42

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit ...aaal.edu.al/dokumente/IAL_private/Metropolitan/RVJ... · strategjik te avancuar, aftësive menaxheriale, metoda kërkimi,

  • Upload
    others

  • View
    3

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

  • Page 1

    RAPORT

    I VLERËSIMIT TË JASHTËM

    Për Programin e studimit MSc në Ekonomik - MBA

    SHLUP “UNIVERSITETI METROPOLITAN TIRANA”

    Eksperti i vlerësimit të jashtëm: Dr. Bernard Dosti

    KORRIK 2015

  • Page 2

    RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

    Për Programin e studimit MSc Ekonomik-MBA

    HYRJE

    Shkolla e Lartë Universitare Private “Universiteti Metropolitan Tirana” u licencua me Vendim Nr.357, datë 12.05.2010 të

    Këshillit të Ministrave. Sipas këtij vendimi, “ShLUP UMT” organizohet në dy fakultete: Fakulteti i Inxhinierisë, me programet

    Bachelor në Inxhinieri Civile dhe Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike. Fakulteti i Ekonomisë, me programet Bachelor në

    Menaxhim Biznesi dhe Bachelor në Informatikë Ekonomike.

    Me urdhërin nr.197, datë 28.5.2013, “ShLUP UMT”’ lejohet të çelë programet e ciklit të dytë të studimit, “Master i

    Shkencave” në si më poshtë

    1. “Menaxhim në Inxhinieri”

    2. “Inxhinieri Informatike”

    3. “Inxhinieri Telekomunikacioni”

    4. “Ekonomik-MBA”

    Programet e ciklit të dytë “Master i Shkencave” zgjasin dy vite akademike, me shkëputje nga puna dhe realizohen me 120

    ECTS. Këto programe studimi zhvillohen në gjuhën shqipe. Programet e ciklit të dytë synojnë thellimin e njohurive teorike

    dhe praktike të studentëve në fushën shkencave inxhinierike dhe ato ekonomike (te administrimit), me studime dhe trajnime

    të avancuara dhe kërkim shkencor në këto fusha. Në përfundim të programeve të studimeve të ciklit të dytë lëshohet

    diplomë në “Master i Shkencave” në fushën përkatëse, nga “ShLUP UMT”.

    GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

    Përbërja e GVJ:

    1. Dr. Bernard DOSTI

    Institucioni me shkresë Nr. 336 Prot, datë 08.07.2015 ka sjellë në APAAL komente lidhur me Draft RVJ që kishte të bënte

    me një saktësim në emërtimin e një dokumenti, ku u mor parasysh nga ana e eksperit (fq 8).

    2. Misioni/Objektivat e programit të studimit

    Pjesa përshkrimore

    Në përputhje me misionin dhe qëllimin, bazuar në strategjinë e zhvillimit të “ShLUP UMT”, si dhe në funksion të kërkesave

    të zhvillimit ekonomik të vendit, “ShLUP UMT”, ofron programin e studimit në “Master në Ekonomik-MBA”. Ky program

    ndërdisiplinor, ofron veprimtari teorike dhe praktike, në fushën e studimeve dhe kërkimeve shkencore, që kanë si qëllim të

    sigurojnë arsimim cilësor universitar dhe të ofrojnë përgatitje profesionale në fushën e ekonomisë.

    Kjo fushë synon të merret me drejtimin dhe menaxhimin efiçent të bizneseve të mesme dhe koorporatave, me qëllim

    realizimin me efikasitet të obiektivave në një realitet dinamik. Si i tillë, administrimi përfshin çdo pjesë të veprimtarisë

    kryesore apo ndihmëse të proçesit të të bërit biznes të një subjekti: prodhimin, shpërndarjen, financën, burimet njerëzore,

    teknologjinë, marketingun, shërbimet etj.

    Misioni i Programit të Studimit të ciklit të dytë, “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”, është të sigurojë arsimim cilësor

    universitar dhe të ofrojë formim të specifik në menaxhimin dhe drejtimin e bizneseve.

  • Page 3

    Misioni i këtij programi përqendrohet te përgatitja e profileve të studentëve që duan të aftësohen në fushën e menaxhimit,

    qeverisjes së bizneseve dhe organizatave të ndryshme, duke i dhënë atyre njohuri të përgjithshme dhe teknike bazë, të

    domosdoshme për të hyrë me sukses në tregun e punës, në fushat e administrimit të shoqërive publike apo private,

    fitimprurëse ose jo.

    Për të realizuar këtë mision, institucioni u përmbahet këtyre qëllimeve kryesore:

    Të përgatisë specialistë të lartë, në përputhje me kërkesat dhe nevojat e shoqërisë nëpërmjet programeve

    universitare mësimore-shkencore të një niveli të përparuar e bashkëkohor teorik, metodik e praktik;

    Të ofrojë studime të thelluara akademike dhe të kryejë kërkime shkencore në fushën e ekonomisë;

    Të tërheqë specialistët më të mirë dhe të inkurajojë me të gjitha mënyrat kontributin e tyre vazhdimisht në

    rritje në fushat përkatëse;

    Të ofrojë kualifikim të vazhdueshëm e bashkëkohor për kuadrot akademike në fushat që mbulon.

    Objektivat e programit:

    Programi “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”, i drejtohet studentëve të cilët janë të interesuar të bëjnë karrierë

    akademike, por edhe atyre që dëshirojnë të bëhen menaxherë dhe duan të thellojnë njohuritë e tyre menaxheriale, për të

    lehtësuar suksesin në pozicionet e tyre të punës në të ardhmen. Pas përfundimit të programit, studentët do të jenë në

    gjendje të merren me punë kërkimore më të thelluar në fushën e menaxhimit, si dhe të zgjidhin problemet komplekse të

    menaxhimit në fushat e tyre specifike të ekspertizës.

    Qëllimi i programit është të ofrojë studime të thelluara për të gjithë studentët në fushën e zgjedhur, të mundësojë zhvillimin

    e punës kërkimore në këtë fushë si dhe të përgatisë profesionistë në fushën e menaxhimit. Ky program studimi është

    konceptuar që:

    të sigurojë një mjedis të të mësuarit me një gamë të gjerë kursesh, duke kombinuar studimet teorike me realitetin

    praktik.

    të zhvillojë mendimin analitik dhe kritik, si edhe të rrisë aftësitë konceptuale dhe ndërpersonale të domosdoshme për

    menaxherët e sotëm.

    të stimulojë dhe inkurajojë bashkëpunimin midis studentëve që do të vazhdojnë karrierën akademike duke qenë të

    fokusuar në kërkimet shkencore dhe zhvillimet teorike me zhvillimet reale dhe problematikën konkrete që ndeshin

    bizneset dhe institucionet në veprimtarinë e tyre të përditshme.

    Programi “Master i Shkencave në Ekonomik- MBA”, fokusohet në thellimin e njohurive në disiplinat funksionale të

    administrimit të biznesit, si: menaxhimi strategjik, drejtimi financiar i avancuar, kontabiliteti menaxherial, marketing, etj. Në

    përfundim të programit “Master i Shkencave në Ekonomik- MBA”, studentët do të arrijnë:

    Të jenë të aftë të menaxhojë dhe të vlerësojë në mënyrë kritike situatën ekonomike dhe menaxheriale të një

    institucioni privat ose publik.

    Të promovojnë të menduarit kritik dhe krijues në menaxhimin e një biznesi.

    Të promovojnë qytetari për sensibilizimin e opinionit mbi permirsimin e menaxhimit të financave publike,

    private dhe personale.

    Të jenë të aftë të hartojnë dhe të arrijnë objektivat e studimeve dhe kërkimeve në fushën e ekonomisë.

    Të përdorin metodat e kërkimit sasior dhe cilësor dhe përqasjen e kombinuar.

    Të realizojnë kërkimin, duke arritur në disa përfundime.

    Ky program studimi është hartuar në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit duke ofruar module me karakter të

    mirëfilltë teorik dhe praktik, që ofrojnë njohuri nga fusha ekonomike, njohuri të nevojshme për menaxhimin efiçent të

    ndermarrjeve publike dhe private. Të diplomuarit në Programin e Studimit “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”,

    orientohen të punojnë në fusha të tilla si:

    Menaxher në kompanitë tregtare, të shërbimit dhe të ndërmjetësve financiarë,

  • Page 4

    Sipërmarrës në sektorët industrial, tregtare dhe të sherbimeve,

    Menaxher për zyrat e kërkimit të ndermjetësve fianaciare, në kompani private dhe publike, kombëtare

    dhe ndërkombetare,

    Konsulente në kompanitë tregtare dhe financiare,

    Ekspert në mardhëniet kombetare dhe ndërkombetare të bizneseve,

    Vlerësimi sipas Standardeve

    Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve1

    Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij.

    Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me

    misionin dhe qëllimin e institucionit;

    Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me

    nevojat e tregut të punës;

    Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me

    zhvillimin ekonomik të vendit;

    Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e

    institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit.

    Në përputhje me misionin dhe qëllimin, bazuar në

    strategjinë e zhvillimit të “ShLUP UMT” si dhe në funksion

    të kërkesave të zhvillimit ekonomik të vendit, “ShLUP

    UMT” ofron programin e studimit në “Master Shkencor në

    Ekonomik-MBA”. Ky program ofron veprimtari teorike dhe

    praktike që kanë si qëllim të sigurojnë përgatitje

    profesionale në fushën e menaxhimit të projekteve dhe

    ndryshimeve.

    Duke ofruar module me karakter të mirëfilltë teorik dhe

    praktik, që ofrojnë njohuri nga fushat e menaxhimit

    strategjik te avancuar, aftësive menaxheriale, metoda

    kërkimi, strategji marketingu, menaxhimi i përgjithshëm i

    cilësisë, ky program synon të jetë sa më pranë tregut të

    punës.

    Program i studimit “Master Shkencor në Ekonomik-MBA”,

    është hartuar duke u bazuar në tendencat strategjike të

    zhvillimit ekonomik të tregut Shqiptar.

