371
1 VITI I TRISHT Novela dhe

Novela dhe tregime 2011

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: Novela dhe tregime  2011

       

1

VITI I TRISHT

Novela dhe tregime

Page 2: Novela dhe tregime  2011

SKENDER BRAKA

VITI I TRISHT

NOVELA DHE TREGIME

Botimet “ Skenderbeg”

Viti i Trisht Skender Braka

Korrektoi Trifon Dafa

Arti grafik Tonin Nikolli

Kopertina Lulzim Kalaj

2

Page 3: Novela dhe tregime  2011

_________Një libër për Arbërit

                                                  

3

Page 4: Novela dhe tregime  2011

 KAPITULLI  I

          Pas  një dimri të  ashpër, të fortë e të acart, atë vit pranvera kishte ardhur e ngrohtë dhe nga majat e maleve  dëbora në shumë vende  kishte nisur të shkrinte më shpejtë, si rrallë  herë në ato anë. Ndonse peshën e dimrit  ende mund ta prekje kudo, përseri  blerimi  kishte buitur  anekënd  Shalës, që  edhe pse e rrethuar  nga  gjithe ato bukuri  prrallore,  përsëri  të ngjallte  një lloj  trishtimi  keqardhës, trishtim  të cilin,  sado që ajo  mundohej t’a fshihte thellë shpirtit  të saj,  ashtu  siç ishte munduar shekuj  e shekuj  me radhë, nuk ishte e thenë që t’ia arrinte qellimit.  E megjithate, në një mëngjes të bukur maji të vitit 1554-tër, në  sheshin e madh plot gjelbërim, që shtrihej  përpara  kullës së Nikolleve, u  dëgjua  gjëmimi  i një daulleje dasme. Ding - dangu i saj kishte një kumbim të hollë, të zvargur,  i cili  hera- herës  shoqërohej  me një  jehonë të gjatë gati - gati metalike. Jehona e kësaj daulleje dasme pasi ngjitej me vrik thepisjeve  të larta  të maleve,  përhapej  thellë në brëndësi të bjeshkëve e  më pas,  si rroku-llisej  me shpejtësi  poshtë  grykës  së luginës  dhe diku  më  tej, shkonte e merrte tatëpjete  rrjedhën e lumit, gjithë duke u shuar dalëngadalë tutje mes zhurmës dhe oshëtimes së ujërave, që gurgullonin tërë shkulmë. Atë  mëngjes, ndonse ajri ishte  teper i freskët dhe me lageshtirë, plaku  Marash  Nikolli  ishte ngritur  me herët se zakonisht. Që porsa  kishte rënë  agu i parë,  ai kishte  dal jashtë kullës  së tij dhe nën dritën e nemitur të yjeve, që po zveniteshin pak e nga pak, nisi një copë here të gjatë  të shëtiste  i vetëm nëpër  barin  e vesuar  të tokave përball kullës. Në të  tilla periudha të ndrrimit të motit, atij  i pëlqente të shëtiste nëpër tokat e tij të punuara e të mbjella dhe s’kishte të ngopur me ajërin e pastër.Por atij mëngjesi, plaku kishte dhe nje arsye më tepër për ta bërë një gjë të tillë. Asaj dite ai donte ta ndjente veten më të kthjellët se kurrë  ndonjëherë.  Kishte për të pritur të afërm e  miq nga të gjitha anët.

Korigjuar deri ketu 2/10/2011

4

Page 5: Novela dhe tregime  2011

Teksa pati  përshkuar  nje pjese  te  mire te tokave rreth kulles dhe po  hynte ne the-llesi te livadhit, gjithë duke çapitur ngadale mbi barin e bute, i cili sapo ki-shte filluar te mbinte, papritmas  nxorri  nga  gjoksi nje ofshame  te  thellë dhe sakaq  ndali,  pasi  pas asaj ofshame,  gati  sa nuk shqiptoi me ze te larte mendimin, qe i erdhi  përnjeherësh  në kokë,  sikur donte t’i drejtohej dikujt. -  Tani  ata duhet te jene nisur. - Por aty per aty u kujtua qe  ishte i vetëm dhe buzeqeshi  hidhur  me marrëzine e tij. Për të, tani  gjithçka kishte mbetur mbrapa  dhe  pëshpërimat për djegien e kullës dhe mendimet e hedhura gjithandej se ai gjënë më të parë që duhet të kishte bërë, ishte, t’i linte vendin e kryetarit te kuvendit dikujt tjetëri.  Dhe sakaq,  ndërsa vazhdonte të ecte mendueshëm,  me sy të përhumbur mes  mjegullës bojë gri të horizontit të largët, që zbriste tatëpjetëst shtratit të lumit, u ndodh përpara  një  luadhi ku kishin çelur luledelet , te cilat në ate ag të përhimte, i jepnin livadhit një ngjyrim marramendës. Dikur edhe ai livadh kishte qenë pronë tij, që shkonte deri majë  një pllaje të lartë  të valëzuar, prej dheu të shkrifët, të mbushur me shkurre dushku të parritura, por kishte tash sa vite që ate ia kishte dhuruar famullisë pa qene nevoja e ndonjë fermani të derguar nga sulltani .Turbullt i’u kujtua  se shumë- shume vite me parë,  diku ne mes te ketij luadhi kishte vrarë me doren e tij njërin prej kapedaneve më të fuqishëm të Nikjave, për të cilin dhe sot e kesaj dite ndihej i penduar. Papritmas i’u errën sytë dhe i’u bë sikur  ndodhej në mes të një pyllit të dëndur, pa ditur se ku te shkonte. Orvatej të gjente  me saktësi  ndonje shteg kalimi, por për çudin e tij, aty  sikur gjithçka kishte ndryshuar dhe ai nuk ishte në gjnëndje t’a gjente atë të mallkuar shtegu, pasi asnjë shenjë nuk vegonte për t’i treguar udhën, që duhet të merrte per tu kthyer. Dhe sakaq, tek vështronte rrethe e përqark pervijimet e çrregullta , në hyrje të një gryke të errët  i’u be sikur thellë saj ishin ndezur qirinjtë e famullisë.          Marash Nikolli  ishte nder njerezit më të pasur dhe me te fuqishëm të nahijes.       -  Fal zotit, koha  qënka mjaftë  e mirë sot  ,   -  tha me vete ndërsa  vajti  diku pas nje peme për të derdhur ujët e hollë . Më  pas,  si bëri dhe nja  dy- tri  hapa më tej nëpër kopshtin e mbjell , 

5

Page 6: Novela dhe tregime  2011

u kthye dhe hyri përsëri  brënda,  i ndjekur prej  ajrit të freskët te mëngjezit .          Kulla e Nikolleve, kjo ngrehinë  vigane  e ftohtë  dhe e zymtë  ishte një  ndër kullat  më  të mëdha  në tërë  nahijen e Petërshpanit.  E ngritur  dyqindë  e ca vjet më parë, në një  pozicion  paksa  të  prirët  me kodrinën ,   në një vënd të dukshëm,  që sundonte  tërë luginën  e poshtëme, kjo  kullë  hijerëndë,  e rrethuar  e tëra me një mur te lart guri, ishte  ndërtuar  e tëra  me gurë të bardhë e të latuar, të sjell enkas  nga guroret  e malit të lart të Shkëlzenit.  Që në pamje të parë,  kjo gjysëm  kështjell,  të bënte  të mendoje se ishte ndërtuar prej duar mjeshtrish të mëdhenjë   në punimin e gurit . Ndonse tashmë   e brejtur nga  rrebeshet e  kohës,  ajo  e  ruante  ende madhështinë dhe  bukurinë  e saj  të  dikurshme.  Në katin  e parë  të kullës  mund të hyje vetem  nëpërmjet  një  porte  të madhe  e  të  rëndë,  të punuar  bukur  prej druri  lisi. Në qemerin  e gjërë  te saj,  të binte  përnjeherë   në  sy  nje kokë dashi  po  prej  guri e gdhendura  dhe kjo me  një mjeshtëri   me  të  vertete   të rrallë  dhe me  shije. Njëra prej  tri dhomave  të katit  të përdhesëm  vazhdonte  ende  të shërbente  për gratë si  dhomë  gatimi.  Në të graria kishin sistemuar  mire e bukur gjithë  enët e guzhinës  prej  bakërri  të kallaisuara, bucelat e medha të mbushura me verëra nga  më të mirat, që prodhoheshin asaj kohe në ato anë, katër fuçi druri  të mbushura me kripë,djath, turshi dhe zaire të tjera të përgatitura enkas për dimer, si dhe qypat e medhenjë prej balte të mbushura fytas me mjalt. Dy dhomat e tjera të kullës  shërbenin  si  hambare ku  Nikollet  për shumë  e shumë vite vazhdonin t`i përdornin për grumbullimin e drithërave, leshit  dhe produkteve të tjera ,të cilat i nxirrnin  jo vetëm prej tokës së tyre, që nuk e kishin të pakët, por edhe prej detyrimeve, që përfitonin si  nga qiraxhinjtë, ashtu  edhe prej  bujqërve të tyre.Per tu  ngjitur  në katin e dytë të kullës duhet te shkoje  nëpërmjetë një palë  shkallëve të brëndëshme prej guri  me parmak druri  të gdhëndura bukur e të lyera me një vërnik të trash ngjyrë  gështenje.  Njëra  prej dhomave të këtij kati, ajo më e madhja, ishte oda  e  burrave. Sapo  hyje në  të, në  faqen  ansore të  murit pa  dritare, të binin  përnjëherë në sy, dy shpata të gjata, me doreza prej sermi, të rralla për nga bukuria e tyre. Ato u përkisnin dy kapedaneve paraardhës, që pëfaqësonin dy

6

Page 7: Novela dhe tregime  2011

breznit e Nikollëve si simbol i trimerise dhe mençurise së tyre. Diku  midis mesit te oborrit  dhe portes se kulles, ndodhej pusi  i thellë po aq i vjeter sa dhe kulla  dhe pak me tutje nje kocek  ngritur me thupra që shëbente për të mbajtur misrin.           Disa çaste më pas , si ding-dangu i daulles së dasmës nuk po dëgjohej më, lajmetari i Nikolleve, një mesoburr  i  gjatë rreth të dyzetave,  i dhënë për punë të tilla,   bëri  me  vrik tutje drejtë  një  shkembi  te xhveshur  e  si  u ngjit  mbi  të,  vuri  njërën  dorë në formë vinke në  veshin  e  majtë  dhe pasi  mbështeti  tjetren në mesin e trupit,  i’a dha me një zë qiellor: “He e e e  e j..hej..j..Marash  Nikolli marton çikën, o he e e e j !  He e e e j.. Marash Nikolli.....           Thirrja e tij e zgjatur  ushtoi  sa në  njerin mal  në  tjetrin e  sa  në njerën  grykë  në  tjetren. Pak më pas,  diku tutje thellësive  të bjeshkëve të largëta  ushtoi  po e njëjta  thirrje, por këtë herë  disi më e  but  nga e  para  dhe  jehona e saj mezi arrinte deri ne shesh.Tashmë  askush nuk e vinte në mëdyshje se Marash Nikolli,  plaku i parë  i  Shales,  kishte  vendosur  të bënte  një dasëm  të madhe,  që siç ishte  shprehur dhe vet kohëve të fundit  “ Që  të mbahej   mënd, për sa kohë do të rronte Shala dhe tërë krahinat  përreth  saj          Atë mëngjes plaku  shkonte e vinte i pushtuar i tëri prej atyre ndjenjave të  ëmbëla që ia zgjonin të ardhurit e shumte  që s`po vononin të mbushnin sheshi.  Nga porta e hapur e murit rrethues të kullës dhe deri tutje sheshi ishte plot e perplot me njerëz. Kishte nga ata,  që ishin mbështetur pas trungjeve të pemëve  duke qëndruar e biseduar  në kembë,  disa të tjerë kishin zënë vënd poshtë tek arra e madhe , ulur kembekryq duke formuar rrath të mëdhenjë dhe fëmijët, që zinin pjesën e poshtëme të sheshit, dukeshin krejtësisht të magjepsur nga ato qe sodisnin. Megjithëse zërat e shumtë krijonin një lloj zhurme të pakuptimte, plaku Marash sikur humbiste në hapsirën  që e rrethonte. Njerëzve në vesh u vinin fjalë të shkëputura, që i nderpriste aty ketu, tingujt e nje lahute.           Kishte  arsye plaku Marash  për të bërë një dasëm  të tillë.Atë mbasdite ai do të nxirrte nga kulla mbesën e tij të fundiit, Dilinën, vajzën e vetme  të djalit të tij të shtatë, Markut.  Asaj dite plakut  Marash  i dukej  sikur gjithe  ai  burim  jete, që  prej  kohe  kishte  nisur t`i shterej , po i shperthente  papritmas  me nje 

7

Page 8: Novela dhe tregime  2011

zjarr  gati pervelues duke  i`u perhapur neper gjithe dejet e trupit të ligur.  Sa per Dilinen, ajo ishte me të vërtetë një ndër  vajzat  më  të bukura e  me  të  mira në  tërë  nahijen   dhe  një  vajzë  fisnike si  ajo, e cila  ishte rritur nën   përkujdesjen  e veçantë  të gjyshit  të saj, e meritonte  t’i bëhej  një  përcjellje e tillë prej  princeshe.  Gjatë githë asaj nate Dilinën e kishte munduar mendimi se të nesermen do të shkonte në  nje  tjetër derë dhe nga ky shkak ajo pothajse nuk kishte vënë gjum në sy. Dhe pse  ren-dom  ajo e kishte   menduar  këtë çast ndarjeje, përherë  i  ishte dukur i pabesueshëm dhe  i largët gati- gati  si ne perralla, por tashmë që ai i kishte  ardhur  aq pranë, po e bënte ta ndj-ente  veten  të frikur, të pasigurtë  dhe të hutuar. Ndoshta  per te njëmijten here  ajo e kishte përsëritur me vete gjate gjithë asaj  të vetëmin   premtimin, që i kishte  dhënë  plakur Marash;  se kurdohere  kishte  për ta treguar  veten që vinte prej  derës së nderuar të Nikolleve  dhe kjo kishte të bënte me besën se dora e saj nuk do të rreshtëte kurrë  së thurruri si vegatore. Në tërë  Kazan  e Shkodres  ishte e pamundur te gjeje nje të dytë si Dilina. Që në vitet e fëmijerisë, Dilina ishte shquar për qëndismat  dhe  zbukurimet  e  xhokeve , çorapeve  të leshta  dhe shamive te kokes .Gjithë  ç`kishte dalë prej dorës së saj  kishte habitur  dhe zonjat e  rënda  të qyteteve .          Pa  zbardhur mirë   agimi,  Dilina  ishte hedhur nga  shtrati dhe  si kishte  përfunduar gjithë ritet e mëngjezit,  kishte ngjitur shkallët e  e brëndeshme të  kullës. E kishte ndjekur me sy gjyshin e saj dhe me ta parë, qe  ai u kthye në dhomën e tij, ajo qëndroi përpara derës gjysëm të hapur. Ishte  veshur  e tëra me rrobet e nusëris ;  një fustan të hollë të kuqërremtë , i cili, atij mengjesi, në sfondin e koridorit  të madh,   përhapte një shprehje të këndshme duke i dhënë  asaj një pamje me të vërtetë të brishtë.  Flokët e krehur me kujdes i kishte hedhur prapa supeve. Faqeve i kishte rënë nje i kuq i zbehte, që i’a bënte krejt të padukshme vrimat e lis. Kulla ishte e qete dhe e fresket . Si ndenji per disa sekonda aty, Dilina hyri  ne dhomen  e plakut  Marash , të cilin e gjeti ne kembe. Plaku  sikur ta priste ardhjen e saj, i doli përpara. Vajza i  mori  dorën eshtake dhe u përul në gjunj.             Plaku e  ngriti  ngadale  dhe vuri  re se  sytë e  kristalt të mbesës  nuk ndrinin  nga  kenaqesia,  që  ai  priste të shihte ndër  ta, por këtë,  ai e mori si  një shprehje  malli  dhe 

8

Page 9: Novela dhe tregime  2011

ngashërimi  që natyrshëm pushton gjithë vajzat në momente të tilla ndarjeje.           Kohë  pas  kohe dorën e Dilinës e kishin këkuar sa e sa fisnikë, princër  të mëdhenjë e  kapedan të dëgjuar, por plaku nuk  kish  dashur të ngutej  në dhënien e pëlqimit të tij, por  dikur aty nga  vjeshta e shkuar,  pas shumë tundimesh, si më të denjin për dorën  e së mbe-sës, kishte zgjedhur, kapedan  Nik Vuksanin, një djalosh njëzetepesëvjeçar, të bukur e truphedhur  nga  dera  e dëgjuar dhe  me  emër e Vuksanajve.  Nik Vuksani,  jo vetëm i shkonte për  shtat  bukuris  së Dilinës,  por para së  gjithash, ishte dhe  një  djalosh  trim e guximtar.  Jo rrallë herë ai kishte dhënë prova se një  ditë  do të bëhej edhe ai, një kapedan  i madh e i shquar ashtu siç e kërkonte tradita e derës  së tyre. Përgjasë këtyre,  një tjetër arsye  e  madhe  që  e  shtynte  plakun  Marash  për  të  bërë  një dasëm  kaq të  madhe,  ishte dhe fakti që Dilina kishte mbetur çika e fundit e Nikolleve. Me përcjelljen e saj, plaku Marash mbyllte tërë ciklin e brezit të tretë  dhe  shpresonte  që së  fundëmi   të shkonte  e të prehej   i qet   në varr.  Ku kishte më  mirë  për  të se sa ta mbyllte  jetën me  një gëzim  kaq të madh .  Mjaftë  jeta e kishte  përvëluar duke  i dhënë,  në veçanti  këto  dhjetë  viteve  të  fundit, më  shumë se  sa  gëzime e ditë të lumtura,  vuajtje,  brenga e dhimbje të mëdha.  Per Plakun këto  vite  nuk kishin  qënë aspak  të  këndëshme.  Sëmundje  dhe vdekje  të  njëpasnjëshme  e kishin  pllakosur herë pas here kullën  e tij .Si rrjedhoje  e luftrave te vazhdueshme,  për të  cilat Nikollet shpenzonin  jo pak prej te ardhurave të tyre , por edhe për shkak të gjendjes   ekonomike,  që kishte filluar të binte ndjeshëm dhe, fuqia e kapedanit  të madh kishte nisur te  lekundej.   Kështu  që asaj  dite edhe ata  të pakët   malsorë,  që  sapo  ishin ngritur  për tu marrë me punët e ditës  nëpër arat  apo kopshtijet e tyre, me të dëgjuar  gjëmimin  e daulles,  lanë   ç’kishin ndër  duar  dhe nxituan  drejt  sheshit .           Dita  ishte  me të vërtetë  e bukur  për  dasëm .  Moti i freskët  dhe me  një diell  të  ëmbël  pranveror, që e bënte edhe më të gëzueshme atë ditë. Lartë  në qiell  fluturonin  zogjë  të panumërt,  që me cicërimat e tyre të krijonin përshtypjen, sikur  dhe ata donin  të ishin pjesë e   atij gëzimi të madh të plakut  Marash.

9

Page 10: Novela dhe tregime  2011

           Asaj  kohe   Shala , që bënte pjesë në Kazanë e Shkodrës,  ose më sakt, në nahijen e Pjetershpanit,  nuk ishte më ai fshat i vogël, që numëronte  disa  kasolle të vjetra dhe  ato pesë - gjatë kulla kapedanesh, që njiheshin në regjistrimet e vitit 1485-ës. Nahija e Petrishpanit  ishte rritur në tridhetegjashtë  fshatra, që gjithë gjithë shkonin në  shtatqindenentedhete e dy  shtepi  dhe e gjithë kjo kishte ndedhur  pas pushtimit  te Shkodres dhe nje pjese te mire te fshterave rreth saj, qe shkonion deri ne luginen e poshteme te Drinit. Në rrethinat  e Shalës,  vllazni  të tjera,  të shpërngulura,   apo të dëbuara me forcë prej  pushtuesit, kishin ardhur aty dhe u kishin dhënë  trojeve  ku  ishin  ngujuar  emrat e tyre. Kështu pothuajse gjatë gjithë pjesës  së  mesme të luginës së  gjelbëruar, që zbriste  nga Thethi e mbaronte  në rrjedhën e  poshteme  te lumit,  ishin krijuar  një sërë fshatrash të reja. Përgjatë  kësaj lugine shkonin vrullshëm ujërat e ftohta e të kristalta të lumit  të Shalës, që e ndanin atë  mespërmes.  Përmbi  pjesën  perëndimore  të fshatit,  shkonte  një  udhë, e cila pasi  fshihej  pas  një  pylli me pisha dhe bredha të lartë sa mënd  njeriut  i  lëbyreshin sytë kur kërkonte  të rrokte majat e tyre,  shfaqej   përsëri  anës  lumit  e humbiste tutje, andej  nga  ku  lugina ngushtohej e bëhej  njësh me kanionet e xhveshura ngjyre griri , që të mahnisnin  me pamjen e tyre madhështore.  Jo  më shumë  nga  treqindkatërqind  metra në të dalë të fshatit, një udhë  tjeter, paksa  më  e ngushtë  se e para,  priste djathtas  kullës së Nikolleve dhe dilte tutje kalasë së Dekajve, që asaj    kohe ende   nuk kishte rënë në duartë  e turqëve. Kjo udhë e ngushtë, duke shkuar përmbi  kala,  gjarpëronte mes pyjeve me gështe-nja e bredha  shekullor dhe humbiste tutje  shpateve veri-perëndimore  të Biges së Gimajve. Më tej   udha si kalonte perms skarpateve te rrepireta me pisha,  zbriste butë poshtë një qafe të mbuluar nga dushqe shtatlarte. Pjesën perëndimore të fshatit  me atë lindore e lidhte një urë me një hark, që  malsorët e at-yre anëve  prej  kushedi sa kohësh e kishin quajtur “Ura  e  Drerit”            Plaku  Marash, ky plak  thatim  gjer  në palcë, me atë  mjekërr të bardhë si vet kreshtat e larta të maleve, tanim , si i kishte davaritur të gjitha tallazet e shpirtit, si kishte dale nga oda e tij,ishte ulur në krye të burrave, rrëzë trungut  të stërmadh  të arrës  dhe me  një qetësi   gati apostolike, priste e përshëndeste i qete, malsorët, që   vazhdonin  të vinin aty për  t’a nderuar.  Të

10

Page 11: Novela dhe tregime  2011

gjithë burrat,  teksa  rroknin  përzëmërsisht  duartë e tij  eshtake,  kalonin varg njëri pas tjetrit, pa dallim titulli, ofiqi e nderi, duke zënë sejcili  vëndin që i takonte. Burrat në shesh ishin  pothuajse  të ardhur nga të  gjitha fshatërat e nahijet jo vetëm përreth Shalës, por edhe pertej kufijeve te saj.  Kishin zbritur aty nga rrethinat e Thethit, Nikaj Merturit,  Abatit ,Pecajve, dhe  Gimajve. Karvane të tjerë vazhdonin të vinin nga Lekaj dhe Lotaj, madje nuk po mungonin as burrat e   Shkëzenit e të Gjakovës  së Poshtëme si dhe Mavriqit dhe Ulpishtjanët  e largët. Kishte  kohë që nuk  ishin mbledhur  kaq shumë  njerëz  në një dasëm  Shaljane. Plaku  Marash, ky plak  thatim  gjer  në palcë, me atë  mjekërr të bardhë si vet kreshtat e larta të maleve tanim  si i kishte davaritur të gjitha tallazet e shpirtit, si kishte dale nga oda e tij,ishte ulur në krye të burrave, rrëzë trungut  të stërmadh  të arrës  dhe me  një qetësi   gati apostolike, priste e përshëndeste i qete, malsorët, që   vazhdonin  të vinin aty për  t’a nderuar.  Të gjithë burrat,  teksa  rroknin  përzëmërsisht  duartë e tij  eshtake dhe i uronin trashgimin e se mbeses, uleshin sejcili ne vendin e tij pa dallim ofiqi dhe nderi.          Po cili ishte  Marash Nikolli, në gëzimin e të cilit po merrnin pjesë kaq shumë  njerëz?  Tutje,  jo më shumë nga tri breza,  gjyshi i tij, Tush Nikolli, i përkiste shtresës së atyre   kapedaneve, që jo vetëm me Venedikun, por edhe me Dukagjinët dhe pse nuk e kish  ndjerë veten të fuqishëm sa  të ndeshej  me ta e t’u bënte ball  furis së tyre, dalngadalë dhe pa  u kuptuar,  i kishte  prerë të gjitha  mardhëniet  me ta.  Me urtesi  ai  kishte ditur të tërheqite  pas vetes per të punuar nga agimi  deri  në mbrëmjen e vone ne tokat e tij jo vetëm fise të shkë-putura,  por  edhe  kolonë  të  ardhur rishtaz, duke u dhenë atyre  veç mëditjes edhe nga nje copë ngaster . Kështu  një ditë të bukur,  pasi  kishte  vendosur  sundim  të padiskutueshëm  në tërë zotërimet e veta, me zgjuarsinë e Uroshajve, ai u’a kishte hedhur sytë punëve të tregëtisë dhe kjo i kishte  dalë fortë për mbarë. Brënda një kohe të shkurtër Tush Nikolli  kishte mundur të kamej si kurrë Uroshet ndonjëherë dhe me kapitalet e krijuara e kishte rritur së tepërmi  famën  dhe forcën e tij. Tregëtinë  e grurit dhe të elbit, që aq mirë  e kultivonte në tokat  e tij, që së pari  kishte nisur ta bënte në Shkodër e Lezhë, me disa trgëtarë të  mëdhenjë  Raguzjanë, tashmë  e kishte shtrirë dhe më tej në drejtim të Dibres dhe

11

Page 12: Novela dhe tregime  2011

Lurës, madje karvanët e tij jo rrallë herë po fillonin të shkelnin  Durrësin, Ulqinin dhe Tivarin. Etja për pasuri dhe tokë, e shtynë me pas Tushin e Nikajve të rishikonte dhe të vendoste të tjera  aleanca  jo vetëm me feudalët e mëdhenjë , qe kishte përreth e të viseve të tjera, por dhe me ata përtej kufijëve të vendit,  të cilët  shihnin  tek ai një njeri  tepër të zotin  dhe  të aftë për punë  tregëtie. Tushi dhe pse u shtuan shume vllazni te tjera ishte nje paques i rregullt i taxave ndaj sinjorise dhe kjo i habiste  feudalet e tjere qe sa vinte e rrenoheshin ekonomikisht.  Kjo  u’a kishte shtuar së tepërmi  lakmin  feudalëve  vëndas, te cilët, të friksuar se mos  një ditë  dhe tokat  e tyre  do të binin në zotërimin e Uroshajve, kishin  filluan të mos i shihnin  me sy të mirë keto  levizje  te  kapedan Tushit.  Kështu që,  aty  nga mesi i vitit 1398-të  Spanët, si të kishin mbirë nga  dheu,  brenda  një  dite e një  nate e rrënuan menjëherë Tushin dhe shtinë  në  duartë e tyre gjithë zotërimet e Nikajve. Që prej saj  kohë ata e humbën  të drejtën e marrjes së  tatimeve, lanë tregëtinë dhe nisën të rronin vetëm me të ardhurat e asaj  pak toke, që   u njohën  Spanët. Disa vite më vonë, pas vdekjes së Tushit të madh, trashgimmtar i kullës  së  Nikajve u bë i biri i tij, Marku. Nën drejtimin e tij, kulla e vjetër e Urosheve  kishte filluar ta rime-rrte veten. Marku ishte një burrë i gjallë, energjik,  tepër i zgjuar dhe me zotësi të veçanta, jo vetëm për të drejtuar punët e luftës, por edhe  për të fituar dashurinë  dhe respektin e  të tje-rëve. Duke i’a njohur mirë këto cilësi prej një luftëtari të denjë,  pas Kuvendit të Madh të Lezhës, Spani plak e radhiti atë përkrahë  djemve të tij, në  krye  të forcave, që i dërgoi Kastri-otit  të Madh,  për të luftuar turqit në betejën e madhe të Drinit. Heroizmi i Urosheve në atë be-teje ishte i pashoq ndonse ata lanë aty jo pak por plot dymbëdhjete burra te shpates. Që prej asaj kohe zëmërimi i gjatë i Nikajve  ndaj  Spanëve u shua  përfundimisht.  Miqësia  midis ketyre dy kapedanëve  të mëdhenjë  erdhi  duke u forcuar gjithnjë e më shumë dhe si për ta përligjur më së miri këtë miqësi, Spani plak i dergoi një dite lajm kapedanit te Shales ku i kë-rkonte ta priste ne kulle per nje vizite vllazerore, ftese te cilen Marku e priti me shume kenaqesi dhe e vleresoi se tepermi kete gjest te Spanit  plak, i cili  nje dite prej ditesh, ne krye te nje shpure prej katërmbëdhjetë burrash, ai u nis drejt Shales për t`i dhënë Markut të Uroshëve  veç  dhuratave  te shumta ku ne pjesen me te

12

Page 13: Novela dhe tregime  2011

madhe ato ishin trofe lufte, pesë kokë gjedh e trembëdhjetë kokë të imta dhe sikur të mos mjaftonin të gjitha këto, fal pritjes se ngrohte vllazerore e teper madheshtore, qe Uroshët  u kishin rezervuar, Spani plak i premtoi Markut edhe disa hektarë tokë,  që shkonin deri  në kufi  me tokat e Dukagjinëve.  Kjo ishte padyshim një tjetër  dorë e ngrohtë  e Spaneve  dhe nje  vleresim i madh , që ata i bënin  Shaljanve, që pas kesaj  e ndjen se zunë përsëri  vendin  që u takonte  ne nahije. Aty e një vit më pas Markut i lindi djali i fundit,  Marashi. Asaj dite  pranvere bënte ftohtë dhe nga veriu frynte një erë e lehtë dhe e lagësht. Tetë ditë më pas, të dielën e pagëzimit, e cila përkoi me ditën  e   Rushajeve, në Shalë u bë një festë e paparë ndonjëhere. Në të mbaruar të festës, kur  fëmijën po e nxirnin nga kulla për t`a çuar  në famulli, foshnjës i hypi  një e qarë aq e madhe saqë askush nuk dinte ç`të bënte me të. Gra dhe plaka te moshuara,  nga më të dëgjuarat  për  punë magjish, u mblodhën rreth tij, hodhën  kripë në zjarr,  shuan për të kongjij  të ndezur e i’u lutën zotit me përbetime, por nuk ishte e thënë, që fëmija  të pushonte të qarët. Të gjithë mërmërisnin  nëpër  dhëmbë  e  thoshnin  se ç`ishte  ky fat i keq, që vazhdonte t`i ndiqte  Nikollët. Gojë më gojë qarkullonin  fjalë se Nikollëve u ishte bërë nje magji  e madhe, që nese nuk  prishej, një gjëmë akoma më e madhe do të ndodhte në atë kullë. Më pas thirrën dhe famullitarin  Venecian , cili me osten e shenjtë  ndër duar i’a mbrriti në kulle brenda pak minutash.  Por edhe  ky si e pa që as kryqet  dhe as qirinjtë e tij të ndezur nuk bënë asgjë,  mori  ndër duar  një libër  e nisi  të lexonte papushim shkrimet e shenjta,  por dhe pas këtyre  fëmija nuk ishte e thënë që të pushonte. Teksa shfrynte i pakënaqur  e ngaqë nuk  po dinte  ç’të  bënte më,  famullitari ndjeu  t`i  shkonin  ballit djersë të ftohta .  Ai zuri të ngjiste e të zbriste shkallët  e kullës  pa ditur se si do të mund  t’a qetësonte atë foshnje  të mjerë.  Nuk  la skutë pa kërkuar  magjinë  gjetja e të cilës do të mundësonte shërimin e shpejtë  të foshnjës.  Së fundëmi,  si e pa veten ngusht, i frikësuar  se mos Marku bente ndonje marrezi, vendosi t`ia dilte në  krye  me të vetmen  mundësi,  që i shkrepi  aty  per aty në  kokë.  Mori   përpara  duarve  Beslidhjen e Vjetër, e hapi  diku në nje fletë e  duke bërë gjoja sikur lexonte shqiptoi : “ I madhërishmi  zot,  thotë në këtë libër të shenjtë. Nëqoftëse  deri  në të zbardhur të ditës tjetër  e qara e këtij  fëmije nuk do të pushoi, me vullnetin  e

13

Page 14: Novela dhe tregime  2011

perëndisë dikur - dikur, një gjëmë  e madhe  ka për  ti ndodhur  kësaj  kulle. Themelet  e saj do të  rrafshohen  dhe pluhuri  i  ngjizur me zjarrin e vdekjes  ka për të pushtuar qiellin. Në të kundërt,  jeta e kësaj  foshnjeje  ka për të qënë  tepër e gjatë, nga më të gjatat, që zoti i ka dhuruar njeriut mbi tokë, por ne vitet e thella te plaqerise mjerimi ka për t’a munduar  dhe  atëherë kur loti  t’i jetë  tharë dhe zemra në grimca dheu  t’i jetë  thërmuar do t`i pështillet  një vdekje e hidhur,  që ka për  t`a helmuar  dalëngadalë.  Paqja qoftë me ju bijtë e mi ! Amin !  Kështu është shkruar  në këtë  libër të shenjtë  mëkatarët  e mi  e  kështu  siç ka urdhëruar i madhi zot do të ndodh . Amin! Qoftë bekuar i madhërishmi zot, për të ndr-itur ata,  që gjënden në erresirë e në hijen e vdekjes. Amin!”             Asaj nate  gjithë Nikollet  e gdhin në famulli tok me një plakë prej Shkreli teper  te degjuar   për  kesi  punesh, të cilen  që e lanë nen mbikqyrje e foshnjes.  Me të zbardhur  e nesërmja    fo-shnja, sikur te mos kishte ngjare asgje,  kishte pushuar së qari.  Dy duartë  e njoma  i kishte nxjerrë  jashtë copës së kuqe me të cilën  e kishte mbështjell e ëma dhe nisi  ti  tundëte  ato  në ajërin e ftohtë të buzëmbrëmjes,  thuajse rrekte të kapte me to retë e përhimta që shkapërdridheshin  rrëmujshem  nëpër  qiell.  Famullitari venecian më tepër   i shokuar  nga ç’po  i shihnin sytë,  nxitoi të thoshte. “ Hyu e ka falur. E ka  falur Mark.  Zoti  i madh  ka  urdhëruar engjëjt  të zbresin  në shpirtin e tij dhe  ka  përzënë  prej  andej djajet, që e patën pushtur prej kaq oresh ”  Atëherë  foshnjen  e kthyen  përsëri  në kullë. Kur  e ëma,   që  nuk u besonte  syve dhe  që me gjithë forcën e shpirtit,  uronte zotin  për  këtë  mrekulli,  i’a zbuloi  fytyrën,  vuri re se ajo kishte marrë një njyrim mavi  dhe buzët  e vogela,   vazhdonin  ti  dridheshin si ne ethe.  Ajo me të shpejtë  nxorri  gjoksin dhe  u mundua të mbështetëte në to buzët e foshnjes.  Ishte  e pamundur që fëmija te kapte thithen e trandafiltë.   Ai nuk  iu afrua kurrë  gjoksit  të së ëmës dhe në vënd të qumështit të saj  thonë se Nikajt  e rriten foshnjen duke i dhanë   qumësht  të marrë prej gjinjeve të nje ulkonje. .  Gjithësesi këtë mister askush nuk  mundi ta  mësojë,   por ajo që ishte e vërtetë,  ishte  fakti se Marashi  kurrë nuk në jetën e tij nuk kishte nxjerrë një pikë loti, a thua se kanalet e lotëve i ishin mbyllur një herë e përgjithmonë..   Qau  një ditë e një antë sa për gjithë  jetën, thoshnin. Dhe jeta

14

Page 15: Novela dhe tregime  2011

ishte treguar e pameshireshme me te. Kurre nuk e kishte llastuar, por ishte treguar teper e pameshireshme me te.  Diteete zeza kishin ndjekur varge njera pas tjeters jeten e Marash Nikajt dhe kjo kishte bere qe  porsa   këmbët i zun dhe  e nisi të  flas, tek ai kishte  filluar i të ngrinte krye  një  kokëfortësi   kryeneçe, që më  pas i`u kthye  në një guxim  të  krisur,  i cili do t’a shoqëronte  gjithë  jetën e cila nga ana e saj  ishte treguar e pameshireshme me te. Kurre nuk e kishte llastuar, por ishte treguar teper e pameshireshme me te  Shpejt, ndryshe nga  ba-shkmoshatarët  e tij,  ai nisi të ndiqte të atin pothuajse  kudo, jo vetëm nëper tokat  ku puno-nin argatët,  në Ulqin e Shkoder  ku shiste  prodhimet, në kuvende  ku  burrat e malsisë merrnin vendime të rëndësishmenë , por dhe në beteja kur  malsorët lufonin dhëmë për dhëmb me turkun.  Kështu, i rritur më së shumti nën tingëllimën metalike të shpatave, Marash Nikaj  para se  t`i vinte mosha,  një  ditë u hodh mbi  kal duke i lënë të tërë të habitur dhe shkoi  në luftë ku u shqua për një trimëri të rrallë. Tërbimi  tij për gjakun e derdhur të  Nikollëve,   i ngjante tërbimit të një luani. Trimeria që tregonte në luftërat  kundër turkut i mori dhen. Disa kohë më vonë Ahmet Pasha e vuri  kokën  e  Marash Nikollitt në tehun  e shpatës,  në  majën e he-shtës  dhe  të shigjetës,   por djaloshi  Shaljan  nuk  ishte e thënë  të binte  në duart e turkut. Më shumë se një  gjysmë  shekulli  Marash Nikolli kishte  rendur  betejë më betejë  duke i rë-në  kryq e tërthor Arbëris. Sa e sa  herë  ishte  gjakosur.  Sa e sa herë kishte  marrë  goditje  të tilla sa akush  nuk do të mund t’i përballonte.  Trupit  të tij vështirë  se mund  t’i gjeje qoftë dhe një hapsirë të vogël pa një vragë.  Dragua e ka lindur nëna,  thoshin për të.  Dhe me po ato aftësi që drejtonte punët e luftës,  Marash Nikolli  prej më shumë se dhjetë vjetësh  kishte ditur  të drejtonte dhe  punët e kuvendit.  Falë  aftësive  të tij kishte tash sa vjet që emblema dyqindë e ca vjeçare e Nikajve  kishte  zënë  përsëri  vëndin e saj në kullën e tyre.  Vite  më vonë,  pas rënies së Ulqinit e Tivarit,  turqit  e kërkuan Marash Nikolli të shërbente në ushtrinë e tyre.  I afruan  postin e Dizdarit  të Rozafës. Vëndin e Kajmekamit të Lezhës dhe atë të  Myteserifit në Mat, por zemra e atij luftëtari,  që dhe pse i afruan së  fundmi  një  shumë prej  40000 akçesh  në  vit,  aq  sa  merrnin dy Spahinjë të mëdhenjë  nga  të ardhurat  e timareve të tyre,  jo vetëm i përbuzi  këto  oferta,  por i tha të dërguarit  të fundit të

15

Page 16: Novela dhe tregime  2011

Vezirit të Rumelisë se po të shkelte përsëri  për kësi  punësh në Shalë do  t’ia shkonte kokën në shpatë dhe  trupin  do t’ia bënte ushqim  për  egërsirat.   Kështu, pas shumë e shumë  përpjekjesh,  Veziri dhe Porta e Lartë e lanë këtë  luftëtar  të sprovuar  të ngrohej   në zjarrin  e kulles së tij,  por kurrë nuk e  harruan.  Sa  më shumë  shkonin vitet e Marash Nikolli plakej, aq më  shumë i`a  kishin  frikën.             Në ato kohëra  lufterash  të turbullta e te vështira, vitet shkonin shpejtë si rrjedhat  e lumit . Si gjithkund edhe jeta e Shaljaneve i ndërronte herë pas here me po atë  shpejtësi ngjyrimet e saj.  Plakut Marash, që jetonte midis këtyre dy shekujve të vrullshëm, tashmë nuk i kish mbetur gjë tjetër veçse i shtrënguar, të mbyllej hera - heres në kullën e tij, të ziente përbrënda i përvëluar  nga hidhërimi. Shumë troje të Arbërisë e kishin humbur lirin e tyre. Rëndom  afrohej tek frëngjitë e kullës dhe prej andej teksa qëndronte aty per minuta të tëra me thonjtë shrën-guar pas plasave të gurëve, i përmallur e zëmërthyer vështronte tutje luginës , rrjedhën, herë të qetë e herë të rrëmbyer të lumit të Shalës duke  mërmëritur me vete. “ Ku  është  zhdukur  vallë  fuqia  e Arbërit?  Ku është  tretur ai kushtrim i fuqishëm “ embëta”, që  i bënte turqit  të merrnin  arratinë ? Ku.?..A do të përsëritet vallë dhe një herë koha e Kastriotit  të Madh? “ A do të lind  edhe  një herë ky vënd një kapedan të till si ai ? Ka patur burra Arbëria. Burra  që jehona e zërit  të tyre për vite e vite me radhe i kalonte kufijte e pertejdetit. Tani  nuk  ka  më burra.Tani.. tani..tani  ata.  Në kohën e Kastriotit të madh nuk ndodhnin gjera të tilla.  Atëhe-re kishte  rregull.  Kishte disiplinë,  ndërsa  sot,  sot gjindjes sikur i ka rene  damllaja  në  kokë. Sejcili vepron sipas mëndjes së tij dhe nuk pyet për asgje...Qëkurse  ka  filluar të  shpërbëhet  krishtërimi  edhe  gjindja  po shpërbëhet.  Ky është një turp i madh që brezat do të na mallkojnë. Por rron e do të rroj Kastrioti i madh. Rron..rron..rron. rron..’    Tashmë  dhe pse  i plakur,  përsëri  Marash  Nikolli  shpresonte.  Shpresonte  në  ringjalljen  e kombit  si në ringjalljen e krishtit.  Kurrë nuk e kishte humbur besimin se një ditë  Arbërisë  së tij do  t’i kthehej shkëlqimi i kohëve të shkuara.          Sikurse ishte bërë zakon  në ato anë, shtrimi i mishrave,  i verës dhe gjithckaje,  që i zoti i shtëpisë kishte përgatitur  për të

16

Page 17: Novela dhe tregime  2011

nderuar dasmorët, duhet  të bëhej  pasi të binin   kë-mbanat e kishës dhe njeriu i perëndisë të zbriste aty, për t’i  dhënë dasmes bekimin e tij, por për habinë e të gjithëve, deri  në ato çaste,   dhe pse dielli ishte njgitur mjaft lartë,  asnjë nuk po e kuptonte  përse  kermbana  e famullise nuk po binte dhe përse  at Buzuku nuk po  dilte nga  famullia  për të bërë  një gjë të tillë. C’kishte ndodhur me famullitarin?  Kishte harruar të zbriste në shesh, apo,  të kishte ndonjë qëllim tjetër?   Nëse kishte harruar,  a nuk e kishte dëgjuar ai gjëmimin e daulles apo zërin e lajmëtarit?! Kurrë ndonjëherë nuk kishte ndodhur që at  Buzuku të mungonte në të tilla ceremonira.  Vdekjen mund ta besonte plaku Marash , por që atë Buzuku të bëjë këtë me ndonjë  qëllim ,  këtë  nuk mund t`a besonte   kurrë,   Shqetësimi  si një vello e hollë tymi, po i`a mbulonte dalngadalë  tërë  tiparet e  fytyrës. Tani nuk ishte e vështirë të dalloje brengën  në fytyrën e tij., por askush nuk guxonte t`i  thoshte  qoftë  edhe një fjalë të vetme. Gjithë të pranishmit  rreth tij, bënin sikur nuk e vinin re atë  brengë  dhe shpresonin , që ngjarjet të rridhnin  për mbarër, ashtu  siç kishte urdhëruar i madhi zot. Ata shynin  minutat  me bisedat e tyre të gjata për tokën, për të mbjellat, për luftërat,  për trazirat, për lindjet dhe vdekjet  E ndërsa koha kalonte,   mospjesëmarrja e  at  Buzukut  në  shesh  po bëhej  gjithnjë  e më e dukëshme  dhe po  shkaktonte  një  pështjellim  tepër të madh tek të gjithë.          Për një moment  plaku Marash u drodh fort i merakosur. Tashme madhështia e dasmës,  që plaku  kishte ngritur,  dalngadalë po fanitej e trazuar  dhe  tunduese .   Ajo pak nga pak po e sfidonte dhe po i shtinte frikën e dështimit , gjë që donte të thoshte , që t`i vihej  një njollë e madhe  kullës së  Nikollajve dhe ata pas kësaj  kishin për të humbur jo pak prej lavdisë së tyre e pse jo, për një tjetër kohë të gjatë, nuk kishin për ta ngritur kokën .   Minutat po i bëheshin plakut Marash tejetej  të  rrëmbyeshëm.   Me  gjase aty e disa çaste më parë ai do te kishte dërguar dikë për të  thirrur  famullitarin,  por aty për aty  kishte ndërruar mëndje. Ndonse nevoja i`a kërkonte këtë gjë,  krenaria e  verbër e Uroshajve i ngrihej si një  barriere e pakapercyeshme perpara dhe nuk e linte të bënte një  veprim  të till. Mijëra  pyetje  po i gëlonin  në koke.  Nuk ishte në gjëndje  të përfytyronte  asnjë rrethanë,  që mund  t`a kishte  detyruar atë Buzukun  të vepronte në atë  mënyrë. Deri në ato çaste plaku  ishte i vetëdijshëm  se

17

Page 18: Novela dhe tregime  2011

akush  si ai  nuk  e kishte  më të madhe  shkallën  e përkushtimit ndaj  gjindjes dhe zotit  se sa atë Buzuku.  Edhe  teksa  shfrynte  i pakenaqur  “Përse sot të m`a  bëjë këtë?”   Ndjeu  një dridhje të lehtë në zemër. Herë-herë këmbente ndonjë fjalë me dikë  dhe ashtu  fare  pa vetëdije,   veshtronte  i  përhumbur  tutje  majat  e maleve, pastaj  hynte  perseri  ne ndonje bisede si per te treguar se  asgje nuk mund ta  cenonte ate  dite te bukur dasme.  I dukej  më tepë e pabesueshme  se sa e habitëshme  se si  mud t`ia punonte kështu at  Buzuku . Papritmas i`u kujtua se disa vjete më parë gjë e tillë kishte  ndodhur  me Shkrelët .Të nesermen  njëri  prej djemeve te tyre pa u menduar dy herë,  ia kishte  hequr kokën  famullitarit  Venecian. Nese do te ndodhte po ashtu  edhe me Nikajt  kjo donte te thoshte se per ta pas kesaj punet kishin per te shkuar keq e me keq.   Plaku po  fillonte të ndjente brenda  vetes  një lloj shqetësimi,  diçka si nje  perbindeshi  i  tmershem, që,  sa me shume i rritej brenda vetes, aq me shume  i`a brente shpirtin dhe tërë  rrapullitë e trupit. Hutimi  e pasigurie po i’a  prisnin  njërën  pas  tjetrës të gjitha  fijet e shpresës  dhe  fuqitë   pak nga  pak e si pa kuptuar, dukej  se po e linin e se tanim  ai po  kthehej  i teri  në një masë  të qullët, pa nerv dhe pa pike gjaku. Rëndom,  kur i ndodhte të ishte në te tilla situate,  Marash Nikolli me  një  vullnet të pashëmbullt , kishte ditur t`a ruante gjakftohtësinë gati  në ekstremet e saj.  Asnjëherë  nuk i kishte  pëlqyer që të tjerët të përjetonin atë çka përjetonte vet ai. Gjithë brenga që  kishte të bënte  me të  duhej të mbetej  vetëm e tija. Dhe në ato momente, ai kërkonte  të bindëte vetven se  ishte ende i zoti për tu bërë ball punëve dhe tu dilte atyre  në krye . Lutej dhe shpresonte tek zoti që ai, edhe këtë here të mos e turpëronte faqe të  gjithë-ve.  Nga emocionet,  vëndi  nuk po e mbante  dhe i dukej  sikur  vetja po i dilte nga kontrolli,  por ende vazhdonte të përmbahej dhe të mos shfaqej se sa i shqetësuar ishte.  Kjo mos  ardhje   e palajmëruar  e at  Buzukut  për të bekuar dasmën,   nuk  kishte  se si  të mos i dukej e çuditshme. Tani teksa po mentonte për këtë , një gjë nuk po arrinte të kishte të qarte; mos vallë marrdheniet e tyre deri asaj dite kishin qenë të pathemelta,  me një fasadë të jashtëme të mrekullueshme e te kalbura  përbrënda?    Kishte qënë  ai  që kishte  qendruar  nën hijen e at Buzukut,  apo  at Buzukut  i ishte dashur  hija e tij  për të vendosur  autoritetin e  nëpër-këmbur prej  papatit  e per te

18

Page 19: Novela dhe tregime  2011

siguruar  popullaritetin  dhe respekin  e domosdoshëm,  që ta-shmë po gëzonte prej të gjithëve ?   A nuk ishte ai Marash Nikaj që kishte ngritur kudo  larte natyren e tij fisnike e te qete ?    Të  paket  ishin ata qe e njihnin  boten e tij  te brendeshme, qe dinin te lexonin shpirtin e tij te mrekullueshem, madje dhe vet ai shume pak nga jeta e tij.          Edhe  kapedanët e tjeret që gjëndeshin pran tij, me sa shihej, e ndjenin këtë. Ai kishte mëse dy orë që po rrinte si i ngurosur duke menduar veçse per këtë qëndrim  të pashpje-gueshhëm  të famullitarit .                        Kapedan Preng Lekaj  ishte ndër  të parët  që e kishte  nuhatur   shqetësimin e plakut Marash dhe se diçka  po i mungonte dasmës. Dhe ai po e vinte në një pikëpyetje të madhe mosardhjen e at Buzukut,  por gjithësesi nuk donte ta lidhëte këtë  me ndonjë konflit të mundëshëm të tij me plakum Marash. Një arsye  tjeter sipas mendimit te tij mund te ishte edhe ndonje semundje e papritur e at Buzukut.. A nuk po ia përforconte këtë mendim dhe qëndrimi disi jo i papërmbajtur i plakut Marash, apo hutimi i pashpjegueshëm i Markut ?  Ai që më parë po e shihte  kapedan Marashin  me një  vështrim  të ngulët e të shuar.    Syte e tij të mëdhenjë  e të mendueshëm, po e ndiqnin plakun pothuasje  në  çdo hap  të lëvizjeve  të tij.  Lidhjet  e vjetëra  të  miqesisë  mes  Lotajve dhe Nikajve  kurrë nuk ishin këputur edhe  kur në ndonjë rast  njërës palë i ishte dashur  të  ngri-hej  mbi palën  tjetër  kur ia kishte lypur nevoja.   Po  i lutej zotit  që hamëndësitë etij të mos ishin  te vërteta.          Dielli kishte arritur zenitin dhe kishte zënë e po zbriste dalëngadalë në horizont . Gjithandej toka çlironte aromën kundërmuese të vjeshtes. Shetësimi i plakut sa vinte e bëhej më i madh        - Më ndjeni kapedan i madh, - tha ai, dhe në zërin e tij u ndje përnjeherë toni  i keqardhes dhe mëshirimit., - Ka gjera që nuk varen fortë nga ju. Dora e zotit do ti rregulloj punët e tij i dhe gjithçka ka për të shkuar si s`ka më mirë.        - Besa ashtu është kapedan, por njeriu të keqen gji-thnjë më parë duhet ta kërkoj  tek vetëvetja, -  përgjigja e plakut  ndonse dukej e vrazhdë, përmbante ne brëndësi  të saj si gjithmonë sfidën që Nikajt  ishin mësuar t`u bënin  rrethanave  të vështira sa herë që  ndodhe-shin  përpara tyre.  Si Nikollaj në finishin e

19

Page 20: Novela dhe tregime  2011

jetës së tij ai nuk do të lejonte kurrën e kurrës që të sfidohej prej rrethanave të çastit   e  sado  të padurueshme që të ishin ato momente për   të, ai  ishte i shtrenguar  te  mos qendronte  për  asnjë moment  mosperfilles  ndaj   interesit  te cilitdo prej  dasmoreve ,   ndonse  dhe vet  e kishte  teper  të vështirë  e te pashpjegueshem  këtë vonesë të pajustifikueshme të at Buzukut.  Sadoqë nuk dyshonte  aspak në sinqeritetin e fjalëve te kapedan Prengës me te cilin e lidhnin miqësi të vjetera, fate e rrethana te  paperseriteshme,   prap se prap Marash Nikaj  donte  dhe  po këmbëngulte që gjithçka të mos i kalonte  muret  e  kulles së tij.  Ai mbeti  si i hutuar kur  iu kujta  se në  keto  katër  pesë muaj  të fundit, që kishte biseduar  me at Buzukun për punët e dasmës,  ati nuk e kishte shfaqur asnjehere  lekundeshmerin e tij. Marash Nikolli para se te vendoste per te dhene Dilinien ene fisin e Vuksanajve e kishte menduar mire e mire dhe ishte i lumtur  nga kjo krushqi deri diten qe mesoi se gjet vuksani i pari i vuksanajve   per ndonje arsye te tijen ishte shkeputur nga trunu i kulles dhe kishte perqafuar fene myslimane.Por  Egri , i fejuari i Dilines qe ishte djali i fundit i  Pjerterit, nuk kishin pranuar te  ndrronin fe. E falmja eshte e falme at , i kishte thënë një ditë plaku at Buzukut kur kishte rënë biseda për këtë. Famullitari nuk e kishte bërë dy fjalën e plakut, por e kishte pranuar atë si gjënë më të mirë, që ai mund të bente ne të tilla raste.. Po sot a i qendronte ati  besnik po atij mendimi të parë, apo kishte ndrruar mëndje. Mos kjo   ishte një hatërmbetje e at Buzukut dhe  për rrjedhojë ai po kërkonte të mos e bekonte dasmëm? Dhe pse ishte i bindur ne te kunderten e mendimit te tij, perseri diçka e grryente plakun perbrenda.           Preng Lekaj bëri një të tundur të kokës e aty per aty mendoi   se do të ishte më mirë të mos e  pyeste  se çfarë  nuk po shkonte  mire në ato momente, që e bête  plakun e madh të Nikollëve  të mos  ndihej   i qetë. ” Mëngjesi ka lekurë të holl”, mendoi me vete. Prenga ishte një  burrë  shtatlartë, thatim  gjer në kockë, që në shikim të parë,  të dukej si  një tra i përzhitur  flakësh. Kishte një mjekërr  paksa të kërcyer dhe me nje shikim teper zhbirues, gje qe e dallonte nga gjithe te tjeret. Dhe pse më i ri në moshë  nga plaku  Marash,  Prenga i Lekajve  nuk e  kishte  më atë  gjallërinë  e  kapedanit   të madh,  për shkak dhe të sëmundjeve të shumta,  që kishte  përballuar, por fisnikërinë  e 

20

Page 21: Novela dhe tregime  2011

pashëmbullt e ruante ende  si gjënë  më të shtrenjtë  të jetës së tij.          Pranë tij  kishte zënë  vënd  kapedan  Miran Bardhi  me sy të vrëngër dhe me një hundë kurrizore, që i bënte më  te vrazhëta tiparet e fytyres së tij.Kapedani i Lotajve ishte trim i çartur e i dëgjuar për  fjalën e mënçur që  thoshte në kuvend. Dhe syrit  të tij të mprehtë si  të një skifteri nuk  i kishte  shpëtuar dhe  zgjuar kureshtjen brenga e plakut  Marash,  por gjithsesi dhe ai  qëndronte i  heshtur si shkembi, duke këmbyer rrall e tek ndonje fjale e diç thurrte në mëndjen e tij,Hera heres mbërthente me njeren dore  mjekrrën e shkurtë  e të derdhur,   që i prekte gjoksin.  I fortë e i bëshëm   si një  trung  i motshëm  lisi ishte kapedan  Mirani.   Fytyra e tij e mavijosur  prej  goditjeve  të shpatës,  të bënte të mendoje se edhe ai  nëpër beteja  i kishte shpëtuar  dhjetra  herë  vdekjes.  Gjthkund përflitej se askush si  ai nuk ngazëllehej  kur  shihte  të derdhej  rrëke gjaku i turkut. Ku nuk kishte luftuar dhe nuk kishte dale fitimtare. Krah tij,  diku më poshtë kishte zënë  vënd  kapedan i Piprit, Bogdan Doroshi.   Ai kishte  një ball  të lartë që   sundonte mbi  tërë tiparet e fytyrës  së hequr  e zeshkane,  kapedani i Piprit  të krijonte pënjëherë për-shtypjen e një njeriu  që ngaherë dinte se çfarë kërkonte prej vetes. Trupi i gjatë e i ngjeshur i jepte  me  të vërtetë  pamjen e një  kreshniku malesh.  Sytë i kishte  të kthjellët, të  murrmë në të  kaltër  aq sa vështirë se mund t’ua përcaktoje ngjyrimin.  Flokët e gjatë si të një va-jze i binin si shkurre mbi supe duke ia  fshehur disi atë qafë të shkurtër si të një kau. Për as-një moment   Bogdan Doroshi  nuk i  kishte lënë  energjitë e tij ti shkonin dëm.  Ngahere atë  do t’a gjeje duke u marrë  me diçka.  Udhëtimet  e shpeshta  në Ulqin. Shkoder, Tivar,  Prizeren,  Durres  e deri  në  Shkup  e kishin  bërë  tepër  të zhdervjelltë  dhe  ambicjoz.I ftuar në dasëm  ishte dhe  i pari  i Mavriqit,  Nikoll Mavriqi.  Burr i sertë, fjalëpak e tepër trim.  Pranë tij kishte zënë vënd Ndoci  i Iballës, si për tu treguar të pranishmëve se  edhe  ai ishte ndër të ftuarit më te rendesishem te dasmës. Ball për ball  plakut  Marash kishte  zënë  vënd  dhe  po qëndronte  me atë  mënyren e tij të heshtur plaku Dragobil.   Po mbushej  po-thuajse nje jete e tere që ata jetonin njëri me tjetërin si  vellai me vellan. Bashkë kishin  nda-re të miren dhe te keqen .  Nuk ishte ndonje mendimtar i

21

Page 22: Novela dhe tregime  2011

madh , por jeta e kishte  rrahur de-ri  ne ate pike sa zor se mund  te gjendej  dikush  tjeter qe ta dinte  me aq  saktesi se   çfare ishte e drejte dhe çfare fshihte nje mendim i hedher kuturu.  Ne nje fare menyre ai ishte shtesa e Marash Nikollit, i cili nuk mund te bente do pa te.  Me tepër se përgezimet  e fjalët e mira, Marashi vleresonte si me te miren e tij, guximin për të thënë të vërtetën.  Sa shume  kishte  patur  nevojë  Marashi  per  qortimet  dhe pakenaqesite  e tij  që ai  i`a shfasqte  në  mënyrë te  heshtur.   Kapedani i Thethajve  tashmë  plak , tetëdhjetë  e tre vjeçar,  pa forcë , pa  atë  trimërinë e tij të dikurshëme e krenare, që e kishte patur të rrallë  në të ri të tij, ngjasonte me teper me nje trung të thatë të mbuluar nga myshkqet dhe likenet. Ai, si askush tijetër në tërë nahijen e Kelmendit,  kurrë  nuk kishte  besuar; as në zot e as në djall, por vetëm në  forcën  e krahut,  deri  në ato çaste  që e kishte  ndjerë  veten  të aftë  për të  tundur shpatën  mbi  kokat  e turqve.  Qëkuse  kishte  ardhur  e ishte  ulur në vëndin  e tij,  kapedani  i Thethajve,  qëndronte  i  heshtur . Plakut Dragobil i mungonte njëri krah dhe kjo e mun-donte së tepërmi.  Tridhjete e ca vjetë më parë ai e kishte humbur atë  krah  në  njërën  prej  betejave më të pashlyeshme të jetës  së tij.  Asgjë nuk  i shpëtonte  mëndjes  së tij  të kthje-llët. Mbi  ballin e tij të lart ku shquhesin qartë  tri rrudha të thella  hera- herës   binin ca  cullu-fe të gjata,  të përthinjura . Sytë  e vegjël,  i rrezatonin  ngaherë   urtësi  dhe  mënçuri  të rra-llë. Dragobili e kuptonte  forte  mire se çfare po e mundonte ne ato çaste Marash  Nikollin,  që  ishte ulur  pran tij, ndonse trupi  ia donte të lëvizte, të ecte posht e lart nëper shesh, siç   bënte kaherë kur  kishte ndonjë shqetësim të madh.          Marku dukej si ne siklet, por syte i ndrisnin plot vendosmeri. Ai seç kishte nje besim te tepruar tek Vuksanajt...            - Unë ati Buzuk nuk e njoh mirë, atin tuj, - tha me zë të ulët e me një shqipe  të  cun-guar Nikolla Mavriqi  , duke iu drejtuar kapedanit të Lotajve.- por kam ndigju se ishte  njeri i  mënçur e boll i sjellt  ma mire me gjindjen.          - Vakoje *   ( ashtu është . serbisht )- i foli në gjuhën e tij më tepër për të fituar kohë se sa për ti treguar të pranishmëve se e zotëronte po aq mirë serbishten kapedan Prenga.           - Vërllo dobro  çovjek  Buzuku .  Sllushka osam kako govori. Pokllonime ! Nekad  je bio u burg Ulqini . Nema problema. *

22

Page 23: Novela dhe tregime  2011

( shumë njeri i mirë Buzuku. Kam dëgjuar të flitet. Me falni. Ka qënë  i burgosur në Ulqin. Nuk ka problem.       - Mbase  mund  te jete dhe  keshtu,  por  për burrin në  keto kohëra nuk është  ndonjë çudi e madhe. Ati yn gjithnje  i ka hapur probleme Sinjorise dhe ajo asnjehere nuk e ka pare me sy te mire punen e tij,  por  keto jane  pune teper  të ngaterruara ,  që ne nuk para  i marrim vesh. – nderhyri kapedan Miran Bardhi me  i kthyer i tëri nga kapedani i Mavriqëve.  Miran Bardhi njihej si njeri i kompromiseve te medha.          - Bash mirë e the kapedan.   Ka do kohe qe ati yn duket  i  mbyllur ne brendi  te  vedit dhe del vetem per sa kohe zgjat mesha. Në të mbaruar  të saj ai qendron aty edhe per  di-sa çaste derisa largohet dhe besimtari i fundit, pastaj  ngjithet  perseri  ne biblioteke dhe nuk e sheh më per tërë diten. Kam dëgjuar  të thonë  se merret  me ca shkrime,  por askush nuk mund të thotë me saktësi se çfarë shkruan.            Nikoll Mavriqi qeshi i menduar          - Eshtë edhe ajo një punë e një famullitari  kapedan . Kjo arsye nuk ësh dhe per kete nuk kini  shqetesoheni .   Punë tona ne kemi me punime tokës,   punë  e tyre  me shkrime  e libra te  shenjt   -   gjegji  Nikoll Mavriqi.  Kapedani  i  Mavriqëve  ishte i shtrënguar për shkak edhe  të  rretha-nave  që të mbante nje qendrim  te ftohte  e te permbajtur,  ndonse  Bogdan Doroshi  kishte shkuar  shume  large  me  hamendesimet  e tij  dhe ai e  kuptonte  fare  mirë se për  ku shtegëtopnin  fjalët e tij..    Ne krelat  e buta  boje  geshtenje te kapedan   Nikoll Mavriqit  nuk spikaste asnje fije thinje. Dhe Bogdan Doroshit  në ato momente  nuk  ia donte   interesi  të pësonte  një përplasje me kapedanin e Mavriqëve.       - Pikërisht këtu qëndron e keqja.  Ka një ndryshim të  madh  midis shkrime të  shenjta dhe shkrimeve të tjera, që nuk i shkojnë  për shtat  një famullitari, për shkak të misionit që  i ka ngarkuar papati.  Kam degjuar ,por se sa eshte e vertete nuk e di ;  thone se  at Buzuku ka nisur prej kohe te shkruaj nje liber te madh, -  u përgjigj aty për aty kapedan  Bogdan Doroshi. –   Nuk është dhe e rastit bujtja e frat Ambrozit mbëmë në famulli,  -  përfundoi   teksa   u kthye  këtë herë  jo nga kapedan  Mirani,  por nga  Progëri i Pepajve  dhe si e pa një  herë   në sy,  uli shikimin  përdhe.

23

Page 24: Novela dhe tregime  2011

          Kapedan Preng Lekaj   po e veshtronte me mosbesim  kapedanin  e  Piprit   permes qepallave  gjysem  te  ulura,   duke ndjer një  rrenqethje që po  i rreshqiste  me shpejtesi   jo vetem supeve, po edhe per gjatë  gjithë  trupit.   Vertetë  frat  Ambrozin e kishin parë  të  hy-nte në famullinë e at Buzukut  pak pasi  dielli kishte nisur  të binte  po-shtë kreshtave të ma-lit ,   por  kjo mendoi  ai,  nuk do ishte një arsye  më tepër  për  të  përligjur  mosadhen e  fa-mullitarit  në dasëm,   kur vet  shkaku  sipas  mendimit të tij,  duhej  kërkuar  diku tjeter ;  tek ajo që famullitari nuk kishte ndër mënd  të sakrifikonte karrieren e tij per hire të Marashit, kur nga na tjeter dihej prej të gjithëve se sa të  acaruara  i kishte  ai  mardhëniet me papatin. Si-pas mendimit  të tij at Buzuku  nuk kishte  se si të bekonte  martesën e një katolikeje me një mysliman.   Pra, me hir apo pa hir ati  po ia prishte dasmën Marash Nikës  dhe Dilinën  po e përzinte një herë e përgjithmonë nga faltorja e zotit.          Duke  e parandjerë  se  ç`pasoja do te sillte vazhdimi i mëtejshëm i asaj bisede,  me ate humorin e tij te zakonshem,  kapedan Prenga ,   zuri te fliste në mëyrë  të përgjithëshme për tema  të cilat  kapedanët i kishin fortë për zemër. “ Mbase në këtë mes duhet të ketë  ndonje copez  te kesaj enigme qe na nuk e njohim  ende “  - mendoi. Prandaj e pa të udhës të fliste më mirë per të tjera gjëra. E kështu ai së pari foli per zhvillimin e luftimeve te kapedan Shpendit ne rrethinat e Shkodrës dhe më pas për tregëtarët Ulqinakas  që  tashmë ishin bërë një lloj si djajtë, me ato hilete e tyre per ti ulur sa me shume qe te ishte e mundeur cmimet  e blerjes se mallit, qe Shaljanet nisnin hera heres ne Ulqin per te shitur.Nga keto hilera sikurse edhe nga kundrabanda  e kafes  e  elbit  dhe e verës, qe benin me tregetaret e gadishullit apenin, ata siguronin  te ardhura  teper  te majme            - Per derisa  frat Ambrozi ka ardhur  tek atë Buzuku, kjo do të thotë se , ka  patur  një arsye të fortë, - gjigji  Preng Leka,  që  me gjasa  kishte  dashur  t`i shmangej  ndërhyrjes në atë bisedë. Ai i frikej vazhdimit  të mëtejshëm te saj dhe ishte i bindur, nese ajo do të zgjatej dhe më  tej, kishin për  tu hapur  shumë  probleme  dhe me gjasa kish të ngjarë  qe  fundi të ishte tepër i hidhur.madje madje mund që punët të shkonin deri ne grindje dhe mandej .Pre-ng  Leka e dinte fare mirë se cili ishte më i

24

Page 25: Novela dhe tregime  2011

interesuar  qe te ndodhte nje gje e till? A ishin te gjithe te ftuarit aty dashamires te plakut Marash?           -Tepër ngusht është zënë at Buzuku këtë herë ,- gjegji Bogdan Doroshi.  Kam  dëgj-uar se Sadriazemi i Shkodrës dhe Kadiu i Tivarit kanë do ditë që kanë marrë udhën e Stam-bolit për punë të tij. Një zot e di se ç`mund të kurdisin.  -  E ngtiti shikimin,   por  Preng  Leka dhe pse e kishte drejtuar gjysëm trupin dhe kokën  andej nga  vinte  zëri, vështrimin e kishte  hedhur  diku  tutje.   Një mënd  u rrek  të thoshte diçka,  por aty  për aty u  përmbajt, sikur  t’i  trëmbej  mendimit që i pështillej në  kokë. ai nuk ishte ne gjendje ta thoshte aty per aty ne kishte ndonje kuptim mosardha ne dasem e at buzukut, mos bekimi i saj prej tij...kjo donte te thoshte se ai nuk e aprovonte martesen e nje te krishtere me nje mysliman.....perse me gjasje ai kerkonte ta perzinte Dilinen nga faltorja.   E njihte me rrënjë  kapedanin e Piprit dhe dhe i`a kishte kuptuar  mirë qëllimet  që ai  kërkonte të realizonte.            – Ju nuk e dini  këtë Preng?!  -  pyeti   duke bërë një gjysmë  rrotullimi  të  trupit.          Kapedan Preng Leka e  vështroi drejt në sy.  Një çast të dy kapedanët  qëndruan duke u vështruar kështu thellë sy më sy.          - Bog –  tha duke ndëhyrë në bisedë Miran Bardhi  teksa po thoshte me vete  se nga dreqin e kishte  thirrur  në dasëm këtë mostër  Marash Nikolli.-  Sadriazemi  dhe Kadiu  nuk  e kanë  marrë udhën e Anadollit  më tepër për punët  e  at Buzukut  se sa  për ato  të Shpendit or mik. Jane do pune te thella keto.                Pas këtyre fjalëve të kapedan Miranit, në shesh pllakosi një heshtje e rëndë.  Marash Nikolli  ngriti kryet dhe hodhi një  shikim të shpejt  e qortues mbi të dy kapedanët.  Ishte  aq i  tronditur e i nevrikosur, sa i behej sikur qendronte  ne ajer dhe biseda te ketij lloji sido qe nuk donte ti degjonte pasi  ia shtonin me teper dozen e zemerimit, perseri po ia cyste mendimet.. Ato ç`ka kishte dëgjuar për at Buzukun dhe  Shpendin  e tij, nuk donte t`i besonte.  Mirë  me Shpendin, po  me  at Buzukun  përse të jenë  rrebeluar?  Në ç`kallo  mund  ta  ketë prekur  ati  turkun?  Të jëtë në famulli  me atë  të mallkuar,   frat Amrozin?   Po ai  pëse  të ketë ardhur?   Po ma tharton fytin  kjo ardhja e tij me ngut.   Një dhelpër si ai  nuk mund  të rrijë pa   kurdisur   diç-ka.  Po sikur ai

25

Page 26: Novela dhe tregime  2011

të  ketë  ikur dhe tok me të dhe dom Gjoni?!  Si mund të ketë ikur?!  O zot ! -  tha me vete dhe mëndja  i shkoi  përnjëherë  tek  Vuksanajt.  Një drithërimë  e beftë  i’a përshkoi  tërë  trupin. Iu  kujtua   biseda e fuindit  që  kishte  bërë  me famullitarin  fill dy dite me pas si kishte mesuar se  ç`kishte  ndodhur  me  Vuksanajt .  ai nuk ishte ne gjendje ta thoshte aty per aty ne kishte ndonje kuptim mosardha ne dasem e at buzukut, mos bekimi i saj prej tij...kjo donte te thoshte se ai nuk e aprovonte martesen e nje te krishtere me nje mysliman.....perse me gjasje ai kerkonte ta perzinte dilinen nga faltorja           Plaku  porsa  kishte  marrë  lajmin  e kishte mbajtur  frymën drejtë e në famullinë e atë Buzukut.  Më mire se me të, me as-kërkënd  tjetër  nuk  mund ta pleqëronte  atë  punë.  “C`ka duhet me ba tash e tutje at ?” , e kishte pyetur  plaku pa  ia ndare syte  shendanit  te argjend  qe shkelqente  mbi  tavoline. At Buzuku ishte menduar  një hop aq sa plakut ato çast i ishin  dukur  muaj të tërë.   Një  mënd ishte  penduar  që  kishte  ardhur deri  në  famulli  për një gjë që i përkiste vetem  atij. Kishte dashur  të ngrihej,  të permbyste  atë tavolinë të mbushur  plotë  me  copeza  letrash  dhe li-bra e te ikte nje çast e me pare.  Nikajt nuk mund  ta pertypnin dot ate gjelle qe kishin  gatu-ar  Gjetajt  “ Ani  pse  Vuksanajt  janë thyer  në mysliman,  ti  nuk duhet ta  prishësh këtë fe-jesë. Nuk janë  të vetëmit  ata  që e kanë bërë një gjë të tillë. Edhe të tjerë pas tyre kanë për të bërë të njëjtën gjë perderisa ne nuk jemi të bashkuar  e të mos luftojmë për të njëjtin   qëllim  C`do të ndodhte sikur ne të prisheshim  me gjithë ata  arbër, që  kanë  braktisur  kishën ton  dhe kanë përqafuar islamin.?   Kjo nuk do ishte në  interesin e  Arberise”,  i kishte thënë ai. “ Detyra jonë  është të përcjellim të mirën ndër ta e të rrisim frymën e vllaznimit ”.  Në atë çast nuk u kishte kushtuar aq shumë rëndësi atyre fjalëve, por tashti që kishte mësuar se në atë mes ishte  përzier Bogdan Doroshi, iu duk sikur zbuloi një mundësi  të re  për  ta mbajtur atë  lidhje.  Ngrysi  vetullat,  por nuk nxorri  asnjë  grime  zëri.   Jepte e merrte  me vete,  për  të përballuar  ankthin  që  e kishte  zënë.   Ndrroi  qëndrim, sepse, këmbët i qenë mpirë prej të ndenjurit  shumë kohë ulur ashtu këmbëkryq.   Zemra tani po i dridhej gjithnjë e më shpe-jtë.  Kur vinte puna për at Buzukun,  plaku gjëndej  ngaherë  i peshtjellë nga ndjenja  e  nderimit  përpara  besimit  të  thellë  që kishte 

26

Page 27: Novela dhe tregime  2011

për  të.   “ O zot”, përsëriti  me vete. “ Të ndodh kjo? Gjaku lum ka për tu derdhur”.             Marku, teksa që  po e kqyrte  me  kujdes të atin, ndjeu një shtrëngim në gjoks. Gjaku i kish ikur nga fytyra. Dhe ai diçka kishte nuhatur, por kërkonte ta largonte atë mendim të lig.  E ndjente  që dasmes  dalngadalë po i binte një hije e  frikëshme, por  nuk  po arrinte të ku-ptonte përse perëndia po sillej aq mizorisht  me të.  Si askërkujt tjetëri, Marash  Nikajt  gjithë jeta i kishte ecur ters me fëmijët. Tre të  parët i kishin vdekur pa  mbushur  ende  moshën  e  foshnjërisë, ndërsa nga tre të tjerët që i lindën, dy ia  mori epidemia e rëndë e mortajës, djali që i mbijetoi sëmundjes  po i rritej shëndetlig dhe nuk ia mbushte syrin se një ditë do  të  bë-hej si gjithë  fëmijët  e tjerë, një luftëtar i zoti siç ishin  gjithë Nikollët.  Fëmija i shtatë i doli  vajzë.  Marku u ligështua  dhe u bë vrer kur mori vesh lajmin.   Asaj  dite  dhe  pse  po  kthehej fitimtar nga lufta për  të  parën  herë nuk po i bënin këmbët të kthehej në  kullë. Rrugës  ma-llkonte  fatin dhe gjindjen e gruas për atë mbrapshti. Pas disa ditësh ligështimi i tij u bë edhe më i madh  kur mësoi  se  Mara, gruaja  e tij, ajo zonjë  fisnike  prej derës së Përllatajve nuk mund  të lindëte më fëmijë . Në krye, si vajza  mbushi  vitin, ajo  zuri shtratin e pas disa javë  lëngimi, mylli sytë e ligështuar, pasi  nuk mundi t’i  jepte të shoqit  një krah  tjetër  mashkulli. Vdekja e saj  i’a këputi shpirtin Markut, por si Nikaj që ishte,  e mblodhi  veten  dhe i vuri  një gur të rëndë zemrës. Vajzën  nisi ta donte me gjithë forcën e shpirtit dhe  djalin t’a shihte  në beben  e  syrit, si të vetmin ngushëllim dhe shpresë.  Për të gjitha  këto  të këqia  që  i kishin ndodhur  Markut  dhe plakut  Marash  i pikonte  në shpirtë. Ndoshta nga ky shkak ai e kishte pritur këtë dasëm si asnjëhërë  tjetër, por  ja që  edhe  kjo për habinë e të gjithëve me sa po dukej kishte marr  për ters.  Nuk  ishte e thënë  të mbaronin  telashet  për  Nikajt.  Kohë  pas kohe,  dikush kujtonte  heshturazi  ato  fjalë të famullitarit  Venecian  profecitë  e të  cilit  nuk  kishin qënë të gabuara.          - Kam degjuar se tash e tutje detyrimet kena me i pagu në të holla,- i tha një malësor shokut  të tij, që kishte  në krah,  jo më tepër  për  të hapur një bisedë e për të  kaluar kohën derisa të hapej dasma, se sa për të tërhequr vëmëndjen e  tij  nga  shqetësimi  i  plakut  Marash, të cilit nuk po ia ndante sytë.          - Do të jetë më mirë për ne, - shqiptoi tjetri me gjysmë zëri.

27

Page 28: Novela dhe tregime  2011

          - Detyrimi në të dhjeta mua do të më pëlqente  më shumë, -  ndërhyri  në bisedë  një malsor tjetër, të cilit i pëlqeu me sa duket kjo temë.          - E hu, mor vllau im!  sido që të  jenë,  ato janë mjaftë të rënda për ne e tash  nuk  po mundemi me i përballu. Dje me shumë mund arrita me i siguru brokun dom Gjonit. Kapedanit ia pata dërgu dy javë më parë. Gruni bani pak këtë vit.  Mbajti  e keqe vera  edhe perimet nuk qen aq të bollëshme.             - Ashtu, ashtu edhe nga ne.  Soja nuk u zhvillua .  I kam ba,  a nuk i kam  ba nja pesë rrugë Ulqini këta muaj. Në Shkodër tregu i verës me thane se ishte mjaft i varfën.  Ku me e shit prodhimin?  Me ia dhane tjetrit per nje kothere bukë a? Jo  bre vlau em, kjo eshte ma-rri.Pastaj biseda e tyre u shua pasi djemtë që po  luanin  Kala Dibrançen, shkaktuan nje zhurme aq te madhe me britma dhe thirrje per prishje te lojes, saqe asgje  tjeter  nuk  degjo-hej me. U desh nderhyrja e Markut qe ata te pushonin  dhe te merreshin me shtrimin e sofr-ave te medha             Kur pothuajse të gjitha ato kishin  mbaruar  së vendosuri  dhe  djemëria priste të vi-nte mbi to tavat e bakërrta, që shkëlqenin prej kallaisjes, të mbyshura me mishërat e pjekur, që nxirrnin atë avullin e aromën e tyre tunduese, plaku  Marash  mundohej  t’a zotëronte ve-ten. Hera-herës hidhte shikimin  tutje “ Ures së Drerit”,  kthente kokën nga maja e verdhëme e këmbanores,  ndërhynte  në ndonjë  bisedë si për të lënë të kuptuar se ishte ende  i prani-shëm aty e përsëri   kridhej në mendime. I bëhej  sikur  thellësive  të tokës e thërriste  një zë i largët. C`kërkonte ai zë në atë ditë gëzimi?           - Thuajse janë duke ardhur Marash, - theu i pari heshtjen plaku i urt i Thethajve.  Dukej sheshit që ai  kërkonte t’a qetesonte disi plakun dhe pse e kuptonte që instikti  e  shtynte të mendonte  se në atë  vonesë  të  Vuksanajve,  kishte  diçka  që nuk  shkonte.  Mark Nikolli ndonse e pelqeu atë fije ngushellimi,  qe i erdhi nga goja e nje plaku të urtë siç ishte  Dragobili,  përsëri bëri sikur nuk i dëgjoi ato fjale.  Edhe ai nuk dukej  më pak  në  siklet nga  plaku Marash e ndonse e bluante  përbrënda   vonesen e  Vuksanajve,  përsëri nuk donte që  nuk donte ta jepte veten. Sytë sikurse zakonisht  ende i ndrisnin plot vendosmeri.  Seç kishte nje besim  te tepruar  tek Vuksanajt  dhe kjo jo më  tepër

28

Page 29: Novela dhe tregime  2011

për rrjedhoj  të dashurise së Nikut  për Dilinën, por edhe per karakterin e pashoq e te palekundur te Gjet Vuksanit.          - Nëse nuk vijnë, ky do të jetënjë turp i madh për  ta, - tha Bogdan  Doroshi. Ndoshta ai  priste qe  Progri  i Pepajve t`i kunderpergjigjej  sipas  mënyrës  së tij  dhe  kjo  do t`i jepte nje arsye me teper per te vertetuar thenien e tij,  te cilin ai kerkonte  ta bente  dominante  ne shesh,   por Proger Pepaj  i regjur  në kësi  puinesh  nuk mund ta bente kurresesi  nje gjë të tille.  Qëndronte  brinjë  tij ballngrysur  pa i dhene  shkak per ta shtyre me tej ate  bisede. Të gjithë në Shalë e dinin se ai ishte  një mik i mirë i Vuksanajve dhe nje mendim i tij vlente me shume se mijera hamendesime.          - Une per vete nuk besoj qe ata mund te vujn e pas gjithe kesaj vonese,- shtoi perseri Bogdan Doroshi.            Plaku Marash e mbajti zemërimin  që i shkaktuan këto fjalë të  Bogdan Doroshit,   ku fshihej mendimi  se këtë Vuksanajt po e bënin  këtë gjë me një qëllim të dyfisht ; së pari  per  te fyer Nikajt dhe së dyti,  për të treguar se tash e tutje me mbështetjen e Sulejman  Pashës ata ishin kthyer  në një faktor vendimtar në jetën e Shalës,  pa të cilët kuvendi i maleve nuk mund të ushtronte  dot të drejtat dhe detyrat e tij.   Padashur u rrenqeth.Edhe atij vet i ishte mbushur mendja prej kohesh  se  Gjet Vuksani diçka  mund  të  luante  tani qe Shpendi ishte caktuar si komandant i trupave te malsise per te mbrojtur hyrjen e turqeve ne ato zona.  Mese nje here edhe ai e  kishte  shfaqur  hap-taqzi  ambicjen e tij per ate post,  dhe mendonte keshtu vetem e vetem qe te mos  ushqente shpresa te kota. Por Bogdan Doroshi nuk kishte asnje te drejte te pargjykonte  per  dicka qe nuk dihej.               -  Përsa nuk kemi ende ndonjë  lajm  prej tyre,  përse duhet të ngutemi,  -  ndërhyri  kës-aj here kapedan Progeri  duke u munduar  ta permbante  veten.          Kapedanit  të Doroshit nuk i erdhi mirë tek dëgjoi këto fjalë. Po bëhej tash ca kohë  që Progri i Pepajve po i`a cingëriste nervat. Ashtu sikurse me Vuksanajt edhe  me Pepajt  mardhëniet  e tij ngaherë  kishin qënë të lëkundura.  Ato, herë zbuteshin e herë acaroheshin sa-që  për kohë  të tëra këto dy fise të mëdha as jepnin e as merrnin me njëri-tjetrin.  Mos vallë Progri po e shfrytëzonte këtë rast  për t`i  dhënë  të  kuptuar se ashtu si 

29

Page 30: Novela dhe tregime  2011

Vuksanajt  edhe  ai kishte nder mënd të lidhte aleancë me turkun?   Gjithnjë kishte shpresuar se Pepajt si të kri-shterë të mirë që ishin nuk do ta linin në baltë,  kur momenti t`ia kërkonte bashkpunimin  me  Venedikun.  Asaj  kohe  shtetet  e Italisë ishin fuqizuar shumë dhe Bogdan Doroshit,  i dukej më  e udhës  që në qoshet e  odave të kullës së tij të  ulej më mirë një kont a dukë se sa një kajmekam a myteserif.   Përderisa  dhe fati i  Arbërisë tashmë po shtrohej i tillë, përse duhet ta humbasim  këtë shans.   Disa muaj më parë kur e kishte shtruar këtë problem me Vodajt, prej kapedanit të tyre kishte marrë një përgjigje,  që jo vetëm nuk e ishte kënaqur,  por   per-kundër, kishte mbetur krejt i befasuar.  Fatin ton  ne nuk  duhet  ta shohim e ta mbësh-tesim as tek turku e sa tek Venediku,  i kishte thënë kape-dani.  Sa për Vodajt,  ata nuk i’a falin shpirtin dhe  zemrën  askujt  veç Arbërisë,   e kishte  mbyllur  bisedën ai  duke i lënë  të  kuptuar   kapedanit  të Lleshajve se për atë  prob-lem  nuk kishin përse diskutonin më.   Bogdan  Doroshin e kishin prerë si me kamë  këto fjalë, por nuk e kishte dhënë veten. Ishte ngritur qejfprishur duke i dhënë vetëm  majat e gishtërinjëve. Tani nuk donte që një gjë e tillët`i ndodhte dhe me Pepajt e sidoqë e rënduan fjalët e Progërit,  ai i përtypi ato duk i hedhur  kapedanit  një  shikim  të shkurtër.            At Buzuku  heshti pak duke kaluar doren mbi ball, drejtoi flokët e si u dha nje here atyre mbrapa,  hodhi shikimi nga  Martinin,  pastaj vijoi :           -  Do te na duhen vite per te kapur kohen e humbur biri im. Askush nuk na i kthen vitet qe i shkuam dem.          Kishte nje cope here qe at Buzuku  po e ndiqte me vëmëndje biseden e këture dy kapedaneve, por nuk  kishte dashur jo pa qëllim që të mos perzihej  në  të.Plaku Dragobil, i cili  e nuhati  i pari seç ndodhi  midis atyre dy kapedanëve të mëdhenjë, tha :          -Dërgoni një lajmës tek at Buzuku!    Ma thotë  mëndja  se në  famulli duhet  të jetë, i harruar pas librit...      - Edhe unë kam dëgjuar se po merret me shkrimin e një libri. Po ç’libër të jetë kapedan i madh dhe ç’dobi do të sjell ai? Për besë po më duket i çuditshëm ati këto kohët e fundit.           Plaku as që ua vuri veshin këtyre fjalëve.

30

Page 31: Novela dhe tregime  2011

          - Jo, - tha ai duke u drejtuar nga plaku Draghobil. -  Ati e di udhën e kullës sime Dragobil, -  dhe me një të kthyer të shpejt  te  kokes,  plaku thirri.-  Daullexhi,  di daullja jote te tingëlloj  si këmbanat e kishës së at Buzukut?   Po qe, bjeri forte ! -   Fortë!  Më fortë !  Bjeri!.. Gjithë  nahija  ta mesoj  se  Marash Nikollij  ka  dasëm.         Gjithe djemerise  ne shesh,    qe u ishte ndezur  gjaku  nga  padurimi,  me te degjuar daullen u hodhen ne mes te sheshit. Vallja dhe ritmi i daulles erdhen dhe u bene me e    zjarrte,  thirrjet e dasmoreve gjemuan me tere  fuqine e tyre.            Kur te gjithe u shtruan rreth sofrave dhe bene ljutjen e ndersa djemte po hidhnin ne per  kupa veren e kuqe.Te gjithe rrekellenin lengun e kuq duke kembyer shaka dhe biseda gazmore. vrulli i terbuar i valles ua kishte shtuar dhe me teper deshiren per te pir e per tu defryer

...........fundi i kapitullit te pare..........       

