13
1. Termi penologji ? Termi penologji për herë të parë e ka përdorur autori gjerman Franc Liber në vitin 1845 dhe me të ka nënkuptuar një disiplinë të veçantë shkencore e cila do të merrej me studimin e ekzekutimit të dënimeve dhe sanksioneve tjera penale që ndërmerr shteti në luftimin e krimit. 2. Fazat e emertimit te Penologjisë? Faza e parë - në shek. 18 në kohën e sistemeve skllavopronare dhe feudale, çështja e ekzekutimit të dënimeve nuk është trajtuar në pikëpamje shkencore. Dënimet më të shpeshta kanë qenë gjymtimi, rrahja me kamxhik, gozhdimi në kryq, ngulja në çengel ose në hu, prerja e gjuhës, veshëve, nxjerrja e syve, prerja duarve etj. Faza e dytë - shek 19-20, koha kur pikëpamjet dhe mendimet lidhur me shkaqet e krimit ndërrojnë në mënyrë esenciale dhe tani shtrohet nevoja e trajtimit dhe studimit të personalitetit të kryesit të veprës penale. Faza e tretë – Penologjinë e trajtojnë si shkencë plotësisht të pavarur. Kongresi i III ndërkombëtar për të drejtën penale, i mbajtur në Palermo 1933, është kërkuar që lidhur me ekzekutimin e sanksioneve penale të nxirren ligje të veçanta e jo të trajtohen në kuadër të kodit penal. 3. Kush e ka përdorë termin Penologji për herë të parë? Termi penologji për herë të parë e ka përdorur autori gjerman Franc Liber në vitin 1845. 4. L enda e metodat? Kuptimi i lëndës së penologjisë është se penologjia është një shkencë teorike dhe praktike mbi aplikimin dhe efikasitetin e sanksioneve penale (masat e sigurisë – denimeve plotësuese, masave edukativo – korrektuese, organizimin e instit. Të ndryshme korrektuese- përmirësuese) me qëllim të riedukimit dhe ri integrimit me të suksesshëm të personave të dënuar dhe pengimit të aktivitetit kriminal në shoqëri. 5. Metodat e Penologjisë? 1

Pyetjet Dhe Pergjigjet Qe Kane Ra Ne Kollekvium - 2013-97-2003

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Pyetjet Dhe Pergjigjet Qe Kane Ra Ne Kollekvium - 2013-97-2003

1. Termi penologji ?Termi penologji për herë të parë e ka përdorur autori gjerman Franc Liber në vitin 1845 dhe me të ka nënkuptuar një disiplinë të veçantë shkencore e cila do të merrej me studimin e ekzekutimit të dënimeve dhe sanksioneve tjera penale që ndërmerr shteti në luftimin e krimit.2. Fazat e emertimit te Penologjisë?

Faza e parë - në shek. 18 në kohën e sistemeve skllavopronare dhe feudale, çështja e ekzekutimit të dënimeve nuk është trajtuar në pikëpamje shkencore. Dënimet më të shpeshta kanë qenë gjymtimi, rrahja me kamxhik, gozhdimi në kryq, ngulja në çengel ose në hu, prerja e gjuhës, veshëve, nxjerrja e syve, prerja duarve etj.

Faza e dytë - shek 19-20, koha kur pikëpamjet dhe mendimet lidhur me shkaqet e krimit ndërrojnë në mënyrë esenciale dhe tani shtrohet nevoja e trajtimit dhe studimit të personalitetit të kryesit të veprës penale.

Faza e tretë – Penologjinë e trajtojnë si shkencë plotësisht të pavarur. Kongresi i III ndërkombëtar për të drejtën penale, i mbajtur në Palermo 1933, është kërkuar që lidhur me ekzekutimin e sanksioneve penale të nxirren ligje të veçanta e jo të trajtohen në kuadër të kodit penal.

3. Kush e ka përdorë termin Penologji për herë të parë?

Termi penologji për herë të parë e ka përdorur autori gjerman Franc Liber në vitin 1845.

