27

Click here to load reader

KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

  • Upload
    vophuc

  • View
    350

  • Download
    34

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

1

UNIVERSITETI “ALEKSANDËR MOISIU” DURRËS

FAKULTETI I STUDIMEVE PROFESIONALE

DEPARTAMENTI I MJEKËSISË

MASTER PROFESIONAL: INFERMIERI KIRURGJIKALE

TEMË DIPLOME:

KUJDESI INFERMIEROR NË

SËMUNDJET NOZOKOMIALE TEK

PACIENTËT POST OPERATOR TË

RRUGËVE BILIARE

PUNOI: BESIANA METRA PEDAGOG UDHËHEQËS :

Prof.asoc. PIRRO PRIFTI

Dr.Med ENDRIT SINA

DURRËS

VITI AKADEMIK: 2012-2014

Page 2: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

2

PËRMBAJTJA

1. HYRJA

1.1 ANATOMIA

1.2 ÇFARË ËSHTË HEPARI DHE RRUGET BILIARE

1.3 ETIOLOGJIA E KOLECISTITA

1.4 FAKTORËT QË SHTOJNË RREZIKUN

2.1 KLASIFIKIMI I PATHOLOGJIVE BILIARE

2.2 KLINIKA

2.3 TRAJTIMI MEDIKAMNETOS

2.4 METODAT DIAGNOSTIKUESE

2.5 TRAJTIMI KIRURGJIKAL

2.6 SEMUNDJET NOZOKOMIANE

3.1 VLERËSIMI INFERMIEROR

3.2 DIAGNOZAT INFERMIERORE

3.3 NDËRHYRJET INFERMIERORE

3.4 PERGATITJA PREOPERATORE E PACIENTIT

3.5 PERIUDHA POSTOPERATORE

3.6 PRITSHMERITË

3.7 KOMPLIKACIONET POST OPERATORE

METODOLOGJIA

STATISTIKA

KONKLUZIONE

REKOMANDIME

REFERENCA

Page 3: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

3

Qellimi : Pershkrimi I faktoreve te rriskut dhe impakti ne pergjithesi te infeksioneve

nozokomiale si dhe te menyrave per ti parandaluar dhe minimizuar ato. Perpjekjet e perbashketa

instuticionale dhe individuale per te menaxhuar e trajtuar keto infeksione.

Objektivat: pershkrimi I infeksioneve ne pacientet post-operator gjate nje viti.

Percaktimi I nivelit te incidences te infeksioneve nozokomiale post-operator te rrugeve biliare

gjate nje viti. Percaktimi I nivelit te mortalitetit ke ketyre pacienteve. Pershkrimi I

karakteristikave socio-demografike te pacienteve me infeksione nozokomiale post-operator te

rrugeve biliare.

Fjalet kyce: Kolecistita, bila, infeksione nozokomiale, kanceri I kolecistites.

Metodologjia: Në këtë studim paraqes problematikën se si të menaxhoj, trajtoj dhe

parandaloj infeksionet nozokomiale post-operatore te rrugeve biliare. Kujdesi infermieror dhe

vlersimi infermieror per keta pacient dhe tipi I nderhyrjes gjithashtu dhe hospitalizimi.

Page 4: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

4

Hyrje Anatomia

FSHIKZA E TËMTHIT DHE RRUGËT E TËMTHIT

Kolecista është një qese e zgjatur membranoze ku grumbullohet bila. Ajo vendoset në faqen e

poshtme të heparit, në një thellim të gjerë, që quhet fosa vesical fellae, midis lobit të djathtë të

heparit dhe lateralisht lobit kuadrat, ndërmjet hilusit dhe buzës së përparme të heparit. Kolecista

ka nxënësi 50-60cm3 dhe muri i saj është i pasur me fije të muskulaturës së lëmuar, që kanë

funksion tkurjen e kolecistës dhe bëjnë zbrazjen e saj. Forma e kolecistës është pak a shumë si e

një dardhe, skaji më i madh i së cilës drejtohet nga përpara dhe poshtë, pra drejt buzës së

përparme të heparit. Te kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme

ose trupi, dhe pjesa e sipërme, qafa e cila vazhdon me duktusin cistik.

Fundusi që drejtohet nga përpara dhe poshtë përfaqëson skajin e përparëm të fryrë dhe të

rrumbullakosur të kolecistës, i cili vendoset në incizurën cistike të buzës së përparme të heparit.

Fundusi mbështillet plotësisht nga peritoneumi në të gjithë shtrirjen e tij.

Trupi i kolecistës është i shtypur nga lart poshtë dhe drejtimi i tij është i pjerrët nga lart prapa

dhe majtas. Të dyja faqet e tij, e sipërmja dhe e poshtmja janë konvekse dhe kalojnë te njëra

tjetra me dy buzë gjthashtu konvekse, që janë buza e majtë dhe buza e djathtë. Faqja e sipërme

është e ngjitur me mëlçinë. Trupi vendoset në fosa vesical fellae, në faqen e poshtme të heparit.

Qafa e kolecistës ka formë ampulare të përdredhur. Qafa vazhdon me duktusin cistik i cili merr

drejtim të kundërt me të.

Page 5: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

5

Duktusi cistik – që është kanali më i ngushtë ekstra hepatik, vë në komunikim kolecistën me

duktusin koledok. Duktusi cistik nuk ka kalibër të njëtrajtshëm dhe gati gjithmonë në nivelin e

derdhjes me duktusin koledok, paraqet një zgjerim pak a shumë të theksuar, që mund të jetë

fuziform i përzgjatur ose ampular. Muri i duktusit cistik përmban fibra muskulore me drejtim

kryesisht rrethor, që formojnë sfinkterin e Lutkensit.

