24
CMYK Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi 10000 kopje E Enjte 6 Dhjetor 2018 Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj shqiptarëve, po i bëjnë traditë vrasjet dhe akuzat, shumë politikanë në vend bëjnë garë për t’i pëlqyer Athinës Ç m i m i 2 0 l e k ë Prokuroria ka kopsitur dosjen hetimore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Edhe pse u deshën rreth 1 vit hetime, gazeta ka mësuar se gjithçka po shkon drejt fundit. Në fund të muajit dhjetor Prokuroria e Krimeve... Opozita ka dhënë dje sinjale tërheqjeje nga bojkoti parlamentar. Deputetët e saj dje kanë mar- rë pjesë në Këshillin e Legjislacionit, ku u diskutua për vetingun në politikë. Dje u zhvillua një seancë dëgjimore me ekspertët e caktuar... Faqe 10 Studentë të Universitetit tëTiranës protestuan ditën e djeshme prej orës 10:00 deri në 14:00 para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar të mos tarifo- hen për kreditet e lëndëve të mbartura. Protesta nisi nga studentët e Inxhinierisë... Të gjithë investitorët turistikë ose operatorët menaxhues të turizmit do të përjashtohen nga përfitimi i fondeve publike, nëse janë të dënuar nga gjykata për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar, mashtrimin... Studentët u rikthehen protestave, dalin kundër tarifës për provimet e vjeshtës, Rama premton rishikimin e vendimit Bllokimi i tenderave për të inkriminuarit përplas mazhorancën, deputetët kundër penalizmit të atyre që kanë shlyer dënimin Prokuroria kopsit dosjen e Adriatik Llallës, në fund të dhjetorit vendoset fati i ish-kryeprokurorit, skadojnë afatet e hetimit Opinioni i Venecias përplas politikën, opozita e cilëson mbështetje të vetingut në politikë, PS plan të rrëzojë draftin brenda dhjetorit Faqe 9 Faqe 5 Faqe 3 Njoftim Gazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën elektronike: [email protected] & KOMENT ANALIZE F. 16-17 Fundi i gënjeshtrave të pushtetarëve! Gjëegjëzat”, që nuk kanë të sosur! Nga Florim ZEQA Nga Pandeli BARDHI Nga Bardhyl BEJKO Elektorati gri, si manteli i ri për LSI Faqe 6,7 Helsinki goditje të fortë Ilir Metës: Ja si po shkel ligjin për KED, me propozimin e Vitore Tushës në KLSH rrezikon reformën në drejtësi Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka dhënë ditën e djeshme një goditje të fortë presidentit Ilir Meta dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë sa i takon shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. KShH ka publikuar dje një raport të pjesshëm, ku konstaton shumë vonesa dhe probleme më ngritjen e këtij institucioni. Në raport Komiteti Shqiptar i Helsinkit akuzon drejtpërdrejt KLD e drejtuar nga... Vitin e ardhshëm, qytetarët eTiranës do të përballen me një sërë fatu- rash më të larta. Kjo, falë planifikimit të Bashkisë së Tiranës, për të rritur disa taksa vitin e ardhshëm. Bëhet fjalë për taksën e re të... Veliaj 4-fishon taksën e banesës për qytetarët e Tiranës, zbardhet buxheti i ri i bashkisë, ja taksat e tjera që rriten gjatë 2019-2021 Dokumentet e CIA, ja si Enver Hoxha kapi sistemin e drejtësisë në vend, gjyqet ndaj të akuzuarve farsë, vendimet i merrnin sekretarët e partisë Faqe 11 Faqe 12 Faqe 4 Komisioni i Venecias rrëzon alibitë e Bashës dhe Kryemadhit: Vetingu në politikë i pakuptimtë, garantohet nga SPAK dhe BKH Faqe 2 Grekët nisin hakmarrjen, 4 shqiptarë të vrarë brenda 2 javësh, Ditmir Bushati: Greqia t’i japë fund viktimizimit patetik Faqe 8

Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected] Tirazhi

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

CMYK

Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: [email protected]

Tirazhi 10000 kopje E Enjte 6 Dhjetor 2018

Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj shqiptarëve, po i bëjnë traditë vrasjet dhe akuzat, shumë politikanë në vend

bëjnë garë për t’i pëlqyer Athinës

Çmimi 20 lekë

Prokuroria ka kopsitur dosjen hetimore ndaj ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla. Edhe pse u deshën rreth 1 vit hetime, gazeta ka mësuar se gjithçka po shkon drejt fundit. Në fund të muajit dhjetor Prokuroria e Krimeve...

Opozita ka dhënë dje sinjale tërheqjeje nga bojkoti parlamentar. Deputetët e saj dje kanë mar-rë pjesë në Këshillin e Legjislacionit, ku u diskutua për vetingun në politikë. Dje u zhvillua një seancë dëgjimore me ekspertët e caktuar...

Faqe 10

Studentë të Universitetit të Tiranës protestuan ditën e djeshme prej orës 10:00 deri në 14:00 para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar të mos tarifo-hen për kreditet e lëndëve të mbartura. Protesta nisi nga studentët e Inxhinierisë...

Të gjithë investitorët turistikë ose operatorët menaxhues të turizmit do të përjashtohen nga përfitimi i fondeve publike, nëse janë të dënuar nga gjykata për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar, mashtrimin...

Studentët u rikthehen protestave, dalin kundër

tarifës për provimet e vjeshtës, Rama premton

rishikimin e vendimit

Bllokimi i tenderave për të inkriminuarit përplas mazhorancën, deputetët

kundër penalizmit të atyre që kanë shlyer dënimin

Prokuroria kopsit dosjen e Adriatik Llallës, në fund të dhjetorit vendoset fati

i ish-kryeprokurorit, skadojnë afatet e hetimit

Opinioni i Venecias përplas politikën, opozita e cilëson mbështetje të vetingut në politikë, PS plan të rrëzojë

draftin brenda dhjetorit

Faqe 9

Faqe 5

Faqe 3

NjoftimGazeta “SOT” kërkon të punësojë gazetarë me

eksperiencë në sektorët e investigimit dhe politikës. Të interesuarit mund të dërgojnë një CV në adresën

elektronike: [email protected]

&KOMENT ANALIZEF. 16-17

Fundi i gënjeshtrave të pushtetarëve!

Gjëegjëzat”, që nuk kanë të sosur!

Nga Florim ZEQA

Nga Pandeli BARDHI

Nga Bardhyl BEJKO

Elektorati gri, si manteli i ri për LSI

Faqe 6,7

Helsinki goditje të fortë Ilir Metës: Ja si po shkel ligjin për KED, me propozimin e Vitore

Tushës në KLSH rrezikon reformën në drejtësiKomiteti Shqiptar i Helsinkit i ka dhënë

ditën e djeshme një goditje të fortë presidentit Ilir Meta dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë sa

i takon shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. KShH ka publikuar dje një raport të pjesshëm, ku konstaton shumë vonesa dhe

probleme më ngritjen e këtij institucioni. Në raport Komiteti Shqiptar i Helsinkit akuzon drejtpërdrejt KLD e drejtuar nga...

Vitin e ardhshëm, qytetarët e Tiranës do të përballen me një sërë fatu-rash më të larta. Kjo, falë planifikimit të Bashkisë së Tiranës, për të rritur disa taksa vitin e ardhshëm. Bëhet fjalë për taksën e re të...

Veliaj 4-fishon taksën e banesës për qytetarët e Tiranës, zbardhet buxheti i ri i bashkisë, ja taksat

e tjera që rriten gjatë 2019-2021

Dokumentet e CIA, ja si Enver Hoxha kapi sistemin e

drejtësisë në vend, gjyqet ndaj të akuzuarve farsë, vendimet i merrnin sekretarët e partisë Faqe 11F

aqe 1

2

Faqe 4

Komisioni i Venecias rrëzon alibitë e Bashës dhe Kryemadhit: Vetingu në politikë i pakuptimtë, garantohet nga SPAK dhe BKH

Faqe 2

Grekët nisin hakmarrjen, 4 shqiptarë të vrarë brenda 2 javësh, Ditmir Bushati: Greqia t’i japë fund viktimizimit patetik

Fa

qe

8

Page 2: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

2 GAZETA SOTE Enjte 6 Dhjetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ekspertët e Komisionit të Vene-cias nënvizojnë se në kushtet e ek-zistencës së ligjit të dekriminalizimit, nuk shikojnë vlerën e shtuar për të pasur ndërhyrje të tjera kushtetuese. “Këto pasiguri e bëjnë të pamundur për Komisionin e Venecias të gjykojë nëse propozimi mund të konsiderohet si përgjigje e proporcionuar ndaj çfarë

është padyshim një problem real në Shqipëri. Duke pasur parasysh nenet ekzistuese të Kushtetutës së Shqipërisë dhe implementimet ligjore përkatëse (në veçanti Ligjin e Dekriminalizim-it), ashtu si edhe mekanizma të tjerë demokratike, vlera e shtuar ligjore e propozimeve kushtetuese mund të ven-doset në pikëpyetje”, thuhet në draft.

Venecia kundër ndryshimit të Kushtetutës

JA DISA PREJ PËRCAKTIMEVE NË OPINIONIN E KOMISIONIT TË VENECIAS1. Propozimit të autorëve të draftit i shtohet

institucioni i Presidentit të Shqipërisë dhe theksohet se numri i zyrtarëve për të cilët po aplikohet vetingu është shumë i ulët (rreth 250 zyrtarë publikë). Dokumenti duket se nuk merr parasysh se vetingu i propozuar përfshin dhe kandidatët për poste të larta publike. Gjithashtu nuk është e qartë se kur qëllimi është spastrimi i institucioneve nga zyrtarët e korruptuar, anëtarët e qeverisë, përveç ministrave e zv. ministrave, domethënë sekretarët, nënse-kretarët, drejtorët, nëndrejtorët, mbeten jashtë vetingut .

2. Heqja e mandatit zgjedhor ndikon si me të drejtën elektorale të personit dhe me mandatin e dhënë nga elektorati. Vendet me emërime janë ndryshe pasi ka një të drejtë për të drejtuar çështje publike, por nuk ka të drejtë për t’u emëruar, e madje dhe kur je emëruar nga parlamenti zotëron vetëm legjitimitet të tërthortë demokratik. Një dallim i qartë duhet bërë mes këtyre dy tipeve të posteve.

3. Si rregull, kriteret për të mos u pranuar apo për heqjen e mandatit duhet të jenë të sakta dhe pa shumë vend për vlerësime, me qëllim garantimin e zbatimit të ligjit në mënyrë të barabartë dhe transparente. Por kushtet dhe direktivat kyçe, veçanërisht

gjuha e kushtit të dytë, duket shumë e përgjithshme dhe e pasaktë për t’u marrë si bazë kushtetuese e kufizimit të një të drejte themelore.

4. Mandati duhet të jetë i saktë dhe i apli-kueshëm pa marzhe të gjera vlerësimi apo interpretimi. Në draft-amendamentet nuk është bërë asnjë specifikim për natyrën apo masën e “kontakteve”. Gjatë vizitës në Tiranë, raportuesit u informuan nga autorët e draftit se “kontakte” do të thotë “kontaktet e duhura” siç përcaktohet në nenin 3/6 i Ligjit të Vetingut. Por ky in-terpretim është padyshim i shumëfishtë. Dhe në fakt mund të supozohet se duke përdorur një tjetër amendament duan të tregojnë se këto dy akte ligjore po mbulo-jnë dy situata të ndryshme. Edhe sikur të pranohej se këto dy terma janë sinonime me njëra-tjetrën, do të ishte e dyshueshme nëse politikanëve mund t’i kërkohet që të kufizojnë kontaktet e tyre në të njëjtën mënyrë me gjykatësit e prokurorët.

5. Në formën aktuale të tekstit, pa cilësime të termit “kontakte”, lindin shumë pyetje: a i aplikohet kjo të gjithë “kontakteve” të politikanëve pa përjashtim, edhe ato në kuadër të mandatit të tyre si për shembull: bashkëveprimi me votuesit (për kandi-datët) gjatë fushatës elektorale? Si mund

të informohet dikush se pranë tij/saj dikush është i përfshirë në krim të organizuar? A mund të jenë kontaktet e rastësishme bazë për heqje të të drejte apo humbje mandati? Cila është periudha e monitorimit të këtyre “kontakteve”? Cilat “kontakte” duhet të lejohen?

6. Në mungesë të përcaktimeve të sakta për tekstin, kriteri i integritetit në lidhje me “kontaktet” me krimin e organizuar ka mungesë qartësie dhe sigurie ligjore, e rr-jedhimisht mban rrezikun e interpretimeve abuzive dhe arbitrare. Siç u theksua, kon-taktet me persona të përfshirë në krim të organizuar mund të jenë të ndryshme dhe jo gjithmonë ilegale. Fqinjët, komshinjtë apo shokët e vjetër të klasës të personave me precedentë nuk mund të quhen “kon-takte” të tyre. Edhe gjykatësit e prokurorët mund të kenë kontakte të tilla. Një person i lidhur me krimin e organizuar duhet të hetohet për shkelje si krim i organizuar, korrupsion, përvetësim dhe abuzim me postin dhe nëse shpallet fajtor nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Por kur vetë kontakte të tilla përbëjnë një krim sipas ligjit aktual shqiptar, ata vihen nën analizën e Ligjit të Dekriminalizimit (Neni 2 shkeljet që çojnë në dalim të kandidimit për poste publike) dhe amendamentet nuk

kanë vlerë të shtuar. Nëse në të kundërtën, kontaktet e tyre janë të ligjshme dhe per-soni nuk përfshihet në krim, atëherë ai/ajo ka të drejtë të kandidojë sipas të drejtës universale të kandidimit.

7. Nuk jepet asnjë tregues për periudhat ku do shtrihet monitorimi. Në lidhje me këtë në 2009, për masat e mundshme të lustra-cionit në Shqipëri, Komisioni i Venecias theksoi se “aktivitetet në të kaluarën e largët nuk përbëjnë prova për mendësinë e tij/saj aktuale apo të së ardhmes ”. Një arsyetim i ngjashëm duhet të aplikohet dhe për propozimin aktual, i cili së pari duhet të qartësojë periudhën e referencës për kon-trollin e integritetit dhe së dyti të zgjedhë një qasje të arsyeshme për kohëzgjatjen e periudhës.

8. Si rregull, vëmendje e veçantë i jepet kohëzgjatjes së këtyre masave të vetin-gut, dhe çështjes nëse ato duhet të jenë të përkohshme apo të përhershme (si në rastin e gjykatësve e prokurorëve) ose në të kundërtën procesi duhet të përshtatet dinamikës elektorale, sociale e politike. Statusi i ndryshëm i politikanëve nga ai i gjykatësve është thelbësor për reagimin, dhe për këtë nuk ka asnjë tregues në amendamentet e propozuara.

9. Së fundmi, nuk ka asnjë tregues për

KiE del kundër ndryshimit të Kushtetutës për vetingun në politikë

Komisioni i Venecias rrëzon alibitë e Bashës dhe Kryemadhit: Vetingu në politikë

i pakuptimtë, garantohet nga SPAK dhe BKHKliti TOPALLI

Komisioni i Venecias ka hedhur poshtë të gjitha alibitë e opozitës sa i takon vetingut në politikë. Gaze-

ta ka siguruar opinionin paraprak që ka mbërritur në Kuvend, ku jepen mendimet mbi nismën e ndërmarrë nga Partia Demokratike dhe lëvizja Socialiste për Integrim. Komisioni i Venecias ka dalë kategorikisht kundër ndërhyrjeve në Kushtetutë, ndërsa ka nxjerrë një mal me defekte në propozimin e opozitës. Basha e Kryemadhi kanë si alibi të bojkotit parlamentar vetingun në politikë. Në propozimin e tyre kërkohet që të largohen nga postet publike individët që kanë kontakte me botën e krimit. Por për Këshillin e Europës, drafti nuk është aspak i qartë. Në draftin me 99 pika, fillimisht bëhet e qartë se një masë kaq e ashpër shkel të drejtat e njeriut dhe bie ndesh me shumë konventa. Por problemi më i madh që kanë nxjerrë ekspertët është se dhe vetë opozita nuk është e qartë se çfarë nënkupton me termin: “kontakte me botën e krimit”. “Në mungesë të përcaktimeve të sakta, kriteri i integritetit në lidhje me “kontaktet” me krimin e organizuar ka mungesë qartësie dhe sigurie lig-jore, e rrjedhimisht mban rrezikun e interpretimeve abuzive dhe arbitrare. Siç u theksua, kontaktet me persona të përfshirë në krim të organizuar mund të jenë të ndryshme dhe jo gjithmonë ilegale. Fqinjët apo shokët e vjetër të klasës, të personave me precedentë nuk mund të quhen “kontakte” të tyre. Edhe gjykatësit e prokurorët mund të kenë kontakte të

tilla. Një person i lidhur me krimin e organizuar duhet të hetohet për shkelje si krim i organizuar, kor-rupsion, përvetësim dhe abuzim me postin dhe nëse shpallet fajtor nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme. Por kur vetë kontakte të tilla përbëjnë një krim sipas ligjit ak-tual shqiptar, ata vihen nën analizën e ligjit të dekriminalizimit”, thuhet në draft.

Mungesa e afateve Një tjetër shqetësim që ngre

Komisioni i Venecias është se në draft nuk janë përcaktuar afate. Në ligjin e dekriminalizimit është përcaktuar qartë se për sa vite një person nuk ka të drejtë të marrë poste publike. Por sipas ekspertëve të KiE, një përcaktim i tillë duhet dhe në këtë rast. Sipas tyre, askush nuk mund të përjashtohet përjetësisht nga e drejta për t’u zgjedhur. “Nga nenet e propozuara nuk kuptohet nëse skual-ifikimi është për gjithë jetën apo për një periudhë të caktuar. Komisioni i Venecias ka thënë se kufizimet e përjetshme duhet të jepen vetëm për krime serioze si kundër njerëzimit, gjenocid, terrorizëm, vrasje dhe jo për krimet zgjedhore e politike si ko-rrupsion e krime elektorale. Munge-sa e treguesve për çështje të tilla të rëndësishme nuk është në linjë me kufizimet e lejuara që preken nga veting”, thuhet në raport.

Reforma në drejtësi Ekspertët e Komisionit të Vene-

cias e kanë bërë të qartë se nuk mund të kemi veting si në drejtësi, ashtu dhe në politikë. Sipas tyre, çështjet janë të ndryshme dhe duan përcaktime të ndryshme. Nga ana tjetër është bërë e qartë se Shqipëria i ka mundësitë

për të bërë veting politik. Kjo bëhet përmes ligjit të dekriminalizimit dhe reformës në drejtësi. “Pa vënë në dyshim qëllimin legjitim të spas-trimit të klasës politike shqiptare,

komisioni thekson se amendamentet nuk plotësojnë vakuumin ligjor. Kus-htetuta shqiptare është amenduar në disa pjesë për të krijuar terren më të mirë për luftën ndaj korrupsionit, jo

vetëm në fushën e gjyqësorit, por dhe në lidhje me qytetarët e politikanët (Nenet 6/1, 45(3) dhe Neni 179/a i Kushtetutës). Ligji i dekriminalizimit u miratua me qëllim rritjen e besimit të publikut te institucionet, si një vazhdim i Nenit 6/1, duke ngritur lart kriterin e integritetit për të zgjedhurit publikë. Po ashtu janë miratuar një seri ligjesh të tjera për zyrtarët e emëruar ose të zgjedhur. Ndërsa si pjesë e reformës në drejtësi janë krijuar institucione të reja (ende jo funksionale) Prokuroria Speciale për krimin dhe korrupsionin dhe Byroja e Hetimit”, thekson raporti.

Bien alibitë e opozitës Gjatë një takimi në Elbasan,

Lulzim Basha befas propozoi se duhet të ketë veting në politikë. Por për 2-3 ditë, PD doli me një propozim shumë të vakët. Ata kërkuan që vetingu të përqendrohet te kontaktet me krimin. Po ashtu mbetën jashtë pasuria dhe familjarët. I gjithë ky propozim u pa si strategji e tyre për të shmangur reformën në drejtësi. SPAK dhe Byroja e Hetimit do ka-lojnë në skaner të gjithë pushtetarët dhe kush ka bërë afera do mbajë dhe përgjegjësi penale. Por edhe pse mazhoranca e ka bërë të qartë se nuk e pranon një draft të tillë, PD e LSI janë sot jashtë Parlamentit me argu-mentin se duhet veting në politikë. Tani alibitë e tyre ranë poshtë dhe mbetet të shihet se çfarë do bëhet. Drafti në fjalë pritet që javën që vjen të miratohet në mbledhjen e komi-sionit dhe pastaj mazhoranca do të vendosë nëse do e pranojë apo jo këtë propozim. Por dje janë dhënë sinjale të qarta se brenda këtij sesioni par-lamentar kjo nismë do të rrëzohet.

Page 3: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

GAZETA SOT E Enjte 6 Dhjetor 2018 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

JA DISA PREJ PËRCAKTIMEVE NË OPINIONIN E KOMISIONIT TË VENECIAS

Juristi i PS rrëzon propozimin e opozitës

Opinioni i Venecias përplas politikën, opozita e cilëson mbështetje të vetingut në politikë, PS plan të rrëzojë draftin brenda dhjetorit

kohëzgjatjen e skualifikimit nga e drejta për t’u zgjedhur apo e emërimit në post publik. Nga tekstet e propozuara nuk kuptohet nëse skualifikimi është për gjithë jetën apo për një periudhë të cak-tuar. Komisioni i Venecias ka thënë se ku-fizimet e përjetshme duhet të jepen vetëm për krime serioze si kundër njerëzimit, gjenocid, terrorizëm, vrasje, dhe jo për krimet zgjedhore e politike si korrupsion e krime elektorale. Mungesa e treguesve për çështje të tilla të rëndësishme nuk është në linjë me kufizimet e lejuara që preken nga vetingu.

10. Komisioni mund të thotë vetëm se vetingu i politikanëve e zyrtarëve ndryshon nga ai i gjykatësve e prokurorëve prej statusit të tyre. Gjykatësit emërohen me mandat të përhershëm e të pa anulueshëm, ndërsa politikanët me mandat të përcaktuar. Detyrimet e integritetit mund të jenë më të larta për gjykatësit e prokurorët dhe puna e tyre duhet të drejtohet nga parimet e pavarësisë dhe paanësisë. Prandaj kriteri i “kontakteve” përveçse i paqartë, duket i ekzagjeruar për politikanët. Gjithashtu një qasje e diferencuar duhet të merret për institucionet vlerësuese të integritetit të këtyre dy kategorive.

11. Pa vënë në dyshim qëllimin legjitim të

spastrimit të klasës politike shqiptare, komisioni thekson se amendamentet nuk plotësojnë vakuumin ligjor. Kushtetuta shqiptare është amenduar në disa pjesë për të krijuar terren më të mirë për luftën ndaj korrupsionit, jo vetëm në fushën e gjyqësorit, por dhe në lidhje me qytet-arët e politikanët (Nenet 6/1, 45(3) dhe Neni 179/a i Kushtetutës). Ligji i dekrim-inalizimit u miratuar me qëllim rritjen e besimit të publikut te institucionet, si një vazhdim i Nenit 6/1, duke ngritur lart kriterin e integritetit për të zgjedhurit publikë. Po ashtu janë miratuar një seri ligjesh të tjera për zyrtarët e emëruar ose të zgjedhur. Ndërsa si pjesë e reformës në drejtësi janë krijuar institucione të reja (ende jo funksionale) Prokuroria Speciale për krimin dhe korrupsionin dhe Byroja e Hetimit.

12. Me gjithë qëllimet legjitime për situatën aktuale në Shqipëri, të largimit të abuzue-sve nga jeta politike, drafti i propozimeve kushtetuese për kontrollin e integritetit nuk jep udhëzimet e kërkuara dhe nuk parandalon implikimet për të drejtat e të prekurve, të cilat kërkohen në një proces të gjerë dhe delikat si reforma në drejtësi. Në formën e tij aktuale propozimi i vettingut nuk kanë qartësi dhe siguri ligjore, si për

qëllimin e tij kryesor, arsyet e pamundësisë apo heqjes së mandatit, ashtu dhe zbatimin e mekanizmit. Në shumë aspekte ato ngrenë probleme propocionaliteti.

13. Drafti nuk përcakton elementët kryesore si:) çfarë do të thotë të kontaktosh me persona të caktuar; çfarë do të thotë të përfshihesh me krimin e organizuar; çfarë do të thotë të përfshihesh në një rreth per-sonash që kanë kontakte me persona.

14. Nuk është e qartë se cilat direktiva duhet të udhëheqin procedurën e vetingut. Munge-sa e parandalimeve të përcaktuara (përveç kërkesës për mazhorancë me 3/5) si dhe dy propozimet për “masë e jashtëzakonshme” rrisin rrezikun e moszbatimit (të qëllim-shëm) të procedurave bazë.

15. Nuk është e qartë se kush do të kryejë vetingun e zyrtarëve publikë dhe zgjedh-jen e kandidatëve, apo nëse kjo do të bëhet nga një trup gjyqësor apo i pavarur. Gjithashtu nuk është e qartë nëse kualifi-kimet e kandidatëve janë të përhershëm apo të përkohshme. Këtu mungon qartë-sia ligjore dhe nuk ka pika përcaktuese e parandaluese për të evituar rrezikun e shfrytëzimit politik ose të vendimeve arbitrare.

16. Me aplikimin e tij për zyrtarët e zgjedhur, drafti nuk përputhet më Nenin 3 të Pro-

tokollit të Parë të ECHR dhe me Kodin e Praktikave të Mira në Çështjet Elektorale, pasi propozimi “kontakte me persona të përfshirë në krim të organizuar”, është një mundësi shumë e gjerë për të caktuar të drejtën e zgjedhjes pavarësisht natyrës së “kontakteve”. Në formën e tij aktuale propozimi mund të çojë lehtësisht në të tjerë shembuj të abuzimit me pushtetin.

17. Deri tani vetingu është menduar dhe aplikuar për zyrtarët jo të zgjedhur dhe pasiguria e qëllimit e bën të vështirë apli-kimin e Nenit 6 ECHR për garantimin e të drejtave.

18. Këto paqartësi e bëjnë të pamundur që Komisioni i Venecias të gjykojë nëse propozimet mund të konsiderohen si re-agimi i duhur për atë që është një problem serioz në Shqipëri.

19. Gjithashtu, duke marrë në konsideratë nenet ekzistuese 6/1, 45(3) dhe 179/a të Kushtetutës shqiptare (veçanërisht Ligji i Dekriminalizimit), dhe mekanizma të tjera ligjore, vihet në dyshim vlera e amenda-menteve të propozuar.

20. Parlamenti shqiptar vendos për hapat e mëtejshëm mbi amendamentet ndërsa dialogu me të gjitha forcat politike dhe shoqërinë është në interes të demokra-cisë shqiptare.

Kliti TOPALLI

Opozita ka dhënë dje sinjale tërheqjeje nga bojkoti parlamentar. Deputetët e saj dje kanë marrë pjesë

në Këshillin e Legjislacionit, ku u diskutua për vetingun në politikë. Dje u zhvillua një seancë dëgjimore me ekspertët e caktuar nga të dyja grupet parlamentare, sa i takon nismës së opozitës. Në fillim të mbledhjes fjalën e mori eksperti i Partisë Socialiste, Artur Metani, i cili tha se qëllimi i nismës së propozuar, ka të bëjë me garantim e integritetit të personave që zgjidhen, emëro-hen apo ushtrojnë funksion publik, nëpërmjet shtrirjes së vetingut edhe te politikanët. Por sipas tij, projekt-ligji nuk është në përputhje me kon-ventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe ka paqartësi se cila do jetë struktura që do bëjë procesin e vetingut. “Mangësi në drejtim të parashikimit në nivel kushtetues të mënyrës së zbatimit të procesit të garantimit të integritetit të funk-sionarit publik;kufizim të të drejtave themelore të subjekteve mbi të cilët parashikon të shtrijë efektet, pa res-pektuar parimin e proporcionalitet-it; mundësi për dublim në mënyrë të papërshtatshme dhe pengim të zbatimit të dispozitave që rregullo-jnë funksionimin e gjykatave të posaçme, Prokurorisë së Posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetim-it, ILDKPKI-së, të institucioneve përgjegjëse që merren me procesin e dekriminalizimit”, tha ai.

Mendimet e PDNdërsa, Gazmend Bardhi, ek-

sperti i PD theksoi se ndryshimet e

propozuara nëpërmjet këtij projek-tligji parashikojnë që e drejta për t’u zgjedhur, të kufizohet edhe në rastin e shtetasve që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar. “Ka një interes të përgjithshëm publik për të shmangur rolin aktiv në poli-tik-bërje të personave të lidhur me krimin e organizuar, sepse zgjedhja e votuesve nëse kandidatë të tillë i ofrohen mund të jetë e njëanshëm, veçanërisht nëse votuesit dorëzohen përpara presionit të këtyre indi-vidëve. Qëllimi i këtyre kufizimeve ka për synim mbrojtjen e funksion-

imit demokratik të institucioneve nga ndikimi i krimit të organizuar. Është interes i lartë publik që politik-bërja dhe vendimmarrja të imunizohen nga ky ndikim. Gjithashtu, ndjekja e parimit të proporcionalitetit, bën që në aspektin sasior, ky kufizim të mos cenojë shtresa të gjëra të popul-latës, por një numër të kufizuar in-dividësh, që kanë zgjedhur vetë dhe lirisht të bashkëjetojnë me krimin e organizuar, dhe siguron padyshim funksionimin normal të organeve”, përfundoi Bardhi.

Debate për opinionin e VeneciasKomisioni i Venecias ka rik-

thyer dje debatet në politikë. Në draftin e publikuar dhe nga gazeta jepen shumë vërejtje për nismën e opozitës. Por ashtu siç pritej, ekspertët kanë dhënë dhe disa vlerësime, në aspektin se sipas tyre, krimi në politikë është problem. Por për opozitën drafti është në mbështetje totale të nismës së tyre. “Komisioni i Venecias konfirmon qartë e zeza mbi të bardhë që krimi ka pushtuar shtetin dhe ka bërë që qytetarët të humbasin besimin te in-stitucionet dhe nevoja për veting të politikes është plotësisht legjitime. Megjithatë për të mos u lënë shkas

përkthyesve bajatë të qeverisë nga shqipja në shqip, që të shtrembëro-jnë të vërtetat, po ju sjell ç’thonë ekspertet e Venecias në ligjëratë të drejtë: Nga takimet (shkëmbi-met e mendimeve) e ndryshme që patën Raportuesit gjatë vizitës në Shqipëri, duket qartë se ekziston vërtet një problem i kontakteve të papërshtatshme midis politikanëve dhe elemente kriminale”, tha kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Por në një linjë me të ka qenë dhe kreu i grupit të PD, Edmond Spaho. Edhe sipas tij, Venecia e mbështet vetingun në politikë. “Vetingu në politikë është një tjetër fitore e madhe e opozitës dhe per-sonale e Lulëzim Bashës si ideator i saj. Ka pasur një orkestrim edhe jashtë Shqipërisë për ta rrezuar, por nuk ja dolën dot. Politika do ndahet nga krimi”, tha ai.

PS gati ta rrëzojë Por ndryshe nga sa mendon

opozita, për mazhorancën ky draft vërteton se vetingu është farsë. Edhe pse nuk pati reagime publike nga PS, anëtarë të Komisionit të Ligjeve i thanë gazetës se nuk do të pranohet kjo nismë. Më datë 14-15 dhjetor Komisioni i Venecias do të zhvillojë seancë plenare për dhënien e opinionit zyrtar për nismën. Në këtë seancë, Parlamenti do të përfaqësohet me tre deputetë nga mazhoranca dhe tre nga opozita. Por dje në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi deklaroi se po punohet që propozimi i opozitës të hidhet për votim brenda këtij sesioni parlam-entar. Kjo do të thotë se drafti mund të rrëzohet brenda dhjetorit.

Page 4: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

4 GAZETA SOTE Enjte 6 Dhjetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Zbardhet raporti për ngritjen e KED, KShH: Ja disa nga arsyet pse është bllokuar institucioni

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ka publikuar ditën e djeshme raportin e pjesshëm të moni-torimit të ngritjes së Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, ku konstatohet se vonesat në fillimin e zbatimit të vetingut kanë penguar konstituimin me legjitimitet të plotë vendimmarrës të Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi, konform Kushtetutës dhe ligjit të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Në raportin e tij, KShH rendit edhe disa nga arsyet që kanë çuar disa nga institucionet ligjzbatues që të jenë jofunk-

sionale, duke e vënë theksin tek vonesat dhe ecja me ritme të ngadalta të procesit të vetingut dhe flakjes jashtë sistemit të shumë gjyqtarëve dhe prokurorëve të korruptuar. “Vonesat në fillimin e zbatimit të ligjit të vetingut, ritmet jo dinamike nga organet e vetingut në drejtim të rivlerësimit kalimtar me përparësi të anëtarëve të shortuar në KED, moskalimi me sukses i vetingut për pjesën dërrmuese të këtyre anëtarëve apo dorëheqja e tyre si dhe vështirësitë e paraqitura në drejtim të gjetjes së kandidatëve që plotësojnë kriteret e par-

ashikuara në ligj, në mënyrë të veçantë e kriterit të përfundimit të Shkollës së Magjistraturës, qasja jo e unifikuar e institucioneve përgjegjëse në drejtim të zbatimit dhe interpretimit të ligjit për procedurat e zgjedhjes dhe rivlerësimit të anëtarëve të KED-së vlerësohen se janë disa nga arsyet që kanë pen-guar konstituimin me legjitimitet të plotë vendim-marrës të Këshillit të Përkohshëm të Emërimeve në Drejtësi, konform Kushtetutës dhe ligjit të organeve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, thuhet në raport. Më tej, në raportin e tij, Komiteti

Shqiptar i Helsinkit ngre edhe shqetësimin se si mungesa e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi ka bllokuar edhe punën e Gjykatës Kushtetuese. “Problematikat e shfaqura në drejtim të ngritjes në kohë të KED-së janë reflektuar ndër të tjerash në bllokimin e vendimmarrjes së Gjykatës Kus-htetuese, e cila po përballet me një numër të lartë vakancash, si rezultat i shkarkimit apo dorëheq-jeve të një numri të konsiderueshëm anëtarësh për shkak të vetingut”, thuhet ndër të tjera në raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

Rigels SELIMAN

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i ka dhënë ditën e djeshme një goditje të fortë presidentit Ilir Meta dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë sa i

takon shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi. KShH ka publikuar dje një raport të pjesshëm, ku konstaton shumë vonesa dhe probleme më ngritjen e këtij institucio-ni. Në raport Komiteti Shqiptar i Helsinkit akuzon drejtpërdrejt KLD e drejtuar nga Meta se po shkel hapur ligjin. Ashtu siç gazeta e deklaroi pak ditë më parë, edhe Helsinki shprehet se KLD mban sekret listën e kandidatëve për në KED, kjo në shkelje të ligjit. “Institucionet përgjegjëse nuk kanë pasur gjithmonë transparencë në faqet e tyre zyrtare, sa i takon publik-imit të listës së kandidatëve që plotësojnë kriteret dhe kandidatëve që nuk plotësojnë kriteret për në KED. Kjo gjetje i referohet të dhënave që duhet të publikohen nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë dhe Gjykata e Lartë për kandidatët anëtarë në KED për vitin 2019. I njëjti konstatim vlen edhe sa i takon shkresës që media referon se është drejtuar nga Presidenti i RSH tek Kuvendi, për ekzistencën ndër të tjerash të një vakuumi ligjor në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Ky aspekt dëshmon një problematikë në akse-sin në informacionin që duhet të vihet në dispozicion publikut, i cili mund të vihet në dijeni të hapave të ndryshme të institucion-eve të qeverisjes së sistemit të drejtësisë me anë të shtypit, pa pasur akses direkt në këto informacione në faqet zyrtare të institucioneve”, thuhet në raport.

