60
1 Di TETOR 2012 Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al www.dritaislame.al Viti XXI | Nr. 10 (357) | Tetor 2012 | Cmimi: 150 Lekë

Revista Drita Islame 10

Embed Size (px)

DESCRIPTION

Revista Drita Islame 10

Citation preview

1DiTETOR 2012

Botim i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë | www.kmsh.al

www.dritaislame.al

Viti XXI | Nr. 10 (357) | Tetor 2012 | Cmimi: 150 Lekë

2 Di TETOR 2012

3DiTETOR 2012

4 Di TETOR 2012

30 Foto Arkiv

28 PersonalitetHafiz. Ali Korça

Dossier & HistoriHasan BelloKontributi i prijësve myslimanë në hartimin e alfabeteve dhe abetareve

www.dritaislame.al

DREJTORAgron Hoxha

REDAKTORËHaxhi LikaFerit Lika

DIZAJNI DHE FAQOSJABledar Xama

KONTAKTE:Për abonime 067 29 47 096Për reklama 067 20 33 600

Tel/fax 04 223 04 92E-mail: [email protected]

“Drita Islame”Botim i Komunitetit Mysliman të

Shqipërisë

Viti XXI i botimitNr. 10 (357)Tetor, 2012

ISSN 2226-7115

Tirazhi 5000

Njoftojmë lexuesit se shkrimet që vijnë në redaksi

dhe botohen në revistë,nuk paraqesin domosdoshmërisht

edhe pikëpamjet e revistës.Materialet e sjella në redaksi,

pavarësisht nëse botohen apo jo,nuk i kthehen autorit.

5

32

6

9

54

50

56

52

16

19

22

40

42

46

48

44

36

25

RetrospektivëSakrifica e Kurban Bajramit

EditorialHaxhi, një udhëtim shpirtëror

Në fokusVlera e 10 ditëve të dhul hixhes

Kuriozitete- 10 kryeqytetet më të populluara në botë- Xhamia e parë ekologjike në botë

EseistikëEdison ÇerajKatrori i zi është kubi

Faqja juajMuhammed AsadTë gjithë të panjohur, por asnjë i huaj

Shëndeti- 10 mënyra për të parandaluar kancerin- Shpëtoni nga fiksimet negative

Aktualitet- 350 myslimanë shqiptarë shkojnë në Mekë për haxh- KMSH boton librin "100 personalitete shqiptare të kulturës islame"- Konferencë shkencore për kontributin e prijësve myslimanë në formësimin e identiteti kombëtar

Komente & OpinioneRedi ShehuKarikaturat, akte fyerjeje apo akte lirie?

ForumAbdal-Hakim MuradQëndrueshmëria dhe përkatësia e myslimanit -2-

Bota jonëKurban Bajrami

Bota jonëDorian DemetjaHaxhi

Bota jonëImam Isa HoxhaKëshillat e 23 filozofëve

Bota jonëDr. Mustafa MahmudRitualet e haxhit

Bota jonëHaxhillarët e këtij viti

ReportazhFerit Lika"Streha Vorfnore", misioni i (pa) ndërprerë në këto 100 vjet

IntervistaKMSH - DIYANET22 vjet bashkëpunim i suksesshëm

5DiTETOR 2012

Editorial

Haxhinjë udhëtim shpirtëror

“Haxhi i pranuar nuk ka shpërblim tjetër pos xhene-tit”.

Në kuptimin më të thjeshtë dhe të drejtpërdrejtë përtej ati metafizik, haxhi është vizita që kryhet në Qabe dhe në vendet e bekuara përreth saj, me qëllim përmbushjen e një adhurimi fetar, në një interval të caktuar kohor. Ndërsa në kuptimin shpirtëror e metafizik ai është shumë më i gjerë e shumëdimensional, përmes të cilit njeriu arrin kulmin e përkushtimit, sakrificës dhe devotshmërisë.

Ky udhëtim e pastron egon e njeriut prej mëkateve, e bën atë të dëlirë, e pajis me një kthjelltësi besimi, i çel dyert e një jete të re, përforcon jetën shpirtërore, konsolidon besimin që ai ndien kundrejt mëshirës dhe faljes hyjnore, ndihmon në ripërtëritjen e besës së dhënë Allahut, çon drejt asaj pendese të fuqishme që nuk shkelet lehtë, pastron krejtësisht shpirtin duke rafinuar ndjenjat dhe thuajse i jep krahë atij.

Vizita e vendeve të shenjta, bindshmëria dhe përgjigja ndaj thirrjes së Allahut Mëshirues për të qenë atje, është pjesë e pandarë e kornizës së të qenit mysliman, është kulmimi i përkushtimit fizik dhe shpirtëror i krijesës ndaj Krijuesit.

Haxhi është momenti kur njerëzit e bindur dhe respektues të Allahut Mëshirëplotë i përgjigjen Atij në një kor të përbërë prej gjuhësh mikse dhe në sfondin e një mozaiku racash dhe kombesh të ndryshme, me alët Lebejk Allahume Lebejk “Ju përgjigjja thirrjes tënde o Allah, ju përgjigjja”. Kjo dëshmon unitetin e myslimanëve, njerëzve të besimit e të bindjes ndaj Zotit, dëshmon pandashmërinë dhe praktikimin e këtij besimi në çdo cep të globit në gjurmët e pahumbura të Krenarisë së Njerëzimit, Profetit Muhamed, paqja qoftë mbi të.

Rituali i haxhit shpreh një akt adhurimi të shkallës më të lartë të mundshme. Ai është çelësi që u hap pelegrinëve

shumë dyer të prezantimit të mbretërisë universale. Ai paraqet horizontet e Madhështisë Hyjnore, të cilat ne nuk arrijmë t’i shohim ndryshe. Një pelegrin bëhet dëshmitar për faktin se cilësitë tokësore si raca, prejardhja, statusi, bukuria dhe rinia nuk janë asgjë tjetër përveçse emërtime të përkohshme, të destinuar të humbasin.

Një udhëtim që të çon një hap më pranë Krijuesit tënd. Një hap pranë parajsës së shumëdëshiruar e “.... do të kthehesh pas haxhit i falur nga të gjitha gjynahet ashtu siç ke qenë ditën që të ka lindur nëna”. Një udhëtim shpirtëror, përtej çdo dimensioni e kufiri, një udhëtim drejt pavdekshmërisë, drejt madhështisë së pafundme të të Plotfuqishmit. Nëse imagjinata e njeriut nuk e rrok dot fundit e kësaj rruge ku është nisur, është ai që të orienton. Nëse kryqëzimet të ftojnë drejt tyre, me mashtrimet lajkatare, është ai që të ndalon. Nëse falje e mëshirë kërkohet, është ai që të shpie në rrugët e shpirtit, në rrugën drejt Zotit, ku mëshira e falja s’kanë fund.

Jehona e thirrjes së miliona myslimanëve nga e gjithë bota, përshkon kupolën qiellore, shpërthen dyert e qiellit e shkon te i madhi Zot. Sytë e tyre shkëlqejnë, fytyrat shndrisin nga nuri qiellor, zemrat rrahin fort e shpirtrat “ngjiten” lart drejt mëshirës së Tij.

Në ato mjedise të shenjta, deti i besimit të atyre që ulin perdet e syve për të parë me syrin e zemrës, nis të dallgëzohet, ashku dhe dashuria hyjnore nis t’u lëvizë nëpër damarë. Haxhi e bën njeriun të përjetojë një panoramë që i përket parajsës dhe i shfaq të vërtetën se në këtë botë ai s’është gjë tjetër veçse një vizitor i përkohshëm. Barazia dhe ngjashmëria universale është bashkudhëtar e palëkundur në këtë rrugëtim shpirtëror.

“Nxitoni të shkoni në haxh, sepse askush prej jush nuk mund ta dijë se kur do t’i vijë vdekja.”

6 Di TETOR 2012

Në Fokus

Në këto rreshta do të flasim për disa ditë të cilat nuk janë si të tjerat, ditë ku punët e mira kanë më shumë vlerë se në çdo kohë tjetër përfshirë këtu edhe përpjekjen në rrugë të Zotit. Këto ditë janë një periudhë ku besimtarët ftohen të marrin sa më shumë shpërblime nga Krijuesi i tyre, i Cili herë pas here me këto favore dëshiron nga besimtarët që të thyejnë rutinën e përditshme, duke i joshur ata me sevapet madhështore që zakonisht nuk mund t’i fitojnë aq lehtë sikurse në këto ditë. E pra bëhet alë për dhjetë ditët e para të muajit Dhul Hixhe. Këto ditë Allahu i ka përmendur në Kur’an dhe për këtë arsye ato kanë një vlerë shumë të madhe.

Allahu betohet: “Pasha Agimin, Pasha dhjetë ditët, Pasha tekun dhe çiftin...” I dërguari i Allahut për këtë ajet të Kur’anit sqaron: “Dhjetë ditët janë ditët e kurbanit (të muajit Dhul Hixhe), “teku” është dita e Arafatit, ndërsa çifti dita e kurbanit”.

Dijetarët, duke iu referuar ajetit të sipërcituar janë shprehur se këto ditë janë ditët më të mira të vitit.

Një hadith profetik është formuluar kështu: “Veprat e mira nuk marrin vlerë më shumë ashtu siç mund të kenë në ditët e Dhul Hixhes. Njerëzit e pyetën: As përpjekja në rrugë të Allahut? Tha: “As përpjekja në rrugë të Allahut, vetëm nëse në këtë përpjekje personi niset me pasurinë dhe jetën e tij dhe nuk kthehet me asnjërën prej tyre.” (Buhari)

Në një tjetër hadith thuhet: “Dita më madhështore është dita e kurban bajramit dhe pastaj dita pas saj.” (Ahmedi)

Një nga komentuesit e njohur të Kur’anit, El Muxhahidi, në lidhje me ajetin në alë shprehet: Asnjë punë gjatë gjithë vitit nuk është më e dobishme sesa në dhjetë ditët e Dhul Hixhes. Këto janë dhjetë ditët me të cilat Allahu i plotësoi dyzet ditët e premtuara Musait (a.s.).

Ky dhjetëditësh mund të shfrytë-zohet në punë të mira e sublime për të përftuar më shumë shpërblim se zakonisht, por edhe në akte të tjera adhurimore që lidhen kryesisht me këtë kohë të begatë siç janë: kryerja e haxhit dhe veprat e lavdëruara që kryhen në ditën e Kurban Bajramit.

Për të qenë më të qartë, themi se besimtari në këto ditë duhet të largohet nga çdo punë e keqe dhe të rendë pas së mirës. Më poshtë do të përmendim disa nga punët e lavdëruara që preferohen të kryhen në këto ditë të begata. Së pari, vepra më e mirë gjatë këtyre ditëve është falja e namazeve në kohën e tyre. Kur Profeti (a.s.) qe pyetur nga shokët e tij për punën më të mirë, pati thënë: “Falja e çdo namazi në kohën e tij”. Të njëjtën vlerë namazit i jep edhe verseti i vijues kur’anor: “Besimtarë janë ata që tregojnë kujdes në namazin e tyre”.

Më i rëndësishëm pas namazit të detyruar është falja e namazeve

VLERAE 10 DITËVETË DHUL HIXHES

7DiTETOR 2012

vullnetare ose nafile (sunet). Allahu i Madhëruar thotë në një hadith kudsij: “Robi im nuk mund të afrohet tek Unë me diçka siç mund të afrohet me krye-rjen e farzeve, dhe robi Im vazhdon të afrohet më shumë tek Unë duke kryer namazet vullnetare, të pëlqyeshme, deri sa Unë ta dua atë…”.

Kur një nga shokët e të dërguarit të Allahut e pyeti se ç’punë duhet të kryejë që të jetë shoqëruesi i tij në Xhenet, ai e porositi: “Bëj sa më shumë sexhde (falje vullnetare) për të ndihmuar lutjen time”.

Falja e namazeve vullnetare ka shpërblim të madh, aq sa i Profeti (a.s.) ka thënë: “Kush fal në ditë 12 rekate (nafile), atij i ndërtohet një shtëpi në Xhenet.” (Buhari - Muslim)

Një nga punët e lavdëruara në këto ditë është edhe agjërimi. Agjërimi konsiderohet si një nga veprat me më shumë shpërblime, bazuar në thënien e Allahut të Madhëruar në hadithin kudsi: “Çdo punë që bën biri i Ademit ia di vlerën përveç agjërimit, ai më ta-kon Mua dhe Unë shpërblej për të”.

Korifenjtë e dijes e kanë krahasuar agjërimin me durimin që gjithashtu meriton shpërblim të madh. Në Kur’an thuhet: “Durimtarëve u jepet shpër-blimi i tyre pa llogari”.

Hafsa (r.a.), bashkëshortja e të dërguarit të Allahut (a.s.), rrëfen: “Katër gjëra Profeti nuk i linte kurrë: agjërimin e Ashures, agjërimin e dhjetë ditëve të Dhul Hixhes, agjërimin e tri ditëve të çdo muaji dhe faljen e dy rekateve para namazit të sabahut” (Ebu Daudi, Nesai).

Shumica e dijetarëve kanë thënë se agjërimi i dhjetë ditëve të Dhul Hixhes është shumë i vlefshëm. Prej tyre veçohet dita e Arafatit, ditë për të cilën Allahu është betuar në Kur’an. Kjo ditë duhet agjëruar nga të gjithë me përjashtim të personave që janë në haxh. Për agjërimin e kësaj dite i dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Shpresoj që Allahu të m’i ketë falur mëkatet e vitit të kaluar dhe të vitit që vjen.” (Muslim)

Këtu do të përmendim edhe një tje-tër vepër të lavdëruar. Bëhet alë për respektimin e prindërve. Kësaj mirësie Allahu i ka dhënë rëndësi të veçantë

duke e renditur menjëherë pas njëh-simit dhe adhurimit të Tij: “Zoti yt ka urdhëruar të mos adhurosh tjetër veç Tij dhe me prindërit të sillesh mirë”. Në vazhdim të ajetit, Allahu i Madhëruar thotë: “Nëse njërin prej tyre e ka zënë pleqëria nën kujdesin tënd ose të dy ata, mos u thuaj atyre as oh e as of dhe mos u trego i vrazhdë me ta, por thua-ju alë të buta. Tregohu i mëshirshëm ndaj tyre dhe thuaj: Zoti im, mëshiroji ata të dy ashtu siç u kujdesën për mua kur isha i vogël.” (Isra, 23-25)

Tregohet se kur i dërguari i Allahut (a.s.) është pyetur për veprën më të lavdëruar, ai tha: “Namazi në kohën e tij”. Kur e pyetën për së dyti, ai tha: “Respektimi i prindërve.” (Buhari - Muslim)

Gjatë këtyre ditëve preferohet për-mendja e shpeshtë e Allahut. Për-mendja e Allahut pëlqehet në çdo kohë, por në këto ditë ajo është ako-ma më e pëlqyeshme. Në mënyrë të veçantë do të vinim theksin në për-mendjen e tekbirit (Allahu Ekber), Tehlilit (La ilahe il`Allah), dhe Tahmi-dit (Elhamdulilah). Allahu i Madhëruar thotë: “A nuk qetësohen zemrat me përmendjen e Allahut?!”. Kur’ani na nxit që ta përmendim sa më shumë Allahun: “Dhe kujtojeni Allahun në ditët e caktuara”; këto ditë janë ditët e haxhit.

Një punë e vlefshme është dhe gari-mi për punë të mira e të dobishme. Të gjitha veprat e mira meritojnë shpër-blim, por garimi në to është një fry-më që duhet t’i karakterizojë gjithnjë myslimanët. Shtrohet pyetja: në cilat gjëra duhet të garojë besimtari? Në të gjitha punët të cilat i përmendëm më lart, dhe veçanërisht në leximin e Kur’anit, në lutje, në bamirësi e në të tjera vepra që meritojnë shpërblim.

Me këtë frymë na nxit edhe Allahu i Madhëruar në Kur’anin famëlartë kur thotë: “Në gjëra të tilla (të mira) le të bëjnë garë garuesit” (Mutafifin, 26); apo në ajetin tjetër: “Garoni, nxitoni në punë të mira që meritojnë falje më-katesh nga Zoti juaj dhe Xhenetin, gjerësia e të cilit është sa ajo e tokës dhe e qiejve, i përgatitur enkas për të devotshmit.” (Ali Imran, 133)

Pendimi është më se i nevojshëm

8 Di TETOR 2012

në këto ditë. Jo vetëm që llogaritet për mirë, por është dhe vendimtar, për shkak se ai ka si shpërblim faljen e mëkateve nga Allahu i Madhëruar. Në Kur’an thuhet: “Thuaj: O robërit e Mi të cilët e keni ngarkuar veten me gabime, mos i hiqni shpresat nga më-shira e Allahut. Vërtet, Allahu i fal të gjitha mëkatet. Ai është Mëshirues dhe Falës i Madh.” (Zumer, 53)

Në nje thënie profetike thuhet: “Allahu gëzohet me robin që pendohet, më shumë se ai njeri që ka humbur devenë e tij në shkretëtirë. Ai shtrihet i dëshpëruar dhe në këtë gjendje e zë gjumi. Kur zgjohet e gjen devenë e tij mbi krye dhe nga gëzimi i madh thotë: O Zot! Ti je robi im dhe unë jam zoti yt. Gabon nga gëzimi i madh!” (Buhari)

Nga punët e mira që besimtari mund të kryejë gjatë këtyre ditëve është dhe vizita e të afërmve. Allahu i Madhëruar

thotë:“...Kini frikë Allahun me emrin e të

Cilit përbetoheni dhe ruajeni farefisin. Vërtet, Allahu është mbi ju Mbikqy-rës!” (Nisa, 1)

Një pikë tjetër e rëndësishme është namazi i natës. Për vlerën e këtij adhurimi Allahu thotë: “A është më i mirë ai që i nënshtrohet Allahut dhe bie në sexhde për Të, falet në orët e vona duke iu frikësuar dënimit të jetës së përtejme e duke shpresuar mëshirën e Tij (apo ai që mohon dhe nuk beson)?” (Zumer, 9). Në një ajet tjetër thuhet: “Dhe një pjesë të natës kaloje me Kur’an duke u falur, se Zoti yt do të të ngrejë ty (o Muhamed) në një vend të lavdishëm.” (Isra, 79)

I dërguari i Allahut (a.s.) ka thënë: “Allahu i Madhëruar i qesh dy personave, njëri është ai që natën e ftohtë ngrihet nga shtrati, merr abdes dhe falet. Allahu pyet engjëjt e Tij: Ç’e shtyu robin Tim të veprojë kështu? Ata i thonë: Shpresa dhe frika e asaj që gjendet tek Ti. Atëherë Allahu thotë: “Ia kam dhënë atë që shpreson dhe e kam siguruar nga ajo të cilës i frikësohet…”(Ahmedi)

Seid ibn Xhubejri r.a. rrëfen: Kur hynin dhjetë ditët e para të Dhul Hixhes, Profeti falej aq shumë sa askush nuk falej si ai, dhe thoshte: “Mos i fikni llambat e këtyre netëve të Dhul Hixhes!”, ngaqë i pëlqente shumë adhurimi në këto netë të bekuara.

Profeti (a.s.) i ka nxitur besimtarët që këto kohë të begata t’ia kushtojnë adhurimit të Allahut, me qëllim që të pastrojnë shpirtrat prej mekateve e të meritojnë mirësinë e shpërblimit nga Ai.

Këto adhurime mund të kryen edhe në ditë të zakonshme, por siç e theksuam ato shpërblimin më të madh e kanë në këto ditë. Ky dhjetëditësh ka edhe disa specifika të veçanta siç janë: rituali i haxhit dhe kurbani. Haxhi është një nga adhurimet me të rëndësishme. Nëpërmjet tij, myslimanit i jepet një rast i mirë për t’u kthyer edhe njëherë ashtu siç e ka lindur nëna, bazuar në thëniet profetike. Dobitë e haxhit janë të shumta duke filluar nga udhëtimi i lodhshëm, bindja ndaj Allahut, shpërblimi i Allahut në

dynja dhe ahiret, etj. Në ajetin e Kur’anit që përmendëm

në fillim, Allahu i Madhëruar betohet në dhjetëditëshin e parë të Dhul Hixhes dhe gjithashtu betohet në tekun dhe në çiftin. Lidhur me këtë Profeti (a.s.) shprehet: “Teku është dita e Arafatit, kurse çifti është dita e kurbanit”. Arafati ështe shtylla kryesore e haxhit. Për rëndësinë që mbart Profeti (a.s.) ka thënë kështu: “Haxhi është dita e Arafatit.”

Dita e Kurbanit është një kohë tjetër e begatë që Profeti (a.s.) e ka veçuar nga ditët e tjera. Sakrifica dhe flijimi në emër të Allahut e ka origjinën te profeti Ibrahim. Ai iu nënshtrua urdhrit të Allahut për të bërë fli djalin e tij, Ismailin. Ja se si e përshkruan Allahu këtë ngjarje në Kur’an: “Ne e përgëzuam Ibrahimin me një djalë të mirë e të sjellshëm. Kur djali u (rrit) angazhua në punët e jetës me të atin, Ibrahimi i tha: O biri im, pashë në ëndërr (në shpallje) sikur po të bëja kurban. Çfarë mendon ti? Ismaili tha: - O babai im, vepro ashtu siç je urdhëruar se, në dashtë Allahu, unë do të jem nga të duruarit. Kur ata iu nënshtruan plotësisht urdhrit të Allahut, dhe Ibrahimi e ktheu të birin (me ballin përtokë) për ta bërë kurban, e thirrëm: - O Ibrahim! Ti e përmbushe ëndrrën (zbatove urdhrin). Ne kështu i shpërblejmë bamirësit. Në të vërtetë, kjo ishte një sprovë e madhe dhe e qartë. Ne e shpaguam (Ismailin) me një kurban të madh (me një dash të madh) dhe e lamë (atë) si përkujtim për popujt dhe brezat e ardhshëm.” (Safat, 101-108)

Kurbani është domethënia e sakri-ficës dhe një dëshmi e qartë e dashu-risë dhe bindjes së krijesës ndaj Kri-juesit. Ky është kuptimi i kurbanit në Islam, që do të thotë sacrificë vetëm për hir të Allahut. Myslimani e feston bajramin pas kurorëzimit me sukses të të gjitha atyre punëve të mira si dhe kalimin me sukses të të gjitha sprova-ve që kanë si përfundim kënaqësinë dhe shpërblimin e Allahut. Myslimani feston për fitoren. Në këtë gjendje ai ka se për çfarë të festojë.

9DiTETOR 2012

"Falja e Madhe", Myftiu Gurra: Falja, shpresë që nuk shuhet

350 myslimanë shqiptarë shkojnë në Mekë për Haxh

AktualitetVENDI

“...Të falësh është domethënia e hapjes së portave të je-tës, të shpresës që nuk shuhet”, kjo ka qenë ala e hapjes së kumtesës së myftiut të Tiranës, Ylli Gurra, në konferen-cën mbarëkombëtare “Falja e Madhe”, organizuar më 24 shator në Shtëpinë e Ushtrisë në kryeqytet nga Misioni i Pajtimit Mbarëkombëtar “Nënë Tereza”.

Në këtë konferencë myftiu Gurra, i pranishëm në komisionin e pajtimit, ku u pajtuan familjet Baja dhe Keça në hasmëri me njëra tjetrën, vuri në dukje se Shqipëria dhe shqiptarët ndër shekuj kanë mbartur dhe i kanë përçuar botës vlera të paçmuara si besa, bujaria, besnikëria ndaj premtimit dhe harmonia ndërfetare dhe duke cituar korifenjtë e mëdhenj të besimit dhe veçanërisht profetin Muhamed a.s., theksoi se jeta është e mjerueshme kur atë e shoqëron hakmarrja, xhelozia, kur e shoqëron karakteri i dobët i individit.

“Kjo devizë do të skalitej në memorien e njerëzimit kur i dërguari Muhamed (a.s.) përmes alimit të fundit, ku në mënyrë kategorike do të vendoste kapakun që mbyllte njëherë e përgjithmonë hakmarrjen, gjakmarrjen, për të cilën shekuj më parë i Dërguari i Zotit Mëshirues, Hz. Isa (a.s.) i thërriste me gjuhën e jetës bashkëkohësit e vet, që të qëndronin larg gjakmarrjes e privimit të jetës së tjetrit”, tha myftiu Gurra.

Myftiu Gurra, ndër të tjera, duke cituar edhe ajetet e Ku-ranit ku thuhet se “ .. kush fal e bën pajtim tek Mëshiruesi

është njeriu më i lartë”, bëri thirrje dhe nxiti edhe më shu-më faljen mes njerëzve, si një urdhër që vjen nga Krijuesi i Gjithësisë.

Në përfundim të alës së tij z. Gurra iu lut Zotit të na përfshijë e të na bashkojë në falje dhe ta shprehim dashurinë tonë për njëri-tjetrin duke falur dhe duke u ngjitur kështu në altarët e virtyteve, në altarin e historisë e cila do të shkruajë për madhështinë, për zemrat e mëdha të këtyre burrave, njerëzve të çmuar që e ngritën faljen në pavdekësi.

Konferenca “Falja e Madhe”, ku u pajtuan dy familje nga Kukësi, ka shërbyer edhe si mesazh sensibilizimi për opinionin publik dhe strukturat shtetërore për minimizimin dhe deri në eliminimin e plotë të fenomenit të gjakmarrjes.

Këtë vit numrit të vizitorëve të Shtëpisë së Zotit në Mekë do t’i bashkohen edhe 350 myslimanë shqiptarë, që do të jenë pjesë e kësaj ngjarjeje shpirtërore të përbotshme.

Sipas të dhënave të Zyrës së Haxhit në KMSH, këtë vit ka pasur një interesim të madh nga ana e besimtarëve për të kryer këtë detyrë të shenjtë, të cilën çdo mysliman e ka obligim ta kryejë së paku një herë në jetën e tij. Po sipas kësaj zyre, numri më i madh i personave që kanë aplikuar këtë vit janë nga Tirana.

Shqipëria ka një veçori dalluese krahasuar me vendet e tjera myslimane. Nëse nga vendet e tjera shkojnë në Mekë për haxhillëk besimtarë të moshës 40 vjeç, në vendin tonë janë regjistruar familje të plota që do të marrin me vete edhe fëmijët.

Ndryshe nga vitet e kaluara, kur udhëtimi drejt terriotereve të shenjta, kryhej nga kompani private ose ndërmerrej në mënyrë individuale nga besimtarët, për të dytin vit radhazi ai organizohet nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, i cili siguron trasportin ajror vajtje-ardhje, transportin me autobus në Mekë e Medine, akomodimin në hotel dhe ushqimin, shoqërimin nga teologë dhe mjekë përgjatë guidës, kurbanin, ihramin, e shërbime të tjera.

Nisja për 350 besimtarët nga Shqipëria do të bëhet më 18 tetor 2012. Gjatë qëndrimit 17 ditor në vendet e shenjta ata do të vendosen fillimisht në Mekë ku do të kryejnë haxhin, ndërsa më pas do të vizitojnë Medinën - qytetin e profetit Muhamed.

10 Di TETOR 2012

Hapet medreseja e vajzave "H. Ali Korça" në Kavajë

KMSH boton librin "100 personalitete shqiptare të kulturës islame"

Në Kavajë është hapur më 17 shta-tor 2012, medreseja “H. Ali Korça” për vajza.

Në këtë ceremoni ishin të prani-shëm kryetari i KMSH-së, H. Selim Muça, drejtori i arsimit parauniversi-tar në Ministrinë e Arsimit, z. Fatmir Vejsiu, nënprefekti i Kavajës, z. Galip Ramadhi, përfaqësues të pushtetit vendor, drejtori i Drejtorisë Arsimore të rrethit, drejtues e mësues të insti-tucioneve arsimore publike e private, prindër e nxënës, etj.

Kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça, pasi falënderoi fo-ndacionin “SEMA” për kontributin e dhënë në fushën e arsimit, foli për rëndësinë e hapjes së kësaj shkolle

dhe ndikimin e saj në zhvillimin e ko-munitetit të Kavajës dhe përtej saj.

“Kjo ditë është e veçantë, sepse sot hapim këtë shkollë që është e para në Kavajë e këtij lloji për vajza. Simbolika e hapjes së kësaj shkolle është se arsimi përbën sferën krye-sore që ndikon në zhvillimin e një shoqërie e sidomos të rinjve”, tha kreu i KMSH-së.

Z. Fatmir Vejsiu në alën e tij e vuri theksin mbi suksesin që kanë arritur medresetë në të gjithë vendin, duke qenë në avangardën e arsimit para-universitar për sa i përket cilësisë së mësimdhënies.

Ndërsa drejtori i shkollës, z. Musta-fa Hatipoglu, theksoi rëndësinë që ka

edukimi i vajzave, duke deklaruar se në këtë shkollë do të edukohen dhe arsimohen nënat e së ardhmes.

Kjo shkollë e ndërtuar në një sipër-faqe prej 15 mijë metra katrorë dhe me bazë didaktike bashkëkohore, që i plotëson nevojat e zbatimit të programeve me laboratorë përka-tëse si biologji-kimi, fizikë, gjuhë të huaja, informatikë është realizuar falë bashkëpunimit të frytshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe fondacionit arsimor e kulturor “SEMA”.

Për këtë vit arsimor Medreseja ka hapur dyert për 60 nxënëse nga Ka-vaja dhe rrethet, të cilat janë shpallur fituese në konkursin e pranimit.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, për herë të parë, ka hartuar një encik-lopedi të përbërë prej 100 personalite-teve të shquara shqiptare të kulturës islame.

