1
Jeton Neziraj Është dhjetor, pak ditë para Kr- ishtlindjeve. Paris. Po përpiqem të shkruaj, pavarësisht se tundimi për të parë secilin cep të Parisit është i madh. Komedia që po shkruaj, them se është e bazuar mbi ngjarje të vërteta. Flet për shpalljen e Pavarë- sisë së Kosovës tre vjet më parë. Por, si në ata filmat komikë, që në fund shfaqin edhe disa sekuenca me “gabimet” gjatë xhirimeve, edhe unë, në këtë komedi, dua të jap një per- spektivë tjetër mbi atë proces, pa dyshim të rëndësishëm historik, të lindjes së shtetit më të ri në Evropë. Doja të harroja çështjen e am- basadës, por si duket, ajo gjë m`është bërë obsesion dhe them që duhet ta rrëfej në krye të këtij shkrimi. Marrja e një vize Schengen gjithnjë ka qenë një histori në vete. Ndon- jëherë, gjithçka ka shkuar “kollaj”, por, në të shumtën e rasteve, fatkeqë- sisht, nga ambasadat kam dalë i ner- vozuar, i shokuar, i frustruar, i hidhëruar. Ambasadat e huaja në Kosovë ma gërditin konceptin për Evropën. Mbasi grumbulluam një krah dokumentesh banale (certifikatë lindjeje, certifikatë familjare, certi- fikatë për pagim tatimi, certifikatë nga trusti pensional, kontrata e punës, vërtetim nga punëdhënësi, balancë bankare në këto tre muajt e fundit, sigurimi, dy fotografi me pra- pavijë të bardhë, fotokopje e pas- aportës, ftesa origjinale, fotokopje e këtij dhe atij dokumenti, e doku- mente e dëshmi të tjera), bashkë me gruan dhe vajzën shkuam në Am- basadën zvicerane (që i kryente shër- bimet e vizave edhe për Ambasadën franceze) për të caktuar termin e vizës. Radhët e gjata para Am- basadës dhe të ftohtit më dhanë gux- imin t`i shkruaja një e-mail sektorit të vizave dhe t`i kërkoja një termin të përshpejtuar. Më në fund, në ter- minin e caktuar, mbasi sërish pritëm në radhë të gjatë, drejtohemi në sportelin numër 2. Zyrtari shqiptar, pasi trajton me kujdes dokumentet, shkon të konsultohet me zyrtarin zviceran. Ai, një flokëkaçurrel, me hundën e skuqur si spec, i frustruar kush e di se nga çka, filloi ta “traj- tonte” dosjen tonë me shumë mllef. Dhe derisa ai llomotiste pa lidhje e me ton fyes, unë “ëndërroja” sa sa mirë do t`ishte sikur t`mund t`ia ngjisja për fyti dhe t`ia bëja llom atë fytyrë t`urryer burokrati. Château Rouge Nga aeroporti “Paris-Charles de Gaulle” deri në “Gare du Nord” ud- hëtojmë me trenin RER. Sipas ud- hëzime të mëhershme, në dalje të “Gare du Nord” na pret Dominique Dolmieu, drejtor i MEO-s (Shtëpisë së Evropës dhe Orientit). Në metro, vajza ime katërvjeçare Anina, që si duket për herë të parë pa një grua zezake, u kthye nga ne dhe na pyeti me kureshje prej fëmije: çfarë ka në fytyrë kjo grua? Ne, natyrisht u vumë në siklet. U munduam t`ia sh- pjegonim me fjalë të bukura, se “njerëzit janë të ngjashëm, por lëku- rat e tyre mund të kenë ngjyra të ndryshme”. Banesa jonë ku do të jetonim javët e para ishte në “Château Rouge”, një lagje prej atyre “të varfrave” të Parisit. Por, para së gjithash, kjo rrugë ishte e njohur për shkak të prezencës së madhe të komuniteteve nga Afrika. Thjesht, “lagje e dreqit dhe t`birit“. Lagjja, herët në mëngjes, para