërë transaksionesh që ishin bazuar mbi këto kursime, përfshi blerjen e disa pajisjeve për një klinikë dentare private. “Ka pasaktësi në deklarimin e burimeve financiare, deklarim të pamjaftueshëm të të ardhurave, si dhe ka burime financiare të paligjshme e, për rrjedhojë, ka burime financiare të ligjshme të pamjaftueshme për kryerjen e investimeve për-katëse”, thuhet në vendimin e KPK-së. KPK gjeti po ashtu mangësi në hetimet e kryera nga proku-

rori. Në një hetim ndaj një dekani të Universitetit të Korçës, KPK shprehet se Sadiku nuk kishte kryer hetim të thelluar sa i përket një denon-cimi që pretendonte se dy diploma të lëshuara në Bullgari ishin false. Po ashtu sipas KPK-së, pushimi pa hetuar i një kallëzimi për ekspertizë të falsifikuar në një gjyq civil, tregonte mangësi profesionale. Sa i përket pasurisë, Sadiku u mbrojt duke pranuar se nuk mund të sillte doku-mente provuese për të ardhurat e bashkëshortes para se ata të lidheshin në martesë, megjithëse

paraqiti deklarata noteriale të punëdhënësit të saj. Ndërkohë, sa i përket dyshimeve mbi pro-fesionalizmin, ai i mbrojti vendimet që kishte marrë duke i thënë Komisionit se në të dy rastet, hetimet përtej asaj që ai kishte bërë nuk kishin qenë të nevojshme. po dje pati një vendim dhe nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i cili la në detyrë anëtaren e Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, Albana Boksi. Gatë verifikimit ajo nuk pati asnjë problem në të 3 komponentët dhe u rikonfirmua në detyrë.

Zyrtarët e delegacionit amerikan kanë deklaru-ar dje se do të rrisin mbështetjen për autoritetet shqiptare. “Jam i bindur që askund nuk mund ta gjej këtë nivel bashkëpunimi si në nivel lidershipi, ashtu edhe në nivel operacional. Do të vazhdojmë në rrugën e nisur, pasi tashmë Policia e Shtetit ka fituar besueshmërinë tonë dhe ka mbështetjen e plotë në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit”,

nënvizoi Antonio Zamudio. Ndërsa Karen Riley: “Në Departamentin Amerikan të Shtetit, janë në dijeni të op-eracioneve të suksesshme që janë zhvilluar në Shqipëri. Në emër të tyre ju them faleminderit. Vlerësoj shumë marrëdhënien dhe bashkëpunimin që keni me oficerin tonë, marrëdhënie e cila është një nga më të mirat, në të gjitha vendet e tjera. Do keni mbështetjen tonë edhe në të ardhmen në të gjitha drejtimet”.

ZYRTARËT E SHBA: DO RRISIM BASHKËPUNIMIN

Nisin lëvizjet për të goditur korrupsionin, 25 prokurorë kualifikohen për në SPAK, krerët e Hetimit Kriminal në SHBA mision në Tiranë

Ja kush janë kandidatët që do i nënshtrohen vetingut për të kaluar në SPAK

Kliti TOPALLI

Autoritetet shqiptare dhe shtetet partnere kanë bërë gati terrenin për të luftuar korrupsionin dhe krimin e

organizuar në vend. Dje është hedhur hapi i radhës për të ngritur Prokuror-inë e Posaçme Antikorrupsion, pasi janë përzgjedhur kandidatët finalë. Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur dje për të shqyrtuar dosjet e 28 kandidatëve që shfaqën interes disa javë më parë dhe vetëm 25 janë kualifi-kuar për të vijuar me procesin e vetin-gut dhe më pas me atë të përzgjedhjes. Anëtarët e KLP s’kualifikuan nga gara 3 kandidatë që nuk vinin nga radhët e prokurorëve, e më konkretisht: Gëzim Cenajn, Fatmir Hoxhën dhe Irena Ninon. Argumenti që u përdor është se në ligj parashikohet që kandidatët duhet që të kenë vlerësim maksimal në karrierë me qëllim që të ketë ngritje në detyrë për ta. KLP ju sugjeroi që të aplikojnë fillimisht për postin e proku-rorit dhe më pas për SPAK. Ndërkohë, 25 emrat e tjerë në listë u cilësuan si të ligjshëm dhe ata do jenë në garë për të plotësuar 15 vendet vakante. Në listë janë shumica anëtarë të Krimeve të Rënda dhe të Prokurorisë së Përg-jithshme. Sipas ligjit, dosjet e tyre tani do i dërgohen Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili do i fusë në veting me procedurë të përshpejtuar. Nëse e kalojnë vetingun që të gjithë, atëherë KLP mes 25 emrave duhet të zgjedhë 15. Por nëse ngelin një pjesë e madhe, mund të ngrihet Prokuroria e Posaçme dhe me 10 anëtarë. Hapi i djeshëm ishte shumë i rëndësishëm, pasi KLP mori shumë kohë me hartimin e rreg-ullores, grumbullimin e dosjeve dhe verifikimin e tyre. Tani topi është te KPK, i cili duhet që të mbyllë sa më shpejt vetingun. Shpresat e anëtarëve të Këshillit të Prokurorisë janë që bren-da qershorit të kenë dalë rezultatet dhe menjëherë nisin emërimet e anëtarëve të Prokurorisë Speciale.

Emrat që garojnëMes emrave që garojnë ka shumë

figura të njohura, të cilat kanë pasur në shqyrtim dhe dosje të bujshme. Mes tyre është Elisabeta Imeraj, e cila momentalisht drejton Prokurorinë e Tiranës si e komanduar pasi zyrtarisht është anëtare e Krimeve të Rënda. Emra të tjerë shumë të njohur janë

Kreu i Prokurorisë së Sarandës rrezikon

shkarkiminDrejtuesi i Prokurorisë së Sa-

randës, Edison Ademi, rrezikon shkarkimin. Shkelja e etikës dhe shoqërimi me persona që kanë qenë duke u hetuar për armëmbajtje e trafik droge rrezikojnë të penalizojnë Ademin. Sipas rezultateve të vetingut, rezultoi se kishte folur në telefon me shtetasin E.M që e kishte hetuar për armëmbajtje, si dhe kishte udhëtuar drejt Kosovës në 2014 me automjetin e një të hetuari për trafik droge. Po ashtu vetingu i kishte gjetur Ademit edhe probleme me pasurinë, paçka se sipas raportit të ILDKPI-s ai kishte burime për ti justifikuar, por i kishte fshehur dhe kishte bërë deklarime të pasakta ndër vite. Vetë Ademi ka akuzuar ILDKPI –në se kishte shkelur ligjin dhe kishte cenuar sigurinë e tij duke publikuar deklaratat e tij në media. Gjatë seancës pati debate edhe për pasurinë e prokurorit Ademi ku ai kishte deklaruar saktë një apartament në qytetin e Vlorës, por sipas KPK-së kishte shkelur ligjin e konfliktit të interesit, kur kishte marrë me qira në përdorim një sipërfaqe toke në Vlorë për 99 vite nga shteti.

Gent Cakaj në SHBA, takon Matthew PalmerGjatë qëndrimit në Uashington

Ministri në Detyrë Cakaj, zhvilloi një takim në Departamentin Amerikan me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer. Gjatë këtij takimi ata shkëmbyen mendime në lidhje me zhvillimet më të fundit në Ballkanin Perëndimor, rolin e Shqipërisë atje, marrëdhëniet e saj me vendet fqinje, si dhe perspektivat integruese të vendeve të rajonit në strukturat euro-atlantike. Ministri në Detyrë Cakaj u ndal gjithashtu edhe në ecurinë e proceseve të brendshme të Shqipërisë dhe progresin e bërë për ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë, perspektivën e çeljes së negociatave në qershor të këtij viti dhe çështje të tjera të bashkëpunimit dypalësh Shqipëri-SHBA. Sipas njoft-imit për shtyp, Palmer ka vlerësuar rolin e rëndësishëm të Shqipërisë në Ballkanin Perëndimor.

Anton Martini, Besim Hajdarmataj, Donika Prela, Dritan Prençi, Eugen Beci, Klodian Braho, etj. Pothuajse të gjitha anëtarët e Krimeve të Rënda pranuan të kalojnë në SPAK dhe të kenë sërish në dorë luftën antikor-rupsion. Realisht, deri më tani Krimet e Rënda kanë pasur në dorë vetëm dosje të krimit të organizuar, pasi sa i takon korrupsionit kanë dështuar. Por duke kaluar në SPAK shpresat janë se diçka do ndryshojë, pasi do kenë siguri, paga të larta dhe do mbahen

në monitorim që të mos bien pre e presioneve dhe shantazheve.

Roli i amerikanëve Procesi i djeshëm është bërë në

monitorim të SHBA-BE. Përfaqësuesit e tyre kanë dhënë dhe ndihmë në KLP për hartimin e rregullores, ndërsa po ashtu do kenë rol në përzgjedhjen e kandidatëve. Por teksa u hap rruga finale për SPAK, një delegacion i rëndësishëm nga SHBA, mbërriti dje në vendin tonë sa i takon luftës kundër krimit, korrupsionit e krimit të organizuar. Delegacioni drejtohej nga shefja e Departamentit të Hetimeve Kriminale të Shërbimit të Sigurisë

Diplomatike në DASH, Karen Riley, e cila shoqërohej nga Antonio Zamudio, Shef për Hetimet Kriminale në Zyrën Rajonale të Sigurimit në Ambasadën e SHBA-së në Tiranë dhe Chuck Har-rison, Agjent Federal për Hetimet Kriminale për Ballkanin. Fillimisht ata kanë takuar kreun e policisë Ardi Veliu, ndërsa po ashtu do kenë takime me zyrtarë të prokurorisë, të KLP, KLGJ dhe organeve të tjera ligj-zbatuese. Vizita e tyre në vend dëshmon qartë se Shqipëria ka hyrë në rrethin e amerikanëve dhe ata do bëjnë gjithçka është e mundur të për të instaluar shtetin ligjor.

1.Klodian Braho2.Besnik Muçi3.Anton Martini4.Eugen Beci5.Edvin Kondili6.Ened Nakuçi7.Doloreza Musabelliu8.Arben Kraja9.Vladimir Mara10.Dritan Prençi11.Shkëlzen Cena12.Behar Dibra13.Besim Hajdarmataj14.Dorina Bejko15.Vatë Staka16.Donika Prela17.Elisabeta Imeraj18.Altin Dumani19.Elida Kackini20.Enkeleda Osmani21.Enkeleda Millonai22.Maksim Sota23.Manjola Kajana24.Ndini Tavani25.Anita Jella

KANDIDATËT FINALË TË SPAK

25

Këshilli i Lartë i Prokurorisë është mbledhur dje për të shqyrtuar dosjet e

28 kandidatëve që shfaqën interes disa javë më parë dhe vetëm 25 janë kualifi-

kuar për të vijuar me procesin e vetingut dhe më pas me atë të përzgjedhjes...

Page 4: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

4 GAZETA SOTE Shtunë 6 Prill 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Eurodeputeti i PPE, Tunne Kelam që ishte dhe kryesuesi i delegacionit të BE që mbërriti pak ditë më parë në Tiranë, u shpreh kundër djegies së mandateve të opozitës. “Ne dënojmë me forcë të gjithë retorikën politike që nxit dhunën dhe i bëjmë thirrje opozitës që të përf-shihet sërish në procesin demokratik parlam-entar. Qeveria dhe opozita duhet urgjentisht

ta qetësojnë situatën përmes angazhimit konstruktiv. 2019 është një vit i rëndësishëm që do të formësojë të ardhmen afatgjatë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Ne e mirëpresim progresin e bërë deri më tani dhe i nxisim fort të gjitha forcat politike që të punojnë së bashku për të zbatuar reformat e nevojshme pa vonesë”, deklaroi Kelam.

“Qendra Burimore do të mbështesë rr-jetëzimin e shoqërisë civile në nivel kombëtar dhe rajonal përmes bashkëpunimit të ngushtë me programe dhe iniciativa të tjera që po ndo-dhin. Angazhimi juaj si shoqëri civile duhet të jetë në zemër të çdo procesi reformash në vendin tuaj. Integrimi në BE nuk është një proces për korridoret e pushtetit të lartë - nëse

nuk përfshin të gjithë shoqërinë ai nuk mund të realizohet. Ne e dimë nga anëtarësimet e mëparshme se ndryshimi ndodh me të vërtetë vetëm kur bëhet kjo dhe kur perceptohet pikërisht në nivel vendor. Ju si shoqëri civile jeni në një pozicion të përkryer për ta bërë këtë, krahas qeverisë vendore dhe aktorëve të tjerë”, deklaroi dje Genoveva Calavera.

KELAM: DËNOJMË ME FORCË SJELLJEN E OPOZITËS

Calavera: Pjesë e procesit të integrimit edhe shoqëria civile

Opozita i ankohet Genoveva Calaverës për reformën në drejtësi, Petrit Vasili shpërthen në akuza ndaj ndërkombëtarëve

Opozita ka përfituar nga rasti dje për t’i renditur Drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Genoveva Calavera të gjitha pakënaqësitë sa i takon reformës në drejtësi. Përfaqësuesit e PD-LSI që ishin dje në takim me Calaveran kishin përgatitur një raport të gjatë, ku shprehnin kritikat e tyre për reformën dhe procesin e vetingut. Në letra opozitarët ngrinin si shqetësim rastin e Bujar Sheshit në KLP, rastin e Donika Prelës, zgjedh-jen e Kryeprokurores së përkohshme, Arta Marku, etj.. Por sipas burimeve, Calavera i ka

thënë opozitës se reforma në drejtësi nuk duhet të ndalet dhe se duhen vetëm hapa përpara. Diç-ka e tillë ka irrituar tej mase Lëvizjen Socialiste për Integrim. Petrit Vasili, përmes një postimi në rrjetet sociale, shpërtheu në akuza dje ndaj ndërkombëtarëve, duke i akuzuar se po mbu-lojnë të vërtetat. “Që drejtësia u kap dhe faktet që mbi 60% të të zgjedhurve nga mazhoranca në KLP dhe KLGJ ishin të kontestuar fort dhe me argumente nga ONM është fakt publik dhe shumë i rëndë për integritetin e reformës në dre-jtësi. “Çuditërisht” ndërkombëtarët në Shqipëri

dhe jo vetëm, pritej që të ishin ata shumë hapa më përpara se sa vetë shqiptarët, për arsye të standardeve të larta demokratike të vendeve, që përfaqësojnë. Përkundrazi ndërkombëtarët po shfaqen “çuditërisht” në rolin e krijuesve të alibive në vend të stimulimit të demaskim-it dhe ndëshkimit, të pranimit të zgjidhjeve sipërfaqësore dhe jo përmbajtësore, të të folurit teorik klishe në vend të gjuhës realiste, të pranimit ta anti-standardeve në shërbim të pseudo stabilokracisë, në vend këmbënguljes për standarde të larta dhe arritjes së stabilitetit

vetëm përmes demokracisë funksionuese”, tha Vasili. Ai akuzoi ndërkombëtarët se të vërtetën po e negociojnë me dreka dhe darka të palig-jshme. Sipas tij, ka ardhur koha që bjerë miti i ndërkombëtarëve në Shqipëri. “Me të tilla sjellje e qëndrime ndërkombëtarët kanë hedhur për fat të keq vetëm hapa pas, sepse dialogun e hapur e parimor e kanë zëvendësuar me dreka e darka ilegale përpunimi opinionesh e indi-vidësh artificialë. Mitizimi i pagabueshmërisë së ndërkombëtarëve është thjesht një iluzion, që duhet të marrë fund”, u shpreh Petrit Vasili.

Mimoza IBRA

Ndërkombëtarët kanë braktisur në fatin e saj opozitën shqiptare. Që kur Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim

dogjën mandatet e deputetit, sytë u drejtuan tek faktori ndërkombëtar për të parë se çfarë qëndrimi do të mbanin. Pati nga ata që men-donin SHBA-BE do ta mbështesnin opozitën në këtë akt të paprecedentë kundër qeverisë, por nuk ndodhi aspak kështu. Deri tani, të gjithë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Bashkimit Evropian kanë dalë kundër PD-LSI. I njëjti qëndrim u mba-jt dje edhe nga Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Geno-veva Calavera. Dje dhe pardje ajo gjendej në Tiranë për të diskutuar për punën e bërë nga Shqipëria për hapjen e negociatave dhe për reformën në drejtësi. Gjatë këtyre ditëve ajo ka zhvilluar takime me kryeministrin Edi Rama, kryetarët e komisioneve të vetingut, të KLGJ dhe KLP dhe me përfaqësues të PD-LSI. Por në fokus të saj nuk ishte aspak klima e rënduar politike në Shqipëri. Ajo nuk i vajti në zyrë as kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe as kryetares së LSI, Monika Kryemadhi për të diskutuar për situatën politike dhe për të gjetur një zgjidhje. Calavera takoi vetëm 4 prej ish-deputetëve të opozitës: Aldo Bumçin, Klajda Gjoshën, Oerd Bylykbashin dhe Silva Cakën. Takimi u bë i ditur nga vetë shefja e Op-eracionit Ndërkombëtar, e cila postoi në rrjetet sociale një foto. Sipas burimeve të gazetës, në tryezë Calavera i ka pyetur ish-deputetët se përse opozita mori vendimin për të dorëzuar mandatet, por nuk ka dhënë asnjë zgjidhje për situatën. Shpresat e krerëve opozitarë ishin që pas djegies së mandateve, ndërkombëtarët të ndërhynin në politikën shqiptare dhe të de-tyronin kryeministrin Edi Rama që të lëshojë pe për opozitën. Por diçka e tillë nuk ndodhi dhe në këtë mënyrë SHBA-BE prenë shpresa e PD-LSI. Calavera, njësoj si çdo eurodeputet apo edhe delegacioni e BE që erdhi pak kohë më parë në Tiranë, nuk u interesua për krizën politike në Shqipëri, por për integrimin dhe reformën në drejtësi. Ajo anashkaloi Bashën dhe Kryemadhin duke mos i takuar, ndërsa u mjaftua me fjalën e disa ish-deputetëve. Cala-vera lëshoi vetëm një thirrje fare të shkurtër për palët politike që të gjejnë gjuhën e për-bashkët. “Është koha që të dyja palët politike të bashkëpunojnë për të mirën e përgjithshme të vendit”, tha Genoveva Calavera. Thirrja e saj tregon qartë se ndërkombëtarët nuk kanë ndërmend të ndërhyjnë për të zgjidhur krizën politike në Shqipëri, por ia kanë lënë në dorë liderëve tanë.

Shefja e ONM takon vetëm 4 ish-deputetë të PD-LSI, nuk komenton aktualitetin politik

BE tjetër goditje PD-LSI, Genoveva Calavera anashkalon Bashën dhe Kryemadhin, integrimi dhe reforma në drejtësi fokusi kryesor i vizitës

Në fokus integrimi dhe reforma në drejtësiAjo që e provon më së miri se SHBA-BE

kanë lënë në baltë PD-LSI është takimi i shefes së lartë të BE, Genoveva Calavera dy ditë më parë me kryeministrin Edi Rama. Në këtë takim ata kanë diskutuar vetëm për reformën në drejtësi dhe përmbushja e prior-iteteve të vëna nga ana e BE për çeljen e ne-gociatave. Tema e diskutimit u bë e ditur nga vetë Calavera në rrjetet sociale. “Diskutim i rëndësishëm me kryeministrin Edi Rama për progresin me reformën në drejtësi dhe për prioritetet e tjera të vëna nga Komisioni Ev-

Enkelejd Alibeaj: Opozita zgjoi nga gjumi letargjik

ndërkombëtarëtIsh-deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj

deklaroi dje se opozita zgjoi nga gjumi ndërkombëtarët përmes djegies së mandateve. Nga një studio televizive, ai tha se përmes këtij akti opozita tregoi gjendjen reale të vendit. “Sot ka entuzi-azëm më shumë se kurrë. Më shumë se sa dje dhe më pak se sa nesër. Kjo nuk është çështje e diskutimit të optimizmit. Ai ishte një veprim i natyrës politike, me anë të të cilit ne besonim se do të sillte një impakt si brenda dhe jashtë vendit. Të dhënat janë të tilla, kemi zhvilluar 8 protesta dhe tashmë kemi mbështetje popullore. Por ka krijuar edhe një zg-jim të faktorit ndërkombëtar, të cilin e kishte kapur letargjia, me atë parullën e famshëm: “stabilokracia për kundër demokracisë”. Unë besoj se është trondi-tur tashmë. Ne synonim të tregonim gjendjen reale të vendit. Situata tashmë është e njohur. Nuk besonim se për një muaj e gjysmë gjërat të ndryshonin kaq shpejt”, u shpreh Enkelejd Alibeaj.

Ylli Manjani: Ndërkombëtarët e shohin

të keqen tek opozitaIsh-ministri i Drejtësisë, Ylli Man-

jani akuzoi ditën e djeshme ndërkom-bëtarët se nuk i shohin të vërtetat në Shqipëri ashtu siç duhet. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Manjani deklaroi se ndërkombëtarët kërkojnë të fajësojnë gjithmonë opozitën, por asnjëherë mazhorancën për nivelin e korrupsionit dhe të krimit në vend. Ai nuk kurseu as ironinë. “BE e Johannes Hahn dhe Federica Mogherinit (për pa-sojë edhe e ambasadorëve të tyre këtu) e shohin të keqen e Shqipërisë jo te droga, as korrupsioni, as blerja e votave, as shkërmoqja e demokracisë, as tek zba-timi i drejtësisë nga pushteti, as tek zh-balancimi social që nxit emigracion, as tek monizmi, te Rama dhe keqqeverisja e tij jo e jo. E shohin të keqen tek opozita dhe Lasgushi... Të parën e quajnë fajtore pse denoncon, kurse Lasgushin pse “flu-turon” nga Vlora... Lavdi zotit që shtetet anëtare të BE e kanë mendjen në vend dhe e dallojnë qartë të keqen reale në këtë vend!”, tha Ylli Manjani.

ropian”, u shpreh Calavera. Siç duket, pjesë e diskutimeve nuk ka qenë fare klima e acaruar politike. Edhe gjatë prezantimit të Qendrës Kombëtare Burimore për Shoqërinë Civile, drejtuesja e ONM vlerësoi rolin e shoqërisë civile në reformën në drejtësi, por refuzoi të komentonte aktualitetin politik. “Çdo qeveri demokratike duhet të dëgjojë kritikat e sho-qërisë civile. Autoritetet duhet të hapin rrugë për dialog, për reforma me të gjithë aktorët e shoqërisë civile. Procesi i vetingut nuk do të ishte i mundur pa rolin dhe monitorimin e këtyre aktorëve”, tha Calavera.

Page 5: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT E Shtunë 6 Prill 2019 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

BE: Shqipëria po përparon me reformën në drejtësi dhe luftën ndaj korrupsionit, do vijojmë mbështetjen

Bashkimi Europian ka vlerësuar përpa-rimin e reformës në drejtësi dhe përpjekjet që po bëhen për të goditur korrupsionin. Dje u prezantuan rezultatet e Programit të Përbashkët të Bashkimit Europian/Këshillit të Europës “In-strumenti Horizontal për Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë”, i mbajtur dje në Tiranë. Në këtë samit u theksua se qytetarët e Shqipërisë kanë arritur përfitime të prekshme dhe programi ka pasur një ndikim pozitiv në përafrimin me standardet europiane në fushën e drejtësisë, në atë kundër diskriminimit dhe në luftën kundër korrupsionit në vend. Institucionet përfituese të

programit në Shqipëri u mblodhën për të bërë një përmbledhje të asaj që është arritur gjatë tre viteve të fundit. Sokol Dedja, zëvendësministër për Europën dhe Punët e Jashtme, nënvizoi rëndësinë politike të fushave të mbështetura nga ky program. “Sundimi i ligjit, lufta kundër krimit ekonomik dhe korrupsionit, si dhe mbrojtja e të drejtave të njeriut janë në qendër të procesit të integrimit europian. Ato kanë ndikim të drejtpërdrejtë në përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve tanë. Prandaj, është e rëndësishme të forcohet roli proaktiv i institucioneve tona që përfitojnë nga Instru-

menti Horizontal”, përfundoi ai. Ndërsa Mario Mariani, kreu për Bashkëpunimin në Delega-cionin e Bashkimit Europian në Shqipëri, tha se reforma do ndihmojë në procesin e integrimit. “Me miratimin e Strategjisë së Komisionit Euro-pian për Ballkanin Perëndimor në shkurt 2018, dhe Deklaratën e Samitit të Sofjes në maj 2018, që përforcuar përkushtimin e BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, fushat e mbështetura nga Instrumenti Horizontal janë konfirmuar si thelbësore për t’i mundësuar rajonit që të bëhet pjesë e një Europe të qëndrueshme, të fortë dhe të bashkuar”, tha ai. Verena Taylor, Drejtoreshë

pranë Zyrës së Drejtorit së Përgjithshme të Pro-grameve të Këshillit të Evropës tha se “Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës ndajnë të njëjtat vlera. Sipas saj, ata punojnë për të përkthyer të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë në veprime konkrete për të përmirësuar jetën e përditshme të qytetarëve. Ajo njohu partneritetin dhe bashkëpunimin midis BE-së, Këshillit të Europës dhe autoriteteve shqiptare si një nga dimensionet vendimtare të programi dhe shprehu shpresën se në fazën e dytë të programit të Instrumentit Horizontal do të forcohet roli i shoqërisë civile, si një partner tjetër i rëndësishëm.

Kliti TOPALLI

Organet e reja të drejtësisë shumë shpejt do të jenë të gjitha gati. Ngërçi i krijuar në sistemin gjyqësor ka

shërbyer si ushqim për politikën, pasi në shumë raste lëshohen akuza se vendi ndodhet në kolaps dhe në krizë Kushtetuese. Pjesë e të tilla deklarat-ave është bërë dhe presidenti Ilir Meta, i cili në çdo dalje publike është shpre-hur se Kushtetuesja nuk funksionon dhe drejtësia është në krizë. Por dje ka ardhur një goditje e madhe nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, i cili ka nisur procedurat për të zgjedhur anëtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë. KED ka miratuar rregulloren se si do bëhet pikëzimi dhe po ashtu janë zgjedhur dhe relatorët e çështjeve. “Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED), me pjesëmarrjen e anëtarëve të tij dhe anëtarëve zëvendësues, të Avokatit të Popullit, të përfaqësuesve nga subjektet e ftuara sipas pikës 2 të nenit 233 të ligjit nr. 115/2016, ditën e sotme 05.04.2019, zhvilloi mbledh-jen e radhës në të cilën u vendos: Nisja e procedurave për verifikimin, vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë”, thuhet në vendim. Po dje KED vendosi pezullimin e procedurës së verifi-kimit të kandidaturave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Gjykatën e Lartë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për: pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese, me mandat të plotë deri në vitin 2025, të shpallur në datën 16.01.2017; pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese, me mandat plotësues deri në vitin 2022, të shpallur në datën 21.02.2019. Me këtë lëvizje, tani janë eliminuar të gjitha pengesat për ngritjen e Gjykatës Kushtetuese.

Përplasja Rama-MetaNgritja e Gjykatës Kushtetuese

do të rihapë dhe një herë sherrin e pak muajve më parë mes kryeministrit Edi Rama dhe presidentit Ilir Meta. Ky i fundit bllokoi emërimin e Gent Cakajt si ministër të Jashtëm dhe rrëzoi disa ligje në fushën financiare. Por lëvizjet e tij u

KED hap rrugën për të ngritur Gjykatën Kushtetuese

Gati përballja Rama-Meta për lojën me dekretet, fillon përzgjedhja e kandidatëve

për Kushtetuesen, bien alibitë e presidentit

hen anëtarët pritet që çështja e parë që do shkojë do jetë kjo e dekreteve të pres-identi. Meta pretendon se i lind e drejta që të refuzojë emërimin e një ministri.

Mazhoranca pretendon të kundërtën. Por pika që mund të fundosë presidentin është vendimi i tij për të mos shkarkuar Ditmir Bushatin. Teksa për emërim-in e ministrave ka debat, në rastet e shkarkimit të presidentit nuk mund të refuzojë kryeministrin. Kjo pikë pritet që të sjellë shumë përplasje në Kushtetuese. Përveç kësaj, KED tani do rrëzojë dhe alibitë e Metës dhe të opozitës. Në çdo dalje mediatike e në çdo takim, opozita akuzon qeverinë se la vendin pa Gjykatë Kushtetuese. Edhe presidenti ka folur javët e fundit për krizën Kushtetuese. Por duket se të gjitha do marrin fund, pasi nuk ka asnjë pengesë për të emëruar 9 vendet e lëna bosh. Janë 46 kandidatë të propozuar nga presidenti, Kuvendi e Gjykata e Lartë.

cilësuan antikushtetuese dhe për këtë arsye qeveria paralajmëroi se çështja do shkojë në Gjykatë Kushtetuese. Tani që KED ka bërë gati terrenin, pasi të zgjid-

1. Nisja e procedurave për verifikimin, vlerësimin, pikëzimin dhe renditjen e kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Ins-pektorin e Lartë të Drejtësisë.

2. Pezullimi i procedurës së verifikimit të kandidatu-rave dhe njoftimin e subjektit që e ka vënë në lëvizje, Gjykatën e Lartë, për të vlerësuar rishpalljen e thirrjes për paraqitjen e kandidaturave për a) pozicionin vakant në Gjykatën Kushtetuese, me mandat të plotë deri në vitin 2025, të shpallur në datën 16.01.2017; b) pozicionin

vakant në Gjykatën Kushtetuese, me mandat plotësues deri në vitin 2022, të shpallur në datën 21.02.2019.

3. Zhvillimi i shortit për caktimin e relatorëve që do të kryejnë procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendet vakante për anëtar të Gjykatës Kushtetuese dhe Inspektorin e Lartë të Drejtësisë. Ky short, u vendos të zhvillohej në mënyrë manuale, sipas dispozitave në fuqi, për shkak të pamundësisë teknike të zhvillimit të tij në mënyrë elektronike.

3 VENDIMET E MARRA NGA KED

Kandidaturat për të mbushur vendet vakante në Kushtetuese vijnë kryesisht nga radhët e Këshilltarëve Ligjorë apo ish-Këshilltarëve Lig-jorë, një pjesë e të cilëve kanë kaluar procesin e vetingut. Ndërkohë bie në sy kandidimi i ish-Prokurorit të Përgjithshëm Theodhori Sollaku, ish-kryetares së Gjykatës së Lartë Shpresa Beçaj, tani gjyqtare e Apelit në Tiranë. Në listë janë edhe De-nar Biba, nënkryetar i Komisionit

Qendror të Zgjedhjeve si propozim i Partisë Socialiste dhe Çlirim Gja-ta, Sekretar për Çështjet Ligjore i Partisë Demokratike. Një pjesë e kandidatëve kanë tentuar të zgjid-hen edhe në pozicione të tjera të hapura nga reforma. BIRN gjeti që një sërë prej tyre ishin s’kualifikuar si kandidatura në garat për KLGJ dhe KLP, ndërsa të tjerë janë ende në garë edhe për postin e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë.

