27
Projekt: “Ne qelizen e vogel perfshihet gjith universi i jetes’’. HAPAT E NDJEKURA PER KRYERJEN E PROJEKTIT: Ndertimi i qelizes dhe funksionet e saj. Paraqitja e saj ne nje figur te thjesht dhe me emeretime. Pjeset e saj perberese. Disa karakteristika rreth saj. Punoi: Doris Jonuzaj

Projekt biologji

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Projekt biologji

Projekt: “Ne qelizen e vogel perfshihet gjith universi i jetes’’.

HAPAT E NDJEKURA PER KRYERJEN E PROJEKTIT:

Ndertimi i qelizes dhe funksionet e saj.Paraqitja e saj ne nje figur te thjesht dhe me

emeretime.Pjeset e saj perberese.Disa karakteristika rreth saj.

• Punoi: Doris Jonuzaj

Page 2: Projekt biologji

Qeliza dhe perberja e saj. Qeliza është njësia thelbësore, funksionale dhe strukturale e

të gjitha organizmave të gjalla ; është njësia më e vogël mbartëse e jetës. Ky përkufizim u formulua nga Robert Hooke, shkencëtar anglez, i cili ishte edhe i pari që vëzhgoi ekzistencën e qelizës në vitin 1665. Vetë fjala qelizë vjen nga latinishtja, cellula, që do të thotë „dhomë e vogël“.

Qeliza përbëhet nga membrana citoplazmike dhe citoplazma, në të cilën gjenden organelet qelizore, të cilat përmbushin funksione të ndryshme jetësore. Qelizat janë të formave të ndryshme. Tek qelizat shtazore gjejmë qeliza në formë drejtkëndëshi, pllakore dhe cilindrike (qelizat epiteliale), zgjatore (qelizat muskulore), yjore (qelizat e kockave), të degëzuara (qelizat nervore).

Qelizat në organizëm ndahen në Qeliza Prokariote (pa-organele qelizore) dhe Qeliza Eukariote (me oraganele).

Qelizat Prokariote : Janë qeliza që gjinden në forma te veçanta. Kane membrane qelizore, mirëpo organelet mungojnë. Ndër me te qelizat prokariote me te shpeshta janë Bakteret.

Qelizat Eukariote : Janë qeliza që përmbajnë strukture komplete mbrenda membranës qelizore, për dallim nga Prokariotet, qelizat eukariote përmbajnë membranën qelizore që mban me vete materialin gjenetik. Organelet qelizore me te shpeshta që gjinden mrenda membranës janë : Mitokondriet, Kloroplastet dhe Aparati i Golgjit. Mirëpo kemi edhe shume organele te tjera që kanë funksione te ndryshme, ato janë : Ribozome, Lizozome, Retikulumi Endoplazmatik etj.

Page 3: Projekt biologji

Ndertimi i Qelizes Prokaroite

Qeliza e një kafshë tipike, ku tregohen përbërësit nënqelizorë. Organelet : (1) bërthamëza (2) bërthama (3) ribozomet (4) fshikëza (5) retikuli endoplazmatik (ER) (6) aparati i Golxhit (7) Citoskeleti (8) ER (9) mitokondria (10) vakuola (11) citoplazma (12) lisozomet (13) centriolat

Page 4: Projekt biologji

Teoria qelizoreTeoria qelizore pohon se:

Njësia bazë ndërtimore dhe funksionale e gjallesave është qeliza

Qelizat e kanë prejardhjen e tyre nga qeliza pararendse nëpërmjet proçesit të riprodhimit

Qeliza është njësia bazë e e zhvillimit dhe e rritjes

Qeliza është njësia bazë e ripërtëritjes

Qeliza është njësia bazë e trashëgimisë

Page 5: Projekt biologji

MEMBRANA QELIZORENjihet ndryshe edhe me termin plazmalema. Ka trashësi 7-9nm.Në të vihen re dy zona strukturalisht të ndryshme. Përveç një polariteti të theksuar  të sipërfaqes me strukturë të spikatur mozaike,vihet re një diferencë e theksuar e dy anëve të membranës (asimetria e membranës plazmatike). Modeli i  mozaikut fluid( Singer-Nicolson 1972) e përshkruan membranën si një strukturë dinamike:Proteinat periferike notojnë mbi shtresën lipidiko-fluide, ndërsa proteinat integrale janë të zhytura në brendësi të membranës falë mbetjes hidrofobe.

