40
REJA FESTIV AL 18-27 Maj 2018 KËRCIM/ART/LOJRA VALLËZIM EGJIPTIAN/PROJEKSIONE FOLKLOR HUNGAREZ/VALS/POLIFONI INSTALACION ZËRASH/POEZI/PIKNIK KURSE

REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

  • Upload
    others

  • View
    7

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

REJA FESTIVAL 18-27 Maj 2018

KËRCIM/ART/LOJRAVALLËZIM EGJIPTIAN/PROJEKSIONEFOLKLOR HUNGAREZ/VALS/POLIFONIINSTALACION ZËRASH/POEZI/PIKNIKKURSE

Page 2: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen
Page 3: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

REJA FESTIVAL 2018

Festojmë 2 vjetorin e RESË në Tiranë

Me Performancën si Art, si Lëvizje, si Zë

Page 4: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

REJA –PAVIONI I GALERISË SERPENTINE 2013 NË LULISHTEN E GALERISË KOMBËTARE, TIRANË

Koncept britanik, art japonez, iniciativë zviceri-ane, angazhim shqiptar. “Reja”, jo vetëm një ve-për arti por hapësira më e re kulturore në Tiranë

PROJEKTUAR NGA SOU FUJIMOTO28 MAJ 2016 – 30 PRILL 2019

Mbështetur nga:

Page 5: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Fillimisht i konceptuar si një projekt artistik i përkohshëm, për pavijonin e Galerisë “Serpen-tine” në Londër 2013, pavijoni i Sou Fujimotos (tashme nën pronësinë e Fondacionit Luma) e shpërbërë në pjesë dhe e trasportuar nga Zvi-cra me 17 kamione gjigandë, mbërriti në Tiranë, në Janar të vitit 2016,

Pesë muaj më vonë, gardhi bllokues i kantierit të ndërtimit pranë Galerisë së Arteve Tiranë ,u hoq.

Me një sipërfaqe prej 350 metrash katrorë dhe hapësirë të brendshme prej 142 metrash kat-rorë, struktura dhe cilësia delikate e pavijonit, shumëfishuar nga gjysmë-transparenca krijon një formë gjeometrike, të ngjashme me një re.Me 27 Maj 2016, kryebashkiaku i Tiranes Z. Erjon Veliaj (aspirata e të cilit është ta kthejë Tiranën në një qytet të mirënjohur kulturor), Maja Hoff-mann, Presidente e Fondacionit LUMA (mis-ioni dhe tradita e së cilës është, në mbështetje

të nismave të artit inovator), bashkë me artis-tin e mirënjohur shqiptar Anri Sala (influencës dhe përkushtimit të palodhur në mbështet-je të skenës kulturore shqiptare i detyrohemi shumë), me Sou Fujimoto, arkitektitin prezent në Tiranë, dhe së fundmi me drejtorët e galerisë Serpentine, Znj. Julia Payton–Jones dhe Hans Ulrich Obrist, hynë në CLOUD dhe që në atë moment e bekuan me emrin shqiptar–REJA.

“REJA” që atëherë është bërë jo vetëm atrak-sioni më i veçantë dhe hapësira më e vizituar e qytetit, por më e rëndësishmja është që është kthyer në një asset kulturor me një program të pasur, i krijuar në bashkëpunim me partnerë lokalë, ndërkombetarë dhe individë te pavarur apo institucional.

REJA është nën mbikqyrjen e Bashkisë Tiranë dhe nën administrimin e Agjensise së parqeve dhe rekreacionit.

Page 6: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Që nga dita e inagurimit, deri më sot, më shumë se 200 evente të të gjitha zhanreve art, dancë, performancë, teatër, muzikë, film, debate, sporte, etj kanë ndodhur tek REJA.

Page 7: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen
Page 8: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

FESTIVALI I RESË 2018 Festojmë 2 v jetor in e RESË në Ti ranëMe Performancën - s i Art , s i Lëviz je, s i Zë

Festivali i Resë ose “Cloud Fest”, do të zhvil-lohet me rastin e dy vjetorit të Resë së Fuji-motos në Tiranë. Festivali, i cili do të mbahet nga data 18 Maj ora 20:00 deri më 27 Maj ora 02:00, fokusohet veçanërisht tek Performanca –si Art, Si lëvizje, si Zë, dhe çdo zhanër tjetër  i ndërmjetëm apo i ndërthurur në të.

Ky është edicioni i dytë i festivalit të RESË , i cili përqëndrohet kryesisht në artin performues dhe sjell një larmi ndërdimensionale me mbi 10 ditë program, 120 artistë nga 15 shtete duke përfshirë 4 ansamble shtetërore, një simpozium filozofik, meditim në grup, performanca letrare , trajnim 2 ditor për karrierë në Arte e kurse me koreografë për profesionistë si edhe kurse val-lëzimi për publikun.

REJA dhe lulishtja e saj, do të jenë hapësirat për teatër fizik, instalacione audio-vizuale, ba-shkëbisedime me artistë, lojëra urbane, piknik e after-party. Përgjatë gjithë ditëve dhe netëve të festivalit do të gjejmë përzierjen më të mirë

multikulturore dhe ndërkulturore, midis pra-ktikave të artit bashkëkohor dhe atij tradicio-nal– pra një larmi zhanerash, qasjesh, e deliresh artistike.