Fiziologjia e rrugëve biliare

Funksioni parësor i traktit biliar dhe rrugëve biliare ekstrahepatike, është të çojnë bilën e

sekretuar nga hepari për në duoden. Prodhimi i bilës bëhet nga hepari me një ritëm të

vazhdueshëm, ndërkohë që përdorimi racional për digjestionin kërkon hedhjen e bilës në mënyrë

periodike në sinkronizim me nevojat e tretjes. Këtë funksion e kryen kolecista që realizon

grumbullimin dhe koncentrimin e bilës dhe ekuilibron presionin në rrugët biliare. Bila

grumbullohet dhe përqëndrohet në kolecistë, derisa ajo të kërkohet nga trakti tretës. Epiteli i

kolecistës thith elektrolitet dhe ujin nga bila e depozituar duke rritur përqëndrimin e acideve

biliare 5-20 herë. Në hapësirën ndërmjet vakteve ndodh mbyllja e sfinkterit të Oddit dhe

koledokut terminal dhe hapja e sfinkterit të Lutkensit meqëllim që të mundësohet kalimi i bilës

nga duktusi hepatik komun në kolecistë. Pas ushqyerjes kolecista tkurret dhe zbraz bilën e

përqëndruar në duoden. Gjatë kësaj kohe mekanizmat neuro – humoralë shkaktojnë lëshimin e

sfinkterit të Oddit, çka hap koledokun terminal dhe ndërkohë tkurret kolecista dhe derdhet në

duoden një sasi e konsiderueshme bilë e koncentruar.

Bila ndihmon në tretjen e ushqimit dhe shërben si rrugë madhore ekskretore. Funksioni kryesor i

bilës është zvogëlimi i tensionit sipërfaqësor të yndyrnave që emulsionohen në formën e

kilomikroneve të asimilueshëm në zorrën e hollë. Acidet biliare emulgojnë yndyrnat, duke rritur

kështu sipërfaqen në dispozicion të enzimave lipolitike dhe formojnë micela të përziera me

produktet e tretjes së yndyrnave të cilat ndihmojnë thithjen e tyre nga enterocitet.

Page 6: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

6

Në mungesë të bilës mund të absorbohen vetëm 20% e yndyrnave të pranishme në zorrë. Bila

luan një rol të rëndësishëm në absorbimin e vitaminave liposolubël A,D,E dhe K.

Bila me Ph bazik realizon neutralizimin e aciditetit të përmbajtjes gastrike kur vjen në zorrën e

hollë dhe ka efekt nxitës mbi peristaltikën intestinale. Çdo ditë hepatocitet sekretojnë mesatarisht

1000 ml bilë, e cila hun në sistemin biliar me debit, fluks dhe presion të ulët. Te personat e

pangrënë rreth 3/4 e fluksit biliar hyn në kolecistë, ndërsa pjesa tjetër derdhet direkt në duoden.

Hormoni më i rëndësishëm që ndikon në tkurrjen e kolecistës është kolecistokinina. Ushqimi,

veçanërisht yndyrnat, çlirojnë në duoden kolecistokininën, e cila mbërrin në kolecistë nëpërmjet

qarkullimit të gjakut.

Zbrazja e kolecistës fillon disa minuta pas filimit të ushqimit, në fazën intestinale të tretjes. Gjatë

ushqyerjes kolecista tkurret për një kohë më të gjatë dhe vëllimi i saj zvogëlohet rreth 50%, 30-

60 minuta pas marrjes së ushqimit. Sfikteri i Oddit luan një rol të rëndësishëm në funksionimin e

rrugëve biliare. Gjatë fazës interdigjestive, sfinkteri i Oddit është i tkurur dhe ka një rezistencë

bazë më të lartë sesa presioni i duodenit, rrugëve biliare dhe pankreasit, me qëllim që t’i paraqesë

rezistencë kalimit të bilës, e cila ka presion të ulët, por të mjaftueshëm që ta devijojë pjesën më

të madhe të saj në kolecistë. Sfinkteri i Oddit mund të ndryshojë drejtimin e rrjedhjes së fluksit

biliar, si nëpërmjet ndryshimeve në nivelin e tonusit të tij, ashtu dhe nëpërmjet ndryshimeve të

peristaltikës ritmike që shërben për të pompuar bilën në duoden.

Ekzaminimi objektiv i kolecistës dhe rrugëve biliare

Pacienti duhet të ekzaminohet në pozicioni shtrirë

Inspeksioni – Në kushte normale inspeksioni i hipokondrit të djathtë nuk ofron të dhëna të

veçanta, por kur kolecista është shumë voluminoze dhe e distenduar mund të dallohet nën

hypokondrin dextra.

Palpacioni - Lejon të vlerësohen zonat e dhimbshme dhe mbrojtja muskulare në nivel të

hypokondrit, që është tregues i një procesi inflamator akut të rrugëve biliare. Në të gjitha

infeksionet kirurgjikale akute dhe kronike të kolecistës, palpacioni i thellë i pikës cistike,

shoqërohet me dhimbje, që shkaktohet nga prekja e fundusit të kolecistës së inflamuar.

Patologjitë obstruktive të duktusit koledok shoqërohen me ikter, ku dominon hiperbilirubinemia

direkte, mbi nivelin e obstruksionit vërehet zgjerimi i rrugëve biliare dhe i kolecistës. Në

proceset obstruktive të duktusit koledok me natyrë neoplazike (kanceri i kokës së pankreasit),

kolecista sikundër dhe pjesa tjetër e rrugëve biliare zgjerohet dhe bëhet e prekshme. Shpeshherë

rritja e volumit të kolecistës shoqërohet me zhvendosjen e saj djathtas dhe mund të ngatërohet

me veshkën e djathtë.

Page 7: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

7

Diagnoza

Diagnoza instrumentale – imazherike bëhet me anë të:

- Radiografia e drejtpërdrejtë - ku mund të vizualizojë kalkula biliare.

- Kolecistografia orale- pacienti merr nga goja lëndë kontrasti që përqëndrohet në hepar

dhe pastaj ekskretohet nëpërmjet rrugëve biliare. Kjo jep të dhëna për prezencën e gurëve

dhe për funksioni tkurës të kolecistës.

- Eko grafia – është ekzaminimi më i përdorshëm për eksplorimin e rrugëve biliare, intra

hepatike, kolecistën, kalkulat e kolecistës dhe gjendja e pareteve të saj.

- Skaneri – jep të dhëna për ikterin obstruktiv dhe është ekzaminimi më i saktë.

- Shintigrafia – kjo mundëson diagnozën e obstruksionit të rrugëve biliare.

- Sondimi biliar i duodenit.