    Programet e ofruara nga “ShLUP UMT”, janë hartuar në

    përputhje me politikat kombëtare të parashikuara në

    planin strategjik mbi arsimin e lartë të Ministrisë së Arsimit

    dhe Sportit.

    Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

    Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me

    strategjinë për zhvillim të institucionit;

    Programi i studimit i ciklit të dytë, “Master i Shkencave në

    Ekonomik-MBA”, përputhet me strategjinë e zhvillimit të

    institucionit, pasi ai është konceptuar në përputhje me

    misionin dhe objektivat strategjikë të tij.

    Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

    Kriteri 1 Përmbatja e programeve të studimeve është në

    përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe

    nënligjore në fuqi;

    Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje

    me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga

    Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

    Programet e studimit janë në përputhje me kriteret e

    përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe

    me Kartën e Bolonjës.

    Në hartimin e programit të studimit, është marrë parasysh

    që emërtimi i programit të studimit të jetë në përputhje me

    nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga

    Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

    1 GVB duhet të shprehen me shkrim për çdo standard në mënyrë të përmbledhur (mbështetur në kriteret

    majtas). Në fund të çdo rubrike, grupi duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardeve në tërësi.

  • Page 5

    Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies

    dhe të të nxënit.

    Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel

    institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të

    studimeve;

    Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel

    institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies

    dhe të të nxënit.

    “ShLUP UMT”, ka hartuar një plan strategjik në nivel

    institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve

    të studimeve. Me vendimin nr. 24/1, datë 14 Dhjetor 2011,

    Senati Akademik i “ShLUP UMT”, ka miratuar “Strategjinë

    e zhvillimit të ShLUP UMT për periudhën 2012 – 2020”.

    “ShLUP UMT” ka hartuar një plan strategjik në nivel

    institucioni për përmirësimin e rezultateve të

    mësimdhënies dhe të nxënit.

    Konkluzionet e vlerësimit: Ky program studimi ofrohet në përputhje me misionin e institucionit. Ky program është në

    përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

    3. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

    Pjesa përshkrimore

    Programi i studimit “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”, zhvillohet në Fakultetin e Ekonomisë:

    Fakulteti i Ekonomisë ka në përbërje të tij këto njësi bazë:

    Departamenti i Administrim Biznesit

    Departamenti i Informatikës Ekonomike

    Qëndra Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë

    Organet drejtuese në Fakultet:

    Këshilli i Fakultetit

    Këshilli i Fakultetit është organ i përbërë nga 6 persona, të cilët përfaqësojnë personelin akademik në të gjitha nivelet.

    Mandati i anëtarëve të Këshillit është 4 vjet dhe me të drejtë rizgjedhje. Mbledhja e Këshillit thirret nga Dekani, i cili është

    edhe drejtuesi i tij. Këshillat e fakulteteve emërohen nga Rektori. Çdo fakultet ka këshillin e vet të udhëhequr nga Dekani.

    Në përbërje të këshillit të fakultetit janë 6 anëtarë.

    Këshilli i Fakultetit ka këto kompetenca :

    1. Miraton projekt planin disavjeçar të zhvillimit strategjik të Fakultetit për sa i përket anës mësimore, kërkimore

    shkencore, etj.;

    2. Miraton projekt buxhetin dhe programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore të Fakultetit;

    3. Vlerëson dhe miraton projekt programet e reja të studimit, të kërkimit e zhvillimit apo pjesë të tyre si dhe hapjen,

    ndryshimin ose mbylljen e njësive mësimore ose kërkimore në Fakultet;

    4. Miraton projekt planet mësimore të programeve të studimit të Fakultetit;

    5. Miraton strukturën akademike të Fakultetit për vitin mësimor, të hartuar në bazë të udhëzimeve të Ministrit të

    Arsimit.

    6. Vlerëson veprimtarinë mësimore-kërkimore të personelit akademik dhe miraton të gjitha masat disiplinore të

    propozuara nga Rektori për stafin akademik dhe personelin ndihmës.

    7. Siguron që kryerja dhe vlerësimi i të gjitha provimeve në Fakultet të bëhet në përputhje me standardet e

    institucionit, që garantojnë cilësinë dhe transparencën e duhur, etj.

    8. Miraton raportin vjetor të veprimtarisë mësimore-kërkimore, të përgatitur dhe paraqitur nga Dekani.

    Tabela 1: Anëtarët e Këshillit të Fakultetit

    Nr. Anëtarët e Këshillit të Fakultetit Funksioni

  • Page 6

    Fakulteti i Ekonomisë

    1. Dr. Florjan Salaj Kryetar – Dekan

    2. Prof. Asoc. Sopot Cama Anëtar – Përgjegjës Departamenti

    3. Dr. Ilir Kurti Anëtar – Përgjegjës Departamenti

    4. Prof. Asoc. Manjola Naço Anëtar – Drejtor i QKFI

    5. Dr. Dritan Fino Anëtar – Pedagog i Brendshëm

    6. MSc. Fatmira Kola Anëtar – Pedagog i Brendshëm

    Dekani

    Drejtuesi kryesor i fakultetit është dekani, i cili, pas aprovimit nga Bordi, emërohet nga Rektori. Afatet dhe kushtet e tjera të

    punës përcaktohen, pas negocimeve, në kontratën e punës të lidhur midis personit juridik dhe dekanit. Dekan i Fakultetit të

    Ekonomisë është Dr. Florjan SALAJ. Detyrat dhe kompetencat e Dekanit janë:

    1. Dekani është autoriteti drejtues kryesor i veprimtarisë mësimore, kërkimore shkencore të Fakultetit. Ai emërohet nga

    Bordi Drejtues me propozim të Rektorit. Marrëdhëniet e tij me shoqërinë përcaktohen në kontratën e tij të punës.

    2. Dekani mund të përfaqësojë Fakultetin ose “ShLUP UMT” -në aktivitete të ndryshme, shkencore, publike, mediatike,

    etj., që ai i gjykon në interes të “ShLUP UMT”-së, si edhe në veprimtaritë promovuese të “ShLUP UMT” -së.

    3. Dekani i propozon Rektorit emërimin dhe shkarkimin e Përgjegjësit të Departamentit dhe personelit akademik të

    Fakultetit.

    4. Harton projekt planin disavjeçar të zhvillimit strategjik të Fakultetit për sa i përket anës mësimore, kërkimore

    shkencore, etj.;

    5. Harton programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore, etj. të Fakultetit, si edhe ndjek zbatimin e

    tij pas miratimit në organet drejtuese;

    6. Dekani harton strukturën akademike të vitit mësimor për Fakultetin që drejton dhe ia paraqet atë për miratim Këshillit

    të Fakultetit përpara se t’ia dërgojë Rektorit;

    7. Harton dhe propozon projektbuxhetin vjetor që lidhet me veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore, etj. të

    Fakultetit dhe e paraqet atë për miratim në Këshillin e Fakultetit, përpara se të dërgohet për miratim të mëtejshëm;

    8. Harton planet mësimore të programeve të studimit për Fakultetin që drejton.

    9. Përgatit dhe paraqet rekomandime për projektet për programet e reja të studimeve, të kërkimit shkencor dhe

    ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre për Fakultetin;

    10. Vlerëson, garanton dhe mban përgjegjësi për sigurimin e brendshëm të cilësisë në Fakultetin që drejton, në

    përputhje me standardet shtetërore;

    11. Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Këshilli i Fakultetit, Rektori, Senati Akademik dhe Bordi i Lartë Drejtues;

    12. Dekani raporton një herë në përfundim të çdo semestri në Senatin Akademik të “ShLUP UMT” -së lidhur me ecurinë

    dhe realizimin e objektivave të vendosura për aktivitetin mësimor, kërkimor dhe shkencor në Fakultetin që ai drejton;

    13. Dekani nënshkruan Diplomën e studentëve të Fakultetit që drejton pas përfundimit të studimeve Bachelor dhe

    Master Shkencor.

    Njësitë Bazë të Fakultetit të Ekonomisë

    Departamenti

    Departamenti është njësia bazë mësimore dhe kërkimore që realizon programe studimi të ngjashme dhe grupon disiplinat

    mësimore përkatëse. Në Departament përfshihet i gjithë personeli akademik përkatës. Departamenti drejtohet nga

    përgjegjësi i saj, i/e cili/a ka minimalisht gradën “Doktor i shkencave”.

    Detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit janë:

  • Page 7

    1. Bashkërendon planin e punës mësimore e kërkimore te pedagogeve te Departamentit dhe miraton projekt planin

    njëvjeçar dhe disavjeçar të zhvillimit strategjik të Departamentit për sa i përket anës mësimore, kërkimore

    shkencore, etj.;

    2. Propozon veprimtari studimore, shkencore dhe/ose në bashkëpunim me universitete të tjera vendase ose të huaja;

    seminare, konferenca, simpoziume, forume shkencore, tryeza diskutimesh universitare, ndëruniversitare dhe

    ndërkombëtare;

    3. Tërheq dhe aktivizon në veprimtarinë studimore, shkencore dhe botuese studentët më të mirë të fakulteteve,

    përgatit për ata module suplementare dhe veprimtari të tjera të ngjashme;

    4. Propozon dhe përcjell për miratim projekt buxhetin dhe programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore,

    shkencore të Departamentit;

    5. Propozon projekt programet e reja të studimit, të kërkimit e zhvillimit apo pjesë të tyre dhe përcjell për miratim të

    mëtejshëm;

    6. Miraton projekt planet mësimore të programeve të studimit të Departamentit;

    7. Vlerëson veprimtarinë mësimore-kërkimore të personelit akademik.

    8. Siguron dhe garanton që kryerja dhe vlerësimi i të gjitha provimeve në Departament të bëhet në përputhje me

    standardet e institucionit, që garantojnë cilësinë dhe transparencën e duhur, etj.

