Upload
others
View
1
Download
0
Embed Size (px)
Citation preview
1
Portali i Integrimit Migrantëve
www.integrazionemigranti.gov.it – Newsletter Shumëgjuhësh (Prill 2014)
Anglisht - Shqip - Arabisht – Gjuha kineze - Frëngjisht - Punjabi - Rusisht - Spanjisht - Tagalog - Ukraine
Portali i Integrimit për Emigrantët është një sit i
lindur për të favorizuar integrimin e qytetarëve
të huaj në shoqërinë italiane.
Për të huajt që jetojnë në Itali, Portali është një
instrument i besueshëm për të gjetur shumë
informacione dhe referime të nevojshme mbi
shërbimet që në qytetin në të cilin jetojnë u
ofrohen emigrantëve.
Në home-page të Portalit është, në fakt,
prezent një seksion dedikuar Shërbimeve
(Servizi), brënda të cilit mund të gjinden
informacione mbi tema, të cilave mund t’i
referohesh për të gjetur një kurs për gjuhë, një
punë, një shtëpi, një shërbim asistence
shëndetsore etj
Për të lehtësuar kërkimin e këtyre shërbimeve
është i disponueshëm në Portalin, brënda në
seksionin dedikuar shërbimeve, një motor i
kërkimit përkatës (motore di ricerca), në sajë të
të cilit është e mundur për të verifikuar se,
brënda në bankën e të dhënave, ka
informacione mbi shërbimin që po kërkohet.
Kërkimi mund të bëhet si duke futur në fushën
përkatëse
emrin e një shoqërie (shoqate) ose enti
(komuna, patronat, krahina)për të cilin
kërkohet të njihen shërbimet që u ofrohen të
huajve, ashtu edhe duke futur një o më shumë
fjalë që përshkruajnë shërbimin që kërkohet
(duke shkruar, për shëmbull, fjalën “italiano”,
del një listë e të gjithë enteve prezent në
bankën e të dhënave që organizojnë kurse
italisht)
Eshtë e mundur edhe duke bërë kërkime të
avancuara ( ricerche avanzate )
në sajë të të cilave nëpërmjet futjes së më
shumë informacioneve ( shërbimi i kërkuar,
zona gjeografike e interesuar, etj.) është e
mundur të gjindet menjëherë, se është prezent
në bankën e të dhënave, shërbimi që po
kërkohet në po atë qytet.
Përveç shërbimeve, në Portal janë në
dispozicion seksione informatike të ndryshme,
sferë në të cilën i jepet rëndësi të rejave
direktive edhe lajmeve aktuale lidhur me botën
e emigracionit, projekteve në zhvillim dhe
eksperiencave të mira të integrimit të realizuara
në territor.
Për të lehtësuar navigimin në Portalin e
Integrimit të Emigrantëve është aktiv një
shërbim falas shumëgjuhësh i informacionit
telefonik(numri i gjelbër 803.001)(numero verde
803.001)
Për kompletimin e informacionit, Portali
publikon çdo muaj edhe një newsletter mbi
të rejat dhe detaje.