4. Lenda e metodat?

Kuptimi i lëndës së penologjisë është se penologjia është një shkencë teorike dhe praktike mbi aplikimin dhe efikasitetin e sanksioneve penale (masat e sigurisë – denimeve plotësuese, masave edukativo – korrektuese, organizimin e instit. Të ndryshme korrektuese- përmirësuese) me qëllim të riedukimit dhe ri integrimit me të suksesshëm të personave të dënuar dhe pengimit të aktivitetit kriminal në shoqëri.

5. Metodat e Penologjisë?

Metodat më të njohura të cilat i aplikon penologjia janë: studimi i rasteve individuale, observimi i personalitetit, metoda e bashkëbisedimit, metoda klinike, metoda e anketës dhe intervistës, metoda e krahasimit, metoda e matjes, metoda e statistikore, metoda e studimit të lëndëve gjyqësore, metoda e studimit të dosjeve të të dënuarve, etj.

6. Fazat e reagimit privat e publik?

Në literaturën penologjike përmenden tri faza kryesore të reagimit privat:

1. Përzënia apo dëbimi nga bashkësia;2. Hakmarrja dhe gjakmarrja;3. Pajtimi me shpërblim apo kompozicioni.

1

Page 2: Pyetjet Dhe Pergjigjet Qe Kane Ra Ne Kollekvium - 2013-97-2003

7. Etapa e shpagimit?Shpagimi me dëmshpërblim-kompozicioni paraqitet më vonë në raport me dëbimin dhe hakmarrjen, e cila u paraqit në fazën e fundit të shoqërisë primitive.Me anë të kësaj forme të reagimit kërkohej që të bëhet pajtimi, të lidhet paqja në mes fiseve dhe grupeve duke paguar sasi të caktuar të sendeve, mallrave dhe gjëra tjera të cilat janë konsideruar si kundërvlerë adekuate për krimin e kryer dhe në këtë mënyrë janë kënaqur kërkesa e palës së viktimës dhe kanë qetësuar në masë të madhe instinktin për hakmarrje apo gjakmarrje. 8. Etapa e hakmarrjes?

Hakmarrja është termë më i gjerë se gjakmarrja dhe paraqitet zakonisht si gjakmarrje, si marrje e hakut për vrasje, për lëndim trupor, për dëmtim material ose cenim të nderit, veprime dhe sjellje të cilat janë shkaktuar nga fisi, grupi, klani apo vëllazëria tjetër. Këtu reagimi ndërmerret ndaj grupit apo fisit tjetër e josi te dëbimi ndaj anëtarëve të vet të fisit. Hakmarrja është një lloj revanshi, një kthim i të keqes me të keqe, zakonisht në përmasa më të mëdha.

9. Etapa e individualizimit?Esenca e kësaj etape qëndron në angazhimin teorik dhe praktik që dënimi t’iu përshtatet vetive dhe cilësive subjektive të kryesit të veprës penale. Kjo etapë paraqitet pas Revolucionit francez.Në fazën e parë të kësaj etape nëpër gjykata kërkohet që dënimet të parashikohen me ligj. Në këtë aspekt shpeshherë shkohet aq larg sa që kërkohet që në ligj të parashihet lloji dhe lartësia e dënimit për secilën vepër penale.Faza e dytë ka të bëj me individualizmin gjyqësor që ka të bëj me atë që insistohej që ligji vetëm të caktojë suazat themelore të kushteve të ndëshkimit, ndërsa gjykata në bazë të çdo rasti individual, në bazë të rrethana lehtësuese dhe rënduese të caktojë vetë llojin dhe lartësinë e dënimit.Si fazë e tretë e kësaj etape paraqitet individualizmi administrativ që paraqet zbatimin e dënimeve nga ana e personelit të institucioneve korrektuese. Ky individualizëm ka të bëj me përshtatjen e tretmanit personit të dënuar gjatë kohës së vuajtjes së dënimit në institucionet korrektuese. Ky individualizëm ndryshe quhet edhe individualizmi penologjik ose penitensiar.