                      KAPITULLI   II

           Ndryshe  nga  të rriturit, Shaljanët e vegjël në ditë të tilla mblidheshin në njërën anë të sheshit dhe vëzhgonin dasmorët tek kërcenin  dhe rrëkëllenin kupat me lëngun e kuq  të verës ndërsa në ditë të zakonshme  ata mblidheshin bregut të lumit, tutje lëndinës, atje ku në më të shumtën e rasteve kullosnin dhe bagëtinë. Në tërë Shalën nuk mund të gjeje vënd më të mirë se sa “ Lëndina e Drerit”  për të luajtur, por asaj dite, që kurse  kishin rënë  daullet e para, ata ishin  mbledhur aty në atë cep të sheshit dhe ia kishin nisur  lodrave dhe shakave. Aty këtu  këmbenin dhe ndonje fjalë për kapedanët që vinin për të marrë pjesë në dasëm. Asaj dite dhe Gjergji, kujdestari i famullisë, kishte dashur  të zbriste në shesh, por  si për inat të tij, frat Ambrozi, i cili kishte buajtur ne famulline e tyre që prej mbasdites se djeshme, ende nuk   ishte ngri-tur  nga gjumi .  Mbrëmjen e djeshme  ai kishte ndenjur i mbyllur deri vonë  në bibliotekë me at Buzukun . Gjergji ishte i bindur  se edhe at Buzukut nuk  i kishte ngjallur ndonje interes ardhja e Ambrozit në famulli.  Me mendje

31

Page 32: Novela dhe tregime  2011

te tij thoshte se edhe ati  nuk donte te kishte kurrfare pune me të, por ja që ai  bënte ç`bënte dhe nuk rrinte pa u kthyer ne famukllinë e Shalës. Po përse të kishte ardhur  serisht ai i mallkuar,  kur nuk e kishte mbushur javën që kishte qënë aty ? Ky mendim e kishte shqe-tësuar dhe at Buzukun.  Nga biseda që kishte bërë me të asaj nate, një gjë i kishte bërë përshtypje: Frati  e zinte shpesh në gojë Biogdan Doroshin, e quante kapedan të madh, largpamës dhe tepër inteligjent.  Ky fakt i kishte lenë një shije jo të mirë at Buzukut, pasi ai e njhte mirë kapedanin e Piprit, që në pak raste i kishte sjell problem  Shalës me pelivanllëqet e tij. E kishte një ego, qe famu-llitari ia kishte pikasur mirë. Ai mëse një herë e kishte shfaqur tërthorazi ambicjen e tij per tu bere nje dite kryetar i kuvendit, ëndërr, që i ishte shuar qekurse kuvendi kishte zgjedhur per kapedan te kryengrutesve, Shpend Nikajn.  I pari që nuk kishte qene dakort me kete vendim kishte qene pikërisht  Bogdan Doroshi , qe zgje-dhjen e  Shpendit e kishte quajtur nje manipulim të hapur, qe i kishte bere plaku Marash kuvendit nepermjet  blerjes se plakut Dragobil, Progrit te Pepajve dhe Prengës së Lotajve. Gjithsesi At Buzuku nuk mund të thoshte me saktësi se ç`lidhje egzistonmte midis tij dhe fratit, kur dihej që ndikimi i këtij të fundit në Shalë ishte pothuajse i papërfillshëm.    Famullia ku shërbente atë Buzuku ngrihej në një vënd të dukshëm majë një kodrine ball për ball “ Kodrës së Lahutarit”. Me një histori nga më të çuditshmet jo vetëm për legjendën e ndër-timit të saj te ngritur mbi  rrënojat e një faltoreje të lashtë kushtuar Hyut te luftes ku faleshin fiset Ilire te Labeateve, me te cilet Shaljanet dhe sot e kesaj dite krenoheshin e thoshnin se ishin pasardhes te tyre. Nje tjeter gojdhene thoshte se famullia ishte  ndertuar  aty nga viti 1280 nga kryepeshkopi i Tivarit, françeskani Giovanni de Plano Kaprino (1249-1252), 2) Por famullia e Shales ishte bere e degjuar dhe për fatin e shumë famullitarëve, nje pjese e te cileve ishin larguar që në vitet e para të shërbimit të tyre .          Që andej famullija shihte gjithë Shalën dhe një pjesë të mirë të rrethinave të saj. E ndërtuar dhe e rrethuar nga te kater anet e saj me mure guri të bardhë e të latuar prej duar mjeshtrish, ajo vinte ne formën e një drejtkëndëshi, Ne te majte te famullise ndodheshin varret e vjetra te Shaljanve, te ruajtura mire, por qe rrall mund te gjeje ndonje emer te plote te gdhendur

32

Page 33: Novela dhe tregime  2011

ne latinisht ne guret e tyre. Në pjesën e përparme të saj, zgjatej një kullë e vogël, e rrumbullakët me çati të kuqe e me kulm të mprehtë. Mbi këtë kullë të hapur nga të katër anët me kafaze në formë katërkëndëshi gjëndej këmbanorja e rëndë prej tunxhi, të cilën atit ia kishte dhuruar dhete vjete me pare një marinar  Ulqinakas i quajtur Mal Koleni , ne respekt te nje sherbimi te madh qe ati i kishte bere.  Ndoshta Atë Buzuku nuk e kishte pare të udhës për t’i treguar Gjergjit mbi rrethanat e njohjes me atë njeri, por i kishte thënë se Koleni ishte një burrë i madh, për të cilin duhej treguar një admirim dhe respekt i veçantë. Që prej asaj dite Mal Koleni nuk ishte dukur më në Shalë dhe atë Buzuku pothuajse i kishte humbur perfundimisht lidhjet me të. Vetëm shungullimat e këmbanës, që siç thoshnin malsoret, dëgjoheshin deri pertej grykës së poshtëme të lumit të Kirit dhe një kryq i bukur prej floriri, që ati ia kishte premtuar Gjergjit pasi të rritej dhe pak, ruanin në kujtesën e famullitarit kujtimin e Kolenit zemërmadh. Për tu ngjitur në majë të këmbanores duhej te shkoje nëpërmjet një palë shkallëve spirale që gjëndeshin në kthinën e parë. Hyrja e famulisë ishte e thjeshte, pa zbukurime të mëdha, madje edhe ato pak që ishin bërë, që prej kohës së ndërtimit të saj, tashmë ishin lënë në mëshirë të fatit.   Gjithçka rreth mureve të saj qe-kurse kishte vdekur varrmihesi, kishte filluar ta mbulonte myshku. Gjëja e parë që të binte në sy  mbi portën e rëndë prej druri lisi, ishte qemeri prej mermeri  të bardhë në harkun e të cilit gjëndeshin disa gdhëndje  qe paraqiste  askund nuk mud te gjeje nje punim aq te mirefillt ilir, ata qe vinin per here te pare ne  kete famulli mbeteshin te mahnitur mbreselënëse, të cilat do ti kishin zili dhe kishat më të mëdha . Askush nuk mund të thoshte me saktësi  se prej cilës dorë ishin bërë ato gdhëndje.. Ndoshta qemeri i përkiste një tempulli të lasht Ilir, që kohë më vonë mbi themelet e të cilit ishte ngritur kjo famulli. Dy dritare të baraz larguara nga qemeri vështronin nga lugina, ndërsa dy të tjerat e anës së pasme vështronin  një pjesë të mi-rë të pyllit me gështenja. Kjo ndërtesë dy katëshe përfshinte brënda saj  tri dhoma në katin e pare dhe po kaq në katin e dytë.. Mbi të famullia kishte një qeli të vogël. Dhomat e saj, sido që me ato pak orendi të vjetra, një pjesë të të cilave at Buzuku i pat blerë me shpenzimet e tija në Ulqin që ditëve te para që kishte ardhur për të shërbyer në këtë famulli të largët.. Dhomat dhe orenditë 

33

Page 34: Novela dhe tregime  2011

mbaheshin pastër dhe dukej sikur plotësonin më së miri karak-terin e  të zotit të saj.  Zakonisht Buzuku qëndronte në njërën prej dho-mave të katit të sipërm, të cilën e kishte përdorur qëkurse  kishte ardhur këtu si bibliotekë dhe dhomë pune. Në të kishte vendosur raftet e librave, një tavolinë prej druri arre, dy karrike, njëra me shpinore të lartë ndërsa tjetra ishte e punuar me kashtë thekrre. Në të dyja anët e tymtarit ishin vendosur disa postiqe të vogëla, te mbushura mire me lesh  dhije. Panë dritares ishte një minder  i mbuluar me një levenxë te bukur prej leshi dhie. Përball kësaj dhomë ishte një dhomë tjetër ca më e ngushtë, të cilën ati e përdorte si dhomë fjetjeje. Dhoma tjetër binjë saj, ishte dhoma e ngrënies. Në dhomat e katit të poshtëm, më e madhja ishte ajo që shërbente si Oratorio, ku kryeshin shërbesat dhe mbahej mesha. Brinje saj ndodhej një kthinë e vogël, e cila shërbente si bujtinë dhe hapej vetëm kur në famulli vinte për të buajtur ndonjë i largët, ndërsa tjetra, në të djathte  ishte dhoma e Gjergjit          Të gjitha dhomat mbylleshin me  nga një reze metalike nga brënda, vetëm dhoma e bukës mbyllej me një çengel nga jashtë. Këto ndryshime i kishte bërë atë Buzuku qëkurse kishte ardhur për të shërbyer në Shalë. Oborri i famullisë dhe pjesa e përpa-rme  e saj nuk ishin të rrethuar me gardh apo me mur prej gu-ri seç rrethoheshin rëndomë famullitë apo kishat e mëdha, por në fomën e një katërkënëshi, ajo qarkohej prej një hendeku të thell nja një meter dhe tri katër pëllëmë të gjërë. Përtej hendekut nga ana perë-ndimire e famullis, ku nisnin e zgjeroheshin tokat e saj, ndodheshin varret e Shaljanëve. Teksa po i njgjitej një të përpjete, Gjergji e  çoi mëmdjen, përsëri tek grindja  me Lekën. Po niste të kuptonte se ajo që kishte ndodhur mes tyre nuk ishte një gjë e rastësishme          Gjergji doli në oborr. Mushka me t’ia ndjerë hapat, ngriti kryet dhe hingëlliu. Djaloshi i shkoi pranë dhe i përgëdheli jelet e gjata, por kafsha përkunder përkëdheljeve të tij, u tërhoq mënjanë e zëmëruar e si u kthye brinjas, ngriti kokën e  i  ra me turinj djalit në shpinë në shenjë qortimi.      - Jam Gjergji  të preft ujku të preft.. Nuk më njohe?! - tha i zëmëruar Gjergji dhe rrembeu një cope dru për t’iu kundërvën zëmërimit të  kafshës. Mushka qëndroi me kokën lart duke  rrotulluar  kokordhokët e mëdhenjë të syve. Gjergji  e nuhati se ajo donte  të hante  prandaj me të shpejtë,  i zgjidhi litarin nga

34

Page 35: Novela dhe tregime  2011

qiparisi ku e kishte lidhur  dhe e la kafshën të lirë.- Të ka marrë uria, e di, -  tha, i penduar. – Shko.!shko e kullot !- E mbërtheu nga qafa dhe i përgëdheli jelet e gjata, pië të zeza. Kafsha u largua e bindur.  Nga famullia nuk vinte asnjë fije zëri. Njëra prej kanatave të portës së madhe ishte e hapur dhe nga kjo Gjergji e kuptoi se frat Amrozi duhet te kishte lënë të vetëm atë Buzukun duke punuar në biblioteken e tij. U ndje disi i lehtesuar nga kjo. Nuk e kishte fare per zemer  ardhjen e dom Ambrozit në famulli. Sa herë që ai  vinte aty Gjergjit sikur i merrej fryma.          Kishte kohë që dom Gjoni nuk para dilte nga famullia pa ndonjë shkak. Pothuajse gjatë gjithë ditës me përjashtim të kohës së meshes dhe shërbesave, ai rrinte mbi libra dhe shkruante.  Sapo ngrihej mengjezeve nga gjumi, gjeja e pare qe do te bente ishte Leximi i Bibles. I ishte rrenjosur bindja se vetem pas leximit te saj dita do t`i shkonte per mbare.          Atë Buzuku qëndronte ulur në tavolinën e tij të punës me mjekrrën mbështetur në njërën dorë, ndërsa me tjetrën mbante pendën e bukur me majë të hollë me të cilën hera-herës shkruante në fletën pëpara ndonjë fjalë. Ne tryeze veç librave dhe fleteve te hapura qenë edhe dy shendane te argjendtë me ca qirinje te medhenje, te bardhe.  Ne faqen e murit perballë ishte portreti i Jezukrishtit, ndersa ne ate ansoren rafti i librave i mbushur plot e perplot. Ashtu i përqëndruar dhe i kredhur në mendime ati të krijonte përshtypjen e një njeriu të porsa ngritur nga varri apo i ardhur prej nje bote krejt tjeter.  Tri rrudhat e thella të ballit i ishin mbledhur mbi vetullat e rëna pis të zeza, ndërsa vijat e holla të faqeve i ishin thelluar aq shumë, saqë nga kjo ato dukeshin si plagë të vjetëra lufte. Hera herës ati ngjyente pendën në kallamare dhe si mendohej për-sëri, shkruante diçka në një fletë të bardhë, që e mbante përpara duarve. Pastaj qëndronte një cast, lexonte me zë koke  atë që kishte shkruar e përsëri kridhej në men-dime. Gjergji e veshtronte me kureshtje dhe nuk guxonte t’I tërhiqte vemendjen. Me qetesine e femijes ai u ul ne minderin e tij dhe me nje ndjenje kenaqesie ne shpirt, rrekte te gjente perse at Buzuku prej kaq javësh ia kishte falur gjithe mendjen dhe shpirtin atyre shkrimeve dhe lib-rave. Po ç’shkruante vallë? Si asnjëherë tjetër ai nuk e kishte vrare mend-jen për kete.  Tani nuk dinte ç’të bënte. T’i  kujtonte atit se duhet të shkonte në sheshin e Nikajve për të marrë pjesë në dasëm, apo

35

Page 36: Novela dhe tregime  2011

ta linte në qetësinë e tij të thell? Buzuku i pat thene gjithnje se kur nuk donte ta bezdisnin. Sidoqoftë Gjergji  mendoi  se duhet tia kujtonte  at Buzkukut  këtë dhe vendosi të ngjitej lartë.           -  Pra shqipja që na flasim sot qënkërka pa pikën e dyshimit  pasardhesja e moderuar  e ilirishtes,- tha me gjysme zëri qa sa Gjergji nuk arriti t`i kapte të tërë frazën, kështuqë ai  mbeti  gati si i shtangur në të hyrë të bibliotekës.kur e pa atin të fliste me vete. Nuk po kuptonte se ç`po ndodhte kështu me at Buzukun. O zot, po thoshte me vete. Ruaje shpirtin e tij të qet e mos ia trazo mendimete e paqëta !          Gjergji u afruan pran tij e ndersa i vuri doren mbi sup, tha:          - Padre, ne kullen e Nikollëve ka fillu…          Atë Buzuku u permend.           - Oh., biri im. Po.Tash jam duke shku . Me be gati veladonin e ri.!          Gjithe jetën e tij famullitari nuk kish bere gje tjeter vec kishte studiuar dhe kishte predikuar  frymen e shenjte dhe kete gje e kishte bere aq  zell e përkushtim saqe tashme qe kish arritur ne kete moshe e kishte  cuar gati ne profesionim te plote dhe  nuk mund ta ndaje dot  se ku fillonte e ku perfundonte Buzuku njeri dhe se ku fillonte e ku perfundonte njeriu I perendise. Liturgjite e tij dhe lutjet e te kremteve  ishin aq te ndjera dhe frymezuese saqe gjithkush mund te thoshte me plote gojen se ai ishte vet zoti. Kështu qe at Buzuku ishte bete njeriu me i dashur dhe me i respektuari prej te gjitheve, madje edhe prej atyre qe nuk e pranonin            Gjergji  i gëzuar doli me te shpejtë nga biblioteka dhe shkoi ne garderoben e atit,  e cila ndodhej ne dhomen e tij te gjumit.   Ndërsa famullitari po mblidhte fletët me kujdes, Gjergji me veladon në dorë u dha menjëherë në hyrje te bibliotekës.                    At Buzuku la fletën mbi tavolinë dhe  u ngrit.  Gjergjit e ndihmoi të vishte  veladonin,  pastaj zbriti me të shpejtë posh-të dhe i bëri gati shojet.             - Gjergj, bë kujdes biri im për sa kohë  që unë do të jem tek Nikajt. Mundet që edhe të vonohem paksa. Dasëm është dhe.. Hë, ngjitu sipër dhe bieri këmbanës !          Nga kjo Gjergjit i gufoi zemra. Dhe ai mezi kishte pritur atë çast, që ati të zbriste në shesh dhe të bekonte dasmën. Pa dal ende nga dera, ai bëri me të shpejtë kryqin dhe turravrap

36

Page 37: Novela dhe tregime  2011

nëpërmjet atyre shkalleve spirale u ngjit për tek këmbanorja. Si  e mbetheu mire me duar litarin e trash , e terhoqi me forcë. Kumbimi i saj u përhap  mes freskis së mesditës.        E ndësa at Buzuku po zbriste në sheshin e Nikolleve, Gjergji i mbështetur tek trari i portës e ndoqi një  copë herë me sy duke menduar se si do ta priste plaku Marash vajtjen e tij të vonuar. Gjergji nuk perjashtonte mundesine qe plaku edhe mund te grindej me te. Eshte me teper se nje bishe, tha me vete Kur i ngrihen nervat atij, nuk di se ç`bënë. Nese do te ndodh me të vërtetë kështu;  ka të ngjarë që edhe kapedanët e tjerë të heshtin, në mos të mbajnë anën e plakut, ky mendim i ngjalli nje  keqar-dhje të thellë për at Buzukun. U kthye, shtyu  portën e famullisë dhe qëndroi paksa në hajat ku hynin pjerrtazi rrezet e diellit të mesditës. Teksa po mendonte,  pësherëtiu me mendimin se ati do të dinte ta përballonte me qetësinë e tij plakun Marash.. Ndonse fëmijë  ia njihte mirë kokëkrisjen plakut. Kur i  hipte në kokë atj,  merrte zjarr si stralli e nuk dinte se ç`bënte. Një copë herë u muar me pastrimin e oborrit nga gjethet e rëna e më pas si rregulloi një stivë  me dru, mbylli portën e famullis dhe u ngjit në dhomën e tij . Dhoma e Gjergjit  ndodhej  ne katin e  dyte, ne te majte te bibliotekes, Ajo nuk ishte shume e madhe, por e rehateshme per nje femije si ai. Dhe pse e paisur me pak orendi ajo i pelqente Gjergjit. Në të te binte ne sy vetem nje shtrat prej derrase te zbukuruar me gdhenzka gjethesh e vilesh rrushi, një tavoline e vogel dhe një karrike e vjeter kashte.          Famullia kishte rënë në një heshtje të thellë.   E mbërtheu papritmas një mërzi e madhe dhe sytë mënd po i nxirrnin xixa.  U shtri për ta hequr sadopak mëndjen nga to, por nuk ishte e mundur. U ngrit përsëri e nisi të lëvizte nëpër dhomë pothuajse gati pa vetedije. Nuk po e mbante vëndi.  Pas pak hyri në bibliotekën e at Buzukut dhe hapi dritaren që të qetesohej sadopak, por zemra perseri nuk po i gjente qetesi.           U shtri në minder dhe për ti larguar ato mendime të zymta, mbështeti kokën mes duarve  e nisi të mendonte për gjëra të bukura si shëtitjet e gjata që kishte bërë para do kohe me at Buzukun në luginën e Thethit , qëndrimin  në brigjet e lumit të Valbonës, I`u kujtu dita kur kishte shkuar se toku me atin dhe dy miqte e tij te mire ne kalalane e Rozafës dhe atje kishte degjuar historine me ajo histori  e dhimbëshme  që ati i kitshte tregur per

37

Page 38: Novela dhe tregime  2011

te,  por mes atyre kujtimeve se pse I hynte përsëri Leka. " O zot.- thoshte me vete, pëse nuk ma largon nga kujtesa?"   Ndenji një copë herë me sy mbërthyer mbi tavan.  Dalngadalë biblioteka po kridhej në një gjysmë errësirë të frikëshme.KAPITULLI     III Atë Buzuku kapërceu ngadalë portalin  e famullise dhe mori teposht monopatin. Brinjë një luadhi ndjeu aromën e ëmbël të luleve të pranveres. Qëndroi një çast dhe i hodhi një shikim përmallshëm vendit, si një njeri që ndodhet rishtaz në atë copë tokë, të cilën e ka bërë pjesë të shpirtit të tij. Ngado, pranvera kishte shpalosur bukurine e saj marramëndëse. Ngadalsoi hapat dhe një çast mbjti vesh kumbimin e ëmbël të këmbanës  Iu kujtua dita kur kishte shkelur këtu për herë të parë në Shalë. Dhe atëherë kishte qënë  pranvere. Ishte pranvera  e pare  dhe ate dite, i pari qe kishte dale per ta pritur ne krye te fshatit kishte qene pikerisht plaku Marash, te cilin ati e mbante mend po keshtu  si sot . Teksa kishte pare gjithe ato bukuri mahnitese te natyres, tallazet e shpirtit  i  ishin fashitur përnjëherësh dhe në çast kishte bekuar zotin që e kishte hedhur në këto anë. Duke u mbushur me frymë, at Buzuku u dha këmbëve dhe pas pak doli në krye të sheshit.  Që larg ai e dalloj  plakun  Marash, qe ishte ulur ne nje krye të burrave, mbeshtetur në trungum e madh të arrës. Profili i tij binte përnjëherë në sy fal edhe veshjeve të kushtueshme që mbante në trup. Mendimi i parë që i erdhi në mënd ishte se si do ta priste ai ardhen e tij te vonuar.. Ia njihte mirë rrebelimin me të cilin ishte ndeshur jo pak herë, por fal dhuntis së tij të mbizotërimit të vet-evetes at Buzuku ishte i bindur se edhe këtë herë do ta përballonte zëmërimin e plakut dhe se ai pas kësaj   nuk kishte për  të nxerr prej goje asnjë fije zëri.  Ndoshta dhe nga ky shkak plaku e admironte at Buzukun mbi gjithë sa kish të njohur në botë. At Buzuku e dinte mire këtë, por gjithsesi mendonte se do ta kuptonin nese do tia kër-konin te shpjegohej për atë vonesë jo  të qëllimshme. Kur kumbimi i fundit i këmbanës u shua nëpër Shalë, at Buzuku pothuajse ia mbrriti në krye të sheshit. Gjithë ç`kishte lexuar  dhe shkruajtur asaj dite, gërma,fjalë, rreshta e paragrafe, tani i ishin davaritur. Zhurma e lehtë që përshkoi sheshin për ar-dhjen e tij e shkundi të tërin. Hodhi një herë sytë nban sheshit, pastaj bëri perpara me hapa te ngadalte, me shumemadheshti.

38

Page 39: Novela dhe tregime  2011

Hej, po vjen hiresia e tij. Po vjen at Buzuku, dëgjoi dikë të thoshte për të.Prej kaq vitesh që shërben në Shale askush nuk mund te thoshte se ai njeri e kishte kaluar qofte edhe nje here te veteme masen e te qenit nje burr serioz dhe te kishte abuzuar me pushtetin e tij sikurse kishin vepruar dhetera e dhetera famulliat te tjere paraardhes te tij, qe i kishin hapur jo pak probleme Shales. Pa kurrefare shtirjeje at Buzuku sillej me te gjithë mëkatarët e tij njëlloj, pa dallime te atrdhurash e ofiqesh. Gjithnje kishte qene i ndjeshem dhe i perzemert deri ne ate mase qe askush nuk kishte guxuar ta kapercente ate cak afrimiteti dhe largesie brenda kufijeve te te cilit gjithkush merrte prej tij ate qe i takonte. Ndoshta nga ky shkak autoriteti i tij ishte rritur dhe pertej kufijeve te  Shales dhe e kishte bere te respektuar e te besueshem ne rrolin dhe detyren qe kryente si i derguari i zotit nder ta.            Me ardhjen e tij, njerezia u ngrit gjithe njjheresh ne kembe dhe lodrat pushua. Ndersa at Buzuku afrohej mgadale me hapin e tij madheshtor, i pari plaku Marash e me pas Nikajt e tjere, plaku Dragobil se toku me kapedanet rreth tij, bene perpara  per ta pritur si zakonisht me nderime ardhej e famullitarit te tyre.– Per bese, thuam per ç`arsye ati te vije me kaq vonese ne dasem? Shihe sa i ngrysur duket ! A nuk te ngjan me nje njeri te cilit i ka rene mbi krye nje mal i madh mbi kokë? - pyeti nje malsor shokun e tij qe kishte ne krah, tek pa at Buzukun- Ku ta dish. - ia preu në mes tjetri  bisedën shokut që kishte pran duke ndjekur me vëmëndje lëvizjet e plakut Marash tek po i afrohej atë Buzukut, i cili po vinte me atë qetësi të ngahershme imponuese, krenar, me atë hap të shtrir e madhështor. Prej kaq vitesh që shërbente në Shalë, askush nuk mund të thoshte se  ai njeri  e kishte kaluar qofte e dhe  një herë të vetëme  masën e të qënit  një burrë  serioz dhe të kishte abuzuar me pushtetin e tij sikurse kishin  vepruar dhjetëra e dhjetëra famullitarë të tjerë.  Gjithnjë kishte qënë indershëm dhe i përzëmërt deri në atë masë që askush nuk kishte guxuar ta kapërcente atë cak  afrimiteti.  I pari plaku Marash e më pas Nikajt e tijerë, bënë përparadhe e pritën me nderime ardhjen e famullitarit të tyre.  -  Qofte levdu Jezu Krishti at, - thane gati si ne nje kor pershendetjen e rastit malsoret.  

39

Page 40: Novela dhe tregime  2011

-  I levdu qofte ne jete te jeteve,!- shqiptoi at Buzuku, ndërsa po hynte në mes të burrave.          Mirese erdhe ne gezimin tone hiresi, - falenderoi plaku Marash me doren e zgjatur drejt famullitarit.             -  Zoti yn i madh e solli për mbarë këtë dasëm Marash dhe unë e bekoj.  Paçi hir, paqe dhe begati ! Mbesa të trashëgohet dhe kaloftë një jetë të lumtur atje ku do te shkoj. Qofte e bekuar !- Amin !, - u degjuan pas fjaleve te at Buzukut zerat e malsoreve.          Dikush qe po shperndante kupat e mbushura me vere, i solli nje te tille at Buzukut duke vene doren tjeter ne zemer, pastaj ia mbushi kupen e boshatisur plakut MarashPlaku  e mbante te mbërtheu goten ne dore, por shpirti nuk ia bente ta gelltiste lengun e kuq. Rrotullonte syte rethe e qarke. cingerima e lehte  dhe e thekshme e kristalit, i pelqeu.. Si nje enderr e larget e harruar prej kohe..      - Lëvdu qoft !- tha plaku Marash  duke zgjatur doren me kupen e veres drejt famullitari e duke bere një përulje të trupit përpar. Pastaj zuri prej krahu famullitarin dhe e uli në vendin e caktuar enkas për të në krye të burrave. Marku duke përkulur njërin gju në tokë ciku me buzët e tij të ftohta dorën eshtake të at Bu zukut, pastaj u ngrit i lehtësuar.  Tashmë  Markut sikurse dhe plakut Marash, i ishte ngrohur njëra pjesë e krahërorit, por pjesa tjetër i kishte mbetur ende e ftohtë. Kurrë nuk kishte mundur të kuptonte përse perëndia ishte sjell aq e pa mëshirëshme me  të ndonëse ai  e mbante veten si një shërbëtor të zellshëm e të bin dur të saj.  At Buzuku hodhi një herë sytë rrotull sheshit ,  pastaj foli me një zë të thërrmuar.                       -   Vuksanajt  a nuk  i paskan dërgu krushqit per te marre nusen?   …..              - Tash për tash jo  atë,- shqiptoi plaku me gjysme zëri. Ishte i bindur se ati nuk dinte kurgjë për vonesën e Vuksanajve. Me sig uri që diçka e keqe duhet të ketë ndodhur,  tha me vete.  At Buzuku e nuhati  sakaq vuaj-tjen,  qe e mundonte dhe gjendjen e ndere shpirterore në të cilën ndodhej  plaku Marash            -  Ma thotë mëndja se në udhë e sipër duhet të jenë,  -  u hodh e foli plaku Dragobil.         Buzuku e vuri re mosbesimin e plakut.         Diku tutje dy djelmosha  po benin mundje.

40

Page 41: Novela dhe tregime  2011

Femijet, qe shtyheshin sup me sup duke e zvogeluargjithnje e me shume rrethin e formuar filluan  te therrisnin duke qeshur dhe brohoritur.                                                                                                       -  Zoti e dëgjoftë fjalën tënde ! - tha Buzuku duke kthyer paksa trupin nga kapedani i Thethaje. Pasi u përshëndet me plakun Dragobil këmbyen më pas midis tyre disa fjalë mirënjohjeje.  Sikurse  ç`do njëri prej këtyre kapeda-nëve, që kishte ngulitur tek ati tiparet dhe karakterin e tij dhe plaku Dragobil  zinte një vend të veçant në vetëdijen dhe ndërgjegjen e famullitarit.. Për at Buzukun plaku Ma-rash dhe plaku Dragobil ishin plotësimi dhe shëmbëlltyra e njëri tjetërit, jo vetëm se jeta e tyre kishte patur rretha-na e të papritura të ngjashme, por  mbi të gjitha,  tek këta dy burra  shpirti i papërkulshmërisë  dhe i vetmohi-mit  kishte qënë i pashoq se ket askush tjetër. Ata ishin dy burra që  kurrë nuk e kishin njohur poshtërimin dhe të qënit krenar  kishte më tepër rëndësi se sa buka dhe uji.           - Dielli ka zënë të bier  mbi kodrë e lahutarit hirësi e ata ende nuk po duken.  C’do të thotë kjo ?     -Ti mendon se ata mundet dhe të mos vijnë për të marrë nusen? . “ Gjeta gjithnje  ka qene I kujdesshem “, mendoi ai. Larte ne qiellin e kalter rreshqaniteshin ngadale si vorbull  mjegulle mengjeseve te vjeshtës mbi shtratin e lumit dy re te vogela te shprishura. Kahere plakut se pse i  ndillte tersllek nje qielli i tille dhe atij nuk i pelqente te ngrinte kryet per ta pare.diku tutje pas ca grykave ato re të mallkuara, që zhdukeshin e perseri rishfaqeshin ne qiellin e but.          - Vështirë të japësh një përgjigje  at. Qëkurse Gjeta është kthyer në mysliman,- shtoi Bogdan Doroshii duke i hedhur kësaj  here  sytë  nga  plaku  Marash,  -  për besë mendoj se  këtu ka diçka. E kam një frikë at.  Kush di te bëjë  mirë dhe  nuk e bënë  atë,  bënë  mëkat.         Ra një heshtje e rëndë gjatë të cilës plaku Marash e kuptoi se ku donte të dilte kapedan Bogdan Doroshi. Dhe pse i turbulluar dhe i trondi tur,  u permbajt.  Mundohej të mos e shpërfytyronte veten  dhe pse e ndjente që zëmërimi po ia coptonte gjoksin.  U mat të thoshte diçka, por aty për  aty  ndrroi mendim. " Përse sot në ditën e  dasmës  Bogdan Doroshi  kërkon t`i ndez urët e

41

Page 42: Novela dhe tregime  2011

zjarrit?  Përse  kërkon të ndez eshkën e tij  në mjekrrën time që po dig jet ?.          - Gjeta vërtetë është kthyer në mysliman, por Pali nuk i ka mun guar kurrë kishë. sonë- ndërhyri aty për aty Progëri i Pepajve.           -  U kthye në një hiç, ky shekull - tha Voda i Lotajve me të tundur të kokës,më tepër pë të zbutur atmosferën , që pas fjalëve të Bogdan Doroshit mund të ndizej e mandej ruajna zot se si mund të përfunonte.Ndërkaq nga majat e maleve  që po  ngarkoheshin me re shtërn gate , nis të frynte një erë e lagësht.At Buzukut i kaloi vetëtimthi një tis mjegulle përpara syve.     Befas, u dëgjua  që  larg  briri i rojes, që lajmëronte se dikush po vinte nga " Ura e Drerit".  Në çast në tërë sheshin u dëdhua një gumëzhimë zërash e siç ndodhëte rëndomë në  të tilla raste, të parët  rendën turravrap fëmi jët.           Me të thirrura e bërtima shurdhuese, ata lanë  lodrat dhe bisedat e tyre  dhe muarën  monopatit . Të gjithë burrat me një ndjenjë lehtësimi në shpirt  u ngritën nga vendi dhe të çliruar së fundi nga ai ankth që i  kishte mbërthyer që prej disa orësh, bënë përpara pë të pritur krushqit. Gjallëria e dasmës pushtoi përnjëherësh tërë  sheshin. U gëzuan të gjithë që më së fundi kishte ardhur dhe ai çast i shumpritur, që i kishte mbajtur prej kaq orësh të mbërthyer në ethet e ankthit. Por nuk zgjati shumë ai çast gëzimi. Një zë fëmije ushtoi tutje grykes së një mali dhe jehona e tij e zgjatur , e thekëshme dhe drithëronjëse ,e pasuar nga një tjetër jehonë , përzier me jehonën e bririt të rojes , si rrokullima e një orteku , qëndroi e ra mbi kullën e Nikajve. Aty për aty u ngrit një ofshamë ngjethëse , por dhe ajo u tret aq pa pritur sa nuk ndihej më as miza.   Sheshin e mbuloi përsëri hija e ankthit. Një rrënqethje e fortë rendi mbi tërë shpatullat  e tyre. Ankthi i diçkaje të trisht që vjen si ajo frika e llahtarëshme, kaloi nëpër tërë ato fytyra të ngrira, të zbehta. Në ato fytyra që rrinin ashtu në pritje të ndonjë lajmi të kobshëm,  me veshët ngritur, me zemrat që u rrihnin të tronditura dhe prej zhurmës më të vogël që  rrekte të kalonte aty.  Askush nga gjithë sa ndodheshin aty nuk guxonte të thoshte qoft dhe një fjalë të vetëme.  Çfarë kishte ndodhur ? Plaku Marsh bëri dy -tri hapa përpara duke u mbajtur pas krahve të Martinit. Pas tij shkoi dhe at Buzuku, qe  mermeriti  diçka me vete me nje timber te lehte,  dritheronjes,

42

Page 43: Novela dhe tregime  2011

thuaje e kishte nxjerre ate jo prej goje, por prej nje thellesie terri dhe  per here te pare qe porsa e kishte kuptuar se  kishte ndodhur një  gjeme e madhe ,  e ndjeu se I ishte rikthyer vetedija.Pas tij u ngrit e shkoi  plaku Dragobil, për të dalluar më mirë atë që po vinte. Njerezve ne vesh u vinin fjale - fjale te shkeputura, qe i nderpriste aty ketu ndonje thirrje e larget, pastaj papritmas degjohej pellitja e zgjatur e ndonje lope, ose blegerima e qengjave qe i pergjigjeshin njeri tjetrit pertej livallishtes. Dhe me te vertete edhe lopçaret dhe barinjte të shtyrë nga kureshtja pë të parë edhe at dasmën e Dilines, i kishin shtyre deri  aty afer sheshit bagetite e tyre. Që larg, si një frymëmarrje e nëndheshme, si një gjëmim i largët,  si një rënkim i pakuptueshëm, vinte deri aty troku i  një kali. Cili ishte ai kalorës dhe nga vinte? Dhe pernjemend, kaloresi, qe e kishte kaprcyer qafen e drerit, po kaleronte djathtas pë-rroit e gjithë me  po ate ritem të shpejte, po hynte në ahi-shten prapa famullisë.   - Për besë e njoh nga pelerina . Vjen prej Vuksa-najve, - tha dikush.    - Mort ! - tha një zë tjetër, por këtë herë zëri  si mbeti një copë herë pezull, erdhi dhe u tret nëpër shesh dhe askush nuk e mori vesh se nga cilat buzë u shqip-tuan.    Atë Buzuku ngriti sytë dhe pa andej nga po tre-gonte me dore Martini. Në fillim mendoi se ajo dorë e nderur në drejtim të pyllit, po i tregonte një grumbull njerzish, por duke pare më tej, mundi të shikonte një ka-lorës me kryet  mbështetur mbi jeletekalit. Plaku Marash ngriu per nje moment ,sikur ta kishte goditur ne çast nje rrufe e befte.Plakut i shkoi  gjjaku  vrullshëm nëpër dej. Blangat e plagëve që kishte marrë lufërave, erdhën dhe i`u thelluan më tepër. Xhurdia e tij  e qëndisur me fije ari, që i rrinte mirë pas trupit iu hap dhe gjithë sa ishin aty panë kraharorin e tij të thatë si dërrasë, por që të linte  të kuptoje se në të ri të tij kishte qënë tepër i hedhur dhe i fortë si një copë shkëmb.            - Prej Vuksanajve vjen, - tha dhe hodhi hapat ngadalë përpara duke varur duartë në brezin e kuq, që  shtrën-gonte tirqin e qndisur me dhjetë fije gajtani të zi. Ndoshta për herë të parë në jetën e tij plaku Marash krijoi bindjen se tashmë ato vite të gjata pleqërie po i shndërroheshin  në vite neverie dhe përçmimi. Nuk ndjente më dhimbje për asgjë, madje as për bijët e tij, që i kishin mbetur betejave në ditët më të bukura të jetës së tyre. I  lutej

43

Page 44: Novela dhe tregime  2011

zotit që e kishte lënë të gjall. Tashmë më shumë se kurrë e ndjente se sa shumë i duhej kullës së tij , asaj kulle të vjetër e me emër të pa përdhosur. E siç qëndronte ashtu si një trung lisi i përzhitur flakësh,  ofshau me gjithë forcën e shpirtit e  me një të tund-ur të kokës, pa një herë vrëngër nga at Buzuku. Famullitari e kapi atë shikim përçmues e tepër domethënës për të. Aty për aty i`u bë sikur diçka e simboi në zemër. Balli i`u mbush me bula të ftohta djerëse dhe këmbët mënd nuk po e mba-nin, por e mblodhi shpejtë veten. Bëri paksa përpara, aty ku grumbulli i malësorëve ishte më i madh dhe si gjithë të pranishmit, hodhi dhe ai sytë përtej pjesës perëndimore të fsha-tit, andej nga mezi dallohej silueta e atij kalorësi. Nga rrezet e diellit që po perën-donte, takëmet e argjëndëta të kalit të tij zbardhëllonin që atje tej.        - Kjo nuk është shënjë e mirë at, -  tha plaku Dra-gobil.  At Buzuku tutej se mos dhe plaku Dragobil apo ndonjë tjetër kishte po të njëjtin mendim si të Marash Nikajt. Nuk kishin arsye të mendonin se aty  ishte  dora e tij, por ashtu sikurse kishin rrjedhur ngjarjet kohë më parë, pak kush mund të mendonte ndry she . Edhe Martini, vellai i Dilines, qe rrinte perball kape-dan Progerit ishte gati te pellciste. Meqe nuk po duronte sa te vinin krushqit, po dridhej nga padurimi., nderte qafen, perpiqej te shihte tutje koders se lahutarit qe tashme po mbyllej  nga  muzgu I muzembremjes -  Dikush duhet t`u ketë prerë udhë krushqëve,- tha Progëri i Pepa jve.  - Për besë ashtu duhet të jetë. Ai duket i plagosur.  Nuk e shihni si kalëron? Vetëm kalorësit e plagosur kalërojnë kështu hirësi. “ Eshtë zënë në kurth”,- tha me vete famullitari.Plaku Marash ndihej i tëri i pushtuar prej nje terbimi te pakufishem. Nisi te shante e te mallkonte me vete pa nxjerre fijen e zerit. Pas nje casti iu dorezua teresisht nje ndjenje te ndrydhur pafuqie te plote. .Asgje nuk mund te bente tani veç te ngjitej ne kulle.- Shrenjtë do të ma paguaj ai që ma shoi zjarrin e këtij gëzimi,- tha me një ofshamë  brenge dhe pikëllimi plaku Marash.          - Ruaje  gjuhen nga e keqja dhe buzët nga fjalët grryese Marash, - tha famullitari tashmë i bindur e i  qarte si drita e diellit se frat  Ambrozi para se te vinte ne famullin e tij kishta patur nje takim te fshehte me Bogdan Doroshin dhe se te dy se bahku kishin komplotuar dasmen e Marsh Nikajt. Frati nuk donte te

44

Page 45: Novela dhe tregime  2011

behej nje martese  e till dhe per kete leje qe kishte dhene at Buzuku, ai mbase duhet të kishte raportuar dhe në kyepeshkopate - Je më i moshuari ndër të gjithë ne sa jemi mbledhur këtu.  Sytë e tu kanë pare sa ç’mund të kenë pare disa jetë tona.- E ka than Leka at, Ndera e marrun ka gjakun.- shqiptoi plaku me nje zjarr kercenues ne sy.( buzuku ne sprove    do te pranonte qe pushteti i nderit te vihej mbi pushtetin e tij qe perfaqsonte fjelen  e urte e te mencur, apo do te triumbfonte arsyja)-  Sytë  e  zotit priren mbi të drejtët dhe  veshët e tij dëgjojnë me vëmëndje lutjet e tyre.  E kam me than, mos mendo te besh ate qe tani te ka  hypur  ne  koke. Unë ta njoh gjakun. Durim.   Durim dhe shprese.  I forte eshte ai qe fal dhe me I forte eshte ai qe e bene armikun te perulet ne feshtje perpara tij.- tha at Buzuku si ngahere gjakftohte., i qete dhe i arsyeshem.  Plaku  Marash u kthye nga  famullitari. Iu duk se ne zerin e at Buzuku kishte diçka me teper se nje keqardhej te sinqerte Plaku Dragobil tundi koken dy a tri here, sikur deshi te shprehte habine e vet per paturpesine dhe krimin qe kishin bere  jo vetem  Vuksanajve, por edhe ndaj  Marash Nikajt., pastaj tha : - Duhet ta marrim me qetesi kete pune Marash.,- tha se fundi si per te plotesuar mendimin e famullitarit.Troku i kalit sa vinte e bëhej më i rëndë. Pas pak kalorsi i lo dhur dhe i drobitur ia mbrriti në krye të sheshit. Turma e mal sorëve i`u mblosh përreth.           Kalorsi ishte një djalë i gjatë me trup të shëndetshëm jo më shumë nga njëzetë vjeç. Mënga e majtë e këmishës i ishte grisur gjer poshtë krahërorit dhe mintoni nën të kuqte prej gjakut. Me të mbrritur aty, djaloshi si i hodhi një herë sytë nëpër shesh, bëri një treçerek rrotullimi mbi kal, pastaj tek qëndroi përpara plakut Marash e tregoi me një gjest kër-cënues nga lindja mërmëriti.                   - Tek kroi i zanave na ranë që prapa të pabesët  zeri I tij mezi u degjua ...U mundua të thoshte dhe diçka tjetër, por nuk mundi. Sakaq koka i`u var mbi jelet e gjata të kalit .  Më-rmërima e tij nuk u dëgjua më. Martini, vëllai i Dilinës e priti mbi llërët e duarve. Gjaku në vëndin e plagës ishte mpiksur dhe kishte marrë një  ngjyrë kafe të mbyllur, por që vinte e bëhej flakë e kuqe në brëndësi të saj. Lartë në qiell u dë-gjua krikëllima e egër e një

45

Page 46: Novela dhe tregime  2011

zogu të  murrmë, që si rrahu një herë krahtë me forcë e bëri një rrotullim të plot mbi kokat e njerëzve, çau me vrik drejtë dushkna jës. Ashtu si pa kup-tuar, mjegulla e tejdukëshme e buzëm-brëmjes, që rrëshqiti nga Biga e Gimajve u tret nëpër mugëtirë si  mërtmërimat e atij kalorësi të përgjakur, që mbartëte diçka të veçantë në thellësi të shpirtit të tij. Diçka që vërtitej e vërtitej nëpër hap-sira të largëta, të pakapëshme, të papërcaktueshme, gati gati si një mister. Një mister të cilin  jo vetëm  plaku Marash, por dhe famullitari donin ta  zhbironin sa më parë që të ishte e mundur. Teksa ishte duke i dale kalorsit poerpara, plaku ndjeu nje shqetesim te pernjeherte. Që pas ardhjes  në shesh të atit, për t`i dhënë bekimin dasmës, plaku e kishte parandjer se do te ndodhte dicka e keqe pë këtë vonesë të zgjatur të Vuksanajve, por se cilat do te ishin permasat e saj dhe sa do te ndikojnte ajo ne mardheniet e tyre atij  nuk e  kishte shkuar kurre ne mend. -  Si ka ndodhur..? - mërmëriti plaku  me gjysme zëri, , pothuajse i hutuar prej asaj që po i shihnin sytë .- Cili paska qënë  ai njeri që paska  guxuar të prek kaq hapur sedrën e Nikajve? Kush dhe për ç`arsye u ka prerë udhën krushqëve...?Keq ka me u perball me Nikajt.         - Zoti vë në provë të drejtin, por shpirti i tij urren të pa besin dhe atë që do dhunën., - foli qetesisht atBuzuku ndonse edhe ai e kishte shpirtin gjithe helm e vrere, jo me pak nga plaku Marash.Bogdan Doroshi beri me dore nje gjest fare te papelqyer, por at Buzuku  jo vetem qe nuk e lekundi fare gjakftohtesine e tij, por perkunder nxorri nje buzeqeshje te lehte, te cilen Bogdan Doroshi e perktheu pa pike dhe presje si nje buzeqeshje plot meshire dhe dhemshuri te thelle dhe kjo ia ndezi me shume inatin. E ndjente se e kishte te pamundur te kapej me at Buzukun per kesi punesh. Jo vetem kjo gjakftohtesi  sublime por edhe  mprehtesia  e kulluar e mendjes, ia benin  te padikutueshem autoritetin atij burri.      - C`do të thotë kjo Marash Nikolli ?- pyrti plaku Dragobil  .At Buzuku kryqëzoi duartë përpara gjoksit, pastaj me dorën e majtë shtrëngoi fortë mjekrrën sikur donte ta coptonte..Vetem  zeri i plakut e solli ne vete.                         - Kaherë nuk kam arrit me e kuptu, - i ktheu pergjigje plaku Dragobil e ,me pas si u kthye nga famullitari, pyeti : -

46

Page 47: Novela dhe tregime  2011

       -. Po ju si mendoni ,o at ?-          - Kush kërkon, e gjen të vërtetën miku im, prandaj zoti ynë i madh që eshte ne qiell i ka dhënë atij mëndjen dhe e ka pais me te gjitha c`i duhen. Kujto Krijuesin tënd në ditët e rinisë sate, para se të vijnë ditët e këqija dhe të arrijnë vitet për të cilat ke për të thënë: "Nuk gjej asnjë kënaqësi në to". Beso ne zotin tend, sepse zoti eshte I drejte,por shpirti I tij e urren te pabesin dhe ate qe do dhunen.         -  Kaherë e vërteta zhytet thellë, at. - Plaku Dragobil tundi koken dy a tri here, sikur deshi te shprehte habine e vet per paturpesine dhe krimin qe kishin bere  jo vetem  Vuksanajve, por edhe ndaj Marash Nikollit., pastaj tha : - Duhet ta marrim me qetesi kete pune Marash      Vetem Bogdan Doroshi  rrinte i heshtur dhe me nje pamje krej te qete, thuajse  asgje nga gjithe ajo qe kish ndodhur nuk I bente kurrefare pershtypje. Asnje grime nuk ndryshonte ne fytyren e tij dhe kjo  per cudi ne vend qe ta turbullonte famullitarin  kur ia hidhte syte, I dukej sikur dhe ai thithete dika prej asaj qetesie ndonse te paqendrueshme Plakut i kishte rënë një përsëri ai tis i panjohur që e bënte sa të trisht, aq dhe të pakuptueshëm. Nuk ia hidhte më sytë famullitarit. Kuvendonte me të si me një njeri të largët, shumë të largët trupërisht, por me mëndje dhe me zemër aty, pranë zemrës së tij.  Hodhi sytë nga kulla. Nipërit dhe stërnipërit e kuptuan menjëherë se ç`donte të thoshte plaku me atë shikim. E muarën Nikun e Vuk sanajve mbi llërët e duarve dhe e ngjitën lart në kullë.  Si i ndoqi një copë herë me sy lëvizjet e tyre, plaku u afrua dhe u ul rrëzë trungut të arrës së madhe. Në rrënjët e  asaj arre të të stërlashtë ku ishin mbledhur sa e sa breza  Shaljanësh jo vetëm për kuvende, por dhe në ditë dasmash dhe ditë mortesh. Sa e sa kapedanë kishin gdhëndur aty inicialet e tyre. Në një farë mënyre ara e madhe ishte dhe si një libër i madh i historisë së Shalës.  Plaku Marash ndjente peshën e një mali të rëdë mbi supe. Peshën e një mali që vështirë se mund ta mbanin ata supe të thatë. Dikur kishte mallkuar veten që po jetonte kaq shumë. Nuk kishte dashur të jetonte më, sepse nuk donte të ishte dëshmimtar i gjithë atyre prapësirave që po ndodhnin jo vetëm në Shalë, por në mbarë Arbërinë. Kishte jetuar një shekull e ca me nder  dhe shpesh kishte thënë me vete se koha  për tu prehur pranë esh trave të të parëve të tij i kishte

47

Page 48: Novela dhe tregime  2011

kaluar, por tanim çuditërisht i ishte ndezur dëshira për të jetuar. Nuk donte të vdiste më.Burrat u ulën rreth tij.         -  A e din se  prej kah vjen kahja e kësaj gjëme Marash? - pyeti plaku Dragobil, këtë herë i ulur krah at Buzukut.       - Terr i kam sytë e nuk po mundem me e përcaku dot dre jtimin...Terr... I hodhi sytë kryqit të atë Buzukut dhe  vrau mënd jen si mund ta gjente rrugën për tek mëkatarët.            -  Ashtë vetëm një drejtim,  një anë...At Buzuku ndjeu një lehtësim në shpirt.       - Po ta ndjekësh hap pas hapi , mjegullima vjen e davaritet. Gjurma të çon diku Marash Nikolli. - vazhoi plaku Dragobil.At Bu zuku bëri një të tundur të kokës  në shenjë aprovimi për atoçka kishte thënë plaku i Thethajve                - Vështirë nuk është me e gjet Marash Nikaj. Ti ke për ti ndjekur gjurmët e saj. Dikur ke me i gjet, por atëherë nuk do të ketë më dobi.,- shqiptoi famullitari dhe  veshtroi pa e fshehur dyshimin kah Bogdan Doroshi, por pa e mbajtur gjatë shikimin mbi të.           -  A thua at ?    Pyetja e plakut kishte një kuptim të papërcaktuar. Ishte si hedhja e një shigjete, që pas shkeputjes prej harkut, nuk dinte ku mbrrinte.     -  E keqja e ka nxitimin më të  shpejtë se e mira mi-ku im. Ajo është tinzare dhe di të fshihet dhe kur ti ke mendu se e ke gjet, ajo preseri ka me tu fsheh. E keqja ashtë si djalli; me pamjen që merr të ngjall ndjenjën e dyshimit. Ta kthen shikimin nga tjertër kah,  të huton dhe ti mandej nuk di ku shkon.- Fort jeni duke qellu at. Shtini dhe vrisni si me pambuk,  -  shqiptoi  Bogdan Doroshi te cinin nuk po e mbante vendi teksa po degjonte kete kembim te panderprer fjalesh teksa  ktheu kryet nga at Buzuku, por per habin e tij famullitari e shigjetoi me nje shikim kaq percmues, sa atij i erdhi turp nga marrezia qe tregoi dhe u kthye mbrapsht tek plaku Dragobil, i cili po priste me padurim  e i djegur  nga kureshtja se si do te reagonte Bogdan Doroshi. Me teper se fjalet, habine e tij te papershkueshme ia dha fytyra  qe i kishte marre nje ngjyre te kuqerremte. Por per çudi plaku Marash beri sikur nuk i degjoi  fjalet e kapedanit te Pipri, por iu pergjigj at Buzukut

48

Page 49: Novela dhe tregime  2011

         - Jam tepër plak për të tilla urtësi at. Po jetojmë kohë të liga. Iku koha jonë, iku. Iku koha e burrave të urtë dhe e trimave të shpatës. Po fryjnë erëra të tjera.  Shumë kush nuk po e kupton këtë gjë. Dhe unë.....dhe unë....nuk   po e kuptoj..... Vite kam që nuk po kuptoj asgjë.- shqiptoi mendueshem plaku Marash. por me mendje te tij tashme po tirrte dicka tjeter. Vriste mendjen pse dhe si ta ngrinte Shalen  ne kushtrim, ku Shaljanet te mund te luftonin sic u kishte hije, por kishte frikën se kapedanët e tjerë do ta mer rnin këtë si diçka që kishte të bënte vetëm me Nikollet dhe  atyre u takonte  ti zgjidhnin vet punët e tyre.     Gjon Buzuku  ngriti kokën dhe hodhi shikimin tutje majave të ma leve. Dhe atij i lindi ndjesia se pas pak mund t`ia niste shiu. Vështroi e vështroi një copë herë të gjatë, pataj bëri një lutje dhe u ngrit për të shkuar në famullinë e  tij. Pak çaste më vonë si ishte larguar- at Buzuku, i pari që theu heshtjen ishte  kapedan Progëri i Pepajve.   - Kapedan i madh, shoh një dorë që i kurdis këto punë. Dhe kjo dore e lige do ti sjelle shume telashe Shales. -  Cila na qënka kjo dorë  Progër?,- pyeti Bogdan Doroshi.-  Po e qite prej goje nje fjale thuaje ne mes te burrave dhe mos hidhfaren e dyshimit tet te gjithe kapedan i Lotajve se nuk i kane hije nje burri keto.          - Bash mire e the kapedan i Pecajve. Por ngutja boll telashe na ka qit e prej saj nuk po mujtim me i mbyll kurre plaget tona. Kete vrasje nuk e ka kurdis dora e zotit, por dora   e njeriut dhe ai nuk eshte veshtire me u gjet edhe sikur mos me qene midis nesh.           - Shpejtë është për të hedhur diku dyshimin, -  e  ndërpreu plaku Marash, - por pa e gjet vetëm vdekja nuk do të më lërë.-         Kjo dite e pati pikellimin e saj te  madh,- tha AtBuzuku.- Nuk asht mire me i shtu tjetr pikellim.             Tutje kodrinës nisën të binin  pikat e para të shiut. Diku larg u degjua blegerima e një qingj  te vogël, te vecuar  nga kopeja e tij, qe  vraponte i trëmbur duke u hedhur e blegëritur, ndoshta per te kerkuar nenen  e  tij.Plaku Dragobil u pershent edhe ai me Marash Nikollin, At Buzukun dhe me kapedanet e tjere  dhe me pas  i’u afrua kalit dhe kapi pref freresh.. Nje djalosh trupheshur u sul me te shpejte dhe i mbajti yzengjite dhe plaku Dragobil i hipi kalit te tij  hamshor.

49

Page 50: Novela dhe tregime  2011

          Njerezia zuri te largohej nje e nga nje gjithe duke peshperitur dhe hamendesuar mbi ate qe kishte ndodhur. Perse Shala po goditej kaq shpesh nga prapesit? Ende pa u shuar jehona e nje ngjarjeje te dhimbeshme,  pllakoste nje tjeter dhe askush nuk po dinte te jepte pergjigje. As at Buzuku qe ne fillim kishte gjetur nje Shalë me mjafte  grindje , merira dhe hatermbetje te pa kuptimta , qe I ishta dashur te te bente gjithe ate pune te madhe  per shuarjen e tyre dhe krijimin e nje klime vllazerore dhe miqesie me malsoret , nuk dinte se ç’te thoshte.           Anekënd u hap si vetëtimë lajmi se diçka e tmerrëshme po përgatitej, por se çfarë, nga kush dhe kur, askush nuk dinte të përgjigjej, madje as vet plaku Marash nuk mund të thoshte qoftë edhe një fjalë të vetëme se cili e kishte kurdisur  atë pusi për ti prishur dasmën. Plaku e veshtroi kalorësin syçapëlyer. Gjithë sa ishin mbledhur aty u ndanë në dysh, duke hapur një rrugë në mes dhe kali me kalorësin çapiti ngadalë perms saj dhe diku ndali, sikur t’a dinte se deri aty ishte misioni I tij.- Ah! O perendi ! – psheretiu plaku marash,- cilet kane qene ata kriminele dhe vrases te pameshirshem? Perndia nuk do te me braktis mua sherbetorin e saj dom Gjon. Më beni gati shpejt kalin ! Dua te jem ne vendin ku ka ndodhur kjo poshtersi.  -  Ndersa ishte duke pershkuar me nxitim sheshin, Plaku vriste mendjen nese Pal Vuksani  kishte shpetuar I gjalle nga ajo pusi     

                               KAPITULLI     III Atë Buzuku kapërceu ngadalë portalin  e famullise dhe mori teposht monopatin. Brinjë një luadhi ndjeu aromën e ëmbël të luleve të pranveres. Qëndroi një çast dhe i hodhi një shikim përmallshëm vendit, si një njeri që ndodhet rishtaz në atë copë tokë, të cilën e ka bërë pjesë të shpirtit të tij. Ngado, pranvera kishte shpalosur bukurine e saj marramëndëse. Ngadalsoi hapat dhe një çast mbjti vesh kumbimin e ëmbël të këmbanës  Iu kujtua dita kur kishte shkelur këtu për herë të parë në Shalë. Dhe atëherë kishte qënë  pranvere. Ishte pranvera  e pare  dhe ate dite, i pari qe kishte dale per ta pritur ne krye te fshatit kishte qene pikerisht plaku Marash, te cilin ati e mbante mend po keshtu  si sot . Teksa kishte pare gjithe ato bukuri mahnitese te

50

Page 51: Novela dhe tregime  2011

natyres, tallazet e shpirtit  i  ishin fashitur përnjëherësh dhe në çast kishte bekuar zotin që e kishte hedhur në këto anë. Duke u mbushur me frymë, at Buzuku u dha këmbëve dhe pas pak doli në krye të sheshit.  Që larg ai e dalloj  plakun  Marash, qe ishte ulur ne nje krye të burrave, mbeshtetur në trungum e madh të arrës. Profili i tij binte përnjëherë në sy fal edhe veshjeve të kushtueshme që mbante në trup. Mendimi i parë që i erdhi në mënd ishte se si do ta priste ai ardhen e tij te vonuar.. Ia njihte mirë rrebelimin me të cilin ishte ndeshur jo pak herë, por fal dhuntis së tij të mbizotërimit të vet-evetes at Buzuku ishte i bindur se edhe këtë herë do ta përballonte zëmërimin e plakut dhe se ai pas kësaj   nuk kishte për  të nxerr prej goje asnjë fije zëri.  Ndoshta dhe nga ky shkak plaku e admironte at Buzukun mbi gjithë sa kish të njohur në botë. At Buzuku e dinte mire këtë, por gjithsesi mendonte se do ta kuptonin nese do tia kër-konin te shpjegohej për atë vonesë jo  të qëllimshme. Kur kumbimi i fundit i këmbanës u shua nëpër Shalë, at Buzuku pothuajse ia mbrriti në krye të sheshit. Gjithë ç`kishte lexuar  dhe shkruajtur asaj dite, gërma,fjalë, rreshta e paragrafe, tani i ishin davaritur. Zhurma e lehtë që përshkoi sheshin për ar-dhjen e tij e shkundi të tërin. Hodhi një herë sytë nban sheshit, pastaj bëri perpara me hapa te ngadalte, me shumemadheshti.Hej, po vjen hiresia e tij. Po vjen at Buzuku, dëgjoi dikë të thoshte për të.Prej kaq vitesh që shërben në Shale askush nuk mund te thoshte se ai njeri e kishte kaluar qofte edhe nje here te veteme masen e te qenit nje burr serioz dhe te kishte abuzuar me pushtetin e tij sikurse kishin vepruar dhetera e dhetera famulliat te tjere paraardhes te tij, qe i kishin hapur jo pak probleme Shales. Pa kurrefare shtirjeje at Buzuku sillej me te gjithë mëkatarët e tij njëlloj, pa dallime te atrdhurash e ofiqesh. Gjithnje kishte qene i ndjeshem dhe i perzemert deri ne ate mase qe askush nuk kishte guxuar ta kapercente ate cak afrimiteti dhe largesie brenda kufijeve te te cilit gjithkush merrte prej tij ate qe i takonte. Ndoshta nga ky shkak autoriteti i tij ishte rritur dhe pertej kufijeve te  Shales dhe e kishte bere te respektuar e te besueshem ne rrolin dhe detyren qe kryente si i derguari i zotit nder ta.            Me ardhjen e tij, njerezia u ngrit gjithe njjheresh ne kembe dhe lodrat pushua. Ndersa at Buzuku afrohej mgadale me hapin e

51

Page 52: Novela dhe tregime  2011

tij madheshtor, i pari plaku Marash e me pas Nikajt e tjere, plaku Dragobil se toku me kapedanet rreth tij, bene perpara  per ta pritur si zakonisht me nderime ardhej e famullitarit te tyre.– Per bese, thuam per ç`arsye ati te vije me kaq vonese ne dasem? Shihe sa i ngrysur duket ! A nuk te ngjan me nje njeri te cilit i ka rene mbi krye nje mal i madh mbi kokë? - pyeti nje malsor shokun e tij qe kishte ne krah, tek pa at Buzukun- Ku ta dish. - ia preu në mes tjetri  bisedën shokut që kishte pran duke ndjekur me vëmëndje lëvizjet e plakut Marash tek po i afrohej atë Buzukut, i cili po vinte me atë qetësi të ngahershme imponuese, krenar, me atë hap të shtrir e madhështor. Prej kaq vitesh që shërbente në Shalë, askush nuk mund të thoshte se  ai njeri  e kishte kaluar qofte e dhe  një herë të vetëme  masën e të qënit  një burrë  serioz dhe të kishte abuzuar me pushtetin e tij sikurse kishin  vepruar dhjetëra e dhjetëra famullitarë të tjerë.  Gjithnjë kishte qënë indershëm dhe i përzëmërt deri në atë masë që askush nuk kishte guxuar ta kapërcente atë cak  afrimiteti.  I pari plaku Marash e më pas Nikajt e tijerë, bënë përparadhe e pritën me nderime ardhjen e famullitarit të tyre.  -  Qofte levdu Jezu Krishti at, - thane gati si ne nje kor pershendetjen e rastit malsoret.  -  I levdu qofte ne jete te jeteve,!- shqiptoi at Buzuku, ndërsa po hynte në mes të burrave.          Mirese erdhe ne gezimin tone hiresi, - falenderoi plaku Marash me doren e zgjatur drejt famullitarit.             -  Zoti yn i madh e solli për mbarë këtë dasëm Marash dhe unë e bekoj.  Paçi hir, paqe dhe begati ! Mbesa të trashëgohet dhe kaloftë një jetë të lumtur atje ku do te shkoj. Qofte e bekuar !- Amin !, - u degjuan pas fjaleve te at Buzukut zerat e malsoreve.          Dikush qe po shperndante kupat e mbushura me vere, i solli nje te tille at Buzukut duke vene doren tjeter ne zemer, pastaj ia mbushi kupen e boshatisur plakut MarashPlaku  e mbante te mbërtheu goten ne dore, por shpirti nuk ia bente ta gelltiste lengun e kuq. Rrotullonte syte rethe e qarke. cingerima e lehte  dhe e thekshme e kristalit, i pelqeu.. Si nje enderr e larget e harruar prej kohe..      - Lëvdu qoft !- tha plaku Marash  duke zgjatur doren me kupen e veres drejt famullitari e duke bere një përulje të trupit përpar. Pastaj zuri prej krahu famullitarin dhe e uli në vendin e

52

Page 53: Novela dhe tregime  2011

caktuar enkas për të në krye të burrave. Marku duke përkulur njërin gju në tokë ciku me buzët e tij të ftohta dorën eshtake të at Buzukut, pastaj u ngrit i lehtësuar.  Tashmë  Markut sikurse dhe plakut Marash, i ishte ngrohur njëra pjesë e krahërorit, por pjesa tjetër i kishte mbetur ende e ftohtë. Kurrë nuk kishte mundur të kuptonte përse perëndia ishte sjell aq e pa mëshirëshme me  të ndonëse ai  e mbante veten si një shërbëtor të zellshëm e të bin-dur të saj.  At Buzuku hodhi një herë sytë rrotull sheshit ,  pastaj foli me një zë të thërrmuar.                       -   Vuksanajt  a nuk  i paskan dërgu krushqit per te marre nusen?   …..              - Tash për tash jo  atë,- shqiptoi plaku me gjysme zëri. Ishte i bindur se ati nuk dinte kurgjë për vonesën e Vuksanajve. Me siguri që diçka e keqe duhet të ketë ndodhur,  tha me vete.  At Buzuku e nuhati  sakaq vuaj-tjen,  qe e mundonte dhe gjendjen e ndere shpirterore në të cilën ndodhej  plaku Marash            -  Ma thotë mëndja se në udhë e sipër duhet të jenë,  -  u hodh e foli plaku Dragobil.         Buzuku e vuri re mosbesimin e plakut.         Diku tutje dy djelmosha  po benin mundje.Femijet, qe shtyheshin sup me sup duke e zvogeluargjithnje e me shume rrethin e formuar filluan  te therrisnin duke qeshur dhe brohoritur.                                                                                                       -  Zoti e dëgjoftë fjalën tënde ! - tha Buzuku duke kthyer paksa trupin nga kapedani i Thethaje. Pasi u përshëndet me plakun Dragobil këmbyen më pas midis tyre disa fjalë mirënjohjeje.  Sikurse  ç`do njëri prej këtyre kapeda-nëve, që kishte ngulitur tek ati tiparet dhe karakterin e tij dhe plaku Dragobil  zinte një vend të veçant në vetëdijen dhe ndërgjegjen e famullitarit.. Për at Buzukun plaku Ma-rash dhe plaku Dragobil ishin plotësimi dhe shëmbëlltyra e njëri tjetërit, jo vetëm se jeta e tyre kishte patur rretha-na e të papritura të ngjashme, por  mbi të gjitha,  tek këta dy burra  shpirti i papërkulshmërisë  dhe i vetmohi-mit  kishte qënë i pashoq se ket askush tjetër. Ata ishin dy burra që  kurrë nuk e kishin njohur poshtërimin dhe të qënit krenar  kishte më tepër rëndësi se sa buka dhe uji.

53

Page 54: Novela dhe tregime  2011

           - Dielli ka zënë të bier  mbi kodrë e lahutarit hirësi e ata ende nuk po duken.  C’do të thotë kjo ?     -Ti mendon se ata mundet dhe të mos vijnë për të marrë nusen? . “ Gjeta gjithnje  ka qene I kujdesshem “, mendoi ai. Larte ne qiellin e kalter rreshqaniteshin ngadale si vorbull  mjegulle mengjeseve te vjeshtës mbi shtratin e lumit dy re te vogela te shprishura. Kahere plakut se pse i  ndillte tersllek nje qielli i tille dhe atij nuk i pelqente te ngrinte kryet per ta pare.diku tutje pas ca grykave ato re të mallkuara, që zhdukeshin e perseri rishfaqeshin ne qiellin e but.          - Vështirë të japësh një përgjigje  at. Qëkurse Gjeta është kthyer në mysliman,- shtoi Bogdan Doroshii duke i hedhur kësaj  here  sytë  nga  plaku  Marash,  -  për besë mendoj se  këtu ka diçka. E kam një frikë at.  Kush di te bëjë  mirë dhe  nuk e bënë  atë,  bënë  mëkat.         Ra një heshtje e rëndë gjatë të cilës plaku Marash e kuptoi se ku donte të dilte kapedan Bogdan Doroshi. Dhe pse i turbulluar dhe i tronditur,  u permbajt.  Mundohej të mos e shpërfytyronte veten  dhe pse e ndjente që zëmërimi po ia coptonte gjoksin.  U mat të thoshte diçka, por aty për  aty  ndrroi mendim. " Përse sot në ditën e  dasmës  Bogdan Doroshi  kërkon t`i ndez urët e zjarrit?  Përse  kërkon të ndez eshkën e tij  në mjekrrën time që po digjet ?.          - Gjeta vërtetë është kthyer në mysliman, por Pali nuk i ka mun-guar kurrë kishë. sonë- ndërhyri aty për aty Progëri i Pepajve.           -  U kthye në një hiç, ky shekull - tha Voda i Lotajve me të tundur të kokës,më tepër pë të zbutur atmosferën , që pas fjalëve të Bogdan Doroshit mund të ndizej e mandej ruajna zot se si mund të përfunonte.Ndërkaq nga majat e maleve  që po  ngarkoheshin me re shtërn-gate , nis të frynte një erë e lagësht.At Buzukut i kaloi vetëtimthi një tis mjegulle përpara syve.     Befas, u dëgjua  që  larg  briri i rojes, që lajmëronte se dikush po vinte nga " Ura e Drerit".  Në çast në tërë sheshin u dëdhua një gumëzhimë zërash e siç ndodhëte rëndomë në  të tilla raste, të parët  rendën turravrap fëmijët.           Me të thirrura e bërtima shurdhuese, ata lanë  lodrat dhe bisedat e tyre  dhe muarën  monopatit . Të gjithë burrat me një ndjenjë lehtësimi në shpirt  u ngritën nga vendi dhe të çliruar së

54

Page 55: Novela dhe tregime  2011

fundi nga ai ankth që i  kishte mbërthyer që prej disa orësh, bënë përpara pë të pritur krushqit. Gjallëria e dasmës pushtoi përnjëherësh tërë  sheshin. U gëzuan të gjithë që më së fundi kishte ardhur dhe ai çast i shumpritur, që i kishte mbajtur prej kaq orësh të mbërthyer në ethet e ankthit. Por nuk zgjati shumë ai çast gëzimi. Një zë fëmije ushtoi tutje grykes së një mali dhe jehona e tij e zgjatur , e thekëshme dhe drithëronjëse ,e pasuar nga një tjetër jehonë , përzier me jehonën e bririt të rojes , si rrokullima e një orteku , qëndroi e ra mbi kullën e Nikajve. Aty për aty u ngrit një ofshamë ngjethëse , por dhe ajo u tret aq papritur sa nuk ndihej më as miza.   Sheshin e mbuloi përsëri hija e ankthit. Një rrënqethje e fortë rendi mbi tërë shpatullat  e tyre. Ankthi i diçkaje të trisht që vjen si ajo frika e llahtarëshme, kaloi nëpër tërë ato fytyra të ngrira, të zbehta. Në ato fytyra që rrinin ashtu në pritje të ndonjë lajmi të kobshëm,  me veshët ngritur, me zemrat që u rrihnin të tronditura dhe prej zhurmës më të vogël që  rrekte të kalonte aty.  Askush nga gjithë sa ndodheshin aty nuk guxonte të thoshte qoft dhe një fjalë të vetëme.  Çfarë kishte ndodhur ? Plaku Marsh bëri dy -tri hapa përpara duke u mbajtur pas krahve të Martinit. Pas tij shkoi dhe at Buzuku, qe  mermeriti  diçka me vete me nje timber te lehte,  dritheronjes, thuaje e kishte nxjerre ate jo prej goje, por prej nje thellesie terri dhe  per here te pare qe porsa e kishte kuptuar se  kishte ndodhur një  gjeme e madhe ,  e ndjeu se I ishte rikthyer vetedija.Pas tij u ngrit e shkoi  plaku Dragobil, për të dalluar më mirë atë që po vinte. Njerezve ne vesh u vinin fjale - fjale te shkeputura, qe i nderpriste aty ketu ndonje thirrje e larget, pastaj papritmas degjohej pellitja e zgjatur e ndonje lope, ose blegerima e qengjave qe i pergjigjeshin njeri tjetrit pertej livallishtes. Dhe me te vertete edhe lopçaret dhe barinjte të shtyrë nga kureshtja pë të parë edhe at dasmën e Dilines, i kishin shtyre deri  aty afer sheshit bagetite e tyre. Që larg, si një frymëmarrje e nëndheshme, si një gjëmim i largët,  si një rënkim i pakuptueshëm, vinte deri aty troku i  një kali. Cili ishte ai kalorës dhe nga vinte? Dhe pernjemend, kaloresi, qe e kishte kaprcyer qafen e drerit, po kaleronte djathtas pë-rroit e gjithë me  po ate ritem të shpejte, po hynte në ahi-shten prapa famullisë.   

55

Page 56: Novela dhe tregime  2011

- Për besë e njoh nga pelerina . Vjen prej Vuksa-najve, - tha dikush.    - Mort ! - tha një zë tjetër, por këtë herë zëri  si mbeti një copë herë pezull, erdhi dhe u tret nëpër shesh dhe askush nuk e mori vesh se nga cilat buzë u shqip-tuan.    Atë Buzuku ngriti sytë dhe pa andej nga po tre-gonte me dore Martini. Në fillim mendoi se ajo dorë e nderur në drejtim të pyllit, po i tregonte një grumbull njerzish, por duke pare më tej, mundi të shikonte një ka-lorës me kryet  mbështetur mbi jeletekalit. Plaku Marash ngriu per nje moment ,sikur ta kishte goditur ne çast nje rrufe e befte.Plakut i shkoi  gjjaku  vrullshëm nëpër dej. Blangat e plagëve që kishte marrë lufërave, erdhën dhe i`u thelluan më tepër. Xhurdia e tij  e qëndisur me fije ari, që i rrinte mirë pas trupit iu hap dhe gjithë sa ishin aty panë kraharorin e tij të thatë si dërrasë, por që të linte  të kuptoje se në të ri të tij kishte qënë tepër i hedhur dhe i fortë si një copë shkëmb.            - Prej Vuksanajve vjen, - tha dhe hodhi hapat ngadalë përpara duke varur duartë në brezin e kuq, që  shtrën-gonte tirqin e qndisur me dhjetë fije gajtani të zi. Ndoshta për herë të parë në jetën e tij plaku Marash krijoi bindjen se tashmë ato vite të gjata pleqërie po i shndërroheshin  në vite neverie dhe përçmimi. Nuk ndjente më dhimbje për asgjë, madje as për bijët e tij, që i kishin mbetur betejave në ditët më të bukura të jetës së tyre. I  lutej zotit që e kishte lënë të gjall. Tashmë më shumë se kurrë e ndjente se sa shumë i duhej kullës së tij , asaj kulle të vjetër e me emër të pa përdhosur. E siç qëndronte ashtu si një trung lisi i përzhitur flakësh,  ofshau me gjithë forcën e shpirtit e  me një të tund-ur të kokës, pa një herë vrëngër nga at Buzuku. Famullitari e kapi atë shikim përçmues e tepër domethënës për të. Aty për aty i`u bë sikur diçka e simboi në zemër. Balli i`u mbush me bula të ftohta djerëse dhe këmbët mënd nuk po e mba-nin, por e mblodhi shpejtë veten. Bëri paksa përpara, aty ku grumbulli i malësorëve ishte më i madh dhe si gjithë të pranishmit, hodhi dhe ai sytë përtej pjesës perëndimore të fsha-tit, andej nga mezi dallohej silueta e atij kalorësi. Nga rrezet e diellit që po perën-donte, takëmet e argjëndëta të kalit të tij zbardhëllonin që atje tej.        - Kjo nuk është shënjë e mirë at, -  tha plaku Dra-gobil.  At Buzuku tutej se mos dhe plaku Dragobil apo ndonjë tjetër kishte po të njëjtin mendim si të Marash Nikajt. Nuk kishin arsye të mendonin se aty  ishte  dora e tij, por ashtu sikurse kishin rrjedhur ngjarjet

56

Page 57: Novela dhe tregime  2011

kohë më parë, pak kush mund të mendonte ndryshe . Edhe Martini, vellai i Dilines, qe rrinte perball kape-dan Progerit ishte gati te pellciste. Meqe nuk po duronte sa te vinin krushqit, po dridhej nga padurimi., nderte qafen, perpiqej te shihte tutje koders se lahutarit qe tashme po mbyllej  nga  muzgu I muzembremjes -  Dikush duhet t`u ketë prerë udhë krushqëve,- tha Progëri i Pepajve.  - Për besë ashtu duhet të jetë. Ai duket i plagosur.  Nuk e shihni si kalëron? Vetëm kalorësit e plagosur kalërojnë kështu hirësi. “ Eshtë zënë në kurth”,- tha me vete famullitari.Plaku Marash ndihej i tëri i pushtuar prej nje terbimi te pakufishem. Nisi te shante e te mallkonte me vete pa nxjerre fijen e zerit. Pas nje casti iu dorezua teresisht nje ndjenje te ndrydhur pafuqie te plote. .Asgje nuk mund te bente tani veç te ngjitej ne kulle.- Shrenjtë do të ma paguaj ai që ma shoi zjarrin e këtij gëzimi,- tha me një ofshamë  brenge dhe pikëllimi plaku Marash.          - Ruaje  gjuhen nga e keqja dhe buzët nga fjalët grryese Marash, - tha famullitari tashmë i bindur e i  qarte si drita e diellit se frat  Ambrozi para se te vinte ne famullin e tij kishta patur nje takim te fshehte me Bogdan Doroshin dhe se te dy se bahku kishin komplotuar dasmen e Marsh Nikajt. Frati nuk donte te behej nje martese  e till dhe per kete leje qe kishte dhene at Buzuku, ai mbase duhet të kishte raportuar dhe në kyepeshkopate - Je më i moshuari ndër të gjithë ne sa jemi mbledhur këtu.  Sytë e tu kanë pare sa ç’mund të kenë pare disa jetë tona.- E ka than Leka at, Ndera e marrun ka gjakun.- shqiptoi plaku me nje zjarr kercenues ne sy.( buzuku ne sprove    do te pranonte qe pushteti i nderit te vihej mbi pushtetin e tij qe perfaqsonte fjelen  e urte e te mencur, apo do te triumbfonte arsyja)-  Sytë  e  zotit priren mbi të drejtët dhe  veshët e tij dëgjojnë me vëmëndje lutjet e tyre.  E kam me than, mos mendo te besh ate qe tani te ka  hypur  ne  koke. Unë ta njoh gjakun. Durim.   Durim dhe shprese.  I forte eshte ai qe fal dhe me I forte eshte ai qe e bene armikun te perulet ne feshtje perpara tij.- tha at Buzuku si ngahere gjakftohte., i qete dhe i arsyeshem.  

57

Page 58: Novela dhe tregime  2011

Plaku  Marash u kthye nga  famullitari. Iu duk se ne zerin e at Buzuku kishte diçka me teper se nje keqardhej te sinqerte Plaku Dragobil tundi koken dy a tri here, sikur deshi te shprehte habine e vet per paturpesine dhe krimin qe kishin bere  jo vetem  Vuksanajve, por edhe ndaj  Marash Nikajt., pastaj tha : - Duhet ta marrim me qetesi kete pune Marash.,- tha se fundi si per te plotesuar mendimin e famullitarit.Troku i kalit sa vinte e bëhej më i rëndë. Pas pak kalorsi i lodhur dhe i drobitur ia mbrriti në krye të sheshit. Turma e malsorëve i`u mblosh përreth.           Kalorsi ishte një djalë i gjatë me trup të shëndetshëm jo më shumë nga njëzetë vjeç. Mënga e majtë e këmishës i ishte grisur gjer poshtë krahërorit dhe mintoni nën të kuqte prej gjakut. Me të mbrritur aty, djaloshi si i hodhi një herë sytë nëpër shesh, bëri një treçerek rrotullimi mbi kal, pastaj tek qëndroi përpara plakut Marash e tregoi me një gjest kër-cënues nga lindja mërmëriti.                   - Tek kroi i zanave na ranë që prapa të pabesët  zeri I tij mezi u degjua ...U mundua të thoshte dhe diçka tjetër, por nuk mundi. Sakaq koka i`u var mbi jelet e gjata të kalit .  Më-rmërima e tij nuk u dëgjua më. Martini, vëllai i Dilinës e priti mbi llërët e duarve. Gjaku në vëndin e plagës ishte mpiksur dhe kishte marrë një  ngjyrë kafe të mbyllur, por që vinte e bëhej flakë e kuqe në brëndësi të saj. Lartë në qiell u dë-gjua krikëllima e egër e një zogu të  murrmë, që si rrahu një herë krahtë me forcë e bëri një rrotullim të plot mbi kokat e njerëzve, çau me vrik drejtë dushkna-jës. Ashtu si pa kup-tuar, mjegulla e tejdukëshme e buzëm-brëmjes, që rrëshqiti nga Biga e Gimajve u tret nëpër mugëtirë si  mërtmërimat e atij kalorësi të përgjakur, që mbartëte diçka të veçantë në thellësi të shpirtit të tij. Diçka që vërtitej e vërtitej nëpër hap-sira të largëta, të pakapëshme, të papërcaktueshme, gati gati si një mister. Një mister të cilin  jo vetëm  plaku Marash, por dhe famullitari donin ta  zhbironin sa më parë që të ishte e mundur. Teksa ishte duke i dale kalorsit poerpara, plaku ndjeu nje shqetesim te pernjeherte. Që pas ardhjes  në shesh të atit, për t`i dhënë bekimin dasmës, plaku e kishte parandjer se do te ndodhte dicka e keqe pë këtë vonesë të zgjatur të Vuksanajve, por se cilat do te ishin permasat e saj dhe sa do te ndikojnte ajo ne mardheniet e tyre atij  nuk e  kishte shkuar kurre ne mend. -  Si

58

Page 59: Novela dhe tregime  2011

ka ndodhur..? - mërmëriti plaku  me gjysme zëri, , pothuajse i hutuar prej asaj që po i shihnin sytë .- Cili paska qënë  ai njeri që paska  guxuar të prek kaq hapur sedrën e Nikajve? Kush dhe për ç`arsye u ka prerë udhën krushqëve...?Keq ka me u perball me Nikajt.         - Zoti vë në provë të drejtin, por shpirti i tij urren të pa besin dhe atë që do dhunën., - foli qetesisht atBuzuku ndonse edhe ai e kishte shpirtin gjithe helm e vrere, jo me pak nga plaku Marash.Bogdan Doroshi beri me dore nje gjest fare te papelqyer, por at Buzuku  jo vetem qe nuk e lekundi fare gjakftohtesine e tij, por perkunder nxorri nje buzeqeshje te lehte, te cilen Bogdan Doroshi e perktheu pa pike dhe presje si nje buzeqeshje plot meshire dhe dhemshuri te thelle dhe kjo ia ndezi me shume inatin. E ndjente se e kishte te pamundur te kapej me at Buzukun per kesi punesh. Jo vetem kjo gjakftohtesi  sublime por edhe  mprehtesia  e kulluar e mendjes, ia benin  te padikutueshem autoritetin atij burri.      - C`do të thotë kjo Marash Nikolli ?- pyrti plaku Dragobil  .At Buzuku kryqëzoi duartë përpara gjoksit, pastaj me dorën e majtë shtrëngoi fortë mjekrrën sikur donte ta coptonte..Vetem  zeri i plakut e solli ne vete.                         - Kaherë nuk kam arrit me e kuptu, - i ktheu pergjigje plaku Dragobil e ,me pas si u kthye nga famullitari, pyeti : -       -. Po ju si mendoni ,o at ?-          - Kush kërkon, e gjen të vërtetën miku im, prandaj zoti ynë i madh që eshte ne qiell i ka dhënë atij mëndjen dhe e ka pais me te gjitha c`i duhen. Kujto Krijuesin tënd në ditët e rinisë sate, para se të vijnë ditët e këqija dhe të arrijnë vitet për të cilat ke për të thënë: "Nuk gjej asnjë kënaqësi në to". Beso ne zotin tend, sepse zoti eshte I drejte,por shpirti I tij e urren te pabesin dhe ate qe do dhunen.         -  Kaherë e vërteta zhytet thellë, at. - Plaku Dragobil tundi koken dy a tri here, sikur deshi te shprehte habine e vet per paturpesine dhe krimin qe kishin bere  jo vetem  Vuksanajve, por edhe ndaj Marash Nikollit., pastaj tha : - Duhet ta marrim me qetesi kete pune Marash      Vetem Bogdan Doroshi  rrinte i heshtur dhe me nje pamje krej te qete, thuajse  asgje nga gjithe ajo qe kish ndodhur nuk I bente

59

Page 60: Novela dhe tregime  2011

kurrefare pershtypje. Asnje grime nuk ndryshonte ne fytyren e tij dhe kjo  per cudi ne vend qe ta turbullonte famullitarin  kur ia hidhte syte, I dukej sikur dhe ai thithete dika prej asaj qetesie ndonse te paqendrueshme Plakut i kishte rënë një përsëri ai tis i panjohur që e bënte sa të trisht, aq dhe të pakuptueshëm. Nuk ia hidhte më sytë famullitarit. Kuvendonte me të si me një njeri të largët, shumë të largët trupërisht, por me mëndje dhe me zemër aty, pranë zemrës së tij.  Hodhi sytë nga kulla. Nipërit dhe stërnipërit e kuptuan menjëherë se ç`donte të thoshte plaku me atë shikim. E muarën Nikun e Vuksanajve mbi llërët e duarve dhe e ngjitën lart në kullë.  Si i ndoqi një copë herë me sy lëvizjet e tyre, plaku u afrua dhe u ul rrëzë trungut të arrës së madhe. Në rrënjët e  asaj arre të të stërlashtë ku ishin mbledhur sa e sa breza  Shaljanësh jo vetëm për kuvende, por dhe në ditë dasmash dhe ditë mortesh. Sa e sa kapedanë kishin gdhëndur aty inicialet e tyre. Në një farë mënyre ara e madhe ishte dhe si një libër i madh i historisë së Shalës.  Plaku Marash ndjente peshën e një mali të rëdë mbi supe. Peshën e një mali që vështirë se mund ta mbanin ata supe të thatë. Dikur kishte mallkuar veten që po jetonte kaq shumë. Nuk kishte dashur të jetonte më, sepse nuk donte të ishte dëshmimtar i gjithë atyre prapësirave që po ndodhnin jo vetëm në Shalë, por në mbarë Arbërinë. Kishte jetuar një shekull e ca me nder  dhe shpesh kishte thënë me vete se koha  për tu prehur pranë eshtrave të të parëve të tij i kishte kaluar, por tanim çuditërisht i ishte ndezur dëshira për të jetuar. Nuk donte të vdiste më.Burrat u ulën rreth tij.         -  A e din se  prej kah vjen kahja e kësaj gjëme Marash? - pyeti plaku Dragobil, këtë herë i ulur krah at Buzukut.       - Terr i kam sytë e nuk po mundem me e përcaku dot dre-jtimin...Terr... I hodhi sytë kryqit të atë Buzukut dhe  vrau mënd-jen si mund ta gjente rrugën për tek mëkatarët.            -  Ashtë vetëm një drejtim,  një anë...At Buzuku ndjeu një lehtësim në shpirt.       - Po ta ndjekësh hap pas hapi , mjegullima vjen e davaritet. Gjurma të çon diku Marash Nikolli. - vazhoi plaku Dragobil.At Buzuku bëri një të tundur të kokës  në shenjë aprovimi për atoçka kishte thënë plaku i Thethajve      

60

Page 61: Novela dhe tregime  2011

          - Vështirë nuk është me e gjet Marash Nikaj. Ti ke për ti ndjekur gjurmët e saj. Dikur ke me i gjet, por atëherë nuk do të ketë më dobi.,- shqiptoi famullitari dhe  veshtroi pa e fshehur dyshimin kah Bogdan Doroshi, por pa e mbajtur gjatë shikimin mbi të.           -  A thua at ?    Pyetja e plakut kishte një kuptim të papërcaktuar. Ishte si hedhja e një shigjete, që pas shkeputjes prej harkut, nuk dinte ku mbrrinte.     -  E keqja e ka nxitimin më të  shpejtë se e mira mi-ku im. Ajo është tinzare dhe di të fshihet dhe kur ti ke mendu se e ke gjet, ajo preseri ka me tu fsheh. E keqja ashtë si djalli; me pamjen që merr të ngjall ndjenjën e dyshimit. Ta kthen shikimin nga tjertër kah,  të huton dhe ti mandej nuk di ku shkon.- Fort jeni duke qellu at. Shtini dhe vrisni si me pambuk,  -  shqiptoi  Bogdan Doroshi te cinin nuk po e mbante vendi teksa po degjonte kete kembim te panderprer fjalesh teksa  ktheu kryet nga at Buzuku, por per habin e tij famullitari e shigjetoi me nje shikim kaq percmues, sa atij i erdhi turp nga marrezia qe tregoi dhe u kthye mbrapsht tek plaku Dragobil, i cili po priste me padurim  e i djegur  nga kureshtja se si do te reagonte Bogdan Doroshi. Me teper se fjalet, habine e tij te papershkueshme ia dha fytyra  qe i kishte marre nje ngjyre te kuqerremte. Por per çudi plaku Marash beri sikur nuk i degjoi  fjalet e kapedanit te Pipri, por iu pergjigj at Buzukut         - Jam tepër plak për të tilla urtësi at. Po jetojmë kohë të liga. Iku koha jonë, iku. Iku koha e burrave të urtë dhe e trimave të shpatës. Po fryjnë erëra të tjera.  Shumë kush nuk po e kupton këtë gjë. Dhe unë.....dhe unë....nuk   po e kuptoj..... Vite kam që nuk po kuptoj asgjë.- shqiptoi mendueshem plaku Marash. por me mendje te tij tashme po tirrte dicka tjeter. Vriste mendjen pse dhe si ta ngrinte Shalen  ne kushtrim, ku Shaljanet te mund te luftonin sic u kishte hije, por kishte frikën se kapedanët e tjerë do ta mer-rnin këtë si diçka që kishte të bënte vetëm me Nikollet dhe  atyre u takonte  ti zgjidhnin vet punët e tyre.     Gjon Buzuku  ngriti kokën dhe hodhi shikimin tutje majave të maleve. Dhe atij i lindi ndjesia se pas pak mund t`ia niste shiu. Vështroi e vështroi një copë herë të gjatë, pataj bëri një lutje dhe u ngrit për të shkuar në famullinë e  tij. Pak çaste më vonë si ishte

61

Page 62: Novela dhe tregime  2011

larguar- at Buzuku, i pari që theu heshtjen ishte  kapedan Progëri i Pepajve.   - Kapedan i madh, shoh një dorë që i kurdis këto punë. Dhe kjo dore e lige do ti sjelle shume telashe Shales. -  Cila na qënka kjo dorë  Progër?,- pyeti Bogdan Doroshi.-  Po e qite prej goje nje fjale thuaje ne mes te burrave dhe mos hidhfaren e dyshimit tet te gjithe kapedan i Lotajve se nuk i kane hije nje burri keto.          - Bash mire e the kapedan i Pecajve. Por ngutja boll telashe na ka qit e prej saj nuk po mujtim me i mbyll kurre plaget tona. Kete vrasje nuk e ka kurdis dora e zotit, por dora   e njeriut dhe ai nuk eshte veshtire me u gjet edhe sikur mos me qene midis nesh.           - Shpejtë është për të hedhur diku dyshimin, -  e  ndërpreu plaku Marash, - por pa e gjet vetëm vdekja nuk do të më lërë.-         Kjo dite e pati pikellimin e saj te  madh,- tha AtBuzuku.- Nuk asht mire me i shtu tjetr pikellim.             Tutje kodrinës nisën të binin  pikat e para të shiut. Diku larg u degjua blegerima e një qingj  te vogël, te vecuar  nga kopeja e tij, qe  vraponte i trëmbur duke u hedhur e blegëritur, ndoshta per te kerkuar nenen  e  tij.Plaku Dragobil u pershent edhe ai me Marash Nikollin, At Buzukun dhe me kapedanet e tjere  dhe me pas  i’u afrua kalit dhe kapi pref freresh.. Nje djalosh trupheshur u sul me te shpejte dhe i mbajti yzengjite dhe plaku Dragobil i hipi kalit te tij  hamshor.          Njerezia zuri te largohej nje e nga nje gjithe duke peshperitur dhe hamendesuar mbi ate qe kishte ndodhur. Perse Shala po goditej kaq shpesh nga prapesit? Ende pa u shuar jehona e nje ngjarjeje te dhimbeshme,  pllakoste nje tjeter dhe askush nuk po dinte te jepte pergjigje. As at Buzuku qe ne fillim kishte gjetur nje Shalë me mjafte  grindje , merira dhe hatermbetje te pa kuptimta , qe I ishta dashur te te bente gjithe ate pune te madhe  per shuarjen e tyre dhe krijimin e nje klime vllazerore dhe miqesie me malsoret , nuk dinte se ç’te thoshte.           Anekënd u hap si vetëtimë lajmi se diçka e tmerrëshme po përgatitej, por se çfarë, nga kush dhe kur, askush nuk dinte të përgjigjej, madje as vet plaku Marash nuk mund të thoshte qoftë edhe një fjalë të vetëme se cili e kishte kurdisur  atë pusi për ti prishur dasmën. Plaku e veshtroi kalorësin syçapëlyer. Gjithë sa

62

Page 63: Novela dhe tregime  2011

ishin mbledhur aty u ndanë në dysh, duke hapur një rrugë në mes dhe kali me kalorësin çapiti ngadalë perms saj dhe diku ndali, sikur t’a dinte se deri aty ishte misioni I tij.- Ah! O perendi ! – psheretiu plaku marash,- cilet kane qene ata kriminele dhe vrases te pameshirshem? Perndia nuk do te me braktis mua sherbetorin e saj dom Gjon. Më beni gati shpejt kalin ! Dua te jem ne vendin ku ka ndodhur kjo poshtersi.  -  Ndersa ishte duke pershkuar me nxitim sheshin, Plaku vriste mendjen nese Pal Vuksani  kishte shpetuar I gjalle nga ajo pusi

KAPITULLI   IV                   Jashte kishte rene nje buzembremje sa e qete aq dhe e bukur Qe tej nga sheshi i Nikolleve vinin gjer në famulli gjemimet e daulles, here te forta e here te shuara  sa gati- gati nuk ndiheshin fare. Gjergji i degjonte dhe thoshte me vete se sa mire do te kishte bere sikur te kishte zbritur dhe ai ne shesh per te pare dasmen. Ndersa po rrinte ashtu vetem , zuri ta mundonte diçka. Te qenit te verteta apo jo ato qe  perfliteshin per Atin,  si dhe kureshtja  per ato qe ai shkruante prej kaq e kaq kohesh, dikur e strukur dhe e fshehur ne skutat e largeta te me-ndimit te tij , tani i qe zgjar befas dhe i ngjallen nje men-dim kurajioz e te guximshem ; te kontrollonte vete ato flete te shkruara. Nuk po dinte ç`të bënte ; të rrinte në bobliotekë apo të zbriste në sheshin e Nikajve, keshtu do t`i shpetonte mekathit,  do te mbetej si me pare Gjergji. Edhe sikur te grindej perseri me Leken, do te ishte me mire se sa te bente ate qe nuk duhej bere kurre.           Papritmas e pushtoi një ndjenjë e çuditëshme. Ç`të ishte kjo? Mos ishte fanitja e dom Foskos? Mos valle ai po e pergjonte e do ta paraqiste më pas tek at Buzuku si per tu hakmarre kunder  mos aprovimit te tij? U ngrit gjy-sme trup dhe mbajti vesh..Mendoi, “Perse po me behet keshtu? Mundet që ai të kthehet përsëri në famulli? “ Asnjehere nuk ia kishte bere pyetjen vetese se  përse nuk i kishte pëlqyer kurrë ai njeri.  Qekurse e

63

Page 64: Novela dhe tregime  2011

kishte pare per here te pare fytyra e tij I kishte ngjallur nje neveri dhe frike. Sepse i ishte mbushur  se c`kishte  perher dicka djallezore ne syte e tij prej urithi e si per te larguar nga  syte imazhin e tij, u mundua te bente dicka, por aty per aty iu kujtua Leka.  Edhe ajo zenka e para do diteve per punen e Buzukut  nuk po i ikte qe nuk po i ikte nga mendja. Nuk po kuptonte ku fillonte endrra dhe ku mbaronte zhgenjimi.  Nga keto e ndjeu veten teper te hidheruar. U shtri ne minder dhe nisi te qante me denese.  Qau derisa ngasherimi iu tret, pastaj u ngrit dhe shkoi serishmi prane dritares.  I lidi deshira  per te zbritur  ne shesh. Te ishte larg Lekes dhe Pashkut. Gjithesesi tani qe ne shesh ishte dhe at Buzuku ata nuk do te guxonin t`i preknin qofte edhe nje fije floku. por edhe nese do ta benin nje gje te tille vet ai do te dinte se si t`ua jepte pergjigjen, por aty per aty nje mendim tjeter  e frenoi I erdhi keq qe nuk ishte edhe ai mes shokeve per te pare dasmen. A nuk do te ishte von tani per te zbritur  Tek sheshi i Nikolleve? U perpoq te kalonte kohen duke u merre me gjera te parendesishme, por ndersa  kishte zbritur  posht dhe po mbyllte porten , nje tjeter mendim i regetiu ne koke. Te ngjitej ne bibloteken e at Buzukut dhe te shikonte se fare shkruante ati, qe e kalonte gjithe diten mbi ato flete. – Jo, - th a me vete, ndersa po ngjitej larte.-  Nuk duhet ta shperfill besimin e atit dhe te zotit”,- mendoi. ... Por ate çast mendimi tjeter ia turbulloi mendjen dhe ia verboi arsyen.  Me pare nuk kishte treguar ndonje interes te veçante per ato shkrime, madje i kishte pare me perbuzje, si te vetmet gjera qe jo vetem po i hanin kohen atit, por dhe po ia brenin pak nga pak shendetin.  Po ç`ishin ato shkrime qe e detyronin ate te ulej e te kridhej mes asaj morie librash per ore te tera, sikur te kerkonte brenda tyre nje llagem ku ai kurresesi nuk do te mund te hynte dot ? I ishte ngritur keqas mendja t`i zhbironte ato llageme dhe te mesonte sa me pare rreth misterit te tyre. Një cope here ai ndenji  ulur dhe i heshtur duke veshtruar librat e shumte qe kishin mbushur raftet..përmes dritares se hapur veshtronte tutje brezin e zgjatur plot  gjelberim te pyllit . Tani rrekej  te bente dicka qe kerkonte teper guxim nga c`do gje tjeter qe kishte marre persiper te bente deri ate-here. Tani kerkonte te bente dicka sa te

64

Page 65: Novela dhe tregime  2011

qortueshme aq edhe te domosdoshme. . U afrua me druajtje prane raftit dhe zgjati njeren dore, por aty per aty e terhoqi sikur te frikej se mos prekte dicka te frikeshme, qe mund t`ia gllaberonte te tere krahun.  Mos po beje ndonje marrezi? nga emocioni i forte po i dridhshin  duart. Pa perqark edhe nje here qe te sigurohej se ishte vetem, pastaj u pergjunje  dhe zgjati doren drejt raftit. - Po sikur ta mesoje ati kete, c`ka me me thane valle?  Po kush ka me i deftu? – po thoshte me vete.  I zhytur i teri ne keto mendime, iu be sikur befas dikush qe prapa kraheve po e pergjonte. Cili idhte?  Mos ishte hija e at Buzukut? . U suall nje cope here neper dhome por nuk pa njeri. E kuptoi se ishte trem-bur me vetveten. Zgjati koken ne dritare. Jashte nuk pipetinte kembe njeriu. Gjemimi i daulles nuk ndihej me, por kjo nuk donte te thoshte se dasma kishte mbaruar e ati tani ishte duke u kthyer.... Llogariti me mend se sa kohe i duhej atit per te ardhur ne famulli dhe atij vet per te pare shkrimet dhe si e peshoi mire kete mendim, nxito drejt raftit. Dora e tij kete here nuk u drodh, por shkeputi nje dosje te trashwe te lidhur  me gajtan te kuq . Ne te ati kishte futur pjesen me te madhe  te shkrimeve. Gjergji kete gje e dinte mire. Dosja i`u duk e rende dhe Gjergji nxitoi ta rrokte me te dyja duart.  u ul ne minder dhe u hodhi  me te shpejte nje sy rreshtave te shkruar ne fleten e pare. , pastaj ndali tek nje rresht dhe u perqendrua.  Ne cast mbeti i habitur dhe teper i zhgenjyer.  Germat e shkruajtura keq e merziten e nga sa lexoi nuk mundi te kuptonte asgje. .  Mori ne duar nje flete tjetre, por aty nuk ishin hedhur vec disa fjale, ashtu sikurse edhe ato te parat te gjitha ne latinisht e brinje tyre per kushedi se cfare ati kishte vene disa shenja te pakuptimta. C`kishte dashur te tre-gonte me to?  Ne fleten tjeter pa perseri  fjale te cilar nuk ua dinte kuptimin, por ndryshe nga nga sa ishin shkruar ne flete e para, ato ishin te shkruajtura bukur dhe me germa kapitale. ... Gjergji u mundua t`i lexonte, por mbeti teper i habitur nga sa po i gjemonte ne vesh tingellimi i tyre.  Nuk po mund t`i kuptonte dot ata tinguj, sido qe mundohej t`i shqiptonte rrokje per rrokje.  E njejta gje i ndodhi edhe kur mori ne duar nje flete tjeter.. Atehere  i shtyr me teper nga kureshtja, nisi te shfletonte me radhe fletet

65

Page 66: Novela dhe tregime  2011

duke treguar kujdes qe te mos ngaterronte shifrat romake qe ati kishte vene dallueshem ne krye te cdo flete. Asgje nuk kishte kup-tuar ne ate zallahi germash dhe fjalesh.. Kaloi neper duar nje mori fletesh te tjera dhe pa po germa te vecuara dhe fjale e tek tuk ndonje paragraf me kater a pese rreshta.  Ja, te gjitha keto kishte shkruar dom Gjoni. Per bese ketu nuk shoh ndonje gje  per  tu pergojosur>  Dhe si per te perligjur me mire kete mendim mori nje flete ku ishte shkruar nje paragraf prej tete rreshtash dhe nisi te lexonte.  Ndersa ishte perhumbur ne leximin e tyre, nje mend i ra ballit me dore.  -- O Zot I madh  sa budalla paskam qene. Po te gjitha keto jane fjale shqipe.  -  I hodhi perseri syte mbi rreshta e nisi te lexonte me ze te larte  germe per germe. -  Po...r.   s...i...h...sih. por sih. -  perseriti fjalen qe lexoi tek ndjente  zemren qe i dridhej gjithnje e me shpejte - Po kjo tjetra cfare germe eshte.  A..po, po kjo eshte N  Tron...b..e ..t...a..  Tronbeta  e ngre... Po kjo ketu c`germe eshte? - Vriste mendjen te gjente se çfarw gwrme ishte ajo ne formen e nje krrabe te thyer.  Nuk po e kuptonte perse ishte hutuar aq shume.  Ndoshta kjo i vinte prej ndryshimit te tingellimit te fjaleve.  I ra nder mend se ne librat latinisht  ajo ishte germa Z. E lexoi perseri fjalen,”  tronbeta e nger zane tand.”. O zot sa bukur tingellon. Po keto jane te gjitha fjalet tona. Pra at Buzuku po shkruaka ne gjuhen shqipe? At Buzuku po shkrua si  liber si Barleti i madh?  me te shpejte mori njeren prej fletve qe kishte lene diku aty me pare she  dhe e perqendroi tere vemendjen mbi fjalet e saj.  mend po i dukej se me te vertete po futej ne nje llageme te thelle, te pafund, ne nje bote te mrekullueshme perrallash.  Perpara syve iu shfaq nje burr i gjate me fytyre te hequr e me sy te futur thelle zgavrave,  pelerina e zeze i ishte pluherosur me nje pluhur qe ai kurre nuk e kishte pare kurre me pare. Burri i thinjur i zgjati doren e tij esh-take.  Ai u step, por nuk u tremb. Pamja e tij nuk ishte e frike-shme, ndonse dukej e tille. Njeriu u kthye, hodhi kraheve nje thes, mori sjkopin dhe eci ngadale. Ai e ndoqi pas. E ndoqi deri ne nje fare vendi, me vone e kuptoi se .....ato ishin.....Tashti, fort i habitur e kuptoi se ato kishin nje kuptim shume me te rendesishem nga sa kishte menduar ai. atje ku njeriu ndali dhe uli

66

Page 67: Novela dhe tregime  2011

thesin   Ai nuk po e kuptonte se ke po ndiqte, njeriun me pelerine te zeze apo thesin e tij. Njeriu zgjidhi gjalmin e grykes e nxorri nga thesi nje tufe pergamenesh. . Ata ishin te tere te verdhem, te vjeter, ndoshta aq te vjeter sa dhe historia e tokes.  Merri I- i tha Gjergjit me nje ton sa miqesor aq dhe urdherues. Merri dhe jepja at Buzukut.  Me kote po lodhet per to. Ja ku i ka. Une i kam ruajtur prej shekujsh ne thellesi te tokes. I kam ruajtur prej tyre..... Si tha keshu, u zhduk papritmas.... Ai e thirri. E thirri me pergamene ne dore, por njeriu i thinjur e tër pluhur nuk i ktheu,përgjigje... Kur u përmënd nga kjo fanitje, pa se në duar nuk kishte pergamenët e plakut, por letrat  me  shkrimet  të at Buzukut. .Per nje cast atij iu duk sikur ishte verbuar. Tashti, forte i habitur, po shikonte se ato germa  dhe fjale kishin nje kuptim edhe me te rendesishem. Ati......           E ndërsa po rikujtonte ate fanitje te magjishme, iu be sikur me te vertete degjoi hapa ne shkallet e poshteme.  Mbajti vesh. Trupin ia pershkoi vetetimthi nje rreqethje e befte.  Mos valle ati e kishte thirrur dhe ai nuk i ishte pergjigjur?  O zot,- tha me vete, C`jame duke bere kështu?  

