35
Tema: Kush dikton politikën e jashtme të një shteti demokratik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, elitat politike apo opinioni pulbik? JUXHIN ÇELA Dorëzuar : Universitetit Europian të Tiranës Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Në përmbushje të detyrimeve për Diplomën e Nivelit të Parë në Shkenca Politike. Udhëheqësi i temës: Enri Hide. Numri i fjalëve: 11.300 Tiranë, Qershor 2011.

Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Tema: Kush dikton politikën e jashtme të një shteti demokratik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, elitat politike apo opinioni pulbik?

Citation preview

Page 1: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

Tema: Kush dikton politikën e jashtme të një shteti demokratik

si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, elitat politike apo opinioni

pulbik?

JUXHIN ÇELA

Dorëzuar : Universitetit Europian të Tiranës Departamentit të Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.

Në përmbushje të detyrimeve për Diplomën e Nivelit të Parë në Shkenca Politike.

Udhëheqësi i temës: Enri Hide.

Numri i fjalëve: 11.300

Tiranë, Qershor 2011.

Page 2: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  2  

Teza për punimin e diplomës: Kush dikton politikën e jashtme të një shteti demokratik si Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Opinioni publik apo elitat politike? A ka ndikim opinioni publik dhe mendimi i shumicës në formimin e politikës së jashtme apo ndoshta elitat politike kanë strategji më afatgjate që nuk ndikohet nga prirjet momentale të opinionit në një moment të caktuar kohor dhe shpesh emocional, ku përfundimisht janë ato që vendosin dhe formojnë politikën e jashtme të një shteti. Por nga ana tjetër në shtetet demokratike elitat politike nuk mund të dalin jashtë vullnetit të opinionit publik, pavarësisht cilësdo strategjie afatgjate. Pasi fundja fundit elitat votohen nga qytetarët.

Përmbajtja: Falenderime Kapitulli 1: Hyrja Kapitulli 2: Organet kushtetuese që janë pjesëmarrëse në hartimin e politikës së jashtme si dhe korniza ligjore që i rrethon ato. 2.1. Korniza ligjore për krijmin e politikës së Jashtme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kush është organi që harton një politik të jashtme. 2.1.1. Presidenti dhe Kongresi. 2.1.2. Shërbimet pranë Presidentit në lidhje me politikën e jashtme. Kapitulli 3: Elitat politike. 3.1. Çfarë janë Elitat politike dhe cili është roli i tyre në formimin e politikës së jashtme të një vëndi demokratik si SHBA. 3.2.Grupet e interesit. Kapitulli 4: Opinioni Publik dhe roli që ka në diktimin e politikës së jashtme të një vëndi demokratik sëbashku me kontekstin historik. 4.1. Çfarë është opinioni publik si dhe roli i opinionit publik në vëndimarrjen dhe ndikimin që ka pasur në formimin e politikës së jashtme amerikane, e ndarë në faza historike. 4.2 “CNN effect”. Kapitulli 5: Case Study. 5.1. Rasti i luftës së Koresë(1950-1953), cilat ishin shkaqet që çuan Amerikën në një luftë dhe arsyet pse përfundojë lufta, trajtimi i çështjes bazuar te ndikimi nga opinionit publik.(opinioni publik) 5.2. Rasti i luftës së Vietnamit(1960-1975), cilat ishin shkaqet që çuan Amerikën në një luftë dhe arsyet pse përfundojë lufta, trajtimi i çështjes bazuar te ndikimi nga opinionit publik.(opinioni publik) Kapitulli 6: Konkluzionet. 6.1. Kush udhëheq, kush ndjek.

Page 3: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  3  

Falenderime: Falenderoj fillimisht familjen time si dhe pedagogun udhëheqes, Enri Hide, që do e përshkruaja njësoj si marrëdhënia e elitave politike me opinionin publik sipas sekretarit të shtetit, Dean Rusk, gjatë presidencës së Lindon Xhons, “Çfarë do të mendojnë qytetarët amerikan për këtë çështje nëse do e dinin mëngjesin e nesërm?”. Gjithashtu falenderoj për lehtësimin e punimit të kësaj teme diplome, të cilën kanë mundësuar vënien në dispozicion të mjeteve dhe krijmin e lehtësira për tu shkruar dhe përdorur këto mjete, Tim Berners Lee dhe Bill Gates.

Page 4: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  4  

Kapitulli 1: Hyrja.

Hyrja:“Sidoqoftë, për shtetet e Bashkuara, ajo çka qëndron prapa ndërhyrjeve

në periudhën pas luftës së ftohtë, nuk është as pasuria, as lavdia, as përllogaritja

strategjike. Është më shumë simpatia. Pamjet televizive të njërëzve që vdesin urie në

Irakun e veriut, Somali apo Bosnje, kanë prodhuar një kërkesë politike për t’i ushqyer

ata, e cila ka shtyrë më pas ndërhyrjen ushtarake të Shteteve të Bashkuara në këto tri

vënde të largëta të botës dhe në vënde të tjera”. - Mandelbaum 1994.

Politika e jashtme e një shteti është padyshim një nga pjesët më të rëndësishme

të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe veçanerishtë jetike për vetë shtetit, kjo pasi

politikat e ndjekura këtu kanë si pasojë sigurin/mbijetesën ose rrezikun e një shteti.

Qëllimi i temës së diplomës është gjetja apo eksplorimi i aktorit apo i aktorëve që kanë

ndikim në formimin e politikës së jashtme të një shteti perëndimor dhe demokratik si

Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo që do tentoj të arrij nëpërmjet kërkimit është të investigoj masën e ndikimit

të medias dhe opinionit publik dhe bashkëveprimit që ka në proçesin e politkbërjes. Nga

ana juridike atyre që “u lihet në dorë” hartimi i politikës së jashtme janë institucionet

shteterore, kongresi dhe presidenti i vëndit ose ndryshe elitat politike në tërësi, ku këtu

përsfshihen akademikët dhe politik-bërësit. Elitat politike janë dukshëm më të mirë

informuara, priren të jenë më kohërente dhe me një vizion afatgjatë, ndryshe nga

mendimi i opinionit publik i cili është emotiv dhe jo konstant, duke qën i ndryshushëm

në një kohë relativisht të shpejtë.

Page 5: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  5  

Kush i cakton interesat e një shteti, elitat apo qytetarët. Është zgjedhur rasti i

Shteteve të Bashkuara të Amerikës pasi pretendohet të jetë një vënd demokratik, ku

njërëzit përzgjedhin vetë elitat politike dhe presupozohet të ndikojnë dhe vendosin rreth

politikave që do të marrë shteti i tyre, në ndryshim me një vënd jo demokratik ku

kanalizimi i faktorëve dhe i aktorëve që marrin pjesë ose mund të jetë shumë i vogël në

një ose mund të jetë shumë i madhë dhe jo parashikueshëm pasi në vëndet jo

demokratike vendimet shpesh merren në mënyrë jo institucionale, institucionet thjesht

mund të shprehin apo adoptojnë qëndrime dhe nisma, por jo se domosdoshmërisht i

marrin vetë ato. Ku me ndryshimet e shpeshta të qeverive nuk ekziston një koherenc

organizative(organizimi dhe strukturat shtetërore përgjegjëse) në drejtimin e politikës së

jashtme dhe ku institucionet janë thjesht godina dhe njërëz të veçant institucione.

Por nga ana tjetër në shtetet demokratike elitat politike nuk mund të dalin jashtë

vullnetit të opinionit publik, pavarësisht cilësdo strategjie afatgjate. Pasi fundja fundit

elitat votohen nga qytetarët. Nga ana tjetër për të kuptuar se si merren vendimet e

politikës së jashtme në një shtet, edhe pse demokratik, ka nevojë përveç anës

sistematike dhe institucionale të merret në konsideratë edhe faktor individual,

psikologjik, antropologjik dhe ekonomik.

Argumentat kryesorë që dalin nga ky debat janë tri: 1.) Politik-bërësit janë aktori

kryesor në krijmin e politikës së jashtme duke injoruar plotësisht opinionin publik, 2.)

se opinioni publik u vendos kufizime politik-bërësve dhe elitës politike por ajo nuk

është faktor vendimtar dhe diktus i politikës së jashtme dhe 3.) se politik-bërësit janë të

ndikuar nga opinioni publik dhe janë të varur, gjatë formimit të politikës së jashtme, nga

opinioni publik. Këto tri argumente janë përfaqësuese të tri shkollave të mendimit rreth

Page 6: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  6  

shkallës së influencimit të opinionit publik në formimin e politikës së jashtme të një

shteti.

Kapitulli 2: Organet kushtetuese që janë pjesëmarrëse në hartimin e politikës së jashtme si dhe korniza ligjore që i rrethon ato.

Me një rëndësi të veçantë, për të kuptuar politikën e jashtme të Shteteve të

Bashkuara të Amerikës, është analizimi i mënyrës sesi funksionon dhe është ndërtuar

struktura e brëndshme e këtij shteti, kryesishtë të institucioneve që lidhen me hartimin e

politikës së jashtme dhe kornizës ligjore që i “rrethon” ato. Struktura e qeverisjes mbetet

tejet e komplikuar në Sh.B.A, kjo si rrjedhoj e dëshirës së themeluesëve të shtetit

Amerikan të cilët kishin projektuar një vend në kundërshti me idet e mëparshme të

kolonizatorëve anglez, duke dashur të ndërtonin një demokraci federative në të cilën

reflektoheshin parimet e tyre në kundërshti me pushtetin e plotëfuqishëm të

qëndrës(qeverisë qëndrore) dhe fuqizimit të rolit të qytetarëve, pakicave dhe cilitdo

shteti që do të bënte pjesë në federatë.

Rezultati ishte krijmi i një sistemi administrativ dhe politik që drejtohej nga

kushtetuta, ku vendimet merren nga ata që gëzojnë mbështetjen popullore dhe ku

pushteti ndahet mes disa institucioneve të pavarura, ekzekutivit dhe atij ligjvënës të

udhëhequra nga vullneti i forcave shoqërore që këto përfaqësojnë, sëbashku me

pushtetin gjyqësor. Roli i këtyre pushteteve është njëkohësisht të kontrollojnë dhe

Page 7: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  7  

bashkëveprojnë me njëri-tjetrin, duke i dhën një form sistemit politik të ngjashëm me

atë të një gare, ku institucionet janë në garë për të qeverisur dhe ku vihen përballë për të

kontrolluar njëra - tjetrën.

Sot, ende pas 3 shekujve nga themelimi i demokracisë amerikane, kushtetuta e

do që kongresi dhe Presidenti të jen nën një konkurenc dhe bashkëveprim të

vazhdueshëm rreth rolit të tyre në hartimin e politikave kombëtare, ku përjashtim nuk

bën as politika e jashtme. Kushtetuta e amerikës i ndan fuqitë dhe juridiksionin për

çështjet e politikës së jashtme midis Presidentit dhe kongresit, në mënyrë që të jenë

pjesëmarrëse në ndërtimin e politikës së jashtme bashkërisht. Hartimi i politikës së

jashtme, nga ana e institucionale, është një proçes kompleks ku përfshirja e dy

pushteteve është e domosdoshme. E rëndësishme gjithashtu për “baballarët” e shtetit

amerikan ishte që në sferën e politikës së jashtme të ekzistonte një unitet mes shteteve

dhe të mos të lejoheshin veprime të njëanshme dhe të veçanta të shteteve brënda

federatës rreth marrëveshjeve me shtetet të tjera. Rritja e fuqisë së Presidentit, si pasojë,

do të kërkonte nga kushtetuta që të vendosesin mënyra për të kufizuar pushtetet dhe për

të vendosur kontrolle reciproke.