Disa nga kandidatët e Kushtetueses

1. Mandat i Shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 7.02.2018

Relator: Arta Marku Këshilltar: Engert Pë-

llumbi

2. Mandat i Shpallur nga Ku-vendi në datën 12.02.2018

Relator: Vitore Tusha Këshilltar: Saimir Nazifi

3. Mandat i Shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 4.03.2019

Relator: Fatri Islamaj Këshilltar: Besmir Rrapaj

4. Mandat i Shpallur nga Ku-vendi në datën 4.03.2019

Relator: Fatjona Memçaj Këshilltar: Besmir Rrapaj

5. Mandat plotësues i Shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 7.02.2018

Relator: Eriol Roshi Këshilltar: Engert Pë-

llumbi

6. Mandat plotësues i Shpal-lur nga Kuvendi në datën 28.08.2018

Relator: Ardian Dvorani Këshilltar: Saimir Nazifi

7. Mandat plotësues i Shpal-lur nga Kuvendi në datën 24.12.2018

Relator: Ardian Dvorani Këshilltar: Engert Pë-

llumbi

8. Mandat plotësues i Shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 26.11.2018

Relator: Vitore Tusha Këshilltar: Laureta Nezaj

JA RELATORËT PËR VENDET VAKANTE

NË KUSHTETUESE

Page 6: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

6 GAZETA SOTE Shtunë 6 Prill 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

PD: Qeveria, ka keqpërdorur 1.7 miliardë euro

Partia Demokratike i është referu-ar dje disa raporteve ndërkombëtare për të argumentuar se të gjitha të dhënat flasin për një situatë të rëndë ekonomike që vjen nga një fakt, kor-rupsioni në të gjitha nivelet e qeverisë. Përmes një deklarate për mediat, ish-deputetja, e PD, Jorida Tabaku, deklaroi se raportet dhe shqetësimet e opozitës i ka vërtetuar edhe raporti i fundit i KLSH-së, ku evidentohet keqpërdorimi i 1.7 miliardë eurove nga qeveria, nga të cilat 923 milionë dëm si pësojë e të ardhurave të pa mbled-hura. “Së fundi, edhe Kontrolli i Lartë i Shtetit fakton se vitin e kaluar qeveria ka keqpërdorur me qëllim 1.7 miliardë euro. Nga kjo shumë, 923 milionë euro është dëmi ekonomik nga të ardhurat e pambledhura, që lidhet direkt me korrupsionin endemik, ndërkohë që janë keqshpenzuar në tendera dhe jo vetëm, 587 milionë euro nga taksat e shqiptarëve. Ku humbasin milionat e eurove të taksave tona që rriten çdo vit”, deklaroi Tabaku.

Kërpaçi: LSI mbron interesat e të rinjve

shqiptarëLëvizja Socialiste për Integrim

vijon të ketë bindjen se ajo është një forcë politike që nuk ka në themel të saj rininë, por është edhe një mbro-jtëse e flakët e interesave të tyre. Kjo u bë e ditur ditën e djeshme nga ish-deputetja e LSI, Floida Kërpaçi, gjatë takimit të zhvilluar të “Europe House” me të rinj dhe organizata rinore, me Genoveva Ruiz-Calavera, përgjegjëse për Ballkanin Perën-dimor në Komisionin Europian. “Problemi më i madh pse rinia ka humbur shpresën është mënyra se si vendi po qeveriset dhe ndaj nevoja për një ndryshim rrënjësor është e padiskutueshme. Apeli im për të gjithë ndërkombëtarët është të nda-jnë miqësinë e tyre me qeverinë nga puna e nevojshme që kërkohet për interesin e rinisë shqiptare. Tani është koha për të qëndruar përkrah rinisë dhe jo krah qeverisë së korruptuar, të inkriminuar dhe të papërgjegjshme që aktualisht po ushtron një kapje to-tale të pushteteve”, deklaroi Kërpaçi.

Rigels SELIMAN

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë dje sinjale të qarta se do të futet në zgjedhjet vendore edhe pse

kohët e fundit shumë eksponentë në PD e LSI janë shprehur se nuk mund të ketë zgjedhje me Edi Ramën kryeministër. Dje Basha për të parën herë foli qartë se po bën një hap pas. Gjatë një takimi me studentët, ai tha se duke filluar nga dita e sotme, PD do të nisë procedurat për të zgjedhur kandidatë për 30 qershor. “Me procesin e zgjedhjes së kandidatëve ne do të ndjekim modelin evropian, do të mundësojmë që çdokush që ka interes të përfaqësojë politikisht qytetarët, komu-nitetin, në çdo nivel, kryebashkiak apo deputet të kenë mundësi të kandidojnë. Nesër apo pasnesër ju do të shikoni vetë kur PD do të botojë online formularë të aplikimit për ata që dëshirojnë të jenë kandidatë në zgjedhjet e ardhshme në emër të PD. Do të jetë merita që do të përcaktojë se kush do të jetë ai apo jo që do të përfitojë përmes votës së lirë dhe vlerësimit transparent që do të për-faqësojë PD në një parlament të çliruar nga krimi dhe kriminelët”, tha Basha, duke dhënë sinjale të qarta se do marr pjesë në zgjedhje. Por me këtë lëvizje ai i jep një goditje Berishës e Kryemadhit. Ish-kryeministri prej muajsh ka dalë kundër pjesëmarrjes në zgjedhje me Ramën, ndërsa dhe Kryemadhi ka qenë në të njëjtën linjë. Ndërkohë që dje Basha u ka dhënë një goditje.

Sistemi zgjedhor Djegia e mandateve duket se i ka

hapur rrugë Partisë Socialiste dhe Par-tisë Demokratike për të nxjerrë jashtë loje Lëvizjen Socialiste për Integrim. Deri më tani partia më e rrezikuar është ajo e presidentit Ilir Meta. Por shumë shpejt ajo do marrë një goditje të dytë që mund ta nxjerrë jashtë loje nga politika shqiptare. Bëhet fjalë për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, për të cilin duket se ka një pakt të fshehtë mes kryeministrit Edi Rama dhe kreu të PD, Lulzim Basha. Drafti që ka shkuar dje në Parlament është hartuar nga Oerd Bylykbashi dhe Blendi Çuçi dhe gjatë gjithë procesit të diskutimeve, LSI ishte e papërfaqësuar. Mirëpo, ditët e fundit po jepen sinjale se njerëzit e Bashës po kontribuojnë që ky draft të miratohet sa më shpejt në Kuvendin e Shqipërisë. Ditën e djeshme

Arian Galdini takon zv/presidentin e PE: Hyrja e LDE në zgjedhje s’është braktisje e opozitarizmit, të miratohet reforma zgjedhore

Kryetari i Partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë Arian Galdini ka zhvilluar ditën e djeshme një takim në Romë me zv/presidentin e Parlamentit Europian, Fabio Massimo Castaldo. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, LDE bëri me dije se zoti Galdini gjatë diskutimit i ka shprehur zëvendëspresidentit të Parlamentit Europian, pikëpamjen e tij dhe të partisë që drejton, sa i takon zhvillimeve politike aktuale në Shqipëri. Në këtë kontekst, në deklaratë thuhet se pedagogu Galdini i vuri në dukej faktin europarlamentarit Castaldo, se hyrja e Partisë për Liri, Demokraci dhe Etikë në zgjedhjet e 30 qershorit nuk është braktisje e

opozitarizmit, por përkundrazi e forcon këtë front. “Vendimi që ka marrë LDE për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale nuk është aspak as braktisje e opozitarizmit dhe as e koalicionit opozitar. Ne si LDE - Partia për Liri, Demokraci dhe Etikë ndajmë opinione dhe qëndrime të ndryshme me aleatët tanë mbi strategjitë dhe veprimet e ndërmarra prej tyre pas 16 shkurtit 2019 e këndej, por ama jemi të qartë e të vendosur në kërkesën se KM Edi Rama përbën tashmë një rrezik publik për demokracinë, lirinë, udhëtimin europian dhe finan-cat e shqiptarëve. Ne si LDE jemi partia e vetme e djathtë opozitare që deri sot kemi vendosur të

marrim pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, por nuk ngurrojmë tu bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë të Koalicionit Opozitar që edhe ata të regjistro-hen për pjesëmarrje në zgjedhje”, deklaroi LDE. Më tej, në deklaratën e LDE thuhet se zoti Galdini gjatë takimit me zv/presidentin e PE, i ka kërkuar këtij të fundit që ndërkombëtarët të ushtrojnë presion mbi Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste që reformën zgjedhore të mos e miratojnë, pa marrë konsensusin e partive të tjera politike, brenda dhe jashtë Parlamentit. “U bëjmë thirrje të gjithë miqve ndërkombëtarë perëndimorë të Shqipërisë që të ushtrojnë trysni madhore mbi palët e mëdha politike

në Shqipëri që ti ndalin ujditë me konsensus negativ. Ka ardhur koha që në Shqipëri të mos komandojnë më 4 apo 5 njerëz, 4 apo 5 familje. Ka ardhur koha që liria të funksionojë në Shqipëri. Duhet ndryshuar Kodi Elektoral. Duhet ndryshuar radikalisht. I plotë. Duhet ndryshuar sistemi. Ky Kod i miratuar nga PD- PS në 2008 është si një kontratë paramartesore e këtyre 2 partive të cilën e mbështet edhe LSI, e treta që ka kuptuar se Kodi ia jep mundësinë të endet sa në krahët e PS aq edhe në krahët e PD. Po nuk ia rikthyem shpirtin e lirisë dhe barazisë e drejtësisë së garës Kodit Elektoral, nuk e prishim dot martesën e PD me PS”, thuhet në deklaratën e LDE.

BE i kërkon qeverisë të avancojë me reformën zgjedhore

Basha nxjerr jashtë loje Berishën e Kryemadhin, paralajmëron futjen në zgjedhjet vendore, i

gatshëm dhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

Ajo që e dëshmon qartë se reforma zgjedhore shumë shpejt pritet të mirato-het, është edhe vendosmëria e Bashkim-it Europian, i cili i kërkoi mazhorancës që kjo reformë të miratohet sa më shpejt, edhe pse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë jashtë Parlamentit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, drejtoresha për Ballkanin

Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera i bëri thirrje qeverisë që të miratojë reformën zgjedhore, duke marrë në konsideratë rekomandimet e ODIHR. “BE pret që dialogu ndërpartiak të rifillojë. BE pret rifillim të dialogut në mënyrë konstruktive. Qeveria të përparojë në rekomandimet e ODIHR-it”, deklaroi Calavera.

Partia më e trembur nga reforma zgjedhore është padyshim Lëvizja Socialiste për Integrim. Pakti Ra-ma-Berisha i vitit 2008 ka trembur Ilir Metën dhe tani LSI është skeptike për çdo reformë. Që në fund të vitit që lamë pas PD e LSI e dakordësuan draftin e reformës dhe më pas PS e paraqiti në Parlament. Demokratët kërkonin që të miratohej më parë në Komisionin e Reformës Zgjedhore. Por deklaratat më shumë ishin për konsum politik, pasi

nuk mund të “tradhtonin” LSI. Por PD e PS paktin për reformën zgjedhore e kanë mbyllur. Por më pas LSI nisi presionet duke pasur frikë se me këtë draft del jashtë loje si parti. Aty parashikohet që të hiqen komisionerët dhe të zëvendësohen me punonjës që gëzojnë statusin nëpunësit civil. Shumica e të cilëve janë punësuar nga PD e PS. Kjo fundos LSI. Por me djegien e mandateve dhe deputetët e rinj, kjo reformë do miratohet.

BE i kërkon qeverisë të avancojë me reformën zgjedhore

LSI E ALARMUAR NGA REFORMA ZGJEDHORE

një tjetër kandidat në listat e Partisë Demokratike ka pranuar mandatin e deputetit. Arlind Çarçani, ka dorëzuar formularin e vetëdeklarimit pranë Komi-sionit Qendror Zgjedhor. Ai është kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Ersekës dhe njihet si një njeri i afërt i Bashës. Interesant është fakti, se bashkë me Çarçanin, shkon në tre numri i njerëzve të besuar të kreut të PD që pranojnë të bëhen deputetë, duke çimentuar edhe një herë zërat se ata kanë pranuar mandatin, me “pëlqimin”

dhe “bekimin” e kryedemokratit. Pra, fakti që po hyjnë njerëz pranë Bashës, siç janë Alban Zeneli, ish-zëvendëskryetar i Bashkisë së Kamzës, Korab Lita, por edhe së fundmi kreu i FRPD Kolonjë, Arlind Çarçani, ka ngjallur dyshime se reforma zgjedhore do miratohet sa më shpejt. Vetë Basha dje dha sinjal ese është gati për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. “Ka ide të vlefshme si listat e hapura, ku qytetarët të vendosin jo thjesht për siglat e partisë, por të vendosin kë preferojnë nga lista e deputetëve. Për një parlament që

ke deputetët që e lidhin fatin me qytetarët. Kjo është garanci që i shërben interesave të qytetarëve”, tha ai.

Reagon RamaDorën e bashkëpunimit në adresë

të Partisë Demokratike, sa i takon mira-timit të reformës zgjedhore e ka shtrirë dje edhe kryeministri Edi Rama. Ky i fundit ka reaguar dje, pas deklaratës së delegacionit të Bashkimit Europian, i cili iu bëri thirrje palëve politike për dialog për zgjidhjen e krizës politike. Përmes një statusi në rrjetet sociale, i pari i qever-isë deklaroi se është plotësisht dakord me deklaratën e BE, ndërsa theksoi se kush iku nga Parlamenti, ka ende vend në tryezën e reformës zgjedhore. “Plotësisht dakord me delegacionin e BE: Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore,vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik, penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë”, deklaroi Rama.

Page 7: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

2,3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21GAZETA SOT E Shtunë 6 Prill 2019 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rama: Parlamenti nuk luan vendit, Berisha nxirrte të burgosurit me leje lindje për zgjedhjet,

Monikës s’po i përgjigjet më as filxhani

Kryeministri: PD morri gjysmën e qeverisë në 2017 dhe nuk fitoi dot

Elisjeda KIKO

Kryeministri Edi Rama e ka bërë edhe një herë të qartë se qeveria so-cialiste do të vijojë të

punojë deri në vitin 2021. Duke folur nga qyteti i Kukësit, i pari i qeverisë hodhi poshtë të gjitha alibitë për blerje votash, ndërsa akuzoi Sali Berishën dhe Monika Kryemadhin. Rama u shpreh se protestat e opozitës nuk dëmtojnë qeverinë dhe Parlamenti nuk luan vendit, duke shtuar se tubimet që organizon PD-LSI janë në dëm të ekonomisë së qytetarëve. Kreu i qeverisë deklaroi se Basha dhe Kryemadhi lanë në mes manda-tin e qytetarëve, duke shtuar se ata po nxisin popullin për dhunë. “Dolën nga Parlamenti, e futen prapa njerëzve dhe u thonë. Digjeni ju qeverinë,Parlamentin, shkoni ju në burg për ne se ne jemi ju. Ata i votuan që të rrinë në parlament dhe jo mes turmës. E lamë mandatin që të bëhemi si të tjerët. Si jeni si të tjerët? Duke i thirrur nëpër rrëmuja dhe duke i nxitur: Bjeri bjeri! dhe me pas thërrasin: Lironi djemtë tanë! Djemtë i morët ju në qafë që i përplasni pas murit. I them njerëzve mos shkoni pas tyre se i bini vetes. Se ato historitë atje nuk i bëjnë gjë qeverisë. Nuk sjellin zgjedhje të parakohshme dhe nuk e luajnë par-lamentin nga vendi por dëmtojnë vetëm ekonominë tuaj”, tha Rama.

Rama akuza BerishësKreu i ekzekutivit akuzoi

paraardhësin e tij se përdorte mënyra nga më të ndryshme për të fituar zgjedhjet, duke shtuar mes ironisë se Berisha nxirrte burrat me leje lindje për të votuar. Rama tha se me Bashën negociuan në vitin 2017 duke i dhënë gjysmën e qeverisë dhe përsëri nuk arritën dot të fitonin. Kreu i qeverisë u shpreh se akuzat e opozitës për vjedhje votash nuk qëndrojnë sepse ata janë vetë të përfshirë në të tilla procese, duke theksuar se në 2017 kur u zhvilluan zgjedhjet parlamentare në krye të Ministrisë së Brendshme qëndronte vetë Flamur Noka. “Në 2007 ne ishim në opozitë. Ku i nxirrej vota nga kutia shkopit që ka ngel pa flamur këtu. Në 2007 fituam. Në 2009 s'po

Gjermeni: Mazhoranca e hapur për dialog me

opozitënDeputetja e PS Eglantina Gjerme-

ni tha se mazhoranca është e hapur për dialog me opozitën, duke shtuar se nuk e lëshojnë pushtetin në tavolinë. Gjatë një interviste televizive ajo u shpreh se PD-LSI duhet të reflektojë dhe të marrë pjesë në zgjedhjet vendore të 30 qershorit. “Të dyja partitë e opozitës vi-jojnë protestën, ndërsa në Kuvend kanë ardhur kolegë që janë pjesë e listave të PD dhe LSI. Djegia e mandateve e pazakontë dhe akt i paprecedentë. Sit-uata është e komplikuar dhe që ka nev-ojë për dialog dhe për një rrugëzgjidhje. Mazhoranca është e hapur për dialog, por për të diskutuar brenda kuadrit të nevojshëm ligjor. Kemi para qershorin, presim hapjen e negociatave. Dialogu është nevojë emergjente. Padyshim që janë zgjedhjet dhe ne e respektojmë si një datë që duhet respektuar. Ka ende kohë edhe opozita që të reflektojë dhe të marrë pjesë në zgjedhje. Dialogu nënkupton diskutimi me argumente dhe vënien e interesit kombëtar para atij partiak”, tha ajo.

Fatbardha Kadiu: Rama erdhi në pushtet

me paratë e drogësIsh deputetja e PD Fatbardha Ka-

diu ka akuzuar kryeministrin Rama duke thënë se në zgjedhjet e 2017 erdhi në pushtet me paratë e drogës dhe bashkëpunim me krimin. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ajo u shpreh se qytetarët duhet të bëjnë dallimin mes pjekurisë politike të krye-tarit të PD-së, Lulzim Basha dhe Edi Ramës. “Sa më shumë ndërkombëtaret sot theksojnë rëndësinë e dialogut të palëve, aq më shumë qytetarët e vendit duhet të kuptojnë se çfarë pjekurie politike tregoi z. Basha në vitin 2017 kur takoi Ramën për zgjedhjet, se çfarë pjekurie politike europiane tregoi z. Basha kur loboi në vendet e BE-së për çeljen e negociatave, se çfarë pjekurie politike europiane tregoi z. Basha kur çoi në Parlament deputetë të pa ink-riminuar, të pa korruptuar. Asokohe Ramës iu duk vetja “smart guy”, me të gjithë forcën e krimit dhe paratë e drogës mori 74 mandate në Kuvend. Miratoi çdo ligj, ligjëroi vjedhjen dhe i përdori 74 kartonët për të marrë çdo pushtet”, tha ajo.

e përmendim. Në 2013 fituam dhe me Saliun. Ka ndonjë që thotë se Luli është më i fortë se Saliu. Si qenka kjo që Saliu me shtetin dhe policinë e mundëm pa pasur gjë në dorë, e nuk mundim dot Lulin tani që i kemi të gjitha. Pas lutjeve Lulit, aman, aman, aman, u ulëm, e i dhamë gjysmën e qeverisë, mori Financat, Arsimin, të Brendshmen, të Shëndetësisë, Hipotekat, OSHEE, ALUZINI, Burgjet se i duan gjith-monë burgjet, kur ishin në pushtet

i nxirrnin kriminelët më të rrezik-shëm nga burgu me leje lindje, del burri me leje lindje nga burgu, jo po se do ti lindi një kushërirë, nuk ka rëndësi”, tha Rama

Kryeministri ironi me Monika Kryemadhin

Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironitë e tij edhe në dre-jtim të kryetares së LSI Monika Kryemadhi, duke thënë se asaj jo vetëm zoti por tashmë nuk po i përgjigjet as filxhani. “E dimë

të gjithë se Monikës së shkretë ia vjedhim votat. Vjen edhe nga shtresa më e varfër. Filxhanin e shef pasi nuk i përgjigjet Zoti. I thotë një Z e madhe është e zënë tani mos i fol tani. Kanë dhe ata kadrinjtë natën darkë. Nëpër kull-tuqe me mjekra. Shumë keq puna thotë kadriu, mirëpo çdo natë janë bërë ato emisionet si 100 vitrinat. Përsëritet seria “babalja”, babalja. O zot. Shëndeti ka rëndësi. Kanë dhjamë plot”, u shpreh Rama.

Monika Kryemadhi në alarm nga reforma në drejtësi, pendohet që votoi 7 ligjet e paketës, del kundër hapjes së negociatave

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi duket se është alarmuar nga reforma në drejtësi. Gjatë një interviste televizive, ajo është shprehur se është penduar që votoi 7 ligjet e paketës në 2017. Por frika e reformës ka bërë që Kryemadhi të sulmojë edhe ndërkombëtarët, duke thënë se ata kanë mashtruar veten duke shpenzuar rreth 40 milion lek për ngritjen e organeve të reja të drejtësisë. “A jeni penduar? Unë po. Sepse problemet që ngriti Partia Demokratike kanë dalë të vërteta sot, po të kishim reflektuar në propozimet e Partisë

Demokratike do të kishim një SPAK dhe Byronë të ngritur. Nuk do të ishim në kushtet që jemi sot, pa Gjykatë të Lartë dhe Kushtetuese. 7 ligjet vonuan të gjithë procesin. Ndërkombëtarët kanë harxhuar mbi 40 mln euro dhe kanë mashtruar veten e tyre. Teknikë, burokratë”, u shpreh Kryemadhi. Kryetarja e LSI deklaroi se vendimi për djegien e mandateve ishte i saj, duke shtuar se Meta është kundër këtij vendimi ekstrem. “Secili ka mendimin e tij. Ne kemi këndvështrimin tonë, ka qenë vendim grupi. Nuk jam konsultuar për djegien e mandateve. Ilir Meta

është gjithmonë kundër djegies së mandateve dhe bo-jkoteve, është institucional, shtetar”, tha ajo. Kryema-dhi u shpreh pesimiste për hapjen e negociatave në qershor, duke thënë Bashkimi Europian do ti shtoj vendit edhe një kusht tjetër që lidhet me azilkërkuesit. “Ata nesër kur të hetojnë se paratë e tyre që janë vjed-hur në Shqipëri, do të mbajnë përgjegjësi edhe fëmijët e shqiptarëve. Një gabim që bën një ambasador këtu, kostoja është e shqiptarëve. Sipas Ramës dhe Fleken-shtain ne i kemi hapur negociatat. Hahn thotë prapë do e bëjmë rekomandimin, se është i detyruar, por do

të shtojnë edhe ca kushte të tjera, azilkërkuesit. Hahn pas datës 23 maj nuk është më dhe cilat do të jenë raportet që do të ketë KE-ja? Ministri holandez i futi një kërbaç Shqipërisë”, u shpreh Monika Kryemadhi. Monika Kryemadhi lëshoi akuza të forta në drejtim të kryetares së Bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi, e zgjedhur nga PS-ja. "Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit duhet të ndiqet në SHBA për pastrim parash. Amerikanët rrinë dhe në momentin që bëhen shumë i marrin pastaj. E ka provuar Edi Rama dhe e di se çfarë do të thotë" tha ajo.

“Kandidatin për kryetarin e Bashkisë, nuk e sollëm ne, por e gjetëm midis jush. E gjetëm dhe është kampi-on, ose të paktën për Kampion. Të paktën të mos fitoni Kampionatin, por të fitoni Bashkinë. Sado e mirë që të jesh, kur luan me një skuadër jo shumë të fortë. Besoj se jeni dakord që Safet Gjicin ta keni kryetar Bashkie.

Nuk diskutohet që shumë gjëra janë bërë dhe shumë të tjera do bëhen akoma më mirë. Ka vetëm një forca që mund t'i bëjë gjërat. Është PS. Nëse keni nevojë për një ndihmë do më thërrisni mua se Lulin do e gjeni gjumë. Unë rri deri në tre të natës. Tani e mban Monika as gjumë as zgjuar”, u shpreh Rama.

KRYEMINISTRI KONFIRMON RIKANDIDIMI E SAFET GJICIT

“Jam i bindur se zhvillimet do të vijnë në të mirë të banorëve. Traditën e mikpritjes e keni shumë të fortë, edhe pse disa dalin te rruga. E dimë që pyll pa derra s'ka. Ne kemi një program që mbështesim me para nga fondi i qeverisë për bujtinat dhe agroturizmin. Ka disa iniciativa, por duhet të ketë shumë më tepër. Ky aero-

port këtu është mekanizmi që do të bëj një kapërcim të madh sepse do të rrisë numrin e konsumatorëve të shërbimeve rreth e rrotull. Do të ketë më tepër njerëz që do të kalojnë këtu, që do të blejnë, do të konsumojmë. Jemi në një moment për ndryshim shumë të madh të Kukësit”, u shpreh kryeministri Rama.

RAMA: AEROPORTI NË KUKËS DO TË SJELLË ZHVILLIM TË ZONËS

Kryeministri Edi Rama e ka bërë edhe një herë të qartë se qeveria socialiste do të vijojë të punojë deri në vitin 2021. Duke folur nga qyteti i Kukësit, i pari i qeverisë hodhi posh-të të gjitha alibitë për blerje votash, ndërsa akuzoi Berishën dhe Monika Kryemadhin si të përfshirë në të tilla procese...

Page 8: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

8 GAZETA SOTE Shtunë 6 Prill 2019

p o l i t i k e www.sot.com.al

Një tjetër deputet i ri i opozitës, e më konkretisht i Partisë Demokratike u kërcënua me jetë pak ditë më parë, për shkak se pranoi të merrte mandatin, duke thyer kështu vendimin e Bashës dhe Kryemadhit. Bëhet fjalë për deputetin e qarkut Korçë, Ligoraq Karamelo. Ky i fundit, vetëm pak ditë pasi mori mandatin nga lista e Partisë Demokratike në qarkun e Korçës, është ndalur rreth orës nga tre persona para Katedrales, të cilët e kanë quajtur tradhtuar që do të japë llogari pse pranoi që të merrte mandatin. Ndërkohë që menjëherë pas kësaj ngjarje, Karamelo reagoi për mediat, teksa theksoi se tre personat e kanë ndjekur, ndërsa pas kërcënimeve, sharjeve dhe ofendimeve ka pasur edhe konfrontim fizik, por falë ndërhyrjes së qytetarëve ka shpëtuar.

KËRCËNOHET DEPUTETI KARAMELODeputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni

u sulmua pak ditë më parë me bojë, teksa ishte duke dalë nga shtëpia e tij, për t’iu drejtuar Kuvendit të Shqipërisë, pasi do të bënte betimin për mandatin e deputetit. Shan-tazhet dhe kërcënimet ndaj kandidatëve të listës për deputetët kishin ditë që kishin nisur, ndërkohë që viktima e parë u bë ligjvënësi Gjoni. Ky i fundit, pas sulmit theksoi se sulmi ishte i porositur nga lartë. “Ai dhe ajo që e kanë porositur këtë sjellë rrugaçërie i them se unë jam këtu dhe kam ardhur të betohem dhe nuk frikësohem në asnjë moment për destabilizimin që po përpiqen të krijojnë”, deklaroi Gjoni, teksa u fut në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë për betimin si deputeti më i ri i opozitës që e mori mandatin pas dorëheqjes në bllok të opozitës.

PD-LSI PRESIONE DEPUTETËVE TË RINJ Gjoni: Ja pse duhet të ndryshojë sistemi zgjedhor

Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ralf Gjoni ka komentuar ditën e djeshme aktualitetin politik në vend, duke e ndalur theksin tek sistemi zgjedhor që ka aktualisht vendi. Gjatë një prononcimi për mediat, Gjoni deklaroi se ka ardhur koha që në Shqipëri, sipas tij, duhet riformatim i Republikës dhe ndrys-him i sistemit zgjedhor. “Kanë bërë kodin e ndyrë zgjedhor. Tashmë e kanë kuptuar shqiptarët, se ndrys-himet e bëra në mënyrë klandestine brenda natës përmes një marrëvesh-je. Arsyeja që kam hyrë në Parlament është vetëm për sistemin zgjedhor dhe votën e diasporës. Duhet një konsensus kombëtar. U bëj thirrje të gjithëve, të bashkojmë forcat dhe të ndryshojmë sistemin. Jo vetëm kodi zgjedhor, por unë mendoj se duhet riformatuar edhe formati i republikës sot, duke përfshirë edhe mënyrën se si zgjidhet Presidenti i Republikës. Unë do të isha për një Presidencë pak më të fortë. Nuk duhen bërë vetëm arnime politike”, deklaroi Gjoni.

Kushi: Nuk është Shqipëria në krizë, por opozita

Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi foli dje për situatën poli-tike në vend. Gjatë një prononcimi për mediat, Kushi pranoi se vendi ndodhet në një situatë të pazakontë, ndërsa theksoi se kriza është vetë e opozitës. “Vendi ndodhet në një situ-atë të pazakontë me opozitën që ka dalë nga parlamenti. Një akt shumë ekstrem i betejës politike, por nga ana tjetër duhet të theksoi se kriza është e fokusuar vetëm te opozita. Ata duan që këtë krizë ta kalojnë edhe te mazhoranca, të destabilizojnë vendin, për shkak të problematikave që kanë. Ndërkohë, kemi dhe një realitet tjetër të ri. Në Parlament kemi deputetë të ri, të cilët kanë qenë në të njëjtat lista dhe për këtë arsye unë them se kriza është vetëm e PD dhe LSI. Parlamenti është legjitim, qeveria është legjitime, institucionet funksionojnë. Brenda mazhorancës nuk ka asnjë lloj krize dhe nuk mund ta lëmë vendin peng të problemeve të krizave të brendshme të opozitës”, deklaroi Kushi.

Rigels SELIMAN

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim kanë ende një shteg të hapur për t’u rikthyer në Kuvendin e

Shqipërisë. Javën që vjen do të vijë në Tiranë Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Matthew Palmer, ndërsa pritet të diskutohet edhe një marrëve-shje, ku nuk përjashtohet rikthimi i PD-së në Parlament. Por sa është e mundur një gjë e tillë? Gazeta ka folur ditën e djeshme me ish-kryetarin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume, i cili shprehet se nëse arrihet një marrëveshje politike, ka një rrugë që mund të përdoret, në mënyrë që sipas tij, PD dhe LSI të rikthehen në Kuvend. Gjatë prononcimit për gazetën “SOT”, Kume theksoi se ish-deputetët e opozitës mund të rifitojnë përsëri mandatet, duke qenë se kur dhanë dorëheqjet ligjvënësit në fjalë nuk u paraqitën para Këshillit të Mandateve. “Nëse bihet dakord, merren vesh palët, tani kanë një shteg. Ekziston një shteg ku ata mund të ecin dhe të thonë që jemi në rregull edhe me ligjin. Shtegu është: mos-zbatimi i procedurës së par-ashikuar në ligj, në Kodin Zgjedhor, për ndërprerjen e mandateve. Ligji e kon-sideron mandatin të ndërprerë vetëm në rastin kur mbajtësi i tij, pra deputeti, deklarohet publikisht para Këshillit të Mandateve që heq dorë nga mandati. Kjo gjë nuk është bërë dhe duke mos u bërë kjo, duke mos u zbatuar ligji, mund të konsiderohet pastaj çdo veprim në vazhdimësi me efekt nul. Pra është një rrugë”, deklaroi ai.

