12
1 Portali i Integrimit Migrantëve www.integrazionemigranti.gov.it Newsletter Shumëgjuhësh (Qershor 2013) Anglisht - Shqip- Arabisht – Gjuha Kineze- Frëngjisht- Punjabi - Rusisht- Spanjisht - Tagalog – Ukraine Portali i Integrimit për Emigrantët është një sit i lindur për të favorizuar integrimin e qytetarëve të huaj në shoqërinë italiane. Për të huajt që jetojnë në Itali, Portali është një instrument i besueshëm për të gjetur shumë informacione dhe referime të nevojshme mbi shërbimet që në qytetin në të cilin jetojnë u ofrohen emigrantëve. Në home-page të Portalit është, në fakt, prezent një seksion dedikuar Shërbimeve (Servizi), brënda të cilit mund të gjinden informacione mbi tema, të cilave mund t’i referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, një punë, një shtëpi, një shërbim asistence shëndetsore etj Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve është i disponueshëm në Portalin, brënda në seksionin dedikuar shërbimeve, një motor i kërkimit përkatës (motore di ricerca), në sajë të të cilit është e mundur për të verifikuar se, brënda në bankën e të dhënave, ka informacione mbi shërbimin që po kërkohet. Kërkimi mund të bëhet si duke futur në fushën përkatëse emrin e një shoqërie (shoqate) ose enti (komuna, patronat, krahina)për cilin kërkohet të njihen shërbimet që u ofrohen të huajve, ashtu edhe duke futur një o më shumë fjalë që përshkruajnë shërbimin që kërkohet (duke shkruar, për shëmbull, fjalën “italiano”, del një listë e të gjithë enteve prezent në bankën e të dhënave që organizojnë kurse italisht) Eshtë e mundur edhe duke bërë kërkime të avancuara ( ricerche avanzate ) në sajë të të cilave nëpërmjet futjes së më shumë informacioneve ( shërbimi i kërkuar, zona gjeografike e interesuar, etj.) është e mundur të gjindet menjëherë, se është prezent në bankën e të dhënave, shërbimi që po kërkohet në po atë qytet. Përveç shërbimeve, Portal janë dispozicion seksione informatike të ndryshme, sferë në të cilën i jepet rëndësi të rejave direktive edhe lajmeve aktuale lidhur me botën e emigracionit, projekteve në zhvillim dhe eksperiencave të mira të integrimit të realizuara në territor. Për lehtësuar navigimin Portalin e Integrimit Emigrantëve është aktiv një shërbim falas shumëgjuhësh i informacionit telefonik(numri i gjelbër 803.001)(numero verde 803.001) Për kompletimin e informacionit, Portali publikon çdo muaj edhe një newsletter mbi të rejat dhe detaje.

Portali i Integrimit Migrantëve · studimeve shkencore, të kurimit, të mbrojtjes së të drejtave humane. Katër janë fushat tematike të CRSG, që koordinojnë midis tyre në

  • Upload
    others

  • View
    2

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Portali i Integrimit Migrantëve · studimeve shkencore, të kurimit, të mbrojtjes së të drejtave humane. Katër janë fushat tematike të CRSG, që koordinojnë midis tyre në

1

Portali i Integrimit Migrantëve

www.integrazionemigranti.gov.it – Newsletter Shumëgjuhësh (Qershor 2013)

Anglisht - Shqip- Arabisht – Gjuha Kineze- Frëngjisht- Punjabi - Rusisht- Spanjisht - Tagalog – Ukraine

Portali i Integrimit për Emigrantët është një sit i

lindur për të favorizuar integrimin e qytetarëve

të huaj në shoqërinë italiane.

Për të huajt që jetojnë në Itali, Portali është një

instrument i besueshëm për të gjetur shumë

informacione dhe referime të nevojshme mbi

shërbimet që në qytetin në të cilin jetojnë u

ofrohen emigrantëve.

Në home-page të Portalit është, në fakt,

prezent një seksion dedikuar Shërbimeve

(Servizi), brënda të cilit mund të gjinden

informacione mbi tema, të cilave mund t’i

referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, një

punë, një shtëpi, një shërbim asistence

shëndetsore etj

Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve

është i disponueshëm në Portalin, brënda në

seksionin dedikuar shërbimeve, një motor i

kërkimit përkatës (motore di ricerca), në sajë të

të cilit është e mundur për të verifikuar se,

brënda në bankën e të dhënave, ka

informacione mbi shërbimin që po kërkohet.

Kërkimi mund të bëhet si duke futur në fushën

përkatëse

emrin e një shoqërie (shoqate) ose enti

(komuna, patronat, krahina)për të cilin

kërkohet të njihen shërbimet që u ofrohen të

huajve, ashtu edhe duke futur një o më shumë

fjalë që përshkruajnë shërbimin që kërkohet

(duke shkruar, për shëmbull, fjalën “italiano”,

del një listë e të gjithë enteve prezent në

bankën e të dhënave që organizojnë kurse

italisht)

Eshtë e mundur edhe duke bërë kërkime të

avancuara ( ricerche avanzate )

në sajë të të cilave nëpërmjet futjes së më

shumë informacioneve ( shërbimi i kërkuar,

zona gjeografike e interesuar, etj.) është e

mundur të gjindet menjëherë, se është prezent

në bankën e të dhënave, shërbimi që po

kërkohet në po atë qytet.

