20
Botimi i Bashkisë Korçë SPECIALE PRANVERË 2012 Kalldrrëm në Lagjen 2, Rruga “Sotir Gura” Pranverë 2012 KORÇA NJË HAP PËRPARA falas

Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revista Qyteti im Pranvere 2012

Citation preview

Page 1: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

Bot

imi i

Bas

hkis

ë K

orçë

SPE

CIA

LE P

RA

NVE

2012

Kalldrrëm në Lagjen 2,Rruga “Sotir Gura”

Pranverë 2012

KORÇANJË HAP PËRPARA

falas

Page 2: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

Me ftesë të Presidentit të Republikës së Kroacisë dhe të Ambasadës Amerikane në Kroaci, kryetari i Bashkisë Korçë, Z. Niko Peleshi në datat 2-3 prill mori pjesë në Brown Forum, mbajtur në Opatija me pjesëmarrjen e drejtuesve të bashkive dhe të qeverisjes vendore si edhe drejtues të biznesit nga rajoni dhe SHBA.

Nga paneli ku ai mori pjesë, prezantoi para pjesëmarrësve përvojën e Bashkisë Korçë për identifikimin e avantazheve konkurruese dhe potencialeve të qytetit gjë e cila u bë baza për të zhvilluar një vizion të ri dhe një strategji afatmesme për mundësimin e rritjes ekonomike lokale.

Duke u fokusuar në zhvillimin dhe promovimin e turizmit si një mundësi alternative e bazuar në potencialet e qytetit, kryebashkiaku Peleshi analizoi rrugën e ndjekur për ta shndërruar qytetin e Korçës në një qënder të turizmit alternativ dhe atij të eventeve, gjë që i solli këtij qyteti edhe çmimin e turizmit për vitin 2010.

Çështjet kryesore që u diskutuan ishin: identifikimi i avantazheve lokale, lehtësia e të bërit biznes (lehtësimi lokal), përfshirja e komunitetit, ndërtimi i konsensusit për investimet dhe rritjen ekonomike, gjetja e partnereve për investime.

2012 Brown Forum KroaciMundësitë ekonomike në nivelin e bashkiveNiko Peleshi: “Ka gjithmonë një mundësi

për zhvillim, kur mbështetesh në avantazhet konkurruese dhe në potencialin unik të një qyteti.”

2

Page 3: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

Në fillim të viteve 1990, Shqipëria ishte duke përjetuar ndryshim nga sistemi komunist, në një sistem të ri.

Qyteti i Korçës u përball me nevojën dhe sfidën e gjetjes së rrugëve të reja për zhvillimin ekonomik.

Koncepti i ri i avantazheve konkurruese filloi të jetë i njohur nga një numur qytetarësh, sipërmarrës apo jo.

Njerëzit u përballen me një dimension të ri të lirisë në kontekstin e ri politik dhe ekonomik.

Për një periudhe të gjatë, aktiviteti i zhvillimit ekonomik ishte i padisiplinuar dhe spontan.

Korça u përball me një fenomen në shkallë të madhe te emigrimit të banorëve të saj, kryesisht në Greqi dhe në vende të tjera jashtë vendit.

Qyteti kishte një ekonomi të brishtë te varur nga remitancat, ndërmarrjet me fason, si dhe në disa industri të suksesshme të përpunimit të ushqimit.

Çështjet kryesore të zhvillimit të qytetit të trajtuara në Brawn Forum nga kryebashkiaku Niko PeleshiVështirësitë e zhvillimit

ekonomik lokal të Korçës pas viteve 90

Gjetja e rrugëve të reja për zhvillimine qytetit të Korçës

Në kandidimin e tij te parë elektoral 5 vjet më parë krye-bashkiaku Niko Peleshi pas një analize të detajuar, identifikoi përparësitë konkurruese dhe potencialet e qytetit të Korçës:- Një qytet i trashëgimisë së pasur historike, ende e pranishme në karakteristikat e tij urbane dhe arkitektonike- Një qytet i njohur në Shqipëri dhe jashtë saj si qytet i arsimit, artit dhe kulturës.- Një qytet me tradita dhe vlera të spikatura qytetare- Një qytet i monumenteve dhe zonave të mbrojtura historike si Pazari i Vjetër, Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar, Muzeu Kombëtar i Arsimit, Galeria e Arteve, lagjet e vjetra të shtruara me gurë kalldrëmi etj.