Rama dhe Basha drejt një 17 maji të dytë

Për të argumentuar tezën e tij se ekziston një shteg i hapur për të rikthy-er Partinë Demokratike dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim, duke qenë se ish-deputetët e saj nuk i kanë paraqitur dorëheqjet para Këshillit të Mandat-eve, Kume risolli në kujtesë paktin e 17 majit të vitit 2017 mes Ramës dhe Bashës. Në këtë kontekst, ish-kryetari i KQZ theksoi për gazetën “SOT” se në marrëveshjen e 17 majit, triumfojë politika dhe u shkel Kodi Zgjedhor. Kështu që sipas tij, një pakt i dytë mes kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Ba-

Përplasje Kosovë-Serbi në Tiranë, nis me 2 orë vonesë Samiti i OKB, Klosi merr në mbrojtje ministrin kosovar

Urrejtja që Kosova dhe Serbia kanë me njëra-tjetrën është spostuar ditën e djeshme edhe në Shqipëri. Dje në Tiranë u mbajt konferenca Minis-teriale për Ballkanin Perëndimor me titull “Aksioni Rajonal mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor”, pjesë e së cilës ishte edhe Serbia, ndërkohë që Koso-va ishte e ftuar nga Shqipëria. Por kjo konferencë nisi dy orë me vonesë, për shkak të një incidenti diplomatik mes dy vendeve, pasi delegacioni serb nuk ka pranuar të ulet në një tryezë së bashku me delegacionin kosovar, duke mos dashur lejimin e Kosovës si anëtare me të drejta të plota në OKB. Mirëpo, ministri Klosi deklaroi se ky ishte një ak-

tivitet i organizuar nga Kombet e Bashkuara dhe Shqipëria si vend pritës kishte ftuar dhe Kosovën. Madje, Klosi shpjegoi se për prezencën e ministrit serb kishin rënë dakord edhe me ministrin kosovar. “Është një aktivitet i organizuar nga Kombet e Bashkuara, nën rregullat e Kombeve të Bashkuara. Si vend mikpritës i aktivitetit unë ftova ministrin Matoshi. Rregullat e Kombeve të Bashkuara janë të përcaktuara dhe jashtë kompetencave tona si ministra. Sot patëm pozitivitet real pasi Kombet e Bashkuara dhe të gjithë donatorët e pranuan Kosovën si pjesë e kësaj tryeze. Ne bëmë ftesën sepse për ne ishte e palogjikshme të organizohej

një aktivitet për rajonin dhe Kosova të mos ishte pjesë e këtij diskutimi. Patëm një dakordësi me Kombet e Bashkuara dhe Serbinë lidhur me zhvillimin e aktivitetit, prezencës së Kosovës si i ftuar special. Nuk u pranua nga organizatorët prezenca me të drejta të plota e Kosovës si folës dhe si prezencë në tavolinë e Kombeve të Bash-kuara. Mosprezenca e ministrit, pasi delegacioni kosovar është aty, më detyroi dhe mua, patëm dy orë negociata me ta. Konferenca po zhvillohet”, deklaroi Klosi. Ndërkohë që, ministri kosovar i Mjedisit, Fatmir Matoshi, theksoi se përjashtimin e Kosovës nuk duhet ta ëndërrojë askush. “Ajo që

ndodhi lidhet me rregullat strikte të përcaktuara të Kombeve të Bashkuara që kërkojnë që Kosova dhe më tutje të jetë e përfaqësuar nën siglën e UN-MIK-ut ose të përfaqësohet nga persona të qever-isë së Kosovës por të shoqëruar nga zyrtarë të UNMIK-ut që për Kosovën është e papranueshme dhe nuk do të ndodhë më asnjëherë. Konferenca tani do të zhvillohet në nivel teknik. Askush nuk duhet të ëndërrojë që do të ketë një mjedis të pastër, të mirë dhe të pranueshëm në Ballkanin Perëndimor nëse ka ëndrra të tilla që një vend mund të përjashtohet nga projektet dhe tryezat e përbashkëta”, deklaroi Matoshi.

Kume: Një pakt i dytë Rama-Basha mund t’i japë fund krizës politike

Rikthimi i PD-LSI në Kuvend, Kristaq Kume: Është i mundur nëse ka marrëveshje, ja mekanizmat ligjorë që mund të përdoren

nuk zgjidhet edhe me ardhjen javës tjetër të Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe të Euroazisë, Mattheë Palmer, synimi i të cilit është ulja e palëve në tavolinë, nuk ka për të ndodhur më.

Tentativat e PD-LSI për t’u rikthyer në Parlament

Pavarësisht se pak muaj më parë dogjën mandatet, PD dhe LSI vijojnë ta vuajnë mungesën e tyre në Parlament. Për këtë arsye ata po trazojnë të gjitha ujërat, në mënyrë që të rifitojnë edhe njëherë mandatet e djegura. Asi nën mëngë që PD dhe LSI do të përdorin është rikthimi në Kuvend, përmes

pretendimit se është shkelur ligji, pasi dorëheqjet e tyre nuk kanë kaluar nga Këshilli i Mandateve. Ndërsa një tjetër rrugë që ish-deputetët po ndjekin për të mos humbur mandatet, janë presionet e vazhdueshme në adresë të kandidatëve të listës pasardhëse, sa i takon zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. Madje, shantazhe ndaj kandidatëve që kanë pranuar të mar-rin mandatet por edhe atyre që janë në listën pritëse kanë ushtruar edhe Basha me Kryemadhin. Kjo e fundit i ka kërcënuar hapur kandidatët e LSI, duke iu bërë të qartë që të mos guxojnë të pranojnë mandatet.

sha do të ishte çelësi i suksesit për të zgjidhur krizën politike, sikundër është edhe rikthimi i PD-së dhe LSI-së në Kuvendin e Shqipërisë. “Në qoftë se arrihet marrëveshje politike në tavolinë, këtu tek ne gjithçka është e mundur të bëhet. Kujtoj këtu marrëve-shjen e 17-18 majit e cila u zbatua si e tillë, duke mos pyetur fare për ligjin. U shkel ligji, Kodi Zgjedhor. Pra ka arsye dhe mundësi. Është një rrugë, por unë them edhe që po të bien palët dakord, ata bëjnë çfarë të duan, nuk pyesin për ligjin”, nënvizoi ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume. Megjithatë, nëse kriza

Page 9: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

2,3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21GAZETA SOT E Shtunë 6 Prill 2019 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

S’kanë fund skandalet e ALUIZNI-t, ja si u janë dhënë tendera kompanive që nuk plotësojnë kushtet, janë përdorur miliona lekë për qira zyrash

ALUIZNI s’ka ndjekur procedura të sakta për marrjen me qira të ambienteve për zyra

Mimoza IBRA

ALUIZNI është një in-stitucion i “mbytur” nga skandalet. Prej disa ditësh gazeta ka nxjer-

rë në pah abuzimet që ALUIZNI ka kryer me lejet e legalizimet, duke i dhënë në mënyrë të palig-jshme. Por auditet e Kontrollit të Lartë të Shtetit kanë zbuluar se ky nuk është problemi i vetëm i drejtorive rajonale të ALUIZNI-t. Gjatë kontrollit të ushtruar tek AL-UIZNI i Lezhës kanë dalë në dritë jo vetëm abuzimet me procesin e legalizimit, por edhe me tenderat. Sipas auditit, ka patur raste kur ky institucion nuk ka zbatuar lig-jin në dhënien e tenderave sepse atë e ka përfituar një kompani që nuk i plotëson kushtet ligjore. “Komisioni i Prokurimit me Vlera të Vogla, në 8 raste me vlerë totale 1,826,005 lekë ka shpallur fitues operatorët ekonomikë edhe kur nuk kanë plotësuar specifikimet e kërkuara në ftesën për ofertë, në kundërshtim me Ligjin nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për Prokurim-in Publik”, i ndryshuar, neni 46 “Kualifikimi i ofertuesve”dhe neni 53 “Shqyrtimi i ofertave” si dhe Udhëzimin nr. 2, datë 28.03.2013 “Për procedurën e prokurimit me vlera të vogla” i ndryshuar me Ud-hëzimin nr. 5, datë 16.07.2013 dhe Udhëzimin nr. 1, datë 28.02.2014, Udhëzimin Nr. 3, datë 27.01.2015 “Për procedurën e prokurimit me vlera të vogla”, i ndryshuar me Udhëzimin, Nr. 1, datë 21.04.2016”, sqarohet në dokument. Auditi vijon më tej duke sqaruar se ka edhe nga ato raste kur për tenderat mungojnë dokumentet ligjore, procesverbalet dhe faturat tati-more. “Në 21 raste me vlerë totale 4,418,314 lekë mungon relacioni apo procesverbali konstatues nga personat kompetent për dëmtimet e ndodhura. Në 19 raste me vlerë totale 3,652,596 lekë mungon pro-cesverbali për marrjen në dorëzim të mallit, faturat tatimore apo fletë hyrjet nuk janë të detajuara sipas artikujve dhe specifikimeve teknike të përcaktuara në ftesën për ofertë, por vetëm është shënuar sasia to-tale e mallit dhe vlera përkatëse, në disa raste faturat tatimore nuk janë

Manastirliu: Nga 1 prilli rriten pagat për mjekët

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu iu bëri thirrje dje mjekëve të rinj që të ushtrojnë profesionin e tyre në Shqipëri. Teksa pa nga afër in-vestimin që po kryhet në Poliklinikën e Vlorës, Manastirliu përmendi edhe një herë rritjen e pagave për mjekët e infermierët që do të hyjë në fuqi nga 1 prilli. “Ky është një model i trans-formimit të qendrave të specializuara që i shërben jo vetëm qytetarëve të Vlorës por edhe turistëve të shumtë. Garanton edhe shërbimin e urgjencës mjekësore, përveç 17 shërbimeve të specializuara që do të ofrojë. Ne po investojmë jo vetëm në infrastrukturë por investimi më i rëndësishëm është ai në burime njerëzore. 12 mjekët specialistë që tashmë kanë nisur punë në spitalin e Vlorës kanë plotësuar ato mungesa që kishim në këtë spital, për shërbime si kardiologjia, onkologjia, urgjenca, etj.. Që nga data 1 prill ka nisur rritja e pagave me 7% për 4,650 mjekë dhe 13,765 infermierë”, tha Ogerta Manastirliu.

Manja: Askush se pengon dot ndërtimin e shkollës në KamëzDeputeti i Partisë Socialiste,

Ulsi Manja deklaroi dje se shkolla 9-vjeçare tek zona Kodër-Kamëz do të ndërtohet, pavarësisht protestave dhe kundërshtive të studentëve. Gjatë një takimi të zhvilluar me banorë të kësaj zone, Manja theksoi se ata e kanë të nevojshme ndërtimin e shkollës. Ai paralajmëroi se nuk do të lejohet asn-jë pengesë për këtë projekt. “Prindërit dhe fëmijët mbështesin punimet e Bashkisë Tiranë për ndërtimin e shkollës së re në Kodër-Kamëz. Me banorët e Kodër-Kamëz dhe Insti-tutit Bujqësor në emër të dijes dhe edukimit të fëmijëve të zonës për të mbrojtur fillimin e punimeve për shkollën e re investim nga Bashkia e Tiranës. Shkolla do të ndërtohet, prindërit e fëmijëve, dashamirësit e dijes dhe ne të gjithë bashkë do jemi aty çdo ditë për të garantuar punën e nisur nga Bashkia e Tiranës, për ndërtimin e shkollës dhe nuk do le-jojmë askënd të pengojë shkollimin e fëmijëve të zonës që po rritet çdo ditë”, tha Ulsi Manja.

të firmosura nga të gjithë anëtarët e Grupit të Marrjes në Dorëzim të Mallit, në 7 raste dorëzimi i mallit nuk është shoqëruar me fletë ga-ranci”, shtohet në raport.

Miliona lekë për qira zyrashNjë tjetër abuzim që ka kon-

statuar Kontrolli i Lartë i Shtetit tek ALUIZNI i Lezhës është harx-himi i miliona lekëve vetëm për të paguar qiratë e zyrave. Më konk-retisht, bëhet fjalë për afërsisht 2 milionë e 250 mijë lekë të shpen-zuara për qira. Por problemi është

se edhe pse janë harxhuar kaq shumë para, sërish procedurat janë fiktive sepse ka nga ato raste kur mungojnë dokumentet që vërteto-jnë qiranë. “Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Lezhë, nuk ka ndjekur procedurat të sakta dhe të rregullta për marrjen me qira të ambienteve për zyra, procedurat e zhvilluara në disa raste janë fiktive dhe ka munguar konkurrimi, mun-gon certifikata e pronësisë për pas-uritë e marrë me qira. Në total për 3 vite për marrjen e ambienteve

me qira nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Lezhë, janë shpenzuar 2,246,400 lekë, të cilat nëse do të përdoreshin me efektiv-itet duke u investuar në një formë tjetër për ndërtimin një objekti, do të rritej vlera e investimit dhe vlera e aktiveve të zotëruara nga Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Lezhë, si dhe pasuria do të administrohej si aset në pronësi të institucionit”, thuhet në auditin e KLSH. Sipas KLSH, këto veprime bien në kundërshtim me ligjin.

Ndërtimi i shkollës 9-vjeçare tek fidanishtja e UBT ngre studentët në protestë, Bashkia e Tiranës: Toka private u ble nga ne

Studentët e Universitetit Bujqësor të Kamzës dolën dje në protestë për të mos lejuar kthimin e një pjese të fidanishtes ku ata bëjnë praktikën, në shkollë të re. Bashkia e Tiranës ka në plan që tek pjesa e fidanishtes që përdorej nga studentët e Bujqësorit të ndërtohej një shkollë 9-vjeçare për fëmijët e zonës. Por diçka e tillë është kundërsh-tuar nga studentët sepse sipas tyre, fidanishtja është pronë e Universitetit Bujqësor dhe bashkia s’ka të drejtë ta përdorë. Në lidhje me këtë situatë reagoi edhe vetë rektori i UBT, Bahri Musabelliu,

i cili sqaroi se fidanishtja ka qenë pronë private, por më pas është blerë nga Bashkia e Tiranës. “Unë personalisht nuk jam kundër shkollës, por ka vende të tjera ku mund të ndërtohet. Si rektor nuk kam patur asnjë dijeni për ndërtimin e kësaj shkollë, kjo është tamam si rrufe në qiell të pastër”, deklaroi më tej ai. Një sqarim erdhi edhe nga vetë Bashkia e Tiranës. Nënkryetari i bashkisë, Arbjan Mazniku tha për mediat se shkolla e re 9-vjeçare nuk prek asnjë pjesë të territorit të Universitetit Bujqësor të Tiranës, as godinat aktuale dhe as kon-

ceptin e kampusit universitar. “Toka sot është me status pronë private, nuk është pronë e Universi-tetit Bujqësor. Kryeministri dhe kryetari i bashkisë janë shprehur në mënyrë të vijueshme për të parë mundësinë që një pjesë e asaj zone të kthehet në funksion universitar. Qeveria ka qenë vazhdimisht në mbështetje të mundësisë për të kthyer një pjesë të asaj prone në zonë universitare. Shkolla e re nuk prek dhe nuk cenon në asnjë element konceptin e kampusit. Asnjë prej ndërtesave të kampusit universitar, nuk preket për këtë qëllim”,

tha Mazniku. Sipas tij, akti i shpronësimit është bërë që para 6-7 muajsh, dhe sot kjo është pronë e Bashkisë së Tiranës, e cila do t’i jepet qytetarëve për një shkollë publike. Në lidhje me këtë situatë reaguan dje edhe banorët e zonës Kodër-Kamëz. Ata dolën në mbrojtje të projektit të shkollës së re, duke theksuar se ajo do t’i shërbejë rreth 30 mijë banorëve që jeto-jnë në këtë zonë. Qytetarët replikuan edhe me studentët protestues, duke i akuzuar se rrëmuja ishte organizuar nga Partia Demokratike.

“Drejtoria Rajonale e ALUIZNI-t Qarku Dibër, në 18 raste, ka lëshuar lejet e legalizimit ku u konstatua se janë kryer legalizime të pasurive “Ndërtesë’’ dhe statuset juridikë të pasurive të legalizuara të dërguara me shkresë përcjellëse nga ZVRPP-të Mat, Peshkopi, Bulqizë, konfirmojnë pronësinë e truallit dhe ndërti-mit (objektit) të legalizuar dhe janë pronë “Shtet’’ ose

“Pronar i pavërtetuar’’, pasuri për të cilat janë lëshuar lejet e legalizimit. Në dosjet e audituara nuk u gjetën deklarata noteriale për prishje të objektit pronë “Shtet’’ ose “Pronar i pavërtetuar”dhe nuk rezulton të jenë zbat-uar procedurat për pasqyrimin e gjendjes së objektit “Shtet” apo “Pronar i pavërtetuar””, thuhet në një prej auditeve të KLSH.

ALUIZNI LEGALIZON OBJEKTE NË PRONËSI TË SHTETIT

Sipas një analize të bërë nga Departamenti i Au-ditimit të Aseteve dhe Mjedisit në Kontrollin e Lartë të Shtetit, gjatë vitit që lamë pas i janë shkaktuar shtetit mbi 664 milionë lek të reja. Por absurdi është se ky dëm është konstatuar vetëm në 4 drejtori të ALUIZNI-t. Nëse

edhe drejtoritë e tjera kanë bërë të njëjtën gjë, bëhet fjalë për miliarda e miliarda lek dëme. Sipas raportit të KLSH, përveç dëmeve financiare, performanca e ALUIZNI-t ka qenë shumë e dobët dhe është abuzuar me procesin e legalizimit.

MILIONË LEKË DËME NGA ALUIZNI VITIN E SHKUAR664

Gjatë kontrollit të ushtruar tek ALUIZNI i Lezhës kanë dalë në dritë jo vetëm abuz-imet me procesin e legalizimit, por edhe me tenderat. Sipas auditit, ka patur raste kur ky institucion nuk ka zbatuar ligjin në dhënien e tenderave sepse atë e ka përfi-tuar një kompani që nuk i plotëson kus-htet ligjore...

Page 10: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT10 E Shtunë 6 Prill 2019

2,3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21

e k o n o m i www.sot.com.al

KLSH dërgon në Kuvend raportin vjetor 2018, akuza institucioneve për papërgjegjshmëri, dëmi 1.7 mldeuro, largimet nga puna kushtojnë 2 mld lekë në vit

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKLSH ka kryer 179 auditime për periudhën janar-dhjetor 2018

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka dërguar në Kuvend rapor-tin vjetor të performancës për vitin 2018. Në raport,

KLSH i akuzon institucionet për papërgjegjshmëri, veçanërisht në administrimin e të ardhurave publike. “KLSH konstaton se mbetet shumë për të bërë për të krijuar kulturën e përgjegjshmërisë menaxheriale dhe për të garantuar një sistem menaxhimi financiar dhe kontrolli sa më efektiv. Niveli i dëmeve dhe shpenzimeve joefektive apo me efekte negative në buxhetin e shtetit në mënyrë të përmbledhur nga aktiviteti auditues përgjatë vitit 2018, vazhdon të mbetet i lartë”, thuhet në raportin e KLSH. Ky institucion raporton gjithashtu se gjatë kontrolleve të ushtruara gjatë vitit të shkuar ka konstatuar një dëm të përg-jithshëm financiar prej 1.7 miliardë euro. Për periudhën janar – dhjetor 2018, KLSH ka kryer 179 auditime. Auditimet janë shtrirë në institucione qendrore dhe njësi të varësisë për të patur një mbulim të kënaqshëm dhe për të garantuar një sistem menax-himi financiar dhe kontrolli sa më efektiv. Këtu përfshihen ministritë dhe agjencitë në varësi të tyre, drejtoritë e përgjithshme dhe degët e tatimeve dhe doganave si dhe shoqërive aksionere me kapital shtetëror, njësi të vetëqever-isjes vendore (qarqe, bashki, komuna) dhe duke e mbyllur me auditimin e projekteve me financim të huaj.

Dëmet në buxhet Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zb-

uluar gjatë auditimeve të zhvilluara vitin e shkuar dëme kolosale në finan-cat e shtetit e lidhur kjo si në kahun e shpenzimeve ashtu edhe të të ard-hurave të munguara që duhet të ishin arkëtuar. Në raportin e performancës së institucionit të dorëzuar në Kuvend për vitin e shkuar, KLSH vlerëson se në total janë konstatuar parregullsi financiare dhe dëm ekonomik në shumën 213.9 miliard lekë ose afër-sisht 1,711.1 milionë euro. Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 24.1 miliard lekë ose 193 milionë euro. Shkelje të disiplinës financiare me

ndikim negativ në performancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 189.8 miliard lekë, afërsisht 1,518 milionë euro nga e cila: 116 miliard lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 923 milionë euro dhe 73.8 miliard lekë afërsisht 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve” thuhet në raport.Detyrimet e prapambetura në rritje

KLSH ka nënvizuar se ka një problematikë të theksuar nga ana e institucioneve publike lidhur me detyrimet e prapambetura. Sipas

këtij institucioni paratë e buxhetit në një pjesë të mirë të rasteve shkojnë për punë që duhet të ishin paguar me kohë çka bën ul efektin që kanë këto shpenzime në jetën e qytet-arëve. “Një pjesë e konsiderueshme e buxhetit vjetor shkon për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të viteve të kaluara duke mos prodhuar rritje reale të buxhetit, por pagesa për shërbime dhe të mira që janë realizuar në vitet e mëparshme buxhetore. Nga KLSH u konstatuan 6,857 pagesa të faturave dhe detyri-meve të prapambetura në shumën 8.7

miliardë lekë. Ndërkohë u analizuan pagesat e kryera gjatë 7-mujorit 2018 në zërin shpenzime kapitale ku rezu-lton se pagesat e lidhura me fatura që mbajnë datë 2017 janë në vlerë 11.5 miliardë lekë, duke treguar që gjatë vitit 2017 detyrimet e prapambetura janë rritur”, thuhet në raport, ku vlerësohet se deklarimi i faturave për detyrimet e prapambetura nuk është i saktë dhe i plotë. Si rrjedhim, sipas KLSH gjendja e detyrimeve të prapambetura në fund të vitit 2017, duhej të ishte raportuar të paktën 19 miliardë lekë. Kjo shifër është më e

Shoqëritë dhe entet publike, 6,707 milionë lekë dëme

Vendimet gjyqësore i marrin buxhetit 2 mld lekë çdo vit

Kontrolli i Lartë i Shtetit, gjatë vitit 2018 ka realizuar 17 auditime në shoqëritë dhe entet publike, ku ka konstat-uar parregullsi dhe dëme ekonomike në vlerën 6,707 milionë lekë. Nga përm-bledhja e gjetjeve si dhe nga pasqyrimi i tyre shprehur ne gjuhën e evidencave rezulton se kryesisht dëmi ekonomik është ne këto fusha: 1. Ne fushën e energjitikës. Në fushën e energjisë elektrike dëmi ekonomik është në vlerën 1,685 milionëë lekë dhe parregullsitë financi-are në vlerën 111 milionë

lekë. Ky efekt negativ, ka ardhur kryesisht si pasojë e veprimeve apo mosvepri-meve të Entit Rregullator të Energjisë, duke krijuar një situatë konfuze në tregun e prodhimit/blerjes/shitjes të energjisë elektrike. Nga auditimi i Albpetrol sh.a, në marrëveshjet hidrokarbure dhe ne zbatimin e kontrat-ave te ankandit mbi blerjen dhe shitjen e naftës bruto është konstatuar një dëm ekonomik në vlerën 4,295 milionë lekë dhe parregullsi financiare në vlerën 906 mil-ionë lekë.

KLSH vlerëson se ven-dimet gjyqësore të gjykatave vendase dhe ato të lidhu-ra me çështjet e arbitrazhit ndërkombëtar apo Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut përbëjnë risk real për nevojat për financim si pasojë e provigjionimit të dobët dhe mungesës së shkëmbimit të informacionit ndërmjet struk-turave përkatëse shtetërore. Vendimet gjyqësore për largim nga puna vazhdojnë të krijojnë efekte negative për Buxhetin e shtetit (mbi 2 miliardë lekë çdo vit), duke mos marrë masat e duhura nga institucionet bux-

hetore për sistemimin e gjyq fituesve pavarësisht vendeve vakante dhe lejuar akumulim-in e pagave të pagueshme për çdo pozicion pune. KLSH ka konstatuar se në vendimet gjyqësore të formës së pre-rë nuk raportohen dhe nuk deklarohen si shpenzim. Kjo krijon kushtet për akumulimin e kamatëvonesave si pasojë e vonesës në shlyerjen e tyre, nënvlerësimin e shpenzimeve të vitit dhe deficitit të vitit buxhetor, pagesën e tarifave përmbarimore si pasojë e mosekzekutimit vullnetar të vendimeve.

Dëmi ekonomik nga bashkitë, 15,342 milionë lekë

Nga auditimet e reali-zuara nga Kontrolli i Lartë i Shtetit gjatë vitit 2018, konsta-tohet se niveli i parregullsive të konstatuara në adminis-trimin e aktivitetit të pushtetit vendor si dhe dëmeve ekono-mike arrin në shumën 15,342 milionë lekë, nga të cilat shu-ma 719 milionë lekë përbën dëm ekonomik. Nga totali i parregullsive të konstatu-ara prej 14,077 milionë lekë, 11,030 milionë lekë i përkasin fushës së të ardhurave, nga e cila vlera 7,700 milionë lekë i përket rritjes së borxhit në DPTTV Bashkia Tiranë si

rezultat i mos mbledhjes së të ardhurave tatimore dhe 2,992 milion lekë i përkasin parregullsive në fushën e shpenzimeve të realizuara në Bashkitë Kamëz, Korçë, Konispol, Shijak, Has, Belsh, Rrogozhinë, etj. Në 36 sub-jekte të audituara, në 33 prej tyre janë rekomanduar masa shpërblim dëmi në vlerën 719 milionë lekë. Nga gjithë dëmi ekonomik i rreth 68 % ose 490 milionë lekë ka ard-hur nga mos zbatimi i drejtë i procedurave të prokurimit dhe zbatimit të kontratave për punimet e ndërtimit.

lartë duke marrë në konsideratë edhe llogaritë e tjera dhe pasaktësitë e konstatuara në datat e faturave. Po kështu, kontratat e lidhura nëpërmjet ndërmarrjes së angazhimeve bux-hetore kryhen në disa raste përtej afateve të vendosura në Ligjin e Buxhetit, duke shkaktuar krijim të detyrimeve të prapambetura. “Në vijim janë analizuar dhe grupuar data të kontratave të regjistruara me datën e krijimit në sistem ku rezul-tojnë gjithsej 16,795 raste ose 72% e gjithë kontratave të regjistruara gjatë vitit 2017 në shkelje të afateve të përcaktuara me vlerë 62.9 miliardë lekë. Numri më i lartë i shkeljeve konstatohet në njësitë e qeverisjes vendore: tipikisht Bashkia Tiranë, Durrës, Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Brendshme, dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë”, pohon KLSH. Po kështu sistemet e parandalimit të krijimit të detyri-meve të prapambetura dhe marrjen e angazhimeve pa fonde buxhetore sipas KLSH, megjithëse të ndërtuara nuk janë efikase. “Sistemet e detek-timit dhe marrjes së masave janë të dobëta dhe kërkojnë përmirësim të ndjeshëm në monitorim dhe detek-tim”, cilëson raporti.

Borxhi publik sipas KLSHKontrolli i Lartë i Shtetit vlerëson

se përqendrimi i borxhit publik drejt huamarrjes së huaj ka sjellë rritjen ekspozimit ndaj riskut të normave të interesit. “Menaxhimi i likuiditetit paraqitet me dobësi të theksuara i bazuar në një metodologji që ofron informacion të limituar dhe jo të kon-soliduar nëpërmjet institucioneve kryesore shpenzuese dhe arkëtuese. Koordinimi ndërmjet strukturave të borxhit dhe likuiditetit është i dobët, duke u përqendruar vetëm tek moni-torimi i pagesave sesa një menaxhim i mirëfilltë i flukseve hyrëse dhe dalëse”, thuhet në raport. Ashtu si edhe një vit më parë KLSH tërheq vëmendjen për mënyrën sesi bëhet llogaritja e borxhit publik dhe mos përfshirja e disa elementëve që nëse do të integroheshin do të nxirrnin një shifër të re të borxhit në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar gjatë auditimeve të zhvilluara vitin e shkuar dëme kolosale në financat e shtetit e lidhur kjo si në kahun e shpenzimeve ashtu edhe të të ardhurave të munguara që duhet të ishin arkëtuar. Në raportin e performancës së institucion-

it të dorëzuar në Kuvend për vitin e shkuar, KLSH vlerëson se në total janë konstatuar parregullsi financiare dhe dëm ekonomik në shumën 213.9 miliard lekë ose afërsisht 1,711.1 milionë euro...

Page 11: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

2,3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21GAZETA SOT E Shtunë 6 Prill 2019 11

s o c i a l e www.sot.com.al

Rektori Mynyr Koni abuzime skandaloze me programet Erasmus, administratës së tij i dha 81 trajnime, Fakultetit

Juridik vetëm 4 të tilla, sekretarja e tij 4 herë fituese

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraRektori i Universitetit të Tiranës fut në kolaps Institucionin, dekanët: Nuk ka transparencë

Skandalet e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, s’kanë të nda-lur. I vënë jo pak herë në

qendër të akuzave për arrogancë, mostransparencë, shkelje të ligjit, shkelje të të drejtave të njeriut dhe mosbashkëpunim me dekanët e fakulteteve lidhur me vendimmar-rjen apo mbarëvajtjen e procesit të drejtimit të një institucioni, ditët e fundit është zbuluar se rektori Koni ka abuzuar në mënyrën më skan-daloze të mundshme me mobilitetet e Programeve Erasmus dhe Eras-mus Plus. Dekanët e fakulteteve më te rëndësishëm të Universitetit të Tiranës, si ai i Juridikut, i Ekonomi-kut, i Gjuhëve të Huaja dhe Shken-cave Sociale ankohen se mungesa e transparencës dhe arrogancës me të cilin po drejton Koni, ka futur në kolaps Institucionin dhe po i “nxin” faqen edhe tek ndërkombëtarët. Si-pas tyre, ai ka ndërhyrë dhunshëm në marrëveshjet që dekanët bëjnë me universitet u huaja dhe nuk bën transparente listat e fituesve të Projekteve Erasmus dhe Eras-mus Plus, pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të dekanëve drejtuar rektoratit për gjatë dy viteve të fun-dit. Trajnimi i stafit dhe studentëve që përfitojnë nga këto projekte është një e drejtë themelore që çon përpara mbarëvajtjen e studimit shkencor. Ish-rektori Dhori Kule, sot Dekan i Fakultetit Ekonomik thotë se mungesa e transparencës, shkelja hapur e ligjit për arsimin e lartë e ka bërë të pamundur vijimin e funksionimit të univer-sitetit në kushte normale. Ata nuk kanë asnjë informacion lidhur me stafin akademik, apo punonjësit që kanë lëvizur me mobilitete të Programeve Erasmus dhe Eras-mus Plus. Dekani i Fakultetit të Drejtësisë thekson nga ana tjetër që ky proces është i centralizuar në Rektorat dhe fakulteti që ai drejton ka numrin më të vogël të mobiliteteve, në një kohë kur është një nga më të rëndësishmit. Dekani i Shkencave Sociale sqaron se ata vihen në dijeni për mobilitetet që lëvizin, vetëm kur një pedagog apo

Dekanët e fakulteteve më te rëndësishëm të Uni-versitetit të Tiranës, si ai i Juridikut, i Ekonomikut, i Gju-hëve të Huaja dhe Shkencave Sociale ankohen se mungesa e transparencës dhe arrogancës me të cilin po drejton Koni, ka futur në kolaps Institucionin dhe po i “nxin” faqen edhe tek ndërkombëtarët...

student paraqitet për të marrë leje. Një qëndrim të rreptë lidhur me këtë problematikë mbajti Dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, i cili pretendon se kjo është një betejë institucionale, dhe janë të vendosur të fitojnë këtë betejë kundër palig-jshmërisë në rrugë institucionale.