Ky libër vjen në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën bashkësitë islame shqiptarë organizuan një konferencë ndërkombëtarë me temë “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”.

Në parathënien e këtij libri prej 307 faqesh, Drejtori i Kulturës në KMSH Genti Kruja, shkruan: “Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët në trojet e veta kanë hyrë në vitin jubilar të 100 vje-torit të ngritjes së flamurit, shpalljes së pavarësisë dhe themelimit të shtetit shqiptar.

Me këtë rast edhe Komuniteti Mysli-man i Shqipërisë ka marrë iniciativën e organizimit të shumë aktiviteteve, kon-ferencave, botimeve e të ngjashme me këto, për të ndriçuar sadopak historinë e lëvizjeve të mëdha kombëtare për liri e pavarësi, për arsimim dhe aspirata në ndërtimin e identitetit kombëtar, ruajtjes së vlerave universale islame dhe trashëgimisë së madhe kulturore të harmonisë dhe bashkëjetesës ndër-fetare te shqiptarët.”

Kjo enciklopedi përfshin 100 perso-nalitete të kulturës islame që i kanë shërbyer kombit dhe atdheut, po me aq zell sa ç’i kanë shërbyer edhe fesë. Enciklopedia do t’i shërbejë çdo per-soni për t’u njohur me këta patriotë, at-dhetarë e fetarë të lartë, por vlen gjith-ashtu edhe për studiuesit e shumtë të

figurave dhe personaliteteve shqiptare të kulturës islame.

11DiTETOR 2012

Shkodër, shfaqet filmi "Mesazhi Islam" Myftinia Shkodër ka organizuar një aktivitet kulturor

në ndjekje të gjurmëve të profetit Muhamed (a.s). Pjesë e këtij aktiviteti ka qenë shfaqja e filmit “Mesazhi Islam”, me dublim në shqip, në kinema “Millennium”, shoqëruar edhe me shpërndarjen e librave që flasin mbi jetën dhe thirrjen e të dërguarit të fundit të Allahut, hz. Muhamedit (a.s).

Para shfaqjes së filmit, teologu Arben Halluni ka shpje-guar se ky aktivitet vjen në vazhdën e frymës së përhapjes së mesazheve të pastra të fesë Islame dhe dashurisë për të dërguarin e Allahut.

Më pas, për rreth tre orë, qindra të ftuar kanë përjetuar emocione të mrekullueshme besimi, duke ndjekur dhe shijuar momentet më të bukura nga jeta dhe thirrja islame e hz. Muhamedit (a.s.) dhe sahabëve të tij besnikë.

Në përfundim të filmit, Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sy-tari, ka theksuar se ky film dhe kjo atmosferë është dëshmi e besimit dhe besnikërisë së myslimanëve të Shkodrës

dhe mbarë Shqipërisë ndaj mësimeve dhe fesë së hz. Mu-hamedit (a.s.)

Aktiviteti që u zhvillua më 20 shtator 2012, ishte një dëshmi e lartë e besimit, sinqeritetit dhe përkushtimit të myslimanëve shkodranë në hak të Profetit të tyre.

Konferencë shkencore për kontributin e prijësve myslimanënë formësimin e identitetit kombëtar

Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe në kuadër të përkujtimit të figurave historike islame, që luajtën një rol të jashtëzakonshëm në shpalljen e pavarësisë dhe në ndërtimin e identitetit tonë kombëtar, u mbajt në Tiranë, konferenca shkencore mbarëshqiptare me temë: “Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes dhe identitetit kombëtar”.

Të pranishëm në këtë konferencë ishin Kryeministri i Shqipërisë Prof. Dr. Sali Berisha, krerët e bashkësive fetare të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi si dhe të trevave të tjera shqiptare, krerët e komuniteteve të tjera fetare në vend, ministra, deputetë e ambasadorë të akredituar në Tiranë, si dhe personalitete të larta të politikës, kulturës, artit dhe shkencave, nga të gjitha trevat shqiptare

dhe diaspora.Në emër të organizatorëve, alën e hapjes e mbajti kan-

celari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ali Zaimi. Më pas kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça, i cili pasi falënderoi të pranishmit, vlerësoi lart rolin dhe kontributin e personaliteteve islame në përpjekjet për pavarësinë e vendit dhe në konsolidimin e shtetit shqiptar në këto 100 vjet.

“Kur udhëton nëpër historinë shqiptare dhe flet për lëvizjet dhe përpjekjet mbarëkombëtare, kupton se një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe rilindësit e mëdhenj shqiptarë, të cilët në shumë raste ishin prijës myslimanë me detyra fetare që nga imamë xhamish, e deri në drejtues të lartë si myfti, kryemyfti, kadi, myderriz dhe kryetar

12 Di TETOR 2012

komuniteti, ku në kushte e rrethana të vështira punuan për krijimin dhe ngritjen e shtetit shqiptar, si dhe kontribuuan për forcimin dhe konsolidimin e këtij shteti, duke dhënë një ndihmesë të jashtëzakonshme në formësimin e vetëdijes kombëtare dhe fetare të popullit tonë”, tha kreu Muça.

Më tej ai shtoi se periudha e rilindjes kombëtare dhe ajo e pavarësisë, dëshmuan se ekzistenca e besimit fetar, jo vetëm që nuk u bë pengesë për përballimin e situatave të vështira të atyre kohërave, por u bë faktor i domosdoshëm për ruajtjen e pavarësisë dhe forcimin e shtetit, duke vlerësuar se diversiteti fetar ka qenë dhe është një pasuri kombëtare, kjo falë prijësve të shquar fetarë. Muça, bëri një përshkrim të disa periudhave kryesore historike ku prijësit myslimanë kanë dhënë kontributin e tyre të paçmuar për kombin tonë. Gjithashtu kreu i myslimanëve shqiptar vlerësoi kontributin e paraardhësve të tij për hapjen e medresesë së Tiranës në mars të 1924 e cila, siç tha ai, shumë shpejt u bë djep i dijes dhe kulturës kombëtare.

Ndërsa kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, duke folur në këtë konferencë ka deklaruar se udhëheqësit shpirtërorë të kombit duhet të marrin vendin e merituar në histori.

“Roli dhe kontributi i udhëheqësve shpirtëror të kombit, të besimit mysliman, ortodoks dhe katolik në 100-vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë është injoruar dhe është harruar dhe kjo është shumë e vërtetë. Kjo e vërtetë e hidhur ka shpjegimin e vet të qartë sepse për diktatorin në Shqipëri armik më të egër se besimi tek Zoti, nuk kishte. Ndaj dhe ai ndërmori ndaj tyre barbaritë më të pashembullta në historinë moderne të njerëzimit”, tha kryeministri Berisha.

Sipas tij, në Kosovë dhe në trojet shqiptare, pushtuesi donte t’u impononte besimin e tij, ndaj dhe ky kapitull i rëndësishëm i historisë sonë duhet të dalë dhe të vendoset në piedestalin që meriton.

“Elita fetare e vendit ka meritat më të para nga të gjitha elitat e tjera. Në rast se vështrojmë kombet dhe historitë e tjera, ju do të gjeni kombe të cilat kanë traditat mijëra vjeça-re shkrimi, alfabetesh, bibliotekash, librash dhe qytetërimi. Por kombi ynë ka një specifikë që se ka asnjë komb tjetër dhe është diamant i qytetërimit të kombeve dhe kjo është toleranca fetare. S’ka dhe s’mund të ketë asnjë tregues më epror për qytetarinë e një kombi sesa toleranca fetare”, shtoi kryeministri.

“Kleri mysliman me përkushtimin e tyre mahnitës i shër-byen gjuhës shqipe. Ishin klerikët ata që kontribuuan në

hapjen e shkollës së parë shqipe. Hafiz Ali Korça, së bashku me personalitete të shquara të vendit, hapën mësonjëtoren e parë. Hafiz Ibarhim Dalliu, figurë aq e ndritur e kombit, bëri gjithçka për të hapur Normalen e Elbasanit, krah Luigj Gurakuqit dhe të tjerë. Ata bënë gjithçka për të ndriçuar dhe ushqyer shpirtin e këtij kombi me mësimet e Zotit dhe profetit, me mësimet e shenjta, dhe bëri që drita e dijes të ndriçojë në zemrat e shqiptarëve”, tha kreu i qeverisë.

Në përfundim, kryeministri i vendit theksoi se, “besimi në kombin tonë ka dhe do të ketë një të ardhme të ndritur. Shqiptarët duhet të jenë krenarë me besimet e tyre fetare dhe duhet të përulen me nderimin më të madh ndaj udhë-heqësve të tyre shpirtëror e fetar, për kontributin e madh që ata kanë dhënë në shekuj dhe mijëvjeçarë.”

Konferenca vazhdoi me alët përshëndetëse të përfaqësuesve të Bashkësive Islame Shqiptare të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi

Kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Naim Tërnava, i cili përshëndeti të gjithë shqiptarët në këtë përvjetor jubilar, shprehu nderim të veçantë për të gjitha ato figura që kontribuuan në aktin madhor, në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë dhe për të gjitha ata që sakrifikuan para dhe pas shpalljes së pavarësisë.

“Kontributi i ulemasë shqiptare ishte determinues, si në marrjen pjesë nëpër kryengritje të shumta duke i udhëhequr ato, por edhe duke u dhënë kurajë luftëtarëve të lirisë me këshilla e vepra dhe me autoritetin që gëzonin në masë.

13DiTETOR 2012

Ulemaja shqiptare ishe e motivuar nga mësimet Kuranore dhe porositë e Muhamedit a.s., që të japin në vazhdimësi kontributin e tyre për liri dhe pavarësi. Po ashtu një kon-tribut të madh kanë dhënë edhe institucionet fetare islame si: xhamitë, mektebet, medresetë e teqetë, të cilat ishin çerdhe e përpjekjeve për mbijetesë dhe pavarësi të shqip-tarëve. Pavarësia e shqiptarëve dhe mbijetesa e tyre ndër shekuj është kontribut dhe rezultat i një vetëdije kombëtare e fetare kolektive që ka mbizotëruar te shqiptarët, është rezultat i tolerancës, i harmonisë e mirëkuptimit, virtyte këto më të cilat dallohet e veçohet ky popull”, u shpreh Myftiu i Kosovës.

Më tej ai ngriti shqetësimin se “historia jonë nuk është treguar shumë e drejtë ndaj kontributit të ulemasë dhe institucioneve islame” dhe uroi që kjo konferencë të shërbejë si një nismë e mbarë, që të gjithë atyre që kontribuuan për pavarësinë e Shqipërisë dhe ruajtjen e identitetit të tyre kombëtar e fetar, t’u jepet haku dhe të renditen meritueshëm në panteonin e historisë së kombit tonë.

Ndërsa nga ana e tij Kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, ka deklaruar se, “100 vite më parë shqiptarët e Maqedonisë u përfaqësuan nga një hoxhë - Myftiu Vehbi Dibra. 100 vite më vonë shqiptarët e këtij nënqielli, që kanë mbetur jashtë kufijve administrativë të shtetit Amë, përfaqësohen sërish nga një hoxhë, gjë që kanë treguar se gjatë këtij shekulli nuk kanë lëvizur

nga dini e imani, por i kanë ruajtur me fanatizëm vlerat kombëtare dhe fetare, duke qenë në shërbim të Zotit, Atdheut, Kombit dhe Lirisë.” “Dijetarët islam gjithmonë kanë dëshmuar se kanë qenë sa krijues aq edhe veprimtarë të lëvizjes Kombëtare, të lëvizjes gjithëkombëtare shqiptare. Kontributi i tyre ishte aq i madh saqë nuk e ndalnin dot as dëbimet e persekutimet, dhuna e shfarosja fizike”, tha ndër të tjera Kreu i Bashkësisë Islame të Maqedonisë.

Në përfundim mbajti një alë të shkurtër përshëndetëse edhe Kreu i Bashkësisë Islame të Malit të Zi, Rifat Fejziç, i cili vlerësoi lart rolin dhe kontributin e myslimanëve në pavarësinë e Shqipërisë dhe formimin e shtetit shqiptar.

Pas hapjes, konferenca vazhdoi me sesionet shkenco-re në “Universitetin Bedër”, gjatë 28 dhe 29 shtatorit. Për dy ditë me radhë, 34 studiues, akademikë dhe pedagogë të shquar të katedrave të universiteteve më të njohura të trevave shqiptare, mbajtën referatet e tyre shkencore mbi rolin dhe kontributin e myslimanëve në këto 100 vjet shtet. Në këtë konferencë dyditore akademikë studiues shqiptarë nga të katër anët e trojeve shqiptare, folën për rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm të prijësve myslimanë, të atyre klerikëve të urtë, që ishin përkrah apo dhe në krye të patriotëve shqiptarë dhe në krye të çdo momenti vend-imtar të historisë sonë. Në konferencë u konstatua përmes fakteve të pazbuluara më parë, se roli i klerikëve myslimanë ka qenë vendimtar në pavarësinë e kombit shqiptar dhe në mirëfunksionimin e shtetit dhe formësimin e identitetit dhe vetëdijes kombëtare.

Konferenca u përmbyll nga sekretari i përgjithshëm i Bashkësisë Islame të Maqedonisë, Afrim Tahiri, i cili e vlerësoi këtë konferencë si një organizim të jashtëzakonshëm dhe mjaft të rëndësishëm për evidentimin e figurave myslimane, të cilët ndër vite i kanë shërbyer kombit.

Konferenca e organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës dhe Bashkësia Islame e Maqedonisë dhe mbarë trevave shqiptare, përkon me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë. Me rastin e këtij viti jubile Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, ka marrë iniciativën e organizimit të shumë aktiviteteve konferencave e botimeve, për të ndriçuar sadopak historinë e lëvizjeve të mëdha kombëtare për liri e pavarësi, për arsimin dhe aspiratat në ndërtimin e identitetit kombëtar, ruajtës së vlerave universale islame dhe trashëgimisë së madhe kulturore, të harmonisë e bashkëjetesës te shqiptarët.

14 Di TETOR 2012

RAJONI

Në Evropë jetojnë 45 milionë myslimanë

Myslimanët janë gjithnjë e më të shumtë në Evropë, ndërsa hulumtimet e fundit na konfirmojnë se janë të pranishëm në përmasa të konsiderueshme në popullsinë e vendeve evropiane. Edhe pse në Evropë ende ka një numër i konsiderueshëm të atyre që e kundërshtojnë integrimin e myslimanëve në shoqëritë evropiane, është një fakt i padiskutueshëm se myslimanët janë bërë realitet evropian. Për këtë tregojnë të dhënat e fundit statistikore.

Sipas Qendrës Kërkimore “Pew” në temën mbi të ardhmen e myslimanëve në botë, vetëm në vendet e Evropës Juglindore jetojnë 7.483.000 myslimanë. Çka do të thotë se përbën gati 35 për qind të popullsisë së përgjithshme të kësaj pjese të botës.

Numri më i madh i myslimanëve në Evropën Juglindore është në Shqipëri. Në Shqipëri jetojnë 2.601 milion myslimanë, që përbën 82.1 për qind të popullsisë së përgjithshme të vendit. Kosova e ndjek me 2.104 milionë, ose 91.7 përqind të popullsisë së përgjithshme (vlerësim).

Numri i myslimanëve në Bosnjë dhe Hercegovinë siç vlerësohet është rreth 1,564 milion, e që përfshin 41.6 për qind të popullsisë së përgjithshme. Në Maqedoni jetojnë 713 000 ose 34.9 për qind, në Serbi, 280 000, ose 3.7 për qind, në Mal të Zi, 116,000, ose 18.5 për qind, në Kroaci, rreth 56.000 ose 1.3 për qind, dhe në Slloveni 49.000 ose 2.4 për qind myslimanë.

Në vendet evropiane numri më i madh i myslimanëve jetojnë në Rusi. Në këtë rajon, pak është e njohur si at-dheu i 16.379.000 myslimanëve. Gjithashtu, ata jetojnë në Francë 4.704 milion, 4.119.000 në Gjermani, në Britaninë e Madhe 2.869 milion, 1.583 milion në Itali, në Spanjë 1.021 milion, 1.002 milion në Bullgari dhe në Holandë 914 000 myslimanë.

Në raport me popullsinë e përgjithshme të vendeve evropiane, përqindja më e madhe e myslimanëve jetojnë në Bullgari 13.4 % , mandej 11.7 % në Rusi, në Francë 7.5 %, Belgjikë

6.0, Austri dhe Zvicër 5.7 %, Holandë 5,5 % dhe Gjermani 5.0 %.Në disa qytete evropiane myslimanët përbëjnë një pjesë

të konsiderueshme të popullatës së përgjithshme.Për shembull, sipas të dhënave të fundit, në Malmö dhe

Marsejë, myslimanët përbëjnë 25 për qind të popullatës së përgjithshme. Pastaj Amsterdami me 24%, Stokholm 20 %, 17% Bruksel, Moskë dhe Bradford 16 %, 15 % Luton, Birmingham dhe Hagës 14%, Kopenhagë dhe Këln, dhe 12 për qind mysliman nga popullata e përgjithshme.

Pra, në Evropë jetojnë afër 45 milion myslimanë, popullatë e cila përbën gjashtë për qind të popullsisë së përgjithshme.

Duke analizuar rajonet në botë, shumica e myslimanëve jetojnë në Jug dhe Juglindje të Azisë, më shumë se një miliard, e që është 24.8 për qind e popullatës së përgjithshme të regjionit. Më pas radhitet Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut me rreth 322,000,000, ose 91.2 për qind të popullsisë së përgjithshme të këtij regjioni. Në Afrikën sub-Sahariane jetojnë afër 245 milion myslimanë, ose 29.6 për qind të popullsisë së përgjithshme të këtij rajoni.

Në Amerikë jetojnë më shumë se pesë milion, ose 0.6 për qind të popullsisë së përgjithshme. Pra, e gjithë popullsia Myslimane në botë përbën 1 miliard e 620 milion, ose 23,4 për qind.

Shteti me numër më të madh të myslimanëve është Indonezia me rreth 205 milionë, pastaj vjen Pakistani me më shumë se 178 milion, India me mbi 177.000.000, Bangladesh, rreth 149.000.000, Egjipti me më shumë se 80 milionë, Nigeria me rreth 76 milionë, Irani dhe Turqia në të cilat jetojnë nga 74 milionë myslimanë.

Sipas një studimi të Qendrës Kërkimore “Pew” të vitit 2011, në botë ishin 49 shtete në të cilat myslimanët ishin shumicë. Sipas të njëjtit burim, për shembull, në Britaninë e Madhe jetojnë më shumë myslimanë sesa në Libi, ndërsa në Kinë ka më shumë myslimanë se në Siri.

ISMET HAZIZI

15DiTETOR 2012

BOTA

Hapet pavioni i artit islam në Muzeun e Luvrit

Haxhi 2012, nga Ballkani udhëtojnë 3700 besimtarë

Presidenti francez Francois Hollande është shprehur se Islami është një fe më tolerante se sa ekstremistët që flasin në emër të saj.

Zoti Hollande i bëri këto komente gjatë ceremonisë së hapjes së pavionit të artit islam në muzeun e Luvrit në Paris.

Zoti Hollande shtoi më tej se dhuna dhe urrejtja përfaqësojnë antitezën e vlerave të Islamit, duke deklaruar se “vetë parimet e fesë islamike janë arma më e mirë kundër ekstremizmit”. Sipas drejtuesve të Luvrit, pavioni i ri përbën risinë më të rëndësishme arkitektonike që nga ndërtimi i Piramidës prej qelqi 20 vjet më parë.

Projekti në alë nisi në vitin 1995, kur drejtuesit e muzeut vendosën të ndërtojnë një krah të tërë për të ekspozuar koleksionin e gjerë të objekteve historike, kulturore dhe artistike islame, që ata posedonin në oborrin Viskonti.

Koleksioni islam i Luvrit, edhe pse jo më i madhi, për-bën ajkën e trashëgimisë islame që lidhet me periudha të ndryshme. Galeritë e reja janë ndërtuar në një sipërfaqe prej 2800 metra katrorë.

Koleksioni i Luvrit është një nga më të pasurit në botë, me vepra arti që përfaqësojnë 11.000 vjet të kulturës dhe civilizimit njerëzor.

Qeveria e Arabisë Saudite ka njoftuar se këtë vit në haxh do të vijnë 1.8 milion myslimanë nga e gjithë bota

Këtij numri do i bashkohen 700 mijë haxhinj nga Arabia Saudite, që do të thotë se haxhin do ta kryejnë gjithsej 2.5 milion besimtarësh.

Kreu i Ministrisë së Haxhit në Arabinë Saudite, Bender Bin Muhammed al-Hacar, tha se ata janë detyruar të refuzojnë kërkesat e 40 vendeve që kanë kërkuar viza për numër më të madh të haxhinjve. Al-Hacar shpjegoi se për shkak të ndërtimeve të mëdha në Mekë dhe Medine, këto dy qytete nuk janë në gjendje të mirëpresin një numër më të madh të njerëzish.

Sipas të dhënave të agjencisë "Anadolia", këtë vit në haxh nga Ballkani do të udhëtojnë 3700 persona, nga Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Kosova dhe Shqipëria.

Për herë të parë, për shkak të konfliktit në Siri, nuk do të ketë udhëtim të organizuar me autobus, prandaj të gjithë haxhinjtë do të udhëtojnë vetëm me aeroplan.

Sipas vendimit të qeverisë së Arabisë Saudite, çdo vend ka kuotën e një mijë haxhinjve për një milion banorë mysli-manë që jetojnë në atë vend. Prandaj, jo në pak raste ndodh që shumë njerëz, në vendet më të populluara myslimane, të presin deri në 20 vjet për të fituar të drejtën e vizitës në

Shtëpinë e Zotit. Numri më i madh i haxhinjve vjen nga Indonezia, rreth

200.000, ndërsa nga Bangladeshi rreth 120.000.Çdo vit haxhin e kryejnë 2.5 - 3 milionë myslimanë.

Referuar të dhënave zyrtare, në tetë muajt e parë të vitit 2012, 5.5 milion myslimanë kanë mbërritur në Arabinë Saudite për të kryer Umren.

16 Di TETOR 2012

REDI SHEHU

Ish-ministri i jashtëm danez, Ue Elleman-Jensen në lidh-je me botimin e karikaturave nga gazeta “Jyllands Posten” shprehej se: “Kur ti e përdor lirinë e shprehjes për t’u tallur me fetë e popujve të tjerë, dhe ti e bën këtë me qëllimin e vetëm për të demonstruar se ke të drejtë ta bësh këtë gjë, atëherë ti në të vërtetë po e minon këtë liri të shprehjes, me sa kuptoj unë”. Kjo frazë e kategorizon aksionin e botimit të karikaturave si hipokrizi dhe aplikim të standardeve të dyfishta kur bëhet alë për lirinë e shprehjes. Në fakt, nëse kjo sarkazëm karikatureske në lidhje me myslimanët dhe fenë e tyre konsiderohet si manifestim i lirisë së alës, përse do të konsiderohej racizëm dhe me pasoja të rënda ligjore një vepër e ngjashme nëse do të vendosej në kontekstin hebre apo nëse do të satirizonte Judaizimin dhe holokaus-tin? Sepse sipas argumentimit të mbrojtësve të ligjit për

anti-semitizmin, “hate-speech” kërcënon rendin politik të demokracive. Por, a nuk aplikohet e njëjta formulë edhe kur bëhet alë për grupet e tjera të mëdha religjioze? Në rastin e myslimanëve botimi i karikaturave kishte impakt të dyfishtë negativ. Së pari, për faktin se karikaturat prodhuan edhe një konflikt etik mes parimeve religjioze islame, të cilat ndalojnë portretizimin e aq më tepër të Profetit Muhamed. Së dyti, problematika përmbajtësore e karikaturave kulmoi me ekuivalencën e Profetit me bombën. Pra, ideologjizimi i dhunës zanafillonte sipas karikaturistit dhe publikuesve të tij, që me thelbin e mesazhit hyjnor i cili manifestohej në cilësinë e Profetit islam.

Në çdo vepër arti, por edhe më gjerë, paraprakisht është i nevojshëm ndërtimi i një strukture ideore mbi punimin i cili do të realizohet, dhe më pas krijimin e një strukture

Komente & Opinione

KARIKATURAT,AKTE FYERJEJE APO AKTE LIRIE?

17DiTETOR 2012

materiale mbështetëse e cila ndihmon në realizimin e plotë të tij. Kur një vepër ka nevojë për një strukturë, e cila pa-shmangshmërisht së pari është ideore, atëherë këtu gjëja e parë që të bie ndër mend është që kjo vepër qëndron e emancipuar nga rastësia dhe shpesh naiviteti. Kjo sepse një strukturë ideore paraprake e një vepre është e bazuar mbi një logjikë të domethënies komunikuese që ajo do të ketë, e cila mbështetur mbi historinë e së shkuarës për-mes gjuhës së ngjarjeve që ajo ka shprehur, do të fiksojë perspektivën e vet në marrëdhëniet me audiencën. I njëjti proces aktivizohet edhe kur bëhet alë për zhanrin e ka-rikaturës apo edhe filmimeve. Perspektiva e vet komuni-kuese duhet të kalojë përmes disa filtrash në mënyrë që misioni i vet të gjejë pritshmërinë më të madhe pozitive të mundshme.

Pyetjes së parë që një karikaturë duhet t’i përgjigjet para se të ndërmarrë procesin e formësimit të vet, është se cilit kontekst historiko-politik ajo do t’i referohet dhe se me çfarë ideje do të përshkruhet ky kontekst. E ndjekur më pas me subjektin i cili duhet të shënjestrohet në karikaturim. Kush është ai? Çfarë përfaqëson? Cilat janë marrëdhëniet e tija kontekstuale me realitetin social apo me historinë? Pasi përcaktohen këto linja themelore të idesë qëndrore, karikaturës i duhen bërë pyetje të natyrës: Në çfarë konota-cioni do të paraqitet subjekti qendror? Në çfarë forme do të ketë deformim brenda normave të lejueshme të karikaturi-mit? Pastaj karikatura do të duhet të renditet në një nga dy grupimet kryesore që zakonisht i karakterizojnë ato. Do të renditet në karikaturat e portretizimit negativist e përçmues apo në grupimin e karikaturave sarkastiko-pozitiviste.

Tjetër element shumë i rëndësishëm i cili e shoqëron karikaturën është simboli që do të përdoret dhe roli i tij në simbolikën e përgjithshme të mesazhit komunikues. A janë ato (simbolet) përfaqësuese të një grupimi politik, social, racor, fetar, seksual etj? Në momentin që njëra nga këto përdoret, a është në kontekstin global apo i referohet thjesht subjektit të karikaturës? Në këtë rast a implikon karikatura shtresa të gjera sociale në mesazhin e vet dhe nëse po, cili do të jetë qëndrimi i pritshëm që mund të shkaktojë karikatura ndaj këtyre grupimeve? Zakonisht karikaturat shoqërohen nga një tis filozofik i cili e fuqizon jashtë mase mesazhin e saj. Përveç kësaj, karikaturat zakonisht shoqërohen me diçidura që përbën edhe qershinë mbi tortë të saj. Shpesh diçidura përdoret për të ç’tensionuar një karikaturë negativiste duke e çliruar nga kuptimi i saj i gabuar, ose mund të shprehë një domethënie tjetër nga ajo ç’ka audienca mund të ketë perceptuar për shkak të dykuptimësisë së vet figurative. Karakteristika thelbësore e karikaturës, e cila përbën edhe sekretin e suksesit të saj është raporti që ajo ndërton me ekzagjerimin. Ky i fundit është element bazë, i cili i ndërthurur së bashku me ironinë, tentojnë të shfaqin në një projeksion emulativ një fenomen në një format më të hiperbolizuar se ç’është në të vërtetë përmes një tjetër domethënieje nga ajo literalisht e zakonshme.

Tani, kur duam t’i qasemi “buqetës” prej 12 karikaturash

të botuara nga “Jyllands Posten”, apo edhe filmimit më të fundit karikaturesk kundër Profetit Muhamed, shohim se shumë elementë të sipërpërmendur kanë dalë nga korniza e tyre tradicionale dhe janë përdorur në luftën, ndaj siç ata preferojnë ta quajnë, “vetë-censurimit” gjithnjë e në rritje. Mirëpo imiplikimi bazë që shohim në këtë sipërmarrje është se është përdorur metodologjia e njëjtë që zakonisht për-dorej për të ironizuar sistemet politike në ironizimin e një tjetër sfere të shoqërisë siç është religjioni. Prandaj në këtë kontekst, shumë prej përgjigjeve që një karikaturë duhej t’i përgjigjej normalisht, në rastin e futjes së saj në konteksin religjioz, ngelin jetime. Sigurisht që këto karikatura i për-kasin grupimit sarkastiko-negativist me nota të theksuara përçmimi. Ideja qendrore është përçmimi mbi bazë religjioni me nota racore dhe atribuimi i subjektit kryesor, (Profetit Muhamed) të anomalive aktuale sociale në një kontekst të shkuar historik. Pra një mbivendosje historiko-sociale pa bazë vërtetësie e cila implikon në formë globale jo një individ apo grupim të caktuar, por një pjesë të konside-rueshme të popullsisë së globit. Ekzagjerimi si element i saj është në përmasat jashtë normales dhe thyen çdo etikë e cila pranon ekzagjerimin. Ai nuk është ekzagjerim në raport me të vërtetën, por është ekzagjerim i ndërtuar mbi të pavërtetën. Mesazhi apo diçidura janë në një raport tëhuajsimi me mesazhin që subjekti qendror i karikaturës ka transmetuar në realitetin e së shkuarës së tij dhe në këtë rast nuk kemi ironizim bazuar në artikulim, por ironizim bazuar mbi sajesë. Problemet që hasën me aktin e botimit të karikaturave fillojnë që me përqasjen e strukturës ideore të tyre të cilat nuk janë ironizim apo ekzagjerim bazuar mbi të vërtetën historike. Këto karikatura mbi të gjitha nuk kanë edhe misionin e thjeshtë dhe kryesor që ka një karikaturë, atë për të bërë të qeshë audiencën. Elementi i humorit të shëndoshë aty mungon plotësisht gjë që e vë në dyshim qenien të këtyre në zhanrin në të cilin pretendohet se u përkasin.