Përveç shërbimeve, në Portal janë në

dispozicion seksione informatike të ndryshme,

sferë në të cilën i jepet rëndësi të rejave

direktive edhe lajmeve aktuale lidhur me botën

e emigracionit, projekteve në zhvillim dhe

eksperiencave të mira të integrimit të realizuara

në territor.

Për të lehtësuar navigimin në Portalin e

Integrimit të Emigrantëve është aktiv një

shërbim falas shumëgjuhësh i informacionit

telefonik(numri i gjelbër 803.001)(numero verde

803.001)

Për kompletimin e informacionit, Portali

publikon çdo muaj edhe një newsletter mbi

të rejat dhe detaje.

Page 2: Portali i Integrimit Migrantëve · studimeve shkencore, të kurimit, të mbrojtjes së të drejtave humane. Katër janë fushat tematike të CRSG, që koordinojnë midis tyre në

2

TREGUESI

AKTUALITET

Gjuha italiane: në Napoli një kurs gratis për 20 gra të huaja

Shfrytëzimi i punës dhe leja e qëndrimit për motive humanitare: Karitas-i në Romë hap

një shërbim për të kontrolluar fenomenin

Shëndeti: hapet në Toskana qëndra rajonale e shëndetit global

Muzeumet gratis edhe për të miturit e huaj

Shëndeti: vetëm 6 rajone nga 21 i sigurojnë mjekun e familjes ose pediatrin e zgjedhur

fëmijve të emigrantëve të paregjistruar në Shërbimin Shëndetsor Nacional

NORMATIVA

Procedurat lidhur me emigracionin – Ministria e Brendeshme tregon cilat janë ato për të

cilat afatet e përfundimit i kalojnë 90 ditët

VENDIME

Prania 2012 - Kërkesa e "pranisë së pandërprerë", nuk merret parasysh në rastin e

mungesave të shkurtëra në territorin e vendit

Gjymtimet gjenitale femërore kushte për njohjen e statusit të refugjatit

NJOFTIME NGA MINISTRIA

On-line versioni anglisht i portalit të Integrimit të Emigrantëve

PUBLIKIME

Pothuajse italianë. Histori të sipërmarrësve emigrantë

Page 3: Portali i Integrimit Migrantëve · studimeve shkencore, të kurimit, të mbrojtjes së të drejtave humane. Katër janë fushat tematike të CRSG, që koordinojnë midis tyre në

3

AKTUALITET

Gjuha italiane: në Napoli një kurs gratis për 20 gra të huaja

Dedalus kooperativa sociale, në bashkëpunim me EVA kooperativa

sociale, Gesfor s.r.l. dhe Studio Erresse kooperativa sociale, organizon

kursin e II të LABORATORIT GRATIS të GJUHES ITALIANE L2 prej 150 orësh.

Kërkesat brenda 1 korrikut 2013

Kursi i dedikohet 20 grave të huaja me titull të rregullt qëndrimi.

Kërkesa e regjistrimit duhet të dorëzohet në dorë brenda dhe jo më vonë se 1 korrik 2013 në

orën 14.00 në Qëndrën Interkulturore Nanà – Vico Tutti i Santi, 65 Napoli (kryqëzimi Corso

Garibaldi).

Pjesëmarrësve do t’i sigurohet shërbimi zbavitës për fëmijët.

Formulari lidhur me kërkesën e regjistrimit është i disponueshëm në Qëndrën

Interkulturore Nanà e Dedalus kooperativa sociale – Via Vicinale S. Maria del Pianto (Centro

Polifunzionale INAIL) Torre 1 – 11° kat(piano) - e shkarkueshme në sitet www.coopdedalus.it e

casaculturadifferenze.coopdedalus.org

Kërkesa për regjistrimin duhet të jetë e shoqëruar me kopjen e vlefshme të DOKUMENTIT TE

IDENTIFIKIMIT dhe të TITULLIT TE LEJES SE QENDRIMIT të vlefshëm.

Kërkesat e pakompletuara ose të dorëzuara jashtë kohës së caktuar do të deklarohen të

pavlefshme.

Seleksionimet do të bëhen me 2 korik 2013 në orën 10.00 në Qëndrën Interkulturore Nanà –

Vico Tutti i Santi, 65 Napoli (kryqëzimi Corso Garibaldi). Kandidatet duhet të paraqiten të

pajisura me DOKUMENTIN E IDENTIFIKIMIT TE VLEFSHEM OSE TITULLIN E LEJES SE QENDRIMIT TE VLEFSHEM.

Kursi do të fillojë me 4 korrik 2013 në Qendrën Interkulturore Nanà - VicoTutti i Santi, 65

(kryq. Corso Garibaldi) – Napoli. Laboratori do të jetë nga e hëna deri të premten nga ora 9.30

deri në orën 13.30 .

Lejohet një numër mungesash, për çfarëdo lloj arësyeje, deri në 20% të orëve totale.

