15
KUVENDI Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian Raporti Vjetor 2017 faqja 1 RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT EUROPIAN VITI 2017

RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

  • Upload
    others

  • View
    8

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 1

RAPORTI VJETOR

I

KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT EUROPIAN

VITI 2017

Page 2: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 2

PËRMBAJTJA:

I. MISIONI I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT EUROPIAN

II. RREGULLORJA E KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT EUROPIAN

III. ZBATIMI I PROGRAMIT TË PUNËS SË KKIE PËR VITIN 2017

IV. MONITORIMI I ZBATIMIT TË DETYRIMEVE TË PROCESIT TË INTEGRIMIT

V. SHOQËRIA CIVILE NË KËSHILLIN KOMBËTAR PËR INTEGRIMIN EUROPIAN

VI. RRITJA DHE FORCIMI I KAPACITETEVE ADMINISTRATIVE PËR ÇËSHTJET E

INTEGRIMIT EUROPIAN

VII. KONKLUZIONE DHE REKOMANDIME

VII. ANEKSE

Page 3: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 3

I. Misioni i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian (KKIE), është struktura më e lartë këshillimore kombëtare

për integrimin europian, e krijuar në bazë të Ligjit nr. 15/2015, datë 05.03.2015, “Për rolin e Kuvendit

në procesin e integrimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”, si një instrument i

rëndësishëm për të siguruar një qasje gjithëpërfshirëse lidhur me reformat integruese të vendit.

KKIE ka si mision parësor të nxisë dhe garantojë bashkëpunimin gjithëpërfshirës ndërmjet forcave

politike, institucioneve publike dhe shoqërisë civile, si dhe të sigurojë rritjen e transparencës në

vendimmarrjen për çështjet e integrimit.

Krijimi i Këshillit Kombëtar u iniciua në adresim të rekomandimit të Dialogut të Nivelit të Lartë BE-

Shqipëri, për ngritjen e një strukture gjithëpërfshirëse për integrimin europian, e cila do të garantonte

zhvillimin e një dialogu politik konstruktiv e të qëndrueshëm dhe do të siguronte gjithëpërfshirjen në

realizimin e reformave dhe detyrimeve të anëtarësimit1. Kjo strukturë ka forcuar më tej rolin kontrollues

të Kuvendit në procesin e integrimit europian, duke mundësuar fuqizimin e vazhdueshëm të rolit të tij,

si një aktor i rëndësishëm në monitorimin e detyrimeve të anëtarësimit.

Përgjegjësitë kryesore të Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian janë:

• nxitja e bashkëpunimit midis forcave politike, institucioneve shtetërore dhe të pavarura dhe

shoqërisë civile, në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian;

• sigurimi i një diskutimi të vazhdueshëm për politikat e integrimit europian, të zbatuara nga

institucionet shtetërore, me shoqërinë civile dhe me aktorë të tjerë të interesuar;

• monitorimi i zbatimit të detyrimeve për hapjen e negociatave me Bashkimin Europian;

• analizimi i kuadrit ekzistues normativ dhe praktikave në lidhje me procesin e integrimit europian,

për çështjet që merr në shqyrtim; sigurimi i bashkëpunit të vazhdueshëm për procesin e integrimit

me komisionet e përhershme parlamentare dhe me strukturat e tjera përgjegjëse për integrimin

europian; monitorimi i ecurisë së procesit të negociatave/bisedimeve për anëtarësim;

• këshillon ose jep opinione lidhur me procesin e negociatave;

1 Konkluzionet e takimit të parë të Dialogut të Nivelit të Lartë BE-Shqipëri.

Page 4: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 4

• mban kontakte dhe shkëmben informacion me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Kryetarin

e Kuvendit dhe Kryeministrin, nëpërmjet Kryetarit të Këshillit Kombëtar për Integrim Europian;

• zhvillon takime me drejtuesit e grupit negociator dhe drejtuesin e delegacionit shqiptar në

negociatat/bisedimet për anëtarësim;

• raporton të paktën një herë në vit në Kuvend mbi punën e Këshillit.

