97
UNIVERSITETI I PRISHTINËS FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE TË APLIKUARA DEPARTAMENTI I INDUSTRISË SË DRURIT FERIZAJ PUNIM DIPLOME (STUDIMET MASTER) STUDIM PËR THARJEN ARTIFICIALE TË DRURIT NË KOSOVË Mentori Kandidati Dr. Sc. Agron Bajraktari, Prof. As. Rrahim Sejdiu Ferizaj 2011

Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

UNIVERSITETI I PRISHTINËS

FAKULTETI I SHKENCAVE TEKNIKE TË APLIKUARA

DEPARTAMENTI I INDUSTRISË SË DRURIT

FERIZAJ

PUNIM DIPLOME (STUDIMET MASTER)

STUDIM PËR THARJEN ARTIFICIALE TË DRURIT NË

KOSOVË

Mentori Kandidati

Dr. Sc. Agron Bajraktari, Prof. As. Rrahim Sejdiu

Ferizaj 2011

Page 2: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

2

REZYME

Tharja e drurit është një nga fazat më të rëndësishme në përpunimin e drurit, për arsye se druri i njomë nuk lejohet të përdoret për prodhime finale në industri. Tharjes duhet ti kushtohet një rëndësi e veçantë sepse sigurimi i produkteve të cilësisë së lartë nuk mund të arrihet pa një tharje të mirëfilltë. Teknologjitë e përdorura dhe zhvillimi i makinave të sofistikuara kanë bërë të mundur krijimin e produkteve në masë, kjo shtynë operatorët tharës që të gjejnë mënyra të shpejtuara të tharjes. Edhe Kosova posedon potenciale të mira në këtë fushë dhe kjo është arsyeja e punimit të kësaj teme studimore. Për të kompletuar temën studimore janë marrë në studim 27 subjekte (14 prej tyre që merren me përpunimin e drurit dhe 13 që merren me tharjen e drurit) nga të cilat kemi hartuar punimin studimor me temën “Studimi për tharjen artificiale të drurit në kosovë”. Punimi ka VII kapituj të cilët paraqesin të dhëna reale nga terreni dhe pastaj jepen konkluzione për të përmirësuar cilësinë e tharjes.

Kapitulli i parë Hyrje. Në këtë kapitull janë përcaktuar metodat e tharjes së drurit në

përgjithësi. Kapitulli i dytë Qëllimi i studimit përcakton pikat të cilat do të jenë kyçe gjatë punimit të temës studimore. Kapitulli i tretë Materialet dhe metodat e përdorura, në këtë kapitull shqyrtohen

materialet e marra nga 13 subjekte të shpërndara në tërë territorin e Kosovës që merren me tharjen artificiale të drurit. Këtu janë paraqitur edhe disa figura nga punët në terren. Marrja e mostrave dhe përgatitja e tyre për punë të mëtutjeshme është bërë në subjektet përkatëse për arsye të marrjes së rezultateve sa më të sakta, pastaj janë bërë plotësime të formularëve me metodën “face to face” dhe vëzhgimi i gjendjes reale të këtyre subjekte. Kapitulli i katërt Gjendja e industrisë së drurit në Kosovë, shqyrton gjendjen e

pyjeve të Kosovës dhe bënë një vështrim tekniko ekonomik të subjekteve që merren me përpunimin e drurit në Kosovë. Për studim janë marrë 14 subjekte në tërë territorin e Kosovës. Në bazë të krahasimit të studimeve të mëparshme janë nxjerrë konkluzionet sa i përket gjendjes së pyjeve në Kosovë. Ndërsa për subjektet që merren me përpunimin e drurit është bërë një vështrim me anë të pyetësorëve ku janë nxjerrë konkluzione: Kapitulli i pestë Rezultatet, në bazë të studimeve të bëra janë nxjerrë rezultatet

Së pari janë mbledhur të dhëna nga literaturat e autorëve të ndryshëm në bazë të të cilëve është orientuar studimi. Të dhënat për studim e tharjes natyrore janë marrë nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, dhe pastaj këto të dhëna janë përpunuar dhe është ardhur në përfundim se lagështia mesatare ekuilibruese e drurit për qytetin e Pejës është 13,3%, Prishtinës 14,0% dhe Ferizajt 15,6%. Mesatarja përgjithshme e lagështisë ekuilibruese në këto rajone është 14,3%. Gjatë studimit të gjendjes së industrisë së drurit në Kosovë është konstatuar se78% e lëndës së parë sigurohet nga importi, ndërsa 22% sigurohet nga vendi (kryesisht dru masiv), 64% e subjekteve

Page 3: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

3

nuk prodhojnë fare për eksport, ndërsa 36% prej tyre 40% e potencialit prodhues e tregtojnë jashtë vendi (kryesisht në Shqipëri, Serbi, Maqedoni,Zvicër etj.). Për përmbajtjen e lagështisë së drurit të ahut janë nxjerrë këto rezultate: lënda drusore me trashësi 25-37mm. përmban lagështi 7,9%, lënda drusore me trashësi 38-50mm. përmban 12,82% lagështi dhe lënda drusore mbi 50mm. përmban 15,08% lagështi. Te dërrasat e ahut 25mm me lagështi 5,25% të stivuara në mbulojë pa mure anash dhe pa pajisje për rregullimin e lagështisë ekuilibruese vetëm një ditë pas nxjerrjes nga dhoma e tharjes ato përmbanin 8,53% lagështi, ndërsa një muaj pas nxjerrjes ato përmbanin 11,1% lagështi. Testi mesatarë i shpërndarjes së lagështisë është bërë në bazë të standardit ASTM nga ku jepen rezultate të ndryshme varësisht nga trashësia e lëndës së sharruar. Te lënda e tharë me trashësi mbi 50mm lagështia në sipërfaqe ka qenë 12,99%, ndërsa në mes 16,74. Te lënda e tharë me trashësi 38-50mm lagështia në sipërfaqe ka qenë 12,66% ndërsa në mes 14,65%.Te lënda e tharë me trashësi 25-37mm sipërfaqja kishte lagështi 7,71%, ndërsa mesi 8,86%. Për të vërtetuar këtë pohim janë bërë edhe provat pirun ku sjellja e pirunëve ishte në anën e brendshme që len të kuptohet se lagështia e dërrasave ishte më e madhe në mes. Një rast i rrallë i sjelljes së pirunëve në anën e jashtme është paraqitur në këtë punim, por i njëjti paraprakisht është përpunuar në laborator fillimisht duke tharë drurin deri në përqindjen absolute të lagështisë dhe pastaj duke i shtuar atij lagështi nga avujt e ujit të përgatitur nga ena laboratorike. Kapitulli i gjashtë Konkluzione dhe rekomandimet, Kosova ka kushte mesatarisht të mira për tharjen natyrore të drurit dhe është rekomanduar aty ku është e mundur tharja e drurit të ahut të bëhet vetëm në dhomat tharëse pa tharje natyrore sepse druri i ahut vështirë thahet. Arsye tjetër e mirë e tharjes artificiale është ngrohja e drurit mbi 550C temperaturë e cila mbytë të gjitha vezët. larvat e insektet që gjenden në dru duke bërë kështu lëndën drusore më të favorshme për përpunim. Ngritja e subjekteve të cilat do të prodhonin pllaka të ndryshme nga zdrukthi do të ulte në masë të madhe sasinë e produkteve të importuara, krijimi i standardeve dhe normave evropiane do të siguronte cilësi dhe kështu do të rriste përqindjen e eksporteve. Stivimi i rregullt, përdorimi i regjimeve adekuate dhe angazhimi i punëtorëve profesional do të mund të zvogëlonte në masë humbjet e defekteve nga çarjet duke ulur kështu edhe koston e tharjes €/m3. Subjektet tharëse duhet të jenë të pajisur me laboratorë për përcjelljen e procesit të tharjes. Lënda drusore e tharë duhet të ruhet në ambiente të mbyllura me lagështi ekuilibruese të rregullueshme ose në të kundërtën ajo do të absorboj lagështi mbi limitin e lejuar për përdorime. Kështu një tharje e tepërt do të ishte e pakuptimtë pasi lënda drusore e tharë 5,26% pas vetëm një dite ka absorbuar mbi 3% lagështi d.m.th. 8,53% dhe pas një muaji lagështia është rritur në 11,1%.

Kapitulli i shtatë Literatura.

Fjalët kyçe: druri, rritja vjetore, tharja e drurit, myja, blana, lagështia e drurit.

Page 4: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

4

RESUME Wood drying is one of the most important stages in the processing of wood, because wood is not allowed to tender for the final product used in the industry. Wood drying should be given special importance, for ensuring high quality products can’t be achieved without proper drying. Technologies used and development of sophisticated machines have made possible to create products in bulk, it keeps dryer operators to find ways to speed the drying process. Kosovo has good potential in this area and this is why we decide to work in these theses. To complete the study 27 subjects (14 of them dealing with wood and 13 dealing with the drying of wood) are visited from which we have compiled research thesis on "Kiln drying in kosovo”. thesis has VII chapters who present real data from the field and then the conclusions are to improve the quality of drying. Chapter one Introduction, in this chapter are defined methods of drying the wood in

general. The second chapter defines the scope of the study points that will be key over the work of the study topic. The third chapter Materials and methods, in this chapter we reviewed materials

received from 13 entities scattered throughout the territory of Kosovo to deal with artificial drying of wood.colected of samples and preparing them for further work is done in the respective subjects for reasons of obtaining more accurate results, then completion of the forms are made by the method "face to face" and actual observation of these subjects. The fourth chapter State of the wood industry in kosovo, determinate the state of the forests in Kosovo and made a technical and economical overview of subjects that deal with wood in Kosovo. For the study 14 subjects were taken throughout the territory of Kosovo. Based on previous studies comparing the conclusions are drawn regarding the state of forests in Kosovo. Chapter five Results, according to studies conducted were derived results. First collected data from the literature of different authors on the basis of which is oriented study. Data for the study were taken from the Hydrometeorology Institute, and then these data are processed and concluded that the average equilibrium moisture of the wood for the city of Peja was 13.3%, Prishtina 14.0% and Ferizaj 15.6 %. Overall average equilibrium moisture in these areas is 14.3%. 78% of raw material comes from imports, while 22% provided by the country (mainly wood mass), 64% of all subjects do not produce for export, while 36% of them 40% of the productive potential trade outside the country (mainly in Albania , Serbia, Macedonia). For moisture content of beech wood are extracted following results: Timber thickness 25-37mm. contains 7.9% moisture, timber with 38-50mm thickness. contains 12.82% moisture and timber over 50mm. contains 15.08% moisture.

Page 5: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

5

The boards of beech 25mm wet sticked 5.25% of the cover without side walls and no equipment to regulate moisture equilibrium just one day after removal from the drying room they contained 8.53% moisture, while a month after contained 11.1% moisture. Test average moisture distribution is made according to ASTM standards where given different results depending on the thickness of the sawn material. The content of dried 50mm thick over the surface moisture was 12.99%, and between 16.74. The content of dried 38-50mm thick on the surface humidity was between 12.66% and 14.65%, while the dry matter with 25-37mm thick surface moisture was 7.71% and 8.86%. Also here are done and prongs tests. A rare case of the behavior of forks on the outside is presented in this paper, but the same advance is processed in the laboratory initially dried wood until the absolute percentage of moisture and then adding that moisture from water vapor produced by laboratory container. Chapter six Conclusions and recommendations, Kosovo has moderately good

conditions for natural drying of wood and is recommended where possible drying of beech should be in the kiln. Another good reason artificial drying of wood is warming temperatures over 550C which kills insects that are found in wood.Rise of the subjects which will produce different plates will greatly reduce the amount of imported products, the establishment of European norms and standards would ensure quality and thus would increase the percentage of exports. Regular stocking, use of appropriate regimes and involvement of professional workers could greatly reduce losses from defects, cracks thus reducing the cost of drying €/m3. Subjects dryer must be equipped with laboratories to monitor the drying process. Dried timber must be kept indoors with equilibrium moisture adjustable or otherwise it will absorb moisture over the limit allowed for use. Thus an excessive drying would be pointless as the timber dried up 5.26% after only one day has absorbed about 3% moisture ie. 8.53% moisture and after a month has increased 11.1%. Chapter seven Literature

Key words: Wood, annual growth, wood drying, pith, supwood, wood moisture

Page 6: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

6

KAPITULLI I

1. HYRJE

Tharja e drurit është proces i domosdoshëm që duhet ndërmarrë para procesit të përpunimit mekanik të drurit, kjo bëhet për faktin se me tharjen e drurit përmirësohen në mënyrë të dukshme cilësitë e tij. Druri si material higroskopik nuk mund të përdoret nëse ka në vete tepër lagështi. Atij duhet ti largohet sasia e tepërt e lagështisë, d.m.th. në dru mund të mbetet vetëm aq lagështi sa i duhet, sepse në këtë rast ai do të merr lagështi prej ajrit që e rrethon. Pra druri nuk duhet të ketë as më shumë e as më pak lagështi se sa i nevojitet atij në mesin ku eksploatohet. Tërë kjo është e nevojshme, sepse kur druri merr lagështi ai bymehet dhe anasjelltas kur lëshon lagështi ai tkurret. Me ndryshimin e dimensioneve druri e pengon apo e bënë të pa mundur funksionimin e pjesëve të prodhimit, sepse shumë shpejt shkatërrohen i tërë prodhimi. Në këtë punim studimorë është bërë përpjekje që me anë të studimeve në terren dhe në laborator të analizohen disa probleme që shfaqen gjatë tharjes së drurit në Kosovë. Për studim janë marrë 27 subjekte (13 janë subjekte që merren me tharjen e drurit, ndërsa 14 janë subjekte që merren me përpunimin e drurit) të shtrira në tërë territorin e Kosovës. Me anë të matjeve të bëra është provuar të gjenden problemet që shfaqen gjatë tharjes dhe pastaj të jepen këshilla që të eliminohen këto probleme. Metodat e përdorura në këtë punim kryesisht janë metoda laboratorike. Mostrat për studim janë marrë nga subjektet tharëse dhe me anë të provave është konstatuar gjendja e tyre, gjithashtu gjatë vizitave është konstatuar edhe gjendja e subjekteve tharëse dhe atyre të përpunim drurit.

Page 7: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

7

1.1. METODAT E THARJES SË DRURIT

Marrë në përgjithësi ekzistojnë dy metoda të tharjes:

- Tharja natyrore e drurit dhe - Tharja artificiale e drurit.

1.2. THARJA NATYRORE E DRURIT

Tharja natyrore e drurit si proces ishte përdorur për shumë vite. Arkitekti Romak Vitruvius praktikoi tharjen natyrore të drurit në shekullin e parë të erës sonë. Tharja natyrore është konsideruar procesi më i madh i tharjes së drurit deri në fillim të shekullit të XX. Kjo tharje po përdoret edhe sot në industrinë e drurit si një tharje ekonomike, apo si proces i para-tharjes. Niveli i tharjes së drurit është i varur nga kushtet klimatike të ambientit dhe si e tillë kjo tharje nuk i plotëson kushtet e nevojshme për prodhimin e produkteve të gatshme, veçanërisht për produkte të brendshme. Të vetmin avantazh që ka kjo tharje është çmimi i cili është më i ulët krahasuar me tharjen artificiale.

1.3. THARJA ARTIFICIALE E DRURIT

Tharja artificiale e drurit bëhet nëpër dhoma të tharjes të cilat sigurojnë kontrollimin e kushteve të tharjes siç janë: temperatura, lagështia relative dhe shpejtësia e qarkullimit të ajrit.

Ndarja e tharëseve artificiale

Varësisht nga format e konstruktimit të ndërtesave mund të jenë: a – Tharëse në formë të dhomës dhe

b - Tharëse në formë të kanalit.

Një ndarje tjetër mund të bëhet në bazë të asortimenteve që thahen në te siç janë: a - Tharëse për tharjen e dërrasave, b - Tharëse për tharjen e drurit të imtësuar dhe c - Tharëse për tharjen e rimesos.

Në bazë të agjensit të tharjes që përdoret dallohen: a - Tharëse me tym, b - Tharëse me avull,

c - Tharëse me ujë d - Tharëse me rrymë të frekuencës së lartë, e - Tharëse me mikrovalë, f – Tharëse me vakum, g – Tharëse me energji diellore.

Page 8: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

8

Po ashtu një ndarje tjetër në bazë të konstruksionit mund të jetë: a – Tharëse me dhoma lëvizëse dhe b – Tharëse në formë të dhomës.

Ndarja e dhomave tharëse në vartësi nga lloji i ndërtesës a - Tharëse në formë të dhomës, b - Tharëse në formë të kanalit, c - Tharëse në formë tamburi.

Ndarja e tharëseve në varësi nga asortimentet që thahen

a - Tharëset për tharjen e dërrasave, b - Tharëset për tharjen e drurit të imtësuar, c - Tharëset për tharjen e rimesos.

Ndarja e tharëseve varësisht nga agjensi tharës

a - Tharëset me tym, b - Tharëset me avull, c - Tharëset me rrymë të frekuencës së lartë.

1.3.1. Tharja me vakum 1.3.1.1. Historiku i tharjes në vakum Historiku i tharjes së drurit në vakum daton nga vitet 1920 dhe për herë të parë është përdorur në Suedi më 1922. Më 1962 është përdorur tharësja e parë industriale me vakum duke përdorur teknologjinë ciklike përdoruesi i kësaj ishte Pagnozzi 1983. Më 1964, ishin ndërtuar disa tharëse të vogla me pllakë rezistente që punonin nën vakum të vazhdueshëm. Tharësja me ajër të nxehtë ishte zhvilluar për herë të parë më 1975,. Radio-frekuencat e para me vakum ishin ndërtuar në vitet 1970 dhe ishin përdorur nga Kopleman 1976. 1.3.1.2. Tharëset me vakum

Gjatë tharjes me vakum, druri vendoset në dhomë i shtrënguar. Sistemi i vakumit shkakton forca tërheqëse kështu uji në dru ngrohet dhe del jashtë nga sipërfaqja e drurit. Tharja në vakum aktualisht bazohet në faktin se pika e vlimit të ujit është substancialisht më e ulët, kur shtypja atmosferike mbi dru është më e ulët. Relacioni në mes shtypjes atmosferike të ngopjes dhe temperaturës nga 0-1000C është shprehur sipas Siaut me këtë relacion.

Ku: P0- është shtypja e ngopur, cm Hg; R-konstanta e gazit, 1,987 cal/molK dhe T-është temperatura në Kelvin (K).

1.......10400

exp10*75.8 7

0

RTP

Page 9: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

9

Figura 1.1. Kokat e drurit të bungut të kuq gjatë tharjes me vakum.

Ky relacion është paraqitur në grafikun 1.1.

1.3.1.3. Shpejtësia e tharjes në vakum

Kërkimet shkencore dhe eksperimentale dakordohen me atë se tharja në vakum është e shpejtë1, duke konkluduar se kjo shpejtësi e tharjes është një nga format më të shpejta të tharjes artificiale. Shpejtësia e tharjes rritet me rritjen e temperaturës dhe presionit, e sidomos kur temperatura rritet mbi 1000C. Tharja e lëndës së sharruar në vakum me trashësi 50mm bung i kuq (Quercus Velutina) do të marrë afërsisht 88 orë për tu tharë nga lagështia fillestare 67% deri te lagështia përfundimtare 7%. Ndërsa në tharje konvencionale kjo do të marrë kohë rreth 63 ditë dhe do të thahet deri në 8% përmbajtje të lagështisë. Shpejtësia e radio-frekuencave është po thuaj se 17 herë më e lartë se tharja tradicionale. Në figurën 1.1. janë paraqitur dërrasat e drurit të bungut (Quercus Velutina) të thara në vakum.

1 .Voigt et al. (1940) dhe S. Avramidis et al. University of British Columbia (1994)

Grafiku 1.1. Relacioni në mes të shtypjes së avullit të ngopur dhe temperaturës

Page 10: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

10

Në figurën 1.2. është paraqitur një tharëse me vakum.

1.3.2. Tharëset me energji diellore Tharja me energji diellore është një teknologji e re e tharjes e cila tani gjendet në fazën e zhvillimit. Teknologjia më e re ka bërë që kjo tharje të bëhet e rëndësishme edhe për tharjen e drurit, dhe shihet si një nga tharjet më eficiente në të ardhmen. Konstruksioni i tharëseve për tharjen me energji diellore është relativisht i shtrenjtë. Planet që janë dhënë këtu janë përdorur në më shumë se 300 vende të SHBA-së. Suksesi i këtij dizajni është thjeshtësia dhe mundësia e adaptimit të tharëses për ndonjë madhësi të caktuar. Dimensionet e dhëna këtu janë vetëm sugjerime, ndërtimi i tharëseve lehtë mund të përshtatet për nevojat e tharjes. Konstruksioni i dhomave tharëse në këto specifikacione figura 1.3. do të thaj 157m3. dërrasa me trashësi 25mm. apo (1 inç), të llojit të drurit të fortë për 6 javë apo më pak në kohë të mirë, ndërsa 210m3. dërrasa të trasha 58 cm. të drurit të fortë do të thahen për 15 javë. Drurët e butë kryesisht do të marrin gjysmën e kohës së drurëve të fortë. Koha e tharjes ndryshon me intensitetin e diellit, përmbajtjen e lagështisë së drurit dhe lagështisë relative të ajrit. Kur thahen drurët fletorë, konsiderohet se kërkojnë kapacitet maksimal të nxehtësisë për tharjen e dërrasave. Për maksimum të tharjes sipërfaqja rrethore performon këndin e kulmit të tharëses e cila duhet të jetë e barabartë me gjerësinë e shkallëve në ekuatorin e veriut. p.sh. në Wisconsin rregulli i pjerrësisë nga 42.5 0C shkon në 47 0C (e njëjtë me qytetin e Oregonit), kështu këndi i kulmit 450 është ideal. Rritja e këndit të kulmit në 550 do të siguroj efektivitet për tharje gjatë kohës së dimrit. Izolimi i dyshemesë bëhet me mbulesë apo me shkuma solide për izolim. Për t’ju shmangur izolimit me fletë metalike përdoren shkuma të ndryshme, kështu ato mund të pengojnë lagështinë brenda dyshemesë. Aplikimi i dy folive alumini të izolimit apo vajisjes (bojatisjes) në sipërfaqen e kompensatës (dyshemeja për tharje) bëhen për të mënjanuar lagështinë nga kullimi në dysheme. Mbulimi me fletë të rrafshët të zezë për të siguruar thithje maksimale të energjisë është i rekomanduar.