KAPITULLI   V

          Teksa po largohej nga sheshi e po  kthehej për në famullinë e tij, at Buzuku ç au   per mes sheshit dhe  më tutje, pa patur fijen e frikes, si  mori djathas  grykës së lumit,  u fut në një  tjetër grykë  dhe doli tutje pllajës së rrafshët.  Ngjitej  vazhdimisht  përmes  një pylli që shtrihej përgjatë  shpatit  të  rrepiret  deri në majën e  malit.  Përtej  dalloi  “ Shkëmbin e bardhë “ . Ishte një shkëmb gerqeror  i  ashpër , që shëndriste   i  gjallë, pa asnjë  fije bari e peme mbi të. Një gojëdhënë thoshte se aty   kishte plasur për  së gjalli  zëmra  e  Kostandinit  pasi e ëma nuk e kishte besuar  se ai ia kishte sjellë  Dorontinën në shtëpi . Kostandini kishte  qëndruar  aty , për tu shlodhur, Gojëdhëna  thoshte  se kali  kishte qëndruar aty  mbi kokën e të zotit  derisa  ishte tretur i  tëri nga  koka në këmbë  dhe qimet e bardha të tij kishin

67

Page 68: Novela dhe tregime  2011

mbuluar gjithë shkëmbin. Që prej asaj kohe i kishte mbetur ky emër.               Dielli dalnagalë  po perëndonte me madheshti dhe shkurret e thata ngjyrë kafeje, që  kishin mbuluar tërë atë shpatmali  dukeshin si njolla gjaku nën dritën e kuqërremtë .  Përtej  kësaj qafe shtrihet  fshati i Abatit.. Atje shtrihet  pyllnaja  dhe nëpër  dredhinat e saj malësorët  e  Shalë dhe ata të Abatit  rrallë qarkullonin pasi  në të shumten e kohës, ajo  ishte e mbulluar  me dëborë, që në disa vënde shkonte deri në dy a tri metëra lartësi.           Malsoret , që kishin mbetur në shesh po e     veshtronin te habitur atin dhe nuk po arrinin të kuptonin përse ai po shkonte përtej atij shtegu. Si qëndroi paksa në ajërin e pastër, u ngjit  lartë me mendimin për tu lëshuar sa më parë në shtratin e tij  dhe atje të mendonte i qetë se ç’duhet të bënte më pas. Por dhe pse po e vriste aq shume mendjen, ende  nuk dinte se si te bente, te hynte ne biblioteke per te punuar, apo te priste dhe ca. Seç kishte një parandjenjë  që dikush,  O Gjet Vuksani, o Marash Nikolli do të vinte pas pak në famullin e tij  për të diskutuar , jo vetëm rreth asaj që kishte ngjarë, por dhe se si do të veponin në ditët  që do të vinin më pas. Do të  diskutonin , për fatkeqësin  dhe brengat e tyre. Mendonte se kishte shumë për t’i thënë Marash Nikollit, por jo më pak edhe Gjet Vuksanit.  Përpara syve të tij , Shala dukej sikur ishte kredhur e tëra në një errësirë të plotë , Nuk po e ndjente veten të qet, po nuk dinte të shpjegonte nëse kjo paqëndrueshmëri i vinte nga frika  e përmasave të këqia, që mund të merrte ai problem , apo nga   vendimi  i menjëhershëm që i lypej  të merrte. Pyeste veten mos ishte e udhës të trokiste vet në kullën e Gjet Vuksanit dhe të sqaronte gjithë çfarë  kishte ngjarë dhe t`i rrëfente kapedanit  se për këtë  nuk duhet  të ngarkonte me faj Marash Nikollin.  I’u bë sikur  që jashtë  nëpër muzgëtirë  dëgjohej një feshferitje e mbytur shpatash dhe pak më pas, siku diku me tutje pa fytyrat e inatosura , të irrituar të Vuksanajve..  – Mirë të shkoj tek Gjet Vuksani, po sikur ai te mos pranojë per të biseduar me mua?! Atëherë...- mendonte me vete dhe përsëri i dilte para syve kalorësi që kishte ndrruar jetë në duartë e tij., i dukej sikur ende dëgjonte grahmat e fundit të shpirtit , që po ngrihej në përjetësi.  I behej sikur dëgjonte hingellimat e kuajve dhe lehjet e ëerbuara të qënëve të Shalës tek u dilnin përpara atyre kalorësve të panjohur dhe zërat e

68

Page 69: Novela dhe tregime  2011

malësorëve që dilnin nga shtepitë e tyre për t’i dal në mbrojtje kapedanit të tyre. Iu bë sikur dikush nga thellësitë e turmës thërriste me një zë lutës për  të parandaluar ndonjë kasaphanë të tmerrëshme          Pak më vonë, kur arriti ne famulli, lidhi  mushkën  si zakonisht  tek qiparisi dhe u drejtua për tek bucela  për të freskuar fytyrën.  Mendonte se uji do ta qetësonte disi, por nuk ishte e mundur. Ai zjente e vlonte përbrënda.           - O Zot i madh,  si u harrova keshtu....?  - tha Gjergji me zë të dridhur kur dëgjoi trokitjet në portën e jashtëme. Mblodhi me të shpejtë fletët dhe si e lidhi dosjen, nxitoi t’a vendoste në vëndin ku e kish marrë.  Duart dhe trupi po i dridheshin. Ne shkallët e sipërme hapat u dëgjuan më të shpeshta. Atëherë Gergji e humbi fare toruan. U zbeh i tëri dhe zuri të dridhej nga frika. Në faqet e përskuqura nuk i dridhej as dhe një fije muskuli.  Djersët e mbuluan të tërin. Gjatë atyre minutave  tek lexonte  fjalet e letrave dhe rrokte të kapte kuptimin e tyre, e kishte perfytyruar me dhjetera herë këtë skenë, por , megjithatë, perfytyrimi i fundit nuk po e ndihmonte për të dalë nga ajo situatë e vështirë.  Kurrë nuk i kishte shkuar ndër mënd se një ditë do të ndërmerrte një veprim të tillë dhe se do të ballafaqohej kaq hidhur me at Buzukun. Kishte menduar se do të justifikohej lehtazi, por tani i dukej sikur kishte përpara jo atë njeri, që gjer në ato çaste i kishte dhene gjithcka dhe e kishte trajtuar më  tepër se birin e tij, por një zot,  një zot, që kishte zbritur nga qielli i pafundëm, i pakapshëm , si vet ajri i vagullt i asaj mbasditeje tetori, që vraponte brënda dhe jashtë qënies së tij. Në thellësi të shpirtit kishte filluar t`i  gufonin  njëherësh frymët e forta të fajësisë dhe të mbrojtjes. Mollëzat e faqeve në kontrast të dukshëm me zbehtësinë e faqeve u mbushën me pikëza të kuqe.            At Buzuku nuk po lëevizte nga vëndi. Shikimi i tij ishte përqëndruar mbi ballin e  Gjergjit, pastaj  rrëshqiti mbi sytë e tij te vegjël, mbi ata sy të bukur e të gjallë, por që tani ishin trubulluar prej frikës dhe hutimit. Ndoshta as vet ai nuk dinte se si t`i përgjigjej atit atë çast.  Ai njeri i madh, që ngaherë përpiqej të vështronte brënda shpirtërave të njerëzve, t’i zbulonte, t`i kup-tonte deri në thellësi të tyre, atje ku  strukej dhe e fshehta me e vogel,c`duhet të bënte  tani me Gjergjin? Nuk dinte se çfare pergjigje ti jepte kësaj pyetjeje. Sytë e tij u mbërthyen mbi

69

Page 70: Novela dhe tregime  2011

fëmijën që ishte mbledhur  e berë sa një grusht përpara këmbëve të tij.  Gjergji po qante me dënesë dhe dukej  tepër i trembur. Pas pak ngriti kokën  dhe me sytë tërë lot,duke mërmëritur shqiptoi.        - Nuk doja t`a beja këtë dom Gjon, më besoni, nuk doja ta bëja. – Gjergji merrte frymë me të gulcuar dhe mundohej ta përmbante veten. Tërë pamja e tij dhe belbëzimet e fjalëve kishin bërë një efekt të madh tek at Buzuku. Si u tërhoq disi mënjanë, i mbytur nga ngasherimi                                                                                           - Gjergj, ç`ke bere keshtu? -  pyeti duke mos ia ndare shiki-min  e tij te rrepte ballit te mbuluar nga djerset te femijes., pastaj ngadale si ajo drita e henes qe rreshqete bute mbi barin  e blerte te lendines, rreshqit mbi stye e tij te vegjel, mbi ata sy  te bukur e te gjalle, por qe tani e kishin humbur shkelqimin e tyre prej frikes dhe hutimit.   me gjergjin at  buzukun e kishte lidhur jo vetem fati i jetes dhe ajo ndjenja e fortë e  vazhdimesisë së besimit, të cilën ai nuk mund ta kuptonte ndryshe veç të lidhur pazgjidhmësisht me qëllimet e medha që i kishte vënë vetes, për të realizuar në jetë, atyre qëllimeve të larta fisnike për të cilit ai kishte vendosur të sakrifikonte gjithçka në të mirë të kombit të tij, por edhe nevoja shpirterore e atit për të birin. Këto ndjenja at Buzuku nuk i kishte parë kurrë të shkëputura nga njera tjetra, por si plotësim i njëra- tjetrës.  Atyre minutave  ai e kishte tepër të vështirë të përcaktonte se cila prej atyre  dy ndjenjave ishte më e fortë në shpirtin e tij, ndjenja  e birit, e besimit apo e tokës e si nuk po i jepte dot përgjigje kësaj, pyeti  vetveten: ç`ishte  me parë vet ai, një famullitar, një qënie perëndie apo një njeri i zakonshëm që vullneti i zotit kishte dashur ta kthente në një murg? E ndersa vriste mëndjen të gjente një përgjigje, i’a preu mendimet zëri i dridhur i  Gjergjit.              -  Me ndihni dom Gjon ! nuk doja ta beja kete , -  mermeriti duke e veshtruar atin drejt e në sy, me një shprehje të pafajshme mëshirimi në fytyrë.           Nëpermjetë dritares hynte një dritë e dobët.          - Gjergj, ky eshte nje faj i renden dhe faji duhet denduar. Gjergji zgjati duarte e tij te vogela perpara famullitarit,ashtu siç i zgjaste ngaherë perpara altarit dhe gjithë me po atë zë tëdridhur shtoi:                      - Besomëni at, asnjë mendim i keq nuk më ka shtyr. Kam qënë i shtyr  vetëm e vetëm nga kureshtja. Besomëni at ! –

70

Page 71: Novela dhe tregime  2011

belbezoi Gjergji  shrengoi faqen pas krahut te at Buzukut, ate faqe te  zbehte e te lagur nga lotet.          At  Buzuku nuk lëvizte nga vendi. Fytya e tij nuk dukej më pak e zbehtë nga ajo e Gjergjit. Sytë ia kishin humbur dritën e zakonëshme e ashtu të të terhequr nën gollet e tyre, ngjanin më tepër me sytë e një të verbëri .Pa ditur se ç`vendim te merrte, beri paksa perpara pastaj ndali per te mos shkelur fletet e rena dhe si i anashkaloi u afrua prane minderit dhe aty mori nje flete qe gergji e kishte harruar. E mori ne duar e si e kundro gjatë me një ton autoritar prej sovrani, shqiptoi:     Ngrihu Gergj! Fjalët e tua më bëjnë të heq cdo mendim te keq. Të besoj biri  im,  sepse e di që ti kurrë nuk më ke  genjyer, por tani më trego se ç`ishte ajo kureshtje që të shtyu?              Gjergji u ngrit, fshiu lotet që i kishin zbritur deri në çipat e buzeve e si e pa atin në sy, nxitoi të thoshte:          -  Përflitet dom Gjon....përflitet se ju duke u marre për shumë kohë me keto shkrime, kini  lënë  mënjanë   punet e perëndis . Për këtë shkak unë  jam grindur me Leken e Currajve dhe Pashkun e Likajve. Ata...- Gjergjit po i mekej zëri-         Biri im, ji i urtë dhe gëzo zemrën time, kështu dotë mund t'i përgjigjem atij që përflet kundër meje.

--------------- vazhdon ------------------

71

Page 72: Novela dhe tregime  2011

Janari i atij viti kishte hyrë i ftohtë dhe me lagështirë. Në të dymbëdhjetë mëngjeset e para dielli dilte paksa dhe përnjëherësh mbulohej nga re të dëndura, të cilat herë hidhnin shi të rrëmbyeshëm dhe herë qëndronin pezull për orë të tëra, atje në kufirin midis tokës dhe detit,ku shkuma e hollë që përdridhej si një gjrpër i përzhitur prej etjes lëpinte gjurmët e murrëme, apo thellë ujërave të trazuara ku puqeshin e bëheshin njësh sa të krijonin imazhin e një mjegullnaje planetare të frikëshme e rrënqethëse, ndërsa në të dymbëdhjetë netët e tyre ditëve, moti që porsa binte muzgu, merrte një njyrim të përzishëm dhe nga deti ngriheshin dallgë që oshëtinin me një rrapëllimë zhurmuese, që e rrihnin tokën e lagësh me tërë forcën e tyre, por çuditërisht pa lëshuar kurrëfarë shkume të bardhë siç ndodhte rëndomë. Gjithë qytetin e kishte pushtuar një ndjenjë ankthi dhe frike, madje për të shpjeguar këtë ndryshim të habitshëm dhe përkeqësim të motit, të mosharit dhe kryesisht plakat, kishin filluar të nxirrnin nga arkivat e kujtesës së tyre legjenda dhe mite

72

Page 73: Novela dhe tregime  2011

të lashta, që e lidhnin këtë jo vetëm me shënjat e yjësive, por edhe me plasaritjet dhe vidhisjet e argjilës përgjatë kodrave të Currilave. Jo vetëm ata që jetonin prej kohe rreth e rrotull asaj zone, por edhe kureshtarë, tregonin me bindje të plotë se gjatë atyre ditëve nga kodrat kishte rrëshqitur aq shumë argjil sa nuk kishte rrëshqitur për pesë shekuj së bashku. Në ditën e trembëdhjetë një grua plakë, që ishte thirrur në tele-vizionin local, në një emisoin të posaçëm për të shpjeguar diçka në lidhje me këtë fenomen, si i kishte rrëzuar hamëndësitë e parathënësve, kishte treguar diçka mjaftë interesante, sa fjalët e saj gjatë gjithë asaj dite, por edhe të nesërmen e në ditë të tjera ishin bërë objek dhe fjala e parë pothuajse në çdo familje, qëndër pune apo sallë kafeneje.          Në mënyrë të përmbledhur plaka ndër të tjera kishte treguar një ndodhi të kohëve më pare:        “Një herë , fillon e qëmoçmja,  një Ali i vogël duke shkuar pranë një manastiri qëndron aty buzë një burimi. Një murg i thotë : Nga sytë më tregon se je ambicioz. Eja të ruash delet e manastirit tonë. Ky Aliji pranoi fët, fët.  Në do silleç mirë , - I tha ky murgu, - do plakesh në këte manastir.  E nisi murgu me dele. Tufë të madhe na kish manastiri me dhënë prej disa rracash , që donin kujdes t’i kullosnje. I vu përpara Aliji dhëntë në korie, y, ha. Nga dita e platit gjumi . Ardh një shqipe që fluturonte maleve e si e sheh djalnë të mbytur në djersë, i vate mbi kokë e bëni hije. Ngrihet Aliji e i thotë shqipes. Jallah moj shqpie çoç më pandehe, zogë ? Dhe fap me krrabë e qëllon në krahë. Me krah të thyer shqipja iku lartë ne lisat e pyllnajës. Murgu e pikas. Ali ti do bënesh njeri i madh se mbi krie të ka ndënjur shqipja. Kurt ë vdes mbreti ti do komandosh në këmbë të tij. Cish thua mo lanet? Kështu si të thom u, i tha murgu. Do mbetërosh si Pirro në mote të vështira, por një sene mbretëria do shkatërronet. Gjaku i dhënëve do mbuloj gjithë rrugët e mbretëris tënde. Atë sene edhe lumenjtë do krrejnë gjak. Se ti ia theve njërin krah shqipes. E ashtu i gjau Alijit… E nana të thotë, ajo sene po vjen psëri…. U për vete ia kam frikën.            Ndonse  rrëfimi i plakës i pëlqeu Albert Morinës, nuk di përse ai në fillim e kishte marrë atë më tepër si trill të sajin se sa një legjendë e qëmotshëme, por kur e bisedoi këtë me një mikun e tij, që i kishte kapërcyer të nëntëdhjetat, ai e bindi se në zonën

73

Page 74: Novela dhe tregime  2011

e tyre, në thelb kjo legjendë kishte qarkulluar ndonse e thënë edhe në variante të tjera. Qyteti atyre ditëve ishte ndarë në dy kampe; në njërin qëndronin ata që e besonin me fanatizëm legjendën e plakës çame dhe në tjetrin, ata që e merrnin atë për trill, me qëllim për të futur panik dhe përçarje. Me kalimin e kohës u duk sikur të dy palët kishin qënë në të drejtë e tyre. Ai vit ishte më i gjati i kohërave dhe zgjati plotë tetëmbëdhjetë muaj. Dikush e quajti viti i mbrapsh, dikush tjetër viti i vdekjes. Unë e quajta " Viti i Trisht"                                                           

Kapitulli  I

Asaj dite moti nuk dukej dhe aq i mirë. Era e lagësht, që kishte filluar të frynte që para dy-tri ditëve, paralajmëronte përkeqësimin e tij. Në horizontin e largët të detit, një grumbull resh të bardha, që në thellësi të tyre bëheshin gri në të errët, tregonin se shiu mund të fillonte të binte nga çasti në çast. Kamarieret e lokaleve përreth po fillonin të mblidhnin nëpër lulishte karriket dhe tavolinat e boshatisura.  Qyteti, që atyre ditëve të fillim muajit ishte bër i zhurmshëm, tashmë ishte kredhur i tëri në ngjyrën e plumbit. Të vetmet që kishin filluar të parat braktisjen e tij, ishin pulëbardhat, që rrall e tek uleshin mbi suprinën e dallgëzuar të detit. Diku në një cep të sallës së bar “Kambistit”, aty ku shiteshin dhe bliheshin valutat e gjithë botës, aty ku vinin sinjalet e para të ecjes, ngërçit apo tronditjes së ekonomisë botërore, Albert Morina rrufiste kafen i qetë. Në tavolin kishte dy tri gazeta të ditës dhe lexonte pa e vrarë mëndjen se ç'thuhej dhe bëhej rreth e rrotull tij, thuajse ishte lodhur e mërzitur nga gjithë ato që përfliteshin dhe pëshperiteshin në të gjitha bisedat e atyre ditëve. Në lokal njerëzit hynin e dilnin papushim. Dikush ulej për pak minuta, kthente një gotë pije apo rrufiste në këmbë një kafe dhe dilte me shpejtësi. Të tjerë, kryesisht ata që merreshin me këmbimin e valutës, uleshin në grupe dhe me kafet përpara, i'a nisnin muha-betit për shtatë palë qejfe.    - Për lesh kemi për të shkuar të gjithë, - tha një kambist duke qeshur, teksa po i bashkohej grupit të shokëve të tij në një

74

Page 75: Novela dhe tregime  2011

tavolinë diku në cep të lokalit. Një tjetër që po bë-nte kartmonedhat e mëdha njëmijë lekëshe kokë më kokë, ja ktheu:    - Unë për vete tridhjetë mijë kam vënë, nuk është se nuk do të më vijë thartë, por kur mendoj se të tjerët kanë shitur shtëpitë, gjej ngushëllim.   - Për zotin të ikën petulla, - ja priti një tjetër, që po hante në këmbë një hamburger.     Albert Morina shtyu paksa më tej gazeta dhe si rrufiti një gllënkë prej filxhanit të kafes zuri të ndiqte i qetë bisedë e tyre, por sikurse kishte ndodhur dhe ditëve të tjera, ajo më pas fillonte e ndizej derisa i duhej të zotit të lokalit të ndërhynte për të ulur tonet e tyre e për të vënë paksa rregull në lokal, por që rregull nuk vihej kurrë sidomos paradite. C’ishte e vërteta bisedat rreth politikës ishin bërë mëse të rëndomta në atë local, por ditëve të fundit ato ishin çvendosur më tepër mbi atë që po ndodhte me fondacionet ku pothusjae pjesa më e madhe e popullit kishin depozituar paratë e tyre me qëllim, shumëfishimin e tyre për shkak të përqindjeve tepër të larta që ato afronin në raport me bankën kombë-tare.        Albert Morina rrudhi paksa ballin me hidhërim dhe thithi cigaren me tërë forcën e mush-krive. Po vriste mëndjen për të kuptuar një gjë: a do ta mësonin ndonjë ditë njerëzit të vërtetën e atyre fondacioneve? A do ta mësonin ata misterin e lindjes, lulëzimit dhe shëmb-jes së tyre?. Për të, tani pak rëndësi kishte se si ishin ngritur ato fondacione dhe se prej kujt ishin stimulluar. Ai një gjë kishte të qartë, që diçka jo e mirë fshihej pas tyre dhe që ato ishin kthyer në grabitëse të djerës dhe gjakut të mijëra qytetarëve dhe për këtë nuk ishte pa përgjegjësi administrata shtetërore. I këtij mendomi kishte qënë edhe shefi i redaksisë së gazetë dhe Eva, një kolege e tij e punës kur kishin diskutuar rreth këtij problem një mëngjes teksa pinin kafe në njërin prej bareve ku ata uleshin zakonisht. Eva e kishte përforcuar mendimin e tij duke thënë se edhe vet banka e shtetit nuk duhet të lejo-nte ngritjen e tyre dhe këtë e shihte si një mundësi reale për parandalimin e ndonjë katas-trofe të mundëshme. Albertit iu kujtua se shefi si një njeri me shumë përvojë në zanatin e tij, kishte sjell shëmbuj nga vënde të tjera ku ishte shfaqur më parë ky fenomen, por ndry-shimin midis tyre ai e shihte tepër të madh. “Nëse në ato vënde, - kishte thënë ai, kjo epi-demi ka qënë e

75

Page 76: Novela dhe tregime  2011

lokalizuar, këtu tek ne sëmundja ngjitëse ka prekur anekënd vëndin dhe kjo është më e keqja e të gjitha të këqijave”, kishte përfunduar ai. Albert Morina , që nuk ia thoshte fare për problemet ekonomike, jo më tepër i nxitur prej shkrimeve të botuara në organin e partisë më të madhe opozitare, por thjeshtë, sipas një bindjeje të papërcaktuar të tij, mendonte me vete se askush deri në ato momente nuk mund të parashikonte për paso-jat, që mund të rridhnin nëse ato do të mbylleshin një ditë. Dhe ai vet nuk besonte se kishte për të ardhur një moment që njerëzit do ta mësonin këtë të vërtetë. Ky mendim filloi t'a grryente përbrënda, si tokën ujërat e nëndheshme.            Nga magnetofoni i lokalit vazhdonte të dilte një ndërthurrje zërash, që sillnin aty atë copë jete të largët, jehona e të cilës po i'a pështjellonte mendimet. Disa çaste më vonë i bëri me shenjë kamarierit për të paguar, por ai , që prej banakut i tha se porosia e tij ishte e paguar dhe se porositësi i kishte lënë të holla edhe për nje teke tjetër konjaku.                   - Prej kujt? - pyeti Albert Morina gjithë kureshtje.                   - Nga ai zotnia atje që po bisedon me Vason, - tha kamarieri duke treguar me dorë në drejtim të derës, një djalosh, sikur Alberti ta njihte djaloshin që po rrinte pranë Vaso Cakën, i cili atë çast po bëhej gati për të nxjerr disa kartmonedha njëqi-ndëshe markash. Porsa ndeshin në shikimin e Albert Morinës, djaloshi ngriti paksa dorën e djathtë, përshëndeti, tha diçka për të justifikuar mosqëndrimin dhe doli duke vënë paksa buzën në gas. Albertit nuk po i kujtohej se cili ishte ai djal simpatik, me trup prej notari, që në shikim të parë të krijonte përshtypjen e një bisnesmeni. Nuk po i kujtohej se ku ishte takuar për herë të parë apo të fundit me të. U mundua të hamëndësonte diçka, por kujtesa atyre çasteve sikur e kishte lënë dhe ai nuk e vrau më mëndjen duke shpresuar se edhe pse nuk ishte ndonjë kilent i rregullt i “Kambistit”, rasti do ta risillte përsëri që të takoheshin ndonjë ditë. Pasi kaloi edhe disa caste duke menduar më tepër se sa për djaloshin që tashmë ishte larguar edhe prej derës së lokalit dhe i kishte humbur nga sytë, por për bisedën e kambistëve që kishte filluar të ndizej me tone të larta dhe akuza të ndërsjellta prej atyre që mbronin pike-pamjet e tyre në lidhje me atë

76

Page 77: Novela dhe tregime  2011

problem, piu një gllënk prej konjakut, që kamarieri ia solli dhe, në çastin që ai po kthehej prej një porosie tjetër, i shtyrë  më tepër prej kureshtjes dhe asaj që e kishte grryer përbrënda, e pyeti me zë të ulët:   - Si e quajnë atë? E njeh ti? - Sokol Nerënxi – u përgjegj kamarieri pyetjes së tij me pyetje.- Kush nuk e njeh Kolin mor Bert. Në të vërtetë këtu vjen rrallë, vetëm kur do të kthej ndonjë shumë lekësh në valutë. Zakonisht tek Vasua ja thyen lekët. Eshtë bos, - shqiptoi kamarieri me zë të ulët, sikur t’i trëmbej dhe vet fjalëve të tija. Dikush hyri në lokal dhe solli lajmin që një makinë e Tiranës kishte ardhur për të mbledhur dollar, por pa bërë të ditur kursin e këmbimit. Turma e kambistëve u dynd për tek dera e jashtëme dhe sa hap e mbyll sytë lokali pothuaj-se mbeti i boshatisur. Albert Morina i tha kamarierit një “falemnderit” me të tundur të kokës dhe hodhi shiki-min tej derës, por nuk frymë njeriu. Të gjithë ishin zhdukur përmes pikave të imta të shiut, që binte hehtë lehtë e si pa u ndjerë. Shpalosi gazetat dhe u hodhi përsëri një sy kronikave të zeza në faqet e tyre. Në bar zërat e atyre pak klientëve që kishin mbetur, ishin bërë më të qetë dhe i zoti i lokalit si për të thyer monotoninë e krijuar, ngriti paksa volumin e tranzis-torit dhe kur nëpër sallë u përhapën tijngujt e një kënge të njohur të Eli Farës, Albert Morina sikur e ndjeu veten më komod. “ Sokol Nerënxi”, mërmëriti gati me zë Albert Morina. Ky nuk ishte një emër fare i padëgjuar për të. I’u kujtua se aty e para ndo ca muajësh kishte bërë një shkrim në lidhje me një vrasje të bujëshme që ishte bërë në rre-thana tepër misterioze në qytet. Viktima kishte qënë një i ri rreth të tridhjetave, që sipas versionit të ngritur nga policia kriminale e rrethit, që kishte patur lidhje tepër të afërta me Sokol Nerënxin, por që më pas nuk kishte rezultuar kështu. Grupi i ekspertizës nuk kishte gjetur asgjë që ta kompromentonte atë në këtë ngjarje ……Mbushje te pyetet Kosta..………..   - Bilbil e ka zërin, - tha dikush nga një tavolinë aty pranë, pa e ngritur tonin.

77

Page 78: Novela dhe tregime  2011

- Ngrija edhe pak volumin, - tha plaku me shikim drejtë banakut, por banakieri bëri sikur nuk e dëgjoi zërin e tij………………mbushje…..   - Ngrije pak volumin ngrije se xhajes ende nuk i ka dale rakija e vitit të ri.   Albertit i shkuan në fillim sytë tek tavolina e boshatisur e kambisteve, të cilët për ha-bin e tij ishin larguar si era, si kurrë ndonjëherë më parë. Më tej i zunë sytë plakun, që teksa po ulej ngadalë e si me përtesë në njërën prej tavolinave të mesit tha:  - Si kanë munguar bilbilat shqipërisë jooo, por të tjera, të tjera gjëra, - shpitoi plaku duke i nxjerrë fjalët shkoqur permes atyre buzëve të holla ,që kishin nisur t’i paloseshin e duke i dhënë fytyrës së tij të imtë e të fishkur një shprehje krenarie. Të gjithë i kthyen sytë nga ai, sikur të paskëshin pasur përpara një qënie të rrallë e të çuditëshme, që ndonse e kishin pare aq e aq mëngjese të vinte e të pinte kafe aty, sot fytyra e tij se sip o u dukej, e shikonin me kureshtje dhe me një lloj frike. Ndofta ndjenin se edhe ata vet padyshim që kishin shumë për të mësuar, por ishte tjetër gjë nëse kishin dëshirë ta bënin këtë gjë apo jo.       Që nga vëndi ku ishte, Alberti nuk mund ta dallonte dot fytyrën e plakut dhe aty për aty i'u krijua përshypja se ai këtë gjë e kishte thënë enkas për të. "Sa budalla jam", tha pas pak me vete. "C'punë, apo inat të ketë me mua ky zotni? Ngriti gotën dhe piu. Alkooli ia dogji fytin, sikur të pinte për herë të parë. Jashtë u dëgjua sirena e një furgoni  policie, që si u kthey me shpejtësi në drejtim të ish fermentimit, mori tutje për nga banka kombëtare. Pas saj po me sirenë të ndezur nxitonte dhe një makinë tjetër policie. Kambistë filluan të futeshin përsëri njëri pas tjetrit në lokal. Kur  tingujt e këngës së Eli Farës u shuan dhe nga magnetofoni doli në fillim një zë i zvargur, drithëronjës, që tek ngrihej ngadalë dhe mbushte sallën, duke u bërë gjithnjë e më prekës e rrënqethës gjer në palcë, Albert Morina mbajti frymën. Dy djem të tjerë rreth të njëzetave si i hodhën një herë sytë rreth e rrotull sallës, u ulën në njërën prej tavolinave aty pranë dhe pasi numëruan një sasi lekësh, kryesisht kartëmonedha pesëqind

78

Page 79: Novela dhe tregime  2011

lekëshe, filluan t’i ndanin. Një sy i mprehtë e kuptonte fare mirë se ata dikujt ia kishin vjedhur ato lekë. - Se kujt ia kanë vënë kollaren sot. - Janë të grupit të Sokoli. Të fikin derën të fikin po tu qepën. - S’ka shtet prandaj shijnë. Këta lloj edhe plumbin e kanë pak. - Shësht ! Mos fol. Ç’të duhet ty. Ruaj mirë ato që ke në xhep se për zotin ti rruajtën. Instiktivisht Albert Morina porsa dëgjoi këtë bisedë të tre kambistëve aty pranë, futi dorën në xhepin e brëndëshëm të xhaketës së tij dhe si u qetësua, e përqëndroi vëmëndjen tek kënga që dilte prej tranzistorit. Kishte kohë që nuk e kishte dëgjuar këtë këngë. Sepse i'u kujtuan ato ditë në festivalin e Gjirokastrës, kur e kishte dëgjuar për herë të parë. I ulur pranë nje muzikologu të njohur francez, i cili i shokuar vazhdonte t'ia mbate sytë mbërthyer burrave të veshur me kostumet karakteristike të krahinës dhe diç mërmëriste nëpër dhëmbë, ai e kishte çuar jehonën e asaj kënge tutje në kohë. Përpara syve të mëndjes kishte përfyrtyruar qindrat e taborëve, qe vini për të mësyr. Dhe atëhere kishte thënë me vete se luftërat ishin gjëja më e shëmtuar që kishte shpikur njerëzimi. Hiri i zgjatur i cigares i ra mbi pantallona dhe atëherë Albert Morina sikur u zgjua prej një gjumi të thellë.……tek të shtatë puset në grikë...Ja..a...a.. ni..nooooooooooo......    - Ah të faltë zoti të faltë.- u dëgjua një zë nga fundi i sallës. Alberti hodhi shikimin tej xhamave të dritares së lokalit. Në qiell retë e bardha pothuajse ishin zhdukur dhe ato në ngjyrë gri, tashmë ishin bërë pis të zeza. Pa orën e dorës. Cuditërisht asaj dite ishte ngritur nga shtrati dhe kishte dal bga shtëpia më herët se zakonisht. Duheshin dhe rreth njëzetë minuta që të vinte makina, të cilën ai po priste për të shkuar në Tiranë. E dinte që kryeredaktori asaj dite nuk ndodhej aty, por me një shërbim, në njërin prej qyteteve të jugut dhe atij jo vetëm prej mungesës së tij, por edhe prej një dembelizmi që e kishte mbërthyer që porsa ishte ngritur nga krevati, nuk po i bëhej të nisej për në Tiranë. - Mbylle se ja ia nisi të bjer me të pare shiu, - tha dikush si me shaka duke qeshur me të madhe dhe vet me fjalët e tij.

79

Page 80: Novela dhe tregime  2011

Albert Morinës nuk i erdhi mirë teksa dëgjoi ato fjalë. U bë gati të thoshte diçka, por aty për aty ndrroi mendim. Në fund të fundit atij i mjaftonte ajri i frymëmarrjes dhe e ndjente kënaqësin e të jetuarit të atyre çasteve, tej paragjykimeve dhe ndasive krahinore.   Dy djemtë pranë tij pinin konjak dhe tymosnin duke biseduar me zë të ulët. Në tavolinën tjetër karër të tjerë po grindeshin me fjalë dhe zërat e tyre po e shqetësonin Albertin, që atë kohë shpalosi një gazetë tjetër dhe me cigare në gojë mendoi të shtynte edhe pak minuta, gjithë duke hamëndësuar se në ç’segment të rrugës duhet të ishte tani makina me të cilën ai duhet të rrugëtonte.  - Gjepura, - tha plaku pa e ngritur kokë. - Shiun nuk e sjell kënga, por të tjera gjëra, - aludoi plaku dhe thirri:  - Kamarier, gjithmonë ma vonon kafen. Po të kam bezdisur, shkoj e pi gjetkë unë kefen, hë bir i babajt.Sot ka lokale plot.  Ju të rinjtë e sotëm nuk doni t'ia dini më për respekt. - Ngrije pak ngrije ta dëgjoj xhaja!  - Biro, i kam këtu në palcë këto këngë unë. Ju doni ato ritmet moderne. Kini kohën tuaj.    - Ato këngë të ngrohin mor xhaje, por keni mbetur me kohëne dullës ju,- tha një tjetër, dike e vështruar nga poshtë -lart plakun, sikur donte ta maste.- Sa mirë bëre që i'a the hapur se ç'mendon, - e inkurajoi tjetri që kishte në krahë.- Xhaja ka mendimin e tij , ti tëndin, dhe unë mendimin tim që pajtohem me ty.I iku koha këtyre këngëve të lashta, me ca iso që si merr vesh fare se çfarë thonë. Po ty more sulo çfarë këngësh të pëqejnë, se xhajes i pëqejnë ato me iso, mua dhe Gencit, muzika moderne, po ty?     Burri që po fuste kartmonedhat njëqindëmijeshe lireta, bëri një të tundur të kokës dhe pas pak tha si ta nxirrte zërin me zor prej fyti.     - Mua më pëlqejnë këngët romantike. Ato ta freskojnë shpirtin, janë gjithë adrenalinë.     - Ah, ta faltë zoti shpirtin, ta faltë! Sa ma ke bërë qejfin.     - Me sa ka shkuar sot dollari?     - Me njëqinde e tridhjetë e katër. Më shumë se kaq nuk ka ku shkon më.

80

Page 81: Novela dhe tregime  2011

     - Do ma sjellësh atë të shkretë kafe, apo jo.?      Kamarjeri si i zën në faj, bëri një të tundur të kokës. Dukej sheshit që nuk pajtohej me atë mendim. Vuri filxhanin dhe gotën me ujë në tabakanë e errët dhe nxitoi drejt tavo-linës ku po rrinte plaku.               Për një çast pllakosi heshtja. Nga magnetofoni vazhdonin të dilnin tingujt e fundit të asaj kënge të magjishme, me atë ndërthurje zërash karakteristik të një krahine të njohur jugore.             - E mori pësëri jugu në dorë, or xhaje. Jeni specialista ju...nuk tha kot Arbnori, që jeni specialist ju…e...- tha pas pak një djalosh tjetër, që edhe ai ishte mbërthyer i tëri pas atyre zërave të zvargur, të thellë e të dhimbshëm, që dukeshin sikur vinte nga thellësitë e kohërave.             Plaku ngriti kokën me vrik, aq sa kapelja ngjyrë kafeje sa nuk i ra nga koka. Hoqi syzet dhe i hodhi një herë sytë e tij të lagësht si ujërat e trishtuara të detit rreth e rrotull sallës, por kërkund nuk ndeshi ndonjë vështrim ku të mund të zbrazej. Mërmëriti diçka nëpër dhëmb me të tundur të kokës dhe vuri përsëri syzet . Dukej që edhe ai ishte përfshirë në vorbullën e mjegullt të ngjarjeve të fundit, por gjithësesi mendonte që gjithçka ta priste me qetësi dhe atë sigurin e tij të ngulitur dhe rrënjosur prej vitesh.            - Cfarë mor?-ai priti një zë inatçor nga tavolina përball Albert Morina, i cili po e ndiqte me vëmëndje replikimin e njërëzve në sallë.             - Ju lutem, i lini debatet mbi politikën këtu. Nuk u lodhët? - ndërhyri i zoti i lokalit, por fjalëve të tij nuk ia vuri veshin njeri.       - Pushtetin, kë do ti të marrë tjetër, - foli këtë herë djaloshi pa e ngritur kokën nga kartmonedhat njëmijëlekëshe, të cilat po i bënte kokë më kokë në tavolinë. Me sa duket do ti dërgonte diku në këmbim të ndonjë valute të huaj.            - Plaku bëri një gjysëm rrotullimi në karrike dhe ktheu kokën andej nga erdhi zëri. Vështrimi i tij ndeshi në atë të Abert Morinës.             - Edhe ti more bir kështu mendon?          

81

Page 82: Novela dhe tregime  2011

      Alberti vuri paksa buzë në gaz. shkundi hirin e cigares dhe aty për aty mendoi se plaku duhet të kishte qënë në mos ushtarak, ndonjë nënpunës i lartë në administratën e ish sistemit.             - Mos më ngatërroni mua me këto gjëra xhaxha, nuk merrem fare me politikë - tha me një ton të qetë.    - Më gënjen. Të gjithë shqiptarët merren me politikë se janë të  varfër prandaj, - foli plaku dhe si bëri një të kollitur të fortë , rrufiti një gllënkë uji.             Në sallë sikur u vendos një lloj armëpushimi.             Albert Morina i hodhi sytë kalimthi në editorialin e faqen e parë të gazetës "Koha Jonë". Ndërsa sytë e tij rrëshqisnin instiktivisht mbi rreshta  në ansoren e gazetës, ai vuri paksa buzën në gas dhe psherëtiu diçka të pakuptimt. Ditëve të fundit kishte dëgjuar të flitej shumë për atë njeri, madje pjesa më e madhe e kolegëve të tij pëshpërisnin se editorialet, që mbanin firmën e tij, përpunoheshin prej dikujt tjetëri, por askush nuk ishte në gjëndje të përcaktonte anonimatin. - Dreqi e merrë vesh këtë punë, - tha me vete. Unë nuk do të pranoja kurrë te firmosja as pesë gërma në emër dhe për interesa të një tjetëri.- vijoi më tej në mendime ai. E megjithatë, Alberti mbetet po ky Albert dhe këtë nuk ka perëndi qe e ndryshon, po thoshte me vete. Pak rëndësi ka nëse dikujt i vjen mirë apo jo. A ke menduar ndonjëherë për kënaqësinë që të fal ky profesion, kur rri me orë të tëra mbi shkrim, ashtu siç ke ndenjur  edhe ti për të nxjerr diçka të pranueshme, konkrete  dhe profesionale ? Ishte izhytur në mendime, por ato si me të rënë të një shpate ia preu në mes zëri i një djali aty pranë.    - Mjaftë më shurdhove veshët? Dërr, dërr ky dreq, si mulli i prishur  - dhe teksa u kthyeu gjysmë trupi i shfry rrugaçit në surrat.     - Më lërë rehat ta pi  këtë birrë! Do më lësh, apo si e ke hallin?     Ndërkohë në bisedën e tyre u përzje tjetri që rrinte në krahë të Ledios, duke u shitur sikur e mbështeste këtë, ai nxitoi t'i hidhte më tepër benzinë zjarrit.    - Natyrisht, - theksoi, - Enua ka të drejtë Led, Lëre ! Por askush prej tyre nuk e kapi këtë manovër të tij.

82

Page 83: Novela dhe tregime  2011

     Plaku u ngrit duke nxjerr si me vështirësi kuletën prej xhepit të pasëm të pantallonave dhe filloj të gërmonte në kishte të vogëla për të paguar kafen, apo do t'i duhej të thyente kartmonedhën pesë qindë lekëshe. Në të shumtat e rasteve, kamarierët shtrëmbërojnë tyrinjët kur vjen puna për të paguar një kafe me kartëmonedha të mëdha. Mirë që kishte. Kamarieri ishte në anën tjetër të sallës dhe me veshët e ngritur po dëgjonte zënkën me fjalë të dy djemëve.Prej përvojës krijoi përnjëherë bindjen se shpejt zënka e tyre do të degjeneronte në grushte dhe ai i lutej zotit që ajo gjë të mos ndodhte atyre momenteve dhe në atë sallë. - Ke dëshirë të marrësh ndonjë gjë prej meje? – I foli me dashamirësi Alberti plakut që atë cast po i drejtohej derës duke ngritur jakën e pardesysë bojë hiri. - O të falemnderit ! Me gjithë qejf, por më duhet të shkoj të paguaj drita e ujë se e kam thyer ca këtë muaj. Nuk bëhen kollaj të shkretat para more bir. Ika, por shiko, mos të të mbetet peng se unë këtu e pi kafen. - Plaku doli përmes shiut që vinte me shkulme që nga vila e Zogut. Para tij kaluan nja dy tre qytetarë me çadra të mëdha dhe Albert Morina vuri re se njëri i shkoi krahun dhe e futi nën çadër. Se pse i erdhi mire prej këtij gjesti.     - Mos mu hiq si garip ti mua ej! Mbylle atë kamare se ndryshe do ta mbyll unë dhe mos ma trash zërin ti mua se s’ta kam frikën.Ti në ke bythë rregulloje. Oj, ç'të duhet ty se çfarë bëjë unë.     - Unë të kam paralajmëruar që të mos shkelësh më andej dhe të mos i biesh më më qafë asaj vajze, por ti nuk zike mënd. Provoje dhe një herë ta ngacmosh pa do ta shohësh.      - A thua?! Hej zot.      Këto fjalë sikur ta kishin qëlluar me grusht në fytyrë dhe ta kishin lënë pa frymë Eneon. I tronditur dhe i fyer thellë, ai brofi në këmbë, i ra rrotull tavolinës dhe e zuri Ledion prej jakës së xhupit.       - Mbylle gojën të thash! Mos të dëgjoj më!      - Po ti çmë hidhesh kështu si kapadai!. - Me një lëvizje të shpejtë Enua ia largoi dorën, u ngrit edhe ai dhe iu afrua si i tërbuar. - Hiqmu qafe se ti hapa trut ti hapa.

83

Page 84: Novela dhe tregime  2011

       - Ore Ledio do ta mbyllësh të thashë?!       - Ik ore pirdhu xhepist i qelbur - ja ktheu Enuai me një britmë çjerrëse.      - Ashtu ! - dhe pa i dhënë kohë që të mbrohej, me një grusht të forte e qëlloi nën syrin e majtë. Klientët gjithë sa ishin aty u tërhoqën rrëz mureve të lokalit.Shumë syresh bënin sehir se si shkëmbeheshin grushtet, griseshin këmishët dhe se sii gjkoseshin fytyrat e dy djemëve.    Të dy djemtë u lane në gjak. Askush prej të pranishmëve nuk guxonte të hynte për t’I ndarë, por bënin sehir sikur të kishin vënë baste se cili prej tyre do të fitonte e cili do të humbiste. Ata u kacafytën dhe u shtrinë në dysheme, nëpërmjetë rreshtave të tavolinave, duke u përleshur sa me këmbë e me duar. Vetëm kur pane tre polic nga ata të ndërhyrjes së shpejtë, ata u ngritën dhe siç ishin të gjakosur tentuan të dilnin me hapa të ngadaltë nga lokali, por policët u dolën përpara. Djaloshi që quhej Ledio me një lëvizje tepër të zhdërvjelltë dredhoi paksa anash dhe me një lëkundje trupi të shpejtë arriti ti shpëtonte policit të pare, por tek dera mbeti si një kec i zënë në grackë. Polici që qëndronte tek dera e mbërtheu forte nga duartë dhe i’a spërdrodhi pas kurrizit.    - C’punë keni me mua? Më lësho! – klithi Ledio prej dhimbjeve.    - Më thua dhe më lësho, ë?! E përse duhet të lëshoj more ndyrësirë.    Ai bëri dhe një tjetër qëndresë të dëshpëruar, por polici si e tërhoqi prej krahu sikur të tërhiqte një dëng të mbushur me plehëra e rrasi drejtë e në makinë.     Albert Morina përveç shqetësimit të mosardhjes së njeriut qe priste, tani po ndjente dhe brengën e të qënit të pranishëm në një ngjarje apsolutisht të pakëndëshme. Doli i fundit nga lokali duke tërhequr derën pas vetes. Me të dal në trotuar, gjithë i shqetësuar, i hodhi edhe një herë sytë tutje rrugës ku lëviznin pak makina dhe aty për aty i lind në mënd një mendim. Të merrte në telefon Evën, sekretaren e redaksisë. Ajo duhet të dinte diçka. Nxitoi për tek godina e albtelekomit. I ra numërit të saj, por nuk mori asnjë përgjigje. Ku dreqin duhet të ketë shkuar, mendoi me vete. E provoi përsëri, por si priti edhe pak, sinjali u ndërpre dhe

84

Page 85: Novela dhe tregime  2011

ai filloi të ndjente një lloj shqetësimi. Ndësa hapat po e çonin instiktivisht drejtë stacionit të trenit,ndeshi ball për ball me Limoz Nikën.     Qyteti dukej i trisht që prej mëse një jave. Qielli dhe deti pothuajse ishin bërë njësh në ngjyrën e hirit, dhe rëra në bregun e detit , që në periudha të tilla ndriçonte me një shkëlqim verbues, tashmë ishte mbuluar e tëra prej leshterikut, algave dhe molusqeve duke i dhënë një pamje tmerrësisht të trishtueshme.          - Mirë që të takova, - i tha,- Po më mbyste vetmia.           - Të telefonova, por ti nuk ishe në shtëpi. Ku dreqin ishe kaq herët ? - Do kisha bërë mire të mos kisha dal fare sot.- tha me një zë sikur të mos ishte zëri i tij. Qëndroi, nxorri paketë e cigareve dhe pyeti:     - Sot më ka qerasur Sokol Nerënxi. Nuk të duket paksa e çuditëshme?    

           dt. 5.11.96, f.f. "Xhaferi": radhë gjithë natën për të marrë paratë

      dt. 8.11.96, ulet më tej depozitimi i parave në firmat e fajdeve, gjë që shtyn ato që të "konkurrojnë" ashpër, f.f. "Sudja arrin në 32% interesa për 55 ditë"

 

Kapitulli II

  Rrinin të gjithë rreth tavolinës dhe sikush përpiqej të mësonte diçka më tepër rreth  vrasjes së Vaso Cukës aty e nja dy orë më parë në një bilardo pranë shkollës tetëvjeëare"Dalip Tabaku". Pothuajse të gjithë e njihnin autorin e vrasjes dhe gjithkush hidhte sipas mëndjes së tij argumentin që e kishte shtyrë atë për të bërë krimin. Dikush thoshte se viktima kishte

85

Page 86: Novela dhe tregime  2011

mbrritur i gjallë në spital. Dikush tjetër thoshte se e kishte të dëgjuar prej atyre që e kishin parë ngjarjen me sytë e tyre se si Platoni kishte hyr qetësisht në sallën e bilardos dhe po aq qetësisht në sytë e të gjithëve, pa shkëmbyer as edhe një fjalë me Vason, që asaj kohe po lunate, kishte nxjerrë pistoletën dhe e kishte qëlluar me tri plumba në kokë. Një tjetër thoshte se Platoni si kishte bërë vjrasjen, ishte larguar me shpejtësi drejtë një supermirafiori pa targa dhe shtonte se të gjithë të pranishmit e kishin parë se si Vasos i ishin derdhur trutë mbi tavolinën e bilardos.Të gjithë flisnin me zë të lartë dhe hera-herës e ndërpsisnin njëri tjetrin duke dhënë ndonjë version të mundshëm pë arsyen që e kishte shtyrë Platonin pë bë bërë vrasjen. Vetëm Sokol Nerënxi, Lad Buka dhe Ajet Musai rrinin të heshtur e të zymtë në një tavolinë më tej. Në tavolinën tjetër pranë tyre rrinte Franci me Klodin. Për Franc Smalin  dhe  Klajdi Kodrën të dy xhepista të thekur kryesisht nëpër urbanet e linjave,që ende nuk e kishin parë ndonjëherë derën e burgut, kjo ishte vërtetë rrënqethëse. Franci vinte i shkurtër dhe i dobët. Ishte djal zeshkan dhe flokët ngjyrë gështenjë i mbante përherë të hedhura anash. Rëndomë qarkullonte rrugëve të qytetit me një motor tip “Piaxho, ndërsa Klajdi kishte një kokë të rrumbu-llakët me flokë të dredhura pis të zeza dhe supe të rëna. Ai mbante ngaherë të veshur një xhup meshini të ngrën tek mëngët me jakë të hollë dhe një palë pantallona xhinsi të zeza. Ata ishin dy më të rinjët në grupin e Sokol Nerënxit e megjithatë qëkurse kishin ardhur, nuk e kishin ndjerë asnjëherë veten të qetë. Dhe ç’ishte e vërteta, të dyve këtyre djemve u binte shumë më qafë Ajet Musai, që i përdorte si çafërr; një e dy i dërgonte sa në njërin vënd në tjetrin. Klajdi i ishte lutur Francit që të largoheshin një orë e më parë nga grupi i Sokol Nerënxit me mendimin se do tu dilte më mirë sikur të punonin të vetëm, por ky i fundit i kishte shpjeguar se tani për tani e kishte të pamundur të bënte një gjë të tillë, e para pasi aty gjente mbrojtje prej bandës së “ Grackës” pasi një muaj më parë kishte goditur me kaçavidë në kofshën e majtë një çerr të vogël, pjestar të bandës së tyre . Gjatë asaj grindjeje ai kishte marrë një plagë thike paksa syrit të majtë, që i kishte shpëtuar për mrekulli verbimit. Pra ai e kishte ende të hapur problemin me ta dhe e e ndjente rrezikun e hakmarrjes së tyre dhe e dyta, seç kishte një besim të patundur tek Sokol Nerë-nxi, që nuk dinte t’i linte kurrë

86

Page 87: Novela dhe tregime  2011

në baltë shokët e grupit të tij.Të gjithë sa ishin mbledhur rreth asaj tavoline flisnin me zë të lartë pa ditur të respektonin parafolësin duke krijuar një rrëmujë të madhe ku se merrte vesht i pari të dytin. Vetëm Sokol Nerënxi dhe  Lad Buka rrinin të heshtur e të zymtë duke tymosur duhan. Sokoli po vriste mëndjen nëse duhet të shkonte në varrimin e Vasos apo jo. Vason e kishte patur shok gjimnazi,por lidhjet me të i kishte forcuar fill pasi ai kish-te filluar të merrej me këmbim valutë në ish lulishten " Një maji". Kishte dëgjuar se ishte kredhur shumë në hua, por ai asnjëherë nuk ia kishte përmëndur një gjë të tillë dhe pse shumë herë ishin ulur dhe kishin pirë kafe bashkë. Një here kur ai kishte patur një problem serioz me Nikun, gjatë një mbrëmje të errët, ai kishte marrë Vason dhe kishin shkaur në shtëpinë e një të njohuri të tij për një çëshjtje me shumë rëndësi.  Përpara dy javësh Niku me dy të tjerë kishin tentuar të thyenin një kioskë me artikuj kozmetike. Asaj nate Niku rrinte në përgjim, ndërsa dy të tjerët si kishin mundur të hiqnin nga çatiaj tjegullat aq sa për tu future trupat e tyre, në momentin që po bëheshin gati të hynin brënda lokalit një furgon policie  ia kishte behur aty dhe kishte ndalur në qoshen e cepit të një pallati. Ata të dy e dëgjuan në kohën e duhur sinjalin e Nikut. Pa kaluar as tri minuta, të tre djemtë si kapërcyen një gardh, u gjendën në oborrin e një shtëpie përdhese aty pranë, që ishte shtëpia e një të afërmi të Vasos, i cili donte ti padiste djemtë që i zuri me presh në duar si lepuj të mbledhur anës gardhit, pasi policët ishin larguar. Sokoli i dha të afërmit të Vasos dhe të mijë lekë në këmbim të mos kallzimit të tij në polici. Nga ana e tij Leonidha u premtoi se nuk do ta bënte atë veprim. Por Sokoli nuk u mjaftan me kaq. Ai i shkoi edhe nja tri here të tjera Leonidhës në shtëpi, edhe pse më pas u bind përfundimisht, nuk nguroi t’i bënte me dije se po të lunate nga fjala, nuk do ta kishte punën mirë më pas me ta. Dhe ajo çështje u mbyll një herë e mirë. Sokoli nuk la pa ia shpërblyer edhe Vasos për gjestin që bëri duke i shpëtuar vëllan nga burgu. Këtë nder ai nuk i’a kishte harruar kurrë, ashtu si nuk din ta harrojnë të mirën djemtë e besës.  Ndërsa me Platon Ruthin nuk fliste qëkurse ishte zënë dhe e kishte rrahur keqas në fushën e sportit të Barit, atëherë kur ishin nisur nga porti me anijen Vlora. Për Platonin tregonin një mori bëmash rrugaçërie si; vënie gjobash tregëtarëve, rrëmbime vajzash, vjedhje, rrahje, burgim, etj, por ai kurrësesi nuk kishte

87

Page 88: Novela dhe tregime  2011

guxuar ti afrohej Atij. Diku në një karrike tjetër fare pranë tavolinës së tyre rrinte Bledi i xhexhes, siç e thërrisnin të gjithë, një djal rreth të nëntëmbëdhjetave me një vragë të thellë poshtë syrit të djathë, si dëshmi e një prerje thike gjatë një zëke të para tre muajve me nja dy djem të lagjes “Stan”, ishte kredhur në leximin e një reviste mobilerie. Kishte një shat mesatar, por të lidhur mirë.Kohë pas kohe u hidhte shokëve të tij të grupit nga një vështrim me ata sytë e tij fsheharak dhe tinzar,që rrinin pothuajse të gjithë fytyrngrysur si leopardët. Në kokë mbante pëherë një kapele të zezë të kthyer mbrapsh. Në qafë i verdhonte një zinxhir i hollë floriri, që ia kishte tëhequr prej qafe dy vjet më parë një vajzeje nga Tetova në plazh.Që pas asaj zënke daja i tij e kishte marrë në repartin ku bënte mobilje, më tepër për ta mabjtur të nipin në fre se sa për ti dhënë zanat, por Bledi e gjente që e gjente kohën për të mos u larguar nga grupi. Para një viti ai kishte rrahur për vdekje një djal që i kishte ngacmuar ish të dashurën e tij, të cilën shpresonte ta rregullonte nga dita në ditë. Për këtë Bledi i xhexhesë kishte bërë plot gjashtë muaj burg, por edhe kishte fituar famën si djalë që të qëron e nuk të fal kur vjen puna se i preket sedra. Sokol Nerënxi si mbaroi cigaren ashtu siç ishte i vrenjtur dhe duke shtrënguar dhëmbët nga zëmë-rimi i erdhi një herë përqark tavolinës dhe qëndroi. Franci që ndodhej aty pranë u tërhoq rrëzë murit. Në duar mbante ende shishen boshe të birrës Peroni. - Ato paratë që i vodhe asaj gruas në autobuz, lëri të gjitha në shtëpi, - i mërmëriti atij në vesh me qëllim që të mos e dëgjonte tjetër njeri, - pastaj tha me zërin e tij të vrazhdë:      - Si kini mbaruar akoma këto pallavra ? Hajde ngrihuni ! – tha Sokol Nerënxi. Në sallën e lokalit u kthye qetësia. Të gjithë u ngritën me vrik dhe dualën në rrugë ku kishte pllakosur një heshtje frike. Nga anë të ndryshme të qytetit qarkullonin makinat dhe furgonët e policies. Sokoli u drejtua drejtë banakut dhe pagoi gjithë porosinë e cila i kushtoi njëmijë e pasqindë e tridhjetë lekë. Ishte e disata herë që ai nuk linte askënd të paguante. Hodhi xhupin krahve dhe u afrua pranë derës. Diku pak më tej pa Endrin me Kuqon që po bisedonin me një vajzë të cilën ia kishin zënë sytë disaherë me Endrin, por që nuk ishte bërë kurioz ta pyeste, madje ai nuk ia dinte asaj as emrin. Vajza mund të ishte nja shtatëmbëdhjetë

88

Page 89: Novela dhe tregime  2011

vjeçe. Ishte trup vogël, por e mbushur, me një gjoks të hajthëm. Kishte veshur një minifund të shkurtër prej xhinsi të cilin e mabante të shtrënguar prej beli me një rrip të trash që mbërthehej përpara paksa nën kërthizë me një togëz metalike ngjyrë të verdhë. Në këmbë mbante veshur një palë çizme me lëkurë të hollë llustrafini, prej ku i dilnin ca pulpa të ngjeshura për moshën që kishte. Vajza i buzëqeshi Sokolit me një pamje tepër ledhatare duke e kaluar shikimin sa tek Endri, tek Kuqua. Dukej që edhe ajo e njihte që më parë Sokol Merënxin. I hodhi një shikim shkarazi dhe në çastin që po bëhej gati për tu ngjiyur në makinë ndjeu pranin e Lad Bukës që i tha: -  Më ka hapur problem ai dreq skanieri, kam një mal me punë dhe nuk po di si t’ia bëjë.      - Ka tek Canoni?- e pyeti Sokoli Lad Bukën ndërsa po dilnin nga dera e lokalit?   - E keqja është se unë jam prishur me ta dhe tani nuk dua të dukem edhe për disa kohë. - Lad Buka ishte një djal i gjatë, që e kishte mbaruar të mesmen dy vjetë më pas se Sokol Nerënxi, po tek “ Gjergji”.  Vinte shtahedhur, me një fytyrë të ftohtë e të qetë. Vishej kurdoherë bukur dhe shquhej për një karakter të përmbajtur e serioz. Ajo që Sokol Nerënxit i pëlqente më shumë se çdo gjë tjetër tek ky njeri ishte karakteri i tij energjik, i mprehtë dhe  i pamëshirshëm në treg, por dhe i zoti të frenonte gjuhën kur ia donte nevoja. Tek Lad Buka, Sokoli kishte një besim absolut. - Sa kushton?      Jo më shumë se shtatëdhjetë dollar.      - Thërriti atij çerrit të shkoj ta blej.        Sokol Nerënxit i kishin mbetur në xhep vetëm njëmijë lek. Skanierin e futën në pjesën e pasme të makinës dhe u zhdukën me shpejtësi drejtë shtëpisë së Ladit ku e prisnin një grumbull pashaportash për tu fasllifikuar. Ladi ia kishte marrë mirë dorën kësaj pune.     Shtëpia e Lad Bukës ishte një ndërtesë e bukur një katëshe me taracë, një verandë të gjërë dhe një kopësht të bollshëm përpara. Nga veranda tek porta e jashtëme e shtruar me asphalt dhe e ndare me një bordure të ulët, në të dyja anët e saj e mbushur me lule që kurrë nuk thaheshin.Sokoli vërejti se Ladi nuk ishte vetëm në shtëpi. Një hije vajze lëvizi nëpër koridor me një tufë librash të trashë në duar.

89

Page 90: Novela dhe tregime  2011

- Eshtë një mikesha ime, kam nja tre muaj që bashkëjetoj, - ndërhyri menjëherë Ladi duke buzëqeshur lehtazi  nën hundë jo vetëm për të hequr prej shokut çdo fije dyshimi, por edhe për të treguar se nuk ishte ndonjë humbameno që nuk është në gjëndje të lidh marrëdhënie me vajza.      Sokol Nerënxi pohoi me kokë.     Në studion ku ai punonte veç kompuiterit, një printeri dhe disa fletëve të bardha nuk të binte në sy asgjë tjetër që të linte për të dyshuar. Ai kishte gjithçka që i nevoitej për një punë të tillë, madje kishte arritur të siguronte edhe kopjet e pesë vulave të pesë prej ambasadave më të rëndësihme. Askush nuk e dinte këtë gjë veç Sokol Nerënxit dhe tri prej pjestarëve më të besuar të grupit. Sokoli u ul në një karrike ndërsa Lad Buka po merrej me instalimin e skanierit. Ishte një punë rutinë për të, që dinte ta përdorte si askush tjetër. Gjatë viteve të gjimnazit Ladi kishte qënë një ndër nxënësit më të mirë në klasë, por që nuk kishte mundur të përfitonte një të drejtë studimi vetëm prej biografis së tij jo të mire nga i ati.  Si lidhi fishat dhe futi në cidirom cidinë me drajverin e skanierit, ai doli nga studio dhe hyri pas pak me dy gota kristali dhe një shishe uiski në duar.    - Si po të shkojnë punët me magazinë? - pyeti me sy mbi monitor.    - Jo dhe keq, - u përgjigj Sokol Nerënxi, - duke buzëqeshur nën hundë - U ruhem shumë atyre të tatimorëve.     - Të kanë bezdisur?     - Deri tani jo – tha ndërsa ngriti gotën. Ktheu një gllënkë dhe ndezi një cigare.     Në portën e hyjes u dëgjua një e trokitur. Në fillim Sokoli mendoi se mos ishte dikush prej familjes së Ladit, por kur ai e pyeti nëse kishte dëgjuar edhe ai trokitje apo i kishin bërë veshët, gota sa nuk i ra nga dora. U dëgjua një trokitje e dytë por kjo pak më e forte se e para. Ladi hapi paksa perden dhe hodhi shikimin tej dhe ndeu veshët. Ai po e ndjente aq shumë frikën e ndonjë kontrolli të befasishëm, sa kishte frike që të vështronte. Ndënji ashtu për disa çaste me zemër të ngrirë. Prapa supeve dëgjoi zhurmën karakteristike të mbushjes së pistoletës.   - Makinën e ke parkuar jashtë? - Po. Nëse të pyet dikush, i thuaj se makinën ja kam marrë sot për të pritur prindërit që më vijnë nga Italia. 

90

Page 91: Novela dhe tregime  2011

- Të shkoj mirë në mënd.                                                                          - Hape ! - i tha Sokol Nerënxi. Lad Buka që nuk donte ta jepte veten e të tregohej frikacak në sy të tij, pas pak si u lëshua nëpër oborr, ju afrua portës dhe tërhoqi shulin prej hekuri. Në oborr hyri një mesoburr me një pamje aq të jashtëzakonshëme, sa Ladi u habit, gjithashtu edhe Sokoli që kishte ecur pas tij me pistoletën e mbushur, të cilën e mbante shtrirë drejtë kofshës, i drejtoi syte tek ai.      Kur dera e rrugës kërciti, ai pa që Ladi bëri menjëherë mënjanë, thuajse po ruhej se mos e qëllonin befasisht në kokë me armë zjarri.Mirpo para tij u duk një njeri që nuk ta jepte përshtypjen për ndonjë akt të tilë. I porsa ardhuri kishte veshur një xhup blu nga ata të uniformës së policisë prej rrobeje, që në atë trup të imtë e paksa të krrusur, varej sikur ta kishte mbushur me bomba. Kishte një kraharor të  ngusht, flokë të qethura fare shkurt dhe sytë të futur thellë në zgavrat e tyre. Në duar mbante një bllok meshimesh që dukej si I shqyer e gjithë zhul. Ai bëri nja dy hapa përpara dhe qëndroi tek tavolina e rrumbullakët prej betoni, në të majtë të oborrit, poshtë tendës së tendosur të rrushit. Sokol Nerënxit bëri dhe nja dy hapa përpara i tendosur dhe për një çast shikoi i habitur tiparet e të porsa ardhurit. Në muskujt e fytyrës i lëvriu befas një ngërç. Si e njohu, e flaku pistoletën ashtu siç ishte mësuar për ta future drejtë e nën jastekët e divanit. - Përshëndetje kapiten ! C’ne këtu ju? – tha me një ton të dukshëm ironik. Tingulli i zërit të tij e qetësoi menjëherë Lad Bukën, që ktheu ngadalë kokën, i çliruar tashmë se my-safiri i paftuar me sa kuptoi për momentin, nuk kishte kurgjë me të.      Sokol Nerënxi ia dha të qeshurit.    - E, ç’ka këtu për të qeshur Sokol ?.   Ladi qëndronte i heshtur, duke përpirë me shikimin e tij sa Sokolin aq edhe Ilirin. Në oborrin e shtëpisë nuk pipëtinte as gjë prej gjëje. Që prapa portës lëvizë nja dy-tri trupa të tjerë njerëzish.  Sokolit i mbeti një çast e qeshura në fyt.    - Mos pe ndonjë me bythë zbuluar mor horr horri që më qeshe ashtu? E?   - Më habiti prania jote këtu në shtëpinë e një qytetari të ndershëm prandaj. Ty prish gjaku kështu kapiten? - Sokol Nerënxi i hodhi kapiten Ilirit, të plotfuqishmit të lagjes së tij, një vështrim

91

Page 92: Novela dhe tregime  2011

të shpejtë. Ishte i gatëshëm të reagonte nëse ai do të ndërrmerrte ndonjë veprim ndaj tij, veprim të cilin ai e kishte përdorur shpesh me djemtë e tjerë të lagjes, të cilët si i mbërthente prej krahu, i shtrinte menjëherë në tokë dhe atëherë u’a hynte me shqelma me sa fuqi të kishte. Të gjithë në lagje i’a kishin frikën kapiten Ilir Fushës, por për të dashur edhe e donin dhe respektonin, pasi ishte ndër të pakët të plotëfuqishëm që jo vetëm nuk të binte kot më qafë, por dhe kur vinte puna për të hedhur hekurat matej njëmijë herë, duhet ta kishe mbushur kupën ding. Vetëm me Sokol Nerënxin i kishte gjylpërët majë më majë. Mëse një here i ishte betuar se në rastin e parë që do t’i jepej, do ta përplaste drejtë e në burg. Dhe pse ishte i bindur dhe i ndërgjegjshëm se Sokoli Nerënxi ishte kapua dhe dirigjenti i të gjitha zullumeve, përsëri nuk kishte që nuk kishte mundur të gjente qoftë edhe një shkak të vetëm për ta arrestuar.Që kurse ishte emëruar i plotfuqishëm i lagjes, Ilirjan Fusha e kishte disiplinuar gjithësesi gjëndjen.Me Sokolin kishte trivjetë që njihej.Nga dokumentacioni që kishte lënë paraardhësi kishte lexuar se ai ishte një kriminel me preçedent të rrezikshëm. Një ndër mafiozët më të thekur e më të rafinuar në qytet, që kurrë nuk vepronte vet, por edhe në rastet kur ishte protagonist, të gjitha veprimet e tij ishin aq të sakta sa shumzoheshin prej gjithë hetuesve me nul. Të mos lënit gjurmë në asnjërin prej krimeve të kryera, ishte gjëja më e profesionalizuar e tij. Por për hirë të së vërtetës duhet thënë se ndikimi i kapitenit tek Sokoli, herë i tërthortë apo herë i drejtpërdrejtë nuk kishte qënë i vogël. Në vetëdijen e tij, kapiten Ilirjan Fusha mbante ende të skalitura fjalët që i pati thënë në ditën e dipllomimit një ndër petagogët më të vjetër të akademisë :" .Në mënyrë të veçantë ju që do tu qëlloj të punoni në terren, nuk do tu falen gabimet ndaj qytetarit. Në punën tuaj duhet të udhëhiqeni kurdoherë prej një filozofie që në juridiksionin tonë ka hyrë me termin e vaçant, e drejta qytetare, që do të thotë: kurrë të mos bëni ndarje mes njerëzve, në të rangut të parë apo të dytë, në të bardhë apo të zinjë, në të mirë apo të ligj, në të ndershëm apo në maskarenj. Këto dallime do t'ua dëmtojnë shumë punë dhe shpejt kanë për të prishur imazhin tuaj përpara qytetarëve. Punonjësi i po-licisë duhet të jetë i prirur gjithnje drejtë rregullit dhe së vërtetës. Për të egziston vetëm një klasifikim: je në rregull me ligjin ose je shkelës i ligjit. Kaq." E

92

Page 93: Novela dhe tregime  2011

nërsa kujtoi këto fjalë të pedagogut ë tij të nderuar, mendoi se ato i përkisnin asaj kohe të largët e tashmë të harruar. Gjatë atyre viteve kishin ndryshuar shumë gjëra . Atëherë përballja e tyre kishte qënë më tepër me ndonjë vjedhës ordiner dhe e shumta me ndonjë grindje shumë - Afrohu se për ty kam ardhur mor batakçi.     - Uluni! – iu dretuar Ladi duke bërë me dorë nga stolat rreth tavolinës. Dy policët e tjerë që mesa dukej ishin të grupit të gatshëm mbyllën derën e hekurt dhe u afruan pa ndroje duke u zgjatur dorën. Të krijonin përshtypjen  e njerëzve të lodhur, pasi asnjë pikë humori nuk dallohej në fytyrat e tyre gati të përgjumura. Lad Buka si ta kishte kuptuar se atyre u ishte kripur fyti, u fut menjëherë në shtëpi dhe solli pesë shishe birre të mëdha të markës “Kronenburg” të ftohta akull. Në fillim policët bënë sikur nuk i donin, kundër-shtuan, ndonse qejfi u’a kishte të njomnin fytin pas asaj rraskapitjeje të ditës.  -Jeni vërtetë për t’ua qarë hallin, - tha Lad Buka si për të krijuar një tjetër atmosferë. -Ju i kapni dhe gjykata i liron - përfundoi duke e vështruar me ngulmë njërin prej policëve, të cilët i aprovuan fjalët e tij me të tundur të kokës. Ladit iu bë sikur diku e kishte parë atë fytyrë, por nuk po i kujtohej asgjë me saktësi. Dhe polici po vështronte me ngulm dhe diç po stiste me mëndje të tij.    - Sikur t’i isha lutur zotit të më sillte këtu, besoj se nuk do të ma kishte dëgjuar zërin, - tha polici. Dy muaj kam që kam ardhur dhe jam veshur. Si e kam xhako Mihalin? -pyeti më në fund ai i bindur në mendimin e tij se ai ishte vërtetë Ladi, që kishte takuar para dymbëdhjetë vjetësh në dasmën e vajzë së hallës. Atëherë ishte një çmarrok trupshkurtër, i veshur bukur dhe me sy bojë qielli dhe atij i kujtohej se si të gjithë fëmijët e fshatit i mblidheshin rrotull, sikur të ishte i ardhur prej ndonjë planeti tjetër. Me xha Mihalin ishte takuar edhe nja tri here të tjera po në fshat. Për herë të fundit, në vdekjen e të jatit, para tri vjetësh në atë fshatin e tij të largët në rrethin e Përmetit.     - Eshtë në Gjermani tek motra me gjithë nënën -  i spjegoi me pak fjalë Lad Buka, që pas kësaj i ra edhe ai në të se cili ishte dhe i kujt. Nga ana e babait ata binin kushurinjë të dytë. Polici që quhej Stefan donte ta shtynte edhe pak minuta bisedën me Ladin, por ndërhyri kapiten Iliri dhe ai iu bind si ushtari eprorit të tij.

93

Page 94: Novela dhe tregime  2011

- Sokol, - e nisi bisedën kapiteni qetë qetë. - Nuk besoj që të mos e kesh marrë vesh se sot kanë qëlluar për vdekje Vaso Cukën. Dhe e di përse e ka vrarë ? Dhjetë kolitë e fundit të cigareve, që Platoni ka marrë tek ty, i’a kishte dhënë Vasos për ti shitur. Këtë e kam mëse të sigurtë, prandaj mos u mundo fare të më justifikohesh. - Ju kanë informuar gabim kapiten. Natyrisht unë kam pikëpamjen time mbi këtë vrasje. - E cila na qëmka kjo sipas jush? – e ndërpreu kapiteni duke mos ia ndarë sytë fytyrës së Sokol Nerënxit, që ashtu nën muzgun e mbrëmjes që po bëhej gjithnjë e më i thellë, dukej më e vrarë dhe më e pasigurtë për ti qëndruar besnik atyre që shprehte. - Nuk jam i detyruar tu shpjegohem dhe ju e dini mire se të paktën mua nuk kini përse të ma këkoni këtë gjë. - u përgjigj Sokol Nerënxi pa e prishur qetësinë. Sytë e tij të hapur e shikonin pa lëvizur kapitenin. – Nuk e di, e kini lexuar artikullin e Albert Morinës para nja një muaji, për vrasjen e Kreshnik Lulut tek “Apollonia” ?, - vijoi Sokol Nerënxi, - Kreshniku ishte djali i dajës së Plaurentit dhe atë ditë aty ka qënë edhe ai present dhe i ka pare se si i kanë shkaur plumbat nëpër këmbë. Në fakt ata kishin shkaur atje për të vrarë atë dhe jo Kreshnikun. - I di të gjitha këto që më thua ti, e pastaj, çfarë do të thotë kjo? - Nuk besoj se jeni kaq naiv kapiten. Fytyra e Ilir Fushës u skuq edhe më tepër. Ai u ndeh i tëri përpara dhe përplasi grushtin tek çamta e vjetër që mbante ende të varur në sup. - Dëgjomë mire Sokol! Nuk jam aq naiv saç mund të mendosh ti. Por ja ku pot a them, gjithë mbasiten të kam kërkuar deri sa të gjeta, vetëm për të dhënë një këshillë. Hiq dorë sa nuk është vonë se ke për ta ngrën keq. Me këtë rast po të bëjë edhe një nder, që rrezikon kapelen time, por që nuk dua të ma dish. Sokol Nerënxi e pa të udhës të mos e kundërshtonte më kapitenin me qëllim që të mos e agravonte më tej situatën. Në të vërtetë edhe ai dëshironte që kjo bisedë mes tyre të mbyllej një sekondë e më parë, që ata të tre të largoheshin e më pas ai të rrinte i qetë. Në fak ai donte të shtonte edhe diçka tjetër, por kapiten Ilir Fusha nuk e la të hapte gojë.

94

Page 95: Novela dhe tregime  2011

- Nuk mund të vazhdosh më kështu. Duhet ta kuptoni se ylli juaj ka nisur të perëndoj Sokol Nerëni. Do të vij një ditë që vet kam për ti vënë prangat mu atje në atë magazine tënde të “fruta-perimeve” - E si tha kështu, kapiten Ilirjan Fusha ia nguli një copë herë të gjatë sytë, sikur donte ta pyeste edhe për diçka tjetër, mbase edhe për atë që me intuitën e tij, së pari prej një prindëri të rregullt, e më pas si prej një njeriu të stërvitur e me mjaftë përvojë në kësi punësh, kishte arritur ta kuptonte se me të vërtetë Sokol Nerënxin, që atë cast bëri një zmbrapsje të trupit, sikur ai ta kishte qëlluar me një grusht të tmerrshëm përpara fytyrës, diçka po e mundonte, por ndrroi mendim. Pastaj si lëshoi një buzëqeshje të lehtë përmes buzëve të tij të trasha, që porsa kishin filluar ti humbisnin atë vijëzimin e bukur prej dhëmbëve të rënë, dukej sikur po thoshte me vete, i bindur se prehu i tij e kishte kuptuar më mire se asnjë herë tjetër se, në qoftëse i kishte shkrepur në kokë me gjithë mënd për të mos hequr dorë nga ajo rrugë pa krye në të cilën kishte hyrë, ai për asnjë moment dhe për asnjë çast nuk do të kishte qënë mbështeja e tij, por përkundër, kishte për ta ndjekur këmba këmbës derisa ta paralizonte, ndonse ishte plotësisht i bindur se kokëfortësia dhe planet që ai kishte ngritur në kokë për tu pasuruar nëpërmjetë rrugës së krimit edhe kundrabandës për një fare kohe të gjatë, nuk do të njihnin kurrë tërheqjen e tij. Sokol Nerënxit sikur iu thartua birra në fyt prej atyre fjalëve të buta dhe asaj shprehjeje çuditërisht të dhimbëshme që kishte marrë atyre çasteve fytyra e kapitenit e i’u bë sikur pas kësaj gjithë qielli i ra mbi kokë. Ai edhe mund ta kishte arrestuar që atë çast edhe pa ndonjë vendim prokurori. Me vetëdijen e poshtërimit dhe me planet e hakmarrjes në kokë për atë që kishte marrë cigarre tek ai për llogari të Platon Ruthit, Sokol Nerënxi erdhi dhe u bë më i heshtur e më miroz në vetëvete. E ndjente veten aq shumë të tronditur sa mend nuk kishte fuqi të qëndronte më në këmbë dhe nuk po gjente3 më forca për tu future brënda në shtëpinë e Lad Bukës, që edhe ai e kishte humbur fare toruan prej gjithë kësaj që kishte pare dhe dëgjuar mes Sokol Nerënxit dhe Kapiten Ilir Fushës dhe atë cast ai i litej zotit që fjalët e kapiteninit të mbeteshin aty, në oborrin e shtëpisë si tij si vetëm kërcënime dhe se nuk do të shkonin më tej. Më pas ai e rrahu mirë e mirë këtë me Sokolin dhe arritën në konkluzionin se dikush prej grupit

95

Page 96: Novela dhe tregime  2011

të tyre duhet të kishte llomotitur, por cili? Lad Buka mendonte se I vetëmi që mundet ta kishte bërë këtë duhet të ishte Kuqua, ndërsa Sokol Nerënxi e përjashtonte atë version duke aluduar për Ajet Musain, por nuk goxonte t’ia shqiptonte emrin.      U kthye në shtëpi me mëndje të prishur. Tërë ato mure të pakapërcyshëm që kishte ngritur rreth vetes gjatë këtyre viteve të fundit, tashmë frika ja kishte shkatërruar dhe ja kishte bërë rrafshë si ndonjë tërmet i papërballueshëm e i llahtarshëm. Si të gjithë kriminelët dhe kundrabandistëst që i trëmben ballafaqimit me togat e zeza, edhe ai zuri të përfytyronte i tronditur, fakte që mund ta komprementonin rëndë e nëse një ditë do të zbardheshin, burgu për të do të ishte i pashmangëshëm. Kush do të ketë llomotitur? Kush do të ketë tradhëtuar? Po thoshte me vete. Sokol Nerënxin e torturonte fakti se nuk dinte se prej kujt të ruhej edhe pse nëpërmënd i vërtitej emir i Ajet Musait, ai nuk mund të thoshte me bindje të plotë se ishte pikërisht ai që kishte tradhëtuar. Nuk dinte për kë të dyshonte dhe se drejt kujt duhet ta drejtonte gishtin. Si arriti pranë bllokut të pallateve të lagjes së tij, mori kthesën dhe u fut në një rrugicë ku ndriçimi ishte më i dobët dhe prej andej si hyri në shtëpi, u afrua pranë dritres dhe lëvizi paksa perden e rëndë prej damasku ngjyrë kafeje. Për disa minuta vështroi gjithë vëmëndje përtej rrugicës nga krahu i kopështit të fëmijëve portën me kangjella të një shtëpie përdhese ku në një qoshe të saj ai dalloi turbullt dy figura. “ Vetëm po të jetë çmëndur banda e Platonit mundet të bëjë ndonjë të pabërë tjetër” – mendoi ai – Megjithatë nuk duhet harruar” Lëshoi perden dhe hyri në dhomën e gjumit pa u ndjerë fare, por në çastin që po hiqte këmishën, pa se tek dera qëndronte në këmbë e motra. - Edhe sonte tepër vonë erdhe Sokol. Na vure në merak të madh. Maman akoma nuk e ka zënë gjumi.      - Mirë Silvi, ik tani, natën e mirë!      E motra donte t’i thoshte se bukën e kishte mbi tavolinën e guzhinës, por e pa të udhës të mos e zgjaste bisedë. Fundja ai e dinte këtë gjë. Pra asaj nate nuk vuri gjë prej gjëje në gojë.  Me të ëmën nuk këmbeu as edhe një fjalë. Ajo e nuhaste menjëherë kur atij i kërcënohej ndonjë rrezik. Ishte e para herë që ajo nuk e pyeti dhe atij kjo heshtje e saj iu duk sikur i thoshte: Boll ma ke plasur shpirtin. C’kërkon? Do të më futësh në dhe të gjallë ? Megjithë shqetësimin e turbullt që ndjente, mendimet nisën t’i

96

Page 97: Novela dhe tregime  2011

ngatërroheshin e më në fund e zuri gjumi, gjumi i një njeriu të lodhur jashtë mase. Në të zbardhur të ditës u zgjua i trëmbur prej një gjumi të rëndë, të thellë e të shqetësuar, prej një ëndërre të frikëshme. Në ëndërr i ishte bërë sikur një mbasdite përapa magazines ia kishin behur katër forgone policie të mbushur plotë dhe si ia kishin sekuestruar të gjitha kolitë e cigareve dhe i kishin vënë dyllin magazines, e kishin tërhequr zvarrë përgjatë oborrit nën klithat e njerëve që kërkonin lirimin e tij dhe më pas e kishin rrasur në një makinë të vogël e prej andej në një birucë të thellë e të errët gjithë lagështirë ku kutërbonte vetëm era shurrë. Tutje në atë errësirë të llahtarëshe siç ishte gjysëm i vdekur prej shqelmave dhe grushteve që kishte ngrënë nëpër të gjitha pjesët e trupi, mezi kishte shquar siluetën e turbullt të një një njeriu që i ishte afruar duke i thënë: “Mos u frikëso biri im, edhe mua kështu më kanë torturuar kur më sollën këtu. E di që ti tani nuk ke as më të vogëlën fuqi që të ngrihesh pasi këmbët nuk të binden. Jashtë kësaj skëterre është një grua plakë, që po të pret, shpërthyer në lot dhe lutet me përgjerime për ty. Unë do të xnjerr prej këndej e do të tregoj rrugën për të shkuar përsëri tek ajo. E di që je tepë ambicioz dhe kërkon të bëhesh i pasur. Unë jam Edmond Dantesi. Dantesi, besoj se ma ke dëgjuar emërin. Dhe unë do ta tregojë rrugën se sit ë bëhesh i pasur dhe të dalësh prej këndej sepse edhe mua ma ka treguar një abat çelsin e kamjes.” Kur i ishte bërë sikur ishte hedhur prej një lartësie qindar metërshe në det, kishte hapur sytë i trëmbur. Pas pak minutash Silvi si i kishte sjell kafen, u ul buzë divanit të tij dhe i pëgëdheli dorën. E ëma i gjeti ashtu dhe në çast ndjeu një gufim zemre. Sa shumë i kishte dëshiruar caste të tilla dashurie mes fëmijëve, por që ato kishin qënë tepër të pakëta në atë familje.     Kohë në parë, ankimet e të ëmës rreth pashpjegueshmërisë së tij Sokol Nerëni i dëgjonte duke buzëqeshur gjithë ironi, ndërsa tani heshtja e saj e vrazhdë kishte filluar ta tmerronte dhe ta torturonte dhe ajo i bëhej gjithnjë edhe më e gjithëpushtetëshme kur mendonte se një ditë ai do t’i sillte asaj Eridën në shtëpi. Nga ana e saj e ëma duke qënë mëse e bindur për rrugën e gabuar e pa krye në të cilën kishte hyrë i biri, ajo ndiqte me frikë në zemër, por pa rënë në sy çdo lëvizje të tij. Në shtëpi tashmë ishte krijuar një atmosfere kaq e rëndë, sa këtë kishte kohë që e kishte ndjerë edhe Silvia e cila ja përforconte dhe  ja përkrahte mendimet së

97

Page 98: Novela dhe tregime  2011

ëmës. Despotizmi i Sokolit, manifestimet e herëpasherëshme të arrogances së tij, i rrënqethnin mishët.  - Zoti të bekoftë bir, - i tha e ëma duke vështruar llampën e ndezur në tavanin e shtëpisë, thua se po falenderonte qiellin për mrekullinë që po bënte, duke kthyer përsëri brënda atyre mureve atë ngrohtësi të munguar. Me shikimin e saj, ajo përgjoi rreth e përqark pastaj vazhdoi: - Kur do më çosh një here në kishën e shën Nout, në Laç?

       dt. 3.1.97, f.f. "Gjallica" lajmëron mos shpërndarje parash deri më 15.1.97, shqetësime në Vlorë

Kapitulli III      Ishte e shtuna e dytë e marsit.  Albert Morina sapo kishte zbritur nga furgoni i linjës kur një djalë i dobët rreth të  trembëdhjetave që të krijonte përshtypjen e një zhelani, me flokë pis të zeza pothuajse të pakrehura, zeshkan e me dy sy të vegjë, të kaltër, por që shprejnin një gjallëri të tejkaluar për moshën, trup imët, por të lidhur mire, i  doli përpara dhe i tha se në lokalin përball e priste Sokol Nerënxi.  Alberti  nguroi një çast  pa ditur se ç’përgjigje të jepte. Ishte i ngarkuar me nja dy çamta plasmasi ku në supermarketin përballë redaksisë, meq asaj dite kishte marrë edhe rrogën mujore, kishte blerë përveç disa artikujve ushqimorë, një kinder të madhe të mbështjell me varak ngjyrë rozë për Gersën dhe tri shishe vere të një marke Italjane.         - I thuaj të më pres nëse ka mundësi, sa të lë këto në shtëpi, - I tha djaloshit duke i treguar çamtat. Jo vetem zëri i tij por edhe fytyra i kishte marrë një shprehje të ndërmejtme midise aprovimit dhe kundërshtimit. Atë copë rrugë deri në shtëpi e bëri gjithë duke menduar për takimin e paparalajmëruar që e priste. Albert Morina nuk thoshte se për punët e Sokol Nerënxit kishte ndonjë

98

Page 99: Novela dhe tregime  2011

informacion të gjërë, por edhe me atë informacion që kishte,mendonte se ishte plotësisht i mjaftueshëm për të krijuar një ide rreth atij njeriu. Shtëpia e Albert Morinës nuk ishte larg prej andej. Ai jetonte prej vitesh në katin e tretë të një ndërtese të vjetër paksa më tej kryqëzimit të ish dyqanit të pastrimit kimik, që tani ishte kthyer në një dyqan të madh ku tregëtoheshin artikuj hidrosanitarë dhe pllaka majelike spanjolle.Gjatë rrugës Albert Morina  hamendesonte për të rrokur arsyen që përse Sokol Nerënxi  ja kishte kërkuar këtë takim. Së pari ai nisi të vriste mëndjen të gjente ndonjë lidhje të ndonjë të afërmi  apo shoku të tijin me të. Mund të egzistoj mundësia që ai të ketë rekrutuar ndonjë syresh në bandën e tij ?, mendoi, por nga sa sillte në mëndje, asgje e tillë nuk i rezultonte. Në kronikën e zezë të shkrimit të sotë që ishte botuar në gazetë ai nuk mendonte se mund të kishte ndonjë lidhje me të. Prej të dhënave që kishte marrë në drejtorin e qarkut askush nuk e kishte pëmëndur emrin e Sokol Nerënxit dhe vrasjen e Vasos nuk e lidhnin me ndonjë prpaskenë të tij. Kur hyri në lokal Sokoli e priste i vetëm në një tavolinë ne një cep nga fundi i lokalit me një gotë xhin përpara dhe një shveps te boshaisur.Kishte vendosur brrylet mbi tavolinë dhe mjekrrë e kish mbështetur mbi pëllëmbën e dorës së majtë. Me vështrimin e tij të përhumbur diku, Sokol Nerënxi atyre çasteve ishte shndrruar i tëri në një figurë të frikëshme dhe aspak të këndëshme për një gazetar. Por për Albert Morinën dhe pse e imagjinonte se ç'plane të marra mund të thurrte në mëndje, çuditërisht nuk i ngjallte asnjë lloj ndjenje frike apo paniku. Me të vënë re Albert Morinën, Sokol Nerënxi sikur u shkun prej asaj tendosjeje të hekurt. U ngrit  mengadalë në këmbë dhe duke u përulur që sipër tavolinës për t’i shtrënguar dorën plotë respekt e përzëmërsi, pothuajse siç do të bënte me njonjërin prej miqëve të tij të pa takuar prej kushedi sa kohësh, lëshoi njëpërshëndjetje mirseardhjeje. E sado që Albert Morina nuk ishte takur ndonjëherë më parë me të pati frikë se mos edhe ai nuk do të shfaqej në atë moment takimi më dashamirës dhe miqësor ndaj tij. Gjithë mirësjellje i zgjati dorën . Sokol Nerënxi duke e falenderuar edhe

99

Page 100: Novela dhe tregime  2011

një here për ardhjen, ja bëri me dorë kamarjeres, që ia behu aty përnjëherë për të marrë porosinë.    - Vetëm një biter të lutem.- Në qënien e Albert Morinës vihej re një farë përqëndrimi dhe vigjilence njëhkohësisht.  - Atëherë edhe një konjak, - shtoi Sokol Nerënxi dhe tymosi me shullunga të holla tyni. Fytyra e Albert Morinës kishte marrë një shprehje pritjeje. Pasoi një çast i gjatë heshtjeje ku askush nuk po e merrte fjalën dhe këtë ndoshta të dy e justifikonin me ardhjen e porosisë dhe largimin e kamarjeres. Dhe vërtetë, porsa kamarjerja u largua duke lënë shishen e vogël të biterit dhe gotë e konjakut mbi tavolinë, Sokol Nerënxi hyri drejtë e në temë dike thënë:    - Albert e lexova me shumë vëmëndje shkrimin tuaj sot në gazetë.- Zëri i Sokol Nerënxit kishte një nuancë të thellë misterioziteti. Dukej qartazi që ai nuk kishte rreshtur së menduari prej disa orësh për të. Në qënien e tij vihej re një fare interesimi i padurura, por edhe vigjilence njëhkohësisht. Fytra I kishte marrë një pamje të friksuar, të lodhur e madje të rraskapitur prej ankthit që e kishte munduar, qëkures kishte lexuar artikullin, që Albert Morinës I ngjalli një lloj keqardhjeje dhe për këtë shkak mbase edhe I vinte zor ta vështronte shpesh, përkundrazi Sokol Nerënxi nuk i’a ndante sytë, ata sy të gështenjtë që dukeshin qartazi se diçka prisnin të mësonte, përtej të shkruajturit në artikull. - Po, për vrasjen e Vaso Cakës e ke fjalën?, - pyeti.    - Pikërisht. Gëzuar dhe një herë të falenderoj që nuk u kurseve të vije për të më takuar. - Heshti një hop, ngriti gotën dhe si piu një gllënkë shtoi: -  Ndër të tjera në shkrimin tuaj ju thoni shprehimisht: " dyshohet se viktima ka bashkëpunuar me një rrjetë kundraban-distësh të cigares, rrjet i cili drejtohet nga një njeri me precedent të rrezikshëm, emri i të cilit, për arsye hetimi nuk bëhet publik". Kështu kini shkruar fjalë pë fjalë. - I jam përmbajtur informacionit që më kanë dhënë, - u përgjigj Albert Morina sikur të ishte përmëndur prej një këmbënguljeje për të mos i lejuar vetes të humburit e men-dimit.  Albert Morina ngriti gotën e porsa mbushur dhe i hodhi një shikim kuptimplotë.

100

Page 101: Novela dhe tregime  2011

-Pyetja ime është konkrete Albert dhe përgjigjen ta kërkoj si mik edhe nëse nuk më shpjegohesh nuk ka asnjë problem. Kjo është në të drejtën tënde. - Sokol Nerënxi heshti një hop, ngriti kokën që gjatë kësaj kohe e kishte mbajtur ulur dhe si e pa Alber Morinën drejtë e në sy shtoi : Ta kanë përmëndur gjë emrin tim? - Përfundoi duke e ulur zërin plotë fshehtësi, sikur të donte që atë pyetje ta dëgjonte vetëm bashkëbiseduesi dhe asnjë orendi, apo mjet tjetë që ndodhej aty rreth e qark tij. Albert Morinës nuk po i bënte më shumë përshtypje pyetja dhe mënyra tepër elegante e të shprehurit të një njeriu të rritur përmes errësirës së botës së rrugës, të shumëpërfolur për rrahje, grabitje dhe së fundëmi për koundrabandë se sa ndjesia e mposhtjes që po ndjente prej atij toni këmëngulës të atij njeriu, të cilit e kishte të pamundur t'i përgjigjej me një pyetje të thjeshtë dhe pse përgjigjen e kishte në majë të gjuhës. Kurrë më parë në jetën e tij Albert Morinës nuk i kishte qëlluar ta ndjente veten përpara njërëzve të këtij rangu kaq të çarmatosur.Përgjigja e Albert Morinës ishte e shkurtër dhe e prerë.     - Për asnjë moment. - Siguria me të cilën i shqiptoi ato fjalë sikur i dhanë më tepër kurajo, si një njeri që e përfyt aty për aty situatën e që shpejtë bie në kompromis me ndjenjat e veta.- Këtë ta them me sigurinë më të plotë. - Nuk ka përse m'a nëvizon këtë. Sikur të mos kisha besim nuk do të kisha thirrur për këtë bisedë.- Sokol Nerënxi heshti. Në botën kriminale të qytetit fjala e tij  kishte shumë pushtet sa gati - gati ishte kthyer në ligj. Këtë autoritet  ai e kishte fituar në saje edhe të përkrahjes së padukëshme e indirekte të disa prej krerëve më të lartë të pushtetit në rreth si dhe fal dinakërisë, guximit e pafytyrshmërisë që e karakterizonte  ngaherë kur ishte fjala për biznes. Sokol Nerënxi drejtonte çerdhen më të madhe të kundrabandës së cigareve jo vetëm në qytet, por edhe më gjërë. Njihej prej të gjithëve si kapo i një bande të rrezikë-shme kusarësh, fasllifikatorësh dhe vrasësish. Pozitën e tij që vinte dita ditës duke e forcuar gjithnjë e më tepër Sokol Nerënxi mundohej ta mbante në këmbë dhe ta ruante nëpërmjetë mënyrave të tilla si : duke joshur me të holla gjithë ç'kishte mbi vete në

101

Page 102: Novela dhe tregime  2011

administratën shtetërore, duke rekrutuar spiune vajza, të cilat i lidhte me antarë të bandës së tij dhe së treti duke bashkëpunuar fshehurazi me mënyra nga më të stërholluarat, pa u shfaqur në asnjë rast vet përpra  policisë si agjent i saj. Ai dekonspironte cilindo që i bëhej pengesë, ose e quante të padëshiru-eshëm si pjestarë të bandës dhe gjithnjë kishte patur sukses. Si një njeri që kurrë në jetën e tij nuk kishte provuar brejtje ndërgjegjeje Sokol Nerënxi nuk kursente të çonte në burg cilindo prej antarëve të bandës së tij kur i prekeshin interesat.