Frekuentimi është i detyrueshëm

Për informacione të mëtejshme: i drejtohuni Qëndrës Interkulturore Nanà tel. 081 4420019 nga

e hëna deri të ejten nga ora 9.30 deri 16.30 dhe të premten nga ora 9.30 deri 13.00 ose në

Dedalus kooperativa sociale - Via Vicinale S. Maria del Pianto Centro Polifunzionale Inail (Via

Nuova Poggioreale) Torre 1, 11° piano – Napoli tel. 081 7877333 - 392 9730570 nga ora 9.00

deri në orën 17.30 www.coopdedalus.it - [email protected]

Shfrytëzimi i punës dhe leja e qëndrimit për motive humanitare: Karitas-i në Romë

hap një shërbim për të kontrolluar fenomenin

11 qershor 2013 – Qëndra e dëgjimit të të huajve e Karitas-it në

Romë, në rrugën (via delle) Zoccolette 19, ka hapur një

shërbim “ kontrolli për lëshimin e lejes së qëndrimit për motive

humanitare në rast të shfrytëzimit të punës”.

Page 4: Portali i Integrimit Migrantëve · studimeve shkencore, të kurimit, të mbrojtjes së të drejtave humane. Katër janë fushat tematike të CRSG, që koordinojnë midis tyre në

4

Shërbimi i ri i ofruar angazhohet :

Për të kontrolluar dhe azhurnuar normativën në aplikimin e saj dhe evolucionin

(rregullore, qarkore, praktika, etj).

Për të kontrolluar fenomenin nëpërmjet sektorëve të Qëndrës së Dëgjimit të Karitas-it,

projektet në zhvillim, dhe shërbimet, të gjitha në Fushën e Emigrantëve, duke ftuar

pergjegjësit dhe operatorët për të sinjalizuar raste të mundshme të shfrytëzimit.

Aktiviteti i kontrollit shtrihet edhe në shërbimet në Fusha të tjera të Karitasit në Romë,

ku janë pritur dhe/ose asistuar të huajt pa leje qëndrimi. Edhe të gjitha organizatat e

angazhuara për emigrantët ose vetë qytetarët e veçantë mund të sinjalizojnë raste

të shfrytëzimit të punës. Sinjalizimet bëhen duke dërguar një e-mail në adresën

[email protected] ose duke kërkuar sektorin legal duke telefonuar në

numrat 06 6861554 – 06 6875228 nga ora 9,00 deri në orën 17,00 nga e hëna deri të

premten.

Për të bërë bisedime mbas sinjalizimeve për shfrytëzimin e punës të supozuar ku

verifikohet pozicioni i të huajit, pozicioni juridik, etj.

Për të ndërhyrë në organet kompetente(Komisariate, Prokurori, Kuesturë, etj).

Dekreti legjislativ n. 109 i 16 korrikut 2012, në të cilën përfshihet Direktiva 2009/52/CE mbi sanksionet

dhe masat për tu aplikuar në konfront të punëdhënësve që shfrytëzojnë qytetarët jo komunitar jo në rregulla,

parashikon, midis të tjerash, dhënien e protecionit humanitar për qytetarët jo komunitar jo në rregulla që

denoncojnë kondita të veçanta të shfrytëzimit të punës. Konsiderohen situata të veçanta të shfrytëzimit të

punës ato në të cilën :

- punëdhënësi përdor në mënyrë jo të rregullt më shumë se tre punëtorë;

- punëdhënësi përdor të miturit me moshë jo të aftë për punë;

- ekzistojnë hipotezat e shfrytëzimit për të cilat neni 603 bis i kodit penal *.

Leja e qëndrimit për motive humanitare lejon zhvillimin e aktivitetit të punës.

Mbi bazën e dispozitave të reja i huaji që paraqet një denoncim ose kooperon në procedimentin penal në

konfront të punëdhënësit, mund të marrë, me propozimin o me mendimin në favor nga ana e gjykatësit, një

leje qëndrimi për motive humanitare me një afat prej gjashtë muajsh dhe e rinovueshme për një vit ose për

një periudhë më të gjatë që nevojitet për përfundimin e procedimentit penal.

* neni 603 bis i kodit penal: Ndërmjetsimi ilegal dhe shfrytëzimi i punës

“ Përveç faktit që përbën një krim të rëndë, gjithkush që kryen një aktivitet të organizuar ndërmjetsie, duke

marrë fuqi punëtore dhe duke e organizuar në aktivitet pune e karakterizuar nga shfrytëzimi, nëpërmjet

violencës, kërcënimit, ose frikësimit, duke përfituar nga situata e nevojës së punëtorëve, dënohet me heqje

lirie nga pesë deri në tetë vjet dhe me një gjobë nga 1.000 deri në 2.000 euro për çdo punëtor të marrë në

punë.

Në piksynimet e paragrafit të parë, përbën tregues të shfrytëzimit ekzistenca e një ose e më shumë

rrethanave të mëposhtme:

1) pagesa sistematike e punëtorëve në mënyrë demostrative e ndryshme nga kontratat kolektive nacionale ose

gjithsesi në mënyrë jo proporcionale në raport me sasinë dhe cilësinë e punës së kryer;

2) shkelja sistematike e normave lidhur me orarin e punës, me pushimin javor, me pezullimin e detyrueshëm,

të pushimeve;

3) ekzistenca e shkeljeve të normave mbi sigurimin dhe higjenën në vëndin e punës, në mënyrë të tillë që vë

punëtorin në rrezik për shëndetin, sigurinë ose sigurinë e tij personale;

4) nënshtrimi i punëtorit në kondita pune, metoda të mbikqyrjes, ose kushte banimi veçanërisht degraduese.