- Një qytet me një infrastrukturë të re moderne nëntokësoreBazuar mbi të gjitha këto u krijua një strategji për të përballuar me potenciale edhe trendet e reja zhvillimore.

Një plan për rritje ekonomike filloi me:- Rigjenerimin e infrastruktures në një standard evropian (shembulli i rikonstruksionit të Bulevardit “Republika”, i cili pati efekt ne rigjenerimin dhe hapjen e një numri të bizneseve turistike në këtë pjesë të qytetit).- Ruajtja e traditës (rigjenerimi i rrugëve me kalldrëm të cilat çojnë drejt hapjes te shërbimeve mëngjes hotelieri, brenda lagjeve tradicionale).- Rikonstruksioni i Pazarit të Vjetër

Ku ndikoi gjetja e drejtimeve te reja të zhvillimit- Në rritjen e besimit të qytetarëve, se qyteti i tyre ishte më miqësor dhe në rrugë zhvillimi duke ofruar një cilësi më të mirë të jetës.- Në kthimin e një numri më të madh emigrantësh korçare nga Greqia, të cilët u kthyen në qytetin e tyre duke blerë shtëpi dhe duke investuar.

3

Page 4: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

75 000 m2 kalldrëm cilësor guri i shtruar në rrugë dhe sheshe ka ndryshuar pamjen e pesë lagjeve tradicionale të qytetit të Korcës.

50 000 m2 kalldrëm është shtruar në lagjet 1, 2, 3 dhe 25 000 m2 kalldrëm në lagjet 11, 12 duke shënuar kështu përfundimin e rikonstruksionit të një pjesë të rëndësishme të qytetit të Korçës në qendër të tij.

Përfundon rikonstruksioni i kalldrëmeve në lagjet tradicionale të qytetit të Korçës

foto kalldrëm foto kalldrëm kalldrëm, Lgj.11 kalldrëm, Lgj.11

4

Page 5: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

Përfundon rikonstruksioni i kalldrëmeve në lagjet tradicionale të qytetit të KorçësShtrimi me kalldrëm i këtyre lagjeve, ishte rezultat i kërkesës kategorike të kryebashkiakut

Niko Peleshi pranë Bankës Gjermane për Zhvillim KFË (financuese e projektit të madh të kanalizimeve në qytet), i cili insistoi që pas shtrimit të rrjetit të kanalizimeve në këto zona të përfshihej detyrimisht edhe rikonstruksionin e plotë i kalldrëmeve.

foto kalldrëmkalldrëm, Lgj.13kalldrëm, Lgj.11, Mitropolia 2

5

Page 6: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

SOCIALE

Për herë të parë në qytetin e Korçës është çelur një qendër ditore në shërbim të fëmijëve të komunitetit rom dhe egjiptian. Ka qënë ky një investim i Bashkisë Korçë dhe Fondacionit Dorcas Albania. Në këtë qëndër këta fëmijë do të përfitojnë falas një vakt ushqimor, kujdes mjekësor nga personel i specializuar. Pranë qendrës do të funksionojnë edhe dy klasa me kushte moderne në te cilat fëmijet do të përgatisin mësimet nën kujdesin e mësuesve të kualifikuar si edhe do të perfitojnë përkujdesje të veçantë nga punonjës socialë. Shërbimet që do të ofrohen në ktë qendër synojnë të minimizojnë vështirësitë dhe problematikën e fëmijëve të këtyre komuniteteve.

Bashkia Korçë dhe USAID kanë vlerësuar me çertifikata 12 të rinj nga komunitetit rom dhe egjyptian. Ky vlerësim është bërë me motivacionin: Për pjesmarrjen e suksesshme në simpoziumin me temë “Promovim i vlerave dhe historisë së komuniteteve rome dhe egjyptiane në Shqipëri”. Në kuadër të këtij projekti është zhvilluar edhe një konkurs me ese me temën: “Të promovojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse” në të cilin një komision i përbërë nga mësues dhe pedagogë të Universitetit “Fan S.Noli” kanë përzgjedhur tre esetë më të mira nga të rinj përfaqësues të këtyre dy komuniteteve. Për këta të rinj Bashkia Korçë dhe USAID kanë dhuruar kompjutera në shenjë vlerësimi dhe motivimi.