Molekulat e membranës janë të lidhura midis tyre në mënyrë që të formojnë një kompleks supermolekular (struktura irreale e mozaikut), pasi vetëm kjo mënyrë organizimi mund të zgjidhw disa nga funksionet specifike të saj.

FUNKSIONI:Kufizues: kufizon mjedisin brendaqelizor nga mjedisi jashtëqelizor

Rregullues:kontrollon futjen e lëndëve të ndryshme të nevojshme për qelizën, eleminon mbeturinat dhe sekreton produktet qelizore

Strukturor: lidhja e saj me substanca të ndryshme u jep indeve strukturë të qëndrueshme Ndijor: kap dhe u përgjigjet nëpërmjet receptorëve të gjithë molekulave specifike që vijnë në

lëngun jashtëqelizor

•PËRBËRËSIT E QELIZËSNë çdo qelizë  mund të dallojmë këto struktura qelizore:

•Membrana qelizore

•Protoplazma

Page 6: Projekt biologji

PROTOPLAZMAËshtë e gjithë lënda qelizore me veprimtari biologjike.Protoplazma përmban 60-70% ujë, proteina, lyra, sheqerna dhe kripëra minerale. Përbëhet nga:Bërthama

Citoplazma

BËRTHAMAPërbëhet nga: membrana bërthamore, nukleoplazma, nukleolat,kromozomet.Bërthama është qëndra e kontrollit të aktivitetit qelizor.Pa bërthamën qeliza nuk mund të jetojë për një kohë të gjatë.Bërthama ka formë sferike ose ovale. Pozicionohet thuajse në qëndër të qelizës.Mbështillet ngamembrana bërthamore e cila është poroze.Përmban një lëng viskoz, koloidal të pasur me proteina që quhetnukleoplazëm.Në të gjenden disa trupa sferikë  që quhen nukleola dhe fije të holla kromatine: kromozomet.Nukleolat përmbajnë ARN që merr pjesë në sintezën e proteinave.  Kromozomet përbëhen nga ADN e molekula proteinash.

Page 7: Projekt biologji

CITOPLAZMANdahet në:Citosol (lëngu brendaqelizor)

Organelet (të cilat kryejnë funksione specifike për qelizën) Organelet ndahen në:

Organele me membranë (mitokondritë, rrjeti endoplazmatik, aparati i Golxhit, lisozomat dhe peroksizomat)

Organele pa membranë (citoskeleti, centriolat, ribozomet flagjelët ciljet) MITOKONDRITË

Ndërtohen  nga:Membrana e jashtme

Membrana e brëndshme

Kreshtat (të formuara nga rrudhosjet dhe palosjet e membranës së brëndshme) Matriksi (përmbajtja e lëngët që gjendet në qëndër të mitokondrisë dhe ka përmbajtje të

lartë enzimatike) Funksioni:

Prodhues të energjisë së nevojshme për veprimtarinë qelizore.95% e energjisë që i nevojitet qelizës prodhohet në mitokondri

Page 8: Projekt biologji

RRJETI ENDOPLAZMATIK (R.E.P.)Është një sistem gypash dhe trastëzash.Ndahet në:Rrjeti endoplazmatik i lëmuar

Rrjeti endoplazmatik kokrrizor (përmban ribozome dhe merrr pjesë në ndryshimet kimike të proteinave dhe pakeimin e tyre për në organelet e qelizës)