Janë në veçanti të rënda dhe çojnë në rritjen e dënimit nga një çerek në gjysëm:

1) fakti që numri i punëtorëve të marrë në punë të jetë më i madh se tre;

2) fakti që një o më shumë subjekte të marrë në punë janë në moshë të mitur jo të aftë për punë;

3) për faktin që të ketë vënë punëtorët e marrë në punë në situata të një rreziku të rëndë, lidhur me

karakteristikat e punëve për tu kryer dhe të konditave të punës”.

Page 5: Portali i Integrimit Migrantëve · studimeve shkencore, të kurimit, të mbrojtjes së të drejtave humane. Katër janë fushat tematike të CRSG, që koordinojnë midis tyre në

5

Shëndeti:

hapet në Toskana Qendra rajonale e shëndetit global

7 qershor 2013 – Eshtë inaguruar në Toskana (CRSG), struktura e re e

referimit ku persona me kualifikime të ndryshme merren me efektet e

globalizimit mbi shëndetin. Bëhet fjalë për një iniciativë orgjinale, është

Qëndra e parë në Itali me karakter institucional që merret me shëndetin

global, si në fushën e kooperimit ashtu edhe në atë të kërkimeve e

studimeve shkencore, të kurimit, të mbrojtjes së të drejtave humane.

Katër janë fushat tematike të CRSG, që koordinojnë midis tyre në një vazhdimësi të

përgjithshme, mbi bazën e të cilave përqëndrohen efektet e globalizimit – mbi të gjitha ajo

ekonomike – mbi shëndetin e popujve:

Kooperimi shëndetsor internacional. Qëndra i jep operatorëve të Sistemit Shëndetsor të

Toskanës mundësinë për të marrë pjese në projektet e kooperimit shëndetsor internacional,

për të shkëmbyer esperiencat dhe njohjet dhe për të përdorur më mirë profesionalitetin e

tyre dhe humanizmin.

Shëndeti i emigrantëve. Aktivitetet e Qëndrës do t’i drejtohen informacionit dhe

komunikimit në shërbim të popullsisë së emigruar dhe formimit në favor të operatorëve

social-shëndetsor. Objektivi është ai për të bashkëpunuar me Institucionet(Rajoni I Toskanës,

Ndërmarrjet Shëndetsore dhe Entet e tjera) për të nxitur objektivitetin dhe përshtashmërinë

në ofertën shendetsore për popullsinë e emigruar. Toskana ka nje prezencë të rëndësishme

të emigrantëve, të cilët përbëjnë 9.7% të popullsisë lokale ( me pika mbi 13% në provincën

e Prato-s dhe rreth 11% në provincat e Firences, Sienës dhe Arezzo-s, në konfront me të

dhënën nacionale që eshte afërsisht 7.5 % (të dhënat Istat 2010).

Politikat shëndetsore. Në këtë fushë Qëndra do të ketë si objektiv përhapjen e njohjes,

aktivitetit të kërkimeve e studimeve shkencore dhe shkëmbimit të modeleve të

qëndrueshmërisë të sistemit dhe politikave shëndetsore.

Sëmundje tropikale të harruara dhe mjeksia e udhëtarëve. Qëndra synon të kontribojë në

njohjen dhe studimin e sëmundjeve tropikale me qëllimin për të ndihmuar punonjësit e

shëndetsisë për të qënë gjithmonë gati për të përballuar patologji të reja o emergjenca

shëndetsore.

Përfituesit e aktivitetit të CRSG janë punonjësit e shëndetsisë dhe administratorët publik,

studentët, studuesit dhe docentët universitarë, komunitetet e emigrantëve, shoqatat dhe

institucionet e sektorit të tretë, qytetarët e Vendeve të treta të përfshirë në aktivitetin e

kooperimit shëndetsor internacional dhe kërkimet e studimet shkencore.

Shkarko

Broshura e Qëndrës së Shëndetit Global (Depliant Centro Salute Globale)

Broshura e Qëndrës së Shëndetit Global – anglisht (Depliant Centro Salute Globale –

inglese)

Page 6: Portali i Integrimit Migrantëve · studimeve shkencore, të kurimit, të mbrojtjes së të drejtave humane. Katër janë fushat tematike të CRSG, që koordinojnë midis tyre në

6

Muzeumet gratis edhe për të miturit jo komunitar

28 maj 2013 - Ministri Bray: “ Kufizimi i hyrjes gratis vetëm për të miturit

komunitar nuk është i denjë për një Vend që synon integrimin midis

popujve dhe shikon në thesarin e saj kulturor një nga burimet kyesore”

Falë vendimit të Ministrit të Pasurisë dhe Aktiviteteve Kulturore dhe Turizmit, Massimo Bray, i

lejohet hyrja gratis edhe të miturve jo komunitar në muzeumet shtetërore në të gjithë

territorin nacional.

“Kufizmi i hyrjes gratis vetëm për të miturit komunitar, sipas dekretit në fuqi të ministrisë n.

507 të vitit 1997, ka shkaktuar shpesh që të verifikohen situata të papëlqyeshme dhe të

rënda – vë në dukje një notë e Ministrisë së Pasurisë dhe e Aktiviteteve Kulturore dhe

Turizmit, - jo të denja për nje Vend që synon integrimin midis popujve dhe shikon në thesarin

e vet kulturor një nga burimet kryesore; një normë që kundërshton gjithashtu dhe principet

e Konvencionit mbi të drejtat e të vegjëlve ratifikuar në New York me datë 20 nëntor 1989”.