    9. Miraton raportin vjetor të veprimtarisë mësimore-kërkimore, të përgatitur dhe paraqitur nga Përgjegjësi i

    Departamentit.

    Qendra Kërkimore

    Qendra kërkimore është një njësi bazë, e cila funksionon pranë njësisë kryesore. Kjo qendër organizon dhe drejton

    veprimtarinë kërkimore të institucionit. Qendra drejtohet nga drejtuesi i saj, i cili ka gradën “Doktor i Shkencave”.

    Detyrat dhe përgjegjësitë e kësaj qëndre janë:

    1. Bashkërendon planin e punës kërkimore të anëtareve te Qendrës Kërkimore si dhe me Departamentet e

    fakultetit/eve;

    2. Propozon dhe organizon veprimtari shkencore dhe/ose në bashkëpunim me universitete të tjera vendase ose të

    huaja;

    3. Zhvillon seminare, konferenca, simpoziume, forume shkencore, tryeza diskutimesh universitare, ndëruniversitare

    dhe ndërkombëtare;

    4. Tërheq dhe aktivizon në veprimtarinë shkencore dhe botuese studentët më të mirë të fakulteteve, përgatit për ata

    module suplementare dhe veprimtari të tjera të ngjashme;

    5. Boton dhe publikon, përveç teksteve mësimore, përmbledhje studimesh, referatesh, kumtesash, etj.

    Përgjegjësi i Departamentit

    Departamenti drejtohet nga Përgjegjësi i Departamentit. Detyrat dhe kompetencat e Përgjegjësit të Departamentit janë:

    1. Është autoriteti drejtues kryesor i veprimtarisë mësimore, kërkimore shkencore të Departamentit. Ai miratohet nga

    Bordi Drejtues me propozim të Rektorit.

    2. I paraqet Dekanit kërkesën për staf akademik për mbulimin e procesit mësimor të vitit akademik.

    3. I propozon Dekanit programin vjetor të veprimtarive mësimore, kërkimore, shkencore, etj. të Departamentit, si

    edhe ndjek zbatimin e tij pas miratimit në organet drejtuese;

    4. I propozon Dekanit strukturën akademike të vitit mësimor për Departamentin;

    5. Përgatit dhe i propozon Dekanit projektbuxhetin vjetor që lidhet me veprimtarinë mësimore, kërkimore, shkencore,

    etj. të Departamentit që drejton;

    6. Organizon, drejton punën dhe harton planet mësimore te programeve te studimit që mbulon Departamenti, ja

    propozon ato Dekanatit dhe ndjek zbatimin e tyre.

    7. Përgatit dhe paraqet ne Dekanat propozime për programet e reja të studimeve, të kërkimit shkencor dhe

    ndryshimet e nevojshme strukturore për realizimin e tyre për Departamentin;

    8. Vlerëson, garanton dhe mban përgjegjësi për sigurimin e brendshëm të cilësisë në Departamentin që drejton, në

    përputhje me standardet shtetërore;

    9. Zbaton të gjitha vendimet e miratuara nga Dekani, Këshilli i Fakultetit, Rektori, Senati Akademik dhe Bordi i Lartë

  • Page 8

    Drejtues;

    10. Përgatit dhe dorëzon ne Dekanat, një herë në përfundim të çdo semestri, raportin lidhur me ecurinë dhe realizimin

    e objektivave të vendosura për aktivitetin mësimor, kërkimor dhe shkencor në Departamentin që ai drejton; bën

    analizën e punës mësimore dhe kërkimore të Departamentit mbështetur në raportin semestral dhe propozon e

    merr masa për përmirësimin e mëtejshëm të saj.

    11. Përgatit dhe paraqet ne Dekanat planin e punës për realizimin e Praktikave Mësimore dhe merr gjithë masat e

    ndjek zbatimin e plote te tyre;

    12. Përgatit dhe paraqet ne Dekanat planin e punës për realizimin e Diplomave dhe diplomimit te studenteve dhe merr

    gjithë masat e ndjek zbatimin e plote te tyre;

    13. Bashkërendon planin e punës mësimore dhe kërkimore mes pedagogeve te Departamentit;

    14. Organizon veprimtari shkencore dhe/ose në bashkëpunim me Departamentet e tjerë;

    15. Punon aktivisht ne përgatitjen, realizimin dhe siguron pjesëmarrje ne konferenca, simpoziume, forume shkencore,

    tryeza diskutimesh universitare, ndëruniversitare dhe ndërkombëtare;

    16. Tërheq dhe aktivizon në veprimtarinë shkencore dhe botuese studentët më të mirë të lendeve e programeve qe

    mbulon Departamenti, përgatit për ata module suplementare dhe veprimtari të tjera të ngjashme;

    17. Përfaqëson Departamentin dhe vepron në emër të tij në marrëdhënie me Dekanin, Këshillin e Fakultetit, Rektorin,

    Senatin dhe Bordin.

    18. Në emër të Departamentit bën përpjekje të vazhdueshme për krijimin e lidhjeve me institucione homologe dhe

    promovimin e Departamentit.

    19. Bën të njohur arritjet e Departamentit nëpërmjet nxitjes së botimeve, përfshirjes ose bashkëpunimit në projekte

    dhe në bashkëpunim me strukturat e tjera të “ShLUP UMT” -së, përditësimit të rubrikave përkatëse në faqen Web

    të “ShLUP UMT”.

    20. Ndjek dhe përgjigjet për veprimtarinë mësimore dhe kërkimore të Departamentit.

    21. Organizon dhe drejton punën për hartimin e teksteve mësimore për lëndët që mbulon Departamenti.

    22. Bën shpërndarjen e ngarkesës mësimore dhe asaj kërkimore të Departamentit.

    23. Miraton Komisionet e provimeve të lëndëve.

    24. Propozon ne Dekanat përbërjen e komisioneve për provimet e formimit dhe mbrojtjen e temave të diplomave.

    Tregues të matshëm:

    Tabela 2: Struktura Didaktike e Fakultetit të Ekonomisë

    Drejtuesit e Njësive Bazë të Fakultetit të Ekonomisë

    Prof. Asoc. Sopot Cama Përgjegjës Departamenti – Departamenti i Administrim Biznesit

    Dr. Ilir Kurti Përgjegjës Departamenti – Departamenti i Informatikës Ekonomike

    Prof. Asoc. Manjola Naço Drejtor i Qendrës Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë

    Tabela 3: Numri i Personelit Akademik për Njësitë Bazë të Fakultetit të Ekonomisë

    IAL

    Fakulteti i Ekonomisë

    Numri i PAE Numri i PAK Numri i PA Total

    Gjithsej Tituj/

    Grada Gjithsej

    Tituj/

    Grada Gjithsej

    Tituj/

    Grada

    Dep. i Administrim Biznesit 9 4 10 4 19

    Dep. i Informatikës Ekonomike 8 3 15 6 23

    Qendra kërkimore FE 8 3 - - 8

  • Page 9

    Në total 25 10 25 10 50

    Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

    Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e

    misionit të tij.

    Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të

    përmbushë misionin e tij;

    Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete;

    Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet

    ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente;

    Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit

    përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe

    mision të mirëpërcaktuar;

    Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të

    paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të

    cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore

    “Doktor”.

    “ShLUP UMT” është organizuar në mënyrë që të

    përmbushë misionin e tij.

    “ShLUP UMT” përbëhet nga dy Fakultete: Fakulteti i

    Ekonomisë dhe Fakulteti i Inxhinierisë.

    Fakulteti i Ekonomisë përbëhet nga tre njësi bazë:

    Departamenti i Administrim Biznesit

    Departamenti i Informatikës Ekonomike

    Qendra Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë

    Departamenti i Administrim Biznesit përbëhet nga 9

    anëtarë. Nga të cilët, 4 kanë tituj: 1 Prof. Dr., 1 Prof. Asoc.

    dhe 2 Dr.

    Departamenti i Informatikës Ekonomike përbëhet nga 8

    anëtarë. Nga të cilët, 3 kanë tituj: 1 Prof. Dr., dhe 2 Dr

    Qëndra Kërkimore përbëhet nga 8 anëtarë. Nga të cilët, 3

    kanë tituj: 1 Prof. Dr, 1 Prof.Asoc. dhe 1 Dr.

    Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të

    studimeve.

    Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme

    për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të

    studimeve;

    Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin

    e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në

    vlerësimin e tij.

    Departamenti dhe fakulteti janë të ndërgjegjshëm për

    përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të

    studimeve.

    Në bazë të Udhëzimit mbi politikat dhe procedurat e

    rekrutimit të stafit akademik në SHPAL “Universiteti

    Metropolitan Tirana”, departamenti dhe fakulteti përfshihen

    në procesin e rekrutimit të personelit akademik të

    nevojshëm dhe në vlerësimin e tij. Kriteret specifike të

    konkurrimit i propozohen dekanit nga departamenti. Këto

    kritere i përcillen Rektorit për miratim.

    Konkluzionet e vlerësimit: Përgjithësisht, “ShLUP UMT” i përmbush kriteret e kërkuara lidhur me strukturën akademike

    të Fakultetit të Ekonomisë.

    4. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

    Pjesa përshkrimore

    Politika e “ShLUP UMT” është të tërheqë staf të kualifikuar jo vetëm me tituj e grada shkencore, por edhe me eksperiencë

    të spikatur në drejtim, në sektorin publik apo privat. Kjo kërkesë specifike për stafin akademik është garanci e realizimit të

    qëllimeve dhe misionit të “ShLUP UMT” për të diplomuar studentë jo vetëm me formim teorik, por edhe me shprehi dhe

    aftësi praktike, të gatshëm për të filluar punë në fushën e diplomuar. Personeli akademik i Fakultetit të Ekonomisë përbëhet

  • Page 10

    nga 50 pedagogë nga të cilët 25 janë personel efektiv dhe 25 janë personel me kontratë. Gjithsej 18 pedagogë (10 PAE+8

    PAK) kanë tituj/grada shkencorë ndërsa 9 pedagogë (6 PAE+3 PAK) të tjerë janë në proces të doktoraturës.