Misioni i RESË është të kultivojë dhe rrisë au-diencë artëdashëse, duke e frymëzuar dhe ek-spozuar vazhdimisht atë drejt formave të reja të shprehjeve dhe eksperiencave artistike. Ne krenohemi me mbështetjen dhe promovimin që i bëjmë iniciativave me të cilat ndajmë vizion të përbashkët dhe të cilat kanë në fokus të tyre krijimin e mundësive për pjesëmarrje të gjerë të publikut.REJA –CLOUD FESTIVAL 2018, është konceptuar dhe prodhuar nga REJA dhe ekipi i saj, nën dre-jtimin e Znj EDIT Pula, Këshilltare e Kulturës e Kabinetit të Kryetarit të Bashkisë Tiranë në bashkëpunim me Shoqatën DoArt.

Page 9: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

ME MBËSHTETJEN E:

REPUBLIC OF SLOVENIAEMBASSY IN TIRANA

LETËRSIA DHE QYTETI

FALENdERIME TË VEÇANTA: n ë re n d a l fa b e t i k

Anri Sala Ajola Xoxa Andia ManciAlessandra BertiniAldrin Dalipi Bela Arbana Blendi GonxhjaDriant ZeneliDori Xhaxhiu

Erion VeliajErka Mato Enkeleida HamzaEva Mendoza Giraldo Eljana Mankollari Erjona HankuEnas FaiselGregory Delavekouras Haruka Yamazaki

Henri Cule Ina HaveriIris CanajJudit Béres-DeákKlod DedjaKiço LondoMilena RadenkovićPetra Behlke-Campos Rezart Cenaj

Rovena AgolliRose-Anne Bisiaux Rudina MemagaSilvana Mjeda Tomorr KokonaViola SmajaViola GjoniYuvale Ficher Zana Çela

Page 10: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Edit Pula (j) Drejtore ArtistikeFestivali i Resë 2017

Ajo është një artiste e njohur si edhe këshilltarja e kulturës së Kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtuesja e projektit të Resë që prej fillimit.

EKIPI

Iris CanajMenaxhere e ResëFestivali i Resë 2017

Është një regjisore premtuese e teatrit dhe filmit, si dhe fotografe dhe koordinatore e Resë dhe eventeve të saj.

Gjashtë themelues: Regjisore, Dizenjues Grafik, Arkitekte, Koreograf, Juriste/Dj, Ekonomist/Sportist,krijuan një Organizatë JoFitimprurëse me emrin DoART! Me kuptim dygjuhësh: Shqip - DoART Arti, DoART Shoqëria, DoART Shëndeti, DoART Arkitektura dhe Planifikimi Urban, DoART Turizmi, DoART Ekonomia dhe LegjislacioniBëj Art!

Page 11: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen
Page 12: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

PROGRAMIFestojmë 2 vjetorin e RESË në TiranëMe Performancën - si Art, si Lëvizje, si Zë

dATA: 18-27 Maj, 2018VENdI: REJA dhe lulishtja e saj, pranë Galerisë Kombëtare të Arteve, Tiranë

**Të gjitha performancat dhe eventet që do të organizohen në Re gjatë ditëve të Festi-valit, do të jenë pa pagesë edhe mikpritëse për të githë groupmoshat.

Në rast shiu eventet zhvendosen tek Teatri Kombëtar Experimental Kujtim Spahivogli.

Tiranë 2018

Page 13: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

E Martë, Ora 19:00-21:00 Prag-Festival

Performancë nga grupi folklorik i Sardenjës (Grup-poifonlk Santa Maria é Mare Orosei) me Ansamblin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Grupi Folklorik Santa Maria é Mare Orosei është një prej grupeve më të mira të polifonisë Sarde. Ata shquhen jo vetëm për aftësitë e tyre të mira në inter-pretim, por edhe për repertorin e tyre të jashtëzakon-shëm, që përqafon traditën vokale të qytetit Orosei; tipiken e shenjtë e fetare dhe profanen e tenorëve. Ata ndjekin kërcimet tradicionale dhe serenatat pro-fane të dashurisë, pa ndërprerje kohore ndër vite, ¡me të njëjtin pasion që prej fillimit!

Ansambli Popullor i Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit performojnë gjithashtu në Re, së bashku me Grupin Folklorik të Sardenjës, për të krijuar një ndër-thurje polifonike unike mes njëra-tjetrës.

* Pjesëmarrja Gruppo folk Santa Maria é Mare Orosei në Festivalin e Resë,

është mbështetur nga Instituti Italian i Kulturës.

Maj15

Page 14: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

E Premte, Ora 20:00-20:30 Ngurtë - Performancë posacërisht e krijuar për Festi-valin e Resë nga artisti Klod dedja me pjesëmarrjen speciale të Korit të TKOB-së dhe Bojken Lako. Kohëzg-jatja rreth (20 min).

Ora 20:30-22:00Plan B - Instalacion/Video/Performancë nga Edona Vatoci (Kosovë) .