10. Pikepamjet e teorise metafizike?

Kjo teori bashkë me teorinë idealiste bazën juridike dhe shoqërore të së drejtës së ndëshkimit e shpjegon me interpretime dhe kuptime filozofike në mënyrë idealiste. Sipas kësaj teorie, vepra penale prish rendin absolut, prandaj edhe shtrohet kërkesa që ai rend të rivihet përsëri. Pra, dënimi këtu është i domosdoshëm, ai është nevojë absolute për rivendosjen e rendit të normave dhe rregullave të cilat janë çrregulluar me aktin e kryerjes së veprës penale.

Në kuadër të këtyre teorive janë këto pikëpamje dhe mendime:

1. Pikëpamja e drejtësisë hyjnore;2. Pikëpamja e drejtësisë morale;3. Pikëpamja e drejtësisë ligjore.

11. Teorit mbi bazën juridike?

Kjo teori bazën juridike dhe shoqërore të së drejtës së shtetit që të shqiptojë dhe ekzekutojë dënime, e kërkojnë dhe e gjen në legjislaturën pozitive të një vendi.Pikëpamjet më të njohura janë teoritë: idealiste/metafizike; kontratës shoqërore, juridike, sociologjike.

2

Page 3: Pyetjet Dhe Pergjigjet Qe Kane Ra Ne Kollekvium - 2013-97-2003

12. Teorite mbi qellimin e ndeshkimit?

Çështja e qëllimit dhe arsyes së dënimit nuk është vetëm çështje juridike, por edhe çështje filozofike. Këtë problematikë e kanë trajtuar dhe vështruar shumë mendimtar dhe filozofë që nga Platoni, Arsitoeli, Seneka, Ciceroni, Justiniani etj. Lidhur me qëllimin dhe arsyen e ndëshkimit janë disa mendime dhe teori:

1. Mendimet absolute;2. Mendimet relative;3. Mendimet e përziera.

13. Teorite e preventives speciale e gjenerale?

Sipas teorive të preventivës gjenerale qëllimi i dënimit dhe i ndëshkimit është ndikimi në qytetarët që mos kryejnë vepra penale. Edhe këtu vërejmë disa mendime dhe varianta lidhur me realizimin e qëllimit të preventivës gjenerale, dallohet: teoria e frikësimit të qytetarëve, teoria e frikësmit duke ekzekutuar dënimet dhe teoria e vërejtjes.

14. Ndarja e denimeve te gjitha sipas kodit te ri penal matja e denimit llojet rrethanat?

Kodi penal i Kosovës numëron këto sanksione penale:

1. Dënimet kryesore;2. Dënimet alternative;3. Dënimet plotësuese;4. Vërejtja e gjykatës;

15. Lehtesuese e renduese?

Vërejtja gjyqësore është sanksion penal të cilin e shqipton gjykata kryerësit të veprës penale për të cilin është parashikuar dënimi me burg deri në një vit ose dënimi me gjobë, ose për rastet kur vepra penale është kryer në rrethana lehtësues e të cilat e bëjnë veprën penale veçanërisht të lehtë dhe konsiston në qortimin e kryerësit për veprën penale dhe bërja me dije se ka kryer vepër penale të dëmshme dhe të rrezikshme dhe nëse sërish kryen veprën penale të tillë, gjykata do t’ia shqiptojë një sanksion më të rëndë penal.