Figura. 1.2. Pamja e një tharëse me vakum.

Page 11: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

11

Në figurën 1.3. është paraqitur pamja e një tharëse me energji diellore.

Figura 1.3. Tharja e dërrasave në tharësen diellore

Page 12: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

12

KAPITULLI II

2. QËLLIMI I STUDIMIT

Qëllimet e këtij studimi ishin:

- Studimi i parametrave tekniko-teknologjik gjatë tharjes natyrore,

- Njoftim me gjendjen e operatorëve tharës në Kosovë,

- Identifikimi i problemeve të dhomave tharëse në Kosovë,

- Identifikimi i defekteve të shfaqura gjatë tharjes artificiale të drurit,

- Përcaktimi i kostos së tharjes së drurit €/m3, €/orë, ditë, muaj,

- Përcaktimi i mënyrave të matjes së lagështisë në dru,

- Përcaktimi i përmbajtjes së lagështisë së lëndës së tharë,

- Shkalla e absorbimit të lagështisë së lëndës së tharë të stivuar në mbulojë.

- Përcaktimi i përmbajtjes së lagështisë në sipërfaqe dhe në mes të lëndës drusore

të tharë.

Page 13: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

13

KAPITULLI III 3. MATERIALET DHE METODAT

3.1. Materiali i marrë për studim

Gjatë hartimit të këtij punimi janë përdorur materiale të ndryshme të cilat ishin të domosdoshme për tu përfunduar studimi. Materialet që janë përdorur këtu kryesisht kanë qenë nga operatorët tharës të shpërndarë në territorin e Kosovës të cilët bëjnë tharjen e dërrasave të drurit të ahut në mënyrë artificiale. Në figurë 3.1. shihen vendet e marrjes së mostrave për studim.

Figura 3.1. Vendet nga ku janë marrë mostrat për studim

Page 14: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

14

Është zgjedhur për studim druri i ahut, sepse nga të gjitha studimet e bëra operatorët tharës kanë raportuar të dhëna se në Kosovë pjesa dërmuese e lëndës drusore që përdoret në industrinë e drurit është nga druri i ahut. Zonat nga ku merret druri i ahut, kryesisht është zona e Kamenicës, Bjeshkët e Jezercit, Globoqicës, Kaçanikut, Deçanit etj. Materialet janë marrë nga 13 operatorë tharës të zgjedhur për studim nëpër shumicën e rajoneve në Kosovë.

3.2. Punët në terren

Punët në terren janë bërë në vendet nga janë marrë subjektet për studim. Nga figura 3.1. shihet se numri i ndërmarrjeve të marra për studim ka qenë 13. Dhe të gjitha këto ndërmarrje janë vizituar dhe janë bërë analizat e duhura për të arritur deri te konkluzionet dhe përfundimet. Vizitat e para ju janë bërë ndërmarrjeve gjatë mbushjes së dhomës tharëse, pastaj ato janë vizituar gjatë kohës së tharjes për të përcaktuar gjendjen e dërrasave që thahen në to. Të njëjtat janë vizituar edhe pas tharjes për të përcaktuar përqindjen e lagështisë përfundimtare, për të parë defektet që janë shfaqur, si dhe për të përcjellë stivimin pas tharjes figura 3.2. dhe 3.3. Në figurën 3.2. janë paraqitur mënyrat e stivimit të dërrasave për tharjen natyrore.

Në figurën 3.3. është paraqitur stivimi i dërrasave për tharjen artificiale.

Figura 3.2. Dërrasa të stivuara në ambiente të ndryshme për paratharje a) ambient i

papërshtatshëm b).ambient i papërshtatshme (në mbulojë).

a b

Figura 3.3. a) Stivimi i dërrasave 50mm, b) dërrasa të trashësive 50 dhe 80mm duke u stivuar

në një dhomë tharjeje.

a b

Page 15: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

15

3.3. Përgatitja e materialit për studim

Përgatitja e materialit për studim është bërë në ndërmarrjet që merren me tharjen e drurit figura 3.4. Në disa ndërmarrje së pari janë caktuar dërrasat ku do të merren mostrat dhe të njëjtat janë shënjuar me numrat përkatës dhe është bërë matja e lagështisë me anë të lagështimatësit elektrik. Pastaj pas tharjes nga këto dërrasa janë marrë mostrat figura 3.5,3.6,3.7. dhe janë bartur në laboratorin e FSHTA-së në Ferizaj ku janë bërë studimet figura 3.8. Në figurën 3.4. është paraqitur markimi i dërrasave që do të merren në studim.

Në figurën 3.5. paraqitet përgatitja e mostrave për përcaktimin e diferencës së lagështisë në mes dhe në sipërfaqet e dërrasës sipas standardit ASTM2.

2 DRY KILN Operator’s Manual SIMPSON W. United States Department of Agriculture 1991 Faqe 125

Figura 3.5. Marrja e mostrave për përcaktimin e lagështisë në mes të dërrasës (testi mesatarë)

sipas standardit ASTM (ML88 5586)

Figura 3.4. Mostrat e markuara për tu marrë në studim

Page 16: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

16

Figura 3.7. Mostrat për përcaktimin e përmbajtjes së lagështisë

Ndërsa në figurën 3.6. paraqitet përgatitja e mostrave për bërjen e provave pirun

sipas standardit ASTM3.

Figura 3.7. Mostrat për kalkulimin e lagështisë së lëndës së tharë.

3 DRY KILN Operator’s Manual SIMPSON W. United States Department of Agriculture 1991 Faqe 126

Figura 3.6. Mostrat për provat pirun me trashësi deri 38m dhe mbi 38mm sipas standardit ASTM

(ML88 5585) menjëherë pas përfundimit të tharjes

a b

Page 17: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

17

Në figura 3.8.a. është paraqitur peshimin i mostrave për përcaktimin e lagështisë, ndërsa në figurën 3.8.b. janë paraqitur mostrat duke u tharë në termostat.

Sa i përket studimit të subjekteve të përpunim drurit dhe atyre që thajnë lëndën

drusore mbledhja e të dhënave është realizuar përmes një hulumtimi parësor, ku

metoda e përdorur ishte ajo e anketimit.

Në këtë punim janë anketuar 27 biznese prej të cilave 14 janë subjekte të përpunim drurit dhe 13 janë subjekte që merren me tharjen e druri, të shpërndara në 8 qytete të vendit, përmes intervistave direkte (face-to-face) të standardizuara. Hartimi i një pyetësori kompleks ku përfshihen një sërë rubrikash mbi gjendjen ekzistuese të subjekteve përfshijnë këto aspekte kryesore:

Të dhëna të përgjithshme mbi biznesin dhe formën ligjore,

Të dhëna për aktivitetin kryesor dhe aktivitet tjera,

Materialet dhe lëndët e para që përdoren,

Makineritë që përdoren,

Mënyrat dhe teknikat e tharjes së drurit,

Problemet teknike,

Fuqia punëtore dhe personeli inxhiniero-teknik,

Të dhënat mbi shitjet dhe format e vendosjes së çmimeve,

Të dhënat për makinat CNC,

Figura 3.8. Tharja dhe peshimi i mostrave në laboratorin e FSHTA-së, Ferizaj

a b

Page 18: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

18

KAPITULLI IV

4. GJENDJA E INDUSTRISË SË DRURIT NË KOSOVË 4.1. Gjendja e pyjeve në Kosovë

Kosova ka një territor prej 10.887 km2, me rreth 2 milion banor që jetojnë në te. Nga sipërfaqja e përgjithshme 464.800 hektarë (apo shprehur në përqindje 42% e sipërfaqes) është e mbuluar me pyje. Me një vëllim total (për të gjitha dimensionet) rreth 52 milion m3 apo 26m3 për kokë banori, me një mesatare prej 113 m3 për hektarë. Nga totali i përgjithshëm ekzistojnë rreth 40.4 milion m3 dru me diametër më të madh se 7 cm. Në figurën 4.1. është paraqitur reliefi i Kosovës.

Hapësira më e madhe e pyjeve është e mbuluar me fletorë duke mbuluar rreth 90% të të gjithë sipërfaqes pyjore. Këtu vendin kryesorë e zen druri i ahut dhe i bungut. Hapësira pyjore është e ndarë në atë publike dhe private ku 60% janë pronë shtetërore dhe 40% pronë private4, shprehur në m3 33 milion m3 janë pronë shtetërore, ndërsa 19 milion m3 janë pronë private, ndërsa shprehur në hektar kemi 278.880 Ha pronë publike dhe 185.920 Ha pronë private.

4 Burime të FAO-s 2002, Forest Inventory

Figura 4.1. Reliefi i Kosovës

Page 19: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

19

Në grafikun 4.1.është paraqitur raporti në mes pronës shtetërore dhe private

Rritja vjetore llogaritet të jetë rreth 1.3 milion m3, nga rritja e përgjithshme rreth 43% kategorizohet si dru teknik (klasës I dhe II). Sa i përket prerjeve (harxhimit) vjetore të lëndës drusore ekzistojnë të dhëna mjaft kontradiktore të cilat duhet studiuar seriozisht. Në bazë të një studimi të bërë del se prerja vjetore për vitin 2008 ka qenë rreth 2.6 milion m3 lëndë drusore në vit5, duke shpenzuar kështu rreth 1.300.000 m3 lëndë drusore nga rezervat pyjore. Ndërsa një studim tjetër jep të dhëna se prerja vjetore

është rreth 700.000 m3. Sipas këtij studimi Kosova ka rreth 600.000 m3 lëndë drusore

që i shtohet për çdo vit6 masës vëllimore të drurit.

4.2. Gjendja e subjekteve të përpunim drurit në Kosovë Industria e drurit në Kosovë ishte dhe mbetet njëra ndër industritë e preferuara e banorëve që jetojnë në te. Stërgjyshërit tanë njiheshin për prodhimin lëndës drusore dhe me gdhendjen e tij krijonin kështu vepra artistike të cilat fatkeqësisht janë të rralla ato të cilat i kanë mbijetuar kohës së sotme. Para viteve 1900 në Kosovë nuk kishte sharra me karakter industrial dhe përpunimi i drurit bëhej kryesisht me sharra dore dhe pastaj përpunohej me dalta e çekan. Të parët tanë punonin vegla muzikore (sharki, çifteli etj), hambarë e sënduk të ndryshëm të cilët shërbenin për ruajtjen e drithërave, rrobave etj. Sipas disa shënimeve thuhet se në vitin 1889 për herë të parë u shfaq sharra me karakter industrial në territorin e Mitrovicës7, e cila ishte njëherit baza e industrisë së drurit me karakter industrial në Kosovë. Në këtë kohë kjo industri nuk ishte shumë e zhvilluar në gjithë botën dhe nuk i jepej ndonjë rëndësi e veçantë. Bazat e shkencës së teorisë së prerjes së drurit u vunë në fillim të shekullit XX nga shkencëtarët Time, Manzhos, Afonasier etj. Është dashtë të

5 Burime të RIINVEST Pira B, Konfereca e Parë Ndërkombëtare mbi Produktet e Drurit, Ambientit dhe Bioenergjisë Prishtinë 2010

6 Bajraktari A. Konfereca e Parë Ndërkombëtare mbi Produktet e Drurit, Dmbientit dhe Bioenergjisë Prishtinë 2010

7 Përpunimi Primar i Drurit, shënime nga SHLT-Ferizaj, Prof. Hysen Abazi.

Grafiku 4.1. Raporti mes pyjeve shtetërore dhe private shprehur në %

Page 20: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

20

kalohej po thuaj se një gjysmë shekullit deri sa industria e drurit të merr hov në gjithë botën. Pas luftës së dytë botërore kërkesat për përpunimin e drurit u shtuan në mënyrë rapide, duke u përcjellë kështu me studime të shumta si në teorinë e prerjes, ashtu edhe në krijimin e tolerancave dhe konstruktimin e makinave të sofistikuara. Në këtë periudhë të mbas luftës së dytë botërore filluan të ndërtoheshin ndërmarrje të mëdha të përpunim drurit të cilat ishin pronë shtetërore. Kështu në ish Jugosllavi sipas sistemit komunist u ndërtuan fabrika të mëdha të përpunim drurit, ku vlen të theksohen ndërtimet e Kombinateve të drurit në Ferizaj, në Pejë etj. Në gjysmën e dytë të shekullit XX këto ndërmarrje punësonin numër të madh të punëtorëve duke prodhuar kështu produkte në masë. Kjo gjendje vazhdoi deri në vitet e ’90 të shekullit XX, ku së bashku me sistemin komunist u shembën edhe ndërmarrjet shtetërore. Gjatë këtyre viteve ndodhën ndryshime të shumta në ish Jugosllavi, shpërbërja e sistemit komunist u përcoll me ndarjen e republikave e cila u përcoll me lufta të shumta. Këtë periudhë të shkatërrimit të ish Jugosllavisë e pësoi edhe Republika e Kosovës. Pas viteve 1999 industria për përpunimin e drurit në Kosovë pësoi ndryshime të mëdha. Nga një ekonomi shtetërore e centralizuar e organizuar në fabrika e kombinate e cila u dogj dhe u plaçkit gjatë luftës, u kalua në biznese të vogla dhe të mesme ku peshën më të madhe e zënë bizneset e vogla në nivel punishtesh dhe më vonë vinë repartet dhe fabrikat. Nga një ekonomi shtetërore e planifikuar u kalua në një ekonomi të tregut të lirë me pronarë, me kualifikime dhe eksperienca nga më të ndryshmet. Industria e përpunimit të drurit në Kosovë, ashtu si dhe industritë e tjera, përballet me një sërë problemesh që varen nga faktorë të ndryshëm. Këta faktorë ndikojnë në mënyra të ndryshme në treguesit e përgjithshëm dhe të veçantë tekniko-ekonomik të firmave. Në përgjithësi mungon një informacion mbi gjendjen dhe ecurinë e tyre.

Page 21: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

21

Figura 4.2. Termometri poratitv i dorës (M87 0171)

4.3. Pajisjet për përcjelljen dhe kontrollin e tharjes në dhomën tharëse

4.3.1. Pajisjet për matjen e temperaturës dhe lagështisë relative të ajrit

Kontrollimi i temperaturës në dhomën tharëse shpesh herë është i rëndësishëm për të përcaktuar shkakun e tharjes jo uniforme dhe diferencën e temperaturës ndërmjet hapësirave të sondave dhe hapësirave të tjera në dhomat tharëse. Nganjëherë, është e dëshirueshme të verifikohet nëse temperatura në senzor (zbulues) është temperaturë e vërtetë (me këtë bëhet verifikimi i vlerave). Matja e këtyre temperaturave zakonisht bëhet në anën e hyrjes së ajrit nëpër stiva, pothuajse me kohë ajri largon temperaturën duke kaluar nëpër stivë dhe në këtë mënyrë mund të përcaktohet ulja e temperaturës. Për këtë qëllim përdoret termometri elektrik digjital, termometri me tub dhe avuj acidik mbështjellur me qelq, nganjëherë edhe higrometrat përdoren për këtë qëllim.

4.3.2. Termometri elektrik digjital

Termometri elektrik digjital, shfrytëzon termoqiftet apo detektorët rezistent të temperaturës (Resistance Temperature Detectors RTD) si zbulues të temperaturës, këto po bëhen gjithnjë e më të përdorshëm për të përcaktuar temperaturën në dhomën tharëse. Përdoren si portativ të dorës, figura 4.2., lloj tjetër është ai panel apo i tavolinës, i cili mund të vendoset në dhomën e kontrollit, i cili është paraqitur në figurën 4.3.

Page 22: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

22

Në figurën 4.3. Është paraqitur termometri digjital i vendosur në tabelë.

Për dizajnët e dhënë në figurën 4.3. përdoren senzor termoqift zbulues, tip T termoqiftet e telit përdoren bashkërisht në ambientet e tharjes artificiale, ndonëse tipi J apo tipi K përdoren më rrallë. Lidhja e termoqifteve në zbulues (senzor) janë të mbuluara me metal dhe duken sikurse detektorët rezistent të temperaturës (RTD). Përcaktuesit rezistent të temperaturës zakonisht janë të përbërë nga platinumi, të mbuluar me metal figura. Komponenta e termometrit mund të konsiderohet si lloj i voltmetrit (matës i tensionit të rrymës) i cili konverton sinjalet elektrike nga zbuluesi në lexues digjital. Këta termometra elektrikë mund të pajisen për punë me zbulues të termoqifteve, zbulues RTD, apo të dyja së bashku, e që varet nga dizajni, dhe mund të matin nga 1-12 kontrollime apo zbulime.

4.3.3. Termometër me tub dhe avuj acidik mbështjellur me qelq

Termometrat me zhivë në qelq, me shkallëzime të temperaturës vendosur në tubin e qelqit përdoren shumë shpesh për të kontrolluar temperaturën në dhomën tharëse. Ato duhet të vendosen në dhomën tharëse në vendet ku do të bëhet matja e temperaturës, dhe nuk duhet lëvizur kur është duke u lexuar temperatura. Siç shihet operatorët tharës janë të detyruar të shkojnë në dhomën tharëse për të marrë të dhënat që lexohen në këto termometra. Vëmendje! Në temperatura të ulëta, apo në dhomat tharëse tradicionale (konvencionale), në qoftë se koka e termometrit të lagët është mbi 500C, punëtori që bënë matjen duhet vishet me rroba që janë mbrojtëse të lëkurës (duke mbuluar kështu qafën, krahët, dhe duart) dhe maskën mbrojtëse nga ajri. Nuk është e rekomanduar që në temperaturat e ngritura apo në temperaturat e larta të hyhet në dhomën tharëse deri sa ajo është duke punuar. Inspektimi i temperaturave të ulëta apo i atyre konvencionale në dhomat tharëse mund të bëhet shumë lehtë nëse disa termometra janë të vendosur në vende të ndryshme në dhomën tharëse ku është e detyrueshme të bëhet matja e

Figura 4.3. Termometri digjital i vendosur në tabelë (M87 0197)

Page 23: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

23

Figura 4.4. Termometër me tub qelqi i mbuluar me metal (M87 0195)

temperaturave. Mundësia e prishjes së termometrave është reduktuar me vendosjen e tyre në mbulesën e metalit, i cili është paraqitur në figurën 4.4.

Kjo mbulojë e termometrave është e përshtatshme për të bërë matjen e temperaturës së kokës së termometrit të thatë, por nëse kokës së termometrit të lagët duhet po ashtu ti bëhet matja, mbuloja duhet largohet kështu fitili (garza) duhet të kontaktoj drejtpërsëdrejti mbi kokën e merkurit në termometër.

4.3.4. Higrometrat-Psikrometrat Higrometrat-psikrometrat janë instrumente për matjen e temperaturës së termometrit të thatë dhe atij të njomë të ajrit që qarkullon nëpër stivë. Këto instrumente ndryshojnë nga ato të dorës figura 4.5. dhe në ato të stacionuar me termometër të thatë dhe të njomë figura 4.6.

Figura 4.5. Higrometri-Psikrometri i dorës për përcaktimin e lagështisë relative (M87 0196)

Page 24: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

24

Fig. 4.6. Higrometri i stacionuar me termometrin e thatë dhe të njomë (M 137003)

Instrumentet të cilat lexojnë drejtpërsëdrejti lagështinë relative mund të konsiderohen po ashtu higrometra. Higromegrometrat e ngjashëm me ato që shihen në figurën 4.5. nganjëherë përdoren për të kontrolluar temperaturën në dhomën tharëse. Higrometrat e tillë nganjëherë mund të përdorin termometër me avuj të acideve. Njëri nga psikrometrat duhet të furnizohet në mënyrë të vazhdueshme me ujë të destiluar për të marrë kështu leximin nga koka e lagët. Duke i përdorur këto të dhëna në kartën psikrometrike atëherë mund të përcaktohet lagështia relative dhe ekuilibri i përmbajtjes së lagështisë. Psikrometrat e mbështjellur me fashë janë të përdorshëm për përcaktimin momental të temperaturës në kokën e thatë dhe atë të njomë të higrometrit në dhomën tharëse apo në hapësirat ku stivohet lënda e sharruar. Higrometrografet janë instrumente të cilat matin dhe incizojnë temperaturën dhe lagështinë relative. Ato janë shumë të dobishëm në sigurimin e incizimit të shkruar të kushteve në kapanone apo në vende të tjera ku temperatura nuk kalon 500C. Një lloj i tillë i hidrometrografit është dhënë në figurën 4.7.

Page 25: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

25

Figura 4.7. Higrometrograf për matjen dhe incizimin e temperaturës dhe lagështisë relative (M87 0172)

Diagrami i lezimit të lagështisë relative.