Funksioni:Prodhues: i proteinave , karbohidrateve dhe lyrave

Depozitues: ruan dhe depoziton lëndët e prodhuara , thith substanca nga citosoli pa prekur veprimtarinë qelizore

Transportues: nëpërmjet sistemit të gypave dhe kanaleve lëndët mund të lëvizin në pjesë të ndryshme të qelizës

APARATI I GOLXHITPërbëhet nga trasta membranore që quhen sakule. Një qelizë mund të ketë më shumë se një aparat Golxhi.Vendosen afër bërthamës.Funksioni:Sintetizon lëndë të ndryshme që shërbejnë si sekrecione

Paketon sekrecionet dhe enzimat e ndryshme që përdoren në citoplazmën e qelizës Merr pjesë në formimin dhe ndryshimin e membranave qelizore

Page 9: Projekt biologji

LISOZOMATJanë fshikëza që përmbajnë enzima me funksion tretës. Formohen nga aparati i Golxhit.Funksioni:Tretës

Ushqyes

Shkatërrues dhe mbrojtës

PEROKSIZOMATJanë fshikëza më të vogla se lisozomat dhe formohen nga rrjeti endoplazmatik kokrrizorFunksioni:Thithin dhe neutralizojnë substancat e ndryshme me natyrë helmuese që prodhohen ose futen në qelizë

MIKROFIJËZAT DHE MIKROGYPTHATJanë pjesë përbërëse të citoskeletit.Mikrofijëzat përbëhen nga një proteinë që quhet aktinë.Funksioni:I japin qëndrueshmëri dhe

Ndryshueshmëri në formë qelizave Mikrogypthat përbëhen nga një proteinë që quhet tubulinë

Funksioni:Formojnë përbërësit kryesor të citoskeletit

I japin qëndrueshmëri qelizës Kapin dhe pozicionojnë organelet e ndryshme të qelizës Marrin pjesë në ndryshimin e formës së qelizave Ndihmojnë në lëvizjen e qelizës

Page 10: Projekt biologji

CENTRIOLATJanë struktura cilindrike të përbëra nga mikrogyptha të shkurtër të organizuara në 9 grupe me nga 3 mikrogyptha në grup.Funksioni:Drejtojnë fijet e ADN gjatë ndarjes qelizore

CILIETPërbëhen nga 9 çifte mikrogypthash që rrethojne një çift të vendosur në qëndër. Ciliet lëvizin ritmikisht duke shkaktuar lëvizjen e lëngut përreth qelizave.Funksioni:Ndihmojnë lëvizjen e organizmave që i kanë (parameci)

FLAGJELËT:  Për nga ndërtimi ngjajnë me ciliet por janë më të gjatë.Funksioni:Lëvizës për qelizën

Page 11: Projekt biologji

KLOROPLASTETGjenden vetëm në qelizat bimore. Kanë formë ovale ose sferike rrallë të sheshtë.klorofila ndodhet në brendësi të disa disqeve të shkurtër që quhen grana.Struktura e kloroplastit karakterizohet nga: një membranë e dyfishtë,stroma(matriksi pa ngjyrë) që përmban shumë proteina. Në stromë gjenden trasta membranore diskoidale  që quhen tilakoide.Funksioni:Kryejnë fotosintezën. Proçes që çon në shndërrimin  e energjisë dritore në energjikimike e nevojshme për sintezën e substancave të pasura me energji ( glukoza, amidoni) duke u nisur nga substanca të varfra në energji ( uji dhe dioksidi i karbonit)