2
TREGUESI
AKTUALITET
Çmim për sipërmarrësit emigrantë në Itali - MoneyGram Award 2014
Edhe shtetasit e huaj mund të jenë drejtues të një gazete
NORMATIVA
Punëtorët stinorë – Në dispozicion kuota të reja hyrjeje
Karta e Blerjeve – Nga 8 prilli edhe për shtetasit komunitarë dhe të huaj janë të
disponueshme formularët për të paraqitur kërkesat
Leja e qëndrimit Unike për punë dhe qëndrim: të reja të futura
Punonjës me kualifikim të lartë dhe studentët: janë futur thjeshtëzime
Trafiku i qenieve njerëzore - Në fuqi rregulla të reja që përforcojnë kontrollin e
krimit dhe mbrojtjen e viktimave
MBROJTJA NDERKOMBETARE
Në fuqi dekreti që barazon të drejtat e zotëruesve të mbrojtjes me ndihmë me ato të refugjatëve
NJOFTIME NGA MINISTRITË
Portali i Integrimit të Migrantëve - On-line një fushë e re dedikuar mbrojtjes ndërkombëtare
VENDIMET
Gjykata e Milanos - Mbrojtja ndërkombëtare i jepet një shtetase të huaj në rrezik
nënshtrimi infibulacioni (të organeve gjenitale femërore)
Lëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur edhe pa bashkëjetesë në rastin e vdekjes se bashkëshortit/es
PUBLIKIME
Udhëzuesi mbi shërbimet mbi emigracionin nga Prefektura e Pesaro – Urbino-s
3
AKTUALITET
Çmim sipërmarrësve emigrantë në Itali - MoneyGram Award 2014
Sipas MoneyGram-it fitojnë emigrantt që demonstrojnë kapacitet mbi
vizionin, kurajon dhe drejtimin në zhvillimin e bizneseve të tyre. Për
Çmimin mundet për tu regjistruar deri në 15 Majin e ardhshëm 2014
Çmimi i ideuar nga MoneyGram, që në edicionet e kaluara ka patur një sukses të madh i
përkushtohet sipërmarrësve më të ndritur emigrantë që gjatë vitit kanë qenë në gjendje të
demonstrojnë aftësi në vizion, kurajo dhe udhëheqje në krijimin ose zhvillimin e bizneseve të
tyre. Eshtë i vetmi çmim kombëtar aktual dedikuar sipërmarrjësve emigrantë që ekzistojnë në
Vendin tonë.
Finalistët që do të konkurrojnë për Çmimin absolut të Sipërmarrësit Emigrant të Vitit dhe 5
Çmime të “Kategorive: Rritja, Inovacioni, Punësimi, Sipërmarrja e të Rinjve dhe Përgjegjësia
Sociale", do të jenë gjithsej 15.
Ceremonia e çmimeve do të mbahet në Romë më 12 qershor në Casa del Cinema në Villa
Borghese.
Për të marrë pjesë mjafton për të plotësuar formularin që ndodhet në sitin
www.themoneygramaward.com ose të dërgoni një mail në adresën
Edhe shtetasit e huaj mund të jenë drejtues të një gazete
Ministria e Drejtësisë ka bërë të qartë që edhe shtetasit e huaj që
banojnë ligjërisht mund të bëhen drejtues të një gazete.
Në veçanti, Ministria ka shfaqur një opinion në përgjigje të një pyetje të veçantë të paraqitur në
korrikun e kaluar nga Shoqata e gazetarëve. Sipas Ministrisë së Drejtësisë norma që
parashikonte kërkesën e shtetësisë italiane për t'u bërë drejtues, shfuqizohet për shkak se ajo
nuk është në përputhje me Tekstin unik të Emigracionit i cili parashikon që të huajt me banim
të ligjshëm të trajtohen si shtetasit italianë mbi të drejtat civile. Midis këtyre të fundit përfshihet
edhe e drejta për të praktikuar lirisht profesionin e tyre.
NORMATIVA
Punëtorët stinor – Në dispozicion kuota të reja hyrjeje
9 prill 2014 – Eshtë publikuar Dekreti i Flukseve 2014 për punë stinore -
15.000 kuota të reja hyrjeje - dërgimi i kërkesave është i mundur nga
ora 8.00 e datës 10 prill dhe deri në orën 24.00 të 31 dhjetorit 2014.
KUOTAT
4
Sipas nenit 1 të dekretit të ri – D.P.C.M. të 12 marsit 2014 - lejohen 15.000 punëtorë të huaj
në Itali për motive pune stinore.
Në kuotën e 15.000 uniteteve, 3.000 hyrje janë të rezervuara për kërkesat e lejes
shumëvjeçare stinore, apo të atyre punëtorëve që kanë hyrë në Itali për punë sezonale për të
paktën dy vjet rresht dhe për të cilët punëdhënësi mund të paraqisë kërkesën për miratim për
punë stinore shumëvjeçare.
Neni 2 i dekretit të ri, gjithashtu, rezervon 2.000 kuota hyrjeje për punëtorët jo komunitarë
për motive pune jo sezonale për vitin 2014, për pjesëmarrësit në Ekspozitën Universale në
Milano në vitin 2015. Me një qarkore të veçantë do të përcaktohen udhëzimet Expo Milano
2015, si dhe udhëzimet operative për përdorimin e formularëve të veçantë.