se t`fshihet nga pastruesit, duket sikur pas rënies së ndonjë bombe. Gjendej gjithçka e hedhur pakujdes, lëvore pemësh, perime të kalbura, qese najloni, kanaçe, shishe birrash e shumëçka tjetër. Kutër- bonte më keq sesa edhe tualetet e Teatrit Kombëtar të Kosovës. Ishte lagje e frikshme, megjithatë. Kaq shumë zezakë kisha parë vetëm në Gomma të Kongos. Atje isha trondi- tur nga ajo varfëri dhe atmosferë tmerri që dominonte qytetin. Kur pas kthimit, njerëzit që më pyesnin, u thosha se ishte “vend i pashpresë”. “Château Rouge” nuk është Parisi. Ato dekorime të bukura dhe ato maniret ‘alla franceze’ të Krishtlind- jeve, në këtë lagje mungojnë. Natën, pas orës 23:00, të gjitha skutat e lagjes mbushen me prosti- tuta zezake, të cilat rrinë mbështetur për mure ndërtesash a për dyer garazhesh. Rrinë kryesisht vetëm, por ndonjëherë edhe nga dy. Nuk janë agresive dhe si duket, target kryesorë kanë zezakët. Disa nga to duken të mbajtura mirë, por ka edhe të trasha, të cilat zor se gjejnë mysh- terinj. Megjithatë, egërsia e fillimit që na dhuroi lagjja ngadalë vjen duke u zbutur. Veç pjesëve të këqija që në fil- lim janë më të dukshme, ngadalë fil- lojmë të zbulojmë edhe anët e mira. Është aty edhe një shitore lulesh, e cila i jep sharm asaj pjese të shkret- uar të Parisit. Banesa ku rrimë është e mbajtur mirë dhe pronarët janë një çift artistësh. Gruaja është fotografe nga Serbia. Epo, tekefundit, askush nuk është i përsosur. Disa që, këto kohët e fundit, si me llupë i kanë përcjellë bashkëpunimet e mia me artistë serbë, do të zbulojnë edhe me këtë rast idetë konspirative. Epo, për dreq, predispozitat ekzistojnë: se nuk u gjet në tërë Parisin një banesë tjetër, por kjo e një artisteje serbe! Phu, ç`fat i çuditshëm që më ndjek edhe mua! E ndërkohë që ditët dhe netët palosen njëra-mbi tjetrën, një mbrëmje Anina vendos t`i kthehet atij zanatit të saj të vjetër. Gërvisht me laps njërin prej skajeve të kauçit dhe pastaj krenare na thërret ta shohim marifetin e saj. Ne shoko- hemi. Në shtëpinë tonë ajo ka pasur kufizimet se çka mund të bëjë e çka jo. Por si duket, tash në këtë ambient të ri, ato kufizime i janë zgjeruar vetvetiu. Ne tani “djersitemi” duke bërë plane se si t`ia bëjmë. A mund t`i eliminojmë ato vija? Si mund t`i eliminojmë? A duhet ta njoftojmë pronarin? A mos ndoshta mund të blejmë ndonjë llak pa ngjyrë e ta rregullojmë atë pjesë? A mos do të na duhet të paguajmë për dëmin? Dhe kështu, pa ide e meditime pa fund. Ato vija sherri mbesin si njolla turpi, si duket, për të na kujtuar atë logjikën shkatërrimtare na atribuojnë neve ballkanasve. Thuhet se, kur dy ballkanas erdhën për herë të parë në Paris dhe panë Kullën e Ajfelit, ata u mrekulluan dhe men- jëherë filluan ta pyesin njëri-tjetrin: a thua, sa kilogramë dinamit duhen që kjo ngrehinë e madhe metali të shembet? Shtëpia e Evropës dhe e Orientit Ditët e para të dhjetorit më është dashur të shkoja në MEO gati çdo mbrëmje. MEO ishte një hapësirë e ngrohtë që të bënte të ndiheshe si në shtëpi. Është më tepër sesa mrekulli kur sheh aty libra të përkthyer nga gjuhët që ndoshta