MURI QELIZORQeliza bimore rrethohet  nga disa shtresa  të vendosura mbi membranën qelizore që formojnë murin qelizor. Këto shtresa përmbajnë lëndë të tilla si:pektina, celuloza, linjina.Ka pore nëpërmjet të cilave mund të kalojnë lehtësisht molekula të çfarëdo madhësie.Funksioni:I jep formë

qëndrueshmëri

dhe  mbrojtje qelizës bimore

Page 12: Projekt biologji

FUNKSIONI I MEMBRANËS QELIZORE.PËRSHKUESHMËRIA NËPËRMJET TRANSPORTUESVE

Membrana qelizore rregullon shkëmbimin e substancave ndërmjet tretësirave që gjenden brenda qelizës dhe mjedisit rrethues.Ajo është një membranë gjysëm e përshkueshme, dhe si e tillë përshkohet nga molekula dhe jone të shumta në përpjestime të ndryshme.Veprimi rregullues i membranës qelizore synon që:të kalojnë lehtësisht në dy drejtime molekulat e ujit, substancat ushqyese, gazet dhe lëndë të tjera

të mbajë në brendësi të qelizës substancat që marrin pjesë në formimin e strukturave qelizore.

DIFUZIONI  (shpërhapja)        

Proçesi me anë të të cilit molekulat zhvendosen në hapsirë derisa përqëndrimi i tyre në çdo pjesë të kësaj hapësire të jetë i njëjtë quhet difuzion ose shpërhapje.        Kur numri i molekulave që hyjnë brenda në qelizë është i barabartë me numrin e molekulave që dalin jashtë saj themi se është arritur ekuilibri dinamik.Faktorët e jashtëm që përcaktojnë shpejtësinë e shpërhapjes janë:

Përqëndrimi

Temperatura

Trysnia

Page 13: Projekt biologji

OSMOZA: SHPËRHAPJA E UJIT       

 Shpërhapja e ujit, nëpërmjet një membrane gjysëm të përshkueshme, nga zona me përqëndrim më të vogël drejt zonës me përqëndrim më të madh quhet osmozë.        Kur uji shpërhapet në qelizë nëpërmjet osmozës ushtron mbi membranë një trysni që quhet trysni osmotike ose turgor.        Difuzioni dhe osmoza janë proçese fizike mbi të cilët qeliza nuk ushtron asnjë kontroll. Ato nuk kërkojnë harxhim energjie nga ana e qelizës prandaj konsiderohen si transport pasiv.        Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të vogël se ai brendaqelizor, tretësira quhet hipotonike,dhe do të kemi shpërhapjen e ujit nga jashtë →brenda.Qeliza fryhet dhe çahet. Dukuria quhet citolizë.        Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim më të madh se ai brendaqelizor, tretësira quhet hipertonike dhe uji shpërhapet nga brenda→jashtë qelizës.Qeliza mblidhet dhe zvogëlon vëllimin pasi humbet sasira të mëdha uji. Dukuria quhet plazmolizë.        Kur mjedisi jashtëqelizor ka përqëndrim të njëjtë me atë brendaqelizor tretësira quhet izotonike. Në këtë rast sasia dhe shpejtësia e hyrjes dhe daljes së molekulave të ujit nga jashtë↔ brenda është e barabartë

Page 14: Projekt biologji

TRANSPORTI AKTIV

Në qelizë hyjnë ose dalin disa substanca edhe kur trysnia e shpërhapjes duhet të shkaktonte normalisht lëvizjen në drejtim të kundërt.Lëvizja e molekulave përkundrejt gradientit të përqëndrimit quhet transport aktiv.Kjo përzgjedhje selektive e membranës qelizore lidhet me nevojat e qelizës.Molekulat me përmasa shumë të mëdha për të cilat qeliza ka nevojë por që nuk mund të përshkojnë membranën, futen në qelizë me anë të endocitozës. Kur lënda është e ngurtë proçesi quhet fagocitozë, kurse kur është e lëngët pinocitozë. Nxjerrja jashtë e molekulave me përmasa të mëdha që nuk mund të përshkojnë membranën quhet ekzocitozë.