    Rekrutimi i personelit akademik bëhet në bazë të rregullores “Për rekrutimin e personelit akademik të ShLUP UMT” të

    miratuar nga Senati Akademik. Kërkesat ndaj stafit akademik, me kohë të plotë ose me kohë të pjesshme, janë të

    përputhura me strategjinë e zhvillimit të institucionit. Personeli akademik që kërkohet, mund të jetë me titull akademik

    (profesor, profesor i asociuar, docent), gradë shkencore (doktor) ose eksperiencë në drejtim të institucioneve dhe/ose

    shoqërive tregtare ose me eksperiencë akademike.

    “ShLUP UMT” nuk bën dallime midis kandidatëve me kualifikim shkencor dhe akademik brenda vendit dhe jashtë vendit.

    Diskriminimet që lidhen, gjithashtu, me racën, besimin fetar, seksin, origjinën krahinore apo shoqërore janë të

    papranueshme në politikën e rekrutimit.

    Punonjësit e stafit akademik të brendshëm dhe të jashtëm, si rregull, pranohen me konkurs. Kriteret specifike të konkurrimit

    për të dyja kategoritë propozohen dekanit nga departamenti. Këto kritere i përcillen Rektorit për miratim. Konkursi shpallet

    dhe publikohet në faqen zyrtare të “ShLUP UMT”. Shpallja e vendeve të lira përmban të gjitha informatat përkatëse për çdo

    pozicion, duke përfshirë, por jo kufizuar domosdoshmërisht në detajet, një përcaktim të kritereve të kualifikimit për

    pozicionin e shpallur, si dhe afatin për dorëzimin e kërkesës.

    Për zhvillimin e konkursit, Bordi i Lartë Drejtues ngre komisionet ad hoc të vlerësimit dhe përzgjedhjes të përbërë nga

    titullarë të njësive kryesore, rektori (kryetar komisioni) dhe një përfaqësues ekspert i jashtëm i fushës. Të gjithë kandidatët

    që i plotësojnë kriteret për pozicionin e shpallur, intervistohen. Komisioni i Vlerësimit zbaton kritere të njëjta me rastin e

    vlerësimit të kandidatëve. Intervistimi i kandidatëve bazohet në materialet që gjenden në dosjen e kandidatit. Komisioni i

    vlerësimit bazuar mbi vlerësimin për çdo kriter të veçantë, evidenton fituesit dhe i përcjell tek administratori për vijimin e

    procedurave të mëtejshme. Konkursi zhvillohet në afatet e përcaktuara, të shpallura publikisht në faqen zyrtare të “ShLUP

    UMT –së”.

    Stafi akademik, me kohë të plotë ose të pjesshme, punësohet duke zbatuar me rigorozitet kuadrin ligjor në fuqi. Me çdo

    person të aktivizuar në mësimdhënie, “ShLUP UMT” ka kontratë punësimi, ku përcaktohen të drejtat dhe detyrat e çdo pale,

    shpërblimi, pushimi dhe afati i kontratës. Këto kontrata administrohen nga Kancelari/Juristi.

    Tregues të matshëm:

    Fakulteti i Ekonomisë

    Tabela 4: Titujt dhe gradat e stafit të Departamentit të Administrim- Biznesit

    Fakulteti i Ekonomisë Departamenti i Administrim Biznesit (DAB)

    PAE

    (Emër Mbiemër)

    Detyra në

    Departament

    Titulli

    /Grada

    PAK

    (Emër Mbiemër)

    Titulli

    /Grada

    Institucioni ku

    punon me kohë të

    plotë

    1 Viktor Kabili Pedagog Prof. Dr 1 Andrea Koxhaj Prof. Dr UT

    2 Sopot Cama Pergj. Depart Prof.As. 2 Edlira Mali Dr. UMB

    3 Florjan Salaj Pedagog Dr. 3 Mateo Spaho Dr. UET

    4 Ilirjan Çukaj Pedagog

    Msc (dr.

    proces) 4 Ana Buhaljoti Msc UPT

    5 Fatmira Kola Pedagog

    Msc. (dr.

    proces) 5 Valbona Karapici Msc UT

    6 Elena Bima Pedagog Msc. 6 Ines Gjoni Msc Amc

  • Page 11

    7 Erjon Sula Pedagog Msc.

    7 Sllavka Kurti Msc.( dr.

    proces) UT

    8 Izabela Aliaj Pedagog Msc. 8 Edmond Ahmeti Msc Avokat

    9 Evis Kumi Pedagog Dr. 9 Julinda Kllapi Msc-CFA1

    10 Lulzim Alushaj Dr

    CMS Adonnino

    Ascoli & Cavasola

    Scamoni

    11 Vanina Kanini Msc.( dr.

    proces) UT

    12 Marsida Ibro Msc. (dr.

    proces) UAMD

    Tabela 5: Titujt dhe gradat e stafit të Departamentit të Informatikës Ekonomike

    Fakulteti i Ekonomisë Departamenti i Informatikës Ekonomike (DIE)

    PAE

    (Emër Mbiemër)

    Detyra në

    Departament

    Titulli

    /Grada

    PAK

    (Emër Mbiemër)

    Titulli

    /Grada

    Institucioni ku

    punon me

    kohë të plotë

    1 Shpëtim Bozdo Pedagog Prof.Dr. 1 Gloria Tyxhari Dr. UT

    2 Ilir Kurti Pergj. Depart Dr. 2 Blerina Vika Msc. UT

    3 Kledia Argjiri Pedagog Msc 3 Elva Leka Msc. UAMD

    4 Dritan Fino Pedagog Dr. 4 Sajmir Kapaj Msc. I

    vetëpunësuar

    5 Olda Çiço Pedagog Msc. (dr. proces) 5 Marsida Ibro Msc. (dr.

    proces) UAMD

    6 Kristal Hykaj Pedagog Msc. (dr. proces) 6 Florjan Cota Msc Gener 2

    7 Ardit Bido Pedagog Msc. (dr. proces) 7 Shkelqim Gjevori Dr UAXHE

    8 Sokol Lula Pedagog Msc 8 Aleksandër Biberaj Prof.Ass UT

    9 Ferid Balla Dr Akademia e

    Biznesit

    10 Lirime Cukaj Dr UT

    11 Vanina Kanini Msc.( dr.

    proces) UT

    12 Ina Papadhopulli Msc UT

    13 Anisa Krasniqi Msc UT

    14 Nikolla Nika Dr UMT

  • Page 12

    15 Paul Neuman MSc UMT

    Tabela 6: Titujt dhe gradat e stafit të Qëndrës Kërkimore të Fakultetit të Ekonomisë

    Fakulteti i Ekonomisë Qendra Kërkimore e Fakultetit të Ekonomisë (QKFE)

    PAE

    (Emër Mbiemër) Detyra në Qendër Titulli/Grada

    1 Vasillaq Kedhi Pedagog Prof. Dr.

    2 Manjola Naço Drejtore e QKFE Prof. Asoc

    3 Rinald Muço Pedagog Dr

    4

    Arlinda Hoti

    Pedagog Msc (dr.

    proces)

    5 Nada Vokshi Pedagog Msc

    6 Arben Isaku Pedagog Msc

    7 Redvin Marku Pedagog Msc

    8 Endi Murthi Pedagog Msc

    Tabela 7: Të dhënat sipas kualifikimit dhe raportet midis tyre

    Titulli

    Dep. Admin. Biznesi Dep. Informatike ekonomike QKFE Total

    PAE

    Total

    PAK

    PAE PAK

    Raporti

    PAE PAK

    Raporti

    PAE/PAK

    PAE

    PAE/PAK

    Profesorë 1 1 1/1 1 0 - 1 3 1

    Profesorë të Asociuar 1 0 1/0 0 1 0/1 1 2 1

    Doktorë 2 3 2/3 2 4 2/4 1 5 7

    Master (Dr. në

    proces) 2 1 2/1 3 1 3/1 1 6 2

    Master 3 5 3/5 2 4 2/4 4 9 9

    Totali 9 10 8 10 8 25 20

    Tabela 8: Të dhëna për kualifikimet e stafit sipas gjinisë

    Titulli

    Dep. Admin. Biznesi Dep. Informatike ekonomike QKFE

    PAE

    Femra

    PAE

    Meshkuj

    Raporti

    M/F

    PAE

    Femra

    PAE

    Meshkuj

    Raporti

    M/F

    PAE

    Femra

    PAE

    Meshkuj

    Raporti

    M/F

    Profesorë 0 1 - 0 1 - 0 1 -

    Profesorë të Asociuar 0 1 - 0 0 - 1 0 -

  • Page 13

    Doktorë 1 1 1/1 0 2 - 0 1 -

    Master (Dr. në

    proces)

    1 1 1/1 1 2 1/2 1 0 -

    Master 2 1 2/1 1 1 - 1 3 1/3

    Tabela 9: Të dhëna për kualifikimet e stafit sipas moshës

    Fakulteti Ekonomisë – Departamenti Administrim Biznesit

    Personeli sipas titujve

    /gradave

    Numri i PAE me moshë:

    (25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

    Profesorë 1

    Prof. As. 1

    Doktorë 2

    Pedagogë (pa tituj)

    Asistentë me Ma 5

    Asistentë pa Ma

    Fakulteti Ekonomisë – Departamenti Informatikës Ekonomike

    Personeli sipas titujve

    /gradave

    Numri i PAE me moshë:

    (25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

    Profesorë 1

    Prof. As.