Sekretarja e Konit fitoi 4 herë Fiks Fare arriti të gjejë në

rrugë konfidenciale një listë të punonjësve që kanë përfituar nga këto programe, nga ku rezulton që sekretarja e rektorit ka fituar 4 herë. Drejtori i Komunikimit, që është edhe pjesë e komisionit përzgjedhës ka fituar 6 herë. Por në përgjigjen zyrtare të Rektoratit për Fiks Fare theksohet vetëm numri i fituesve e jo emrat, pasi sipas Rektoratit ruhet konfidencialiteti. Ndërsa për sa i përket informa-cionit të kërkuar nga dekanët, ata pretendojnë se u janë përgjigjur dhe nga ata nuk ka patur ankesa. Në përgjigjen e Rektoratit, rezul-ton të kenë përfituar nga projektet Erasmus për katër vitet e fundit 322 punonjës, staf akademik dhe jo akademik si dhe 283 studentë. Në këto të dhëna konfirmohet

fakti që Fakulteti Juridik në këto vite ka vetëm 4 trajnime për stafin akademik, ndërsa për punonjësit e Rektoratit 81 trajnime. Këto shifra për ish rektorin Dhori Kule janë skandaloze dhe është e papercep-tueshme se si një administratë me 25 punonjës si ajo e Rektoratit ka fituar 81 trajnime, ndërsa Fakulteti i Drejtësisë në staf akademik vetëm 4 trajnime. Fiks Fare kontaktoi dhe ministren e Arsimit, e cila ka konfirmuar se janë duke e parë më shumë vëmendje këtë problematikë dhe shumë shpejt do të dalin me një vendimmarrje për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare kësaj krize.

Çfarë janë programet Erasmus Programi i Erasmus-it ka filluar

në vitin 2014. Programi Erasmus është një program i mbështetur nga Bashkimi Europian dhe përf-shin elementë të bashkëpunimit të universiteteve jo vetëm në konti-nentin Europian por edhe më gjerë. Në bazë të programit të Erasmus, studentët e Universitetit të Tiranës kanë të drejtë të realizojnë 1 apo 2 semestra në një nga universite-tet partnere në Evropë. Kriteret e përzgjedhjes më shumë fokusohen

tek performanca akademike. Niveli i njohjes së gjuhës, gjuha angleze në të cilën zhvillohet mësimi. Stu-dentët patjetër duhet të kenë një nivel gjuhe që të jenë në gjendje të realizojnë procesin mësimor. Dok-umetat që duhen dorëzuar janë të thjeshta si lista e notave, njohja e gjuhës por dokumenti më i rëndë-sishëm është Learning Agreement, pra marrëveshja që do të bëjë. Studenti shikon në universitetin ku dëshiron të realizojë shkëmbimin përzgjedh disa lëndë. Nga shtatori i 2017 pedagogë nga Universiteti i Tiranës realizojnë shkëmbime akademike në universitet partnere. Pra pedagogë të Universitetit të Tiranës shkojnë në Universitetet europiane dhe japin mësim atje. Për të zhvilluar programin në uni-versitet europiane të përzgjedhura studentët nuk paguajnë tarifë.

Përplasjet me administratorin Pak kohë më parë Mynyr Koni

është bërë objekt i emisionit Fiks Fare edhe për shkak të përplasjeve me ish Administratorin, të cilin e detyroi të mbante një protokoll të veçantë dhe arriti deri aty sa e kyçi jashtë zyrës së tij, duke i mbyllur

Shoqata e të verbërve paralajmëron reduktimin e pagesave për PAK

Pabarazia në pasuri, 91 mijë shqiptarë “ndajnë” 4.1 mld euro

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Ardian Hysa komen-toi dje draftin për personat me aftësi të kufizuara miratuar së fundmi nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas tij, drafti parashikon minimizimin e të ardhurave aktuale për këtë kategori. Hysa deklaroi se disa pika të këtij drafti janë kundërshtuar kryesisht nga shoqata e të verbërve, pasi dif-erencon dhe kufizon në shumë drejtime. “Jemi në fazën e reko-mandimeve. Unë jam skeptik sepse ne vjet kemi qenë në një takim me ekspertin që është marrë me reformën, ja kemi

paraqitur rekomandimet dhe fakti që nuk i ka marrë par-asysh rekomandimet, dyshoj që mund të mos i marrë sërish. Është një problem tjetër kus-htëzimi i pagesës së aftësisë së kufizuar me pagesa të tjera. Që do të thotë një person me aftësi të kufizuara mund të marrë vetëm një pagesë për mbrojtje sociale, ose atë të invaliditetit. Ka diferencim mes fëmijëve me të rriturit. Pra një fëmijë i grupit të parë nuk merr të njëjtën vlerë si i rrituri i grupit të parë. Caktimi i moshës ta-van është një tjetër problem”, nënvizoi Hysa.

Rreth 3.2% e shqiptarëve zotërojnë së bashku rreth 4.1 miliardë euro depozita bankare. Pjesa tjetër prej 97% e individëve, e marrë së bashku, zotëron rreth 3.2 miliardë euro. Publikimi i raportit vjetor të agjencisë së sigurimit të depozitave është kthyer një lloj barometri për të matur pabarazinë financiare të shqiptarëve. Në fund të vitit të kaluar, vlera e depozitave të individëve që kalojnë vlerën ligjore të sigurimi, prej 2.5 milionë lekësh, arriti në total në 516 miliardë lekë. Këto 516 miliardë ose 4.1 miliardë euro

lekë ndahen në më pak se 91 mijë individë. Krahasuar me vitin 2017, megjithatë, vlera e depozitave që kalojnë vlerën ligjore të mbulimit ka rënë me 15 miliardë lekë, ndërsa numri i individëve që zotëronin më shumë se 2.5 milionë lekë ka rënë me rreth 1 mijë indi-vidë. Në këtë kuptim, numri i shqiptarëve që kanë më shumë para në bankë nga ç’iu siguron ligji, është ulur gjatë vitit të kaluar. Në fund të vitit të kaluar, fondi i ASD për sig-urimin e depozitave në banka arriti në afro 39 miliardë lekë ose rreth 310 milionë euro.

Dështon reforma e ujit, ndryshojnë subvencionet për ujësjellësit

Brenda 6-muajsh, Minis-tria e Infrastrukturës dhe En-ergjisë ka ndryshuar sërish metodologjinë që do të për-doret për subvencionimin e ujësjellësve nga buxheti i shtetit. Sipas udhëzimit të ri, që mban datën 2 prill është hequr ndarja specifike për përdorimin e fondit, e cila deri më tani shkonte 40% për mbulimin e kostove direkte të operimit dhe 60% e tij për nxitjen e performancës së shoqërive. Ndërkaq, në udhëzimin e ri, pavarësisht se kjo ndarje është hequr, përcaktohet se subvencioni

i përfituar për mbulimin e kostove direkte të operimit, në masën 50% të tij duhet të shkojë për të paguar fat-urat e energjisë elektrike. Gjithashtu, një pjesë e tij duhet të shkojë për mbulim-in e kostove të pajisjen me matës të familjeve që u për-kasin kategorive në nevojë. Ndërkaq, për subvencionet që do të përfitohen për rritjen e performancës nuk ka për-caktime specifike se përse duhet të përdoret, ndryshe nga ai që ishte në fuqi deri më tani që kanalizonte qartë këto shpenzime.

edhe derën e Rektoratit. Kjo për-plasje la pa rrogë administratën për më shumë se dy muaj. Ministria pas Fiksit ushtroi një kontroll të deta-juar ku u gjetën shumë shkelje fla-grante të ligjit dhe tejkalim kompe-tencash. Raporti ish plot 110 faqe, por përveç 14 rekomandimeve nuk kishë asnjë masë ndaj Mynyr Konit. Sipas dekanëve, kjo që po ndodh nën drejtimin e Konit është një rast i paprecedent, dhe duhet të merren urgjentisht masa, aq më tepër kur jemi para një “Pakti për Universi-tetin” me studentët, të cilët me të drejtë kërkojnë transparencë dhe plotësim të kërkesave. Së fundmi janë edhe partnerët ndërkombëtarë që kanë shprehur shqetësim lidhur me atë që po ndodh. Ata thonë se kjo situatë është konstatuar edhe nga Ministria e Financave dhe Kon-trolli i Lartë i Shtetit. “Situata është shumë e rëndë dhe duhet ndërhyrë sa më shpejt”, thekson Dekani i Fakultetit të Drejtësisë.

Page 12: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

12 GAZETA SOTE Shtunë 6 Prill 2019

C M Y K

d o s s i e r www.sot.com.al

DASH jep detaje nga korrespodencat e Zogut në vitin 1928

Zbardhen letërkëmbimet me Ahmet Zogut dhe zyrtarëve të lart të Shteteve të Bash-kuara në vitin 1928. Gazeta

nga dita e sotme do të publikojë një cikël me të gjitha letërkëmbimet që kanë ndodhur mes zyrtarëve të ndry-shëm shqiptarë që nga periudhë e Zogut, por edhe më herët, e deri te ajo komuniste. Bëhet fjalë për një sërë let-rash të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Aty jepen detaje shumë interesante mbi zhvillimet në Shqipëri.

14 shtator 1928Mbreti Zog për presidentin Coolidge

Jemi impresionuar nga mesazhet tuaja të dashamirësisë për ngritjen time në fronin mbretëror të Shqipërisë. Unë dua t’ju siguroj për mirënjohjen time për aktin tuaj të miqësisë ndaj meje dhe popullit shqiptar. Me këtë rast dua të shpreh mirënjohjen që populli im ndjen drejt popullit fisnik amerikan për asistencën humane që po jepni me anë të Kryqit të Kuq, në këtë kohë kritike. Shqipëria është gjithashtu mirënjohëse për pritjen ndaj shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara duke u dhënë atyre kulturën dhe mirëqenien amerikane.

27 shtator 1928Ambasadori Hart për Sekretarin e Shtetit

Kam nderin të raportoj se au-toritetet e Italisë, Greqisë, Hungarisë, Uruguait, SHBA, Jugosllavisë, Francës e Britanisë kanë njohur Mbretërinë Shqiptare. Pas njohjes nga Uruguai, mbizotëroi një qetësi e disa ditëve që nisi të bëhej e rëndë për mbretin Zog dhe këshilltarët e tij, e cila u thye më 13 shtator me letrën e përgëzimeve nga presidenti Coolidge. Mbreti men-jëherë kërkoi një përkthyes dhe kur u lexua telegrami e gjithë Tirana nisi të gumëzhinte. Në ora 16.00 atë pasdite ministri i jashtëm Iliaz Vrioni erdhi të më takonte dhe më tregoi telegramin origjinal. Fytyra e tij ishte e ndriçuar dhe unë duhet të pranoj se nuk kisha marrë njoftim nga Uashingtoni. Por nën gjithë gëzimin kishte njëfarë përçmimi ndaj Britanisë, Francës e Jugosllavisë. Ai tha se njohja e SHBA do të nxiste dhe fuqitë e tjera të kthenin vëmendjen. Më pas kur unë prezantova letrën zyrtare të njohjes më 15 shtator, ai tha se ky ishte kurorëzimi i triumfit diplomatik të qeverisë së re. Ai shtoi se njohja nga Italia nuk kishte domethënie të veçantë pasi Italia është një aleat i Shqipërisë, por e rëndësishme ishte njohja e Greqisë e Hungarisë, edhe pse kjo nuk e kishte impresionuar audiencën botërore. “Kur të njeh qeveria më e madhe e botës, të tjerët e kuptojnë se herët a vonë duhet të vendosin çfarë duhet të bëjnë”, tha ai. Vrioni tha se të gjithë zyrtarët në Tiranë kishin dëgjuar për letrën e presidentit Coolidge dhe mëngjesin e ardhshëm shumica e qeverive që nuk kishin njohur mbretërinë erdhën për të verifikuar lajmin. Mes tyre duket se kishte një atmosferë trishtimi pasi besonin se kjo mund të trazojë konsultimet që ne kemi dëgjuar se po zhvillohen mes Parisit, Londrës e Beogradit. Qeveria e Beogra-

dit njohu mbretërinë shqiptare në të njëjtën ditë kur unë dhashë njoftimin formal dhe në opinionin tim kjo ndodhi sepse pas njohjes nga SHBA, britanikët dhe francezët i sugjeruan Beogradit që të vepronte menjëherë në mbështetje të vendimit. Kolegët e mi francezë e britanikë nuk e fshehën se qeveritë e tyre po studionin së bashku çështjen e njohjes pasi kishin rezervime për titullin e monarkut të ri “Mbret e Shqiptarëve”. Me njohjen e Britanisë e Francës më 21 shtator, unë jam i bindur se nëse nuk do ta njihnin mbretërinë shqiptare, do të ndiqnin një politikë të përbashkët që mund të sillte fërkime të tjera në Ballkan. Gjithashtu und të them se Italia është pak e shqetësuar për heshtjen fillestare të Britanisë dhe Francës dhe kur erdhi njohja e SHBA ata u lumturuan. Një demonstratë u urdhërua të mbahej para Legatës në mbrëmjen e 15 shtatorit. Unë i ftova ata në oborrin e legatës, ishin rreth 1500 persona, të drejtuar nga banda muzikore e ushtrisë. Ata luajtën në fillim himnin amerikan dhe më pas himnin shqiptar dhe më pas du-artrokitjet e mëdha lanë të kuptohej se kishte nevojë për një fjalim, të cilin unë e dhashë edhe se nuk isha përgatitur. Departamenti nuk do të marrë një kopje të fjalimit pasi ishte tërësisht ‘impromp-tu’. Ndryshe nga sa bëjnë zakonisht të huaj në Shqipëri, qofshin zyrtarë apo jo, të cilët i trajtojnë shqiptarët sikur të ishin fëmijë në fjalimet e tyre, unë nuk e bëra këtë. Politika ime që prej fillimit të karrierës u ndoq edhe në këtë rast. Unë supozova se kisha përballë disa qindra intelektualë dhe u dhashë një bazë ku të mbështeten. Ndërkohë parlamenti i vendit po punon për modifikimin e Kus-htetutës. Statuti i krijimit të monarkisë, i cili për momentin është i vetmi akt i parlamentit, është i atashuar këtu. Më tej po citoj nga letra e qeverisë ndaj dokumentit formal të njohjes:

Zoti ministër (ambasador): Kam nderin të marr letrën tuaj me të cilën shkëlqesia juaj më informon se qeveria

amerikane njeh rezolutën e asem-blesë së Shqipërisë për vendosjen e regjimit të monarkisë, dhe ngritjen në fron të madhërisë së tij Zogu, Mbret i Shqiptarëve. Ky akt miqësor nga ana e qeverisë suaj të nderuar, duke njohur regjimin nga të parat regjimin e ri në Shqipëri, vlerësohet shumë nga qeveria mbretërore dhe populli shqiptar, të cilët e konsiderojnë si një dëshmi të ndjenjave të simpatisë ndaj Shqipërisë. Lutem që shkëlqesia juaj t’i kalojë qeverisë falën-derimet më të thella dhe mirënjohjen e qe Qeverisë Mbretërore, republikës së SHBA, për veprimin që forcon lidhjet miqësore mes vendeve tona .

Presidenti i Këshillit, ministër i Jashtëm, K. Kota

22 tetor 1928Traktat arbitrazhi mes Shqipërisë

dhe SHBA, nënshkruar në Uash-ington mes presidentit të SHBA dhe madhërisë së tij Mbretit të Shqiptarëve. Të vendosur për të parandaluar çdo ndërprerje në marrëdhëniet paqësore e miqësore që kanë ekzistuar gjith-monë mes dy kombeve,

Duke dashur të konfirmojnë aderimin te politikat e zbatimit të dre-jtësisë së paanshme ndaj çdo debati që mund të lindë mes tyre, dhe Duke dashur që me shembullin e tyre të demonstrojnë dënimin ndaj luftës si instrument i politikës kombëtare në marrëdhëniet e tyre, e gjithashtu me qëllim përshpejtimin e përmirësimit të marrëveshjeve ndërkombëtare për zgjidhjen paqësore të mosmarrëvesh-jeve ndërkombëtare dhe eliminimin e mundësisë së luftës mes fuqive botërore,

Kemi vendosur të mbyllim trak-tatin e Arbitrazhit me anë të për-faqësuesve respektivë të plotfuqishëm: Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Frank b. Kellog, Sekretar Shteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Madhëria e tij Mbreti i Shqiptarëve, Faik Konica i dër-guar i jashtëzakonshëm e fuqiplotë

mbesë në fuqi, deri në momentin që ndërpritet prej një nga palët me njoft-im të shkruar.

Me besim se të dërguarit fuqiplotë kanë nënshkruar traktatin si në gju-hën angleze dhe shqiptare, teksti në anglisht do të ketë përparësi në rast konflikti mes dy teksteve.

Uashington,22 tetor 1928Frank B. KelloggFaik Konica

22 tetor 1928Traktat bashkëpunimi mes

Shqipërisë dhe SHBA, nënshkruar në Uashington

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Madhëria e tij Mbreti i Shqiptarëve, me dëshirën për të forcuar lidhjen e miqësisë dhe përpa-rimin e paqes së përgjithshme, kanë vendosur të bëjnë një traktat për këtë, për çka kanë emëruar përfaqësuesit e tyre fuqiplotë:

Presidentin e Shteteve të Bash-kuara, Frank B. Kellogg, sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Madhëria e Tij Mbreti i Shqiptarëve, Faik Konica, i dërguar fuqi plotë të Shqipërisë në SHBA Pas diskutimeve me njëri-tjetrin sipas pushtetit të tyre, ata ranë dakord për nenet e mëposhtme:

Neni 1Çdo debat që lind mes qeverisë

së Shqipërisë dhe asaj të SHBA, i cilido natyre qoftë, nëse dështojnë procedurat diplomatike dhe palët nuk kanë akses për rikurs në një gjykatë kompetente, duhet të dorëzohet për hetim në organin e përhershëm Komi-sioni Ndërkombëtar siç përshkruhet në nenin e mëtejshëm, dhe palët pranojnë të mos shpallin luftë apo të nisin luftime gjatë kohës së zhvillimit të hetimeve pas dorëzimit të raportit.

Neni 2Komisioni Ndërkombëtar do

të përbëhet nga pesë anëtarë si më poshtë: Një anëtar do të zgjidhet nga çdo vend në debat, nga qeveria e tij, një anëtar do të zgjidhet nga secila palë nga një vend i tretë, dhe anëtari i pestë do të zgjidhet me pranimin e dy palëve. Shpenzimet e komisionit do të paguhen në mënyrë të barabartë nga të dyja qeveritë.

Komisioni Ndërkombëtar do të emërohet brenda gjashtë muajsh pas letër-këmbimit të këtij traktati.

Neni 3Në rast se dy palët nuk arrijnë

të zgjidhin debatin e tyre me metoda diplomatike dhe nuk mudn të kalojnë në një tjetër gjykatë kompetente, ato duhet t’i referohen komitetit Ndërkom-bëtar për hetime.

Dy palët duhet të furnizojnë Komi-sionin Ndërkombëtar me të gjithë mjetet e nevojshme për hetimin dhe raportimin e tij.

Raporti i Komisionit duhet të kompletohet brenda një viti nga data e nisjes së hetimit, përveç rasteve kur palët kufizojnë apo shtojnë afatin e punës së tij me marrëveshje.

Firmosur në Uashington,22 tetor 1928Frank B. Kellogg, Faik Konica

i Shqipërisë në SHBA, Të cilët pasi kanë komunikuar dhe rënë dakord me njëri-tjetrin sipas fuqisë e tyre, kanë rënë dakord për nenet e mëposhtme:

Neni 1Të gjitha mospërputhjet në çësht-

jet ndërkombëtare mes palëve për të drejtën e tyre sipas një traktati apo marrëveshjeje, të cilat nuk janë mun-dur të zgjidhen me anë të diploma-cisë, të cilat janë të justifikueshme në natyrën e tyre për arsye të influencimit ndaj vendimeve sipas parimeve ligjore të barazisë, duhet të depozitohen në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit në Hagë, sipas Konventës së 18 tetorit 1907, ose në një tjetër gjykatë kom-petente, siç mund të vendoset me marrëveshje të veçantë. Marrëveshja e veçantë në çdo rast duhet të jetë bëhet për llogari të Shteteve të Bash-kuara nga presidenti i SHBA dhe me miratimin e Senatit, si dhe nga pala e Shqipërisë sipas ligjeve të saj kus-htetuese.

Neni 2Nenet e këtij traktati nuk apliko-

hen për çështje debatesh që kanë të bëjnë me:

Juridiksionin e brendshëm të palëve kontraktuese

Kur përfshihen intersat e palëve të treta,

Kur varen apo përfshijnë qën-drimin tradicional ë Shteteve të Bash-kuara në lidhje me çështjet amerikane, të përshkruara zakonisht si Doktrina Monroe,

Kur varen apo përfshijnë ruajtjen e obligimeve të Shqipërisë sipas Kon-ventë së Ligës së Kombeve

Neni 3Ky traktat do të ratifikohet nga

presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës me miratimin e Senatit, dhe nga Shqipëria në përputhje me ligjet e saj kushtetuese.

Letërkëmbimet do të kryen së shpejti në Uashington dhe traktati hyn në fuqi pas këmbimeve. Ai do të

Zbardhen letërkëmbimet, ja si Zogu lobonte në SHBA që të njihej mbretëria e tij dhe marrëveshjet që u nënshkruan me amerikanët në vitin 1928

Page 13: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

2,3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21GAZETA SOT E Shtunë 6 Prill 2019 13

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Libia në prag të luftës civile, grupet militante marrin peng 145 trupa rivale

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraPërshkallëzohen luftimet e forcave pro-qeveritare me militantët e Haftar nga lindja

Andi LAMKO

Frika e rinisjes së luftës civile në Libi po shtohet nga dita në ditës teksa militantët aleatë me qeverinë e Tripolit kapën

dhjetra ushtarë të forcave të fuqishme rivale në perëndim të vendit. Komu-niteti ndërkombëtar ka bërë thirrje kundër përdorimit të forcës ushtarake e gjithashtu sekretari i përgjithshëm i OKB Antonio Guterres, ishte në Tripoli për t’i nxitur palët të arrijnë një marrëveshje. Por gjatë largimit të tij dje nga vendi Guterres, paralajmëroi se po e mbyllte vizitës “me zemër të rëndë dhe shumë i shpetësuar”. Ai shtoi se negoc-jatat e tij me komandantin e forcave rivale lindore Marshal Khalifa Haftar, nuk kishin rezultuar në premtim për ulje të tensioneve. “Po largohem nga Libia me zemër të rëndë dhe shumë i shqetësuar. Ende shpresoj se është e mundur të evitohet konfrontimi i përgjakshëm në rrethinat dhe brenda Tripolit. OKB është e përkushtuar për arritjen e zgjidhjes politike dhe çfarëdo që të ndodhë, OKB do të mbështesë popullin libian”, tha dje Guterres.

Ofensiva e forcave lindorePasi Haftar urdhëroi ushtrinë e tij

të quajtur ‘Ushtria Kombëtare e Libisë’ të avanconin drejt kryeqytetit Tripoli, militantët në mbështetje të qeverisë pro-perëndimore morën rob 145 ush-tarë të forcës rivale që vjen nga lindja. Ushtarët e Haftar u kapën në qytetin Zawiya, në perëndim të Tripoli, së bashku me 60 automjetet e tyre, tha një nga komandantët për mediat. Shpallja e marshimit të Haftar drejt Tripolit të enjten ishte një përshkallëzim i rrezikshëm i luftës për pushtet që ka dominuar në Libi që prej përmbysjes së

Franca s’pranon shtyrje afati për Britaninë pa plan konkret

Greqi, përplasje mes emigrantëve dhe policisë në kufirin verior

Franca ka përsëritur dje qëndrimin e saj që Britanisë së Madhe të mos i ofrohen afate sht-esë për shkëputjen nga Bashkimi Evropian, në rast se nuk ofron plan të qartë për hapat e ard-hshëm dhe dëshmi të përkrah-jes së deputetëve. Kryeminis-trja Theresa May i ka dërguar të premten letër presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, duke kërkuar që vendit të saj t’i mundësohet qëndrimi në BE deri më 30 qershor në mënyrë që ta sigurojë mbështetjen e depu-tetëve për marrëveshjen e saj. Por

sekretarja franceze për çështje evropiane, Amelie de Montcha-lin, tha: “Këshilli Evropian e mori një vendim të qartë më 21 mars. Për një afat shtesë kërkohet nga Britania që ta sjellë një plan që gëzon mbështetje të qartë dhe të besueshme politike”. Ajo shtoi se pas këtij hapi, këshilli duhet t’i përcaktojë kushtet e nevojshme për këtë shtyrje. “Në mungesë të një plani të tillë, ne do të duhej të kuptonim se Britania e Madhe ka vendosur të largohet nga BE në mënyrë të çrregullt”, shtoi Montchalin.

Episode të tjera përplasje janë regjistruar të premten pasdite mes emigrantëve dhe policisë greke pranë një kampi në Selanik. Gratë që mbanin fëmijët e tyre në krah u për-poqën të thyenin rrjetën e policisë, që të dilnin në rrugë, por policia përdori gaz lots-jellës ndaj tyre. Qëllimi i tyre është të shkojnë në Idomeni në këmbë, dhe më tej të kalojnë kufirin me Maqedoninë e Ve-riut, nga ku përmes rajonit të Ballkanit të shkojnë në vendet e Evropës Perëndimore, ku

duan të kërkojnë azil. Rreth 700 emigrantë, përfshirë edhe familje me fëmijë, kaluan natën mbrëmë në tendat e ngritura në një fushë misri, 10 kilometra në perëndim të Selanikut. Organizimi i lëviz-jes është bërë përmes rrjeteve sociale, ku refugjatët janë orientuar si të kalojnë kufirin për të vazhduar më pas rrugën drejt vendeve të Ballkanit. Ky korridor i emigrantëve u mbyll në vitin 2016, por me sa duket, përpjekjet për riaktivizimin e tij nuk mungojnë.

Italia prin të djathtën e BE, Salvini: Europa do ndryshojë

E djathta ekstreme në Eu-ropë ka formuar koalicionin parazgjedhor që do të garojë për zgjedhjet europiane në muajin maj, platforma e të cilës do të njoftohet pas samitit të fundjavës në Milano, i kryesuar nga zv. kryeministri italian Ma-teo Salvini. Kryetari i partisë së djathtë në pushtet "Lega", i njo-hur për deklaratat e tij nacional-iste dhe polemizuese, organizon takimin e spektrit radikal të djathtë me rreth 20 shtete të kontinentit të vjetër. Mes tyre janë "Partia për Liri" e Austrisë,

Alternativa për Gjermaninë, kryetarja e opozitës radikale në Francë, Marine Le Pen, partia anti-emigracion e Finlandës, madje edhe partia e kryeministrit hungarez, Viktor Orban. Sipas organizatorëve, mesazhi i tyre do të jetë shkrirja në një grup të vetëm e partive euroskeptike. Takimi është komentuar nga disa prej pjesëmarrësve si fillimi i "pranverës europiane" që do i sjellë dëme të konsiderueshme aksit "gjermano-francez" i cili prej kohësh dominon politikat madhore të kontinentit.

Refuzohet apeli i Erdogan për anulim të

rezultateve në StambollMediat turke raportonin dje

se partia e presidentit Erdogan ka kërkuar që rezultatet të anulohen për shkak të pranisë së votuesve ilegalë në listat e personave me të drejtë vote, çka, sipas tyre, ka ndi-kuar në rezultatin e përgjithshëm por kërkesa është hedhur poshtë nga bordi rajonal i zgjedhjeve. Kjo agjenci ka njoftuar se dega e partisë AKP në Buyukcekmece të Stambol-lit ka dorëzuar ankesë në zyrën ra-jonale të zgjedhjeve dhe ka kërkuar që të anulohet rezultati i zgjedhjeve.

Londër, protesta para ambasadës, kundër

arrestimit të Assange Mbështetësit e Julian Assange

kanë demonstruar dje para am-basadës së Ekuadorit në Londër, kundër dëbimit dhe arrestimit të mundshëm të kreut të WikiLeaks, pas një postimi të rrjetit ku thuhej se Assange të dëbohej brenda disa orëve. Pas postimeve gjatë natës ku thuhej se qëndrimit shtatëvjeçar të Assange të ambasadë do t’i vije fun-di, mbështetësit kanë vënë pankarta dhe tenda, që të mbrojë sinjalizuesin politik të kërkuar nga SHBA.

Algjeri, vazhdojnë protestat edhe pas

dorëheqjes së presidentitMijëra njerëz dolën edhe dje në

rrugët e kryeqytetit të Algjerisë për të kërkuar riorganizimin e struk-turës politike të vendit, në të premten e shtatë e protestave. Të martën, presidenti Abdelaziz Bouteflika, i cili ka qenë në pushtet që njëzet vjet, ka dhënë dorëheqje. Me Kus-htetutë, rolin e presidentit duhet ta marrë kryetari i parlamentit por protestuesit, ku të rinjtë janë forca kryesore, kërkojnë që e gjithë kasta e lidhur me Bouteflikan të largohen.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka kujtuar dje masakrën e forcave serbe në Rezallë 20-vjet më parë, duke e quajtur një plagë ende të hapur pasi shumë nga viktimat e saj janë mes të pagjeturve të luftës. “Masakra në Rezallë, 20 vjet më parë, nga e cila ka ende shumë të pagjetur, është plagë e hapur e Kosovës dhe i jep zë thirrjes sonë për drejtësi. Martirët e Rezallës, me sakrificën e tyre e mbajnë të freskët përjetësisht kujtesën tonë për rrugën e vështirë deri në liri”, ka shkruar Haradinaj. Më 5 prill 1999, ushtria serbe rrethoi shtëpitë e familjeve në Rezallë, dhe vrau 98 shqiptarë, banorë të fshatit dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 janë ende të zhdukur. Të vrarët ishin kryesisht burrat dhe djemtë e rinj. Vetëm 3 njerëz arritën të shpëtojnë.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, tha dje se është i bindur se në qershor vendi do të marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zaev tha se të gjitha kriteret janë plotësuar, përveç Ligjit për Prokurorinë Publike për të cilin tha se do të arrihet me dialog politik. “Shumicë e madhe qëndron pas Ligjit të Prokurorisë Speciale por duhet të sigurohet shumicë prej dy të tretave, nëse e sigurojmë ne nuk kemi kusht tjetër që është nga pjesa e kritereve që na janë dhënë për marrje të datës. Do të thotë të gjitha kushtet tjera që na ishin dhënë gjatë datës së projektuar për fillim të negociatave janë plotësuar, mbeti vetëm pjesa politike, në dakordim për miratim të ligjit për Prokurorinë Publike”, sqaroi Zaev.