Page 15: Projekt biologji

PROKARIOTËT DHE EUKARIOTËT  “Bakteret e vërteta” (ku përfshihen të gjitha bakteret që infektojnë njeriun)

janë anëtarë të të njejtës mbretëri të gjallesave - eubacteria, bacteria. Një grup tjetër mikroorganizmash që shpesh hasen në mjedise ekstreme jetësore formojnë mbretërinë tjetër - archaebacteria, Archaea. Në aspektin morfologjik, të dy mbretëritë e këtyre mikroorganizmave kanë ngjashmëri mes vete( sidomos kur iu mungon bërthama), prandaj ato së bashku grupohen si prokariotë. Megjithatë, ato kanë dallime të dukshme në aspektin biokimik. Shumica  e archaea jetojnë në mjedise tipike, siç janë burimet e nxehta sulfurike, ku mbretëron temperaturë mbi 80 ºC dhe pH=2. Këto mikroorganizma quhen termoacidofile. Të tjerat jetojnë në mjedise që përmbajnë metan (metanogjenet) ose përqëndrime të larta të kripës (halofilet ekstreme).

Page 16: Projekt biologji

Archaea Bazuar në ngjashmëritë e sekuencave të ADN-së, del se arkaeat dhe ekuariotet

janë ndarë nga eubakteret para se të ndahen nga njëra tjetra (figura 1a). Nga vështrimi biokimik, arkaeat në shumë aspekte janë më të ngjashme me eukariotet sesa eubakteret. P.sh., ARN polimeraza e arkaeave në aspektin e numrit të nënnjësive është poaq komplekse sikurse polimerazat e bërthamës së eukarioteve. Njëkohësisht, përbrenda disa nënnjësive eukariote ekziston një homologji e konsiderueshme e aminoacideve. Po ashtu, te arkaeat gjeni promotor i strukturës është më shumë i ngjashëm me atë të eukarioteve sesa eubaktereve. Sikurse eubakteret, edhe arkaeat kanë operone, të cilat i përshkruajnë tek ARNi policistronike. Ngjashmëri ekzistojnë edhe në faktorët e sintezës së proteinave të arkaeave dhe eukarioteve, duke sugjeruar për një mekanizëm të përbashkët të sintezës së proteinave. Njësia 16S e ARNr te eubakteret dhe arkaeat dallon dukshëm në sekuencë. 

Eubakteret ( me përjashtim të gjinive Mycoplasma dhe Chlamydia) posedojnë peptodoglikan (sinonimet: mureinë, mukopeptid, skeleti i murit qelizor). Peptidoglikani përmban një sheqer unikat, acid muramik, që nuk gjindet tjetërkund në natyrë. Archaebacteret përmbajnë pseudomureinë që dallon strukturalisht me mureinën e eubaktereve.

Për të shprehur ngjashmëritë ndërmjet archaeae dhe eukarioteve, në të kaluarën është përdorur termi archaebacteria. Sot, të gjitha format tjera qelizore të jetës (përfshirë bimët, kafshët dhe fungjet) përmblidhen me një emër-eukariotë.

Page 17: Projekt biologji
Page 18: Projekt biologji

STRUKTURA BAKTERORE Edhepse nuk janë kompekse sikur eukariotet, te prokariotet mund të definohen disa

struktura përbërëse eubakterore. Këto struktura nuk i posedojnë të gjitha bakteret. Plazmidet 

Janë segmente të ADN-së që ndodhen jashtë kromozomeve, të pranishme në shumë kopje dhe shpesh kodojnë faktorët e patogjenezës dhe ato të rezistencës antimikrobike. Disa forma, po ashtu janë të përfshira në shumëzimin e baktereve.