MENYRA PËR DORËZIMIN E APLIKIMEVE
Si zakonisht, kërkesat mund të paraqiten nga punëdhënësit apo nga shoqatat sipas kategorisë
ekskluzivisht në mënyrë elektronike(telematike) duke u lidhur me sitin e Ministrisë së Punëve të
Brendshme (http://www.interno.gov.it/), duke u regjistruar dhe plotësuar formularin e aplikimit
C – stag.
Aplikimet do të vlerësohen në bazë të rendit kronologjik të paraqitjes së tyre.
Punëtorët stinorë
Hyrja e punëtorëve të huaj në Itali për motive pune stinore është e mundur vetëm brenda
kuotave të përcaktuara çdo vit nga dekreti i posaçëm i programimit të flukseve të hyrjes për
motive pune sezonale. Ky është një dekret i miratuar nga Kryesia e Këshillit të Ministrave dhe
është në fuqi për një vit.
Sektorët në të cilat është e mundur vendosja e marrëdhënieve të punës mbi bazë sezonale,
janë vetëm sektori i bujqësisë dhe ai për turizmëm - hotel. Bëhet fjalë për sektorët për të
cilat aplikohet një nga kontratat që ndodhen në modelin e kërkesave(aplikimeve) prezente në
sitin e Ministrisë së Brendshme
Kërkesa e pranimit në punë mund të bëhet nga një punëdhënës italian o i huaj me banim të
ligjshëm në Itali, për një punëtor rezident jashtë Italisë që bën pjesë në një nga nacionalitetet
e treguara në dekretin e flukseve (në bazë të dekretit të fundit Shqipëria,Algjeria,Bosnja-
Hercegovina, Egjypti, Republika e Filipineve, Gambia, Gana, Japonia,, India, Kosova, Republika
ish Jugosllave e Maqedonisë, Maroku, Mauritius, Molldavia, Mal i Zi, Nigjer, Nigjeria, Pakistani,
Senegali, Serbia, Sri Lanka, Ukraina, Tunizia)
Procedurat e hyrjes për punë stinore janë në vija të përgjithshme të njëjta me ato të
parashikuara për punë me afat të caktuar dhe të përhershme jo stinore, me disa diferenca të
futuara kryesisht për të bërë më të shpejtë dhe më të zhdërvjelltë krijimin e këtyre raporteve
të punës.
Aplikimet për punë mund të dorëzohen në mënyrë elektronike nga punëdhënësi ose nga
shoqatat sipas kategoive në emër të anëtarëve të tyre vetëm pas publikimit të dekretit
përkatës.
Leja e hyrjes duhet të lëshohet nga Sporteli Unik për Imigracionin brenda 20 ditëve nga
paraqitja e kërkesës. Që nga viti 2012 është në fuqi një procedurë e lehtësuar heshtje –
aprovim në bazë të së cilës kur Sportelli Unik, pas njëzet ditësh, nuk i njofton punëdhënësit
refuzimin e kësaj kërkese, kjo konsiderohet e pranuar nëse plotësohen kushtet e mëposhtme:
- kërkesa është për një të huaj që është i autorizuar tashmë që nga vitii i kaluar për të
punuar në punë sezonale në të njëjtin punëdhënës aplikant (kërkues);
5
- punëtori stinor në vitin e kaluar ka qenë i punësuar rregullisht nga punëdhënësi dhe është
kthyer në atdhe me skadimin e lejes së qëndrimit.
Për të shfrytëzuar këtë thjeshtimin është e nevojshme, megjithatë, që punëdhënësi duhet të
specifikojë, në fushën përfshirë në modelin C- stag - të dhënat për vitin e kaluar, të
komunikimit të detyrueshëm në lidhje me marrjen në punë të punëtorit dhe ato të lejes së
qëndrimit ose të sigurimit në posedim të këtij të fundit.
Leja për punë stinore ka një vlefshmëri minimale prej 20 ditësh dhe maksimumi prej 9 muajsh
nga data e nënshkrimit të kontratës së qëndrimit. Gjatë kësaj kohe mund të ndryshohet
punëdhënësi, me kusht që të mbetet gjithmonë në kontekstin e punës sezonale.