Tem

pera

tura

e te

rmom

etrit

të la

gët

Te m p e r a t u r a e t e r m o m e t r i t t ë t h a t ë

Vëllim

i specifik 0

.90m

3/kg

ajë

r të p

astë

r

Ra

po

rti

i l a

sh

ti s

ë (g

r u

j ë/

gr

ajë

r të

th

atë

Enta

lpia

në p

ikën e

ngo

pje

s

Lagës

htia

rela

tive

a

Page 26: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

26

4.3.5. Pajisjet për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së ajrit Derisa drejtimi dhe shpejtësia e lëvizjes së ajrit është e rëndësishme gjatë tharjes në dhomën tharëse, mënyra për përcaktimin e këtyre dy faktorëve është e domosdoshme. Shpejtësia e lëvizjes së ajrit mund të matet me anemometër dhe drejtimi i lëvizjes së ajrit mund të përcaktohet nga kjo matje. Anemometrat janë instrumente për matjen e shpejtësisë së lëvizjes së ajrit. Disa anemometra quhen edhe ajër metër, të cilët mund të përdoren për të përcaktuar shpejtësinë e ajrit në dhomën tharëse. Lloji që përdoret më së shumti quhet përcjellës i nxehtë apo anemometër termal, i cili është i paraqitur në figurën 4.9. Termometri i nxehtë ngrohet nga bateritë e vendosura në njësinë e tij. Sasia e përcjelljes së nxehtësisë është proporcionale me shpejtësinë e kalimit të ajrit nëpër përcjellës. Shpejtësia e lëvizjes së ajrit ka indikacion të drejtpërdrejtë në shkallën e kalibrimit m/min.

Figurat 4.8. a, b, diagrame për përcaktimin e lagështisë relative

b

Page 27: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

27

Një lloj tjetër anemometri që përdoret shpesh në dhomën tharëse është anemometri rrotullues “lopatë”. Senzori i këtij instrumenti është ventilatori disk i vendosur në aksin e kushinetave dhe është i pajisur me një njësorë rrotullues. Shpejtësia e ajrit m/min lexohet drejtpërsëdrejti në ekran, apo në disa modele shpejtësia tregohet me zë. Një instrument i tillë është i paraqitur në figurë 4.10.

Figura 4.9. Matësi i shpejtësisë së ajrit

Figura 4.10. Anemometri me shmangie tip (M87 0194-13)

Page 28: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

28

Duhet theksuar se gjatë kërkimeve në terren në asnjërën nga subjektet që thajnë drurin nuk është vërejtur ndonjë pajisje e cila kryen ndonjërin nga funksionet e mësipërme, në fakt në njërën nga subjektet ekzistojnë higrometrat, por të njëjtit janë jashtë përdorimi figura 4.11.

4.4. Identifikimi i defekteve të shfaqura gjatë tharjes së drurit Gjatë procesit të tharjes druri pëson ndryshime të cilat njihen me emrin defekte të drurit të shfaqura nga tharja. Gjatë tharjes natyrore tharja e drurit është më e ngadalshme, por humbjet janë më të mëdha krahasuar me tharjen artificiale ku tharja kryhet më shpejt dhe humbjet janë në masë me të vogël. Gjatë konsultimit të literaturës së autorëve të ndryshëm të cilët merren me tharjen e drurit kemi hasur të dhëna të cilat na bëjnë më të qartë defektet që shfaqen. Humbjet më të mëdha gjatë tharjes janë vërejtur te tharja natyrore dhe sillen 5-8%8, ndërsa te tharja artificiale këto humbje sillen 2-3%9. Këtu do të shqyrtohen vetëm defektet që shfaqen gjatë tharjes artificiale. Kategorizimi i defekteve - Shumica e defekteve apo problemeve që mund të lindin

në produktet e drurit gjatë dhe pas tharjes mund të klasifikohen në kategoritë e mëposhtme:

-Çarjet (këputjet) e indeve të drurit, -Përkulja (lakimi) e drurit, -Përdredhja, -Përmbajtja jo e njëjtë e lagështisë, -Ndryshimi i ngjyrës (diskolorizimi).

8 Meta S. Përpunimi Hidrotermik i Drurit, Dispencë e Autorizuar për studentët e FSHTA-së-Ferizaj 9 Meta S. Përpunimi Hidrotermik i Drurit, Dispencë e Autorizuar për studentët e FSHTA-së-Ferizaj

Figura 4.11. Higrometri

Page 29: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

29

Defektet në secilën nga këto kategori lindin nga bashkëveprimi i vetive të drurit me faktorët e përpunimit të tij. Tkurrja e drurit është përgjegjësi kryesore për çarjet (këputjet), plasaritjet dhe shtrembërimet e drurit. Struktura (përbërja) qelizore dhe përbërja kimike e drurit kontribuojnë në defektet e drurit me përmbajtje të lagështisë jo të barabartë në gjithë drurin, ngjyrimi i papërshtatshëm dhe tekstura jo e dëshiruar në dru. Temperatura e tharjes është faktori më i rëndësishëm sepse ajo drejtpërsëdrejti ndikon në të gjitha kategoritë e defekteve. Çarjet (keputja) e indeve të drurit - Thyerja (këputja) e indeve të drurit është një

kategori e defekteve të tharjes që është e lidhur me tkurrjen e drurit. Në tharje, ky defekt mund të ulet në minimum me modifikimin e kushteve te tharjes, dhe të ajrit që thanë drurin duke përdorur procedura alternative. Shtrembërimet e drurit - Përkulja në dërrasa është ndonjë devijim i faqes apo i

anëve nga drejtimi tangjencial (më së shpeshti) apo në ndonjë anë tjetër e cila nuk është në kënd të drejtë ndërmjet sipërfaqes dhe anëve. Kjo mund të ndodhë nga ndryshimi i masës vëllimore dhe ndryshimi i tkurrjes. Të gjitha përkuljet mund të shkaktohen për dy arsye:

ndryshimi ndërmjet tkurrjes radiale, tangjenciale dhe tërthore në pjesën që thahet, Tensionet (stresi) gjatë rritjes. Përkulja po ashtu rëndohet (keqësohet) nga

struktura jo e rregullt dhe prezenca jo normale e drurit siç është druri reaksional, tensional, druri i ri (juvenilie) etj. Shumica e përkuljeve që janë rezultat i ndryshimit të tkurrjes mund të minimizohen duke përdorur procedurat e rregullta të stivimit. Efekti i drurit tensional është më vështirë të kontrollohet, por teknikat e sharrimit janë mjaft efektive, të cilat nuk do të përshkruhen në këtë punim. Pesë tipet kryesore të shtrembërimit janë: forma e kupës (bombimi), lakimi, përkulja, përdredhja dhe rombizimi, të paraqitura në figurën 4.12.

Lakimi, është devijim nga vija e drejtë e cila përshkon mesin e dërrasës. Ajo asocion

me tkurrjen tërthore (tangjenciale) te drunjtë e ri në afërsi të palcës së drurit te druri kompresional apo tensional i cili shfaqet te llojet e drunjëve që kanë prirje për lakim

Figura 4.12. Tipet kryesore të shtrembërimit

Page 30: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

30

të tillë siç janë drunjtë e butë, druri i ri (juvenile). Arsyeja është ndryshimi në tkurrje tërthore në faqen e kundërt të dërrasës. Përkulja, është pothuajse e njëjtë me lakimin, ndryshim bën devijimi më i madh se

sa te tkurrja tangjenciale. Deri sa stivimi i mirë praktikisht ndihmon në reduktimin e përkuljes, por nuk është efektiv ndaj këtij tipi të deformimit, sikurse që është te deformimi në formë kupe dhe lakimi. Përdredhja, është rrotullimi i katër këndeve të sipërfaqes së ndonjë dërrase kështu

që ato nuk kanë plane të njëjta. Përdredhja shfaqet në drunjtë që përmbajnë spirale (dredha) valë, diagonale, shtrembërime apo strukturë të ngërthyer. Drunjtë që përmbajnë këto struktura karakteristike nganjëherë mund të thahen mjaft rrafshët duke përdorur procedura të rregullta të stivimit. Forma e kupës (bombimi), lakimi në formë të kupës ndodhë atëherë kur dy skajet e dërrasës në gjerësi janë të ngritura, ndërsa mesi i dërrasës mbetet më poshtë në formë të lugut . Rombizimi, është forma e lakimit që gjendet në katrorë apo dërrasa të trasha. Në

katror prerja tërthore merr formën e rombizimi pas tharjes. Rombizimi, shkaktohet nga diferenca ndërmjet tkurrjes radiale, tangjenciale të katrorit ku unazat vjetore lëvizin në diagonale nga këndi në kënd. Ato mund të kontrollohen pak me format e prerjes dhe me ajrin e tharjes apo paratharjes, para se të fillon tharja artificiale. Shumica e këtyre defekteve mund të anulohen me përdorimin e rregullt të regjimeve dhe stivimit gjatë tharjes.

4.5. Regjimet që përdoren nga operatorët e tharjes së drurit në Kosovë

Çdo regjim për tharjen e drurit përfaqëson harmonizimin e karakteristikave themelore të agjensit të tharjes (temperaturën, lagështinë relative dhe shpejtësinë e qarkullimit të ajrit), me të cilat sigurohet shpejtësia dhe cilësia e tharjes. Faktorët themelorë të tharjes janë temperatura, lagështia relative dhe shpejtësia e agjensit tharës. Regjimet për tharje përpilohen në bazë të kushteve konkrete pra bazohen në përcjelljen e temperaturës së termometrit të thatë dhe të lagët. Në bazë të dallimit mes temperaturës së termometrit të thatë dhe atij të lagët, fitohet dallimi psikrometrik, pastaj nga figura 4.8. ose nga tabelat e ndryshme përcaktohet lagështia relative e agjensit tharës. Është mjaft e vështirë të jepet një recetë e përgjithshme për përpilimin e regjimit për tharje, i cili do të vlen në kufijtë e gjerë. Me më shumë sukses përpilohet regjimi në bazë të provave për secilën dhomë të tharjes, për secilin lloj të drurit etj. Eksperimentet e para bëhen së pari në laboratoriume e pastaj rezultatet përcillen në praktikë. Për tu përcaktuar për ndonjë regjim për tharjen e drurit, më ndikues janë këta faktorë: - Cilësia e dërrasave që thahen (cilësia më e dobët kërkon regjime më të buta, sepse ajo më lehtë qahet, përkulet etj. dhe anasjelltas, cilësia më e mirë kërkon regjime më të ashpra), - Trashësi e dërrasës, - Mënyra e sharritjes së dërrasës (dërrasat radiale iu qëndrojnë më tepër regjimeve të ashpra në krahasim me ato tangjenciale, sepse rrezet palcore në dërrasat radiale janë më pak të prera), - Përdorimi i dërrasave të thara (për aeroindustri, instrumente muzikore etj). duhet të thahet me më shumë kujdes dhe me regjime më të buta.

Page 31: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

31

Deri më sot janë të njohur një numër i konsiderueshëm i regjimeve të përpiluara në laboratoriume të ndryshme të botës. Siç u tha më lartë regjimet e tharjes përgatiten në laboratoriume të ndryshme për lloje të ndryshme të dhomave tharëse dhe për lloje të ndryshme të drurit, (këtu duhet marrë parasysh edhe trashësinë e drurit, gjerësia ka një ndikim të vogël, por nuk merret në konsideratë). Në tabelën 4.1. jepen të dhëna për tri grupet e llojeve të drunjtëve të cilët kërkojnë regjime të ndryshme për tharje.

TABELA10

4.1. Përshtatshmëria e formave të ndryshme për tharjen e drurit bazuar në kualitet

Përshtatshmëria e formave për lloje dhe trashësi të ndryshme11

Llojet që thahen vështirë

Llojet që thahen mesatarisht vështirë

Llojet që thahen lehtë

Lloji tharës 25mm 50mm 25mm 50mm 25mm 50mm

Tharje natyrore e

hapur në kombinim me tharjen artificiale

deri diku keq mirë keq mirë mirë

Tharje në kapanone në kombinim me

tharjen konvencionale

shkëlqyeshëm shkëlqyeshëm shumë mirë mirë mirë mirë

Tharja në

kapanone me ventilator dhe tharje

konvencionale

mirë deri diku shkëlqyeshëm Shkëlqyeshëm shkëlqyeshëm shkëlqyeshëm

Paratharja me kombinim me tharjen

konvencionale

shkëlqyeshëm deri diku mirë deri diku keq keq

Tharja konvencionale

shkëlqyeshëm shkëlqyeshëm shkëlqyeshëm shkëlqyeshëm shkëlqyeshëm. shkëlqyeshëm

Siç shihet nga tabela tharja konvencionale është tharja më e mirë, në të gjitha rastet jep rezultate të shkëlqyera, por duke pasur gjithmonë parasysh faktin se kusht i domosdoshëm për arritjen e shkallës së shkëlqyeshme janë regjimet e tharjes. Kur merret parasysh kjo tabelë, klasifikimi i subjekteve sipas mënyrës që thajnë drurin, dhe lloji i drurit që thajnë ato atëherë vetvetiu del nevoja për përcaktimin e regjimeve për tharjen konvencionle dhe për llojin e drurit p.sh. ahun (Fagus Sylvatica L), dhe bungun (Quercus Petraea dhe Quercus Robur). Regjimet në vazhdim janë marrë nga manualet e publikimeve britanike dhe amerikane “Timber Drying Manual12” të cilat përdoren për dhomat tharëse me temperaturë 35-900C, dhe me shpejtësi të ajrit 1-2m/s. Ndryshimi i rregullimit të instrumenteve në dhomë është i bazuar në përmbajtjen e lagështisë së drurit. Regjimet janë përpiluar për drurët me trashësi 25-37mm të vendosura në formë stivash për regjimet angleze dhe dy grupe të ndryshme 25-37 dhe 50mm për regjimet amerikane.

10

Drying Hardwood Lumber DENIG J. WENGERT E. SIMPSON W. Forest Product Laboratory

11

Shembujt: për drurët që thahen vështirë: Bungu dhe ahu; mesatarisht vështirë: Arra amerikane dhe panja e fortë; lehtë: Frashri, bliri, plepi.

12 Bone S. Kozlik CH. Bois P. Wengert E. Dry Schedule For Comercial Woods 1998

Page 32: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

32

Në tabelat në vijim (tabelat 4.2 -4.8) jepen disa regjime për tharjen e drurit të bungut, ahut 13 evropian. Tabela 4.2. Regjimet angleze dhe amerikane të ahut dhe bungut me trashësi të ndryshme

Emri Emri botanik Regjimet

Amerikane Regjimet Angleze

Regjimet Komente

25-37mm

Ahu Fagus

Sylvatica 25-37mm 50mm D

Bungu Quercus Petraea

16a (T3-C2) 15(T3-C1) C apër trashësi

35mm përdoret tabela 6.3.

Bungu Quercus Robur

16a (T3-C2) 15(T3-C1) C

Tabela 4.3. Regjimet amerikane për drurin e bungut (Quercus Petraea) me trashësi 35mm.

Nr Përmbajtja e lagështisë %

Temperatura 0C

Lagështia relative %

LED Term. i thatë Term. i njomë

1 Mbi 40 43,5 41,5 90 19,1

2 40-35 43,5 41,0 87 17,6

3 35-30 43,5 40,0 81 15,2

4 30-25 49,0 43,5 72 12,1

5 25-20 54,5 40,5 43 6,7

6 20-15 60,0 32,0 15 2,9

7 15-deri në përfundim

71,0 43,5 21 3,4

Ekualizimi dhe kondicionimi është i nevojshëm

13 Dry Kiln Schedules for Commercial Woods BONE R. KUZLIK J. BOIS P. WENGERT E. Dry Schedule For Comercial Woods 1998

Page 33: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

33

Tabela 4.4. Regjimi anglez (regjimi D) për tharjen e drurit të ahut (Fagus Sylvatica L) dhe Frasherit (Fraxinuss spp) me trashësi 25-37mm.

Tabela 4.5. Regjimet angleze (regjimi C) për tharjen e drurit te bungut (Quercus Petraea dhe Quercus Robur).

14

Dry Kiln Schedules for Commercial Woods BONE R. KUZLIK J. BOIS P. WENGERT E.Limited edition 1998

Regjimi D për tharjen e drurit të ahut (Fagus Sylvatica) me trashësi 25-37mm14

Lagështia Temperatura

0C

Lagështia relative % (afërsisht) Tth Tnj

I njomë 40 37,5 85

60 40 36,5 80

40 40 35,0 70

35 45 37,5 60

30 45 35,0 50

25 50 36,5 40

20 60 40,5 30

15-deri në fund 65 44,0 30

Regjimi D për tharjen e drurit të ahut (Fagus Sylvatica) me trashësi 25-37mm

Lagështia

Temperatura 0C

Lagështia relative %(afërsisht) Tth Tnj

I njomë 40 37,5 85

60 40 36,5 80

40 45 40,5 75

35 45 39,5 70

30 45 38,5 65

25 50 42,0 60

20 60 47,5 50

15-deri në fund 65 48,5 40

Page 34: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

34

Tabela 4.6. Regjimet amerikane për tharjen e drurit të ahut evropian (Fagus Sylvatica L) dhe Frasherit (Fraxinus spp) me trashësi 25-37mm.

Tabela 4.7. Paraqet regjimet amerikane për tharjen e bungut (Quercus Petraea dhe

Quercus Robur). me trashësi 25-37mm.

Nr Përmbajtja e lagështisë %

Temperatura 0C Lagështia

relative % LED

Ter. i thatë Term. i njomë

1 Mbi 40 43,5 41,0 87 19,1

2 40-35 43,5 41,5 84 17,6

3 35-30 43,5 39,0 76 15,2

4 30-25 49,0 41,0 62 12,1

5 25-20 54,5 37,5 35 6,7

6 20-15 60,0 32,0 15 2,9

7 15-finalja 71,0 43,5 21 3,4

Ekualizimi dhe kondicionimi është i nevojshëm

15

DENIG J. SEJDIU RR. Seminar njëditorë mbi tharjen e drurit dispencë Ferizaj 2009

Regjimi D për tharjen e drurit të ahut (Fagus Sylvatica) me trashësi 25-37mm15

Lagështia Temperatura

0C

Lagështia relative % (afërsisht)

EMC Tth Tnj

I njomë 40 37,5 85 17,7

60 40 36,5 80 15,3

40 40 35,0 70 12,9

35 45 37,5 60 10,3

30 45 35,0 50 8,3

25 50 36,5 40 6,4

20 60 40,5 30 4,3

15-deri në fund 65 44,0 30 4,0

Page 35: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

35

Tabela 4.8. Paraqet regjimet amerikane për tharjen e bungut (Quercus Petraea dhe Quercus Robur). me trashësi 50mm.

Nr Përmbajtja e lagështisë %

Temperatura 0C Lagështia

relative % LED

Ter. i thatë Term. i njomë

1 Mbi 40 43,5 41,5 90 19,1

2 40-35 43,5 41,0 87 17,6

3 35-30 43,5 40,0 81 15,2

4 30-25 49,0 43,5 72 12,1

5 25-20 54,5 40,5 43 6,7

6 20-15 60,0 32,0 15 2,9

7 15-finalja 71,0 43,5 21 3,4

Ekualizimi dhe kondicionimi është i nevojshëm

Duhet theksuar se ekzistojnë edhe regjime të tjera të hartuara nga shtetet e ndryshme të botës dhe të cilat përdoren në tharjen e drurit16. Gjatë kërkimeve në terren nuk kemi vërejtur ndonjë ndërmarrje e cila është duke punuar me regjime tharëse dhe për këtë arsye ka qenë e pamundur të nxirren konkluzione.

4.6. Kontrolli i procesit të tharjes që kryejnë subjektet dhe mekanizmat përdorues

4.6.1. Mënyrat e matjes së lagështisë së drurit Përdorimi i drurit në objekte të ndryshme kërkon lagështi të caktuar e cila duhet ti përshtatet lagështisë ekuilibruese të rrethit ku do të ekspozohet. Për shembull në vendet me klimë të butë, gjatë periudhës më të thatë, kushtet atmosferike janë temperatura 20°C dhe lagështia relative e ajrit 70%. Kjo i korrespondon një ekuilibri higroskopik të drurit me mjedisin 13%. Gjatë periudhës me më shumë lagështi, kushtet atmosferike janë: temperatura 0-5°C dhe lagështia relative e ajrit 85%. Kjo i korrespondon një ekuilibri higroskopik të drurit në masën 19%. Kështu, një objekt i vendosur në ambientin e jashtëm si: dritare, grila, dyer ballkoni, etj., do të ketë lagështinë rreth 13% në verë dhe 19% në dimër. Në mënyrë që lëvizjet e përmasave të drurit të jenë më të vogla, duhet që këto prodhime të përgatiten me lagështi 15-16%. Objektet e drurit që do të vendosen në ambientin e brendshëm, si: mobilie të formave dhe llojeve të ndryshme, parketi, etj., përpara fillimit të finisimit duhet të sigurohemi që druri të ketë lagështinë e ekuilibrit 8-12%17. Lagështia në dru mund të matet në mënyra të ndryshme të cilat ndryshojnë nga njëra në tjetrën, duke ndryshuar kështu edhe saktësinë e matjes së lagështisë: Marrë në përgjithësi kemi tri metoda të matjes së lagështisë

1. Metoda e Ksilollit, 2. Metoda me lLagështi matës elektrik dhe 3. Metoda me anë të peshores.

16 Për më shumë libri Dry Kiln Schedule for Commercial Woods. Bone S, Kozlik Ch. Bois P. Wengert E Dry Schedule For Comercial Woods 1998.

17 BAJRAKTARI A. MARKU P. Përpunimi Sipërfaqësor i Drurit Universiteti i Prishtinës, FSHTA-Ferizaj (Faqe 7)

Page 36: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

36

4.6.1. Përcaktimi i lagështisë me metodën e Ksiloll-it

Ksiloll metoda është njëra nga mënyrat për matjen e lagështisë në dru. Matja me këtë metodë bëhet në këtë mënyrë: thërmiat e drurit vendosen në enën 1, ku vendosen kimikaliet (ksilolli), pastaj nxehet epruveta (ena) me anë të një llambe 5, si rezultat i ngrohjes ksilolli avullohet së bashku me ujin. Uji më vonë kondensohet dhe shkon në gypin 2, i ndarë në cm3 ku bëhet leximi i sasisë së ujit, ndërsa kemikaljet si materie e lehtë depërton në gypin tjetër të lartë 3. Do të thotë në gypin 2 i shënuar në cm3 bëhet leximi se në çfarë niveli është ardhur uji, kështu që në 1cm3 e ujit në epruvetë (gyp) i përshtatet një gram avull të ujit. Gjatë llogaritjes fitohet se sa është përqindja e lagështisë në dru, kjo është paraqitur në figurën 4.13.