Mbështjellësi qelizorBakteret mund të ndahen në dy grupe duke u bazuar në ngjyrosjen sipas Gramit. Bakteret Gram pozitive e mbajnë  ngjyrën e kristal violetit pas shpërlarjes me ujë, kurse ato Gram negative nuk e mbajnë atë pas shpërlarjes. Të gjitha bakteret kanë membranë qelizore në të cilën bëhet fosforilimi oksidativ (pasi që nuk kanë mitokondrie). Jashtë membranës qelizore ndodhet muri qelizor, që përbën një formacion rigjid dhe e mbron qelizën nga liza osmotike. Bakteret gram pozitive kanë mur qelizor shumë më të trashë sesa ato Gram negative. Bakteret Gram negative kanë edhe një membranë të jashtme shtesë. Membrana e jashtme është bariera kryesore e permeabilitetit te bakteret Gram negative. Hapësira ndërmjet membranës së jashtme dhe asaj të brendshme quhet hapësira periplazmike. Bakteret Gram negative i deponojnë enzimet e tyre zbërthyese në hapësirën periplazmike. Bakteret Gram pozitive nuk kanë hapësirë periplazmike; ato sekretojnë ekzoenzime dhe bëjnë digjestimin jashtëqelizor. Digjestimi është i nevojshëm, pasi që molekulat e mëdha nuk mund të kalojnë rregullisht nëpër membranën e jashtme (nëse është prezente) ose nëpër membranën qelizore. 

Page 19: Projekt biologji

Bakteret pa mur qelizorNëse bakteret trajtohen me 1) enzime që shkaktojnë lizë të murit qelizor ose 2) me antibiotikë që interferojnë me biosintezën e peptidoglikanit, atëherë shpesh mund të krijohen baktere pa mur qelizor. Zakonisht këto trajtime rezultojnë në krijimin e mikroorganizmave të paqëndrueshëm. Bakteret pa mur qelizor që nuk mund të shumëzohen quhen sferoplaste (nëse kanë membranë të jashtme) ose proptoplaste (nëse nuk është prezente membrana e jashtme). Nganjëherë këto baktere mund edhe të shumëzohen (format L).

FlagjelaDisa lloje bakteresh janë të lëvizshme dhe kanë organele të lëvizjes – flagjela (figura 4). Ato janë të afta ta shijojnë mjedisin e tyre jetësor dhe të përgjigjen ndaj substancave kimike ushqyese ose materieve helmuese duke lëvizur drejt tyre apo larg nga to (kemotaksa). Flagjelat janë të fiksuara në membranën qelizore, zgjaten nëpër mbështjellës qelizor dhe shtrihen si varg i gjatë. Flagjela përbëhet nga një numër proteinash, përfshirë edhe flagjelinën. Ato e lëvizin qelizën përmes rrotacionit me lëvizje sikur helikë. Filamentet aksiale te spiroketat kanë funksion të ngjashëm sikurse flagjelet. Proteinat lidhëse në hapësirën periplazmike ose membranën qelizore i lidhin burimet e ushqimit (siç janë sheqernat dhe aminoacidet) duke shkaktuar metilimin e proteinave të tjera të membranës qelizore të cilat ndikojnë në lëvizjen e qelizës me flagjela. Permeazat janë proteina që pastaj i transportojnë këto ushqime nëpër membranën qelizore. Energjia dhe burimet e karbonit mund të deponohen sipas nevojës në “granulat deponuese” të citoplazmës që përmbajnë glikogjen, polihidroksibutirat ose polifosfate.

Page 20: Projekt biologji

Piliet (sinonim: fimbriet)Llojet e pilieve dallohen mes shtameve të ndryshme bakterore. Ato janë projeksione qelizore në formë të fijeve të flokut . Disa janë të përfshira në konjugimin seksual dhe të tjerat mundësojnë ngjitjen në sipërfaqet epiteliale të strehuesit gjatë procesit infektiv.