    Doktorë 2

    Pedagogë (pa tituj)

    Asistentë me Ma 3 2

    Asistentë pa Ma

    Fakulteti Ekonomisë – QKFE

    Personeli sipas titujve

    /gradave

    Numri i PAE me moshë:

    (25-35) (36-45) (46-55) (56-65) (66-68)

    Profesorë 1

    Prof. As. 1

    Doktorë 1

    Pedagogë (pa tituj)

  • Page 14

    Asistentë me Ma 2

    Asistentë pa Ma 3

    Tabela 10: Personeli përkatës i programit të studimit “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”

    Nr. Pedagoget Statusi Titulli

    1. Andrea Koxhaj PAK Prof. Dr

    2. Manjola Naço PAE Prof. Asoc

    3. Ilir Kurti PAE Dr

    4. Mateo Spaho PAK Dr

    5. Florjan Salaj PAE Dr

    6. Ferit Balla PAK Dr

    7. Rinald Muço PAE Dr

    8. Evis Kumi PAE Dr

    9. Aleksander Biberaj PAK Prof. Asoc

    10. Kristal Hykaj PAE Msc. (dr. proces)

    Vlerësimi sipas Standardeve

    Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

    Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen

    e objektivave të programeve të studimeve.

    Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor

    dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me

    objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre;

    Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor

    dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me

    strategjinë për zhvillim të institucionit.

    Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe

    administrativ i institucionit angazhohet në përputhje me

    objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e

    tyre. Kjo vërtetohet nga përputhja mes kualifikimeve të tyre

    dhe programeve ku ata janë të angazhuar.

    Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe

    administrativ i institucionit angazhohet në përputhje me

    strategjinë për zhvillim të “ShLUP UMT”. Stafi në

    institucion është përzgjedhur duke treguar një rëndësi të

    veçantë në fushën e tyre të specializimit, e që përputhet

    më së miri me zhvillimin e institucionit

    Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit.

    Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e

    kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin

    organizimit të programeve të studimeve;

    Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i

    ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore

    dhe nënligjore në fuqi.

    Proçesi i hartimit të kurrikulave për programin e studimit

    “Master Shkencor në Ekonomik-MBA”, në “ShLUP UMT”,

    e ka fillesën nga një grup ad-hoc i ngritur për marrjen e

    lincencës për veprimtari mësimore shkencore të “SHLUP

    UMT”. Aktualisht çdo anëtar i departamentit ka të drejtën

    për të propozuar ndryshime në kurrikulën e programit të

    studimit duke bërë argumentimin përkatës. Në fund të vitit

    akademik rishikohen syllabuset për elementë të veçantë të

    tyre (literatura, temave të reja, metodave të reja të

  • Page 15

    didaktike etj.). Propozimet e miratuara brenda

    departamentit i kalojnë për shqyrtim dhe vendimmarrje të

    mëtejshme Këshillit të Fakultetit dhe bëhen efektive vetëm

    pas miratimit nga Senati Akademik.

    Bazuar në Statutin dhe rregulloret e “ShLUP UMT”,

    mësimdhënia e normuar vjetore për personelin akademik

    me kohë të plotë në fakultete, e shprehur në orë

    mësimore, është:

    1) Për personelin akademik:

    a) Kategoria “profesor”

    - Me titullin akademik “Profesor” 250 orë mësimore

    - Me titullin akademik “Profesor i asociuar” 270 orë

    mësimore

    b) Kategoria “të tjerë”

    - Me gradën shkencore “Doktor” 300 orë mësimore

    - Me Master, Lektor, Docent 300 orë mësimore

    2) Për autoritetet drejtuese:

    a) Rektor 100 orë mësimore

    b) Dekan 200 orë mësimore

    c) Përgjegjës Departamenti 250 orë mësimore

    Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit.

    Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

    transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me

    statutin dhe rregulloren;

    Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në

    programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e

    integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70%

    të personelit akademik të angazhuar për realizimin e

    programeve respektive të studimeve;

    Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe

    transparente të vlerësimit të personelit;

    Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve

    të rekrutimit të personelit, të njoftimeve për vende vakante,

    etj.

    “ShLUP UMT” në mbështetje të statutit dhe të rregullores

    publikon kriteret e punësimit për çdo pozicion pune vakant.

    Rekrutimi i punonjësve të rinj bëhet mbi bazën e kritereve

    dhe procedurave të përcaktuara në rregulloren për

    rekrutimin e personelit akademik të “ShLUP UMT”. Ky

    program përbëhet prej 6 pjesëtarësh me kohë të plotë dhe

    4 pjesëtarësh me kohë të pjesshme. Personeli akademik i

    punësuar me kohë të plotë përbën 6/10=60% të personelit

    akademik të angazhuar. Bazuar në Rregulloren e

    punësimit dhe vlerësimit të personelit akademik të miratuar

    nga Senati, Institucioni e plotëson këtë kriter dhe

    procedurë bazuar në kriteret ligjore dhe transparente të tij.

    Një kriter për ta vërtetuar këtë transparencë është dhe

    kryerja e anketave për vlerësimin e stafit akademik nga

    ana e studentëve. Zyra e burimeve njerëzore është

    strukturat përgjegjëse për krijimin dhe ruajtjen e të

    dhënave për proçesin e rekrutimit.

    Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i

    ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë.

  • Page 16

    Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin

    “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor”

    (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe

    përvojë akademike në këto universitete;

    Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve

    “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore

    “Doktor”;

    Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në

    programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën

    gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master

    Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë

    profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin

    ofrohet ky program studimi;

    Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës

    ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i

    departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit

    janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron

    programin e studimeve;

    Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për

    udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

    Programi i studimit “Master Shkencor në Ekonomik-MBA”

    është i atashuar pranë Fakultetit të Ekonomisë. Dekani i

    Fakultetit të Ekonomisë mban gradën “Doktor” të fituar në

    universitetin La Sapienzza - Romë, Itali. Përgjegjësi i

    Departamentit të Administrim Biznesit, Prof. As. Sopot

    Cama, është përgjegjës për programin e studimit “Master

    Shkencor në Ekonomik-MBA”.

    Në programin e studimit “Master i Shkencave në

    Ekonomik-MBA”, titullarët e lëndëve kanë të paktën

    gradën shkencore “Doktor”. Rezulton një rast, sipas

    konstatimit, ku njëri prej tyre ndodhet në proçes

    doktorature.

    Stafi drejtues në “ShLUP UMT”, Rektori, Dekani dhe

    përgjegjësit e departamentit janë personel i angazhuar me

    kohë të plotë.

    Viti akademik 2014-2015, është viti i parë kur studentët e

    rregjistruar në “Master Shkencor në Ekonomik-MBA” do të

    realizojnë praktikën profesionale. Në total numri i

    studentëve të rregjistruar është më i vogël se numri

    pedagogëve efektivë të Fakultetit të Ekonomisë.

    Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo programet

    e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën.

    Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh

    kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që

    përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të

    studimeve të këtij cikli;

    Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore

    “Doktor”;

    Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë)

    studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të

    aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në

    fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.)

    dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për

    temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e

    shkencave shoqërore e humane.

    “ShLUP UMT”, pasi ka ftuar studentët që të paraqesin

    fushën e interesit të tyre në programin e studimit përkatës,

    shpall temat e diplomimit. Çdo studenti i caktohet një

    pedagog i cili e udhëheq në punën e tij kërkimore për

    realizimin e tezës. Udhëheqësi ka të paktën gradën

    shkencore “Doktor”.

    Viti akademik 2014-2015, është viti i parë kur studentët e

    rregjistruar në “Master Shkencor në Ekonomik-MBA” do të

    realizojnë tezën për marrjen e diplomës. Në total numri i

    studentëve të rregjistruar është më i vogël se numri

    pedagogëve efektivë të Fakultetit të Ekonomisë.

    Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me

    fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është parashikuar të përgatitet teza.

    Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është

    specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën

    studimore në të cilën ofrohet programi i studimit.

    Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe

    aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet

    programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të

    hartohet teza.

    Viti akademik 2014-2015, është viti i parë kur studentët e

    rregjistruar në “Master Shkencor në Ekonomik-MBA” do të

    realizojnë tezën për marrjen e diplomës.

    Stafi akademik të cilët kanë të paktën gradën “Doktor”

    mbulojnë të gjitha disiplinat e përfshira në programin e

    studimit.

    Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e

    misionit të tij.

  • Page 17

    Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të

    personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve

    laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e

    mjediseve shkollore;

    Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të

    burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të

    programeve të studimeve të ciklit të dytë.

    “ShLUP UMT” ka një angazhim optimal të personelit

    ndihmës për mirëpërdorimin e ambienteve laboratorike që

    ndodhen në mjediset shkollore.

    “ShLUP UMT” ka siguruar në vazhdimësi burime njerëzore

    të mjaftueshme për përmbushjen e objektivave të

    programit të studimit të ciklit të dytë, “Master Shkencor në

    Ekonomik-MBA”.

    Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në

    fuqi.

    Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore

    të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi;

    Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli

    akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në

    programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë dhe

    organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

    Bazuar në Statutin dhe rregulloret e “ShLUP UMT”,

    mësimdhënia e normuar vjetore për personelin akademik

    me kohë të plotë në fakultete, e shprehur në orë

    mësimore, është:

    1) Për personelin akademik:

    a) Kategoria “profesor”

    - Me titullin akademik “Profesor” 250 orë mësimore

    - Me titullin akademik “Profesor i asociuar” 270 orë

    mësimore

    b) Kategoria “të tjerë”

    - Me gradën shkencore “Doktor” 300 orë mësimore

    - Me Master, Lektor, Docent 300 orë mësimore

    2) Për autoritetet drejtuese:

    Rektor 100 orë mësimore

    Dekan 200 orë mësimore

    Përgjegjës Departamenti 250 orë mësimore

    Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

    Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të

    hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë

    në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e

    programit të studimit;

    Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e

    plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës

    mësimor-shkencor dhe personelit administrativ;

    Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe

    procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

    “SHLUP UMT”, për të gjithë personelin akademik të

    angazhuar në procesin e mësimdhënies, qofshin efektiv

    apo me kontratë të pjesshme, plotëson dhe arkivon të

    gjithë dokumentacionin e nevojshëm. Institucioni disponon

    një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e

    personelit akademik të përfshirë në programin e studimit

    “Master Shkencor në Ekonomik-MBA” dhe të personit

    përgjegjës për organizimin e programit të studimit.

