8

National Olympic Committee of Albania - E Shtunë, 6 Dhjetor …nocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008... · 2012-02-24 · (për më shumë informacion lidhur me

  • Upload
    others

  • View
    4

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: National Olympic Committee of Albania - E Shtunë, 6 Dhjetor …nocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008... · 2012-02-24 · (për më shumë informacion lidhur me
Page 2: National Olympic Committee of Albania - E Shtunë, 6 Dhjetor …nocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008... · 2012-02-24 · (për më shumë informacion lidhur me

ASAMBLEJA E 14-të E PERGJITHSHME - ZGJEDHOREE Shtunë, 6 Dhjetor 2008, Ora 10:00 a.mPallati i Kongreseve , Tiranë

RENDI I DITËS

Ceremonia e Hapjes - Fjala e Mirëseardhjes e Presidentit të KOKSH z. Hysen DomiNderimi i Himnit Kombëtar Shqiptar dhe Himnit OlimpikNgritja e Komisionit të Verifikimit të MandateveVerifikimi i MandateveMiratimi i Rendit të DitësFjala përshëndetëse e Presidentit dalës, z. Hysen DomiFjala e Sekretarit të Përgjithshëm z. Stavri BelloCeremonia e Dhënies së “Urdhërit Olimpik” Prezantimi i kandidatëve për President - fjala përshëndetëse e tyre dhe prezantimi i kandidatëve për anëtarë të Komitetit EkzekutivAnuncimi i Komisionit të Zgjedhjeve dhe dy vëzhguesveProcedura dhe mënyra e votimit Zhvillimi i procesit të votimitProcesi i numërimit të votave dhe shpallja e rezultateveFjala përshëndetëse e Presidentit të zgjedhur nga Asambleja dhe mbyllja e punimeve të Asamblesë

•••••••••

•••••

Page 3: National Olympic Committee of Albania - E Shtunë, 6 Dhjetor …nocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008... · 2012-02-24 · (për më shumë informacion lidhur me
Page 4: National Olympic Committee of Albania - E Shtunë, 6 Dhjetor …nocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008... · 2012-02-24 · (për më shumë informacion lidhur me

Asambleja e 14-të e Përgjithshme-Zgjedhore çeli punimet e saj më datë 6 Dhjetor, ora 10.00, në sallen e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë. Pas miratimit të rendit të ditës u proçedua nga Komisioni i Vlerësimit të Mandateve dhe u përcaktua vlefshmëria e asamblesë për të vazh-duar punimet. Pati nderprerje të rendit të ditës së Asamblesë nga fjala e sportistes Klodiana Shala dhe më pas ndërhyrje me forcë në sallën e Asamblesë nga sportisti Elis Guri. Pas përcaktimit për respektim të rendit të ditës së asamblesë nga pjesëmarrësit, u procedua me zhvillimin e procesit të zgjedhjeve. Komisioni i Zgjedhjeve në bazë të listave të votimit filloi procesin e votimit. Deri në momentin kur kishte votuar një e treta e të mandatuarve, ky pro-ces u ndërpre nga ndërhyrja e kandidatit për President z. Esat Ademi i cili dhunoi procesin duke grisur fletët e votimit dhe më pas duke thyer nje kuti votimi. Pas këtij akti ndërhyrjeje të dhunshme dhe aspak etike, Komisioni i Votimit mori vendim të ndërpresë procesin e votimit . Asambleja e 14-të e Përgjithshme-Zgjedhore i mbylli punimet e saj me date 6 Dhjetor, pa mundur të realizojë procesin zgjedhor të organeve drejtuese të saj .