“Gruja gjithmonë duhet me qenë n’kamë, me marre dorë, e me bo hyzmet”, m’tha kushërina e dytë, motra e saj pohoj me kokë.

“Në ditën e ditlindjes t’15-të nisa periodat, po n’atë ditë unë e nana e patëm nji bisedë në lidhje me‘çka do t’thotë me e pasë nji vaginë’.

“Le t’a adresojmë vaginën në dhomë.”- Instalacion dhe “Hyzmet” - Performancë.

Edona Vatoci e lindur më 17.08.1996 në Prishtinë, vazhdon studimet për Psikologji ne Universitetin e Prishtinës. Ajo është më e njohur në fushën e muzikës si kantautore, ka këngë të publikuara si “Hala” dhe “Mirëmëngjes”. Edona ka shfaqur vepren e saj “Plan

Maj18

Page 15: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

B” e realizuar në kuadër të projektit Baushtellë: Balkan Temple në Zürich dhe Beograd. Ajo është e njohur për rolin e saj në dokumentarin e Ilir Hasanaj “To Want to Love to Need” i cili fitoi çmimin e publikut në DokuFest 2017 dhe është duke u shfaqur për momentin në Kana-da dhe Kaliforni.

Ora 22:00-02:00 dj Proxy ose Oriada Gurakuqi, mikson zhanre dhe gjenerata me muzikën më të mirë bashkëkohore.

E Shtunë, Ora 19:00-20:00

defat e Pejës - Performancë muzikore nga Remzije Tafaj dhe Valbona Kekereshi (Kosovë).

Rituali I lojës me Defa është një gjini e njohur në art dhe në muzikën folklorike. Defi, ose siç njihet ndryshe Dajrja, dhe Defat e Pejës specifikisht janë pjesë e traditës koso-vare dhe përdoren kryesisht në ceremonininë e marrjes së nuses duke krijuar një atmosferë interesante, ritmin e së cilës nuk mund të mos e ndjekësh e të mos biesh në Trans. Reja sjell këtë ritual të njohur dasme në formë performance speciale për audiencën e Resë.

Maj19

Page 16: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Ora 21:00-22:10 Six feet deeper in the Cloud - Performancë zanore nga “My pretty little empire” (Shqipëri/Gjermani).

Six feet deeper in the Cloud, është një përformancë zanore e krijuar posacërisht për Festivalin e RESE nga “My pretty little empire” (emri artistik i Claas Bentz) i cili vëzhgon tingujt në elementë të ndryshëm si ajri, uji ose brenda një reje, në të cilën dalin në pah mënyra të reja të perceptimit të toneve.

Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen apo sillen me njëri-tjetrin. Ashtu si një re, performanca synon të përkthejë metamorfozën e vazhdueshme të këtyre tingujve, në një përvojë zanore.

Claas Bentz është një artist gjerman, i lindur në 1977 dhe një anëtar i orkestrës “Ensemble Moderne”, që prej vitit 1996. Class ka ndikime muzikore nga: Steve Reich, Karlheinz Stockhausen, Pole, SasuRipatti, Bio-sphere etj.

Page 17: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Ora 22:30-02:00

Muzikë nga DJ.

E Dielë, Ora 11:30-13:00

Workshop Kërcimi - Teknika bashkëkohore, Labora-tor Koreografie nga daphnis Kokkinos (Greqi).

Daphnis Kokkinos do të mbajë një workshop për kërcimtarë dhe balerinë profesionistë tek Reja. Nëse jeni të interesuar, mos ngurroni të kontaktoni tek [email protected] për të rezervuar vendin tuaj.

Daphnis Kokkinos ka lindur në Kretë, Greqi. Ai është trajnuar në Unionin Greko-Amerikan, Teatri Rinor i Kretës dhe u diplomua në Shkollën Shtetërore të Kër-cimit në Athinë. Daphnis filloi të punojë si kërcimtar profesionist në vitin 1986 me Athina Art Teatër. Prej vitit 1989- 1992 ai punoi tek studioja Folkwang Tanz në Essen, Gjermani, drejtuar nga Pina Bausch dhe më vonë në kompaninë TanztTheater nga Pina Bausch, ku prej vitit 2002 mban dhe titullin e asistentit. Ai ka marrë pjesë si balerin edhe si koreograf në shumë shfaqje, por edhe në filma. Gjithashtu ka dhënë më-sim në Europë, Azi dhe në Amerikën e Jugut.

Maj20

Page 18: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Ora 18:00-19:00 Etnoploč - Performancë Muzikore (Slloveni).

Aleksander Ipavec, Piero Purich, Matej Špacapan të “Etnoploč” përfaqësojnë një përzierje muzikore me etni të ndryshme, që shtrihet nga kufijtë e Triestes (Itali) e deri në Ljubljanë. Ata luajnë muzikë Swing Ballkanike, muzikën e djepit të tyre autentik, që vlen edhe si “çlirim” për vetë muzikantët. Ata mund të mburren me bashkëpunimet e tyre të shumta ndër-kombëtare, me muzikantë nga më të shquarit.

Ora 19:30-19:45 Puthja e Vdekjes - Kërcim Bashkëkohor nga Veronika Chatzopoulou (Shqipëri) 10 min.