Sëmundjet kirurgjikale të kolecistës dhe të rrugëve biliare

Kolecistiti akut kalkuloz. Pjesa më e madhe e sëmundjeve të rrugëve biliare lidhen me

kalkulozën biliare. Kalkuloza biliare prek gati 10% të popullatës së rritur dhe thuajse 20% të

popullatës mbi 40 vjeç, pra është një nga çrregullimet më të zakonshme të shëndetit në jetën

adulte. Sëmundjet e rrugëve biliare hasen 4 herë më shpesh tek femrat sesa tek meshkujt. Spektri

i sëmundjeve kirurgjikale të kolecistës përfshin kolikën biliare, kolecistitin kronik dhe

kolecistitin akut. Kolika biliare përshkruhet si një dhimbje intermitende në epigastër dhe

kuadratin e djathtë të sipërm. Kolika biliare fillon si diskonfort pastaj përshkallëzohet si dhimbje

e fortë që zakonisht zhduket mbas një kohe të shkurtër. Kolika biliare shkaktohet nga bllokimi jo

i plotë i duktusit cistik nga një kalkul.

Page 8: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

8

Kolecisti kronik – është rezultat i episodeve të shumta inflamatore të kolecistës, çka rezulton në

formimin e indit cikatricial fibroz dhe çrregullim të funksionit.

Kolecisti akut – është inflamacion akut i kolecistës që shoqërohet me bllokim të plotë të

duktusit cistik në mbi 90% të rasteve.

Anamneza – kolecisti akut kalkuloz është i zakonshëm tek femrat e moshës 30-60 vjeç.

Zakonisht pacientet paraqesin sëmundje shoqëruese të rrugëve biliare ose histori kolikash biliare

të përsëritura. Dhimbjet kanë prirje të shfaqen 1-2 orë pas marrjes së yshqimeve të yndyrshme.

75% e pacienteve kanë patur edhe më parë simptoma të sëmundjeve të kolecistës. Dhimbja e

fortë e zgjon zakonisht sëmundjen nga gjumi.

Dhimbja – mund të jetë e menjëherëshme, fillon si rëndim dhe më pas kalon në kolikë.

Lokalizimi i dhimbjes është hypokondrin dextra. Kur ka obstruksion të rrugëve biliare, pacienti

mund të ketë nauze, të vjella, ethe dhe ikter. Në obstruksionin kronik biliar, urina mund të marrë

ngjyrën e çajit të errët dhe feçet mund të jenë akolike.

Diagnoza – të dhënat laboratorike dhe imazherike ndihmojnë në vendosjen e diagnozës. Këtu

kemi leukocitozë. Bilirubina dhe transaminazat janë të rritura. Radiografia tregon prezencën e

kalkulave. Ekografia është mënyra më e zgjedhur, ku duket trashja e mureve të kolecistës, gurë

në kolecistë ose në rrugët biliare, si dhe zgjerimi i kolecistës dhe rrugëve biliare

Diagnoza diferenciale – bëhet me appendicitin akut, ulçerën peptike, pankreatitin akut, kolikën

renale dhe pneumoninë.

Kalkuloza e koledokut

Gati 10% e pacientëve me kolecistiazë kanë kalkulozë të koledokut. Kalkuloza në duktusin

koledok mund të jetë nga gurët e kolecistës. Pacienti referon për histori kolikash biliare, ikter,

pankreatit akut ose kombinime të këtyre patologjive.

Page 9: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

9

Klinika – mbi 50% e pacientëve mund të jenë asimptomatikë. Karakteristikë është dhimbja

epigastrike me përhapje në kuadratin e djathtë të sipërm.

Diagnoza. – eko grafia do të tregojë dilatacionin e duktusit koledok dhe praninë e gurit. Skaneri

është ekzaminimi bazë. Nga ana laboratorike kemi rritje të bilirubinës.

Kanceri i kolecistës

Prek më shumë femrat me moshë mbi 60 vjeç. Nga pikëpamja histologjike është

adenokarcinomë. Faktorët e riskut për të zhvilluar këtë kancer janë:

- Polipi adenomatoz

- Anomalitë e junksionit bilio –pankreatik që krijojnë refluks pankreato-kolecistik.

- Kalkuloza intra hepatike e shoqëruar me dilatacion të rrugëve biliare.

Klinika dhe diagnoza – Zbulohet rastësisht gjatë ekzaminimit anatomo – patologjik mbas

kolecistoektomisë. Në raste të tjera pacientët mund të paraqesin dhimbje abdominale, nauze dhe

të vjella. Ikteri është i pranishëm vetëm nq 1/ 3 e pacientëve. Diagnoza vendoset me anë të eko

grafisë, CT dhe RM.

Trajtimi – është kirurgjikal. Kimioterapia dhe radioterapia janë pak efikase.

Page 10: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

10

Kolangio karcinoma

Kanceri i rrugëve biliare përfaqëson 3% të kancereve digjestive dhe është tumori i dytë parësor

hepatik mbas karcinomës hepatoqelizore. E merr origjinën nga epiteli i rrugëve biliare. Prek më

shumë meshkujt mbas moshës 60 vjeç.

Klinika dhe diagnoza

Ka ikter të dukshëm dhe progresiv, prurit të gjeneralizuar, urinë hiperkromike dhe feçe akolike.

Bëhet markusi tumoral që eshtë i rritur, po kemi alterim të testeve të kolestazës. Eko –ap.urinar,

CT dhe RM, vendosin diagnozën. Konfirmimi i diagnozës bëhet nëpërmjet biopsisë të drejtuar

nga skaneri me citologji aspirative të marrë gjatë kolangiografisë perkutane trans hepatike.

Trajtimi – është kirurgjikal. Kimioterapia është pak efikase, por aplikohet në rastet e avancuara.

Page 11: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

11

Kirurgjia – pas stabilizimit të statusit fizik të pacientit, testet diagnostike janë trajtuar dhe

shqyrtuar me hollësi për një trajtim përfundimtar.

Trajtimi më i zakonshëm për kolecistin dhe kolelitiazën është laparoskopia, e cila është më pak

invasive, ka më pak shanse për infeksione ose dhe dëmtime respiratore, periudhë më e shkurtër

shërimi dhe rikuperimi, kthim më të shpejtë në aktivitetet normale. Periudha preoperatore për

këta pacientë është e njëjtë si për të gjitha operacionet e tjera abdominale. Në sallën e operacionit

i sëmuri i nënshtrohet një anestezie të përgjithshme, i vendoset sondë nazogastrike, i inserohet

kateter foley, si dhe i jepen perfuzione venoze (solucion fiziologjik, ringer, solucion glukozë).