Haradinaj: Masakra e Rezallës, plagë e hapur e Kosovës Zaev: Së shpejti do marrim datën e negociatave me BE

pushtetit të Muamar Gadafit në kaosin e 2011. Fraksioni militant i Haftar në lindje të vendit është betuar tashmë të përballet me militantët në kryeqytetin Tripoli në Perëndim, duke përfshirë dhe qeverinë e mbështetur nga OKB, e drejtuar nga Fayez al-Sarraj. Forcat e ushtrisë së Haftar kanë marrë kon-trollin e qytetit Gharyan, rreth 80 km në jug të Tripoli, por nuk arritën të merrnin kontrollin e një postblloku të rëndësishëm 18 milje në perëndim të kryeqytetit, me të cilin do të kishin mbyllur rrugën bregdetare drejt Tuni-zisë fqinje. Forcat qeveritare në qytetin bregdetar Zawiya, arritën të rimerrnin postbllokun pas asaj që u përshkrua si një ‘betejë e shkurtër me armë’, ku dhe kapën robërit. Pamje të postuara në mediat sociale tregonin të burgosurit të

vendosur në disa korridorë ndërtesash, por nuk kishte konfirmime zyrtare.

Mund të përballemi me HaftarMareshali Khalifa Haftar ka një

ushtri më vete dhe ka nën kontroll zona të Libisë lindore, ndërsa forcat shtetërore aktuale, njohur nga OKB janë në anën perëndimore. Policia në qytetet e Zawiya dhe Misrata postuan mesazhe në rrjetet sociale, duke thënë se do të për-ballen me Haftar. “Ne jemi të gatshëm të përballemi me Haftar”, deklaruan ata. Libia është ndarë në dy fraksione, që pas rënies nga pushteti të Muamar Gaddaf. OKB dhe shtetet e mëdha mbështesin qeverinë e kryeministrit aktual libian Fayez al-Sarraj. Mirëpo, kjo qeveri kontrollon vetëm Perëndimin dhe Tripolin, e jo lindjen. Në një deklaratë të përbashkët të enjten, SHBA, Franca,

Italia, Britania e Madhe dhe Emiratet e Bashkuara Arabe bënë thirrje për përmbajtje. Ata thanë se kërcënimet ushtarake mund të zhysin Libinë në kaos. Që pas rënies nga pushteti të Gaddaf më 2011, Libia ka hyrë në një fazë të dhunës dhe tensionit. Përpjekjet e njëpasnjëshme të udhëhequra nga OKB për të bashkuar institucionet kyçe të Libisë, duke përfshirë bankën qendrore dhe organet politike, kanë dështuar dhe instalimet e mëdha të naftës në vend janë mbajtur shpesh si shpërblim nga një sërë grupesh të milicisë. Anas El Go-mati, nga Instituti i Sadeq tha se Tripoli në ditët në vijim mund të shndërrohet në “arenë lufte”. Ai tha se Haftar duhet ndalur. Për situatën u deklarua edhe sekretari i OKB Antonio Gueterres, i cili bëri thirrje për vetëpërmbajtje.

Po largohem nga Libia me zemër të rëndë dhe shumë i shqetësuar. Ende shpresoj se është e mundur të evitohet konfrontimi i përgjak-shëm në rrethinat dhe brenda Tripolit. OKB është e përkushtuar për arritjen e zgjidhjes poli-tike dhe çfarëdo që të ndodhë, do të mbësht-esë popullin libian...

Page 14: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT14 E Shtunë 6 Prill 2019

2,3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21

k r o n i k e www.sot.com.al

U kapën me mina me telekomandë, Gjykata e Lezhës liron 21-vjeçaren shtatzënë, burg për të vëllanë

Armand Lukani dhe Amelda Elezi, vëlla e motër, që u arrestuan me mina me telekomandë pak ditë më parë, kanë shpërthyer në lot kur kanë hyrë në dyert e gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë. Togat e zeza të qytetit të Lezhës e kanë cilësuar të ligjshëm arrestimin e dy të rinjve, por për 21-vjeçaren Amelda Elezi, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, për shkak të shtatzënisë. Ndërsa për 27-vjeçarin Armand Lukanin, gjykata vendosi masën e sigurisë “Arrest me burg”, deri në përfundim të hetimeve. Gjithashtu, në kërkim është bashkëshorti i Almedës, Esmerald Elezi,

nga Vlora. Almeda Elezi jeton në Himarë në lagjen Spile, dhe deri në përfundim të heti-meve nuk duhet të dalë nga shtëpia. Për shkak të shtatzënisë, në raste të nevojave urgjente mjekësore për t’u paraqitur në spital, 21-vjeçar-ja duhet të njoftojë policinë gjyqësore pranë komisariatit të Lezhës. Në Vlorë ajo kishte marrë për punë edhe vëllain e saj nga Lezha. Në dyert e gjykatës në pritje të vendimit ishte dhe babai, i dy të rinjve Elmi Lukani, i cili ka hedhur poshtë akuzat duke thënë se djali i tij është i pafajshëm dhe është marrë më bujqësi. “Jam babai i Armandit. Çunin e dija se ishte në

punë. Erdhi policia, më bëri kontroll te shtëpia. Më thanë se është kap me lëndë narkotike dhe mina plasëse. Nuk ka lidhje, merrej me bujqësi, mblidhte bimë mjekësore në Vlorë. Nuk është ndaluar asnjëherë. Nuk kam marr avokat se nuk kam mundësi. Djali im është i pafajshëm”, tha ai për gazetarët. Në bazë të provave të paraqitura nga prokuroria, gjykata e vlerësoi të ligjshëm arrestimin e dy të rinjve, ndërsa mësohet se ata nuk kanë folur asnjë fjalë në seancën gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë e cila u zhvillua me dyer të mbyllura. Gjatë momentit të hyrjes në gjykatë,

Loja me granatën i merr jetën 11-vjeçarit, plagoset rëndë motra

Një 11 vjeçar ka humbur jetën ndërsa motra e tij, 9 vjeçe, ka mbetur e plagosur gjatë kohës që po luanin me një granatë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin Kocaj-Fushë Bulqizë. Loja me një granata i kushtoi jetën një 11-vjeçari në Bulqizë dhe motra e tij mbeti e plagosur. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së premtes në fshatin Kocaj të Fushë Bulqizës. Dy fëmijët kishin dalë për të luajtur dhe në afërsi të një përroi në fshat gjetën granatën. Fillimisht 11-vjeçari e ka marrë granatën në dorë e cila ka plasur. Vëlla e motër u dërguan menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku i mituri nuk ka mundur ti mbijetoj plagëve. Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore vajza është trans-portuar menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë dhe është në gjendje kritike për jetën. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia, ku është ngritur një grup hetimor i cili nisi menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes së rëndë.

Vlorë, vetëvaret në banesë 57-vjeçarja, gjendet nga fqinjët

Një grua i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur. Ngjarja tragjike ka ndodhur pasditen e djeshme, në Selenicë të Vlorës. Mësohet se gruaja e vetëvarur në banesën e saj është 57-vjeçarja me inicialet H. E.. Sipas burimeve 57-vjeçarja ka qenë vetëm në shtëpi kur ka ndërmarrë aktin ekstrem. Kanë qenë fqinjët ata që e gjetën atë pa shenja jete gruan dhe më pas kanë lajmëruar policinë e Vlorës. Nuk dihen arsyet që e çuan gruan drejt aktit ekstrem. Ndërkohë që për rastin u ngrit një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen e ngjarjes. Nëpërmjet një komunikate policia e qytetit bregdetar ka dhënë detaje për ngjarjen. “Më datë 05.04.2019, në orën 18:30, në Selenicë, në banesën e saj dyshohet se është vetëvarur shtetësia 57 vjeçe me inicialet H. E.. Viktima është gjetur e pa jetë nga fqinjët e saj. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, sqaroi policia për ngjarjen e rëndë.

Shkelën rregullat e Shengen, riatdhesohen 50 shqiptarë

Gjatë 24 orëve të fundit janë riatdhesuar në aeropor-tin “Nënë Tereza”, rreth 50 shtetas shqiptarë, të cilët kanë shkelur rregullat e lëvizjes në zonën ‘Shengen’ apo u është re-fuzuar kërkesa për azil në Francë. Operacionet e riatdhesimit janë organizuar në koordinim mes dy vendeve Zv.ministrja e Brendshme, Rovena Voda deklaron se qytetarët shqiptarë nuk mund të përfitojnë azil në vendet e Bashkimit Europian, për shkak se Shqipëria konsiderohet një vend i sigurt. Ajo tha se ministria e Brendshme e Shqipërisë është duke ko-munikuar me ministritë homologe të vendeve si Franca apo vende të tjera, për të rishikuar procedurat e dhënies së azilit në këto vende, me qëllim shkurtimin e kohës së procedurave, por edhe mënyrën se si do të trajtohen shtetasit shqiptarë, që vijnë nga një vend i sigurt.

Prokuroria për Krime të Rënda kërkon konfiskimin e miliona erove pasuri të Klement Balilit dhe familjarëve të tij

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraOrgani i akuzës pretendon se Balili nuk i justifikon pasuritë

Elvis MYRTA

Kur kanë kaluar gati 3 muaj nga ve tëdorëz imi i Klement Balilit i

etiketuar si “Eskobari i Ball-kanit”, Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar kon-fiskimin e pronave të tij dhe kthimin në favor të shtetit. Në përfundim të hetimit pas-uror ndaj Balilit dhe famil-jarët e tij organi i akuzës ka kërkuar konfiskimin e këtyre pronave, ku si-pas kërkesës dorëzuar në gjykatë, argumentohet se ka dyshime se këto pasuri janë produkt i aktivitetit kriminal ku dyshohet se 48-vjeçari, është përfshirë. I akuzuar për katër vepra penale si ajo e trafikut të lëndëve narkotike, grup i strukturuar kriminal, fshehje të të ard-hurave dhe pastrim parash. Prokurori i Krimeve të Rën-da Ened Nakuçi, ka kërkuar dje kalimin e disa aseteve që posedohen nga familja Balili në favor të shtetit shqiptar. Kërkesa është depozituar dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda nga prokurori Nakuçi, me argumentin se sipas ligjit antimafia këto pasuri nuk justifikohen. Më konkretisht prokuroria ka kërkuar sekuestrimin e disa trojeve në zonën e Sarandës, kompleksi Santa Quaranta si dhe 23 apartamente. Pas-uritë e familjes Balili, ku mes tyre bie në sy edhe komplek-si luksoz u sekuestruan rreth një vit më parë me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rën-da për të parandaluar tjetër-simin e tyre. Ndërkohë, gjatë hetimit pasuror prokuroria ka dyshime se këto pasuri nuk justifikohen. Të gjitha këto pasuri bashkë vlejnë disa milion euro. Shqyrtimi gjyqësorë për konfiskimin e pasurisë së “Eskobarit të

Ballkanit”, pritet të nisë këtë muaj. Vendimi i prokurorëve për konfiskimin e pasurive të Balilit vjen në një kohë ku në gjykatë është duke u zhvilluar procesi gjyqësor ndaj tij. Aktualisht procesi ka ngecur pasi për tre se-anca radhazi prokuroria nuk ka mundur të lexojë pretencën për të pandehurin, për shkak të mungesës së avokatit Theodhori Solla-ku. Në seancë e fundit ai u gjobit nga gjykata me 10 mijë Lekë të reja. Krimet e rënda pas shtyrjes së kësaj seanca vendosën që seanca e ardhshme të zhvillohet më datë 8, ku prokuroria pritet të lexojë konkluzio-net përfundimtare. Ditën e djeshme nëpërmjet një komunikimi zyrtar Proku-roria e Krimeve të Rënda tha se Balili, akuzohet për kryerjen veprave penale “trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar krimi-nal dhe për një sërë veprash te tjera penale ka kërkuar që t’i konfiskohet një truall me sipërfaqe 11.994 m2 me

në qytetin e Sarandës; ob-jekti Ish-Kampi i Pushimit të Punëtorëve 4+1 kate me sipërfaqe ndërtimi 1923 m2 dhe sipërfaqe trualli 13.000 m2 ndodhur në qytetin e Sa-randës; truall me sipërfaqe 1716.91 m2 , ndodhur në qytetin e Sarandës dhe njësi me sipërfaqe 120 m2, dhe 23 apartamente.

HetimetProkuroria për Krime të

Rënda ka hetuar për dy vite personin e cilësuar si “Esko-bari i Ballkanit”. 48-vjeçari, i cili iu fsheh për më shumë se dy vite e gjysmë drejtësisë u vetëdorëzua menjëherë pasi organi i akuzës për-fundoi hetimet. Pjesën më të madhe të tyre organi i akuzës së krimeve të rënda e ka bazuar në përgjimet e marra nga letër-porositë e dërguara në Greqi. Proku-roria për Krime të Rënda ka një sërë përgjimesh të grupit, ku Balili dyshohet se ka qenë një nga finan-cuesit. Emri i këtij të fundit, si i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike, është lakuar nga politika dhe

media greke, në momentin që ai ishte në krye të Dre-jtorisë së Transportit Rrugor në Sarandë, në vitin 2016. Pas këtyre të dhënave, të bëra publike në atë kohë, Prokuroria e Krimeve të Rënda me shkresë Nr.112/ 1 prot, datë 11.05.2016, kërkoi përcjelljen e letër-porosisë për ndihmë juridike, dre-jtuar autoriteteve greke të drejtësisë, për të marrë informacion për Klement Balilin. Referuar dosjes hetimore, ka qenë rasti i trafikimit të një sasie prej 700 kilogramësh kanabis sativa nga Saranda drejt një ishulli në Greqi, që kanë nxjerrë Balilin në përgjimet e autoriteteve greke. Sipas këtyre përgjimeve, dyshohet se Klement Balili mbante kontakte me dy skafistë dhe pritësin e sasisë së lëndës narkotike në Greqi. Pritësi rezultoi të ishte një biznes-men në shtetin fqinj dhe është vënë në pranga gjatë këtij operacioni, së bashku me dy skafistët, ndërsa në atë kohë është bërë edhe shpallja në kërkim e Klement Balilit.

vëlla e motër shpërthyen në lot, ndërsa i për-lotur ishte dhe babai i tyre, i cili qëndronte jashtë ambjenteve të gjykatës. Për shkak të gjendjes ekonomike, familjarët nuk kanë patur mundësi as për të paguar avokatin. Tri ditë më parë policia finalizoi “Operacionin “The long way” ku u sekuestruan 3 mina të montuara me telekomandë të shpërthimit në distancë, 2.3 kg lëndë narkotike e dyshuar marijuanë si dhe 1 telefon celular”. Nga hetimet rezulton se minat e telekomanduara do të shiteshin në zonën e Lezhës me një çmim 2500 euro secila. Nga hetimet e prokurorisë rezulton se dy të rinjtë e arrestuar ishin vetëm transportues të minave nga Vlora në qytetin e Lezhës. Për këtë, sipas hetimeve ata ishin paguar nga 1 mijë euro secili, ndërsa po punohet për iden-tifikimin e personit që ju kishte dhënë për ti transportuar dhe destinacionin e tyre.

Page 15: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT E Shtunë 6 Prill 2019 15

www.sot.com.al

Ngjarje kriminale që kanë tronditur Dur-rësin nga viti 2012 deri në 2017, pra për gati 5 vitesh organi i akuzës i ka rikthyer ato në polici pasi sipas tyre nuk ka prova të mjaftueshme që mund të çojnë në zbulimin e atenta-torëve. Burime nga organi...

Elvis MYRTA

Prokuroria e Durrësit ka rikthyer në polici për rihetim, tetë nga dosjet më të bujshme

kriminale që kanë ndodhur kohët e fundit në qytetin bregdetar. Dosjet e rikthyera pranë uniformave blu të Dur-rësit janë të gjitha ekzekutime mafioze, të cilat janë ende të pazbardhura dhe janë ende pa autor. Ngjarje kriminale që kanë tronditur Durrësin nga viti 2012 deri në 2017, pra për gati 5 vitesh organi i akuzës i ka rikthyer ato në polici pasi sipas tyre nuk ka prova të mjaftueshme që mund të çojnë në zbulimin e atenta-torëve. Burime nga organi i akuzës bëjnë me dije se ka dyshime se vrasjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe saga e tyre ka nisur për prishjen e pazareve të drogës. Të gjitha këto vrasje janë cilësuar nga autoritetet e Durrësit viktimat e mafies në bregdet. Autorët s’kanë lëne gjurmë. Proku-roria e Durrësit ndër vite nuk ka mundur të hedhë dritë mbi zbulueshmërinë e vrasjeve të klasifikuara të tipit mafioz, e që kanë tronditur qytetin bregdetar. Ky ngërç sipas organit të akuzës ka ardhur si pasojë e mungesës së provave, bashkëpunimit të familjarëve, apo personave që mund të kenë dijeni mbi motivet. Në këto kushte, ky institucion ka kërkuar sërish mbështet-jen e policisë, duke i rikthyer dosjet, me qëllim mbledhjen e informacioneve të reja, të dobishme për prokurorët e çështjeve.

Saga e vrasjeve pa autor në Durrës

Vrasja e 35 vjeçarit Elvis Dedej, çeli edhe sagën vras-jeve të tipit mafioz. Mbi të u qëllua me breshëri automati-ku. Ishte qershori i vitit 2012-s në kulmin e sezonit turistik, kur qyteti bregdetar i Durrësit do të përfshihej në panik, kri-mi ndodhi në një nga rrugët më të frekuentuara nga tu-ristët, tek Shkëmbi i Kavajës. 35-vjeçari Dedej do të qëllohej me breshëri automatiku dhe do të merrte plot 18 plumba

në trup. Autorët e krimit me qëllim zhdukjen e provave dhe humbjen e gjurmëve kanë arritur të djegin mjetin me të cilin kryen vrasjen, në një tunel në Kodrat e Arapajt në Durrës. Një vit më vonë, më konkretisht në shtator të vitit 2013-s ndërtuesi 40-vjeçar Plaurent Cani do të ekzekuto-hej duke pirë kafe në një nga lokalet e qytetit. E shkuara e tij kriminale bëri që hetuesit të dyshonin për hakmarrje, ekzekutim nga vrasës me pagesë. Por ende kjo ngjarje është pa autor. 10 ditë nga vrasja e biznesmenit, oficerët e hetimit kriminal u përballën me një tjetër ekzekutim të frikshëm. Nëna e Elvis Dedejt, Fatmira Dedej u gjet e vdekur me plumb në kokë e trup, në garazhin e pallatit ku banon-te, në qendër të Durrësit. Në atë kohë policia foli për të njëjtët vrasës që ekzekutuan të birin, por pa mundur t’i identifikojë. Por saga e kri-meve në qytetin bregdetar nuk përfundoi këtu. Janari i 2014-s nisi me një ekzekutim, që për nga mënyra e kryerjes ishte i panjohur më herët nga policia lokale. Atë të ekzeku-timit me anë të shpërthimit të telekomanduar. Viktima ishte biznesmeni 45-vjeçar Xhemal Çela. Makina e tij u hodh në erë në rrugën e plazhit. Ekspertët nuk gjetën asnjë provë që mund t’i ndih-

Mungesa e provave ka ndikuar në moszbulueshmërinë e këtyre vrasjeve

Vrasjet në Durrës, prokuroria rikthen në polici 8 dosje të ekzekutimeve mafioze

Tentoi të trafikonte kanabis drejt Greqisë, pranga 38-vjeçarit

Një 38 vjeçar është arrestuar nga Policia, pasi tentoi të kalonte nga dogana e Kapshticës 68 kg kanabis. Në prangat e uniformave blu të qytetit juglindor përfundoi shtetasi me inicialet G. Gj., banues në Divjakë. Mësohet se 38-vjeçari me mjetin tip “Toyota" tentoi që kalonte drogën përtej kufirit, por u kap në flagrancë pas ska-nimit. Siç bën të ditur Policia, pas analizës së riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe e Migracionit, është bërë përzgjedhja dhe është ushtruar kontroll i imtë-sishëm në vijë të dytë dhe më pas në bashkëpunim me autoritetet doganore mjeti të cilin ky shtetas drejtonte, ka kaluar në procesin e skanimit, ku pas verifikimeve u gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 68 kg lëndë e dyshuar si narkotike kanabis sativa. Mbi 38-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”. Materialet ndaj tij i kaluan prokurorisë së Korçës.

Premtonin licenca për mësimdhënie, pranga 2 juristëve të rremë

Dy persona janë arrestuar për mashtrim nga Policia e Tiranës, gjatë një aksioni të koduar “juristët e rremë”. Të arrestuarit janë 48-vjeçarja me iniciale M. F., e dënuar më parë për mashtrim, dhe i riu me iniciale N. Sh., 24 vjeç. Dy të arrestuarit prezantoheshin si juristë të një institucioni të Shqipërisë dhe mashtruan dy persona duke iu kërkuar një shumë të konsiderueshme parash, me qëllim për t’iu siguruar leje zhvillimore e licencë për ushtrimin e aktivitetit të mësimdhënies në një komunitet fetar. Ata u arrestuan në flagrancë në momentin që do të takoheshin me dy personat e mashtruar për t’u kërkuar paratë. Policia thotë se gjatë arrestimit 48-vjeçarja dhe 24-vjeçari bënë rezistencë dhe kundërshtuan uniformat blu. Atyre iu sekuestruan dy celularë, automjeti dhe dokumente të ndryshme. Të arrestuarit akuzohen për mashtrim, falsifikim të dokumenteve, përvetësim të titu-jve dhe detyrës shtetërore, goditje për shkak të detyrës dhe kundërshtim të punonjësit të policisë.

monte. Pa kaluar 6 muaj, një tjetër biznesmen u ekzekutua pak kilometra nga vendi ku u hodh në erë makina e Çelës. Kujtim Dyrmishi, nuk mundi t’i shpëtonte atentatit me automatik sapo kishte zbri-tur nga automjeti. Por qyteti bregdetar nuk do të binte për më shumë se 1 vit qetësi, pasi në shtator të 2015 një aten-tat i dyfishtë do të trondiste qytetin Ervin Kodra dhe Endri Caushaj do të ekzekutoheshin me breshëri kallashnikovi në mes të qytetit. Ndërsa në janar të 2016, merret peng Gazment Çollaku. Jo shumë larg nga vendi ku u ekzeku-tuan dy të rinjtë, në zonën më të frekuentuar të qytetit, siç është shëtitorja “Taulantja”. Më pas ekzekutimi i tij në

Krujë, nga persona të kamu-fluar me uniforma policie, ishte një tjetër ngjarje që rriti pasigurinë në qytet. Për këtë ngjarje u dënua me burgim të përjetshëm Denis Shtraza. Për këtë ngjarje u dënua me burgim të përjetshme Në maj të 2016, Shpëtim Shala 38 vjeç, u ekzekutua me 15 plumba nga një armë “Scorpi-ons” me silenciator në plazh, sapo u nda nga shokët. Disa nga viktimat kishin njohje me njëri-tjetrin, ata ishin të implikuar në trafikun e narkotikëve. Policia dyshoi për vrasës profesionistë. Por këto vrasje dhe dosje të paz-bardhura siç është vrasja e 18 vjeçarit Mario Curri, apo e volejbollistit Juxhin Guza, nuk kanë autor.

Një megaoperacion i ndërmarrë nga katër shtetet të Bashkimit Europian kanë bërë të mundur arrestimin e 64 shqiptarëve. Sipas Europol-it personat e arrestuar janë pjesë e ma-fias shqiptare dhe merreshin me kultivim dhe trafik kanabisi dhe lëndëve të tjera narkotike, prostitucion dhe pastrim parash. Ky operacion u ndërmor në të njëjtën kohë në katër shtete më konkretisht në Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Britani e Madhe. Në njoftim e Eropol-it thuhet se mbi 60 vetë u arrestuan mes 3 dhe 5 prillit. Në këtë super operacion të autoriteteve ligjzbatuese të vendeve të lartpërmendura u përfshinë në këtë operacion mbi 600 agjentë të

organizatës policore europiane. Të arrestuarit dyshohen për një sërë veprash penale, si pro-dhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, trafik i qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash. Ky operacion u ndërmor për të goditur veprimtarinë mafioze të shumë shqiptarëve, që vepronin në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe që jetonin në Belgjikë, Francë, Holandë, Itali dhe Britani të Madhe. Të dyshuarit besohet se kanë menaxhuar të paktën një duzinë planta-cionesh të kanabisit të shpërndarë në të gjithë Belgjikën dhe në veri të Francës. Disa nga të dyshuarit besohet se janë përfshirë në trafik të qenieve njerëzore në shtetin francez. Nga të

arrestuarit, 55 vetë u vunë në pranga në Belgjikë, 7 në Holandë, 2 në Francë. Operacioni u krye me bashkëpunimin e Policisë Federale Belge, Xhandarmërinë Kombëtare franceze, Policinë Holandeze dhe Drejtorinë Italiane Investigative Antimafia si dhe Policinë Britanike Metropoli-tane. Europol mbështeti hetimin që nga fillimi duke lehtësuar shkëmbimin e informacionit. Në ditën e veprimit, gjashtë ekspertë të Europolit u vendosën në Belgjikë, Francë dhe Holandë për të lejuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale. Gjatë aksionit janë bërë një sërë sekuestrimesh të aseteve kriminale. Krimi i organizuar shqiptar vazhdon të mbetet një

shqetësim për vendet në Evropë, një kërcënim që Europol po e merr shumë seriozisht. Policia evropiane (EUROPOL) thekson në njoftim se goditja e bandave shqiptare në Europë do të vijojë me operacione të tjera në të ardhmen e afërt. “Krimi i organizuar shqiptar vazhdon të mbetet një shqetësim për vendet në Evropë. Në mars, ekspertët mbi krimin shqiptar u mblodhën në selinë qendrore të Europol në Hagë për të diskutuar mënyrat për t'i trajtuar më mirë këto klane të dhunshme të mafias. Operacionet e mëtejshme të këtij lloji pritet të ndodhin në të ar-dhmen e afërt", thuhet në njoftimin e Europol-it”, e mbylli njoftimin Europol.

Goditet mafia shqiptare në 4 shtete të BE, pranga 64 shqiptarëve

Kultivimi i kanabisit, pranga 4 personave, procedohet kryeplaku

Në sajë të operacioneve për parandalimin e mb-jelljes së kanabisit, kanë përfunduar 4 persona si dhe ka nisur hetim në gjendje të lirë për kryeplakun e një fshati. Si rezultat i kontrolleve janë goditur dy raste të tentativës për kultivim të bimëve narkotike, duke u arrestuar shtetasit me inicialet A. A., 41 vjeç dhe A. Y., 35 vjeç, banues në Nikël të Krujës. Gjatë kontrollit në afërsi të lumit Tërkuzë, në fshatin Nikël, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi kubikësh të mbjellë me fara kanabisoi. Në vijim të operacionit të kontrollit të territorit, policia arrestoi në flagrancë edhe shtetasit me inicialet S. B., 26 vjeç dhe A. B., 18 vjeç, banues në Rinas. Arrestimi i tyre u bë pasi u kapën në arën në pronësi të tyre, me një sasi kubikësh të mbjellë me fara kanabis sativa. Në gjendje të lirë u procedua dhe kryeplaku i fshatit, shtetasi me inicialet Xh. K., 52 vjeç.

k r o n i k e

Page 16: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

16 GAZETA SOTE Shtunë 6 Prill 2019

Nga Kristo MËRTIRI

Në gjunjët e pakëpu-tur të Dhëmbelit, ku era e çajit dhe e trëndelinës zbret e

bashkohet natyrshëm e pa bujë me borzilokun e “trëndafilat fletët-fletë” nëpër sokakët me kalldrëm a asfalt të qytetit plot mirësi të Përmetit, këto ditë prilli fshatin Leusë e pushton një gjelbërim e bukuri e rrallë. Ndërsa Vjosa sikur ngadalëson hapat e saj të vrullshëm dimërorë dhe bashkë me kabatë e famshme, duan të mbajnë vesh shpërthimin e luleve të paprekshme pranverore. Nxitojnë të ndihmojnë shoshoqnë, për të arritur pikun e përjetshëm në Maj! Veçse ai vërshim shek-ullor nga Leusa, ai takim i ngrohtë gati historik e dashuror, tregojnë se është ndërprerë egërsisht e me urë zjarri në dorë, vetëm 4 herë. Dhe kjo marrëzi e çmenduri përcillet me drithërimë në memorien kolektive brez pas brezi. Se Përmetin e bukur, pushtuesit e huaj e bënë 4 herë shkrumb e hi, e kthyen në gërmadha ulëritëse e mallkimtare. Vetëm shpirtin e banorëve të tij atdhedashës e lir-idashës nuk e dogjën dot kurrë! Ishte kjo dashuri e madhe dhe e patjetërsueshme që mbushi Çetat, Batalionet, Brigadat e Divizionet partizane gjatë Luftës së shenjtë Antifashiste Nacionalçlirimtare, me bijat dhe bijtë e tij në lule të jetës. Por në Leusë, në një shtëpi të thjeshtë rrinte ndezur një kandil me vajguri që priste e priste në heshtje përmes errësirës që lëpinte flakën e tij të dobët e shpresëpashuar. E mbante një nënë duar e zemërdridhur. Ishte gjyshja e djaloshit partizan, Androkli Kostallari! Luftëtari idealist i kulluar, që në torbën e fishekëve ruajti deri në fund edhe një shami dore të qëndisur nga nëneja e shtrenjtë. Ashtu gati të papërdorur, si në betejat dhe në pushimet ku shkrepte sulmi tjetër kundër analfabetizmit. Por edhe ca vjet pas Çlirimit të Atdheut, kur drejtoi të vetmen gazetë të përditshme në Shqipëri, gazetën time të dashur “Bashkimi”…(Kur “biblioteka e tij e famshme u shit rrugëve të Tiranës, si i thonë, me kilogramë”, tregonte i dëshpëruar miku e bashkëstudenti Prof. Arben Puto, në një kënd të posaçëm të saj u gjet edhe ai kandil i paharruar që rrefente dhimbshëm për dhjetra vite me radhë. Rrëfim i rrallë për një Akademik e Gjuhëtar të madh, që nuk e hodhi asnjëherë pas krahëve fillimin e një udhe jo pak të vështirë e aspak të shtruar me lule e pekule. Dhe

Nga Besi BEKTESHI

Dje një mik, djali i një gjenerali, idealisti, po përkujtonte babain e tij me një respekt dhe

krenari që më bëri të ndjehem krenar dhe mua! Më bëri të ndjehem krenar dhe për babain tim, por dhe për një plejadë trashëgimtarësh të këtyre ba-ballarëve, të cilët në veprimtarinë e tyre i lidh idealizmi dhe patriotizmi pikërisht i trashëguar nga baballarët. Në Shqipërinë e post komunizmit ka ndodhur një fenomen sa i çuditshëm dhe kuptimplotë, në distancë prej pothuaj tre deka-dash nga fillimi i asaj që ne quajmë demokraci. Ka ndodhur që një brez idealistësh, patriotësh, intelek-tualësh dhe familje të nderuara në origjinë, u lidhën me luftën patriotike nacional çlirimtare. U lidhën me bindjen kundër fashizmit dhe me idealin, i cili sigur-isht në atë kohë përbënte dhe përhapjen në Europë dhe botë, duke u bërë komunistë që e deshën dhe luftuan për vendin e tyre. Shumë prej tyre u arrestu-an, u burgosën, u internuan gjatë viteve të pushtimit fashist dhe nazist, por qëndruan, luftuan, ishin ilegalë dhe sigurisht fituan pa pjesëmarrjen e sovjetikëve dhe forcave të tjera përparimtare anti fashiste në luftën e dytë botërore. U shkolluan dhe me idealiz-min e tyre, punuan në atë që konsiderohet "ndërtimi socializmit"! Sërish me ideal, sërish me patriotizëm dhe sërish me ndershmëri. Por një pjesë e madhe e

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Nuk i shkul asgjë përmetarët nga kultura e gjuhësia shqiptare!