Çelet Qëndra Ditore për fëmijët e komunitetit Rom dhe Egjiptian

Të promovojmë një shoqëri gjithëpërfshirëse

6

Page 7: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

SOCIALEDita Ndërkombëtare e Jetimëve

Vizitë në Shtëpinë e Foshnjës“Lulet e Vogla” Korçë

Nënkryetari i Bashkisë Sotiraq Filo shoqëruar nga një pjesë e stafit të Bashkisë Korçë, ka qënë pranë fëmijëve të Shtëpisë së Foshnjës “Lulet e Vogla” në Ditën Ndërko-mbëtare të Jetimëve ku ka dhuruar lodra dhe veshmbathje për ta. Ndërsa fëmijët, dhuruan momente emocionuese nëpërmjet vjershave dhe lojrave që ata kishin përgatitur me këtë rast.

“Ndihma që ne po japim sot për këta fëmijë është modeste krahasuar me nevojat e tyre”,- është shprehur Filo,”por megjithatë ne e ndiejme të domosdoshme si prindër dhe si qytetarë të Korcës të bëjmë dicka për këta fëmijë të cilet me shumë se cdo pjesë tjetër e shoqerisë, kanë nevojë për vëmendje dhe përkujdesje të veçantë”

Ju nuk jeni vetëm

Gra dhe nëna të Bashkisë Korçë me mbështetjen e kryebashkiakut Niko Peleshi, nën sloganin “Ju nuk jeni vetëm” morën iniciativen për të mbledhur fonde në mbështetje të fëmijëve jetimë të Shtëpisë së Foshnjës “Lulet e Vogla”. Iniciativa e tyre gjeti mbeshtetjen e dhjetra qytetarëve korçarë.

7

Page 8: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

Presidenti i Republikës SH.T.Z Bamir Topi në muajin prill të këtij viti dorëzoi titullin e lartë “Nderi i Kombit” për Korin Lira, një nga vlerat identifikuese të kulturës korçare dhe asaj shqiptare në përgjithësi.

Gjatë ceremonisë të mbajtur në Teatrin “Andon Zako Çajupi” të qytetit ai vlerësoi me titullin “Mjeshter i madh” edhe artistet dhe sportistet e mirënjohur korçarë Llazi Serbo, Pirro Kasati, Lindita Theodhori, Jani Kaçi, Pavlina Evro, dhe Zamira Kita për kontributin e tyre të shquar në zhvillin e artit dhe sportit në Shqipëri.

Kori Lira “Nderi i Kombit”

8

Page 9: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

Një Historik i shkurtër i Korit “Lira”Kori i burrave në qytetin e Korçës u formua rreth viteve

1920. Ndër pjestarët e parë të këtij kori ishin Ilo Mosko, Gaqo Jorganxhi,Tole Adhami, ndërsa instrumentistët ishin Cavali, Kostaq Kota, Ilo Duro, Vangjish Tushi, Kico Venetiku etj. Dirigjentët e parë ishin Mihal Ciko, Ilo Mosko, Sotir Kozmo, Kristo Kono që e drejtoi Korin deri ne vitin 1945 pas tyre drejtimi i Korit u mor per një kohë të gjatë nga Kostaq Osmanlli deri në vitet 80. Që prej asaj date dhe deri në prill te viti 2010 ky Kor u drejtua nga Jorgaq Nano (artist i merituar). Prej afro një viti drejtimin e korit e ka marrë dirigjent Z. Pandi Bello. Një meritë shumë të madhe për drejtimin e këtij grupi ka ish dirigjent i bandës “Vatra” zoti Thoma Nashi i cili erdhi në Korçë më 26 Maj 1920 nga SH.B.A. Ky drejtues i zoti jo vetëm që organizoi Korin por

krijoi të parën orkestrinë që ja bashkangjiti grupit koral.Gjatë viteve të ekzistencës së tij ky grup ka dhënë koncerte të përbashkëta me artistë të njohur korçarë si: Mihal Ciko, Llambi Turtulli, Jorgjie Truja, Kristaq Antoniu, Tefta Tashko, Gaqo Cako si dhe pianistet Lola Gjoka, Karmen Nakodhe, Boris Plumbi.