Roli dhe influenca që secili pushtet ka ushtruar nga koha në kohë është i

ndryshëm, kjo pasi në periudha kohore të caktuara herë, për arsye praktike, ishte nevoja

për një pushtet më të madhë në vendimarrje nga president dhe herë ai i kongresit.

“Lufta” e dominimit dhe marrjen e rolit për të vendosur në lidhje me botën gjatë

periudhës 1789-1829 e kishte fituar Presidenti, ndërkohë që prej 1929-1898 është

vlerësuar si koha e një supremaci nga ana e kongresit dhe që prej luftës së dytë botërore

një rritje të rolit të Presidentit në çështjet e politikës së jashtme. Që prej Luftës së

Vietnamit, konservatorët, shpesh anëtarë të Partisë Republikane, kanë kritikuar

Page 8: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  8  

përfshirjen e Kongresit në politikën e jashtme, duke preferuar ushtrimin e pushtetit

presidencial në procesin e hartimit të politikës së jashtme. Liberalët, zakonisht anëtarë të

Partisë Demokratike, mendojnë se Kushtetuta mbështet një ndarje të pushtetit në

politikën e jashtme mes Kongresit dhe Presidentit. Në këtë mënyrë, të dyja insititucionet

mund të luajnë role të rëndësishme.

Rast tipik për këto dy qëndrime rreth kopetencace për ushtrimin e politikës së

jashtme mbetet ai Iran-Contra gjatë kohës se Presidentit Reagan. Në fshehtësi, CIA ishte

përgjegjëse për krijimin dhe armatimin e një grupi antirevolucionar, i cili do të

përmbyste Sandinistët, që u bënë të njohur si contras. Kjo çështje u politizua në atë

masë sa Kongresi e ndaloi qeverinë amerikane të mbështeste apo të ndihmonte Contrat

gjatë vitit 1985 dhe 1986. Pavarësisht se Kongresi e kishte ndaluar, Reagan vendosi se

kërcënimi i komunizmit dhe e ardhmja e Nikaraguas kërkonte që administrata të

vazhdonte të ndihmonte në fshehtësi Kontrat. Zbulimi, që më pas përndoqi presidencën

Reagan lidhej me historinë sipas së cilës SH.B.A tregtone armë me Iranin në këmbim të

pengjeve pasi Presidenti ishte i gatshëm t’i shiste në fshehtësi armë Iranit në këmbim të

pengjeve amerikanë. Këto të fshehta rreth operacioneve të Shtëpisë së Bardhë në

ndihmë të kontrave si dhe çështja e pengjeve u bënë të njohura për median. Kjo nga

grupime liberale u konceptua si përpjekje të presidentit për të anashkaluar ligjet dhe

rolin kushtetues të Kongresit për të marrë pjesë në politikën e jashtme.1

2.1.1. Presidenti.

                                                                                                                         

1  Rosati,  Politika  e  Jashtme  e  SHBA,  2010,  faqja  119.  

Page 9: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  9  

Fillimisht ju caktua kongresit sëbashku me presidentin roli madhor i politikës së jashtme

nga vetë kushtetuta amerikane, deri vonë kur ajo ju “transferua” presidencës “de facto”.

“Është e vërtetë se Kushtetuta i caktoi presidencës një sërë rolesh specifike në raport

me çështjet e jashtme. Por me kalimin e kohës u bë gjithnjë e më e qartë se presidentët

po vendoseshin në pozita ku duhej të plotësonin e të shtonin funksionin e tyre me role të

tjerë në varësi të dinamikës së situatave dhe të çështjeve”2.

Dalja e amerikës nga “izolimi” me pjesëmarrjen në luftën e parë botërore nën drejtimin

e presidentit Uidrou Uilson ( Woodrw Wilson, 1913-1921) risjell tentativën për rol

primar pushtetit të presidentit në çështjet e politikës së jashtme, preteksti ishte

pozicionimi dhe vendosja e amerikës në sistemin ndërkombëtar. Suksesi i presidentit

për të fituar rolin në drejtimin e politikës së jashtme ishte i vogël dhe si pasojë direkt

pas luftës pati kundërshtime, gjë që e solli situatën në një ekuilibër mes pushteteve.

Ringrjatja e rolit të presidentit në politikën e jashtme erdhi si pasojë e ngritjes se rolit të

qeverisë qëndrore në tërësi në shumicën e politikave kombëtare. Presidenti Franklin D.

Rusvelt (Franklin D. Roosvelt, 1933-1945) erdhi në një moment krize të brëndshme të

Shteteve të Bashkuara si atë ekonomike por edhe gjatë luftës së dytë botërore gjë që e

detyroj të merrte një serë reformash duke krijuar një aparat shtetëror burrokratik më të

gjerë ku kontrollohej nga vetë ai, gjë që u pranua për shkak të krizës, autoriteti i

presidentit u rrit në fusha si ekonomia dhe më vonë politika e jashtme. Franklin Rusvelt

sëbashku me Heri Truman (Harry Truman, 1945-1953) të cilët ishin në drejtim të vënd

gjatë dhe pas luftës krijuan për shkak të saj një fuqi më të madhe të presidentit dhe e

vazhduan edhe pas me justifikim se Shtetet e Bashkuara të Amerikës tashmë ishin një

                                                                                                                         

2  Pious,  1979,  faqja  332.  

Page 10: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  10  

nga fuqitë kryesuese botërore dhe duhet të prinin "luftën" ndaj komunizmit tashmë në

nivel botëror. Fuqia e presidentit buronte në këto situata buronte kryesisht nga neni i

komandatit të ushtrisë, ku Sh.B.A kishte kaluar dy luftëra dhe tashmë i treti ishte afër.

Një nga burimet e fuqisë së rolit të presidentit në politikën e jashtme gjatë kësaj kohe

mbetet edhe vendimi i gjykatës supreme amerikane, e cila në vitin 1936 në çështjen

Curtiss Wright, i cili e caktoj qeverinë qëndrore si organin eksluziv që përfaqëson

vëndin në politikën ndërkombëtare. Rreth 95% e marrëveshjeve mes Sh.B.A-së dhe

shteteve të tjera janë kryer nga presidenti. Shpesh nuk i lihet kopetenc vetëm presidentit

por ati i duhet të marrë pëlqimin e kongresit, kryesishtë për çështje ekonomike,

diplomatët, personat në administratë që merren me politikën e jashtme. Vendimet në

raste të një agresioni dhe kërcënimi ndaj Sh.B.A dhe që mund të shkaktoj luftë si ndaj

vetë Sh.B.A por edhe Sh.B.A ndaj një vëndi tjetër merret eksluzivisht nga vetë

presidenti, kjo pasi është gjykuar se në gjëndje lufte kongresi mund të doj kohë dhe

burrokraci. Sa herë Sh.B.A është vën në gadishmëri për një luftë të mundshme, me

karakter sulmues apo mbrojtës, atë e ka kryer presidenti pa ndonjë miratim nga

kongresi, me përjashtim rastet e dy luftërave botërore. Gjë që vitet e fundit ka ndryshuar

me vendosjen e një ligji nga kongresi që do të shpjegohet më poshtë(Rezoluta e luftës).

Padyshim që Presidenti i Sh.B.A-së ushtron detyron teknike e ushtrimit dhe diktimit të

politikës së jashtme, e rëndësishme është të gjenden faktorët që e detyrojnë presidentin

të sillet në një mënyrë të caktuar. Rrjeti i ndikuesve tek presidenti mund të jenë

ideologjik, të interesave të Sh.B.A-së, të ndikimit që ka ai nga opinioni publik dhe

politika e brëndshme, të interesave ekonomike të kompanive amerikane etj etj

Konkretisht, autoriteti i Presidentit, sipas nenit të dytë, seksioni dy, të kushtetutës është:

Page 11: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  11  

1) Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë, ushtarake detare, tokësore dhe ajrore.

2 ) I mandatuar të firmos dhe të hartoj marrëveshje apo traktate ndërkombëtare në emër

të Sh.B.A, por pasi të ket vën në dijeni dhe marrë miratimin e senatit nga 2/3 e atyre që

do jenë të pranishëm.

3) Ka të drejtën të emëroj ambasadorët, diplomatët dhe konsujt, gjithmonë me pëlqimin

dhe miratimin e senatit.

Pjesë e rëndësishme e vendimeve që vinë nga zyra e presidentit të amerikës në lidhje me

politikën e jashtme kanë si burim këshilltarët e ti. Gjatë kohës së Franklin Rusvelt u

themelua “Executive Office of the President”, për shkak se detyrat e presidentit dhe

fushat ku shtrihet vendimarrja e ti ishin zgjeruar ishte e nevojshme një grup ekspertësh

për të këshilluar presidentin. Si dhe në lidhje me politikën e jashtme u krijua Këshilli

Kombëtar për Sigurinë(National Security Counsil), gjatë presidencën së Hari Truman si

pjesë e zyrës ekzekutive të presidentit. Qëllimi i NSC ishte dhënia e këshillave në lidhje

me sigurinë dhe çështjet ushtarake, pjesë e përhershme e këshillit janë kreu i shërbimeve

inteligjente, shefi i shtabit të ushtrisë, sekretari i mbrojtjes dhe ai i jashtëm, shefi i

shtëpisë së bardhë, i Agjensisë qëndrore inteligjente(CIA), shefi i sigurisë kombëtare si

dhe një serë këshilltarësh të presidentit në fusha si kundër terrorizmi, i çështjeve

humanitare, i sigurisë kibernetike apo kompjuterike etj. Shumica e vendimeve që

merren nga ana e presidentit janë rrjedhoj e informacioneve dhe këshillimit nga ana e

anëtarëve të NSC. Në periudha të ndryshme president të ndryshëm i kanë dhën fuqi të

jashtëzakonshme këtij këshilli, si në rastin e Niksonit që në lidhje me politikën e

jashtme ja kishte deleguar shumicën e vendimeve profesorit Henri Kisinger. Si pasojë

shumë vendime, si rasti i afrimit me Kinën, ndërhyrjen e trupave amerikane në

Kamboxhia apo lufta arabo-izraelite janë marrë brënda mbledhjeve të këtij këshilli me

Page 12: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  12  

sugjerimin e stafit3. Roli madhor që ju dha Kisinger në drejtim të politikës së jashtme

vazhdoj dhe më pas me Karter i cili caktoj Brzezinskin si të deleguarin për tu marrë me

drejtimin e politikës së jashtme, madje këtu ka dhe një incident që tregon për fuqin e

NSC-së, sekretari Sirus Vanse (Cyrus Vance) ka dhën dorëheqjen nga detyra e ti si

sekretari i shtetit(sekretari në lidhje me politikën e jashtme) si shënjë proteste ndaj rolit

të madhë dhe ndërhyrjes së Brzezinskit dhe vendimit që ky i fundit kishe marrë dhe e

kishte adoptuar presidenti Carter në lidhje me krizën e pengjeve në Iran. Rastet wë

vërtetojnë fuqinë e NSC-së vazhdojnë edhe gjatë presidencës së Reganit. Anëtarë të

NSC-së në fshehtësi kanë tentuar ti jepnin armatime Iranit në këmbim të pengjeve dhe

një shume monetare që do të shkonte për të financuar grupime kundër komuniste në

Nikaragua, gjë që ishte ndaluar nga Kongresi. Kjo tregon për inisiativat e marra nga

anëtarët e NSC-së pa i bërë ato publike dhe duke gjykuar vetë rastet pa u konsultuar

gjerësisht4. Më pas gjatë presidencës së Klintonit, i cili caktoj qartë kufirit mes

ministrisë së jasthme dhe NSC-ës, ku kjo e fundit kishte rolin e krijmit të politikës së

jashtme dhe marrjen e vendimeve ndërsa e dyta si rolin e një mekanizmi që realizonte

në praktik ushtrimin e politikës së jashtme. Por si qëndron mënyra e përcaktimit të

politikës së jashtme amerikane nga vetë anëtarët e këshillit, duket se elementi kryesor i

tyre në hartimin e politikës së jashtme mbetet kryesisht ai ideologjik, në varësi të

ideologjisë politike të presidentit të Sh.B.A-së. Rasti i Klintonit i cili përkrahu një

                                                                                                                         

3  American Foreign Policy: Pattern and Process, 7th Edition. Wittkopf, Jones, Kegley

(origjinali - 1996) por ribotimi 2008.