“Karikaturat qenë një akt gjithëpërfshirjeje. Trajtimi i ba-rabartë është mënyra më demokratike për të kapërcyer barrierat tradicionale racore dhe etnike për të sapoardhu-rit. Kjo, për mua është t’i trajtosh emigrantët njësoj si çdo danez” – thotë Fleming Rose, publikuesi i karikaturave në

Sigurisht që këto karikatura

i përkasin grupimit sarkastiko-negativist

me nota të theksuara përçmimi.

Ideja qendrore është përçmimi

mbi bazë religjioni me nota racore

dhe atribuimi i subjektit kryesor,

(Profetit Muhamed) të anomalive

aktuale sociale në një kontekst

të shkuar historik.

18 Di TETOR 2012

“Jyllands Posten”.[1] Mënyra se si shprehet Rose si botues i karikaturave tek “Jyllands Posten” të lë përshtypjen e një njeriu mbushur me humanizëm dhe që do të meritonte një duartrokitje për altruizmin e tij. Por duket se nuk ishin të të njëjtit mendim gazetat prestigjioze në Shtetet e Bashkuara dhe Britaninë e Madhe të cilat nuk i botuan karikaturat[2]. Po flasim për vende të cilat dinë diçka më shumë se Rose dhe danezët në lidhje me atë se çdo të thotë emigrant.

I gjithë aksioni i Rose dhe gazetës së tij mbështetej në mbrojtje të vlerave të lirisë në luftë kundër auto-censurës, e cila është tipar i mentalitetit totalitarist. Për ta vërtetuar pikëpamjen e tij, Fleming Rose duhet që të vërtetojë bindshëm se, që në burimet tekstuale si dhe praktikat universale, Islami është i barasvlefshëm me totalitarizmin. Ai duhet të tregonte gjithashtu se kush i përcakton caqet e auto-censurës dhe mbi cilin bie barra e çlirimit ndaj saj. Dhe, a është vërtet publikimi i karikaturave mjeti i duhur për të luftuar totalitarizmin si dhe eliminuar censurën? I gjithë problemi qëndron në keqvendosjen e pritshmërive të Perëndimit në raport me kulturat e tjera migratore. Nuk janë të paktë ata që tregojnë një gatishmëri ekzemplare për të projektuar radikalizmin islam si kundërpalë e demokracisë dhe si kërcënim për rendin demokratik. Për këtë duhet përdorimi në mënyrë abuzive i informacionit mbi religjionin, ashtu edhe të drejtave kushtetuese mbi liritë e të shprehurit, e bazuar kjo në pakënaqësinë populiste të prezencës së kulturave të huaja në vendet respektive. Kështu ndërtohet goxha mirë një ngrehinë urretjeje, e cila për ironi mbështetet në gjithpërfshirjen dhe trajtimin e barabartë të anëtarëve të shoqërisë.

Pyetja që shtrohet për Rose është se, kundër cilës auto-censure i drejtohet? Asaj daneze? Nëse është kështu atëherë duhet vërtet të shqetësohemi, sepse Danimarka nuk qenka një vend me demokraci të konsoliduar kushtetuese dhe iniciativa e tij e zanafilluar pikërisht në kryeqytetin danez qenka një mesazh në radhë të parë për shoqërinë e “censuruar” daneze. Por nëse iniciativa e Rose tenton të shtrijë përpjekjet e veta anticensurë edhe në vendet e tjera atëherë së pari, do të duhej të bënte hesapet me ligjet “censuruese” kundra anti-semitizmit, por jo vetëm kaq, do të duhej që së pari t’i drejtohej bashkatdhetares së vet, Pia

Kjaergaard dhe partisë së saj, e cila mblodhi mbi 15 për qind të votave daneze pikërisht me iniciativën e kësaj të fundit për të censuruar prezencën e të huajve në Danimarkë përmes inciativave ligjore bllokuese si dyfishimi apo trefishimi i kohës së marrjes së leje-qëndrimeve, ndalesave të martesave të emigrantëve nën 24 vjeç etj. Përpjekjet anti toralitariste dhe anti-censurë të Rose duhet të shtrihen edhe ndaj autoriteteve britanike të cilat i refuzuan vizën politikanit të ekstremit të djathtë holandez Geert Widers si pasojë e filmit të tij anti mysliman “Fitna” në vitin 2008 , apo edhe thirrjeve të tij për të ndaluar Kuranin dhe publikimin e tij. Censurën, së pari Rose dhe mbështetësit e tij duhet ta gjejnë në shtëpinë e tyre. Ish-ministri i Jashtëm asokohe i Britanisë, David Miliband, duke folur për refuzimin e vizës për Wilders, i dha një leksion etike karikaturistëve, pikërisht duke përdorur shembullin e J.S. Mill, i cili thotë se nuk është e nevojshme të bërtasësh “Zjarr!” në një sallë teatri të mbushur plot, duke iu referuar urrejtjes racore dhe religjioze.

Në përgjithësi liria e shprehjes është një e drejtë e cila është e kufizuar nga të drejta të tjera të individëve të ko-munitetit bashkëpjesëtar të një shoqërie. Pra kjo e drejtë mbështillet nga e drejta e të tjerëve dhe pikërisht kjo balan-cë të drejtash përcakton edhe legjitimitetin e alës së lirë në marrëdhëniet e saja në një shoqëri, përndryshe tejkalimi i kufirit të njërës liri ndaj tjetrës do të thotë sakrifikim i lirisë së tjetrit. Në këtë kuptim, të drejtat e të dy grupimeve, të para në konceptin modern juridik, mund të konsiderohen në të njëjtën kohë si interesa shoqërore dhe roli i shte-tit qëndron pikërisht në mbrojtjen e tyre ngase interesi shtetëror është i pandarë nga interesi publik (social). Pra, fenomeni duhet parë si ndërveprim të drejtash dhe lirish i cili shndërrohet në konflikt në momentin që shteti, si rre-gullator i këtyre të drejtave, që në të njëjtën kohë janë edhe interesa, të sigurojë mbrojtje ligjore vetëm për njërën dhe duke e lënë tjetrin të pambuluar ose pjesërisht të mbuluar ligjërisht. Liria e besimit nuk mundet kurrë të trajtohet si oponente e lirisë së alës. Sepse liria e alës është pjesë përbërëse e lirisë së besimit dhe anasjelltas. Ndaj edhe dilema liri e alës apo liri e besimit ngrihet vetëm nga një këndvështim sekularist. Kurse kufizimet që natyrshmërisht ekzistojnë dhe duhet të ekzistojnë brenda lirisë së alës kur preken dhe cenohen kufij të rëndësishëm të shoqërisë njerëzore në të cilin përfshihet edhe besimi, përkundrejt të qenurit problematikë, janë një garanci e ruajtjes së sistemit dhe mbarëvajtjes shoqërore.

[1] Rose, Fleming: “Why I Published Those Cartoons,” Washington Post, 24 Shkurt 2006

[2] Vetëm këto gazeta amerikane si “Philadelphia Inquirer”, “Rocky Moun-tain News” dhe “Austin American Statesman” qenë ato të cilat botuan karikaturat daneze. Shih Khan:”The Danish Cartoon Controversy and the Rhethoric of Libertarian Regret” fq. 163-166. Në Britani gazetat me emër nuk botuan asnjë nga karikaturat. Shih: “Reading the Mohammed Cartoons Controversy: An International Analysis of Press Discourse on Free Speech and Political Spin” Viti 2007 fq. 65.

Liria e shprehjes është një e drejtë

e cila është e kufizuar nga të drejta të tjera

të individëve të komunitetit bashkëpjesëtar

të një shoqërie. Pra kjo e drejtë mbështillet

nga e drejta e të tjerëve dhe pikërisht

kjo balancë të drejtash përcakton

edhe legjitimitetin e alës së lirë

në marrëdhëniet e saja në një shoqëri,

përndryshe tejkalimi i kufirit të njërës liri

ndaj tjetrës do të thotë sakrifikim

i lirisë së tjetrit.

19DiTETOR 2012

Forum ABDAL-HAKIM MURAD

E MYSLIMANIT -2-

QËNDRUESHMËRIADHE PËRKATËSIA

Instrumentaliteti i fesë ka ndryshuar në segmente të rëndësishëm të botës së besimit. Zoti nuk mohohet nga sloganerët e identitetit; më tepër listohet si një pjesëtar partie. Jo kaq rimëkëmbës mund të kënaqin idenë se libe-ralizmi i ri që rekomandohet është një grup liberal në botë, që nënshkruan gjithnjë e më shumë projekte themelore të liberalizmit individual nga bota, por, megjithatë, ky alor vetëm se e tradhton vazhdimisht atë. Fjala imān në Kuran (zakonisht e përkthyer si “besim”) haset 20 herë, po aq sa ala islām. Në predikimet e tregtarëve përpjesëtimi duket të jetë i rezervuar.

Këtë nuk e bën as instrumenti i identitetit, që të mbrojë një rikthim në rrënjë dhe tek e veçanta. Kur të bëhet do duhet patjetër një zotim i denjë me artin, shpirtëroren dhe intelektualitetin e fesë së provincave kulturore. Dhe është një tipar i përbashkët i të gjithë identiteteve që politizo-hen në botën e feve sot, që ndonëse mëkëmbësit fetarë në kohën e mrekullueshme të besimit kanë sjellë lulëzim artistik dhe letrar, mëkëmbësit e sotëm duket që sjellin vetëm varfëri. Bukuria duhet të presë, sepse da'wa (misioni/përhapja e mesazhit të Zotit) është më urgjente. Përballemi me një logjikë të çuditshme për të modernizuar besimtarët, të cilët supozonin se çdo thirrje për tek e Vërteta duhet të ishte e bukur, dhe që asgjë nuk e transformon më thellë një shoqëri ose një shpirt sesa nje vepër arti, një ndërtesë,

një poezi, ose heshtja e një shenjtori.Ndoshta këtë mund ta kërkojmë në vlerësimin më të

përafërt që do të bëjmë me një kut objektiv kundër të cilit të gjykojmë autenticitetin shpirtëror të mëkëmbësve fetarë. E vërteta, siç mëson Platoni, prodhon pashmangshmërisht bukuri. Shpirti i ndriçuar shkëlqen, dhe nuk mund ta kufi-zojnë dritën brenda vetes së vet. Sido që të bëhet, ose të thuhet, ose të shkruhet, – nga një shpirt si ky – është një art madhështor, dhe kjo është pjesë e pjesëmarrjes së kalifatit tonë dhe përgjegjësisë në krijim, siç e thotë Abdurrahman Xhami: “Çdo bukuri dhe perfeksion i manifestuar në teat-rin e gradave të ndryshme të qenies, është një rreze nga bukuria e Tij perfekte e reflektuar aty. Nga këto rreze, ato shpirtra të lartë kanë marrë gjurmën e tyre të bukurisë dhe vlerën e përsosmërisë.”1

Nësë aplikojmë këtë masë, sa autenticitet mund t’i atribuonim soi-disant rigjallërimit të Islamit sot? "Thuaj: Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që Allahu i krijoi për robërit e Tij?” (Kur’ani, 7/32) Kush, vërtet?

Kështu, instrumentaliteti modern mysliman i identitetit nuk duhet të jetë për afirmimin e vetes së ngulitur kultu-ralisht. Aktivisti i ri radikal, në fakt, nuk do që të jetë pakis-tanez, apo algjerian, apo amerikan. Një njeri i tillë kërkon atë që dikush mund ta quajë “identitet negativ”. Ai ose ajo

1. Abdülkadir Emiroglu, Molla Cami’nin eserleri (Ankara, 1976), f.70.

Zoti monoteist patjetër

që nuk do i braktisë besimtarët.

“Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni,

sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët,

nëse jeni besimtarë të vërtetë.”

(Āli Imrān, 3/139)

20 Di TETOR 2012

dëshpërimisht nuk dëshirojnë të jenë dikushi. Mesjetarët e njihnin Zotin duke listuar të gjitha gjërat të cilat Zoti nuk mund të ishte. Kjo është një strategji e njohur si teologji negative, shumë e pozicionuar edhe në metafizikën mysli-mane dhe atë të krishterë. Modernët, siç duket, duke qenë më shumë të interesuar për fenë sesa për Zotin, e përkufi-zojnë fenë duke listuar të gjitha gjërat që ajo nuk mund të jetë. Që këtu Islami na është thënë me zë të lartë: është një listë me ndalesa. Ngado që kthehemi ka diçka që nuk duhet të besojmë, dhe sigurisht që nuk duhet ta bëjmë. Lista e ideve ku përfshihet shirk-u ose bid'a-ti rritet gjithnjë e më shumë, dhe askush nuk ka asnjë kënaqësi dhe gëzim të merret me shkurtimin e listës së gjërave që janë akoma të lejuara. Si rrjedhojë, del që Islami është për jo-të-qenurit dhe të bërit të gjërave. Ajo çfarë mbetet është identiteti i njeriut. Kjo sepse lista e ndalesave është zgjeruar dëshpërimisht, duke u përvetësuar kështu një pjesë e madhe e praktikave të dëshiruara të fshatit apo të zonës urbane. Ky është një pyetësor për identitetin që mohon identitetin e vërtetë, atë të rrënjosurin. Si i tillë, ai i tradhton shpesh kontribuuesit e tij të shekullit të XX: “Llojet dhe format e vlerave kulturore të huazuara nga lëvizjet e reja fondamentaliste nuk mund të shpjegohen me një analizë të traditës se fesë dhe historisë islame; duhet të shihet si një efekt i shkëmbimit ndërkul-turor, gjë që është thellësisht e bazuar në këndvështrimin perëndimor ndaj Islamit si kultura e Tjetrit.”2

Kohë më parë, i rralli Hourani ishte jo më pak i sinqertë kur kuptoi etimologjinë perëndimore të “lëvizjes islame”: “Vitet e fundit është shkruar shumë për lëvizjet e reja ne Islam, origjina dhe drejtimi i disa prej të cilave janë të njohura tani: një theksim i ri mbi veprimtarinë virtuoze, e justifikuar në kushte thëniesh tradicionale të caktuara, por të derivuara, në fakt, nga mendimi shkencor europian i shekullit të XIX, dhe i prirë ndonjëherë drejt një nihilizmi revolucionar.”3

Për më tej mund të citohen më shumë kontribuues psikologjikë. Ndryshimi në një kulturë çrrënjosëse radikalizmi shpesh të çon ligësisht në një dëshirë për të shfryrë në hakmarrje ndaj prindërve tradicionalistë ose ndaj komunitetit për irritimin e pësuar në lëkurën e tyre. Ai shfaqet përsëri si një fenomen social perëndimor, më tepër se një teube tradicionale. Gjithashtu, shpesh është një përgjigje perverse ndaj një debati global që mund të përbuzë ato vende ose etnitë e tyre në diasporë. E thënë shkurt, është një mënyrë për të legjitimuar urrejtjen ndaj vetes; një justifikim fetaro-ligjor për një kompleks inferioriteti.

Çfarë mbetet, atëherë? Sapo djali i një emigranti pakis-tanez të ketë zhveshur veten nga shallvari i tij, nga pir-i i tij, kawwalis-i, gulab jamon-i dhe nga ndjesia e të jetuarit si një produkt i një qytetërimi të madhërishëm që nxori Taj Mahal-i dhe ghazal-et e Ghalibit, ç’i ka mbetur tani atij?

2. Mona Abaza dhe Georg Stauth, Logjika oksidentale, orientalizmi dhe fundamentalizmi islam: një kritikë, te Martin Albrow dhe Elizabeth King (eds.), Globalizimi, dija dhe shoqëria (Londër, 1990), f. 223. Ndikimi i Carrell-it mbi Sejid Kutbin është cituar shpesh në lidhje me këtë.

3. A. Hourani, Shejh Halidi dhe Urdhri Nakshibendi, te S.M. Stern et al., (eds), Filozofia islame dhe tradita klasike (Oksford, 1972), f. 89.

Përsëri, varianti i teologjisë negative do ta përkufizojë in-dividualitetin e tij si ajo që ka mbetur: një fe e zbrazëtisë, një lloj boshllëku. Atë boshllëk ai e interpreton si sunet. Suneti është kuptuar negativisht: një listë ndalesash që tërhiqet nga kujtime shqetësuese, si justifikim për brak-tisjen e teknikave të spiritualitetit, që më shumë bllokojnë se sigurojnë egon.

Atëherë, a kemi të bëjmë me një dështim të fesë? A është i shastisur fanatiku i ri nga tëhuajësimi i tij, nga poshtërimi, nga humbja e origjinës, që Suneti, gjëja që ka mbetur, nuk mund ta rigjallërojë shpirtin e tij? Patjetër që nënshkruesit këmbëngulin që rikthimi te Suneti do ta rigjallërojë dhe do ta ndihmojë të qartësohet me historinë e tij dhe me përvojat e jetës së tij. Sidoqoftë, veprimet janë sipas qëllimeve. Sipas traditës, njerëzit priren të kenë udhëheqësit që meritojnë, dhe forcat qe rregullojnë shpirtin e njeriut janë në çdo rast të përshtatshme për atë person. Suneti është modeli i njerëzimit të shenjtëruar. Duhet thënë: njerëzimi i larë në sakina, mjedisi i paqtë i pranisë së Zotit. “Është Ai, që zbriti qetësi në zemrat e besimtarëve, për t’ua forcuar besimin, krahas besimit që patën.” (Kur’ani, 48/4). Kjo është surja El-Fet’h, e cila i shpërfaq komunitetit besimtar natyrën e provës që sapo kanë kaluar, për të cilën kishin qenë durimtarë për shumë vite. Triumfi i Mekës nuk erdhi përmes zemërimit, ankthit, frikës dhe padurimit nga vështirësia, që qe ndonjëherë një situatë dëshpëruese e myslimanëve, një ishull i vogël monoteist në një det pagan. Erdhi përmes paqes së tyre, sakina-s së tyre, e cila, siç na tregon Ibn Xheuzi, do të thotë qetësi (sukūn), përmbajtje (tumā’nīna) dhe gjithashtu edhe mëshirë (rahme). Këto janë dhuratat e besimit në premtimin e Allahut midis fatkeqësisë së dukshme. Alternativa është të jesh ndër ata që janë përshkruar si “ata që kanë mendime të këqija për Allahun” (adh-dhannina bil-lāhi dhannas-saw):

21DiTETOR 2012

gjë që interpretuesit e shpjegojnë se nënkupton që Ai do t’i braktisë besimtarët.

Zoti monoteist patjetër që nuk do i braktisë besimtarët. “Mos u ligështoni dhe mos u pikëlloni, sepse ju, gjithsesi jeni më të lartët, nëse jeni besimtarë të vërtetë.” (Āli Imrān, 3/139) Vargu ka të bëjë me pasojën e tronditjes së Uhudit.

Kështu, fanatiku i ri, me gjysmën e mendjes të përhu-mbur nga ndjesia e tëhuajësimit dhe dëshpërimit e lexon Sunetin me alorin e gabuar. Këndvështrimi i historisë së komunitetit të tij është një nga khidhlan-et që efektivisht Zoti e ka braktisur. Vetëm një fraksion jashtëzakonisht i vogël dijetarësh të historisë islame ishin edhe besimtarë. Osmanët, mongolët, Uzbekistani, Malajzia dhe Principata e Hauzës ishin ishuj shirk-u dhe sajesash, shkretëtira pa oaze besimi. Dhe ky dënim duhet ta bëjë atë një nga ata që kanë mendime të këqija për Allahun. Kënaqësia e tyre është që qytetërimi islam ka qenë një dështim mizor, monumental, dëshpërues; dhe pasojat e këtij dënimi, për besimin e tyre fetar dhe për aftësinë për të ndjerë sakīna-n janë jo më pak shkatërrimtare. Një Zot që ka lejuar fenë e fundit të humba-së rrugën kaq fatkeqësisht nuk mund të besohet. Policia e Tij zakonisht duket sikur ka qenë një nga khidhlan-et, një nga tradhtitë e besimtarëve. Sipas gjuhës së Durkheim-it vetë feja shndërrohet tërësisht në një piacular4, në një për-pjekje purgative; si një ritual që përball shkatërrimin; një rit i shlyerjes së fajit dhe i mbajtjes zi, që i frikësohet forcave të pakontrollueshme dhe të padukshme që dënojnë dhe kërcënojnë racën njerëzore. Fenomeni purgativ i fesë ka përfshirë vetë fenë.

Se si ndihesh duke adhuruar Zotin është e vështirë të imagjinohet, por, sot, në Islam, si në periferi të feve të tjera, ka patjetër njerëz që e adhurojnë Atë. Asnjë paqe nuk mund të vijë nga një adhurim i tillë, vetëm se një ndjesi në rritje

4. Shlyerja që duhet bërë për një sakrilegj apo mëkat.

e të qenurit në kurth brenda një logjike që shpie vetëm në frikë dhe dëshpërim, e pangushëlluar nga asgjë, përveç-se nga një dritëz shprese. Ndoshta besimtarët ndiejnë që janë duke adhuruar Zotin e tyre. Nëse jemi mjaftueshëm të pastër dhe të zemëruar, Zoti do të zbutet kundrejt nesh; dhe ne mund të marrim pjesë në Ardhjen e Dytë duke sfi-duar vetë kohën, dhe duke krijuar utopinë për të kulluarën diku në tokë. Për pasojë ky piacular grumbullohet në një apokalips.

Kohë më parë, Toynbee, pa që të tilla projekte përfundoj-në në mënyrë të pandryshueshme në mjerim. Në fund, edhe Herod-i e shërben komunitetin e shtypur më mirë se Bar Kochva. Toynbee shkroi për “fanatizmin” si një gjendje psikologjike, si patologji të pagabueshme ashtu siç është ekzagjeruar pagabueshëm, që është një nga dy alternativat e mundshme të reagimit të një feste pasive në një përplasje midis dy qytetërimeve.

Fanatiku, “shpëtimtari-arkaist barbar” i Toynbee-së nuk mund të imagjinojë që besimi mund të kërkojë mençu-rinë për të njohur kapacitetet e secilit njeri në mosha të ndryshme. Duke kërkuar një përkufizim mizor për emr bi-l-ma'rūf (urdhërimi dhe këshillimi për mirë), në një kohë kur shumica e njerëzve janë të dobët dhe të vegjël, – saqë ia dalin vetëm të respektojnë kërkesat bazë të fesë – tradhton një mungesë të mjerë dhe shkatërrimtare të të kuptuarit. “T’i detyrosh njerëzit të gëlltisin fenë” do të thotë t’i provokosh ata që ta vjellin atë. I tillë është elasticiteti ose perversiteti i natyrës njerëzore. Shtetet që i imponojnë kode të ashpra morale popullsive të tyre do kuptojnë që ato nuk mund të pajtohen me shtimin e vesit, i cili merr pjesë në maskaradë si një virtyt në një kontekst politik ku feja ka identifikuar veten përmes një riti represiv (piacular). Ai shtet që do mbajë këtë qëndrim, sapo të përjashtohet nga tregtia globale do lëngojë në varfëri; më pas do ushqejë çmagjepsjen dhe eksportin në masë të refugjatëve.

Suneti, që vringëllonte si një armë hakmarrjeje kundër burimeve të poshtërimit të njerëzimit, nuk do ta lejojë veten të përdoret në këtë mënyrë. Suneti si formë e kulluar, si një strukturë jete, nuk mund të jetë një realitet shpirtëror nëse mungon sakīna. Ligji është i mëshirshëm kur interpreto-het dhe zbatohet nga ata që besojnë se qëndrimi i Zotit ndaj tyre do jetë i mëshirshëm. Në duart e një fanatiku kjo mund të shndërrohet në një nga argumentet më motivuese kundër fesë.

Veprat janë sipas qëllimeve, dhe interpretimet e shkrime-ve të shenjta janë një provë për këtë. Shkrimet janë vende të shenjta, dhe duhet të qetësojmë veten para se të hyjmë aty. Nëse marshojmë drejt tyre, zemrat që digjen me furi, duke e parë botën me dyshim për qëllimin hyjnor, e dhu-nojmë vendin e shenjtë. Në kohët e hershme, vetëm zemra e pastër dhe ata që kishin dekada para tyre në adhurim të përulur ishin të lejuar të kalonin pragun për tek ajo hapësirë. Tani që dyert janë hapur me forcë, turma e zemëruar/uritur/dëshpëruar qëndron duke u grindur rreth tekstit.

Përktheu: Nejona Kadzadej

22 Di TETOR 201222 Di TETOR 2012

“Ibrahimi nuk ishte as Çifut as i Krishten, por ishte njeri i drejtë, Musliman i sinqertë, dhe se nuk ishte nga idhu-jtarët.

“Padyshim, populli më i afërt ke Ibrahimi janë ata që e ndoqën atë dhe këtë Profet si dhe ata që besojnë (atë), dhe se Zoti asht mbrojtësi i besimtarvet” (3:66,67).

Madhnija qoftë e Zotit, që ia mbrritëm të festojmë këtë ditë sakrifice. Kjo asht festa zyrtare ma e madhe e Islamit, mbasi në këtë kohë kryehet vizita vjetore (Haxh-xhi) e botës Myslimane në Meqqe.

Me të vërtetë asht një gëzim shpirtnuer i pa tregueshëm për besimtarët kur kujtojnë se, gjatë kësaj kohe, në qyte-tin e shenjt të Meqqes asht mbledhun lidhja shpirtnore e kombeve të botës Islame. Na mund të përfytyrojmë vargun e pakëputun të mijra njerzve me kombësi të ndryshme t’i përgjigjen Nji zani Shpirtnuer me anën e shprehjes së një formule-besimi e, çka ma tepër, të tanë janë veshun me një lloj rrobe të bardhë.

Sikurse e dini kjo shtyllë e madhe dhe ceremoni e për-botshme bahet në përkujtim të hapit marrun nga Ibrahimi (a.s.) për të therrë birin e vet, Ismailin, (ndërsa i biri i dytë, Is’haku, ende s’kishte lindun). Ibrahimi pa në andër se qe tue therrun birin e vetëm. Ai, tue kujtue se kjo ishte dëshira

e Zotit, ndërmorri t’a zbatojë në fakt. Ai kujtoj se, ndoshta në dijenin e Zotit, dashtunija e tij për Ismailin ishte një pengesë kundrejt detyravet të veta Hyjnore. Çfarë do që të ketë qenë interpretimi i andrrës së tij mbi këtë çashtje, ai mendoi se kjo ishte Dëshira e Tij. Kur Ibrahimi u ba gati të therrte djalin e vet Zoti i tha se, sprovimi i tij ishte krye ndërsa qëllimi i vërtetë nuk ishte ai. Fakti asht se sakrifica e pamun në andërr ishte për një realizim shumë ma të naltë se sa therrja e thjeshtë me thikë. Asht plot kuptim që ngjarja e sakrificës, me gjithse e shkrueme nër traditat Izraelite, asht përkujtue vetëm nga Ismailitët dhe vllazënve shpirtnorë të këtij, Muslimanët.

Haxhereja ishte një nga princeshat egjyptiane, marrun skllav lufte kur ajo ra në dorë të Sarës, në shtëpi t’Ibrahimit. Ngushëllimi i vetëm i saj ndoshta, ishte që qëlloi t’i shërbejë një grueje të Profetit. Ma vonë, kur Sarea ia dha Ibrahimit si grue ligjore dhe ashtu sikur dëshironte Sarea, lindi një djalë, trashëgimtar’i Ibrahimit, Haxhereja kujtoi se me t’u ba një mëmë kryenaltë në një familje të madhe profetike, ditët e mizerjes së saj kishin kalue. Mirë po fati vendosi ndryshe. Ajo dhe i biri, trashgimtar’ i të shoqit, duhesh të jetonin të braktisun, largë nga vend-banimi i Profetit dhe nga fushat e aktivitetit. Por, tue qenë shërbëtorë të divotshëm të Zotit,

Retrospektivë

Sakrificae KURBAN BAJRAMIT

Sikurse e dini kjo shtyllë e madhe dhe ceremoni e përbotshme

bahet në përkujtim të hapit marrun nga Ibrahimi (a.s.) për të therrë birin e vet,

Ismailin, (ndërsa i biri i dytë, Is’haku, ende s’kishte lindun).

23DiTETOR 2012

kurrgja s’mund t’i zmbrapste nga bindja e vullnetit të Tij. Ibrahimi me urdhën Hyjnuer, mori gruen e djalin dhe i çoi në një vend të largët, rrethue prej shkretinash të mëdha. Vendi i caktuem ishte qyteti i Meqqes, ku gjindesh Qabeja, Faltorja ma e vjetër e adhurimit Monotheist. Mbas kësaj, tue përjashtue vizitat e rastësishme t’Ibrahimit, amë e bir ishin lanë nën kujdesin e Zotit.