    “ShLUP UMT” disponon listën e plotë të personelit

    akademik për secilin semestër, të personelit ndihmës

    mësimor-shkencor dhe atij administrativ.

    Kriteret dhe proçedura për rekrutimin e personelit

    akademik shpallen publikisht dhe përzgjedhja e personelit

    realizohet nëpërmjet konkursit. Për këtë qëllim ngrihet një

    komision ad-hoc, i cili interviston dhe vlerëson

    kandidaturat.

    Konkluzionet e vlerësimit: Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për

    përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e mëtejshëm të këtyre objektivave. Personeli

    akademik dhe ndihmës mësimor shkencor, rekrutohet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, si dhe me

    rregulloren e “ShLUP UMT”. Institucioni ruan dhe përditëson të dhënat e stafit akademik. Ngarkesa mësimore e stafit

    akademik është gjithashtu në përputhje të plotë me udhëzimet në fuqi.

  • Page 18

    5. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të tjera ndaj komunitetit

    Pjesa përshkrimore

    “ShLUP UMT” ushtron veprimtarinë e tij në ambientet e vëna në funksion prej një sipërfaqe totale 3100 m2. Konkretisht këto

    ambiente ndodhen në:

    Një objekt të ri, që gjendet në pjesën lindore të qytetit të Tiranës, pranë Qytetit Studenti (objekti 1) me sipërfaqe te

    përgjithshme 2300 m2.

    Një objekt i ri-konstruktuar që gjendët në zonën e ish bllokut të Tiranës (objekti 2)me sipërfaqe te përgjithshme

    800 m2.

    Informacion për Objektin pranë Qytetit Studenti

    Objekti në të cilin ndodhen ambientet e “ShLUP UMT”, është pjesë e një zone strategjike për sa i përket jetës studentore të

    qytetit të Tiranës. Objekti është ndërtuar sipas të gjitha kushteve teknike të projektimit e zbatimit të standardeve evropiane,

    të aplikuara në vendin tonë dhe siguron qëndrueshmërinë statike për sigurinë maksimale të jetës. Objekti ka 8 nivele

    katesh, me sipërfaqe të përgjithshme prej 2300 m2.

    Në katin 0 ndodhen ambiente të informacionit, Këshillimit të Karrierës, mensa dhe ambiente pushimi.

    Në katin e parë ndodhen ambientet e një sallë leksionesh, laboratori i Informatikës, sallë interneti e studimi, zyra e

    arshivës.

    Në katin e dytë ndodhen ambientet e Sekretarisë mësimore (dy ambiente), auditor i madh dhe dy salla leksioni.

    Në katin e tretë ndodhen Laboratori i Shkencave të Natyrës, 4 salla leksioni.

    Në katin e katërt ambientet janë kryesisht për stafin drejtues të “ShLUP UMT” (Rektori, Kancelari-Jurist, dy

    Dekanët), Qendra e Vlerësimit të Brendshëm të Cilësisë, Financa si dhe stafin akademik, dy Departamentet e

    Fakultetit të Inxhinierisë.

    Në katin e pestë ndodhen dy laboratorë përkatësisht: laboratori i Elektroteknikes dhe i Inxhinierisë së

    Telekomunikacionit.

    Në katin e gjashtë ndodhet biblioteka e “ShLUP UMT”, me një sipërfaqe prej 206 m2.

    Të gjitha këto ambiente në çdo kat zhvillohen përreth një holli tepër funksional, plot dritë me ndriçim mbi 20%, ku ndodhet

    kafazi i shkallës transparent dhe me gjerësi shkalle, e cila siguron komoditet në lëvizje. Gjithashtu godina është e pajisur

    me dy ashensor për të qenë e aksesueshme dhe për personat me aftësi të kufizuar. Në çdo kat gjenden kuti të ndihmës së

    shpejtë dhe fikëse zjarri të lëvizshme dhe statike. Gjithashtu ka depozita uji me sasi 8000 m³. Sallat e leksioneve janë të

    pajisura me pajisjet e nevojshme (projektor, sistem ngrohje dhe ftohje me kondicionim-ventilim me inverter FAN-COIL

    CHILLER, kompjuter etj.) në funksion të zhvillimit të procesit mësimor duke iu ofruar komoditetet e nevojshme studentëve

    dhe stafit akademik. Një element tepër funksional dhe domethënës është prezenca e sinjalistikës së lëvizjes apo

    shpërndarjes së ambienteve dhe emërtimi i tyre. Godina është e pajisur me internet wireless në të gjitha ambientet e saj

    dhe është e aksesueshme për të gjithë studentët.

    Informacion për Objektin në zonën e ish-bllokut

    Objekti në të cilin ndodhen ambientet e “ShLUP UMT”, është pjesë e zonës qendrore të qytetit të Tiranës. Objekti është ri-

    konstruktuar për të plotësuar standardet më të larta për zhvillimin e leksioneve dhe funksionimin sa me efiçent të godinës.

    Objekti ka 3 nivele katesh, me sipërfaqe të përgjithshme prej 800 m2.

    Në katin -1 ndodhen: Laboratori i CISCO, një ambient për serverat, si dhe janë parashikuar tre ambiente të tjera

    teknike / laboratoresh (Laboratori i automatikës dhe inteligjencës artificiale)

    Në katin 0 ndodhen ambientet e informacionit, Zyra Marketing, salla e pedagogëve, zyra e kryetarit të Bordit të

    Lartë Drejtues, dy Qendrat Kërkimore të fakulteteve si dhe dy salla leksionesh për zhvillimin e mësimit.

    Në katin e parë ndodhen katër salla leksionesh.

  • Page 19

    Ambientet janë rreth holleve te gjera, me ndriçim maksima, natyral dhe artificial, kafaz të gjere shkallësh. Për

    rikonstruksionin e objektit janë bërë punime tepër cilësore, që nga hidroizolimi i të gjitha ambienteve, për të pasur një

    ambient sa më të thatë dhe pa lagështi, për të ruajtur pajisjet e laboratorëve dhe për të pasur ajër të pastër dhe të

    shëndetshëm. Po ashtu është menduar edhe për të gjitha standardet e sigurisë në raste zjarri, ajrosja e ambienteve dhe

    krijimi i daljeve të emergjencës. Janë përdorur materiale cilësore për restaurimin. Sallat e leksioneve janë të pajisura me

    pajisjet e nevojshme (projektor, sistem ngrohje dhe ftohje me kondicionim me inverter, kompjuter), ndriçim natyral e

    artificial, për të kryer një leksion të standardeve të larta dhe komoditet maksimal.

    Një nga objektivat e strategjisë së “ShLUP UMT” është ndërtimi i Kampusit të Ri Universitar. Ky kampus është projektuar të

    ndërtohet në pjesën jugore të qytetit të Tiranës, në një zonë pranë parkut të madh të Tiranës, mjaft i përshtatshëm për

    zhvillimin e aktivitetit mësimor dhe shkencor. Objekti është në proçes ndërtimi. Në tetor të 2014, ka filluar procesi i ndërtimit

    të kësaj godine dhe në fund të 2016, pritet të përfundojë plotësisht.

    Tregues të matshëm:

    Tabela 11: Mjediset e “ShLUP UMT”

    Mjediset për ShLUP “Universiteti Metropolitan Tirana” Sasia Sipërfaqja (m2)

    Salla për bibliotekën e shkollës 1 206

    Zyra për strukturat e Rektoratit 1 35

    Zyra për personelin akademik 9 250

    Zyra e marketingut 1 15

    Zyra e Këshillimit të Karrierës 1 25

    Zyra për Qendrën Kërkimore 2 42

    Zyrë për Financën 1 15

    Zyrë për Njësinë e SBC 1 15

    Mjedis për fotokopjime, librari, etj. 2 15

    Zyrë informacioni për studentët 2 40

    Zyrë e sekretarisë mësimore 2 25

    Zyrë e arkivës 1 30

    Korridore/holle+ballkone 10+7 460+75

    Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bar-librari) 2 100

    Nyje hidrosanitare 21 125

    Tabela 11.1: Mjediset për Fakultetin e Ekonomisë

    Mjediset për Fakultetin e Ekonomisë Sasia Sipërfaqja (m2)

    Salla për leksione 19 570

    Klasa për seminare

  • Page 20

    Salla për aktivitete promovuese 2 100

    Laboratorë 1 35

    Salla interneti 1 50

    Salla për bibliotekë 1 206

    Mjedis për fotokopjime, librari etj. 3 35

    Zyrë informacioni për studentët 2 20

    Korridore/holle 10+7 460+75

    Mjedise shërbimi për studentët (mensa/bari) 2 100

    Mjedise për aktivitetet e qeverisë studentore 1 60

    Nyje hidrosanitare 21 125

    Tabela 11.2: Mjediset për personelin akademik

    Mjediset për stafin: Sasia Sipërfaqja (m2)

    Zyra për Dekanin/ kancelarin 1 10

    Zyra për sekretarinë mësimore 2 30

    Zyra për departamentet/qendrat kërkimore 2 40

    Zyra për personelin akademik 1 15

    Salla për mbledhje 1 30

    Mjedis për stafin e shërbimit 1 20

    Nyje hidrosanitare për personelin akademik 5 20

    Tabela 11.3: Mjete didaktike dhe informatike

    Emërtimi Sasia

    PC për studentët 117

    PC për stafin akademik 38

    PC për administratën 10

    Printera 7

    Fotokopje 5

    Video-projektorë 17

    Skanera 7

  • Page 21

    Vlerësimi sipas Standardeve

    Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

    Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të

    dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron.

    Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që

    nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku

    zhvillohet veprimtaria mësimore;

    Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo

    më pak se 6 vjet;

    Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një

    godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të

    vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e

    politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të

    studimeve që ofron;

    Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të

    mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të

    parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në

    fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave

    teknike, etj.