 

4  Iran-Contra Report; Arms, Hostages and Contras: How a Secret Foreign Policy Unraveled" March 16, 1984, New York Times.  

Page 13: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  13  

qëndrim më shumë pro ekspansionit ekonomik në politikën e jashtme se sa presidentët e

mëparshëm si Regan apo Bush që ishin të fokusuar te rënia e sistemit komunist në

vënde të tjera në botë apo e Bush-it ku qëllim mbetej përhapja e demokracisë në vëndet

e sapo dala nga komunizmin si dhe ndaj vëndeve të tjera në botë. Aspekt tjetër është

edhe ruajtja afatgjate e interesave të Sh.B.A-së në rajone të ndryshme, ato mund të jenë

si ekonomike, gjeostrategjike, sigurie etj, psh kur në një vënd operojnë disa kompani

nafte amerikane apo do të mund të operojnë ajo lidhet njëkohësisht me interesit

amerikan si fuqi ekspansioniste në botë. Analist të ndryshëm gjithashtu shprehen se

mund të ket ndikim nga interesa private jashtë interesit shtetëror të amerikës që mund të

ushtrojnë presion për vendimet të caktuara mbi anëtarë të këshillit, kjo edhe në mënyrë

indirekte për shkak edhe të origjinës së tyre, si psh shefi i shtëpisë së bardhë dhe anëtarë

i këshillit, Emannuel, është me origjinë Izraelite dhe anëtarë i shoqatave radikale pro

Izraelit, gjë që mund të ndikoj në pozicionet e tij.

2.1.3. Kongresi.

Roli dhe ndikimi i kongresit në politikën e jashtme amerikane.

Pushteti legjislativ, i përbërë në dy pjesë të kongresit, u ndërtua me qëllim për tu ushtruar presion dhe krijuar balanc me pushtetin ekzekutiv duke mos e bër të lehtë “disiplinimin” e saj, duke përfaqësuar qytetarët. Si pasojë, kongresi, tenton të ushtroj presion për të kontrolluar veprimet e presidentit edhe në çështjet e politikës së jashtme, si pjesë e një “detyre” jo vetëm në drejtim të politkës së jashtme por në çdo aspekt të polikës së brëndshme amerikane. Fuqinë e kongresit Uilson e konsideronte, “Nuk ekziston mënyrë më e mirë për të përcaktuar mënyrën tonë të qeverisjes me një fraze, ku nuk të lejohet të mos e quash qeverisje të vëndit nga kryetarët e komisioneve të përhershme të kongresit”5. Ekzistojnë pafund raste ku presidentët e Sh.B.A-së janë tërhequr në propozimet e tyre pas presionit të kongresit. Janë katër kopetenca që diskutohen: kopetenca e shpalljes së luftës apo në tërësi e luftës, emërimet e personave në lidhje me politikën e jashtme, ratifikimi i traktateve dhe marrëveshjeve si dhe tregtia.

                                                                                                                         

5  Woodrow  Wilson,  “Congressional  Government:  A  Study  in  American  Politics”.  Ripublikim  i  Brookings  Institutution,  Washington  DC,  1956.  Fq:  52.  

Page 14: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  14  

Rreth kopetencave të luftës.

Komptenencat e luftës të Kushtetutës amerikane ndahen në tre pjesë. Kongresit i jepet autoriteti për të shpallur luftë dhe kopetenca për të ngritur dhe mbajtur ushtri dhe flotë, ndërsa presidentit i caktohet detyra e komandatit të forcave të armatosura. Por siç u theksua dhe më lart kongresi ka shpallur luftë vetëm 5 herë nga 125 herë që Sh.B.A ka qën në luftë me një kundërshtar. Qoftë edhe nga ana strategjike të zhvillimit të një lufte është e gabuar kalimi nga një sit burokratike për të shpallur luftë duke humbur shpejtësia e veprimit. Duket se beteja për të vendosur rreth politikës së jashtme është kthyer në ligjore, duke interpretuar kushtetuten apo interpretime të gjykatës supreme, edhe pse jo gjithmonë ato merren parasysh. Në ndihmë të kongresit vjen rezoluta e famshme e luftës në vitin 1973, që i jam referuar dhe më lart, ajo erdhi si pasojë e abuzimit nga ana e presidentëve. Rezolutën për pushtetin e luftës e sollën kryesisht keq menaxhimi i prsidentëve Xhonson dhe Nikson luftën në Vietnam dhe marrjen persipër të çdo inisiative.. Rritja e roli të Kongresit erdhi kryesisht në kohën e Lindon Xhonson (Lyndon B. Johnson, 1963-1969) dhe të Riçard Nikson (Richard Nixon, 1969-1974). Çuditërisht rritja e rolit të kongresit në drejtimin e politikës së jashtme erdhi nga gabimet e presidentit Xhonson, pamundësia e tij për të gjetur mbështetje në veprimet që kryente në politikën e jashtme erdhen në vitin 1963 në një pikë dëshpërimi, ku kishte nevojë për mbështetje politike nga vetë kongresi për të vazhduar luftën në Vietnam, faktet që sillte ai në kongres rezultuan shpesh jo të vërteta. Kongresi i dha votëbesim për vazhduar luftën dhe Nikson u mbështet tek kjo por në vitin 1970 kongresi e tërhoqi vendimin e mëparshëm, sëbashku me kritikat e tejkalimit të pushtetit nga Xhonson dhe Nikson në vitin 1973 krijon ligjin e guximshëm për të kufizuar presidentin, rreth pushtetit të luftës (War Power Act), ku kongresi detyron tashmë presidentin mes të tjerave që të ndaloj agresionet apo sulmet ndaj vendeve të tjera brënda 60 ditëve nëse gjatë kësaj kohe nuk ka marrë miratimin senatit dhe kongresit. Kjo u shoqerua me debate të ashpra pasi asnjë president nuk e pranonte këtë pasi sipas tyre ishte anti kushtetuese. Gjykata kushtetuese nuk është shprehur se kopetenc e kujt është sulmi ndaj një vëndi tjetër apo rreh rezolutës, por e ka konsideruar si çështje politike.

Një rezolutë e tillë nuk kërkon firmën e presidentit por e urdhëron atë, shprehimisht rezoluta i kërkonte presidentit të vepronte si më poshtë6:

1) Në çdo rast të mundshëm nevojitet konsultimi me Kongresin para se të angazhohen trupat amerikane në luftime apo situata ku përfshirja e tyre nuk është e pashmangshme.

2) Nevojitet informimi i Kongresit brënda dyzet e tetë orësh pas futjes së trupave nëse nuk ka pasur deklarim lufte.

                                                                                                                         

6  Marrë  nga  libraria  online  e  Cornell  University  Law  Scholl,  seksioni:  United  States  Code.  http://www.law.cornell.edu/uscode/html/uscode50/usc_sup_01_50_10_33.html  

Page 15: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  15  

3) Nevojitet largimi i menjëhershëm i trupave amerikane brënda gjashtëdhjetë ditësh nëse Kongresi nuk shpall luftë ose adopton një rezolutë paralele që miraton atë veprim.

Presidentët Xherard Ford (Gerard R. Ford, 1974-1977) dhe Xhimi Karter (Jimmy Carter, 1977-1981) nuk treguan ndonjë interes të veçant për të marrë përsipër drejtimin e çështjeve të politikës së jashtme dhe kanë bashkëpunuar ngushtë me kongresin duke zgjerruar rrjetin e vendimarrjes. Rimarrja e fuqisë për të diktuar mbi politikën e jashtme ka ardhur direkt me ardhjen e presidentin Donald Regan (Donald Reagan, 1981-1989). Regan konsolidoj ushtrimin e pushtetit dhe marrjen e vendimeve rreth politikës së jashtme nëpërmjet "dyerve të mbyllura" mes ti dhe njërëzve të afërt të kabinetit. Në tërësi beteja mes Kongresit dhe Presidentit për ushtrimin e së drejtës për të vendosur mbi politikën e jashtme të vëndit ka qën e ndryshueshme në kohë, ku herë kongresi i mbivendosej dhe kontrollonte Presidentin dhe nismat e ti dhe në raste ku kogresi thjesht ndiqte zhvillimet e iniciuara nga Presidenti. Vazhdon me presidentët pas Regan...

Të drejtat që i njihen Kongresit nga kushtetuta janë7:

1) Të ngrejë dhe të mbajë ushtri. 2) Të nxjerrë ligje për drejtimin dhe kontrollin e Forcave Ushtarake Detare, Tokësore dhe Ajrore. 3) Të shpallë luftë, të lëshojë Letrat e Kundërsulmit dhe të nxjerrë urdhëresa për trajtimin e rasteve të zënies së kundërshtarëve në tokë apo në det. 4)Të marrë masa për thirrjen e Forcave të Mbrojtjes Territoriale për të zbatuar ligjet e Unionit, për të shtypur kryengritjet dhe zmbrapsur pushtuesit. 5)Të marrë masa për organizimin, armatosjen dhe stërvitjen e Forcave të Mbrojtjes Territoriale dhe për drejtimin e një pjese të tyre që mund të përdoret në shërbim të Shteteve të Bashkuara, duke i njohur shteteve të drejtën për të emëruar oficerët dhe stërvitur Forcat e Mbrojtjes Territoriale sipas rregullave të paracaktuara nga Kongresi. 6)Të përcaktojë dhe të dënojë piratëritë dhe kundërvajtjet në ujërat ndërkombëtare dhe shkeljen e ligjeve të vendeve të tjera. Luftë mund të shpallë vetëm Kongresi. Megjithatë ka patur raste kur presidenti, duke qenë komandant i përgjithshëm, i ka futur Shtetet e Bashkuara në luftrë që nuk është

                                                                                                                         

7  Marrë  nga  libraria  online  e  Yale  Law  School,  seksioni:  Documents  in  Law,  History  and  Diplomacy.  http://avalon.law.yale.edu/18th_century/debates_817.asp  

Page 16: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  16  

shpallur nga Kongresi. Luftra të pashpallura kanë qenë Lufta e Koresë (1950-1953) dhe Lufta e Vietnamit (1957-1975). Letrat e Kundërsulmit janë dokumente që autorizojnë anijet private të sulmojnë anijet armike. Kongresi i ka dhënë të drejtë presidentit të vendosë për rastet e pushtimit ose të kryengritjes. Në të tilla raste, presidenti mund të mobilizojë Gardën Kombëtare. 7) Të rregullojë tregtinë me vendet e huaja, midis shteteve të ndryshme dhe me fiset indiane. Kapitulli 3: Elitat politike.