1. Ena prej qelqi ( ku vendoset ksilolli dhe thërmiat e drurit), 2. Epruveta për ujë të ndarë në cm3, 3. Epruveta ftohëse ku gjendet ksilolli dhe nga ku bëhet avullimi i tij, 4. Gypi i ngushtë, 5. Llamba për nxehje.

4.6.2. Përcaktimi i lagështisë me metodën e lagështimatësit elektrik

Lagështi matësi elektrik (LME) nëse përdoret me rregulla, siguron matje të shpejtë dhe të favorshme të lagështisë së drurit dhe për shumicën e qëllimeve mjaftueshëm saktë edhe atëherë kur lagështia është nën 30%. Trajtimi i drurit me kripëra për konservim (ruajtje) për qëllime të mbrojtjes kundër zjarrit, do të jep në përgjithësi të dhëna të cilat janë shumë më të larta se lagështia e vërtet e drurit, dhe përdorimi i LME-së për të përcaktuar përmbajtjen e lagështisë nuk është i rekomanduar18. LME-të mund të jenë të dorës apo me njësi të stacionuar të cilat përdorin monitorin për përcaktimin e përmbajtjes së lagështisë së materialit që lëvizë përgjatë linjës konvejer.

18

Dry Killn Operator’s Manual William T. Simpson, United States Departament of Agriculture, Forest Service August 1991 faqe 80.

Figura 4.13. Ksiloll metoda për përcaktimin e lagështisë në dru

1

3

2

4

5

Page 37: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

37

Në shumë situata, temperatura dhe lloji i drurit duhet merren parasysh për të marrë një lexim të qartë, korrektimi i këtyre të dhënave bëhet në bazë të të dhënave që jep prodhuesi i pajisjes. Përgjithësisht janë dy tipe të lagështimatësve: rezistent (përçueshmëri) apo dielektrik, që janë paraqitur në figurën 4.14.

4.6.3. Përcaktimi i lagështisë me peshim

Siç shihet pajisje të shumta përdoren për përcaktimin e lagështisë së drurit. Prania e vajrave, rrëshirës, pastaj shtimi i prezervativëve për ruajtjen e drurit etj. e bëjnë jo efektive matjen e lagështisë së drurit me metodat e mësipërme. Matja e lagështisë me metodën e peshimit është metoda më e saktë por kërkon një kohë më të gjatë. a-Peshoret me tri shkallëzime - Një ndër llojet më të përdorura të peshoreve që përdoret në matjen e copëzave të vogla janë peshoret me tri shkallëzime figura 4.15 Këto peshore kanë një maksimum të matjes 1.000 gr dhe bëjnë matje me saktësi 0.1gr (ka të atillë që matin me saktësi 0.01gr).

(d)

Në figurën 4.14. janë dhënë lloje të ndryshme të lagështimatësve elektrik (a) lagështimatësi me dy

elektroda të izoluara që bënë leximin me zë; (b) lagështimatës me dy elektroda të pa izoluara. (c)

lagështi matës elektrik me dy elektroda të izoluara me lexim digjital dhe (d) lagështimatësi elektrik i

vendosur në linjë. Shigjetat tregojnë vendin ku nuk reagojnë senzorët.(MC88 9030, M88 0131-13)

Page 38: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

38

b-Peshoret elektronike me ngarkesë nga sipër - Këto peshore janë më të përhapurat në industrinë e drurit, për faktin se matin në mënyrë shumë precize, me shpejtësi të lartë dhe kanë çmim relativisht të ulët. Modelet e reja të këtyre peshoreve janë të pajisura me portin dalës të printerit duke mundësuar që të dhënat të shtypen edhe në letër. Peshoret e këtilla bëjnë matje maksimale 1000g dhe matin me një saktësi 0.1g (është e preferuar 0.01g). Këto lloje janë të paraqitura në figurën 4.16.

Figura 4.15. Dy lloje të peshoreve me tri shkallëzime të përshtatshme për matjen e

copëzave të drurit. (M87 0198, M87 01690)

Figura 4.16. Peshoret elektronike me ngarkesë nga sipër për matjen e copëzave. (M87

020, M87 0175)

Page 39: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

39

Për matjen e copave me pesha më të mëdha përdoren peshore që kanë kapacitetin maksimal të matjes 20.000-30.000g me saktësi 0.1g. figura 4.17.

4.6.4. Udhëheqja dhe kontrolli i procesit të tharjes 4.6.4.1. Dërrasat kontrolluese dhe përcjellja e tharjes Kur të përcaktohet regjimi i tharjes me të cilin do të thahet druri, udhëheqësi i sektorit të tharjes duhet ta udhëheqë procesin e tharjes në mënyrë të përshtatshme, ashtu që druri të thahet sa më shpejtë dhe të dëmtohet sa më pak. Tharja mund të udhëhiqet sipas ndryshimit të lagështisë në dru, ndërsa tharja e drurit halorë mund të udhëhiqet edhe sipas kohës. Ndryshimi i lagështisë në stiva përcillet me ndihmën e copëzave provuese. Druri i tharë duhet të magazinohet në mënyrë të përshtatshme, ashtu që mos ti ndryshohet dukshëm përqindja e lagështisë që është arritur gjatë tharjes. Copëzat provuese janë copa të nxjerra nga dërrasa, me ndihmën e të cilave përcaktohet % mesatare e lagështisë e të gjitha dërrasave në dhomën e tharjes. Druri i njomë shpejt e humb ujin nëse temperatura është mjaftueshëm e lartë, ndërsa lagështia relative e ulët. Në brendësinë e drurit zhvillohen tensione, andaj ai plasaritet si dhe paraqiten deformime të tjera si përdredhja etj. Mes ujit dhe kushteve të tharjes ekziston një raport i caktuar. Me hulumtime është konstatuar se çfarë raporti mund të përdoret për tharjen e drurit i cili ka sasinë e caktuar të ujit. Prandaj është e nevojshme që së pari të dihet % e lagështisë së drurit që duhet tharë e pastaj sipas saj të rregullohen kushtet e tharjes me regjim të caktuar. Copëzat provuese shërbejnë për ti fituar shënimet e lagështisë së drurit. Me ndihmën e copëzave provuese, nëse me to veprohet si duhet, mund të zvogëlohen gabimet e drurit që paraqiten gjatë tharjes, të caktohet % përfundimtare e lagështisë, të shkurtohet koha e tharjes, të përmirësohet cilësia e tharjes, të zhvillohen regjimet kohore të tharjes, si dhe të zbulohen të metat eventuale të dhomës së tharjes.

Figura 4.17. Peshore elektronike për matjen e copave (M87 0174)

Page 40: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

40

Do të ishte shumë e shtrenjtë të maten ndryshimet e lagështisë në dru gjatë kohës së tharjes në të gjitha dërrasat që gjenden në dhomën e tharjes. Për këtë arsye ndryshimet e lagështisë në dru përcaktohen vetëm në disa copa provuese dhe duke u bazuar në këtë përcillet ndryshimi i lagështisë në të gjithë stivën. Copat provuese janë përfaqësuese të dërrasave në stivë duke pasur parasysh llojin, trashësinë, lagështinë në fillim të tharjes, blanën dhe myjën, si dhe mënyrën e sharrimit të dërrasave. Llojet e ndryshme të drurit kanë peshë vëllimore të ndryshme, kanë tkurrje të ndryshme, difuzivitetin dhe fortësinë në drejtim të tërthortë me drejtimin e shtrirjes së fibrave. Të gjitha këto veti ndikojnë gjatë tharjes. Një lloj i drurit thahet më shpejt, kurse tjetri më ngadalë. Disa plasariten shumë gjatë kohës së tharjes. Për këtë arsye secili lloj duhet të thahet me regjim të përshtatshëm për te. Nëse duhet të thahen disa lloje së bashku, atëherë duhet që ato lloje të kenë karakteristika të ngjashme të tharjes. Trashësia e dërrasave ka ndikim të madh në tharje. Druri i trashë dukshëm thahet më ngadalë dhe më vështirë se sa druri i hollë. Në një dhomë tharjeje, sipas rregullit, duhet të jetë druri i të njëjtit lloj dhe me trashësi të njëjtë. Nëse, për arsye të ndryshme, duhet të thahet së bashku druri më i trashë dhe më i hollë, atëherë koha e tharjes duhet të jetë sipas drurit të trashë, d.m.th. më e gjatë “mos u brengosni për dërrasat e thara shumë”. Nëse përqindja e lagështisë nuk është e njëjtë në të gjitha dërrasat në fillim të tharjes, atëherë duhet që në fund të tharjes të zgjatë më tepër barazimi i lagështisë në dru. Nëse në fillim të tharjes druri nuk ka ujë të lirë, atëherë mund të përdoren kushte më të ashpra të tharjes, pa pasur rrezik që do të plasaritet ai. Për tharjen e drurit të njomë (me ujë të lirë) është e domosdoshme të përdoren kushte më të buta, sidomos në fillim të tharjes. Myja thahet dukshëm më ngadalë se blana, sepse ajo në pore ka ajdës (Cytisus laburanum), ndërsa në muret e qelizave ka materie të ndryshme që e bëjnë myjën të ngadalësojnë difuzionin, siç janë: taninet, rrëshira, vajrat etj. Te disa lloje myja mund të thahet më shpejt, p.sh. myja e drurit halorë, në fillim të tharjes ajo mund të ketë % të lagështisë dukshëm më të ulët se blana. Kur është e mundur është mirë që veças të thahet druri i myjës nga druri i blanës. Numri i copave provuese varet nga karakteristikat e drurit, nga lloji i dhomës së tharjes, si dhe për çka do të përdoret ai dru. Qëllimi kryesorë i copave provuese është tharja e drurit sipas regjimit të caktuar. Numri i copave provuese caktohet sipas përvojës, për shkak të numrit të madh të faktorëve që ndikojnë në tharje. Sipas E.F. Rasmusen-it, merren së paku 4 copa provuese për mbushje deri në 50m3, kurse për mbushje deri 240m3 merren së paku 10-12 copa provuese19. Një numër më i madh i copave provuese merret edhe atëherë kur në të njëjtën dhomë të tharjes thahet: druri i llojeve dhe trashësive të ndryshme, me lagështi të ndryshme në fillim të tharjes, nëse së bashku thahet druri i myjës dhe i blanës, nëse thahet ndonjë lloj i drurit të cilit udhëheqësi i tharjes nuk ja njeh sa duhet karakteristikat, nëse thahet ndonjë lloj druri shumë i shtrenjtë, nëse dhoma e tharjes nuk është plotësisht në rregull ose udhëheqësi i tharjes nuk ja njeh karakteristikat teknike të saj. Regjimet kohore përdoren kur thahet druri i butë (halorë) i llojit dhe i trashësisë së njëjtë, me lagështi fillestare dhe përfundimtare të njëjtë. Kur njëherë gjendet regjimi kohorë i përshtatshëm, copat provuese më nuk janë të domosdoshme. Në këtë rast mund të përdoret numër më i vogël i copave provuese që të dihet se kur të fillohet me barazimi i lagështisë dhe kur tharja është kryer.

19 KËRPAN J. Sushenje i Parenje Drva Shumarski Fakultet Zagreb 1965

Page 41: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

41

Copëzat provuese zgjidhen gjatë stivimit (palimit) të drurit për në dhomën e tharjes. Më së shumti copëzat provuese merren nga druri që thahet më vështirë, por duhet të merren edhe nga dërrasat më të holla. Këto copa do të shërbejnë për të ditur se kur duhet të fillohet me barazimin e lagështisë. Gjatë palimit të dërrasave në stivë zgjidhen një numër i caktuar i dërrasave nga të cilat nxirren copëzat provuese sipas figurës 4.1820. Nga një dërrasë sharriten një apo dy copa provuese. Copa provuese duhet të jetë e gjatë 75cm e më tepër, kurse gjerësia dhe trashësia janë të njëjta me dërrasën nga është nxjerrë copa. Copat tepër të gjata nuk janë të përshtatshme. Këto duhet të nxjerrën nga pjesa e mesme e dërrasës ose 50 deri 60 cm larg skajit të dërrasës. Kjo është e nevojshme sepse lagështia në skaje të dërrasës zakonisht është më e ulët se në mes të dërrasës, ngase difuzimi në drejtim të fibrave është 10-15 herë më i shpejtë se në drejtimin tërthor të fibrave. Sipërfaqet ballore të copave provuese duhet të lyhen për tu penguar largimi i shpejtë i ujit.

Copëzat provuese duhet të shënjohen në ndonjë mënyrë, p.sh. me numra ose me shkronja të mëdha dhe numra sikur në figurën 4.19. Në të dy skajet e copës provuese sharrohet nga një copë e gjatë rreth 25mm, të cilat shënjohen p.sh. a1, a2¸ Menjëherë pas sharrimit këto copa të vogla duhet të peshohen me peshore mjaft precize, që sa më pak ose fare mos të humbin lagështi prej momentit kur janë sharruar deri te momenti i peshimit. Këto copa pastaj thahen në termostat deri në

20

META S. Revista Teknika Ferizaj Revista Teknika 2/04 ShLT-Ferizaj 2004 72-83

Figura 4.19. Zgjedhja e copëzave provuese

Figura 4.18. (a) Pamja skematike e vendit ku duhet vendosur mostrat në stivën e tharjes. Stiva ku vendosen mostrat duhet të jenë të vendosura mjaftueshëm në thellësi në mënyrë që mostrat

të mos kenë kushte të tharjes të mira. (b) Pamja e një fotografie të mostrave të marra nga stiva

(ML88 5634, MC88 9028)

(a) (b)

Page 42: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

42

lagështinë absolute. Pesha e copës me lagështi shënjohet p.sh. Gl, kurse pesha pas tharjes p.sh. G0. Tani mund të llogaritet lagështia fillestare e dërrasave dhe copave provuese në stivë, me këtë formulë:

Ose

Lagështia e drurit mund të matet siç thamë më lartë edhe me lagështi matës elektrik (e cila është shumë më e shpejtë), por lagështimatësi elektrik është më pak i saktë në krahasim me metodën e peshimit. Copat provuese vihen në stivë sikur në figurën 4.18. Në fund të tharjes, pasi është kryer edhe faza e barazimit të lagështisë është mirë të bëhet një kontroll për tu parë se dërrasat a janë tharë mirë, d.m.th. a është lagështia e njëjtë në tërë brendësinë e dërrasës.

4.6.4.2. Testi i përmbajtjes së lagështisë në mes të dërrasave Nëse përmbajtja e lagështisë në pjesëzën e lagët nuk përfaqësohet saktë nga shembujt e tharjes, kalkulimi me anë të peshores së pjesëzave të peshuara do të jetë i gabuar. Kjo do të mashtroj operatorët në ndryshimin e kushteve në kohë të gabuar, duke rezultuar në zgjatjen e kohës së tharjes, duke shkaktuar defekte të shumta dhe tharje jo uniforme të drurit.

4.6.4.2.1. Kur bëhet testi mesatar

Kur kalkulohet përmbajtja e lagështisë së një apo disa copëzave dhe kur lagështia e tyre është më e lartë se mostrat tjera, apo kur shpejtësia e tharjes së tyre është shumë më e ngadalshme se sa shpejtësia mesatare, kontrolli i lagështisë duhet bëhet në këto shembuj për vlerësimin më të mirë të kalkulimit. Koha më e mirë për të bërë një vlerësim mesatar është kur përmbajtja e lagështisë mesatare e copëzave është rreth 20-25%. Vlerësimi mesatar mund të bëhet në të gjithë shembujt në dhomë nëse operatorët dëshirojnë ta bëjnë këtë për të vlerësuar më mirë përmbajtjen e lagështisë.

4.6.4.2.2. Si bëhet testi mesatar?

Prehet pjesa e gjatë rreth 50-60 cm e marrë nga shembujt tharës. Pastaj prehet në gjerësi 25mm, peshohet menjëherë dhe vendoset në termostat. Mbulohet prerja e freskët e copës dhe peshohet menjëherë. Pesha e re e shembullit është. “Origjinal”. Pesha përdoret për kalkulim me anë të ekuacionit:

Page 43: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

43

Shembull: të kalkulohet pesha e drurit të marrë për mostër A-1 figura 4.19., e cila ka një peshë origjinale 200gr, duke përdorur mesataren e kalkuluar për përmbajtje të lagështisë në seksionin a1 dhe a2. Pesha e njomë e seksionit a1=98.55gr, Pesha e thatë në seksionin a1=59.20, Pesha e njomë e seksionit a2=86.92gr, Pesha e thatë në seksionin a2=55.02.

Nga formula

Rrjedh:

Pas peshimit të mostrës, ajo vendoset në vendin e saj në stivë, pasi të jetë tharë mostra, peshohet dhe kalkulohet përmbajtja e lagështisë së saj me formulën:

Zëvendësimi i vlerave të reja të përmbajtjes së lagështisë së bashku me peshën origjinale të shembullit në formulë:

Për të siguruar kalkulimin e ri të tharjes është përdorur kalkulimi i peshës së tharë të mostrës me formulën:

Page 44: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

44

Për të marrë përmbajtjen e aktuale në të gjitha mostrat provuese:

Kontrolli i përmbajtjes së lagështisë mund të jetë i përshtatshëm afër përfundimit të tharjes për të marrë vlerësime më të mira kur të fillohet me barazimin e lagështisë.

4.6.4.2.3. Testi mesatar i lagështisë në sipërfaqe dhe në mes të dërrasës

Nga një herë, është shumë e rëndësishme për operatorët e tharjes të njohin përmbajtjen e lagështisë së sipërfaqes (pjesa e jashtme e dërrasës) dhe e mesit (pjesa e brendshme e dërrasës) të lëndës së tharë. Druri jo i tharë njëlloj, në të gjitha shtresat, shkakton vështirësi gjatë përpunimit, sepse shtresat e jashtme gdhenden me trashësi jo të njëllojtë, kështu që copa e përpunuar do të ketë diku më tepër e diku më shumë lagështi. Nëse nga dërrasa e trashë duhet që me sharritje të ndahet në dysh, atëherë lagështia jo e njëllojtë shkakton probleme dhe më të mëdha. Tensionet e brendshme gjatë tharjes, po ashtu, mund të shkaktojnë ndryshmin e formës së detalit21. Për shembull te llojet që janë të prekshme nga defektet gjatë tharjes, siç është druri i bungut është shumë me rëndësi të vonohet ngritja e temperaturës në dhomën tharëse në temperatura të larta. Në disa hapa në regjimet e tharjes, derisa përmbajtja e lagështisë është 25% apo më lartë ka mundësi të zhvillimit të kalbëzimit. Megjithatë, kur lagështia është 25%, mesatarja e përmbajtjes së lagështisë për gjithë pjesën do të jetë nganjëherë më pak se 25%, dhe kjo nuk do të jetë gjithmonë indikator i besueshëm i përmbajtjes së lagështisë në mes të dërrasës. Prandaj vlerësimi i lagështisë në sipërfaqe dhe në mes duhet llogaritur. Seksioni tipik i lagështisë, 25mm përgjatë fibrave, dhe pastaj prehen prerje të tjera në sipërfaqe dhe në mes të dërrasës, figura 4.20.

21 Osmani O. Teknologjia e Finalizimit të Drurit Universiteti i Prishtinës, FSHTA-Ferizaj 2001 faqe 18

Page 45: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

45

Pjesa e faqes dhe e mesit peshohen ndaras dhe pastaj thahen në termostat dhe duke përdorur formulën për përcaktimin e lagështisë bëhet llogaritja e lagështisë në mes dhe në sipërfaqe.

4.6.4.2.4. Kontrolli i shpërndarjes së lagështisë dhe tensionet

Në fund të tharjes bëhet kontrollimi i shpërndarjes së lagështisë në pjesët e brendshme të drurit. Për këtë qëllim mesi i dërrasës kontrolluese ose prej çfarëdo qoftë dërrase tjetër, sharrohet një copë me gjatësi 20-30cm. Më tutje kjo copë sharrohet në trashësi figura 4.21.

Epruvetat “1-1” janë nga zonat e jashtme, “2-2” nga zona e mesme, kurse “3” nga zona qendrore. Menjëherë pas sharrimit të çdo epruvete, i matet masa. Pastaj ato thahen në termostat gjer në gjendjen absolute të tharë, dhe në bazë të ndryshimeve në masë konstatohet përqindja e lagështisë. Të dhënat e marra shërbejnë për kontrollin e shpërndarjes së lagështisë. Lagështia në mes të dërrasës (qendrës) mund të përcaktohet edhe me ekuacionin:

Figura 4.20. Metoda për prerjen e pjesës për matjen e lagështisë në mes dhe

në sipërfaqe

Figura 4.21. Epruvetat e marra nga zonat e ndryshme të dërrasës

Page 46: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

46

Figura 4.23. Sjellja e dhëmbëve te druri i panjës me trashësi 25mm para dhe pas kondicionimit

Dërrasa të panjës me

trashësi 25mm

Pas kondicionimit

Para kondicionimit

Kjo mund të bëhet po qe se dihet: lagështia mesatare (Wm) dhe lagështia në sipërfaqe (Ws) të dërrasave kontrolluese. Gjatë kohës së tharjes, sidomos në fund të tharjes paraqitet nevoja për kontrollimin e sforcimeve (tensioneve) në dru. Kontrollimi bëhet me epruveta të posaçme-pirun. Merren dërrasat kontrolluese ose ndonjë dërrasë tjetër, dhe nga mesi i saj sharrohet epruveta me gjatësi 2-3cm. Prej kësaj epruvete punohet piruni. Për kontrollimin e sforcimeve (tensioneve) për dërrasa të trasha deri 38mm, piruni ka dy dhëmbë, kurse për më të trasha se 38mm, piruni bëhet prej 4 dhëmbëve22. Marrja e epruvetave dhe punimi i pirunëve është paraqitur në figurën 4.22.