as që i ke dëgjuar se ekzistojnë. Njerëzit në MEO janë mikpritës. Po, vërtet mikpritës. Prezantimet e dramave të autorëve shqiptarë, të programuara për datat 5-9 dhjetor, kalojnë për mrekulli. Publiku vjen rregullisht dhe në numër të madh. Në njërën prej prezantimeve e shohim që “mbin” aty ministri kosovar i Diasporës, Ibrahim Makolli. Pritet me respekt dhe i bëhet çareja në atë masë pub- liku. Atyre ditëve shoqërohem me shkrimtarin francez, Gilles Boulan, edhe ai në rezidencë të MEO-s. Me Gilles komunikojmë në anglisht. Frëngjishtja ime është e tr- ishtueshme, por edhe anglishtja e Gilles është e vështirë. Dominique Dolmieu, me të cilin njihem që nga viti 2002, është vazhdimisht aktiv. Unë thjesht e ad- miroj energjinë e tij dhe këmbën- gulësinë e tij për të mos u dorëzuar para telasheve. Ai është “njeri i pakompromis deri në pakompro- mis”. Në MEO e takoj natyrisht edhe Arben Bajraktarajn. Arbeni është pa dyshim njëri prej aktorëve me të suk- sesshëm shqiptarë në Evropë. Karri- era e tij si aktor filmi ka pasur përparime marramendëse. Arbeni ka bashkëpërkthyer “Bregun e pikël- limit” të Teki Dervishit, që është njëra prej dramave që prezantohen atyre netëve në MEO. Arbeni, tash së fundi, ka përkthyer edhe dramën time “Shembja e Kullës së Ajfelit”, e cila, njëjtë, u prezantua në MEO, në serinë e prezantimeve të dra- maturgjisë shqipe. Diku nga fundi i dhjetorit, në një të premte me shi, e vizitoj Ambasadën e Republikës së Kosovës. Takohem me ambasadorin Muhamedin Kul- lashi dhe me Lulëzim Hisenin, sekre- tar i parë në Ambasadë. Në Ambasadë pata një pritje jashtëza- konisht të përzemërt. Ishte hera e parë që e takoja ambasadorin Kul- lashi, edhe pse kisha lexuar shumë nga shkrimet e mprehta të tij. Biseda, natyrshëm, u soll rreth punës së Am- basadës, rreth zhvillimeve kulturore në Kosovë, por, pak më vonë flasim edhe për konceptin e faljes dhe të pa- jtimit në kontekstin ballkanik. Am- basadori është tejet preciz në analizat e tija. I ngopur deri në fyt me atë diskursin patriotiko-folklorik që dominon në Kosovë, sa herë që flitet për çështjet e ndjeshme si këto që kanë të bëjnë me faljen e pajtimin, biseda me ambasadorin Kullashi më bën mirë. Théâtre du Rond-Point Ditë më parë kisha dëgjuar, por pa kuptuar shumë, për një shfaqje e cila paska nxitur reagimet e integralistëve të krishterë. Kapja tek - tuk ndonjë fjalë, por s`kisha arritur të krijoja një ide se për çka në fakt bëhej fjalë. Më 15 dhjetor, bashkë me një mikun tim aktor, Simon Pitaqaj, u gjendëm për- ballë grupit të vogël të protestuesve dhe përballë barrierave policore e hekurishteve që ishin vënë në rrugë për të bllokuar hyrjet për në teatër ku po jepej shfaqja “Golgota picnic” e regjisorit nga Buenos Aires, Rodrigo García. Disi u përbiruam nëpër kor- donët e policisë dhe erdhëm përballë teatrit, ku një rresht i gjatë priste para hyrjes. Të sigurt se nuk do të gjenim bileta, vendosëm që së paku të hynim në teatër dhe të hanim darkë në restorantin brenda. Pritja në rresht, në shiun e imët por insistues, u bë e mërzitshme. Rreshti i gjatë lëvizte ngadalë përpara