Shfaqja është e konceptuar si një duet bazuar tek loja “joshëse” midis njeriut dhe vdekjes. Vdekja shfaqet e veshur me petkun e një femre të hirshme dhe nuk kuptohet qartë se kush nga të dy josh më tepër tjetrin: vdekja njeriun apo njeriu vdekjen? A ka ardhur ora e njeriut të largohet nga jeta, apo ndoshta nevoja për të sfiduar jetën, e thërret vdekjen gjithnjë e më afër?!

Page 19: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Ora 20:00-20:30 Addio, Addio Amore - Një dedikim për Pinën - Danc Teatër nga daphnis Kokkinos dhe Maria Adamopou-lou (Greqi). Kohëzgjatja (20 min).

Performanca “Addio, Addio Amore, – Një dedikim për Pinën”, është një krijim i Daphnis Kokkinos. Një biletë pa kthim në këtë udhëtim ekspresiv mes Japonisë, Indisë, Greqisë, Francës, Amerikës së Jugut e mbi të gjitha; një refleksion mbi jetën. Daphnis Kokkinos tregon histori me anë të gjesteve, hap krahët lehtë, tregon eksperienca, anekdota, shkëmbime dhe ëndrra që ka ndarë me Pina Bausch, në një mënyrë pasion-ante në këtë performance lëvizjesh e kërcimi.

Pas punën me Pina Bausch për 24 vite, në homazhin e tij për Pinën, ai ngre një dolli dhe nxjerr në pah botën e tij, që të stimulojë audiencën në këto situata njerëzore dhe kërkimi të vazhdueshëm të peripecive njerëzore. Performanca e Daphnis është një dhuratë për Pinën dhe gjithë dashurinë që ajo ka ofruar, hu-manitetin dhe respektin që ka treguar dhe fituar mes artistëve, performuesve dhe botës.

Daphnis filloi të punojë si kërcimtar profesionist në vitin 1986 me Athina Art Teatër. Prej vitit 1989- 1992 ai punoi tek studioja Folkwang Tanz në Essen, Gjermani,

Page 20: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

drejtuar nga Pina Bausch dhe më vonë në kompaninë TanztTheater nga Pina Bausch, ku prej vitit 2002 mban dhe titullin e asistentit

Në moshën 15 vjeçare Maria Adamopoulou nga viti 2005-2009, ka qenë anëtare e “The Dance Dances” – “Kërcimi kërcen” nga Daniel Lommel. Në 2004 ajo bashkëpunoi me Apostolia Papadamaki për ceremo-ninë e hapjes dhe mbylljes së Lojrave Paraolimpike. Ka shumë performanca teatrale ku ka marrë pjesë me koreografi.

* Addios Addios Amore, një dedikim për Pina Bausch është mbështetur nga

Ambasada Greke në Tiranë.

E Hënë, Ora 18:00-19:00Letërsia dhe Qyteti (I) - Performancë Letrare nga Beti Njuma dhe Alda Bardhyli (Shqipëri).

Gazetaret Beti Njuma dhe Alda Bardhyli ftojnë në Re, shkrimtarë të ndryshëm për të diskutuar përballë një publiku, jo vetëm rrugëtimin e tyre letrar, por edhe për të prekur çështje sensitive të realitetit të sotëm.

Duke qenë se letërsia klasike dhe bashkëkohore Shqip-tare fokusohet më shumë mbi autorë meshkuj dhe eksperiencën mashkullore, një status-quo sfiduar kohët

Maj21

Page 21: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

e fundit nga “Letërsia dhe Qyteti”, e cila ka ftuar më parë autorë si Flutura Açka, Lindita Arapi, Mimoza Ahmeti, e së fundmi Ornela Vorpsi.

Ora 20:00-21:30 Klezmer Hebre/Kabare Berlineze - Performancë Muzikore nga KartsenTroyke dhe daniel Weltlinger (Izrael).

Kartsen Troyke vjen nga një familje Hebre, kështu që i këndon shumë mire këngët izraelite. Ai ka një zë tipik me timbër shumë të veçantë. Troyke ka mbled-hur këngë të harruara hebre, si tango e kabaret dhe i këndon ato në skena të ndryshme.

daniel Weltlinger vjen nga një origjinë familjare Francezo-Austro-Hungarezo-Izraelite. Danieli është vi-olinist dhe kompozitor-producent që jeton në Berlin. Ai ka qenë prej kohësh i njohur në mbarë botën për tingujt e tij të veçantë dhe inovativ në zhanerat e Gypsy-swing, jazz, klezmer, muzikë e lirë/eksperimentale, etj.

* Pjesëmarrja e Karsten Troyke & Daniel Weltlinger në Festivalin e Resë, është mbështetur nga Ambasada e Izraelit në Tiranë dhe Qëndra Goethe.

Page 22: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Ora 22:00-00:00DJ Muzikë

E Martë, Ora 20:00-21:00

Unë jam nga Austria si Wolfi - Danc Teatër nga Kom-pania CUBE (Austri) - Christian Ubl (kërcim).Fabi-enne Gras (zë) dhe Laurie Fouvet (ndriçim).