Shëndeti:

vetëm 6 rajone nga 21 i sigurojnë mjekun e familjes ose pediatrin e zgjedhur me

dëshirë, fëmijve të emigrantëve të paregjistruar në SSN

8 maj 2013 – Lindja pa dhimbje dhe ndihma për fëmijët e

emigrantëve jo në rregulla, dy aspekte në të cilat Raporti i vitit

2012 i observatorit qytetar konstaon dallime më të theksuara në

mes të rajoneve italiane

Burim: www.cittadinanzattiva.it

Raporti 2012 thekson, në veçanti, argumentin në disa fusha tematike: rruga nënë-fëmijë,

riprodhimi i asisuar mjeksor, mbrojtja dhe vaksinimet, rrjeti onkologjik, asistenca territoriale,

asitenca farmakologjike dhe një fokus mbi nivelin e transparencës të rajoneve italiane.

Lindja padhimbje dhe asistenca e fëmijve të emigrantëve jo në rregulla, dy versionet mbi

të cilat Raporti 2012 tregon dallimet më të dukshme midis rajoneve. Nga 580 qëndra

lindjeje të ekzaminuara (studim Siaarti 2012), vetëm Valle D’Aosta e Friuli Venezia Giulia

bëjnë lindjen me analgesi në 100% të rasteve, më pas renditet Trentino (86,7%) dhe

Toskana (84,2%). Në të kundërt në Molise asnjë qëndër përdor shërbimin epidural të

dhimbjeve të lindjes; Sicilia e përdor në 6,2% të qëndrave të lindjes; Basilicata dhe Abruzzo

në 14,3%. Akoma shumë më e ndryshme shtrirja gratis dhe për 24 orë shërbimi i analgjesisë:

në përgjithësi në Veri janë strukturat më të mëdha(mbi më shumë se 1000 lindje në vit) që

ofrojnë epiduralin gratis gjë që në Jug ndodh në strukturat e vogla.

Vetëm 6 rajone nga 21 i sigurojnë mjekun e familjes ose pediatrin, i zgjedhur me dëshirë,

fëmijvë të emigrantëve të paregjistruar në SSN: flitet për Toscana, Umbria, P.A. Trento, Emilia

Romagna, Marche e Puglia. Pak më shumë se gjysma e rajoneve(12: Campania, FVG,

Lazio, Marche, Molise, PA Trento, Piemonte, Sardegna, Sicilia, Toscana, Umbria e Veneto)

kanë dhënë direktiva rajonale për të garantuar vazhdimësinë e asistencës së bazës për të

Page 7: Portali i Integrimit Migrantëve · studimeve shkencore, të kurimit, të mbrojtjes së të drejtave humane. Katër janë fushat tematike të CRSG, që koordinojnë midis tyre në

7

huajt pa rregulla; 8 të tjera i kanë dhënë kompetenca për këtë problem asl–ve të veçanta.

Në Basilicata përgjigja e fundit është ofruar nga urgjenca.

Për një sintezë të shërbimeve të ofruara nga rajone të ndryshme shiko Tabelën1

Për më shumë detaje

http://www.cittadinanzattiva.it

NORMATIVA

Procedurat lidhur me emigracionin – Ministria e Brendshme tregon cilat janë ato

me kohëzgjatje mbi 90 ditë

27 maj 2013 – Publikuar Dekreti i Kryetarit të Këshillit të Ministrave të 21

marsit 2013, n. 58 ku Ministria e Brëndshme preçizon procedurat

administrative në kompetencë të saj për të cilat afatet e mbylljes janë më

shumë se 90 ditë.

Në tabelën e bashkëngjitur me dekretin tregohen të gjitha procedurat në kompentencë të

Ministrisë së Brëndëshme me afate të mbylljes mbi 90 ditë. Ndër këto procedura lidhur me

të huajt janë:

Akordi Shteti – Rajone i datës 20 dhjetor 2012 jep një kuadër komplet mbi normativën nacionale dhe rajonale

ekzistuese përsa i përket asistencës shëndetsore për emigrantët.

Në Itali Sistemi Shëndetsor Nacional (Ssn) i garanton kurat të gjithë qytetarëve pa dallim. Emigrantëve jo në

rregulla edhe pse nuk mund të regjistrohen në Shërbimin Shëndetsor Nacional, u jepen kurat “urgjente ose

gjithsesi ato kryesore”. Në veçanti të huajve pa leje qëndrimi, gjithsesi u garantohen kurat kryesore të

përshtatshme për të siguruar ciklin komplet mjekues dhe rehabilitues deri në shërimin e mundshëm, përfshirë

edhe transplantimet eventuale. Emigrantët jo në rregulla, pra, mund të shkojnë në Urgjencë kur janë në rrezik

vdekjeje (“kura urgjente”). Por përfitojnë edhe mjekime “ kryesore”: që nga shërbimet e parandalimit deri në

vaksinimet, nga asistenca për gratë shtatzane deri në mjekimet e vazhdueshme, nga shtrimi në spital deri në

kirurgji. Pra , pothuajse të gjitha.