Ismaili u martue e, mbas vdekjes së tij, pasardhësit që la mbrapa, u shumuen bres pas brezi, mirë po ishin këputun nga tradita e përgjithshme e racës çifute sikur e vazhduen Izraelitët atë t’Ibrahimit. Asnjë vepër e shqueme nuk ishte shinue, për shumë shekuj, nga pasardhësit e Ismailit. U duk që vizioni i Ibrahimit si dhe vizioni i sakrificës nuk patën dhanë asnjë frut të dukshëm dhe se braktisja e Is-lamilit ishte një refuzim. Por ligjet e Zotit janë çuditërisht të mëshefta! Ismaili dhe pasardhësit e tij ishin braktisun, flakun dhe harue nga dega tjetër e familjes. Kështu, kjo e fundit, refuzoi Profetin Muhammed dhe parakaluesi i këtij filloi t’adhurohet si Zot nga një pjes e njerzimit. Po, Muhammedi ishte një trashëgimtar i Ismailit të harruem që rivendosi traditën e adhurimit Monotheist e që i dha një gjallëri e përgjithësi si mbas kohës.

Gjendja e mjerume e Qabes, në kohën e lindjes së Mu-hammedit (a.s.), dhe ringrea e saj, në kuptimin shpirtnor, ishte rikthimi i saj për me shërbye si qendër e re dhe e fuqishme e botës mbarë për përhapjen e Monotheizmit. Po ashtu, vënja përsëri e gurit të zi, pjesa e mbetur e ndërtesës së ngrefun nga një kohë që s’mbahet mend, ishte, si duket, një referencë simbolike për ardhjen e famëshme të Profetit t’Ismailit Muhammedi. Guri i i zi i Qabes, me gjithse një copë gur, për Muslimanët ka ma tepër se një kuptim dhe vlen ma tepër se monumentet e tjera. Padyshim, simbolikisht ai qëndron si piramida ma e madhe në Historinë e Shenjtë të racës s’onë.

Pra, në celebrimin e aniversarit (përvjetorit) të sakrificës s’Ibrahimit, na Muslimanët rivërtetojmë pretendimet t’ona të traditës së Ibrahimit me anë t’Udhëheqësit t’onë Profetit të Shenjt, Muhammedi, i cili asht pasardhës i asaj Patriarke nëpërmjet Ismailit.

Verseti i parë shkrue në fillim të këtij ar-tikulli thotë se, feja e Ibrahimit, nëse gjin-det ndokund gjetkë, ndodhet në Kuran dhe se Ibrahimi s’ka qenë as çifut as i krishten, por njeri i drejtë, d.m.th. Musliman. Mund të thotë ndokush që si asht e mundun për Ibrahimin të jetë Musliman?

Për fat të keq, gati në të gjithë botën jo Muslimane, alët “Is-lam” dhe “Musliman” janë kqyrun si emna të një llojshëm me ato fetaro-shoqnore të botës.

Mirëpo kjo i detyrohet injo-rancës së tyne për sa i përket kufizimit që ata u bajnë alëve

Islam dhe Muslim. Si mbas Kuranit Islami asht aqë i vjetër sa njerzimi vetë. Profeti Muhammed ishte Musliman, e kështu ishin të tanë udhëheqsat shpirtnorë, të cilët patën realizue Zotin me an t’Islamit. Kështu jo vetëm Ibrahimi, por gjith profetnit dhe ringjallësat e fesë ishin Muslimanë.

Veç asaj ka edhe një qëllim tjetër në cilësimin që i ban Kurani Ibrahimit si Musliman. E kam përmendun këtë ma nalt kur fola mbi cilësimin e përbashkët të të gjitha feve. Vizioni i përgjithshëm i tyne asht, pak a shumë i ngushtë, mbasi çdo pikpamje e pjesëshme asht mohimi i pikpamjes fetare. Në të vërtetë, në përpjekjet për t’a përgjithsue fenë, ska qëllim tjetër veçse për t’a përgjithsue Zotin. Idea për një popull të zgjedhun, me përjashtimin e dukshëm t’Islamit, gjindet gjithkund nër fenat e tjera.

Tash, kur njeri realizon Zotin, lypset t’a realizojë në përgjithësi, e kur ky realizim vjen, duhet të zgjanojë shpirtin dhe vetëdijen e përgjithshme. Prandaj shpirtnat që kanë kuptue Zotin janë përmbi gjithë komunitetet. Në këtë kup-tim, kishte me qenë gabim me u thirrë Profetët çifutë. Këta shpirtna të mëdhenj, padyshim, krijuen komunitetet e tyne përkatëse, por, për sa ka të bajë mesazhi dhe revelata e tyne, ngel e pandryshmeme. Lidhjet e tyne janë krejt shpitnore dhe se vizioni asht i përgjithshëm, i detyrohet këtij fakti që i asht ba referenca në alë, “populli ma i afërt ke Ibrahimi janë ata që ndjekin gjurmat e atij dhe të këtij Profeti si dhe t’atyne që besuen në të”. Me një alë ishin të vërtetë në vizionin e tij shpirtnor. Të gjithë ata që kanë ardhun mbas tij (profetnit e tjerë si dhe ai i Islamilit, Muhammedi, i cili mbas kaqë kohë të kalueme, ringjalli traditën e tij të një Zoti të përgjithshëm), ende ndjekin komunitetin shpirtnor t’Ibrahimit, i dallueshëm pak a shumë nga ko-munitetet e

24 Di TETOR 2012

tjera raciale. Tue përkujtue emrin e Ibrahimit, me anë të kësaj ceremonie, na jemi tue mbajtun praktikisht theorinë e fesë së tij ashtu si asht përshkrue në Kuran. Dhe çka asht ajo theori? Ajo asht se feja nuk mund të bahet fisnore ose pjesore. Në se thirrja vjen nga Zoti, rrethi i saj duhet të përmbledhë krejt njerzinë.

Asht lehtë me fol mbi thirrjen e Zotit e të fesë. Fare pak popuj realizojnë se ç’kuptim i saktë ka me iu përgjegjë një zani të tillë. A do të thotë mbytja e tanë interesave dhe shtytjeve, që depërtojnë jetën t’onë tokësore? Atë çka bajnë populli fetar asht me efektue një kompromis në mes të thirrjes së Zotit dhe asaj të botës; dhe ky, në themel, asht gjithë turbullimi, nga i cili njerzimi asht tue vujtë. Na e shofim, në thelbin e zemrës s’onë se çka asht thirrja e Zotit në një gjendje të veçantë. Po, na gjithashtu, besojmë edhe n’eksperiencat, por harrojmë, në të vërtetë, se asht një mosbesim në Plot fuqishmenin e vullnetit të Zotit. Nga ky mosbesim i parimit moral të përgjithshëm të njerëzimit ka ardhun mbi tokë gjendja e pikllueshme. Askush nuk mund t’a mohojë se për tash feja, përgjithsisht asht vetëm një lojë ose vegël në duert e interesave të kësaj bote.

Feja në vend që me naltësue deri në kulm mendjen njerzore, prej ku t’i përgjigjet thirrjes së Zotit, bahet fushë shfrytzimi i sentimenteve të një populli ose race, e në mos tjetër edhe lumtënisë ekonomike të një pjese.

Përkujtimi i Ibrahimit a nuk lypset të na çojë neve ke një vështrim ma i naltë i jetës fetare? Ke Ibrahimi dashtunija e së vërtetës ishte mbi të gjithë tjerat, kështu ai braktisi shtëpinë sikur pasardhësi i tij i meritueshëm Muhammedi (a.s.) per me gjetë një vend ma të mirë të përshtatshëm. Si një fakt i pamohueshëm në se një fetar predikon të vërtetën absolute me vendim të premë, ai asht i detyruem të humbë simpathinë e popullit. E vërteta e pandryshueshme predikue me seriozitet, kambëngulje, ka pasë fitue nër të gjithë kohët e popujt një përbuzje të përgjithshme ibrahimi e provoi këtë pikërisht, ashtu i patën shijue edhe pasardhësit e tij, Profetët H. Isaj e Muhammedi (a.s.).

Për me u ba i zoti me thirr popullin në fen, njeriu duhet të pajiset me cilësit e nalta shpitnore, të shvishet nga gjithë konsiderimet e natyrës toksore. Ai lypset të krijojë një trajtë mendore si atë t’Ibrahimit e cila mund t’a bajë t’aftë, jo vetëm të sakrifikojë gjithë interesat ekonomike, dashamirësinë e respektin e popullit të tij, por gjithashtu, në se asht e nevojshme i fikë edhe sentimentet ma të thella personale. Jeta e Ibrahimit, padyshim, përmban një shenjë drite të qartë për udhheqsit fetarë të sotshëm që besojnë me gjysmë zemre.

Populli sot asht hutue dhe nuk e kupton dot pozitën dhe funksionin e fesë. Disa men dojnë se kjo po nxjerr njeriun nga jeta normale, dhe se po e çon kundra përparimit mate-rial. Të tjerë mendojnë se ajo s’ka të bajë me jetën e kësaj bote ose na pregatit vetëm për një ekzistencë t’ardhëshme, e cila s’ka të bajë me jetën t’onë të përbashkët këtu. E vërteta asht se feja gjindet e rranjosun në natyrën qytet-nuese të njeriut. Feja, jo që nuk pengon përparimin material, por përkundrazi asht vetë fryma e jetës së një pëparimi

kësodore. Cilësija dalluese e fesë asht kur kjo merr para-sysh krejt interesat e ekzistencës kësodore, tue nxitur ato ma të gjana e të hapuna, në të cilat shtrihet përmbushja e fundit e krejt interesave të tjerë. Kjo e vërtetë e naltë asht shprehun në Kuran kur flet mbi Ibrahimin sa vijon:

“Kur Zoti i tha atij, përulu, ai u përgjigj: Unë i përulem Zotit të botnavet”.

Po, Ibrahimi iu përul vetëm Zotit të botnavet, d.mth. ligjit ma të naltë të jetës, të cilit, krejt ligjet e tjera i bindin. Feja duhet të qëndrojë, dhe në formën e saj të thjeshtë gjithmo-në ka qëndrue, për këtë ligjë të jetës, pasqyra e së cilës na paraqitet ke Ibrahimi, shembulli i vërtetë i qëllimit të fesë.

Islamizmi, feja e Kuranit dhe Muhamedit (a.s.), tue iu referue Ibrahimit si shembulli i jetës së vërtetë, themelon pozitën e përbashkët të fesë. Po, gjithashtu ajo kujdesohet mirë për me s’kjarue pikpamjen e çashtjes. Ajo i ep randësi drejtësis së Providencës Hyjnore. Zoti i Islamit asht krye-sisht Zoti i virtytit, i shpirtit të kulturës dhe i shërbimit të njerzisë. Ky princip përshkruhet me alët si vijon:

“Kur Zoti e sprovoi Ibrahimin me disa alë, të cilat ai i përmbushi tha: sigurisht do të baj ty udhëheqsi i njerëzimit. “Ibrahimi u përgjegj: “Edhe nga brezi i ardhshëm i emi? Premtimi i Jem nuk përmbledh të padrejtët, tha Zoti (2:124). Ky qe një paralajmërim vërtet serioz, jo vetëm për sektet e tjera të pas’ardhsvet t‘Ibrahimit, por gjithashtu edhe për vetë Muslimanët. Me humbjen e udhëheqjes së tyne politike e intelektuale në botë, ata kanë ruajtun e pohue këtë parim të Kuranit. Kombet udhëheqsa të botës le të marrin mësim nga kjo dhe nga bisedimet e tjera të Zotit me Ibrahimin, dhanun në Kuran me alët që posht-vijojnë:

“Dhe kur Ibrahimi tha: O Zot, baje atë (Meqqen) një qytet të siguruem dhe mbushe popullatën e tij me fruta, të tillëve nga ata që besojnë në Zotin dhe në ditën e mbrapme. Ai tha, edhe gjithkujt që nuk beson do t’i dhuroj argëtime për një kohë të shkurtë, e pastaj do t’i tërheq kah dënimi me zjarrm, po ky asht një destinim i keq”. (2:126)

Tash gjithë këto mësime, që kanë të bajnë me mirë-qe-nien t’onë shpirtnore e kulturale, janë shembull i Ibrahimit që na ban me forcë të njohim, gjithashtu, një thirrje në vull-netin e mirë të mbarë njerzimit në këtë festë Muslimane të sakrificës. Asht, vërtet, një festim, me të cilin, degat e tjera ma të vjetra të paslindësve shpirtnorë t’Ibrahimit, mund të marrin pjesë me lehtësi dhe kryenaltësi.

Kurani ka lanë çelë shumë rrugë për bashkëpunim në mes të feve, për ribashkim efektiv e të vërtetë në mes të tri degëve të pasardhësve shpirtnorë t’Ibrahimit. Na Muslima-nët mundemi fare lehtë t’a bajmë atë një shkak për afrim grishjeje të përbashkët fetare, për të mirën e përgjithshme të njerzimit. Tue dhanë një zbërthim të drejtë, ky mësim mjafton të shërbejë vështirsinë e vjetër shekullore në mes të tri feve të mëdha në botë. Dashtë Zoti që kjo andër të gjejë realizimin e saj të shpresueshëm.

Botim i shkurtuar. “Kultura Islame”, Nr. 4 (52), Dhjetor 1943

25DiTETOR 2012

Dossier & Histori HASAN BELLO

Një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar në kapërcyell të shek. XIX dhe në fillim të shek. XX, krahas klerikëve të besimeve të tjera fetare, pa dyshim që ka luajtur edhe kleri mysliman shqiptar.

Pavarësisht faktit se deri vonë, për arsye ideologjike ka pasur një lloj te-ndence për t`i vënë në plan të kundërt komponentët “shkollë”, “gjuhë” dhe “identitet kombëtar” me alën “kler”, “klerikë” apo në rastin konkret “ho-xhallarë”, e vërteta qëndron ndryshe. Një numër alfabetesh dhe abetaresh të gjuhës shqipe na rezulton të jenë hartuar pikërisht nga këta persona-litete.

Megjithëse ato nuk përbëjnë një nu-mër të madh për nga sasia, përsëri në raport me peshën specifike dhe kohën kur u hartuan dëshmojnë për shkallën e lartë të preukupimit dhe rëndësinë që klerikët myslimanë shqiptar i jep-nin zhvillimit dhe mësimit të gjuhës shqipe.

Ky shkrim, më tepër se një vështrim filologjik apo didaktik, ka si objekt evi-dentimin dhe trajtimin nga këndvësh-

trimi historik të rolit dhe të kontributit të klerit mysliman shqiptar, si hartues i alfabeteve dhe abetareve të gjuhës shqipe.

Që në fundin e viteve 30 të she-kullit të kaluar, në një artikull të re-vistës “Zani i Naltë” pasi theksohej roli i klerit mysliman shqiptar në lë-mej të ndryshëm të çështjes kom-bëtare, kur vinte ala për shkrimin e gjuhës shqipe shkruhej se: “Ndofta mund të thotë dikush se këta kanë shkrue me alfabet arab! Ani, mjafton që kanë shkruajtur shqip; mjafton që këtij populli i kanë dhanë të kuptojë se edhe gjuha e tyne, - shqipja - mund të shkruhet. Mbasandaj, çfaj kanë këta shkrimtar të moçëm që kanë shkrue në një kohë kur shqipja ska pasë al-fabetin e saj, jo skanë asnjë faj këta shkrimtarë; ashtu sikurse skanë faj as ata që kanë shkrue me alfabetin grek e me ndonjë alfabet tjetër”.

***I. Alfabeti i gjuhës shqipe i hartuar

nga kleriku dhe rilindësi i shquar Hoxhë Hasan Tahsini (1811-1881)

Në historinë e popullit shqiptar emri i Hoxhë Hasan Tahsinit (1811-1881)

shpërfaqet, siç shkruante me të drej-të poeti ynë kombëtar Naim Frashëri, si një “trëndafil qiellor”. Personaliteti i kësaj figure është vlerësuar vazhdi-misht nga bashkëkohës dhe pasar-dhës të tij, e megjithatë ende dhe sot e kësaj dite ai vazhdon të mbetet në epiqendër të hulumtimeve dhe studiu-esve të ndryshëm.

Në vitin 1857, kur qeveria osmane po përgatitej për hapjen e universitetit të parë, një nga të dy të zgjedhurit e saj për t`u dërguar në Paris, me që-llim për t’u pajisur me dituritë e nevoj-shme shkencore, ishte Hoxhë Hasan Tahsini. Pas vajtjes atje, brenda një viti ai arriti të fitonte tërë dituritë e nevojshme dhe u regjistrua në fakul-tetin e shkencave të natyrës. Madje, duke vazhduar studimet në të, ndoqi si i jashtëm studimet edhe në fakul-tete të tjera. Bashkëkohës të tij, në veprat e tyre, theksojnë se ai përsosi frëngjishten dhe u thellua në fizikë, matematikë, kimi, biologji, filozofi, fi-ziologji, botanikë, gjeologji, shkencat shoqërore, e sidomos në filozofì, koz-mologji e psikologji. Pas kthimit në Stamboll në vitin 1869, ai u emërua

KONTRIBUTII PRIJËSVE MYSLIMANË NË HARTIMIN E ALFABETEVE DHE ABETAREVE

-1-

26 Di TETOR 2012

si rektor i parë i Universitetit të Sta-mbollit (Darülfünun-u Osmanî), ku për shkaqe subjektive megjithëse qëndroi për një kohë të shkurtër, u afirmua si një nga personalitetet shkencore më të njohura të Perandorisë Osmane.

Hasan Tahsini - sipas prof. Tomor Osmanit - ka hyrë në historinë e shkri-mit të gjuhës shqipe e në veçanti të zgjidhjes së alfabetit të përbashkët të shqipes në dy drejtime kryesore:

• Së pari si pjesëmarrës në mbledh-jet e ndryshme që u bënë gjatë vite-ve 1867- 1879 në Stamboll për këtë çështje.

• Së dyti, si hartues i një alfabeti të veçantë.

Veprimtaria patriotike dhe arsimo-re e Hasan Tahsinit kishte rënë në sy edhe të diplomatëve të huaj. Konsu-lli francez në Janinë, August Dozon, informonte Ministrinë e Jashtme se përfaqësuesit më të shquar të lëvizjes politike në Shqipëri ishin Hasan Tahsi-ni dhe Kostandin Kristoforidhi, të cilët po përpiqeshin të përpunonin gjuhën shqipe deri në nivelin e një gjuhe të shkruar dhe të përhapnin gjithashtu arsimin në gjuhën amtare duke i ngri-tur «barrierë helenizmit».

Lidhur me bazën e alfabetit të gjuhës shqipe, në mbledhjet që u realizuan nga patriotët shqiptarë, Hasan Tahsini shfaqi një mendim origjinal, i cili hedh poshtë pretendimet dhe akuzat e bëra deri tani nga historiografia komuniste, sikur gjoja, klerikët myslimanë en bloc dhe në mënyrë kategorike ishin për shkrimin e gjuhës shqipe me gërma arabe. Në kujtimet e tij, me titull “Mendime për shkrimin e gjuhës shqipe” rilindësi dhe bashkohaniku i Hasan Tahsinit, Jani Vreto, shkruan se lidhur me ata që mendonin se për shkrimin e gjuhës shqipe ishte me interes të merrej si shembull alfabeti arab, ky i fundit iu kundërvu atyre me argumentet e mëposhtme: “Çështja për të cilën diskutojmë ka të bëjë me interesin shpirtëror të të gjithë kombit tonë, domethënë me çështjen se si të shkruhet më lehtë gjuha jonë dhe të përparojë dituria e të çlirohet kombi ynë nga turpi i gjendjes barbare dhe nga të këqijat që rrjedhin prej saj…Gjuha jonë nuk

mund të shkruhet me anë të alfabetit arab. Prova e madhe bindëse është fakti se ata, midis shqiptarëve që kanë mësuar gjuhën arabe, kur u shkruajnë fëmijëve të tyre, përdorin greqishten e re, të cilën nuk e dinë mirë, e që e kanë mësuar, vetëm duke u shoqëruar me grekë… Ngandonjëherë kur nuk e dinë greqishten, shkruajnë në gjuhën shqipe, por me shkronjat e alfabetit grek, të cilat i mësojnë me rast nga ata që e dinë greqishten… ndonëse shkronjat e greqishtes nuk mjaftojnë për të paraqitur të gjithë tingujt e gjuhës sonë”. “Ne - shkruante Hasan Tahsini - jemi një komb i veçantë, kemi gjuhën tonë të veçantë, andaj duhet të mendojmë më vete, si edhe të tjerët”.

Ai ishte i parimit se në shkrimin e gjuhës shqipe duhej të përputhej pa-rimi fonetik me atë morfologjik. Pa-rim i cili gjeti zbatim edhe më vonë në shkrimin e gjuhës shqipe.

Në një artikull të shkruar në gazetën “Basiret”, krahas rëndësisë që i jepte shkrimit të gjuhës shqipe për përhapjen e diturisë dhe zhvillimit të kombit shqiptar, ai e vinte theksin tek pengesa që kishte sjellë për unitetin e shqiptarëve përdorimi i alfabeteve të ndryshme. “Meqenëse këto lloj gërmash - shkruante ai - nuk i përshtaten gjuhës shqipe dhe disa prej tyre janë të rënda dhe plot të meta, ato në të vërtetë i kanë sjellë një pengesë të madhe realizimit të qëllimit kryesor”. Sipas tij, duhej gjetur një alfabet që jo vetëm të ishte i përshtatshëm për gjuhën shqipe, por që të ishte edhe larg çdo ndikimi politik. “Po të mos krijojmë një alfabet për një gjuhë, që të jetë për këtë shekull i përshtatshëm, i sigurtë, i saktë dhe i mbrojtur nga ndikimet politike, shkronjat në të do të duken si të huaja dhe kështu nuk do të jetë e mundur të përfitojmë atë që dëshirojmë. Sado që janë të vogla si këmba e milingonës, shkronjat janë arma më e fuqishme e përparimit dhe e diturisë. Prandaj, t`i pranosh ato pa treguar kujdes të veçantë është më e dëmshme se të zgjedhësh një armë e, pa e provuar, të luftosh me të”

Hoxhë Hasan Tahsini njihet edhe si autor i një alfabeti origjinal të

gjuhës shqipe. Disa studiues janë të mendimit se ky alfabet mund të jetë hartuar nga fundi i viteve 60 të shek. XIX, por nuk mungojnë edhe studiues që theksojnë se ai e hartoi alfabetin e tij në vitin 1858. Sidoqoftë, në kohën kur u shkrua, ky alfabet gjeti përhapje pothuajse në të gjithë Shqipërinë.

Me alfabetin e tij të veçantë, Hasan Tahsini, deshi t`i tregonte jo vetëm po-pullit shqiptar, por edhe opinionit të huaj se shqiptarët siç kanë gjuhën e tyre të lashtë, historinë dhe kulturën, duhet të kenë edhe alfabetin.

II. Abetarja shqip me gërma arabe e Daut Boriçit (1825-1896)

Daut Boriçi lindi në qytetin e Shkod-rës më 20 dhjetor 1825, në një familje të vjetër dhe të njohur për traditat e saj patriotike. Më 16 maj 1848, ai u emë-rua si imam i xhamisë së Draçinit në Shkodër dhe që atëherë do të quhet Molla Dauti. Pasi shërbeu për rreth dy vjet në këtë xhami, në vitin 1850 ai u nis drejt Stambollit për të vijuar studimet në medresenë e njohur Çifte Bash Kurshun (Çifte Baş Kurşun), e themeluar që në kohën e sulltan Meh-met Fatihut II.

Pas kthimit në Shkodër, fillimisht Daut Boriçi e nisi karrierën si mësues në shkollën Rushdije (Rüştiye Mektebi) që ishte hapur në Pazar të Vjetër në vitin 1858. Shumë shpejt si rezultat i punës dhe kontributit të tij në fushën e arsimit, ai fitoi respektin jo vetëm të bashkëqytetarëve shkodranë, por edhe të autoriteteve më të larta të Ministrisë së Arsimit të Perandorisë Osmane. Jo më kot nga kjo ministri ai u ngarkua edhe si kryeinspektor i arsimit për të gjithë Vilajetin e Shkodrës.

Si klerik i mbrujtur me ndjenja pa-triotike, Daut Boriçi ishte një nga the-meluesit, veprimtar dhe kryetar i degës lokale të Lidhjes Shqiptare të Prizre-nit. Por, ne këtu do të përqendrohemi kryesisht në kontributin që ai dha si hartues i abetareve të gjuhës shqipe me alfabet arab. Siç shkruante me të drejtë Ilo Mitkë Qafëzezi që në vitet 30 të shekullit të kaluar: “Përgjithë-sisht si për të gjitha gjuhët ballkani-ke të mbetura pas, po ashtu edhe për shqipen tonë del në shesh se shtytjet

27DiTETOR 2012

më të para të letrarizimit të saja i ka dhënë feja”. Prandaj, sipas nesh kjo e shpjegon edhe dukurinë se hartuesit e parë të shkrimeve të gjuhës shqipe kryesisht janë klerikë, pavarësisht se kujt religjoni i përkasin.

Abetarja e Daut Boriçit, e shtypur në Stamboll më 1861 e më pas edhe në vitin 1869, është një abetare shqip-turqisht, me shkronja arabo-turke dhe me krijime origjinale të autorit, pa asnjë shënim në frontespic, pa vit e vend botimi. Me këtë abetare, sipas studiuesve, ai zuri në Veri këndin e trinomit që kishin plotësuar më parë Naumi në Jug dhe Kristoforidhi në kërthizë të Shqipërisë. “Shqiptari me mënyrën e shkronjave që kam kallzue në alfabetin shqip, mbrenda pak kohe mundet me shkrue gjuhën e vet”. Këtë deklaronte Daut Boriçi si kredo poli-tike, në librin e tij, më 1869.

Abetarja në alë ka gjithsej 37 shkronja, nga të cilat 28 janë të alfabetit arab; 2 i ka marë osmanishtja dhe për të plotësuar nevojat e gjuhës sonë, 7 shkronja Daut Boriçi i hartoi vetë, nga ato fonema që i korrespondonin gjuhës shqipe. Me këtë, ai provoi se shqipja kishte veçoritë e veta, se alfabetet e grafitë e gjuhëve të tjera nuk i plotësonin kërkesat gjuhësore të saj, se nga ana didaktike duheshin hedhur hapa të tjerë, se nga ana pedagogjike duhej përdorur një metodë e re, se nga ana edukative-kombëtare duhej mësuar në gjuhën amtare, etj. Nga transkiptimi thuajse i plotë i abetares së parë ajo ka këto veçori: është hartuar sipas metodës sintetike. Pikënisje janë marrë njësitë e vogla të gjuhës, tinguj-shkronjat. Kështu teksti fillon me paraqitjen e të gjitha shkronjave të alfabetit të cilat vendosen në katër kolona ku shkronja është në pozicione të ndryshme: më vete, në fillim, në mes dhe në fund të alës. “Porosia e tij drejtuar nxënësve shqiptarë: “…xen me shkrue shqip…” që lexojmë në faqen 32 të abetares, është vazhdim i kredos së tij politike, është plan-programi i punës së tij, është synimi për ta bërë gjuhën shqipe gjuhë mësimi”. Abetarja shqipe e Daut Boriçit e vitit 1861 është e para abetare shqipe që është botuar në Shqipërinë

e Veriut. Ndonëse e botuar me alfabet arabo-

turk, ajo ka përmbajtje krejtësisht shqiptare dhe me krijime origjinale të autorit. Kjo dëshmon për një hop në fushën e arsimit fillor kombëtar, me bazë gjuhën shqipe. Botimi i kësaj abetareje më 1861 si tekst i litografuar në Stamboll, me një tirazh të konsi-derueshëm, kopjet e të cilit gjenden pas më vonë se një shekulli në disa familje shkodrane dhe në fondet e bibliotekave të tyre, të bindin se në shkollat e trevës së Shkodrës dhe të territoreve që mbulonte Daut Boriçi, si drejtues arsimi i Vilajetit të Shkodrës, është përdorur abetarja e tij.

Përveç tre abetareve, dy të prej të cilave siç e përmendëm dhe më si-për janë botuar përkatësisht në vitin 1861 dhe 1869, Daut Boriçi është autor edhe i një “Gramatike shqipe” e cila përmban njohuri të përgjithshme mbi emrin, numrin, gjininë, etj., i një “Fja-lori turqisht-shqip”, i një autobiografie dhe i dy ditareve me rëndësi të madhe për historinë e mendimit pedagogjik shqiptar.

III. Abetarja shqip me germa arabe e Hafiz Ali Ulqinakut (1853-1913)

Hafiz Ali Ulqinaku u lind në vitin 1853 në qytetin e Ulqinit. Në autobiografinë e tij ai tregon se pas përfundimit të mejtepit hyri në medresenë e qytetit, ku vazhdoi mësimet deri në librin Fenari. Kjo qe faza e parë e shkollimit të tij. Në këtë periudhë, e cila përkon me betejat për mbrojtjen e Ulqinit, ndonëse në moshë fare të re, mori pjesë edhe Hafiz Aliu. Me rënien e Ulqinit nën Malin e Zi, familja e tij së bashku me qindra familje të tjera ulqinake u shpërngulën në Shkodër si emigrantë, ku gjetën strehim dhe përkrahje dashamirëse për integrim familjar e shoqëror. Këtu ai nisi edhe fazën e dytë të shkollimit, në medresenë e këtij qyteti, ku sipas vetë Hafiz Aliut mori edhe diplomën teologjike (Ixhazetnamen) dhe thekson se: “Gjuha e jeme asht shqipja. Shkruej e flas arabisht, turqisht, shqip”. Djali i tij, Saiti, në një parathënie të botimit të “Mevludi Sherifit” figurën e të atit na e përshkruan si më poshtë: “I ndjeri Hafiz Ali kishte me vedi një

shpirt të madh të pajisur me kulturë të naltë teologjike, me natyrë të mprehtë poetike e me ndërgjegjje të kullueme dhe të edukueme sipas parimeve të Islamizmës”.