Emërimi i Tushës rrezikon reformënKomiteti Shqiptar i Helsinkit i ka dhënë

një goditje presidentit edhe sa i takon propozimit të Vitore Tushës për kryetare të KLSH. Sipas Helsinkit, me propozimin që ka bërë për kreun e ri të KLSH, Meta rrezikon seriozisht të hedhë në erë re-formën në drejtësi. Dhe për të arsyetuar qëndrimin e tij, KShH vë në dukje faktin se në rast se zonja Vitore Tusha, e cila është kandiduar nga Meta për të marrë drejtimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, zgjidhet në krye të këtij institucioni, rrjedhimisht do bllokohet edhe reforma. Kjo për faktin se zonja Tusha është një nga 2 kandidatët e propozuar nga Gjykata Kushtetuese për të qenë anëtarë të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Sipas ligjit, Kushtetuesja duhet të propozojë dy emra dhe nëse zonja Tusha bëhet kreu i KLSH, mbetet një emër, duke e bllokuar reformën. “Aktualisht ka një sërë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit ngre alarmin: Po rrezikohen emërimet në drejtësi

Helsinki goditje të fortë Metës: Ja si po shkel ligjin për KED, me propozimin e Tushës në KLSH rrezikon reformën në drejtësi

Ja vërejtjet e Helsinkit për KED

1. Lista e kandidatëve nga Gjykatës Kushtetuese: Nga lista e publikuar për kan-didatët në radhët e anëtarëve të gjykatës Kushtetuese, figurojnë anëtarët Bashkim Dedja dhe Vitore Tusha. Kandidati Bashkim Dedja është konfirmuar nga KPK, por ky vendim është ankimuar nga KPA. Seanca publike do të zhvillohet në datë 12 dhjetor 2018, pra pas datës në të cilën duhet të hid-het shorti për anëtarët e KED 2019. Ndërsa Vitore Tusha, e cila e ka kaluar me sukses vetingun me vendim të formës së prerë është propozuar nga Presidenti i Republikës si kryetare e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Nuk janë prezantuar kandidatë zëvendësues, çka vlerësojmë se është për shkak të vakancave të krijuara në këtë gjykatë.

2. Lista e kandidatëve nga Prokuroria e Përgjithshme: Nga lista e kandidatëve të Prokurorisë së Përgjithshme, për vendin e parashikuar për prokurorë në Prokurorinë e Përgjithshme vetëm Arta Marku njoftohet se përmbush kriteret e parashikuara nga ligji, ndërsa evidentohet se për dy vendet e parashikuara nga ligji për prokurorët nga zyrat e prokurorisë pranë gjykatave të apelit, është paraqitur vetëm një kandidaturë, ajo e Fatjona Memçaj. Më tej, nga analiza e listës së kandidatëve që nuk plotësojnë kushtet, janë përfshirë 15 prokurorë të Prokurorisë së Përgjithshme dhe 22 prokurorë të gjykatave të apelit. Për të gjithë këto kandidatë, kriteri i vetëm i mospërfshirjes është mungesa e përfundimit të Shkollës së Magjistraturës. Nënvizohet gjithashtu se nuk janë prezan-tuar kandidatë zëvendësues.

3. Lista e kandidatëve nga Gjykata e Lartë: Në faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë nuk janë publikuar informacione mbi kandidatët e mundshëm, edhe pse ka kaluar tashmë afat i dorëzimit, data 15 nëntor 2018, siç është parashikuar nga ligji (Neni 221/3 Ligji 115/2016). Gjithsesi, krahas mungesës së informacioneve zyrtare, medi-at e shtypit njoftojnë se lista e kandidatëve të Gjykatës së Lartë është dorëzuar pranë Presidencës brenda afatit dhe se kandidatet që plotësojnë kushtet janë Ardian Dvorani, Medi Bici dhe Edmond Islamaj. Nënvizohet gjithashtu se nuk ka informacion publik ose nga mediat për prezantimin e kandidatëve zëvendësues.

4. Lista e kandidateve nga Këshillit të Lartë të Drejtësisë: Në faqet zyrtare online të Këshillit të Lartë të Drejtësisë deri në ditën e sotme nuk janë publikuar informacione mbi kandidatet e mundshëm.

çështjesh që mund të krijojnë pengesa për hedhjen e shortit për KED 2019. Kjo pasi nuk është plotësuar kuorumi i kërkuar me 5 anëtarë, të rivlerësuar (vetuar) me përparësi me sukses, çka do të mundëson-te vlefshmërinë ligjore të mbledhjeve të KED-së dhe rrjedhimisht do të mundësonte vendimmarrje efektive të këtij institucioni. Për vitin 2019, ka një shkallë më të lartë probabiliteti për krijimin e KED, referuar

emrave që janë propozuar deri më tani, pasi një pjesë e këtyre anëtarëve rezulton se e kanë kaluar me sukses vetingun me vendim të formës së prerë. Megjithatë, nëse znj. Vitore Tusha emërohet kryetare e Kontrollit të Larte të Shtetit, nuk do kemi kandidate të mjaftueshëm nga Gjykata Kushtetuese, pasi kërkohen 2 anëtarë nga ky institucion”, thuhet në raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

1. Komiteti Shqiptar i Helsinkit i dha një “shuplakë” dje presidentit Ilir Meta, duke deklaruar se në kundërshtim me ligjin, Këshilli i Lartë të Drejtësisë nuk ka bërë publik emrat e kandidatëve për KED.

2. KShH po ashtu konstaton shumë vone-

sa dhe probleme në ngritjen e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

3. Komiteti Shqiptar i Helsinkit thek-soi po ashtu se kandidatura e Vitore Tushës për Kontrollin e Lartë të Shtetit rrezikon reformën në drejtësi dhe KED.

3 VËREJTJET E KSHH PËR METËN

Komiteti Shqiptar i Helsinkit kërkon nga organet përgjegjëse, sidomos Këshillit të Lartë të Drejtësisë, që të bashkëpunojmë me njëri-tjetrin, në mënyrë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi të ngrihet sa më shpejt. “KShH i sug-jeron organeve të sistemit të drejtësisë dhe në mënyrë të veçantë institucioneve përgjegjëse për propozimin, përzgjedhjen me short dhe

rivlerësimin kalimtar të kandidatëve të KED-së të dialogojë dhe bashkëpunojnë në mënyrë konstruktive, në respektim të Kushtetutës dhe të Ligjit nr.115/2016, për të gjetur një zgjidhje sa më efektive që do të kontribuojë në drejtim të kapërcimit të ngërçit të krijuar për konstituimin dhe funksionimin e KED-së”, thuhet në raportin e Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

KSHH: DUHET DIALOG MES INSTITUCIONEVE PËR NGRITJEN E KED

Page 5: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

GAZETA SOT E Enjte 6 Dhjetor 2018 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Task-Forca antikorrupsion vijon goditjet, 20 zyrtarë nën hetim brenda 2 javëve, batërdi me abuzimet në Hipotekën e Lushnjes

kërkua ndihmë Gjermanisë për të vërtetuar një gjë të tillë. Përgjigjja e saj ka ardhur në prokurori dhe tani puna është drejt mbylljes.

Skema e pastrimit të paraveGazeta ka siguruar informa-

cione nga dosja hetimore e proku-rorisë, ku tregohet e si ish-krye-prokurori dyshohet se ka kryer pastrim parash. Prokuroria ka dyshime se paratë e vëna nga ko-rrupsioni janë investuar në prona

dhe më pas është bërë ndryshimi i vlerës së tyre. Në bazë të deklari-meve të pasurisë që ka bërë Llalla pranë ILDKP, ai çdo vit ka bërë rivlerësim të tokave. Ajo që bie në sy është se Llalla ka blerë toka shumë lirë fillimisht dhe më pas ka deklaruese si ka shitur shumë shtrenjtë. Për shembull, në vitin 2007 Llalla ka deklaruar një ullishte në Bathore, blerë 1.5 milionë lekë. Në vitin 2011 ai e rivlerëson pronën

Kliti TOPALLI

Prokuroria ka kopsitur dos-jen hetimore ndaj ish-krye-prokurorit Adriatik Llalla. Edhe pse u deshën rreth

1 vit hetime, gazeta ka mësuar se gjithçka po shkon drejt fundit. Në fund të muajit dhjetor Prokuroria e Krimeve të Rënda pritet që të vendosë se çfarë do të ndodhë me këtë çështje, do i shkojë gjykatës për gjykim, apo do të pushohen hetimet me argumentin se nuk ka vepër penale. Në fillim të muajit tetor prokuroria zgjati dhe me 3 muaj hetimet ndaj Llallës, me argu-mentin se ishte në pritje të letër-po-rosive që kanë shkuar jashtë vendit mbi aktivitetet e tij. Por burime nga Krimet e Rënda thanë se tani janë kthyer të gjitha përgjigjet. Gjerma-nia ka sjellë përgjigjet, po ashtu dhe organe të tjera ligjzbatuese në vend kanë vënë në dispozicion të prokurorisë të gjitha informacionet e kërkuara. Duke qenë se në fund të vitit skadon afati i hetimeve, prokuroria duhet të marrë një ven-dim se çfarë do të bëjë me dosjen e Llallës. Shanset janë që ajo të shkojë për gjykim dhe më pas të jetë gjykata që do të vendosë nëse ish-kryeprokuror ka shkelur ligjin apo jo. Ajo që e tregon këtë është se në të tre shkallët e gjyqësorit u vendos që të mos hiqet sekuestroja për pasurinë e Llallës, pasi proku-roria ka bindur gjykatën se kemi shkelje të ligjit. Megjithatë, do jetë prokuroria që do të vendosë në fund se çfarë do të bëjë. Llalla akuzohet për shpërdorim detyre, fshehje pas-urie, pastrim parash dhe mosdekla-rim të parave në kufi. Sa i takon shpërdorimit të detyrës dyshohet se ka pasur abuzime me tendera, pasi një tender ka përfituar dikush me të cilin Llalla ka bërë shtije dhe blerje pronash. Sa i takon pastrimit të parave dyshimet u ngritën sepse Llalla bënte rivlerësime të shpeshta të pronave. Ai i blinte lirë dhe më pas i rivlerësonte duke rritur nd-jeshëm çmimin. Po ashtu dyshohet se nuk ka bërë deklarim të saktë të pasurisë. E vetmja gjë që priste prokuroria ishte përgjigja nga Gjer-mania. Llalla dyshohet se ka dalë në kufi me rreth 60 mijë euro cash. Ai ka deklaruar se i ka përdorur për shkollimin e fëmijëve dhe ju

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonja ka pub-likuar dje bilancin e javës që lamë pas të Task Forcës Antikorrupsion. Përmes një deklarate për mediat, ajo ka bërë me dije se këtë herë auditit i është nënshtruar Hipoteka e Lushnjes, ku janë gjetur shumë shkelje. “Gjatë javës së kaluar Task Forca Antikorrupsion ka organizuar një kontroll në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Lushnjë. Nga ky kontroll janë konstatuar një sërë shkeljesh dhe parregullsish, veçanërisht në respektimin e afateve të trajtimit dhe përfundimit

të kërkesave të qytetarëve çka ka bërë që në këtë ZRPP të ketë një numër të madh praktikash të prapambetura, ende të pa trajtuara. Po ashtu janë konstatuar shkelje të urdhrave dhe rregulloreve lidhur me organizimin e brendshëm të punës si dhe bashkërendimit me ALUIZNI-n për pro-cedurat apo kufizimet që zbatohen për efekt të regjistrimit të pasurive të legalizuara. Për shkeljet e konstatuara, bazuar në raportin përfundimtar të Grupit të Kontrollit, Task Forca Antikorrupsion ka rekomanduar dhënien e masave disiplinore

“Vërejtje me paralajmërim” për: Regjistruesin e ZVRPP-së, Lushnjë dhe 5 specialistë të po kësaj zyre”, tha ministrja. Nga ana tjetër, ajo ka bërë me dije se në kuadër të luftës ndaj korrupsionit, një ndihmë e madhe është duke u dhënë dhe policia. Sipas saj, brenda dy javësh kanë nisur hetimet për 20 persona të dyshuar të përfshirë në afera korrupsioni. “Në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion, dua të evidentoj punën e mirë të kryer nga strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me organin e prokurorisë dhe

institucionet e tjera ligjzbatuese të cilat vijojnë të hetojnë në mënyrë të vazhdueshme veprat penale në fushën e korrupsionit. Gjatë 2 javëve të fundit nga strukturat e Policisë së Shtetit janë eviden-tuar 15 vepra penale në fushën e korrupsionit me 20 autorë. Sfida për modernizimin e sistemit mbetet një nga sfidat më të rëndësishme, por njëkohësisht edhe më komplekse. Me vullnetin e fortë të qeverisë, të reflektuar tashmë në veprime dhe rezultate konkrete, ndryshimi ka nisur. Por sigurisht që nuk mjafton”, tha ministrja.

Organi i akuzës duhet të vendosë nëse do e dërgojë për gjykim dosjen

Prokuroria kopsit dosjen e Adriatik Llallës, në fund të dhjetorit vendoset fati i ish-

kryeprokurorit, skadojnë afatet e hetimitShqipëria merr drejtimin

e OSBE në 2020Është miratuar me sa duket kandi-

datura e Shqipërisë për kryesinë e Or-ganizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) nga viti 2020. Nga 1 janari 2019 Shqipëria bëhet pjesë e Tro-jkës. Lajmin e ka bërë të ditur kryesu-esja aktuale e OSBE-së, Italia përmes një postimit në “Tëitter”. Shqipëria ishte kandidatura me potencialet më të madhe për të marrë kryesimin e OSBE-së në 2020. OSBE u krijua gjatë Luftës së Ftohtë, si një forum për dialog mes Lindjes dhe Perëndimit. Ajo sot vepron në tri fusha: ushtarako-politike, ekonomike-ekologjike dhe njerëzore. Ajo ka selinë në Vjenë dhe mbledh 57 shtete anëtare nga Evropa, Azia Qen-drore dhe Amerika e Veriut, të cilat së bashku përbëjnë pjesën më të madhe të hemisferës veriore. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë – është forum dialogu politik për një gamë të gjerë çështjesh të sigurisë si dhe platformë për veprim të përbash-kët, me qëllim përmirësimin e jetës së individëve dhe komuniteteve.

Edi Rama takon presidenten kroate

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në Zagreb të Kroacisë, në kuadër të Samitit të Kryeministrave të Europës Qendrore. Rama është pritur nga Presidentja kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç. Në takim Rama është i shoqëruar nga ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj dhe një delegacion nga Kryeminis-tria, ku nuk mungon edhe Drejtori i Komunikimit, Endri Fuga. Ka qenë vetë kryeministri, ai që e ka ndarë përmes një videoje në faqen e tij të “Facebook” vizitën zyrtare, ku bie në sy shtrëngimi i duarve me Kitarovic. Rama zhvilloi me herët një takim me kreun e Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokovic. Të martën Rama pati takim dhe me homologun kroat, ku u arrit një marrëveshje bashkëpunimi. “Nënshkrimi i sotëm i Deklaratës së Partneritetit Strategjik përbën një tjetër moment të rëndësishëm në këtë marrëdhënie, që për Shqipërinë dhe për shqiptarët ka qenë gjithnjë strategjike, qysh në krijimin e Kroac-isë së re, moderne dhe pastaj në hapat e mëtejshëm, me njohjen e Pavarësisë së Kosovës, me hyrjen e Shqipërisë në NATO dhe në vijim”, tha ai.

në vlerë 21 milionë lekë të reja. Ndërsa po e njëjta pronë në vitin 2016 është shitur 249 mijë euro. Po ashtu ndryshime në vlerë ka pasur dhe për apartamentin në Durrës, tani i sekuestruar. Ai është blerë në mars të vitit 2012 në vlerën 2.2 milionë lekë të reja, ndërsa në prill po 2012, ai e ka rivlerësuar në rreth 5 milionë lekë të reja. E njëjta gjë ka ndodhur me një tokë në Qeha Shytaj në Tiranë. Ai e ka blerë në dhjetor të vitit 2016 në vlerën 4.5 milionë lekë të reja. Por në maj të 2017 është rivlerësuar në 36 milionë lekë të reja, ose 360 milionë lekë të vjetra. ILDKP ka zbuluar se e njëjta gjë ka ndodhur dhe me prona të tjera, kryesisht toka, të cilave u është ndryshuar vlera në periudha shumë të shkurtra kohore. Këto lëvizje të tij kanë bërë që të ketë dyshime për pastrim parash dhe pronat janë vënë në sekuestro.

1. Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;

2. Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;

3. Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në

Tiranë;4. Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në

Tiranë;5. Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në

Tiranë.

5 PRONAT E SEKUESTRUARA NGA PROKURORIA

AKUZAT E NGRITURA NDAJ ADRIATIK LLALLËS

1. Refuzimi për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose dekla-rimi i rremë i pasurisë, interesave private të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim.

2. Mosdeklarimi i shumave të të hollave ne kufi3. Pastrimi i produkteve të veprës penale 4. Shpërdorimi i detyrës

4

Page 6: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

GAZETA SOT6 E Enjte 6 Dhjetor 2018

6,7,9,10,12,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Grekët akte makabre ndaj shqiptarëve, po i bëjnë traditë vrasjet dhe akuzat, shumë politikanë

në vend bëjnë garë për t’i pëlqyer Athinës

Ish kreu i SHISH: Të mos lejohen memorialët e nacionalistëve grekë në vend

Ish-kryetari i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi komentoi dje mar-rëdhëniet e tensionuara mid-

is Shqipërisë dhe Greqisë. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, duke marrë shkas nga vrasjet e ditëve të fundit të shqiptarëve në Greqi, Klosi deklaroi se kjo sjellje është në traditën e keqe greke. Sipas tij, Greqia ka kryer akte makabre kundër shqiptarëve, ndërsa një frymë e tillë vijon për shkak të pretendimeve të tyre për territor. Klosi po ashtu u tregua i ashpër ndaj politikanëve shqiptarë, të cilët i quajti servilë të Greqisë që bëjnë garë se kush do t’i pëlqejë më shumë Athinës. Lidhur me debatin e krijuar pas dëmtimit të memorialit të nacionalistit grek, Thimio Loli, ish-kreu i SHISH theksoi se au-toritetet nuk duhet të japin leje për ndërtimin e memorialëve për njerëzit që kanë luftuar kundër shqiptarëve. Në fund, ai komen-toi edhe aktualitetin politik dhe pritshmëritë nga reforma në drejtësi me ngritjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.

-Brenda dy javësh janë vrarë katër shqiptarë në Greqi, shu-mica pa asnjë arsye. Si i shihni këto ngjarje? A po hakmerren grekët për ngjarjen në Bularat?

Nuk janë ndryshe grekët sot nga ata që kanë qenë gjithë kohën. Mbase këto ngjarje nuk mund t’i quajmë hakmarrje, por është një vazhdim i një tradite të keqe që sipas situatave, acarohet më shumë ose bëhet pak më e lehtë. Por në përgjithësi grekët kanë qenë jo-dashamirës me shqiptarët. Kemi në historinë tonë plot raste, ku grekët, sig-urisht me qëllime në ato raste, kanë kryer akte makabre. Këto të sotshmet janë më të thjeshta si ngjarje, por sigurisht janë po aq të rënda. Unë nuk do t’i quaja

hakmarrje, por një traditë e keqe e popullit grek nga shqiptarëve. Indicien për të tilla veprime ata e kanë marrë gjithmonë nga pretendimet e tyre, d.m.th atje bëhet një propagandë normale që Greqia ka akoma toka për të marrë nga fqinjët, që e kanë ngushtuar shumë territorin e saj. Pra, ekziston një farë nacion-alizmi i hershëm që vazhdon të propagandohet dhe nuk ka kalu-ar pa pasoja as në brezin e ri, as tek njerëzit e vonë, edhe pse e dinë që në Evropë janë sqaruar këto situata dhe janë bërë edhe marrëveshje për mos-prekje kufijsh. Në Greqi vazhdohet ako-ma. Nuk thonë kot historianët që Greqia që pas pavarësisë së saj e ka trefishuar territorin e saj dhe sigurisht e ka marrë nga fqinjët sepse këtu bëhet fjalë për kufijtë veriorë të Greqisë. Unë nuk çuditem nga kjo sjellje e grekëve e që ata mbajnë prej kohësh qën-drime të tilla.

-Pse marrëdhëniet Shqipëri-Greqi janë prej kohësh kaq të tensionuara? Apo kjo

tregon që grekët iu tremben shqiptarëve?

Marrëdhëniet e tensionuara janë për shkak të një eksperi-ence të vjetër të marrëdhënieve midis grekëve dhe shqiptarëve. Ne përpiqemi të themi jemi popuj vëllezër, po historia ka tre-guar që grekët gjithmonë kanë patur një qëndrim të ashpër kundër shqiptarëve, pretendime pafund territoriale, pretendime kulturore pafund. Por, nuk mund të them se grekët janë të frikësu-ar nga shqiptarët. Nuk besoj se është problem frikësimi. Është popull më i madh, më i pasur, ka shtet më të konsoliduar kështu që nuk ka asnjë faktor që ata ta ndjejnë veten të dobët, aq më shumë që ushtarakisht janë goxha më të fuqishëm, harxho-jnë shumë më tepër. Natyrisht është faktori turk që i ka bërë të tillë, jo shqiptarët, bullgarët ose maqedonasit, por edhe pse me turqit vijojnë fërkimet dhe aca-rimet e vjetra edhe për ishuj të pabanuar, grekët janë një vend i përgatitur për çdo situatë. Boll të kujtojmë këtu luftën italo-greke, një vend i madh si Italia, te-knologjikisht më i avancuar, etj,

pësoi disfatë më grekët. Pra, nga kjo pikëpamje ata e kanë

treguar që kur bëhet fjalë për Greqinë, për territorin, për ato faktorë që përcaktojnë patriotizmin ose nacional-izmin, bëhen një.

-Ndryshe nga sa ndodhi me ngjarjen në Bularat, ku pati rea-gime të shumta dhe

madje edhe protesta nga grekët, reagimet

në Tiranë për ngjar-jet e ditëve të fundit

kanë qenë të vakëta. Si shpjegohet një qëndrim i tillë? Po faktin që

shqiptarët duken të

përbuzur e të dhunuar nga pala greke, si e komentoni?

Asnjëherë nuk kemi qenë aq të organizuar sa të mobilizohemi dhe të kërkojmë llogari as ndaj grekëve, as ndaj serbëve. Por sidomos ndaj grekëve. Tek e tek mbase shqiptari është edhe më i egër se greku dhe dallohet për diçka të tillë, por problemi është që të tilla aktivitete kërkojnë organizim. Për shembull ajo që ndodhi në varrimin e minor-itarit grek të vrarë, kërkonte organizim. Erdhën shumë njerëz dhe shumë autobusë, pra nuk bëhet vetë, kërkohet organizim. Megjithatë mund ta pranojmë që grekët e kanë një dell luftarak. Por në Shqipëri nuk e bëjnë këtë gjë, nuk e ka bërë kurrkush asnjë herë. Mungon organizimi, meqenëse mungon edhe fryma nacionaliste. Nëse do të kishte frymë, do të vinte edhe organ-izimi, por nuk ndihet në Shqipëri një frymë e tillë. Nga mos-re-agimi i shqiptarëve më pas vjen edhe sjellja e egër e grekëve.

-A do të ndikojnë këto ngjarje tek çështjet e lëna pezull Shqipëri-Greqi dhe tek negociatat që po bëhen midis dy vendeve për të arritur një marrëveshje?

Jo, nuk mendoj kështu. Çështjet e lëna pezull lidhen më shumë me faktorin votë, me fak-torin çfarë do të thonë njerëzit, si do ta presin njerëzit, nuk lidhen me gjëra të tilla. Të gjithë politikanët, edhe andej, edhe këtej do të donin që t’i zgjidhnin këto gjëra, duke i quajtur pastaj suksese të tyre, suksese të poli-tikës së tyre, etj. Mirëpo, duhet lëshuar pe nga të dyja palët për gjërat që janë të diskutueshme. Deri tani kemi qenë servilë më shumë sesa dashamirës për të arritur rezultate. E kam bind-je këtë që të gjithë politikanët shqiptarë, gjatë gjithë kësaj peri-udhe tranzicioni kanë patur një farë servilizmi po them në një formë të butë, për të mos thënë edhe nënshtrim ose një dëshirë

për të marrë fjalë të mira nga Athina. Kështu që nuk është e kollajtë.

-U bë goxha kohë që përflitet marrëveshja Shqipëri-Greqi dhe final-izimin e saj, por ende nuk kemi diçka konkrete. Pse mendoni se po vjen kjo vonesë?

Marrëveshja është një marrëveshje që nuk është

bërë për dekada, dhe nuk është bërë jo se nuk kanë dashur. Marrëveshja sigurisht që është një marrëveshje e vështirë, është një kompromis i vështirë sepse duhet bërë kompromis sigur-isht. Në çdo bisedim kërkohet një kompromis. Tani sa i madh është ky kompromis, deri ku lejohet të lëshosh pe, deri ku të dëgjojnë për pretendimet që ke, kjo varet pastaj nga situatat. Grekët kam përshtypjen nuk do të bënin dot lëshime, atje opin-ioni publik është më i ndjeshëm sesa ky i joni. Për këtë gjëra është fryrë ky problem pafund, kështu që politikanët grekë të çdo lloj ngjyre që kanë qenë, pak a shumë kanë mbajtur të njëjtin qëndrim. Gjithë problemi është nga ne kush do të luftojë deri në

FATOS KLOSI: FATOS KLOSI:

Në përgjithësi grekët kanë qenë jo-dashamirës me shqiptarët. Kemi në historinë tonë plot raste, ku grekët, sigur-isht me qëllime në ato raste, kanë kryer akte makabre. Këto të sotshmet janë më të thjeshta si ngjarje, por sigur-isht janë po aq të rënda. Unë nuk do t’i quaja hak-marrje, por një traditë e keqe e popullit grek nga shqiptarëve...

Page 7: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

6,7,9,10,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 6 Dhjetor 2018 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

fund që të mos bëhen lëshime të paarsyeshme. E theksova edhe më lart që për sa kohë do të duhet një kompromis, punohet për një marrëveshje, lëshime do të bëhen jo këtu e jo diku tjetër, do të duhet të gjendet gjuha e përbashkët. Por çdo gjë duhet me masë dhe më karar. Nuk do të uroja që për të mbyllur shpejt bisedimet e për ta pasur sa më parë një marrëveshje në tav-olinë, të tejkalohet masa. Nuk besoj se ka ndonjë gjë për tu shqetësuar tek vonesa e mar-rëveshjes. Tani po ngulet këmbë, por duhet të kujtojmë që kanë kaluar dhjetëvjeçarë të tërë dhe nuk është bërë dot. Madje sa më shumë të zgjatet, unë besoj aq më e mirë do të jetë marrëvesh-ja. Sepse në këtë mënyrë ju jep mundësi të dyja palëve ta ple-qërojnë mirë e mirë, të kuptohen më mirë me njëra-tjetrën. Do të kenë mundësi të argumentojnë dhe diskutojnë për çdo detaj, si u tha në filan vit, si u tha në këtë vitin tjetër, çfarë u tha atëherë e çfarë u bë. Gjërat e ngutura sig-urisht do të pasohen nga shumë vërejtje dhe nga shumë disku-time, qoftë në Greqi, qoftë edhe në palën shqiptare. Dëgjova dje që një politikan grek kishte thënë që me largimin e Nikos Kotzias diskutimet kanë mbetur pezull. Por unë do të thosha që diçka e tillë të jetë ndikuese. E them këtë sepse dihet që Alexis Tsipras është autoritar dhe nuk besoj se njerëz të veçantë do të ndikojnë kaq shumë. Ata kanë influencën e tyre, por jo për gjëra kaq madhore. Një mar-rëveshje e tillë është e rëndë-sishme qoftë për Greqinë, ashtu edhe për Shqipërinë. Përcaktimi përfundimtar i kufirit të mbetur pezull sigurisht është një fakt i rëndësishëm dhe një çështje madhore që do të mbetet në histori. Nganjëherë njerëzit edhe pa ditur diçka, por thjesht duke dëgjuar se çfarë thuhet në media, si trajtohet nga analistët, historianët, etj, bëhen shumë të ndjeshëm për gjëra që as nuk i dinë fare dhe as nuk i kuptojnë dot. Kështu që edhe ky faktor merret parasysh, në fund të fundit të gjithë politikanët sot e dinë që pas pak kohësh do të kenë zgjedhje dhe natyrisht këto gjëra për të cilat njerëzit janë të ndjeshëm kanë influencën e tyre edhe në këtë proces.

-Një tjetër ngjarje që shkak-toi debat dhe reagime është edhe thyerja e memorialit të nacionalistit grek, Thimio Loli. Organizata OMONIA e mori në mbrojtje nacionalistin grek duke e cilësuar si hero, në një kohë kur ai njihet si një person që ka luftuar kundër shqiptarëve. Si e shikoni faktin që në vendin tonë u ngrihen memorialë njerëzve kundërshtar të shqiptarëve, ndërsa pala greke nuk e lejon kurrsesi diçka të tillë?

Unë problemin e shikoj që tek leja që jepet për të ngrit-ur këto memorialë. Atij le t’ia ngrenë sa të madh të duan memorialin në Greqi, në Greqi ata mund të bëjnë ç’të duan me nacionalistët grekë. Në territorin shqiptar kur ai ka luftuar kundër shqiptarëve, kur ai ka luftuar kundër shtetit shqiptar që ka qenë pjesë e atyre që kanë bërë

mizori të shumta, është absurde të jepen leje për të ndërtuar memorialë. Sigurisht pastaj kur një memorial nuk është në vendin e duhur, sapo acarohet pak situata, ato lloj memorialësh e pësojnë të parët. Kështu që nuk çuditem. Nuk është se kur janë ngritur memorialët janë pyetur, është bërë debat, nuk kam dëgjuar historianët të flasin për këto çështje. Por tani që ndodhin të tilla gjëra, dalin ata edhe thonë që prit se ai ka qenë i tillë, ka bërë kështu, i ka ndod-hur kështu, etj. Edhe unë vetë shumë vonë e mora vesh se kush ishte dhe çfarë përfaqësonte dhe e para gjë që më vajti mendja është “Leja pse është dhënë?” Po të mos ishte dhënë leja, nuk do ta kishim këtë problem sot. Ndërkohë nga ana tjetër, pala greke është shumë e prerë për këto gjëra, nuk lejon të tilla gjëra në territorin e saj. Atje nuk bën garë kurrkush që t’i pëlqejë Tiranës, që me veprat e tyre t’i pëlqejnë Tiranës. Këtu tek ne e kanë bërë të gjithë këtë garë, plot politikanë. Prandaj edhe ne ndodhemi në këto situata të vështira, dhe me vrap bëhen varrime madhështore, pretendo-het të vihen edhe përmendore. Vriten përditë shqiptarë në Gre-qi dhe jo reagime zyrtare që nuk ka, por edhe kur ka janë fare të zbehta, por edhe nga qytetarët nuk ka reagim. Secili shikon punën e tij, nuk e trajton njeri, thonë çdo gjë për tu shfajësuar, për ta kaluar ngjarjen.

-Për të prekur pak edhe politikën, si e shihni faktin që opozita vijon të jetë jashtë Par-lamentit, pavarësisht se është e bërë e qartë që një gjë e tillë dëmton hapjen e negociatave dhe ndërkombëtarët kanë bërë thirrje të ndërpritet?