Fëmijët trashëgimtarë të idealistëve patriotë, jashtë establishmenteve politikë në tranzicion!

gjithnjë me vështrimin përballë Leusës, në Dangëlli e Frashër, te gjuha letrare e shqipes së Naimit e Samiut dhe deri te Kongresi i pavdekshëm i Drejt-shkrimit, kësaj përmendoreje kombëtare me vlera të pamohueshme gjuhësore e historike. Por edhe te bashkëfshatari penëndritur, Nonda Bulka, që për Vegjëlinë qante e këndonte si bilbili…

Ai që nderon Gjuhën, nderon Atdheun ! Dhe kjo nuk është një urtësi e thjeshtë agolliane. Sepse Tranzicioni ynë rrumpallë, përjetoi edhe dallgë me shkumë e pa shkumë tinëzare e pse jo antish-qiptare për nakatosjen dhe nxirosjen e gjuhës së njësuar në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, Malin e Zi, Medvegjë-Bujanovc e në Diasporë. Nuk thoshte kot dijetari i madh frashërlli: Viktimat e gjuhës janë më të shumta se ato të shpatës! Lëvrijnë e veprojnë pabesisht si nepërkat ndënë gurë. Mirëpo,Profesori i papërsëritshëm Kostallari nuk u tërhoq asnjë çast nga istikamet e asaj beteje të ndezur kulturore e atdhetare. Edhe kur mbaroi shkëlqyer studimet e larta dhe emërshquari pedagog, Vinogradov, e ftoi të qëndronte asistent i tij në zemër të Moskës, në Universitetin “Lomonosov”. Ëndrrat e tij morën flatra në Shqipëri! Studiues, organizator e drejtues i talentuar. Jo rastësisht “Tirana po bëhej qendra e studimeve albanologjike që në të kaluarën ishte jashtë, në Austri e në qendra të tjera të Europës Perëndimore”. U ngritën e funksionuan me ngarkesë të plotë mjaft institucione e katedra me profesionistë të vërtetë. Mendja e hapur dhe dora e pastër e përmetarit të mirë Androkli Kostallari, ishte e prekshme e dinjitoze kudo, nga Jugu në Veri. Në çdo vatër arsimi e kulture, në popull. Përshembull, “1500 emra lulesh kishte vetëm Leusa”, qëmtuar me aq mall e dashuri nga biri i saj. Sa herë shkonte te burimet e gurra popullore ne fshatra e qytete, kthe-hej i përtërirë në Tiranë. Me atë çantën e njohur të mbushur plot e përplot me fjalë të reja, të rralla. Në një kohë, kur të tjerë zyrtarë e shtetarë burokratë e kokëboshë ktheheshin me garazhet e veturave të ngarkuara me verë, raki, gliko, mish Nemërçke etj.(!) Dhe raportonin në majat e “Olimpit” për

tyre u dënuan, pushkatuan, burgosën, internuan nga klika e Enver Hoxhës dhe të gjithë lakejt e përfituesit si "anëtarë leverdie" të tij! E pikërisht këtu e kam fjalën, në analizën time të cilën e zhvendos në kohën e sotme. Janë shumë djem dhe vajza, brezi i fëmijëve të pas luftës, sot mbi 50 vjeç që ishin fëmijët e atij brezi idealistësh dhe patriotësh si komunistë dhe nacionalistë, që u dënua dhe masakrua nga Enveri, të cilët jo vetëm u zhgënjyen nga një stalinist si Sali Berisha në transformimin e PD-së në një "bolshe-vizëm akut", por dhe nga "anëtarët e leverdisë" dhe fëmijët e tyre në Partinë Socialiste! E kjo e fundit është akoma më e rëndë, sidomos për të majtën normale dhe socialdemokracinë moderne apo pro-gresistët në Shqipëri! Këta fëmijë nuk i shërbenin dot as një stalinisti dhe mashtruesi pa skrupuj, një demoni anti liri dhe demokraci si Sali Berisha, por as ish komunistëve dhe fëmijëve të nomenklaturës Enveriste, që jetuan dhe prosperuan më të, pa ju hyrë gjithë jetës, një "ferrë në këmbë"! Pjesa më e madhe e fëmijëve të idealistëve dhe patriotëve, nuk pranuan të bashkëpunojnë, të bashkëjetojnë me trashëgimtarët e një regjimi shtypës, por që kishin jetuar mirë, që nuk ishin rebeluar kurrë, që ju ishin bërë "shuplakat të kuqe" nga duartrokitjet për Enverin, që nën zë e kishin sharë disa, por pastaj kishin jetuar shumë mirë mbi shoqërinë, kur fëmijët e idealistëve ishin rropatur internimeve, deportimeve, e akoma më keq, disa nuk dinin ku kishin varrin e babait! Brezi i këtyre djemve dhe vajzave të idealistëve të dënuar dhe masakruar nga diktatura, ishin më të qartët, më të indikuarit për të bërë demokracinë në Shqipëri,

por si nga PD-ja e spiunëve dhe shërbëtorëve dhe nga PS-ja e lakejve dhe fëmijëve të llastuar të nomen-klaturës, u luftuan pothuaj njësoj si klika e Enverit dhe lakejtë e tij injorantë dhe kokëtulë diktature! Nga njëra ana Saliu ju tha " komunistë" duke qenë vetë një demon diktature e "demokracie" dhe nga ana tjetër "djemtë e përkëdhelur" të diktaturës në PS, nuk i donin dhe i luftonin si haptas dhe fshehtas, pikërisht si dikur baballarët e tyre, kur ngrinin dorën për përjashtimin nga partia, internimin dhe burgos-jen politike! E kjo është një nga fatkeqësitë e mëdha, apo tragjizmat e rënda, që i kanë ngjarë demokracisë në Shqipëri! Krahas të persekutuarve të regjimit komunist, fëmijëve të tyre, të cilët u mashtruan dhe përdorën nga Saliu, u përjashtuan dhe u luftuan hap-tas dhe fëmijët e idealistëve patriotë të asaj të majte komuniste dhe jo komuniste, që diktatura i përndoqi dhe shkatërroi akoma më rëndë! Po akoma më keq, sepse i konsideronte armiq akoma më të mëdhenj se kundërshtarët e krahut tjetër!

Sot djemtë e anëtarëve të leverdisë i ke te të dy partitë e mëdha, biles dhe te e treta dhe te ndonjë e vogël! Prosperojnë dhe kanë bërë jo lëmsh, por një pleh demokracinë! Kanë zgjatur tranzicionin sepse duan pushtetin, duke mos pasur si dikur (baballarët e tyre) as ideal dhe as besim, por as qëllim të mirë! Ishin mashtrues në atë kohë, janë super mashtrues dhe sot. Ishin hajdutë dje dhe janë super hajdutë sot!

Kanë tre dekada që janë ndarë në dy pjesë dhe i marrin shpirtin, pikërisht si baballarët e tyre popullit dhe shoqërisë shqiptare. Janë vërtetë trashëgimtarë të devotshëm të krimeve të djeshme nga baballarët e

tyre. Kanë trashëguar spiunllëkun, jo ndershmërinë, servilizëm dhe mediokritetin! Me të tilla cilësi, vijojnë të sundojnë në politikë, ekonomi dhe kudo! Janë pasuruar jo ndershmërisht! Kanë bërë krime poli-tike dhe ordinere. Kanë përdhunuar demokracinë në Shqipëri, duke pasur gjithmonë parasysh dhe retron politike dhe kulturore të një pjese të madhe të shoqërisë, që vijon akoma dhe sot ti votojë dhe pse jo - ti besojë! Mbrojnë njëri tjetrin, pavarësisht se janë të ndarë me parti. Grinden dhe pajtohen për të ruajtur pushtete dhe përfituar gjithmonë në kurriz të një shoqërie që vazhdon ti mbajë sipër. E kanë çuar shoqërinë shpesh herë në limitet e luftës civile dhe e kanë rrënuar ekonomikisht. Po tentojnë dhe sot.

Kurse fëmijët e patriotëve dhe idealistëve, janë jashtë këtyre establishmeteve të tillë pa skrupuj. Por ka diçka! Shoqëria shqiptare përditë e më shumë, po e kupton se prej këtij establish-menti politik të rrezikshëm në këto tre dekada, nuk i vjen asgjë e mirë. Si të ndërrohet apo të "trashëgohet" ai në PD dhe po ashtu edhe kur "fëmijët e baballarëve të jetuar mirë me Enverin" në PS, bëjnë sikur grinden! Nuk ka asnjë shans të ndryshojnë. Sepse në të shumtën e rasteve, ju kanë ngjarë baballarëve (edhe pse nuk kanë pse japin llogari për to), në modelin e jetesës me tiranin dhe vetë tiraninë e kanë në gjak. Kurse fëmijët e idealistëve dhe patriotëve kanë trashëguar rebe-limin ndaj padrejtësi, ndaj mashtrimit dhe sido-mos ndaj tiranisë në sundimin politik. E kjo gjë, i ndan përfundimisht nga të sotmit dhe të djeshmit sundimtarë, mashtrues dhe përfitues.

mes studentëve e pedagogëve të Vlorës e Priz-renit. Se institucionet shtetërore bëjnë gjumin e rëndë para vlerave kombëtare, jo para “me nder tenderave” e pisllëqeve financiare. Dhe harrojnë që Gjuha Shqipe ka luftëtarët dhe punëtorët e saj progresistë, por edhe dëshmorët e saj. Më tej. Lënia pa strehim e familjes së Akademikut të madh, mbetet një tjetër turp pa anë e fund, ende i pashlyer nga disa qeveri “demokratike”! Kur dëgjoj sot mjaft profesorë të shquar (ish pedagogët e mi) që flasin e bëjnë vlerësimet sipërore për atë burrë me kontribute të jashtëzakonshme, mendja më shkon vetiu edhe te Presidenti i Republikës. Nuk e di se cilët këshilltarë kulture ka pranë dhe përse heshtin ndaj vlerësimit praktik të figurave të tilla me rrezatim gjithëshqiptar. Më mirë vonë se kurrë! Ose mediat e ndryshme gojëkyçura e të shushatura nga Polit(h)ika dhe emisionet mediokre, karfosen nëpër studiot e metropolit pa menduar hiç për ajkën e vërtetë intelektuale të kësaj Shqipërize halleshumë. Sepse në fund të fundit, me të ma-dhin Androkli Kostallari, nuk krenohen vetëm përmetarët. Ai ishte dhe mbeti një Rilindas i Ri në altarin e Kombit, në altarin e shenjtë të “Gjuhës së Perëndive”, gjuhës tonë amtare. Edhe “ndihmesa e tij në fushën e Gazetarisë përbën një tjetër fushë të suksesshme, e cila meriton studimet përkatëse”. Ndonjë studiues çapaçul, provincial e i paditur, por kokë e këmbë i politizuar nëpër grazhdet partiake pluraliste dhe shpirtkëllirë i pandreqshëm, nuk e shkul dot kurrë nga kultura e gjuhësia shqiptare të cilave u fali gjithçka, siç e tha bukur Idriz Ajeti në Kosovë,”një jetë të tërë njeriu, shkencëtari”. Prandaj përmetarët dinë kë nderojnë e kë mbajnë në krye të piedestaleve të botës së qytetëruar. Dinë të citojnë edhe vargjet e poetit Xhevo: “Mblidhmani gjakun./ Një plagë plumbi,/ një vragë shpate dhe fshehtas helmi;/ ca fjalë u shkoqën, ca rrokje ranë/ po thelbi mbeti./ Fjalët e shqipes si zaje lumi/ rrugës e bjerrin gjithçka të tepërt,/ gjithçka të qullët;/ ngjizur e lidhur si eshtra trupi./ Dhe gjaku curkë./ Kullojnë fjalët. Ajri përflaket./ Mblidhmani gjakun!”…

mirëqenien e popullit, kur rrokullima ekonomike e sociale kishte marrë vrapin e pandalshëm tragjik…

Ky punëmadh i Shqipes së njësuar letrare kombëtare, që nga Fjalorët gur themeli, Kartoteka e Gjuhës, Studimet, Revistat, Leksionet cilësore në Prishtinë e në universitetet prestigjioze euro-piane dhe gjer në Suedi ku emri i tij lakohet sot e gjithë ditën, bashkë me kolegët hodhi themelet e Filologjisë. Pa u ndalur këtu te krijimi i Akademisë së Shkencave, ku ishte anëtar e në presidiumin e saj etj. etj. Gjuhëtarin, intelektualin e mikun e tij të madh, (gati një vit e gjysëm më parë gjatë përurimit të tri vëllimeve të veprës) profesor Rexhep Qosja i cilësoi si vlera të mëdha gjithëkombëtare, që u shërbejnë gjithë shqiptarëve dhe shfrytëzohen prej tyre kudoqofshin ata.

Çdo fundmars kujtojmë edhe ikjen e tij. 27 vite më parë, zemra e tij pushoi së rrahuri papritur. Pa mbushur plotësisht 70 vjeç! Ishte dita e parë e javës. Shkoi në Fakultetin e Histori-Filologjisë. Ç’i kanë parë sytë përballë asaj boshatisjeje nga studentët e pedagogët! Një trishtim e ankth që ndoshta nuk rrëfehen dot…Iku edhe fundmarsi i sivjetëm. Nuk bëzajti askush nga shteti e pushteti ! I ka mbytur e përmbytur Polit(h)ika pa moral, ethet për kolltuqe e sënduqe pasurie. Vetëm miku ynë i veçantë, Kujtim Kapllani, nuk hesht e as rri duarlidhur. Ky Profesor i Asociuar, kur fitoi me djersën e ballit titullin shkencor, ishte mësues në Tomoricë të Skraparit ! Rast tepër i rrallë, për të mos thënë i vetmi. Disa me spaleta të pamerituara Administrative të kohës, as në Corovodë nuk e afronin gjuhëtarin “pa shpatulla të ngrohta” (siç thosh me të drejtë Shaban Demiraj ). Dhe marrka pensionin gati sa një invalid pune. Turp! Në një kohë kur mjaft deputetë e politikanë kokëtulë shpërblehen nga taksat e fukarenjve, shumëfish e “sa frëngu pulën”…Pa interesimin dhe këmbënguljen e tij tepër humane, serioze e profesionale, veprat e tij do të mbeteshin “në drejtim të paditur”. Edhe ditët e fundit, së bashku me gjuhëtarët e nderuar Lafe e Memushaj, ishin

(Përsiatje nga cikli "Na mbyti")

Page 17: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT E Shtunë 6 Prill 2019 17

Nga Prof. Dr. Hulusi HAKO

Av. Genc LLAKAJ

Komb-shteti, krijesë e proceseve të natyrshme të historisë së popujve, nën drejtimin edhe të burrave vizionarë është bërë rregull i përg-

jithshëm; hallakatja e shqiptarëve nëpër 6 shtete të Ballkanit Perëndimor e Jugor, është akt arbitrar, krijuar artificialisht, dhunshëm i përgjakshëm. Nëse debati në fjalë bëri ak-tuale kauzën tonë kombëtare, mbajtjen e saj gjallë e në rend të ditës, nëse i përmbahemi idesë se pa zgjidhjen e padrejtësisë së mad-he të nyjes shqiptare, nuk do të ketë paqe e qetësi në Ballkanin Perëndimor, kjo kërkon qartësinë orientuese dhe veprimet konkrete adekuate të faktorit të brendshëm, orientimin e krejt institucioneve politike, organizmave dhe forcave drejt këtij qëllimi suprem.

Së gjashti, po ç’është kjo dukuria so-ciale komb dhe pse kombit shqiptar duhet t’i përjetësohet ky coptim i panatyrshëm, i përgjakshëm, diskriminues e torturues? Atë gjendje, që ka imponuar me dhunë politika imperialiste, nuk e paskërka forca e modal-itete ta zhbëjë demokracia politike?! Vetëm shprehja “Shqipëri e Madhe”, e vënë në qarkullim, dëshmon se ekzistojnë premisat dhe argumentet historike për një Shqipëri tjetër, as të vogël, as të madhe, thjesht reale, natyrale apo historike, të cilës, natyrshëm i përket vendi në konfiguracionin politik të Ballkanit Perëndimor. Kjo Shqipëri e plotë duhet të jetë referenca e mendimit dhe veprimit, që Ballkani Perëndimor të jetë vetvetja dhe të gjenerojë e sigurojë paqe e qetësi. Përmendja kaq shpesh e këtij termi të arsenalit nazi-fashist, dëshmon qartë se ata e kanë mizën në kësulë kur ravijëzojnë një “fantazmë kërcënuese”, e cila është vetëm një krijesë e natyrshme, që ka plotësisht të drejtë qytetarie të bëhet realitet. Kohezioni kom-bëtar i çdo populli të civilizuar, i kurorëzuar në shtet-komb, është bërë sot një realitet dhe normë e përbotshme. Ballkani, Evropa si dhe mbarë bota e njohin tanimë kombin si një dukuri të mirë-qenë, si një njësi sho-qërore të organizimit në nivelin më të lartë, deri në atë politik, si komb-shtet. Për real-izimin dhe institucionalizimin e kombit-shtet nëpër botë shërbyen, fillimisht, disa tipare bazë, veçanërisht, gjuha, mandej, proceset e intensifikimit të lidhjeve e marrëdhënieve, sidomos, atyre ekonomike, që u finalizuan me krijimin e tregut ekonomik brenda një territori të caktuar. Këto procese e tipare u kurorëzuan edhe me lëvizje politike për bashkim kombëtar kundër provincializmit dhe separatizmit politik, copëzimit krahinor dhe parcelave të interesave që karakterizonin

Nga Luan KURTI

Ndërsa komuniz-m i k a p i t u l l o i në 1990-tën, ka n d o d h u r n j ë

fenomen i çuditshëm: ka-pitalizmi u shndërrua në autarki, në oligarki ku demokracia me bazë të gjerë u zëvendësua me pushtetin e pakufishëm të liderit dhe klanit përreth tij. Që kapërcejnë dekadat në politikën aktive dhe pavarësisht zvetënimit dhe pasojave që kanë sjellë për popujt e tyre nuk lejojnë askënd t’i zëvendësojë. Pra çimentojnë status-kuo-në në një mendësi

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Hallakatja e shqiptarëve nëpër 6 shtete të Ballkanit Perëndimor e Jugor, një akt arbitrar

Diktaturat ranë, por jo autoritarizmi

rendin feudal. Ishte dalja në arenën e histor-isë të klasës borgjeze që mundësoi pjekjen e kushteve dhe bëri të mundur ekzistencën e bashkësive kombëtare. “Nacionalizmi, - thekson autori Norman Rich, - është ai be-sim, sipas të cilit çdo kombësi ka të drejtën për shtetin e vet kombëtar, të qeverisur nga anëtarët e asaj kombësie” (Diplomacia e Fu-qive të Mëdha, 1814-1914, Tiranë, 2006, fa. 29)

Formësimi e afirmimi i njësive sociale të popujve si komb-shtete në Evropë, ajo frymë që nisi me Traktatin e Vestfalisë (1648), i cili legalizoi shtetet-kombe të ish Perandorisë romake që po shembej, mori dhenë, si një ligjësi dhe e drejtë e patjetërsueshme për krejt vendet dhe popujt e rruzullit tokësor. Fakti që kombi është bërë, tanimë, një realitet jetësor e dukuri e gjallë, përkufizohet qartë edhe nëpërmjet disa ideve përgjithësuese të studi-uesit Ernest Gellner (1925 -1995). Ai thekson: “Nacionalizmi, në një formë apo tjetër, është fati i pashmangshëm i botës moderne....Ai i ka rrënjët tek moderniteti, ... i cili kanë zënë vend shumë thellë në kondicionin njerëzor të epokës sonë....Shenjat dhe simbolet e përkatësisë etnike në botën moderne janë më të spikatura se çdo gjë tjetër ...Dhe me pretendimin për strehë politike, për shtetin që mbron një identitet. ... Konfliktet etnike shpeshherë kanë të bëjnë me territorin. ... Kombet nuk dhurohen, por krijohen nga na-cionalistë e shtete” (“Nacionalizmi”, 1997, f. 8, 23, 65). Në këtë funksion janë edhe shumë ide themelore sociologjike autoritetesh shken-core, si: “Çdo kombësi ka të drejtën për shtetin e vet kombëtar ... Nacionalizmi është fati i pashmangshëm i botës moderne ... Kombet dhe nacionalizmat bashkëkohore duhet të kryejnë ciklet e plotë të tyre dhe shteti është ai që përcakton qëllimin dhe fuqinë e çdo nacionalizmi ... Kombi është një koncept i ri që mbetet një hapësirë për demokracinë dhe solidaritetin, një platformë për bashkëpunim të vërtetë ndërkombëtar”, të autorëve Norman Rich, Ernest Geller, Anthoni D. Smith, Patrick Dailler e Alain Pellet, Berndar Casen etj.

Kombi-shtet, kjo njësi relativisht e re sociale, me tiparet e konsoliduara gjatë shekujve, hyri në jetën e njerëzimit, jo si një dukuri rastësore, anësore, as si shpikje subjektive e disa burrave të shtetit, por si produkt i natyrshëm i një gjendjeje objektive të vetë jetës shoqërore dhe logjikës së saj të brendshme, nevojë e asaj bashkëjetese të grup-njerëzve të një gjuhe, territori, historie e tradite, që u lidhën, hap pas hapi, me fije të fuqishme objektivë dhe subjektivë, ku tregu ekonomik, i krijuar prej rendit kapitalist, u bë kurorëzimi dhe konsolidimi final të tij. Këtë proces të kombit- shtet kanë të shtrenjtë e përpiqen politikanët serbë dhe nuk ndiko-hen nga iluzionet shqiptare mbi “zhdukjen

tipike totalitariste. Mjafton të kujtoni dekla-rimin e fundit të presidentit turk Erdogan, ku ende pa u mbyllur procesi i zgjedhjeve vendore, doli e tha se populli i ka votuar për të pesëmbëdhjetën herë. Pavarësisht kontek-stit të ndryshëm, Merkel në Gjermani, edhe pse vendi cilësohet ekonomia e parë në Eu-ropë, vazhdon të qëndrojë në po këto pozita, Berluskoni dikur në Itali dhe që mëton të kandidohet për në parlamentin Europian, pa përmendur vendet e Ballkanit, ku elitat ende se kanë mbyllur ciklin e tranzicionit. Në thelb kanë të njëjtën qasje: “Na voton populli!”. Pra, shumica e popullit. Shumica e atyre që mar-rin pjesë në proces, që në raport me pjesën abstenuese mund të jetë ose e barabartë ose edhe më pak. Ndërkohë kur ekonomitë janë

tkurrur dhe ka pasur periudha recensioni të frikshme. Si rezultat janë rritur problemet sociale të brendshme, por edhe më gjerë, duke minuar solidaritetin, empatitë, kohezi-onin. Globalizmi i trumbetuar me aq bujë, po rezulton diçka e sforcuar, një teknikalitet i oligarkisë për të kontrolluar tregjet, kapitalet, krahun e lirë të punës, dhe për të asfiksuar në gjenezë çdo lëvizje antisistem. Luftrat në vende apo rajone të ndryshme të globit janë për interesa të naftës, të burimeve energjitike, që mëtojnë varësinë duke krijuar qeveri apo rregjime kukulla. Pavarësisht rivalitetit në rritje midis fuqive kryesore, me gjasë është e largët plasja e një lufte botërore. Sepse ata që kanë grumbulluar pasuri miliardëshe nuk kanë arsye pse të përplasin brirët në arenë, të

krijojnë precedent për vetveten në një efekt domino. Luajnë me të njëjtat karta, kontrolli i bankave, mediave, sektorëve kyç të ekono-misë; kolonializojnë aty-këtu sektor të ekon-omisë, territore në zonat e vjetra të influencës për të plotësuar deficitet e brendshme, janë aktorë në bursë dhe kanë hisen në Offshore. I nxisin krizat, i monitorojnë, duke ulur rrisqet për vete dhe zhdukjen e klasës së mesme, dhe pastaj shiten si shpëtimtarë. Bota në dukje e hapur për lëvizjen e lirë të njerëzve po bëhet gjithmonë edhe më izolacioniste dhe flukset e pakontrolluara të emigrantëve shihen si stok që çdo port refuzon t’i ankorojë. Bumi teknologjik, po krijon paralelisht një bum pseudoelitash, një krizë vlerash dhe identiteti si kurrë më parë në histori.

Ballkanin ynë. Studiuesit e mësipërm i njohin bukur edhe proceset integruese- globalizue-se, por kurrsesi nuk i hyjnë në hak vlerave e funksioneve të kombit, komb-shtetit e zg-jidhjes së çështjeve nacionale.

Në sinkron me ish Fuqitë e Mëdha, man-dej atë të Bllokut nazi-fashist, edhe fqinjët janë shfaqur me agresivitet shovinist të theksuar ndaj kombit shqiptar dhe trojeve të tij etnike. Përmendim, lidhur me këtë as-pekt, idenë e profesorit të Lindjes së Mesme në Universiteti e Baylor-it, George Gavrush se: “As një shtet ballkanik nuk ka dashur që Shqipëria të zhvillonte identitetin e vet dhe të zhvillohej. ... Prejardhja e lashtë e shqiptarëve, e përligj çdo pretendim për trojet ku banojnë prej mijëra vjetësh”. Vazhdojmë me deduksione të tjera: “Nëse ka një etni që meriton të quhet komb dhe të ketë shtetin e vet kombëtar, këta janë shqiptarët, kaq modestë dhe me kaq shumë kontribute në civilizimin evropian” (Zhak Burgart, anëtar i Akademisë së Shkencave franceze); “Bashki-mi i Shqipërisë Etnike nuk kërcënon askënd në Ballkan”(Noel Malkolm, profesor anglez). Dalim tek arsyetimi me peshë i Martin Shlez-inger, drejtor i Qendrës Studimore të Evropës Jugë-lindore “Wilson” (SHBA), se: “Shqipëria e Madhe nuk mund të ndalet. Shqiptarët do të duan të lidhen me Shqipërinë. Kjo është në psikikën e tyre dhe bota do të duhet të përballet me këtë ... Kufijtë e Ballkanit do të ndryshojnë ... Maqedonia do të shpërbëhet”. Shtojmë këtu edhe konkluzionin e analizës së ish ambasadorit anglez ne Beograd (1994-97) e gjetkë, Ivor Robert, President i Kolegjit Trin-iti të Oksfordit, se: “Një Kongres i Dytë Ber-lini” për Ballkanin do ta stabilizonte rajonin në planin afatgjatë; se rimodelimi i kufijve do të ç`tensiononte marrëdhëniet ndër-etnike, se ky Kongres e krijon Shqipërinë natyrale apo shtetin shqiptar me kufij sipas dominimit të shqiptarëve, do të vendoste ekuilibrin e duhur dhe projekti i “Shqipërisë së Madhe”, nuk mund të shmanget, sado ta kundërshtojë atë Rusia etj. Së fundi, siç mësojmë nga mediat amerikane e rusë (2012), është zbuluar një hartë që paraqet ndarjet e reja territoriale më 2035, të cilat përbëjnë “tronditje” për Evropën dhe që bashkojnë trojet shqiptare, si bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, me pjesë të Maqedonisë, Malit të Zi, e trojeve shqiptare nën Serbi. (Bazuar në analiza dhe studime speciale të shërbimeve prestigjioze amerikane e ruse). Nuk po hyjmë në komente të kësaj zonje, nënvizojmë vetëm së po paran-dihet një Shqipëri, që në mënyrë tendencioze, e quajnë “të Madhe”, por është fjala vetëm për një komb etnik, natyral i organizuar në shtet, i cili, në Ballkan i ka katër kombe më të mëdhenj dhe pesë të tjerë pak më të vegjël!

Vijon...

e kufijve (sidomos atyre etnikë) në BE: Po për ne shqiptarët? Kjo prirje e përbotshme u ndërpre dhunshëm e arbitrarisht me ndar-jen e kombit shqiptar në katër vilajete prej administratës pushtuese otomane dhe disa raprezaljeve të tjera gjatë shekujve 19-20. Çfarë tjetër mund të quheshin trojet etnike shqiptare deri në shpalljen e Pavarësisë (28 nëntor 1912), përveçse koloni turke, mandej dhe pjesëza kolonish të shteteve fqinjë, që e coptuan si hiena viktimën e vet? Koloni e Italisë u bë ajo edhe pas pushtimit prej saj më 7 prill 1939 e deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Kjo don të thoshte se Rezoluta e Këshillit të Sigurimit të OKB- së për dekol-onizimin e botës (1960), duhej, natyrshëm e automatikisht, të ishte shtrirë edhe në trojet etnike shqiptare të pushtuara, ku më shumë se gjysma e popullsisë, e ndarë arbitrarisht e mbetur jashtë kufijve, ishte po aq e rënduar si shëmbëlltyra kolonish brenda vetë Europës.

Popujt e Europës, pasi i konsoliduan, natyrshëm komb-shtetet e veta, bënë dhe pazare me kufijtë etnikë të popujve të vegjël, në veçanti, me popullin shqiptar, kurse tani, BE-ja, nuk e ka komode të hapë “Kutinë e Pandorës”, që e ka mbushur vetë në epokën imperialiste, nëpërmjet zonjës Federica Mogherini, u jep këshilla shqiptarëve dhe serbëve “të shmangin përpjekjet për shtete etnikisht të patra” (“!)