Operacioni realizohet nëpërmjet monitorëve dhe instrumentave të cilat janë në formë tubash

(konkretisht 4 kanjula) të cilat penetrojnë në peritoneum duke shkaktuar 4 incizione të vogla.

Lokalizimi i këtyre incizioneve është rreth umbilikusit, në linjën mediale të regjionit epigastrik

dhe në kuadratin e djathtë të sipërm. Menjëherë pas kryerjes së incizionit të parë në umbilicus

lëshohet dioksid karboni për të fryrë kavitetin abdominal e cila do të lehtësontë inserimin e

instrumenteve. Por laparoskopia nuk mund të jetë një zgjidhje për të gjithë pacientët. Pacientët të

cilët kanë patur një kirurgji të mëparshme abdominale të shtrirë, mund të kenë shumë probleme

për të lejuar këtë ndërhyrje. Gjithashtu edhe personat të cilët nuk tolerojnë një anestezi të

përgjithshme nuk i nënshtrohen kësaj procedure. Komplikacionet e mundshme që mund të

shoqërojnë këtë procedurë janë: dëmtime të mundshme të heparit, të duktusit biliar, të zorrëve,

infeksion të plagës, formim të mundshëm të abscesit abdominal si dhe mbetje të gurëve në

duktusin biliar.

Page 12: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

12

Veprimet infermierore deri në një shërim të plotë të pacientit

Kontrolli i dhimbjeve është i nevojshëm për të gjitha llojet e sëmundjeve të traktit biliar deri në

vendosje të një trajtimi definitive. Analgjezikët mund të përdoren për të qëtësuar kolikat biliare.

Gjithashtu është shumë i rëndësishëm reduktimi i përdorimit të yndyrnave dhe ushqimeve të tjera

pikante. Kjo për të ulur mundësinë e shfaqjeve të shenjave të tilla si nauze dhe të vjella. Mbas

operacionit për të qetësuar dhimbjet duhet të përdoren qetësues, sigurisht me përshkrimin e

mjekut. Pasi gjendja e pacientit është përmirësuar dukshëm dhe ai ushqehet mirë, analgjezikët

oral janë më të pranueshëm. Kontrolli i dhimbjeve për pacientët është shumë i nevojshëm sepse u

mundëson atyre një shërim më të shpejtë, lehtësi lëvizjeje, frymëmarrje të thella dhe të plota.

Fashot e plagës vëzhgohen herë pas here për ndotje (gjak, pus) dhe kjo për të shmangur një

infeksion të plagës. Plaga ndërohet sa herë që është e ndotur.

Edukimi shëndetësor i pacientit

Koha e përshtashme për të mësuar apo instruktuar pacientin gjatë periudhës preoperatore shpesh

është e limituar, kjo për arësye se pacienti mund të jetë shumë i sëmurë dhe me kriza të

vazhdueshme, derisa ai ti nënshtrohet direkt masave diagnostike dhe më tej procedurave

pregatitore për një ndërhyrje kirugjikale dhe të gjitha këto të ndodhura brënda një kohe të

shkurtër. Ose mund të ndodhe që pacienti që është parashikuar për ndërhyrje kirurgjikale të vijë

2-3 orë para trajtimit. Infermieri duhet të jetë i përgatitur për ti dhënë pacientit një informacion

esencial në një periudhë sa më të shkurtër. Pas trajtimit, vlerësohet dhe vëzhgohet me kujdes ajo

çfarë ka arritur të ketë kuptuar pacienti për sëmundjen dhe kurimin. Para se të largohet nga

spitali pacienti duhet të demostrojë se është në gjendje të hajë pa problem, të eci, të lëvizë, të

kollitet dhe të bëjë frymëmarrje të thella, të mos ketë distension abdominal, të mos ketë

hemoragji apo kullime biliare. Ata instruktohen që të raportojnë menjëherë në rast dhimbje të

çfarëdoshme, ndonjë kullim të shtuar nga vendi i incizionit etj. Pacientëve u bëhet i ditur fakti që

mund të kthehen në punë pas 3 ditësh, dhe mund ti kthehen të gjitha aktiviteteve normalisht pas 1

jave. Në rastet kur pacienti e ka kryer kolecistektominë me kirurgji të hapur mund të dali nga

spitali 5-7 ditë pas operacionit, ndërsa përfshirja në punë kërkon një kohë më të gjatë 3-6 javë.

Pacientët këshillohen që të rrisin aktivitetet gradualisht. Po ashtu pacienti instruktohet sesi të

dallojë shënjat e infeksionit të plagës.

Page 13: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

13

INFEKSIONET NOZOKOMIALE

Infeksioni nozokomial është infeksioni që merret 48-72 orë pas shtrimit të pacientit në spital dhe

që shfaqet klinikisht me rritjen e temperaturës ditën e tretë mbas shtrimit (këtu nuk përfshihen

sëmundjet që kanë qënë në periudhën e inkubacionit para shtrimit), pra bëhet fjalë për një

infeksion që merret në spital gjatë qëndrimit atje.

Koncepti i infeksioneve spitalore (nozokomiale) ka ekzistuar që në shek. XIX. Në vitin 1850 u

vërejt një numër i lartë i vdekjeve të lehonave në Austri nga sepsis puerperal (streptokoksik) me

origjinë nga duart e palara të studentëve që merreshin me autopsitë e kufomave, të cilët më pas

realizonin procedura obstetrikale tek këto gra shtatzana. Studimi i vërtetë i tyre filloi pas vitit

1940 në SHBA dhe më vonë në Europë pas viteve 1960. Infeksionet spitalore janë ndër 10

shkaqet kryesore të vdekjeve në spitale.

Higjena e duarve është një nga pikat kyçe për përhapjen e infeksioneve nozokomiale. Kjo duhet

bërë gjthmonë para dhe pas procedurave invasive, para dhe pas prekjes të lëkurës të të sëmurit, të

plagës, të lëngjeve biologjike, heqjes së dorezave etj. Sipas statistikave përhapja e infeksioneve

nozokomiale bëhet 90 % nga mos larja e duarve ose nga mos respektimi i rregullave të asepsisë

dhe të higjenës dhe 10 % nga ajri dhe rrugët e tjera më pak të rëndësishme. Edhe ujrat apo

mbeturinat që eleminohen çdo ditë nga spitalet mund të shërbejnë për të përhapur infeksionet në

popullatën jashtë spitaleve.