Nuk habitem aspak. Të dyja palët e kanë aplikuar një diçka të tillë. Unë them e kanë për-dorur në ato periudha kur nuk kanë patur çfarë të thoshin, nuk janë të përgatitur për të patur përballje politike në Parlament. Edhe pse kanë shumë ekspe-riencë, në Parlament ne kemi

parë çudira, gjëra që janë fare të papëlqyeshme. Por që të ishte Parlamenti ashtu siç duhet, që të kishte debat serioz për çdo vendim, për ligjet, etj, duhet që opozita të dalë me gjëra konk-rete dhe propozime konkrete. Nëse një diçka e ka propozuar qeveria, opozita domosdo do ta kundërshtojë. Por kjo është absurde, nuk kam dëgjuar një herë që ata të thonë “Po”. Nuk po them vetëm për këtë opozitë, por për të gjitha. Asnjë opozitë nuk ka qenë e gatshme të thotë “Po, kjo gjë është e mirë, po vjen në kohën e duhur. Por nga ana tjetër, ne kemi këtë vendim që ky nen të zbutet, të forcohet, etj.” Pra nuk ka seriozitet, debati nuk është serioz. Njerëzit nuk vijnë me argumente, këto gjëra nuk kanë ndodhur. Ata i zgjidhin këto gjëra me bojkot, e zgjedhin politikën e bojkotit si politikën e të bërit politikë, por për mua kjo është një mënyrë për t’iu shman-gur përgjegjësisë. Natyrisht punët më të ngatërruara bëhen nëpër komisione, atje ku ka edhe debat të vërteë, por edhe në se-ancat plenare të cilat populli ka mundësi t’i shohë drejtpërdrejt, duhet të ketë debat konstruktiv. Në këtë mënyrë populli mund të shohë dhe vlerësojë edhe ata persona që mburren për mer-ita të mëdha ndaj këtij vendi, ka mundësi t’i shohë se çfarë thonë, si artikulohen. Kjo kërkon impenjim, kërkon përgatitje, kërkon kohë që ta bësh tamam.

-Deklaratat e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi e cila vlerëson punën e kryebashki-akut Erion Veliaj kanë ngjallur shumë reagime në radhët e PD dhe LSI. A mendoni se kemi të bëjmë me një flirt të Veliajt me LSI apo këto deklarata janë thjesht një diversion politik?

Unë e quaj më shumë diver-sion meqenëse po diskutohen shumë. Disa njerëz hiqen sikur dinë, sikur janë afër njerëzve që marrin vendime, por kjo konkret-isht me duket një diversion politik.

-Në datat 11 dhe 12 dhjetor do të hidhet hapi final për ngrit-

jen e Këshillit të Lartë të Proku-rorisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor. A prisni ju që viti i ardhshëm të sjellë rezultatet e pritshme të reformës në drejtësi kundër korrupsionit?

Unë uroj dhe shpresoj që të bëhen këto gjëra. Por të thuash që vitin tjetër do të shohim re-zultatet e luftës kundër korrup-sionit, rezultatet e pritshme të reformës në drejtësi, kjo është shumë e vështirë. Korrupsioni është një fenomen, një dukuri që ka prekur edhe qelizat më të vogla të njerëzve. Nuk është një fenomen i vogël, prandaj edhe nuk bën shumë përshtypje. Më së shumti konsiderohet si një përplasje apo akuzë poli-tike, ku politikanët e përdorin si shprehje për të sharë njëri-tjetrin. Ata thonë vazhdimisht jo është bërë atëherë kur keni qenë ju, jo atëherë s’ka patur korrupsioni, por tani është bërë shumë galopant, etj. Kështu që më duket shumë e vështirë që ky mentalitet që është krijuar deri tani, është nevojë e do-mosdoshme, por përveç marrjes së vendimeve zyrtare, ngritjes së ekipeve të nevojshme, etj, kërkohet edhe një ndryshim në mentalitetin dhe mendësinë e njerëzve. Ata duhet të mësohen. Një gjë e tillë nuk bëhet as me urdhër, as me ligje. Kjo kërkon kohën e saj. Edhe vendet e tjera më të zhvilluara dhe më të vjetra se ne nuk e kanë pasur kollaj dhe vazhdojnë akoma të luftojnë me korrupsionin. Është një fenomen vërtetë shumë i ngatërruar sepse gjërat më të rënda nuk bëhen duke lënë gjurmë nëpër letra me qëllim që pastaj t’i kapësh kollaj dhe t’i vësh prangat. Është një shprehje shumë e bukur: Di të vjedhësh? Di. Di të fshehësh? Nuk di. Lëre mos vidh atëherë. Pra është fshehja një proces shumë i rëndësishëm gjatë vjedhjes. Kështu që ata që bëjnë korrupsion vërtetë, me siguri janë mjeshtra në fshehje. Dhe kjo sigurisht nuk e bën të lehtë. Prandaj duhet të krijohet një frymë e përgjithshme në popull, në administratën shtetërore,

në parti, gjithandej. Nuk bëhet vetëm duke ngritur disa komi-sione. Natyrisht ata janë të domosdoshëm, po të mos jenë ata pastaj lufta tjetër shkon dëm po nuk vajti puna te arrestimet, por unë them që është ende herët të pretendojmë. Sigurisht gjëra konkrete do të ketë, dik-ush që ka gabuar dhe nuk i ka bërë gjërat tamam, do të bjerë në rrjetë. Por që të themi që korrupsioni po luftohet, i është mbyllur porta aq shpejt, më duket e vështirë. Është një nga fenomenet më të vështirë. Unë e shoh sa galopant është. Në çdo hap, bie ndesh me korrupsionin.

-A ka politikanë shqiptarë që i tremben apo që rrezikohen nga SPAK dhe BKH?

Unë them që janë dhe duhet të jenë. Të gjithë duhet të jenë të rrezikuar dhe të frikësuar sepse korrupsioni është një frymë kombëtare. Nuk e bëjnë dot politikanët këtë punë të vetëm po të mos jetë kjo frymë, po të mos jetë kjo tolerancë. Prandaj them që kërkohet koha e nevojshme që korrupsionit t’i mbyllet dera në të gjitha sferat. Në fushën juridike ku të ketë ligje dhe të ketë frymë për t’i zbatuar, në fushën e adminis-tratës, etj.

Intervistoi: Mimoza IBRA

Të gjithë politikanët, edhe andej, edhe këtej do të donin që t’i zgjidhnin këto gjëra, duke i quaj-tur pastaj suksese të tyre, suksese të politikës së tyre, etj. Mirëpo, duhet lëshuar pe nga të dyja palët për gjërat që janë të disku-tueshme. Deri tani kemi qenë servilë më shumë sesa dashamirës për të arritur rezultate. Deri tani kemi qenë servilë më shumë sesa dashamirës për të arritur rezultate. E kam bindje këtë që të gjithë politikanët shqiptarë, gjatë gjithë kësaj periud-he tranzicioni kanë patur një farë servi-lizmi po them në një formë të butë...

Page 8: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

8 GAZETA SOTE Enjte 6 Dhjetor 2018

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar dje, pas vrasjes së 18-vjeçarit shqiptar Marios Isak dy ditë më parë në Greqi. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Tirana zyrtare, deklaroi se mbështet bashkëkombësit shqiptar që jetojnë dhe punojnë në Greqi. “Në kushtet kur bashkëkombësit tanë po ndjejnë trysninë e një fushate të pashpallur

urrejtjeje dhe dhune, MEPJ shpreh angazhimin e Shtetit shqiptar për t'i dhënë viktimave dhe familjeve të tyre mbështetjen e nevojshme ligjore dhe financiare për të mbrojtur të drejtat e tyre themelore, si pjesëtarë të komunitetit më të madh evropian që jeton, studion dhe kontribuon prej dekadash ne Greqi”, thuhet në deklaratën e MEPJ.

MEPJ: MBËSHTESIM SHQIPTARËT NË GREQI

Kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësisë, Spartak Ngjela ka komentuar dy ditë më parë vrasjen e shqiptarit Petrit Zifle në Korfuz nga një ekstremist i Agimit të Artë. Ngjela theksoi se acarimi i grekëve vjen për shkak të ngritjes së profilit të shqiptarëve. Për të, vrasja e shqiptarit është bërë nga forca naziste e fashiste. “Nuk ka acarim të kotë në Greqi. Acarimi i grekëve vjen me ngritjen e personalitetit të botës shqiptare në Ballkan. Ke parë si

thonë këta të paguarit në media që flasin kundër figurave të shquara shqiptare. Kuptohet si luhet kjo. Nuk i bëjnë dot asgjë Shqipërisë as shqiptarëve. Shqiptari është vrarë nga forca naziste, fashiste. Nazizmi ka si substancë të ideologjisë së vet racizmin. Racizmi i tyre s’ka të bëjë me ngjyrën por me kombësinë. E gjithë ajo histori e madhe anti shqiptare tani kuptohet se nuk është bërë kot, është e programuar”, deklaroi Ngjela.

NGJELA: SHQIPTARËT PO VRITEN NGA NAZISTËT NË GREQI Berisha: BE-OKB të hetojnë vrasjet raciste

të shqiptarëve Ish-kryeministri Sali Berisha

ka reaguar ditën e djeshme në lidhje me vrasjet e shqiptarëve të bëra gjatë ditëve të fundit në Greqi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Berisha teksa i ka cilësuar ato si vrasje raciste, i ka bërë thirrje Komisionit të të Drejtave të Njeriut në OKB, Këshillit të Europës si dhe Këshillit të Ministrave të BE që të ndërhyjnë pranë autoriteteve greke për një hetim të pavarur. Sipas tij, këto vrasje kanë bazë hakmarrjeje. “Pas vrasjes në shkëmbim zjarri nga policia shqiptare të ekstremistit grek nga Bularati, Kostandin Katsifas, në vendin fqinj, në hakmarrje të verbër raciste e primitive, ka shpërthyer një serial vrasjesh të shqiptarëve në tërësi. Kështu, në një hark kohor pak javësh janë ekzekutuar në zona dhe rrethana të ndryshme të Greqisë 7 shqiptarë, që të gjithë përveç njërit ekzekutime gjakftohta të bazuara n urrejtjen dhe racizmin primitiv ndaj shqiptarëve dhe si akte kriminale albanofobi”, deklaroi Berisha.

Deputetja greke dënon vrasjen e shqiptarit në Korfuz

Zëdhënësja e grupit parlamentar të SYRIZA, njëherësh deputete e Korfuzit, Fotini Vaki ka dënuar ditën e djeshme vrasjen e shqiptarit, Petrit Zifle në Korfuz. Zëdhënësja e grupit parlamentar të SYRIZA-s gjatë një prononcimi për mediat, u ka bërë thirrje të gjitha partive të izolojnë fashizmin dhe jo thjesht të dënojnë dhunën pasi përndryshe do të këtë edhe viktima të tjerë në të ardhmen. “Është padyshim një krim me një karakter shumë te theksuar racist. Një tjetër emigrant bëhet viktimë e racizmit. Një klimë e tillë shkaktoi incidente raciste dhe ksenofobe, ku koka turku u bënë emigrantët. Fat-keqësisht aty u krijuan temperaturat e duhura për të ngrohur dhe lindur vezët e gjarprit, u gjet vend i përshtat-shëm që të shfaqeshin trashëgimtarët ideologjike të nazizmit, sepse autori ishte përfaqësues zgjedhor i Agimit te Arte në zgjedhjet e fundit”, deklaroi deputetja Vaki në radion e Agjencisë Zyrtare të Lajmeve ANA-MPA.

Tjetër vrasje në Greqi, ekzekutohet 18-vjeçari shqiptar në Kavallë, mediat e Athinës nisin diversionetNjë tjetër shqiptar është vrarë në Greqi. Vik-

timë ka mbetur një 18 vjeçar nga Leskoviku, i iden-tifikuar me emrin Mario Isak, i cili është ekzekutuar natën e së martës në Kavalla. Mediat greke raporto-jnë se ngjarja ka ndodhur në zonën “Ajo Gjeorgjiu” në qendër të Kavallës, pranë banesës së shqiptarit. Rreth orës 22.00 të mbrëmjes së të martës banorët e qendrës dëgjuan dy të shtëna armësh dhe njoftuan menjëherë forcat e rendit. Policia e gjeti trupin e pa jetë të 18 vjeçarit, i cili mësohet se jeton në Kavalla prej vitesh së bashku me prindërit e tij. Hetuesit thanë se viktima ka marrë dy goditje me armë

zjarri nga afër, çka i ka sjellë edhe vdekjen e men-jëhershme. Sipas mjekëve ligjorë, shqiptari është qëlluar me armë nga pas, ndërsa në dorë janë gjetur disa kartëmonedha 50 euroshe. Po ashtu, ekspertiza ka arritur gjithashtu në përfundimin se Mario ka tentuar të largohet me vrap pasi u qëllua, por pas disa metrash ka rënë në tokë. Një fakt i tillë sipas policisë përjashton mundësinë e një grabitjeje dhe krijon dyshime se personi mund te kishte probleme të tjera me vrasësit. Gjithsesi policia greke bëri të ditur se viktima nuk kishte patur precedentë penalë. Sipas informacioneve të mediave greke, shqiptari

aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kav-ala. Po ashtu, dje për këtë ngjarje ka reaguar edhe shteti shqiptar me anë të Ministrisë së Jashtme, e cila dënon ekstremizmin dhe gjuhën e urrejtjes të Agimit të Artë apo segmenteve të tjera, duke i quajtur patetikë. Ndërkohë që ditën e djeshme, mediat greke kanë zbardhur dinamikën dhe de-taje të reja nga ngjarja. Mediat fqinje raportojnë se i arrestuari është shok me viktimën dhe se nuk ka pasur synim për ta ekzekutuar. Madje, sipas mediave, autori i dyshuar e ka pranuar vrasjen gjatë dëshmisë në polici. Megjithëse, identiteti i

autorit nuk bëhet i ditur, mediat greke theksojnë se ai ka deklaruar përpara policisë se me Marion kishte qenë në një bar kafe dhe kur po largo-heshin janë grindur gjatë rrugës. Ai mësohet të ketë thënë se ka tentuar ta trembë 18-vjeçarin, por në konflikt e sipër e ka qëlluar gabimisht me armë zjarri duke i marrë jetën. “Ndoshta një arsye e përleshjes midis tyre ka qenë një sasi e konsiderueshme parash që janë gjetur në pose-dim të 18 vjeçarit Mario Isak, i cili ka lindur dhe është rritur në Kavalla dhe më parë ka luajtur në ekipin e futbollit lokal”, shkruan “Protothema”.

apo segmenteve të tjera ekstremiste për të cenuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj. “MEPJ dënon ashpër sfondin e ekstremizmit dhe gjuhës së urrejtjes që ka shoqëruar këto ng-jarje në vendin fqinj dhe i bën thirrje autoriteteve greke për dënimin dhe vënien fre të çfarëdo përpjekjeje të Agimit të Artë apo segmenteve të tjera

ekstremiste për të cenuar sigurinë dhe dinjitetin e shqiptarëve që punojnë e kontribuojnë në vendin fqinj. Nuk pranojmë kurrsesi të mësohemi as me thirrjet e tyre ksenofobe në kanalet e komunikimit dhe as me viktimizimin patetik e nacionalist të ndonjërit syresh që nuk lë rast pa sulmuar Shqipërinë në instancat evropiane”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme.

Rigels SELIMAN

Rritja e rolit të Shqipërisë në Ballkan duket se po tremb nga dita në ditë fqinjët tanë, e sidomos atë grekë. Pas

vrasjes së ekstremistit grek Kon-stantinos Katsifas, por edhe pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për bashkimin e shqiptarëve, grekët ditët e fundit kanë nisur një fushatë urrejtjesh ndaj shqiptarëve që jetojnë atje. Ditën e djeshme u vra një tjetër shqiptar në Greqi, duke e çuar numrin e shqiptarëve të vrarë në 4 brenda dy javësh. Bëhet fjalë për një të ri shqiptar që u qëllua dy ditë më parë për vdekje me armë zjarri në Greqi. Ai është Mari-os Isak, nga Leskoviku. Por kjo fushatë anti-shqiptare është një kambanë alarmi, pasi gjatë ditëve të fundit është rritur ndjeshëm frika në të dy anët e kufirit. Kjo pasi në një hark të shkurtër kohe janë shënuar 4 shqiptarë të ekze-kutuar me armë zjarri në vendin fqinj. Pasditen e 22 nëntorit u vra në zonën e Janinës 39-vjeçarin Altin Mullai, pas një përplasje me armë zjarri me policinë greke. Mullai bashkë me 2 persona të tjerë tentoi të trafikonte 166 kg kanabis. Trafikantët hapën zjarr duke plagosur një polic, ndërsa 39-vjeçari humbi jetën pas të shtënave. Ndërsa vrasja më e bujshme është ajo e 26 nëntorit kur u gjet i pajetë në këtë kanal në zonën e Korfuzit 63-vjeçari Petrit Zilfe i qëlluar me një armë gjahu. Për ngjarjen u arrestua një 44-vjeçar grek për të cilin mediat vendase rapor-tojnë se i përket ekstremistëve të djath-të të Agimit të Artë. Përplasja mes të dyve nisi në lokal nisur nga debati për ekzekutimin e Kostandinos Katsifas në Bularat. Ndërkohë që në rrethana të paqarta ka humbur jetën edhe një 35-vjeçar shqiptar që vuante dënimin në burgun e Trikallës në Greqi.

Reagon Ministria e JashtmeMinistria për Evropën dhe Punët

e Jashtme ka reaguar dje, pas vrasjes së 18-vjeçarit shqiptar Marios Isak dy ditë më parë në Greqi. Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Tirana zyrtare, teksa shpreh indinjatë për jetët e humbura, kërkon nga Athi-na që të mos vonojnë zbardhjen e kë-tyre ngjarjeve. “Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme është njoftuar nëpërmjet Ambasadës në Athinë se dje në mbrëmje, më datë 04.12.2018

Tirana zyrtare: Dënojmë ekstremizmin e dhunshëm dhe gjuhën e urrejtjes

Grekët nisin hakmarrjen, 4 shqiptarë të vrarë brenda 2 javësh, Ditmir Bushati: Greqia t’i japë fund viktimizimit patetik

MEPJ dënon ashpër

sfondin e ekstremiz-

mit dhe gjuhës së ur-

rejtjes që ka shoqëru-

ar këto ngjarje në

vendin fqinj dhe i bën

thirrje autoriteteve

greke për dënimin dhe vënien fre të

çfarëdo përpjekjeje

të Agimit të Artë apo

segmenteve të tjera

ekstremiste për të cenuar...

në zonën e Kavallës, është gjendur i pajetë shtetasi shqiptar Marios Isak i datëlindjes 31.7.2000, lindur në Kav-alla, Greqi. MEPJ shpreh keqardhjen e thellë për humbjen e jetës së të riut shqiptar dhe i shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe të afërmve të tij. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është në kontakt me famil-jen e të ndjerit për ofrimin e asistencës së nevojshme. Kjo është vrasja e katërt e një qytetari shqiptar brenda dy javëve të fundit. MEPJ shpreh indin-jatën e thellë për humbjen e jetëve të bashkëkombësve tanë, ndjenja këto që thellohen nga vonesat në zbardh-jen e këtyre ngjarjeve nga autoritetet greke”, thuhet në njoftim.

Urrejtja e Agimit të Artë duhet frenuar

Në deklaratën e saj, Ministria e Jashtme i kërkon zyrtarisht Greqisë të frenojnë përpjekjet e Agimit të Artë

Page 9: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

6,7,9,10,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 6 Dhjetor 2018 9

p o l i t i k e www.sot.com.al

Protesta e banorëve të “Astirit”, Basha: Të vijohet me këtë qëndresë, beteja kundër qeverisë do të fitohet

Banorët e “Astirit”, të mbështetur edhe nga opozita, vijuan edhe përgjatë ditës së djeshme protestat kundër projektit të Unazës së Madhe. Pasditen e djeshme ata dolën në rrugë duke bllokuar automjetet në segmentin nga “Pallati me Shigjeta” deri te “Dogana”. Duke shënuar kështu ditën e 32 të protestës, qytetarët ngritën zërin kundër qeverisë, të cilës i kërkon dëmshpërblim për banesat që janë planifikuar të prishen si pasojë e projektit. Pjesë e protestës së djeshme ishte edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim

Basha i cili i apeloi banorët të qëndrojnë të bashkuar dhe t’i rezistojnë tendencës për përçarje. “Unaza ka treguar sesi mund të arrish të sprapsësh të keqen kur qëndron i bashkuar. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj dhe do vazhdojmë të qëndrojmë këtu për të sprapsur të keqen. Këtu po harxhohen 48 mln euro për 2 km, vjedhja më e madhe e regjistruar ndonjëherë në botë. Këtu nuk ka projekt zhvillimi, por projekt vjedhje për sarajet e Surrelit”, tha Basha. Duke e cilësu-ar edhe një herë këtë projekt si vijë të kuqe,

lideri demokrat kërkoi nga qytetarët të mos dorëzohen, por të kundërshtojnë projektin korruptiv. “Edi Rama ka kohë që ka shkelur vijën e kuqe. Asnjë zhvillim nuk do të sjellë ky projekt korruptiv. Admirim për kurajon e banorëve. Sot jemi në një betejë kundër vjedhjes ku janë ngritur edhe studentët. Kjo është një revoltë qytetare që po vlon në çdo cep të qytetit dhe në qytetet e tjera. Unë kam një mesazh”, deklaroi Basha. Sipas tij, nëse vijohet me këtë qëndresë, beteja do të fitohet. “Duke vazhduar kështu, beteja do fitohet. Mos

u dorëzoni se të gjithë së bashku jemi më të fortë dhe do triumfojmë kundër vjedhjes tek Unaza, vjedhjes në universitet dhe duke rik-thyer fatin tuaj. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj. Jam i frymëzuar nga qëndresa juaj dhe do vazhdojmë ta mbështesim. Unë jam dhe do jem në krah të çdo proteste. Thirrja që kam sot për qytetarët shqiptarë, për hallexhinjtë të cilëve iu është futur në xhep Edi Rama përmes grabitjes është, qëndroni bashkë. Bashkohuni, ngrihuni. Luftoni për të ardhmen e fëmijëve tuaj”, tha Lulzim Basha.

Bllokimi i tenderave për të inkriminuarit përplas mazhorancën, deputetët kundër penalizmit të biznesmenëve që kanë shlyer dënimin

Dritan Bici dhe Robert Bitri: Të mos bllokohen edhe ata që kanë shlyer gabimin

Mimoza IBRA

Të gjithë investitorët turistikë ose operatorët menaxhues të turizmit do të përjashto-hen nga përfitimi i fondeve

publike, nëse janë të dënuar nga gjykata për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar, mashtrimin, falsifikimin, trafikun e drogës. Një nismë e tillë është ndërmarrë nga mazhoranca dhe dje u diskutua në Komisionin e Veprimtarisë Prod-huese projektligji, por nuk munguan debatet. Projektligji në fjalë kërkon që të gjithë personat e inkriminuar të mos kenë mundësi të marrin pjesë në proceduat garuese për tenderat. Por disa deputetë të mazhorancës ndajnë një mendim ndryshe. Depu-teti Robert Bitri, i cili vetëm pak ditë më parë iu bashkua zyrtarisht grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kërkoi në mbledhjen e djeshme të komisionit që një njeri që ka shlyer dënimin për veprat e mësipërme, të mos përjashtohet nga përfitimi i fondeve publike. “Ky precedent të vë ty në një ballafaqim shoqëror që t’i me këtë precedent që ke, nuk je një figure që duhet të përfitosh nga fondet publike”, deklaroi Robert Bitri. Të njëjtin qëndrim me të ndau edhe deputeti i PDIU, Dritan Bici, i cili pak kohë më parë u përfol se do t’i bashkohej zyrtarisht grupit të PS. Bici në fjalën e tij u shpreh se një person që i shlyer të gjitha detyrimet për gabimin e kryer, nuk ka pse të ngelet me damkë gjithë jetën dhe të mos përfitojë nga tenderat. “Tani një njëri qëllon që shkel ligjin dhe gabon e bën edhe burgun, ai i kryen që të gjitha këto dhe s’ka asnjë borxh shoqërisë, pastaj ngel tërë jetën me njollë, ngelet i bllokuar, unë për vete nuk jam dakord”, theksoi Dritan Bici.

Reagimi i ShalsitPor për të qetësuar situatën

dhe për të shuar debatet brenda mazhorancës, kryetari i Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese, Eduard Shalsi sqaroi se një nismë e tillë është marrë nga qeveria për të mos lejuar cenimin e konkurrencës. “Pse kemi ardhur tek një vendim i tillë? Kemi ardhur sepse siç e tha dhe përfaqësuesi i ministrisë cenohet konkurrenca. Është cenuar

Protestat, Rrokaj: Qeveria të marrë

përsipër përgjegjësinëDeputeti i LSI, Shezai Rrokaj

shtoi dozën e sulmeve dje nga ndaj qeverisë. Teksa mori shkas nga pro-testat e studentëve, Rrokaj deklaroi se politika shqiptar ka ndjekur një politikë demotivuese ndaj studentëve. “Para këtij miratimit të ligjit të ri në vitin 2015 tarifat i propozonin IAL-të dhe i miratonte qeveria, kurse me këtë ligj ajo ‘lau duart duke ua lënë në derë’ përgjegjësinë universiteteve. Përse nuk i subvencionon sipas standardeve të njohura IAL-të? Kjo ndodh sepse qeveria nuk merr përgjegjësinë dhe nuk mbështet arsimin me 5% të PBB-së, siç premtoi në vitin 2014. Kurse uni-versitetet mbështeten vetëm me 0,5% të PBB-së. Qeveritë shqiptare kanë ndjekur politika demotivuese sepse asnjëherë bota akademike nuk është parë si partner zhvillimi. Madje pushteti politik e ka parë me një smirë e xhelozi bizantine, duke i detyruar njerëzit e dijes ose të largohen, ose të qëndrojnë, por të shkurajuar për rritjen e cilësisë në edukim”, tha Shezai Rrokaj.

Boçi: Mjaft me abuzimet dhe harbutërinë

kryeministroreDeputeti i Partisë Demokra-

tike, Luçiano Boçi kërkoi dje nga mazhoranca qeverisëse që të ndalet abuzimi dhe harbutëria. Përmes një postimi në rrjetet sociale, duke mbështetur protestat e studentëve, Boçi u shpreh se të gjithë duhet të ngri-hen kundër qeverisë. Sipas tij, qeveria po i rrënon studentët. “Dhjetori i stu-dentëve. Tarifat e larta janë një spunto që ka nxjerrë në pah zemërimin e plotë të rinisë shqiptare. Trajtimi i tyre si klientë, mungesa e mbështetjes nga shteti, rrënimi progresiv i cilësisë së diplomave, mungesa e së ardhmes, ka shpërthyer protestën e tyre. Marshimi i studentëve të inxhinierisë meriton mbështetje nga të gjithë studentët e Tiranës dhe të rretheve. Dhjetori është muaji i Rinisë. Stop abuzimit me tarifat! Stop harbutërisë kryeminist-rore! Stop paaftësisë ministrore! Stop mungesës së të ardhmes!”, deklaroi dje demokrati Luçiano Boçi.

“Në kuadër të luftës pa kompromis ndaj krimit të or-ganizuar, ky projektligj është hartuar me qëllim e vetëm të mospërfitimit të fondeve publike jo vetëm nga operatorët të cilët janë të dënuar me vendim të formës së prerë për kry-erjen e veprave penale, të cituara në nenin 1 të këtij projekt-ligji, por edhe në rastet kur personi i dënuar me një vendim të formës së prerë është anëtar i një organi administrativ,

drejtues ose mbikëqyrës, ose ka kompetenca përfaqësuese, vendimmarrëse ose kontrolluese brenda operatorit ekono-mik. Miratimi i tij vjen si një domosdoshmëri për trajtimin e fenomeneve shumë problematike të hasura në praktikë”, thuhet në relacionin e përgatitur nga mazhoranca për ligjin që ndalon biznesmenët e dënuar për krime të rënda të përfitojnë nga fondet publike.

PS: PROJEKTLIGJI, NË KUADËR TË LUFTËS ANTIKORRUPSION

konkurrenca”, tha ai. Në fund të diskutimeve dhe debateve, u arrit dakordësia që projektligji të votohej. Pak ditë më parë ky projektligj u diskutua edhe në Komisionin e Lig-jeve, ku midis të tjerash u theksua se parashikohet që të përjashtohen nga përfitimi i fondeve publike op-eratorët jo vetëm kur janë dënuar me vendim të formës së prerë për vepra penale, por edhe rastet kur personi i dënuar është administrator ose anëtar i strukturave drejtuese të kompanisë.

Përmbajtja e ligjitNë ligjin që po diskutohet në

komisionet parlamentare është për-caktuar mënyra sesi do të bihet në gjurmët e një operatori ekonomik, i cili është i dënuar me vendim të formës së prerë për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar, mashtrimin, falsifikimin, trafikun

e drogës. Sipas ligjit, operatorët përpara garës do të duhet të pa-raqesin një vërtetim gjyqësor që tregon se nuk janë të dënuar. “Me qëllim plotësimin e kushteve të parashikuara në pikat 1 dhe 2, të këtij neni, operatori ekonomik du-

het të paraqesë dokumentacionin, si më poshtë: a) Vërtetim nga dosja gjyqësore ose një dokument, të lësh-uar nga një autoritet kompetent, që vërteton kushtet e parashikuara në pikat 1 dhe 2, shkronjat “a”, “b” dhe “c””, thuhet në ligj.

“Autoriteti kontraktor skuali-fikon nga procedura e përzgjedhjes së fituesve të kontratave publike çdo operator ekonomik, kur ka të dhëna se është ose ka qenë i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë, për ndonjë nga veprat penale të mëposhtme: a) Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, organ-izatë kriminale, bandë e armatosur, organizatë terroriste; b) Korrupsion; c) Mashtrim; ç) Pastrim parash ose

financim i terrorizmit; d) Vepra me qëllime terroriste ose vepra penale të lidhura me veprimtari terroriste, ose nxitje, ose ndihmë ose mbështetje për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste; dh) Organizim, drejtim ose financim i veprimtarisë së prodhimit dhe shitjes së narkotikëve si dhe i veprimtarisë së trafikimit të narko-tikëve; e) Falsifikim; ë) Puna e fëm-ijëve dhe forma të tjera të trafikimit të qenieve njerëzore”, thuhet në ligj.

PËRCAKTIMET NË LIGJ

Page 10: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

GAZETA SOT10 E Enjte 6 Dhjetor 2018

6,7,9,10,12,13,14,18,19,20,21,24

p o l i t i k e www.sot.com.al

Lindita Nikolla: Gati të tërhiqem nga vendimi për tarifimin e lëndëve të mbartura, ja arsyet pse u vendos

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Lindi-ta Nikolla deklaroi dje se qeveria është e gatshme të tërhiqet nga vendimi që studentët të paguajnë tarifë për provimet e mbartura. Gjatë prononci-meve mediatike, Nikolla u shpreh se gatishmëria për të dialoguar me studentët ekziston, ndërsa nënvizoi se për këtë tarifë iu takon universiteteve të vendosin se çfarë do të bëjnë. “Nuk ka asnjë VKM dhe nuk ka asnjë vendimmarrje nga MAS-i që nuk merret duke komunikuar me universitet. Mbetem e hapur, ndaj i thirra edhe në prani të

medias, ato bënë reagimin e parë, treguan gat-ishmërinë e tyre dhe pres që nëse vërtetë gjykojnë që kjo duhet hequr, patjetër, në nuk e bëjmë pjesë të VKM-së është pjesë e vendimmarrjes së çdo fakulteti dhe universiteti”, deklaroi Nikolla. Më tej ajo sqaroi edhe arsyet që e detyruan qeverinë të marrë vendimin për të tarifuar lëndët e mbartura. Sipas saj, një gjë e tillë u bë me qëllim që të ulet sa më shumë numri i provimeve që lihen për vjeshtë. “Arsyet se përse është vendosur kjo tarifë ka ard-hur nga universiteti për të demotivuar mbartjen

e lëndëve. U pa si një incentive për të qenë krah prindërve shqiptarë dhe për të marrë provimet në kohën kur duhet marrë provimi. Kjo VKM hyn në fuqi vitin që vjen. Nëse përfaqësuesit e universi-teteve e shohin që edhe pse kjo është ngritur në parime të shëndetshme për të motivuar cilësinë do ta lëmë në tagër të universiteteve”, tha Lindita Nikolla. Ministrja e Arsimit u shpreh e shqetësu-ar nga protestat e studentëve, por nga ana tjetër theksoi se ato janë të stisura nga politika. “Fakti që disa vajza dhe djem në vend që të jenë në

auditore, të jenë duke goditur me vezë dritaret e ministrisë nuk është një situatë për çdo qytetar të zakonshëm jo më për një titullar institucioni, një zonjë. Patjetër që më shqetëson. Fakti që nxituan ish-kryeministri Berisha, përfaqësues të LSI, një deputete e re thotë se ministrja u ngujua dhe me arrogancë thotë se nuk dua të takoj studentët, në një kohë kur krejt e kundërta ndodhi, është tregues për një involvim të politikës duke dashur të përfitojnë nga situata të caktuara”, deklaroi Lindita Nikolla.

Studentët u rikthehen protestave, dalin kundër tarifës për provimet e vjeshtës,

Rama premton rishikimin e vendimit

Tarifat, Rama 5 përgjigje studentëve protestues

Rigels Seliman

Studentë të Universitetit të Tiranës protestuan ditën e djeshme prej orës 10:00 deri në 14:00 para Ministrisë

së Arsimit, duke kërkuar të mos tarifohen për kreditet e lëndëve të mbartura. Protesta nisi nga studentët e Inxhinierisë së Ndërtimit, të cilën marshuan nga fakulteti i tyre drejt ministrisë, ndërsa tubimit iu bash-kuan edhe studentët e fakulteteve të tjera. Në ditën e dytë, protestës së tyre, studentët i kërkuan ministres së Arsimit, Lindita Nikollës, që të përg-jysmojë tarifat studimore, por edhe të përmirësojë kushtet në konvikte. Stu-dentët kundërshtojnë dhe kërkojnë shfuqizimin e vendimit të majit 2018, që sanksionon se nëse janë mbetës duhet të paguajnë nga 670 lekë për çdo kredit për provimet. Studentët gjithashtu kërkojnë që pagesa për tarifën e shkollës të bëhet në janar si çdo vit, jo brenda 15 dhjetorit dhe të jetë me këste, plus kushte më të mira në konvikte. Fillimisht zv/ ministrja e Arsimit Besa Shahini kërkoi një për-faqësi për të negociuar, por studentët refuzuan duke hedhur vezë, bidona dhe sende të tjera drejt ministrisë. Ndërkohë që fill më pas reagoi edhe ministrja Lindita Nikolla, në një deklaratë për mediat, e cila u shpreh se nga viti 2014 deri tani tarifat janë rritur me vetëm 5570 lekë dhe kjo ka prekur vetëm Fakultetin e Gjuhëve të Huaja dhe Shkencave të Natyrës. Ministrja deklaroi se kanë qenë vetë universitetet që kërkuan rritje të tarifave dhe madje më të larta. Mirëpo, studentët nuk kanë mbetur të kënaqur me deklaratën e ministres Nikolla, duke lajmëruar bojkot të mësimit sot në të gjitha fakultetet deri në shfuqizimin e vendimit për tarifën lëndët ku kanë mbetur.