Eshtë e mundur të punësohet një punëtor sezonal edhe për një kohë të pjesshme, me kusht që
orari mesatar javor i punës të jetë jo më pak se 20 orë. Punëtorit duhet t’i paguhen pagesa
bruto mujore prej jo më pak se ajo e parashikuar në kontratën kolektive kombëtare në fuqi të
kategorisë.
Leje shumëvjeçare për punë stinore
Të huajit që demonstron të ketë ardhur në Itali të paktën 2 vjet rrjesht për pune stinore mund
t’i jepet një leje qëndrimi për tre vjet, gjithmonë për punë sezonale. Afati i çdo viti është i
njëjtë me të fundit të dy viteve të mëparshme. Për të pranuar kërkesën e lejes shumëvjeçare
për punë, dy raportet e mëparshme të punës stinore nuk ka nevojë të jenë në vazhdimësi në
momentin e depozitimit të kërkesës. Punëdhënësi duhet të aplikojë në Spotelin Unik për Imigracionin lëshimin e lejes shumëvjeçare
për punë shumëvjeçare, duke përdorur formularin përkatës të dhënë.
Kërkesa mund të paraqitet edhe nga një punëdhënës tjetër nga ai i dy viteve të mëparshme.
Një nga avantazhet kryesore të lejes shumëvjeçare është që i lejon punëtorit sezonal të hyjë
në Itali në vitin e ardhshëm pavarësisht nga publikimi i dekretit të flukseve për punë
sezonale.
Kërkesa për pranimin në punë në rastin e lejes stinore shumëvjeçare për vitet e mëpasshme
mbas të parit, mund të bëhet edhe nga një punëdhënës tjetër nga ai punëdhënës që ka marrë
lejen trevjeçare për punë sezonale.
Konvertimi i lejes së qëndrimit për punë sezonale
Punëtori i huaj i autorizuar për të hyrë në Itali për punë stinore, mund të konvertojë (që nga
hyrja për herë të parë në Itali në bazë të qarkores së 5 nëntorit 2013) lejen e qëndrimit për
punë stinore në një tjetër për punë - me kohë të përkohshme ose të përhershme, - në bazë të
kuotave në dispozicion (për vitin 2014 D.P.C.M. i 25 nëntorit 2013, ka fiksuar në 4.000
unitete kuotat e destinuara për të tilla konvertime).
Është e nevojshme që në kohën e dorëzimit të aplikimit leja e qëndrimit për motive pune
stinore të jetë e vlefshme.
Punëtori i huaj duhet të dërgojë në Spotelin Unik për Imigracionin kërkesën e konvertimit të
lejes për punë sezonale në punë të varur eskluzivisht me rrugë elektronike (telematike) – duke
u lidhur me sitin https://nullaostalavoro.interno.it
Në rast të ekzistimit të kuotave, i huaji thirret në Sportelin unik për të nënshkruar kontratën e
qëndrimit dhe formularin e aplikimit për leje qëndrimi për punë. Nënshkrimi i kontratës së
qëndrimit në Sportelin unik do të shërbejë edhe për të përmbushur detyrimet e njoftimit të
detyrueshëm të marrjes në punë.
6
Karta për Blerjet -
Nga 8 Prilli në dispozicion formularët për paraqitjen e aplikimeve edhe nga qytetarët komunitar dhe të huajt
8 prill 2014- Me botimin e dekretit të 3 shkurtit 2014 nis shtrirja e
Kartës për Blerjet edhe për qytetarët komunitarë dhe të huaj (familjarët
jokomunitarë të qytetarëve të BE- së apo të mbajtësve të lejes së qëndrimit Be për banorët me afatafatgjatë kohe).
Për këtë, duke filluar nga 8 prilli 2014, është në dispozicion në sitet e internetit të Postave
Italiane, INPS-it, Ministrisë së Ekonomisë dhe të Financave dhe të Ministrisë së Punës dhe të
Politikave Sociale, formulari i nevojshëm për paraqitjen e kërkesave në zyrat e postës të
autorizuara.