Page 14: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

14

Vdekshmëria prej infeksioneve nozokomiale të bashkërenduara me bakteremi primare dhe

sekondare ose me pneumoni është në një nivel shumë të lartë. Kjo veçanërisht në njësitë me risk

të lartë (reanimacion dhe repartet e kimioterapisë). Sëmundshmëria nga infeksionet nozokomiale

raportohet me termat bakteremi sekondare, zgjatje ditëqëndrimi dhe rritje e kostos së kujdesit

mjeksor. Mikroorganizmat që qarkullojnë në ambientet spitalore janë njëkohësisht më

multirezistente ndaj antibiotikëve.

Sepsis me origjinë të panjohur

Shkaqet më të shpeshta të sepsisit të panjohur janë: pneumonitë, flebitet, infeksionet

intraabdominale, dekubituset dhe infeksioni urinar. Ai ndahet në primar (pasojë e një patologjie

të rëndë si ketoacidoza diabetike, insuficienca kardiake e renale) dhe sekondar (kur te një i

sëmurë në terapi intensive shfaqet sindromi septik).

Sepsis primar ndahet në disa kategori, sepsis bacterial i cili bëhet shkak për të dhënë stupor dhe

koma, hypotension të paspjegueshëm dhe që shpesh është i padominueshëm.

Bakteremia nazokomiale shkaktohet kryesisht nga gram negativët dhe ka dy burime kryesore:

- Traktin gastrointestinal

- Prania e kateterëve venoz

Page 15: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

15

Bakteremitë nga S. aureus vijnë nga disa burime:

- Cellulite, artrite septike, osteomilite

- Lëkura

- Kateterët venoz

- Endokarditi bacterial

- Patologji kronike si, diabeti mellitus, insuficienca renale

Meningokoksemia

Bakteremia nga pneumokoku ka dy burime

- Splenektomia i bën më të ndjeshëm pacientët ndaj pneumokokut

- Në gjëndje me imunitet të ulur

Sepsisi jo bacterial: vjen nga malarja, rikeciozat, infeksionet virale të tilla si gripi, ethja

hemoragjike, herpes zoster.

Sepsisi i mbivendosur: te të sëmurët me diabet mellitus, insuficiencë renale dhe hepatike.

Pneumonitë

Shkaku kryesor i vdekshmërisë nga infeksionet nozokomiale janë pneumonitë (infeksionet e

rrugëve të poshtme të frymëmarrjes). Shumica e baktereve që shkaktojnë këtë infeksion janë

gram negative dhe S. aureus. Infeksioni karakteristik është bronkopneumonia nekrotizuese.

Page 16: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

16

Diaretë

Shpërthi i një sëmundje diareike mund të prekë pacientët, punonjësit e shëndetsisë dhe vizitorët.

Mikroorganizmat që shkaktojnë shpërthime të diaresë në komunitet janë gjthashtu në gjëndje të

shkaktojnë një shpërthim nozokomial në pacientët e spitalit. Bakteret e zakonshme që shkaktojnë

gastroenterite nozokomiale përfshijnë lloje të ndryshme të E. Coli, Salmonella spp, Shigela spp

etj. Po ashtu shkaktarë mund të jenë dhe agjentët viral si rotaviruset dhe adenoviruset.

Infeksionet e traktit urinar

Këto hasen më shpesh në spitale dhe përbëjnë rreth 40% të numrit të përgjithshëm të

infeksioneve nozokomiale. Rreth 80 % e infeksioneve spitalore të traktit urinar janë pasojë e

përdorimit të kateterit urinar dhe të instrumenteve urogenital. Arsyet më të zakonshme të hyrjes

së baktereve në indin renal gjatë kateterizimit janë:

- Preparimi i vatrës aseptike gjatë futjes së kateterit

- Shkëputja e kateterit dhe tubit të drenazhit

- Kontaminimi gjatë rrjedhjes

- Kolonizimi i qeses së drenazhit dhe rrjedhje e kundërt e urinës së kontaminuar

Page 17: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

17

Infeksionet hematogjene

Këto janë të lidhura me përdorimin e kateterëve intravenoz. Vdekshmëria në këto raste lëkundet

nga 25-60%. Mikroorganizmat që shkaktojnë këto lloj infeksionesh kanë ndryshuar në këto 20

vitet e fundit. Numri i infeksioneve të shkaktuara nga stafilokoku koagulazënegativ dhe

enterokokët janë të dyfishuar si shkaktarë të tyre. Po ashtu e shpeshtë është edhe etiologjia nga

candida sp. Gjithashtu këtu hyjnë dhe viruset si ai i hepatitit B, virusi HIV etj. Përdorimi i

shpeshtë i heparinës ose i kortizonit parenteral është parë se ul riskun e tromboflebitit.

Kontrolli i infeksioneve në institucionet shëndetësore është një standart i cilësisë dhe ka rol

qënësor për mirëqënien dhe sigurinë e të sëmurëve, punonjësve shëndetsor dhe vizitorëve. Kjo

disiplinë përfshin shumicën e reparteve brënda spitalit dhe përmbledh çështjet që i përkasin

cilësisë, menaxhimit të rrezikut për infektim, udhëheqjes klinike, shëndetit dhe sigurisë në

vendin e punës.

Organizimi i kontrollit të infeksioneve

Të gjitha institucionet shëndetësore patjetër duhet të kenë përbrenda strukturës së tyre

organizative programin e kontrollit të infeksioneve. Ky program duhet të ketë dy pikësynime:

- Të ulë në minimum shkallën e infeksioneve nozokomiale

- Të mbrojë personelin shëndetsor dhe vizitorët nga rreziqet eventuale të infeksioneve

Ekipi për kontrollin e infeksioneve duhet të ketë përvojë dhe njohuri të gjerë nga disa fusha të

mjeksëisë siç janë: kontrolli i infeksioneve, mikrobiologjia mjeksore, sëmundjet ngjitëse dhe

procedurat praktike të infermierisë. Ekipi është përgjegjës për marrjen e vendimeve në lidhje me

kontrollin e infeksioneve si dhe për planifikimin afatgjatë të politikës së kontrollit të infeksionit.