Reagon RamaKryeministri Edi Rama ka

reaguar ditën e djeshme pas pro-testës së studentëve në lidhje me vendosjen e tarifës për provimet e mbartura. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama thotë se VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga universitetet dhe se këto tarifa nuk i përcakton Ministria, por vetë Universiteti. Gjithashtu kryeministri shprehet se asnjë tarifë në Universi-tete nuk është rritur prej vitit 2014

Tabaku: Tarifat e studentëve

u rritën me VKMDeputetja e PD, Jorida Tabaku

reagoi në lidhje me protestën e studentëve para Ministrisë së Ar-simit. Përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa e konsideroi reformën e arsimit si mëmë të të këqijave, Tabaku deklaroi se ajo prodhon ndër të tjera edhe rritje tarifash për studentët. “Mëma e të këqijave sot është reforma e arsimit që prodhon ndër të tjera edhe rritje tarifash për studentët. Kjo reformë qe ogurzezë për studentët dhe ndonëse opozita e kundërshtoi dhe replikoi ashpër me qeverinë sërishmi kokëfortësia dhe makutëria e mazhorancës fitoi. Dy probleme kishte reforma; së pari zh-dukte autonominë e Universiteteve dhe së dyti krijonte të gjitha kushtet që qeveria të shtrenjtojë tarifat për studentët duke shkatërruar kështu arsimin publik në shërbim të intere-save klienteliste private. Nën frymën e këtij ligji 8 muaj më parë kjo qeveri firmosi me VKM rritjen e tarifave për studentët”, deklaroi Tabaku.

Tarifat për studentët, LSI akuza qeverisë

Studentët janë ngritur ditën e djeshme në protesta duke kërkuar anulimin e tarifës për provimet e prapambetura. Ndërkohë që në lidhje me këtë dje ka reaguar edhe deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi. Përmes një statusi në rrjetet sociale, Kërpaçi deklaroi se mbështet studentët dhe u shpreh se qeveria po detyron familjet shqiptare të bëjnë dy pagesa. “Çdo familje shqiptare, qeveria e detyron të bëjë dy pagesa. Pagesën vjetore si dhe pagesën për çdo lëndë në bazë të krediteve. Pra nëse lënda ka 12 kredite 700 lekë krediti= 8400 lekë do të duhet të paguhet për një provim, të cilin e merr apo jo. Çdo familje shqiptare do të detyrohet ta paguajë. Kjo VKM, detyron studentët të braktisin shkollën dhe masivisht të kërkojnë largimin nga Shqipëria. Kjo qeveri mos të marrë para nga xhepat e familjeve shqiptare por ti mundësojë të ardhura universiteteve publike me mekanizma të tjerë nga buxheti I shtetit”, deklaroi Kërpaçi.

dhe se ministrja Nikolla u ka kërkuar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM. “Thjesht e vërteta: 1. Tarifat s’i përcakton ministria po universiteti 2. Asnjë tarifë s’është rritur nga 2014 3. VKM për tarifën e mbetësve është kërkuar nga uni-versitetet 4. Efekti i VKM nis vitin tjetër 5. Ministrja u ka sugjeruar sot universiteteve të konsiderojnë rishikimin e VKM”, deklaroi Rama. Më herët, kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e studentëve para ministrisë së Arsimit. Rama

shprehet se tarifat nuk i vendos min-istria e Arsimit, por universitetet dhe e dyta theksoi ai se nuk është dakord që taksapaguesit të paguajnë shpen-zimet e universitetit për studentet ngelës. “E para ministrja s’është as pa shkollë as me UFO, ndryshe nga çfarë ju mund të keni mësuar nëpër kazanët mediatike, ndërkohë që py-etja ime është: A jeni ju dakord qe t'i paguani ju, pra taksapaguesit, shpen-zimet e universitetit për studentët ngelës? Unë për vete nuk jam dakord e para dhe e dyta, nuk ka asnjë rri-

Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Ermir Dob-jani ishte ditën e djeshme në krah të studentëve në protestën që u mbajt para Ministrisë së Arsimit. Përmes megafonit, Dobjani, i cili ka mbajtur dhe postin e Avokatit të Popullit i bëri thirrje studentëve të vijojnë protestën, madje të bashkohen me banorët që po u prishet banesa për shkak të projektit të Un-azës së Madhe. “Në Ministrinë e Arsimit është vënë

një kriminele jo ministre, sepse vazhdon politikën kriminale të Edi Ramës. Kanë vrarë të gjithë diplo-mat e universiteteve të huaja. Nëse keni vendosur të fitoni të drejtat tuaja nuk bëhen të lutur dhe të puthur, por me bojkotim total të studimeve. Këta nuk njohin logjikë por njohin dhunën. Bashkohuni protestave të atyre që po ua vjedhin shtëpinë, ndryshe nuk ka zgjidhje”, deklaroi Dobjani.

PEDAGOGU THIRRJE STUDENTËVE: BASHKOHUNI

tje tarifash qysh prej vitit 2014, po ka zhurme kazanësh, dezinformim me dashje apo llaf pas llafi, si edhe këmbëngulje nga një pakicë për të mos pranuar zbatimin e reformës që e nxjerr universitetin nga bataku shumëvjeçar”, deklaroi Rama.

Edhe studentët e Universitetit “Aleksander Xhuvani” në Elbasan kanë bojkotuar ditën e djeshme orët e mësimit, duke u shprehur kështu kundërshtimin për tarifën e kred-iteve prej 650 lekë të vjetër vendosur nga ministria Arsimit. Studentët shprehen se protestat do të vijojnë

deri në tërheqje të këtij vendimi. Studentët po mbledhin firma për të shkruar peticionin i cili kërkon 50 mije firma. Ndërkohë ndryshe nga studentët e Tiranës që nuk pranuan asnjë mbështetje politike, deputetët e djathtë ia dolën të marrin pjesë në protestën e Elbasanit.

STUDENTËT PROTESTA EDHE NË ELBASAN E para ministrja s’është as pa shkollë as me UFO, ndryshe nga çfarë ju mund të keni mësuar nëpër kazanët mediatike, ndërkohë që pyetja ime është: A jeni ju dakord qe t'i paguani ju, pra tak-sapaguesit, shpenzimet e universitetit për stu-dentët ngelës?

Page 11: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

GAZETA SOT E Enjte 6 Dhjetor 2018 11

e k o n o m i www.sot.com.al

Bëhet fjalë për taksën e re të ndërtesës, e cila pritet që deri në 2012 të jetë 4 herë më e lartë se ajo aktuale. Një tjetër taksë që do të rritet vitin e ardhshëm do të jetë dhe tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave,

për të cilën qytetarët do të paguajnë 17 % më shumë se në 2018. Po ashtu, tarifa për zënien e hapësirave publike, do t’u kushtojë bizneseve 19% më shumë se ky vit që po mbyllet...

Ja sa do paguajnë qytetarët për parkimin, hapësirën, pastrimin dhe ndërtesat

Veliaj 4-fishon taksën e banesës për qytetarët e Tiranës, zbardhet buxheti i ri i bashkisë, ja taksat e tjera që rriten gjatë 2019-2021

Vitin e ardhshëm, qytetarët e Tiranës do të përballen me një sërë faturash më të larta. Kjo, falë plan-

ifikimit të Bashkisë së Tiranës, për të rritur disa taksa vitin e ar-dhshëm. Bëhet fjalë për taksën e re të ndërtesës, e cila pritet që deri në 2012 të jetë 4 herë më e lartë se ajo aktuale. Një tjetër taksë që do të rritet vitin e ardhshëm do të jetë dhe tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave, për të cilën qytetarët do të paguajnë 17 % më shumë se në 2018. Po ashtu, tarifa për zënien e hapësirave publike, do t’u kush-tojë bizneseve 19% më shumë se ky vit që po mbyllet.

Buxheti 2019 Bashkia e Tiranës ka hartuar

programin buxhetor afatmesëm për periudhën 2019-2021. Sipas relacionit, që pritet të diskutohet në mbledhjen e ardhshme të Këshillit Bashkiak, të ardhurat që pritet të mbledhë vetë Bashkia pritet të arri-jnë në 13.4 miliardë lekë (ose rreth 105 milionë euro). Me një rritje prej 3% në raport me pritshmërinë e 2018. Së bashku me fondet e pa-kushtëzuara që merr nga qeveria qendrore, buxheti në dispozicion i bashkisë pritet të arrijë në 18.3 miliardë lekë, ose 145 milionë euro. Tre taksat e tarifat që pritet sjellin më shumë të ardhura në buxhetin e Bashkisë janë taksa e ndikimit në infrastrukturë (30%), e ndërtesës (17%) dhe tarifat e pastrimit (15%).

Taksat që rriten Për taksën e re të ndërtesës,

familjet do paguajnë katër herë më shumë deri në 2021. Për kategorinë e ndërtesave që shfrytëzohen për banim, sipas udhëzimeve të Minis-trisë së Financave dhe Ekonomisë, aplikimi i taksës sipas sistemit mbi bazë vlere, do të fillojë në janar 2019. Sipas relacionit, për Bashkinë e Tiranës do të vijojë të jetë Drejto-ria e Taksave Vendore, struktura që do të arkëtojë detyrimin e kësaj takse nga subjektet që realizojnë aktivitet ekonomik në territorin e Bashkisë së Tiranës, ndërsa për detyrimet e kategorisë familjare do të përzgjidhet Agjenti Tatimor bren-

Festat, APP urdhër institucioneve: S’ka tenderë për dreka e darka

Rriten kostot e prodhimit në korrik-shtator, rritje vjetore me 2.8%

Asnjë institucion shtetëror nuk duhet të hapë tendera që kanë si objekt prokurimi drekat apo darkat festive. Urdhri vjen nga Agjencia e Prokurimit Publik, në prag të festive të fundvitit, duke u bazuar në praktikat e viteve të kaluar, ku shumë institucione përdornin fondet publike për organizimin e këtyre aktiviteteve. “Autorite-tet kontraktore duhet të mbajnë në konsideratë mirëpërdorimin e fondeve publike si një ndër pa-rimet kryesore të legjislacionit të prokurimit publik me qëllim plotësimin e nevojave konkrete

të tyre dhe uljen e shpenzimeve proceduriale”, thuhet ndër të tjera në dokumentin e APP-së që mban datën 4 dhjetor 2018. Ky është viti i dytë që Agjencia e Prokurimit Publik tërheq vëmendjen e institucioneve për këto lloj tenderësh. Një praktikë e ngjashme u ndoq edhe vitin e kaluar, ku përveçse u kërkua që të mos hapeshin procedura të tilla, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në datën 28 dhjetor 2017 njoftoi se Thesari do të bllokonte ekzekutimin e të gjitha pagesave për objekte të tilla prokurimi.

Në tremujorin e tretë të vitit 2018, indeksi i çmimeve të prodhimit arriti 104,0, duke u rritur me 2,8 %, në krahasim me tremujorin e tretë 2017. Sipas INSTAT, rritjen më të madhe vjetore e kanë shënuar çmimet e prodhimit në seksionin “Industri nxjerrëse” me 20,2 %. Brenda kësaj industrie vihet re rritja e çmimeve të prodhimit të produkteve në nxjerrjen e naftës bruto dhe gazit natyror me 33,8 %. Çmimet e prodhimit në aktiv-itetet e “Industrisë përpunuese” kanë shënuar ulje me 1,0 %, krahasuar me tremujorin e

tretë 2017. Ndikimin kryesor në këtë ulje e kanë dhënë çmimet e prodhimit të produkteve në ak-tivitetin “Prodhimi i produkteve minerale jo metalike” me 0,6 %, “Përpunimi i produkteve ushqi-more” me 2,9 %, “Metalurgjia” me 0,9 % dhe “Konfeksionimi i veshjeve” me 1,2 %. Indeksi i çmimeve të prodhimit për pro-duktet vendase arriti 101,3, duke u rritur me 1,9 %, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2017. Indeksi i çmimeve të eksportit arriti 108,9, duke u rritur me 4,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2017.

Raporti i BSH, kreditë me probleme iu rikthyen rritjes në tetor

Huatë që nuk kthehen prej më shumë se tre muajsh në banka, kanë shënuar rritje në tetor, pas dy muajsh kur tendenca e tyre kishte qenë në rënie. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, niveli i kredisë me probleme arriti në 13.02% të totalit të huasë në vend. Në raport me muajin e mëparshëm, ky tregues është rritur lehtë, teksa kishte qenë stabël në 12.89% në gusht dhe shtator. Megjithatë në kra-hasim me janarin, kur huatë me probleme ishin 13.45% e totalit, treguesi është në

rënie. Rënia e kredisë është një nga arsyet që ndikoi në përkeqësimin e portofolit të huasë me probleme (pasi ai matet në raport me totalin e huasë). Sipas të dhënave të mëparshme të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë dhënë për ekonominë zbriti në 532 miliardë lekë në tetor, me një rënie prej 2.5 miliardë lekësh në raport me muajin e mëpar-shëm. Në raport me janarin 2018, stoku i huasë është reduk-tuar me 18 miliardë lekë, duke treguar për një stanjacion të huadhënies në ekonomi.

da muajit dhjetor 2018, nëpërmjet vendimit të posaçëm për këtë qël-lim. Në vitin 2019, të ardhurat nga taksa e ndërtesës janë parashikuar në vlerën 2.4 miliardë lekë, nga 1.78 miliardë lekë që është pritshmëria për 2018-n, me një rritje prej 34%. Pas taksës së infrastrukturës, ky është zëri i dytë që sjell më shumë të ardhura në buxhet, me rreth 18% të totalit. Rritja më e ndjeshme par-ashikohet për familjarët, nga 220 milionë lekë, që pritet të mblidhen në 2018-n, në 510 milionë lekë në 2019-n. edhe në vitet e ardhshme, fatura do të jetë gjithnjë e më e

shtrenjtë, pasi të ardhurat nga kjo taksë nga familjarët pritet të arrijnë në 900 milionë lekë në 2021, me një rritje më shumë se 4 herë, në raport me atë që pritet të paguajnë deri në fund të këtij viti. Ndërkohë, vrulli i ndërtimeve pritet të vijojë edhe në 2019-n. Bashkia Tiranë parashikon që të mbledhë nga taksa e ndikimit në infrastrukturë nga lejet e ndër-timit rreth 4 miliardë lekë, me një rritje prej 8% në raport me atë që pritet të mblidhet në 2018-n. Kjo taksë, e cila u rrit me një vendim të vitit 2015, nga 4% e kostos në 8% të çmimit të shitjes për apartamentet

e banimit, i siguron Bashkisë rreth 30% të të ardhurave të veta. Nga taksa e tabelës pritet të arkëtohen 400 milionë lekë në 2019-n, me rritje 15% me bazë vjetore. Taksa e arsim-it do t’i sjellë bashkisë 860 milionë lekë në 2019-n, 36% e së cilës do të paguhet nga familjarët dhe pjesa tjetër nga biznesi. Nga Taksa mbi kalimin të drejtës pronësisë për pasuritë e paluajtshme pritet të arkëtohen rreth 300 milionë lekë, pa ndryshime nga një vit më parë. Nga Tarifa e pastrimit dhe largimit të mbeturinave pritet të mblidhen rreth 2.1 miliardë lekë, duke qenë

zëri i tretë më i rëndësishëm pas taksës së infrastrukturës, që i sigu-ron më shumë të ardhura Bashkisë. Në raport me 2018-n, bizneset dhe familjarët do të paguajnë 7% më shumë. Si tarifa për zënien e hapësirave publike, bizneset do të paguajnë 420 milionë lekë, 19% më shumë se ky vit që po mbyllet. Sakaq, teksa parkimi në kryeqytet bëhet gjithnjë e më shumë një mision i vështirë, ai është dhe më i shtrenjtë. Në 2018-n, përdoruesit e automjeteve kanë paguar 440 milionë lekë (3.5 milionë euro) për të parkuar. Në 2019-n, Bashkia pret të arkëtojë 420 milionë lekë nga parkimi, me një rënie të lehtë të raport me pritshmërinë e këtij viti.

Shpenzimet Sa i përket shpenzimeve, ndër

projektet kryesore të bashkisë janë ndërtimi i 17 shkollave me partner-itet publik privat, të ndarë në 4 lote, sipas zonave gjeografike. Sipas rela-cionit, aktualisht ka përfunduar pro-cesi i përzgjedhjes dhe është lidhur kontrata për fillimin e punimeve për Lotin 1, i cili parashikon ndërtimin e pesë shkollave të reja, tre 9 vjeçare dhe dy të mesme, në Njësitë Ad-ministrative Nr.9 dhe Nr.11. Tjetër projekt është pylli orbital, që plan-ifikon mbjelljen e 2 milion pemëve në këtë brez të ri të gjelbër të qytetit. Rrjeti Minimal i Biçikletave krijon një skelet me korsi të dedikuara dhe të veçuara nga trafiku për qytetarët që përdorin biçikletën si mjetin kryesor të lëvizjes së përditshme. Terminali perëndimor parashikohet të përballojë fluksin e autobusëve dhe furgonëve që hyjnë në Tiranë nga qytetet jugore, veriore dhe veri-lindore. Plani i ri i Përgjithshëm Vendor i Tiranës par-asheh një qytet me 5 qendra të reja urbane në Kombinat, Kinostudio, Laprakë, tek Bulevardi i ri si dhe në Shkozë. Ndërtimi i Bulevardit Verior të Tiranës dhe Punimet Civile Përkatëse, Rehabilitimi i Lumit të Tiranës, Kopshti Zoologjik, trans-formimi i Piramidës në një qendër që përzien artin, kulturën, teknolog-jinë e informacionit dhe edukimin, janë disa nga projektet e tjera.

Page 12: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

GAZETA SOT12 E Enjte 6 Dhjetor 2018

6,7,9,10,12,13,14,18,19,20,21,24

d o s s i e r www.sot.com.al

CIA: Ja si Enver Hoxha kapi sistemin e drejtësisë në vend, gjyqet ndaj të akuzuarve farsë, vendimet i merrnin sekretarët e partisë

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraBABË E BIR AKUZOHEN PËR DISA VJEDHJE TË TJERA NË LEZHËAmerikanët japin detaje se si funksiononte Brigada e Sigurimit

CIA u ka kushtuar një hapësirë proceseve gjyqësore që zhvil-loheshin gjatë regjimit komu-nist. Sipas një dokumenti të

deklasifikuar, çdo gjykatës konsultohej me sekretarin e partisë përpara se të jepte vendimin. Nga ana tjetër, roli i avokatit ishte minimal.

Shtator 1953Kushtet e shërbimit

në Brigadën e SigurimitTë rekrutuarit dhe oficerët e

brigadës së Sigurimit nënshkruajnë për tre vjet shërbim. Regjistrimet vullnetare janë të pakta dhe shumë pak ushtarë mbeten në brigadë pas plotësimit të periudhës së shërbimit. Anëtarët e tru-pave marrin njëzet ditë pushimi në vit, ndërsa oficerët e përhershëm marrin një muaj leje nga komanda e batalionit, e cila kërkon aprovim nga komanda e brigadës. Paga e një oficeri është 4.500 lekë në muaj, komandanti i kompanisë merr 5.000 lekë në muaj ndërsa koman-danti i batalionit 6.200 lekë. Ushqimi i trupave është i përshtatshëm dhe thua-jse i njëjtë për të gjithë. Kur nuk ka çaj për mëngjes, ai zëvendësohet me djathtë ose marmalatë. Çdo anëtar i Brigadës merr 25 kupona veshjesh në çdo tre muaj, si për oficerët dhe ushtarakët e thjeshtë. Deri pak kohë më parë brigada përdorte uniforma britanike në dimër dhe sovjetike në verë. Kur moti është i thatë brigada përdor këpucë të lehta gome, të cilat ndërroheshin me të reja sa herë që konsumoheshin. Çdo ushtar merr një dyshek kashte dhe tre batani-je, pa çarçafë. Oficerët kishin dhoma fjetjeje të ndara nga ushtarët. Programi i përditshëm: Zgjimi në ora 05.00, larja dhe rregullimi i krevateve deri në 05.30, informacioni politik dhe kritikat ndaj ushtarëve 05.30-05.45, mëngjesi 05.45-06.00. Në ora 06.00 niste stërvitja, e cila bëhej ose në terren ose sipas programit të mëposhtëm: 2 orë qëllim në shën-jestër, 2 orë stërvitje taktike, 2 orë tak-tika lufte guerile, 2 orë manovra sulmi malore. Pjesa tjetër e kohës ndryshonte sipas rasteve ose një nga lëndët zgjatej deri në 4 orë. Dreka dhe pushimi zgja-sin nga ora 12.00 deri në 14.00. Mësimi politik 14.00 deri në 16.00. pas kësaj kishte 20 minuta kohë për pastrimin e armëve. Të gjitha stërvitjet bëheshin sipas mënyrave sovjetike. Zakonisht nga ora 16.00 deri në 18.00 oficerët flisnin në lidhje me stërvitjen e ditës dhe merrnin mësime nga komandanti. Njësitë e brigadës inspektoheshin çdo javë nga komandanti i batalionit, ndërsa komanda e brigadës inspektonte një herë në muaj. Kompania ka gjashtëdh-jetë ushtarë e oficerë të regjistruar, të armatosur me automatikë gjermanë e sovjetikë. Çdo ushtar ka dy granata dore sovjetike. Rezervat e armëve dhe municioneve në depo janë të ulëta.

Shkurt 1954Organizimi gjyqësor

Ministri shqiptar i Drejtësisë është Bilbil Klosi, kreu i personelit është Irfan Delli, seksioni ligjor drejtohet nga Koz-ma Toçi, me inspektorë Londo Shorri, Irkli Nocka dhe Laver Grapsha. Organi më i fuqishëm është Gjykata e Lartë e cila merr në shqyrtim vendimet e gjykatave të rretheve dhe përbëhet nga

presidenti dhe dy anëtarë të emëruar nga qeveria. Gjykatat e rretheve kanë më shumë punë dhe personel, si sek-retarë dhe thërritësa. Ato gjykojnë rastet kriminale si vrasje vjedhje e grabitje, që sillen nga prokuroria, si dhe çështje civile si ndarje pronash, divorce apo padrejtësi ndaj personit. Kryetari dhe gjykatësit zgjidhen nga populli prej listës së ministrit të Drejtësisë. Gjykatësit dhe prokurorët nuk zgjidhen detyrimisht sipas kritereve, dhe shumë prej tyre kanë mbaruar vetëm shkollën fillore. Prokurorët e rretheve emërohen nga zyra e Tiranës, e cila gjithashtu ekzami-non vendimet e tyre. Prokurorët ngrenë akuzat ndaj të akuzuarve dhe gjyqtarët zakonisht ndjekin kërkesat e proku-rorisë, sidomos në rastet e akuzave politike të deviacioni, kabotazhit apo krime kundër shtetit. Zakonisht gjyqet janë publike përveç rasteve të rralla sipas vendimit të qeverisë. Në çështjet kriminale mbrojtja e të akuzuarit dhe dëshmitarët njoftohen se kur duhet të paraqiten. Megjithëse avokati mbrojtës duhet të mbrojë të drejtat e të akuzuarit, kjo ndodh vetëm në çështjet e parëndë-sishme. Në raste serioze avokatëve u këshillohet se deri ku duhet të shkojnë me mbrojtjen e tyre. Faktorë të tjerë që ndikojnë janë klasa shoqërore e të akuzuarit, anëtarësia në parti, apo nëse ka kryer shërbimin ushtarak. Në shumë raste gjykatësit takohen me Sekretarin e Partisë para se të japin vendimin në çështjet e rëndësishme. Përveç vrasjeve dhe krimeve kundër shtetit, ka dhe krime të tjera që dënohen me vdekje si për shembull shpërndarja e fletush-kave, dëmi i rëndë ndaj pronës së shteti, kabotazhi, grabitja apo keqpërdorimi i pronës së shtetit nga 80 deri në 100 mijë lekë. Gjykatat ushtarake formohen nga zyrtarë të forcave të armatosura dhe gjykojnë çështjet si tradhtia, kabotazhi dhe krime kundër shtetit. Këto gjykata ngrihen vetëm në qytetet e mëdha. Krerët e gjykatave ushtarake janë Mustafa Iliazi në Tiranë, Perlat Caga në Gjirokastër, Islam Blushi në Krujë dhe Mico Gramatikos në Sarandë. Pas vendosjes së regjimit komunist të gjithë ligjet e vjetra janë zëvendësuar. Kodi

i ri penal bazohet në modelin sovjetik dhe administrohet sipas urdhrave dhe dekreteve të partisë. Ligjet nganjëherë modifikohen sipas ndryshimeve në kodin sovjetik dhe studentët e juridikut dërgohen rregullisht në BRSS për të mësuar metodat sovjetike.

Mars 1952Puna e propagandës

në LushjeZëri i Popullit

Organizata e partisë në Lushnje mbajti një takim për të analizuar punën e propagandës dhe metodat për përmirësimin e saj. Në të u theksua se zyrtarët nuk kishin arritur të merrnin masat e nevojshme për suksesin e punës së propagandës. Në fjalën e tij shoku Apostol Vezuli, sekretari i dytë i partisë, tha se jo vetëm ai por dhe sek-retari i parë nuk kishin arritur t’i jepnin rëndësinë e duhur çështjes së propa-gandës dhe punës ideologjike. Dobësitë kryesore të sistemit arsimor dhe në organet e partisë së Lushje ka qenë prej kohësh mungesa e disiplinës. Sekretari i partisë Mihal Bisha pranoi në fjalën e tij se disiplina kishte qenë e dobët dhe pjesëmarrja në kurset e instruktimit ka qenë e ulët. Ai tha se anëtarët e partisë nuk kishin marrë pjesë rregullisht në kurse në zonat e Golemit dhe Imeshtës, dhe se gjithashtu zyrtarët nuk kishin organizuar si duhet kurset e studimit. Mangësitë disiplinore shin raportuar si në shkollat politike dhe në kurset edukative të partisë, pra dhe nga ana e studentëve dhe e propagandistëve. Në mbledhje u kritikuan propagandistët Raqi Daka dhe Hysen Shefkiu si dhe të tjerë. Qemal Staka, sekretari aprtisë së fshatit Cerme tha: Raqi Daka ka mndur në shkollën edukative katër herë rresht, prandaj ai nuk meriton të quhet propagandist. Ai ka frikë nga kritika dhe gjithmonë përpiqet të ndryshojë temë kur dikush tenton ta kritikojë”. Në mbledhje u theksua se propagandisti duhet të jet një figurë qendrore në sistemin edukativ të partisë. Detyra e tij është të indoktrinojë radhët e partisë me idealet e marksizëm-leniniz-mit. Por ai nuk mund ta bëjë këtë nëse partia e ngarkon dhe me disa detyra të tjera shtesë. Në diskutimin e tij Petro Culi, sekretari i partisë i kooperativës së Kamishtaj, kritikoi komitetin e partisë që kishte ngarkuar propagandistin Sotir Koçi me disa funksione të tjera të parëndësishme. Si rezultat i kësaj shkolla politike e partisë kishte humbur efek-tivitetin. Puna propagandistike kërkon

shumë përgatitje prandaj detyrat e tjera duhet të evitohen. Shoku Gori Naço, in-struktor i agjitacion/propagandës, kritikoi Feim Demin, propagandist i shkollës politike të kooperativës së Sarave, i cili kishte qenë duke përgatitur mësimin në kohën që studentët e prisnin për të nisur mësimin. Kritika u bënë gjithashtu ndaj organizatave të partisë në Karbunarë, Stan-Karbunarë dhe Qerret i Ri, për mangësitë në interesin për shkollën politike të partisë. Edukimi partiak kishte dështuar në fokusimin e vëmendjes te lufta ndaj kulakëve. Kjo mangësi i reflektua në fjalën e sekretarit Pirre i cili tha “Në fshatin tonë nuk ka kulakë”. Por një pohim i tillë tregon sesa infektive ka qenë puna e partisë për propagandën në rrethin e Lushnjes.

12 tetor 1967Mesazh sigurie

Në dosjet tona mundëm të gjenim vetëm informacione të cekëta mbi per-sonat e përmendur në paragrafit 1, por që duket se konfirmojnë përfshirjen e tyre në masa të ndryshme në aktivitetet kundër shtetit të Shqipërisë. Nuk ka informacione se ata punonin me Destan Berishën por duket se shumica e ag-jentëve të këtij aktiviteti e njihnin njëri-tjetrin. Nuk ka tregues se këta persona punojnë kundër Jugosllavisë por kanë kaluar aty pas lëshimit me parashutë në Shqipëri, dhe gjatë rrugës për në Greqi. Ata kanë qenë në dorë të autoriteteve jugosllave prandaj autoritetet janë me siguri në dijeni të misioneve të tyre, dhe gjithashtu të faktit se nuk kanë si objektiv Jugosllavinë. Dokumentet mbi Berishën tregojnë se ka nivel të ulët inteligjence, dhe ka qenë i interesuar për krijimin e grupeve të rezistencës në Shqipëri. Për një periudhë kohe ai ka qenë mendërisht i papërshtatshëm për t’u pranuar në pro-gramin e emigrantëve.

Të dhëna mbi subjektetHajredin Vuçiterna, i njohur ndryshe

si Qerim Zymeri, ka lindur më 10 gusht 1915 në Beliç, Shqipëri. Është larguar nga Shqipëria në gusht 1946 pë të shkuar në Greqi, dhe në 1948-ën për në Itali. Ai është rekrutuar nga CIA dhe është parashutuar në Shqipëri në vitin 1949. Misioni ishte i pasuksesshëm dhe ai u arratis për në Jugosllavi, ku e vendosën në arrestim mbrojtës. Më tej u rekrutua nga UDB dhe pasi arriti në Trieste u bë gjithashtu agjent i CIAs dhe u drejtua kundër Mihailo Pop-oviç, në ambasadën jugosllave atje. Pas shtatorit 1954 nuk ka më të dhëna për të. Shaqir Kabashi, i lindur më 14 maj 1927, në Gjilan të Kosovës. Ai është rekrutuar në kampin grek të refugjatëve shqiptarë në Lavrion në maj 1951. Është trajnuar si operator radio dhe ka marrë pjesë në tre misione tonat në Shqipëri. Ka përfunduar misionin në dhjetor 1952 dhe tani jeton në Nju Jork si shtetas amerikan. Baqir Bajgora, i lindur në 15 korrik 1915 në Prishtinë të Kosovës. Shkoi në Shqipëri nga Jugosllavia në vitin 1930 për të pun-uar si fermer në zonën e Fierit. Hyri në Itali si refugjat në vitin 1949. U rekrutua prej nesh në Romë në nëntor 1950 dhe u parashutua në Shqipëri në 25 qershor 1951. Mbaroi misionin në 1952. Ahmet Kabashi, vëllai i Shaqir Kabashit, i lindur në 1925 në Kosovë. Nuk ka të dhëna të jetë përdorur nga CIA në Shqipëri por është trajnuar për misione të tilla.

Kryetari dhe gjykatësit zgjidhen nga populli prej listës së ministrit të Drejtë-sisë. Gjykatësit dhe prokurorët nuk zgjid-hen detyrimisht sipas kritereve, dhe shumë prej tyre kanë mba-ruar vetëm shkollën fillore. Prokurorët e rretheve emërohen nga zyra e Tiranës, e cila gjithashtu ekz-aminon vendimet e tyre. Prokurorët ngrenë akuzat ndaj të akuzuarve dhe gjyqtarët zakonisht ndjekin kërkesat e prokurorisë, sidomos në rastet e akuzave politike të deviacioni, sabotazhit apo krime kundër shtetit...

Page 13: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

6,7,9,10,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 6 Dhjetor 2018 13

r a j o n & b o t e www.sot.com.al

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNATO i bashkohet Serbisë e Rusisë kundër formimit të ushtrisë së Kosovës

Andi LAMKO

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, iu bashkua dje zërave të shumtë nga Serbia që paralajmëruan

Prishtinën kundër transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, një natë pas njoftimit të qeverisë se procesi do të nisë këtë muaj. Stoltenberg tha se Kosova do të vuajë “pasoja serioze” nëse vazhdon me krijimin e ushtrisë, pasi procesi po kryhet në një moment të papërshtatshëm dhe pa u respektuar procedurat. Më herët kryeministri Ramush Haradinaj kishte hedhur poshtë kërcënimet serbe kundër ushtrisë, duke i quajtur propagandë. Kreu i Aleancës Veri-atlantike bëri komentet e ashpra në fund të takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të NATO-s, ku u diskutua për Ballkanin Perëndimor. “Kjo shkon përtej këshil-limeve të shumë zyrtarëve të NATO-s, dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ardhshëm të Kosovës në proceset euroatlantike. Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë NATO do ta rishqyrtojë angazhimin e saj rreth Kosovës”, tha Stoltenberg në para-lajmërimin e qartë, duke iu referuar njoftimit të autoriteteve të Kosovës se tri ligjet për nisjen e procesit pritet të miratohen në Kuvend më 14 dhjetor.

Haradinaj: Ushtria, për të ruajtur paqen

Kryeministri Ramush Haradinaj iu kundërpërgjigj më herët deklarat-ave të politikanëve serbë lidhur me

Bullgaria refuzon paktin global të OKB për emigracionin

Senatorët e SHBA për vrasjen e Khashoggit: Fajtor, princi saudit

Qeveria e Bulgarisë njoftoi dje se nuk do të bashkohet në paktin e Kombeve të Bashkuara për emigracionin, i cili pritet të miratohet këtë muaj. "Qeveria ka vendosur që Bullgaria të abstenojë nga bashkimi në Pa-ktin Global për Emigracion të Sigurt e të Rregullt," thuhej në deklaratën e qeverisë. Bullgaria nuk do të dërgojë përfaqësues në konferencën e posaçme të 10-11 dhjetorit në Marrakesh, Marok ku akordi do të pranohet formalisht, dhe gjithashtu do të abstenojë në votën e Asamblesë

së Përgjithshme të OKB për konfirmimin e tij, tha qeveria. Akordi jo-detyrues përcak-ton 23 objektiva për hapje të emigracioni të ligjshëm dhe menaxhimit më të mirë të fluksit të emigracionit, në një kohë kur numri i njerëzve që zhvendosen në të gjithë botën ka arritur në 250 milionë ose rreth 3 për qind e popullatës globale. Pakti është braktisur tashmë nga SHBA dhe disa vende të tjera me politika të përgjithshme anti-emigracion si Hungaria, Austria, Polonia, Çekia, Slovakia e Australia.