Në zbatim të rolit të tij, si një garantues i dialogut gjithpërfshirës, KKIE ka pasur në fokus, promovimin

e përfshirjes të të gjithë aktorëve të procesit të integrimit europian. Këshilli Kombëtar i Integrimit

Europian e sheh parësor rolin e shoqërisë civile dhe të të gjithë aktorëve të procesit të integrimit ndaj do

të vijojë të forcojë në mënyrë të vazhdueshme bashkëpunimin me shoqërinë civile si dhe të kontribuojë

në forcimin e kapaciteteve të saj, si një partner shumë i rëndësishëm në ecurinë e suksesshme të

reformave të integrimit.

Në këtë kuadër, edhe gjatë vitit 2017, KKIE i kushtoi vëmendje forcimit të kapaciteteve për procesin e

integrimit europian, duke zhvilluar raundin e dytë të Shkollë Verore Europiane, si një praktikë e

rëndësishme, e cila kontribuon në promovimin e një qasje të re të unifikuar të formimit të vazhdueshëm

e gjithëpërfshirës për çështjet e Integrimit Europian.

Shkolla Verore Europiane 2017 ishte e hapur për administratën publike, për studiuesit e rinj, organizatat

e shoqërisë civile, biznesin dhe grupet e tjera të interesit, me qëllim ofrimin e njohurive të thelluara

teorike dhe praktike në politikat dhe legjislacionin e BE, përafrimin e tij me legjislacionin vendas dhe

zhvillimin e suksesshëm të negociatave të anëtarësimit.

II. Zbatimi i Programit të Punës së KKIE për vitin 2017

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, krahas takimeve periodike i ka kushtuar vëmendje rolit të

rëndësishëm që ky Këshill ka në garantimin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës jo vetëm ndërmjet forcave

politike dhe institucioneve publike, por veçanërisht bashkëpunimit me shoqërinë civile, botën akademike

dhe të gjitha grupet e interesit të shoqërisë.

Page 5: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 5

Në këtë kuadër, në përputhje dhe me Programin Vjetor të Punës, krahas takimeve periodike, një

vëmendje e veçantë i është kushtuar takimeve tematike dhe diskutimit me grupet e interesit mbi sfidat e

procesit të integrimit europian dhe rëndësisë së përfshirjes aktive të tyre në këtë proces. Këto takime

synojnë promovimin e përmirësimit të njohurive mbi procesin e integrimit evropian, për të rritur

ndërgjegjësimin e publikut dhe për të nxitur dialogun me grupet përkatëse të interesit mbi kapitujt

kryesorë e më sfidues të legjislacionit të Bashkimit Europian.

Bazuar në parashikimet e Programit të Punës së Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian për vitin

2017, u organizuan aktivitetet e mëposhtme:

1. Takim me studentë e pedagogë në Universitetin e Durrësit “Aleksandër Moisiu”.

Në 6 shkurt 2017 në Akademinë Publike të Universitetit të Durresit “Aleksandër Moisiu”, u zhvillua një

takim i hapur me studentë e pedagogë ku u diskutua për sfidat e rinisë në procesin integrues të vendit

dhe roli që duhet të luajë ajo në këtë proces. Takimi u fokusua kryesisht te sfidat dhe problematikat

kryesorë të evidentuara nga studentët, të cilat shkaktojnë vonesa në procesin e anëtarësimit në BE.

2. Diskutim me studentë e pedagogë në Universitetin Europian të Tiranës.

Bashkëbisedimi me studentë e pedagogë, mbi sfidat dhe ardhmërinë e procesit të integrimit, u zhvillua

edhe në mjediset e Universitetit Europian të Tiranës, në kuadër të Ditës së Europës, 9 maj 2017.

Qëllimi i këtij aktiviteti ishte diskutimi mbi mundësitë dhe sfidat e rinisë shqiptare në kuadër të procesit

të integrimit europian të vendit, dhe inkurajimi i tyre për pjesëmarrje aktive në këtë proces.

Studentë dhe pedagogë të rinj diskutuan mbi arritjet e deritanishme të procesit dhe propozuan hapa

konkrete për realizimin e një procesi gjithëpërfshirës, i cili mundëson debat të vazhdueshëm mbi të gjitha

reformat që lidhen me anëtarësimin e vendit.