    Vendndodhja e përhershme e “ShLUP UMT” është godina e

    cila gjendet në adresën: Rr. “Sotir Kolea” dhe “Budi”, Qyteti

    Studenti, Tiranë. Në këtë godinë gjendet Rektorati, Dekanatet

    e Fakultetit të Ekonomisë dhe Inxhinierisë, si dhe të gjithë

    departamentet e këtyre fakulteteve. Gjithashtu, në këtë godinë

    është akomoduar edhe administrata e “ShLUP UMT”.

    Administratori i “ShLUP UMT” është pronar i hapësirave

    aktuale në përdorim.

    Programi i studimit “Master Shkencor në Ekonomik-MBA”

    ofrohet pranë godinës, e cila gjendet në adresën: Rr. “Sotir

    Kolea” dhe “Budi”, Qyteti Studenti, Tiranë.

    “ShLUP UMT” nuk ofron programe studimi të në në fushat e

    shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë.

    Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

    Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe

    literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore;

    Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e

    ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit

    të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e

    tezës;

    Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime periodike dhe librari

    elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të

    nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit,

    të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës;

    Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të

    detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të

    programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për

    përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e

    planifikuar për këtë qëllim;

    Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me

    oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

    “SHLUP UMT” ka vendosur në dispozicion të studentëve të

    këtij programi, tekste mësimore të hartuara nga autorë më me

    emër të universiteteve në vend. Po ashtu, edhe leksionet e

    shkruara zënë një vend të konsiderueshëm për lëndët dhe

    kurrikulat e reja. Përpjekje paraprake janë bërë edhe për

    sigurimin e literaturës ndihmëse cilësore. Numri i kopjeve

    është i mjaftueshëm në raport me numrin e studentëve të

    regjistruar. “ShLUP UMT” ka nënshkruar marrëveshje me një

    nga shtëpitë botuese më të mëdha në botë, MC Graw Hill, për

    sigurimin e teksteve për çdo lëndë të planit mësimor.

    Biblioteka ofron libra të cilët janë rekomanduar sipas

    syllabuseve të programit të studimit “Master i Shkencave në

    Ekonomik-MBA” dhe tekste bashkëkohorë. Në këtë prizëm,

    me mbështetjen financiare të institucionit, është kryer dhe

    marrëveshja me MacGraw Hill. Mbështetur në akordin

    ekzistues, është i mundur shkarkimi i librave të përzgjedhur

    nga ana e studentëve në portalin on-line të saj. Kontrata me

    këtë shtëpi botuese parashikon dhe aksesin në platformat e

    saj të e-learning duke zgjeruar në këtë mënyrë hapësirat dhe

    mënyrat e kultivimit të studentëve. “ShLUP UMT” është

    abonuar revista shkencore si: The Economist, Economicus

    dhe Monitor. Përgjegjësi i çdo programi studimi, është në

    kontakt të vazhdueshëm me pedagogët e lëndëve, me

    qendrën kërkimore dhe së fundmi me shtëpinë botuese

    MacGraw Hill, duke synuar përditësimin e literaturës së

    përdorur dhe shtimin e zërave të bibliotekës, duke përfshirë

    edhe buxhetin e planifikuar për të. Për t’i qëndruar sa më afër

    kërkesave dhe nevojave të studentëve është vendosur që

    biblioteka të qëndroj e hapur nga ora 8.30-19.30.

  • Page 22

    Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme

    mësimore.

    Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme:

    laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje

    elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin

    e programit të studimeve;

    Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme

    për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit;

    Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e

    nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të

    studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga

    programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si

    dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm;

    Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që

    ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku

    parashikohen praktika laboratorike.

    “ShLUP UMT” zotëron hapësira në sasi të mjaftueshme, si:

    laboratorë, salla, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje

    elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin

    e programit të studimeve. Sallat dhe auditorët janë të pajisur

    me të gjithë infrastrukturën e nevojshme për një proces

    mësimor sa më efektiv, si: sistem kondicionimi, kompjuter,

    projektor, internet, karrige ortopedike etj.

    Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për

    mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit.

    Për të bërë të mundur një mësimdhënie sa më efektive dhe

    për t’u ardhur në ndihmë studentëve, universiteti ka instaluar

    një gamë të madhe programesh kompjuterike.

    Laboratori i informatikës, i vendosur në ambientet e “ShLUP

    UMT”, i bën të mundur studentit të sigurojë dhe të përdorë

    informacionin e marrë në funksion të lëndëve/moduleve

    përkatëse.

    Konkluzionet e vlerësimit: Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e këtij programi studimi të ciklit të dytë.

    Gjithashtu, institucioni ofron një bibliotekë shumë të pasur, si laboratorë dhe mjedise të tjera në shërbim të realizimit të programit

    të studimit.

    6. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

    Pjesa përshkrimore

    “ShLUP UMT” zhvillon veprimtari në fushën e edukimit të arsimit të lartë, me qëllim fitimi për shoqërinë tregtare “Future

    University of Tirana ShPK”. Burimet e financimit të “ShLUP UMT” janë nga fondet dhe kontributet e themeluesve, të

    ardhurat nga tarifa e shkollimit që paguan çdo student, në bazë të tarifave të vendosura nga Bordi dhe nga tarifat e tjera

    për shërbime të ofruara nga “ShLUP UMT”.

    Veprimtaria ekonomike e “ShLUP UMT” pasqyrohet në dokumentacionin financiar të detyruar për t’u plotësuar dhe

    dorëzuar në organet e tatim-taksave, sipas legjislacionit në fuqi. “ShLUP UMT”, për mbajtjen e kontabilitetit, ka kontraktuar

    studion ESC (Economics Service Center) me nr. NIPT K72002037Q, përfaqësues i kësaj studio është Z. Endi Murthi.

    Administratori i “ShLUP UMT” përgjigjet për realizimin e planit financiar dhe raporton në Bordin e Lartë Drejtues për

    veprimtarinë ekonomike-financiare.

    Tregues të matshëm:

    Tabela 12: Të ardhurat dhe financimet e ndryshme në 4 vite (në lekë)

    Të ardhurat nga: 2011 2012 2013 2014

    Pushteti qendror - - - -

    Pushteti vendor - - - -

    Fonde jopublike: 4.168.748 17.494.215 11.240.435 2632842

    Grantet për kërkim dhe kontratat

    Konsulencat, shërbimet - 16.303 139.228 -

    Tarifat për dhe gjatë shkollimit 1.612.449 21.163.151 19.908.854 64.484.012

    SHUMA 5.781.197 38.673.669 31.288.517 67.116.854

  • Page 23

    Tabela 13: Shpenzimet në 4 vitet sipas burimit të financimit

    Buxheti

    (i ndarë në

    përqindje,

    për

    paga/shpenzime

    operative/

    amortizimi)

    Viti 2011 Viti 2012 Viti 2013 Viti 2014

    Pag

    a

    Shp

    enzi

    me

    amor

    tizim

    i

    Pag

    a

    Shp

    enzi

    me

    amor

    tizim

    i

    Pag

    a

    Shp

    enzi

    me

    amor

    tizim

    i

    Pag

    a

    Shp

    enzi

    me

    amor

    tizim

    i

    90,51 9,49 - 31,69 67,71 0,60 66,1 33,1 0,81 57,69 41,33 0,98

    Vlerësimi sipas Standardeve

    Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

    Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës

    financiare.

    Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për

    përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e

    programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të

    integruara të studimeve të ciklit të dytë;

    Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të

    granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të

    lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të

    ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit

    të dytë;

    Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të

    ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së

    cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

    “ShLUP UMT”, në përputhje me detyrimet ligjore

    përgatit një raport të përvitshëm auditi. Raporti i auditit

    paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e

    buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e

    programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe

    programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

    Raporti i auditit përmban një pasqyrë të kontratave të

    shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të

    programeve të studimeve të ciklit të dytë.

    Në raportin e auditit analizohet eficienca e përdorimit

    të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të

    rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël

    studimesh.

    Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve.

    Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të

    hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të

    studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe

    të pajisjeve, etj.

    Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri

    financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të

    studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për

    përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave

    në të ardhmen.

    Institucioni harton një raport financiar brenda afateve

    të përcaktuara nga ligji. Në to, janë përfshirë një

    pasqyrë e hollësishme financiare e të ardhurave nga

    tarifat e shkollimit dhe kontributeve të tjera financiare

    për studentët, ose ndarjen e burimeve financiare.

    “ShLUP UMT” dëshmon qëndrueshmëri përgjatë

    kohës së zhvillimit të programit të studimit dhe se ka

    kapacitete të mjaftueshme financiare për përmirësimin

    e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave të

    domosdoshme në të ardhmen. Gjatë katër viteve

    akademike themeluesit kanë garantuar financiarisht

    zhvillimin e qetë të institucionit, edhe pse të ardhurat

    nga tarifat e studentëve nuk i mbulojnë shpenzimet.

    Konkluzionet e vlerësimit: Institucioni bën një auditim të brendshëm dhe të jashtëm financiar çdo vit. Gjithashtu, harton

    një raport financiar të kostos së studimit. Gjatë katër viteve akademike themeluesit kanë garantuar financiarisht zhvillimin

    e qetë të institucionit, edhe pse të ardhurat nga tarifat e studentëve nuk i mbulojnë shpenzimet.

    7. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

    Pjesa përshkrimore

    Për sigurimin e brendshëm te cilësisë, janë ngritur strukturat përkatëse në “ShLUP UMT”, të cilat veprojnë konform

    kërkesave të Ligjit Nr. 9741, "Për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë”, të datës 21.05.2007, i ndryshuar.

  • Page 24

    Konkretisht janë: Komisioni i Vlerësimit të Cilësisë (për më tej KVC) dhe Qendra e Vlerësimit të Brendshëm (për më tej

    QVB). Këto njësi janë ngritur që në fillimet e veprimtarisë të “ShLUP UMT”.