16. Pikepamjet e teorise metafizike ?

Teoritë idealiste dhe metafizike – ndëshkimin e shpjegojnë me interpretime dhe kuptime filozofike dhe idealiste. Sipas saj është kërkesë imperative e drejtësisë absolute insistimi që kryesi të dënohet patjetër. Pikëpamja e drejtësisë hyjnore- e drejta e shtetit dhe shoqërisë të shqiptojë dhe të ekzekutojë dënime rrjedh nga perëndia. Pikëpamja e drejtësisë morale – baza juridike dhe shoqërore e së drejtës së shtetit që të shqiptojë edhe ekzekutojë dënime, qëndron në normat morale, në moralin si sistem universal i rregullimit të sjelljeve dhe jetës njerëzore.( Platoni, Kanti). Pikëpamja e drejtësisë ligjore – në shoqëri ekziston një drejtësi ligjore absolute, pavarësisht nga vullneti i njerëzve dhe grupeve të caktuara. Ajo drejtësi ligjore synon ta mbajë një rend dhe një rregull- në harmoni dhe në pajtim me ligjet.

3

Page 4: Pyetjet Dhe Pergjigjet Qe Kane Ra Ne Kollekvium - 2013-97-2003

17. Teorite mbi qellimin e ndeshkimit ?

Mendimet e filozofëve grekë; Platoni dhe Aristoteli, Romakë: Seneka, Ciceroni dhe Justiniani.

Lidhur me qëllimin dhe arsen e ndëshkimit, kemi disa mendime dhe teori: mendimet absolute, relative dhe të përziera.

Teoritë absolute mbi qëllimin e ndëshkimit – Arsyeja e ndëshkimit është hakmarrja, kthimi i së keqes me të keqe më të madhe. Sipas Kanti-t, qëllimi i dënimit është hakmarrja, si imperativ i ndërgjegjes morale të drejtësisë morale.

Sipas Hegel-it, qëllimi i dënimit është hakmarrja si domosdoshmëri dialektike ligore.

Teoritë relative mbi qëllimin e ndëshkimit – Bekarie, Fojerbah, Ruso, Bentham. Këto teori qëllimin e orientojnë kah e ardhmja, që të pengohet kryerja e krimeve. Lidhur me mënyrën e arritjes së preventivës dhe parandalimit dallojmë teorinë e preventivës speciale dhe gjenerale.

Teoritë e përziera theksojnë se dënimi në esencë në vetvete përmban edhe elemente të hakmarrjes, edhe elemente te pengimit dhe të përmirësimit. Këto teori bëhen dominuese dhe në praktikën ligjdhënëse, praktikën gjyqësore.

18. Teorite e preventives speciale dhe gjenerale ?

Teoritë e preventivës speciale: qëllimi konsiston në ndikimin preventiv në kryesin e VP, sipas kësaj kemi teoritë e preventivës speciale: Teoria e frikësimit me anë të ekzekutimit të dënimit, teoria e kujdestarisë, teoria e përmirësimit dhe teoria e riintegrimit.

Teoritë e preventivës gjenerale: qëllimi konsiston në ndikimin tek qytetarët që mos të kryejnë vepra penale. Lidhur me realizimin e qëllimit të preventivës gjenerale dallojmë teorinë e frikësimit duke paraparë dënimet, teorinë e frikësimit duke ekzekutuar dënimet dhe teoria e vërejtjes.

19. Ndarja e denimeve te gjitha sipas kodit te ri penal matja e denimit, llojet , rrethanat lehtesuese e renduese qellimi i denimit, ,institucionet ?

Denime kryesore,denime alternative,denime plotesuese.

20. Denimet dhe masat per te mitur ?

Masat e diverzitetit,masat edukuese,denimet,denimet plotesuese,masat e trajtimit te detyrueshem.Organizatat dhe shoqatat ,asociacionet me te njohura qe kane dhene kontribut jane:

Komisioni nderkombetare per te drejuten penale dhe institucionet korrektuese Komisioni për ceshtje sociale OKB- se Shoqata ndërkombëtar për kriminologji Shoqata ndërkombëtare për mbrojtjen shoqërore Shoqata ndërkombëtare për te drejtën penale Ne këtë drejtim posaçërisht janë te vlefshme rregullat standarte minimale te OKB-se mbi trajtimin e te burgosurve dhe rregullat Evropiane te burgut