                                       

Kapitulli  IV

Sokol Nerënxi qëndronte në hyrje të magazines, që ndodhej në njërën prej zonave periferike të qytetit, fare pranë vëndit kur dikur kishin qënë magazinat e tregshumit. Ishte një ambient i bollshëm  në katin e parë tënjë ndërtese dykatëshe të ngritur dy vjet më  parë. Sokoli  e kishte marrë magazinën  kundrejt një qeraje  prej dyzetë mijë lekësh në muaj dhe thoshte se ishte i kënaqur jo vetëm  me ambientin e bollshëm të saj , por edhe me pozicionin tepër të volitshëm që ajo kishte, si kundrejt rrugës kryesore, ashtu edhe prej largësisë jo shumë të madhe  nga dogana e cila kishte pak kohë që ishte xhvendosur nga sheshi i trageteve në sheshin e ish magazinave të mineralkomit. Por kishte edhe një arsye më shumë Sokol Nerënxi që e kishte marrë magazine në Shkozet. Dikur kjo zonë që ishte quajtur si “Zona industrial e qytetit” tashmë që të gjitha ndërrmarrjet ishin shkatërruar e kthyer në gërmadha, kishin mbetur vetëm ato katër pesë pallate nga tre deri në pesë kate,një mori shtëpish të vjetëra përdhese si symbol i asaj kohe të shkuar ku vazhdonin të banonin shtresat më të varfëra të “ Klasës Puntore” dhe në thellësi të saj, një mari magazinash që boshatiseshin çdo ditë. Duke qënë se vet Sokoli vinte prej atyre shtresave të varfëra, në vetëdijen e tij ishte rrënjosur koncepti se atje ku varfëria është e madhe, po aq e madhe është edhe injoranca e për rrjedhoj propabiliteti për të

102

Page 103: Novela dhe tregime  2011

gjetur mbështeje dhe terren ishte shumë herë më i madh se sa në brenësi të qytetit ku shteti e ka më të lehtë për të vepruar. Ishte me të vërtetë një paradox kur mendoje se kjo zone jo më shumë se një kilometer larg qytetit, kishte mbetur e zhyrur në një mjerim rrënqethës. Prej mëse pesëdhjetë vjetësh ata që kishin mundur të mbaronit një shkollë të mesme ishin me dhjetëra, ndërsa ata me të lartë, numëroheshin me gishtat e dorës.  Në hyrje  të magazines e cila mbyllej me një portë të madhe prej hekuri, të binin menjëherë në sy nja  pesë paleta  me  mollë  të markës “Gold”  dhe  dy paleta nektarinë.  Me një celular  të markës “Nokia”  në dorë , nga ata më të shtrenjtit,  ai shkonte e vinte sa në  njërin cep të magazines në tjetrën duke të krijuar përshtypjen e një njeriu të munduar prej ndonjë sikleti të pashmangshëm. Pamja e jashtme e tij nuk të lejonte të dyshoje për një njeri të lig, ndonse fytya e tij tregonte një shprehje të ashpër, paksa të ngrirë dhe të përhumbur. Megjithëse mundohej të tregohej sa më  i qetë, në fytyrën e tij vihej re një lloj shqetësimi i dukshëm, të cilin ai mundohej ta përballonte me shumë sforco. Pinte cigare të markës ‘Malboro” të kuqe dhe pse hera herës u hidhte ndonjë sy paletave me mollë ndonse mëndjen e kishte gjetkë. Nuk e vriste atë aspak përse kishte dy ditë pa shitur as edhe një të karërën e tyre, por po mendonte për diçka tjetër më të rëndësishme. Që kurse e kishte hapur magazine të cilën e mbante përherë të furnizuar mi-rë, puna dita ditës kishte ardhur duke i’u rritur.Pëveç tregëtarëve, që tregëtonin në tregun e shumicë së qytetit, kishin filluar të vinin dhe tregëtar të tjerë nga Tirana dhe rrethet e tjera të vëndit.Tani ai vetëm për cigaret vinte në qarkullim rreth pesëqindë mijë dollarë dhe fitimi ishte tepër i majmë. Shpesh tregëtarët nga frika se mos mbesnin pa mall i tele-fononin Nikut dhe bënin porosin. Me të mbrritur malli në magazinë ai me të shpejtë bënte ndarjen sipas sasive të porositura dhe më pas i telefononte gjithë sejcilit sasin që tepronte ua jepta pa likuidim tregëtarëve ambulantë dhe kryesisht atyre që shisnin tek sheshi i trageteve. Askush deri në ato ditë nuk kishte guxuar ti mbante lekët Sokol Nerënxit, pasi e dinin mirë se ai nuk dinte kurrë të falte. Ata më shumë ia kishin frikë atij se sa vet perëndisë, ujit dhe zjarrit. Aty e para nja tetë muajësh kishte qënë një djal i ardhur nga fshatrat e Beratit, që pasi ishte marrë me ca punë të pista në Greqi, ishte kthyer e banonte me qera diku pranë bllokut

103

Page 104: Novela dhe tregime  2011

të apartamenteve tek 30-të vjetori.Me ca marifete të stërholluara ai kishte dashur t'ia hidhte paq Sokol Nerënxit,por ky si e kishte nuhatur manovrën e tij, ishte bërë më bishë se bisha. Kishte mëse gjashtë muaj që djali kishte humbur pa nam e nishan. Ishte hapur fjala se ai kishte ikur kalandesitin për në Itali me skafet e Vlorës.Befas, përball, disa metra më tutje, aty ku kthehej rruga kryesore, i zunë sytë dy burra të veshur me kostumin e Policisë Tatimore, që zbritën prej një makine tip "Dukati" me mbishkrimet e tyre dallues në pjesët e saj ansore.  Dukej qartazi që ata po merrnin rru-gën drejtë magazines së tij. Kur ata ia mbrritën aty, ai, pa e hequr telefonin celular nga ve-shi, bëri një përshëndetje me dorë dhe duke e shtuar buzëqeshjen, sikur të fliste me ndonjë ministër të ndonjë dikasteri të rëndësishëm, shqiptoi : Shef ju kërkoj ndjes, por më duhet të largohem se më erdhën nja dy mysafirë të rëdësishëm dhe ndërsa uli shinën e telefonit, u bëri me dorë të porsa ardhurve që të uleshin në tavolinën e tij të punës, mbi suprinën e të cilës gjindeshin një mori letrash zhdoganimi, fatura tatimore, fatura pagesash, një computer IMB pentium tresh, që Sokoli se kishte ndezur asnjëherë qëkurse e kishte sjell dhe instaluar prej mungesës së përdorimit , një vulë, që ishte vula e firmës si dhe dy tri stilolapsa të kushtueshem, të cilët Sokoli i mbante aty më tepër për ti dhënë rëndësi vetes dhe për të rritur autoritetin e bizne-sit të tij. Burrat nuk u ulën menjëherë. Dukej sikur hezitonin. Njëri prej tyre ndërsa nxorri nga xhepi  në të majtë të xhaketës gri identitetin e policit tatimor, hyri drejtë e në temë duke shqiptuar: - Jemi inspektorët tatimor të zonës...      - Përshëndetjet e mia,  -  e ndërpreu Sokol Nerënxi duke zgjatur dorën për t'i takuar, gjë që të dy burrat e bënë me shumë mirësjellje.- Sokol Nerënxi, pronari i firmës, - u prezantua ai menjëherë.      - Duam të verifikojmë disa dokumenta, - tha burri tjetër, që gjerë në ato minuta nuk kishte nxjerrë asnjë fije zëri.      - Uluni, uluni një herë, - shqiptoi Sokoli me një ton mirsjelljeje, por papritmas fjalët sikur i mbetën në buzë kur pa që sytë e njërit prej tatimorëve ishin të fiksuar tek dera e vo-gël në të majtë të magazinës. Ndjeu një drithërimë të beftë në trup. Po i vinte inat më tepër me Nikun, të vëllain, që nuk e kishte vënë njërën paletë

104

Page 105: Novela dhe tregime  2011

mollësh, ashtu siç e kishte  porosi -tur,   për të mos e bërë të dallueshme atë derë.          - Sokol, kemi të dhëna se ju përveç frutave, në ngarkesën e fundit të paktën kini importuar edhe sasira të tjera mallërash, që nuk i kini pasqyruar në dokumentacionin e zhdoganimit.           Jashtë frynte një erë e lehtë që vinte nga veriu.       Sokol Nerënxi nxorri një buzëqeshje të lehtë gati-gati ironike. Fundja, po thoshte atyre minutave  me vete, ç'ndryshim  kanë tatimorët nga doganierët?  Përpara se ti hynte një rruge,  që atij i dukej si ajo thika me dy presa,  ai kishte patur një tjetër mendim si për ata edhe për këta. Kishte qënë një kohë e gjatë qëkurse ai i kishte identifikuar ata me njerëz që ndërshkonin shkelësit e ligjit, prandaj edhe duhet  t'ua kishte frikën në kulm. Por ai në këto kohë të reja kishte arritur ta kapërcente mrekullisht atë barrierë dhe tani për të ata  nuk ishin veçse njërëz të zakonshëm që duke u ushqyer për vete, arrinit të ushqenin edhe eprorët e tyre, dhe ai e kishte kuptuar më mirë si askush tjetër këtë mekanizëm. Sokol Nerënxi kishte zbuluar brënda vetes aftësinë e të bërit pazarllëk dhe të arrinte t'i mposhtte ata  me forcën e parasë dhe kjo i kishte sjell sukse. Përse të mos e aplikonte edhe me këta të tatimores  të njëjtën gjë? Ishte i bindur se do t'ia dilte në krye. Kishte kohë që ndjente një vendosmëri të patundur për të ecur gjimonë përpara.          - Ju kanë informuar gabim shef, unë importoj vetë fruta perime.- shqiptoi ai me një ton ngathtësie interesante teksa  hapi ngadalë sirtarin e tavolinës ku qëndronte i ulur dhe pasi nxorri prej andej tri gota kristali,  pa e mbyllur atë, u ngrit dhe u drejtua drejtë një rafti të vogël melamine ku mbante një sasi shishesh me pije alkoolike të llojeve të ndryshme. Diku  mori një shishe Uiski. Të dy policët e tatimores ia kishin  mbërthyer sytë pjesës së hapur të sirtarit ku dalloheshin qartazi një sasi kartëmonedhash të ndrysh-me si lireta, marka, dollar dhe prerje njëmijëlekshe të vëndit.            Sokol Nerënxi po e vononte enkas kthimin.          - Eshtë origjinal. E mbaj për njerëz të zgjedhur.- tha ndërsa po mbushte gotat.            Të dy tatimorët s'po i rezistonin më tundimit.

105

Page 106: Novela dhe tregime  2011

          - Eshtë interesante,  -  vazhdoi Sokol Nerënxi teksa ngriti dhe takoi gotën e tij me të atyre. - Ne jemi vënd i thashethemeve dhe i përgoimeve.          - Megjithatë ne jemi të detyrur të ushtrojm kontroll. Besoj se nuk ka asgjë të keqe, apo jo?           Sokol Nerënxi e vonoi paksa përgjigjen.          - Më shqip se ua thashë, besoj se nuk ka ku shkon. Unë tregëtoj vetëm fruta perime importi dhe asgjë më tepër. Duartë e tij lëvizën brënda sirtarit dhe pas pak ai i mbështeti brrylet mbi suprinën e tavolinës duke palosur me kujdes dy prerje pesqindë markëshe.  I ngriti sytë nga kartëmonedhat dhe ia nguliti policëve.  - Importoj mollë nga Borzano, ja a, nuk janë mollë këto shef?            Ne jemi të detyruar të zbardhim atë për të cilën ju kanë sinjalizuar në drejtorinë tone dhe atë që konstatojm ...            Sokol Nerënxi i largoi sytë mga kartmonedhat e mbledhura dhe pa e bërë të gjatë ia zgjati dorën policit që kishte nxjerr i pari kartën e identifikimit si polic tatimor. Polici zgjati dorën dhe rrëmbimthi si mori kartëmonedhat e palosura i futi me po atë shpejtësi në xhep.     - E pra i thoni shefit të madh se atë që janë thënë për mua, nuk janë gjë tjetër vetëm shpifje - tha Sokol Nerënxi.- Mollë Borzano.      - Vetëm atë derën atje mundohu ta bëni të padukëshme.       Të dy policët u vërtitën për disa minuta në vënd, pastaj kthyen shpinën dhe u largu-an andej nga kishin ardhur.      Sokol Nerënxi priti sa ata i humbën nga sytë, pastaj tha me vete. Edhe këta nuk kisha se si të mos i vija nën vete.Zëri i tij që pati qënë aq i qetë e i shtruar kur fliste me policët, tani erdhi dhe u rëndua me një tingull të mbytur.Ishte i emocionuar dhe plot kënaqësi.Tashmë i ishte krijuar përfundimisht bindja se përveçse në gjëndje, por edhe i aftë për tu bërë ball si ditëve të mira, ashtu edhe ditëve të këqija.      -Ikën?- e pyeti i vëllai me një ton të friksuar,që ia befi aty përpara tij, sikur të kishte mbirë nga dheu, por si nuk po merrte përgjigje, shtoi, - Kol, kontrolluan gjë?        - Më porositën që herë tjetër atë derën atje ta gjejnë të zënë me paleta molle.

106

Page 107: Novela dhe tregime  2011

      - Dreqin, më doli nga mëndja për zotin. Më erdhën ata të "Ali Demit". Deshën ti merrnin që sot, por unë u thashë se kam porosi nga Sokoli që të mos jap asgjë pa lek në dorë, - foli Niku i çliruar, duke i rënë të vëllait lehtaz me shuplakë në shpatulla.- Je njish vëllaçko. – Lëri furçet Nik, dhe here tjetër porosity që lë unë, i dua të zbatuara.        Në kohën kur tregëtia me perëndimin dhe lindjen ishte hapur së tepërmi, numëri i atyre që kishin nisur të merreshin me importim mallërash për të cilat tregu i vëndit ishte i uritur, Sokol Nerënxi i porsakthyer nga italia, nëpërmjet një të afërmi të tij që punonte në dhomën e tregëtisë, ashtu sikurse edhe kishte marrë udhëzimet prej ish pronarit të tij, kishte arritur të nxirrte një liçencë import-exsporti dhe të siguronte një vizë tregëtare. Nga ngarkesat e para nuk thoshte se nuk kishte patur fitim, por ai kishte qënë tepër i vogël dhe nuk e kishin kënaqur.Por ashtu siç edhe thoshin ustallarët e tyre punëve, drejtë e drejtë, nuk i dilej. Cmimet e referencave ishin tepër të larta dhe për rrjedhoj, po tu shtoje edhe bakshishet që duheshin, porsa ngarkesa zbriste nga trageti ne sheshin e doganës dhe deri sa arrinte në magazinë, atij asnjëherë nuk i kishin shkuar më pakë se tetëdhjetë mijë lek pa futur doganën e mallit. Kështu që ai kishte gjetur një mënyrë tepër të rafinuar për të kaluar mallëra pa doganë.  Pothuajse gjysmën e trajlerit e ngarkonte me tapet,  që i merrte në Belgjikë dhe në fund,  me të mbrritur në Bari, ngarkonte mollë dhe fruta të tjera, për të cil-at bënte deklarimin. Doganierët e kontrollit fizik në shumë raste e kishin pikasur këtë mën-yrë mashtrimi dhe shpesh i kishte zënë në befasi tregëtarët dhe i kishte penalizuar keqazi. Kjo kishte qënë sit ë thuash më tepër një formë presioni për ti detyruar ata që të paguanin rrushfete të majme, të cilat shkonin  zinxhir deri në kupolën e shtetit. Dhe kjo lloj marrë-veshje e heshtur i kënaqte të dyja palët. Por ai, Sokol Nerënxi, ndryshe nga të tjerët, kishte arritur sa t'ia mbyllte gojën doganierve dhe atyre të antikundrabandës duke paguar nën dorë shuma parash disa herë më të vogëla dhe kjo shpesh here i kishte vënë në konflikt doganierët me të.  E vetmja hallkë që i kishte mbetur, ishin tatimorët. Por tani që kishte arritur t'i bindëte edhe ata, që të hiqnin dorë nga kontrolli i magazinës, atij sikur i ishin zgjuar ca fuqi të reja, të cilat nisën të lëvrinin tërë jetë e gjallëri pothuajse në krejt qënien e tij.

107

Page 108: Novela dhe tregime  2011

- Nik, i thuaj mamas se sonte mund të vonohem pak. Na, bliji Silvës ndonjë gjë, por jo nga ato limonatat bullga-re,që hollohen me ujë, - i tha me një ton të prerë.       Niku zgjati dorën dhe si mori rrëmbimthi kartmonedhën njëmijëlekëshe, nxorri çelsat dhe mbylli portën e madhe prej hekuri të magazinës.Kur u kthye i vëllai nuk ishte më aty.      Sokol Nerënxi me hapa të shpejt kishte dal në krye të rrugës. Me të arritur urbani i linjës, me një të kërcyer ai u hodh brënda tij dhe ndonse kishte  vënde bosh, preferoj si zakonisht të qëndronte në këmbë. Dhe pse sytë i lëvrinin në pejsazhin e njohur, të rrënjosur tek ai qysh nga koha e fëmijërisë që i shkonte si në një filëm, mendimet e tij shkonin gjetkë.Si në asnjë rast tjetër, Sokol Nerënxi po e ndjente veten tërësisht nën ndikimin e një ndjesie të re, të një farë shendi të brendshëm dhe nuk e kishte as vet të qartë se nga i vinte ajo farë trubullie. Ishte i qartë vetëm për një gjë: ndjesia që e kishte përpir të tërin, kishte të bënte me policët e tatimeve.Buzëqeshi. Në kryqëzimin  pranë pallatit të sportit "Ramazan Njala",urbani bëri një treçerek rrotullimi dhe ndali. Ai zbriti pa ditur se ku do te shkonte për të kaluar kohën.                Sokol Nerënxi vazhdonte ende të banonte në njërrën prej lagjeve të varfëra në perif-er të qytetit. Shtëpia e tij që ndodhej në katin e parë të një pallti parafabrikat,  të ndërtuar në vitet tetëdhjetë, ishte pothuajse ndër  më të varfërat e atij blloku. Në vitet e sundimit të diktaturës komuniste familja e tij e përbër prej pesë vetësh, me ato të pakëta të holla që arrinte të siguronte , mezi mbahej në këmbë. I vetmi ngushëllim i Rauf Nerënxit , babait të tij të ndjer, që tashmë po mbushte afro tri vjetë që kishte ndrruar jetë, ishin dy djemtë dhe një vajzë e vogël që ende si kishte mbushur të dhjetë vjetët. Ai bënte të pamundurërën për të përmbushur kërkesat e tyre të thjeshta, megjithëse përveç bukës dhe veshmbathjes, ai nuk mundëte tu jepte atyre asgjë më tepër. E shoqja, një grua e qetë dhe tepër e dhimbëshme ndaj fëmijëve, punonte si pastruese në njërën prej  shkollave të mesme të qytetit, ,punë të cilën nuk e kishte ndërprer dhe sot e kësaj dite. Ajo ishte e dhenë me mish e me shpirt pas fëmijëve dhe thoshte me vete se me rritjen e tyre do të merrnin fund një herë e mirë dhe vuajtjet e familjes. Cdo të diel mbasdite, ajo merrte dhe i detyronte fëmijët të bënin banjë me qëllim që të nesërmen, fillimi i një dite të re t’i gjente të pastër, që e gjthë

108

Page 109: Novela dhe tregime  2011

java t’u shkonte si pastërtia. Por nuk ishte e thenë për të, që kishte  dy djem të cilët nuk linin dy gur bashkë. Ata jo vetëm që qelbeshin, por komshinjët madje edhe nga mëhallat e tjera, vinin e I ankoheshin se ata u kishin rrehur e gjakosur fëmijët e tyre pa ndonjë  lloj shkaku.  Hyrja në jetë e dy djemëve të familjes Nerënxi, përkoi me ndryshimet e mëdha  demokratike  në vend. Sapo ishte rrëzuar sistemi i monizmit dhe një erë e re po frynte gjithandej. Lëvizja e lirë e njerëzve kishte sjell dhe një rritje të madhe të popullsisë edhe në lagjen  e tyre. Ngado kishte shpërthyer bumi i madh i ndërtimeve pa leje dhe lagja brënda pak vitesh po i kapërcente të tridhjetë mijë banorët pjesa më e madhe e tyre e ardhur nga zonat verilindore të vëndit.Jo vetëm lagjja e tij, por gjithë qyteti asaj kohe po rritej me një shpejtësi marramëndëse.vëndi që dikur kishte qënë ish këneta e tharë në vitet gjashtëdhjetë dhe e shfrytëzuar pjesërisht me një serë domatesh dhe diku për foragjere, nisi të popullohej. Përveç urbanit të tri linjave, që ta sillte në majën e hundës me vonesat e tij, nëpër rrugët e qytetit filluan të gjallonin makinat e para të ardhura prej varrezave të Italisë.Në ato vite të para të ndryshimit të madh,sii çdo i varfër i lagjes, që kishte përjetuar atë skamje dhe ai me të vëllain kishin shkuar mbas shumicës në të trija demonstrimet e mëdha që ishin zhvilluar në qytet ku nuk kishin lënë vitrinë dyqani pa thyer dhe i kishin vënë zjarrin njërës prej librarive më të mëdha. Në kohën e eksodit të madh të marsit, si mijëra të tjerë dhe ai më tepër për ti shpëtuar shërbimit të detyrueshëm ushtarak e kishte provuar emigrimim. Disa kohë më vonë, kishte qënë pronari i një magazi-ne të madhe frutaperimesh në Bari tek i cili ai kishte punuar mbi katër vjetë, që i'a kishte mbushur mëndjen për tu kthyer në shqipëri, pasi siç edhe e kishte udhëzuar, i kishte thënë se " atje nxirrej dhe vihej leku".Dhe Sokoli nuk e kishte menduar dy herë.     Qëkurse ishte fëmijë edhe pse kishte arritur të mbaronte shkollën e mesme, përveç anëve të mira, fal shoqërisë që i afronte gjimnazi, ai kishte njohur më së miri dhe faqet  e errta të qytetit të tij. Por fal zhdërvjelltësis dhe intuitës prej një nxënësi që më tepër e kishte parë shkolla se sa e kishte parë ai atë dhe të një rrugaçi të regjur, ai kishte ditur më së miri t’i shpëtonte më se një herë burgut, në një kohë që pothuajse pjesa më e madhe e bashkmoshatrëve apo shokëve me të cilët ai shoqërohej e kishin

109

Page 110: Novela dhe tregime  2011

provuar atë derë për të disatën herë aqsa tashmë nuk u bënte asnjë lloj përshtypje. Pra Sokol Nerënxit, ashtu  sikurse nuk i kishin mungonin shok të mirë, po ashtu nuk i kishin munguar dhe shok, djem të papunë prej familje punëtorësh, hajdut xhepash dhe profesionist për thyerje dyqanesh dhe vagabond, që grindeshin me cilindo dhe kudo qoftë edhe për një fjalë goje të vetme.  E pra më së fundëmi, mbas kaq e kaq vitesh të kaluara permes skamjes dhe mjeri-mit jeta e tij e mbushur plotë brenga dhe dëshpërime, tashmë kishte marrë një kthesë tje-tër, një kurs, të cilin ai duhet të dinte ta mbante fortë mirë në drejtimin e duhur.      Ndërsa ecte anës një rruge,që të çonte për tek ish pallati i marinës, ai ktheu kokën dhe pa një tog rrobesh, shumica fustane grash të importuara nga Turqia, të cilat si po i nxirrnin nga një dhomë-dyqan, po i ngarkonin në një kamionçinë me targa të Elbasanit. Sokol Nerënxi ngadalsoi hapat.Në trup po i ngrihej një si avull i nxehtë. Grupi i sehir-xhinjëve sa vinte e shtohej dhe askush prej tyre nuk guxonte të thoshte qoftë edhe një fjalë të vetme.       - Ndoshta po ia marrin mallin Dallëndyshes, në kompesim të borxheve të pa shlyera – mendoi me vete. Pas pak ai dalloi me të vërtetë gruan që quhej Dallëndyshe, që ndërsa po dilte nga shtëpia e përlotur e  duke u grinder me një djalosh trupgjatë,  por të holl si ste-kë  bilardoje, kafshonte thonjët e gishtërinjëve dhe i lutej: Aman Ramo, aman ! Pastaj diç fliste nëpër dhëmbë duke u drejtuar drejtë kamionçinës.Ishte një grua esmere rreth të tridhetave, thatanike, e lodhur dhe e rraskapitur, që të ngjallte ndjenjën e mëshirës. Kishte më se dy vjetë që e administronte atë biznesë dhe pjesa më e madhe e tregëtareve e dinin se ajo ende nuk kishte dalë nga një kolaps i vjetër. Pikërisht atëherë e kishte njohur edhe Sokoli.Atëherë kur të shoqit të saj, që bënte tregëtinë e konfeksioneve me Turqinë, dikush i kishte vënë një gjobë prej njëzetëmijë makrsh.Edhe sot e kësaj dite Sokoli dhe shokët e grupit të tij nuk e kishin mësuar ende se cili kishte qënë ai, që si kishte marrë markat, e kishte qëlluar me tri plumba pistolete në kokë duke e lënë të vdekur në vënd. Asaj kohe u përfol shumë se atë gjë e kishte bërë njëri prej shokëve të grupit të tij, por këtë vrasje ask-ush prej tyre nuk e kishte marrë përsipër. Hamëndësimet kishin qënë nga më të ndrysh-met. Sokoli ishte i

110

Page 111: Novela dhe tregime  2011

bindur se tymnaja e përhapur kishte patur për qëllim për ta përfshir atë vet në konflikt. Ai ndonse i dinte rrënjët, nuk kishte mundur kurrë të zbulonte.Por për një gjë ishte i bindur se urdherin për t’i grabitur Demirit njëzetë mijë markat, për ta vrarë dhe më pas për ta djegur kofomën, kishte ardhur prej një qyteti tjetër. Nuk po  ia hiqte sytë sk-enës që po zhvillohej disa metra larg tij.          Dallëndyshja me një zë pothuajse fare të këputur po i lutej një burri të shëndosh, që qëndronte pranë kamionçinës me duart në mes. I vardisej dhe i  përgjërohej duke i thënë se e shumta nga mesi i javës tjetër do t’ia bënte një pjesë të mirë të lekëve dhe se do i’a dërgo-nte një farë Shefkiu me të vëllan e saj.          Sokoli ngurroi për një grime, bëri disa hapa përpara anës rrugës, mandej u step përsëri.Ishte i pavendosur se ç’duhet të bënte. Ndezi një cigare. Nuk po i bënin këmbët të ikte. Priti aty derisa ai që quhej Ramo e pikasi, që ai po i ndiqte të gjitha veprimet e tyre, atëherë i bëri me shenjë për ta takuar dhe priti derisa Ramua iu afra duke i zgjatur dorën. Dhe pse ishte Rom, që në pamje të parë të jepte përnjëherë përshtypjen e një djali guximtar e të fortë. Sokoli i futi krahun dhe të dy u hyn në bar-lloto “Italia”. Muarën vetëm nga një kafe dhe biseduan për rreth nja një çerek ore.Kur u ngritën, u pershëndetën përsëri miqësisht dhe u ndan. Gjithë sa ishin mbledhur aty, pas disa minutash mbetën si të hutuar kur pan që të gjitha rrobet e ngarkuara në kamionçinë, u kthyen përsëri në dyqan. Sokoli ishte zhdukur prej andej pa lënë as edhe një gjurmë.

     

dt. 23.1.97, Durrës, protesta anti-fajde me fare pak njerëz

  Kapitulli  V

       Të nesërmen makina e Sokol Nerënxit si kaloi përgjatë bulevardit dhe mori një kthesë të fortë prapa godinës së bashkisë, u var poshtë rrugës në drejtim të portit dhe pa bërë as më shumë se duqindë metra më tej frenoi anës trotuarit, paksa larg derës së restorantit. Niku u ngrit nga vëndi dhe hapi dyert. Kalimthi në

111

Page 112: Novela dhe tregime  2011

xhamat blu të sllonit u pasqyruan ngjyrimet e kaltëra të qytetit të larë prej rrezeve të diellit të paradites. Edhe pse kaluan disa minuta, ata që ndodheshin brënda makinës vazhdonin të bisedonin me po atë zjarr të disa minutave më parë.           - E ç'kërkoni prej meje të bëjë? - pyeti Pëllumb Rrapi pa ditur se kujt po i drejto-hej.- Mos duhet t'a bind të pranoj një gjë që ai nuk e ka bërë?. Me këtë ton dhe fjalë tepër energjike ai kërkonte nga njëra anë të tregonte se frika nuk kishte vënd në karakterin e tij dhe nga ana tjetër, për ti vënë kapak atij muhabeti, mirpo Ajet Musai, që nuk i'a kishte ndarë sytë për asnjë çast, i menduar nuk kishte ndërmënd të heshtte.           - I thuaj atij se nuk ma ndjen palla fare plako. Nëse do guxoj edhe një here të bëjë atë që bëri këtë radhë, ta pyesi bythën mire. - Ajeti fliste i revoltuar, pa i peshuar mirë fjalët, thjesht për të treguar një lloj epërsie që vihej re sheshit. Në sytë e tij ngjyrë gri si sy të një tigri, ndryshe nga ata të Sokolit, lëviznin njëherësh ashpërsia dhe delli prej një djaloshi që nuk di të njoh jo vetëm tërheqjen, por as mëshirën.Ishin sy të prirur vetëm për të parë rrëmujën dhe gjakun. Prej mënyrës së të folurit kuptohej qartazi se ai kërkonte t’ia nxirrte më në pah vlerat e vetes si një njeri që nuk ia bënë syri tërr për asgjë. Në të kundërtën, biseda e Pëllumbit rridhte më e lirshëme. Gjatë rrugës ai kishte parashtruar disa ide te tijat në lidhje me kapërcimin e asaj mosmarrveshjeje, kishte bërë disa përgjithësime duke i përforcuar mendimet e tija me disa gjeste, që në ndonjë rast shprehnin dhe nënshtrimin ndaj vullnetit të bashkëbiseduesve të tij, por edhe një epërsi të dukëshme morale prej njeriu që është i gatshëm për të bërë të gjitha kompromiset  e mundëshme nëse nuk cënohen interesa imediat të pazareve. Kohë pas kohe në zërin e Ajet Musait vihej re veç një lodhje dhe padurimi për ta mbyllur sa më parë atë bisedë edhe një lloj tendence për ta mbajtur gjithnjë nën trusnin e forcës së tij kundërshtarin, ndërsa përkundër, në atë të Pëllumb Rrapit ndihej pandryshueshmeria në shprehjen e mendimeve e pasqyruar në patrazueshmerine e fytyrës se tij të hollë, gjymë të zbehtë si prej një anemiku, por që s’të lejonte për asnjë grim të mendoje se pas saj fshihej frikë, pasiguri, apo tërheqje. Që në bisedën e parë Sokoli e kishte nuhatur se kishte të bënte me një djal të zgjuar dhe tepër finok për të dal fitimtar

112

Page 113: Novela dhe tregime  2011

edhe atëherë kur nuk kishte të drejtë. Pas një çasti i bëri një  pye-tje të drejtë për drejtë.   - Ta ka zënë veshi një fare Shefkiu?  Pëllumb Rrapi puliti një herë sytë dhe aty për aty iu përgjigj pyetjes së tij me pyetje. - Nuk ma merrë mëndja se ka guxuar tu vërë edhe juve gjobë, apo por mos të ka kërkuar ndonjë kompromis për cigaret?     - Jo, është diçka tjetër që nuk ka të bëjë me mua,- shqiptoi Sokol Nerënxi qetësisht dhe me duart mbështetur në timonin e makinës i hodhi një sy fushës së errët të orës së dorës. Seç kishte një bindje se Pëllumbi do ti thoshte diçka.                                                   - Nëse do të duhem për të ndërmjetësuar për diçka, numërin tim e ke. Njihem me kapon e tyre. Nuk ha shumë pyka, por mua ma dëgjon fjalën. Ashtu kemi patur edhe ne dikur me ta një konflikt që desh shkoi për lesh, por e mbyllëm shpejtë. Ta dish se ata perk-rahen prej një kryetari partie. -Po, i rash në të. Në fakt ka të bëjë me një tregtare, këtu në durrës, - e ndërpreu Sokol Nerënxi. Nëse mundesh i thuaj ta lënë të qetë. - Asaj që i dogjën burrin? C’mutin duan më me të? E di këtë histori. - Pikërisht, - tha Sokol Nerënxi. – Falemnderit, kaq kisha për këtë problem.  Pasoi një heshtje e shkurtër gjatë së cilës Sokoli nxorri paketën dhe duke vënë paksa buzën në gas i’a zgjati më parë Pëllumb Rrapit dhe më pas Ajet Musait, që në ato momente ishte bërë i tëri sy e vesh.    - Me një fjalë u muarëm vesh, - tha Ajet Musai  dhe duke u përpjekur të ruante atë shprehje kryeneçe e mospërfillëse të fytyrës, e ngriti pak zërin, të cilit i dha edhe një ton më brutal - dhe i thuaj atij rrotës së k...t se e tredh si dashi. - Pasi u vetpërmbajt shtoi ngadalë - Ti duhet ta bindësh Viktorin se Sokoli  jo vetëm nuk ka ndërmënd të tërhiqet, por në rastin më të parë do futet dhe në tregun e shumicës në Tiranë. Sokoli dhe Pëllumb Rrapi u pane sy më sy, por nuk lëshuan asnjë fije zëri për këtë rikthim të papritu të bisedë prej Ajeti Musait.           - Pa tjetër, por unë siç ju thashë, jam i bindur që Viktori nuk ka gisht në këtë.- U përpoq edhe një herë ta shfaqësonte mikun e tij Pëllumb Rrapi.

113

Page 114: Novela dhe tregime  2011

           - Nëse do të kërkoj ndonjë takim me Sokolin, - ai e ndërpreu fjalën dhe ia hodhi sytë Sokolit, që po e ndiqte me shume vëmëndje, i cili në atë moment bëri vetëm një të tundur të kokës, gjest të cilin Ajeti e mori si aprovim.            Pëllumb Rrapi u mendua për një cast.          -Sigurisht, - tha pa e ndryshuar tonin e zërit të tij, ndërsa i zgjati dorën. Por Ajeti vashdoi:         - Nuk do harrosh t’i parqesësh atij argumentat që ne përmëndëm këtu. Të mbetemi tek ato që thamë.         - Folëm si burrat.– Në bebëzat e errëta të syve të Pëllumb Rrapit dallohej lehtë po ajo lodhje që ndihej dhe në zërin e tij.           Sokol Nerënxi që gjer atij çasti pak kishte ndërhyrë në bisedë buzëqeshi dhe ndërsa zgjati dorën e tij, tha duke thyer heshtjen.          - Në kësi rastesh unë jam tepër skeptic se për të thënë të vërtetën,ndershmëria e tregëratëve është një gjë e papërcaktuar.         - Vetkuptohet. Duart e tyre u token dhe atij çasti Mentor Rrapi u hodh nga makina duke shtyrë derën.Gjysëm biond dhe truphedhur, ai dukej plot hir në sfondin e rrugës së mbuluar prej rrezeve të diellit që po ngriheshin mbi qytet. Nga mënyra se si po largohej, drejt derës së restorantit, kishte diçka prej njeriu të lindur për t’u marrë me kompromise aq sa Sokol Nerënxit i ngjalli lakmi sikur ta kishte në përbërjen e stafit të tij. Sllomi i Sokol Nerënxit lëvizi në fillim ngadalë si pa u ndier fare nga vëndi deri sa arriti tek ish shtëpia e “Aleksandër Moisiut” dhe pasi u kthye në drejtim të “Vollgës” nxitoi me shpejtësi të madhe. Ndërsa Sllomi po merrte shpejtësinë, Sokol Nerënxi riprodhoi në kujtesë gjithë bisedën që kishin bërë me Pëllumb Rrapin.Ai rikujtoi fjalët e fundit dhe buzëqeshjen e atij, edhe ashtu vetvetiu mendimet i kaluan tek Erida.Pa orën e dorës.Tani është ora që ajo merr turnin, mendoi.Niku e nuhati se për ku po nxitonte i vëllai.    - Do na heqësh drekën te “Aragosta” ?- e pyeti gjithë djallëzi.    - Oj Kurvat, u bon ata të na presin rrugën. Ua derdh plumbat në gojë plako. Hape atë dreq kasetofoni se po na bënë trutë masë. Hë, hë..pa le..më hiqej dhe si garip. Sokol Nerënxi shtypi butonin e kasetofonit por as që e kishte mëndjen tek ai.Fytyra e Eridës se pse po i shkrihej me fytyrën e tij duke e bërë të zhytej në një mori ëndërrimesh të çuditëshme dhe dëshirash të turbullta.

114

Page 115: Novela dhe tregime  2011

- Ngadalsoje pak Kol, - tha Ajet Musai e teksa shtypi butonin e uljes së xhamit, nxorri paksa kokën jashtë dhe pa ia ndarë sytë dy vajzave, që shkonin tretuarit me nga një hamburger në dorë, shtoi – Jasha rrugaaa..Jasha syri ta hanksha. Ej rrusho, ka vënd boll makina për ju.Por vajzat as që ua vunë veshin fjalëve të tij. Makina rrëshqiti përpara dhe atë kohë Sokoli i dha gaz më tepër. Ajeti diç mërmëriti nëpër dhëmbë.     Sokoli edhe njëherë ia hodhi vështrimin fushës së errët të ores. Në atë kohë Erida u shfaq në krye të rrugës dhe dielli ledhatues që i binte fytyrës e mbante pothuajse të rrethuar pas çdo hapi që hidhte si një skllaven e tij. Rrezet e tij dukej sikur i rrëshqisnin nëpër trup, tamam sikur ajo atij çasti të ishte pjesë e atij pejsazhi të  mrekullueshëm i cili e tërhiqte atë si një lodër tekanjoze dritë-hije të çuditshme. Dukej sikur Erida ishte e mbuluar prej një flake të zjarrtë që i derdhej prej asaj bukurie të përsosur të fytyrës së saj vezake në formën e një shiu me vezullime ngjyrë ari, që duke u  përthyer mbi  trupin e saj të drejtë, pëhapeshin tutje buzëdetit .Ajo i hodhi një shikim të shpejt sllonit të Sokol Nerënxit dhe ky me bishtë të syrit rroku përnjëherë freskinë e lëkurës ë saj, qerpikët e dendur, vetullat e rëna dhe buzët e holla sikur ti kish vizatuar një dorë magjike. Ai e kishte vënë re që larg Eridën dhe në çastin që ajo i'u shfaq si mishërim i dritës dhe i bukurisë femërore, mëndja përnjëherë sikur i'u turbullua. Ndryshe nga gjithë femrat e tjera me të cilat ai ishte njohur dhe kishte kaluar një pjesë të viteve të tij të rinisë, me Eridën po i ndodhte krejt ndryshe.Ai kishte vënë re se sa herë që përpiqej ti afrohej asaj, ndjente se aq më fuqishëm i shpërthenin energjitë etijë jetësore, ndjente një lloj trubullimi të vetëdijëshme e të pakapërcyeshme, që i elektrizonte pothuajse gjithë trupin. E afroi makinën fare pranë saj dhe me gjestin e një njeriu të sjellshëm e të ndrojtur, e ftoi Eridën në makinën  e tij. - Me që e kam rrugën...- as vet nuk ishte i bindur nëse e kishte formuluar mirë atë që donte të shprehte, apo duje t'i drejtohej me ndonjë fjalë tjetër.     Erida ngriti kokën dhe e përuli pastaj atë paksa anash me një delikatesë të tillë që vetëm një femër e çiltër mundet ta bëjë, duke e vështruar Sokol Nerënxin me një lloj pakënaqësie të dukshme.

115

Page 116: Novela dhe tregime  2011

     Një fllad i lehtë kumbonte përmes pishave dhe ligustrave të përskuqura në të dy anët e rrugës së boshatisur.     - Më pëlqen të ta bëj në këmbë këtë pjesë rruge. - Atëherë duhet të zbres unë. E pse jo? Ai shtypi pedalin e frenit dhe fiku makinën pa e hequr çelsin nga kuadri. Gjithë i ndrojtur i zgjati dorën , gjë të cilën bëri edhe Erida me një përulje të hijëshme të shtatit,kur pa se dora e atij ishte nderur drejt saj.Teksa ngiti paksa supet e sakaq natyrshëm gjoksi i kërceu përpara, ai pa se si i'u formuan dy gropëzat e qafës, që i'u thelluan sikur dikush t'i kishte shtypur me dorë.           Sokoli ndjeu ngrohtësinë e gishtërinjëve të saj dhe ndeu ato lloj emocionesh kurrë nuk I kishte ndjerë ndonjë here më pare në jetën e tij. Ishin ato emocione që vetëm të rinjtë i njohin çaste të tilla të cilat do të dëshironin të ishin të pafundëme. Ata që kanë privilegjin e vetëm për të jetuar mes shpresadh dhe ëndërrimesh të bukura, të cilat nuk ndërpriten kurrë dhe që të lejojnë fare pak hapsira për të njohur dhe analizuar vetveten. Ata që në çaste të tila e përfytyrojnë veten sikur kanë hyre në një kopësht të magjishëm, ku dhe hijet lëshojnë rreze premtimplote e ku të duket se je pështjellë njëherësh prej masa të mëdha resh mashtruese e ku të duket sikur gjithçka në botë të përket vetëm ty dhe vetëm ty.         - Në fak ia vlen ta bësh në këmbë këtë pjesë rruge, - shqiptoi Sokoli Nerënxi kur ata kishin marrë bregut të njomë të detit, që shkëlqente nga dielli dhe deti i kaltër me kurorët e shkumëzuara të valëve, që thyheshin bregut ranor, shkulej e bëhej një me avujt e rimtë të qiellit, për aq sa degëzimet e stërgjaturar të palmave gjethemprehta dukeshin sikur arratiseshin me nxitin per nga perëndimi, nëpër ca bregore të gjebëruara, rrëzë kodrinës së veshur me pisha.      Ajo nënqeshi me cepat e buzëve të holla.      Sokol Nerënxit se pse ju duk sikur buza e saj e poshtëme ishte paksa më e trash se se sipërmja.         - Eshtë vërtet bukur këtu, - tha ajo, më tepër si për të thënë diçka, mbase dhe e frikur prej heshtjes. -  Më ka pëlqyer ngaherë ky vend - shqiptoi vajza duke përballuar me tepër vendosmëri, pa lëvizur asnjë fije qerpiku, vështrimin ngulmues të Sokol Nerënxit.          - E joshur dhe prej detit…

116

Page 117: Novela dhe tregime  2011

       - Mbase... Pse juve nuk u pëlen deti? – pyeti Erida duke rrëshqitur shikimin sa horizontit të kaltër, udhës që humbiste pas një brryli ku ishte lokali ku ajo punonte si kamarjere dhe më pas ndërtesave shmëkatëshe, që sapo kishin nisur të ngriheshin si karabina. Pastaj ia nguliti sytë godinës madhështore të ish mbretit Zog, që duke e rrëshqitur atë shikim gjithnjë e më poshtë, ku vezullonin fluturim ca shtëpiza të vogëla dhe një kupolë e vjetër kishe, që mezi dallohej mes morisë së qiparisave që e rrethonin, u mbushthellë me frymë si një i porsa dal në breg, shpëtuar prej ndonjë përmbytjeje të madhe.          - Përkundrazi. Dikur kjo anë e qytetit ka qënë shumë e bukur, por qëkurse filloj të ndërtohen ndërtesa pa kriter dhe të ngrihen barraka si këto, - tha Sokol Nerënxi duke treguar me dorë morinë e kioskave buzë rrugës – dhe kjo pjesë si shumë pjesë të tjera të qytetit e ka humbur bukurin e saj. Kur ishim fëmijë vinin shpesh kësaj ane. Shkonim andej , ja atje në atë cektin që ne e quanim batlla dhe nxirrnim iriqa deti. Ngandonjëherë ndjej dhimbje dhe mall për këtë vend. Kjo koha e kapitalizmit qënka me të vërtetë e çuditëshme. – Befas Sokol Nerënxi sit a kishte kuptuar që kishte humbur në ato vite të fëmijërisë së tij të varfër heshti me një ndrydhje të pashpjegueshme thellë shpirtit. Një cope udhë e bën të dy pa nxjerrë fije zëri. Të tjera mendime i vërshuan në kokë. Iu rizgjuan dëshirat, pasionet, çmënduria e një të dashuruari. Dreqi e mori po thoshte me vete, çfarë kam në mend për të thënë dhe çfarë them         Ky dyel i heshtur mes tyre zgjati pak çaste gjatë së cilave prej vështrimit të saj, Sokolit filluan t'i merreshin mënd, gjë që e bëri të kryente një lloj tërheqjeje.Nuk kishte përse ta fshihte se i mungonte përvoja e duhur në kësi punësh dhe për më tepër kur kishte të bënte ma vajza serioze dhe tepër të rregullta si Erida.Fundja, mendoi me vete, një tërheqje pa turp do të ishte më mirë dhe më e ndershme se sa një iniciativ kundër-përgjigjeje e pasukseshme. Erida kishte pak kohë që i kishte mbushur të njëzete tre vjetët.Veç syve të mëdhenjë në një ngjyrë gri e gjithë shkëlqim,buzëve të holla, të ndjeshme e të përsosura, në fytyrën e saj të bukur të binte në sy dhe një shprehje e gjallë e tepër origjinale. Këmbët e drejta e të plota, elegante e të fuqishme, e plotësonin më së miri portretin e saj prej vajze veriore.Përpara portretit të saj cilido djal do të provonte një emocion të

117

Page 118: Novela dhe tregime  2011

papritur.Të paktën këtë gjë po mendonte Sokol Nerënxi. Erida të ngjallte njëherësh gjithë emocionet e moshes, gjithë shqetësimet rinore. Dukej sikur kishte marrë gjithçka të bukur dhe të dlirë prej vëndit nga kishte zbritur. Fliste gati si e ndrojtur me atë theksin e ëmbël gegërishte, i cili atij  edhe pse I tingëllonte paksa I rëndë pë veshin e tij, në buzët e Eridës, ai seç kishte një joshje të pashmangëshme dhe mikluese. Në tingullin e fjalëve të saj dallohej një arsyetim i gjallë, elastik me një naivitet të sinqertë, që sikur e plotësonte më së miri paraqitjen e saj të jashtme, plot hijeshi. Sokoli vinte re se kur ajo vinte buzën në gaz,finesa e buzëqeshjes të jepte të kuptoje përnjëherë edhe temperamentin që ajo ruante në brendësi të saj.          Kështu ata të dy bënë një copë udhë duke biseduar për gjëra fare të parëndësishme. Për hir të së vërtetës duhet thënë se Sokoli vinte diçka më poshtë se Erida parë nga pamja e jashtëme, por jo poshtë saj për nga intelekti dhe mënyra e sjelljes. Ai nuk ishte edhe aq i bukur, por gjithsesi trupin e kishte të derdhur ku brënda tij shkrihej një force e gjallë e shkathtësisë djaloshare dhe kjo në një fare mënyre i jepte një kënaqësi të veçantë.  Që në shikim të parë në portretin e tij  të binte në sy një force burrërore dhe një sjellje e shpen-guar prej një të riu të bredhur dhe të rrahur me vaj e me uthull, gjë që në një fare mënyre edhe plotësonte mangësitë e educates së një qytetari e për më tepër të një djaloshi që kishte mbaruar edhe arsimin e mesëm. Në fytyrën e Sokol Nerënxit, seç kishte diçka që e bënte atë jo vetëm të këndëshme, por edhe paksa tërheqëse. Mbase kjo i vinte edhe prej forms së rregullt të kokës me ata flokë pis të zeza e gjithë onde, që vetëm me një të shkuar të gishtërinjëve bëheshin tepër tëheqës.Mbase edhe prej buzëve të tija të plota mishatake, të cilat anësh gojës mblidheshin duke formuar një palë të dukshme.         Gjatë asaj pjese rruge Erida,  që vinte paksa më e shkurtër se ai, hara - herës i hidhte ndonjë vështrim vjedhurazi jo vetëm fytyrës së Sokolit, por njëhkohësishte edhe supeve, belit, krahëve dhe gjoksit, deri dhe tek majat e këpucëve prej lëkure ngjyrë kafe. Në mënyrë fare të pavetëdijëshme Eridës po i pëlqente tek ky djalosh gjithçka që të bënte për vete, qoftë edhe me një shëtitje kaq të shkurtër.           Slloni po i ndiqte nga pas jo më larg se pesëdhejtë metra. Sokoli e kishte zënë prej dore Eridën. Dielli pothuajse ishte ngritur

118

Page 119: Novela dhe tregime  2011

në zenith. Prekja e mollëzave të gishtshtërinjëve të Eridës po i ngjallte Sokolit një mori ndjenjash cinike prej një djaloshi çapkën me përvojë. Duke u munduar të fliste sa më natyrshëm, ai e pyeti përsëri:          - Sa kohë mendon se mund të vazhdojmë kështu?          - Nuk mujt me ta thanë. Ku ta di.          - Por ja që unë dua ta di - shtoi ai duke ia ngulitur sytë buzëve të saj, që atë moment iu dukën sikur po i dridheshin.         - Nuk është e thanë.         - Cfarë?         - Atë çka ti don me dit, duhet me doemos me e dit dhe unë?         Pas këtyre fjalëve të shqiptuara pothuajse me zëmërim, vështrimi dhe fytyra e Eridës sikur u ngrys paksa. Por kjo nuk vazhdoi gjatë. Pa kaluar as dy tri minuta Erida duke dashur të ndryshonte përngaherë qëndrimin e saj, i la të kuptuar Sokolit se gjithë çka ajo ndjente për të kishte zbritur në atë pëllëmbë të butë dore, që ajo jo pa qëllim deri në atë çast nuk kishte guxuar ta përgëdhelte, por ta mbante ashtu si dorën e një kukulle të shtrenjtë, ajo dëshironte që ai ta bënte sa më parë që të ishte e mundur. E ndjente të domosdoshme një përgëdhelim, pse jo edhe një puthje për t'ia shuar atë etjen e buzëve që po i zjarrmonin.          - Mbase u shpreha gabim,- tha Sokol Nerënxi duke ia lëshuar dorën dhe vuri re se si parakrahu i saj u var si një copëz dege e këputur.- Nuk duhet tua kisha kërkuar këtë kaq shpejt, - tha me një ton të ulët.Po mendonte se mos vall me të vërtetë ishte i përpirë prej ayre çasteve të marrëzisë, gjatë të cilave ai ishte i prirur të kryente edhe ndonjë veprim të pamenduar mirë? Mos vallë me të vërtetë kishte rënë si padashur në atë udhë që të shpinte fare pranë atij kufiri me atë dritë –hijeje paralajmërimëruese se për së shpejti duhet ta ndjesh veten të shtrënguar të lësh pas shpine mbretërinë e rinisë dhe të rinisësh një tjetër udhë, ku befas e ndjen  veten të detyruar të braktisësh shumë nga ato veprime, që deri në ato momente të janë dukur fare të zakonshme.?             Në marrëdhëniet me vajzat, Sokol Nerënxi fal natyrës së tij të ashpër, kishte qënë gjith-një një njeri i ftohtë e i pa afrueshëm.Të sjellurit e tij kundrej seksit të bukur e të brishtë, kishte qënë aii natyrës së një despotizmi të palëkundur.Por edhe në momenet kur e ndjente veten të mbërthyer prej ndjenjash

119

Page 120: Novela dhe tregime  2011

romantike, apo në ato të pakëta raste kur i qëllonte të ishte ball për ball ose pranë ndonjë femre me tipare të bukura, ai ndjente një lloj hutimi të pashpjegueshëm. Për pak momente ndjente të humburit e përqëndrimit dhe gjuha i lidhej sa mënd nuk ishte në gjëndje të thoshte qoftë edhe dy fjalë të vetëme. Ndryshe nga djem-të e moshes së tij, Sokoli asnjëherë se kishte ndjerë veten të lirë në kuptimin e mirëfillt të fjalës përpara të tilla femrave. Por këtë herë me Eridën po i ndodhte krejt ndryshe. Ai e donte atë vajzë. E donte shumë, aq sa shpesh e më shpesh ajo kishte nisur dhe t’i shfaqej edhe në ëndërr. E donte jo vetëm për vete, por edhe për të gëzuar nënën dhe motrën e tij dhe në-se një ditë do të martohej me të, Sokol Nerënxi vdekjen edhe mund ta imagjinonte, porse ajo do ta ndjente veten të huaj e se nuk do të shkonte mirë me to, as që i shkonte nëpër më-nd.I’a pëlqente të ecurit e lehtë e plot hir në rrugë dhe ja admironte gjithëpushtetshmërinë e atyre lëvizjeve harmonike. I’a pëlqente atë shikim vrastar kur ajo ia hidhte që nga dritarja e ballkonit të shtëpisë së saj dhe atë mpirje buzësh kur ai i afrohej enkas. Që para një viti e ca Erida i kishte tërhequr vëndjen, por ndonse ishin këmbyer shpesh udhëve me të, ai nuk kishte guxuar kurrë t’i thoshte një fjalë.Por tani po ndodhte krejt ndryshe me të. Erida ashtu si pa kuptuar i kishte zgjuar ca jehona të largëta të një ndjenje njerëzore të ndrydhyr thellësive të shpirtit të tij dhe ai tashmë ishte i shtrënguar të pranonte përpara ndërgjegjes së tij se e donte marrëzisht atë vajzë.Erida e përqëndroi vështrimin nga deti.Drejt, përpara saj, në thellësi të ujërave të kthjellta të tij, ngriheshin valët e buta që i lëpiheshin bregut të njomë me monotonin e tyre të zakonëshme që prej tri ditësh.ndërsa Sokoli fliste, ajo nuk po e shkëpuste për asnjë  çast  shikimin prej andej. Tutje, thellë mbi suprinën e detit gati të sheshtë rrinin si kurorë ca bashka resh të bardha qumështore.Ajo vazhdonte të heshtte duke vështruat thellësive të pamata. Shikimi i saj shkonte që prej kepit të kodrës së Karpeve dhe zgjatej në formën e një gjysmë korde deri tek Currilat. Ndofta edhe Sokol Nerënxi do të kishte parapëlqyer atyre minutave të rrinte edhe ai në heshtje duke soditur detin për të mbushur atë lloj boshllëkutë trupit të tij me atë bukuri marramëndëse, të cilën ndonse e kishte shijuar dhe ishte velur prej sa që në fëmijëri, atyre momenteve po i krijonte një tjetër ndjesi, por atij çasti ai

120

Page 121: Novela dhe tregime  2011

nuk ishte i prirur pë një soditje të tillë, prandaj e ndjeu të domosdo-shme të fliste përsëri: - Interesant sa shumë ju pëlqeka deti.        Erida pa i larguar sytë nga deti tha:      - Kur isha e vogël vija shpesh me axhën këndej. Atëherë ishte shumë bukur.      - Ju kini një axh që banon në Durrës? - Po, Nikoll Shala quhet. Nuk besoj se duhet ta njihni. Sokol Nerënxi tundi kokën lehtaz dhe nxori një buzëqeshje të lehtë. Me tu ngjitur në makinën e tij dhe rrotulloi çelsin e ndezjes Ajet Musai. - Kush është ajo Kol? - Një e njohura ime.  - Goxha  seks qënka. - Frenoje gojën!  - vërejti Sokol Nerënxa duke e pare drejtë e në sy. Ajet Musai ishte mësuar prej kohësh, që kur Sokoli e vështronte me  atë  lloj shiki-mi qortues, që shprehte njëhkohësisht ngrohtësi dhe sinqeritet, diçka zjente brënda tij. Prej vitesh më parë gjithmonë në sytë e Sokolit, madje edhe në rastet më vendimtare kur ia kishte lypur nevoja, kishte qënë ai shikim i tij emocionues që më shumë se çdo gjë tjetër i ishte kthyer në një burim të pashtershëm besnikërie të patundur. Por kësaj here Ajeti vuri re se, me të dëgjuar fjalët “ Frenoje gojën”, sytë e Sokolit sikur kishin marrë të tjera nuance, sikur ata po shprehnin diçka më shumë se dashamirësia e zakonshe. Ishin bërë më të butë, më të depërtueshëm e në thellësi të tyre dalloheshin qartazi disa shkëndija të cilat shikimi i tij nuk ishte mësuar kurrë ti përceptonte. Sokoli zgjati dorën, hapi kroskodin e makinës dhe si morri prej andej një pako fasoletash aromatike nxorri prej saj nja dy fije, i hapi duke i tundur përpara xhamit si të ishin shami hundësh dhe më pas filloi të fërkonte me to qafën dhe fytyrën e djersitur.     - Mesohu të jesh më i sjellshëm me njerëzit, - shqiptoi ndërsa i mëshoi pedalit të ga-zit. - Pasataj kur të fillosh ta mbash veten do ta shohësh se sa do të duhet kjo mirësjellje. A nuk është turp që në mes të ditës, mu në qëndër të qytetit, të luash si pa të keq dhe

121

Page 122: Novela dhe tregime  2011

sit ë duash me cilëndo vajzë ? E?  C’i thua kësaj ti?Ajet Musai i kaloi përpara syve një drithërimë si vetëtimë verbuese. Ajet Musai gjysmë me shaka dhe gjysmë kërcënueshëm, iu përgjigj:                - Ej plako, ta kam thënë edhe një here. - Cfarë më keni thënë Ajet ?                                                                       - Se nuk e ke mbushur moshën plako të më edukosh mua…  Në gjithë shoqërinë e tyre prej injorantësh, djem të hurit dhe të litarit, i vetmi që bënte paksa dallim ishte Sokol Nerënxi dhe të gjithë pa përjashtim që në vitet e fëmijërisë e kishin pranuar atë heshturazi si të parin e tyre dhe rastet kur dikush kishte arritur t’a kundërshtonte kishin qënë tepër të rralla.           Sokol Nerenxi pa e fshehur ironin, u shkri se qeshuri. Por aty për aty kaloi në mbrojtje, pasi bëri me një mjeshtëri një ndërhyrje, e cila gjithmonë vepron pa kundërshtim mbi Ajetin, duke i kujtuar se sa i vlefshëm ishte ai për të. 

Kapitulli VI

            Gjatë bisedës, Niku hera herës hidhte vështrimin tej dritares , jashtë, në rrugë, në drejtim të shtëpive përdhese vazhdonin të bënin ca ecejake të ngadalta  gjithë duke u menduar mbi trotuarin e qullur nja katër djemë rreth të njëzetepestave. Hera – herës ata ndaleshin, këmbenin ndonjë fjalë dhe përsëri bënin ato ecejaket e shkurtëra mbi asfalt. Ishin të veshur me xhokoventa meshini të zinjë me jaka të ngritura, pantallona po prej meshini dhe dy prej tyre mbanin në kokë nganjë kapele doku të errët. Dy të tjarët kishin vënë syze po të errëta prej xhami dhe tymosnin  cigaret me një heshtje të frikëshme e tinzare. Diku më tej, pranë një peme ligustër me degë të mbushura dhe të shtrira, kishte qëndruar një makinë tip Jeep Cherokee me targa të huaja. Niku pa e lëshua armë e shkurtër automatike nga duartë, vuri re se ulur në sendiljen e parë ishte një tjetër. Asnjërin prej tyre nuk kishte mundur të njihte. Sokol Nerënxi dhe Ajet Mhilli rrinin ulur me po të njëjtin tip arme si të Nikur mbi gjunjë dhe bisedonin, por me sytë katër dhe veshët big nga ana tjetër e dritares . Franci dhe Bledi i xhexhes

122

Page 123: Novela dhe tregime  2011

ishin gjithë nerva.  Ata si kishin mbushur dhe vënë në siguresë kallaçët e tyre hidhnin sytë vazhdimisht gjithë gjakëftohtësisht nga Niku , ndërsa Klodin që e kishin mbytur djersët, dridhej nga frika dhe padurimi dhe hapte e mbyllte grushtat e duarve, të stërvitur për vjedhje në thellësi të xhepave. sikur ta kishte zënë ngërçi. Të gjashtë të bandës së Sokol Nerënxit kishin aq armatim dhe municion sa të mbanin me zjarr për katër a pesë orë dhe një kompani të tërë këmbësorie. Mbi lagjen e tyre po binte një terrinë e hollë.  - Nuk mu duk me interes pazari i tyre, - po i thoshte Solol Nerënxi Ajetit.  - E nuhata që na i kishin me të futur.                               - Shkërdhatat nuk ua mban bytha dhe ky është një lloj presioni që na bëjnë, - shfryu Ajeti.   - Po u afrohet patrrula, - shqiptoi Niku me të shpejtë. Në dhomë u krijua pë një cast një konfuzion ku të gjithë sa ishin aty u afruan pranë dritares për të pare më mire. Të dy policët e patrrullës me tu afruar pranë tyre ndalën diç shkëmbyen me ta nja dy fjalë, pastaj bënë të largoheshin, por njëri prej tyre u kthye paksa, hodhi një herë sytë brënda makinës dhe si bëri një të tundur të kokës, nxitoi për tu bashkuar me shokun e tij.                                           - Ndyrësirat ! Ajet, më mbulo me zjarr!  - Sokol Nerënxi nuk kishte dal ende tek cepi i shtëpisë kur dëgjoi tre të shtëna pistolete dhe pa me sytë e tij njërin prej policëve, që si bëri një treçerek rrotullimi të trupit u shëmb përdhe mbi trotuarin e lagësht. Atëherë Sokol Nerënxit sikur iu errësuan sytë uli siguresën dhe në çastin që tjetri po bëhej gati të shtinte me revolverin e nderur drejtë policit tjetër, që ishte turrur pa vetëdije drejtë shokut të tij, ia dha me një breshëri të gjatë që e preu në mes djaloshin trup madh, të cilit në cast i ngriu pistoleta në duar. Tre të tjerët u shpërndanë si të hallakatur dhe në momentin që po bëheshin gati të futeshin ne chevelot, Sokol Nerënxi dëgjoi dhe një breshëri tjetër automatiku. Dy prej tyre ranë të vdekur në vend. Ai dalloi siluetat e Nikut dhe të Bledit të xhexhes, që me  armët e tyre në duar po nxitonin drejtë policit të plagosur, të cilin e hypën me të shpejtë në Cherokee –s  të bërë shosh nga plumbat dhe vet Niku e çoi makinën drejtë e në spital. Nuk kishin kaluar as dhjetë sekonda si makina kishte ikur me një shpejtësi

123

Page 124: Novela dhe tregime  2011

rrufeje kur Sokol Nerënxi dëgjoi një lëvizje hapash e më pas dalloi dy hije pothuajse ngjitur me njëra tjetrën që ecnin ngadalë me kryet poshtë. U step. Drejtoi armën drejt tyre, por Ajet Musai po vinte drejtë tij duke tërhequr zvarrë njërin prej djemëve, pikërisht atë që kishte qëlluar mbi policing e patrrullës, vuri gishtin mbi buzë dhe pëshpëriti : - Shshsht ! Di unë se çdo t’i punoj. - Kur arriti përpara shtëpisë,shtyu me këmbëm portën gjysëm të hapur dhe duke kaluar perms rrugicës iu afrua makinës së tij.            -  Futu ndyrësirë i qelbur!, - i bërtiti me zë të ulët duke e goditur me qytën e automatikut që mbante në dorën tjetër. Ato fjalë Ajet Musai i shqiptoi aq natyrshëm e me një zë aq autoritar, saqë tjetëri  iu bind pa më të vogëlin kundërshtim. Sokoli u ndal në vend dhe vështroi përqark. – Donte të më ikte, por për perëndi do t’ia kasha hedhur trut në erë. Ndërkohë Klodi kishte mbyllur të gjitha dyert dhe si në të ia behu me të shpejtë dhe Bledi i xhexhesë, makina ia dha me të shpejtë nga rruga "Aleksandër Moisiu" në drejtim të Portos Romane. Forcat e policisë që ia mbrritën në vënd ngjarje nuk mundën të mblidhnin veçse tre gëzhoja  pistolete dhe të shihnin  kufomën e pajetë të  mbytura në gjak të një të  riu njëztëegjashtë vjeçar..

    Ky kapitull vjen pas demonstratave

 Kapitulli  VII.

Një mbasdite si kishte përfunduar gjithçka që i duhej për ta futur ngarkesen e sjell në magazinë, Sokoli mori shpejt e shpejt një kokë Mani dhe si e nisi shoferin për në destinacion, vendoso ti bënte një telefonatë Armendit. Ai nuk iu përgjigj me thirrjen e parë, por ia mbylli telefonin dhe pas nja një gjysëm ore i ra ziles.

124

Page 125: Novela dhe tregime  2011

  - Sapo përfundova. Je i disponueshëm të vijë mbasdite për të ngrën diçka, apo do të vish ti këndej?  - As njërën dhe as tjetrën Sokol, por tani nisu drejtë e tek zyrat e parties se aty të pret dikush që ka për të komunikuar diçka, - tha zëri i tjetrit pas telefonit.  - Po ç’lidhje kanë me mua? - E hy..ika se kam shumë punë. Do sqarohemi… - përfundoi zëri duke e mbyllur tele-fonin, gjë që u kuptua qartazi pasi Sokol Nerënxit i mbetën pyetjet në gojë dhe telefonin vazhdonte ta mbante ende puthitur pas veshit, sikut të mos i besonte vetes që tjetri ishte larguar, a ndoshta e mbante ende shpresa se ai mund ti binte përsëri per t’i dhënë qofte edhe një minimum shpjegimi.     Asaj periudhe në të gjitha rajonet e qytetit si dhe në të gjitha zonat që përfshinte prefektura e rrethit dërgoheshin çdo ditë njerëz të besuar, jo vetëm për të bërë fushatë e për ta gjallë-ruar atë duke evidentuar gjithë çkishin dhe nuk kishin kandidatët e tyre, por edhe për të përfunduar deri në detajet më të imta të gjitha marrveshjet e fshehta me individë të veça-ntë, që njiheshin mirë në opinionin publik si njerëzit më problematikë. Sipas insrtuktimeve të dhëna nga qëndra, ky kontigjent njerëzish të përzgjedhur që ishin dhe më aktivët, duheshin stimuluar qoftë edhe me të holla, të cilat duhet ti shpenzonin jo vetëm për blerjen e karburantit dhe të kartave telefonike, por edhe për ti shpenzuar në lokalet e qëndrave të tyre me të lëkundurit duke i joshur dhe mashtruar ata me të gjitha mjetet dhe mënyrat, pasi jo të gjithë kishin bindjen se kandidatët e tyre ishin ndër më të mirët, që ishin përzgjedhur për ti përfaqsuar në parlamentin e ardhshëm. Vet krerët më të lartë të partisë ishin të ndërgjegjshëm se, duke përjashtuar atë pjesë njerëzish, të cilët niseshin prej interesave vetjake, ishin të pakët ata që këtë herë, sidomos pas dështimit të madh të referendumit, mund të thoshnin përse kandidati i tyre duhet të kandidonte për të marrë mandatin e deputetit. Edhe pse e pa shpallur zyrtarisht drejtuesit e parties në rreth me një udhëzim të ardhur nga qëndra kishin filluar përgatitjet e tyre nën  slloganin “Vizion 2000”. Atyre ditëve në të gjitha ambientet e selis ë parties përflitej për një sondaz të organizuar nga Instituti Ndërkombëtar Republikan Amerikan, që i jepte kundërshtarëve, partisë më të madhe të opozitës, 19 për qind të votave, apo 8 për qind më pak se rezultati i saj në zgjedhjet e 22 marsit 1992. Kjo

125

Page 126: Novela dhe tregime  2011

llojë manovre jo vetëm rriste besueshmërinë në elektorat, por nga ana tjetër i bë-nte më të motivuar kandidatët për fitoren e tyre. Në selinë e partisë venin e vinin militantë nga të gjitha zonat, bënin raportimet dhe merrnin udhëzimet e reja. Takimin e parë elektoral me banorët e zones së shkozetit, Florjani e zhvilloi në sallën e mbledhjeve të doganës, që ndodhej në katin e dytë të një godine dykatëshe që di-kur kishte shërbyer si godinë e drejtorisë së Minierave, tani pronë e njërës prej familjeve më të vjetra aty, e njohur për mbështetjen e madhe që kishte dhënë që prej fillimit të ndryshimeve parties në pushtet. Erida nuk kishte preferuar të ishte e pranishme në takim, megjithse kishte vënë re se atje ishin të pranishme edhe disa bashkëmoshatare të saja.Ajo kishte preferuar të qëndronte në makinë duke u marrë me leximin e një libri të Braunit, të cilin kishte pak ditë që e kishte blerë në njërën prej librarive të qytetit. Libri e kishte tërhequr dhe ajo besnike e atij zakoni të mbetur që prej fëmijërisë, kur i ati i blinte ndonjë libër, nuk e hiqte nga dora derisa e përfundonte. I pëqente ta kalonte kohën e lirë duke lexuar, madje ajo  kishte provuar  të shkruante edhe ndonjë skicë apo poezi, por që kurrë nuk  kishte patur  guximin t'i bënte objek diskutimi me njeri. Ngandonjëherë ajo e shkëpuste shikimin nga libri dhe e hidhte nga dritaret e  sallës ku po zhvillohej  takimi.    Në krye të tavolinës së bashku me Florin dhe Dhimitërin ishin ulur Sokoli dhe Mentor Dika. Mentori nuk kishte mbaruar asnjë fakultet, por kishte mundur të siguronte një dipllomë të fakultetit juridik vetëm për dyzetmijë lekë.fal asaj nuhatjeje të hollë në saje të së cilës ai kishte dalë fitimtar në betejat politike dhe tashmë ishte në pritje të hapjes së një vëndi pune. Kishte të qeshur të rëndë, të potershme dhe dukej  si mishërim i injorances dhe i egërsisë fshatare. Kishte pak vite që kishte blerë një shtëpi në Spitallë dhe qëkurse kishte ardhur menjëherë kishte vendosur lidhjet me krerët kryesor të parties në rreth, të cilët çmonin tek ai më tepër se inteligjencën dhe kulturën, aftësinë oratorike dhe operativitetin e pashëmbullt. Në njërin krah të tij kishte zënë vend Dashamir Kreli, ndërsa në krahun tjetër, kryetari i degës së zonës, Rushit Elmazi, një burrë rreth të dyzete e pestave, banor i zonës që dikur kishte qënë kryetar i bashkimeve profesionale të një ndërmarrjeje aty pranë, por që shpejt ishte hedhur në krahun e tyre për shkak të  vëllait, i cili sipas tij ishte dënuar padrejtësisht

126

Page 127: Novela dhe tregime  2011

prej regjimit për një krim të pa bërë, por që i ishte faturuar atij si i tillë.  Jo larg tyre, nga të dyja anët e sallës kishte plot djem të tjerë që silleshin gjithë servilizëm. Sokol Nerënxi që s’po e ndjente veten të kënaqur prej pjesmarrjes, për një kohë të gjatë po bashkbisedonte me Rushit Elmazin për gjetjen edhe të një tjetër zyre elektorale në zonën e plazhit, zonë të cilën ai ndonse e njihte mirë si teritor, i kishte shumë të pakët të njohurit dhe nga ky shkak ndjente pasiguri. Ky i fundit e siguroi se për shkak të njohjes së madhe që kishte me komunitetin çam e shihte plotësisht të realizueshme një kërkesë të tillë. Prej një informacioni tepër të detajuar që i kishte dhënë Dashi, zona në të cilën kandidonte Sokol Nerënxi dominohej nga krahu i tyre.Në të gjitha zgjedhjet:  si në ato vendoret, ashtu edhe në ato qëndrore fitorja e tyre në këtë zone kishte qënë e padiskutueshme, por këtë here dhe pse shumë gjëra kishin ndryshuar në sifavor të tyre, ata shpresonin për një thellim rezultati. Fjalën e hapjes e cila u prit me ovacione dhe thirrje “ Poshtë komunistët!” “ Vdekje, vdekje Komunistëve!” e hapi Mentor Dika. Hera -herës Mentor Dika buzeqeshte në mënyrë të tillë që fytyra e tij zeshkane me ata sy të vrëngër, të merrte një shprehje të qetë e dinake.Sokoli që e shikonte në profil, në fillim kjo buzeqeshje e tij i’u duk si prej budallai, si prej një njeriu të trashë, por pas pak ai e kuptoi se në të kishte diçka dinake dhe mashtruese.Po këtë ndjenjë provonte dhe Dashamir Kreli, miku më i ngusht i Sokolit, që vështronte fytyrën e Mentorit pothuajse vjedhurazi.Ndërsa shumica e militantëve, që përpara dhe pothuajse në këmbë përgjatë murit e ndërprisnin fjalën e tij me po ato thirrje të forta, që vazhdonin për minuta të tëra. Aty nga fundi e mori fjalën Sokol Nerënxi.Ai i hodhi një shikim të qetë sallës, kroi zërin dhe tha me një tonë autoritar:         - Ju falenderoj per pjesmarrjen dhe përkushtimin që demondstroni për fitoren tonë. Unë kërkoj mbështetjen tuaj, që e përkthyer në votë fituese do të thotë shumë edhe për ju. Tani siç jemi të gjithë këtu do të zbresim posht tek salla e lokalit për të pirë diçka. Të gjitha shpenzimet janë të mijat. Falemnderit për pritjen..- Dashi i kishte shkruar edhe diçka tjetër, por ai as që denjoi të lexonte më. Ato katër rreshta jo  vetëm që i kishin mjaftuar, por edhe i ishin dukur  si tepër. Nëpër tavolina ishin shtruar bidona të mëdhenjë me uji "San Benedeto" disa shishe me raki, birra, çibuk me djath kaçkavall, patatina dhe dy tri

127

Page 128: Novela dhe tregime  2011

shporta  të mbushura me  mollë, dardhë dhe nektarina, që Niku i kishte sjellë nga magazina e tyre, madje ai kishte bler dhe një ark me banane dhe i kishte shpërndarë siç ishin  në tufa nëpër tavolina.         Duke parë se si ishin ndezur të gjithë dhe duke e shkëputur veten prej atij rrethi Sokoli në heshtjen e tij përpiqej t’i zbërthente një nga një karakteret e tyre dhe pastaj t’i lidhte në një të tërë të vetme.          - Ne u japim atë që u pershtatet atyre, - tha Mentor Dika me gotën e ngritur për ta tokur me atë të Sokolit dhe shtoi : - dhe ata do na japin fitoren. Gëzuar !                               - Gëzuar ! - tha Sokoli të cilit nuk i tingëlluan mirë këto fjalë. Për çfarë po më merrë ky Mentori, po thoshte me vete, për leshko? Në sallë kishin filluar të ngriheshin tonet e zërave...    Në sallë ndihej era e rakisë, birrës dhe e tymit të duhanit. Kishte edhe nga ata që ishin më të përmbajtur, që rrinin ulu në tavolinat e tyre dhe prisnin me padurim se kur do të mbaronte kjo lloj zallamanie.  - Do ta bëjmë atë shkërdhatë Komunisti që të tërhiqet nga gara, - ulëriti dikush nga mesi i tavolinave me sa duket i revoltuar gjatë një debati e sipër me dikë aty pranë. Sokol Nerënxi i hodhi një shikim të zyntë kafkës së shogët e vezake të Masar Drizës, që mesa kuptoi ishte pikërisht ai që kishte sjell aty ata tipa dhe kthey kokën i heshtur, mënjanë.    - Deputet, gëzuar! Pë fitoren tonë, - ia priti një tjetër, që dukej sheshit që e kishte kaluar paksa të pirit. Shpërthyen ovacione dhe duartrokitje.   - Për fitoren e Florit ! Flori, Flori,  Flori, Liri demokraci, liri demokraci..   - Sille këtu të gjithë arkën mor të bëfsha nënën.Por kamarjerët as që donin t’ia dinin pë fjalët e tyre. Ata vazhdonin me ritmin e tyre të shpejtë të pastronin tavullat e mbushura të duhanit, hiqnin shishet boshe dhe atje ku i thoshte Niku dërgonin shishe të tjera birre. Njeri nga të pranishmit, kur pa përpara vetes një shishe tjetër birre të markës “Tirana” u ngrit me vështirësi nga vendi, sikur donte të ngrinte ndonjë dolli, dhe foli:    - Betohem..betohem. …për  atë zot  betohem..se… se , por nuk mundi te thote gje. Ishte bërë tap dhe mezi qendronte ne kembe:

128

Page 129: Novela dhe tregime  2011

nga perzjerja e pijeve i merreshin mëndtë, në sytë e përgjumur vallzonin, dukeshin e zhdukeshin, epastaj i bëhej sikur mes dallgëzimesh ujërash notonin fytyra, si gjethe të rëna  vjeshte.… Me doren e vene mbi sy si strehe dhe duke veshtruar skajin tjeter te tavolines ku rrinte Sokoli,i dehuri derdelliste.    - Betohem… betohem…     Fqinji prane e nxiste duke i thënë:      - Hë mo të pjerdhësha trutë ! Nxirre të shkretën se na plase..       I dehuri sakaq u perplas ne karrike duke derdhur shishen, e cila me të rënë mbi pllaka u thye  cope – cope dhe lëngu i birrës që ishte brënda saj u perhaps me shkumë nëpë pllakat e dyshemesë.   Midis rrëmujës së përgjithëshme Dashamir Kreli për të shmangur ndonjë zënkë, që janë të pashmangëshme në raste dehjesh, u ngrit dhe i propozoi Sokloit që ta mbyllte. Sokoli nuk ia bëri fjalën dy, madje ai e kishte pritur këte gjë prej tij duke e respektuar edhe pë moshën që kishte. Ndërsa të pjesëmarrësit e takimi po dilnin nga salla, mes asaj rrëmuje të përgjithëshme ku njerëzit shtyheshin kush e kush të takonte sap ë dukje me Florijanin, Sokoli I bëri këtij të fundit një përshnetje me dorë dhe porsa doli në krye të portës së madhe, të hapur në katërsh, dëgjoi një zë pas shpine. - Shpresoj të keni mbetur i kënaqur nga takimi i sotëm. Tjetri nuk ktheu as kokën. Ishte Masar Driza dhe çfardo që të thoshte e të mendonte ai për takimin e zhvilluar, Sokol Nerënxi e dintese që ai ishte zhvilluar më tepër si një takim radhe se sa si tekim pune. Përveçse një kënaqësie fizike që ia kishte dhënë të qënit aty Dashamir Kuko dhe Flori, ai nuk kishte ndjerë asgjë tjetër. Asgjë të veçantë nuk i kishte sjell , madje asnjë lloj ndikimi shpirtëror. Vështrimi i rrëshqiti mbi fytyrën e Masar Drizës, që priste diçka më tepër prej tij, pasta si i tha me një gjysmë zëri “Natën e mire!” u fut me të shpejtë në makinë ku e gjeti Evën pothuajse duke dremitur, të mërzitur prej pritjes së gjatë. Jashtë  kishte  rënë nata.

   

129

Page 130: Novela dhe tregime  2011

Kapitulli VIII

         Niku së bashku me Renin po përgjonin rrugën, për sa kohë do të përfundonte ngarkimi i furgonit, që kishte ardhur nga Tirana.Ndonse i vunë re dy pezhotë e vjetra 805, nuk u shkoi mëndja se ato pasi muarën kthesën te karburanti i ARMO-s do të qëndronin paksa në krye të rrugës e më pas do të merrnin me shpejtësi drejtë magazinës së tyre.Kur Niku i ra ziles së celularit të Sokolit ishte tepër vonë. Prej të tetë dyerve të pezhove zbritën rrufeshëm tetë djelmosha të rinjë, katër prej tyre të veshur me uniformën e tatimores ndërsa katër të tjerë ishin agjent të policisë kriminale.Që me të rënën e parërë të derës së jashtëme prej hekuri, në ambientet e magazinës u krijua një rrëmujë e madhe. Furgoni me targa të tiranës ishte ngarkuar pothuajse ding, gjysma me cigare të markës "Malboro" dhe gjysma me tepete. Njëri prej tiranësve  si kyçi dyet e furgoni nxitoi pas shokut të tij që nukpo i ndahej puntorit të magazinës.Pasi kërcyn me të shpejtë murin e pasëm të oborrit, ranë në kopështin e një shtëpie përdhese dhe prej andej u futën në rrugicat e ngushta të lagjes. Sokoli kishte mbetur si i shtangur në mes të oborrit, pasi nuk kishte marrë as edhe një qindarkë prej mallit që kishte ngarkuar.Policët tatimor i ranë edhe një herë fortë derës së hekurt. Si e pa që e kishte të kotë të bënte ndonjë lloj rezistence, ai u drejtua i qetë drejtë portës dhe hoqi shulin...         - Përse nuk e hap derën !- i bërtit me sa kishte në kokë njëri prej policëve.          Sokol Nerënxi me duart në ije,i hodhi një shikim të rreptë nga koka deri tek këmbët.         - Isha në hale duke dhjer, - tha me inat.- Pse ç'ka bërë vaki ? Dhe atë zërin mos ma trash mua si jevgu të shoqes!         - Zotni, këtu kini përball punonjës të policisë, - ndërhyri njëri prej policëve të kriminales.          - Kush është pronari i magazinës ? - pyeti përsëri polici i tatimeve,por këtë herë me një ton më të but.         - Unë jam.         - Sokol Nerënxi ?  Nga Drejtoria e Përgjithëshme e Tatimeve jemi...

130

Page 131: Novela dhe tregime  2011

         - E pastaj, kujt i rruhet.Cfarë ka këtu për të ardhur si lukuni, sikur do të bëni ndonjë reprezalje kur ma ditkeni dhe emrin?         - Sokol, ti e ke të qartë përse kemi ardhur. Ku janë të zotët e këtij furgoni?           Një tjetër polic i a një herë rreth e rrotull fugronit, ndërsa një tjetër si vuri këmbën në shkallinën e ngushtë prej hekuri, zuri të vështronte me imtësi brënda gabinës.         - Ka dy ditë këtu, - gënjeu Sokol Nerënxi. - Erdhën për një porosi, por i mori dikush në telefon për një aksident dhe nuk ka ardhur kush ta marri.         - Do të vini me ne në rajon!           Edhe pse Sokoli protestoi madje edhe duke i kërcënuar policët e kriminales, këta të fundit e muarën pa ndonjë rezistencë të madhe dhe e futën në pezhonë e pasme. Edhe këtë herë ai ia kishte arritur qëllimit të tij. Të nesërmen në mëngjes e liruan.           Gjatë gjithë asaj nate Sokol Nerënxi nuk vuri gjum në sy. I shtrirë në njërin prej divanëve, atje ku kishte fjetur prej vitesh, në atë dhomë pothuase fare të pa mobiluar ku përveç dy divanëve dhe një tavoline mesi prej dërrase ngjyrë bizele, mbi të cilën e motra hodhte përherë një mbulesë të pastër prej basmeje dhe vendoste mbi të një vazo porcelani me lule artificiale, kutërbonte aromë trandafili prej solucionit me të cilën ishin larë pllakat gri të vendosura që kurse ishte ndërtuar godina. Megjithëse edhe këtë ai e kishte quajtur një triumf të tij, përsëri seç ndjente një lloj ndrydhje në shpirt. Dukej që ishte i shqetësuar.            Teksa rrinte ashtu shtrirë, me sy mbërthyer në tavan, se si i erdhi ndër mënd një ngjarje e hidhur e viteve të shkuara, kur një mbrëmje ndërsa të gjithë kishin rënë për të fjetur, në derën e shtëpisë kishin ardhur dhe kishin trokitur tre policë, të cilët pa as më të vogëlin hezitim i kishin hedhur prangat Martinit, vëllait të tij të madh.Përpara syve i'u ravijëzua portreti i të atit, atij burri të rrallë për nga zëmërgjërësia dhe ndershmëria dhe ai i së ëmës, të cilët të dy së bashku me një durim të pashoq dhe me një qëndresë të admire-eshme, kishin mundur të përballonin atë jetë aq të rëndë e të vështirë me një mori privy-mesh e mangësish të shumta, duke pësuar shpesh herë dhe zhgënjome tepër të hidhu-ra.  Atë çast Sokolit seç i'u ndez një dëshirë e shfrenuar që ta shuante një herë e mirë atë të shkuar të errët dhe në një farë mënyre të fshinte ato njolla të errëta me të cilat ai dhe i vëllai

131

Page 132: Novela dhe tregime  2011

tjetër që i kish mbetur, Niku e kishin njollosur familjen. Po thoshte me vete se tashmë u kishte ikur koha grindjeve, vjedhjeve dhe rrugaçërive të asaj moshe rinore dhe se përpara tij, kishin dal të tjera dyer të cilat prisnin atë dhe vetëm atë për tu hapur. E ndërsa po mendonte mbi këto, i regëtiu në mënd magazina dhe mallrat kundrabant që mbante atje. Sokoli e dinte se nëse donte të bënte ato që kishte menduar, i duhej medoemos që të hiqte dorë një herë e mirë nga kundrabanda e cigareve,gjë të cilën ai tani për tani nuk mund ta realizonte dot. I nevoiteshin shuma të mëdha parash dhe ato shuma nuk mund të siguro-heshin ndryshe veçse nëpërmjet kanaleve të paligjëshme. Fundja, tha së fundi me vete, përderisa kam një suport politik që më mbështet përse të mos e shtyj në kohë. A nuk me-rren dhe politikanë dhe deputet të tjerë me afera korruptive dhe kundrabanda edhe më të rënda se kjo?          Ishte fund shkurti dhe moti ishte ftohtë, madje natën nuk mund të flije më me dy çarçaf dhe një batanie të vetme. Jashtë nata ishte plotë yje. Niku gërhiste në divanin tjetër, batania i kishte rënë përdhe dhe ai i kishte mbledhur pothuajse gjunjët në bark. Sokoli e mbuloi dhe iu afrua dritares, hapi njërën kanatë dhe mbërtheu hekurat e saj të jashtëme me duar.Ishte gati tu binte me kokë. Ishte betuar se nuk do të kthehej më në shtëpi për t'i sjell të tjera shqetësime nënës deri ditën e dasmës, kur do të martohej me Erdën. Dhe deri atëherë, kishte thënë sa e sa herë me vete do ta kishte shitur atë shtëpi të vjetër dhe do t'u kishte blerë një tjetër më të bollëshme, më me ajër dhe më mirë të paisur me të gjitha çfarë i duhen një ambienti komod, mjaftë që nëna t'i kalonte ato vite jete që i kishin mbetur vërtetë ashtu siç e meritonte të jetonte një grua e till si ajo. Ndërkohë dhe Silvia do të ishte rritur dhe do të kishte shkuar për të ndjekur studimet jashtë shtetit. Sokoli ia kishte thënë troç së motrës, se detyra e saj ishte  të dilte shkëlqyeshëm me mësime se sa për gjthë të tjera do të dinte t'i përgjigjej ai.E kishte pikë të dobët të motrën dhe po aq dëshironte që ajo të përfundonte studimet në njërin prej fakulteteve më të dëgjuar, në Itali. Nuk kishte asnjë lloj përshtypje të mirë për fakultetet në vënd, të cilët me sa kishte dëgjuar petagogët i kishin shndrruar në qëndra biznesi.          Të nesërmen në mëngjes, tek po pinin kafe, e ëma nuk qëndronte ashtu në heshtjen e saj të dhimbshëme. Fytyra e saj

132

Page 133: Novela dhe tregime  2011

kishte marrë atë pamjen e dikurshme, te rreptë dhe qor-tuese. Nuk i tha asnjë fjalë si Nikut dhe Sokolit.Kjo heshtje e saj Sokolin e vrau më shumë se ç'mund ta vrisnin me mijëra fjalë poshtëruese.Rrufiste kafen dhe rrinte si një nxënës i zënë në faj.