Masa e përfitimit edhe për shtetasit e huaj fillon nga dymujori janar-shkurt dhe, për këtë arsye,
të interesuarit që do të paraqesin kërkesën brenda 30 prillit 2014 do të kenë të drejtën e
pagesës duke filluar nga 1 janari 2014.
Çfarë është karta e blerjeve ?
Karta e blerjeve është një masë e mbështetjes së të ardhurave e futur nga viti 2008 në
sistemin italian dhe i destinuar për të moshuarit dhe familjet me të ardhura të ulëta. Kjo është
një kartë e parapaguar të cilën Shteti e ngarkon çdo dy muaj me tetëdhjetë euro, që
poseduesit mund t’i shpenzojnë për të blerë ushqime, për të paguar ilaçe dhe faturat e
energjisë elektrike dhe gazit.
Karta e blerjeve mund të kërkohet nga ai që ka të ardhura të ulëta të familjes (të ardhurat
ISEE jo më shumë se 6 mijë e 700 euro në vit) dhe ka të paktën 65 vjeç ose fëmijë nën
moshën 3 vjeç (në këtë rast titullari i kartës është prind) . Karta e Blerjeve mund të kërkohet
në Zyrat e Postës duke dorëzuar formularin e aplikimit me dokumentin përkatës (për më
shumë informacione mbi kërkesat shkoni në sitin e internetit të INPS-it, MEF-it apo
Ministrisë së Punës.
Para ligjit. 147/2013 karta e blerjeve ishte e rezervuar vetëm për qytetarët italianë rezident në
Itali, ndërsa ligji i ri e ka shtrirë këtë përfitim edhe për shtetasit komunitarë, familjarët jo
komunitarë të shtetasve italianë ose të shtetasve komunitarë titullarë të së drejtës së
qëndrimit ose
së drejtës së qëndrimit të përhershëm dhe të të huajve në zotërim të një leje qëndrimi për
banorët afatgjatë të Be-së.
Leje Unike për qëndrim dhe punë - Të reja të futura
22 mars 2014 - Eshtë botuar dekreti l.g.s. n. 40 i 4 marsit 2014 që
përfshin direktivën 2011/98/BE.
Në mënyrë të përmbledhur, ndryshimet kryesore të futura janë:
7
Futja e emërtimit “leje unike punë” në disa leje qëndrimi që lejojnë aktivitet
pune
Në lejet e qëndrimit që lejojnë aktivitetin e punës do të shtohet termi "leje unike
pune”( “perm. unico lavoro”). Ky term nuk do të shtohet: në lejet e qëndrimit për
banorët afatgjatë të BE-së, në lejet e lëshuara për motive humanitare, për statusin e
refugjatit dhe mbrojtjes plotësuese-ndihmë, për studim, për punësim sezonal, për punë
të pavarur dhe për disa kategori të veçanta për të cilat është parashikuar hyrja jashtë
mekanizmit të flukseve të programuara, pavarësisht që këto lloje të lejeve lejojnë
megjithatë zhvillimin e aktivitetit të punës.
Për të mësuar më shumë për lejet e qëndrimit që mundësojnë për të punuar kliko këtu.
Dokumenti është gjithashtu në dispozicion edhe në anglisht
Zgjatja e afatit për lëshimin e lejeve të qëndrimit
Ndryshimet e bëra me dekretin e ri parashikojnë një zgjatje të afateve të vendosura nga
ligji për lëshimin e lejes së qëndrimit (nga 20 deri në 60 ditë) dhe lejen për punë (nga
40 deri në 60 ditë).
Shfuqizimi i detyrimit për nënshkrimin e kontratës të qëndrimit në fazën e
rinovimit të lejes së qëndrimit për punë
Megjithatë mbetet në fuqi rregulli që parashikon nënshkrimin e kontratës të qëndrimit në
rastin e lëshimit të lejes për herë të parë.
Shfuqizimi i rregullit që ndalonte marrjen në punë të punëtorëve të huaj në
ndërmarrjet e transportit publik.
Së fundi, parashikohet shprehimisht shfuqizimi i normës që parashikonte kërkesën e
shtetësisë italiane për punëtorët e ndërmarrjeve të sektorit hekurudhor. Edhe shtetasit e
huaj me qëndrim të rregullt në Itali pra mund të marrin pjesë në seleksionimin për
punësimin e personave në sektorin e transportit publik lokal.