ndërtesës, ku pastaj secili kontrollohej në detaje, madje, më rreptë sesa kontrollimet nëpër aeroporte. Për befasinë tonë, megjithatë u gjetën dy bileta për shfaqjen dhe ne e gjetëm veten të ulur në rreshtin e parë të teatrit të bukur. Shfaqja ishte e mrekullueshme, provokuese deri në ekstrem, madje shokuese. Dhe para së gjithash, in- teligjente. E tërë sipërfaqja e skenës ishte e mbuluar me bukë sandviçi. Dikush që kishte bërë një matem- atikë të thjeshtë, tha se bëhej fjalë për 24 mijë sandviçë. Pra, 24 mijë për çdo reprizë të shfaqjes. Si një ballkanas i “untë”, i ardhur nga një kulturë ku përbuzja e bukës është si njëlloj sakrilegji, nuk ishte shumë e lehtë të kapërdija këtë dalldisje regjisoriale skenike. Si themi ne “i ngiti kurrë nuk ia di të untit”! Gjatë shfaqjes, mendja kohë pas kohe më fluturonte në rrugët e Gommas në Kongo. Kuj- toja turmat e mëdha të fëmijëve me stomakë të fryrë që hanin shkopinj të kallëm-sheqerit. Tani, i ndodhur për- ballë atyre 24 mijë sandviçëve me të cilët luhej siç luan plazhisti me kokr- rat e zallit në plazh, ishte diçka që e përceptoja me shumë vështirësi. Por, përtej këtyre ngarkesave kulturore e fetishiste për bukën, shfaqja, vërtet ishte e shkëlqyeshme. Javët e fundit të qëndrimit në Paris, zhvendosemi nga “Château Rouge” në Montruil. Asociacioni i parë lin- guistik i kësaj lagjeje të Parisit është me Montreailin e Kanadasë. Disi, kisha përshtypjen që kjo në fakt nuk është një paralagje e Parisit, por një qytet në vete. Megjithatë, u befasova për të mirë. Nga Montreuil deri në çdo stacion tjetër më në qendër të Parisit vihej shumë lehtë. Udhëtonim deri në Nation, e prej aty gjithandej. Shtëpia ku banonim tani ishte e shkëlqyeshme. Pronarët, një çift fan- tastik, na pritën vetëm natën e parë dhe pastaj udhëtuan jashtë vendit. Ne rrinim në katin e dytë, që kishte një sallon të bukur, një dhomë gjumi, dhomë pune, e natyrisht, një kuzhine e një banjë. Ishte ngrohtë dhe, aq më tepër, rryma nuk ndalej asnjëherë. Sado që ishim të lumtur që kishim rrymë vazhdimisht, na brente nga pak frika e kthimit në shtëpi, ku do të na prisnin ndalesat e rrymës. Kjo i ngjasonte asaj historisë së atij burrit që ka pasur frikë nga fluturimi me aeroplan. Njëherë, ai hip në aeroplan dhe shkon diku për pushime. Megjithatë, pushimet i shndërrohen në tmerr nga frika e kthimit mbrap- sht me aeroplan. Ky shkrim i shkurtër është pjesë e një shkrimi më të gjatë me për- shtypje nga qëndrimi dymujor në rezidencën për shkrimtarë në Paris. Rezidenca u organizua nga Maison d’europe et d’Orient (Shtëpia e Evropës dhe e Orientit) përmes një granti nga Ile-de-France. KOHA Ditore 27 kulturë CyanMagentaYellowBlack CyanMagentaYellowBlack e shtunë 21 janar 2012 KUL-TURIST “Bjeshkët e Nemuna” të Parisit “Château Rouge” nuk është Parisi. Por egërsia e fillimit të kësaj lagjeje ngadalë vjen duke u zbutur. Veç pjesëve të këqija që në fillim janë më të dukshme, ngadalë fillojmë të zbulojmë edhe anët e mira. Është aty edhe një shitore lulesh, e cila i jep sharm asaj pjese të shkretuar të Parisit “Château Rouge” Théâtre du Rond-Point