4

Page 5: Pyetjet Dhe Pergjigjet Qe Kane Ra Ne Kollekvium - 2013-97-2003

22. Klasifikimi kategorizimi dhe llojet e institucioneve korrektuese?

1- Burgje për ekzekutimin e dënimit me burgim,2- Burgje për ekzekutimin e dënimit me burgim afatgjatë,3-Qendra të paraburgimit për ekzekutimin e paraburgimit dhe dënimeve të burgimit deri në 3 muaj,4- Burgje për femra për ekzekutimin e dënimit me burgim,5- Burgje për të mitur, 6- Institucionet korrektuese për ekzekutimin e masave edukative,7- Burgje- spitale për trajtimin e të paraburgosurve dhe personave të dënuar të sëmurë.

23. Permendi sistemet kryesore te ekzekutimit te denimit?

Sistemi i burgut kolektiv Sistemi i izolimit ose qelise Sistemi i heshtjes ose i Obernit Sistemi i pikave Sistemi progresivNdërsa sistemet tjera qe mbeshteten ne idet bashkohore te riintegrimit te personave te denuar Konsiderohet : Sistemi i konfiskimitSistemi bashkohore modernSistemi progresiv Sistemi progresiv Anglez Sistemi progresit Irlandez Sistemi i pikeve ose Makonakut Sistemi i klasifikimit ose Gjeneves Sistemi modern ose bashekohor

24. Raporti I penologjise me pedagogjine?

Penologjia dhe pedagogjia – Penologjia shfrytëzon metodat, mjetet dhe instrumentet e pedagogjisë në procesin e edukimit të personave të rinj gjegjësisht të miturve dhe të rriturve në procesin e edukimit dhe riintegrimit.

25. Penologjia dhe politika kriminale ?

Penologjia dhe politika kriminale – Penologjia në bazë të përvojës bën vërejtje, sugjerime dhe propozime, drejtpërdrejtë apo tërthorazi politikës kriminale, që ajo të bëjë ndërrimeve dhe inovacione duke aplikuar metoda më efikase kundër kriminalitetit.

26. Paraqitja e denimeve me burgim,burgjet e para ?

Në greqinë dhe romën e vjetër kanë ekzistuar burgje të cilat janë vendosur në kështjella "Bastilles" ose bodrumet e kalave "Qubliettes".Në romë ka qenë i njohur burgu i "Tullanium" ku mbaheshim të paraburgosurit deri në ekzekutimin e dënimit. Juristi romak Ulpian, shprehet se "Burgjet duhet të përdoren vetëm për mbajtjen e të dënuarve e jo

5

Page 6: Pyetjet Dhe Pergjigjet Qe Kane Ra Ne Kollekvium - 2013-97-2003

për ndëshkimin e tyre".

27. Denimet morale dhe c`njerezuese ?

Kishin per qellim degradimin,me shenjim ne fytyre me vule-nishan,marrjen e titujve etj.

28. Qellimi i denimit, denimet e masat per te mitur ,institucionet?

Të parandalojë kryerësin nga kryerja e veprës penale në të ardhmen dhe të bëjë rehabilitimin e tij dhe të përmbajë persona të tjerë nga kryerja e veprës penale.

Sanksionet penale ndaj të miturve janë të rregulluar me Ligjin penal për të mitur të Kosovës dhe i parasheh këto:

1. Masat e diversitetit;2. Masat edukative;3. Dënimet;4. Dënimet plotësuese;5. Masat e trajnimit të detyrueshëm.

Të miturit mbahen në institucione të veçanta për të mitur, në Kosovë ekziston vetëm Qendra Korrektuese Lipjan, aty ekzekutohen të gjitha denimet dhe masat e shqiptuara nga gjykatat kompetente.

29. Hakmarrja te teoria apsolute si arsye e ndeshkimit?

Sipas teorive absolute, qëllim dhe arsyeja e ndëshkimit ndaj kryesve të sjelljeve kriminale është hakmarrja, kthimi i së keqes që kanë bërë kryerësit e veprës penale me një të keqe të njëjtë ose më të madhe.