Kapitulli 3: Elitat politike. 3.1. Çfarë janë Elitat politike dhe cili është roli i tyre në formimin e politikës së jashtme të një vëndi demokratik si SHBA. Roli i elitave në politikën e jashtme. Si elit nënkuptoj disa grupime njërëzish, fillimisht, që për shkak të pozicionit të tyre dhe ndikimi që kanë në sistemin politik të vëndit apo fuqisë ekonomike që kanë mund të ndikojnë vendimet e politikës së jashtme pa marrë pjesë në rrethin e ngushtë të aktorëve që marrin vendimet për politikën e jashtme. Së dyti pjesë e elitës mund të përfshihen oficerët e lartë shtetëror, drejtuesit e lartë të partive politike, bordet drejtuese të mjeteve të komunikimit masiv (masmedia), drejtuesit e grupeve më të rëndësishme të interesit që kanë lidhje me politikën e brëndshme kryesishtë nëpërmjet donacioneve tek subjektet politike, bordet drejtuese të kompanive të mëdha shumëkombëshe dhe organizatave. Elita e një vëndi është e vogël në numër, shpesh më e vogël se 5% e popullsisë. Karakteristika kryesore e një personi që është pjesë e elitës është zotërimi i një pushteti më të madhë, prej të cilit ka ndikim mbi rrjedhën e ngjarjeve në vënd, sesa një qytetari i zakonshëm apo i thjeshtë. Zakonisht anëtarët e elitës gëzojnë edhe pasuri materiale të madhë, por jo gjithmonë, kjo pasi elitat mund të jenë të natyrës teknike, që konsiderohen të tilla për shkak të dijeve dhe aftësive që kanë. 3.2.Grupet e interesit. Gabriel Almond i ndanë dhe i veçon elitat që kanë lidhje me politikën e jashtme në 4 kategori dhe grupe interesi8.                                                                                                                          

8  The Politics of the Developing Areas. Gabriel A. Almond and James S. Coleman, Eds. Princeton University Press, Princeton, N. J., 1960.  

Page 17: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  17  

E para, elitat politike, ku përfshihen persona që janë zgjedhur në pozicione drejtuese të partive. Elita politike ndahet në nënkategori, kjo pasi proçesi i marrjes së vendimeve është i gjër, mund të jetë pjesë e elitës juridike ose ekzekutive. E dyta, elita burokratike ose elita administrative, këtu përfshihet elita nga strukturat administrative të shtetit që kanë lidhje dhe merren me çështje të politikës së jashtme, për shkak të dijeve specifike dhe eksperiences në këtë fushë, bëhet fjalë kryesishtë për diplomatët dhe këshilltarët për çështjet e politikës së jashtme. E treta, elitat e interesit, këtu përfshihen përfaqësuesit e një numri të madh organizatash të cilat mund të kenë aktivitet lokal ose ndërkombëtar dhe që janë të interesuar për çështjet e politikës së jashtme dhe që ushtrojnë presion mbi politikën e brëndshme për të arritur qëllimet e tyre. Këto ndryshe mund të quhen grupe presioni, zakonisht këto grupe përbëhen nga komunitete grupesh etnike të një vëndi tjetër, grupime kulturore apo gjuhësore. E përbashkëta e këtyre grupeve të interesit është lidhja që kanë më një shtet tjetër. Siç mund të jenë komunitetet turke, armene, shqiptare ose greke në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për shëmbull komuniteti grek në SHBA pas aneksimit të ishullit greko-britanik, Qipro, tentoj dhe madje deri në një pikë e arriti që nëpërmjet kongresit të ndryshoj politikën amerikane për turqinë dhe të arrij të vendos përfundimisht në vitin 1975 ndalimin e shitjes së mjeteve dhe pajisjeve ushtarake drejt turqisë. Grupe presioni në disa raste mund të përbëjnë për një vënd pritës edhe grupe etnike emigrantësh. Emigrantët shpesh në vëndet pritëse jo vetëm që vazhdojnë të ruajnë marrëdhëniet, por edhe i forcojnë lidhjet kulturore me vëndin e origjinës duke mos dashur të integrohen në shoqerinë dhe kulturën e vëndit ku banojnë. Emigrantët krijojnë komunitet në një vënd të caktuar dhe përqëndrohen aty, në zona të veçanta dhe të mënjanuara, në këtë mënyrë ato arrijnë që në disa dekada të ndryshojnë strukturën shoqërore dhe identitetin e zonës duke e bërë atë më të ngjashme me vëndin e tyre të origjinës. Ky llojë vazhdimi i ruajtjes së një identiteti të caktuar mund të çoj me kalimin e viteve sëbashku me rritjen ekonomike të tyre në organizimin e emigrantëve dhe në formimin e kërkesave politike që shoqërohen me krijmin e grupimeve dhe lëvizjeve politike. Këto grupe presioni në rast se arrijnë të gëzojnë një fuqi politike brënda vëndit pritës mund të diktojnë edhe politikat e jashtme të atij shteti. Rasti i Gjermanisë ku mbështeti njohjen e Sllovenisë dhe Kroacisë, kjo për shkak se grupet e organizuara të emigrantëve nga këto dy vënde arritën të ushtronin presion mbi organet vendimarrëse të Gjermanisë dhe të ndikojnë në politikën e jashtme të shtetit pritës. Gjithashtu, grupet e presionit mund te jenë edhe të natyrës ekonomike, këtu nuk përjashtohet mundësia që çdo grup të ketë interesa të ndryshme nga grupi tjetër. Në këtë rast grupet tentojnë të ndikojnë pushtetin politik në mënyrë që të adoptoj një qasje të politikës së jashtme që shkon në favor të interesave të veta. Elitat mediatike.

Page 18: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  18  

Këtu bëjnë pjesë figura të rëndësishme që janë ose prezantues, pronarë, drejtorë apo pjesë të bordit drejtues të grupeve mediatike. Zhvillimi i medias vizive dhe të shkruar ka rritur fuqizimin e kësaj elite si dhe uljen e një elite që ekzistonte në zona të mbyllyra dhe kishte ndikim mbi të tjerët siç janë mësuesit apo përfaqësuesit e fesë që kishin fuqi ndikimi në zona periferike. Një grupim tjetër që përfshihet tek elitat me ndikim të madhë në politikën e jashtme të një vëndi janë edhe ushtarakët9. Roger Benjamin dhe Lewis Edinger tentuan të masnin ndikimin që ushtrojnë ushtarakët në vënde si Franca, Gjermani, Japonia dhe Sh.B.A ku një nga përfundimet ishte se në çështjet e politikës së jashtme në shumë raste kanë diktuar qëndrimin e tyre. Sa më pak demokratik të jetë një vënd aq më shumë fuqi marrin elitat ushtarake për të ndikuar mbi politikën e jashtme dhe jo vetëm. Elitat ekonomike ose politko ekonomike. Grupim biznesesh në amerik bashkëpunojnë ngushtë me aktor politik për të siguruar mbijetesën e tyre në treg nga konkurenca e huaj. Askund nuk është më i debatueshëm lobimi në politikën e jashtme se atëhere kur ai kryhet nga industritë ushtarake. Veprimtaritë e tyre krijojnë imazhe si të asaj që Presidenti Ajzenhauer i referohej në fjalimin e tij të lamtumirës si kompleksi ushtarako-industrial10. Në thelb të këtij imazhi negativ është akuza se brënda qarqeve të politikbërësve amerkan ekziston një forcë sunduese politike që përbëhet nga ushtarakë profesionistë dhe zyrtarë qeveritarë. Duke vepruar së bashku, ata përcaktojnë politikën në çështje që lidhen me mbrojtjen dhe politikën e jashtme11. Elitat politiko ekonomike shpesh tentojnë të manipulojnë edhe vetë opinionin publik, duke tentuar të përcaktojnë fushat në të cilat do të diskutohet në mënyrë që të promovojnë interesat e tyre. Lufta në Kosovë mund të dukej si një përpjekje për të mbrojtur një popullsi nga nevoja humanitare për kompanitë e prodhimit të armëve etj, ose duhet të dukej ashtu dhe jo një mundësi e madhe për tu vrarë qytetarë amerikan. Pra elitat shpesh “bombardojnë” qytetarët me mënyrën sesi duhet lexuar një ngjarje e caktuar. Pra këto elita shpesh ndihmojnë qytetarët për të kuptuar një mori ngjarjesh të shumëllojshme, që njëkohësisht mund të çoj në adoptimin nga qytetarët e zakonshëm të qëndrimeve në interes të elites12. Shpesh elitat politiko ekonomike për të përforcuar                                                                                                                          

9 Conditions  for  military  control  over  foreign  policy  decisions  in  major  states:  a  historical  exploration.  Roger  Benjamin  and  Lewis  Edinger.  http://jcr.sagepub.com/content/15/1/5.extract    

10  C.W  Mills,  The  Power  Elite  (New  York:  Oxford  University  Press,  1956).  

11  Shih  Steven  Rosen,  Testing  the  Theory  of  the  Military  Industrial  Complex.  Lexington,  botime:  Heath,  fq:  109.  

12  Sistemi i marrjes së vendimeve në politikën e jashtme. Instituti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ekonomike. Haralambos Tsardanidhis. 2006. Athinë. Fq: 124.  