            

Kapitulli  IX

          - Ne nuk jemi nga ata që të kërkojmë vënde pune.. Ti mos do të bëhesh doganier? – e pyeti Ajet Musai. – Për atë që do tu jap sot, nesër na lind e drejta tu kërkoj diçka më shumë. Njëra dorë lan tjetrën – u përgjigj me qetësi dhe besim Sokol Nerënxi. Ai besonte me gjithë mend se pasi Flori të bëhej deputet kishte për të patur shumë avantazhe.Të paktën për katër vjetë ata të tatimores dhe të kriminales nuk kishin për ta bezdisur më. Nuk kishin për ti sjell andërralla dhe ai do të punonte për qejf të vet, madje edhe liçensën kishte për ta mbyllur përkohësisht dhe nuk kishte për të derdhur asnjë grosh, kështu që të gjitha fitimet për të do të ishin neto dhe kjo nuk do të thoshte pak për të.          U nisën të dypër tek bar “Italia” Në këtë lokal Sokoli me Ajetin nuk kishin përse të bënin porosi. Kamarieri edhe shpejtë dhe u solli dy xhin dhe dy shveps. Në tavolinat e tjera llotoxhinjtë me gazetat përoara po mbushnin skedinat e ditës. Sokoli nuk kishte provuar asnjëherë të vinte lloto. Ngaherë kishte menduar se shanset për të gjithmonë kishin anuar nga humbësi. Në tavolinën përball tyre një mesoburrë, të cilin Sokoli e njihte mire si fytyrë, si klient i rregull i llotos,por që kurrë nuk e kishte vrarë mendjen për t’ia mësuar emrin, që me sa duket i kishte

133

Page 134: Novela dhe tregime  2011

përfunduar detyrat, po lexonte paksa me zë një artikull të një gazete ditore. Sokoli nuk mbante mënd  se sa kohë kishte pa lexuar gazeta, por ato që po i zinin veshët prej artikullit, sikur po i’a vrisnin timpanin. Teksa dëgjoi më pas një emër tepër të njohur për të mbajti frymëm. Dhe Ajeti nuk pipëtiu një cast. U panë në sy dhe mesoburri me gazetën përpara nuk vonoi të thoshte. - E kanë qëlluar mbrëmë tek brryli. U ngritën, por pa kaluar ende pragun e derës i ra telefoni dhe Flori i tha se e priste tek zyrat e parties. Të dy ndërsa po hamëndësonin se kush mund të kishte qëlluar mbi “ Ujkun”, me të cilin ai nuk kishte mbushur as dy ditë që kishte lënë me të për t’i sjell një ngarkesë me cigare nga  Bari i Malit të zi. Pas pak arrtitën atje ku tek dera e jashtëme po i priste Mentor Dika. Sokoli kishte arritur ti kapte në ajër mendimet, dëshirat dhe pikësynimet e Mentor Dikës.Duke e quajtur të padiskutueshme fitoren e Florit, ai kishte vendosur të bëhej me çdo kusht njeriu i domosdoshëm për të, të behej krahu i tij i djathtë. Sokoli nuk kishte as më të vogëlin dyshim se ndyshe nga vetja që nuk kishte asnjë lloj etjeje  për fame, pasi në një tjetër krah ai kishte arritur ta siguronte atë, për Mendtor Dikën ajo ishte më se e domosdoshme. Sa për atë pushtetin e fshehtë dhe për ato intriga dhe prapaskenat e tyre, ai as që donte tia dinte I mjaftonin të tijat. Gjithësesi ai ishte i gatëm pa marrë parasysh asgjë, të plotësonte çdo dëshirë dhe trill të Florian Dautit. - C’duhet të bëjë me të zoti Flor? – pyeti ai. -Duhet vepruar në mënyrë të tillë, që ai të  mos shkruaj më artikuj të kësaj natyre në gazetë. Vetëm kaq?  - Po, por pa e lënduar Sokol. Njerëz si Berti na duhen. Nuk thonë kot që media është pushteti i katërt. Nëse ke mundësi sot, na i mbaro atë porosinë. Na duhen patjetër. Sokol Nerënxi u mendua një hop, pastaj si bër një të tundur të kokës në shenjë aprovimi, i zgjati dorën dhe më pas zbriti shkallët i menduar, ndërsa Florian Dauti u fut në zyrën e kryetarit ku e priste një i ardhur nga Tirana. Në platformën prej betoni përpara derës së godinës katërkatëshe, që dikur kishte shërbyer si qëndra e informatikës së rrethit ku e priste Ajeti, Sokol Nerënxi i mbajti hapat dhe si ky I fundit iu afrua , I tha që të thërriste aty sa më pare Bledin e xhexhes pasi i duhej ta niste per një detyrë teper të rëndësishme për në Tiranë. Ajet Musai u nis përnjëherë dhe pas nja njëzetë minutash erdhi

134

Page 135: Novela dhe tregime  2011

me Bledin dhe e gjetën Sokol Nerënxin të vetëm në lokal me një gotë xhini përpara.  Ishte ora dy e mbasdites kur Bledi i xhexhesë së bashku me Ajet Musain u nisë për në Tiranë. Kishin marrë plotë tridhjetë mijë dollarë për ti kthyer në lek, . Ajet Musai e ndali makinën e tij përpara derës së madhe të bankës kombëtare dhe si i solli aty një mikun e tij të ngusht që i njihte mirë punët e valutës, i tha se do të vinte ta merrte po aty jo më vonë se ora pesë e mbadites. Djaloshi trupmadh që quhej Bujar e futi Bledin e xhexhes brënda lulishtes së selisë së Partisë Socialiste dhe si i vuri përpara një kanaçe cocakola i tha të priste aty përderisa ai të mbaronte punë me konvertimin e lekëve në dollarë.  Në lulishten përball dhe pothuajse në  të gjithë gjatësinë e trotuarit nga rruga që të çonte për tek tregu i çamëve e deri tek teatri i kukullave, madje edhe paksa më tej në rrugën kryesore, venin e vinin kambist të të gjitha moshave, që kerkonin të blinin ose të thyenin valutë. Bledi i xhexhes rrinte i qetë dhe hera herës i hidhte sytë nga godina ku hunin e dilnin njerëz të ndryshëm dhe rrall e tek ndonjë deputet apo përfaqsues i lartë i komitetit drejtues. Bujari me sa dukej ishte një njeri mjaftë korrekt pasi brënda një treçerek ore ai doli nga porta e pasme e bankës dhe i dha Bledit të xhexhes plotë dyzetëmijë e dyqindë e gjashtëdhjetë lekë. Ai nuk e fshehu që ishte agjent i bankës, që vepronte me kursin e këmbimit të rrugës dhe këtë gjë ja tha më tepër për ta garantuar në vlefshmërinë e çdo kartëmonedhe njëqindë dollarëshe, të cilat ishin paketuar mirë dhe mbanin mbi fjongon e lidhur vulën e bankës. Bledi xhexhes si ndënji dhe pak pa orën e dorës. Ora po shkonte plotë pesë e tridhjetë dhe Ajet Musai ende nuk po dukej asgjëkundi. Bledin e xhexhes më tepër se meraku nisi ta pushtonte frika. Një frikë e patreguar që pothuajse i kishte hyrë  në thellësi të trupit.      Kishte nisur të binte një shi i imtë që dukej më qartazi nën fluksin e dritave që binin mbi rrugë. Po ndjente uri, por dhe kishte frikë të futej diku për të ngrënë. Aty pranë i zunë sytë një hamburger. U afrua duke hetuar me kujdes rreth e rrotul. Nuk po pikaste asnjë shenjë që mund ta bënte të dyshonte se mos e ndiqte njeri. Hëngri me të shpejtë gjithë duke kthyer kokën sa nga njëri cep i rrugës në tjetrën për të parë se mos  vinte makina me

135

Page 136: Novela dhe tregime  2011

Ajetin, por kërkund nuk po ia zinte syri. Ngjeshi kapelen e zezë që e mbante përhera në kokë të kthyer me strehë mbrapa dhe priti aty përpara hamburgerit edhe nja një gjysmë ore, sa mënd nuk po dinte ç’të bënte. Kambistët kishin filluar të rralloheshin dhe ata të pakët që kishin mbetur, tani ishin grupuar në lokalet për rreth, pinin në hesap të tyre dhe diskutonin pë ecurinë e tregut të këmbimit. Mendimi i parë që i erdhi në kokë ishte të kapte urbanin e linjës së kinostudios dhe të zbriste tek shkolla e Bashkuar dhe asaj nate të flinte tek tezja e tij që e kishte shtëpinë jo më shumë se njëqindë metra larg ish konviktit të vajzave të mjeksisë, por ky mendim iu duk sa i parealizueshëm aq edhe prej burracaku. Akrepat e orës së madhe të sahatit të qytetit shënonin orën shtatë dhe atij ju duk fare e habitëshme se si ora kishte rrjedhur me kaq nxitim kur atij i duhej të ndalte fare lëvizjen e saj. U afrua përsëri gjer pranë dyqanit të hamburgerit dhe sërish hodhi vështri-min përte nga godinat e ministrive të kredhura në errësirë. - Ta marrë djalli ta marrë këtë pusht muti! Më premtoi se në orën pesë do të vinte të më merrte, mirpo ja që nuk po duket kërkund. Po bëhet shkak që të mos arrij të kap as edhe ndonjë autobz të linjës. - Dhe ndërkaq Bledi i xhexhes mendoi me vete : " Mos ka kurdisur ndonjë kurth me Kolin kundër meje ?" Fytyra e tij që ishte ngaherë e skuqur, tashmë ishte zbehur e ftohur sa ai mënd e ndjente atë ftohtësi lëkure sikur t'i zbriste deri në palcë dhe ajo shprehja e saj ironike që tregonte ngaherë papritmas i ishte zvëndësuar me një shprehje habije dhe frike njëhko-hësisht. Ngriti jakën e xhokoventos dhe nxitoi i menduar të kapte ndonjërin prej auto-buzave të linjës që parkonin pranë maternitetit, por sa më tepër i farohej vëndit aq më shumë i rrihte zemra dhe i humbisnin shpresat se mund të gjente ndonjë për të ikur në Durrës. Bledi i xhexhsesë po e ndjente veten gati-gati fare pa peshë. Tashmë i kishte mbetur vetëm mundësia e fundit, të kapte trenin e orës nëntë e pesëmbëdhjetë minuta që bënte rrugën e fundit nga Tirana në Durrës. Ecte me hapa të nxituara nëpër rrugët që kishin nisur të boshatiseshin dhe po mendonte përsëri se për ç'arsye Ajeti nuk kishte ardhur ta merrte. C't'i ketë shkrepur në kokë? Mos vallë këtë e kishin kurdisur me Sokolin? Po si të kurdi-snin ndonjë plan kundër meje kur e din fare mirë se unë kam me vete pesëdhjetë mijë dollarë?” I erdhi turp teksa mendoi këto. Me shumë kujdes ai u farua pranë sportelit

136

Page 137: Novela dhe tregime  2011

për të prerë një biletë, por pikërisht në momentin që po bëhej gati për të nxjerr nga xhepi të holl-at ndjeu prapa shpatullave praninë e dy burrave, që po mundoheshin të imitonin atë që Bledi i xhexhesë e kishte bërë që prej moshës dymbëdhjetë vjeçare. Bëri një treçerek rrotullimi të trupit dhe si tërhoqi biletën nga kamarja e vogë e sportelit, kërceu si një ple-sht i vogël duke i lënë të dy burrat të vështronin të hutuar njëri tjetrin. Edhe kur zbriti në platforëm papritur prapa krahëve dëgjoi hapa të shpejtë. Ktheu kokën dhe vuri re se të dy burrat e mëparshëm i ishin vënë nga pas. " Të hiqem sikur s'i kam parë, apo tu kthehem e tu jap ndonjë grushtë të mirë në fytyrë? tha me vete, por kur mendoi se kishte me vete pesëdhejtë mijë dollarë e quajti tepër të nxituar atë mendim. Ai u ngjit në njërin prej vagonëve dhe meqë në ta kishte pak njerëz po kërkonte të gjente një vënd sa më të përshtatshëm, mbase edhe ndonjë të njohur, por edhe pse i ra fund e krye vagonave për be nuk ndeshi ndonjë të tillë, vetëm diku aty nga vagonat e mesit, në anësoren prej katër vëndëshe i zunë sytë tre ushtarë. Bledi i xhexhes i mori leje njërit prej tyre dha ushtari që shkonte për shërbim në Porto Romano ia liroi vëndi me përzëmërsi. Gjatë rrugës ata patën një bisedë të këndëshme rreth ndeshjeve të hempies lilës, por Bledi i Xhexhes megjithëse nuk i para pëlqente futbolli dhe se kishte haberin fare nuk thoshte se ishte fare nopran në atë fushë. Dikur edhe ai kishte qënë tifoz i Juventusit, por si i kishin rrjedhur ngjarjet ai kishte hequr dorë fare nga futbolli, madje kishte vite që nuk i ishte afruar llotove, pasi siç kishte dëgjuar edhe prej specialisteve tashmë pjesa më e madhe e ndeshjeve trukoheshin dhe ai e quante fare të kotë të besoje ne fitoren e ekipit që ti mendoje. Njëri prej ushtarë që mesa duket kishte qënë në shtëpi, hapi çamtën. Instikit i hajdutit që iu gjallërua befas bëri që t;ia hidhte sytë çmtës, por aty nuk kishte gjë tjetër veçse ca rrobeve të ushtrisë, pak bukë të mbështjellë dhe disa kokrra molle. Ushtari si nxorri prej andej dy kokërra të mëdha molle i ndau ato në katër pjesë. Bledi i xhexhes as nuk priti ta qëronte atë gjysmën e mollës por i futi me të shpejtë dhëmbët e tij që i kishte si brisk  dhe pjesën e pangrënëshme e flaku përtej dritares. Kur zbritën ata një pjesë rruge deri tek kryqëzimi i farmacisë e bënë bashk. Aty u ndan.          Bledi i xhexhes ishte i vetmi kalimtar në atë udhëkryq që të çonte drejtë Lagjes 30 vjetori.. Ishte mbasdite dhe era që kishte

137

Page 138: Novela dhe tregime  2011

filluar të frynte, tundëte furishëm majat e degëve të pemëve anës trotuareve kundruall dukej si një sfond i errët me shurdh memecërin e saj të frikëshme godina e braktisur dhe e shkatërruar e fabrikës së bukës që dikur furnizonte pothuajse gjithë qytetin me kapacitetin e saj prodhues. Muri i saj rrethues vënde vënde ishte shëmbur sa të krijonte ndjesinë e një goje të shqyer e të uritur. Ai eci dhe më tej derisa doli përsëri në një tjetër udhëkryq ku nëse do të merrje përpara do të hyje në lagjen e parafabrikateve, nga e majta rruga të shpinte drejtë degës së punëve të brëndëshme, ndërsa djathtas rruga të shpinte për në thellësi të ish kënetës ku ende ndihej aroma e kripës dhe e algve të ngordhura. Ai shkonte me hap të nxituar anës dyqaneve pothuajse të gjithë me qepena të mbyllur gjithë duke menduar për Ajet Musain, që nuk kishte dalë për të marrë çamtën me tridhjetë mijë dollarë të cilën e kishte hedhur supit si të ngjante me ndonjë puntor hallexhi të kthyer prej pune me rrobet e punës në të.     Një mesoburr shtatshkurtër që Bledit të xhexhes i përngjau me njërin prej atyre që e kishin ndjekur tek stacioni i trenit në Tiranë, me një shall të trash ngjyrë ulliri të shkuar rreth qafës kërceu përtej trotuarit dhe si mori brinjë një kioske u shkëput me  nxitim drejtë rrugës. Në atë segment të gjatë rruge e vetmja njollë drite ishte drita e një llampe inkandeshente ,që dilte nga ballkoni i një shtëpie të katit të dytë, e cila ndriçonte dobët vetëm një pjesë rruge dhe fytrën e tij, gjithçka tjetër ishte kredhur në errësirë. Bledi i xhexhes mezi e vuri re se prapa tij jo më shumë se dhjetë hapa ishin tre njerëz të mbledhur nën një çadër. Mesoburri me shallin e trash ju afrua me hap të shpejtë dhe kokëulur Bledit të xhexhes. U ndal një  çast, nxorri një shami duarësh nga xhepi dhe e shkoi mbi kokë për të fshirë shiun. Pastaj zuri të ecte me po atë nxitim të mëparshëm. E në mes të asaj kokëçarjeje dhe frike që kishte filluar ta mbërthente, nga një hije që projek-tonte ajo drita e zbehtë e asaj llampe të ballkonit, vuri re që dikush sapo ishte ndaluar atje tek cepi i pallatit dhe diç po lëvizte anës ijeve të tij. Si njeri i rrugës që ishte, ai e ndjeu sikurse nuk kishte për ta ndjer ndonjë njeri i zakonshëm frikën e saj, ashtu siç e ndjen mjeku vdekjen prej sëmundjes së tij. Bledit të xhexhes i shkoi për një cast një drithërimë tronditëse nëpër të gjithë trupin. Aty pari kaloi një makinë e vogël me drita të shkurtëra që mori drejtë për

138

Page 139: Novela dhe tregime  2011

nga blloku i parafabrikateve gjithë duke ecur ngadalë aq sa motorri i saj pothuajse nuk ndihej fare nëse punonte apo jo. Pas saj një motokarro e ngarkuar me arka boshe zarzavatesh dhe paksa më tej një grua plakë me një fëmijë afro dhjetë vjeçar, të cilin e shtrëngonte fortë prej dore. Gjoja për t’ju shmangur moitokarros, mesoburri ju afrua fare pranë Bledit të xhexhes dhe vetëtimthi atë çast nxorri nga xhepi dorën e djathtë. Me dorën tjetër ai u mundua t’ia hapte zinxhirin e xhokoventës, por nuk po mundëte dot, pasi Bledi i xhexhesë e kishte bërë të tillë zinxhirin që të hapej nga poshtë lartë dhe për më tepër atë natë ai i kishte vënë kokës së zinxhirit një dryn të vogël që kapej për mrekulli me të dyja cepat e xhokoventës. Bledi i xhexhesë vuri dorën në ije dhe u var mbi supin e majtë të mesoburrit që e shtyu. Ai rënkoi në fillim me zë të ngjirur ndërsa u palos i tëri në dysh, shtrëngoi forte ijen, e mbajti për disa caste frymën, që ai rënkim i zgjatur, i cili po i drithëronte buzët, të mos i kthehej në një klithmë therse apo në një ulërimë prej kafshe. Trupi i i tij  u lëkund duke u anuar përpara dhe u rrëzua pa nxjerrë  fije zëri. Gjaku i ngrohtë i rrodhi përmes gishtërinjëve. Pas disa sekondash,si kishte arritur të mblidhte veten, ashtu me njërën dorë te cilën shtrëngonte fort vëndin e plagës dhe me tjetrën duke peshuar tërë peshën e trupit, u zvarrit deri tek shtylla e neonit dhe aty u mbështet me kokë të varur nansh, sikur t’ia kishin prerë atë me një goditje shpate.      Degët e pemëve anës trotuarit u tundën lehtaz, dhe era përhapi sirenën e tragetit të fundit që po nisej për në Bari. Bledi i xhexhesë shtrëngonte forte dorën në ije dhe rënkonte me një frymë që vinte dalngadalë duke u shuar. Ishte aq i dërrmuar dhe i këputur sa as të rënkonte nuk kishte fuqi. Gjithçka përpara bebes së vogël të syrit që sa vinte e po i ngushtohej , po i rrotulloe mjegullohej njëhkohësisht dhe ai po e kuptonte se po humbiste vetëdijen.       - Uau ! - Klithi plaka duke lëshuar fëmijë që mbante prej dore. - E vrau, që e vraftë zotie vraftë, e vrau.  Pak pasi rreth tij ishin mbledhur një grup njerëzish, dhe kur dikush po therriste me sa te kishte në kokë “ Ploicia! Policia! Shpejtë një makinë!”mesoburri ishte zhdukur pa mundur të merrte as edhe një kartëmonedhë. Ndërkohë që Sokol Nerënxi nuk priste që ata të ktheheshin të paktën përpara orës pesë e mbasdites, mendoi të shkonte një

139

Page 140: Novela dhe tregime  2011

here nga Erida. Lokali ku shërbente ajo nuk ishte më shumë se dhjetë minuta.   

   Kapitulli X Ndërkohë që Sokol Nerënxi nuk priste që ata të ktheheshin të paktën përpara orës pesë e mbasdites, mendoi të shkonte një here nga Erida. Lokali ku shërbente ajo nuk ishte më shumë se dhjetë minuta prej andej. Shkonte i qete pa çar kokën për asgjë duke ecur në hijet e pemëve të mëdha të bulevardit, pa ndjer ndonjë lloj kënaqësie prej tyre. Disa rreze të mekura dielli që depërtonin permes gjethnajës, i binin aty këtu duke ia mbështjellë pothuajse të gjithë trupin e atij i dukej se sa më shumë i afrohej lokalit, pas atyre rrezeve të diellit që e ndiqnin hap pas hapi, i shfaqej ngjitur pas asaj pakënaqësisë së tij kryeneçe, imazhi i kapiten Ilir Fushës.    Moskthimi i Ajet Musait dhe plagosja e Bledit të xhexhes që gjithësesi ia kishte dal mbanë e kishin vënë Sokol Nerënxin në një makth të madh.         Sokol Nerënxi po rrinte i vetëm në tavolinë, pasi Lad Buka porsa ishe larguar me makinën e tij për të punuar nja dy pashaporta, të cilat një personi i duheshin urgjent të paktën deri në orën dhjetë të së nesërmes, për të kapur avjonin e linjës Tiranë - Milano. Gjithë asaj mbasditeje nuk e kishte ndjer veten mirë. Përveç një dhimbjeje të lehtë koke, aty nga ora katër e ca i kishte filluar dhe një kollë e thatë, që më tepër e besdiste dhe e shqetësonte se sa i sillte dhimbje trupi.Pak përpara se të largohej Lad Buka, si kishte pirë nja dy tetraciklina dhe vetëm një kanaçe limonsoda, i kishin rënë një palë djersë të ftohta, kishte filluar ta ndjente veten më mirë.Jashtë po binte një shi i hollë. Nga dritarja e lokalit ai vuri re grumbullin e reve të zeza e të dendura, por të përçara, që era e jugut i shtynte me vrull drejtë lindjes. Sakaq muzgu i murrmë e i turbullt ishte davaritur. Ai mendoi të qëndronte  dhe pak me shpresën se njeriu me të cilin kishte lënë takim do të vinte, megjithse kishin kaluar rreth njëzetë minuta.Ndërsa po mendonte për këto, befas në derën e lokalit ja

140

Page 141: Novela dhe tregime  2011

behën katër agjent policie dhe njëri prej tyre me hap të nxituar u drejtua drejtë e tek tavolina etij.     - Sokol Nerënxi, kemi një urdhër arresti për ju!      Ai ngiti kokën dhe krejt indiferent dhe me një ton mospërfillës, si i hodhi agjentit një shikim nga koka tek këmbët, shqiptoi: - Përse dhe kush e ka lëshuar këtë urdhër?     - Nuk jemi të autorizuar të japim shpjegime Sokol. Jemi thjesht zbatues urdhëri. Nëse ka ndonjë leqkuptim, mundet ta sqaroni. Tani duhet të vini me ne.     Sokol Nerënxi pa nxjerrë fije zëri, u ngrit ngadalë e si me përtim. Mori  çakmakun  dhe paketë e cigareve  dhe  instiktivisht futi duartë në xhepat e xhokoventës  prej nga  nxorri  disa të holla, por agjenti i polici nuk pranoi të merrte asnje qindarkë prej tij. Qëndronte në këmbë dhe vetem e  veshtronte me një ndjenjë dhimshurie prej vëllai. Nuk u largua derisa Sokolin pas disa minutash pritjeje e futen në një makinë burgu të tipit furgon. Kur dikush, ndoshta  ndonjëri prej katër agjentëve mbylli me forcë derën ansore të makinës, brënda saj u bë një errë-sirë e plotë e ndërsa furgoni si u nis e pak më tej mori një kthesë, ai instiktivisht përmes asaj errësire ku mezi hynte vetë pakëz dritë, prej ndriçimit të neoneve të rrugës, nisi të orientohej e të përcaktonte me mëndje vëndëndodhjen, megjithëse e dinte mirë  se ku po me çonin.Papritmas, në kulm të atij dëshpërimi që e kishte mbërthyer, iu shfaq përpara syve vegimi i Eridës.Iu bë sikur ajo po e priste atje jashtë në të ftohtit me shi, duke u dridhur e duke qarë për atë që i kishte ndodhur të fejuarit të saj.Zuri të ushqente parandjenjën e fortë që porsa të zbriste nga makina e te dilte prej asj errësire, atë do ta gjente atje, të rrethuar mes një morie policësh e gardianësh. Ai e dinte se Erida dhe nëna e saj nëse do të mësonin për arrestimin e tij do të shqetësoheshin mjaftë dhe pse nuk dinin kurrfarë  gjëje për akuzën që kishin ngritur ndaj tij, ashtu sikurse edhe ai vet nuk e dinte pëse e kishin arrestuar. Dy ditë më parë ai kishte shkuar në shtëpinë e Eridës ku pas shumë e shumë peripecishë mezi ja pati shkëputur së ëmës së saj pëlqimin e fejesës. Sokol Nerënxi pati menduar se me atë veprim kishte bërë një gjest tepër të mirë dhe të matur. Ai nuk do të kishte dshur kurrë ta rrëmbente Eridën pa pëlqimin dhe aprovimin e saj, gjë të cilën ai mund ta bënte fare thjeshtë e madje në mes të ditës. Ai kishte vene re se kohet e fundit dhe vet

141

Page 142: Novela dhe tregime  2011

Erida sikur i trembej veprimeve të tij, Kohëve të fundit ajo përmbahej e nuk i lëshohej  me sikunder kishte bere aty e ca javë më parë, fill pasi Sokoli i pati shfaqur dashurinë e tij me gjithe zjarrin e pasionit që e përvëlonte për të, megjithse e kishte kuptuar dhe e dinte fare mirë se Sokolin  e brente padurimi dhe se ai ishte betuar se do ta detyronte vjerren e ardhëshme që ta shkurtonte afatin e fejeses, per ta bere Eriden gruan e tij, sa ishte e mundur me pare.      Makina e policisë në të cilën kishin futur Sokol Nerënxin dredhonte nëpër rrugët e qytetit, por ai vetem sa hamëndësonte vëndkalimet e saj, pasi nuk mund të përcaktonte dot asgjë megjithse i njihte ato rrugë dhe atë terren sy mbyllur. Shoqeruesit e tij nisën të bise-donin ngadalë me njëri tjetrin, por atij i vinin ne vesh vetëm tingujt e zërave dhe jo kupti-mi i tyre. Nuk mundej të përqëndroehej për të kapur diçka nga ajo bisedë, për të kuptuar nëse flisnin për të apo për diçka tjeter, që nuk kishte të bente me të.     Pas disa çastesh makina ndali e ndersa njeri prej policeve zbriti dhe hapi deren, tjetri i zuri duart dhe pa i thënë asnjë fjalë, i vuri prangat. Për herë të parë ai po provonbte një ndjesi të tillë.     Ishin dy unaza të mëdha prej hekuri të nikeluara. Pasi kaluan përmes një oborri të madh rrethuar me një mur të lartë, u hap një derë dhe ai u gjënd përball një grupi prej katër pesë polices që sorollateshin pa ndonjë preokupim. Diku më tej i zunë sytë kapiten Ilirin me çamtën e tij të hedhur krahve, i cili me ta pikasur, gjithë duke qeshur, iu afrua dhe e pyeti drejtpërdrejtë me një ton miqësor:     - Disa herë të kisha paralajmëruar  Sokol.  Përse i ke injoruar fjalët e mia?       Sokol Nerënxit i hipën kacabunjët në çast, dhe mund të merret fare lehtë me mend zemërimi i një njeriu të till si ai që kurrë në jetë nuk ka pranuar këshillat e të tjerëve dhe që atyre çasteve as vet nuk dinte se ç’përgjigje t’i jap.  Rrudhi vetullat dhe shtrëngoi fyty-rën gjithë inat.“ Shkofsh në djall Ilir me ato moralizimet e tua”, mendoi me vete dhe aty për aty tha me tonin e një mirësjelljeje të shtirur :       - S’të ecin me mua këto filma, zoti Ilir. Natyrisht  ju bëni detyrën tuaj dhe unë timen. Gjërat janë të ndara.  Mos ki merak kapiten, gjumin do ta bështë qetë sot. Dy polic me të dëgjuar

142

Page 143: Novela dhe tregime  2011

tonin e zërit të Sokol Nerënxit u kthyen dhe njëri prej tyre diç I tha shokut duke cikërritur dhëmbët.       - Mos kishit ndonjë mendim tjetër? - pyeti kapiten Iliri, që u duk sikur e humbi për një çast, sa mundi të mërmëriste më pas si i hutuar. Dhe aty për aty shtoi :  - Jo, jo, as mos u shqetësoni për këtë  - Nuk e ngau bisedën më tej me të, duke bërë një tërheqje me lezet, vërejti me shaka se gjahu këtë herë për organet e rendit  ishte me të vërtetë i majmë. Kapiten Iliri njihej prej të gjithëve për përzëmërsinë e atij,  dhe, si një njeri që është në gjëndje të shuaj çfardo lloji gjakënxehtë-sie. Në të vërtetë dhe vet Sokol Nerënxi nuk mund ta mohonte se ai njeri ishte sjell keq me të dhe atyre minutave se pse e dëshironte pranin e tij aty. Në një ambient të panjohur me njerëz krejt të panjohur njeriut i duket fare i afërt edhe ai me të cilin ka patur konflikte. Një copë herë të gjatë qëndruan të dy në heshtje me sy të mbërthyer tek njëri tjetri. Kapiten Ilir Fushës në pamje të pare dukej siku i vinte keq pë arrestimin e Sokol Nerënxit, por edhe Sokolit i dukej sikur i vinte keq për të. Donte ta pyeste pë diçka por as vet nuk po guxonte të nxirrte fije zëri. Donte të dinte diçka rreth arrestimit të tij, të cilin ai  e lidhte sa me zhdukjen e Ajetit po aq edhe me plagosjen  e Bledit të xhexhesë.         Por porsa u largua kapiten Iliri, aty ia behën tre police nga ata të grupit të ndërhyrjes së shpejtë që paiI thënë asnjë fjalë filluan ti binin me shqelma dhe grushta me sa të mundënin dhe ku të mundënin. Sokol Nerënxi nuk e kuptoi se ngase vinte gjithë ajo egërsi e tyre dhe se cili i kishte orientuar të bënin një gjë të tillë. Ishte i bindur se dikush jashtë burgut e kishte dhënë një urdhër të tillë.         Mëndjen e kishte të turbulluar. E njihte fare mirë vetveten. Pas çdo grindjeje apo ngjarjeje si ajo, atij niste e i punonte fantasia. Bënte  përpjekej të mëdha për ta kontrolluar veten. Për të ishte e rrezikëshme që pas këtyre ngjarjeve të mendonte shumë pasi sa më tepër zhytej në arsyetime, aq më shumë nxirrte në pah problem të hapura, te pambyllura, aludonte për njerin apo për tjetrin person, që mund ta kishte tradhetuar, apo që mundohej ta fuste në grackë dhe mandej çfarë nuk i shkrepte në kokë.          Kur e plasën në birucë pothuajse ishte fare pa ndjenja. Në birucë ishte pothuajse errësirë e plotë. Vetëm fare poshtë, nën

143

Page 144: Novela dhe tregime  2011

derë vijëzohej një rrip   i hollë e i qartë drite. Pas derës u dëgjuan hapa dhe zëra. Diku nga larg vinte zhurma e zakonshme e burgut, të cilat atij i kumbonin si zëra të largët, të humbur thellësive të një honi të errët.. Në fillim kur u përmënd paksa, pati përshypjen se ishte burgosur ne një kështjellë.  Nuk po dinte ç`të bënte. Përreth ishte nje heshtje e vërtetë varri dhe ai ashtu i përhumbur ndjente peshën dhe forcën e nje ankth që po e mbyste. Ndjeu një lloj frike paralizuese. E teksa po mendonte për gjemen e madhe qe e kishte gjetur, dera u hap perseri dhe ai as që e pa se kush i hodhi perpara kembeve dy batanije  leshi te vjetera prej kushedi sa kohesh te perdorura. Nje llampe 20 vateshe ndriçonte ate qeli te ftohte, te heshtur e te frikeshme. Paptitmas ai ndjeu se nuk ishte i vetëm në atë ferr ku të mbyste era e mukut dhe se një njeri, siç rrinte i shtrirë  paksa mënjanë , po e vështronte me vërejtje. Ishte një mesoburr i parruar me vetulola të trasha dhe mollëzat e faqeve i ishin futur aq shumë pëbrënda saqë dalloheshin fare qartë kokallot. Fytyra e tij me atë shprehjen karakteristike, i la një përshypje mjaftë të keqe e të rëndë Sokol Nerënxit. Pas pak njeriu që ishte shtrirë në të majtë u ngrit në te ndënjur dhe ndërsa e vështroi një copë herë të gjatë, si hodhi pas krahve batanijen me të cilën ishte mbuluar, u ngrit në këmbë, mori njërën prej batanijeve që ishin përpara këmbëve të Sokol Nerënxit  e si e palosi në katësh përsëgjati e shrtiu ne dysheme  dhe me tha : “ Ky është krevati yt. Ta gëzosh ! Me tjetrën do të mbulohesh. “  I paraburgosuri tjetër po e vështronte me një shikim të egër, sikur  të ishte nje perbindesh, të cilit i kishin hedhur aty prehën e tij. Per here te pare pas gjithe atyre oreve Sokol Nerënxi  kishte mundur të vinte në vete. Ishte bere me i qete dhe nuk ndjente asgje te jashtezakoneshme, thuajse ai realitet që po përjetonte ishte brënda rrjedhës së jetës së tij....Një mënd i dukej sikur gjithçka kishte rrjedhur natyrshem dhe ai i ishte nenshtruar nje fati te paracaktuar. Mendja i shkoi pernjehere tek e ëma. “ O zot.!, ta me vete. Si do ta përjetoj ajo arrestimin dhe burgosjen time.?” A thuajse  të vinte prej nje bote krej te paqeme, delire. Si thyhen  kollonat e betonit. Si krisin muret e godinave sado solide qofshin. Ajo që Sokol Nerënxi mendonte se kishte ndertuar per vite e vite me radhe, tani ishte shembur, thërmuar si kështjellat prej rëre, që ndërtonte një herë e një kohë,

144

Page 145: Novela dhe tregime  2011

në fëmijërinë e tij të hershme buzë detit dhe vallët e trazuara të mbasdites vinin e ia  prishnin sit ë mos e kishte ndërtuar kurrë..            Me vetulla të rrudhura dhe me fytyrën e shtëmbëruar të ngërdheshur gjithë inat, tek rrinte ashtu i shtrirë në shpinë dhe me sy gati gjysmë të mbyllur, Sokol Nerënxi, të krijonte përshtypjen si një njeri që po mundohej të sistemonte mirë e mirë në mëndjen e tij gjithë kronologjinë e ngjarjes së fundit. Gjithçka përpara tij vërtitej si shakullimë, si një përzierie dallgësh dhe pluhuri në një rrëmujë të përgjithëshme dhe mendimet s’arrini kurrësesi t’i kthjelloheshin. Të tre policët që e kishin rrahur paq Sokol Nerënxin vazhdonin ende të qëndronin në koridor duke biseduar. Ata po thoshin se vet hetuesi i çështjes u kishte thënë jo vetëm të përdornin dhunë ndaj tij, por që edhe ta bënin që të mos mbyllte asnjë sy gjumi. Ishin të njohura këto metoda që përdornin hetuesit për ti detyryar paraburgosurit që të flisnin, të nxirrnin gjithë të palarat e tyre. Kishte vite që punohej po sipas kësaj ideje se po ta rrihje deri në humbje ndjenjash dhe ta lije një kriminel pa gjumë, një ditë ai do të zbërthehej dhe nuk kishte për të lënë as detajin më të vogël të krimit pa treguar dhe në shumicën e rasteve kjo metodë kishte dhënë rezultatet e saj. Pas një farë kohe ndjeu derën që u hap dhe si përgjumësh dalloi siluetën e një burri të shkuar në moshë që e thërri në emër.   - Sokol, ngrihu! – E.. çfarë?    - Lëre, nuk e shikon se si e kanë bërë horrat e shpellave? Gardiani nuk nxorri fije zëri, por me majën e këpucëve preku shojet e këmbëve të Sokol Nerënxit.    - Kush po më trazon kështu?- pyeti përsëri i përgjumur e s’po i bëhej të ngrihej. i mërzitur e si me pahirë, shtriqi këmbë e duar e gogësiu, pastaj me sytë që mezi po i hape-shin, që i mbante gjysmë të mbyllur, vështroi gardianin.    -  Përse më thatë se këtu më priste dikush ? – i tha gardianit, që kishte ardhur për ta marrë e për ta çuar në zyrën e hetuesit të çështjes.  - Kështu më kishin urdhëruar të thosha, - u [ërgjigj gardiani plak që e nukati se I paraburgosuri po fliste përçart.     - Ju ndodh shpesh tu thonë gjëra të tilla? E ? Të gënjeni njerëzit në këtë fare feje? E?  Përgjigjmu ! Ju ndodh shpesh?! Këlysh bushtërash ! Më lajmëroni shpejt avokatin tim të vijë urgjent këtu! – Ulëriti kur kuptoi se jashtë ishte ende errësirë.

145

Page 146: Novela dhe tregime  2011

    -  Mos u rrevoltoni zoti qytetar i pandehur. Duhet të kini besim tek drejtësia. – Të dhjefsha drejtësinë që më flet sikur unë të vijë nga honluluja. - Sot jetojmë në një shoqëri të aftë të arsyetoj me gjakftohtësi dhe të jap drejtësi mbi fakte të pakundërshueshme. – Mos më fol më dokërra . - Unë e kuptoj ku e kini hallin. Kështu ndodh me të gjithë që vijnë këtu. Askush nuk thotë se gabimi është imi dhe faji rëndon mbi mua. Nuk e di se kur do të vijë ajo ditë që të marrin fund një herë e mire të tilla prroçka të marra. Një herë cilitdo mund ti ndodh kjo në jetë . Nuk është fundi i botës. Kjo është e vërteta. Mbase nesër edhe unë mund të jem këtu në vëndin tuaj. Jeta sa e shkurtë duket aq edhe e gjatë është. Gardiani dukej që ishte me të vërtetë një njeri babaxhan dhe i rrahur me vaj e me uthull prej një morie tipash të arrestuarish.  Atyre çasteve nuk e kuptoi sepse ai burrë në prag pensioni i përngjau në të folur, me të folurin e të atin.   -  C’të bësh, - tha Sokrat Nerënxi pas një pushimi të shkurtër, - dëgjomëni atëherë mua. Dhe pasi nxorri nga xhepi një qindë dollar US- a ia dha gardianit me këto fjalë:          -  Mua mund të më duhet ndonjë gjë, merri ato për çdo rast. – Jo, jo, më mire jepjani hetuesit tuaj.          Gjithë sa po  ndodhëte Sokol Nerënxit po  i dukej si në nje ëndërr.  E pyeti pa ndonjë mendim të  përcaktuar mirë në kokë gardianin pese e kishin sjell aty, por ai nuk i’u per-gjigj, tundi paksa koken dhe hodhi shikimin drejtë koridorit të boshatisur . Cuditërisht nuk e kishte prangosur dhe kjo Sokol Nerënxit ju duk si një shenjë mirësjelljeje të treguar ndaj tij. Në zyrën ku hyri sytë i zunë një burrë të veshur me nje kostum gri, qe nuk i rrinte mirë në  trup dhe e tregonte si ndonje pietar te degraduar, vetem çamta e zeze prej meshini që  qëndronte mbi tavolinën e tij të punës  i jepte atij nje identitet tjeter. Ai pershendeti me nje gjysme zeri, si te ishte inatosur perse e kishin therritur ne ate ore aty, nxorri nje tufe çelsash dhe duke mermeritur diçka neper dhembe hodhi je shikim rreshqanthi mbi klientin. Papritmas  Sokol Nerënxin e pushtoi nje frike e befte dhe shikimi dalngadale po i turbullohej. Për një moment i’u duk sikur ai ishte fundi i jetës së tij. Nje dobësi e tërë i përshkoi gjithë trupin. Erdhi në vete vetem

146

Page 147: Novela dhe tregime  2011

kur hetuesi i çshtjes  sikur ta kishte të njohur prej kohe i vuri doren mbi sup dhe i tha qe te Ulej në karriken përball tij.  Mbi morine e shkresave, që kishin mbushur tavolinën,  Sokol Nerënxit i zune syte makinen e tipit  “Oloveti “ me tri flete te ndara sejcila ne mes me flete karboni.  Tjetri i hodhi nje shikim nga kemba deri te koka, mbajti nje çast frymen dhe si ndezi nje cigare, ia zgjati paketen.     - Ulu, - i tha hetuesi i çështjes qetë - qetë, sikur të kishte përpara jo një të pandehur, por një shokun e tij të ngusht. Sokol Nerënxi vështroi dorën e tij të trash e leshtake që tregonte karriken e vjetër pranë tavolinës së tij. Hodhi një shikim të druajtur përqark. Ishte e para herë që përballej me një njeri të tillë dhe në të tilla ambiente.    - Ndize!,- tha përsëri hetuesi i çështjes me po atë ton miqsor.     Një grimë Sokol Nerënxi nuk mundi ta kuptonte në se ai e kishte seriozisht apo kërkonte të bënten donjë nga ato provokimet e radhës, siç e kanë në natyrë hetuesit. Gjith-sesi zgjati dorën dhe mori nga paketa e përgjysmuar një cigare. Flaka e shkrepses Batterfly i’u duk sikur do tia digjte tërë fytyrën.     - Uluni! Uluni!- perseriti ai , kur vërejti se Sokoli po nguronte.      Sokol Nerënxi ju bind menjëherë  miresjelljes se tij dhe aty për aty ndrroi  mendim për karakterin e tij. Vërtetë, hetuesi nuk ishte ashtu siç e kishte paragjykuar më parë. Pas një farë heshtjeje gjatë së cilës hetuesi i çështjes po merrej me disa shkresa dhe nja dy zarfe që kishte përpara tavolinës,e pyeti në fillim për ditelindjen, vendlindjen, origjinen, shkollën , familjen,biznesin, shoket me të cilët shoqërohej, Kërkonte të merrte sa më shu-më informacion prej tij  dhe ai  pa u rezervuar u jepte te gjitha pyetjeve te tij pergjigje deri sa më në fund ai vuri gishterinjte e tij të trash mbi tastjeren e makines dhe filloi te shkruante.  - C'farë njohje kini patur me Ajet Musain , Sokol?     - Thjesht si qytetar. Nuk kam patur ndonjë lloj lidhjeje me të. – Seç ndjente në vetvete një siguri të egër që e bënte që qëndronte tepër gjakftohtë pëpara atij njeriu të prirur për të vjedhur ato të fshehta që ti mundohesh ti ruash me fanatizëm.     - Jeni parë të takoheni shpesh me të. Parmbrëm kanë gjetur kufomën e tij tek Liqeni në Tiranë. Kini ndonjë ide se cili mund ta ketë bërë?

147

Page 148: Novela dhe tregime  2011

      Sokoli krijoi përshtypjen se ai dinte për të dhe grupin e tij shumë më tepër se sa mund ta kishte menduar vet ai       Sokol Nereënxit I vetëtiu një drithërimë trishtimi dhe mashtrimi përpara syve. Nuk donte t’i jepte tjetrit mundësin e hamëndësimit dhe të dyshuarit të sajimit të ndonjë rrenge, prandaj foli shpejtë e shpejtë.  - Më vjen keq nëse i ka ndodhur kjo. Kam biseduar pak me të dhe nuk di se me çmund të jetë ngatërruar. – Një zë ibrëndshëm i thoshte se ai lajm kishte qënë një ogur vërtetë imire për të.     - Ju e dërguat Ajetin me Bledi Kokën në Tiranë?  - Bledin po. Meqë Ajeti kishte rrugën e mori edhe atë.- Sokol Nerënxi e vështroi hetuesin e çështjes duke e fshehur tërbimin që po ndjente me pamjen e një gjakftohtësie të plotë. Fliste jashtëzakonisht qetë, megjithse e dinte se fjalët e hetuesit në mos plotësishtë të vërteta, brënda të provokuarës kishte dhenjë doze vërtetësie. - Mendoni se mund të ketë gisht Ajeti në plagosjen e Bledit për qëllim grabitjen e tridhje-të mijë dollarëve?    - Të dyzetëmijë e ca bishtave mbrapa.- e korigjoi Sokol Nerënxi. - Përderisa nuk kam ndonjë të dhënë, nuk përse ta ngarkoj me faj.  - Mos gjithë kjo histori ka lidhje me cigaret kundrabandë që ju fusni në kanale të paligjëshme?  - Unë nuk merrem me cigare, por me fruta - perime.  - Jeni i sigurtë për këtë?  - Po. - Mirë Sokol  mbaruam, - tha hetuesi i çështjes dhe u ngrit i bindur se të paktën në atë séance të pare, prej gojës së Nerënxit nuk mund të nxirrte dot asnjë thërrime të së vërtetës, të cilën ai kërkonte të zbardhëte. Fytyra e hetuesit të çështje dukej që zjarrmonte prej një zemërimi të tërbuar, sepse ajo heshtja e rënd e Sokol Nerënxit, që pasoi fjalët e tij ishte e palekundur. Pesha e rendë e mosaprovimit dhe e palëkundshmërisë që vinte re në fytyrën e atij që kishte thirrur sit ë pandehur e bënte të ndjente se e kishte dërrmuar përfundimisht. Gjatë atyre minutave atij i ishte dukur se kishe vepruar fare automatikisht si një mekanizem i programuar dhe as qe i’a hidhte sytë shënimeve që ai po hidhte në një fletë proçesverbali, të cilin së fundi ia dha Sokolit për ta firmosur. Sokol Nerënxi hodhi firmën

148

Page 149: Novela dhe tregime  2011

e tij në fund të fletës pa lexuar qoftë edhe një gërëm. Si i mblodhi te gjitha materialet që ai kishte radhitur mbi tavolinë, sikur te kishte mbledhur eshtrat e një ushtari të rënë në luftë, e zuri prej krahu dhe ndërsa e shoqeroi nëpër një koridor të ngusht, që  atij i’u duk sikur të ishte i pafundëm, ndali pranë një dere, I hodhi një sy nga koka deri tek këmbët dhe pa nxjerr asnjë fije zëri i ra supeve me dorën e tij të trash e më pas ia bëri me shenjë gardianit plak që ta shoqëronte. Gardiani terhoqi nje shul të trash e ndërsa hapi derën e rëndë kush-edi se sa vjeçare, i tha të futej brënda. Sokolit i ishin errur sytë kur dëgjoi mbrapa krahëve të tij kërcitjen e zhurmëshme të derës që u mbyll dhe të shulit që e siguroi atë. Dy të panjohurit, qe ishin shtrire, njeri ne nje cep dhe tejetri ne cepin me te djathe, vetem sa zbuluan kokat nga batanijet e vjetra, qe kuterbonin era myk. Ishte po ajo dhomë izolimi ku kishte qënë para disa minutash. Dhe sakaq për të kishte filluar po e njëjta turturë që vinte prej asaj heshtjeje të tendosur, prej asaj mospipëtirje të plotë të asgjëje gjatë së cilës dhe vet zvarritja e kohës po i bëhej edhe më e tmerrshme e doradorës që agu i mëngjesit po afronte, aq sa atij i bëhej sikur minutë pas minute, çdo sekondë i dukej sikur nguronte ti linte radhën tjetrës duke u zbavitur pa masë me pamjen e mjeruar në të cilën ndodhej dhe zuri të priste i heshtur rrjedhjen e ngadaltë të minutave. Por ato të cilat tashmë po i dukeshin sikur kishin mbetur në vend, shkonin pa sjell ndonjë gjë të re për të. Frika se mos e mbanin edhe gjatë asaj dite aty, filloi ta tmerronte më shumë. Që aty e pas pak zuri të dremiste dhe u përmënd kur nga dritarja e vogël , e mbyllur me një zgarë hekuri u futën një tufë e vogël rrezesh dielli të cilat prenë me tehun e tyre të hollë, të mprehtë mugëtirën e birucës              Në dritaret e birucave të paraburgimit po depërtonin rrezet e para të dritës që po  lindëte  përmes reve te dendura qe ndonse kishin zbrazur që prej mbrëmjes së djeshme gjithë atë shi mbi qytet, ende mbidheshin e vareshin mbi të, sikur do t’i merrnin frymën. Sokol Nerënxi pothuajse gjatë gjithë asaj nate kishte dëgjuar të hapeshin dhe të mbylleshin në intervale të çrregullta kohe dyert prej hekuri të birucave. Kësisoj mendoi me vete se prej këtij shkaku asnjëri prej atyre që ndodhej në to nuk duhet të kishte bërë pikën e gjumit, sikurse edhe ai që, sado i nga lodhja dhe shëmbjet që kishte marrë në trup prej të rrahurave që i kishin

149

Page 150: Novela dhe tregime  2011

bërë pandonjë lloj arsyeje policët, nuk i ishin qepur sytë. Pas disa minutash pritjeje atij se pse i lindi deshira te dinte se cilin tjetër përveç atyre që ndodhe-shin atje, të kishin arrestuar dhe e mbanin të izoluar në birucat e paraburgimit.          Sokon Nerënxi gogësiti dhe si u shtriq paksa, u shti përsëri përdhe. Mendimi I pare që I erdhi në kokë ishte ajo që kishte ngjarë me Ajet Musain. Tashmë e kishte të qartë si drita e diellit që Ajet Musai i ishte futur një loje tepër të rrezikëshme dhe më pas e kishte pësuar po vet prej saj. Për këtë  Sokol Nerënxi nuk kishte pikën e dyshimit. Vetëm një gjë nuk po arrinte të kuptonte : si ishte e mundur që asaj nate ai jo vetëm i kishte qëndruar besnik, duke u dal ball për ball atyre që kishte dërguar Viktor Shulli nga Tirana, por dhe si e kishte zënë të gjallë njërin prej tyre, po vet me gjakfto-htësinë e një krimineli të regjur e kishte masakrua në mënyrën më barbare dhe më pas e kishte hedhur kofomën në ujërat e ndenjura të kanalit të ish kënetës. Pra sipas Sokol Nerënxit skenari duhet të ishte pak a shumë i tillë : ditën që ai e kishte nisur atë me Bledin e xhexhes për të thyer në Tiranë lekët në dollarë. Ajeti  për të mos dal vet, kishte bashkëpunuar me dy të njohurit e tij në Tiranë, por që njëri prej tyre ishte pjestar i bandës së Viktorit. Si kurdisën planin, ata kishin lënë takim tek një lokal pranë zogut të zi, ku aty Ajeti pasi të vinin dy burrat me shumën e grabitur, do të përplaste me dashje makinën e tij për të përligjur vonesën e marrjes së Bledit. Të dy njerezit me të cilët Ajeti kishte thurrur planin i ishin qepur Bledit të xhexhes për ti grabitur dollarët, ndëra vet po i priste në vënd takim ku aty i vijnë Viktor Shulli me katër të bandës së tij, që si e marrin Ajetin dhe e çojnë matan liqenit  ku dhe  e vrasin. duke i thënë se asaj nate ai kishte qënë aty dhe se Indrit Guzin kishte qënë ai që e kishte marrë dhe më pas e kishte vrarë.  Grupi i policëve që ishin mbledhur aty për gadishmëri dhe që pjesa më e madhe e tyre e kishte kaluar pothuajse gjithë natën në rajon. Po e ndjenin veten të lodhur deri në rraskapitje.  Një pjesë e tyre silleshin posht e lartë nëpër koridore në tria katet e godinës. E sikur të mos u mjafonin këto detyra të përditëshme, asaj kohe pothuajse i gjithë efektivi ishte i angazhuar dhe me zgjedhjet parlamentare që do të zhvilloheshin në Maj.  Teksa rrinte ashtu shtrirë, kujtime të shkëputura formuan një tabllo të vetme,  të plotë,  dhe atëherë Sokol Nerënxi u bë i

150

Page 151: Novela dhe tregime  2011

ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanosej. E prapëseprapë edhe në ato caste, ai vuri buzën në gaz dhe nuk ndjeu ndonjë shqetësim të ja-shtëzakonshëm,  e përmbajti veten. Mëndja i thoshte se shpresa që mbështeste tek Flori ende nuk i kishte vdekur. mirpo ndjenjat  e tij me këtë nuk i pajtoheshin. Atë e shqetësonte edhe një rrethanë e parëndësishme : ai nuk dyshonte për atë që kishte fjetur disa orë, por nuk mund të shkëputej nga një ndjenjë mashtruese se që nga çasti i arrestimit, ndonse  kishte kaluar një natë e tërë dhe askush prej atyre, që ai shpresonte se mund t’i dilnin në mbrojtje, nuk ishte bërë ende i gjallë.  Ndërkohë në zyrën e shefit të policisë ia kishte behur hetuesi i çështjes.    - Natyrisht nuk është e vështirë të kuptosh ato që do të thotë Sokrat Nerenxi, - e nisi bisedën shefi i policisë. - Ai do të përpiqet të vërtetojë se tregëtia e tij e fruta-perimeve është e njëllojtë me ato të të tjerëve që veprojne ne qytet – e nisi fjalën shefi i policisë. -  Unë këtu nuk do të lë pa ngarkuar me faj  edhe ata të krimit ekonomik. Hartojmë plane pune dhe marrim masa sa për sy e faqe. Kundrabanda e cigareve si edhe çdo krim tjetër xhanem i organizuar ose jo duhet luftuar që në embrion. Qëndroi, nxorri paketë e cigareve dhe pyeti:                                                           - Ka ndonjë gjë që nuk shkon?    Hetuesi  i çështjes, të cilit i ishin  enjtur sytë nga lodhja , ngriti paksa kokën dhe tha:  - Më duhet ta mbyll sa më parë të jetë e mundur këtë dosje. Mbrëm vonë pata një takim me avokatin e tij, por ai mu duk njeri guak. - Hetuesi i çështjes ishte më shtatgjatë se shefi i policisë, por më i dobët fizikisht.            Shefi i policies bëri një të qeshur si me pahir. Një tufë e hollë rrezesh dielli rrëshqitën për pak sekonda brënda mureve dhe nga xhamat pa shkëlqim të dritares hyn në zyrën e shefit të policies, të ngrohur mire prej rreflektorit, që mbante përpara këmbëve. Mbi tryezën e madhe kishte një filxhan kafeje dhe një gotë kristali me wiski. Nga filxhani prej porcelain ngriheshin  mengadalë e me shtullunga të barabarta avuj të bardhë.                  Hetuesi  i çështjes vërente me sy të skuqur akrepat e orës së murit. Kishte një fytyrë të rrumbullakët ku spikaste mjekrra paksa e dal. Natyrisht ai  kishte pritur një tjetër mendim në vend të asaj buzëqeshjeje ironike prej shefit të policies, por edhe ai se pse po

151

Page 152: Novela dhe tregime  2011

nguronte të shprehej dhe në vend që të bënte një gjë të tillë, mori një tjetër gotë kristali dhe e mbushi.         - Kafe ke pirë? – pyeti dhe pa pritur përgjigje shtypi butonin e ziles dhe priti derisa trokiti dera dhe pas saj u shfaq një fytyrë e bukur dhe e parfumosur gruaje, që pa një pa dy ishte sekretarja e tij.      - Po, gazetat sapo më erdhën , - shqiptoi ajo sikur ta dinte përse e kishte kërkuar shefi i saj. Sekretarja nuk vonoi të sillte një filxhan tjetër me kafe dhe tufën e gazetave. Hetuesi i çështjes afroi filxhanin e kafes pranë vetes. Shtullunga avulli lodronin rreth mjekrrës së tij të hollë. Sikurse dihej shefit të policies i interesonin më tepër të mësonte se ç’shkruhej në kronikat e zeza të tyre dhe a ishte evidentuar mire puna e efektivit të policies që ai drejtonte. Kishte pak kohë që ishte emëruar në krye të kësaj detyre në këtë qytet me shumë probleme dhe pse ishte angazhuar se do të drejtonte "Me dorë të hekurt" nuk thoshte se punët brënda kësaj kohe i kishin shkuar sipas parashikimeve të tij. Kolegu që ishte larguar i kishte lënënjë mal me probleme të hapura, që sipas mendimit të tij ashtu se si po rridhnin ngjarjet duhej një fare kohe relativisht e gjatë pë tu sheshuar dhe një administratë tërësisht partiake, jo vetëm të korrutuar , por në disa sektor edhe me personel të paaftë. Ishte përpjekur të rregullonte diçka, por e kishte patur tepër të pamundur për shkak të ndërhyrjeve të vazhdueshme dhe presionit të madh, që i bënte dega e partisë në rreth për të mos bërë ndryshime sidomos në sektorin rrugor dhe në atë të trageteve.          Vuri përpara duarve gazetën dhe filloi të lexonte me sy.          Të tjera arrestime në qytetin e Durrësit.  Ishte titulli i shkrimit që pasqyronte arrestimin e Sokol Nerënxit.                       Mbrëmë rreth orës njëzetë nga forcat e pilicisë së rrethit është bërë e mundur arrestimi i biznesmenit Sokol Nerënxi.  E, bla, bla, bla….. – bëri më pas shefi i policies kur vuri re se në artikull mungonte fare fakti përse ishte kryer arrestimi. -  Nuk e di se cili ia ka dhënë mbrëmë informacionin Albert Morinës, - tha duke ju drejtuar hetuesit të çështjes sikur të kërkonte ndonjë mendim prej tij. - Zakonisht Berti shkruan mirë dhe ne në përgjithësi kemi qënë tepër të kënaqur prej punës së tij.-  U pezmatua  kur mendoi se në shkrim Albert Morina nuk kishte thënë as edhe një fjalë të vetme për policinë e për më keq akoma

152

Page 153: Novela dhe tregime  2011

kur shkruante : se rrethanat e arrestimit nuk bëhen të ditura për efek hetimi.       -  Kini bërë takim me të  klientin tuaj ?        - Pata një seancë të shkurtër. Mu duk tepër kryeneç dhe shumë e vështirë për t'i nxjerrë ndonjë fjalë.          Shefi i policisë bëri një të tundur të kokës dhe shkoi dorën mbi flokë.          - As që duhet ta vije në dyshim atë, - tha me një ton të qetë duke shfletuar disa fletë që mbante përpara tavolinës.Jam i bindur se policin tonë atë mbrëmje nuk e ka vrarë Nerënxi. I këtij mendimi ështe edhe Iliri.           - Ju jeni i bindur se nuk është Nerënxi ideatori i zhdukjes së Ajetit dhe plagosjes së Bledi Kokës me qëllim grabitjeje?            - Apsolutisht. Më falni nëse ndërhyj në punët tuaja po meqë më kërkuat mendim, - përfundoi shefi i policisë.              Hetuesi i çështjes u mendua një hop. Ktheu me gllënka të vogëla wiskin që i kishte mbetur në gotë dhe si pulit një herë sytë, foli përsëri.Ato pesëdhjetë mijë euro ai do t'i përdorte për fushatën e Florjanit.            - Dhe për të mos i çuar në destinacion do krijonte atë alibi? - e ndërpreu i sforcuar shefi i policisë.- Nuk e di.           Ndërsa në birucë pa këmbyer as edhe një fjalë Sokol Nerënxi numëronte sekondat, minutat, orët.           Kështu kaluan një orë, dy, tre. Edhe  gjatë këtyre tri orëve të para të mëngjesit  Sokol Nerënxi nuk  po ndjente shenja alarmi dhe me vete të tij thoshte se ende nuk e kishte humbur  sigurinë dhe besimin se mund të dilte prej atij ambienti rrënqethës. Përsëri me mëndje të kthjellët po analizonte gjëndjen. S’kishte asnjë ngut dhe mendimet i kalonin me përti nga njëri objekt në tjetrin. Një fatalizëm i thellë dhe i palëkundur i parathoshte se karta e tij tashmë ishte përfundimisht e djegur. Koha kalonte me një plogështi monotone, që s’prishe nga asgjë. Por papritur zëra   

   

153

Page 154: Novela dhe tregime  2011

Kapitulli XI

            Një ditë me parë kishte rënë shi, kurse atë mëngjes moti ishte i kthjellët. Drita e zbehtë e diellit e ndonjë re e bardhë, që shfaqej tutje horizontit dukej sikur pikturonin  me penelatat e tyre të gjata rrathë të mëdhenjë ujërave të kthjellët të detit, fasadave të pallateve dhe rrugëve të përgjumura ku të krijohej ndjesia e kohës së largëme të kolerës. Dielli i porsa dal  dhe retë luanin atë lojën e tyre të vetëme në skenën e  paqme të qiellit, ndërsa këtu poshtë, në skenën e botës sonë të rrëmujëshme, nëpër qytetet e mbëthyera prej ngërçit dhe fshatërave të humbura e të braktisura prej kohësh, ndodhnin drama të panumërta e tepër të rrezikëshme aq sa nga dita në ditë po vinin në pikëpyetje me cënimin e rënd të rendit kushtetues dhe egzistencën e tyre. Asaj nate Albert Morina nuk kishte fjetur fare. Ajo që po ndodhte anekënd vëndit, për të ishte përtej kufijëve të imagjinatës. Ngado, minutë pas minute e orë pas ore vinin lajme tepër kontradiktore, që rrëzonin njëra tjetrën. Një gjë ishte e vërtetë : nga njëri krahë ishin protesutesit, që kishin humbur paratë e tyre në firmat piramidale dhe bashkuar me ta edhe të tjerë, që kerkonin të përfitonin prej fatkeqësisë së tyre dhe nga ana tjetër, të paktën deri në ato ditë, një shtet kapriçioz, i çoroditur, i paaftë dhe i papërgjegjshëm për të manaxhuar situatën e krijuar. Po e ndjente se si arsyeja e shëndosh njerëzore, e papërkulshme që kishte dominuar gjer atëherë, po fundosej në një kllapi të çmëndur.           Albert Morina  në pritje të urbanit të linjës, po qëndronte përpara një vitrine të madhe ku ishin ekspozuar fustane, funde dhe bluza të stinës për gra. Larmia e tyre dhe cilësia në dukje tepër e lartë e bëri të ndjente kënaqësi, por njëhkohësisht të provonte dhe një ndjenjë trishtimi kur iu kujtua se pas tri ditësh Ana mbushte plotë tridhjetë vjeçe dhe ai duke  hamëndësuar çmimin e tij të kripur mendoi për pamundësinë që kishte për t'ia

154

Page 155: Novela dhe tregime  2011

blerë asaj një të till. Gjat atryre viteve të martesës atij i kishte qëlluar shpesh ta provonte këtë ndjesi. Ta haj dreqi ta haj, po thoshte me vete, mbetëm që mbetëm fukarenjë. Dhe Tirana se si po i dukej asaj dite. Në sytë e tij njerëzit dukeshin më të trishtuar dhe të frikur si kurrë ndonjëherë më parë, madje ai nuk e kishte përjetuar këtë imazh as në vitet nëntëdhjetë,kur njerzit mbushnin sheshet për të përmbysur diktaturën. Atij i dukej sikur edhe rrugëve  ishte rralluardhe trafiku i makinave. Një shkëlqim me të vërtet i rremë, tha me vete.Ajo që kishte ndryshuar me një shpejtësi të paparë gjatë atyre gjashtë vjetëve, tashmë ishte shëmbur me një shëmbje tragjike që të kujtonte legjendën e motëshme të Rozafës, arsyen e shëmbjes së të cilës nuk kishte për ta mësuar kurrë. Rozafa, një ngjashmëri tipike, tha me vete . Kur bëri disa hapa më tej u pendua për atë paralelizëm që kishte bërë dhe donte ta largonte sa më parë nga mëndja, por ishte e pamundur.Elementi mitik i murosjes e tmerroi. Dreqi ta haj, tha përsëri me vete, më mirë të kisha menduar diçka tjetër si fjala vjen : lopa që mbush kusin me qumështin e saj dhe në fund i vë shqelmin për ta derdhur. A nuk do të ishte më mirë kjo?  Me këtë mendim hyri në zyrën e tij.           - Gazata po shitej me shpejtësi në të gjithë vëndin, - I tha Evës, një koleges së tij, që erdhi për ta marrë pë kafe.         Albert Morina që përpiqej të largonte gjumin mblodhi grumbullin e shkresave që mbante përpara në tavolinë dhe u ngrit.      -  Duhet ti propozojmë shefit të na shtoj edhe një sekretare.       - Në të vërtetë na duhet në këtë situate. Sot në mëngjes po më thoshte se për nesër duhet me e shtu tirrazhine dhe me njëmijëepesëqind kopje. - Tek ne kishte mbaruar porsa kishte ardhur.          Dy ditë më pasë në redaksi u paraqit për të filluar punë si sekretare, gjë të cilën gjatë kësaj kohe e kishte mbuluar here pas here dhe Eva, një vajzë teper e shkathët me sy prej qelqi, e thekur per te pire kafe. Që në ditën e parë të fillimit të punës sekretarja e re filloi t’ia binte jo vetëm shefit, por edhe Albertit dhe Evës kafen në zyrë. Ajo arrinte të pinte edhe gjer në pesëmbëdhejetë kafe në ditë. Mbasdite pinte kryesisht tuke me të ëmën pasi i pëlqente të kthente filxhanin dhe i ati siç tregonte ajo kishte një shprehje: Mbeti fati në byth të filxhanit. Kjo sikur nuk i

155

Page 156: Novela dhe tregime  2011

tingëlloj ëmbël Albert Morinë, që ndryshe nga të tjerët që ia dhanë të qeshurit, sikur u vrenjtë. Vajza në fillim sikur e humbi.         - Albert mos na i shiko vajzën ashtu se nesër mund të vijë me një kallaç në dorë, - tha me shaka Eva; pas këtyre fjalëve të saj qeshi dhe vajza. Pastaj Eva përsëriti shkurt shakanë që kishte bërë dje në mëngjes kamarieri i barit me shefin. Qeshën të gjithë me zë të lartë, vetëm Albert Morina rrinte disi i ngrysur dhe fyryra i kishte marrë një hije të rëndë. Vajza duke përfituar nga rasti, si i kërkoi ndjes me një zë të mbytur për fjalën, bëri përsëri shaka me Albertin. C’është e vërteta, gjithë personeli i redaksisë aty ishin edukuar jo vetëm nëpërmjetë botimeve të së përditshëmes së tyre “ Fjala e Lirë”,por edhe nëpërmjetë atmo-sferës tepër miqësore që ishte krijuar fal intuitës dhe asaj çka demon-stronte aty  vet shefi i redaksisë.            Në zyrë ra zilja e telefonit. Pa e ngritur  kokën nga një material tijin të pabotuar, që vetëm sa e kishte skicuar në letër e po lexonte diçka për të cilën mendoi se do ti hynte në punë gjatë këtyre ditëve, i tha Evës : - Ngrije pak receptorin ! dhe me vete po mendonte se si ishte e mundur që VEFA kishte arritur të grumbullonte deri dhe në 300 mijë dollar në ditë, e ndërsa po mendonte këto në një fletë tjetër i zunë sytë disa shënime që kishte hedhur ditën kur presidenti kishte patur një takim të shkurtër me një delegacion të FMN-së. Eva si kishte pritur pak pas “ Urdhëro” – së së saj gjithë intervalin e sinjalit, e uli reeptorin.     - Mbase nuk i ka pëlqyer zëri im, - tha duke ia hedhur sytë Albert Morinës, që atë çst seçpo gërmonte nëpër ca shkresurina në sirtarin e tavolinës së tij.     - Ev, shih, shih, e habitëshme që presidenti në këtë takim ka dal në mbrojte të firmave piramidale.  - Në të vërtetë ai kishte patur diçka tjetër në mëdje për të thënë. - Në  ç’kuptim? – pyeti Eva, që nuk e kishte të qartë se çfarë bisede kishte bërë presidenti me delegacionin e lartë të FMN-së      -  Ka vlerësuar seriozitetin e tyre të treguar në investime të rëndësishme në disa sektor të ekonomisë. Ja këtë doja të thosha.E kam të nënvizuar këtu.     U dëgjua përsëri zilja e telefonit, por këtë here Albert Morina e la më gjatë zilen, pothuajse gati në mbrim të intervalit të rënies.

156

Page 157: Novela dhe tregime  2011

- Po, të dëgjoj. Sigurisht. Falemnderit Lone. Mbase takojmë atje. Po.Po.. Them se për nja njëzetë minuta do të jem atje…Tung !   - Policia nuk po i lejohen demonstruesit për të zbritur në sheshin Skënderbeu, - i tha Evës. - Ka patur dhe konfrontime fizike mes tyre.                 Sekretarja me të dëgjuar Albert Morinën u dha shpejtë në pragun e derës dhe aty kishte mbetur si e shtangur. Donte të pyeste për diçka por teksa po shihte Albertin që po nxitonte duke u kujdesur që të merrte me vete gjithçka që i duhej, nuk i bëri goja të thoshte qoftë edhe një fjalë të vetme.     Me të dal në rrugë, Albert Morina vuri re të shkonin me shpejtësi furgonë dhe makina policie të mbushura plot me polic. Nga dita në ditë njerëzit kishin mundur të vinin re se prania e tyre sa vinte dhe shtohej. Një tubim që ishte mbajtur para dy ditëve në qëndër të qytetit, ata kishin mundur ta shpërndanin duke përdorur shkopinjët e gomës, gjë që i kishte irrituar së tepëmi njerëzit. Dhuna e njëzetë e tre janarit e përdorur ndaj qytetareve te pafajshem që kishin dal atje në shesh për të kërkuar të drejtat e tyre,vdekja e njërit prej protestuesve para dy ditësh në qytetin e Fierit dhe sot rrehja  në mënyrë barbare e analistit Edi Rama i forcoi bindjen Albert Morinës se i duhej dhënë fund mbretërimit të mbajtjes së pushtetit nëpërmjetë rrugës së demonstrimit të forcës, aq me teper tani qe  te berit  e dallimit midis demonstruesve ishte pothuejse i pamun-dur. Ne kundershtim me ligjin qe njihte te drejten e cdo qytetari per tu tubuar, Albert Morina ishte me se i bindur se menyra që segmente të caktuara të administrates shtetërore kishte zgjedhur për t’ja arritur qellimit , ishte më se e gabuar. i këtij mendimi kishte qënë edhe shefi i redaksise dhe Eva me te cilën ai bisedonte më lirshëm dhe më shpesh në lidhje me këto çështje. I po këtij mendimi kishte qënë edhe kapiten Iliri, i cili në ndonjë rast i kishte përligjur këto veprime si të domosdoshme për kohën me qëllimin e të mbajturit larg të idhëtarëve dhe nostalgjikëve të ish sistemit  komunist, që edhe pse e kishin humbur përfundimisht pushtetin, duke përfituar nga situate e krijuar po bënin të pamundërën për rikthimjin e tyre në pushtet.                       

157

Page 158: Novela dhe tregime  2011

Kapitulli XII

            Në mëngjesin e 14 shkurtit Albert Morina  megjithëse nuk do të shkonte në Tiranë, u ngrit si zakonisht herët dhe po mendonte që atë paradite ta kalonte në shtëpinë e nënës. Aty nga ora nëntë e ca, kur doli në rrugë vuri re se  flukësi i njerëzve në bulevard nuk ishte ai i zakonëshmi. Shumë syresh veç e veç apo në grupe lëviznin përgjatë tij dhe merrnin drejtimin për tek sheshi kryesor. Dy tri makina policie kontrollonin rrugën duke lëvizur ngadalë, sikur donin të shoqëronin atë grumbull të madh njerëzish. Ai e kishte ndjerë ndoshta më shpejtë se kushdo çrregulimin e jetës së përditëshme të qytetit.  Nuk donte të gënjente veten, por ishte e vërtetë që ai kishte mëse një vitë që e kishte parandjerë atë që do të ndodhte. Tani që po mendonte këto, po ndjente një lloj plogështie të brëndëshme.     Porta e madhe e bashkisë ishte e hapur dhe nga dikush aty pranë Alberti Morina mësoi se asaj dite kryetari kishte dhënë urdhër që askush të mos pengohej për tu futur në godinën e bashkisë .Kjo nuk i la ndonjë shije të mirë Albertit. Përse pikërisht në këto moment Kryebashkiaku duhej të tregohej aq zëmërgjërë ?      Disa minuta më pas grumbulli i njerëzve, që vinin nga stacioni i vjetër i tenit dhe një grumbull tjetër, që lëvizte përgjatë rrugës "Aleksandër Goga", nga gjykata e rrethit, mbushën pothuajse gjithë sheshin. Ata lëviznin në grupe të mëdhe dhe lëshonin parrulla për të kërkuar paratë që kishin vënë në firmat piramidale. Sa më shumë i afroheshin bashkisë, qa më shumë shtoheshin e bëheshin më të forta brirmat e tyre. Dukej qartazi që ishte një manifestim i organizuar mirë, por se prej cilës force politike apo shoqate, ai nuk mund ta përcaktonte dot. Gjithësesi edhe pse në rreshtat e para të njerëzve që lëviznin drejtë bashkisë ai nuk po shquante asnjë prej figurave të njohura të seksioneve partiake të rrethit, përsëri një mendim i thoshte se tashmë opozita kishte një armë të mire në dorë që duhet ta shfrytëzonte dhe ishte i bindur që dora e saj në mos, indirekte ishte e pranishme. Pothuajse parallel me demonstruesit një grup polices nxituan dhe zunë

158

Page 159: Novela dhe tregime  2011

vëndë mbi trotuarin përpara derës së bashkisë, më parë se të mbrrinin aty turmat e njerëzve. Zërat dhe zhurma e tyre sa vinte dhe bëhej gjithnje e më e madhe. Prania e forcave të policisëaty po bëhej gjithnjë e më e madhe dhe për herë të parë Albert Morinës i shkuan të rrënqethura nëpër trup. Po provonte pikërish atë ndjesi, që kishte provuar më 26 maj të'96 në rrugët e Tiranës. Dhe me mëndje të tij i lutej zotit të mos përsëritej një situate e ngjashme me të në qytett. Tani që ishte fare pranë tyre Albert Morina po i shihte me sytë e tij zëmërimet dhe irrtitmet e tyre. E teksa s’po ia ndante sytë atyre se si ju kujtua diçka që kishte lexuar para dy muajësh në një shkrim të drejtorit të Fondit Shqiptaro-Amerikan, zotit Gentry. Albert Morina u mundua të sillte fjalë për fjalë në mend atë çka ai kishte shkruar. “ Fajdet i shpëton vetëm shteti” . Po, tha me vete, këtë kam nënvizuar. Kur e kishte pyetur Evën nëse dinte ndonjë hollësi më lidhje me figurën e zotit David, ajo kishte ngritur supet dhe i ishte përgjigjur me një “Jo” të thatë për të cilën Albert Morina nuk kishte qënënë shumë i bindur. Ishte i sigurtë se Eva dinte diçka më shumë mbi të, por aty për aty i kishte besuar pohimit të saj me mendimin se mbase nuk ishte koha e përshtatëshme që Eva të hapte gojën më tepër. Duke u munduar të lëvizte në drjtim të grupit që kishte qëndruar pranë shatrivanit, që përbënte dhe grupimin më të madh, atij së pari i zunë sytë një grua me fytyrë të mprehtë e të zbehur prej trishtimit ,që e kishte pllakosur. Gruaja edhe pse nuk fliste siç bënin të tjerët, përsëri dukej sikur diç thoshte me heshtjen dhe me murmurisjet e saj, që i dilnin si një gulfë psherëtimash të mbytura. Diku më tej një grua tjetër e veshur e tëra në të zeza, që mbante një pal syze optike të një numëri të madh, ndukte buzën e poshtëme dhe hera - herës fshinte përgjatë faqeve të rrudhura si eshkë me cepin e shamisë ndonjë lotë që e tradhëtonte poshtë syzeve. Asgjë nuk mund ta ngushëllonte dhe t’ia paksonte dhimbjet e shpirtit. Pranë saj një tjetër  grua më e re në moshë, qante me të lebetitura, sikur ta kishin dënuar për të mbetur ashtu për jetë të jetës, pa më të vogëlën shpresë. Ngjitur me të një mesoburr fytyrëngrysur, tymoste cigaren dhe i binte asfaltit të rrugës me majën e këpucës, sikur donte të zgjonte prej ndonjë gjumi shumë shekullor, dikë që flinte poshtë këmbëve të tija. Në përgjithësi të gjithë njerëzit të mble-dhur në shesh, dukeshin si të egërsuar dhe

159

Page 160: Novela dhe tregime  2011

të gatshëm për të shpërthyer prej thellësive të shpirtit gjithë mllefin e mbledhur. E për habinë e të gjithëve, policët e shpërndarë nëpër shesh, ndryshe nga ata që kishin formuar një kordon të gjatë përpara derës së bashkisë, që për hir të detyrës ishin të shtrënguar të rrinin aty  me ato skafandra të frikshme, me shkopinjë gome dhe mburoje plastike në duar, herëpashere në vend që të përkujdeseshin për të mbajtur rregull dhe ruajtur qetësinë, me vështime provokuese i përçmonin me sy dhe me fjalë njerëzit e mbledhur duke i vështruar vrëngër e kërcënueshëm.           - Të kesh turp që ma bënë atë fytyrë ashtu, - ju drejtua e moshuara me syze optike policit që lëvizte përpara saj duke hedhur ca romuze aspak të këndëshme pë vëndin dhe për atë për çka qytetarët ishin mbledhur aty.           -  Qurrepsu se ka për ti dhënë Nanua lekët , - ja ktheu polici duke e vështruar nga koka tek këmbët.           -  Si s’të vjen zor s’të vjen ! Ne kemi lënë shtëpitë, kemi humbur djersën dhe gjakun e fëmijëve që kanë lënë kockat dherave të huaja dhe ti më zgërdhihesh. Turp të kesh! – u hodh gruaja tjetër që gjer në ato caste nuk kishte nxjerrë fije zëri. Damari i gjatë e i trsh në të majtë të qafës me një ngjyrë të dukëshme mavi i kërceu duke u fërgëlluar me një ritëm të rrëmbyer.      - Kujt ja tregon turpin ti moj ? Mu ma tregon Turpin? – U hakërrye polici i lënduar në sedër, që nuk e kishte pritur një reagim të till prej tyre. Ngriti shkopin e gomës që mbante në dorë, por aty për aty u përmbajt. Diç tha në-për dhëmbë dhe bëri disa hapa përpara , por ajo diçka që po e grryente përbrënda nuk po e linte të qetë.      - Në dru do t’u shtrojmë juve dha ata që u kanë nxitur juve të dilni këtu, - shfry duke u kthyer përsëri nga dy grate, që me sa kuptohej donin që polici të largohej për t;ju shmangur sherrit. Por me të dëgjuar prej tij ato fjalë, ato sikur u irrituan më tepër.     - Ik ore shiko punën tënde ti !  - Ju drejtua policit gruaja e mytur nga ngashërimet.     - Puna më e mire që mund të bëj ky soj është të lërë kapelen dhe të shkoj në shtëpi, atë të bëjë, - tha e moshara me syze të trasha miopi.

160

Page 161: Novela dhe tregime  2011

     Njëmënd policit i’u errë shikimi. Mori yrusht për të qëlluar pa ditur se ku, mjaftë që shkopi i tij të bënte efektin e tij ndëshkues për ti bërë ato gra të heshtnin ose për t’ia mbathur sa më pare për në shtëpitë e tyre dhe kur të kujtonin drurin e ngrënë, të mos u binte më mëndja për të dal e demonstruar në shesh, por aty për aty një tjetër polic, që mesa duket e kishte ndjekur me vëmëndje të gjithë skenën, i doli përpara e ndërsa i preu njëhokësisht jo vetëm hovin por edhe rrugën tha me një zë neutralizues .      - Cfarë ka ? Cfarë ka ? Pak më të përmbajtura ju zonja ! Ju nuk e dini që edhe neve na ka shkauar gjaku në fund të këmbëve. Jemi njëzetë e katër orë në punë. Kemi edhe ne familje..Edhe ne njerëz jemi. - Ashtu është more bir, edhe ju bijë nënash jeni, por ky shoku juaj nuk u suall mirë me ne.     Polici që me sa duket duhet të ishte me detyrën e komandantit të togës , nuk foli më, por i futi krahun kolegut të tij dhe u largua në drejtim të pjesës së pasme të bashkisë aty ku grupi i njerëzve ishte më i vogël.    Pas pak, në krye të shkallëve të godinës së bashkis, doli kryetari, me trupin e tij të bëshëm, që dallonte mbi të tjerët. Fytyra e tij e rrumbullakët dhe sytë e mëdhenjë, kishin marrë një pamje të rëndë. Nga zhurma dhe zërat, që vazhdonin të ushtonin në shesh, Albert Morina nuk po arrinte të dëgjonte asgjë nga ato që po thoshte kryetari. Njerëzit thërrisnin, fërshëllenin, shanin e hidhnin romuze. U muar vesh se kryebashkiaku kishte kërkuar ngritjen e një përfaqësie dhe ajo, në emër të kreditorëve do të shkonte për një takim në zyrën e tij. Pas pak zërat në shesh u platitën dhe grumbulli i njerëzve nisi dalngadalë të shpërndajej përgjatë bulevardit.  Mbi qytet nisën të binin pikat e para të shiut. Gratë që kishin patur atë përplasje me policin po ktheheshin edhe ato sit ë tjerët nëpër shtëpitë e tyre kokëulura. Në fytyrat e tyre të tretura dallohej qartazi një zëmërim, të cilin nuk mundeshin t’iqa fshihnin askujt.    - Na - bëri borxha ai polici, - tha e moshuara me syze.      - Më i arsyeshëm ai komandanti i tyre.  Tre gra dhe dy të rinjë që kishin ndalur  tek cepi i rrugës me ti vënë re ju lëshuan me një breshëri fjalësh të ndyra. Ato dukeshin me të vërtetë jo vetëm i kishin pritur aty për t’i ofenduar, por sikur do t’i suleshin e do t’i kapnin prej leshraqsh. Vet Albert Morinës i erdhi turp kur dëgjoj

161

Page 162: Novela dhe tregime  2011

prej njës që njihte të përdorte një zhargon rrugësh të padenjë për një punonjëse bashkie,që edhe një rrugaçi do ti vinte pak turp nëse do të shprehej ashtu. Edhe gruaja porsa shikimi i saj i ndeshi me atë të Albert Morinës, uli kokën dhe u mënjanua paksa mbrapa të tjerëve si për të fshehur vetveten.  - E tmerrshme, - tha Limoz Nika, që nuk i ishte ndarë gjatë gjithë asaj kohe Albert Morinës. - Dëgjova se edhe në Shkodër qënka zhvilluar një tjetër demonstrate. -Ndonjë hollësi?-pyeti Albert Morina gjithë kureshjtje.   - Jo nuk di. Me sa po shoh ka për të shkuar për dreq kjo punë. Alberti bëri sikur nuk i dëgjoi këto fjalët e fundit të Limoz Nikës. Ngriti sytë dhe me shikimin e tij të heshtur, vuri re retë e reza, të rënda, që po mësynin me shpejtësi mbi qytet. Në kokë i gjëmuan çditërisht zërat e  këngës së Janinës. O, - ja e thekëshme, që dukej sikur vimte nga thellësitë e shekujve, mbarsur me gjëmimet dhe rrebeshet e asaj kohe të largët, po i zgjonin ato ndjenja të heshtura e të ndrydhura, që ai nuk di përse i kishte harruar prej kaq e kaq vitesh. Mbajti hapat për t'i lënë rrugë të lir një vogëlushi me çamtën e shkollës mbi shpinë dhe pas kurrizit dëgjoi zërin e një gruaje që diç po thoshte tërë mllef për mësueset, të cilat kishin ndërprer mësimin.              - Më duhet të marrë edhe një herë redaksinë, - i tha Limoz Nikës, që vazhdonte të ecte i qetë brinjë tij.              - Ku mund të gjej një telefon? - pyeti me një zë shqetësues, që tregonte domosdosh-mërinë e një komunikimi me dikë nga redaksia. Limoz Nika u mendua një hop, pastaj tha:        - Ka Dashi,- shqiptoi mendueshëm duke treguar me sy dyqanin e suvenireve disa merta me larg tyre, - pastaj po me gjysëm zëri shtoi, -  por nuk e di se sa i disponueshëm do të jet për të ndihmuar.                  Alberti nuk e bëri dy, por nxitoi hapat drejt dyqanit. Përmes shakave dhe romuzeve të të zotit të lokalit, i cili njihej prej të gjithëve pë humorin e tij të thekur, Alberti formoi numrin dhe si priti derisa sinjali përtej u ndërpre, gjithë i shqetësuar, beri të dilte, por tek pragu qëndroi. - A mundem ta provoj dhe një herë ?                 Dashi seç tha për të qeshur, por Alberti sidoqë e ngacmoi humori i tij, qeshi paksa nën buzë, ngriti receptorin dhe formoi numrin. Këtë herë dikush iu përgjigj dhe ai pas disa sekondash si

162

Page 163: Novela dhe tregime  2011

mundi të thoshte vetëm një "Po", uli receptorin, falenderoi dhe doli. Shiu kishte filluar të binte me rrëmbim dhe në qiell shkrepnin vetëtima. Stuhija e fortë që ia behu pas pak ,dukej sikur do ta shkulte nga guret  e thmeleve qytetin  e lashte . Kur hyri në shtëpi ishte bër i tëri ujë nga koka deri tek këmbët.        Aty nga mbrëmja mendoi të merrte edhe një here Evën në telefon, por ajo nuk iu përgjigj. Me sa duket duhet të ketë dale me të ëmën , mendoi. Si uli receptorin e telefonit, Albert Morina u mbush një herë me frymë, pastaj, ngadalë dhe si me përtesë, nisi të mblidhte gjithë fletët e hapura në tavolinën e tij të punës. Mes tyre ishte dhe nje libër, që fliste mbi gazetarët e europës qëndrore dhe lindore të pëkthyer kohëve  të fundit. Nga sa kishte lexuar, shumë pak gjëra i ishin dukur interesante. dhe ç'ishte e vërteta libri nuk i kishte ngjallur ndonjë inters të veçant. Gjatë këtyre viteve të fundit kishin qënë të pakët librat që kishte lexuar dhe sikurse e pranonte edhe vet, kjo nuk kishte ardhur më tepër prej cilësisë së dobët të botimeve dhe sasisë së pakët të tyre se sa nga rënia e interesit të tij për librin. Këtë dukuri Alberti e kishte vënë re pothuajse tek të gjithë shokët e tij të vjetër dhe të rinjë. Ngandonjëherë i kujtonte me nostalgji vitet kur i përpinte librat. Kur rendëte librarive për të marrë botimet e reja dhe si i përpinte me një frymë, rrekte të diskutonte me shokët. Asaj kohe ai e kishte kërkuar aq shumë librin sa kjo i ishte kthyer në një mani të dëmëshme dhe vite më vonë, kur kishte filluar fakultetin, e kishte kthyer si pakuptuar në një njeri të heshtur e të shkëputur nga shoqëria. Vitet e fundit të fakultetit këto veti i ishin bërë edhe më të theksuar, aq sa shumëkush nuk besonte se Alberti do të bëhej një gazetar i mirë dhe ç'ishte më e keqja, shumë syresh mendonin se së shpejti ai do të dështonte në profesionin e tij. Në ndonjë rast edhe ai vet kishte patur një përfytyrim disi të çudi-tshëm për profesionin që kishte zgjedhur. Në fakt, ai nuk mund të thoshte me saktësi nëse e kishte zgjedhur vet degën e gazetarisë, apo i'a kishin imponuar të tjerët, ashtu siç ndodhte rëndomë atyre viteve, pasi pak kush nga sa mbante mënd ai kishte patur fatin te përzgjithe vet dhe po vet të vendoste për vijën e jetës së tij. E ëma ishte përkujdesur më tepër që i biri të rritej pa shumë andërralla në jetë dhe shpresonte që koha t'a burrëronte me qëllim që ai të bëhej sa më shpejtë mbështetja e saj, por dhe të ishte i aftë për ta përballuar vet jetën. Albert Morina nuk e dinte

163

Page 164: Novela dhe tregime  2011

nëse ishte me të vërtetë i kënaqur nga ajo që kishte arritur në jetë apo jo. Tani që kishte kapur të tridhejtë e pestat, i martuar dhe me një grua të mrekullueshme e me një vajzë, që ishte shëmbëllyra e tij, a duhet të pretendonte më tepër?  Nuk thoshte se kishte arritur gjithçka në profesion, por që emëri i tij ishte bërë i njohur, jo vetëm i kishte rrëzuar gjithë parashikimet e mëparëshme, por tregonte se e ardhmja e tij ishte në rrugë të mbarë dhe se udha, që kishte zgjedhur, nuk kishte qënë e gabuar. Albertit i pëlqente stafi i gazetës ku punonte. I pëlqente profesionalizmi i kolegëve dhe këtë ai e shihte si një mundësi reale për jetëgjatë-sinë e gazetës.Tani pas tri vjetë e ca pune aty, frika e falimentimit të saj pothuajse ishte fashitur përfu-ndimisht dhe ajo që ishte më kryesorja, tani atij i dukej sikur aty kishte rigjetur vetveten. Ashtu si gjithë gazetarët serioz, që nuk u shpëtojnë dot streseve të ditës dhe Alberti nuk bënte përjashtim, por streset, që po përjetonte kohëve të fundit, kishin qënë jo të pakëta dhe pa ndikim mbi të.  Të nesërmen në mëngjes ndërsa prisnin ardhjen e shefit, kishte patur një bisedë të shkurtër me Evën mbi atë çka i kishin parë sytë dhe ndodhur në demonstrimin e kreditorëve në Durrës dhe kishte dëshirë që atë ta pasqyronte me një shkrim të gjatë të nesërmen.  Gjithë ditën ai pothuajse e kaloi duke takuar shok dhe koleg të të tij dhe të gjitha temat e bisedave të tyre vertiteshin rreth asaj se çdo të ndodhte më pas me ata që kishin humbur paratë e tyre, pas mbylljeve të një pjese të mirë të firmave piramidale. 

Ishte data 15 shkurte. Kishin plasur protestat ne rrethet : Mirditë, RRëshen, Himarë…..Më date 17.. protestat ishin shtrirë dhe në rrethet e tjara si : Kuçovë. Prrenjas, Vlorë, Fier, Tepelenë Skrapar. Corovodë.Më datën 22 shkurt kryeministri shprehet : Fajin për fajdet e kanë depozituesit.     Kapitulli…………

Pothuajse në të gjithë hapsirat përpara bashkishë së rrethit qindëra e mijëra njerëz të irrituar mblidheshin e shtyheshin

164

Page 165: Novela dhe tregime  2011

gjithënjë e më shumë përpara kordonit të gjatë të policëve që të mërzitur, të lodhur e të pikëlluar, qëndronin përpara tyre të palëvizur, të heshtur e të zymtë, gati-gati si ngurosur. Një togë policësh të gatshëm diku më tej qëndronin panë murit nga ana e bulevardit, pengonin turmën që vinte nga posht rrugës së NISH cigares. Të gjitha rrugët që të çonin për tek bashkia ishin të mbu-shura me njerëz. - Jo këndej zotërinjë! Jo këndej! Nuk e shikoni që është e ndaluar. - u foli atyre të radhëve të para një officer që në fytyrën e tij të zbehtë dallohej një fare vendosmërie për të mos lejuar askënd për të kaluar andej që të bashkohej me turmën e madhe të mbledhur përpara ndërtesës. Policët e tjerë filluan të largonin me duar njerëzit që po tentonin të kalonin. Kur masa e njerëzve u shtua, ata filluan të shtynin me tërë forcën e tyre me supe. - Përse nuk duhet të kalojmë këndej për tu bashkaur me të tjerët? – pyesnin njerëzit oficerin dhe policët. - Jo këndej, jo. Dilni nga stacioni i vjetër i trenit. Kështu na kanë urdhëruar,- shqiptoi prerazi oficeri me flokë gjysmë të thinjura dhe me një fytyrë të lezetshme. Sytë e tij e kishin humbur shkëlqimin dhe buzët sidomos e poshtëmja se pse dukej sikur i vibronte kur fliste. - C’na qënka ky urdhër ? Askush nuk ka të drejtë të na detyroj… - Ore zotërinjë, merrni vesh apo jo? Largohuni po u them me të mira. Largohuni! - Ne duam të takojmë me kryetarin dhe deputetët. Na premtuan se do të takonin sot me ne. - Më kanë lajmëruar se kryetari sot nuk ndodhet këtu. Mos shkelni mbi ligjin zotërinjë, se ligji pastaj do të veproj me të gjithë rreptësinë e tij. - E çdo të thuash me këtë komandant, se do të na vrisni? Nga disa rreshta më tej një burrë i shkuar në moshë që mbante në kokë një kapele doku ngjyrë veje me strehë, çau midis të tjerëve dhe si doli në krye filloi tu fliste policëve: - Edhe ndër ju ka nga ata që kanë humbur lekët e tyre në ata firma të mallkuara. Kanë humbur motrat dhe vëllezërit, prindërit tuaj dhe ju do kini kurajon të na vrisni përse kërkojm të drejtat tona? Policët që dridheshin prej të ftohtit kur dëgjuan fjalët e atij burri, sodomos ata që ishin më të shkuar në moshë, filluan të hidhnin sytë sa andej këndej.

165

Page 166: Novela dhe tregime  2011

Në fytyrat e tyre lexohej lehtë trishtimi dhe frika që ndjenin, ndërsa tek disa të tjerë, që ishin kryesisht të rinjë dhe të rekrutuar ditëve të fundit enkas për të përballuar situate të tilla të ngjashme, dukej qartazi që mezi e zotëronin veten, shtrëngoni dhëmbët, jo më tepër se prej këtij shkaku ishin të shtrënduar të qëndronin aty nëpër atë të ftohtë që të priste, por prej një ideje se e gjitha kjo sikurse edhe kishin instruktuar, ishte e organizuar prej partive opozitare, me qëllim destabilizimin e vëndit dhe marrjen e pushtetit nëpër-mjetë dhunës së rrugës. Grumbulli i njerëzëve sa vinte e shtohej. Ata tashmë qëndronin përball poli-cëve, pothuajse të ngjeshur trup më trup dhe vala e tyre shtyhej here përpara dhe here tërhiqej pas. Kishte nga protestuesit, kryesisht gra që u drejtoheshin policëve me fjalë nënash dhe ndësa u hianin kapelet dhe tërhiqnin prej krahu duke i futur mes turmës, i përqafonin si t’i kishin fëmijët e tyre. Këta shtrembëronin fytyrat, nëpër të cilat u shkonte vetëtimthi një hije e dukshëme pikëllimi, druajtjeje por edhe frike. Por mes tyre kishte edhe nga ata që i kundërshtonin, i shtynin me tërë fuqitë duke i përplasur mbi të tjerët. - Ik, mos më prek me dorë! – iu hakërrye një polic i ri që ia behu aty me të shpejtë me një armë automatike në duar, Limoz Nikës, që si çau përpara përmes turmës, i doli ball për ball duke ia zënë armën prej gryke dhe si ia nguliti sytë sikur donte ta shqyente, ju kthye me një tonë të ashpër sa e bëri të gjithë turmën të përmbahej e të hidhte vështrimin drejt tij dhe policit të ri, që edhe ky ishte ndezur në fytyrë dhe dukej sikur nuk dinte të lëshonte kollaj udhë . - Djalosh kjo rrobë që ke veshur nuk të jep të drejtën të qëllosh mbi popullin tënd, por ta mbrosh atë! Ai që të ka sjell këtu me këtë armë do të përgjigjet përpara ligjit. - Unë jam këtu për të mbrojtur institucionet. - Askush nuk po i dhunon institucionet. - Largohu të thash! - Mercenar! Plasi sytë e tu prej miopi! – foli përsëri Limoz Nika me një zë të qetë e të vendosur. - Ja, ky është populli yt! Këtu janë vëllezërit dhe motrat e tu! Këtu janë prindërit e tu! Mos e shit veten tënde për një rrogë të qelbur që të japin. Dhe ti je një bir i këtij populli që e mashtruan dhe i morën edhe qindarkën e fundit. Dhe ti je bir i këtij populli që e varfëruan duke e lënë të papunë,

166

Page 167: Novela dhe tregime  2011

të pabukë, të pa shpresë. Mos qëndroni sit ë verbër në krah të atyre që u kanë ndërsyer kundër popullit tuaj! - por ai nuk mundi të fliste më pasi dikush ia preu fjalën në mes duke e mbërthyer prej krahësh dhe më pas dy polic të tjerë, që e tërhoqën zvarrë duke e goditur sa me shqelma dhe me grushta, e rrasën si një thes mielli në një furgon policie. Masa e madhe e njerëzve e irrituar prej këtij veprimi u derdh me tërë forcën duke i mbështetur policët pas murit dhe atëherë turma u derdh nga krahu tjetër dhe u bashkua me ata që thërrisnin përpara bashkisë. - Kanë rrahur për vdekje Limoz Nikën dhe e kanë dërguar në komisariat, - u dëgjua zëri i një burri, që humbi nëpër zhurmën e madhe të krijuar prej turmës. - Kanë rrahur Limoz Nikën. - Limozin e kan çuar në komisariat. - Një djal e rrahën për vdekje dhe e tërhoqën zvarrë. Dy burra dhe një grua tentuan të takonin oficerin e policies për të negociuar lirimin e Limozit, por ai gjithë i irrituar as që ua vuri veshin fjalëve të tyre. Pothuajse mbi gjithë sheshin deri tutje mbi shkallët e pallatit të kulturës mbizotëronte një ndjenjë e madhe zemërimi. Të gjithë thërrisnin, shfrynin gjithë mllefin e mbledhur në thellësi të shpirtit të tyre, por askush nuk qëllonte me sende të forta dhe as që e kishte të ndezur ndjenjën e hakmarrjes dhe pse irritimi i tyre sa vinte e shtohej teksa shihnin kordone të tjerë policie, që si merrnin krahun përgjatë rrugës së xhamis së madhe, përfoconin gadhin e policëve që ndodheshin mbi trotuarin përpara hyrjes së godinës. Njerëzit vështronin me një kureshtje të ftohtë, me përbuzje, neveri dhe urrejtje këtë masë të madhe policsh,që fillonin të shtynin njerëzit duke i goditur me shkopinjë gome. - Kë qëlloni ju! Maskarenjë! Grupi i policëve i egërsuar u lëshua si lukuni ujqërish mbi turmë e njerëzve, që filluan të zmbrapseshin e të shtyheshin prej goditjeve të shkopinjëve. Një grup i vogël njerëzish qëndronte diku më tej duke vështruar të çuditur morinië e policëve, që me shkopinjtë e tyre të gomës, godisnin mbi demonstruesit cilindo kë gjenin përpara dhe pa ditur se në ç’pjesë trupi qëllonin. Ngado dëgjoheshin ulërima, klithma, sharje. Prej diku lart u dëgjua një breshëri automatiku. Pas pak krisi dhe një batare tjetër dhe pas nja dy tri minutash edhe një e tretë. Të gjithë u shtangën. Një grua e gjatë, me trup të

167

Page 168: Novela dhe tregime  2011

zhdërvjellët, me flokë të prerë shkurt, lëshoi një klithmë dh era mbi trupin e një djaloshi sikur të binte një pemë e madhe me degë të ngarkuara gjithë gjethe. - Të poshtër!... – u dëgjua zëri i dikujt aty pranë. Në shesh pllakosi qetësia dhe njerzit u hapën duke krijuar një rreth të madh rreth e rrotull gruas dhe djalit të shtrirë përmbys me kokë mbi asfaltin që po përskuqej prej gjakut të tij. Por kjo nuk zgjati shumë, sepse nja katër a pesë burra dhe të rinjë si e shkëputën gruan që vazhdonte të qante dhe të bërtiste sa me këmbë e me duar, e muarën djaloshin dhe e futën me të shpejtë në një makinë, që me të shpejtë mori rrugë drejtë spitalit të qytetit. Ndërkohë grupe të tjera njerëzish, nxitonin me vrap nëpër rrugë duke u fshehur nëpër rrugica dhe nëpër hyjet e pallateve. Pak nga pak midis turmës që shpërndahej hallakatshëm dhe policëve, që i ndiqnin u krijua një distance e dukëshme boshllëku. Një pjesë e mire e atyre që ishin rrëzuar prej goditjeve, ngriheshin duke lënë mbrapa njollat e tyre të gja-kut dhe ashtu çal-çalë me vështirësi të madhe, bënin disa hapa dhe shtriheshin buzë trotuarit. Ata që kishin marrë plagë më të lehta, i bashkoheshin njerëzve që largoheshin. Një pjesë e mirë njerëzish dergjeshin në shesh duke luftuar me dhimbjet, të tjerë afroheshin e largoheshin me shpejtësi, sikur ti frikeshin rrokullimës prej majës së një mali një orteku vdekjeprurës. Duke vështruar përreth, një vajzë e re rreth të njëzetepestave, nxitoi me vrap pranë një mesoburri që mbante prej krahu një tjetër , i cili mezi ecte dhe mundohej të mos i rëndonte mbi supe me tërë pe-shën e trupit të tij. Ajo I tha emrin e saj dhe ai e përshendeti me një të tundur të lehtë të kokës. Djali të linte përshtypjen e një njeriu deri diku të vendosur në atë që kërkonte të bënte. - Po , a ka ndonjë frakture? - pyeti vajza e shqetësuar. - Po qe, ta dërgojmë në spitalë se e kemi një makinë aty të gatshëme. - Ah, jo, jo, nuk është nevoja, - kundërshtoi burri. - Nuk do të largohet nga demonstrate pa u shpërndarë të gjithë, - shtoi ai që e mbante prej krahu - Ju dukeni që ndiheni keq, -tha vajza. - Nga cili rajon jeni? - Nuk ndjej asgjë tani. Më shkoi. Jam nga rajoni pesë. Tek Cenaj kam futur gjashtë miljon lekët e djalit, që më është toruruar rrugëve të Italisë dhe katër miljon të vajzës, që ka larë mender

168

Page 169: Novela dhe tregime  2011

bythët e grekeve. Cfarërë të bëjë tani, më thoni ju? …. Kur u kthyen pësëri poshtë rrugës tjetër vuri re tre katër vetë që po mbanin mbi llërët e duarve një djallosh të cilit i varej koka poshtë dhe nga pjesa e djathtë e nofullave i rridhte gjak. Dikush i vuri aty një copë rrobe dhe po e shtrëngonte fortë për të parandaluar rrjedhjen e mëtejshëme të gjakut. Të riun e hypën në një makinë të vogë dhe si ajo iu zhduk nga sytë . Një grumbull resh të dëndura, të bardha po grumbulloheshin në një cep të qiellit, kurse në gjethet e drurëve anës trotuareve si dhe në çdo pikë të peisazhit të lagur nga shiu që kish rënë gjatë mesditësë në qytet, pasqyrohej drita e dobët e murrëtyer e muzgut, që po fillonte të binte.    