Me sharrimin e formës “pirun”, lidhja në mes të shtresave të jashtme dhe të brendshme të drurit shkëputen dhe çdo dhëmbë i pirunit “sillet” sipas gjendjes së tij të brendshme. “Sjellja” e dhëmbëve të pirunit është paraqitur në figura 4.23.

22

META S. Revista Teknika Ferizaj Revista Teknika 2/04 ShLT-Ferizaj 2004 72-83

Figura 4.22. Përgatitja e dërrasave për provat pirun

a b

Page 47: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

47

Dhëmbët e pirunit mund të mbeten të drejtë (a), mund të lakohen kah ana e bredëshme (b), ose mund të lakohen nga ana e jashtme (c) figura 4.22b. Për të vërtetuar, se a ekzistojnë sforcime të përhershme ose krodha, duhet pirunët të cilët shërbejnë për kontrollim, të thahen deri në barazimin e lagështisë në të gjitha pjesët e dhëmbëve. Për këtë qëllim, pirunët vendosen në dhomë ose në termostat për tu tharë 10-24 orë, në temperaturë mesatare. Kur lagështia në dhëmbë do të barazohet, ato mund të mbeten të drejtë, që do të thotë se nuk ka sforcime (tensione) të përhershme që kanë ndodhur për shkak të deformimeve të përhershme të drurit. Në bazë të sjelljes së dhëmbëve të purinave pas barazimit të lagështisë në dru mund të konkludohet për sforcime (tensione) të përhershme, që do të ndodhin gjatë barazimit të lagështisë në dru. Po qe se sforcimet (tensionet) janë më të mëdha, ndodhin edhe deformime më të mëdha në dru. Format e sforcimeve (tensioneve) dhe kahja e lakimit shpjegohet ashtu që kur dhëmbët e pirunit lakohen kah ana e jashtme, do të thotë se në atë moment në sipërfaqen e epruvetës veprojnë sforcimet në tërheqje (+), kurse në brendi sforcimet në shtypje (-).

Shtresat e drurit që janë ekspozuar në shtypje-zgjaten, kurse ato të ekspozuara në tërheqje-shkurtohen, siç është paraqitur në figurën e mësipërme. Prej këtu mund të konkludohet se në momentin e punimit të pirunëve, lagështia e pjesëve të brendshme ka qenë më e madhe se sa lagështia e shtresave sipërfaqësore. Gjendje të këtillë haset kur druri ende nuk është i tharë dhe lagështia në shtresat e brendshme është më e madhe figura 4.24. Duke e tharë drurin, lagështia bie nën pikën e ngopjes së fibrave dhe druri tkurret. Po qe se në fund të tharjes punohet piruni dhe dhëmbët lakohen nga ana e brendshme, kjo do të thotë se në atë moment në sipërfaqe veprojnë forcat në shtypje (-), kurse në shtresat e brendshme veprojnë forcat në tërheqje (+). Shtresat e jashtme zgjaten, kurse ato të brendshme shkurtohen. Kjo do të thotë se shtresat e jashtme janë më të lagëta se ato të brendshmet23. Nëse sforcimet janë të forta, mund të ndodhë plasaritja e drurit. Mirëpo, po qe se procesi më tutje udhëhiqet me rregull, nuk paraqiten probleme. Pas barazimit të lagështisë në dru, duhet bërë edhe kondicionimin, veprim i cili ka për qëllim ti

23 META S. Revista Teknika Ferizaj Revista Teknika 2/04 ShLT-Ferizaj 2004 72-83

Figura 4.24. Skema e përkuljes së krahëve të pirunëve, në varësi nga shpërndarja e lagështisë

Page 48: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

48

Figura 4.25. Kondicionimi i lëndës së sharruar

Bungu i bardhë 25mm

Koha në orë

mënjanoj sforcimet në dru. Me aplikimin e kondicionimit lagështia në trashësinë e drurit barazohet, edhe më tepër dhe me këtë mënjanohen sforcimet deri në një masë të caktuar.

4.6.4.2.5. Barazimi dhe kondicionimi i lagështisë në dru

Kur dërrasa më e njomë në dhomën tharëse të ketë arritur 3-4% nën pikën e eksploatimit, duhet filluar procesi i barazimit të lagështisë në mënyrë që përqindja e lagështisë të jetë uniforme në tërë trashësinë e lëndës së sharruar. Lagështia duhet të jetë 2% më e ulët se sa lagështia ku do të bëhet eksploatimi i lëndës së tharë24, kështu druri pak mufatet (bymehet) lidhjet do të jenë pak më të forta. Shumë më keq është kur ndodhë e kundërta, sepse tkurrja do të shkaktojë pëlcitje në dru ose në përputhje të ngjitur. Procesi i barazimit të lagështisë bëhet për arsye sepse dërrasa e tharë në dhomë ka përmbajtje të ndryshme të lagështisë në pjesët e saj. Gjatë tharjes së drurit paraqiten tensione të ndryshme të cilat pastaj paraqesin probleme në pjesët që ngjiten, duke ulur kështu vlerën e produkteve të gatshme, apo duke shkatërruar tërësisht atë. Kondicionimi është një proces tjetër i cili duhet të ndërmerret me qëllim që të zvogëlohen tensionet që janë shkaktuar gjatë tharjes. Ky proces fillon atëherë kur mostra më e lagët barazon përmbajtjen e synuar të lagështisë. Gjatë kondicionimit dërrasave duhet ti shtohet lagështia, kështu në dhomën ku bëhet kondicionimi duhet rregulluar EPL 2-3% mbi lagështinë e dërrasave të thara. Kondicionimi është një proces i cili zgjat mjaftë shumë, varësisht nga lloji i drurit dhe nga trashësia e tij. Për drunjtë e fortë me trashësi 25mm kjo zgjatje është 16-24 orë dhe 48 orë për 50mm. Për drunjtë e butë 4-8 orë për 25mm25.

Në Figurën 4.25. tregohet koha e kondicionimit të lagështisë te druri i bungut të bardhë. (Quercus Arizonika).

24

OSMANI O. Teknologjia e Finalizimit të Drurit Universiteti i Prishtinës, FSHTA-Ferizaj faqe 17,18 25 DENIG J. SEJDIU R. Seminari njëditorë mbi tharjen e drurit FSHTA Ferizaj 2010, Dispencë

Page 49: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

49

KAPITULLI V

5. REZULTATET 5.6. Përcaktimi i parametrave tekniko-teknologjik gjatë tharjes natyrore në

Kosovë

Nga literaturat e kërkuara gjejmë se llojet e ndryshme të drurit me tharje natyrore mund të thahen deri te përqindjet e caktuara të lagështisë varësisht nga regjionet e ndryshme në botë26. Për llojet e ndryshme të drurit kohëzgjatja e tharjes është e ndryshme, sepse kjo varet kryesisht nga kushtet klimatike që mbretërojnë brenda një viti. Prej këtyre vlerave, janë zhvilluar modelet matematikore për të përcaktuar vlerën e tharjes natyrore të drurit si funksion i përmbajtjes së lagështisë së drurit, temperaturës, dhe lagështisë relative të ajrit27. Fatkeqësisht, këto modele janë të vlefshme vetëm për disa lloje të drurëve të butë. Tharja natyrore e drurit zhvillohet në kushte natyrore. Si e tillë kjo tharje nuk ka kontrolle sepse përcaktohet nga kushtet klimatike ekzistuese (temperatura, lagështia relative e ajrit, të reshurat atmosferike dhe shpejtësia e erës), të cilat ndryshojnë konsiderueshëm në stinën e dimrit dhe të verës. Disa kontrollime të tharjes mund të arrihen me disa procedura të stivimit korrekt të drurit të njomë të posa sharruar. Kjo tharje ka avantazhin e vetëm çmimin i cili është më i ulët krahasuar me tharjen artificiale. Operatorët e tharjes shpesh gjejnë rrugë të cilat e bëjnë ekonomike tharjen natyrore, kjo bëhet atëherë kur lënda që thahet arrin lagështi 25-35% dhe kur kjo arrihet brenda 5 javëve. Sido që të jetë, me rëndësi është të përkujtohet se tharja natyrore mund të reduktoj përmbajtjen e lagështisë rreth 14-20%. Prandaj, për disa aplikime të drurit tharja artificiale apo tharja me kushte të kontrolluara është e nevojshme për të arritur shkallën përfundimtare në procesin e tharjes. Sa i përket cilësisë së tharjes natyrore është konstatuar se ka dallim qenësorë në krahasim me tharjen artificiale, nëse procesi i tharjes zhvillohet me rregulla të parapara. Por për shkak të faktit se vështirë mund të rregullohen disa faktorë, të cilët kanë ndikim në tharje, gjatë procesit të kësaj mënyre të tharjes druri mjaft mund të dëmtohet. Gjatë tharjes natyrore paraqiten dëme që sillen 5-8%. Ky është dëm i madh, në krahasim me tharjen artificiale sepse gjatë tharjes natyrale humbjet sillet 2-3%, një tjetër problem që duhet vënë në spikamë te kjo tharje është temperatura e ulët e cila nuk bënë mbytjen e vezëve, larvave dhe insekteve sepse për të bërë eliminimin e tyre druri duhet të ngrohet në një temperaturë mbi 500C. Një hulumtim i bërë nga BURGER H. ka sjellë deri te konstatimi se lagështia relative e ajrit atmosferik në lartësi 50cm, dhe 125cm, prej tokës në ambiente të hapura dhe në pyll është paraqitur në tabelën 5.1.

26 McIntyre 1987, Rietz and Page 1971, Tamayo 1991

27

Denig dhe Wengert 1982, Drying Hardwood Lumber United States Department of Agriculture

Page 50: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

50

Tabela 5.1. Lagështia relative e ajrit atmosferik

Vendi Lartësia

mbi tokë

V VI VII VIII IX X XI XII I II III IV Mesatarja vjetore

Mesatarja mujore e lagështisë relative në %

hapësirë

125cm

50cm

72

77

73

78

73

78

75

79

78

82

81

85

82

85

82

85

81

84

78

82

74

77

72

76

77

81

Në pyll 125cm

50cm

81

83

81

84

82

84

82

85

86

88

89

91

88

90

88

90

87

88

86

88

83

85

80

83

84

87

Marrë në përgjithësi, në regjionet me gjerësi gjeografike më të madhe, sipas rregullit, lagështia relative e ajrit atmosferik është më e lartë, e me këtë edhe tharja më e

ngadalshme28.

Me rëndësi te veçante për tharjen e drurit është lagështia relative e shtresës se ajrit qe fërkohet për sipërfaqen e drurit. Sa me e ulët qe është lagështia relative e kësaj shtrese aq me e shpejtë është tharja e drurit. Në tabelën 5.2. janë dhënë shënimet për territorin e Mitrovicës, të cilat i ka bërë KËRPAN29 J. (1931-1940).

Tabela 5.2. Shënimet e temperaturës, lagështisë relative të ajrit dhe LED-it

Autori ka ardhur deri te këto përfundime të cilat tregojnë se temperatura mesatare vjetore ka qenë 10,50C, ndërsa lagështia relative 75%, dhe lagështia ekuilibruese 14,6% (si duket në këto të dhëna autori ka bërë kalkulime të gabuara, sepse në bazë të kësaj temperature 10,5 0C dhe lagështie relative të ajrit,75.0% lagështia ekuilibruese duhet të jetë 14,8%). Studime më të detajuara për territorin e Kosovës (për vitet 1970-2001) ka dhënë BAJRAKTARI30 A., të cilat janë të paraqitura në tabelat 5.3. a,b,c,d,e. Tabela 5.3. Mesataret vjetore për temperaturën, lagështinë e ajrit dhe LED-it

a

Mesatarja vjetore 1970-2001-Pejë

Temp. Mesatare -0.4 2.1 6.1 11.1 15.7 19.2 21.0 20.9 17.0 11.6 6.9 1.7 11.1

Mesat. e lag. % 82.0 77.0 68,0 63,0 65,0 64,0 61,0 61,0 67,0 73,0 81,0 83,0 70,0

Mesatarja e LED 17.3 15.5 13 11.8 12.1 11.8 11.2 11.2 12.5 14.2 16.8 17.7 13

28 META S. Përpunimi Hidrotermik i Drurit Dispencë e autorizuar F.SH.T.A- Ferizaj,

29 KËRPAN J. Sushenje i Parenje Drva Shumarski Fakultet Zagreb 1965 faqe 88 Tabela 6.5

30 Bajraktari A. Tharja Natyrore e Ahut në Teritorin e Kosovës Desertacioni i Doktoraturës Tiranë 2004

Vendi I II III IV V VI VII VIII IX X XI XII Mesat

Temp 0C -1.4 0.2 4.8 10.2 15.1 19.2 21.4 20.2 16.4 12.5 6.6 0.4 10.5

L. R % 85.0 80.0 74.0 70.0 70.0 70.0 66.0 67.0 70.0 77.0 84.0 88.0 75.0

LED % 19.0 16.6 14.6 13.4 13.1 12.8 12.3 12.4 13.0 15.1 18.2 20.6 14.6

Page 51: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

51

b

Mesatarja vjetore 1970-2001-Prizren

Temp. Mesatare 0.2 3.0 6.6 11.6 16.5 20.2 22.1 22.0 17.8 12.0 7.4 2.3 11.8

Mesatarja e lag. % 82.0 76.0 69.0 64.0 64.0 62.0 59.0 59.0 67.0 73.0 79.0 83.0 70.0

Mesatarja e LED 17.3 15.2 13.3 12.0 11.9 11.4 10.8 10.8 12.5 14.2 16.1 17.7 13,9

c

Mesatarja vjetore 1970-2001-Mitrovicë

Temp. Mesatare -0.9 1.9 5.0 9.9 14.6 18.0 20.0 19.8 15.8 10.4 5.9 1.2 10.1

Mesatarja e lag. % 82.0. 77.0 69.0 66.0 69.0 68.0 64.0 61.0 69.0 74.0 79.0 83.0 71.0

Mesatarja e LED 17.3 15.5 13.3 12.5 13.1 12.7 11.8 11.2 13 14.5 16.1 17.7 13,6

d

Mesatarja vjetore 1970-2001-Prishtinë

Temp. Mesatare -1.2 1.3 4.8 9.8 14.4 18.0 19.7 19.8 15.8 10.5 5.8 0.7 9.9

Mesatarja e lag. % 83.0 78.0 71.0 65.0 68.0 68.0 64.0 62.0 68.0 74.0 80.0 84.0 72.0

Mesatarja e LED 17.3 17.7 13.8 12.3 12.8 12.7 11.8 11.4 12.8 14.5 16.5 18.1 14,3

e

Mesatarja vjetore 1970-2001-Ferizaj

Temp. Mesatare -1.4 1.1 4.7 9.8 14.5 18.1 19.8 19.7 15.7 10.3 5.5 0.6 9.9

Mesatarja e lag. % 85.0 81.0 75.0 68.0 72.0 70.0 67.0 67.0 73.0 79.0 84.0 85.0 76.0

Mesatarja e LED 18.5 16.9 14.9 13.0 13.8 13.2 12.4 12.4 14.1 16 18.0 18.5 16

Në bazë të matjeve të bëra studiuesi ka ardhur në përfundim se temperatura mesatare për këto vite ka qenë 10,60C, lagështia relative e ajrit 71,8% dhe lagështia ekuilibruese e drurit 13,8%. Studimet e punimit janë orientuar në 3 qytete të Kosovës: Prishtinë, Ferizaj dhe Pejë për 7 vitet e fundit dhe janë nxjerrur këto rezultate31 tabelat 5.4. a, b, c, ndërsa në tabelën 5.4.d. janë bërë krahasimet mes studiuesit BAJRAKTARI A, dhe studimit.

31

Shënimet janë marrë me rekomandim nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Page 52: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

52

Tabela 5.4.

a

Mesatarja per vitet 2002-2008-Pejë

Temp. Mesatare 0,0 3,6 7,9 12,1 15,8 21,3 24,4 24,4 15,7 11,8 6,4 2,5 12,2

Mesatarja e lag. % 80,5 73,7 68,5 67,7 66,3 60,7 55,8 58,7 68,3 73,2 79,8 81,0 69,5

Mesatarja e LED 16,4 14,6 13,4 12,8 12,3 11,2 10,1 10,6 12,5 13,8 15,9 16,6 13,3

b

Mesatarja per vitet 2002-2008-Ferizaj

Temp. Mesatare 0,3 2,1 6,2 10,5 14,7 18,9 22,0 21,0 14,8 11,2 4,6 0,9 10,6

Mesatarja e lag. %

84,0 79,0 72,6 73,1 75,3 73,3 66,1 67,6 77,7 81,7 84,0 87,3 76,8

Mesatarja e LED 18,2 16,2 14,3 14,3 14,7 14,0 12,3 12,7 15,7 17,0 18,2 19,7 15,6

c

Mesatarja per vitet 2002-2008-Prishtinë

Temp. Mesatare -0,4 1,3 6,2 10,8 15,8 19,8 22,1 21,4 15,9 11,9 5,5 2,1 11,0

Mesatarja e lag. % 81,7 77,4 72,7 70,6 70,9 68,9 64,3 59,4 71,7 74,3 81,9 84,9 73,2

Mesatarja e LED 17,4 16,2 14,4 14,1 13,8 13,1 12,1 10,9 14,0 14,6 17,4 18,6 14,0

d.

Vendi LED

Bajraktari A. Studimi

Ferizaj 16,0% 15,6%

Prishtinë 14,3% 14,0% Pejë 13,0% 13,3%

Page 53: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

53

Në grafikun 5.1 janë paraqitur të dhënat mesatare për tri qytet të Kosovës të marra në studim.

Siç shihet nga grafiku 5.1. lagështia ekuilibruese e drurit (LED) ka shënuar rënie nga muaji janar deri në gjysmën e muajit korrik (në rajonin e Ferizajt dhe Pejës), duke arritur vlerën më të ulët 12,3% përkatësisht 10,1%, ndërsa në rajonin e Prishtinës rëniet e LED-it kanë vazhduar deri në gjysmën e dytë të muajit gusht duke arritur kështu vlerën më të ulët 10,9%. Nga grafiku dhe tabelat shihet se muaji dhjetorë është muaji me LED-in më të lartë, ku vlerat mesatare më të larta janë shënuar në Ferizaj 19,7%, pastaj në Prishtinë 18,6% dhe në Pejë 16,6%. Në tabelën 2.5. janë paraqitur të dhënat mesatare për temperaturat (0C), lagështit relative të ajrit (%) dhe LED (%). Tabela 5.5. Krahasimi i temperaturës, lagështisë së ajrit dhe LED-it

temp. 0C lag. e ajrit % LED %

Kërpan 10,5 75 14,8

Bajraktari 10,6 71,8 13,9

Studimi 11,4 73,3 14,3

Grafiku 5.1. Të dhënat mesatare për tri qytet e marra në studim

Page 54: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

54

Grafiku 5.2. Paraqitja e të dhënave në formë grafike

Të dhënat e tabelës 5.5. janë paraqitur në grafikun 5.2.

Nga analizat e mësipërme rrjedhë se në rajonet ku janë bërë studimet kemi këto LED të drurit: Ferizaj 15,6%, Prishtina 14,0% Peja 13,3%. Në bazë të dhënave të llogaritura është ardhur në përfundim se për qytetet e marra në studim temperatura mesatare është 11,40C, lagështia relative e ajrit 73,3% dhe LED 14,3%, ky është edhe maksimumi mundshëm për tharjen natyrore të drurit në Kosovë, por për tu arritur kjo përqindje e lagështisë duhet pritur një kohë të gjatë, kohë kjo që shpesh e bënë tharjen natyrore jo ekonomike. Krahasimi i të dhënave të nxjerra nga studimi dhe autorëve të tjerë jep një pasqyrë të tillë: LED sipas Kërpan.J. të bërë në Mitrovicë për vitet 1931-40, ishte 14,8%, sipas Bajraktarit. A. të bërë në qytetet e Kosovës për vitet 1970-2001 ishte 13,9%, dhe studimi i bërë për vitet 2002-2008 jep një vlerë mesatare prej 14,3%.

Page 55: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

55

5.6.1. Krahasimi i shpenzimeve gjatë tharjes natyrore të drurit në ajër të lirë pa mbulesë dhe në atë me mbulesë

Përdorimi i mbulesave për mbrojtjen e drurit nga shiu dhe delli gjatë tharjes natyrore mund të sjellë mjaft përfitime. Degradimi mund të matet duke përcaktuar vlerat para tharjes dhe pas tharjes së tyre. Gjatë përcjelljes së tharjes së stivave duhet marrë të dhëna të cilat tregojnë humbjen në vlerë gjatë kohës sa thahet druri një llogaritje e tillë mund të përcaktohet me metodat ekonomike për paratharjen e drurit. Grafiku 5.3. bënë krahasimin e humbjes në vlerë të drurit për tharje në ajër (pa mbulesë) dhe në atë me mbulesë (kapanone) gjatë tharjes së drurit të bungut të bardhë (Quercus Arizonica) me trashësi 25mm. Humbja në vlerë është po thuajse 2 herë më e madhe te tharja me ajër të lire e të pambuluar krahasuar me atë me mbulesë me kulme32.

Siç shihet nga grafikoni 5.3. humbjet gjatë tharjes natyrore të drurit pa mbulesë dhe në kapanone janë të lidhura me kohën, p.sh. për tharjen e drurit të bungut në ajër të hapur pa mbulojë për 30 ditët e para kemi rreth 27€/m3, pastaj për 88 ditë kemi rreth 29€/m3, dhe po që se dërrasat duhet të kalojnë dimrin dhe procesi i tharjes natyrore të vazhdoj edhe në verë, atëherë humbjet do të rriten deri në 36€/m3. Kurse te tharja nën mbuloj gjendja është diç më e mirë, p.sh. gjatë qëndrimit të dërrasave 30 ditë kapanone kemi humbje rreth 7€/m3, ndërsa për 88 ditë kemi humbje në vlerë të dërrasave prej 13€/m3, dhe nëse dërrasat qëndrojnë një kohë të gjatë pra kalojnë dimrin atëherë kemi një humbje prej 20€/m3.

32

Drying Hardwood Lumber DENIG J. WENGERT E. SIMPSON W. United State Department of Agriculture Faqe 45

Grafiku 5.3. Krahasimi i humbjeve në vlerë gjatë tharjes së drurit në

ajër të lirë dhe në kapanone.

Page 56: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

56

Figura 5.1. Vendet nga ku janë marrë subjektet për studim

5.7. Shpërndarja dhe forma ligjore e subjekteve të përpunim drurit në Kosovë të marra në studim

Tabela 5.6. Forma ligjore e subjekteve të përpunim drurit

Nr Forma ligjore Nr i Subjekteve

1 Biznes individual 12

2 Shoqëri me kapital të

përbashkët 2

Page 57: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

57

Siç shihet nga tabela 5.6. forma ligjore më e përhapur, siç dhe pritej, është “biznesi individual” si forma më e preferuar e subjekteve të vogla e të mesme, ndërsa 2 subjekte janë të regjistruara si shoqëri me kapital të përbashkët. Forma “shoqëri me kapital të përbashkët” për dy subjekte është rezultat i krijimit të bizneseve të tilla në fillimin e pasluftës, kryesisht me kapital të brendshëm.

5.7.1. Klasifikimi i subjekteve sipas aktivitetit kryesor Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas aktiviteteve kryesore, ku është dhënë në përqindje çdo aktivitet i prodhimit.

Siç shihet nga grafiku 5.3, 36 % e subjekteve të anketuara kanë si aktivitet kryesor përpunimin e pllakave të zdrukthit (MDF), pastaj 21% e subjekteve përdorin prodhime tapicerie, pllakash dhe prodhime të ndryshme druri (duke mos përfshirë dyert dhe dritaret) pjesa dërrmuese e tyre realizojnë përpunimin dytësor ku aktiviteti kryesor është prodhimi i karrigave dhe mobilieve të ndryshme, 18% e subjekteve përdorin drurin për prodhimin e dyerve dhe dritareve, dhe vetëm 4% prodhojnë produkte të lëndës së sharruar.

Grafiku 5.3. Klasifikimi i subjekteve sipas aktiviteteve kryesore

Page 58: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

58

5.7.2. Mënyra e punimit

Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas mënyrës së punimit, ku është dhënë në përqindje mënyra e së punuarit.

Nga grafiku 5.4 shihet 70 % e bizneseve të anketuara punojnë mbi bazën e porosive të klientëve, ndërsa vetëm 10% prej tyre kanë kontrata paraprake vjetore (kontrata të cilat nuk i përmbushin plotësisht kapacitetet e subjekteve). Pjesa tjetër e subjekteve pra 20% janë si të thuash me punë “ditë ditës” në pritje të porosive të rastit, fakt qe tregon pasigurinë e madhe të këtyre bizneseve në sigurimin e porosive për punë

5.7.3. Lloji i lëndës së parë që përdoret Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas përdorimit të lëndës së parë.

Siç shihet nga grafiku 5.5a 55% e materialit të përdorur është nga pllakat e zdrukthit, ndërsa 45% e materialit është nga druri masiv.

Grafiku 5.4. Klasifikimi i subjekteve sipas mënyrës së punimit

Grafiku 5.5. Klasifikimi i subjekteve sipas llojit të lëndës që përdoret

a b

Page 59: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

59

5.7.4. Sigurimi lëndës së parë

Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas sigurimit të lëndës së parë.

Grafiku 5.6. tregon se 71% e subjekteve përdorin lëndë të parë të ardhur nga importi. Në vitet e fundit është rritur numri dhe pesha e këtyre importeve si pasojë e pamundësisë së burimeve pyjore në vend për të kënaqur kërkesat e konsumatorëve 29% përdorin lëndë të parë të siguruar në vend. Sa i përket sigurimit të lëndës së parë pllakat e zdrukthit 100% sigurohen nga importi, ndërsa te druri masiv gjendja është më ndryshe, sepse siç shihet nga grafiku 5.5.b 44% e subjekteve importojnë dru nga jashtë (kryesisht Mali i Zi, Sllovenia, Gjermania, Turqia), ndërsa po aq përqind e subjekteve përdorin dru masiv të sharruar nga sharrat në vend, dhe 12% drurin e sharruar e përdorin për nevojat e tyre.

Grafiku 5.6. Klasifikimi i subjekteve sipas sigurimit të lëndës së parë

Page 60: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

60

5.7.5. Ngarkesa e punës së subjekteve sipas tremujorëve

Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas ngarkesës së punës.

Siç shihet nga grafiku 5.7 në 3-mujorin e parë 17% e subjekteve punojnë me kapacitet të plotë, subjekte këto që punojnë gjithashtu me kapacitet të plotë gjatë gjithë vitit (këtë e mundësojnë kontratat që kanë me vendet e rajonit, sidomos bregdeti i Shqipërisë), në 3-mujorin e dytë 63% e subjekteve punojnë me kapacitet të plotë, ndërsa në 3-mujorin e tretë të gjitha subjektet punojnë me kapacitete të plotë, 3-mujorin e IV 42% e subjekteve punojnë me kapacitet të plotë. Vlen të theksohet se në tremujorin e parë 1 subjekt mbyllet fare për shkak të mos gjetjes së tregjeve të shitjes.

5.7.6. Klasifikimi i subjekteve sipas klasave te punësimit Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas klasave të punësimit.

Grafiku 5.8. Klasifikimi i subjekteve sipas klasave të punësimit

a b

Grafiku 5.7. Klasifikimi i subjekteve sipas ngarkesës së punës së ndarë në 3-mujorë

Page 61: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

61

Grafiku 5.8.a klasifikon subjektet e anketuara sipas numrit të punëtorëve. Kurse grafiku 5.8b tregon se 50% e tyre janë biznese që kanë deri në 20 punëtorë dhe që mund të konsiderohen mikrobiznese, 29% e subjekteve të anketuara konsiderohen subjekte të vogla që punësojnë 21-50 punëtorë dhe 21% konsiderohen ndërmarrje të mesme që punësojnë mbi 50 punëtorë.

5.7.7. Klasifikimi i subjekteve sipas gjinisë së punësimit

Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas gjinisë së punësimit.

Siç shihet nga grafiku 5.9. vetëm 8% e të punësuarve janë të gjinisë femërore, ndërsa 92% janë të gjinisë mashkullore (pjesa dërmuese e gjinisë femërore punojnë jashtë reparteve prodhuese, kryesisht në administratë).

Grafiku 5.9. Klasifikimi i subjekteve sipas gjinive të punësimit

Page 62: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

62

5.7.8. Klasifikimi i subjekteve sipas vendit të punës

Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas vendit të punës.

Nga grafiku 5.10. shihet se 90% e punëtorëve punojnë në repartet e prodhimit, ndërsa 10% punojnë në administratë.

5.7.9. Klasifikimi i subjekteve sipas nivelit të kualifikimit të punonjësve

Tabela 5.7. Paraqet klasifikimin e subjekteve sipas nivelit të kualifikimit të punëtorëve.

Nr. i ndërmarrjeve

Totali i punëtorëve

Me kualifikim posdiplomik

Inxh. i dipl. Druri

Inxh. Druri

Zdrukthëtar Teknik druri Të pa

kualifikuar

14 459 1 4 2 46 67 339

Grafiku 5.10. Klasifikimi i subjekteve sipas vendit të punës

Grafiku 5.11. Klasifikimi i subjekteve sipas kualifikimit të punonjësve

Page 63: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

63

Siç shihet nga Grafiku 5.11. 74% e të punësuarve janë të pakualifikuar, 15% janë teknik drurit, 10% janë zdrukthëtarë, 0,9% janë inxhinier të diplomuar druri, 0,4% inxhinier druri dhe 0,2% kanë mbaruar studimet pos-diplomike në industrinë e drurit. Kjo shkallë e ulët e kualifikimit është dhe një tregues për cilësinë e produkteve që ofrojnë këto subjekte.

5.7.10. Klasifikimi i subjekteve sipas nivelit të mekanizimit të transportit të brendshëm

Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas nivelit të mekanizimit në ndërmarrje.

Grafiku 5.12. tregon se forca e krahut vazhdon të mbetet për më tepër se gjysmën e bizneseve forma më e preferuar e transportit të brendshëm në procesin e prodhimit Sigurisht që pjesa dërrmuese e subjekteve të anketuara janë subjekte të vogla të cilat e kanë të pamundur të kryejnë investime të mëdha në këtë aspekt.

Grafiku 5.12. Klasifikimi i subjekteve sipas nivelit të mekanizimit të transportit të brendshëm

Page 64: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

64

5.7.11. Klasifikim i subjekteve sipas përdorimit të makinave CNC

Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas përdorimit të makinave CNC.

Grafikoni 5.13. paraqet të dhënat në përqindje të subjekteve që përdorin makinat CNC.

5.7.12. Klasifikimi i makinave CNC sipas vitit të blerjes

Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas vitit të blerjes së makinave CNC.

Grafiku 5.13. Klasifikimi i subjekteve sipas përdorimit të makinave CNC

Grafiku 5.14. Klasifikimi i subjekteve sipas vitit të blerjes së makinave

CNC

Page 65: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

65

Siç shihet nga grafiku 5.14. vitet 2005 dhe 2009 kanë qenë si të thuash vite me përqindje më të madhe të blerjes së makinave CNC.

5.7.13. Problemet Elektrike dhe Mekanike të Bizneseve

Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas pengesës së energjisë elektrike.

Sa i takon problemeve elektrike më tepër se 2/3 e tyre pra 77% deklarojnë se për këto subjekte janë të rëndësisë parësore. Shkaqet janë më të dukura në makinat e reja të cilat punojnë me programe softuerike grafiku 5.15. Më shumë se gjysma e subjekteve raportojnë se kanë probleme mekanike, një tregues indirekt dhe për teknologjinë relativisht të vjetër të makinave që përdoren.

5.7.14. Klasifikimi i subjekteve sipas klasave të shitjes në vit Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas ngarkesës së punës.

Grafiku 5.15. Klasifikimi i subjekteve sipas problemeve mekanike dhe elektrike

Grafiku 5.16. Klasifikimi i subjekteve sipas klasave të shitjes

në vit

Page 66: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

66

Grafiku 5.16. tregon se 7% e ndërmarrjeve shesin mbi 500.000€, ndërsa 43% shesin 100.000-500.000€, 22% 80.000-100.000€, 7% shesin 80.000-100.000€ dhe 30.000-50.000€, ndërsa 14% nuk deklarojnë të dhënat fare.

5.7.15. Faktorët përcaktues në vendosjen e çmimit të produktit

Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas përcaktimit të vendosjes së çmimit.

Grafiku 5.17. tregon se kostot e prodhimit dhe çmimet e produkteve të konkurrencës janë faktorët kryesorë në vendosjen e çmimeve, që tregon se subjektet nuk orientohen nga metoda më moderne në këtë proces (kostoja e prodhimit). Sigurisht niveli i konkurrencës, ai i përpunimit të produkteve (i ulet) si dhe kualifikimi i pamjaftueshëm apo i mangët i personelit të shitjeve e marketingut nuk jep motivimin e duhur për t’a bërë një gjë të tillë.

Grafiku 5.17. Klasifikimi i subjekteve sipas përcaktimit të çmimit

Page 67: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

67

5.7.16. Faktorët shqetësues në biznes

Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas faktorëve shqetësues në biznesë.

Siç shihet nga grafiku 5.18, 40% e ndërmarrjeve i shqetëson konkurrenca e pa ndershme, 24% kostoja e lëndës së parë, 20% sistemi doganorë, 8% sigurimi i lëndës së parë, 4% produktet jashtë standardit dhe 4% mungesa e kuadrit profesional. Mund të konkludohet se mos ekzistenca e ligjeve dhe lejimi i ekonomisë joformale është faktori kryesorë i konkurrencës së pa ndershme, gjithashtu kostoje e lëndës së parë dhe sistemi doganorë mendohet se është shumë i papërshtatshëm duke lejuar kështu edhe futje të materialit jashtë standardit, ndërsa faktori i fundit ai i mungesës së kuadrit profesional mendohet të jetë teknologjia e re që përdoret sot në njërën anë dhe në anën tjetër pamundësia e institucioneve studimore–shkencore të përgatitë kuadro të nivelit çfarë kërkohet.

5.7.17. Klasifikimi i subjekteve sipas klasave të eksportit

Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas klasave të eksportit.

Të dhënat e paraqitura në grafikun 5.19 janë shumë shqetësuese nga se 64% e ndërmarrjeve produktet e tyre i prodhojnë për tregun vendorë, ndërsa 36% e ndërmarrjeve 40% të produkteve të tyre i prodhojnë për tregun e huaj.

Grafiku 5.18. Klasifikimi i subjekteve sipas faktorëve shqetësues

Grafiku 5.19. Klasifikimi i subjekteve sipas klasave të eksportit

Page 68: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

68

5.8. Operatorët që merren me tharjen artificiale të drurit në Kosovë dhe mënyrat e përdorura të tharjes

5.8.1. Gjendja e operatorëve të tharjes artificiale të drurit në Kosovë Në Kosovë gjendet një numër i madh i operatorëve tharës të cilët bëjnë tharjen artificiale të drurit, i cili pastaj përpunohet dhe shfrytëzohet për prodhimin e produkteve të gatshme.

5.8.2. Klasifikimi i subjekteve sipas vitit të themelimit

Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas viteve të themelimit.

Nga grafiku 5.20. shihet se vitet 2000-2010 kanë qenë vitet me përqindjen më të lartë të themelimit të këtyre subjekteve, kjo arsyetohet me faktin se në këto vite u shpërbënë kombinatet që ishin prona shtetërore, në anën tjetër përfundimi i luftës i dha një frymë të re kësaj veprimtari dhe punëtorët e mbetur jashtë subjekteve shtetërore nisin veprimtaritë e tyre private duke ndërtuar edhe dhoma tharëse. Ndërsa viti 1990 është viti me përqindjen më të madhe të ndërtimit të dhomave tharëse, kjo arsyetohet me faktin se në vitet 1989 punëtorët e ndërmarrjeve shtetërore ishin të larguar nga puna.

Grafiku 5.20. Klasifikimi i ndërmarrjeve sipas viteve të themelimit

Page 69: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

69

5.8.3. Klasifikimi i subjekteve sipas përdorimit të lëndës së tharë

Në grafikun në vijim është paraqitur klasifikimi i subjekteve sipas lëndës tharëse.

Siç shihet nga grafiku 5.21. vetëm 8% e subjekteve thajnë drurit për nevoja të subjekteve që merren me përpunim druri, ndërsa pjesa tjetër 92% thajnë drurin për nevojat e tyre.

Klasifikimi i subjekteve sipas përcjellësit së nxehtësisë Nga 13 operator të cilët janë vizituar është fituar kjo pasqyrë 100% prej tyre përdorin ujin si bartës të nxehtësisë për tharjen e drurin, ndërsa nuk ka ndonjë ndërmarrje që përdor avullin si përcjellës të nxehtësisë për tharjen artificiale të drurit.

5.9. Identifikimi i problemeve të dhomave tharëse në Kosovë

Pothuajse 100% e operatorëve bëjnë tharjen e drurit në mënyrë konvencionale (klasike), kjo ishte arsyeja pse iu është kushtuar një kujdes të madh kësaj mënyre të tharjes. Në të vërtetë gjatë vizitave që iu janë bërë këtyre operatorëve janë takuar edhe dy operatorë tharës me vakum, por ato nuk ishin në funksion. Që një tharëse të punoj në mënyrë të drejtë atëherë ajo duhet të jetë e pajisur me pajisje të cilat do të bëjnë përcjelljen e nxehtësisë, pajisjet për vënien në lëvizje të ajrit, psikrometrat (termometri i thatë dhe i lagët) për përcjelljen e lagështisë relative, letra higroskopike, tubat për lagien e ajrit, sondat, anemometrat, vorbat e kondensatit, mbulesat e sipërme, pastaj pajisjet për përcjelljen e lagështisë (peshoret, termostatet, lagështimatësit elektrik) lënia e hapësirave të lejueshme mes stivave dhe murit, vendosja e rregullt e listeleve etj.(Kapitulli IV)

5.9.1. Të dhënat nga terreni

Në bazë të të dhënave që janë siguruar nga terreni, Kosova posedon një numër të madh të dhomave tharëse. Të dhënat në këtë studim kanë të bëjnë me 13 dhoma tharëse që janë zgjedhur me shtrirje në tërë territorin e Kosovës. Të gjitha këto ndërmarrje bëjnë tharjen e drurit në mënyrën konvencionale (klasike), dhe kjo është arsyeja e orientimit të studimeve në këtë drejtim.

Grafiku 5.21. Klasifikimi i subjekteve sipas përdorimit të lëndës së parë

Page 70: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

70

5.9.2. Pajisjet që përdorin subjektet në dhomat tharëse 5.9.2.1. Pajisjet për vënien e ajrit në lëvizje

Për të tharë lëndën drusore, ajri me temperaturë dhe lagështi relative mirë të kontrolluar duhet të kalojë në mënyrë uniforme mbi sipërfaqen e drurit. Ky qarkullim i ajrit është “Kali i punës” në tharjen artificiale. Si i tillë, ajri kryen 2 funksione: ai përcjellë nxehtësinë deri te lënda drusore dhe kjo ka si efekt avullimin e lagështisë, dhe po ashtu largon sasinë e lagështisë në formë avulli. Qarkullimi efektiv dhe uniform i ajrit ngërthen në vete disa faktorë: madhësinë, vendin, shpejtësinë e ventilatorëve për të vënë në lëvizje ajrin, pajisjet për ndryshimin e qarkullimit të ajrit, instalimin dhe vendosjen e mbulojave sipër për parandalimin direkt të ajrit në sipërfaqen e lëndës që thahet, dhe vendosjen e listeleve ndërmjet dërrasave në stivë për të lejuar lëvizjen e ajrit përgjatë pjesëve të lëndës drusore që thahet.

Madhësia dhe vendi i vendosjes së ventilatorëve - nga punët në terren kemi

vërejtur se asnjëra ndërmarrje nuk kanë menduar për madhësinë e ventilatorëve, ndërsa sa i përket vendit të vendosjes së ventilatorëve kemi grafikun 5.22. shihet se 67% e subjekteve përdorin ventilatorë të vendosur nga sipër, ndërsa 33% e tyre përdorin ventilatorë të vendosur anash.

Shpejtësia e rrotullimit të ventilatorëve - sa i përket shpejtësisë së rrotullimit të ventilatorëve të gjitha ndërmarrjet nuk japin të dhëna, duke u arsyetuar se këto janë në përputhje me madhësinë e dhomës, gjë që nuk i përgjigjet realitetit.

Grafiku 5.22. Klasifikimi i subjekteve në bazë të vendosjes së ventilatorëve

Page 71: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

71

Ndryshimi i qarkullimit të ajrit - ka për qëllim të siguroj një tharje uniforme në gjithë dhomën tharëse, ky ndryshim vjen në shprehje vetëm te dhomat tharëse që kanë ventilatorë të vendosur mbi, ndërsa te dhomat tharëse që kanë ventilatorë anash një veprim i tillë është i pakuptimtë, kështu në studim janë marrë vetëm ndërmarrjet që kanë ventilatorë nga sipër grafiku 5.23. Mbuloja - Vendosja e mbulojave për parandalimin direkt të ajrit në sipërfaqen e lëndës që thahet ka për qëllim mbrojtjen e saj nga kontakti i drejtpërdrejtë me ajrin që lëvizë në dhomën tharëse, duke eliminuar kështu në masë të madhe dëmtimin e rreshtave në stivë (sidomos rreshtave të sipërm), figura 5.2.

Grafiku 5.23. Klasifikimi i subjekteve sipas ndryshimit të kahjes së lëvizjes së ajrit

Page 72: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

72

Klasifikimi i subjekteve në bazë të përdorimit të mbulojës është paraqitur në grafikun 5.24.

Nga grafiku shihet se vetëm 23% e ndërmarrjeve përdorin mbulojë në dhomat tharëse, ndërsa 77% nuk përdorin fare.

Listelet – qëllimi i listeleve është ndarja e secilës sipërfaqe të dërrasës që të lejojë

qarkullimin e ajrit nëpër tërë lëndën e sharruar dhe që të avulloj sasinë e lagështisë në të. Përdorimi i drejtë i listeleve zvogëlon në masë të madhe shtrembërimin e dërrasave, dhe po ashtu përdorimi i formave të profiluara zvogëlon njollat të cilat shfaqen nganjëherë në lëndën e tharë në vendin e kontaktit me listelet.

Mbuloja

Vëmendje! Lënda drusore që thahet duhet të stivohet deri te varëset

(shigjeta)

Figura 5.2. Dhoma tharëse me mbulojë

Grafiku 5.24. Klasifikimi i subjekteve në bazë të përdorimit të mbulojës

Page 73: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

73

Figura 5.3.a. paraqet mënyrën e vendosjes së listeleve, ndërsa në figurën 5.3.b, c, d. janë paraqitur njollat e kontaktit të lëndës së tharë me listelet nga ku thuhet se rasti c është rasti më i mirë i listeleve të drurit33.

Listelet duhet të vendosen vertikalisht në gjithë stivat në dhomën tharëse, duke qenë po ashtu në vijë plotësisht vertikale me paletat e bazamentit figura 5.4.

Trashësia dhe gjerësia e listeleve varet nga trashësia e lëndës që thahet, kështu për lëndën e hollë përdoren listelet me dimensionet (gjerësia 25, trashësia 19), ndërsa për lëndën e trashë (gjerësia 32, trashësia 25).

33

Evaluation of Wood and Aluminium Stickers and their stains on Heat Treated Spruce Boards GUNER O.Luela University of Technology

Figura 5.4. Vendosja e rregullt e listeleve për tharjen artificiale

Figura 5.3. Listelet a) mënyra e vendosjes, njollat e shkaktuara nga listelet e aluminit b) listele të pa profiluara nga druri, c) listele të profiluara nga druri dhe d) listele nga alumini

a

b c d

Page 74: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

74

Në figurën 5.5 është paraqitur forma e vendosjes së listeleve në subjektet tharëse

Distanca (hapësira) mes listeleve përcaktohet në bazë të trashësisë së lëndës që sharrohet dhe llojeve të drurit. p.sh. për llojet e drurit që kanë prirje për tu deformuar listelet vendosen çdo 35cm34, ndërsa për llojet tjera largësia mes listeleve duhet të jetë 50-60cm.

5.9.2.2. Vendosja e stivave në dhomën tharëse

Pasi të jenë përgatitur stivat me lëndë drusore ato duhet të vendosen në dhomën për tharjen e drurit. Vendosja e rregullt e tyre është mjaftë e rëndësishme gjatë tharjes. Kjo për faktin se një mbingarkim i dhomës nuk siguron lëvizje të mirë të ajrit figura 5.6. Gjatë vendosjes së stivave në dhomën tharëse rëndësi të veçantë duhet kushtuar largësisë së stivës dhe murit, sidomos në drejtimin e lëvizjes së ajrit distanca në këtë drejtim duhet të jetë 50cm e më tepër, ndërsa në anën tërthore të lëvizjes së ajrit stivat duhet të vendosen kokë më kokë duke mos lejuar në këtë mënyrë takimin e ajrit me kokat si pjesë më të ndjeshme për çarje si dhe të rritet produktiviteti i dhomës. Kërkimet në terren japin grafikun 5.25. këto të dhëna na japin një pasqyrë ku shihet se 67% e subjekteve stivojnë stivat e tyre në mënyrë jo të rregullt, kurse vetëm 33% e subjekteve stivojnë si duhet lëndën drusore.

34

DENIG J. SEJDIU R. Seminari njëditorë mbi tharjen e drurit FSHTA Ferizaj 2010, Dispencë Faqe 68

≥50cm

Figura 5.6. Distanca e lejuar e stivave nga muri i dhomës

tharëse

Figura 5.5. Mënyra e vendosjes së listeleve a) me disa gabime b) me shumë gabime

b a

Page 75: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

75

Rëndësi të veçantë duhet kushtuar edhe rrugëve (shtigjeve) të cilat shërbejnë për kalimin e personave të cilët janë të ngarkuar që të bëjnë përcjelljen e tharjes.

5.9.3. Sondat

Sondat figura 5.7. janë pajisje të cilat vendosen nëpër stiva për të përcaktuar lagështinë e lëndës që thahet dhe për ti dhënë sinjale njësisë qendrore komanduese figura 5.8. për uljen apo ngritjen e temperaturës, pastaj për ti dhënë sistemit sinjale spërkatëse, rritje apo ulje të temperaturës. VINI RE! Rëndësi të veçantë duhet kushtuar vendit të vendosjes së sondave, ato

zakonisht vendosen në dërrasat të cilat mendohet se kanë lagështinë më të lartë brenda stivës, kjo bëhet me zgjedhjen e dërrasave të cilat gjatë tharjes natyrore kanë qenë të vendosura në pjesën e poshtme të mesit të stivës, aty ku lagështia ishte më e lartë figura 5.7.

Figura 5.7. Sondat dhe vendi ku lidhen sondat

Grafiku 5.25. Klasifikimi i subjekteve sipas largësisë së vendosjes së stivave

Page 76: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

76

Grafiku 5.26 na jep pasqyrën e përdorimit të sondave nëpër subjektet tharëse. Pra siç po shihet 25% e subjekteve përdorin sondat gjatë tharjes së drurit ndërsa 75% e tyre nuk përdorin fare.

Figura 5.8. Njësia qendrore komanduese

Grafiku 5.26. Klasifikimi i subjekteve sipas përdorimit të sondave

Page 77: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

77

5.9.4. Përcaktimi i defekteve gjatë tharjes së drurit të ahut rritur në territorin e Jezercit dhe Kamenicës

Në këtë studim janë marrë mostrat e drurit të ahut (Fagus Sylvatica) në territorin e Jezercit dhe Kamenicës të cilët janë rritur në lartësi mbidetare rreth 1400m. Periudha e vegjetacionit në këtë hapësire zgjatë rreth 220 ditë në vit, ndërsa 145 ditë janë me temperatura të ulëta.35 Periudha vjetore dhjetor-shkurt është me të reshura të mëdha të borës dhe me ngrica. Vlen të theksohet se drurët nga të cilët janë marrë mostrat për përcaktimin e defekteve janë prerë në vende kodrinore me ekspozim nga dielli. Menjëherë pas prerjes drunjtë janë bartur në sharrëtore ku kanë qëndruar dy ditë dhe pastaj është bërë prerja e tyre në sharrë shirit për prerjen e trupave. Mostrat janë marre ne lartësinë e drurit 1.3m që nënkupton lartësinë e gjoksit. Pas sharrimit dërrasat me gjerësi 160mm dhe me trashësi 28mm janë bartur në laboratorin e Fakultetit të Shkencave Teknike të Aplikuara-Ferizaj (formë mostrash). Pastaj në laborator janë bërë matjet e lagështisë me lagështimatës elektrik tip LAUBER-HYDROMETER-HT 85T i cili është graduar në bazë te udhëzuesit (për drurin e ahut kemi gradimin 2), figura 5.9. Gjatë matjeve te mostrave rezultoi një lagështi mesatare prej 55%, pastaj sipërfaqja është pastruar mirë nga tallashi dhe pa pastërtitë tjera të cilat mund te shkaktojnë defekte gjate tharjes. Pas pastrimit janë kontrolluar mostrat e dërrasave në të gjitha anët për të përcaktuar nëse kemi ndonjë defekt i cili mund te jete shkaktuar nga çarjet e ndryshme p.sh. nga ngricat erërat apo nga ndonjë defekt tjetër. Pasi është bërë seleksionimi i mostrave (ato pa defekte) janë ndarë në dy grupe dhe grupet e para janë futur në termostat tip LEKO në temperaturën fillestare 500C. Pastaj pas qëndrimit 4 orësh në termostat kemi bërë ngritje progresive të

35

Burim nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës

Figura 5.9. Matja e mostrave të drurit të ahut

Page 78: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

78

Figura 5.10 Pamja e plasave nga sipër dhe në ballë

temperaturave (duke përfillur rregullat për tharjen e ahut 2.70C36). Dërrasat janë mbajtur në termostat 10 orë me këtë ngritje të temperaturës. Kohë pas kohe dërrasat janë nxjerrë nga termostati dhe është analizuar sipërfaqja e tyre. Deri në temperaturën 600C nuk janë vërejtur plasa të dukshme, mbi këtë temperature vërehen në fillim plasa të brendshme, kryesisht nëpër rrezet palcore të cilat pastaj u bënë të dukshme edhe mbi sipërfaqe figura. 5.10. Pasi temperatura ka arritur 650C dërrasat qëndruan edhe një orë dhe pastaj janë nxjerrë nga termostati. Me këtë rast kemi vërejtur plasaritje të cilat ishin te dukshme sidomos në koka, ku gjatësia e të qarave kishte arritur deri në 53mm derisa lagështia në pjesën e brendshme sillej rreth 34%, ndërsa në sipërfaqe 24.8%. Pas matjes së lagështisë dërrasat janë futur në termostat dhe kanë qëndruar deri sa është arritur përqindja e lagështisë 10% gjatë kësaj kohe temperatura në termostat ishte 750C. Pastaj dërrasat e thara janë marrë dhe janë analizuar në këtë interval të tharjes nuk janë vërejtur plasa shtesë, por kanë mbetur ato të mëparshmet. Vlen të theksohet se gjatë procesit të tharjes janë vërejtur edhe disa të qara në sipërfaqen e drurit, sidomos në pjesën e bombimit (kupës) (ana konkave, në temperaturat rreth 650C), por të njëjtat pas ftohjes janë mbyllur përsëri. Elementet e thara në bazë të regjimeve të tharjes (për tharjen e drurit të ahut) janë nxjerr nga termostati dhe janë matur qarjet e kokave të cilat kanë arritur një mesatare prej 48,59mm., ndërsa bombomi i këtyre elementeve ishte mesatarisht 0,82mm.

36 Të dhënat e marra nga studimet e Gerhards dhe McMiller Chemical Brown Stain of Douglas-fir sapwood Forest products Jurnal 33(4) 44-48 SHBA 1976,

Page 79: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

79

Elementet e grupeve të dyta janë tharë në temperatura të larta 750C, pas qëndrimit të tyre në termostat për 4 orë menjëherë janë vërejtur plasa në drejtimin e kokave figura 5.11.

Pas nxjerrjes së mostrave lagështia në sipërfaqe ishte rreth 20%, ndërsa në mes të dërrasës rreth 40%. Pas matjes së lagështisë dërrasat kanë qëndruar edhe 3 orë në temperaturën 800C, pastaj janë nxjerrë dhe janë vërejtur plasa të thella në sipërfaqe të cilat shihen në figurën 5.12. Matja e thellësisë së plasave në sipërfaqe është bërë me anë të një gjilpëre, me këtë rast kemi vërejtur thellësi të qarjeve deri 16mm, të cilat ishin më të dukshme në anën konkave të bombimit (forma e kupës).

Figura 5.11. Paraqitja e plasave në elementet e grupit të dytë

Figura 5.12. Pamja e mostrave të thara në temperaturën 800C

Page 80: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

80

Ndërsa në grafikun 5.27. janë dhënë në mënyrë grafike mesataret e qarjeve të grupit të parë dhe të dytë në mm.

Në të dy grupet e thara janë vërejtur njolla të kaltërta në vendet ku ishin të vendosura petavrat të cilat janë paraqitur në figurën 5.13.

Grafiku 5.27. Qarjet në grupin e parë dhe të dytë

Figura 5.13. Paraqitja e njollave në vendet e kontaktit me petavrat

Page 81: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

81

Elementet e grupit të dytë janë marrë dhe janë matur çarjet në koka të tyre dhe është nxjerrë një mesatare 58,84mm, rrezja mesatare e bombimit (kurbimit) te këto elemente ishte 0,25mm , figura 5.14.

Konkluzion: Në bazë të matjeve të bëra është nxjerrë përqindja e humbjeve te dërrasat me dimensione: Gjatësia 3000mm, Gjerësia 180mm, Trasha 28mm. Në grupin e parë të dërrasave te cilat janë tharë në kushte të favorshme për tharjen e drurit të ahut kemi një humbje mesatare prej 3,24%, ndërsa në grupin e dytë të dërrasave kemi humbje mesatare prej 4,29%. Në grafikun. 5.28. kemi paraqitur humbjet e dërrasave nga çarjet.

Grafiku 5.28. Paraqitja e humbjeve nga çarjet

Figura 5.14. Matja e bombimit te mostrat e grupit të dytë

Page 82: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

82

Këtu është dhënë po ashtu edhe shkalla e bombimit të dërrasave në bazë të standardit STASH (Standardi Shqiptarë), ku të gjitha dërrasat kanë kaluar 3% e gjerësisë dhe të gjitha janë radhitur në cilësinë e tretë grafiku 5.29. (duhet thënë se ky problem është kaq i dukshëm për arsye se në termostatin ku janë bërë studimet nuk ka qenë e mundur të vendosen pesha nga sipër për të mbajtur dërrasat të shtrënguara. Gjithashtu shumica e subjekteve raportojnë për defektet e përkuljes, përdredhjes e sidomos kjo është e dukshme te dërrasat e rendit të sipërm.

Grafiku 5.29. Paraqitja e bombimit në %

Page 83: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

83

5.10. Përcaktimi i kostos gjatë tharjes artificiale të drurit

Tharja artificiale e drurit është mjaft e kushtueshme, sepse për të realizuar tharjen e drurit duhen shpenzime të cilat ngarkojnë kostot e operatorëve tharës. Kostoja e përgjithshme e tharjes së drurit varet kryesisht nga energjia, investimet, defektet e tharjes dhe personeli. Çmimi i tharjes rritet nëse tharja është e dobët, pra tharja e dobët mund të kalojë të gjitha kostot tjera veçanërisht me tharje konvencionale të dërrasave të trasha. Çështja është e lidhur ngushtë me llojin e tharëses e cila përdoret. Seleksionimi i llojit të tharëses bëhet në bazë të materialit që thahet dhe faktorëve të ndryshëm të cilët sigurojnë kualitet në tharje (p.sh për tharjen e ashklave përdorën tamburet, për tharjen e rimesos plitat metalike kontaktuese etj). Nuk ekziston ndonjë formë e tharjes së dërrasave që është më e mira, por ato me ndërprerje (dhomat) dhe ato me tharje të vazhdueshme (kanalet) janë të nevojshme për të siguruar kualitet të lartë. Vlerësimi i përgjithshëm i ekonomisë për tharjen e lëndës së sharruar është subjekt i cili nuk ka marrë vëmendje të madhe nga shkencëtarët e lëmisë së drurit. Megjithatë procesi i tharjes së drurit në dhomat e tharjes është arsye e mirë për të vazhduar kërkimin dhe zhvillimin. Kjo duhet të aplikohet për të bërë përmirësim në optimizmin e kualitetit të tharjes, aq më mirë për të zhvilluar p.sh. ekonomizimin e energjisë në dhomën tharëse. Evoluimi i vlerësimit ekonomik në procesin e tharjes, megjithatë, nuk vërehet të jetë bërë për temperaturat mesatare të tharjes që përdoren sot.

5.10.1. Kalkulimi i kostove të ndryshme Investimet - Kostot e investimeve të prezantuara për lloje të ndryshme të tharëseve përfaqësojnë koston e operatorëve që merren me tharjen e drurit. Kostoja e investimeve të llogaritura për prodhimin e lëndës drusore të tharë është e bazuar në kohën e kthimit të investimit për 10 vite me rritje interesi 10%. Energjia - Konsumi i ngrohjes specifike prej 2600-3700kJ37 është marrë i përvetësuar si 3600kJ (1kW/h). Sasia prej 1kW/h për avullimin e një kilogrami ujë, supozohet të jetë për dhoma tharëse me konvekcion, duke përfshirë kërkesat për të gjitha energjitë tjera që përdorën për ngrohjen e dhomës tharëse dhe tharjen e lëndës drusore në të. Në llojet e tjera tharësesh me temperaturë mesatare, reduktimi prej 10% është përfshirë në ekzistencën e njësisë mbuluese të nxehtësisë. Në dhomat me temperatura të larta 2800kJ përdoren për avullimin e një kilogram ujë. Çmimi për një njësi që përdoret për energji të nxehtësisë është llogaritur nga pesha e drurit (sepse të gjitha dhomat tharëse për energji të nxehtësisë përdorin drurin kështu kalkulimet na japi vlerat: Aftësia e ulët termike për drurin e tharë është 14700-16700kJ/kg38 përvetësojmë 15700kj/kg apo 4,36kW/kg. Po të marrim (1m3 ose 450kg dru =18€) atëherë na del (1kg/dru=0,04€) apo (1kW/energji =0,0092€). Elektriciteti në dhomën tharëse harxhohet kryesisht për ventilimin e ajrit. Fuqia instaluese është e ndryshme për llojet e ndryshme të tharëseve, por po ashtu varet nga dimensionet e dhomës për të tharë lëndë druri me dimensione të ndryshme. Çmimi për njësi i përdorur për elektricitetet në Kosovë është mesatarisht 0,0695€/kW/h.

37

Drying Cost and Quality With Different Types of Drying Kilns HUKKA A. Valutec Oy P.O. Box 43, FIN-20251 Turku FinlandFaqe 3.

38 Materialet e Makinerisë BYTYQI B. OSMANI H. QEHAJA N. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë 2000 Faqe 184.

Page 84: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

84

Mirëmbajtja dhe riparimi - Për mirëmbajtjen dhe riparimin e dhomave për tharjen e

drurit duhet bërë llogaritja e kostove të cilat janë të pa shmangshme gjatë tharjes. Për dhomat tharëse me konvekcion kjo shumë sillet mesatarisht 5500€/vit. Realisht kostoja e mirëmbajtjes varet po ashtu shumë nga vjetërsia e dhomës tharëse, por në anën tjetër investimet në atë dhomë tharëse nuk janë afatgjata. Punëtorët - Kostoja e punëtorëve në tharjen e drurit varet drejtpërdrejtë nga numri i

njerëzve të punësuar bashkërisht në sharrtore apo në fabrikat që bëjnë tharjen. Defektet e tharjes - Ulja në vlerë e lëndës drusore në përputhje me kualitetin e tharjes është faktorë i kostos së tharjes, madhësia e të cilit është vështirë të vlerësohet në përgjithësi. Metoda e hapur për të kalkuluar koston rezulton nga çarjet e sipërfaqeve dhe jep një vlerë relative për çdo cilësi të kualitetit të drurit, dhe për të përdorur shkallëzimet e zakonshme për të përcaktuar cilësinë e secilës dërrasë para dhe pas tharjes. Literaturat e ndryshme japin të dhëna se humbjet e lëndës drusor me anë të tharjes konvencionale sillen 2-3%39, ndërsa studimi i bërë gjatë hartimit të këtij punimi për dërrasat e drurit të ahut i rritur në malet e Jezercit dhe Kamenicës na jep vlerën humbjeve prej 3.24%.

5.10.2. Kalkulimi i kostos së një ndërmarrje të marrë në studim

Gjatë punës studimore për përcaktimin e kostos së tharjes në territorin e Kosovës kemi marrë për studim një dhomë të tharjes në rajonin e Kamenicës. Kosto e investimeve dhe mirëmbajtjes- Dhoma e tharjes ka një kapacitet prej 123m3 në të cilën thahen mesatarisht 35m3 lëndë drusore në një ngarkesë. Tharja kryhet për 14 ditë që do të thotë se në muaj thahen 70m3 lëndë drusore. Shpenzimet për ndërtimin e kësaj dhome tharëse kanë qenë 25.000€ me rritje interesi 10%, atëherë shuma e përgjithshme e investimeve është 27.500€/10vite, po të shtojmë edhe 5.500€ kostot e mirëmbajtjes atëherë vlera totale e këtyre kostove do të jetë 33000€ po të shndërrojmë më tutje atëherë kemi 275€/muaj; 9,16€/ditë; 0.38€/orë. Kostot e energjisë elektrike - Energjia elektrike e harxhuar për një muaj ishte

4291KW/h. Duke llogaritur çmimin e energjisë 0,0695€/kWh40 atëherë kemi 4291*0,0695=298€/muaj, 9,95/ditë, 0,41€/orë, Kostot e energjisë së nxehtësisë - Energjia e nxehtësisë është llogaritur në mënyrë

empirike duke përdorur kalkulimet në këtë mënyrë: Vëllimi i e përgjithshëm i tharjes ishte 70m3 për dy ngarkesa. Masa specifike e drurit të ahut është marrë 880kg/m3 sepse lagështia fillestare e dërrasave të ahut nuk kalonte 60%. Dërrasat këtu thahen deri 8% lagështi, d.m.th. duhet larguar 52% e lagështisë. Nga kalkulimi i bërë 880*52%=457,6kg/ujë duhet larguar nga 1m3 dërrasë. Atëherë nga 70m3 duhet larguar 70*457,6= 32032kg/ujë. Nga literatura është marrë mesatarja e sasisë së nevojshme e energjisë për të

avulluar 1kg/ujë pra 3600kJ1kW/h. Gjatë llogarisë na del se 32032*1=32032KW energji e nxehtësisë, duke llogaritur në çmimin e energjisë së nxehtësisë 0.0092€ atëherë kemi 32032*0.0092=294,7€/muaj 9,82€/ditë, 0,41€/orë. (në këtë fabrikë ky

39 META S. Revista Teknika Ferizaj Revista Teknika 2/04 ShLT-Ferizaj 2004 40

Vlera 0,0695 është marrë si mesatare e dy tarifave të marra nga KEK, datë 21.01.2011.

Page 85: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

85

çmim nuk merret parasysh fare, pasi sharrëtorja ka sasi të mëdha të mbeturinave), por ne futëm këtë në llogaritje për arsye të nxjerrjes së kostos totale të shpenzimeve. Kostot e defekteve të tharjes - Kostot e defekteve të tharjes janë të përcaktuara nga literatura me një humbje prej 2-3%, por në studim është marrë rezultati i nxjerrë nga laboratori i F.SH.T.A-Ferizaj për drurin e ahut (Fagus Sylvatica ) i rritur në territorin e Jezercit dhe Kamenicës ku mesatarja ishte 3.24%, çmimi për 1m3/dru ahu i tharë është llogaritur të jetë 270€/m3 shuma e përgjithshme është 70*270€=18900€, në këtë rast humbjet do të jenë 18900*3.24%=612€/muaj, 20,4€/ditë, 0,85€/orë. Kostot e punëtorëve - Ngarkimi dhe shkarkimi i dhomës tharëse bëhet me cikël të

ndërprerë, kështu kompania paguan 4 punëtorë për 4 ditë (2 ditë ngarkimi dhe 2 shkarkimi i dhomës tharëse) me çmimin prej 12,5€/ditë, atëherë 4*12,5*4=200€/muaj ndërsa për përcjelljen e tharjes është i angazhuar punëtori i cili punon edhe në sharrëtore por i cili punon 25% të kohës në tharje, paga e punëtorit llogaritet të jetë 300€, atëherë 300*25%=75€/muaj. Totali i kostos së punëtorëve është 275€/muaj, 9,16€/ditë, 0,38€/orë. Në tabelën 5.8. janë dhënë kostot për të gjitha njësitë e shpenzimeve. Tabela 5.8. Kostot për njësi të shpenzimeve

Pra siç shihet nga tabela 5.8. kostoja për tharjen e 1m3 dru është 1754/70=25,06€, ndërsa nëse hiqet nga kalkulimi kostoja e defekteve, atëherë kostoja e tharjes do të

jetë 1146/70=16,32€/m3/dru.

