5
Lenda: Dekorimi I ambientit te mbrendshem Klasa: XII_11 Profili: Hortikulture Objektivat Nxensi te : * Te bej disajnimin e kopshteve me bime barishtore * Cilat jane bimet aromatike qe gjen perdorim ne dekorimin e kopshteve * Per qfar qellimi perdoren Graminoret ornomentale Materialet bimore nga llojet dekorative barishtore Në disenjimin e kopshteve një nga elementët kryesor është bima e cila sjell gjelbërimin e kopshteve. Nisur nga ky fakt, ka disa grupe bimësh barishtore, të cilat përdoren në zbukurimet e kopshteve. Më poshtë po japim dy prej grupeve kryesore barishtore. Bimët aromatike. Bimët aromatike janë të një përdormi të madh për dekorimet e kopshteve dhe të ambienteve interiore ose të çfarëdo vendi jetese. Propocionojnë erë parfumesh si pasojë e vajrave esencialë që përmbajnë në gjethet e tyre. Ekzistojnë shumë varietete të vegjetacioneve aromatike, bile edhe pemë si mandarina dhe limoni. Gjithashtu me aromë mund të jenë edhe bimë arbuste si trëndafili dhe jasmini

ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewBimët aromatike janë të një përdormi të madh për dekorimet e kopshteve dhe të ambienteve interiore ose të çfarëdo vendi jetese

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewBimët aromatike janë të një përdormi të madh për dekorimet e kopshteve dhe të ambienteve interiore ose të çfarëdo vendi jetese

Lenda: Dekorimi I ambientit te mbrendshem

Klasa: XII_11

Profili: Hortikulture

Objektivat Nxensi te :* Te bej disajnimin e kopshteve me bime barishtore * Cilat jane bimet aromatike qe gjen perdorim ne dekorimin e kopshteve * Per qfar qellimi perdoren Graminoret ornomentale

Materialet bimore nga llojet dekorative barishtore

Në disenjimin e kopshteve një nga elementët kryesor është bima e cila sjell gjelbërimin e kopshteve. Nisur nga ky fakt, ka disa grupe bimësh barishtore, të cilat përdoren në zbukurimet e kopshteve. Më poshtë po japim dy prej grupeve kryesore barishtore.

Bimët aromatike. Bimët aromatike janë të një përdormi të madh për dekorimet e kopshteve dhe të ambienteve interiore ose të çfarëdo vendi jetese. Propocionojnë erë parfumesh si pasojë e vajrave esencialë që përmbajnë në gjethet e tyre. Ekzistojnë shumë varietete të vegjetacioneve aromatike, bile edhe pemë si mandarina dhe limoni. Gjithashtu me aromë mund të jenë edhe bimë arbuste si trëndafili dhe jasmini

Por ka edhe bimë të tjera shumë të rëndësishme aromatike që përdoren në kopshte si Melisa (Melisa Oficinalis) dhe Lavanda.Melisa Oficinalis është një bimë me gjethe të përhershme prandaj përdoret për zbukurim. Ka erë limoni. Kultivohet thjeshtë. Ne vjeshtë meqë e humb erën duhet të shkurtohet deri në 20 cm afër tokës që të shpërthej vitin e ardhshëm.

Page 2: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewBimët aromatike janë të një përdormi të madh për dekorimet e kopshteve dhe të ambienteve interiore ose të çfarëdo vendi jetese

Në klimë të ftohtë është e nevojshme të mbrohet nga ngricat duke e mbështjellë. Mbjellët direk në terren në pranverë ose në verë dhe shtohet me copa duke e ndarë në vitin e dytë. Melisa është quajtur bima relaksuese dhe e mirë për zemrën, problemet nervoze dhe stresin.

Bimët aromatike jo vetëm që janë një element i ndryshëm nga elementët e tjerë normalë të pamjes së një kopshti, por nga ana tjetër sjellin një aromë të këndshme në mjedis. Një bimë tjetër e rëndësishme është edhe Lavanda, ( Lavandula Angustifolia ). Në të shumtën e rasteve vendoset në hyrje të kopshteve publike. Është origjinale e Mesdheut. Zhvillohet në formë spontane në terren edhe pse shpesh herë në pamje të parë duket sikur në kopsht vendoset nga dora e njeriut ngaqë pozicionohet në vendet që i përkasin. Sapunët dhe parfumet e shumta prodhohen më këtë lloj bime. Gjithashtu mund të përdoret edhe për të larguar insektet nga rrobat duke lënë një degë në rroba dhe veprimi i erës bën që të largohen insektet.

b. Graminacet ornamentale. Diferencohen nga barërat e tjerë në disa pikëpamje. Graminacet normale përdoren me qëllimin praktik të mbulimit të një sipërfaqeje uniforme mbi të cilën mund të ecim. Në ndryshim nga të parat, graminacet ornamentale nuk janë të destinuara për tu prerë dhe as për një zhvillim uniform. Për nga ana dekorative e kopshteve, barërat tradicionale nuk përmbushin asnjë funksion specifik. Në të kundërt një bimë, graminace ornamentale është një nga elementët principalë të dekorimit

Page 3: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewBimët aromatike janë të një përdormi të madh për dekorimet e kopshteve dhe të ambienteve interiore ose të çfarëdo vendi jetese

Përdoren në shumë disenjime të kopshteve, dhe sjellin një ndryshim të ngjyrave dhe formave të specieve të ndryshme. Ekzistojnë barëra specifikë për çdo epokë të vitit. Gjithashtu variojnë në kohëzgjatjen e tyre, formën, madhësinë dhe florifikimin, elementë këto që kontribuojnë në detaje në diversitetin e elementëve për të patur një pejsazh unik.

Pytje Cili eshte elementi kryesor ne disajnimin e kopshteve ? Ku kane gjet perdorim bimet aromati ? Perpos zbukurimit te kopshteve qka sjellin ne kopsht bimet aromatike ? Nga cilat pikepamje diferencohen Graminoret ornomentale ? Ne cilen pjes te kopshtit vendoset vendoset Lavanda si bime aroma ?

Materiali eshte marr : Dekorimi i ambijentit te mbrendshem nga MASHT_ DANIDA Per cdo paqartesi me kontaktoni ne imel adresen : xhyzaejupi@hotmail. ComE po ashtu pres pergjigjeje ne pytjet e parashtruara ne imell .Prof.Xhyzide Nuredini

Page 4: ademgllavica.files.wordpress.com · Web viewBimët aromatike janë të një përdormi të madh për dekorimet e kopshteve dhe të ambienteve interiore ose të çfarëdo vendi jetese

. :

.