3. Tryezë diskutimi "Politikat Europiane për të rinjtë" e zhvilluar në Tiranë në bashkëpunim

me Rektoratin e Universitetit të Tiranës.

Page 6: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 6

Në datë 20 Dhjetor 2017, Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian në bashkëpunim me Rektoratin e

Universitetit të Tiranës, organizoi Tryezën e Diskutimit “Politikat Europiane për të rinjtë”. Takimi kishte

në fokus kryesor programin Erasmus të Bashkimit Europian, dhe përfitimet e shumta prej tij në

mbështetje të përmirësimit të metodologjive të mësimdhënies, rritjes së vazhdueshme të kapacitetit të

stafit akademik dhe veçanërisht, mobilitetit të studentëve dhe stafit akademik.

Zhvillimi i takimeve tematike do të vijojë të jetë në fokus të veprimtarisë së Këshillit Kombëtar të

Integrimit Europian, në mënyrë që të stimulojë debatin gjithëpërfshirës, mbi hartimin dhe zbatimin e

politikave dhe legjislacionit në përputhje me politikat e Bashkimit Europian.

III. Monitorimi i zbatimit të detyrimeve të procesit të integrimit

Page 7: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 7

Ecuria e 5 prioriteteve për hapjen e negociatave të anëtarësimit2

Monitorimi i vazhdueshëm i zbatimit të 5 prioriteteve kyçe të përcaktuara nga Komisionin Europian për

hapjen e negociatave të anëtarësimit, mbetet një nga detyrat parësore të KKIE. Në këtë kuadër, takimi i

parë periodik i KKIE për vitin 2017, është fokusuar në monitorimin e ecurisë së zbatimit të pesë

prioriteteve kyçe dhe në rritjen e kapaciteteve administrative, të cilat do të mundësojnë zbatimin efektiv

të detyrimeve të anëtarësimit. Në këtë mbledhje, përfaqësues nga Ministria e Integrimit Europian bënë

një prezantim të detajuar mbi zhvillimet më të fundit në kuadër të ecurisë së pesë prioriteteve, dhe

diskutuan me anëtarët dhe të ftuarit e përhershëm në KKIE, mbi hapat e parashikuar deri në hapjen e

negociatave.

Gjithashtu, po në kuadër të monitorimit të detyrimeve të procesit të integrimit, gjatë vitit 2017,

Sekretariati Teknik i Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian ka analizuar dhe ka dhënë sugjerimet

përkatëse për dokumentat e mëposhtëm strategjikë:

• Plani Kombëtar i Integrimit Europian 2017-2020;

• Plani i Veprimit për adresimin e rekomandimeve afatshkurtra të Raportit të Komisionit Europian

për Shqipërinë për vitin 2016;

• Raporti i detajuar i Këshillit të Ministrave mbi zbatimin e detyrimeve të parashikuara në Planin

Kombëtar për Integrimin Europian dhe menaxhimin e fondeve nga Bashkimi Europian dhe

donatorë të tjerë për vitin 2016;

• Raportet tre mujore të hartuar nga Ministria e Integrimit Europian;

• Dokumenti Konceptual lidhur me negociatat e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, hartuar nga

Ministria e Integrimit Europian.

2 5 prioritetet për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, të përcaktuara në Strategjinë e Zgjerimit të

Komisionit Europian 2013-2014.

Page 8: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 8

IV. Rritja e kapaciteteve për çështjet e integrimit europian

Organizimi i Shkollës Verore Europiane (SHVE) ka qenë një nga iniciativat mjaft të suksesshme të

Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Duke filluar nga shtatori 2016, KKIE ka organizuar Shkollën

Verore Europiane3, e cila synon identifikimin e aktorëve të mundshëm në ndihmë të Ekipit Negociator

për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe të krijojë një grup ekspertësh me njohuri të thella mbi

proçesin e vendim-marrjes dhe anëtarësimit në BE.