Në vitin 1882, Hafiz Ali u emërua si mësues i shkollës fillore në lagjen “Du-das”. Ndërsa në vitin 1884, ai u trans-ferua në Lezhë ku fillimisht ushtroi detyrën e mësuesit dhe imamit, e më pas edhe atë të Myftiut të këtij qyteti deri sa ndërroi jetë në vitin 1913.

Veprimtaria e Hafiz Ali Ulqinakut shtrihet në disa fusha kryesore, si në atë të letërsisë, gjuhësisë, përkthimit, arsimit e në atë fetare. Por, në kuadër të tematikës sonë na duhet të theksojmë se kjo figurë i dha një rëndësi të madhe sidomos shkrimit të gjuhës shqipe. Në parathënien e “Mevludi Sherifit”, ai shkruan ndër të tjera me vargje parimet themelore të fesë islame:

“N`gjuhë të shqipes kam qëllim un me i tregue

Që kështu vllaznit sa do pak me përfitue”.

Kontributi i tij u shtri edhe në hartimin e tre alorëve shqip-turqisht me gjithsej 1334 faqe, të cilët mbartin vlera të mëdha leksikologjike, leksikografike, dialektologjike dhe për historinë e gjuhës shqipe. Një rëndësi më vete në këtë kontekst ka sidomos abetarja e Hafiz Aliut, e cila, ndonëse brenda logjikës së kohës është hartuar me alfabet arab, ka vlera të veçanta atdhetare, shkencore, gjuhësore dhe didaktike. Sipas studiuesve të jetës dhe veprës së Hafiz Aliut, të cilët i kanë bërë një analizë të shkëlqyer kësaj abetareje: “Shkrimi i shqipes e aq më tepër përdorimi i saj në shkollë, hartimi i librave shqip dhe i abetareve shqipe tregonte vullnetin e mirë dhe ndërgjegjjen e lartë atdhetare të autorit”. Abetarja në alë ka gjithsej 15 fletë dhe 26 faqe. Kjo abetare për shumë vite me radhë mbeti në dorëshkrim në dosjen nr.3 të fondit personal të Hafiz Ali Ulqinakut në Arkivin Qendror të Shtetit derisa u botua në një studim monografik mbi jetën dhe veprën e tij në vitin 2005.

vijon...

28 Di TETOR 2012

“O mëmëz, o hallemadhe, e zezë të ka zënë?

Bijtë e tu s’mentohen fare, rrugëve të kanë lënë

Të pamëshirçmit s’të shohin,nuk kujdesen për ty fare

Të kanë lënë të shkretë, të zhveshur, të zbathur të pangrënë”.

Hafiz Aliu

Hafiz Ali Korça i përket atij brezi ide-

ologësh e organizatorësh, që me vep-

rimtarinë e tyre i bënë një shërbim të

denjë çështjes së zgjimit dhe bashkimit

kombëtar, çështjes së tërësisë dhe pa-

varësisë së atdheut, çështjes së fesë e

përparimit të kombit.

Ai bën pjesë ndër personalitetet his-

torike e letrare të Rilindjes. Figura e tij

deri tani vonë, ashtu siç ndodhi edhe me

shumë shkrimtarë të tjerë shqiptarë të

besimit islam, ka qëndruar në margjinë

të jetës krijuese, ose nuk është përme-

ndur fare. Prandaj në këtë kontekst du-

het theksuar se një numër i madh figu-

rash islame të historisë sonë kombëtare

letrare, jo vetëm që krijuan, por, krahas

kësaj morën pjesë aktive për krijimin e

atdheut të lirë shqiptar...

Të dhënat biografike për Hafiz Ali

Korçën janë të mangëta, mirëpo sipas

të dhënave që kanë mbetur edhe sot e

kësaj dite thuhet se, Hafiz Aliu u lind në

Korçë më 5 prill 18731. Rridhte prej një

familjeje të njohur intelektuale fetare2.

Ishte i biri i Iljaz Efendiut, po kështu një

figurë e njohur në qytetin e Korçës. Në

një mjedis të këtillë entuziast, Hafiz Aliu

kreu shkollimin fillor dhe në moshën

12-vjeçare u bë hafiz Kur’ani3. Ky qe

hapi i parë që i çeli shtigjet e jetës për

arsimimin islam. Po aty në Korçë mbaroi

shkollën e mesme (idadijen), kurse

studimet i vazhdoi në Universitetin e

Stambollit, njëra ndër qendrat e njohura

ku shqiptarët kryesisht merrnin arsimin

e lartë. Qëndrimi në Stamboll ndikoi

mjaft në formimin e Hafiz Aliut. Për të aty

do të niste një periudhë e re, sepse filloi

studimet islame dhe zgjeroi njohuritë

me ambicie të mëdha profesionale në

këtë fushë. Me përkushtim të madh

mësoi gjuhën arabe dhe perse, ndërsa

gjuhën turke e kishte përsosur më herët,

gjatë shkollimit në Korçë. Po në këtë

qytet mësoi edhe gjuhën frënge, e cila

më vonë i mundësoi njohjen me arritjet

letrare të klasikëve francezë.

Gjatë shkollimit në Stamboll, Hafiz

Aliu arriti të njihte literaturën burimore

të klasikëve më në zë arabë, persianë e

turq. E tërhoqën shumë autorë të fusha-

ve të ndryshme, si Ibn Ruzhdi, sociolog,

Ibn Sina, filozof e mjek, Ibn Rumi, poet e

filozof, Omer Hajami, poet e mjek, Sheh

Saadiu, poet, dhe shumë figura të tjera të

cilat ndikuan që Hafiz Aliu, përveç më-

simit të gjuhëve orientale, të studionte

veprimtarinë dhe pikëpamjet e koncep-

tet e tyre të trajtuara në këto vepra.

Shkollimi universitar i Hafiz Aliut në

Stamboll ishte me rëndësi historike, për

arsye se që student ai u aktivizua në Lë-

vizjen Kombëtare. Edhe gjatë studimeve

Aliu jetonte me problemet e Shqipërisë

1. Prof. Dr. Ahmedi, Ismail, “Hafiz Ali Korça – Jeta dhe vepra”, vepra 1, 2006: 29

2. “Kultura Islame”, nr. 3-4, 1941: 102.3. Informatë e dhënë nga nipi i Hafiz Aliut

më 9.8.1993.

dhe shqetësohej për gjendjen e rëndë

sociale dhe politike të shqiptarëve.

Duke marrë parasysh këto momente

të rëndësishme, të cilat ndikuan në for-

mimin e Hafiz Aliut, lidhjet me atdheun

dhe dashuria ndaj popullit për liri e arsi-

mim bëhen edhe më të forta: ...Vullneti

i përbashkët i vazhdueshëm, bashkimi

vëllazëror, ideali i vërtetë kombëtar, në

pak kohë shtetin e bënë lulishte diturie

e trëndafilishtë qytetërimi...4 Me këto

bindje, islamologu i diplomuar, Hafiz

Ali Korça kthehet nga Stambolli për t’iu

përveshur punës së rëndë plot sakrifica

për liri e pavarësi5.

Në vitin 1908 shpallet Kushtetuta

(Konstitucioni) dhe Hafiz Aliu, në Korçë

qe i pari që mbajti alimin e rastit për

Kushtetutën. Më 1909, në Kongresin e

Elbasanit u vendos formimi i shoqërisë

“Përparimi”. Udhëheqja e parë e kë-

saj shoqërie u zgjodh në Korçë më 18

shtator 1909. Kontributi i Hafiz Aliut në

këtë shoqëri ishte i madh për shkak të

personalitetit dhe figurës së tij të rrallë.

Sipas programit të kësaj shoqërie u hap

shkolla fillore në Korçë më 27 shtator

1909 dhe për herë të parë u fut në planin

mësimor mësimi i gjuhës së huaj. Në

Kongresin e Dibrës më 1909, Hafiz Ali

Korça bëri një diskutim të rëndësishëm

për çështjen e shkollave shqipe. Hafiz

Aliu, në diskutimin e tij, theksoi se: “...

fqinjët tanë nga ana e arsimit kanë arri-

tur një shkallë të lartë. Ne, për fat të keq,

kemi mbetur si popull i Afrikës së mes-

me. Megjithatë në Shqipëri tërë gjuhët

mësohen, po gjuha jonë përse të mos

mësohet?”

Këto qëndrime të Hafiz Aliut gjykohe-

shin rëndë nga ana e qeverisë osmane,

dhe në bazë të këtyre konstatimeve,

bashkëpunëtorët e autoriteteve zyrtare

i organizuan grupe rebelësh, detyra e

të cilëve ishte tendosja dhe shqetësimi

i Hafiz Aliut dhe familjes së tij.

Më vonë për të pati shqetësime edhe

më të mëdha, sidomos kur valiu i Ma-

nastirit e largoi nga puna prej gjimnazit

të Korçës.

4. H. Korça, Ali, “Shtat ëndrrat e Shqipër -së”, botuar në shtypshkronjën e shtetit, Tira-në, 1944: 79.

5. Ahmedi, Prof. Dr. Ismail, “Hafiz Ali Korça – Jeta dhe vepra”, vepra 1, 2006: 29-32.

Personalitet

HAFIZ ALI KORÇA(1873-1957)

Drejtor Arsimi, Kryemyfti, publicist, shkrimtar e poet

29DiTETOR 2012

Hafiz Aliu, luftëtar i pamposhtur për

idealin fetar e kombëtar, udhëton për në

qendër të kalifatit që të takonte figurat

më të shquara të Portës dhe të njoftonte

qendrën për idealin e vërtetë të popullit

shqiptar. Gjatë kësaj vizite, Hafiz Aliut i

ofrohen detyra e poste shumë të rëndë-

sishme në qeveri me kusht që të hiqte

dorë nga idealet e veta, por ai u përgji-

gjet: “... por siç e dini fort mirë shkëlqesia

juaj, Shqipërinë e ka pllakosur errësira

e injoranca. Turqia prej një kombi të

këtillë që, po jeton si të egrit e Afrikës,

ç’dobi do të ketë? Prandaj mundohemi

me anën e këtyre shkronjave të lehta ta

zgjojmë këtë komb që të mund të dalë

në dritë e të bëhet element i dobishëm

për veten e tij”.

Aktiviteti revolucionar i Hafiz Aliut ish-

te mjaft i dendur edhe gjatë periudhës së

Princ Vidit. Më 1914 emërohet këshilltar i

Ministrisë së Arsimit dhe dy vjet më vonë

e shohim drejtor të arsimit që përshinte

një rajon të gjerë: Durrësin, Elbasanin,

Dibrën, Matin dhe Pogradecin.

Gjatë vitit 1916 emërohet kryemyfti në

Këshillin e Naltë të Sheritatit në Shko-

dër. Në këtë post ai e zhvilloi aktivitetin e

tij edhe në një fushë tjetër, në gjuhësi.

Më 1918 Hafiz Aliu erdhi në Tiranë për

të vazhduar punën në Këshillin e Naltë

të Sheriatit, ku qëndroi derisa doli nga

shtypi vepra “Shtat ëndrrat e Shqipëri-

së”, e cila qe ndër faktorët kryesorë për

largimin e tij nga puna.

Derisa gjendej në detyrën e lartë të

Sheriatit në Tiranë, Hafiz Aliu ndërmo-

ri një varg aktivitetesh. Së bashku me

kolegë të tjerë hapi Medresenë në Ti-

ranë dhe ishte një ndër mësimdhënësit

e parë të saj. Kërkoi hartimin dhe zba-

timin e programeve bashkëkohore për

të gjitha medresetë e Shqipërisë. Hafiz

Aliu kërkoi, gjithashtu, që të bëhej ekui-

valentimi i këtyre shkollave, në mënyrë

që maturantëve t’u jepej mundësia që të

vazhdonin studimet e larta në universi-

tete të ndryshme jashtë Shqipërisë. Ai,

gjithashtu, është hartuesi i një metode

për mësimin e gjuhës arabe, me një ve-

çori, nga e cila parashikohej që nxënësi

brenda një periudhe të shkurtër të për-

parojë ndjeshëm në shkrim-leximin e

kësaj gjuhe. Është e vështirë që të gjesh

ndonjë numër të revistës “Zani i Naltë”

në të cilën herë me emër dhe herë me

pseudonim, të mos jetë botuar të paktën

ndonjë shkrim i tij.

Hafiz Aliun e ndoqën shumë vuajtje e

peripeci: i ndjekur prej rebelëve të Musa

Qazimit, ai së bashku me Ismail Ndroqin

e Dalip Deliallisin transferoheshin prej

një burgu në një tjetër... derisa përfundi-

misht e burgosën në Elbasan. Për sa i

përket periudhës pas vitit 1924, pikërisht

me daljen në dritë të veprës së tij “Shtat

ëndrrat e Shqipërisë”, Hafiz Aliu pusho-

het nga puna dhe nuk merret me ndonjë

aktivitet tjetër.

Përpjekjet e Hafiz Aliut për një moral

islam të lartë dhe për një atdhe të lirë

ishin permanente. Ai flijoi çdo gjë “...në

kohë të Austro-Hungarisë nga shtrën-

gesa shiti kopshtin. Prej komitëve epi-

rotë nuk shpëtoi fare gja prej shtëpisë,

mbeti me gisht në gojë” thoshte Abdyl

Ypi në veprën “Kongresa e Dibrës dhe

Hafiz Ali Korça”.

Vepra e Hafiz Ali Korçës bën pjesë në

fondin më të mirë të veprimtarisë letra-

re dhe si teolog, poet dhe gjuhëtar dha

një kontribut të vlefshëm në pasurimin

e ideve përparimtare në jetën krijuese

dhe në lëvizjen patriotike, duke ecur

hapave që i kishin trasuar paraardhësit

e tij Samiu dhe Naimi.

Veprimtaria gjuhësore, letrare e fetare,

si dhe aktiviteti i tij i gjithanshëm gjatë

lëvizjes shqiptare ende nuk ka gjetur

vendin e merituar. Në themelet e sigurta

që i ngritën Samiu dhe Naimi, ai vazhdoi

punën e tyre me dorën e një mjeshtri

të mirë. Me të drejtë konstatonte Abdyl

Ypi kur thoshte: “...z. Naimi shkronjat i

mbolli, Hafiz Aliu me shokë i ujiti”.

Hafiz Aliun e përmendim me mirë-

njohje për shqipen e pasur që ka për-

dorur në veprimtarinë e gjithëmbarshme

të tij. Konceptet e reja ideo estetike të

shprehura në veprën e H. Ali Korçës,

ishin një gur themeli që vihej në me-

ndimin tonë letrar. Ato bëjnë alë edhe

për lidhjen e çuditshme që, ndër shekuj,

i ka bërë bijtë e popullit tonë, të shpër-

ndarë në të katër anët e dheut, t’u rrahë

zemra për atdheun e lirë e për bashkimin

kombëtar, për fatin e tij, për dhimbjet,

shpresat, dëshpërimet, hovet e gëzimit

dhe haretë.

Hafiz Ali Korça ndërroi jetë më 31

dhjetor 1957, në moshë të thyer, në Ka-

vajë e po aty u varros. Në përcjelljen e

fundit morën pjesë një numër i madh i

popullit të Kavajës. Përkundrejt heshtjes

zyrtare qeveritare, populli i bëri atij një

varrim madhështor, sepse kujtonte me

admirim përpjekjet e mëdha dhe veprën

patriotike të Hafiz Aliut. Vdiq si njeri i cili

mbante te shqiptarët të ndezur flakën e

atdhedashurisë. Vdiq si autor i shumë

veprave letrare të cilat i krijoi me shu-

më zell e kompetencë, si autor i veprave

gjuhësore në lëmin e gjuhës shqipe dhe

arabe. Bëri përkthimet e dy veprave të

letërsisë persiane, “Rubajjatet” e Omar

Khajamit dhe “Gjylistani e bostani” të

Saadiut.

Hafiz Ali Korça mbetet i përjetshëm

si vepra e tij6. Sot Medreseja e Kavajës

mban emrin e tij.

6. Për më tepër shih: Ahmeti, Ismail, gazeta “Drita Islame”, nr. 14 (39), Tetor 1993: 3.

30 Di TETOR 2012

Foto Arkiv

31DiTETOR 2012

NË MES H. ALI KORÇA ME AGJAH KORÇA, DEMIR DËRSNIKU, DERVISH IBRAHIMI, FASLLI ÇEPANI,HAJDAR SULEJMANI, HAMBEL ZEJNUNI, ISMAIL HAKI DEVEJA, JONUS ZËMBLAKU, FOTO E VITIT 1901.

32 Di TETOR 2012

Zoti Ishlek, ju lutem, një prezantim të shkurtër të jetës suaj.

Kam lindur më 1 janar 1956 në Tokat të Turqisë. Shko-llën fillore dhe të mesme e kam kryer në vendlindje, ndër-sa arsimin e lartë në Samsun në vitin 1980 në Fakultetin e Teologjisë. Më vonë kam kryer një kurs pasuniversitar në disiplinat fetare në lëndët: arabisht, hadith, tefsir etj. Që nga viti 1974 jam punonjës i Dijanetit të Turqisë dhe kam shërbyer si myezin, imam, vaiz, inspektor në zona dhe qytete të ndryshme të Turqisë. Para se të vija në Shqipëri kam qenë i ngarkuar me detyrën e myftiut të

qytetit Kajseri. Jam i martuar dhe baba i katër vajzave dhe dy djemve. Zotëroj mirë gjuhën arabe dhe kam njo-huri të mjaftueshme të anglishtes dhe shqipes.

Kur dhe si jeni njohur me Shqipërinë për herë të parë?

Për herë të parë në Shqipëri kam ardhur në vitin 2009 me ftesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për pjesëmarrje në konferencën e organizuar me rastin e ditëlindjes së Profetit Muhamed në të cilën isha ftuar të mbaja një kumtesë. Me këtë rast m’u dha mundësia për

Shaban Ishlek ka lindur më 1956 në Tokat të Turqisë. Edhe pse gjyshërit e tij janë shpërngulur një shekull më parë

nga Prishtina për në Turqi, ai ka ditur ta ruajë lidhjen me vendin e origjinës. Ka mbaruar studimet për teologji dhe ka

një karrierë shumë të pasur me shërbime të ndryshme në fushën e fesë në zona dhe qytete të njohura të Turqisë. Prej

dy vitesh z. Ishlek jeton në Shqipëri dhe përfaqëson Presidencën për Çështjet Fetare të Turqisë (DIYANET) në postin e

këshilltarit për çështjet fetare pranë Ambasadës së Turqisë në Tiranë.

Në këtë intervistë për "Drita Islame" z. Ishlek flet për njohjen e tij me Shqipërinë dhe shqiptarët, misionin e tij në vendin

tonë, miqësinë shekullore mes dy popujve si dhe përpjekjet për forcimin e bashkëpunimit me interes të ndërsjellë. Edhe

pse ka pak vite në Shqipëri, ai nuk është kursyer të japë kontributin e tij të vyer në interes të Komunitetit Mysliman dhe

myslimanëve shqiptarë, duke merituar respektin, vlerësimin dhe mirënjohjen e tyre të thellë.

Intervista

KMSH-DIYANET 22 VJET BASHKËPUNIM I SUKSESSHËM

33DiTETOR 2012

34 Di TETOR 2012

Shteti turk ka një ndjesi të veçantë për vendet e Ballka-nit, sidomos për Shqipërinë. Bashkëpunimi i tij me këto vende ka vazhduar në mënyrë të pandërprerë. Veçanë-risht pas viteve ‘90 marrëdhëniet mes dy vendeve tona kanë njohur një zgjerim të dukshëm, duke përfshirë një gamë të gjerë sferash bashkëpunimi. Në veçanti Dija-neti i Turqisë përkrahjen dhe ndihmat e dërguara i ka parë si shenjë kujdesi e vlerësimi ndaj nevojave të një populli mik. Duke parë vështirësitë e shumta të KMSH-së, kjo ndihmë ka konsistuar në ndërtimin e xhamive, institucioneve fetare e arsimore si dhe në shërbime të tjera. Dijaneti i Turqisë ka treguar kujdes që kjo ndih-më të përfshijë jo vetëm KMSH-në, por edhe vëllezërit bektashianë.

Nga dita që keni ardhur në Shqipëri ne kemi vërejtur vullnetin dhe gatishmërinë tuaj për të kontribuuar në ndihmë të Komunitetit Mysliman. A keni projekte kon-krete në këtë drejtim?

Duke qenë se jam në detyrën e këshilltarit për çështje fetare zhvilloj takime të shpeshta me përfaqësues të KMSH-së, në mënyrë që të përcaktoj nevojat dhe të kon-tribuoj për rritjen e bashkëpunimit mes dy intitucioneve tona. Për nevojat e Komunitetit Mysliman kemi sjellë nga Turqia një numër të konsiderueshëm teologësh, të cilët i kemi angazhuar kryesisht gjatë Ramazanit në qytete të ndryshme në përputhje me nevojat dhe kërkesat e tyre. Po ashtu gjatë Ramazanit janë organizuar iftare dhe janë shpërndarë ndihma ushqimore për besimtarët dhe shtresat sociale në nevojë në të gjithë Shqipërinë. Numri i kurbaneve ka ardhur në rritje nga vit në vit. Kështu, këtë vit janë planifikuar 1000 kokë bagëti, të cilat do të shpërndahen me rastin e festës së Kurban Bajramit. Gja-të kësaj kohe kemi mundësuar dërgimin e studentëve shqiptarë në Turqi, për studime në Fakultetin Teologjik dhe kualifikimin e tyre në disiplinat fetare. Kemi reali-zuar binjakëzimin e disa myftinive, duke pasur si qëllim rritjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimin e përvojës dhe eksperiencës në fusha me interes të përgjithshëm. Si shembull mund të përmend bashkëpunimin e frytshëm të myftinive Durrës-Ushak. Falë këtij bashkëpunimi u finalizua restaurimi i xhamisë historike Fatih. Për ne-vojat e KMSH-së në bashkëpunim edhe me shoqatën qeveritare TIKA, kemi në projekt restaurimin e xhamive monumentale të Shqipërisë. Po ashtu ekzistojnë pro-jekte për përgatitjen e një ilmihali islam dhe botime të tjera me interes. Të gjitha sa u përmendën bëjnë pjesë në projektet që ne kemi për Shqipërinë.

Kur kanë kaluar 22 vite të rikthimit të besimit në je-tën e shqiptarëve, si e vlerësoni rrugëtimin e Islamit në Shqipëri?

Ajo që të bën përshtypje është se që në ditët e para të rikthimit të besimit pati një angazhim të gjerë popu-

të vizituar Tiranën dhe qytete të tjera si dhe të njihem më afër me njerëzit. Një shekull më parë, gjyshërit e mi u larguan nga Prishtina dhe u vendosën në Turqi, prandaj Shqipëria për mua nuk është e huaj. Dijane-ti i Turqisë më ka caktuar në postin e këshilltarit për çështjet fetare për Shqipërinë. Zyra jonë funksionon në varësi të Ambasadës së Republikës së Turqisë, por në të njëjtën kohë kemi edhe një zyrë në selinë e Ko-munitetit Mysliman të Shqipërisë. Meqë më jepet rasti, dua të falënderoj ambasadorin turk në Tiranë Hasan S. Ashan dhe kryetarin e Komunitetit Mysliman, H. Selim Muça, për mundësitë dhe lehtësirat që na kanë krijuar për realizimin me sukses të punës sonë.

Si e pritët emërimin në vendin tonë?

E prita me gëzim. Që në momentin që m’u komunikua detyra i vura vetes si synim që ta përfaqësoj si duhet Dijanetin e Turqisë (shtetin turk) dhe të jem në lartësinë e duhur në detyrën që më ishte ngarkuar prej institu-cionit.

Gjatë kësaj kohe të qëndrimit tuaj në Shqipëri, çfarë do të veçonit nga Shqipëria dhe nga shqiptarët?

Kam vënë re ngjashmëri të mëdha në zakonet dhe traditat e dy popujve. Duke qenë se i përkas fushës së fesë, do e vija theksin te jeta fetare, iftaret e përbashkë-ta në Ramazan, teravitë, kurbanet, etj. Shumë nga këto tradita kam bindjen se përputhen plotësisht.

Prej shumë vitesh Shqipëria ka përfituar shumë jo ve-tëm nga shteti por edhe nga Dijaneti i Turqisë. Sipas jush, cili ka qenë ndikimi i kësaj ndihme në Shqipëri dhe cilat kanë qenë fushat ku është fokusuar ajo?

Shteti turk ka një ndjesi të veçantë

për vendet e Ballkanit, sidomos për

Shqipërinë. Bashkëpunimi i tij me

këto vende ka vazhduar në mënyrë të

pandërprerë. Veçanërisht pas viteve

‘90 marrëdhëniet mes dy vendeve tona

kanë njohur një zgjerim të dukshëm

duke përfshirë një gamë të gjerë sferash

bashkëpunimi. Në veçanti Dijaneti i Turqisë

përkrahjen dhe ndihmat e dërguara

i ka parë si shenjë kujdesi e vlerësimi ndaj

nevojave të një populli mik.

35DiTETOR 2012

llor. Shumë shpejt u rithemelua Komuniteti Mysliman, u hapën medresetë, u ndërtuan xhami të reja dhe u res-taturuan ato ekzistuese. Në këtë kohë në Shqipëri u ofruan shumë shoqata apo njerëz dashamirë që dhanë një kontribut të madh për rimëkëmbjen e institucionit dhe gjallërimin e jetës fetare. Dijaneti i Turqisë ka ndih-muar dhe padyshim ka kontributin e vet në këtë drejtim. Por duke nisur nga 2004 ai ka filluar shërbimet e tij në Shqipëri në rolin e koordinatorit, ndërsa që nga tetori 2010 ka hapur Zyrën e Këshilltarit për Çështjet Fetare, për të dhënë një ndihmesë akoma më të madhe në dobi të çështjes islame në Shqipëri. Vitet e fundit Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka pasur një aktivitet të pasur dhe të larmishëm i fokusuar në: trajtimin e temave fetare e sociale në televizion dhe radio, botimet e veçanta për Ramazan, pasurimin e literaturës fetare në shqip, rritjen e nivelit arsimor dhe hapjen e medreseve (për vajza), ndërsa ngjarja më e rëndësishme padyshim është hapja e Universitetit Hëna e Plotë – Bedër në vitin 2011.

Shqipëria vlerësohet si model i bashkëjetesës har-monike mes besimeve fetare. Çfarë mund të thoni për këtë?

Veçori esenciale e Islamit është se e dënon imponimin. Feja Islame garanton lirinë e besimit si dhe respektimin ndaj tjetrit ndryshe. Shqipëria në këtë drejtim është për t’u vlerësuar pasi ka një bashkëjetesë harmonike fetare të prekshme, e cila meriton alët më të mira.

Meqë jemi para periudhës së Haxhit. Dihet se me mijë-ra shtetas turq udhëtojnë çdo vit për në Arabinë Saudite për të marrë pjesë në këtë takim të përbotshëm. Si për-jetohet kjo ngjarje e madhe dhe cilat janë përgatitjet e Dijanetit të Turqisë për këtë udhëtim shpirtëror?

Haxhi është një nga detyrat e mëdha islame. Dëshira më e madhe për çdo mys- liman është që të shkojë qoftë edhe një herë të vetme në Mekë dhe të vizitojë Qa- ben – Shtëpinë e Allahut. Profe- ti ynë a.s. në një hadith tho- t ë : “Kush shkon në haxh për hir të Alla-hut dhe g j a t ë k r y e -rjes së tij nuk lë-ndon askënd dhe nuk flet keq, kthehet i pastër nga gjy-nahet si ditën që ka lindur nga nëna”. Haxhi është një de-tyrë e vështirë, që kërkon durim dhe

sakrificë. Edhe pse ka një masë të madhe njerëzish, Turqia dërgon një kontigjent prej 150 mijë besimtarësh. Në këtë kuadër institucioni ynë bën të gjitha përpjekjet që vizitorëve t’u krijohen kushtet e nevojshme duke angazhuar persona të kualifikuar dhe kompetentë që janë gjatë gjithë kohës në shërbim të haxhinjve dhe që i ndihmojnë ata për kryerjen e praktikave adhurimore me përpikëri dhe në kushte sa më normale.

Haxhi 2011 ishte i pari i organizuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Cili është vlerësimi juaj për këtë nismë të re të institu-cionit tonë?

Është për t’u vlerësuar fakti që Komuniteti Mysliman i Shqipë-risë ka marrë për-sipër organizimin e këtij institucioni të rëndësishëm. Dijaneti i Turqisë nga ana e tij është treguar i gatshëm për të ofruar ndih-mesën e tij edhe në këtë drejtim.

Z. Ishlek ju falënde-rojmë për kohën që na rezervuat.

Edhe unë ju falënderoj dhe ju jam mirënjohës për mundësinë që më dhatë për të folur për punën time dhe për të ndarë këtë informacion me lexuesit tuaj.

Intervistoi: Haxhi Lika

36 Di TETOR 2012

FERIT LIKAReportazh

Më 28 nëntor 1917, me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë,u hap për herë të parë nga Zyber Hallulli, Kryetar i Bashkisë së Tiranës

“Streha Vorfnore”, duke mbledhur fëmijë nga e gjithë Shqipëria, pa dallim besimi dhe krahine. Zyber Hallulli iu përkushtua aq shumë kësaj strehe,

sa që me vullnetin dhe dëshirën e tij, para se të vdiste i dhuroi“Strehës Vorfnore” të gjithë pasurinë e tij personale.