Senatorë amerikanë janë shprehur dje të bindur, pas një seance private konsultimi me CIA, se princi i kurorës së Ara-bisë Saudite ka rol në vrasjen e gazetarit Jamal Khashoggi. Në sulmin më të ashpër, senatori Lindsey Graham tha se kishte besim se Mohammed bin Salman ishte bashkëfajtor në vrasjen e Khashoggit. Republikani nga Karolina e Jugut e përshkroi princin saudit si një “shkatër-rimtar”, “të çmendur” dhe “të rrezikshëm”. Në Arabi, ndërkohë, janë akuzuar 11 persona si të dy-

shuar apo të përfshirë në vrasjen, por mohojnë me këmbëngulje që princi i kurorës të ketë qenë i përfshirë. Pjesëtarë të Komitetit të Marrëdhënieve të jashtme në Senat folën hapur pas seancës informuese me drejtoreshën e CIA-s, Gina Haspel. “Nuk ekziston vetëm një provë e pakundërshtueshme inkrim-inuese, por prova sharrimi”, tha Graham duke iu referuar copëtimit (gjymtimit) të preten-duar të Khashoggit në Konsul-latën saudite në Stamboll, në muajin tetor.

Mbyllja e aeroportit të Prishtinës, mesazhe false të Serbisë

Autoritetet kosovare thanë se aviacioni Civil i Serbisë ka përdorur propagandë për të dëmtuar Aeroportin e Kosovës Adem Jashari, duke u kanë shkruar mesazhe operatorëve ajrorë se Aeroporti i Prishtinës është mbyllur dhe nuk jepen leje për trafikun ajror. Kjo ka shkak-tuar anulime të fluturimeve të rezervuara në Prishtinë, deri në përgënjeshtrimin e autoriteteve vendase. Driton Hyseni, menax-her i planifikimit të fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ka thënë se Avioni

Civil i Serbisë po mundohet të shkaktojë pasiguri dhe huti tek operatorët ajror. “Ata po mundo-hen të shkaktojnë pasiguri dhe huti tek operatorët, të cilët na kanë shkruar dhe na kanë pyetur se a është duke punuar Aeroporti Adem Jashari. Ne jemi kujdesur që t’u kthejmë përgjigje dhe t’i njoftojmë se gjithçka është në rregull në Aeroportin tonë dhe se të gjitha ato janë shpifje nga ana e tyre”, ka thënë Hyseni, duke shtuar se është sqaruar keqkuptimi i shkaktuar nga Avioni Civil i Serbisë.

Operacioni ndërkombëtar kap dhjetra mafiozë

të 'Ndrangheta’ Policia ka arrestuar dje dhjetra

gangsterë të dyshuar në Evropë dhe Amerikën e Jugut, në një operacion masiv të koordinuar ndërkombëtar kundër klanit famëkeq mafioz ital-ian 'Ndrangheta’. Rreth 90 njerëz të akuzuar për trafik drogash, pastrim parash e krime të dhunshme, janë arrestuar në aksione të ndryshme në Gjermani, Itali, Belgjikë, Hollandë dhe Suriname. Në operacion u sekues-truan rreth katër ton kokainë, 120 kg tableta ekstazi, dhe dy milionë euro në para të thata nga katër vendndodhje.

Maqedoni, arrestohet ish-shefi i shërbimit sekret, Atanasovski Një gjykatë në Shkup dha parabur-

gim prej tridhjetë ditësh për ish-dre-jtorin e shërbimit sekret, Vladimir Atanasovski, i akuzuar si i përfshirë në ngjarjet e dhunshme të 27 prillit të vitit 2017 në parlamentin e Maqedonisë. Atanasovski u arrestua pas dëshmisë së dhënë në gjykatë nga dy vëllezërit Mlladenovski, të cilët drejtuan gishtin nga ish-shefi i shërbimit sekret, si organizator i ngjarjeve. Atanasovski ngarkohet për veprën penale “bashkim me qëllim të veprimit armiqësor”.

Shpërthen karburanti në Itali, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur sot në Italinë qendrore, në autostradën Salaria, në provincën Ri-eti, që ka shkaktuar vdekjen e të pa-ktën dy personave, një prej të cilëve zjarrfikës jashtë detyre që erdhi për të ndihmuar kolegët. Një autobot me karburant ka shpërthyer në një pikë karburanti pranë Borgo Quinzo, duke lënë gjithashtu 15 persona të plagosur. “Dëgjuam një shpërthim të fuqishëm. Nuk kemi parë kurrë një gjë të tillë”, thanë banorët lokalë.

Presidenti rus Vladimir Putin ka reaguar ndaj kërcënimit të SHBA për largim nga pakti i armëve i Luftës së Ftohtë, duke thënë se Rusia do të ndërtojë raketa të reja nëse SHBA e bën këtë. Komentet vijnë pas akuzave të një dite më nga SHBA në një takim të Nato-s se Rusia ka shkelur Traktatin e Raketave të Rangut të Mesëm, të nënshkruar në 1987 nga SHBA e BRSS. Putin tha se akuzat janë një jus-tifikim që SHBA të heqë dot nga akordi kufizues. "Duket se partnerët tanë amerikanë besojnë se situata ka ndryshuar aq shumë, saqë duhet të kenë patjetër këtë armë. Cila është përgjigja jonë? Është e thjeshtë. Nëse ata ndërtojnë raketa, këtë do të bëjmë edhe ne”, tha ai. Një ditë më parë edhe NATO akuzoi formalisht Rusinë se po shkelte traktatin.

Sindikatat e punës dhe fermerët francezë i janë bashkuar dje lëvizjes kombëtare të protestave kundër presidentit Emmanuel Macron, teksa lëvizjet e qever-isë për plotësimin e kërkesave nuk kanë arritur të shuajnë vrullin e demonstratave. Protestat e "jelekëve të gjelbër" nisën prej ngritjes ës pritur të çmimit të karburanteve, por pas përuljes së kryeministrit Edouard Philippe duke pezulluar masën, protestuesit po kërkojnë shumë më tepër. Studentët ndezën zjarre jashtë shkollave të mesme për të protestuar ndaj një sistemi të ri e më të shtrenjtë të aplikimit në univer-sitete, ndërsa bizneset e vogla bllokuan rrugët për të protestuar ndaj taksave. Pensionistët gjithashtu kanë marshuar sot kundër asaj që konsiderojnë si elitizëm dhe neglizhencë e presidentit të tyre.

Presioni SHBA, Putin: Nëse SHBA ndërton raketa, atë do bëjmë edhe ne Francë, sindikatat refuzojnë qeverinë, i bashkohen protestave

Të gjithë kundër ushtrisë së Kosovës/ Stoltenberg: Transformimi

i FSK në Ushtri, pasoja serioze

rrezikun që sipas tyre vjen nga formi-mi i Ushtrisë së Kosovës. Gjatë një vizite në Plemetin, ai tha se Kosova po e formon ushtrinë për ruajtjen e paqes, e jo për ta okupuar territorin e saj në veri. Ai shtoi se Serbia po bën propagandë. Megjithëse nuk i vuri shumë rëndësi paralajmërimeve të Serbisë e më vonë dhe të Rusisë, me siguri kryeministri do të jetë menduar dy herë pas prononcimit të Stoltenberg. Paralajmërimi serb erdhi nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç, e cila tha se shpreson që Serbia nuk do të ketë nevojë ta përdorë ushtrinë, por shtoi se një op-sion i tillë është në tavolinë. “Shpresoj që kurrë nuk do të kemi nevojë ta përdorim ushtrinë tonë, por në këto momente një opsion i tillë është në ta-volinë, pasi nuk mundemi të lejojmë një pastrim të ri etnik dhe stuhi tjera”, ka deklaruar Brnabiç para gaze-

tarëve në Beograd . “Kur një vend e di se keni ushtri të fortë, atëherë duhet të ulen dhe të bisedojnë me ju”, ishte shprehur kryeministrja serbe.

Rusia: Shkelje e Rezolutës 1244Ministria e Jashtme e Rusisë

tha dje se njoftimi i autoriteteve kosovare për vitin e ligjeve të ush-trisë më 14 dhjetor Parlamenti do të votojë ligjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura, duke thënë se “zbatimi i planeve të Kosovës për të formuar Forcat e Armatosura do të ishte shkelje e hapur e Rezolutës së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e çështjes së Kosovës”. “Prishtina ka njoftuar se planifikon të miratojë vendimin për krijimin e forcave të armatosura të Kosovës më 14 dhjetor. Ky hap do të ishte shkelje e drejtpërdrejtë e Rezolutës 1244, që është dokumenti

i vetëm ligjor ndërkombëtar për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Re-zoluta parasheh vetëm vendosjen e trupave shumëkombëshe në rajon, të kontrolluara ndërkombëtarisht”, tha Ministria e Jashtme ruse, transmeton agjencia TASS. Sipas saj, Prishtina po bëhet gati të ndërmarrë edhe një “tjetër hap destabilizues dhe provokues” pas vendosjes së taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnja. Autoritetet e Kosovës kanë paralajmëruar se, më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës do t’i votojë projektligjet që e transformo-jnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në forcë me kapacitete ushtarake.

Kjo shkon përtej këshillimeve të shumë zyrtarëve të NATO-s, dhe mund të ketë pasoja serioze për integrimin e ard-hshëm të Kosovës në proceset euroatlan-tike. Nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë NATO do ta rishqyrto-jë angazhimin e saj rreth Kosovës...

Page 14: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

GAZETA SOT14 E Enjte 6 Dhjetor 2018

6,7,9,10,12,13,14,18,19,20,21,24

k r o n i k e www.sot.com.al

Aksident në aksin Peqin-Elbasan, rëndë 28-vjeçariNjë aksident ka ndodhur mesditën e djeshme në fshatin

Papër të Elbasanit, ku një 26-vjeçar ka aksidentuar me kamion një këmbësor. 26-vjeçari me iniciale K. Sh., banues në fshatin Bra-dashesh, është shoqëruar në Komisariatin e Policisë në Elbasan, ndërsa këmbësori i aksidentuar me iniciale I. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Valas është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime nga bluzat e bardha të spitali kirurgjik në Elbasan, thonë se 28-vjeçari, i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore nën kujdesin e mjekëve. Pas aksidentit grupi hetimor shkoi menjëherë në vendngjarje dhe nisi punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit. “Në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër, Elbasan, shtetasi K. Sh., 26 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan, duke drejtuar mjeti kamion me targa AA 549 HL, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I. Q., 28 vjeç, banues në fshatin Valas Elbasan, i cili u transportua në Spitalin e Elbasanit, për ndihmën mjekësore”, sqaroi zyrtarisht policia

Aksident në Pogradec, “Fordi” përplas 75-vjeçarin

Një aksident i rëndë ka ndodhur dje në Pogradec, ku një i moshuar ka mbetur i plagosur pasi është përplasur nga një makinë. Sipas policisë mësohet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 11:45 në aksin rrugor Korçë-Pogradec, ku drejtuesi i mjetit tip “Audi” Fiordi Miminllari ka përplasur shtetasin me inicialet N. H., 75 vjeç. Bëhet e ditur se i plago-suri 75 vjeçar është dërguar menjëherë në Spitalin rajonal të Pogradecit, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit ndërsa shoferi është shoqëruar në Komisariatin e policisë në Pogradec. Mbeten të paqarta shkaqet e aksidentit, ndërkohë marrja në pyetje e drejtuesit të mjetit po merret në pyetje për të mësuar më shumë rreth këtij aksidenti. Për këtë ngjarja policia ngriti dhe një grup hetimor i cili po punon për zbardhjen e këtij aksidenti, i cili fatmirësisht nuk pati pasoja fatale.

Aksidentoi për vdekje 2 të moshuar, pranga 63-vjeçarit

Dy ditë pas aksidentit të rëndë në aksin Korçë-Maliq, ku një makinë përplasi për vdekje një çift bashkëshortësish, policia e qytetit juglindor ka arrestuar drejtuesin e mjetit. Në prangat e uniformave blu përfundoi Sotir Nikolla, 63 vjeç, banues në Elbasan. Mbrëmjen e së martës në aksin rrugor Korçë-Maliq, në afërsi të fshatit Vloçisht duke drejtuar mjetin tip “Benz”, 63-vjeçari, aksidentoi me pasojë vdekjen Sajmir Shahollin, 70 vjeç dhe Vjollca Shahollin, 63 vjeçe, banues në fshatin Voskop. Dy bashkëshortët kanë qenë duke ecur në anë të rrugës kur u përplasën për vdekje nga makina. Goditja ka rezultuar fatale për dy bashkëshortët, të cilët njëri ka humbur jetën në vendin e ngjarjes ndërsa tjetri rrugës për në spital. Edhe pse ambulanca mbërriti në kohë rekord në vendin e ngjarjes, burrë e grua kanë humbur jetën si pasojë e plagëve të rënda.

Ndërtoi pallat pa leje me para të dyshuara nga aktivitete kriminale, Gjykata e Shkodrës lë në burg Bardhok Pllanajn

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministra44-vjeçarit iu dha masa në spital për shkak të gjendjes së tij shëndetësore

Elvis Myrta

Gjykata e Shkodrës ka cilësuar të lig-jshëm arrestimin e Bardhok Pllanajt

tre ditë më parë duke e lënë në burg 44-vjeçarin. Mesditën e djeshme, togat e zeza të qytetit verior kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, ndaj Pllanajt. Masa e sigurisë ndaj 44-vjeçarit ishte caktuar të jepej mëngjesin e djeshëm por, ajo është shtyrë për në mesditë pasi biznesme-ni përfundoi në spital. Biznes-meni Pllanaj ka shfaqur probleme shëndetësore me zemrën, teksa ndodhej në qeli. Për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ai është dërguar në reanima-cionin e spitalit të Shkodrës dhe për këtë u shty dhe masa e sigurisë ndaj tij. Pas sta-bilizimit dhe përmirësimit të shëndetit, tre gjyqtarë të gjykatës së shkallës së parë në Shkodër, kanë shkuar në mesditë në ambientet e spitalit, ku kanë dhënë dhe masën e sigurisë ndaj Bardhok Pllanajt. 44-vjeçari, u arrestua tre ditë më parë nga policia pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “ar-rest me burg”, në mungesë për disa vepra penale. Ar-restimi i tij u bë pasi me datë 03.12.2018 nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër është lëshuar Urdhri i ekze-kutimit në bazë të Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, ku ndaj këtij shtetasi është caktuar masa e sigurimit “Arrest në burg”, për veprat penale “Pas-trimi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”. Policia në bashkëpunim me Proku-rorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disa mujor bënë të mundur doku-mentimin e aktivitetit krim-inal të shtetasit Bardhok

Pllanaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndërtimin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u pajisur me le-jet përkatëse të lëshuara nga organet kompetente”, sqaroi zyrtarisht policia pas arres-timit të 44-vjeçarit. Biznes-meni Pllanaj nuk është një emër i panjohur për policinë. Katër vite më parë, ai u fsheh në makinën e ish-deputetit Mark Frrroku, gjatë kohës që rezultonte në kërkim. Më konkretisht ai ishte shpallur në kërkim pas “Operacionit të Vilunit”, i dyshuar për trafik droge. Ai arriti të shpëtojë nga

prangat gjatë natës mes datës 1 dhe 2 tetor të vitit 2014, duke fshehur në makinën e deputetit Mark Frroku. Në momentin që policia organ-izoi një postbllok në zonën e Kamzës, nuk e ndaloi dot pasi makina e deputetit Marku, i kishte dyert të bllokuara nga brenda. 44-vjeçari njihet si biznesmen i fuqishëm lidhur me ndërtimet në veri, si dje ka në pronësi një gurore

HetimetPolicia në bashkëpunim

me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një hetimi disa mujor bënë të

Për shkak të rëndimit të gjendjes shëndetësore, ai është dërguar në reanimacionin e spitalit të Shkodrës dhe për këtë u shty dhe masa e sigurisë ndaj tij. Pas stabilizimit dhe përmirësimit të shëndetit, tre gjyqtarë të gjykatës së shkallës së parë në Shkodër, kanë shkuar në mesditë në ambientet e spitalit, ku kanë dhënë dhe masën e sigurisë ndaj Bardhok Pllanajt...

mundur dokumentimin e ak-tivitetit kriminal të shtetasit Bardhok Pllanaj, i cili prej disa vitesh kishte filluar ndër-timin për qëllime përfitimi të një objekti 10-katësh pa u pajisur me lejet përkatëse të lëshuara nga organet kom-petente. Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se ky objekt është financuar nga të ardhura që dyshohet që kanë ardhur si rrjedhojë e aktivi-tetit kriminal që ka kryer ky shtetas më parë. Për këtë ar-sye është vendosur dhe masa e sigurimit pasuror me ven-dim gjykate “Sekuestro pre-ventive”, në bazë të Urdhrit të Ekzekutimit Vendimit Penal nr.1169 datë 29.11.2018, për objektin 10- katësh që ndod-het në qytetin e Shkodrës në pronësi të tij, objekt i cili kap vlerën 2 milion Euro. Materialet ndaj 44-vjeçarit, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Pastri-mi i produkteve të veprës penale”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, “Ndërtim pa leje”, parashi-kuar nga nenet 287, 190 dhe 199/a/3 të Kodit Penal”.

Korrupsion me regjistrimin e pasurive, pranga ish kreut të Hipotekës së Korçës dhe 4 vartësve

Pesë zyrtarë të lartë punonjës në Drejtorinë e Hipotekës në Korçë kanë përfunduar në prangat e policisë ditën e djeshme. Ish punonjësit e hipotekës akuzohen se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme para, përmes dhënies së dokumenteve fiktivë qytet-arëve duke u dhënë në këmbim certifikata të rreme pronësie. Burime policore bëjnë me dije se mes të arrestuarve është dhe ish drejtori i hipotekës së këtij qyteti. Në prangat e uniformave blu të Korçës përfunduan, Leftjon Bardho 33 vjeç; Ersild Gorari, 34 vjeç, banues në fshatin Barç; Arsidesa Hysi, 28 vjeçe; Erjon Arif, 36 vjeç, Andrea Zallëmi, 65 vjeç të

pestë këta banues në Korçë. Arrestimi i tyre u bë nga policia në bashkëpunim me prokurorinë e Korçës. Ata u arrestuan pas dhënies së masës së sigurisë “arrest me burg”, nga Gjykata e Shkallës së Parë Korçë. Në lidhje me arrestimin e 5 ish zyrtarëve të hipotekës kanë qenë uniformat blu të qytetit juglin-dor ata që kanë dhënë detaje. Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Ven-dore të Policisë Korçë, bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ndalimin e shtetasve, me inicialet Leftjon Bardho, 33 vjeç, banues në Ko-

rçë, me detyrë ish-Drejtor në ZVRPP-Korçë; Ersild Gorari, 34 vjeç, banues në fshatin Barç, ish-punonjës në ZVRPP-Korçë; Arseida Hysi, 28 vjeçe, banuese në Korçë, me detyrë regjistruese në ZVRPP-Korçë; Erjon Arifi, 36 vjeç, banues në Korçë, ish-punonjës në ZVRPP-Korçë dhe Andrea Zallëmi, 65 vjeç, banues në Korçë. Ndalimi i tyre u bë pasi, Gjykata e Shkallës së Parë Korçë, me vendim datë 05.12.2018, ka ven-dosur për këta shtetas, masën e sigurisë “Arrest me burg” pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se iu kanë marrë qytetarëve, sasi lekësh duke iu përpiluar dokumente fiktive, për regjistrim pasurish

të cilat rezultonin me probleme në përfitimin e certifikatës së pronësisë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme het-imore”, sqaroi pas arrestimit të zyrtarëve të lartë të hipotekës së Korçës policia.

Page 15: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

GAZETA SOT E Enjte 6 Dhjetor 2018 15

k r o n i k e www.sot.com.al

Xhovani di Kozimo ishte një trafikant i rrezikshëm, ndërsa aktivitetin e tij e kishte shtrirë në zonën e Puglias. Ndaj tij kishte një masë sigurie “arrest me burg” për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal nga Gjykata e Barit. Për këtë vepër pe-nale, maksimumi i dënimit...

Elvis MYRTA

Një italian i shpal-lur në kërk im n d ë r k o m b ë t a r për trafik droge

u kap mesditën e djeshme në Durrës. Në prangat e uniformave blu të qytetit bregdetar të Durrësit për-fundoi 40-vjeçari, Xhovani di Kozimo, nga Bari i Italisë. Arrestimi i 40-vjeçarit italian u bë i mundur në sajë të një bashkëpunimi të ngushtë mes Policisë së Durrësit, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe agjencive ligjz-batuese italiane. 40-vjeçari u arrestua për llogari të vendit fqinj me qëllim ekstradimi. Burime bëjnë me dije se Xhovani di Kozimo ishte një trafikant i rrezikshëm, ku aktivitetin e tij e kishte shtrirë në zonën e Puglias. Ndaj tij kishte një mase sigurie “arrest me burg” për trafik të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të struk-turuar kriminal nga Gjykata e Barit. Për këtë vepër penale maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim. 40-vjeçari, pasi kishte nuhatur se kishte rënë në gjurmët e policisë ishte larguar nga Italia, ku fshihej në Shqipëri prej disa muajsh.

HetimetAutoritetet shqiptare

ranë në gjurmët e italianit, të shpallur në kërkim pas disa muajsh hetimesh inten-sive. Ka qenë Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila me metoda speciale si përgjimet ambientale, të tablateve tele-fonike etj, ka rënë në gjurmët e italianit të shumëkërkuar nga autoritetet atje. Ky shte-tas sipas autoriteteve italiane ishte një person që para-qiste rrezikshmëri të lartë. Burime thonë se ai dyshohet se ka pasur lidhje me grupe kriminale të vendit tonë, ku dyshohet se në bashkëpunim me këto grupe ka trafikuar disa ton drogë drejt vendit të tij. Ai fshihej në Shqipëri

Elbasan, plagosi me thikë fqinjin, identifikohet autori

Një 36-vjeçar, është therur me thikë nga fqinji i tij dy ditë më parë në Elbasan. Ditën e djeshme Policia ka bërë të mundur identifikimin e autorit dhe po punon për kapjen e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Shënkoll” në Elbasan dhe sherri mes tyre përfundoi në përdorimin e thikës, por fatmirësisht gjendja e të plagosurit është e qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën. “Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes me mjetë prerës (thikë) të 36-vjeçarit. Më datë 04.12.2018, rreth orës 16:50, në lagjen “Shënkoll”, Elbasan, shtetasi me inicialet L. L., për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës fqinjin e tij shtetasin me inicialet A. Sh., 36 vjeç, banues në lagjen Shënkoll, Elbasan, i cili është transportua në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar”, njoftoi policia.

Xhovani di Kozimo akuzohet për trafik droge dhe grup të strukturuar kriminal

Durrës/ Arrestohet 40 vjeçari italian, i shumëkërkuar për trafik droge

I mori 1500 euro por nuk i dha makinën, pranga 34-vjeçarit

Një 34-vjeçar është kapur nga Policia e Vlorës për “Mash-trim”. Në prangat e policisë së Vlorës përfundoi Romarjo Alliaj, 34 vjeç, banues në Vlorë. Ka qenë Seksioni për Krimet pranë Komisariatit të Policisë Vlorë që ka bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e këtij shtetasi me qëllim ekzekutimin e vendimit nr.288, datë 30.07.2017 të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar me tetë muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”, parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal. Mbi bazën e kallëzimit të bërë nga shtetasi me inicialet K. K., më datë 27.07.2017, se shtetasi Romarjo Alliaj i ka marrë një shumë parash prej 1500 euro në këmbim të një automjeti, por si përfundim shtetasi me inicialet K. K., nuk ka marrë as mjetin dhe as paratë. Gjithashtu burime policore bëjnë me dije se shtetasi me inicialet R. A., ka qenë i arrestuar më parë nga Policia për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Trafik kokaine nga Holanda, kapen 9 shqiptarë në Itali

Nëntë shqiptarë janë vënë në prangat e policisë italiane si pjesë e një grupi kriminal të trafikut të drogës që e transpor-tonin nga Holanda. Shqiptarët u arrestuan së bashku me 11 personat e tjerë si pjesë e grupit kriminal në sajë të operacionit të koduar “Braveheart”. Trafikantët ishin banues në Milano, Breshia, Bergamo dhe në periferi të këtyre tre qyteteve. Impor-timi nga Holanda ndiqte rrugë të ndryshme, shpërndarja vinte sipas modolitetit të rafinuar”, shpjegon shefi i antidrogës në Milano. 11 të arrestuarit ishin të ndarë në dy grupe. Grupi i parë, aktiv në zonën Greco Turro të Milanos, e fshehte kokainën në pjesë të ndryshme të makinës. Ata komunikonin me njëri-tjetrin në sajë të telefonave celularë me numra të koduar dhe impor-tuan kokainë në sajë të disa makinave, të cilat ishin të pajisur me lokalizues GPS. Hetimi nisi në vitin 2015 i udhëhequr nga prokurori i Milanos, Luigi Luzi, duke sjellë edhe sekuestrimin e 40 kg kokaine të pastër, me një vlerë prej 4 miliona eurosh.

siv disa mujor me metoda speciale nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, Policia e Shtetit dhe Arma e Karabi-nierëve të Barit, Itali u zbulua vendbanimi dhe u kap një shtetas i shumëkërkuar në nivel ndërkombëtar duke finalizuar me sukses opera-cionin e koduar “Il Latitante”. Gjatë paradites së djeshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Forcat Operacionale të Pol-icisë së Shtetit, Drejtorinë për Hetimin e Narkotikëve

në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtorinë Ven-dore të Policisë Durrës, ar-restuan me qëllim ekstradimi shtetasin italian Giovanni Di Cosimo, 40 vjeç, lindur dhe banues në Bari, Itali. Në ngarkim të tij, Gjykata e Barit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafiki-mi i lëndëve narkotike”, në kuadër të grupit të strukturu-ar kriminal. Për këtë vepër penale maksimumi i dënimit është 20 vjet burgim.

pas gati 6 muajsh. Gjykata e Barit, ndaj 40-vjeçarit, kishte dhënë masën e sigurisë “Ar-rest me burg”, në mungesë ndaj italianit, por pa mundur ta arrestoj atë. Pas infor-macioneve se ky shtetas fshihej në vendin tonë au-toritetet italiane ja përcjellin homologëve shqiptarë këtë informacion që kanë nisur menjëherë punën. Dy proku-ror të Krimeve të Rënda dhe agjentë të antidrogës kanë punuar ngushtë me njëri-tjetrin dhe pasi kanë rënë në gjurmët e 40-vjeçarit, italian e kanë arrestuar atë për llog-ari të vendit fqinj. Giovanni Di Cosimo, sipas autoriteteve italiane ishte drejtues i një grupi kriminal në Itali, ku ka trafikuar tonelata drogë. Dyshohet se ky shtetas e trafikonte drogën nga vendi ynë drejt Shqipërisë dhe më pas ja shiste drogën familjeve mafioze në jug të Italisë.

Operacioni “Il Latitante”Një operacion ndërkom-

bëtar i Policisë Shqiptare, Prokurorisë së Krimeve të Rënda dhe Karabinierisë së Barit është finalizuar me sukses ditën e djeshme në qytetin bregdetar të Dur-rësit. Pas një hetimi inten-

Një i ri nga Dibra prej një jave rezulton i zhdukur, ndërsa familjarët hedhin dyshime se ndaj djalit të tyre mund të jetë ngritur ndonjë kurth. Mateo Aga, 21 vjeç, nga Maqellara e Dibrës ka humbur kontaktet me familjarët e tij dhe rezulton i zhdukur. Për familjen Aga gjithçka ishte e qetë 8 ditë më parë në familjen e tyre, ndërsa tashmë janë vënë në kërkim të djalit të tyre 21-vjeçar, i cili sipas dëshmive të dhëna nuk ka pasur me vete as telefon dhe se kishte disa kohë që nuk kishte as telefon dhe as kartë, me të cilën mund të kontaktoje. Ashtu si në polici, edhe në prononcimet për medi-at, familjarët e 21-vjeçarit Mateo Aga, kanë thënë se ata kanë frikë se mos ndoshta e kanë rrëmbyer dhe u kanë ngritur kurth.

Nga njerëz të afërt, ai njihej si njëri i qetë dhe që nuk ka pasur asnjëherë probleme me dikë. “Pasi ka punuar me babanë e tij, deri në orën 21:35, ka ardhur një shok dhe e ka thirrur. Ai ka dalë dhe ka qenë duke pirë kafe në një lokal në Maqellarë. Ai me sa kemi mësuar ne, doli me një shok nga lokali. Është larguar me bashkëfshatarin e vet me makinë. Ndërkohë, prej më shumë se një muaji ai s’ka folur fare në telefon sepse nuk ka pasur. Fliste me telefonat e shokëve, pasi të vetin e kishte të thyer. Në kemi frikë mos i kanë ngritur shokët kurth”, thonë familjarë të 21-vjeçarit, të cilët shtojnë se kanë kërkuar nga të gjitha anët, me sa mundësi kanë pasur, por deri më tani nuk kanë gjetur asnjë gjurmë të tij.

Ndërkohë, pas denoncimit, policia ka bërë të ditur se në Pikat Kufitare me Maqedoninë ka dërguar foto të të riut, por deri në këto momente nuk është bërë e mundur marrja e ndonjë të dhëne që mund të tregoj se ka kaluar kufirin. Ndërkohë, burime zyrtare të policisë së Dibrës, thanë se kërkimet janë duke vazhduar, ndërsa vështirësi përbën edhe fakti se 21-vjeçari Aga, nuk ka pasur telefon me vete, me atë të gjurmëve të tij, mund të ishte ngritur edhe një pistë se ku duhet të kërkonin. Nga dëshmitë e vetmja gjë që është mësuar është fakti se djali ka dalë nga shtëpia pasi është thirrur nga një mik i tij, ai më pas ka ndenjur në një lokal dhe pasi është larguar prej andej, nuk është kthyer në shtëpi, por ka humbur çdo kontakt me ta.

Zhduket prej një jave 21-vjeçari nga Dibra, familjarët akuza shokëve

Page 16: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

16 GAZETA SOTE Enjte 6 Dhjetor 2018

Nga Pandeli BARDHI

Janë të shumta por përm-bledhtazi përmblidhen në një të vetme: Ku duket “mjalta” më e hid-

hur se balta”? Dihen tashmë fjalët e një të mençuri kur shkruante se “ku është balta më e ëmbël se mjalta” por kjo thënie, mbas shumë dekadash është kthyer në të kundërtën e vet. Është një vend i bekuar nga natyra “zemërg-jerë” që ja krijoi të gjitha privilegjet dhe ua plotë-soi të gjitha dëshirat që i kërkuan banorët e tij. Ja fali natyra por askush prej tyre, nuk i shijon. I dha pasuri të shumta nën e mbitokësore, por qytetarët e saj janë më të varfërit. I dha dete e lumenj, i dha fusha pjellore ku rriten e kultivohen të gjitha llojet e bimësisë, por banorët e saj janë më të “palarët” e më të “pangrënët” nga të tjerët. Dhe, a e dini që atje, ku është “ari i zi” dhe “ari i verdhë”, atje edhe varfëria është më e madhe? Ka pasuri të mëdha nafte, por kjo, jo vetëm që nuk u ka përmirësuar jetesën banorëve të saj por përkundrazi, i ka lënë edhe pa shtëpi sepse ja ka prishur edhe kasollet, ja ka helmuar tokat, ja ka helmuar edhe ujin e po helmon edhe detet e lumenjtë! Thonë, them thonë sepse askush nuk e di se sa ton naftë nxirret në vit, por diku e kam dëgjuar që nxirret rreth një milion ton në vit? Përse ka shërbyer kjo? Përveçse ka sjellë sherre e grindje me të huajt dhe me punonjësit që kanë punuar për vite me rradhë për nxjerrjen e saj, asnjë përmirësim nuk ka sjellë në rritjen e mirëqenies. Edhe atje ku del floriri, banorët e saj janë më të varfërit, atje ku edhe fëmijët marrin në sy vdekjen dhe përpiqen që të mbijetojnë! Ata që kanë gërmuar në thellësitë e nëntokës, ata që jetojnë rreth e qark këtyre minierave, janë më të varfërit. Më duket sikur quhen Bulqizë, Batër, Reps apo diçka aty afër. E çfarë i ka sjellë ky fat që i serviri natyra duke i dhënë flori të të gjitha ngjyrave? I ka sjellë biletat më të shtrenjta në Europë e qytetarët shkojnë atje ku nuk ka naftë për të blerë biletat e avionit apo të trageteve më të lira! S’janë vetëm çmimet e biletave më të larta në Europë, por janë të gjitha, edhe të artikujve ushqimorë, edhe të barnave e deri tek portieri që rri në derën e spitalit, duhet ta paguash!

I dha natyra fusha pjellore, por nuk kanë as grurë e as misër. Miell marrin atë që Europa e përdor për bagëtitë sepse vendin e grurit dhe misrit tonë e përdorin për të mbjellë helmin, për të mbjellë atë që i shkurton jetën e jo atë për të zgjatur jetën. Po kullotat përrallore. Kullota të tilla që të mund të mbahen miliona kokë bagëti, por jo. Qytetarëve u “shijon” më shumë mishi që

Nga Florim ZEQA

Liberalizimi i vizave, ishte "karta" e të gjithë pushtetarëve të pas 17 shkurtit 2008. Pas

votimit në PE në favor të liberal-izimit të vizave, tek pushtetarët dhe qytetarët e vendit shpërtheu një eufori e paparë, gati sa nuk u shndërrua në festë shtetërore. Në njërën anë festuan pushte-tarët për shpërqendrimin total të vëmendjes së opinionit kosovar nga problemet e mëdha të përditshmërisë, në tjetrën anë festuan qytetarët, duke e uruar njëri-tjetrin për largimin sa më parë nga ferri që u krijuan pushtetarët në Kosovën e lirë dhe të pavarur. Padyshim, liberalizimi i vizave është mundësi e mirë, por jo edhe zgjidhja e më e duhur! Për shkak se, nëse iu referohemi kushteve ekonomike të vendit tonë, atëherë vetëm një pjesë e vogël e popullatës mund ta shijojnë këtë gjysmë-lib-eralizim të kushtëzuar. Fundi i vitit po e zë Kosovës pa lajmin për liberalizim të vizave, pa ushtri dhe pa asnjë perspektivë zhvillimore.