Page 19: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  19  

ndikimin që do ken në drejtimin e gjërave ato unifikojnë qëndrimet e tyre me qëllim final arritjen e interesave të tyre të veçanta duke krijuar atë që është quajtur “stablishment”. Kjo çon në drejtimin e një politike të jashtme koherente dhe ku formohet pa shumë kundërshti, mundësia për një ndryshim radikal dhe të paparashikuar të politikës së jashtme janë të pakta pasi qeveritë e ndryshme ndikohen nga “establishment”. Njëkohësisht pedagogët Russet dhe Hanson kanë kryer një studim për të matur nëse interesat ekonomike të elitës ekonomike përcaktojnë edhe pozicionimin e tyre, kryesisht në lidhje me vietnamin, shpenzimet në mbrojtje dhe lidhjeve të biznesit që kishin këto kompani me rastet në studim, përfundimi ishte se një pjesë e tyre korrenspondonte, qëndrimet që ata adoptonin për të mbrojtur ishin paralele me interesat e tyre ekonomike. Rreth partive politike dhe marrëdhënies me qytetarët dhe politikën e jashtme. Ekzistojnë 2 mënyra apo dimensione rreth mënyrës sesi e shohin forcat politike politikën e jashtme, që ka të bëj me pozicionin e tyre në sistemin politik të brëndshën dhe lidhet me konkurencën brënda sistemit politik, mes forcave të opozitës dhe atyre që janë në pushtet. Njëra forcë, ajo e opozitës duhet parë si katalizator ose ndërmjetës mes kërkesave të votuesve(qytetarëve)dhe transmetimit të tyre në qeveri, parlament apo organe dhe institucione të tjera të politik-bërjes duke përfaqesuar mendimin e qytetarëve. Dimensioni tjetër është ai i forcave që kanë pushtendtin, ku kemi tentativë nga qeveria për të diktuar çështjet që ato dëshirojnë tek mbështetësit e tyre apo qytetarët me qellim vendosjen në axhenden e politikës së jashtme të çështjeve që ata mendojnë se duhet të ken përparësi, pra " disiplinimi" i qytetarëve me dëshirë adoptimin e qëndrimeve që pushteti mendon si të duhurat dhe me prioritet tek qytetarët, e anasjellta e një partie të opozitës13.

Kapitulli 5: Opinioni Publik dhe roli që ka në diktimin e politikës së jashtme të një vëndi demokratik sëbashku me kontekstin historik.

                                                                                                                         

13  Kalela, A. (1976). Foreign policy elites, ideology and decision-making.

Page 20: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  20  

5.1. Çfarë është opinioni publik si dhe roli i opinionit publik në vëndimarrjen dhe ndikimin që ka pasur në formimin e politikës së jashtme amerikane, e ndarë në faza historike dhe si mund të ndikoj. Me termin opinioni publik i referohem mendimit, qëndrimit, gjykimin dhe pozicionimin që ka një pjesë e madhe e shoqerisë, ose të paktën përceptimit që një pjesë e mirë e shoqerisë ka për çështje të caktuara. Opinioni publik mund të matet nëpërmjet sondazheve shkencore dhe nëpërmjet qëndrimeve të personave që mendohet se përfaqësojnë grupe të caktuara të popullsisë. Faktorët që çojnë në krijmin e një opinioni publik të caktuar zakonisht janë televizionet dhe mediat në tërësi, propaganda, familja, feja, qëndrimi i personave që konsiderohen si shëmbuj në shoqeri dhe pafund burime të tjera.

Në lidhje me opinionin publik dhe politikën e jashtme, Gabriel Almond, veçon dhe ndan opinionin publik në 3 pjesë. Publikun që ndikon mbi të tjerët, publikun që interesohet dhe publikun e zakonshëm.

1) Publiku që ndikon mbi të tjerët:

Këtu bëhet fjalë për një grup rreth 1% deri në 5% të populsisë. Zakonisht kjo kategori përmban individ që kanë shprehur një qëndrim të vetin në lidhje me çështje të politikës së jashtme. Këto individ nuk janë thjesht të informuar por kanë edhe një ndikim mbi të tjerët.

2) Publiku që interesohet: Bëhet fjalë për një grup rreth 20% deri në 30% të popullsisë. Këto mund të gëzojnë një farë mundësie për të shprehur qëndrimet e tyre në lidhje me politikën e jashtme. Ndikimi i tyre dhe informacioni vjen kryesisht nga televizionet, shtypi dhe në tërësi mediat, partitë politike, ambjenti familjar dhe shoqeror dhe në përgjithësi bëhet fjalë për njërëz që kanë informacion rreth situatave në rajone të ndryshme të botës nëpërmjet internetit, medias dhe mënyrave të tjera komunikimi.

3) Publiku i zakonshëm: Këtu hynë pjesa tjetër e popullsisë që është përafërsisht 70%. Publiku i zakonshëm mund të ket formuar një qëndrim për çështjet më të rëndësishme të politikës së jashtme apo sistemit ndërkombëtar por jo për të gjitha çështjet si dhe sështë mjaftueshëm i informuar dhe jo në gjëndje të shprehi apo adoptoj një qëndrim të caktuar në politkën e jasthme.

Publiku që ndikon dh interesohet ka gjasa të jetë i interesuar mbi shumë çështje të

Page 21: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  21  

politikës së jashtme dhe të reflektoj qëndrimin e vet në media. Madje edhe anëtarët e grupit të dytë, që kanë një informacion të mjaftueshëm dhe të vazhdueshëm të japin alternativa zgjidhjeje të situatave edhe në plan afatgjatë, ndyshe nga grupi i 3-të që është pasiv, duket të jetë e interesuar vetëm për çështje që prekin aktualitetin apo i prekin ata në mënyrë direkte.

Roli i opinionit publik në vëndimarrjen dhe ndikimin që ka pasur në formimin e politikës së jashtme amerikane.

Më duhet të sqaroj që në fillim se nisur nga përfundimet e mia nuk besoj se politika e jashtme e një shteti diktohet dhe përcaktohet në momente të caktuara vetëm nga një faktorë si presionet e opinionit publik, por se as edhe se ndikimi i opinionit publik nuk është në gjëndje të ndikoj në momente të caktuara, opinioni publik padyshim nuk duhet të përjashtohet si një nga faktorët. Gjithashtu besoj se do ishte e pasaktë të mbaja qëndrimin se pushteti politik qëndron gjithnjë nën presionin e opinionit publik dhe ai ndikohet vetëm prej tij, ndodh edhe e kundërta.

Duke ju referuar edhe disa prej specialistëve të fushës si Almond 1950, Kagay dhe Caldeira 1980, Rosenau 1961, shumica e qytetarëve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës mbeten të interesuar dhe të angazhuar politikisht për të mbështetur çështje që prekin direkt jetët e tyre, çështje si taksat dhe kujdesi shëndetësor. Historikisht çështjet e politikës së jashtme janë konsideruar nga vetë qytetarët si jo prioritare dhe jo fort e lidhur me jetët e tyre14.

Çështjet ndërkombëtare janë relativisht të largëta nga jeta e përditshme e qytetarëve. Ndërsa qytetari i zakonshëm është i interesuar dhe di rreth çmimeve të ushqimit, situatën politike në vënd etj, kjo sepse këtu ai e ka më të thjesht për të ditur të vërtetën në këto fusha, kjo buron vjen nga përvoja e ti empirike, njëkohësisht e ka të vështrirë të gjykoj situata dhe të vërtetën në ngjarje ndërkombëtare si rasti i 1968-tës në Kubë, situatën në Irak dhe Afganistan etj.

Megjithatë, largësia e qytetarit të zakonshëm amerikan më çështje të politikës së jashtme dhe situatës në vënde të ndryshme të botës është zvogëluar. Kjo kryesisht për arsye ose të frikës së tij ndaj një kërcenimi të jashtëm ose kur bëhet i vetëdijshëm se situata e brëndshme e vëndit të tij lidhet me politikën e jashtme të vëndit të tij. Psh një

                                                                                                                         

14   Holsti,Ole, R., and James M. Rosenau. 1979. "Vietnam, Consensus, and the Belief Systems of American Leaders." World

Politics 32. Fq: 56.

 

Page 22: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  22  

qytetar i Izraelit duket të jetë më i interesuar për politikën e jashtme të vëndit të tij, madje votimi i tij mund të ndikohet vetëm nga mënyrat e ndryshme të drejtimit të politikës së jashtme, kjo për shkak të kërcënimit që mund të ndjej nga vëndet arabe përreth Izraelit dhe marrëdhëniet që Izraeli ka me ato.

Sidomos në një botë si kjo e sotmja ku ndërveprimi mes shteteve është mjaft i madhë ndikimi që mund të ket një revolucion, luftë apo krizë ekonomike në një vënd tjetër mund të sjellë pasoja direkte dhe në jetën e qytetarëve të një vëndi të caktuar. Apo rasti i përfundimit të luftës së ftohtë që solli shkurtime të buxheteve në lidhje me ushtrinë dhe armatimet, gjë që shkaktoj humbjen e pafund vëndeve të punës në këto sektorë. Por edhe nëse ndikimet janë mjaft të rëndësishme për një pjesë tjetër të popullsisë ato nuk mbeten të prekshme dhe kuptueshme zakonisht për shkak të njohurive jo të avancuara në këto fusha, por edhe për shkak se njërëzit e zakonshëm hamëndësojnë se e kanë të pamundur të ndikojnë dhe të ndryshojnë çështje të tilla.

Sektori i politikës së jashtme në historinë e Sh.B.A-së duket se ka qën një çështje vetëm për elitat mbi të cilat binte “bara” për tu marrë me të, kjo ndryshoj me luftën e Vietnamit. Ky duket se ka qën skenari në tërësi dhe në mbarë botën, ku çështjet e politikës së jashtme i përkisnin një grupi të vogël politikbërësish ose grupimeve interesash që tentonin të ndikonin mbi ata, por kurrsesi e një mase të madhe. Në Sh.B.A para Vietnamit diskutimet dhe debatet rreth politikës së jashtme nuk i përkisnin komunitetit por kongresit dhe presidentit. Kjo si pasojë e faktit se politika e jashtme nuk prekte çështjet ditore të amerikanëve, si pasojë qytetarët “ngatëroheshin” rrallë me çështjet e politikës së jashtme.

Që prej luftës së dytë botërore për një nga prioritetet amerikane(shtetërore) ishte edhe politika e jashtme, moment ku u bë edhe një nga aktorët që dominonte në sistemin ndërkombëtar. Edhe në këtë periudhë që pasoj luftën e ftohtë qytetarët amerikan si dhe shtypi i kohës kishin besim të plotë dhe pranonin relativisht lehtë nismat e presidentit pa i diskutuar ato. Lufta e Vietanimit e përmbysi këtë realitet duke e çuar amerikanin e mesëm të ndërgjegjësohet rreth veprimeve që duhet të ndërrmar amerikane. Tashmë politika e jashtme lidhej dhe me atë të brëndshme, kjo pasi për qytetarët amerikan që vëndi të shkoj në luftë do të thoshte më shumë taksa dhe më shumë para nga buxheti i kalonin ministrisë së mbrojtjes15.

Pas hedhjes në erë të kazermave ushtarake amerikano-franceze në 1983 në Beirut, duke u vrarë 241 ushtarë dhe marinsa amerikan, presidenti Regan vendosi të mos tërheqi trupat amerikane nga Libani por të qëndrojnë, pavarësisht reagimeve të opinionit publik

                                                                                                                         

15  Ideja  e  autorit.  Maidment,  McGrew.  1986.  Chicago,  fq:  139.  

Page 23: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  23  

që kërkonin tërheqjen e trupave amerikane16. Por pasi 18 ushtarë amerikan vdiqen dhe 78 të tjerë u plagosën në Mogadisu të Somalisë në Tetorr të 1993-shit presidenti Klinton tërhoqi pak më vonë trupat nga Somalia për shkak të presionit nga opinioni publik17.