Pas shfaqjes solo (30 min), Christian UBL do t’i mëso-jë publikut si të kërcejë valle austriake! Bashkohu!

“Unë jam nga Austria, si Wolfi” nga Christian Ubl është një solo performancë që reflekton jetën per-sonale të tij, me nota humori. Si një emigrant edhe si kërcimtar, ai sjell atdheun e tij – Austrinë, vendlindjen e tij –Vjenën-kulturën dhe trashëgiminë kulturore, duke I vendosur si në një paralele ashtu edhe në konf-likt me njeri tjeterin.

Përmes një stërvitjeje të këndshme të përqendruar në një intervistë në radio, koreografi dhe kërcimtari, njëkohësisht infiltrohet dhe zbulon rrëmujën e ngjar-jeve kyçe nga jeta e tij, për të krijuar një vallëzim prej tre pjesësh, të mbushur me emocione, ironi, sinqeritet dhe nostalgji.

Maj22

Page 23: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Christian UBL ka lindur në Vjenë (Austri) në 1972 dhe tetëmbëdhjetë vitet e fundit ka jetuar në Francë. Fil-limet e tij i ka si patinator profesionist dhe gjithashtu kërcimtar i muzikës latine në Vjenë dhe me këtë stil ka vazhduar për dhjetë vite, ku ka fituar edhe shumë çmime në këto disiplina.

* “Unë jam nga Austria, si Wolfi” është mbështetur nga Ambasada Aus-

triake në Tiranë dhe Sigma Vienna Insurance Group.

Ora 21:00-22:00

Thirrja e OM në Grup - Të ndihmojmë njerëzimin nëpërmjet OM-it” nga Bhakti Marga Meditim (Shqipëri).

E harruar në kohë, kjo teknikë e lashtë shëruese në grup u riprezantua dhe risoll nga Masterat Shpirtërorë, Paramahamsa Vishwananda dhe Mahavatar Babaji, për të mbështetur Tokën dhe njerëzimin në këto kohë të vështira nevoje. Thirrja e OM në Grup e ndihmon njerëzimin nëpërmjet fuqisë së tingullit OM.

Kjo teknikë na ndihmon të; Kthejmë energjinë negative në pozitive / Mbështesim mirëqënien tonë emociona-le, mendore dhe fizike / Kultivojmë më shumë gëzim, dashuri dhe paqe në botë.

Page 24: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

E Mërkurë, 10:00-13:00

tek Shkolla e Baletit - Dita I - Para audicionit.

Trajnim “Audicioni dhe Puna si Kërcimtar në Europë” nga Tomorr Kokona.

Ky workshop është për të rinjtë, kërcimtarët e sapo diplomuar dhe prindërit e tyre, mësuesit, koreografët dhe këdo që do të donte të mësonte rreth audicioneve të kërcimit dhe punës si kërcimtar në Europë. Nëse jeni të interesuar, mos ngurroni të kontaktoni tek [email protected] për të rezervuar vendin tuaj.

Tomorr Kokona është një këshilltar artistik, koreograf, regjisor dhe producent kulturor. Ai ka një karrierë 30 vjeçare në artet performuese dhe industritë kreative. Ai ka patur role si kërcimtar soloist, koreograf, aktor, regjizor i lëvizjes dhe menaxher zhvillimi profesional në institucione të ndryshme, duke përfshirë One Dance UK, Opera Kombëtare Angleze, Teatri Kombëtar Span-joll, Baleti Klasik i Madridit, Televizioni Kombëtar Span-joll, Baleti Kombëtar Shqiptar etj. Disa nga prodhimet kulturore të Tomorrit janë shfaqur në vende të njohura si Arena Wembley, Southbank Centre në Londër dhe In-stitucione të tjera Europiane. www.TomorrKokona.com

May23

Page 25: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Ora 18:30-19:30

Hajdú Folk dance - Performancë kërcimi nga Ansam-bli i Valleve Folklorike debrecen (Hungari).

Pas shfaqjes së tyre (30 min), ky ansambël prej 14 vetësh do t’i mësojë publikut si të kërcejë valle Hun-gareze! Bashkohu!

Ansambli 65-vjeçar, përbërë ndër vite nga 8630 valltarë, ka si qëllim ruajtjen dhe prezantimin e vler-ave kombëtare të valleve folklorike. Koreografitë, janë bazuar në koleksionin e Akademisë së Shkencave Hungareze. Ansambli gjithashtu ka përshtatur disa herë folklorin tradicional hungarez. Valltarët performo-jnë me kostume autentike hungareze, shoqëruar nga muzika e tyre tradicionale.

* Ansambli i Valleve Folklorike Hajduk nga Debrecen është mundësuar nga

Ambasada Hungareze në Tiranë.

Ora 20:30-22:00

Take Over (2017) and Mixed Behaviour Reloaded (2018), dy vepra nga Anri Sala të sjella tek REJA nga HARABEL.

Page 26: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Harabel është një Platformë e Artit Bashkëkohor me qendër në Tiranë. Platforma synon promovimin e artit publik në Shqipëri dhe krijimin e një arkivi të hapur që do të përmbajë portfolet e artistëve bashkëkohorë në Shqipëri të pas viteve ‘91.