Page 5: National Olympic Committee of Albania - E Shtunë, 6 Dhjetor …nocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008... · 2012-02-24 · (për më shumë informacion lidhur me

Mbas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv të KOKSH, Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Z. Hysen Domi, dha një konferencë për shtyp lidhur me ndërhyrjen e shtetit në au-tonomin e organizatave sportive. Fillimisht ai falenderoi të pranishmit për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar dhe theksoi se e vlerson jashtë mase mbështetjen e dhënë nga media si element shumë i fuqishëm për veprimtarinë e organizatave sportive, prandaj, tha se: - “Ne e konsiderojmë Median partnere në marrëdhëniet tona institucionale”. Më tej ai sqaroi se:- “Jemi sot në konferencë për shtyp për të informuar mbi situatën e krijuar në lidhje me procesin zgjedhor i cili është prekur nga ndërhyrje të MTKRS. Bëhet fjalë për një veprim abuziv të MT-KRS i cili ka ngritur në mënyrë të jashtëligjshme një Komision ad-hoc, me detyrën e monitorimit të procesit zgjedhor të organeve drejtuese në Federatat Sportive dhe KOKSH. E vetmja busull orientuese në punën e KOKSH ka qenë Statuti i saj, ndaj dhe ne vazhdojmë të deklarojmë se nuk do të ketë asnjë devijim nga ky Statut dhe i zhvilluar mbi bazën e tij, procesi i zgjedhjeve do të jetë një proces demokrat dhe trasparent”. Pas deklaratës së Ministrit Pango, pas takimit me përfaqësues të Federatave dhe të KOKSH, sipas të cilit ai deklaroi se Federatat janë të lira të bëjnë zgjedhje në bazë të statuteve të tyre, z. Domi tha se ne shpresojmë që këtë deklaratë z. Pango ta sjellë dhe me një kundraurdhër

me shkrim për të treguar mbi mënyrën si është reflektuar. Me tej Z. Domi pohoi duke thënë se jemi informuar që mjaft Komitetet Olimpike Kombëtare të vendeve të ndryshme të botës kanë mbaruar tashmë zgjedhjet e tyre dhe nuk kemi pasur njoftim për asnjë vend që të ketë pasur ndonjë ndërhyrje shtetërore apo ndikim të procesit zgjedhor. Deklaratën e tij Z. Domi e mbylli me njoftimin se pas mbledhjes urgjente të Komitetit Ekzekutiv të KOKSH, u dol me mendimin se Urdhëri i Ministrit për ngritjen e Komisionit ad-hoc për monitorimin e procesit zgjedhor është shkelje e autonomisë dhe ndërhyrje e Institucionit shtetëror në drejtimin e organizatave sportive.

Ne lidhje me ngjarjet e zhvilluara ne date 6 dhjetor 2008, gjate procesit zgjedhor ne Asamblene e 14-të te Pergjithshme – Zgjedhore te Komitetit Olimpik Kombetar Shqiptar, Presidenti i KOKSH z.Hysen Domi doli në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së jashtëzakondëshme të KE për të komunikuar deklaratën e dalë nga kjo mbledhje.

Sot më datë 7 Dhjetor 2008, KOMITETI EKZEKUTIV I KOKSH i mbledhur urgjentisht në një mbledhje të jashtëzakoshme, mori në shqyrtim ngjarjen e rëndë e të paprecedentë të dhunës në historinë e Olimpizmit Shqiptar dhe vendosi të dalë përpara opinionit publik me këtë deklaratë: KOKSH, dënon aktin e dhunës të ndodhur në Asamblenë e 14-të të Përgjithshme Zgjedhore, pasi ky akt cënon rëndë imazhin e sportit dhe të Lëvizjes Olimpike e Sportive në Shqipëri. Nga dhuna e djeshme në ambjentet Olimpike, apo nga dhuna në mbled-hjet e asambleve të federatave sportive (sic nuk mund të lemë pa përmendur

Asamblenë e fundit të Federatës Shqiptare të Mundjes), humbasim të gjithë, ne si aktorë të Sportit e Olimpizmit si dhe sportdashësit që kanë sytë nga ne.Duke marrë shkas nga sa ndodhi dje dhe meqënëse Federatat Sport-ive janë në periudhë para mbledhjeve të asambleve zgjedhore, i bëjme thirrje të gjithë Komunitetit Sportiv që ti thotë “Ndal Dhunës” dhe mung-esës së etikës kurdo dhe kudo që të rishfaqet. Komiteti Ekzekutiv, do të informojë dhe do të dërgojë të gjithë dokumen-tacionin dhe filmimet e punimeve të asamblesë zgjedhore tek CIO. Në konsultim me CIO-n do të planifikohen dhe ndërmerren gjithë hapat e mëtejshme. Në ditët në vijim do të komunikojmë përsëri së bashku, për ecurinë dhe veprime që do të ndërmerren.