Përveç qindra koncerteve dhënë në Korçë, Tiranë, Vlorë, Shkodër madje dhe në veriun e Shqipërisë, prej te cilave mjaft kishin dhe një aspekt zyrtar protokollar me rastin e festave kombëtare ky grup ka marrë pjesë dhe në mjaft koncerte dhe aktivitete jashtë si:• Në Manastir pas clirimit të Shqipërisë • 14 dhjetor 1991 në festivalin e Ohrit (Maqedoni)• 23 Maj 1993 në Festivalin Ballkanik Argos ( Greqi) • 17 Tetor 1997 në Festivalin Ballkanik Argos (Greqi)• 20-26 Maj 1998 Festivali Ndërkombëtar i Zalaut (Rumani) • 9 Maj 1999 Festivali i Parë Europian i Koreve në Tiranë• 26-27 Maj 2000 në Festivalin Ballkanik Argos • 20-21 Tetor takimi i Koreve në Follorinë• 28 Tetor 2005 në Festivalin Ndërkombëtar në Kardhicë (Greqi) • Maj 2007 në Festivalin e dytë Europian të Koreve• 6-9 Qershor 2010 Festivali i katërt Ndërkombëtar i koreve

Ky Kor në aktivitetin e tij ka një repertor më shumë se 200 këngë patriotike,lirike,satirike nga treva e Korçës, këngë fetare,këngë të huaja si dhe pjesë korale accapella. Gjatë kësaj periudhe 85 vjecare të ekzistencës së tij ky Kor ka aktivizuar 79 meshkuj, 20 femra, 47 orkestrantë meshkuj dhe 5 femra. Kanë debutuar gjithsej 14 solistë prej të cilëve 4 femra dhe 10 meshkuj. Koncertin e parë zyrtar ky grup e ka dhënë në 15 dhjetor 1920 nën drejtimin e të riut të talentuar Mihal Ciko. Me formimin e shoqërisë artistike “ Lira” më 17 qershor 1928 ky grup u inkuadrua në këtë shoqëri dhe që prej asaj kohe u quajt grupi “Lyra” emër të cilin vazhdon të mbajë dhe sot. Shumë pjestarë të Korit kanë kënduar dhe këndojnë dhe sot në formacione të tjera artistike të qytetit. Ata kanë pjesmarrës në formacionet që realizuan vënien në skenë të operetës së pare shqiptare “Agimi” Piro Suljoti dhe Gaqo Jorganxhi ishin solistë,po ashtu dhe në ansamblin popullor të qytetit, në operan e kompozitorit Josif Minga etj. Grupi i këngës karakteristike Korçare “Lyra” ka qënë dhe vazhdon të jetë një Shoqëri Lirike Popullore. Pasuri kulturore e Korçës dhe Shqipërisë.

Në kuadër të bashkëpunimit mes qytetetit të Korçës dhe qytetit të Manastirit në Maqedoni, Kori Lira ka shfaqur

një koncert me pjesë të zgjedhura të repertorit të tij.9

Page 10: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

Mirënjohje për figurën e mësuesitNë ditën e 7 marsit Bashkia Korçë

organizoi një pritje për mësuesit pensionistë të qytetit të Korçës në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi dhe falenderimi për punën e tyre te palodhur në edukimin e brezave të qytarëve korçarë. Nga ana e tyre, mësues të shumtë falenderuan bashkinë për vlerësimin që ju bëhet atyre dhe punës së tyre, sidomos në këtë ditë tepër të veçantë për ta.

Bashkia Korçë nderoi 10 personalitete me kontributnë fushën e arsimit me Tituj Nderi

Në ditën e mësuesit Bashkia Korçë dhe Këshilli Bashkiak, në një ceremoni të veçantë nderoi me Tituj Nderi dhjetë personalitete të nderuar të qytetit të Korçës.

Thimi Marko, Visar Dodani, Xhuvi Sharxhi, Jovan Kosturi, Nuçi Naçi, Orhan Pojani, Alo Bej Dishnica, Belul Efendi, Diamanti Terpo dhe Dhimitraq Kaçadani megjithëse me personalitet të spikatur në periudha të ndryshme historike dhe kohore janë vlerësuar nga bashkia e qytetit në vitin e 100 vjetorit të Pavarësisë për kontributin e tyre të çmuar në fushën e arsimit.