e shtunë 21 janar 2012 KOHA Ditore “Bjeshkët e Nemuna” të ... · Jeton Neziraj Është dhjetor, pak ditë para Kr-ishtlindjeve. Paris. Po përpiqem të shkruaj, pavarësisht

  • Upload
    others

  • View
    5

  • Download
    0

Embed Size (px)

Citation preview

Page 1: e shtunë 21 janar 2012 KOHA Ditore “Bjeshkët e Nemuna” të ... · Jeton Neziraj Është dhjetor, pak ditë para Kr-ishtlindjeve. Paris. Po përpiqem të shkruaj, pavarësisht

Jeton Neziraj

Është dhjetor, pak ditë para Kr-ishtlindjeve. Paris. Po përpiqem tëshkruaj, pavarësisht se tundimi për tëparë secilin cep të Parisit është imadh. Komedia që po shkruaj, themse është e bazuar mbi ngjarje tëvërteta. Flet për shpalljen e Pavarë-sisë së Kosovës tre vjet më parë. Por,si në ata filmat komikë, që në fundshfaqin edhe disa sekuenca me“gabimet” gjatë xhirimeve, edhe unë,në këtë komedi, dua të jap një per-spektivë tjetër mbi atë proces, padyshim të rëndësishëm historik, tëlindjes së shtetit më të ri në Evropë.

Doja të harroja çështjen e am-basadës, por si duket, ajo gjë m`ështëbërë obsesion dhe them që duhet tarrëfej në krye të këtij shkrimi.

Marrja e një vize Schengen gjithnjëka qenë një histori në vete. Ndon-jëherë, gjithçka ka shkuar “kollaj”,por, në të shumtën e rasteve, fatkeqë-sisht, nga ambasadat kam dalë i ner-vozuar, i shokuar, i frustruar, ihidhëruar. Ambasadat e huaja nëKosovë ma gërditin konceptin përEvropën.

Mbasi grumbulluam një krahdokumentesh banale (certifikatëlindjeje, certifikatë familjare, certi-fikatë për pagim tatimi, certifikatënga trusti pensional, kontrata epunës, vërtetim nga punëdhënësi,balancë bankare në këto tre muajt efundit, sigurimi, dy fotografi me pra-pavijë të bardhë, fotokopje e pas-aportës, ftesa origjinale, fotokopje ekëtij dhe atij dokumenti, e doku-mente e dëshmi të tjera), bashkë megruan dhe vajzën shkuam në Am-basadën zvicerane (që i kryente shër-bimet e vizave edhe për Ambasadënfranceze) për të caktuar termin evizës. Radhët e gjata para Am-basadës dhe të ftohtit më dhanë gux-imin t`i shkruaja një e-mail sektorittë vizave dhe t i kërkoja një termin tëpërshpejtuar. Më në fund, në ter-minin e caktuar, mbasi sërish pritëmnë radhë të gjatë, drejtohemi nësportelin numër 2. Zyrtari shqiptar,pasi trajton me kujdes dokumentet,shkon të konsultohet me zyrtarinzviceran. Ai, një flokëkaçurrel, mehundën e skuqur si spec, i frustruarkush e di se nga çka, filloi ta “traj-tonte” dosjen tonë me shumë mllef.Dhe derisa ai llomotiste pa lidhje eme ton fyes, unë “ëndërroja” sa samirë do t`ishte sikur t`mund t`iangjisja për fyti dhe t`ia bëja llom atëfytyrë t`urryer burokrati.

Château Rouge

Nga aeroporti “Paris-Charles deGaulle” deri në “Gare du Nord” ud-hëtojmë me trenin RER. Sipas ud-

hëzime të mëhershme, në dalje të“Gare du Nord” na pret DominiqueDolmieu, drejtor i MEO-s (Shtëpisësë Evropës dhe Orientit). Në metro,vajza ime katërvjeçare Anina, që siduket për herë të parë pa një gruazezake, u kthye nga ne dhe na pyetime kureshje prej fëmije: çfarë ka nëfytyrë kjo grua? Ne, natyrisht uvumë në siklet. U munduam t`ia sh-pjegonim me fjalë të bukura, se“njerëzit janë të ngjashëm, por lëku-rat e tyre mund të kenë ngjyra tëndryshme”.