Kapsulat dhe shtresat jargëzuese Këto janë struktura që e rrethojnë nga jashtë membranën qelizore. Nëse janë qartë të definuara atëherë quhen kapsula, e nëse jo - emërtohen si shtresë jargëzuese apo glikokaliks. Ato zakonisht përbëhen nga polisakaridet. Mirëpo, te disa bacile ato janë të përbëra nga polipeptidet (acidi poliglutaminik). Ato nuk kanë rol qenësor në jetesën e qelizës dhe brenda të njejtit lloj, disa shtame mund të prodhojnë kapsulë, kurse të tjerat jo. Kapsulat e baktereve patogjene i pengojnë fagocitet gjatë gëlltitjes dhe shkatërrimit të baktereve. Kapsulat shpesh humbin gjatë kultivimit in vitro.

Endosporet (sporet) Janë forma të fjetura të qelizës bakterore që prodhohen nga disa lloje bakteresh gjatë kushteve të pavolitshme jetësore ; forma aktive e rritur e qelizës quhet formë vegjetative. Sporet janë rezistente ndaj shumë kushteve të pavolitshme (përfshirë temperaturat e larta dhe tretësit organikë). Citoplazma e sporeve është e dehidruar dhe përmban kalcium dipikolinat që është përgjegjës për rezistencën e spores ndaj nxehtësisë. Sporet më së shpeshti hasen te gjinitë Bacillus dhe Clostridium.

Page 21: Projekt biologji

Ndarja e qelizës

Të gjitha shtazët dhe bimët janë të përbëra nga qelizat. Me rritjen e organizmit, qelizat e tij bëhen më të mëdha dhe ato ndahen për

t'u fituar dy qeliza të reja. Kjo dukur quhet ndarja e qelizave. Kjo dukuri ndodh vazhdimisht dhe kështu krijohen qeliza të reja.

Të një organizëm të moshuar, qelizat vazhdojnë të ndahen, por, ky proces ndodhë në një nivel të zvogëluar. Qeliza të reja krijohen me qëllim të zëvendësimit të qelizave të vjetra ose këmbim të qelizave të dëmtuara të indit.

Bërthama e qelizës përmban kromozome. Çdo kromozom përmban shumë gjene.

Gjeni paraqet një pjesë të ADN-së. Gjenet i kontrollojnë tiparet e trupit, për shembull, ngjyrën e syve. Gjenet mund të kenë forma të ndryshme, për shembull, ekzistojnë gjene për

sy të kaltër, sy ngjyrë kafe, sy të gjelbër. Format e ndryshme të gjeneve quhen alele.

Page 22: Projekt biologji

MitozaNë organizëm, hromozomët më së shumti gjenden në çifte.

Trupi i njeriut përmban 23 çifte kromozomësh, që në tërësi është 46 kromozome.

Para çdo ndarjeje të qelizës, formohet kopje e çdo kromozomi.

Qelizat e reja të krijuara gjatë ndarjes, janë identike me qelizat e prindërve. Ato përmbajnë 23 çifte hromozomësh, të cilët mbajnë gjene identike me qelizat e prindërve.

Ky lloj i ndarjes së qelizave quhet mitozë. Si rezultat i kësaj, krijohen dy qeliza identike.

Në vizatim është paraqitur versioni i thjeshtë i mitozës.

Page 23: Projekt biologji

Mejoza

Qelizat e organeve reproduktive krijojnë gameta.Ky lloj i ndarjes së qelizave quhet mejozë dhe krijon katër qeliza të reja, çdonjëra me gjysmën e numrit të kromozomëve.

Në vizatimin më poshtë është paraqitur version i thjeshtë i mejozës.

Qeliza ndahet dy herë për të krijuar katër gameta, çdonjëra me një komplet kromozomësh.

Gjatë pllenimit, gametat bashkohen. Me këtë krijohet qelizë, e cila përmban çifte kromozomësh.

Kjo qelizë ndahet shumëfish dhe krijon një organizëm të ri.

Page 24: Projekt biologji

Domethenia e kromozomeve ne termat e permbajtjes se tyre.