Lajm më i mirë dhe shpresëdhënës për qyte-tarët se sa liberalizimi i vizave do të ishte krijimi i vendeve të punës, investimet kapitale, përmirësimi i sistemit të drejtësisë si kusht për luftimin serioz të

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Gjëegjëzat”, që nuk kanë të sosur!

Fundi i gënjeshtrave të pushtetarëve!

vjen nga Brazili me salmonelë apo kalbësirat e fqinjëve që në vend që ta hedhin, ua bëjnë “pesh-qesh” komshinjve!

I dha natyra pyje me të gjitha llojet e drurëve, por shumica nuk ka as krevatë prej dërrase e askush nuk i shijon përveç atyre që këta pyje i shkatërrojnë, i trafikojnë dhe shumica e qyte-tarëve mobiljet i blejnë si “frëngu pulën” sepse paguajnë edhe rrugën e mjeteve që sjellin drurët nga vendet skandinave! Edhe drutë e zjarrit, fukarai që jeton në vendet me dimër të ashpër e marrin metrin kub sa një pension mujor që merr fermeri në fshat.

Po plehrat kimike? Me shitjen e atyre frutave që shet fermeri, nuk nxjerr as një të dhjetën e atyre plehrave kimike apo pesticideve që ju hedh. Pjesa tjetër i mbeten në magazinë derisa të bëhen pleh!

Po vjen një shekull rrotull dhe qytetarët nuk e kanë ngopur njëherë barkun me bukë, herë me triskë, herë me tollon, herë me bllokadat e “armiqve”, qytetarëve u është dashur të shtrën-gojnë vetëm rripin! Pse kaq të mallkuar sikur ta kishim zënë Zotin me gurë? Na ka dhënë natyra ujë me bollëk dhe siç kemi dëgjuar politikanët është vëndi i dytë në Europë për sasitë e mëdha të rezervave ujore që kemi. Me këto rezerva ujore kemi ngritur hidrocentrale për të marrë dritë. E pastaj? Përse na duhet ky ujë me bollëk përderisa kilovatin e energjisë elektrike e paguajmë më shtrenjtë në Europë duke i kaluar edhe vendet që ujin e kanë me pikatore? Dëgjoni përditë që banorët ankohen për mungesën e ujit për të pirë, për perimet e kopshtit, për prodhimet. Asnjë pikë ujë! Nuk ankohen vetëm njerëzit, por ankohen edhe “bimët”, “ankohen” edhe prodhimet bashkë perimet! Uji është një pasuri e madhe për të vjedhur vetëm disa nga ata mijëra e mijëra që mbushin kafenetë ditë e natë. Po si është e mun-dur që kamerieri të sjell kafenë dhe nuk të sjell një filxhan ujë që ta shoqërosh? Dhe mos guxo t’i thuash, sepse do të të përgjigjet: “Hidhu që të pini ujë”! Dhe “hidhu” do të thotë të paguash më shtrenjtë se kafenë një gjysëm litri ujë e diku më tej, të paguash edhe tre apo katër fishin e kafesë një gjysëm litri ujë.

Na fali natyra jo vetëm vende të mrekul-

krimit të organizuar dhe korrupsionit në vend, etj. Shitja moderne e vendit dhe mbrojtja primitive

Dualizmi i veprimeve të pushtetarëve, përveç qytetarëve të vendit i ka vënë në lajthitje edhe ndërkombëtarët. Përderisa presidenti i vendit po lobon dhe nuk po lë gur pa lëvizur për faljen e ter-ritorit të vendit pushtuesve shekullorë, kryeministri ndërmerr veprime krejtësisht tjera, në dukje të parë të drejta, vështirë të realizueshme dhe pa llogaritur konseguencat për qytetarët e vendit. Veprimet e ndara dhe kokë në vete të dy liderëve shtetërorë, përkatësisht presidentit Hashim Thaçi dhe kryem-inistrit Ramush Haradinaj i kanë shkaktuar dëme jashtëzakonisht të pariparueshme Kosovës në rrugën e integrimeve evropiane. Me këtë kurs qeverisës, politikanët tanë, Kosovën janë duke e dërguar pashmangshëm në greminë, apo në rrugë pa krye dhe pambarim, sepse orekset serbomëdha ndaj Kosovës nuk do të mbarojnë me ndarjen e veriut. Me këtë diskurs të politikës kosovare, Serbia do të vazhdojë edhe më tutje agresionin e saj politik ndaj shtetit tonë, pasi pushtetarët e papërgjegjshëm kosovarë, integritetin dhe sovranitetin tonë e kanë vënë në "ankand publik", duke e shndërruar në tortë të shijshme për orekset grabitqare, ku secili nga fqinjët dëshiron të marrq pjesën që dëshiron!Pushtetarët servilë e bënë Serbinë hisedare

Nënshkrimet nga ana e Thaçit dhe Mustafës e (mos) marrëveshjeve me Daçiçin dhe Vuçiçin

në Bruksel, Serbinë gjakatare e bënë hisedare në sovranitetin e shtetit të Kosovës në njërën anë, ndër-sa në tjetrën i hapën rrugën Serbisë për anëtarësim në BE, përderisa kjo e fundit kosovarëve të viktimi-zuar ua ofroj liberalizimin e vizave me kushtin e humbjes së territorit të shtetit... për ironi të faktit edhe kësaj pushtetarët kosovarë i thonë sukses! Po i thonë kështu pushtetarët sepse dështimet dhe rrëshqitjet e njëpasnjëshme janë bërë çelës i suksesit të tyre personal, në pasurimin dhe ngritjen e tyre politike.

Dilemat pas votimit në PEVotimi politik në parlamentin evropian në mes-

in e shtatorit të këtij viti për liberalizimin e vizave për Kosovën, pa e plotësuar Kosova kushtin themeltar për liberalizim-atë të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, e kishte lënë derën hapur për mëdyshje të mëdha! Tre muaj më pas u vërtetua se askush nuk të falë asgjë pa një arsye të fortë. Liberal-izimi i vizave për shtetasit kosovarë, pa përmbushjen e kushtit themeltar nga ana e pushtetarëve, flet qartë për prapaskenat e vendimeve të "mira". Në rrethana të tilla, vendimi i PE-së për më shumë se liberalizim i vizave për qytetarët, nënkupton liberalizim të krimit dhe korrupsionit, favorizim të pushtetarëve të kor-ruptuar dhe stimulim i gjyqtarëve dhe prokurorëve të shantazhuar kosovarë.

Zbrazja e Kosovës nga të rinjtë Një shoqëri njerëzore që mbanë në pushtet

një klasë tërësisht të korruptuar dhe inkrim-

inuar politike, nuk ka pse pret liberalizimin vrastar të vizave! Ngase liberalizimi i vizave në rrethanat aktuale, të uzurpimit të shtetit nga antivlerat, gjegjësisht të kapjes së tmerrshme të institucioneve të shtetit nga grupet kriminale,... keqqeverisja e vendit, parregullsitë dhe anarkia në sistemin gjyqësor do të vazhdojnë akoma, ndoshta deri në pambarim. Derisa të vijë në pushtet një klasë e përgjegjshme politike, me etikë dhe integritet profesional për të udhëhequr shtetin dhe dikasteret përkatëse qeveritare, të gjitha dëshirat dhe shpresat e qytetarëve do të mbesin iluzione. Mbase sjelljet e fundit të pushtetarëve, përkatësisht dualizmi i veprimeve të pushtetarëve aktualë do të jenë një "alibi" më shumë për getoizimin e mëtutjeshëm të qytetarëve të këtij vendi dhe talljen me liderët shtetërorë të Kosovës dhe mosdhënien e vizave nga shtetet e BE-së. Si pasojë e kësaj, javëve dhe ditëve të fundit është shtuar dukshëm fluksi i qytetarëve kosovarë para ambasadave të huaja në Prishtinë, për të kërkuar vizën për largim nga ferri që u shkaktuan politikanët e papërgjegjshëm në dekadën e fundit në shtetin e lirë dhe të pavarur të Kosovës pa mirëqenie qytetare dhe pa asnjë perspektivë zhvillimore. Përderisa gënjeshtrat e pushtetarëve zgjasin getoizimin e qytetarëve, vazhdon zbrazja në heshtje e Kosovës nga të rinjtë e saj!

kanë tjetërsuar pronat, kanë dhënë vendime të padrejta, kanë shkaktuar zemërime pa fund? Çudia është që asnjë gjemb nuk u hyn në këmbë, përkundrazi, ata mbeten të nderuar dhe të gjitha padrejtësitë e tyre i paguajnë viktimat! Hajdutët dhe kriminelët, jo vetëm që nuk ndëshkohen, por nuk u sekuestrohet as ajo që janë vjedhur. Nuk u sekuestrohet pasuria as atyre gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë vënë pasuri përrallore me “çekiçin” e drejtësisë. Përkundrazi, pasuria ju merret minatorëve që kanë punuar me vite thellë nën tokë dhe sot marrin një pension qesharak! U merret pensioni ish ushtarakëve që i qëndruan roje besnike pasurisë dhe djersës së popullit, që nuk morën asnjë grosh me ndërrimin e sistemit kur hajdutët me “licensë” shtetërore u sulën “Yxhym” përpara për të rrëmbyer. Duket sikur po vinte një sistem i ri, por në fakt po për-jetojmë sistemin më primitiv! Jo vetëm që nuk morën asgjë ushtarakët në rezervë, por do të kthejnë edhe djersën e tyre që u takonte dhe që e kanë marrë në të gjitha shkallët e gjyqësorit. Flitet shumë ditë për ditë se do merren këstet sot e do të merren mot. Do të merren këstet nga ish të përndjekurit dhe mirë bëhet por për atë të “dënuar” në liri që mbijetojnë vetëm me një pension do ta kthejnë mbrapsht edhe këtë pension sepse kanë “përvetësuar” djersën e të tjerëve! Asnjë centim nuk kthejnë ata gjykatës që kanë marrë këto vendime. Gjëegjëzat janë të shumta por më parë duhet gjendur vendi se ku ndodhin këto gjëra. “Është një vend në faqe të dheut, thotë i Madhi Konica, ku katilin e kanë për njeri të nderuar, hapen që t’i bëjnë udhë kur kalon, e fshehin nga i vetëthëni gjyq, në iu tektë sëvetëthënës polici të bëjë sikur e kërkon, edhe në daltë ndonjë i çmendur për të marrë anën e kanunit, (ligjit) e shajnë dhe e fëlliqin me një zell të çuditshëm...! Përderisa Faik Konica i ka thënë mjeshtërisht këto fjalë, më mirë le t’ja lëmë atij që ta gjejë “Gjëegjëzën” tonë “...Dhe prandaj ai vend ka fituar një famë shumë të shëmtuar në botë. Për cilin vend po flas, do ta kuptoni menjëherë, kur t’ju them që nuk ndodhet në mes të Afrikës por në Europë”. A nuk ka të drejtë Konica kur thotë që “Armiqtë më të mëdhenj të këtij vendi janë vetë vendasit?

lueshme malore, por edhe një bregdet të virgjër me një bukuri mahnitëse. Edhe sot, mbas shumë dekadash ka mbetur ndonjë cep i virgjër siç thonë sepse shumica e bregdetit është “zhvirg-jëruar” dhe është bërë si një “prostitutë”, të më falin për shprehjen, e veshur rrecka-rrecka! Privilegjet që i dha natyra këtij vendi nuk ja dha askujt tjetër. Jo vetëm që ja dha, por edhe e vendosi në një vend të sigurt me “bekimin e Zotit” që të mos ja shkatërronte asnjë nga ato që quhen fatkeqësi natyrore, si tërmete, tajfune, ciklone apo cuname. Edhe disa përmbytje janë bërë, por nuk kanë ardhur nga Zoti, por nga “koka” e disave që nuk kanë bërë asnjë investim në shtretërit e lumenjve e nuk njohin asgjë tjetër përveçse të vjedhin.

“Lavdi Zotit” themi për këtë “privilegj” nga fatkeqësitë e natyrës, por cila është ajo forcë edhe më shkatërrimtare nga fatkeqësitë e natyrës? Edhe kjo është një “gjëegjëzë”! “Gjëegjëzat” janë të shumta, nuk kanë të sosur. Ç’do vend në këtë Planet qeveriset nga disa, që qytetarët i quajnë si më të aftë për të qeverisur e për të menaxhuar këto pasuri të shumta. Por cili është ai vend që qytetarët të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për të rregulluar diçka, kurse ata bëjnë të kundërtën, paguhen për të shkatërruar, për të mbjellë urre-jtje, për të mbjellë përçarje? “Koka e këtyre është në “pushtetin e parë” atje ku përfaqësuesit e pop-ullit që quhen opozitarë, nuk shkojnë por dalin rrugëve me pretekstin për t’i ardhur “në ndihmë qytetarëve”. “Bishtalecët” e popullit, punët i fillo-jnë nga bishti! Sherre, grindje, urrejtje, përçarje pa fund që fillojnë nga “koka”! Të paguash depu-tetë e politikanë që të shkatërrojnë, kjo është pa ç’është! Kemi tridhjetë vite që dëgjojmë vetëm kriminelë, burg, pranga, narkotikë, trafikantë, drogaxhinj prostituta... Kush merret me drogë e kush drogohet nuk merr vesh i pari të dytin. “Gjëegjëzat” vazhdojnë e nuk gjenden...

Cili është ai vend në botë, që pasanikët më të mëdhenj janë kriminelët dhe hajdutët që kanë grabitur djersën e të tjerëve? Kjo është njëra anë dhe kjo nuk mbaron këtu. Është një pushtet i tretë apo i drejtësisë që ka bërë padrejtësitë më të mëdha. Siç thuhet nga statistikat, një e pesta e gjykatësve dhe prokurorëve me apo pa “plepa”

Page 17: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

GAZETA SOT E Enjte 6 Dhjetor 2018 17

Nga Bardhyl BEJKO

Të gjitha partitë poli-tike, jo vetëm në Shqipëri, po edhe në shtetet më demokra-

tike, synojnë të bëjnë për vete atë shtresë të elektoratit që emërtohet si “elektorati gri” ose në gjuhën e përditshme, si votuesit e pavendosur për ci-lin do japin votën. Kjo shtresë përfaqësohet nga ata që nuk janë militantë, të pozicionuar dhe nuk pyesin cili është kandidati në fletën e votimit, po cila forcë politike e ka propozuar. Edhe një anonim për ta mbetet i pëlqyer. Ende një shtresë e gjerë tek ne voton symbyllur. Nëse vota shkon për njeriun e partisë së zemrës, atëherë për militantët nuk ka rëndësi nëse është më i miri, mesatari apo i fundit të rreshtit. Mjafton ta ketë katapultuar partia mëmë dhe ai e ka votën e këtij kontigjenti në xhep, në kupë si i thonë rëndom. Edhe nëse nuk i kontaktojnë, nuk u flasin, nuk u bëjnë premtime, nuk i luten apo nuk i vlerësojnë gjatë fushatave elektorale, ata janë atje, ushtarë të gatshëm. Për këtë kontigjent thuhet: “Shpirtin ta falin, votën nuk ta japin”. Bile shumë prej këtyre votuesve e kanë për ofendim t`iu kërkosh votën. Iu duket se u vë në dyshim besnikërinë dhe gadishmërinë për të dhënë, jo thjeshtë votën, po nëse u kërko-het edhe jetën e tyre për partinë e zemrës. Dhe ky rreshtim në përqindje jo të vogël në Shqipëri, zë një fashë të stërmadhe, e cila në këto tri dekada fare pak ka ndryshuar. Dhe gjasat për të ndryshuar në masë apo për t’u bërë përcaktuese me votën e tyre janë të pakta. Janë me mijëra arsyet përse ndodh kështu dhe ende mungon vota e protestës së të pakënaqurve.

Së pari, lidhjet e bindjet e votuesve dhe forca e traditës sipas ndarjes klasike në të majtë e në të djathtë. Është ende shumë e dukshme dhe dominuese tek votuesit tanë imitimi i prindërve dhe paraardhësve. Nuk janë të paktë ata që thonë: -Nuk e tradhtojmë gjakun e të parëve. Jemi besnikë. Është kjo, një nga arsyet që në zgjedhjet e përgjithshme edhe pse kredibiliteti i një force politike në fund të mandatit ka prekur kuotat zero, treguesit e parealizuar, premtimet e pambajtura, mosreal-izimet, papunësia, tronditjet e rënda shoqërore, shkalla e lartë e kriminalitetit, korrupsionit, papunësia, emigrimi i intelektualëve, plagë të tjera përmes të cilave kalon shoqëria jonë nuk arrijnë kurrë të prekin fundin në përqindjen e votave pro. Votuesit qëndrestarë, të bindurit, të palëvizshmit, mbeten të tillë dhe numri i tyre i pandryshueshëm. Në këtë aspekt nuk është vetëm tradita, as ndarja në kampe që e mban në fuqi këtë lloj votimi. Më së shumti, ajo që pengon për të bërë një kapërcim në kahjen e votës është vetë shkalla e demokracisë së shoqërisë tonë, e cila ende është në fillimet e demokratizimit dhe ku ndikimi ideologjik dhe votimi jo me mend po me zemër, mbetet i pranishëm dhe ende mbizotërues. Shoqëria jonë nuk e ka fituar atë shkallë emancipimi, kur vjen fjala për votën të kapërcejë vetveten.

Njëherësh, një nga shkaqet e fashës të votuesve gri që mund të lëvizin, qëndron edhe në faktin se forcat e reja politike të shkëputura nga partitë tradicionale nuk kanë një fizionomi të qartë dhe janë lëkundur si lavjerrës, herë djathtas e herë majtas, duke ndjekur më shumë interesat e drejtuesve për të pasur pushtet se sa vullnetin e popullit për ndryshim e progres në rrugëtimin e gjatë drejtë përparimit. Siç thek-suam, afrimi rreth partive i votuesve gri është një rezervë e jashtëzakonshme, e cila ka një pe-shë reale dhe në shumë raste është vendimtare për të fituar zgjedhjet e përgjithshme apo ato “

Si mund të afrohet votuesi gri kur kandidati i pompuar për kryem-inistër, doktor Petrit Vasili në dy fjalë, njërën e ka fyerje flagrante e denigruese? A mund të pajtohet i paangazhuari me një politikan që nuk i dëgjoi njëherë një vlerë-sim objektiv po vetëm acarime e mallkime? A mundet të bëhen bashkë votuesit gri me LSI, e cila si në pushtet edhe në opozitë shfaq agresivitet të paimag-jinueshëm dhe të pakra-hasueshëm me asnjë forcë tjetër politike kur shkruan, deklaron e flet vetëm për të zezat e këtij vendi, duke na shndërruar të gjithëve në kriminelë e të korrup-tuar që nuk bën asnjë diferencë mes të mirës dhe të keqes? A mundet elektorati gri të vërshojë në atë parti që devizë të saj ka përmbysjen me dhunë dhe në vend të dialogut zgjedh të bëjë monolog, llafollogji, bo-jkot, në vend të bash-këpunimit, zgjedh ndar-jen dhe acarimin...

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Elektorati gri, si manteli i ri për LSI

lokale. Dhe këmbana e alarmit për këtë shtresë bëhet evidente pikërisht në prag zgjedhjesh. Në këto momente shfaqen liderët, përpjekjet sfilitëse për të joshur votuesit gri. Ndaj tyre vërshojnë premtimet. Miklohen e lajkatosen. Pikërisht këtë bëri edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ditët e fundit, e cila duke e ditur se shumë prej simpatizantëve dhe të zg-jedhurve të saj i kanë ikur dhe janë rreshtuar në krah të pushtetit dhe pasi e ka ndjerë ftohtësinë e hemorragjinë e këtyre largimeve, si dhe faktin që rreth kësaj partie më së shumti janë prag-matistët se qytetarët që i lidh me partitë bindja dhe ndjesia e brendshme, të larguarit për inate e poste të pamarra bën përpjekje të sforcuara për të tërhequr të pavendosurit, ata që nuk e kanë problem nëse votojnë majtas apo djath-tas, por që synojnë më së shumti ndryshimin e statuskosë, largimin e një pale nga pushteti pasi nuk iu janë përmbushur vullneti dhe dëshirat e tyre me aq sa është arritur. Dhe elektorat gri, veç atij rozë e mavi, si dhe blu e pa ngjyrë, ka në qytete e fshatra. Janë intelektualë të paan-gazhuar, fermerë e njerëz të papunë, të cilët vo-tojnë në emër të shpresës për ndryshim pasi nuk iu plotësua asgjë nga ato që besuan dhe prisnin nga pushteti i radhës. Pra janë të zhgënjyerit. Po sa realiste dhe e besueshme është Kryemadhi me ftesën e saj për të afruar votuesit gri? Sa kontrakson me blunë e thellë, mavinë dhe ek-stra të kuqen? A ka ndjeshmëri dhe gadishmëri tek kjo fashë votuesish për t’i thënë një “po” pa kushte vetëm se këtë ftesë e drejton Kryemadhi dhe është garancia që ata gjejnë në këtë thirrje, pasi të gjithë e kanë provuar këtë forcë politike, si në pushtet dhe pak kohë në opozitë? Shumica e votuesve gri e vënë në pikëpyetje sinqeritetin e Kryemadhit, pasi ajo nuk ka munguar t’u bëjë thirrje për tërë ngjyrat, votuesve të çdo krahu dhe ka ndryshuar pozicionet, sa në të majtë e në të djathtë, pa folur këtu për manovrat e shumta për t`iu ngjitur në shpinë PD-së dhe PS-së. Këto qëndrime janë nga arsyet themelore, nga të cilat ka pësuar edhe rrjedhjet më të shumta. Se ata që bëjnë pragmatistin njëherë nuk e kanë për gjë ta dredhin sa herë t’u jepet rasti. Dhe sot janë jo të paktë votuesit, që deri dje tundnin teserën e LSI-së, që e kanë flakur dhe këmbyer me një vend pune se udhëhiqen jo nga bindja, po nga mundësia për një rrogë shteti, për një zyrë, për të jetuar qetë dhe pa sforco në pritje të pagës, pa luftuar për ta siguruar vetë jetesën. Pa provuar biznesin apo çdo punë, ku vë në provë dijet dhe vullnetin, përpjekjet dhe mundimin. Pra për ta ushqyer vetë veten dhe familjen pa pritur fundmuajin për të marrë pagën nga shteti. A nuk iu bashkuan partisë në pushtet qindra këshilltarë, që nga Konispoli deri në Pukë, nga radhët e LSI-së, duke zgjedhur pushtetin në vend të opozitës ku është rreshtuar sot partia që drejton Kryemadhi? A nuk janë qindra ad-ministratorë në drejtoritë qendrore e ato lokale, ku LSI-të, janë konvertuar nga gri, siç është realisht ngjyra e partisë së tyre pasi qëndrojnë gjithnjë në mes të ngjyrave mes kontrasteve, të cilët e kanë braktisur partinë që i atashoi dhe emëroi në këto pozicione? Po kështu, a nuk janë qindra ata që i janë larguar kësaj partie nga vetë qëndrimet ekstremiste të mbajtura nga forca politike që i kishin besuar, kur u larguan nga koalicioni i natyrshëm i së majtës tek i djathti? Kur shikojnë se drejtues kryesorë të LSI-së për-dorin metoda ekstreme kundër kundërshtarëve politikë, mobilizojnë militantët i armatosin me shashka e kapsolla kundër policisë, a mundet që të afrohen gritë dhe ta votojnë si një forcë politike të besimit dhe bindjes se nuk do t`ua dredhin majtas -djathtas andej nga do rëndojë pushteti i radhës?

Si mund të afrohen gritë, të cilët janë kundër çdo ekstremi në politikë ndaj edhe

janë të paangazhuar rreth ngjyrave të nde-zura dhe qëndrojnë të baraslarguar edhe nga socialistët edhe nga demokratët, kur dëgjojnë si ish ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha nuk pranon as verdiktin e PE, që votoi me shumicë të cilësuar rekomandimin e pranimit të Shqipërisë për çeljen e negociatave dhe pikërisht ajo, e simpatizuara e tyre që ka qenë në timonin e Ministrisë së Integrimit dhe ka kontribuar për këtë rrugëtim, del kundër një votimi të tillë vetëm se nuk do që të vlerësohet si arritje e mazhorancës?! Dhe kur PE, - thotë po, ajo i kundërvihet me jo.

Si mund të afrohet votuesi gri kur kandi-dati i pompuar për kryeministër, doktor Petrit Vasili në dy fjalë, njërën e ka fyerje flagrante e denigruese?

A mund të pajtohet i paangazhuari me një politikan që nuk i dëgjoi njëherë një vlerësim objektiv po vetëm acarime e mallkime?

A mundet të bëhen bashkë votuesit gri me LSI, e cila si në pushtet edhe në opozitë shfaq agresivitet të paimagjinueshëm dhe të pakrahasueshëm me asnjë forcë tjetër politike kur shkruan, deklaron e flet vetëm për të zezat e këtij vendi, duke na shndërruar të gjithëve në kriminelë e të korruptuar që nuk bën asnjë diferencë mes të mirës dhe të keqes?

A mundet elektorati gri të vërshojë në atë parti që devizë të saj ka përmbysjen me dhunë dhe në vend të dialogut zgjedh të bëjë monolog, llafollogji, bojkot, në vend të bashkëpunimit, zgjedh ndarjen dhe acarimin?

Si mund ti thonë “po” të pangazhuarit e kulturuar, ata gritë që lyp Monika, ata që nuk pranojnë të bëhen pis nga balta politike ndaj qëndrojnë mënjanë, të parreshtuarit në grupimet e mëdha, t’i bashkangjiten LSI-së, e cila gjatë ekzistencës së saj nuk ka qëndruar asnjëherë në një pozicionim të caktuar, po ka qenë një lavjerrës në pushtet me të djathtën dhe i ka shkelur syrin të majtëve, ka qenë në qeveri me të majtën, po negocionte me të djathtën? Që fliste nga njëra anë për koalicion, deklaronte se do vinte momenti i koalicionit dhe nga ana tjetër bënte thirrje për dorëzimin e qeverisë së ligjshme dhe formimin e një qeverie të besimit domethënë jashtë vullnetit të popullit dhe asaj që kishte vendosur votuesi shqiptar, se ndryshe do të largoheshin ministrat e LSI-së dhe do përmbysnin qeverinë? Votuesit shqiptarë në këto tri dekada kanë kaluar nëpër labirinthe dhe në rrugë me shumë zigzake. Janë më të emancipuar. Nuk janë votuesit e 1990-ës. Janë stërvitur, kanë mësuar së paku, ABC-në e demokracisë, ia kanë arritur të bëjnë vlerësime objektive dhe të shikojnë përjetë fasadave dhe miklimeve. Ata nuk mund të grumbullohen rreth mantelit të LSI-së. Në këto kushte, edhe sot pas thirrjes së Monika Kryemadhit për mobilizim të votuesve gri, për t`iu bashkuar idealeve të LSI-së, të cilat deri tani nuk i kemi verifikuar dot se të ç`kahi janë, do mbetet ftesë në eter pa përgjigje dhe zor se mund të gjenden shumë individë që ti thonë po Monikës.

Votuesit gri në Shqipëri, edhe pse janë një numër jo i pakët nuk gënjehen nga sheqerosja, as nga fjalët mikluese, aq më pak të joshen nga thirrjet e LSI-së, pasi në tërë këto vite i kanë parë, dëgjuar e provuar si pushtetarë e opozi-tarë dhe e kanë të qartë kur flitet seriozisht, kur duhet t’u besojnë verbërisht, kur shfaqet hipokrizia, etja për pushtet. Kur flet e vërteta, interesi i tyre jetik, që vota të mos shkojë në drejtim të panjohur apo për një karrige në pushtet të atyre që tërë jetën kanë qenë në qeveri dhe asnjëherë nuk kanë vlerësuar asn-jërin nga ata që janë bërë robër të sloganeve të LSI-së. Kështu edhe votuesit gri të Shqipërisë do ta gjejnë vetë orientimin dhe zor të shkojnë symbyllur pas ftesës së Kryemadhit!

Page 18: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

GAZETA SOT18 E Enjte 6 Dhjetor 2018

6,7,9,10,12,13,14,18,19,20,21,24

k u l t u r e www.sot.com.al

Ne jemi ende në eksplorimin ose në zbulimin e dramës shqipe të arkivit, edhe kjo është pa-sojë dhe një konkluzion mbi një punë që unë bëra si regjisore për veprën “Rranjët lëvizin” të autorit Ernest Koliqi. Regjisorët kanë prob-leme së pari vetë me punën e tyre, që do të thotë ne nuk e kemi traditë dramën...

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projekt-propozime në art, kul-turë dhe trashëgimi kulturore për vitin 2019. Në faqen zyrtare ministria shkruan se duke krijuar një sistem të qëndrueshëm në mbështetje të skenës së pavarur artistike, tashmë në vitin e pestë, kjo thirrje do të mbështesë propozime të paraqitura nga persona fizikë ose juridikë, vendas ose të huaj, që kanë në objekt të veprimtarisë së tyre promovimin dhe edukimin në fushat e artit, kulturës dhe trashëgiminë kulturore jo materiale. “Ministria e Kulturës do të mbështesë projekt-propozime që ideojnë, nxisin, promovojnë krijimtarinë artistike dhe trashëgiminë kulturore në vijim të programeve dhe strategjisë së MK-së, me fokus në projekte të edukimit përmes artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore; projekte në funksion të turizmit kulturor; projekte që nxisin pjesëmar-rjen dhe angazhimin e artistëve të lirë të skenës; projekte të industrive kreative. Ky fond shkon për projekte që zhvillohen ekskluzivisht ose kryesisht në Shqipëri. Projekt-propozimet e paraqitura duhet të realizo-hen brenda vitit buxhetor, që do të thotë se aktivitetet e propozuara duhet të zhvillohen brenda periudhës 20 shkurt - 5 dhjetor të vitit 2019”, bën me dije ministria në faqen zyrtare. Thirrja për projekt-propozime e Ministrisë së Kul-turës për vitin 2019 u hap të martën, datë 4 dhjetor dhe mbyl-let në orën 14.00, të ditës së martë, datë 15 janar 2019. Përzg-jedhja përfundimtare shpallet nga koleg-jiumi në datën 15 shkurt 2019. Shuma për të cilën një individ mund të aplikojë shkon nga 100,000 deri në 500,000 lekë. Shuma për të cilën një organizatë mund të aplikojë shkon nga 100,000 deri në 2,000,000 lekë. Por sipas udhëzimit të Ministrisë së Kulturës të paktën 15 përqind të fondeve që duhen për aktivitetin duhet të sigurohen nga burime të tjera. Në udhëzimin e ministrisë bëhet me dije se në fushën e kinematografisë mbështeten projekte promovimi dhe edukimi përmes kinemasë (fes-tivale, promovim filmi, edukim të audiencave përmes kinemasë), por përjashtohen produksione të veprës filmike në të trija gjinitë e filmit (artistik, dokumentar dhe të animuar) sipas përcaktimeve të bëra në ligjin nr. 9353, datë 3.3.2005 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8096, dt 21.03.1996 “Për Kinematografinë”. Në fushën e trashëgimisë kulturore përjashtohen projektet që kanë natyrë rehabilituese apo restauruese. Në fushën e librit mbështeten projektet e promovimit të librit dhe edukimit të leximit, por përjashtohen përkthime letrare dhe krijime letrare, të cilat do të trajtohen në thirrje dhe fonde të veçanta.

Takimi “Teatri dhe Shoqëria” bën bashkë artistët, pedagogët dhe të rinjtë për teatrin në vend

takim, regjisori Milto Kutali u shpreh se duhet të 10 fishohen buxhetet e teatrit në vend. “Kur themi të rriten buxhetet nga institucionet, ato të jenë 10 herë më shumë për teatrin”, pohon regjisori Kutali.

Puna me vepratTryeza e rrumbullakët “Teatri

dhe Shoqëria” është iniciativë e ndërmarrë nga Teatrin Metropol, si një sprovë nxitëse e reflektimit ndaj realizimeve të edicioneve “Metro-Fest” dhe fuqizimin e veprimtarive prej shkëmbimit të mendimeve dhe bashkëveprimit mes fushave të artit skenik, dramaturgjisë, antro-pologjisë kulturore. Në këtë forum u diskutua mbi rëndësinë e krijimit të ambienteve që synojnë diskurs për zhvillim në fushën e teatrit. Diskutimet e panelistëve u fokusu-an tek çështje si: “Përthyerje për të qëmtuar: Teatri i Metropolit ndërmjet zgjedhjeve dhe zgjidhjeve”, “Teatri si ngjizje e “comunitas”-it; Rivitalizimi i veprave arkivore kryesisht të mbetu-ra si letërsi dramatike në një tekst të

ri skenik që mundëson një repertor të ri nga një përvojë e përçuar nga një brez në tjetrin duke prodhuar kuptime”. Regjisorja Sonila Kapidani tregon se puna për dramën shqipe ka qenë një ide para disa vitesh. “Pyetja ishte para 8 vitesh: A ka dramë shqipe? Por tashmë ne kemi bërë festivalin “Metrofest” që zhvilloi edicionin e dytë këtë vit. Mirënjohje dhe për drejtoreshën Jonida Beqo që e arritëm këtë ide. “Metrofest” u krijua me vepra teatrore të arkivit, me qëllim të njohjes së tyre. Një tekst shqip mbi një letër të bardhë merr jetë kur vihet në skenë. A kanë pasur vështirësi regjisorët? Sigur-isht që po. Kanë hasur një mungesë të konfliktit në veprat teatrore, por kanë gjetur forma për ta sjellë në skenë” u shpreh regjisorja Kapi-dani. Pjesëmarrës në tryezë dhe në diskutime me panelistët ishin të pedagogë dhe të rinj nga Fakulteti i Gjuhë -Letërsisë, Fakulteti i Ar-tit Skenik, Sektori Artistik dhe i Edukimit në TM, artistë, etj.

Ministria e Kulturës hap thirrjen për projektet e 2019

Regjisorë dhe aktorë: Drama shqipe dhe buxhetet minimale, problemet themelore të teatritJulia VRAPI

Regjisorë dhe aktorë shpre-hen se drama shqipe dhe financimet e pakta janë dy nga problemet themelore të

teatrit në vend. Festivali “Metrofest” pati rëndësinë e tij për dramën shqipe të arkivit, por institucionet e tjera të teatrit duhet ti japin më tepër hapë-sira pjesëve të autorëve shqiptarë. Të mbledhur në një tryezë, regjisorë, aktorë, etj, u bënë bashkë ku disku-tuan mbi problemet dhe zhvillimin e dramës shqipe. Regjisore dhe aktore Rozi Kostani u shpreh se ka regjisorë, që po bëjnë përpjekje të ndryshme për dramën shqipe. Sipas regjisores, akoma në teatër është faza e ek-splorimit të dramës shqipe. “Ne jemi ende në eksplorimin ose në zbulimin e dramës shqipe të arkivit, edhe kjo është pasojë dhe një konkluzion mbi një punë që unë bëra si regjisore për veprën “Rranjët lëvizin” të autorit Er-nest Koliqi. Regjisorët kanë probleme së pari vetë me punën e tyre, që do të thotë ne nuk e kemi traditë dramën, kështu që nuk kemi një kulturë të ba-zuar diku. Por janë përpjekje shumë të mira për ta sjellë në skena dramën shqipe, që na fakt ka munguar”, po-hon regjisorja Kostani. Në reagimin e saj ajo shprehet se festivali “Metrofest” është me rëndësi për dramën shqipe dhe sipas Kostanit problematikat që janë trajtuar nga autorët e dekadave më parë janë dhe sot. “Ne nuk e kemi kulturë në dramaturgji siç e ka bota përshembll Shekspirin, ne nuk kemi kulturë të zhanrit dramatik. Pikërisht për këtë, shumë autorë kanë bërë përpjekje të ndryshme dhe duhen parë me sy më pozitiv, sepse ka shumë për të zbuluar përbrenda. Dhe duke pasur parasysh që ajo është një material bazik i joni, është baza jonë. Problematika që kanë ngritur ata au-torë dekada më parë vazhdon të jetë dhe sot”, vijon regjisorja. Por e pyetur për teatrin dhe problemet financiare, regjisorja Rozi Kostani shprehet se duhet patjetër që të mendohet nga institucionet për më tepër buxhete. “Edhe Teatri Kombëtar duhet ti japi hapësirë dramës shqipe, ta ekspozojë dramën shqipe në skenë. Një teatër nuk mund të quhet kombëtar pa vepër kombëtare. Por dhe duhen financime, duhen buxhete për teatrin në vend sepse janë të pakta”, tregon regjisorja. Edhe pse nuk ishte i pranishëm në

“Nëntor i Ftohtë”, i pari në javën e filmit në Bujanoc

"Buzëqeshjet e natës verore", në kinema për publikun

Qendra Kinematografike e Kosovës, në bashkëpunim me Shtëpinë e Kulturës në Bujanoc, nga data 10 deri më 15 dhjetor organizojnë Javën e Filmit të Kosovës në Bujanoc. Gjatë javës do të shfaqën pesë filma të me-trazhit të gjatë që janë realizuar në vitet e fundit në Kosovë. Java e filmit do të hapet me filmin e regjisorit Ismet Sijarina; “Nëntor i Ftohtë”, dhe do të vazhdoj me “Home Sweet Home” nga Faton Bajraktari, “Tri Dritare dhe Një Varje” nga Isa Qosja, “T’pa-dashtun” nga Edon Rizvanolli, dhe “Një Tregim Prishtine” nga

Burbuqe Berisha. Filmat do të shfaqen në Shtëpinë e Kulturës çdo ditë në 17:00. Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produk-sion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëpro-dhim me Albasky Film dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kine-matografike e Shqipërisë. Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Ma-toshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli.

Filmi "Buzëqeshjet e natës verore" i regjisorit sue-dez Ingmar Bergman (1955) u shfaq për publikun në kinema “Agimi”. Filmi u prezantua në kudarë të një programi filmi q ëka nisur AQSHF dhe u prezantua nga studiuesja Bleri-na Hankollari. Gjatë epokës së Kinostudios, filmat e kineastit të madh Ingmar Bergman nuk u lejuan të shfaqen. “Nuk jemi të sigurt se si saktësisht, por një kopje në 35mm e Buzëqeshjet e natës verore” mbërriti në Shqipëri, u vendos në një raft të AQSHF-së, dhe priti për

dekada të tëra. Gjashtëdh-jetë vjet më vonë, kjo kopje pothuajse prestine e filmit që shndërroi regjisorin Ingmar Bergman në një superstar ndërkombëtar, do të shfaqet në Tiranë, në festim të 100- vjetorit të lindjes së kineastit të madh. Ejani e shihni një komedi erotike për dy çifte, që ndërrojnë partnerët gjatë një nate të ngrohtë vere në fillim shekullin e njëzetë, dhe lehtësisht do kuptoni pse ky film magjik nuk mund të shfaqej”, njoftonte para shfaqjes së filmit AQSHF.

Shkodra dhe ushtritë Austro-Hungareze, në një ekspozitë

Në Shkodër është çelur ekspozita fotoekspozita “Shkodra, qendër e Koman-dës së Ushtrive Austro-Hun-gareze në vitet 1916-1918”. Bashkia Shkodrës ka hapur dyert për fotoekspozita e cila ishte një konkretizim i asaj çfarë libri “Administrimi, Aus-tro-Hungarez i Shqipërisë 1916- 1918” i promovuar po dje tregonte në faqet e tij. Fo-toekspozita flet me gjuhen e të shkuarës së bashkëpunim-it mes Shqipërisë dhe Aus-trisë dhe tregonte aspekte të jetës në Shkodrën e këtyre

viteve, duke përcjellë imazhe që shfaqeshin për herë të parë. Me këtë rast, kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi shpre-het se mik pritëm në mjediset e Bashkisë edhe ambasadorin i Austrisë në vendin tonë, Jo-hann Sattler dhe miqtë e tjerë që ishin të parët që shijuan këtë ekspozitë. “Marrëdhëniet e Shkodrës me Austro-Hungarinë dje dhe Austrinë sot, kanë pasur një themel të fortë dhe të her-shëm e kjo ekspozitë ishte një provë tjetër e tyre”, u shpreh mes të tjerave Ademi, në kuadër të këtij aktiviteti.

Page 19: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

6,7,9,10,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 6 Dhjetor 2018 19

k u l t u r e www.sot.com.al

Kjo dramë është e shkruar nga autori dhjetë vite para luftës në Kosovë, duke i parashikuar saktë ngjarjet e kësaj lufte ndodhur para dhe pas saj. Autori dhe regjisori Enver Petrovci ka bërë pjesë të këtij teksti çdo emocion njerëzor si dashurinë, lumturinë, hakmarrjen, tradhtinë, por edhe shpresën për një botë më të mirë...

Në Teatrin Metropol kjo është fundjava e fundit, që do të jetë në skenë këtë vit shfaqja teatrore “Ditari i Ana Frank”. Njoftimin e bën vetë teatri për publikun, duke pohuar se nuk duhet humbur mundësia për ta parë dramën. “Teatërdashës, ju lajmërojmë se kjo është fundjava e fundit ku “Ditari i Ana Frank” do të ngjitet në skenën e Metropolit. Mos e humbni mundësinë për ta parë”, shkruan teatri. Vepra në skenë vjen me regji nga Armela Demaj dhe në role janë aktorët Vanesa Guri, Myzafer Zifla, Klea Konomi, Ketjona Pecnikaj, Bruno Shllaku, Mar-jana Kondi, Roerd Toçe, Marius Dhrami, Edvin Mustafa, Paola Xhafa, Sara Koçi, Sedmir Memia, Stivi Osmanaj, Mario Bali, Dinorah Beqiraj, Ezra Vogli dhe Valdano Bajrami. “Ditari i Ana Frank” është historia e Ana Frank dhe familjes së saj hebreje, gjatë Luftës së Dytë Botërore. Teksti fitues i çmimit “Pulitzer”, shkruar nga Frances Goodrich dhe Albert Hack-ett i solli publikut një copëz reflektive nga jeta e hebren-jve gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ana Frank në të vërtetë, nuk kishte ndonjë mik të afërt me të cilin mund të fliste, ndaj në ditarin e saj i shkruan për të gjitha përjetimet e veta një shoqeje im-agjinare, me emrin Kiti. Këto shënime, ku ajo nxirrte dufin e atyre ditëve të zymta dhe të rënda, ishin shkruar vetëm për Anën, deri në pranverën e 1944-ës, kur Bolkenshtajni, atëherë ministër i Arsimit në mërgim, tha në radio se të gjitha dëshmitë e vuajtjeve të popullit hollandez gjatë pushtimit gjerman, do të mblidheshin dhe do të botoheshin pas mbarimit të luftës. I ati, pas luftës dhe zhdukjes së gjithë familjes në kampet e përqendrimit, vendosi ta botonte këtë ditar, që shumë shpejt u bë një nga dëshmitë më të forta dhe rrëqethëse të “Shoah-ut”. Ana Frank filloi të shkruante në ditarin e saj që në moshën trembëdhjetëvjeçare, nga 12 qershori i vitit 1942 deri më 1 gusht 1944. Myzafer Zifla vjen në rolin e Otto Frank tek “Ditari i Ana Frank”. Z. Frank, babai i sjellshëm dhe praktik i Anës, është gjithashtu dhe kreu i “familjes papafingo”. (Papafingo është vendi ku 8 hebrenjtë u fshehën për 2 vjet, për ti shpëtuar përndjekjes naziste). Qetësia dhe durimi i tij janë një pasuri në papafingon e ngushtë dhe një ngushëllim për Anën, e cila është shumë e lidhur me të. Mes aktorëve, Klea Konomi është në rolin e Edith Frank. Zonja Frank është mamaja nervoze dhe e rezervuar e Anës të cilën e do shumë, por dëshiron dhe e këshillon që ajo të jetë më serioze dhe e sjellshme si motra e saj Margot.

Vepra e shkruar para dhjetë viteve parashikon ngjarjet para dhe pas luftës në Kosovë

si regjisor dhe aktor Enver Petrovci është nga emrat e artit më të vlerësu-ar. Jo vetëm me teatrin, por dhe me kinemanë ka dhënë një kontribut të vlerësuar. Me role nuk ka munguar në filmat në Kosovë dhe në Shqipëri, që mbajnë emrin e regjisorëve të njohur. Enver Petrovci lindi më 28 shkurt 1954 në Prishtinë. Në fillim studio në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë në degën e aktrimit, më pastaj mbaroi studi-met Universitare për aktor edhe në Fakultetin e Arteve Dramatike në Universitetin e Beogradit. Ka arri-tur karrierë shumë të suksesshme në teatër, sidomos në atë "Atelieja 212" dhe me rolet e luajtura aty u

bë i njohur nëpër mbarë ish Jugosl-lavinë, duke u vlerësuar një nga aktorët më të famshëm të asaj kohe. Pas mbarimit të luftës e vazhdoi me sukses karrierën artistike në Prisht-inë e në qendra të tjera shqiptare. Interpretimet e tij në film ishin gjithashtu shumë të mirëpritura duke arritur famë shumë të madhe në kinematografinë ish jugosllave, kosovare dhe ndërkombëtare. Është një ndër themeluesit e degës së Artit Dramatik dhe Akademisë së Arteve në Universitetin e Prishtinës në vitin 1989, ai kthehet nga Beogradi për të ligjëruar lëndën e aktrimit në këtë universitet dhe formon kuadro të reja të aktorëve në Kosovë.

Fundjava e fundit me “Ditari i Ana Frank”,

në skenë për publikun

Enver Petrovci sjell premierën “Kreolët e Ballkanit” në Teatrin Eksperimental

Julia VRAPI

Drama “Kreolët e Ballkanit” vjen premierë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperi-mental “Kujtim Spahivogli”

për publikun. Shkruar dhe me regji nga Enver Petrovci “Kreolët e Ballkan-it" sjell histori dashurie, aksion dhe dramë. Shfaqja teatrore vjen mbrëmjet e datave 8 dhe 9 dhjetor në skenën e Te-atrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, ku këtë vit drama shqipe me autor dhe regjisor Enver Petrovcin duket se është dhe premiera e fundit. Kjo dramë është e shkruar nga autori dhjetë vite para luftës në Kosovë, duke i parashikuar saktë ngjarjet e kësaj lufte ndodhur para dhe pas saj. Autori dhe regjisori Enver Petrovci ka bërë pjesë të këtij teksti çdo emocion njerë-zor si dashurinë, lumturinë, hakmarr-jen, tradhtinë, por edhe shpresën për një botë më të mirë, për një atdhe më të dashur i cili ka nevojë të ul në prehrin e tij: dashurinë, fitoren dhe lumturinë. Për autorin dramës Enver Petrovci në këtë botë disa luftojnë për tokën dhe të tjerë për shpirtin. “Bota përbëhet prej të papërcaktuarave, disa luftojnë për shpirtin dhe të tjerë për tokën” shpre-het autori Enver Petrovci. Puna për ta sjellë në skenën e teatrit ka vijuar para disa kohësh dhe në role janë aktorë nga Kosova dhe Shqipëria. Rolet në dramën “Kreolët e Ballkanit” regjisori Enver Petrovci ia ka besuar aktorëve si Agron Shala, Elidon Alika, Kristian Koroveshi, Kriks Dumo si dhe Vanesa Petrovci. Skenografia është e realizuar nga Beqo Nanaj, kostumografe Sofi Kara, as/regjisor Enkeleda Fishekaj. Këtë herë vepra shënon premierën në Tiranë, por ajo nuk ka munguar dhe në skenën e Kosovës. Disa vite më parë kjo vepër teatrore është dhënë premierë në skenën e Prishtinës, ku atje është ndjekur me vlerësimin e publikut. Këtë muaj të fundit të viti kjo premierë teatrore, që i takon drama-turgjisë shqiptare është në skenën e Tiranës. Këtë herë për premierën e Tiranës janë aktorë që publiku i njeh për aktivitetin me teatrin, por mes tyre rol i ka besuar dhe vajzës së tij Vanesa Petrovci. Vepra pas skenës së Tiranës mendohet që do të vijojë më pas dhe në skenat e teatrit në Kosovë.

Aktiviteti artistikMe një jetë artistike në skenat

e Kosovës, Shqipërisë dhe më gjerë

Arkitektura e Toskanës, hapet ekspozitë në Tiranë

Italia, 165 mijë euro për mbrojtjen e shqipes mes arbëreshëve

Hapja e ekspozitës së arkitekturës së Toskanës ka sjellë në Tiranë projektet më të mira italiane. Ekspozita lëvizëse është pjesë e një çmimi të arkitek-turës toskane "Vlerat cilësore të arkitekturës", e cila synon të tregojë arkitekturën bashkë-kohore italiane në vendin tonë. Arkitektët pedagogë shprehen se ekspozita është rezultat i një konkursi të zhvilluar që përpiqet të tregojë projekte të ndryshme arkitekturore. Kultura e projektit është si një garanci e cilësisë mje-disore dhe civile dhe ekspozita është shprehje e kulturës së një

populli dhe dëshmi e qytetërimit të tij. Për kryetarin e Shoqatës së Arkitekturës Shqiptare, Armand Vokshi, çmimi do të bëhet një kulturë referimi për kulturën arkitekturore në nivel kombëtar. “Janë projekte të cilat zakon-isht janë qendra historike, ose peizazhe interesante si urbane ashtu dhe natyrore. Është një nga gjërat që Shqipërisë i mun-gon sepse e shohim që produkti jonë mund të jenë individualisht projekte shumë interesante, por kur i shohim të vendosura me qytetin apo territorin, ato stono-jnë”, pohon Vokshi.

Qeveria italiane ka lësh-uar një fond prej 165 mijë euro në mbrojtjen dhe vlerësimin e minorancave etnike, gjuhësore të pranishme në rajonin e Kala-brisë. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti i këtij rajoni Mario Ol-iverio, i cili komenton se me këtë fond rajoni synon të investojë në mbrojtje dhe vlerësimin e gjuhës shqipe në shkolla e komunave arbëreshe, si një trashëgimi e identiteti të komunitetit arbëresh. “Vëzhgimi i traditave, kulturave, zakoneve të pakicave etnike arbëreshe në rajonin e Kalabrisë janë një pasuri e madhe” është

shprehur presidenti i këtij ra-joni Mario Oliverio. Në fjalën e tij ai theksoi se synimi ishte promovimi i trashëgiminë kulturore të komunitetit ar-bëresh, duke aktivizuar dhe fondet europiane, si dhe me nisjen e një bashkëpunimi konstant me Shqipërinë . “Të gjithë së bashku duhet të punojmë për një objektiv të përbashkët duke i dhënë vlerë jo vetëm njohjes së historisë së popullsisë arbëreshe, por dhe parimit të mikpritjes e bashkëjetesës shumëvjeçare në vendin tonë”, tha Oliverio.

Kalaja e Beratit, në janar-nëntormbi 120 mijë vizitorë

Kalaja e Beratit është një nga atraksionet turistike më të vizituara, ku çdo vit e më shumë tërheq vëmendjen e turistëve të huaj dhe shqiptar. Ajo mirëpriti 128.216 vizitorë të cilët zbuluan historinë e papërsëritshme të një qyteti mbresëlënës për periudhën janar-nëntor 2018. Kalaja e Be-ratit është një nga monumen-tet më të mëdha historike të Ballkanit, një fortesë e madhe që sundon mbi lumin Osum. Kalaja është ngritur sipas një plani në formë trekëndëshi. Kjo kala, po të shihet nga posh-

të, duket si pjesë e kodrës. Kulla e hyrjes së brendshme është e bërë nga blloqe guri, që u përkasin fortifikimeve ilire, të cilat janë ndërtuar në shekujt IV-II p.e.r. Maja e kodrës është e rrethuar me një mur të jashtëm periferik me 24 kulla. Në brendësi të kësaj kalaje ndodhen rreth 14 kisha, të cilat e kanë bërë mjaft të dëgjuar atë, shkruan Agjen-cia Telegrafike Shqiptare. Disa prej tyre janë: Kisha e Shën Triadhës, e cila i përket fundit të shek. XIII dhe fillimit të shek. XIV. Në brendësi të saj ka afre-ske mjaft interesante.

Page 20: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

GAZETA SOT20 E Enjte 6 Dhjetor 2018

6,7,9,10,12,13,14,18,19,20,21,24

SOTSOT sport www.sot.com.al

DEKLARATA

Sulmuesi i përfaqësueses ishte në “radarët” e klubit të Pireut, lëvizja pritet me interes

Adriatik BALLA

Në Greqi luan një kastë të rinjsh futbollistësh shqiptarë, që janë fëmijë të lindur në Shqipëri dhe të rritur në

Greqi, ose janë të lindur nga prindër shqiptarë në ven din fqinj, por një pjesë e madhe e këtyre futbollistëve duan të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi. Dhe nga liga greke e futbollit kanë ardhur disa el-ementë të mirë që aktivizohen me ekipet kombëtare të moshave, por njëherësh dhe në skuadrës e parë kombëtare e këtu kujtojmë Ergys Kaçen, Qazim Laçin e ndonjë tjetër. Gjithsesi, lojtari shqiptar më në formë i momentit në Su-perligën helene është Fiorin Durmishaj, i cili është pjesë e Panioniosit në kam-pionatin elitar grek. Ai është një preh futbollistëve të rinj më të mirë të të gjithë kampionatit grek dhe është në fokusin e shumë klubeve brenda e jashtë Greqisë. Natyrisht, për djaloshin shqiptar ka pasur interesim të drejtpërdrejtë edhe vetë federata greke e futbollit, e cila e kishte projektuar atë për ekipin e saj përfaqësues. Por futbollisti ka zgjedhur të luajë për Shqipërinë. Më parë ai është aktivizuar me Shpresat e Alban Bushit, e tani së fundmi është pjesë e Kombëtares së Kristian Panuçit. Trajneri italian e ftoi Durmishajn në grumbullimin e nëntorit për ndeshjet ndaj Skocisë dhe Uellsit, por ai nuk erdhi, pasi duke qenë se është me shërbim të detyrueshëm ushtarak në vendin fqinj, atij nuk i lejohet të kalojë kufirin. Pra nuk iu dha leje dhe mundoi në dy takimet në fjalë, por në të ardhmen

do të jetë me siguri një prej emrave që Panuçi do ta ketë në konsideratë për duelet e ardhshme kualifikuese të Kam-pionatit Europian të vitit 2020.

Oferta e Olimpiakosit Shqiptari Fiorin Durmishaj, po

shkëlqen në kampionatin grek, duke qenë një nga sulmuesit më në formë të Shqipërisë megjithëse nuk ka arritur të debutojë me fanellën e Kombëtares A për shkak të problemeve që ka me shte-tin grek. E ardhmja e tij, duket e sigurt duke qenë mediat greke raportojnë se ky është sezoni i fundit me Panioniosin në Greqi. Sipas të njëjtave burime, Durmishaj ka arritur akordin dhe ka firmosur me Olimpiakosin një kontratë dhe do të transferohet gjatë merkatos së verës. Olimpiakos ka vlerësuar formën

që po kalon sulmuesi shqiptar dhe është gati që të paguajë kartonin e tij në drejtim të Panionosit. Kujtojmë që mar-rëdhënia mes dy klubeve është mjaft e mirë duke qenë se vetëm pak kohë më parë, Olimpiakosi njoftoi arritjen e akor-din me klubin e Panionosit për transfer-imin e Masuras në merkaton e janarit, ndërkohë që Durmishaj transferohet në merkaton e verës. Deri më tani, Durmishaj ka shënuar 4 gola në Greqi në 12 javë kampionat. Një shifër e mirë realizimi po të kihet parasysh fakti se ai nuk është aktivizuar rregullisht dhe ka pasur disa probleme. Gjithsesi, është një futbollist në rritje dhe fakti që e kërkon Olimpiakosi tregon shumë për lojtarin kuqezi. Natyrisht, verën e ardhshme ai mund të veshë fanellën e klubit të

Mesfushori shqiptar Kamer Qaka vazhdon të jetë më i paguari në skuad-rën e Politekhnika Iasi në Rumani. Ai merr rreth 10 mijë euro në muaj te Poli Iashi dhe vendin e dytë e zë Dian Flores me 6.5 mijë euro në muaj. 6 mijë euro është paga e trajnerit Stoian, i cili në krahasim me sezonin e kaluar, merr një pagë disi më të lartë. Në fakt, Qaka nuk do të ishte më i paguari në skuadër nëse në verë nuk do të transferohej te Steaua e Bukureshtit. Pasi zhgënjeu me ekipin e ri, presidenti Xhixhi Bekali e largoi sërish te Poli Iashi, duke pranuar që të paguante një pagë mujore rreth 4 mijë euro. Kështu, Qaka merr nga të dyja skuadrat dhe bëhet futbollisti më i paguar në skuadër.

MESFUSHORIKamer Qaka fut në sherr klubet

rumune për pagesat

madh grek, por djaloshi shqiptar e di që kalimi në radhët e Olimpiakosit kërkon një dimension tjetër të përgatitjes dhe të konkurrencës. Sidoqoftë, performanca e tij e deritanishme në kampionatin grek iu jep të drejtë të krenohet dhe të shpreso-jë për të qenë elitar edhe në klubin e madh grek. Duke u kthyer tek Kombëtar-ja Shqiptare, Durmishaj do të ketë shanse të mëdha aktivizimi nëse ruan një profil të lartë paraqitjesh në kampionatin grek dhe nëse realizon gola. Natyrisht, Panuçi do ta ftojë atë dhe do t’ia japë shansin, por i mbetet lojtarit të tregojë vlerat e tij në rastin më të parë. Nëse e grumbullon dhe aktivizon, atëherë Durmishaj duhet të shpërthejë, në të kundërt do të mbetet thjesht në nivelin e ftesës. Dihetq ë kual-ifikueset kanë peshë për objektivat dhe Panuçi është i detyruar t’i japë shansin të zbresë në fushë lojtarëve më të mirë dhe që janë më në formë në aspektin fizik, e tekniko-taktik.

Në kampionatin italian luajnë shumica e lojtarëve të kombëtares tonë, nga ata që janë në pjesën dërmuese pjesë e formacionit titullar. Është fakt që teknikët e fundit të Kombëtares, si De Biazi, ashtu dhe aktualisht Panuçi, kanë shprehur simpati për lojtarët që luajnë në Itali, nisur nga disiplinimi taktik dhe pozicionimi në krahun e njëjtë sa i takon mentalitetit të lojë. Ndërkohë, merkato e janarit po afron dhe për shumë elementë të kombëtares shqiptare të futbollit, kjo mund të jetë një mundësi e mirë për të kaluar në ekipe ku mund të aktivizohen më rregullisht, apo për ata që kanë spikatur

me lojën e tyre, të bëjnë hapin e radhës në karrierë. Ky rast i dytë i përket më shumë Emanuele Ndojit, i cili po shkëlqen te Breshia dhe tashëm ka tërhequr vëmendjen e klubeve të Serisë A, sidomos pasi ka filluar të aktivizo-het edhe me përfaqësuesen kuqezi. Nga përtej Adriatikut bëhet e ditur se Ndoji është kthyer në objektin e interesit të klubit të Empolit, i cili ka si gjithmonë një marrëdhënie të mirë me futbollistët shqiptarë, pasi në radhët e tij ka luajtur më parë Hysaj e tani aktivizohet Veseli. Klubi italian kërkon përforcime cilësore për mesfushën, djem të rinj, të cilët të garantojnë

për të ardhmen dhe Ndoji është një prej atyre që ka piketuar për merkaton e janarit pasi ka spikatur në Serinë B duke treguar se mund të luajë në nivelet më të larta. Megjithatë, nuk do të jetë e lehtë të shkëputë lojtarin nga Breshia, e cila shpenzoi disa vite më parë 1,2 milionë euro për të siguruar kartonin e tij nga Roma, në akademinë e të cilës aktivizohej futbollisti shqiptar. Gjithçka komplikohet edhe nga fakti se gjatë verës, kur po diskutohej për një transferim të mundshëm të tij, Ndoji rinovoi kontratën me Breshian, duke e zgjatur deri në vitin 2020 marrëveshjen me këtë klub.

Ndoji në “radarët” e Empolit, Breshia e shqetësuar nga ofertat për shqiptarin

Valon Behrami është lider i Udin-ezes, duke mbajtur shiritin e kapitenit. Në një prononcim për mediat itali-ane, mesfushori shqiptar ka treguar ndjesinë e të qenit kapiten, sidomos në një ekip që militon në Serinë A. Ai shprehet se është nder për të që të jetë kapiten, por edhe për familjen e tij njëkohësisht. “Të jesh kapiten i Udin-ezes do të thotë të kesh përgjegjësi jo vetëm në fushë, por edhe jashtë saj. Është një ndjenjë që më pëlqen, më jep mundësinë të shoh veten nga një pikëpamje tjetër. Për mua është një nder dhe krenari që të jem kapiten. E di që edhe për familjen time është krenari dhe ndihen mirë kur shohin që djali i tyre është kapiteni i Udinez-es”, u shpreh Behrami.

Behrami: S’është e lehtë të jesh

kapiten i Udinezes

SURPRIZA Uellsi kërkon rival

për miqësore, i ofrohet Kosova

Shqipëria do të ketë në kualifi-kueset e Europianit 10 ndeshje, kurse Kosova 8 të tilla, prandaj i duhen miqësore për datat e lira. Ndërkohë, Uellsi është pjesë e grupit E së bashku me Kroacinë, Sllovakinë, Hungarinë dhe Azerbajxhanin. Skuadra e trajner-it Rajan Gigs është pjesë e një grupi me pesë skuadra dhe duhet të zhvillojë ndeshje miqësore në datat e lira. Në një grup me pesë skuadra është edhe Kosova dhe mund të përballet me Uellsin në një ndeshje miqësore. “BBC Sport” shkruan se Federata e Futbollit të Uellsit dhe trajneri Gigs janë duke diskutuar për kandidatët potencial për ndeshje miqësore në muajin mars, me Gjermaninë, Danimarkën, Kosovën dhe Serbinë.

Një nga futbollistët e Kombëtares që po vuan në këtë moment është mbrojtësi Elseid Hysaj, i cili lakohet në shtypin italian që mund të largohet në merkaton e janarit nga Serie A, për t’u bërë me shumë gjasë pjesë e Premier League angleze. Kështu, sipas raportimeve të vetë mediave italiane, futbollisti i Kombëtares, Elseid Hysaj, nuk po kalon një moment të mirë. Ai nuk po luan titullar dhe duket se ndarja me Napolin është e pashmangshme. Shtypi e ka

kritikuar shpesh mbrojtësin për paraqitjen, ndërsa agjenti i tij, Mario Xhufredi, i ka dalë në mbrojtje, duke thënë se klienti i tij po trajtohet padre-jtësisht: “Shikoni si po e trajto-jnë Hysajn. Të gjithë flasin për një lojtar skarco, siç mendojnë edhe gazetarët në Napoli. Por lojtarët skarco nuk mund të jenë në qendër të merkatos. Ndoshta shkon te Çelsi dhe do të zbulojmë se nuk është skarco. Ka gjëra që u bëjnë keq futbol-listëve. Kur lexoj që gazetarët

thonë se Napoli nuk do ta fitojë kurrë titullin, dua t’ua them atyre se kjo ndodh edhe për faj të shtypit, që e masakron skuad-rën. Në Torino shtypi lokal nuk sillet kështu”, ka thënë agjenti i Hysajt. Në të vërtetë, ka zëra në mediumet italiane që thonë se midis Çelsit dhe Napolit kanë nisur bisedimet rreth lojtarit dhe nuk përjashtohet mundësia e huazimit të tij për një periud-hë gjashtëmujore, me të drejtë rikthimi sërish tek Napoli në fund të sezonit.

Elseid Hysaj një hap pranë largimit,Çelsi nis bisedimet me Napolin

Fiorin Durmishaj merr lajmin e madh, Olimpiakosi do ta marrë në Athinë në verën e vitit 2019

“Ai është një preh futbollistëve të rinj më të mirë të të gjithë kampionatit grek dhe është në fokusin e shumë klubeve brenda e jashtë Greqisë...

Page 21: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

6,7,9,10,12,13,14,18,19,20,21,24GAZETA SOT E Enjte 6 Dhjetor 2018 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

KATEGORIA E PARË

Tifozët ultras akuzojnë klubin se përdor paratë jashtë sistemit bankar dhe jashtë kontrollit

Adriatik BALLA

Tirana zien nga brenda. Deklaratat e ish-trajnerit brazilian të bardhebluve, Ze Maria, së klubi është i push-

tuar nga klanet që punojnë kundër interesave të skuadrës e të klubit, i kanë fryrë një zjarri të brendshëm që ka kohë që po e djeg dhe e përcëllon ekipin bardheblu. Menjëherë pas Ze Marias ishin tifozët që e mbështetën atë, duke e miratuar në deklaratat e dhëna dhe duke u pajtuar me faktin se klubi është në dorë të pseu-do-drejtuesve dhe pseudo-lojtarëve e për pasojë është shndërruar në pseudo-klub. Por dje, tifogrupi i fam-shëm i Tiranës, “Tirona Fanaticës”, kanë befasuar me qëndrimin e tyre nëpërmjet një statusi në rrjetin social “facebook”, ku pretendojnë se kanë nxjerrë dokumente që vërtetojnë pazarin që bëhet në radhët e 24-herë kampionëve, ndërsa kanë ngritur shqetësimin se të gjitha lëvizjet financiare që bëhen nga klubi janë të paligjshme, pasi nuk kalojnë nga banka dhe rrjedhimisht i bie të bëhen me para në dorë.

Qëndrimi i FanatiksaveTifozët janë treguar mjaft të

ashpër në qëndrimet e tyre, sidomos ndaj presidentit të skuadrës bard-heblu, Refik Halili, të cilin e bëjnë përgjegjës për situatën e krijuar në klubin e tyre. “Kur Refik Halili mori aksionet e klubit e dinte shumë mirë që klubi ka borxhe rreth 600 mijë euro. Prej 5 vitesh ai ka paguar vetëm 150 mijë euro. Janë edhe rreth 450 mijë euro që Halili nuk i paguan. I janë shtuar edhe 100 mijë euro

borxhe prej rastit të Gjergji Muzakës. Prej borxheve llogaritë bankare të klubit janë bllokuar, do të thotë se presidenti paguan rroga ‘cash’ ndaj futbollistëve”, shkruajnë në fillim të statusit të tyre “Tirona Fanatics”. Situata duket dramatike kur mendon se tifozët kanë mbledhur të dhëna konkrete dhe flasin me shifra, duke vënë para përgjegjësisë zyrtarët e klubit. Kjo pasi në lojë futet edhe FSHF, që sipas tifozëve nuk dihet se në çfarë forme i lëvron fondet e saj për kubin, për sa kohë klubi bardheblu nuk ka një llogari bankare. “Edhe të ardhurat nga FSHF nuk dihet se në cilën llogari bankare hyjnë. Nëse ministria e financave bën një kontroll të transaksioneve dalin në pah shumë akte të paligjshme që nxjerrin zbuluar edhe FSHF-në. UEFA nuk ia ka dhënë shpërblimet KF Tiranës për pjesëmar-rjen në Europa League pikërisht prej

llogarisë bankare të bllokuar prej borxheve”, thuhet më tej në qëndrim-in e fanatiksave. Më tej dilet në shifra konkrete, ku pretendimet e tifozëve janë për zhdukje të mijëra eurove dhe fshehje të pagesave ndaj futbollistëve që përbën shkelje, ose siç quhet ndry-she evazion fiskal. “Bashkia Tiranë ka akorduar prej kohësh një fond prej 330 mijë eurosh për klubin, por ky fond ka mbetur i bllokuar për shkak se klubi nuk ka llogari bankare. Në bordin drejtues nuk ka njerëz pro-fesionistë, por të afërm dhe miq të presidentit. Presidenti kryen evazion fiskal ndaj shtetit shqiptar, në kontra-ta rrogat e 70% e futbollistëve janë 4/5 herë më të vogla nga sa paguhen në realitet. Për të shmangur drejtpërdrejt taksat e shtetit, për këtë Refik Halili duhet të dënohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë”, citohet më tej në komunikatën e tifogrupit

Sulmuesi i Kombëtares, Astrit Ajdareviç, është larguar përfundimisht nga AEK-u dhe në një intervistë që ka dhënë për “gazzetta.gr” komenton vendimet e presidentit të skuadrës athinase Dimitris Melisanidis, për zgjidhjen e kontratës së tij dhe arsyen se përse AEK ka lënë disa pikë. Por për shqiptarët ka rëndësi një shprehje që ka lidhje me sjelljen, ku Greqinë e quan vend të çudirave. “Në vende si Greqia, ka shumë gjëra të çmendura që ju nuk mund t’i gjeni në Belgjikë, Angli ose Suedi. Nuk mund të mendoj për ndonjë gjë specifike, unë thjesht i referohem gjërave që karakterizojnë Ballkanin. Mua personalisht nuk më kanë bërë përshtypje, sepse edhe unë kam një origjinë në Ballkan”, tha ai.