Emigrantëve prezent në territorin italian jo në rregulla u jepet, me anën e kërkesës për kura ose me kërkesën e

shprehur, një kod i identifikimit, i quajtur STP (I huaj Provizorisht Prezent), i vlefshëm për 6 muaj dhe i

rinovueshëm. Paraqitja në strukturat shëndetsore i qytetarit të huaj prezent në Itali jo në rregulla nuk sjell

sinjalizimin në autoritetet e policisë, me përjashtim të rasteve kur denoncimi është i detyrueshëm sipas ligjit

(ose në raste të plagëve të shkaktuara nga krimi: agresion, dhunë seksuale, plagosje me armë o me thikë,

aksident në punë).

Midis sqarimeve të rëndësishme të dhëna në akordin Shtet- Rajone po aty në fund është, lista e rasteve në të

cilat për të huajt është i detyrueshëm regjistrimi në Shërbimin Shendetsor Nacional, ku hyjnë edhe të miturit

e huaj pa leje qëndrimi dhe të huajt në pritje të vënies në rregulla.

Për detaje të mëtejshme

- Shkarko akordin dhe dokumentin komplet

Page 8: Portali i Integrimit Migrantëve · studimeve shkencore, të kurimit, të mbrojtjes së të drejtave humane. Katër janë fushat tematike të CRSG, që koordinojnë midis tyre në

8

Autorizimi i hyrjes përsëri së të huajit me espuls (Neni. 13, paragrafi 13, D. LGS. 25

korrik 1998, n. 286)

Afati 180 ditë

Motivacioni

Afati është i nevojshëm sepse të gjithë Kuesturat dhe Prefekturat duhet të

interesohen për vendet që i huaji me espuls ka qënë gjatë periudhës se qëndrimit të

tij në Itali, para ekzekutimit të masës së espulsit në ngarkim të tij. Nëse aplikanti

kërkon të rihyjë në Itali duke paraqitur një motivacion pune, duhet të verifikohet

ekzistenca dhe pranimi i kërkeses së lejes së punës nga punëdhënësi kundrejt atij.

Marrja dhe pranimi i nënshtetsisë italiane (Ligji 5 shkurt 1992, n. 91; D.P.R. 18 prill 1994,

n. 362; Direktiva e Ministrit 7 mars 2012 )

Afati 730 ditë.

Motivacioni

Kompleksiteti i procedurës, që kërkon verifikime si nga autoritetet e huaja ashtu

edhe nga ato të vendit.

Njohja e status pa shtetësi (Neni. 17 D.P.R. 12 tetor 1993, n. 572)

Afati 180 ditë.

Motivacioni

Afati justifikohet me veçantinë e natyrës së procedurës, dhe për kompleksitetin si

konseguencë të Hetimit. Në fakt duhet për të verifikuar të gjithë hapat individuale

në bazë të të cilave i huaji ka humbur shtetësinë dhe nuk ka marrë një tjetër. Kjo

kërkon një sërë të gjatë verifikimesh dhe hetimesh, që shpesh duhet të shtrihen në

zona të mëdha gjeografike.

Ndërhyrjet në pritjen(mbrritjen) e parë, ndihma, asistenca dhe transporti në favor të

profugëve dhe të familjeve të tyre në ngarkim, të riatdhesuar si konseguencë e

ngjarjeve të jashtëzakonshme. Ligji 26 dhjetor 1981, n. 763; Ligji 15 tetor 1991, n. 344

Afati 180 ditë.

Motivacioni

Afati justifikohet si arësye e kompleksitetit të Hetimit, duke konsideruar që marrja e

dokumentave të kërkuara, ndër të cilat çertificata e riatdhesimit, lëshohet nga

përfaqësitë diplomatike të Shtetit të origjinës, që shpesh kërkon kohë të gjata, në

lidhje me verifikimet e nevojshme në Vendin e origjinës.

Shkarko Tabelën (të bashkëngjitur 1)

Në sistemin juridik italian dallohen afatet kategorike(të padiskutueshme) nga ato të zakonshme

Afati kategorik (i padiskutueshëm) është kur një akt i veçantë ose një aktivitet i veçantë duhet të

përmbushen brenda kohës së skadimit të vetë afatit; se afati nuk respektohet, akti ose aktiviteti, edhe se i

kryer, rezulton i pavlefshëm, sepse administrata(qeveria) e humb fuqinë për të vendosur, me aplikimin

konseguent të sanksioneve në ngarkim të tij. Kjo sepse afati kategorik(i padiskutueshëm) detyron në afate

absolute përmbushjen(kryerjen) e një aktiviteti në atë periudhë të caktuar kohore, në mënyrë që të ofrojë

siguri për vetë aktivitetin

Afati i zakonshëm ndryshe nga i mësipërmi, quhet në këtë mënyrë sepse si pasojë e mosrespektimit të tij,

nuk ka sanksione ose efekte anësore. Funksioni i këtij afati është thjesht për të "urdhëruar" një detyrë

administrative, duke e drejtuar atë drejt procedurave të caktuara dhe rezultateve; prandaj, mosrespektimi i

afatit nuk sjell të verifikuarit e skadencave dhe aplikimin e sanksioneve

Afatet e sipërmëndura lidhur me procedurat për emigracionin janë të gjitha afate të zakonshme.