10

Page 11: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

Vlerësohen modelet e suksesshme të shërbimeve komunitare

Drejtuesi i Fondacionit Kenedi, Qytetar Nderi i Korçës

Bashkia Korçë dhe Këshilli Bashkiak i kanë dorëzuar Z.Ian Loring, drejtues i Fondacionit Kenedi titullin “Qytetar Nderi i qytetit të Korçës” me motivacionin : “Për kontributin e veçantë social dhe humanitar për qytetin e Korçës, në krijimin e modeleve të suksesshme të shërbimeve komunitare, udhëhëqur nga besimi, dashuria dhe përkushtimi për njerëzit”. Një komponent i rëndësishëm i kontributeve të z.Ian Loring dhe fondacionit që ai drejton, veç shërbimeve periodike janë edhe mundësimi i kurimeve shëndetësore jashtë Shqipërisë si dhe dhënia e bursave për studime brenda dhe jashtë vendit për nxënës të talentuar me mundësi minimale ekonomike. Fondacioni Kenedi dhe Ian Loring, kanë qenë vazhdimisht bashkëpunëtorë me bashkinë në veprimtari të ndryshme artistike për fëmijë e të rinj. Në këtë 10 vjetor të krijimit të Fondacionit Kenedi, Ian Loring ka përpara shumë plane për të vazhduar kontributin e tij social dhe humanitar në qytetin e Korçës.

Bashkia Korçë i ka akorduar titullin e lartë “Qytetar Nderi” këngëtarit të shquar shqiptar Sherif Merdani.

Bashkia Korçë dhe Këshilli Bashkiak, kanë vlerësuar me Titullin “Qytetar Nderi”, drejtuesin e suksesshëm të Kolegjit “Preka” në Korçë, z. Carmel Camilleri. Kolegji “Preka” është një nga shkollat jopublike me nivel të lartë të mësimdhenies në qytetin e Korçës dhe rezultate të larta të nxënësve që studiojnë atje.

11

Page 12: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

KULTURËEkspozita Pranverë 2012

Qendra Kulturore” Vangjush Mio” dhe Bashkia Korçë, kanë çelur ekspozitën “Pranverë 2012”. Në këtë ekspozitë janë prezantuar punë të zgjedhura të autorëve të ndryshëm nga Korça, Pogradeci, Erseka dhe Maqedonia.

Ekspozita e frymëzuar nga puna e Martin Parr

Ka qënë një eksplorim i rallë fotografik konkursi i fotografisë dixhitale nga British Council Albania. Gjatë muajit shkurt, koleksioni me titull “Shqipëria” u ekspozua për publikun artdashës të qytetit të Korçës, në Galerinë e Arteve Figurative “ Guri Madhi” në bashkëpunim me Qendrën Kulturore “ Vangjush Mio” dhe bashkinë e Korçës. Fotografi i njohur britanik Martin Parr, vizitoi dhe fotografoi Shqipërinë e 20 viteve më parë dhe me stilin e tij të veçantë krijoi një galeri mahnitëse peisazhesh e portretesh nga 6 qytete të Shqipërisë, përfshirë dhe Korçën. Martin Parr është një kronist i kohës sonë. Përballë përmbytjes në rritje të vazhdueshme të imazheve të publikuara nga mediat, fotografitë e tij na ofrojnë mundësinë për të parë botën nga perspektiva e tij unike. Fotografitë e tij janë origjinale dhe zbavitëse, te arritura dhe të kuptueshme. Por në të njëjtën kohë ato na tregojnë në një mënyrë depërtuese që ne jetojmë, se si ne paraqesim veten në të tjerët, dhe atë që ne vlerësojmë. Ekspozita e tij u ndoq me interes të veçantë nga artdashësit korçarë.

Kufij pa ndarjeBashkëpunimi kulturor Korçë – Manastir sjell ekspozita të veçanta

Në kuadër të projektit “Kufij pa ndarje”, financuar nga Komuniteti Europian, tek Shtëpia Rumune Korçë, është çelur ekspozita me fotografi dhe punime dore të realizuara gjatë këtij projekti i cili rezultoi si një bashkëpunim mjaft i sukseshëm ndërmjet qytetit të Korçës dhe atij të Manastirit (Maqedoni). Në këtë aktivitet u shfaqen për të gjithë pjesmarrësit dhe disa filmime me pamje turistike nga të dyja qytete si dhe një kalendar i përbashkët i aktiviteteve kulturore 2012.

12

Page 13: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

KULTURË

Pranvera Frankofone ka qënë edhe këtë vit vazhdimi i përcjelljes së kulturës franceze në Shqipëri.