Kontrolli i infeksioneve është përgjegjësi morale dhe profesionale për çdo anëtar të ekipit

shëndetsor.

Page 18: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

18

Përgjegjësitë e ekipit për kontrollin e infeksioneve

- Të këshilloj personelin për të gjitha aspektet e kontrollit të infeksionit dhe të krijojë

mjedis të sigurt për të sëmurët dhe përsonelin.

- Të sigurojë programe për edukimin e tërë personelit spitalor në fushën e parandalimit të

infeksioneve brënda spitalore.

- Të krijojë sistemin e mbikqyrjes së infeksioneve spitalore me qëllim që të identifikohen

të sëmurët e rrezikuar për infeksion.

- Të këshilloj mënyrën e menaxhimit të të sëmurëve që kanë nevojë për izolim special apo

për masat parandaluese dhe kontrolluese të infeksioneve.

- Të parandalojë dhe kontrollojë shpërthimet e epidemive në bashkëpunim me mjekët dhë

infermierët.

Mbikqyrja e infeksioneve nozokomiale

Kjo duhet të jetë një ndër veprimtaritë kyçe të programit të kontrollit të infeksioneve

ndërspitalore. Kjo ka për qëllim; zbulimin e burimit të shpërthimit të epidemive, përcaktimin e

reparteve më të rrezikuara nga infeksionet spitalore etj. Mbikqyrja mund të sigurojë të dhëna që

mund tu ndihmojnë klinicistëve dhe drejtuesve për domosdoshmërinë e përmirësimit të

praktikave të kontrollit të infeksioneve. Mbikqyrja duhet të jetë sistematike. Mbikqyrja e saktë e

infeksioneve zakonisht kryhet duke kombinuar analizat laboratorike me kryerjen e vizitave rutinë

të pacientit.

Rreziku nga sëmundjet profesionale për personelin shëndetësor

Ekipi shëndetësor është i rrezikuar për shkak të ekspozimit ndaj sëmundjeve të ndryshme

ngjitëse, të cilat mund ti atakojnë dhe të përhapen më tej tek punonjësit e tjerë shëndetësor apo

tek të sëmurët. Ky rrezik mund të evitohet përmes zbatimit të rregullave bazë të asepsisë,

imunizimi i personelit, menaxhimi pas ekspozimit në punë si dhe hulumtimet shkencore në këtë

fushë.

Rrugët e përhapjes së infeksionit

Kontakti – përfshin kontaktin e drejtpërdrejtë nga personi në person (p.sh. gjaku i të sëmurit mbi

një plagë që mund të ketë infermieri) dhe kontakti i tërthortë (duart e personelit dhe paisjeve të

ndryshme)

Spërklat – Sekrecionet e gojës dhe ato respiratore mund të barten në drejtim të syve apo të

mukozave përmes kollitjes.

Page 19: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

19

Ajri – Shpërndarja e bërthamëzave të spërklave të cilat mbesin të shpërndara në ajër për një

periudhë të gjatë kohore.

Përhapja përmes artikujve të përdorimit të gjërë – Mikroorganizmat mund të përcillen

përmes artikujve të ndryshëm siç janë: ushqimi, uji, barnat dhe paisjet e ndryshme.

Përhapja përmes vektorëve – Mushkonjat, mizat, minjtë etj.

Kërkesat minimale për mbrojtjen e personelit dhe të sëmurëve

Parandalimi i përhapjes së infeksionit shpesh kërkon ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit d.m.th.

ndërprerjen e përhapjes së infeksionit.

Kontakti – Të pastrohen duart. Të përdoren doreza

Ajri – Të përdoren maskat

Gjaku – Për shkakt të mundësisë së ekspozimit ndaj virusit të hepatitit B nga gjaku i të

sëmurëve rekomandohet imunizimi i të gjithë personelit shëndetësor.

Të sëmurët që janë të infektuar me mikroorganizma patogjen që barten përmes ajrit, duhet të

vendosen në dhoma teke, për të ulur rrezikun e përhapjes së infeksionit. Kjo duhet të realizohet

për të sëmurët me dizanteri, tuberkuloz, djegiet e infektuara që kanë sipërfaqe të madhe etj.

Page 20: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

20

Masat e parandalimit për familjarët që përkujdesen për të sëmurin

Një rëndësi ka edhe edukimi i familjarëve dhe për këtë duhet të punojë personeli shëndetësor në

drejtim të mbajtjes së higjenës personale dhe të të sëmurit.

Parandalimi i infeksioneve post – operatore të plagëve

Infeksionet postoperatore të plagëve vonojnë mjekimin e të sëmurit, zgjasin kohën e qëndrimit

në spital dhe shoqërohet me rritje të shkallës së sëmundshmërisë dhe të vdekshmërisë. Kontribut

këtu jep mbikqyrja active e infeksioneve të plagëve dhe raportimet e rregullta të rezultateve tek

mjeku kirurg.

Në një plagë operatore ka drena të cilët mundësojnë hyrjen e baktereve në plagë dhe kështu

shkaktojnë rritjen e përqindjes së infeksioneve spitalore të plagëve. Për këtë arësye preferohet të

bëhet sistemi i mbyllur i drenazhimit të plagëve.

Vlerësimet infermierore. Disa pacientë me sëmundje të traktit biliar do të pranohen për kirurgji

ndërkohë që sëmundja e tyre është qetësuar, ose në disa raste të tjera kur ata mund të jenë në

stadet akute të sëmundjes. Në këtë mënyrë problemet aktuale prezente te këta pacientë janë nga

më të ndryshmet dhe variojnë. Një minimum mbledhje të dhënash do të përfshinte:

- Prezencën e diskonfortit me shenjat dhe simptomat përkatëse si dhimbje, të vjella, ikter,

diare.