Page 9: Portali i Integrimit Migrantëve · studimeve shkencore, të kurimit, të mbrojtjes së të drejtave humane. Katër janë fushat tematike të CRSG, që koordinojnë midis tyre në

9

VENDIME

Prania-prezenca 2012- Kërkesa “ e pranisë- së vazhdueshme” nuk merret parasysh

në rast mungesash për periudha kohe të shkurtëra nga territori kombëtar

Gjykata Rajonale e Liguria-s, me vendimin n. 373 të 12 prillit 2013, ka

konsideruar të paligjshëm masën e refuzimit të kërkesës për mungesë

të prezencës duke e motivuar nga fakti se i huaji ishte larguar nga

territori nacional për një periudhë të shkurtër pas paraqitjes së

kërkesës.

Dekreti legjislativ n. 109/2012 parashikonte ndër kërkesat për të mundur me hyrë në

procedurën e prezencës të marrëdhënieve të punësimit jo në rregulla, praninë "e

vazhdueshme " e të huajit në Itali të paktën prej datës 31dhjetor 2011.

Në rastin konkret, duke rezultuar në pashaportën e të huajit një vulë dalje nga Italia me 14

prill 2012, kërkesa për rregullsinë është refuzuar. Tar Liguria, ka pranuar ankesë, duke

motivuar tezën e mbrojtjes, sipas së cilës termi "Prezenca-prania e ndërprerë" duhet

interpretuar jo në terma absolutë por më gjërë dhe garantues, ose si “ prezencë në thelb e

pandërprerë” e papajtueshme, pra, me periudha kohe të shkurtëra mungesash në territorin

nacional.

Gjykatësit pra, kanë njohur mundësinë e rregullimit të një marrëdhënie të punësimit edhe

në konfront të të huajve që kanë dalë nga Italia për një periudhë kohe të shkurtër.

Shkarko

- Vendimi i 12 Prillit 2012 n. 373

Gjymtimi gjenital femëror për njohjen e statusit të refugjatit

Dy vendimet e fundit, i pari i Gjykatës së Apelit të Catania-s

(vendimi i datës 27 nëntor 2012), i dyti i Gjykatës së Cagliari-t,

(dekreti i 3 prillit 2013) kanë njohur në aktet e gjymtimit gjenital

femëror, kushtin për njohjen e statusit të refugjatit.

Të dy vendimet njohin se aktet e gjymtimit gjenital femëror përbëjnë akte të përndjekjes

për arsye të përkatësisë në një grup të veçantë shoqëror dhe, nëse vertetohet se akte të

tilla i referohen në mënyrë specifike personit aplikues (të kërkesës), përbëjnë kushtin për

njohjen e statusit të refugjatit sipas dhe për efekt nga ku atyre të neneve. 2 dhe në vijim të

Dekretit Legjislativ të datës 19.11.2007, n. 251, zbatuese e Direktivës 2004/83/CE, pasqyruese

e normave minimale mbi njohjen, e shtetasve të Vendeve të treta ose të personave pa

shtetësi, në cilësinë e refugjatit apo si person gjithashtu nevojtar për mbrojtje

ndërkombëtare, dhe për më tepër norma minimale mbi përmbajtjen e protecionit të

dhënë.

Page 10: Portali i Integrimit Migrantëve · studimeve shkencore, të kurimit, të mbrojtjes së të drejtave humane. Katër janë fushat tematike të CRSG, që koordinojnë midis tyre në

10

Në veçanti, vendimi i Gjykatës së Apelit në Catania, pasi ka gjykuar historinë e ankueses së

besueshme dhe në përputhshmëri me kuadrin e përgjithshëm të praktikave të gjymtimit

gjenital femëror në Nigeri sipas burimeve kryesore ndërkombëtare (Amnesty International,

OBSH, UNHCR), e ka përkufizuar gjymtimin gjenital femëror ", një formë dhune, morale dhe

materiale, diskriminuese të gjinisë, pra, që lidhet me gjininë femërore", dhe, si i tillë, i

atribohet motivi i persekutimit për njohjen e statusit të refugjatit.

Nga momenti, që, për më tepër, gjymtimet gjenitale femërore kane zanafillën e tyre në

traditat e thella kulturore ose besimet fetare, refuzimi për t’ju nënshtruar ajo vetë apo

vajzat e saj në këto praktika e vë gruan, dhe vajzat e saj, në rrezikun konket për tu

konsideruar në Vendin e origjinës ", një kundërshtar politik ose një person që qëndron jashtë

nga modelet fetare dhe nga vlerat shoqërore, dhe prandaj duhet për tu përndjekur për

këtë arsye”. Gjykata konkludon që prandaj, ekzistojnë, kushtet për njohjen e statusit të

refugjatit nga ana e kërkueses, dhe kjo është një mënyrë që ajo mund t'i shpëtojë kësaj

dhune dhe trajtimit diskriminues që do të rezultonte në rast të një refuzimi drejt nënshtrimit të

dhunës.

Edhe Gjykata e Cagliari-t në dispozitën e datës 3.4.2013 është mbështetur në konstatimin

e seriozitetit të kësaj forme të dhunës, siç është përshkruar nga O.M.S dhe UNHCR-ja, si e

tillë për tu konsideruar kusht për njohjen e mbrojtjes ndërkombëtare në jurisprudencën e

Vendeve të ndryshme, dhe, në veçanti, nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Gjykata është shprehur se "përfaqësimi i gjymtimit gjenital femëror si një akt persekutimi për

arsye të përkatësisë në një grup të caktuar shoqëror është mjaft i qartë dhe në përputhje

me mbrojtjen e interesave të mbrojtura në kushtetutë të përfshira në nenet 2 dhe 3 të

Kushtetutës, veçanërisht në lidhje me mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe

parimit të barazisë dhe të barazisë se dinjitetit social, pa dallim seksi, si dhe për shkak të

racës, fesë, kombësisë ose opinionit politik ".