Një terr i padepërtueshëm dhe një heshtje memece varej gjithandej mbi qytet. Në qiell nuk dallohej saj edhe një yll për be dhe errësira e thellë dhe e zezë pus dukej sikur përgjonte e priste me mprhtësinë e shqisave të saj diçka. Aty e pas pak disa fjolla të hehta e të thata dëbore zunë të vorbullonin ngadalë nëpër ajër, sikur ti frikeshin prekshmëris së udhëve të shkreta të qytetit.

Pas disa çastesh nëpër atë terr të dëndur u dëgjuan disa hapa të matura e të rënda që vinin nga ana e “Adriatikut” kjo zhurmë, që në krye u duk e dobët, dalngadalë erdhi e sa më shumë që afrohej,bëhej gjithnjë e më e tmerrshëme. Nuk dëgjohej asgjë veç saj. Diku aty nga fundi i rrugës u duke sikur zhurma ndali dhe në vënd të saj u dëgjua më parë një thirrje e më pas disa klithma grash. Sokol Nerënxit iu bë sikur mbi kapakët e syve i ra një mbjegull e dëndur tymi dhe pluhuri metalik. Befas nga thellësia e kësaj errësire, u dëgjua një zë i kobshëm burri, që aty për aty atij iu duk sikur ishte vet klithma e asaj errësireje të frikëshme.

169

Page 170: Novela dhe tregime  2011

- Ndal! Kush është aty?! – Pasoi një heshtje e shkurtër e më pas u dëgjua zëri kumbues i një të riu, që si nxorri paksa kokën nga hyrja e pallatit ku qëndronte i fshehur , u përgjigj :Pyetja e parë qe i erdhi ne mendt ishte: C’të bëjë tani? C’mundem të bëjë sa pa arritur ata? Pa dyshim që së pari, mendoi aty për aty, do të ishte më mirë ti telefononte Nikut. Dhe ai e beri ate në cast. Nuk donte qe ai ta merrte vesht prej te tjereve. Donte qe gjithçka ta perballonte vet me të gjitha forcat dhe fuqit e tij….kuptoi se ne jeten e njeriut paske edhe kesi çastesh të tmerrshme, që u dashkan përballuar me ç’do lloj sacrifice e vetmohimi. Kur u kujtoj atyre se nuk ishte në gjëndje të bënte asgjë për të shpëtuar jetën e Bledit, edhe fytyra ju ashpersua dhe zeri ju be i vrazhde…..besonte se nuk ishte e nevojëshme tua thoshte se ata gjer ne ato çaste e kishin patur mbështetjen e tij dhe kujdesin maksimal per te mos pesuar asgje prej gjeje per shkak te tij…. I rraskapitur Sokol Nerënxi u lëshua mbi divan e, duke gulçuar mbylli sytë. E gjithë ajo histori, e kishin tronditur thellë. Kur i doli ai gjum nanuritës ishte ende errësirë …Vuri re vështrimin e hutuar të Silvit. Ajo e kishte kuptuar mirëfilli ç’donte të thoshte kjo për të vëllain, megjithatë, ajo përkundër, vuri paksa buzën në gaz me atë buzëqeshjen e saj të trishtuar, pastaj u kthye përsëri në kushinë për të parë nëse ishte zjer qumështi, t’i sillte një gotë të ngrohtë me pak sheqer ashtu siç i kishte pëlqyer atij ta pinte shpesh esull pa ndezur cigaren e pare.

Rrallë i kishte qëlluar që ta shihte sallën e tij ma aq pak klientë. Si u ulën në njërën prej tavolinave pranë dritares Albert Morina hapi gazetat. Disa minuta më pas i erdhi kafja. Artikulli i tij i ditës, ishte botuar në faqen e brëndëshme me një okelio të shkruar me gërma të dukëshme kapitale. Shkrimi zinte gati një të tretën e faqes. Alberti i hodhi një sy të shpejtë. I qëllonte rrallë të lexonte shkrimet e tij të publikuara. Kjo i përkiste një kohe të largët, atëherë kur ai sapo kishte nisur të shkruante artikujt e parë dhe gazetarët e atëhershëm i dukeshin gati njerëz hyjnor. Asaj kohe ai priste me padurim të enjet  dhe të dielat e daljes së gazetës së tyre lokale. Kur shihte nën artikujt e publikuar emrin e tij, ndjente

170

Page 171: Novela dhe tregime  2011

një lloj kënaqësie hënore, që ngaherë e më tepër e shtynte drejtë gjetjes së vetvetes. E rilexoi edhe një herë artikullin e tij të ditës dhe për çudi pati po atë ndjesi të fillimeve të para. Thithi një herë cigaren me gjithë forcën e mushkrive, shkundi hirin e saj, që kishte shkuar deri në gjysëm dhe rrufiti kafen me gllënka të vogëla. E quante krejtë të çuditëshme se si ndjenja e tij për artikullin kishte rënë në origjinë. Bëri një lëvizje të pavullnetëshme të buzëve, mbylli gazetat dhe zuri të tymoste me nge gjithë duke menduar se do të ishte me të vërtetë diçka interesante të dinte se sa mund të ishte numëri i atyre që e kishin lexuar atij mëngjesi artikullin e tij. Këtë pyetje kurrë më parë nuk ia kishte bërë vetes dhe atëherë kur kishte marrë përsipër të pasqyronte evenimente të një rëndësie të veçantë, që kishin patur një efekt jo pak të vogël në publik. Albert Morina asnjëherë nuk kishte pretenduar se ishte ngjitur në shkallët e një gazetari të madh, por që emri i tij ishte ndër më të përfolurit, kjo e gëzonte jashtë mase. Alberti në asnjë rast nuk kishte bërë analiza në shkrimet e tij. Ai vetëm sa  prekëte  thelbin e problemit, gërrvishtëte  koren e tyre dhe kur ajo niste të fluskonte, linte të tjerët të merreshin me atë çka kishte dashur të thoshte. Papritmas, teksa ngriti kokën nga tavolina, sytë i ndeshën në shikimin e Dhamos dhe të " Forumit për demokraci", që të dy,ulur në një tavolinë diku më tej, prej një copë here të gjatë ia kishin mbërthyer sytë buzëve të tij të holla, që përplaseshin e mërmërisnin fare pa vetëdije.       Albert Morina i vështroi i hutuar disa sekonda, pastaj me nje buzëqeshje të lehtë shqetësimi, i përshendeti. Tjetëri që ishte ulur në të njëjtën tavonë me ta ishte Avni Shala. Alberti kishte fare pak kohë që njihej me të. Takimet e para me të i kishte bërë në ditët e para të revoltave që ishin zhvilluar në qytet. I pëlqente ai burrë, që edhe pse i kishte mbushur të pesëdhjetat, gëzonte një shëndet të mirë fizik. Fytyra e tij paksa e zbehtë, të krijonte përshtypjen e një të sëmuri anemik. Avniun ai e mbante mënd si një njeri tepër energjik dhe shume të komunikueshëm. Ajo që i pëlqente më tepër tek ai njeri ishte e folura e tij provinciale. Me Dhamon kishte vite që njihej. Jo më tepër prej të jatit, që kishte qënë një okulist i dëgjuar në qytet, por ngaqë disa vite gjimnazi ata i kishin bërë bashkë. Dhamo kishte mbaruar pë inxhinjeri mekanike dhe frutet e studimeve të tij vetëm dy vitet e para kishte patur kënaqësinë

171

Page 172: Novela dhe tregime  2011

t'i shijonte. Me fillimet e lëvizjes për të përmbysur sistemin , ai ishte bere tepër aktiv, por më pas pasionet e tij ishin zbehur dhe i ishte vënë punëve të tregëtisë, por qëkurse kishte mundur të shpëtonte paq nga thonjët e një bande hajdutësh në Bullgari, në kohën kur atje socialistët po ua dorzonin pushtetin përsëri të djathtëve, kishte hequr dorë përfundimisht. Të vetmen gjë që Albert Morina nuk kishte arritut të kuptonte tek ai njeri, ishte fakti që në të shumtën e rasteve ai  përdorte një zhanër rruge dhe kjo se pse i linte një shije të keqe. Befas një  fërshëllimë e zhurmëshme gomash, e shkundi  nga mendimet.. Ktheu kokën dhe hodhi sytë tej dritares,  madje Dhamo u ngrit në këmbë dhe  zgjati paksa kokën.          - Për në të sëmës e ka, - tha Dhamua kur u kthye dhe u ul përsëri në vëndin e tij.          Albert Morina sikur ti priste këto fjalë, buzëqeshi paksa dhe pyeti Avni Shalën për punën e një prone, pasi e dinte që ai kishte një problem të hapur jo vetem me një person i cili pretendonte se ajo ishte pron e tija, por edhe me degën e hipotekës në rreth.          - Akoma nuk e kam zgjidhur Albert.          - Eshtë bërë një çorbë dërri me këtë punën e trojeve, që vetëm një zot e di se si do të zgjidhet, - tha Dhamua ndërsa ngriti gotën dhe ktheu një gllëkë.            Një zhurmë tjetër veture, që pasi bëri një rrotullim të shpejtë dhe u zhduk sikur të ndiqej prej ufove, e preu përsëri bisedën e tyre. Heshtja dhe habija e të gjithëve  zgjati pak sekonda dhe Dhamo ashtu si me marifet e kishte sjellë bisedën tek shkrimi i sotëm i Albertit.          - Të them të drejtën u befasova kur e lexova. Si përherë ti vëllaçko në atë stilin tënd. Por jo mor vëlla duket gazetari me përvojë. Për zotin Albert sikur të hapja një gazette, nuk do të lija pa të marrë. Ua dhjet të gjithëve.          - Unë nuk arrita ta marrë gazetë, - ndërhyri " Forumi për demokraci", që i'a preu fjalën në mes Dhamos.- Ja kërkova një mikut tim për ta lexu. Për sytë e ballit u skandalizova, - vazhdoi ai duke e ngriutur tonin e zërit të tij. - Hej zotni, t'i thuash atij..Ku të çon mushka? C'u bë shqipnia, Kongo? Hiqe ore !Jo ai. Pa le kur na mblodhën një herë për punën e qeverisë. Na erdhi deputeti me na sqaru. Deputet qeni. Asnjëherë nuk ka fol në parlament. Kur ishte puna për të kërkuar votat, urë n'a u ba. U mblodhëm aty e na

172

Page 173: Novela dhe tregime  2011

pytën : të jap dorheqjen qeveria, apo jo? Për të larë gojën na mblodhën, pse si kujton ti? Po e fusin shqipërinë në luftë civile po e fusin...Jo, nuk ban kështu...Po kur mu ngit njëni e tha se tani që kemi hallet tona, nuk banë që televizioni të jap aq shumë për kosovën. Atëherë vrap u ngrita n'kambë..A e din ti mor zotni i thashë se sa miljona po jep qeveria e kosovës pë atë program që ti nuk ua jep të plotë ?..Lëre, më tha deputeti. Deputet qëni. Kur jam marrë unë me politikë dhe hahesha dhëmbë për dhëmbë me serbin e Millosheviçt, ti zotni, i thashë flije me veprat e Enverit në kokë. Hej, ik ore.."Forumi për demokraci heshti një grimë dhe mori frymë me zor, pastaj ngriti kokën dhe u mbështet pas shpinores së karrikes dhe diç po thoshte me mëndjen e tij.Gjithë ç'kishte kujtuar e kishte revoltuar tej mase.Ishte njeri që kishte hequr shumë në jetë dhe tani kishte një mori hallesh në familjen e tij.Prej muajësh gjithë famija e tij jetonte vetëm me përkrahjen sociale.      Dhamo u mat të thoshte diçka, por një tjetër zhurmë e fortë makine dhe pas saj po një tjetër po aq gërvishtëse se e para, i'a ndërprenë në mes fjalën. Nuk ishin shënja të mira këto pë Aleksin, që atë çast shtypi bishtin e cigares në tavullëne bardhë të duhanit dhe hodhi shikimin tej udhës. Po i bënte përshypje gjithë ai trafik i rënduar dhe ato makina, që çanin tej kufirit të lejuar të shpejtësisë rrugët e qytetit, ku për be nuk të zinte syri asnjë puntor policie. Ata paguan sejcili për hasap të tij dhe dualën jashtënë sharjet fyese të Dhamos , që nuk e kursente aspak fjalorin e rrugës. Diku më tej në afërsi të pallatit të sportit, u dëgjua një breshëri automatiku.Ata panë njëri tjetërin në sy.Sa hap e mbyll sytë, të gjitha rrugët e qytetit u pështollën prej një kaosi të vërtetë.Transporti urban u paralizua. Ndërsa të shtënat e automatikut vazhdonin të binin papushim, njerëzit të tmerruar, duke lëshuar ca ulërima cjerrëse dhe të frikëshme, nxitonin për në shtëpitë e tyre.Qepenat dhe dyertëe dyqanve po mbylleshin me rrapëllimë. Askush nuk e dinte se ç'kishte ndodhur dhe se çdo të ndodhkte më pas.Pothuajse i gjithë qyteti po përjetonte momentet e tmerrit.    - C'prisni more !- Ikni !- tha Bledi i xhexhes, që ia behu aty menjëherë me një automatik të modelit kinez në dorë, që ia dha me të shpejtë për nga tregu i mallërave industriale.

173

Page 174: Novela dhe tregime  2011

  - C'po bëhet kështu ?!- pyeti "Forumi për Demokraci "   - Një mut i madhë po bëhet. Shkoi për lesh kjo punë.Hajde të rrofsha bythën hajde....- turfulloi Dhamua.       Albert Morina ishte bërë meit në fytyrë. - Ikim ,- tha "Forumi për demokraci"  Krismat e armëve po beheshin gjithnjë e më të shpeshta.Ato tani ndiheshin nga të gjitha anët e qytetit dhe të krijohej përshtypja sikur ishte një situatë përtej luftës.Qëllohej nga të gjitha anët me breshëri. - Unë po shkoj një herë nga zyrat, - tha Dhamua.  Atje një mutë nuk kanë se ç'të vjedhin, por kam ato shënimet e debitorëve.- Po Limozi ku dreqin është futur sot? - pyeti duke shikuar nga Alberti. Por Alberti nuk po dëgjonte më, ose më mirë bënte sikur nuk dëgjonte. Ndënji disa minuta vetëm duke menduar për atë që kishte ndodhur në presidencë ditën e nëntë marsit. Ajo që në ato minuta i ishte dukur e afërt, e prekëshme, tani i kishte shkuar me dhjetëra e qindëra kilometra larg. Nën atë heshtje të frikshëme, një terr i hollë dhe një heshtje e ftohtë e memece qëndronte pezoll që prej mesditës në qytet. Tani në qiell nuk dallohej asnjë yll dhe errësira e zezë dhe thellë sikur të shponte sytë. Gjirit të natës,udhëve të shkretuara dhe pas ndërtesave dukej sikur fshihej e strukej një lloj frike e papërcaktuar dhe e papërmbajtur. Krismat e armëve nuk kishin të rreshtur. Në shtëpi gjeti Anën të tmerruar, që mezi po e priste.       Alberti rrinte shtrirë në divan me sy të mbërthyer mbi llampadar dhe sillte ndër mënd gjithë ç'kishte shkruar koheve të fundit. Aty nga ora dhjetë ai e bllokoi derën e jashtëme, kundër çdo zakoni të tij., për të mos iu friksuar kërkujt. Asaj mbasditeje ishte përfolur se banda të armatosura do të dyndeshin natën nëpër familje me qëllim grabitjeje. Ishte koha kur njeriu arrinte t'i besonte gjithçkaje. Gjatë gjithë natës vriste mëndjen se si ishte e mundur që shteti të thërrmohej në atë farë mënyre. Si ishte e mundur që një popull i tërë të humbiste arsyen duke e futur veten në atë kaos, që rrallë mund t'i ndodh në historinë e tij. Kishte  mbërthyer kokën me të dyja duartë dhe po e shtrëngonte aq fortë sa mënd po i dilnin trut. Në cep të tavolinë kishte vendosur një radio " Iliria" dhe  dëgjonte vetëm tinguj orkestral, funebë, e kushedi se ç'dreqin ishin, që ai nuk po mund të përcaktonte dot dhe t'ua vinte veshin për t'i dëgjuar me nge.  Befas , ndërsa po

174

Page 175: Novela dhe tregime  2011

mendonte pë të ndjekur valë të tjera, me mendimin se mund të kapte diçka që fliste për shqipërinë, dëgjoi një zë burri, që shqiptoi sinëpër eter me një zë të dridhur e rrënqethës : " Tani që po u flas, në ambientet e radios dhe të televizionit nuk ka mbetur këmbë njeriu. Të gjithë kan ikur."..       " Të gjithë kanë ikur... të gjithë kanë ikur... të gjithë... kanë... ikur.. Si kanë ikur? Përse?" mendoi mevete. Albert Morina pa mundur të arrinte të kuptonte nëse zëri i atij spi-keri ishte një lloj ngushëllimi për të, apo diçka përtej tragjikes. E fiku tranzistorin. Ndoshta aq kishte nevoj të dëgjonte, të tjerat nuk i interesonin fare.Tani asgjë nuk i interesonte, mjaftë që përtej asaj errësire honike kishte shpërthyer një grimcë jete.Kur futi në xhepin e brendëshëm të xhaketës stilolapsin dhe mbylli bllokun e shënimeve, kuptoi që sytë i kishte ende të përlotur.        Me të zbritur shkallët e apartamentit dhe doli në rrugë, kontaktin e parë e pati me një të moshuar rreth të shtatëdhjetave. Plaku shkonte ngadalë dhe pa pikën e frikës në sy, thuajse as që donte t'ia dinte për krismat e pushkëve, që kishin nisur përsëri të dëndësoheshin. Me të vënë re Albert Morinën plaku ngadalsoi hapat dhe sikur t'i drejtohej ndonjë profeti tha :     - Qetoi, o zot shpirtërat e këtyre njerëzve, që kanë dy ditë, që po ta bëjnë trupin shosh!Falju mëkatet e shpirtit dhe ktheju paqen e urtinë, të shkelur prej këmbës së djallit..Në ferr... në ferr... në ferr.... A... Albert, Albert..shiun nuk e sjell kënga, por të tjerë, të tjerë. Kënga përcjell jetën.      Alberti kishte humbur i tëri në mendime. Nxori paketën dhe ndezi një cigare.      - Përse kini dal nga shtëpia ?- pyeti plaku. Nuk ke frikë ? Këta që po vrasin zotat, përse mendon se nuk mund të vrasin dhe ty?      Alberti e kishte mbledhur veten.     - Përse duhet të më vrasin?     Plaku qeshi me pahir dhe e zuri prej krahu për të shkuar si çdo mëngjes tek "Kambisti" por lokalin atje  e gjetën të mbyllur.      - Eja e pimë në shtëpinë time, - tha plaku. - Po të jesh me mua nuk të zë plumbi. Kur nuk më kanë zënë plumbat e gjermanit, nuk kanë ç't'më bëjnë ata të shqiptarit.

175

Page 176: Novela dhe tregime  2011

     Albert Morina ngriti dorën e djathë dhe i'a hodhi sytë fushës blu të orës.Në të vërtetë as ai nuk e kishte të qartë përse kishte dal atij mëngjesi nga shtëpia.        Plaku jetonte në një shtëpi të vjetër përdhese, në periferi të qytetit.Ishte një shtëpi ndër ato që me plotë gojën mund ta quaje më të thjeshtën e qytetit, me ca orendi të dala mode.Në atë që ai e quante guzhinë, përveç një tavoline të vogël mesi, dy karrikeje portative dhe një minderi me dërrasa të mbuluara me një copë të vjetër linoje, ishte një raft i sajuar vet me ca telajo nga ata që ishin prodhuar në vitet pesëdhjetë në mobilerinë e qytetit, mbushur plotë me libra. Albert Morina vuri re  se në rreshtin e parë ishin disa libra shqip të botimeve të vjetëra dhe disa të tjerë, më të trashë, në frëngjisht.Në radhët e poshtëme kishte një mori librash të tjerë të madhësive dhe gjuhëve të ndryshme, por më shumë të bini në sy titujt të shkryara në anglisht dhe fare pak ata në gjuhën spanjolle.Më poshtë Alberti dalloi stiva me revista  " Ylli"dhe " Shkenca dhe Jeta " si dhe gazeta te përjavëshme  dhe një koleksion të gazetës "Drita".      Alberti i mori leje plakut per te terhequr nga rafti nje liber, kopertina dhe titulli i të cilit i beri shume pershtypje.    - Pse jo, -i'u pergjegj plaku menjë zhezve xinkato në dorë. Dukej që ishte shumë e vjetër pasi kishte një të ciflosur ne fundin e saj. Alberti u kthye me nje libër anglisht në dorë. Ishte një libër i vjetër  me poezi i Ezra Paundit. Në vitet e gjimnazit ai kishte qënë tepër i dhënë pas poezisë. Si të gjithë të rinjët e apasionuar pas saj edhe ai kishte filluar të hidhte vargjet e para. Kishte lexuar mjaftë poetë të huaj. Paundi ishte fare i panjohur për të në fushën e krijimeve, vetëm i kujtohej se në artikujt kritik të kohës e “mallkonin” si poet dekadent përkrah Eliotit , Joycesit, Robert Frastit, etj të letërsisë amerikane.  Iu kujtia një poezi e shkurtër që kishte bërë pë mësuesen.      - Now it's not the right moment to read.      - Tu as pris beaocoup des livres.     - Ja, mein freund. Ja - Plaku e kuptoi se nuk duhet të bënte më lojëra fjalësh me atë djalë për të cilin nuk kishte gabuar në obieksionin  e tij qëkurse e kishte parë për herë të pare në bar “Kambist”.      - C'punë kini bërë në kohën e monizmit?

176

Page 177: Novela dhe tregime  2011

      Alberti kishte hyre direkt e në temë.Kurrë më parë nuk e kishte vuajtur një egoi-zëm të tillë. Mekanizmin e ndrrimit të menjëhershëm të bisedës e kishte përvetësuar në mënyrë perfekte dhe po aq mirë dinte t'a kanalizonte bisedën atje ku i'a kishte kërkuar interesi. Ndonse edhe vet e kishte kuptuar që kohëve të fundit se nga një njeri ambicioz, ishte kthyer  në një tip krejtësisht luajal, përsëri në momente të caktuara, rrallë i'a kishte lejuar vetes të mos tregohej i përmbajtëshëm. Buzëqeshja paksa ironike e plakut, që po rrufiste ka-fen e tensionoi pësëri Alberti." Ndoshta gjithë jetën eshtë mësuar t'i ketë njerëzit nën vete ", mendoi.             - Hë, më pyete për punën ?. Po kam punuar edhe unë. Kam punuar shumë në punë..., -shqiptoi plaku  dhe ndërsa e vështroi drejtë e në sy, si për t'i bërë më të efektëshme fjalët e tij , vazhdoi. duke u dhënë paksa supeve sipër. - Pra,kam punuar dhe shumë. Tani më ka mbetur vetëm kujtimi i hidhur dhe i largët i saj. - Tundi kokën dhe u mbush një herë fortë me frymë.            Alberti nuk donte ta besonte atë mendim që i regëtiu në mëndje. Veçse po ta vëreje me pak kujdes, fytyra e hequr e plakut të bindëte se ai kishte kaluar një jetë tepër të vështirë dhe me shumë andërralla. Ndjeu habi me kurajon e treguar prej tij. Rallë i kishte qëlluar të tre-gonte atë histori fatkeqe.- Më kujtohet një përkthyes i njohur.Ma suallë atje dhe qëndruam bashkë pë disa muaj, për të mos thënë nja një vit. Muajët e fundit të jetës u bë shumë thatim dhe fytyra i'u zverdh më tepër se gjethet e vjeshtës.Kur më fliste për botën, më krijonte ndjesinë e një skiatori të dehur që skijon mbi akujt e dëborës nëpër shpate të thikëta malesh.- Heshti një copë here.U përtyp dhe fshiu një pikëz loti që i rrëshqiti pa dashur prej syrit të majtë.Albert Morinës i'u rrënqethën mishërat e trupit.Nuk guxonte ta shihte në sy. Ndjente një lloj fajsie për atë gjëndje të krijuar, por plaku si ta kishte nuhatur shpejtë atë që po mendonte gazetari, bëri një ndërhyrje kuptimplote. - Ngandonjëherë njeriu ndjen një nevojë të brëndëshme për të shprehur atë që bluan përbrënda dhe këtë e realizon vetëm me ata që arrijnë ta kuptojnë. Jo të gjithë e kanë këtë sens dhe dashamirësi. Shumë syresh të qeshin e madje të quajnë edhe të çmëndur.Kjo është bota sot me njerëz të humbur dëshirash dhe pasionesh.Bota nuk është as më shumë e as më pak veçse një përfytyrim i yni mbi të.- Heshti përsëri. Dukej që e

177

Page 178: Novela dhe tregime  2011

mundonte të folurit e gjatë.Lëshoi një kollë të thatë dhe më pas nxorri nga xhepi një shami të pastër dhe fshiu çipat e buzëve, pastaj ktheu kokën nga Albert Morina dhe nënqeshi lehtë, sikur donte të sfido-nte  vitet e shkuara.      - Dhe pse duam ta mohojmë të kaluarë, përsëri ka diçka që na mban të lidhur pas saj. Ka shumë gjëra të çuditëshme që njeriut nuk i mjafton një jetë për t’i kuptuar. Nuk kam arritur të kuptoj se ç’vënd i pakuptimt ka qënë dhe mbetet Shqipëria jonë.      Albert Morina vuri re se hija e një brengeje të rëndë e të thellë që i kishte rënë plakut mbi tërë fytyrën dhe syve të tij të lëngëzuar. -Në ç’kuptim ma thoni këtë? - pyeti Albert Morina i shtyrë më tepër prej kureshtjes, për të ditur se ç’bluante plaku në mëndje.     - A nuk të duket se ne ngaherë shkojmë sa prej njërit kah të absurdit në tjetërën? Për shtatëdhjetë vjetë me radhë, si në asnjë vend tjetër të botës së qytetëruar ne kemi fetishi-zuar dhe duartrokitur vetëm tre figura dhe absurdi qëndron këtu, se të tria këto figura i kanë sjell atë dëm të pallogaritëshëm kombit dhe popullit sa është e pa imagjinueshme ta mendosh.Nuk kam dashur kurrë ta besoj se ky utilitaritet i tyre është pjesë e genit tonë. Por kjo është një e vërtetë konkrete.                            - Ka vlera që nuk duhen mohuar, - vazhdoi të fliste plaku pa ngritur kokën. - Ju nuk e paskeni pirë kafen ? E kam bërë të mirë. Atje e zjenim me copa letrash dhe na dukej shumë e shijëshme. -Qeshi si me pahir dhe i hodhi sytë nga Albert Morina, që atij momenti u ndje si i zënë ngu-sht. Nuk dontë që ai ta vazhdonte më atë bisedë. I dukej sikur i impnohej. Fundja ç'rëndësi kishte tani për të e shkuara e tij? Mos duhet të ngrihem ? Nuk i vinte mirë të largohej ashtu papritmas.Kurrë nuk e kishte menduar kohëzgjatjen e pirjes së një kafeje. Në cilat minuta vërtitej ajo: në pesë, dhjetë, apo pesëmbë-dhjetë minuta.?

178

Page 179: Novela dhe tregime  2011

            Kapitulli   VIII

           Në mëngjesin e 8 Marsit Albert Morina gjëja e pare që bëri porsa zbrit nga mikrobuzi, u drejtua drejtë një dyqani lulesh diku aty pranë dhe porositi një buqetë të bukur për Evën. Si koleg, si mik dhe si shok i saj ai kishte ndjer një detyrim moral për t’i bërë edhe asaj një dhuratë modeste. Eva e priti me kënaqeësi dhuratën e bukur të kolegut duke i shprehur gjithë respektin dhe konsideratën e mrekullueshme që kishte ndaj tij. Ajo i vuri lulet në një vazo qelqi dhe nuk kishte të reshtur së shprehuri ndaj tij gjithë admirimin për këtë dhuratë suprizë, të parë dhe të bukur që kishte marrë asaj dite feste. Dhe Albert Morina nga ana e tij e kishte ndjerë veten të kënaqur dhe deri në një fare mase edhe të lumtur që Eva e kishte mirpritur këtë dhuratë modeste. Tek rrinte në zyrën e tij dhe punonte mbi disa shënime të hedhura, po thoshte me vete se sa shumë nevojë ka njeriu edhe për kënaqësi të tilla, që në shumicën e rasteve mbeten dhe mbreslënëse. C’i kishte kushtuar atij një buqetë me lule ? Asgjë përpara atij gëzimi që i kishte dhuruar koleges me të cilën kishte mbi dy vjetë e ca që punonte dhe marrdhëniet mes tyre kishin qënë mëse të shkëlqyera. Ai po ndjente atë gëzim të cilin ai e kishte parë vetë me sytë e tij në ngjyrën e purport që i kishte marrë atij çasti fytyra e Evës. Pas disa çastesh, me të dëgjuar kërcitjen e derës së zyrë, që ishte ngjitur me të tijën, Alberti në fillim mendoi se mos ishte shefi. Nja një orë më parë si ishin kthyer prej një takimi që kishin patur me përfaqësit e huaja, gjatë një bisede që kishte bërë me të, shumë nga ato që i kishte thënë ai, as që i kishte marrë me mend, por ajo që kishte qënë e papritur për të ishte se “Aleanca demokratike” nuk do të merrte pjesë në qeverinë e pajtimit kjo jo vetëm i kishte ardhur si fare e papritur por edhe në një farë mënyre e kishte bërë në mendimin e tij disi më kompromentues rrolin e tyre në zgjidhjen e atij ngërç politik. Shefi nuk i kishte dhënë shpjegime të tjera për këtë gjë. Sipas  tij do të ishte më mire që shefi të mblidhte kolegjiumin e redaksisë dhe të dilnin me një konkluzion se si do ta jepnin lajmin në gazetën e së nesërmes, por fakti që ai nuk e kishte bërë një gjë të tillë donte të

179

Page 180: Novela dhe tregime  2011

thoshte se ai kërkonte në një fare mënyre ta linte topin në fushën e Albertit që në të shumtat e rasteve bënte edhe editorialistin. Disa minuta më pas Albert Morina e kishte kërkuar nëpër ambientet e redaksisë, por nuk e kishte gjetur. Eva i kishte thënë se deri në ato moment kishte qënë në zyrë duke pirë njërën pas tjetrës një mori cigaresh., gjë të cilën Alberti nuk e pati të vështirë ta kuptonte nga mjegulla e tymit që ishte përhapur aty. Me mendimin për të, Albert Morina doli në koridor dhe ndeshi me Evën, që po e priste në këmbë. I qëllonte shpesh që pas pune të bënte me të një copë udhe. Gjëja që i pëlqente më shumë tek ajo femër ishte veç çiltërsisë edhe ai lloj qëndrimi stoik që ajo shfaqte ndaj meshujve. Eva kishte një trup energjik dhe tipaet e saj sido që në veçanti nuk kishin asgjë të jashtëzakonëshme, në kompleksitetin e tyre shprehnin një bukuri të heshtur e të fsheur, që e bënin atë tepër tërheqëse dhe interesante. Dinte shumë pak për të shkuarën e saj dhe asnjëherë nuk e kishte shtyr kureshtja për të mësuar diçka më tepër nga sa mund t'i afronte Eva gjatë bisedave të rastit. E për aq më tepër përderisa nuk i interesonte, nuk e kishte vrarë mëndjen për të mësuar ndonjë hollësi rreth saj, gjë të cilën nuk e quante edhe shumë të domosdoshme që mund të ndikonte në marrdhëniet e tyre. E respektonin njëri - tjetrin deri në atë masë sa askush nuk mund t'i shihte të dyshimta marrdhëniet e tyre.                     Porsa zbritën në trotuar, në njërën prej kioskave aty pranë Alberti bleu një paketë cigare "Karela" dhe si e hapi ndezi një cigare.                   - Si  shumë po e pi kohëve të fundit, - tha Eva me qesëndi.                    Albert Morina e pa me bisht të syrit dhe pasi kaloi çamtën e dorës në krahun tjetër, qeshi paksa nën buzë pa nxjerr fije zëri. Eva i kishte thënë një të vërtetë, të cilën ai nuk mund ta mohonte.                 - Pra do të nisesh nesër?                 - Shefi më tha se duhet  që të shkoj patjetër  për të realizuar një reportazh të gjatë. Nuk do rri shumë. Më porositi që të kthehem sa më shpejtë.                  - Duhet të bësh kujdes tek Ura e Mifolit, - tha Eva me gjysëm zëri, sikur donte të thoshte se ajo nuk kishte dëshirë që kolegu i saj ta ndërrmerte atë shërbim në atë qytet për të cilin

180

Page 181: Novela dhe tregime  2011

dhe pse kishte një admirim dhe një debulesë të veçantë, pë momentin e quante krejt të frikshëm dhe të mbushur me shumë të papritura jot ë këndshme.         Albert Morina një çast mbeti në mëdyshje. Thithi dhe një herë cigaren me gjithë forcën e mushkrive, pastaj tha":      - E di që edhe mua ma ka ënda ta shoh një herë gjëndjen atje me sytë e mi. Nuk di përse edhe vet jam paksa skeptic për lajmet që na dërgojnë korespondentë tanë prej andej.       Me Evën u nda diku aty pranë bankës "Dardania" dhe mori rrugën për tek stacioni i trenit për të marrë ndonjë mikrobuz të linjës. I ulur në njërën prej sendiljeve të fundit, Albert Morina  solli ndër mënd bisedën e fundit që kishte bërë me kryeredaktorin. Disa gjëra ai dhe i kishte marrë me mënd, por e papritur për të kishte qënë mos marrja pjesë e "Aleancës" në qeverinë e pajtimit kombëtar, gjë të cilën dhe vet kryeredaktori e kishte quajtur fare të pakuptimt. Alberti ende nuk e kishte të qartë përse presidenti i PAD-it ishte tërhequr në atë mënyrë. C'ishte kjo, një lëvizje taktike, apo një rrebelim i Cekës? Nga telefoni i selisë së tyre i ishte pèrgjigjur me një zë të qetë e të ngadaltësekretari i saj, i cili në mënyrë kofide-nciale i kishte kërkuar Albertit që hë për hë të mos bënte asgjë publike, përderisa presidenti të dilte vet në një konferecë shtypi, për të pozicionuar qëndrimin e partisë së tij. Sidoqoftë, po thoshte Alberti me vete, çdo gjë do të zbardhet e shumta nesër, në mos dhëntë që sot ndonjë intervistë tek B.B.C-ja.Tek Alberti ai njeri kishte lënë gjurmë të veçanta.                      Me mendimin për të, ai kishte zbritur nga mikrobuzi dhe po merrte udhën për në shtëpi, kur befas që prapa krahve ndjeu dorën e dikujt që i ra pas supeve.                    - Ju uroj shëndet Albet. Si jeni?                      Albert Morina u step një çast. I hodhi me të shpejtë një vështrim fytyrës së tjetrit, por nuk e njohu.Nuk po i kujtohej. U përpoq të hamëndësonte diçka në lidhje me të dhe ndësa po e kqyrte pa i lënë të kuptuar, u kujtua se ishte pikërisht ai burri i moshuar tek “Kambisti” që asaj dite donte të dëgjonte sikurse edhe ai këngën e Eli Farës.  U kthye gjithë mirësjellje dhe i zgjati dorën.             - C'thuhet andej nga Tirana? Ndonjë gjë që nuk hidhet gazetave dhe i jepet televizionit?  - pyeti plaku pa e fshehur kureshtjen e tij.         

181

Page 182: Novela dhe tregime  2011

           Atyre ditëve njerëzit që e përshëndesnin dhe që kërkonin ndonjë informacion më të detajuar në lidhje me situatën prej tij ishin bërë të shumtë, madje kishte prej tyre edhe shumë syresh me të cilët ai nuk kishte kurrëfarë njohje dhe kjo vinte sipas tij më tepër prej ngjarjeve tepër të ngjeshura që po ndodhnin në vënd se sa më tepër prej njohjes së tij si gazetar. Njerëzit, - thoshte me vete, gjitnjë janë të prirur për të mësuar diçka më shumë prej asaj, që nuk bëhet publike dhe kjo eshtë më se e përligjur, aq më tepër në të tilla situata. Në të vërtetë atij nuk para i pëlqente të bënte komente dhe të shfrytëzonte të qënurit e tij si gazetar për të dhënë intervista vënd e pa vënd. Nga ky shkak dhe i'u kthye si me përzëmërsi tjetrit.      - Po ç'të them, nuk është se ne dime ndonjë gjë të madhe, - u mundua të justifikohej Albert Morina.              - Ditë të vështira, - tha tjetri, që ndonse e nuhati pasigurin e Albert Morinës, nuk e dha veten, por zgjati dorën dhe me po atë buzëqeshje, u largua duke u justifikuar se rastësia e kishte ndeshur me të.                Në anën tjetër të trotuarit e priste Limoz Nika.  Me atë trup të imtë dhe jo shumë të shëndetshëm, ndonse i kishte kaluar të tridhjetat, fytyra e tij e hequr me tipare të rregullta e terhehqëse, e tregonte ngaherë më të vogël. Me kopsat e zbërthyera të xhokoventës gri, ku nën të dallohej një pulovër e porsa veshur bezhë. Albert Morinës i erdhi për të qeshur tek e pa ashtu të veshur spic.              - Edhe pak po të ishe vonuar, kisha për të ikur.              - Se mos prisje dikë tjetër, - e ngacmoi Alberti.- Ndonjë sebep?              - Ata të Nardit edhën dhe kërkuan dorën e Kenës. Shkoi mirë.              - Të trashëgohet !, - tha Alberti duke i zgjatur dorën.             "Rodi" ku ata ulshin si çdo mbasdite për të pirë kafen ishte një lokal i bukur, pronë e një komshiu të Limozit, i cili kishte fituar statusin e te përndjekurit, për shkak të disa viteve burgim, që i jati i tij kishte bërë shumë vite më parë. Ai ishte lokali më i frekuentuar i gjithë spektërit të politikanëve të rrethit, ku dominonin ata të partisë demokratike, meqënëse edhe selia e tyre ishte aty pranë. Socialistët ishin pothuajse të papërfillshëm

182

Page 183: Novela dhe tregime  2011

në atë lokal. Ata mblidheshin tek "Gjashtëndëshi" brinjë pallatit të kulturës.        Ndërsa po futeshin në lokal Limoz Nika vri re se Albert Morinën diçka e mundonte, por nuk e mori guximin t'a pyeste, pasi mendoi se ai mund ta kishte këtë edhe prej lodhjes së ditës. Me të vërtetë, ai e kishte vënë re që sapo ishin ulur në karrike, Alberti kishte lëshuar  një ofshamë duke u dhënë shpatullave mbrapa. C’ishte e vëteta edhe vajtjeardhjet e përditëshme e lodhnin së tepërmi. Ai prej kohe e kishte ndjer domosdoshmërinë e një makine, por ishte i ndëgjegjshëm se hë për hë nuk e kishte mundësinë për të blerë një të tillë. Ishte menduar disa herë ti thoshte të vëllait t'i sillte një nga Italia, por se si i dukej të bënte një kërkesë te tillë. Ata kishin zënë një tavolinë tek qoshja, afër dritares. I'u kujtua diçka dhe futi dorën në xhepin e brëndshëm të xhketës.               - Pihet me konjak, - tha duke i zgjatur Limozit një puro, të cilën ia kishin dhënë paradite në një takim,  që kishte patur në njërën prej përfaqësive të huaja, ku kishin diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vënd.     - Për mua të zakonëshmen, ndërsa Limozit, rakin zvëndësoja me konjak sot, - i tha kamarierit,  që po qëndronte në këmbë përpara tavolinës së tyre. Limoz Nika lëshoi puren mbi tavolinë,  por atyre minutave mëndjen e kishte gjetiu. Sytë e tij se si kishin rrokur disa metra më tej Masar Drizën me të cilin edhe pse ishte ndeshur aty me dhjetra here sot se si po i dukej. E lidhte një histori e hidhur me atë njeri. Ishte një histori, që fillonte me lëvizjet e para të proçeseve demokratike që po zhvilloheshin në mbarë vëndin. Asaj kohe ata qëndronin në pozita diametrikisht të kundërta me njëri-tjetrin. Si sekretar i organizatës së rinisë së ndërmarrjes ku ata punonin, në një mbledhej të hapur kolektivi, që zhvillohej në frymën e pleniumit të tetë të Komitetit Qëndror, Masar Driza kishte kërkuar pushimin e menjëhershëm nga puna të Limos Nikës, pasi e motra e tij që asaj kohes kishte qënë student, ishte bërë pjestare e grupit të studentëve që kishin hyrë në grevën e urisë. Por ngjarjet më pas kishin rrjedhur shpejtë për të dy.  Dy vjet më vonë ai e kishte parë ish sekretarin e rinis të radhitur përhrah " demokratëve" në një miting të organizuar nga dega e partisë së rrethit me rastin e hapjes së fushatës për zgjedjet lokale. Paradoks më të madh dhe më të neveritshëm,  Limoz Nika

183

Page 184: Novela dhe tregime  2011

kurrë nuk kishte parë në jetën e tij. Megjithatë ndjente një lloj kënaqësie që njerëz të tillë nuk ishin hedhur në anën e tij.  Por tashmë koha kishte bërë, që ai ta harronte atë veprim të ulët të atij, madje edhe atëherë kur i'a kishte sjell rasti, që e kishte poshtëuar në sy të të gjithëve, ai më tepër se sa urrejtja, që kishte patur për të,  kishte provuar një ndjenjë të habitëshme lehtësimi.  Kishte ndjerë çlirimin prej një mllefi të mbledhur, që zemra e njeriut në të tilla raqste e shtyp me tërë forcën e saj.  Limoz Nika nuk ishte nga ata që ankohej lehtë për fatin e tij dhe si i tillë ai nuk ishte ankuar kurrë, por shpejt kishte gjetur rrugë dhe mënyrën e tij, jo vetëm për tu përshtatur me këtë realitet të ri, por edhe për të care në këtë jetë. Fal zotërimit të mire të gjuhës ruse, ai kishte mundur të siguronte në ambasadën Bullgare një vizë tregëtare dhe nga Plodvivi sillte vaj gjelle, tregëti që edhe pse nuk I kishte sjellë ndonjë përfitim të madh, përsëri I kishte dhënë mundësinë të kapoej mire ekonomikisht, por ashtu si shumë të tjerë edhe ai kishte future mbi tridhjetëmijë dollar tek VEFA dhe tani rrinte me gjak të ngrirë dhe me shpresën që të merrte çmund të merrte prej tyre.      Albert Morina ndezi një cigare dhe hodhi shikimin mbi Limozin, i cili dukej sheshit që bluante diçka përbrënda.             - Ka ndonjë gjë që nuk shkon?              - Përkundrazi,- gjegji Limoz Nika duke u munduar t'i jepte tonit të zërit të tij një siguri të plotë. - Vjen dhe të përball jeta, - shtoi i bindur se Alberti e kishte kuptuar më së miri se ku qëllonin fjalët e tij, duke vënë paksa buzën në gas.  - Më pëlqeu ai shkrimi i juaj sot Albert, -  shtoi.  Ngadalë dhe si përhumbshëm, shikimi i tij rrëshqit tej nga tavolinat e fundit. Albert Morina e  kishte kuptuar se për kë kishte aluduar shoku i tij.              Masar Driza po i vështronte poshtë kapakëve të syve.    - Nuk u vura re, - tha Albert Morina duke bërë një gjysmë rrotullimi të trupit, në drejtim të Masar Drizëz, - Si jeni?- e pyeti me një tone të qetë.                  Masar Driza mezi nxorri nga buzët një përgjigje të thatë, mbështeti brrylet në tavolinë dhe shtriu  përpara këmbët me një gjest, që të linte një përshtypje të hidhur. Tjetri, që ishte brinjë tij, bëri një treçerek rrotullimi në karrike, tundi kokën lehtaz, ngriti dorën me një gjest solemniteti, pastaj si rroku me të gotën e pijes, që mbante përpara, e vuri në buzët e trasha dhe piu me

184

Page 185: Novela dhe tregime  2011

gllënka të mëdha, si një njeri kapriçioz dhe tepër i kënaqur nga avantazhet që i kishte dhënë jeta.  Dukej sheshit që ata të dy diçka kishin biseduar më parë për pranin aty të gazetarit dhe limoz Nikës.                  Limoz Nika i hodhi një shikim të shpejtë dhe pikërisht në momentin që po bëjeh gati ti tregonte Abertit mbi  ceremonin e fejesës së Kelës, sytë i kapën një veprim jo të zakonshë të një njeriu që kishte ardhur në bar jo për të kaluar disa minuta të qeta, por me qëllime plotësisht të përcaktuara mirë që më parë.  Gjithsesi ai donte ta shkëpuste vëmëndjen nga tad he si për të thënë diçka pyeti:                - Albert, sot ka shumë gjëra që  nuk po arrij ti kuptoj vërtetë. Mbase do të duket si pak naive, por, - heshti një hop dhe si u mbush me frymë shtoi: - Atë që boton sot një organ, të nesërmen një tjetër e përgënjeshtron në mënyrën më të turpëshme. Informacioni tek ne është për të vënë duartë në kokë. Në veçanti televizioni publik është bërë i padurueshëm. Nuk shihet fare. – Albert Morina e nuhati se të gjitha këto Limoz Nika i tha për më tepër sa për të hapur një bisedë e për të larguar sado pak vëmëndjen nga ajo që kishte vërejtur në tavolinën e Masar Drizës.       - Kjo është e vërtetë, - tha Albert Morina, që gjithësesi nuk i dëgjonte për herë të parë këto vërejtje. - Nuk e thua vetëm ti këtë. Ajo që për mua mbetet më e vështira është që njeriu duhet të di të orientohet dhe të bëjë vet përzgjedhjen.- peshoi kokën mbi dorën e majtë, ndërsa me dorën tjetër nisi të rrotullonte gotën boshe në tavolinë.       - Berti me të vërtetë ata dy avionët që u ulën para tri ditësh në Itali u kishin dhënë mi-sion të bombardonin Vlorën?       - Të them të drejtën Mozi as unë nuk e kam plotësisht të sakt. Sot dçgjova se ka nisur një hetim për këtë çështje.       - Aman me këto hetime. Po më fole për këto, dije se asgjë nuk zbardhet. Ke për ta parë po nuk ka për tu mbyllur dhe kjo çështje si gjithë të tjerat. Ku ka drejtësi tek ne. Harroje këtë.     - E keqja është se tek ne drejtësia ende se ka fituar pamvarsinë e saj dhe them se për zotin do të duhen edhe shumë e shumë vjet. Ajo vazhdon ende të mbahet peng i pushtetit. Kam bindjen se të dyja palët janë të interesuara si në shumë gjëra të tjera edhe këtu të mos vihet në vend ajo që duhet. Kam frikë se kështu ka për të funksionuar edhe për një kohë të gjatë. – Albert

185

Page 186: Novela dhe tregime  2011

Morina fliste por në fytyrë i kishte rënë një heshtje e dukëshme përgjimi. Sot nuk i kishte pëlqyer ardhja aty e Mentor Dikës me atë tjetrin, që vazhdonte ende atë qëndrim prej kapriçiozi e hera -herës të hidhte ndonjë romuz, a të thoshte diçka që kishte të bënte me persona të njohur, krerë të pative opozitare.         Në tavolinën tjetër Masar Driza diç i tha tjetërit dhe ai ndërsa tërhoqi këmbën e shtri-rë, lëshoi një buzëqeshje të shtirur dhe ktheu kokën menjëherë nga Limoz Nika.          " Forumi për demokraci", që po pinte me të birin nja dy tavolina më tej, ngriti vetullat e tij të trasha dhe i dha fytyrës atë shprehjen e një njeriu të kënaqur, që di të nxjerr mirë gështenjat e tij me duartë e të tjerëve. Disa vite me radhë ai kishte qënë një ndër më të zellëshmit e organizatës së partisë demo-kratike jo vetëm në komunën Plazh-Shkozet, por edhe në instancat e larta të rrethit. Kishte patur një aktivitet tepër të ngjeshur, por kohëve të fundit, dikush nga shoqata e të përndjekurve ia kishte prishur mëndjen duke e bërë edhe pjestar të tyre dhe në ditët e rritjes së kurbës së rrevoltës në Vlorë, ai kishte shkuar atje me një grup të përndjekurish dhe ishte kthyer me mendimin e palëkundur se populli atje nuk kishte për të hequr kurrë dorë nga kërkesat e tij përderisa qeveria tu kthente lekët e firmave piramidale. Në thelb "Forumi për demokraci" ishte tepër parimor dhe nacionalist deri në ekstrem. Dikur idhtar i presidentit, tani e urrente dhe e fyente atë deri në banalizëm. Atyre ditëve ai ishte berë epiqëndra e bisedës së lokalit. Limoz Nika po i thoshte Albert Morinës se takimi i djeshëm në presidenë kishte qënë një domosdoshmëri që duhej reali-zuarditë e javë më parë, pa qënë nevoja që gjërat të agravoheshin deri në atë masë. Presidenti kishte kërkuar konsensus për nxjerrjen e vëndit nga kriza. Kurrë ndonjëherë qëkurse ishte shfaqur për herë të parë në ekranin e televizionit , nuk e rikujtonte atë njeri aq të pezmatuar. – Fituat një betej, por jot ë gjithë luftën, - tha Masar Driza me shikim drejtuar nga Limoz Nika. Ketij të fundit në fillim i shkuan ca të rrënqethura nëpër tërë trupin, por paa pak e mblodhi veten. Kërkonte t’i shmangej ndonjë përplasjeje të mundshëme me të.        - Ngrihemi, - tha Limoz Nika Albrtit. - Nuk rrihet më këtu - dhe si ktheu dhe gllënken e fundit e bëri të ngrihej, sytë i shkuan tek Masar Driza , qe kishte ulur kokën dhe qëndronte si i tulatur. Ndoshta edhe ai priste që Limoz Nika të ikte një minutë e më parë

186

Page 187: Novela dhe tregime  2011

nga lokali, gjë që nuk e dëshironte "Forumi për Demokraci", i cili i kishte kthyer shpinën Masar Drizës dhe po vështronte nga Albert Morina       Kur dualën nga lokali neonet ndriçonin dukshëm në të dyja anët e rrugës e në ato minuta koha kishte nisur të freskohej. Një copë herë Albert Morinaa vështroi tutje rrugët e zbrazura.Tek tuk të zinte syri ndonjë kalimtar, që shkonte shpen-guar në rrugën e tij. Flaku cigaren , që e kishte pirë përgjysëm dhe ngjiti shkallët. Ana, që mezi kishte pritur ardhjen e tij, si hapi derën, iu ankua së pari për dhemballëne Gertës, të cilën e tashmë e kishte zënë gjumi dhe për ushqimet suplimentare, që duheshin në shtëpi. Ka njerëz me prirje të veçanta, për të ndërlikuar gjërat, ja kështu është edhe Ana ime - tha me vete ndërsa po drejtohej drejt shtratit ku flinte Gerta.Tek përkuli trupin duke vënë buzët  tij mbi ballin e vajzës, drita e abazhurit në cepin tjetër të dhomës, pasqyroi në përmasa  të mëdha figurën e tij në murin kundruall, aq sa Ana mendoi se po aq e madhe ishte madhështia dhe forca reale e të shoqit.Albert Morina qëndroi përpara dritares dhe pa jashtë kubenë e mbushur me yje të qiellit. Ndonse pa hënë, ishte një qiell i bukur e marramëndës. Hëna e ngrënë mezi dallohej përtej kodrave të qytetit.  Me një mendim të kobshëm , që i regëtiu në kokë, u afrua edhe një herë në shtratin ku flinte Gerta, pastaj u kthye përsëri tek dritarja duke qëndruar aty në këmbë, pa lëvizur, pa ditur se si t’ia thoshte Anës se nesër do të nisej për disa ditë me shërbimë në Vlorë. Poshtë në rrugë nuk pipëtinte këmbë njeriu. Ajo hehtje e frikëshme dhe tmerronjëse, që kshte mbërthyer qytetin, kishte ngjitur shkallët dhe si pakuptuar kishte pushtuar gjithë paisjet e apartamentit të tij, madje edhe atë vet. U mat të rrokte receptorin dhe t'i telefononte Evës, por e ndjeu veten të frenuar prej një forceje të brën-dëshme , që rralle e kishte tradhëtuar. Në të tretën herë nuk u kthye mbra-pash. Përtej telefonit tjetër nuk u përgjigj asnjë zë dhe çditërisht Albert Morina sikur e ndjeu veten të kënaqur nga kjo. Uli receptorin dhe shkoi në tavolinën e tij të punës.      - Berti, buka është gati, - tha Ana teksa po shtronte pecetat e bardha, të mbetura që prej pajës së saj.      - Nuk do ta zgjojmë Gersën?      - Jo, jo, aman lëre, sa mezi u qetësua.

187

Page 188: Novela dhe tregime  2011

      - Nuk hape një shishe vere?       Alberti mori nga frigoriferi një shishe " Merlot". Ana mbushi gotat. i vinte mirë që Ana kishte gjetur një lloj mënyre për të rregulluar kondicionin e tij shpirtëror.       -Nuk i dëgjuam lajmet sot? Përse nuk e hap televizorin? Mbase ka diçka të re.      - Se si po më duken këto ditë. Mendo një herë se si gjallëronte jeta para katër- pesë muajësh.      - Tani e mbushur me të papritura dhe tepër e frikëshme, - tha Ana ndërsa po ngrinte pjatat.        Alberti shkoi në dhomën e gjumit dhe pas pak përmes derës gjysëm të hapur shihte disi turbullt se si Ana me finesën e saj të zakonshme, të mësuar që prej tetë vjetësh, lironte fundin poshtë këmbëve, çkopsiste bluzën dhe vishte këmishën e bardhë prej pulnini të hollë. Bardhësia e lëkurës, i'a bënte më të përkryera linjat e trupit, që atij i krijonin gjithnjë e më tepër bindjen se Ana ishte gjëja më e bukur dhe më e përkryer në botë, të cilën vetëm vdekja mund t'ia rrëmbente atij nga thonjët. Por edhe atë çast që mendoi pikërisht kështu , ndjeu një rrënqethje të beftë nëpër tërë trupin. Njerëzit gjithmonë e përfytyronin vdekjen, ashtu siç edhe ai e kishte përfytyruar të tijën, por ai kishte qënë një përftyrim krejt i largët dhe pothuajse fare formal. Por tashmë që ngjarje të tilla të rrezikëshme, po vinin e po dendësoheshin gjithnjë e më shpesh, atij i regëtiu në kokë një pyetje, që kurrë më parë nuk i kishte shkuar ndër mënd: në ç'raport është jeta me vdekjen?        Ishte duke larë sytë kur ra zilja e telefonit. Alberti ngriti menjëhere receptor-rin dhe ne kufje  dëgjoi zërin e kryeredaktorit, i cili i tha që vajtjen për në Vlorë t'a shtyne për të nesërmen, pasi prej tij sot i duhej një informacion  i detajuar mbi zhvillimet e ngjerje në rreth. Kjo i shkoi mjaftë për shtat Albertit, i cili kishte vrarë mëndjes se si do t'ia bënte për të mjekuar dhëmballën e Gertës.       Aty nga ora nëntë mori Gersën dhe me frikën nëse do ta gjente Pranverën në klinikë, mori rrugën derjt saj. Në qytet gjithçka dukej e shkretë sin ë një ditë morti. U ndje i lehtësuar kur vuri re se Pranvera e kishte të hapur klinikën dhe ishte në mbarim e sipër të një pune që kishte në dorë. Mjekimi i dhëmballës së Gertës zgjati pak minuta.një miku të tij nuk gjeti asnjë njeri dhe mjekimi zgjati pak minuta. Nën përshëndetjet e Pranverës ai u

188

Page 189: Novela dhe tregime  2011

largua për t'a lënë asaj dite të bijën tek shtëpija e nënës së tij, në bllokun e parafabrikateve.     - Babush, mos e mërzit nënë, mirë?    - Kjo e kënaq dhe jo e mërzit nënë. Nënën e mërzisni ju, - tha plaka Luizë teksa po e përcillte të birin tek pragu i derës,      Plaka Luizë, që i kishte kaluar të shtetëdhjetë e pesë vjetët, gjëndje ngando-njëherë e shqetësuar për fëmijët e saj. Ajo jetonte e vetme në një apartment prej dy dhomash dhe një guzhine. Si mbaronte punët e saj të pëditëshme, këmbente nja dy fjalë me fqinjët e saj, të cilët nuk i kuseheshin kur plaka kishte ndonjë nevojë për të blerë ndonjë gjësend në Pazar, apo pë të mbushur bombulën e gazit. Ditëve të ngrohta të verës ajo merrte punën e dorës, të cilën kurrë se hiqte nga dora për sa kohë ishte e lirë, që ishin gjithë gjithë një palë shtiza druri dhe një torgë lesh dhe ulej me fqinjët  në stolat e lulishtes. Ndërsa kur moti niste dhe freskohej dhe fillonte të ftohej ato uleshin në krye të shkallëve ku binin rrezet e diellit dhe aty pinin kafet, të cilat herë i bënte plaka Nicë, herë fqinjet e saj. Ajo që e bënte tepër të dallueshme plakën Lizë nga fqinjet e saj ishte jo vetëm të mbajturit e saj në veshje, por edhe vazhdimësia e kulturës së saj prej intelektu-aleje fjalë pakë, që ia kishte bërë dhuratë jo vetëm perëndia, por edhe profesioni i saj si ekonomiste. Një jetë të tërë plaka Luizë kishte punuar si ekonomiste finance në bankën kombëtare të qytetit ku fliste vetëm me letrat dhe shifrat. Pas vdjekjes së të shoqit nja dhjetë vjetë më parë prej një sëmundjeje të gjatë e të pashërueshme, plaka Luizë ishte bërë më e heshtur dhe më e ndjeshme jo vetëm ndaj fëmijëve, por edhe ndaj nipërve dhe mbesave. Nuk kishte gjë më të lumtur për të në botë për të, kur në shtëpi i vinin fëmijët e fëmijëve, të cilët i kishte të pakët në numër siç thoshte ajo, për ata të pestë, që ishin tri djem dhe dy vajza. Ajo bëhej shëndeverë kur i vinte Gersa, që ishte jo vetëm e dëgjuar, por dhe një fëmijë për tu patur zili.      - Aman mama, fillove përsëri ti...      - Iliri është mërzitur që nuk i ke telefonuar...I thuaj Bertit më tha t'u marrë të gjithëve dhe të vijë këndej. Ikni Berti! Përse nuk Ikni!, - tha ajo më pas me një lutes.      - Punë që nuk bëhet ajo, mama. Ika. Nuk të thash, nesër e për nja dy ditë do të jem në Vlorë.      - Hap sytë !

189

Page 190: Novela dhe tregime  2011

      - Ba, do vish nesër të më çosh tek lodrat me makina?      - Po nuk erdha unë do dërgoj xhaxhi Mozin të të marrë, mirë. Nëma dhe një herë faqen.!        Ai zbriti shkallët ndërsa e ëma me Gersën qëndruan një copë herë tek pravazi i dritares dhe si ai i përshëndeti dhe një herë me dorë, humbi prapa bllokut të pallateve.       Aty nga mbasditja me të dal jashtë pa ndonjë fare qëllimi në vetvete, u habit me njerëzit që të mbledhur në grupe, ngarkuar me gjithfarë çamtash mbi shpinë, shkonin permes breshëris së plumbave. Pjesa më e madhe e tyre ishin familjar me fëmijë, që qanin e mezi hidhnin këmbët. Për ku nxitojnë kështu, mendoi me vete. Diku më tej mësoi se ata iknin për tu mbledhur tek currilat ku i prisnin ca anije peshkimi për t’i çuar në brigjet e Italisë kundrejt një shume prej një miljon liretash. Po të shkoje në Porto Romano ose në Iliria mundet të gjeje edhe me pazar më të ulët, por gjithsesi në ato moment njerëzit as që po pyesnin më për çmimin, mjaftë që të largohshin një minutë e më parë prej gjithë asaj skëterre, që me sa dukej nuk kishte gjasa kurrë se mund të normalizohej një ditë. Albert Morina kaloi gjithë frikë bllokun e pallateve dhe doli në bulevardin kryesor. Pamja e trishtue-shme e qyetit me të gjitha dyert e thyera të dyqaneve, të bastisura e të shkatërru-ara veç ndjenjës së keqardhjes dhe të trishtimit, të ngjallte dhe ndjenjën e urrejt-jes për ato duar të zeza, që i kishin shkaktuar ato. Kur u ktye në shtëpi Anën e gjeti në kulm të dëshpërimit.       - Albert, si të gjejmë mundësinë të marrim Gersën nga mamaja? - tha ajo me një frymë duke e kapur prej krahu.- Duhet të ikim dhe ne si gjithë të tjerët. Këtu jeta është bërë fare e pasigurtë. Në mos nuk mendon për vete dhe për mua, mendo të lutem për Gersën. Albert Morina po qëndronte në mëdyshje, sikur donte të merrte një vendim. Të ikurit i dukej më shumë se një aventurë, një çmënduri, të qëndruarit pa pikën e një shprese për të nesërmen i dukej marrëzi.Disa caste vazhduan në heshtje,aq sa Ana po e humbiste durimin. Ora po shkonte gjatshtë e dyzete dhe pë njëzetë minuta vihej gjëndja e jashtëzakonshëme. I mbeteshin vetëm njëzetë minuta për të realizuar gjithçka. Në të vërtetë dhe ajonuk kishte ndonjë pikësynim dhe sa ushqente ndonjë iluzion se përtej do të niste ndonjë jetë tjetër më të bukur e më me pak andërralla se ajo që kishte bërë këtu pranë njerëzve

190

Page 191: Novela dhe tregime  2011

dhe të afërmëve të saj. Ana ikje e përligjte vetë me shkaqet e pasigurisë së madhe të jetës në këtë hylli ku kishte hyrë tashmë ajo në qytet. Ajo tashmë kishte rënë në një gjëndj të tillë mosbimi saqë nuk shpresonte kurrë, tek asnjë force politike se do ta nxirrte vëndin prej atij kaosi ku ishte përfshirë, madje ajo nuk shpresonte në ndonjë ndërhyrje hë për hë të europianëve për të satbilizuar gjëndjen e krijuar, që me sa kishte dëgjuar në lajmet e paradites prisnin të mblidhej Këshilli për të vendosur. Nga ana e saj Ana asnjëherë nuk kishte shprehur  ndonjë simpati për europianët dhe nihilizmi i saj në shumë raste e kishte habitur dhe Albertin, kur kishte rënë rasti të diskutohej për rrolin që ajo duhet të luante në integrimin e vëndeve lindore në të dhe veçanërisht në qëndrimin ndaj Shqipërisë. Endërra e saj kishte qënë të emigruarit në Amerikë ku kishte edhe një vjazë teze. Për të Amerika ishte vëndi më ideal i të jetuarit dhe të punuarit. Në qëndrimin ndaj eurpianëve Ana kishte qënë gjithmonë konseguente.  Sipas saj ajo gjithmonë ishte treguar e pandershme ndaj Shqipërisë dhe ç’ishte më e keqja, nuk kishte treguar asnjë shenjë pendese ndaj saj.Atë e kishte nervozuar përherë fakti se europianët vazhdonin ta trajtonin vendin si nje shtet të largët të Afrikës së zezë. Mëse një here gjatë punës së saj si përkthyese i kishte qëlluar të ballafaqohej me përfa-qësues të niveleve të fushave të ndryshme që kishin ardhur në vënd dhe ata nuk kishin qënë për të veçse ca njerëz të zakonshëm, që përveç parasë, që rëndomë luante rrolin vendimtar në reputacionin e  tyre, për të tjerat as që ia vlente të merreshe me ta.       - Albert, -tha ajo me buzën që i dridhej, - përse nguron? – Pyeti ajo ndonse e ndjente frikën e kundërshtimit, që se kishte të vështirë ta lexonte në përshkën-ditjen dhe në atë fanatizëmin e hollë të atyre syve të tij bojë deti të përziera me ca nuanca gri.         Albert Morina ndezi një cigare dhe teksa pa një bulëz loti, që po rrëshqiste poshtë faqeve të saj, i shkoi një e rrënqethur nëpër gjithë trupin.       - Ana, - tha ai ngadalë, - thirri arsyes! Ti e kupton që të paktën unë nuk duhet të iki prej këndej – Heshti një hop duke shpërndarë shtullungat e tymit përpara fytyrës dhe pastaj vazhdoi: - Eshtë e vërtetë që mund të ndihem i rrezikuar, por unë nuk mund të iki në këtë mënyrë. Nuk mund të vidhem Ana. Edhe sikur të mos kisha botuar gjithë ata artikuj në gazetë deri tek ai

191

Page 192: Novela dhe tregime  2011

artikull i fundit, përsëri nuk kisha për të ikur. Jam i bindur se kjo gjëndje është e përkohëshme, çështje dite dhe më pas gjithë kjo do të duket si një ëndërr e keqe. –         Por Ana megjithse as që donte t’i degjonte ato justifikimet e tij përsëri e shihte sit ë pamundur për të gjetur në vetvete arsye të tjera për shtyrjen e atij debate dhe arritjen e një përfundimi të kënaqshëm për të. Vazhdonte të qante me dënesë dhe herë herë tundëte kokën duke u munduar ta provokonte Albertin se ai nuk po i bënte një zgjidhje të drejtë situates së krijuar. Në vetëdijen e saj gjatë atyre ditëve ishte ngulitur ideja se e tashmja me gjithë problemet e mabrtura të saj do të zgjaste përtej një kufiri kohor të papërcaktuar. Ajo nuk ishte kurrë në një mëndje me Albertin për qëndrueshmërine e kombit dhe ai ndonse habitej me hamëndësimet e saj, që shkonin deri në absurd, mundohej të bindëte veten se të gjitha ato që mendonte dhe shprehte Ana nuk ishin gjë tjetër veçse një tregues i qartë i asaj krize të thellë miosbesimit që atë e kishte mbëthyer prej kaq kohe e as më shumë e as më pak, një vidhisje ose një përfshirje e mendimit të saj në atë mjegullnajë të kaosit dhe rrebelimit, nga e cila ajo nuk ishte në gjëndje të dallonte as rrezen më të vogël të shpresës në atë thellësi tyneli ku e përfytyronte veten të future. Ana nuk mund ta paragjykonte dot mbylljen e këtij kaosi dhe rrebelimi me atë qetësi dhe indiferentizëm që e priste i shoqi. Ajo e kishte humbur besimin tek gjithkush dhe as që mendonte dhe shpresonte se një ditë do të dilte ndokush, që do të disiplinonte atë kaos dhe atë rrebelim dh eta fuste vëndin në rrjedhën e kohës. Ana pa orën e dorës dhe tha me vete se tashmë ishte e kot të vazhdonte me përpjekjen e saj për ti mbushur mendjen Albertit për të gjetur një mundësi për të marrë Gersën tek mamaja e tij e më pas për të shkuar në Porto Romano ku do të mund të gjenin ndonjë nga ato anijet e peshkimit që po deportonin emigrantë për në brigjet e Italisë gjë të cilën edhe pse e quante fare të rëndomtë, që nuk i shkonte për shtat pozitës së saj shoqërore, përsëri e quante si një të keqe të domosdoshme dhe të mundshme. Por tashmë jashtë ishte errësuar dhe shtetërre-thimi ishte vendosur e kësisjoj edhe të gjitha shpresat e saj për një ikje të mundëshme ishin shuar. U ngrit dhe ndërsa bëri gati të ndizte një qiri, dëgjoi një trokitje në derë. Mënd ngriu në vend. Kush të ishte tani në këtë orë dhe në atë pasiguri që

192

Page 193: Novela dhe tregime  2011

mbertëronte rrugëve, që vinte e trokiste në derën e shtëpisë së saj? Vetëtimthi i shkoi mëndja tek Gersa. Mbase ajo do të ishte tmerruar jo vetëm prej mungesës së dritave, por edhe prej kushedi se prej diçkaje dhe ia kishte plasur të qarit duke e detyruar vjerrën të merrte rrugën, pa marrë parasysh asgjë që mund ti ndodhte. Nëpër atë gjysmëerrësirë të dhomës dalloi Albertin që u ngrit dhe po i afrohej derës, i cili edhe ai nga ana e tij nuk e priti me më pak frikë dhe shqetësim atë të trokitur. E trokitura u përsërit e sakaq Albert Morina pyeti:       - Kush është?      - Hape! – u dëgjua një zë djaloshi pas derës pa dhënë ndonjë shpjegim. Alberti bëri dritë me çakmakun që mbante në dorë dhe rrotulloi dorezën.      - Familja Morina jeni? – pyeti djaloshi i tërhequr nja dy hapa larg derës.     - Po, -u përgjigj Albert Morina ftohtë.    - Sokon Nerënxi më ka dërguar Albert. Më dha për ju çelsin e shtëpis së tij. Unë mund tu shoqëroj për atje ku do të jeni tepër të sigurt…… 

Kapitulli   XIV Të premten e 11 Marsit Albert Morina niset per në Vlorë. Ndryshe nga ç’e kishte parashikuar, gjatë gjithë udhës ai nuk pati sa më të vogëlin problem. Ishte e çuditëshme që pas ditës së dytë ai e kishte ndjerëveten aty si në shtëi të tij, sikur ishte mes njerëzve më të dashur. Nuk e kishte menduar kurrë ndonjëherë se atje do të gjente njerëz të tillë kaq mikpritës dhe bujar dhe të familjarizohej me ta deri në atë masë sa ndarja më pas me ta të bëhej tepër e dhimbshëme.          

           Albert Morina ishte ulur në karrike dhe në ato minuta pothuajse nuk po mendonte pë asgjë. Plaka, të cilën e thërrisnin Asime, solli kafet dhe i vuri në tavolinë. Në shtëpi pothuajse të gjithë ishin ngritur, por aty sundonte një heshtje e rëndë. Pas pak erdhi dhe plaku e u ul pranë tij. Tërhoqi filxhanin e kafesë dhe pa e ngritur kokën tha:

193

Page 194: Novela dhe tregime  2011

          - Do të shkosh me një fjalë. - Ishte rreth të shtatëdhjetave. Vinte i shkurtër nga shtati. Fytyrën e kishte të hequr, të rrudhur me një hundë të vogël dhe me ca sy të kuq, që kishin nisur të lëngëzo-heshin në brendësi të tyre.           - Natyrisht që më duhet të iki tani,- gjegji Albert Morina. Sytë e tij qarkuan  përreth dhomës së vogël. Asimeja e ulur pranë plakut, nuk po i'a ndante sytë, ata sy të vegjël, që e kishin humbur shkëlqimin e tyre , por që ruanin në brëndësi një forcë të heshtur, sublime. Flokët e thinjur i kishte qarkuar me një shami të zezë, ashtu siç kishte të zezë bluzen, fundin dhe çorapet, llastikun e të cilave e ulëte paksa posht gjurit të bardhë.Pranë plakut erdhi dhe u ul edhe Mufiti, djali, që tani kishte mbetur i vetëmi dhe pranë tij zuri vënd nusja e veshur edhe ajo e tëra me të zeza. Dukej e hutuar dhe e friksuar. Ishte e vetmja që kishte komunikuar gjatë atyre ditëve më pak me Albertin.          - I mblodhe të gjitha ato takëmet e tua ?-pyeti plaku pa ngritur kokën, ndërsa po dridhte me gishtërinjtë eshtakë cigaren. Duahnin e pinte të dredhur dhe të fortë. Kur kishte hyrë për herë të parë në atë shtëpi, Alberti i ishte kërkuar ta dridhte një nga duhani i tij, por nuk kishte mundur t'a thithte as dy tri herë. Duhan të tillë të fortë, Albert Mori-na  kurrë nuk kishte pirë në jetën e tij.          - Po, - u përgjigj Alberti.          - Nuk të humbet gjë këtu, por ty të duhen për punë. - Zëri i plakut ishte i qetë dhe i zvargur. - Po të rastisi të vish ndonjëherë në Vlorë, shtëpinë tani e di, - shtoi duke e vësh-truar për herë të parë gjatë atyre minutave në sy.          - Do të vij me gjithë gruan dhe vajzën, - tha Aleksi duke e ndjer gjithnjë e më të dhimbshëm momentin e ndarjes. Rrufiti një gllënkë kafeje dhe pastaj foli : - Ju mendoni se unë nuk do të kthehem më?           Nusja preku këmbën e të shoqit, pastaj pa nga plaka Asime. Plaku kafshoi duhanin e grirë dhe duke mbajtur përpara fytyrës shtullungat e duahnit, tha :          - Bëni të fala nga Unë. Në mbaroftë shpejtë kjo luftë...           Albertit iu kujtua papritmas biseda që kishte bërë me të para dy ditësh.Ishte një histori sa e dhimbëshme aq edhe rrënqethëse, që shkonin përtej imagjinatës së njeriut. Njëzetë e katër orë kishte luftuar përmes flakëve të zjarrit, i ndjekur nga

194

Page 195: Novela dhe tregime  2011

krismat e pushkë-ve, për t'u hedhur matan kufirit. Në mes të rrugë ishte kujtuar se e morta i kishte mbetur pas. Ishte kthyer për ta kërkuar.E kishte gjetur me gjithë fëmijën disamuajësh të masakru-ar barbarisht buzë një përroi. Atje i kishte varrosur duke e hapur dheun me thonjë.            Ishte e çuditëshme që pas ditës së dytë ai e kishte ndjerëveten aty si në shtëi të tij, sikur ishte mes njerëzve më të dashur. Nuk e kishte menduar kurrë ndonjëherë se atje do të gjente njerëz të tillë kaq mikpritës dhe bujar dhe të familjarizohej me ta deri në atë masë sa ndarja më pas me ta të bëhej tepër e dhimbshëme.          - Meqë kemi edhe pak kohë do më tregosh edhe diçka pë atë që të gënjeu. Ma nise dje, por ma le përgjysëm. Do të më mbetej merak. - e ngacmoi Albert Morina.           Plaku bëri një të tundur të kokës, sikur nuk donte ta kujtonte më atë histori, por nuk iu mbajt tundimit.          - Ishte një njeri që më zhgënjeu. Më zhgënjeu si asnjë në jetë. – Hiri i cigares i ishte mbledhur gishtërinjëve në ngyrën e ndryshkut. Si e shkundi në tavullën e duhanit, nisi të drishte një tjetër.  – Ne çamët jemi të vuajtur. Jemi tri herë të vuajtur. Ai më erdhi këtu në shtëpi. U ul aty ku je ulut ti tani. Foli. Foli shumë. Më premtoi shumë gjëra. Dy javë ditë m’i mbjati djemtë nga pas. Ku nuk vanë stëpi më shtëpi trokin. Meqë jesh dhe antar partie nuk i pengova djelt, pa çka që më mbet gjithë barra e punëve mua. C’ke ti xha Masar më thosh, ja sa të rimarrëm pushtetin po këtë do ta vesh polic. Vdes ky i shkreti për tu bërë një çikë polic. Se ka as në xjins e as në soj, por meqë donte, hajd, thashë le të vej. Zanati është si puna e çupës. Vërë sytë e tu pa të të pëlqej. Do ta vesh se çke me të dhe atje do ta caktoj, ja në porto, ja ne sheshi i trageteve, më thosh, se atje çoku del edhe ndonjë lek. Plast ai që nuk e do lekun, por me djersën e ballit ama. E, të mos e zgjas biro, që sapo hy në parla-ment ai, nuk u duk më këtu. I vata një herë në Tiranë. Bëri sikur s’më njoh. C’e madhe punë, thaç. Ika, U ktheva. Nuk mu rrijt më.- Plaku heshti dhe thithi cigaren. – E mira harronet shpejtë, por njrëzit e kuptojnë vonë.          - Përse m’i the këto të fundit?          - Sepse se si po  më vjen që tania do të shkosh.          - Por unë do të ikja një ditë....

195

Page 196: Novela dhe tregime  2011

          - Do ta kesha më të lehtë sikur të mos kesha njohur kaq shumë.           Albert Morina vuri re se plakës Asime i rrëshqiti një pikë loti nga sytë. Nusja u ngrit dhe doli nga dhoma tjetër. Jashtë u dëgjua buria e makinës.        - C’janë këto? – Pyeti Albert Morina plakën që ndali tek pragu i derës.        - Nja dy ve të ziera të keqen nëna. Haji udhës! Të m’i bëç të fala nuses dhe çupën të ma puthshë fortë nga u. Plakea i’u  duk më e shkurtër nga ç’e kishte parë atyre dy ditëve. Përse të jetë tkurrur aq shumë?, mendoi me vete.        - Kur të na lind nusa ejani ! Muasit  do i bënet qejfi,  - foli përsëri plaka me duart e saj të rreshkura të mbledhura grusht përpara barkut.       - Të jap fjalën – tha Albert Morina duke u thyer nga plaku me dorë të nderur. Ata  të dy qëndruan ashtu në këmbë në mes të oborrit duke mos ia lëshuar dorën njëri tjetrit, por duke i’a shtrënguar fortë aq sa për një moment Albert Morina pati ndjesinë sikur po ndahej edhe një herë pas kaq vitesh me të atin. Ndarja me të tjerët që kishin ardhur për ta përcjell zgjati më pak nga ç’e kishte menduar. Kur hyri në makinë ndjeu se sytë i kishte të përlotur. Bëri një të tundur të dorës dhe u thye me fytyrë përpara për të fshehur mallëngjimin derisa makina humbi pas një kthese. Ai i pa për të fundit herë pas xhamit të pasë, ndësa makina bënte gjithnjë e më përpara dhe trupat e tyre gjithnjë e më të vegjë derisa i humbën nga sytë.            - Xha Musai është burrë zakoni, - tha shoferi. - Eshtë një familje e shkëlqyer. Në Celo ka mjaftë familje të tilla. Dha Arshini ishte djal që rrall e lind nëna. - Shoferi ndrroi mar-shin, frenoi paksa dhe doli pas një rrugice ne krye të së cilës dukeshin ende shenjat e një zjarri të madh.Më tej një veturë e djegur vazhdonte ende të nxirrte tym. Ora ishte nëntë e tridhejtë minuta. – Besoj se duhet t’ia kesh kaluar mirë këto dy ditë ? – e mori fjalën përsëri shoferi pa e shkëputur shikimin, të cilin e mbante përherë të mbërthyer përpara.         Makina rrëshqiste me shpejtësi përpara drejtë qëndrës së qytetit dhe Albert Morina teksa shikonte rrënojat dhe rrugët të mbushura me gurë seç ndjente në gjoks. Njerëzit mblidheshin në hyrje të pallateve dhe që andej niseshin me brohorima drejtë

196

Page 197: Novela dhe tregime  2011

sheshit të flamurit në manifestimin e tyre të përditshëm. Shoferi ndali dhe priti derisa kaloi grumbulli i madh i njerëzve që po vinin nga rruga e skelës, pastaj preu djethtas dhe hyri në rrugën kryesore, më tej i detyruar për shkak të bllokimit të rrugës, mori posht dhe doli në të hyrë të qytetit. Në qytetin e Fierit ata arritën aty nga ora dhjetë e gjysëm..... Ai që e shoqeronte do të qëndronte asaj dite në qytetin e Firit ndaj Albert Morinëa iu desh të zbriste tek kryqëzimi me udhë e jugut dhe si erdhi një autobus i Sarandës ai zuri një vend dhe pas pak çastesh nxorri bukën që i kish përgatitur plaka Asime dhe hëngri me oreks të madh duke i sjellë të gjithë me radhë ndër mend. Pas pak mbështeti kokën në dritare dhe nisi të dremiste. Në autobus kishin nisur diskutimet mbi politikën siç ndodhte rëndomtë atyre ditëve pothuajse në të gjitha ambientet publike. Në qëndër të tyre ishin demonstrimet në qytetin e Vlorës. Diskutimet here gjallëroheshin, here tulateshin si një sinusoide.   Albert Morina i hodhi dhe një sy shkrimit. I ulur në tavolinën e tij ai ktheu kasetë dhe ndezi magnetofonin. Ngrit receptorin dhe formoi numërin e redaksisë. Ndërsa priste ndërprerjen e sinjalit e të dëgjonte më pas zërin e Anës, u hodhi dhe një herë një sy shënimeve, qëmbante përpara duarve, si për tu bindur se i kishte trajtuar të gjitha çështjet me radhë sipas atij plani që kishte skicuar më parë.      “Alo”, dëgjoi zërin e hollë të Evës që përtej fillit. Eva kishte një komunikim të habitshëm në telefon. Alberti i thoshte ngaherë se sikur edhe nga fundi i botës t’i fliste ajo, ai përsëri do ta njihte zërin e saj.” Të komunikuarit, veçanërisht në telefon “, i’u kujtuan atij atë moment fjalët e kryeredaktorit të parë të gazetës lokale, “ është një art më vete. Në një farë mënyre ai pasqyron, jo vetëm kulturën, por edhe personalitetin”        - Eva, Berti jam. - Nga ana tjetër e telefonit zëri i Evës u bë më i qartë :        - Nga po më flet?        - Nga shtëpia.       - Qënke kthyer?       - Po. – Vazhdoi një pauzë gjatë së cilës Albert Morina u muar me rregullimin e fletëve të shkruara. Në të vërtetë atij çasti ai do të kishte dashur që artikullin t’ia jepte Anës, pasi ajo shkruante më shpejtë se Eva në tastjerë, por gjithësesi nuk e dha veten.

197

Page 198: Novela dhe tregime  2011

        - Më fal një sekondë Berti.      Në kufje i vinin lëvisjet e saj nëpër zyrë. Kërcitja e tastjerës dhe vendosja e receptorit diku pranë, pastaj dëgjoi zërin e largët të saj:  -Vazhdo!- Albert Morina u kollit një herë si për të pastruar zërin pastaj shqiptoi :      - Shkruaj në krye, “Drama e një qyteti”.      - Vazhdo! - Nëse të bie të ecësh këto ditë udhëve të qytetit të Vlorës. Pikë. Nga magnetofoni u dëgjua interviste e tij me një të moshuar. Zëri i ngjirur dhe i mbytyr i plakut, teksa i shpjegonte, i riprodhoi përsëri atë skenë të para dy ditëve. – Ka disa ditë që ora këtu ka mbetur. Pikë. Jeta këtu është tkurrër brënda damarëve të saj të përgjakur. Pikë.         Zërin e plakut tashë e kishte zvëndësuar e qara e një vajze dhe kuja e një nëneje përpara trupit të vrarë, të pajetë të birit të saj nga kushedi se kush. Një dritherimë e beftë i lëvizi nëpër tërë trupin. Albert Morina u mundua të mos e jepte veten.        - Dhimbja këtu i ka kapërcyer kufijët e saj. Pikë. Njerëzit gjithandej pyesin. Dy pika. Kush e vrau Vlorën? Pikëpyetse. Një mesoburrë që nuk donte të identifikohej më tregon me buzën që i dridhet nga tmerri i asaj që kishte parë...          Shiriti i magnetofonit lëvizte e ndrronte tabllotë. Ai dëgjoi të qarën e një fëmije, të cilit një copë predhe i kishte sakatuar pothuajse gjithe krahun e djathtë.       - Albert Vazhdo! – i erdhi që përtej zëri i largët i Evës.       - Krimi i organizuar, presje , më thotë ai duke tymosur duhan. Eva më dëgjon?       - Po. Ai edhe eshtrat i ka të helmuara prej ngjarjeve të këtyre ditëve. Pikë.         Zëri dalngadalë po i humbiste ngjyrimin.       - Albert, Vazho të lutem! C’ke kështu?    Disa sekonda vazhdoi heshtja. Albert Morina po ndjente se shikimi po i mjegullojej. Nga magnetofoni vinin ca thirrje rrënqethëse, kuje, vaje, dënesa, mallkime dhe një mori krismash pambarim.      - Albert ! Albert! Al..- vinte zëri i Evës, si një zë i humbur shkretëtirës së pafund. Eva i shqiptoi fjalët e fundit aq fortë saqë Albert Morinës iu krijua përshtypja se ajo tani kishte shkuar

198

Page 199: Novela dhe tregime  2011

vërtetë në fundin e botës e që prej andej po merrte mesazhet e tij për t’i përcjell më pas në eter. I dukej sikur po jepte sinjalin e fundit, si një SOS tëvazhdueshëm, që ajo kurrë nuk donte ta besonte. Për një moment e mblodhi veten.        - Berti fike atë tranzistorin! Fike!     - E kam lënë tek...Ti e di se si më prishet gjaku kur kur përmënd viktima. Shkruaj. Numëri i viktimave është rrënqethës.Pikë.      Nga magnetofoni u dëgjua gjëmimi i një shpërthimi bombe dhe llahtarisja e njerëzve, që largoheshin të temrruar. O zot, po thoshte me vete, kur do të mbaroj.       - Vazhdo Berti! C’paske kështu sot?   ....si armik, prasje, solli si rrjedhoj shkarjen në një konflikt... të humburit e shumave të lekëve në firmat piramidale...       - Më torturove Berti.       - Kjo është drama e një populli....     Zëri po i ngurtësohej gjithjë e më shumë dhe shikimi tashmë i ishte mjegulluar krejtësisht. Tëmthat po i buçisnin.        ... dhe gjithë kjo dramë...     Albert Morina nuk po lexonte dot më. Fletët  që po i mbante formalisht në duar i rrëshqitën e i ranë përdhe. Gjithë qënia e tij ishte larguar prej asaj dhome dhe i kishte shkuar atje ku ai kishte qënë para dy ditësh e tani sikur i fliste prej andej. Balli i ishte mbushur i tëri prej një morie bulëzash djerse akull të ftohta. Mezi po mbushej me frymë. - O zot ! C’paske kështu Berti?.... - Eva e dëgjonte shpeshtimin e zemrës së tij. Ia ndjente dihatjen e shpesht të frymëmarrjes. Ajo ia njihte atë sensin e tij të njeriut të prekshëm e gjithësesi nuk po i vinte mirë që ai po dorzohej pikërisht tani. Jo ajo nuk do ta lejonte atë të dorzohej. Mori në duar receptorin dhe i foli me gjithë fuqin e shpirtit aq sa një mën mendoj se dikush aty do ta kishte marrë për një të çmëndur. - Jam këtu Berti. Po të dëgjoj. Ti më the se kur të vije do të më tregoje gjëra interesante....     Shiriti i tranzistorit vërtitej dhe vërtitej si një burmë pa fund. Albert Morina kafshoi buzën dhe kapsalliti sytë. Receptori i ra nga dora. Ai u mbështet në fillim tek pragu i derës, pastaj me një stërmundim duke u mbajtur pas murit arriti derti tek divani. Aty u shëmb dhe pas disa minutash e mbërtheu gjumi. Nuk mbante

199

Page 200: Novela dhe tregime  2011

mënd asgjë. Vetëm sinjali i telefonit vazhdonte atë piu, piun e tij monoton.  Të nesërmen reportazhi i plotë i Albert Morinës ishte botuar në faqen e pare të gazetes. Reagimet e para kishin qënë tepër positive. Ai ishte mirpritur prej të gjithëve dhe po bënte jehonë jo vetëm në mbarë vëndin, por edhe përtej kufijëve të tij. Njëri pas tjetrit atij po i vinin mesazhe urimi dhe përshëndetjeje. Përgëzimet e para Albert Morina i kishte marrë prej dy banorëve të bllokut ku edhe banonte, i dyti që i kishte shtrënguar dorën ishte një burrë rreth të pesëdhejtave dhe më pas një veteran nga ata që e mbanin veten ende si “kockë e forte”. Më entuziast ishte treguar Avni Shala dhe Dhamo, që tek po pinte kafe tek “Rodi” e kishte ftuar në tavolinën e tij dhe Albert Morina nuk e kishte kundërshtuar. Të gjithë tregoheshin të kënaqur me përjashtim të Masar Drizës që sapo u fut në lokal dhe dalloi aty Albert Morinën, rrudhi fytyrën dhe zuri një tavolinë andej nga fundi i lokalit. Dukej qe e kishte lexuar edhe ai reportazhin dhe ishte bërë meit në fytyrë. Alberti nuk ishte në gjëndje të pohonte se botimi i atij artikulli i kishte bërë më të ftohta marrëdhëniet e tyre. Ai nuk e kuptonte përse Masar Driza i kundërshtonte me aq fanatizëm dhe këmbëngulje ato të vërteta, që ai ia kishte thënë edhe më pare, por që tani i kishte pasqyruar nëpërmjetë gojës së qytetarëve të VLorës në artikullin e tij. Nuk e kuptonte përse i merrte sit ë pavërteta ato që ai I kishte përjetuar vet dhe sit ë vërteta ato që servirnin nëpër shkrimet e tyre gazetarë që shkruanin nga zyra e tyre. Albert Morina nuk kishte përse ta kërkonte tek vetja ftohjen e asaj atmosphere, që dalngadalë po shkonte drejtë një ngrirjeje të plotë. Ai i kishte respektuar bindjet e Masar Drizës dhe për sa ai ki-shte patur të drejtë, e kishte mbështetur dhe ishte prononcuar pa dallime partiake në mbrojtje të qytetarit dhe vlerave të demokracisë, por tani ai nuk mund të heshtëte përpara këtyre të vërtetave, përapara atyre pushtetarëve të papërgjegjshëm që me dashjen e tyre apo pa dashje e kishin çuar vëndin në buzën e një honi të rrezikshëm. Të futurit në rrugën e mashtrimit, ai nuk kishte për t’ia falur kurrë vetes, sikur ti dhuronin dhe gjithë thesaret e botës. Natyrisht Albert Morinës nuk i erdhi mire prej qëndrimit të mbajtur ndaj tij të Masar Drizës, i cili nuk dha asnjë përshëndetje kortezie.

200

Page 201: Novela dhe tregime  2011

           - The whole town was talking abaut for you. The ship went under,)1 - tha Dhamua, që e kuptoi përnjëherë mërzinë e Albert Morinës

1-      Lëre!. Gjithe qyteti flet per ju. Anija u fundos.

Kapitullli  XV 

      Mitingu që ishte planifikuar të zhvillohej në lokalin e Vasil Mikloshit, për shkak të pjesmarrjes së madhe dhe interesimit të banorëve  u zhvillua në sheshin e madh të parkimit të makinave, që ishte pronë e Tomorr Hashovës. Dikur ajo pjesë toke kishte qën e mbushur me ujë dhe aty nga vitet shtatëdhjetë ishte mbjell me plepa, por me ndrrimin e sistemit epidemisë së madhe të shkatërrimit dhe të prerjeve nuk i shpëtoi dot as ky pyll i vogël, që më pas i erdhi për shtat ish pronarit të ligjshëm. Përpara  godinës që sherbente jo vetëm si administratë dhe vënd roje, por edhe si bar në pjesën e pasëme të saj, u mblodh një turmë e madhe njerëzish, të tërhequr nga pamja e një podiumi të improvizuar, të zbukuruar me flamujtë e partisë dhe me banderola ku shkruhej: “Fitore mbi vjdhësit”.“ Poshtë inspiruesit e firmave piramidale” “ hajdutët në burg” etj. Nga të dyja krahtë e podiumit ishin instaluar kamera të televizioneve qëndrore dhe një kameraman tjetër i televizionit lokal lëvizte sa nga njëri cep në tjetrën për të pasqyruar sa më mirë takimin në emisionin e lajmeve. Kameramani i televizionit lokal hera herës gjente kohë dhe diç bisedonte me Albert Morinën që asaj dite si kishte ardhur më shpejtë se zakonisht nga Tirana, i shte përgjigjur me një " Po" telefonatës se kameramanit.     Zana Petrushin publikut të mbledhur në shesh ia  prezantuan si një  zonjë të denjë për të mbrojtur interesat e komunitetit, me

201

Page 202: Novela dhe tregime  2011

shpirt të madh sakrifice, kuturë të gjërë dhe vizion të qartë për të ardhmen.           Që prej mitingut të parë të mbajtur para një jave me një grup banorësh në një tjetë zonë periferike të ish kënetës, ajo kishte krijuar një përfytyrim disi më të qartë mbi problematikën dhe atë ditë kishte ardhur më e përgatitur pë tu ballafaquar me elektoratin ku edhe do të kërkonte votën e tyre.     - Për besë or mik, kjo qënka e mirë për fotomodele. Mirë e thashë ? - i tha shokut të tij një rreckaman që qëndronte në ball të turmës.     - Mirë e the mor vllau im, por tani ata që janë ustallarët e këtyre punëve i duan dhe të kolme helbete, - u përgjegj tjetëri: - Të ndershmin nuk e gjen tani edhe sikur ta kërkosh me qiri në dorë. Këta të gjithë vetëm din të gënjejnë. Kjo zonjusha që po flet më vrafshin mua për gomar nëse ka hedhur një herë firmën në bordoro. Si ka thënë kush puna e mbarë hej tungjatjeta dhe nga kjo të shpresojmë ne? Sa lodh fytin kot për mua. Këto punë duan burra dhe burra me bole.    - Me firmat piramidale ata i morën dhe qindarkëne fundit qytetarit, atë qindarkë e kishin vënë me djerën dhe gjkun e tyre nëpër udhët e botë. Kjo është e pafalëshme motra dhe vëllezër....- vazhdonte të fliste zonja kandidate Zana Petrushi e skuqur dhe bërë flakë në fytyrë. Dukej sheshit se i mungonte përvoja e duhur për të komunikuar përpara një mase kaq të madhe njërëzish.Ndërsa dy burrat që qëndronin në rreshtin e parë të turmës vazhdonin ende të bisedonin e të hidhnin romuze.      Një burrë  rreth të tridhjetepestave, që ishte veshur me një kostum gri i cili i rrinte bukur mbas trupit, me një këmishë të kaltër spic ku përpara spikaste një kollaro po e kaltër po më e theksuar se ngjyra e këmishës dhe që në pamje të parë të krijonte përshypjen e ndonjë zyrtari të lartë, u shkëput nga rreshti i parë i podiumit ku kishte zënë vënd  ju afrua burrave rreckaman që bisedonin në rrershin e parë të turmës. - Ju lutem zotërinjë, mbani pak qetësi! Mos e pengoni zonjën e nderuar të flas ! - tha ai hijerëdë me zë të ulët. – Ju lutem zotëri ! Ju lutem ! Ky zotëri që dukej aq serioz e hiqte veten  për patriot të flaktë, qytetarët e mbanin mënd mirë që prej demonstrimve që bëheshin shkurtit të ftohtë të vitit të shkuar kur dilte dhe udhëhiqte njerëzit që mbushnin atyre ditëve rrugët të indinjuar

202

Page 203: Novela dhe tregime  2011

kundër falimentimnit të firmave private.- Mbaje rregullin ti mor zotni, por jo të vish e të më poshtërosh mua. - Burri që ishte në rreshtin e parë dhe po bënte më tepër rrëmujë nga dy të tjetët ju drejtua zotërisë, që kishte hyrë aty pë të vendosur qetësine,i shqiptoi ato fjalët e fundit ngadalë dhe me një ngrefosje prej fodulli. Limoz Nika e nuhai që situata po shkonte drejtë konfliktit, u hodh me vrap dhe iu përgjigj me të njëjtin ton: - Kur të të kerkosh fjalën, mund të bësh ç'do lloj pyetjeje, vetëm bë kujdes ama të mos na krijosh rrëmujë këtu nëse të pëlqen, në të kundërtën ti dhe shokët tuaj jeni të lirë të shkoni andej nga kini ardhur.     Replikat dhe thumbat me zë të tre burrave, e hutuan disi zonjën Zana që vazhdonte të fliste me një ton zëri të lartë, megjithatë  ajo nuk e humbi ekuilibrin dhe e vazhdoi fjalimin e saj : - Të nderuar bashkëqytetarët e mi! Unë u poremtoj se do të jem kurdoherë pranë jush, pranë halleve dhe problemeve tuaja.     Në shesh shpërthyen ovacione dhe duartrokitje. Pastaj e mori fjalë zotnia me kostum gri i cili tha se në emër të kandidates pë deputete këkonte të dëgjonte mendimin e tyre dhe se që tani do të mbaheshin shënime për t'i vënë ato në zbatim. I pari e mori fjalën një një burrë i gjatë, i parruar që prej mëse një muaji me sy të futur thellë zgavërave të tyre, që kishte pak minuta që kishte ardhur dhe ishte futur në mes të turmës.   - Si keni menduar ju zoja e nderume kandidate të na zgjidhni problemin e ujit të pijëm dhe të kanalizimeve që po na mbysin, per te mos u pyetur më pas se ç’do të bëni me energjinë elektrike në këtë zonë që rritet dita ditës ?   -  Eshtë e vërtetë, or lum miku. Këta boll premtime jan tu na ba, por punë e hair prej  këtyne na nuk po shohim kërkund. Vin këtu sa marrin votat tona e mandej as që u bie ma mendja per ne. – u hodh një tjetër burrë paksa më i moshuar se i pari.    - Mshele mor ti, sa t'ma kthej mu zonja e nderume kandidate përgjigjen, - e ndërpreu burri i gjatë tjetrin që mbështeti fjalët e tij.    Në shesh shpërtheu e përshkoi turmën përnjëherë si një fuçi benzine e ndezur enkas një valë pakënaqësie disaprovuese e shprehur me të pëshpëritura të turbullta. Për një moment përreth u krijua një situatë e nderë . Burri me kostumin gri dhe dy djem të

203

Page 204: Novela dhe tregime  2011

tjerë që e nuhatën përnjëherë se ata kishin ardhur aty për të prishur mitingun me gjithë pronarin e parkingut, Tomorr Hashovën, gjithë duke harruar dinjitetin e tyre, si pa gjë të keq hynë në mes të burrave që vazhdoni ende të llomotisnin me fjalë pa krrëfarë lidhjejej  dhe u  dhanë urdher  “të mbyllnin gojën” . Kandidatja për deputete që nga podiumi i improvizuar vazhdonte të qetësonte turmën e irrituartë të pranishmëve për të mos lejuar që situata të degradonte në përleshje grushtash e shqelmash.     Gjatë kësaj kohe Albert Morina nuk kishte mbajtur as edhe një lloj shënimi. Ai i imponur edhe prej faktit se kishte fare pak të njohur në atë zonë të qytetit, kishte qëndruar i qetë, ngjitur në platformën e parë të shkallëve që të çonin tek restoranti i parkingut dhe që andej kishte ndjekur gjithë mbarvajtjen e mitingut. Ajo që i kishte bërë më shumë përshtypje dhe që si kishte lënë shije të mirë ishte meftësia e organizatorëve, që nuk i kishin marrë që me kohë masat për të mos lejuar që brënda radhëve të simpatizantëve të tyre të depërtonin dhe njerëz me qëllime të këqia. Po ndjente një lloj keqardhjeje për zonjën Zana me të cilën ishte takuar jo më shumë se dy tri herë dhe nuk mund të thoshte se kishte ndonjë mendim të keq për të, por përkundër edhe ai ndonse nuk ishte partiak e kishte mirëpritur kandidimin e saj. Kur në shesh u rivendos qetësia dhe burrat që nuk kishin pranuar të largoheshin, heshtën. Zana e mori fjalën përsëri duke thënë :      - Të nderuar bashkëqytetarë, unë jam një grua si të gjitha vajzat, motrat dhe gratë tuaja. Jam e angazhuar tu dëgjoj me vëmëndje dhe tu jap përgjigje gjithë shqetësimeve tuaja, vetëm ju lutem me qetësi dhe përgjegjësi qytetare. Nuk duhet të harrojmë traditat e të parëve tanë. Edhe në kuvendet e burrave fitej, diskutohej dhe merrej përgjigje me radhë. Ju lutem ta respektojmë njëri tjetrin dhe pse kemi bindje dhe pikëpanje të kundërta.Këtu jemi për një qëllim të pëbashkët. Nëse ndokush nuk është i interesuar për këto është në të drejtën e tij të largohet. Ju falemnderit !      Sheshin e kishte pllakosur heshtja.     Albert Morina ngriti kokën dhe si i hodhi një vështrim tej e tej turmës së njerëzve që qëndronin kokëulur e hodhi shikimin përtej murit rrethues të parkingut, andej nga rruga të çonte për tek

204

Page 205: Novela dhe tregime  2011

dogana. Diku në një anë të saj, parkuar pothuajse ngjitur me murin e shkollës tetë vjeçare "Hasan Koçi" ai dalloi dhe njohu makinën e Sokol Nerënxit.

   

Zeri i dashurise.

Atij mëngjesi gjumi më doli më shpejtë se zakonisht. U hodha nga shtrati dhe porsa dola në dritare, vure re se qielli ishte plot yje dhe se mbi asfaltin e trotuarit rreshqiste ngadalë një fasho e hollë mjegulle, gati- gati si prej tyli. Më pëlqenin mëngjeset e qytetit tim të vogël. Dhe kur ishin të fto-hta ditëve të dimrit, ato seç mbartënin brënda tyre një lloj trishtimi të heshtur, që i shkonte për shumë shtat gjëndjes dhe natyrës sime. Dikur një shoqja ime e klasës, në vitet e gjimnazit më kishte quajtur “ Bukuria e trisht”, nofkë që edhe ai kishte filluar ta përdorte rëndomë, sidomos ayre diteve të fundit kur do të largohej nga qyteti për të shkuar si emigrant. Nuk di përse edhe mua më pëlqente të më quante ashtu. Mendova të shtrihesha përsëri në shtrat, mbase vetem e vetem për të medituar disa çaste me

205

Page 206: Novela dhe tregime  2011

veten, derisa të zbrdhte agu i parë dhe më pas, të merrja dalngadalë rrugën për ta pritur diku tutje, atje ku zakonisht zbrisnin dhe nisesish autobuzët, që sillnin udhëtarët e linjave të largëta. Mbulesat nuk e kishin humbur ende ngrohtësinë e trupit tim. Nga komodina e vogël, pranë kokës së krevatit, mora librin që kisha lënë prej se mbrëmshëmes me mendimin për të lexuar diçka sa për të shtyrë minutat. Mendoja se duke lexuar poezit e tij do ta sillja më pranë kohën. Ishte libri i tij i dytë që botonte në harkun e një viti dhe unë as që kisha patur mundësinë ta falenderoja nga afër. Ai kishte mbi tri vjetë që ishte larguar dhe që prej asaj dite nuk ishte kthyer më kurrë. Ato tri vjetë më ishin dukur gati si një dekadë e tërë. Më kishte marrë malli. Kohëve të fundit ai kishte nisur të shkruante shumë poezi dhe në ç'do varg të tij, mua më dukej sikur shihja veten time, sikur ai ato poezi i shkruante en-kas për mua dhe kjo më bënte të lumtur dhe në një farë mënyre të mos e ndjeja aq shumë zbrazëtinë e ditëve dhe largësin e tij. Kisha tri vjet pa i’a parë fytyrën dhe here-herë e përfytyroja disi më të burrëruar, më të heshtur dhe më të vëmëndshëm. Nuk ishte faji i tij, që nuk kishte mundur të vinte qoftë edhe një here të vetme, pasi administrata komunare e atij shteti te huaj ende nuk ia kishte plotësuar te gjitha dokumentet e domosdoshmet të lejeqëndrimit. Rendomë porsa takoja emigrant të kthyer, pas përshëndetjeve te rastit, për të parën gjë që i pyesja ishte problem i shqytimit të dokumnetave. Mbështeta kokën në jastëk dhe e hapa librin në faqen ku e kisha lënë. Ishte një ndër poezit e tij më të bukura. Nuk ngopesha duke e lexuar. Sa më shumë që e lexoja, aq me e bukur më dukej. Kjo ndoshta vinte nga malli që kisha për të, apo ndoshta sepse aty ai kishte përmëndur dy herë emrin tim dhe i këndonte një dite, që me të vërtetë kishte mbetur e pashlyer në kujtesën time. Ndoshta ajo ishte dita më e bukur që kisha kaluar me të gjatë atyre muajve të njohjes sonë. Me dukej sikur bashkbisedoja me të, sikur puthesha e përqafohesha fortë, sikur e pështillja me krahtë e mi derisa ai bëhej njësh me mua. Befas ndjeva sikur dikush më therriti në

206

Page 207: Novela dhe tregime  2011

dritare. Ishte zëri i tij !? Mos valle ai kishte dashur të më bënte ndonjë suprize të rastit, nga ato, që ai i kishte patur të zakonshëme në kohën kur ishte ketu? Dhe atëherë kështu bënte. Nuk më thoshte kurrë që do të vinte, veçe kur i’a dëgjoja fëshëllimen e bukur, një melodi e një filmi, që ne të dy e kishim për zemër. Atëherë shkonim shpesh në kinema, që ishte dhe e vetëmja në qytet, por kurrë nuk uleshim pranë njëri tjetrit. I druheshim fjaleve, thashe-themeve. Qyteti yn i vogël ishte i mbushur i tëri me fjalë dhe thashetheme. Kjo vinte ngaqë njerëzit nuk kishin se me çfarë ta mbushnin boshllëkun e ditëve dhe merreshin me fjalë. Më të rëndomtat ato ishin për ne vajzat. Sikur ne vinim nga një botë tjetër dhe jo të ishim të bijat apo motrat e tyre. Një mikesha ime në lidhje me këtë më kishte thënë se kjo eshte nje dukuri e rëndomtë në qytetet e vogëla. Për ne vajzat kjo ishte edhe më e rëndë. Nuk them se nuk ishin thyer disa tabu, por tabu të tjera rëndonin shumë më tepër mbi ne të rejat. U hodha nga shtrati dhe zgjata kokën poshtë dritares, por nuk vura re asnjë frymë njeriu. Kush vall më thërriti !? Të ishte një vegim, apo mos vallë më bëri veshi i përgjumur i mëngjesit? Jo, thashë me vete, isha e bindur që e kisha dëgjuar zërin e tij, që po thërriste poshtë dritares, ashtu siç më thërriste mëngjeseve kur shkonte për në punë. Ngrohtësia dhe trishtimi m’u derdhën përsëri nëpër trup. Në trotuar luanin deget e blirit me lulet e tyre të bukura, që porsa kishin çelur. E kuptova që isha zhgënjyer, prandaj me një inat që më hypi aty për aty i’u drejtova blirit të pafajshem, blirit që rrinte përpara ballkonit tim tepër krenar dhe hijerënd. Isha e vogël kur puntorët e gjelbërimit i mbollen ata blir anës trotua-rit. Mbaj mënd që babai iu lut përgjegjësit të tyre të vinte edhe një bli përpara ballkonit ton. Ai nuk i’a prishi. Babait as që i shkonte ndër mënd se kur të rritej ai bli, do të bëhej strehëza e dashurisë sime. Kishim lënë shumë kujtime të bukura nën kuroren e tij. Ai ishte dëshmimtari i vetëm i të gjitha bisedave tona, gjithë psherëtimave të mbytura. Ndoshta edhe nga ky shkak ajo pemë më pëlqente nga gjithë pemët e tjera të qytetit. Hera herës më

207

Page 208: Novela dhe tregime  2011

dukej se isha e lidhur pazgjidhmësisht me të. Përse luan me mua, o bli? Perse? – e pyeta thuajse gati gati me zë, sikur t’i flisaj një miku tim më të mire, të cilit ia kasha treguar të gjitha të fshehtat e mia. – C’të kam bërë që nuk më lë në trubullirën time të mëngjesit.? Nuk m’u pergjigj, por shkundi krahte, sikur donte të më thoshte se ashtu i pelqente, se edhe ai e dinte që pas e shumta nja dy tri orëve do të vinte ai, të cilin unë e prisja me padurim, por pash që nga krahtë e tij fluturuan dy zogj të vegjël. Mua mu bë sikur ishin dy nga ata zogjtë, që ai i gjuante dhe i mbante te mbyllur në kafaz, por që prej ditës që unë i thash të mos i zinte më zogjtë dhe ti burgoste, edhe ai i la të lirë dhe ata tani vinin pa frikë në blirin përball ballkonit tim, sikur donin të më falenderonin përzëmërsisht për kujdesin që kisha treguar ndaj tyre e njëhkohësisht të më risillnin në mëndje kujtimin e tij. Zogjtë mblidheshin shpesh aty dhe cicerimat e tyre vërteë se përese më kujtonin gjithmonë ditët e bukura që kasha kaluar me atë. Dalngadale agu i mengjesit po largohej dhe tok me të edhe ajo vello e hollë mjegulle, që tani rrinte pezull vetëm mbi shtratin e lumit. Njerëzit kishin nisur të mbushnin rrugën.Vetëm një rrugë kryesore kishte qyteti yn i vogël dhe ajo zgjatej paksa më tej sa gjatësia e pallateve tona trikatëshe dhe përfundonte tek godina e hotel-turizmit siç e kishim quajtur ne, që kishte pak kohë që ishte ndërtuar. Hotel turizmi ishte e vetmja godinë e bukur , por që ne vajzat kurrë nuk patëm kënaqësinë të uleshim në barin e tij për të shijuar një kafe. Shumë syresh nxitonin të ngrinin qepenat e dyqaneve, të tjerë me bukën nën sqetull shpejtonin hapat për të shkuar për në punë e disa të tjerë per te bere ndonje pazar të shpejtë. Unë mbylla dritaren dhe librin e vura mbi kom-odinë. Sa do te deshiroja te ishte zeri i tij. Sa do te doja te vinte. Të vinte ashtu siç erdhi atë mëngjes aq papritur, duke qeshur dhe tallur me erën e marrosur. Ishte ditë dimëri dhe dëbora e parë e kishte zbardhelluar qytetin tonë të vogël. Debora ishte një gjë e zakon-shëme për ne. Ajo zinte të shtronte që nga fillimi i nëtorit, por kjo gjë nuk di përse asnjëherë nuk na zëmëronte, por përkundër,

208

Page 209: Novela dhe tregime  2011

ndjenim kënaqësi kur e shihnim që kishte shtruar rrugët dhe mbuluar çatitë e shtëpive tona. Më kishte thënë se do të shkonim për të jetuar në një qytet tjetër, në një qytet me det. Ai e kishte për shumë zemër detin, ndërsa unë dhe pse e doja jo më pak se ai detin dhe kisha një adhurim të pashëmbullt për të, përsëri e kundershtoja. Nuk doja të largohesha nga qyteti im i vogel, ku më njihnin dhe njihja pothuajse çdo gur.Nuk doja të largohesha nga rrugica ime e fëmijërisë, ku kisha kaluar tërë jeten time të bukur. Unë e doja qytetin tim të pastër dhe aromëmbël për shkak edhe të luleve të shumta që i gjeje kudo në çdo cep të tij. Nuk i thoshin me kot dhe “Qyteti i Luleve”. Më dukej sikur po të lar-gohesha prej tij do të lija pas pjesën më të madhe të trupit tim. Atë ditë ishte tepër i mërzitur Doja të bëja diçka që t'ia largoja vëmëndjen, t’a ktheja në normalitetin e tij të zakonshëm, por e kisha tepër të pamundur. Ai e kuptoi dhe befas më hodhi dorën në qafë, Nuk m’a kishte bërë kurrë më parë një gjë të tillë dhe mua atë çast sikur më shkuar një mori drithërimash të nxehta nëpër të gjithë trupin. Papritmas, ndërsa unë po përjetoja atë çast fatlum, më puthi lehtaz në cepat e buzëve. Një mënd m’u duk sikur gjithë bota u rrotu-llua rreth meje dhe atij. Mu duk vetja sikur nuk isha veçse e tëra një elips me dy qënda të barazlarguara nga njëra tjetra, ku njëra më tërhiqte në krahun e arsyes, ndërsa tjetra në atë të ndjenjave dhe ndonse e dinte që unë nuk kisha për t’ia kërkuar kurrë arsyen, më tha se përse nuk e kisha pyetur mbi ate ç'ka e mundonte. Nuk kam patur kurrë dëshirë që t’i lëndoj njerëzit. Kam pritur që gjithçka të shkojë brënda llogjikës së vet dhe vërtetë, kur ktheva kokën dhe e pash në sy, vura re se ata ishin mbushur dhe loti gati - gati nuk po dilte. Me tha se kishte shtruar nënë në spital dhe e kishte tepër rëndë. Pas një jave ajo ndrroi jetë. E përjetova me dhimbje humbjen e nënës së tij dhe pse ende nuk isha bërë nusja e saj, përsëri më dukej sikur edhe ajo kishte hyrë brënda jetës sime dhe ndjeja detyrimin që më takonte të bëja ndaj saj. Në përcjellje asaj dite ishte mbledhur gjithë qyteti. Ishte një traditë e hershëme kjo në qytetin tonë.

209

Page 210: Novela dhe tregime  2011

Edhe ata që nuk i njihnim ose i njihnim pak, në përcjelljen për në banesën e fundit merrnin pjesë të gjithë. Enkas vesha një bluzë blu. Ai qëndronte në krye dhe kur të ndjerën po e mbulonin me dhe, më rroku me sy. Ishte e çuditeshme se si më gjeti mes asaj morie njerzish, që kishin ardhur në përcjelljen e saj. Atij moment më tradhëtoi fytyra dhe loti e ndjeva dëshirën për t’i shkuar pranë dhe për ta përqafuar fortë, Më dukej se me atë veprim do t’ia largoja sadopak dhimbjen që ndjente, ashtu siç do të bëja sikur të isha pjesë e familjes së tij, por një grim më mbajti, hezitova me mendimin se një gjë e tillë e parakohëshme do të ngjallte më pas debate të shterpëta. Pas disa muajësh ai u largua. Mori rrugen e mergimit. Diten e fundit te ndarjes me la ne duar nje tufe me letra, ku kishte shkruar disa poezi. Qe nga ajo dite nuk e kam takuar me kurre, por zeri i tij me duket sikur gjithmon me therret. I therrase edhe une, por nuk e di, ai e degjon apo jo zerin tim. Tani pothuajse i’a kam harruar timbrin. Kur botoi librin e pare ne ate qytet te larget, ma dergoi me nje shoqen time. Perse po i sillja nder mend gjithe keto kujtime? Padashur syte me shkoje tek vazua mbi komodinen tjeter.Eshte nje vazo e bukur porcelani. Ai ma dhuroi si kujtim ne vitin e parë të dashurisë sonë, ditën e 14 shkurtit.. me keqardhje vura re se petalet e saj kishin filluar të thaheshin. Kjo më trëmbi. Sikur të gjitha lulet e ballkonit të më thaheshin, vetem kjo jo. I hodha dy gota ujë, pastaj hapa derën dhe dola në ballkon. Nga ballkoni shihja gjithë qytetin dhe pothuajse pjesën më të madhe të luginës dhe një pjesë të lumit , që fshihet pas rrapishteve shtatlarta. Ballkoni i apartamentit tim mbl-edh brenda vetes gjithë ledhet e arave, taracat me vreshta dhe me tej kodrinën e mbjell me drurë mollësh dhe qershish. Era e freskët që zbret nga korija, shkund lulet e qershisë mbi flokët e mi të pakrehur. Marrë frymë me gjithë forcëne mushkrive dhe ndjej lirimin e damarëve, pastaj tingujt e një kënge të largët, që për çudi më sjellin ndër mënd atë kengëne bukur, që këndonte ai kur vinte për të më marrë, kur unë sapo mbaroja orën e fundit të mësimit. Disa çaste u solla pa asnjë lloj motivi nëpër dhomën time

210

Page 211: Novela dhe tregime  2011

të heshtur. Isha krejt e pa përqëndruar dhe habitesha se si zëri i tij ende vazhdonte të më vinte si një jehonë e largët, që tretet dhe humbet thepisjeve të malit. Akrepat e orës po shënonin 7.30 dhe unë duhet të nxitoja, të kapja orën e mësimit. Duhet të ndihesha e qetë përpara nxënësve të mi. Nuk them se kishte nga ata që nuk e dinin lidhjen time me atë, por deri në ato momente askush nuk m’a kishte zënë në gojë. Vetëm nënës i isha hapur, por ajo dhe pse nuk më ngrinte ndonjë pretendim të sajin për atë djalë, se pse e shihte si me dyshim këtë lidhje timen me të dhe ngaherë më qortonte se po humbisja raste mjaftë të mira, që rrallë mund ti afrohen një vajze të një qyteti të largët. Unë qeshja me nënë dhe kisha kundërshtuar mbleserit e saj te vazhdueshme. Edhe pse i’a kuptoja shqetësimin, përsëri e kundërshtoja me natyrën time që atë e kthente përsëri në gjëndjen e zakonshëme. Isha e bindur se ai nuk kishte për tu shkëputur kurrë nga jeta ime. Ndjeja se isha perflakur në fytyrë. Futa me të shpejtë ditarin në çamtë dhe zbrita shkallët e pallatit. Ecja dhe në buzë mërmërisja copreza nga poezit e tij. Befas pas kembeve te mija, frenoi zhurmshëm një makinë e vogël. Një mesoburr doli me vrull nga dera e parë dhe u lëshua drejtë meje, sikur donte të më përpinte të tërën. Më ra çamta nga dora dhe ndjeva më tepër se frikë, një drithërimë në trup, drithë-rimën që ndjen çdo vajzë e pambrojtur përpara një bishe. Nuk mund të thosha asgjë veçse një “ Më fal “ ndërsa mblodha duart grusht përpara fytyrës. Ai qëndroi përpara meje si një rrap i përzhitur flakësh, bëri vetëm një hap dhe u lëshua i tëri, sikur ai breshëri që shkarkohet nga retë dhe tha me një ton, që më bëri t’a përmblidhja veten. “ Eh moj mësuese……nuk ke faj ti. Fajin e ka “Zeri i dashurise”. Të gjitha vajzat e moshës suaj nuk kanë faj. Zëri i dashurisë e ka fajin”. Për habin time fjalët e tij sikur më ledhatuan. Doja t’a falenderoja, t’i thosha se me të vërtetë atij mëngjezi më kishte thirrur zëri i dashurisë, por ai u largua duke më lënë në vetmin time të plotë dhe me zërin që më jehonte brënda trupit. Kur hyra në oborrin e shkollës dikush më tha se më kërkonin në telefon. Telefoni ishte në zyrën

211

Page 212: Novela dhe tregime  2011

e drejtorit dhe ai porsa më pa, doli jashtë duke më thënë: “ Prit se dikush që të kërkonte do të marrë përsëri”. Nxorri një buzëqeshje të ëmbël, pastaj tërhoqi derën pas krahëve. “ Alo, të pres tek……. Zëri i dashurisë nuk më kishte gënjyer……………….

   

Fati i një emigranti

 

Ishte pothuajse mesnatë.Si gjithë ato mesnatat e zakonshe kur ai kthehej nga ajo punë e dytë që bënte në një pu-nishte të vogël ku përpunoheshin e prodhodheshin qese celefoni të madhësive të ndryshme, që të nesërmen shkonin nëpër dyqanet e mishit. Aleks Nepishta ecte nëpër rrugën e zhurmëshme me ndjesinë sikur po shkelte perms një sha-kullime shkëndijash që përhapeshin të çekuilibruara, pa drejtim. Diku mori për nga metroja, ku kapi tramin e heshtur të radhës, që shkiste si një hije nëpër tubat e vaisur mirë për në brëndësi të nëntokës. Sa më shumë që trami i afrohej qytetit, aq më shumë Aleksi po ndjente një ngushtësi në gjoks. Po bëhej afro një javë që Stelën e kishin çuar tek Zana, e morta e vetme e Lindës, që jetonte diku në njërën prej lagjeve të Firences. Ishte i bindur që si Kliti  edhe ajo diçka kishin nuhatur, pasi këtë gjë ai e kishte vënë re në sjelljen e saj të mbyllur dhe të qënit larg çapkënllëqeve të moshës. Familjarisht ata po bënin mbi tri vjetë që kishin gjetur një apartament në këtë qytezë të vogël. Vet Aleksi së pari kishte

212

Page 213: Novela dhe tregime  2011

filluar të punonte në një firmë ndërtimi dhe kishte qënë i kënaqur me pagën që merrte. Në fillim kishte filluar të punonte si puntorë ndihmës në shtrimin e pllakave, por më pas, fal përkushtimit dhe mprehtësis së tij, ai ishte kthyer në një usta të mirfilltë. Por jo gjithmonë  arrinte të siguronte punë dhe ndërprerjet e vazhdueshme, u kishin sjell në jo pak raste anomalira në përballimin e jetesës në familje. Aleksi pas disa kohësh, si kishte krijuar dhe një farë emri të mirë kishte shpresuar që pas disa muajsh të kapte një vënd pune në njërën prej firmave më të dëgjara të ndërtimit në qytet e aty e kishte të siguruar punën e pandërprë. Djalin e kishte në vitin e dytë të shkollës së mesme, por ndonse ai ishte tepër i shkathët për moshën, vinte i pakët në trup dhe kjo sikur e trishtonte atë disi, por ngu-shëllohej me mbarvajtjen e tij tepër të mirë në mësime. Dhe pse me këto vështirësi, jeta e tyre familjare kishte rrje-dhur e qetë, e harmonishme dhe pa shumë telashe. Gjithçka kishte ndryshuar më pas, kur një mbasdite teksa ai ishte kthyer nga puna, Linda i kishte thënë se Lluka, një miku i tyre i vjetër e kishte marrë në telefon dhe i kishte premtuar një vënd pune me një pagesë të kënaqëshme në hotelin e tij. Njohja dhe miqësia e tyre me familjen e Llukës ishte bërë në rrethan fare të papritura, që kurse ata jetonin në të njëjtin qytet ,shumë vite para emigrimit. Lluka kishte ardhur ne Itali qysh me emigrimin e marsit dhe ishte rregulluar për mbrekulli. Punët që në fillim i kishin ecur mbroth dhe tani ai kishte mundur të nxirrte një liçencë e të blinte një hotel jo me shumë pretendime, por gjithësesi të mirë për të. Në fillim Aleksi kishte patur një çast ngurrimi meqënse edhe  Kliti kishte filluar një punë në një piceri fare pranë, por  ata kishin vendosur që gjithë çka ai do të merrte, ta përdorte pë vete dhe shkollën, kështu që ai nuk i kishte mundur t’i shpëtuar dot tundimit. Të nesërman pa më të vogëlin ngurim, ata kishin marrë makinën, një fiat punto, të cilën ai e kishte blerë për njëmijë euro dhe të gëzuar sa më s’ka kishin nxituar drejtë e tek hoteli i Llukës, që për hir të së vërtetës duhet thënë se në pamje të parë nuk dukej dhe fortë keq e për më tepër që ishte jo shumë larg prej vëndit ku ata banonin. Me motorrin e saj Lindës nuk do ti duheshin më shumë se tridhjetë minuta për të qënë aty. Aleksit i erdhi ndër mënd si një pasat filmi dita kur së bashku me Lindën ishin nisur për atje. Me të mbrritur, ata ishin ulur diku në njërën

213

Page 214: Novela dhe tregime  2011

prej tavolinave jashtë në një platform betoni të mbuluar prej një tende druri të punuar bukur dhe me shumë shije. Megjithse në lokal kishte pak njerëz  atyre  u ishte dashur të prisnin aty nja njëzetë minuta të mira, derisa tek dera e hotelit ishte shfa-qur Lluka me të shoqen Dritën, një grua rreth të dyzetave, e shëndetëshme me një fytyrë të bardhë e me ca sy gri. Nga sa e mbante mend Aleksi ajo kishte ndry-shuar shumë që prej kohës që ai e kishte pare pë here të fundit. Ishte bërë më e shëndetëshme dhe kishte nisur të fliste më tepër nga çduhet të fliste një grua në një rreth miqësh. Meqënëse kishin kohë pa u takuar, kujtime të kohëve të shkuara kishin ringjallur bisedën e tyre. Hera - herës ato shpërthenin dhe me të qeshura. Pas disa çastesh Drita kishte hyr direkt e në temë. Mënyra se si ajo u’a kishte paraqitur gjendjen në hotle dhe punët që do të bënte aty Linda, e kishte bërë Aleksin të ndjente një lloj optimizmi, aq sa në një farë mën-yre dhe ata e pranuan ofertën pa më të voglin hezitim. Pastaj kur pothuajse gjithçka kishte mbaruar, si për të shtyrë edhe disa minuta kohë, biseda e tyre kishte rrjedhur duke u përqëndruar më tepër në gjëra fare të pa rëndësishme.  që kishin të bënin me fëmijët, me prindërit dhe të afërmit që kishin kohë pa i takuar, atje në Shqipëri. Aleksit po i kujtohej se si Lluka fliste më tepër për vështirësitë e mëdha të punës e në tonin e zërit të tij të krijonte përshtypjen sikur thuajse kishte mbetur në pikën e hallit për shkak edhe të një kredia që kishte marrë para disa muajve, të cilën e kishte përdorur tërësisht për rikonstruksionin e hotelit. Si Drita ashtu edhe Lluka as që ia kishin zënë në goje Aleksit vdekjen e të vëllait, thuajse nuk kishin dijeni fare mbi të dhe kjo atij i kishte lënë një shije të hidhur. Aleksi po sillte ndër mën se si atyre minutave , gjatë atyre bisedave boshe po e humbiste dalëngadalë durimin dhe përqëndrimin. I bëhej sikur po dilte jashtë realitetit, aq sa një çast kishte menduar se nuk ishte më aty trupërisht, por diku përtej, larg një vëndi të panjohur e me njerëz krejt të panjohur. Sikur po provonte një ndjesi larg asaj që kishte sjell ndër mënd para se të nisej e të mbrrinte aty. Së fundi, si kishin vendosur që të nesërmen Linda do të paraqitej në punë mbasite, ata ishin ndarë. Ajo kishte qënë dita e fundit që Aleksi ishte takuar me LLukën. Gjatë gjithë udhës së kthimit për në apartamentin e tyre ai kishte ndjente se timoni i makinës hera- herës i dridhej në duar. Gjatë asaj pjese të ditës ai

214

Page 215: Novela dhe tregime  2011

mëse një herë e kishte pyetur veten.“ Mos po bëjë një hap të nxituar” ? Pse-se së atij çasti i kishin ardhur mbrapa me mijëra e mijëra përgjigje, por që atë nuk kishin mundur ta shtynin drejtë një tjetër vendimarrje. Në mbrëmjen e ditës tjetër kur Linda ishte kthye në shtëpi, ata kishin biseduar pothuajse fare pak për problemet e punës dhe kishin rënë shpejtë për të fjetur. Fill pas një jave, Aleksi kishte vënë re një ndryshim të qëndrimit të Lindës. Ndryshim që ai e vërente jo vetëm në mënyrën e të sjellurit, por dhe në çrre-gullimet e orareve të kthimit të saj nga puna. Edhe për Klitin atij i vinte ndoshta më keq se për të shoqen. I vinte shumë keq që ishte i shtrënguar t’a fuste të birin në punë që në atë moshë, por nëse tek ai gjente ngushëllim duke e motivuar me mësimin e ndjenjës së punës dhe respektimin e lekut, të atij leku, që fitohet nëpërmjetë punës dhe djersës, për të shoqen ndjente një lloj hezitimi. “ Si do t’a largoja unë atë pjesë të trupit, që për mbi shtatëmbë-dhjetëvjetë ështe bërë gjaku dhe mishi i trupit tim? Iu kujtua të kishte thënë një ditë me vete. “Të paktën kësaj pe-riudhe do të mund të mbledhim diçka, dhe, ky mendim ishte ndoshta i vetmi ngushëllim i tij , që e bënte të largonte tërë ato mori mendimesh të zymta, që i pështilleshin dhe nuk e linin të qetë. Një njeri që e njeh deri në detajin më të vogël punën e pastryueses së lokalit nuk ka se si të mos shqetesohet. Unë përse duhet të bëjë përjashtim nga ky dualitet?, - mërmëriti gati me zë aq sa ndjeu një trëmbje dhe frikë se mos dikush aty pranë e kishte dëgjuar.” Ka njerëz që përtypin shumë gjëra në jetë, shumë gjëra të rëndësishme.” Aleksi nuk donte ta ngarkonte veten me shqet-ësime të tjera, ku përveç dhimbjes për humbjen e të vëllait, rëndonin dhe telashet e vështirësive ekonomike. Duke iu referuar karakterit të fortë të Lindës, ai nuk kisha përse të trëmbej prej asgjëje pasi edhe shumë vite më parë ishin përballuar me to, por gjithesesi, nuk e ndjente veten aspak te imunizuar.        Trami ndali dhe prej dyerve që u hapën zbritën dhe hypën të tjrë njerëz.         “ Shqetësimi është pjesë e jetës së njeriut dhe sa më i madh të jetë ai, aq më njerëzor dhe i qënësishem bëhet ai. Njeriu nuk mund të rrojë kurrë pa shqetësim. Pa të ai kthehet në një moçal të mbytur nga algat.” Ndjente një lloj fajësie në vetvete dhe i dukej sikur ajo për gjithë ç’po përjetonte asaj kohe i’a hidhte fajin

215

Page 216: Novela dhe tregime  2011

atij. Nuk mund të durote më dot atë gjëndje. Në shtëpi pothuajse gjithnjë e më tepër vetja po i dukej gati- gati si një i huaj, sikur ai nuk ishte më pjesë e tyre dhe ata sikur nuk ishin më pjesë e tij. Kishin humbur diçka apo këto ishin veçse iluzionet e tij prej një të çmënduri? Për disa ditë me radhë mes tyre kishte vazhduar po ajo gjëndje ftohtësie, gjersa një mbrëmje Aleks Nepishta nuk kishte duruar dot më dhe i ishte drejtuar të shoqes. “Nese nuk e përballon dot,lëre atë dreq pune. Ne nuk kemi për të vdekur.” Linda nuk i ktheu pergjigje. Mbase edhe ajo këto fjalë të atij i kishte marrë më tepër si trëmbje, pasiguri apo paraprit e asaj që ai mendonte se mund të ndodhte me të. Aleksi ishte i bindur se edhe ajo e kishte nuhatur atë pasiguri të tij. Atij çasti ai kishte ndjer se i kishin rrëshqitur dy pika loti mbi fytyrë dhe për tu vetpër-mbajtur, kishte  kafshuar buzën e poshtëme aq sa e kishte mavijosur. “ C’ po ndodh kështu me mua?” kishte thënë me vete duke u dridhu i tëri asaj dite. Për herë të parë sinqerisht ai kishte ndjer  pendesë për atë që kishte bërë, ose që kishin bërë së bashku. “Përse nuk ishte e thënë të mos më ndahen telashet”. Një mendim i thoshte se duhej t’i nënshtrohesha fatit sido që të ishte.            Një çift i ri pothuajse gjitur pas tij pinin cocacola dhe bisedonin me zë të lart, duke mos i kursyer të qeshurat dhe shakatë me njëri tjetrin. Aleksi veç sa i vështroi me bisht të syrit dhe bëri paksa më përpara. Vajza diç tha me dialektin e saj prej Leçianeje, por Aleksi as që ia vuri veshin. “ C’fluturon për ta, hahet”- tha me vete.”Sa familje lindin dhe shkatërrohen në ditë? A nuk të duket sikur jo vetëm brezi i ri, por e gjithë familja ka kohë që ësht goditur keqaz prej rrufeve të mallkimit? Asaj sot i ngjan veçse një skeleti të deformuar, të tretur, të cilës do ti duhen kohë për ta ringritur mbi baza të reja. Dhe ndonse të gjithë e kuptojnë,e pranojnë në heshtje këtë fakt. Njerzit  me koshiencën e tyre po e braktisin familjen. Janë të pakët ata që mbajnë qëndrueshmërinë e saj, por që edhe këta përherë ndihen të rrezikuar ja kështu si mua. Gjithnjë e më shumë po shkurtohet kohëzgjatja e martesës, ashtu siçpo bëhen të pakëta edhe lindjet. Mbase punohet me të gjitha mjetet dhe mënyrat për shpërbërjen e familjes, për braktisjen e saj.Jeta vetvetiu po shkon drejtë thjeshtësis së saj, Ajo që ka rëndësi tani është vetëm të siguruarit të një vëndi të qëndru-eshëm pune. Gjithë bota sot vërtitet rreth

216

Page 217: Novela dhe tregime  2011

këtyre dy gjërave. Sa e trishtë është të mendosh se në jetë bëhet vetëm seks, se ngarkohesh me një doze stimulant dhe më pas e lëshon veten si fllockat mbi rrjedhën e pandalshme të lumit, të dish të ngasësh një makinë, të vësh në lëvizje një levë, dhe, të mos të dish të bësh asgjë tjetër veçse të mbushësh xhe-pat me perzevativë.”          Ndësra po mendonte këto,trami bashkë me një rrymë të fuqishme ajri të ngrohtë doli dhe dhe u ndal para një shkalline vetlëvizëse, të shtruar me ca pllaka ngjyrë bronci e cila të shpinin lart, në sipërfaqe në një zonë pothuajse të mënjanuar në periferi të qytetit. Aleksi gjithë duke menduar për çka po përjetonte atyre ditëve me Lindën, priti gjersa shkallina e ngjiti lart, në ajrin e amullt të natës, dhe pastaj mori drejtimin për andej nga ku rruga kthehej e shkonte në drejtim të bllokut të pallateve ku ai banonte. Porsa kaloi kthesën, Aleks Nepishta një çast e ngadalësoi çapin, sikur befas nga kushedi se ku të që shfaqur një grumbull i madh resh të përhimta, sikur dikush , një zë i largët burri, shumë i njohur për të,por që ai qoftë prej lodhjes apo qoftë edhe prej një mospërqëndrimit, nuk po mundëte dot ta identifikonte, ta kishte thërritur në emër. Kishte pothuaj tash ca ditë që porsa kalonte pikërisht në atë vend, aty teksa bëhej gati të merrte udhën për në apartamentin e tij, nën ndriçimin e yjeve që mbushnin kupën vezulluese të qiellit, seç e ndjente veten të pushtuar prej një ndjenje të turbullt e të çuditshme. Se si i bëhej sikur një grimë para se ai të arrinte atje në të hyrë të hyrjes, dikush dilte prej andej si një grumbull avulli të ftohtë, të lagësht me një aromë përzierje dheu dhe balte, të ngrihej vrullshëm e t’i priste udhë në të dhjetat e sekondës. Herë-herë i bëhej sikur ai ajër i ngarkuar me një qetësi të jashtëzakonëshme, tamam sikur dikush të kishte qënë aty duke ndenjur në heshtje në pritje të atij e vetëm atëherë, një çast para se ai të hidhte hapat e para, ai dikush të shndrrohej në atë grumbull avulli të pa përcaktuar, për ti hapur më pas udhën e kalimit, duke e lënë një mend të topitur në hamëndësimet e tij. Nuk arrinte ta kuptonte se ç’ishte ajo fanitje e amullt dhe ajo aromë e njohur, që i shkaktonte pikërisht atë nxehtësi trupore, gati – gati si një përvëlim, që zhdukej me të shpejtë tej, përmes territ të natës, para se ai të kishte pasur kohë t’i thoshte qoftë edhe një fjalë të vetme apo t’i hidhte një sy e t’a pyeste se cili ishte ai njeri dhe se ç’kërkonte prej tij. Asaj nate

217

Page 218: Novela dhe tregime  2011

Aleks Nepishta e nga-dalsoi hapin aq shumë, sa pothuajse qëndroi në vënd. Në përfytyrimin e tij Aleksit iu bë sikur ndodhej tani pranë hyrjes dhe ndjente se që prej andej po i vinte një fëshfërimë e lehtë. Në cast iu krijua bindja se aty dikush po merrte frymë me mundim, duke lëshuar hera- herës një rënkim të lehtë, por tepër të mundimshëm si prej një të drobituri. Mos vallë ajo ishte veçse një tendosje e ajrit prej atij dikushi të paimagjinueshëm, që qëndronte aty e po e priste i heshtur pas qoshes si heshtja e vet vdekjes , apo ishte diçka tjetër? I tendosur në mendimet e tij ai bëri paksa majtas dhe atë çast masa e mbledhur e avullit të ftohtë sikur iu përplas në fytyrë dhe zëri i njohur teksa i tha “ Sa shpejtë më paske harruar Aleks,” u tret sa hap e mbyll sytë. Ai mbeti pothuajse i ngurosur në vend. Aleksi vuri duartë  në fytyrë dhe gati sa nuk ia plasi të qarit.Në rrugicën e ndriçuar prej dritës  së hënës, era ndiqte pas gjethet e rëna të vjeshtës, aq sa të dukej sikur ai zë që ishte tretur me atë shpejtësi marramëndëse, tashmë në trajtën e një hijeje të padukshme ishte rikthyer dhe i shtyrë nga pas prej erës e prej gjethurinave, lëvizte brinjë tij me kokë të mënjanuar si për të fshehur fytyrën, atë fytyrë të brishtë e me një bardhësi dëbore, të ndriçuar prej një mërie të çiltër dhe të pashuar. Ishte fytyra e të vëllait, me një shprehje të zbehtë, të lodhur prej një pritjeje në dukje gati shekullore. Pati përshtypjen se ai po i vinte rrotull, duke e detyruar edhe atë të sillej sa majtas djathtas, sikur po i imponohej e po e shkundëte nga men-dimet e ashtu lehtë-lehtë po i futej në thellësi të trupit, duke ia brejtur pjesët ngadalë, sikur të ishte diçka e ardhur prej një tjetër bote.        “Përse je kaq i çuditëshëm”?      “ Sepse unë vij nga yjet. Dhe yjet janë të çuditshëm. Cdo yll është njëri prej nesh. Ti nuk e di këtë?”        Aleksi  u ndje i zënë ngusht. Kishte  kaluar vërtetë kohë që atij as që i kishte rënë ndër mend të vështronte yjet. Kur kishte qënë fëmijë po. Atëherë kur ishin fëmijë, teksa kthenin  bagëtinë nga kullota, vonë në mbrëmje, ata gjatë gjithë udhës numëronin yjet dhe bënin me shoqi-shoqin se kush shihte yllin më të largët dhe në kësi rastesh ai dilte gjithmonë më i fituari. Syri i tij arrinte të rrokte edhe yllin më të largët, por që prej atëherë as që i kishte shkuar kurrë në mëndje se do të vinte një mbrëmje që një zë ti thoshte se yjet janë shpirtëra njerzish, që e vështrojnë botën me

218

Page 219: Novela dhe tregime  2011

syrin e tyre, që ndriçojnë kur shohin se gjithçka shkon mirë atje prej nga ku ata kanë dalë dhe fiken e shuhen për tu rindezur diku më larg, kur shohin se atje diçka shkon për keq. Aso kohe prej të rriturve kishte dëgjuar vetëm se po të numëroje yjet, të dilnin iriqe nëpër duar, por që yjet të ishin shpirtëra njerzish, këtë nuk e kishte dëgjaur asnjëherë.  Mbase ata kanë dashur tua mbanin të fshehtë  fëmijëve  këtë.  I vinte inat me veten  përse nuk e kishte di-tur më parë një gjë të tillë.        Heshtja zgjati diçka më tepër nga sa kishte hamëndësuar Aleksi.     “ Nuk po ma thua, se ç’bëni atje”?- foli ai prap si me gjysmë zëri. Por këtë herë nuk mori përgjigje. Gjithçka i ishte davaritur. I kredhur i tëri në mendime, ai ngriti kokën dhe vërejti se rrallë here kishte pare në qiell aq shumë yje.      Mbi rrugën e argjëndtë kishte nisur të ftynte një erë e lehtë, e atij iu bë sikur në ajër seç ndjeu aromën thuajse të pakapshme të kajsive, luleshtrydheve dhe bajameve të kopështit të tij në atë fshat të largët të atij vëndi që quhej Shqipëri, por, kur pa përqark dhe ndjeu se dhimbjet e brejtjes i kishin ikur, e kuptoi se në atë natë vjeshte, kishte nd-jer diçka tjetër më të dhimbshme, më therse.Ndërkohë ndju njërën këmb që ti prekte në shkallinën e parë. Me të arri-tur përpara derës, i ra ziles dhe priti derisa t'ia njihnin kohëzgjatjen e tij të zakonshëme.     Në tavolinën  e mesit prej xhami të paradhomës ishte buka e shtruar dhe një gotë kristali e mbushur me ve-rë. Aleksi as që u afrua. Nuk ndjente fare uri.     " Nuk di përse ai kishte kaq ditë që më shfaqej dhe unë nuk e kisha pikasur. Përse ka ardhur kaq ditë me radhë?" - pyeti ai faqet e heshtura të mureve të koridorit. U ul dhe pa e larguar për asnjë grimë mëndjen prej atij, ia nguli sytë grilës në dritaren e madhe të paradhomës, dhe, papritur iu kujtua diçka që qëndronte e fshehur prapa asaj grile e që tani dukej sikur e vështronte vjedhurazi prej andej. E largoi menjëherë shikimin nga aty. C' vegim i çuditshëm kishte qënë ai i para disa minutave, në një natë të tillë të çuditshme.!S'mbante mënd t'i kishte ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë në jetë.    leksi bëri një të tundur të kokës dhe vështroi nga panoramat e varuara ne faqen e murit përball.Dhe ai që përbrënda asaj kornize prej druri të gdhëndur bukur po e vështronte.Ftyra e tij ishte atje

219

Page 220: Novela dhe tregime  2011

e qetë dhe e bukur, me atë nurin dhe këndëshmërin që a e mbante mënd. Ishte me të vërtetë një fytyrë tepër e bukur, madje edhe më tepër sa kaq. Ajo ishte e mrekullueshme, e hajthme e ngjashme me një gur zafiri që e sheh ashtu turbullt brënda një ambienti të errët, në mes të natës. Ishte po ajo fytyre që me heshtjen e saj të bardhë, të ndriçuar, gjithë siguri e vetëdije, të thith si puhiza e një mbrëmje të bukur pranvere, të thith drejtë hapsirash të pafundëme e pse jo dhe drejtë vezullimit të atyre miljona yjeve." Dhe ata vazhdojnë ende të brdhin rrugëve pa u shqetësuar prej askujt.Eshtë e tmerrshme kur e mendon këtë.....Shtet i ndyrë!"shqiptoi gati me zë. I largoi me të shpejtë sytë prej fotografisë dhe hyri në dhomën e gjumit. Një mënd iu krijua ndjesia sikur hyri në thellësi të një dhome të akullt, të mermertë. Aty ishte terr i plotë. Nuk kishte asgjë të ngjashme nga ajo botë e argjëndtë e para disa minutave, atje përjashta, pak metra para se të hyje në hyrje të pallatit.Dritarja ishte e gjitha e mbyllur hermetikisht dhe e gjithë ajo hapsirë dukej sikur ishte shndrruar e tëra në një botë të nëndheshme varrimtare, ku as edhe një fije zhurme, prej asaj zhurme të pakëndëshme të qytetit nuk mund të hynte.Por dhoma nuk ishte bosh.  Linda ishte në shtrat dhe pse në dhonë ishte freskët ajo ishte shtrirë ashtu gjysmë e xhveshur dhe dukej si një ëngjëll me bukuri  marramëndëse, gati- gati si një copë lëndine mes malesh e mbulluar me dëborë. Aleksi ndenjë një copë herë të gjatë mes errësirës ku asagjë nuk shihej e shquhej qartë, në një mëdyshje pa ia ndarë sytë fytyrës dhe syve të mbyllur, duke mbajtur vesh frymëmarrjen e saj, që i dilte nga hojzat e hundës së hollë e venitur e sa mezi ndihej, mezi arrinte ta trazonte atë jetë të pakët që ende regëtinte me atë të pakët dritë që i kishte mbetur ndërmjet atij dhe asaj. Ngriti grilën, por drita që i erdhi nga jashtë nuk i solli asnjë lloj kënaqësie. Pak më pas u shtri në vëndin e tij, në atë pjesë të ftohtë e të akullt, si vet ngrica e janarit.     Aleks Nepishta rrinte i shtrirë në krevatin e tij. Në atë gjysmë errësire të dhomës ndonse veten e ndjente disi më të qetë, përsëri mendja nuk i hiqej prej të vëllait. Pas dy muajësh atij  i duhej te kthehej përsëri në Shqipëri, atje në shtëpinë e tij të lindjes për të përkujtuar përvjetorin e parë të vdekjes së të vëllait. Iu duk sikur ai vit kishte kaluar shpejtë, sa hap e mbyll sytë, e ajo ngjarje  sikur të kishte ndodhur para dy ditëve dhe here- herë as

220

Page 221: Novela dhe tregime  2011

vet nuk donte ta besonte që para një viti kishte qënë ai, që kishte mbajtur mbi supe atë arkivol të rëndë sa pasha e një mali të madh.Tashmë nuk kishte pikën e dyshimit se vrasësi nuk kishte patur asnjë lloj motivi për ta bërë atë krim. Ai ishte pjestar i një bande kriminale, që vepronte në atë zonë dhe fuqia e shtetit për t’i neutralizuar veprimet e tyre ishte tepër e pafuqishme. Gjithçka kishte nisur pas një grindjeje banale, ku ata me forcë i kishin kërkuar atij pronësinë e një toke, për ta kthyer më pas në një pikë karburanti. I vëllai i Aleksit nuk kishte pranuar dhe, një mbrëmje, ndërsa ai po kthehej për në shtëpi, ata i kishin zënë pritë dhe e kishin qëlluar me një breshëri automatiku, duke e lënë aty të përgjakur. Pas të shtatave Aleksi kishte shkuar vet drejtë e tek shtëpia e tij. Ishte buzëmbrëmje dhe ai sidoqë e pati ndarë mëndjen, përsëri teksa ecte, i dukej sikur shkonte mbi një fushë të minuar, sikur futej në një tunel të nëndhe-shëm, dilte përsëri dhe pas një copë here hynte po andej nga kishte dal dhe e gjithë kjo përsëritej pafundësisht derisa më në fund, me një ofshamë gulçuese ai ia kishte mbrritur përpara portës së madhe të hekurt.   “Kush është?”  Kishte dëgjar një zë të ngjirur plaku.   ”Aleks Nepishta jam”.     Kishte pasuar një heshtje e gjatë, pastaj fare pranë portës zëri i ngjirur i plakut, që e kishte pyetur pësëri, këtë herë  i’u duk më i dobët se ai i disa çasteve më parë    “Cfarë kërkon”?    “Dua të flas me ju”.    “Nuk e ka bërë Sokrati im atë gjëmë Aleks. Ka qënë tjetër kush ai që ka qëlluar mbi Edin”.    “Nuk kam ardhur për këtë. Hape portën.!      Sakaq plaku kishte rrotulluar shulin e hekurt që kërciti me forcë dhe nga brënda shtëpisë u dëgjua një klithm gruaje,që ia kishte behur aty me të shpejt e me gjak të ngrirë.     “Mos e hap Mihal!- dhe sakaq plaka ia nguliti sytë e saj të ftohtë si prej nepërke Aleksit, por nuk bëri më asnjë hap përpara; mbeti aty si e mërdhirë, me ftyrën që i kishte vënë një shtresë të hollë akulli e me veshët për të rrokur qoftë edhe një tingull të vetëm prej zërit të Aleksit.     Plaku u çap pak mbrapsht, si të kishte vërtetë frikë se ai mos e qëllonte dhe vështroi nga plaka,që në atë pjesë platforme të kredhur në gjysmerrësirë dridhej e tëra e bërë sterrë në fytyrë.

221

Page 222: Novela dhe tregime  2011

     ”Nuk kam ardhur të vras njeri” I ishte drejtuar Aleksi gruas që i’a kishte behur sakaq në verandë.  “Rrini e qetë zonjë, është një tjetër nënë ajo që po vajton për birin e saj.”  Aleksi përshëndeti gjithë kujdes duke i’a hedhur shikimin plakut, që ashtu nën dritën e ditës që po fikej, dukej edhe më i plakur nga ç’ishte, më i brishtë dhe më i trëmbur se disa çate më parë. Aleksit i ishte krijuar përshtypja sikur ai kishte vite të tëra  pa e kaluar atë prag dere. Prej çngjyrimit të syve dhe bardhësisë së shndritëshme të dhëmbëve të vënë si dhe prej çehres që i kishte marrë ftyra, që ishte po ajo, e njëjta me atë të mureve të bardha të shtëpisë.Aleksit i ishte forcuar bindja se ai thuaje brënda atyre minutave ishte plakur me dhjetë fish.     Plaku kishte mbetur i habitur.    " Nuk kini pse të friksoheni".     " Aleks, shumë njerëz u kanë patur frikë derisa u larguat me familjen. Fundja cilido që do të ishte në vëndin tuaj ….dhe në vëndin tim....    Në brëndësi të syve të plakut që i ngjasuan si dy copëza qelibari ngjyrë vjollce, Aleks Nepishta pa gati- gati shëmbëlltyrën e vetvetes, si përtej atij qelibari, ato dy zgavra ishin të mbushura me një lloj ujë të veçant  ku lodronin mbi sipërfaqen e tij dy pikëza të shndritëshme e vezulluese prej bulash vese. Në thellësi të tyre vetja iu duk tepër i zvogëluar     “ Kam ardhur tu kërkoj tia dorzoni........”    “ Nuk e dim ku ndodhet”     “ Po në qoftë se një ditë kthehet?”  E kishte pyetur i qetë Aleksi. Plaku nuk kishte nxjerrë asnjë fije zëri.Mori një here frymë thellë, e mbajti për një cast atë frymë, pastaj, më së fundi, e lëshoi ngadalë, sikur të lëshonte një peshë të rëndë në fundin e një humnere.Mori përsëri frymë thellë, me sy të mbyllur, me gojën të shtrënguar, gjersa, më në fund, arriti të nxirrte prej asaj thellësie një gjysmë zëri: " Mos e provofsh kurrë.”     E ndërpreu përsëri fjalën, por, pastaj, si u thye nga aid he e pa në sy, shtoi: “ Po të njëjtën gjë do të bëje edhe ti për tët bir. Aleks…..unë e di që ti do ta vrasësh tim bir…..” Kishte mërmëritur plaku duke e vështruar thellë në sy.Aleksi ngriti  jakën e xhupit sikur të ndjente të ftohtë.Tundi kokën, sikur atë cast të qe duke u

222

Page 223: Novela dhe tregime  2011

ngritur prej një gjumi të thellë.Vërtet po e torturonte ai vështrim kapitës i plakut.    ” Dorzoje…!” – kishte shqiptuar së fundëmi duke I kthyer kurrizin portës prej hekuri dhe plakut që dukej si një statujë e ngrirë pas saj.    Dhe tani tekse rrinte i shtrirë në atë shtrat të ftohtë iu kujtua ajo fytyrë e dhimbëshme në të cilën dridhej pothuajse çdo muskul i saj. Iu kujtua ai prag porte ku ai plak thatim kishte qëndruar i palëvizur me sy të ngulitur drejtë yjeve në atë copë qiell, që dukej sikur ulërinte mbi kokën e tij. Këto mendime nuk iu shkulën Aleksit nga koka  gjatë gjithë asaj pjese kohe, që ai rrinte shtrirë në atë errësirë dhome, me ato qepalla që i puliteshin vazh-dimisht derisa jashtë kishte nisur  të fekste agu i parë i mëngjesit. Ktheu kokën nga ana tjetër e shtratit, por vëndi aty ishte bosh. U hodh nga krevati dhe shkoi në paradhomë. Kliti po hiqte tenxheren e qumështit nga plita e sobës së ga-zit. Ai shkonte pothuajse mbi majë të gishtërinjëve, por i biri ia kishte ndjerë aromën. - Të të mbush një gotë qumësht, apo të bëjë një kafe ? - Më mirë një kafe, - tha Aleksi me një gjysmë zëri e ndërsa u ul në divan, mori pultin dhe errotulloi nëpër ato duartë e tij të flashkëta. - Cfarë nuk po shkon mirë mes jush? – Pyeti Kliti me një tone të qetë. Kishte kohë që edhe ai e kishte vënë re krisjen e madhe që kishte ndodhur mes prindërve të tij, por nuk ishte në gjëndje të përcaktonte se cili prej tyre kishte të drejtë dhe cili jo. Me të ëmën ishte i lidhur pazgjidhmesisht dhe kurrën e kurrës nuk do të pranonte ndonje fajesi të saj, por edhe për të atin, me të cilin kishte shkuar më tepër se një shok, i vinte shumë keq kur e shihte në atë gjëndje të dëshperuar. Kurrë nuk do t’a besonte se ai ishte i gabuar në arsyetimet e tij. Ngaherë ai kishte parë në figurën e të atit, njeriun e ndershëm, puntorë dhe mjaftë të sakt në mendimet që shprehte. Krenohej me formimin intelektual të tij dhe ngaherë sjelljen dhe formimin e tij, ai e merrte si model të jetes së vet. Donte t’i përngjiste në çdo gjë. Që pas vrasjes së xhaxhait edhe ai sikurse i ati ishte bërë disi më i ndrydhur dhe nuk para komunikonte me të si më parë. - Mendoj se shumë dhe asgjë Klit. Nuk di të shpjegohem. Aleksi rrufiti kafen, ndezi një cigare dhe uli volumin e TV.

223

Page 224: Novela dhe tregime  2011

- Si mua dhe Stelës na ka rënë në sy kjo. Madje Stela prandoj donte të largohej për disa ditë.- Kliti nuk i nginte sytë nga qumështi i nxehtë i gotës. Po i pëlqente ajo ngrohtësi e avullit, që dilte prej asaj gryke të ngusht kristali. I dukej si shpërthimi i një zjarri  të fuqishëm, që ngrihet me vrik mbi kraterin e ngusht të një vullkani. - Dhe kjo më shqetëson shumë, - tha Aleksi.- Ju nuk kini përse të bëheni pjesë e problemeve tona, -  vijoi ai me cigaren e ngulur në gojë, me po atë tibër të ulët zëri. Tymi i cigars ispërdridhej rrotull buzëve, e pastaj si i kalo-nte si një masë e padukëshme mjegulle përpara syve, davaritej mbi kokën e tij e përplasej xhamave të dritares. Zgjati dorën drejtë supit të të birit, si të donte t’ia ndjente me mollëzat e gishtërinjëve të tij ngrohtësin e trupit. Po, po e ndjente.Po ndjente dhe fluksin e gjakut nëpër ato rremba të njoma, që dukej sikur e kishin kthyer atë në një krijesë krejtësisht të ndjeshme e transparente. Faqet i kishin marrë një ngjyrim të bukur, si prej manushaqeje të porsaçelur, buzët ngjyrë trandafili i kishte të holla e të njoma si të gjithë moshatarëve të tij. Kliti e pa me sy të mbyllur e gjithë ëmbëlsi. U ngrit, lagroi perden e madhe të tylit dhe hapi dritaren, që të hynte brënda ajri i freskët i mëngjesit. - Ba, ju i dini vetë punët tuaja. Unë dua të marrë fund sa më shpejtë kjo odise…- Sytë e tij Aleksit iu dukën si dy grumbuj flake të gjelbër.      Aleksi u ndje i zënë tepër ngusht.As që e kishte menduar ndonjëherë këtë përballje me të birin. Nuk dinte të thoshte nëse ai e kishte bërë dhe me të ëmën po këtë bisedë apo jo. Fundja ç’rëndësi ka kjo, tha me vete.Iu kujtua se pas dy muajsh i vëllai kishte përvjetorin e vdekjes.Tek e kunata dhe një miku i tij, Aleks Nepishta kishte mundur të huante dymijë euro për rrugën dhe për të përballuar varrimin. Prej asaj shume i kishin mbetur dhe treqindë euro për të likuijduar. Ishte pikërisht shuma që Linda duhet t’ia kthente Zanës.  - Klit, më duhet të takoj dikë këtu posht tek bari.,-i tha të birit dhe doli.U lëshua poshtë shkallëve, si një njeri i porsa zgjuar prej një ëndërre të keqe dhe që vazhdon të çapitet ende pas saTë nesërmen mbrëma Aleksi, me gjithë ngulmimin e Klitit që asaj mbremje donte të dilte për ta pritur ai Linden, doli nga shtëpia disa minuta pas mesnates. Me të mbrritur si zakonisht në vëndin

224

Page 225: Novela dhe tregime  2011

ku qëndronte ngaherë, nën dritën e neonit pa orën. Ajo shënonte dymbëdhjetë e pesëmbëdhjetë minuta. Ai ndezi një cigare gjithë duke menduar se derisa të vinte Linda nuk do te pinte më shumë se katër cigare dhe thoshte me vete se për të nesërmen do ti mbesnin dhe tetë të tjera. C’ishte e vërteta ai kishte filluar të pinte shumë  cigare atyre ditëve.  Ora po shkonte 12.30 dhe motorri me të cilin Linda bënte si zakonisht rrugën, nuk po dukej kërkund . Aleksi nisi të bënte disa ecejake mbi tretuar dhe po mendonte se  pas disa ditesh duhet të nisej për në shqipëri. Nuk dinte se çte bente: ta merrte me vete Klitin, apo të shkonte i vetem. Ishte i bindur se nëse  do t'ia kërkonte Lindës një gjë të tillë,  ajo nuk kishte për të pranuar, megjithëse vendi e donte që edhe ajo te ishte aty e pranishme.  Mbase kjo ishte edhe nje mundesia me e mire për t'a shkeputur për disa ditë  nga puna dhe me pas, me rikthimin e saj në shtepi gjërat do të shkonin në normalitetin e tyre të zakonshëm. Por Linda edhe pse e dinte një gjë të tillë,  nuk ia kishte zene ne goje,  nuk i kishte shfaqur as një lloj  mendimi se ç'duhet të bënin për një vjetorin e vellait te Aleksit. Ora po shkonte një e dyzetepesë pas mesnate. Aleksit kishte mbaruar dhe cigarje e dymbedhjete.  Në atë orë nuk mund të bëhej fjalë që të gjëndje ndonjë bar hapur, vetem diku tutje,në afërsi të një pabi edhe mundet. Ndërsa minutat kalonin, thuajse si në një adresë interneti fantazia i ishte aktivizuar aq sa atij i dukej sikur në fragmentet e sekondave çfletonte faqe pas faqe hamëndesit e tij prej te cmenduri.  Asaj mbrëmje për çudin e tij restoranti aty pranë vazhdonte të qëndronte i hapur dhe Aleksi ngau hapat për të marrë një paketë cigare. Qetësia dhe heshtja që kishte pll-akosur rrugën, dukej sikur i brenin ngadalë pjesë të tëra të trupit. -  Përse po vonon?,-  psherëtiu i bezdisur nga vetja.- Sikur Linda të kishte ardhur në ato momente, ajo mbrëmje do të qe fashitur ashtu si gjithë të tjerat më parë me pritje, përshendetje dhe gjithçka të zakonshme, që mund të ketë një pritje e orëve të vona për një burrë që  ndjen detyrimin e tij ndaj së shoqes, por ndërsa minutat kalonin dhe ai po humbiste çdo shpresë që ajo mund të kthehej bërënda kufijëve të mos aludimit dhe nervozizmit, e  ndjeu veten të brejtur prej  një dyshimi tronditës, por dhe shqetësues.  - Perse? - Pyeti përsëri veten gati me zë të lartë, pa qën i bindur as vet në atë që mendonte.- Të

225

Page 226: Novela dhe tregime  2011

paktën të më bënte një telefonatë.  Ata e kishin bere nje marreveshje se para se te nisej do t’i bente nje teleonate .           Megjithese ishte ore e vone, ne rruge kishte gjalleri dhe te rinjet grupe - grupe dikutonin me pasion per ndeshjet e luajtura dhe ato te radhes. Ai numeroja hapat mbi trotuar dhe tymoste cigaret njera pas tjetres. Hera heres me ndjenjën e padurimit që vinte minut pas minuti në rritje, hidhte syte pertej udhes ku percaktonte me mendje kthesen e supermarket “ Paulo di Sena “, nga ku shpresonte te shihte dritën e verdhme të motorrit të kuq, të cilin ai e njihte prej kilometrash larg. E ndersa rruget kishin nisur te boshatiseshin duke ia lene vendin ndonje makine te vone, qe shkonte shpejte , Aleksi veshtronte morine e reklamave qe ndriçonin dhe mendja i shkonte sa tek pervjetori i te vellait, aq edhe tek gjendja e rënduar që ishte krijuar tashmë mes tij dhe Lindës. Asaj ore ai pothuajse ishte i vetmi qe priste në atë cep të udhkryqit dhe i dukej sikur gjithe qyteti i zgjuar, i kishte mberthyer syte tek ai.” C’fare jam, tha me vete, por iu duk sikur zeri i shpertheu papritur dhe i trembur se mos e kishte degjuat ndokush. Ktheu koken, por si u bind se nuk kishte njeri, mori nje here fryme i lehtesuar dhe perseri perseriti po te njejten pyetje. C’fare jam? : Një familjar prites? Nje prites hipokrit? Një prites xheloz? Një prites i çmëndur? Një..një...Makina qendroi diku pertej kryqëzimit. Dikush i hodhi nje shikim te shpejt Aleksit, i cili në ato momente nuk po arrinte të kuptonte nëse e ndjente veten të çliruar apo...Anoi paksa koken dhe beri nje te tundur te lehte te dores në drejtim të motorrit, që ndali diku pas një kthese. Nuk e dalloi mire siluetën, por ishte i bindur se një trup burri zbrit nga pjesa e parme e sediljes duke ia lënë vendin Lindës. Aleksit iu errësuan sytë e sikur të mos mjaftonte kjo, në çastin që ajo po ia mbëthente duartë timonit të motorrit, ata të dy këmbyen një puthje të shpejtë.Aleksit i shkua mornica nëpër të gjithë trupin.Bëri një gjysmë rrotullimi sikur donte të bindëte veten që nuk kishe parë asgjë nga ajo skenë., sikur atje, në atë pjesë kthese, nuk ishte Linda e tij që ishte puthur me një tjetër, por dikush e panjohur, një grua e largët për sytë dhe zemrën e tij. - Perse dole sot, tha ajo kur iu afrua, ndërsa po ulte gazin e motorrit.

226

Page 227: Novela dhe tregime  2011

       Aleksi e kundroi nje copë herë tek ecte ashtu shfaqësuese, se si flladi i ledhatohej fytyrës me atë shprehje mosaprovimi. Një mënd ai mbeti aty në mëdyshje pa ditur se ç’të bënte.      - Perse ma bene kete pyetje? – iu pergjigj Aleksi pyetjes se saj mepyetje duke e ndjerë qe po i ikte gjaku nga fytyra. Veshtroi me bisht të syrit përtej udhës.      Derisa ata të dy u futën në apartament, askush nuk nxirri fije zëri. Linda shtroi shpejtë e shpejtë darkën dhe më pas u drejtua për nga dhoma e gjumit. Aleks Nepishte dëgjonte se si kërcisnin sirtaret e komos. Pas pak doli me ca ndrresa në dorë dhe hyri në banjo për të bër dush. Kishte tash ca ditë që ajo po mbante andaj tij një qëndrim të vrazhdë. Duke qënë mëse e bindur për fajësin e saj, Aleksi ndiqte me gjithë frikën e zemrës të gjitha veprimet e saj në shtëpi dhe i dukej sikur shumë prej veprimeve të tilla ajo i bënte enkas për ta acaruar atë. Në shtëpi ishte krijuar një atmosphere kaq e rëndë sa këtë zuri ta ndjente edhe Kliti. Pas nja pesëmbëdhjetë minutash ajo doli dhe u shtri në shtrat me fytyrë nga faqja e murit duke ia prerë Aleksit të gjitha mundësitë e një bisede. Aleksi nuk po dinte se si ta merrte këtë qëndrim të saj, mosperfillje, apo indiference? Donte të bindëte veten se ajo ishte thjeshtë një indiferencë, por një indiferencë që po e çonte deri në acarim. Mëse një herë e kishte thënë me mendje të tij, se mos po i krijonte vetes probleme të paqëna dhe xhelozia e burrit po ngrinte padashur krye ? Gjithmonë donte t’i jepte të drejtë lodhjes së Lindës në punë. Ndryshimin e qëndrimit të saj e shtynte tej kufirit të harresës. Pas një ecejakeje pothuajse të pavullnetëshme nëpër dhomë ai u mbështet në pravazin e dritares së dhomës dhe ndezi një cigare. Dikur ata kishin bërë një jetë relativisht të qetë.       - Në qoftëse të mundon shumë ajo punë, nuk ke përse shkon më. - i tha.    - C’më je mënge. Ke tallur bythën gjithë diten, - tha ajo me një zë hakërryes dhe u kthye përsëri nga ana tjetër.      Aleksi për një çast nuk u besova veshëve. Atë minutë i'u lut zotit që brënda ishte errësirë dhe ajo nuk ia shihte dot fytyrën, që i ishte bërë më e errët se bloza.. Kjo sikur e lehtesoi në një farë mase. Ndjeu se ishte shndrruar i tëri në një hiç, në një njeri pa vlerë, në një njeri që kishte humbur gjithçka. “ Nuk di se ç’duhet të mendonte dhe ç’duhet të bënte më parë një burrë tjetër në vëndin tim.” Po thoshte me vete , ndërsa thithte me gjithë forcën

227

Page 228: Novela dhe tregime  2011

e mushkrive tymin e du-hanit. Ishte tejetej i vrarë, i dërrmuar, si një njeri pa pikë shprese dhe pa më të vogëlën mundësi rrugëdaljeje. Nuk kish-te kurajon të mërmëriste asgjë, megjithese me mendje thoshte se kishte shumë për të thënë. Edhe herë të tjera kur kishin qënë në shqipëri, i kishte ndodhur të kishte patur po të njëjtin trajtim prej saj, por atehere punet kishin qënë ndryshe, sepse diskutimet dhe debatet sipas tij ishin bere pothuajse ne pozita krejt te barabarta, ndersa tani diçka kishte ndryshuar. Shume gjera kishin ndryshuar, por ai kerkund nuk po mund te rrokte thelbin e tyre. Donte të diskutonte me të.       - Kështu si po vepron, më duket se po të humbas, - tha Aleksi me nje ze të përvuajtur.       - Ore nuk ke punë tjeter ti?      Qetesia e tij pothuajse po i humbiste te gjithe kufijte e durimit. Ai kish filluar te ndjente nje gumezhime te pa percaktuar ne koke dhe çdo minute qe shkointe i dukej me mizore se tjetra. Ishte nje efekt i çuditshem, i cili behej dhe me i forte kur ai mendonte se si mbremjeve te shkuara tek shtrihej ne shtrat dhe e priste aty ne heshtjen e tij derrmuese, ajo qendronte per minuta te tera përpara ekranit të televizori,duke ndjekur filma njerin pas tjetrit, thuajse te gjitha keto i bente me nje paramendimin të caktuar. Natyra kryeneçe dhe nervoze e Lindës, që vepronte me një shkallë të tillë erozioni mbi ndjeshmërinë e tij, thuajse po e grryente të tërin. Perse po ndodhte keshtu? Aleksi nuk ishte ne gjendje te percaktonte nese Linda keto i bente me ndonje mendim te paramenduar, apo ishte vet ai qe po i komlplikonte gjerat.Dhe ky acarim në kulm i nervave dalngadaë erdhi dhe iu kthye në një neurozë të mprehtë, gati gati në humbjen e vetëdijes. Të vetmen gjë që mendonte në ato çaste ishte mendimi përse Linda, në mënyrë të qëli-mshme apo jo, po i zhvillonte një tronditje kaq të tmerrshme ? A nuk kishte rrugë tjetër zgjidhjeje qëndrimi i saj për ta bindur Aleksin përfundimisht se gjithçka ishte thjeshtë një hamëndësi e kot e tij. Dhe po të qe se ishte me të vertete e tille, perse duhej nje reagim aq indiferent dhe kryeneç nga ana e saj? A nuk i kishin mjaftuar asaj shtatembedhjetet vjetet e marteses per të njohur karakterin e tij prej njeriu teper të ndjeshëm, i cili e çonte shpesh gati në përvuajtje? Kishte ndodhur dhe here te tjera qe ishin grindur per gjera te rendomta, te cilat jane pothuaj te pashmangeshme ne nje familje, por gjithesesi

228

Page 229: Novela dhe tregime  2011

Aleksi thoshte se jeta e tyre bashkeshortore me ato perjashtime te rralla, kishte qene në kufijtë e të perkryeres. Dhe ajo ndjenje qe perhere kishte qene per te e huaj dhe e pakuptueshme, tashme kishte nisur perhere e me shpesh ta ngacmonte neper netet e gjata e ta linte pothuajse pa piken e gjumit. Rendome ajo i lindete andej pas mesnate,si kjo e sotmja ku gjithcka kish rënëp për të fjetur. Atëherë e pushtonte ajo ndjenjë absurde, a thua se ndodhej në grykën e çapëlyer të një bishe të tërbuar.Qëndronte në këmbë tek koka e krevatit, duke e parë me kureshtje, dashuri dhe përçmim, aq sa atyre momenteve nuk dinte të thoshte se cila ndjenjë ishte më e fuqishme: ndjenja e dashurisë, apo ajo e urrejtjes.Dhe s'kishte gjë më të vështirë për të teksa e ndjente se ajo ishte aty, e shtrirë, pa i hapur sytë, thyer nga e kundërta e tij, ashtu me flokë të përzhitur nga substancat kimike me të cilat kishte filluat t'i lyente shpesh e më shpesh, aq sa tani i ishin bërë si një grusht kashte të përcëlluar, me sytë e veshur prej një perdej të hollë të kaltër të padukëshme që kur i shihje ashtu të futur thellë prpa bebëzave të tyre, të ngjllnin një ndjenjë frike dhe dyshimi,me qerpikët e kthyer dhe lyer prej një rimeli të kushtueshëm, që nuk e lëshonte lehtë bojën e tij të zezë, me buzët e përskuqura, të lyera prej një të kuqi jo vajor, që Aleksit i dukeshin sikur përherë theksonin një lloj pakënaqësie të lehtëfëminore e të padjallëzuar.Këto ndryshime Aleksi kishte ditë, javë dhe muaj që i kishte vërejtur.Ditëve të para ai hidhej nga shtrati dhe niste t’i binte dhomes tutje-tehu. Ndjenja e vetmis që provonte i ngjitej pas trupit, e mberthente të terin duke rrekur ta shukte përdhe si një kufomë të kalbëzyer.. por Aleks Nepishte arrinte në ato pak minuta t'a vinte veten nën kontroll dhe të gjente forca për tu shkëputur prej atyre duarëve vdekjeprurese. U ul në një cep të krevatit, tërhoqi pranë këmbeve komodinen dhe ndezi nje cigare. Pas pak ndezi dhe nje te dyte gjithe duke menduar perse Linda i dukej aq mosmirenjohese dhe e larget? Përherë e me shpesh ai e ndjente veten te mberthyer prej nje ndjenje te huaj e te pakuptimte qe hara heres e çonte deri ne acarim. Rëndome ajo ndjenje gati gati absurde, qe e mberthente krejt papritur i gjallerohesj ndaj mesnate, kur ai sapo behej gati te dilte ne per te pritur Linden, teksa shuheshin zhurmat e rrugës e ku në atë copë vënd ku qëndronte nuk ndijej asgjë veç ca trokëllima të lehta hapash në trotuar dhe zhurma e mbytur e

229

Page 230: Novela dhe tregime  2011

ndonjë makine të vogël. Aleksi e kishte teper te veshtire te t’i përjetonte ato ndjenja që kishte provuar asaj nate. Ajo sikur nuk e degjonte. Ashtu e shtrirë, kthyer nga ana tjetër , bënte sikur flinte me fytyre nga muri.Nuk po kuptonte përse ate moment iu duk vetja i tepërt për të qëndruar aty. Doli nga dhoma .U mbështet në divan dhe aty e zuri gjumi. Aleksi rrinte shtrirë në divanin e guzhinës duke fërkuar ngadalë në fillim sytë, ballin, pastaj pjesën e mbrapëme të qafës dhe tëmthat, që i gjëmonin sikur të ishte në një uzinë të madhe prodhimi. Pas pak vuri duart mbi vetullat e trasha dhe nisi t'i tërhiqte me forcë si të donte ashtu të nxirrte prej tyre atë çka i kishte mbetur në mënd, që prej mbrëjes së djeshme, kur ishte grindur me Lindën. Befas, kjo tani për tani ishte bërë për të gjëja më e rëndësishme e jetës së tij. Kishte patur edhe më parë raste të tjera kur ishte grindur me të shoqen, por ato nuk i kishin kapur përmasa të tilla dhe nuk ishin agravuar  kaq sa këtë herë.   - Fundja duhet kaluar edhe kjo!- tha gati me zë. Linda ishte ngritur nga shtrati dhe ashut në këshë të natës, kishte hyre drejtë e në banjë, nga ku dëgjohej zhur-ma e ujit që rridhte nga rrubineti, si dhe zhurma që bënte ajo me duar për të rregulluar aty kovën me radacin e larjes se pllakave te apartamentit.    - Ndoshta vërtetë nuk është dhe aq me rëndësi sa i kam kushtuar, - tha ai.     U rrek te hamëndësonte nëse ajo e kishte hedhur në kovë solucionin aromatik për pllakat, të cilin ai e kishte bler mbrëm në një supermarket dhe solli ndër mënd vizitën e atyre dy mësueseve me fytyrë si prej pllake mermeri. Ato kishin ardhur me një dhuratë modeste pë ditëlindjen e Stelës dhe gjatë gjithë kohës kishin folur pë të me shumë superrelativa, duke shprehur kënaqësinë e madhe jo vetëm se Stela ishte një ndër nxënëst më të shkëlqyera në mësime, por edhe një shëmbull i edukatës dhe mirësjelljes.Aleksi solli ndër mënd se sa ngusht e kishte ndjer veten deri në largimin  e tyre, megjithse edhe Linda ishte munduar të mos krijonte asnjë shenjë dyshimi, për çka po ndodhte në familjen e tyre.Dhe atëherë atij i lindi ndjesia t'i thërriste Lindës dhe ta pyeste edhe një herë se me të vertetë ajo i qëndronte fanatike atij mendimi mospërfillës ndaj tij. Teksa e solli këtë ndër mënd, një rrënqethje e beftë ia përshkoi tërë trupin.

230

Page 231: Novela dhe tregime  2011

     Dikur, shumë vite më parë, për një arsye që ai kurrë nuk donte ta zinte në gojë, kishte provuar të ngrinte dorën kundër vetvetes.Ishte mbyllur në banjo dhe kishte gëlltitur një grusht me hape." Sa ke pirë, sa?", i gjëmoi në kokë ulërima e së ëmës. "Kështu ke për të vazhduar ta mundosh veten për një gjë që nuk është pjesë e vullnetit tënd. Sot, nesër, pasnesër, kështu do të veprosh?"  Dhe e përfytyroi veten ashtu të shtrirë në krevat, me një mjek gjatosh, që i rrinte në këmbë mbi kokë dhe dy infermiere të përkuluara mbi të tërë merak si dhe e motra me të vëllanë, me krahë të kryqëzuar mbi gjoks dhe buzë që u dridheshin prej shqetësimit që ndjenin. Iu kujtua se si atë çast me vete kishte menduar se, sikur të vdiste prej atij veprimi të nxituar, sot duhet të ishte harruar, veçse do të jetonte vetëm në kujtesën e prindërve dhe të së motrës. Emri i tij do të lakohej për një farë kohe faqeve të para të gazetave, pastaj kaq...Aty për aty mendoi se si do të vepronte ai nëse të njëjtën gjë mund të bënte dhe Linda aty në banjo." Ajo ajo nuk ka arsye për ta bërë një gjë të tillë." mendoi. Një çast Aleksi mbylli sytë. Po, sigurisht! Ai vuri re se mendimet e kishin çuar përsëri atje tek ajo ngjarje e vitit të shkuar. Mëse një herë e kishte sjellë ndër mënd kohët e fundit e sidomos që pas  grindjeve të para me Lindën, por tani po i dilte sërishmi përpara syve se si e kishte përjetuar atë ditë varrimi të të vëllait, kur kishte parë fytyrën e një të riu rreth të njëzetave, që padyshim në mos duhet të ishte njërin prej vrasësve, padyshim ndonjë i dërguar i tyre. Ai ishte i veshur me të zeza dhe Aleksi vuri re se si po qëndronte pothuajse i fshehur pas trungut të një qiparisi. Kishte vënë një palë syze të errta në sy dhe mbante diçka të fshehur nën mëngën e xhaketës. Djaloshi me ta vënë re Aleks Nepishtën, kishte bërë paksa mënjanë, si të donte t'ua mbathte këmbëve. Kurse Aleksi i kishte bërtitur :    - Qëndroni një minute!-    Unë nuk kam bërë asgjë!-i ishte përgjigjur djaloshi duke nder një dridhje trupi.    - Nuk po u akuzon njeri!      Ata kishin ndenjur të ulur nën atë ndriçimin e vakët, të gjelbër pa nxjerrë pë një copë herë të gjatë asnjë fije zëri nga goja, gjersa Aleksi kishte nisur i pari të fliste për ngjarjen ashtu siç ia kishin përshkruar disa orë më parë dhe djaloshi i ishte përgjigjur me një zë të mekur. Për Aleksin ai kishte qënë një takim i çuditshëm e

231

Page 232: Novela dhe tregime  2011

tepër i qetë.Djaloshi kishte pranuar se e kishte parë ngjarjen fije e për pe me sytë e tij. Quhej Enrik dhe, kur,më së fundi, nisit ta ndjente veten disi më të çliruar, kishte nisur të fliste me atë zërin e tij ritmik, duke e hedhur shikimin nga kodrina përballë, nga pemët, nga rrugët e xhveshura, te katandisura si mos më keq dhe pas nja një ore bisede, i kishte treguar edhe emrin e atij që kishte qëlluar mbi Edin.Pastaj pasi kishte marrë akoma më tepër zemër, i kishte thënë edhe diçka tjetër, që kishte të bënte me atë që mundësonte mosarrestimin e tij prej forcave të policisë.Aleksi qëndronte me duart e vëna mbi gjunjë, të palëvizshme.     - E kuptoni, - i kishte thënë atëherë Enriku Aleksit, - Nuk dua të flas për atë plehër, që para katër vjetësh rrëmbeu edhe motrën time dhe e keq përdori në Itali për të nxjerrë përfitime, por për atë që fshihet pas tij, deputetin.Janë përfshirë dhe në trfikun e drogës.Kjo është dhe domethënia e gjithçkaje.Neve na bashkon i njëjti hall, por jemi të pafuqishëm për ti dal ball atij. Unë e di se po ta vras, do të futem në burg dhe atje, njërëz të atij edhe mund të më vrasin. Ma kanë frikën, por nuk e shfaqin.Enriku nuk dukej aq i qullët saç ishte treguar në fillim.Dukej që ishte djal me zemër dhe trim.     Aleksi, në dhomën e gjumit, hapi njërin prej sirtareve të komodinës në kokën e krevatit dhe zuri të shfletonte një bllok të tijin personal.Në një fletë aty nga mesi gjeti  numrin që kërkonte.Ai nuk e kishte takuar më atë djal, por e ruante emrin e tij ne bllok. Nxorri celularin dhe formoi një numër.Priti derisa u shua sinjali e pertej nuk morri asnjë përgjigje.Provoi ti binte përsëri, por as kesaj here nuk mori një përgjigje.Atëherë formoi një numër tjetër. Duart po i dridheshin.     Prej diku larg, Aleksi dëgjoi "Po"-në e një zëri të mekur. Aleksi shqiptoi emrin dhe mbiemrin e tij, ndësa pyeti:  - Enrik, ti je?    Pasoi një heshtje e gjatë, aq sa ai mendoi se mos i kish rënë një numëri të gabuar. - Unë jam Aleks. - dëgjoi pas pak një zë , që aty për aty pyeti :  - Ti Aleks je?- Zëri ishte i zvargur, por seç kishte bënda tij një timbër të fortë, gati kërcënues. Nëpër gjithë ambientet e apartamentit u përhap aroma e këndëshme e solucionit aromatik të pllakave. Në koridor zëri i Lindës tingëlloi tërë inat e nervozizëm.

232

Page 233: Novela dhe tregime  2011

  - Ai të mbeti tani, telefoni. Gjithë shqipëria duhet ta marri vesh, - shfry ajo pa e ditur fare se me kë dhe se përse Aleksi po e përdorte celularin.  - Ju këkoj ndjes, - i tha Aleksi tjerit .- Mundem tu shqetësoj përsëri?, - dhe sakaq e ndërpreu bisedën. Vuri bllokun e tij në sirtarin e komodinës dhe u drejtuar përsëri në paradhomë pë të marrë paketën e cigareve.  - Të të vij pak turp, nga vetja, - mërmëriti Aleksi aq zëri i tij mezi arriti në veshët e ngreur të Lindës, e cila sakaq si bëri në çast  një spërdredhje të trupit dhe me një ngërdheshje të fytyrës, shqiptoi me një zë gati në kupë të qiellit.  - Mua të më vij turp, apo ty, që po më shkatërron jetën? Po merr më qafë veten tënde, mua e bashkë me ne edhe fëmijët. Nuk e kuptoj se ku ke ndër mënd të dalësh?   Zëri i saj po bëhej gati gati si një piskamë. Tek rrinte ashtu në këmbë me rradacin e mbërthyer me të dyja duart, që të krijonte përshtypjen sikur nga çasti në çast do ta ngrinte e ti inte me të Aleksit, trupi i saj si një statuje prej qiriri të verdhëm ishte gati duke u shkrirë prej nxehtësisë që i zjarrmonte përbrënda. Aleksiu iu bë sikur befas dëgjoi zërin e së ëmës. " Vetpërmbahu Aleks në ke perëndi.Vetpërmbahu në emër të Edit dhe tonin dhe të fëmijëve.Ti gjithnjë ke qënë i duruar në jetë dhe ne të kemi admiruar për këtë. Mos ia jep mundësin Lindës të të fyej. Grindjet në familje sanjëherë nuk janë të mira.Të lutem bir ! Mjaftë e kemi shpirtin të helmuar."Faqeve i rrëshqitën dy pika loti. Aleksi i fshiu tinës dhe i erdhi zor prej dobësis së vetes.Ndezi cigaren. Përpara syve iu shfaq një imazh i largët.Ishin një mori xixëllonjash që ai ndiqte fushës me lule mbrëmjeve të bukura te pranverës. Ai i ndiqte, i zinte me përplasje duarësh dhe ato shndrroheshin mbi pëllëmbët e tij në njolla të zeza.Linda e shihte Aleksin teksa rrinte ashtu pa e prishur fare terezinë, me ball të dërsitur, duke tymosur cigarette njërën pas tjetrës. Linda rreshti së bërtituri po aq befas sa ç’kishte nisur, por Aleksi as që i’a vuri veshin fjalëve të saj.   -S’më mbetet veçse të bëjë vetëm një gjë : - tha ajo. - Ti vë zjarrin kësaj shtëpie.    Aleksi u ngrit në këmbë dhe, duke iu drejtuar së shoqes, e pyeti?  - Kjo do të ishte zgjidhja sipas mendimit tuaj? Pasoi një heshtje e gjatë., pastaj u dëgjua zëri i Lindës.

233

Page 234: Novela dhe tregime  2011

  - Ti po më shkatërron nga nervat. Cfarë ke ? E? Cfarë ke.  - Ti po shkatërron vetveten Linda, ashtu sikurse edhe unë që po shkatërroj timen.    Linda nuk ktheu asnjë përgjigje.  - Linda, mos vallë, - ai kaloi një here majën e gjuhës  mbi tehun e buzëve duke i lëpirë lehtaz ato, - unë e kam përfunduar këtu misionin tim si burri yt dhe si baba i dy fëmijëve? E ? Mbase vërtetë? Ta bëjë sinqerisht këtë pyetje !   - Përse më bënë të tilla pyetje provocative? Aleksi ndjeu se si e pushtoi  një dëshirë e madhe për ta rrokur prej mesi dhe për ta shtrir menjëherë në shtratin e tyre bashkshortor, por sytë dhe fytyra e tij as që e pasqyronin një efekt të tillë.Dhe vete ndjeu çudi dhe habi.   - Sepse e ndjeva të domosdoshme.    Ishte i mendimit se do të bënte mirë sikur ti linte një herë ngjarjet të rridhnin natyrshëm në rrjedhën e tyre. Ndezi nje cigare tjetër dhe mbështeti brrylet mbi pravaz të ballkonit. Shtullungat e tymit i davariteshin mbi fytyrë dhe ai pati ndjesinë se kjo ishte gjëja më e mirë që mund të bënte tani për tani. Befas i shkrepi në kokë një mendim. Nxorri nga xhepi celularin dhe si pa orën mendoi ti bënte një telefonate prinderve, por u pendua. Shtypi ne tavull bishtin e cigares mbi tavullën në tavolinën e xhamit, pastaj gati si një hije u fut në dhomën e tij të gjumit dhe mori nga dollapi i madh xhaketën që e kishte blerë atë ditë, qe ishte nisur për të varrosur të vëllan. Trageti nisej në orën shtatë dhe ai kishte kohë për ta kapur. Edhe pse e kishte vendosur për të ikur, përsëri mëdyshja seç e ngacmonte dhe tashmë që ishte bërë gati për të dal, ajo sikur po i bëhej gjithnjë e më grryese. Doli përsëri në ballkon sikur donte të maste kohën. Ngriti kokën dhe në kupolën e qiellit të mbushur plot re të përhimta, dukej sikur kërkonte ndihmë për të zgjidhur dilemën e tij. Përmes asaj vetmie që e kishte mbërthyer Aleks Nepishta kërkonte të thyente mendimin e çastit, që i erdhi befas në kokë. “C’budalla që jam” – tha me vete. “ E përse duhet ta bëjë një gjë të tillë?”     Përpara derës kryesore ngurroi një çast, pastaj e hapi dhe doli. Jashtë shiu kishte pushuar por qielli ishte ende I mbuluar nga rete. Vetëm vënde-vënde, dielli në të ngritur i mëngjesit, dukej në një pjesë qielli të kthjellët . Rruga ishte pothuajse e shkerë.Atëherë Aleksi lëshoi jashtë frymën, që gjer atëherë mezi e kishte mbajtur,

234

Page 235: Novela dhe tregime  2011

në një psherëtimë të thellë e të zgjatur. Lëshoi një kollë të thatë si për t’i dhënë vetes një lloj impulsi të brëndëshëm, të domosdoshëm, që të mund të shkëputej sado pak jo vetë nga e mbëmshmja, por dhe prej atij mëngjesi me atë shfaqe aspak të këndëhme për dy familjar të rregullt sikurse kishin qënë ata para dy apo tri muajve. Nuk po i hiqej nga mendja dialogu i fundit. Ajo pyetje e mbetur pa përgjigje dhe hakërrimi i saj gari- gati kafshëror. Përsëri e ndjente veten shumë pranë atyre momenteve, në atë gjëndje të dëshpëruar të Lindës së atyre minutave.  Rrugica që nga prapa pallatit ku ai banonte dredhonte pas një sheshi lojrash për fëmijë dhe më tutje bashkohej me atë kryesoren, që të çonte për në qytet. Ndërsa ecte, Aleksi ndjente se njërën këmbë e kishte pothuajse të mpirë aq sa mezi arrinte ta takonte në tokë. Diku mori nje taksi, që e ndali përpara sportelit të një agjensie . Preu biletën dhe u ngjit në traget. Ishte udhëtimi më i vështirë që kishte bërë në jetën e tij. Doli në kuvertë dhe ndezi një cigare. Nuk po e kuptonte nëse donte të ngopej me ajërin e detit, apo me tymin e hidhur të duhanit. Përmes asaj vetmie që e kishte mberthyer, Aleks Nepishta kërkonte të thyente mendimin e çastit, që i erdhi befas në kokë. Si të ishte e mundur që vrasësi i të vellait edhe sot e kesaj dite vazhdonte ende të ishte i lirë, sikur të mos kish bërë gjë prej gjëje? Ky ishte për të një tjetër absurd dhe përtej këtij absurdi ai thoshte me vete se si mund të ndodhte me të vërtetë një gjë e tillë. Edhe më parë kishte dëgjuar prej shokëve të tij, kur qëllonte të uleshin pasdite për të pirë ndonjë kafe në bar, sidomos pas ngja-rjeve të ’97-tës, që bandat vrisnin e prisnin sipas qejfit të tyre dhe askush nuk vinte dorë mbi ta. Aleks Nepishta ashtu si dhe shumë prej shokëve dhe miqëve te tij i kishin përjetuar me dhimbje ato ngjarje. Sot nuk donte ti kujtonte më.      U mbeshtet ne parmak dhe ndjeu se nga syte i rreshqiten dy pika loti. Nuk po e kuptonte seç po ndodhte me qeni-en e tij, ashtu sikurse nuk po e kuptonte nëse aty në atë pjesë të veçuar të tragetit, nën vetminë e tij të plotë ,donte të ngopej me ajërin e detit, apo me tymin e hidhur të duhanit.     I pari mendim që i erdhi në kokë porsa këmbët i shkelën në tokë, ishte të shkonte në shtëpinë e Enrikut.

235

Page 236: Novela dhe tregime  2011

      Aleksi trokiti në një portë. Ndihej i çliruar. Xheku rrotullonte kokën sa nga njëra anë në tjetrën. Pas një pritje të gjatë Aleksi trokiti dhe një here. Më së fundi, diçka më pak se një minutë, në oborrin e ngushtë të shtëpis së Enrikut feksi një dritëz e drithëruar. Një copë herë ata ndenjën të dy në atë gjysmë errësirë, me sy të ngulitur tek njëri tjetri, sikur asnjëri të mos i besonte prezencës së tjetrit aty.     - Eja brënda Aleks,- shqiptoi Enriku dhe ndërsa zgjati dorën e tërhoqi pas vetes.    - Kur paske ardhur?       Nuk kam shumë kohë për të humbur, më thanë se janë në lokal.        Enriku nuk foli. Një drithërimë e lehtë i përshkoi tërë trupin. Pa përreth. Nuk po i besohej.I hodhi një vështrim shtëpisë, mureve të oborrit.U mbush një here me frymë dhe ia mabjti dorën Aleksit në xhep duke ia shtrënguar fortë.  As mos të shkoj ndër mend. Edhe ti do ta kishe bërë këtë për mua. Unë do të vij me ty. Kam edhe një TT.     - Jo, - foli prerazi Aleksi duke i rënë me dorë shpatullave.     - Shko! Karikatore merr dy.       Aleksi ia ndjeu hojëzat e hundës së Enrikut se si u hapën, sikur ai vet të ishte duke nukatur gjurmët e veta, dhe duke pritur iu duk sikur nuhatja e tij shkonte përtej atij shtegu që ai kishte paramenduar në ajrin e freskët të asaj buzëmbmrëjeje, ato pikëza të vogëla djerse që mollzat e gishtërinjëve të tij kishin lënë mbi dorezën e portës, ato pikëza të padukëshme, por t ë shndritëshme, si të ishin mijëra kristale qelqi, pra ai po e ndjente se ishte kudo brënda rrethinës së atij muri të ftohtë. Ai e ndoqi me sy Enrikun me frikën se mos fryma e tij e tërhiqte edhe atë nga pas vetes, nga frika se mos edhe ai molepsej prej asaj fryme, prej atij flurimi që del prej një njeriu që eshtë i vendosur për të bërë diçka të jashtëzakonshme. Enriku vonoi aq sa Aleksi ndezi dhe fiku një cigare. Enriku i shtrëngoi dorën.       - Të uroj fat të mbarë. Mbase një ditë do të takohemi. Më erdhi keq që kësaj here nuk patëm mundësi të pinim një kafe.Për mua do të ishte një kënaqësi e madhe.....Megjithatë….       Nuk pati kohë të thoshte më asnjë fjalë tjetër, pasi Aleksi i humbi nga sytë, sikur ta kishte përpirë era. U kthye tek porta dhe mbajti vesh. Kishte rënë nata.