- Llojin e ushqimeve dhe likideve të marra

- Vetëkuptimin e sëmundjes nga ana e pacientit

- Histori e problemeve respiratore

- Llojet e medikamenteve të përdorura nga pacienti

Të dhënat objektive

Këto të dhëna janë mbledhur në bazë të alterimeve prezente dhe që do të shërbenin si një linjë

kryesore për trajtimet e ardhshme. Këto të dhën përfshijnë:

- Statusin mental

- Shenjat vitale

- Peshën trupore

- Vlerësimet abdominale për distension, butësi apo fortësi

- Ritmin dhe tingujt e frymëmarrjes

- Prezencën e ikterit

Page 21: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

21

Kapaciteti marrës dhe ai nxjerrës (bilanci hidrik) bëhet menjëherë sa vihet re një humbje e

pazakontë likidesh ose kur pacienti paraqitet aktualisht i sëmurë. Bëhen ekzaminimet e urinës

dhe materialeve fekale pë të venë re ndryshimet e ngjyrës. Një urinë kafe e errët shkaktohet

pikërisht nga prezenca e bilirubinës, dhe feçe me ngjyrë të errët tregon pikërisht mungesë të

bilës, gjë e cila duhet të merret në konsideratë.

Diagnoza infermierore

Vendoset në bazë të të dhënave të pacientit dhe të analizave. Diagnozat e mundshme

infermierore për një person me patologji të traktit biliar para fillimit të trajtimit medikamentoz

mund të përfshijnë:

- Dhimbje

- Mungesë e njohurive, sidomos për procedurat diagnostikuese dhe terapeutike.

- Alternimet në ushqime, më shumë se kërkesat e organizmit.

Pritja e rezultateve të mundshme

Pritja e rezultateve të mundshme para se të fillojë mjekimi mund të përfshijë:

Dhimbja – është e kontrolluar edhe nuk manifeston sjellje të tilla të shoqëruara me dikomfort.

Pacienti përshkruan qëllimin e procedurave diagnostikuese dhe trajtuese që do ti nënshtrohet.

Përshkruan mënyrat se si mund të reduktojë kaloritë e tepërta dhe eleminimin e yndyrnave në

dietën e tij ditore.

Veprimet infermierore

Trajtimi konservativ – i kolecistit, kolelitiazës acute zakonisht do të sillte një përmirësim

efektiv për një peridhë kohe 1-7 ditore. Ushqimi mbetet i kufizuar derisë të reduktohen

simptomat acute. N.q.se të vjellat janë të pranishme, atëhere inserohet një tub nazogastrik. Në

rastet kur ushqimi është i tolerueshëm nga ana e pacientit, atëhere rekomandohet një ushqim

dietik, i reduktuar në yndyrna dhe ky rekomandohet deri në një trajtim përfundimtar. Trajtimi

përfundimtar duhet të realizohet patjetër, sepse krizat e shumta dhe recidive mund të

përkeqësojnë gjendjen deri në shfaqjen e problemeve nga më të ndryshmet si p.sh. të një

pankreatiti të mundshëm.

Page 22: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

22

Materiale dhe metoda

Ne studim u perfshin 243 paciente te operuar ne sherbimin e urgjences se kirurgjise te

pergjithshme (Hepatokirurgjia) QSUT ,ne periudhen korrik 2013 - qershor 2014.

Baza e te dhenave te perfshira ne kete studim perbehet nga te dhena te marra direkt nga pacientet

nga kartelat klinike dhe rregjistri i operacionit si dhe kontakti me stafin mjekesor . Per realizimin

e ketij studimi me ndihmuan pyetjet e meposhtme :

1-Kur duhet te suspektojme nje semundje nozokomiale te asociar ?

2-Cilat te dhena klinike jane me te nevojshme ne diagnostikimin e S.Nozokomiale tek pacientet

Post-Op rrugeve biliare. ?

3-Cilat tekste diagnostike jane me te nevojshme ne diagnostikimin e S.Nozokomiale tek

pacientet Post-Op rrugeve biliare.?

4-Cili eshte kujdesi dhe trajtimi me i mire per S.Nozokomiale tek pacientet Post-Op rrugeve

biliare.?

5-Cili eshte roli i antibiotikeve ne menaxhimin e S.Nozokomiale tek pacientet Post-Op rrugeve

biliare. ?

6-Cili eshte roli i Infermierit ne menaxhimin e S.Nozokomiale tek pacientet Post-Op rrugeve

biliare.?

7-Koha e fillimit te shenjave dhe simptomave

Viti Numri i operacioneve Paienta qe

prezantoje semundje

nozokomiale

2013 182 25

2014 61 36

Page 23: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

23

Grafiku shpreh se gjate periudhes qershor 2013 – korrik 2014 rreth 20 % te

rasteve post op jne prekur nga semundje nozokomiale.

Shkaqet

kryesoere te

semundjeve

nozokomiane

Qershor

Dhjetor

2013

Janar

Korrik

2014

Total Perqidja %

E semundje

nozokomiale

bazuar ne te

gjitha

nderhyrjet

biliare.

Ambjetale 2 4 6 2.4 %

Persona te

diagnostikuar

semundje

kronike

pulmonare

12 23 35 23 %

Komplicacione

intraoperatore

1 1 2 0.8 %

Mosha 8 16 24 16 %

Semudje te

tjera

3 6 9 7 %

Semundje nozokomiale 2013-

2014 20%

Viti 2013 -2014 intervencione

biliare 80%

Paraqitja e morbiditet nozokomial

Semundje nozokomiale 2013-2014 Viti 2013 -2014 intervencione biliare

Page 24: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

24

Nga grafiku vihet re se personat qe jane te prirur drejt semundjeve

nozokomiale jane pikerisht pacientet te diagnostikuar me pare me semundje

pulmonare dhe nje faktor tjeter I rendesishem eshte dhe mosha e pacientit.

Diskutime

Qendrimet e gjata ne spital, jane shkaktaret kryesor ne diagnostikimin e pacienteve me semundje

nozokimiale ne pacientet Post-Op te rrugeve biliare.Kryesisht mosha dhe semundje te tjera te

asociura cojne ne komplikimin e situates dhe si pasoje gjendje e pacientit mund te arrije deri ne

prognoza te rezervuara.

Infeksionet postoperatore të plagëve vonojnë mjekimin e të sëmurit, zgjasin kohën e qëndrimit

në spital dhe shoqërohet me rritje të shkallës së sëmundshmërisë dhe të vdekshmërisë. Kontribut

këtu jep mbikqyrja active e infeksioneve të plagëve dhe raportimet e rregullta të rezultateve tek

mjeku kirurg.

Në një plagë operatore ka drena të cilët mundësojnë hyrjen e baktereve në plagë dhe kështu

shkaktojnë rritjen e përqindjes së infeksioneve spitalore të plagëve. Për këtë arësye preferohet të

bëhet sistemi i mbyllur i drenazhimit të plagëve.