Aty ka shumë histori, suksesi e dështimi, histori që kanë mbetur në kujtesë e të tjera të harruara, të lëna pas. Të ndryshme, por edhe të ngjashme, histori fëmijësh jetimë, të braktisur e të pastrehë, që gjejnë ngrohtësinë e munguar nën strehëzën e hershme, në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”.

E ndodhur në një zonë mjaft të populluar në rrugën e Elbasanit, shumë pranë kodrave të Liqenit, shtëpia “Zyber Hallulli”, ngrihet e lartë dhe mjaft komode, me lulishte e gjelbërim përreth, por ky komoditet nuk ka shumë që ka “zbritur” aty, pasi ka vetëm pak kohë që është rikonstruktuar, madje as inaugurimi nuk është bërë ende. “Do të vijë të hënën Kryeministri për të prerë shiritin”, tregon z. Zaloshnja, roja i shtëpisë.

Në këtë shtëpi gati 100 vjeçare, e cila ka pritur e përcjellë qindra apo mijëra fëmijë, sot jetojnë vetëm 29 të mitur, 17 djem dhe 12 vajza. Sapo futesh brenda, në mure sheh një foto të vetë Zyber Hallullit, dy foto të fëmijëve në strehën e vjetër vorfnore si dhe një pllakatë ku tregohet shkurtimisht historiku i saj. Aty shkruhet: “Më 28 nëntor 1917, me rastin e 5 vjetorit të pavarësisë, u hap për herë të parë nga Zyber Hallulli, Kryetar i Bashkisë së Tiranës “Streha Vorfnore”, duke mbledhur fëmijë nga e gjithë Shqipëria, pa dallim

besimi dhe krahine. Zyber Hallulli iu përkushtua aq shumë kësaj strehe, sa që me vullnetin dhe dëshirën e tij, para se të vdiste i dhuroi “Strehës Vorfnore” të gjithë pasurinë e tij personale. Me kalimin e kohës streha mori formën e një institucioni, i cili vazhdon të jetë edhe në ditët e sotme. Krahas Zyber Hallullit, për strehën kanë dhënë kontributet e tyre edhe disa nga tregtarët dhe bamirësit e asaj kohe, siç ishin: Myrtesim Këlliçi, Ismail Ndroqi, Hasan Vogli, etj. Në vitin 1994, “Streha Vorfnore” merr emrin e themeluesit të saj: Shtëpia e Fëmijës “Zyber Hallulli”.

Të dhënat historike janë të pakta. Dokumente apo histori të arkivuara nuk ekzistojnë, një pjesë e tyre që kanë qenë, janë zhdukur nga regjimi komunist, ku çdo “triumfator” e ndryshon dhe e shkruan historinë sipas tij.

Streha Vorfnore është hapur më 1917 te rruga e Kavajës, aty ku sot është Ministria e Punës, mendohet se ka qëndruar aty deri në vitet e para të komunizmit, ku dhe është zhvendosur në vendin ku dhe është sot, tokë kjo e cila mendohet të ketë qenë pronë e Zyber Hallullit, harta e së cilës gjatë monizmit u zhduk. Nuk ekziston asnjë dokument se kur është zhvendosur aty ku është, por dihet vetëm që gjatë komunizmit mori emrin e shtëpisë së partisë “8 nëntori”. Ndërsa pas viteve ’90 shtëpia mori emrin “Zyber

"STREHA VORFNORE", MISIONI I (PA) NDËRPRERË NË KËTO 100 VJET

37DiTETOR 2012

Hallulli” nga kryebashkiaku i asaj kohe i Tiranës Albert Brojka, për nder të atij që e hapi për herë të parë këtë strehë, ndoshta edhe për t’i kthyer nderin e humbur.

Por a i është kthyer në të vërtetë ky nder Zyber Hallullit? Sot askush ose shumë pak veta e dinë se Zyber Hallulli rridhte nga një familje tiranase me tradita të pasura fetare islame dhe jetoi si fetar i devotshëm, madje as vetë punonjësit që janë sot aty nuk e dinë një gjë të tillë, pothuajse nuk dinë asgjë.

22 vitet e demokracisë së vendit tonë të vogël, nuk kanë sjellë ndonjë ndryshim të madh, përveç rikonstruksionit që është bërë muajt e fundit. “Shyqyr që u rregullua godina, sepse çfarë binte jashtë, rridhte brenda”, thotë drejtoresha e sapoemëruar Albana Dule.

Ndryshe nga ç’përpiqen anëtarë të stafit ta paraqesin gjendjen dhe kushtet që me të vërtetë janë goxha të mira, roja i kësaj strehe z. Zaloshnja, tregon një anë tjetër të fëmijëve. “Fëmijët janë të pandërgjegjshëm për veprimet e tyre pasi është edhe mosha e tillë, por nuk janë as edhe të miredukuar, nuk mësojnë, dalin lypin rrugëve. Për tu qethur e për tu larë duhet t’i çosh me zor, shumica e tyre janë romë të ardhur nga rruga, një pjesë e tyre i kanë prindërit e burgosur, të divorcuar e me probleme mendore, etj.”, thotë ai.

Në fakt sa i përket mësimit këtë e pranon edhe psikologia e institucionit Enkelejda Isaku. “E kanë të vështirë të përqe-ndrohen dhe të mësojnë, për shkak se vijnë nga një fëmijëri e vështirë, vijnë nga rruga, nga familje me probleme dhe kjo ka pasoja në zhvillimin e personalitetit të fëmijës. Çdo hendek, boshllëk do të reflektohet diku”, thotë ajo.

Në vazhdën e bisedës me rojën, ai prek edhe një temë tjetër të rëndësishme sipas tij, atë të edukimit fetar. “Eduka-ta fetare është e domosdoshme për këta fëmijë, pasi do t’i

edukonte më mirë. Feja të mëson si të sillesh, pastrohesh, të jesh i moralshëm, të edukon si të ndërtosh familjen. Kleriku flet me shpirt ndërsa edukatorja vjen, bën punën, merr paratë dhe ikën”, thotë ai.

Edhe drejtoresha znj. Dule, ndryshe nga psikologia, e cila është disi skeptike në këtë aspekt, - është e parimit se religjionet duhet të jenë të pranishme në edukimin dhe formimin e një individi. “Gjithë bota e ka, merr informacion ç’është feja, çfarë përfaqëson, që të mos ngrihen tabu, “katolik”, “mysliman”, pastaj zgjedhja është e lirë. Feja përqafohet në mënyra të ndryshme nga individë të ndryshëm dhe gjithsecili është i lirë të zgjedhë besimin e tij. Jam shumë e hapur për këtë”, thotë ajo.

Nëpër korridore mbretëron qetësia, tej nga një dritare gjysmë e hapur dëgjohen si në humnerë të qeshurat e fëmi-jëve që janë duke lozur jashtë. Ndërsa ngjitesh një kat më lart, në katin e dytë, aty ku dhe jetojnë fëmijët, punonjëset na tregojnë ambientet të cilat janë mjaft të mira edhe pse diku nuk ka përfunduar ende arredimi.

Në mungesë të dashurisë së prindërve shtëpia që la një shekull me parë Zyber Hallulli, vazhdon të strehojë këdo që ka nevojë. Drejtoreshë Albana, duket optimiste dhe plot energji për të sjellë ndryshimin, por vallë a do t’i bëjnë ballë energjitë e saj burokracive të shtetit, kontratave e marrëveshjeve që të çojnë atje ku ata duan?

Për të është dita e parë e punës dhe ajo kërkon të ketë sa më shumë kontakte me shoqata dhe institucione të ndryshme, të cilat do të mund të jepnin kontributin e tyre. “Krahas një fondi të caktuar që jep qeveria ne kemi edhe kontrata me disa fondacione e shoqata të vogla. Me këto të ardhura mbulohen aktivitete të veçanta si ditëlindjet e fëmijëve apo mbulimi i shpenzimeve për pushimet verore, por këto nuk mjaftojnë. - tregon ajo. - Gjeta një godinë të

38 Di TETOR 2012

re dhe dua të fus në të frymën e familjes. Edhe fëmijët të ndihmojnë kujdestaren në punët e shtëpisë, por jo që kujdestarja të rrijë dhe t’i urdhërojë ata. Familja nuk zëvendësohet sigurisht, por dua që kjo frymë familjare të gjejë zbatim në mënyrë që fëmijët ta ndiejnë veten si në shtëpi.”

Të gjithë këta fëmijë janë problematikë, traumatikë, në krijimin e familjeve të tyre në të ardhmen pasi duhet të shohin një model, ta përjetojnë dhe pastaj ta jetojnë vetë.

Në realizimin e këtij misioni në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, punon një staf prej 35 punonjësish, mes të cilëve, mjekë pediatër, punonjës socialë, psikologë, instruktorë që merren me argëtimin e fëmijëve dhe kultivimin e prirjeve të tyre jashtëshkollore dhe sigurimi i të gjitha kushteve, të paktën kështu na thuhet.

Enkelejda Isaku, psikologia e kësaj strehe, është punëtorja më e vjetër. Ajo ka 8 vjet që punon aty dhe na tregon se si funksionon dhe se çfarë përjetojnë fëmijët, të ndodhur në një situatë të tillë, pa familje.

Pas viteve ’90 ka pasur më shumë fëmijë që fati i ka degdisur rrugëve, pasi me hapjen e shoqërisë, edhe problemet sociale e familjare janë shtuar. Që nga kjo kohë kjo shtëpi nuk quhet më jetimore, por Institucion i Përkujdesit Social. Me kthimin në isntitucion, duket se nuk e ka më atë ngrohtësinë që ofronte dikur “Streha Vorfnore”, ku ata që punonin aty, në shumicën e rasteve e bënin për bamirësi.

Prindër që për një arsye a tjetër nuk mund t’i mbajnë fëmijët qoftë për arsye shëndetësore, ekonomike apo sociale, si për shkak të divorceve, burgimeve, duan që fëmija i tyre të strehohet në këtë shtëpi. Shumica e atyre që kanë ardhur aty, janë sjellë nga vetë familjarët. Nevojat social-ekonomike i detyrojnë familjet e tyre që t’i sjellin aty, që edhe pse kushtet janë shumë të favorshme, siç rritet në familje, aty nuk do të rritej kurrë, pranon Enkeleda.

Në dukje ata bëjnë një jetë normale dhe të qetë. Ngrihen në mëngjes, vishen, hanë mëngjesin dhe shkojnë në shkollë. Pas kthimit nga shkolla hanë drekën, kanë dy orë kohë të lirë për të pushuar apo për të lozur dhe nga ora katër pasdite deri në orën shtatë studiojnë. Më pas vjen darka dhe në orën nëntë vihen për të etur. Por ata duan të dalin jashtë të largohen, dhe për psikologen kjo është një gjë normale. “Gjithmonë dëshira për të dalë jashtë mbetet, sepse sado mirë që të jetë këtu, vjen një moment që velen. Për mua kjo është një gjë normale”, tregon ajo.

Përveç avantazheve ka edhe shumë vështirësi. “Të punosh me këtë grupmoshë është goxha e vështirë, komunikimi, marrëdhënia me njëri-tjetrin, shumica janë adoleshentë dhe kjo është koha kur mendon se gjithçka rrotullohet rreth tij, se vetëm ai ka të drejtë dhe të tjerët e kanë gabim,.”, tregojnë punonjësit.

“Kur mungon dashuria gjithmonë ka probleme, sepse kur je i rritur me dashuri, je njeri më i mirë për veten, familjen, shoqërinë. Një njeri që i ka munguar gjithë jetën dashuria ka problemet e veta”, tregon psikologia.

Tani si në shtëpiShtëpia është luksoze, e rikonstruktuar së fundmi dhe e

mobiluar nga donatorë të ndryshëm, duke i dhënë pamjen e një shtëpie të vërtetë përmes projektit “casa famiglia” (shtëpi familje), duke e kthyer këtë qendër, në një shtëpi me kushte optimale për strehimin e të miturve. Ndryshe nga vitet e mëparshme, ku fëmijët qëndronin në mënyrë kolektive, tashmë ata janë ndarë në grupe dhe gjini të ndryshme në miniapartamente. “Casa Famiglia” është një model i ri europian, që synon t’i transformojë strehët sociale në ambiente familjare, ku fëmijët të ndihen të rrethuar nga atmosfera e ngrohtë e shtëpisë.

Punonjësit tregojnë se fëmijëve u pëlqen ambienti edhe pse ka vetëm një muaj që aplikohet si projekt, ata nuk preferojnë të dalin jashtë, por duan të rrinë në ambientet e tyre, të shohin televizor, të flasin me njëri-tjetrin, etj. “Ky projekt është mjaft i mirë – tregon drejtoresha – ka konceptin e familjes, praninë e femrës në shtëpi, në mënyrë që ata të dinë si të sillen, deri ku janë limitet, rregullat e edukatës, etj.”

Duket qartë që të paktën sot për sot kushtet janë optima-le, por shumicës së fëmijëve nuk u tregohet nga familjarët se ku po i çojnë dhe se sa do të rrinë aty. Nuk flitet me to përpara dhe trauma që pëson fëmija nga kjo shkëputje e papritur është e madhe. Edhe pse sot gjendemi në një kohë tranzicioni e materializmi, ka ende njerëz të mirë, bujarë që mendojnë për ta. Qytetarë të thjeshtë, në raste

39DiTETOR 2012

festash, dhurojnë diçka nga ajo që ata kanë dhe preferojnë të mbetën anonimë, pasi siç thonë ata “e bëjmë nijet për shpirtin tonë dhe për të ndihmuar ata të gjorë dhe jo për tu dukur”.

Çfarë ndodh më pas? Rikthimi në familjen biologjike është puna më e arrirë për

institucionin, pasi e gjithë puna e sektorit social ka të bëjë me rikthimin në gjirin e familjes së tyre, në rast të kundërt ata mbeten në rrugë.

Ligji për statusin e fëmijëve jetimë është ende ai i vi-tit 1996, që funksionon në një realitet, i cili ka ndryshuar shumë. Shtëpia “Zyber Hallulli” ofron strehim nga mosha 6-15 vjeç, derisa mbarojnë arsimin e detyrueshëm, e më pas ata mbetën në mëshirë të fatit. “Shteti nuk ofron asnjë lloj shërbimi për këta fëmijë pas moshës 15 vjeç”, thotë Enkelejda. Ata dërgoheshin në shkollat e mesme publike profesionale që u siguronin edhe konviktet, por me ardhjen e kryebashkiakut të ri Lulzim Basha, konviktet kaluan nën administrimin e pushtetit lokal e këta fëmijë nuk lejohen më të rrinë aty, vetëm ata që përfitojnë statusin e jetimit, por siç tregon Enkelejda, nga “Zyber Hallulli” vetëm një ose dy fëmijë e përfitojnë këtë status. Për të tjerët shikohet mundësia që ata të strehohen pranë shoqatave, deri në moshën 18-vjeçare, por nëse këto të fundit kanë kapacitete, në të kundërt, fëmijët duhet të përballen me realitetin në rrugë, për të gjetur një strehë.duke u bërë një gjah i lehtë për

rrjetet e krimit të organizuar dhe prostitucionit. Shumë prej tyre detyrohen të braktisin shkollat dhe të gjejnë alternativa dhe rrugë të pandershme për të mbijetuar. Këtu nis dhe kalvari i gjatë i vuajtjeve dhe përpjekjeve për të përballuar vështirësitë e shumta të jetës. Aty fillon edhe drama më e madhe e jetës së tyre, ku shpresat për të ardhmen veniten dhe askush nuk kujtohet më për ta.

Zyber Hallulli, fetar e atdhetar i shquarProfili i atij që la pas këtë strehë për fëmijët jetimë

dhe për ata në vështirësi social-ekonomike, nuk ka se si të jetë ndryshe, veçse atij të një bamirësi të dhembshur dhe zemërgjerë, mirësi kjo e cila rridhte padyshim nga të qenët besimtar të tij. Shtëpia 100-vjeçare e fëmijëve “Zyber Hallulli” është nga më të hershmet në vend, ndaj dhe Zyber Hallulli me të drejtë u quajt nga bashkëkohësit e tij, “Babai i Jetimëve”.

Zyber Hallulli lindi në Tiranë më 1842 dhe rridhte nga një familje tiranase me tradita fetare e patriotike. Mësimet e para i kreu në shkollën e mesme “Ruzhdie” të vendlindjes. Më vonë vazhdoi shkollën e lartë për teologji dhe për filozofi në Stamboll. Me t ’u kthyer në atdhe, ai iu përkushtua me pasion hapjes së shkollës shqipe dhe mësimit të besimit islam, sepse pa çlirim mendor e shpirtëror, nuk mund të bëhej çlirimi kombëtar. Si kryetar bashkie i Tiranës, krahas shumë detyrave të tjera të mëdha, i lindi ideja e arsimimit dhe edukimit të fëmijëve jetimë, të cilët, për rrethanat historike që po kalonte kombi ynë, ishin shtuar shumë. Ngritja e “Strehës Vorfnore” kërkoi ngritjen e një komisioni me bamirës të njohur të qytetit të Tiranës, ku përfshiheshin fetarë, përfaqësues të parisë, tregtarë e zejtarë, që do të financonin veprimtarinë e këtij institucioni. Më 28 nëntor 1917, me rastin e 5 vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, u hap për herë të parë ky institucion, duke u grumbulluar fëmijë nga e gjithë Shqipëria, pa dallim krahine e besimi fetar.

Jetoi si fetar i devotshëm dhe punoi si patriot i ndershëm. Ai ishte një ndër përkrahësit më të zjarrtë të Shpalljes së Pavarësisë, të ideve demokratike të Kongresit të Lushnjës dhe të Revolucionit Demokratik të Qershorit 1924. Njihet për pjekurinë që k i s h t e si predikues i Is lamit , ishte antikomunist dhe përhapës i ideve përparimtare të rilindësve. Vdiq më 1927. Kujtohet me respekt e nderim nga banorët e Tiranës si vazhdues i denjë i patriotëve fetarë paraardhës.

Mision i (pa) ndërprerë Gjërat kanë ndryshuar shumë që nga ajo kohë, nga një

kryebashkiak që lë të gjithë pasurinë e tij për fëmijët, sot në një kryebashkiak tjetër që i nxjerr ata në rrugë. Kjo shtëpi u ngrit si një strehë për varfnorët, si një vatër e ngrohtë për skamnorët, me një qëllim dhe mision të qartë, dashuri dhe ndihmë për ata që s’kanë, e sot në këtë 100 vjetor, ende ngrihet pyetja se: A e ka kryer apo jo misionin e saj shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli?

40 Di TETOR 2012

Bota jonë

Islami, kufijtë e të cilit janë të mesëm dhe kriteret të drejtë, hedh dritën e tij madhështore në idenë e festës së Kurban Bajramit. Dhe para nesh shfaqet një pamje e mrekullueshme e cila është shprehje e pastërtisë, dinjitetit dhe mirësjelljes. Himni i shpirtit islam ndjehet kudo. E dëgjon këtë himn nga goja e atyre të cilët shkojnë falin namazin e bajramit, e dëgjon nëpër xhami në gojën e falësve, e dëgjon nëpër shtëpi në ditët e tekbiri teshrikut, e dëgjon në Mina nga goja e haxhinjve gjatë kohës së hedhjes së gurëve në xhemerat, dëgjon...

“Allahu ekber ue lil-lahil-hamd!“Allahu është më i madhi dhe për Të është falënderi-

mi!”Islami kërkon që kjo thirrje shpirtërore të jetë e

manifestuar si në pikëpamjet e dekorit dhe bukurisë së jashtme, ashtu edhe në atmosferën e mirëqenies dhe komoditetit, por, natyrisht, me masën e nevojshme. Por ai nuk kënaqet vetëm me këto dy elemente, spiritualitetin e hovshëm e të lartë dhe dobinë e materialitetit të bukur, të pastër e të padjallëzuar, prandaj i forcon edhe me të tretin, më të fortin dhe, për Islamin, më të dashurin. Ajo është ana socio-humanitare, e cila nëpërmjet inkuadrimit në institucionin e sadakasë së Fitrit, në Bajramin e Ramazanit

dhe sakrificës së kurbanit në Bajramin e Kurbanit, e bën popullin një trup: “...Andaj, ti falu dhe ther kurban për hir të Zotit tënd...!” (Keuther, 2)

“Ka shpëtuar ai që është pastruar. Që e kujton madhërinë e Zotit të vet dhe falet.” (Aë’la, 14-15)

Me të drejtë lind pyetja: çfarë duhet të bëjë myslimani në ditën e Bajramit, a ka rregulla të cilat duhen pasur parasysh e që duhen zbatuar?

Sigurisht që ka, por le t’i marrim me radhë.Për çdo mysliman, ditën e festës së Kurban Bajramit,

duhet:-Të pastrohet në mëngjes (të marrë gusul) përpara se të

dalë nga shtëpia;-Të veshë tesha të bukura, mundësisht të reja. Është e

preferuar sidomos ngjyra e bardhë; -Të shkojë në xhami në këmbë. Gjatë rrugës të këndojë

tekbiri teshrik dhe ta vazhdojë atë edhe në xhami derisa të ulet imami. Tekbiri teshrik, që thuhet nga çdo mysliman mbas përfundimit të namazeve farz gjatë gjithë ditëve të festës së Kurban Bajramit, është: Allahu ekber, Allahu ek-ber, la ilahe il-lall-llahu uall-llahu ekber, Allahu ekber ue lil-lahil-hamd!

“Allahu është më i madhi, Allahu është më i madhi, s’ka

KURBAN BAJ

41DiTETOR 2012

zot tjetër veç Allahut dhe Allahu është më i madhi. Allahu është më i madhi dhe për Allahun janë falënderimet!”

-Nëse do të bëjë kurban, nuk duhet të hajë asgjë para se të dalë nga shtëpia dhe kur të kthehet, të hajë nga mishi i kurbanit të tij. Nëse nuk bën kurban, ka të drejtë të bëjë si të dojë, mund të hajë prej hallallit para se të dalë nga shtëpia, ose të mos hajë asgjë...

-Të dalë për të falur namazin së bashku me anëtarët e tjerë të familjes (gruan dhe fëmijët);

-T’u urojë Bajramin atyre që takon;-Të vizitojë të afërmit, miqtë, dashamirët, shokët.Në të dy festat e BajramitMuhamedi (a.s.) falte namazin e të dy Bajrameve në

musal-la (vend i hapur në natyrë), kurse vetëm njëherë e ka falur Bajramin në xhaminë e vet edhe atë për shkak të shiut. Në festat e Bajramit dhe ditën e xhumasë vishte rrobat më të bukura. Sipas haditheve Profeti në këto dy festa të Bajramit, pastrohej, pra merrte gusul para se të dilte nga shtëpia, ecte në këmbë, shkonte në musal-la dhe kthimin për në shtëpi e bënte nga ndonjë rrugë tjetër. Ai e fillonte namazin para hytbes dhe falte dy rekate. Në çdo rekat përsëriste tekbirin: “Allahu është më i madhi!- (Allahu Ekber), me interval shumë të shkurtër ndërprerjeje dhe pa

JRAMI

cekur diç tjetër. Muhamedi (a.s.) pas përfundimit të namazit, qëndronte

para njerëzve të cilët ishin ulur pranë tij, i jepte leje atij që dëshironte të shkojë pa e dëgjuar hytben dhe, më pas, fillonte hytben, gjegjësisht mbante ligjëratë para tyre e pastaj u ligjëronte grave të cilat jepnin edhe sadaka.

Gjatë hytbes shpesh merrte tekbir. Gjithashtu, Pejgamberi (a.s.) gjatë festave, i lejonte sahabët të merreshin me akti-vitete të ndryshme argëtuese dhe të organizonin lojëra të cilat nuk i praktikonin në kohë të tjera të vitit.

O motër besnike, o vëlla fisnik!S’ka dyshim se ti përgatitesh për festën e Bajramit,

qofsh babë, nënë, burrë, grua, djalë apo vajzë, si dhe s’ka dyshim se ofron çdo gjë që është e nevojshme për festë, si veshja, ushqimi dhe dëfrimi, por shto një përgatitje tjetër të çmueshme për Zotin (xh.sh.) dhe të vlefshme për vëllezërit, gjegjësisht përgatitjen për mënjanimin e barrës dhe vështirësive prej të mjerëve dhe të varfërve në mjedisin tënd!...

Kërko fqinjin tënd, të afërmin, apo anëtarin tjetër të sho-qërisë dhe pyete për nevojat e tij, ndihmoje që të depër-tojë gëzimi në zemër të fëmijëve dhe gruas së tij e, nëse s’mundesh për një gjë të tillë, atëherë ndihmoje me alë të mira, buzëqeshje të këndshme, dëshira të sinqerta nga zemra jote islame dhe përkujtoji vëllezërit që vuajnë në botë!

Në mëngjesin e festës, kur t’ua urosh anëtarëve të familjes festën dhe kur të tuboheni rreth ushqimit të këndshëm e pijeve të freskëta, përkujtoji jetimët që nuk e kanë në atë mëngjes buzëqeshjen e babait të tyre, të vejat që nuk e përjetojnë dashurinë e burrave të tyre, të vobektët a të shtypurit, sepse këta njerëz e presin festën me lot në sy, janë të preokupuar me zjarr dhe nuk e shijojnë qetësinë, sigurimin dhe paqen.

Përveç tyre, rikujto edhe veten tënde, sepse kur pikë-llohesh për plagët e vëllezërve të tu, pikëllohesh edhe për plagën tënde dhe kur i plotëson nevojat e fqinjëve, i plotë-son edhe nevojat e tua personale...

Zoti i madhëruar thotë: “...Çkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkënd, por vetëm për hir të Allahut e çkado që t’u jepni të tjerëve nga pasuria (juaj), ajo do t’ju kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju.” (Bekare, 272)

“Kush bën mirë, ai e ka bërë për vete e kush bën keq, ai vepron kundër vetes e Zoti yt nuk bën padrejtësi ndaj robërve.”

Po ashtu, Muhamedi (a.s.) teksa ua mëson njerëzve da-shurinë, mirësinë dhe vëllazërimin, midis të tjerave, thotë: “Ai që e shpëton vëllain e vet nga ndonjë vështirësi e kë-saj bote, Zoti e shpëton atë nga një vështirësi në botën tjetër.”

“Zoti i ndihmon robit (njeriut), gjersa ai ndihmon vëllain e vet.”

“Kush nuk interesohet për çështjet e myslimanëve, s’është prej tyre.”

42 Di TETOR 2012

DORIAN DEMETJA

Islami sot është i përhapur në të gjithë botën, në

qindra vende të ndryshme, në etni dhe grupe racore

të ndryshme. Myslimanët si asnjëherë tjetër të bash-

kuar e mirëpresin njëri-tjetrin si pjesëtarë të së njëjtës

familje. Pavarësisht aderimit në disa kultura me vlera

të veçanta, ata ende përjetojnë një diversitet të pasur

dhe mbeten thelbësisht të lidhur nëpërmjet të njëjtit

sistem besimi dhe të njëjtave pikëpamje.

Një nga këto pikëpamje është edhe haxhi, adhurimi

i fundit i obliguar për besimtarët myslimanë në vitin

e 9 të hixhretit me ajetin Kur’anor të sures Al-Imran,

e cila thotë: “Vizita e Qabes për hir të Allahut ësh-

të detyrim për atë që ka mundësi...” Haxhi i parë në

historinë Islame u krye nën vëzhgimin e Ebu Bekrit,

kurse profeti (a.s.) e kreu detyrën e vet të haxhit një

vit më pas, në vitin e 10 të hixhretit (632). Ky qe haxhi

i parë dhe i fundit i Profetit (a.s.) dhe u quajt Haxhi i

Lamtumirës.

Haxhi është një bashkësi ritualesh të kryera në

Mekë dhe e vendeve të bekuara përreth saj, në dy

javët e para të muajit Dhulhixhe. Pelegrinët hyjnë

në vendin e shenjtë në gjendje ihrami, me objekti-

vin për ta kryer vizitën duke zbatuar disa rregulla të

caktuara. Vizita e atyre vendeve të bekuara që ndo-

dhen në një pjesë të nxehtë të botës, e skenave të

lindjes dhe përhapjes së Islamit, duke kaluar shumë

vështirësi dhe duke bërë sakrifica fizike e materiale,

është një argument që tregon sinqeritetin e të qenit

rob i Allahut.

Rituali i haxhit shpreh një akt adhurimi të shkallës

më të lartë të mundshme. Ai është çelësi që u hap

pelegrinëve shumë dyer të prezantimit të mbretërisë

universale hyjnore. Ai paraqet horizontet e Madhësh-

tisë Hyjnore, të cilat ne nuk arrijmë t’i shohim ndryshe.

Nderimi i thellë dhe mahnitja, ndjenja që përjetojmë

përballë madhështisë së Mbretërisë Hyjnore, si dhe

shkallët e prezantimeve të pashfletuara në zemrat

dhe imagjinatën e tyre, mund të përjetohen vetëm

duke përsëritur vazhdimisht: “Allahu është më i Ma-

dhi”. Vetëm kjo frazë mund t’ia shprehë njerëzimit

një shkallë të tillë manifestimi.