Ambasada Franceze në Tiranë, në bashkëpunim me Aleancën Franceze dhe ambasadat rumune, egjiptiane, greke, maqedonase si dhe institucionet kulturore në vend, kanë sjellë në këto ditë aktivitete të shumta kulturore edhe në qytetin e Korçës.

Me të ftuar të shumtë nga mbarë fushat e natyrisht “frankofonë”, kjo “Pranverë” e këtij viti të gjashtë në Shqipëri, ishte veçse vijimi i përcjelljes së kësaj kulture, përmes aktiviteteve artistike, shfaqjes së filmave, mbrëmjeve letrare apo muzikës e poetëve më të mirë francezë.

Qëndra Kulturore “Vangjush Mio” ka çelur ekspozitën me 30 vepra nga Shoqata e gdhendësve të drurit nga Manastir. Pjesmarrësit në këtë ekspozitë kanë sjellë vazhdimësinë e një tradite shumëshekullore, duke prezantuar veten me krijime në teknika të ndryshme të gdhendjes, motive të ndryshme tradicionale dhe stile të spikatura. Objektivat bazë të kësaj shoqate kanë qënë vazhdimësia, kujdesi dhe nxitja për artin kombëtar të gdhendjes në dru përmes ekspozitave, kolonive, botimit të revistave etj.Koncert instrumental

Pranverë Frankofone

Pranverë Frankofone

13

Page 14: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

Nxënës të Shkollës jo publike “Thimi Marko” në takim me kryebashkiakun

Nxënës të shkollës“Claude Debussy“në Francë vizitojnë Bashkinë Korçë

Nxënës dhe mësues të shkollës “Claude Debussy “ në Saint Germain Francë, shoqëruar nga mësues dhe nxënës të shkollës 9-vjeçare Sotir Gura, kanë vizituar Bashkinë Korçë. Vizita e tyre dhjetë ditore në qytetin e Korçës u çel me një takim me kryebashkiakun Niko Peleshi . Kryebashkiaku falenderoi nxënësit për interesin që ata kanë treguar për të vizituar qytetin e Korçës i cili jo më kot cilësohet si Parisi i vogel, një qytet i mbushur plot me tradita dhe një kulturë të spikatur. Nga ana e tyre mësuesit dhe nxënësit francezë shprehën interesin e tyre për të vizituar këtë qytet të bukur, me rrugicat karakteristike me kalldrëm , të cilat u kishin lënë atyre një përshtypje të veçantë, si dhe për të mësuar rreth kulturës dhe traditave të një qyteti, te cilin nxenesit paraardhes qe kanë vizituar Korçën ua kanë përshkruar me fjalet më të bukura. Binjakëzimi midis këtyre dy shkollave ka filluar që prej vitit 2000 dhe kjo është vizita e tretë që nxënës të shkollës “Claude Debussy “ bëjnë në qytetin e Korçës.

Si funksionon bashkia, çfarë detyra ka ajo, cili është roli i kryebashkiakut në vendimarrje e të tjera pyetje si këto ishin në qëndër të një bashkëbisedimi të ngrohtë mes një grupi nxënësish nga shkolla “Thimi Marko” dhe kryebashkiakut Niko Peleshi. Ata jo vetëm kanë degjuar me interes shpjegimet e bëra nga kryetari i bashkise në lidhje me mënyren e funksionimit të institucionit që qeveris qytetin por edhe i kanë parashtruar atij shqetësime për problematika të ndryshmë në qytet që kanë nevojë për zgjidhje. Kryetari i bashkisë entuziast për këtë komunikim të çiltër ka theksuar se kurajoja qytetare për të denoncuar fenomenet dhe ngritja e zërit për zgjidhjen e tyre janë tregues që na bejnë optimistë për një shoqëri më të emancipuar në të ardhmen e afërt.

14

Page 15: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

SPORT

Në kuadrin e 100 - vjetorit të shpalljes së pavarësisë, në kuadrin e projektit “Sporti dhe Korça”, përgjatë Bulevardit ”Gjergj Kastrioti” u zhvillua gara e vrapimit masiv “Tradita e Atletikes Korçare” me mbështetjen e Bashkisë Korçë, Prefekturës dhe Drejtorisë Arsimore Rajonale. Në këtë garë morën pjesë 600 nxënës të përzgjedhur nga 12 shkollat 9-vjeçare të qytetit të Korçës.