Page 6: National Olympic Committee of Albania - E Shtunë, 6 Dhjetor …nocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008... · 2012-02-24 · (për më shumë informacion lidhur me

Lidhur me atë që ndodhi në Asamblenë e 14 të Zgjedhore të KOKSH, Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO) ka reaguar me anë të Departa-mentit të Marrëdhënieve me Komitetet Olimpike Kombëtare, duke iu drejtuar me anë të një letre përgjigjje z. Ademi dhe znj. Shala përsa i përket pretendimeve të tyre.

Në datën 2 dhjetor 2008, në ambjentet e KOKSH u zhvilluan zgjedhjet për përcaktimin e përfaqësimit të sportistëve Olimpistë me të drejtë vote në Asamblenë e Pergjithshme të KOKSH. Presidenti i KOKSH z.Hysen Domi përshëndeti sportistët dhe bëri të ditur vendimin e fundit të KE(Komiteti Ekzekutiv) ku për përfaqësimin e sportistëve në Asamble do zgjidhen dy sportistë olimpistë, 1 femër, 1 mashkull, të cilët do të përzgjidhen nga vetë Sportistët Olimpistë. Moderator i këtij procesi ishte z. Vojo Malo, kryetar i Komisionit të Arbitrazhit Sportiv (KAS), i cili shpjegoi procedurën e përzgjedhjes së kandidatëve dhe të votimit Kjo procedurë u kundërshtua nga disa sportistë olimpistë, duke pretenduar të drejtën e votës në Asamble për të gjithë spor-tistët olimpistë. Megjithëse një pjesë e tyre u largua duke refuzuar procesin e votimit, me miratimin e shumicës procesi vazh-doi me propozimin e emrave të kandidatëve. Meqënëse emrat e propozuar ishin dy, Lindita Kodra dhe Gerti Trasha procesi vazhdoi me votim të hapur dhe këta dy sportistë olimpistë u votuan unanimisht nga kolegët e tyre.

Asambleja e Përgjithshme e 37 e COE(Komiteti Olimpik Europian) u mblodh në Stamboll në Turqi në datën 21-22 nëntor 2008. Në këtv asamble morën pjesë Presidenti i KOKSH z.Hysen Domi dhe Sekretari i Përgjithshëm i KOKSH z. Stavri Bello.

Në datat 12-13 dhjetor në Chieti, Itali, u mbajt seminari “Teknologjitë e Reja në Sport” organizuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare(ICMG) në bashkëpunim me Komitetin Organizator të “Peskara 2009”. Qëllimi i këtij seminari ishte dhënia e informacionit më të fundit mbi teknologjinë e re dhe aplikimet e saj në sport dhe evenimentet madhore sportive sic është orga-nizimi i afërt i Lojërave Mesdhetare “Pescara 2009”. Në seminar morën pjesë përfaqësues të Komiteteve Olimpike të vëndeve të Mesdheut. Në këtë seminar mori pjesë zj. Enkelejda Caushi, përgjegjëse e Marketing pranë KOKSH..

I organizuar nga Komisioni i COEs për bashkëpunimin teknik dhe zhvillimin e sporteve, ky seminar mbante titullin “Nga talentet tek medaljet – planifikimi për programet teknike sportive për Londër 2012 e më tej” Pjesëmarrësit në këtë seminar ishin të nivelit, drejtor sportivë, drejtor teknik dhe shefë misioni, të cilët janë në kontakt direkt me performancën sportive. Qëllimi i këtij seminari ishte të bënte një vlerësim teknik të performancës Europiane në Pekin, si dhe të diskutohej e ardhmja, mbajtja dhe zhvillimi i mëtejshëm i elitës sportive në Europë për lojërat e ardhshme Olimpike Londër 2012 e më tej. Në këtë seminar mori pjesë z. Kliton Muca, koordinator projektesh pranë KOKSH.