5% 2%

47% 32%

14%

Perqindja e semundjeve nozokomiale tek P. post op

Ambjetale

Komplicacione intraoperatore

Persona te diagnostikuar semundjekronike pulmonare

Mosha

Semudje te tjera

Page 25: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

25

Rekomandime

Një rëndësi ka edhe edukimi i familjarëve dhe për këtë duhet të punojë personeli shëndetësor në

drejtim të mbajtjes së higjenës personale dhe të të sëmurit.

Të sëmurët që janë të infektuar me mikroorganizma patogjen që barten përmes ajrit, duhet të

vendosen në dhoma teke, për të ulur rrezikun e përhapjes së infeksionit. Kjo duhet të realizohet

për të sëmurët me dizanteri, tuberkuloz, djegiet e infektuara që kanë sipërfaqe të madhe etj.

Mikroorganizmat mund të përcillen përmes artikujve të ndryshëm siç janë: ushqimi, uji, barnat

dhe paisjet e ndryshme.

Sekrecionet e gojës dhe ato respiratore mund të barten në drejtim të syve apo të mukozave

përmes kollitjes.

Perparesi te vecante te kene personat ne mosha te treta dhe ato me semundje kronike.

Page 26: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

26

Bibliografia

Pollack, Andrew. "Rising Threat of Infections Unfazed by Antibiotics" New York Times, Feb.

27, 2010

Jain SK, Persaud D, Perl TM, et al. (July 2005). "Nosocomial malaria and saline flush".

Emerging Infect. Dis. 11 (7): 1097–9. doi:10.3201/eid1107.050092. PMC 3371795.

PMID 16022788.

Leung M, Chan AH (March 2006). "Control and management of hospital indoor air quality".

Med. Sci. Monit. 12 (3): SR17–23. PMID 16501436.

Chan PC, Huang LM, Lin HC, et al. (April 2007). "Control of an outbreak of pandrug-resistant

Acinetobacter baumannii colonization and infection in a neonatal intensive care unit". Infect

Control Hosp Epidemiol 28 (4): 423–9. doi:10.1086/513120. PMID 17385148.

Traub-Dargatz JL, Weese JS, Rousseau JD, Dunowska M, Morley PS, Dargatz DA (July

2006). "Pilot study to evaluate 3 hygiene protocols on the reduction of bacterial load on the

hands of veterinary staff performing routine equine physical examinations". Can. Vet. J. 47 (7):

671–6. PMC 1482439. PMID 16898109.

Katz JD (September 2004). "Hand washing and hand disinfection: more than your mother

taught you". Anesthesiol Clin North America 22 (3): 457–71, vi. doi:10.1016/j.atc.2004.04.002.

PMID 15325713.

"Statewide, All-Payer Financial Incentives Significantly Reduce Hospital-Acquired

Conditions in Maryland Hospitals". Agency for Healthcare Research and Quality. 2013-07-03.

Retrieved 2013-07-06.

McBryde ES, Bradley LC, Whitby M, McElwain DL (October 2004). "An investigation of

contact transmission of methicillin-resistant Staphylococcus aureus". J. Hosp. Infect. 58 (2):

104–8. doi:10.1016/j.jhin.2004.06.010. PMID 15474180.

Lautenbach E (2001). "Chapter 14. Impact of Changes in Antibiotic Use Practices on

Nosocomial Infections and Antimicrobial Resistance—Clostridium difficile and Vancomycin-

resistant Enterococcus (VRE)". In Markowitz AJ. Making Health Care Safer: A Critical Analysis

of Patient Safety Practices. Agency for Healthcare Research and Quality.

World Alliance for patient safety. WHO Guidelines on Hand Hygiene in Health Care.

http://www.who.int/rpc/guidelines/9789241597906/en/. 2009

Hugonnet S, Perneger TV, Pittet D. Alcohol based hand rub improves compliance with hand

hygiene in intensive care units. Arch Intern med 2002; 162: 1037-1043.

Arrowsmith, VA; Taylor, R (Aug 4, 2014). "Removal of nail polish and finger rings to prevent

surgical infection.". The Cochrane database of systematic reviews 8: CD003325.

PMID 25089848.

"Occupational Exposure to Bloodborne Pathogens;Needlestick and Other Sharps Injuries;

Final Rule. - 66:5317-5325". Osha.gov. Retrieved 2011-07-11.

Otter JA, French GL (January 2009). "Survival of nosocomial bacteria and spores on surfaces

and inactivation by hydrogen peroxide vapor". J. Clin. Microbiol. 47 (1): 205–7.

doi:10.1128/JCM.02004-08. PMC 2620839. PMID 18971364.

"Performance Feedback, Ultraviolet Cleaning Device, and Dedicated Housekeeping Team

Significantly Improve Room Cleaning, Reduce Potential for Spread of Common, Dangerous

Infection". Agency for Healthcare Research and Quality. 2014-01-15. Retrieved 2014-01-20.

Page 27: KUJDESI INFERMIEROR NË SËMUNDJET · PDF fileTe kolecista dallojmë një pjesë të poshtme ose fundusin, një pjesë të mesme ose trupi, dhe pjesa e sipërme, ... shumë meshkujt

27

Wilks, S.A., Michels, H., Keevil, C.W., 2005, The Survival of Escherichia Coli O157 on a

Range of Metal Surfaces, International Journal of Food Microbiology, Vol. 105, pp. 445–454.

and Michels, H.T. (2006), Anti-Microbial Characteristics of Copper, ASTM Standardization

News, October, pp. 28-31

U.S. Department of Defense-funded clinical trials, as presented at the Interscience Conference

on Antimicrobial Agents and Chemotherapy (ICAAC) in Washington, D.C., October 28, 2008

Weber, DJ; Rutala, WA (May 2013). "Self-disinfecting surfaces: review of current

methodologies and future prospects.". American journal of infection control 41 (5 Suppl): S31–5.

doi:10.1016/j.ajic.2012.12.005. PMID 23622745.

Ricks, Delthia (2007). "Germ Warfare". Ms. Magazine: 43–5.

Klevens RM, Edwards JR, Richards CL, et al. (2007). "Estimating health care-associated

infections and deaths in U.S. hospitals, 2002". Public Health Rep 122 (2): 160–6. PMC 1820440.

PMID 17357358