Hyrjet për hulumtime shkencore dhe për punëtorët me kualifikim të lartë -
Thjeshtëzime të futura
17 mars 2014 - Me ligjin e 21 shkurtit 2014 janë futur disa lehtësime për
hyrjen dhe qëndrimin e kategorive të të huajve me kualifikim të lartë
dhe për studentët
Këtu është një përmbledhje e ndryshimeve kryesore të futura:
Hyrja dhe qëndrimi për kërkime shkencore
Ligji i ri parashikon lehtësime për studjuesit e shkencave si përsa i përket disiplinës së
hyrjes në territorin italian, ashtu edhe për atë të bashkimit të anëtarëve të familjes .
Në veçanti tani është parashikuar ajo që burimet mujore, të deklaruara në marrëveshjen
që stabilizon marrëdhëniet ligjore dhe kushtet e punës të hulumtuesit(studjuesit), mund
të vijnë jo vetëm nga instituti kërkimor shkencor që nënshkruan këtë konvencion, por
edhe nga mbështetja financiare e Bashkimit europian, e një organizate ndërkombëtare, e
një tjetri institucion kërkimor apo i një subjekti të huaj të ngjashme me të. Modeli i ri i
konvencionit të pranimit është në dispozicion në sitin e Ministrisë së Arsimit, të
Universitetit dhe të Kërkimeve Shkencore dhe të Ministrisë së Brendshme .
Gjithashtu për qëllime të bashkimit familjar të studiuesit nuk është e nevojshme për të
demonstruar disponueshmërinë e strehimit komform me kërkesat higjeno–sanitare, si
dhe përshtatshmërinë e strehimit.
Së fundi ëstë vendosur që studiuesi që kërkon lejen e qëndrimi afatgjatë të BE-së nuk
është e nevojshme për të dhëne provimin e gjuhes italiane .
8
Hyrja dhe qëndrimi për punëtorët me kualifikim shumë të lartë (karta blu ue)
Ndër kërkesat që duhen për tu konsideruar punëtorë me kualifikim shumë të lartë ligji
kërkon zotërimin e një titulli të arsimit të lartë, të lëshuar nga autoritetet kompetente në
Vendin ku është marrë dhe që dëshmon për përfundimin e një programi të arsimit të
lartë, që zgjat të paktën tre vjet, pas atij të mesmit. Përveç kësaj kërkese është e
nevojshme edhe për të pasur një kualifikim profesional më të lartë . Legjislacioni i ri e ka
thjeshtuar procesin e hyrjes duke kërkuar vetëm një deklaratë të vlerës lidhur me titullin
e huaj të studimit që tani lëshohet nga Përfaqësuesi kompetent Diplomatik Italian në
Vendin e qëndrimit (rezidencës) të të huajit .
Propozimi i kontratës të punës ose oferta e detyrueshme duhet, në çdo rast, t’i referohen
një figure professionale që përfshihen në nivelet 1, 2 dhe 3 të klasifikimit Istat të
profesioneve CP2011 (në dispozicion në sitin http://cp2011.istat.it/) .
Për të mësuar më shumë në lidhje me procedurën e hyrjes të punëtorëve me kualifikim
të lartë kliko këtu .
Dokumenti është në dispozicion edhe në anglisht
Studentët e huaj
Ligji i ri parashikon mundësinë e konvertimit të lejes së qëndrimit për studim në leje
qëndrimi për punë të varur, edhe për titullarët master të nivelit I, siç parashikohet
tashmë për titullarët master të nivelit të dytë. Studentët e huaj në Itali që ndjekin jo
vetëm një doktoratë ose një master të nivelit II si në të kaluarën, por edhe një diplomë
(trevjeçare universitare ose specialistike), mund të përfitojnë një vit qëndrimi më
shumë, pas skadimit të lejes për të kërkuar punë dhe, në prani të kërkesave, për të
konvertuar lejen në një leje qëndrimi për punë të varur ose të pavarur.