236

Page 237: Novela dhe tregime  2011

       Aleksi gjeti vënd rrëz një pishe dhe si e mbushi automatikun, ngriti siguresën, pastaj u zbyth duke u kredinë errësirë thellësisht i vetëdijshëm për atë që do të kryente, me gojën e sytë të mbushur me errësirë dhe me veshët që i kumbonin plot tinguj, befas i zunë sytë një dritë lokali  të ngritur mes morisë së pishave.Duke u afrua ngadalë, i bërë tërë vesh e sy ai u ndal një çast pastaj bëri përsëri përpara, si të kishte frikë se fryma, apo aroma e tij mos e shuante atë dritë.Por drita ndriçonte gjithnjë e më tepër sa më shumë që ai i afrohej asaj me gjithë kujdesin e tij.Iu desh pothuajse nja një gjysmëore gjersa ai u afrua pranë njërës prej dritareve ansore dhe fal asaj drite, dalloi katër prej fytyrave të njohura, të ulura në njërin cep të lokalit me gotat e pijeve dhe shishet e birrës përpara.Në të katërat karrike qëndronte i varur nga një automatik po si i atij që mbante në duar.     Një heshtje e madhe ishte mbledhur rreth e rrotull lokalit dhe po aq heshtje atyre minutave sundonte në brëndësi të tij.Aleksi tërhoqi ngadalë shulin dhe si u sigurua mirë që aram ishte mbushur dhe siguresa e saj ishte ulut e gjitha poshtë, pa e menduar dy herë hyri rrëmbimthi bënda në sallën e lokalit duke e drejtuar tytën e automatikut  drejt atyre katër të rinjëve që tentuan të lëviznin.    - Asnjë të mos lëviz!- klithi Aleks Nepishta.      Nëpër tavolinë, sa nga njëri cep i saj në tjetrin, kaloi një befasi dhe trëmbje e tmerrshme.Në qetësinë e vendosur u dëgjua zhurma e një karrikeje metalike, pastaj një zë që ushtoi:    - Aleks mos bëjë marrëzi!       Aleks Nepisha e nuhati përnjëherë manovrën e Fetahut, që kërkonte jo të arrinte të vendoste të paktën sa për sy e faqe mirkuptim, por më tepër për tu dhënë kohë shokëve të tij të tavolinës t'ia mbathnin. Një djal tjetër, kur pa tyt-ën e automatikut që lëviste në një kënd të ngusht sa tek njëri, tek tjetri, u ngrit me vështirësi nga vëndi, sikur donte të thoshte diçka, por nuk mundi të thoshte asgjë, pasi ishte bërë tap dhe mezi qëndronte në këmbë.Po i merreshin mënd prej përzierjes së pijeve dhe në sytë e përgjumur i dukeshin dhe i zhdukeshin tiparet e ftyrës së Edit në momentin që ai nuk e kishte kursyer mbi trupin e tij gjithë karikatorin.

237

Page 238: Novela dhe tregime  2011

     - Aleks, me asnjërin prej këtyre nuk  ke  punë - foli Sokrati pa u ngritur nga vëndi .Kaloi dorën për të fshirë buzët.      Në sallë ndihej era e rëndë e tymit të duhanit.      - Fetah, mos bë gabim të lëvizësh.Në veçanti me ty nuk kam punë.Djali që quheh Fetah u ngrit ngadal duke iu lutur përsëri që të mos bënte ndonjë marrëzi,por Aleksi as që ua vuri veshin fjalëve të tij. Një i tretë, të cilin Aleksi e shihte për herë të parë dhe nuk ia dinte emrin, me duart që po i dridheshin, u mundua te nxirrte dorën e djathë nga pshtë tavolinës, por nuk arriti ta shkrepte revolverin. Në ajër fluturuan copëza gotash, shishesh dhe pjatash dhe pas tyre fytyra e mbushur gjithë gjak dhe trupi i djait që u platit i gjakosur i tëri mbi tavolinë, pastaj u shëmb përdhe mbi dysheme përpara këmbëve të Sokratit, i cili midis kësaj rrëmuje të përgjithëshme, por që u fashit në çast sikur të mos kishte ndodhur asgjë tentoi të rrëmbente automatikun me të fundit mendim që i erdhi në kokë. "Ai që qëllon ndizet prej gjakut dhe egzistojnë disa sekonda të humbjes së vetëdijes, mbase dhe trëmbet." Por kjo nuk funksionoi me Aleks Nepishtën.Ai as vet nuk e kuptoi, mbase prej zhurmes së madhe, tymit dhe flakës se si e ndrroi aq shpejt karikatorin, që poshoi së kollituri kur duart e tij nuk po e mbanin dot më armën e ndezur zjarr.    U ul në një karrike dhe priti derisa u dëgjua sirena e një makine policie.   

 

Kur lexoja poezite e një poeteje.....

238

Page 239: Novela dhe tregime  2011

Një ditë krejt rastësisht teksa po shfletoja me nge një faqe interneti, më shkuan sytë tek një poezi. Një fillim i hodha një sy shkarazi ashtu siç isha mësuar rëndomë ti kaloja krijimet e autorëve të padëgjuar e jo me shumë emër të bujshëm, por çuditërisht diçka më lëvriu brënda qënies, që më bëri ta rilexoja nga fillimi me një tjetër mendim në kokë. Ishte një krijim nga ata që në gjuhën e letrave quhet “me varg të çrregullt” ose “me varg të thyer” Si mbarova leximin, i kapëllyer prej mendimesh të befta, në morinë e imazheve, që më kishte ngjallur krijimi, nisa të meditoja mbi atë ç’ka më kishte mbetur dhe rizgjuar ajo poezi. Në përgjithësi nuk kam qënë ndonjë lexues i rregullt dhe i disiplinuar, ndonse librat më pëlqenin. Kisha mundur të mblidhja, aq saç mundja të mblidhja në fshat fare pak libra, sa për të krijuar një far biblioteke të vogë, por që gjithësesi e mbaja si ndër më të pasurën e fshatit  dhe për këtë mbahesha me të madh. Tek tuk lexoja ç’më binte në dorë dhe kryesisht më tërhiqnin ato me tregime të shkurtëra, pasi tegimet e gjata, novelat apo romanet më lodhnin dhe si njeri me vullnet të dobët që isha, i flakja tej që porsa lexoja pothuajse faqet e tyre të para dhe po aq ndoshta edhe nga faqet e fundit , sa për të krijuar të paktën një ide mbi përfundimin e librit. Ata që kisha mundur ti çoja deri në faqen e fundit, numëroheshin me gishtat e dorës. Mjaftohesha duke lexuar vetem parathëniet e tyre dhe me to u mburresha shokëve e të tjerëve që më njihnin se kisha lexuar shumë libra dhe për çudi, kjo lloj mënyre e të sjellurit në këtë fushë, më kishte hapur namin se unë kisha lexuar një mal me libra. Sa për poezinë, ajo më dukej fare e kot, gati- gati si një mëngeshje  e bektexhinjëve të fshatit tim dhe sa për poetët e huaj, kur më qëllonte ndonjë syresh në dorë, thosha se ata janë bejtexhinjtë e vëndeve të tyre. Vite më vonë, kur fillova të rritesha e t’a mbaja veten me të madh, më krisi një ditë në mëndje të shkruaja dhe unë ca bejte, se për tregime soji yn as që ia kishte thënë ndonjëherë. Të them të drejtën edhe pse më pëlqenin ato që shkruaja, përsëri më vinte të qeshja me to. Se si më dukeshin. Ja që edhe këto lloj bejtesh, thosha me vete dashkërkan pak ustallëk. Por më e keqja ishte se edhe ata që i lexonin krijimet e mia seç ndjenin dhe mundoheshin të më mbushnin mëndjen se unë me të vertetë një ditë do të bëhesha një zografitës i dëgjuar.Ndihesha i lutur se edhe njerëzit kishin filluat të më shihnin me një tjetër sy. Më mbidheshin rreth e

239

Page 240: Novela dhe tregime  2011

më dëgjonin me ëndje.Kisha filluar ta zgjeroja shume rrethin e miqëve e të shokëve. E, sa më pëlqente kur më thoshnin të tilla fjalë të ëmbëla për bejtet e mia, që në të vërtetë ishin ca vjersha me dy a tre strofa më tepër pë dashurinë, pë grurin, lulet, lisat e fshatit, për hënën që binte mbi korie e plotë e plotë.  Por ngjarjet për mua rrodhën ndryshe...Ngaqë ishim fukarenj, babai si mbarova gjimnazin dhe nuk munda për shkak të notave të dobëta të shkoja në ndonjë fakultet, se si dreqin e rregulloj me kryetarin e këshillit dhe mua më futën furxhi. Bëja bukë për gjithë fshatin. Lodhesha shumë , por puna e furrxhiut më jepte edhe një kënaqësi pasi aty vinin fshatarë nga të gjitha moshat e unë ndihesha i përballuar me lloj lloj botësh, që dashur a padashur sejcili prej tyre linte tek mua atë botën e tij të pazëvëndësueshme, sa që me plotë gojën mund të thosha se isha njohësi më i mire i botëve të tyre. Të keqen e kisha vetëm tek aroma. Kundërmoja që tutje era bukë, aq sa shokët e nuhasnin pranin time që prej së largu dhe kjo ndonse shpesh më trishtonte, madje dikush më vuri dhe nofkën “Buka”, ngandonjëherë nuk di përse më jepe dhe një lloj të veçantë kënaqësie. Aty e ca kohë më vonë më ranë hundët , por gjithsesi për tu dukur mbi të tjerët, nga librat nuk hoqa që nuk hoqa dorë. E , që të tregohesha se merresha akoma me shkrime dhe vazhdoja të lexoja ende libra, rëndomë rrëmbeja ndonjë syresh në dorë kur shkoja për në punë dhe e mbështesja me një lloj finese pas trupit, duke mos ia fshehur kopertinën me qëllim që ai të bëhej sa më i dallueshëm për ata me të cilët do të këmbehesha, apo do të ndeshesha përgjatë rrugës. Porsa arrija tek furra, e vija librin diku në një vend të dukshëm., që edhe aty të binte në sy e të ngjallte jo vetëm kureshtjen e atyre , që vinin për të bërë bukë, por edhe për t’u futur xixat e t’i nxacmoja me qëllim që të më pyesnin për të e unë më pas të nisja të molloisja se në atë roman bëhej fjalë për aksh ngjarje e se heroi kryesor kishte patur një fund të tillë apo të atillë. Ca vite më vonë më gjetën një nuse e pas nja një viti më martuan me një vajzë prej fshatit të përtejëm, se të ishte për mua, deri sa të vdisja nuk kisha për të gjetur nuse. Vajza ishte e bukur dhe e hajthme, kishte një ëmbësi si të tajgut të kuq, që varej plot hijeshin në mënin përpara oborrit tim. O sa i lumtur ndihesha.Ja, kështu, pothuajse fare papritur e pandehur unë e kisha mbyllur një herë e përgjithmonë duke e tërhequr pas vetes

240

Page 241: Novela dhe tregime  2011

deriçkën e bukur të fëmijërisë dhe rinisë sime të hershëme dhe aty e ca muaj në vazhdim, më dukej sikur isha lëshuar prej ëngjëjve të dashurisë në një kopësht të magjishëm, ku dhe petalet më të vogëla të luleve që e kishin mbushur atë tej e tej, lëshonin ca rreze gjumëmbëla.“ Nën hijen e syve të mi mbete si një shënjtore”, - i thashë një mbrëmje teksa rrinim tok mbi degët e zverdhura të misërit të porsakorrur “ Nën netët e korrikut që na ngacmonin zbehtë” . Dhe ajo shejtankë m’a ktheu : 

- Ajo qe me lëndon më shumë është momenti kur ti do të ikësh dhe nuk do të kthehesh më! - Cfarë thua kështu,-  i thashë i pezamtuar në kulm.-  Si të shkon ndër mend një marrëzi  e tillë. 

- Po, po, - mërmëriti ajo me një zë të mekur. Po ku ta dija unë fukaraja se ajo kishte kaq shumë “ ndjenja të ngatërruara” e mendime dyshim-plota”. Këto fjalë të saj asaj natë korriku me hënë m’u duken si “një llampë në shpirt”, gati –gati si  “një dritë në shtegun tim “. - Sonte, ti vodhe pa dashur nje pjese te qenies time, - më tha ajo dhe papritmas zuri të qante dhe mua se si mu përfytyrua sikur mora në duar një kupë kristali dhe nisa të mblidha në të lotët e saj me qellim që ata të mos binin e të treteshin në tokë, por si të mbushej kupa ta rrëkëlleja tërë lëngun e helmtë. Të helmohesha, mjaftë që ta bindja se unë pë dashurinë, që kisha ndaj saj mund të bëja çdo sakrificë sublime.Kishin fluturuar kështu për mua ditët e bukura , pa e imagjinuar kurrë se tutje atij monopati nëpër të cilin ëndërroja të ngjitesha, më priste gryka e një honi dhe aty të kuptoja se gjithçka nuk kishte qënë gjë tjetër veçse një joshje mashtruese. - Prandaj  dhe unë  të ndoqa si i marrë luginave të së përjetshmes, - ia ktheva aty për aty duke ndjer krrusjen e gjymtyrëve të mi e duke pozuar përpara saj vetullngrysur. Një ditë si më kishte lindur dhe fëmija i dytë, m’a dha në tru ti kthehesha përsëri zakonit tim të vjetër, por ajo shejtankë nuk donte që nuk donte që unë të zografisja. Se ç’dreq frike kishte, nuk arrija ta kuptoja. Sa më shumë që mua më piqej ai mendim në kokë, aq më shumë ajo më trëmbej e më largohej si të isha me lebrozë. Eh, jetë dreqi, thosha me vete. C'ishte për mua ky fat kaq i keq xhanëm? Pëse ajo shejtankë të mos puqej edhe me këtë ide timen me të cilën  isha rritur dhe e kisha të pamundur të

241

Page 242: Novela dhe tregime  2011

shkëputesha. Po fundja përse të shkëputesha ? Dhe kur pa…pikërisht kur kisha nisur të kuptoja se ajo që në fillim për mua kishte nisur thesht për dukje, tashmë kishte marrë trajta të tjera dhe mendimi im për librin ishte transformuar rrënjësisht , se një libër nuk u dashka lexuar për të thënë se “edhe unë kam lexuar”, por për të kuptuar se jetët  dhe pse të ndryshë-me,paskërkan një ngjashmëri të madhe mes tyre. - Unë theva për ty pasqyrën mëndjemadhe , hipokrite… ndërsa ti…” ndaj asnjë nuk dua të më shoh” – më klithi ajo një darkë pas ngrënies si kishte vënë fëmijët në gjumë, teksa unë qëndroja i ulur në tavolinë dhe po shkruaja. –Ma plasarite shpirtin me këto shkrime ! Furrëtar je e furrëtar do të vdesësh. Këtë nuk e kupton? Më shkruan për dashurit e humbura. Kush na paska qënë ajo që ta paska vrarë kaq shumë zemrën? E? Ma thuaj? Po ajo me të cilën na qënke ulur zotrote tek ajo bordura e lagësht, cila ka qënë? Po asaj nate me kë paske shkuar në lirishtë?. Mua gati sa nuk  më pëlciti koka kur dëgjova të dilnin prej gojës së saj të tilla fjalë. Për ditë të tëra u mundova ti mbushja mëndjen se të shkurash nuk është vetë një gjë e bukur, që të krijon ndjesira të papara e të mrekullueshme, që të lartëson e të fisnikëron shpirtin, por që edhe të bënë ta vështrosh botën rreth e përqark teje e më tutje, me  një tjetër sy e me të tjera ngjyrime. Por fjalët e mia sikur binin në vesh të shurdhët .Për të ato ishin si kumbimi i këmbanave të pazëzhme. Nga dita në ditë më dukej sikur përpjekjet e mia për ta bindur e për të përqasur shijet dhe ndjesitë e saj me ato të mijat, po rrokulliseshin thellë një humnere të errët ku veç jehonat e klithmave çmëndurake mezi arrinin. Dhe kështu një buzëmbrëmje, në kulm të trishtimit dhe dëshpërimit që më pati mbërthyer, “ unë e vrava dashurinë time, pikërisht atëherë kur ajo vallzonte”. I ndodhur brënda mureve të vetmis sime, shpesh pyesja veten”  Vërtetë  “Unë nuk pata  meshire?! Dhe “As dashuri per dashurine time?! Vërtetë unë isha kthyer në një vrastar të dashurisë sime, apo dashurin time e kishin terrorizuar duke e çuar vetëdijshmë deri në vetflijim? Ato netët e para pa të mu dukën të gjata dhe gati-gati si të ngrira prej akujve të arktiku. Të nesërmen, ndërsa po largohesha nga shtëpia ndjeja të më ndiqte nga pas si e marrosur ai çasti i fundit i ndarjes , Ku kisha marrë me vete më shumë se sa shijen e mjaltit, atë të vrerit, kur ajo nuk ndjeu asnjë lloj pendese për gjithë ç’më kish

242

Page 243: Novela dhe tregime  2011

thënë e menduar për mua dhe hija e mendimit tim, të cilit i kisha mbetur si një skllav i bindur. E.... e shkuar e harruar thotë populli. Kështu u largova nga shtëpia duke u hedhur aq papritmas e aq shpejtë nga udhe e Jezusit në atë të botës së egër. Por të keqen më të madhe e pata se edhe shumë prej shokëve dhe miqëve që deri atyre diëtve më kishin mbështetur dhe mbajtur pranë, tashmë më kishin braktisur dhe më kishin lënë fillikat të vetëm. Nuk thonë keq që kur je mirë dhe ke një grua të bukur, të gjithë të qëndrojnë pranë dhe të rrahin shpatullat dhe ta shtrëngojnë dorën më shumë se kujdo të zakonshëmi, por porsa të rrëshqet pak këmba, fillon e ndjen se rreth e rrotull teje nuk kanë mbetur veçse hijet e tyre, e ndjen veten sikur je në mes të një shkretëtire pafundë e anë e, kështu befas gjëndesh i mbërthyer përnjëherësh prej një pikëllimi të turbullt. Porsa të troket në derë fatkeqësia, gjithë miqësia të largohen si zogjtë që ngrijeh prej degëve të pemëve. Ej, moj jetë, moj jetë. Me dhëmbë të mbërtheva e me thonjë t'u ngjita deri këtu në majë. Shoqëria qënka tamam si puna e asaj lules së brisht, që çel në ditë të ngrohta maji, që buit e lulëzon, por qëporsa të filloj e të fryjë një shkulmë ere, të gjitha gjethet i rrëzohen përdhe dhe shpejtë  nis e vushket derisa i mbetet vetëm kërcelli. Kështu mbeta edhe unë prej kaq kohe, si një kërcell që tharjen e kam shtyrë tutje në vite. E të gjitha këto m’u kujtuan teksa lexova atë poezi, që më ngjalli këto kujtime të herëshme, pjesën më të madhe të së cilave,  isha i sigurtë që e kisha hedhur me një frymë në një ditar, Po ku dreqin e kisha çuar atë ditarin tim me lëkurë të zezë? Po, po, më kujtohet fare mirë. Asaj kohe, teksa rrugëtoja përmes mundimesh nëpër ujdhezat dhe llagëmet e përbaltura, nën atë të pakët dritë, që më vinte prej së largu, duke më ndriçuar paksa atë shteg të përhimtë, përmes së cilit derdheshin gjithë ëndërrat e mija, kisha mbajtur edhe unë një ditar. Atë ditar ku kisha hedhur ca copëza jete nga ajo jeta ime plotë andërralla. Dhe tani që kisha arritur moshën e thinjave, ku dhimbja dhe malli bëhen përherë e më të prekëshme, kur njeriu arrin të mendoj më parë se për ditën e mëpastajme dhe për vdekjen,( dhe unë që kisha një arsye më tepër për ta besuar këtë ) nuk di përse ai ditar mu bë aq i domosdoshëm dhe i dashur.Të nesërmen pata një marrjemëmdje disa orëshe të shoqëruar me një dhimbje të mprehtë kraharori dhe kur më pas shkova në banjë për të nxjerrë të paktën një pjesë të asaj

243

Page 244: Novela dhe tregime  2011

ligështije që më mundonte, vura re se më dualën ca plazma gjku nga goja. Jo, tani, thash me vete. Jo tani. Shtyu pak më tutje e mallkuar.! Askush nuk e dëshiron vdekjen e trupit e kësisoj kërkon ta shtyj atë për sa më vonë të jetë e mundur, por vdekja e shpirtit qënka diçka më e rëndë,më e papranueshme se vdekja e trupit. Një herë tjetër ajo më vështroi ngultas e teksa dëgjoi të kolliturën time si shpërthim i një jehone të dal prej grykash të ashpëra mali , më tha e trishtuar dhe gati me lot në sy: “ Mundohu ta largosh këtë lloj kolle të mallkuar. Para ca kohe edhe im atë kishte një kollë të tillë të thatë, që e mundonte”. E sakaq e kuptova se nuk u ndje mirë. Pë momentin ndjeva se diçka më erdhi si një parfum i hollë qiellor, gati-gati si një belbëzim i pashprehshëm…dhe mua mu dukej sikur e gjithë zemra e saj që ishte ndërtuar dhe punuar pikërisht prej një morish maturie, dlirësie, qartësie e bardhësie pranverore erdhi u drodh dhe u mblodh siç mblidhen petalet e një luleje “Mos prek”. Dhe një çast nuk e di përse mu duk sikur në thellësi të syve bulonin vetëm bulëza të shndritshëme vese. C’ishte ajo e përherëshme dhe ajo e pandryshueshme, që qëndronte aty mes pamëkatësis së shpirtit dhe dhunimit të sublimes ? Jo, dhe pse kisha arritur në moshën e thinjave të thella dhe e ndjeja veten në këtë prag vdekjeje, pësëri nuk kisha arritur kurrë ta kuptoja. Ngandonjëherë jeta bëka me të vërtetë gjëra kaq shumë të çuditshëme”, thash me vete, teksa po e vështroja ashtu të trishtuar e të pezmatuar më kulm sikurse se kisha parë kurrë gjer asaj dite. Ardhkërka në jetë dhe një çsat që dhe një fëmijë i huaj t’u bëkërka si mishi i mishit tënd, si gjaku i gjakut tënd, si loti i lotit tënd dhe si buzëqeshja jote. Kështu po më ndodhte edhe mua me poeten e zemrës sime, prej së silës nuk doja të ndahesha kurrë, ashtu si një at që sado i mallkuar të ketë qënë në jetë nuk kërkon kurrë të ndahet prej pjellës së tij. E nuhata që kujtimin e tij si padashur i’a kisha sjell aq pranë sa ajo një mënd po ndihej sërishmi e pikëlluar si në ditën kur ai po fikej ngadalë e si pa u kuptuar me kokën të mbështetur në prhërin e saj. Vegimi i asaj dite të fundit me të i kaloi vetëtimthi përpara syve, dhe atyre çasteve ajo pandehu, sikur ai, i ishte rishfaqur përsëri i gjallë aty përpara syve dhe me atë shikimin e tij të ëmbël, që e kishte vështruar për gjatë gjithë jetës derisa e kishte bërë nënë dhe kishte shijuar prej saj mjaltin e mjaltit të tij, i pa shqetërua prej pranisë së një të huaji, sikur po i lutej që me po

244

Page 245: Novela dhe tregime  2011

atë përkujdesje të më trajtonte dhe mua. “ Dua që ti të jesh mirë me shëndet, sepse, jetët janë të ngjashme…kështu më tha, pasi së pari, unë , n.q.s ti nuk do te jesh mirë me shendet ashtu sic nuk ishte edhe ati im… Për herë të parë po e dëgjoja të fliste paksa përçart sa edhe ajo vet e kuptoi një gjë të tillë dhe e ndërpreu fjalën, e këputi ashtu, siç këputet në mes shiriti i një manjetofoni.” Jo… kam frikë të ta them”.Si tha kështu, nuk e dëgjova më zërin e saj. Unë nuk e dhash veten. Nuk kisha përse ta jepja përderisa kërkoja ta mbushja shpirtin me kësi gjërash të mrekullueshme,që më kishin munguar prej kaq kohe. Nuk kisha përse të dorzohesha kur një tjetër vullnet , që më fliste me gjuhën e tij të enigmave, më thoshte se përtej të përtejshmes, vetëm një shpirt i pasur dhe i pastër gjen qetësinë e duhur. Nga sirtari që mezi hapej i komodinës së dal boje e të brejtur prej molës, mora dhe piva nja dy hape e më pas u mora përsëri me të kërkuarit e ditarit tim të zi. Tri ditë rresht nuk lash skutë të shtëpisë pa kërkuar derisa më në fund e gjata. E gjeta të mbëshjell me po atë shami me të cilën pata fshirë vjedhur të gjithëve lotët e mi të ngrohtë . E mora në duar dhe zura ta shtrëgoja për gjoksi si të shtrngoja atë pjesë jete të mohuar, për të cilën tani ndjeja dhimbje, brengë dhe mall . Aromën e atyre ditëve m’a kishte sjellë kaq pranë pikërisht poezia e asaj poeteje të panjohur, që porsa e kisha lexuar. Instikti më bëri të ngulisja në mëndje emrin e autores ( çfare fati që ishte femër ) dhe të kërkoja të lexoja përsëri poezi të saj. I kërkoja dhe i lexoja me kujdes dhe vëmëndje, duke u munduar të gjeja në to pas çdo vargu ngjashmërinë mes kohës, hapsirës dhe njeriut. Sa më shumë që lexoja, aq më i befasuar mbetesha  prej atyre krijimeve. Më dukej sikur ajo ato vargje i kishte thurrur enkas pë mua, sikur të më njihte prej vitesh dhe ta dinte se sa i përmallur isha për të patur në duar një libër me të tilla vargje. Ah si qënka puna e të shkretit njeri; deri në vdekje qënka i prirur për të mësuar dhe ushqyer shpirtin me gjëra të fisëshme. Tek e fundit, a nuk është më mirë ti këndoj dikush tjetër viteve të tua se sa ti vet? Kështu dalngadalë të kërkuarit dhe të lexuarit e poezive të saj mu  kthye në një mani. Dhe pse ndonjëherë ndjeja një rënie vullneti dhe gjoksi kish nisur të më shtrëngonte se prej kushedi se çfarë, përsëri e kërkoja me ngulm faqeve të internetit ku ajo publikonte dhe porsa e gjeja poezin e re, që ajo kishte hedhur, e përpija me një frymë. Në thelb

245

Page 246: Novela dhe tregime  2011

nuk doja të mbetesha më i huaj, ku askush nuk të flet e të thotë një fjalë të mirë. Më dukej se në ato krijime sikur kisha gjetur vetveten.Të lexuarit e vargjeve të saj më ishte bërë si një ushqim i domosdoshëm i shpirtit e më dukej sikur më ripërtërinte fuqitë e jetës ,sikur më largonte atë të keqe prej trupit dhe pse isha i bindur se kjo nuk ndodhte dhe nuk kishte për të ndodhur kurrë. Me këtë nuk doja të mashtroja besimin tim dhe të grryeja më tepër atë që ishte grryer deri në palcë, por ja që vërtetë e ndjeja të domosdoshme të lexuarit e atyre vargjeve.  Nuk kisha fare nevojë të lexoja emrin e saj në krye ( dhe pse kishte një emër të bukur, që kur e ndaja në dy gjysma, e para më kujtonte një shënjtore , që edhe pas kaq e kaq shekujsh njihet si “Zonja e Bekuar” e mbahet si një ndër figurat më të adhuruara të krishtërimit , ndërsa gjysma tjetër, seç më sillte ndër mend një emër të harruar e të fshirë nga kujtesa.)  Sikur në mes të miljonave poezive ta vendosje të sajën, unë isha në gjëndje ta njihja, ta dalloja, ta ndjeja. Kur nuk e gjeja, ndihesha keq. Më krijohej menjëherë ndjesia e mungesës së një diçkaje, që është kthyer në një ushqim të domosdoshëm trupor. Atëherë në vend të poezisë vija përpara me gërma të dallueshme emrin e saj dhe nijsa e bashkëbisedoja. “Përse sot nuk kini shkruar poezi? Mos ndiheshit e lodhur? – e pyeta me një timber të lehtë, gjithë i kujdesshmëm të mos e lëndoja e të mos e thyeja atë brishtësi përej së cilës ndjeja nevojën për të marrë atë balsam të shumëkërkuar për plagët e mia të hapura. Mu duk sikur ajo nënqeshi paksa me cepat e buzëve të saj të holla, me një qeshje të pazëshme, që seç kishte diçka tepër të veçantë, që emetonte jo vetëm përzëmërsi, kënaqësi e gëzim, por në tërësi dhe një aromë të këndëshme jetësore, që më bënte të thosha me sigurinë më të madhe se askush nuk mund të qeshte me aq shpirt dhe ëmbëlsisht  saç qeshte ajo dhe ashtu vetëtimthi ndërsa më shkuan sytë tek ai nishan i vogël i kadifenjtë në atë faqe ku kishin nisur të dalloheshin ato vragat e para të jetës , që pashmangshmërisht, saqo që të mundohesh, asnjë lloj makiazhi nuk ti fsheh, mu bë sikur më tha: “ Unë shkuraj kur e ndjej se duhet të shkruaj për diçka. Kur ajo që më është mbledhur brënda gjoksit kërkon të dal prej meje e më pasë për tu bërë prone e të tjerëve. Eshtë si puna e frutit të mirë, që nuk të shijon nëse nuk ka arritur pjekjen e duhur.” Një çast mu krijua bindja se ajo e

246

Page 247: Novela dhe tregime  2011

dinte se unë isha nga fshati , se ndyshe do të kishte bërë ndonjë paralelizëm tjetër si fjala vjenë ; me makina, avion, tramvajë, rrjedhje lumenjësh, dallgë detesh e ku di unë tjetër. Pohova me kokë si për të përforcuar iden e saj dhe aty për aty e pyeta : A kanë ngjashmëri jetët e poetëve? Një mënd mu bë sikur gërmat e emrit të saj u shperndanë hallakatshëm e pas një çasti u mblodhën përsëri përpara syve të mi vetëm në gjysmën e parë e se gjysma tjetër sikur e kishte humbur drejtpeshimin, qëndrueshmërinë, gravicionalitetin dhe rrinte disi e mënjanuar, e rrëzuar dhe e brejtur prej një rënkimi, që të krijonte përshtypjen sikur dilte prej disa degëve të thyera pemësh, që ashtu të mbuluara prej harresë së kohës, i trëmbeshin kalbëzimit të përjetshëm. - “ Në një fare mase dhe ti je poet”, më tha ajo, jo më tepër për të më lënduar se sa për të më thënë se të qënit poet të bënë ta kuptosh menjëherë ngjashmërimë. “ Poetët nuk e kanë të vështirë ta kuptojnë njëri tjerin për shkak të asaj ngjashmërie “Pikërisht këtë dua ta di”, ju përgjigja qetësisht me mendimin se ajo do të më jepte një përgjigje. Por ajo pasi heshti një copë herë të gjatë, iu përgjigj pyetjes sime me pyetje: “ Përse nuk e provon edhe ti të shkruash një poezi” ? më tha, sikur ta kishte kuptuar dhimbjen time dhe këkonte të më ndihmonteNuk dija ç’përgjigj ti jepja. Për ta gënjyer nuk mund t’a gënjeja , por që edhe ti thosha se edhe unë për një fare kohe kisha provuar të shkruaja si gjithë bejtexhinjtë e tjerë , më dukej vetja si një milingonë përpara një elefandi. Po tek e fundit po vrisja mëndjen se çlidhje kishte pyetja ime me të sajën ? Ndihesha vërtetë i zënë ngusht dhe ajo, sikur ta kish kuptuar ngërçin tim, më tha : “Nuk ka asgjë të keqe të publikosh . Bëni një herë një provë. Uluni e shkruani dhe kini për ta gjetur ngjashmërinë ,që këkoni” - më tha ajo , sikur të më lexonte ndonjë dekret krijimtarie.Ajo kishte të drejtë në arsyetimin e saj. Edhe pse nuk kisha mundur ta shprehja , në një fare mënyre e kisha kuptuar atë të përbashkët, atë ngjashmëri, e cila më forcohej dita ditës, jo vetëm teksa lexoja poezitë e saj, por edhe të autorëve të tjerë të mëdhenjë, që më rekomandonte ajo për të lexuar. Aty e disa kohë më vonë kur i’u shpreha se ngjashmëria qëndronte tek “Vuajtja e shpirtit “, ajo vetëm qeshi me një të tundur të lehtë të kokës dhe teksa flokët e gjatë i shkuan mbrapa me një fërfërimë kallëzash grunore, që më erdhi si një flurim pështjellues e ëndërrimndjellës sa që mua mu duk se

247

Page 248: Novela dhe tregime  2011

ajo këtë e bëri më tepër si për të dërguar aromën e tyre brënda ngrehinës sime të rrënuar, që kundërmonte ende era djersë dhe bukë të pjekur, me të vetëmin qëllim sa për të më ngjizur mushtin e krijimit, apo për të më mbajtur pezull në ajrin tim të të pashmangshëmes. Atëherë nisën përsëri të më gëlonin ca kujtime të tjera të vagullta pamjesh lënduese , që shkonin së toku me mua nëpër atë rrugicë të fëmijërisë sime të herëshme, duke formuar me ato fjolla të holla gati transparente ca rrath të mëdhenj e të vegjël nëpër kalldrëmin e saj të bardhë, si të ishin qëndëra e një gonxheje të porsaçelur, të hirnosur ,të bëra me ca copëza malli, dhimbjeje dhe përlotjeje, ndërkohë që lëshoheshin me atë vrullin e tyre të madh drejt një deti të pafundëm mes flakësh përvëluese dhe ajërit transparent të muzgut të murrëtyer. “ Nëse të gjithë, tha ajo, punojnë dhe luftojnë me forcën e mëndjes dhe të muskujve, poeti punon dhe lufton me forcën e shpirtit të tij. Poeti e vuan më shumë se kushdo tjetër jetën. Ajo që për të gjithë është e zakonshëme, e përditshëme, për poetin eshtë e jashtëzakonshme. Poeti arrin të prek të paprekëshme dhe futet në ato thellësira mendimi që për të zakonshëmit eshte e papërceptueshme”.Të gjitha këto ajo i thoshte me kthelltësi mendimi që mua më bëri të ndihesha sikur isha mbi kreshtat e gjeberta te një mali e prej së largut lëshohej mbi fytyrën time të rrudhur një rrymë e lehtë ajëri i pangopshëm. “Po si e kuptuat që edhe unë bëjë ndonjë përpjekje për të shkruar,” e pyeta një mbrëmje tjetër.Këtë herë zëri më doli i ngjirur, gërvishtës aq sa pata frikë se mos ajo do të trëmbej siç trëmb e shtëna e një çifte zogun e folesë, por ajo që ishte mësuar të pëkujdesej si një nënë e mirë qoftë edhe prej një kollitjeje të vetme të fëmijës, dinte të përkujdesej e ta bënte me një naturshmëri dhe respektin ndaj një të moshuari siç isha unë. “ E kam kuptuar në të vetmen fjalë tuajën , që kini lënë tek komentet e mia” – mu përgjigj me një natyrshmëri admiruese dhe mbreslënëse, që mua mu duk sikur më tepër më përgëdheli sedrën .Ishte fare e thjeshtë dhe e çiltër në atë komunikim , i cili nuk dinte të rrezatonte veçe një kulturë admiruese , që të mbante mbërthyer për orër të tëra. Aty nga fundi i bisedës kur unë  mendoja se ajo do të më thoshte  diçka në lidhje me komentet , të cilat nuk i kishte të pakët, por që unë kurrë nuk e kisha marrë mundimin të kometoja, (Mua më ishte rrënjosur në mëndje se ajo fjalë e vetme ishte një sintezë e plotë

248

Page 249: Novela dhe tregime  2011

e gjithë asaj që më kishte mbetur pas leximit dhe se çdo fjalë e tepër më shumë do tia prishte bukurinë poezisë. ) veçse në ndonjë rast ku isha mjaftuar të shkruaja vetëm një fjalë “perfect” me një mori pikash mbrapa, ajo as që m’a zuri në gojë këtë fakt , madje  kur në një rast unë i thashë se përse nuk mbante qëndrim ndaj atyre zërave që pëshpërisnin se fryma e krijimeve të saj shkonte përtej kufijëve të egzistencializmit ekstrem, ku qënia njerëzore identifikohet me hiçin, me një pesimizëm kulmor, ku liria e individit nuk kuptohet si një raport shoqëror real, që fitohet nëpërmjetë luftës kundër të paderjtës dhe skllavërimit, por si një liri e vullnetit, që i atribon të drejtën njeriut të veproj sipas shijeve dhe dëshirave të tij, e të tjere e të tjera dokërra, që kisha ndeshur aty këtu, ajo ndërthurri një herë gishtërinjte e hollë të duarve , që mua më ngjasuan me ca gjymtyrë Da Vinçiane e pastaj si mblodhi gishtërinjët e së djathtës grusht e mbështeti mbi të mjekrrën e rrumbullakët , duke më vështruar me ata sy si të bukur prej një fëmije të padjallëzuar, që i bëheshin tërheqës sidomos kur qeshte, që edhe pse nuk i kisha parë kurrë, e merrja me mend dhe e imagjinoja se brënda tyre, krahas asaj që ne jemi mësuar ta quajm femërore, seç kishte një zjarr të gjithpushtetshëm, që e bënte krenare dhe këmbëngulëse, si një akullthyese, që s’di ti trëmbet dallëve oqeanike në ditë tufanesh. më tha: “Jam mësuar të përdor vetëm një standart në jetë” dhe kjo më mjaftoi për të kuptuar se sa transparente, tolerante dhe i thellë ishte mendimi i saj e përpos këtyre se sa   të theksuar e kishte ajo ndjenjën e mirkuptimit dhe të besueshmërisë  reciproke. Ngandonjëherë thosha me vete se ajo që shkruante kaq bukur , që të mekullonte me vargjet e saja dhe që të impononte respekt jo vetëm për krijimet, por nërpërmjet tyre dhe për vet  qënien e saj, duhet të ishte prej ndonjë vëndi të largët, pinjolle e ndonjë familje të fisme, me një shtëpi të mobiluar mirë dhe e rrethuar prej njerëzish të dijshëm e me kërkesa të mëdha ndaj jetës dhe ky përfytyrim sikur më ngrohte tërë qënien. Fundja përse të isha xheloz për jetën e saj, sepse jeta ime ime kishte qënë me aq shumë privime. Këtë ide ma përfocoj më fortë një ditë, një poezi e saj ku fliste për flirte çmëndurake me shumë dritë - hije. Dalngadalë , bisedë pas bisede e krijim pas krijimi, kisha filluar ta njihja mirë dhe gjithë  portetin e karakterit të saj m’a skaliti më së miri në mëndje një poezi me dy XX-sa. Më qëlloj një mbrëmje vonë ta gjeja të parën

249

Page 250: Novela dhe tregime  2011

poezinë e saj në faqen e internetit. Por asaj mbrëmjeje ndihesha tepër qejfprishur dhe më mungonte dëshira për të lexuar. Cuditërisht  ajo sikur ta kishte kuptuar plogështin time, doli fluturimthi nga rreshtat, që po më ngjanin me ca kryqe të thyera  dhe më pyeti : “Përse të qëllon të jesh kaq shpesh i trishtuar? Ndjeva sikur brënda dhomës sime me ato të pakëta orendi të vjetëra, permes kanatave të hapaura kat e kat të dritares, të depërtonte një stuhi e paimagjinueshme. Që prej pirgjeve të larta e të zeza të reve të mia të dëndura, mbledhur pirg e pirg si ca bashka të ndërlikura , të binte një shi me rrëshekë. Rrufe të largëta qiellore teksa shkrepëtinin me ca vetëtima verbuese ,sikur më çanin gjoksin e tharë e të rreshkur prej viteve. Ajo më pyeti përsëri, por unë isha i kredhur i tëri në patërmalin tim, Në atë krijim të fundit të saj që lexova, kisha krijuar bindjen e plotë se e kisha mbyllur një here e përgjithmonë ciklin e jetës dhe se pas kësaj po shkoja i lumtur. Siç rrija i platitur në divanë, përfytyroja se mes atyre qindrave, që po vinin për të më përcjell, diku mes radhëve të para më shfaqej dhe imazhi i saj veshur me rrobe të përzishme dhe me një buqetë lulesh në duar, ku ishte shkruar ; “ …Si atit tim……

  Një të shtunë vjeshte…

      Ishte e shtunë mbasdite. Një e shtunë e mërzitshëme me shi si të gjitha të shtunat e mia dështake të fundmuajit. Ditët me mot të mirë kishin ikur duke ia lënë vëndin freskisë dhe shirave të vjeshtës. Në dy të shtunat e para të atij moti vjeshtak edhe pse bashkat e pëhimta të reve i qëndronin pezull qytetit, nuk kishte rënë shi. Ai kishte filluar pikërisht të shtunën e tretë të muajit dhe vazhdonte të binte parreshtur, here i qetë dhe herë me vetëtima të zhurmëshme dhe të frikshëme. Tutje, përtej horizontit nga ku deti bëhej i padukshëm, grumbulli i reve kullonte ngjyrimet e ylberit, ndërsa  nga perëndimi, kupa e qiellit mblidhte mbi qytet me atë heshtimin e saj të gjërë ato të pakta jehona të jetës, që i kishin mbetur qëkurse të ardhurit për verim ishin larguar dhe ai tashmë ishte kredhur përsëri pothuajse i tëri në atë monotonin e tij të zakonshme. Nuk di nëse e vështroj unë atë peisazh griror,

250

Page 251: Novela dhe tregime  2011

apo ai kërkonte të më joshte me heshtjen e tij për të më nxjerr jashtë atij ambient vetmitar, pasi asaj dite kisha vendosur të mos dilja prej apartamentit tim të thjeshtë ende  pa ndonjë komoditet të spikatur,me po ato orendi të vjetëra, të dala mode e disi të pluhurosura më tepër prej tymit të duhanit dhe pluhurit të rrugës, që më kishin lënë prindërit, që kurse ishin vendosur aty, në katin e pestë të një godine tetëkatëshe, diku në periferi të qytetit. Nuk di përse më kishte hipur në kokë që asaj të shtune të qëndroja i vetëm me atë heshtjen time, si kërmilli  i mbyllur në guackën e tij. Ngaqë nuk kisha ndërmënd ta kaloja kohën ashtu kot, në limonti, i isha  afruar dritares së ballkonit dhe që prej andej  kisha nisur të  vështroja pothuajse pjesën më të madhe të qytetit të larë prej atij distili të hollë, e, s’kisha të ngopur me atë pejsazh natyror dhe me atë freski ajri që më mbushte mushkritë. Të provuarit e një ndjesie të tillë më ka pëlqyer qëkurse kam qënë fëmijë. Asaj kohe vija ashtu, një çomarrok i vogël,që nuk lija dy gur bashkë dhe kur binte shi,ngandonjëherë dilja me të shpejt edhe zbathur nga shtëpia ime përdhese dhe luaja në pellgaçet përpara oborrit me ca lëvozhe pishe, të cilat i bëja si varka të vogëla me vela dhe i shtyja në  ujin që pluskonte.Më kish qëlluar që të qëndroja dhe me orë të tëra nën shiun e imt. Një ditë ndërsa po luaja ashtu , si kisha mundur të imitoja një Karaka të vjetër Ilire, që po më ngazëllente teksa voziste si të ishte prej vërteti e lëshuar në ujërat e një deti të trazuar, as që e kisha vënë re shiun, që më kishte bërë ujë nga koka deri tek këmbët dhe mamaja porsa më pa, më rrëmbeu prej krahu dhe më rrahu paq, sikur të mos kishte ndodhur aty gjyshja ime e ngratë,që më shkëputi prej duarve të saj duke i këputur njëmijë e njëqindë të shara, nuk e di se si do të më kishte bërë, e megjithatë mua nuk mu hoq që nuk mu hoq ajo ndjesi për shiun, por përkundër nga viti në vit më forcohej gjithnjë e më tepër.Më pas, mes asaj qetësie përgëdheltare i hodha sytë përgjatë vijës së hollë të plazhit të argjënd, që menjëherë mbyllet prej ndërtimeve të shumta pa leje, që i kanë zënë frymën detit. Përmes palmave, ligustërave dhe pishave të gjelbra, që shkojnë pothuajse deri buzë ujit, mezi arrija të dalloja varkat e vetmuara të peshkatarëve, të cilët si kishin gjuajtur gjatë gjithë natës, tani padyshim duhet të ishin futur si zakonisht në ndonjë bar aty pranë për të pirë,siç dinin të pinin ata përherë, deri në dehje, kurse tutje, shumë metra

251

Page 252: Novela dhe tregime  2011

larg bregut, në thellësi të detit, ku aty - këtu grironin disa anije, që prisnin për tu ankoruar në kalatat e portit, zogjtë e detit brofnin e rreknin me vrik flatrat, të trëmbur e të gënjyer prej motit të lagësht. Shiu dhe pse i hollë linte bulëzat e tij mbi xham e ato herë formonin ca vija të drejta, herë përdridheshin duke krijuar një mori figurash të çuditshëme dhe herë qëndronin aty, sikur donin të fjaloseshin me mua. I gjithë ambient i apartamentit tim ishte kredhur në  heshtje, në një heshtje ëmbëlake dhe mua më dukej sikur ajo heshtje kërkonte  me ngulmë të ravijëzonte portretin tim mbi lëkurën e panjomur të xhamit. E vetmja që prishte ngandonjëherë atë heshtje ishte cicërima e thekshëme si kurrë ndonjëherë e kanarinës së verdhë, që jetonte në mbretërin e saj të izolimit.Kanarina s'ma ndante atë shikimin e saj lutës,mëshirues dhe hera - herës si për të më tërhequr vëmëndjen, kërcente inatçore sa në njërin cap të kafazit në tjetrin duke i ngulur ato kthetrat e saj gjithë mllef e nervozizëm e më pas më kallte tmerrin me ca cicërima si guitja e një kukuvajke të padukshëme, të humbur diku  apartamentit apo ambientit të jashtëm. Befas, nga ana tjetër e xhamit mes atyre qindra e mijëra imaxheve që herë më lëbyrnin sytë e herë më arratiseshin larg në papërcaktueshmëri, më shfaqet dalngadalë imazhi monstruoz i një fytyre, që me ato kacavjerrjet e saj të mundimshëme nuk di pse kërkonte të depërtoj në thellësi të shikimit të syve të mi, të kapet pas përvijimeve të portretit tim, të thyej atë të pakët tejdukshmëri të xhamit  dhe të hyj brënda. Në fillim mu bë fare e papërcaktuar, si e zhytur mes një mjegullime vjeshtullore, por që pak nga pak përvijimet e saj po bëheshin gjithnjë dhe më të dallueshme sa mend më ngurosi dhe aty për aty më kris mendimi që të dilja jashtë dhe ta rrokja me gjithë forcën, ta shkulja prej andej siç do të kisha guxuar të shkulja një lule të vyshkur prej vazove të pravazit të ballkonit dhe ta përplasja mbi pllakat e plasaritura të trotuarit të qullëzuar.Të platitej atje nën shiun dhe ujërat e tij, që vinin e mbidheshin aty nga ana e anës,të pastër dhe të ndotur, prej kullimit të udhëve dhe prej gjirizeve të kanaleve ku gjallonin minjë të të gjitha racave dhe të gjitha madhësive. Përse vinte e më shfaqej përsëri si atyre netëve të para pas ikjes në ato mori ëndërrash gjysmake, të çala e pa lidhje? C'kërkonte më prej meje kur vet i kishte këputur të gjitha nyjet që na kishin mbajtur të lidhur? E megjithëse s'po ia ndaja

252

Page 253: Novela dhe tregime  2011

sytë, me një kënaqësi mizore në shpirt, përsëri në mëndje më vinin një mori mendimesh nga më të çuditshmet dhe nga më të dhimbshmet, me ca idera therëse, që kurrë ndonjëherë më parë nuk kisha patur guximin ti nëpërmendja, që më flaknin si me magji gjithçka sa kisha besuar gjer atij çasti në vetvete, të cilat më dilnin si prej kushedi se çfarë thellësish të pa zbuluara, të panjohura më parë të shpirtit tim, të nxitura prej kushedi se çfarë forcash të brëndëshme të panjohura, vetëm e vetëm që të mund ti bëja ball atij ravijëzimi , që përpos mospërfilljes, më ngjallte ndjenjën e neveris dhe të  harresës.Nuk doja ta kisha më pranë, madje as të këmbeja qoftë edhe një fjalë të vetme me të.C'kutim kishte tani pas kaq kohe dhe pas asaj ikjeje përçmuese? I pushtuar prej një drithërime tinzare, doja ta largoj një minutë e më parë atë imazh, por edhe pse i shtrëngova qepallat deri në dhimbje dhe tërbim, përsëri e ndjeja që e kisha të pamundur. Nuk mundesha ta largoja, ashtu sukurse nuk mundesha të pranoja se për aq kohë nuk e disha dashur me gjithë forcën e shpirtit dhe se kisha bërë të pamundurën për t'i dhënë gjithçka që kam patur të shtrenjtë.Shpesh e kam ndjer veten të mbërthyer përpara këtyre asociacioneve të pashmangshëme . Nuk kam as më të vogëlën dëshirë që të ndjej përplasjen e vështrimit të saj në timin. I jam frikur gjithmonë rrëmbimit dhe mania e persekutimit, që kurse ajo, pas atij akti, që nuk kishte të bënte me mua, por me dikë tjetër, që kishte hyr si vemja  në kokërën e mollës, grisi gjithë krijimet e mia dhe u largua duke më hedhur tërë mllef e saj me një lloj arrogance të shfrenuar, sikur të më kishte goditur me një mori shuplakash fytyrës, më ka ndjekur përherë nga pas. Atëherë si në sanjë moment tjetër të jetës kisha ndjer atë çarje kraharori dhe përpëlitjen më të madhe të zemrës, si të ishte përpëlitja e një shpirti të vrarë prej një morie të paparë gurmprehtësh pabesie. Do të kisha pranuar më mirë që ta nxirrja jetën time jashtë prej vetes dhe t’ia besoja në shenjë hakmarrjeje, fatit të rrebeshit të shiut, qoftë edhe duke e  ndjer peshën e një dhimbjeje të përgjakshme, se sa të mbaja mbi supe hijen e atij poshtërimi. A nuk do të ishte më mirë sikur të mbetesha përjetësisht i çmëndur prej atij rrebelimi shiu, se sa të ndjeja edhe një herë shpimin therës të atij shikim të saj të egër, si prej gjarpëri shkretëtire? Më mirë të nxirrja jashtë sytë dhe të mbaja brënda zemrën. Fundja ç’do tu bënte ajo më tepër suve të mi nga ç’u kishte bërë ditës që

253

Page 254: Novela dhe tregime  2011

u largua? Prej asaj figure të ravijëzuar nga ana tjetëe e xhamit u shkëput një bulëz uji dhe ra përdhe si të binte një zog i vogë i qëlluar kushedi se prej kujt.Për herë të parë gjatë asaj kohe ndjeva një drithërim trupi, një keqardhje të pashpjegueshme dhe mënd më erdhi zor prej vetes.Përse ndodhi kështu? Përse duhet të më binte mua një risk i till? E teksa po mendoja kështu, pas pak ndjeva sikur nga ana tjetër e xhamit lëshoheshin hera - herës ca klithmave të buta dhe përnjëherësh pas krahve ndjeva si të më prekte dikush me një dorë të butë. Nuk guxoja të ktheja kokën dhe atji çasti një rrënqethje e beftë m’a përshkoi gjithë trupin. Mendimi se ajo duhet të kishte bërë të kundërtën e asaj që unë kisha patur ndër mend, më tmerroj. Eshtë e çuditshme vërtetë kur e mendon se sa më shumë që kërkon ti shmangesh një diçkaje, aq më shumë të duket sikur atë e ndjell dhe hija e saj të ndjek pas çdo hapi deri në një pikëtakimi. I ktheva ngadalë shpinën xhamit dhe për disa sekonda qëndrova ashtu duke mbajtur vesh e duke vështruar ngjyrën e butë të kaltëreme të murit përball.Kuptova se ishte lëvizja e perdes së rëndë prej taftaje, që mu duk si dora e saj.Dhe tani që ajo e ndjente veten të braktisur prej të gjithëve dhe të shkretë , vjen e më fanepeset si një fantazëm, e hollë dhe e ngurtë, e shndërruar në ca pika shiu, pa e kuptuar as vet verbërin e saj, që i vjen prej atij mëkati, për të cilin është e shtrënguar të vuaj për shumë kohë. Unë e di se çfarë do ti duhet të përballojë dhe të duroj deri në sakrificë. E kam të fiksuar në mëndje ,ashtu siç të fiksohet diçka që ka të bëjë me ngacmimet e pakushtëzuara. Le të vuaj edhe për sa kohë aty prej lagështisë, të torturohet e poshtërohet më pare se prej meje dhe të njerëzve, prej vetvetes. Një grimë mu bë sikur ajo ishte diku në dhomën time të gjumit, mbi krevatin tim të parregulluar, duke ia hedhur shikimin e saj indiferent rrëmujshmëris së saj.Një zë i brendshëm më thoshte se ajo më priste.Nuk i rezistova dot tundimit.Me një lëvijzje të dëshpëruar i ktheva shpinën xhamit të ballkonit.  Kur u afrova me majë të gishtërinjëve tek dera e dhomës, me një tjetër parandjenjë të zymtë, nën shkëlqimin e bruztë të saj, vura re se ajo e kishte nuhatur pranin time.E pash tek qëndronte ashtu gjysmë lakuriqe, pa e marrë mundimin të vishej, apo qoftë edhe për ta mbuluar atë lakuriqësi me një rrobë të çfardoshme prej të mijave dhe flokët e gjatë i kishte hedhur si ngaherë perpara.  Dukej sikur para disa minutave i kishte shkuar

254

Page 255: Novela dhe tregime  2011

fytyrës një grusht ujë e megjithatë nuk kishte mundur ta fshinte përlotjen prej syve, prej atyre syve të vegjël si të një drenusheje të djallëzuar,të cilët ashtu si dhe fytrën e kishte ende të mbufatur dhe të përzverdhur. Nuk isha në gjëndje të përcaktoja nëse ajo mezi arrinte të shqiptonte pakuptimshëm disa fjalë, që i dridheshin nëpër ato buzët e holla , apo këndonte një këngë të përvajshme si kuisja e një koneje të lënduar. Më vështroi e shqetësuar e nisi të qante me ngashërim. Më dukej më e zbehtë se kurrë,gati gati si një pemë e tharë, e plakur disi parakohe dhe e shkundur gjethesh prej vjeshtës. Sytë i kishin marrë atë dritën e pakuptimshme të jonjerëzorëve. I Imponuar prej një ambicjeje sovrane,nuk doja ta shfaqja në prani të saj nervozitetin tim. Nuk doja të ngjallja tek ajo ndjenjën e frikës. Mendoja se duhet të tregoja përpara saj se edhe në kësi rastesh nuk kisha përse ta humbisja respektin ndaj femërores dhe se duhet të bëja patjetër diçka të mjaftueshme për të krijuar një atmosferë sa më ë qetë që të ishte e mundur. Nuk doja të shfaqja hijen e një vrasësi dhe pse po e ndjeja veten të turbulluar, thuaje e kisha humbur sensin e të gjeturit të një formuleje të përshtatëshme për të ngjallur atë ndjenjën e besimit fizik jo vetëm në vetvete, por edhe përpara saj.Nuk kisha pse ta fshihja.Ishte e bukur,e hajthëme, epshndjellëse.Jashtë, në ajërin e lëngëzuar, era që shfrynte permes reve, të cilat afroheshin e ngriheshin bashkë si për të hijeshuar ashtu qiellin e përhimtë, kishte nisur të binte muzgu jeshil,që vinte si lëngata e largët e dallgëve të detit. Ngriti paksa sytë dhe më vështroi si e limaksur, duke mbajtur me myshkun e afshit te saj femëror njërën dorë në gjirin e vogël e të zeshkët, që sakaq i lëvizte nën buzë, sikur të donte t’i kërcente jashtë dhe tjerën duke e zgjatur drejt meje. Teksa po ndjeja atë thirrmën e zvargur të detrave të saj të burgosur, në damarin e saj blu, të kërcyer fare pranë radiusit, vura re një curril të holl gjaku, që si shkoi deri në unla, i cili zuri të pikonte në fillim me pikëla të vogëla e më pas gati si një currilë uji,  duke përskuqur çarçafin e bardhë. Qëndroja si i gozhduar tek pragu i derës me atë ngulmimin monoton të pikës së shiut, të atyre pikave që kishin ravijëzuar mbi xham portretin e saj duke u kacavjerrur, të cilin unë nuk kisha dashur  ta fusja brënda apartamentit tim, sikur ta kisha parandjer fundin e saj, i nxitur prej një mendimi të zymt, që m'a kishte terrisur shpirtin, prej një mendimi vetmitar e vrastar të

255

Page 256: Novela dhe tregime  2011

pashqitshëm, për të cilin mendoja se ishte po aq i pandalshëm nga ai zhurmërim i dhimbshëm, që ma kishte shkallmuar pothuajse gjithë trupin, të atij mendimi të cilin e kisha riformatuar dhe ridemensionuar kaq e kaq here në mënd, duke e dyzuar me një paralelizëm gati - gati fëmijëror. Atij çasti vetja mu duk si të isha një tigër i egërsuar me sy të shndritshëm,që bulëron e kërcen përpjetë duke rrahur bishtin e tij të fuqishëm me të nuhatur aromën e mishit dhe të gjakut. Nuk doja ta lëndoja më shumë nga ç’kishte guxuar ajo të lëndonte vetveten. Ndonse i mbërthyer prej një sigurie të egër, që më bënte tepër gjakftohtë, i vajta pranë i tmerruar dhe syçakërrisur. Tëmthat zunë të më zhurmëronin gjithnjë e më shumë kur po e vëreja se si trupi po i përkundej si të ishte i pushtuar i tëri prej një gjumi ëmbëlak e ëndrrimtar,që sa vinte dhe e mbërthente pothuajse me të njëjtin ritëm të rrahjeve nervore të tëmthave të mia, e që më pas si tallazitej një herë nëpër atë dhomë të kredhur në gjysmëerrësirë, niste të bënte ca vajtje - ardhe të rrufeshme të shpirtit prej tokës në përjetësin e në të kundërtën. Diku pranë jastëkut  më zunë sytë  një copë letër të palosur në katërsh, në të cilën ajo kishte mundur të shkruante diçka para se të kryente aktin e vetvrasjes. Nuk m’i ndante sytë, pa më të voglën lëvizje të fytyrës. Vetëm buza e poshtëme, të cilën e kishte paksa më të kërcyer se të sipërmen, i vibronte si një katërspanjë e hollë. Si ia mbështeta kokën në jastëk dhe futa letrën në xhepin e pantallonave, u ktheva tek pragu dhe më pas si vajta tek telefoni, ngrita receptorin për të formuar një numër.Kanarina e verdhë me sy të përulur në atë muzgullim të apartamentit, dukej sikur zhbironte çdo lëvije timen.Ndihesha jashtëzakonisht i qetë, megjithse prisja që nga çasti në çast të vinin për të më arrestuar.Jashtë ishin ndezur dritat e rrugës, ndërsa shiu vazhdonte ende të binte me po atë ritmin e rij monoton..

Lotët e Kripur

256

Page 257: Novela dhe tregime  2011

 - Do të niseni  porsa të bjer muzgu, - tha ai disi i lehtësuar dhe i çliruar si prej ndonjë pesheje të rëndë, që e kishte munduar prej kaq ditësh, por pa ndonjë lloj entuziazmi të veçantë, sikur ti thoshte diçka fare të zakonshëme, porsa hyri në derë dhe si i mori të shoqes, që po e priste aty në këmbë fëmi-jën nga duart dhe e mbeshtolli me të tijët në gjoks, u ul në një cep të dhomës, aty ku kishte vënë edhe të vetmen çamtë që kishin marrë nga shtëpia, në të cilën kishin futur disa ndërresa që më të shumtat ishin ca ndrresa për vajzën,nja dy pulovra të trasha për ti mbajtur të veshura gjatë udhëtimit natën, si dhe pak ushqim të thatë,për të kursyer ç’mund të kursenin gjatë pritjes, por që tashmë pothuajse ishin në të mbaruar e sipër. Ajo i shkoi pas pa nxjerr fije zëri nga buzët, që i ishin tharë prej etjes. Më shumë se e lodhur pas gjithë asaj rruge të gjatë dhe nja dy momenteve jo fort të këndëshme që kishte kaluar ditët e fundit e shqetësuar prej atij, të cilinua kishin prezantuar si pronar i skafit, ajo kishte prej mën-gjesit që po ndjente një lloj mëzitjeje të përgjithshëme, por që tashmë pas këtij lajmi, që i kishte ar-dhur si e vetmja rreze drite në atë terrinë tyneli, që i ishte dukur qëkurse ishin nisur, e quante fare të pavënd të nxirrte qoftë edhe një fjalë ankimi. Ndonëse u ndje disi e lehtësuar, përsëri në fytyrë nuk i lëvizi asnjë muskul. Qëkurse ishin nisur, e kishte marrë me frikë atë rrugëtim. Nga ky shkak edhe nuk kishte dashur të largohej nga shtëpia, por kishte qënë e shtrënguar ti bindej vullnetit të të shoqit. Ikja u ishte dukur si e vetmja mundësi për të dal prej asaj gjëndjeje të vështirë ekonomike të krijuar dhe gjatë atyre ditëve të pëgatitjes ç’nuk kishin hamëndësuar për familjen e tyre të re. Kishin hyrë në vitin e katër të martesës dhe lumturisë së tyre aq sa ia lejonin rrethanat e krijuara, ia kishte zbehur deri di-ku fytyrën vetëm skamja dhe pamundësia për të siguruar ndonjë vend pune. Si ndërmarrja ku ai kishte punuar prej afro dhjetë vjetësh ishte mbyllur, për shkak të privatizimit, ai prej disa muajësh kishte provuar të punonte në një firmë ndërtimi. Jo vetëm largësia, e cila i hante pothuajse sa dy të katërtat e orëve të punës, por edhe paga e ulët me të cilën i duhet të përballonte përpos të tjerash dhe qiranë mu-jore të shtëpisë, e kishin detyruar ta linte atë punë dhe të vihej në kërkim të ndonjë pune tjetër, gjë që nuk kishte mundur ta realizonte dot. Për të dy mund të thoshe se ishin familjarë të mirë, që dinin ta dashuronin dhe ta respektonin më së

257

Page 258: Novela dhe tregime  2011

miri njëri tjetrin dhe familja që kishin krijuar, sidomos pas lin-djes së fëmijës së parë, për ta ishte kthyer në një përmbledhje gati të ngurtësuar e të vogël të botës përreth. Ishte dita e katërt që rropateshin në pritje të nisjes dhe tashmë durimi i kishte arritur në atë pikë ngopjeje sa ajo mënd mund të pëllciste, por gjithsesi tashmë që i kishin strehuar në një dhomë sa për ta quajtur të tillë, të një ngrehine mes atij pylli të dëndur me gjithfarë shkurresh dhe pemësh të shkurtëra, që dikur duhet të kishte shërbyer si baxho, pasi ende kundërmonte era shëllirë dhe djath, dhe, ajo si kishte filluar ti numëronte  mbrapsh orët e nisjes për të shkuar përtej detit, kishte mundur më së fundi të gjente një fije ngushëllimi. Kaloi me kujdes mes atyre trupave, që po flinin të shtrirë mbi një rrogoz, mbi të cilin ishin hedhur nja dy tri batanije të vjetëra ushtrie. Ruhej të mos shkelte dhe zgjonte ndonjërin prej tyre. I vinte keq për të gjithë sa ishin shtrirë e po flinin përdhe si bagëtit në stanin  e tyre jo vetëm se i kishte të gjithë po aq bashkëvuajtës porse edhe pse gjatë atyre ditëve e kish-in kaluar vërtetë si të ishin të gjithë pjestarë të një familjejej të madhe.Ishte një solidaritet siç krijohet rëndom mes njerzish dhe pse fare të panjohur për shkak të asaj afërsie që rrjedh jo më tepër prej të njëjtave shije, se sa prej të ndenjurit pranë, me të njëjtit qëllim të përkohshëm. Vetëm një çift jo shumë të vjetër në moshë, qëndronin sup më sup dhe diç mërmërisnin me njëri tjetrin. U ul pranë të shoqit, që zuri të dremiste me kokën e mbështetur tek ajo e së bijës sa mënd nuk mund të dalloje se ku fillonte e tija dhe ku mbaronte ajo e nëntë muajshes, që vetëm dihatjet e frymëmarrjes e tregonin se ishte e gjallë. Ajo përvodhi një shikim të shpejt drejtë çiftit të moshuar që mesa dukej nuk i kishte dëgjuar fjalët e të shoqit të saj në momentin kur ai i kishte thënë para pak minutash kur ia kishte be-hur në derë, sikur donte tu thoshte diçka prej atij lajmi, por ndrroi mëndje. Vuri njërën dorë tek supi i të shoqit dhe si bëri pak vënd e u ul me këmbë të mbledhura nën vithet e ngushta, zuri të mendonte për gjithë ç’kishte lënë pas. Mendimet nga nuk po e çonin. Donte të merrte një sy gjum, por nuk i fli-hej, e, ngaqë nuk dinte se si ta shtynte kohën,po rrekej të gjente një shkak që të hynte në bisedë me gruan, së cilës po i kapsalliteshin sytë. Ishte pikërisht gruaja me të cilën ajo ishte lidhur më shumë se me tri të tjerat, që edhe pse ishin pothuajse bashkëmoshatare, nuk i kishte ngjitur si me të

258

Page 259: Novela dhe tregime  2011

gjatë atyre ditëve pritjeje. Me atë dhe të shoqin e saj, që dukej se ende nuk i kishte mbushur të shtatëdhjetat, u ishte ngrën muhabeti më shumë se me të tjerët. Gruaja i ishte bërë më shumë se një nënë. Ia kishte mbajtur vajzën mbi supe për orë të tëra, ia kishte pastruar, ia kishte ushqyer sikur ta kishte mbesën e saj dhe për gjithë ç’kishte bërë me devotshmërin e saj, kishte ndjer më shumë se një kënaqësi shpirtë-rore dhe një lloj admirimi dhe dashurie për atë vogëlushe me flokë kaçurrela, që s’rreshtëte duke ia ngatërruar flokët dhe duke e mbajtur me përgëdhelitë e saj fëmijëmore, njëlloj sikur ta kishte me të vërtetë gjyshen e saj. Mbase ishte dhe vet vajza e vogël motake ajo që i lidhi ata më tepër dhe ajo sikur e ndjente veten si të përgëdhelur kur mendonte që mes atij grupi prej dymbëdhjetë vetësh, të dy të moshuarit kishin më shumë dëshirë të rrinin, madje i shoqi,që ishte një tip fjalëpak e kishte pranuar këtë si një dhuratë të rastit, madje kishte qënë një moment ku ai i ishte shprehur asaj hapur se”nuk mund ta imagjinoja se do t’i kisha shtyrë këto ditë pa pranin e tyre”. Instiktivisht i shkoj dora në qafë dhe ndërsa gishtërinjët e hollë lëvizën ngadalë nëpër të, ndjeu një lloj urrejtje dhe përçmim,që s’mund të thoshte se e kishte ndjer ndonjëherë në jetë për ndonjë njeri. “Për njëzetëmijë lek”, mërmëriti me vete gati me zë dhe i hodhi sytë e përhumbur si me turp  dhomës së qetë. Ajo e kishte lënë peng gjerd-anin dhe unazën e florinjtë të pajës  për njëzetëmijë lek. I shoqi në fillim kishte rezistuar që të mos ia jepte, e, madje një grimë kishte dashur që ta prishte pazarin me atë, pasi edhe më parë nuk e kishin fiksuar ashtu pagesën e udhëtimit, por ajo vetëm e vetëm që të largohej një minutë e më parë i kishte hedhur të dyja në tokë duke ndjerë atë lloj neverie që ndjen njeriu për diçka që i përzihet në trup, kur ai dhe pse e mbante veten si pronar i lokalit dhe i skafit me të cilin do të niseshin, mbase më tepër edhe prej inatit që nuk kishte mundur ta shtinte në dorë, ishte përkulur si ai qeni që nuhat nëpër tokë dhe si i kishte marrë bizhut, ishte larguar duke skermitur dhëmbët e duke mërmëritur diçka poshtë-ruese, por që ajo nuk ia kishte vënë fare veshin, gjithë duke menduar se nuk ia vlente më të merreshe me njërëz të rrangut të tij. Përpara syve i shkoi si në një ekran filmi ai moment. Tenda prej druri të punuar bukur, e mbuluar me tjegull kanadeze, që e zbuste dritën në brëndësi të lokalit ku ishin futur për tu takuar me atë që ishte

259

Page 260: Novela dhe tregime  2011

kapua i skafeve, sikurse kishte dëgjuar gjatë bisedave që burrat kishin zhvilluar mes tyre. Ai rrinte në njërën  prej tavolinave të fundit diku në një cep të lokalit me një gotë Uiski përpara dhe tymoste cigare.Të priturit në atë mënyrë të klientëve, që donin të shkoin klandestin, i pëlqente e kësisoj i dukej sikur ia rriste më shumë rëndësinë jo vetëm vetes, por edhe biznesit të tij." Mund të rregullohemi", i kishte mërmëritur ai gjatë atij momenti që i shoqi ishte larguar me një tjetër për kushedi se ku." Njëzetëmijë lek nuk janë kushedi se çfarë për mua. Nese nuk ke kundërshtim mund tu rregulloj edhe këtu në njërën prej dhomave të hotelit tim". Përpara syve ju shfaq përsëri ajo fytyrë, që asaj i ishte dukur atij çasti tepër e neveritëshme dhe pse ishte me tipare të bukura, me ca sy të kthjellët, sikur të kishte futur aty gjithë kaltërsinë e detit, me ca krela bionde e të dëndura dhe me atë trupin e tij prej atleti." Ndyrësira" mërmëriti me vete duke u munduar ta largonte prej syve atë imazh. Tani përveçse disa markave të vogëla në kartmonedhë, në çamtë i kishin mbetur edhe treqindë marka, të cilat siç e kishte biseduar edhe me të shoqin, duhet t'i ruanin për çfardo rasti të papara-shikur derisa të kalonin detin dhe të vinin për ti marrë në atë pikëmbrritjeje. Me vete thoshte se ishte penduar që e kishte marrë atë udhëtim, që kishte pranuar të binte pothuajse vetëdijshëm në rrjetin e atyre kusarëve, por tani që kishin bërë edhe pagesën dhe nuk i mbeteshin shumëpak orë pritjeje, e quante të kot të tentonte për ti mbushur mëndjen të shoqit, në mos për të qëndruar aty, të gjenin një tjetër mundësi ikjeje.  Ajo që e torturonte më shumë ishte vajza e vogël. Të qënit e saj e kishte bërë disi më të përkulëshme dhe të mos mendonte për asgjë tjetër në botë veç saj përderisa ta kalonte atë të gjallë përtej atij deti. Pambarueshmëria e atij ferri i dukej më tepër se dhimbja që të shkakton një copëz asht i mbetur në fyt. Kur mendonte se do të bashkëudhëtonte me njerëz të këtij kallëpi, të kësaj prerjeje, që nuk kishin asgjë të përbashkët me të sajin, me të atillë  njerëz, që s’dinin ç’ishte një ndjenjë njerëzore dhe ç’ishte një ëndërr, me të atillë që nuk dininin veçse të rrëmbenin si të babzitur paratë e më pas veçse të talleshin, që ishin tepër të rëndomtë  në sjelljet e tyre, pale më pas kur thërri-snin, kur kuvendonin dhe leviznin krahë e duar gjatë bisedave të çthurrura që bënin, që ecnin me ca hapa të mëdhenjë, të shpejt, sikur të frikeshin prej hijeve të tyre, e pushtonte tmerri, një tmerr i vër-

260

Page 261: Novela dhe tregime  2011

tetë, një llahtari e gjallë. Por përsëri  dhe përsëri ajo ishte e shtrënguar të duronte, të priste dhe ca, të priste me ankthin e mbledhur grusht mu aty përpara gjoksit derisa të niseshin dhe të mbrrinin. Kjo e vriste thellë mu në thelb të shpirtit dhe e ndizte me rrevoltë të brëndëshe që i shkonte gjer në kupë të qiellit. Gruaja, që e quanin Hyret u ngrit dhe sikur ta kishte pikasur që edhe ajo nuk po dremiste, i’a bëri me kokë për të dal jashtë. Dhe asaj po i bëhej sikur po i merrej fryma në atë dhomë të lagësht dhe të mbushur nëpër cepat e saj të nxira me pezhishka merimangash dhe i'a kishte ënda të dilte për pak minuta në ajër të pastër qoftë edhe për të shtyrë sadopak kohën. - Nuk po e kuptoj se ç’janë gjithë këto zabrahanllëqe të pështira, - i mërmëriti ajo pranë veshit asaj me një ton të ulët, sikur të frikej se mos e dëgjonte ndokush. Hyreti, që edhe asaj si ti ishin vërtetuar të gjitha pandehmat, që kishte ngritur pas mbrritjes në këtë qytet, ca nga ca kishte nisur të mendonte se loja e tyre po bëhej përherë e më e rrezikshme, derisa  kishte patur  një castë që po thoshte me veten e saj se duhej të kthehej mbrapsh, nisi t’i thoshte se edhe i shoqi i saj, ashtu si dhe burrat e djemtë e tjerë që ishin me ta, nuk kishte qëndruar pasiv e duarkryq, por kishte bërë edhe ai tutje e nuk kishte lënë njeri pa pyetur, por askush prej atyre me të cilët kishte mundur të komunikonte, nuk mund të dinte me siguri ndonjë lajm të sakt se kur do të niseshin, por kur ajo i tha se i shoqi i kishte thënë se do të niseshin po sot, porsa të binte muzgu, Hyreti nuk e përmbajti gëzimin, hapi duart dhe kraharorin dhe e përqafoi fortë, sikur të kishte fituar një trofe të çmuar lufte, të asaj lufte që edhe asaj i kishte nisur porsa këmbët i kishin shkelur në këtu, në mes të këtij pylli, që asaj i ishte dukur si një xhungël e vërtetë. Prej shprehjes që i kishte marrë ajo fytyrë hollake, që tashmë kishte filluar të lësho-hej prej viteve, dukej fare qartë se edhe ajo nuk ishte më pak e mërzitur se të tjerët, madje shumë herë e kishte quajtur atë një aventurë të mbarsur me rreziqe të paparashikuara , të cilat duheshin kapërcyer me një vetmohim të pashëmbullt, vetëm e vetëm për ti shpëtuar një here e përgjithmonë ndjenjës së të qënit përgjithmonë të vtmuar si dhe për të përmbushur shpresën për të realizuar ëndërrën e të qënit pranë fëmijëve, të cilët kishte mbi gjashtë vjetë e ca pa i pare.

261

Page 262: Novela dhe tregime  2011

- Hë, po tani, si punë e parë duhet të informohemi në ka në skaf  ndonjë mjetë shpëtimi. Duhet të kenë mjete të tilla. Ne po rriskojmë, - shqiptoi gruaja, që pas kësaj, si kishte harruar gjithë lodhjen, stërmundimin dhe ankthin e atyre ditëve,nuk e fshehu dot frikë e udhëtimit nëpër det. - Duhet të interesohen burrat për këtë, nuk e ke keq, - tha ajo me mëndje gjetiu. Aty e pas pak ia behën dy djem rreth të njëzetë e pestave, që po vinin duke biseduar me njëri tjetrin e duke buzëqeshur me një buzëqeshje që asaj se pse iu duk sikur dilte prej një gjysmëterri, që ishte shkrirë e berë njësh me hijet e tyre nga ku hera-herës dalloheshin vetëm ca dhëmbë të shndritshëm dhe të bardhët  si e syve të tyre. Ndërkohë dhe të tjerët ishin gritur prej gjumit dhe po dilnin një nga  një jashtë në pritje të ndonjë lajmi. Ajo i la meshkujt të bisedonin me të dy djemtë dhe si hyri brënda, i mori të shoqit nga duart vajzën, të cilën si e ndrroi shpejtë e shpejtë, nxorri nga çamta një shishe qumështi nga ato me biberon dhe ia vuri në gojë. Vajza e përgjumur nisi të pinte me gllënka të ngadalta. Të parët që hynë për të marrë çamtat e tyre ishte çfti i moshuar. Dukeshin më të shpenguar dhe më të lirshëm. Më pas edhën dhe tre të tjerë dhe pas tyre i shoqi. që si morri çamtën dhe e hodhi mbi sup, doli jashtë, aty përpara atij oborri të mbushur me gjithëfarë lloj qesesh celefoni e bidonash të madhësive të ndryshme,të mbytur në atë pisllëk të paparë  dhe si ndezi një cigare, u ul mendueshëm në gurin e madh përpara godinës, që ngjasonte si një buall i ngordhur, pastaj shkoi dorën e tij, atë dorë me ca gishterinjë si copa kunjash prej druri të ngrirë, mbi fytyrë që të fshinte djersët. Si e vertiti bishtin e cigares, që po i digjte dhe përvëlonte buzët, u hodh dhe kapërceu gurin e madh dhe heshti pa guxuar të thoshte fjalën e fundit. Ajo e nuhati përnjëherë që ai duhet të ishte ngrënë me fjalë me ndonjërin prej djemëve, por se me cilin, për të kjo tani kishte fare pak rëndësi. E frikur ia behu përnjëherë jashtë, por aty tashmë të gjithë të heshtur. Tutje, në shpatin e një kodrineje jo shumë larg prej andej, një tufë pellumbash të egër i xixëlluan përpara syve të saj prej shafrani, ndërsa diku pranë ishte grumbulli i madh i ferrave, që kishin nisur të nxirrnin kthetrat e tyre,që mbulonin si një grumbul

262

Page 263: Novela dhe tregime  2011

hiri meteorësh bimësinë e bukur. Ajo sikur nuk po e ndjente veten mirë. I bëhej sikur po i merreshin mend. Nervat i ishin bërë copë. - Hajt, në kini besim në perëndi të nisemi, se boll kemi prit e jena ba për ibret të zotit,- dëgjoi një zë burri. që me sa kuptoi po i thoshte ndonjërit prej atyre djemëve, i cili pas kësaj nuk nxorri asnjë fije zëri nga goja, por bëri me dorë që gjithë sa ishin aty, t’a ndiqnin nga pas.   - Nuk jeni as të parët dhe as të fundit or burazer”, dëgjoi t’i thoshte  njëri prej djemve pa e kthyer kokën një burri që po i shkonte mbrapa, që në krye dukej sikur e dëgjonte me mosbesim. - Na kanë rënë lesht e bythës me këtë punë. Na ka qëlluar që të bëjmë ndonjëherë edhe dy rrugë në natë,- fliste sikur të tregonte se ishte ndonjë shofer taksie, që çonte e merrte pasagjerë prej njërit qytet në tjetrin. Tutje nga skaji i largët i pyllnajës kishte nisur e po binte hëna, një hënë e madhe e pamasë, e rrumbullakët, si të ishte një bushtër, që i vinte rrotull tokës, ndërsa përball ishte Karabu-runi, me nje blerim te feksur e xixellues,që i rrinte përkashi qytetit si një gjerdan i larmishëm shëmbë-llimesh marramëndëse. Më së fundi kishin arritur në vëndin ku do të niseshin duke iu gëzuar atij flladi mbrëmësor. Ajo dalloi që larg një mori varkash të lidhura buzë detit dhe po pikaste të gjente me sytë e saj  se në cilën prej tyre do të hipnin. Kurorët e pemëve rreth e qark të zhytur ashtu nën dritën e hënës, dukeshin si ca shatrivan të mëdhenjë jeshil të heshtur, të vetëtimshëm.Tej në breg vuri re sikur diç lëvrinte. Nuk mundi ta përcaktonte mirë në fillim nëse ishte ndonjë gjallesë, apo diçka tjetër, por që pak nga pak me tu afruar gjithnjë e më pranë, ajo njohu njeriun biond,padronin e skafit dhe të hotelit, të cilit i kishte dhënë si shkëmbim për njëqindë marka, bizhuterit e saja të nusërisë. Ajo shtrëngoi vajzën ne gji qe te mos qante  dhe si u ngjit në skafin ku ishin ngjitur katër të parët e pas tyre i shoqi, zuri vend pa ia hedhur fare sytë.” Edhe sikur të doj të m’i kthej, nuk kam për t’ia marrë”, mendoi me vete duke ia hedhur sytë suprinës së qetë të detit duke ndjer erën e freskët që vinte prej thellësive të tij. Ajo i hodhi dhe një here sytë steres ,pemëve të qëmoçme, gurëve, që vezullonin në ca drita të bruzëta, përsëri atyre lëmshenjëve të ngatërruara pemësh me ato format e tyre të blerta, që ravijëzonin në ajër ca kurora ullinjësh dhe si për ti thënë “nisemi për një udhtim të mbar”, gjithë atyre që shoqëronin

263

Page 264: Novela dhe tregime  2011

atë grusht njerëzish mes të cilëve ishte edhe ajo me të shoqin dhe vajzën e saj të bukur si një ëngjëllore.si të ishin një grusht molekulash të mbledhura,të ngritura, që nga ajo rërë e lagësht levizëse të përziera aty mes miljonash grimcash ari. Skafisti që ishte katandisur gjithë-gjithë në nje lëmsh damarësh të shkrehur, të zgjidhur e të plogët si një qese e mbushur më shumë me eshtra të deformuara sesa me mish, mblidhej e zhvillej në hamakun e tij, me ata sytë e vet të përxhamur e me ata dhëmbët e tij të zverdhur prej duhanit. Dukej që ishte njeri nevrik dhe i papërmbajtshëm.          - Ju dua të gjithëve të ulur dhe asnjë të mos lëviz prej vëndi ! - i vuri në dijeni skafisti me një ton të ashpër zëri sikur të jepte ndonjë ultimatum. Ata u mblodhën, u ngjeshën pothuajse trup më trup njëri pas tjetrit.         - Nuk na mere të gjithëve,- u dëgjua të thoshte dikush.         - Kaq jeni të mjaftueshëm, - tha njëri prej skafistëve ndësa ndezi motorrin dhe skafi u lëshua menjëherë përpara. Dalngadalë toka kishte zënë e po zhdukej dhe skafi gjithnjë e më shumë, gjithnjë e më thellë po hynte në mjegullimën e padukëshme e të frikshme ku nuk mund të dalloje se ku fillonte nata e ku mbaronte ai kristal i tretur në errësirë i ujit të detit. Lart, qielli spërkatej prej miliona  yjeve dhe njollave të errëta, ndërsa tutje një grumbull zogjësh deti fluturonin hapsirës së pafundëme, duke bërë në ajër disa figura të çuditshme. “Ah, kësaj i thonë të çmëndesh me vetveten”, po thoshte ajo me vete ndërsa shtrëngonte vajzë gjithnjë e më fort pas trupit, që të mos e rrokte era. Sa  më shumë që i largoheshin bregut dhe toka i bëhej gjithnjë e më e padallueshme, si ndrrim i një tjetër plani, aq më shumë dallgët buçisnin duke mbuluar çdo fije tingulli,derisa ajo ju zhduk prej syve dhe tashmë ajo nuk ishte në gjëndje të përcaktonte se ku fillonte deti e ku mbaronte nata. Aty e pas pak që larg u dallua një dritë gati si e një fari, që nuk pulsonte, por që afrohej gjithnjë e më tepër. Skafisti në fillim uli xhirot e motorrit gati- gati sa ai mend nuk po ndihej më fare nëse punonte apo jo, ndonse skafi vazhdonte të çante përpara mbi dallgët e papërmbaj-tura derisa erdhi dhe iu shterën të gjitha fuqitë dhe atëherë ai u duk si një shpend imadh, i plagosur rënë prej një qielli terr e mbetur aty mes ujërave pa më të voglën shpresë shpëtimi. Të gjithë u ndjen të përpirë njëherërsh prej ankthit dhe frikës, prej atij ankthi dhe

264

Page 265: Novela dhe tregime  2011

frike që zgjati gati sa një shekull pritjeje derisa drita e verdhë si zgjatimi i një dore të padukshme pak nga pak nisi të devijonte gjithnjë e më majtas sa më në fund erdhi dhe u zhduk dhe atëherë skafisti guxoi të ndizte përsëri motorrin. Prej pëshpërimave të dy skafistëve ajo arriti të kuptonte se tashmë kishin hyrë në ujërat territorial të Italisë dhe se ajo drita që ishte shfaqur pak më parë nuk kishte qënë gjë tjetër veçse e ndonjë anijeje të rojes bregdetare. Kur ndjeu zhurmën e motorrit, ajo sikur ndjeu shkrirjen e akujve të ngrirë brënda trupit të saj. Dallgët si përplasesish në bash po e fusnin të gjithë ujin brënda, i cili tashmë si i kishte bërë të gjithë uji nga koka deri tek këmbët dukeshin sikur po e përpinin skafin në vorbullat e tyre të frikshëme, që dukej sikur shkonte gjysmë i përmbytur. Paniku i kishte përpirë të gjithë. Atij çasti ajo nuk po mendonte për asgjë tjetër veç vajzëz, që kishte nisur të qante sa prej ujit që I kishte depërtuar edhe asaj deri në palcë aq edhe prej frikës dallgëve dhe errësisrës së natës.        - Ti moj buçe aty, mbyllja gojën asaj fëmije ndryshe ta mora e ta hodha në det ! Nuk dua asnjë fjalë derisa të arrijmë! Ndryshe do më detyroni të bëjë ndonjë të pabërë. Ti atje more zuzar -ëëë mos m’i spërdridh ato buzët e tua e mos më pellit si lopë, se ti bëjë si bythë dërri pastaj. Më more vesh? Mora thuaj! - iu drejtua ai një burri, i cili pas kësaj nuk e hapi më gojën.         Asaj i shkoi një e rrënqethur e beftë nëpër trup. Zuri të qënte duke u munduar ta bindëte vajzën të pushonte, por sa më shumë që ajo i lutej dhe i përgjërohej, fëmija aq më tepër e shtonte gulçimën e saj. Skafisti shkoi tia rrëmbente asaj fëmijën prej dore, por atij çasti i shoqi që kishte mbledhur brënda vetes gjithë atë mllef, në fillim e shty duke u munduar ta largonte prej së shoqes dhe fëmijës, por si ai nuk po bindej, i dha një të goditur me grusht në nofull sa mend ai do të binte në ujë sikur të mos ishte mbajtur tek motorri.!  Me dy të kërcyera, skafisti thatanik me pistoletë në dorë u ndodh shpejt përpara të shoqit të saj që nën peshën e madhe të përgjegjësisë për fëmijën dhe gruan, kishte mbetur si i nemitur, për ta ndëshkuar. Ai qëndronte me gjunjë në uji përball tij, pa pipëtirë, pothuajse nën një heshtje drithëruese, pa qën i zoti që të mbrohej, dhe ajo fytyra e tij e zbehtë, fare pa shprehje, që ajo edhe pse e kishte aq pranë mezi arrinte t’ia dallonte, për sa kohë që gjëndej përball asaj kanosjeje të paskrupullt, sikur të

265

Page 266: Novela dhe tregime  2011

guxonte të shqiptonte qoftë edhe një fjalë të vetme. Fytyra e tij u ngërdhesh me dhimbje, me një dhimbje shpirti aq sa asaj iu duk sikur prej lëkurës së tij të bardhë të fytyrës i kishte shpërthyer ai mishi i tij i bardh e i gjallë. U dëgjuan dy shkrepje të njëpasnjëshme arme, dy drita zjarri, si shkëputje të rrufeshme prej qiellit të dy yjeve, që u shuan në det e pas tyre, në atë heshtje varri ku nuk dëgjohej gjë tjetër veçse zhurma mbytëse e motorrit të skafit, klithma e papërmbajtur e gruas, që nuk mundi ta mbante dot trupin e të shoqit, që si bëri një gjysmë rrotullimi , u palos në fillim në paretet e skafit e sikur ta kishte shtyr dikush me një dorë të padukshëme. Instiktivisht ajo u lëshua me tërë forcën e trupit për ta mbajtur, por ai e shty me shqelm dhe ajo nuk pati mundësi ta mbëthente prej rripit të pantallonave dhe ra në ujërat e trazuara e të ftohta të detit. Pasoi vetëm klithma e skafistit dhe kërcënimi i tij se cilido që pas kësaj do të guxonte të fliste përsëri, kishte për të pësuar po të njëjtin fat si të atij fatziu. Më pas askush nuk pipëtiu, pasi të gjithë sa ishin aty, tashmë ishin të bindur se  në ato pak fjalë varej tërë jeta e tyre, madje as gruaja, që si shtrëngoi pas trupit vajzën e vogël, sikur të donte ta fuste në brëndësi të trupit të saj, në brendësi të atij trupi që e kishte mbajtur për nëntë muaj dhe e kishte ushquer me gjakun dhe mishin e saj,vetëm sa ngriti kokën lartë qiellit, e mpirë, me atë mpirje të përgjithëshme të trupit. “Gjithë ky uji nuk do të mundet ta lajë gjakun e tij”, po thoshte  me vete.” Nuk mund ta largoj.Nuk mund ta largojnë këta lot të kripur”. Hëna fshikëllonte pjerrtazi me rrezet e saj. Ajo nuk kishte më frikë të vdiste duke u mbytur atje në gjakun e madh të bashkeshortit te saj të ujshëm. Sikur të mos kishte patur me vete vajzën, do të kishte pranuar më mirë të mbytej edhe ajo në thellësi të atij deti sesa të mbytej në trishtimin e lotëve të saj. “Po përse ta quash vdekje këtë që ndehet nën flijimin e saj, butë –butë dhe përcillet ashtu lehtë-lehtë tej, s’dihet se ku. Si e përse të mos mendoj se mbi ballin e saj, sa kohë që dallgë do të ngrihen e do të ulen, do të ulen e përsëri do të ngrihen, të veshura me stërkalat e tyre të bardha, të tulatura nën atë vellon e tyre si prej ndonjë reje të stërmadhe të rënë përpara syve të tyre. Fytyra e saj duke u kredhur në atë det lotësh të hidhur, kishte ndjer përnjëherësh atë të ftohtët e këtyre ditëve të zbrazura, që e kishin ndjekur qëkurse ishte larguar prej shtëpisë.  Që larg u ravijëzua vargu i zgjatur i një kodrine. Kishte

266

Page 267: Novela dhe tregime  2011

filluar të zbardhëte. Lartë në qiell yjet pothuajse ishin zhdukur krejtësisht dhe hëna e plotë ngjasonte më tepër me një disk gjysmë të thyer, të dal prej qëndrës së saj, që kërkonte të varej poshtë e zbehtë dhe e pafuqishme për të hedhur rrezet e saja .       -  Hidhuni ! Shkoni e rregullohuni aty. Mos ndizni zjarr se vijnë e u gjej italjanët!       - Shpejtë! Shpejtë! – shftynte skafisti tjetër me pistoletë në dorë, si skafi kishte arritur disa qindra metra larg bregut. Ajo u hodh në uji me çamtën kaluar supit dhe me vajzën të cilës frymëmarrja i ishte ndërprerë qëkurse ia kishin vrarë të jatin, atëherë kur ajo kishte pandehr se atë e kishte zënë gjumi prej lodhjes së të qarit.Ishte akoma e ngrohtë kur ajo doli mundimshëm në breg. Nuk e dinte se shpirti i vajzës së saj ishte ngritur mes atyre qindra e mijërave stërkalave të dallgëve në përjetësinë e përjetshme. Nuk kishte më zë të klithte. Gjithçka i ishte tretur dhe shkrumbuar brënda shpirtit. Zuri të qeshte në fillim me një zë të ngadalshëm, sikur donte të përgëdhelte një kukëll, të cilën kërkonte ta vinte në gjumin e përjetësisë, pastaj e qeshura e saj u bë më e fuqishme e shoqëruar ma ca fjalë të pakuptueshme, mbase edhe të padëgjuara kurrë ndonjëherë, që vetëm një shpirt nëne di ti deshifrojë. Hoqi gjithçka që kishte në çamtë dhe si e mbështolli fëmijën mirë e mire ashtu sikurse e mbështillte në ato muajët e pare të lindjes dhe e parfumosi e rregulloi mirë brënda çamtës, si të rregullonte diçka prej qelqi, u ul dhe vuri kokën me duarve.          Ndërsa prej këndej kësaj kodrine, ku nisnin  lothatat dhe kallamishtet, që ngjiteshin përpjetë asaj toke argjilërore, që kishte zënë të krihej prej të feksurit të parë të agimit, hëna dukej si një mangall i shuar. Nja dy tri qënë të mësuar prej ushqimit të përditshëm që gjenin aty, lëvizën si ca insekte të mëdha. Ata u mblodhën të gjithë aty si të ishin pjestarë të një fisi të lashtë, të ardhur prej kushedi se nga hipur mbi ca trape prej korali të trandafiltë, mbi ca varka me rrema a me shtaga , që vinin prej ca visesh ku vrulli i lumit të tyre ishte shumëfish më i rrëmbyer se vrulli i dallgëve të atij deti. Rrezet e hënës  preknin ujin e qetë buzëdetit, atë ujë gati të tejdukshëm dhe aty për aty iu bë sikur dëgjoi tingujt e një muzike, muzikë që tingëllonte e humbiste gjithandej asaj shkretërire të frikshëme, si një këngë e largët e huaj, e turbullt, që shkulej prej diku thellë e tretej duke u bërë

267

Page 268: Novela dhe tregime  2011

njësh me valët. Pastaj duke arritur në breg, ndalej, zbutej, ledhatonte shkëmbenjtë atje, zhvishte gurët, që ngjasonin me ca zvarranikë frikacakë, gjysmë të fundosur nga vrulli i ujërave, të grryer prej shekujsh prej kripës dhe të thërrmuar pak nga pak prej diellit. Deti sikur i fliste me gjuhën e tij të mprehtë si prej kristali dhe shkumë, si për ti dhënë lamtumirën e fundit gjithçkaje që mbetej atje thellë  thellësive të tij, atje ku prihet, shuhet e shndërrohet gjithçka e çdo gjë si në një ëndërr përmes molusqeve dhe algave te detit.Po e ndjente veten si të zhdukur nga faqja e dheut dhe i dukej sikur gjithçka rreth e rrotull saj ishte zhdukur në një pafundësi të mistershme, sikur me fuqinë e atyre dy të shtënave të pakutimta që i kishin marrë jetën e të shoqit e më pas prej mbytjes së vajzës qe kredhur në terrinën e një nate shekullore. Diku larg mezi mundi të shquante një figurë gërmuqe, që dukej sikur kishte qëndruar në vënd. Ishte një plak që po i afrohej, i ndjekur pas nga një qen, që një e dy, hovte përpjetë përpara këmbëve me ca qime të  kreshpëronin  në atë gezofin e tij  qimendritur. 

268

Page 269: Novela dhe tregime  2011

Përmmbledhje

1 Një libër pë Arbërit novelë…………………………………………………………………………..

2 Viti i trisht novelë………………………………………………………………………….. 5

3 Zëri i dashurisë tregim………………………………………………………………………….77

4 Fati i një emigrant tregim………………………………………………………………………….81

5 Kur lexoja poezite e një poeteje. tregim……………………………………………………………96

6 Një të shtunë vjeshte tregim………………………………………………………… 110

7 Lotët e kripur tregim

269