Shkarko

- Vendimi i Gjykatës së Apelit të Catania-s

- Vendimi i Gjykatës Cagliari

Mbi të njëjtën temë shiko edhe

U.N.H.C.R., “ Nota orientuese mbi pyetjet e azilit lidhur me gjymtimin gjenital femëror”

(“Nota orientativa sulle domande d’asilo riguardanti la mutilazione genitale femminile”

Page 11: Portali i Integrimit Migrantëve · studimeve shkencore, të kurimit, të mbrojtjes së të drejtave humane. Katër janë fushat tematike të CRSG, që koordinojnë midis tyre në

11

NJOFTIME NGA MINISTRIA

On-line versionI anglisht i Portalit të Integrimit të Emigrantëve

06 qershor 2013 – Përmbajtjet e sitit web tani janë të lexueshme edhe

në gjuhën angleze

Nga fillimi i muajit qershor është on-line versioni në gjuhën angleze i portalit të Integrimit të

Emigrantëve. Versioni i ri – i arritshëm në adresën

http://www.integrazionemigranti.gov.it/en/ ose nëpërmjet home page të portalit në italisht

duke klikuar mbi flamurin anglez – ndahet në të njëtat seksione që janë edhe në sitin web

në italisht: Gjuha italiane, Puna, Shtëpia, Shëndeti dhe Të miturit dhe gjeneracionet e dyta.

Flitet për pesë fushat kryesore të jetës që përbëjnë konditat për integrimin e të huajve në

Itali.

Për secilën fushë portali ofron informacione kryesore dhe mbi të gjitha i lejon përdoruesit

për të gjetur shërbimet e ofruara nga rrjeti publik-privat aktiv në territor. Gjithashtu jepen

informacione në lidhje me legjislacionin, lajme, ngjarje, dokumenta dhe aktivitete të

ndërmarra në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.

Për hyrje, kliko ketu

PUBLIKIME

Pothuajse italianë. Histori të sipërmarrësve emigrant

Pothuajse italianë. Histori të sipërmarrësve emigrant.

Autor: Romano Benini

Donzelli editore - 2013

Ata vijnë nga e gjithë bota, nga Senegali ose nga Turqia, nga Maroku apo Bangladeshi;

dhe në mënyra të ndryshme, shpesh si klandestin, duke rrezikuar jetën. Ata mbi vete

mbartin histori të rëndësishme : kush ka qënë dezertor, kush inxhinier, kush ka vuajtur nga

uria, kush ka bërë studime dhe kush është formuar në mënyrë autodidakte. Ata vijnë në një

vend, Itali, ku prej vitesh puna pakësohet dhe bizneset mbyllen. Megjithëkëtë, ata, me

përkushtim, forcë dhe disiplinë, me krijimtari dhe pasion, arrijnë në atë që italianët

gjithmonë e arrijjnë me shumë vështirësi: të krijojnë biznes. Merita e rritjes së ekonomisë

Page 12: Portali i Integrimit Migrantëve · studimeve shkencore, të kurimit, të mbrojtjes së të drejtave humane. Katër janë fushat tematike të CRSG, që koordinojnë midis tyre në

12

italiane, thotë autori i librit, tani është në shtytjen, në dëshirën për të bërë, në kapacitetin e

mijëra emigrantëve të cilët kanë arritur në vendin tonë dhe të vendosur për të filluar

biznesin për llogari të vet në një nga vendet, ku, ai është më i vështiri për të filluar një

aktivitet ekonomik.

Ky libër përmbledh historitë e tyre: ngjarjet si shembulla të një bote, atë të, sipërmarrjes

emigrante, pak e njohur dhe gabimisht ende e pakonsideruar me rëndësi për të ardhmen

e ekonomisë italiane. Megjithatë, në këto vite të krizës, ndërkohë që numri i sipërmarjeve të

drejtuara nga italianët zvogëlohet, rritja e sipërmarrjeve të krijuara nga emigrantët është

konstante. Nga ndërtimi në tregëti, nga shërbimet dhe teknologji, në restorante: suksesi i

këtyre sipërmarrësve është një shembull se si guximi, pasioni dhe dëshira për të bërë mund

të ndryshojë jetën dhe të ndihmojë për të ndryshuar Italinë. Duke njohur këto histori na çon

të besojmë më shumë në të ardhmen. Për shkak se ata tregojnë se nga integrimi arrihet në

zhvillim. Së bashku

Kontakte

Ministria e Punës dhe e politikave Sociale

Drejtoria e përgjithshme e imigrimit dhe e politikave të Integrimit

Via Fornovo, 8 - 00192 Roma

tel: 06 46834679 o 06 468340182

Projekti co-finanzuar nga fondi Europian per integrimin e shtetasve të Vendeve të

treta 2007-2013

Për opinione, sugjerime, retifikime mbi përmbajtjet lidhur me sitin, kontaktet me

redaksinë e Portalit të Integrimit, dërgoni një mail në adresën:

[email protected]