Të ftuar nga REJA, dhe duke filluar nga ora 20:30, Harabel do të prezantojë dy vepra të artistit Anri Sala, krijimtaria e të cilit eksploron në mënyrë sa komplekse dhe intuitive marrëdhënien midis muzikës dhe tregim-it, arkitekturës dhe filmit, sikurse edhe të cilësive të ndërsjella të mediumeve të ndryshme, duke shkrirë kufijtë e tyre përkatës.

Pika e nisjes konceptuale të Take Over janë dy krijimet e njohura muzikore, të ndërlidhura në mënyrë të pan-dashme me historinë kulturore dhe politike: La Marseil-laiseI dhe Interantionale. Take Over e bën të ndjeshme ketë lidhje të afërt të këtyre dy himneve politike dhe përmes ndjekjes se afinitetit muzikor të tyre kërkon të zbulojë gjurmë të kuptimit historik.

Mixed Behaviour Reloaded, në bashkëpunim me DJ Minimim, është i bazuar në reminishencën e veprës së mëparshme të artistit Mixed Behavior, vepër e cila përmes lojës së imazhit dhe tingullit të krijuar nga një DJ, ndërlidhur me zhurmat përrethëse të qytetit, sjell disa nga temat më të rëndësishme të hulumtimit ar-tistik të Salës, përfshirë këtu një lojë të ndërsjellë mes

Page 27: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

dritës dhe errësirës, të dëgjuarit dhe të parit, reales dhe të projektuarës.

* Take Over (2017) dhe Mixed Behaviour Reloaded (2018) tek REJA u

mbështet nga HARABEL.

Ora 22:00-02:00

Dj Minimim

E Enjte, Ora 11:00-13:00

Butoh workshop – nga Sayoko Onishi (Japoni).

Sayoko Onishi do të mbajë një workshop të dancit bu-toh, për kërcimtarë, balerinë, aktorë profesionistë tek REJA. Ju lutem kontaktoni tek [email protected] për të rezervuar vendin tuaj.

Sayoko Onishi është një mjeshtre e kërcimit Butoh. Ajo ka lindur në Hokkaido, Japoni dhe ka studiuar në Uni-versitetin e Kinës. Onishi bazohet shpesh në praktikën e Butoh-s, por përpiqet që kërcimit të saj, t’i shtojë ndërthurjen e elementëve të Lindjes me Perëndimin.

Kërcimi Butoh është një art që përfshin performancën, kërcimin e lëvizjen dhe ka origjinë japoneze. Në përg-

Maj24

Page 28: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

jithësi, artistët lyhen me të bardhë dhe kryejnë lëvizje jashtëzakonisht të kontrolluara, sepse janë kryesisht të ngadalta.

Ora 18:00-19:00

Letërsia dhe Qyteti (II) - Performancë Letrare nga Beti Njuma dhe Alda Bardhyli (Shqipëri).

Gazetaret Beti Njuma dhe Alda Bardhyli ftojnë në Re, shkrimtarë të ndryshëm për të diskutuar përballë një publiku, jo vetëm rrugëtimin e tyre letrar por edhe për të prekur çështje sensitive të realitetit të sotëm.

Duke qenë se letërsia klasike dhe bashkëkohore Shqiptare fokusohet më shumë mbi autorë meshkuj dhe eksperiencën mashkullore, një status-quo sfiduar kohët e fundit nga “Letërsia dhe Qyteti”, e cila ka ftuar më parë autorë si Flutura Acka, Lindita Arapi, Mimoza Ahmeti, e së fundmi Ornela Vorpsi.

Ora 19:30-19:45

Vortex – Danc bashkëkohor nga Rosella Pellicciotti (Shqipëri). 10 min.

Page 29: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

“Vortex” është një fragment nga një solo e artistes Rosella Pelliccioti, një kërkim artistik mbi instiktet themelore të njeriut: mbi jetën (Eros) dhe vdekjen (Thanatos).

Rosella Pellicciotti, është një performuese dhe ko-reografe e dancit bashkëkohor. Ajo është diplomuar në Universitetin e Arteve, Tiranë dhe është trajnuar në Kinë, Hungari, Itali. Aktive prej katër vitesh me Albanian Dance Theater Company, me performanca brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në të njëjtën kohë, ka bashkëpunuar me artistë të mirënjohur jo vetëm në fushën e dancit, por edhe të teatrit dhe arteve vizuale.

Ora 20:00-20:30

Pranvera Siçiliane - Performancë kërcimi japonez Bu-toh nga Sayoko Onishi (Japoni).

Maska dhe kostumet: Mity Manzella, Muzika: Antonio Leto, Mbikqyrës: Hironobu Oikawa. (rreth 30 minuta)

Pjesa “Pranvera Siçiliane” nga artistja Onishi, fitoi çmimin e parë për koreografi në Die Platze, Festivalin e Kërcimit Bashkëkohor në Tokio në 2006. Ky kërcim karakterizohet nga përdorimi i një maske dy-fytyrëshe, që simbolizon personalitete të ndryshme.

Page 30: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Kërcimi Butoh është një art që përfshin perfor-mancën, kërcimin e lëvizjen dhe ka origjinë japoneze.