    Nëpërmjet aktiviteteve në kuadër të sigurimit të cilësisë është synuar që të futet kultura e cilësisë në “ShLUP UMT”.

    Kërkesat në rritje për një cilësi sa më të lartë dhe përvoja e fituar në vite, kanë shtruar nevojën për një transparencë në tërë

    proceset akademike që realizohen përmes paraqitjes dhe njohjes ne websitin e shkollës, apo në intranet të

    dokumentacionit rregullues të shkollës. Në këtë kuadër, për secilin program/syllabus lënde, është hartuar një format

    standard me të gjithë elementet e nevojshëm të një syllabusi. Gjithashtu, për sigurimin e cilësisë janë bërë drejtpërdrejt

    takime/biseda të drejtuesve të institucionit me studentët, apo përdorimi periodikisht i pyetësorëve me studentët në kuadër të

    tërheqjes së opinionit të tyre mbi programin e studimit, për çdo lëndë të programit dhe pedagog. Pas procesit të përpunimit

    të këtyre gjetjeve, informacioni përkatës i kalon titullarëve të institucionit si dhe organeve kolegjiale përkatëse çdo fund viti

    akademik Ky informacion ndër të tjera shërben për vlerësimin dhe procesin e vazhdimësisë të performancës së institucionit,

    të njësive apo të secilit pedagog. Pra, një nga format me të përdorura mbi matjen e sigurimit të cilësisë në “ShLUP UMT”

    është pyetësori me studentet. Pyetësori realizohet dy herë ne vit, në përfundim të çdo semestri, për të gjitha programet e

    studimit, për të dy ciklet, për të gjitha lëndët dhe pedagogët. Skedat e pyetësorëve janë përpunuar nga punonjësi i IT,

    ndërsa rezultatet e fituara janë vënë në dispozicion të drejtuesve të institucionit nëpërmjet kancelarit. Më pas këto rezultate

    i vihen në dispozicion në mënyre të personalizuar secilit pedagog. Njëherazi, ato kanë qenë një burim i rëndësishëm për të

    nxjerrë konkluzione mbi cilësinë e procesit të mësimdhënies, të punës së secilit, në disa raste janë shoqëruar edhe me

    marrjen e masave konkrete ndaj pedagogëve të ndryshëm. Ndër problemet me kryesore kane qene lidhur me literaturën e

    rekomanduar, shfrytëzimin e orës së mësimit, cilësinë ne shpjegim dhe kontrollin.

    Për përmirësimin e proçesit mësimor-shkencor janë planifikuar masa si rikonceptimi i mënyrës së zhvillimit të detyrave të

    kursit; funksionimi i këshillimit të studentëve përmes zyrës së këshillimit të karrierës dhe përforcimi i rolit të tutoriatit

    (mentorit), krijimi i adresave zyrtare te email-it (te ShLUP UMT) për çdo student; përforcimi i përdorimit në funksion të

    komunikimit i rrjeteve sociale si psh faqja zyrtare e shkollës ne Facebook; ristrukturimi i faqes zyrtare; përfshirja e

    studenteve ne projekte te ndryshme, asistenca për aplikime dhe shkolla verore: marrëveshje bashkëpunimi me organizata

    publike dhe private për panairin e punës.

    Tregues të matshëm:

    Tabela 14: Anëtarët e QVB

    Nr. Anëtarët e QVB Detyra që ka në QVB Sa kohë ka në këtë detyrë

    1 Dritan Fino Drejtues Tetor 2014

    3 Klodiana Karasani Anëtare Tetor 2013

    4 Klodian Xheka Anëtar Tetor 2014

    5 Besa Mançka Anëtar Mars 2013

    5 Helion Fishekaj Student Tetor 2013

    Tabela 15: Anketimet e zhvilluara për “Master i Shkencave në Ekonomik-MBA”

    Nr. Viti akademik Programi i studimit Nr. i

    anketave

    Numri i pyetësorëve të

    plotësuar

    1 2014-2015 Msc në Ekonomik-MBA 2 19

    Gjithsej 2 19

  • Page 25

    Vlerësimi sipas Standardeve

    Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

    Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e

    programeve të studimeve.

    Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi,

    instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e

    programeve të studimeve;

    Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në

    vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm

    të cilësisë;

    Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe

    rezultatet që synon të arrijë;

    Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor

    metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta.

    Të tërthorta:

    a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e

    studimeve, të të diplomuarve në këto programe në vitet

    e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të

    studimeve;

    b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të

    të mësuarit;

    c. Pyetje konceptuale;

    d. Intervista;

    e. Etj.

    Të drejtpërdrejta:

    a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të

    standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh.

    provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

    b. Dëgjime në auditor;

    c. Rezultatet e arritura nga studentët në provimet e

    vlerësuara me nota/pikë;

    d. Rezultatet e arritura nga studentët në testimet

    paraprake dhe përfundimtare, provimet për module,

    praktikat profesionale;

    e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e

    detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të

    studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për

    të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet,

    provimet, etj.);

    f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

    g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit -

    tezës;

    h. Etj.

    Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente

    matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programit të

    studimit, si: vlerësim të performancës së pedagogëve dhe

    të gjithë stafit pedagogjik, dokumentim të detajuar të

    realizimit të planit mësimor për çdo lëndë dhe për çdo

    pedagog, nxjerrje të statistikave të kalueshmërisë dhe të

    nivelit të studentëve.

    Informacioni i kërkuar përfshihet në raportin për

    vetëvlerësimin institucional.

    Institucioni publikon raportet e vetëvlerësimit në hard-

    copy, të cilat i vihen në dispozicion studentëve dhe

    pedagogëve. Aspektet themelore të rezultateve të

    vetëvlerësimit publikohen edhe ne faqen web të

    Institucionit

    Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda te

    tërthorta ose të drejtpërdrejta. Metodat e tërthorta të

    vlerësimit janë implementuar me anë të anketës së

    zhvilluar me studentë ku ka patur seksione të veçanta

    mbi: Sondazhe: të studentëve për të gjitha aspektet e

    studimit në degën “MSc. në Ekonomik-MBA”, sondazhe të

    vlerësimit të didaktikës, kurrikulës, të të mësuarit,

    intervista. Metoda të drejtpërdrejta: dëgjime në auditor,

    vlerësimi me nota/pikë në provimet gjatë semestrit,

    testime paraprake dhe përfundimtare; provime për

    module, praktikë në qendra sociale e institucione,

    vlerësimi i detyrave të kryera nga studentët (detyra kursi

    për të analizuar të kuptuarit konceptual, provimet,

    referatet);

    Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për

    vlerësimin e brendshëm.

    Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine

    etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e

    brendshëm;

    Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe

    interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.

    Institucioni publikon raportet e vetëvlerësimit në hard-

    copy të cilat i vihen në dispozicion studentëve dhe

    pedagogëve.

  • Page 26

    Aspektet themelore të rezultateve të vetëvlerësimit

    publikohen edhe në faqen web të “ShLUP UMT”.

    Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë

    dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

    Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin

    e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe

    programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë;

    Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin

    e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve

    të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

    “ShLUP UMT”, harton një analizë vjetore për vlerësimin e

    ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë. Në

    të, ka të dhëna kryesisht për ecurinë e studentëve, si

    p.sh. kalueshmëria, apo edhe të dhëna për

    mësimdhënien në tërësi.

    Parashikuar në Planin Strategjik të “ShLUP UMT”,

    institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e

    programeve të studimeve të ciklit të dytë.

    Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve.

    Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale

    dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit

    për akreditimin e programeve të studimeve;

    Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e duhura për

    sigurimin e cilësisë;

    Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura

    të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të

    programeve të tyre;

    Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për

    shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të

    programeve të studimit;

    Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të

    vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që

    ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në

    to;

    Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për

    përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika

    dhe procedurat janë publikuar.

    Institucioni është në proçës akreditimi në nivel

    institucional përkrah me akreditimin e programit të

    studimit “Master Shkencor në Ekonomik-MBA”.

    Programet e studimeve, përmirësohen duke marrë për

    bazë rezultatet e vlerësimit të tyre nga personeli

    akademik dhe nga studentët. Pas çdo rezultati të

    siguruar nga anketimi me studentë, në bazë

    departamenti, bëhet rivlerësimi i brendisë së lëndës.

    Në fund të çdo semestri, bëhet edhe vlerësimi për

    personelin akademik, rezultati i së cilit i njoftohet secilit

    prej tyre.

    Senati dhe Këshilli i Fakultetit programojnë,

    bashkërendojnë, drejtojnë dhe kontrollojnë veprimtaritë e

    mësimdhënies e të kërkimit shkencor. Vlerësojnë

    efikasitetin e tyre, si edhe vendosin për problemet më të

    rëndësishme mësimore dhe shkencore të këtij institucioni.

    Për ndërgjegjësimin e personelit dhe të studentëve mbi

    cilësinë dhe sigurimin e saj në programin e studimit

    “Master Shkencor në Ekonomik-MBA”, Fakulteti i

    Ekonomisë, ka organizuar seminare të hapura ku janë

    trajtuar problemet lidhur me këto tematika.

    “ShLUP UMT”, ka hartuar dhe zbaton një strategji për

    përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia,

    politika dhe procedurat janë publikuar në Planin Strategjik

    të Institucionit.

    Konkluzionet e vlerësimit: Vlerësoj, se programi në fjalë, i përmbush kriteret e kërkuara. Informacioni i cili publikohet

    nga institucioni, është i paanshëm dhe objektiv, për vlerësimin e brendshëm.

  • Page 27

    POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE

    8. Programi i studimit, organizimi i tij

    Pjesa përshkrimore

    Studimet e ciklit të dytë “Master i Shkencave” ofrohen më kohë të plotë dhe në gjuhën shqipe. Ato zgjasin dy vite

    akademike, me shkëputje nga puna dhe plotësohen me 120 ECTS.