Kjo veprimtari sportive kishte për iniciatore atletet e mirënjohura Pavlina Evro, Anila Menkshi e Donika Hanxhara, të cilat kishin për qëllim rikthimin e traditës të atletikës korçare. Pavlina Evro ka garuar dhe fituar çmime thuajse ne te gjitha pistat evropiane. Të tri atletet në bashkëpunim me trajnerin Pirro Kasati i kane dhënë atletikes sonë 76 medalje e kupa te nivelit evropian ne vitet 80-90. Aktivitetit në Korçe iu bashkua edhe ish-rekordmeni kombëtar në hedhjen e çekiçit Ajet Toska.

Rikthehet tradita e atletikës korçarePavlina Evro: “Sporti është një emocion i tillë që nëse dikush e pranon në jeten e tij nuk mundet të jetoje më pa atë”

15

Page 16: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

Kryebashkiaku i Selanikut viziton Korçën dhe Voskopojën

Gjatë vizitës të tij tre ditore në qytetin e Korçës kryetari i bashkisë së Selanikut z. Yiannis Boutaris ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Korçës Niko Peleshi. Në këtë takim kryebashkiaku i Selanikut z.Butari, midis të tjerash theksoi se Korça është një qytet shumë i veçantë me një traditë tepër të spikatur. “Teksa po shëtisnim në rrugicat me kalldrëm, më dukej sikur ky qytet ishte teper familiar për mua”. Dy kryebashkiakët kanë diskutuar në lidhje me çështje të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve reciproke mes dy qyteteve binjake Korçë dhe Selanik. Butari ka vlerësuar edhe emigrantët shqiptarë në Selanik për kontributin e madh që ata kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në kapërximin e krizës ekonomike që po kalon Greqia. Z.Butari është shoqëruar edhe nga zv.kryetari i Bashkisë Korçë z. Sotiraq Filo në një vizitë në fshatin e tij të origjinës Voskopojë.

16

Page 17: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

Ambasadori i Republikës Çeke Vladimir Valkef viziton Bashkinë e Korçës

Në pritjen e rezervuar nga kryebashkiaku Niko Peleshi, ambasadori theksoi se qëllimi i vizitës së tij ishte vendosja e urave te bashkëpunimit konkret mes Republikës Çeke dhe qytetit të Korçës, veçanërisht në fushën e mjedisit, turizmit dhe shkëmbimit tregëtar.

KryebashkiakuNiko Peleshi: “Filozofia jonë është që të jemi një qytet i hapur. Duke e patur këtë si pikësynim, duke ndërkombëtarizuar dimensionin e bashkë-punimeve tona ekonomike, kulturore, do të mundemi te kemi avantazhe konku-rruese krahasuar me qytetet e tjera të Shqipërisë, do të zhvillohemi dhe do të përmirësojmë ndjeshëm cilësinë e jetës të qytetarëve tanë”

Ambasadori çek:“Ju po bëni më të mirën për Korçën dhe qytetarët e saj. Do të më pëlqente shumë të jetoja në këtë qytet”

17

Page 18: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

5 Maji “Dita e Dëshmorëve”

Mbarë Shqipëria kujtoi me nderim 5 Majin, Ditën e Dëshmorëve të Kombit. Aktivitetet të shumta u zhvilluan në Korçë me homazhet e autoriteteve lokale në Varrezat e Dëshmoreve.

Në një ditë të bukur, nën tingujt e bandës frymore të qytetit, u vendosën kurora me lule në kujtim dhe respekt të atyre që dhanë jetën e tyre për atdheun. Ekzekutimi i hymnit kombëtar, shënoi fillimin e ceremonise zyrtare për të vijuar me vizitat në shtëpitë e të rënëve.