Banesa jonë ku do të jetonim javëte para ishte në “Château Rouge”, njëlagje prej atyre “të varfrave” tëParisit. Por, para së gjithash, kjorrugë ishte e njohur për shkak tëprezencës së madhe të komunitetevenga Afrika. Thjesht, “lagje e dreqitdhe t`birit“. Lagjja, herët në mëngjes,para se t`fshihet nga pastruesit,duket sikur pas rënies së ndonjëbombe. Gjendej gjithçka e hedhurpakujdes, lëvore pemësh, perime tëkalbura, qese najloni, kanaçe, shishebirrash e shumëçka tjetër. Kutër-bonte më keq sesa edhe tualetet eTeatrit Kombëtar të Kosovës. Ishtelagje e frikshme, megjithatë. Kaqshumë zezakë kisha parë vetëm nëGomma të Kongos. Atje isha trondi-tur nga ajo varfëri dhe atmosferëtmerri që dominonte qytetin. Kur paskthimit, njerëzit që më pyesnin, uthosha se ishte “vend i pashpresë”.

“Château Rouge” nuk është Parisi.Ato dekorime të bukura dhe atomaniret ‘alla franceze’ të Krishtlind-jeve, në këtë lagje mungojnë.

Natën, pas orës 23:00, të gjithaskutat e lagjes mbushen me prosti-tuta zezake, të cilat rrinë mbështeturpër mure ndërtesash a për dyergarazhesh. Rrinë kryesisht vetëm,por ndonjëherë edhe nga dy. Nukjanë agresive dhe si duket, targetkryesorë kanë zezakët. Disa nga toduken të mbajtura mirë, por ka edhetë trasha, të cilat zor se gjejnë mysh-terinj.

Megjithatë, egërsia e fillimit që nadhuroi lagjja ngadalë vjen duke uzbutur. Veç pjesëve të këqija që në fil-lim janë më të dukshme, ngadalë fil-lojmë të zbulojmë edhe anët e mira.Është aty edhe një shitore lulesh, ecila i jep sharm asaj pjese të shkret-uar të Parisit.

Banesa ku rrimë është e mbajturmirë dhe pronarët janë një çiftartistësh. Gruaja është fotografe ngaSerbia. Epo, tekefundit, askush nukështë i përsosur. Disa që, këto kohëte fundit, si me llupë i kanë përcjellëbashkëpunimet e mia me artistëserbë, do të zbulojnë edhe me këtërast idetë konspirative. Epo, për dreq,predispozitat ekzistojnë: se nuk ugjet në tërë Parisin një banesë tjetër,

por kjo e një artisteje serbe! Phu,ç`fat i çuditshëm që më ndjek edhemua!

E ndërkohë që ditët dhe netëtpalosen njëra-mbi tjetrën, njëmbrëmje Anina vendos t`i kthehetatij zanatit të saj të vjetër. Gërvishtme laps njërin prej skajeve të kauçitdhe pastaj krenare na thërret tashohim marifetin e saj. Ne shoko-hemi. Në shtëpinë tonë ajo ka pasurkufizimet se çka mund të bëjë e çkajo. Por si duket, tash në këtë ambienttë ri, ato kufizime i janë zgjeruarvetvetiu. Ne tani “djersitemi” dukebërë plane se si t`ia bëjmë. A mundt`i eliminojmë ato vija? Si mund t`ieliminojmë? A duhet ta njoftojmëpronarin? A mos ndoshta mund tëblejmë ndonjë llak pa ngjyrë e tarregullojmë atë pjesë? A mos do të naduhet të paguajmë për dëmin? Dhekështu, pa ide e meditime pa fund.Ato vija sherri mbesin si njolla turpi,si duket, për të na kujtuar atëlogjikën shkatërrimtare që naatribuojnë neve ballkanasve. Thuhetse, kur dy ballkanas erdhën për herëtë parë në Paris dhe panë Kullën eAjfelit, ata u mrekulluan dhe men-jëherë filluan ta pyesin njëri-tjetrin: athua, sa kilogramë dinamit duhen qëkjo ngrehinë e madhe metali tëshembet?