Gjenet, njesite e informacionit te qelizes, jane te perbera prej ADN-je. Tek eukariotet, ADN-ja lidhet me proteina per te formuar fibrat e kromatines, te cilat perbejne kromozomet. Organizimi i ADN-se se eukarioteve ne forme kromozomesh i jep mundesi ADN-se qe te replikohet me saktesi dhe te shperndahet ne qelizat bija pa u mpleksur. 

Page 25: Projekt biologji

Identifikimi i stazheve dhe ngjarjet kryesore gjate ciklit qelizor (eukariot-ik). 

Me cikel qelizor nenkuptohet periudha qe nga fillimi i nje ndarjeje deri ne fillimin e ndarjes tjeter. Cikli qelizor perbehet nga interfaza (ndërfaza) dhe faza M. Ndërfaza (interfaza) konsiston ne nje faze te pare gap (G1), faza esintezes (S), dhe faza e dyte gap (G2). Gjate fazes G1, qeliza rritet dhe pergatitet per fazen S. Gjate fazes S, ADN-ja dhe proteinat e kromosomeve dyfishohen (sintetizohen te tjera) dhe ndodh duplikimi i kromozomeve. Gjate fazes G2, rritet sinteza e proteinave ne kuader te pergatitjes per ndarjen qelizore. Faza M perbehet nga Mitoza; ndarja berthamore qe prodhon dy berthama te njejta me berthamen nene, dhe citokineza, ndarja e citoplazmes ne dy pjese, per qelizat bija.

Page 26: Projekt biologji

Teoria kromozomike dhe ligji i grupimit te pavarur te tipareve Teoria kromozomike:1)        Qelizat e trupit të një gjallese kanë kromozome 2 nga 2 të ngjashme. Kromozomet e çdo çifti kanë formë, madhësi të njëjtë quhen homologe.2)        Gametët kanë gjysmën e numrit të kromozomeve të trupit dhe përmbajnë vetëm një nga secili çift kromozomesh homologeLigjet e Mendelit:1)        Gjenet ndodhen çift në çdo gjallesë2)        Secili prind i jep pasardhësve vetëm njërin nga dy aleletPra arrijmë në përfundim : Gjenet ndodhen në kromozome dhe vendodhjet e tyre në kromozom quhen lokus.

Page 27: Projekt biologji

Ligji i grupimit te pavarur te tipareve:

Kur analizohet trashëgimia e dy ose më shumë tipareve dihibride vihet re grupimi i pavarur i tyre.Në kryqëzim zbërthimi në F2 në raport 9:3:3:1 vihet re kur ka zotërim të plotë për dy çiftet e gjeneve alelike.Numri i  fenotipeve në F2 gjendet me formulën 2 ne fuqi n.Numri i gjenotipeve të ndryshëm në F2 gjenden me formulën 3 ne fuqi n.

Gjenet  e  lidhura  dhe  Kryqkembimi                                  Kryqezimet prove:Kryqëzimi kur një prind i përket breznisë F1 d.m.th. pasardhësve të lindur nga kryqkëmbimi i dy linjave  të pastra(AABB) X   (aabb) dhe prindi tjetër i përket linjës së pastër homozigot të fshehtë   (aabb)  quhet kryqëzim provë.                                                  Gjenet e lidhura:Quhen gjenet që gjenden në një kromozom. Gjenet që gjenden në një kromozom do t'u jepen pasardhësve gjithnjë në një grup,ose të lidhur  me njëri - tjetrin.  Ndërsa gjenet që ndodhen në kromozome të ndryshme do të jepeshin në mënyrë të pavarur nga njëri - tjetri,në përputhje me Ligjet e Mendelit.       Ligji i trashëgueshmërise së lidhur thotë :  Gjenet që gjenden në një çift kromozomesh trashëgohen të lidhura dhe numri i grupeve të lidhura është i barabartë me numrin me numrin haploid të kromozomeve të llojit.