Ky Kongres, i cili u zhvillua në datat 3 – 6 nëntor 2008, në Genting Hights, Malajzi, me pjesëmarrjen e 505 delegatëve nga 96 vende të botës. Kongresi doli me njëdeklarate përfundimtare duke i bërë thirrje qeverive të veprojnë urgjentisht kundër problemeve globale të rënies së aktivitetit fizik dhe rritjes së rasteve të obezitetit. Delegati i Shqipërisë në këtë kongres ishte Kryetari i Komisionit “Sport për të Gjithë” të KOKSH z. Ilia Gaxho.

Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) organizoi në Sanmarino Seminar në datat 14-15/11/2008 seminar dedikuar mjeksisë sportive dhe antigoping. Cështjet më të diskutuara në këtë seminar ishin në lidhje me :Roli dhe përgjegjësitë e mjekut sportiv në ekip; Rregullorja Antidoping; Trajnimi i Sportistëve të Elitës dhe Parandalimi i dëmtimeve, etj.. Për KOKSH mori pjesë ne këtë seminar Dr.Asoc.Prof.Robert Çina, i cili është anëtar i Komisionit Mjeksor pranë KOKSH

Me datë 26 Dhjetor, në zyrat e KOKSH u mbajt një takim pune në kuadër të projektit ”2012 - Grante Trajnimi për Sportistët e Rinj”. Ne takim ishte kërkuar të merrnin pjesë përfaqësues të Federatave përkatëse, trajnerët dhe sportistët përfitues.Megjithëse në takim u diskutuan problematikat e sportistëve dhe kërkesat për mbarëvajtjen e projektit informacioni i dhënë vetëm nga sportistët nuk plotëson objektivat e projektit. Duhet theksuar se angazhimi i disa federatave përfituese nuk është ai i duhuri për rezultatet e pritëshme të projektit.

(për më shumë informacion lidhur me përmbajtjen e letrës, bashkëngjitur do të gjeni letrën origjinale anglisht dhe te përkthyer shqip)

“Ne i dënojmë me forcë aktet e dhunës që u shfaqën në atë rast. Sjellje të tilla janë totalisht të papranueshme dhe në mospërputhje me pari-met e Lëvizjes Olimpike, cilado të jenë arsyet, asgjë nuk mund ti justifikojë veprimet e dhunës dhe imazhet që ne kemi pare”, citohet në një nga paragrafët e letrës.

Page 7: National Olympic Committee of Albania - E Shtunë, 6 Dhjetor …nocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008... · 2012-02-24 · (për më shumë informacion lidhur me

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (CIO), duke sintetizuar eksperenca të ndryshme të zbatuara nga komitete olimpike në mbarë botën, ka prezantuar së fundi projektin më të ri lidhur me zhvillimin e manaxhimit dhe administrimin sportiv. Për këtë qëllim në Lozanë të Zvicrës, në datat 1-6 nëntor, CIO organizoi sesionin trajnues për Drejtuesit Kombëtar të Programit “Kursi i Avancuar i Manaxhimit të Organizatave Sportive Olimpike” i cili do të zbatohet nga Komitetet Olimpike Kombëtare në botë. KOKSH ndje-het krenar pasi formati i këtij kursi është marrë nga CIO si eksperiencë e KOKSH me anë të kursit KOMPAS. Në këtë trajnim mori pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Z. Stavri Bello i cili ka marrë dhe licencën nga CIO si drejtor kombëtar i projektit.

“Kursi i IV Teknik i Kualifikimit të Trajnerëve të Basketbollit” është përmbyllësi i projektit kualifikues 4 vjecar i ofruar nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar në mbështetje të Feder-atës Shqiptare të Basketbollit, me qëllim ngritjen e sistemit të kualifikimit brenda strukturës së federatës. Ky kurs i zhvilluar ne datat 1-11 Dhjetor 2008, në të cilin morën pjesë rreth 30 trajnerë të rinj, shumica e të cilve kanë kryer edhe tre nivelet e para të tij. Si një projekt afatgjatë 4 vjecar, realizimi i katër niveleve të kursit, vjen falë financimit të Solidaritetit Olimpik, që nga viti 2005. Gjithashtu, ky kurs është organizuar nën kujdesin e Federatës Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) e cila dhe ka emëruar specialistët e saj (kursi I + II nga eksperti z.Mario