Sipas teorise absolute mbi qëllimin e dënimit, qëllimi i shqiptimit dhe ekzekutimit të dënimit është hakmarrja shikuar nga aspekti i atij që shqipton dhe ekzekuton si dhe nga aspekti i atij që dënohet dënimi ka për qëllim shpagimin.

30. Raportet në mes të penologjisë dhe pedagogjisë?

Pedagogjia merret me studimin e edukimit të të rinjve, në këtë mënyrë penologjia shfrytëzon të arriturat e pedagogjisë lidhur me aplikimin e metodave, mjeteve dhe instrumenteve të ndryshme të cilat përdoren në procesin e edukimit të rinjve, respektivisht të miturve dhe të rriturve në procesin e edukimit dhe riintegrimit. Gjatë procesit të riedukimit të personave të dënuar, në praktikën penitensiare përdoren shumë metoda dhe teknika të njohura të pedagogjisë bashkëkohore, si: metoda e bashkëbisedimit, punës individuale, punës grupore, etj.

31. Sistemet kryesore te ekzekutimit te denimit me burg (per te folur per se cilin sistem)?

Sistemet dhe metodat e ekzekutimit të dënimit me burgim në mënyrë kronologjike, historike konsiderohen: Sistemi i burgut kolektiv, Sistemi i qelisë, Sistemi i heshtjes, Sistemi i pikave, Sistemi progresiv

32. Kush e ka shkru ,,Kontrata mbi shoqërinë'' ?

6

Page 7: Pyetjet Dhe Pergjigjet Qe Kane Ra Ne Kollekvium - 2013-97-2003

Teorinë e kontratës shoqërore mbi bazën juridike të dënimit e përfaqëson autori Zh. Zh. Ruso

33. Kur ka fillluar sisitemi i Burgimit, dhe ku jane paraqit burxhet e para ?Si institucion i parë i kësaj natyre konsiderohet burgu Brindvell në Londër i cili u themelua në vitin 1553 nga ana e mbretit Eduardi VI.

34. Rregullat Evropiane , kuptimi dhe kur e ku jane ratifikuar ? Këshilli Evropës ka aprovuar rekomandimin nr. R(87) 3 të Komitetit të Ministrave me 12 Shkurt 1987, për të vendosur parimet e përbashkëta lidhur me politikën penale midis të shteteve anëtare të Këshillit të Evropes, të cilat përmbajnë çështjet e pranimit të dënuarve, evidentimin, klasifikimin, vizitat , korrespodenca etj. KE rekomandon që të burgosurve t’u lejohet të marrin pjesë në edukim jashtë burgut.

35. Si eshte quajtur libri i autorit gjerman ?Autori gjerman Julius më 1828 boton librin me titull “Shkenca mbi burgjet”

36. Faktoret qe ndikuan ne paraqitjen ne burg?

Si faktorë themelorë që kanë kontribuar në paraqitjen e dënimit me burgim janë:

1. mendimet dhe idetë humaniste e përparimtare të filozofëve dhe shkollave të ndryshme;2. Idetë dhe kontributi i Revolucionit francez dhe legjislacionit i tij penal dhe ndikimi i

pranisë së lirive dhe të drejtave të qytetarëve;3. Shfrytëzimi i punës së personave të dënuar si fuqi e lirë punëtore.

37. Sisitemet kryesore te ekzekutimeve ?

Sistemi i burgut kolektiv Sistemi i izolimit ose qelise

38. Sistemi i heshtjes ose i Obernit ?Sistemi i pikave Sistemi progresiv

39. Kush e ka shkru ,,Kontrata mbi shoqrin'' ?

Teorinë e kontratës shoqërore mbi bazën juridike të dënimit e përfaqëson autori Zh. Zh. Ruso

40. Pikëpamjet e teorisë metafizike?

Këto teori bazën juridike dhe shoqërore të së drejtës së ndëshkimit e shpjegon me interpretime dhe kuptime filozofike në mënyrë idealiste.