Edhe pse opinioni publik u pozicionua në mënyrë të menjëhershme kundër vazhdimit të angazhimit të trupave amerikane te të dyja rastet qëndrimet e dy presidentëve Regan dhe Klinton ishin të ndryshme, Regan ndoqi politikën e ti fillestare pa u ndikuar nga opinioni publik në ndryshim nga Klinton që pas presionit publik si në media por edhe në sondazhe u tërhoq duke respektuar qëndrimin e shumiçës së qytetarëve amerikan, të cilët larg strategjive afatgjate se çfarë do të sillte qëndrimi ose jo i ushtarëve amerikan u ndikua nga imazhet e televizioneve si CNN ku shfaqeshin ushtarët amerikan të plagosur dhe të vrarë.

Ka të ngjarë që edhe politikbërësit, si presidentët e Sh.B.A-së, të dhënat rreth opinionit publik ti marrin edhe nëpërmjet letrave që u dërgohen, informacionet nga shërbimet inteligjente si dhe pikëpamjet e bashkëpunëtorëve. Investigimi im në lidhje me hartimin e politikës së jashtme është se të tria teoritë që shpjegojnë opinionin publik dhe politikën e jashtme gjejnë aplikim në momente të ndryshme kohore në Sh.B.A. Por duket se politik bërësit shqetësohen për reagimin e opinionit publik pasi të ken kryer një veprim, dhe tentojnë të gjejnë mënyrat se si ta bëjn për vete publikun dhe jo para se të ndërrmeren inisiativa. Në momentet e krizave të mëdha dhe emergjente vendimet janë marrë në “fshehtësi” brënda pushtetit politik pa u informuar ende publiku. Ndryshon rasti i elitave ekonomike etj që mund të ken ndikim në politikën e jashtme, zakonisht këto grupime arrin të ushtrojnë presionin e tyre përpara se të merret një vendim dhe janë shtysë për veprime të caktuara të politikës së jashtme.

Qëndrimi im mbetet se opinioni publik është jo i qëndrueshëm apo koherent dhe emocional, duke u aktivizuar vetëm në disa raste dhe jo në të gjitha. Në fillimet e shekullit të kaluar ekzistonte bindja, të cilën e adoptoj, se opinioni publik është, “shumë paqësor, shumë larg pranimit të mundësie për luftë, shumë neutral në negociata ose shumë radikal dhe i vështirë për të negociuar”18.

Bindjet ideologjike.

                                                                                                                         

16  Dougl  a  s    C.  Foy  le,  “Presidents,  Public  Opinion,  and  Foreign  Policy”  .Columbia  University  Press.  1999.  Fq:  1.  

17  http://www.history.army.mil/brochures/somalia/somalia.htm  -­‐  The  United  States  Army  in  Somalia  

1992-­‐1994.  John  S.  Brown.  

18  Lippmann, Walter. 1955. Essays in the Public Philosophy. Boston: Little, Brown.

 

Page 24: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  24  

Në realitet besoj se marrëdhënia e opinionit publik me pushtetin politik është gati e njëjtë me njëra tjetrën, në kuptimin që kanë ndikim te njëra tjetra, por me peshë të ndryshme. Ekziston një reagim i opinionit publik për sjelljen e politikës së jashtme, që shprehet pro ose kundër, si dhe një reagim të ngjashëm apo presion i pushtetit politik ndaj opinionit publik në çështje të politikës së jashtme. Pushteti politik është më i mirë informuar dhe në këto kushte është në pozicion për të “interpretuar” realitetin dhe për ti krijuar bindje për këtë realitet opinionit publik më mirë nga çmund ta përceptonte ai atë, sidomos në fusha që kërkojnë njohje specifike. Ky është një nga argumentat e krijuesve të politikës së jashtme për të mos u ndikuar nga opinioni por për të ndikuar ata në bindjet dhe qëndrimet e opinionit.

Qëndrimi i pushtetit të deleguar pretendon se zyrtarët në administratë dhe pushtet duhet të veprojnë si përfaqësues të publikut dhe sipas kërkesave të këtij të fundit, pasi opinioni publik duhet të luaj një rol jetik dhe qëndror në formulimin e politikës së jashtme dhe se politikat e ndryshme, përfshij politikën e jashtme, duhet të reflektojnë preferencat e publikut nëpërmjet mekanizmave si votimi, sondazhi, grupe interesi etj. Nga ana tjetër qëndrimi i besuar nënkupton se zyrtarët duhet të mbështeten në gjykimin e tyre sesa nga mendimet e opinionit publik të painformuar, ku këtu e drejta e zgjedhjes i jepet vetëm 1 herë në votime publikut.

Aleksandër Hamilton argumenton në gazetën “Federalist paper” se, “Parimi republikan kërkon që ndjenjat e komunitetit duhet të qeverisen apo administrohen nga persona që komuniteti ka besim. Në momentet kur qëndrimet e publikut bien në kundërshti me interesat e tyre është detyra e personave që janë caktuar si rojtar të këtyre interesave për tju bërë ballë iluzioneve momentale të publikut, në mënyrë që tu japin atyre kohën e duhur për gjakftohtësi dhe reflektim”.

Sipas këtij qëndrimi roli i publikut duhet të jetë limituar thjesht në hedhjen e votës dhe selektimit të personave të aftë, duke u tërhequr më pas për të lejuar ata për të vendosur rreth interesit më të mirë publik.

Një tjetër debat teorik në marrëdhëniet ndërkombëtare rreth kësaj çështje qëndron mes realistëve dhe liberalëve në rolin që ka opinioni në politikën e jashtme. Pavarësisht bindjes se opinioni publik ka shpesh influenc të vogël, realistët klasik si Hans Morgenthau dhe Walter Lippmann, mbështesin qëndrimin se opinioni publik nuk ndikon në vendimet dhe këto merren nga politikbërësit për të marrë vendime racionale. Morgenthau shprehej se, “Në kërkesat racionale për një politikë të jashtme të mirë nuk mundet të marren parasysh që nëfillim nëse përfshijnë edhe mbështetjen e opinionit publik, të së cilës preferancat janë emocionale dhe jo logjike”.

Edhe pse realistët pranojnë se opinioni publik shpesh mund të ket sjellë në pozicion të vështirë përgjegjësit për krijmin e politikës së jashtme, këto qëndrime konkludojnë në faktin se edhe kur ekziston një presion i madhë nga ana e opinionit publik elitat politike ato ose i injorojnë totalisht ose përpiqen që ti ndryshojnë mendim për të adoptuar një

Page 25: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  25  

qëndrim tjetër. Ndërsa neo-realistët si John Mearsheimer shprehen se, “Opinoni publik për çështje të sigurisë kombëtare është dukshëm i jo stabil dhe i qëndrueshëm, apo i aftë për të përballuar manipulimin të elitave politike dhe shpejtësisë së veprimit në ngjarje ndërkombëtare ”.

Liberalët, ndryshe nga realistet janë më të lidhur me iden e përfaqësimit dhe si pasojë qëndrimi i tyre është se opinioni publik duhet të luaj një rol deçiziv në vendimet e politikës së jashtme për shkak të parimeve demokratike dhe të ambicieve të elitës që shpesh çojnë vëndin në luftë.

Këndëvështrimi liberal-demokratë në hollësi19.

Ideja se opinioni publik duhet të infuencojë formulimin e politikës së jashtme ka një histori të gjatë. Në vitet e para të shekullit të 20, presidenti Wilson u shpreh për rëndesinë e kontrollit të opinionit publik mbi marrëdheniet e jashtme në programin e tij “katërmbedhjete pikat”. Këtu ai bënte thirrje për “marrëveshje të hapura për paqe”, tek e cila do të arrihej në mënyrë transparente, ku më pas nuk do të kishte asnjë lloj bisede të fshehtë ndërkombetare, por diplomacia do të duhet të procedoje gjithmone me sinqeritet nen vezhgimin e publikut. Me vecanerisht elementi kyc I teorise liberale eshte teza e paqes demokratike. Kjo teze mbeshtetet ne idene se demokracite liberale nuk jane te prirura te shkaktojne apo te marrin pjese ne konflikte,pasi, deri diku, eshte i nevojshem dhe konsensusi i publikut. Duke qene se njerezit parapelqejne me teper paqen se sa luften, opinioni publik mund te sherbeje si nje shtrengese ndaj liderve te zgjedhur dhe si rrjedhoje te ndikoje mbi sjelljen e jashtme te shteteve. Ne menyre qe kjo te ndodhe, opinioni publik duhet te kete mundesi te ndikoje politiken e jashtme. Perspektiva liberal-demokrate, mbi te gjitha, mbron idene se opinioni publik mund te kontriboje ne ndertimin e nje politike te jashtme te shendoshe. Ne te njejten menyre, ai duhet te veproje si nje forme kontrolli kundrejt elitave politike te korruptuara, duke paraqitur shqetesimet politike me argumente dhe opinione mbi nje sere ceshtjes tek politik-beresit. Si rezultat i kesaj, mund te ndertohen politika me racionale dhe te menduara mire.

Perspektiva Realiste në hollësi20.

Arsyetimi i realisteve se politika e jashtme nuk duhetc te ndikohet nga ndikimi i publikut ka nje histori te gjate. Ne shkrimet e tij mbi nje opinion publik te shteteve te

                                                                                                                         

19  Marrë  nga  leksionet  e  lëndës  Teoritë  e  Marrëdhënieve  Ndërkombëtare.  

20  Po  aty.  

Page 26: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  26  

bashkuara gjate luftes se ftohte, Walter Lippman pretendon se “ e verteta e hidhur qendron ne ate se opinioni qe mbizoteron ne publik ka luajtur nje rol shkaterrues ne momente kyce” (Lippman 1955:20) Pretendimet realiste mbi vertetesine e ketij argumenti mbeshteten ne idene se elitat qe merren me politiken e jashtme gjenden ne pozicionin me te mire te mundshem per te vendosur ate cka eshte me e mire per te promovuar interesat kombetare te shteteve te bashkuara, dhe se, ne te njejten kohe, publiku amerikan shperfill dhe/ose eshte i keqinformuar mbi ceshtjet nderkombetare dhe per pasoje ai i keqpergatitur per te menduar mbi problemet e nderlikuara te marrdhenieve nderkombetare. Pretendimet e realisteve perforecohen gjithashtu nga pozicionet e neorealisteve, te cilet thone se politik-beresit reagojne ndaj ngjarjeve ne sistemin nderkombetar, rreziqeve te papritura, atyre te mundshme, apo dhe ndaj levizjes se ekuilibrave te fuqise dhe jo ndaj faktoreve te brendshem, si deshirat apo preferencat e publikut amerikan. Realistet argumentojne se politikeberesit duhet, mbi te gjitha, te ruajne distancen nga opinioni publik, duke formuluar keshtu nje politike te jashtme, e cila i pergjigjet ngjarjeve te jashtme qe ndodhin ne sistemin nderkombetar dhe ne pergjigje te politikes se brendshme, perfshi ketu dhe opinionin publik. Keto dy pozicione normative dhe rivale, mbi rolin e medias apo ate te opinionit publik, reflektohen gjeresisht si ne debatin mbi politikat, si ne ate akademik kerkimor. Per shembull, disa politikberes, duke u nisur nga perspektiva realiste, ankohen se opinioni publik dhe media kane shume pushtet kundrejt formulimit te politikes se jashtme, duke penguar keshtu ne berjen e nje politike racionale. Ne rastin e Vietnamit, pesha e dukshme e opinionit publik dhe medias i ka dhene shkas realisteve te mendoje se ishte ky shkaku pse Shtetet e Bashkuara nuk arriten te fitonin luften. Per akademiket, keto ceshtje jane thelbi i debatit te studimeve kerkimore qe ata zhvillojne. Per shembull, disa studiojne dhe analizojne efektet e CNN- it mbi kete fenomen, ne menyre qe te percaktojne nese elitat politke kane “humbur kontrollin” mbi procesin e politikberjes. Ne kete menyre, ky kerkim merr domethenie per ata politikberes e te cilet deshirojne te minimizojne peshen e medias ne politikat e tyre.