Haxhi përbën një pikë kthese në ecurinë shpirtërore

të besimtarëve. Kur viziton Qaben, shtëpinë e parë të

adhurimit të ndërtuar me urdhrin e Allahut, një peleg-

rin ndjen gëzimin që një udhëtar ndjen kur kthehet në

43DiTETOR 2012

shtëpi. Ai do të përjetojë në ato momente një episod

nga shfaqja e madhe e Ditës së Ringjalljes, ditë në të

cilën atij do t’i duhet të japë llogari përpara Zotit tonë

për gjithçka ka bërë në jetë. Kjo është arsyeja përse

Qabja është “pika e referimit” për njerëzit, shumica

e të cilëve bëjnë një jetë edhe më të virtytshme pas

haxhit. Ky obligim i Zotit Fuqiplotë zhvillohet në një

atmosferë madhështore, të shkëlqyer e të bekuar,

ku shfaqet mëshira e pafundme e Allahut, ku mys-

limanët, të cilët janë të merituarit e faljes hyjnore,

bashkohen e shkrihen në një mes një entuziazmi të

thellë besimi. Qysh nga Hz. Ademi e gjer tani, këto

toka të bekuara janë ushqyer me pasurinë shpirtërore

të zemrave besimtare, janë ujitur me lotë dashurie të

pasionuar. Ata që bëjnë haxhin nga thellësia e shpirtit,

i kërkojnë në ato mjedise këto dhe gjurmët këmbëve

të shumë profetëve si dhe marrin frymëzim e begati

prej kujtimeve të tyre. Sepse këto hapësira të shenjta,

që janë një burim begatie krej i veçantë, janë plot

kujtime të çmuara të vargut profetik. Për rrjedhojë,

në ato mjedise të shenjta, deti i besimit i atyre që i

ulin perdet e syve për të parë me sytë e zemrës, nis

të dallgëzohet dhe dashuria hyjnore nis t’u lëvizë

nëpër damarë. Duke u nisur nga ky këndvështrim,

haxhi nuk është thjesht një adhurim që është detyrë

dhe kryhet mbështetur në mundësi materiale, shë-

ndetësore, etj. Por, po aq i rëndësishëm sa kriteret e

lartpërmendura është edhe aspekti shpirtëror. Këtë e

pohon edhe fakti që Profeti (a.s.) e ka cilësuar haxhin,

“haxhi mebrur”, që do të thotë “i bukur në shkallën

më të lartë, i mirë e i dobishëm fund e krye”.

Gjurmët e këtij adhurimi, mund të hasen në të gjitha

fetë dhe sistemet fetare. Haxhi është një adhurim që

i mëson dhe edukon njerëzit, që u hap rrugë marrë-

dhënieve politike e shoqërore. Ai bashkon me një

qëllim të vetëm miliona myslimanë duke u bërë shkak

për krijimin e një tabloje të gjallë të barazisë dhe të

vëllazërisë.

Njerëz nga të katër anët e botës, të pasur e të varfër,

pa dallim ngjyre, gjuhe, race, kombësie, kulture, pozite

shoqërore dhe posti politik, vishen njëlloj, ndjekin të

njëjtët rregulla duke iu nënshtruar të njëjta vështirë-

sive dhe duke lëvizur në të njëjtat kushte; mblidhen

në të njëjtin vend e në të njëjtën kohë duke krijuar

një unitet ndjenjash.

44 Di TETOR 2012

Si çdo vit edhe sivjet më 25 Kallnur, ditën e shtunë u nis një grup haxhillarësh për të kryer ardhurimin e pelegrina-zhit islam.

Zotërinjtë që e morën këtë rrugë të shenjtë janë:1. Z. Haxhi Hafiz Ismet Dibra, Tiranë.2. Z. Haxhi Abdulla Hatip Dibra, Tiranë.3. Z. Haxhi Hafiz Tahiri, bedel për Hysni Mazhicën. Këta tre zotërinj u nisën duke ndjekur rrugën Elbasan

Korçë, Follorinë Pire….Mbasi erdhën në xhami të vjetër ku kryen të falurën

e zakonshme të udhëtimit, Hirësia e Tij H. Vehbi Dibra bëri një lutje të mallëngjyer dhe z. haxhillarë hipën nëpër automobila e u nisën. Kur mbërritën te mauzoleumi i N. M. S. Nanës Mbretëreshë, ku prisnin studentët e Medreses për të përcjellur drejtorin e tyre shumë të vlefshëm, Hirësia e tij z. Haxhi Hafiz Ismeti me një alim të mallëngjyeshëm u shpjegoi studentëve qëllimin e shenjtë të udhëtimit që po merrte.

Këtij alimi iu përgjigj në emër të studentëve z. Hasan Selami si vijon:

“Lavdërimi i pakufishëm është i posaçëm për të Lartin Perëndi që jua solli mbarë të kryeni detyrën e shenjtë dhe me qëllime të rëndësishme të haxhit, i cili e mban të gjallë e të përhershme idenë e ndjerit e të realizuarit të të Qe-nurit e Një Perëndie, e ka përjetësuar idenë e sakrificës e të dashurisë për Zotin dhe vë në praktikë vëllazërinë, de-mokracinë më të madhe-barazinë, që predikon feja Islame për të gjitha klasat e racat njerëzore. Shpenzimet materiale, të hollat që harxhohen për këtë rrugë, nuk kanë aspak rëndësi përpara pastrimit të moralit e të shpirtit që fitojnë haxhillarët; bëhen shumë me vend këto shpenzime edhe sikur të çmojnë vetëm vlerën e kontaktit të haxhillarëve të ndershëm me vëllezërit e tyre shpirtërorë të mbledhur nga të gjitha anët e botës, me të cilët shkëmbejnë simpatitë e idetë e tyre me një vlerë të pamasë për mbarëvajtjen e shoqërisë njerëzore; për përhapjen e qytetërimit të vërtetë dhe themelimin e vëllazërimit të përbotshëm e të paqes të nevojitur aq shumë.

Haxhi ka përjetësuar kujtimin e H. Ibrahimit, babës shpirt-ëror të tri feve të mëdha të botës dhe të H. Ismailit.

Këta dy profetë të lartë ndërtuan Qaben e Madhnueshme, faltoren më të parë në botë, prej nga do të ftonin njerëzinë në besim të Njësisë së Zotit dhe në rrugë të mbarë. Këta profetë të lartë, si e mbaruan ndërtimin e Qabes, iu lutën Zotit ta përjetësojë fenë e vërtetë, për të cilën sakrifikuan jetën. I Larti Perëndi ua pranoi lutjen dhe bëri të jetojë për-

gjithmonë ideali i tyre i shenjtë e i shtrenjtë. Prej fisit të H. Ismailit u dërgua 13 shekuj më parë shpë-

timtari i njerëzisë, Mëshira e gjithësisë, H. Muhamed Mus-tafaja (qoftë paqja e Zotit mbi të!), i cili e plotësoi fenë e natyrshme, fenë Islame, që u bën ballë nevojave të njerë-zisë, dhe me parime të saj si me haxhin e të tjera e lartë-

45DiTETOR 2012

son njerëzimin dhe e shpëton nga rreziku i materializmit e i ateizmit që janë gurra e korrupsionit dhe e imoralitetit dhe kobi më i tmerrshëm për harmoninë njerëzore dhe për moralin e individit.

Sa lumturi e madhe është sot për Z. Tuaj, o haxhillarë të dashur, që po niseni për të vizituar Qaben e Madhnueshme

për të realizuar sakrificën dhe dashurinë e Perëndisë, që zbatuan Profetët e Lartë, duke u pastruar nga dashuria e objekteve të përkohshme të kësaj bote. Do të vizitoni Me-kën e nderuar, vendlindjen e të dashurit të Perëndisë, të atij që është i vetmi model i moraleve të larta të njerëzisë! Sa të lumtur jeni, që do të vizitoni Medinën e uruar, vendin ku pushon trupi i uruar i H. Muhamedit, i cili ia kushtoi jetën shpëtimit dhe lartësimit të njerëzisë duke dhënë mësime që e nxjerrin njeriun nga errësira në dritë dhe e udhëheqin në të gjitha fazat e jetës e i sigurojnë lumturinë e vërtetë.

Të dashur Haxhillarë dhe i përndritshmi z. Drejtor! Kur të keni fatin të notoni në valët e dashurisë Hyjnore dhe t’i harroni gajlet e kësaj bote duke pasur Zotin në zemër, lutjuni Perëndisë, Mëshiruesit për fatbardhësinë e Kombit Shqiptar, lutjuni për mbarëvajtjen e Komunitetit Mysliman dhe të Institutit tonë të shtrenjtë që është shpresa e qën-drimit dhe e përhapjes së Islamijetit.

Tani në emër të Medreses ju paraqes urimet e përzemërta, ju qoftë rruga e mbarë, Zoti ju dhuroftë ç’tju dojë zemra dhe i realizofshi me sukses idealet e shenjta që përmban in-stituti i Haxhit. U kthefshi shëndoshë e i gjetshi shëndoshë të afërtit e të dashurit tuaj.

Këtu merr fund ala e z. Hasan Selami që i mallëngjeu të gjithë sa qenë aty.

Pastaj haxhillarët morën rrugën e Elbasanit. Tek ura e Erzenit kishin dalë një grumbull miq e të dashur. Haxhillarët mbasi iu lanë lamtumirën edhe këtyre u nisën përsëri të përcjellur prej gjithë trupit mësimor të Medreses.

Kur iu afruan Elbasanit, aty tek ura e Zeranikës kishte dalë para, Myftiu i Elbasanit z. Hafiz Musai me gjithë fun-ksionarët e Komunitetit të vendit dhe me shumë zotërinj të tjerë, ndër të cilët shquhej z. Sheuqet Daija.

Kjo pritje fisnike e popullit të Elbasanit i kënaqi me të tepërt haxhillarët. Mbas një pushimi të vogël në zyrën e Myftinisë, haxhillarët u nisën të përcjellur prej një kortezhi të rëndë deri te rrapat, ku doli edhe ish-myftiu i Elbasa-nit, plaku i respektuar, hirësia e tij, Haxhi Hafiz Sulejman Kungulli.

Në këtë vend në emër të popullit fisnik të Elbasanit z. Veli Toqi, sekretari i Myftinisë së vendit iu paraqiti haxhillarëve udhën e mbarë me një alim të shkurtër. Këtij homazhi iu përgjigj Hirësia e tij, Haxhi Hafiz Ismeti, i cili u shpreh me një falënderim të veçantë.

Me këtë mënyrë u përcoll ky grup udhëtarësh të shtrenjtë.

"Zani i Naltë" Nr.1 1936

46 Di TETOR 2012

Si më parë edhe sot, si mbretërit, presidentët apo

udhëhqësit e një shteti, kërkonin dhe kërkojnë këshilla

nga dijetarët dhe të urtët. Ata këshillohen dhe bisedojnë

për çdo çështje të vështirë që mund t’u paraqitet. Njerëzit,

në kohë të vjetra, udhëtonin shumë larg për të gjetur një

dijetar, për t’u këshilluar me të. Një mbret i përmendur i

Persisë, Nushirevan Adili, duke dashur të mblidhte disa

këshilla për t’i ruajtur e për t’i mbajtur me vete, u bëri

thirrje të gjithë dijetarëve më të njohur të mbretërisë së tij

dhe prej tyre zgjodhi njëzet e tre vetë, si më të aftët, dhe

çdonjërit i vuri si detyrë të shkruante një urtësi. Dijetarët,

sipas porosisë së mbretit, duke e çuar në vend urdhrin e

dhënë, i plotësuan njëzet e tre këshillat, që përbëjnë me

të vërtetë këshilla bazë për të cilat ka nevojë çdokush që

t’i dijë dhe të veprojë sipas tyre për të gjetur secili rrugën

e vërtetë, rrugën e Zotit. Këshillat që mori prej tyre, Nu-

shirevan Adili i shkroi me shkronja ari dhe i vuri në një

kornizë floriri. Ky mbret për çdo ngjarje me rëndësi më

parë lexonte këshillat e filozofëve, pastaj vepronte.

Këshillat janë këto:

- Njihe vetveten. Kërko dituri sado larg që të jetë. Mos

ki turp për të mësuar dhe mos e kalo jetën në padituri.

Dije se dituria është më e madhe dhe më e çmueshme

se çdo gjë tjetër. Njeriu më i madh është ai që e çmon

diturinë. Mos e thuaj atë që tjetri nuk e thotë dhe mos

kërko atë që askush nuk e kërkon.

- Çmoji këshilltat e dijetarëve. Nderoi alët e të vjetërve

dhe këshillohu e bisedo me të urtët. Kërko këshillë për

çdo punë prej atij që është kompetent për atë punë. Bëje

çdo punë në kohën e vet. Në asnjë punë mos u nxito me

tepricë. Përpara se të fillosh një punë mendoje mirë filli-

min dhe mbarimin e saj. Ki kujdes prej gjërave që mund

të shkaktojnë ndonjë dëm apo fatkeqësi. Mos e provo

atë që është provuar

- Të jesh i sjelljsëm e i dashur e jo i ashpër e kryelartë.

Të jesh i devotshëm e të kesh frikë Zotin, se për këto do të

përmendesh. Përgatitu për jetën tjetër. Mos e shit jetën e

amshuar me këtë të rrejshmem. Ta dish se kursimi është

pasuri. Fito ermin e mirë. Mos të të dhimbsen gjërat që

thyhen dhe derdhen. Mos u gëzo për të keqen e tjetrit.

- Mësoni nga pësimi i tjetrit. Më mirë dëmi që vjen me

kohë se fitimi që vjen pa kohë. Të jesh i dashur me gjith-

kënd dhe mos u bëj i ngutshëm dhe i ngushtë. Të jesh

mik me mikun dhe me armikun. Mos i zgjat këmbët për-

tej kufirit.

- Punët tuaja peshoji me masën – peshën tënde. Mos

prek aty ku ke vënë gjë. Ji fisnik. Ruaji duart dhe gjuhën

e mos i përlyej. Ruaju prej punëve të dobëta dhe të pa-

pëlqyeshme. Largoju mikut të keq.

- Mos i përkrah, mos i ndihmo të pandershmit. Largoju

fqinjit të keq. Mos bëj rrugë pa shok. Mos udhëto me

shokun e keq. Mos mbill pemë-fidana në tokë të huaj.

- Mos hidh farë në tokën që nuk prodhon. Mos hy në

borxh tek ai që e ka fituar pasurinë rishtas. Mos u bashko

me ata që nuk dinë të çmojnë veten. Mos u bashko me

shërbëtorët e huaj. Largoju dhe ki frikë nga ai që nuk e

IMAM ISA HOXHA

47DiTETOR 2012

ka frikë Zotin.

- Mos të të dhimbset ajo që shpenzohet me vend. Mos e

ndero njeriun e dehur dhe të marrin. Ndero vetëm ata që i

pranojnë dhe i çmojnë këshillat. Të jesh i mëshirshëm dhe

bujar ndaj të rinjve dhe ndaj atyre që punojnë për ju. Mos i

lakmo gjërat e huaja.

- Mos ha përpara atij që është i uritur. Jepi dhe ushqejeje

atë. Largohu dhe ruaju nga madhështia dhe kryelartësia e

njerëzve.

- Ruaje dhe kije kujdes shumë gjënë e huaj. Mos lejo dhe

mos sill çdo njeri në shtëpi. Mos ndërhy midis bashkëshortëve.

Mos i beso kujtdo. Përpiqu të njohësh të vërtetën prej kujtdo

që do ta dëgjosh.

- Thuaje të vërtetën edhe sikur të jetë e hidhur. Mos i bëj

askujt padrejtësi. Mbaje alën dhe kryej premtimin. Mos jeto

në armiqësi me njerëz. Jeto me paqe e miqësi me ta dhe si-

domos me fqinjët.

- Të jesh mikpritës. Të mos kesh asnjeri haset-smirë. Ndero

dhe respekto prindërit. Mos shko pa u ftuar. Ndihmo dhe për-

krah këdo nëse ke mundësi.

- Ai që turpërohet nga mësimi nuk është njeri. Shpëtimi i

njeriut sigurohet me gjuhë. Fjala e dhënë nuk kthehet. Çdo e

mirë vjen nga e vërteta.

- Mos e mëso gjuhën me alë të dobëta e të ndyra. Mos

dëgjo biseda të dobëta. Mos padit askënd. Mos i fol atij që

s’të dëgjon. Atë që ke thënë, bëje!

- Bashkohu me njerëzt të mirë e të ndershëm dhe vizitoji

ata. Kujtoji të vdekurit, kujto veprat e atyre dhe mos fol ndonjë

alët të keqe për ta.

- Mos gënje. Ruaju rrenës e besës që përdoret në rrenë.

Dije se e vërteta e ardhshme është më e mirë se kjo. Ruaju

të drejtave të jetimëve, të mos abuzosh. Ruaju pleqërisë dhe

përgatitu për të derisa të jesh i ri.

- Mos i lër punët e dimrit për në verë. Mos përdor barna

për mjekim derisa të jesh i shëndoshë. Për t’u shëruar shko

vetëm tek mjekët e mirë dhe të sprovuar dhe përmbaju kë-

shillave të tyre.

- Ruaju hasetit dhe hasetiut. Bujaria le të jetë zanati yt. Mos

e shtrëngo atë që nuk i ka mundësitë. Hiqi vërejtjen mikut kur

bën gabime.

- Jepi fëmijëve profesione. Fshihe gjendjen tënde ekonomike

prej mikut dhe armikut. Mos i dëgjo, mos i kërko dhe as mos

i shpall të fshehtat e huaja.

- Ki kujdes për çdo alë që flet para gjyqit. Kur je më i pa-

sur ki kujdes më tepër. Ji i durushëm. Pas vështirësisë vjen

gëzimi e liria.

- Ruaju dhe kujdesu për miqtë. Vlerësoje me të madh se

veten çdo armik. Më tepër ki frikë nga armiku që të paraqitet

si mik.

- Kjo botë është kopshti ku hidhen farat, fryti i të cilave do

të korret në botën tjetër, prandaj ç’të mbjellësh do të korrësh.

Më parë studioje mirë njeriun e pastaj bëhu mik me të.

- Nderoje e kujtoje Zotin Fuqiplotë e ruaju prej mëkatit. Fi-

lloje çdo punë me emrin e Zotit dhe që të jesh fatlum në të

dy jetët.

Këto ishin njëzet e tre këshillat e njëzet e tre filozofëve që

ia përgatitën mbreti persian të asaj kohe, Nushirevan Adilit. Të

gjitha janë të vlefshme për çdo njeri, sikurse kanë qenë edhe

për atë që i kërkoi për t’i ditur dhe i ruajti me shumë kujdes,

sepse secila nga këto këshilla ka një kuptim më vete.

KARAKTERISTIKAT E QABES DHE VLERA E VIZITËS SË SAJ“Shtëpia më e parë që është caktuar për të gjithë, është ajo

që gjendet në Bekke. Ajo është shumë e uruar dhe udhërrë-

fyese (kible) për të gjithë njerëzit. Aty ka shenja të dukshme.

Ndër to është mekami i Ibrahimit. Kushdo që futet ty, është

i siguruar...”

Më e ndershmja dhe më e vjetra ngrehinë në faqen e dheut

është ajo që gjendet në Bek’ke - Mekë. Qabeja është faltorja

e parë e ndërtuar për t’u falur çdo fis e çdo popull. Ajo është

ngritur nga engjëjt me urdhrin e Zotit, dhe është ndërtuar para

se të krijohej Ademi, që ai ta kishte atë kible në faljet dhe për të

bërë tavaf të gjithë njerëzit rreth saj. Më vonë, ajo është ngritur

për herë të dytë nga Ibrahimi bashkë me të birin, Ismailin.

Qabeja është shumë e begatshme dhe e vlefshme, si për

banorët e saj, ashtu edhe për ata që vijnë nga jashtë, sepse

adhurimet që kryhen aty kanë shpërblime më të mëdha se

adhurimet e kryera në vende të tjera.

Qabeja është si një shtëpi që tregon se të gjithë njerëzit

duhet të kthehen në drejtim të saj kur ata falen. Aty ka she-

nja të dukshme që tregojnë se ajo është më e respektuar se

faltoret e tjera dhe ndër këto shenja është edhe mekami i

Ibrahimit. “Mekami i Ibrahimit” është guri që Profeti Ibrahim

e vinte nën këmbë si skelë kur ndërtonte Qaben dhe ngrinte

muret e saj.

Kushdo që hyn aty, është i siguruar nga sulmi i armikut dhe

nga çdo cenim tjetër, sepse gjithmonë ka qenë zakon i arabëve

që njeriu sapo të futej në Haremi Sherijf, nuk ngacmohej e nuk

plaçkitej, as nuk vritej.

Zoti, pasi tregoi virtytet morale e materiale të Qabes, për

të treguar edhe se njerëzit duhet ta vizitojnë atë, urdhëron

e thotë:

“Për të fituar kënaqësinë e Zotit, është bërë farz për njerëzit

vizita e kësaj Shtëpie, për cilindo që ka mundësi të shkojë

atje.”

Shumë veta mund t’u shkojë ndër mend e të thonë: Për-

se vallë Zoti e ka forcuar aq shumë urdhrin për të shkuar në

Qabe dhe i ka dhënë aq rëndësi vajtjes në Mekë për t’u bërë

haxhi? Këtë pyetje e bëjnë më shumë ata që nuk i dinë qëllimet

themelore të fesë islame, që janë: krijimi i paqes botërore dhe

i vëllazërimit të të gjithë popujve, duke vendosur një barazi

të plotë në mes tyre dhe duke ndrequr e plotësuar moralet

njerëzore. Këto qëllime të shenjta kuptohen qartë nga ajetet

e Kur’anit dhe nga alët e shenjta të Pejgamberit (a.s.).

48 Di TETOR 2012

Një mik i imi më tha duke buzë-qeshur me një tis djallëzie në fytyrën e tij.

I dashur mik, a nuk e vëren bashkë me mua se këto ritualet e Haxhit që bëni ju myslimanët, a nuk mendon se janë paganizma të pastra?

Për shembull: Ndërtesa e Qabes së cilës i drejtoheni, e prekni atë dhe bëni tavaf rreth saj. Mendoni se gjuani Shejtanin, kur ju godisni me gurë në vendet përkatëse. Vraponi në xhiron tuaj ndërmjet Safas dhe Mervas. Të puthni Gurin e Zi. Të bëni shtatë xhiro (tavaf) rreth Qabes. Shtatë goditjet me gurë, shtatë xhirot nga Safa dhe Merva dhe anasjalltas. Po kjo puna e veshjes së rrobës së Ihramit? A nuk mendon se të gjitha këto janë shenja talismanësh dhe magjish të trashë-guara nga paganizmat e hershme? Ndërkohë që ju flisni se Islami e sul-mon Paganizmin!!

….Mos ma zër për të madhe, miku

im, –tha me ironi tjetri. Unë thjesht po mundohem të të flas hapur. Në çështjet e diturisë nuk duhet të kemi turp të pyesim.

I thashë në qetësi:Mik i dashur, a nuk e vëren edhe t`i

ashtu si mua se në ligjet universale ekziston një ligj që quhet Ligji i gravi-tetit, ku i madhi tërheq rrotullueshëm të voglin? Elektroni në një atom, rro-tullohet rreth bërthamës gjithashtu. Hëna rrotullohet rreth Tokës. Toka rreth diellit. Dielli rreth galaktikës së tij dhe kjo e fundit në një grumbull të madh galaktikash rrotullohen rreth një galaktike edhe më gjigante? Por edhe kjo e fundit ka rrotullimin rreth më të madhes. E kështu me radhë derisa arrijmë tek rrotullimi rreth më të Madhit, Allahut të Madhëruar. A nuk themi ne se Allahu i Madhëruar është më i Madhi? Pra më i madh se çdo gjë tjetër?

Ti, mik i dashur, bashkë me mua rrotullohesh rreth Allahut, më të Ma-dhit dhe kjo ndodh sepse ti je në këtë sistem diellor. Pa dëshirën tënde dhe në fakt as nuk mund të bësh asgjë që ta ndryshosh këtë rrotullim. Sepse asgjë nuk është stabile në gjithësi. Vetëm Allahu i Madhëruar është i Qëndrueshmi. Atij çdo krijesë i drej-tohet (Samed), ndërsa është i Qën-drueshmi, çdo gjë është në lëvizje rreth Tij.

Ky quhet ligji i gravitetit të më të madhit ndaj më të voglit.

Ndërsa ne myslimanët e bëjmë këtë rrotullim me dëshirën dhe zgjedhjen tonë të plotë rreth Qabes (Shtëpi-së së Allahut). Ajo është shtëpia e parë faltore që është ndërtuar për të adhuruar Allahun (xh.sh.). Kështu ajo përgjatë historisë është bërë simboli i devotshmërisë me Zotin. Po ju a nuk i drejtoheni statujës së gdhendur në Kremlin? (Njeriu që ironizonte ishte komunist). E madhëroni atë duke e justifikuar veprimin tuaj se ai i ka bërë dobi njerëzimit.

Nëse do ta dinit varrin e Shekspirit do të rendnit me nxitim në vizitën e tij. Më shumë nxitueshëm se sa ne shkojmë për të vizituar varrin e Pej-gamberit (Paqja qoftë mbi të!).

A nuk vini kurora me lule në mo-numentin e ngurtë të Ushtarit të pa-njohur?

Përse atëherë na akuzoni ne se po bëjmë diçka të kotë kur e godasim një monument simbolik me të cilin simbolizojmë shejtanin?

Njëlloj sikur unë, edhe ti, a nuk je-ton duke nxituar ndërmjet dy pikave të jetës tënde? Fillimin dhe mbari-min?

Fjala Safa do të thotë bosh (diçka e patrajtshme) pra asgjë. Ndërsa a-

DR. MUSTAFA MAHMUD

49DiTETOR 2012

la Merva do të thotë burim. Diçka që fillon të ekzistojë, d.m.th. jetë. Pra ne udhëtojmë nxitueshëm nga asgjëja në diçka. Nga asgjëja drejt ekzisten-cës. Pastaj kthehemi përsëri nga ek-zistenca në mosekzistencë.

Më thuaj tani: A nuk është kjo edhe cikli i lëvizjes që e bën çdo krijesë? Edhe ti bën të njëjtën gjë. Me dëshirë ose pa dëshirë. Ndërsa ne me vepri-min tonë shprehim bindjen tonë ndaj Krijuesit që ne jemi vullnetmirë për të zbatuar ligjin e Tij.

Pra, a nuk e sheh se në këto ritua-le të Haxhit fshihen sekrete më të mëdha se thjesht besëtytni? A nuk e kupton se aty fshihet sekreti i ek-zistencës së Kozmosit dhe lëvizjes së tij.

Ndërsa për çështjen e numrit shtatë (7) e kam edhe për këtë një përgjigje. Por më ler të të pyes më parë.

Pse notat muzikore janë vetëm shtatë (Do, Re Mi, Fa, Sol, La, Si)? Nuk mund të jenë tetë. Çdo melodi sado e mrekullueshme qoftë, kombinohet vetëm nga këto shtatë nota.

…Pse Ylberi i ka vetëm shtatë ngjy-ra? As më pak dhe as më shumë?

Pse ditët e javës janë shtatë? Pse fëmija plotësohet në muajin e shtatë? Pse elektronet rrotullohen rreth bër-thamës së Atomit në shtatë vargje?

A thua vallë e gjithë kjo është ma-gji, besëtytni, talismanizma të magji-ve të antikitetit?

Kur të vjen një letër nga e dashura

jote dhe ti e puth atë. A mos vallë je edhe ti pagan?

Pse pra na akuzon ne myslimanëve për paganizëm nëse puthim një gur të cilin e ka mbajtur në prehërin e tij Pejgamberi ynë i dashur (Paqja qof-të mbi të!), madje edhe e ka puthur atë?! E pse duhet të ketë paganizëm në këtë?

Në fakt, ne nuk e adhurojmë as-një nga këto sende që përmenda më lart. Përkundrazi, ne hulumtojmë në thellësinë e tyre dhe orientohemi nga mesazhet që ato përcjellin.

Ritualet e Haxhit, në të vërtetë janë vende që të bëjnë të meditosh, të ndjesh, të shtosh devocionin në zemër.

Në lidhje me copën e bardhë të Ihramit, është kusht që të mos jetë e qepur. Ajo simbolizon ikjen nga bukuritë e kësaj bote dhe paraqitjen e plotë para prezencës hyjnore të Allahut (xh.sh.), Krijuesit.

Me copë të tillë ne vijmë në këtë botë, me copë të tillë shkojmë nga kjo botë, me copë të tillë futemi edhe në varr.

A nuk e kushtëzoni edhe ju vesh-jen e një kostumi special, kur doni të takoheni me mbretin?

Ndërsa ne mendojmë ndryshe nga ju. Për ne kostumi më special ësh-të thjeshtësia dhe lënia pas e kësaj bote, kur ne të paraqitemi para Alla-hut të madhëruar. Asgjë nuk është më e përshtatshme se diçka e thjesh-

të që e vesh edhe i pasuri dhe i varfri njëlloj. Çdo lloj madhështie të njeriut aty duhet ta hedhim poshtë sepse po dalim përpara më Madhështorit.

Ky moment bashkimi, ky festival prej miliona njerëzish, ka edhe një kuptim tjetër. Ai është edhe një me-sazh bashkimi dhe vëllazërimi ndër-mjet myslimanëve pa dallim race, kulture a pozite shoqërore.

Haxhi për ne myslimanët është një kongres vjetor ndërkombëtar, siç kemi edhe një kongres tjetër lokal që është i përjavshëm. Këto kongrese për secilin që mediton në to kurrsesi nuk mund të quhen vende paganiz-mi.

Nëse do të vije me mua në Arafat, do të shikoje se si miliona njerëz një-herësh, thonë Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi), lexojnë Kur’anin në më shumë se njëzet gjuhë. Thërra-sin të tjerë prej tyre Lebejke Allahume Lebejke (I përgjigjemi thirrjes tënde, o Zoti ynë, i Përgjigjemi). Të tjerë lo-tojnë prej dashurisë dhe pendimit për gjynahet që kanë bërë. Të tjerë qajnë prej dashurisë ndaj Krijuesit.