SULMUESIAjdareviç: Në Greqi

ndodhi gjëra të çuditshme

“Fanatics” të shpërndarë në rrjetin social “facebook”. Në fund, tifozët akuzojnë presidentin Refik Halili se e ka kthyer Tiranën në një skuadër të dorës së tretë dhe shkojnë më tej duke thënë se ai do të jetë njeriu më i urryer. “Refik Halili ka dështuar totalisht në krijimin e një klubi serioz, duke e kthyer Tiranën në një ekip të dorës së tretë. Sa të kesh jetë, sa të marrësh frymë, do të jetë personi më i urry-er”, shkruan tifogrupi bardheblu në ‘Facebook’. Një qëndrim i tillë pritet të sjellë akoma më shumë përplasje dhe njëherësh të vendosë zyrtarët e klubit para përgjegjësisë. Tirana nuk është më një ambient i qetë. Ujërat janë trazuar dhe situata e skuadrës në kampionat vetëm sa e shton dozën e konfliktualitetit mes klubit e tifozëve.

Administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi, është shprehur mjaft skeptik për mënyrën se si funksionojnë klubet e futbollit në Shqipëri dhe insiston që të ketë një “skaner” financiar që të zbardhë veprimtarinë e çdo klubi. Në një intervistë për mediet, ai ka bërë pak ironi për çështjen e pagesave dhe më pas është shprehur se duhet të ndërtohet ekonomia e futbollit në fund. Ai ka kërkuar që të bëhet një skaner në lidhje me financimin e klubeve shqiptare, nga vijnë të ardhurat e tyre. “Fl-amurtari është i vetmi ekip në Shqipëri në këto pesë vjet që jam unë, që ka probleme

pagash. I vetmi ekip jofunksional jemi ne. Të gjithë të tjerët po lulëzojnë. Thirrja ime është e thjeshtë: nëse ka të tjerë që e bëjnë më mirë këtë punë në Vlorë, e dorëzoj që sot ekipin. Nuk flas për kafexhinjtë dhe ata që shtyjnë ditën në “Lungomare”. Të ndërtohet së pari ekonomia e futbollit, të kalohen në skaner klubet shqiptare, nga financohen, nga vijnë të ardhurat, pastaj flasim për korrektësi në listpagesa. Është një gjë që nuk funksionon. Nuk funksionon TVSH-ja, tatimi mbi pagën, asnjë”, theksoi Idrizi. Më tej administratori i Flamurtarit iu përgjigj kritikëve që sipas

tij janë ish-futbollistë të bërë analistë në studiot televizive dhe që e ironizojnë Idrizin se ngatërron futbollin me fabrikat. “Futbolli është një fabrikë, që ka bilance, ka hyrje-dal-je. Jemi në vitin e pestë dhe kam bilancet e mia. Janë paguar 10.870.000 euro dhe as faleminderit nuk thonë, por dalin këto his-toritë që thonë se janë vonuar pagat. Po, pagat janë vonuar dhe do të vonohen, sa të jetë ky sistem. Nëse sistemi nuk hyn në linjë, lojtarët nuk kanë pse të më presin mua. Pastaj kemi dhe këto ironitë e zevzekëve të facebook-ut. Unë nuk e financoj Flamurtarin, duke vjedhur

pronat publike. Nuk financoj, duke mbajtur në hije bilancet, por që ka vonesa në pagesa”, tha Idrizi në lidhje me çështjen e pagesave”, shtoi administratori i Flamurtarit, Sinan Idrizi. Në fund njëshi i klubit vlonjat komentoi dhe disfatën e fundit në Krujë përballë Kastriotit. “E kam thënë: ky është Flamurtar “Leninist”, që ecën dy hapa para dhe një hap prapa. Në fushën e Fushë-Krujës nuk mund të pritej më shumë. U luajt pjesërisht futboll dhe kundër-shtari kishte ekip të mirë. Ekipi duhet të ecë më lart në kuptimin e seriozitetit në fushë”, përfundoi Idrizi.

Idrizi pranon vonesën e pagave: Faji i sistemit, duhet skaner për klubet

Kategoria e Parë ka një hall të madh. Shumë skuadra nuk kanë fushë, Në Grupin A bien në sy Veleçi-ku që u ngjit nga Kategoria e Dytë verën e shkuar dhe ndeshjet i luan në Shkodër! Apo dhe Vora debutuese, i luan në kryeqytet. Por, jo vetëm pasi edhe Shënkolli ka probleme dhe me fillimin e shirave detyrohet që të kërkojë fushë. Ka edhe skuadra të tjera, e madje në Grupin B. Apolonia por edhe Besa. Në duelin Besa-Po-gradeci fusha e stadiumit të Kavajës ishte skandaloze dhe ngjante me një moçalishte. Elbasani, kur stadiumin ja zënë Kukësi apo Laçi e ndonjëherë edhe kombëtarja detyrohet që të shkojë të luajë në Cërrik. Pa harruar Egnatian, fusha e së cilës është gjithë kohës një terren balte.

Kampionati në hall, fushat s’kanë cilësi

MBROJTËSIShehi: Me Nicën trajner,

Kastrioti ka rilindurMbrojtësi i Kastriotit, Dajan

Shehi foli për mediat, duke treguar se ardhja e Nicës në krye të pank-inës ka sjellë optimizëm dhe besim në skuadër. “Duket qartë dora e tra-jnerit, po marrim rezultate pozitive. Fryma në grup që ka sjellë trajneri Nica është çelësi. Kemi punuar shumë gjatë javës. Me Flamurtarin ishte një fitore e artë që na mban në garë për mbijetesën. Është shumë e rëndësishme dhe mund të cilësohet si finale ndeshja me Tiranën. Do mundohemi të japim më të mirën, është një rival direkt për ne. Me këtë ritëm që kemi treguar këto javë, çdo skuadër duhet të na ketë frikë. Me dy-tre afrime në janar mund të bëhemi një skuadër edhe më e fortë”, u shpreh mbrojtësi Shehi

Një tjetër disfatë që djeg për Shkëndijën e Tetovës. Edhe pse ndodhet në vend të parë në kampionatin maqedonas, skuadra tetovare zhgënjeu në Kupën e Maqedonisë, duke u mundur nga Pobeda, skuadër modeste e vendit fqinj dhe duke humbur shan-sin të kalojë në çerekfinalet e Kupës maqedonase. Kështu, dje Shkëndija e Tetovës u eliminua nga Pobeda në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë. Ekipi kuqezi, i cili e kishte humbur

0-1 takimin e parë të luajtur në Tetovë, jo vetëm që nuk mundi të përmbyste këtë disfatë, por pësoi edhe një tjetër me shi-fra edhe më të thella. 2-0 për Pobedën përfundoi takimi i kthimit dhe të dy golat i realizoi i njëjti autor, kamerunasi me pasaportë franceze Makota i cili në verë erdhi në provë te Skënderbeu por nuk firmosi me korçarët. Pikërisht “ish”-i i Skënderbeut i shënoi 3 herë në 2 takime Shkëndijës duke hequr mundësinë për të mbrojtur tro-

feun e Kupës së Maqedonisë. 0 gola të shënuar dhe 3 të pësuar është bilanci negativ i skuad-rës së Qatip Osmanit në fazën çerekfinale të kompeticionit, duke shuar ëndrrën për një tjetër sukses të dyfishtë në fund të sezonit. Tashmë Shkëndija do të përqendrohet vetëm në Ligën e Parë të Maqedonisë, të cilën e kryeson me 5 pikë më shumë se Vardari. Megjithatë, të eliminu-ar nga kupa, tetovarët mund t’i përkushtohen pikërisht kampi-onatit për të fituar sërish titullin.

SURPRIZA/ Shkëndijën e eliminon nga kupa modestja Pobeda

Luftë brenda Tiranës, “Fanatiksat” nxjerrin në shesh skandalet e klubit

“Një qëndrim i tillë pritet të sjellë akoma më shumë përplasje dhe njëherësh të ven-dosë zyrtarët e klubit para përgjegjësisë. Ti-rana nuk është më një ambient i qetë. Ujërat janë trazuar dhe sit-uata e skuadrës në kampionat vetëm sa e shton dozën e konflik-tualitetit...”

Page 22: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

22 GAZETA SOTE Enjte 6 Dhjetor 2018

k u l t u r e www.sot.com.al

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

Horizontal Vertikal

Bruno Pavlovsky: Channel, jo me lëkurën e kafshëve ekzotike koleksionet

1- Është ndihmës mjeke në maternitet 2-Një lloj si egoja 3-Është sistemi shtetëror për qeverisjen e vendit 4-Predhë me mbushje me lëndë palsëse 5-Shkrimtari...Abdihoxha 6-Repart Industrial 7-Njëlloj sporti 8-Agjensia e lajmeve egjyptiane, mbrpsh 9-I thoë maces anglezët 10-Gjeniu i konspiracionit Sorge në inc. 11-Ai i mirë është me shumë shokë 13-Shkrimtari Zija... 14-Sherr, grindje 16-Koha e ekzistencës 17-Arkë e madhe kun mbante më parë pajën nusja 18-Lumë i madh në Indi 20-Njeri me teka në veshje dhe në ushqim 21-Kompozitori Baki ... 22-Një shtet ishull në Detin e Karaibeve 23-Magazinë e madhe drithi, hangar ose... 24-Dru i gdhendur në majë për shenja në tokë për të vijëzuar një objekt në ndërtim 25-Është hamall në port 26-Kasale prej druri cohe që mbajnë myzeqarët në kokë 27-Lumë në Rusinë Lindore që rrjedh nga malet Verkojansk dhe derdhet në Deten e Veriut 29-Qoshe 30-Një shenjë e pikësimit 31-Është qytet bregdetar në jug tq Italisë 33-E bukura e Butrintit 34-Sinjal i koduar për ndërhyrje emergjente 35-Ka një të tillë fetar 36-Aktori i humorit italian Desika në inc. 37-Notë në pentagram

1-Është banor i manastirit 4-Shkurre e egër që bën kokrra të kuqe që hahen 7-Tatimet 12-Qoshe 13-Anlisti Henri... 14-Mjet ndriçimi 15-Poeti Millosh Gjergj Nikolla 17-Dëftesë dore që vërteton marrjen e parave 18-Gazetë italiane 19-Ijet e kalit, pjesët anësore 20-Shitja e një malli ashtu siç është pa e peshuar 21-Posedoj 22-Zamira ak-tore 23-Fjalë që tregon burimn nga është marrë lajmi 24-Një figurë gjeometrike 25-Dhoma e ulët e parlamentit rus 26-Ultësira e pafund në Kinën Qëndrore 27-I thatë,puçërr me qelb 28- Lumë në Rusinë Lindore që rrjedh nga malet Altai 29-Vendqëndrimi i anijeve 30-Njeri i rrëmbyer me forcë për ta përdorur për shkëmbim32-Zotëron 33-Pa-jisjet që vihen në skenën e tetrit 34-Një zonjë italiane 36-Këngëtari ...Ruso 37-Një kafe e kualitetit të lartë 38-“Mbreti” i Shekspirit 39-Ve-prim taktik në shah për të mbrojtur mbretin 40-Dërgova 41-Personazh tek filmi “Tokë e përgjakur”...

Chanel ka lajmëruar se nuk do të përdorë më lëkurën e kafshëve ekzotike në koleksionet e saj. Marka luksoze është një nga firmat më të mëdha që 'i ka kthyer shpinën' përdorimit të lëkurës së krokodilëve dhe hardhucave. Lëvizja vjen si shenjë për të mbrojtur të drejtat e kafshëve. Kreu i shtëpisë së modës, Bruno Pavlovsky tha: "Nuk do të përdorim më lëkurën e kafshëve ekzotike në koleksionet tona të ardhshme". Politika e re synon gjithashtu të ndalojë përdorimin e leshit të kafshëve të tilla si qeni, rakuni dhe lepuri. Çantat, veshjet dhe këpucët e bëra nga lëkura e gjarprit apo krokodilit shiten në internet me vlera mbi 20.000 paund. Çantat me

lëkurë pitoni u hoqën nga faqja zyrtare e Chanel të martën edhe pse çantat e dorës së dytë janë ende në shitje për dhjetëra mijëra paund në faqe. Chan-nel surprizoi disa kohë më parë në javën e modës në Paris. Channel di gjithmonë të lërë të mahnitur njerëzit me risitë që sjellë, ashtu siç bëri edhe në një pasarelë, që të sjell ndërmend verën dhe pushimet në plazh. Përveçse ishte një atmosferë e veçantë, e ideuar nga Karl Lagerfeld, drejtori kreativ i kompa-nisë Channel, ka ditur të ruajë elegancën që karak-terizon firmën edhe për sezonin e ardhëm, pranverë verë 2019. Channel nuk bën dy herë të njëjtën gjë, të gjithë mbetën të mahnitur nga vendi ku u bë sfilata.

Loja me pokerPolicia pasi kishte arrestuar

disa persona në një lojë me poker, fillon të pyes lojtarin e parë. Ky lojtar ishte me origjinë italiane dhe përgjigjet:

- Betohem për Madonën që nuk isha duke luajtur poker.

I arrestuari i dytë ishte kinez dhe përgjigjet:

- Betohem për Konfucin që nuk isha duke luajtur poker.

I arrestuari i tretë arab, thek-son:

- Betohem për Allahun se nuk isha duke luajtur poker.

I arrestuari i katërt ishte një hebre:

- Zoti komisar, a mendoni se mund të luaj poker i vetëm?

Policia dhe shoferiNjë shofer ka përplasur një të

moshuar, e cila ishte duke kaluar rrugën. Për të moshuarën, që ishte e shtrirë në tokë, çdo përpjekje për ta shpëtuar, ishte e kotë. Ajo kishte vdekur. Menjëherë në vendin e ng-jarjes mbërrin policia, e cila pasi ka dëgjuar versionin e shoferit i thotë:

- Po, të paktën mund t’i kishit rënë borisë?

Shoferi përgjigjet:- Mund edhe ta kisha bërë një

gjë të tillë, por kisha frikë se mos trembja të moshuarën.

HoteliNjë udhëtari i duhet të qëndrojë në një hotel për arsye pune. Gjen hotelin më ekonomik dhe pyet recepsionistin:

- Sa kushton një dhomë pa shërbim, në klasin e parë?

Recepsionisti:- 35 dollarë zotëri.Sërish udhëtari:- Po një dhomë në klasin e

dytë?Recepsionisti:- 30 dollarë.Udhëtari:- Po, në klasin e katërt?Recepsionisti:- Klasi i katërt është i fundit

që kemi, dhe kushton vetëm 20 dollarë.

Udhëtari:- Më vjen keq për shqetësimin

zotëri, por hoteli juaj është tepër i ulët për shijet e mia.

9 1 8

4 5 1

8 3 1 2 7

1 4 7

8 9

5 9 8

6 4 3 9 5

5 9 4

3 7 6

1 4 2

2 6 5 9

9 5

3 7 8 1 5 4

2 6

9 4 2 7 8 3

2 7

7 9 8 6

9 7 4

8 9 7

5 2 4

4 1 7 8

2 3 8 5

9 3 5 4

4 1 6 8

2 5 7

7 3 2

Page 23: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

GAZETA SOT E Enjte 6 Dhjetor 2018 23

k u l t u r e www.sot.com.al

20 shkurt - 20 marsPeshqit

22 nëntor - 21dhjetor 22 dhjetor - 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar - 19 shkurtUjori

23 tetor - 21 nëntorPeshorja Akrepi

Kjo e enjte do të jetë tejet pozitive në çdo drejtim si në fushën e ndjenjave edhe në punë. Parashikohen rritje të mëtejshme profesionale.

23 shattor - 22 tetor

Do ketë një ndikim pozitiv të yjeve në fushën e ndjenjave. Ndërsa nga pikëpamja profe-sionale, duhet të zgjidhni disa problematika që janë në vijim.

Virgjëresha 23 korrik - 22 gusht

Luani 22 gusht - 22 shtator22 maj - 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Mundohuni të lini pas shpine kritikat e të tjerëve dhe të merreni me aktualitetin. Bëni një “armëpushim” , si sa i takon çështjeve sentimentale.

Do jeni të mbështetur nga prania e Hënës, e cila do të ndërveprojë në raportet ndërpersonale. Do përfshiheni në një fazë jo shumë e mirë.

Fusha e ndjenjave dhe ta-kimet e reja, do të jenë mjaft të favorshme gjatë kësaj të en-jteje. Parashikohen zhvillime mjaft të frytshme.

Dashi Demi

Do të ketë një ndikim të favorshëm të yjeve në fushën e ndjenjave por edhe në atë profesionale. Do të përfshiheni në një periudhë mjaft pozitive.

21 mars - 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Të lindurit e kësaj shen-je duhet të tregohen të ku-jdesshëm gjatë kësaj dite. Do ketë rikuperim të ndjeshëm nga pikëpamja sentimentale.

Ndikimi i favorshëm i yjeve do të bëjë që të shkëlqeni gjatë kësaj të enjteje. Fusha e ndjenjave do të jetë më e favorizuara e ditës.

Vertikal

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor - 22 korrik21 prill - 21 maj

Do gjeni konsensuse mjaft të dobishme sa i takon çështjes së ndjenjave. Do të tregoheni mjaft të ndjeshëm lidhur me problemet e të tjerëve.

India lëshon satelitin më të madh të internetit

Mund të ziheni në befasi nga një reagim i papritur i një anëtari të familjes. Nëse doni të bëni diçka në mënyrë ndry-she, ky është momenti i duhur.

Horizontal

Kjo periudhë parashiko-het mjaft pozitive. Po ashtu nuk përjashtohen mundësitë e frytshme nga pikëpamja sentimentale gjatë kësaj dite.

Do lini pas krahëve një periudhë mjaft delikate në çdo këndvështrim. Do rigjeni energji si në sferën profesion-ale edhe në atë sentimentale.

Sateliti më i madh i Indisë është lëshuar në orbitë me një raketë franceze për të ndihmuar në rritjen e shërbimit të internetit. Me një peshë 5.854 kg, GSAT-11 është sateliti i komunikimit "më i avancuar" në Indi. Organizata e Kërkimit Hapësinor në Indi (Isro) lëshoi satelitin nga hapësira kozmike Kourou në French Guiana në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. GSAT-11 do vendoset në një orbitë gjeostacionare deri në fund të këtij muaji dhe më pas do ndizet pajisja, që shërben për marrjen e një sinjali dhe transmetimin automatik tek një sinjal tjetër. Shkencëtarët thonë se sateliti do ofrojë qasje në internet në zonat e largëta të Indisë, kodrat dhe ishujt, ku shërbimet tradicionale të linjës së internetit nuk janë të disponueshme dhe do të ishin të dobishme gjatë emergjencave e fatkeqësive natyrore.

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

1-Një frut tropikal 6-Vangjeli i poli-tikës 7-Krasta i RTV 8-Aktori Radoja ë inc 9-Sektor Organzativ 10-Hajde ital. 11-Ai i Pojanit, pa fund 12-Një lloj si paradhënie 16-Një qytet gjer-man 17-Dëshmori i bigës lundruese...Reka 18-Shkak, arsye 19-Më shumë se shok 20-...Godunov, një opera nga Musorgsi 22-Lumë në Italinë Veriore 23-Filmi italian “.. në Iskia” 24-Pohojnë italianët 25-Ndahet në të tilla njerëzimi 26-Zotëroj 27-Është brez klimaterik 29-Françesko...ish futbollist i Romës 30-...Zola , shkrimtar francez 31-Thikë me dy ppresa e shquar 32-Kryetar i një manastiri 33-Dhomat e izolimit për të burgosurit 35-Kumbarë 36-“Pyes....” një këngë fituese në festival 37-Edukatë Sanitare 38-Një grup njerëzish me mendime dhe interesa të përbashkëta 39-Mamqi e letrave në inc. 40-Sandri aktor 41-Ngastra të mbjella 42-Dendur 43-Hyn tek drithërat...

1-I thuhet atij që ka të njëjtën emër me ty 2-Lakuriq 3-Poeti dhe shkrimtari kosovar Podrimja 4-Përemër vetor 5-Përsërii 8-Njeri mendjemadh që nuk i përfill të tjerët 10-Qarje me dënesë dhe me ngashërime 11-Vërshim i ppopullit në shesh 12-Ato mund të jenë edhe të përqëndrimi 13-Një përshëndetje për ital-ianët 14-Aktori amerikan Gregori... 15-Adeli-na shkrimtare në inc. 16-Markë cigarje italine 18-Rrugicë në dialekt 20-Mikrob 21-Kodheli e politikës 23-Janë dokumenta që identifiko-jnë pasurinë, në shumës 24-Lloj site por me vrima të mëdha 25-Gjini letrare në prozë 26-Njesi administrative e një fshati, pa fund 28-Lojë matemtike 29-Çmim i caktuar i një malli që del në shitje 31-Kina, për të huajt thirret.... 32-Uzina është ... i kombinatit 33-Pikë turistike bregdetare kufi me Sarandën 34-Prerëse xhami 36-Një shtet aziatik me kryeqytet Vientiana 38-Një numër 39-Kafshë e egër që ndodhet në pyjet tona 40-Piktori spanjoll Pikaso në inc. 41-Humoristi anglez Aktison në inc...

Miliarderi 100 vjeçar shkon në punë çdo ditëMiliarderi më i vjetër në botë është

100 vjeç, por çdo ditë shkon në punë, sepse thotë se në shtëpi mërzitet. Mil-iarderi më i vjetër në botë, Chang Jung-Chung nga Singapori, i ka 100 vjet, por ky fakt për asnjë moment nuk e ndal atë që çdo ditë të shkojë në punë, pasi siç thotë ai qëndrimi në shtëpi nuk është një opsion për të pasi mërzitet shumë. Edhe pse postin e drejtorit ekzekutiv ia dorëzoi të birit Teu Siong Seng në fillim të këtij viti, Chang ka deklaruar për CNBC se shkuarja në punë është një shprehi që kurrë nuk do të mund ta harrojë. “Çdo ditë në ditarin tim i shkruaj aktivitet ditore”, ka pohuar Chang, duke shtuar se drejtorët e të gjitha departamenteve të kompanisë e vizitojnë çdo ditë.

Page 24: Fatos Klosi: Grekët akte makabre ndaj Opinioni i Venecias përplas ...€¦ · Rr.Sitki Çiço përballë Maternitetit të Ri, Tel: 067 20 72 263, E-mail: gazetasot@yahoo.com Tirazhi

GAZETA SOT24 E Enjte 6 Dhjetor 2018

6,7,9,10,12,13,14,18,19,20,21,24

C M Y K

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTORE/ Anila DODAJ; ZV/KRYEREDAKTOR/ shef politike: Kliti TOPALLI; KRONIKË/ Elvis MYRTA; KULTURË/ Julia VRAPI; SPORT/ Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/ Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected]

STAFI /

SOTSOT sport www.sot.com.al

Adriatik BALLA

Fe d e r a t a i t a l i a n e ka nisur të bash-këpunojë me vende të fuqishme finan-

ciare jashtë Europës, për të tërhequr sponsorë dhe investime, më së pari duke përmirësuar imazhin e fut-bollit të saj dhe duke lidhur kontrata me miliarderët e ndryshëm në Azi. Tashmë, ajo që përflitej prej ditësh në median sportive italiane ndodhi edhe zyrtarisht. Su-perkupa e Italisë, një duel që zhvillohet midis skuadrës që ka fituar titullin kampion dhe skuadrës që ka fituar Kupën e Italisë, do të luajnë një finale të madhe së bashku për trofeun e rëndësishëm të superkupës, një duel që duhej si rregull të luhej në një nga stadiumet italiane e me shumë gjasë në “Olimpiko” të Romës. Por jo, është zgjedhur një vend i pasur i Lindjes së Mesme, Arabia Saudite, ku sheikët e pasur tani kanë aq fuqi sa të blejnë të drejtën e organizimit edhe të ligave më të forta europiane. Në fakt, kjo është një marrëveshje kiu fitojnë të gjitha palët. Siç

QËNDRIMI/ Solari: S’ka të pazëvendësueshëm tek Reali, Isko të presë

QËNDRIMI Vincenzo Montela rikthehet të flasë për eksperiencën e tij në krye të Milanit, fiks një vit pas shkarkimit. Dhe e bën këtë duke kapur një detaj që ka të bëjë me pasuesin e tij, Rino Gatuzo. “Pas deklaratave të tij në Benevento për gjendjen fizike të organikës, e telefonova për t’i thënë se po gabonte duke insistuar te përgatitja atletike nëpër deklaratat e tij. Ishte duke e ekzagjeruar, po fliste për diçka që po cenonte drejtpërdrejt mënyrën time të punës. Sigurisht që Gatuzo po e bën

mirë punën e tij, po nuk ishte e drejtë që të më cenonte mua dhe kompetencat e mia. Kam 5 apo 6 vite më shumë ekspe-riencë në Serinë A, prandaj njohuritë e mia janë të bazuara. Madje sfidoj këdo që do të më kundërshtojë. Kur ishte pranë shkarkimit nuk më erdhi mirë, nuk jam gëzuar kurrë për disfatat e të tjerëve në jetën time”, tha Montela. Më tej ai komentoi eksperiencën e tij tek Milani, duke thënë se shumë gjëra do të kishte dashur t’i bënte ndryshe. “Kujtoj se drejtuesit e klubit e humbën

besimin tek unë. Sigurisht që më erdhi keq t’i jepja lamtumirën Milanit, pasi misioni im nuk u përmbush. Gabimi im ishte që po bëja lojën e drejtuesve, duke kënaqur organikën dhe tifozët me premtime boshe, ndërkohë që duhet të kisha mbajtur një profil më të ulët. E di që po të më kishin lënë edhe pak hapësirë do të isha rritur bashkë me skuadrën. Pritshmëritë shumë të larta ishin një gabim teknik, e vendosa stekën shumë lart, por ishte e vështirë”, shtoi Montela.

TEKNIKU KONTRATA DEKLARATA

Alegri: Topin e Artë e meritonte Ronaldo, e fiton me Juven

Shnajder elozhe Modriçit: Na përfaqësove të gjithëve

Çelsi i ofroi Hazardit 350 mijë euro në javë për rinovimin

Luka Modriç fitoi, por jo të gjithë ishin dakord, sidomos rivalët e tij. Trajneri i Juventusit, Masimiliano Alegri ka folur në lidhje me “Topin e Artë”, trofe që u fitua nga mesfushori kroat, Luka Modriç. Por Alegri beson se Ronaldo e meri-tonte më shumë se ylli i Real Madridit. “Besoj se Ronaldo e meritonte të fitonte “Topin e Artë”. Për atë që ai bëri me Real Madridin, duke fituar Champions League, mendoj se ishte e mjaftueshme. Por nuk mendoj se do të jetë problem, madje do t’i bëjë mirë Juventusit. Kjo humbje

Çelsi raportohet se i ka ofruar Eden Hazardit një kontratë me të cilën do të përfitojë 300 mijë funte në javë, me qëllim që të shmangë interesin e Real Madridit. Bel-gu ka shprehur dëshirën për t’u transferuar te “Mbretërit” duke pranuar se do të ishte ëndërr të përfaqësonte kam-pionin aktual të Europës. Trajneri Maurizio Sarri nuk ka humbur shpresën për qëndrimin e Hazardit deri në vitin 2020, ndërsa të martën ka paralajmëruar se kontrata e re është duke e pritur. Sipas “Daily Mail”, 27-vjeçari me këtë kontratë do të bëhej

Mesfushori holandez, Uesli Shnaijder, nuk arriti ta fitonte “Topin e Artë” në vitin 2010, kur bashkë me Militon e udhëhoqën Interin drejt tripletës së famshme. Për më tepër, Shnajder shkoi edhe në finale të Botërorit. Tashmë ai i është përgjigjur kroatit Luka Modriç, i cili “Topin e Artë” ia dedikoi pikërisht holandezit, Ksavit dhe Ini-estës. Ish-lojtari i Interit ka postuar një foto të një dyluft-imi me Modriç, ku shkruan: “Të luaja kundër teje ishte e vështirë dhe zbavitëse. Të të shohësh që ua dedikon tro-feun lojtarëve të tjerë, duke

në “Topin e Artë” do të jetë një motivim për Ronaldon dhe shpresoj shumë që ta fitojë një edhe me fanellën e Juven-tusit”, përfundoi Alegri.

më përfshirë edhe mua, tre-gon madhështinë tënde dhe përulësinë tënde. Luka, një trofe i merituar plotësisht. Komplimente!”

dihet, superkupa më parë është luajtur në Kinë, për shkak të shikueshmërisë më të madhe. Tashmë është zyr-tare, Superkupa e Italisë do të luhet në qytetin Jedah të Arabisë Saudite më 16 janar 2019. Në fushë do të zbresë skuadra kampione e Italisë, Juventus, dhe Milani, finalist i sezonit të kaluar në Kupën e Italisë. Ndeshja do të zhvillo-het në “King Abdullah Sports City Stadium”, duke nisur në orën lokale 20:30, që korre-spondon me orën 18:30 ital-iane (edhe shqiptare). Është konfirmuar gjithashtu edhe

Zyrtare/ Superkupa e Italisë do tëluhet më 16 janar në Arabinë Saudite

Trajneri i Real Madridit, Santiago Solari, këmbëngul se nuk sheh askënd si titullar në formacionin e Realit, pasi ka marrë kritika për aktivizimin e pakët të yllit spanjoll, Isko. “Ka 24 lojtarë në skuadër, plus tal-entet nga akademia. Unë jam duke i shikuar ata që punojnë me entuziazëm. Këtë të enjte, luajmë një ndeshje që na lejon për eksperimente dhe shumë lojtarë do të vijnë, ne duam të shohim disa futbollistë të rinj

në fushë. Te Real Madridi nuk ka, dhe asnjëherë nuk ka pasur lojtarë të pazëvendësueshëm. Detyra jote është të diskutosh ata që luajnë dhe ata që nuk luajnë. Gjithçka, është e debat-ueshme, ajo që duhet të bëjmë është të japim maksimumin tonë për të qenë në dispozicion dhe të japim më të mirën për këtë klub të madh. Isko? Le të presë mundësinë e tij, të gjithë do ta kenë këtë të drejtë”, për-fundoi trajneri i Realit.

përdorimi i teknologjisë (VAR – Video Asisstant Referee). Nëse 90 minutat përfundojnë pa fitues, do të zhvillohet dy pjesët shtesë me nga 15 minuta secila, më pas do të goditen 11-metërshat (nëse rezultati nuk ndryshon). Liga e Futbollit Italian ka konfir-muar gjithashtu se në rast të kohës shtesë, skuadrat do të kenë të drejtë të kryejnë edhe zëvendësimin e katërt. Sa u takon skuadrave, Milani nuk është ende në lartësinë e kërkuar, pavarësisht emrit të madh që mban në futbollin italian dhe atë botëror. nën

Montela “thumbon” Gatuzon: Fletkeq për mua

KLUBE kanë shfaqur interesim për të marrë shërbimet e mesfushorit të kombëtares spanjolle. Bëhet fjalë për Mançester Junajtid në Premier League, ku insiston

vetë trajneri Hoze Murinjo, si dhe Juventusi në Itali, i cili përveç spanjollit dëshiron dhe afrimin e Marcelos.

2

Kryendeshja caktohet të luhet me mirëkuptimin e palëve në stadiumin “King Abdullah Sports Siti”. Sheikët triumfojnë sërish për të blerë futbollin elitar europian

lojtari më i paguar në his-torinë e Çelsit, por para se ta nënshkruajë dëshiron të mësojë qëndrimin e Realit për transferimin e tij.

epokën Berluskoni skuadra kuqezi fitoi shumë trofe të Ligës së Kampioneve dhe të Serisë A italiane, por vitet e fundit dominimi i futbollit italian është nga Juventusi, një skuadër që nuk u ka lënë asnjë shans rivalëve të saj të Milanos, ndërsa është dhe një kandidate e fortë për të fituar Champi-ons këtë edicion. Përplasja e Juventusit me Milanin vjen në një moment mjaft interesant, sepse kampi-onati do të jetë i ndërprerë përkohësisht nga merkato e dimrit, por në të njëjtën kohë vihet në diskutim një trofe i rëndësishëm që do të thotë shumë për emrin dhe im-azhin e skuadrave. Trajnerët Masimiliano Alegri dhe Rino Gatuzo do të kenë mundësinë jo vetëm të shtojnë në karri-erën e tyre teknike një trofe të rëndësishëm, por edhe të kuptojnë forcën e skuadrave respektive për sezonin në vazhdim. Në fakt, edhe pse Juventus shihet favorite, është skuadra e Milanit që do të kërkojë me ngulm fitimin e një trofe, përderisa nuk ka aspak shanse (deri tani) të fitojë titullin në Itali.