Së fundi ligji ka parashikuar eliminimin e kuotave për studentët e huaj në Universitete,
me përjashtim të respektimit të procedurave për pranim për në fakultetin me numër të
kufizuar.
Për të ditur më shumë për hyrjen e studentëve të huaj për tu regjistruar në universitet
kliko këtu.
Trafiku i qënieve njerëzore - Në fuqi rregullat që përforcojnë shtypjen e krimit dhe mbrojtjen e viktimave
13 mars 2014 – Eshtë botuar dekreti legjislativ n. 24 i 4 marsit 2014
që përfshin direktivën 2011/36/UE.
Ndër të rejat e futura këtu është parashikimi i një të drejte kompensimi për viktimat.
Kompensimi mund të llogaritet për një shumë forfeit prej 1.500.00 euro duke zbritur shumat
eventualisht të dhëna viktimës nga entet publike.
Kërkesa për kompensim duhet të paraqitet në Kryesinë e Këshillit të Ministrave, brenda 5 viteve
nga kalimi i dhënies së vendimit të gjykimit të dëmshpërblimit, apo nga vendimi jo i formës së
prerë për pagesë të përkohshme, të lëshuar pas 28 marsit 2014, me kusht që nuk ka marrë
mbështetje nga autori i krimit, megjithëse viktima ka provuar aktin dhe procedurat
ekzekutuese.
Kur autori i veprës është i panjohur kërkesa duhet të dorëzohet brenda 1 viti nga data e
depozitimit të masës së arkivimit.
9
MBROJTJA NDERKOMBETARE
Mbrojtja Ndërkombëtare – Në fuqi dekreti që barazon të drejtat e zotëruesve të mbrojtjes me ndihmë mbështetëse me ato të refugjatëve
7 mars 2014 – Eshtë botuar Dekreti legjislativ n.18 i vitit 2014 që
përfshin Direktivën 2011/95/UE
Objektivi i ndjekur nga rregullat e reja është ai për të përqasur dy statuset të atribueshme me
mbrojtjen ndërkombëtare, atë të refugjatit dhe atë të përfituesit të mbrojtjes mbështetëse me
ndihmë, duke rritur gjithashtu nivelin e mbrojtjes.
Ndër të rejat më të rëndësishme është barazimi lidhur me bashkimin familjar, qasjen në
punësim publik dhe qasjen në shërbimet për strehim midis përfituesve të mbrojtjes
mbështetëse me ndihmë dhe refugjatëve. Kohëzgjatja e lejes së qëndrimit për mbrojtje
mbështetëse me ndihmë kalon nga 3 deri në 5 vjet.
Gjithashtu është futur një një artikull i veçantë drejtuar personave që janë viktima të dhunës
violente apo torturës, në të cilën parashikohet që Ministria e Shëndetësisë të miratojë udhëzime
të veçanta për programimin " e ndërhyrjeve të ndihmës dhe rehabilitimit si dhe për trajtimin e
shqetësimeve mendore."
Vizito seksionin e Portalit lidhur me ndihmën ndërkombëtare.
LAJME NGA MINISTRITË
Portali i integrimit të emigrantëve - On line një fushë e re dedikuar
mbrojtjes ndërkombëtare
31 mars 2014 – Fusha e re e Portalit të Integrimit të Emigrantëve
përmban një hartë të shërbimeve dhe projekteve dedikuar azilkërkuesve
dhe përfituesve të mbrojtjes ndërkombëtare
Shëndeti, mbrojtja ligjore dhe integrimi përbëjnë boshtin e fushës së re. Në veçanti, në lidhje
me mbrojtjen e shëndetit ekziston mundësia për të gjetur në Portalin shërbimet e mbrojtjes
psikologjike dhe psikiatrike drejtuar personave që kanë përjetuar dhuna violence apo tortura në
vendin e origjinës ose gjatë udhëtimit. Shërbimet e ofruara të orientimit dhe mbrojtjes
ligjore kanë të bëjnë, me rrugët dhe përgatitjen për intervistat me Komisionin për njohjen e
statusit të refugjatit apo qasjen për të drejtën e mbrojtjes. Ka gjithashtu informacione prezente
dedikuar procedurave specifike administrative për kerkuesit ose zotëruesit të mbrojtjes
ndërkombëtare. Të tilla informacione së shpejti do të jetë në dispozicion edhe në anglisht.