Në përgjithësi, artistët lyhen me të bardhë dhe krye-jnë lëvizje jashtëzakonisht të kontrolluara, sepse janë kryesisht të ngadalta.

Sayoko Onishi është një mjeshtre e kërcimit Butoh.

Ajo ka lindur në Hokkaido, Japoni dhe ka studiuar në Universitetin e Kinës. Onishi bazohet shpesh në praktikën e Butoh-s, por përpiqet që kërcimit të saj, t’i shtojë ndërthurjen e elementëve të Lindjes me Perëndimin.

* “Pranvera Siçiliane” është mbështetur nga Ambasada Japoneze në Tiranë.

E Premte, 10:00-13:00

tek Shkolla e Baletit - Dita II - Pas audicionit.

Trajnim “Audicioni dhe Puna si Kërcimtar në Europë” nga Tomorr Kokona.

Ky workshop është për të rinjtë, kërcimtarët e sapo diplomuar dhe prindërit e tyre, mësuesit, koreografët dhe këdo që do të donte të mësonte rreth audicione-ve të kërcimit dhe punës si kërcimtar në Europë. Nëse

Maj25

Page 31: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

jeni të interesuar, mos ngurroni të kontaktoni tek [email protected] për të rezervuar vendin tuaj.

Ora 18:00-19:00

POETEKA Reading Balkans “Shkrimtarët në Residencë”. Performancë letrare me shkrimtaren, gazetaren dhe psikologen Emina Žuna (Bosnjë-Hercegovina).

Prej 6 vjetësh, POETEKA bashkëpunon me TRADU-KI dhe së fundmi edhe Creative Europe e Bashkimit Europian, për programin “Shkrimtarët në Residencë”. Falë kësaj iniciative unike, deri më sot, Tiranën e kanë vizituar me bursë qëndrimi me nga një muaj, 35 shkrimtarë nga Ballkani dhe Europa.

Emina Žuna, është autorja që po qëndron gjatë muajit Maj në residencën e “Poeteka-Tirana in Between”. Moderatorë të takimit janë shkrimtari Arian Leka dhe përkthyesi Ben Andoni.

Ora 19:30-21:00

Kërcim Egjiptian – nga Trupa Kombëtare Folklorike e Egjiptit (Egjipt).

Trupa Folklorike Kombëtare e Egjiptit e përbëre prej 12 vetësh, sjell me vallet tradicionale të tyre, një atmos-

Page 32: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

ferë të pazakontë në Festivalin e Resë. Krijuar në 1960 nën drejtimin e artistit Ahmed Saad Eddin, trupa ka shëtitur botërisht për të promovuar kulturën e tyre dhe tanimë kanë krijuar edhe një trupë për fëmijë, që të trashëgojnë në breza të ndryshëm traditën e folklorin e krijuar/mbledhur ndër vite.

Bëhu pjesë e ritmit, mëso të kërcesh Belly Dance.

* Performanca e Trupës Kombëtare Folklorike të Egjiptit është

mbështetur nga Ambasada e Egjiptit në Tiranë.

Ora 22:00-02:00 Dj Muzikë

Ora 12:00-15:00

Performancë live Body painting (piktura trupore) nga Valbona Bicker (AnglI/Shqipëri).

Bobbi Bicker, ka lindur në Tiranë dhe ka studiuar Arte të Bukura dhe Dizajn Tekstil në Shqipëri.

Ajo ka fituar çmime për Body Painting (piktura në trup), si artiste make-up dhe gjithashtu si stiliste

Maj26

Page 33: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

mode në Surrey, Angli, ka marrë pjesë në Javën e Modës Londineze, Pariziene, Milaneze, Festivalin e Kanës në Francë, etj, si makeup artist dhe body paint-er apo edhe si juri në Festivalin e Francës për Piktura Trupore.

Ora 18:00-19:00

Echo Vom Zürihorn - Performancë me Tromba Alpine nga Priska Walss, Nick Gutersohn dhe Robert Mor-genthaler (Zvicër).

Tromba alpine ose briri aplin, është një instrument frymor, i përbërë nga një bri prej druri natyral dhe në fund të tij ka një hapësirë si filxhan. Briri aplin është përdorur si instrument nga banorët e Maleve Zviceri-ane, Austriake, Bavareze në Gjermani, Malet Franceze e kudo tjetër, për komunikim mes banorëve në largësi, në rajone të ndryshme malore të Europës, me të cilin arrinin komunikimin nga një vargmal, në tjetrin.

Nick Gutersohn, Robert Morgenthaler dhe Priska Walss janë instrumentistë që luajnë në trombë, në bririn alpin dhe janë gjithashtu edhe kompozitorë.

* Performanca e trios “Echo von Zurihorn” është mbështeturnga

Ambasada Zviceriane në Tiranë.

Page 34: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Ora 21:00-02:00

Si t’ia bëjmë dashurisë? - “Një Simpozium për Dashurinë” konceptuar nga Mériam Korichi (Francë).

Nata e Filozofisë në Tiranë-Performancë Filozofike Me pjesëmarrjen e filozofëve Blerim Gjonpalaj, Lea Ypi, Artan Sadiku, Agron Hamza dhe Mathieu Terrier.