Lloji i kostove muaj ditë orë

Investimet 275,00 € 9,16 € 0,38 €

Energj. Elektrike 298,00 € 9,95 € 0,41 €

Energj. e nxehtësisë 294,7 € 9,8 0,4

Defektet e tharjes 612,00 € 20,40 € 0,85 €

Kostot e punëtorëve 275,00 € 9,16 € 0,38 €

Page 86: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

86

Grafiku 5.30 në vazhdim jep pjesëmarrjen e shpenzimeve në % duke llogaritur edhe kostot e defekteve. Grafiku 5.31. paraqet pjesëmarrjen e shpenzimeve në % pa llogaritur koston e defekteve.

Grafiku 5.30. Kostot e shpenzimeve duke llogaritur edhe kostot e defekteve

Grafiku 5.31. Kostot e shpenzimeve duke mos llogaritur edhe kostot e defekteve

Page 87: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

87

Pra siç shihet në grafikun 5.30. kostot më të larta janë shkaktuar nga defektet e tharjes me 34,88%, pastaj kostot e energjisë elektrike 16,98%, kostot e investimeve dhe e energjisë së nxehtësisë me 16,79% dhe kostot e punëtorëve me 15,67%. Në grafikun 5.31 ku nuk janë kalkuluar kostot e defekteve të tharjes kemi këtë pasqyrë: energjia elektrike është kostoja më e lartë me 26,08%, pastaj kostoja e energjisë së nxehtësisë është 25,79%. dhe kostoja e punëtorëve dhe investimeve është 24,07%.

5.11. Mënyrat e përcaktimit të lagështisë nga operatorët tharës në

Kosovë Gjatë punës në terren është vërejtura se shumica e subjekteve bëjnë matjen e lagështisë së drurit me lagështimatës elektrik. Grafiku 5.32. paraqet përqindjen e subjekteve të cilat përdorin lagështimatësin elektrik.

Siç shihet nga grafiku, 91%, e ndërmarrjeve përdorin lagështimatësin elektrik, ndërsa 9% nuk posedojnë fare lagështimatës elektrik dhe nuk din se deri në çfarë përqindje është tharë lënda drusore. Duhet theksuar faktin se asnjë ndërmarrje nuk din për kalibrimin e lagështimatësve elektrik. Që të merren rezultate sa më të sakta me anë të kësaj metode atëherë duhet që matja të bëhet në 1/3 e gjerësisë së dërrasës për faktin se “aty do të jetë rruga më e gjatë e lëvizjes së molekulave të ujit drejtë sipërfaqes, e kjo rrugë më së shpeshti bëhet në drejtim të rrezeve palcore” dhe njihet si zona e lagët e dërrasës. Nëse gjilpërat nuk janë të izoluara atëherë futen në 2/3 e thellësisë së dërrasës, kurse në rastin kur gjilpërat janë të mbuluara ato duhet futen në 1/2 e thellësisë së dërrasës. Largësia nga koka e dërrasës duhet të jetë 50-60mm41.

41

META S. Revista Teknika Ferizaj Revista Teknika 2/04 ShLT-Ferizaj 2004

Grafiku 5.32. Klasifikimi i subjekteve sipas mënyrës së matjes së lagështisë

Page 88: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

88

5.12. Përmbajtja e lagështisë në lëndën drusore të tharë

Tabela 5.9. paraqet rezultatet e lagështisë së lëndës së tharë varësisht nga trashësia e dërrasës. Tabela 5.9. Përqindja e lagështisë te dërrasat e drurit të ahut me trashësi të ndryshme.

Nr Lloji i drurit Trashësia e drurit

mm

Përqindja e lagështisë %

1 Ah (F. Sylvatica) 25-32 7,9

2 Ah (F. Sylvatica) 33-50 12,82

3 Ah (F. Sylvatica) Mbi 50 15,08

Siç po shihet nga tabela ndryshimi i lagështisë në bazë të trashësisë është mjaft i theksuar te subjektet tharëse të marra në studim. Ky ndryshim i madh i lagështisë mendohet të jetë shkaktuar si rezultat i mosnjohjes së rregullave të tharjes nga personi që punon në dhomën e tharjes. Për ta nuk është i njohur fakti se dyfishimi i trashësisë së dërrasës mund të trefishoj kohën e tharjes varësisht nga lloji i drurit.

Në grafikun 5.33. janë paraqitur të dhënat e tabelës 5.9. në formë grafiku.

Grafiku 5.33. Klasifikimi i lagështisë në bazë të trashësisë së lëndës së sharruar

Page 89: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

89

5.13. Absorbimi i lagështisë pas tharjes Dërrasat pasi janë tharë në dhomën tharëse ato janë stivuar në vende të mbuluara me mbulojë nga sipër, por me mure të hapura. Një gjë e tillë ndodhë te shumica e dhomave tharëse që janë marrë në studim, grafiku 5.34. Edhe ato ndërmarrje që bëjnë ruajtjen e drurit në ambiente të mbyllura pas tharjes nuk përdorin asnjë instrument i cili do të mundësojë kontrollimin e temperaturës dhe lagështisë relative.

Studimi i paraqitur në grafikun 5.35. jep të dhëna për absorbimin (thithjen) e lagështisë së drurit të ahut (Fagus Sylvatica) me trashësi 25mm i stivuar nën mbulojë pa mure anash.

Grafiku 5.35 Paraqitja e absorbimit të lagështisë varësisht nga koha e qëndrimit

Grafiku 5.34. Klasifikimi i subjekteve sipas ruajtjes së lëndës së tharë

Page 90: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

90

Siç shihet nga grafiku 5.35, lagështia e dërrasave rritet në mënyrë të shpejtë në ditën e parë të stivimit nën mbulojë të hapur, ndërsa pastaj lagështia shkon duke u rritur por me intensitet më të ngadaltë.

5.14. Përcaktimi i ndryshueshmërisë së lagështisë në lëndën e

sharruar (testi i lagështisë në mesin e dërrasës)

Shpesh ndodhë që lënda e sharruar të thahet në mënyrë jo uniforme. Kjo mund të shkaktohet nga shkaqe të ndryshme por më kryesoret janë:

- Mosbarazimi i përmbajtjes së lagështisë në lëndën e sharruar, - Mos kondicionimi dhe - Tharja jo e rregullt.

Si rezultat i kësaj, elementet e drurit mund të pësojnë tensione ndër më të ndryshmet dhe pastaj ato mund të deformohen e prishen në tërësi. Akoma më keq do të ishte sikur dërrasat të qaheshin në dy pjesë dhe nga ato dy pjesë të fitohen elemente druri (p.sh. parket)42, sepse njëra anë e këtyre elementeve do të ketë lagështi të ulët, kurse ana tjetër do të ketë lagështi të lartë dhe si rezultat i kësaj, prizmat e parketit do të deformohen. Për këtë arsye, këtij problemi i është kushtuar rëndësi e veçantë dhe janë kryer dy lloj provash, të cilat na japin rezultate të njëjta.

42

Osmani O. Teknologjia e finalizimit të drurit Universiteti i Prishtinës, FSHTA-Ferizaj 2001

Grafiku 5.36. Ndryshimi i lagështisë në mes sipërfaqes dhe mesit të dërrasave

Page 91: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

91

Figura 5.16. Provat pirun pas barazimit të lagështisë dhe lirimit nga tensionet

Grafiku 5.36. jep të dhëna të lagështisë në bazë të trashësive të ndryshme. Siç shihet nga grafiku sa më të trasha të jenë dërrasat aq më e lartë ka qenë diferenca mes shtresave të jashtme dhe atyre të mesit. Për të vërtetuar mos uniformitetin e lagështisë në të gjitha trashësitë e mostrave të marra në studimi është përdorur edhe metoda pirun figura 5.15.

Pra figura 5.15. jep një arsyetim shtesë mos uniformitetit të lagështisë në vartësi nga trashësia. Siç shihet nga figura 5.15., mostrat e marra në studim kanë pësuar tensione në zgjatje nga ana e faqeve, ndërsa kompresion në pjesën e brendshme të dërrasës, dëshmi kjo se këto mostra përmbajnë lagështi jouniforme në mes të shtresave43 dhe prania e streseve ishte e pakthyeshme edhe pas arritjes së uniformitetit të lagështisë në provat pirun. Rasti i tharjes së mostrave në mënyrë uniforme dhe çlirimi nga tensiont është paraqitur në figurën 5.16.

43META S. Udhëheqja dhe kontrolli i procesit të tharjes artificiale të drurit. Revista teknika 2/04 Ferizaj faqe 81

Figura 5.15. Provat pirun për përcaktimin e uniformitetit të lagështisë në trashësinë e dërrasës

dhe prezenca e tensioneve në lëndën drusore që thahet

Page 92: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

92

Në figurën 5.17 është paraqitur sjellja e mostrave në anën e jashtme, që d.m.th. lënda është e liruar nga tensionet e brendshme dhe sasia e lagështisë është më e lartë në pjesën e jashtme krahasuar me atë të brendshmen. Rezultati i paraqitur këtu është arritur me metoda laboratorike, sepse një gjë e tillë praktikisht rrallë ndodhë.

Figura 5.17. Paraqet rastin kur sjellja e mostrave bëhet në anën e

jashtme

Page 93: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

93

KAPITULLI IV

6. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME Nga studimi i kryer dalin këto konkluzion dhe rekomandime:

1. Lagështia ekuilibruese e drurit gjatë tharjes natyrore në qytetet ku është bërë studimi është 14,3%, ndërsa rezultatet më të mira të tharjes natyrore janë vërejtur në Pejë me 13,3%, pastaj në Prishtinë me 14,0% dhe në fund Ferizaj me 15,6%. Kosova ka kushte klimatike deri diku të përshtatshme, që favorizojnë tharjen natyrore të drurit në tërë regjionin e saj, andaj do të ishte e rekomandueshme që tharja e drurit të ahut të bëhet vetëm në tharje artificiale.

2. Të dhënat mbi gjendjen e pyjeve në Kosovë janë shumë kontradiktore dhe studimi i hollësishëm i kësaj dukurie është më se i domosdoshëm.

3. Gjendja e subjekteve që merren me përpunimin e drurit nuk është shumë e kënaqshme, sepse ato janë të varura nga ekonomitë e huaja. 78% e lëndës së parë sigurohet nga importi ndërsa vetëm 22% sigurohen nga vendi. 64% e subjekteve nuk prodhojnë për eksport, ndërsa 36% e subjekteve prodhojnë 40% e kapacitetit të tyre për eksport. Ngritja e subjekteve të cilat do të prodhonin pllaka zdrukthi do të ndryshonte në masë të madhe importimin e lëndës së parë nga jashtë, ndërsa lidhja e kontratave me kompanitë e shteteve të huaja dhe krijimi i standardeve dhe normave evropiane do të ngritë përqindjen e eksporteve.

4. 73% e subjekteve kanë probleme serioze me plasaritjen dhe defektet tjera të lëndës së tharë ndërsa 27% e subjekteve deklarojnë se kanë probleme mesatare. Stivimi i rregullt dhe përdorimi i regjimeve adekuate (të dhëna në këtë punim), si dhe angazhimi i punëtorëve profesional do të mund ti zvogëlonte deri në një masë këto defekte.

5. Kosto e tharjes është kalkuluar të jetë 25,06€/m3 duke kalkuluar koston e humbjes në vlerë të lëndës drusore gjatë tharjes, ndërsa 16,32€/m3 duke mos kalkuluar koston e humbjes së lëndës drusore gjatë tharjes. Zvogëlimi i kostos bëhet me zvogëlimin e humbjeve, përdorimi adekuat i regjimeve do të mund të zvogëlonte deri në një masë këto kosto të tharjes. Rritja e shpejtësisë së ajrit (pa bërë dëmtimin e lëndës që thahet) do të zvogëlonte

kostot e tharjes duke ndikuar kështu në uljen e shpenzimeve të energjisë elektrike

dhe duke kontribuar në zvogëlimin e kostove fikse si rezultat i zvogëlimit të kohës së

tharjes. Mbulimi i kokave të lëndës që thahet po ashtu do të ndikoj në zvogëlimin

çarjeve

Page 94: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

94

6. Asnjë subjekt nuk përdorin regjime për tharjen e drurit. Së pari duhet vendosur pajisjet e nevojshme për përcjelljen e faktorëve tharës dhe pastaj të futen në përdorim regjimet e marra nga literatura (me mundësi përshtatjeje).

7. 91% e subjekteve bëjnë matjen e përmbajtjes së lagështisë së drurit me anë të lagështimatësit elektrik ndërsa 9% nuk bëjnë matjen e lagështisë fare. Përdorimi i lagështimatësve nuk konsiderohet të jetë i saktë, andaj ndërmarrjet duhet të mësohen të përdorin metodën e peshimit e cila jep rezultate shumë të sakta.

8. Asnjë ndërmarrje nuk posedon laboratorë për kontrollin dhe përcjelljen e procesit të tharjes. Krijimi i laboratorëve do të ndihmonte operatorët tharës të bëjnë kontrollimin e tharjes dhe zhvillimin e metodave të përshtatshme për tharjen e lëndës drusore.

9. Përqindja mesatare e lagështisë së lëndës së tharë për drurin e ahut me trashësi 28-32mm ishte 7,9%, për trashësi 33-50mm 12,82% dhe mbi 50mm 15,08%. Operatorët tharës duhet ta kenë parasysh faktin se lënda drusore në dhomë duhet të thahet minimum 2% nën pikën e synuar dhe pastaj duke bërë barazimin dhe ekuilibrimin e lagështisë do të arrihet te lagështia përfundimtare (6-10%) për përdorime të brendshme.

10. 58% e lëndës drusore të tharë ruhet nën mbuloje pa mure anash, ndërsa 42% e kësaj lënde ruhet në kapanone ku nuk ka ndonjë pajisje që bënë rregullimin e lagështisë ekuilibruese. 11. Ndërtimi i dhomave për ruajtjen e lëndës së tharë të pajisura me pajisjet për përcjelljen e lagështisë ekuilibruese do të mundësonte operatorët e përpunimit të drurit të krijojnë produkte me cilësi të lartë kur kihet parasysh fakti se lagështia e tyre për përdorime të brendshme nuk duhet të kaloj 10%.

12. Lënda e tharë (ah 25mm) deri 5,26% e ruajtur në hapësirë me mbulojë pa mure vetëm pas një dite arrin lagështinë 8,53%, ndërsa pas një muaji lagështia arrin 11,1%. Ndërtimi i dhomave për ruajtjen e lëndës së parë të niveleve më të mira dhe vendosja e pajisjeve përcjellëse të LED-it do të mundësonte operatorët tharës të siguronin lëndë me përqindje të lagështisë që kërkohet. Tharja prej 5,26% do të ishte vetëm shpenzim i kotë nëse ruajtja e lëndës drusore nuk bëhet në vende të sigurta, sepse ajo vetëm brenda një dite arrin lagështin prej 8,53% dhe pas një muaji 11,1%.

13. Ndryshimi i uniformitetit të lagështisë është më i lartë te dërrasat e trasha mbi 50mm duke rënë te dërrasa 33-50mm dhe më i ulëti është te dërrasat 25-32mm. Ndërmarrjet duhet të bëjnë në mënyrë të duhur barazimin e lagështisë në tërë trashësinë e lëndës së tharë.

Page 95: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

95

Mirënjohje Punimi “Studim për tharjen artificiale të drurit në Kosovë” është punuar në bashkëpunim me Profesorët e Fakultetit të Shkencave Teknike të Aplikuara në Ferizaj, andaj ndjej për obligim që të shprehë mirënjohje për Profesorët e mi të ndëruar Dr. Sc. Agron Bajraktari, Prof. As., të cilin patëm fatin ta kem udhëheqës të punimit, Mr. Sc. Osman Osmanin, Prof. SHL. dhe Dr. Sc. Sulejman Meta, Prof As. Të cilët gjatë gjithë kohës më udhëzuan me këshillat e tyre shkencore dhe më mbështetën në aspektin moral.

Page 96: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

96

Literatura

1. Bajraktari A. Tharja Natyrore e Ahut në Territorin e Kosovës Disertacioni i Doktoraturës, Tiranë 2004,

2. Meta S. Përpunimi Hidrotermik i Drurit, Dispencë e Autorizuar për Studentët e FSHTA-Ferizaj,

3. Denig dhe Wengert 1982, Drying Hardwood Lumber United States Department of Agriculture,

4. Denig J. Wengert E. Simpson W. Wengert E.Drying Hardwood Lumber United State Department of Agriculture Forest Products Laboratory,

5. Simpson W. Dry Kiln Operator’s Manual, United States Forest Product Laboratory Madison, Winsconsin 1991,

6. Kërpan J. Sushenje i Parenje Drva, Shumarski Fakultet, Zagreb 1955,

7. Bone R. Kuzlik J. Bois P. Dry Kiln Schedules for Commercial Woods 2801 Marshall Court Madison, WI 53705-2295 USA,

8. Denig J. & Sejdiu Rr. Seminari një Ditorë mbi Tharjen e Drurit FSHTA-Ferizaj 2010, Dispencë,

9. Meta S. Udhëheqja dhe Kontrolli i Procesit të Tharjes Artificiale të Drurit, Teknika 2/04 (72-83) ShLT-Ferizaj,

10. Hukka A. Drying Cost and Quality with Different Types of Drying Kilns, Valutec Oy P.O. Box 43, FIN-20251 Turku Finland,

11. Burime të FAO-s 2002, Forest Inventory,

12. Abazi H. Përpunimi Primar i Drurit Ligjerata të Autorizuara për Studetët e FSHTA-Ferizaj,

13. Bytyqi B. Osmani H. Qehaja N. Materialet e Makinerisë, Libër për Shkolla të Mesme,

14. Marinescu M. Campean G. Budau N. Optimised Drying Schedules for Beech and Oak Timber 8th International IUFRO Wood Drying Conference-2003,

15. Jarl-Gunnar Salin Determination of the Most Economical Drying Schedule and Air Velocity in Softwood Drying, AB Tratek, Swedish Institute for Wood Technology Research, P.O.B. 5609, SE-114 86 Stockholm Sweden,

16. Riepen M. Pararhuis B. Analysis and Optimisation of the Airflow Distribution in Convection Kilns, TNO-TPD, P.O.Box 155, 2600 AD Delf, The Netherlands

17. Mili G. Kolin B. Oscillation Drying of Beech Timber – Initial Experiments, University of Belgrade, Faculty of Forestry, Department of Wood Processing, Kneza Viseslava1 11000 Belgrade, Serbia,

18. Bajraktari A. Marku P. Përpunimi Sipërfaqesor i Drurit, Universiteti i Prishtinës, FSHTA-Ferizaj 2006,

19. Osmani O. Teknologjia e Finalizimit të Drurit, Universiteti i Prishtinës, FSHTA-Ferizaj 2006,

20. Guner O. Evaluation of Wood and Aluminium Stickers and Their Stains on Heat Treated Spruce Boards, Luela University of Tecnology 2009,

Page 97: Rrahim Sejdiu-Punimi MASTER

97

21. Booth, H. E. 1964. Research Throws Light on Causes of Stripper Mark in Seasoning of Veneer and Timber. The Australian Timber Journal. February: 47-48,

22. Cassens, D. L.; Eslyn, W.E. 1983. Field Tial of Chemicals to Control Sap Stain and Mold on Yellow Poplar and Southern Yellow Pine Lumber. Forest Products Journal. 33(10): 52-56,

23. Downs, L. E. 1956. Bleching Wood. Forest Prod. Lab. Rep. No. 1705. Madison, WI: U.S. Departament of Agriculture, Forest Service, Forest Products Laboratory.10 p,

24. Forest Product Laboratory. 1967. Bleaching Wood. Res. Note FPL-0165. Madison, WI: U.S. Departament of Agriculture, Forest Product Laboratory. 10p,

25. Miller, D. J.; Knutson, D. M.; Tocher, R. D. 1983. Chemical Brown Staining of Douglas-fir sapwood. Forest Products Jurnal. 33(4): 44-48,

26. Tsunoda, K.; Nishimoto, K. 1985 Effect of Timber Species on the Performance o fanti-sapstain Chemicals in Controlling Mold and Sapstain Fungi on Wood. Holzfurschung 39(6): 331-335,

27. WARD, J. C.; James, W. L.; Kozlik, C. J. 1985. Preliminary Evaluation of Electronic Measurements for Presorting Hem-fir Dimension Lumber. In: Western Dry Kiln Clubs Proceedings, Jonit Meeting; 1985 May 8-10; Corvallis, or 97-98,

28. META S. “Ndikimi i Drurit të Reaksionit në Përpunuesit e Drurit”, Teknika -Revistë Profesionale dhe Shkencore për Teori dhe Praktikë, Vol.I, Viti VI, Nr.1/08, faq.48-52, Ferizaj, 2008,

29. META S. Disa Veçori të Sjelljes së Drurit të Stratifikuar nën Veprimin e Lagështisë. Kumtesë në Sesionin Shkencorë të AID, Shkup, 1998,

30. META S. Ndikimi i Tharjes në Vetitë Estetike të Drurit, Ligjëratë Inaguruese, të Mbrojtur para Jurisë-komisionit Profesional në Universitetin e Prishtinës-Shkolla e Lartë Teknike, Ferizaj, 02.09.1999,

31. Different conditions for drying of beech lumbers in Kosov, BAJRAKTARI A. African Journal of Biotechnology Vol. 9 (2), pp. 167-169, 11 January 2010 ISSN 1684-5315 © 2010 Academic Journals.