Së shtati, megjithatë, e drejta vonon, por nuk harron, shekulli 21, shënoi kthesën në shërbim të kauzës shqiptare. Anomalitë që iu krijuan rrjedhës së natyrshme të formimit të komb-shtetit shqiptar me mjetet poli-tike-diplomatike imperialiste, presin të zg-jidhen sot po me mjete politiko-diplomatike të frymës demokratike. Po këtu duhet të ziej faktori i brendshëm, që të gjej modalitete e duhura edhe faktori i jashtëm. Kjo do të thotë se forcat politike në krejt hapësirat etnike, shoqatat atdhetare në diasporë e mërgim dhe çdo atdhetar i veçantë, të gjithë të kemi një mendje, një program të zgjidhjes së çësht-jes kombëtare, të jemi të organizuar në një mënyrë veprimi, si për çështje madhore, ash-tu dhe për hollësi e detaje të veçanta. Duhet shmangur si e dëmshme tabloja aktuale bren-da nesh, ku njeri ki bie gozhdës, tjetri patkoit. e çon ujin në mullirin e kundërshtarëve tanë politikë, të cilët kanë ngritur prej kohësh dhe kanë bërë tabele qitjeje fantazmën e ashtuquajtur “Shqipëri e Madhe”. E, sinteza e tërë këtyre proceseve e deduksioneve bëhet ideja, tanimë, njëshekullore e Presidentit Wil-son për “ripërshtatjen (readjustment) e kufi-jve nëpërmjet vijave qartësisht të dukshme nacionale”, - ide-shkëndijë kjo e dashurisë amerikane të kombit shqiptar, - të cilën, po ta kish dëgjuar e respektuar Evropa plakë, krejt tjetër gjendje e pamje do të kishte sot

Page 18: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT18 E Shtunë 6 Prill 2019

2,3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21

k u l t u r e www.sot.com.al

"Koncert në vitin '36" prodhim i vitit 1978 u shfaq në Casa del Cin-ema në Romë në kuadër të festivalit “Albania, Si Gira”. Skenari i filmit shkruar nga Kiço Blushi, regjia nga Saimir Kumbaro dhe muzika mban emrin e kompozitorit Limos Dizdari. "Koncert në vitin ‘36" tregon për vizitën e dy artisteve shqiptare (këngëtare dhe pianiste) në qytetin e Lushnjës gjatë kohës së monarkisë shqiptare gjë që "tronditi jetën e një qytetit tejet konservator”. Filmi në festival u shfaq me titra në italisht. Rolet në film luhen nga aktorët Manushaqe Qinami; Margarita Xhepa; Robert Ndrenika; Bep Shiroka; Roland Trebicka; Gjon Karma; Albert Verria; Mirush Kabashi; Gëzim Kame; Birçe Hasko; Nikolla Llambro; Enver Dauti; Ilia Shyti dhe të tjerë ar-tistë. Në “Kon-cert në vitin ‘36” një këngëtare e re, Donika, dhe pianistja Eleni nisin një turne koncertesh në qytete të vegjël provincialë duke kaluar me pianon e tyre edhe nëpër fshatra. Dy artistet e reja takojnë shumë mikpritës midis të cilëve pop-ullin e thjeshtë dhe autoritetet lokale që kërkojnë të duken aksidentalë, por që në thelb janë të konfrontuar me njëri tjetrin. Festivali “Albania, Si Gira”- Italia dhe italianët në kinematografinë shqiptare gjatë dhe pas komunizmit është një projekt i shoqatës artistike Cultural Pro, i ideuar nga z. Fabio Bego dhe organizohet nën drejtimin artistik të znj. Nensi Bego, me bashkëpunimin e Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit dhe mbështetjen e Ministrisë së Kulturës e të Ambasadës shqiptare në Romë. Aktiviteti ka mbështetje akademike nga AISSECO - Shoqata Italiane e Studimeve të Historisë së Europës Qendrore dhe Lindore, si dhe kujdesin e Shoqatës Integra Onlus. Festivali është përshëndetur edhe nga ministrja e Kulturës Elva Margariti. Ministrja shkruan se përmes këtij festivali filmi shqiptar kapërcen kufijtë. Shfaqjet e filmave deri më datë 7 të këtij muaji do të jenë me hyrje të lirë, dhe për çdo film do të ketë diskutime me përfaqësues të kinematografisë shqiptare dhe italiane, si: regjisorë, muzikantë, skenaristë, por edhe historianë dhe studiues që do të udhëheqin publikun në një eksplorim të dyfishtë. Festivali u hap me filmin “Gjeneral gramafoni” dhe në vijim janë të tjerë tituj të kinematografisë shqiptare.

në galeri. Mes problemeve dhe mbylljes së institucionit, kur u mbyll konkursi “Onufri” pas edicionit të 23 sërish artistët nuk u dëgjuan as nga Shkololli dhe as nga Ministria e Kulturës, kjo e fundit sipas tyre ka jo pak përgjegjësi për këtë situatë që është krijuar në GKA.

GKA, e humbur nën drejtimin e Shkolollit

Një galeri kombëtare që ka lar-guar dhe publikun, pasi ekspozitat e pakta dhe duke qëndruar për shumë muaj duket se nuk i kanë shërbyer in-stitucionit. Për shumë artistë Shkololli ka përgjegjësinë kryesore sepse nën drejtimin e tij GKA ka humbur shumë, ka dhe nga ata artistë që shprehen se as nuk afrohen më në galeri. Nga janari i 2018-ës ekspozita e parë që u çel në GKA nën drejtimin e Shkolollit

ishte ajo e artistit Edi Hila më 24 maj, për të vijuar më pas ajo me artisten kosovare Flaka Haliti dhe ajo e artistes gjermanes Ruth Wolf-Rehfeldt. Ky vit u hap me ekspozitën e artistit nga Kosova Sokol Beqiri, vijon me koleksionin e Jan Dibbets ndërsa priten dhe tre të tjera. Me ekspozitat që ka hapur deri tani GKA drejtori Shkololli tregon qartë se ka përjashtuar artistët nga Shqipëria. Artistët shprehen se kanë folur jo pak, por dhe nga Ministria e Kulturës kërkesa e tyre për të zhvilluar një takim nuk është dëgjuar deri tani. Pa ekspozita, pa hapësira për artistët nga Shqipëria, duke mos dëgjuar kërk-esat e tyre, një mbyllje e institucionit dhe mungesë transparence me të drejtë artistët shprehen se Shkololli duhet të largohet nga GKA.

Shfaqet në Romë “Koncert në vitin ‘36”, prodhimi i vitit 1978

Julia VRAPI

Galeria Kombëtare e Arteve ka mbyllur dyert. Nën drejtimin e Erzen Shkolollit që nga janari i 2018 ky institucion ka një

numër të paktë të ekspozitave, ndërsa artistët nga Shqipëria herë pas here në reagimet e tyre thonë që janë të përjash-tuar. Institucioni sipas tyre është larg atij që quhet kombëtar, por edhe pse ata kanë kërkuar që të kenë mundësi ekspozimi duket se drejtori Shkololli i ka injoruara zërat e tyre. Në vitin e dytë të drejtimit të tij në GKA, drejtori nga Kosova Erzen Shkololli ka treguar se është i dështuar në drejtimin e këtij institucioni. Nëse shikojmë kalendarin e aktiviteteve, që ka zhvilluar GKA gjatë vitit 2017 në kohën kur drejtonte Artan Shabani numërojmë 17 ekspozita jo vetëm në GKA, por dhe në Kosovë. Por kjo duket që për drejtorin Erzen Shkololli nuk ka asnjë rëndësi, pasi siç pohojnë dhe artistët po e shikon këtë institucion si pronë të tij. Drejtori Erzen Shkololli siç ka pohuar dhe vetë ka ard-hur në GKA në 23 janar të 2018, por veç mbylljes së institucionit me drejtimin e tij erdhi dhe mbyllja e konkursit “Onufri”. Janë hapur vetëm 3 ekspozita gjatë vitit të kaluar, si dhe për 2019 dy deri tani. Ma-teriali i sjellë nga GKA për 2019 përmban pesë ekspozita. Dy janë hapur, të cilat do të qëndrojnë për disa muaj në galeri për të vijuar dhe me tre të tjerat, ku e fundit është hapja e sallave të rikonceptuara të linjës muzeore. Deri më sot GKA sipas artistëve nuk ka pasur një drejtor kaq të dështuar si Shkololli. Një titullar që deri tani nuk ka pritur artistët, nuk i ka përfshirë në aktivitetin artistik të GKA, që ka mbyllur dyert e institucionit deri aty sa artistët po dalin duke protestuar, një titullar që sipas tyre nuk i njeh, por i refuzon që të jenë pjesë e institucionit ku ata kanë dhe veprat në fond. Edhe ky vit në GKA u hap me ekspozitën e një artisti nga Kosova, dhe vetëm pak ditë më parë skulptori Ermir Grezda me një pankartë protestoi para GKA për hapjen e institucionit për artistët nga Shqipëria. Kemi sot një GKA që nën drejtimin e Shkolollit ka mungesë transparence, një titullar që dhe gjatë vitit që kaloi shmangu përballjen me mediat, ku ekspozitat e pa-kta lajmëroheshin rrallë, ndërkohë që ar-tistët kërkonin të dinin se çfarë po ndodh

“Babai”, më e mira në festivalin “TK-RIN ART”

Rritet numri i vizitorëve në Muzeun Kombëtar

Festivali “TK-RIN ART 2019” mbylli siparin në “ar-Turbina”. Në edicionin e dytë gjimnazistët e dhjetë shkol-lave në Tiranë, ngjitën në skenën e “arTurbinës” shfaq-je si “Babai”, “Testamenti”, “Përtej horizontit” etj, nën udhëheqjen e regjisorëve të rinj. Sipas organizatorëve ky festival u dha mundësinë të rinjve, që jo vetëm të prekin skenën e teatrit, por edhe të shpalosin ëndrrat e tyre. Në fund të një koncerti festiv të përgatitur prej tyre, u ndanë edhe çmimet. Nxënësja e

shkollës “Abdulla Keta”, Xho-ana Karaj u vlerësua për herë të dytë, si aktorja më e mirë në festivalin e të rinjve. Ndër-sa, me çmimin për shfaq-jen më të mirë u vlerësua shfaqja “Babai” me regji nga Xhuliano Brisku e shkollës “Besnik Sykja”. Fituese e çmimit “Aktorja më e mirë jo-protagoniste”, u shpall Siara Aliaj, shkolla “Andon Z. Çajupi”, ndërsa “Aktori më i mirë protagonist” u shpallën Astiano Shehaj dhe Klodian Çelmeta nga shkolla “Petro Nini Luarasi”.

Muzeu Historik Kombëtar po spikat si atraksion kulturor dhe historik për vizitorët ven-das dhe të huaj në kryeqytet. Kështu, gjatë muajit mars 2019 krahasuar me mars 2018 ky muze mirëpriti 106 për-qind më shumë vizitorë në total. Edhe në ditët e para të muajit prill, pas dyfishimit të numrit të vizitorëve gjatë marsit krahasuar me një vit më parë, pavijonet e Muzeut Historik Kombëtar presin vizitorë të shumtë. Gjithashtu turistët e huaj gjatë muajit mars 2019 krahasuar me po

të njëjtë periudhë të 2018 ka pasur rreth 164 përqind më shumë vizitorë të huaj. Vizitorët vendas janë shtuar përgjatë marsit 2019 me 120 përqind. Nga këto vizita të shumta të ardhurat në total janë shtuar me 141 përqind. Studentë, vizitorë të huaj dhe vendas janë të interesuar për të mësuar më shumë rreth historisë së Shqipërisë që nga lashtë-sia e deri në ditët e sotme, shpjeguar kjo nëpërmjet artefakteve dhe objekteve të ekspozuara.

Konferenca e arkivistikës, në qytetin e Shkupit

Konferenca e tretë mbarëkombëtare e arkivis-tikës, do të zhvillohet në datat 14 dhe 15 qershor në qytetin e Shkupit. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave bën me dije pas dy konfer-encave mbarëkombëtare të zhvilluara në Tiranë dhe Prishtinë do të jetë Shkupi që do të presë arkivistët shqiptarë. “Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në bashkëpunim me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve të Maqedonisë dhe Agjen-

cia Shtetërore e Arkivave të Kosovës ftojnë të gjithë të in-teresuarit të marrin pjesë në Konferencën III Ndërkombëtare të Arkivistikës. Qëllimi i kësaj konference është të mbledhë bashkë arkivistët e Shqipërisë, të Kosovës dhe Maqedonisë si dhe të tjerë arkivistë që puno-jnë apo studiojnë në fushën e arkivistikës”, thuhet në njoftimin e arkivit. Temat që propozohen për diskutim janë: ndërkultur-alizmi në Ballkan; të drejtat e njeriut; arkivat dhe krijimtaria artistike; të drejtat e autorit dhe pasuria intelektuale etj.

Degradimi i Galerisë Kombëtare të Arteve, Artan Shabani çeli 17 ekspozita gjatë 2017,

Erzen Shkololli vetëm 3 në vitin 2018

Drejtori Shkololli në vitin e dytë në GKA, institucioni më i varfër se kurrë në aktivitete

1-Kryeveprat e artit Italian të viteve 1900; 16 Janar - 2 Prill, 2017 2-Zef Shoshi - Vepra 1956 - 2014; 30 Mars - 30 Prill, 2017 3- Zinni Veshi - Për tej të figurshmes; 14 Prill - 17 Maj, 2017 4-Julius Eb - Gjenerata A; 26 Prill - 25 Maj, 2017 5-Mediterranea 18 - Young artists bienale; 4 - 28 Maj, 2017 6- Arben Golemi -Tjetër-sime; 2 - 23 Qershor, 2017 7-Bota e fëmijëve në GKA; 23 Qershor - 30

Korrik, 2017 8-Vepra të kthyera; 21 Korrik- 25 Gusht 2017 9-Qamil Grezda - Gra-bitqari i bukurisë së natyrës... 1917-1992; 31 Gusht - 10 Shtator 2017 10- Xhefdet Xhafa - Autobiografia; 14 Shta-tor - 14 Tetor 2017GKA 2017-janar 2018 11- Virginie Caquot - Në Vendin e Shqiponjave; 13 - 23 Tetor 2017 12- Deborah Sengl - Ditët e fundit të njerëzimit; 25 Tetor - 25 Nëntor 2017 13- Rosemarie Trockel

- Vizatime, objekte dhe video të përzgjedhura; 24 Tetor - 3 Dhjetor 2017 14- Grayson Perry - Kotësia e Dallimeve të Vogla; 2 Nëntor - 10 Dhjetor 2017 15-"Pa titull" e artistit Zeni Ballazhi ; 29 Nëntor - 10 Dhjetor, 2017 16- Guri Bulollari -Për-ralla për të rritur; 21 Dh-jetor 2017 - 7 Janar 2018 17- Edicioni i 23 i Ek-spozitës Ndërkom-bëtare “Onufri”, 20 Dh-jetor 2017 - 30 Janar 2018

GKA NË 2017

Page 19: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

2,3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21GAZETA SOT E Shtunë 6 Prill 2019 19

k u l t u r e www.sot.com.al

me një vrasje. Marrëdhënia nënë e bijë është shumë e acaruar dhe e tensionuar gjatë gjithë kohës për shumë faktorë. Drama e Morin është se si duhet t’i shpëtojë realitetit dhe drama e nënës është se kush do të kujdeset për të pasi dy vajzat e tjera e kanë braktisur”, tregon aktorja.

“Shërbëtoret”, kryevepër

e dramaturgjisëNjë tjetër kryevepër e drama-

turgjisë franceze "Shërbëtoret" e autorit Jean Genet u shfaq në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli. Rolet në skenë regjisori ia ka besuar aktoreve Laura Nezha, Dasara Xhangolli dhe Ilirda Bejleri. Këtë herë në vepër aktorja Laura Nezha vjen si Kler. Në dramë Solanz dhe Kleri janë dy vajza që jetojnë si shërbëtore të brendshme në një shtëpi bashkëkohore të shtresës së lartë. E përditshmja shtrënguese dhe imponuese, bindja, ndjesia e vazhdueshme e të qënit të mbyllur, marrëdhënia dashurore që zhvillohet ndërmjet tyre gjatë këtyre viteve dhe urrejtja e tyre ndaj pronarëve, krijon një përbërje shpërthyese të çorodit-jes seksuale, tërbimit shkatërrues, instiktet vrastare dhe dëshira për rebelim dhe çlirim. Hedhja e tyre e dëshpëruar drejt qiellit, hyn në të një-jtën orbitë me atë të mijëra të rinjve të cilët enden nëpër Metropolet mod-erne, pa të ardhme dhe shpresë,me rebelimet e heshtura të përditshme

dhe trazirat sociale të kohës tonë. Sulmi i Jean Genet kundër çdo gjëje të detyruar takon eksperimentin social, rezistencat molekulare, men-dimin dhe veprimin shkatërrues të kohës tonë.

Komedia franceze “Darka e lamtumirës”

“Darka e lamtumirës” me regji nga Kiço Londo, kjo është një vepër e krijuar nga autorët francezë Mat-thieu Delaporte dhe Alexandre de la Patelliere. Në rolet kryesorë interpre-tojnë aktorët Gazmend Paja, Laura Nezha dhe Visjan Ukcenaj. Këtë herë sezoni artistik në TKE vijon me një tjetër vepër franceze, një komedi që sipas regjisorit Londo vjen elegante para publikut në teatër. Kjo shfaqje depërton në historinë e dyshes Pierre e Clotilde, të cilët përpara se të mar-rin pjesë në darkën e rradhës që nuk e kanë me qejf të shkojnë, marrin një vendim: Të spastrojnë shoqëritë e konsumuara. Kështu, ata do të organizojnë një darkë lamtumire, që është një përzierje homazhi e lehtësimi për miqtë që do të dalin nga jeta e tyre. Viktima e parë do të jetë pikërisht miku i tyre prej vitesh, Antoine Royer. Por, midis Pierres që është burracak e i mefshtë dhe Clotildes së paparashikueshme e mikut të çuditshëm, gjërat do të dalin jashtë kontrollit dhe darka nuk do të shkojë siç ishte planifikuar prej tyre. Kjo është ngjarja që do të tregohet

për publikun në skenën e teatrit, një komedi që premton të sjellë një atmosferë argëtuese. Aktorja Laura Nexha shprehet se Clotilde roli që i ka besuar regjisori Kiço Londo është i këndshëm, por dhe përpiqet që të ekuilibrojë situatën për të shpëtuar edhe marrëdhënien e saj. Mbi të gjitha te personazhi që ajo sjell në shfaqjen premierë është autoriteti që spikat. “Autoriteti është ajo që spikat tek Clotilde, iniciativa për vendimmarrje, dominanca në çift. Është një personazh shumë i kënd-shëm që vendoset në një trekëndësh marrëdhënieje mes dy miqsh dhe pozicionohet si ajo që duhet të ekuilibrojë situatën për të shpëtuar në një farë mënyre marrëdhënien e saj” ka pohuar më herët aktorja Laura Nezha.

“Antigona”, me mesazhe që kalojnë kufijtë

Drama “Antigona” në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” ishte një tjetër sukses i aktores Laura Nezha. Vepra shkruar nga Jean Anouilh përkthyer nga Ekrem Basha erdhi në skenë nga regjisorja Andrea Brusque. Këtë herë regjisorja franceze i ka besuar rolin kryesor atë të Antigonës ak-tores së njohur Laura Nezha, e cila është vlerësuar nga publiku por dhe kritika. Antigona e Jean Anouilh, është një heroinë që përcjell mesazhe që i kalojnë kufijtë. Me interpretimin

Nga JULIA VRAPI

Aktorja Laura Nezha me role të ndryshme në dra-ma dhe komedi ka mar-rë vlerësimin e publikut

dhe kritikës. Në shfaqjet teatrore në teatër aktorja ka spikatur me interpretimin e saj. E kemi parë aktoren këto kohë në teatër në vepra të autorëve të njohur, por si në rolet në komedi edhe në dramë ajo me personazhin dhe interpre-timin e saj ka dhuruar emocione për publikun. Edhe këto ditë ak-toren e gjejmë në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivoli” me dramën “Shërbëtoret” te Jean Genet dhe regji nga Kiço Londo. Në katër veprat teatrore “Dar-ka e lamtumirës”, “Shërbëtoret”, “Mbretëresha e bukurisë nga Leenane” dhe “Antigona” aktorja ka marrë vlerësimin për punën e saj. Aktorja dhe më parë është angazhuar në projekte të tjera të teatrit, por këtë herë ajo është në katër shfaqje që janë shfaqur jo vetëm në Tiranë, por dhe në skenat e qyteteve të tjera si pjesë e projektit të teatrit të rajonit. Gjithmonë në punën e saj aktorja ka treguar se personazhet i kanë falur jo pak, por dhe puna e saj për ti sjellë në skenë ka qenë me mjaft përkushtim. Përveç shfaqjeve që janë dhënë këto kohë në Tiranë dhe Shkodër, aktorja Laura Nezha do të jetë dhe në Fier me “Darka e lamtumirës” si dhe në Korçë me “Shërbëtoret”.

Drama e Morin tek “Mbretëresha e bukurisë

nga Leenane”"Mbretëresha e bukurisë nga

Leenane", vepra e Martin McDonagh me regji nga Kiço Londo në Teatrin Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” është vlerësuar dhe mirëpritur nga publiku. Emocion, hu-mor, dhimbje, rebelim dhe duartrok-itje pa fund na kanë shoqëruar nga premiera deri më sot. Marrëdhënia midis një nëne egoiste, e gatshme të bëjë gjithçka për mos të mbetur vetëm, dhe një vajzë, së cilës i duket se po i ikën jeta nga duart. Është kjo historia me nota të errëta dhe komike e autorit Martin McDonagh, sjellë nëpërmjet lojës fantastike të aktorëve Laura Nezha, Ermira Gjata, Genci Fuga, Engjëll Hoxha. Vepra, e vendosur në malet e Konemarës në kontenë Galluej të Irlandës, rrëfen historinë me nota të errëta komike të Morin Folanit, një grua e zakonshme dhe e vetmuar në të dyzetat, dhe të nënës së saj manipuluese Meg. Ndë-rhyrja e Megit në mundësinë e parë dhe ndoshta të fundit të së bijës për një lidhje dashurie vë në lëvizje një tren me ngjarje sa komike, aq tmer-ruese, të cilat çojnë në fundin e pash-mangshëm tragjik të pjesës. Aktorja Laura Nezha vjen në skenë si Morin dhe sipas saj drama është se si ajo duhet ti shpëtojë këtij realiteti. “Vepra është një komedi tragjike, sepse nuk mungojnë nuancat komike por është tragjike në thelb sepse përfundon

Recital teatror i Laura Nezhës në Teatrin Eksperimental

Aktorja me vlerësime në drama dhe komedi, në skenën e teatrit

Teatri Kombëtar Eksperimental është momen-talisht skena e parë teatrore në vend dhe një shteg kalimi e vijë ndarëse me ndikim në jetën e teatrit shqiptar. Repertori i fortë, gërshetimi i brezave kri-jues e interpretues, hapja e skajshme ndaj të rinjve, eksperimentet dobiprurëse, marrëdhënia me spekt-atorin e të gjitha moshave e kanë shndërruar Teatrin Kombëtar Eksperimental në një dritare të hapur, që të lejon të shohësh mbretërinë magjike të teatrit. Teatri Kombëtar Eksperimental krijoi me shpejtësi elitën e re teatrore. Laura Nezhën e konsideroj im-

azhin e padiskutueshëm e të mrekullueshëm të elitës së brezit të saj, e cila padyshim do të ndikojë e do të ndikohet mbi kolegët, veten dhe publikun. Laura është një vorbull si uji që vlon. Laura është një buku-ri artistike, inteligjente, e guximshme, turbulluese, ekstravagante, emocionuese,me aftësi transformuese brilante, që dëshmon se fuqia e talentit mbetet e jashtëzakonshme. Laura Nezha është një krijesë shumë e pasur artistikisht që na krijon ndjesinë e një zbulimi të madh dhe besimin tek shpresa e brishtë, por elegante që elita e re teatrore ofron.

LONDO: LAURA NEZHA, IMAZHI I PADISKUTUESHËM I ELITËS SË RE TEATRORE

e aktores Laura Nezha është histo-ria e një vajze të re që thotë jo, që kundërshton. Ajo thotë atë që men-don, dhe kjo liri e të shprehurit do t’i kushtoj jetën. Përballë Antigonës edhe më i fuqishmi bëhet i dobët. Aktorja Laura Nezha për këtë rol është shprehur se është me fat që interpreton Antigonën. “Jam me fat, që më është besuar ky rol. Antigona më ka bërë të dashurohem pas saj, për disa elementë të çiltërisë dhe pastërtisë, që them se duhet ruajtur, se janë vlera shumë njerëzore, të sho-qërisë e aq më tepër shqiptare. Që në momentin që ajo kundërshton, më ka bërë për vete, sepse nuk do që të bëjë kompromise. Më ka bërë për vete kjo heroinë e kohëve moderne”, tregon aktorja. Rolet në dramë interpreto-hen nga Laura Nezha, Ervin Bejleri, Romir Zalla, Xhino Musollari, Xhulia Musagalliu, Adriana Tolka, Endri Çela, Klejdi Metaj. “Antigona” e Jean Anouilh është një përshtatje e tragje-disë së Sofokliut me të njëjtin titull. E shkruar në vitin 1942, kur trupat na-ziste pushtuan Francën, historia sillet rreth konfliktit të Antigonës idealiste dhe xhaxhait të saj të ngurtë, Kreonit, në lidhje me varrimin e vëllait të An-tigonës, Poliniku. Gjithashtu vepra u interpretua se përfaqësonte luftën e lëvizjes së rezistencës franceze kundër forcave të qeverisë Vishi gjatë kulmit të pushtimit nazist.

Laura Nezhën e konsideroj imazhin e padiskutueshëm e të mrekullueshëm të elitës së brezit të saj, e cila padyshim do të ndikojë e do të ndikohet mbi ko-legët, veten dhe pub-likun. Laura është një vorbull si uji që vlon. Laura është një bukuri artistike, inteligjente, e gux-imshme, turbulluese, ekstravagante, emo-cionuese, me aftësi transformuese brilan-te, që dëshmon se fu-qia e talentit mbetet e jashtëzakonshme...

Page 20: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT20 E Shtunë 6 Prill 2019

2,3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Kukësi nuk është dorëzuar për titullin dhe këtë e konfirmoi edhe trajneri Ramadan Ndreu. “Kemi ende shpresa dhe gjithçka është e hapur. Ne themi për të mbajtur skuadrën por kemi objektiva dhe ka 3 pikë në lojë. Në këto 2 ndeshje që kam qenë trajner kemi luajtur mirë. Ekipi është mirë dhe dua të aktivizoj lojtarët që janë gati fizikisht”, tha Ndreu. Më pas ai komentoi duelin e radhës me Kastriotin, ku vuri theksin tek terreni i vështirë. “Fusha është njësoj për të dyja skuadrat, ata që impenjohen më shumë, fitojnë. Jemi afër dhe kemi investuar shumë, meritojmë një tro-fe si Kupa. Kam 15 vite trajner dhe nuk kam frikë. Nuk jam rastësisht te Kukësi”, theksoi Ndreu.

XHUDO

QËNDRIMI

TRAJNERI

Trajneri optimist për realizimin e objektivave të Tiranës, frikë nga aleancat e pandershme

Mema del hapur: Shpresojmë të mos kemi aleanca, Tirana është nën presionAdriatik BALLA

Trajneri i Tiranës Ardian Mema doli dje në konferencë shty-pi ku përshkroi situatën që mbizotëron tek bardheblutë

dhe nevoja urgjente që ka skuadra për të fituar pikë që t’i ikë fundit të tabelës. Edhe vetë trajneri pranoi se Tirana është nën presion, si pasojë e pozitës jo të mirë në renditje dhe frikës nga alean-cat e pandershme që shoqërojnë kam-pionatin tonë në këtë fazë të tij. tekniku bardheblu i cili e ka kaluar me sukses Tiranën në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë dhe e ka objektiv fitoren e saj, e nisi qëndrimin e tij duke folur për mungesat nga dëmtimet dhe situatën pas ndeshjes me Laçin. “Futbolli ka dëmtime dhe kartonë. Asion Daja nuk do të jetë i gatshëm për nesër, ndërkohë që e gjithë pjesa tjetër është e gatshme. Mënyra si luajtëm në Laç me shqetësoi. Ekipi u mundua të administrojë por doli nga loja e vet. Topin e kishim ne dhe kemi pasur shumë mundësi të mira, por nuk kemi arritur të shënojmë. Ekipi më shqetësoi pasi lojtarët ishin te shpërqendruar. Kanë bërë gabime, por duhet të shohim para. Për Tiranën vijnë ndeshje të rëndësishme. Ekipi ka nevo-jë për pikë dhe jo për lojëra të bukura. Janë pikët ato të cilat na krijojnë qetësi. Me Laçin ndoshta ka ndikuar edhe konflikti. Atmosfera në Laç ishte e mirë dhe duhet të përqendrohem te ekipi im. Jam trajner dhe i përkas vetëm fushës dhe nuk i përkas asaj që ndodh jashtë fushës”, theksoi trajneri Ardian Mema. Më pas tekniku bardheblu foli direkt për aleancat në kampionat, ku shpre-hu shqetësimin e tij për këtë fenomen negativ. “Më shqetësojnë aleancat,

për në ndeshjet e radhës. Ekipi mund të kthehet te lojërat e mira. Duhet të luftojmë për të arritur rezultatet e fazës së tretë. Ekipi ishte i qetë, ndërsa tani gjendja është më e rënduar. Qetësia për të punuar? Edhe nëse nuk e kam, më duhet që ta gjej. Ndeshja në Fushë Krujë ishte shqetësuese për ne. Fusha e Kastriotit u licencua vetëm për ndesh-jen ndaj Tiranës dhe më shqetëson ky fakt. Nuk dua t’i transmetoj ekipit energji negative. Atje nuk është fushë e mirë, por Kukësi i ka cilësitë. Fusha e keqe barazon të mirët me të dobëtit, por Kukësi mund të fitojë në Fushë Krujë, ashtu siç edhe mund të humbasë. Shpresoj të luajë për veten e vet, jo për ne. Nëse ka ngjarje si na ndodhi ne, na vjen keq për futbollin shqiptar”, shtoi tekniku bardheblu. Më tej Mema foli për mungesën e golave dhe njëherësh kundërshtarin, Flamurtarin, me të cilin do të ndeshet sot. “Nuk na mungojnë

rastet, ka munguar përgjegjshmëria në mbrojtje dhe sulm. Edhe me Hasanin kam folur që duhet të tregohet më i përgjegjshëm për rastin që humbi në Laç. Ne na duhen pikët dhe jo spektakli. Flamurtari është ekip i mirë dhe ka një trajner të mirë me të cilin kam punuar. E di si përgatiten ndeshjet, do mundohemi të jemi në ekuilibër për të mos pësuar gol dhe të mendojmë për rezultat pozitiv. Më duhet të përgatis ekipin nga ana psikologjike. Kur i ke pikët e nevojshme, je më i lirshëm se kundërshtari, por ne nuk kemi se çfarë humbasim. Duhet të bëjmë detyrat në çdo ndeshje”, vijoi Mema në komentet e tij para gazetarëve. Në fund, trajneri i skuadrës 24-herë kam-pione vuri në dukje rëndësinë që ka për Tiranën t’i ikë fundit të tabelës. “Fillimisht më vjen keq ta them por ekipi duhet të largohet nga fundi i tabelës. Synimi tjetër është Kupa, por fillimisht duhet që Tirana të shpëtojë. Matematikisht çdo gjë është

Atalanta është një skuadër që po rivalizon fort për një vend në Ligën e Europës sezonin e ar-dhshëm. Madje me këtë ecuri At-alanta mund të konkurrojë për një vend në top-4 në renditjen e Serisë A, pozicion që të jep mundësinë e pjesëmarrjes në Champions League. Në radhët e Atalantës lua-jnë edhe dy lojtarë kuqezinj,q ë janë Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti. Portieri ka luajtur në shumicën e nd3eshjeve të këtij sezoni si titul-lar dhe është një nga pikat e forta

të skuadrës bergamaske, por në ndeshjet e fundit ka zënë stolin dhe ky nuk është një sinjal i mirë. Në ndeshjen e fundit të fituar 4-1 nga Atalanta, si portieri Berisha, ashtu dhe mbrojtësi Gjimshiti nuk ishin në fushë, por në stol. Kjo tregon se Atalanta fiton edhe pa shqiptarët në fushë dhe ky është sinjal i keq për vazhdimësinë. Në këto rrethana, në mediat italiane nuk mundojnë zërat për një largim të Berishës e Gjimshitit nga Atalanta në fund të sezonit. Vendin e Berishës në portë

e ka zënë Golini, që preferohet nga tifozët por edhe nga trajneri Gas-perini. Kurse Gjimshiti ka pasur një aktivizim të mirë, por jo të qën-drueshëm dhe mungesa në duelin e fundit mund t’i hapë probleme, pasi skuadra pa të në mbrojtje u paraqit mirë dhe madje fitoi bind-shëm. Gjithsesi, është ende herët për të thënë se lojtarët shqiptarë do të largohen nga Atalanta në fund të sezonit, pavarësisht se pozitat e tyre afatgjata tek Atalanta janë vënë në rrezik.