Vizito fushën “ Mbrojtja ndërkombëtare” në Portalin e Integrimit të Emigrantëve
10
VENDIMET
Gjykata e Milanos - I jepet mbrojtja ndërkombëtare një shtetase nga Bregu i
Fildishtë në rrezik të nënshtrimit në praktikën e infibulacionit (organeve
gjenitale femërore)
Gjykata e Milanos, seksioni i pare, vendimi i 27 shkurtit 2014.
Rasti ka të bëjë me një ankesë kundër vendimit të Komisionit Territorial për Njohjen e Statusit
të Refugjatit në Milano. Ankuesja i kishte deklaruar Komisionit dhe rikonfirmuar para Gjykatës
që kishte ikur nga vendi i origjinës për shkak të përndjekjes së bëre nga ana e familjes së
babait, të cilët donin për ta detyruar që të martohej me një burrë të moshuar.
Gjykata, duke konsideruar të besueshme rrëfimin dhe ngjarjen e jetës personale të ankueses
në përputhje me situatën e përgjithshme të vendit të origjinës, ka njohur të drejtën e mbrojtjes
ndërkombëtare. Aktet e persekutimit duhet të jenë mjaft serioze për të përfaqesuar një shkelje
të rëndë të të drejtave themelore të njeriut, duke marrë formën e akteve të dhunës fizike ose
mendore, duke përfshirë dhunën seksuale ose të akteve të drejtuara në mënyrë specifike
kundër një gjinie apo fëmije.
Lëshimi i lejes së qëndrimit për motive familjare është gjithashtu i mundur
edhe pa bashkëjetesë në rast të vdekjes së bashkëshortit/es
Kasacioni civil, sesioni v, vendimi i 6 marsit 2014.
Gjykata Supreme ka vendosur se rinovimi i lejes së qëndrimit për motive familjare në favor të
një shtetasi/e të vendeve të treta bashkëshort/e i/e një shtetasi/e komunitar/e nuk parashikon
kërkesën e bashkëjetesës midis shtetasit/es komunitar/e dhe aplikuesit/es, as dhe kërkesën e
vendbanimit të mëparshëm të rregullt të aplikantit/es . Në rast vdekjeje të bashkëshortit/es
shtetasi/ja italian/e, në fakt kjo nuk sjell humbjen e të drejtës së banimit të familjarëve jo
komunitarë, me kusht që ata kanë banuar në vend për të paktën një vit para vdekjes së
shtetasit/es të Bashkimit europian dhe kanë fituar të drejtën e qëndrimit të përhershme ose
demonstrojnë që zhvillojnë një aktivitet pune të varur apo vetëpunësimi ose që sigurojnë për
veten e tyre dhe familjarët e tyre burime të mjaftueshme, me qëllim që të mos bëhen një barrë
për sistemin e ndihmës sociale të Shtetit gjatë qëndrimit të tyre, si dhe një sigurim shëndetësor
që mbulon të gjitha rreziqet në Shtetin.
11
PUBLIKIME
Pesaro-Urbino – Udhëzues për shërbimet lidhur me imigrimin nën kujdesin e Prefekturës
Vademekumi(Udhëzuesi) për Emigrantët i
publikuar nga Prefektura e Pesaro Urbino-s
është një manual i dobishëm lidhur me
drejtimet dhe kontaktet për bashkim familjar,
shtetësinë, legalizimet dhe të gjitha shërbimet
e tjera të ofruara nga emigrantët të bëra nga
Prefektura që i interosojnë emigrantëve.
Shkarko vademekun
Kontakte
Ministria e Punës dhe e politikave Sociale
Drejtoria e përgjithshme e imigrimit dhe e politikave të Integrimit
Via Fornovo, 8 00192 Roma Tel: 06 46834679 o 06 468340182
Projekti co-finanzuar nga fondi Europian per integrimin e shtetasve të Vendeve të treta 2007-2013
12
Për opinione, sugjerime, retifikime mbi përmbajtjet lidhur me sitin, kontaktet me
redaksinë e Portalit të Integrimit, dërgoni një mail në adresën: