Upload
vuonglien
View
249
Download
9
Embed Size (px)
Citation preview
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 1 nga 41
RAPORT
I VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit BA Marketing Ndërkombëtar dhe
Menaxhim Logjistik
Eksperti i vlerësimit të jashtëm:
Prof. Dr. Ilia KRISTO
Mars 2016
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 2 nga 41
RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM
Për Programin e studimit BSc Marketing Ndërkombëtar dhe Manaxhim Llogjistik
Tabela e të dhënave të licencimit për programin e studimit:
1 IAL Aplikues: Universiteti Privat EPOKA
2 Fakulteti që e ofron Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe
Administrative
3 Urdhëri/VKM i licencimit/riorganizimit Urdhër MASH Nr. 222, datë
31.05.2013
4 Titulli i programit të studimit: Marketing Ndërkombëtar dhe
Manaxhim Llogjistik
5 Cikli i studimit: Baçelor
6 Kohëzgjatja e programit të studimit: 3-vjet
7 Kreditet në total (ECTS): 180 Kredite (ECTS)
8 Forma e studimit (me kohë të plotë/të
pjesshme/në distancë/):
Me kohë të plotë
9 Gjuha (shqip/tjetër): Gjuhë angleze
10 Programi ofrohet nga institucioni Universiteti Privat EPOKA
11 Programi ofrohet në bashkëpunim me
institucione të tjera
JO
12 Diplomë e përbashkët (shëno emërtimin): JO
13 Diplomë e dyfishtë (shëno emërtimin): JO
14 Niveli në Kornizën kombëtare të kualifikimeve 6
15 Aktivizimi i programit të studimit 2013-2014
16 Brezi i parë i diplomimit të studentëve 2015-2016
17 Numri aktual i studentëve 38
Shënim:
Verifikimi ligjor sipas pikave si më sipër kryhet paraprakisht nga specialist/ët e APAAL që ndjekin këtë
vlerësim
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 3 nga 41
I. HYRJE
Ky raport përmban gjetjet e vlerësimit të jashtëm të kryer në kuadrin e kërkesës së
Universitetit EPOKA për akreditimin e programit të studimeve Marketing Ndërkombëtar
dhe Menaxhim Logjistik.
Universiteti Epoka është një institucion i arsimit të lartë privat i krijuar në bazë të ligjit Nr.
9741, datë 21.05.2007 “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, Vendimit të
Këshillit të Ministrave Nr. 156, datë 22.03.2001, "Për shkollat jo-publike në Republikën e
Shqipërisë" dhe Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 281, datë 12.3.2008 “Për licencimin e
Institucionit Privat të Arsimit të Lartë “Shkolla e lartë Epoka”. IAL e ka filluar aktivitetin
mësimor gjatë vitit akademik 2008-2009 dhe ofron programe studimi të ciklit të parë të
studimeve (Baçelor), ciklit të dytë të studimeve (Master i Shkencave dhe Master Profesional)
dhe të ciklit të tretë të studimeve (Doktoraturë).
Funksionimi i programit të ciklit të parë të studimeve Baçelor në Marketing Ndërkombëtar
dhe Manaxhim Logjistik, mbështetet në Urdhërin e Ministrit Nr. 222 datë 31.05.2013.
Programi i studimit është hapur në vitin akademik 2013-2014, konform urdhërit të Ministrit.
Programi i studimit është i organizuar me kohë të plotë, me kohëzgjatje prej tre vitesh
akademik dhe përmban një total prej 180 ECTS.
Departamenti i Administrim Biznesit, në Universitetin Privat EPOKA, është pjesë përbërëse
e Fakultetit të Shkencave Ekonomike dhe Administrative dhe është njësia përgjegjëse për
mbarëvajtjen e këtij programi studimi. Ai vepron si njësi bazë mësimore-kёrkimore, që
përfshin fusha kërkimi homogjene në fushën e marketingut dhe funksioneve menaxheriale të
llogjistikës së kompanive.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 4 nga 41
II. GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)
Përbërja e GVJ:
1. Prof. Dr. Ilia Kristo
Profesor Ilia Kristo me një eksperiencë mësimdhenie, mbi tridhjete vjeçare.
Titullar i lëndëve Marketing Ndërkombëtar, Biznesi Ndërkombëtar, Marketing, e me herët në
Ekonomi Industriale, pranë Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës. Gjithashtu
profesor Kristo është lektor në disa institucione të arsimit të lartë në Shqipëri, Maqedoni e
Kosovë.
Profesor Kristo është gjithashtu profesor i ftuar në shumë universitete Evropiane dhe me
gjerë, në fushën e tij të ekspertizës.
Përveç veprimtarisë akademike, si një nga ekspertët e veçantë në vend, për fushën e
logjistikës dhe transportit ndërkombëtar, profesor Kristo është edhe trainer i çertifikuar nga
Institucionet Evropiane për Transportin Ndërkombëtar dhe prej shumë vjetësh antar i Bordit
të zgjedhur të ANALTIR, shoqatë e trasportit rrugor ndërkombëtar.
Është anëtar i shumë shoqatave dhe organizatave në Shqipëri në fushën e turizmit, transportit
rrugor dhe ajëror. Gjithashtu profesor Kristo ka marrë pjesë si trajner në shumë projekte
kombëtare dhe ndërkombëtare në këto fusha në Shqipëri.
Profesor Kristo me ekspertizën e tij në fushat e marketingut, logjistikës dhe turizmit është një
bashkëpunëtor me eksperiencë të gjatë, i APAAL dhe KA, për sigurimin dhe kontrollin e
cilësisë në arsimin e lartë.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 5 nga 41
III. ADMINISTRIMI I NJËSISË NË SHËRBIM PROGRAMIT TË STUDIMIT
1. Misioni/Objektivat e programit të studimit
Pjesa përshkrimore
Misioni i universitetit është: “Rritja e individëve të mirë-përgatitur, produktivë dhe kompetent
me një shpirt të orientuar nga kërkimi, të cilët zotërojnë etikën profesionale dhe ndjeshmërinë
për vendin dhe realitetin në ditët e sotme, në mënyrë që të shërbejnë për vlerat themelore të
individit; të kontribuojnë në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzimit, bazuar në nevojat
globale dhe rajonale.”
Sipas këtij plani, vizioni i universitetit është të jetë lider në vendin tonë në fushën e arsimit,
kërkimit dhe zhvillimit, si dhe të jetë në shërbim të shoqërisë.
Universiteti Epoka ka përcaktuar objektiva strategjik në katër drejtime kryesore:
Objektiva strategjikë shkencor (zhvillimi i aktiviteteve kërkimore; rritja e numrit dhe
cilësisë së publikimeve; organizimi i aktiviteteve shkencore dhe promovimi i
pjesëmarrjes; rritja e numrit të projekteve ndërdisiplinore).
Objektiva strategjikë arsimor (ngritja e cilësisë së të programeve baçelor; ngritja e
numrit dhe cilësisë së programeve master; promovimi i kualifikimit të mëtejshëm të
stafit akademik; integrimi i programeve me programet e BE).
Objektiva strategjik për bashkëpunim institucional (zhvillimi i bashkëpunimeve më
universitetet në Shqipëri dhe jashtë; zhvillimi i bashkëpunimit me biznesin; fuqizimi i
lidhjeve student-universitet pas diplomimit; fuqizimi i lidhjeve shoqëri-universitet).
Objektiva strategjik të zhvillimit institucional (zhvillimi i kulturës dhe identitetit
institucional të Universitetit Privat Epoka; t’i jepet rëndësi këshillimit të studentëve;
krijimi i një administrate efektive).
Programi Baçelor Marketing Ndërkombëtar dhe Manaxhim Llogjis është projektuar për të
gjithë ata individë të cilët synojnë që të kenë një karrierë të sukseshme në fusha të ndryshme
të ekonomisë, në sektorin publik apo në atë privat.
Misioni i Programit Baçelor në Marketing Ndërkombëtar dhe Manaxhim Llogjistik (MNML)
është të përgatisë individë të kualifikuar për tu bërë ballë dinamikave të tregut të punës.
Universiteti Privat Epoka parashikon karrierë të qëndrueshme për studentët që përfundojnë
programin si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Konsideruar mbulimin e gjerë të
fushës së programit, studentët e diplomuar mund të aspirojnë karrierë edhe në OJF-të
shqiptare apo të huaja.
Marketingu, si një nga pesë funksionet bazë të një kompanie, kërkon gjithnjë e më shumë
specialistë dhe strateg të kualifikuar dhe intuitiv ndaj ndryshimeve në treg. Universiteti Privat
EPOKA, ofron programin Marketing Ndërkombëtar dhe Manaxhim Llogjistik sipas
standardeve ndërkombëtare që mbështesin praktikat mësimore, përmirësojnë kërkimin
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 6 nga 41
shkencor si dhe rrisin të menduarit kritik nga ana e studentëve. Si rezultat i misionit afatagjatë
që shpreh universiteti, objektivat e programit janë si më poshtë:
a. Absorbimi dhe aplikimi i njohurive të marketingut miks
b. Analizimi, planifikimi dhe implementimi i një plani marketingu;
c. Thithja e aftësive në manaxhimin e shitjeve, reklamave dhe manaxhimin e markës;
d. Thellimi në zbatimin e aktiviteteve që kryhen on-line si dhe manaxhimi i reputacionit
të koorporatës;
e. Zbatimi i funksioneve manaxheriale të logjistikës së biznesit;
Bazuar në objektivat e mësipërme, studenti motivohet të kryejë kërkim shkencor të pavarur
dhe në funksion të tij i vihet në dispozicion infrastruktura e pasur laboratorike dhe jo vetëm.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Vlerësimi sipas standardeve
I - OFRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e
tij.
Kriteri 1 Programet e studimeve
hartohen në përputhje me qëllimet dhe
misionin e institucionit;
Kriteri 2 Programet e studimeve kanë
objektiva të përcaktuar qartë për
formimin e studentëve në atë program, të
cilët përfshijnë dijet, aftësitë dhe
kompetencat profesionale që duhet të
fitojnë studentët në përfundim të
programit të studimit dhe që
karakterizojnë profilin e programit;
Kriteri 3 Programet e studimeve
hartohen në përputhje me nevojat e
tregut të punës;
Kriteri 4 Programet e studimeve
Kriteri 1: Programi në Marketing Ndërkombëtar dhe
Manaxhimin Logistik është në përputhje me misionin dhe
qëllimin e Universitetit Privat EPOKA. Objekt janë
kandidatët që synojnë biznesin privat, orientuar në
marketing me thellim në logjistikën jo vetëm vendase por
edhe ndërkombëtare, prirje e sektorit të tregut të punës në
kohë integrimi dhe globalizimi. Konsideruar misionin dhe
qëllimin e institucionit si dhe formimin akademiko-
shkencor të programit përkatës, ka përputhshmëri mes
asaj që universiteti synon dhe asaj çka programi ofron.
Program pionier në fushën përkatëse në edukimin
marketing publik dhe jo publik në Shqipëri;
Kriteri 2: Programi synon përgatitjen e studentëve të
diplomuar duke konsideruar dinamikën e tregut të punës,
lidhur me ndryshimet ciklike të ekonomisë, funksioneve
manaxheriale si dhe praktikave të marketingut me profil
ndërkombëtar. Nëpërmjet kombinimit dual të njohurisë
teorike, dhe kërkimit të pavarur nga studentët, programi
përqas njohuritë e përshkallëzuara nga nevojat lokale dhe
rajonale, deri tek njohuritë mbi ekonominë globale,
esenciale për formimin profesional të studentëve;
Kriteri 3 Prania e ekspertizës në funksion të
indentifikimit të nevojave të tregur të punës dhe aftësinë e
programit për të përcjellë kompetencat e duhura tek
studentët është funksionale. Përmbushja e kriterit është
adekuate aq kohë sa është përfshirë në ekspertizë
komuniteti i biznesit, i gatshëm për praktikat “brain
drain”;
Kriteri 4: Meqënëse programi është më tepër i orientuar
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 7 nga 41
hartohen në përputhje me zhvillimin
ekonomik të vendit.
nga sektori privat dhe siç përshkruhet në RVB mbi lidhjen
e praktikave mësimore me politikat kombëtare të
zhvillimit, gjykoj se kontributi në zhvillimin ekonomik,
mund të cilësohet si kontributi në konkurrueshmërinë e
bizneseve eksportuese shqiptare, në sajë të përmirësimit të
strategjive marketing dhe funksionit manaxherial të
llogjistikës së bizneseve. Gjykoj që programi gjithashtu i
paraprin vizionit të zhvillimeve afatmesme e aftagjata të
tregut të punës në Shqipëri e më gjerë, dhe dinamikës së
edukimit në fushën përkatëse;
Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të
institucionit.
Kriteri 1 Programet e studimeve janë
përshtatur me strategjinë për zhvillim të
institucionit;
Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit
të parë synojnë pajisjen me njohuritë
bazë, mbi metoda e parime shkencore të
përgjithshme;
Kriteri 3 Programet e studimeve të ciklit
të parë synojnë dhe formimin e shprehive
të veçanta në një llojshmëri të gjerë
profesionesh e specialitetesh.në
realizimin e misionit dhe qëllimit të
institucionit;
Kriteri 1: Duke vlerësuar strategjinë e zhvillimit të
institucionit, mjaft konkurruese dhe racionale e vizionare
gjykoj që zhvillimi i këtij institucioni është në harmoni
me programin mësimor dhe përthyerjen me kërkesën
dinamike të tregut. Inovacioni, karakteristikë e
institucionit, përkrah strategjinë për zhvillim dhe
përshtatje. Gjykoj që programi gjithashtu i paraprin
vizionit të zhvillimeve afatmesme e aftagjata të tregut të
punës në Shqipëri e më gjerë, dhe dinamikës së edukimit
në fushën përkatëse;
Kriteri 2: Nëpërmjet lëndëve bazë e me zgjedhje të
programit Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik (MNML), plotësohen kënaqshëm njohuritë bazë
dhe aftësimi shkencor, sipas standarteve evropiane e me
gjerë, për nivelin baçelor;
Kriteri 3: Programi në Marketing Ndërkombëtar dhe
Manaxhim Llogjistik krahas njohurive bazë formuese,
ofron një përafrim në sektorin logjistik, në rradhë të parë
për sektorin privat por edhe për administratën publike,
vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare, në aspektet e
transportit intermodal, dhe parimeve të manaxhimit
logjistik ndërkombëtar;
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi II.1 - Programet e studimeve synojnë të plotësojnë nevojat e tregut të punës.
Kriteri 1 Programet e studimeve synojnë
të plotësojnë nevojat e tregut të punës, në
përputhje me synimet strategjike të
zhvillimit ekonomik kombëtar;
Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e
nevojave të tregut të punës, kryen një
studim tregu, i cili përfshin:
Kriteri 1: Logjistika ndërkombëtare është një instrument
konkurrueshmërie e biznesit në kohën e sotme. Ky
program përbën një bazë të mirë për programe më të
orientuara, në këtë fushë, në të ardhmen në nivelet më të
larta të edukimit: master e më lartë. Në këtë pikëpamje,
programi është jo vetëm kontribues, por edhe nxitës e
model për përmirësimin e efiçencës së përshtatjes së
nevojave të tregut me produktin akademik të institucionit;
Kriteri 2: Përveç studimit të kryer nga Universiteti Privat
EPOKA për nevojat e tregut, para se programi të ofrohet,
në fazën e përfundimit të studimeve në këtë program
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 8 nga 41
a. mundësitë e punësimit të studentëve
në tregun vendas ose atë rajonal,
kombëtar e ndërkombëtar;
b. kërkesat e punëdhënësve;
c. një parashikim të përafërt për numrin
e pritshëm të studentëve që mund të
regjistrohen në këtë program;
d. numrin e të regjistruarve në programe
të ngjashme në institucionet simotra.
rezulton një “uri” e tregut vendas e ndërkombëtar për të
diplomuarit përkatës;
a. Kompetencat e fituara nga ndjekja e programit
Marketing Ndërkombëtar dhe Manaxhim Llogjistik,
lehtësojnë punësimin sipas kategorive të shtrirjes
gjeografike të tregut të punës. Përqasja me standardet
ndërkombëtare të mësimdhënies si dhe stafi
pedagogjik vendas e ndërkombëtar, i orientuar nga
biznesi janë favorizues për punësimin e studentëve të
diplomuar;
b. Zhvillimi dhe rritja e investimeve të koorporatave
kërkojnë punonjës të kualifikuar dhe të përgatitur në
kushtet e tregjeve gjithnjë e më shumë të hapura. Në
këtë pikëpamje, kurrikula është hartuar në harmoni
me kërkesat e punëdhënësve për sektorin e
marketingut me orientim në logjistikën
ndërkombëtare.
c. Bazuar në normën e pranimit të studentëve në
program, dhe opinionit të shprehur të tyre dhe të
biznesit, por edhe standardet cilësore të pranimit
edukimit e vlerësimit, nje shifër racionale e synuar
dhe e mundshme është rreth 40-45 studentë, për një
periudhë afatmesme, që është në bazë të cilësisë së
lartë të shërbimit nga ana e institucionit dhe
parashikimin optimist të punësimit të studentëve;
d. Konstatoj, pa dyshim, se programi në orientimin e vet
në logjistikën ndërkombëtare është pionier dhe nuk
mund të flitet për ofrim nga institucione simotra apo
sivëllezër të këtij programi, deri në momentin e këtij
akreditimi;
Standardi II.2 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe
interesave kombëtare.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe
studimesh që nuk bien ndesh me
interesat kombëtare;
Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë
të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore
kombëtare.
Kriteri 1: Programet e ofruara, janë në harmoni me
kulturën e vendit, interesat kombëtare, tashmë të
ekspozuara dhe funksion i integrimit ekonomik dhe jo
vetëm, rajonal e me gjerë, çka është një shprehje e
seriozitetit dhe cilësisë se të IAL-së;
Kriteri 2: Nga intervistat me mësimdhënës, studentë por
edhe bizneset e lidhura, gjykoj që programi synon ruajtjen
e vlerave kombëtare të edukimit, por e orienton atë në
mënyrë racionale në vlerat racionale të një mjedisi
ndërkombëtar, karakteristikë ndoshta unike e Universitetit
Privat EPOKA, krahasuar me institucione të tjerë të
edukimit;
Konkluzione të GVJ:
Mbështetur sa me sipër dhe skanimit të kujdesshëm të çështjeve në institucion në kuadër të vlerësimit
të jashtëm, konkludohet se plotësohen mjaft mirë kriteret përkatëse dhe pajtohemi me vlerësimin
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 9 nga 41
RVB. Diversifikimi i njohurive dhe praktikave që ofron programi Baçelor Marketing Ndërkombëtar
dhe Menaxhim Logjistik, dhe përqasja e tyre me kërkesat në tregun e punës, e bën këtë program një
risi në fushën e marketingut dhe funksioneve manaxheriale të llogjistikës, një program pionier në
fushën përkatëse në edukimin marketing publik dhe jo publik në Shqipëri.
Programi përqas njohuritë e përshkallëzuara nga nevojat lokale dhe rajonale, deri tek njohuritë mbi
ekonominë globale, esenciale për formimin profesional të studentëve; programi gjithashtu i paraprin
vizionit të zhvillimeve afatmesme e aftagjata të tregut të punës në Shqipëri e më gjerë, dhe dinamikes
së edukimit në fushën përkatëse.
Programi ofron një përafrim në sektorin logjistik, në radhë të parë për sektorin privat por edhe për
administratën publike, vendore, kombëtare dhe ndërkombëtare, në aspektet e transportit intermodal,
dhe parimeve të manaxhimit logjistik ndërkombëtar si një instrument konkurrueshmërie të biznesit në
kohën e sotme.
Ky program përbën një bazë të mirë për programe më të orientuara e të thelluara, në këtë fushë, në të
ardhmen, në nivelet më të larta të edukimit: master e më lartë. Vlerësohet përqasja me standardet
ndërkombëtare të mësimdhënies si dhe stafi pedagogjik vendas e ndërkombëtar, të orientuar nga
biznesi, dinamika rritëse në numin e studentëve dhe parashikimet reale për të ardhmen në sektorin e
marketingut me orientim në logjistikën ndërkombëtare.
Programet e ofruara, ndër të cilët edhe ai objekt i këtij vlerësimi janë në harmoni me kulturën e
vendit, interesat kombëtare, tashmë të ekspozuara dhe në funksion të integrimit ekonomik dhe jo
vetëm, rajonal e më gjerë, çka është një shprehje e seriozitetit dhe cilësisë së IAL-së. Programi synon
ruajtjen e vlerave kombëtare të edukimit, por e orienton atë në mënyre racionale në vlerat racionale të
një mjedisi ndërkombëtar, karakteristikë ndoshta unike e Univesitetit Privat EPOKA krahasuar me
institucione të tjerë të edukimit.
Rekomandim: Ky program përbën një bazë të mirë për programe më të orientuara e të
thelluara, në fushën e logjistikës ndërkombëtare, në të ardhmen, në nivelet më të larta të
edukimit, master e më lartë.
2. Struktura akademike e Fakultetit
Pjesa përshkrimore
Universiteti Epoka përbëhet nga dy fakultete (Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe
Administrative dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierisë) dhe tre qendra kërkimore
(Qendra e Kërkimit dhe Projektimit në Arkitekturë, Qendra e Studimeve Evropiane dhe
Qendra për Arsim të Vazhdueshëm). Fakultetet janë njësi kryesore, të cilat bashkërendojnë
mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe zhvillimin kulturor në fusha mësimore-kërkimore.
Secili nga fakultetet përbëhet nga katër departamente.
Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative drejtohet nga organet kolegjiale:
Këshilli i Fakultetit dhe Këshilli i Administrimit të Fakultetit, dhe nga autoritetet drejtuese që
janë: dekani, zëvendës dekani, kancelari dhe përgjegjësit e departamenteve.
Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative si njësi kryesore përbëhet nga katër
departamente:
1. Departamenti Financë-Bankë
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 10 nga 41
2. Departamenti Administrim Biznesit
3. Departamenti Ekonomiksit
4. Departamenti Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare
Programi BA në Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik është pjesë e Fakultetit të
Shkencave Ekonomike dhe Administrative dhe njësi bazë e Departamentit të Administrim
Biznesit. Personeli akademik i programit përbëhet nga 19 pedagogë dhe një asistent kërkimor
efektiv.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Këshilli i Fakultetit është organ kolegjial vendimarrës, i cili përcakton veprimtarinë e
Fakultetit në fushën e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor bazuar në propozimet e marra
nga departamentet. Këshilli përbëhet nga 7 anëtarë dhe drejtohet nga Kryetari. Anëtarë të
Këshillit janë dekani, që është dhe Kryetari i Këshillit, shefat e departamenteve, drejtori i
qëndrës kërkimore, një anëtar nga stafi akademik dhe sekretari i këshillit që raporton mbi
veprimtarinë e këshillit. Këshilli vepron për një periudhë katër vjeçare dhe kompetencat e tij
përcaktohen në rregulloren e IAL.
Këshilli Administrativ i Fakultetit është organ kolegjial që përcakton në bazë të propozimeve
të departamenteve përdorimin e burimeve njerëzore dhe materiale në dispozicion të fakultetit.
Ky këshill ka mandat katër vjeçar, drejtohet nga dekani. Anëtarët e këshillit përbëhen nga
katër anëtarë të stafit akademik, që zgjidhen për një mandat katër vjeçar, nga Këshilli i
Fakultetit, duke marrë në konsideratë titujt e tyre akademikë.
Sipas të dhënave të RVB dhe të verifikuara gjatë vizitës në IAL u konstatua që anëtarët
e këtyre dy organe kolegjiale janë të njëjtët persona. Gjatë vizitës në IAL u konstatua
gjithashtu që Dekani i Fakultetit, tashmë në detyrën e Rektorit dhe Dekanit, ishte
emëruar përgjegjës i Departamentit të Administrim Biznesit.
3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit
Pjesa përshkrimore
Personeli akademik dhe drejtuesit e Fakultetit dhe Departamentit kryejnë veprimtari të
mësimdhënies, kërkimit shkencor ose të aplikuar, shërbimit për zhvillimin e IAL-së,
këshillim për studentët, detyra administrative në përputhje me detyrat e përcaktuara në
Statutin e Universitetit Privat EPOKA dhe të rregulluara me Kontratën Individuale të Punës,
e cila bazohet në Kodin e Punës të RSH.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
IAL ka të punësuar në Fakultetin e Shkencave Ekonomike dhe Administrative 32 pedagogë
dhe punonjës kërkimor, nga të cilët 20 janë PAE, 11 PAK dhe 1 PA. Nga këta, 11 ose 34.3%
janë me tituj dhe grada. Universiteti Privat Epoka ka kritere të shpallura për
vlerësimin/rekrutimin e kandidatëve. Njoftimi mbi kriteret dhe vendeve vakante të punës
bëhët nëpërmjet faqes zyrtare të Universitetit dhe procedura e punësimit të PAE dhe PAK
është e përcaktuar mirë në seksionin përkatës. Çdo pjestar i personelit të punësuar pajiset me
kontratën individuale nga Zyra e Burimeve Njerëzore. Në kontratën individuale të punës janë
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 11 nga 41
të sanksionuara qartë detyrimet dhe të drejtat e punëmarrësit dhe punëdhënësit, paga,
sigurimet shoqërore dhe përfitime të tjera, largimi nga puna, zgjidhja e kontratës, etj.
Raporti PAE/PAK në këtë departament është 20/22 = 1.8
Raporti Personel akademik / Personel Administrativ është 31/1 = 31
Raporti Personel Akademik / student është 31/38 = 0.8
Raporti Personel Administrativ / student është 1/38= 38
Dokumentacioni që çdo i punësuar si staf efektiv/me kontratë duhet të plotësojë jepet i ndarë
si më poshtë:
PAE
1. Librezë Pune
2. Diplomën e fundit të përftuar të njëhsuar me origjinalin (nëse diploma është kryer
jashtë vendit, duhet edhe njësimi nga MASH i saj)
3. Listën e notave të njëhsuar me origjinalin
4. CV
5. Fotokopje e kartës së identitetit
6. Librezë Shëndetësore
7. Raport Mjeko-Ligjor
8. Numër llogarie bankare në ALL
PAK
1. Diplomën e fundit të përftuar të njëhsuar me origjinalin (nëse diploma është kryer
jashtë vendit, duhet edhe njësimi nga MASH i saj)
2. Listën e notave të njëhsuar me origjinalin
3. CV
4. Librezë Shëndetësore
5. Raport Mjeko-Ligjor
6. Numër llogarie bankare në ALL
7. Fotokopje e kartës së identitetit
8. Vërtetim i pagës bruto nga puna me kohë të plotë
Vërehet se pavarësisht ndryshimeve në statusin e punësimit në Universitetin EPOKA,
dokumentacioni për PAE dhe PAK është i njëjtë në masën më të madhe të kritereve.
Bazuar në të dhënat e PAE, PAK dhe PA për programin MNML, mund të llogariten raportet
mes treguesve si më poshtë:
Raporti PAE / PAK = 24/10 = 2.4
Raporti personel akademik (PAE +PAK) / PA= 34/1=34
Raporti personel akademik / student = 34/27 = 1.25
Raporti PA / student = 1/27 = 0.037
Vlerat e treguesve justifikojnë cilësinë e mësimdhënies dhe shërbimin ndaj numrit të
studentëve. Një prirje e tillë duhet të shoqërojë edhe IAL-të e tjera në RSH.
Konsideruar të dhënat sipas kualifikimit të stafit akademik dhe raportet midis tyre, do
të ishte e rekomandueshme rritja e mësimdhënësve më gradën shkencore profesor për
PAE dhe më pak për PAK.
Bazuar në titujt dhe gradat shkencore, raporti PAE/PAK tregon prirjen se IAL ka punësuar
më tepër akademikë me grada nën statusin PAE. Ndërsa referuar të dhënat sipas seksit,
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 12 nga 41
mbizotëron gjinia mashkullore në personelin akademik, edhe pse kjo do të thotë pak për
cilësinë e mësimdhënies së PS-së. Mosha nga ana tjetër është tregues më robust dhe si i tillë
vlen të analizhet. Shohim nga tabelat 8 dhe 9 në RVB, se në PAE mbizotëron mosha 25-35
vjeç, ndërkohë që edhe të punësuarit PAK i takojnë masivisht kategorisë së moshës 25-35
vjeç nën statusin pedagogë pa tituj. Në këtë aspekt, gjykoj se IAL mund të përmirësojë
proçesin e rekrutimit të personelit akademik me grada dhe tituj konsideruar objektivat
kërkimore-shkencore të programit por edhe të universitetit në përgjithësi.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
III - PERSONELI I INSTITUCIONIT
Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të rekrutimit dhe
vlerësimit të personelit.
Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura
ligjore dhe transparente të rekrutimit të
personelit në përputhje me statutin dhe
rregulloren;
Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar
me kohë të plotë përbën së paku 70% të
personelit akademik të angazhuar për
realizimin e programeve të studimeve të
ciklit të parë;
Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura
ligjore dhe transparente të vlerësimit të
personelit;
Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të
dhënash të raporteve të rekrutimit të
personelit, të njoftimeve për punë, etj.
Kriteri 1: Procedura e ndjekur për rekrutimin e
personelit është në përputhje me aktet ligjore e
rregullatore të Institucionit, transparente, çka ka çuar në
një staf të aftë e kompetent, karakteristika këto të
verifikuar gjatë takimeve e intervistave në procesin e
vlerësimit;
Sygjerojmë kritere specifike të orientuara nga lëndët
përkatëse për shkurtimin e kohës së familiarizimit me
syllabuset përkatëse dhe dokumentacion të veçantë
kontraktual për punonjësit full dhe part-time si dhe
vendime shkresërisht të argumentuara, përkatësisht
nga Këshilli i Lartë të Universitetit dhe Rektorati.
Kriteri 2: Bazuar në peshën e stafit akademik me kohë të
plotë, ndaj totalit të të punësuarëve në departamentin që
mbulon programin Marketingut Ndërkombëtar dhe
Menaxhimit Logjistik, dhe duke konsideruar veçantitë e
sipërpërmendura të stafit që administron këtë program,
niveli 70.6% është për tu konsideruar gjithmonë duke
gjykuar mbi stadin e programit.
Kriteri 3: Nga takimet dhe kontaktet me personelin dhe
sistemin on-line konstatohet transparencë në vlerësimin e
personelit, ndërgjegjshmëri në nivelin e vlerësimit dhe
diferencat që personeli duhet të plotësojë si një proces
dinamik gjykuar specifikat e programit.
Përveç vlerësimit shumëdimensional, ka vend për
vlerësim e pasqyrim të ndërhyrjeve nga komisionet
përkatëse mbi bazën e analizave, sidomos bazuar në
opinionin e studentëve.
Kriteri 4: Kombinimi i databazës të krijuar nga sistemi
on-line me bazën e të dhënave të Zyrës së Burimeve
Njerëzore gjykoj se janë një model edhe për IAL të tjera
në vend.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 13 nga 41
Standardi III.2 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.
Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë
të dhënash të hollësishme për anëtarët e
personelit akademik të përfshirë në
program dhe të personit përgjegjës për
organizimin e programit të studimit;
Kriteri 2 Institucioni disponon listën e
plotë të personelit akademik për secilin
semestër, të personelit ndihmës mësimor-
shkencor dhe atij administrativ;
Kriteri 3 Institucioni publikon kriteret
dhe procedurat e rekrutimit të personelit
akademik;
Kriteri 4 Institucioni angazhon si
titullarë të lëndëve/moduleve për
programet e studimeve të ciklit të parë,
personel akademik që ka së paku gradën
shkencore “Doktor„ ose titullin akademik
“Docent„.
Kriteri 1: Arkivimi i të dhënave për stafin akademik të
përfshirë në program dhe stafin organizativ të programit
janë korrekt, por sygjeroj jo vetëm raportin vjetor të
aktiviteteve, por edhe progres-raportin përkatës.
Kriteri 2: Konstatoj disponim korrekt shkresor të
verifikuar të të dhënave të personelit akademik, ndihmës
mësimor-shkencor dhe personelit administrativ në fillim
dhe përfundim të semestrit per programin Marketingut
Ndërkombëtar dhe Menaxhimit Logjistik, si dhe
kontributet akademike dhe kërkimore e shkencore të
gjithsecilit.
Kriteri 3: Universiteti plotëson kriteret dhe procedurat e
rekrutimit të personelit akademik dhe një element i tillë
reflektohet në mënyrë të aksesueshme dhe transparente
në faqen zyrtare të institucionit;
Kriteri 4: Universiteti EPOKA respekton kuadrin ligjor
dhe nënligjor në angazhimin e titullarëve të
lëndëve/moduleve të programit, respektivisht sipas
gradës shkencore të kërkuar, me prevalencë të të
edukuarëve jashtë vendit
Standardi III.3 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor shkencor dhe administrativ
për përmbushjen e misionit të tij.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon një
angazhim optimal të personelit ndihmës
mësimor-shkencor për realizimin e orëve
laboratorike dhe për mirëmbatjen e
laboratorëve e mjediseve shkollore;
Kriteri 2 Institucioni dëshmon një
angazhim optimal të burimeve njerëzore
për përmbushjen e objektivave të
programeve të studimeve të ciklit të parë;
Kriteri 3 Institucioni vë në dispozicion
personel të mjaftueshëm për instruktimin,
udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e studentëve
në praktikën profesionale (së paku 1
tutor/instruktor për 12 studentë).
Kriteri 1: Organizimi i seminareve është i përcaktuar
qartë dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Studentit që
ndjek programin per shkak të veçantive të tij i
mundësohet praktikimi i njohurive në kompani shqiptare
dhe të huaja;
Kriteri 2: Konsideruar të dhënat nga tabela 6 mbi stafin
akademik etj., në departamentin e Administrim Biznesit,
por edhe dinamikën e numrit të studentëve gjykoj
pozitivisht dinamikën e numrit të mësimdhënësve në
funksion të plotësimit të objektivave të programit. Një
kriter i tillë vlerësohet në përmbushje e sipër;
Kriteri 3: Gjykuar mbi detyrimet e studentëvë në ciklin e
parë të studimeve në Universitetin Privat EPOKA, kriteri
është i pavlefshëm. Por për specifikën e programit,
studentët prekin bizneset e fushës si “laboratorë” në
kuadër të mësimdhënies;
Standardi III.4 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të
personelit të tij.
Kriteri 1 Institucioni organizon programe
specifike për kualifikimin e mëtejshëm
profesional të personelit akademik e të
personelit mësimor-shkencor;
Kriteri 1: Ka një program të mirëpërcaktuar që pas
përzgjedhjes të ndiqet kualifikimi i mëtejshëm i stafit
akademik jo vetëm në vendin e punës, duke përmendur
këtu aftësimin në soft-e aplikativ por edhe kualifikimin
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 14 nga 41
4. Infrastruktura në funksion të programeve të studimit, logjistika dhe shërbime të
tjera ndaj komunitetit
Pjesa përshkrimore
Universiteti Privat EPOKA e zhvillon veprimtarinë e tij në Kampusin qëndror të Rinasit, i cili
përbëhet nga dy godina të reja me një sipërfaqe totale prej 14352 m2. Kampusi ndodhet në
afërsi të aeroportit të Rinasit dhe në distancë 12 km nga Tirana. Sipërfaqja totale e kampusit
është 67.000 m2 dhe në të përveç godinave ku zhvillohet mësimi ka një godinë për
akomodimin e studentëve dhe dy hapësira parkimi. Viti akademik 2014-2015 ishte zhvilluar
në ambjentet e 2 godinave të përfunduara.
Projektet e godinave janë bashkëkohore dhe i plotësojnë të gjitha standardet për të zhvilluar
veprimtarinë mësimore dhe kërkimore. Godinat kanë të instaluar një sistem qëndror ngrohje-
Kriteri 2 Institucioni disponon një bazë
të dhënash të programeve të studimeve të
ofruara.
nëpërmjet burimeve jashtë institucionit (profesorë të huaj
dhe profesionistë të kompanive që operojnë jashtë
vendit);
Kriteri 2: Bazuar në RVB, gjatë vlerësimit të jashtëm u
verifikua që disponohet qartazi baza e të dhënave të
programeve studimore të ofruara; në të gjithë nivelet.
Konkluzione të GVJ: Programi në Marketing Ndërkombëtar dhe Manaxhim Logjistik përmbush
bindshëm kriteret e përcaktuara në rekrutimin transparet të personelit akademik, kërkimor-shkëncor
dhe atij administrativ. Gjithashtu ofrohet kualifikim i mëtejshëm për stafin akademik të programit në
mënyrë të tillë që të përmbushen korrektësisht objektivat e programit çka reflektohet në mënyrë të
aksesueshme dhe transparente në faqen zyrtare të institucionit;
Procedura e ndjekur për rekrutimin personelit është në përputhje me aktet ligjore e rregullatore të
Institucionit, transparente, çka ka çuar në një staf të aftë e kompetent, ka nje raport racional të raportit
të stafit akademik me kohë të plotë/pjesshme për njësinë që mbulon programin, transparencë në
vlerësimin e personelit, ndërgjegjshmëri në nivelin e vlerësimit dhe diferencat që personeli duhet të
plotësojë si një proces dinamik gjykuar specifikat e programit. Kombinimi i databazës të krijuar nga
sistemi on-line me bazën e të dhënave të Zyrës së Burimeve Njerëzore, gjykoj se përbën një model
edhe për IAL të tjera në vend. Konstatoj disponim korrekt shkresor të verifikuar të të dhënave të
personelit akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ në fillim dhe përfundim
të semestrit për programin; si dhe kontributet akademike dhe kërkimore e shkencore të gjithësecilit.
Universiteti Privat EPOKA respekton kuadrin ligjor dhe nënligjor në angazhimin e titullarëve të
lëndëve/moduleve të programit, respektivisht sipas gradës shkencore të kërkuar, me prevalencë të të
edukuarëve jashtë vendit.
Organizimi i seminareve është i përcaktuar qartë dhe sipas standardeve ndërkombëtare. Studentit që
ndjek programin për shkak të veçantive të tij i mundësohet praktikimi i njohurive në kompani
shqiptare dhe të huaja;
REKOMANDIME: Sygjerojmë kritere specifike të orientuara nga lëndët përkatëse për
shkurtimin e kohës së familiarizimit me syllabuset përkatëse. Përveç vlerësimit
shumëdimensional, ka vend për vlerësim e pasqyrim të ndërhyrjeve nga komisionet përkatëse
mbi bazën e analizave, sidomos bazuar në opinionin e studentëve.;
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 15 nga 41
ftohje. Të gjitha auditoret janë të pajisura me videoprojektorë, tabela dhe në disa salla ka
tabela inteligjente, të cilat bëjnë të mundur zhvillimin normal të procesit mësimor.
Biblioteka e Universitetit Privat EPOKA funksionon si pjesë përbërëse e institucionit.
Shërbimi bibliotekar kryhet prej punonjësve të caktuar posaçërisht nga institucioni dhe
ofrohet për stafin akademik dhe studentët. Biblioteka ka një sipërfaqe prej 400 metra katror.
Vlerësimi i treguesve të matshëm
Biblioteka ka një sallë leximi me një kapacitet prej 80 vendesh. Salla e leximit është e
projektuar me qëllim që studentët të kenë mundësi për të studiuar dhe për të bërë kërkime.
Biblioteka ka një fond librash për PS. Librat janë në gjuhë të ndryshme: shqip, anglisht,
turqisht dhe gjuhë të tjera. Në mjediset e Bibliotekës ka dhe shërbim internet.
Biblioteka përveç fondit të librave mundëson akses në 6 librari on-line. Në tetor 2014
Universiteti Privat EPOKA ishte bërë anëtar me të drejta të plota në JSTOR, e cila
konsiderohet si një nga libraritë me të përshtatshme për këtë PS. Aksesi në një gamë të gjerë
të burimeve elektronike (rreth 2000 revista shkencore dhe lloje të ngjashme) me tekst të plotë
është i disponueshëm pa pagesë për stafin, studentët dhe përdoruesit e bibliotekës.
Bazuar në të dhënat e tabelës 10 (Mjedist e Fakultetit), konsideroj të mjaftueshëm dhe të
justifikueshëm numrin e sallave për leksione (4) dhe seminare (16). Gjithashtu, ekzistenca e
sallave të mirëprojektuara laboratorike (2), flet për cilësi kërkimi shkencor dhe interaktivitet
të lartë mes pedagogut dhe studentëve. Mjediset e tjera suplementare për studimin dhe
kërkimin si: salla interneti (2), biblioteka (1) dhe mjedis për fotokopje/librari (1) janë të
rëndësishme sidomos për programin MNML, teoritë dhe praktikat e së cilit evolojnë në kohë,
dhe kështu do të duhet që studentët të ndjekin dinamikën e tyre nëpërmjet literaturës
bashkëkohore në ambientet e sallës së bibiliotekës. Është mëse e dukshme që kapaciteti i
sallave të mësimdhënies e tejkalon minimunin e kërkuar, bazuar në numrin e studentëve
pjesmarrës.
IAL ofron disa shërbime për studentët, të cilat ofrojnë shërbim të shpejtë dhe rrisin
transparencën e institucionit. Shërbimet e ofruara janë:
Sistemi i informacionit për çështjet e studentëve (SAIS)- sistemi jep mundësi të aksesohen
informacionet personale, njoftimet të ndryshme, lëndët në cilat duhet të rregjistrohet, lëndët
në të cilat janë rregjistruar në semestrin përkatës, lëndët që departamenti ofron etj. Në këtë
sistem, studentët mund të marrin listën e notave, mund të llogarisin mesataren e tyre, orarin
javor, pjesmarrjen në leksione, datat e provimeve, profesorët e lëndëve dhe njoftime të
ndryshme.
Sistemi i informacionit të stafit (SIS) - përmban të gjithë informacionet e nevojshe të stafit
akademik dhe administrativ. Personeli akademik ka akses tek lëndët që ai është lektor, në
orarin e mësimeve, mund të bëjë plotësimin e pjesëmarrjes së studentëve në mësim, të
plotësojë silabusin e lëndëve dhe vlerësimin e studentëve etj. Në këtë sistem ka një modul të
caktuar për përzgjedhjen dhe pranimin e studentëve; një modul ku ndiqet ana financiare e çdo
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 16 nga 41
studenti. Zyra e burimeve njerëzore rregjistron të gjithë të dhënat rreth personelit të
universitetit në një modul të caktuar etj.
Moodle - është një shërbim on-line, i cili iu ofron studentëve mundësinë të aksesojnë
leksionet e tyre në mënyrë interaktive kudo që janë dhe kanë mundëesi interneti. Profesorët e
lëndëve i azhornojnë në këtë server të gjitha leksionet dhe materialet që kanë lidhje me
lëndën dhe studentët pasi pajisen me emër përdoruesi dhe fjalë kalimi nga profesori kanë
mundësi ti aksesojnë ato.
Sistemi i informacionit të edukimit (EIS) - ofron për studentët informacionin e nevojshëm në
lidhje me universitetin, programet që universiteti ofron, programet e shkëmbimit të
studentëve, njohjen e diplomave, rregulloret e universitetit, etj.
Webmail - Universiteti Privat EPOKA pajis të gjithë studentët e saj me adresë e-mail-i,
adresë të cilën studenti e ka për përdorim të përhershem, të gjitha informacionet ose njoftimet
e ndryshme i komunikohen studentit nëpërmjet kësaj adrese e-mail-i
E-mail grupi është një shërbim që ofrohet për klubet e studentëve të universitit EPOKA.
Sistemi i automatizuar i bibliotekës (LAS)- mundëson akses on-line tek burimet e materialeve
që ofron universiteti. Në këtë sistem ndiqet në mënyre interaktive levizja e librave të
bibliotekës, të gjithë studentët që duan të huazojnë librat e universitetit jashtë bibliotekës
rregjistrohen në sistem. Në qoftë se ndonjë student i kalon afati i dorezimit të librit të huazuar
sistemi i dërgon një e-mail në mënyre automatike ku i kujton që duhet të kthejë librin e marrë
Në Godinën A përveç klasave të mësimit, ka dhe shumë ambjente çlodhëse për studentët si
mensë, kafeteri, bibliotekë, sallë interneti, mjedise për Këshillin Studentor dhe klubet
studentore etj.
RVB përmban të dhëna të hollësishme mbi infrastrukturën në funksion të mësimit, logjistikën
dhe shërbimet e tjera në funksion të komunitetit. Të dhënat e raportuara përputhen me të
dhënat e verifikuara gjatë vizitës në IAL.
Treguesit mbi mjediset për programin e studimit dhe mjediset për stafin janë deklaruar me
korrektesi në tabelat e paraqitura në RVB.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
V - INSTITUCIONI OFRON SHËRBIME DHE VË NË DISPOZICION TË STUDENTËVE
BIBLIOTEKA DHE BURIME TË TJERA INFORMACIONI
Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.
Kriteri 1 Institucioni vë në dispozicion të
studentëve tekste mësimore dhe literaturë
ndihmëse të mjaftueshme në sasi dhe
Kriteri 1: Universiteti Privat EPOKA plotëson kriterin e
disponibilitetit të teksteve mësimore dhe atyre ndihmëse,
(Hard/Soft) të aksesueshme në bibiliotekën e
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 17 nga 41
cilësore;
Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të
mjaftueshme që e ndihmon studentin për
realizimin me sukses të programit të
studimit;
Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime
periodike dhe programe kompjuterike, si
libraritë elektronike, të cilat përmbajnë
libra apo revista shkencore të nevojshme
për realizimin me sukses të programit të
studimit;
Kriteri 4 Përgjegjësit e programit
hartojnë një plan të detajuar për shtimin e
zërave të bibliotekës në mbështetje të
programit, përfshirë edhe buxhetin e
planifikuar për të;
Kriteri 5 Biblioteka shpall oraret e
shërbimit në përshtatje me oraret e
programit të studimit dhe nevojat e
studentëve.
universitetit;
Kriteri 2: Biblioteka e Universitetit Privat EPOKA
gëzon një fond të pasur me libra, të ndarë sipas tematikës
dhe në funksion të studimit nga çdo student. Për
programin në fjalë literatura është në përditësim
progresiv çdo vit;
Kriteri 3: Në kuadër të elementit shkencor-kërkimor që
ka programi në Marketing Ndërkombëtar dhe Manaxhim
Logjistik, përmbajtja prej 2000 revistash elektronike me
botime cilësore në bibiliotekën universitare të
institucionit, bën të mundur realizimin e objektivave të
programit.
Kriteri 4: Shtimi i zërave në bibiliotekë procedohet sipas
një plani të detajuar, konsideruar mundësitë
financiare/donacionet dhe nevojat akademike me
procedura korrekte e transparente nga institucionet
përkatëse.
Kriteri 5: Biblioteka eshte dukshëm e aksesueshme nga
studentet dhe personeli akademik, fizikisht dhe
elektronikisht.
Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë dhe mjedise të
përshtatshme mësimore dhe për formimin praktik.
Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në
sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa,
zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje
elektronike dhe të teknologjisë së
informacionit, për realizimin e programit
tëstudimeve;
Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore
janë të përshtatshme për mësimdhënie në
përputhje me qëllimet e programit;
Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë
aparaturat dhe mjetet e nevojshme për
plotësimin e kërkesave të programeve të
studimeve;
Kriteri 4 Institucioni, në varësi të
programeve të studimeve që ofron, ka së
paku një laborator.
Kriteri 5 Institucioni, në varësi të
Kriteri 1: Për shkak të standarteve të larta të
përzgjedhjes së studentëve, dhe investimeve serioze në
infrastrukturë, Universiteti Privat EPOKA ka përqasur
më së miri standardet evropiane të infrastruturës në
mësimdhënie. Vlen për tu konsideruar kapaciteti i tyre
dhe cilësia e zhvillimit të orëve mësimore në to. Një
infrastrukturë prej 4 salla leksionesh (me kapacitet 571
m2) dhe 16 salla seminaresh (me kapacitet total 1443 m2),
duke kaluar më pas tek larmishmëria e sallave
laboratorike, qëndrave të internetit dhe bibiliotekës etj.
Universiteti plotëson e tejkalon dukshëm këtë kriter duke
u paraprirë zhvillimeve strategjike te institucionit;
Kriteri 2: Pajisjet e nevojshme për zhvillimin e orës
mësimore i përkasin teknologjisë së lartë dhe janë në
funksion të interaktivitetit që duhet të ketë një orë
leksioni;
Kriteri 3: Gjate vizitës në institucion nga GVJ,
aparaturat i përmbushin standardet e përcaktuara;
Kriteri 4: Institucioni ofron më tepër se një laborator dhe
plotëson e tejkalon kriterin;
Kriteri 5: Institucioni përmban një sërë programesh të
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 18 nga 41
programeve të studimeve, disponon
kompjutera në laboratorët e teknologjisë
së informacionit, të pajisur me programe
profesionale si programe për statistikë,
linguistikë, arkitekturë, inxhienieri,
ekonomi, mjekësi, programestimulimi për
shkencat sociale etj.
Kriteri 6 Institucioni garanton, me
kapacitetet që zotëron ose në
bashkëpunim me institucione dhe
subjekte të tjera, që mjediset janë të
mjaftueshme për zhvillimin e praktikave
profesionale.
aksesueshmë në sallat laboratorike dhe të
diversifikueshmë sipas fushave dhe programeve si dhe të
përditësuara. Jo vetëm numri i pajisjeve por edhe
përditësimi i tyre dhe aksesi në sistemet ndërkombëtare u
shërben stafit akademik e studentëve njëkohësisht
pavarësisht programit që ata ndjekin. Po ashtu ekziston
mundësia e zgjerimit të tyre në funksion të rritjes së
parashikuar të studentëve në të ardhmen;
Kriteri 6: Studentët e programit Marketing
Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik, janë të
privilegjuar për kryerjen e praktikave mësimore brenda
dhe jashtë vendit pavarësisht se praktika është
fakultative. Universiteti ka nënshkruar marrëveshje me
kompani që operojnë brenda dhe jashtë vendit që për vetë
specifikën e programit nuk mund të ndërtohen në
Institucion;
Konkluzione të GVJ: Universiteti plotëson e tejkalon dukshëm këtë standard duke u paraprirë
zhvillimeve strategjike të institucionit.
Dukshëm institucioni ka investuar në pajisjen e studentëvë të MNML me tekste mësimore të
përditësuara dhe literaturë ndihmëse të aksesueshme në bibiliotekën e universitetit. Procedurat e
shtimit të fondit të librave në bibiliotekë janë të përcaktuara qartë ashtu si dhe oraret e përdorimit të
bibiliotekës. Praktika mësimore është e pasur dhe zhvillohet në mjedise të teknologjisë së lartë ku
përshtaten kushtet e interaktivitetit mësimor por edhe studimit cilësor dhe individual nga ana e
studentit. Institucioni ka lidhur marrëveshje me kompani që operojnë brenda dhe jashtë vendit si dhe
me bankat e nivelit të dytë mbi praktikat e studentëve. Praktika profesionale nuk është e detyruar për
programin MNML, por specifika e programit në lëndë të caktuara përdor kontaktimin e bizneseve të
fushës, zyrtarisht të kontraktuara nga institucioni.
5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare
Pjesa përshkrimore
Universiteti Privat EPOKA është pjesë përbërëse e shoqërisë “Turgut Ozal Education” sh.a.
Menaxhimi financiar i universitetit bëhet nga Drejtoria e Përgjithshme e “Turgut Ozal
Education” sh.a. dhe Zyra e Financës e Universitetit Privat EPOKA. Institucioni financohet
vetëm nga burime private dhe auditohet çdo vit në mënyrë të rregullt nga një kompani
auditimi e pavarur. Burimet e financimit janë tarifat e studentëve, të ardhurat nga aktivitetit
tregtar, grantet për kërkim dhe kontratat. Zërat kryesor të shpenzimeve janë paga për
personelin, shpenzimet operative dhe investimet.
Burimet kryesore të financimit të Universitetit Privat EPOKA janë: tarifat e studentëve
(92.8%), aktivitetet tregtare (6.9%), grantet për kërkim dhe kontratat (0.3%). Të ardhurat e
IAL janë rritur me 2.4 herë krahasuar me 5 vjetë më parë. Në të gjitha vitet e raportuara,
pjesa më e madhe e të ardhurave të institucionit vijnë nga pagesat e studentëve.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 19 nga 41
Në zërat e shpenzimeve pagat zënë afërsisht 33-35% të shpenzimeve, shpenzimet operative
51-53% të shpenzimeve dhe investimet 13-14.5% të shpenzimeve.
Të ardhurat mesatare për student për vitin akademik 2013-2014 kanë qenë 1.633 euro, ndërsa
shpenzimet mesatare për student për vitin akademik 2013-2014 kanë qenë 2.104 Euro.
Diferenca prej 471 Euro është mbuluar nga të ardhurat e kompanisë Turgut Ozal Education
sh.a.
Në vizitën në institucion morëm raportin përmbledhës të kompanisë audituese “Opinion”
auditues i pavarur mbi pasqyrat financiare të shoqërisë “Turgut Ozal Education” sh.a., mars
2015.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
VI - BURIMET FINANCIARE DHE VLERËSIMI FINANCIAR
Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të
studimeve.Standardi
Kriteri 1 Institucioni harton një raport
financiar që përmban një pasqyrë
tëhollësishme financiare të të ardhurave
nga tarifat e shkollimit dhe kontributeve
të tjera financiare për studentët ose
ndarjen e burimeve financiare;
Kriteri 2 Institucioni dokumenton
raportet financiare për tri vitet e kaluara
akademike;
Kriteri 3 Institucioni dëshmon një
qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës
së zhvillimit të programit të studimit dhe
se ka kapacitete financiare të
mjaftueshme për përmirësimin e situatës
financiare dhe gjenerimin e të ardhurave
të domosdoshme në të ardhmen.
.Kriteri 1 Raporti financiar i përvitshëm hartohet nga
Drejtoria e Përgjithëshme e Shoqërisë Turgut Ozal
Education sh.a. ku edhe arkivohet, dhe i njoftohet
Universitetit Privat EPOKA si institucion mvartës në
përputhje me buxhetin e Përgjithshëm të Kompanisë.
(Tabela 9)
Kriteri 2 Raportet financiare të tre viteve të kaluara
akademike janë të disponueshme në administratën
financiare të Universitetit Privat EPOKA, si dhe të
kompanisë mëmë, Drejtorisë së Përgjithëshme të
Shoqërisë Turgut Ozal Education sh.a.
Kriteri 3 Bilanci financiar zyrtar i kompanisë mëmë ka
një tepricë pozitive vjetore, që garanton ecurinë e
Universitetit Privat EPOKA në përgjithësi, e programit
objekt i këtij vlerësimi.
VI.2 - Institucioni vlerëson dhe dokumeton gjendjen e tij financiare.
Kriteri 1 Institucioni bën një auditim të
përvitshëm (të jashtëm ose të brendshëm)
të situatës financiare të tij;
Kriteri 2 Në raportin e auditit paraqiten
të gjitha detyrimet financiare, pagat e
personelit, shpenzimet operative, etj;
Kriteri 1 Shoqëria Turgut Ozal Education sh.a bën
auditim të jashtëm të situatës financiare dhe ky raport
depozitohet në Drejtorinë e Përgjithëshme të kësaj
shoqërie.
Kriteri 2 Në raportin e auditimit paraqiten të dhënat per
të ardhurat dhe shpenzimet e Shoqërisë Turgut Ozal
Education sh.a. dhe institucionet vartëse por jo sipas
programeve. Po ashtu të ardhrat specifikohen, sipas
burimit të tyre: grante, tarifat studentore, si dhe
shpenzimet per shërbimet të detajuara, në direkte dhe
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 20 nga 41
Kriteri 3 Raporti i auditit përmban një
pasqyrë të qartë të granteve të huaja të
përfituara dhe kontratave të shërbimeve të
lidhura në funksion të realizimit të
programeve të studimeve të ciklit të parë.
indirekte.
Kriteri 3 Grantet e huaja dhe kontratat e shërbimeve janë
të përfshira në raportin e auditimit, sic është përmendur
më sipër
Konkluzione të GVJ:
Raporti financiar i përvitshëm hartohet nga Drejtoria e Përgjithëshme e Shoqërisë Turgut Ozal
Education sh.a., ku edhe arkivohet, dhe i njoftohet Universitetit Privat EPOKA. Raportet financiare të
tre viteve te kaluara akademike janë të disponueshme në administratën financiare të Universitetit
Privat EPOKA, si dhe të kompanisë mëmë. Bilanci financiar zyrtar i kompanisë mëmë duket që
garanton ecurinë e Universitetit Privat EPOKA në përgjithësi dhe e programit objekt i këtij vlerësimi.
6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë
Pjesa përshkrimore
Universieti Privat EPOKA ka ngritur njësinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë (SBC) në
përputhje me kërkesat e legjislacionit mbi arsimin e lartë në RSH si dhe në përputhje me
dispozitat e Statutit dhe të Rregullores të Universitetit Privat EPOKA. Ngritja dhe
funksionimi i kësaj njësie rregullohet nëpërmjet Udhëzimit “Për vlerësimin akademik dhe
përmirësimin e cilësisë në Universitetin Privat EPOKA”.
Këshilli i Vlerësimit Akademik dhe Zhvillimit të Cilësisë (KVAZHC) është organi qëndror
në Sistemin e Brendshëm të Sigurimit të Cilësisë në Universitetin EPOKA.
Numri i anëtarëve të KVAZHC-së përcaktohet nga Senati i Universitetit. Anëtarët e
KVAZHC-së zgjidhen nga Senati për një periudhë dyvjeçare. Kryetari i KVAZHC-së
zgjidhet nga Senati ndërmjet anëtarëve të Këshillit. Mbledhjet e KVAZHC-së drejtohen nga
Kryetari dhe në mungesë të tij, Këshilli drejtohet nga pedagogu me titull shkencor më të lartë.
Në Universitetin EPOKA, KVAZHC është themeluar nëpërmjet Vendimit Nr. 2, datë
26.03.2009 të Senatit dhe është riorganizuar me Vendimin Nr. 1, datë 22.04.2013 të Senatit.
Sipas amendamenteve të miratuara nga Senati, KVAZHC përbëhet nga më së paku një anëtar
i stafit akademik për çdo fakultet me më të paktën gradë shkencore “Doktor” dhe që nuk ka
detyra drejtuese, dy anëtarë nga stafi administrativ, Kryetari i Këshillit Studentor, një i
diplomuar nga Universiteti Privat EPOKA si dhe një punëdhënës me përvojë të dalluar në
treg. Njësia për SBC përbëhet nga 7 anëtarë. Përbërja e njësisë është në përputhje me
amendamentet e miratuara nga senati. (tabela 5)
Universiteti Privat EPOKA është pajisur me çertifikatën ISO 9001:2008 për Sistemet e
Menaxhimit të Cilësisë (2010). Aktualisht, Universiteti Privat EPOKA ndodhet në fazën e
ripërtëritjes së kësaj çertifikate.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 21 nga 41
Të gjithë studentët e Universitetit Privat EPOKA plotësojnë nëpërmjet sistemit elektronik
pyetësorët, me anë të të cilëve vlerësojnë modulin dhe pedagogun në përfundim të çdo
semestri akademik. Përmbajtja e pyetësorëve është standarde dhe konsiston në vlerësimin nga
ana e studentit të 14 treguesve me një interval nga 1 (vlerësimi më i ulët) deri në 4 (vlerësimi
më i lartë). Plotësimi i pyetësorit është konfidencial dhe i detyrueshëm për çdo student.
Rezultatet e pyetësorëve përpunohen nga sistemi, i cili bënë dhe renditjen e pedagogëve.
Një metodë tjetër për të mbikëqyrur cilësinë e mësimdhënies në Universitetin Privat EPOKA
është dhe dëgjimi i shpjegimit të lëndëve në auditor nga Dekani apo Përgjegjësi përkatës i
Departamentit. Njësia e SBC luan rol të rëndësishëm në pregatitjen e dokumentave për
vlerësimin e brendshëm të PS.
Universiteti Privat EPOKA harton në përfundim të çdo viti akademik një Raport
Vetëvlerësimi, të cilin ia paraqet Këshillit të Lartë të Universitetit. Universiteti Privat
EPOKA ka hartuar Raporte të Vetëvlerësimit edhe në kuadër të procesit të vlerësimit të
jashtëm dhe akreditimit institucional si dhe të programeve të ciklit të parë, të dytë dhe të tretë,
në përputhje me kërkesat e legjislacionit shqiptar të arsimit të lartë. Të gjitha Raportet e
Vlerësimit të Brendshëm janë të publikuara në faqen e internetit të Universitetit Privat
EPOKA.
Grupi i Auditimit të Brendshëm zhvillon në mënyrë periodike seminare informuese dhe
trajnuese me stafin e institucionit në lidhje me përbërësit dhe rëndësinë që mbart sigurimi i
cilësisë në përgjithësi dhe Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë në veçanti.
Në visitën në IAL janë marrë dy raporte vjetore të Departamentit të Administrim Biznesit
(2013-2014 dhe 2014-2015).
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi II.3 - Institucioni, për akreditimin e programeve të studimeve, përdor metodologji
vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e tyre.
Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji
vlerësimi, instrumente matëse dhe
vlerësuese për ecurinë e programeve të
studimeve;
Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë
informacion në vetëvlerësimin
institucional;
Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet
e pritshme, rezultatet e vlerësimit dhe
rezultatet që synon të arrijë;
Kriteri 1 Ecuria dhe efiçienca e veprimtarisë mësimore,
kërkimore shkencore dhe administrative të universitetit
realizohet nëpërmjet Komisioneve të Këshillit të
Vlerësimit Akademik dhe të Zhvillimit të Cilësisë
KVAZHC në përputhje me Rregulloren e Statutin
përkatës.
Kriteri 2 Informacioni përkatës është përfshirë në
vetëvlerësimin institucional.
Kriteri 3 Në mënyrë kronologjike bëhet vlerësimi i
rezultateve të pritëshme, në bazë të vlerësimit nga
personeli akademik dhe studentët. Mbi këtë bazë bëhen
rivlerësimet e rastit në nivel departamenti duke vijuar me
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 22 nga 41
Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e
vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose
të drejtpërdrejta:
Të tërthorta:
a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin
programet e studimeve, të të
diplomuarve;
b. Sondazhe të vlerësimit të didaktikës,
kurrikulës, të mësuarit;
c. Pyetje konceptuale;
d. Intervista;
e. Etj.
Të drejtpërdrejta:
a. Teste të standardizuara
kombëtare/ndërkombëtare (p.sh.
provimi i shtetit për profesionet e
rregulluara);
b. Dëgjime në auditor;
c. Vlerësimi me nota/pikë;
d. Testime paraprake dhe
përfundimtare; provime për module,
praktikë;
e. Vlerësimi i detyrave të kryera nga
studentët (detyra kursi për të
analizuar të kuptuarit konceptual,
provimet, referatet);
f. Vëzhgime gjatë kryerjes së
ushtrimeve/praktikës;
g. Etj.
miratimin në instancat si Këshilli i Fakultetit dhe Senati
Kriteri 4 Nga verifikimet e takimet me studentët gjatë
vlerësimit të jashtëm, rezultoi se në fund të çdo semestri
në mënyrë të dokumentuar dhe transparente bëhet
anketimi i studentëve lidhur me mësimdhënien dhe
brendinë e lëndës, në mënyrë të tërthortë dhe të
drejtpërdrejtë.
Si mënyra të tërthorta u konstatuan që përdoren
a. pyetjet që vlerësojnë përmbajtjen e lëndës
b. pyetje lidhur me performancën e mësimdhënies
c. lidhur me shërbimet për studentët në universitet
d. pyetje formuese dhe konceptuale
e. mblidhen sygjerimet e rastit te studentëve
Ndërsa metoda të drejtpërdrejta janë konform përcaktimeve në
syllabuset zyrtare me një raport llogjik të:
a. aktivizimin në auditor
b. paraqitja e rasteve studimore dhe projekteve të kursit
me peshën e tyre në vlerësimin përfundimtar
c. vlerësim per aktivizim në aktivitete sociale jashtë
shkollore dhe
d. nxitja e studenteve më të mirë nëpërmjet edhe
intershipeve në vende të përshtatëshme për programin
e studimit e lëndët përkatëse
VIII - INSTITUCIONI GARANTON SIGURIMIN E CILËSISË
Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të
studimeve.
Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar
standardet institucionale dhe është
akredituar në nivel institucional përpara
aplikimit për akreditimin e programeve të
studimeve;
Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet
e duhura për sigurimin e cilësisë;
Kriteri 3 Institucioni harton një politikë
të qartë dhe ndjek procedurën e vlerësimit
Kriteri 1 Akreditimi i programit të studimeve po kryhet
pas akreditimit institucional dhe plotësimit të standarteve
përkatëse
Kriteri 2 Siç u theksua më sipër, në bazë të vlerësimit të
programeve nga personeli akademik dhe studentët, si dhe
këshillimeve të rasti,t në departamente në mënyrë
periodike rivlerësohet brendia e lëndës, gjykuar edhe
zhvillimet e kohës dhe ndryshimet miratohen nga
instancat përkatëse në Universitet. Transparenca në këtë
aspekt është për tu përmendur e vlerësuar.
Kriteri 3 Vlerësimi periodik vjetor në përputhje me
strategjinë e KVAZHC dhe planeve vlerësuese për
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 23 nga 41
periodik të efikasitetit të veprimtarive që
kryen për sigurimin e cilësisë dhe
standardeve të programeve të studimeve
që ofron;
Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma
formalë për shqyrtimin, miratimin dhe
mbikëqyrjen e herëpashershme të
programeve të studimeve që ofron;
Kriteri 5 Institucioni synon
ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të
studentëve që ndjekin programet e
studimeve që ofrohen për rëndësinë e
cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to;
Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton
një strategji për përmirësimin e
vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia,
politika dhe procedurat janë publikuar.
personelin, nga takimet me mësidhënësit rezultuan
korrekte, dhe vlen të përmendet mirëkuptimi dhe
angazhimi i tyre për përmirësimet në funksion të
rezultatave të njoftuara në mënyrë konfidenciale.
Kriteri 4 Në hierarkinë Departament – Fakultet -
Rektorat – Senat, nëpërmjet komunikimit e feadback-ut
përcaktohen politika të matura të zhvillimit të
institucionit, programeve mësimore, si dhe ndiqet në
mënyrë dinamike ecuria dhe efikasiteti i tyre
Kriteri 5 Nëpërmjet Guidave të stafit dhe të studenteve
menaxhohet ndërgjegjësimi i tyre për cilësinë e
mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, rezultatet e të
cilave flasin për një efiçiencë të lavdërueshme. Trajnime,
këshillime të stafit dhe nga këta të fundit për studentët ka
qenë efektiv siç rezulton nga ballafaqimet gjatë
vlerësimit të jashtëm, në auditor dhe në mjediset e
Universitetit
Kriteri 6 Dokumentet bazë zyrtare të Institucionit
përmbajnë objektiva për verifikimin dhe përmirësimin e
cilësisë, ç’ka vërtetohet edhe me intervistat e grupit te
vlerësimit të jashtëm me studentët.
Konkluzione të GVJ: Akreditimi i programit të studimeve kryhet pas akreditimit institucional dhe
plotësimit të standarteve përkatëse. Vlerësimi periodik vjetor në përputhje me strategjinë e KVAZHC
dhe planeve vlerësuese për personelin, nga takimet me mësidhënësit rezultuan korrekte, dhe vlen të
përmendet mirëkuptimi dhe angazhimi i tyre për përmirësimet në funksion të rezultatave të njoftuara
në mënyrë konfidenciale. Në hierarkinë Departament – Fakultet - Rektorat – Senat, përcaktohen
politika të matura të zhvillimit të institucionit, programeve mësimore, si dhe ndiqet në mënyrë
dinamike ecuria dhe efikasiteti i tyre. Dokumentet bazë zyrtare të Institucionit përmbajnë objektiva
për verifikimin dhe përmirësimin e cilësisë, çka vërtetohet edhe me intervistat e grupit të vlerësimit të
jashtëm me studentët.Trajnime, këshillime të stafit dhe nga këta të fundit për studentët ka qenë efektiv
siç rezulton nga ballafaqimet gjatë vlerësimit të jashtëm, në auditor dhe në mjediset e Universitetit
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 24 nga 41
IV. POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE
7. Programi i studimit, organizimi i tij
Pjesa përshkrimore
Programi i studimeve Baçelor Marketin Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik ka filluar të
ofrohet nga IAL në vitin akademik 2013-2014. Programi i studimeve ka si qëllim kryesor
edukimin dhe përgatitjen e individëve të kualifikuar për t’i shërbyer dhe për të përmbushur
nevojat e tregut të punës në mënyrën më të mirë të mundshme. Duke patur parasysh
përpjekjet e mëdha për integrimin e Shqipërisë në strukturat perëndimore kërkesat e tregut të
punës për individë të kualifikuar konsiderohen të larta.
Duke ndjekur këtë program studimi studentët familjarizohen me çështje të ndryshme të
zhvillimit ekonomik dhe shoqëror, si dhe zhvillojnë aftësitë e të shkruarit dhe ato praktike,
përfshirë këtu edhe mendimin kritik, aftësi të kërkimit shkencor etj. Aftësitë e fituara nga
programet e moduleve të parashikuara në këtë program studimi e përgatisin studentin për të
vazhduar më tej punën në institucionet private dhe/ose publike përqëndruar në komunitetin e
biznesit si dhe OJF-të. Ata mund të punësohen si punonjës kërkimor, drejtues/specialistë në
departamente që merren me strategjitë marketing, manaxherë të kompanive multinacionale si
dhe ose specialistë në administratën publike në fushën, kryesisht ministritë dhe drjtoritë që
lidhen ngushtë më ekonominë, turizmin, transportin etj.
Objektivat e Programit: Baçelor në Marketing Ndërkombëtar dhe Manaxhim Llogjistik:
1. Mundësimi i afësive praktike manaxheriale për të kuptuar rolin që aktivitetet e
marketingut kanë në ecurinë e organizatave dhe zgjidhjen e problemeve që mund të
lindin;
2. Fitimi i aftësisë të të kuptuarit të proceseve të prodhimit, shitjeve, shpërndarjes dhe
promocionit që konsiderohen jetike në vijimësinë e një organizate;
3. Të kuptuarit thelbësor të koncepteve të marketingut dhe logjistikës si dhe mënyrave se
si ato mund të aplikohen në organizata;
4. Të kuptuarit thelbësor të ndryshimeve në organizata si rezultat i sjelljes risive që
kënaqin konsumatorin;
5. Fitimi i aftësive për të qenë i përfshirë në proceset e biznesit;
6. Fitimi i aftësisë për të aplikuar sisteme sipas nevojave për problemet organizative dhe
të biznesit;
7. Të ofrojë njohuri klasike nga fusha e marketingut dhe të rrisë përdorimin praktik të
këtyre njohurive;
Programi i studimit Baçelor në Marketing Ndërkombëtar dhe Manaxhim Logjistik është
program studimi me kohë të plotë. Ky program studimi, realizohet me 180 ECTS në
përputhje me planin mësimor të propozuar nga departamenti i Ekonomiksit, me vendim të
Këshillit të Fakultetit dhe miratuar me vendim të Senatit Akademik të Universitetit Privat
EPOKA.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 25 nga 41
Programi i studimit është organizuar në 3 vite akademike, 6 semestra dhe 16 javë mësimore
për semestër në auditor (këtu përfshihet dhe java e provimit përfundimtar).
a. 1 vit akademik ka 32 javë mësimore në auditor (këtu përfshihet dhe java e provimit
përfundimtar).
b. 1 Semestër ka 16 javë mësimore në auditor (këtu përfshihet dhe java e provimit
përfundimtar).
c. 1 ECTS = 25 orë mësimore punë të studentit
d. 1 orë mësimore = 60'
Studentët që përfundojnë me sukses të gjitha detyrimet e kërkuara nga programi Baçelor në
Marketing Ndërkombëtar dhe Manaxhim Logjistik pajisen me diplomë “Baçelor në
Marketing Ndërkombëtar dhe Manaxhim Logjistik”.
Çdo semestër ka një fond orësh, i cili ndahet në orë në auditor dhe punë e pavatur. Për 6
semestrat e parë fondi ndahet 1872 orë në auditor dhe 2628 orë punë e pavarur. Në total 4500
orë si dhe 70 orë provime.
Në planin mësimor të gjitha modulet janë të vlerësuara me 4, 5 dhe 6 ECTS dhe si formë
mësimdhënie është parashikuar leksioni dhe seminari. Numri i orëve në auditor për një
kredit nuk është bërë në përputhje me Udhëzimin Nr.11, datë 28.02.2011 të Ministrit të
Arsimit (ku për 1 ECTS duhet të ketë 10 deri në 12 orë në auditor).
Në planin mësimor nuk ka ndryshime, krahasuar me programet mësimore të licensuara.
Përcaktimi i krediteve (ECTS) për format e studimit:
Për leksionet (1 ECTS) 6 orë në auditor dhe 19 orë punë e pavarur e studentit
Për tezën (30ECTS) 48 orë në auditor dhe 702 orë punë e pavarur e studentit
Modulet në planin mësimor janë paraqitur sipas veprimtarive kormuese (A-F).
Veprimtari në disiplina të formimit të përgjithshëm (A) 40 ECTS
Veprimtari në disiplina të formimit karakterizues (B) 88 ECTS
Veprimtari në disiplina të Ngjashme dhe/ose integruese (C) 45 ECTS
Veprimtari në disiplina me zgjedhje (D) 66 ECTS
Njohuri të tjera formuese si plotësime në gjuhët e huaja, stazh, apo praktika (E)
25 ECTS
Teza e Diplomës (F) 6 ECTS
Titullarët e moduleve janë me grada të ndryshme. Pedagogu mbulon modulin e shkrimit
akademik dhe e ka gjuhë amtare anglishten. Në personelin akademik me kohë të plotë dhe të
pjesshme që mbulon të gjitha modulet e planit mësimor nuk ka asnjë ndryshim nga ata të
deklaruara nga Institucioni në Raportin e Vlerësimit të Brendshëm.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 26 nga 41
Syllabuset i kanë të gjitha elementët. Ato janë të standartizuara për të gjitha modulet.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
I - PROGRAMET E STUDIMEVE TË OFRUARA
Standardi I. 1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e
tij.
Kriteri 1 Institucioni ofron programe të
akredituara të studimeve, të organizuara
në module dhe të vlerësuara në kredite,
sipas Sistemit Europian të Transferimit
dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS);
Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të
grumbulluara gjatë një viti nga një
student që ndjek një program studimi me
kohë të plotë është 60 kredite;
Kriteri 1 Në rrethin e programeve të ciklit të parë e të
dytë, Programi Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik (baçelor) i hapur rishtazi, respekton kriteret
sipas ECTS dhe ato të përcaktuara në programin e
licencuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Është
hartuar në module dhe vlerësohet me kredite në përputhje
me aktet përkatëse rregullatorë.
Kriteri 2 Për studentët me kohë të plotë në Programin
Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik
(baçelor) sasia mesatare e krediteve të grumbulluara
është 60.
II - ORGANIZIMI, DREJTIMI DHE ADMINISTRIMI I PROGRAMEVE TË STUDIMEVE
Standardi II.4 - Programet e studimeve të ciklit të parë janë të detajuara dhe informuese.
Kriteri 1 Njësitë kryesore, përgjegjëse
për një program studimi të ciklit të parë,
japin informacionet e nevojshme për
përmbajtjen e programeve të studimeve;
Kriteri 2 Njësitë kryesore, përgjegjëse
për një program studimi të ciklit të parë,
japin informacionet e nevojshme për
lëndët me zgjedhje apo të detyruara për
semestër;
Kriteri 3 Njësitë kryesore, përgjegjëse
për një program studimi të ciklit të parë,
japin informacionet e nevojshme për
ngarkesën mësimore, orët në auditor,
frekuentimin/ ndjekjen e programit;
Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse
për një program studimi të ciklit të parë,
japin informacionet e nevojshme për
syllabuset e detajuara për secilën lëndë,
për praktikat, ushtrimet apo orët e
laboratorit, etj.
Kriteri 1 Përmbajtja programeve të studimeve ndërmjet
tyre dhe për Programin Marketing Ndërkombëtar dhe
Menaxhim Logjistik (baçelor), informacionet rreth tyre
janë lehtësisht të aksesueshme on-line dhe në sekretarinë
përkatëse.
Kriteri 2 Dhe po ashtu njësitë kryesore, përgjegjëse për
një program studimi të ciklit të parë, japin informacionet
e nevojshme për lëndët me zgjedhje apo të detyruara për
çdo semestër;
Kriteri 3 Ngarkesa gjithashtu eshte e detajuar qartë për
orët në auditor si dhe detyrimet në ndjekjen e programeve
dhe të ciklit të leksion-seminareve.
Kriteri 4 Njësitë kryesore, përgjegjëse për një program
studimi të ciklit të parë, japin informacionet e nevojshme
për syllabuset e detajuara për secilën lëndë, për praktikat,
ushtrimet apo orët e laboratorit, etj.
Konkluzionet e GVJ: Programi Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik (baçelor)
respekton kriteret sipas ECTS dhe ato të përcaktuara në programin e licencuar nga Ministria e Arsimit
dhe Shkencës. Ështe hartuar në module dhe vlerësohet me kredite në përputhje me aktet përkatëse
rregullatorë, sasia mesatare e krediteve të grumbulluara është 60, informacionet rreth programeve,
detyrimeve të tyre janë lehtësisht të aksesueshme on-line dhe në sekretarinë përkatëse.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 27 nga 41
8. Mësimdhënia
Pjesa përshkrimore
Programi i studimit “BA në MNML” është me kohë të plotë, 3 vite akademike dhe i vlerësuar
me 180 ECTS. Afati minimal i studimeve në këtë program është 3 vjet i ndarë në 6 semestra.
Vlerësimi i Treguesve të matshëm:
Format e organizimit të mësimdhënies janë leksione dhe seminare. Në këtë program studimi
nuk është parashikuar zhvillimi i një praktike profesionale.
Ngarkesa mësimore është 16 javë mësimore duke përfshirë dhe javën e provimit. Ndërsa
ngarkesa javore fizike është 15 orë. Ngarkesa javore fizike është më e ulët sesa ngarkesa
minimale e parashikuar në Udhëzimin Nr. 15, datë 04.04.2008 të Ministrit të Arsimit
Shkencës (udhëzimi parashikon 20-25 orë mësimore në javë; 1 orë mësimore = 60 minuta).
Kontrolli i njohurive të studentëve realizohet bazuar në disa elementë si: ndjekja e moduleve
dhe pjesëmarrja aktive në leksione, provimi i pjesshëm, detyra/detyra kursi, prezantime,
punim shkencor në grup, provim përfundimtar. Pedagogët kanë lirinë që të përcaktojnë
mënyrat dhe format e kontrollit, të cilat janë pjesë e syllabuseve. Elementët e kontrollit të
njohurive ndryshojnë sipas specifikave që kanë lëndët/modulet.
Format e kontrollit dhe formula e vlerësimit të studentëve për çdo lëndë, është pjesë e
syllabusit të lëndëve. Në fillim të çdo semestri pedagogët u bëjnë të ditur studentëve modelin
dhe formulën e zgjedhur për vlerësimin e njohurive të tyre përgjatë semestrit dhe në fund të
tij. Syllabuset e lëndëve janë në internet dhe mund të konsultohen lirisht nga studentët.
Provimi final zë përqindjen më të madhe të notës përfundimtare në pjesën më të madhe të
moduleve (30-60% të notës). Tezat e provimit formulohen nga titullari i lëndës sipas një
formati të përcaktuar nga IAL. Kontrolli i njohurive të studentëve bëhet me shkrim dhe i
sekretuar, duke siguruar në këtë mënyrë objektivitetin e vlerësimit.
Dhënia e njohurive të reja bëhet duke përdorur mjetet audiovizive për ta bërë leksionin sa më
tërheqës, por pedagogët operojnë gjithashtu me tabelën dhe materialet në PPP në varësi të
modulit. Të gjitha materialet mësimore ngarkohen nga pedagogët në sistem, i cili iu
mundëson studentëve aksesin në leksionet kudo që janë dhe kanë mundesi interneti.
Pedagogët e lëndëve i azhornojnë në mënyrë periodike leksionet dhe materialet që kanë lidhje
me lëndën/modulin.
Kontrolli i cilësisë së mësimdhënies realizohet nga Departamenti dhe NJSBC. Departamenti i
Administrim Biznesit diskuton ndryshimet e mundshme në syllabus në fillim të semestrit.
Nëse ka ndryshime ato miratohen nga departamenti, së bashku me materialet mësimore dhe
ndihmëse në funksion të realizimit të programit.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 28 nga 41
Të gjithë pedagogët kanë detyrimin që të përgatisin “dosjen e lëndës” e cila përfshin të gjitha
materialet dhe leksionet e shpjeguara gjatë semestrit, një kopje shembull të provimeve të
zhvilluara, një kopje të provimit më të mirë dhe më të dobët etj.
Departamenti analizon të dhënat e kontrolleve dhe anketimeve të zhvilluara me studentë për
të vlerësuar format dhe metodat e mësimdhenies, cilësinë e mësimdhënies nga ana e
pedagogut, objektivitetin e vlerësimit, etj. Rezultatet e vlerësimit përfshihen në raportin vjetor
të deparamentit.
Studentëve u ofrohen periodikisht mundësi të reja trajnimi dhe zhvillimi në kuadër të
mundësive që kryesisht përcaktohen nga departamenti apo dekanati. Ndër to mund të
përmendim: Trajnim studentor në ambientet e Eagle & ALBTELECOM; Formumi Ekonomik
i Turqisë; Konferenca Shkencore; Trajnim në ambientet e Euromax; Workshop Day; Samiti i
Rinisë në Turqi; Turneu i Debateve; Konkursi “Sfidat e së Ardhmes 2013”; Model Economic
Forum; Forumi Ndërkombëtar i Francës; Konkursi i Eseve rreth Shkencave Ekonomike;
Forumi Ndërkombëtar i Gjermanisë; Model European Union; Pjesmarrje në ICESo 2014 etj.
Bazuar në tabelën 24 në RVB, dukshëm jepet pjesmarrja e konsiderueshme e studentëve në
punimet shkencore individuale të pedagogëve (40), pjesëmarrja në projekte shkencore në
rang departamenti (150), pjesëmarrje (300) në projekte shkencore në rang fakulteti dhe 85
studentë pjesëmarrës në projekte shkencore në bashkëpunim me të tjerë.
9. Studentët
Pjesa përshkrimore
Programi i studimit Baçelor në Marketin Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik u jep
mundësinë përgjithësisht të diplomuarve që të thellojnë njohuritë e tyre në këtë fushë.
Kandidati për programin e studimit Baçelor pranohet nëse plotëson këto kushte:
1. Vërteton me dokument zyrtar mbarimin e shkollës së mesme në Shqipëri ose jashtë
vendit (ekuivalentuar sipas kritereve të përcaktuara nga MAS)
2. Plotëson kushte të tjera të pranimit të përcaktuara në rregulloren e brendshme të
Shkollës së Lartë;
3. Pranon kryerjen e pagesës së tarifës së caktuar mujore/vjetore;
Në kushtet specifike të pranimit në këtë PS për shtetasit vendas janë:
Të kalojë me sukses provimin e pranimit që zhvillohet dhe administrohet nga
Universiteti Privat EPOKA, ose të ketë mesatare të përgjithshme të shkollës së mesme
mbi 8.00. Ka raste përjashtimore për studentët që kanë mesatara afër 8.00 dhe do të
duhet të kalojnë përmes një interviste;
Të ketë të mbledhur mbi 1,400 pikë në provimin e SAT;
Pikët e Provimit të Maturës Shtetërore (pikët minimale bëhen të diktuara çdo vit pas
publikimit të Provimit të Maturës Shtetërore)
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 29 nga 41
Të ketë mjaftueshmëri të gjuhës Angleze të vërtetuar nëpërmjet një nga çertifikatave
të njohjes së gjuhës Angleze nga MAS ose provimit të mjaftueshmërisë së gjuhës
Angleze të Universitetit Privat EPOKA.
Për vitin akademik 2012-2013 në këtë program studimi janë regjistruar 6 studentë. Ndërkohë
për dy periudhat e tjera 2013-2014 dhe 2014-2015 janë regjistruar respektivisht 15 dhe 18
studentë si dhe ka pasur një transferim në vitin akademik 2013-2014. Mesatarja e ponderuar
në hyrje për tre periudhat e para vjen në rritje dhe në vitin e fundit vlerësohet 8.65. Nuk flitet
për moskalueshmëri të studentëve
Universiteti Privat EPOKA ka themeluar Qendrën e Planifikimit të Karrierës, e cila e kryen
veprimtarinë e saj në kuadër të Zyrës së Dekanit të Studentëve. Qendra orienton studentët në
procesin e zhvillimit të ardhshëm dhe ndërmjetëson komunikimin ndërmjet studentëve dhe
institucioneve/kompanive me qëllim punësimin e studentëve të diplomuar.
Ndër fushat kryesore të punës së Qendrës së Planifikimit të Karrierës është dhe organizimi i
programeve të praktikës, si dhe organizimi i trajnimeve për studentët e Universitetit Privat
EPOKA për t’i pajisur ata më mirë me aftësitë e nevojshme që do t’i ndihmojnë ata në
karrierën e ardhshme profesionale. Qendra merret dhe me organizimin e panaireve të punës.
Universiteti Privat EPOKA ka ngritur dhe Zyrën e të Diplomuareve (Alumni office), e cila
stimulon interesin dhe pjesëmarrjen e të diplomuarve në jetën e Universitetit, duke i përfshirë
ata në aktivitete dhe projekte të përbashkëta.
Në këtë fazë të zhvillimit të programit nuk mund të gjenerohen të dhëna për numri total të të
punësuarve dhe numrin total i të punësuarve (jo në përputhje me diplomën).
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
IV - INSTITUCIONI MBRON TË DREJTAT E STUDENTËVE
Standardi IV.1 - Institucioni ndjek një politikë të mirëpritjes së studentëve të rinj.
Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё
studimeve bëhet në përputhje me ligjin
nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e
lartë në Republikën e Shqipërisë”, i
ndryshuar dhe aktet nënligjore në fuqi.
Kriteri 1 Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në
përputhje me ligjin Nr. 9741, datë 21.05.2007, “Për
arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar
dhe aktet nënligjore në fuqi. Institucioni i Arsimit të
Lartë propozon kritere të veçanta për përzgjedhjen e
kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore,
për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve, që synojnë
përzgjedhjen e kandidatëve cilësorë në përputhje me
standard e Universitetit Privat EPOKA. Për kandidatet
shqiptarë dhe të huaj kërkohet detyrimisht paraqitja e
dokumentacionit të njëhsuar nga Ministria e Arsimit dhe
e Sportit të Republikës së Shqipërisë që vërteton studimet
parauniversitare jashtë vendit si dhe njohjen e gjuhës
angleze.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 30 nga 41
Kriteri 2 Institucioni i Arsimit të Lartë
propozon kritere të veçanta për
përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë
mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u
pranuar në ciklin e parë të studimeve.
Kriteri 2 Kandidatët shqiptarë pranohen kur kalojnë me
sukses provimin e formimit, mesatare tetë e lartë (sistemi
me 10 nota), të ketë mbledhur të paktën 1400 pikë në
provimin SAT. Pikët minimale të pranimit njoftohen çdo
fillim viti shkollor, pas publikimit të rezultateve të
maturës shtetërore.
Ndërsa për shtetasit e huaj kërkohen të paktën 1400 pikë
në Provimin SAT, mesatarja mbi tetë, si dhe pikë të
barasvlefshme me ato të Shqipërisë, të fituara në studimet
në shtetin përkatës.
Standardi IV.2 - Institucioni informon studentët në lidhje me politikat e punësimit.
Kriteri 1 Studentët informohen në
mënyrë të detajuar për programin e
studimit, organizimin dhe kohëzgjatjen e
programit të studimeve;
Kriteri 2 Studentët vlerësojnë pedagogun
e çdo lënde, në përfundim të semestrit;
Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i
këshillimit të karrierës;
Kriteri 4 Studentët informohen mbi
mundësitë për punësim pas diplomimit në
këtë program studimi.
Kriteri 1 Gjatë përzgjedhjes, studentëve u ofrohet
informacion i detajuar për programin e studimit,
organizimin, kohëzgjatjen apo arsyetime për pyetjet që
ata mund të kenë lidhur me to.
Kriteri 2 Siç është theksuar më sipër studentët vlerësojnë
pedagogun e çdo lënde, në përfundim të semestrit në
mënyrë standarde edhe me shpjegimet për këtë.
Kriteri 3 Këshillimit të karrierës për studentët u ofrohet
ofrohet në mënyrë profesionale dhe të vazhdueshme.
Kriteri 4 Studentët informohen mbi mundësitë për
punësim pas diplomimit në këtë program studimi, në
bizneset vendase dhe të huaja.
Standardi IV.3 - Institucioni disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin
programet e studimeve të ciklit të parë.
Kriteri 1 Institucioni disponon statistika
vjetore për numrin e të diplomuarve, në
ciklin e parë;
Kriteri 2 Institucioni disponon statistika
vjetore për numrin e studentëve të
regjistruar në programet e studimeve të
ciklit të parë, tërheqjet nga programi, si
dhe largimet para përfundimit të
programit apo mospërfundimin me sukses
të vitit akademiknë të cilin zhvillohet
programi i studimeve;
Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna
për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit
të programit të studimeve që nga pranimi,
deri në diplomim.
Kriteri 1 Institucioni disponon statistika korrekte për të
diplomuarit, në ciklin e parë; si dhe në Zyrën Alumni
përditëson të dhënat për studentet e diplomuar duke i
mbajtur në korent me zhvillimet në Universitetin Privat
EPOKA
Kriteri 2 Statistikat për rregjistrimet, sipas programeve,
tërheqjet e parakoheshme apo largimet para përfundimit,
apo rastet e mospërfundimit me sukses të vitit akademik
janë të dokumentuara e reale.
Kriteri 3 Në mënyrë kronologjike dhe në
kohë,Universiteti Privat EPOKA disponon të dhëna për
ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të
studimeve që nga pranimi, deri në diplomim.
Standardi IV.4 Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve.
Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim
karriere studentëve, ndjek progresin e tyre
dhe i ndihmon ata në çështjet që kanë të
bëjnë me procesin mësimor;
Kriteri 1 Qendra për këshillim të karrierës e vizituar
gjatë akreditimit, organizon në mënyrë periodike
veprimtari per t’i sensibilizuar e informuar studentët për
kërkesat e tregut vendas e ndërkombëtar të punës e të
edukimit pasuniversitar. Departamentet kane gjithashtu
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 31 nga 41
Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës
për këshillimin e karrierës) ndihmon
studentët në përzgjedhjen e institucionit
në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën
profesionale, në rastet kur parashikohet
një e tillë.
këshilltarin akademik në dispozicion të studentëve.
Kriteri 2 Këshilli i karrierës në bashkëpunim me
departamentin përkatës ofron mundësi praktikash gjatë
verës dhe jo vetëm, nëpërmjet komunikimit me
institucionet përkatëse në vend e jashtë, që lidhen me
programin e marketingut ndërkombëtar dhe më tepër me
logjistikën ndërkombëtare ku tregu i punës është edhe më
kërkues.
Konkluzionet e GVJ: Pranimi në ciklin e parë tё studimeve bëhet në përputhje me ligjin dhe aktet
nënligjore, por shton edhe kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve cilësorë në përputhje me
standartet e Universitetit Privat EPOKA. Për kandidatët shqiptarë dhe të huaj kërkohet detyrimisht
paraqitja e dokumentacionit të njëhsuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit të Republikës së
Shqipërisë që vërteton studimet parauniversitare jashtë vendit si dhe njohjen e gjuhës angleze. Po
ashtu ka një sistem konkurrues të përzgjedhjes në sistemin shqiptar të edukimit.
Gjatë përzgjedhjes, studentëve u ofrohet informacion i detajuar për programin e studimit, organizimin,
kohëzgjatjen apo arsyetime për pyetjet që ata mund të kenë lidhur me to. Zyra e Këshillimit të
karrierës per studentët dhe departamentet këshillojnë në mënyrë profesionale dhe të vazhdueshme.
Studentët informohen mbi mundësitë për punësim pas diplomimit në këtë program studimi në bizneset
më pranë programit të edukimit, dhe nëpërmjet Zyrës Alumni, përditëson të dhënat për studentët e
diplomuar duke i mbajtur në korent me zhvillimet në Universitetin EPOKA, që disponon mënyrë
kronologjike të dhëna për ecurinë e studentëve gjatë zhvillimit të programit të studimeve që nga
pranimi, deri në diplomim.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 32 nga 41
V. KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT
10. Kërkimi shkencor
Universiteti Privat EPOKA është një institucion që krahas mësimdhënies e ka orientuar
veprimtarinë e vet dhe nga kërkimi shkencor. IAL e inkurajon stafin akademik për të
zhvilluar punë kërkimore dhe ofron mbështetje financiare për realizimin e saj. Publikimet e
stafit vlerësohen nga një juri e posaçme, një herë në vit, në bazë të kritereve të përcaktuara në
“Rregulloren për Nxitjen e Publikimeve Shkencore”. Universiteti ofron gjithashtu mbështetje
financiare për realizimin e projekteve shkencore, pjesëmarrjen e stafit në konferenca dhe
veprimtari shkencore brenda dhe jashtë vendit. Në kuadër të punës shkencore IAL dhe
departamenti që mbulon programin e studimit realizojnë konferenca shkencore.
Politikat e kërkimit shkencor të përmendura më sipër janë për të gjitha PS.
Puna kërkimore shkencore është orientuar kryesisht:
Në rritjen e nivelit të mësimdhënies.
Kualifikimin shkencor të pedagogëve nëpërmjet botimeve të ndryshme shkencore,
pjesëmarrjes në konferenca brenda dhe jashtë vendit dhe përfshirja e tyre sa më e gjërë
në projekte të ndryshme kërkimore të financuara nga IAL dhe financime nga projekte
ndërkombëtare.
Formimi teoriko-profesional i studentëve në përgjigje të kërkesave të tregut të punës
dhe stimulimit të prirjeve individuale të studentëve në fushën e sipërmarrjes.
Forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit të IAL me universitete të huaja dhe vendase.
Gjatë vizitës në IAL u verifikuan të gjitha të dhënat në lidhje me kërkimin shkencor dhe të
deklaruara në RVB. Nga verifikimi i të dhënave u konstatua që nuk ka ndryshime. Një pjesë e
madhe e informacionit mbi publikimet, projektet, konferencat, publikimet mund të aksesohen
përmes faqes së internetit të IAL. Të dhëna për kërkimin shkencor janë:
1. Numri i botimeve nga personeli akademik efektiv i IAL (186);
2. Numri i projekteve kërkimore në proces (7)
3. Numri i aktiviteteve shkencore të organizuara nga IAL (13)
4. Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore brenda IAL (30)
5. Numri i kërkimit shkencor me procesin mësimor (186)
6. Numri i studentëve të përfshirë në kërkimin shkencor (52)
11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun
Universiteti Privat EPOKA në veprimtarinë e tij i ka kushtuar një vëmendje të veçantë
bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Universiteti bashkëpunon me
institucione arsimore dhe kërkimore, institucione publike, koorporata kombëtare dhe
ndërkombëtare dhe sipërmarrje të ndryshme private. Bashkëpunimi me IAL publike dhe
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 33 nga 41
private ka synuar kryesisht shkëmbimin e programeve dhe planeve mësimore, shkëmbimin e
stafit dhe studentëve, organizimin e konferencave të përbashkëta dhe zhvillimin e kërkimit
shkencor. Të gjitha bashkëpunimet janë të dokumentuara përmes marrëveshjeve dhe/apo
protokolleve të bashkëpunimit. Pjesa më e madhe e bashkëpunimeve është me IAL publike
dhe private që e zhvillojnë aktivitetin e tyre në Turqi (56.3% e marrëveshjeve), ndërkohë që
Universiteti ka marrëveshje dhe me IAL publike në Shqipëri, në rajonin e Ballkanit, vendet e
Europës Perëndimore dhe IAL në SHBA. Numri i madh i marrëveshjeve është për
Universitetin Privat EPOKA në tërësi dhe nuk janë marrëveshje të dedikuara vetëm për
programin e studimit Baçelor në Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik.
Universiteti ka krijuar Zyrën e Mërrëdhënieve Ndërkombëtare për ndërtimin e marrëdhënieve
të bashkëpunimit dhe zhvillimin e partneriteve ndërkombëtare. Misioni dhe veprimtaria e
zyrës është e mirëpërcaktuar me rregulloren e brendshme të IAL.
IAL ka ndërtuar partneritete të qëndrueshme me komunitetin e biznesit. Qëllimi i këtyre
partneriteve është të mundësojnë realizimin e praktikave profesionale/verore të studentëve
pranë këtyre bizneseve.
Gjatë vizitës në IAL u konstatua që të dhënat e deklaruara në RVB për treguesit e
bashkëpunimit kombëtar dhe ndërkombëtar janë korrekte dhe nuk ka ndryshime.
Universiteti Privat EPOKA është pjesëmarrës në disa projekte kombëtare dhe ndërkombëtare.
Të dhënat sasiore për bashkëpunimin kombëtar dhe ndërkombëtar janë si më poshtë:
1. Numri i pjesëmarrësve si partnerë në projekte Kombëtare apo ndërkombëtare (6)
2. Numri i Leksioneve dhe seminareve me lektorë të huaj (38)
3. Numri i pjesëmarrësve në trajnime fushën e kërkimit shkencor jashtë vendit (1)
4. Mobiliteti i studentëve nga dhe drejt IAL (17 të ardhur nga jashtë/39 të larguar për
jashtë)
5. Infrastruktura në funksion të kërkimit shkencor-IAL ka buxhet të veçantë vjetor për
pjesëmarrjen në konferenca, buxhet për blerjen e titujve të rinj të librave dhe
periodikëve, fonde për marrjen e të drejtës së përdorimit në bibliotekat on-line.
Aktualisht IAL kka abonim në bibliotekën on-line JSTOR.
6. Numri i pjesëmarrësve në aktivitete shkencore Jashtë IAL/ jashtë vendit dhe prezantime
(30)
Universiteti Privat EPOKA ka 64 marrëveshje bashkëpunimi dhe/ose protokolle me IAL dhe
institucione kërkimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Nga këto 36 marrëveshje janë me IAL
publike dhe private në Turqi. IAL ka mërrëveshje bashkëpunimi me Akademinë e Shkencave,
UP, disa Universitete në rajonin e Ballkanit, vende antare të BE dhe SHBA. Marrëveshjet
nuk janë vetëm për këtë PS.
IAL ka bashkëpunim zyrtar me INSTAT, AIDA, Dhomën Shqiptare të Tregtisë
Ndërkombëtare dhe Zhvillimit. IAL ka gjithashtu 44 marrëveshje bashkëpunimi për kryerjen
e praktikave të studentëve me kompani që e zhvillojnë aktivitetin e tyre në sistemin banker,
telekomunikacionin, tregun e sigurimeve, industrinë përpunese, etj.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 34 nga 41
Në faqen e internetit të Universitetit Privat EPOKA jepet informacion mbi marrëveshjet e
bashkëpunimit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Vlerësimi sipas Standardeve
Standardet/kriteret Përmbushja e standardeve
VII - INSTITUCIONI GARANTON MARRËDHËNIE BASHKËPUNIMI, TË BRENDSHME
DHE TË JASHTME
Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit
të vet.
Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe
mbikëqyrjen e programit, nxit
bashkëpunimin ndërmjet personelit
brenda institucionit nëpërmjet
shkëmbimit të informacionit;
Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes
së detyrave mes personelit Brenda
institucionit, marrjes së përgjegjësive
respektive dhe analizës së vazhdueshme
të punës së tyre, garanton marrëdhënie të
frytshme bashkëpunimi.
Kriteri 1 Nga konsultat rezulton një shkëmbim intensiv i
informacionit elektronikisht dhe nëpërmjet takimeve
periodike, ndërmjet personelit për hartimin dhe
mbikëqyrjen e programit.
Kriteri 2 Eshte efektive dhe transparente ndarja e
detyrave dhe përgjegjësive respektive mes personelit dhe
analiza e vazhdueshme e punës së tyre, çka siguron
marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.
Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe
jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj.
Kriteri 1 Institucioni për realizimin e
objektivave të programeve të studimeve
dëshmon se ka vendosur marrëdhënie
bashkëpunimi me institucionet homologe
jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas
ose të huaj;
Kriteri 2 Institucioni ka vendosur
marrëdhënie bashkëpunimi me
punëdhënësit për kryerjen dhe
mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të
programeve të studimeve që ofrojnë;
Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime
profesionale të mëtejshme në
bashkërendim me punëdhënësit;
Kriteri 4 Institucioni bën një raport
analitik të përfitimeve nga marrëveshjet
kontraktuale në funksion të realizimit të
programeve të studimeve.
Kriteri 1 U konstatua një komunikim gati model me
institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e
biznesit vendas ose të huaj, një pjesë të cilëve u
kontaktuan, çka përbën një eksperiencë për tu ndjekur
nga institucionet analoge.
Kriteri 2 Një pjesë e studentëve sipas bisedës me ta e
fillojnë karrierën në institucionet ku kanë kryer
praktikën, zgjedhja e të cilëve është cilësore nga ana e
U.P. EPOKA. Institucioni ka vendosur marrëdhënie
bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe
mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të
studimeve që ofrojnë; më e theksuar kjo me institucionet
bankare. Bie ne sy qe rreth 24 % e studenteve kanë kryer
stazhin veror jashtë Shqipërisë
Kriteri 3 U. P. EPOKA ofron edukimin e vazhduar, duke
përditësuar njohuritë në mënyrë periodike sidomos në
fushat e ISO, cilësisë dhe komunikimit, shërbim që është
në rrugën e konsolidimit.
Kriteri 4 Nuk u konstatuan marrveshje me të tretë për
realizimin e programeve, e justifikuar me standartet mjaft
të mira të konstatuara gjatë vlerësimit të jashtëm.
Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga
marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të
programeve të studimeve.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 35 nga 41
Konkluzionet e GVJ: Nga konsultat rezulton një shkëmbim intensiv i informacionit elektronik dhe
nëpërmjet takimeve periodike ndërmjet personelit për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, si dhe
një ndarje transparente dhe efektive e detyrave dhe përgjegjësive respektive mes personelit,
komunikim gati model me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas.
Njëe pjesë e studentëve fillojnë karrierën në institucionet ku kanë kryer praktikën. Bie në sy që rreth
24 përqind e studentëve kanë kryer stazhin veror jashtë Shqipërise. U. P. EPOKA ofron gjithashtu
edukimin e vazhduar, duke përditësuar njohuritë në mënyrë periodike, sidomos në fushat e ISO,
cilësisë dhe komunikimit, shërbim që është në rrugën e konsolidimit. Nuk u konstatuan marrëveshje
me të tretë për realizimin e programeve, e justifikuar me standartet mjaft të mira të vetë institucionit të
konstatuara gjatë vlerësimit.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 36 nga 41
VI. ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË
STUDIMIT
RVJ mbyllet me “Analizën përmbledhëse të RVJ” sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e
forta, Weaknesses- pikat e dobëta, Opportunities-Mundësitë, Threats-pengesat).
a. Pika të forta:
1) Gjykoj se pika e parë e fortë e Programit MNML është risia në Sistemin Arsimor të
RSH. Një program i kapaciteteve ndërkombëtare dhe i ofruar në pjesën më të madhe
sipas standardeve të duhura;
2) Diversifikimi i njohurive të programit, pra mbështjellja e bazave në Ekonomiks,
Financë, Administrim Biznesi dhe Marketing, rrisin mundësitë e punësimit jo vetëm të
shpejtë por edhe alternativ nga të diplomuarit;
3) Manaxhimi i programit në tërësi është i qartë dhe shërbimi që i ofrohet studentit bëhet i
krahasueshëm me standardet ndërkombëtare;
4) Pjesa kërkimore-shkencore që ofron programi në MNML vlen për tu konsideruar dhe
vlerësuar;
b. Pika të dobëta:
1) Mungesa e gradave shkencore të larta në pjesën masive të pedagogëve;
2) Numri i ulët i studentëve të rregjistruar krahasur me numrin e pedagogëve që ka
programi. Një prirje e tillë mund të ndikojë negativisht në kosto;
3) Tarifa jokonkuruese me IAL publike dhe ato private;
4) Mungesa e bursa për programet e studimit të ciklit të dytë (bursa ekselence) ose
formave të tjera të financimit, i largon studentët drejt IAL të tjera.
c. Mundësitë:
1) Kërkesa në rritje e studentëve që mbarojnë baçelor për të vazhduar programet e
studimit Msc;
2) Bashkëpunimi me institucionet publike si (BSH, INSTAT, AIDA);
3) Bashkëpunimi me bankat e nivelit të dytë, kompanitë e sigurimit, dhe kompanitë e
prodhimit;
4) Marrëveshjet e bashkëpunimit me IAL të huaja për kualifikimin e stafit të ri;
5) Akses në literaturë shkencore për kryerjen e kërkimit shkencor përmes fondit të librave
në bibliotekë dhe bibliotekave on-line;
6) Mbështetja financiare nga shoqëria “Turgut Ozal Education” sh.a. 7) Mundësia për tu thithur nga tregu i punës edhe pa vazhduar studimet e ciklit të dytë,
mastër. Kjo për shkak të shumëllojshmërisë së njohurive që merr studenti gjatë 6
semestrave
d. Pengesat:
1) Kriza ekonomike dhe ulja e të ardhurave për ekonomitë familjare.
2) Konkurrenca nga IAL publike që ofrojnë PS të ngjashëm.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 37 nga 41
3) Mungesa e fondeve për financimin e studimeve me anë të bursave.
4) Mbyllja e programit për shkak të interesit të ulët të studentëve.
5) Ndryshimi i vazhdueshëm i kuadrit ligjor dhe nënligjor për arsimin e lartë.
6) Konkurrenca jo e drejtë në tregun e arsimit të lartë në Shqipëri
Grupi i Vlerësimit të Jashtëm
Prof. Dr. Ilia KRISTO
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 38 nga 41
SUMMARY ANALYSIS ON THE IMPLEMENTATION OF THE STUDY PROGRAMME
The external assessment report is finalized hereby with the summary analysis of the external
assessment report according to the SWOT method (Strengths, Weaknesses, Opportunities, and
Threats).
a. Strengths:
1) Counting on the overall criteria, I consider the Program in IMLM to be of innovation
for the Albanian Education System. This stands for the global logistics orientation as an
instrument of competitiveness of exporting companies in this day and age, as well as
for its unique features that go in paralel with the current development of the Albanian
Education System.
2) The program offers a broadly and diverse base of knowledge including a gamut of
concept-ideas and plethora of analytical information in Economics, Finance, Business
Administration and Marketing. Relevantly, all of the above are useful and fondamental
in building up a mimic or framework of international logistics management.
Exceptionally, the Program in IMLM is offered in line with the dynamic changes of the
labor market.
3) The management of the program is quite neat and precise and the offered service is of
considerable extent if compared to international education standards.
4) As a bachelor of science program, the scientific methods of research provided in the
program raise the bar of potential and future researchers in the making.
b. Weaknesses:
1) An evident area of improvement can be the academic level of professors as only few of
them share highly recognized academic titles. Compared to other Higher Education
Institutions (HEI), it can easily turn into a disadvantage.
2) There is a disbalance in the number of registered students and the number of academic
staf. Such a tendency can slightly or soonly affect the overall costs of offering the
program in the future. On the other hand, it bears upon the high quality of servise
offered to the students.
3) The tuition fee is over the top if compared to other private universities. As a new
comer, the tuition fee management office can suggest optimal reductions or offer
scholarships (based on merit and financial support). The business community, part of
the university’s network group may offer anually scholarships in exchange of future
internships or student’s assistance.
c. Opportunities:
1) The increasing and immersing demand of graduate and undergraduate students seeking
a bachelor or master’s degree. It becomes all of the more relevant when it relates to the
IMLM features.
2) Partnership with public institutions such as Bank of Albania, INSTAT, AIDA etc.
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 39 nga 41
3) Partnership with insurance, production and transport companies (exceptionally with
export oriented businesses).
4) Partnership Agreements with international HEI, beneficial for new staff training.
5) Opportunity for quick employment of already graduated students (holding only a
bachelor’s degree). This is due to the growing and specific body of knowledge the
program offers.
d. Threats:
1) Economic and financial crisis that decline the annual incomes of households.
2) Competition mainly coming from Public HEI that offer a program alike.
3) Lack of financial resources for students financial aids (Scholarships and grants).
4) Closing the program due to lack of interest in the market.
External evaluator
Prof. Dr. Ilia KRISTO
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 40 nga 41
VII. ANEKSE
Tabela 5 - Numri i personelit akademik për çdo njësi bazë: Personel Akademik Efektiv (PAE) dhe Personel
Akademik me Kontratë (PAK), titujt/gradat.
Universiteti EPOKA Departamenti i Administrim Biznesit
Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Në Total
Gj Tituj/
Grada
Gj Tituj/
Grada
Gj Tituj/
Grada
Gj Tituj/
Grada
Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe
Administrative
20 9 11 2 1 0 32 11
Në total 20 9 11 2 1 0 32 11
Tabela 1 - Cilësia e stafit akademik
Fakulteti i Shkencave Ekonomike dhe Administrative
Departamenti i Administrim Biznesit
Personeli Akademik
Efektiv
(Emër Mbiemër)
Detyra në
Dep.
Titulli
/Grada
Personeli
Akademik me
Kontratë
(Emër Mbiemër)
Titulli
/Grada
Institucioni ku
punon full time
1. Mustafa ŰÇ Përgjegjes
Departamenti
dhe Pedagog
Dr. 1 Nertila
GJINI
Prof.Dr. Universiteti New
York Tirana
2 Gűngőr TURAN Pedagog Prof.Dr. 2 Drilona
HASANI
M.Sc Aeroporti ‘’Nënë
Tereza”
3 Xhimi HYSA Pedagog Dr. 3 Ola CAMI M.Sc E papunësuar
4 Bekir CINAR Pedagog Assoc.Prof.Dr. 4 Kristal
Hykaj
M.Sc Ministria e
Financave
5 Abdulmenaf
SEJDINI
Pedagog Dr. 5 Alban
Tartari
MSc Albtelecom&Eagle
Mobile sh.a
6 Vusal
GAMBAROV
Pedagog Dr. 6 Saimir
Burgaj
M.Sc I papunësuar
7 Salih OZCAN Pedagog Dr. 7 Dorian
Kalleshi
M.Sc Remax Albania
8 Eglantina HYSA Pedagog Dr. 8 Matilda
LILA
MA E papunësuar
9 Urmat
RYSKULOV
Pedagog Dr. 9 Sajmir
Lacej MSc
Drejtoria e
Përgjıthshme e
Doganave
10 Alba KRUJA Pedagog MA 10 Avenir
Lleshanaku
M.Sc Banka Kombëtare
Tregtare
11 Alba GERDECI Pedagog MA
12 Mirjana
SEJDINI
Pedagog MA
13 Nihat CENGIZ Pedagog MSc
14 Mirela
ALHASANI
Pedagog MSc
15 Timothy
HAGEN
Pedagog MA
RVJ “BA Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim
Logjistik” Prof. Dr. Ilia Kristo
Faqe 41 nga 41
16 Erol SOGUTLU Pedagog MSc
17 Erda CANI Pedagog MSc
18 Reina SHEHI Pedagog MA
19 Ozgur ORNEK Pedagog MSc
20 Besjon
ZENELAJ
Asistent
Kërkimor
MSc
21 Sonila GRUDA Asistent
Kërkimor
MSc
22 Artir MALIQI Asistent
Kërkimor
B.Sc
23 Esmir DEMAJ Asistent
Kërkimor
M.SC
24 Nafi Xhafa Asistent
Kërkimor
B.Sc
Tabela 2 - Të dhëna sipas moshës personeli efektiv
Personeli sipas titujve
/gradave
Numri i Personelit Akademik Efektiv dhe administrativ me moshë:
(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)
Profesorë 0 0 1 0 0
As. Prof 0 0 1 0 0
Doktorë 5 1 1 0 0
Pedagogë (pa tituj) 5 4 1 0 0
Asistentë me Ma 3 0 0 0 0
Asistentë pa Ma 2 0 0 0 0
Personeli Administrativ 1 0 0 0 0
Tabela 3 - Të dhëna sipas moshës personeli me kontratë
Personeli sipas titujve
/gradave
Numri i Personelit Akademik me Kontratë me moshë:
(25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)
Profesorë 0 0 1 0 0
As. Prof 0 0 0 0 0
Doktorë 0 0 0 0 0
Pedagogë (pa tituj) 5 3 1 0 0
Asistentë me Ma 0 0 0 0 0
Asistentë pa Ma 0 0 0 0 0
Tabela 4 - Format e kontrollit të njohurive BSc në Marketing Ndërkombëtar dhe Menaxhim Logjistik
Programi i studimit
Format e kontrollit Pjesa e vlerësimit të përgjithshëm të
studentit
a. Ndjekja e lëndës dhe pjesëmarrja aktive Specifikuar në silabuset përkatëse
b. Plotësimi i detyrimeve (projekteve, detyrave të kursit) Specifikuar në silabuset përkatëse
c. Testimet gjatë vitit Specifikuar në silabuset përkatëse
d. Provimi përfundimtar Specifikuar në silabuset përkatëse
Etj Specifikuar në silabuset përkatëse
Gjithsej Specifikuar në silabuset përkatëse