Sill një mik, bashkë me një shishe verë, raki apo ter-mus me kafe–edhe nje batanije nëse freskohet! Shiltet i kemi ne! Shpërndaj lajmin e mos mungo.

Performanca filozofike, do të mbahet me miksim të gjuhëve: shqip,

anglisht dhe frëngjisht.

Nata e Filozofisë në Tiranë-Simpoziumi i Dashurisë, është një performancë filozofike me një prolog të personifikuar nga artisti Robert Hatisi dhe sjell shtatë filozofë rreth një tavoline në mes të hapësirës publike shoqëruar nga muzika tradicionale. Do të ketë vizione dhe fjalë të fuqishme mbi dashurinë, që ndoshta do të provojnë edhe një herë atë që Sokrati deklaroi 25 shekuj më parë në Simpoziumin e Platonit: që një filo-zof “nuk di asgjë përveç çështjeve të dashurisë” dhe publiku do ta testojë, duke eksperimentuar se si josh-ja e filozofit, joshja e fjalëve të tij, mund të sfidohet nga joshja e muzikës dhe anasjelltas se si joshja e filozofit mund të sfidojë joshjen e muzikës.

Page 35: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Mériam Korichi është një filozofe dhe regjisore skene si edhe krijuesja e konceptit dhe eventeve të Netëve të Filozofisë që u krijua për herë të parë në 2010 në Paris, që atëherë vënë në skenë në Londër, Berlin, New York, Helsinki dhe zyrën e UNESKO në Paris.

Blerim Gjonpalaj është një filozof shqiptar dhe peg-agog, i cili jeton në Bruksel. Hulumtimi i tij fokusohet në tematika si pabarazia, neoliberalizmi, rinia, emi-grimi, identitete dhe ekstremizmi.

Lea Ypi është profesor i Teorisë Politike në Depar-tamentin e Qeverisë në London School of Econom-ics dhe Ndihmës Profesor i Asociuar në Filozofi në Shkollën Kërkimore për Shkencat Sociale në Universi-tetin Kombëtar të Australisë.

Artan Sadiku është një teoricien dhe aktivist nga Shkupi, i cili ka një doktoraturë në filozofi politike. Interesat e tij kryesore përfshijnë teori të subjektit, feminizëm dhe praktika radikale në politikë dhe art.

Agon Hamza është bashkë-redaktor kryesor i revistës filozofike Ndërkombëtare Crisis & Critique (Krizë&Kri-tikë), bashkë themelues i Kolektivi Materializmit di-alektik dhe anëtar i Pensée.

Page 36: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Mathieu Terrier është profesor, filozof nga École Pra-tiques des Hautes Études de La Sorbonne.

* Nata e filozofisë - Simpoziumi i dashurisë mbështetet nga Ambasada

Franceze në Tiranë.

E Dielë, Ora 18:00-19:00 Hip Hop – Performancë Hip Hop nga Arianna Puello (Spanjë).

Arianna Puello ose Ari është një superstar e Hip Hopit në botën Latino Amerikane. Ajo është me origjinë domenikane dhe është artistja e parë femër spanjolle, që bën muzikë Hip Hop. Albumi i saj i parë në 1994, u shit në mënyrë marramendëse dhe është nominu-ar dy herë për çmimet Grammy Latine. Ari mendon se HipHop-i shërben për të ndryshuar mentalitetin e njerëzve dhe mund të thyejë “tabunë” e këngëve sensuale e romantike (në përgjithësi) spanjolle, duke ia sjellë dëgjuesve realitetin nëpërmjet këngës.

* Pjesëmarrja e Arianna Puello mbështetet nga Ambasada Spanjolle në

Tiranë.

Maj27

Page 37: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Ora 20:00-21:00 Kalàscima - Performancë Muzikore nga Riccardo Lag-anà, Federico Laganà, Riccardo Basile, Massimiliano de Marco, Luca Buccarella dhe Aldo Iezza (Itali).

Kalàscima ndërthur muzikën e lashtë të ritualit të Tar-antelës (Salento, Jugu i Italisë) me muzikën moderne elektronike, dhe bën që ata të pëlqehen ndërkom-bëtarisht. Ata vijnë me shumë instrumente interesante, (gajden, flautin tradicional, organeton italiane), kolek-sion spektakolar perkusioni që nuk mjaftohet vetëm me instrumentat e Jugut të Italisë, por shkon deri tek tamburi Arab, qypi dhe ndërthur vokalet tërheqëse dhe kitarën bass me pajisjet e reja elektronike, që kri-jojnë muzikën elektronike moderne.

* Pjesëmarrja e grupit Kalàscima mbështetet nga Instituti Italian i Kulturës.

Tiranë 2018

Page 38: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

Maj27

2tëFESTA E PËRVJETORIT TË

18:00-02:00REJA-THE CLOUd

Page 39: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen
Page 40: REJA FESTIV AL · Duke kombinuar burime të ndryshme, do të krijo-het një tingull ose muzikë, që luan me pyetjen se si tingujt jashtë ose brenda një reje do të përgjigjen

REPUBLIC OF SLOVENIAEMBASSY IN TIRANA

LETËRSIA DHE QYTETI