Shtëpia e Evropës dhe e Orientit

Ditët e para të dhjetorit më ështëdashur të shkoja në MEO gati çdombrëmje. MEO ishte një hapësirë engrohtë që të bënte të ndiheshe si nështëpi. Është më tepër sesa mrekullikur sheh aty libra të përkthyer ngagjuhët që ndoshta as që i ke dëgjuarse ekzistojnë. Njerëzit në MEO janëmikpritës. Po, vërtet mikpritës.Prezantimet e dramave të autorëveshqiptarë, të programuara për datat5-9 dhjetor, kalojnë për mrekulli.Publiku vjen rregullisht dhe nënumër të madh. Në njërën prejprezantimeve e shohim që “mbin”aty ministri kosovar i Diasporës,Ibrahim Makolli. Pritet me respektdhe i bëhet çareja në atë masë pub-liku.

Atyre ditëve shoqërohem meshkrimtarin francez, Gilles Boulan,edhe ai në rezidencë të MEO-s. MeGilles komunikojmë në anglisht.Frëngjishtja ime është e tr-ishtueshme, por edhe anglishtja eGilles është e vështirë.

Dominique Dolmieu, me të cilinnjihem që nga viti 2002, ështëvazhdimisht aktiv. Unë thjesht e ad-miroj energjinë e tij dhe këmbën-gulësinë e tij për të mos u dorëzuarpara telasheve. Ai është “njeri ipakompromis deri në pakompro-mis”.

Në MEO e takoj natyrisht edheArben Bajraktarajn. Arbeni është padyshim njëri prej aktorëve me të suk-sesshëm shqiptarë në Evropë. Karri-era e tij si aktor filmi ka pasurpërparime marramendëse. Arbenika bashkëpërkthyer “Bregun e pikël-limit” të Teki Dervishit, që ështënjëra prej dramave që prezantohenatyre netëve në MEO. Arbeni, tash sëfundi, ka përkthyer edhe dramëntime “Shembja e Kullës së Ajfelit”, ecila, njëjtë, u prezantua në MEO, nëserinë e prezantimeve të dra-maturgjisë shqipe.

Diku nga fundi i dhjetorit, në një tëpremte me shi, e vizitoj Ambasadëne Republikës së Kosovës. Takohemme ambasadorin Muhamedin Kul-lashi dhe me Lulëzim Hisenin, sekre-tar i parë në Ambasadë. NëAmbasadë pata një pritje jashtëza-konisht të përzemërt. Ishte hera eparë që e takoja ambasadorin Kul-lashi, edhe pse kisha lexuar shumënga shkrimet e mprehta të tij. Biseda,natyrshëm, u soll rreth punës së Am-basadës, rreth zhvillimeve kulturorenë Kosovë, por, pak më vonë flasimedhe për konceptin e faljes dhe të pa-jtimit në kontekstin ballkanik. Am-basadori është tejet preciz nëanalizat e tija. I ngopur deri në fyt meatë diskursin patriotiko-folklorik qëdominon në Kosovë, sa herë që flitetpër çështjet e ndjeshme si këto qëkanë të bëjnë me faljen e pajtimin,biseda me ambasadorin Kullashi mëbën mirë.

Théâtre du Rond-Point

Ditë më parë kisha dëgjuar, por pakuptuar shumë, për një shfaqje e cilapaska nxitur reagimet e integralistëvetë krishterë. Kapja tek - tuk ndonjëfjalë, por s`kisha arritur të krijoja njëide se për çka në fakt bëhej fjalë. Më15 dhjetor, bashkë me një mikun timaktor, Simon Pitaqaj, u gjendëm për-ballë grupit të vogël të protestuesvedhe përballë barrierave policore ehekurishteve që ishin vënë në rrugëpër të bllokuar hyrjet për në teatër kupo jepej shfaqja “Golgota picnic” eregjisorit nga Buenos Aires, RodrigoGarcía. Disi u përbiruam nëpër kor-donët e policisë dhe erdhëm përballëteatrit, ku një rresht i gjatë priste parahyrjes. Të sigurt se nuk do të gjenimbileta, vendosëm që së paku të hynimnë teatër dhe të hanim darkë nërestorantin brenda. Pritja në rresht,në shiun e imët por insistues, u bë emërzitshme. Rreshti i gjatë lëviztengadalë përpara ndërtesës, ku pastajsecili kontrollohej në detaje, madje,më rreptë sesa kontrollimet nëpëraeroporte. Për befasinë tonë,megjithatë u gjetën dy bileta përshfaqjen dhe ne e gjetëm veten të

ulur në rreshtin e parë të teatrit tëbukur.