Cilët konsiderohen Dëshmorë të AtdheutStatusi i Dëshmorit të Atdheut u njihet: (SIPAS Ligji Nr. 8607, datë 27.04.2000)

a) personave të rënë në luftë për liri dhe pavarësi kombëtare para 28 Nëntorit 1912 dhe shtetasve shqiptarë që kanë rënë në luftë për mbrojtjen e integritetit territorial, të lirisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, para 7 prillit të vitit 1939.b) shtetasve shqiptarë që kanë marrë pjesë me armë në dorë ose në formë të organizuar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare (7 prill 1939 deri më 29 Nëntor 1944) dhe kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre; që kanë vdekur për shkak të plagëve të marra në luftë ose janë ekzekutuar, ose kanë vdekur nga tortrat në burgje e kampe përqëndrimi nazifashiste deri më 9 maj 1945;c) shtetasve shqiptarë, pjesëtarë të formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kanë rënë në luftë kundër pushtuesve nazifashistë jashtë kufijve shtetrorë, deri më 9 maj 1945;d) shtetasve shqiptarë që kanë rënë duke luftuar për çlirimin e Kosovës nga pushtuesit serbë në vitet 1998-1999;dh) shtetasve shqiptarë që kanë rënë duke luftuar në Spanjë (1936-1939) ose në vende të tjera, të inkuadruar në formacionet e koalicionit antifashist, deri më 9 maj 1945 ose kanë vdekur nga plagët e marra në këtë luftë;e) shtetasve shqiptarë që kanë rënë ose bien në krye të detyrës për mbrojtjen e integritetit territorial, për mbrojtjen e institucioneve shtetrore nga terrorizmi, ose në luftë kundër bandave të armatosura dhe kundër krimit ndaj jetës së individit;ë) shtetasve të huaj, pjesëtarë të formacioneve të Ushtrisë Nacionalçlirimtare që kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë.

18

Page 19: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

Meritojnë falenderimin tonë:

• Presidentin e Republikës SH.T.Z Bamir Topi për vlerësimin e lartë që i bëri Korçës duke i dhënë korit Lira Titullin “Nderi i Kombit”.

• Bankën Gjermane për Zhvillim KFW për financimin e shtrimit me kalldrëm të pesë lagjeve tradicionale të qytetit të Korçës.

• Mësuesit korçarë të cilët me punën e tyre të palodhur kanë edukuar nxënësit korçarë ndër breza.

• Fondacionin Dorcas Albania për mbështetjen në hapjen e të parës Qendër Ditore për fëmijët e komunitetit rom dhe egjiptian.

• Atletet e mirënjohura Pavlina Evro, Anila Menkshi e Donika Hanxhara, të cilat organizuan krosin masiv me nxënës të shkollave të qytetit me qëllim rikthimin e traditës të atletikës korçare.

• Bashkinë e Manstirit për bashkëpunimet kulturore në kuadër të projektit “Kufij pa ndarje”.

Deserve our gratitude: • The President of the Republic SH.T.Z Bamir Topi for the high assessment made Korca giving to Lira choir the title “Honor of the Nation”.

• The German Development Bank KFW to fund cobbled paving the five traditional neighborhoods of the city of Korca.

• Teachers of Korça who with their tireless work educated Korça students among generations.

• Dorcas Foundation Albania for the support in the opening of the first day care center for children of Roma and Egyptian communities.

• Well-known athletes Pavlina Euro, Anila Menkshi Donika Hanxhara, which organized the massive Kros between the city school students in order to restore the tradition of athletics Korça.

• Bitola Municipality for the cultural cooperation in the project “Borders without separation.”

19

Page 20: Revista "Qyteti Im" Pranvere 2012

Përgatitën:Drejtoria e Marrëdhënieve me Publikun dhe Informimit QytetarDrejtoria e Marketingut të Qytetit Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit

Ndihmuan:Stafi i Bashkisë KorçëQendra Kulturore “Vangjush Mio”Ndërmarrja e Shërbimeve PublikeTeatri “A.Z.Çajupi”Klubi ShumësportëshStudio ”Visi”

Design:Viliem Kurtulaj

Shtypi:Për më tepër informacion:Tel: 082 245755e-mail: [email protected] [email protected]

Mbështesni “Qyteti im”

“Ndërtuam rrugë çdo ditë dhe rifituam kohën e humbur të 20 viteve.Menduam për qytetarët dhe hodhëm themelet e një qyteti social.Me aktivitete ndërkombëtare dhe festa të mëdha rizgjuam traditën dhe i rikthyem buzëqeshjen qytetit.Sepse unë besoj se Korça është e të gjithëve dhe e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të na bashkojë.Le të ecim të sigurt së bashku në rrugën e ndryshimit me ide dhe energji të reja.Jam i bindur se Korça 2015 do të jetë qyeti me infrastrukturën më moderne në Shqipëri, një model social dhe qëndër e rëndësishme e ekonomisë, kulturës dhe turizmit shqiptar.”

Niko Peleshi