Berisha e Gjimshiti përfundojnë në stol, rrezikojnë pozitat tek Atalanta

Ndreu: Kukësi është ende në valle për titullin

Distria Krasniqi merr medaljen e artë në turneun e Turqisë

e hapur, mund të kualifikohemi në Eu-ropë edhe nga kampionati, por duhet të shohim vazhdimësinë”, nënvizoi Mema. Duke iu kthyer Kupës së Shqipërisë, trajneri bardheblu evidentoi faktin se për Tiranën në gjysmëfinale nuk prish punë kush është kundërshtari, pasi n ë këtë fazë të gjithë janë të vështirë. “Nuk kam preferenca në Kupë, pasi janë 3 ekipe të mira dhe që të hapin punë. Ndeshjet e Kupës janë dy dhe kanë specifikën e tyre. Nuk bëj marrëveshje për Kupën, pasi te unë duhet të mbizotërojë vetëm drejtësia. I kam dëgjuar marrëve-shjet që bëhen nëpërmjet Kupës, por unë nuk jam nga ata”, përfundoi trajneri i Tiranës, Ardian Mema.

Trajneri i Partizanit, Skënder Gega, doli dje para gazetarëve ku pasqyroi gjendjen e të kuqve në prag të duelit të radhës në kampionat, por edhe ambicien për të fituar titullin si domosdoshmëri, në një kohë që pak ditë më parë të kuqtë u eliminuan në Kupën e Shqipërisë nga Luftëtari. “Përveç lodhjes fizike kemi pasur edhe mungesa të rëndësishme. Ka një lodhje fizike, por edhe impenjimi nuk ka qenë në nivele që kemi treguar në kampionat. Do të rikthehen lojtarë të rëndësishëm. Kemi bërë ndeshje të ngjeshura. Një pjesë e madhe s’kanë

bërë pushim që nga fillimi. Kam besim që gjërat do të shkojnë mirë nesër. Sa i takon Asanit, gjatë gjithë kohës nuk ishte i kën-aqur me veten e tij. Në momente të caktuara shpërthen, e ka me veten e tij. Mënyra si reagoi nuk është e këndshme. Kam bisedu-ar me të, rëndësi ka mos të përsëriten. Sa i përket presidentit, masat janë kompeten-cat e tij. Është njeri që dëgjon shumë dhe vendos vetë. Asani dhe Trashi do të jenë në fushë, sepse s’kanë bërë asgjë për të mos qenë. Kemi edhe 9 finale”, tha Gega. Më pas trajneri komentoi eliminimin nga

kupa dhe duelin e radhës me Luftëtarin. “I ka të dyja medaljet. Personalisht, nuk kam qejf të humb as në miqësore. Nuk bëmë zgjedhjet e duhura, por lodhja qëndron. Nuk do të mendojmë më për Kupën, 150% do të jemi vetëm te kampionati. Besoj se jemi më afër se gjithë të tjerët për kampi-on. E kemi ëndërr dhe do të mundohemi ta bëjmë realitet. Ndeshja me Luftëtarin është finale për mua”, vijoi Gega në qëndrimin e tij. Më pas një koment për dhunën në fut-bollin shqiptar. “Ndihem komod këtu, nuk shprehet njeri dhunshëm. Pjesa tjetër nuk

më takon mua. Edhe me tifozët tanë jemi munduar të jemi të qetë. Për pjesën tjetër më vjen keqardhje. Nuk është puna ime, por do të doja të mos ndodhte gjë”, shtoi tekniku i “demave të kuq”. Në fund, ka vend edhe për një koment mbi të dëmtuarit. “Hila është rikthyer dje. Hebaj dhe Bardhi janë në terapi. Bardhi ka një provë sot. Më vjen keq për të dy, sepse kanë kontribuar, kanë bërë kilometra pa fund, shpresoj të rikuperohen. Hebaj ka pasur tërheqje muskulore. Do edhe 4 javë të rikuperohet 100%”, përfundoi Trajneri i Partizanit, Skënder Gega.

Partizani harron kupën, Gega flet për 9 finale të mbetura

Vllaznia po vuan nga kërcënimet që ka marrë trajneri Agim Canaj dhe stafi i klubit kuqeblu. Është vetë “njëshi” i klubit shkodran, kryebash-kiakja Voltana Ademi, e cila mun-dohet qe të zbardhë të vërtetën mbi kërcënimet në futboll. Sipas kryetares të Bashkisë kjo vjen edhe për shkak të politikës e cila duket se ka hyrë edhe në futboll vitet e fundit me ndërhyrje nga më të ndryshmet. “Besoj që me kalimin e kohës do të mund të tregohet për vështirësitë që klubi ka pasur, do të kuptohet që interesa politike dhe kriminale kanë diktuar edhe mung-esën e performancës, duke filluar nga drejtuesit e deri tek ata që luajnë në fushë”, tha Ademi, e cila informoi se së shpejti klubi do të privatizohet.

Ademi: Vllaznia nën presion nga segmente të politikës dhe të krimit

Xhudo e Kosovës po regjis-tron suksese historike në aktivitetet ndërkombëtare. Medalje ari të shumta dhe e radhës erdhi pikërisht dje. Pas triumfit në Grand Slamin e Parisit, ku e mori medaljen e argjendtë – Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medaljen e artë në “Grand Prixin” e Turqisë, duke e mposhtur ne finale Otgontsetseg Galbadrakh. Xhudoja vazhdon t’i sjellë medalje Kosovës. Në “Grand Prixin” e Turqisë, xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, garuesja e vetme që e për-faqësoi Kosovën në këtë turne, rrëmbeu të artën, duke e mundur në finale xhu-disten nga Kazakistani, Otgontsetseg Galbadrakh. Distria triumfoi me Ippon në kategorinë 48 kg duke qenë më e mirë se rivalja, Galbadrakh.

NDESHJET E JAVËS SË 27-TË

TË SHTUNËN 06.04. 15:45 Kastrioti-Kukësi 15:45Laçi-Teuta 15:45Flamurtari-Tirana 18:45Partizani-Luftëtari 18:45Skënderbeu-Kamza 3-0 (në tavolinë)

RENDITJA1. Partizani 542. Kukësi 453. Teuta 434. Flamurtari 385. Laçi 386. Skënderbeu 377. Luftëtari 318. Tirana 309. Kastrioti 24 10. Kamza 17

Page 21: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

2,3,7,9,10,11,13,14,18,19,20,21GAZETA SOT E Shtunë 6 Prill 2019 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Juventusi po udhëton i qetë drejt titullit kam-pion, pasi ka krijuar një diferencë të mad-

he me ndjekësin më të afërt, Napolin, kështu që objektivi titull nuk rrezikohet dhe është në dorë të bardhezin-jve. Nga ana tjetër, një çësht-je e hapur është ajo e tra-jnerit, ku Masimiliano Alegri uron që të përsërisë kohën e gjatë që Aleks Ferguson pati tek Mançester Junajtid. Me fitoren ndaj Kaljarit ende të freskët, bardhezinjtë e Juventusit do të provojnë të thonë fjalën e fundit për kapitullin e kampionatit të këtij edicioni gjatë sfidës së të shtunës ndaj Milanit, për t’ua dedikuar më pas të gjitha energjitë Champi-onsit. Masimiliano Alegri, e nisi konferencën për shtyp për sfidën ndaj kuqezinjve me fjalë pozitive referuar gjendjes së Kristiano Ron-aldos. “Kristiano paraqitet në një formë më të mirë, nuk do të jetë i gatshëm ndaj Milanit, por shpresojmë ta kemi në dispozicon për datën 10 prill ndaj Ajaksit. Kjelini me shumë mundësi nuk do të luajë. Do të ketë ndryshime ndaj do të gjejnë

LA LIGA/ Sezon i dështuar për Realin, Zidane nis spastrimet

RIVALITETI La Liga po shkon drejt fundit dhe klubet po bëjnë llogaritë, por Atletiko e vendit të dytë e ka ende një shans përballë Barcelonës. Vetëm pak ditë para ndeshjes që mund të shpëtojë stinorin e Atletiko Madridit, lojtarët e skuadrës madrilene u mblodhën për të bërë skarë në kampin stërvitor të klubit. U mblodhën pas seancës stërvitore për të shijuar një vakt të relaksuar në një nga fushat stërvitore në periferi të Madridit. Ishte koha për të bashkuar grupin dhe për të

vënë të gjithë në të njëjtën faqe, para ndeshjes më të madhe të stinorit, shkruan “AP”. Atletiko Madridi do të jetë mysafire e Barcelonës të shtunën për të tentuar që të mbajë shpresat e gjalla për të sfiduar titullin në La Liga dhe të mbyllë një stinor dëshpërues në mënyrën më të mirë. Një fitore ndaj Barcelonës në “Camp Nou” do të zvogëlonte disavantazhin e Atle-tikos ndaj Barçës në pesë pikë, shtatë xhiro pa mbaruar stinori dhe do t'i jepte skuadrës madrilene mundësi

që të ndjekë Barcelonën deri në fund. “Përderisa kemi gjasa matematikore, ne duhet të mbesim ambiciozë dhe të kemi synime të mëdha. Do të tentojmë të bëjmë gjërat e vështira për ta”, ka thënë mesfushori i Atletikos, Rodrigo. Barcelona në mesjavë bëri lëshim duke barazuar 4:4 në udhëtim ndaj Vilarealit dhe po ashtu duhet të shqetësohet për ndeshjen e vështirë në udhëtim ndaj Mançester Junajtid në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, vetëm pak ditë pas duelit me Atletikon.

TEKNIKU SULMUESI GJERMANI

Milani projekton të sjellë Poçetinon në "San Siro"

Favre i Dortmundit: Bajerni ka pika të dobëta, do ta mundim

Ronaldo kalon dëmtimin, gati për duelin me Ajaksin

Milani dëshiron që tra-jneri i ekipit italian prej edi-cionit të ardhshëm të jetë ar-gjentinasi Mauricio Poçetino, i cili aktualisht është në krye të Totenhemit. Lajmi është bërë i ditur të premten nga e përditshmja italiane “Corriere della Sera”. Te Milani e shohin Poçetinon si trajnerin e duhur për ekipin, pasi Xhenaro Ga-tuzo do të largohet në fund të këtij edicioni. Poçetino 47-vjeçar, është trajner i Toten-hemit prej vitit 2014 dhe me ekipin londinez ka kontratë deri në vitin 2023, transmeton “Koha Ditore”. Ai më herët ka deklaruar se nuk është i sigurt

Kristiano Ronaldo do të jetë gati për ndeshjen me Ajaksin që do të luhet javën tjetër në kuadër të çerekfina-leve të Ligës së Kampionëve. Alegri në konferencën e mbaj-tur të premten tha se Ronaldo nuk do të luaj kundër Milanit të shtunën në kampionat, por që pritet të jetë i gatshëm për duelin me Ajaksin. “Ronaldo është shumë më mirë dhe kemi sinjale se ai do të jetë i gatshëm pas pesë ditësh për ndeshjen me Ajaksin”, ka thënë ndër të tjera Alegri. Ronaldo muajin e shkuar pë-soi lëndim muskulor në grum-bullim me Portugalinë dhe

Trajneri i Borusias së Dortmund, Lusian Favre, foli në konferencë shtypi para ndeshjes me Bajernin e Myni-hut, duel vendimtar për titullin në Bundesligë. Aktualisht, Borusia është para Bajernit në klasifikim. “Nuk ka rëndë-si rezultati, mund të fitojmë, barazojmë ose humbim. Në çdo rast, asgjë nuk mbyllet me këtë ndeshje, sepse lufta për titullin do të jetë e hapur deri në fund. Bajerni ka pika të dobëta, por nuk janë shumë. Nga ana tjetër e medaljes, kundërshtari ka shumë pika të forta dhe nëse duhet ta mun-dim, duhet të bëjmë ndeshjen

për të ardhmen e tij, duke lënë të hapur mundësinë e largimit nga Totenhemi. Para Zidanit, reali e kishte në fokus por nuk u realizua.

perfekte”, tha trajneri i Boru-sias, që do t’i bënte punë edhe barazimi në këtë ndeshje. Presioni është mbi Bajernin, që i duhet fitorja me çdo kusht.

hapësirën e tyre edhe lojtarë të stolit. Dibala, Mandzukiç dhe Spinazola do të jenë për takimin me Milanin. Mbetet ende për t’u vlerësuar gjend-ja e Khedirës, ndërkohë që Daglas Kosta rikthehet të mërkurën. Barzali pritet të kryejë disa vizita gjatë kë-tyre ditëve, Kuadrado rikthe-het të shtunën e ardhshme. Kaseres mbetet jashtë për tri javë, ndërkohë që Perin monitorohet ditë pas dite, por nuk do të luajë ndaj Mi-lanit”, theksoi Alegri. Duke iu përgjigjur pyetjes mbi përshtatshmërinë në sulm mes Kin dhe Mandzukiç,

Masimiliano Alegri i jep drejtim karrierës: Dua të jem Fergusoni i Juventusit

Ky sezon mund të quhet përfundimisht një dështim për skuadrën e Realit të Ma-dridit. Kur mungon edhe pak nga mbyllja e sezonit, galaktikët janë jashtë çdo objektivi. Diçka e tillë ka bërë që te skuadra spanjolle të mendojnë seriozisht për të riformatuar përbërjen e ek-ipit për sezonin e ardhshëm. Tashmë që në krye të Realit është rikthyer Zinedin Zidan, planet e merkatos fillimisht kalojnë nga tekniku francez. Zidan duket se do të mendojë për spastrimet në skuadër, para se në Madrid të trans-ferojnë futbollistët e rinj. Në

këtë mënyrë është gati lista me lojtarët që nuk bëjnë pjesë në projektin e Zidan. Aventura e Toni Kros me Realin është drejt fundit, ndërkohë që span-jollët po mendojnë gjithnjë e më shumë për mesfushorin e Juventusit, Miralem Pjaniç. Ndërkaq, drejt largimit është edhe mbrojtësi Rafael Varane, me të cilin duket se bisedimet për rinovimin e kontratës kanë mbetur në vendnumëro. Sakaq, ndër emrat e tjerë që duken larg “Bernabeut”, janë edhe Bejl, Isko, ndërkohë që me anë të përfitimeve që do të fitojnë nga shitjet do të financohet më pas edhe merkato në hyrje e Realit.

Alegri shpjegoi: “Kin mund të luajë mjaft lehtë me Man-dzukiçin, Dibalën apo dhe Bernardeskin. Gjithsesi, jam duke vlerësuar gjendjen e të gjithë lojtarëve, pasi ajo e nesërmja është një sfidë shumë e fortë. Moise po tregon progres dhe po rritet profesionalisht. Në mënyrë që të konvertohet në lojtarin e madh që presim të gjithë, ka shumë rëndësi për të edhe kultivimi në aspektin psikologjik”, sqaroi më tej Alegri. Trajneri bardhezi më pas u ndal tek fenomeni i racizmit, që duket se po përsëritet në fushën e blertë,

Atletiko luan shansin e fundit me Barçën

Trajneri i “Zonjës së Vjetër” shfaq “kandidaturën” për të drejtuar për shumë vite bardhezinjtë, i vendosur të fitojë Champions me kampionët e Italisë

Juventusit i ka munguar në tri ndeshjet e fundit në kampi-onat. 34-vjeçari ka shënuar 24 gola dhe ka asistuar 12 herë në 36 ndeshje të luajtura.

si në rastin e fundit të me Kin në Kaljari. “Racizmi nuk duhet dhe nuk mund të justifikohet kurrsesi. Është i papranueshëm. Tjetër çësht-je ajo e sjelljes së lojtarëve”, nënvizoi më tej trajneri i Juventusit. Në fund, edhe pse jo më pak i rëndësishëm, diskursi mbi çështjen tit-ull, me Juventusin që ka shanse reale për të ngritur në avancë Kupën e Serisë A mbrëmjen e së dielës, Alegri shton se duhet pritur fundi qetësisht dhe dueli me Milanin është i rëndësishëm. “Kur ta fitojmë, sigurisht që do të jetë një mbrëmje e pa-harrueshme për t’u festuar gjatë, pse jo uroj të ndodhë që këtë fundjavë. Të fitosh tetë tituj kampion radhazi nuk është kurrë e lehtë dhe shifrat në këto nivele bëhen impresionuese. Dua të thek-soj se ky rrugëtim suksesi vjen si meritë e Juventusit dhe aspak nga disavantazhi i rivalëve të tjerë. Gjithse-si, Juve-Milan do të jetë një sfidë e ekuilibruar, me kuqezinjtë që janë rritur shumë si skuadër dhe lufto-jnë tanimë për zonën Cham-pions. Për më tepër që një sfidë e tillë gjithnjë ka qenë e ekuilibruar”, përfundoi tekniku Alegri.

Page 22: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

22 GAZETA SOTE Shtunë 6 Prill 2019

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Cardi B kryeson nominimet e Billiboard Music Awards

1-Drejtimi. 2-Organizatë terroriste në Irlandë i drejtuar nga Shi Pen. 3- Tokë me barë për kullotje. 4- Fitim, leverdi, përfitim. 5- Nëna nga Gjirokastra. 6- Pohojnë italianët. 7- Çitjane, brekushe që veshin gratë çame. 8- Një shtet aziatik, mbrapsh. 9- Grup këngëtarësh. 10- Organizatë Radikale. 11- Prerës xhami. 13- Ngjyrë blu e mbyllur. 14- Dëftesë dore që vërteton marrjen e parave.16- Ish-futbollisti gjerman ... Myler. 17- Është i zgjuar, por dhelparak. 18- Nëna gjirokastrite, por i shquar. 20-Kacek prej lëkure ku mban ushqimet bariu. 21-Janë norma ku mbështetemi për të vlerësuar apo për të përcaktu-ar ... të drejta e të qarta. 22- Pjesa e rrethit brenda dy rrezeve, pa të fundit. 23- Mikrobi që dëmton zorrët. 24- Koha e gjumit. 25- Lloj varke inidiane. 26- Ajo e Helsinkit. 27- Janë bimë pa rrënjë që rriten në ujë. 29- I mefshtë që s’para mbush, i metë nga mendja. 30- Shkenctari rus për trurin ... Pavllov. 31- Është kryeyteti i Perusë. 33- Një numër. 34- Profil metalik. 35- Kumbare. 36- Këngëtari popullor Lulo në inic. 37- Komisioni ushtarak.

1-Një shtet amerikano-latin. 4- Masë dritni që nxë 40 kg. 7- Janë pajisjet që vihen në skenën e teatrit. 12- Tokë e punuar dhe e mbjellë. 13- Dëshira e madhe për të patur diçka. 14- Është kufi toke. 15- Depo e madhe drithi, silos ose... 17- Ish-aktori elbasanas Hyskja. 18- Mamaqi e letrave në inic. 19- Është kafsha më elegante e Savames. 20- Njeri mospërfillës e përbuzës. 21- Komisioni Ndërkombëtar Aksionar. 22- Është lumë dhe fshat në Shkodër. 23- Djall, shejtan. 24- Është makinë metalprerëse, pa fund. 25- Titull fisniki në një perandori. 26- Vendqëndrim për anijet. 27- Gjergj Elez .. që lufoi me bajlozin. 28-Ngastër e mbjellë. 29- Ish-kryetari i partisë ekologjike ... Hoti. 30- Sëmundje e tokës, epilepsi. 32- Instituti Demokratik. 33-... Haziz ish-kryem-inistër izraelit.34- ... Onjegin, një opera e Çajkovskit. 36- Një film artistik shqiptar me subjekt nga lufta. 37- Lake, i ngatërruar. 38- Pije alkoolike që e përdorin piratët. 39- Personazh tek filmi “Treni niset në 7 pa pesë”. 40- Mark ... shkrimtar amerikan. 41- Është ngjyrosës flokësh.

Janë zbuluar për të gjithë adhuruesit e muzikës nominimet e Billboard Music Awards. Dhe nomin-imet kryesohen nga reperja Cardi B. Ajo zotëron fronin me 21 nominime, përfshirë kategorinë e ar-tistit më të mirë. Cardi ndiqet nga Post Malone dhe Drake me nga 17 nominime secili. Travis Sott grum-bulloi 12, ndërsa reperi i ndjerë XXXTentacion mori 10 nominime. Kelly Clarkson do jetë mirëpritësja e eventit të madh që do mbahet në MGM Garden Are-na në Las Vegas më 1 maj. Më herët është bërë me dije se Cardi B do sjellë një album të ri në vitin 2019.

Reperja u shprehu dëshirën fansave duke thënë se po shpreson të përgatisë albumin e ardhshëm këtë vit. Ndërsa ishte live në Instagram, një nga fansat e pyeti se kur do vinte albumi i saj i ardhshëm dhe ajo u përgjigj se natyrisht që do ketë një album në vitin 2019. Cardi sugjeroi se albumi mund të dilte në prill. “Nuk e di sesa do jetë e mundur. Ndihem sikur do jem tmerrësisht e zënë”, vijon ajo duke mos dhënë një afat kohor të saktë. Por sa i takon jetës private, Cardi B lindi vajzën e saj në korrik të 2018 dhe është në një marrëdhënie me reperin Off Set.

AvokatiNjë burrë hyn në një bar së

bashku me krokodilin e tij. Afrohet tek banaku dhe i thotë banakierit:

-Shërbeni avokatë këtu?Banakieri:-Sigurisht, çfarë dëshironi?Burri me krokodilin në dorë jep

porosinë e tij:-Atëherë një birrë për mua dhe

një avokat për krokodilin tim.

Dashuria dhe fëmijëtNjë grua tepër e dashuruar pas

një mashkulli një ditë i thotë:-Jam e martuar dhe kam tre

fëmijë. Por njëkohësisht jam tepër e dashuruar pas teje. Çfarë duhet të bëj? Mund të më japësh një mendim?

Burri duke e dëgjuar me vëmendje përgjigjet:

-Atëherë mund të bëjmë fëmijën e katërt.

Dënim maksimal, apo minimal?

Dy të burgosur bisedonin me njëri- tjetrin:

-Sa je dënuar?I burgosuri i dytë, që ishte dhe

më i vjetër në qeli:-Tre javë.I burgosuri që sapo kishte ard-

hur në atë qeli:-Tre javë? Po çfarë ke bërë që je

dënuar kaq pak?I burgosuri më i vjetër:-Kam vrarë pesë persona.I burgosuri i ri, tepër i çuditur-Dhe të kanë dënuar vetëm tre

javë? Unë vetëm pse kam vjedhur një portofol më kanë dënuar një vit

I burgosuri i vjetër:-Po, por mua pas tre javësh më

pret karrigia elektrike.

Dashuria Një grua ishte tepër e dashuruar

pas një elefanti. Duke e kuptuar se kjo dashuri ishte anormale, vendos të drejtohet tek psikiatri. Pas disa muajsh, përfundon kurimet e saj psikike dhe e ndjen veten të shëruar dhe kupton se nuk kishte më nevojë për kurime të tjera psiko-analiste. Falënderon mjekun e saj dhe para se të dilte nga studioja i thotë:

-Do t’ju interesonte një unazë fejese me përmasa të mëdha?

5 9 7 3 4

3 1 9

4 5 9 3 8 6

9 5 1 4 2

2 5 8

3 4 5

5 3 7

2 9 3

6

6

3

2 9 5

8 7 3 1

3 2

5 7 9 6 8

9 4 2 8 1 3

2 1 7 4

8 9 3 2 1

3 8 2

6 9 3

2 5 1

3 4 2

6 2 5 8

8 9 7

2 3 5

7

4

Page 23: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

GAZETA SOT E Shtunë 6 Prill 2019 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Po mendoni shumë lid-hur me punën dhe karrierën. Angazhimet e shumta nuk ju lënë shumë kohë, ndaj duhet të krijoni hapësirë për veten.

23 shattor - 22 tetor

Do të ketë një rikuperim të mirë në raport me pjesën tjetër të javës. Nervozizmi po largohet më në fund, duke bërë që të ndiheni më mirë.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Parashikohet një ditë ri-kuperimi në raport me fillimin e javës. Edhe pse mund të doni që të rrini me veten tuaj, mun-dohuni që të mos mbylleni.

Gjatë kësaj dite duhet të mundoheni të mbani nën kontroll nervozizmin si dhe të zgjidhni problemet që kanë të bëjnë me dashurinë.

Hëna do të jetë e pran-ishme në shenjën tuaj. Do të ndiheni të mbushur me energji, ndaj shfrytëzoheni sa më pozitivisht.

Dashi Demi

Kjo e shtunë do të jetë e mbushur me nervozizëm për shkak të situatës financiare. Ka disa çështje lidhur me shpenzimet që ju shqetësojnë.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Do të jeni të tensionuar dhe nervoz. Ndoshta po men-doni për gabimet që keni bërë dhe po kërkoni si të hakmer-reni, por mund të gaboni.

Ndryshoni sjellje, por mjafton të mendoni për të kalu-arën dhe gjërat e pamundura. Do përjetoni emocione të buku-ra dhe do lini pas pesimizmin.

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Do të jetë një ditë e mbush-ur me nervozizëm gjatë së cilës do të keni dëshirë për të bërë shumë gjëra dhe për të arritur shumë rezultate.

Samasung sjell Galaxy S10 5G në treg

Kjo është dita kur duhet të ndalni pak, pasi në të kundërt rrezikoni të gaboni. Rishikoni strategjitë dhe projektet për të dalë nga situatat.

Horizontal

Mundohuni që të shihni përpara. Kjo është një periud-hë e mbushur me ndryshime, lidhur me situata vendimtare, sentimentale dhe profesionale.

Shikoni përpara dhe mos keni pengje, pasi kjo është një periudhë e mbushur me ndryshime, lidhur me situatën profesionale apo sentimentale.

Në një deklaratë zyrtare, Sam-sung ka njoftuar se Galaxy S10 5G do të dali sot në treg. Pajisja do të jetë një ekskluzive në Korenë e Jugut, por Bloomberg ka zbuluar se porositë e para në SHBA fillojnë që nga 18 prilli dhe lançohen më 16 maj. Kështu ky model do të jetë telefoni i parë në treg në treg 5G dhe do të nisë në rrjetin 5G të Verizon. Verizon pretendon se 5G do të sjellë shpejtësi “20 herë më shpejt se 4G LTE”. Ekra-ni është një 6,7-inç (Galaxy S10 Plus është 6,4 inç), ka hapësire ruajtëse të gjeneratës së ardhshme që është dy herë më e shpejt se sa Galaxy S10 dhe RAM tjetër, që është më i vogël dhe më efikas në energji.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Vertikal

Fjalëkryq i shifruar

1-Lloj peshku që kultivohet i ngjashëm me koranin. 6- Janë njëlloj si humnera. 7- Profil metalik. 8- Miratojnë italianët. 9- Përemër vetor. 10- Sinjal i koduar për ndërhyrje emerg-jente. 11- Është kafshë shtëpiake femër. 12- Është bashkim monopolist i disa ndërmarrjeve. 16- Lloj kapeleje prej leshi apo kamoshi për ta mbrojtur nga të ftohtit, pa të fundit. 17- Pjesë, rriskë. 18- Janë blloqe konstruksioni për ndërtim.19- Një organizatë terroriste baske. 20- Lloj thike xhepi. 22- Adelina e shkrimeve në inic. 23- Gurët e bilardos. 24- Posedon. 25- Vegël muzikore karakteristike greke. 26- Prift ortodoks. 27- Fillestar, diletant. 29- Aktori Edmond .. tek filmi “Si gjithë të tjerët”. 30- Musliu regjisor. 31- Dhori ... rektor universiteti. 32- Strukturat e ndërhyrjes së shpejtë, në shër-bimin informativ kombëtar. 33- Krahinë e gjerë shqiptare në Greqi. 35- Ndryshe për mendimin. 36- Magazinat. 37- Ndërmarrje Industriale. 38- Baballiu e këngës në inic. 40- Një fshat i Kavajës. 41- Cohë për rroba pune. 42- Cvajgu i letërsisë austriake. 43- Veladoni i priftit.

1- Pikë turistike në veri. 2- Është i aktorit në skenë. 3- Një për anglezët. 4- Simboli ki-mik i hekurit. 5- I dërguar i posaçëm në një shtet tjetër. 8- Mal në Librazh. 10- Rrugicë, me dialekt. 11- Vegël pune i punëtorit të kra-hut. 12- Ajo e Akilit. 13- Personazh tek ko-media “Pallati 176”. 14- SHBA. 15- Futbollisti Skela në inic. 16- Cub. 18- Predhë luftarake që vepron edhe në ujë. 20- Një dythundrrak i egër i Amerikës Veriut me një gungë mbi shpatulla. 21- Dokument që identifikon pas-urinë. 23- Njësi e vogël shitjeje të rrobave të gatshme. 24- Port slloven në Adriatik. 25- Një perime bishtaje me farëza të vogla. 26- Janë dy ato të globit. 28- Ish-futollisti shkodran ... Zhega. 29- Gjendërr e huaj në trupin e njeriut. 31- Gjeli i detit siç i thonë myzeqarët, shumës. 32- Shenjë matematike për këndet. 33- Vegël pune i këpucarit. 34- Tip automjeti italian. 36-Lloj detergjenti larës. 38- Bën pjesë në kompleksin orkestral popullor. 39- Shumë i pasur. 40- Lezha në makina. 41- Pohojnë rusët.

500 mijë euro, tri letra të Napoleonit për Jozefinën

Tri letra dashurie të shkru-ara nga Napoleon Bonaparti dhe bashkëshortja e tij, Jozefina mes viteve 1796 dhe 1804 u shitën për 513 500 euro në ankand në Paris, njoftoi shtëpia e shitjeve “Drouot”. “Asnjë letër nga ti, e dashura ime e adhurueshme; duhet të jesh e zënë me gjëra shumë të ëmbla përderisa ke harruar bashkëshor-tin tënd që në mes të çështjeve dhe lodhjeve më eksesive vetëm të mendon dhe të dëshiron (…) Jam i izoluar. Ti më ke harruar. Kanë kaluar tetë ditë që qën-droj mbi kalë. Aspak net, aspak pushim, aspak gjumë”, i shkruan gjenerali Bonapart më 18 prill 1796 Jozefinës, gjatë fushatës në Itali, sipas një ekstrakti nga një prej tre letrave të shitura.

Page 24: Nisin lëvizjet për goditjen e korrupsionit, Rama: Parlamenti ......CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi 10000

24 GAZETA SOTE Shtunë 6 Prill 2019

C M Y K

Premierë më 9-10 mars,

ora 19:00salla "Moliere"