De Sisti dhe III + IV nga eksperti z. Thomas Schneeman). Cer-emonia e hapjes dhe e mbylljes u përshëndet nga përfaqësues të KOKSH, FSHB dhe Shoqatës së Trajnerëve të Basketbollit. Përfaqësuesi i KOKSH z. Kliton Muca i cili është edhe koordi-natori i këtij projekti tha se:“Vetë fakti që në këtë kurs janë trajnuar trajnerë të rinj, flet qa-rtë për inkurajimin dhe vizionin e së ardhmes. Në këtë aspekt duhet që Federata përfituese, në rastin konkret FSHB, duhet të vijojë me këtë kontigjent trajnerësh të rinj për zhvillimin dhe perhapjen e sportit të basketbollit në Shqipëri, duke i inkurajuar dhe mbështetur për të qënë aktivë në ushtrimin e misionit të tyre të trainerit”.

(për më shumë informacion lidhur me përmbajtjen e letrës, bashkëngjitur do të gjeni letrën origjinale anglisht dhe te përkthyer shqip)

Page 8: National Olympic Committee of Albania - E Shtunë, 6 Dhjetor …nocalbania.org/wp-content/uploads/2012/newsletter/2008... · 2012-02-24 · (për më shumë informacion lidhur me

Co-Sponsorë Gjeneral të KOKSH

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar

With regard to the developments of December 6 / 2008 duing the elections process of the 14th Elective General Assembly of the National Olympic Committee of Albania

On December 7th 2008, The Executive Committee of Albanian NOC having gathered urgently in an extraordinary meeting, looked into the grave and unprecedented demonstration of violence in the history of Albanian Olympism, and decided to address the public opinion with this declaration:

The National Olympic Committee of Albania condemns the violent actions that occurred during the 14th Elective – General Assembly, as it heavily damages the image of sport and Olympic and Sportive movement in Albania. We, participants of Sport and Olympism , and sport fans that look up to us, all lose from such displays of violence that occurred during our assembly or other sports federations assembly meetings( we cannot leave without men-tioning the last assembly of the Albanian Federation of Wrestling)

For this reason, and considering that Sports Federations are to have their elective assembly gatherings soon, we appeal to all the sports community to say NO to violence and unethical behaviors whenever they surface.

The Executive Committee will keep you informed and will send all documentations and video recordings of the proceedings of the elective assembly to IOC. In deliberation with IOC we will plan and take further action. In these following days, we will be in touch again, in light of other developments.

At the conclusion of the Executive Committee meeting, Mr. Hysen Domi, President of the Albanian NOC, thanked those present for their interest and participation. He emphasized that he is truly appreciative of the support given by the media, as an important and powerful instrument in the operations of sport organizations. –“ We consider media our partner in our institutional relationships” – he said. He further explained that this press conference was being held for the purpose of in-forming the public on the tense situation related to the elective process, which was affected by interferences from MTCYS, specifically, the abusive and illegal action of MTCYS in creating an ad-hoc Commission for monitoring the elective process-es of the leading bodies of sports federations and Albanian NOC. Mr .Domi stressed out as the only orientating compass the Statute of Albanian NOC, and declared that there will be no deviation from this statute, and the elective process based on it will be a democratic and transparent one. Referring to Minister Pango’s declaration following the meeting with representatives of sports federations and Albanian NOC, where he declared that the federations would be free to have their elections according to their own statutes, Mr Domi stated that it was our hope that Mr. Pango brings attached to this declaration a written counter order that reflects it. Next, Mr Domi confirmed that most National Olympic Committees of different countries in the world have already had their elections, and there have been no reports of state interference or intrusions of any kind in the elective processes.Mr. Domi wrapped up his announcement by saying that the urgent meeting of the executive Committee that was held in the offices of Albanian NOC, resulted in the conclusion that the Minister’s order for creating an ad- hoc Commission for monitoring the elective process is a grave violation of the autonomy and an intervention of state institutions in the running of sport organizations.