Shkolla Verore për vitin 2017, u organizua nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian (KKIE), në

partneritet me Delegacionin e Bashkimit Europian, Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë

(OSFA) dhe Fondacionin Friedrich Ebert, në datat 4-8 Shtator 2017.Organizimi i Shkollës Verore për

vitin 2017, është miratuar me Vendimin e Byrosë së Kuvendit nr.107, datë 09.03.2017.

Për të dytin vit radhazi, Shkolla Verore Europiane synoi identifikimin dhe angazhimin e aktorëve të

spikatur nga të gjitha institucionet, organizatat e shoqërisë civile dhe grupet e interesit, duke krijuar një

grup të konsoliduar ekspertësh me njohuri të thella mbi procesin e integrimit europian, të cilët mund të

kontribuojnë në procesin e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Shkolla Verore Europiane

2017 ofroi një kuadër të plotë teorik dhe praktik mbi zhvillimet më të fundit në Bashkimin Europian,

skenarët e mundshëm për të ardhmen e tij dhe veçanërisht, të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE me

vendet e Ballkanit Perëndimor. Shkolla Verore synoi gjithashtu, forcimin e aftësive negociuese të

pjesëmarrësve me anë të metodave praktike për zhvillimin e negociatave efektive.

3 https://www.parlament.al/integrimi-europian-main/kuvendi-ne-procesin-e-integrimit-europian/keshilli-kombetar-i-

integrimit-europian/shkolla-verore-europiane-2016/

Page 9: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 9

Leksionet u mbajtën nga profesorë të njohur nga Akademia Europiane e Berlinit4, Qendra

Ndërkombëtare për Trajnimin Evropian5, si dhe ekspertë të nivelit të lartë kombëtar dhe ndërkombëtar

për integrimin europian dhe procesin e zgjerimit. Gjithashtu, Shkolla Verore 2017 përfshiu seanca

bashkëbisedimi me përfaqësues nga Kuvendi i Shqipërisë, Qeveria, si dhe Delegacioni i Bashkimit

Europian në Shqipëri, të cilët diskutuan me pjesëmarrësit mbi ecurinë, sfidat dhe skenarët e mundshëm

në procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Bazuar në një qasje metodologjike ndërdisiplinare, Shkolla Europiane 2017 u dha mundësinë të gjithë

pjesëmarrësve, të thellojnë njohuritë e tyre në një kategori të gjerë çështjesh që kanë të bëjnë me

integrimin europian, të tilla si:

4 http://www.eab-berlin.eu/en/about-us/academy/ 5 http://www.cife.eu

Page 10: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 10

• Moduli 1: Bashkimi Europian dhe zgjerimi i tij me Ballkanin Perëndimor;

• Moduli 2: Negociatat e anëtarësimit dhe përafrimi i legjislacionit;

• Moduli 3: Manaxhimi efektiv i fondeve të Bashkimit Europian;

• Moduli 4: Komunikimi në publik i procesit të integrimit europian.

Me qëllim forcimin e vazhdueshëm të kapaciteteve të grupeve të ndryshme të interesit, përfshirë edhe

ato kategori që deri më tani nuk kanë pasur akses në tranime të dedikuara për procesin e integrimit

europian, Shkolla Verore Europiane 2017, zgjeroi më tej kategoritë e pjesëmarrësve duke përfshirë:

Page 11: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 11

• Nëpunës të administratës publike shqiptare (përfshirë edhe vetëqeverisjen vendore dhe

institucionet e pavarura) që punojnë në fushën e integrimit europian, të cilët synojnë të

angazhohen në procesin e negociatave;

• Studiuesit e rinj dhe përfaqësues të organizatave jo-fitimprurëse;

• Gazetarë dhe përfaqësues të medias;

• Përfaqësues nga komuniteti i biznesit dhe grupe të tjera interesi.

Nga një numër i lartë aplikimesh, bazuar në një përzgjedhje transparente, e cila mori në konsideratë

përfaqësimin e të gjithë grupeve të interesit dhe aktorëve të procesit të integrimit, u përzgjodhën 40

pjesëmarrës:

• 21 pjesëmarrës nga administrata publike (17 nga qeverisja qendrore dhe 4 nga institucionet e

pavarura);

• 6 nga bota akademike;

• 6 nga organizatat e shoqërisë civile;

• 4 nga vetëqeverisja vendore;

• 3 përfaqësues nga media.

V. Shoqëria civile në Këshillin Kombëtar për Integrimin Europian

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian, është i vetmi mekanizëm institucional i konsultimit të

çështjeve të integrimit europian me të gjithë aktorët e interesuar, ku shoqëria civile luan një rol shumë

të rëndësishëm. KKIE është i angazhuar që përfshirja e shoqërisë civile të vijë duke u forcuar nëpërmjet

diskutimit të vazhdueshëm për politikat e zbatuara, të cilat lidhen me detyrimet e anëtarësimit.

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, veç forcimit të bashkëpunimit me shoqërinë civile, ka në fokus

të punës së tij edhe rritjen në mënyrë të vazhdueshme të kapaciteteve të saj, si një nga partnerët më të

rëndësishëm në ecurinë e suksesshme të reformave të integrimit. Për këtë qëllim gjatë zhvillimit të dy

raundeve të Shkollës Verore Europiane, i është kushtuar rëndësi përfshirjes në të, të individëvë të

Page 12: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 12

spikatur që vinin nga shoqëria civile, duke trajnuar 23 përfaqësues nga organizatat e shoqërisë civile dhe

bota akademike.

Me qëllim zgjerimin e përfshirjes dhe kontribuimit të shoqërisë civile, në zbatim të rregullores së KKIE6,

e cila parashikon se përzgjedhja e OSHC-ve dhe e përfaqësuesve të medias do të ripërtërihet çdo 2 vjet,

gjatë vitit 2018, do të shpallen thirrjet publike për zgjerim të pjesëmarrjes së OSHC dhe përfaqësuesve

të medias në Këshill.

VI. Konkluzione dhe planifikimi për vitin 2018.

Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian, ka vijuar veprimtarinë e tij si një forum gjithëpërfshirës që

mundëson diskutimin dhe dakordësimin e çështjeve prioritare në avancimin e axhendës europiane të

vendit, duke forcuar më tej rolin kontrollues të Kuvendit në procesin e integrimit europian.

Në zbatim të rolit të tij monitorues dhe si një garantues i dialogut gjithpërfshirës, KKIE ka pasur në

fokus të punës së tij, promovimin e përfshirjes të të gjithë aktorëve të procesit të integrimit europian dhe

rritjen e vazhdueshme të kapaciteteve të tyre.

Gjithashtu, Këshilli e konsideron komunikimin me të gjithë aktorët në procesin e anëtarësimit të

Shqipërisë në Bashkimin Europian si një qëllim strategjik dhe si një pjesë të rëndësishme të përgjegjësive

që ai mbart. Qëllimi i Këshillit është që t’u ofrojë të gjithë aktorëve informacion të gjithanshëm rreth

BE-së, sfidave dhe përfitimeve të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, e mbi të gjitha, të

ndërtojë konsensus rreth procesit të integrimit. Për këtë arsye, gjatë vitit 2018 KKIE do të intensifikojë

më tej takimet informuese me grupet e ndryshme të interesit.

Gjatë vitit 2018, KKIE do të ketë në fokus rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për përfitimet dhe

detyrimet e vendit, por edhe të vetë qytetarëve në kuadër të procesit të integrimit. Në këtë mënyrë, do të

organizohen bashkëbisedime të vazhdueshme me të gjitha grupet e interesit, me qëllim që politikat e BE,

të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga detyrimet e procesit integrues e më vonë anëtarësimit, të

diskutohen sa më gjerësisht dhe të jenë të kuptueshme për të gjithë.

6 Neni 5 I Rregullores s KKIE.

Page 13: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 13

Për këtë qëllim, do të intensifikohet organizimi i forumeve dhe tryezave të rrumbullakëta të fokusuara

në kapituj dhe politika prioritare të legjislacionit të BE, duke inkurajuar debatin konstruktiv mbi

adresimin efektiv të detyrimeve të parashikuara prej tyre. Tematika si, Drejtësia dhe të drejtat themelore,

Politika e Përbashkët Bujqësore, Politika e Përbashkët e Peshkimit, funksionimi i Tregut të Brendshëm

Europian, Fondet IPA etj., do të jenë në qendër të këtyre takimeve me qëllim njohjen me sfidat kryesore

në kuadër të plotësimit të detyrimeve të kapitujve të rëndësishëm të legjislacionit të BE.

Referuar rritjes së kapaciteteve institucionale dhe administrativë për çështjet e integrimit europian, KKIE

do të ri organizojë gjatë vitit 2018 Shkollën Europiane në bashkëpunim me partnerët kombëtarë e

ndërkombëtarë. Bazuar në eksperiencën dhe mësimet e nxjerra gjatë raundeve të mëparshme të Shkollës

Verore, në linjë edhe me interesin e madh të shprehur nga aplikues potencialë, Shkolla Europiane 2018,

do të përfshijë më shumë tema trajnimi, si dhe do të ofrojë mundësi konkrete për përfshirjen e

pjesëmarrësve në realizimin e reformave dhe detyrimeve të anëtarësimit.

Page 14: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 14

ANEKS I

PROGRAMI I PUNËS

VITI 2018

Lloji i aktivitetit Vendi Pjesëmarrësit Periudha

Takim periodik 2 mujor

sipas Rregullores së

KKIE.

Tiranë – Kryesia e

Kuvendit

Anëtarët e KKIE, të ftuar nga

delegacioni i BE dhe

ambasadat e vendeve anëtare

të BE në Shqipëri

Shkurt

Tryezë e rrumbullakët

për çështjet e lidhura me

sundimin e ligjit

(kapitulli 23 dhe 24 i

acquis)

Tiranë Anëtarë të KKIE, përfaqësues

nga Ministria e Europës dhe

Punëve të Jashtme, Ministria

e Drejtësisë, Ministria e

Punëve të Brendshme, dhe

përfaqësues të ambasadave të

vendeve anëtare të BE në

Shqipëri.

Mars

Takim periodik 2 mujor

sipas Rregullores së

KKIE.

Tiranë – Kryesia e

Kuvendit

Anëtarët e KKIE, të ftuar nga

delegacioni i BE dhe

përfaqësues të ambasadave të

vendeve anëtare të BE në

Shqipëri

Prill

Takim mbi Politikën e

Përbashkët Bujqësore

dhe Politikën e

Përbashkët të Peshkimit.

Bashkia Lushnje Anëtarë të KKIE, grupet e

interesit, pushteti vendor dhe

persona të tjerë të interesuar.

Maj

Takim periodik 2 mujor

sipas Rregullores së

KKIE.

Tiranë – Kryesia e

Kuvendit

Anëtarët e KKIE, të ftuar nga

delegacioni i BE dhe

Qershor

Page 15: RAPORTI VJETOR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË INTEGRIMIT … · raporti vjetor 2017 faqja 1 raporti vjetor i kËshillit kombËtar tË integrimit europian viti 2017 . kuvendi këshilli

KUVENDI

Këshilli Kombëtar për Integrimin Europian

Raporti Vjetor 2017 faqja 15

Lloji i aktivitetit Vendi Pjesëmarrësit Periudha

ambasadat e vendeve anëtare

të BE në Shqipëri

Takim mbi mjedisin dhe

sfidat e anëtarësimit në

BE.

Një bashki Anëtarë të KKIE, të ftuar të

tjerë, grupet e interest,

pushteti vendor

Korrik

Shkolla Verore

Europiane 2018.

Tiranë – Kryesia e

Kuvendit

35-40 pjesëmarrës nga të

gjithë kategoritë e aktorëve të

përfshirë në procesin e

integrimit europian të vendit.

Shtator

Takim periodik 2 mujor

sipas Rregullores së

KKIE.

Tiranë – Kryesia e

Kuvendit

Anëtarët e KKIE, të ftuar nga

delegacioni i BE dhe

ambasadat e vendeve anëtare

të BE në Shqipëri

Shtator

Takim periodik 2 mujor

sipas Rregullores së

KKIE.

Tiranë – Kryesia e

Kuvendit

Anëtarët e KKIE, të ftuar nga

delegacioni i BE dhe

ambasadat e vendeve anëtare

të BE në Shqipëri

Nëntor