Nëse do të ishe aty me mua, edhe ti do ta ndjeje këtë përjetim dhe pa kuptuar do të të pëlqente të dalësh para Krijuesit tënd, Atij që është më i Madhi, Allahut (xh.sh.), Mbretit të mbretërve, që ka në dorë çelësat e çdo gjëje.

Përktheu: Eduart Thartori

50 Di TETOR 2012

Katrori i zi nuk ka asgjë të pazakontë, së paku, duke mos e parë si pikturë ndër pikturat e tjera, kontekst në të cilën me siguri shfaqet si i pazakontë. Pra, ai është thjesht një katror i mbushur me ngjyrë të zezë. Është pi-kërisht e zakonta e tij që e bën të pazakontë, në një botë ku vëmendja është përqendruar tërësisht te bombasti-cizmi i gjërave të jashtëzakonshme. Është e zakonta e tij që përmes një zgjidhjeje naive nga ana e Malevich-it, frenon të gjithë hovin e çudibërës të ngjarjeve në artet pamore, duke lënë nga pas shumë pikëpyetje.

Kur je përballë kësaj vepre, përjeton një gjendje diade-je (dyjare), që ka të bëjë me atë se të duket sikur fiton diçka, por, aty për aty, edhe humb diçka tjetër. Fiton për njëfarë kohe çlirimin nga regjimi i ashpër i imazheve, dhe humb shpresën – duke t’u mohuar çdo ngjyrë tjetër – mbi botën si shtëpi-pritje, ku e zeza, jo vetëm që të dënon të ngrish në vend, por asgjëson edhe çdo shenjë a orientim për rrugëdalje. Përballja e parë me Katrorin mund t’i ndërkallë qenies një shtangie gati të papërballueshme.

“Me një lëvizje jo të ndërlikuar të penelit, përfundimisht ai hoqi vijën e pakalueshme, e cila do të përcaktonte humnerën midis artit të vjetër dhe atij të ri, midis njeriut dhe hijes së tij, midis trëndafilit dhe varrit, midis jetës dhe vdekjes, midis Zotit dhe Djallit. Sipas alëve të veta (të Malevich-it) ‘gjithçka e shumëzoi me zero’.”1

1. Katrori, Tatjana Tolstaja.

Eseistikë EDISON ÇERAJ

Sipas konstatimit të mësipërm, e zeza e katrorit është edhe një gri e madhe, meqë qëndron në një gjendje pezulli, diku ndërmjet, midis.

“Midis artit të vjetër dhe atij të ri” – sepse nuk ka asgjë kundër të vjetrit dhe ndoshta nuk ka të bëjë fare me artin e ri, e sidomos me ngulmimin pa krye për të renë (shpikjen) “shpëtimtare” të qytetërimit.

Veç kësaj, lipset të përmendet se nuk ka art të ri e të vjetër, sepse ajo çfarë përçon krijimtaria artistike si e tillë, shtrihet jashtë kohës dhe hapësirës, për një arsye të

51DiTETOR 2012

vetme: për shkak të burimit të saj metafizik, jokohor.“Midis njeriut dhe hijes së tij” – për t’i parë këto dy

botë nga një kënd asnjanës, më saktë për të kundruar pamjaftueshmërinë e të parës dhe iluzion e lakmuar të së dytës. Ose, duke e parë hijen si hije të hijes (Platoni), pra për të kërkuar Qenien e qenies (Heidegger-i), që ka zanafilluar të gjithën, dhe urtinë e të ndryshmeve vetëm në dukje.

“Midis trëndafilit dhe varrit” – me gjasë për të dalë nga dehja e aromës së trëndafilit e për të pasur kështu

një mundësi për të kuptuar botën e pashmangshme të varrit.

“Midis jetës dhe vdekjes” – duke qenë se që të dyja përmbajnë vazhdueshëm njëra-tjetrën: jeta është vdekje dhe vdekja është jetë, meqë jeta s’ka asnjë kuptim pa vdekjen, dhe vdekja gjithaq s’ka kurrfarë kuptimi pa jetën, gjithnjë kur bëjmë alë për jetën e “paargumen-tuar” që vijon pas saj.

“Midis Zotit dhe Djallit” – Djalli si domosdoshmëri i padomosdoshme pas Prologut në qiell. Zoti si i vetë-mjaftueshëm. Kjo është vetmja gjendje ku të qenurit midis përshfaqet si e pamundur.

Katrori i Zi zeroi çdo gjë për të rinisur nga e para, nga gjendja tabula rasa. Për këtë pikturë, si të tillë, nuk mund të thuash asgjë, – nuk ka asgjë për t’u përshkruar apo për t’u analizuar – por duke u nisur nga ajo mund të meditosh e të flasësh për çdo gjë, përderisa e zeza e saj është qëndrim i një qenieje, por jo medoemos dhe fati i saj. E zeza e Katrorit mund të merret edhe si dorëzim, si shenjë që shënjon faktin se vetja nuk na mjafton, prandaj dhe dorëzohemi – ashtu si vetë autori – përballë dilemës që ngre e zeza.

Pse është i zi Katrori i Malevich-it?

Një përgjigje e shpejtë do të ishte: Natyrisht që do kishte një ngjyrë të caktuar. Por, nuk është kjo arsyeja e ngritjes së pyetjes. U përmend edhe më sipër pohimi i autorit, ku ai pohon se Katrori “shumëzoi çdo gjë me zero”, për të rinisur nga e para. Po çfarë duhej të niste nga e para? As më shumë e as më pak sesa arti i tij, dhe si rrjedhojë edhe jeta e tij; kjo nuk mund të ndahet asnjëherë, meqë autori me anë të artit kërkon një strehë për të ruajtur jetën e tij. Por, a është e mundur kjo? Nuk është aspak e thënë të ketë një përgjigje, sepse asnjë përgjigje nuk mjafton, por mjafton që Katrori shumëzoi çdo gjë me zero; dhe vërtet për autorin kishte ndryshuar shumëçka. Pra, Katrori është i zi, pasi është e zeza ajo që shumëzon me zero çdo gjë, sepse duke rënë në honet e saj, asgjësohet çdo gjë, prandaj dhe nuk duket asgjë, por në fakt aty është krejt çfarë autori ka shumëzuar me zero nga e kaluara e tij, ose nga e tashmja e tij e vazhdueshme. Ai ka kuptuar jo pak.

Duhet të ritheksoj që, tekembramja, e zeza është ve-tëm një ngjyrë; pa dyshim që nuk e shkëpusim dot edhe nga simbolika e saj e parastësishme; por, ç’rëndësi ka ngashënjimi apo përunja ndaj simbolit kur ky i fundit të mban vetëm me ngashënjime, dhe s’ia del asnjëherë të bëjë diçka për boshin e madh të qenies së “hedhur” në botë!

Besoj se Katrori (ose Kubi) i Zi i ka dhënë Malevich-it atë që ai kërkonte, pasi edhe rituali me ecejake që ai kryente përreth tij ishte një dëshmi për këtë. Pas kësaj ai shpalli vdekjen e pikturës, sepse ajo e kishte kryer misionin e saj: e kishte shpënë gjer te pragu.

52 Di TETOR 2012

10 mënyra për të parandaluar kancerin

Shëndeti

1. E KALTRA ËSHTË E SHIJSHME DHE E SHËNDETSHME

Boronicat e kaltra janë “yjet” më të mëdha kur është ala për mbushjen e organizmit me antioksidantë. Përmbajnë edhe nivel të lartë të antocianineve, të cilat frenojnë për-hapjen e qelizave të kancerit.

2. KONSUMONI ÇAJ

Çaji i bardhë dhe i gjelbër përmban EGCG, ekstraktin bimor dhe antioksidantin i cili mund të mbrojë qelizat e shëndetshme.

3. DUAJENI XHENXHEFILIN

Xhenxhefili mund të reduktojë rrezikun nga kanceri i zorrës së trashë ashtu që lehtëson inflamacionin në traktin tretës.

4. BËNI SALLATË – NË GOTË

Lakra përmban izotiocianatet, të cilat ndihmojnë pastri-min e trupit nga materiet kancerogjene, derisa mollët kanë efekte antikancerogjene në zorrën e trashë.

5. SHTONI LËVIZJET

Rreth gjysmë ore ecje e shpejtë ditore mund të përmirë-sojë gjumin dhe energjinë dhe potencialisht të reduktojë rrezikun nga kanceri dhe diabeti.

6. BËNI PALESTËR

Ushtrimet fizike të lirojnë nga stresi dhe të forcojë sistemin e imunitetit.

7. MOS HARRONI TË NXIRRNI FRYMËN JASHTË

Pesë minuta në ditë ndani për frymëmarrje të rregullt. Frymëmarrja e rregullt mund të ndihmojë në “fshirjen” e efekteve negative që shkakton stresi në shëndetin trupor dhe shpirtëror.

8. FOKUSOHUNI NË FIBRA

Corn flakes janë burim i mirë i fibrave, të cilat përveçse i ndihmojnë trupit për të eliminuar toksina mund të lehtësoj-në urinë duke e mbajtur nivelin e sheqerit në gjak.

9. PINI KAFE

Konsumimi i rregullt dhe i moderuar i kafes është i lidhur me rrezikun më të vogël nga kanceri i qelizave bazale të lëkurës.

10. KONSUMONI SPEC DJEGËS

Speci i kuq i bluar (biberi) përmban kapsaicinë, e cila mund të reduktojë qelizat e kancerit duke sulmuar burimin e tyre të energjisë pa shkaktuar dëm në qelizat e shëndetshme përreth.

Shkencëtarët paralajmërojnë se si numri i të sëmurëve nga kanceri deri në vitin 2040 madje do të trefishohet, që do të thotë se sëmundja do të prekë një nga katër per-

sona më të moshuar. Tumoret me këtë gjë bëhen bombë me sahat, e cila në kre-vatet e spitaleve do të vendosë gjithnjë e më shumë pacientë më të moshuar

se 65 vjet. Megjithatë, shumë ekspertë konsiderojnë se si kanceri nuk ka nevojë të jetë domosdo vetëm “pasojë gjenetike”, por në krijimin e tij ndi-kojnë më së shumti shprehitë dhe rrethanat jetësore. Kjo është pjesa në të cilën çdo individ mund të ndikojë, ndërsa përveç ushqimit duhet të bëni

kujdes edhe në aktivitetin trupor, shmangni veset dhe situatat stresuese.Meqenëse ushqimi ka ndikim të jashtëzakonshëm të shumëfishtë në shëndetin e njeriut, hapat e parë në luftë kundër kësaj sëmundjeje të keqe fillojnë pikërisht me ndryshimet në meny. Rezultatet pozitive nuk

do të mungojnë, prandaj informohuni për ushqimin dhe disa shprehi të cilat do të bëhen aleati juaji i mirë i shëndetit sipas rekomandimit të Hungton Post.

53DiTETOR 2012

Shpëtoni nga fiksimet negativeNdërkohë që përpiqeni të shpëtoni nga një me-

ndim e gjeni veten të zhytur më shumë brenda tij. Pse? Sepse mendimet tona janë lidhje të krijuara nga neuronet.

Neuronet punojnë gjithnjë dhe si rrjedhojë edhe kur nuk mendoni diçka vini në lëvizje të njëjtin rrjet neuronesh.

Tani nëse do t’ju them ‘mos mendoni për nënën tuaj’ nëna juaj do të jetë gjëja e parë që do t’ju vijë në mendje. Nëse do t’ju thuhej ‘mos shihni mace je-shile’ në mendjen tuaj do të gjallërohej menjëherë një mace jeshile.

Ky është dhe shkaku i frikësimit nga realizimi i diçkaje të cilës i frikësoheni. Sa herë që ju frikëso-heni truri juaj gjallëron gjënë nga e cila keni frikë. Me kalimin e kohës ju e ndërthurni gjënë nga e cila frikësoheni me jetën tuaj.

Si mund ta përdorni këtë informacion pozitivisht? Duke mos përdorur neuronet të cilët krijojnë mendi-min e dëshiruar. Pra duke krijuar një mendim të ku-ndërt apo të ri dhe duke e zënë trurin vazhdimisht me mendimin e ri. Rrjeti i papërdorur i neuroneve me kalimin e kohës do të dobësohet dhe nuk do t’ju bezdisë më. Do të zhvillohet rrjeti i ri, i sapokrijuar, i cili do t’ju kundërpërgjigjet. Gjëja e cila duhet pasur kujdes këtu është të krijoni një mendim të ri pozitiv dhe të shëndetshëm.

Nëse personi i cili dëshiron të lërë cigaren mendon për ushqimin sa herë që i kujtohet cigarja, atëherë në trurin e tij do të krijojet një lidhje e fortë me ushqimin. Më pas do të thotë se më shëndoshi lënia e cigares.

Këtu ushqimi nuk është një kundërpërgjigje pozitive sepse më vonë mund të shkaktojë probleme me peshën dhe probleme shëndetësore. Përkundrazi, nëse personi zgjedh ujin në vend të ushqimit atëherë do ta zëvendësojë pozitivisht mendimin për pirjen e një cigareje. Me kalimin e kohës do të shndërrohet në një person që pi shumë ujë me një memorie nxitëse ndaj konsumit të ujit.

Tani vendoseni vetë se me çfarë mendimi pozitiv do të zëvendësoni mendimin nga i cili dëshironi të shpëtoni. Zgjidhni mendimin e ri dhe fokusohuni mbi të. Nëse do të mendoni shpesh rreth mendimit të ri dhe të shëndetshëm ndryshimin do ta vini re pas 21 ditësh. Mendimi i vjetër nuk do t’ju kontrollojë më.

54 Di TETOR 2012

Kuriozitete

Numri i banorëve në botë i ka kaluar 7 miliardët dhe tendenca është gjith-monë në rritje pavarësisht probleme-ve social-ekonomike dhe politike që po kalon njerëzimi vitet e fundit. Kina dhe India po rriten me hapa galopantë, duke patur së bashku një popullsi që është më e madhe se 2/3 e popullsisë në mbarë botën. Por përveç shteteve gjigantë ka edhe disa qytete që kanë

popullsi të barabartë, ndoshta edhe më të lartë se shumë shtete në mbarë rruzullin tokësor.

Nga 10 kryeqytetet më të populluara në botë, të cilat sa më shumë kohë kalon aq më shumë e rrisin numrin e popullsisë, 8 i përkasin Azisë dhe Amerikës së Jugut, ndërsa të vetmit kryeqytete europiane që bëjnë pjesë në 10-tëshe janë Londra dhe Moska.

Tokio (JAP) - 13,185,502 banorëSeul (KOR) - 10,464,051Moska (RUS) - 10,126,424Teheran (IRN) - 9,110,347Mexico City (MEX) - 8,841,916Xhakarta (IND) - 8,489,910Lima (PER) - 7,866,160Pekin (KIN) - 7,741,274Kajro (EGY) - 7,438,376Londër (ANG) - 7,287,555

10 kryeqytetet më të populluar në botë

Galaktika më e largët e zbuluar ndonjëherëTeleskopët hapësinorë të NASA-s

“Spitzer” dhe “Hubble” kanë zbuluar një galaktikë afërsisht 13,2 miliardë vite dritë larg. Shkencëtarët bënë të ditur se ajo është galaktika më e largët e zbuluar deri më tani. (Një vit dritë=9, 66 trilion kilometër.)

Sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “Nature”, shkencëtarët mendojnë se galaktika e quajtur “MACS 1149-JD” është formuar 500 milion vite pas shpërthimit të madh.

“MACS 1149-JD” është galaktika më e vjetër dhe më e largët e zbuluar deri më tani. Ky zbulim do të na ndihmojë të kuptojmë mënyrën e zhdukjes së shekujve të errët dhe të studiojmë objektet më të vjetra “u shpreh Wei Zheng, pjesëtar i ekipit vëzhgues nga departamenti i fizikës dhe astrono-misë në Universitetin Johns Hopkins në SHBA”.

Specialistë të NASA-s thonë se galaktika e zbuluar nga teleskopët “Spitzer” dhe “Hubble” do të vëzhgohet

më mirë me ndihmën e teknologjisë së zhvilluar të teleskopit hapësinor “James Webb”, i cili planifikohet të hidhet në hapësirë në vitin 2018.

Teoria e pranuar nga shkenca ka filluar me Shpërthimin e Madh të

përjetuar 13,7 miliardë vite më parë. Astronomët po përpiqen të arrijnë qoshet më të errëta dhe të largëta të hapësirës duke përdorur teleskopët më të zhvilluar.

55DiTETOR 2012

Tastiera e drurit shkëlqen në çdo tryezë

Turku që jetoi 167 vjeç

Xhamia e parë ekologjike në botë

Kompania franceze “Ori” ka reali-

zuar tastierën e parë të drurit, duke

sjellë një prodhim risi në tregun e biz-

nesit të teknologjisë së kompjuterëve.

“Dëshira jonë ka qenë të bëjmë diç-

ka ndryshe, duke realizuar diçka që do

të jetë afatgjatë dhe që është punuar

nga druri, materiali më natyror dhe më

i preferuar”, kanë theksuar përfaqë-

sues të kompanisë franceze.

Kjo kompani tashmë ka nxjerrë në

shitje tastierën e re, por ajo kryesisht

bëhet me porosi për klientët. Tastiera

përmban edhe kyçjen me bluetooth

dhe ka një kosto prej rreth 125 euro.

Zaro Aga ishte martuar njëzet herë dhe nuk e dinte sak-tësisht numrin e fëmijëve, nipërve dhe mbesave të tij. Ai nuk kishte vajtur asnjëherë tek doktori gjatë gjithë jetës. Në njëqind vitet e tij të fundit, ushqimin e mëngjesit e hante herët, kurse në darkë mjaftohej me një pjatë kos.

Një studim shkencor ka publikuar të dhënat e perso-nave që kanë jetuar më gjatë. Sipas studimit, njeriu që ka jetuar më gjatë, ka qenë kinezi Sanni, i cili ka jetuar 253 vjet.

Një person tjetër që ka jetuar gjatë, është dhe Zaro Aga, nga Turqia, i cili ka jetuar 167 vjet, nga viti 1777 deri në vitin 1934.

Ai ka lindur në kohën e sulltan Abdul Mexhidi i I, rininë

e ka kaluar me sulltan Selimin e tretë dhe i ka ndryshuar

sulltanët derisa e mbylli periudhën e sulltanëve. Ai

përjetoi dhe themelimin e Turqisë moderne me në krye

Ataturkun.

Bazuar në të dhënat rreth tij, dy çifutë e kishin mashtruar

duke e bindur të udhëtojë me ta në Amerikë për një jetë

më të mirë. Atje, ai ishte surprizuar, pasi dy çifutët e kishin

marrë me vete për ta përdorur si burim të ardhurash. Ata e

kishin shëtitur nga një qytet në një tjetër, duke e dërguar

në ekspozita të ndryshme, si personi i vetëm 150 vjeçar

në botë. Një foto kujtim me turkun e moçëm, kushtonte

10 dollarë, kurse një përqafim 15 dollarë.

Xhamia e parë ekologjike në botë do të ndërto-

het në Dubai vitin që vjen. Kjo xhami është ideuar

nga Suhait Mohammen, student në universitetin e

Alhosn dhe ka një kosto prej 6.8 milion dollarësh.

Projekti, i aprovuar nga General Authority of Isla-

mic Aairs and Endowments në Abu Dhabi, është

vendosur menjëherë në brendësi të “Vision 2030

development plan”. Xhamia do të mbajë 3500

besimtarë ndërsa ka panele diellore, impiante të

riciklueshme për trajtimin e ujit, hapësira të gjelbra

dhe kopshte mbi çati për izolime termike dhe një

sistem të kompjuterizuar që verifikon efiçencën

e të gjithë materialit elektrik.

56 Di TETOR 2012

TË GJITHË TË PANJOHUR, POR ASNJË I HUAJ

MUHAMMED ASADFaqja juaj

Udhëtojmë, duke u sulur, fluturuar nëpër rrafshet, kurse

mua më duket se fluturojmë me erën, të dorëzuar fatit që

nuk njeh as kufij... kurse era këndon hymnin e egër triumfal

në veshët e mi: “Kurrë më, kurrë më, kurrë më nuk do të

jesh i huaj!”

Vëllezërit e mi nga e djathta dhe vëllezërit e mi nga e maj-

ta, të gjithë të panjohur por asnjë i huaj; në ngazëllimin e

pashfrenuar të suljeve tona, ne jemi një trup në kërkim për

një cak. E gjerë është bota para nesh kurse në zemrat tona

shkëlqen shkëndija e flakës që ka flakëruar në zemrat e

as’habëve të Pejgamberit. Ata e dinë, vëllezërit e mi nga e

majta dhe vëllezërit e mi nga e djathta, se janë larg nga ajo

që prej tyre pritet dhe se gjatë shekujve zemrat e tyre janë

bërë të vogla; e megjithatë, premtimi i përmbushjes nuk është

tërhequr prej tyre... prej nesh...

Ndonjëri nga shumësia e turbulluar e lëshoi britmën fisnore

dhe e ndërroi me britmën e fesë, “Ne jemi vëllezër të atij kush

i është dorëzuar Zotit!” - kurse tjetri ndërhyri me “All-llahu

ekber!”- “Zoti është më i madhi! Vetëm Zoti është i madh!”

Dhe të gjitha grupet fisnore e pranonin këtë britmë të vetme.

Ata më shumë nuk janë beduinë të Nexhdit që garojnë me

krenarinë e vet fisnore; ata janë njerëz që dinë që fshehtësitë

e Zotit vetëm presin në ta... në ne... Mbi çukurmimin e mijëra

thundrave të deveve dhe fërfëllimin e qindra flamujve, britma

e tyre rritet në murrmurinë triumfale: “All-llahu ekber!”

Ajo rrjedh në valët e fuqishme mbi kokat e mijëra njerëzve

në gallop, mbi rrafshinën e gjerë, deri te të gjitha viset e vend-

it: “All-llahu ekber!” Këta njerëz janë rritur mbi jetët e vogla

vetjake dhe tash feja e tyre i bart përpara, në unitet, drejt disa

pikëpamjeve të panjohura... Mallëngjimi nuk mundet më të

jetë i vogël as i fshehtë, ai e ka gjetur vetëdijësimin e vet, dalja

që verbon i diellit të përmbushjes. Në këtë përmbushje njeriu

hapëron në tërë madhështinë e dhënë nga Zoti; hapi i tij është

kënaqësi, dija e tij liri, kurse bota e tij gjithësi pa kufij...

Aroma e trupave të deveve, frymëmarrja dhe turfullima e

tyre, murmurima e thundrave të tyre të panumërta; thirrjet e

njerëzve, goditjet e kundakëve të pushkëve në shala, pluhuri

dhe djersa dhe fytyrat skajërisht të ngazëlluara rreth meje;

dhe qetësi e papritur e gëzueshme në mua.

Kthehem në shalë dhe shoh pas vetes valëvitjen, shumë-

sia valëvitëse e mijëra kalorësve të bardhë, kurse pas tyre,

ura nëpër të cilën kam ardhë; skaji i saj është menjëherë

pas meje derisa fundi i saj tashmë humbet në mjegullëzën

e largësisë.

57DiTETOR 2012

-Miqësia, vëllazëria dhe dashamirësia janë karakteristika

të fesë islame.

-Dashamirësia dhe armiqësia janë dy kundërshtare të pa-

pajtueshme.

-Nevrikosja shndërrohet në dhimbje.

-Në një zemër ku mbivlerësohet arsyeja e armiqësisë, da-

shamirësia bëhet formale dhe artificiale.

-Besimi në Një Zot të Vetëm bën të nevojshëm bashkimin

e zemrave.

-Besimi i garanton njeriut vetëdijen dhe i tregon rrugën e

bashkimit.

-Shkaku i armiqësisë është ligësia.

-Shkaku i miqësisë është dashamirësia.

-Syri i mikut është i verbër ndaj mëkatit, por syri i armikut i

zbulon të gjithë mëkatet.

-Armiqësia dhe mëria sjellin dëm të madh në jetën indivi-

duale.

-Nuk duhet dhe nuk mund të thuash se vetëm mendimi yt

është i drejtë.

-Mendimi yt është i padrejtë, sepse përkrah unin.

-Çdo gjë që thua duhet të jetë e drejtë, por jo çdo gjë të

drejtë duhet ta thuash.

-Në se kundërshtarit i kundërve sjellje të mira, ai pendohet

dhe bëhet mik.

-Kush mbjell te vetja mëri dhe armiqësi është bërë kriminel

dhe ka dhunuar veten.

-Tortura më e madhe është kur armiqësia vjen nga xhelo-

zia.

-Xhelozia shkatërron së pari xhelozin, fare pak e dëmton

kundërshtarin.

-Bukuria, fuqia, pozita dhe pasuria nxisin xhelozinë, por ato

janë të përkohshme.

-Në se fiton kënaqësi nga vuajtjet e armikut dhe hidhërim

nga të mirat e tij, ke kundërshtuar mëshirën e Zotit.

-Falja është rruga e shpëtimit.

-Aq e dëmshme është armiqësia në jetën personale, saqë

edhe mendimi për të është marrëzi.

-Kjo botë nuk vlen aq sa të grindesh për të.

-Përfiton ai që miqve u përgjigjet me dashamirësi e mirë-

sjellje dhe armiqve me paqe.

-Pendim do të thotë se i ke pranuar gabimet dhe ke qenë

i padrejtë.

-Me rrahjen e mendimeve lindin rrugët për zgjidhjen e si-

tuatave.

-Kur sulmojnë armiqtë e jashtëm, armiqësitë e brendshme

duhet të lihen pas.

-Smira brenda gjërave të gjalla është shkaku i varfërisë,

sëmundjeve dhe i mjerimit.

-Nga smira vjen shkatërrimi dhe humbja.

-Smirëziu është gjithmonë në humbje.

-Koprraci bëhet i varfër dhe humbet gjithmonë.

-Kjo botë është vendi i gostisjes nga i Gjithëmëshirshmi.

-Faqja e tokës është sofër e madhe e Mëshirës së Zotit.

-Format e furnizimit dhe të Mirësisë janë shkallë-shkallë.

-Dhënia e zekatit është domosdoshmëri për largimin e fat-

keqësive.

-Lumturia e njerëzimit varet nga dhënia e zekatit.

-Kur’ani Famëlartë e ndalon rreptësisht përgojimin.

-Përgojimi është arma e të poshtërve dhe e të ultëve.

-Qendra e dashamirësisë dhe e urrejtjes është zemra.

-Shpirti i bashkësive është jeta shoqërore dhe qytetërimi.

-Hasmëria dhe armiqësia midis besimtarëve është sëmundje

që sjell pasoja të rrezikshme.

-Ligësia helmon zemrën dhe torturon ndërgjegjen.

-Xhelozi dhe egoisti ndëshkohen pa vonesë.

-Kush i bindet kismetit të vet, i hiqet varfëria.

-Kush lartëson vetveten ndeshet në jetë me vuajtje dhe

tortura të mëdha.

-Nderi jepet, nuk kërkohet dhe as nuk pritet.

-Modestia shpërblehet shumë dhe krijon kënaqësi shpirt-

ërore.

-Kush dëshiron të keqen e dikujt, shumë shpejt shkon vik-

timë e vetvetes.

-‘Men dakka dukka’(Kush troket në derën e dikujt edhe në

derën e tij do të trokasin.)

-Shkatërrimi i jetës njerëzore ndodh kur ushqehet hasmëria

dhe armiqësia mes besimtarëve.

-Kur një zemër është e mbushur me dashamirësi, armiqësia

kthehet në dashuri dhe mëshirë.

-Njeriu që përgjon se ç’bën tjetri është pa karakter dhe zhytet

në punë të ndyra.

-Njeri pa gabime nuk ka.

-Dera e pendimit është e hapur për të gjithë edhe në se je

njeri i mirë.

-Shejtanit dhe nefsit duhet t’u përgjigjemi me frenimin e

të bërit keq.

-Kur dëmtohet solidariteti i një populli edhe vlerat e bashkë-

sisë dëmtohen.

-Mos ndizni debatin!

-Mos kritikoni pa vend!

(Marrë nga libri “Vëllazërimi” Said Nursi)

MORALI ISLAM

Për

të p

arë

imaz

het

3D

, th

jesh

t ng

ulit

ini s

ytë

foto

der

isa

imaz

hi t

ë fi

llojë

të m

arrë

form

ë o

se n

diq

ni n

jë n

ga

met

od

at e

mëp

osh

tme.

1. Z

gjid

hn

i një

pik

ë n

ë fo

to (d

iku

mes

) dh

e ve

tëm

i n

gu

litn

i syt

ë n

ë të

der

isa

imaz

hi t

ë q

artë

soh

et.

2. L

ejo

ni s

ytë

tuaj

çlo

dh

en, d

he

jo v

etëm

ia n

gu

litn

i syt

ë im

azh

it, p

or

për

piq

un

i të

vësh

tro

ni n

ëpër

mje

t ti

j. P

ër d

isa

mo

men

te s

ytë

tuaj

do

sho

hin

një

pam

je t

ë tu

rbu

llt. K

jo ë

shtë

no

rmal

e d

eri n

ë sh

faq

jen

e im

azh

it 3

D.

3. V

ësh

tro

jen

i im

azh

in, m

os

hiq

ni d

orë

, sap

o ju

shih

ni i

maz

hin

e p

arë,

pas

taj d

o t

ë je

të s

hu

e le

htë

.

Ste

reo

gra

met

jan

ë im

azh

e 3D

të fs

heh

ur b

ren

da

një

tjet

ër fo

toje

2D

të c

ilat k

anë

aftë

sin

ë ta

kth

ejn

ë at

ë n

ë n

jë il

uzi

on

3D

.Argëtim 3D

59DiTETOR 2012

60 Di TETOR 2012