5.2. CNN effect.

Me 17 Janar 1991 e gjithë bota kishte mundësinë të shikonte një luftë në televizor, jo

më si një film por një luftë reale në kohë reale nga ekranet e televiozeve të tyre. Për herë

të parë imazhet e lëvizëshme të një lufte reale në lindjen e mesme do të ndryshonin edhe

përceptimin që kishin qytetarët e zakonshëm deri në atë kohë për një luftë. Fundi i luftës

së ftohtë, zhvillimet teknologjike dhe ndërkombëtarizimi i kanaleve dhe lajmeve, çoj në

Page 27: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  27  

krijmin e “shumëkombësve” mediatike, që prej lindjes së saj CNN, një kanal televiziv

me lajme 24 orë në ditë nga bota, fill pas luftës së ftohtë është konsideruar nga shumë

studjues si një influencues dhe aktor i ri në politikën e jashtme. Ngjarje si rënia e murit

të Berlinit, kriza humanitare në Somali apo lufta në Irak shndërohen në episode lajmesh

që shfaqen anëmban botës në një kohë të shpejtë, duke ushtruar presion për të vepruar

mbi ata që kanë dëshirë të shohin dhe vlerësojnë ngjarjet në botë. Siç përshkruan dhe

McNair21, “në politikën e jashtme si dhe atë të brëndshme, imazhi konkuron tashmë

kuptimin dhe përmbajtjen e fjalëve dhe të veprave ”.

Termi i CNN effect u përdor për herë të parë në vitin 1991 në amerik, ai përshkruante

mundësinë që kanë mediat ndërkombëtare që të nxisin apo pse jo dhe të diktojnë

vendime në arenën ndërkombëtare. Fakti që ato na mundësuan se në shpitë kujtdo, të

shohësh imazhet nga një vënd i largët dhe i panjohur që po përjeton një krizë

humanitare mund të ketë ndikuar në rritjen e presionit të individëve të zakonshëm si dhe

të grupeve të caktuara për të ndërhyrë në atë shtet, por nga ana tjetër dhe për tu larguar

nga vëndi kur situata nuk është e favorshme. Madje ka dhe rasti si ai i Somalisë që një

luftë mund të ketë nisur nga presioni mediatik dhe të ketë përfunduar po ashtu nga ai.

Kapitulli 6: Case Study. 6.1. Rasti i luftës së Koresë(1950-1953), cilat ishin shkaqet që çuan Amerikën në një luftë dhe arsyet pse përfundojë lufta, trajtimi i çështjes bazuar te ndikimi nga opinionit publik. Për të kuptuar nëse në një vendim të caktuar ka pasur ndikim opinioni publik apo elitat politike dhe ekonomike, fillimisht kam operuar duke të trajtuar çështjen apo problemin.

                                                                                                                         

21  McNair,  An  Introduction  to  Political  Communication.  Routledge;  2003fq:  270.    

Page 28: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  28  

Duke radhitur opsionet të cilat ekzistojnë dhe çfarë adopton elita politiko-ekonomike dhe opinioni publik. Rezultatin se cili veprim është ndjekur nga politika e jashtme. Në përfundim do të zgjidhim si pasojë e kujt ishte zgjedhja e një vendimi të caktuar, opinionit publik apo elitës politiko – ekonomike.

Ushtarët amerikan nuk u kthyen në atdhe me mbarimin e Luftës së Dytë Botërore, kjo pasi amerika ishte duke “luftuar” në një front tjetër, atë të mbrojtjes nga kërcënimi i Bashkimit Sovjetik si në planin ushtarak por edhe atë ideologjik që mund të infektonte shtete aleate të Sh.B.A-së në botë. Aleanca e Atlantikut shërbente si një mburojë ushtarake kundër ekspansionit sovjetik, kurse plani Marshall forconte Evropën Perëndimore në planin ekonomik dhe shoqeror. Programi greko-turk i ndihmës i kundërvihej rrezikut sovjetik në Mesdheun Lindor dhe ura ajorore e Berlinit tregonte se demokracitë ishin përgatitur të bënin luftë kundër ekspansionit sovjetik22.

Në tetor të vitit 1945, direkt pas Luftës së Dytë Botërore, Kombet e Bashkuara u krijuan nga përfaqësuesit e 50 vëndeve për të nxitur paqen dhe bashkëpunimin ndërkombëtar. Në gusht të po ati viti, Bashkimi Sovjetik dhe Shtetet e Bashkuara ranë dakord për të mbrojtur Korenë përballë kërcënimit të okupimit të vëndit nga fqinjët Japonez, duke ndar trupat e tyre përgjatë paralelit 38. Por me 25 qershor lufta e ftohtë kishte filluar. Ajo që nisi si një përpjekje bashkëpunimi në Kore u shndërua si një konflikt ideologjik, kjo nga frika mes dy superfuqive se njëri prej tyre po përpiqej të “fuste në dorë” gjithë vëndin. Sh.B.A-të një vitë më parë kishin tërhequr trupat e tyre nga vëndi si dhe e kishin shpallur jashtë perimetrit të mbrojtjes së amerikës apo kufirit mbi të cilin sduhet ta shkelte komunizmi sovjetik.

Presidenti Hari Truman dërgoj 5 ditë më pas, me 30 qershor, trupat amerikane të vendosura në Japoni. Në atë kohë, 78% e amerikanëve thanë se miratuan vendimin Truman për të dërguar përforcime amerikane dhe mbrojtur paralelin 48 përballë kërcënimit Sovjetik, që më vonë rezultoj jo i inskenuar plotësisht nga Sovjetik por nga partia komuniste Koreano Veriore. Kur u pyetën amerikanët në Gusht të 1950-tës nëse ishte gabim ndërhyrja e amerikës në atë luftë, vetëm 20% mendonin se po ishte gabim, 65% thanë se nuk ishte e gabuar. Por në janar mendimi kishte ndryshuar radikalisht, 49% e amerikanëve mendonin se ndërhyrja ishte e gabuar dhe 38% deklaroj se nuk e konsideronte gabim ndërhyrjen. Ndërsa në tërësi opinioni publik amerikan, i shprehur dhe i matur nëpërmjet sondazheve të kompanisë Gallup, duket se e shikonte si pozitiv ndërhyrjen e Sh.B.A-së për të mbrojtur regjimin në koren e jugut23.

                                                                                                                         

22  Henry  Kissinger,  “Diplomacia”.  Botimet  :  Shtëpia  botuese  e  Lidhjes  së  Shkrimtarëve.  Tiranë.  1999.  Fq:  473.  

23  http://www.gallup.com/poll/7741/gallup-­‐brain-­‐americans-­‐korean-­‐war.aspx  -­‐  Publikime  nga  kompania  Gallup  për  sondazhet  e  vitit  1950  rreth  luftës  së  Kores.  

Page 29: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  29  

Fatkeqësisht nuk ekzistojnë statistika të matjes së opinionit publik para se të niste lufta, në mënyrë që të shikonim pozicionimin e opinionit publik para marrjes së inisiativës nga elitat politike për ndërhyrje. Kjo edhe për shkak se as elitat politike nuk e kishin parashikuar një mundësi luftë të tërthortë me Bashkimin Sovjetik24. Kjo gjithsesi na çon në një përfundim tjetër, se opinionit publik i lihet e drejta për tu shprehur apo për të vendosur pasi nisma dhe vendimi është marrë nga elita politike, gjë që rrëzon iden e ndikimit të opinionit publik në nisjen e luftës.

Nga ana tjetër elitat politike e argumentuan përfhirjen e tyre në Kore si pjesë e interesit kombëtar të Sh.B.A-së, apo pse jo të demokracisë dhe në tërësi dhe të vlerave që adoptonte një numër shtetesh me në krye Sh.B.A-në si të vetmin aktor me fuqi militare për të mbrojtur këto vlera dhe interesa. Truman do të shprehej në atë kohë se, “Sulmi kundër Koresë e bën të qartë, pa më të voglin dyshim, se komunizmi kishte kaluar përtej përdorimit të subversionit për të mposhtur kombet e pavarura dhe tani do të përdorë pushtimin e armatosur dhe luftën”25. Vendimi u mor pasi nëse do të toleroj një rast i ekspansionit komunist në vënd nën ndikimin amerikan, ky mund të ishte një preçedent edhe për vënde të tjera që ndiqnin të njëjtën rrugë nën ndihmën e Bashkimit Sovjetik.

Në rastin e luftës së Kores duket se zgjidhja ishte padyshim e elitës politike, presidentit dhe këshilltarëve të tij në lidhje me politikën e jashtme, kjo zgjidhje u ndërmorr bazuar në interesat afatgjate të Sh.B.A-së në luftën kundër dominimit të zonave dhe influencës në zona të treta me Bashkimin Sovjetik. Gjithashtu roli i opinionit publik në këtë rast duket se është simbolik pasi nuk ka ushtruar asnjë presion në ndryshimin ose vendosjen e një politike të caktuar, ai u dëgjua pas marrjes së inisiativës për përfshirjen dhe dërgimin e trupave dhe u manipulua lehtësisht nga elitat politike, kjo korrenspondon dhe me një kohë ku presidentit të Sh.B.A-së i është lën në dorëzim vendosja e strategjive në luftën e ftohtë, në raport gjithmonë me opinionin publik.

6.2. Rasti i luftës së Vietnamit(1960-1975), cilat ishin shkaqet që çuan Amerikën në një luftë dhe arsyet pse përfundojë lufta, trajtimi i çështjes bazuar te ndikimi nga opinionit publik. Rasti i luftës së Vietnamit duket se përbën momentin e kthesës së ndikimit të opinionit publik në politikën e jashtme amerikane, si një i konsoliduar dhe i cili meritonte të dëgjohej ose ndryshe mund të sillte destabilitet politik në realitetin e brëndshëm politik dhe si pasojë nuk mund të injorohej. Njëkohësisht lufta e Vietnamit është edhe rasti ku

                                                                                                                         

24  Po  aty.  

25  Deklaratë  e  Presidentit  Truman  e  bërë  më  27  qershor  1950,  në  Harry  S.  Truman,  “Years  of  trial  and  hope  1946-­‐1952”.  New  York,  shtëpia  botuese:  Doubleday,  1956.  Fq:  338.  