Shfaqja ishte e mrekullueshme,provokuese deri në ekstrem, madjeshokuese. Dhe para së gjithash, in-teligjente. E tërë sipërfaqja e skenësishte e mbuluar me bukë sandviçi.Dikush që kishte bërë një matem-atikë të thjeshtë, tha se bëhej fjalë për24 mijë sandviçë. Pra, 24 mijë për çdoreprizë të shfaqjes. Si një ballkanas i“untë”, i ardhur nga një kulturë kupërbuzja e bukës është si njëllojsakrilegji, nuk ishte shumë e lehtë tëkapërdija këtë dalldisje regjisorialeskenike. Si themi ne “i ngiti kurrënuk ia di të untit”! Gjatë shfaqjes,mendja kohë pas kohe më fluturontenë rrugët e Gommas në Kongo. Kuj-toja turmat e mëdha të fëmijëve mestomakë të fryrë që hanin shkopinj tëkallëm-sheqerit. Tani, i ndodhur për-ballë atyre 24 mijë sandviçëve me tëcilët luhej siç luan plazhisti me kokr-rat e zallit në plazh, ishte diçka që epërceptoja me shumë vështirësi. Por,përtej këtyre ngarkesave kulturore efetishiste për bukën, shfaqja, vërtetishte e shkëlqyeshme.

Javët e fundit të qëndrimit në Paris,zhvendosemi nga “Château Rouge”në Montruil. Asociacioni i parë lin-guistik i kësaj lagjeje të Parisit ështëme Montreailin e Kanadasë. Disi,kisha përshtypjen që kjo në fakt nukështë një paralagje e Parisit, por njëqytet në vete. Megjithatë, u befasovapër të mirë. Nga Montreuil deri nëçdo stacion tjetër më në qendër tëParisit vihej shumë lehtë. Udhëtonimderi në Nation, e prej aty gjithandej.Shtëpia ku banonim tani ishte eshkëlqyeshme. Pronarët, një çift fan-tastik, na pritën vetëm natën e parëdhe pastaj udhëtuan jashtë vendit. Nerrinim në katin e dytë, që kishte njësallon të bukur, një dhomë gjumi,dhomë pune, e natyrisht, një kuzhinee një banjë. Ishte ngrohtë dhe, aq mëtepër, rryma nuk ndalej asnjëherë.Sado që ishim të lumtur që kishimrrymë vazhdimisht, na brente ngapak frika e kthimit në shtëpi, ku do tëna prisnin ndalesat e rrymës. Kjo ingjasonte asaj historisë së atij burritqë ka pasur frikë nga fluturimi meaeroplan. Njëherë, ai hip në aeroplandhe shkon diku për pushime.Megjithatë, pushimet i shndërrohennë tmerr nga frika e kthimit mbrap-sht me aeroplan.

Ky shkrim i shkurtër është pjesë e një shkrimi më të gjatë me për-shtypje nga qëndrimi dymujor në

rezidencën për shkrimtarë në Paris.Rezidenca u organizua nga Maison

d’europe et d’Orient (Shtëpia eEvropës dhe e Orientit) përmes një

granti nga Ile-de-France.

KOHA Ditore • 27kulturë

CyanMagentaYellowBlack

CyanMagentaYellowBlack

e shtunë • 21 janar 2012

KUL-TURIST

“Bjeshkët e Nemuna” të Parisit “Château Rouge” nuk është Parisi. Por egërsia e fillimit të kësaj lagjeje ngadalë vjen duke u zbutur. Veç pjesëve të këqija që nëfillim janë më të dukshme, ngadalë fillojmë të zbulojmë edhe anët e mira. Është aty edhe një shitore lulesh, e cila i jep sharm

asaj pjese të shkretuar të Parisit

“Château Rouge” Théâtre du Rond-Point