Sipas kësaj teorie, vepra penale prish rendin absolut, prandaj edhe shtrohet kërkesa që ai rend të rivihet përsëri. Pra, dënimi këtu është i domosdoshëm, ai është nevojë absolute për rivendosjen e rendit të normave dhe rregullave të cilat janë çrregulluar me aktin e

7

Page 8: Pyetjet Dhe Pergjigjet Qe Kane Ra Ne Kollekvium - 2013-97-2003

kryerjes së veprës penale. Në kuadër të këtyre teorive janë këto pikëpamje dhe mendime: Pikëpamja e drejtësisë hyjnore; Pikëpamja e drejtësisë morale; Pikëpamja e drejtësisë ligjore.

41. Teoritë mbi bazën juridike dhe shoqërore te ndëshkimit?

Kjo teori bazën juridike dhe shoqërore të së drejtës së shtetit që të shqiptojë dhe ekzekutojë dënime, e kërkojnë dhe e gjen në legjislaturën pozitive të një vendi.

Teoria idealiste- metafizike ; Pikëpamje e drejtësisë hyjnore; Pikëpamje e drejtësisë morale

Pikëpamja e drejtësisë ligjore .

Teoritë e kontratës shoqërore Teoritë juridike Teoritë sociologjike .

42. Teoritë mbi qëllimin e ndëshkimit?

Çështja e qëllimit dhe arsyes së dënimit nuk është vetëm çështje juridike, por edhe çështje filozofike. Këtë problematikë e kanë trajtuar dhe vështruar shumë mendimtar dhe filozofë që nga Platoni, Arsitoeli, Seneka, Ciceroni, Justiniani etj. Lidhur me qëllimin dhe arsyen e ndëshkimit janë disa mendime dhe teori: Mendimet absolute; Mendimet relative; Mendimet e përziera.

43. Teoritë e preventives speciale dhe gjenerale?

Sipas kësaj teorie qëllimi i ndëshkimit qëndron në ndikimin preventiv në kryerësin e veprës penale që ai mos të kryejë më tej vepra të rrezikshme penale. Lidhur me mënyrën dhe format e parandalimit dhe të ndikimit dallojmë disa teori të preventivës speciale: Teoria e frikësimit me anë të ekzekutimit të dënimit; Teoria e kujdestarisë; Teoria e përmirësimit; Teoria e ri integrimit.

44. Ndarja e dënimeve të gjitha sipas kodit të ri penal matja e dënimit llojet dhe rrethanat lehtësuese e renduese?

Kodi penal i Kosovës numëron këto sanksione penale:

Dënimet kryesore; Dënimet alternative; Dënimet plotësuese; Vërejtja e gjykatës;

Në kuadër të masave të trajtimit të detyrueshëm ky kod numëron: Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik për kryerësit të veprës penale me paaftësi mendore;

Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik për kryerësit të veprës penale me aftësi të zvogëluar mendore; Trajtimi i detyrueshëm përmes rehabilitimit të kryerësit të veprës penale të varur nga droga dhe alkooli. Sanksionet penale ndaj të miturve janë të rregulluar me Ligjin penal për të mitur të Kosovës.

45. Qëllimi i dënimit, dënimet dhe masat për te mitur, institucionet?

8

Page 9: Pyetjet Dhe Pergjigjet Qe Kane Ra Ne Kollekvium - 2013-97-2003

Sipas Kodit penal qëllimi i dënimit është të parandalojë kryerësin nga kryerja e veprës penale në të ardhmen dhe të bëj rehabilitimin e tij, dhe të përmbajë personat tjera nga kryerja e veprës penale.

Sanksionet penale për të mitur rregullohet me Ligjin penal për të mitur dhe i parasheh këto:Masat e diversitetit; Masat edukative; Dënimet; Dënimet plotësuese;Masat e trajnimit të detyrueshëm.