Page 30: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  30  

elitat politiko ekonomike mund të kenë luajtur një rol madhor në krijmin e përceptimeve dhe krijmin e qëndrimeve të caktuara të opinionit publik. Një nga ndryshimet që solli ngritjen e rolit të opinionit publik ishte edhe shfaqja e televizorit. Gjatë luftës së Kores në vitin 1950 vetëm 9% e shtëpive në amerik kishin televizorë, gjatë luftës së Vietnamit në 1963 rreth 93%26 e shtëpive tashmë zotëronin një televizor, kjo është koha ku korrespondon me nisjen e protestave në amerik kundër luftës në Vietnam. Nqs do i referohemi sondazheve të Gallup, në Gusht të vitit 1965 61% e amerikanëve e konsideronin luftën në Vietnam si vendimarrje të saktë, në Janar të vitit 1970, 5 vite më vonë 1 në 3 amerikan e konsideronte si të gabuar. Për herë të parë gati opinioni publik i kundërvihej administratës dhe presidentit ndaj veprimeve të tyre në lidhje me politikën e jashtme duke thyer një “tabu” pagabueshmërin e elitës politike dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve në vendime që nuk kishin interes direkt me to. Fillimisht administratat e Trumanit dhe të Ajzenhauerit do e shikonin çështjen e Vietnamin njësoj si ajo Kores që sduhet të binte në duart e komunistëve, kjo pasi mund të vepronte efekti domino dhe në vëndet përreth do të vendoseshin regjime komuniste të mbështetura nga Vietnami dhe Bashkimi Sovjetik27. Pozicion që e mbështeti më pas edhe presidenti Kenedi, i cili ishte përkrahës i dhënies së ndihmës ndaj çdo populli që aspiron për liri. Deri në këto momente opinioni publik e shikonte pozitivisht përfshirjen e Sh.B.A-së në luftë. Gjithashtu edhe presidenti Xhonson, i cili më shumë interesohej për politikat e brëndshme, kryesisht ato me karakter social, nuk ishte shumë i fokusuar në politikën e jashtme dhe ndoqi gati të njëjtat politika. Xhonson gjithashtu abuzoj edhe me deklarat dhe shpjegimet që i jepte kongresit në lidhje me ngjarjet në Vietnam për të marrë mbështetje politike dhe për të vazdhuar operacionet, gjë që solli zhvillime të reja brënda vëndit dhe rritjen protestave. “Në fund të mandatit të tij më 1968, Xhonsoni nuk mund të shfaqej në publik, veçse në bazat ushtarake ose në vënde, ku fizikisht nuk lejoheshin protestuesit e dhunshëm. Ai nuk mundi të shfaqej as edhe në konferencën e partisë së vet me 1968. ” shprehet për protestat dhe Xhonsonin ish këshilltari i Niksonit, Henri Kisinger28. Në vitet 70-të, erdhi në skenë një brez i ri amerikanësh, i cili nuk e shihte më Amerikën, dhe veçanerisht imazhin e presidentit, si të pakorruptuar.

                                                                                                                         

26  The  Vietnam  veteran:  A  history  of  neglect.  Bonior,  Chaplin,  Kolly.  New  York.  Botime:  Praeger.  Fq:  18.    

27 Argument Without End In Search Of Answers To The Vietnam Tragedy. McNamara. Fq: 19.  

28  Henry  Kissinger,  “Diplomacia”.  Botimet  :  Shtëpia  botuese  e  Lidhjes  së  Shkrimtarëve.  Tiranë.  1999.  Fq:  675.  

Page 31: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  31  

Pra deri në këto vite kemi krijmin e një opinioni publik në lidhje me politikën e jashtme më të fortë se asnjëherë më parë, elitat politike vendosin përsëri pa ndjekur fare vullnetin e tyre, duke injoruar krejtësisht fuqinë dhe ndikimin që duhet të ketë opinioni publik në lidhje me politikën e jashtme. Ndërkohë kjo ndodh deri tani pasi presidenti i ardshëm, që do të pasoj edhe Xhonsonin pritet ti japi fund luftës në Vietnam duke tërhequr trupat amerikane, po mos ndoshta ky ishte një vendim i shtyrë nga masat e mëdha të qytetarëve dhe lëvizjet studentore që kërkonin si asnjëherë tjetër më parë të vendosnin ata vetë në lidhje me politikën e jashtme apo ishte një vendim që ishte marrë strategjikisht në lidhje me interesat amerikane. Sipas Henri Kisinger Niksoni nuk e ndërmorri më inisiativën për të vazhduar sulmin ndaj Vitnamezëve komunist pasi kjo ishte jo e sigurt, donte të rruante marrëdhënie të mira me Kinën dhe Bashkimin Sovjetik si dhe se shpenzimet ekonomike për vazhdimin e luftës në kohë të gjatë mund të ishin të papërballueshme por nga ana tjetër sipas pretendimit të Kisinger ishte e pamundur që presidenti të injoronte atë masë popullore që protestonte dhe kërkonte kthimin e trupave amerikane në vënd. Në këtë rast me vendimin e Niksonit për të përfunduar aksioni ushtarak në Vietnam padyshim që një nga faktorët është edhe opinioni publik, por i alternuar edhe me faktorë të tjerë strategjik që e bënin qëndrimin e Sh.B.A-së në Vietnam.

Page 32: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  32  

Kapitulli 7: Konkluzionet. 7.1. Kush udhëheq, kush ndjek.

Për të shpjeguar apo interpretuan politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara të

Amerikës duhen marrë parasysh një serë faktorësh nga më të ndryshmit duke e

vështirësuar analizën me qëllim përcaktimin e një arsyeje të vetme që nxit një politikë të

caktuar. Në një situatë ku roli dhe influenca e mediave ndërkombëtare si CNN, BBC,

New York Times etj raportojnë dhe shfaqin në ekranet apo shkrumet e tyre situata nga

vënde të ndryshme të botës ku ose zhvillohen luftime ose ka krizë humanitare padyshim

që edhe ndjeshmëria e qytetarëve të Sh.B.A-së është rritur. Po cili është ndikimi i këtyre

imazheve nga ushtarët amerikan të plagosur prej përfshirjes në Vietnam, efekti tek

njërëzit ishte i madhë dhe kjo u reflektua edhe nëpërmjet protestave të dhunshme, që për

herë të parë shpërthyen në amerik me kërkesa për ndryshimin e kursit të politikës së

jashtme. Bota e medias, si televizionet dhe gazetat në mesin e viteve 60-të arritën të

bindnin njërëzit që në fillim të luftës ishin dakort, dhe mendonin se ishte detyre e

Sh.B.A-së të ndihmonte vënde që rrezikoheshin nga komunizmi, se ajo nuk ishte detyrë

më e Sh.B.A-së por mbetej vetëm një kërcënim i vazhdueshëm për humbjen e jetëve të

qytetarëve amerikan dhe rritjen e shpenzimeve ushtarake. Kërkimi im del në përfundim

se përgjatë momenteve kohore të ndryshme, që lidhen me persona të ndryshëm në krye

të institucioneve, herë është dëgjuar edhe zëri i opinionit publik dhe herë jo, kjo nga

ndryshimet ideologjike dhe konjukturave të çdo rasti në administrata të ndryshme që

adoptonin politika dhe filozofi të ndryshme. Por për shkak të paqëndrueshmërisë së

opinionit publik, i cili në momente kohore të ndryshme dhe relativisht të shkurta mund

të ndryshoj qëndrim, është emocional dhe selektiv në çështjet që zgjedh për tu interesuar

Page 33: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  33  

dhe reaguar me vullnetin e ti(si rasti i Vietnamit), nuk ka sesi të konsiderohet një faktorë

përcaktues për politikën e jashtme apo për sigurinë kombëtare të Sh.B.A-së. Ndërkohë

që nga ana tjetër është përballë një elite politike e cila është mirë arsimuar dhe e

specializuar në çështje të caktuara, si dhe ka akses direkt në organet e politikbërjes siç

është Kongresi, Presidenti apo Këshilli Kombëtar i Sigurisë. Nqs organizimi i politikës

së jashtme do i lihej një aktori si opinioni publik kam përshtypjen se ajo do i ngjante një

shteti radikal, me ndryshime të shpejta të politikave dhe në tërësi i paparashikueshëm

dhe me interesa afatgjate në dobi të shtetit dhe mbijetesës së tij. Nisur nga rastet e

Kores, Vietnamit dhe të Irakut, kam dal në konkluzion se opinioni publik mundet ti

vendos kufizime politik-bërësve dhe elitës politike në momente të caktuara kohore por

ajo nuk përbën një faktor vendimtar dhe diktus i politikës së jashtme, dhe nevojitet që

alternativat që janë shtruar në diskutim ti ketë hedhur elita politike dhe më pas mund të

ndahen qëndrimet.

Page 34: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  34  

Bibliografia:  

Rosati, Politika e Jashtme e SHBA, 2010, faqja 119. Pious, 1979, faqja 332. American Foreign Policy: Pattern and Process, 7th Edition. Wittkopf, Jones, Kegley (origjinali - 1996) por ribotimi 2008. Iran-Contra Report; Arms, Hostages and Contras: How a Secret Foreign Policy Unraveled" March 16, 1984, New York Times. Woodrow Wilson, “Congressional Government: A Study in American Politics”. Ripublikim i Brookings Institutution, Washington DC, 1956. Fq: 52. Marrë nga libraria online e Cornell University Law Scholl, seksioni: United States Code. http://www.law.cornell.edu/uscode/html/uscode50/usc_sup_01_50_10_33.html Marrë nga libraria online e Yale Law School, seksioni: Documents in Law, History and Diplomacy. http://avalon.law.yale.edu/18th_century/debates_817.asp The Politics of the Developing Areas. Gabriel A. Almond and James S. Coleman, Eds. Princeton University Press, Princeton, N. J., 1960. Conditions for military control over foreign policy decisions in major states: a historical exploration. Roger Benjamin and Lewis Edinger. http://jcr.sagepub.com/content/15/1/5.extract Sistemi i marrjes së vendimeve në politikën e jashtme. Instituti i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ekonomike. Haralambos Tsardanidhis. 2006. Athinë. Fq: 124. Kalela, A. (1976). Foreign policy elites, ideology and decision-making. Ideja e autorit. Maidment, McGrew. 1986. Chicago, fq: 139. Dougl a s C. Foy le, “Presidents, Public Opinion, and Foreign Policy” .Columbia University Press. 1999. Fq: 1. http://www.history.army.mil/brochures/somalia/somalia.htm - The United States Army in Somalia 1992-1994. John S. Brown. Lippmann, Walter. 1955. Essays in the Public Philosophy. Boston: Little, Brown. Marrë nga leksionet e lëndës Teoritë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Henry Kissinger, “Diplomacia”. Botimet : Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve. Tiranë. 1999. Fq: 473. http://www.gallup.com/poll/7741/gallup-brain-americans-korean-war.aspx - Publikime nga kompania Gallup për sondazhet e vitit 1950 rreth luftës së Kores. Deklaratë e Presidentit Truman e bërë më 27 qershor 1950, në Harry S. Truman, “Years of trial and hope 1946-1952”. New York, shtëpia botuese: Doubleday, 1956. Fq: 338. The Vietnam veteran: A history of neglect. Bonior, Chaplin, Kolly. New York. Botime: Praeger. Fq: 18.

Page 35: Punimi i Diplomes / Marrëdhënie Ndërkombëtare / USA / JC

 

  35  

Argument Without End In Search Of Answers To The Vietnam Tragedy. McNamara. Fq: 19. Henry Kissinger, “Diplomacia”. Botimet : Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve. Tiranë. 1999. Fq: 675.