- Institucionet e tipit te mbyllur ose shkalles se larte te sigurisë , - Institucionet e tipit gjysme te mbyllur ose me shkallë te mesme te sigurisë - Institucionet e tipit te hapur ose me shkalle te ulte te sigurisë.

46. Masat dhe dënimet e zbatueshme ndaj te miturve?

Te miturve mund tu shqiptohen këto masa: masa e diversiteti, edukative, dënimi me gjobe, urdhër për pune ne dobi te përgjithshme dhe burgimi për te mitur.

Kur gjykata ndaj te miturve shqipton ndonjë mase apo dënim se pari duhet te ketë parasysh interesin e te miturve dhe duhet te ketë kujdes për:

- Llojin e veprës penale qe ka kryer i mituri;- Moshën e te miturit;- Nivelin e zhvillimit psikologjik- Karakterin dhe prirjet e tij;- Motivet qe e kane shtyre ne kryerjen e veprës penale;- Shkallen edukimit te tij;- Mjedisin dhe rrethanat jetësore;- Masat e shqiptuara me pare ndaj tij dhe rrethanat tjera qe mund te jene

relevante për shqiptimin e masës edukative apo dënuese.

Llojet e masave te diversiteti:

- ndërmjetësimi ne mes te kryesit te mitur dhe palës se dëmtuar;- Ndërmjetësimi ne mes te miturit dhe familjes se tij; - Kompensimi i demit palës se dëmtuar;- Vijimi i rregullt i shkollimit nga i mituri;- Pranimi i punësimi apo aftësimit ne një profesion adekuat me aftësitë dhe

shkathtësitë e tij;- Kryerja e punës pa pagese ne dobi te përgjithshme ne pajtim me aftësitë e

kryesit te mitur për kryerjen e punës se tille;- Edukimi me rregullat e trafikut dhe - Këshillimi psikologjik.

Llojet e masave edukative:- Masa disiplinore;- Masa te mbikëqyrjes se shtuar dhe- Masa institucionale.

47. Individualizmi sipas shkollës pozitiviste italiane?

Konceptet e para pozitive paraqiten nga Qesaro Lombrozo e me vone edhe nga Enriko Feri dhe Rafaello Garafallon. Pozitivistet italian ne hulumtimin e krimit e veçmas nga masat për pengimin e tij nisen nga disa parime tjera: siç është: qe njeriu nuk kryen krime nga dëshira e lire, mirëpo kjo rrjedh nga një varg shkaqesh te natyrës subjektive, individuale apo te brendshme. Shkolla pozitiviste italiane kërkon

9

Page 10: Pyetjet Dhe Pergjigjet Qe Kane Ra Ne Kollekvium - 2013-97-2003

te braktiset pikëpamja deri atëherë dominuese se krimi dhe dënimi janë konstruksione juridike dhe instrumente te represionit penal.

48. Sistemi i klasifikimit ose i Gjenevës?

Quhet sistemi i Gjenevës për arsye se për here te pare u aplikua ne Gjeneve te Zvicrës, ndërsa cilësohet i klasifikimit, ngase këtu u vërejt një përpjekje me serioze dhe me e organizuar për ndarjen dhe klasifikimin e personave te dënuar ne grupe, nëngrupe dhe klase paralele, me qellim te riedukimit dhe përmirësimit me te suksesshëm. Edhe këtu te dënuarit kalojnë neper tri faza: te qelisë, e burgut te përbashkët dhe fazën e daljes para kohe ne liri.

49. Sistemi i izolimit të qelisë?

Ky sistem quhet ndryshe sistemi pensilvanik apo filadelfik, për arsye se sistemi i izolimit apo i qelisë, për here te pare është paraqitur ne qytetin Filadelfia te shtetit te Pensilvanisë ne SHBA ne vitin 1790. Ne literaturën juridike mendohet se vetëm me sistemin e izolimit fillon ekzekutimi i vërtetë i dënimeve me burgim dhe është sistemi i pare i qe është rregulluar ne mënyrë normative juridike.

10